faqja kryesore: ervin parashumti, xii – d · testet-fjala që na tmerron neve nxënësve. të...

18
1 Faqja kryesore: Ervin Parashumti, XII – d

Upload: others

Post on 03-Nov-2019

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Faqja kryesore: Ervin Parashumti, XII – d · Testet-fjala që na tmerron neve nxënësve. Të gjithë i kemi përjetuar dridhjet e duarve,nervozizmin dhe rrahjet e shpeshtuara të

1

Faqja kryesore: Ervin Parashumti, XII – d

Page 2: Faqja kryesore: Ervin Parashumti, XII – d · Testet-fjala që na tmerron neve nxënësve. Të gjithë i kemi përjetuar dridhjet e duarve,nervozizmin dhe rrahjet e shpeshtuara të

2

Inhaltsverzeichnis

Të dashur lexues 3

Anketë me nxënësit e ‘Loyola-Gymnasium’ 4

Intervistë me profesorin tone të matematikës 7

Interview mit unserem Deutschlehrer 8

Ti që më fale jetën 10

Ylli që papritur u shua 10

Kuiz 11

Çfarë tipi je? 12

Wem gehört das? 14

Witze 15

Wenn man keine Lust zum Lernen hat… 16

Horoskopi 17

Page 3: Faqja kryesore: Ervin Parashumti, XII – d · Testet-fjala që na tmerron neve nxënësve. Të gjithë i kemi përjetuar dridhjet e duarve,nervozizmin dhe rrahjet e shpeshtuara të

3

Të dashur lexues,

Ky është numri i parë i gazetës tonë të shkollës. Përpos angazhimeve të shumta që kemi në shkollë, duke

përfshirë testimet, orët e gjata të mësimit dhe angazhime tjera,menduam për diqka krejtësisht të re dhe

interesante, shpresojmë! Kjo gazetë e shkollës ka qëllime eduktive-arsimore, por njëkohësisht edhe

argëtuese për nxënësit e shkollës tonë.

Ne jemi disa nxënës që kemi kontribuar në mënyrë vullnetare për te publikuar këtë gazetë në shkollën

tonë.

Jeni të mirëseardhur të merrni pjesë nëse keni dëshirë. Ne mblidhemi qdo të mërkure në orën 14:00 në

kabinetin e informatikës.

Gjithashtu falenderojmë edhe sponsorin tonë, Veli Dakaj.

Shpresojmë se kjo që kemi përgatitur do të jetë e pëlqyeshme dhe interesante për juve !!

Lexim të kendshëm

Page 4: Faqja kryesore: Ervin Parashumti, XII – d · Testet-fjala që na tmerron neve nxënësve. Të gjithë i kemi përjetuar dridhjet e duarve,nervozizmin dhe rrahjet e shpeshtuara të

4

Anketë me nxënësit e ‘Loyola-Gymnasium’

,A ju shkaktojnë stres testet? Si e përballoni?’

Testet-fjala që na tmerron neve nxënësve. Të gjithë i kemi përjetuar dridhjet e

duarve,nervozizmin dhe rrahjet e shpeshtuara të zemrës-simptomat tipike para një testi. Të

gjithë e dimë se si ndihesh kur një natë më parë ke qëndruar deri vonë duke mësuar, por

formulat e matematikës prapë se prapë nuk të hyjnë në kokë. Shpesh na thonë se ky stres

është i panevojshëm dhe se e gjitha varet nga përgatitja jonë paraprake por ‘sindromi test’

është i pashmangshëm pa marrë parasysh se sa mundohemi.

Po çfarë mendojmë ne nxënësit e ‘Loyola-Gymnasium’ për këtë? Për ta zbuluar e kemi bërë

këtë anketë dhe i kemi pyetur nxënësit se a i shkaktojnë atyre stres testet? Si e përballojnë ata

këtë? Kemi marrë mendime të ndryshme, siç mund ta shihni edhe vetë. Por vërehet qartë se

testet mbeten një preokupim mjaft shqetësues për nxënësit. A do të ndryshojë kjo

ndonjëherë? Ndoshta. Në një botë pa teste…

Katarina Gojani (10b): Po, testet na shkaktojnë

shumë stres sepse duhet te mësojmë shumë. Ne kemi

gjithashtu edhe shumë detyra dhe angazhime të

tjera. Për ta përballuar këtë stres dhe për ta pasur më të

lehtë mundohem të mësoj sa më përpara.

Aurora Morina (12c) : Testet më shkaktojnë

shumë stres. Që ta përballoj mundohem të disponohem me

muzikë. Por gjatë testit nuk shqetësohem shumë. Nëse ia

dal të bëj diçka, atëherë mirë, nëse jo, s’ka gjë.

Page 5: Faqja kryesore: Ervin Parashumti, XII – d · Testet-fjala që na tmerron neve nxënësve. Të gjithë i kemi përjetuar dridhjet e duarve,nervozizmin dhe rrahjet e shpeshtuara të

5

Çlirimtare Dakaj (6 ): Unë shqetësohem pak para testit, po jo aq shumë sepse mësoj më parë.

Qëndrim Sejdia (11d): Po, testet më shkaktojnë

stres, por mësoj dhe e përballoj në këtë mënyrë.

Vazhdimisht mësoj, sidomos para testit. Mësoj

edhe duke shkuar në test. Pastaj stresin deri sa ta marr

notën e përballoj duke mësuar për testin tjetër.

Redona Kastrati (10b): Testet na bëjnë të

gjithëve shumë të stresuar, sidomos ato që e dimë se janë

shumë të vështira. Unë mundohem të qetësohem vetëm

pasi të mbarojë testi.

Arbnor Berisha (11c): Jo, testet nuk më shkaktojnë fare stres. Mësoj shumë, zakonisht filloj të mësoj një javë

para testit dhe i di të gjitha përgjigjet.

Fedora Elshani (9b): Jo, testet nuk më

shqetësojnë aq shumë. Në fakt varet nga lënda. Sa më i

përgatitur të jetë nxënësi aq më e lehtë është.

Page 6: Faqja kryesore: Ervin Parashumti, XII – d · Testet-fjala që na tmerron neve nxënësve. Të gjithë i kemi përjetuar dridhjet e duarve,nervozizmin dhe rrahjet e shpeshtuara të

6

Hamëz Hamzaj (11d): Jo, testet nuk më shkaktojnë stres. Filloj të mësoj në konvikt nga ora 4

deri në mëngjes.

Aferdita Ibrahimi (7b): Jo, unë jam e qetë gjatë

testeve sepse mësoj para testit.

Fisnik Hajredini (10c): Jo, testet nuk m

shkaktojnë shumë stres. I përballoj normalisht. Mësoj

aq sa kam nevojë. Zakonisht nuk më duhet të mësoj

shumë sepse i përfundoj obligimet çdo ditë pas

mësimit dhe besoj se marr nota të mira.

Djellza Kabashi (11c): Po, testet me shkaktojnë

pak stres, por i përballoj lehtë.

Përgatitën:

Jona Rada - Fjolla Duraku - Arlinda Dakaj

Page 7: Faqja kryesore: Ervin Parashumti, XII – d · Testet-fjala që na tmerron neve nxënësve. Të gjithë i kemi përjetuar dridhjet e duarve,nervozizmin dhe rrahjet e shpeshtuara të

7

Intervistë me profesorin

tone të matematikës:

Fuat Berisha

Unë & Du: Sa kohë keni që jepni mësim këtu në shkollën tonë dhe çfarë ju ka shtyrë që të

bëheni profesor i matematikës?

Prof. Fuat: Unë në këtë shkollë jap mësim që tre vjet kurse si professor i matematikës punoj që

tridhjetë vjet. U njoftova për ”Loyola-Gymnasium” qysh me hapjen e saj dhe mendoj se është

njëra ndër shkollat më të mira e cila I ngjason gjimnazit të dikurshëm të matematikës.

Unë & Du: A vëreni te nxënësit entuziazëm për lëndën e matematikës?

Prof. Fuat: Po, në klasët ku jap mësim te 60-70 % i nxënësve shoh një dëshirë të veçantë për të

mësuar matematikë.

Unë & Du: Nxënësit jo gjithmonë janë të qetë në mësim.A ju pengojnë këto raste dhe si i

përballoni?

Prof. Fuat: Unë nuk kërkoj që nxënësit të jenë shumë të qetë në mësim. Por as nuk duhet të

bëjnë shumë zhurmë. Duhet të ketë një mesatare. Ata duhet të jenë të vëmendshëm, ashtu që

edhe mësimi të zhvillohet me sukses.

Unë & Du: Librat shkollorë në ditët e sotme përmbajnë shumë material.A mendoni se janë të

përshtatshëm për nxënësit?

Prof. Fuat: Unë mendoj se profesori duhet që përpos librave shkollorë të përdorë edhe material

tjetër të nevojshëm.

Unë & Du: Ne nxënësit gjithmonë jemi të zënë.Ndonjëherë detyrat e shtëpisë që na jepen janë

të stërtepruara.A keni ju kujdes në këtë aspekt?

Prof. Fuat: Gjithmonë jam i kujdesshëm që të mos jap shumë detyra. Mund ta keni vërejtur

edhe ju se kur nxënësit kanë ndonjë obligim,jam shumë i matur ne dhënien e detyrave.

Page 8: Faqja kryesore: Ervin Parashumti, XII – d · Testet-fjala që na tmerron neve nxënësve. Të gjithë i kemi përjetuar dridhjet e duarve,nervozizmin dhe rrahjet e shpeshtuara të

8

Unë & Du: Si mund t’ju imagjinojmë në jetën private?Si e kaloni kohën me familjen dhe

shoqërine tuaj?

Prof. Fuat: Kam dy vajza dhe një djalë. Të tre janë studentë. Kemi një harmoni familjare dhe

kalojmë shumë mirë.

Unë & Du: Si e kaloni kohën e lirë?

Prof. Fuat: Duke pirë kafe me profesorin Nexhat!

Unë & Du: Çka do të kishit ndryshuar në shkollën tonë po të mundnit?

Prof. Fuat: Asgjë. Le te vazhdohet puna dhe të mos bjerë niveli i saj sepse do të kemi sukses.

Unë & Du: Dhe në fund cili është mesazhi juaj për nxënësit?

Prof. Fuat: Le të vazhdojnë të mësojnë me këtë ritëm siç po bëjnë tashmë shumica prej tyre.

Në këtë mënyrë suksesi do të jëtë gjithmonë i shkëlqyeshëm.

Interview mit unserem

Deutschlehrer:

Herrn Moll

Unë & Du: Herr Moll, können Sie uns etwas über Ihre Studienzeit und Jugend erzählen?

Herr Moll: Ich wurde in Frankfurt am Main geboren und bin dort zur Schule gegangen. Nach dem

Abitur habe ich 18 Monate Zivildienst im Krankenhaus geleistet, und danach in Frankfurt

Deutsch, Geschichte und Geographie für das Lehramt studiert.

Unë & Du: Und wie war Ihre Kindheit?

Herr Moll: Während meiner Kindheit habe ich viel Fußball gespielt.

Page 9: Faqja kryesore: Ervin Parashumti, XII – d · Testet-fjala që na tmerron neve nxënësve. Të gjithë i kemi përjetuar dridhjet e duarve,nervozizmin dhe rrahjet e shpeshtuara të

9

Unë & Du: Können Sie uns etwas Lustiges erzählen, dass Ihnen in Ihrer Kindheit passiert ist?

Herr Moll: Lustig waren viele Familienfeiern, vor allem an Fastnacht, wenn alle verkleidet waren.

Unë & Du: Wann sind Sie in den Kosovo gekommen?

Herr Moll: Ich bin im August 2008 in den Kosovo gekommen.

Unë & Du: Gefallen Ihnen der Kosovo und mögen Sie die kosovarischen Schüler?

Herr Moll: Ich finde die Landschaft des Kosovo sehr schön. Deshalb stört es mich auch, dass

überall so viel Müll herum liegt. Die Menschen, und damit auch die Schüler des Kosovo, sind alle

sehr freundlich, höflich und angenehm im Umgang.

Unë & Du: Wie finden Sie Ihre Arbeit hier?

Herr Moll: Meine Arbeit ist anspruchsvoll und vielfältig. Sie gefällt mir sehr gut.

Unë & Du: Welche Arbeitsmethoden setzen Sie im Unterricht ein?

Herr Moll: Ich setze verschiedene Methoden ein. Um den Schülern etwas beizubringen,

verwende ich jedoch gerne das Unterrichtsgespräch.

Unë & Du: Denken Sie, dass Ihre Tests schwierig sind?

Herr Moll: Ich denke, dass in meinen Tests für jede Begabung etwas dabei ist.

Unë & Du: Wie stellen Sie die Aufgaben für die Tests zusammen?

Herr Moll: Ich stelle die Aufgaben so zusammen, dass auch die schwächeren Schüler die

Möglichkeit haben, die Mindestpunktzahl zu erreichen - wenn sie fleißig lernen.

Unë & Du: Und zum Schluss, was würden Sie zu den Jugendlichen des Loyola –Gymnasiums

sagen?

Herr Moll: Nutzt die Möglichkeiten, die Euch die Schule bietet und benutzt euren Verstand.

Jona Rada, Arlinda Dakaj & Fjolla Duraku

Page 10: Faqja kryesore: Ervin Parashumti, XII – d · Testet-fjala që na tmerron neve nxënësve. Të gjithë i kemi përjetuar dridhjet e duarve,nervozizmin dhe rrahjet e shpeshtuara të

10

TI QË MË FALE JETËN

eta është shumë e bukur. Duhet të falenderosh atë që ta dhuroj, se nëna është njeriu më i rëndësishme në jetë. Ajo është ajo e cila na sjellë në botë, ajo është një lule që u bën ballë të gjitha stinëve ,ajo e di se kur jemi mirë, e kur jemi keq, ajo i di të gjitha për fëmijën e saj. Pa ty

nënë,jeta është si mëngjesi pa diell, si nata pa hënë, e si dimri pa dëborë.

A thua pse nuk ia dimë vlerën nënës aq shumë? Kur ajo është shpëtimtari yt në mesin e luftës, lulja e vetme në mesin e gjëmbave, hëna që të bën dritë në mesin e natës, ajo është dielli që të ngroh kur bën ftohtë në çdo vënd. S´ka fjalë në botë më të ëmbël se fjala nënë. Kur jam pranë saj nuk e ndiej më vetminë, veç fakti që e di që të kam më bën personin më të lumtur në botë. Ajo i fal të gjitha gabimet tona se në zemren e saj, nuk bëjnë dot pjesë ligësitë.

A thua njeriu duhet të jetë larg disa personave vetëm që t´ua kuptoj vlerën? Më mungojnë ditët kur si fëmijë vrapoja duke qarë në prehërin tënd, e ti më ledhatoje flokët e zemrën ma qetësoje. Se fjala nënë është shëruese si mjalti, e ngrohtë si dielli, e rëndësishme si uji për jetën ashtu je ti nënë për mua. Të drejtohem ty o nënë të më falësh edhe për sjelljen më të vogël të keqe ndaj teje. Të lutem! Ende jam e re e pa dashje bëj disa gabime, por ta dish se nëse një person që të ka jetë jam unë dhe e di që një person që do ta jepte jetën për mua je ti. Andaj do të dua deri në amshim ty, motivin e jetës time.

Aurela Hoti kl-Xd

YLLI QË PAPRITUR U SHUA

ur shkova në konvikt diçka më dukej e

heshtur , e kishte pushtuar vendin

vetmia. Zemra më qante por se dija pse.

Pas shumë minutash erdhën te gjithë por ti s´ishe

aty. Të prita shumë, por kot, atëherë më

shpëtuan disa lotë nga sytë duke të kujtuar ty.

Mua më the se nuk do te vije, por kisha një

shpresë të pashuar, edhe pse ndoshta ishte ajo

që doja te ndodhte. Ndoshta kjo më shtynte të

mendoja se kishte shpresë. Kënga më ndihmonte

ti kthjelloja mendimet, të kuptoja se për ty ishte

më mirë të qëndroje afër familjes tënde, afër

shoqërisë tënde. Po çka ishim ne? A kisha ndojnë

vlerë për ty? A ishin pak një muaj të njiheshim?

Për mua jo. Kur të takova e dija që kishe diçka të

veçantë që më shtynte të rrija me ty. Ti më

tregove që të pëlqenin yjet, kurse unë prej

atëherë të thërrisja YLL. Në sytë e tu shihja

vetëm siguri dhe dashuri të madhe për njerëzit,

një dëshirë të madhe për t´i arritur të gjitha.

Vërtet ta kisha lakminë. Po ti i humbe të gjitha

këto. A thua ç´ndodhi? Ku i le të gjitha këto? Ku

mbeti ylli që shëndriste? U fik? Yjet ndriçojnë

gjithmonë. Po ty ç´të gjeti? Ku u shove

vallë?Shpirti po flet ndërsa dora po shkruan, syri

po loton nga malli për ty. Ah jeta !Jam e varfër,

por e varfër për miq, për mendimet e tyre . Tani e

kuptoj më mirë se kurrë thënien: ”La vie sans

amie me semble vide“. Tani për herë të parë

kuptoj rëndësinë tënde. Një mëndafsh i zi ka

mbuluar zemrën time,se jeta më zhgënjeu. S´dua

të hesht më,se heshtja më mbyt, më tmerron!

Loyola mbeti vetëm një vepër e pa përfunduar

për ty, ndërsa në personazhet e saj. Dikur kur

shikoja qiellin shihja një zog të lirë e pastaj e

krahasoja me ty, ndërsa unë ende jam e mbyllur

në kafaz , duke shpresuar se do të dal,por si? Unë

u futa vet me shpresë të arrija atë që doja, por

tani ndiej se nuk dua asgjë,më zihet fryma! Dua të

marr ajër,por ku? Jam e mbyllur, ndoshta jam e

mbyllur në vetvete, aty është gabimi im, po si të

jem e qiltër? Me kë të jem? Me dhomën? Me

muret e saj? Jo. Dua të jem ajo që isha më parë, të

qesh, të bëj shaka. Jeta vazhdon…Ashtu si e

ndërton, me hare apo pikëllim? Me mësim apo pa

mësime? Vetëm një miqësi e mirë të ndihmon t´I

zgjedhësh ato! E ajo ishe ti!...

Blerta Totaj, Egzona Totaj dhe Vonesa Hoti

KL XD XC

J

K

Page 11: Faqja kryesore: Ervin Parashumti, XII – d · Testet-fjala që na tmerron neve nxënësve. Të gjithë i kemi përjetuar dridhjet e duarve,nervozizmin dhe rrahjet e shpeshtuara të

11

1. Përkrenarja e Skënderbeut është e punuar nga aliazhi i bronzit.

2. Im menschlichen Körper leben ungefähr 50.000 Milliarden Zellen. Jede Sekunde sterben Millionen von ihnen, werden aber wieder von Neuem ersetzt.

3. Muskujt përbëjnë 40% të peshës trupore.

4. Es ist unmöglich, die Augen offen zu halten, wenn man nießt.

5. Yjet me kalimin e kohës (me miliarda vite) rriten deri në një pikë ku më

pas eksplodojnë. Me eksplodimin e tyre zakonisht formohet një “Vrimë e Zezë” dhe një yll i vogël.

6. Wenn du zwei Stunden lang auf einem Bein stehst und deinen Kopf nach unten hältst, dann wirst du eine Stunde lang nicht rennen und dich nicht konzentrieren können.

Befasi…! Njëra nga këto kuriozitete nuk ështe e vertetë. Personi që e gjen atë mund ta dërgojë me anë të postës numrin e kuriozitetit të shpikur bashkë me emrin dhe klasën e tij/saj. Në fund ne do e zgjedhim njërin nga emrat e atyre që e kanë përgjigjen e saktë, dhe fotografinë e tij/saj do e publikojmë në gazetën e ardhshme. E mos të harrojmë : edhe një Milka… mmmmm

Bearbeitet von Ardita Ferizi /XII-d

Page 12: Faqja kryesore: Ervin Parashumti, XII – d · Testet-fjala që na tmerron neve nxënësve. Të gjithë i kemi përjetuar dridhjet e duarve,nervozizmin dhe rrahjet e shpeshtuara të

12

Kur bëheni nervoz gjëja e parë që bëni është:

a. bërtisni dhe hidhni pertokë qdo gjë që

keni përpara b. ngushëlloheni tek dikush që ju i besoni c. zgjidhni vet problemin tuaj dhe

qetësoheni pa bërë panik

Kur zgjohesh ne mengjes

shqetësohesh sepse:

flokët tua duken tmerrshëm dhe fytyra jote është e enjtur

b. ke test në lëndën e matematikes dhe nuk je përgatitur sa duhet

c. ske si te dalësh sot ne qytet dhe te blesh një palë xhinse te reja

Shoqëria juaj janë mbledhur të githë por ti ke nesër një provim, ju:

a. mërziteni se s’mund të jeni pjesëtar aty b. jeni totalisht i painteresuar për t’u

bashkangjitur sepse mësimi është më i rëndësishëm

c. shkoni atje pa u shqetësuar për provimin…kopjet i përgatit më vonë :P

Në klasë flet me shoqëri për:

a. problemet, ditën e djeshme b. për programin më të fundit të modës në tv c. për notat e shkollës

Kur keni kohë të lirë:

a. shpenzoni kohën në internet,me

shoqëri, shikoni tv b. rrini më shumë me anëtarët e familjes

tuaj c. rrini vetëm, lexoni ndonjë roman apo

shkruani ndonjë poezi

Më shumë të pëlqejnë njerëzit që:

a. kujdesen vetëm për dukjen e jashtme dhe flasin

vetëm për gjëra materiale b. janë të shoqërueshëm, të dashur dhe të thjeshtë c. i bëjne të dyja këto gjëra

Kur bisedoni me një të panjohur:

a. e pyetni së pari për emrin,moshën dhe

vendbanimin b. flisni rreth vetes c. hapni nje temë të pëlqyer për të dy

Kur del me shoqëri dhe të bie ne sy një djalë/vajzë:

a. u tregon shoqeve apo shokëve menjëherë b. mundohesh të afrohesh me atë vajzë/djalë c. nuk mundohesh fare te biesh ne sy dhe nuk i

tregon askujt për këtë

Kur ju pëlqen një vajzë/djalë:

a. e shikoni gjithë kohën prej së largu b. i afroheni dhe bisedoni me të c. e gjuani me fjalë kur është atypari

Çka të pëlqen tek partneri nëse je në një lidhje, apo nëse nuk je qka mendon se do të pelqente?

a. karakteri, sjelljet, b. pasuria, pamja e jashtme c. që të gjitha

Kur jeni në shtrat dhe nuk ju zë gjumi:

a. mendoni rreth ditës së sotme b. mendoni qfarë do të bëni nesër c. mendoni për të kaluarën ose ëndrrat

tuaja

Page 13: Faqja kryesore: Ervin Parashumti, XII – d · Testet-fjala që na tmerron neve nxënësve. Të gjithë i kemi përjetuar dridhjet e duarve,nervozizmin dhe rrahjet e shpeshtuara të

13

Dita më e mirë për ju është:

a. ditë me shi dhe e vranët b. ditë me diell dhe e bukur c. ditë me borë dhe e ftohtë

Kur nuk ju shkon mirë me shoqëri:

a. strukeni në vetmi dhe mendoni pse po

ndodh kështu b. nuk lodheni fare dhe vazhdoni

normalitetin tuaj c. sqaroni problemet dhe mendoni si ti

permirësoni sjelljet në rreth

Të diellen më shumë preferoni:

a. një shëtitje në park me shoqen apo shokun b. të shikoni tv c. të flini me orë të tëra

Qka medoni për këtë test të personalitetit:

a. është i mrekullueshëm b. është i mirë c. s’më pëlqen fare

a. 5 pikë

b. 10 pikë

c. 20 pikë

40-80 pikë:

Jeni tip i mbyllur dhe nuk shoqëroheni shumë me të tjerët,keni karakter të fortë dhe nuk merreni me qështjet e të tjerëve përveq kur kërkojnë ndihmë prej juve. Jeni tip i ndjeshëm dhe brengoseni shumë nëse të tjerët nuk e pelqejnë atë qfarë ti pëlqen dhe vepron . 90-120 pikë :

Jeni tip i hapur me të tjerët dhe nuk brengoseni shumë qka mendojnë të tjerët për ju,keni dëshirë të dilni dhe të bëni qejf me shoqëri,nuk ju pengon të jeni vetëm sepse i dilni zot vetvetes, pra nuk doni të jeni i varur nga askush. Pak a shumë keni dëshirë të jeni në qëndër të vëmendjes..

125-170 pikë:

Jeni tip shum i arsyeshem dhe mendoni gjatë para se të merrni ndonjë vendim te rëndësishëm.Nuk jeni tip nervoz dhe problemet i zgjedhni me lehtësi.Keni dëshirë të fitoni respekt nga të tjerët dhe të ndiheni i pranuar në shoqëri dhe në ambientin ku ndodheni. .

Arlinda Kqiraj kl.XIId

Page 14: Faqja kryesore: Ervin Parashumti, XII – d · Testet-fjala që na tmerron neve nxënësve. Të gjithë i kemi përjetuar dridhjet e duarve,nervozizmin dhe rrahjet e shpeshtuara të

14

Wem gehört das???

_______________________________ ______________________________

______________________________ ___________________________________

Miadante isatkrat Najta ckerbe TUFA BASHIER KESNRED RESHIBA NEGJMI TFAJBIA Nik Raja ____________________________

Page 15: Faqja kryesore: Ervin Parashumti, XII – d · Testet-fjala që na tmerron neve nxënësve. Të gjithë i kemi përjetuar dridhjet e duarve,nervozizmin dhe rrahjet e shpeshtuara të

15

WITZE

Rühreier

Treffen sich zwei Rühreier, sagt das

eine: „Irgendwie bin ich so

durcheinander…!”

Hoxha

U thotë hoxha nxënësve: “Nuk bën të

pini asnjëherë duhan dhe alkool!”

Ia kthen një nxënës: “E pse keni pirë ju

duhan?”

Hoxha: “Nuk mund të jetë, vetëm nëse

kam qenë i dehur.”

18 vjet për disko

Për të hyrë në disko duhet t’i kesh 18

vjet.

Para diskos presin 17 bjondina.Roja u

thotë: ”Pse nuk po hyni Brenda?”

Bjondinat ia kthejnë: ”Po e presim edhe

një për t’u bërë 18.

Schüler-Witz

Fragt der Lehrer: „Wozu sind

Windmühlen da?“

Da antwortet Sina: “Das sind

Ventilatoren für die Kühe, damit sie nicht

schwitzen.”

Der betrunkene Mann Ein Mann kommt betrunken um 4 Uhr

morgens heim. Im Flur steht seine Frau,

wütend, mit einem Besen in der Hand.

Fragt er sie: „Bist du am Putzen oder

fliegst du weg?”

Kanceri Një djalë e merr pesë në shkollë, shkon

në shtëpi shumë i lumtur dhe i thotë

nënës: ”Sot e kam marrë 5 në shkollë.”

Nëna ia kthen: ”Ani çka,ti e ke kancerin.”

Dy biondina Ecin rrugës dy biondina edhe e gjejnë

një pasqyre. E merr e para pasqyren

edhe thotë: ”Dikush e paska hedhur një

foto timen në tokë.”

Pastaj e merr e dyta pasqyren edhe i

thotë të pares:”Uaaa, sa e shëmtuar që

je!”

Auto-Witz

„Du Papi?”, säuselt Anja an ihrem 18.

Geburtstag. „Findest du nicht auch, dass

ich jetzt alt genug bin, um den

Führerschein zu machen?”

- „Du schon, aber unser Auto noch nicht.“

Blondinen in der Kirche

Sitzen zwei Blondinen in der Kirche, sagt

die eine zu den anderen: „Wusstest du

schon, dass Weihnachten dieses Jahr

auf einen Freitag fällt?” – „Echt?

Hoffentlich nicht auf den 13.”

Plakat

Ishin dy plaka duke qëndruar në errësirë.

Pastaj vjen e treat dhe ua ndez dirtën.

Fjolla Duraku, Jona Rada, Nik Raja

Page 16: Faqja kryesore: Ervin Parashumti, XII – d · Testet-fjala që na tmerron neve nxënësve. Të gjithë i kemi përjetuar dridhjet e duarve,nervozizmin dhe rrahjet e shpeshtuara të

16

… wenn man keine Lust zum Lernen hat, entdeckt man manchmal seine künstlerische Ader ;)

Page 17: Faqja kryesore: Ervin Parashumti, XII – d · Testet-fjala që na tmerron neve nxënësve. Të gjithë i kemi përjetuar dridhjet e duarve,nervozizmin dhe rrahjet e shpeshtuara të

17

Horoskopi

Dashi (21.03-20.04): Të lindurit e kësaj date do të marrin një befasi të madhe gjatë kësaj jave! Edhe me mësime punët nuk I keni edhe aq keq! Shoqëria: kujdes në shoqëri sepse do te keni një zënkë këto ditë! TOP ditët: e premtë - e dielë

Luani (23.07-22.08) Gjatë këtij muaji do të keni shumë surpriza të këndshme. Mos lejoni që stresi të ju mund gjatë kohës së testimeve! Shoqeria: do të jeni i lënë pas dore por kjo du tju ndihmojë që të njihni më mirë veten tuaj! TOP ditët: e mërkurë - e dielë

Shigjetari (23.11-21.12) Duhet të ndjeheni krenar për shenjën që e keni sepse edhe kësaj radhe mund tju ndihmoj në vështirësi. Shoqëria: dikush nga shokët ose shoqet tuaja që ju e konsideroni të afërm do tju gënjejë lidhur me një qështje shumë delikate. TOP ditët: e martë - e shtunë

Demi (21.04-21.05) : Sinqeriteti juaj do të ju shpërblejë në nje mosmarrveshje që keni pasur kohë më parë! Nga profesorat keni fjalë të mira! Shoqëria: jeni i adhuruar në rrethin shoqëror. TOP ditët: e martë - e shtunë

Virgjeresha (23.08-22.09) Ky muaj do të jetë favorit për vitin 2011, andaj shfrytëzoni për të mirë! Shoqëria: do ta takoni një mikun tuaj që ka kohë që se keni parë! Dëgjoni këshillat e tij ! TOP ditët: e martë - e mërkurë

Bricjapi (22.12-20.01) Bëni mirë të merreni me sport sepse është në të mirë të shëndetit tuaj! Kujdes në testin e matematikës se mos I bëni gjërat lëmsh! Shoqëria: shoqëria për ju zë një vend të rëndësishëm sepse ju ndihmon dhe ju përkrah në qdo gjë. TOP ditët: e martë - e shtunë

Binjakët (21.05-21.06) Nëse e dini se keni bërë diqka gabim atëherë bëhuni të mirë e kërkoni falje! Jeni simpatizues i shumë profesorave në shkollë! Shoqëria: keni besim te plotë tek shokët e shoqet tuaja! TOP ditët: e hënë - e diele

Peshorja (23.09-23.10) Do të keni një muaj shumë të lodhshëm dhe nuk do të mund t’i shmangni problemet. Por mos u brengosni - do të kalojnë edhe ato. Shoqëria: Keni kujdes. Dikush që ju e respektoni nuk ju sheh juve në të njetën mënyrë. TOP ditët : e mërkurë - e dielë

Ujori (21.01-19.02) Shumë shpejtë do të udhëtoni diku që ka kohë që dëshironi të shkoni. Shoqëria: bëni mirë ti dëgjoni edhe kritikat e shokëve dhe shoqeve tuaja, mos mendoni se ata ju kan zili por thjesht dëshirojnë të ju ndihmojnë. TOP ditët: e enjëte - e diele

Gaforrja (22.06-22.07) Bëni mirë të ruani veten tuaj në situata të tensionuara,në aso raste numroni deri në 10 Shoqëria: kaloni shumë kohë me ta dhe jeni të prirë për të bërë gjëra të rrezikshme. TOP ditët: e hënë - e premte

Akrepi (24.10-22.11) Do të keni ca probleme familjare por do të mund ti zgjidhni nëse punoni pak më shumë. Shoqëria: Një miqësi e re ju pret këtë muaj. Kjo do t’ju ndryshojë disponimin për mirë. Por mose harroni shoqërinë tuaj të vjetër. TOP ditët: e hënë - e shtunë

Peshqit (20.02-20.03) Ky muaj do të jetë shumë i suksesshëm për ju. Puna juaj do të shpërblehet në fund të muajit. Gjithashtu ju pret edhe një surprizë e këndshme! Shoqëria: Do të dini se si ti shmangeni problemet më së miri këtë muaj. TOP ditët: e martë - e premtë

Shkroi: Florina Pnishi XII-d

Page 18: Faqja kryesore: Ervin Parashumti, XII – d · Testet-fjala që na tmerron neve nxënësve. Të gjithë i kemi përjetuar dridhjet e duarve,nervozizmin dhe rrahjet e shpeshtuara të

18

Të dashur lexues,

ne deshirojmë qe të kuptojmë se qfarë mendimi keni rreth gazetës , ne mënyrë që në të ardhmen të

mund të përmisohemi dhe t’i pikasim më lehte gjërat që ju interesojnë! Ju lusim që ta mbushni

formularin qe gjendet më poshte dhe me anë te një zarfi ta fusni ne kutine postare të gazetës së

shkollës (që gjendet ne koridorin e hyrjes së nxenesve) deri më 10 shkurt. Ne fund do të zgjidhet njëri

nga zarfet me anë të shortit dhe fituesi do te shpërblehet nga „Unë&Du“.

1) Emri i nxënësit/es:

2) Klasa:

3) Unë mendoj se:

Notimi: 1 2 3 4 5

… faqja kryesore

… dukja

… pyetësori

… intervistat

… „Ylli që pa pritur u shua“

…. „Ti që më fale jetën“

… Kuiz

… Psiko - Testi

…“ Wem gehört das?“

… shakatë

…Keine Lust zum Lernen

… Horoskopi

4) Was fehlt noch?

____________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________

Danke

Deine Schülerzeitungsredaktion