libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

475
1

Upload: hamza-sadrija

Post on 23-Jun-2015

6.684 views

Category:

Documents


14 download

TRANSCRIPT

Page 1: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

1

Page 2: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

2

Page 3: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

3

ADMINISTRATA TATIMORE E KOSOVËS

LEGJISLACIONI TATIMOR I KOSOVËS

BOTIMI I Mars, 2010 Prishtinë

Page 4: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

4

Page 5: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

5

Përmbajtja

Ligji Nr. 2004/48 - PËR ADMINISTRATËN TATIMORE DHE PROCEDURAT

..................11

Udhëzimi Administrativ Nr. 05/2005 - Mbi implementimin e ligjit Nr.2004/48 mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat .................45

Ligji 03/L-071 - Për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/48 për Administratën Tatimore dhe Procedurat

…..……...…...63

Udhëzimi Administrativ Nr.07/2009 - Për regjistrimin, çregjistrimin dhe pajisjen me Numer Fiskal

..……………...85

Udhëzimi Administrativ Nr.12/2009 - Plotësim Ndryshim të Udhëzimit Administrativ nr. 06/2009 për shfrytëzimin të pajisjeve elektronike

……………...109

Udhëzimi Administrativ Nr.16/2009 - Për zbatimin e Ligjit Nr.2004/48 "Mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat", i ndryshuar me Ligjin Nr.03/L-071, "Mbi ndryshimin dhe plotësimin e ligjit Nr.2004/48 mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat

……………...125

Udhëzimi Administrativ Nr.17/2009 - Ruajtja e integritet të ATK-së

……………...257

Ligji Nr. 03/L-113 - PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE ……………...271

Ligji Nr. 03/L-114 - TATIMIN MBI VLEREN E SHTUAR ……………...291

Ligji Nr. 03/L-115 - PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT PERSONALE ……..……...309

Ligji Nr. 03/L-146 - PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR ……………...331

Ligji Nr. 03/L-161 - LIGJI PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT PERSONALE

………..…...403

Ligji Nr. 03/L-162 - PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE ……………...445

Page 6: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

6

Page 7: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

7

HYRJE

“Secili person është i obliguar të paguajë tatimet dhe kontributet e tjera të parapara me ligj”. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 119

Është detyrë dhe obligim i çdo tatimpaguesi që të respektojë dhe të zbatojë dispozitat e Legjislacionit Tatimorë të Aplikueshëm.

“Shpenzimet publike dhe mbledhja e të hyrave publike duhet të bazohen në parimet e llogaridhënies, efektshmërisë, efikasitetit dhe transparencës” Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 120

Respektimi i ligjeve tatimor është përgjegjësi esenciale qytetare. Në një vend modern, që Kosova synon të jetë, nga qytetarët kërkohet pagesa e tatimeve dhe obligimeve tjera të cilat financojnë programet qeveritare, ofrimin e shërbimeve publike si dhe standardet e larta të arsimimit, mirëqenies, shëndetit, mbështetjes sociale, mbrojtjes, zbatimit të ligjit, dhe infrastrukturës se përgjithshme. Të gjitha këto mund të sigurohen dhe të bëhen të mundshme vetëm me mbledhjen e duhur të tatimeve.

Përgjegjësi e Administratës Tatimore, si Agjencion Ekzekutiv me Autonomi të plotë, është që të administrojë zbatueshmërinë e çdo lloji të tatimit të aplikuar me Legjislacion Tatimorë në Republikën e Kosovës.

Administrata Tatimore në mënyrë që të realizoj përgjegjësinë që i ka dhënë ligji, te gjitha përpjekjet i ka përqendruar ne Përmbushjen Vullnetare të Detyrimeve Tatimore nga ana e Tatimpaguesve. Përmbushja vullnetare nënkupton deklarimin dhe pagesën e detyrimit tatimor nga ana e tatimpaguesit, duke respektuar dispozitat ligjore në lidhje me shumën e tatimit që duhet të paguhet dhe respektimin e afatit të pagesës së kësaj shume, pa ndërhyrjen e ATK-së. Qe te realizohet ky objektiv, ATK gjithmonë është në shërbim të tatimpaguesit. ATK në çdo rast mundohet që të krijoj kushte më të favorshme për tatimpaguesin dhe procedura sa më të lehta dhe më të thjeshta për t’i mundësuar tatimpaguesit që të përmbush vullnetarisht detyrimin e tij tatimor. Pra misioni i ATK-së është zhvillimi në nivelin më të lartë të përmbushjes vullnetare në përputhje me ligjet dhe rregulloret që janë në fuqi e gjithashtu edhe dhënia e shërbimeve profesionale, transparente dhe efektive për komunitetin.

Administrata Tatimore ka obligim dhe detyrë te vendosur me Ligj që të siguroj Zbatim të Njëtrajtshëm të dispozitave Ligjore për të gjithë tatimpaguesit në mënyrë të njëjtë për situata të njëjta. Për këtë arsye ATK ka botuar këtë vëllim të parë të këtij libri, në mënyrë që ta njoftoj tatimpaguesin me Legjislacionin e zbatueshëm tatimor, me të drejtat dhe obligimet që ka Tatimpaguesi ndaj Administratës Tatimore si dhe të drejtat dhe obligimet që ka Administrata Tatimore ndaj Tatimpaguesit.

Secili Tatimpagues ka të drejtë që të jetë i informuar, ndihmuar dhe dëgjuar me kohë. ATK do të mundohet që të ju trajtoj me mirësjellje dhe në rrethana normale do të mundohemi që të ju ofrojmë udhëzime, duke lëshuar vendime publike dhe individuale për tu shpjeguar se si të interpretoni dhe aplikoni dispozitat e legjislacionit tatimor.

Page 8: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

8

Nga tatimpaguesi kërkojmë që të paguaj jo më shumë se shumën korrekte të tatimit. ATK në këtë rast do të veprojë me integritet dhe paanësi në të gjitha rastet kur ne merremi me Ju, ashtu që Ju të paguani vetëm tatimin e duhur, dhe për të parë se të gjitha kreditë, përfitimet, kompensimet dhe të tjera, janë aplikuar siç duhet.

Është e drejtë e tatimpaguesit dhe detyrë e ATK-së që shënimet e tatimpaguesit të ruhen me Besueshmëri dhe konfidencialitet. Tatimpaguesi mund ta lirojë ATK-në nga Konfidencialiteti, dhe vetëm atëherë ATK ka të drejtë që informatat e atij tatimpaguesi t’i bëjë publike.

Bazuar në Legjislacionin Tatimor, ATK ka të drejtë të bëjë vlerësime në lidhje deklarimet e juaja. Mirëpo është e drejtë e çdo tatimpaguesi që të ushtroj ankesë ndaj vlerësimeve të tilla. Ekzistojnë procedura gjithëpërfshirëse të pakënaqësive dhe ankesave të hapura për të gjithë tatimpaguesit, dhe ne ju inkurajojmë t’i përdorni, nëse jeni në një mënyrë i pakënaqur me vlerësimin dhe përcaktimin zyrtar të lëshuar nga ATK apo me vendimin zyrtar të lëshuar nga Departamenti i Ankesave. Ne, gjithashtu do të të mundohemi që plotësisht t’iu sqarojmë të drejtat tuaja për shqyrtim, kundërshtim dhe ankesë, nëse ju jeni të pasigurt për ato, apo keni nevojë për sqarime.

Secili tatimpagues është i obliguar që të mbajë shënime (libra, regjistrime, fatura, kontrata, etj.) ashtu siç është kërkuar me Legjislacionin Tatimorë dhe me dispozitat e atyre ligjeve që ai tatimpagues duhet të iu nënshtrohet. Është obligim i secilit tatimpagues që të jetë bashkëpunues dhe i ndershëm duke ofruar informata të sakta dhe të besueshme, zyrtarëve të ATK-së në procedura të Kontrollit apo të verifikimit të atyre dokumentacioneve. Gjithashtu nga Ju kërkohet që këto dokumente ti ofroni në kohën e kërkuar nga ATK në mënyrë që të na mundësoni kryerjen e verifikimeve tona në kohë sa më optimale.

Nga Ju kërkojmë që ti paguani tatimet në kohë, sepse si pasojë e mos pagesës në kohë, pasojnë ndëshkimet që janë të parapara me dispozita të veçanta Ligjore. Në anën tjetër ATK nuk është e interesuar aspak që të mbush buxhetin e Kosovës nga Ndëshkimet por synimi jonë primarë është mbushja e buxhetit të Kosovës nga përmbushja vullnetare e detyrimeve tatimore nga ana e Tatimpaguesve. Mirëpo nëse Ju nuk i përmbushni obligimet tuaja tatimore në shumën dhe kohën e duhur, duhet të dini se Legjislacioni Tatimor mund të parasheh sanksione, ndëshkime dhe/ose imponimin e interesit. Legjislacioni Tatimor i ka ofruar ATK-së instrumentet për mbledhjen e detyrimeve të pashlyera ndaj ATK-së. Evazioni tatimor dhe shkeljet mund të implikojnë shkelje kriminale dhe në raste më serioze mund të ndërmerren procedura persekutive të parapara me Dispozita Ligjore.

Për të gjitha këto që u thanë më lartë në lidhje me Procedurat që parasheh legjislacioni ju mund të informoheni më gjerësisht në Ligjet dhe Udhëzimet që janë vendosur më poshtë, si dhe të njëjtat mund ti gjeni në formë elektronike në Ueb faqen zyrtare të ATK-së www.atk-ks.org Administratën Tatimore të Kosovës, Departamenti i Përmbushjes

Page 9: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

9

Page 10: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

10

Page 11: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

11

Ligji Nr.2004/48 PËR ADMINISTRATËN TATIMORE DHE PROCEDURAT Kuvendi i Kosovës,

Duke marrë parasysh Rregulloren Nr.1999/1 të datës 25 Korrik 1999 të Misionit të Përkohshëm Administrativ të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), pas ndryshimeve, mbi “Autoritetin e Administratës së Përkohshme në Kosovë”, Bazuar në autoritetin e dhënë Institucioneve të Përkohshme te Vetë-Qeverisjes me Rregulloren e UNMIK-ut No.2001/9 e 5 Majit 2001, ‘Mbi Kornizën Kushtetuese të Vetë- Qeverisjes’, në veçanti Kreun 5.1(a), 5.1(b), 9.1.1, 9.1.11 dhe 9.1.26(a) të saj, Duke njohur që Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2000/20 e datës 12 Prill 2000 “Mbi Administratën dhe Procedurat Tatimore” ka vendosur rregullat dhe procedurat për administrimin e tatimeve në Kosovë përpara hyrjes së Rregulloreve të UNMIK-ut Nr. 2001/11 e datës 31 Maj 2001”Mbi Tatimin në Vlerën e Shtuar”, Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2001/35 e datës 22 Dhjetor 2001 “Mbi Pensionet në Kosovë”, Rregullorja e UNMIKut Nr. 2002/3 e datës 20 Shkurt 2002 “Mbi Tatimin në Fitim në Kosovë” dhe Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2002/4 e datës 20 Shkurt 2002 “Mbi Tatimin në të Ardhura Personale në Kosovë’ , Me qëllim të vendosjes së një grupi gjithëpërfshirës të rregullave dhe procedurave për administrimin e tatimeve dhe kontributeve të vëna nga legjislacioni në fuqi në Kosovë, të cilat janë në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe me standardet Europiane, Miraton:

LIGJIN PËR ADMINISTRATËN TATIMORE DHE PROCEDURAT Përkufizimet

Neni 1

1.1 Për qëllime të këtij ligji: “Vlerësim” nënkupton përcaktimin e detyrimit të tatimpaguesit për një tatim specifik dhe një periudhë specifike tatimore. “Dorëzim” nënkupton dorëzimin e një dokumenti përkatës tatimpaguesit duke:

a. ia dhënë në dorë dokumentin tatimpaguesit, përfaqësuesit të tatimpaguesit, një anëtari të familjes së tatimpaguesit, apo një zyrtari, drejtori apo të punësuarit të tatimpaguesit (një veprim i tillë quhet i kryer pavarësisht nëse personi pranon të marrë dokumentin apo jo);

b. e lënë dokumentin në vendbanimin e tatimpaguesit ose në vendin e zakonshëm të biznesit; ose

c. dërguar dokumentin nëpërmjet postës në adresën e fundit të njohur të tatimpaguesit.

“Drejtor” nënkupton Drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës. “I Punësuar” nënkupton një person fizik i cili kryen punë kundrejt pagesës sipas urdhërit dhe nën kontrollin e një punëdhënësi, pa marrë parasysh nëse puna është kryer në bazë të kontratës, ndonjë marrëveshje tjetër tregtare, apo nëse ekziston një

Page 12: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

12

kontrate me shkrim apo e pashkruar. I punësuari përfshin të gjithë zyrtarët publikë dhe anëtarët e organit ekzekutiv, organet përfaqësuese dhe gjyqësore. “Punëdhënës” nënkupton çdo person i cili paguan paga dhe përfshin:

a. një autoritet publik; b. një organizatë biznesi; c. një ndërmarrje të përhershme të një jo-rezidenti; d. një organizatë jo-qeveritare; e. një organizatë ndërkombëtare, përveç atyre të liruara nga tatimet sipas ligjit

të aplikueshëm; f. një qeveri të një fushe të jashtme; dhe g. një person fizik i cili paguan paga në kuadrin e kryerjes së biznesit në

Kosovë. “Entitet” nënkupton një shoqëri ose organizatë tjetër biznesi që ka statusin e personit juridik sipas Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2001/6 të datës 8 Shkurt 2001 “Mbi Organizatat e Biznesit”, një organizatë biznesi që operon me mjete në pronësi publike dhe në pronësi shoqërore, një organizatë jo-qeveritare e regjistruar sipas Rregullores së UNMIK-ut Nr. 1999/22 të datës 15 Nëntor 1999 “Mbi Regjistrimin dhe Funksionimin e Organizatave Jo-Qeveritare në Kosovë,” dhe një ndërmarrje e përhershme e një jorezidenti. Termi entitet nuk përfshin aktivitetin personal të biznesit ose ortakërinë. “Bordi i Pavarur i Rishqyrtimit” nënkupton Bordin e themeluar sipas këtij ligji për të shqyrtuar ankesat e tatimpaguesve lidhur me tatimet. “Deklaratë informatash” nënkupton:

a. një deklaratë përmbledhëse vjetore e tatimit të të ardhurave personale b. një raport tremujor për kontribute pensionesh të mbajtura në burim dhe të

paguara; dhe c. çdo formular i caktuar nga Drejtori për qëllimin e personave që aplikojnë

për numra identifikues tatimor dhe që regjistrohen për qëllime tatimore. “Pasuri e paprekshme” nënkupton patentat, të drejtat e autorit, liçencat, të drejtat ekskluzive dhe lloj tjetër pronësie që përbëhet vetëm nga të drejtat, por që nuk ka formë fizike. “Person juridik” nënkupton një shoqëri ose organizatë tjetër biznesi që ka statusin e një personi juridik sipas Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2001/6 të datës 8 Shkurt 2001 “Mbi Organizatat e Biznesit”. “Masë për marrje pasurie” nënkupton konfiskim ose marrje tjetër e pasurisë për të paguar çdo tatim që i detyrohet Administratës Tatimore të Kosovës. “Barrë” nënkupton të drejtën e Administratës Tatimore të Kosovës të marrë dhe të mbajë pasurinë e tatimpaguesit si siguri për pagesën e çdo tatimi dhe të drejtën për të shitur pasurinë e tillë dhe për të përdorur paratë e shitjes për pagesën e atij tatimi. “Vlerë e tregut” nënkupton çmimin me të cilin mallrat dhe shërbimet e ngjashme të të njëjtës cilësi dhe sasi do të mund të shiteshin në një transaksion tregtar të paanshëm. “Jorezident” nënkupton çdo person që nuk është rezident. “Ortakëri” nënkupton ortakërinë e përgjithshme, ortakërinë e kufizuar apo

Page 13: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

13

marrëveshje tjetër të ngjashme që e kalon detyrimin nga ortakëria tek ortakët, e që nuk është person juridik sipas Rregullores së UNMIK-ut Nr.2001/6 të datës 8 Shkurt 2001 “Mbi Organizatat Biznesore” dhe që në mënyrë të përpjesëshme ndan pjesët e kapitalit, të të ardhurave, fitimit dhe humbjeve në mes të ortakëve të saj. “Ndërmarrje e përhershme” nënkupton çdo vend-pune nëpërmjet të cilit personi jorezident kryen biznes në Kosovë, përfshirë uzinat, degët e ndërmarrjes, zyrat përfaqësuese, fabrikat, punishtet dhe kantieret e ndërtimit. “Person” nënkupton një person fizik apo një entitet. “Aktivitet personal biznesi” nënkupton një person fizik te angazhuar në biznes i cili nuk është agjent apo i punësuar i një biznesi tjetër. “Person fizik” nënkupton një individ ose person të natyrshëm. “Autoritet publik” nënkupton një autoritet qendror, rajonal, komunal apo lokal, organ publik, ministri, departament apo autoritet tjetër që ushtron pushtet publik ekzekutiv, legjislativ, rregullator, administrativ apo juridik. “Person i lidhur” nënkupton personat që kanë marrëdhënie të veçanta që mund të ndikojnë materialisht në rezultatet ekonomike të transaksioneve mes tyre. Marrëdhëniet e veçanta përfshijnë:

a. personat që janë zyrtarë apo drejtorë të biznesit të njëri-tjetrit; b. personat që janë ortakë në biznes; c. personat që janë në një marrëdhënie punëdhënës-i punësuar; d. një person që mban apo kontrollon 50% apo më tepër të aksioneve apo të

drejtave të votimit në personin tjetër juridik; e. një person që drejtëpërdrejt apo tërthorazi kontrollon personin tjetër; f. të dy personat drejtëpërdrejt apo tërthorazi janë të kontrolluar nga një

person I tretë; apo g. të dy personat janë anëtarë të të njëjtës familje të gjerë, përfshirë

bashkëshorten/in, paraardhësen/in apo pasardhësen/in, motrën apo vëllain, nipin apo mbesën, bashkëshorten/in e motrës ose vëllait, motra ose vëllai i prindit apo vjehrrit dhe kunati ose kunata.

“Rezident” nënkupton: a) një person fizik i cili ka një vendqëndrim kryesor në Kosovë ose fizikisht

është i pranishëm në Kosovë për 183 ditë apo më tepër në cilëndo periudhë tatimore; apo

b) një entitet që është themeluar në Kosovë ose ka vendin e menaxhimit të tij efektiv në Kosovë.

“Person i vetëpunësuar” nënkupton çdo person fizik i cili punon për përfitim personal, në para të holla apo natyrë, i cili nuk përfshihet me përkufizimin e një punonjësi sipas këtij ligji. Një person i vetëpunësuar përfshin ndërmarrje personale biznesi dhe ortak të angazhuar në një biznes. “ATK” nënkupton Administrata Tatimore e Kosovës. “Tatim” përfshin çdo tatim, kontribut ose taksë që i paguhet ATK-së sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë. “Person i tatueshëm” ka të njëjtin kuptim si termi i përcaktuar në Nenin 1.25 të Rregullores së UNMIK-ut No 2001/11 të 31 Maj 2001 “Mbi Tatimin e Vlerës së Shtuar në Kosovë”. “Këshilltar tatimor” nënkupton një person i cili jep këshilla tatimore gjatë një

Page 14: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

14

procedure tatimore. “Deklaratë tatimore” nënkupton: a. një deklaratë të tatimit mbi të ardhurat personale; b. një deklaratë e tatimit mbi fitimin; c. një deklaratë e tatimit të parashikuar: d. një deklaratë e TVSh-së; e. një deklaratë e tatimit mbi shërbimet hoteliere dhe ato në ushqime e pije; f. një deklaratë e kontributeve të pensioneve; dhe g. një deklaratë e tatimit në të ardhurat e korporatave “Tatimpagues” nënkupton çdo person që kërkohet të paguajë ndonjë lloj tatimi sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë, dhe përfshin një person të tatueshëm. “Përfaqësuesi i tatimpaguesit” nënkupton çdo person që përfaqëson një tatimpagues gjatë një procedure tatimore sipas termave të një autorizimi me shkrim. “Periudhë tatimore” nënkupton periudhën kohore me të cilën lidhet një detyrim I caktuar tatimor i vendosur sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë. “Pagat” nënkupton kompensimin financiar dhe lloje te tjera të kompensimit, përfshirë mallrat, favoret, shërbimet, apo shkëmbimet ne natyrë, të paguara në lidhje me punësimin në Kosovë. 1.2 Në këtë ligj, përveçse kur konteksti dikton ndryshe, njëjësi përfshin shumësin

dhe shumësi përfshinë njëjësin. 1.3 Referencat lidhur me pjesët dhe nenet në këtë ligj janë referenca që lidhen me

pjesët dhe nenet e këtij ligji, përveç rastit kur shprehimisht thuhet ndryshe.

Administrata Tatimore e Kosovës Neni 2

2.1 Administrata Tatimore e Kosovës (mëtutje “ATK”), pas themelimit, do të ketë

statusin e një Agjencioni Ekzekutiv, i cili do të funksionojë me autonomi të plotë operacionale përbrenda Ministrisë së Financave dhe Eknomisë.

2.2 ATK do të jetë përgjegjëse për zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe çdo legjislacioni tjetër të zbatueshëm në Kosovë e që i ngarkon detyrën të administrojë çdo lloj tatimi.

2.3 Për të plotësuar përgjegjësinë e saj sipas nenit 2.2 do të jetë detyrë e ATK-së të mbledhë gjatë kohës të hyrat më të larta që janë praktike përbrenda ligjit duke pas parasysh:

a. Burimet në dispozicion për ATK-në b. Rëndësinë e ngritjes së përmbushjes, veçanërisht përmbushjes

vullnetare, të ligjislacionit tatimor të Kosovës nga të gjithë tatimpaguesit; dhe

c. Shpenzimet e përmbushjes të dala nga tatimpaguesit.

Drejtori i ATK Neni 3

3.1. ATK do të drejtohet nga një Drejtor që do të emërohet nga PSSP bazuar në

Page 15: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

15

rekomandimin e dorëzuar nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë përmes Qeverisë.

3.2. Drejtori mund të largohet nga PSSP në konsultim me Qeverinë vetëm për shkak të paaftësisë ose sjelljes së keqe ose pasi të jetë shpallur fajtor për vepër penale dhe të jetë dënuar të qëndrojë në burg për gjashtë muaj e më tepër.

3.3. Drejtori do të ketë: a) detyrë të zbatojë dispozitat e këtij ligji; b) detyrë të mbledhë të gjitha tatimet e vendosura sipas legjislacionit të

zbatueshëm në Kosovë që autorizon ATK-në të administrojë tatimin e tillë;

c) detyrë të përgatisë shpalljet, njoftimet dhe komunikimet tjera për të siguruar se të gjithë personat i kuptojnë detyrimet dhe të drejtat e tyre sipas këtij ligji;

d) detyrë të sigurojë zbatim të njëtrajtshëm të rregulloreve tatimore në Kosovë;

e) kompetenca të emërojë personat të tillë sipas nevojës për të zbatuar dispozitat e këtij ligji në përputhje me rregullat e Shërbimit Civil të Kosovës; dhe

f) kompetenca të ngrejë një strukturë organizative brenda ATK-së të përshtatshme për funksionet e saj.

Zëvendës Drejtorët

Neni 4

4.1 Drejtori do të ndihmohet nga Zëvendës Drejtorët. Zëvendës Drejtorët do të propozohen nga një panel i formuar në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2001/36 të datës 22 Dhjetor 2001 “Mbi Shërbimin Civil të Kosovës” dhe do të udhëhiqet nga Drejtori. Drejtori do të marrë vendimin përfundimtar mbi emërimin e Zëvendës Drejtorëve, bazuar në rezultatet e intervistave dhe procesit të emërimit të Shërbimit Civil të Kosovës.

4.2 Zëvendës Drejtorët do të jenë përgjegjës për funksionet që u caktohen atyre dhe do të ndihmojnë Drejtorin lidhur me këto funksione.

4.3 Zëvendës Drejtorët mund të shkarkohen vetëm për shkak të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës ose paaftësisë. Për të shkarkuar një Zëvendës Drejtor, propozimi duhet t’i paraqitet një komisioni disiplinor të emëruar nga Drejtori. Drejtori do të marrë vendimin përfundimtar mbi shkarkimin, në përputhje me rregullat e të Shërbimit Civil të Kosovës.

Menaxherët kryesorë

Neni 5

5.1 Menaxherët e Zyrave Qendrore dhe Regjionale do të propozohen nga një panel I formuar në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2001/36 të datës 22 Dhjetor 2001 “Mbi Shërbimin Civil të Kosovës.” Drejtori do të marrë vendimin përfundimtar në emërimin e Menaxherve të Zyrave Qendrore dhe Rajonale.

5.2 Menaxherët e Zyrave Qendrore dhe Rajonale do të jenë përgjegjës për

Page 16: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

16

funksionet që u janë caktuar atyre dhe do të ndihmojnë Drejtorin dhe Zëvendës Drejtorët lidhur me këto funksione.

5.3 Menaxherët e Zyrave Qendrore dhe Rajonale mund të shkarkohen vetëm për shkak të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës ose paaftësisë. Për të shkarkuar një Menaxher të Zyrave Qendrore apo Rajonale, propozimi duhet t’i paraqitet një komisioni disiplinor të emruar nga Drejtori. Drejtori do të marrë vendimin përfundimtar mbi shkarkimin.

Zyrtarët e tatimeve

Neni 6

Në kuadrin e rregullave të vendosuara me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2001/36 të datës 22 Dhjetor 2001 “Mbi Shërbimin Civil të Kosovës,” Drejtori do të:

a) do të ketë kompetencë të punësojë persona të tillë sipas nevojave të arsyeshme, duke pasur parasysh kufizimet buxhetore të ATK;

b) do të hartojë procedurat sipas të cilave zyrtarët tatimor do të ngrihen në pozitë vetëm në baza të shërbimeve të meritueshme dhe mundësisë për të kryer punën në pozitën të cilën ata janë ngritur në përgjegjësi;

c) do të hartojë procedurat për të shkarkuar nga puna zyrtarët tatimorë të cilët nuk kryejnë punën e tyre sipas standardeve të kërkueshme ose kryejnë detyrën në forma të tjera të parregullta;

d) hartojë procedurat për zyrtarët tatimorë për të kërkuar zgjidhjen e ankesave lidhur me ngritjet në pozitë, shkarkimet nga puna, dhe çështje të lidhura me to;

e) kërkojë nga zyrtarët tatimorë të përdorin në mënyrë të dukshme dhe mbajnë kartën identifikuese të ATK gjatë kryerjes së detyrës dhe të tregojnë kartën sipas kërkesës.

Kompetenca delegimi

Neni 7

7.1 Drejtori mund t’i delegojë çdo zyrtari të ATK çdo lloj kompetence ose detyre që i është dhënë ose vënë Drejtorit sipas këtij ligji përveç kësaj kompetence delegimi.

7.2 Drejtori mund të revokojë çdo kompetencë ose detyrë të deleguar sipas nenit 7.1 në çdo kohë.

Raportimi

Neni 8

8.1 Drejtori do të paraqesë raporte periodike mbi veprimtarinë dhe rezultatet e ATK tek Ministri i Financave dhe Ekonomisë.

8.2 Drejtori do të përgatisë një raport vjetor mbi veprimtarinë e ATK dhe do t’i dorëzojë raportin Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Qeverisë së Kosovës, Kuvendit dhe PSSP brenda tre muajve pas përfundimit të secilit vit kalendarik.

8.3 Raporti vjetor i ATK do të përfshijë:

Page 17: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

17

a. detaje mbi buxhetin e ATK; b. detaje mbi numrin dhe nivelin e stafit të ATK; c. detaje mbi të ardhurat e mbledhura nga ATK duke treguar hollësitë e

shumave të të ardhurave për secilin lloj të tatimit dhe për secilin regjion si dhe hollësi të tjera të tilla që mund të kërkohen nga Ministri i Finacave dhe Ekonomisë;

d. parashikimet e kostos së mbledhjes për secilin lloj të të ardhurave nga tatimet që janë mbledhur;

e. detaje mbi të gjitha detyrimet tatimomore të anulluara sipas nenit 36, përfshirë emrat e personave detyrimi i të cilëve është anulluar dhe shumën e anulluar;

f. detaje mbi të gjitha ndjekjet penale për kundërvajtjet tatimore, përfshirë emrin e secilit person i cili është dënuar dhe shumën e tatimit të përfshirë; dhe

g. informatat në përdorimin e kompetencave të autorizuara me nenin 13, përfshirë numrin dhe natyrën e çdo ankese rreth përdorimit të atyre kompetencave, por duke mos përmendë emrat e përsonave të përfshirë.

Vendimet shpjeguese publike

Neni 9

9.1 Drejtori mund të nxjerrë vendime shpjeguese publike për të sqaruar se si ATK do të interpretojë dhe zbatojë dispozitat e legjislacionit që administron me qëllim që t’u sigurojë udhëzime personave që kërkohet të paguajnë tatimin ose t’u mbahet tatimi në burim.

9.2 Vendimet shpjeguese publike do t’i bëhen të njohura publikut dhe do t’u bëhen të ditura personave që preken nga ato vendime shpjeguese.

9.3 Një vendim shpjegues publik i lëshuar sipas këtij neni ka efekt detyrues për Drejtorin lidhur me çdo detyrim tatimor që lind në një periudhë tatimore përpara kohës kur një vendim i tillë është revokuar nga ATK.

9.4 Një vendim shpjegues publik nuk është detyrues për personin i cili është i detyruar të paguajë tatime në bazë të legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë.

Vendimet shpjeguese individuale

Neni 10

10.1 Drejtori mund të nxjerrë një vendim shpjegues lidhur me një person të caktuar duke i sqaruar se si ATK do të interpretojë dhe zbatojë dispozitat e kësaj rregulloreje ashtu siç zbatohet për një transaksionin të caktuar apo marrëveshje të planifikuar nga personi i cili kërkon vendimin e tillë.

10.2 Në qoftë se tatimpaguesi ka bërë një deklarim të tërësishme dhe të vërtetë të natyrës të të gjitha aspekteve të transaksionit që ka vlerë për vendimin shpjegues, dhe transaksioni kryhet në të gjitha pikëpamjet materiale ashtu siç është përshkruar në kërkesën e tatimpaguesit për vendim shpjegues, vendimi shpjegues do të jetë detyrues për ATK dhe tatimpaguesin në lidhje me zbatimin e ligjit siç parahikohej në kohën e nxjerrjes së vendimit shpjegues.

Page 18: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

18

Numri Identifikues i Tatimpaguesit

Neni 11

11.1 Të gjithë personat që i nënshtrohen çdo lloj tatimi të administruar nga ATK sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë do të marrin një numër identifikues të tatimpaguesit për të siguruar identifikim të duhur për personin e tillë.

11.2 Numri identifikues i tatimpaguesit për shoqëritë, ortakëritë dhe aktivitetit e biznesit personal do të jetë numri i regjistrimit të biznesit i caktuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

11.3 Numri identifikues i tatimpaguesit për individët do të jetë numri identifikues personal që kanë marrë nga UNMIK-u. Nëse një individ nuk ka mundësi ose nuk ka të drejtë ose lë pas dore ose refuzon të marrë një numër identifikues personal nga UNMI-u, ai ose ajo do të bëjë aplikim për një numër identifikues të tatimpaguesit nga ATK. Drejtori do të caktojë procedurat që duhen ndjekur për aplikimin për numrin identifikues të tatimpaguesit, që do të përfshijë llojin e informacionit dhe dokumentacionit ose vërtetimit të kërkuar.

11.4 Numri identifikues i tatimpaguesit për organizatat buxhetore do të jetë numri i marrë nga ATK.

11.5 Numri identifikues i tatimpaguesit për organizatat jo-qeveritare do të jetë numri që ata marrin nga UNMIK-ut ose ndonjë autoritet pasardhës i caktuar të kryejë funksionet e ndërlidhjes për organizatat joqeveritare.

11.6 Drejtori mund t’i kërkojë secilit tatimpagues të përfshijë numrin e tij identifikues të tatimpaguesit në çdo formular, njoftim, deklaratë, dokumente të pagesave të përdorura për qëllime të këtij ligji ose legjislacioni tjetër të zbatueshëm.

11.7 Drejtori do të sigurojë që çdo numër identifikues i cakuar për tatimpaguesit t’i vihet në dispozicion Shërbimit Doganor ashtu si është përcaktuar në Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2004/1 të dates 30 Janar 2004 “Mbi Kodin Doganor të Kosovës”.

Krijimi dhe mbajtja e regjistrave

Neni 12

12.1 Një person i cili ka detyrim të paguajë ose të mbajë tatimin nga paga do të krijojë regjistra të llogarive me shkrim ose në formë elektronike të cilat përcaktojnë detyrimin e tyre për pagesë ose tatimin e mbajtur nga paga. Librat dhe regjistrat e posaçëm që do të kërkohen për t’u përgatitur dhe mbajtur do të jenë të njëjtë me ata të parashikuar në legjislacionin dhe udhëzimet administrative përkatëse. ATK mund të kërkojë nga tatimpaguesi të përkthejë çdo regjistrim që nuk është paraqitur në njërën nga gjuhët zyrtare të Kosovës.

12.2 Pavarësisht nga kërkesat për mbajtjen e regjistrave të parashikuara në legjislacionet dhe udhëzimet e tjera administrative tatimore:

a. një person i cili ka detyrë të krijojë regjistra sipas këtij ligji do t’i mbajë ato regjistra për një periudhë prej së paku gjashtë vjet pas

Page 19: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

19

përfundimit të periudhës tatimore kur ka lindur një detyrim i tillë tatimor përkatës;

b. ATK mund t’i lejojë tatimpaguesit, kundrejt kërkesës së tij, të ruajë regjistrat originalë në mikrofilm apo mjet tjetër për ruajtje të dhënash, dhe regjistrat e tilla do të trajtohen sikur të ishin regjistrat originalë duke iu nështruar të gjitha kushteve të specifikuara nga ATK;

c. Regjistrat e kërkuara për t’u krijuar dhe mbajtur sipas këtij Neni do të lidhen me periudhat tatimore të specifikuara në legjislacionin e zbatueshëm në Kosovë. Drejtori mund t’u lejojë tatimpaguesve të mbajnë regjistra për periudha të ndryshme tatimore aty ku ai ose ajo beson se kjo është e nevojshme për operimin e tyre efikas, dhe në rast të tillë ai ose ajo do të specifikojë zbatimin e atyre ligjeve në ato raste për të siguruar që as ATK dhe as Fondi i Kursimeve të Pensioneve të Kosovës nuk janë cënuar negativisht.

12.3 Librat dhe regjistrimet për bizneset me qarkullim vjetor mbi 50.000 euro duhet të mbahen në përputhje me parimet e përgjithshme të pranueshme të kontabilitetit sikurse është definuar në nenin 2.1 të Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2004/1 të datës 30 Janar 2004 “Mbi Kodin Doganor të Kosovës”.

Qasja në libra, regjistrime, kompjutera dhe pajisje të tjera për ruajtjen e

regjistrave Neni 13

13.1 Duke iu nënshtruar kufizimeve të këtij Neni, Drejtori ose ndonjë zyrtar i

autorizuar nga Drejtori me shkrim për këtë qëllim të veçantë, në çdo kohë dhe me njoftim paraprak, përveç nëse me mendimin e Drejtorit rrethanat përjashtuese e kërkojnë ndryshe, do të ketë qasje të plotë dhe të lirë në çdo objekt ku kryhet biznes, libër, regjistrim, kompjuter ose pajisje të ngjashme për ruajtjen e regjistrave aty ku ka shkaqe të arsyeshme për të konkluduar se qasja mund t’i sigurojë Drejtorit materiale përkatëse lidhur me çdo lloj detyrimi tatimor.

13.2 Informacionet e përmendura në Nenin 13.1 do të jenë të qasshme pa marrë parasysh nëse i takojnë tatimpaguesit, një personi i cili ka pasur lidhje finaciare me tatimpaguesin, një punëdhënësi, të punësuari, personi të vetëpunësuar, ose çdo personi tjetër i cili ka informata që mund të çojnë në verifikimin e detyrimit të tatimpaguesit.

13.3 Drejtori ose zyrtari i autorizuar nga Drejtori me shkrim sipas këtij Neni mundet: a. të bëjë një ekstrakt ose kopje nga secili libër, regjistrim, kompjuter ose

pajisje e ngjashme për ruajtjen e regjistrave për të cilat është siguruar qasja;

b. të kërkojë transferin e posedimit të çdo libëri ose regjistri që, për mendimin e Drejtorit ose zyrtarit të autorizuar, siguron provë e cila mund të jetë materiale në përcaktimin e detyrimit të personit sipas legjislacionit tatimor në Kosovë;

c. të mbajë çdo libër ose regjistrim të tillë për aq kohë sa të jetë e

Page 20: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

20

nevojshme për të përcaktuar detyrimin e personit ose për çdo veprim sipas këtij ligji;

d. të kërkojë dhënien e fjalëkalimit që mbron informatat në komjuter ose pajisje e ngjashme për ruajtjen e regjistrimeve;

e. aty ku kopja në letër, disk kompjuterik ose pajisje e ngjashme për ruajtjen e regjistrave nuk është siguruar, të kërkojë transferin e posedimit dhe të mbajë kompjuterin për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të kopjuar informatat e kërkuara;

f. të bëjë verifikime në aktivin dhe pasivin e një personi aty ku verifikimet e tilla, për mendimin e Drejtorit ose zyrtarit të autorizuar, japin provë e cila mund të jetë materiale në përcaktimin e detyrimit të një personi sipas legjislacionit tatimor të Kosovës;

13.4 Autorizimet sipas këtij Neni do të ushtrohen vetëm gjatë orëve të zakonshme të punës, përveç kur Drejtori përcakton se mbledhja e tatimit është në rrezik dhe autorizimet e tilla duhet të vihen në veprim jashtë orëve të zakonshme të punës me qëllim për të mbrojtur mbledhjen e tatimit.

13.5 Një zyrtar i cili synon të ushtrojë një autorizim sipas këtij Neni nuk do të këtë të drejtë të hyjë ose të qëndrojë në ndonjë objekt, nëse pas kërkesës së banuesit, zyrtari nuk paraqet autorizim me shkrim nga Drejtori që tregon se zyrtari është i autorizuar të veprojë sipas një autorizimi të tillë sipas këtij neni.

13.6 Duke iu nështruar të drejtës për të mbajtur një dokument si provë për vepër penale, Drejtori ose zyrtari i autorizuar i cili merr dhe mban regjistrat sipas këtij Neni do të bëjë një kopje të regjistrit dhe do të kthejë origjinalin në kohën më të shkurtër nga ana praktike.

13.7 Gjatë kohës së marrjes së posedimit të një dokumenti ose sendi sipas nënparagrafeve (b) dhe (e) të këtij neni, ATK do të, me kërkesën nga shqetësimi i tatimpaguesit, lëshojë një kupon i cili do të specifikojë deokumentin apo sendin, datën kur është marrë dokumenti apo sendi nën posedim dhe zyrtarin e ATK-së të cilit i është dhënë.

Mbledhja e informatave ose provave

Neni 14

14.1 Duke iu nënshtruar Nenit 14.3, Drejtori, me anë njoftimi me shkrim, mund të kërkojë qoftë nga një person i detyruar të paguajë tatim apo nga një person që nuk detyrim të tillë, të: a. përgatisë dokumente të caktuara të kërkuara me njoftim mbrenda shtatë

ditëve pas dorëzimit të njoftimit; b. marrë pjesë në kohën dhe vendin e shënuar në njoftim (që duhet të jetë së

paku 48 orë pas dorëzimit të njoftimit) për t’u pyetur nën betim përpara Drejtorit ose ndonjë zyrtari të autorizuar nga Drejtori për këtë qëllim, sa i përket detyrimit tatimor të atij personi ose ndonjë personi tjetër, ose ndonjë libri, regjistri, informate të ruajtur në komjuter që është nën kontrollin e atij personi.

Page 21: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

21

14.2 Aty ku njoftimi kërkon përgatitjen e dokumenteve ose regjistrimeve tjera, dokumentet ose regjistrat e tilla duhet të përshkruhen me një siguri të arsyeshme.

14.3 Ky nen nuk do të zbatohet për informatat e përmbajtura në komunikimet që mund të jenë të privilegjuara sipas ligjit të zbatueshëm.

Deklaratat tatimore

Neni 15

15.1 Çdo person që i nënshtrohet çdo lloji tatimi sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë do të dorëzojë në ATK ose tek agjenti i saj një deklaratë të plotësuar sipas kërkesave të këtij ligji.

15.2 Deklarata tatimore do të dorëzohet në formën e përgatitur nga ATK, e cila nuk duhet të jetë e rënduar në mënyrë të tepruar për tatimpaguesin dhe e cila është e përcjellë me udhëzimet përkatëse.

15.3 Deklarata tatimore do të përfshijë numrin identifikues të tatimpaguesit, llogaritjen e detyrimit tatimor, dhe të gjitha informatat tjera sipas legjislacionit të zbatueshëm ose udhëzimeve administrative të lëshuara në përputhje me legjislacionin e tillë.

15.4 Deklarata tatimore do të nënshkruhet nga tatimpaguesi ose përfaqësuesi i tatimpaguesit nën ndëshkimin me përgjegjësi penale për dhënie të informatave të rreme lidhur me këtë. Nëse deklarata tatimore është përgatitur nga një këshilltar tatimor, këshilltari tatimor poashtu do të nënshkruajë deklaratën dhe do të japë numrin e tij identifikues të tatimpaguesit.

15.5 Data për dorëzimin e një deklarate tatimore do të përshkruhet në legjislacionin e lidhur me tatimvënien.

15.6 Në qoftë se data e deklarimit e përshkruar në legjislacion nuk është ditë pune në Kosovë, data e deklarimit do të jetë dita e parë e punës paskëtaj.

Vetë-vlerësimi

Neni 16

16.1 Aty ku një person dorëzon një deklaratë tatimore të kërkuar sipas legjislacionit të zbatueshëm, tatimi i deklaruar si detyrim, nëse ka të tillë, në formularin tatimor do të trajtohet si vetë-vlerësim i tatimpaguesit për detyrimin tatimor të pagueshëm dhe të saktë.

16.2 Një tatimpagues mundet të dorëzojë një ndryshim deklarate tatimore nëse ai ose ajo më vonë zbulon gabim në deklaratën tatimore të cilën e ka dorëzuar tashmë. Afati për të dorëzuar një ndryshim deklarate është jo më vonë se pesë vjet pas datës kur deklarata është dorëzuar fillimisht.

16.3 Ndryshimi i deklaratës duhet të shoqërohet me çdo detyrim tatimor shtesë ose, nëse është i zbatueshëm, me një kërkesë për kreditim kundrejt detyrimit tjetër (të tanishëm ose të ardhshëm), ose me një rikthim për tatimin e paguar tepër.

16.4 Për qëllime të përcaktimit të snaksioneve nën Pjesën I të këtij ligji, asnjë deklaratë tatimore ndryshuese për një periudhë tatimore nuk do të ketë asnjë efekt pasi Drejtori ose zyrtari i autorizuar nga Drejtori të ketë ushtruar

Page 22: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

22

kompetencën e tij sipas Nenit 13 ose 14 të këtij ligji në lidhje me atë periudhë tatimore dhe të ketë filluar një hetim tatimor lidhur me periudhën tatimore.

Vlerësimi i Drejtorit për tatimin

Neni 17

17.1 Aty ku Drejtori beson se informatat e siguruara nga një person në deklaratën tatimore nuk paraqesin në mënyrë të saktë detyrimin e tij tatimor, ose kur tatimpaguesi nuk ka dorëzuar deklaratën e kërkuar me këtë ligj, Drejtori mund të bëjë një vlerësim të detyrimit të tij tatimor.

17.2 Vlerësimi i Drejtorit do të bëhet sipas gjykimit të tij ose saj më të mirë dhe do të bazohet në të gjitha provat që ai ose ajo ka në dispozicion, përfshirë: a. librat, regjistrimet, kuponat, faturat, ose informatat tjera përkatëse të

tatimpaguesit; b. librat, regjistrimet, kuponat, faturat, ose informatat tjera përkatëse të

personave të tretë; c. informatat nga personat të cilët mund të verifikojnë saktësinë e deklaratave,

librave dhe regjistrimeve të tatimpaguesit; d. informata të tjera objektive rreth të ardhurave ose shitblerjeve të

tatimpaguesit lidhur me detyrimin e tij. 17.3 Në qoftë se librat dhe regjistrimet e tatimpaguesit kanë humbur apo janë

shkatërruar ose ekzistojnë rrethana tjera që bëjnë të pamundur përcaktimin e detyrimit tatimor, Drejtori do të bëjë një vlerësim bazuar në një parashikim. Parashikimi duhet të bazohet në mjetet, të ardhurat qarkulluese, shpenzimet e prodhimit, shpenzimet krahasuese, dhe metodat tjera direkte dhe indirekte që lidhen me llogaritjen e detyrimit tatimor.

17.4 Në qoftë se regjistrimet e një personi të vetë-punësuar kanë humbur apo janë shkatërruar ose ekzistojnë rrethana tjera që bëjnë të pamundur përcaktimin e shumës së kontributeve për pension të detyrueshme, Drejtori mund të bëjë një vlerësim të kontributeve për pension të barabartë me nivelin e detyrimit të kontributeve për periudhën e mëparshme mujore ose tremujore.

17.5 Vlerësimi për tatimet e mbajtura nga paga do të bëhet në të njëjtën mënyrë dhe do t’i nënështrohet dispozitave dhe kufizimeve të njëjta që janë të zbatueshme për tatimet të cilat nuk janë mbajtur nga paga.

17.6 Tatimpaguesi ka barrën e proves lidhur me të provuarit se kryerja e ndonjë vlerësimi nga Drejtori është e gabuar dhe barrën për të provuar se shuma e ndonjë vlerësimi të tillë është e pasaktë.

Kufizimet kohore për vlerësimet

Neni 18

18.1 Duke iu nënshtruar Nenit 18.2, të gjitha tatimet duhet të vlerësohen brenda gjashtë viteve nga data kur deklarata tatimore me të cilën lidhet vlerësimi bëhet e detyrueshme për pagim.

18.2 Drejtori mund të bëjë vlerësimin në çdo kohë në rastin kur:

Page 23: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

23

a. një person, me synim të shmangies së tatimeve, nuk ka dorëzuar deklaratën tatimore

b. një person, me synim të shmangies së tatimeve, ka dorëzuar një formular tatimor të cilin Drejtori përcakton si të pasaktë;

c. është kryer mashtrimi nga ose në emër të një personi në lidhje me një detyrim tatimor.

Vlerësimet në rast rreziku

Neni 19

Drejtori mund të bëjë një vlerësim tatimesh në rast rreziku në rastin kur Drejtori konsideron se mbledhja e tatimit që bëhet detyrim i pagueshëm është në rrezik sepse personi po përgatitet të shmangë tatimin duke braktisuar Kosovën, transferuar mjetet, ndërprerë biznesin ose duke ndërmarrë veprime tjera që do të rrezikojnë mbledhjen e tatimit nëse nuk bëhet një vlerësim rreziku. Kundër një vlerësimi sipas këtij neni, mund të ngrihet ankesë e drejtëpërdrejtë në Bordin e Pavarur për Rishqyrtim.

Njoftim vlerësimi

Neni 20

20.1 Në qoftë se Drejtori bën një vlerësim të tatimit, ose një vetë-vlerësim nga tatimpaguesi nuk është i shoqëruar me shumën e tërësishme të detyrimit tatimor, Drejtori do t’i lëshojë një Njoftim Vlerësim personit i cili ka detyrim tatimor.

20.2 Njoftimi i Vlerësimit poashtu do të përmbajë informatat vijuese: a. emrin e tatimpaguesit; b. numrin identifikues të tatimpaguesit; c. datën e njoftimit; d. lëndën dhe periudhën tatimore ose periudhat me të cilat lidhet njoftimi; e. shumën e tatimit të vlerësuar, sanksionet dhe interesin; f. një sqarim të shkurtër të vlerësimit; g. kërkesën për pagesë të shumës që përbën detyrim; h. vendin dhe mënyrën e pagesës së shumës që përbën detyrim; dhe i. procedurat e ankesës.

20.3 Tatimpaguesi, brenda 10 ditëve pasi të jetë dorëzuar njoftimi, do të paguajë shumën që përbën detyrim në vendin e cekur në njoftim. Shumat për pagesë do të përfshijnë tatimin, sanksionet dhe interesin e shtuar deri në ditën dhe përfshirë ditën e pagesës.

20.4 Në rast të vlerësimit në rast rreziku sipas Nenit 19, Drejtori mund të kërkojë pagesën e menjëhershme të tatimit dhe të ndërmarrë menjëherë mbledhjen e detyrueshme për të siguruar pagesën e detyrimit tatimor të pagueshëm.

Pagesat Neni 21

21.1 Çdo tatim që përbën detyrim dhe që duhet t’i paguhet ATK-së është një borxh

Page 24: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

24

ndaj ATK. 21.2 Çdo person që ka detyrë t’i paguajë tatime ATK-së sipas legjislacionit të

zbatueshëm në Kosovë, do të paguajë tatimin e tillë në kohën dhe vendin e specifikuar në legjislacionin e tillë ose rregullat e zbatimit, pa njoftim ose kërkesë nga ana e ATK-së.

21.3 Çdo person i cili ka përgjegjësinë të mbajë tatimin nga paga, të mbajë llogaritë dhe të paguajë çdo lloj tatimi në emër të një personi tjetër sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë, do të paguajë tatimet e tilla në kohën dhe vendin e caktuar në legjislacionin e tillë ose rregullat e zbatimit, pa njoftim ose kërkesë nga ATK.

21.4 Secili punëdhënës i cili ka detyrë të japë kontribute pensioni në emër të të punësuarve të tij dhe të mbajë nga paga kontributet e pensionit nga të punësuarit e tij në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2001/35 të datës 22 Dhjetor 2001 “Mbi Pensionet në Kosovë” do t’i paguajë kontributet e tilla në afatin e përcaktuar në legjislacionin e tillë ose rregullat e zbatimit.

21.5 Personat e vetë-punësuar të cilët kërkohet të kryejnë kontributet për pension në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2001/35 të datës 22 Dhjetor 2001 “Mbi Pensionet në Kosovë” do të paguajnë si kontributet e punëdhënësit ashtu edhe kontributet e të punësuarit në afatin e përcaktuar në legjislacionin e tillë ose rregullat e zabatimit.

21.6 Përveç rastit kur parashikohet e kundërta në udhëzimet administrative, të gjitha tatimet do të paguhet në bankën e licencuar nga Autoriteti i bankave dhe pagesave të Kosovës (BPK) e autorizuar nga ATK.

21.7 Pavarësisht nga çdo dispozitë tjetër në këtë Nen ose në këtë ligj, aty ku shuma e tatimit për pagesë sipas një deklarate tatimore është 3 Euro ose më pak, ose shumë tjetër të tillë të vogël e përcaktuar nga Drejtori, ATK do të trajtojë tatimin e pagueshëm si vlerë zero.

21.8 Përveç rastit kur përcaktohet ndryshe me shkrim nga Drejtori, zyrtarët tatimorë e kanë të ndaluar të marrin çfarëdo lloj pagese që lidhet me ndonjë tatim.

Interesi Neni 22

22.1 Në qoftë se çfarëdolloj shume e ndonjë tatimi e administruar nga ATK sipas

legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë nuk është paguar deri në datën e fundit të përcaktuar për pagesë, tatimpaguesi do jetë i detyruar të paguajë interes.

22.2 Interesi do të llogaritet në bazë mujore, për çdo muaj apo pjesë të muajit nga data kur tatimi është bërë i detyrueshëm për pagesë deri në datën dhe përfshirë datën kur tatimi paguhet.

22.3 Shkalla e interesit do të bazohet në, por do të jetë pak më i lartë se, shkalla e interesit të bankave tregtare të huadhënies në Kosovë dhe do të përcaktohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë së paku një herë për vit kalendarik dhe do të publikohet nga ATK.

22.4 Çdo interes i detyrueshëm për pagim dhe i pagueshëm mund të mblidhet në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjta masa detyruese sikurse tatimi mbi të cilin është bazuar.

Page 25: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

25

Urdhër-Pagesat

Neni 23

23.1 Shuma e ndonjë tatimi e paguar në përputhje me këtë ligj do të shpërndahet sipas rendit vijues:

a. shpenzimet e mbledhjes; b. sanksionet dhe pagesat ndëshkuese; c. interesi; dhe d. shuma e çdo tatimi.

23.2 Në qoftë se tatimpaguesi nuk cakton tatimin specifik dhe periudhën tatimore

specifike me të cilën lidhet pagesa, pagesa do të shpërndahet fillimisht për të përmbushur detyrimet më të hershme dhe ku është e nevojshme sipas radhës së detajuar në nenin

Kreditimet dhe rimbursimet

Neni 24

24.1 Çdo shumë e çdo tatimi e paguar mbi shumën e detyrimit do të kreditohet ndaj detyrimit aktual të tatimpaguesit për çdo detyrim tjetër tatimor ndaj ATK, nëse ka të tillë. ATK do t’i dorëzojë tatimpaguesit njoftim me shkrim aty ku teprica e tillë është përdoru për pagesën e një detyrimi tjetër.

24.2 Në rastin kur një tatimpagues nuk ka detyrime tjera aktuale ndaj ATK ose kur ka mbetur një shumë teprice nga tatimi i mbipaguar pasi teprica e përmendur në Nenin 24.1 është përdorur për të shlyer detyrime të tjera tatimore, tatimpaguesi mund t’i kërkojë ATK-së rimbursim për shumën e mbetur nga mbipagesa.

24.3 Në rastin kur tatimpaguesi nuk ka detyrime të tjera aktuale ndaj ATK dhe në rastin kur tatimpaguesi nuk i ka bërë ATK-së kërkesë për rimbursim sipas Nenit 24.2, pagesa e tepërt do të mbetet pranë ATK-së e kredituar në llogarinë e tatimpaguesit për të plotësuar detyrime të ardhshme ndaj ATK.

24.4 Kërkesat për kreditim ose rimbursim për një pagesë të tepërt të çdo lloj tatimi do të dorëzohen nga tatimpaguesi brenda gjashtë vjetësh nga data kur është paguar ky tatim. Vendndodhja dhe procedurat për aplikim për rimbursim të tatimit dhe përcaktimit të përshtatshmërisë së një rimbursimi të tillë do të përcaktohen në një udhëzim administrativ.

24.5 ATK do të veprojë lidhur me të gjitha kërkesat për rimbursime nga tatimpaguesit sipas Nenit 24.2 brenda 60 ditëve nga data kur ATK ka pranuar kërkesën nga tatimpaguesi, duke siguruar që detajet e shumës për rimbursim i janë pëcjellë për pagesë brenda këtij afati Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë ose në rastin e kontributeve të pensionit, Fondit të Kursimit për Pensione të Kosovës.

24.6 Në rastin kur tatimpaguesi ka ngritur pretendim për rimbursim sipas Nenit 24.2 dhe ky pretendim nuk është vënë në zbatim brenda kohës së paraparë në Nenin 24.5, ATK do t’i paguajë tatimpaguesit, përveç shumës së saktë të rimbursuar, interesin në shkallën e përcaktuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në

Page 26: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

26

lidhje me secilin muaj të plotë kalendarik që rrjedh pas asaj periudhe dhe përpara se detajet e shumës për rimbursim t’i jenë pëcjellë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për pagesë, ose Fondit të Kursimeve për Pensione të Kosovës.

Përdorimi i bankave

Neni 25

25.1 Me aprovimin e Departamentit të Thesarit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ATK mundet të hyjë në marrëveshje me BPK dhe bankat tjera të licencuara nga BPK-ja në mënyrë që bankat të pranojnë deklaratat tatimore dhe pagesat tatimore.

25.2 Sipas marrëveshjes së tillë, bankat do të kenë detyrimin: a. të dërgojnë pagesat e tatimit në BPK brenda afatit të caktuar kohor; b. të dërgojnë deklaratat tatimore dhe dokumentet tjera në ATK brenda

afatit të caktuar kohor; c. të grupojnë dokumentet në tufa me një përmbledhje që tregon për

secilën tufë numrin e dokumenteve që përmban dhe shumën e të ardhurave të mbledhura;

d. të bëjnë bilancin e të ardhurave ditore me një dokument kontroll bilanci.

Tatimi që është i detyrueshëm dhe i pagueshëm

Neni 26

26.1 Lidhur me tatimin që nuk është paguar kur është bërë i detyrueshëm dhe I pagueshëm, Drejtori në rolin e tij zyrtar, mund të ngrejë padi dhe të kërkojë pagesën në gjykatën që ka kompetencën e juridiksionit.

26.2 Në çdo procedure të ngritur sipas këtij neni, lëshimi i një çertifikate të nënshkruar nga Drejtori ku jepet emri dhe adresa e të paditurit dhe shuma e tatimit, dhe e sanksioneve dhe e interesit të pagueshëm, nëse ka të tillë, do të përbëjë provë të mjaftueshme të asaj shume të tatimit, sanksioneve dhe interesit në mënyrë që gjykata të japë gjykimin për atë shumë.

Barrat Neni 27

27.1 Në qoftë se një person i cili është i detyruar t’i paguajë një lloj tatimi ATK-së

sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë nuk paguan ose refuzon të paguajë shumën brenda 10 ditëve pas dorëzimit të njoftim të vlerësimit, mbi të gjithë pasuritë që i përkasin atij personi (qoftë e tundshme, patundshme, e prekshme ose e paprekshme) do të vendoset një barrë pagese në një shumë të barabartë me tatimin e papaguar, plus interesin, sanksionet dhe shpenzimet e mbledhjes.

27.2 Barra e përshkruar në Nenin 27.1 vendoset në orën 17.00 në datën kur tatimi bëhet i detyrueshëm dhe do të vazhdojë të egzistojë derisa detyrimi të jetë shlyer ose bëhet I pazbatueshëm.

Page 27: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

27

27.3 Barra e përshkruar në Neni 27.1 duhet të regjistrohet në zyren komunale kadastrale të Agjencinë Kadastrale të Kosovës me qëllim që barra të ketë përparësi kundrejt të gjitha barrave të dorëzuara më vonë ose interesave të siguruara në lidhje me pasurinë e tillë.

27.4 Një person mund të bëjë ankesë në ATK për lirim nga barra duke pretenduar gabim në dorëzimin e një barre të tillë. Nëse ATK përcakton se dorëzimi i barrës është bërë gabimisht, ajo do të lëshojë menjëherë një çertifikatë për lirim nga barra e tillë.

27.5 Drejtori mundet të ngrejë një padi civile në gjykatën që ka competence jurisiksioni për të zbatuar barrën e vënë sipas këtij Neni.

27.6 Në rast të pagimit të borxhit ndaj ATK, barra do të hiqet.

Masë për marrje pasurie Neni 28

28.1 Në qoftë se një person i cili është i detyruar të paguajë një lloj tatimi nuk

paguan ose refuzon të paguajë brenda 10 ditëve pas dorëzimit të një njoftimi për vlerësim, Drejtori ose zyrtari i autorizuar me shkrim nga Drejtori ka të drejtë të ligjshme të mbledhë shumën e tillë (dhe shuma të tjera që janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e masës për marrje pasurie) me masën për marrje pasurie që i përket personit të tillë (qoftë në pronësi fizike të tatimpaguesit ose një personi të tretë).

28.2 Me qëllim që të zbatohet masa për marrje pasurie, një zyrtar i autorizuar do t’i dorëzojë njoftimin për konfiskim personit (përfshirë punëdhënësit, bankave, institucioneve të tjera financiare) që ka kontroll ose posedim të pasurisë që i përket tatimpaguesit (qoftë e tundshme, patundshme, e prekshme ose e paprekshme) ose ai i cili i ka një detyrim tatimpaguesit në kohën kur është nxjerrë masa për marrje pasurie.

28.3 Në rast se pasuria përbëhet prej rrogës ose pagave të paguara, zyrtari i autorizuar do t’i dorëzojë një njoftim për konfiskim zyrtarit ose punëdhënësit i cili ka për detyrë të paguajë rrogën ose pagat.

28.4 Njoftimi për konfiskim do të përmbajë: a. tatimpaguesin të cilit i është konfiskuar pasuria; b. vendndodhjen e pasurisë; c. llojin e detyrimit; d. periudhën tatimore për të cilën ka lindur detyrimi; dhe e. shumën e tatimit të vlerësuar.

28.5 Duke iu nënshtruar Neneve 57.2 dhe 57.3, çdo pasuri që i nënshtrohet njoftimit për konfiskim mund të konfiskohet nga zyrtari i autorizuar, ose të drejtat e përdorimit të kësaj pasurie nga çdo person mund të kufizohen që këtej e tutje (në mënyrë që ky person mund të shfrytëzojë pasurinë nën mbikëqyrjen e ATK-së, por nuk mund të tjetërsojë pasurinë), me kusht që në secilin rast pasuria e tillë nuk mund (përveç kur pasuria mund të prishet) të shitet ose të tjetërsohet brenda 60 ditëve nga njoftimi për konfiskim.

28.6 Në qoftë se zyrtari i autorizuar arrin në përcaktimin se mbledhja e tatimit është në rrezik, ky zyrtar mund të bëjë njoftimin dhe kërkesën për pagesë të

Page 28: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

28

menjëhershme të tatimit dhe, në rast të mospagesës ose refuzimit për të paguar tatimin, mbledhja e tatimit në bazë të masës për marrje pasurie e përmendur hyn në fuqi pa respektuar periudhën 10 ditore të përmendur në Nenin 28.1, periudhën 60 ditore të përmendur në Nenin 28.5 dhe kufijtë kohor të detajuar në Nenet 57.2 dhe 57.3.

28.7 Masa për marrje rroge ose page që duhet ti paguhet ose që i është paguar tatimpaguesit do të jetë e vazhdueshme dhe do të shtrihet nga data kur kjo masë është vendosur për herë të parë deri në datën kur detyrimi për të cilin lindi masa e marrjes të jetë plotësuar ose të jetë bërë e pabazë.

28.8 Në rastet kur pasuria mbi të cilën është vendosur masa e marrjes nuk është e majftueshme për të plotësuar pretendimin për të cilën u vendos masa e marrjes, zyrtari i autorizuar mundet, më pas, dhe sa herë të jetë e nevojshme, të vazhdojë të vendosë masa marrjeje mbi pasuri të tjera që mund t’i nënshtrohen masës së marrjes derisa të jetë paguar tërësisht shuma e detyrimit nga personi në fjalë, së bashku me të gjitha shpenzimet.

Zbatimi me përmbarim i masës së marrjes

Neni 29

29.1 Çdo person në posedim të (ose që ka detyrim në lidhje me) pasurisë që i nënshtrohet masës së marrjes dhe mbi të cilën është vendosur masa e marrjes, me kërkesë të një zyrtari të autorizuar, do t’ia dorëzojë pasurinë e tillë zyrtarit të autorizuar (ose do të shkarkojë një detyrim i tillë), përveç asaj pjese të pasurisë e cila në kohën e bërjes së kërkese, i nështrohet ekzekutimit sipas një procesi gjyqësor.

29.2 Çdo person i cili kundërshton ose refuzon të dorëzojë pasurinë që i nënshtrohet masës së marrjes kundrejt kërkesës së zyrtarit të caktuar, mban përgjegjësi personale në formën e një detyrimi ndaj qeverisë në shumën e barabartë me vlerën e pasurisë që nuk është dorëzuar, por nuk tejkalon shumën e tatimit për të cilën është vendosur masa e marrjes (së bashku me interesin, sanksionet dhe shpenzimet), sikur të ishte nëndeklarim i tatimeve.

29.3 Përveç detyrimit personal sipas Nenit 29.2, nëse mosdorëzimi ose refuzimi për të dorëzuar bëhet pa shkak të arsyeshëm, personi në fjalë do t’i nënshtrohet një sanksioni sipas Nenit 47.3.

Shitja në ankand publik

Neni 30

ATK mundet të shesë në ankand publik çdo pasuri të konfiskuar në përputhje me këtë ligj.

Kufizimet mbi mbledhjen e detyrueshme

Neni 31

31.1 Vetëm pasuria e cila është e nevojshme dhe e mjaftueshme për të plotësuar detyrimet aktuale tatimore të tatimpaguesit mund t’i nënshtrohen veprimit të

Page 29: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

29

marrjes me detyrim. 31.2 Format vijuese të pasurisë së tatimpaguesit do të përjashtohen nga masa e

marrjes dhe konfiskimet: a. pagesa ushqimore për fëmijë dhe pagesat e asistencës sociale; b. veshmbathja themelore; c. ushqimi bazë; d. mobiliet bazë; e. plaçkat personale bazë, duke përjashtuar artikujt luksoz; f. çdo pasuri tjetër e specifikuar në një udhëzim administrativ.

31.3 Veprimet për të kryer mbledhjen e detyruar të tatimit duhet të fillojnë brenda

gjashtë (6) viteve pas vlerësimit të tatimit. Fillimi i procesit gjyqësor për mbledhjen e tatimit do të pezullojë pa afat periudhën e parashkrimit.

Mbledhja e tatimit nga ortakët dhe anëtarët e shoqatave të

painkorporuara Neni 32

32.1 Drejtori mund të mbledhë nga çdonjëri prej ortakëve të ortakërisë çdo lloj tatimi

i cili përbën një detyrim të ortakërisë (së bashku me interesin, sanksionet dhe shpenzimet).

32.2 Drejtori mundet të mbledhë çdo lloj tatimi i cili përbën një detyrim të shoqatës ose organizatës nga secili anëtar, menaxher ose drejtor i një shoqate të painkorporuar ose organizate (së bashku me interesin, sanksionet dhe shpenzimet).

32.3 Anëtari i një shoqate të painkorporuar ose organizate do të jetë përgjegjës për të paguar detyrimin tatimor sipas Nenit 32.2 vetëm deri në shkallën kur anëtari e ka ditur ose në mënyrë të arsyeshme është dashur të dijë për detyrimin tatimor të shoqatës ose organizatës.

Urdhërat për raste rrezikimi

Neni 33

33.1 Në rastin kur kur Drejtori konsideron se pagesa e tatimit që do të bëhet e detyryeshme për pagesë është në rrezik sepse personi po përgatitet të braktisë Kosovën, të ndërpresë biznesin ose të transferojë pasurinë, ose është në rrezik për arsye tjera, Drejtori mundet të njoftojë çdo person:

a. që i detyrohet në para personit i cili ka detyrimin të paguajë tatimin; b. që mban para për personin i cili ka detyrimin të paguajë tatimin; c. që ka autoritet nga ndonjë person tjetër për t’i paguajë para personit i

cili ka detyrimin të paguajë tatimin; të lërë mënjanë paratë deri në kohën kur Drejtori lëshon një njoftim sipas Nenit 19 ose kur ai tërheq njoftimin e lëshuar sipas këtij Neni. 33.2 Çdo person i cili nuk lë mënjanë paratë sipas kërkesës së Nenit 33.1, ngarkohet

me një saksion të përcaktuar në Nenin 47.4. Embargo në importe dhe eksporte

Page 30: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

30

Neni 34

34.1 Në çdo rast kur një person i cili është i detyruar të paguaj ndonjë tatim shpërfill ose refuzon të paguajë mbrenda 10 ditëve pas dorëzimit të njoftim-vlerësimit ose kur Drejtori konsideron se pagesa e tatimit është në rrezik sipas Nenit 33, do të jetë e ligjshme për Drejtorin ose për një zyrtar të autorizuar me shkrim nga Drejtori, të kërkojë me shkrim nga Drejtori Gjeneral i Shërbimit Doganor që të vendosë embargo në kalimet e çdo importi apo eksporti nga ai person në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit në mes të ATK-së dhe Shërbimit Doganor të UNMIK-ut.

34.2 Çdo kërkesë e bërë tek Drejtori Gjeneral i Shërbimit Doganor sipas Nenit 34.1 do të mbetet valide derisa Drejtori të informojë Drejtorin Gjeneral me shkrim për vendimin e përfundimit të kërkesës.

Ndalesat për largim Neni 35

35.1 Në qoftë se Drejtori i ATK informon Drejtuesin e Policisë Kufitare me shkrim

se një person i detyruar të paguajë tatime sipas kësaj rregullore nuk ka paguar tatimin, Policia Kufitare do të ndërmarrë hapa të nevojshëm që të parandalojë largimin e personit në fjalë nga Kosova për një periudhë prej 72 orëve nga koha e lëshimit të letrës, përveç rastit kur gjatë asaj periudhe personi:

a. kryen pagesën në tërësi; b. arrin një marrëveshje të kënaqshme me Drejtorin e ATK për pagesën e

tatimit. 35.2 Me bërjen e aplikimit nga Drejtori, gjykata me competence juridiksioni mund të

zgjasë periudhën 72-orëshe të përmendur në Nenin 35.1. Drejtuesi i Policisë Kufitare do të vazhdojë të ndërmarrë hapat e përmendur në Nenin 35.1 sa heqë që të njofothet me shkrim për zgjatje.

Fshirja e tatimit që nuk mund të mblidhet Neni 36

36.1 Në rastet kur ATK konsideron se do të jetë e pamundur të mbledhë një tatim që

përbën detyrim sipas këtij ligji dhe se detyrimi i tatimpaguesit duhet të fshihet, ATK mundet t’i rekomandojë Ministrit të Financave dhe Ekonomisë fshirjen e detyrimit. Secili rast duhet të rishikohet nga një komision prej tre të punësuarve të ATK-së përfshirë Drejtorin dhe një Zëvendës Drejtor.

36.2 Në qoftë se Ministri i Financave dhe ekonomisë pranon me shkrim rekomandimin e bërë nga ATK sipas nenit 36.1, ATK do të trajtojë detyrimin si të fshirë dhe tatimi nuk do të përbëjë më detyrim ose të jetë i pagueshëm. ATK duhet të njoftojë tatimpaguesin lidhur me fshirjen e detyrimit të tij/saj.

36.3 ATK mundet të rivërë një detyrim të fshirë sipas Nenit 36.2 në rastin kur beson

Page 31: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

31

se është krijuar mundësia për të mbledhur detyrimin tatimor me kusht që: a. ose kjo rivendojse e tatimit të jetë kryer brenda gjashtë vjetëve nga

data kur detyrimi tatimor është bërë i detyrueshëm; ose b. zbatohen rrethanat e Nenit 18.2.

Të ardhurat e paligjshme

Neni 37

Të ardhurat do t’i nënshtrohen tatimit në rastet kur fitimi i të ardhurave është konsideruar i paligjshëm sipas Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2003/25 të datës 6 Korrik 2003 “Mbi Kodin e Përkohshëm Penal në Kosovë” ose çdo ligj tjetër.

Drejtori mundet të ri-karakterizojë marrëveshjet Neni 38

38.1 Me qëllim të përcaktimit të detyrimit tatimor sipas legjislacionit të zbatueshëm

tatimor në Kosovë, Drejtori mund të kryejë si më poshtë: a. të mos marrë parasysh një transaksion që nuk ka pasoja të ndjeshme

ekonomike; b. të ri-karakterizojë një transaksion në rastin kur forma e transaksionit nuk

reflekton thelbin e tij ekonomik; c. të ri-karakterizojë një element të një transaksionit që është kryer si si pjesë

e një skeme për të shmangur detyrimin tatimor. 38.2 Drejtori do të njoftojë tatimpaguesin për çdo mosmarrje parasysh ose

rikarakterizim sipas Nenit 38.1.

Transaksionet mes personave të lidhur Neni 39

39.1 Në rastin e çdo transaksioni mes personave të lidhur, Drejtori mund të caktojë

të ardhura ose zbritje në mes personave të tillë sipas nevojës për të reflektuar të ardhurat e tatueshme të cilat do të kishin rezultuar nga transaksioni nëse personat nuk do të ishin të lidhur.

39.2 Në transaksionet tregtare ose financiare në mes të personave të lidhur, Drejtori mund të përshtasë çmimin e shitjes mes të personave të tillë për të reflektuar vlerën e tregut që do të ndodhte nëse personat nuk do të ishin të lidhur.

Transaksionet e këmbimit Neni 40

40.1 Transaksionet e këmbimit do të konsiderohen si shitje e mallrave ose rezultat i

punës apo shërbimit të bëra me vlerë tregu. 40.2 Faturat tatimore duhet të lëshohen për transaksionet e këmbimit në mënyrë të

Page 32: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

32

njëjtë sikur të jenë lëshur për transaksione me para në dorë. Nëse vlera e transaksionit me këmbim e paraqitur në faturën tatimore është vlerë e zvogëluar, Drejtori mund të rregullojë vlerën e transaksionit për të reflektuar vlerat e tregut.

Nëndeklarimi i të ardhurave dhe arkëtimet e shmangura

Neni 41

41.1 Në rastin kur një individ deklaron një shumë të të ardhurave që është e pamjaftueshme për të mbështetur shpenzimet e tij apo saj të kryera për konsum personal, ATK mundet të rillogarisë të ardhurat e individit në bazë të shpenzimeve të kryera nga individi, duke marrë në considerate të ardhurat e periudhave të mëhershme.

41.2 Një person do të trajtohet se ka fituar çdo shumë që është: a. ri-investuar ose akumuluar për përfitim të personit; b. bërë në emër të personit ose nën drejtimin e personit.

Sanksionet për mospërmbushje Neni 42

Çdo sanksion i vënë sipas këtij ligji do të konsiderohet si detyrim tatimor ndaj ATK dhe do të jetë i mbledhshëm sikurse tatimi.

Mosdorëzimi i deklaratës tatimore Neni 43

Në rastin kur një person i cili ka detyrë të dorëzojë deklaratën tatimore sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë nuk e plotëson këtë deri në datën e mbarimit të afatit, personi i tillë do t’i nënshtrohet një saksioni prej pesë përqind (5%) të tatimit të detyruar për secilin muaj ose për pjesën e muajit që është vonuar, me një saksion maksimal prej njëzet e pesë përqind (25%) të detyrimit tatimor.

Mospagimi Neni 44

Në rastin kur një person i cili ka detyrë të paguajë ndonjë lloj tatimi sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë nuk paguan tërë shumën ose një pjesë të tatimit të tillë deri në datën e mbarimit të afatit, ky person do t’i nënshtrohet një sanksioni prej dy përqind (2%) të detyrimit tatimor për secilin muaj ose pjesë të muajit për të cilën pagesa është vonuar, deri në maksimumin prej dymbëdhjetë muajsh.

Page 33: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

33

Nëndeklarimet e tatimit dhe mbideklarimet e rimbursimeve tatimore Neni 45

45.1 Në rastin kur një person i cili ka detyrë të plotësojë një deklaratë tatimore sipas

legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë nëndeklaron shumën korrekte të detyrimit tatimor, ose mbideklaron shumën korrekte të rimbursimit tatimor e cila i takon, personi i tillë do t’i nënshtrohet sanksionit prej: a. njëzet e pesë përqind (25%) të differencës mes shumës korrekte të tatimeve

që duhet të deklarohet dhe shumës që në të vërtetë është deklaruar aty ku ndodh nëndeklarimi i tillë ose, siç mund të jetë rasti, mbideklarimi ka ndodhur për shkak të pakujdesisë ose pakujdesisë së madhe të atij personi; ose

b. një qind për qind (100%) e ndryshimit mes shumës korrekte të tatimit që duhet të ishte deklaruar dhe shumës që në të vërtetë është deklaruar aty ku ndodh nëndeklarimi i tillë ose, siç mund të jetë rasti, mbideklarimi ka qenë për shkak të synimit me paramendim ose me qëllim të atij personi për të fshehur shumën korrekte të tatimit që kërkohet të deklarohet me qëllim që t’i shmanget pagesës, ose kërkesës për rimbursim, të atij ndryshimi.

45.2 Për qëllime të Nenit 45.1, tatimpaguesi i cili kërkohet të plotësojë deklaratën tatimore për një periudhë tatimore dhe nuk dorëzon deklaratën e tillë, konsiderohet se ka deklaruar se shuma e detyrimit tatimor të detyruar për atë periudhë tatimore ka qenë zero.

Mosdorëzimi, moskrijimi ose mos paraqitja e të dhënave

Neni 46

46.1 Çdo person i cili ka detyrë të dorëzojë një pasqyrë informatash në ATK dhe i cili nuk e bën këtë ose i cili dorëzon një deklaratë të pasaktë do t’i nënshtrohet pagesës ndëshkuese prej 125 Euro për secilin mosdeklarim dhe për secilën deklaratë të informacioneve të pasakta ose të paplota.

46.2 Çdo person i cili ka detyrë të krijojë ose mbajë regjistrime sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë dhe i cili nuk e kryen këtë do t’i nënshtrohet pagesës ndëshkuese prej 125 Euro. Përveç kësaj, personi do t’i nënshtrohet sanksionit prej: a. njëzet e pesë përqind (25%) të tatimit të vlerësuar me të cilin lidhen

regjistrimet nëse moskryerja është për shkak të pakujdesisë së madhe nga ana e personit; dhe

b. një qind për qind (100%) të tatimit të vlerësuar me të cilin lidhen regjistrimet nëse moskryerja është për shkak të përpjekjes me qëllim për të shmangur pagesën e tatimit.

46.3 Çdo person i cili ka detyrë të sigurojë qasje në librat ose regjistrimet ose përndryshe të plotësojë kërkesat e neneve 13 dhe 14 dhe të cilët nuk e kryejnë këtë, do t’i nënshtrohen një sanksioni prej 100 Euro për secilën ditë të mosparaqitjes duke pasuar datën e kërkesës nga ATK.Në këtë rast, ATK mund poashtu të kërkojë një autorizim të gjykatës për të autorizuar hyrjen ose qasjen e parashikuar sipas Nenit 13 ose 14.

Page 34: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

34

Mosmbajtja e tatimeve nga paga, pagesa ose dorëzimi i tatimeve dhe shumave

të tjera Neni 47

47.1 Çdo person përgjegjës për të mbajtur tatime nga paga, për të mbledhur ose

paguar tatimin i cili qëllimisht nuk mban tatimin nga paga, nuk mbledh ose paguan atë tatim do t’i nënshtrohet një saksioni të barabartë me shumën e tatimit të mosmbajtur nga paga, apo shumën e tatimit të pambledhur ose të papaguar.

47.2 Çdo punëdhënës përgjegjës për të mbajtur tatimin nga paga dhe për të paguar kontributet e pensionit në Fondin e Kursimeve për Pension të Kosovës në emër të vetin ose të punësuarve të tij i cili qëllimisht nuk mban kontributet e tilla nga paga ose i cili qëllimisht nuk paguan kontributet e mbajtura nga paga do t’i nënshtrohet një sanksioni të barabartë me shumën e kontributeve të mosbajtura në burim ose të papaguara në Fond.

47.3 Cdo person që nuk dorëzon ose refuzon të dorëzojë pasuri që i nënshtrohet një mase marrjeje pa baza të arsyeshme sipas Nenit 29.3, do të jetë përgjegjës për një sanksioni të barabartë me 50 përqind të shumës të rekuperuar sipas Nenit 29.2.

47.4 Cdo person që nuk mban mënjanë të hollat sips përcaktimit të Nenit 33.1 do t’i nënshtrohet një sanksioni të barabartë me shumën e parave në fjalë.

Gabimet nga përfaqësuesit e tatim paguesit dhe këshilltarët tatimor të

tatimpaguesit Neni 48

Çdo përfaqësues ose këshilltar tatimor i tatimpaguesit i cili nënshkruan një deklaratë tatimore në emër të një personi tjetër, i cili bën një gabim në atë deklaratë do të paguajë një sanksion prej 125 Euro në rastin kur gabimi ka qenë për shkak të moskujdesit ose një interpretimi jorealist të ligjeve tatimore, ose 250 Euro në rastin kur gabimi ka qenë për shkak të pakujdesisë së madhe ose më mospërfillje të qëllimshme të ligjeve tatimore dhe rregulloreve.

Shkeljet e TVSh-së

Neni 49

49.1 Një tatimpagues i cili ka detyrë të regjistrohet për TVSh dhe i cili kryen furnizime pa qenë i regjistruar për TVSh do të jetë përgjegjës për detyrimin e TVSh-së mbi ato furnizime plus sanksioni prej: a. njëzet e pesë përqind (25%) të detyrimit tatimor mbi ato furnizime nëse

mosregjistrimi ka ndodhur për shkak të pakujdesisë ose pakujdesisë së madhe të personit të tatueshëm; apo

b. një qind përqind (100%) të detyrimit tatimor në ato furnizime nëse mosregjistrimi ka ndodhur për shkak të synimit me paramendim ose me qëllim të personit të tatueshëm që mos të paguajë TVSh-në për ato

Page 35: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

35

furnizime. 49.2 Një person i tatueshëm i cili nuk lëshon faturë të TVSh-së ose i cili lëshon një

faturë jokorrekte që rezulton në një ulje të dukshme në shumën e detyrimit të TVSh-së ose në një rritje të dukshme në shumën e kreditimit të pretenduar do të jetë përgjegjës për atë ulje në shumën e detyrimit ose në atë rritje në shumën e kreditimit të pretenduar në lidhje me faturën ose transaksionin, plus sanksioni prej: a. njëzet e pesë përqind (25%) të uljes ose rritjes së dukshme në shumën

detyrimit të TVSh-së aty ku moslëshimi i një fature të TVSh-së ose lëshimi i një fature jokorrekte ka ndodhur për shkak të pakujdesisë ose pakujdesisë së madhe të personit të tatueshëm; apo

b. një qind përqind (100%) të uljes ose rritjes së dukshme në shumën e detyrimit të TVSh-së në rastin kur moslëshimi i një fature të TVSh-së ose lëshimi i një fature jokorrekte ka qenë për shkak të synimit me paramendim ose me qëllim të personit të tatueshëm ose për të mos lëshuar një faturë të TVSh-së ose për të lëshuar një faturë të rreme.

49.3 Një tatimpagues i cili kryen ndonjë prej shkeljeve vijuese në lidhje me TVSh do t’i nënshtrohet një sanksioni prej 250 Euro për secilën shkelje: a. Mosbërja e aplikimit për t’u fshirë nga regjistri kur diçka e tillë kërkohet

sipas ligjit të zbatueshëm; b. mosparaqitja e një kopje të çertifikatës së regjistrimit në mënyrën si

kërkohet me ligjin e zbatueshëm. 49.4 Një tatimpagues i regjistruar për TVSh i cili i lejon një personi tjetër të përdorë

çertifikatën e tij unike të TVSh-së do t’i nënshtrohet një sanksioni prej 5.000 Euro.

49.5 Çdo person i cili pa arsye të plotë ligjore është gjetur të ketë mallra në posedim të vetin për të cilat nuk ka faturë të TVSh-së ose regjistrime tjera për atë furnizim do t’i nënshtrohet, përveç çdo sanksioni sipas Neneve 49.1(b) ose 49.2(b) të këtij Neni, një sanksion prej një shume të barabartë me shumën e llogaritur të TVSh-së në shkallën 15% të vlerës së hapur të tregut për mallrat.

Sanksionet shtesë

Neni 50

Ministria e Financave dhe Ekonomisë mundet të lëshojë udhëzime administrative që vënë sanksione shtesë për shkeljet tatimore, ku sanksionet e tilla nuk tejkalojnë totalin prej 500 Euro.

Zbritja e sanksioneve Neni 51

51.1 Në rastin kur tatimpaguesi i cili i nënshtrohet një ose më tepër sanksioneve të

parashikuara në Nenet 43 deri 50, vullnetarisht informon ATK për detyrimin e tij, përpara se së pari të jetë njoftuar për një inspektim tatimor të mundshëm nga ATK, i cili do të mund zbulohej nga ATK, sanksioni maksimal financiar i mundshëm do të jetë 25% i sanksionit që do të zbatohej përndryshe. Në rastin

Page 36: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

36

kur tatimpaguesi informon vullnetarisht lidhur me këtë, pasi tatimpaguesi së pari njoftohet lidhur me një inspektim tatimor të mundshëm, por përpara se ATK të fillojë këtë inspektim, sanksioni maksimal financiar do të jetë në masën 50% të sanksionit që do zbatohej përndryshe.

51.2 Aty ku tatimpaguesi me detyrim tatimor të pashlyer: a. hyn në marrëveshje me shkrim për të paguar tatimin e pashlyer me dy ose

më tepër këste; b. i përmbush kushtet e marrëveshjes me shkrim; dhe c. i kryen në kohë të gjitha detyrimet e tjera tatimore gjatë kohës së asaj

marrëveshjeje; sanksioni financiar që do të zbatoheshin përndryshe në lidhje me pagesën e vonuar sipas Nenit 44 do të zbriten në masën 2% të detyrimit tatimor dhe interesi i përcaktuar sipas Nenit 22 do të mbetet i pagueshëm.

Ankesat në Administratën Tatimore

Neni 52

52.1 Drejtori do të themelojë brenda ATK-së një Departament të Ankesave që ka detyrë të marrë në konsideratë ankesat nga personat të cilët kundërshtojnë një vlerësim ose vendim të Drejtorit sipas legjislacionit të administruar nga ATK.

52.2 Një person i cili kundërshton vlerësimin e tatimeve ose përcaktim zyrtar të ATK mund të paraqesë ankesë në Departamentin e Ankesave për të ri-shqyrtuar përcaktimin zyrtar. Ankesa duhet të dorëzohet brenda 60 ditëve nga data kur tatimpaguesi ka pranuar njoftimin e vlerësimit ose përcaktim tjetër zyrtar. Ankesa do të jetë me shkrim dhe duhet të përmbajë arsyet dhe dokumentet mbi të cilat tatimpaguesi e bazon ankesën.

52.3 Ministri i Financave dhe Ekonomisë mundet të caktojë në një udhëzim admistrativ rrethanat sipas së cilës mund të zgjatet periudha 60 ditëshe në Nenin 55.2.

52.4 Tatimpaguesi ka barrën e provës se një vlerësim ose përcaktim zyrtar është i pasaktë përpara Departamentit të Ankesave.

52.5 Departamenti i Ankesave do të marrë në konsideratë ankesën e tatimpaguesit dhe do të lëshojë një vendim për këtë. Vendimi do t’i dorëzohet me shkrim personit i cili ka paraqitur ankesën sa më shpejt që të jetë e realizueshme, por jo më vonë se 60 ditë pas datës së ankesës.

52.6 Vendimi i Departamentit të Ankesave do të jetë vendimi i fundit i Drejtorit dhe do të jetë detyrues për ATK.

52.7 Personi i cili nuk pajtohet me një vendim të Departamentit të Ankesave mundet të paraqesë ankesë në Bordin e Pavarur për Rishqyrtim brenda 60ditëve pasi është marrë njoftimi i vendimit të Departamentit të Ankesave.

52.8 Në rastin kur Departamenti i Ankesave nuk dorëzon vendimin brenda 60 ditëve nga dita kur është dorëzuar ankesa, tatimpaguesi mundet të paraqesë ankesë për vlerësimin ose vendimin tjetër zyrtar drejtëpërdrejt në Bordin e Pavarur për Rishqyrtim.

Page 37: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

37

Themelimi i Bordit të Pavarur për Rishqyrtime Neni 53

53.1 Bordi i Pavarur për Rishqyrtime i themeluar sipas Urdhëresës Administrative të

UNMIK-ut Nr. 2000/7 do të vazhdojë si Bord i Pavarur për Rishqyrtime sipas këtij ligji.

53.2 Anëtarët e Bordit do të propozohen nga Qeveria bazuar vetëm mbi bazën e aftësisë së tyre për të kryer funksionet e tyre. Anëtarët do të emërohen nga Kuvendi, përveç dy (2) anëtarëve të Bordit të cilët do të emërohen nga PSSP pas konsultimeve me Qeverinë. Për emërimet e para që pasojnë hyrjen në fuqi të këtij Ligji, shtatë (7) anëtarë do të emërohen për afat prej një (1) viti dhe tetë (8) anëtarë do të emërohen për afat prej dy (2) mvjetëve, e që mund të ripërtërihet edhe për një afat tjetër prej dy (2) vjetëve. Paskëtaj, afati i emërimit për secilin anëtar do të jetë dy (2) vjet. Emërimet sipas këtij neni do të fillojnë më 1 Qershor 2005.

53.3 Bordi do të përbëhet prej një Anëtari Kryesues dhe katërmbëdhjetë anëtarëve të tjerë, ku të gjithë prej tyre janë të pavarur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Së paku shtatë prej anëtarëve do të jenë nga komuniteti biznesor i Kosovës.

53.4 Bordi do të paguajë shuma të tilla për punën e anëtarëve për ditët ose gjysmat e ditëve që ata kryejnë punën e anëtarëve.

53.5 Kuvendi mund të largojë një ose më tepër anëtarë të Bordit me këshillën e Qeverisë, nëse përcakton se anëtari/ja është i papërshtatshëm të ekzekutojë fonksionet e tij/saj ose është në pozitë të konfliktit të interesit që bie ndesh me Nenin 55.5, përveç se çdo anëtar i Bordit i emëruar nga PSSP mundet të largohet vetëm nga PSSP mbi të njëjta shkaqe pas konsultimeve me Qeverinë. Kuvendi ose PSSP, sit ë jetë e duhur, do të emërojnë një anëtarë të ripër të zëvendësuar ndonjë anëtar i cili është larguar sipas këtij neni, ose ka dhënë dorëheqje nga anëtarësia në Bord ose është bërë i paaftë të kryej funksionet e tija/saja. Anëtari i emëruar kështu do të shërbejë për pjesën tjetër të afatit të anëtarit që është zëvendësuar, dhe emërimi i tillë do të vlerësojë emërimin e parë.

53.6 Bordi është i autorizuar të marrë në punë personel të kualifikuar, të blejë pajisje të nevojshme për të kryer funksionet e tij dhe të ngrejë zyra prej ku do veprojë.

Roli i Bordit

Neni 54

54.1 Bordi ka juridiksion të pranojë ankesat kundër: a. vendimit të Departamentit të Ankesave; b. vlerësimit në gjendje rreziku sipas Nenit 19; c. vlerësimit ose përcaktimi tjetër zyrtar të Drejtorit në rastin kur

Departamenti i ankesave nuk ka dorëzuar vendimin brenda 60 ditëve sipas Nenit 52.8;

d. vendimeve zyrtare sipas legjislacionit tjetër në Kosovë që parashikon ankesat para këtij Bordi.

Page 38: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

38

54.2 Personi që paraqet ankesë në Bord ka barrën të provojë që vendimi, vlerësimi dhe përcaktimi kundër të cilit ka ngritur ankesë është i pasaktë.

54.3 Në shqyrtimin e vendimeve, vlerësimeve dhe përcaktimeve sipas Nenit 54.1, Bordi, duke iu nënshtruar Neneve 54.4 dhe 54.5, do të shqyrtojë dëshmitë, dokumentet dhe provat e tjera të paraqitura nga personi që ankohet në Bord dhe nga ATK. Bordi pastaj do të bëjë gjetjet e veta të fakteve dhe konkluzionet e veta të ligjit.

54.4 Përveç rastit kur zbatohet Neni 54.5, dëshmitë, dokumentet dhe provat e tjera të paraqitura nga personi që ankohet në Bord dhe nga ATK do të kufizohet në të njëjtën sasi provash që është siguruar në lidhje me vendimin, vlerësimin dhe përcaktimin e mëparshëm kundër të cilave është bërë ankesë sipas Nenit 54.1.

54.5 Bordi mundet të lejojë një person të bëjë ankesë në Bord ose ATK për të paraqitur prova të reja aty ku Bordi bindet se: a. Një prove e tillë nuk ka qenë në dispozicion në kohën e vendimit,

vlerësimit ose përcaktimit kundër të cilët është ngritur ankesa sipas Nenit 54.1; dhe

b. pranimi i një prove të tillë është i nevojshëm për të shmangur padrejtësi të dukshme ndaj personit që ka ngritur ankesë në Bord ose në ATK.

54.6 Vendimi i Bordit do të lëshohet me shkrim dhe do të jetë detyrues si për personin që është ankuar në Bord ashtu edhe për Drejtorin derisa nuk ndryshohet ose anulohet nga Gjykata.

Procedurat për Bord

Neni 55

55.1 Ministri i Financave dhe Ekonomisë mundet me kërkesën e Bordit të vendosë një pagesë përdorimi për personat që paraqesin ankesa në Bord.

55.2 Anëtari kryesues do të emërojë një panel ankimimi i përbërë nga deri në tre anëtarë për dëgjuar ankesën e sjellë përpara tij. Rastet do të caktohen në mënyrë të rastësishme dhe anëtarët e secilit panel do të qarkullojnë.

55.3 Koha dhe vendi i seancave të Bordit do të përcaktohen nga Anëtari Kryesues me qëllim për t’i siguruar një mundësi të arsyeshme personit që do të parqitet para Bordit me sa më pak shqetësime dhe shpenzime që të jetë e mundur.

55.4 Paneli i ankesave do të dëgjojë provat sipas Nenit 54.3, do të diskutojë rastin si panel dhe do të lëshojë një opinion me shkrim, duke përfshirë gjetjet e fakteve ose opinionin e Bordit, brenda 30 ditëve pas përfundimit të seancës.

55.5 Anëtari nuk do të marrë pjesë në panelin e ankesave në rast kur ka mundësi për konflikt të interesit në sajë të marrëdhënieve familjare, marrëdhënieve biznesore ose ndonjë faktori tjetër.

55.6 Anëtarët e Bordit do të ruajnë konfidencialitetin për të gjitha informatat dhe të dhënat e tatimpaguesit të marra. Ky obligim do të vazhdojë madje edhe pasi të ketë përfunduar afati i tyre i emërimit.

Rishqyrtimi juridik

Neni 56

Page 39: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

39

Kundër vendimeve të Bordit mund të bëhet ankesë në gjykatë të juridiksionit competent me kusht që ankesat e tilla të jenë pranuar brenda 60 ditëve nga pranimi i njoftimit të vendimit të Bordit.

Detyrimi për të paguar gjatë procedurës së ankesave

Neni 57

57.1 Pavarësisht nëse personi ka paraqitur apo jo ankesë në Departamentin e Ankesave ose Bordin e pavarur për Rishqyrtime, detyrimi tatimor sipas këtij ligji do të mbetet detyrim dhe i pagueshëm.

57.2 Pavarësisht nga Neni 57.1, ndalohet mbledhja e detyrueshme e tatimit derisa të mos ketë kaluar afati brenda të cilit tatimpaguesi mund të paraqesë ankesë në Departamentin e Ankesave sipas Nenit 52.2, ose derisa Departamenti i Ankesave të mos ketë marrë vendimin sipas Nenit 52.6, cilido qoftë afati më i fundit.

57.3 Përveç rastit kur pasuria e konfiskuar është e tillë që prishet, pasuria e konfiskuar nga ATK nuk do të shitet ose përndryshe të tjetërsohet deri në kalimin e periudhës 60 ditëshe pas dorëzimit të njoftimit për konfiskim sipas Nenit 28.5, ose deri në përfundimin e procedurave të ankesave (përveç rastit të Nenit 56) të parashikuara në këtë ligj, cilido qoftë afati më i fundit. Aty ku pasuria e konfiskuar është shitur ose përndryshe është tjetërsuar, të gjitha paratë do të mbahen nga ATK për kreditim të tatimpaguesit derisa të jetë zgjidhur përfundimisht çështja për të cilën është ngritur ankesa, në të cilën kohë do të bëhet rimbursimi i tatimpaguesit sipas Nenit 57.4 ose do të bëhet ulja nga shuma e pashlyer sipas Nenit 57.5, sipas rastit.

57.4 Në qoftë se lënda për të cilën është bërë ankesë, është zgjidhur përfundimisht në favor të tatimpaguesit, ATK do t’i kthejë çdo tatim të paguar tepër, së bashku me interesin e llogaritur në shkallën e përcaktuar nga Ministria e Financave dhe ekonomisë në lidhje me secilin muaj kalendarik në mes të datës së pagesës nga tatimpaguesi dhe datën kur ATK i referon për pagesë rimbursimin Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

57.5 Në qoftë se lënda për të cilën është bërë ankesa është zgjidhur përfundimisht në favor të ATK, tatimpaguesi do të paguajë tatimin e pashlyer, sanksionet dhe interesin që ka lindur deri kur është zgjidhur lënda.

Përfaqësuesit e tatimpaguesit Neni 58

58.1 Tatimpaguesit mund të marrin pjesë në secilin aspekt të një procedure tatimesh

përmes një përfaqësuesi të tatimpaguesit. 58.2 Në rastin e personave juridikë, përfaqësuesit e tatimpaguesit mund të përfshijnë

pronarin e një veprimtarie të biznesit, kryetarin, drejtorin, menaxherin, ose administratorin e një personi juridik, përfaqsuesin e falimentimit të një organizate në likuidim, kujdestarin e mallrave për një biznes në gjendje

Page 40: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

40

insolvente, administratorin ose trashëgimtarët e një pasurie dhe çdo person tjetër me autorizim me shkrim për të përfaqësuar tatimpaguesin.

58.3 Në rastin e personave fizikë, përfaqsuesit e tatimpaguesit mund të jenë një avokat, kontabilist me çertifikatë ose agjent tjetër me autorizim me shkrim për të përfaqësuar tatimpaguesin.

58.4 Kompetenca dhe detyrat e një përfaqësuesi të tatimpaguesit do të jenë të kufizuara brenda termave të marrëveshjes me shkrim.

58.5 Pjesëmarrja e një përfaqësuesi të tatimpaguesit në çdo procedurë tatimore nuk e zhvesh tatimpaguesin nga të drejtat e tij ose saj personale për të marrë pjesë në këtë procedure dhe nuk i heq të drejtën ATK-së për të pasur qasje tek tatimpaguesi.

58.6 Një person i cili është tatimpagues jo-rezident sipas legjislacionit të zbatueshëm tatimor duhet të informojë ATK për përfaqësuesit e tij brenda tri javëve pasi të ketë filluar të sigurojë të ardhura ose të ketë blerë pasuri në Kosovë.

Konfidecialiteti i informatave tatimore

Neni 59

59.1 Zyrtari ose personi tjetër i cili ka qasje tek informatat e tatimpaguesit nuk mund të t’ia bëjë të njohura këto informata asnjë personi tjetër përveç rastit kur kjo gjë është e nevojshme në procedurat tatimore ose është parashikuar përndryshe në këtë nen.

59.2 Pavarësisht nga Neni 59.1, një zyrtar tatimor mund t’u bëjë të njohura informata për tatimpaguesin personave vijues: a. Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, aty ku ato informata janë të

nevojshme për qëllime zyrtare; b. Zyrës së Statistikave të Kosovës, dhe Regjistrin e Bizneseve në Kosovë për

shfrytëzim në përpilimin e statistikave ose për qëllime tjera analitike me kusht që informatat e nxjerra nga procedurat tatimore janë në një formë që nuk identifikon tatimpaguesit në veçanti;

c. Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës për një qëllim të autorizuar nga Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2001/35 “Mbi Pensionet në Kosovë”;

d. Institucionin e Ombudspersonit të themeluar sipas Regullores së UNMIK-ut Nr. 2000/38 “Mbi Themelimin e Institucionit të Ombudspersonit në Kosovë,” për përdorim në zgjidhjen e ankesave të tatimpaguesit;

e. Njësinë e Hetimeve Financiare të themeluar sipas Urdhëresës Administrative të UNMIK-ut Nr. 2003/3, Qendra Informative Financiare e themeluar sipas Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2004/2 “Mbi pengimin e pastrimit të parave dhe veprave të ngjashme penale dhe agjencitë tjera detyruese për shfrytëzim në: (i) hetime të çështjeve tatimore: (ii) ndjekje penale të çështjeve tatimore: (iii) hetime të shkeljeve tjera penale në Kosovë aty ku është marrë miratimi paraprak nga Gjykata;

f. Gjykatat për përdorim në rastet e lidhura me tatimet; g. Zyrën e Revizionit të Kosovës për qëllim të revizionit të ATK në përputhje

me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2002/18, “Mbi Revizionin e Përgjithshëm në Kosovë”;

Page 41: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

41

h. agjentët e tjerë ose të punësuarit e ATK gjatë dhe për qëllim të kryerjes së detyrave të tyre zyrtare;

i. autoritetet tatimore të një vendi të huaj në përputhje me traktatet ose marrëveshjet ndërkombëtare;

j. autoritetet doganore, për qëllime të administrimit të legjislacionit doganor; k. çdo person, kur tatimpaguesi është dënuar për mashtrim ose kur informatat

përmbajnë një listë të personave të regjistruar për TVSh me qëllim që personat të verifikojnë nëse janë duke bërë biznes me një person të regjistruar për TVSh.

59.3 Tatimpaguesi mund të çlirojë çdo person nga detyrimi i konfidecialitetit. Lirimi i tillë duhet të jetë me shkrim dhe mund të kufizohet në dhënien e informatave të caktuara ose t’i shfrytëzojë për një qëllim të veçantë.

Udhëzimet Administrative

Neni 60 Ministri i Financave dhe Ekonomisë do të nxjerrë Udhëzime Administrative në zbatim të këtij ligji. Çdo dispozitë e udhëzimeve që është në kundërshtim me këtë ligj nuk ka force juridike.

Ligji në fuqi

Neni 61

ky Ligj do të zëvendësojë Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2000/20 mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat dhe do të nxjerrë nga përdorimi çdo dispozitë në ligjin në fuqi që është në kundërshtim me të.

Hyrja në fuqi Neni 62

Ky Ligj do të hyjë në fuqi më 1 Maj 2005. Ligji Nr.2004 / 48 27 shtator 2004

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Akademik Nexhat Daci

Page 42: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

42

Page 43: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

43

Page 44: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

44

Page 45: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

45

UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr. 05/2005,

Datë 29.04.2005

MBI

IMPLEMENTIMIN E LIGJIT Nr. 2004/48

‘MBI

ADMINISTRATËN TATIMORE DHE PROCEDURAT’

Në përputhje me nenin 60 të Ligjit Nr. 2004/48 “Mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat” të nxjerrë përmes Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2005/17, Ministria e Financave dhe Ekonomisë jep Udhëzimin Administrativ vijues për implementimin e e këtij Ligji:

Neni 1 Përkufizimet

‘Ligj’ nënkupton Ligjin Nr. 2004/48 “Mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat”.

‘MFE’ nënkupton the Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

‘Rregullorja’ nënkupton Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2005/17 “Mbi Nxjerrjen e

Ligjit mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat”.

‘ATK’ nënkupton Administratën Tatimore të Kosovës.

Neni 2

Deklaratat tatimore Neni 1.1 i Ligjit përfshinë definicionin e “deklaratës tatimore” që është relevant për qëllime të ndëshkimeve për deklaratat tatimore të dorëzuara me vonesë apo të mosdorëzuara dhe për deklaratat tatimore të pasakta. Deklaratë tatimore nënkupton çdo formular tatimor të dorëzuar për çdo lloj tatimi të implementuar në Kosovë që nga viti 1999 që administrohet nga ATK, përfshirë formularët për tatimet në burim dhe kontributet pensionale të vjelura nga ATK, por duke përjashtuar:

formularët tatimor të përdorur për pagesat e kësteve për tatimin në fitim, tatimin në të ardhurat e korporatave dhe tatimin në të ardhurat personale (në lidhje me bizneset të cilat kërkohet ose vendosin të paguajnë tatimin mbi fitimin “real” e jo në bazën e paragjykuar) – këta formularë do të konsiderohen si pagesë tatimore e jo deklarata tatimore por aty ku

Page 46: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

46

formularët e tillë janë dorëzuar me vonesë, ndëshkimet për pagesë me vonesë dhe interesi do të aplikohen.

formularët tatimor të përdorur në lidhje me tatimet e vjelura nga agjentët mbledhës të ATK-së, domethënë Shërbimi Doganor i UNMIK-ut (për TVSh-në në importe) dhe Njësia për Regjistrimin e Automjeteve e Ministrisë së Shërbimeve Publike (për tatimin në rrugë për automjete).

Neni 3

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK)

Neni 2.1 i Ligjit specifikon se ATK do të ketë statusin e një Agjencioni Ekzekutiv dhe po ashtu i atribuon ATK-së ‘autonomi të plotë operacionale’ përbrenda MFE-së. Kuptimi i kësaj shprehje është se MFE do të vazhdojë të ketë një rol ekskluziv në formulimin e të hyrave të përgjithshme dhe politikat tatimore për qeverinë dhe ATK do të vazhdojë të japë të dhëna statistikore të nevojshme për këtë formulim. Administrimi i tatimeve nga perspektiva operacionale do të jetë tërësisht autonome dhe jashtë kontrollit të Ministrit të MFE-së me përjashtime të caktuara të cilat janë të specifikuara në Ligj sikurse janë:

involvimi në emërimin e Drejtorit të ATK-së; involvimi në emërimin e anëtarëve të Bordit të Pavarur për Rishqyrtime

përmes të qenurit anëtar i Qeverisë; miratimi i shlyerjes së detyrimeve tatimore në përputhje me rregullat e

specifikuara në Ligj dhe këtë Udhëzim Administrativ; dhe miratimi dhe publikimi i shkallëve të interesit për pagesa me vonesë të

tatimit dhe rimbursimet e vonuara. Neni 2.3 i Ligjit specifikon se ATK do të vjel të hyrat më të larta të mundshme praktike por duke pas parasysh burimet në dispozicion për ATK, ngritjen e përmbushjes me ligjet tatimore (posaçërisht përmbushjes vullnetare), dhe shpenzimeve të përmbushjes së tatimpaguesve. Shprehja ‘vjelja e të hyrave më të larta që janë praktike’ nuk duhet të lexohet e veçantë dhe ATK nuk duhet të shpërdorë autorizimet e saja vetëm e vetëm të arrijë caqet e të hyrave. ATK duhet gjithashtu të marrë parasysh shpenzimet e vjeljes dhe nuk duhet të shpërfill shpenzimet e përmbushjes të tatimpaguesve.

Neni 4 Drejtori i ATK

Nenet 3.1 dhe 3.2 të Ligjit specifikojnë se procesi i emërimit dhe shkarkimit të Drejtorit të ATK-së do të kalojë përmes tri shkallëve vijuese: Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Qeveria dhe PSSP. Ministri i MFE-së do të bëjë një rekomandim për emërimin e Drejtorit të ri vetëm nëse propozimi paraprak për shkarkimin e Drejtorit ekzistues është prezantuar dhe është dhënë evidencë e mjaftueshme se shkarkimi është për shkak të shkeljeve të cekura në Nenin 3.2 të Ligjit, apo pozita është e zbrazur, apo është dhënë dorëheqje e parevokueshme nga Drejtori ekzistues. Shkallët më të larta munden gjithnjë të refuzojnë propozimin e bërë nga shkalla më e

Page 47: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

47

ulët. Të gjitha autorizimet, punët dhe detyrat e vëna me Nenin 3.3 të Ligjit mbi Drejtorin e ATK-së dhe aty ku ai/ajo vendos t’u delegojë vartësve të tij/saj sipas Nenit 7.1, nga 1 Maji 2005, janë të përfshira në Matricën e Delegimit e cila i është bashkëngjitur si Aneks këtij Udhëzimi Administrativ. Ndryshimet në të ardhmen në matricën e Delegimit mund të bëhen nga Drejtori i ATK-së pa pasur nevojën të freskojë këtë Udhëzim Administrativ.

Neni 5 Vendimet shpjeguese publike

Neni 9.4 i Ligjit specifikon se Vendimet Shpjeguese Publike të lëshuara nga Drejtori i ATK-së nuk janë detyruese për personat që janë të detyruar të paguajnë tatimin sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë. Kjo nënkupton se personat që janë të detyruar për tatime e të cilët nuk pajtohen me përmbajtjen e vendimeve shpjeguese publike janë të lirë të përdorin një interpretim tjetër të legjislacionit tatimor. Drejtori i ATK-së nuk mundet t’i detyrojë personat që detyrohen për tatim të jenë të detyruar përmes vendimeve shpjeguese publike por ai/ajo do të sigurohet që zyrtarët tatimor të ATK-së të ndjekin vendimet shpjeguese publike të lëshuara nga ATK.

Neni 6 Vendimet shpjeguese individuale

Neni 10.2 i Ligjit specifikon se vendimet shpjeguese individuale lëshohen kur tatimpaguesit individualisht kërkojnë interpretim të dispozitave tatimore të veçanta në lidhje me rastet e veçanta praktike. Vendimet e tilla shpjeguese individuale janë detyruese si për ATK-në ashtu edhe për tatimpaguesit që kërkojnë vendime të tilla vetëm deri në masën sa tatimpaguesi ka treguar tërësisht dhe realisht faktet dhe aspektet e posaçme të rastit që ai/ajo kërkon të interpretohet në lidhje me dispozitat e aplikueshme tatimore. Por nëse tatimpaguesi kërkon një interpretim të përgjithshëm të dispozitës së dhënë të legjislacionit tatimor pa bërë ndonjë referencë për një rast të posaçëm ATK mund të japë këshillë jodetyruese dhe/ose, nëse është e duhur, të lëshojë një vendim shpjegues publik për atë dispozitë.

Neni 7 Krijimi dhe mbajtja e regjistrimeve

Neni 12.2.a i Ligjit specifikon se tatimpaguesit, personat e tatueshëm dhe agjentët e mbajtjes në burim kërkohet të krijojnë dhe mbajnë regjistra për një periudhë prej së paku 6 vjet pas përfundimit të periudhës tatimore në të cilën detyrimi tatimor ka lindë. Meqë periudhat e mbajtjes së librave dhe regjistrimeve dallohen për lloje të ndryshme të tatimeve përpara miratimit të Ligjit, kjo dispozitë do të ketë efekt për periudhat që fillojnë me ose pas 1 Majit 2005. Për periudhat tatimore që kanë filluar para 1 Majit 2005 periudhat e mbajtjes të specifikuara në legjislacionin tatimor përkatës do të vazhdojnë të kenë efekt.

Page 48: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

48

Neni 8 Qasja në libra, regjistrime, kompjuterë dhe pajisje tjera të ngjashme për

ruajtjen e regjistrimeve Neni 13.1 i Ligjit specifikon se si rregull të përgjithshëm, ATK do t’u japë njoftim paraprak tatimpaguesve mbi qëllimin e saj t’i qaset objekteve të biznesit të tyre dhe/ose t’i verifikojë librat dhe regjistrimet e tyre. Në atë rast, ATK do të japë njoftim parak minimum prej 3 ditëve Një përjashtim në këtë rregull të përgjithshëm aplikohet në ‘rrethana përjashtuese që për mendimin e Drejtorit kërkohet ndryshe’ aty ku ATK mund të ketë qasje të plotë dhe të lirë në çdo objekt ku kryhet puna, libër, regjistrim, kompjuter ose pajisje të ngjashme për ruajtjen e regjistrimeve pa dhënë njoftim paraprak. Rrethanat e tilla përjashtuese do të dalin vetëm aty ku Drejtori konkludon se qasja mund t’i sigurojë atij/asaj materiale relevante për ndonjë obligim tatimor dhe të ushtrohet në situatat sikurse janë, por nuk kufizohet në to:

ATK posedon informata se tatimpaguesi synon të fsheh, manipulojë apo shkatërrojë tatimin ose evidencë tjetër financiare sikurse janë librat, regjistrat, rezervat e mallrave, etj

ATK ka indikacione se tatimpaguesi synon të lëshojë Kosovën duke lënë obligimet tatimore të pashlyera. Evidenca e tillë mund të përfshijë kërkesën për vizë në një ambasadë të huaj, një tërheqje të pazakonshme ose transfer tjetër bankar të parave jashtë vendit, etj;

ATK posedon informata se faktet e raportuara nga tatimpaguesi janë shumë larg nga e vërteta dhe saktësia – kështu qasja e menjëhershme tek objektet, librat dhe regjistrimet e tatimpaguesit mund të rezultojë në evidencë materiale për të rindërtuar tërë gjendjen tatimore dhe për të përcaktuar detyrimin tatimor.

Nevoja për të dhënë njoftim paraprak gjithashtu nuk do të jetë e nevojshme aty ku tatimpaguesi fton ose përndryshe lejon ATK-në të vizitojë objektet e tija të biznesit, p.sh. për vizitë edukative.

Neni 9 Vlerësimi, Vetë-vlerësimi dhe mekanizmat e mbajtjes në burim

Në përputhje me Nenin 16.1 të Ligjit, si parim i përgjithshëm në Kosovë tatimet kryesisht do të vetë-vlerësohen. Vetë-vlerësim nënkupton se tatimpaguesit, dhe ata që kërkohet të mbajnë në burim tatimet në emër të tjetërkujt, e kanë për detyrë të llogarisin detyrimin e tyre tatimor dhe kjo do të konsiderohet si një vlerësim i tatimit për pagesë dhe sa duhet. ATK do të përpiqet të ndihmojë tatimpaguesit të vetë-vlerësojnë, por nuk ka arsyetim për tatimpaguesin të thotë se nuk është i detyruar për tatim thjeshtë sepse nuk është informuar nga ATK.

Neni 10 Kufizimet kohore për vlerësimet

Page 49: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

49

Neni 18 i Ligjit specifikon kufizimet kohore për ATK-në në kryerjen e një vlerësimi. Kjo është vënë me 6 vjet nga data kur deklarata tatimore për të cilën është bërë vlerësimi ka qenë obligim. Për shembull, një deklaratë tatimore e TVSh-së për muajin Tetor 2005 është obligim deri më 30 Nëntor 2005. ATK mundet të bëjë një vlerësim sipas Neneve 17 ose 19 më ose përpara 30 Nëntorit 2011. Por nëse tatimpaguesi, me synim të evazionit tatimor, qoftë duke mos dorëzuar deklaratën tatimore ose e dorëzon një deklaratë tatimore që është përcaktuar si e pasaktë, ose kryen vepër mashtrimi, kufizimi kohor i sipërm nuk ka fuqi dhe mund të bëhet vlerësim kurdo.

Neni 11 Vlerësimi në rast rreziku

Në rastet kur Drejtori i ATK-së vendos të bëjë një vlerësim rreziku sipas Nenit 19 të Ligjit, do të lëshohet një Njoftim i Vlerësim Rrezikut. Njoftim i Vlerësim Rrezikut do të përmbajë të gjitha detajet e specifikuara në Nenin 20 të Ligjit plus një kërkesë për pagesë të menjëhershme të shumës obligative. Një njoftim i vlerësim rrezikut gjithashtu duhet të përfshijë një shënim për tatimpaguesin mbi të drejtën e tatimpaguesit që drejtpërdrejt të ngrejë ankesë në Bordin e Pavarur për Rishqyrtime.

Neni 12

Urdhër-pagesat Neni 23.1 i Ligjit specifikon nocionin e urdhër-pagesave, e që është relevant posaçërisht kur të jetë bërë një pagesë e pjesshme. Për shembull, një tatimpagues ka një detyrim tatimor gjithsej 1,000 euro në TVSh, si vijon: 600 euro TVSh + 200 euro ndëshkime + 200 euro interes. Administrata Tatimore konfiskon një aset të borxhliut dhe e shet përmes ankandit publik për 1,000 euro. Kostoja administrative për konfiskimin, shërbimet e ruajtjes, transportimi dhe shpenzimet e ankandit është 100 euro. Duke përcjellë rendin e pagesave të specifikuar në Nenin 23.1 të Ligjit rezultati do të jetë:

1. Shpenzimet e mbledhjes - 100 euro 2. Ndëshkimet - 200 euro 3. Interesi - 200 euro 4. Tatimi - 600 euro 5. Gjithsej 1,100 euro Minus shuma e mbledhur 1,000 euro

Bilanci i mbetur i obligimit tatimor 100 euro

Neni 13 Kreditimet dhe rimbursimet

Sipas Nenit 24.4 të Ligjit, tatimpaguesit të cilët kërkojnë rimbursim për tatimet e paguara më tepër apo me gabim do të dorëzojnë një Formular të Kërkesës për Rimbursim në zyrën tatimore të juridiksionit të tyre. Kërkuesi do të sigurojë të

Page 50: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

50

dhëna specifike që lidhen me kërkesën sikur që është shuma e tatimit të kërkuar si rimbursim, lloji i tatimit, periudha tatimore në të cilën është paguar tatimi tepër ose me gabim, banka dhe llogaria bankare ku ai/ajo dëshiron që rimbursimi t’i bartet. Administrata Tatimore do të përpiqet të kompletojë përpunimin e kërkesës për rimbursim brenda 60 ditëve nga data kur është dorëzuar kërkesa për rimbursim. Për të shmangur procedurat burokratike në lidhje me kërkesat e vogla, kërkesat për rimbursim për shumat e vogla dhe ato që i përkasin tatimpaguesve me rrezik të vogël (d.m.th. atyre që kanë histori të suksesshme të kërkesave të pranueshme në të kaluarën) do të përpunohen menjëherë duke verifikuar vetëm regjistrimet në dispozicion të Administratës Tatimore dhe jo edhe librat dhe regjistrimrt e tatimpaguesit. Administrata Tatimore mban të drejtën që më vonë të kontrollojë regjistrimet e tatimpaguesit dhe nëse gjendet se tatimpaguesi nuk ka pasur të drejtë për atë rimbursim, ndëshkimet dhe interesi do të aplikohen mbi shumën e rimbursimit të kërkuar dhe të përpunuar me gabim në të njëjtën mënyrë sikur të ishte obligim tatimor dhe për pagesë ndaj ATK-së.

Neni 14 Barrët

Një barrë e dorëzuar nga ATK në përputhje me Nenin 27 të Ligjit është një instrument detyrues për të detyruar tatimpaguesin të paguajë detyrimet tatimore të pashlyera. Duke vënë një barrë mbi një pasuri të tatimpaguesit borxhli, ATK sigurohet se pasuria nuk do të transferohet, shitet apo të ekspozohet për shitje nga tatimpaguesi. Një barrë mund të dorëzohet në secilën zyrë përgjegjëse për regjistrimin e pronës në Kosovë sikur Agjencioni Kadastral i Kosovës, Regjistri i Banesave, Njësia për Regjistrimin e Automjeteve, Regjistri i Transaksioneve të Siguruara, etj., dhe tregon se pronari i pasurisë i ka një borxh tatimor ATK-së. Zyrat e regjistrimeve të sipërpërmendura kërkohet të regjistrojnë çdo transaksion në lidhje me atë pasuri për të cilën është dorëzuar barra derisa të jenë lajmëruar zyrtarisht për lirim nga barra nga ATK.

Neni 15 Urdhër-vjeljet

Një urdhër-vjelje është instrument konfiskimi përmes së cilës të drejtat e pronësisë mbi pasurinë, pronën apo të ardhurat transferohen nga tatimpaguesit borxhlinj në ATK. Sipas nenit 28 të Ligjit ATK ka të drejtë të shesë përmes ankandit publik çdo pasuri gjësend të konfiskuar dhe të zbatojë paratë nga shitja ndaj detyrimit të tatimpaguesit borxhli. Çdo aksion për të vjelur tatimet përmes urdhër-vjeljeve duhet të fillojë brenda 6 vjetëve pasi të jetë bërë vlerësimi i tatimit. Ky kufizim kohor shtyhet pakufizim nëse është inicuar një rast në gjyq qoftë nga tatimpaguesi apo ATK.

Neni 16 Fshirja e tatimit që nuk mund të mblidhet

Në lidhje me Nenin 36 të Ligjit, rrethanat kur ATK konsideron se tatimi është i pambledhshëm dhe si i tillë duhet të fshihet, janë me sa vijon:

Page 51: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

51

tatimpaguesi ka vdekur dhe nuk ka perspektivë që ajo të arkëtohet nga prona e tatimpaguesit;

tatimpaguesi ka lëshuar përgjithmonë Kosovën; tatimpaguesi ka falimentuar dhe paratë nga procesi i insolvencës apo

likuidimit nuk mund të plotësojnë në tërësi borxhet ndaj ATK-së; ATK vazhdimisht ka dështuar të gjejë tatimpaguesin e involvuar; ATK vazhdimisht është përpjekur por ka dështuar të detyrojë vjeljen e

borxhit tatimor, dhe rrethana tjera të ngjashme. Çdo propozim për MFE-në që të fshijë ndonjë detyrim tatimor do të bëhet me shkrim dhe duhet të propozohet nga një komision prej tre anëtarëve i kryesuar nga Drejtori i ATK-së. Çdo propozim për të rivendosur një detyrim të fshirë gjithashtu do t’i jepet MFE-së dhe do të bëhet vetëm aty ku tatimpaguesi ka keqparaqitur faktet para vendimit për fshirje. Detyrimi tatimor që është fshirë nuk mund të rivendoset aty ku arsye e vetme për rivendosjen e tillë është se tatimpaguesi ka marrë të ardhura pas vendimit për fshirje, përveç nëse është e qartë se tatimpaguesi ka pas të drejtë të marrë ato të ardhura në kohën e vendimit për fshirje.

Neni 17 Të ardhurat ilegale

Sipas Nenit 37 të Ligjit çdo e ardhur që ka dalë nga veprimtaritë ilegale dhe/apo kriminale të dënueshme sipas legjislacionit të Kosovës, i nënshtrohet tatimit. Trajtimi i tillë nuk nënkupton se këto veprimtari janë të legalizuara duke paguar tatimet përkatëse. Këto veprimtari do të mbeten ilegale dhe ndiqen penalisht sipas legjislacionit të Kosovës.

Neni 18 Ri-karakterizimi i marrëveshjeve

Sipas Nenit 38 të Ligjit, ATK mundet të ri-karakterizojë marrëveshjet në mes të tatimpaguesve aty ku:

nuk ka efekt thelbësor ekonomik p.sh. një tatimpagues në mënyrë të vazhdueshme shet me një çmim të ulët sesa çmimi i blerjes.

forma e transaksionit nuk reflekton substancën e tij ekonomike. p.sh. një tatimpagues i dhuron mallra një institucioni bamirësie të financuar nga ai dhe merr zbritje të kontributeve për qëllime të tatimeve në të ardhura, dhe institucioni bamirës i shet mallrat me vlerën e tregut pa qenë i nënshtruar tatimit.

është vendosur një skemë për të shmangur tatimet.

Neni 19 Nëndeklarimi i të ardhurave dhe arkëtimet e shmangura

Sipas Nenit 41 të Ligjit, ATK ka autoritet të rivendosë të ardhurat e tatimpaguesve

Page 52: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

52

standardi i jetesës së të cilëve nuk përputhet me të ardhurat e deklaruara sipas legjislacionit tatimor në Kosovë. p.sh. aty ku tatimpaguesi deklaron se nuk ka pasur të ardhura gjatë periudhës tatimore dhe në ndërkohë fillon ndërtimin e një shtëpie të shtrenjtë ose blen një automjet të shtrenjtë (financimi për të cilat nuk mund t’i atribuohet të ardhurave të patatueshme sikurse është marrja e një gjësendi të trashëguar, parave të dërguara nga të afërmit jashtë vendit, etj), ATK mundet të rillogarisë të ardhurat e tatimpaguesit duke e trajtuar atë sikur të ketë marrë shumën e të ardhurave të investuara.

Neni 20 Mosdorëzimi i deklaratës tatimore

Sipas Nenit 43 të Ligjit, ndëshkimi për mosdorëzim të deklaratës tatimore me kohë është vendosur me 5% në muaj ose pjesë të muajit të vonesës me një maksimum prej 25% të vendosur si kapak. Nëse për shembull një deklaratë e TVSh-së me një obligim tatimor prej 1,000 euro është dashur të kryhet deri më 31 Maj 2005 dhe është dorëzuar më 19 Dhjetor 2005, shuma e këtij ndëshkimi do të jetë 5% për Qershor + 5% për Korrik + 5% për Gusht + 5% për Shtator + 5% për Tetor =25% x 1,000 euro=250 euro. Nuk do të vazhdojnë të aplikohen ndëshkimet për Nëntor dhe Dhjetor 2005. Kuptimi i shprehjes ‘pjesë e muajit’ i referohet periudhave më të shkurta se muaji kalendarik dhe përfshinë rastet vijuese: fjala vjen, një deklaratë tatimore do të duhet të dorëzohet më 15 Maj 2005 dhe është dorëzuar më 6 Qershor 2005. Ndëshkimi do të aplikohet dhe mbetet në të njëjtin nivel prej 5% për periudhën 16 deri 31 Maj 2005 dhe do të aplikohet dhe mbetet në të njëjtin nivel prej 5% për periudhën 1 Qershor deri 6 Qershor 2005. Ose, nëse një deklaratë tatimore duhet të dorëzohet më 30 Shtator 2005 dhe është dorëzuar më 1 Tetor 2005, ndëshkimi do të aplikohet me nivelin e njëjtë prej 5% për vonesë për pjesë të muajit.

Neni 21 Mospagesa

Sipas Nenit 44 të Ligjit, ndëshkimi për mospagesë me kohë është vënë me 2% në muaj ose pjesë të muajit të vonesës me një maksimum prej 12 muajve si kapak. Nëse për shembull një deklaratë e tatimit në të ardhura me një obligim tatimor prej 1,000 euro është dashur të kryhet deri më 31 Mars 2006 dhe është dorëzuar më 20 Maj 2007, shuma e këtij ndëshkimi do të jetë 12 muaj x 2% x 1,000 euro= 240 euro. Kështu, nuk do të vazhdojë të aplikohet për Prill dhe Maj 2007. Shprehja ‘pjesë e muajit’ ka të njëjtin kuptim si në Nenin 21 më lartë.

Neni 22

Nëndeklarimi i tatimit dhe mbideklarimi i rimbursimeve tatimore Në lidhje me Nenin 45.1.a të Ligjit, shprehja ‘neglizhencë ose pakujdesi e madhe’ do t’i referohet rasteve kur është bërë diçka, ose nuk është bërë, në mënyrën që sugjeron ose lë të kuptohet një nivel i lartë i mospërfilljes për pasojat, sikurse janë ato në vijim:

Page 53: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

53

një tatimpagues, gjatë kohës së llogaritjes së detyrimit të tij tatimor ose kërkesës për rimbursim, me hamendje trajton tatimin për artikuj të caktuar se sa të kërkojë këshillë nga ATK ose një këshilltar tatimor;

një tatimpagues, gjatë kohës së llogaritjes së detyrimit të tij tatimor ose kërkesës për rimbursim, ka përjashtuar në mënyrë të pavëmendshme dhe paqëllimshme shumë artikuj ose artikuj të rëndësishëm nga, ose ka përfshirë shumë artikuj ose artikuj të rëndësishëm më shumë se një herë, deklaratat e tij tatimore;

një tatimpagues ka mbajtur libra dhe regjistrime të duhura por nuk ka pasur vëmendje të mjaftueshme gjatë një periudhe kohore për të siguruar se çdo gjë është regjistruar dhe është hamendur për shumat e pa regjistruara.

Shumica e gabimeve që rezultojnë nga neglizhenca dhe pakujdesia e madhe janë për shkak të mungesës së dijes mbi çështjet tatimore ose mungesës së vëmendjes gjatë llogaritjes së detyrimeve tatimore por ato nuk reflektojnë një sjellje të qëllimshme për të shmangur ose zvogëluar tatimet. Neglizhencë ose pakujdesi e madhe nuk konsiderohet aty ku tatimpaguesi ka ndërmarrë hapat për të siguruar se deklaratat e tija tatimore janë korrekte por pa fajin e tyre gabimet prapë kanë dalë në ato deklarata tatimore. Në lidhje me Nenin 45.1.b të Ligjit, shprehja ‘synim me paramendim dhe qëllim për të fshehur shumën e tatimit’ do t’i referohet rasteve sikurse janë ato në vijim:

një tatimpagues nuk ka mbajtur libra dhe regjistrime të duhura dhe nuk ka plotësuar deklaratat tatimore me rezultat ku gjendja tatimore është përcaktuar bazuar në regjistrimet dhe informatat e ATK-së;

një tatimpagues qëllimisht ka përjashtuar disa fatura nga deklaratat e tija tatimore ashtu që të zvogëlojë shumën e një detyrimi tatimor, ose të rrisë shumën e një kërkesë për kreditim/rimbursim tatimor;

një tatimpagues qëllimisht ka përfshirë fatura false për të rritur shumën e një kërkese për kreditim/rimbursim tatimor, ose për të ulur shumën e një detyrimi tatimor.

Në lidhje me Nenin 45.2 të Ligjit, aty ku tatimpaguesi nuk dorëzon një deklaratë tatimore, ATK ka për detyrë të llogarisë detyrimin tatimor të tatimpaguesit bazuar në informatat më të mira që ATK posedon, për të rivendosur detyrimin tatimor që është dashur të deklarohet. Në këto raste ATK do të përgatisë një zëvendësim për deklaratën në emër të tatimpaguesit dhe për tatimpaguesin. Ndëshkimet do të aplikohen për pagesë të pamjaftueshme të tatimit në mes të shumës së tatimit të deklaruar nga ATK dhe shumës së tatimit të deklaruar nga tatimpaguesi e që do të konsiderohet të jetë zero.

Neni 23 Moskrijimi dhe mosmbajtja e regjistrimeve

Neni 46.2 parasheh ndëshkime për personat të cilët nuk krijojnë ose nuk mbajnë regjistrime që kërkohen me ligjin e aplikueshëm të Kosovës. Shprehja ‘pakujdesi e madhe’ do t’i referohet rasteve sikurse janë:

Page 54: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

54

një tatimpagues ka kryer biznes por nuk i ka mbajtur librat dhe regjistrimet dhe ka plotësuar deklaratat tatimor bazuar në vlerësime të përafërta (të dihet se tatimpaguesi nuk ka synuar të bëj evazion në pagesën e tatimit por nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar se shuma e saktë e të ardhurave, dhe nëse është e nevojshme shpenzimet, janë regjistruar);

një tatimpagues ka mbajtur libra dhe regjistrime por nuk ka treguar vëmendje të mjaftueshme gjatë një periudhe kohore për të siguruar se çdo gjë është regjistruar dhe me hamendje ka bërë shumat e pa regjistruara ( të dini se tatimpaguesi nuk ka synuar të bëjë evazion në pagesën e tatimit, por nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar se shuma e saktë e të ardhurave – poashtu të dini se numri i rasteve të mosregjistrimit të transaksioneve ka qenë i kufizuar vetëm në një apo dy raste, dhe se veprimet e tatimpaguesit mund të konsiderohen si “pakujdesi” por jo “pakujdesi e madhe” në të cilin rast ndëshkimi për pakujdesi të madhe nuk do të aplikohej);

një tatimpagues ka mbajtur librat dhe regjistrimet por me qëllim të ruajtjes së hapësirës ka gjuajtur regjistrimet në bërllok dhe nuk i ka mbajtur ato për aq vite sa kërkohet.

Shprehja ‘synim me paramendim për të shmangur pagesën e tatimit’ do t’i referohet rasteve sikurse janë:

një tatimpagues ka kryer biznes por nuk ka mbajtur libra dhe regjistrime dhe nuk ka plotësuar deklaratën tatimore (të dini se ekziston supozimi duke pas parasysh sistemin e vetë-vlerësimit të tatimeve se në kësi rrethana tatimi është shmangur me paramendim – gjithashtu nëse ATK dëshiron të ndjek penalisht tatimpaguesin për evazion tatimor sipas Kodit Penal, do të mund të jetë e nevojshme evidencë shtesë nga ATK për të provuar synimin me paramendim);

një tatimpagues ka mbajtur libra dhe regjistrime por ka rënë në dijeni se ai është afër inspektimit nga zyrtarët e ATK-së dhe se pastaj ka shkatërruar librat dhe regjistrimet.

Neni 24

Gabimet nga përfaqësuesit e tatimpaguesve dhe këshilltarët tatimor Neni 48 i Ligjit parasheh për vënien e ndëshkimeve mbi përfaqësuesit e tatimpaguesve dhe këshilltarët tatimor në situata të caktuara. Detyrimi i përfaqësuesit të tatimpaguesit/këshilltarit tatimor për ndëshkimet e tilla është i kufizuar në vendimet e marra vetëm mbi informatat në dispozicion nga tatimpaguesi dhe palët e treta. Përfaqësuesi i tatimpaguesit/këshilltari tatimor nuk detyrohet nëse gabimet në deklaratat tatimore kanë qenë drejtpërdrejtë të atribuara veprimeve të tatimpaguesit për të cilat përfaqësuesi i tatimpaguesit apo këshilltari tatimor nuk ka qenë në dijeni. Shprehja ‘pakujdesi ose interpretim joreal të ligjeve tatimore’ do t’i referohet rasteve sikurse janë:

një përfaqësues i tatimpaguesit/këshilltar tatimor ka përgatitur deklaratat tatimore për një tatimpagues por nuk ka treguar vëmendje të mjaftueshme

Page 55: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

55

gjatë llogaritjes së detyrimit tatimor ose kërkesës për rimbursim dhe si rezultat ka bërë gabime të paqëllimta matematikore të shumta dhe të rëndësishme;

një përfaqësues i tatimpaguesit/këshilltar tatimor ka përgatitur deklaratat tatimore për një tatimpagues por gjatë llogaritjes së detyrimit tatimor ose kërkesës për rimbursim ka harruar të përfshijë artikuj të shumtë dhe të rëndësishëm, ose ka përfshirë artikuj të shumtë dhe të rëndësishëm më shumë se një herë;

një përfaqësues i tatimpaguesit/këshilltar tatimor ka përgatitur deklaratat tatimore për një tatimpagues bazuar rregullat e kaluara të ATK-së dhe Gjykatës (nuk ka rast tjetër me fakte të ngjashme) që janë zëvendësuar me diçka të publikuar së voni e që është në kundërshtim me rregullat e ATK-së dhe Gjykatës.

një përfaqësues i tatimpaguesit/këshilltar tatimor ka kërkuar të pranohen të gjitha shpenzimet e biznesit si zbritje nga të ardhurat pa verifikuar se a janë ato tërësisht të zbritshme për qëllime tatimore.

Neni 25

Shkeljet e TVSh-së Nenet 49.1 dhe 49.2 të Ligjit parashohin ndëshkime për personat e tatueshëm të cilët (a) kryejnë furnizime të tatueshme derisa janë të paregjistruar e kur ata kërkohet të jenë ose (b) nuk lëshojnë një faturë të TVSh-së ose lëshojnë një faturë të pasaktë të TVSh-së. Në ato nene, shprehja ‘neglizhencë ose pakujdesi e madhe e personit të tatueshëm’ do t’i referohet rasteve sikurse janë:

qarkullimi i një personi është rritur mbi pragun për regjistrim në TVSh, por nuk është regjistruar në TVSh sepse nuk ka qenë në dijeni se kohëve të fundit e ka kaluar pragun;

një person i tatueshëm iu ka lëshuar fatura konsumatorëve të tij ku ka përfshi TVSh-në por ato fatura nuk i plotësojnë kërkesat e një fature të TVSh-së sepse personi i tatueshëm nuk ka dashur të ndryshojë sistemin e tij me qëllim të arritjes së kërkesave të TVSh-së.

Në ato nene, shprehja ‘synim me paramendim dhe qëllim nga personi i tatueshëm’ do t’i referohet rasteve sikurse janë:

qarkullimi i një personi është rritur mbi pragun e regjistrimit për TVSh, por ai me qëlim nuk është regjistruar në TVSh për të shmangur llogaritjen e TVSh-së;

qarkullimi i një personi vazhdimisht ka qenë mbi pragun e regjistrimit për TVSh, por ai nuk është regjistruar për TVSh sepse nuk ka qenë në dijeni se kërkohet të regjistrohet – sipas sistemit të TVSh-së së Kosovës personat vlerësohet të jenë në dijeni për kërkesat kështu që mosregjistrimi i vazhdueshëm konsiderohet sikur një qëllim për mos t’u regjistruar;

një person i tatueshëm iu ka lëshuar fatura konsumatorëve të tij por ato fatura nuk e kanë të përfshirë TVSh-së sepse personi i tatueshëm nuk dëshiron të aplikojë TVSh-në për konsumatorët e tij;

Page 56: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

56

një person i tatueshëm nuk iu ka lëshuar fatura konsumatorëve të tij ose vazhdimisht ka lëshuar fatura që nuk i plotësojnë kërkesat e një fature të TVSh-së sepse personi i tatueshëm nuk ka qenë në dijeni për kërkesat – sipas sistemit të TVSh-së së Kosovës personat e tillë do të vlerësohet të kenë qenë në dijeni për kërkesat kështu që mospërmbushja e vazhdueshme konsiderohet sikur një qëllim për të mos përmbushur kërkesat.

Neni 49.5 i Ligjit parasheh një ndëshkim për personat të cilët gjendet të kenë mallra në posedim të tyre për të cilat nuk ka faturë të TVSh-së apo nuk ekziston regjistrim tjetër në lidhje me furnizimin. Ky ndëshkim për “mallrat pa origjinë” aplikohet tek ata persona të cilët janë të regjistruar për TVSh ose nuk janë të regjistruar për TVSh por kanë plotësuar kriterin ashtu që ata është dashur të jenë të regjistruar.

Neni 26 Ulja e ndëshkimeve

Neni 51.1 i Ligjit parasheh uljen e ndëshkimeve aty ku tatimpaguesit vullnetarisht paraqesin detyrimin tatimor që më herët nuk e kanë paraqitur përpara së ATK të fillojë një inspektim të veprimtarive të tatimpaguesit. Për qëllime të kësaj dispozite, një inspektim nuk ka filluar deri - në rastin e tatimpaguesit të cilit i është dhënë njoftim paraprak me shkrim sipas Nenit 13.1 - përpara (a) datës kur ai i jep regjistrimet, ose qasjen në regjistrime, zyrtarit të ATK-së dhe (b) datës që është një muaj pas datës kur njoftimi paraprak i është dhënë tatimpaguesit. Në rastin e tatimpaguesve të cilëve nuk u është dhënë njoftim paraprak sipas Nenit 13.1, inspektimi konsiderohet të ketë filluar në datën që është një javë pas datës në të cilën një zyrtar i ATK-së së pari ka kontaktuar tatimpaguesin se do të kryej një inspektim.

Neni 27 Ankesat në ATK

Neni 52.3 i Ligjit parasheh që kufizimi kohor 60 ditë për ngritjen e ankesës në ATK sipas Nenit 52.2 mund të shtyhet në rrethana të caktuara. Rrethanat kur periudha 60 ditore mund të shtyhet janë atëherë kur ATK është e kënaqur që:

arsyeja për mos dorëzim përbrenda kufizimit kohor është vetëm për shkak të faktorëve që janë jashtë kontrollit të tatimpaguesit: ose

rrethanat janë të tilla ashtu që nëse nuk lejohet ngritja e ankesës do të rezultonte në një manifestimin e padrejtësie.

Neni 28

Hyrja në fuqi

Sipas Nenit 62 të Ligjit, Ligji hyn në fuqi më 1 maj 2005. aplikohet mbi ngjarjet që kanë ndodhur më ose pas asaj date. Për shembull: interesi për pagesë mbi rimbursimet e vonuara aplikohet vetëm për kërkesat e rimbursimit të bëra në ATK më ose pas 1 Majit 2005. (Kërkesat për rimbursim të bëra përpara asaj date e që janë vonuar nuk kanë të drejtë në

Page 57: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

57

interesin për vonesën që nuk i ka kaluar afati); uljet e ndëshkimeve për shkak të paraqitjes vullnetare ose përmbushjes

përmes marrëveshjes me këste për të paguar borxhet tatimore aplikohet vetëm për paraqitjen vullnetare të bërë, dhe marrëveshjet me këste bëra, më ose pas 1 Majit 2005;

dispozitat e ndëshkimeve të reja ose të ndryshuara aplikohen vetëm për shkeljet e kryera më ose pas 1 Majit 2005. (Shkeljet e kryera para 1 Majit 2005 por të zbuluara më ose pas asaj date do t’i nënshtrohen çdo lloj ndëshkimi sipas Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2000/20).

Data: ___/___/2005

INSTRUMENTI I DELEGIMIT TË AUTORIZIMEVE Në përputhje me Nenin 7.1 të Ligjit mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat (të shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut 2005/17), më këtë unë i delegoj autorizimet që më janë caktuar mua sipas asaj Rregullore, zyrtarëve të Administratës Tatimore të Kosovës në përputhje me Tabelën e bashkëngjitur.

Mustafë Hasani Drejtor, Administrata Tatimore e Kosovës 29 Prill 2005

TABELA

Menaxher Menaxh Udheh. Autorizimi/Neni ZV.

Drejtor ZQ regj Ekipi Zyrtar

& Zv. Menaxh

Caktimi i Zëvendës Drejtorëve (4.1)

Shkarkimi i Zëvendës Drejtorëve (4.3)

Caktimi i menaxherëve të lartë (5.1)

Shkarkimi i menaxherëve të lartë (5.3)

Rregullat për zyrtarët tatimor (6)

Page 58: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

58

Revokimi i delegimit (7.2)

Raportimi në MFE (8.1) x

Raporti vjetor (8.2)

Vendimet shpjeguese publike (9.1) x

Vendimet shpjeguese individuale (10.1) x

Përdorimi i NIT (11.6) x x x x x

NIT për Doganën (11.7) x

Përkthimi i regjistrimeve (12.1) x x x x x

Ruajtja në mikrofilm (12.2(b)) x x x x

Periudhat e ndryshme tatimore (12.2(c)) x x

Qasja në objekte me njoftim (13.1) x x x

Qasja në objekte pa njoftim (13.1) x x

Kopjimi i regjistrimeve (13.3(a)&13.6)* x x x

Marrja e regjistrimeve (13.3(b)&13.7)* x x x

Mbajtja e regjistrimeve (13.3(c)) x x x

Kerkimi i passwordit (13.3(d)) x x x

Marrja e kompjuterit (13.3(e)&13.7)* x x

Verifikimi i pasurise (13.3(f)) x x x

Pas orëve (13.4)* x x

Letër autorizimi (13.5)* x x

Përgatitja e regjistrimeve (14.1(a)) x x x

Të vijë në ATK (14.1(b)) x x

Zhvillojë formularë (15.2) x x

Bëjë vlerësim (17.1) deri (17.4) x x x

Të vlerësoj në cdo kohë (18.2) x x

Vlerësimi në rrezik (19) x x

Dorëzimi i njoftim-vlerësimit (20.1) x x x

Kërkojë pagesën (20.4) x x

Mbetja e vogël (21.7) x

Pranimi i pagesave tatimore (21.8)

Publikimi i shkallës së interesit (22.3) x x

Njoftimi i thyerjes së tatimit (24.1) x x x

Mbetja e kreditimit tatimor (24.3) x x x

Kërkesat për rimbursim (24.5) * x x x

Interesi në rimbursime (24.6) * x x

Marrëveshja bankare (25.1)

Padia për tatimin e papaguar (26.1) x x

Page 59: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

59

Certifikata e tatimit të papaguar (26.2) x x

Lëshimi i barrës (27.4) x x x

Dorëzimi i barrës për detyrim (27.5) x x x

Mbledhja me urdhërvjelje (28.1&28.8) x x x

Dorëzimi i njfotimit për konfiskim

(28.2&28.3)

x x

x

Konfiskimi i pasurisë (28.5) x x

Njoftimi /kërkesa në rrezik (28.6) x x

Zbatimi i urdhërvjeljes (29.1 & 29.2) x x x

Shitja përmes ankëndit (30) x x

Arkëtimi nga ortakët (32.1) x x x

Arkëtimi nga trupi i painkorporuar (32.2) x x x

Urdhër-rreziku (33.1) x x

Embargo në importe/eksporte (34.1) x x

Prishja e embargos (34.2) x x

Ndalesa për largim (35.1) x x

Shtyrja e limitit kohor për largim (35.2) x x

Fshirja e tatimit (36.1) *

Kryerja e fshirjes (36.1(a)) x x x

Rivënia e detyrimit (36.2) x x x

Rikarakterizimi i marrëveshjeve (38.1) x x

Njoftimi i rikarakterizimit (38.2) x x x

Caktimi i personave të lidhur (39.1) x x

Rregullimi për personat e lidhur (39.2) x x

Rregullimi i tregut të këmbimit (40.2) x x

Rillogaritja e të ardhurave (41.1) x x x

Kërkesa e autorizimit për qasje (46.3) x x x

Themelimi i Departamentit të Ankesave (52.1)

Vlerësimi/vendimi i kontestueshëm (52.1) x x x x x

Marrja pjesë në Bordin e P.Rishqyrtime (54) x x x x x

Mbajtja e parave nga konfiskimi (57.3) x x

Rimbursimi i tatimit të paguar tepër (57.4) * x x x

Nxjerrja e informatave konfidenciale (59) x x x x x

* Shënim: (1) "x" cakton titujt e pozitave që i janë dhënë autorizimet e deleguara, dhe kjo

vlen si për njerëzit që vërtetë dhe ata "ushtrues" janë në ato pozita. Aty ku

Page 60: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

60

nuk ka "x", autorizimi I Drejtorit nuk është deleguar (2) Udhëheqësi i Ekipit dhe Inspektorët e Njësisë së Kontrollit Special në ZQ

të ATK do të kenë autorizimin të njëjtë të deleguar sikurse kolegët e tyre në zyrat regjionale të ATK

(3) Në versionin zyrtar të ligjit, nenet 13.4 deri 13.7 mund të jenë të paraqitur si nene 13.3(g) deri 13.6

(4) Delegimet për rikthim të parave për tatimpaguesit sipas neneve 24.5, 24.6 dhe 57.4 poashtu i nënshtrohen kontrolleve të delegimit financiar (p.sh.zyrtarët autorizues dhe miratues)

(5) Delegimi për fshirjen e tatimit sipas nenit 36.1 është i përcaktuar në atë nen të ligjit (p.sh. çdo i punësuar mund të rekomandojë fshirjen por të gjitha rekomandimet duhet të shqyrtohen nga një komision prej 3 të punësuarve, përfshirë Drejtorin dhe një Zëvendës Drejtor)

Page 61: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

61

Page 62: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

62

Page 63: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

63

Ligji Nr. 03/L-071

PЁR NDRYSHIMIN DHE PLOTЁSIMIN E LIGJIT NR. 2004/48 PËR ADMINISTRATËN TATIMORE DHE PROCEDURAT

Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Miraton

LIGJ PЁR NDRYSHIMIN DHE PLOTЁSIMIN E LIGJIT NR. 2004/48 PËR

ADMINISTRATËN TATIMORE DHE PROCEDURAT

Neni 1

Ndryshimet dhe plotësimet në vijim bëhen në Ligjin nr. 2004/48 për Administratën Tatimore dhe Procedurat i shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2005/17 të 09 prillit 2005. Në këtë projekt-ligj termi “Ligj” nënkupton Ligjin nr. 2004/48.

Neni 2

Në nenin 1 të ligjit shtohen përkufizimet si në vijim: “AQBK” nënkupton Autoritetin Qendror Bankar të Kosovës të themeluar me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2006/47. “SIGTAS” Standard Integrated Government Tax Administration System (Sistemi Standard i Integruar Qeveritar për Administratën Tatimore), që është sistemi i përpunimit të të dhënave të adminsitratës tatimore. “PNC”nënkupton Përfaqësuesin Ndërkombëtar Civil. “Bilanci i mbylljes” nënkupton pasqyrën financiare të ndërprerjes së veprimtarisë afariste. “Dokument tatimor” nënkupton dokumentin e lëshuar nga ATK-ja gjatë ushtrimit të detyrave të përcaktuara me ligj. “Pronar përfitues”: nënkupton individin apo etnitetin juridik i cili gëzon përfitimet nga një aset në pronësi (pasuri e lëvizshme apo e palëvizshme) pa marrë parasysh në emër të kujt është titulli i pasurisë si dhe individin, apo entitetin juridik, i cili ka dominim dhe kontroll mbi një aset. “Transferimi i Aseteve” nënkupton çdo transaksion më të cilin pronësia e pasurisë së luajtshme apo të paluajtshme është ndryshuar apo bartur nga një person tek personi tjetër. “Parimet e përgjithshme të pranueshme të Kontabilitetit” nënkupton marrëveshjen e pranuar apo përkrahjen e vërtetë autoritative në kuadër të një vendi në një kohë të caktuar në lidhje me atë se cilat mjete dhe detyrime duhet të regjistrohen në aktivë dhe pasivë. Cilat ndërrime në aktivë dhe pasivë duhet të regjistrohen, si duhet të maten aktiva dhe pasiva si dhe ndërrimet në to, cilat

Page 64: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

64

informata duhet të zbulohen dhe mënyrat se si zbulohen ato dhe cilat raporte financiare duhet të përgatiten. “Mallrat e pa dokumentuara” nënkupton mallra për të cilat poseduesi i tyre nuk përmbanzotëron dokumentet mbi prejardhjen e tyre (nga kush personi i ka blerë mallrat apo nga kush personi i ka marrë mallrat në këmbim për mallra apo shërbime tjera ose nga kush personi i ka importuar mallrat). “ATK” do të thotë Administrata Tatimore e Republikës së Kosovës. “Përfaqësuesi fiskal” nënkupton një person shtetas i Republikës së Kosovës, i emëruar të veproj në interes të një personi jo-rezident i tatueshëm në Republikën e Kosovës, i cili nuk ka biznes në Republikën e Kosovës apo vend tjetër të fiksuar të biznesit në Republikën e Kosovës.

Neni 3

Atyku në Ligj kemi termin“Drejtor”zëvendësohet me termin “Drejtor i Përgjithshëm”

Neni 4

4.1 Në nenin 3.1,3.2 dhe 8.2 të ligjit aty ku thuhet PSSP zëvendësohet me termin

PNC. 4.2 Në paragrafin 3 të nenit 3 të ligjit shtohet pika g) dhe h), me ketë përmbajtje:

g) Të zbatojë autorizimet dhe detyrat tjera të deleguara nga Ministri për Ekonomi dhe Financa të cilat janë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

h) autorizimin për të hyrë në marrëveshje me NP Qendrore dhe Lokale, duke iu nënshtruar kushteve të vendosura nga një akt nënligjor, me anën e së cilit Administrata Tatimore do të shtyjë mbledhjen e detyrueshme të tatimeve obligim nga NP, me qëllim që për ndonjë proces privatizimi të ecë përpara në një mënyrë të rregullt, apo me qëllim për të ofruar një operim të vazhdueshëm për këto ndërmarrje duke parë rëndësinë e tyre strategjike për mirëqenien e Republikës së Kosovës.

Neni 5

Në nenin 4 të ligjit termi “Zëvendës Drejtor” do të zëvendësohet me termin Zëvendësit e Drejtorit të Përgjithshëm.

Neni 6

Njësiti për Hetime Tatimore

Teksti i nenit 6 të ligjit bëhet paragraf 6.1 dhe pas tij shtohen 3 paragrafë të rinj 6.2 , 6.3, 6.4 dhe 6.5 me tekstin si në vijim: 6.2 Me qëllim të zbulimit dhe parandalimit të evazionit tatimor, Drejtori i

Përgjithshëm do të ketë autorizim të themelojë Njësitin për Hetimeve Tatimore i cili do të ketë kompetenca që në rast të dyshimit për evazion tatimor, apo dyshimit për vepër penale të mosplotësimit të ndonjë obligimi tatimor e përcaktuar me ligjin në Kosovë, do të ketë autorizim:

Page 65: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

65

a. të hetojë transaksionet e tatimpaguesve të dyshuar për përfshirje në veprimtari të evazionit tatimor;

b. të sigurojë shënimet bankare përfshirë ato të secilës llogari apo transaksion që është i zbatueshëm për hetime tatimore;

c. te intervistojë dhe marrë në pyetje tatimpaguesit dhe personat e tjerë për të cilët mendohet së janë të kyçur në aktivitete të fshehjes së tatimit;

d. të bëje vlerësimin tatimor dhe të sigurojë fakte nga personat e tretë në pajtim me nenin 14 të ligjit;

e. të këtë qasje të drejtpërdrejtë në Shërbimin Doganor të Kosovës më rastin e vlerësimit – zhdoganimit të mallrave të tatimpagueseve delikuent;

f. të bëjë referime tek zyrtari i autorizuar për paraqitje penale tek prokurori publik kompetent;

g. si dhe detyra tjera të tilla që mund t’i caktohen apo delegohen nga Drejtori i Përgjithshëm.

6.3 Çdo zyrtar i Njësisë së Hetimeve Tatimore i cili ndërmerr një hetim apo akte në lidhje me një shkelje penale sipas këtij neni do të kryej hetimin në përputhje me dispozitat e zbatueshme të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës nr. L-003, apo pasuesin e tij, Zyrtarët e Njësisë së Hetimeve Tatimore janë të autorizuar të hetojnë ato shkelje të renditura në Kapitullin 22 (Shkeljet Penale kundrejt ekonomisë) të Kodit Penal të Kosovës nr. L-002, apo pasuesin e tij.

6.4 Në rast të pengimit qoftë nga tatimpaguesi apo personi tjetër në ushtrimin e autorizimeve të cekura në paragrafin 2 të këtij neni, Njësiti mund të kërkojë edhe lejen për asistencë nga Prokurori Publik kompetent.

6.5 Procedurat e themelimit dhe funksionimit të Njësitit do rregullohen me akt nënligjor

Neni 7 Numri Fiskal dhe pajisja me Certifikatë Fiskale

Neni 11 i Ligjit fshihet dhe ndryshohet me tekstin në vijim: 11.1 ATK mund të lëshojë numër fiskal për çdo person që i nënshtrohen çfarëdo lloj

tatimi të administruar në Republikën e Kosovës. 11.2 Procedurat dhe kriteret që duhet ndjekur, përfshirë formularët që do të përdoren

dhe informatat që do të jepen, si nga tatimpaguesi ashtu edhe nga ATK për lëshimin e numrit fiskal do të rregullohet me një akt nënligjor që do të lëshohet nga ministri i MEF-it. Akti nën-ligjor do të përfshijë kushtet nën të cilat administrata tatimore mund të refuzojë të lëshojë një numër fiskal kur ekziston histori e dobët e përmbushjes apo ka dyshim të arsyeshëm të evazionit tatimor.

11.3 Në mungesë të një akti nënligjor, numri fiskal do të jetë Numri i Regjistrimit të Biznesit i lëshuar nga Agjencioni për Regjistrim të Bizneseve në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për ndërmarrjet afarist, numri personal identifikues i lëshuar nga organi kompetent për individ dhe numri i lëshuar nga organi kompetent për organizatat jo-qeveritare.

11.4 Çdo person rezident i cili do të zhvillon afarizëm apo do të drejtoj ndonjë projekt ose program në Republikën e Kosovës, përmes një personi jo-rezident

Page 66: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

66

do të ofrojë një deklaratë informatash në ATK përpara se personi jo-rezident të fillojë veprimtarinë në Republikën e Kosovës. Forma e deklaratës dhe kriteret për parashtrimin e deklaratës së informatave do të përcaktohen me akt nënligjor sipas nenit 11.2 të këtij neni.

11.5 Çdo person jo-rezident i cili i nënshtrohet çfarëdo tatimi në Republikën e Kosovës në pajtim me legjislacionin tatimor të Republikës së Kosovës, do të caktojë një përfaqësues fiskal përpara se të fillojë ndonjë veprimtari ekonomike në Republikën e Kosovës. Përfaqësuesi fiskal do të regjistrohet në ATK brenda pesë (5) ditëve pasi të jetë emëruar. Forma e regjistrimit dhe procedurat e regjistrimit do të përshkruhen në aktin nën-ligjor që do të lëshohet sipas 11.2 të këtij neni.

Neni 8 Çregjistrimi i Tatimpaguesve

Pas nenit 11 të ligjit shtohet neni i ri 11A më tekstin si në vijim: 11A.1 Tatimpaguesit kanë të drejtë të kërkojnë të çregjistrohen vetëm pasi të kenë

paguar të gjitha detyrimet tatimore dhe pasi të kenë paraqitur bilancin e mbylljes.

11A.2 ATK-ja, brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh nga data e kërkesës për çregjistrim, është e detyruar të verifikojë situatën tatimore dhe kur është e nevojshme të ushtrojë kontrollin e veprimtarisë së tatimpaguesit.

11A.3 Brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga data e kërkesës për çregjistrim, nëse ATK vlerëson se tatimpaguesi nuk i plotëson kushtet për çregjistrim sipas paragrafit 1 të këtij neni, do të përgatisë njoftimin e saj me shkrim i cili i dorëzohet tatimpaguesit.

11A.4 ATK-ja është e detyruar të tërheqë njoftimin nga paragrafi 3 i këtij neni vetëm pasi tatimpaguesi të ketë paguar të gjitha detyrimet tatimore të cilat i janë njoftuar me shkrim nga ATK.

11A.5 Në rast së brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga data e marrjes së kërkesës për çregjistrim nga tatimpaguesi, ATK-ja nuk ka njoftuar tatimpaguesin sipas paragrafit 3 i këtij neni, tatimpaguesi do të konsiderohet të jetë i çregjistruar.

11A.6 ATK-ja , ka të drejtë të çregjistrojë nga regjistri i saj aktiv çdo tatimpagues kur provohet se ai për çfarëdo arsye në vitin e fundit fiskal nuk ka ushtruar veprimtari. Në këtë rast, këta tatimpagues do të vihen në një regjistër të veçantë te tatimpagueseve joaktiv dhe ATK-ja do ta njoftojë Agjencionin e Regjistrimit të Biznesit në lidhje me atë regjistër.

11A.7 Çregjistrimi në pajtueshmëri me paragrafin 11A.1 deri te 11A.5 dhe çregjistrimi nga regjistri aktiv sikur që është definuar në paragrafin 11A.6 nuk i eliminon detyrimet tatimore. Në rastet e tilla, ATK-ja duhet të sigurojë mbledhjen e tatimit në pajtueshmëri me të gjitha mjetet relevante të mbledhjes që mundë të zbatohen te tatimpaguesi sipas ligjit.

Neni 9

Në fillim të paragrafit 1 të nenit 12 shtohet fjalia: “Tatimpaguesit janë të detyruar të mbajnë librat dhe regjistrat në pajtim me legjislacionin tatimor” pjesa tjetër e tekstit

Page 67: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

67

mbetet e pandryshuar. Pas paragrafit 3 të nenit 12 shtohen katër (4) paragraf të rinj 12.4, 12.5, 12.6 dhe 12.7 me tekstin si në vijim: 12.4 Çdo tatimpagues pa marrë parasysh qarkullimin vjetor, përveç mbajtjes së

librave dhe regjistrave të parapara me ligj, kërkohet të bëjë dhe mbajë regjistrimin e mallrave në stoqe në fund të vitit kalendarik. Regjistrimet e parapara sipas këtij paragrafi duhet të jenë të gatshme më apo para 10 janarit të vitit vijues.

12.5 Mallrat që posedon tatimpaguesi duhet të dokumentohen me dokumente mbi origjinën.

12.6 ATK mund të kërkojë që të gjitha furnizimet e bëra nga të gjithë apo lloj i caktuar i personave të tatueshëm të regjistrohen në mënyra elektronike dhe mund të vendosë specifikime për llojet e makinave elektronike që do të përdoren për regjistrimin e tillë. Në rast të furnizimeve të bëra nga persona të caktuar të tatueshëm duke përfshirë transaksionet të cilat nuk janë regjistruar nga mënyrat elektronike, ATK mund të kërkojë që personat e tillë të tatueshëm të lëshojnë kuponë në mënyrën e parashkruar nga ATK.

12.7 Çdo transaksion mbi pesëqind (500) euro, i bërë në mes të personave të tatueshëm, pas 1 janarit te vitit 2009, pagesa kërkohet që të bëhet përmes llogarisë bankare. Për zbatim të këtij neni do të nxirret akt nënligjor.

Neni 10

Pas paragrafit 6 të nenit 13, shtohen 2 paragraf të rinj 13. 7 dhe 13.9 me tekstin si në vijim: 13.7 Përjashtimisht nga afati që i është dhënë në nenin 14.1 të ligjit, por jo më larg se

deri në datën e dorëzimit të raportit përfundimtar të vlerësimit, tatimpaguesit i lejohet të ofrojë dokumente të reja nëse ai/ajo vetëm për shkaqe që nuk janë varur nga vullneti i tij nuk ka mundur ti parashtrojë këto dokumente.’

13.8 Çdo dokument i ofruar jashtë afatit të paraparë në 13.7, nuk do të merret në shqyrtim me rastin e paraqitjes së Ankesës në Departamentin e Ankesave apo në ankesën e mëvonshme të ushtruar nga tatimpaguesi.

Neni 11

Pas paragrafit 3 të nenit 14 shtohet paragrafi i ri 14.4 me tekstin si në vijim: 14.4 Neni 14.3 i ligjit nuk aplikohet në bankat dhe institucionet tjera financiare, të

cilat kërkohet të njoftojnë ATK-n në lidhje me llogaritë bankare, transaksionet bankare, të ardhurat dhe depozitat bankare me kërkesë nga ATK.

Neni 12

Pas paragrafit 6 të nenit 17 shtohen katër paragrafë të rinj 17.7, 17.8, 17.9 dhe 17.10 me tekstin si në vijim: 17.7 Aty ku të dhënat e ATK-së përmbajnë informata të mjaftueshme mbi detyrimin

e padeklaruar për një periudhë tatimore, ATK bazuar në këto të dhëna mund të

Page 68: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

68

bëjë një vlerësim të menjëhershëm. Procedurat që duhet të ndiqen në lidhje me zbatimin e këtij neni do të rregullohen me akt nënligjor.

17.8 Shpenzimet e Lejueshme Për përcaktimin e të ardhurave të tatueshme, tatimpaguesit i lejohet zbritje nga të ardhurat bruto e shpenzimeve të bëra dhe të paguar brenda ose jashtë vendit, nëse ato janë bërë gjatë periudhës tatimore në tërësi dhe ekskluzivisht përkitazi me veprimtarinë e tij ekonomike dhe nëse ato janë të dokumentuara si shpenzime dhe pagesa të bëra.

17.9 MUNGESA E MALLIT (Mallrat e pa zhvleresueshme) Prishja, shkatërrimi, djegia dhe humbjet tjera. Për përcaktimin e detyrimeve tatimore, në rastin e prishjes, shkatërrimit dhe djegies së mallit për tu pranuar si shpenzime të veprimtarisë ekonomike, tatimpaguesi mungesën e mallit kërkohet ta dokumentoj me fakte të besueshme të lëshuara nga organet kompetente. Nëse sipas kërkesës së ATK-së, tatimpaguesi nuk dokumenton mungesën e mallrave, atëherë mallrat e tilla do të konsiderohen si mallra të shitura.

17.9 Në kuptim të vlerësimit të detyrimeve tatimore, kriteret dhe dokumentet që kërkohen për pranimin e shpenzimeve nga paragrafi 17.8 dhe 17.9 do të rregullohen më akt nënligjor.

Neni 13

Anulimi i dokumenteve tatimore

Pas nenit 20 shtohet neni i ri 20A me tekstin si në vijim: 20A.1 Drejtori i Përgjithshëm mund të anuloj dokumentet tatimore të lëshuar nga

ATK në qoftë se konstatohet së janë bërë shkelje të legjislacionit tatimor 20A.2 Drejtori i Përgjithshëm mund të publikojë një njoftim në gazetat e

përgjithshme ditore dhe në faqen e internetit të administratës tatimore kur është tërhequr çertifikata e një tatimpaguesi ashtu që bizneset tjera të jenë në dijeni për tërheqjen dhe ndikimin e saj në mundësinë e tyre për të hyrë në transaksione ligjore me atë biznes. Mundësia për të publikuar njoftime të tilla gjithashtu do të përfshijë autorizimin për të publikuar njoftimin për mos-lëshim të një numri fiskal siç është paraparë në nenin 7 të këtij ligji, nëse administrata tatimore nuk ka qenë në gjendje të verifikojë ekzistencën apo adresën e një entiteti i cili ka dorëzuar dokumentet e regjistrimit në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve.

20A.3 Për zbatim të paragrafit 1 të këtij neni Ministri për Ekonomi dhe Financa nxjerr akt nënligjor për përcaktimin e kushteve dhe mënyrën e anulimit të dokumenteve tatimore dhe lëshimi i dokumenteve publike.

Neni 14

Në nenet 21.6, 25.1 dhe 25.2, aty ku thuhet Autoriteti i Bankave dhe Pagesave, zëvendësohet me fjalën Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës (AQBK).

Neni 15

Pas paragrafit 4 të nenit 22, shtohen 2 paragrafë të rinj 22.5 dhe 22.6 me tekstin si në vijim:

Page 69: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

69

22.5 Përjashtimisht nga paragrafi 1 i nenit 22 të ligjit, në rastet kur tatimpaguesit paraqesin në ATK, kërkesë për pagesë të tatimit me marrëveshje me këste, interesi nuk do të rrjedh nga muajii lidhjes së marrëveshjes nëse është respektuar marrëveshja.

22.6 Mosrespektimi i marrëveshjes nga tatimpaguesi do të ketë pasojë rivendosjen e interesit. Nërast të kërkesës për marrëveshje vijuese për të njëjtin detyrim tatimor dispozitat e 22.5 nuk do teaplikohen. Procedurat dhe kohëzgjatja e marrëveshjes sipas 22.5, rregullohen me akt nënligjor.

Neni 16

Ne paragrafin 1 të nenit 23 ndryshohet renditja e pagesës si në vijim: a) shpenzimet e

mbledhjes; b) shuma e çdo tatimi; c) sanksionet dhe pagesat ndëshkuese; dhe d) interesi.

Neni 17

Neni 24 ndryshohet dhe riformulohet si në tekstin në vijim: 24.1 Çdo shumë e tatimit e paguar mbi shumën e detyrimit tatimor, me kërkesën e

tatimpaguesit do të kreditohet ndaj detyrimit aktual të tatimpaguesit për çdo detyrim tjetër tatimor dhe kontribute pensionale. ATK-ja do t’i dorëzojë tatimpaguesit njoftim më shkrim aty ku pagesa e tepërt është përdorur për mbulimin e një detyrimit tjetër, duke e informuar tatimpaguesin për shumën e kreditimit të aplikuar, tatimin dhe periudhën tatimore.

24.2 Në rastin kur tatimpaguesi nuk ka detyrime tjera ndaj ATK-së, ose kur ka mbetur një shumë tepricë nga tatimi i mbi paguar, pasi teprica e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni është përdorur për të shlyer detyrimet e tjera tatimore, tatimpaguesi ka të drejtë t’i kërkojë ATKsë rimbursimin e shumës së mbetur.

24.3 Kërkesa për kreditim ose rimbursimi për një pagesë të tepërt të çfarëdo lloji të tatimit mund të dorëzohet brenda gjashtë (6) vitesh nga data kur është paguar tatimi. Procedura për aplikim të rimbursimit të tatimit do të rregullohet me akt nënligjor.

24.4 ATK-ja do të veprojë lidhur me kërkesën e lejueshme për rimbursim brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga data kur ka pranuar kërkesën nga tatimpaguesi, duke siguruar që detajet e shumës për rimbursim i janë përcjellë me kohë Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave ose me rastin e kontributeve Pensionale, Fondit të Kursimeve për Pensione të Republikës së Kosovës.

24.5 Në rastin kur tatimpaguesi ka të drejtë në rimbursim sipas paragrafit 2 të këtij neni dhe ky rimbursim nuk është zbatuar brenda kohës së paraparë në paragrafin 4 po të këtij neni, ATK-ja do t’i paguajë tatimpaguesit, përveç shumës së përcaktuar nga ATK për rimbursim edhe interesin në shkallën e përcaktuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave.

24.6 Interesi sipas 24.5, do të filloj të rrjedh nga dita e gjashtëdhjetenjë (61) nga data e parashtrimit të kërkesës për rimbursim.

Page 70: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

70

Neni 18 Paragrafi 1 i nenit 27 ndryshohet dhe riformulohet si vijon: 27.1 Nëse një person i cili është i detyruar t’i paguajë ndonjë tatim ndaj ATK-së

sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë shpërfill apo refuzon të paguajë atë tatim brenda 10 ditëve pas dorëzimit të njoftim-vlerësimit, do të lind një barrë në atë pasuri, apo të drejtat për pasurinë që i përket atij personi (qoftë e luajtshme apo e paluajtshme, e trupëzuar apo e patrupëzuar) në një shumë të barabartë me tatimin e papaguar, plus interesin, pagesën, ndëshkimet dhe shpenzimet e mbledhjes.

Pas paragrafit 6 të nenit 27 shtohen 6 paragrafë të rinj 27.7, 27.8, 27.9, 27.10, 27.11 dhe 27,12 me tekstin si në vijim: 27.7 Barra e përshkruar në paragrafin 1 të nenit 27 të Ligjit, gjithashtu përvetëson të

gjitha pronat që i takojnë palës së tretë për të cilin është konstatuar së është pronar përfitues i biznesit i cili ka krijuar detyrime tatimore, edhe pse biznesi është regjistruar në emër tjetër dhe detyrimi tatimor është krijuar në emrin tjetër. Në rrethanat e tilla, barra tatimore do të përfshijë përshkrimin që do të tregoi se nuk përvetëson vetëm pasurinë e tatimpaguesit në emrin e të cilit është regjistruar biznesi, mirëpo gjithashtu përvetëson edhe pasurinë e pronarit përfitues të biznesit në të cilin është krijuar borxhi tatimor.

27.8 Barra e përshkruar në paragrafin 1 të nenit 27 të ligjit gjithashtu përvetëson çdo pronë të tatimpaguesit që mbahet nga personi i tretë i cili është konstatuar se mban pronën si i emëruar i tatimpaguesit. Në rrethanat e tilla, barra tatimore do të përfshijë të dhënat se ajo përfshinë jo vetëm pronën e tatimpaguesit, mirëpo gjithashtu përvetëson edhe pronën e veçantë që mbahet nga personi tjetër si i emëruar nga tatimpaguesi.

27.9 Çdo barrë tatimore sipas 27.7 dhe 27.8 e regjistruar, do të jetë e detyrueshme në të njëjtën mënyrë si çdo barrë tjetër tatimore e paraparë në nenin 27.1. Me akt nënligjor do të përcaktohet procedura e cila duhet të zbatohet dhe kriteret bazë për të konstatuar personat e përmendur ne paragrafin 27.7 dhe 27.8.

27.10 Lirimi i pasurisë. ATK mund të lëshojë një certifikatë për lirim të çdo pjese të pasurisë që i nënshtrohet barrës tatimore nëse : a. I është paguar ATK-së pjesërisht detyrimi i siguruar me barrë, në një

shumë të përcaktuar nga ATK, e cila nuk do të jetë më pak se vlera e përcaktuar nga ATK;

b. Pjesa e tillë e pasurisë është shitur në pajtim me një marrëveshje me Administratën Tatimore. Mjetet nga shitja e tillë do të mbahen si një fond që i nënshtrohet barrëve dhe kërkesave të Administratës Tatimore, në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin prioritet ashtu sikur barrat dhe kërkesat e tilla të kenë qenë në lidhje me pasurinë e liruar;

c. Çfarëdo shpenzime të arsyeshme dhe të nevojshme të lindura në lidhje me shitjen e pasurisë sipas pikës b) dhe administrimin e mjeteve të shitjes, do të paguhen nga aplikuesi apo nga mjetet e shitjes përpara plotësimit të çdo barre apo kërkese të ATK-së.

27.11 Borxhi i ndërmarrjeve shoqërore Në lidhje me borxhet tatimore të ndërmarrjeve shoqërore: a. Në mënyrë të veçantë parashihet që, në lidhje me borxhet tatimore të

Page 71: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

71

Ndërmarrjeve Shoqërore të cilat janë në aktivitet administrativ të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Administrata Tatimore do të regjistrojë barrët në lidhje me ato borxhe tatimore sikurse janë përshkruar në paragrafët 27.3 të këtij neni;

b. ATK nuk do të marrë veprime tjera të mbledhjes së detyrueshme në lidhje me ato borxhe tatimore të NSh, e as nuk do të ndërmarrë veprime për të zbatuar barrët e regjistruara, pavarësisht dispozitave tjera të këtij ligji ATK do të ketë të drejtë të mbrojë kërkesën e vet të siguruar për borxhin tatimor që ndodhet kundrejt mjeteve të marra nga AKP pas shitjes së aseteve të NSh nga AKP;

c. Aty ku një NSh ka një borxh tatimor, ndalesa kundër ATK-së të detyruar kërkesën e barrës mbi asetet e asaj NSh do të skadojë në mesnatë të 31 Dhjetorit 2010. Pas asaj date, ATK ka për detyrë të konfiskojë asetet e NSh të cilat nuk janë shitur nga AKP.

27.12 Përfundimi i barrës. Barra tatimore e përshkruar në 27.1 përfundon 6 vite nga data e vlerësimit dhe obligimi tatimor më nuk do të jetë i mbledhshëm pas asaj date, me përjashtim të rrethanave si në vijim: a. tatimpaguesi dorëzon një ankesë mbi vlerësimin tatimor, në të cilin rast

periudha gjashtë vjeçare zgjatet për periudhën e kohës nga data kur pranohet rasti në Departamentin e Ankesave në ATK derisa Departamenti i Ankesave në ATK lëshon vendimin e saj përfundimtar ose periudha e lejuar për shqyrtimin e Ankesës ka kaluar, plus gjashtë muaj shtesë;

b. borxhi tatimor ose vlerësimi është vendosur nën juridiksionin e gjyqit kompetent apo Bordi i Pavarur për Rishqyrtime për ndonjë arsye, në të cilin rast periudha gjashtë vjetore zgjatet për periudhën kohore prej datës kur pranohet rasti në gjyq (apo Bordi i Pavarur për Rishqyrtime) deri kur të merret vendimi i gjyqit, plus gjashtë muaj shtesë;

c. tatimpaguesi është një Ndërmarrje Shoqërore (NSh) që i nënshtrohet privatizimit nga Agjensioni Kosovar i Privatizimit (AKP), në të cilin rast periudha gjashtë vjeçare shtyhet pakufi dhe barra nuk skadon deri në 6 muaj pasi llogaria përfundimtare për shpërndarjen e mjeteve që rezultojnë nga privatizimi të jetë miratuar nga organi kompetent;

d. tatimpaguesi është Ndërmarrje Qendrore Publike apo Ndërmarrje Lokale Publike, në të cilin rast periudha gjashtë vjeçare shtyhet pakufi dhe barra nuk skadon deri sa detyrimet e NP të jenë shlyer tërësisht;

e. nëse tatimpaguesi është jashtë Republikës së Kosovës për periudhën kohore më të gjatë se tre muaj, në ç’rast periudha gjashtë vjeçare zgjatet për aq kohë që tatimpaguesi është jashtë Republikës së Kosovës dhe për gjashtë muaj të tjerë pas kthimit të tij në Republikën e Kosovës;

f. tatimpaguesi dhe ATK-ja merren vesh që të zgjasin periudhën e kohës për mbledhje me anë të marrëveshjes me shkrim, kohëzgjatja e të cilës ndryshon varësisht nga rrethanat e tatimpaguesit, mirëpo në përgjithësi nuk duhet të tejkaloj njëzetekatër (24) muaj të tjera,

g. Data e vlerësimit për llogaritjen e periudhës gjashtë (6) vjeçare të mbledhjes do të jetë data e njoftim vlerësimit e lëshuar sipas nenit 20 të këtij ligji.

Page 72: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

72

Neni 19

Në paragrafin 5 të nenit 28 ndryshohet afati i shitjes së pasurisë së konfiskuar nga gjashtëdhjetë (60) në tridhjetë (30) ditë. Ky afat fillon të rrjedh nga data e konfiskimit të pasurisë deri në datën e shitjes së kësaj pasurie.

Neni 20 Teksti i nenit 30 bëhet paragrafi 30.1 dhe shtohet një paragraf i ri 30.2 me tekstin si ne vijim: 30.2 Procedura e shitjes së pasurisë në ankand publik do të rregullohen më akt të veçantë nënligjor.

Neni 21

Paragrafi 3 i nenit 31 ndryshohet me tekstin si në vijim: 31.3 Aksionet për të mbledhur borxhin tatimor duhet të ndërmerren brenda periudhës së paraparë me ligj, gjatë së cilës barra tatimore është e vlefshme sikur që është paraparë në nenin 27 të ligjit. Nëse aksioni i mbledhjes është iniciuar ndaj një aseti specifik, ATK është e autorizuar ta përfundojë atë aksion të mbledhjes edhe pse mund të zgjatet përtej periudhës 6 vjeçare të paraparë me ligj ose periudha e zgjatur e mbledhjes.

Neni 22

Transferimi i Aseteve

Pas nenit 35 të ligjit ekzistues shtohet nen i ri 35A me tekstin si në vijim: 35A.1 ATK do të ketë autoritetin që të transferoj një vlerësim të tatimit tek entiteti

tjetër pas transferimit të aseteve (të tundshme dhe të patundshme) në rrethanat si në vijim: a. Tatimpaguesi ka transferuar mjetet tek entiteti tjetër qoftë në parashikimin

e krijimit të borxhit tatimor ose pas krijimit të borxhit tatimor; b. Transferimi i mjeteve ka qenë më i vogël se vlera e hapur e tregut të

aseteve; c. Transferimi i aseteve e ka lënë tatimpaguesin pa aftësi për të paguar

borxhin tatimor; dhe d. ATK ka njoftuar tatimpaguesin dhe entitetin tjetër, për përcaktimin, se

transferimi i aseteve do të rezultojë në një vlerësim ndaj palës së tretë dhe duke ju ofruar palës së tretë të drejtën për tu ankuar.

35A.2 Shuma e tatimit që duhet të vlerësohet tek entiteti tjetër, do të jetë më e vogël se obligimi tatimor i tatimpaguesit ose vlera e pasurisë së transferuar.

35A.3 Transferimi i bërë brenda tre (3) muajve të krijimit të borxhit tatimor duhet të konsiderohet që është bërë në parashikimin e krijimit të borxhit tatimor.

Page 73: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

73

35A.4 Nëse transferimi është bërë pasi që barra tatimore e ATK-së sikur që parashihet në nenin 27 të ligjit, është regjistruar në regjistrin përkatës pa e shlyer borxhin tatimor për të cilin është aplikuar barra tatimore, barra tatimore do të konsiderohet që përvetëson pasurinë e transferuar dhe pasuria e transferuar do ti nënshtrohet procedurave të urdhër-vjeljes që parashihen në nenin 28 të këtij ligji.

35A.5 Procedurat që duhet të zbatohen në caktimin e një vlerësimi ndaj palës së tretë, pranuese e aseteve të transferuara, do të përcaktohen me akt nënligjor.

Neni 23

Pas paragrafit 2 të nenit 36 shtohet paragraf i ri me tekstin si në vijim: 36.3 Kur vlerësimi tatimor bëhet i pa mbledhshëm si rezultat i skadimit të kohës së

mbledhjes sikur që është paraparë në nenin 27, ATK mund t’i shlyej këto detyrime nga shënimet e saja kur dispozitat e nenit 27 dhe nenit 31.3 janë plotësuar. ATK do të përfshijë në raportin e saj vjetor për ministrin dhe organin kompetent, vlerën e borxheve të shlyera si rrjedhojë e kësaj dispozite.

Neni 24

Ndryshohet titulli i nenit 40 nga “Transaksionet e Këmbimit” në “Shkëmbimi i transaksioneve dhe raportimi i informatave nga palët e treta” Pas paragrafit 2 të nenit 40 shtohen paragraf të rinj 40.3, 40.4, 40.5 dhe 40.6 me tekstin si në vijim: 40.3 Pagesat prej pesëqind (500) € e më shumë Të gjithë personat e angazhuar në tregti ose afarizëm të cilët tatohen në bazë të të hyrave reale dhe që bëjnë blerje të mallrave ose shërbimeve nga personi tjetër i tatueshëm në gjithsejtë pesëqind (500) euro e më shumë në çdo vit të tatueshëm, duhet të paraqesin deklaratë të vërtetë dhe të saktë duke raportuar blerjet e tilla tek ATK-ja. Blerjet e bëra nga Qeveria dhe komunat e Republikës së Kosovës gjithashtu i nënshtrohen këtyre kërkesave për raportim. Deklaratat vjetore obligative me këtë nen do të dorëzohen në ATK, por jo më larg se 31 Mars të vitit vijues. 40.4 Marrësi të japë emrin dhe adresën Kur është e nevojshme të bëhen efektive dispozitat e këtij neni, emri, adresa dhe Numri Identifikues i Tatimpaguesit të shitësit të mallrave apo shërbimeve do të jepen me kërkesën e blerësit.. 40.5 Ndëshkimi për mos dorëzimin e deklaratave informuese: Secili entitet, përveç entitetit qeveritar apo komunal, nga i cili sipas këtij neni kërkohet të dorëzojë deklaratat informuese dhe nuk dorëzon atë, do ti nënshtrohet ndëshkimit deri në pesëqind (500) euro. 40.6 Ministri do të lëshojë një akt nënligjor për te përcaktuar formatin në të cilin duhet të dorëzohen raportet e deklaratave në ATK-ë, duke përfshirë mundësinë e caktimit të kushteve nën të cilat duhet të dorëzohen format në një format të pranueshëm elektronik.

Page 74: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

74

Neni 25 25.1 Paragrafi 1 i nenit 41 të ligjit bartet si paragraf i 7-të tek neni 17-të i Ligjit me

përmbajtje të njëjtë 25.2 Paragrafi 2 i nenit 41 fshihet.

Neni 26

Ndëshkimi administrativ lidhur me Certifikatën Fiskale

Pas nenit 42 të ligjit shtohet neni i ri me tekstin si në vijim: 43.1 Çdo person i cili kryen një veprimtari pa marrë një certifikatë fiskale apo pa

qenë i regjistruar në ATK, sipas kritereve të përkufizuara në nenin 7 të këtij ligji do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ në shumë të barabartë me pesëqind (500) Euro.

43.2 Kur është konstatuar së një person kryen një veprimtari pa numër fiskal, atëherë ATK do të lëshojë një numër fiskal dhe do të aplikojë ndëshkimin siç është paraparë në paragrafin një të këtij neni.

43.3 Përveç kësaj ATK do ti bartë Agjensionit për regjistrim të bizneseve detajet për biznesin e paregjistruar.

Neni 27

Ndëshkimet Administrative lidhur me mos deklarim dhe mos pagesë

Neni 43 dhe 44 fshihen dhe zëvendësohen në një nen të ri me tekstin si në vijim: 44.1 Kur një person kërkohet të dorëzojë një deklaratë tatimore sipas legjislacionit të

aplikueshëm në Republikën e Kosovës, nuk e dorëzon këtë deri në datën e kërkuar, personi i tillë do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej pesë përqindë (5%) të tatimit të papaguar për secilin muaj apo pjesë të muajit për të cilin është vonuar, me një ndëshkim maksimal administrativ për pagesë prej njëzet e pesë përqind (25%) të obligimit tatimor.

44.2 Kur një person kërkohet të paguajë një tatim sipas legjislacionit të aplikueshëm në Republikën e Kosovës, nuk paguan tërë apo një pjesë të tatimit të tillë deri në datën e kërkuar, personi i tillë do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej një përqind (1%) të obligimit tatimor për secilin muaj apo pjesë të muajit për të cilën ajo pagesë është vonuar, deri në maksimum dymbëdhjetë (12) muaj.

44.3 Ndëshkimet nuk vlerësohen njëkohësisht Ndëshkimi administrativ i paraparë në nenin 44.2 nuk do të aplikohet për asnjë muaj apo pjesë të muajit gjatë së cilit ndëshkimi administrativ i paraparë në nenin 44.1 është aplikuar.

Neni 28 Ndëshkimet administrative lidhur me nën deklarimin e tatimit dhe mbi

deklarimin e rimbursimeve tatimore Paragrafi 1 i nenit 45 ndryshohet me tekstin si ne vijim: 45.1 Kur nga një person kërkohet të plotësojë një deklaratë tatimore sipas

Page 75: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

75

legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë nëndeklaron shumën korrekte të obligimit tatimor apo mbideklaron shumën korrekte të një rimbursimi tatimor për të cilin ata kanë të drejt, personi i tillë do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej:

a. pesëmbëdhjetë përqind (15%) të diferencës mes shumës korrekte të tatimeve që duhet të deklarohet dhe shumës që në të vërtetë është deklaruar aty ku ndodh që nëndeklarimi i tillë ose mbideklarimi është deri në 10% apo me pak;

b. njëzetepesë përqind (25%) e ndryshimit mes shumës korrekte të tatimit që duhet të ishte deklaruar dhe shumës që në të vërtetë është deklaruar aty ku ndodh që nëndeklarimi i tillë ose mbideklarimi sipas 45.1 (a) është me shumë se 10% e shumës korrekte të tatimit; ose

c. njëqind për qind (100%) e ndryshimit mes shumës korrekte të tatimit që duhet të ishte deklaruar dhe shumës që në të vërtetë është deklaruar aty ku ndodh që nën deklarimi i tillë ose mbi deklarimi është bërë me qëllim ose paramendim dhe si i tillë është konstatuar nga një gjyq kompetent.

Neni 29

Neni 46 i ligjit fshihet dhe zëvendësohet me tekstin si ne vijim: 46.1 Mosdorëzimi i pasqyrës së informatave Çdo person nga i cili kërkohet të dorëzojë një pasqyrë informatash në ATK dhe i cili nuk e bën këtë deri në datën obliguese apo i cili dorëzon një pasqyrë të pasaktë ose jo komplete do t’i nënshtrohet një sanksioni prej njëqindenjëzetepesë (125) Euro. 46.2 Mos krijimi dhe mos mbajtja e regjistrimeve Çdo person i nga i cili kërkohet të krijojë ose mbajë regjistrime sipas legjislacionit të zbatueshëm në Republikën e Kosovës dhe i cili nuk e kryen këtë do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ si vijon:

a. tatimpaguesi me qarkullim vjetor deri tridhjetëmijë (30,000) Euro, ndëshkim administrativ prej njëqindenjëzetepesë (125) Euro,

b. tatimpaguesi me qarkullim vjetor nga tridhjetëmijë (30,000) deri dyqindëmijë (200,000) euro –ndëshkim administrativ prej dyqindepesëdhjetë (250) Euro;

c. tatimpaguesi me qarkullim vjetor nga dyqindëmijë (200,000) deri pesëqindëmijë (500,000) euro – ndëshkim administrativ prej pesëqind (500) Euro;

d. tatimpaguesi me qarkullim vjetor prej pesëqindëmijë (500,000) dhe më shumë – ndëshkim administrativ prej njëmijë (1,000) Euro.

46.3 Baza për llogaritjen e ndëshkimit administrativ të paraparë në paragrafin 2 të këtij neni është qarkullimi i vitit të kaluar fiskal. Për bizneset e reja, bazë është qarkullimi real i vitit aktual.

46.4 Rregullat procedurale për vendosjen e kohës brenda së cilës transaksionet duhet të futen në librat e kontabilitetit për qëllime të ndëshkimit të paraparë në paragrafin 2 të këtij neni do të rregullohet me akt nënligjor.

46.5 Mossigurimi i qasjes në libra dhe regjistrime Çdo person i cili ka detyrë të sigurojë qasje në librat ose regjistrimet ose përndryshe

të përmbushë nenet 13 dhe 14 të ligjit e të cilët nuk e kryejnë këtë, do t’i

Page 76: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

76

nënshtrohen një sanksioni prej njëqind (100) Euro për secilën ditë të mosparaqitjes pas afatit të caktuar nga ATK. Në raste të tilla, ATK mund po ashtu të kërkojë një autorizim të gjykatës për të autorizuar hyrjen ose qasjen e parashikuar sipas nenit 13 ose 14 të ligjit.

Neni 30 Ndëshkime për mosmbajte të tatimit në burim

Neni 47 i ligjit fshihet dhe zëvendësohet me tekstin si në vijim: 47.1 Kur një entitet juridik, apo organizatë ndryshe nga një ndërmarrje afariste

personale, nuk ka mbajtur në burim, nuk ka vjelë, apo nuk ka paguar tatimin e mbajtur në burim apo tatimin vjelë, çdo person përgjegjës për mbajtje në burim, vjeljen apo pagimin e tatimit të tillë, dhe i cili qëllimisht nuk mban në burim, nuk vjelë, apo nuk paguan atë tatim, do të mbahet detyrues për një ndëshkim administrativ të barabartë me shumën e tatimit të mos-mbajtur, të pa vjelë apo të papaguar. Për qëllime të këtij paragrafi, qëllimi (paramendimi) do të përcaktohet nëse personi at) vlerësohet të jetë përgjegjës për të paguar, i autorizuar për të paguar, është urdhëruar të paguaj, apo është lejuar të paguajë kreditorët tjerë kur ai person e ka ditur, apo është dashur të dijë se mbajtja në burim e tatimit apo tatimi i vjelë nuk është vjelë, mbajtur në burim apo paguar.

47.2 Kur një entitet juridik, apo organizatë ndryshe nga një ndërmarrje afariste personale, nuk ka mbajtur në burim, nuk ka vjelë apo nuk ka paguar kontributet pensionale, dhe i cili qëllimisht nuk mban në burim kontributet e tilla apo i cili qëllimisht nuk paguan ndonjë kontribut të mbajtur, do të mbahet detyrues për një ndëshkim administrativ të barabartë me shumën e kontributit të mos-mbajtur apo të papaguar në Trust. Për qëllime të këtij paragrafit, qëllimi (paramendimi) do të përcaktohet nëse personi(-at) vlerësohet të jetë përgjegjës për të paguar, i autorizuar për të paguar, është urdhëruar të paguaj, apo është lejuar të paguajë kreditorët tjerë kur ai person e ka ditur, apo është dashur të dijë se mbajtja në burim e tatimit apo tatimi i vjelë nuk është vjelë, mbajtur në burim apo paguar.

47.3 Shuma e ndëshkimit të paraparë në 47.1 dhe 47.2 është e kufizuar në shumën e tatimit të pa vjelë, të pa mbajtur në burim apo të pa paguar. Nëse pas vlerësimit të këtij ndëshkimi kundër personit përgjegjës, entiteti juridik, apo organizata ndryshe nga ndërmarrja afariste personale, paguan tatimin që ka qenë obligim për t’u vjelë, mbajtur në burim apo për t’u paguar, shuma e vlerësuar kundër personave përgjegjës do të anulohet dhe çdo barrë e dorëzuar do të hiqet.

47.4 Ndëshkimi i paraparë në 47.1 dhe 47.2 mundet të vlerësohet kundër një apo më shumë personave të cilët vlerësohet të jenë përgjegjës për mos-mbajtje në burim, për mospagesë të tatimit të mbajtur në burim apo të vjelë nga entiteti juridik apo organizatë. Megjithatë, shuma totale e tatimit të mos-mbajtur në burim, vjelë apo të paguar mund të vilet vetëm një herë. Kur shuma e tërësishme e tatimit të jetë paguar nga ndonjë entitet, organizatë, person përgjegjës, apo kombinim të tyre, çdo shumë ndëshkimi e mbetur obligative nga personat përgjegjës do të anulohet dhe çdo barrë e dorëzuar do të hiqet.

47.5 Çdo person, që nuk dorëzon ose refuzon të dorëzojë pasuri që i nënshtrohet një urdhërvjelje pa baza të arsyeshme sipas nenit 29.3 të ligjit, do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ të barabartë me pesëdhjetë për qind (50%) të shumës të

Page 77: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

77

rikuperuar sipas nenit 29.2 të ligjit. 47.6 Çdo person që nuk mban mënjanë të hollat siç kërkohet në nenin 33.1 do t’i

nënshtrohet një ndëshkimi administrativ të barabartë me shumën e parave në fjalë.

47.7 Ne rastet kur punëdhënësi nuk është i obliguar te mbaje në burim Tatimin dhe Kontributin pensional, atëherë punëmarrësi duhet të deklaroj dhe paguaj në fund të vitit.

Neni 31

Ndëshkimi Administrativ për gabime nga përfaqësuesit e Tatimpaguesve, Këshilltarët Tatimor, apo personat tjerë në emër të tatimpaguesit.

Neni 48 i ligjit ndryshohet me tekstin si me poshtë: Çdo person i cili nënshkruan një deklaratë tatimore në emër të një personi tjetër, i cili bën një gabim në atë deklaratë, do të paguajë një ndëshkim administrativ prej njëqindenjëzetepesë (125) Euro.

Neni 32

Ndëshkimet administrative lidhur me TVSH

Neni 49 i ligjit ndryshohet me tekstin në vijim: 49.1 Një tatimpagues i cili kryen shitje të tatueshme pa qenë i regjistruar për TVSh

do t’i nënshtrohet obligimit të TVSh-së mbi ato shitje plus një ndëshkim administrativ prej: a. pesëmbëdhjetë përqind (15%) të obligimit të TVSh-së për ato furnizime

nëse mos regjsitrimi ka ndodh për shkak të pakujdesis së personit që kryen shitje të tatueshme me pak se dhjetëmijë (10,000) Euro;

b. njëzetepesë përqind (25%) të obligimit të TVSh-së për ato furnizime nëse mos regjistrimi ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së personit që kryen shitje të tatueshme prej dhjetëmijë (10,000) Euro apo më tepër;

c. njëqind për qind (100%) të detyrimit tatimor në ato shitje nëse mos regjistrimi ka ndodhur për shkak të synimit me paramendim ose me qëllim të personit të tatueshëm që mos të paguajë TVSh-në për ato furnizime, të përcaktuar nga një gjyq kompetent në një rast të evazionit tatimor penal.

49.2 Një person i tatueshëm i cili dështon të lëshojë një faturë të TVSh-së, ose dokument tjetër që shërben si faturë apo i cili lëshon një faturë të pasaktë që rezulton në një ulje të dukshme të shumës së TVSh-së obligative apo në një rritje të dukshme të kreditimit të kërkueshëm do të jetë i detyrueshëm për atë ulje në shumën obligative apo atë rritje në shumën e kreditimit të kërkueshëm në lidhje faturën apo transaksionin, plus një ndëshkim administrativ prej: a. pesëmbëdhjetë përqind (15%) të uljes apo rritjes së dukshme të shumës së

TVSh-së obligative ku mos lëshimi i një fature të TVSh-së apo lëshimi i një fature të pasaktë ka qenë për shkak të pakujdesisë së personit të tatueshëm apo;

b. njëzetë e pesë përqind (25%) të uljes apo rritjes së dukshme të shumës së TVSh-së obligative ku moslëshimi i një fature të TVSh-së apo lëshimi i një

Page 78: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

78

fature të pasaktë ka qenë për shkak të mospërfilljes së madhe-moslëshimi i faturës për një furnizim të tatueshëm është më shumë se njëmijë (1,000) Euro apo lëshimi i një fature të pasaktë që është më shumë se pesëqind (500) Euro mbi ose nën shumën që është dashur të përfshihet në faturë)të personit të tatueshëm apo;

c. njëqind për qind (100%) të uljes apo rritjes së dukshme të shumës së TVSh-së obligative ku moslëshimi i një fature të TVSh-së apo lëshimi i një fature të pasaktë ka qenë për shkak të përpjekjes së qëllimshme dhe të paramenduar nga personi i tatueshëm qoftë për të moslëshuar një faturë të TVSh-së apo për të lëshuar një faturë false sikurse që është përcaktuar nga një gjyq kompetent në një rast penal të evazionit tatimor

49.3 Një tatimpagues i cili kryen ndonjë prej shkeljeve vijuese në lidhje me TVSH-në do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej dyqindepesëdhjetë (250) Euro për secilën shkelje: a. mos aplikimi për regjistrim të TVSH-së me arritjen e pragut të kërkuar

sipas Ligjit të TVSH-së apo mos aplikimi për t’u fshirë nga regjistri kur diçka e tillë kërkohet sipas ligjit të zbatueshëm;

b. mos paraqitja e një kopje të certifikatës TVSH-së së regjistrimit në mënyrën si kërkohet me ligjin e zbatueshëm.

49.4 Një tatimpagues i regjistruar për TVSH i cili i lejon një personi tjetër të përdorë certifikatën e tij unike të TVSH-së, do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej pesëmijë (5.000) Euro. I njëjti ndëshkim aplikohet edhe ndaj personit i cili përdorë një certifikatë të TVSh-së që i përket dikujt tjetër. Përveç ndëshkimit administrativ rastet e tilla do të paraqiten tek Prokurori Publik kompetent për ndjekje penale.

Neni 33

Procedura lidhur me mallrat pa origjinë

Pas nenit 49 të ligjit shtohet nen i ri 49A me tekstin si në vijim 49A Mallrat e pa dokumentuara Kur një person posedon mallra pa origjinë, mallrat e tilla konfiskohen nga ATK . Në rastin e tillë, procedurat e konfiskimit dhe shitjes së këtyre mallrave do të zbatohen konform dispozitave të neneve 28, 29 dhe 30 të ligjit.

Neni 34

Pas paragrafit 2 të nenit 51 shtohen tre (3) paragraf të rinj 51.3, 51.4 dhe 51.5 me tekstin si në vijim: 51.3 Nëse personi obligues për ndonjë tatim dëshmon shkaqe të arsyeshme, besim të

mirë, vështirësi të madhe ose arsye të tjera të cilat do të ngritin efektivitetin e ATK-së, ATK-ja mund të zvogëlojë ose heq çdo ndëshkim të vlerësuar në baza sipas rastit.

51.4 Komisioni i caktuar nga Drejtori i Përgjithshëm shqyrton kërkesat për uljen e ndëshkimeve dhe merr vendim bazuar në rishqyrtimin e fakteve dhe rrethanave.

51.5 Për zbatim të këtij neni ministri do të nxjerrë akt nënligjor.

Page 79: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

79

Neni 35

35.1 Në nenin 52.2 afati për ushtrimin e ankesës kundër njoftim-vlerësimeve apo

përcaktimit tjetër zyrtar të ATK-së ndryshohet nga gjashtëdhjetë (60) ditë në tridhjetë (30) ditë nga data kur personi ka pranuar njoftimin zyrtar.

35.2 Paragrafi 3 i nenit 52 ndryshohet me tekstin si në vijim: 52.3 Periudha kohore për ankesë kundër ndonjë vendimi zyrtar të ATK-së e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni mund të zgjatet nëse gjatë kësaj periudhe kanë ekzistuar rrethanat e arsyeshme të cilat e kanë penguar personin në respektimin e afatit ligjor e të cilat rrethana janë jashtë kontrollit të tatimpaguesit ose janë të atilla që nëse nuk lejohet rivendosje e afatit do të rezultonin me padrejtësi ndaj personit. Zgjatja e aftit bëhet në pajtim me Ligjin për Procedurën Administrative nr. 02/L-28.

35.3 Në nenin 52.7 afati për ushtrimin e ankesës në Bordin e Pavarur për Rishqyrtime kundër vendimit të Departamentit të Ankesave ndryshohet nga gjashtëdhjetë (60) ditë në tridhjetë (30) ditë, i cili rrjedh nga data e pranimit të vendimit të Departamentit të Ankesave nga tatimpaguesi.

35.4 Pas paragrafit 7 të nenit 52.7 shtohet paragraf i ri 52.8 me tekstin si në vijimn dhe paragrafi 52.8 bëhet paragraf 52.9: 52.8 Nëse Departamenti i Ankesave nuk është në gjendje të merr vendim mbi

rastin, bazuar në informatat e dhëna qoftë nga tatimpaguesi apo nga ATK, Departamenti i Ankesave mund të kërkoj sqarime shtesë nga tatimpaguesi apo nga ATK-ja ose nga të dyja. Afatet kohore përbrenda së cilave Departamenti i Ankesave merr vendim mbi rastin, do të suspendohen nga data kur sqarimet shtesë janë kërkuar deri në datën kur sqarimet shtesë janë marrë.

35.5 Pas paragrafit 56.9 shtohen edhe dy paragrafë të rijë 56.10 dhe 56.11 si vijon: 56.10. Vetëm nëse ndryshe është paraparë me këtë ligj, dispozitat lidhur me procedurat e ankesës në Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat kanë përparësi dhe e përjashtojnë zbatimin e dispozitave të Ligjit për Procedurën Administrative. 56.11 Vendimi i Bordit të Pavarur për Rishqyrtime lidhur me ankesën është vendim i formës së prerë. Kundër këtij vendimi mund të hapet vetëm konflikt administrative në gjykatën kompetente.

Neni 36

Ne nenin 53.2 numri i anëtareve te Bordit shtohet edhe për dy (2) anëtar te ri, nga pesëmbëdhjetë (15) ne shtatëmbëdhjetë (17) anëtarë. Emërimi behet si për shtatë (7) anëtarët e tjerë ne afat prej një (1) viti.

Neni 37

37.1 Në nenin 54.4 fshihet fjalia “ Përveç kur zbatohet neni 54.5 ” pjesa tjetër e tekstit mbetet e njëjtë: 37.2 Paragrafi 5 i nenit 54 shfuqizohet.

Page 80: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

80

Neni 38

Paragrafi 2 i nenit 57 të Ligjit ndryshohet me tekstin si në vijim: 57.2 Pavarësisht nga paragrafi 1 i nenit 57 të ligjit ndalohet mbledhja e detyrueshme e tatimit – masa për marrjen e pasurisë së paluajtshme, derisa të mos ketë kaluar afati brenda të cilit tatimpaguesi mund të paraqesë ankesë në Bordin e Pavarur sipas nenit 54.1 ose derisa Bordi i Pavarur të mos ketë marrë vendimin sipas nenit 54.6 të Ligjit cilido qoftë afati më i fundit.

Neni 39

Ruajtja e integritet të ATK-së dhe Kundër korrupsioni

Pas nenit 59 të ligjit shtohet nen i ri 60, ndërsa neni 60 i ligjit ekzistues behet 62. Teksti i nenit 60 është si në vijim: 60.1 Zyra për standarde profesionale (ZSP) brenda ATK-së me qëllim të zbulimit dhe parandalimit të korrupsionit si dhe të gjitha shpërdorimeve tjera të dyshuara për keqpërdorim të detyrës zyrtare do të ketë autoritetin të hetojnë të gjitha dyshimet për sjellje të keqe te të punësuarve në ATK, të gjitha dyshimet për përpjekje të brendshme dhe të jashtme për të korruptuar zyrtarët tatimor (përfshirë përpjekjet për mito), të gjitha shkeljet e supozuara të Kodit të Mirësjelljes së ATK-së dhe veprimtari tjera te të punësuarve apo qytetarëve që kërcënojnë sigurinë apo integritetin e ATK-së apo të punësuarve të saj. 60.2 Për zbatim të paragrafit 1 të këtij neni Zyra për standarde profesionale (ZSP) do të ketë kompetencën:

a. të intervistojë dëshmitarët si brenda ashtu edhe jashtë ATK-së; b. Të intervistojë çdo person të tretë i cili mund të ketë informata që do të

ndihmojnë në hetime; c. të kërkoj dëshmi, informatë që do të ndihmojë në një hetim të autorizuar,

përfshirë nxjerrjen e regjistrimeve bankare; d. të përgatisë raportet e hetimeve me rekomandimet për ndjekje penale në

rastet e duhura dhe të dorëzojë ato raporte përmes zyrës ligjore të ATK-së tek prokuroria publike kompetente;

e. të përcaktojë se çështja nën hetime a duhet të vihet në procedurë administrative apo në procedurë penale;

f. të ndihmojë në arrestimin e individëve që mendohet të jenë të fajshëm për ndonjë akt që mbulohet nga ky nen, pasi veprimi i tillë është autorizuar nga prokurori publik;

g. të kërkojë informata nga policia, gjyqet, regjistrat, komunat dhe organet tjera për të verifikuar të dhënat e aplikimit për punësim, gjendjen financiare dhe pasuritë, dhe qëllime tjera që lidhen me hetimet kundër-korrupsionit dhe siguri të brendshme të ATK-së;

h. të kryejë hetime të përbashkëta me policinë dhe agjencitë tjera që zbatojnë ligjin në çështjet që lidhen me sigurinë e brendshme, akuzimet për sjellje të keqe te të punësuarve dhe veprimtari tjera te të punësuarve dhe qytetarëve që mund të rrezikojnë integritetin apo sigurinë e Administratës Tatimore;

Page 81: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

81

i. të ndihmojë policinë dhe agjencitë tjera që zbatojnë ligjin në hetimet të cilat ata i kanë ndërmarrë e që lidhen me shkeljet e supozuara të kodit penal nga të punësuarit e ATK-së;

j. të ndërlidhë dhe shkëmbejë informata me policinë dhe agjencitë për zbatimin e ligjit me qëllim që të sigurojnë integritet dhe siguri të Administratës Tatimore.

60.3 Në rast të parandalimit qoftë nga një i punësuar apo nga ndonjë person tjetër në kryerjen e autorizimeve siç janë përcaktuar me Paragrafin 2 të këtij neni, Njësia mund të kërkojë autorizim për ndihmë nga Prokurori Publik kompetent.

60.4 Çdo zyrtar i Zyrës së Standardeve Profesionale i cili ndërmerr hetime apo akte në lidhje me këtë nen do të kryejë hetime në përputhje me dispozitat e zbatueshme të Rregullores së UNMIK-ut 2003/26, Kodi i Përkohshëm i Procedurës Penale të Kosovës, apo pasuesin e tij, Zyrtarët e Njësisë së Hetimeve Tatimore janë të autorizuar të hetojnë ato shkelje të renditura në Kapitullin 29 (Shkeljet Penale kundrejt Detyrës Publike) i Rregullores së UNMIK-ut 2003/25, apo pasuesen e saj.

60.5 Procedurat dhe funksionet e njësisë do të rregullohen me një akt nën-ligjor.

Neni 40 Masat e përkohshme Ndërkombëtare

Pas nenit 60 shtohet një nen i ri 61 ndërsa neni 61 i ligjit ekzistues bëhet 63. Teksti i nenit 61 është si në vijim: 61.1 Aty ku ligjet ekzistuese të Kosovës për tatime lidhen me tatuarjen

ndërkombëtare nuk e adresojnë tatuarjen e transaksioneve ndërkombëtare, ato mund të plotësohen me zbatimin e parimeve të Modelit të Konventës Tatimore për të Ardhurat dhe Kapitalin të OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik).

61.2 Aty ku ligjet ekzistuese tatimore që lidhen me tatuarjen e dyfishtë ndërkombëtare juridike te të ardhurave dhe kapitalit të personave në Republikën e Kosovës nuk adresojnë tatuarjen e tillë, do të zbatohen parimet e Modelit të Konventës Tatimore mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin të OECD me qëllim të shmangies së tatuarjes së dyfishtë te të ardhurave dhe kapitalit të tillë.

61.3 Aty ku ligjet ekzistuese tatimore që lidhen me tatuarjen e transaksioneve për TVSH për mallrat dhe shërbimet nuk adresojnë tatuarjen e tillë, ato mund të plotësohen me parimet e Direktivës së Këshillit të BE-së 2006/112/EC të datës 28 Nëntor 2006 mbi sistemin e përbashkët të tatimit në vlerën e shtuar.

61.4 Në përputhje me nenin 9 të këtij ligji, Drejtori i Përgjithshëm mund të lëshojë vendime shpjeguese publike, qoftë në përgjithësi apo rast për rast, për të plotësuar dispozitat e ligjeve ekzistuese mbi tatimet në të ardhura apo TVSH në përputhje me nenin 61.1 përmes 61.3 më sipër. Me hyrjen në një konventë tatimore të ndërsjellë me një shtet kontraktues, vendimet shpjeguese sipas këtij neni për transaksionet në mes të Republikës së Kosovës dhe atij shteti kontraktues nuk do të jenë më të autorizuara.

61.5 Sipas nevojës, për zbatimin e TVSH-së që lidhet me mallrat dhe shërbimet, Ministri i Ekonomisë dhe Financave mund të lëshojë vendime shpjeguese

Page 82: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

82

publike që zëvendësojnë dispozitat ekzistuese të Ligjit të TVSH-së, për aq sa vendimet shpjeguese janë në përputhje me Direktive e Këshillit të BE-së 2006/11/EC të datës 28 nëntor 2006 dhe vendimet shpjeguese të tilla kanë marrë pajtimin nga Qeveria. Me adoptimin e ligjit të ri apo të ndryshuar të TVSH-së nga Kuvendi, vendimet shpjeguese sipas këtij Neni nuk do të jenë më të autorizuara.

Neni 41

Aktet Nënligjore

Neni 60 i ligjit ekzistues bëhet 62 dhe është zëvendësuar me tekstin vijues: 62.1 Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të ketë autorizimin të shpallë, me

shkrim, rregullore zbatuese (akte nënligjore) për zbatim të përgjithshëm e që mund të jenë të nevojshme dhe të duhura më tutje për interpretim dhe zbatim të përshtatshëm, të arsyeshëm dhe uniform të këtij ligji. Zbatimi i tillë i rregulloreve do të administrohet dhe zbatohet nga ATK. Asnjë nga rregulloret e tilla zbatuese nuk do të ketë apo nuk do të ketë ndonjë efekt ligjor deri sa të publikohet si duhet në Gazetën Zyrtare të Kosovës dhe përndryshe është bërë publike nga ATK në përputhje me Ligjin mbi Qasjen ne Dokumentet Zyrtare. Çdo person i prekur nga një rregullore tillë zbatuese i cili beson se rregullorja e tillë nuk është në përputhje me apo nuk është autorizuar nga ky ligj mundet të kontestojë vlefshmërinë e rregullores së tillë drejtpërdrejtë në Bordin e Pavarur për Rishqyrtime siç është paraparë në Nenin 54.1(d) të ligjit ekzistues dhe më pas në një gjykatë të juridiksionit kompetent siç është paraparë në Nenin 56 të ligjit ekzistues.

62.2 Aktet nënligjore nga nenet 4, 6, 7, 9, 12, 13, 15, 17, 18, 20, 22, 24, 29, 34, dhe 39 për zbatimin e këtij ligji do të lëshohen brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Neni 62 i ligjit në fuqi bëhen neni 64.

Neni 42

Hyrja në fuqi

Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, me përjashtim të nenit 24 të këtij ligji, i cili hyn në fuqi me 1 janar të vitit, pas vitit, në të cilin Ministri e nxjerr aktin nënligjor që i referohet zbatimit të këtij neni. Ligji Nr. 03/ L-071 4 dhjetor 2008

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Jakup KRASNIQI

Page 83: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

83

Page 84: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

84

Page 85: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

85

Ministria e Ekonomisë dhe Financave Mbështetur në nenin 62 të Ligjit Nr. 2004/48 “Mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat”, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 03/L-071, “Për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/48, ‘Mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat”, Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Nxjerr:

UDHËZIMIN ADMINISTRATIV Nr. 07/2009 PËR REGJISTRIMIN, ÇREGJISTRIMIN DHE PAJISJEN ME NUMER FISKAL

Neni 1 Qëllimi dhe Fushëveprimi

Qëllimi i këtij Udhëzim Administrativ është vendosja e procedurave dhe kërkesave të regjistrimit dhe çregjistrimit të tatimpaguesve si dhe pajisjen me numër fiskal të tatimpaguesve sikurse është paraparë në nenin 11 të Ligjit 2004/48 “Mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat”, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 03/L-071, “Për ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 2004/48, “Mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat”. Ky udhëzim administrativ, vlen për të gjithë personat fizik dhe juridik, që veprojnë në territorin e Republikës së Kosovës, lidhur me regjistrimin, çregjistrimin si dhe pajisjen me ”Numër Fiskal”.

Neni 2 Përkufizimet

“MEF” – do të thotë Ministria e Ekonomisë dhe Financave; “Numër Fiskal”- do të thotë numri me të cilin ATK pajis secilin tatimpagues dhe që përdoret vetëm për qëllime tatimore. “MTI” - nënkupton Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë; “ARB” - nënkupton Agjencinë e Regjistrimit te Biznesit në MTI; “Numri i Regjistrimit te Biznesit” - nënkupton numrin e regjistrimit që shoqëria tregtare është pajisur nga ARB-ja; “OJQ” - nënkupton Organizatat jo Qeveritare, sikurse është përkufizuar ne legjislacionin për organizatat j-qeveritare; “vizitë në vendndodhje”- nënkupton komunikimin e drejtpërdrejtë që ATK e bën me tatimpaguesin në selinë apo vendin ku ai kryen veprimtari ekonomike. “BQK” – nënkupton Bankën Qendrore të Kosovës. “Ligji” – nënkupton Ligjin Nr. 2004/48, “Mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat”, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 03/L-071, “Për ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 2004/48, “Mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat”.

Neni 3

Numri Fiskal

Page 86: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

86

1. Numri Identifikues i Tatimpaguesit që së fundi përdoret nga ATK, për qëllime të administrimit të Sistemit Tatimor, është Numri i Regjistrimit të Biznesit i lëshuar nga ARB. Me hyrjen në fuqi të këtij akti nënligjor, për qëllime të administrimit të Sistemit Tatimor do të përdoret “numri fiskal” i lëshuar nga ATK.

2. “Numri fiskal”, është numri prej 8 shifrash, plus një shifër verifikuese, zakonisht i përzgjedhur duke përdorë një algoritëm që ofron siguri ndaj numrave mashtrues dhe dyfishimit të numrave.

Neni 4

Pajisja me Numër Fiskal

1. Të gjitha shoqëritë tregtare të cilat do të regjistrohen në ARB pas hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi administrativ, duhet të aplikojë dhe të pajisen numër fiskal nga ATK, përpara fillimit të veprimtarisë ekonomike.

2. Shoqëritë tregtare, të regjistruara në ARB, përpara hyrjes ne fuqi te këtij udhëzimi administrativ, duhet të fillojnë aplikimin për numër fiskal brenda 150 ditëve pas hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi administrativ, apo deri më 31 Dhjetor 2009, cilado qoftë e para, sipas rregullave që do të përcaktohen nga ATK.

3. Çdo OJQ, pas regjistrimit në Zyrën për Regjistrimin e OJQ-ve duhet të aplikojë për tu pajisur me numër fiskal sipas rregullave të parapara në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni.

4. Të gjitha organizatat buxhetore të Institucioneve Qendrore dhe Lokale, duhet të pajisen me “numër fiskal”. Institucionet Qendrore apo lokale, mund të pajisen me një numër fiskal për qëllime të raportimit të pagave dhe kontributeve pensionale të punëtorëve. Organizatat Buxhetore duhet të dorëzojnë aplikacionet e tyre për numër fiskal në Zyrat Regjionale përkatëse të ATK-së.

5. Pavarësisht numrit të shoqërive tregtare që një individ ka regjistruar në ARB, ai do të pajiset vetëm me një “numër fiskal”. Të ardhurat e krijuara nga disa biznese të një individi, do të tatohen si të ardhura të vetme të tij, si për TVSH dhe për Tatimin në të Ardhura personale.. Shoqëria Tregtare Individuale do të pajiset me numër fiskal vetëm kur individi (pronari) të ja paraqes ATK-së numrin identifikues personal. Çdo individ që ka krijuar një shoqëri të re tregtare dhe i cili ka numër fiskal të lëshuar nga ATK, detyrohet të njoftojë ATK-në për shoqërinë tregtare të regjistruar.

6. Çdo ortakëri do të pajiset vetëm me një “numër fiskal”, pa marrë parasysh numrin e ortakëve të përfshirë në ortakëri. Numri fiskal i ortakërisë duhet të jetë një numër i ndarë dhe të dallohet nga numri fiskal i ndonjë prej ortakëve në ortakëri.

7. Çdo individ, i cili dëshiron të dorëzojë deklaratë tatimore, duhet të aplikojë dhe të marrë një “numër fiskal” nga ATK, përpara dorëzimit të deklaratës.

Neni 5

Procedura e pajisjes me Numër Fiskal

Page 87: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

87

1. Aplikimi për pajisjen me “numër fiskal” duhet të paraqitet zyrën e aplikueshme regjionale të ATK-së brenda 15 ditëve pas regjistrimit në ARB.

2. Shoqëritë tregtare të regjistruara përpara hyrjes ne fuqi të këtij udhëzimi, do të njoftohen me shkrim nga ATK, duke u informuar për procedurat që duhet ndjekur për aplikimin për “Numër Fiskal”, së bashku me formularin e aplikimit. Shoqëritë tregtare, pas konfirmimit për marrjen e këtij njoftimi, do të aplikojnë brenda 10 ditëve nga pranimi i njoftimit. Mospranimi i njoftimit nga ATK, nuk e liron Shoqëritë Tregtare nga obligimi për tu pajisur me Numër Fiskal sipas procedurave të parapara me këtë Udhëzim Administrativ.

3. ATK, mund të bëjë një vizitë në vendndodhjen e shoqërisë tregtare, para lëshimit të “numrit fiskal”. Vizita duhet të bëhet brenda 5 ditëve pas pranimit të aplikacionit për numër fiskal. ATK, duhet të marrë vendim për pajisje ose refuzim të “numër fiskal”, brenda 10 ditësh pas pranimit të aplikacionit. Nëse ATK, nuk është në gjendje të gjejë vendndodhjen e shoqërisë tregtare, pas dy përpjekjeve të bëra brenda një periudhe 5 ditore dhe të dokumentuara me aktivitete në teren, do të lëshoj një vendim negativ për tatimpaguesin.

4. Çdo shoqëri tregtare, që kërkon për tu pajisur në procedurë të përshpejtuar me “numrit fiskal”, duhet të dorëzojë një aplikacion për numër fiskal në ATK. Para aplikimit në ATK, ai / ajo duhet të ketë marrë Numër të Regjistrimit të Biznesit nga ARB. Përgjithësisht, aplikacionet për “numër fiskal”, duhet të dorëzohen në Zyrën Regjionale, e cila do të jetë përgjegjëse për çështje tatimore të biznesit. Zyrtarët e Njësisë regjionale të shërbimit të tatimpaguesve do të shqyrtojnë aplikacionin, t’i kryejnë verifikimet e duhura, përfshirë vizitat e mundshme në vendndodhjen e biznesit dhe të bëjë përcaktim në lëshimin e numrit fiskal brenda 5 ditëve të punës pasi të jetë dorëzuar aplikacioni.

5. Pas vendosjes nga ATK për të pajisur me numër fiskal Tatimpaguesin, ATK do të pajis tatimpaguesin me një dokument. Dokumenti i tillë do të përmbajë: 5.1 Numrin fiskal të lëshuar për tatimpaguesin, 5.2 Përkujtesën për tatimpaguesin se duhet t’i plotësojë të gjitha kërkesat për

deklarim dhe pagesa të tatimeve me qëllim të mbajtjes së numrit fiskal. 5.3 Kërkesën që dokumenti i tillë të mbahet në lokalet e tatimpaguesit 5.4 Kërkesën që të jetë e gatshme për shqyrtim nga ATK. 5.5 Përkujtesën që numri fiskal i lëshuar për tatimpaguesin duhet të përfshihet

në çdo faturë të dorëzuar dhe çdo kontratë të arritur me ndonjë entitet tjetër.

Neni 6

Mos-pajisja me numër fiskal

1. ATK mund të refuzojë pajisjen me “numër fiskal” kur tatimpaguesi ka histori të dobët të përmbushjes së detyrimeve tatimore. Çdo mos-pajisje me “numër fiskal”, do të publikohet për të mirë të tatimpaguesve të tjerë. Publikimi i tillë është përshkruar në nenin 14 të këtij Udhëzimi Administrativ.

2. ATK mund të refuzojë të lëshojë “numër fiskal” për tatimpaguesin kur ai: 2.1 Nuk ka dhënë informata të sakta të adresës në aplikacionin për “numër

fiskal”;

Page 88: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

88

2.2 Pas dy përpjekjeve nga ATK, nuk gjendet në adresën e dhënë në ARB; 2.3 Nuk përgjigjet në njoftimin 15 ditor të kërkesës për të aplikuar për “numër

fiskal” 2.4 Nuk i ofron informatat mbi pronarin(ët) e entitetit zyrtarëve të ATK-së, pas

kërkesës 2.5 Nuk ofron informata të tjera të kërkuara nga ATK.

3. ATK mundet po ashtu të refuzojë lëshimin e një “numri fiskal” nëse pronari(ët) i biznesit të ri ka një histori të mos-përmbushjes në raportimin e tatimeve dhe pagesën e detyrimeve tatimore. Historia e mos-përmbushjes përfshinë: 3.1 kur ka pasur në pronësi një biznes i cili për dy apo më shumë muaj nuk ka

pambushur detyrimet e TVSh-së; 3.2 nuk ka raportuar të gjithë të punësuarit në një prej Pasqyrave të Mbajtjes në

Burim të Tatimit; 3.3 nuk ka raportuar të gjithë të punësuarit në një prej Formularëve të pasqyrës

mujore për Kontributet Pensionale dhe nuk ka mbajtur apo paguar në tërësi, për një apo më shumë muaj Mbajtjen në Burim të tatimit në Paga apo Kontributet Pensionale;

3.4 nuk ka deklaruar apo paguar një apo më shumë deklarata të tatimeve vjetore të tatimit në të ardhura (personale apo të korporatave);

3.5 nuk ka mbajtur në burim apo paguar në tërësi, një apo më shumë kërkesa mujore të mbajtjes në burim tatimit në qira, dividendë, interes apo kërkesa tjera të mbajtjes në burim të tatimit;

3.6 nuk ka dorëzuar dhe paguar dy a më shumë Pagesa tre mujore të Tatimit dhe Kontributeve për bizneset e vogla individuale apo të mëdha;

3.7 nuk ka dorëzuar dhe paguar dy a më shumë Pasqyra Tremujore të pagesës paradhënie për Korporatat e vogla apo të mëdha

4. Tatimpaguesit, të cilët nuk kanë dhënë informata të sakta në aplikacionin e tyre për “numër fiskal” apo nuk i kanë dhënë informatat edhe me kërkesën e ATK-së, mund të ridorëzojnë një aplikacion për “numër fiskal” në zyrën regjionale të ATK-së. ATK do të shqyrtojë çdo aplikacion të ridorëzuar në të njëjtën mënyrë sikurse të ishte një aplikacion i ri.

5. Nëse ATK përcakton se “numri fiskal” nuk do të lëshohet, brenda ditës ajo duhet t’i japë tatimpaguesit një njoftim me shkrim në adresën e biznesit të dhënë në aplikacion duke cekur arsyet e mos-pajisjen me numër fiskal brenda një dite pasi përcaktimi të jetë bërë. Njoftimi duhet të përfshijë informatën për biznesin se mund të jetë në gjendje të marrë numër fiskal duke dorëzuar një garancion bankar sikurse është përshkruar në paragrafin 6 të këtij neni. Për çdo vendim negativ mund të bëhet ankesë në përputhje me nenin 52 të Ligjit.

6. Tatimpaguesit të cilëve iu është refuzuar pajisja me “Numri Fiskal” për shkak të historisë së mos-përmbushjes të detyrimeve tatimore, apo tatimpaguesit të cilët kanë marrë një letër të dytë që propozon anulimin e numrit të tyre fiskal, mund të hynë në një marrëveshje me ATK-në për vendosjen e një garancioni bankar të pakthyeshëm për ATK-në në shumën e përcaktuar bazuar në qarkullimin e paraparë të biznesit apo obligimet e parapara tatimore të biznesit, por jo më pak se 5,000€. Garancioni i tillë bankar do të mbahet nga ATK për një periudhë prej tri vjetëve. Nëse gjatë periudhës tre vjeçare, Tatimpaguesi ka raportuar në

Page 89: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

89

mënyrë të besueshme dhe ka paguar të gjitha detyrimet tatimore, ATK do t’i kthejë garancionin bankar tatimpaguesit. ATK do të ushtrojë të drejtat e veta nën garancionin bankar vetëm pasi që të jenë marrë të gjitha veprimeve të mundshme të mbledhjes së detyrueshme. Kur një garancion bankar i pranueshëm të jetë dhënë dhe të jetë pranuar nga ATK, tatimpaguesi mund të dorëzojë kërkesën e vet për numër fiskal. Nëse aplikacioni është komplet dhe të gjitha informatat e nevojshme i janë dhënë ATK-së, ATK do të lëshoj numër fiskal brenda 5 ditëve të punës.

Neni 7

Çregjistrimi i tatimpaguesit

1. Sikurse është paraparë në nenin 12 të Ligjit, nëse tatimpaguesi vendos të pushojë veprimtarinë (përfshirë ndryshimin në formën e biznesit apo ndryshimi në llojin e entitetit juridik), duhet të informojë ATK-në me shkrim për vendimin që ka marrë, së paku 60 ditë para planifikimit për pushimin e biznesit si në vijim: 1.1 Informimi me shkrim duhet të përfshijë:

1.1.1. emrin dhe adresën e tatimpaguesit; 1.1.2. numrin fiskal të tatimpaguesit; 1.1.3. numrin personal të pronarit, nëse është ndërmarrje afariste

personale; 1.1.4. shumën e borxhit tatimor të mbetur, nëse ka; 1.1.5. datën e pritur për pushimin e veprimtarisë;

1.2 Letra informuese duhet të shoqërohet me: 1.2.1. kopjen e vendimit të korporatës (nëse është kompani aksionare

apo Kompani me Përgjegjësi të Kufizuar) i cili autorizon ndërprerjen e veprimtarisë afariste të nënshkruar nga zyrtarët e autorizuar për korporata;

1.2.2. Kopjen e marrëveshjes për ortakëri (nëse është ortakëri e përgjithshme, ortakëri e kufizuar apo konsocium) të nënshkruar nga të gjithë ortakët apo anëtarët e konsorciumit e cila pasqyron marrëveshjen për të ndërprerë veprimtarinë afariste të ortakërisë, shoqërisë së personave apo konsorciumit.

1.2.3. kopjen e bilancit të gjendjes përmbyllëse të paraparë dhe pasqyra tjera që lidhen me të.

2. Personi i autorizuar për të dorëzuar dokumentet e mësipërme, duhet të ofrojë: 2.1 një autorizim nga tatimpaguesi për të dorëzuar dokumentet e tilla, 2.2 një deklaratë për të treguar se pushon aktivitetin dhe për të dhënë arsyet e

pushimit të aktivitetit. 3. ATK brenda 60 ditëve pas marrjes së njoftimit të tatimpaguesit për pushimin e

veprimtarisë, verifikon gjendjen tatimore të tatimpaguesit, nëse duhet do të kryejë kontroll të deklaratave tatimore të tatimpaguesit. Nëse tatimpaguesi ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore, ATK do të jap një vërtetim se tatimpaguesi i ka plotësuar të gjitha kërkesat për çregjistrim. Njoftimi i tillë duhet të dërgohet në ARB brenda periudhës 60 ditore pas marrjes së njoftimit të tatimpaguesit për

Page 90: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

90

synimin që të pushojë veprimtarinë. Njoftimi duhet të përfshijë emrin dhe adresën e tatimpaguesit, numrin e regjistrimit të biznesit, numrin fiskal të ATK-së dhe një deklaratë që konfirmon se biznesi i ka plotësuar të gjitha kërkesat për çregjistrim.

4. Nëse ATK përcakton se biznesi ka borxhe tatimore (qoftë para apo pas kontrolle) apo nuk ka dorëzuar të gjitha deklaratat tatimore që kërkohen, ATK do të njoftojë tatimpaguesin se nuk i plotëson kërkesat për çregjistrim.

Njoftimi i tillë do të përfshijë përshkrimin e: 4.1 të gjitha borxheve tatimore të pashlyera, 4.2 të gjitha deklaratave tatimore të padorëzuara, 4.3 të drejtës së tatimpaguesit për ankesë, si dhe 4.4 veprimeve që duhet të ndërmerren nga tatimpaguesi nëse ai dëshiron të

çregjistrohet. 5. Pas njoftimit për mos plotësimin e kërkesave për çregjistrim, ATK do të

ndërmarrë veprime për të vendosur tatimpaguesin në regjistrin e tatimpaguesve jo-aktivë në përputhje me paragrafin 6 të nenit 8 të kij udhëzimi administrativ. ATK gjithashtu do të iniciojë zbatimin e dispozitave të insolvencës të vendosura në Ligjin 2003/4 mbi Likuidimin dhe Riorganizimin e Personave Juridik në Falimentim.

6. Nëse tatimpaguesi më vonë dorëzon të gjitha deklaratat e kërkuara dhe paguan të gjitha borxhet tatimore, mund të dorëzojë një kërkesë tjetër për çregjistrim, e cila do të përfshijë elementet e kërkuara në paragrafin 1 të këtij neni. Me pranimin e kërkesës me shkrim të përshkruar më lartë dhe pas përcaktimit se biznesi i plotëson kërkesat për çregjistrim, ATK do të ndjek hapat e përshkruar paragrafin 3 të këtij neni

7. Pas vendimit për çregjistrim të tatimpaguesit, ATK e heqë tatimpaguesin nga baza e vet e të dhënave.

8. ATK do të publikojë emrat e të gjitha bizneseve të çregjistruara, përfshirë numrin e regjistrimit të biznesit dhe numrin fiskal në përputhje me dispozitat e Nenit 14 të këtij Udhëzimi Administrativ.

Neni 8

De-aktivizimi i një biznesi

1. Sikurse është autorizuar në Nenin 12.6 të Ligjit, ATK do ti vendosë tatimpaguesit në një regjistër të tatimpaguesve jo-aktivë kur një tatimpagues nuk ka ushtruar veprimtari gjatë vitit të kaluar fiskal. Tatimpaguesi që ka borxh tatimor të pashlyer, apo deklarata të padorëzuara, nuk do të vendoset në regjistrin e tatimpaguesve jo-aktivë deri në kohën kur ATK të ketë përcaktuar se borxhi nuk mund të mblidhet për shkak se tatimpaguesi më nuk ushtron veprimtari dhe nuk ka asete nga të cilat mund të bëhet mbledhja e borxhit. Tatimpaguesi ka të drejtën e ankesës për vendosjen e tij në regjistrin jo-aktiv.

2. Në lidhje me deklaratat tatimore që nuk janë dorëzuar, ATK duhet të përcaktoj se a është interesi i shtetit të ndërmarrë veprime të nevojshme për t’i siguruar deklaratat, bazuar në potencialin e mbledhjes. Përgjithësisht, ATK duhet të sigurojë çdo deklaratë që lidhet me një tatim të mbledhur apo të mbajtur në

Page 91: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

91

burim meqë mbledhja e një tatimi të tillë mund të bëhet nga asetet e personave përgjegjës të biznesit si dhe nga asetet e biznesit. Kur deklaratat të jenë siguruar, apo përcaktimi të jetë bërë, dokumentuar dhe miratuar nga menaxheri i lartë përgjegjës për operacionet në terren se nuk është në interes të shtetit të sigurojë deklaratat, tatimpaguesi mund të vendoset ne regjistrin e tatimpaguesve jo-aktivë. 2.1 Sikurse është përdorë në paragrafin 2 të këtij neni, termi ‘Interes i Shtetit’

nënkupton se përcaktimi është bërë se shpenzimet për të kërkuar një deklaratë nga një biznes që më nuk është aktive janë më të mëdha se sa shuma e të hyrave që mund të mblidhet nëse deklaratat janë siguruar dhe përpunuar. Për shembull, si pikë referimi, nëse një LLC më nuk është aktive dhe nuk ka pasuri nga e cila mund të mblidhet detyrimi tatimor që mund të jetë borxh, ekziston përfitim i vogël që mund të fitohet nga Shteti i Kosovës të kërkojë deklaratën e tatimit në të ardhurat e korporatave që ka 500€ obligim tatimor.

3. Tatimpaguesit të cilët nuk mund të gjenden, përfshirë ata me borxhe tatimore të pashlyera apo deklarata të pa dorëzuara, mund të vendosen në një regjistër të tatimpaguesve jo-aktivë pasi ATK të ketë ndërmarrë të gjitha veprimet e arsyeshme për të gjetur tatimpaguesin apo asetet e tij, përderisa të ketë evidencë se ata tatimpagues nuk janë angazhuar në ndonjë aktivitet për një periudhë minimale prej 6 muajve. Para vendosjes së tatimpaguesit në regjistër jo-aktive, ATK duhet të regjistroj barrët tatimore në të gjithë regjistrat e duhur (nëse më herët nuk janë regjistruar) për të mbrojtur pjesëmarrjen dhe të drejtat e shtetit në çdo aset që mund ta posedojë tatimpaguesi. Përgjithësisht, ATK duhet të konfiskojë dhe shesë çdo aset të tatimpaguesit para vendosjes së tatimpaguesit në regjistrin e tatimpaguesve jo-aktivë. Nëse ATK përcakton se konfiskimi dhe shitja e aseteve nuk është në interesin më të mirë të Qeverisë, arsyet për mos konfiskim dhe shitje të aseteve duhet të dokumentohen qartë. 3.1 Sikurse u përmend në paragrafin 3 të këtij neni, termi ‘interesi më i mirë i

Shtetit’ nënkupton se një përcaktim është bërë për të mos ndërmarrë veprim specifik, të tilla konfiskimi dhe shitja e aseteve të biznesit sepse të hyrat e parapara nga veprimi i tillë janë më pakë se, apo vetëm pak më shumë se, shpenzimet e ndërmarrjes së veprimit. Për shembull si pikë referimi, nëse një biznes ka asete prej vetëm 300€, shpenzimet e shpalljes së asetit dhe koha e shpenzuar e zyrtarëve të ATK-së në ndërmarrjen e veprimit të konfiskimi dhe shitjes së aseteve janë më të mëdha se shuma që mund të realizohet nga veprimi i konfiskimit dhe shitjes dhe kështu nuk është në interesin me të mirë të Shtetit të ndërmerren veprime.

4. Nëse, si rezultat i një inspektimi për të siguruar deklaratat që nuk janë dorëzuar apo për të mbledhur borxhin tatimor të papaguar, ATK zbulon se tatimpaguesi ka ndaluar veprimtarinë e tij tregtare, ATK mund ta vendosë tatimpaguesin në regjistër të tatimpaguesve jo-aktivë pas veprimeve për të siguruar deklaratat që nuk janë dorëzuar dhe për të mbledhur borxhet tatimore të papaguara. Para vendosjes së tatimpaguesit në regjistër të tatimpaguesve jo-aktivë, ATK duhet të ndërmarrë veprime e përshkruara në këtë paragraf, si dhe ato veprime të përshkruara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni. ATK pas vizitave verifikuese

Page 92: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

92

konform rregullave dhe procedurave të saj të brendshme si dhe çdo veprimi tjetër të duhur, duhet të konfirmojë se tatimpaguesi nuk është duke ushtruar veprimtarinë afariste.

5. ATK mund të vendosë tatimpaguesin në regjistër të tatimpaguesve jo-aktivë, pa marrë parasysh kohëzgjatjen që ka kaluar që kur tatimpaguesi për herë të fundit ka qenë i angazhuar në veprimtari afariste nëse ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për të mbledhur çdo borxh tatimor dhe të sigurojë çdo deklaratë që nuk është dorëzuar sikurse është përshkruar në paragrafin 4 të këtij neni.

6. Nëse tatimpaguesi ka njoftuar ATK-në që synon të pushoj veprimtaritë afariste sikurse është paraparë në Nenin 7 të këtij akti nënligjor dhe ATK ka përcaktuar se biznesi nuk i plotëson kriteret për çregjistrim sepse ka borxhe tatimore apo nuk ka dorëzuar të gjitha deklaratat, ATK do të ndërmarrë masa për të siguruar të gjitha deklarata që kërkohen. ATK gjithashtu do të ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme të mbledhjes. Kur të gjitha veprimet të jenë ndërmarrë dhe është konfirmuar se tatimpaguesi më nuk ushtron veprimtari afariste sipas paragrafit 4 të këtij neni dhe të gjitha asetet ose i janë në ekspozuar ose në mënyrë të përshtatshme janë siguruar me barra tatimore, ATK mund të vendosë tatimpaguesin në një regjistër të tatimpaguesve jo-aktivë, dhe të ndjekë procedurat e çregjistrimit të parapara në nenin 7 të këtij akti nënligjor. ATK gjithashtu do të iniciojë zbatimin e dispozitave të insolvencës të vendosura në Ligjin 2003/4 mbi Likuidimin dhe Riorganizimin e Personave Juridik në Falimentim.

Neni 9

Anulimi i numrit fiskal

1. Autorizimi për të anuluar ndonjë dokument tatimor i paraparë në Nenin 20A.1 të Ligjit përfshinë mundësinë për të revokuar numrin fiskal të tatimpaguesit nëse një tatimpagues dështon për të plotësuar kërkesat e veta të raportimit dhe pagimit. ATK mund të anulojë një numër fiskal të çdo tatimpaguesi i cili vazhdimisht nuk bën me kohë: dorëzimin e deklaratave tatimore, pagesën e detyrimeve tatimore, dorëzimin e informatave, raportet barazuese ose certifikatat vjetore. 1.1 Një tatimpagues do të konsiderohet të mos ketë dorëzuar vazhdimisht me

kohë deklaratat nëse: 1.1.1 gjatë një periudhe prej 12 muajve, nuk dorëzon dy apo më tepër

deklarata të TVSh-së; 1.1.2 gjatë një periudhe prej 12 muajve, nuk dorëzon dy apo më shumë

Formularë të Tatimit të mbajtur në Burim në Paga apo Kontribute Pensionale;

1.1.3 gjatë një periudhe prej 36 muajve, nuk dorëzon një apo më shumë deklarata të tatimit në të ardhura (personale apo korporata);

1.1.4 gjatë një periudhe prej 12 muajve, nuk dorëzon dy apo më shumë deklarata mujore të mbajtjes në burim të tatimit në qira, dividend, interes apo kërkesa tjera mujore të mbajtjes në burim;

Page 93: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

93

1.1.5 gjatë një periudhe prej 12 muajve, nuk dorëzon dy apo më shumë Pasqyra tremujore të pagesës paradhënie për bizneset e vogla ose të mëdha (biznese individuale apo korporata)

1.1.6 gjatë një periudhe prej 12 muajve, nuk dorëzon dy apo më shumë Pasqyra Tremujore të Tatimit në Qira dhe Pasurinë e Patrupëzuar.

1.1.7 gjatë një periudhe prej 36 muajve, nuk dorëzon me kohë ndonjë pasqyrë informatash apo barazimi sikurse janë, por duke mos u kufizuar vetëm në to: Pasqyra Vjetore e Barazimit të Tatimit në Paga, Certifikata e Kontributeve Pensionale dhe Mbajtjes në Burim të Tatimit, Përmbledhja Vjetore e mbajtjes në Burim të Tatimit në Interes, Dividendë, Të drejtat Pronësore, Qira dhe Fitore në Lotari, Informatat Vjetore të Raportimit të Pagesave prej 500 € a më shumë, etj.

1.2 Një tatimpagues do të konsiderohet të mos ketë paguar vazhdimisht me kohë detyrimet tatimore nëse: 1.2.1 gjatë një periudhe prej 12 muajve, nuk paguan obligimin tatimor

për tri apo më shumë periudha të TVSh-së; 1.2.2 gjatë një periudhe prej 12 muajve, nuk paguan me kohë obligimin

tatimor për tri apo më shumë Formularë të Tatimit të mbajtur në Burim në Paga apo Kontribute Pensionale;

1.2.3 gjatë një periudhe prej 36 muajve, nuk paguan me kohë obligimin tatimor për një apo me shumë deklarata të tatimit në të ardhura (personale apo korporata);

1.2.4 gjatë një periudhe prej 12 muajve, nuk paguan me kohë obligimin tatimor për tri apo më shumë deklarata mujore të mbajtjes në burim të tatimit në qira, dividend, interes apo kërkesa tjera mujore të mbajtjes në burim;

1.2.5 gjatë një periudhe prej 12 muajve, nuk paguan me kohë obligimin tatimor për tri apo më shumë Pasqyra tremujore të pagesës paradhënie për bizneset e vogla ose të mëdha (biznese individuale apo korporata)

1.2.6 gjatë një periudhe prej 12 muajve, nuk paguan me kohë obligimin tatimor për tri apo më shumë Pasqyra Tremujore të Tatimit në Qira dhe Pasurinë e Patrupëzuar.

2. Me qëllim të anulimit të një numri fiskal të tatimpaguesit, ATK duhet t’i dërgoj tatimpaguesit një njoftim të anulimit të propozuar të numrit fiskal së paku 30 ditë para datës efektive të veprimit.

3. Gjatë periudhës 30 ditore të paraparë, tatimpaguesi mundet të kontaktojë ATK-në dhe të kërkojë të bëhet tatimpagues i rregullt në çdo detyrim tatimor për të cilin është delikuent. Nëse tatimpaguesi ka marrë vetëm një letër që i ka propozuar anulimin e numrit fiskal dhe bën kërkesë të shlyerjes së detyrimeve për t’u bërë i rregullt në të gjitha obligimet tatimore, ATK do ta marrë parasysh atë kërkesë, së bashku me çdo informatë tjetër historike lidhur me tatimpaguesin, në përcaktimin se a duhet anuluar numrin fiskal. Nëse tatimpaguesi më pas bëhet delikuent sërish, ATK do t’i dërgojë një letër tjetër tatimpaguesit duke e informuar se numri fiskal do të anulohet në fund të periudhës 30 ditore. Letra e dytë duhet të shënojë faktin se kjo është letra e dytë

Page 94: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

94

e tillë e dërguar tatimpaguesit dhe t’i përshkruaj mundësitë e tatimpaguesit sikurse është paraparë në këtë paragraf dhe paragrafët 4 e 5 të këtij neni. Tatimpaguesi ka të drejtë në Ankesë për përcaktimin e ATK-së për të anuluar numrin e tij fiskal. Dorëzimi i një ankese nuk do të ndalojë anulimin e numrit fiskal.

4. Një tatimpagues i cili ka marrë një letër të dytë që propozon anulimin e numrit të tij fiskal mund të hyjë në një marrëveshje për të vënë një garancion bankar për ATK-në sikurse është paraparë në paragrafin 6 të nenit 6 të këtij Udhëzimi Administrativ. Çdo garancion bankar duhet të jetë një shumë e mjaftueshme për të mbuluar 150 % të të gjitha obligimeve tatimore të pashlyera, apo të pazgjidhura, në kohën kur është lëshuar letra e dytë, pa marrë parasysh shumat e parapara të qarkullimit.

5. Nëse një tatimpagues, i cili është një person juridik, nuk vë garancion bankar sikurse është paraparë në paragrafin 6 të nenit 6 të këtij Udhëzimi Administrativ, pas lëshimit të letrës së dytë tatimpaguesit duke i propozuar të anulojë numrin fiskal të tatimpaguesit dhe ATK anulon numrin fiskal, ATK duhet të aplikojë në gjykatën ekonomike për të vendosur tatimpaguesin në procedimet e insolvencës jo-vullnetare. Procedurat e vendosura me Legjislacionin mbi Likuidimin dhe Ri-organizimin e Personave Ligjor në Falimentim do të ndiqet për të iniciuar këtë proces.

Neni 10

Tërheqja e Certifikatës së TVSh-së 1. Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së mundë të tërheq certifikatën e TVSH-së nëse

konstaton se tatimpaguesi e ka shkelur e ligjin. Shkelja e ligjit që mund të rezultojë në anulimin apo tërheqjen e certifikatës së TVSh-së përfshinë, mirëpo nuk kufizohet vetëm në to: 1.1 Dhënia në përdorim e Certifikatës së TVSH-së një personi tjetër, 1.2 Lëshimi i faturave fals apo fiktive duke shfrytëzuar Certifikatën e TVSH-së 1.3 Mos deklarimi me kohë i dy ose më shumë deklaratave të TVSh-së 1.4 Mos pagesa me kohë e tri ose më shumë detyrimeve të TVSH-së 1.5 Mos dorëzimi dhe mos pagesa me kohë e dy ose më shumë deklaratave

tatimore të cilat tatimpaguesi është i obliguar që ti dorëzojë 1.6 Nën-deklarimi i çdo obligimi tatimor për më shumë se 25%.

2. ATK duhet t’i dërgoj tatimpaguesit njoftim me shkrim mbi tërheqjen apo anulimin e Certifikatës së TVSH-së 10 ditë para datës efektive të tërheqjes. Njoftimi i tillë do të përmbajë: 2.1 përshkrimin e arsyeve për propozim të tërheqjes apo anulimit të

Certifikatës së TVSh-së. 2.2 deklaratë që informon se nëse Certifikata e TVSh-së është tërhequr apo

anuluar, tatimpaguesi nuk do të mund të vazhdojë kryerjen e afarizmit dhe nëse tatimpaguesi kryen afarizëm pasi certifikata është tërhequr, ai do t’i nënshtrohet ndëshkimeve të parapara në Ligj.

Page 95: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

95

2.3 të drejtën e tatimpaguesit për t’u ankuar për anulimin apo tërheqjen brenda periudhës 10 ditore duke dorëzuar një ankesë me shkrim për menaxherin Regjional që ka lëshuar njoftimin.

3. Ankesa e tatimpaguesit duhet të bëhet duke u bazuar në faktin se ATK ka bërë

gabim, në faktet e përshkruara sipas paragrafit 1 të këtij neni. Tatimpaguesi duhet të përpilojë një deklaratë me fakteve të qarta duke vërtetuar se propozimi nga ATK për tërheqje apo anulim të Certifikatës së TVSh-së është jo korrekt.

4. Nëse tatimpaguesi është ankuar sipas paragrafit 3 të këtij neni dhe Menaxheri Regjional pajtohet me faktet e dorëzuara në ankesën e tatimpaguesit, Menaxheri Regjional duhet t’i lëshoj një letër tatimpaguesit në të cilën thuhet se është anuluar propozimi për tërheqje apo anulim të Certifikatës së TVSh-së.

5. Pasi periudha 10 ditore të ketë kaluar dhe nëse tatimpaguesi nuk është ankuar, apo nëse tatimpaguesi është ankuar mirëpo Menaxheri Regjional nuk pranon ndonjë ndryshim bazuar në ankesën e tatimpaguesit, Menaxheri Regjional duhet të përgatisë një letër për tatimpaguesin duke e informuar se Certifikata e TVSh-së është tërhequr apo anuluar. Letra duhet qartë të tregojë bazën në të cilën është marrë vendimi, përfshirë atë se përse ankesa nuk ka ndryshuar përcaktimin e bërë.

6. Letra që informon tatimpaguesin se Certifikata e TVSh-së është anuluar apo tërhequr, duhet që personalisht t’i dorëzohet tatimpaguesit zyrtari i ATK-së. Zyrtari i ATK-së duhet t’ia japë letrën personit përgjegjës të tatimpaguesit (nëse është entitet juridik) apo tatimpaguesit (nëse është biznes individual) dhe të ia sqarojë se certifikata e TVSh-së është tërhequr. Preferohet që, letra t’i dorëzohet tatimpaguesit në fund të ditës së punës për të shmangur çrregullimin e panevojshëm të afarizmit. Zyrtari i ATK-së duhet të ia marrë Certifikatën e TVSh-së dhe të informojë tatimpaguesin se operimi i biznesit pa certifikatë të TVSH-së do të rezultojë me ndëshkime dhe ndjekje penale të mundshme.

7. Një Certifikatë e TVSh-së do të anulohet me mundësi të rivendosjes, nëse: 7.1 Tatimpaguesi ka lejuar që Certifikata e tij të përdoret nga personi tjetër si

nga personi i cili ka lejuar që certifikata e tij të përdoret dhe personi i cili ka përdorë certifikatë do t’i nënshtrohen ndëshkimeve të parapara me Ligj).

7.2 Tatimpaguesi ka lëshuar fatura false apo fiktive. 7.3 Përveç anulimit të Certifikatës së TVSh-së, Menaxheri Regjional do të

përgatisë një raport që kërkon veprim penal sikurse është paraparë në Nenin 49 të Ligjit.

8. Një Certifikatë e TVSh-së që është tërhequr për mos-pagesë të tatimit apo mos-dorëzim të deklaratave mund të rivendoset me kërkesë me shkrim të tatimpaguesit kur tatimpaguesi të jetë i rregullt në dorëzimin e deklaratave, apo të ketë bërë marrëveshje të pranueshme për pagesën e borxheve. Kërkesa me shkrim duhet të adresohet tek Menaxheri Regjional i cili ka tërhequr Certifikatën e TVSh-së. Kërkesa duhet të përmbajë numrin fiskal të tatimpaguesit dhe identifikojë certifikatën e TVSH-së që do të ri-vendoset (Emri në certifikatë, Numri serik i Certifikatës dhe adresa e biznesit). Së bashku me kërkesën për ri-vendosjen e certifikatës, tatimpaguesi duhet të deklarojë se është në dijeni për kërkesën për të dorëzuar dhe paguar deklaratat me kohë me qëllim

Page 96: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

96

që të mbajë Certifikatën e TVSh-së. Tatimpaguesi duhet të konfirmojë synimin e tij për të mbetur i rregullt në dorëzimin e deklaratave si dhe kryerjen e pagesave me kohë.

9. Me marrjen e kërkesës me shkrim për të rivendosur Certifikatën e TVSh-së dhe konfirmimi se tatimpaguesi ka plotësuar kërkesat për rivendosje, Menaxheri Regjional do të rivendosë Certifikatën e TVSh-së brenda 2 ditëve të punës. Menaxheri Regjional duhet të bëjë çdo përpjekje për të rivendosur Certifikatën e TVSh-së të njëjtën ditë kur është marrë kërkesa, ashtu që tatimpaguesi të mund të rifillojë veprimtarinë afariste.

10. Nëse kanë kaluar më shumë se 30 ditë që kur certifikata e është anuluar apo tërhequr, certifikata e anuluar nuk do të rivendoset, por tatimpaguesit do t’i lëshohet certifikatë e re e TVSh-së, e cila do të jetë efektive për transaksionet nga ajo datë e tutje.

11. Nëse konsiderohet si e nevojshme nga Drejtori i Përgjithshëm, ATK mund të zhvilloj një program për të zëvendësuar të gjitha Certifikatat ekzistuese të TVSH-së pas lëshimit të njoftimit për qëllimin që të bëhet kjo dhe të këshillohet tatimpaguesi mbi procedurat për marrjen e certifikatës së zëvendësuar të TVSH-së. Administrata Tatimore mund të refuzoj lëshimin e Certifikatës zëvendësuese të TVSH-së ndaj çdo tatimpaguesi i cili i plotëson kërkesat për refuzim, tërheqje ose anulim të numrit fiskal ose Certifikatës së TVSH-së të caktuar në këtë udhëzimi administrativ.

12. Kur tatimpaguesi i TVSh-së më nuk konsiderohet të jetë tatimpagues i TVSh-së sipas dispozitave të vendosura në Ligjin mbi Tatimin në Vlerën e Shtuar, tatimpaguesi i TVSh-së duhet të dorëzojë Certifikatën e vet të TVSh-së në zyrën regjionale të ATK-së që është përgjegjëse për çështje tatimore të tatimpaguesit. ATK do të pranojë (njohë) dorëzimin e Certifikatës së TVSh-së. Certifikatat e TVSh-së duhet të dorëzohen brenda 15 ditëve pasi tatimpaguesi të pushojë të jetë tatimpagues i TVSh-së apo pushon veprimtarinë afariste. ATK do të publikojë emrat e të gjithë tatimpaguesve të cilët kanë dorëzuar Certifikatat e tyre të TVSh-së sikurse është përshkruar në Nenin 14 të këtij udhëzimi adminsitrativ.

13. ATK do të mbajë një listë të të gjithë tatimpaguesve me Certifikata aktive të TVSh-së dhe do të bëjë publikimin e saj në faqen e vet të internetit ( www.atk-ks.org ). Lista do të jetë me renditje alfabetike bazuar në emrin e tatimpaguesit. Qëllimi i publikimit është informimi i publikut nëse një tatimpagues i posaçëm ka certifikatë të vlefshme të TVSh-së. ATK duhet t’i ofrojë publikut udhëzimet për qasje në këtë listë.

Neni 11

Kompanitë e huaja dhe bizneset që nuk kërkohet të regjistrohen në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve

1. Sikurse është paraparë në nenin 11.5 të Ligjit, çdo person jo-rezident i cili i

nënshtrohet çfarëdo tatimi në Kosovë në pajtim me legjislacionin tatimor të Kosovës, do të caktojë një përfaqësues fiskal përpara se të fillojë ndonjë veprimtari ekonomike Kosovë. Përfaqësuesi fiskal i caktuar nga personi jo-

Page 97: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

97

rezident duhet të jetë një rezident i Kosovës, i cili është i kualifikuar të kryej detyrat e një përfaqësuesi fiskal. Përfaqësues fiskal mund të jetë person fizik ose juridik.

2. Brenda 5 ditëve pasi të jetë caktuar, përfaqësuesi fiskal duhet të dorëzojë aplikacionin e tij për regjistrim në zyrën qendrore të ATK-së, për Menaxherin e Departamentit të Edukimit të Tatimpaguesve. ATK ka të drejtë të refuzoj një caktim të një përfaqësuesi fiskal nëse beson se i caktuari nuk është i kualifikuar të kryejë detyrat e një përfaqësuesi fiskal. Së bashku me aplikacionin duhet të jetë një letër e caktimit e nënshkruar nga një person përgjegjës i personit jo-rezident që ka caktuar përfaqësuesin fiskal. Letra e caktimit duhet të tregojë aktet që përfaqësuesi fiskal është i autorizuar të kryej punë në emër të personit jo-rezident. 2.1 Përfaqësuesi fiskal së paku duhet të jetë i autorizuar:

1.2.1. Të dorëzojë faturat në emër të personit jo-rezident personave të Kosovës për ato transaksione për të cilat përfaqësuesi fiskal është autorizuar,

1.2.2. Të pranojë faturat në emër të personit jo-rezident personave të Kosovës për ato transaksione për të cilat përfaqësuesi fiskal është autorizuar,

1.2.3. Të dorëzojë deklaratat e TVSh-së në Kosovë në emër të personit jo-rezident si dhe ato të tatimit në të ardhura nëse duhet të aplikohen,

1.2.4. Të paguajë detyrimet tatimore dhe të marrë rimbursimet tatimore në emër të personit jo-rezident.

1.2.5. Të mbajë regjistrimet e transaksioneve për të cilat përfaqësuesi fiskal është caktuar dhe ti ketë në dispozicion me kërkesë të ATK-së,

1.2.6. Të veprojë në vend të personit jo-rezident dhe të përfaqësojë personin jo-rezident në kontrollet e mundshme nga ATK.

1.2.7. Të plotësojë të gjitha obligimet që lidhen me TVSh-në në importe, eksporte dhe obligimet Doganore.

2.2 Letrës së caktimit, aplikuesi do të ia bashkëngjis një kopje të vërtetuar të marrëveshjes së përfaqësimit fiskal në mes të aplikuesit dhe personit jo-rezident si dhe një kopje të vërtetuar të evidencës së regjistrimit tatimor të personit jo-rezident në vendin e tij te rezidencës. Është e nevojshme të specifikohen qartë në marrëveshje të gjitha aktivitetet të cilat mund të ushtrohen nga përfaqësuesi fiskal

2.3 ATK do të njoftojë me shkrim për pranim apo refuzim aplikuesin-përfaqësuesin fiskal dhe personin jo-rezident brenda dy (2) ditëve të punës pas përcaktimit për të pranuar apo refuzuar përfaqësimin fiskal nga aplikuesi.

3. Refuzimi i pranimit të Përfaqësuesit Fiskal nga ATK do të bëhet kur:

3.1 aplikuesi për përfaqësues fiskal nuk i përmbush obligimet veta tatimore apo më herët ka kryer shkelje tatimore të cilat janë konsideruar nga ATK si evazion tatimor apo shmangie tatimore,

3.2 aplikuesi ka një histori të kontesteve të paligjshme tatimore,

Page 98: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

98

3.3 përfaqësuesi fiskal nuk është rehabilituar pas një falimentimi apo pas ndonjë procedure tjetër sipas së cilës aplikuesi është vënë nën mbikëqyrje,

4. ATK mund të bëjë anulimin e të drejtës për përfaqësues fiskal nga një

përfaqësues fiskal. 4.1 ATK mund të anulojë të drejtën e një personi të veprojë si përfaqësues

fiskal kur: 4.1.1. të jetë bërë një deklaratë false nga përfaqësuesi, i përfaqësuari apo

në emër të të përfaqësuarit, në lidhje me aplikacionin për autorizim si përfaqësues fiskal,

4.1.2. përfaqësuesi fiskal nuk deklaron apo nuk bën pagesat tatimore deri në datën e duhur,

4.1.3. është e domosdoshme të bëhet për të mbrojtur të hyrat. 4.2 ATK do të njoftojë me shkrim përfaqësuesin fiskal dhe personin jo-

rezident për vendimin e anulimit të përfaqësimit. Në rastet e tilla, duhet të përcaktohet një përfaqësues fiskal i ri brenda 5 ditëve pas njoftimit të bërë personit jo-rezident në përputhje me parimet e njëjta sikur është kërkuar me këtë nen.

4.3 Çdo person i cili është regjistruar si përfaqësues fiskal, brenda 5 ditëve nga ndonjë ndryshim i bërë në emër, themelim apo pronësi të biznesit të tij apo ndonjë ngjarje tjetër e ndodhur që ngrit nevojën e ndryshimit të regjistrimit, do të njoftojë me shkrim Departamentin e Edukimit të Tatimpaguesve për ndryshimin, ndërprerjen apo ngjarjen e tillë dhe t’i japë të gjithat të dhënat e këtyre ndryshimeve.

5. Një përfaqësues fiskal i detyrohet në tërësi dhe veçmas borxheve tatimore të

personit jo-rezident për të cilin ai është caktuar. Për të garantuar kryerjen e këtij detyrimi, nga përfaqësuesi fiskal mund të kërkohet të vendosë një obligacion nga një institucion financiar i pranuar nga BQK dhe me vendndodhje në Kosovë, apo të ofrojë formë tjetër të garancisë me të cilën pajtohet ATK. ATK do të përcaktojë nëse kërkohet garancioni dhe do të informojë përfaqësuesin fiskal dhe personin jo-rezident për atë kërkesë. ATK do të japë 30 ditë afat që një garancion i pranueshëm të pranohet.

Megjithatë, përfaqësuesi fiskal nuk do të jetë fajtor për ndonjë ndëshkim të përcaktuar nga ATK në lidhje me personin jo-rezident për të cilin ai vepron, përveç nëse:

5.1 Shkelja përbëhet nga kundërshtimi i përfaqësuesit fiskal për një obligim i cili, për arsye të këtij nën-paragrafi është vënë si në përfaqësuesin fiskal ashtu edhe në personin jo-rezident,

5.2 përfaqësuesi fiskal është pajtuar, apo ka komplotuar, në kryerjen e shkeljes të personit jo-rezident

5.3 Kryerja e shkeljes nga jo-rezidenti i atribuohet çdo shpërfillje nga ana e përfaqësuesit fiskal.

Page 99: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

99

6. Edhe pse përfaqësuesi fiskal mundet tashmë të ketë numër fiskal dhe certifikatë të TVSh-së, ai duhet të marrë një numër të ri fiskal dhe numër te ri regjistrimi për TVSh, në emër të jo-rezidentit për të cilin ai vepron. Në këtë rast kërkohet të regjistroj emrin e tij apo të vetin karshi emrit të personit jo-rezident dhe me adresë të përfaqësuesit fiskal, (shiko Aneksi 1, shembulli 1).

Kështu do të lëshohen numrat fiskal me (emrin e përfaqësuesit fiskal) që vepron në emër të (emrin e personit jo-rezident). Kur përfaqësuesi fiskal të dorëzojë aplikacionin për përfaqësim, përfaqësuesi fiskal aplikon si për numrin fiskal ashtu edhe për certifikatë të TVSH-së.

7. Pushimi apo ndërprerja e përfaqësuesit fiskal. 7.1 Përfaqësimi nga përfaqësuesi fiskal do të pushojë apo ndërpritet në rastet

kur: 7.1.1. Marrëveshja e tij e përfaqësimit me personin jo-rezident skadon apo kur

ai pushon aktivitetin e përfaqësimit gjatë periudhës së përfaqësimit, 7.1.2. Përfaqësuesi fiskal vdes, 7.1.3. Përfaqësuesi fiskal falimenton, bëhet insolvent apo i paaftë. 7.2. Përfaqësues fiskal duhet të njoftojë me shkrim ATK-në se më nuk do të

veprojë si përfaqësues. Njoftimi duhet të bëhet brenda 10 ditëve para se ai të pushojë të veprojë si përfaqësues fiskal për një person jo-rezident. Përfaqësuesi fiskal duhet që po ashtu të njoftojë personin jo-rezident se ai më nuk do të veprojë si përfaqësues fiskal i tij. Nëse personi jo-rezident vazhdon të operojë në Republikën e Kosovës, përfaqësuesi fiskal duhet të tregojë atë fakt në njoftimin e tij për ATK-në. Informatat e tilla duhet të dorëzohen në zyrat qendrore të ATK-së, në Departamentin e Edukimit të Tatimpaguesve.

8. Përfaqësuesi fiskal do të jetë personalisht i detyrueshëm për të gjitha detyrimet tatimore që lindin për periudhat tatimore gjatë së cilës ai ka vepruar si përfaqësues fiskal edhe pas pushimit të qenit përfaqësues fiskal. Nëse do të bëhej një vlerësim shtesë i tatimit nga ATK për një periudhë tatimore gjatë së cilës përfaqësuesi fiskal ka vepruar në emër të personit jo-rezident, përfaqësuesi fiskal do ti detyrohet pagesës e vlerësimit shtesë tatimor.

9. Kur një përfaqësues fiskal pushon të veprojë në emër të një personi jo-rezident i cili vazhdon të jetë i angazhuar në veprimtari ekonomike në Kosovë, personi jo-rezident duhet të caktojë një përfaqësues fiskal të ri brenda 5 ditëve pasi të jetë informuar se përfaqësuesi i tanishëm i caktuar fiskal do të tërhiqet. Një përfaqësues fiskal nuk lirohet nga obligimi i tij personal për shkak të pushimit të veprojë si përfaqësues fiskal.

10. Pavarësisht nga paragrafët më sipër të këtij neni, një person jo-rezident nuk kërkohet të caktojë përfaqësues fiskal nëse: 10.1. Nëse personi jo-rezident kryen një transaksion të vetëm me vlerë më të

ulët se 5,000 € brenda12 muajve, 10.2. Nëse personi i Kosovës me të cilin personi jo-rezident është i angazhuar

në veprimtari ekonomike detyrohet të paguaj TVSh-në përmes mekanizmit të aplikimit të kundërt dhe personi jo-rezident nuk do të ketë

Page 100: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

100

të drejtën e zbritjes së TVSh-së së zbritshme.

Neni 12 Kërkesa për bizneset rezidente që të raportojnë kontratat e lidhura me bizneset

jo-rezidente 1. Në përputhje me Nenin 11.4 të Ligjit, çdo person rezident i cili do të bëjë

afarizëm apo do të kryejë projekte apo programe në Republikën e Kosovës, përmes një personi jo-rezident, do të kërkohet të ofrojë ATK-së një pasqyrë informatash përpara se personi jo-rezident të fillojë ndonjë veprimtari në Republikën e Kosovës”. Pasqyra (raporti) e informatave duhet të përmbajë emrin dhe adresën e personit jo-rezident, numrin e huaj identifikues të tatimpaguesit të personit jo-rezident, natyrën e punës që do t kryhet nga personi jo-rezident, kohëzgjatjen e qëndrimit të peronit jo-rezident në Kosovë, shumën e kompensimit që do të merret nga jo-rezidenti për punën që do të kryhet dhe çdo informatë tjetër që konsiderohet e rëndësishme.

2. Raporti duhet të dorëzohet në Departamentin e Edukimit të Tatimpaguesve, në zyrën qendrore të ATK-së. Një kopje e kontratës më shkrim duhet ti bashkëngjitet raportit (shiko Aneksi 1, shembull 2, 3 dhe 4). Dorëzimi duhet të bëhet së paku 10 ditë para se personi jo-rezident të ketë planifikuar të fillojë punën në Kosovë. Nëse data e cila është 10 ditë para se personi jo-rezident të ketë planifikuar të fillojë punën në Kosovë është fundjavë apo ditë feste, raporti duhet të dorëzohet në ditën e fundit të punës para fundjavës apo ditës së festës,

3. Raporti duhet të dorëzohet ne lidhje me çdo person jo-rezident i angazhuar në veprimtari, apo që pritet të angazhohet në veprimtari, për një periudhë prej më shumë se dy ditë gjatë vitit kalendarik. Nëse veprimtaria e kontraktuar është një kontratë në vazhdimësi për një periudhë më të gjatë se një vit, kërkohet një raport i vetëm, i cili qartë do të pasqyrojë kohëzgjatjen e veprimtarisë që pritet të vazhdojë.

Neni 13

Ndryshimet në informatat e regjistrimit të tatimpaguesit 1. Çdo ndryshim në informatat e regjistrimit të tatimpaguesit duhet të dorëzohet në

ATK së paku 15 ditë pune përpara datës efektive të ndryshimit. Disa ndryshime në informatat e regjistrimit mund të kërkojnë që ATK të lëshoj një numër të ri fiskal. Ndryshimet në informatat e regjistrimit duhet të paraqiten në Formularin e Aplikacionit për Numër Fiskal me një shenjë e cila tregon se është dorëzuar për të ndryshuar informatat e regjistrimit. Të gjitha ndryshimet duhet të dorëzohen në zyrën regjionale të ATK-së përgjegjëse për çështjet tatimore të tatimpaguesit.

2. Ndryshimi në informatat e regjistrimit që kërkohen të dorëzohen në ATK përfshinë:

2.1. Ndryshimin në emrin e biznesin; 2.2. Ndryshimi në adresën e biznesit apo shtesën e një vendi të ri të biznesit;

Page 101: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

101

2.3. Ndryshimi në pronësinë e biznesit (entitetet juridike), i cili nuk ndryshon formën juridike të biznesit;

2.4. Çdo ndryshim në formën e biznesit (Ndërmarrje Afariste Personale në ShPK; ShPK në Shoqëri Aksionare; Ortakëri e Përgjithshme në Ortakëri të Kufizuar; ortakëri në korporatë; çdo entitet juridik në Ndërmarrje Afariste Personale; dhe çdo ndryshim tjetër i ngjashëm në formën e biznesit);

2.5. Çdo shkrirje e një organizate afariste me një tjetër; 2.6. Çdo ndryshim në aksionarë që kanë interes 10% apo më shumë në një entitet

juridik; 2.7. Çdo ndryshim qoftë në ortakë të përgjithshëm apo ortakë të kufizuar; 2.8. Çdo ndryshim në ARB; 2.9. Çdo ndryshim në emër apo adresë të personit kontaktues të biznesit 2.10. Çdo ndryshim në emrin dhe adresën e personave përgjegjës të biznesit dhe 2.11. Çdo marrëveshje që parasheh bashkëpunimin në mes të dy a më shumë

organizatave afariste. 3. Çdo ndryshim në formën e biznesit (Ndërmarrje Afariste Personale në ShPK;

ShPK në Shoqëri Aksionare; Ortakëri e Përgjithshme në Ortakëri të Kufizuar; ortakëri në korporatë; çdo entitet juridik në Ndërmarrje Afariste Personale; dhe çdo ndryshim tjetër i ngjashëm në formën e biznesit) do të rezultojë në lëshimin e numrit të ri fiskal për biznesin. Kur një biznes propozon ndryshimin e formës së vet të pronësisë, biznesi i ri duhet të aplikojë për një numër të ri fiskal sipas procedurave të përshkruara në Nenin 1 të këtij akti nënligjor. Biznesi i vjetër duhet të kërkojë çregjistrimin në përputhje me procedurat e përshkruara në Nenin 7 të këtij Udhëzimi Administrativ. Nëse biznesi i ri do të jetë tatimpagues i TVSh-së, po ashtu duhet të regjistrohet që të bëhet tatimpagues i TVSh-së dhe të marrë Certifikatën e TVSh-së. (shiko Aneksi 1, shembulli 5, 6 dhe 7).

4. Çdo marrëveshje në mes të dy a më shumë organizatave afariste për t’u angazhuar në veprimtari të përbashkët ekonomike është e barabartë me themelimin e një biznesi të ri për qëllime të ATK-së. Si rrjedhim, çdo konsorcium, grupim i personave, shoqatë e anëtarëve, ortakëri, etj. duhet të aplikojë dhe të marrë numër fiskal nga ATK sikurse është paraparë në Nenin 4, edhe pse organizatat individuale afariste veç mund të jenë të regjistruara për qëllime tatimore. Nëse veprimtaria e përbashkët ekonomike do të rezultojë në detyrim për TVSh, veprimtaria e përbashkët duhet gjithashtu të regjistrohet për TVSh në ATK.

5. Në kohën e bashkimit të një organizate afariste me një tjetër, bizneset e prekura duhet të përcaktojnë se cili biznes do jetë ai nën të cilën do të kryhet veprimtaria e mëpastajme afariste. Biznesi nën të cilin veprimtaria e mëpastajme afariste do të kryhet do të vazhdojë të përdorë numrin e vet fiskal. Biznesi i cili nuk do të vazhdojë duhet të kërkojë çregjistrim në përputhje me Nenin 7 të këtij Udhëzimi Administrativ. Çdo riorganizim, përfshirë bashkimet, duhet po ashtu të përmbushë kërkesat për riorganizim të vendosur në Ligjin e zbatueshëm mbi Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe Ligjin mbi Tatimin në të Ardhurat Personale.

Page 102: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

102

Neni 14 Masat Administrative

1. Personat që kryejnë veprimtari ekonomike pa u pajisur me numër fiskal siç

është përcaktuar me nenin 4 të këtij Udhëzimi Administrativ, do ti nënshtrohen ndëshkimit Administrativ në shumën e barabartë me 500 € siç është paraparë me nenin 42 të Ligjit nr. 2004/48 mbi Administratën tatimore dhe Procedurat i ndryshuar me Ligjin nr. 03/L-071.

2. Nëse një person (individ) apo organizatë afariste (ndryshe nga individi) kryen veprimtari ekonomike pa u pajisur numër fiskal, ai person (individ) apo organizatë afariste (ndryshe nga individi) do të gjykohet të ketë operuar me një ndërmarrje individuale afariste të paregjistruar, organizatë afariste të paregjistruar ose Kompani me Përgjegjësi të Kufizuar apo ortakëri të përgjithshme. Ndërmarrjet e tilla do të iu nënshtrohet të gjitha detyrimeve tatimore që dalin nga Legjislacioni Tatimorë i aplikueshëm në Kosovë, dhe ndëshkimet e aplikueshme. Ndërmarrjet e tilla të paregjistruara do të gjykohet të ketë plotësuar kërkesat për regjistrim në TVSh.

3. ATK do të publikojë një listë të tatimpaguesve të çregjistruar si dhe tatimpaguesve të cilët janë vendosur në regjistrin e tatimpaguesve jo-aktivë të paraparë në nenit 7 dhe në paragrafin 1 dhe 6 të nenit 8 të këtij Udhëzimi Administrativ.

4. Vendosja e një tatimpaguesi nga ATK në regjistër të tatimpaguesve jo-aktivë, nuk e liron tatimpaguesin nga obligimi për të paguar çdo borxh tatimor që ka mundur ta ketë. Tatimpaguesit e vendosur në regjistrin e tatimpaguesve jo-aktivë mund të kthehen në bazën e të dhënave të ATK-së të tatimpaguesve aktivë, nëse ATK ka informacion që tregon se tatimpaguesi është aktiv. Nëse tatimpaguesi kthehet në bazën e të dhënave të tatimpaguesve aktivë, ATK duhet të publikojë atë fakt ashtu që bizneset tjera të dinë se transaksionet me atë tatimpagues tani e tutje do të njihen.

5. Me vendosjen e tatimpaguesit në regjistër të tatimpaguesve jo-aktivë, ATK do të njoftojë ARB-në për atë veprim dhe arsyet për marrjen e atij veprimi. Njoftimi duhet të përfshijë emrin dhe adresën e tatimpaguesit, numrin e regjistrimit të biznesit, numrin fiskal të tatimpaguesit, dhe një deklaratë se ATK ka vendosur tatimpaguesin në regjistrin e tatimpaguesve jo-aktivë.

6. Nëse tatimpaguesi më vonë kthehet në bazën e të dhënave të tatimpaguesve aktivë, ATK do të njoftojë ARB-në se tatimpaguesi sërish është aktiv. Njoftimi i tillë duhet të përfshijë emrin dhe adresën e tatimpaguesit, numrin e regjistrimit të biznesit, numrin fiskal të tatimpaguesit, datën kur është rifilluar aktiviteti ekonomik si dhe një deklaratë se ATK ka vendosur tatimpaguesin përsëri në bazën e të dhënave të tatimpaguesve aktivë.

7. Në përputhje me Nenin 20A të Ligjit, ATK është e autorizuar të publikojë emrat bizneseve që nuk iu është lëshuar numri fiskal sipas nenit 6 të këtij Udhëzimi Administrativ, atyre të cilëve u janë çregjistruar sipas nenit 7, apo atyre të cilëve numrat fiskal u janë anuluar sipas nenit 9 të këtij Udhëzimi Administrativ. ATK do të kërkojë publikimin e atyre emrave brenda 5 ditëve të punës pasi të jetë marrë vendimi për mos-lëshim të numrit fiskal apo anulim të numrit fiskal

Page 103: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

103

ekzistues. Publikimi duhet të bëhet në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës në së paku dy gazeta ditore. Përveç kësaj ATK në faqen e vet të internetit do të publikojë të gjithë emrat e bizneseve që nuk u është lëshuar numër fiskal apo atyre të cilëve u janë anuluar numrat fiskal.

8. Informatat që do të publikohen në paragrafin 3, 6 dhe 7 të këtij neni, do të përfshijnë:

8.1. Emrin dhe adresën e biznesit; 8.2. Numrin e regjistrimit të biznesit; 8.3. Numrin fiskal (për ato biznese të cilave u është anuluar numri fiskal) 8.4. Numrin e Certifikatës së TVSh, nëse aplikohet 8.5. Deklaratën e shkurtër të arsyeve se ATK nuk do të pranojë çdo transaksion të

shpenzimeve, përfshirë kreditimin e TVSH-së nëse është i aplikueshëm, me bizneset e publikuara.

8.6. Datën efektive nga e cila çdo transaksion për shpenzimet nuk do të pranohen,

8.7. Datën efektive nga e cila çdo transaksion për shpenzimet do të pranohen. 9. Nëse ATK ka anuluar ose tërhequr Certifikatën e TVSH-së sipas nenit 10 të

këtij Udhëzimi Administrativ, do të publikoj ata tatimpagues Certifikatat e TVSh-së të cilëve u janë tërhequr apo anuluar sikurse është përshkruar në paragrafët 7 dhe 8 të këtij neni.

10. Nëse më vonë ATK e rivendos Certifikatën e TVSh-së do të bëjë publikimin e nevojshëm të rivendosjes. Menaxheri Regjional duhet të sigurojë se faqja e internetit e ATK-së dhe baza e të dhënave për kërkim publik janë të freskuara për të pasqyruar se tatimpaguesi është një pagues i autorizuar i TVSh-së.

11. ATK do të publikojë të gjithë tatimpaguesit të cilët kanë dorëzuar Certifikatën e tyre të TVSh-së për shkak se më nuk janë persona të tatueshëm sepse qarkullimi i tyre ka rënë nën prag në të cilin personi bëhet person i tatueshëm dhe kërkohet të regjistrohet në TVSh.

12. Pas publikimit të paraparë në paragrafët 3, 7 dhe 9 të këtij neni, transaksionet me tatimpaguesit e publikuar nuk do të njihen për qëllime të kërkesës për zbritje të shpenzimeve në një deklaratë tatimore të të ardhurave apo kërkesës për kreditim të zbritshëm në një deklaratë të TVSh-së.

13. Nëse përfaqësuesi fiskal, që vepron në emër të personit jo-rezident, nuk paguan ndonjë obligim tatimor në Republikën e Kosovës që ka rrjedhë për çdo periudhë tatimore gjatë së cilës ai ka vepruar si përfaqësues fiskal, ATK do të lëshoj një vlerësim në emër të përfaqësuesit fiskal sikurse është përmendur në paragrafin 8 të nenit 11 të këtij Udhëzimi Administrativ, dhe sikurse është paraparë në Nenin 20 të Ligjit. ATK do të mbledhë një vlerësim të tillë në të njëjtën mënyrë sikurse çdo tatim në përputhje me dispozitat e Ligjit.

Neni 15 Formularët

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së do të lëshoj formularët e tillë siç kërkohen, dhe si janë referuar, në këtë Udhëzim Administrativ, përfshirë udhëzimet e nevojshme për

Page 104: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

104

plotësimin dhe dorëzimin e tyre. Neni 16 Hyrja në fuqi Ky udhëzim administrative hym në fuqi në ditën e parë të Gushtit 2009 Ahmet Shala _____________ Ministër i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave Datë: 28 Korrik 2009

Page 105: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

105

Aneksi 1 Shembull 1: Geosearch Austria, Arben Krasniqi Përfaqësues Fiskal c/o Arben Krasniqi Agim Ramadani, 42 Prishtinë Kjo do ta ndryshojë nga regjistrimi i vet Z. Arben Krasniqi Agim Ramadani, 42 Prishtinë Shembull 2: Kompania e Kosovës A e angazhon Maqedonia sh.p.k. për të mirëmbajtur rrjetin e tyre të kompjuterëve, sipas kushteve të kontratës, përfaqësuesit e Maqedonia sh.p.k pritet të vizitojnë Kosovën së paku një herë çdo tre muaj (apo katër herë gjatë vitit kalendarik). Kontrata është për një periudhë prej tre vjetëve, duke filluar nga 1 Janari 2010. Kompania e Kosovës A duhet të dorëzojë një raport sikurse është përshkruar në 8.1 në administratën tatimore deri më 22 Dhjetor 2009. Nëse 22 Dhjetori është fundjavë apo ditë feste, raporti duhet të dorëzohet në ditën e fundit të punës përpara fundjavës apo ditës së festës. Meqë kontrata rezulton në një veprimtari të vazhdueshme, Kompani e Kosovës A duhet të dorëzojë vetëm një raport që do të pranohet nga administrata tatimore në ose para 22 Dhjetorit 2009. Shembull 3: Kompania e Kosovës B e angazhon Kompaninë e Turqisë C për të ndihmuar në një kontratë ndërtimore, e cila pritet të zgjasë 3 muaj. Kontrata pritet të fillojë më 1 Prill 2009 dhe të përfundojë më 30 Qershor 2009. Pas përfundimit të kontratës, Kompania e Kosovës B angazhon Kompaninë e Turqisë C për të ndihmuar në një projekt ndërtimor tjetër që fillon më 1 Janar 2010 për një periudhë prej 4 muaj. Kompania e Kosovës B duhet të dorëzojë një raport sikurse është përshkruar në 8.1 e cila do të pranohet nga ATK deri më 22 Mars 2009 ne lidhje me kontratën e parë. Meqë kontrata nuk është një kontratë vazhduese, Kompania e Kosovës B duhet të dorëzojë një raport për kontratën e dytë që do të pranohet nga ATK deri më 22 Dhjetor 2009. Shembull 4 : Kompania e Kosovës B angazhon një individ nga Mali i Zi për të përmirësuar një problem kompjuterik vetëm një herë. Puna kërkon që individi të udhëtojë në

Page 106: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

106

Kosovë dhe të punojë dy ditë. Meqë puna pritet të zgjasë vetë dy ditë, nuk kërkohet raport. Shembulli 5: Kompania A, një Ndërmarrje Personale Afariste, vendos se dëshiron të ndryshojë formën e vet të biznesit në një Kompani me Përgjegjësi të Kufizuar, Kompani B, sh.p.k. Kompania B, sh.p.k. duhet të aplikojë për numër fiskal në përputhje me dispozitat e Nenit 1 të këtij akti nënligjor. Kompania A, duhet të aplikojë për çregjistrim në përputhje me Nenin 4 të këtij akti nënligjor. Nëse Kompani A ka ndonjë borxh të pashlyer tatimor apo nuk ka dorëzuar të gjitha deklaratat e kërkuara, nuk do të çregjistrohet, por do të vendoset në një regjistër të tatimpaguesve joaktivë sipas Nenit 3.4 të këtij akti nënligjor. Administrata tatimore do të vazhdojë të ndjek mbledhjes e borxhit tatimor dhe dorëzimin e deklaratave të padorëzuara nga individi i cili ka pasur në pronësi ndërmarrjen personale afariste. Nëse Kompani A është një tatimpagues i TVSh-së, duhet të dorëzojë Certifikatën e vet të TVSh-së në administratën tatimore, sikurse është paraparë në Nenin 6.11 të këtij akti nënligjor dhe legjislacionin e zbatueshëm mbi Tatimin në Vlerën e Shtuar. Nëse Kompania B do të bëhet tatimpagues i TVSh-së, duhet të regjistrohet për TVSh në përputhje me Nenin 6 të këtij akti nënligjor dhe legjislacionin e zbatueshëm mbi Tatimin në Vlerën e Shtuar. Pronari i Kompanisë A do të raportojë fitimet e Kompanisë A në deklaratën e tij të tatimit në të ardhurat personale për pjesën e vitit në të cilin biznesi ka operuar si një ndërmarrje personale afariste. Si zyrtar i Kompanisë B sh.p.k., individi do të marrë kompensimin nga sh.p.k. në formë të pagës që i nënshtrohet tatimit të mbajtur në burim. Meqë individi do të ketë të ardhura si nga ndërmarrja personale afariste dhe nga paga, të dy burimet e të ardhurave do të raportohen në deklaron e tij të tatimit në të ardhurat personale për atë vit. Nëse në vitet pasuese, individi ka vetëm të ardhura nga paga nga Kompania B sh.p.k., nga ai nuk kërkohet të dorëzojë deklaratë vjetore të tatimit në të ardhurat personale. Shembulli 6: Kompania C është një sh.p.k. dhe miraton një vendim të ndryshojë emrin e vet në Kompani Y sh.p.k. Meqë ndryshimi i emrit nuk ndryshon formën e biznesit, Kompanisë Y nuk i duhet numër i ri fiskal, por kërkohet të dorëzojë ndryshimin e emrit në administratën tatimore sipas Nenit 9.1 të këtij akti nënligjor. Shembulli 7: Kosova Partners është një Ortakëri e Përgjithshme e përbërë prej tre ortakëve të përgjithshëm. Ortakët e përgjithshëm janë pajtuar të ndryshojnë formën biznesin e tyre në Ortakëri të Kufizuar. Kosova Partener o.p.k., Ortakëri e Kufizuar. Meqë ky është ndryshim në formën e biznesit, Kosova Partners duhet të kërkojnë çregjistrim dhe Kosova Partners o.p.k. duhet të aplikojnë për numër të ri fiskal. Nëse Kosova Partners është tatimpagues i TVSh-së, duhet të dorëzojë Certifikatën e vet të TVSh-së në zyrën regjionale të ATK-së përgjegjëse për çështjet e tija tatimore. Nëse Kosova Partners o.p.k. do të jetë tatimpagues i TVSh-së, duhet të regjistrohet në TVSh në zyrën regjionale të ATK-së përgjegjëse për çështjet e tija tatimore.

Page 107: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

107

Page 108: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

108

Page 109: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

109

UDHËZIMI ADMINISTRATIV 12/2009

Ministria e Ekonomisë dhe Financave, Mbështetur në nenin 12, paragrafi 6, neni 62, paragrafi 2, i Ligjit Nr. 2004/48, date 27.09.2004, Mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat”, ndryshuar me Ligjin Nr. 03/L-071, datë 04.12.2008, “Për Ndryshimet dhe Plotësimet në Ligjin Nr.2004/48, ’Mbi Administratën Tatimore dheProcedurat”, Duke marrë për bazë Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 02/56, date 18.02.2009, “Për Zbatimin e Regjistruesve të Arkave Fiskale në Kosovë“, Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, nxjerr këtë :

PLOTËSIM NDRYSHIM TË UDHËZIMIT ADMINISTRATIV NR. 06/2009 PËR SHFRYTËZIMIN TË PAJISJEVE ELEKTRONIKE

KAPITULLI I

Qëllimi dhe Fushëveprimi

Neni 1 Qëllimi

Me këtë akt nënligjor, përcaktohen rregullat për zgjedhjen, vendosjen dhe perdorimin e pajisjeve elektronike fiskale gjatë veprimtarisë tregtare në Republiken e Kosovës.

Neni 2 Fushëveprimi

1. Fushëveprimi i këtij Udhëzimi Administrativ, përfshin përcaktimin e

specifikimeve teknike të paisjeve elektronike fiskale, rregullave për përdorimin dhe mirëmbajtjen e tyre gjatë furnzimit nga personat e autorizuar, si dhe mënyrën e lidhjes së paisjeve elektronike fiskale me ATK, për marrjen e të dhënave fiskale nga personat e autorizuar.

2. Për qëllime të këtij akti, përkufizimet e mëposhteme kanë këtë kuptim : “MEF”, nënkupton Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave; “ATK”, nënkupton Administraten Tatimore të Kosoves; “FCR”, ka kuptimin e pajisjeve elektronike fiskale; “FPRN”, ka kuptimin e printerit fiskal; “POS”, ka kuptimin e çdo pike elektronike të shitjeve; “TT”, ka kuptimin e Terminalit të Tatimit;

Page 110: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

110

“TCFED”, ka kuptimin e Aparateve Elektronike për Llogaritjen e Tatimit Fiskal. TCFED, duhet të jetë i pajisur me Terminal të Tatimit (TT), të sendërtuar apo të jashtëm. Qëllimi i këtij terminali të jashtëm është t’i transmetojë raportet nga memoria fiskale deri te serveri i ATK, nëpërmjet internetit, duke shfrytëzuar sistemin komunikues GPRS të operatorëve të telefonisë mobile;

“POS”, ka kuptimin e Pikave te Shitjes së sistemit të kompjuterizuar fiskal;

“FED”, ka kuptimin vetem të Regjistruesit Fiskalë të Parasë (FCR) dhe Printerët Fiskalë (FPRN). Një FED përfshin : memorien fiskale, memorien punuese ditore, njësinë me procesorin kontrollues dhe firmware (versioni i softuerit), orën në kohë reale, mekanizmin e shtypjes së kuponit, si dhe njësitë kontrolluese lidhëse siç janë tastaturat, ekranet dhe interfejsët (sistemet operative) të transmetimit të të dhënave hyrëse dhe dalëse si dhe të sipas nevojës. Kërkesat teknike dhe funksionale të FED, përcaktohen me akt nënligjor nga ATK;

“Komisioni”, nënkupton i ngritur nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave për shqyrtimin dhe aprovimin e kërkesave të tilla;

“Rrjeti i të dhënave fiskale”, nekupton rrjetin komunikues ndërmjet FED dhe ATK, që kanë të bëjnë me transmetimin e të dhënave fiskale.

Neni 3

Ruajtja pa ndryshime në shfrytëzim

1. Të gjithë personat, që kryejnë furnizime me mall dhe/ose ofrojnë shërbime drejtperdrejte për konsumatoret, ku nuk kërkohen transaksione bankare, detyrohen të përdorin FED, FCR apo FPRN dhe pajisjet tjera të detyrueshme, sipas këtij akt nënligjor.

2. Printimi dhe dhënia e kuponëve të tatimit konsumatorëve është i detyrushem në momentin e regjistrimit të furnizimit në FED.

3. Asnje ndryshim në shfrytëzimin e FEDit nuk mund të kryhet pa aprovim të Administratës Tatimore të Kosoves.

4. Drejtori i Përgjithshëm i ATK-se, nxjerr vendim për caktimin e afateve kohore deri kur personat e tatueshem duhet të instalojnë dhe të shfrytëzojnë FED-in e autorizuar.

KAPITULLI II Pajisjet fiskale

Neni 4

Përshkrimi i përgjithshëm i FED

1. Zbatimi i FED-ve, përfshin regjistruesit elektronik të arkave, ECR dhe sistemet elektronike të pikave të shitjes, pajisjet e lidhura, pajisjet e transmetimit të të dhënave dhe sistemet, ku përfshihen :

Page 111: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

111

1.1. Regjistruesit e arkave fiskale (lloji jo portabël “stand-alone” apo i pavarur dhe portabël i pavarur), dhe sistemet e Pikave Elektronike të Shitjes për regjistrimin dhe ruajtjen e të dhënave ne përputhje me vendimin e Drejtorit te Përgjithshëm të ATK –se;

1.2. Regjistruesi i arkave fiskale ka një memorie fiskale të paprekshme së bashku me memorien punuese;

1.3. Të dhënat që do të regjistrohen dhe ruhen në memorie, memoriet punuese dhe në memorien fiskale, lidhen me mallrat e shitura dhe shërbimet e ofruara për konsumatoret, duke shtypur raportin fiscal, siç kërkohet me ligjet në fuqi.

2. Printeri fiskal është memorie fiskale dhe është pjesë e pandashme e arkave fiskale, ose si komponent i sistemit : 2.1. POS e bazuar në kompjuter personal PC; 2.2. Sistemi special elektronik për pikat shitëse të derivateve të lëngëta (vaji,

gazi) pompat apo stacionet. 3. Pajisja Elektronike Fiskale për Nënshkrim FESD dhe cilado pajisje fiskale e

aprovuar nga Komisioni sipas Nenit 11 të këtij akti nën-ligjorë, me kusht që ATK-ja të jepë miratimin. FED, ka parametër të posaçëm per të rregulluar statusin e shumë-gjuhësisë. Parametri duhet të ketë 3 forma apo gjendje. Në bazë të këtyre gjendjeve, FED duhet të punojë në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe.

4. Ekzistojnë katër lloje të sistemeve fiskale të cilat janë klasifikuar si në vijim : 4.1. regjistruesi Portabël “stand alone” apo i pavarur i arkave fiskale; 4.2. regjistruesi i arkave fiskale jo portabël “stand alone”; 4.3. sistemet fiskale të pikave shitëse me Printerë Fiskalë si printerë për shtypje

të deftesës së pagesës); 4.4. aparatura Elektronike Fiskale e Nënshkrimit (FESD). Vetëm tri të para, te

cilat janë të përcaktuara sipas Nenit 5 dhe Nenit 6, janë të autorizuar që të përdoren në Kosovë.

Neni 5

Regjistruesit e arkave fiskale jo portabël dhe portabël “stand alone”

1. Portabël; “stand alone”; FCR duhet të ketë dimensione të përshtatshme dhe të ketë të instaluara bateritë që mbushen, të cilat lejojnë të printohen së paku 10 000 vija pa rimbushje të baterive. Një FCR i tillë nuk është i obligueshëm të ketë monitor për konsumatorë.

2. Regjistruesit e arkave fiskale jo-portabël “stand alone”, duhet të kenë një monitor për konsumatorë, interfejs për të kontrolluar tërheqjen e të hollave të gatshme dhe së paku një interfejs për lidhjen me skanerin e barkodit.

3. Arka Fiskale Portabël, “stand alone” dhe regjistruesit e arkës fiskale se tyre, ka të inkorporuar TT, apo interfejs për lidhjen dhe shfrytëzimin e TT të jashtëm.

4. Çdo FCR duhet të ketë një numër serik të veçantë i cili është i regjistruar në ATK.

Page 112: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

112

5. Arka e regjistrimit mundet të lidhet me një kompjuter qoftë direkt apo nëpërmjet rrjetit. Asnjë softuer kompjuterik nuk lejohet të ndryshoje të dhënat në memorien fiskale.

Neni 6 Sistemi i pikës së shitjes me printerë

fiskal si printer të faturave

1. Sistemet fiskale të pikave të shitjes duhet të përdorin vetëm Printerin Fiskal. Në një sistem të tillë, FPRN-ja duhet të lidhet me njësinë e kontrollit. Është tipike dhe shumë më fleksibile që njësia e kontrollit të jetë një kompjuter që udhëhiqet nga programi softuerik.

2. Çdo FPRN në sistem duhet të ketë një numër serik unik i cili është i regjistruar në ATK.

3. Sistemet e POS janë të ndryshëm, specifikacionet funksionale dhe teknike do të parashikojnë të njejtat detyrime dhe obligime me të cilat ngarkohen shfrytëzuesit e regjistruesve të arkës fiskale, por nuk do të mandatojnë mënyrën se si do të përmbushen këto obligime.

KAPITULLI III

Softueri dhe hardueri i lidhur me FED

Neni 7 Softueri dhe hardueri i sendërtuar

1. Hardueri i integruar përfshin mikroprocesorin ose mikrokontrollorin, si dhe

komponentet e tjerë. Softueri i sendërtuar i quajtur “firmware”, vepron si sistem i menaxhimit të të dhënave fiskale dhe, gjithashtu, vepron si program kontrollues për aplikacionin.

2. Hardueri dhe softueri, që përdoret nga shfrytëzuesi i FED-it, është në gjendje që të transferojë në server të ATK-së të dhënat fiskale të shfrytëzuesit në formatin e kërkuar nëpërmes TT, për përpunimin e mëtejmë tatimor.

3. Instalimi i çdo FED-i, nga personi i autorizuar, bëhet në mënyrë që të pamundësojë ndryshimet në programin dhe harduerin origjinal të autorizuar. Kur të jenë instaluar softueri dhe hardueri, çdo modifikim bëhet vetem nepërmjet personit të autorizuar, të aprovuar nga Komisioni.

Neni 8

Softueri i jashtëm i aplikacionit i përfshirë në Sistemet Fiskale të POS

1. Softueri i jashtëm i aplikacionit i përfshirë në Sistemin fiskal të POS, mbështet

pjesën tjetër të funksionve sistemore për menaxhim të të dhënave (kontabiliteti, etj).

Page 113: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

113

2. Në rastet ku softueri i aplikacionit është i ndërlidhur me përmbajtjen e faturave fiskale, personi i autorizuar që e bën instalimin, së bashku me shfrytëzuesin, të ofrojnë konfirmim me shkrim për ATK se softueri funksionon si duhet në pajtueshmëri me specifikacionet dhe kushtet për sigurinë e të dhënave. Konfirmimi, i cili duhet të bëhet para se FED të vendoset në veprim, duhet të testojë se softueri i cili gjeneron fletët e kuponëve fiskal operon plotësisht në pajtueshmëri me kërkesat e ligjore tatimore për librat dhe shënimet, me kërkesat e këtij akti nënligjor, me specifikacionet teknike dhe funksionale nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, dhe që nuk e shkel në asnjë mënyrë integritetin e të dhënave financiare të FED-it.

3. Konfirmimi me shkrim, që teston funksionimin normal të softuerit, përfshin : 3.1. Detajet e plota mbi prodhuesin e softuerit të aplikacionit; 3.2. Emrin e saktë të shpërndarjes dhe numrin e versionit aktual të softuerit; 3.3. Një kopje të demo versionit të softuerit specifik të ruajtur në një format

gjegjës të videos apo magnetik; 3.4. Të dhënat e plota mbi kërkesat e softuerit dhe kushtet operuese në

kompjuter; 3.5. Funksionimi i Pajisjes Elektronike Fiskale me një sistem të ndërlidhur që

shfrytëzon softuerin e pa autorizuar të aplikacionit për lëshimin e kuponit fiskal është rreptësishtë i ndaluar dhe i nënshtrohet implementimit të ndëshkimeve siç parashikohet në legjislacionit tatimor;

3.6. Per specifikacionet funksionale dhe teknike të softuerëve, nxirret vendim nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së.

KAPITULLI IV Transferimi i të dhënave fiskale nga FED në ATK

Neni 9

Rrjeti i komunikimit

1. Për transmetimin elektronik të të dhënave fiskale në intervalet e paracaktuara krijohet rrjeti i komunikimit ndërmjet FED dhe ATK.

2. Rrjetet e të dhënave fiskale, FDN, të komunikimit ndërmjet FED dhe ATK, duhet të jenë : 1.1. Të sigurta. Të gjitha lidhjet duhet të operojnë në Rrjete Virtuale Private

VPN, ndërmjet TT dhe rrjetit pasiv të tipit FTP të ATK-së, të lidhura me internet. Ofruesit e telekomunikimit janë përgjegjës për zbatimin dhe mirëmbajtjen e topologjisë dhe operimit të VPN-së përmes teknologjisë GPRS. Ata e mbështesin çdo TT me kartelë të të dhënave SIM, me një adresë dinamike. TT-ja duhet të jetë i konfiguruar që të punojë vetëm me një FED.

2.2. Direkte. Transmetimi i të dhënave fiskale duhet të jetë direkt nga FED-ja në server të ATK-së përmes TT-së. Iniciativa për kyçje bëhet nga operatori i sistemit fiskal. Të dhënat e bartura fiskale verifikohen përmes procesit MD5 check sum (kontrollimi i shumës). Ky kontroll i shumës shtypet në

Page 114: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

114

një raport transferi nga FED-ja pasi serveri FTP të ketë pranuar skedarin e transferuar të të dhënave. MD5 përfshihet në skedarin e transferuar për të mundësuar verifikimin e skedarit në hapat e mëtutjeshëm.

3.3. Efikas: Nuk lejohet lëvizje të panevojshëm nëse nuk është përcaktuar nga ATK-ja. Trafiku i rrjetit duhet të caktohet në atë mënyrë që do të zvogëlojë shpenzimet për tatimpaguesin duke përmbushur njëkohësisht të gjitha kërkesat e specifikuara.

3. Ofruesit e telekomunikimit duhet të jenë të autorizuar nga ATK që të ofrojnë shërbime për FDN.

Neni 10

Sistemi i kompjuterizuar i integruar i ATK

Sistemi i teknologjisë informative të ATK duhet të pranojë të dhënat fiskale dhe të dhënat tjera periodike të transmetuara nga memoriet fiskale të pajisjeve fiskale elektronike të të gjithë tatimpaguesve të lidhur me sistemin e ATK-së. Sistemi i Ti-së informatat në një skedar special elektronik dhe do ta procesojë atë në mënyrë automatike me çdo tatimpagues. Shpeshtësia e transmetimit të të dhënave do të përcaktohet në një vendim të Drejtorit të Përgjithshëm i ATK-së.

KAPITULLI V Procedura për kërkimin e autorizimit për shfrytëzim të FED, Pajisjet Testuese,

Baza e Shënimeve të Shfrytëzuesve dhe Tregtarëve të Autorizuar

Neni 11 Krijimi i Komisionit

1. Ministri i Ministrisë për Ekonomi dhe Financa, themelon brenda MEF-të

Komisionin përgjegjës, i cili ka për detyre : 1.1. Zhvillimin dhe zbatimin e procedurave të testimit dhe miratimit të FED-ve

dhe pajisjeve të tjera, duke përfshirë të gjitha modelet dhe llojet e FED-ve që do të autorizohen për shfrytëzim në Republiken e Kosovës, bazuar në shqyrtimin e specifikacioneve të prodhuesit për të përcaktuar nëse i plotësojnë kërkesat teknike dhe funksionale të përcaktuara për FED;

2.2. Shqyrtimin e shitësve (tregtarëve) të mundshëm të FED-të, për t’u siguruar që i plotësojnë kriteret e zhvilluara nga Komisioni për shitjen e FED-ve;

3.3. Testimin e modeleve të propozuara të FED, për t’u siguruar që plotësojnë specifikacionet teknike dhe funksionale;

4.4. Zhvillimin dhe zbatimin e detyrimeve të sigurisë dhe mënyrave për mbikëqyrjen e rrjeteve teknike të autorizuara, perfshire instalimin dhe riparimin e FED-ve;

5.5. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, mund t’i caktojë Komisionit çdo funksion tjetër që ai e konsideron të nevojshëm për funksionimin e mirë të sistemit të FED-ve.

Page 115: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

115

2. Komisioni, përbëhet prej pese anëtarë. Dy anëtarëve nga ATK, dy anëtarë nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, një specialist i pavarur teknik, që është i njohur në këtë lëmi (nga Qeveria, akademia, apo profesioneve private, por që nuk është i lidhur me prodhues apo distributorë të FED-ve apo ndonjë komponenti). Kryesuesi i komisionit do të caktohet nga Ministri i ekonomisë dhe financave.

3. Procedurat për aplikim për autorizim për të shitur, instaluar apo riparuar FED, procedurat e brendshme dhe funksionimi i komisionit do të përcaktohen nga Komisioni dhe do të miratohen nga Drejtori i ATK-së në marrëveshje me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave.

4. Veprimtaria e Komisionit, kryhet me rregullore të veçante, të Miratuar nga Ministri i Ekonomise dhe Financave.

Neni 12

Aplikimi për autorizim

1. Çdo prodhues, importues ose montues të FED, mund të kërkojë të bëhet tregtar i autorizuar i FED, për një a më shumë modele specifike brenda afateve të publikuara nga Komisioni para shitjes së FED-ve në Kosovë.

2. Kërkesa për të qenë tregtar i autorizuar, dorëzohet në çdo kohë, me kusht që tregtari të mos jetë i autorizuar që të shesë ndonjë FED, derisa të jetë aprovuar dhe autorizuar nga Komisioni. Pas autorizimit të tregtarëve të parë të FED, për vitin e parë Komisioni nuk do të autorizojë pa kaluar 12 muaj, pas së cilës periudhë Komisioni do të shqyrtojë çdo kërkesë së paku njëherë në gjashtë muaj.

3. Instalimi dhe mirëmbajtja e FED-ve të autorizuar, bëhet vetëm nga i punësuari i emëruar/teknikët i tregtarit të autorizuar, që ka shitur FED-në.

4. Komisioni është përgjegjës të kërkojë dhe të verifikoje çdo informatë dhe të dhënë, si dhe mund të kërkojë informata si: dëshminë e përvojës, solvencën, kredibilitetin, personelin teknik, riparimin e problemeve, etj.

5. Komisioni brenda 60 ditësh nga data e pranimit të kërkesave dhe informatave, përcakton dhënien apo jo të licencës per kërkuesin.

6. Komisioni është i përgjegjës të terheqe dhe anuloje licensen e dhënë në rast se : 6.1. përdoruesit ballafaqohen me problemet serioze; 6.2. tregtari e ka shkelur ndonjë dispozitë të këtij apo ndonjë akti tjetër

nënligjor të lëshuar lidhur me FED-te; 6.3. tregtari nuk dorëzon deklaratat tatimore ose nuk kryen në kohë pagesën

dhe detyrimet tatimore; 6.4. në rast të ndryshimeve të mëdha të kushteve sipas të cilave është dhënë

licenca. 7. Në rast të ankimi ndaj çdo vendimi negativ të Komisionit, Bordi i Pavarur për

Rishqyrtim, është i vetmi organ kompetent ku mund të bëhet ankesa. Bordi i Pavarur për Rishqyrtim, mund të kërkojë ndonjë mendim këshillues duke u bazuar në shqyrtimin e fakteve dhe njohurive për pajisjet elektronike fiskale nga një ekspert i pavarur i TI-së.

Page 116: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

116

8. Testet e rregullta periodike : kontrolli i pajisjeve mund të bëhet nga Komisioni, ose të autorizuar prej Komisionit, nga institucionet, laboratoret apo organizatat e caktuara për t’u siguruar se edhe pas aprovimit fillestar pajisjet elektronike fiskale dhe sistemet vazhdojnë të përmbushin dhe të veprojnë me besueshmëri pas instalimit në objekte.

9. ATK, ka të drejtën e rishikimit të çdo instalimi të FED të bërë nga çdo shitës, për tu siguruar se ajo punon në përputhje me kërkesat dhe specifikacionet e vendosura. Përveç kësaj, ATK, ka të drejtën të rishikojë regjistrimet e çdo shitësi për të siguruar se ai i përmbush të gjitha kërkesat e vendosura në lidhje me autorizimin e tyre për të vepruar si shitës i FED-ve.

10. Komisioni, nepërmjet Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, nxjerr udhëzim që përshkruan dokumentet dhe informatat që duhet të dorëzohen kur të kërkohet autorizimi për të shitur dhe instaluar FED. Në udhëzim, përveç kërkesave tjera që Komisioni mund t’i vendosë, duhet të kërkojë që : 10.1. Tregtari të garantoje punën me një garanci bankare, apo forma tjera të

garantimit të pranueshëm. Tregtari duhet të ofrojë dëmshpërblim, në rast se pajisja e shitur dhe e instaluar është gjetur se nuk plotëson specifikacionet teknike dhe funksionale, te përcaktuar në aktet në fuqi në kohën e instalimit;

10.2. Tregtari të publikojë një doracak për ATK, për qasjen në FED dhe nxjerrjen e informatave nga FED, për të ndihmuar auditimin nga ATK;

10.3. Tregtari, duhet të sigurojë se telekomunikimi, ndërmjet blerësit të pajisjes dhe ATK, është nepermjet një operatori të telekomunikimit të autorizuar nga ATK;

10.4. Marrëveshja e Tregtarit të autorizuar me një operator telekomunikimi të autorizuar, përmban garancinë e duhur për mundësi të vazhdueshme telekomunikimi, ndërmjet blerësit të pajisjes dhe ATK, edhe në rast se kompania e telekomunikimit pushon operimet e veta apo vendos të mos vazhdojë të ofrojë shërbim;

10.5. Marrëveshja e tregtarit të autorizuar me kompaninë telekomunikuese të autorizuar, të parashikojë zëvendësimin apo riparimin e garantuar të pajisjeve të veta të komunikimit (modem, etj.), brenda 48 orëve, pasi të jetë raportuar problemi me pajisjen;

10.6. Marrëveshja e tregtarit të autorizuar me operatorin telekomunikues të autorizuar, përmban dëmshpërblimin dhe zëvendësimin në rast se pajisja komunikuese është gjetur të mos plotësojë specifikacionet teknike dhe funksionale në kohën kur është instaluar pajisja.

11. Pas nxjerrjes së vendimit nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, që përkufizon specifikacionet teknike dhe funksionale dhe udhëzimit të Komisionit, i cili përcakton informatat specifike që duhet të dorëzohen me kërkesën për autorizim, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, nxjerr një Kërkesë për Shprehjen e Interesimit, e cila fton të gjithë shitësit e FED në Kosovë, për të dorëzuar Kërkesën për autorizim të të gjitha modeleve specifike dhe llojeve të FED-ve.

Page 117: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

117

Neni 13 Lëshimi i numrit specifik të licencës

Komisioni, pas kalimit me sukses të gjitha testeve per modelin specifik të pajisjes, i jep kërkuesit një numër special të mbrojtur të licencës. Kjo licencë, ofron garanci për klientët se, ai tregtar, është i autorizuar për të shitur atë pajisje dhe se ai plotëson të gjitha specifikimet dhe kushtet për shfrytëzim si FED.

Neni 14 Mirëmbajtja e të dhënave lidhur me tregtarët e autorizuar, FED- të e instaluar

dhe shfrytëzuesit

1. ATK-ja mban inventar elektronik të të dhënave, për të gjithë FED-ve të instaluar, në të cilin përfshihen : 1.1. identifikimi i pajisjes së instaluar, llojin e pajisjes FED, numrin serik,

prodhuesin dhe modelin e FED; 1.2. datën kur është instaluar pajisja dhe kur është aprovuar nga ATK-ja; 1.3. emri, adresa dhe numri fiskal i shfrytëzuesit; 1.4. vendi ku është instaluar pajisja; 1.5. emrin e tregtarit të autorizuar, adresën e tij, numrin fiskal dhe numrin e

TVSH-së të personit të autorizuar 1.6. numrin e licencës së lëshuar për biznesin, për llojin e caktuar të FED-së; 1.7. të dhënat për personat e autorizuar që shesin dhe instalojnë FED; 1.8. personat e autorizuar për të riparuar FED-të, ku përfshihet lloji i FED që

personi është i autorizuar të riparojë, emrin dhe adresën e tij, numrin identifikues të kartelës, numrin personal identifikues dhe datën e skadimit të autorizimit

1.9. numrin e licencës të lëshuar për secilin FED specifik 2. ATK miremban dhe rifreskon bazën e te dhenave, per inventarin elektronik.

KAPITULLI VI Detyrimi për sigurinë, teknikët e autorizuar per instalim dhe riparim

Neni 15

Teknikët e autorizuar

1. Tregtari i autorizuar, emëron tekniket që instalojnë dhe riparojnë FED, për të cilat është i licencuar të shesë. Instalimi i FED-it të autorizuar duhet të bëhet vetem nga tekniku i caktuar. Tregtari i autorizuar mund të emërojë personat që nuk janë të punësuar për të riparuar FED-të, megjithatë, caktimi i një jo të punësuari nuk i heq tregtarit përgjegjësinë për të siguruar se riparimi është bërë në mënyrë korrekte dhe në përputhje me procedurat e përcaktuara.

2. Tregtari i autorizuar, dorëzon në Komision, emrat, adresat dhe numrat identifikues personal të teknikëve, përpara se ata të jenë autorizuar për instalimin dhe riparimin e FED-ve. Tregtari i autorizuar duhet të përfshijë të gjitha të

Page 118: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

118

dhënat e nevojshme të kompanisë dhe personale (përfshirë këtu edhe kualifikimin teknik) dhe pasaportën me foto të plotë të madhësisë së fytyrës.

3. Komisioni shqyrton të dhënat e dorëzuara, nga tregtari i autorizuar. Komisioni mund të kërkoje sqarime të nevojshme, para lëshimit ose refuzimit të autorizimit, për tekniket që do të instalojnë ose riparojnë FED-të. Me tej, Komisioni autorizon teknikun e emëruar nga tregtari i autorizuar.

4. Pas aprovimit të teknikut, Komisioni do të kërkojë nga ATK-ja, që të sigurojë kartelë identifikuese me fotografi e cila identifikon kete individ, si teknik për instalim apo riparim, ose për të dyja nëse kjo është e duhur. Tekniku, pajiset me numri unik identifikues i cili do të krahasohet me numrin identifikues personal të atij/asaj në bazën e të dhënave të mbajtur nga ATK, përshkruar në nenin 14 të këtij akti nënligjor.

5. Kartela identifikuese përmban : 5.1. emrin e teknikut; 5.2. numrin unik identifikues; 5.3. deklaratën se individi është i autorizuar dhe i licencuar për të instaluar (ose

riparuar, ose të dyja) FED-in e caktuar. 5.4. listen e llojeve të FED, të cilat tekniku është i autorizuar të instalojë apo

riparojë; 5.5. datat deri kur kartela identifikuese është e vlefshme.

6. Komisioni, mund të autorizojë edhe teknike të tjerë për të riparuar FED. personi, që kërkon të autorizohet si teknik për riparim, dorëzon Kerkese në Komision, përpara se të bëjë ndonjë riparim të FED. Kërkesa për autorizim përfshin : emrin, adresën, numrin identifikues personal, historinë e punësimit, përvojën teknike dhe një fotografi me dimensione të ngjashme si për pasaportë, me madhësi të plotë të fytyrës. Bashkelidhur me kerkesën, dorëzon certifikatën nga tregtari i autorizuar se teknikisht është i aftë për të riparuar FED, kopje të diplomave e certifikatave për trajnim teknik e njohuri për FED.

7. Komisioni, shqyrton kërkesen dhe merr vendim. Për refuzim të kerkeses, behet njoftimi me shkrim për arsyet e refuzimit. Kërkesat refuzohen, vetëm nëse nuk është i plotë, kerkuesi qartë nuk është i përgatitur të bëhet teknik i autorizuar për riparim. Nëse aprovohet aplikanti si teknik për riparim, Komisioni, zbaton procedurat e paragrafit 4 të këtij neni.

8. Teknikët e autorizuar për instalim dhe riparim duhet të ri-autorizohen çdo vit. Teknikët e riparimit dhe instalimit, i dorëzojnë Komisionit një kerkese për ripërtërirje, së paku 45 ditë para skadimit të autorizimit ekzistues. Kërkesa për ripërtërirje, përfshin të njëjtat të dhëna dhe certifikatat e kërkuara në aplikacionin e herës së parë. Ripërtërirjet do të aprovohen nga Komisioni, perveç nëse ka dëshmi se tekniku nuk është i përgatitur për t’u autorizuar për instalim apo riparim të FED.

9. Nëse një teknik i autorizuar për riparim apo instalim, ndërpren instalimin apo riparimin e FED, përpara skadimit të licencës së atij/asaj, i kthen Komisionit licencën brenda 30 ditësh pas ndërprerjes së veprimtarise së instalimit apo riparimit,

Page 119: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

119

Neni 16 Qasja e sigurt në brendi të FED

1. Qasja brenda FED, mbrohet me një dado (burme) speciale, e cila lidh pjesën e

sipërme të FED me pjesën e poshtme. Kjo dado është vënë në pjesën e dukshme të mbuluesit të FED në mënyrë që, ndërhyrja brenda FED, të jetë e pamundur pa heqjen e dados (burmës) mbrojtëse.

2. Vula e plumbit (plumba), shfrytëzohet për të vulosur dadon (burmën) e cila nuk toleron gërvishtjen dhe është bërë në atë mënyrë që bën të pamundur heqjen pa e dëmtuar atë.

3. Nëse një teknik apo tregtar i autorizuar zbulon se vula e bllombës së plumbit është thyer në FED, tekniku, menjëherë kontakton të punësuarin e caktuar të ATK. Tekniku, nuk bën asnjë ndërhyrje deri sa nuk autorizohet nga ATK.

4. Nëse i punësuari i ATK-së, verifikon një vulë të thyer, lajmeron menjëherë të punësuarin e caktuar në ATK-së që të shkyçë FED nga furnizimi i rrymës dhe të mos përdoret deri sa të jetë ekzaminuar dhe përcaktuar se funksionon normalisht.

Neni 17

Teknikët e autorizuar – kodi kontrollues i qasjes

1. Hapja dhe ri-plombimi i një FED, bëhet vetëm nga tekniku i autorizuar nga Komisioni, në pajtim me nenin 15 të këtij akti nënligjor.

2. Tekniku i autorizuar në FED, kontrollon përmes memories speciale me program softuerik të Pajisjes Elektronike Fiskale, duke përdorur një algoritëm të veçantë – kod qasjeje – fjalëkalim (password).

Neni 18

Ditari i instalimit, riparimit, mirëmbajtjes dhe servisimit

1. Çdo FED, duhet të shoqërohet me “ditarë të instalimit, riparimit, mirëmbajtjes dhe servisimit“, të dhënë nga ofruesi i shërbimeve të tij.

2. Pronari i FED, detyrohet të mbajë ditarin dhe t’ia paraqese atë në çdo rast ATK-së.

3. Para instalimit të FED, tregtari i autorizuar, duhet të këshillojë ATK-në për blerësin e FED-it, numrin fiskal të blerësit, numrin serik të FED-it që do të instalohet, llojin e FED-it që do të instalohet, dhe datën e pritur të instalimit. Pas instalimit tregtari i autorizuar, dorezon në ATK, kopjen e faturës së shitjes dhe çertifikatën e teknikut për instalim se FED është instaluar dhe eshte ne gjendje te mire pune, si dhe datën e instalimit. Gjatë instalimit, tekniku, zhvillon testin e komunikimit për të siguruar se është në gjendje të vendos lidhjen dhe komunikimin me sistemin e TT-së së ATK-së,

4. Pas riparimit të FED, që ka pasur defekt, tekniku i riparimit, i dorëzon ATK, raportin që përshkruan defektin, datën dhe kohën kur ka ndodhur defekti dhe datën dhe kohën kur FED-i është kthyer në punë.

Page 120: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

120

5. Shfrytëzuesi i FED, kërkon nga tekniku i punësuar prej tregtarit të autorizuar kontroll vjetor dhe mirëmbajtje të FED.Një kopje e raportit i dorëzohet Komisionit.

6. Pas instalimit, riparimit të defektit, ose mirëmbajtjes vjetore, tekniku i autorizuar plotëson detajet e defektit në ditar dhe të shkruajë informatat personale të atij/asaj siç janë shkruar në kartelën e tij/asaj identifikues së bashku me të dhënat dhe kohën e fillimit dhe përfundimit të procesit të instalimit dhe riparimit.

7. Përpara largimit nga objekti pas një riparimi, instalimi, apo mirëmbajtje, tekniku, verifikojë se FED është në përdorim dhe është duke operuar si duhet.

8. ATK, ka të drejtën të rishikojë çdo riparim apo mirëmbajtje të FED, të bërë nga tekniku i autorizuar, për të siguruar se riparimet dhe mirëmbajtja janë bërë në përputhje me kërkesat dhe kushtet e vendosura. Përveç kësaj, ATK, ka të drejtën të rishikoj regjistrimet e çdo riparimi apo mirëmbajtjeje të dhënë, për të siguruar se ofruesi i mirëmbajtjes apo riparimit i përmbushë të gjitha kërkesat e vendosura në lidhje me autorizimin e tyre për të vepruar si një teknik riparues i FEDve.

Neni 19

Shfrytëzimi i kuponit tatimor

Në rast të prishjes së përkohshme të FED, shfrytëzuesi ështe i detyruar të lëshojnë një kupon të shkruar tatimor për çdo shitje të bërë. Nga ATK, do të furnizohet një bllok tatimor, i cili përmbajë numrat serik. Bëhet një shënim me shkrim për të gjitha faturat e lëshuara të shitjes si rezultat i prishjes së FED. Pas riparimit të FED, përdoruesi, menjëherë e kthen atë në punë. Detajet lidhur me kuponin tatimor, do të përcaktohen nga ATK.

KAPITULLI VII Regjimet dhe raportet që do të nxirren nga Sistemet e Pajisjeve Elektronike

Fiskale

Neni 20 Regjimi i leximit (X)

Çdo Sistem i Pajisjeve Elektronike Fiskale, duhet të lejojë leximin dhe printimin e të dhënave të regjistruara në memorien fiskale nëpërmes të tastierës për një mori të raporteve statistikore, të cilat janë vetëm për qëllime statistikore, e jo për qëllime tatimore. Kushtet për Regjimin e Leximit do të përcaktohen me vendim të Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së.

Neni 21

Regjimi i mbylljes (Z)

1. Çdo sistem i Pajisjeve Elektronike Fiskale, përmban kushtet e përcaktuara me vedim te nxjerre nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së. Vendimi përmban:

Page 121: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

121

1.1. përgatitjen e mbylljes fiskale të qarkullimit ditor, printimin e Raportit Tatimor Ditor dhe të dhënat të cilat duhet të transmetohen në ATK;

1.2. mundësinë e leximit të përmbajtjes së memories fiskale nëpërmes të raporteve periodike tatimore në pajtueshmëri me specifikacionet e publikuara;

1.3. sigurimin e kushteve për kryerjen e verifikimit, për çdo raport tatimor ditor për qëllime të kontrollit të saktësisë së funksionimit të memories fiskale;

1.4. të japë raporte ditore dhe raporte të tjera periodike tatimore që karakterizohen me titullin e raportit të shoqëruar me shenjën Z dhe duhet të përmbajë në fund të kuponit në bold logon fiskale dhe emërtimin “RAPORTI TATIMOR”.

Neni 22 Moduli i programimit (P)

1. Secili Sistem i Pajisjes Elektronike Fiskale, përmban gjithashtu :

1.1. mundësine e regjistrimit në memorien fiskale të të dhënave të Tatimpaguesit, të cilat duhet të paraqiten në kuponin tatimor;

1.2. mundësine e programimit në minimum pesë (5) shkalleve tatimore. Shkallet tatimore, janë të shkruara në memorien fiskale. Kjo lejohet në momentin e instalimit ose pas mbylljes së raportit tatimor ditor dhe transmetimit të dhënave Z në ATK. Duhet të krijohet mundësia për të paraqitur normat e ndryshme tatimore me shkronjat prej “A” deri “E”. Shkronja “A” nënkupton normën tatimore të përjashtuar, ndërsa shkronjat “B” deri në “E” format e ndryshme të normave tatimore të parapara me ligj. Ndryshimi i normës tatimore, ndodh vetëm pasi që raporti tatimor ditor të finalizohet dhe të dhënat përkatëse të jenë transmetuar në memorien fiskale relevante. Ndryshimet bëhen në memorien fiskale jo më shumë se pesë (5) herë. Ndryshimet e normës fiskale, kryhen nga mirëmbajtësi në bazë të manualit të posaçëm për ndryshimin e shkallëve tatimore.

Kapitulli VIII Të ndryshme

Neni 23 Gjobat dhe ndëshkimet

1. Sanksionimi në bazë të legjislacionit tatimor :

1.1. Dështimi për të deklaruar një informatë ose ai që deklaron një deklaratë të pasaktë apo jo komplete, duke përfshirë informacionet e aplikimit për të marrë lejen për shfrytëzim, lidhur me punën e një Pajisje Elektronike nga Komisioni, siç është percaktuar në Kapitullin 6, të këtij aktinënligjor, do ti nënshtrohen sanksioneve të përcaktuara në paragrafin 1 të Nenit 46, të Ligjit Nr. 2004/48, plotësuar me Ligjin Nr.03/L-071, “Mbi Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit Nr. 2004/48, ‘Mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat’”;

Page 122: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

122

1.2. mosmbajtja e regjistrimit në formë të letrës apo në formë elektronike, në veçanti programet e softuerit dhe harduerit dhe përshkrimet e çdo Pajisje të Shfrytëzuar Elektronike Fiskale, që shfrytëzohet sipas këtij akti nënligjor, i nënshtrohet sanksioneve të përcaktuara në paragrafin 2, të Nenit 46 të ligjit Nr. 2004/48 të përmendur në paragrafin 1 të këtij Neni;

1.3. rregullat procedurale, sipas përcaktimit në paragrafin 4, të Nenit 46 të Ligjit Nr. 2004/48 referuar në paragrafin 1.1 të këtij Neni, që përcaktojnë kohën brenda së cilës transaksionet duhet të regjistrohen në libra, duke përfshirë shënimet elektronike dhe librat e llogarive që do të mbahen ose do t’i komunikohen ATK-së në bazë të këtij Akti nën-ligjor, do të jenë të aplikueshme;

1.4. mosofrimi i informacionit të librave dhe shënimeve, përfshirë shënimet elektronike, programet dhe përshkrimet teknike, i nënshtrohen sanksioneve, sipas parashikimit në paragrafin 5, të Nenit 46 të Ligjit Nr. 2004/48;

1.5. humbja e ditarit apo dështimit për ta ofruar atë me kërkesën e të punësuarit të ATK-së apo teknikut të autorizuar për riparim që i përgjigjet kërkesës për riparim;

1.6. thyerja e një vule nga një person i paautorizuar do ta vejë biznesin para një gjobe dhe ndjekje penale të mundshme; 1.7 çdo shfrytëzues ose tregtar i autorizuar i FED, i cili lejon një person të pa autorizuar që të instalojë ose riparojë një FED, i nënshtrohet masave administrative, deri në humbjen e licencës. 2. Shkeljet e tjera të kryera duke mos përmbushur detyrimet tatimore ose fiskale, denohen sipas ligjit në fuqi në Republiken e Kosovës. Neni 33 Hyrja në fuqi Ky udhëzim administrativ, hyn në fuqi në datën 14/07/2009 Ahmet Shala ____________________ Ministër i Ekonomisë dhe Financave Prishtinë, më Datë: ___/___/2009

Page 123: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

123

Page 124: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

124

Page 125: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

125

Ministria e Ekonomisë dhe Financave Mbështetur në Nenin 62 të Ligjit Nr. 2004/48 “Mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat” i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 03/L-071 “Mbi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/48 mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat”, Ministri i Ekonomisë dhe Financave nxjerr :

UDHËZIMIN ADMINISTRATIV 16/2009

Nr. _____/ 2009 Për Zbatimin e Ligjit Nr. 204/48, “Mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat”, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 03/L-071, “Mbi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/48 mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat”

Neni 1 Qëllimi dhe fushëveprimi

Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ, është përcaktimi i procedurave dhe kërkesave për zbatimin e Ligjit Nr. 2004/48 “Mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat” i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin Nr. 03/L-071 “Mbi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/48 mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat,” (me poshtë, si Ligji).

KAPITULLI I Marrëveshjet me Ndërmarrjet Shoqërore

Neni 2 Autorizimi

1. Nën-paragrafi 3.3. (h), i Nenit 3 të Ligjit, përcakton që Drejtori i Përgjithshëm i

Administratës Tatimore te Kosovës (në tekstin e mëposhtëm ATK), ka autorizim të hyjë në marrëveshje me Ndërmarrjet Publike Qendrore dhe Lokale (në vijim NP), për të shtyrë mbledhjen e detyrueshme të tatimeve, për qëllim të ndihmës në privatizimin e NP, apo të ofruar vazhdimësi të veprimtarisë së NP. Ky autorizim, është dhënë për të pranuar rëndësinë strategjike të NP Qendrore dhe Lokale.

Page 126: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

126

2. Sipas nën-paragrafit 3.3. (h), të Nenit 3 të Ligjit, autorizimi i Drejtorit të Përgjithshëm, për marrëveshje me NP, për të shtyrë mbledhjen e detyrueshme të tatimeve, zbatohet vetëm në kushtet e mëposhtme : 2.1 Ndihma për privatizimin :

2.1.1. NP duhet të planifikohet për privatizim, brenda 12 muajve të ardhshëm pas vendimit të Qeverisë se Republikës së Kosovës, për të ndërmarrë veprimin e tillë;

2.1.2. NP duhet të dorëzojnë kërkesë më shkrim te Drejtori i Përgjithshëm, ku përshkruhet :

2.1.2.1. tatimet për të cilat kërkohet shtyrja; 2.1.2.2. bazën ligjore për kërkesën; 2.1.2.3. procesi i privatizimit, i cili do të ndërmerret (përfshirë një

deklaratë se si ndikoje shtyrja e pagesës së tatimit në mbledhjen e borxhit tatimor) dhe datat në të cilat veprimet do të ndërmerren; dhe

2.1.2.4. propozimi për te shlyer borxhin tatimor nëse pranohet shtyrja. 2.1.3. Me pranimin e kërkesës për shtyrje të aksionit të mbledhjes,

Drejtori i Përgjithshëm, urdhëron pushim të menjëhershëm të çdo aksioni të mbledhjes së detyrueshme, të planifikuar apo në vijim, përderisa kërkesa është duke u shqyrtuar. Përveç kësaj, Drejtori i Përgjithshëm do të : 2.1.3.1. shqyrtoje kërkesën me shkrim të NP dhe do të bëjë një

përcaktim (vendim) brenda 15 ditëve; 2.1.3.2. miratojë kërkesën, përveç nëse ekziston një arsye

mospranimi, për te cilën NP njoftohet me shkrim: 2.1.3.3. regjistrojë një barrë tatimore në të gjitha vendet e

aplikueshme, nëse nuk është regjistruar më herët si e tille; 2.1.3.4. hyjë në një marrëveshje me NP (qoftë me MiM apo

formë tjetër të marrëveshjes), e cila përcakton qartë kushtet e shtyrjes dhe afatet gjatë të cilave borxhi tatimor do të paguhet. Marrëveshja, duhet të përfshijë kushtin se NP, duhet te plotësoje kërkesat e tjera tatimore gjatë marrëveshjes.

2.2. Ofrimi i mundësisë për veprimtari të vazhdueshëm të NP : 2.2.1. NP duhet t’i dorëzojnë një kërkesë më shkrim, Drejtorit të

Përgjithshëm, në të cilën përshkruan : 2.2.1.1 tatimet për të cilat shtyrja kërkohet; 2.2.1.2 bazën ligjore për kërkesën; 2.2.1.3 ndikimi në vazhdimin e veprimtarisë nëse shtyrja nuk

pranohet; dhe 2.2.1.4 propozimi për te shlyer borxhin tatimor nëse shtyrja

pranohet. 2.2.2. Me pranimin e një kërkesë të vlefshme për shtyrje të aksionit

të mbledhjes, Drejtori i Përgjithshëm, urdhëron pushimin e

Page 127: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

127

menjëhershëm të aksionit të mbledhjes së detyrueshme të planifikuar, apo në vijim përderisa kërkesa është duke u shqyrtuar. Përveç kësaj, Drejtori i Përgjithshëm :

2.2.2.1 shqyrton kërkesën me shkrim të NP dhe do të marrë vendim brenda 15 ditëve;

2.2.2.2 miraton kërkesën, përveç nëse ekziston një arsye e kundërt, për të cilën NP, duhet të njoftohet me shkrim:

2.2.2.3 regjistron një barrë tatimore, në të gjitha vendet e aplikueshme, nëse nuk është regjistruar më herët si e tillë;

2.2.2.4 kur detyrimi lidhet me Tatimin në Vlerën e Shtuar (ne vijim TVSh), Drejtori i Përgjithshëm, mund të zvogëlojë detyrimin tatimor, kur NP nuk është në gjendje të mbledhë TVSh nga shumat e faturuara për konsumatorët. Në këto raste, Drejtori i Përgjithshëm, pranon ti mundësojë NP, pagesën e TVSh vetëm deri në shkallën e inkasimit. Edhe në këto raste, Drejtori i Përgjithshëm, do të beje marrëveshjet vetëm për një periudhë deri në 18 muaj, në fund të së cilës NP, detyrimisht duhet të zbatojë dispozitat e borxhit të keq (e parashikuar në Ligjin për TVSh-në, por duke ju referuar ndryshimeve për qëllime të këtij neni), për të ulur detyrimin e vet të TVSh, në ato raste në të cilat, konsumatorët nuk paguajnë faturat e tyre;

2.2.2.5 hyn në marrëveshje me NP (qoftë me MiM apo formë tjetër të marrëveshjes), e cila përcakton kushtet e shtyrjes dhe afatet me të cilat borxhi tatimor do të paguhet.

3. Dispozitat e këtij neni nuk kanë efekt në të drejtën qe tatimpaguesi të hyjë në marrëveshje për pagesën me këste të borxheve tatimore. NP kanë të drejtë të bëjnë marrëveshje te tille, në përputhje me procedurat normale të ATK.

KAPITULLI II Njësia për Hetime Tatimore

Neni 3

Dispozitat e Përgjithshme

1. Neni 6 i Ligjit, autorizon Drejtorin e Përgjithshëm të themelojë Njësinë e Hetimeve Tatimore (me poshtë NjHT), për qëllim të hetimit të evazionit tatimor, e lidhur me shmangien e shlyerjes së detyrimeve tatimore, e parashikuar si vepër penale.

2. Në autorizimin e NjHT, përfshihet e drejta për të hetuar shkeljen, që lidhen me veprën penale (kriminale) kundër ekonomisë, sipas parashikimit në Nenin 22 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (Ligji Nr. L-002) apo pasuesi i tij.

3. NjHT, autorizohet të filloje hetimin në rastit bazuar në : 3.1. verifikon drejtpërdrejte vete krimet e mundshme tatimore;

Page 128: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

128

3.2. informatat e pranuara, ose 3.3. njoftimin nga struktura të tjera përbrenda funksioneve të ATK-së.

4. Për kryerjen e hetimeve, NjHT, ndjek procedurat e parashikuara në Kodin e Procedurës Penale. NjHT, autorizohet :

4.1 të hetojë transaksionet e tatimpaguesve të dyshuar për përfshirje në veprimtari të evazionit tatimor;

4.2 të sigurojë shënimet bankare, përfshirë ato të secilës llogarie apo transaksion që është i zbatueshëm për hetime tatimore;

4.3 të intervistojë dhe të marrë në pyetje tatimpaguesit apo personat tjerë që gjykohet të jenë të përfshirë në veprimtari të evazionit tatimor apo shkelje tjera penale të ligjeve tatimore;

4.4 të kryejë vlerësim tatimor dhe të mbledhë evidencë nga një palë e tretë, sipas nenit 14 të Ligjit;

4.5 të ketë qasje të drejtpërdrejtë në Shërbimin e Doganave të Kosovës (në vijim ShDK) gjatë vlerësimit-zhdoganimit të mallrave të tatimpaguesve nen hetim;

4.6 të bëjë referime të drejtpërdrejta tek zyrtarët kompetent për të parashtruar kallëzim penal;

4.7 si edhe detyra te tjera, të cilat i caktohen nga Drejtori i Përgjithshëm.

Nenit 4 Mandati Hetues

1. NjHT, heton krimet tatimore, që lidhen me :

1.1 Të Ardhurat me Burim Ligjor, janë të ardhura që krijohen nga veprimtari tregtare e ligjshme, e cila nuk është raportuar ne mënyre korrekte. Të ardhurave me burim ligjor po ashtu lidhen me raportimin jo te drejte të shpenzimeve. Të ardhurat me burim ligjor, gjithashtu, do të përfshijnë shkeljet e mundshme që lidhen me tatimet e mbajtura në burim dhe pensionet.

1.2 Të Ardhurat me Burim Joligjor, janë të ardhura që dalin nga veprimtari tregtare joligjore, si : kontrabanda; të ardhurat nga veprimtaria e paregjistruara apo fiktive, dhe veprimtari tregtare joligjore, të cilat sjellin të ardhura të paraportuara.

1.3 Raportimin e TVSh, që përfshin krimet tatimore të lidhura me TVSh, duke kryer veprimtari tregtare pa u regjistruar; duke mbi-deklaruar kreditimet e TVSh së zdritshme; duke nën-deklaruar detyrimet e TVSh së llogaritur; duke lëshuar fatura false apo fiktive; duke vendosur veprimtari tregtare fiktive për qëllime të TVSh, etj.

2. Hetimet identifikohen, fillohen dhe kryhen në pajtim me ligjet në fuqi dhe

sistemit tatimor. 3. Me arritjen e përfundimit se ka prova për krim që lidhet me evazionin tatimor të

kryer, zyrtari hetues, përgatit raport me shkrim për hetimin e kryer, në te cilën përshkruhen

Page 129: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

129

3.1. Arsyeshmëria dhe shkaqet e fillimit te hetimit; 3.2. Mbështetja ligjore, që vërteton se është kryer një krim të lidhur me

tatimin; 3.3. Faktet dhe argumentet ligjore për ndjekje penale për atë krim që lidhet

me tatimin.

4. Raporti me shkrim duhet të miratohet nga Drejtuesi i NjHT dhe të dërgohet në Zyrën Ligjore të ATK për rishikimin dhe përgatitjen e dokumenteve për ta prezantuar tek Prokurori.

Neni 5

Bashkërendimi i Hetimeve NjHT do të kryejë hetimet e veta në bashkërendim me Prokurorin e caktuar për hetime për Kodin e Procedurës Penale të Kosovës.

Neni 6 Organizimi, detyrat dhe procedurat e NjHT-së

Drejtori i Përgjithshëm, mund të nxjerr Udhëzime te Brendshme për përshkrimin e detyrave dhe procedurave të NjHT-së.

KAPITULLI III Krijimi dhe mbajtja e regjistrimeve

Neni 7

Kërkesa për Libra dhe Regjistrime 1. Paragrafi 1 i nenit 12 të Ligjit, kërkon që personi, i cili është i detyruar të

paguajë apo mbajë në burim tatimin, të krijojë apo mbajë regjistrime të llogarisë, të cilat janë në përputhje me legjislacionin tatimor. Librat dhe regjistrimet, mbahen me shkrim ose në formë elektronike të mjaftueshme për të përcaktuar detyrimin tatimor, për të paguar apo mbajtur në burim. Regjistrimet e llogarisë, janë regjistrime të cilat janë të mjaftueshme për të treguar dhe sqaruar një transaksion biznesi dhe për të shpalosë (me saktësi të arsyeshme) pozitën e tij financiare në çdo kohë. Regjistrimet e llogarive mundësojnë përgatitjen e llogarive, në përputhje me kërkesat e ligjit.

2. Librat dhe regjistrimet minimale që duhet mbajtur nga bizneset me qarkullim vjetor bruto deri në 50,000€ apo më pak janë: 2.1 Libri i Blerjes, në të cilin duhet të regjistrohen të gjitha blerjet dhe

deklaratat; 2.2 Libri i Shitjeve, në të cilin duhet të regjistrohen të gjitha shitjet dhe

deklaratat; 2.3 Libri i Arkës, që lidhet me librin e shitjeve dhe librin e blerjeve ashtu që të

gjitha hyrjet dhe daljet në arkë të jenë regjistruar;

Page 130: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

130

2.4 raportet bankare, përfshirë regjistrimet e depozitave dhe tërheqjeve; 2.5 Kopjet e dokumenteve mbështetëse për hyrjet në libra, duhet të mbeten dhe

shoqërohen me librin e pranueshëm. 2.6 Regjistrimi i Mallit duhet të mbahet së bashku me regjistrimet tjera të

mallit të pranishëm të marra gjatë vitit. 2.7 Libri i të punësuarve në të cilin do të regjistrohen të punësuarit, nëse ka të

tillë. 2.8 Nga biznesi duhet të bëhet një regjistrim vjetor i mallit, sikurse është

përshkruar në nenin 8 të Udhëzimit Administrativ dhe ai regjistrim i mallit duhet të mbahet së bashku me regjistrimet tjera të mallrave të pranishme të marra gjatë vitit.

3. Blerjet për të cilat një faturë është lëshuar duhet të futet në librin e blerjeve brenda 5 ditëve pas pranimit të faturës së blerjes. Shitjet për të cilat një faturë e shitjes është lëshuar duhet të futet në librin e shitjeve brenda 5 ditëve pas lëshimit të faturës së shitjes. Blerjet me para të gatshme (kesh) dhe shitjet në para të gatshme, duhet të regjistrohen në librat apo ditarët përkatës në bazë ditore, jo më larg se ditën pasardhëse. Përveç kësaj, numri i fillimit dhe numri i përfundimit të secilit kupon të shitjes ditore, duhet të futet në ditarin e shitjeve.

4. Shoqëritë me qarkullim vjetor bruto më shumë se 50,000 € dhe ato të cilat zgjedhin të përcaktojnë detyrimet e tyre tatimore, bazuar në mbajtjen e librave dhe regjistrimeve e duhura, duhet të mbajnë libra dhe regjistrime në përputhje me kërkesat e standardeve të kontabilitetit në Kosovë. Librat dhe regjistrimet e mbajtura, duhet të jenë mjaftueshëm te sakta, për të mundësuar kontabilitet të plotë dhe saktë të të gjitha pikave të të ardhurave dhe shpenzimeve të aplikueshme në një periudhë tatimore. Në minimum, librat dhe regjistrimet e tilla duhet të përfshijnë: 4.1. Librin e Blerjeve, në të cilin regjistrohen të gjitha blerjet dhe kthimet; 4.2. Libri i Shitjeve, në të cilin regjistrohen të gjitha shitjet dhe kthimet; 4.3. Libri i Parasë së Gatshme, në të cilin do të regjistrohen të gjitha hyrjet dhe

daljet e arkës; 4.4. Llogaria kryesore, nëse aplikohet, që përfshinë bilancin hapës, shtimet në

kapital, shpenzimet që duhet kapitalizuar, shkallën e zhvlerësimit, shumën e zhvlerësimit, të larguarat dhe bilancin mbyllës;

4.5. raportet bankare, përfshirë regjistrimet e depozitave dhe tërheqjeve; 4.6. Pasqyrat financiare dhe bilancet e gjendjes siç kërkohet për vendosjen e

pikës filluese për llogaritjen e deklaratave vjetore të tatimit në të ardhurat. 4.7. Kopjet e dokumenteve mbështetëse për shënimet në librin përkatës, duhet

të shoqërohen me librin e zbatueshëm. 4.8. Përveç kësaj, duhet të bëhet një regjistrim i mallit nga biznesi dhe ai

regjistrim i mallit duhet të mbahet së bashku me regjistrimet tjera të mallit të pranishëm të marra gjatë vitit.

4.9. Libri i të punësuarve në të cilin do të regjistrohen të punësuarit, nëse ka të tillë.

4.10. Duhet të mbahen kopjet e kontratave dhe korrespodencave tjera përkatëse të biznesit.

Page 131: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

131

5. Bizneset me mund t’i mbajnë regjistrimet e veprimtarisë ekonomike, në formë elektronike për aq sa ata të mbajnë të gjithë librat, ditarët dhe regjistrimet e kërkuara. Regjistrimet e tilla, duhet të që në mënyrë të saktë të llogarisin të ardhurat dhe shpenzimet e aplikueshme të biznesit për një periudhë tatimore. Përfshirë të gjitha regjistrimet e nevojshme ndihmëse. Regjistrimet elektronike, mbahen në një formë e cila është e rigjenerueshme dhe është në dispozicion për ATK. Me një kërkesë të arsyeshme të ATK, shoqëria duhet të shtypë ato regjistrime të veçanta të mbajtura në mënyrë elektronike që kërkohen nga ATK.

6. Shoqëritë tregtare, që përdorin regjistrues fiskal të parasë së gatshme dhe pajisje tjera elektronike fiskale dhe lëshojnë kupon apo faturë, duhet të mbajnë kopje të rrotullës së letrës nga printeri i pajisjeve për një periudhë deri 6 vjeçare. Në vend të tyre, mund të përdoret një libër elektronik, i cili plotësohet sipas përcaktimeve teknike të publikuara me vendim shpjegues të Drejtorit të Përgjithshëm të ATK. Në minimum, të gjitha të dhënat origjinale të transaksioneve duhet të jenë të rigjenerueshme; të dhënat origjinale të transaksioneve duhet të përfshijnë të gjitha transaksionet nga pajisjet elektronike të fiskalizuara; të dhënat duhet të jenë të ruajtura dhe të pandryshueshme; të dhënat duhet të lexohen apo të rigjenerohet në formë të lexueshme; duhet të jenë në dispozicion për ATK me kërkesë në librin elektronik në një mënyrë që lejon që ATK, të lexojë dhe shkarkojë të dhënat një formë që mund të rishikohet dhe të testohet nga ATK.

7. Shoqëritë tregtare, mund të përdorin sistem të lëshimit dhe pranimit të faturave elektronike, i cili plotëson kërkesat për faturim me letër, sipas Ligjit për TVSh-në. Të dhënat e faturës elektronike duhet të ruhen dhe mbahen në mënyrë të tillë që i lejon biznesit të:

7.1 mbajë të gjitha të dhënat origjinale të faturës; 7.2 parandalojë që të dhënat të prishen ose të humben; 7.3 ti-prodhojë faturat origjinale dhe porositë shoqëruese në çdo kohë në një

formë të lexueshme, veçanërisht me kërkesë të ATK; 7.4 gjejë detajet e çdo fature menjëherë dhe lehtësisht; 7.5 mbajë çdo porosi elektronike e dërguar apo pranuar në lidhje me faturat

elektronike dhe t’i referojë ato në faturën e aplikueshme. 8. Nëse një shoqëri tregtare ka veprimtari në më shumë se një vend, secili vend

(degë) do të mbajë regjistrime për transaksionet e veta për të treguar mallrat e pranuara (dokumentet e blerjes apo dokumentet e transferimit, etj.). Secila degë, duhet të identifikohet në faturat e leshura. Së paku një here në muaj, dega duhet të transferojë të dhënat në selinë qendrore, ashtu që të gjitha transaksionet e degës të mund të mblidhen në një sistem kontabiliteti për përgatitjen e deklaratave tatimore dhe regjistrimeve financiare të konsoliduara. Regjistrimet e mbledhura duhet të identifikojnë hyrjet në secilën degë, veç e veç. Përveç regjistrimeve të mbajtura në degët të ndryshme, regjistrimet duhet të mbahen në depot apo qendrat e shpërndarjes për të treguar mallrat e marra në depo apo qendër të shpërndarjes dhe të transferuara në degët e biznesit. Lëshimi i centralizuar i faturave për të gjitha degët është i lejueshëm për aq sa dega, së

Page 132: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

132

cilës transaksionet i përkasin, identifikohen lehtë në faturën e lëshuar nga vendi qendror dhe regjistrimet e nevojshme që lidhen me transaksionet janë mbajtur në degë. Nëse një biznes me degë të shumëfishta dëshiron të centralizojë të gjitha aktivitet e mbajtjes së librave dhe mbajtjes së shënimeve në mënyrën që nuk është në përputhje me dispozitat e këtij nën-paragrafi, shoqëria, duhet të kërkojë një Vendim Shpjegues Individual nga ATK për të autorizuar shmangien nga këto dispozita.

9. Të gjithë librat dhe regjistrimet e kërkuara të përshkruara në paragrafët 1 deri 7, të këtij neni, duhet të mbahen për një periudhë deri 6 (gjashtë) vjeçare. Regjistrimet që lidhen me pasuritë që janë të zhvlerësueshme gjatë një periudhe prej më shumë se gjashtë vjet, duhet të mbahen për jetëgjatësinë e zhvlerësueshme të pasurive, plus një vit shtesë. Regjistrimet e lidhura me pasuritë që kërkojnë përcaktimin e bazës për trajtimin e fitimeve kapitale apo përcaktimin e fitimit më shitjen e tyre duhet të mbahen deri sa pasuritë e tilla të jenë shitur apo ekspozuar me plus 6 vite shtesë. Librat dhe regjistrimet duhet të mbahen në një mënyrë të renditur që ndihmon përpilimin e tyre në raportet përmbledhëse si dhe të ndihmojnë rishikimin dhe ekzaminimin nga ATK.

10. Kërkesat shtesë të veçanta për aktivitetet që lidhen me furnizuesit e karburanteve: 10.1 Përveç kërkesave tjera të mbajtjes së regjistrimeve të vendosura në këtë

nen, furnizuesit e shitjes me pakicë të prodhimeve të naftës, që llogariten me matës (njehsor) në kohën e shpërndarjes me pompë do të regjistrojnë leximet në matës për secilën pompë të instaluar në secilin objekt të biznesit në fillim të secilës ditë. Shitësit e tillë me pakicë duhet gjithashtu të mbajnë regjistrime për blerjet e prodhimeve të naftës të cilat do të përfshijnë sasinë e prodhimeve të blera dhe çmimin për njësi të paguar për secilën blerje.

10.2 Përveç kërkesave tjera të mbajtjes së regjistrimeve të vendosura në këtë nen, furnizuesit me shumicë, dhe importuesit, e prodhimeve të naftës duhet të mbajnë regjistrime të ndara për secilin klient të cilit i është bërë shitja apo furnizimi. Regjistrimet duhet të përfshijnë sasinë e prodhimeve të furnizuara dhe çmimin në njësi të ngarkuar për secilin prodhim të furnizuar.

11. Kërkesat shtesë të veçanta për aktivitetet që lidhen me kontratat afatgjata,

përveç kërkesave tjera të mbajtjes së regjistrimeve të vendosura në këtë nen, shoqëritë e angazhuara në kontrata afatgjata, sikurse janë projektet ndërtimore apo instaluese që zgjasin 12 muaj të njëpasnjëshëm apo më shumë, duhet të mbajnë kontabilitet të veçantë për secilin projekt. Nëse ka kontrata të shumta në projekt, duhet të ketë kontabilitet të ndarë për secilën kontratë brenda projektit. Për secilën kontratë, duhet të ekzistojë një kontabilitet i ndarë për të gjitha shpenzimet dhe hyrjet (pagesat paradhënie, pagesat të kuotave, etj.)

Neni 8

Regjistrimi i Mallit

Page 133: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

133

1. Paragrafi 4 i Nenit 12 të Ligjit, përcakton se çdo tatimpagues pa marrë parasysh qarkullimin vjetor, përveç mbajtjes së librave dhe regjistrave të parapara me ligj, kërkohet të kryejë regjistrim të mallrave në stoqe në fund të vitit kalendarik. Regjistrimi i tillë, duhet të përfundohet më, apo para, 10 Janarit të vitit vijues dhe të jetë në dispozicion për inspektim me kërkesën e ATK. Shënimet e regjistrimit të mallrave, përfshijnë treguesit vijues :

1.1. emërtimin e mallit; 1.2. njësinë matëse, 1.3. çmimin dhe 1.4. vlerën.

2. Regjistrimi i mallrave duhet te mbahet me çmimin e kostos

2.1. Çmimi i kostos për mallrat e blera përfshinë: 2.1.1. çmimin e blerjes; 2.1.2. transportimin dhe trajtimin e mallrave deri sa të sillen në

vendin aktual në kushtet e tyre të fundit; 2.1.3. pagesa doganore nga importi dhe tatimet tjera të cilat nuk janë

të rimbursueshme; 2.1.4. shpenzime tjera që i atribuohen drejtpërdrejtë prodhimeve,

materiale dhe shërbimeve të gatshme; 2.1.5. zbritjet tregtare, uljet dhe pika tjera të ngjashme janë të

zbritshme me qëllim të përcaktimit të kostos së blerjes.

2.2. Çmimi i kostos për mallrat e prodhuara apo përpunuara, përfshin : 2.2.1. koston e lëndës së parë; 2.2.2. shpenzimet e lidhura drejtpërdrejtë me njësitë e prodhimit, të

tilla si shpenzimet e fuqisë punëtore; 2.2.3. përndarja sistematike e shpenzimeve fikse indirekte dhe

shpenzimet e ndryshueshme indirekte për prodhimin që del gjatë shndërrimit të materialit në prodhime të gatshme;

2.2.4. shpenzime të tjera që mund t’i shtohen kostos. 3. Tatimpaguesit, që ushtrojnë veprimtari tregtare, shitje me shumicë apo shitje me

pakicë, duhet t’i regjistrojnë mallrat e tyre në stoqe. Mallrat e tilla duhet të regjistrohen në një libër apo ditar, zakonisht me titullin. “Mallrat në Stoqe deri më 31 Dhjetor (viti)”. Librat tjerë mund të mbahen për të regjistruar llojet e ndryshme të mallrave të përfshirë në një stok te përgjithshëm.

4. Tatimpaguesit të cilët ushtrojnë aktivitete prodhimi zakonisht kanë tri lloje të stoqeve: 4.1. Lënda e parë – mallrat e blera të cilat do të hyjnë në prodhim dhe do të

shndërrohen në prodhime finale; 4.2. Procesi i punës – ato mallra të cilat janë në proces të prodhimit dhe

përpunimit për prodhim përfundimtar; 4.3. Prodhimet përfundimtare – prodhime të përfunduara të cilat nuk janë

vënë për shitje.

Page 134: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

134

5. Pronësia e mallrave duhet të regjistrohet në regjistrin e stokut. Mallrat do të përfshihen në stoqet e blerësit dhe të përjashtohen nga stoqet e shitësit, kur e drejta pronësore kalon nga shitësi te blerësi. Rastet përjashtimore janë : 5.1. Mallrat gjatë transportimit nga shitësi tek blerësi, duke iu nënshtruar

ligjeve dhe doganave vendore, duhet të përfshihen në stoqet e entitetit financiar përgjegjës për shpenzimet e transportit. Në transportimin rrugorë, termi “FOB” përdoret ndërkombëtarisht për të shënuar kur kalon e drejta pronësore. Për shembull, termi “FOB destinimi” në faturën e shitësit shënon që blerësi siguron pronësinë e mallrave kur ato arrijnë. Kështu, cilatdo mallra gjatë transportimit në datën e pasqyrës së bilancit do të duhej të përfshihen në stoqet e shitësit, e kundërta ndodhë nëse fatura shënon “FOB në momentin e ngarkimit”.

5.2. Shitja në konsignacion është metodë e marketingut, e cila përdoret shumë shpesh. Pronari (dorëzuesi i mallit) dërgon mallin “në konsignacion” një agjenti (pranuesit të mallit) i cili do të kujdeset për mallin dhe do të tentoj ta shesë. Të drejtat pronësore nuk kalojnë nga dorëzuesi i mallit në pranuesin e mallit kështu që malli në konsignacion mbetet në pasqyrën e bilancit të dorëzuesit, derisa të shitet. Kur pranuesi i mallit e shet mallin e drejta pronësore kalon në blerësin. Pranuesi i mallit e informon dorëzuesin (pronarin) lidhur me shitjen dhe ia dërgon kundërvlerën e shitjes nga e cila zbret shumën e komisionit për pranuesin. Mallrat në konsignacion duhet të regjistrohen në stokun e mallrave të dorëzuesit deri në kohën kur ato vërtet të jenë shitur. Në të njëjtën kohë, sidoqoftë, pranuesi duhet që gjithashtu të regjistrojë mallrat që janë pranuar për shitje në konsignacion, duke shënuar se ato janë mallra në konsignacion duke përmbajtur emrin, adresën dhe informatat identifikuese të pranuesit.

5.3. Mallrat e shitura një blerësi, nuk janë për t’u përfshirë në regjistrimin vjetor të stokut edhe kur mallra të tilla mund të kthehen me garanci, apo të drejtë për t’i kthyer, nëse mallrat nuk e arrijnë pëlqimin e tatimpaguesit. Nëse mallrat e tilla kthehen, regjistrimi i stokut duhet të rregullohet në përputhje me shënimin se janë kthyer dhe datën e kthimit.

6. Barazimi i stoqeve Me qëllim të barazimit të inventarit fizik me regjistrat kontabël të stoqeve, është e domosdoshme të merren parasysh zërat të cilat duhet të përfshihen në numërimin e stoqeve edhe pse ata artikuj nuk ndodhen fizikisht me mallrat që numërohen. Lista e barazimit të stoqeve, si më poshtë, paraqet situatat që janë marrë parasysh gjatë barazimit të stoqeve, ndihmon procesin e barazimit, dhe asiston në kalkulimin e bilancit të besueshëm të stoqeve.

Page 135: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

135

Zërat të cilët duhet të konsiderohen në stoqe: Përshkrimi Shuma Të gjitha stoqet fizike kur bëhet numërimi fizik mallrat e blera të cilat janë në transit bashkë me të drejtën e cila përcillet në pronarin prej momentit të transportit

Malli i shitur i cili është numëruar me stoqet fizike malli i shitur i cili është në transit bashkë me të drejtën e cila përcillet në pronarin kur të pranohet nga pronari

Malli në konsignacion në lokacione tjera i cili është ende në pronësi të kompanisë e cila është duke bërë numërimin e stoqeve

Malli i përfshirë në stoqe fizike të cilat i takojnë kompanisë tjetër por mbahen në konsignacion

Stoqet e gjithmbarshme Bilanci i stoqeve në baze te librave

Korrigjimet e stoqeve në baze te librave

Shembull i listës së barazimit të stoqeve Zërat të cilët duhet të konsiderohen në stoqe Përshkrimi Shuma Të gjitha stoqet fizike kur bëhet numërimi fizik 250,000 + mallrat e blera të cilat janë në transit bashkë me të drejtën e cila përcillet në pronarin prej momentit të transportit

- Malli i shitur i cili është numëruar me stoqet fizike 5,000 + malli i shitur i cili është në transit bashkë me të drejtën e cila përcillet në pronarin kur të pranohet nga pronari

+ Malli në konsignacion në lokacione tjera i cili është ende në pronësi të kompanisë e cila është duke bërë numërimin e stoqeve

30,000

- Malli i përfshirë në stoqe fizike të cilat i takojnë kompanisë tjetër por mbahen në konsignacion

Stoqet e gjithëmbarshme 275,000 Bilanci i stoqeve në baze te librave 279,000 Korrigjimet e stoqeve në baze te librave (4,000)

Neni 9

Origjina e Mallit 1. Paragrafi 5, i Nenit 12 të Ligjit, parashikon që mallrat në zotërim të një tatimpaguesi të jenë të dokumentuara mbi origjinën. Kjo nënkupton se një tatimpagues duhet të jetë në gjendje të ofrojë dokumentacionin mbështetës, i cili arsyeton prejardhjen e mallit si në vendndodhjen, apo vendndodhjet e tatimpaguesit, ashtu edhe për mallrat në qarkullim (jashtë vendndodhjes/eve) së tatimpaguesit).

Page 136: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

136

Tatimpaguesit, duhet të jenë në gjendje të dokumentojë të gjitha mallrat nga koha e pranimit (qoftë përmes importimit, blerjes, apo shkëmbimit apo mënyrave tjera) deri sa ato të jenë shitur apo ndryshe të jenë sistemuar, përfshirë dokumentacionin e shitjes apo sistemim tjetër. Në dokumentacionin e mundshëm që duhet të mbahet janë të përfshira:

1.1. Dokumentacioni Doganor – Dokumenti Unik Doganor (ne vijim DUD) – Dokumentacioni doganor përfshinë të gjitha dokumentet që kërkohen nga ShDK, për importimin e mallrave në Kosovë. Dokument kyç për qëllime të ATK, është DUD, i cili është evidencë e pranueshme se mallrat kanë kaluar përmes kufirit dhe i kanë kaluar procedurat e doganave. DUD, mund të jetë në emrin e një personi ndryshe nga blerësi i artikullit të importuar; DUD, mund të jetë në emër të personit, i cili ka blerë dhe ka importuar mallrat; DUD, mund të jetë në emër të pranuesit e mallrave të importuara; DUD mund të jetë në emër të personit për të cilin mallrat përfundimisht i janë destinuar. Si rrjedhim, DUD, mund të përdoret si evidencë se mallrat janë importuar, por, në vetvete nuk është evidencë e pronësisë së mallrave të importuar. Sipas legjislacionit të ShD, destinacioni dhe itinerari i mallrave të importuara duhet të shënohen në DUD dhe pa ato informata, apo dokumentacion tjetër shoqërues lidhur me pronësinë (të tilla si një faturë), nuk është i pranueshëm si provë përfundimtare për origjinën apo pronësinë e mallrave të importuara. Nëse mallrat e importuara, ndodhen në një vend ndryshe nga ai i shënuar në DUD, apo të transportuara në një drejtim jo të përputhshëm me destinacionin e shënuar në DUD apo dokumentacionin tjetër shoqërues, mallrat e tilla mund t konsiderohen si mallra pa origjinë dhe mund t’i nënshtrohen aplikimit të ndëshkimeve dhe veprimeve administrative. Kjo dispozitë aplikohet vetëm për ato mallra që janë importuar dhe janë transportuar në destiancionin e tyre në Kosovë. Nuk aplikohet për mallrat që janë importuar dhe transportuar në destinacionin e tyre origjinal dhe nuk janë shpërndarë në Kosovë. Evidencë tjetër e origjinës (të tilla si faturat apo dokumentet e transportit), duhet të ofrohen në lidhje me mallrat e tilla.

Shembull :

Në rastet kur kompanitë importojnë mallra në Kosovë dhe gjatë transportit vendor ndalen nga SHPK për dokumentacion, transportuesit duhet te prezantojnë DUD, i cili dëshmon se mallrat kane kaluar përmes kufirit dhe i janë nënshtruar procedurave doganore. Është me rëndësi te konstatohet marrësi i mallrave, i cili është përshkruar në DUD. Në rastin kur malli është doganuar ne piken kufitare ne Mitrovice dhe DUD tregon se marrësi është Shoqëria “X“ ne Prishtinë, malli duhet te dërgohet ne Prishtine te Shoqëria e përshkruar “X“. Ekzistojnë raste kur mallrat e importuara mund të shiten pa u vendosur ne depo te marrësit, për shembull, Shoqëria “X“ e shet mallin Shoqërisë “Y“ dhe transportuesi është verifikuar nga Shërbimi Policor, duhet të prezantojë DUD, në të cilin dëshmohet

Page 137: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

137

se marrësi–Importuesi është Shoqëria “X“dhe fletdërgesën (Dokumenti i Transportimit) e lëshuar nga Shoqëria “X” për Shoqërinë “Y“, e cila tregon se mallrat janë shitur dhe transportohen me mjetin e njëjtë. Nëse drejtuesi i automjetit ndalet në Pejë dhe me kërkesë të personit zyrtar, ai tregon DUD specifikon se mallrat i kanë kaluar procedurat doganore në pikën kufitare në Mitrovicë dhe marrësi i mallit është Shoqëria “X “ ne Prishtinë dhe nuk vozitësi nuk ka faturë apo fletdërgesë për shitjen e mëtutjeshme te mallit, nënkuptohet se mallrat janë konsideruar të jenë ‘mallra pa origjinë’ dhe i nënshtrohen ndëshkimeve dhe veprimeve administrative të parapara me Ligj.

Rasti kur mallrat vendosen ne depo te importuesit “ X “

Rasti kur mallrat i shiten Shoqërisë “Y” pa u shkarkuar ne depon e Shoqërisë “X“

1.2. Dokumenti i Transportit/ Fletë-dërgesa është një dokument mbështetës për mallrat të cilat janë transportuar në vend dhe janë destinuar për një destinacion të specifikuar – blerës, pranues, vend deponimi, etj. I tërë transporti i mallrave në rrugë duhet të shoqërohet me dokumente për transportimin e mallrave (Dokumentet e Transportimit) të cilat duhet të jenë dyfish gjatë transportimit të mallrave. Dokumenti i transportimit duhet të jetë më numër dhe të përmbajë me sa vijon

1.2.1 Emri dhe adresa e pranuesit të mallrave 1.2.2 Emri dhe adresa e transportuesitEmri dhe adresa e pranuesit të

mallrave 1.2.3 Përshkrimi i mallrave, përfshirë sasinë e secilit mall 1.2.4 Vendi ku mallrat do të dërgohen 1.2.5 Çdo informatë tjetër përkatëse.

Në pikën e destinacionit, i adresuari duhet të pranojë marrjen e mallrave dhe t’ia kthejë një kopje transportuesit, duke mbajtur kopjen e dytë për regjistrimet e veta.

Shoqëria “X“

Importues i

mallrave

Depo e Shoqërisë “X“

Blerësi i Mallrave

Shoqëria “X”

Importues i mallrave

Shoqëria Y

Blerësi i mallit nga Shoqëria “X

Page 138: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

138

Me marrjen e një fature për mallra, nëse i adresuari është blerës i mallrave, i adresuari duhet të bashkëngjis një kopje të faturës së shitjes në dokumentin e transportimit. Në rastin e transportimit të mallrave për vetvete, transportieri mban të dy kopjet e dokumentit të transportit.

1.3. Fature me TVSh; 1.4. Fature pa TVSh; 1.5. Certifikatat tatimore/Kuponët/Dëftesat

Dispozitat e lidhura me faturat, në nënparagrafët 1.3, 1.4 dhe 1.5, jepen në nenin 10 të këtij Udhëzimi.

2. Përveç shitjeve të rregullta në një vend të fiksuar, gjithashtu ka shitje ambulante apo shitje në vendin e blerësit. Nëse një i punësuar i një shoqërie shet mallra në vendin e blerësit (shitje derë më derë apo rrugë e fiksuar), secili automjet i përdorë për transportim të mallrave që do të shiten në vendin e blerësit duhet të përmbajë një regjistër të mallrave në automjetin e transportit, përfshirë një dokument nisjeje i cili dokumenton se mallrat e lëshojnë depon e shoqërisë dhe i caktohen automjetit të transportit, i nënshkruar si nga dispeçeri dhe drejtuesi i automjetit të transportit. Mallrat e destinuara për një vend te veçante, duhet të shoqërohen me dokumente transporti sikurse janë përshkruar në Paragrafin 1.2 të këtij neni. Drejtuesi i automjetit apo shoqëruesi i tij, duhet të jetë në gjendje të mbajë llogari për të gjitha mallrat e nisura, përfshirë kuponët apo faturat mbajtëse për të gjitha mallrat e shitura apo të dërguara. Transaksionet e planifikuara përmes shitjes ambulante do të trajtohen si shitje nga një degë e kompanisë dhe do të mbahet llogari si për to. Regjistrimet duhet të mbahen sikurse është paraparë në nenin 7 të këtij Udhëzimi. 3. Nëse mallrat janë shitur nga një distributor i shoqërisë dhe shpërndarësi nuk është i punësuar i saj, por një entitet i pavarur, shpërndarësi duhet të mbajë regjistrime sikurse është përshkruar në nenin 7 të këtij Udhëzimi. Shpërndarësi, duhet të jetë në gjendje të mbajë llogari për të gjitha mallrat në automjetin e transporti nga koha e pranimit të mallrave, dhe duke përfshirë, kohën e sistemimit. Shpërndarësi, duhet të jetë në gjendje të nxjerrë fatura për të mbajtur llogari për secilin mall që ka qenë në regjistër të automjetit të transportit, por nuk është më aty. Si një shpërndarës i pavarur, ai duhet të jetë në gjendje të nxjerrë një dokument transporti, që do të mbajë llogarinë për destinacionin e të gjithë artikujve në automjetin e transportimit. 4. Çdo mall në vendin e tatimpaguesit, apo në qarkullim jashtë vendit të tatimpaguesit, i cili nuk ka dokumentacion për të verifikuar pronësinë apo destinacionin, do të konsiderohet si një mall pa origjinë dhe do t’i nënshtrohet ndëshkimeve dhe veprimit administrativ sikurse është përshkruar në Ligj, në veçanti veprimet e parapara në Nenin 49A të Ligjit.

Neni 10 Faturat dhe Kuponët e Regjistruesit të Kesh-it

1. Kërkesat për faturim për transaksionet në mes të personave të tatueshëm. Një faturë me TVSh, e njohur si faturë tatimore, kërkohet të lëshohet nga të gjithë

Page 139: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

139

tatimpaguesit të cilat janë të detyruar të paguajnë TVSh për secilin transaksion në të cilin përfshihet furnizimi i mallrave apo shërbimeve për personin tjetër të tatueshëm (personi i cili është i regjistruar në TVSh, apo kërkohet të regjistrohet në TVSh), qoftë ai person tjetër shoqëri tregtare, që do të kalojë shërbimin apo mallrat te personi tjetër apo është konsumatori përfundimtar. Fatura duhet të lëshohet në së paku dy kopje origjinale, një për shitësin dhe një për klientin apo blerësin. 1.1. Fatura tatimore duhet te përmbaje elementet vijuese:

1.1.1. Një numër serik, i cili duhet të jetë numër vazhdues, që mundëson identifikimin e faturës;

1.1.2. Datën/Muajin/Vitin në të cilin fatura është lëshuar; 1.1.3. Emrin dhe adresën e shitësit (që është person i tatueshëm për qëllime

të TVSh); 1.1.4. Numrin Identifikues Fiskal të lëshuar nga ATK për shitësin; 1.1.5. Numrin e regjistrimit të TVSh-së i cili është lëshuar nga ATK për

shitësin; 1.1.6. Emrin dhe adresën e plotë të shitësit; 1.1.7. Numrin Identifikues Fiskal të lëshuar nga ATK për klientin apo

blerësin; 1.1.8. Emrin dhe adresën e plotë të klientit apo blerësit; 1.1.9. Numrin e regjistrimit në TVSh i cili është lëshuar nga ATK, për

klientin apo blerësin, madje edhe nëse ai, mund të mos jetë i detyruar për TVSh mbi atë furnizim, sikurse në rastin e një furnizimi të liruar;

1.1.10. Sasia dhe natyra e mallrave të furnizuara (artikull për artikull ashtu që lloji dhe sasia e secilit mall të jetë identifikuar); apo, shkallën dhe natyrën e shërbimeve të furnizuara. Nëse mallrat janë në transport, sasitë dhe lloji i mallrave në transport duhet të përputhet me sasinë dhe llojin e mallrave në faturë, përderisa ka dokumentacion që mban llogari për ndryshimin. Nëse nuk ka dokumentacion për të bartë llogari për ndryshimet në fatura të krahasuara me mallrat që në të vërtetë janë në stok (qoftë në transit apo në një vend të fiksuar), mallrat në tepricë për të cilat nuk ka llogaritje do të të konsiderohen të jenë ‘mallra pa origjinë’ sikurse është përshkruar në neni 9 i këtij Udhëzimi;

1.1.11. Data në të cilën furnizimi i mallrave apo shërbimeve është bërë apo kompletuar, apo data e pranimit të pagesës në llogari, aq sa ajo datë mund të përcaktohet dhe ndryshon nga data e lëshimit të faturës;

1.1.12. Çmimi i njësisë së secilit mall apo shërbim të furnizuar përfshirë TVSh-në (përveç për ato mallra apo shërbime të liruara nga TVSh, në të cilin rast çmimi i njësisë nuk do të përfshijë TVSh-në); çmimi i njësisë pa TVSh për mallrat apo shërbimet; dhe çmimi i njësisë pas aplikimit te ndonjë zbritje të çmimit apo ulje që nuk është përfshirë në çmimin njësi;

1.1.13. Shkalla e TVSh e aplikuar;

Page 140: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

140

1.1.14. Shuma e TVSh, nëse për shkak të një marrëveshje speciale me Qeverinë e Kosovës nuk ka TVSh te detyruar, në furnizimin e mallrave apo shërbimeve, duke iu referuar marrëveshjes së veçanta duhet të shënohet në faturë;

1.1.15. Nëse furnizimi i mallrave apo shërbimeve në një furnizim të liruar në përputhje me dispozitat e Ligjit në TVSh, fatura duhet të përfshijë referimin në dispozitat e ligjit që jep lirimin;

1.1.16. Nëse një person i tatueshëm furnizon mallra apo shërbime ku klienti është i detyruar për pagesën e TVSh, referimi në dispozitat e zbatueshme të Ligjit mbi TVSh apo çdo referim tjetër, që tregon se ai furnizim i nënshtrohet procedurës së aplikimit të kthyeshëm duhet të shënohet në faturë;

1.1.17. Në minimum, një faturë duhet të jetë nënshkruar nga shitësi; nëse klienti apo blerësi është dispozicion për të nënshkruar, ai person duhet po ashtu të nënshkruajë faturën tatimore.

1.2. Të gjitha informatat në faturë duhet të jenë të sakta dhe korrekte, ashtu që është me rëndësi të verifikohen të gjitha informatat para se të lëshohet fatura. Në praktikë, mund të ketë forma të ndryshme të faturave, por pa marrë parasysh formën, faturat duhet të përmbajnë elementet e përmendura, më lart për faturën, në veçanti : emrin e blerësit, emrin e shitësit, numrat identifikues fiskal, adresa e blerësit, adresa e shitësit, numrat regjistrues në TVSh, përshkrimin e mallrave, shumën e faturës dhe TVSh. 1.3. Një faturë tatimore duhet të lëshohet para ditës së 15 të muajit vijues për muajin në të cilin ndonjë nga këto në vijim ndodhë (të njohura në Ligjin mbi TVSh si momenti i lindjes së detyrimit tatimor):

1.3.1 furnizimi i mallrave apo shërbimeve për një person tjetër të tatueshëm ndodh;

1.3.2 pagesa në llogari është bërë para mallrave apo shërbimeve janë furnizuar

1.3.3 një furnizim i vazhdueshëm i mallrave (sikurse është elektriciteti) apo shërbimeve (sikurse është linja e fiksuar telefonike) ndodh, në të cilin rast furnizimi i vazhdueshëm është konsideruar të ndodhë në intervale mujore

2. Kërkesat e faturës për furnizim nga personi i tatueshëm për personin jo të

tatueshëm.

2.1 Kur një person i tatueshëm kryen një furnizim të mallrave apo shërbimeve për një person qe është i angazhuar në veprimtari ekonomike, por nuk është person i tatueshëm (sikurse është përshkruar në paragrafin 1 të këtij neni), personi i tatueshëm duhet të lëshojë një faturë. Një faturë e lëshuar nga një person i tatueshëm për një person, i cili as nuk është i regjistruar në TVSh e as që nuk kërkohet të jetë i regjistruar në TVSh duhet të përfshijë së paku elementet vijuese:

Page 141: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

141

2.1.1. Numri serik i faturës; 2.1.2. Data/Muaji/Viti në të cilin fatura është lëshuar; 2.1.3. Emri dhe adresa e shitësit (që është person i tatueshëm për qëllime

të TVSh); 2.1.4. Emri dhe adresa e blerësit dhe Numri Identifikues Fiskal i blerësit

i lëshuar nga ATK; 2.1.5. Numri Identifikues Fiskal i lëshuar nga ATK për shitësit; 2.1.6. Numri i regjistrimit në TVSh i cili është lëshuar nga ATK, për

shitësin; 2.1.7. Emri dhe adresa e plotë e shitësit; 2.1.8. Sasia dhe natyra e mallrave të furnizuara (artikull për artikull

ashtu që lloji dhe sasia e secilit mall të jetë identifikuar); apo, shkallën dhe natyrën e shërbimeve të furnizuara;

2.1.9. Data në të cilën furnizimi i mallrave apo shërbimeve është bërë apo kompletuar, apo data e pranimit të pagesës në llogari, aq sa jo datë mund të përcaktohet dhe ndryshon nga data e lëshimit të faturës;

2.1.10. Çmimi i njësisë së secilit mall apo shërbim të furnizuar përfshirë TVSh-në (përveç për ato mallra apo shërbime të liruara nga TVSh, në të cilin rast çmimi i njësisë nuk do të përfshijë TVSh); çmimi i njësisë pa TVSh për mallrat apo shërbimet; dhe çmimi i njësisë pas aplikimit te ndonjë zbritje të çmimit apo ulje që nuk është përfshirë në çmimin njësi;

2.1.11. Shkalla e TVSh e aplikuar; 2.1.12. Shuma e TVSh, nëse për shkak të një marrëveshje speciale me

Qeverinë e Kosovës nuk ka TVSh te detyruar në furnizimin e mallrave apo shërbimeve, duke iu referuar marrëveshjes së veçantë, duhet të shënohet në faturë;

2.1.13. Nëse furnizimi i mallrave apo shërbimeve në një furnizim i

liruar në përputhje me dispozitat e Ligjit në TVSh, fatura duhet të përfshijë referimin në dispozitat e ligjit që jep lirimin.

2.2 Një person i tatueshëm duhet të lëshojë një faturë për një person jo të tatueshëm përpara ditës së 15-të të muajit vijues të muajit në të cilin ndonjë nga këto në vijim ndodhë (të njohura në Ligjin mbi TVSh, si momenti i lindjes së detyrimit tatimor):

2.2.1. furnizimi i mallrave apo shërbimeve për një person tjetër të tatueshëm ndodh;

2.2.2. pagesa në llogari është bërë për mallra apo shërbime që janë furnizuar;

2.2.3. një furnizim i vazhdueshëm i mallrave (sikurse është energjia elektrike) apo shërbimeve (sikurse është linja e telefonisë fikse)

Page 142: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

142

ndodh, në të cilin rast furnizimi i vazhdueshëm është konsideruar të ndodhë në intervale mujore

3. Fatura për transaksionet nga personat jo të tatueshëm. Fatura pa TVSh lëshohet nga shoqëritë që nuk kanë detyrime për TVSh (shoqëritë të cilat nuk janë as të regjistruar në TVSh, e as që kërkohet të jenë të regjistruar në TVSh). Këto shoqëri, nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga TVSh apo të vendosin TVSh në faturat e tyre. Një faturë pa TVSh, duhet të përmbajë elementet themelore të një faturës siç janë:

4.1. Emri i blerësit, 4.2. Emri i shitësit; 4.3. Numri Identifikues Fiskal i shitësit; 4.4. Adresa e shitësit; 4.5. Adresa e blerësit; 4.6. Përshkrimi i mallit dhe Sasia, apo shkalla dhe natyra e shërbimeve të

dhëna; 4.7. Çmimi për njësi; 4.8. Vlera totale e mallrave apo shërbimeve të furnizuara; 4.9. Informatat tjera që mund të kërkohen nga blerësi.

4. Kuponi i regjistruesit të kesh-it. Secili person i angazhuar në shitje me pakicë (shitjet për klientin përfundimtar) duhet ta fusë atë transaksion në një regjistrues fiskal të keshit, apo pajisje tjetër të aplikueshme sikurse është përshkruar në Udhëzimin Administrativ 12/2009, që lidhet me regjistruesit fiskal të keshit apo pajisjet elektronike fiskale. Duke pasur parasysh kërkesat për të dokumentuar origjinën e mallrave, një person që kryen blerje në shitje me pakicë duhet të posedojë një kupon të regjistruesit të keshit që do të ofrojë evidencë dokumentuese për origjinën e mallrave ne posedim. Megjithatë, për një blerje me pakicë për të kërkuar si shpenzim në një Deklaratë të Tatimit në të Ardhurat e Korporatave (ne vijim TAK) apo Deklaratë e Tatimit në të Ardhurat Personale (ne vijim TAP), një kupon i regjistruesit të keshit duhet të shoqërohet me një faturë sikurse është përshkruar në paragrafin 4.1. të këtij neni. Një kupon i lëshuar nga një regjistrues i keshit duhet të përmbajë së paku elementet vijuese (specifikacionet teknike pasuese për arkat fiskale dhe pajisjet elektronike fiskale mund të kërkojnë elemente tjera shtesë në një format të veçantë, në të cilin rast një kupon i regjistruesit të keshit duhet të plotësojë ato elemente shtesë për të shmangur ndëshkimet): 4.1. Koka e kuponit:

4.1.1. Emri, adresa dhe numri fiskal i furnizuesit, plus numri i regjistrimit në TVSh nëse aplikohet;

4.1.2. Numri i telefonit/telefonit mobil të furnizuesit; 4.1.3. Numri identifikues të regjistruesit të keshit; 4.1.4. Identifikimi në rrjet, të tillë sikurse ekziston në një supermarket të

madh; 4.1.5. Data dhe koha e furnizimit/lëshimit të kuponit; 4.1.6. Operatori që ka shërbyer.

4.2. Detajet e artikullit të kuponit:

4.2.1. Numri tregues sipas artikullit të mallrave apo shërbimeve të furnizuara apo tregues tjetër i artikullit siç lejohet nga ATK;

Page 143: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

143

4.2.2. Përshkrimi i shkurtuar i secilit artikull të mallrave apo shërbimeve të furnizuara të përcjella nga kodi i referimit;

4.2.3. Sasia dhe natyra e mallrave të furnizuara apo shkalla dhe natyra e shërbimeve të dhëna të shumëzuara me çmimin njësi;

4.2.4. Shuma e rabateve të treguara me shenjën minus dhe shumën; 4.2.5. Shkalla e TVSh me një kod specifik për secilën shkallë dhe për

artikull; 4.2.6. Çmimi me TVSh për artikull të shitur duke pasur të njëjtin cilësi me

TVSh nëse aplikohet (pra një çmim total për artikujt e shitur të te njëjtës cilësi);

4.2.7. Çmimi pa TVSh për artikull të shitur të te njëjtës cilësi por pa TVSh për secilën vijë të artikullit;

4.2.8. Totali, me TVSh për furnizimet e transaksioneve sipas shkallës për klient;

4.2.9. Totali i TVSh sipas shkallës nëse aplikohet

4.3. Fundi i kuponit, duhet të përmbajë logon fiskale që është e përshkruar në përcaktimet teknike dhe funksionale të lëshuara në lidhje me regjistruesit fiskal të keshit (arkat fiskale) / pajisjet elektronike fiskale.

Neni 11 Transaksionet mbi Pesëqind Euro

1. Paragrafi 7 i Nenit 12 të Ligjit, përcakton se të gjithë personat e tatueshëm, të

cilët kryejnë transaksione në lidhje me furnizimin e mallrave apo shërbimeve, në mes të personave të tatueshëm më të larta se 500 euro, pagesa e transaksioni duhet të bëhet përmes llogarisë bankare.

2. Termi “Person i Tatueshëm” nënkupton çdo person i cili është apo kërkohet të jetë i regjistruar për TVSH dhe i cili në Kosovë në mënyrë të pavarur kryen ndonjë aktivitet ekonomik në mënyrë të rregullt apo të parregullt, pavarësisht nga qëllimi apo rezultati i atij aktiviteti ekonomik.

3. Për qëllime të këtij Udhëzimi Administrativ “Transaksion” do të konsiderohet të jetë çmimi i tërësishëm i një furnizimi apo detyrimi të kontraktuar. Çdo pagesë në lidhje me transaksionin sikur që është definuar në këtë Udhëzim Administrativ do të bëhet përmes transferimit bankar pa marrë parasysh shumën e pagesës.

Shembull : Personi i tatueshëm “A” blen mallra për rishitje në tregun e tij. Çmimi i tërësishëm i blerjes është 700 euro. Personi i tatueshëm “A” duhet të bëjë pagesën përmes transferim bankar në lidhje me këtë transaksion edhe pse ai mund të bëjë dy apo më shumë pagesa për të kryer pagesën e mallrave.

Page 144: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

144

4. “Shkëmbimi i transaksioneve” me vlerë më të lartë se 500 euro, i kryer sikurse është paraparë me nenin 40 të këtij Ligji është i liruar nga kërkesat për të bërë transferim bankar në lidhje me mallrat apo shërbimet e shkëmbyera; megjithatë nëse ndonjë pagesë kërkohet në lidhje me këtë shkëmbim transaksioni, pagesa e tillë duhet të bëhet me transferim bankar edhe nëse shuma e pagesës mund të jetë nën 500 euro.

Shembull : Personi i tatueshëm “B” blen një automjet nga personi i tatueshëm “C” . Çmimi i tërësishëm i transaksionit është 2,000 Euro. Personi i tatueshëm “B” personit të tatueshëm “C” i jep automjetin e tij të përdorur si pagesë e pjesërishme për këtë transaksion. Personi i tatueshëm “C” personit të tatueshëm “B” i jep automjetin e tij të përdorur dhe i njeh vlerën prej 1,700 euro, duke kërkuar nga personi “B” të paguaj diferencën prej 300 euro. Diferenca prej 300 eurove duhet të paguhet nga personi “B” me transaksion bankar.

5. Nëse një person i tatueshëm nuk bën pagesat e kërkuara me transferim bankar

siç kërkohet më këtë nen, personi i tillë do të ndëshkohet sipas nenit 46 të Ligjit që lidhen me për moskrijimin dhe mosmbajtjen e regjistrimeve.

KAPITULLI IV Shpenzimet e Lejueshme, mungesa e mallit, zëvendësimi i deklaratave

(vlerësimi nga zyra), metodat indirekte të mbledhjes së evidencës

Neni 12 Shpenzimet e Lejuara

1. Sipas Paragrafit 8 të nenit 17 të Ligjit, si dhe siç është paraparë në çdo

legjislacion tjetër tatimor përkatës, tatimpaguesit i lejohet të zbresë nga të ardhurat bruto shpenzimet e paguara apo të ndodhura gjatë periudhës tatimore që lidhen me veprimtarinë ekonomike në atë periudhë nëse këto shpenzime në tërësi apo pjesërisht janë në lidhje me veprimtari ekonomike të kryer gjatë periudhës tatimore. Për tu lejuar shpenzimet e tilla, duhet të mbështeten me evidencë duke përfshirë, por duke mos u kufizuar vetëm në sa vijon: 1.1. faturat 1.2. kontratat; 1.3. deklaratat e doganës; 1.4. kuponët; 1.5. dokumentet e pagesës; 1.6. dokumentet bankare; 1.7. regjistrimet e listës së pagave; 1.8. biletat; 1.9. dëftesat; 1.10. urdhër transferet dhe 1.11. dokumente tjera përkatëse.

Page 145: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

145

2. Dokumentet e tilla duhet të jenë të gatshme për inspektim me kërkesën e ATK si parashihet në nenin 13, të Ligjit.

3. Nuk do të lejohet zbritje për çdo shpenzim të rrjedhë që lidhet me të ardhurat që i nënshtrohen mbajtjes në burim (në paga, dividendë, interes, të drejta pronësore, qira, fitore në lotari, etj) përveç nëse shpenzimet e tilla të jenë paguar në ose para 31 Marsit të periudhës pasuese tatimore. Çdo shpenzim i mos-lejuar nga ky akt nënligjor do të jetë i zbritshëm në periudhën tatimore në të cilën në të vërtetë është paguar. Detyrimi i mbajtjes në burim është i bazuar në parimin se detyrimi për të mbajtur në burim zbatohet vetëm kur shuma themelore (pagat, interesi, etj.) në të vërtetë është paguar, e jo kur ka lindë. Kështu, data që një punëdhënës paguan pagat për të punësuarit e tij është data në të cilën detyrimi për mbajtje në burim del, pa marrë parasysh periudhën e listë-pagesës për të cilën pagat janë paguar. Pagesa e pagave (apo pagesë tjetër që i nënshtrohet mbajtjes në burim) para datës së tyre të pritur është një pagesë e pagave për këtë qëllim dhe i nënshtrohet mbajtjes në burim në kohën e pagesës së pagave përpara.

4. Që një shpenzim i ndodhur jashtë Kosovës të jetë i zbritshëm dhe i lejueshëm për qëllime tatimore, duhet të jetë i dokumentuar në tërësi me dokumentacion përkatës. Shpenzimet e tilla duhet të jenë bërë ekskluzivisht për veprimtarin e tij ekonomike në periudhën tatimore të cilës i referohet. Shpenzimet e tilla janë të lejueshme vetëm në Kosovë nëse nuk janë përdorur për qëllime të zbritjes së shpenzimeve në vendin tjetër. Dokumentacion përkatës nënkupton : 4.1. Kontratat 4.2. faturat 4.3. kuponët 4.4. dokumentet e pagesës 4.5. biletat e udhëtimit 4.6. urdhër udhëtimet 4.7. autorizimet etj.

5. Varësisht nga lloji i shpenzimit, dokumentacioni mbështetës duhet të jetë përkatës për shpenzimin e tillë p.sh për shpenzimet e udhëtimit për punë jashtë vendit të një personi të autorizuar duhet të jenë: 5.1. autorizimi i atij personi (punëtori) 5.2. urdhri (leja) e udhëtimit 5.3. bileta e udhëtimit 5.4. faturat për shpenzimet e bëra jashtë Kosovës 5.5. dokumentet e pagesës 5.6. kuponët për shpenzimet e ushqimit si dhe 5.7. dokumente tjera mbështetëse qe argumentojnë se shpenzimet e udhëtimit

për punë janë bërë ekskluzivisht për veprimtari ekonomike. 6. Përderisa legjislacioni tjetër përkatës tatimor specifikon shpenzimet e lejueshme

që nuk janë përshkruar në këtë të jetë nen dhe përfshinë kërkesat për pranimin e shpenzimeve të tilla, legjislacioni tjetër përkatës tatimor do të rregullojë pranimin e shpenzimeve nga administrata tatimore. Nëse ky Udhëzim

Page 146: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

146

Administrativ është në kundërshtim me Udhëzimet tjera tatimore të përparshme në lidhje me shpenzimet e lejueshme të përshkruara në këtë Kapitull, dispozitat e këtij Udhëzimi Administrativ do të rregullojnë pranimin e shpenzimeve nga ATK. Në rast të pasigurisë, Drejtori i Përgjithshëm mund të nxjerrë një Udhezues Shpjegues sipas nenit 9 të Ligjit.

7. Neni 14 i Ligjit, përshkruan procedurën që duhet të ndiqet nga Drejtori i Përgjithshëm në mbledhjen e informatave apo evidencës në lidhje me një përcaktim të detyrimit tatimor. Neni 14 i Ligjit, kërkon që personat duhet të ofrojnë informatat e kërkuara brenda 7 ditëve pas dërgimit të një njoftimi me shkrim që në mënyrë të arsyeshme përshkruan informatat e kërkuara. 7.1. Paragrafi 7 i Nenit 13 të Ligjit parasheh një përjashtim nga rregulla e

vendosur në Nenin 14 në lidhje me kërkesën për të ofruar informatat e kërkuara brenda 7 ditëve pas pranimit të njoftimit me shkrim. Paragrafi 7 i Nenit 13 tregon se një person mund të ofrojë evidencë të re në ATK, deri në kohën kur tatimpaguesit i dorëzohet raporti përfundimtar i vlerësimit, nëse tatimpaguesi më përpara, nuk ka qenë në gjendje të ofrojë ato informata për shkaqe të cilat janë përtej kontrollit të tatimpaguesit. Për qëllime të këtij paragrafi, raporti përfundimtar i vlerësimit është raporti me shkrim i rregullimeve të propozuara, të dhëna tatimpaguesit në përfundimin e një kontrolli, por para futjes së rregullimit në sistemin e përpunimit të te dhënave të ATK. Para paraqitjes të një raporti përfundimtar të vlerësimit, ATK, duhet t’i lëshojë tatimpaguesit një raport paraprak me shkrim, duke i dhënë një periudhë prej pesë ditëve në të cilën të përgjigjet me informata dhe dokumentacion shtesë. I vetmi dokumentacion shtesë që mund të ofrohet gjatë kësaj periudhe prej pesë ditëve është se ai dokumentacion që plotëson kriteret e vendosura në paragrafin 7 të Nenit 13, apo dokumentacioni që më herët nuk është kërkuar me shkrim nga ATK.

7.1.1. Në ato gjendje në të cilat një tatimpagues nuk është në gjendje që me kohë të ofrojë dokumentacionin e kërkuar për shkak të rrethanave përtej kontrollit të tij, tatimpaguesi duhet të jetë në gjendje të dokumentojë përpjekjet e arsyeshme të bëra për t’ju përgjigjur kërkesës për problemet e dala. Shkaqet përtej kontrollit të tatimpaguesit mund të përfshijnë, por nuk limitohen në to:

7.1.1.1. sëmundja e personit përgjegjës për ofrimin e dokumentacionit të kërkuar, nëse sëmundja e ka ndaluar personin përgjegjës të shkojë në vendin e tij të punës për një periudhë e cila fillon para pranimit të kërkesës me shkrim dhe ka vazhduar përtej periudhës 7 ditore të dhënë në kërkesën me shkrim. Sëmundja e tillë duhet të dokumentohet me një certifikatë nga një mjek kujdestar, e shoqëruar me kopjet e faturave për shërbimet e dhëna nga mjeku. Personi nga i cili është kërkuar dokumentacioni duhet të jetë në gjendje të demonstrojë se asnjë individ tjetër nuk ka mundur të ofrojë dokumentacionin e kërkuar;

Page 147: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

147

7.1.1.2. Vdekja e një anëtari të familjes së ngushtë (bashkëshorti/bashkëshortja, biri, bija, nipi, mbesa, dhëndëri, reja, nëna, vjehrra, babai, vjehrri, motra, kunata, vëllai, apo kunati) i personit përgjegjës për ofrimin e dokumentacionit të kërkuar, nëse vdekja e tillë ka ndodhë brenda periudhës 7 ditore të dhënë në kërkesën me shkrim dhe tatimpaguesi ka njoftuar ATK se dokumentacioni do të vonohet dhe arsyet për vonesë. Në rastet e tilla, tatimpaguesi dhe ATK duhet të pajtohen në një kohë të zgjatur për dhënien e dokumentacionit.

7.1.1.3. Zjarri, vërshimi, moti apo shkaqe tjera natyrale kanë parandaluar tatimpaguesin nga ofrimi i regjistrimeve brenda kohës së dhënë, me kusht që tatimpaguesi të informojë ATK se dokumentacioni i kërkuar do të mund të vonohet dhe arsyet e vonesës. Në rastet e tilla, tatimpaguesi dhe ATK duhet të pajtohen në një kohë të zgjatur për dhënien e dokumentacionit. 7.1.1.4. Dokumentacioni i kërkuar ishte shumë voluminoz për ta nxjerrë brenda afati kohor të dhënë në kërkesë, edhe pse tatimpaguesi ka bërë një përpjekje të jashtëzakonshme për ta bërë. Në raste të tilla, tatimpaguesi duhet të informojë ATK, për shkaqet e vonesës dhe të pajtohet me një periudhë të arsyeshme kohore brenda së cilës do të ofrojë dokumentet e kërkuara. Në këtë rast, barra është mbi tatimpaguesin të ofrojë regjistrimet brenda afatit të shtyrë kohor të pajtuar.

7.1.2. Nëse një person dëshiron të ofrojë dokumentacionin e kërkuar në përputhje me dispozitat e paragrafit 7 të Nenit 13, ai person duhet të transmetojë dokumentacionin e kërkuar tek Zyrtari kërkues i ATK me një njoftim, letër, e cila përvijon përpjekjet e bëra për të ofruar dokumentacionin brenda afatit kohor të kërkuar. Letra duhet gjithashtu të përshkruajë ato shkaqe përtej kontrollit, që parandalojnë dhënien me kohë të dokumentacionit të kërkuar në ATK. Bashkë me letrën, duhet të jetë dokumentacioni mbështetës i deklarimit të përpjekjeve të bëra, si dhe dokumentacioni për të vërtetuar se ka pasur rrethana përtej kontrollit të personit që kanë parandaluar dorëzimin me kohë të dokumenteve apo informatave të kërkuara.

7.1.3. Si rregull e përgjithshme, ATK do të pranojë dokumentacionin apo informatat shtesë të tatimpaguesit nëse kërkesa e tatimpaguesit plotëson kërkesat e vendosura në 7.1.1 dhe 7.1.2 të këtij neni.

Page 148: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

148

7.2. Në rast nevoje për plotësim me informacion apo dokumentacion, sipas paragrafëve 7 e 8 në nenin 13, të Ligjit, ATK, duhet të paraqesë kërkesën me shkrim. Paragrafi 2 i Nenit 14 të ligjit, përcakton që, “kur njoftimi kërkon krijimin e dokumenteve apo regjistrimeve tjera, dokumentet apo regjistrimet e tilla duhet të përshkruhen me siguri të arsyeshme.” Një deklarim i përgjithshëm që kërkon “të gjitha librat dhe regjistrimet” nuk përshkruan me siguri të arsyeshme dokumentet apo regjistrimet e kërkuara dhe nuk është i mjaftueshëm për qëllime të aplikimit të dispozitave të paragrafëve 7 dhe 8 të Nenit 13 të Ligjit.

7.3. Në shqyrtimin e ankesës së tatimpaguesit, neni 13.8 i Ligjit, parashikon

që Departamenti i Ankesave në ATK do të marrë parasysh çdo dokument apo informatë të dorëzuar në ATK, nëse:

7.3.1. ATK ka lëshuar një kërkesë më shkrim ku në mënyrë të arsyeshme ka përshkruar dokumentet apo informatat e kërkuara, dhe

7.3.2. informatat e kërkuara janë dorëzuar përtej afatit të dhënë në paragrafin 7 të Nenit 13 të Ligjit

7.4. Përveç dispozitave të këtij neni, tatimpaguesit të cilët nuk ofrojnë me

kohë qasje në libra dhe regjistrime i nënshtrohen ndëshkimit në Nenin 46.5 të Ligjit sikurse është përshkruar në nenin 46 të këtij Udhëzimi Administrativ.

Neni 13

Prishja e mallit për shkak te kalimit te afatit te përdorimit, thyerjes, vjetrimit apo avarive të tjera.

1. Nëse një tatimpagues, i cili llogaritë të ardhurat e tij në bazën reale (duke

llogaritur të ardhurat dhe shpenzimet në një Deklaratë Vjetore të te Ardhurave) shkatërron një pjese apo të gjithë stokun e tij, për shkak të skadimit të afatit të përdorimit të artikullit apo artikujve të stokut, thyerjes të një artikulli apo artikujve të stokut, vjetrimit, apo dëmtimit të një artikulli në stok, prishja e tillë mund të konsiderohet si një humbje e jashtëzakonshme në periudhë tatimore përkatëse nën kushtet vijuese: 1.1 Tatimpaguesi njofton me shkrim Drejtuesin Regjional përgjegjës për

llogarinë tatimore të atij tatimpaguesi për synimin për të prishur artikujt e stokut të cekur së paku 10 ditë punë paraprakisht nga data e shkatërrimit. Njoftimi i tillë më shkrim duhet të përmbajë: 1.1.1 deklaratën e synimit për të shkatërruar artikullin(ujve) e stokut; 1.1.2 deklaratën e arsyes se shkatërrimi i artikullit/ujve të stokut është i

nevojshëm; 1.1.3 listën e artikullit/artikujve të stokut që do të shkatërrohet me një

përshkrim të duhur të artikullit/artikujve që do t’i mundësonin një personi arsyeshëm të identifikojë artikullin/artikujt;

Page 149: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

149

1.1.4 numrin e njësive apo vëllimin e të përfshirë në artikullin/artikujt e tokut që do të shkatërrohet;

1.1.5 çmimin historik të kostos (çmimin e blerjes) të secilit artikull të stokut që do të shkatërrohet.

1.2. Me kërkesë nga ATK, tatimpaguesi duhet të jenë në gjendje të ofrojë

dokumentacion të duhur, përfshirë: 1.2.1. një kopje të te gjitha njoftimeve për ATK, që artikujt e stokut do të

shkatërrohen siç kërkohet me nën-paragrafin 1.1 të këtij neni; 1.2.2. një listë të te gjithë artikujve të stokut të shkatërruar, e cila përmban

emrin e artikullit, numrin (apo vëllimin) e artikujve të stokut të shkatërruar;

1.2.3. evidenca e blerjes së artikujve të stokut; 1.2.4. çmimi i blerjes për njësi të artikujve të stokut të shkatërruar; 1.2.5. metoda e stokut e përdorë nga tatimpaguesi; 1.2.6. dokumentet e institucioneve përkatëse të cilat kanë verifikuar

shkatërrimin e mallrave, sikurse janë institucione sanitare komunale (nëse aplikohet) apo dokumentacion tjetër për të verifikuar shkatërrimin e artikujve të stokut, përfshirë dokumentacionin e ATK, lidhur me shkatërrimin e mallrave nëse një i punësuar i ATK, ka qenë i pranishëm gjatë shkatërrimit të mallrave.

2. Nëse një tatimpagues sikurse është përshkruar në paragrafin 1 të këtij neni

shkatërron artikujt e stokut, për shkak të prishjes së atyre artikujve të stokut (mallrave që prishen sikurse janë pemët dhe perimet), shkatërrimi i tillë mund të konsiderohet si një humbje e jashtëzakonshme e lejueshme në periudhën tatimore përkatëse, nëse tatimpaguesi i ofron ATK, më kërkesë me sa vijon: 2.1 një listë të artikullit /artikujve të stokut, që do të shkatërrohen me një

përshkrim të duhur të artikullit /artikujtve që do t’i mundësonin një personi arsyeshëm të identifikojë artikullin/artikujt;

2.2 numrin e njësive apo vëllimin e të përfshirë në artikullin/artikujt e stokut që do të shkatërrohet;

2.3 çmimi historik i kostos (çmimi i blerjes) për secilin artikull/artikuj që do të shkatërrohet;

2.4 evidenca e blerjes së artikujve të stokut; 2.5 çmimi i blerjes për njësi të artikujve të stokut të shkatërruar; 2.6 dokumentet e institucioneve përkatëse të cilat kanë verifikuar shkatërrimin

e mallrave, sikurse janë institucione sanitare komunale (nëse aplikohet) apo dokumentacion tjetër për të verifikuar shkatërrimin e artikujve të stokut

3. Shuma e humbjes së jashtëzakonshme e lejuar do të kufizohet në çmimin e

blerjes së mallrave të shkatërruar e zbritur me një shumë të pranuar si kompensim si rezultat i shkatërrimit (sigurimi, rimbursimi i fabrikuesit, etj.)

4. Mallrat për të cilat nuk ka dokumentacion të pranueshëm, për të verifikuar shkatërrimin e përshkruar sipas këtij neni, do të konsiderohen si mallra të shitur dhe në përputhje me të do të tatohen. Dokumentacioni i përshkruar në këtë nen,

Page 150: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

150

do të konsiderohet i pranueshëm, përderisa ATK të ketë evidencë të dokumentuar që disa apo i gjithë dokumentacioni i ofruar është fals.

Neni 14

Mallrat e shkatërruara apo të dëmtuara nga fatkeqësia apo humbja për shkak të vjedhjes

1. Në rastin e mallrave të shkatërruara apo të dëmtuara nga fatkeqësia apo humbja

për shkak të vjedhjes (plaçkitjes), çmimi i kostos të mallrave të shkatërruara, mund të pranohet si shpenzim i zbritshëm për qëllime tatimore.

2. Për qëllime të këtij neni, fatkeqësi përbën shkatërrimin nga shkaqet natyrale apo aksidentet, sikurse janë zjarri, era, uji (përfshirë vërshimet), tërmeti, çrregullimet civile, veprimi vullkanik, aksidenti i automjetit, apo aksidente tjera të cilat janë të verifikueshme dhe të dokumentuara nga institucioni publik i aplikueshëm. 2.1. Kur mallrat të jenë dëmtuar apo shkatërruar nga fatkeqësia, apo janë

vjedhur, tatimpaguesi mund t’i lejohet të shpenzim i zbritshëm që lidhet me mallrat e dëmtuara, të shkatërruara apo të vjedhura nëse tatimpaguesi i ofron ATK me kërkesë me sa vijon:

2.1.1. një përshkrim të mallrave të dëmtuara, shkatërruara, apo të vjedhura përfshirë numrin e njësive të secili lloj të mallit apo vëllimin e secilit lloj të mallit;

2.1.2. evidencë të blerjes së mallrave dhe çmimin me të cilin mallrat janë blerë;

2.1.3. evidencë që mallrat për të cilat një zbritje për shpenzim është kërkuar janë dëmtuat, shkatërruar apo vjedhur;

2.1.4. datën në të cilën mallrat janë dëmtuar, shkatërruar apo vjedhur; 2.1.5. mënyrën me të cilën mallrat janë dëmtuar apo shkatërruar, apo

në ngjarjen e cila ka shkaktuar që mallrat të dëmtohen apo shkatërrohen;

2.1.6. një deklaratë apo raport nga organi kompetent i aplikueshëm që mallrat janë dëmtuar, shkatërruar apo vjedhur, organ kompetent përbën policinë, zjarrfikësit, zyrtarët shëndetësor komunal, rregulluesit e sigurimit, dhe individë tjerë në cilësi të zyrtarit detyrat e të cilit përfshijnë raportet hetuese të fatkeqësisë apo vjedhjes;

2.1.7. deklaratat e dëshmive të fatkeqësisë; 2.1.8. evidencë tjetër te arsyeshme që mund të kërkohet nga ATK.

2.2. Zbritja e shpenzimit të zbritshëm për mallrat e shkatërruara apo të vjedhura është e kufizuar në çmimin e kostos të mallrave të shkatërruara nga fatkeqësia apo humbja për shkak të vjedhjes, e rregulluar me çdo shumë të pranuar si vlerë dëmshpërblyese plus çdo shumë e pranuar nga sigurimi mbi pasurinë e shkatërruar apo të vjedhur.

2.3. Kur mallrat të jenë dëmtuar nga një fatkeqësi, tatimpaguesit mund t’i lejohet një shpenzim i zbritshëm i barabartë me ndryshimin në vlerën në mes të çmimit të kostos së mallrave dhe shumës së riparueshme përmes

Page 151: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

151

një shitje të mallrave të dëmtuara. Nëse mallrat janë të siguruara, shpenzimi i zbritshëm do të jetë i barabartë me ndryshimin në mes të çmimit të kostos dhe shumës së riparuar nga një shitje e mallrave të dëmtuara plus shuma e riparuar nga sigurimi për mallrat e dëmtuara.

2.4. Mallrat e dëmtuara, të shkatërruara apo të vjedhura në një periudhë tatimore mund të zbriten në periudhën në të cilën dëmtimi, shkatërrimi apo humbja ka ndodhë. Shuma e zbritjes së shpenzimit do të ulet nga një rimbursim sigurimi dhe dëmshpërblime tjera sikurse janë përshkruar në 2.2 dhe 2.3 të këtij neni. Përndryshe, nëse një rimbursimi sigurimi është paraparë në periudhën tatimore vijuese, zbritja mund të vonohet deri në vitin në të cilin humbja është rimbursuar nga sigurimi, në të cilin rast shuma e zbritshme do të jetë çmimi i kostos minus rimbursimi i sigurimit dhe çdo shumë tjetër e riparuar. Nëse është bërë zgjedhja për të marrë zbritjen në një vit dhe të merret rimbursimi i sigurimit në një vit pasues, zbritja ulet nga çdo shumë e dëmshpërblyer në lidhje me mallrat e dëmtuara apo të shkatërruara në vitin që fatkeqësia ka ndodhë. Shuma e tërësishme e një rimbursimi të sigurimit e pranuar në një vit vijues duhet të përfshihet në të ardhurat në vitin që rimbursimi i sigurimit është pranuar.

3. Nuk do të lejohet zbritje për ndonjë dëm apo shkatërrim i cili është shkaktuar

nga një akti i qëllimshëm i tatimpaguesit apo dikush që vepron në interes të tatimpaguesit, të tillë si kur një tatimpagues me qëllim i vë zjarrin mallrave të tij.

4. Nëse një rimbursim sigurimi tejkalon çmimin e kostos së mallrave të dëmtuara, të shkatërruara apo të vjedhura, shuma e rimbursimit mbi çmimin e kostos do të konsiderohet e ardhura për tatimpaguesin në vitin kur është pranuar.

Neni 15 Shitje me Lirim

1. Para shkatërrimit të mallrave të dëmtuara, të prishura, të vjetruara, është

praktikë këto të ofrohen në çmim të ulur (shitje me lirim), i cili nxit shitjen e artikujve, në vend që ato të shkatërrohen. Shoqëritë tregtare, shpesh ofrojnë zbritje të ngjashme të çmimit për mallrat sezonale. Për qëllime të këtij neni, një shitje me lirim është një në të cilin çmimi i shitjes së mallit është i ulur me 60 %, apo më shumë nga çmimi origjinal i shitjes me qëllim të sistemimit të mallit.

2. Shitjet me lirim normalisht rezultojnë në humbje për shoqërinë, sepse çmimi me lirim normalisht është më i vogël se vlera e kostos. Humbjet e tilla janë të lejueshme në vitin që kanë ndodhur, me kusht që tatimpaguesi të dokumentojë arsyet për shitjen e artikujve me humbje dhe i ofron ATK evidencë të arsyeve për ta bërë atë me kërkesën e ATK. Çdo humbje e ndodhur është e kufizuar në ndryshimin në mes çmimit të blerjes dhe çmimin me të cilin mallrat janë shitur, e zbritur nga ndonjë rimbursim sigurimi që lidhet me mallrat e dëmtuara apo kompensimi i marrë në lidhje me mallrat që janë vjetruar. Tatimpaguesi, duhet

Page 152: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

152

të jetë në gjendje të ofrojë dokumentacionin i cili tregon datën e blerjes dhe çmimin e blerjes të mallit dhe datën e shitjes dhe çmimin e ulur të shitjes të mallit.

3. Shitjet me lirim janë të dallueshme nga shitjet në të cilat mallrat janë ofruar me çmim të ulur, si pjesë e një plani të marketingut, për të tërhequr klientët për shoqërinë apo me sugjerimin e prodhuesit për t’i shitur prodhimet e tij. Çmimet e shitjeve, duhet të dokumentohen nga shoqëria në mënyrë që të verifikohen mallrat, të cilat në të vërtetë janë shitur me çmim të ulur krahasuar me çmimin normal të shitjes. Dokumentacioni i tillë, mund të përmbajë kopjet e shpalljeve nëpër gazeta, kopjet e reklamave televizive, apo materiale tjera marketingu, përfshirë dokumentacionin e datës së shitjes. Çdo lehtësim (nxitje) e prodhuesit apo lehtësime tjera të marra nga biznesi në lidhje me mallrat e shitura me çmim të ulur duhet të përfshihet në të ardhurat e biznesit.

Neni 16 Deklarata Zëvendësuese

1. Neni 17 i Ligjit, parashikon autorizim për Drejtorin e Përgjithshëm, për të

vlerësuar tatimin (të përgatisë një deklaratë zëvendësuese) në ato raste në të cilat tatimpaguesi ka refuzuar apo neglizhuar të dorëzojë një deklaratë tatimore siç kërkohet me ligj. Procedura e deklaratës zëvendësuese mundet të iniciohet vetëm pasi afati për dorëzimin e deklaratës të ketë skaduar, veç nëse është përcaktuar se tatimi është në rrezik sikurse parashihet në Nenin 19 të Ligjit.

2. Para përgatitjes së një deklarate zëvendësuese, Zyrtari Tatimor, duhet të kërkoje, me shkrim apo me gojë, se tatimpaguesi ka dorëzuar deklaratën (at) e kërkuara dhe të vendosë një periudhë specifike kohore brenda së cilës tatimpaguesi duhet vullnetarisht të dorëzojë deklaratën (at).

3. Nëse tatimpaguesi nuk dorëzon deklaratën (at) e kërkuara brenda periudhës kohore të dhënë, ATK, duhet të fillojë dhe të kryejë një kontroll në përputhje me procedurat standarde për fillimin e kryerjes së kontrolleve, përfshirë dorëzimin e kërkesave me shkrim për regjistrime specifike nga tatimpaguesi.

4. Deklarata e përgatitur nga ATK, bazohet në regjistrimet e tatimpaguesit përderisa regjistrimet e verifikuara të jenë në dispozicion. ATK, gjithashtu, do të përdorë informatat më të mira në dispozicion për ATK, duke përfshirë ato të siguruara nga palët e treta, të tilla si bankat, furnizuesi, klientët, etj.

5. Nëse ka regjistrime të pamjaftueshme në dispozicion për të bazuar një llogaritje të arsyeshme të te ardhurave, ATK, mundet të përdorë metodat e tilla indirekte sikurse janë përshkruar në nenin 17 të këtij Udhëzimi.

6. Në përcaktimin e shumës së tatimit që do të vlerësohet, ATK do të ushtrojë gjykimin e vet më të mirë, duke rritur në maksimum shumën e të ardhurave deri në shkallën e arsyeshme me kujdes më të vogël në përcaktimin e shpenzimeve. Sikurse është paraparë në neni 12 të këtij Udhëzimi, çdo regjistrim që nuk është ofruar nga tatimpaguesi gjatë ecurisë së këtij kontrolli brenda afatit kohor të dhënë nuk do të merret parasysh në një ankesë të më pastajme nga tatimpaguesi.

Page 153: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

153

Neni 17 Metodat indirekte

1. Sikurse është parashikuar në paragrafin 3, të nenit 17 të Ligjit, kur ekzistojnë

rrethanat që bëjnë të vështirë përcaktimin e një detyrimi tatimor për shkak të mungesës së regjistrimeve, regjistrimeve false, apo arsye të ngjashme, ATK mundet të përdorë metodat indirekte, të cilat janë të përshtatshme për llogaritjen e detyrimit tatimor të tatimpaguesit. Këto metoda, munden të përdoren në raste kur nuk janë dorëzuar deklaratat, si dhe në rastet në të cilat ka dyshim se nuk ka saktësi të detyrimit tatimor të deklaruar.

2. Para përdorimit të metodës indirekte, ATK, duhet të përcaktojë detyrimin tatimor të saktë duke përdorur metoda direkte të kontrollimit të librave dhe regjistrimeve të tatimpaguesit.

3. Metodat indirekte të verifikimit dhe ri-llogaritjes së fitimeve, janë vegla themelore për të sjellë kontrollet në një përfundim te sakte, në mungesë të librave dhe regjistrimeve të duhura. Përdoren disa lloje të metodave indirekte. Disa shembuj të tyre, janë :

3.1. Metoda e Burimit dhe Aplikimit të Fondeve (në vijim MBAF) (gjithashtu e

njohur si metoda e T-llogaritjes).

Përshkrimi i metodës. MBAF në rikonstruktimin e të ardhurave për të përcaktuar detyrimin e vërtetë tatimor është një analizë e rrjedhjes së parasë së tatimpaguesit dhe krahasimi i shpenzimeve të ditura me të gjitha arkëtimet e periudhës. Rritjet dhe uljet neto në aktivë dhe pasivë janë marrë parasysh së bashku shpenzimet e pazbritshme dhe arkëtimet e patatueshme. Teprica e shpenzimeve mbi shumën e të ardhurave të raportuara dhe të patatueshme janë të ardhura të tatueshme të pa raportuara.. 3.2. Metoda e Depozitave Bankare dhe Shpenzimeve (në vijim MDBShK) të

Kesh-it. Përshkrimi i metodës MDBShK, llogarit të ardhurat duke treguar çfarë ka ndodhë me fondet e tatimpaguesit. Është e bazuar në teorinë që nëse një tatimpagues merr para, mund të ndodhin vetëm dy gjëra: ato ose mund të depozitohen ose mund të shpenzohen. Kjo metodë bazohet në :

a. Vërtetimin e depozitave në llogaritë bankare, pas rregullimeve të caktuara që janë bërë për arkëtimet e patatueshme, përbën evidencë të arkëtimeve të tatueshme.

b. Harxhimet, sikurse janë përshkruar në deklaratën, ku janë kryer. Këto harxhime kanë mundur të paguhen vetëm me kredit kartelë, çek apo kesh. Nëse harxhimet janë paguar në kesh, atëherë burimi i tij, duhet të jetë nga një burim i tatueshëm, përveç nëse janë

Page 154: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

154

llogaritur ndryshe. Është barrë e tatimpaguesit të vërtetoje burimin e pa tatueshëm për këtë kesh.

MDBShK, mund të përdoret në verifikimin e deklaratave të biznesit dhe atyre që nuk janë të biznesit. Mundet që, furnizimi të çojë në të ardhurat shtesë të pa raportuara, jo vetëm nga shumat dhe shpeshta të depozitave, por gjithashtu duke identifikuar burimet e depozitave të tilla. Përcaktimi se sa mjete të depozituara janë shpërndarë apo akumuluar (kujt dhe për çfarë qëllimi) mundet gjithashtu të japë drejtime në burime tjera të të ardhurave. Nëse MDBShK tregon një nën-raportim të te ardhurave, mund të jetë për shkak të qoftë mos-raportimit të arkëtimeve bruto apo mbi-raportimit të shpenzimeve, apo një kombinim i të dyjave.

3.3. Metoda e Marzhës (në vijim MM) Përshkrimi i metodës MM, nxjerr një rindërtim të të ardhurave, bazuar në përdorimin e përqindjeve apo normave të konsideruara si tipike për shoqërinë, nën verifikimin me qëllim të përcaktimit të vërtetë të detyrimit tatimor. Ajo, përbëhet nga një analizë e shitjeve dhe/ose kostos së shitjeve dhe aplikimit të një përqindje të duhur të marzhës për të arritur të Arkëtimet Bruto të tatimpaguesit. Duke iu referuar, veprimtarive tregtare të ngjashme dhe të krahasueshme, llogaritjet e përqindjeve përcaktojnë shitjet, koston e shitjeve, fitimin bruto apo edhe fitimin neto. Duke përdorur baza të njohura dhe përqindje të aplikueshme model, mund të përcaktohen zërat e ardhurave apo shpenzimeve. Këto përqindje, merren nga analizat e zërave përkatës së deklaruar në deklaratat tatimore, të dhënat zyrtare të organeve statistikore shtetërore, apo publikimeve për industrinë. Megjithatë, është e preferueshme të përdoren marzhat e vërteta të tatimpaguesit nëse është e mundur. MM është një metodë zyrtare indirekte që mund të mbulojë dobësitë e MDBShK, MBAF dhe Metoda e Vlerës Neto, të cilat nuk rikonstruktojnë në mënyrë efektive të ardhurat kur kesh-i nuk është depozituar dhe totali i harxhimit të kesh-it nuk mund të përcaktohet përveç nëse jepen vullnetarisht nga tatimpaguesi. Nëse pasurimi personal del se nuk mund të identifikohet, efektiviteti i këtyre metodave është i pakët. Për shembull, ekziston mundësia që blerje apo shpenzime të mëdha personale janë paguar me kesh dhe nuk janë evidente. MM, mundet gjithashtu të përdoret kur kryhen kontrolla për tatimet indirekte (TVSh, Akcizë dhe Tatimin në Shitje). Kostoja e mallrave të shitura është verifikuar dhe Arkëtime Bruto të rezultuara janë përcaktuar bazuar në marzhën aktuale. Kjo metodë është më efektive kur aplikohet në bizneset stoku i të cilave është i rregulluar apo blerjet munden lehtë të ndahen në grupe me të njëjtën përqindje të marzhës. Një interviste efektive fillestare me tatimpaguesin është kyç në përcaktimin e fakteve përkatëse që janë specifike për biznesin e ekzaminuar. 3.4. Metoda e Njësisë dhe Vëllimit

Page 155: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

155

Përshkrimi i metodës Në shumë raste Arkëtimet Bruto munden të përcaktohen apo verifikohen duke aplikuar çmimin e shitjes për vëllimin e punës së bërë nga tatimpaguesi . numri i njësive apo vëllimi i punës së bërë nga tatimpaguesi mundet të përcaktohet nga librat e tatimpaguesit meqë regjistrimet nën ekzaminim munden të jenë adekuate me koston e mallrave të shitura apo shpenzimeve. Në rastet tjera, përcaktimi i njësive apo vëllimit të kryer mundet të vjen nga burimet e palëve të treta. 3.5. Metoda e Vlerës Neto (me poshtë MVN) Përshkrimi i metodës MVN, për përcaktimin e detyrimit të vërtetë tatimor bazohet në teorinë se rritjet në vlerën neto të tatimpaguesit gjatë një viti të tatueshëm, i ndryshuar për shpenzimet e pazbritshme dhe të ardhurat e patatueshme, duhet të rezultojnë nga të ardhurat e tatueshme. Kjo metodë kërkon një rindërtim të plotë të historisë financiare të tatimpaguesit, meqë shteti duhet të llogarisë të gjitha pasuritë, detyrimet, shpenzimet e pazbritshme, dhe burimet e patatueshme të fondeve gjatë periudhës përkatëse. Teoria e MVN është e bazuar në faktin se për çdo vit të dhënë, të ardhurat e tatimpaguesit janë aplikuar apo janë zgjeruar në zërat të cilat janë ose të zbritshme ose të pazbritshme, përfshirë rritjet në vlerën neto të tatimpaguesit përmes blerjes se pasurisë she/ose uljes së detyrimeve. Vlera neto e tatimpaguesit (totali pasurive minus totali i detyrimeve) është përcaktuar në fillim dhe në fund të vitit të tatueshëm. Ndryshimi në mes të këtyre dy shumave do të jetë rritje apo ulje e vlerës neto. Pjesa e tatueshme e të ardhurave mund të rikonstruktohet duke llogaritur rritjen në vlerën neto gjatë vitit, duke i shtuar prapë zërat e pazbritshëm, dhe duke zbritur atë pjesë të te ardhurave e cila është pjesërisht apo tërësisht e pa tatueshme. Qëllimi i MVN është të përcaktojë, përmes një ndryshimi në vlerën neto, edhe nëse tatimpaguesi blenë pasuri, duke ulur detyrimet, apo duke bërë shpenzimet me fondet e pa raportuara si të ardhura të tatueshme.

KAPITULLI V Procedurat e mbledhjes së detyrueshme

Neni 18

Njoftim-Vlerësimi 1. Neni 20 i Ligjit, Njoftim-vlerësimi, parasheh si vijon:

1.1. Drejtori i Përgjithshëm bën një Njoftim-vlerësim, apo vetë-vlerësimi nga tatimpaguesi nuk është shoqëruar me shumën e tërësishme të obligimit tatimor, Drejtori i dorëzon një Njoftim-Vlerësim personit që detyrohet për tatim.

1.2. Njoftim –vlerësimi do të përmbajë informatat vijuese : 1.2.1. emri i tatimpaguesit; 1.2.2. numri identifikues i tatimpaguesit;

Page 156: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

156

1.2.3. data e njoftimit; 1.2.4. lënda dhe periudha apo periudhat tatimore me të cilat lidhet

njoftimi; 1.2.5. e. shuma e tatimit të vlerësuar, ndëshkimeve dhe interesit; 1.2.6. sqarim i shkurtër i vlerësimit; 1.2.7. kërkesë për pagesë të shumës obliguese; 1.2.8. vendi dhe mënyra e pagesës së shumës obliguese; dhe 1.2.9. procedurat e ankesës.

1.3. Tatimpaguesi, brenda 10 ditëve pas njoftimit të dorëzuar, duhet të paguajë detyrimin në vendin e cekur në njoftim. Shuma për pagesë do të përfshijë tatimin, sanksionet dhe interesin e lindur deri në, dhe përfshirë, datën e pagesës. 1.4. Në rast të vlerësimit në rrezik sipas nenit 19 te ligjit, Drejtori mundet të kërkojë pagesë të menjëhershme të tatimit dhe të ndërmarrë mbledhje të detyrueshme menjëherë për të siguruar pagesën e detyrimit tatimor.

2. Lëshimi i Njoftim-vlerësimit

2.1. Drejtori duhet të lëshojë një Njoftim-Vlerësim dhe t’ia dërgojë tatimpaguesit brenda 5 ditëve pas bërjes së Njoftim-vlerësimit. Njoftim-vlerësimi duhet të përfshijë informatat e përmbajtura në Nenin 20.2 të Ligjit sikurse janë cekur më lartë. Detyrimi tatimor nuk do të konsiderohet të jetë i vlefshëm apo i ekzekutueshëm derisa Njoftim-vlerësimi nuk është lëshuar, deri sa vlerësimi është bërë sipas dispozitave të Nenit 19 të Ligjit. 2.2. Njoftim-vlerësimi duhet të përfshijë një kërkesë për pagesë të borxhit tatimor brenda 10 ditëve nga data e Njoftim-vlerësimit. Shuma për pagesë në njoftim duhet të përmbajë tatimin, ndëshkimin dhe interesin deri në, dhe duke përfshirë, fundin e periudhës 10 ditore të dhënë në njoftim. Njoftim-vlerësimi i datës 10 Nëntor dhe i dërguar në atë datë, duhet të përfshijë tatimin, ndëshkimin dhe interesin deri më 20 Nëntor. Për të siguruar përmbushjen me këtë kërkesë ligjore, administrata tatimore do të sigurojë që data në njoftim mban të njëjtën datë që njoftimi është vendosur në postë apo është dërguar personalisht sipas 2.3.1 dhe 2.3.2 më poshtë. 2.3. Sikurse është paraparë në Ligj, “Dërgesë” nënkupton shërbimin e një dokumenti përkatës për tatimpaguesin duke:

2.3.1. i dorëzuar dokumentin tatimpaguesit, përfaqësuesit të tatimpaguesit, një anëtari të familjes së tatimpaguesit, apo një zyrtari, drejtori apo të punësuari të tatimpaguesit (veprimi i tillë gjykohet i përfunduar pa marrë parasysh nëse personi pajtohet të marrë apo jo dokumentin); 2.3.2. i lënë dokumentin në vendbanimin e tatimpaguesit apo vendin e zakonshëm të biznesit; 2.3.3. i çuar dokumentin me postë në adresën e fundit të tatimpaguesit që dihet.

Page 157: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

157

3. Data e vlerësimit për qëllime të veprimtarisë së mbledhjes së detyrueshme duhet të jetë data në të cilën është lëshuar njoftim-vlerësimi nga ATK sikurse është paraparë në Nenin 27. 12(g) të Ligjit.

Neni 19 Barrët

1. Një barrë është ngarkesë apo pengesë që një person ka në pasurinë e tjetrit si siguri për një borxh apo obligim. Në rast të tatimeve të cilat nuk janë paguar në afatin ë përshkruar në ligj për pagesë, Neni 27 i Ligjit parasheh që një barrë do të lind në të mirë të Administratës Tatimore. Neni 27.1 i Ligjit thotë :

“Në qoftë se një person i cili është i detyruar t’i paguajë një lloj tatimi ATK-së sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë nuk paguan ose refuzon të paguajë shumën brenda 10 ditëve pas dorëzimit të njoftim të vlerësimit, mbi të gjithë pasuritë që I përkasin atij personi (qoftë e tundshme, patundshme, e prekshme ose e paprekshme) do të vendoset një barrë pagese në një shumë të barabartë me tatimin e papaguar, plus interesin, sanksionet dhe shpenzimet e mbledhjes.”

Kjo barrë statusore është një barrë shumë e gjerë dhe i jep ATK-së një interes sigurues në të gjithë pasurinë (e luajtshme dhe paluajtshme) e tatimpaguesit me qëllim të sigurimit të borxhit tatimor. Përgjithësisht nuk është e nevojshme të specifikohet pasuria së cilës i bashkëngjitet një barrë tatimore meqë është barrë e gjerë dhe e përgjithshme në të gjithë pasurinë apo të drejtat në pasuri të tatimpaguesit. Përjashtimet përfshijnë barrët e të emëruarit dhe barrët e regjistruara në regjistrin e automjeteve. 2. Barra tatimore lind (dhe është e përfunduar) kur ATK plotëson kërkesat sipas nenit 27.1: Njoftim-vlerësimi; njoftimi dhe kërkesa e bërë për tatimpaguesin për pagesë; dhe shpërfillja apo refuzimi për të paguar tatimin brenda periudhës 10 ditore e dhënë në njoftim. Nëse këto tri kërkesa janë plotësuar, barra e ATK është e vlefshme dhe konsiderohet të këtë lindur në ora 5 pas dite në datën e vlerësimit. Përgjithësisht, njoftimi dhe kërkesa duhet të bëhen në formë të shkruar; megjithatë, një kërkesë me gojë që është mirë e dokumentuar mund të bëhet në vend të kërkesës me shkrim. Një barrë tatimore lidhet me të gjithë pasurinë e tatimpaguesit sikurse është përshkruar në paragraf 1te këtij neni.

Regjistrimi i barrëve dhe prioriteti i barrës 3. Barra tatimore regjistrohet në regjistrat publik, me qëllim të vendosjes së përparësitë e ATK ne lidhje me transaksionet e caktuara dhe palët tjera të interesuara. Një barrë nuk e mbron interesin e ATK në pasurinë e patundshme nëse nuk është regjistruar si duhet në një regjistër publik. Nëse një person blen pasuri të një tatimpaguesi i cili ka borxh tatime, blerësi mund të blejë pasurinë pa barrë tatimore, nëse barra tatimore nuk është regjistruar në regjistrin e duhur publik, derisa blerësit i është dhënë njoftimi i vërtetë për ekzistencën e barrës. Një barrë e

Page 158: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

158

paregjistruar do të ketë prioritet në një pasuri të tatimpaguesit apo të drejta në pasuri në lidhje me kreditorët e pasiguruar të tatimpaguesit.

3.1. Nëse një furnizues i ofron mallra një tatimpaguesi sipas një marrëveshje kreditore të akorduar, furnizuesi mund të vazhdojë t’i ofrojë ato mallra tatimpaguesit pa u ndikuar nga barra për një periudhë prej 30 ditëve pas marrjes së njoftimit për ekzistencën e barrës. Pas 30 ditëve, çdo mall i furnizuar për tatimpaguesin është furnizim që i nënshtrohet barrës tatimore dhe mund të konfiskohet e shitet nga ATK pa kufizim nga ndonjë kërkesë e furnizuesit. Shembull: Shitësi me shumicë ‘X’ i ofron perime marketit ‘Z’. Kur X dërgon perimet, ai nuk merr pagesën për perimet bazuar në një marrëveshje që ai ka me Z. Sipas asaj marrëveshje, X i faturon Z për dërgesën, por pagesa nga Z nuk është obligative deri në të parin e muajit vijues. X ka regjistruar një peng në Regjistrin e Pengjeve në të cilin ai kërkon një interes sigurues në rezervat e Z deri në shumën e borxhit që X i ka borxh Z. Z shkakton një borxh tatimor prej 1,000€. ATK dërgon një njoftim-vlerësim dhe Z nuk paguan brenda 10 ditëve të parapara. Data e vlerësimit të ATK-së është 10 Qershori. ATK e regjistron barrën e vet në Regjistrin e Pengut më 20 Gusht. Shitësi me shumicë X vazhdon furnizimin me perime tek marketi Z, i cili vazhdon të shpërfillë apo refuzojë të paguajë borxhin tatimor, edhe pse Z është informuar për pasojat e mos-pagesës. Më 1 Tetor, një zyrtar i ATK viziton X dhe e informon për ekzistencën e borxhit tatimore dhe faktin se është regjistruar një barrë tatimore në Regjistrin e Pengut dhe i jep X një kopje të barrës së regjistruar. X informohet me shumë se çdo mall i dërguar te Z pas 30 Tetorit do t’i nënshtrohet barrës tatimore dhe ATK mund të konfiskojë dhe shet ato mallra për të shlyer borxhin tatimor pa marrë parasysh interesin sigurues (garantues) që X ka regjistruar. Çdo mall i dërguar para 30 Tetorit vazhdon t’i nënshtrohet interesit sigurues të regjistruar të Z. X i dërgon mallra Z më 15 Nëntor. Më 18 Nëntor, ATK ushtron të drejtën e vet të barrës në asetet e Z dhe konfiskon rezervat. Tërë rezervat (stoku) e dërguara pas 30 Tetorit shiten në ankand publik dhe të gjitha mjetet aplikohen në borxhin tatimor të Z, përfshirë shpenzimet e mbledhjes.

3.2. Nëse një kreditor ka ofruar një kredit apo një aranzhim financiar për një tatimpagues, i cili është i siguruar me asete të caktuara të tatimpaguesit sikurse atë të regjistruara në Regjistrin e pengun, kreditori do të vazhdojë të ketë pozitë prioritare në lidhje me paradhëniet e bëra, edhe pse barra tatimore është dorëzuar. Prioriteti do të vazhdojë në lidhje me paradhëniet e bëra përderisa kreditorit i është dhënë njoftim i vërtetë për ekzistencën e një barre tatimore dhe për 30 ditët pas kësaj.

Page 159: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

159

Shembull: Banka A hyn në një aranzhim financiar me biznesin B, nëpërmjet së cilës A i jep para paradhënie B në këmbim për një interes sigurues në llogaritë e papaguara të B. Marrëveshja financuese është regjistruar si duhet në Regjistrin e pengut para se ATK të regjistrojë barrën tatimore. Më 10 Qershor, ATK vlerëson një borxh tatimor prej 5,000€ i cili është obligim nga B. ATK i dërgon B një njoftim-vlerësim duke kërkuar që B të paguajë pjesën e mbetur të tatimeve brenda 10 ditëve. B refuzon apo shpërfill të paguajë borxhin tatimor brenda periudhës 10 ditore. Më 5 korrik, ATK regjistron barrën e vet në Regjistrin e pengut. Më 15 Korrik, A i bën një paradhënie B në përputhje me aranzhimin e tyre financiar. A i bën një paradhënie tjetër B më 10 Gusht sipas aranzhimit financiar. Më 20 Gusht, ATK ende nuk ka marrë pagesën për borxhin tatimor dhe B nuk ka bërë ndonjë aranzhim për të paguar borxhin. Në atë datë, një zyrtar i ATK e viziton A dhe e informon se B ka një detyrim tatimor prej 5,000€ plus ndëshkimi dhe interesi që ecin. Zyrtari tatimor i jep një kopje të barrës tatimore A-së dhe e informon se A mund t’i bëjë paradhënie tjera B-së për një periudhë prej 30 ditëve, por pas 30 ditëve, barra tatimore do të ketë prioritet në çdo shumë të llogarisë së papaguar që lind në të mirë të B pas asaj date. Më 22 Shtator, ATK paraqet Njoftimet e Urdhër-vjeljes në të gjitha llogaritë e papaguara që janë obligim për B. Njoftimet e urdhër-vjeljes lidhen me çdo shumë që bëhet obligim për B pas 19 Shtatorit.

3.3 Me përjashtimin e 3.1 dhe 3.2 më sipër, një barrë tatimore, e regjistruar si duhet, ka prioritet mbi çdo kreditor të siguruar i cili i jep kreditim të çfarëdo lloji borxhliut tatimor pasi të jetë regjistruar barra. Shembull: Tatimpaguesi D i ka borxh ATK shumën 50,000 €. Ai ka në pronësi 10 hektar të pasurisë e cila është e lirë dhe pa ndonjë pengesë (nuk ka ndonjë hipotekë të regjistruar kundër saj) ATK regjistron një barrë tatimore në kadastër dhe në regjistrat tjerë të duhur më 10 Qershor 2009. Më 15 Korrik, një bankë lokale i jep hua 80,000€ Tatimpaguesit D dhe merr hipotekë mbi 10 hektarët për të siguruar huan e vet. Tatimpaguesi D nuk paguan barrën tatimore, por e përdor huan për qëllime tjera. Për shkak se barra tatimore ka qenë e regjistruar si duhet para hipotekës bankare, barra tatimore ka përparësi në pasuri mbi hipotekën bankare. Nëse ATK do të konfiskonte tokën dhe e shet atë për 100,000 €, ATK do të merrte pagesën e tërësishme të borxhit të vet tatimor (50,000€ plus shpenzimet e shitjes dhe rrjedhjes pas 10 Qershorit 2009). Blerësi i tokës, merr një titull të qartë për tokën meqë huaja bankare ka qenë më e re se barra tatimore. Banka do të kishte të drejtën të dorëzojë një kërkesë në ATK për cilado mjete të shitjes që tejkalojnë shumën e borxhit tatimor, plus shpenzimet e shitjes dhe rrjedhjet.

Page 160: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

160

Nëse tatimpaguesi do të merrte një hua, duke përdorur tokën si sigurim dhe banka ka regjistruar pengun e vet më 1 Qershor 2009, pengu i Bankës do të kishte prioritet mbi barrën tatimore, sepse është regjistruar para se barra tatimore të regjistrohej. Nëse tatimpaguesi, nuk i ka bërë pagesat e veta të pengut dhe Banka i heq të drejtat mbi huan e tij, së pari mjetet do t’i aplikonte në peng, plus shpenzimet dhe rrjedhjet. Nëse ka mjete tepricë, ATK ka të drejtë të kërkojë tepricën e mjeteve nga Banka për të shlyer borxhin e vet, duke supozuar se nuk ka më kreditor tjetër intervenues. Nëse ATK do të konfiskonte tokën dhe pengu bankar të kishte prioritet mbi barrën tatimore, ATK do të shiste pasurinë që i nënshtrohet pengut të bankës. ATK ka të drejtë të konfiskojë vetëm interesin ë tatimpaguesin në pasuri dhe mund të shesë vetëm të drejtën e tatimpaguesit në pasuri. Meqë barra tatimore është e re për barrën bankare, ATK në kohën e shitjes duhet të shpallë se vetëm interesi i tatimpaguesit në pasuri është shitur dhe se shitja është bërë duke iu nënshtruar çdo interesi të barrës apo pengut që mban pozitë të lartë për barrën tatimore. ATK duhet të ofrojë mundësinë për mbajtësit e barrëve të larta për të shpallur ekzistencën e pengut apo barrës së lartë të tyre në kohën e shitjes.

4. Sipas Nenit 27.3 të Ligjit, një barrë me synim për t’u lidhur me pasurinë e palëvizshme duhet të regjistrohet në komunën në të cilën pasuria e lëvizshme gjendet. Vendi i regjistrit i barrëve të tilla është Zyra Kadastrave Komunale e Agjencisë Kadastrave të Kosovës. Me qëllim të lidhjes me pasurinë personale të tatimpaguesit dhe vendosjes së prioritetit të ATK në pasurinë personale, barra duhet të regjistrohet ne Regjistrin e Pengut që gjendet brenda Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Barra duhet të regjistrohet në çdo zyrë tjetër përgjegjëse për regjistrimin e pasurisë në Republikën e Kosovës. Varësisht nga zhvillimi i mëtutjeshëm i Regjistrit të Pengut që ndodhet në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, barrët në automjete duhet të regjistrohen në Regjistrin e Automjeteve. 5. Pasuria e shitur gjatë ecurisë normale të veprimtarisë tregtare. Një barrë e regjistruar nuk lidhet (i bashkëngjitet) pasurisë së shitur gjatë ecurisë normale të afarizmit të tatimpaguesit. Një shitje e pasurisë së palëvizshme, që i përket tatimpaguesit nuk konsiderohet të jetë e shitur gjatë ecurisë normale të veprimtarisë tregtare. Një shitje në sasi të madhe te stokut, nuk konsiderohet të jetë shitje gjatë ecurisë së zakonshme. Një shitje është e zakonshme, nëse blerja është nga një shitës i cili rregullisht është i angazhuar në shitjen e pasurisë të llojit që blerësi blen dhe të dy, si blerësi edhe shitësi, nuk janë të lidhur dhe veprojnë në mirëbesim. Një blerës dhe një shitës, nuk janë të lidhur, nëse interesat e tyre janë të pavarura nga njëri-tjetri, nëse çmimi që blerësi i paguan shitësit është i drejtë dhe i arsyeshëm sipas rrethanave dhe nëse qëllimi parësor i transaksionit të tyre nuk është mashtrim, vonesë, apo pengim i përpjekjeve për të mbledhur një obligim të një mbajtësi të pengut apo kreditori të barrës.

Page 161: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

161

Shembull: Marketi Z rregullisht u shet perime konsumatorëve të vet, së bashku me artikujt tjerë ushqimore. Myshterinjtë kanë mundësinë të vazhdojnë të blejnë perimet e tyre dhe arktikut tjerë ushqimore, madje edhe pse X ka një interes sigurues në perime dhe administrata tatimore ka barrë tatimore të regjistruar si duhet ne Regjistrin e Pengut. Megjithatë, nëse marketi Z përpiqet t’i shet stokun e tij përmes një shitje në sasi të madhe një blerësi, blerësi duhet të bëjë një hulumtim të plotë të regjistrimit për të siguruar se nuk ka pengesa (barrë) kundër stokut (rezervave). Në këtë rast, blerësi do të blejë stokun që i është nën interesin sigurues të Z dhe Barrën tatimore. 6. Barrët dhe pronarët përfitues. Një barrë tatimore gjithashtu i bashkëngjitet pasurisë që i përket një pale të tretë, e cila gjykohet të jetë pronar përfitues i një biznesi. Neni 27.7 i Ligjit, përcakton :

Barra e përshkruar në Paragrafin 1 të Nenit 27 të Ligjit, gjithashtu përvetëson të gjitha pronat që i takojnë palës së tretë për të cilin është konstatuar së është pronar përfitues i biznesit i cili ka krijuar detyrime tatimore, edhe pse biznesi është regjistruar në emër tjetër dhe detyrimi tatimor është krijuar në emrin tjetër. Në rrethanat e tilla, barra tatimore do të përfshijë përshkrimin që do të tregoi se nuk përvetëson vetëm pasurinë e tatimpaguesit në emrin e të cilit është regjistruar biznesi, mirëpo gjithashtu përvetëson edhe pasurinë e pronarit përfitues të biznesit në të cilin është krijuar borxhi tatimor.

6.1. Pronar përfitues është përkufizuar në Ligj si individ apo etnitet juridik i

cili gëzon përfitimet nga një aset në pronësi (pasuri e lëvizshme apo e palëvizshme) pa marrë parasysh në emër të kujt është titulli; individi apo entiteti juridik I cili ka dominim dhe kontroll mbi njw pasuri. Përcaktimi i pronarit përfitues kërkon një hetim të thellë të fakteve dhe rrethanave të rastit. Faktorët që duhet përfillur në bërjen e përcaktimit përfshinë:

6.1.1. kush bën vendimet ditore të afarizmit dhe si janë bërë ato

vendime; 6.1.2. kush i paguan faturat; 6.1.3. kush ka autorizimi të lejë peng asetet e biznesit për kreditime; 6.1.4. kush është pronar i aseteve të biznesit; 6.1.5. cila është marrëdhënia ndërmjet pronarit të regjistruar dhe

individit të dyshuar të jetë pronari përfitues; 6.1.6. kush kontrollon llogarinë bankare të biznesit; 6.1.7. çdo evidencë tjetër që pronari i regjistruar nuk është i vërteti,

pronari përfitues (pronari i regjistruar pranon që është paguar të regjistrojë biznesin në emër të tij, etj.);

6.1.8. fakti i dukshëm se një person është duke e menaxhuar biznesin për dikë tjetër, vetvetiu, nuk e bën atë person pronar përfitues të biznesit.

Page 162: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

162

6.2. Kur përcaktimi të jetë bërë se pronari i regjistruar nuk është pronari i vërtetë (pronari përfitues), Zyrtari i ATK, përgatit raport me shkrim, duke sqaruar bazën për atë përcaktim. Raporti duhet të jetë i miratuar Drejtuesi i Zyrtarit te ATK. Pasi raporti të jetë miratuar, ATK përgatit dhe t’i dërgojë një njoftim personit që konsiderohet të jetë pronar përfitues. Njoftimi duhet të përmbajë me sa vijon:

6.2.1. emrin, adresën dhe numrin personal të personit që konsiderohet të jetë pronari përfitues;

6.2.2. bazën faktike për përcaktimin se personi është pronar përfitues; 6.2.3. shumën e tatimit, ndëshkimit dhe interesit që konsiderohet të jetë

detyrim nga tatimpaguesi; 6.2.4. kërkesën se detyrimi të paguhet brenda 10 ditëve nga data e

njoftimit; 6.2.5. deklarimin për të drejtat e ankesës që janë në dispozicion.

Data e njoftimit është data nga e cila llogaritet statusi 6 vjeçar i mbledhjes i paraparë në Neni 27.12. 6.3. ATK do të vendosë një llogari të ndarë në sistemin e vet të procesimit për të pasqyruar borxhin e pronarit përfitues për qëllime monitoruese. Për shkak se veç është borxhi (borxhi i tatimpaguesit) në llogaritë e ATK, borxhi i pronarit përfitues nuk do të përfshihet në llogaritjen e borxheve ndaj ATK. Shuma e mbledhur nga pronari përfitues për borxhin e tatimpaguesit do të aplikohet në borxhin e tatimpaguesit, me qëllim të sigurimit që shuma e përgjithshme e detyrimit tatimor është mbledhur vetëm një herë – qoftë tërësisht nga pronari përfitues, tatimpaguesi, apo me kombinimin e të dyve. 6.4. Kur periudha 10 ditore për pagesë të shumës tatimore të ketë kaluar, ATK mund të regjistrojë barrën e vet kundër pronarit përfitues, edhe pse pronari përfitues mundet ende të ankohet për vendimin. Barra përfshin : Ramadan X, Numri Personal, si pronar përfitues i Kompanisë ABC (adresa, qyteti, etj.). barra duhet të paraqitet në të gjithë regjistrat e zbatueshëm. Në lidhje me pronarin përfitues barra bart të njëjtat të drejta dhe kompetenca si një barrë tatimore normale. Shembull: Biznesi XYZ është në emrin e Xhemës. Biznesi ka krijuar një detyrim tatimor prej 3,000 €. Kur zyrtari i ATK-së viziton biznesin, Xhema nuk është aty. Ai flet me Ramadanin, i cili thotë se menaxhon biznesin për Xhemën dhe nuk e di se ku është ai. Zyrtari pyet Ramadanin për informatat financiare – emrin e llogarisë bankare, emrin e qiradhënësit, çdo hua që ka biznesi, asetet e biznesit, borxhet që i ka biznesi, faturat mujore të komunaleve, dhe emrat e çdo mbajtësi të pengut. Përmes këtij hulumtimi, zyrtari përcakton se, edhe pse biznesi është regjistruar në emër të Xhemës, Ramadani është pronari përfitues i biznesit. Fitimet e biznesit janë të depozituara në llogarinë personale bankare të tij,

Page 163: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

163

pengjet e regjistruara në Regjistrin e Pengjeve janë të nënshkruara nga ai si pronar i biznesit, Ramadani paguan të gjitha faturat e biznesit nga llogaria personale bankare e vet, Ramadani merr dhe qet të punësuarit pa konsultimin me Xhemën, automjetet e përdorura në biznes janë të regjistruara në emër të Ramadanit – Ramadani gëzon të gjitha përfitimet e pronësisë, madje edhe nëse nuk është i regjistruar në emrin e tij. Zyrtari i ATK, përgatit raportin e vet duke sqaruar bazën për përcaktimin që Ramadani është pronari përfitues dhe e dorëzon atë për miratim. Me marrjen e miratimit, Zyrtari i mbledhjes kërkon që t’i dërgohet një njoftim Ramadanit duke e informuar se ai konsiderohet të jetë pronari përfitues i Biznesit XYZ. Pas 10 ditëve, zyrtari i mbledhjes kërkon të paraqitet një barrë si vijon : Ramadan X, Numri Personal, 0000000000, si pronar përfitues i Biznesit XYZ

123 nëna Terezë Prishtinë

7. Barrët dhe të Emëruarit. Barra tatimore gjithashtu do t’i bashkëngjitet pasurisë së veçantë të te emëruarit në përputhje me Nenin 27.8, i cili thotë:

Barra e përshkruar në Paragrafin 1 të Nenit 27 të Ligjit gjithashtu përvetëson çdo pronë të tatimpaguesit që mbahet nga personi i tretë i cili është konstatuar se mban pronën si i emëruar i tatimpaguesit. Në rrethanat e tilla, barra tatimore do të përfshijë të dhënat se ajo përfshinë jo vetëm pronën e tatimpaguesit, mirëpo gjithashtu përvetëson edhe pronën e veçantë që mbahet nga personi tjetër si i emëruar nga tatimpaguesi.

7.1. I emëruar është dikush i caktuar të veprojë për tjetrin. Sikurse është përdorur në kuptimin e barrës tatimore, i emëruar është një individ, palë e tretë, i cili mban titullin ligjor të pasurisë së një tatimpaguesit, përderisa tatimpaguesi gëzon përdorim dhe përfitim të plotë të pasurisë. Pra, barra tatimore shtrihet në pasurinë që “vërtet” e ka tatimpaguesi edhe pse pala e tretë mban titullin “ligjor” të pasurisë së të emëruarit. Përgjithësisht, pala e tretë, në rastin e të emëruarit do të jetë një individ tjetër, por nuk është gjithnjë ai rast, meqë i emëruari mundet gjithashtu të jetë entitet juridik apo formë tjetër e organizimit. 7.2. Rasti i të emëruarit përgjithësisht përfshin tjetërsim apo transferim mashtrimi të pasurisë së tatimpaguesit për të shmangur detyrimet ligjore. Për të vendosur një rast të barrës për të emëruarin, duhet të tregohet se derisa një palë e tretë mund të ketë titull ligjor të pasurisë, në të vërtetë është tatimpaguesi ai që ka në pronësi pasurinë dhe gëzon përdorim dhe përfitimet të plota të saj. Nuk ka vetëm një faktor të përcaktojë se ekziston rasti i të emëruarit, por një numër i faktorëve të marrë së bashku munden. Rasti i të emëruarit përfshinë, si në vijim:

7.2.1. tatimpaguesi më herët ka pas në pronësi pasurinë; 7.2.2. i emëruari ka paguar pak ose farë për pasurinë; 7.2.3. tatimpaguesi mban posedim apo kontroll mbi pasurinë; 7.2.4. tatimpaguesi vazhdon të përdorë dhe gëzojë pasurinë e bartur,

sikurse që tatimpaguesi ka gëzuar para bartjes;

Page 164: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

164

7.2.5. tatimpaguesi paguan të gjitha apo shumicën e shpenzimeve të pasurisë;

7.2.6. bartja është për arsye të shmangies së tatimit (nuk është kërkesë për të vendosur/themeluar barrën e të emëruarit).

7.3 Një përcaktim i të emëruarit kërkon analize të fakteve dhe rrethanave të rastit. Faktorët që duhet marrë parasysh në përcaktim, përfshijnë pikat e përcaktuara në 2.7.2. më sipër. Nëse del se ekziston rasti i të emëruarit, të punësuarit e ATK, duhet përgatitur raport me shkrim, me përshkrimin e fakteve mbi të cilat është bazuar përcaktimi. Raporti, përfshin përcaktimin e shumës së tatimit të vlerësuar kundrejt të emëruarit. Shuma që do të vlerësohet kundrejt të emëruarit është më e vogël nga tatimi që ka tatimpaguesi apo vlera e aseteve mbi të cilat është bazuar përcaktimi për të emëruarin. Raporti me shkrim duhet të miratohet nga një Zyrtar më i lartë i ATK.

7.4. Pas miratimit të raportit me shkrim, ATK, përgatit dhe i dërgon njoftim personit që konsiderohet të jetë i emëruar. Data e njoftimit është data nga e cila llogaritet statuti 6 vjeçar i mbledhjes i paraparë në Nenin 27.12 tw Ligjit. Njoftimi duhet të përmbajë :

7.4.1. emrin, adresën dhe numrin personal të personit që konsiderohet të jetë i emëruari;

7.4.2. bazën faktike për përcaktimin se personi është një i dominuar i tatimpaguesit;

7.4.3. shumën e tatimit, ndëshkimit dhe interesi që konsiderohet të jetë obligim nga i emëruari (shuma duhet të jetë më e vogël nga shuma e tatimit, ndëshkimit dhe interesit apo vlera e aseteve që konsiderohen në përcaktimin se i emëruari ekziston);

7.4.4. një kërkesë që shuma obligative të paguhet brenda 10 ditëve nga data e njoftimit;

7.4.5. një deklarim të te drejtave për ankesë që janë në dispozicion.

7.5. ATK do të vendosë një llogari të ndarë në sistemin e vet të procesimit për të pasqyruar borxhin e të emëruarit për qëllime monitoruese. Për shkak se veç është borxhi (borxhi i tatimpaguesit) në llogaritë e ATK, borxhi i pronarit përfitues nuk do të përfshihet në llogaritjen e borxheve ndaj ATK. Shuma e mbledhur nga i emëruari për borxhin e tatimpaguesit do të aplikohet në borxhin e tatimpaguesit, me qëllim të sigurimit që shuma e përgjithshme e detyrimit tatimor është mbledhur vetëm një herë – qoftë tërësisht nga pronari përfitues, tatimpaguesi, apo me kombinimin e të dyve.

7.6. Kur periudha 10 ditore për pagesë të shumës tatimore përfundon, ATK, regjistron barrën e vet kundër të emëruarit edhe pse i emëruari mundet ende të ankohet për vendimin. Barra, duhet të paraqitet në të gjithë regjistrat e zbatueshëm. Në lidhje me të emëruarin, barra ka të njëjtat të drejta dhe kompetenca si një barrë tatimore normale.

Page 165: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

165

7.7. Barra në rastin e të emëruarit, është e njëjtë me barrën tatimore normale, përveç që i emëruari është identifikuar si emër i tatimpaguesit dhe barra i bashkëngjitet vetëm pasurisë së veçantë të të emëruarit. Shembull 1 : Tatimpaguesi D ka një borxh tatimor ndaj ATK-së. Tatimpaguesi E është një i emeruar i Tatimpaguesit D. Emri në barrë do të ishte Tatimpaguesi E si i emëruar i Tatimpaguesit D. Barra gjithashtu do të identifikojë pasurinë specifike të Tatimpaguesit E (i emëruari) së cilës i bashkëngjitet barra.

Shembull 2 : Tatimpaguesi D ka disa kamionë në Ferizaj dhe vepron si shoqëri tregtare individuale. Ai ka filluar veprimtarinë në Qershor 2008. Në Korrik 2008, blen dy kamion për përdorim në punën e tij dhe nje te trete duke marrë hua nga banka. Në Tetor 2008, ai transferon titullin e kamionëve në emër të vëllait, Tatimpaguesi E. Në Janar 2009, ai nuk ishte ne gjendje të paguajë Deklaratën e Dhjetorit për TVSh-së të 2008 (afati deri më 31 Janar 2009), duke krijuar një borxh tatimor prej 700€. Administrata Tatimore i dërgon atij një njoftim-vlerësim më 10 Shkurt. Ai po ashtu nuk ka qenë në gjendje të paguajë deklaratën e TVSh-së për Janar (afati deri më 29 Shkurt 2009) dhe ka marrë një njoftim-vlerësim të datës 8 Mars 2009 në shumë prej 800 €. Një Zyrtar i mbledhjes së detyrueshme të ATK-së kontakton tatimpaguesin D më 12 Mars për të biseduar borxhin tatimor dhe kërkesën për pagesë. Për shkak se Tatimpaguesi D ka transferuar titullin e kamionëve të vëllai i tij (Tatimpaguesi E), shoqëria e tij e kamionëve nuk ka asete nga të cilat mund të bëhen mbledhja e tatimit dhe në biznes nuk ka para të mjaftueshme në llogarinë bankare të biznesit për të shlyer borxhin. Pas inspektimeve, zyrtari përcakton se Tatimpaguesi D ka vazhduar të përdorë kamionët në veprimtarinë e tij dhe nuk i ka paguar kompensim vëllait të tij për përdorimin e tyre. Përveç kësaj, Zyrtari përcakton se Tatimpaguesi D ka vazhduar të bëjë pagesa për huan e kamionit. Bazuar në këto fakte, Zyrtari ka përcaktuar se Tatimpaguesi E është i emëruari i Tatimpaguesit D. Zyrtari përgatit raportin, qe analizon faktin se Tatimpaguesi E është i emëruari i Tatimpaguesit D. Menaxheri regjional ka miratuar Raportin. Zyrtari i Mbledhjes mandej ka përgatitur një njoftim-vlerësim duke plotësuar kërkesat e 2.7.4. më sipër dhe ia ka dërguar atë Tatimpaguesit E. Njoftimi ka qenë i datës 20 Mars 2009. shuma e vlerësimit kundër Tatimpaguesit E është më e vogël se shuma e tatimit obligativ apo vlera e aseteve të përdorë si bazë për përcaktimin e të emëruarit. Në këtë rast, kamionët janë vlerësuar me 7,500 € secili (një total prej 15,000 €), kështu shuma e vlerësimit është e barabartë me shumën e tatimit, ndëshkimit dhe interesit që është obligim (1,500 €, plus ndëshkimi dhe interesi i rrjedhur). Më 31 mars 2009, Zyrtari i ATK ka regjistruar barrën, e cila ka përfshirë informatat vijuese :

Page 166: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

166

Emri : Tatimpaguesi E (Numri Personal) si i emëruar i Tatimpaguesit D (numri identifikues i tatimpaguesit), i kufizuar vetëm në pasurinë e përshkruar në këtë barrë. Adresa: (Adresa e Tatimpaguesi E)

Në vetë barrën ka qenë deklarimi vijues: Kjo barrë i bashkëngjitet të gjitha të drejtave, titullit dhe interesit vetëm në pasurinë në vijim me titullin në emër të Tatimpaguesit E:

Një kamion (ngjyra e kamionit) (Prodhuesi dhe Modeli), Numri Regjistrues 111-11-1111, Numrin e Identifikimit të Automjeteve 7GJQ123JH674VIN Një kamion (ngjyra e kamionit) (Prodhuesi dhe Modeli), Numri Regjistrues 222-22-2222, Numrin e Identifikimit të Automjeteve 6KLJ456PL875VIN.

Ky njoftim është dorëzuar për të pasqyruar interesin e Barrës Tatimore në pasurinë e përshkruar më sipër dhe jo në pasuri tjetër.

Për shkak se kamionët janë peng si siguri për huan nga banka dhe sigurimi është para barrës tatimore, barra tatimore i bashkëngjitet asaj pjese të kapitalit në kamionë që është tepricë e shumës që i takon bankës.

8. Barrët e regjistruara në emrat qoftë të emëruarit apo pronarëve përfitues, lirohen kur i emëruari apo pronari përfitues, shlyen pjesën e vet të borxhit tatimor edhe pse barra tatimore mbetet në fuqi në lidhje me shumat tjera të mbetura ende detyruese për tatimpaguesin. 9. Barrët poseduese. Për qëllime të këtij neni, ‘barrë poseduese, është një barrë në të cilën prona e një borxhliu është në posedim të palës së tretë për të siguruar borxhin.

9.1 Një barrë tatimore e regjistruar, ka përparësi mbi një barrë pasuese poseduese, përveç rasteve të mëposhtme :

9.1.1 punët e riparimit të bëra nga një mekanik i automobilave; 9.1.2 punët riparuese të bëra nga një zdrukthëtar, hidraulik, moler, elektricist, etj.; 9.1.3 një qiradhënës në lidhje më mallrat e qiramarrësit; 9.1.4 një objekt deponimi me qira; 9.1.5 çdo situatë e ngjashme në të cilën pala e tretë mbetet në posedim të pasurisë personale të prekshme e nënshtruar një barre e cila siguron çmimin e arsyeshëm të riparimit apo përmirësimit të asaj pasurie.

9.2 Pasuria e dhënë për barrët poseduese, sikurse janë ato të përshkruara në 9.1.1 deri 9.1.5 është bazuar në nevojën për të mbrojtur qiradhënësit, personat deponues dhe personat riparues nga nevoja për të vërtetuar ekzistencën e barrës, apo mungesën e barrës, përpara ndërmarrjes së punës së riparimeve, vendosjes së marrëveshjes për qira, etj. Do të ishte një ngarkesë e madhe mbi ata persona

Page 167: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

167

për të pasur regjistra të tillë të barrëve përpara se të merren vesh për të bërë punën riparuese, hyrjes në një marrëveshje për qira, etj. Shembull : Tatimpaguesi A, një shoqëri tregtare individuale, ka një borxh tatimore prej 1,000 €. ATK, ka regjistruar një barrë në regjistrin e pengut dhe regjistrat tjerë të zbatueshëm. Tatimpaguesit A, i duhet një motor për automjetin e tij. Ai e dërgon automjetin për riparim. Mekaniku te lokali i riparimit bën një riparim të nevojshëm me kosto prej 500 €. Lokali i riparimit, ka një barrë poseduese për 500 € për aq sa për të mbajtur posedimin e automjetit. Ajo barrë poseduese ka prioritet mbi barrën tatimore, edhe pse barra tatimore ka ekzistuar para se borxhi për lokalin e riparimit të ketë lindur. Shembull : Tatimpaguesi B, një entitet ligjor, i nevojitet një objekt deponimi për të deponuar disa prej mallrave të veta. Tatimpaguesi B i ka borxh Administratës Tatimore 2,500 €. Tatimpaguesi B hyn në kontratë me Kompaninë e Deponimit për të Deponuar mallrat. Kontrata e deponimit kërkon pagesat prej 300 € në muaj. Tatimpaguesi B nuk paguan tri pagesa mujore dhe kompania e Deponimit fillon përpjekjet për të nxjerrë jashtë Tatimpaguesin B. Me qëllim të mbulimit të qirasë delikuente (papaguar) Kompania e Deponimit mund t’i shet mallrat për të mbuluar borxhin. Barra tatimore nuk do t’i bashkëngjitet mallrave të Tatimpaguesit B të cilat janë shitur nga Kompania e Deponimit, edhe pse është regjistruar para se të lind borxhi. ATK ka të drejtën të dorëzojë kërkesë për çdo tepricë të mjeteve që kanë dalë nga shitja. 9.3 Nëse një kreditor vendos një barrë poseduese para se ATK të vendosë borxhin tatimor apo kërkesën e barrës, kreditori mund të bëjë përparime kundër sigurimit të dhënë në barrën poseduese deri në atë kohë kur ATK të regjistrojë barrën e vet Regjistrin e Pengut, Zyrën Kadastrale, apo në vendet tjera të përshtatshme të regjistrimit. Pagesat paradhënie mund të vazhdojë të bëhen pasi të jetë regjistruar barra. Nëse ATK jep njoftimin aktual kreditorit për ekzistimin e barrës, kreditori mund të vazhdojë të bëjë pagesa paradhënie për 30 ditë nga data e marrjes së njoftimit aktual dhe ato paradhënie do të kenë përparësi mbi barrën tatimore, ngjashëm me shembullin në nënparagrafin 3.2 të këtij neni.

10. Lirimi i pasurisë. Neni 27.10 i Ligjit parasheh që ATK mund të lirojë pasuri të veçantë nga efektet e një barre në raste të caktuara. Edhe pse pasuria e veçantë mund të lirohet nga efektet e një barre, e tërë pasuria e mbetur e tatimpaguesit vazhdon të konsiderohet barrë.

10.1. Neni 27.10 (a) lejon lirimin e një pjese të veçantë të pasurisë së tatimpaguesit pas shlyerjes së pjesshme të detyrimit në një shumë të barabartë me vlerën e interesit të shtetit në pasuri. Me qëllim të pranimit të lirimit sipas kësaj dispozite, tatimpaguesi duhet të dorëzojë një kërkese për lirim të pasurisë

Page 168: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

168

nga një barrë bazuar në nën-nenin 27.1(a). Së bashku me kërkese duhet të jetë edhe kontrata e shitjes që pasqyron shumën që është paguar për pasurinë, shpërndarja e propozuar e mjeteve, dhe një tregues se tatimpaguesi është hequr tërësisht nga interesi i tij në pasuri. Kërkesa duhet të përfshijë edhe vlerësimet e pasurisë nga dy vlerësues të specializuar të ndryshëm të pasurisë. Pas rishikimit dhe verifikimit të kërkesës, nëse është e rregullt, Drejtori, apo i deleguari i tij, lëshojnë një njoftim tatimpaguesit duke u pajtuar për lirimin e pasurisë në këmbim të pagesës së një shume të përcaktuar që do të shpërndahet nga mjetet e shitjes, me kusht që ATK të marre llogarinë e detajuar për shpërndarjen e mjeteve të shitjes. ATK, lëshon certifikatën e lirimit për blerësin e pasurisë në këmbim të pagesës. Certifikata tregon që pasuria është liruar nga efektet e barrës kundër tatimpaguesit në këmbim të shumës dhe se barra nuk është e bashkëngjitur në atë pjesë të veçantë e pasurisë.

Shembull: Tatimpaguesi ka një detyrim tatimor prej 10,000 €, ATK, ka regjistruar barrët e veta në Regjistrin e Pengut dhe Zyrën Kadastrave. Asetet e tatimpaguesit përfshijnë ndërtesën, të vlerësuar 50,000 € dhe parcelën e tokës të vlerësuar me 12,000 €. Ndërtesa është penguar (ngarkuar) nga një hipotekë me bankën për 45,000 €, e cila ka prioritet mbi barrën tatimore (Barra tatimore e regjistruar më 20 Qershor 2008; hipoteka nga banka e datës 10 Mars 2008). Toka është e penguar nga një hipotekë me bankën për 4,500 €, e cila ka prioritet mbi barrën tatimore (Hipoteka e datës 20 Nëntor 2006). Tatimpaguesi nuk ka qenë në gjendje të marrë një hua (kredit) për të paguar detyrimin e tij tatimor dhe ka hyrë në marrëveshje me këste me administratës tatimore duke kërkuar pagesa prej 1,000 €/muaj. Tatimpaguesi është pajtuar të shesë tokën e tij dhe të kërkoje mjetet në borxhin tatimor. Tatimpaguesi merr një ofertë kushtëzuese për të blerë tokë për 12,500 €. Tatimpaguesi dorëzon një Kërkese për lirim të pasurisë ashtu që ai të mund të bartë titullin pa problem tek blerësi i mundshëm. Kërkese përfshinë një kopje të kontratës së shitjes, dy vlerësime të pavarura nga vlerësuesit e licencuar (një që përcakton vlerën e tokës prej 11,750 € dhe tjetra që përcakton vlerën e tokës më 12,500 €). Përveç kësaj, aplikacioni përfshinë një kopje të deklaratës së tatimit në pronë nga Zyra Kadastrave e cila tregon se toka është vlerësuar për qëllime tatimore me 10,000 € për vitin tatimor 2008. Orari i shpagimit të propozuar nga mjetet e shitjes përfshinë pagesën e hipotekës bankare (4,500 €), taksat ligjore për përgatitjen e dokumenteve dhe regjistrimit (500 €), taksat e vlerësimit (400 €) dhe mbetja (7,100 €) për t’u paguar në ATK, kundrejt borxhit tatimor të tatimpaguesit.

Page 169: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

169

ATK merr Kërkesën dhe përcakton se është në interesin e saj për ta pranuar dhe për të lëshuar Certifikatën e Lirimit. ATK përgatit letrën për tatimpaguesin, duke e informuar se do t’i lëshojnë një certifikatë lirimi me përfundimin e shitjes, që e largon tatimpaguesin nga të gjithat të drejtat dhe interesat në tokë, dhe me pranimin e pagesës prej 7,100 €. Zyrtari i ATK shoqëron tatimpaguesin në bankë dhe e vëzhgon tatimpaguesin duke bërë pagesën prej 7,100 € në llogarinë bankare të ATK. Me tej Zyrtari i ATK merr një kopje të pagesës me vulën e bankës. Zyrtari i ATK, i jep Certifikatën e Lirimit, të nënshkruar nga Drejtori, apo i caktuari. Si rezultat i lëshimit të Certifikatës së Lirimit, të cilën tatimpaguesi duhet ta regjistrojë në Zyrën Kadastrave, tatimpaguesi ka qenë në gjendje të shesë tokën e tij pa pasur barrë tatimore. Megjithatë, barra tatimore nuk është liruar dhe ende mbetet e bashkëngjitur në ndërtesën që tatimpaguesi ende e ka në pronësi. Administrata Tatimore ka marrë një pagesë të madhe kundrejt borxhit të tij tatimor, cili do të paguhet në tërësi brenda tre muajve bazuar në marrëveshjen me këste prej 1,000 € në muaj. 10.2. Neni 27.10 (b) i Ligjit, lejon lirimin e një parcele të veçantë nga efektet e barrës tatimore me kusht që barra t’u bashkëngjitet mjeteve të shitjes me të njëjtat të drejta që ka në lidhje me pasurinë që është shitur. Me qëllim të marrjes së urdhrit për lirim, tatimpaguesi duhet të dorëzojë një Kërkesë për Lirim të pasurisë nga barra bazuar në nën-nenin 27.10 (b). Së bashku me kërkesën duhet të jetë kontrata e shitjes që pasqyron shumën që është paguar për pasurinë, shpërndarjen e propozuar të mjeteve, dhe një tregues së tatimpaguesi në tërësi i është hequr interesi në pasuri. Kërkesa, përfshin vlerësimet e pasurisë nga dy vlerësues pasurie të ndryshëm të licencuar, plus një kopje të vlerësimit tatimor të pasurisë së palëvizshme nga Zyra e Tatimit në Pronë në Komunë. Kërkesa, gjithashtu, tregon kushtet sipas së cilave është vendosur një fond i cili do t’i nënshtrohet barrëve dhe kërkesave të shtetit në të njëjtën mënyrë dhe përparësi sikurse që ka qenë pasuria (prona) që cila ka qenë e liruar. Pas rishikimit dhe verifikimit të Kërkesës, nëse çdo gjë është në rregull, Drejtori apo i deleguari, e njofton tatimpaguesin se pajtohet të lirojë pasurinë që i nënshtrohet mjeteve nga shitja e vendosur në një fond që do t’i nënshtrohet barrëve dhe kërkesave të shtetit në të njëjtën mënyrë dhe prioritet sikurse që ka qenë pasuria e liruar. Para lëshimit të certifikatës për lirim, ATK, duhet të marrë një llogari të detajuar për shpërndarjet e pritur të mjeteve. Administrata Tatimore do të ketë të drejtën të pyesë për përparësitë që lidhen më të, si dhe përparësitë e kreditorëve tjerë të lartë. ATK, i jep certifikatën e lirimit blerësit të pasurisë në këmbim të evidencës që mjetet e shitjes janë vendosur në një fond të caktuar që i nënshtrohet barrëve dhe kërkesave të shtetit në të njëjtën mënyrë dhe prioritet sikurse pasuria të ishte e liruar. Shpenzimet e arsyeshme dhe të domosdoshme të dala në lidhje me shitjen e pasurisë apo administrimin e mjeteve të shitjes do të paguhet nga mjetet e shitjes përpara shlyerjes së ndonjë kërkese. Të gjitha kërkesat e mjeteve të shitjes duhet të procesohen brenda 60 ditëve pas shitjes,

Page 170: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

170

përveç nëse një kërkesë është dorëzuar në gjyq për rishikim, në të cilin rast mjetet do të shpërndahen sa më shpejtë të jetë e mundur pas vendimit të gjyqit.

Shembull : Të marrim parasysh të njëjtat fakte bazike sikurse në shembullin në 10.1, përveç se aty është një kontest lidhur me titullin dhe të drejtat e tatimpaguesit për të shitur tokën. Si rezultat, gjyqi ka urdhëruar që toka e shitur dhe mjetet të vendosen në një llogari dorëzanie duke qenë në pritje të një përcaktimi të pronarit të vërtetë të tokës. E vetmi dallim në mes të kësaj situate dhe asaj në 10.1 është se administrata tatimore nuk do të marrë menjëherë pagesën nga mjetet e shitjes. Kur gjyqi të marrë vendim mbi pronarin e vërtetë të tokës, mjetet do të shpërndahen. Në ndërkohë, blerësi do të ketë titull të qartë të tokës dhe do të jetë në gjendje të gëzojë përdorimin e saj. Administrata tatimore do të marrë pagesën nga dorëzoni i balancës së mbetur pas baritjes së shpenzimeve të gjyqit, hipotekës bankare dhe taksave juridike të caktuara. Për shkak të shpenzimeve të gjyqit, administrata tatimore do të marrë një pagesë shumë më të vogël se sa do të merrte sipas shembullit në 10.1.

11. Dispozitat e veçanta për NSh. Neni 27.11 i Ligjit, përfshin dispozitat e veçanta për Ndërmarrjet Shoqërore (ne vijim NSh), të cilat ndalojnë ATK të ndërmarrë masa të mbledhjes së detyrueshme kundër NSh. NSh janë në juridiksionin e Agjencisë Kosovarë për Privatizim (ne vijim AKP). Ligji mbi AKP, përcakton se AKP është i vetmi organ i autorizuar të shesë një NSh apo asetet e saja. Neni 27.11(a) parasheh që ATK, mund të regjistrojë një barrë kundër aseteve të një NSh që ka borxh tatimor. Ky është i vetmi veprim që Administrata Tatimore është e lejuar ta ndërmerr ndaj NSh. Megjithatë, nëse një NSh nuk paguan me kohë një borxh tatimor apo hyn në një marrëveshje për pagesë të një borxhi tatimor dhe dështon në atë marrëveshje, ATK është e autorizuar të vazhdojë veprimin e mbledhjes së atij borxhi tatimor përmes një Njoftim Urdhër-vjelje në llogarinë bankare të NSh apo përmes një Njoftim urdhër-vjelje në fondet tjera që i janë borxh NSh, përfshirë fondet borxh ndaj NSh nga buxheti i Kosovës. Neni 27.11(b) parasheh që ATK, duke e regjistruar si duhet barrën e vet kundër aseteve të NSh, ka të drejtë të kërkojë siguri ndaj mjeteve të shitjes kur asetet të jenë shitur nga AKP. Ndalesa për të ndërmarrë aksione të Mbledhjes së Detyrueshme kundër NSh skadon në mesnatë të 31 Dhjetorit 2010. Çdo aset i NSh, i mbetur pas kësaj date mund të konfiskohet dhe të shitet nga ATK për të shlyer çdo borxh tatimor të NSh. Pritet që AKP, të ketë pasur kohë të mjaftueshme për të shitur të gjitha asetet e NSh deri në atë kohë dhe, nëse ato nuk kanë pasur, ATK duhet të ketë të drejtën të përmbarojë kërkesat e veta kundër aseteve të mbetura. Shih paragrafin 13 për dispozitat që lidhen me periudhën për mbledhjen e borxheve tatimore nga një NSh.

11.1. Për të siguruar kërkesën e vet të siguruar kundër mjeteve të shitjes së një NSH, lirimi i dispozitave të barrës të paragrafit 10 do të jetë procesi përmes së cilit ATK siguron kërkesën e vet kundrejt mjeteve. Megjithatë, nuk është e nevojshme për AKP, të dorëzojë vlerësimet nga personat tjerë në lidhje me

Page 171: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

171

përcaktimin e vlerës së pronës. ATK, do të pranojë çmimin e shitjes të pronës ashtu siç është realizuar nga AKP meqë paraqet vlerën e pronës. 11.2. Barra e ATK-së do të aplikohet në mjetet e shitjes në përputhje me Ligjin 03/L-067, duke pranuar se Ligjit 03/L-067 ka dispozita specifike lidhur me vendosjen e një fondi dhe shpërndarjen e mjeteve të shitjes së pronës së NSh. Synimi i kësaj dispozite është se, për arsye të lirimit të pronës nga efektet e barrës, barra e ATK-së transferohet në mjetet e shitjes së pronës dhe i bashkëngjitet atyre mjeteve me prioritet të njëjtë sikurse e ka pasur për vetë pronën.

12. Periudha Statusore e një Barre dhe kërkesa e ri-paraqitjes. Sikurse përcaktohet në Nenin 27.12 të Ligjit, një barrë është e ne fuqi për periudhën 6-vjeçare, nga data e vlerësimi dhe tatimi më nuk është i mbledhshëm kur barra të ketë pushuar të jetë e vlefshme. Megjithatë, ka përjashtime në ligj, të cilat mundësojnë që barra të jetë e vlefshme për një periudhë të gjatë kohore. Gjithashtu, është detyruese që një barrë të ri-paraqitet me qëllim që të mbajë vlefshmërinë dhe përparësinë e saj në asete të caktuara. 13. Përjashtimet nga statuti gjashtë-vjeçar i mbledhjes (periudha e mbledhjes), janë rastet :

13.1. nëse një tatimpagues dorëzon një ankesë në ATK, periudha për mbledhje shtyhet për periudhën kohore nga data që rasti është pranuar në Ankesat e ATK-së deri kur Ankesat e ATK-së të lëshojnë vendimin përfundimtar, plus gjashtë muaj tjerë. ATK, ndalohet të ndërmarrë veprim për mbledhje të detyrueshme, derisa rasti është në Ankesa, ndonëse mund të regjistrojë barrët tatimore kur të jetë e nevojshme. Shembull : Kërkesa e ankesës së tatimpaguesit është pranuar nga Ankesat e ATK-së më 1 Korrik. ATK lëshon vendimin përfundimtar për rastin më 15 Shtator. Rasti ka qenë në ankesa për 77 ditë. Statuti është shtyrë për 77 ditë, plus 183 ditë tjera, apo gjithsej 260 ditë. Nëse statuti do të skadonte më 20 Tetor 2010, do të shtyhej deri më 6 Korrik 2011 (260 ditë nga data e parë e skadimit të statutit);

13.2. nëse tatimpaguesi ankohet për një vendim të ATK-së në Bordin e Pavarur për Rishqyrtime (ne vijim BPR), periudha për mbledhje shtyhet për periudhën kohore nga data kur rasti është pranuar në BPR, derisa BPR të lëshojë vendimin përfundimtar, plus gjashtë muaj tjerë. ATK është e ndaluar të ndërmarrë aksione të detyrueshme përderisa rasti është në BPR, edhe pse mundet të regjsitrojë barrën kur është e nevojshme. Llogaritja e shtyrjes së statutit është e njëjtë si llogaritja e shtyrjes së statutit për rastin që është dorëzuar në Ankesat e ATK-së sikurse është përshkruar në shembullin e sipërm;

Page 172: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

172

13.3. nëse një borxh i tatimpaguesit është dorëzuar në një gjyq kompetent,

periudha për mbledhje shtyhet për periudhën kohore nga data kur rasti është pranuar në gjyq (përfshirë, por nuk është e kufizuar, nje gjykimin ne apel, nje gjykatë për falimentim, një gjyq penal dhe një gjyq ekonomik në një çështje që në veçanti lidhet me borxhin tatimor) gjersa gjyqi i aplikueshëm të ketë lëshuar vendimin përfundimtar, plus gjashtë muaj tjerë (shtesë). Llogaritja e shtyrjes së statutit është e njëjtë si llogaritja e shtyrjes së statutit për rastin që është dorëzuar në Ankesat e ATK-së sikurse është përshkruar në shembullin e sipërm;

13.4. nëse tatimpaguesi është një NSh dhe i nënshtrohet privatizimit nga AKP,

periudha gjashtë-vjeçare për mbledhjen e tatimit shtyhet pafundësisht. Një barrë kundër një NSh nuk skadon deri në 6 muaj pas shpërndarjes së mjeteve që dalin nga privatizimi që është miratuar nga organi kompetent;

13.5. nëse tatimpaguesi është NP, me pronësi qendrore apo lokale, nuk ka

periudhë gjashtë-vjeçare të kufizimit për borxhet tatimore. Periudha e mbledhjes për NP nuk skadon derisa borxhi tatimor i NP të jetë shlyer në tërësi.

Shembull : Nëse një NP, ka borxh tatimor për tatimin e mbajtur në burim për punëtorët gjatë periudhës Janar 2004 dhe borxhi tatimor është vlerësuar në sistemin e ATK më 15 Mars 2004, sipas rrethanave normale, periudha e mbledhjes për këtë borxh tatimor do të skadonte më 14 Mars 2010. Që nga koha kur borxhi bëhet nga NP, periudha e mbledhjes nuk skadon deri sa NP të paguan borxhin tatimor që ka për periudhën Janar 2004;

13.6. ATK dhe tatimpaguesi munden që të pajtohen për shtyrjen e statutit të

mbledhjes duke nënshkruar marrëveshje me shkrim sipas Nenit 27.12(f) të Ligjit. Marrëveshja, nënshkruhet nga tatimpaguesit (nëse është entitet juridik, nënshkrimi i një zyrtari të autorizuar të entitetit juridik) dhe nga Zyrtari me autorizim të deleguar për të nënshkruar në interes të DP të ATK. Marrëveshja, përshkruan borxhin tatimor që ekziston (secilën periudhë tatimore e ndarë që do të skadojë duhet të shënohet), datën kur periudha e mbledhjes përfundon dhe datën në të cilën periudha e mbledhjes është zgjatur. Periudha e mbledhjes nuk është për më shume se 24 muaj. Çdo heqje dorë duhet të nënshkruhet nga të dy palët së paku 15 ditë përpara se periudha e mbledhjes të skadojë. Statuti i mbledhjes do të zgjatet vetëm një herë sipas kësaj dispozite.

Page 173: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

173

14. Nëse periudha e mbledhjes është zgjatur për ndonjë nga arsyet e përshkruara në paragrafin 13 të nenit 19 të këtij udhëzimi, barra tatimore me të cilën lidhen periudhat e zgjatjes së mbledhjes duhet të ri-dorëzohet në regjistrat e aplikueshëm me qëllim të mbajtjes së përparësisë së ATK. Ri-dorëzimi i tillë, duhet të ndodhë brenda 90 ditëve përpara se periudha e parë e mbledhjes se detyrueshme të përfundoje. Shembull : Shoqëria Tregtare A, ka borxh tatimor për muajt Janar, Shkurt dhe Mars 2003 për TVSh, si dhe për vitin tatimor 2005 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave (ne vijim TAK). Tatimet e TVSh, janë vlerësuar më 5 Mars 2003, 7 Prill 2003 dhe 6 Maj 2003. Borxhi i TAK është vlerësuar më 2 Maj 2006. periudha e mbledhjes për TVSh, pritet të skadojë më 4 mars 2009, 6 Prill 2009 dhe 5 Maj 2009. ATK, ka regjistruar barrët në kadastër dhe regjistrin e pengut për të gjitha tatimet e detyrueshme nga Shoqëria A (TVSh dhe TAK) më 6 Korrik 2006. më 25 Nëntor 2008, ATK dhe Shoqëria A, bien dakord për zgjatje të periudhës së mbledhjes për detyrimet e TVSh, deri më 31 Dhjetor 2010. Deri 4 dhjetor 2008, ATK duhet të ri-dorëzojë barrën e vet si në kadastër ashtu edhe në regjistrin e pengut për të treguar se periudha e mbledhjes për detyrimet e TVSh, është zgjatur deri më 31 Dhjetor 2010 dhe barra për TVSh, mbetet e vlefshme deri atë datë. Barra e ri-dorëzuar, duhet të përfshijë përshkrimin e detyrimeve tatimore të mbuluara me barrën (lloji i tatimit, periudha tatimore dhe shuma e detyrimeve për secilën periudhë tatimore), datën kur barra e parë është regjistruar, numrin e dokumentit të barrës së parë, faktin se barra e ri-dorëzuar është një zgjatje e barrës së parë dhe prioriteti i vendosur nga barra e parë mbetet në efekt deri në datën e vendosur nga barra e ri-dorëzuar. Barra e parë ka përfshirë detyrimin për TAK. Megjithatë, meqë periudha e mbledhjes për detyrimin e TAK nuk skadon deri më 5 Korrik 2012, nuk preket nga kërkesat e ri-dorëzimit dhe nuk ka nevojë të përfshihet ajo periudhë tatimore në barrën e ri-dorëzuar. Barra e ri-dorëzuar në veçanti i referohet detyrimeve të TVSh-së.

Neni 20 Interesi

1. Neni 22 i Ligjit, përcakton se interesi do të rrjedhë në ndonjë pjesë të një borxhi tatimor që nuk është paguar datën e fundit të përshkruar për pagesë. Interesi, llogaritet për secilin muaj apo pjesë të muajit që tatimi mbetet i papaguar nga data kur tatimi është detyrim. Interesi vazhdon të rrjedhë deri dhe përfshinë datën që borxhi tatimor është paguar, përveç asaj siç është paraparë në paragrafin 4 të këtij Neni. 2. Neni 42 i Ligjit përcakton se sanksionet “do të konsiderohet detyrim tatimor ndaj ATK dhe të mbledhshme si tatim.” Kështu, interesi rrjedh në ndëshkimet (sanksionet) e vlerësuara në lidhje me një detyrim tatimor. Interesi do të rrjedhë vetëm në ato sanksione të cilat janë vendosur bazuar në një përqindje të detyrimit tatimor. Interesi nuk do të rrjedhë në ndëshkimet që janë vënë në një shkallë të fiksuar. Interesi do të vendoset në ndëshkimet e aplikueshme te vlerësuara vetëm

Page 174: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

174

nga data në të cilën tatimpaguesit i është lëshuar njoftimi përfundimtar sikurse është përshkruar në neni 24 i këtij Udhëzimi. Me rrjedhjen e shumave të ndëshkimit shtesë pas datës së Njoftimit Përfundimtar, do të rrjedhë edhe interesi në ato shuma shtesë të ndëshkimeve. Ndëshkimet në të cilat do të zbatohet interesi janë : Ndëshkimi për Deklarim me Vonesë, Ndëshkim për Pagesë me Vonesë dhe ndëshkimi i paraparë me paragrafin 1 të nenit 45 Ligjit për nën-deklarimin e të ardhurave apo mbi-deklarimin e rimbursimit. Data në të cilën do të aplikohet interesi mbi ndëshkimet e aplikueshme do të përcaktohet nga ATK bazuar në mundësinë e sistemit të procesimit të të dhënave në ATK për të zbatuar llogaritjen e interesit të tillë. 3. Shkalla e interesit do të bazohet në shkallën interesin të huadhënies së bankave tregtare në Kosovë, por duhet të jetë një minimum prej 0.5% më e lartë se ajo shkallë. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, do të përcaktoje një herë në vit, jo më larg se data 1 Dhjetor, ndryshimet në shkallën e interesit për vitin pasardhës. Ndryshimi i shkallës së interesit, nëse ka, do të hyje ne fuqi duke filluar nga 1 Janari i vitit pasardhës. Ministri, mund të ndryshoje më shumë se një herë në vit tatimor shkallën e interesit, në ketë rast ndryshimi hyn në fuqi nga data një e muajit në vijim të përcaktimit të Ministrit. ATK, është përgjegjëse për të publikuar shkallën e interesit, përfshirë publikimin në faqen e internetit të ATK. 4. Sikurse është paraparë në Nenin 22.4 të Ligjit, interesi i vlerësuar apo i rrjedhur mund të mblidhet në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtat kompetenca zbatuese sikurse të ishte tatim. 5. ATK, mund të hyjë në marrëveshje me këste me tatimpaguesit, përmes së cilave një tatimpagues mund të paguajë borxhin e tij tatimor, në përputhje me afatet dhe kushtet e marrëveshjes. Sipas Nenit 22.5 të Ligjit, duke filluar me datën e kur tatimpaguesi nënshkruan marrëveshjen me këste deri sa të shlyhet detyrimi tatimor, nuk do të rrjedh interes në borxhin tatimor. Kur tatimpaguesi, dëshiron një marrëveshje për një periudhë më të gjatë se 8 muaj, interesi do të vazhdojë të rrjedhë gjatë kohëzgjatjes së marrëveshjes. Marrëveshja sipas dispozitave të nenit 22.5, duhet të plotësojë kushtet :

5.1. marrëveshja nuk mund të jetë për një periudhë më të gjatë se 8 muaj, duke filluar nga data kur ajo nënshkruhet;

5.2. pagesa e parë sipas marrëveshjes duhet të jetë së paku 200 € apo 10% e borxhit të përgjithshëm të përfshirë në marrëveshje, cilido qoftë më i larti;

5.3. tatimpaguesi duhet të bie dakord të mbetet i rregullt në të gjitha detyrimet e tjera tatimore, përfshirë kryerjen me kohë dhe saktësi të pagesave paradhënie tremujore (nëse janë të aplikueshme), regjistrimin për TVSh, kur kërkohet (nëse është e aplikueshme), si edhe dorëzimin e deklaratave që kërkohen në apo para datës së përshkruar;

5.4. tatimpaguesi duhet të kryejë të gjitha pagesat në apo para datës së përshkruar në marrëveshje. Marrëveshja, përcakton datën në të cilën pagesa periodike duhet të bëhet;

Page 175: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

175

5.5. marrëveshjet mund lejojnë pagesat e shumave të ndryshme për t’u paguar në datën e përshkruar për kryerjen e pagesave periodike;

5.6. pagesat periodike nuk është e detyrueshme të planifikohet në bazë mujore, por një pagesë duhet të planifikohet së paku një në çdo tre muaj.

Shembull : Tatimpaguesi A i ka borxh ATK 2,000€ (përfshirë ndëshkimin dhe interesin e rrjedhur) për TAK për vitin tatimor 2007. TAK për 2007, është e detyruar për t’u paguar deri më 1 Prill 2008. Interesi në borxhin tatimor ka filluar më 1 Prill 2008 dhe ka vazhduar të rrjedhë në të parin e secilit muaj pasues me shkallë prej 1.5% në muaj (shkalla e tanishme e interesit në borxhe tatimore). Më 10 Qershor 2009 tatimpaguesi nënshkruan një marrëveshje me këste me ATK dhe pajtohet të paguajë tatimin me këste mujore gjatë 6 muajve të ardhshëm (duke përfunduar me 10 Dhjetor 2009). Meqë interesi ka rrjedhë më 1 Qershor 2009, interesi për muajin Qershor do të konsiderohet pjesë e shumës obligative në marrëveshjen me këste. Bazuar në Nenin 22.5 të Ligjit, nuk do të rrjedhë interes tjetër në borxhin tatimor pas 10 Qershorit 2009, duke supozuar se tatimpaguesi ka respektuar afatet e marrëveshjes. Pagesa e parë e tatimpaguesit duhet të jetë një minimum prej 200 €. Pas pagesës së parë, marrëveshja kërkon një pagesë prej 300 € të paguhet më 1 Korrik 2009 dhe 1 Gusht 2009; pagesat prej 400 € të paguhen më 15 Shtator dhe 15 Tetor; dhe një pagesë përfundimtare prej 400 € të paguhet më 9 Dhjetor 2009. Nëse këto pagesa janë paguar me kohë dhe të gjitha afatet e marrëveshjes janë respektuar, nuk do të rrjedhë interes në këtë borxh tatimor pas Qershorit 2009. 6. Në përputhje me Nenin 22.6 të Ligjit, nëse një tatimpagues dështon në një marrëveshje me këste, interesi do të ri-vendoset në mënyrë retroaktive deri në datën kur është nënshkruar marrëveshja. Nëse një tatimpagues dështon në një marrëveshje me këste dhe dëshiron të ri-vendosë një marrëveshje me këste, marrëveshja me këste pasuese nuk do të përfshijë heqjen e interesit. Interesi do të vazhdojë të rrjedhë në çdo marrëveshje me këste pasuese për kohëzgjatjen e marrëveshjes. Kjo dispozitë aplikohet vetëm në detyrimin që ka qenë i përfshirë në marrëveshjen e parë që është prishur, plus çdo detyrim pasues i dalë deri sa detyrimi tatimor i mbetur nuk është paguar. Kur ai detyrim, plus çdo obligimi pasues i deklarimit dhe pagesës së tatimit, të jetë shlyer tërësisht dhe tatimpaguesi sërish krijon një borxh tatimor, ai do të ketë të drejtë për një marrëveshje me këste që do të përfshijë heqjen e interesit nga data kur marrëveshja është nënshkruar ashtu siç është përshkruar në paragrafin 5 të këtij Neni. Duhet të ceket se çdo marrëveshje me këste kërkon që një tatimpagues të mbetet i rregullt në të gjitha tatimet që bëhen obligative gjatë ecurisë së marrëveshjes. Si rrjedhim, nëse tatimpaguesi krijon një obligim tatimor derisa detyrimi i parë mbetet i papaguar, çdo marrëveshje e lidhur deri sa detyrimi i parë mbetet i papaguar duhet të përfshijë të gjitha borxhet shtesë tatimore të papaguara. Shembull :

Page 176: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

176

Shoqëria Tregtare B ka borxhin tatimor prej 3,000 € për Dhjetor 2007 për TVSh (2,000 €) dhe TAK për 2007 (1,000 €). Ajo hyn në marrëveshje me këste më 5 Mars 2009. Ajo nuk dorëzon apo nuk paguan deklaratën e TVSh për Prill 2009 (2,500 €) dhe dorëzon deklaratën për TAK pa pagesë (4,000 €). Për shkak se B, nuk ka arritur afatet e marrëveshjes me këste, marrëveshja është prishur dhe interesi është rivënë në borxhin tatimor që është përfshirë në marrëveshje. Çdo marrëveshje e mëtejme duhet të përfshijë borxhin e mbetur tatimor në Dhjetor 2007 për TVSh dhe TAK për 2007, plus detyrimet e TVSh së Prillit 2007 dhe TAK. Interesi do të rrjedhë në këto detyrime gjatë kohëzgjatjes së marrëveshjes. Të supozojmë se B, mbetet i rregullt në shlyerjen e të gjitha detyrimeve tatimore ne vijim, deri më 31 Mars 2010, ai do të ketë të drejtën të një marrëveshje që përfshinë heqjen e interesit sipas paragrafit 5 nëse ai krijon një borxh tatimor pas 31 Marsit 2010.

Neni 21 Rendi i pagesave

1. Në përputhje me Nenin 23 të Ligjit, pagesat fillimisht, zbatohen për shpenzimet

e mbledhjes (ato shpenzime që dalin nga shpenzimet e konfiskimit dhe shitjes, shpenzimet që shoqërojnë regjistrimin e barrëve në regjistra të ndryshëm, shpenzimet e dala në gjyq, shpenzimet tjera që dalin nga ATK në mbledhjes e një borxhi tatimor, por duke mos përfshirë shpenzimet e rrogave të Zyrtarëve të ATK). Pagesat ne vijim, zbatohen në tatim, mandej në shpenzime dhe në fund në interes. Aplikimi i pagesave në këtë rend aplikohet në mënyrën në të cilën pagesat janë aplikuar në çdo modul tatimor veç e veç, e jo në tërë borxhin tatimor të tatimpaguesit.

2. Përveç nëse ekzistojnë arsye të veçanta e të dokumentuara, pagesat do të zbatohen fillimisht në modulin e tatimit më të vjetër dhe mandej në tatimin tjetër më të vjetër, etj. Një modul tatimor individual do të paguhet në tërësi përpara se pagesat të aplikohen në modulin tjetër tatimor. Për shembull, nëse një tatimpagues ka borxh për 2005, 2006 dhe 2007 në Tatimin ne te Ardhurat Personale (ne vijim TAP), pagesat e bëra në ATK, së pari do të aplikohen në periudhën tatimore 2005 (përfshirë të gjitha shpenzimet e mbledhjes, tatimi, ndëshkimi dhe interesi) përpara se të aplikohet pagesat pasuese në vitin tatimor 2006. Ky rregull zbatohet në të gjitha llojet e tatimeve dhe periudhat tatimore, e jo vetëm në TAP, si është përshkruar në shembull.

3. Nëse një periudhë tatimore ka si shumën detyruese, bazuar në vetë-vlerësimin e tatimpaguesit ashtu edhe një shumë të bazuar në një rregullim shtesë tatimor nga ATK, ATK mund të zbatoje pagesë fillimisht në shumën e vetë-vlerësuar, përfshirë rrjedhjet e lidhura me shumën e vetë-vlerësuar, përpara së të aplikohet në vlerësimet e mëpastajshme. Nëse një tatimpagues ka borxh në TAP, si në vetë-vlerësimin e parë ashtu edhe në vlerësimin e kontrollës, një pagesë 6,000 € më 10 Janar 2009, ATK, mund të aplikojë pagesën si vijon: Referoju tabelës 1 të këtij udhëzimi Administrativ

Pra, ATK, zbaton pagesat në modulin më të vjetër pa marrë parasysh datat individuale të vlerësimit brenda modulit, sikurse është përshkruar në paragrafin 2 të

Page 177: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

177

këtij neni. Aplikimi i pagesës sikurse është përshkruar në shembullin e sipërm mund të jetë i përshtatshëm nëse nuk ka problem lidhur me mundësinë për të mbledhur periudhën tatimore 2005 përpara datës së skadimit të statutit të mbledhjes, meqë ai vlerësim skadon më 8 Prill 2012, ndonëse statuti i mbledhjes skadon në shumën shtesë të vlerësuar nga kontrolli për vitin 2004 më 11 Qershor 2013. 4. Pavarësisht nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, një tatimpagues mund të caktojë

ku do të aplikohet pagesa dhe ATK, do të aplikojë pagesën në mënyrën e kërkuar nga tatimpaguesi. Megjithatë, çdo shumë e mbledhur përmes Mbledhjes së Detyrueshme, përfshirë një marrëveshje me këste, do të aplikohet në një mënyrë që paraqet interesin më të mirë të ATK dhe nuk do t’i nënshtrohet caktimit nga tatimpaguesi, përveç nëse në mënyrë të ndërsjellë është pajtuar në mes të tatimpaguesit dhe ATK. ATK, mund të refuzojë të pranojë caktimin e tatimpaguesit për pagesën nëse caktimi i tillë është bërë me qëllim të dëmtimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës. Për shembull, nëse një tatimpagues ka një borxh tatimor të cilit statuti pritet t’i skadojë për 6 muaj dhe gjithashtu ka një borxh që ka tri vite përpara se t’i skadojë statuti; administrata tatimore mund të refuzojë një caktim të tatimpaguesit për pagesë në borxhin më të ri, nëse caktimi do të rezultojë në skadimin e statutit të borxhit të vjetër.

Neni 22

Veprimi i mbledhjes së detyrueshme 1. Sipas nenit 1 të këtij Udhëzimi, nëse tatimpaguesi nuk paguan detyrimin tatimor

brenda 10 ditëve pas dërgimit të një njoftim-vlerësimi, ATK, autorizohet të mbledhë detyrimin dhe të rrjedhurat, me urdhër-vjelje në pasurinë e tatimpaguesit apo të drejtat në pasuri të tij. Perpara kësaj, ATK, duhet të regjistrojë barrën e vet tatimore në regjistrat e aplikueshëm, sipas përshkrimit në Nenin 2, të këtij Udhëzimi.

2. Kur mbledhja është në rrezik, sipas paragrafin 6, nenit 28, ATK dërgon “Njoftim Përfundimtar” te tatimpaguesi dhe e paralajmëron për veprimet e konfiskimeve apo të tjera, brenda 10 ditëve, nëse borxhi tatimor i tërësishëm nuk është paguar, apo aranzhimet për pagesë nuk janë kryer, përpara se koha të ketë skaduar. Njoftimi Përfundimtar, duhet të tregojë qartë se është njoftim i fundit dhe nëse nuk ka përgjigje, veprimi i mbledhjes së detyrueshme, përfshirë konfiskimin e pasurisë së mbajtur nga tatimpaguesi apo një palë e tretë, do të filloje pa paralajmërim tjetër. Njoftimi, dërgohet në adresën e fundit të ditur të vendbanimit apo selinë e shoqërisë së tatimpaguesit, me postë të regjistruar ose të dërguar dorazi. Njoftimi duhet të përfshijë :

2.1. emrin e tatimpaguesit; 2.2. numri identifikues i tatimpaguesit; 2.3. datën e njoftimit; 2.4. lënda dhe periudha apo periudhat tatimore me të cilat lidhet njoftimi; 2.5. shuma e tatimit të vlerësuar, ndëshkimeve dhe interesit; 2.6. një kërkesë për pagesë të shumës obliguese; dhe 2.7. vendi dhe mënyra e pagesës së shumës obliguese.

Page 178: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

178

3. Nëse, pas 10 ditëve nga data kur Njoftimi Përfundimtar është dërguar

tatimpaguesi, borxhi tatimor nuk paguhet, ATK, vendos urdhër-vjeljen në pasurinë që i takon tatimpaguesit, qoftë në posedim fizik të tatimpaguesit apo një personi të tretë.

3.1. ATK ndalohet të marrë aksion të detyrueshëm porsa tatimpaguesi ka të drejtë të ankohet në Ankesat e ATK-së apo Bordin e Pavarur për Rishqyrtime (me poshtë BPR);

3.2. përveç kësaj, ATK është e ndaluar ndërmarrë aksion të detyrueshëm përderisa rasti është pezull në Ankesat e ATK-së apo BPR.

4. Urdhër-vjelja në pasurinë në posedim të palës së tretë. ATK, mund të

vendose urdhër-vjelje në pasurinë në posedim nga një palë e tretë duke dërguar një Njoftim për Urdhër-vjelje në palën e tretë. Personat që konsiderohen palë të treta janë bankat; punëdhënësit; borxhlinjtë e tatimpaguesit, përfshirë llogaritë rrjedhëse, qiratë apo lizingjet; institucionet tjera financiare; dhe çdo person tjetër i cili është në posedim të pasurisë që i përket tatimpaguesit (qoftë e lëvizshme, e palëvizshme, e trupëzuar, apo e patrupëzuar), apo i cili i ka një obligim tatimpaguesit në kohën kur është bërë urdhër-vjelja. Për sqarim të Nenit 28 të Ligjit, termi “person” përfshin edhe “autoritet publik’ si është Thesari, sipas përcaktimit në Ligj.

5. Për konfiskimin e pasurisë në posedim nga një palë e tretë, një Zyrtar i

autorizuar i ATK, duhet të paraqesë një Njoftim të Urdhër-vjeljes (gjithashtu i njohur si Urdhër për Bllokim dhe Transfere) tek personi në posedim të pasurisë së tatimpaguesit. Njoftim Urdhër-vjelja i adresohet personit në posedim të pasurisë, dhe përfshinë:

5.1. Emrin e tatimpaguesit pasuria e të cilit është konfiskuar; 5.2. Vendndodhja e pasurisë (adresimi i Njoftim Urdhër-vjeljes personit në

posedim të pasurisë do të konsiderohet të plotësojë kërkesën për të treguar vendndodhjen e pasurisë së konfiskuar, kur konfiskohet pasuria në posedim të palës së tretë);

5.3. Lloji i detyrimit (lloji i tatimit borxh); 5.4. Periudha(t) tatimore për të cilat detyrimi ka lindur; 5.5. Shuma totale e tatimit borxh; 5.6. Udhëzimet se si të përmbushet Njoftim Urdhër-vjelja, përfshirë numrin e

llogarisë në të cilën do të bëhet çdo pagesë. Njoftim Urdhër-vjelja nuk është i vetmi dokument përmes së cilit ATK, konfiskon pasurinë në posedim të palës së tretë (qoftë e mbajtur fizikisht apo një shumë që personi në posedim është i detyruar për tatimpaguesin), por është dokument tregues se shuma që i nënshtrohet urdhër-vjeljes të dorëzohet dhe paguhet në ATK në llogarinë e caktuar në urdhër-vjelje. Shuma që i nënshtrohet urdhër-vjeljes, është shumë e plotë e pasurisë së mbajtur nga personi i tretë, deri në shumën totale të detyrimit tatimor sikurse është treguar në Njoftim Urdhër-vjelje; apo shuma të cilën personi i tretë detyrohet të paguajë tatimpaguesin, deri në shumën totale të obligimit

Page 179: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

179

tatimor sikurse është treguar në Njoftim Urdhër-vjelje. Përveç sikurse është paraparë në Nenin 28.7 për pagat, Njoftim Urdhër-vjelja i bashkëngjitet vetëm pasurisë së mbajtur nga personi i tretë (apo shumës për të cilën personi i tretë është i obliguar për tatimpaguesin) në kohën kur Njoftim Urdhër-vjelja është paraqitur. Një tjetër përjashtim është bërë në lidhje me pagesat periodike obligative për një tatimpagues për shërbimet e kryera apo mallrat e dhëna, të tilla si pagesat që dalin nga një obligim kontraktues. Në rastin e tillë, Njoftim Urdhër-vjelja do të lidhet më pagesat aktuale dhe të ardhshme detyruese për tatimpaguesin, nëse urdhër-vjelja është e shoqëruar me një kopje të Njoftimit të Barrës Tatimore, e cila është regjistruar në Regjistrin e pengut, për aq sa borxhi tatimor ka përparësi mbi çdo interes tjetër të siguruar që është regjistruar si duhet. 6. Me pranimin e Njoftim Urdhër-vjeljes, personi në posedim të pasurisë, që i

përket tatimpaguesit, nuk do të synojë të prishë urdhër-vjeljen duke i bërë pagesë çdo personi tjetër (përfshirë tatimpaguesin) të çdo shume që i nënshtrohet urdhër-vjeljes. Personi në posedim, duhet të paguajë shumën e detyrimit për të paguar apo mbajtur në llogarinë e ATK, të caktuar në Njoftim Urdhër-vjelje brenda 10 ditëve pas pranimit të Njoftim Urdhër-vjelje.

7. Sikurse është paraparë në Nenin 29 të Ligjit, “çdo person në posedim (apo i obliguar për) të pasurisë së nënshtruar urdhër-vjeljes në të cilën një urdhër-vjelje është bërë, me kërkesën e një zyrtari të autorizuar, do t’i dorëzojë pasurinë e tillë (apo të shlyej obligimin e tillë) zyrtarit të autorizuar, përveç nëse pjesa e tillë e pasurisë, në kohën e kërkesës së tillë, i është nënshtruar ekzekutimit nën ndonjë proces gjyqësor” (29.1). Nëse shuma e nënshtruar urdhër-vjeljes nuk është dorëzuar në ATK brenda periudhës 10 ditore të paraparë në paragrafin 6 të këtij neni, ATK do të paraqesë një Kërkesë Përfundimtare tek personi të cilit Njoftim Urdhër-vjelja i është paraqitur. Kërkesa Përfundimtare do të japë një periudhë 10 ditore për personin të cilit Njoftim Urdhër-vjelja i është paraqitur ku kërkohet të përmbushë kërkesat e urdhër-vjeljes. Kërkesa Përfundimtare do t’i paraqitet personalisht një individi përgjegjës i palës së tretë dhe të njoftohet nga individi përgjegjës për të konfirmuar pranimin e Kërkesës Përfundimtare. Konfirmimi do të përfshijë datën dhe kohën kur është paraqitur Kërkesa përfundimtare. Në kohën e dërgimit të Njoftimit Përfundimtar, Zyrtari i autorizuar i ATK do të informojë individin përgjegjës për pasojat e mosplotësimit të kërkesave e Njoftim Urdhër-vjeljes dhe Kërkesës Përfundimtare. Nëse personit të cilit i është paraqitur Njoftim Urdhër-vjelja nuk ka mundësi të paguajë shumën e tërësishme të urdhër-vjeljes, ATK mund të autorizojë pagesën e shumës obligative me këste, që do të zgjasnin jo më shumë se 6 muaj.

8. Paragrafi 2 i Nenit 29 i Ligjit parasheh, “çdo person, që nuk dorëzon ose refuzon të dorëzojë çdo pasuri që i nënshtrohet një urdhër-vjelje me kërkesën e zyrtarit të caktuar, personalisht do të jetë i detyruar nga shtetit në një shumë të barabartë me vlerën e pasurisë që nuk është dorëzuar, por nuk tejkalon shumën e tatimit për mbledhjen e të cilit është vënë urdhër-vjelja (së bashku me interesin, sanksionet dhe shpenzimet), sikur të ishte nëndeklarim i tatimit.” Për qëllime të këtij paragrafi, termi person, përveç kuptimit të dhënë në Ligj, do të

Page 180: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

180

përbëjë bankën, institucionet financiare, punëdhënësin, qiradhënësin/lizingdhënësin, apo themelta tjera afariste në të cilat Njoftim Urdhër-vjelja është paraqitur. Në qoftë se, pas lëshimit të Njoftimit Përfundimtar, personit të cilit urdhër-vjelja është paraqitur dështon apo neglizhon të paguajë në ATK shumën që i nënshtrohet urdhër-vjeljes, ATK do t’i lëshojë një Njoftim-vlerësim atij personi. Njoftim-vlerësimi do të përmbajë të njëjtat informata siç kërkohen në nenin 20 të këtij Udhëzimi. Përveç kësaj, duhet të cekë se vlerësimi është bërë nën autorizimin e nenit 29.2 të Ligjit “Mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat” ndryshuar me Ligjin 03/L-71, pas (emri i personit kundër kujt është bërë vlerësimi) mospagimit të shumës së cekur në Njoftim-vlerësim, edhe pse Kërkesa përfundimtare i është lëshuar për atë pagesë. Shuma që do të vlerësohet do të jetë nj shumë e barabartë me vlerën e pasurisë së mos-dorëzuar, por nuk do të tejkalojë shumën totale të tatimit për të cilën kërkesa Përfundimtare është bërë, plus çdo interes, ndëshkim i aplikueshëm dhe shpenzime sikurse janë përshkruar në Paragrafin 2 të Nenit 29 të Ligjit. Një vlerësim i bërë në përputhje me dispozitat e paragrafit 2 të Nenit 29 të Ligjit do të jetë i mbledhshëm në të njëjtën mënyrë si tatimi. Pagesa e shumës së vlerësuar sipas Paragrafit 2 të Nenit 29 të Ligjit nuk do ta lirojë personin të cilit Njoftim Urdhër-vjelja dhe Kërkesa Përfundimtare i janë paraqitur nga përgjegjësia për të paguar në ATK shumën e tërësishme të pasurisë së mbajtur nga personi i tretë, deri në shumën totale të tatimit obligativ sikurse është treguar në Njoftim Urdhër-vjelje; apo shumën të cilën peroni i tretë është i obliguar t’ia paguajë tatimpaguesit, deri në shumën totale të tatimit te detyruar, sikurse është treguar në Njoftim Urdhër-vjelje.

9. Paragrafi 3 i Nenit 29 të Ligjit parasheh që çdo person i përshkruar në Paragrafin 8 të këtij neni do të t’i detyrohet sanksioneve sikurse janë paraparë në Paragrafin 5 të Nenit 47 të Ligjit. Për qëllime të këtij paragrafi, termi person, përveç kuptimit të dhënë në Ligj dhe Paragrafit 8 të këtij neni, do të përmbajë personin përgjegjës të bankës, institucionit financiar, punëdhënësit, apo organizime të tjera tregtare. Personi përgjegjës është individi i cili ka autorizim të përcaktojë se cilat borxhe do t’i paguajë banka, institucioni financiar, punëdhënësi apo organizime të tjera tregtare. Në mungesë të bazës së qartë për përcaktimin e personit përgjegjës, person përgjegjës i entitetit juridik përgjithësisht do të jetë Menaxheri i përgjithshëm, kryetari i entitetit juridik, drejtori i thesarit (arkëtari) i entitetit juridik, ortaku menaxhues i sh.p.k-së apo ortakërisë, apo personat tjerë në cilësi të njëjtë. Në një shoqëri tregtare individuale, pronari është personi përgjegjës, por mundet që pronari të ketë deleguar përgjegjësi te një i punësuar i shoqërisë, (mbajtës i librave, kontabilist, etj.), apo në një shoqëri financiare dhe, se ata, gjithashtu mund të mbahen përgjegjës për mosplotësimin e Njoftim Urdhër-vjeljes dhe Kërkesës përfundimtare sikurse është përshkruar në Paragrafët 4 deri 8 të këtij Neni.

Shuma e sanksionit të vendoset sipas këtij Paragrafi (sipas Paragrafit 3 të Nenit 29) është e kufizuar në një shumë të barabartë me 50% të shumës së mbuluar si rezultat i lëshimit të Njoftim Urdhër-vjeljes (shuma e pasurisë së mbajtur nga personi i tretë, deri në shumën totale të tatimit obligativ sikurse është treguar në Njoftim Urdhër-

Page 181: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

181

vjelje; apo shumën të cilën personi i tretë është i obliguar t’i paguajë tatimpaguesit, deri në shumën totale të tatimit obligativ sikurse është treguar në Njoftim Urdhër-vjelje. Shembull : Tatimpaguesi A i ka borxh ATK 5,000 € në tatim plus ndëshkimet dhe interesi. Ai ka një llogari në Bankën X me gjithsej 3,000€ dhe ABC sh.p.k. i ka atij 7,000€ borxh për punën që ai e ka bërë gjatë punës normale të biznesit të tij. Administrata Tatimore i paraqet një Njoftim Urdhër-vjelje në Bankën X më 15 Shkurt dhe banka X paguan 3,000€ që është mbajtur për Tatimpaguesin A në llogarinë e caktuar nga ATK më 22 Shkurt. Më 10 Mars, Administrata Tatimore mandej paraqet një Njoftim Urdhër-vjelje në ABC sh.p.k., në shumë prej 3,000€ përfshirë ndëshkimet dhe interesin. Deri më 25 Mars, ABC sh.p.k. nuk i është përgjigjur Njoftim Urdhër-vjeljes. Meqë ABC sh.p.k. nuk i është përgjigjur Njoftim Urdhër-vjeljes, Zyrtari i autorizuar i ATK, paraqet një Kërkesë Përfundimtare në ABC sh.p.k. duke i dërguar personalisht Kërkesën Përfundimtare tek Drejtuesi i Përgjithshëm i ABC sh.p.k. dhe duke marrë vërtetimin se ABC sh.p.k. ka marrë kërkesën Përfundimtare, përfshirë datën dhe kohën kur është paraqitur Kërkesa Përfundimtare. Drejtuesi i Përgjithshëm pranon se nuk ka kontest lidhur me shumën borxh për Tatimpaguesin A. Zyrtari i autorizuar i ATK, informon Drejtuesin e Përgjithshëm për pasojat e mos-plotësimit të kërkesave të Njoftim Urdhër-vjeljes dhe Kërkesës Përfundimtare. Më 8 Prill, ABC sh.p.k. ende nuk i është përgjigjur Njoftim Urdhër-vjeljes apo Kërkesës Përfundimtare. Zyrtari i ATK, përgatit Njoftim-vlerësim, sikurse është përshkruar në Paragrafin 8 të këtij Neni. Njoftim-vlerësimi do të tregojë si tatim shumën e përgjithshme të pagesës që ATK duhet të pranojë nga ABC sh.p.k. (3,000 € plus ndëshkimi dhe interesi që ka lindur që kur është paraqitur Kërkesa Përfundimtare); përveç kësaj, Njoftim-vlerësimi do të përfshijë një sanksion në shumën e 1,500 € (apo një shumë të barabartë me 50% të shumës së mbulueshme – për qëllime të këtij shembulli është bërë llogaritja e plotë). Shuma totale e vlerësimit kundër ABC sh.p.k. do të jetë 4,500€, plus interesi që do të lind në shumën e vlerësuar si tatim. ATK është e autorizuar të mbledhë këtë vlerësim sikur të ishte tatim. Vendosja e këtij vlerësimi kundër ABC sh.p.k. nuk e liron atë nga detyrimi, për të plotësuar Njoftim Urdhër-vjeljen dhe Kërkesën Përfundimtare. Nëse është e nevojshme, ATK është e autorizuar të paditë ABC sh.p.k, për mos-plotësimin e Njoftim Urdhër-vjeljes dhe Kërkesës përfundimtare në përputhje me dispozitat e Nenit 26 të Ligjit. Përveç kësaj, ATK, autorizohet të vlerësojë një sanksion kundër Drejtuesit të Përgjithshëm të ABC sh.p.k., në shumën prej 1500 € për mospërmbushje te detyrimit të ABC sh.p.k., për të plotësuar kërkesat e Njoftim Urdhër-vjeljes dhe Kërkesës Përfundimtare. Ky sanksion është i mbledhshëm në të njëjtën mënyrë si tatimi.

Page 182: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

182

Si ABC sh.p.k., ashtu edhe Drejtuesi i Përgjithshëm, mund të ankohen për vlerësimin. Megjithatë, baza për ankesë është e vogël, sepse Drejtuesi i Përgjithshëm ka qenë i njoftuar drejtpërdrejt se nuk ka kontest lidhur me shumën e detyrimit për Tatimpaguesin A. 10. Nëse personi i tretë mban pasurinë e tatimpaguesit, ndryshe nga paratë e

gatshme apo formë tjetër të parasë, të tilla si një pjesë e pajisjes, automjet, etj. Zyrtari i ATK, paraqet Njoftim Urdhër-vjelje, tek personi që mban pasurinë e tatimpaguesit. Në të njëjtën kohë, Zyrtari i jep palës së tretë një kopje të Njoftim për Konfiskim, sipas përshkrimit në paragrafin 14, të këtij neni, që përfshin një përshkrim të plotë të pasurisë së konfiskuar. Origjinali dhe Njoftimi për Konfiskim, i jepen tatimpaguesit. Zyrtari i ATK, duhet të gjykojë rastet në të cilat personi i tretë e shfrytëzon pasurinë e tatimpaguesit dhe heqja e pasurisë nga posedimi nga personi i tretë se a do t’i shkaktonte dëm personit të tretë. ATK, duhet të inkurajojë tatimpaguesin të hyjë në një marrëveshje zyrtare që autorizon personin e tretë të mbajë nën posedim pasurinë e konfiskuar, ne atë mënyre që ta mbajë ATK të pa dëmtuar nga ndonjë humbje e vlerës që mund të shkaktohet nga personi i tretë që posedon pasurinë. Kur pasuria konfiskohet, ATK, duhet të vazhdojë të shesë pasurinë në atë mënyrë, si çdo pasuri tjetër të konfiskuar.

11. Nëse Njoftim Urdhër-vjelja i është paraqitur një punëdhënësi për ta vënë në paga i janë borxh tatimpaguesit, Njoftim Urdhër-vjelja e tillë është një urdhër-vjelje e vazhdueshme sipas Paragrafit 2 të nenit 28 të Ligjit. Njoftim Urdhër-vjelja e tillë i vihet pagave borxh apo pagave të ardhshme që do të fitohen (përfshirë çdo bonos apo forma tjera të kompensimit) nga koha kur është paraqitur tek punëdhënësi deri në atë kohë kur borxhi tatimor për të cilin është paraqitur urdhër-vjelja është shlyer. Njoftim Urdhër-vjelja vihet në shumat obligative për tatimpaguesin pasi shumat që i nënshtrohen mbajtjes në burim për pensione dhe tatime të jenë zbritur nga rroga. Përveç kësaj, një shumë prej 20 € në javë do jetë e liruar nga urdhër-vjelja për të lejuar tatimpaguesin të plotësojë nevojat themelore për ushqim sikurse është paraparë në Paragrafin 2 të Nenit 31 të Ligjit.

12. Pasuria në posedim të tatimpaguesit. Sikurse është paraparë në Paragrafin 1 të Nenit 28 të Ligjit, “Drejtori ose zyrtari i autorizuar me shkrim nga Drejtori ka të drejtë të ligjshme të mbledhë shumën e tillë (dhe shuma të tjera që janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e urdhër-vjeljes) me masën për marrje pasurie që i përket personit të tillë (qoftë në pronësi fizike të tatimpaguesit ose një personi të tretë).

13. Në të shumtën e rasteve, pasuria në posedim të tatimpaguesit do të jetë pasuria e shfrytëzuar nga tatimpaguesi gjatë ecurisë së veprimtarisë ekonomike (pasuri e biznesit). Para konfiskimit të një pasurie të tatimpaguesit, ATK, duhet të merr ato veprime të përshkruara në paragrafët një (1) deri në tre (3) të këtij Neni (apo të sigurojë se ato veprime janë ndërmarrë), përveç rishikimit të regjistrimeve dhe regjistrave të aplikueshëm për të përcaktuar të drejtat dhe interesin e tatimpaguesin në pasuri. Sikurse është cekur përpara në këtë akt nënligjor, ATK

Page 183: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

183

është e autorizuar të konfiskojë dhe shesë vetëm të drejtat dhe interesin e tatimpaguesit në çdo pasuri. 13.1. Në shqyrtimin e shënimeve të pasurisë, ATK duhet të identifikojë të

gjitha pengesat (kreditorët) kundër pasurisë (pengu në Regjistrin e Pengjeve, hipotekë në kadastër, etj.). Emri i kreditorit të vendosur në regjistër duhet të jetë i cekur në shënimin e ATK, data kur ka lindur pengesa dhe pasuria e penguar.

13.2. ATK duhet të kontaktojë secilin kreditor dhe të përcaktojë shumën e borxhit të pashlyer dhe statusin e borxhit (të tanishëm, të kontestuar, etj.). të gjitha informatat e siguruara duhet të dokumentohen në shënimet (regjistrimet) e ATK.

13.3. Çdo kontest lidhur me pronësinë e pasurisë së tatimpaguesit duhet të ceket

13.4. Bazuar në informatat e siguruara, ATK duhet të përcaktojë aksionet e tatimpaguesit (të drejtat dhe interesat) në pasuri dhe të përcaktojë nëse ka të aksione (pasuri) të mjaftueshme për të arsyetuar konfiskimin dhe shitjen.

13.5. Nëse ka të drejta dhe interesa te pakta në pasuri të tatimpaguesit, Drejtuesi i Zyrës Rajonale, përgjegjës për mbledhjen e borxhit tatimor, duhet të marrë autorizimin me shkrim nga Zëvendës Drejtori i Operacioneve, përpara se të vazhdojë me konfiskimin. Përgjithësisht, konfiskimi i pasurisë në të cilën ka të drejta dhe interesa minimale nuk duhet të ndërmerret përveç nëse tatimpaguesi është një delikuent i vazhdueshëm dhe do të vazhdojë të rrisë borxhin tatimor nëse veprimi i tillë nuk është ndërmarrë. Konfiskimi do të jetë i konfiskuar vetëm pasi të jenë marrë parasysh të gjitha alternativat tjera.

13.6. Nëse nuk ka të drejta dhe interesa në pasuri të tatimpaguesit, administrata tatimore nuk ka autorizim të konfiskojë ndonjë pasuri. Barra e administratës tatimore lidhet vetëm në të drejtat dhe interesat e tatimpaguesit në pasuri. Nëse tatimpaguesi nuk ka të drejta dhe interesa, barra e administratës tatimore nuk vendoset dhe nuk ka bazë juridike për ATK, të konfiskojë pasurinë e tatimpaguesit. Në rastet kur tatimpaguesi vazhdon të krijojë borxhe tatimore, por nuk ka të drejta dhe interesa në pasuri, administrata tatimore duhet të marrë tërësisht parasysh të dërgojë një peticion në gjyq të juridiksionit për shpërbërje të pavullnetshme në falimentim.

14. Njoftimi për Konfiskim dhe Regjistrim. Për të konfiskuar pasuri të

tatimpaguesit, Zyrtari i autorizuar i ATK, pas marrjes së të gjitha veprimeve paraprake të kërkuara sikurse janë përshkruar në këtë nen, do të përpiqet të kontaktojë tatimpaguesin apo përfaqësuesin e tatimpaguesit dhe të kërkojë pagesën e borxhit tatimor. Zyrtari përgjegjës i ATK, duhet të shoqërohet nga një Zyrtar i dytë i ATK, nëse parashihet të konfiskohet pasuri nga tatimpaguesi, apo një palë e tretë. Nëse tatimpaguesi nuk është në gjendje të paguajë borxhin tatimor, apo refuzon ta bëjë dhe Zyrtari ATK, përcakton se duhet të bëhet konfiskimi i pasurisë, Zyrtari i ATK, duhet të informojë tatimpaguesin se do të

Page 184: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

184

bëhet konfiskim i pasurisë së tij. Zyrtari i autorizuar i ATK, duhet t’i japë tatimpaguesit Njoftim Urdhër-vjelje sikurse është paraparë në paragrafin 5 të këtij neni. Zyrtarët e ATK, ne vijim, duhet të kryejnë një regjistrim të pasurisë së konfiskuar dhe t’i japin tatimpaguesit Njoftimin për Konfiskim, i cili përmban : 14.1. emrin dhe adresën e tatimpaguesit; 14.2. adresën ku ndodhet pasuria, nëse ndryshon nga adresa e tatimpaguesit; 14.3. përshkrimin e detyrimit tatimor të pashlyer (lloji i tatimit dhe periudhat

tatimore); 14.4. shuma e detyrimit tatimor të vlerësuar plus rrjedhjet deri në datën e

konfiskimit; 14.5. një përshkrim i plotë i pasurisë që është konfiskuar.

15. Në përputhje me paragrafin 1, të nenit 31 të Ligjit, konfiskimit i nënshtrohet aq

pasuri e tatimpaguesit sa është e nevojshme për të shlyer borxhin tatimor të tatimpaguesit. ATK, do të bëjë përpjekje të bashkërenduar për të identifikuar pasurinë për konfiskim që mund të plotësojë këtë kërkesë dhe të konfiskojë vetëm këtë pasuri. Nëse nuk është e mundur për të ndarë pasurinë e tatimpaguesit për qëllim të konfiskimit pa dëmtuar vlerën e përgjithshme të pasurisë së tatimpaguesit, është i autorizuar konfiskimi i pasurisë së aplikueshme. Nëse pasuria e vetme e tatimpaguesit e cila mund t’i nënshtrohet konfiskimit është pasuri e luajtshme dhe kapitali i tatimpaguesit tejkalon borxhin tatimor për më shumë se 100%, dhe ATK, ka regjistruar një barrë kundrejt pasurisë, normalisht nuk kërkohet konfiskim nga ATK, për të mbledhur borxhin e vet. Megjithatë, nëse statuti i mbledhjes është brenda një viti të skadimit, konfiskimi i pasurisë së paluajtshme është i autorizuar, edhe pse vlera mund të jetë e pabarabartë me shumën e borxhit tatimor të pashlyer.

16. Nëse tatimpaguesi nuk është aty në kohën e konfiskimit, një kopje e Njoftim Urdhër-vjeljet i lihet përfaqësuesit të tatimpaguesit në vendin e biznesit, përveç dërgimit të një kopje në adresën e përfaqësuesit të caktuar të tatimpaguesit. Nëse tatimpaguesi është një ndërmarrje personale afariste, një kopje e Njoftim Urdhër-vjeljes po ashtu do t’i dorëzohet personalisht në adresën e shtëpisë së tatimpaguesit. Një kopje e Njoftim Urdhër-vjeljes me gjithat do t’i lihet apo dërgohet në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtën kohë.

17. Nëse nuk mund të bëhet regjistrim i pasurisë në kohën e konfiskimit, Zyrtari i ATK, do të bejë përshkrimin e përgjithshëm të pasurisë së konfiskuar në kohën e bërjes së konfiskimit. Brenda 3 ditë pune, pasi është bërë konfiskimi, ATK, jep Njoftim për Konfiskim plotësues që përfshin një përshkrim të plotë të pasurisë së konfiskuar. Njoftimi plotësues i konfiskimit, duhet t’i jepet tatimpaguesit apo përfaqësuesit të tij të caktuar menjëherë pas përfundimit të regjistrimit të pasurisë. Një kopje e Njoftimit për Konfiskim plotësues, do t’i dërgohet tatimpaguesit me postë me kërkesë që shërbimi postar duhet të certifikojë atë dokument se është dërguar në adresën e kërkuar dhe të shkruajë datën dhe kohën e dërgimit. 17.1. Pas dërgimit të Njoftimit për Konfiskim te tatimpaguesi, ATK duhet të

përcaktojë një vlerë të hapur të tregut për secilin artikull të pasurisë së

Page 185: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

185

konfiskuar dhe të shënojë atë vlerë në kopjen e ATK-së së Njoftimit për Konfiskim. Për të përcaktuar vlerën e hapur të tregut duhet të merren parasysh vjetërsia, kushtet dhe përdorimi;v

17.2. vlera e hapur e tregut do të përcaktohet pa u referuar në ndonjë shumë që mund të jetë borxh kundër pasurisë;

17.3. vlera e hapur e tregut e përcaktuar do të jetë pikë nisjeje për përcaktimin e çmimit minimal ofertues kur pasuria të ofrohet për shitje.

18. Ruajtja e pasurisë së konfiskuar. Kur pasuria konfiskohet, ATK, ka detyrim të mbrojë pasurinë deri në shkallën e mbrojtjes sa ajo e bërë nga tatimpaguesi. Nëse pasuria, do të lihet në objektet (hapësirat) e tatimpaguesit, atëherë duhet të jetë e përcaktuar pronësia e atyre objekteve. Nëse objektet janë në pronësi të tatimpaguesit, tatimpaguesi duhet të paralajmërohet, lidhur me sanksionet nëse synon të largojë ndonjë pasuri të konfiskuar nga objektet. Duhet të merret parasysh ndryshimi i masave te sigurisë (drynave, çelësave, etj) për të parandaluar qasjen e tatimpaguesit dhe rritjen e sigurisë së pasurisë së konfiskuar. 18.1. Nëse objektet janë në pronësi nga një palë e tretë, ATK, merr detyrimet e

tatimpaguesit në lidhje me pronarin e objekteve. Kjo, nënkupton, se ATK, është e detyruar të diskutojë një shumë të pranueshme të qirasë me pronarin, e cila nuk duhet të jetë më e madhe se ajo e paguar nga tatimpaguesi. Nëse tatimpaguesi ka paguar qiranë për një periudhë të specifikuar kohore, ATK, nuk ka detyrim të paguajë qira deri sa ky afat kohore të përfundojë, por duhet të paguajë qiranë nga ajo datë e tutje. ATK, duhet të marre pëlqimin e pronarit për të ndryshuar masat e sigurisë në ambiente (shpenzimet do të ngarkohen në tatimpaguesin si shpenzime të mbledhjes në sistemin e procedimit të të dhënave të ATK) Nëse ATK nuk mund të arrijë marrëveshje të pranueshme me pronarin e objekteve, duhet të largojë pasurinë e konfiskuar nga objektet në mundësinë e parë që jepet, por jo më shumë se 5 ditë pune pasi konfiskimi të jetë bërë.

18.2. Nëse në objektet tregtare të tatimpaguesit, ka veprimtari edhe te shoqërive te tjera, ATK, duhet të ofrojë siguri për pasurinë e konfiskuar të tatimpaguesit pa ndërhyrje në veprimtarinë normale të shoqërisë së dytë, ne mënyre qe ajo të kryejë veprimtari. Përgjithësisht në rrethanat e tilla, pasuria e tatimpaguesit duhet të largohet nga objektet. Megjithatë, ATK, mund të bëjë marrëveshje të pranueshme si për shoqërinë tjetër ashtu edhe për pronarin e objekteve (nëse pronari është dikush tjetër e jo tatimpaguesi).

19. Oferta minimale. Para shpalljes së pasurisë për shitje, Administrata Tatimore duhet të përcaktojë çmimin e ofertës minimale me të cilën pasuria do të shitet. Oferta minimale synon të mbrojë tatimpaguesin dhe të sigurojë se pasuria nuk është shitur me një çmim shumë është më i vogël se vlera e shitjes së detyruar të interesit të tatimpaguesit në pasuri. Çmimi i ofertës minimale duhet të përcaktohet me saktësi me qëllim të ofrimit të ruajtjes së drejtë si të interesit të tatimpaguesit ashtu edhe të interesit të shtetit në pasuri. Oferta minimale nuk

Page 186: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

186

mundet asnjëherë të jetë më e madhe se interesi i barrës së shtetit në pasuri (shuma e obligimit tatimor). 19.1. Pika fillestare për përcaktimin e çmimit të ofertës minimale do të jetë

vlera e hapur e tregut e përcaktuar në paragrafin 18 të këtij Neni. 19.2. ATK duhet të marrë parasysh shumat e pengesave (përfshirë rrjedhjet e

llogaritura deri në datën e shitjes) që kanë prioritet mbi barrën tatimore dhe të zbresë ato shuma nga vlera e hapur e tregut. Kur të shitet, pasuria shitet duke iu nënshtruar kërkesave të kreditorëve që kanë prioritet mbi barrën tatimore, ashtu çmimi i ofertës minimale duhet t’i marrë ato shuma parasysh.

19.3. Pas uljes së blerës së hapur të tregut me shumën e pengesave kundrejt pasurisë, të cilat kanë prioritet mbi borxhin tatimor, ATK duhet që më tutje të ulë vlerën e pasurisë duke u bazuar në faktin se shitja është shitje e detyruar e pasurisë – nuk ndodh në mes të një shitësi të vullnetshëm dhe një blerësi të vullnetshëm. Vështirësitë që lidhen në veçanti me një shitje të detyruar të shtetit (nuk ka garanci të titullit të qartë, nuk ka garanci mbi pasurinë, pasuria është shitur “sikur të jetë”, etj.) duhet të merret parasysh në përcaktimin e vlerës së shitjes së detyruar të pasurisë. Ulja që do të përdoret në përcaktimin e vlerës së shitjes s detyruar (oferta minimale) e pasurisë nuk duhet të jetë më pas se 25% dhe jo më shumë se 50% e vlerës së mbetur pas uljes së vlerës së hapur të tregut me shumën e pengesave kundër pasurisë. Për shembull, administrata tatimore ka konfiskuar një kamion dhe ka përcaktuar se vlera e hapur e tregut e kamionit është 10,000€, e cila është vlera e cekur në kopjen e Njoftimit për Konfiskim të administratës tatimore. Tatimpaguesi e ka blerë kamionin duke marrë një hua në bankë, e cila është bërë para barrës tatimore. Tatimpaguesi ende ka borxh 4,000€ në hua, duke lënë 6,000€ si interes i tatimpaguesit në kamion (dhe gjithashtu interesin të cilit i ngjitet barra tatimore). Bazuar në kushtet e fundit ekonomike, zyrtari i mbledhjes së detyrueshme përcakton se çmimi i ofertës minimale duhet të vendoset duke ulur vlerën e interesit të tatimpaguesit në kamion për 40%. Çmimi i ofertës minimale i vendosur për kamionin është 3,600€ (6,000 minus 2,400€). Çdo blerës në shitjen e administratës tatimore duhet të marrë parasysh faktin se kamioni ka një barrë ekzistuese bankare në shumën prej 4,000€ për të cilën duhet të bëhen aranzhime (ujdi) plotësuese-shlyese, përveç kryerjes së pagesës prej 3,600€ (apo çfarëdo shumë më të lartë që është ofruar në shitjen publike) në administratën tatimore.

20. Njoftimi për Shitje. Kur të jetë konfiskuar pasuria e tatimpaguesit, duhet të shitet brenda një periudhe që fillon 30 ditë nga data e konfiskimit (paragrafi 5 i nenit 28 të Ligjit) dhe përfundon 60 ditë nga data e konfiskimit. Periudha për shitjen e pasurisë mund të zgjatet nëse rrethanat kërkojnë, sikurse është shtyrja e shitjes, e cila kërkon ri-shpalljen e shitjes. ATK, autorizohet të fillojë shpalljen e shitjes së pasurisë së konfiskuar, përpara se afati prej 30-ditësh të skadojë, me kusht që data e shitjes nuk është me pak se 30 ditë nga data e konfiskimit. Për qëllime të këtij neni, data e konfiskimit është data në të cilën ATK, ka marrë në

Page 187: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

187

posedim pasurinë duke lëshuar Njoftimin për Urdhër-vjeljen dhe Njoftimin për Konfiskim. 20.1. Me qëllim të shitjes së pasurisë, ATK duhet të përgatisë një Njoftim për

Shitje, e cila duhet të përmbajë: 20.1.1. emrin e tatimpaguesit; 20.1.2. treguesin se shitja a është përmes Ankandit Publik, apo shitje më

oferta të mbyllura. Nëse është shitje me oferta të mbyllura, procedura me të cilën do të dorëzohen ofertat e mbyllura në ATK;

20.1.3. datën e shitjes; 20.1.4. vendin e shitjes; 20.1.5. deklarimin se vetëm interesat e tatimpaguesit në pasuri shiten

dhe se pasuria shitet “sikur të jetë” pa ndonjë garanci për përshtatshmërinë, përdorimin, vlerën apo pronësinë (për këtë arsye, ATK, nuk duhet të shpallë vlerën që është vënë në pasuri ashtu që mos të jetë në pozitë të sugjerojë vlerën që mund të shkaktojë konflikt qoftë më blerësin ashtu edhe me tatimpaguesin);

20.1.6. përshkrimin e plotë të pasurisë së shitur e përshtatshme për t’i mundësuar një blerësi të interesuar të bëjë vlerësimin e vlerës dhe meritës së pasurisë;

20.1.7. vendin ku mund të shikohet pasuria dhe datat dhe kohën kur mund të bëhet kjo;

20.1.8. afatet e pagesës, te cilat duhet të plotësohen nga ofertuesi i suksesshëm nëse pagesa bëhet në tërësi me pranimin e ofertës më të lartë apo me këste siç përcaktohet në Njoftimin për Shitje;

20.1.9. kualifikimet që ofertuesit e mundshëm duhet t’i plotësojnë me qëllim që të mund të ofertojnë për pasurinë (nëse është vendosur ndonjë kualifikim); Me qëllim të ofertimit për pasuri të paluajtshme, ofertuesi duhet të ketë evidencë se ka bërë garancion bankar për minimum 10% të borxhit tatimor të pashlyer;

20.1.10. forma me të cilën duhet të bëhet pagesa (përmes transferim bankar) dhe si bëhet pagesa nga ofertuesi i suksesshëm;

20.1.11. deklaratën e autorizimit të ATK, për të kryer shitjen. 20.2. Një kopje e Njoftimit për Shitje duhet t’i dërgohet tatimpaguesit para se

të shpallet pasuria për shitje. Duhet të bëhet një përpjekje për t’ia dorëzuar njoftimin personalisht tatimpaguesit apo përfaqësuesit të tij të autorizuar, nëse nuk është e mundur, një kopje e njoftimit duhet t’i dërgohet në adresën e fundit të ditur të tatimpaguesit.

20.3. Një kopje e Njoftimit për Shitje duhet t’i dërgohet secilit kreditor, që ka një regjistruar barrë kundër pasurisë ashtu që ata të jenë në dijeni se pasuria është në shitje dhe se ata mund të jenë të pranishëm në shitje për të mbrojtur interesat e tyre.

Page 188: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

188

20.4. Pasuria e konfiskuar duhet të shpallet për shitje së paku 10 ditë para planifikimit të datës së shitjes, por jo më shumë se 20 ditë përpara datës së planifikuar për shitje.

20.5. Një kopje e Njoftimit për Shitje duhet të publikohet së paku në një gazetë e qarkullimit të përgjithshëm në Kosovë, si dhe në një gazetë e qarkullimit të përgjithshëm në regjione në të cilin pasuria do të shitet. Një gazetë nuk mund të shërbejë për dy qëllime. Nëse nuk ka gazetë të qarkullimit të përgjithshëm në regjion, shpallja duhet të vendoset në një gazetë të dytë të qarkullimit të përgjithshëm në Kosovë.

20.6. Një kopje e Njoftimit për Shitje duhet të vendoset në së paku tri vende të dukshme publike në komunë apo bashkësinë lokale në të cilën gjendet pasuria që do të shitet. Përveç kësaj, nëse shitja do të mbahet në një vend tjetër, Njoftimi për Shitje duhet të vendoset në së paku tri vende të dukshme publike në komunë apo bashkësi lokale në të cilën do të mbahet shtija.

20.7. Kopjet e Njoftimit për Shitje, duhet t’u dërgohen me postë të gjithë blerësve të interesuar që dihen – blerësve të mundshëm që shpesh marrin pjesë në shitjes e ATK-së dhe blerësve të mundshëm që kontaktojnë ATK dhe kërkojnë një kopje të Njoftimit për Shitje.

20.8. Nëse është e nevojshme për të shtyhet një shitje pasi është shpallur, shitja duhet të ri-planifikohet në një kohë që nuk është më shumë se 90 ditë nga data e konfiskimit. Shitja duhet të ri-shpallet në përputhje me dispozitat e këtij paragrafi dhe nën-paragrafët e tij.

21. Kur pasuria ofrohet për shitje me Ankand Publik apo oferta të mbyllura, ATK, duhet të japë kohë para shitjes blerësve të mundshëm për të shikuar dhe ekzaminuar pasurinë. Nëse ka pengesa (barrë) kundër pasurisë e cila ka prioritet mbi barrën tatimore, administrata tatimore duhet t’u japë informatat e aplikueshme blerësve të mundshëm, për të përfshirë emrin e kreditorit, llojin e pengesës (hipotekë, hua, vendim gjyqësor, etj), vendin ku është regjistruar pengesa/barra, data kur është regjistruar pengesa/barra, dhe shuma detyruese.

22. Shitjet me Ankand Publik. Nëse shitja do të kryhet përmes Ankandit Publik, përgjithësisht duhet të kryhet në vendin në të cilin gjendet pasuria për shitje. 22.1. ATK, siguron që ofertuesit e interesuar janë të regjistruar dhe i plotësojnë

të gjitha kualifikimet e përshkruara në Njoftimin për Shitje (nëse kërkohet, të gjithë ofertuesit duhet të paraqesin evidencë që kanë garancion bankar), dhe t’i jepet një numër i ofertuesit;

22.2. Në kohën e shpalljes, Zyrtari i ATK, që do të kryej shitjen duhet të shpallë se ATK e ofron pasurinë e përshkruar në Njoftimin për Shitje për ofertën më të lartë. Zyrtari i ATK, do të bëjë shpalljen vijuese: ATK ofron për shitje pasurinë e përshkruar në Njoftimin për Shitje (nëse ka një apo dy artikuj për shitje, është e dëshirueshme të lexohet përshkrimi i tyre; nëse lista është e gjatë, është e nevojshme që t’u referohet vetëm ofertuesve të mundshëm të Njoftimit për Shitje dhe pasurisë së listuar aty). Shitja do të kryhet me konkurrencë të ofertave të hapura. Pasuria e ofruar për shitje shitet aty ku është dhe në gjendjen e vet të tanishme. ATK, e shet vetëm të drejtën, titullin dhe interesin e (emri i tatimpaguesit)

Page 189: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

189

në pasuri. Pasuria shitet duke iu nënshtruar çdo pengese –barre që është më e lartë se barra e administratës tatimore. ATK, është në dijeni për pengesat vijuese kundër pasurisë që janë më të larta se barra e ATK (emrat e personave të cilët mbajnë pengesat dhe shumën detyruese në secilën pengesë – nëse vetëm pasuria e caktuar i nënshtrohet pengesës, identifikoni pasurinë specifike të cilës i është bashkëngjitur (lidhur) pengesa). (Ofroni përfaqësuesit(-ve) të mbajtësit(-ëve) të barrës së lartë një mundësi për të bërë një shpallje lidhur me barrën që ata e kërkojnë dhe shumën që duhet paguar për të shlyer atë kërkesë.) ATK, nuk bën kurrfarë autorizimi apo garancioni, nuk shpreh apo nuk lë të kuptohet, lidhur me vlefshmërinë e titullit të pasurisë apo cilësisë, sasisë, peshës, madhësisë apo kushteve të ndonjë pasurie, apo formës për ndonjë përdorim apo qëllim. Afatet e shitjes janë cekur në Njoftimin për Shitje – ato janë (Përshkruani afatet e shitjes). A ka ndonjë pyetje lidhur me procedurën e ofertimit apo afatet e shitjes? A i kuptojnë të gjithë kushtet e kësaj shitjeje dhe kushtet sipas së cilave është ofruar pasuria? (Nëse pasuria do të shitet si një tërësi dhe në grumbull, sqaroni ofertuesve se pasuria së pari do të ofertohet për shitje në grumbull dhe mandej në tërësi individuale). Ofertimi duhet të fillojë me çmimin ofertues minimal. Nëse nuk ka oferta që plotësojnë këtë çmim, shitja do të shtyhet dhe ri-shpallet dikur më vonë. Kur të ofertoni, ju lutemi mbajeni numrin tuaj të ofertuesit ashtu që oferta juaj të regjistrohet si duhet në regjistrimet e shitjes. Oferta minimale për këtë pasuri është përcaktuar të jetë ________ € (varësisht nga rasti). Ankandi tash është i hapur për ofertat tuaja.

22.3. Ndërsa ofertimi ecën, duhet të bëhet një regjistrim e numrit të ofertuesit të secilës ofertë dhe shumës së ofertuar. Regjistrimi duhet të mbahet në dosjen e shitjes.

22.4. Nëse pasuria është ndarë në tërësi të ndryshme, dhe ATK, ka përcaktuar se do të ofrojë pasurinë për shitje në grumbull dhe në tërësi të ndara, Zyrtari, që kryen shitjen do të informojë se shitja do të mbahet në dy faza.

22.4.1. Në fazën e parë, pasuria do të ofrohet për shitje në grumbull me çmimin me te ulët të shitjes së vënë për pasurinë. Pasi ofertimi i pasurisë në grumbull të ketë përfunduar, duhet të përcaktohet dhe të shpallet emri i ofertuesit të suksesshëm dhe shuma e ofertës. Ofertuesi i suksesshëm duhet të informohet se oferta e tij do të mbahet në rezervë duke u varur nga rezultati i shitjes së grupeve individuale.

22.4.2. Në fazën e dytë, pasuria do të shitet në grupe të vendosura para se shitja të jetë shpallur. Ofertimi në secilin grup do të vazhdojë me vendosjen në tabelë shënimin e ofertave në një regjistër të ofertave. Ofertuesi i suksesshëm për secilin grup do të shpallet kur ofertimi për grup ka përfunduar dhe ofertuesi i suksesshëm do të informohet se pranimi i ofertës është një pranim në

Page 190: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

190

tentativë (i përkohshëm) duke u varur nga rezultati i ofertimit në grupet e mbetura të pasurisë.

22.4.3. Kur ofertimi në pasurinë e ndarë ka tejkaluar shumën e ofertës për grumbullin, të marrim se shuma ka tejkaluar shumën e ofertës me te ulet, shitja mund të vazhdojë deri sa të jetë marrë shuma e ofertave e barabartë me borxhin tatimor. Nëse, pas pranimit të ofertave të mjaftueshme për të shlyer borxhin tatimor, mbesin ende grupe të pasurisë, ATK, mund t’ia lirojë grupet e mbetura tatimpaguesit.

22.4.4. Nëse oferta me shumën totale për grupet individuale të pasurisë është e barabartë apo më pak se shuma e ofertës për pasurinë në grumbull, pasuria do të deklarohet e shitur për ofertuesin me ofertë më të madhe kur pasuria të jetë ofruar për shitje në grumbull.

22.5 Personi përgjegjës për shitjen do të takohet me ofertuesin e suksesshëm menjëherë pas shitjes për të aranzhuar pagesën përfundimtare dhe për të liruar pasurinë e konfiskuar. 22.6 Kur të gjitha kushtet të jenë plotësuar dhe është pranuar pagesa e tërësishme, ATK do të përgatisë një Dëftesë për Shitje që transferon të gjitha të drejtat, titullin dhe interesin e tatimpaguesit në pasurinë e shitur tek ofertuesi i suksesshëm.

23. Shitjet me oferta të mbyllura. ATK mundet po ashtu të ofrojë pasurinë për shitje nëpërmjet shitjes me oferta të mbyllura. Kur bëhet shitje me oferta të mbyllura, pasuria ofrohet vetëm në grumbull. Një shitje me oferta të mbyllura mund të ndodhë në një vend që është më i përcjellë për mbajtjen e shitjeve të tilla, përfshirë edhe Zyrën Regjionale të ATK. 23.1. ATK, siguron se ofertuesit e mundshëm janë regjistruar dhe i plotësojnë

kualifikimet e përshkruara në Njoftimin për Shitje, nëse kërkohet, ofertuesit do të paraqesin evidencë se kanë garancion bankar, si edhe do ti jepet një zarf me numër dhe formulari i ofertës së mbyllur.

23.2. Në kohën e shpalljes, Zyrtari i ATK, që do të kryejë shitjen, duhet të shpallë se ATK, e ofron pasurinë e përshkruar në Njoftimin për Shitje për ofertuesin më të lartë. Zyrtari i ATK, bën shpalljen vijuese: ATK ofron për shitje pasurinë e përshkruar në Njoftimin për Shitje (nëse ka një apo dy artikuj për shitje, është e dëshirueshme të lexohet përshkrimi i tyre; nëse lista është e gjatë, është e nevojshme që t’u referohet vetëm ofertuesve të mundshëm të Njoftimit për Shitje dhe pasurisë së listuar aty). Shitja do të kryhet me oferta të mbyllura. Pasuria e ofruar për shitje shitet aty ku është dhe në gjendjen e vet të tanishme. Administrata tatimore e shet vetëm të drejtën, titullin dhe interesin e (emri i tatimpaguesit) në pasuri. Pasuria shitet duke iu nënshtruar çdo pengese –barre që është më e lartë se barra e ATK. ATK, është në dijeni për pengesat vijuese kundër pasurisë që janë më të larta se barra e ATK, (emrat e personave të cilët mbajnë pengesat dhe shumën detyruese në

Page 191: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

191

secilën pengesë – nëse vetëm pasuria e caktuar i nënshtrohet pengesës, identifikoni pasurinë specifike së cilën i është bashkëngjitur (lidhur) pengesa. (Ofroni përfaqësuesit(-ve) të mbajtësit(-ëve) të barrës së lartë një mundësi për të bërë një shpallje lidhur me barrën që ata e kërkojnë dhe shumën që duhet paguar për të shlyer atë kërkesë.) ATK, nuk bën kurrfarë autorizimi apo garancioni, nuk shpreh apo nuk lë të kuptohet, lidhur me vlefshmërinë e titullit të pasurisë apo cilësisë, sasisë, peshës, madhësisë apo kushteve të ndonjë pasurie, apo formës për ndonjë përdorim apo qëllim. Afatet e shitjes janë cekur në Njoftimin për Shitje – ato janë (Përshkruani afatet e shitjes). A ka ndonjë pyetje lidhur me procedurën e ofertimit apo afatet e shitjes? A i kuptojnë të gjithë kushtet e kësaj shitjeje dhe kushtet sipas së cilave është ofruar pasuria? Oferta minimale për këtë pasuri është përcaktuar të jetë ________ € (varësisht nga rasti). Ofertat e dorëzuara për më pak se kjo shumë nuk do të pranohen dhe do të diskualifikohen gjatë hapjes. Ankandi tash është i hapur për ofertat tuaja.

23.3. Pas kryerjes së deklaratës hyrëse, duhet të jepet një kohë për t’u mundësuar ofertuesve të përgatisin dhe dorëzojnë ofertat e tyre, duke i vendosur ofertat e tyre në ofertë në zarfin e dhënë me numër, duke mbyllur zarfin dhe vendosur atë në një kuti të ofruar për pranim të ofertave të mbyllura. Ofertuesit duhet të paralajmërohen kur të mbesin vetëm pesë minuta për t’i dorëzuar ofertat.

23.4. Kur të ketë kaluar koha për dorëzimin e ofertave të mbyllura, personi përgjegjës për shitje do të shpallë para njerëzve të pranishëm se ofertat do të hapen. Secili zarf do të hiqet nga kutia veç e veç, do të hapet dhe oferta do t’u shpallet (njoftohet) të gjithë të pranishmëve, pas së cilës do të futet në regjistrimin zyrtar të shitjes. Nëse një ofertë është dorëzuar me më pak se oferta minimale, audienca do të informohet me emrin e ofertuesit dhe numrin, të informohet se oferta është më pak se oferta minimale dhe kështu, diskualifikohet. Informatat që do të futen përbëjnë: numrin e ofertuesit, emrin e ofertuesit, pasuria për të cilën është dorëzuar oferta dhe shuma e ofertës së dorëzuar.

23.5. Kur të gjitha ofertat të jenë hapur, të lexohen, verifikohen se ato plotësojnë kushtet minimale dhe të futen në regjistrimin zyrtar të shitjes, personi përgjegjës i shitjes do t’u shpallë atyre që janë të pranishëm ofertën fituese dhe të deklarojë se pasuria i është shitur (emrin e ofertuesit fitues) për (shuma e ofertës fituese).

23.6. Personi përgjegjës për shitjen do të takohet me ofertuesin e suksesshëm menjëherë pas shitjes për të aranzhuar pagesën përfundimtare dhe për të liruar pasurinë e konfiskuar.

23.7. Kur të gjitha kushtet të jenë plotësuar dhe është pranuar pagesa e tërësishme, ATK do të përgatisë një Dëftesë për Shitje që transferon të gjitha të drejtat, titullin dhe interesin e tatimpaguesit në pasurinë e shitur tek ofertuesi i suksesshëm.

Page 192: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

192

24. Nuk ka të dorëzuar ofertë minimale. Nëse nuk ka oferta të dorëzuara, qoftë me gojë apo me ofertë të mbyllur, cilado që plotëson kriterin e ofertës me të ulet, personi përgjegjës për shitje do të shpallë se shitja është shtyrë për mungesë të ofertës minimale dhe do të ri-caktohet në një datë të mëvonshme.

25. Kur shitja shtyhet për mungesë të ofertës minimale, duhet të merret vendim nëse duhet të ulet shuma e ofertës minimale, ose të rishpallet pasuria me të njëjtën ofertë minimale, apo të lë shitjen dhe t’ia kthejë pasurinë tatimpaguesit meqë nuk ka vlerë të mjaftueshme për të shitur. 25.1. Nëse është marrë vendimi për të ulur ofertën minimale, shuma e ofertës

së re minimale do të jetë një shumë jo më pak se 405 e vlerës së mbetur pas uljes së vlerës së hapur të tregut me shumën e pengesës-barrës kundër pasurisë. Kjo paraqet një 10% ulje shtesë të shumës së autorizuar në paragrafin 19.3 të këtij neni.

25.2. Nëse pasuria do të ofrohet për shitje herën e dytë, duhet të përgatitet një Njoftim për Shitje e re me datën e re të shitjes. Njoftimi për Shitje duhet të përgatitet në përputhje me dispozitat e paragrafit 20 të këtij neni. Pasuria duhet të rishpallet për shitje brenda 10 ditëve pasi shitja e parë të jetë shtyrë me një datë të shitjes jo më shumë se 30 ditë pas datës së shitjes së parë. Njoftimi për Shitje i ri duhet të publikohet dhe të vendoset në të njëjtën mënyrë sikurse është përshkruar në paragrafin 20 të këtij neni.

26. Shitja e tërhequr. Shitja e pasurisë së konfiskuar mundet të tërhiqet dhe pasuria e konfiskuar i kthehet tatimpaguesit në kushtet e mëposhtme :

26.1. Është synuar një shitje fillestare por nuk janë marrë oferta të cilat plotësojnë kriterin e ofertës minimale dhe është përcaktuar se nuk ka të drejta dhe aksione të mjaftueshme në pasuri për të ofruar atë për shitje për të dytën herë; apo

26.2. Pasuria është ofruar për shitje herën e dytë me një ofertë minimale të ulur dhe nuk ka pasur oferta të pranuara që plotësojnë kriterin e ofertës minimale.

26.3. Nëse një shitje e pasurisë së konfiskuar është tërhequr, ATK, dorëzon kërkesë në gjyqin e juridiksionit për fillimin e një procedimi të falimentimit të pavullnetshëm me qëllim të parandalimit të tatimpaguesit të krijojë detyrime të tjera tatimore dhe për t’i mundësuar gjyqit të shesë çdo pasuri të tatimpaguesit nëpërmjet procedurave të veta të shitjes (Shih Nenin 24 të këtij udhëzimi).

27. Shitja e Anuluar. Shitja mund të anulohet përpara se të përfundojë shitja,nëse

është përcaktuar nga ATK për gabime që shkelin kërkesat ligjore apo procedurat e konfiskimit të shitjes nga ATK. Drejtori i Përgjithshëm, ka autorizim të rivlerësoje faktet dhe të vendosë anulimin e shitjes. Vendimi përmban bazën ligjore për anulimin e shitjes. Nëse shitja anulohet, ATK, duhet të përmirësojë mangësitë ligjore apo procedurale dhe të ri-shpallë shitjen. Çdo shitje e mëtejshme, duhet të rishpallet dhe të caktohet, jo më shumë se 30 ditë nga data kur është anuluar shitja.

Page 193: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

193

28. Një shitje mund të anulohet me pranimin e një urdhri nga një gjykate, e cila ka juridiksionin e duhur. Nëse vendimi i gjykatës përmban udhëzimet për t’i kthyer pasurinë gjyqit, ATK është e detyruar ta bëjë këtë, megjithatë, ATK do të mbajë prioritet në mjetet që do t’i kishte gëzuar po të kishte shitur pasurinë vet. Nëse urdhër anulimi është për qëllim të një dëgjimi për të përcaktuar të drejtat në pasuri, ATK do të mbaj posedimin në pasuri duke u varur në vendimin e gjyqit. Nëse ATK më pastaj autorizohet të shesë pasurinë, do të shpallë shitjen dhe të caktojë atë të mbahet jo më shumë se 30 ditë pas pranimit të autorizimit për të vazhduar me shitjen.

29. Mos-plotësimi i kërkesave nga ofertuesi i suksesshëm. Nëse ndonjë ofertues i suksesshëm nuk i plotëson me kohë të gjitha kushtet e një shitje, çdo shumë e paguar apo e garantuar nga ofertuesi do të mbahet nga ATK, si dëm për dështimin e ofertuesit të suksesshëm të kryejë detyrimin, sipas kontratës së tij dhe të kompensojë çdo shpenzim që lidhet me procesin e shitjes.

30. Shitjet e shpejtuara. Nëse pasuria e konfiskuar është në rrezik për t’u prishur

(dëmtuar, kalbur) apo të humbë vlerën apo shpenzimet për mbajtjen e pasurisë së konfiskuar janë në shpërpjesëtim me shumën e detyrimit tatimor, ATK mund të kryejë një shitje të shpejtë të pasurisë së konfiskuar. Rrethanat e tilla mund të ndodhin nëse pemët apo perimet e freskëta janë të përfshira në artikujt e konfiskuar. Në të njëjtën mënyrë, shpenzimet e mbajtjes së kafshëve të gjalla mund të jenë të tilla që shpenzimet do të ishin në shpërpjesëtim me vlerën e tyre apo borxhi tatimor dhe një shitje e shpejtë do të shpëtonte vlerën për tatimpaguesin dhe do të maksimalizonte përpjekjet e mbledhjes për ATK.

30.1. Një shitje e shpejtë mund të autorizohet me shkrim nga Drejtori i Përgjithshëm kur rrethanat në paragrafin 31 të këtij Neni janë të pranishme, në përputhje me rekomandimin me shkrim të bërë nga Drejtuesi i Regjionit, i cili është përgjegjës për konfiskimin dhe shitje. Rekomandimi i tillë me shkrim duhet të përfshijë arsyet pse është e nevojshme një shitje e shpejtë dhe pasojat nëse nuk mbahet një shitje e shpejtë. Rekomandimi me shkrim duhet gjithashtu të ofrojë një çmim të ofertës minimale për artikujt që do të shiten. Oferta minimale duhet të përcaktohet bazuar në vlerën e hapur të tregut për artikujt që do të shiten, minus çdo pengesë që dihet kundër artikujve që do të shiten dhe mandej zbritet me maksimum 50% për të marrë parasysh natyrën e nevojshme të shitjes.

30.2. Tatimpaguesi, apo përfaqësuesit të tij i autorizuar, duhet t’i jepet një kopje e Njoftimit për Shitje (nëse tatimpaguesi nuk mund të gjendet, përpjekjet për të gjetur tatimpaguesin duhet të dokumentohen) dhe t’i jepet një mundësi për të paguar shumën e ofertës minimale me qëllim që të ri-blejë mallrat e konfiskuar dhe të shmangë shitjen e tyre me çmime të ulëta. Nëse tatimpaguesi paguan çmimin e ofertës minimale, artikujt për shitje me shitje të shpejtë do të lirohen nga konfiskimi dhe do t’i kthehen tatimpaguesit me evidentim të pranimit se shuma e ofertës minimale është paguar në një bankë të autorizuar. Pasuria e ri-blerë nga

Page 194: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

194

tatimpaguesi në këtë mënyrë nuk do t’i nënshtrohet konfiskimi të mëvonshëm nga ATK për minimum 30 ditë.

30.3. Një shitje e shpejtë duhet të shpallet sa më gjerë që të jetë e mundur në kohën e lejuar. Duhet të takohen së paku 5 ofertues të mundshëm (që nuk lidhen me Zyrtarët e ATK që kryejnë shitjen apo ndonjë personel mbikëqyrës apo drejtues të ATK) dhe t’i jepet mundësia të jenë të pranishëm për shitje. Njoftimet e shitjes në pritje duhet të vendosen në së paku tri vende të rëndësishme publike së paku një orë para kohës së planifikuar për shitje.

30.4. Një shitje e shpejtë duhet të kryhet si një Ankand Publik. Çmimi i ofertës minimale duhet të shpallet, së bashku me një deklaratë se kjo është një shitje e shpejtë të pasurisë së specifikuar në përputhje me Nenin 28 të Ligjit dhe me dispozitat e këtij Udhëzimi.

30.5. Afatet e shitjes për artikujt e shitur sipas procedurës së shitjes së shpejtë duhet të kërkojnë që ofertuesi i suksesshëm t’i ofrojë evidencë Zyrtarit të autorizuar të ATK që kryen shitjen se ka paguar shumën e tërësishme të ofertës në llogarinë bankare të specifikuar, brenda një (1) ore pasi oferta fituese është shpallur. Përgjithësisht, artikujt që shiten me shitje të shpejtë, shiten në grumbull (grup), se sa të synohet të shiten në artikuj të ndarë. Artikujt e shitur nuk do t’i lirohen ofertuesit të suksesshëm deri sa të mos jetë marrë evidenca e pagesës

31. Pasuria e konfiskuar nga një tatimpagues mund t’i kthehet tatimpaguesit, në

tërësi apo në pjesë, në rrethanat : 31.1. Nëse ATK dhe tatimpaguesi kanë bere marrëveshje për rregullimin e

borxhit tatimor para shitjes, konfiskimi mund të hiqet dhe pasuria mund t’i kthehet tatimpaguesit përderisa tatimpaguesi paguan të gjitha shpenzimet e dala nga ATK, në konfiskimin dhe ruajtjen e pasurisë. Konfiskimi nuk do të lirohet deri sa koha e tillë kur tatimpaguesi ofron evidencë të kënaqshme për pagesën e të gjitha shpenzimeve të dala nga konfiskimi dhe ruajtja e pasurisë.

31.2. Është përcaktuar se një shumë e tepërt e pasurisë është konfiskuar dhe është e mundur të kryhet një shitje e suksesshme për të plotësuar borxhin tatimor me vetëm një pjesë të pasurisë së konfiskuar dhe ndarja e pasurisë nuk do të krijonte një gjendje të pabarabartë për tatimpaguesin.

31.3. Lirimi i konfiskimit si tërësi, apo pjesërisht, do të ndihmonte mbledhjen e përfundimtare të borxhit tatimor.

31.4. Është përcaktuar se pasuritë i nënshtrohen juridiksionit të një gjyqi apo procesi juridik që ka kërkesë më të lartë mbi pasurinë, përveç nëse organet e tilla pajtohen me konfiskimin dhe shitjen e pasurisë nga Administrata Tatimore.

31.5. Është përcaktuar se konfiskimi ka qenë i gabueshëm apo borxhi që ka formuar bazën për konfiskim është i gabuar apo nuk ekziston më.

31.6. ATK ka përcaktuar të tërheqë shitjen sikurse është paraparë në Paragrafin 26 të këtij neni.

Page 195: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

195

Neni 23 Transferimi i pasurisë (aseteve)

1. Neni 35A, i Ligjit, parashikon si vijon :

35A.1 ATK do të ketë autoritetin që të transferoj një vlerësim të tatimit tek entiteti tjetër pas transferimit të aseteve (të tundshme dhe të patundshme) në rrethanat si në vijim: a) Tatimpaguesi ka transferuar mjetet tek entiteti tjetër qoftë në parashikimin e

krijimit të borxhit tatimor ose pas krijimit të borxhit tatimor; b) Transferimi i mjeteve ka qenë më i vogël se vlera e hapur e tregut të aseteve; c) Transferimi i aseteve e ka lënë tatimpaguesin pa aftësi për të paguar borxhin

tatimor; dhe d) ATK ka njoftuar tatimpaguesin dhe entitetin tjetër, për përcaktimin, se

transferimi i aseteve do të rezultojë në një vlerësim ndaj palës së tretë dhe duke ju ofruar palës së tretë të drejtën për tu ankuar.

Kur ATK zbulon, qoftë përmes kontrollës apo aksionit të mbledhjes, se ka ndodhur një transfer i pasurisë sikurse është përshkruar në nën-paragrafët 1(a) deri në 1(c) të këtij Neni, dhe më qëllim të vendosjes së një vlerësimi sipas Nenit 35A, ATK duhet të ndjekë parimet e përgjithshme të parapara në Nenin 17 deri 20 të Ligjit, si dhe dispozitat e këtij Kapitulli. 2. Për qëllime të implementimit të nenit 35A të Ligjit, një transfer i pasurisë në

pritje të krijimit të një borxhi tatimor do të përcaktohet në rrethanat vijuese: 2.1. Nëse tatimpaguesi transferon pasurinë kudo pas pranimit të një njoftimi

të dërguar nga ATK, se është planifikuar të bëhet kontroll tatimor apo inspektim tatimor, transferi i tillë do të konsiderohet të jetë një transfer i pasurisë në pritje të krijimit të borxhit tatimor. Megjithatë, nëse tatimpaguesi mund të ofrojë evidencë se është bërë një marrëveshje e shitjes për së paku 30 ditë, por jo më shumë se 90 ditë, para marrjes së njoftimit për kontrollë tatimor apo inspektim tatimor në pritje, transferi i pasurisë që ka ndodhur në përputhje me marrëveshjen e tillë nuk do të konsiderohet të jetë transfer i pasurisë në pritje të krijimit të borxhit tatimor, madje edhe nëse transferi në të vërtetë nuk ka ndodhë deri pasi tatimpaguesi të ketë marrë njoftimin për kontroll tatimor apo inspektim tatimor në pritje. Transaksioni i tillë duhet të jetë transaksion në të cilin lind transferi i parasë, sikurse është transferi bankar, etj., apo një hua legjitime e bërë përmes një banke apo organizatë huadhënësi të autorizuar.

2.2. Nëse një tatimpagues transferon pasurinë brenda periudhës 30 ditore para se tatimpaguesi të pushon veprimtarinë afariste, transferi i tillë do të konsiderohet të jetë transfer në pritje të krijimit të një borxhi tatimor. Periudha 30 ditore e referuar do të jetë një periudhë e cila fillon 30 ditë para datës në të cilën transferi i pasurisë ndodhë. Nëse biznesi mbyllet

Page 196: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

196

më 31 Janar 2009, çdo transfer i bërë në apo pas 1 Janarit 2009 do të konsiderohet të jetë transfer në pritje të krijimit të borxhit tatimor.

3. Nëse ATK, ka vendosur borxh tatimor kundër një tatimpaguesi dhe pasuria e

tatimpaguesit më vonë është transferuar përpara se ATK të ketë regjistruar barrën e vet, ATK mund të ketë bazë për të bërë një vlerësim kundër transferuesit nëse të gjitha kushtet e vendosjes në Ligj dhe Aktin Nënligjor, për vlerësimin e tillë janë plotësuar

4. Neni 35A.(b) parasheh që një situatë e transferuesit lind nëse kushtet vijuese

janë plotësuar: 4.1. Tatimpaguesi ka transferuar pasurinë (asetet) në entitetin tjetër qoftë në

pritje të krijimit të një borxhi tatimor apo pasi të ketë lindur borxhi tatimor (sikurse është përshkruar në 6.2 më sipër);

4.2. Transferimi i pasurisë ka qenë më pak se vlera e hapur e tregut për pasurinë;

4.3. Transferimi i pasurisë ka lënë tatimpaguesin në pamundësi për të paguar borxhin tatimor dhe,

Për qëllime të këtij Neni, termi ‘pasuri’ do të interpretohet të jetë qoftë në njëjës (pasuri) apo në shumës (pasuritë). Vlera e hapur e tregut e pasurisë mund të përcaktohet në çdo mënyrë, për aq sa baza për vlerën është qartë e dokumentuar dhe është e bazuar në të dhëna faktike. Përgjithësisht, vlera e tregut duhet të përcaktohet pasi të është marrë parasysh vlerësimi i moshës dhe kushteve te pasurisë. Në përcaktimin e vlerës së pasurisë, regjistrimet e tatimpaguesit duhet të analizohen për të përcaktuar koston e pasurisë kur ka qenë e re, vlerën filluese sikurse është treguar në tabelën e zhvlerësimit apo në fletët e punës të shoqëruara me tabelën e zhvlerësimit. Vlera e mbetur e pasurisë sikurse është treguar në tabelën e zhvlerësimit duhet të konsiderohet të jetë vlerë e hapur e tregut minimale e pasurisë. Duhet të bëhen pyetje tek dilerët që janë të njohur me pasurinë apo pasurinë e ngjashme. Nëse janë transferuar paratë e gatshme (kesh), vlera e hapur e tregut do të jetë e barabartë me vlerën e parasë së gatshme të transferuar. Nëse pasuritë janë të penguara me barrë të regjistruar në Regjistrin e Pengut apo në kadastër, përcaktimi i vlerës së hapur të tregut duhet të bëhet duke marrë parasysh informatat e siguruara në regjistër. 5. Nëse tatimpaguesi ka transferuar pasurinë sikurse është përshkruar në paragrafin 4 të këtij neni dhe nuk është në gjendje të paguajë borxhet e tija tatimore nga pasuria e mbetur, transferi i pasurisë do të konsiderohet ta ketë lënë tatimpaguesin pa pasur mundësinë të paguajë borxhet e tija tatimore.

Neni 24 Kërkesat për Falimentim të Pavullnetshëm

1. Ligji Nr. 2003/4, “Mbi Likuidimin dhe Ri-organizimin e Personave Juridik në

Falimentim” (të shpallur me Rregulloren 2003/7), vendos dispozitat për

Page 197: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

197

kërkesat për falimentim, përfshirë falimentimin e pavullnetshëm. Sipas ligjit, procedura e falimentimit lidhet me persona juridik, ose ortakërinë e përgjithshme, ortakërinë e kufizuar, shoqëritë aksionare dhe shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar. Ne të nuk përfshihen bizneset private, shoqëritë e sigurimeve, institucionet financiare, ofruesit e pensioneve, apo ndërmarrje publike a shoqërore të cilat nuk janë transformuar ende në entitete juridike.

2. Si një kreditor i tatimpaguesve të cilët kanë borxhe tatimore, ATK, ka të drejtë të dorëzojë një kërkesë në gjykatën kompetente, për të kërkuar që pasuritë e një tatimpaguesi debitor, të vendosen nën juridiksionin e gjykatës, për një likuidim të rregullt të tatimpaguesi borxhli.

3. ATK, dorëzon një kërkesë për falimentim të pavullnetshëm, kur të gjitha gjërat vijuese janë të pranishme : 3.1. Borxhi ka qenë obligim së paku 60 ditë; 3.2. Borxhliu tatimor i ka borxh ATK më shumë se 2,000 €; 3.3. Borxhi nuk është i kushtëzuar apo nuk i nënshtrohet një kontesti të vërtetë

(tatimpaguesi nuk mund të jetë në Ankesa, BPR, apo një gjyq me juridiksion për të dëgjuar ankesat e rasteve tatimore, dhe

3.4. Borxhliu përgjithësisht nuk i paguan borxhet e tija kur ato bëhen detyruese.

4. Një borxhli konsiderohet që përgjithësisht nuk i paguan borxhet e tija kur ATK,

vërteton se ai nuk ka paguar një apo më shumë borxhe tatimore. 5. Përderisa nuk kërkohet, para dorëzimit të kërkesës në rastin e një ortakërie,

ATK duhet të ndërmarre të gjitha veprimet e mundshme për të mbledhur borxhin nga ortakët individualisht. Në një ortakëri të përgjithshme, të gjithë ortakët janë të detyrueshëm bashkërisht dhe veçmas për borxhet e ortakërisë. Kjo nënkupton se borxhet e ortakërisë mund të mblidhen si nga pasuria e ortakërisë ashtu edhe nga pasuritë e ortakëve individualisht. Ortakëritë e kufizuara detyrohen për borxhet e ortakërisë vetëm për shkallën e interesit në ortakëri. Megjithatë, çdo ortakëri e kufizuar kërkohet të ketë një ortak të përgjithshëm, i cili personalisht detyrohet tërësisht për borxhet e ortakërisë së kufizuar.

6. Zyrtari Ligjor, apo personi i caktuar nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK, është i autorizuar të dorëzojë kërkesat për shpërbërje të pavullnetshme në falimentim në gjyqin e juridiksionit për falimentim dhe përfaqësojë ATK në gjykate.

7. Kur gjykata pranon kërkesën, të gjitha pasuritë e tatimpaguesit konsiderohen të jenë nën kujdes të mbrojtur nga gjykata. ATK, si dhe kreditorët tjerë, janë të penguar nga zbatimi i kërkesave të veta kundër pasurive të borxhliut tatimor. Këtu përfshihet hyrja në marrëveshje me këste me tatimpaguesin, nëse ai dëshiron ta bëjë këtë, përderisa gjykata pajtohet me këtë veprim.

8. Me pranimin e kërkesës nga gjykata, ATK, publikon një njoftim në gazetë të qarkullimit të përgjithshëm dhe publikime të tilla juridike në Republikën e Kosovës, për të informuar publikun se tatimpaguesi është në procedure likuidimi dhe ATK, nuk do të pranojë ndonjë trankasion të mëtejme që e përfshijnë atë tatimpagues. Njoftimi i tillë po ashtu do të publikohet në faqen elektronike të ATK-së.

Page 198: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

198

9. Kur gjykata, pranon rastin si të mbyllur, tatimpaguesi konsiderohet të jetë i shpërbërë dhe më nuk do të ekzistojë. Të gjitha borxhet tatimore detyruese nga borxhliu, përpara datës së kërkesës konsiderohen, të shlyera dhe më nuk janë të mbledhshme.

10. ATK, autorizohet të anulojë borxhet tatimore, të cilat kanë lindur para datës së kërkesës nga sistemi i procesimit të të dhënave me pranimin e njoftimit për rastin e mbyllur nga gjykata.

Neni 25

Vlerësimet kundër personave përgjegjës 1. Neni 47.1 i Ligjit përcakton se :Kur një entitet juridik, apo organizatë ndryshe

nga një ndërmarrje afariste personale, nuk ka mbajtur në burim, nuk ka vjelë, apo nuk ka paguar tatimin e mbajtur në burim apo tatimin vjelë, çdo person përgjegjës për mbajtje në burim, vjeljen apo pagimin e tatimit të tillë, dhe i cili qëllimisht nuk mban në burim, nuk vjelë, apo nuk paguan atë tatim, do të mbahet detyrues për një ndëshkim administrativ të barabartë me shumën e tatimit të mos-mbajtur, të pa vjelë apo të papaguar. Për qëllime të këtij paragrafi, qëllimi (paramendimi) do të përcaktohet nëse personi - at) vlerësohet të jetë përgjegjës për të paguar, i autorizuar për të paguar, është urdhëruar të paguaj, apo është lejuar të paguajë kreditorët tjerë kur ai person e ka ditur, apo është dashur të dijë se mbajtja në burim e tatimit apo tatimi i vjelë nuk është vjelë, mbajtur në burim apo paguar.

2. Termat tatim i mbajtur në burim apo tatim i mbledhur përfshinë TVSh, tatimin e mbajtur në burim në paga, tatimin e mbajtur në qira, tatimin e mbajtur në burim në interes, tatimin e mbajtur në burim në dividendë, tatimin e mbajtur në burim në të drejta pronësore dhe çdo tatim të mbajtur në burim që është aktualisht i vënë, apo mundet të vihet në të ardhmen.

3. Nëse ndonjë formë e biznesit, ndryshe nga shoqëritë tregtare individuale, nuk paguan një tatim të mbledhur apo tatim të mbajtur në burim, ATK është e autorizuar të përcaktojë personin, apo personat, të cilët kanë qenë përgjegjës (person(a) përgjegjës) për mos pagesën e tatimit të mbledhur apo tatimit të mbajtur në burim nga biznesi.

4. Vlerësimi i autorizuar nga ky nen synon to ndihmojë mbledhjen e tatimit dhe të rrisë përmbushjen vullnetare. Shërben, si një mënyrë alternative e mbledhjes së borxheve tatimore të papaguara që lidhen me tatimet e mbajtura në burim apo tatimeve të mbledhura, kur ato tatime nuk mund të mblidhen në tërësi nga biznesi apo kompania nuk ka paguar tatimet themelore. Para inicimit të veprimeve kundër personave përgjegjës, ATK duhet së pari të bëjë një përpjekje të arsyeshme të mbledhë borxhin tatimore nga biznesi, përfshirë konfiskimin dhe shitjen e pasurisë së tij, nëse ka aksione/interesa adekuate në ato pasuri.

5. Gjate vlerësimit, duhet pasur parasysh paragrafi 1, i nenit 47 të Ligjit, përgjegjësia dhe qëllimi. Personi kundër kujt është bërë një vlerësim, duhet të jetë përgjegjës dhe duhet të ketë qëllim (paramendim) nuk ka mbajtur në burim, mbledhur e as nuk ka paguar tatimin e mbledhur apo të mbajtur në burim.

Page 199: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

199

6. Vendosja e përgjegjësisë. Përgjegjësia është çështje e statusit, detyrës dhe autorizimit. Një përcaktim i përgjegjësisë varet në faktet dhe rrethanat të secilit rast. Persona përgjegjës mund të përfshijë: 6.1. Një zyrtar apo të punësuar të një shoqëri (president, administrator apo

drejtor i një entiteti juridik, ortak menaxhues i një ortakërie, drejtor thesari, shef zyrtar financiar, shef zyrtar operues);

6.2. Drejtor shoqërie apo aksionar; 6.3. Ortak; 6.4. Shoqëri tjetër; 6.5. Kontabilist apo përfaqësues tatimor; 6.6. Çdo person tjetër i cili ka autorizim të vendosë cilët kreditorë duhet paguar

dhe e ushtron atë autorizim.

7. Një person përgjegjës ka : 7.1. Detyrë të përmbushë; 7.2. Fuqinë të drejtojë veprimin e mbledhjes së tatimeve apo tatimeve të

mbledhura dhe t’i paguajë ato në ATK; 7.3. Përgjegjësi-dhënien dhe autorizimin për të paguar tatimet e mbledhura apo

të mbajtura në burim; 7.4. Autorizim për të vendosur cilët kreditorë do të paguhen apo jo.

8. Për të përcaktuar se një person a ka status, detyrë dhe autorizim për të siguruar

se tatimet e mbajtura në burim apo të mbledhura janë paguar, duhet të merren parasysh detyrat e zyrtarëve sikurse janë parashtruar me ligjet e korporatave si dhe mundësia për individin(ët) të autorizojnë transferet bankare apo pagesat. Përveç kësaj, përcaktohet identiteti i individëve të cilët: 8.1. A janë zyrtarë, drejtorë, apo aksionarë të shoqërisë; 8.2. Marrin dhe qesin nga puna të punësuarit; 8.3. Ushtrojnë autoritet për të përcaktuar cilët kreditorë për të paguar; 8.4. Nënshkruajnë dhe dorëzojnë deklaratat e TVSh apo tatimeve të mbajtura

në burim; 8.5. Kontrollojnë listë pagesat/pagesat; 8.6. Kontrollojnë votimin e aksioneve të shoqërisë.

9. Fushëveprimi i plotë i autorizimit dhe përgjegjësisë është i mundshëm me atë se

personi përgjegjës a ka pasur mundësinë të ushtrojë gjykim të pavarur në lidhje me çështjet financiare të biznesit. Për shembull, një mbajtës i librave në kompani mund të jetë person i autorizuar për të paguar kreditorët dhe të nënshkruajë deklaratat tatimore. Megjithatë, nëse mbajtësi i librave nuk është në gjendje të marrë vendime lidhur me atë se cilët kreditorë duhet paguar dhe ndërmerr veprime vetëm pas marrjes së udhëzimit nga një person i lartë në biznes, atëherë mbajtësi i librave nuk mund të konsiderohet të jetë person përgjegjës meqë mbajtësi i librave nuk ka pasur autorizim të përcaktojë cilët kreditorë t’i paguajë.

Page 200: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

200

Fakti se një person është një zyrtar apo ka aksione në kompani domosdoshmërish nuk e bën atë person përgjegjës për qëllime të këtij Udhëzimi. Faktorët tjerë, sikurse janë cekur në paragrafin 6 të këtij neni, duhet gjithashtu të jenë të pranishëm. 10. Personat me autoritet përfundimtar mbi çështjet financiare të kompanisë

munden zakonisht të mos e shmangin përgjegjësinë duke deleguar atë autorizim te dikush tjetër.

11. Personat të cilët shërbejnë si vullnetarë vetëm në cilësinë e nderit si drejtorë apo

të besuar të OJQ-ve me Status të Përfitimit Publik zakonisht nuk do të konsiderohen përgjegjës përderisa ata të mos kenë marrë pjesë në operimet ditore apo financiare të organizatës dhe të mos kenë pasur njohuri të vërtetë të mos-mbajtjes në burim apo mbledhjes së tatimeve dhe pagesës së tatimeve të mbajtura në burim apo të mbledhura.

Shembull: Një e punësuar që punon si sekretare në zyrën e shoqërisë. Ajo kryen depozita në para të gatshme dhe pagesa për shoqërinë rregullisht nën kontrollin dhe urdhrin e Shef Zyrtarit Financiar të Shoqërisë. Ajo urdhërohet të paguajë furnizimet edhe pse shoqëria nuk ka paguar detyrimin e vet të TVSh. E punësuara nuk është person përgjegjës për mos-pagesën e tatimet e mbajtura në burim apo të mbledhura sepse ajo nuk ka mundësinë të ushtrojë gjykim të pavarur se cilat dëftesa t’i paguajë dhe cilat tatime t’i paguajë. Shembull: Kontrolluesi afatgjatë i shoqërisë kurrë nuk ka qenë aksionar, zyrtar, apo drejtor, por ka qenë përgjegjës për mbikëqyrjen e financave të shoqërisë, përfshirë përgatitjen e listës së pagave dhe dorëzimit të deklaratave të kompanisë për TVSh dhe tatimet e mbajtura në burim. Kur shoqëria nuk ka pasur para të mjaftueshme për të paguar listën bruto të pagave për të punësuarit, ai ka paguar listën neto të pagave, por nuk ka paguar tatimin e mbajtur në burim. Për shkak se ai ka pasur autorizim të paguajë tatimet dhe njohuritë se ka pasur borxh tatimor, kontrolluesi mund të konsiderohet të jetë person përgjegjës. 12. Paramendimi. Me paramendim nënkupton me synim, me qëllim, me dashje,

me dijeni, ndryshe nga ato të rastësishme. Nuk kërkohet qëllimi i keq apo motiv i keq.

13. Për të treguar paramendimin, duhet të demonstrohet se një person përgjegjës ka

qenë në dijeni, apo është dashur të jetë në dijeni, të tatimeve të pashlyera dhe me qëllim kanë shpërfillur ligjin apo qartë ka qenë indiferent ndaj kërkesave të veta. Dështimi i një personi përgjegjës për të hetuar apo për të përmirësuar keqmenaxhimin pas njoftimit, apo vënia në dijeni, se mbajtja në burim apo mbledhja e tatimeve nuk është paguar plotëson kriterin e paramendimit.

Shembull : Nëse një drejtues i një entiteti juridik ka dorëzuar një deklaratë të TVSh pa bërë pagesën e tërësishme, ai ka njohuri se tatimi është detyrim. Nëse ai dorëzon atë

Page 201: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

201

deklaratë pa pagesë të tërësishme, dhe më vonë paguan borxhet e tjera pa paguar detyrimin tatimor, ai ka vepruar me paramendim dhe mund të përcaktohet të jetë i detyrueshëm për mase administrative për mos-mbledhje apo mos-pagesë të tatimit të mbajtur në burim apo të mbledhur. 14. Vlerësimi i ndëshkimit administrativ. Kur një person është përcaktuar të jetë

person përgjegjës i cili ka vepruar me paramendim në mos-mbledhjen, mos-mbajtjen në burim dhe mos-pagesën e një tatimit të mbledhur apo të mbajtur në burim, ATK, do të ketë autorizim të vendosë një vlerësim kundër atij personi përgjegjës. Ndonëse faktet dhe rrethanat do të jenë të vështira për t’i provuar, personi përgjegjës që mund të jetë entiteti tjetër juridik, sipas paragrafit 1, neni 47 i Ligjit. 14.1. ATK, do të përgatisë një raport me shkrim duke përshkruar detyrimin

tatimor të pashlyer dhe përpjekjet e bëra për të mbledhur tatimin nga biznesi që ka krijuar borxhin tatimor.

14.2. Raporti me shkrim i përshkruar në nën-paragrafin 1, më sipër, përfshin një përshkrim me shkrim të fakteve të përdorura për të përcaktuar se personi kundër të cilit vlerësimi është rekomanduar konsiderohet të jetë një person përgjegjës dhe se personi i tillë ka vepruar me paramendim brenda kuptimit të Ligjit.

14.3. Raporti me shkrim duhet t’i dorëzohet tatimpaguesit si një Njoftim për Vlerësim të Propozuar dhe përfshin shumën e tatimit të vlerësuar për mos-mbledhje, mos-mbajtje në burim apo mos-pagesë të tatimeve të mbledhura dhe të mbajtura në burim. Duhet që Njoftimi për Vlerësim të Propozuar t’i dërgohet personit përgjegjës përmes kontaktit të drejtpërdrejt me qëllim që të bisedohet raporti dhe të procesohet përmes se cilës është përcaktuar përgjegjësia.

14.4. Shuma e tatimit që do të vlerësohet kundër personit përgjegjës është shuma e tatimit që kërkohet të mbahet në burim apo të mblidhet e cila nuk është paguar. Shuma që do të vlerësohet nuk përfshinë ndonjë ndëshkim apo interes që është vlerësuar apo ka rrjedhur në lidhje me detyrimin tatimor të papaguar. Nëse shuma e papaguar është TVSh, për shembull, shuma që do të vlerësohet kundër personit përgjegjës është shumë e TVSh-së që mbetet e papaguar në kohën kur është bërë vlerësimi, duke mos përfshirë ndëshkimin apo interesin që mund të jetë vlerësuar apo të ketë rrjedhur.

Shembull : Tatimpaguesi A ka borxh detyrimin e TVSh për muajt Janar, Shkurt, Mars dhe Prill. Gjithsej tatimi për deklaratat kur ato janë dorëzuar ka qene 2,000 €. Tatimpaguesi, ka bërë një pagesë e cila ka ulur totalin e shumës së tatimit në 1,750 €. Bilanci i ndëshkimit dhe interesit kap shumë 700 €. Shuma e vlerësimit që do të bëhet kundër Zyrtarit përgjegjës është 1,750 €. Shembull : Shoqëria B ka një borxh tatimor prej 2,000 € përfshirë ndëshkimin dhe interesin për mos-pagesën e një interesi të detyrimit për mbajtje në burim.

Page 202: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

202

Shuma e tatimit të mbajtur në burim është 1,200 € dhe bilanci i vlerësimit është ndëshkimi dhe interesi. Shuma e vlerësimit që do të bëhet kundër zyrtarit përgjegjës është 1,200 €. Shembull : Shoqëria C ka një borxh tatimor për mbajtje në burim të tatimit në paga prej 2,500 € përfshirë ndëshkimin dhe interesin, 1,800 € tatim, ndëshkimi 300 € dhe interes 400 €. ATK mbledh 750 € me urdhër-vjelje në llogarinë bankare të Shoqërisë B. Meqë ATK, mund të aplikojë pagesat që rezultojnë nga mbledhja e detyrueshme në interesin më të mirë të Shtetit, pagesa e urdhër-vjeljes është aplikuar në ndëshkim dhe interes (700 €) dhe 50 € është aplikuar në tatim. Shuma e vlerësimit që do të bëhet kundër personit përgjegjës është 1,750€ (shuma e tatimit të mbetur si detyrim).

14.5. Tatimpaguesit duhet t’i jepen 15 ditë për t’u përgjigjur vlerësimit të

propozuar me informata shtesë për të përcaktuar pse vlerësimi i propozuar nuk është me vend. Çdo përgjigje e bërë brenda periudhës 15 ditëshe duhet të merre parasysh nga Zyrtari i ATK, përgjegjës për rekomandimin dhe miratimin e vlerësimit. Nëse informatat shtesë tregojnë se vlerësimi i propozuar nuk duhet të bëhet, Zyrtari i ATK, që ka bërë atë përcaktim duhet të përgatisë një raport që sqaron se nuk do të bëhet vlerësim kundër individit.

14.6. Pas skadimit të periudhës 15 ditëshe, ATK do t’i lëshojë një Njoftim-Vlerësim tatimpaguesit sikurse është përshkruar në nenin 18 të këtij Udhëzimi (sipas Nenit 20 të Ligjit). Njoftim-vlerësimi do t’i lëshohet “Tatimpaguesit A si person përgjegjës i Shoqërisë B”. Njoftimi do të përfshijë një përshkrim të shkurtër të bazës për vlerësimin, sikurse është: “Ju jeni përcaktuar të jeni person përgjegjës i (emri i shoqërisë) në përputhje me dispozitat e nenit 47 të Ligjit. Njoftimi do të përmbajë të drejtat e ankesës për tatimpaguesin, siç kërkohet me nenin 20 të Ligjit.

14.7. Kur të jetë bërë vlerësimi kundër një personi përgjegjës, shuma e vlerësuar është e mbledhshme me të njëjtat procedura sikurse çdo tatim tjetër. Meqë shuma e vlerësuar është tatim, ndëshkim dhe interesi për pagesë me vonesë do të rrjedhë në shumën detyruese duke filluar në të parin e muajit pas kryerjes së vlerësimit.

15. Shuma e mbledhur vetëm një herë. Në përputhje me nenin 47.1 të Ligjit,

shuma e tatimit të mbajtur në burim apo të mbledhur mund të mblidhet vetëm një herë. Vlerësimi kundër personit përgjegjës thjesht është një mjet për të siguruar mbledhjes e borxhit tatimor dhe nuk synohet të jetë një mjet i mbledhjes së të hyrave shtesë. Nëse entiteti juridik (apo shoqëri tjetër tregtare) e cila ka borxh tatimet themelore paguan borxhin e vet të tërësishëm tatimor, shuma e vlerësuar kundër personit përgjegjës do të hiqet.

Page 203: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

203

16. ATK, do të mbajë një llogari të ndarë për shumat e vlerësuara kundër personave përgjegjës me qëllim të sigurimit se inventari i debitorëve të ATK-së nuk është mbi-raportuar. Çdo shumë e mbledhur nga një person përgjegjës, do të aplikohet në detyrimin tatimor themelor të entitetit juridik dhe një shënim përkujtues i bërë në regjistrin e llogarisë së ndarë të mbajtur për personin përgjegjës. Çdo pagese nga entiteti juridik, e cila është aplikuar në shumën e vet, gjithashtu do të shënohet në llogarinë e ndarë të personit përgjegjës. Kur shuma totale e vlerësuar kundër personit përgjegjës të jetë mbledhur, përfshirë ndëshkimin dhe interesin dhe çdo shumë e mbledhur nga entiteti juridik (apo shoqëri tjetër tregtare) dhe është aplikuar kundër tatimit të tij, një shumë e mjaftueshme për të anuluar borxhin tatimor do të kreditohet në llogarinë e personit përgjegjës. Kur borxhi tatimor të jetë anuluar, çdo barrë e regjistruar kundër personit përgjegjës do të hiqet.

17. Nëse është vlerësuar më shumë se një person përgjegjës për disa borxhe, ATK,

duhet të vendosë një proces që siguron që vetëm një shumë e barabartë me shumën tatimore të pambledhur apo të pambajtur në burim nga entiteti juridik (apo shoqëri tjetër tregtare) është mbledhur dhe nuk është bërë mbledhje tepricë.

18. Mbajtja në burim e pensioneve. Paragrafi 2 i nenit 47 të Ligjit, përcakton që

kur një entitet juridik, apo shoqëri tjetër tregtare, përveç shoqërisë tregtare individuale, nuk mban në burim apo nuk paguan kontributet pensionale të mbajtura në burim, personi (apo personat) përgjegjës për atë dështim mund të vlerësohet me një shumë të barabartë të kontributit që nuk është mbajtur në burim, nuk është mbledhur apo nuk është paguar.

19. Procedurat për zbatimin e paragrafit 2, të nenit 47 të Ligjit, janë të njëjta si ato

për zbatimin e paragrafit 1 të nenit 47 të Ligjit, sikurse është përshkruar në këtë nen, përveç siç është përshkruar në paragrafët 20 dhe 21 të këtij neni.

20. Shuma e tatimit që do të vlerësohet është shuma e tatimit që nuk është mbajtur

në burim apo shuma e mbajtur në burim por nuk është paguar. Në rast të mbajtjes në burim të pensioneve, shuma e tatimit të mos-mbajtur në burim apo shuma e mbajtur në burim por e papaguar, është shuma e kontributi që kërkohet të mbahet në burim nga pagat e të punësuarve dhe nuk përfshinë shumën e kontributi që është barazuar nga punëdhënësi.

21. Ligji “Mbi Pensionet në Kosovë”, kërkon që punëdhënësi të mbajë në burim një

shumë të veçantë nga pagat e të punësuarit dhe ta barazojë atë shumë me fondet e vet punëdhënësit. Shuma e tatimit që i nënshtrohet vlerësimit kundër një personi (apo personave) përgjegjës është vetëm shuma e pesionit që punëdhënësi kërkohet të mbajë në burim nga pagat e të punësuarit (përfshirë çdo shumë shtesë të pensioneve që i punësuari pajtohet të mbajë në burim si kontribut pensional).

Shembull :

Page 204: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

204

Shoqëria A ka paguar të punësuarit e vet nga listë-pagesa dhe është kërkuar të mbajë në burim një total prej 2,000 € për kontributet pensionale. Është dashur që ajo shumë të barazohet me detyrimin e përgjithshëm tatimor prej 4,000 €. Shoqëria A nuk paguan ndonjë prej detyrimeve të veta tatimore. Shuma që do të vlerësohet kundër personit (apo personave) përgjegjës është 2,000 € meqë kjo është shuma e kontributit që kërkohet të mbahet në burim dhe shuma e mbajtur në burim, kërkohet të paguhet në Trustin e Kursimeve Pensionale të Republikës së Kosovës.

KAPITULLI VI Kreditimet dhe rimbursimet

Neni 26

Kreditimi i detyrimeve tatimore aktuale 1. Paragrafi 1, neni 24 i Ligjit, autorizon ATK për të aplikuar çdo mbi-pagesë të

raportuar në një deklaratë tatimore të dorëzuar nga tatimpaguesi ndaj detyrimit aktual të tatimpaguesit, pa marrë parasysh llojin e tatimit që ka krijuar mbi-pagesën apo detyrimin tatimor të pashlyer. Përveç siç është paraparë në paragrafin 3 të këtij neni, çdo mbi-pagesë do të aplikohet automatikisht në detyrimin tatimor aktual nga ATK. Nuk do të jetë e nevojshme kërkesa nga tatimpaguesi që ATK të aplikojë një mbi-pagesë në një detyrim tatimor aktual.

2. Kur një mbi-pagesë është aplikuar në një detyrim tatimor aktual, ATK do t’i

lëshojë një njoftim tatimpaguesit duke e informuar për aplikimin e mbi-pagesës. Njoftimi duhet të përmbajë informatat për të treguar shumën e mbi-pagesës dhe llojin e tatimit dhe periudhën tatimore në të cilën mbi-pagesa i është atribuuar, si dhe shumën dhe llojin e tatimit dhe periudhën tatimore së cilës mbi-pagesa i është aplikuar.

3. Pavarësisht paragrafit 1 të këtij neni, ATK nuk do të kreditojë kreditimin e TVSh, kundrejt një borxhi tatimor deri sa kreditimi i tillë ka qenë në ekzistencë për tre muaj. Nëse një tatimpagues me një kreditim të TVSh-së në ekzistencë për tre muaj a më shumë ka borxh tatimor prej më shumë se 5,000 €, ATK do të njoftojë tatimpaguesin se do të fillojë një kontroll për kreditimin e TVSh-së dhe nëse kreditimi është përcaktuar të jetë i vlefshëm, një shumë e kreditimit deri në shumën e detyrimit tatimor do të aplikohet në detyrimin tatimor dhe bilanci do të rimbursohet. Në raste të tilla, tatimpaguesi nuk do të ketë mundësi të mbajë kreditimin për të aplikuar kundrejt borxheve tatimore pasuese të TVSh-së

Neni 27

Kërkesat për rimbursim 1. Sikurse është paraparë në paragrafin 2 të Nenit 24 të Ligjit, një tatimpagues i

cili ka një mbi-pagesë në një deklaratë tatimore ka të drejtë të kërkojë një rimbursim të asaj shume, nëse mbi-pagesa kualifikohet për një rimbursim (sikurse në rastin e një kreditimi të TVSh).

Page 205: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

205

2. Për të marrë një rimbursim të një mbi-pagese të një detyrimi tatimor, apo një bilanc kreditor për të cilën tatimpaguesi pranohet të kërkojë rimbursim, tatimpaguesi duhet të dorëzojë një kërkesë në ATK, në një formë të përshkruar nga ATK. Formulari i kërkesës do të dorëzohet në Zyrën Regjionale, apo Zyrën e Tatimpaguesve të Mëdhenj, përgjegjës për çështjet tatimore të tatimpaguesit. Formulari i kërkesës duhet të përmbajë : 2.1. Emrin e tatimpaguesit; 2.2. Adresën fizike të tatimpaguesit; 2.3. Numri Fiskal i tatimpaguesit dhe , nëse aplikohet, Numri i Regjistrimit të

TVSh; 2.4. Adresa në të cilën tatimpaguesi dëshiron që njoftimet për rimbursim t’i

dërgohen; 2.5. Nëse tatimpaguesi dëshiron që rimbursimi drejtpërdrejtë t’i depozitohet në

një llogari bankare, janë të nevojshme detajet bankare në të cilin rimbursimi duhet të drejtohet;

2.6. Lloji i tatimit, periudha tatimore dhe shuma e rimbursimit të kërkuar; 2.7. Shkaku i mbi-pagesës apo kreditimit, apo si ka ardhur deri të mbi-pagesa

apo kreditimi; 2.8. Dokumentacioni i kërkuar për të mbështetur kërkesën e rimbursimit

3. Në rast të një kërkese për rimbursim të rasteve të TVSh, dokumentacioni i

kërkuar për të mbështetur kërkesën, përveç zërave të përshkruar në paragrafin 2, të këtij neni, duhet të përfshijë : 3.1. Deklarimin e biznesit lidhur me shkakun e mbi-pagesës së TVSh-së,

sikurse janë investimet, blerjet e pazakonshme të mëdha, etj; 3.2. Nëse më shumë se 50% e transaksioneve të kërkuesit janë me një Shoqëri,

emri i shoqërisë, adresa e saj, marrëdhënia me kërkuesin, Numri Fiskal i Shoqërisë, Numri i Regjistrimit në TVSh të Shoqërisë;

3.3. Të gjitha faturat e blerjeve për tre muaj para muajit të krijimit të kreditimit të kërkuar, faturat e blerjeve për muajin në të cilin kreditimi i kërkuar është krijuar, plus faturat e blerjeve për muajt vijues para muajit të kërkesës së rimburismit të TVSh;

3.4. Të gjitha faturat e shitjeve për tre muaj para muajit të krijimit të kreditimit të kërkuar, faturat e shitjeve për muajin në të cilin kreditimi i kërkuar është krijuar, plus faturat e shitjeve për muajt vijues para muajit të kërkesës së rimburismit të TVSh;

3.5. Të gjitha kontratat e realizuara gjatë periudhës për të cilën kërkesa e rimbursimit është kërkuar, apo në proces gjatë asaj kohe;

3.6. Të gjithë dokumentacionin doganor, plus faturat shoqëruese të blerjeve, për të gjitha importet në Kosovë gjatë tre muajve përpara muajit në të cilin kreditimi i kërkuar është krijuar, të gjithë dokumentacionin doganor dhe faturat shoqëruese të blerjeve për muajin në të cilin kreditimi i kërkuar është krijuar, plus dokumentet doganore dhe faturat shoqëruese të blerjeve për muajt pasues para muajit të kërkesës së rimburismit të TVSh;

3.7. Çdo dokumentacion apo kërkesë tjetër e vendosur në Ligjin mbi TVSh; 3.8. Çdo dokumentacion tjetër i kërkuar nga ATK gjatë procedimin e kërkesës.

Page 206: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

206

4. Si përjashtim nga paragrafi 2, i këtij neni, mbi-pagesat në TAK dhe TAP, me

më pak se 500 € nuk do të kërkohet të dorëzohet një kërkesë për rimbursim. Rimbursimet e tilla, munden të kërkohen duke treguar në deklaratën përkatëse të TAK apo Deklaratën e TAP, kur tatimpaguesi dëshiron të marrë një rimbursim të mbi-pagesës të treguar në deklaratë. Tatimpaguesi duhet të përfshijë informatat e duhura bankare ashtu që mbi-pagesa të mund të paguhet drejtpërdrejtë në llogarinë bankare të caktuar. ATK do të procesojë kërkesat e tilla të rimbusrimit menjëherë pas pranimit duke u pasuar me një rishikim të te dhënave të ATK-së të cilat tregojnë se një rimbursim është me vend.

5. Rimbursimi nuk do të lëshohet derisa tatimpaguesi të ketë dorëzuar të gjitha

deklaratat tatimore obligative. Një tatimpagues i cili nuk ka dorëzuar të gjitha deklaratat do të konsiderohet se nuk ka dorëzuar kërkesë të vlefshme për rimbursim. Çdo kërkesë rimbursimi e dorëzuar kur tatimpaguesi nuk ka dorëzuar të gjitha deklaratat e kërkuara do të refuzohet.

6. Fakti se ATK ka lëshuar një rimbursim në përputhje me paragrafin 4 të këtij

Neni nuk lë të kuptohet se ATK, ka pranuar deklaratën si të dorëzuar. ATK mban të drejtën të kontrollojë çdo deklaratë të dorëzuar brenda periudhës kohore të paraparë me legjislacionin e aplikueshëm në fuqi.

7. Një kërkesë rimbursimi mundet të dorëzohet në çdo kohë pas afatit për

dorëzimin e deklaratës së aplikueshme deri në 6 vjet nga data kur është paguar tatimi. Për qëllime të përcaktimit të datës së pagesës së tatimit, pagesat paradhënie të TAK apo TAP, do të konsiderohen të jenë paguar në datën kur deklaratat e tilla janë detyruese për t’u dorëzuar në ATK.

8. Nëse një pagesë është dorëzuar gabimisht, kërkesa për rimbursimin e pagesës së

tillë mundet të dorëzohet në ATK, në përputhje me këtë nen, para afatit të deklaratë tatimore për të cilën pagesa është bërë gabimisht. Nëse ka detyrime tatimore të pashlyera, ATK do të aplikojë pagesën në çdo detyrim tatimor aktual, sikurse që është paraparë në neni 28 të këtij Udhëzimi), para se të kryej pagesën e rimbursimit.

9. ATK duhet të procesojë një kërkesë të vlefshme rimbursimi brenda 60 ditëve

nga data kur ajo është marrë në ATK. Kërkesat të cilat nuk përmbajnë informatat e kërkuara sipas këtij neni, nuk do të konsiderohen të jenë kërkesa të vlefshme dhe nuk do te pranohen nga Zyra pranuese ne ATK. Gjatë ecurisë së rishikimit të kërkesës së rimbursimit, ATK, mundet të kërkojë informata shtesë nga kërkuesi në përputhje me nenin 14 të Ligjit. Nëse informatat e tilla, nuk janë dhënë brenda afatit kohor të përshkruar në kërkesën me shkrim, Zyra përgjegjëse e ATK, nuk do të pranojë kërkesën e rimbursimit dhe do të informojë tatimpaguesin me arsyen e mospranimit.

Page 207: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

207

10. Nëse ATK, nuk e proceson një kërkesë të vlefshme brenda 60 ditëve pasi të jetë

marrë, duhet të paguajë interes mbi kërkesën me shkallë të interesit të përshkruar nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave. Interesi do të llogaritet në shumën e kërkesës që është miratuar për të rimbursuar tatimpaguesin duke filluar nga dita e 61të pasi kërkesa e vlefshme për rimbursim është marrë. Nuk do të ketë interes te detyruar në kërkesën e rimbursimit të hedhur poshtë. Nëse kërkesa është hedhur poshtë pas periudhës 60 ditore për arsyet e përshkruara në paragrafin 9 të këtij neni, nuk ka obligim për interes.

11. Interesi nuk do të jetë obligativ në asnjë shumë rimburismi të TVSh, që është mbajtur për arsye administrative sikurse është paraparë në Ligjin mbi TVSh, apo në një akt nënligjor të lëshuar në përputhje me dispozitat e atij ligji.

12. Nëse ATK, më pas kontrollon një deklaratë për të cilën rimbursimi është marrë

dhe përcakton se tatimpaguesi nuk është dashur të marrë rimbursim, apo është dashur të marrë një rimbursim për më pak se që në të vërtetë është paguar, do të bëhet një rregullim i tatimit dhe munden të llogariten ndëshkimet dhe interesi i aplikueshëm në rregullimin tatimor.

KAPITULLI VII Raportimi i transaksioneve mbi 500 €

Neni 28

Transaksionet e Raportueshme

1. Paragrafi 3 i nenit 40 të Ligjit, kërkon : “Të gjithë personat e angazhuar në tregti ose afarizëm të cilët tatohen në bazë të të hyrave reale dhe që bëjnë blerje të mallrave ose shërbimeve nga personi tjetër i tatueshëm në gjithsejtë pesëqind (500) euro e më shumë në çdo vit të tatueshëm, duhet të paraqesin deklaratë të vërtetë dhe të saktë duke raportuar blerjet e tilla tek ATK-ja. Blerjet e bëra nga Qeveria dhe komunat e Republikës së Kosovës gjithashtu i nënshtrohen këtyre kërkesave për raportim. Deklaratat vjetore obligative me këtë nen do të dorëzohen në ATK, por jo më larg se 31 Mars të vitit vijues.”

2. Në përputhje me paragrafin një të këtij neni, një tatimpagues (person i

tatueshëm) duhet të dorëzojë një raport vjetor në ATK nëse ai blen mallra apo furnizime në shumë prej 500 € a më shumë nga një person tjetër i tatueshëm (furnizuesi) në çdo vit të tatueshëm. Për qëllime të këtij neni, termi “person i tatueshëm” do të nënkuptojë çdo person i cili është, apo kërkohet të jetë, i regjistruar në TVSh dhe i cili, në Kosovë në mënyrë të pavarur kryen ndonjë veprimtari ekonomike, në një mënyrë të rregullt apo të parregullt, çfarëdo qoftë qëllimi apo rezultatet e atij aktiviteti ekonomik. Viti i tatueshëm do të jetë periudha që fillon nga 1 Janari dhe përfundon më 31 Dhjetor të çdo viti kalendarik, apo çdo vit tjetër i tatueshëm i paraparë nga ATK për një tatimpagues të veçantë.

Page 208: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

208

3. Raporti duhet të përfshijë të gjitha mallrat dhe shërbimet e blera nga furnizuesi,

qofshin ato të nënshtrueshme për TVSh, apo jo. Furnizimet e përjashtuara duhet të përfshihen në përcaktimin nëse blerjet nga një furnizues janë të barabarta apo tejkalojnë 500 € në një vit të tatueshëm. Furnizimet e tilla duhet të përfshihen në një raport vjetor që kërkohet të dorëzohet në ATK sipas paragrafit një të këtij Neni.

4. Përveç personave të tatueshëm të përshkruar në paragrafin 2 të këtij Neni, të gjitha Organizatat Buxhetore të Qeverisjes Qendrore dhe të gjitha komunat e Republikës së Kosovës i nënshtrohen raportimit të blerjeve të furnizimeve prej 500€ apo më tepër nga një furnizues gjatë një viti kalendarik.

Neni 29

Raportimi i transaksioneve 1. Raporti i kërkuar me neni 28 të këtij Udhëzimi Administrativ, duhet të përfshijë

emrin dhe furnizuesit, adresën e furnizuesit, numrin fiskal të furnizuesit, numrin e TVSh së furnizuesit, shumën totale të furnizimeve (në Euro) të blera nga furnizuesi gjatë vitit kalendarik, shumën e furnizimeve të tatueshme të blera, shumën e furnizimeve të përjashtuara të blera, dhe TVSh e paguar në furnizimet e blera.

2. Raportet për vitin e kaluar të tatueshëm duhet të dorëzohen në ATK deri më 31 Mars të vitit pasues. Raportet duhet të dorëzohen në një formë të përshkruar nga ATK, në përputhje me udhëzimet e dhëna në formular.

3. Personat e tatueshëm që kryejnë blerje vjetore në shumë 500 €, ose më shumë nga 10 apo më shumë furnizues raportin vjetor të kërkuar, duhet ta dorëzojnë sipas paragrafit 1 të nenit 28 të këtij Udhëzimi, në një format elektronik që do të nxirret në një Vendim Shpjegues Publik pas publikimit të këtij udhëzimi administrativ.

4. Organizatat Buxhetore të Qeverisjes Qendrore dhe Komunat e Republikës së Kosovës kërkohet të dorëzojnë Raportet Vjetore sikurse kërkohet në këtë nen, përfshirë kërkesën për të dorëzuar raportet në mënyrë elektronike, nëse aplikohet.

5. Sikurse është paraparë në Ligj, kjo kërkesë raportimi do të fillojë me vitin e tatueshëm pas viti në të cilin Udhëzimi Administrativ është publikuar. Kështu, viti i parë i tatueshëm, në të cilin kjo kërkesë raportimi do të jetë efektive është viti kalendarik që përfundon më 31 Dhjetor 2010. Raportet e para të kërkuara nga ky nen do të priten më apo para 31 marsit 2011.

Neni 30

Kërkesa për të dhënë informatat 1. Blerjet janë të rëndësishme për të marrë informatat e kërkuara për përgatitjen e

Raportit Vjetor të kërkuar nenin 28 të këtij Udhëzimi. Sikurse është paraparë në neni 29 i këtij Udhëzimi, informatat të cilat duhet të merren përfshijnë emrin

Page 209: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

209

dhe adresën e furnizuesit, Numrin Fiskal të furnizuesit, Numrin e Regjistrimit në TVSh të furnizuesit, shumën totale të furnizimeve (në Euro) të blera nga furnizuesi gjatë vitit kalendarik, shumën e furnizimeve të tatueshme të blera, shumën e furnizimeve të përjashtuara të blera dhe TVSh-në e paguar në furnizimet e blera.

2. Sikurse është paraparë në paragrafin 4, të nenit 40 të Ligjit, shitësit i kërkohet të japin emrin e tyre, adresën, Numrin Fiskal Numrin Identifikues të Tatimpaguesit) dhe numrin e regjistrimit në TVSh me kërkesë të blerësit.

3. Me përjashtim të Organizatave Buxhetore të Qeverisjes Qendrore dhe Komunave të Republikës së Kosovës, personat e tatueshëm të cilët nuk dorëzojnë Raportin Vjetor të kërkuar nga neni 28 i këtij Udhëzimi do t’i nënshtrohen një ndëshkimi deri në 500 € (paragrafi 5 i nenit 40 të Ligjit).

KAPITULLI VIII Ndëshkimet dhe Lehtësimi nga Ndëshkimet

Neni 31

Ndëshkimet për tatimpaguesit dhe Administratën Tatimore 1. Me shumë dispozita të ndryshme të ndëshkimeve, ekziston mundësia të

zhvillohet një qasje e drejtë, e njëtrajtshme dhe gjithëpërfshirëse për administrimin e ndëshkimeve. Qëllimi i këtij doracaku të ndëshkimeve është të japë udhëzime për fushë veprimtarinë institucionale të ATK, për të gjitha ndëshkimet e vendosura nga ligjet tatimore të Kosovës. Doracaku është shkruar në formë që shpjegon masat ndëshkimore dhe kushteve bazë për lehtësim, duke ndjekur udhëzimet mbi aplikimin e ndëshkimeve të adresuara në këtë doracak dhe kërkesave specifike për lehtësim nga ndëshkime të caktuara, kur ekzistojnë kërkesa të veçanta. Përderisa ky nen i Udhëzimit Administrativ, është shkruar si një doracak i ATK, mbi administrimin e ndëshkimeve, është përfshirë në tërësinë e tij në Udhëzimin Administrativ për publikun që gjithashtu të kuptojnë rolin që luajnë ndëshkimet në ATK dhe mënyrën në të cilën ato do të aplikohen në Kosovë. Meqë Doracaku është përfshirë në tërësi në Udhëzimi Administrativ, dispozitat e tij kanë të njëjtën fuqi dhe efekt si një akt nënligjor.

2. Çdo funksion në ATK ka rol në administrimin e duhur të ndëshkimeve. Është thelbësore se secili funksion kryen operimet e veta me një theks në promovimin e përmbushjes vullnetare. Duhet të kryhen shqyrtime të duhura të punës për të siguruar njëtrajtshmëri me deklaratën dhe politikën ndëshkimore. Është me rëndësi të sigurohet se qasjet janë të njëtrajtshme dhe informatat e ndëshkimeve janë përdorë për identifikimin dhe dhënien e përgjigjeve problemeve të përmbushjes. Drejtuesit duhet vazhdimisht të rishikojnë informatat e situatave, të cilat mund të sjellin ndryshime në programet e përmbushjes, kurset e

Page 210: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

210

trajnimeve, programet edukative, përcaktimin e ndëshkimeve dhe administrimin e ndëshkimeve.

3. Përderisa lehtësimi i ndëshkimeve, kur ndëshkim të jetë vlerësuar, është përgjegjësi e një Komisioni të caktuar nga Drejtori në përputhje me nenin 51 të Ligjit, apo vendimet e arritura nga Ankesat, të gjithë të punësuarit duhet të mbajnë në mend objektivat vijuese kur të përcaktojnë ndëshkimet: 3.1. Raste të ngjashme dhe tatimpagues të vendosur në mënyra të ngjashme

duhet të trajtohen njësoj. 3.2. Secili tatimpagues, duhet të ketë mundësinë që interesat e tyre të

dëgjohen dhe të merren parasysh. 3.3. Përpiquni të merrni një vendim të mirë në rastin e parë. Një vendim i

gabuar, edhe pse eventualisht i saktë, ka ndikim negativ në përmbushjen vullnetare.

3.4. Jepni mundësi të duhur që vendimet e pasakta të përmirësohen. 3.5. Trajtoni secilin rast në një mënyrë të paanshme dhe të ndershme (f.v.

afrohuni punës, jo nga perspektiva shtetërore apo e tatimpaguesit, por në interesin e zbatimin të drejtë dhe të paanshëm të ligjeve tatimore).

3.6. Shfrytëzoni çdo rast, si një mundësi për të edukuar tatimpaguesin, ndihmoni tatimpaguesin të kuptojë detyrimet dhe të drejtat e veta ligjore, dhe ndihmoni tatimpaguesin të kuptojë të drejtat e ankesës dhe, në të gjitha rastet, vëzhgoni të drejtat procedurale të tatimpaguesit.

3.7. Përpiquni që menjëherë të procesoni dhe të zgjidhni secilin rast të tatimpaguesit.

3.8. Përcaktoni secilin ndëshkim në një mënyrë e cila nxitë përmbushjen vullnetare.

4. Administrimi i ndëshkimeve nga ATK do të drejtohet nga kjo Deklaratë e

Politikave: Ndëshkimet përbëjnë një mjet të rëndësishëm të administratës tatimore për të ndjekur misionin e vet në mbledhjes së efektshme të të hyrave të Kosovës. Ndëshkimet mbështesin atë mision vetëm nëse ato rrisin përmbushjen vullnetare. Administrata tatimore do të dizajnojë, administrojë dhe vlerësojë programet e ndëshkimeve vetëm në bazën se a bëjnë punën më të mirë të mundshme të inkurajimit të sjelljes së përmbushjes së obligimeve nga ana e tatimpaguesve tanë. Në interesin e një sistemi tatimor efektiv, Administrata Tatimore do të përdorë ndëshkimet për të inkurajuar përmbushjen vullnetare duke: (1) ndihmuar tatimpaguesit të kuptojnë se sjellja në përmbushjen e obligimeve është me vend dhe sjellja mos-përmbushëse është e pa vend: (2) frenuari mos-përmbushjes përmes vendosjes së shpenzime në të; dhe (3) vendosur drejtësi të sistemit përmes ndëshkimit të drejtë të tatimpaguesve jo-përmbushës. Në fund të kësaj, administrata tatimore administron një sistem të ndëshkimeve që është i caktuar të:

Përsigurojë njëtrajtshmëri; Përsigurojë saktësi për rezultatet në dritën e fakteve dhe ligjit;

Page 211: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

211

Ofrojë metoda për tatimpaguesit që të kenë mundësinë t’i dëgjohen dhe merren parasysh interesat

Kërkojë paanësi dhe përkushtim në arritjen e vendimit të saktë; Mundësojë zgjidhje të shpejtë të përcaktimeve (vendimeve) fillestare kur të

jenë prezantuar informatat e mjaftueshme për të treguar se ndëshkimi nuk është me vend;

Përsigurojë se ndëshkimet janë përdorë për qëllimin e tyre dhe jo si pika pazarllëku në zhvillimin apo përpunimin e rasteve.

5. Pjesa tjetër e këtij doracaku më plotësisht do të sqarojë këtë deklaratë

politikash, lehtësimi që do të jepet, dhe aplikimin e ndëshkimeve të veçanta të parapara në Ligj.

Neni 32

Qëllimi i ndëshkimeve 1. Ndëshkimet ekzistojnë për të inkurajuar përmbushjen vullnetare duke

mbështetur standardet e sjelljes që pritet me ligjet dhe rregulloret tatimore të Kosovës.

2. Për shumicën e tatimpaguesve, përmbushja vullnetare përbëhet nga përgatitja e një deklarate të saktë, dorëzimit të saj me kohë, dhe pagesës së çdo obligimi tatimor. Përpjekjet legjitime të bëra për të plotësuar këto obligime përbën sjellje përmbushëse. Shumica e ndëshkimeve aplikohen për sjelljen që dështon në plotësimin e një apo të gjitha këtyre obligimeve.

3. Ndëshkimet inkurajojnë përmbushjen vullnetare duke: 3.1. Përkufizuar standardet e sjelljes përmbushësh; 3.2. Përkufizuar pasojat riparuese për mos-përmbushje, dhe 3.3. Ofruar sanksione monetare kundër tatimpaguesve të cilët nuk i plotësojnë

standardet. 4. Këta tre faktorë mbështesin bindjen publike që sistemi tatimor është i drejtë dhe

ndëshkimi është një përpjesëtim me rreptësinë e mos-përmbushjes.

Neni 33 Inkurajimi i Përmbushjes Vullnetare

1. Tatimpaguesit në Kosovë vlerësojë detyrimet e tyre tatimore ndaj vetvetes dhe i

paguajnë ato detyrime vullnetarisht. Ky sistem i vlerësimit dhe pagesës është i bazuar në parimin e përmbushjes vullnetare. Përmbushja vullnetare eksiton kur tatimpaguesit i binden ligjit pa detyrim dhe kërcënim.

2. Vetë-vlerësimi përmbushës, kërkon që tatimpaguesi të dijë rregullat për

dorëzimin e deklaratave dhe pagimin e tatimeve. ATK, është përgjegjëse për ofrimin e informatave tatimpaguesve, e të cilat përbëjnë : 2.1. Materiale me shkrim, të cilat qartë sqarojnë rregullat;

Page 212: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

212

2.2. Formularë që lejojnë vetë-llogaritjen e detyrimit tatimor.

3. Në një sistem të përmbushjes vullnetare, tatimpaguesit kanë përgjegjësinë për të përcaktuar se cilat janë obligimet e tyre tatimore dhe duhet të bëjë përpjekje për të marrë informatat e nevojshme, të kuptojnë se çka nënkuptojnë informatat për ta, dhe të aplikojnë informatat në një mënyrë të saktë. Tatimpaguesit të cilët nuk marrin përgjegjësitë e tyre do të kenë kohë të vështirë të kenë lehtësim sipas kritereve të parapara në këtë udhëzim apo ligj.

4. Përveç paragrafit 3 të këtij neni, ATK, duhet gjithashtu të ofrojë mjete për të

ruajtur dhe rritur përmbushjen tonë vullnetare me administrim të drejtë, të patjetërsueshëm dhe të saktë të një sistemi të ndëshkimeve.

5. Ndonëse ndëshkimet mbështesin dhe inkurajojnë përmbushjen vullnetare, ato

po ashtu sjellin të hyra shtesë për Shtetin, imponojnë pagesa riparuese kundër tatimpaguesve dhe tërthorazi financojnë shpenzimet e zbatimit. Megjithatë, këto rezultate nuk janë arsye për krijimin apo imponimin e ndëshkimeve.

6. Ndëshkimet përkrahin misionin e ATK-së kur ato të inkurajojnë përmbushjen vullnetare. Përmbushja arrihet kur një tatimpagues bën një përpjeke të besueshme për të plotësuar obligimet tatimore të përkufizuara nga ligjet dhe rregulloret tatimore. Ndëshkimet mbështesin përmbushjen vullnetare duke përsiguruar tatimpaguesit e rregullt se shkelësit e tatimeve identifikohen dhe ndëshkohen.

7. ATK ka detyrë të forcoje sistemin tatimor. Masat ndëshkimore, duhet të :

7.1. jenë të ashpra për të frenuar mos-përmbushjen; 7.2. inkurajojnë tatimpaguesit mos-përmbushës të shlyejnë detyrimet; 7.3. jenë në mënyrë objektive të përpjesëtueshëm me shkeljen 7.4. shfrytëzohen si një mundësi për të edukuar tatimpaguesit dhe për të

inkurajuar përmbushjen e tyre në të ardhmen.

8. Personeli i ATK-së mundet të edukojë tatimpaguesit dhe të inkurajojë përmbushjen nga ata në të ardhmen duke: 8.1. shtjelluar shkaqet për delikuencën dhe duke i dëgjuar arsyet dhe

shqetësimet e tatimpaguesit për mos-përmbushje, 8.2. siguruar se tatimpaguesit i kuptojnë përgjegjësitë të tyre të deklarimit dhe

pagesës, dhe 8.3. siguruar se tatimpaguesit i kuptojnë mundësitë e tyre për të kërkuar lirim

nga ndëshkimet në rrethana të duhura.

9. Ndëshkimet duhet të lidhen me standardet e sjelljes që ato inkurajojnë. Ndëshkimet më së miri ndihmojë përmbushjen vullnetare nëse ato mbështesin besimin në drejtësinë dhe efektshmërinë e sistemit tatimor. Ky besim inkurajon përmbushjen në fushat që nuk mund të arrihen përmes kontrollave apo programeve tjera.

Page 213: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

213

Neni 34 Qasja e drejtë dhe e njëtrajtshme ndaj ndëshkimeve

1. Qasje e ATK-së ndaj administrimit të ndëshkimeve duhet të sigurojë: 1.1. Njëtrajtshmëri : ATK duhet të aplikojë ndëshkimet njësoj në situata të

ngjashme. Tatimpaguesit perceptimin e tyre e bazojnë në përvojën e vet për drejtësinë e sistemit dhe informatat që ata i marrin nga media dhe të tjerët. Nëse ATK nuk i administron ndëshkimet në mënyrë uniforme (e udhëzuar nga statuset, rregulloret dhe procedurat e zbatueshme) besueshmëria e përgjithshme në sistemin tatimor rrezikohet.

1.2. Saktësi: ATK duhet të arrijë në vendim të saktë të ndëshkimeve. Saktësia është thelbësore. Vlerësimet me gabime të ndëshkimeve dhe llogaritja e pasaktë i mjegullon tatimpaguesit dhe keq-përfaqëson kompetencën e ATK.

1.3. Paanshmëria: Të punësuarit e ATK, janë përgjegjës për administrimin e statuteve të ndëshkimeve në një mënyrë të paanshme që është e drejtë dhe pa anim si për shtetin ashtu edhe për tatimpaguesin.

Neni 35 Lehtësimi nga Ndëshkimi

1. Paragrafi 3, i nenit 51 të Ligjit, i ndryshuar me Ligjin 03/L-071, përcakton se

një tatimpagues mund të kërkojë lehtësim nga një ndëshkimi i vlerësuar nëse tatimpaguesi beson se shkaku i arsyeshëm, mirë-besimi, vështirësia e panevojshme, apo fakte tjera që do të rrisin efektivitetin e ATK.

2. Përgjithësisht, lehtësimi nga ndëshkimet bie në katër kategori të ndara. Ato janë: 2.1. Shkak i arsyeshëm, përfshirë përpjekjen me besim të mirë për të

përmbushur ligjin; 2.2. Përjashtimet statusore; 2.3. Akt-dorëheqjet administrative, të tilla si vështirësi e panevojshme apo fakte

tjera që do të rrisin efektivitetin e ATK; 2.4. Përmirësimi i gabimit të ATK-së.

3. Për të kërkuar lehtësim, tatimpaguesi duhet të dorëzojë një deklarim me shkrim tek Drejtori i Përgjithshëm i ATK, i cili ofron një përshkrim të plotë të ndëshkimit të vlerësuar; një përshkrim të bazës në të cilën lehtësimi është kërkuar dhe faktet që mbështesin kërkesën për lehtësim; çdo dokument mbështetës të nevojshëm; dhe nënshkrimin e një personi përgjegjës që dëshmon se informatat e dorëzuara janë të vërteta dhe të sakta.

4. Drejtori i Përgjithshëm, themelon një komision për lehtësim nga ndëshkimet të përbërë nga tre anëtarë të stafit drejtues të ATK, të cilët janë së paku Drejtues Regjionalë apo të rangut të tyre.

5. Në marrjen e vendimit të vet për lehtësim nga ndëshkimet, komisioni për

lehtësim nga ndëshkimet duhet të marrë parasysh faktet dhe rrethanat e secilit rast. Komisioni për lehtësim nga ndëshkimet duhet të marrë parasysh udhëzimet

Page 214: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

214

e parapara në këtë Udhëzim, në kryerjen e përcaktimit të vet për të dhënë apo mohuar lehtësimin nga ndëshkimi.

6. Komisioni për lehtësim nga ndëshkimet do të marrë parasysh vetëm kërkesat

për lehtësim të dorëzuara para se ankesa të jetë marrë parasysh nga Ankesat e ATK-së. Për një përcaktim të komisionit për lehtësim nga ndëshkimet mund të bëhet ankesë në Ankesat e ATK-së, por një përcaktim i bërë nga Ankesat e ATK-së nuk mund të merret parasysh nga komisioni për lehtësim nga ndëshkimet.

7. Çdo ndëshkim i vlerësuar si rezultat i mashtrimit tatimor apo krimeve tjera

tatimore nuk është i pranueshëm për lehtësim.

Neni 36 Kërkesa dhe Përfillja e Lehtësimit nga Ndëshkimi

1. Një kërkesë e tatimpaguesit për lehtësim, bëhet pas pranimit të njoftimit të një

vlerësimi. Megjithatë, një tatimpagues mundet të kërkojë lehtësim nga ndëshkimi pas pranimit të njoftimit për vlerësimin e propozuar që del nga një kontrollë te tatimpaguesi.

2. Kur kërkesa të jetë pranuar, me kujdes analizohen arsyet e tatimpaguesit për të përcaktuar nëse lehtësimi nga ndëshkimi është i drejtë. Barra e provës përgjithësisht është mbi tatimpaguesin.

3. Kërkesa duhet të vlerësohet me meritë duke përfshirë : 3.1. Ngjarjet apo palët e përfshira, dhe 3.2. Nëse tatimpaguesi ka vepruar me kujdes dhe maturi të zakonshme tregtare,

por për shkak të rrethanave apo ngjarjeve jashtë vullnetit te tij, nuk ka qenë në gjendje të plotësojë kërkesat tatimore apo nëse aplikohen kritere tjera për lehtësim nga ndëshkimi.

4. Detyrimi i tatimpaguesit për të plotësuar kërkesat vazhdon. Kujdesi dhe maturia

e zakonshme tregtare, kërkon që tatimpaguesi të vazhdojë të përpiqet të plotësojë kërkesat, megjithëse është vonë.

5. Përcaktoni nëse sqarimi i tatimpaguesit adreson ndëshkimin e vënë. 5.1. Datat dhe sqarimet duhet qartë të korrespondojnë me ngjarjet në të vilat

ndëshkimet janë bazuar për të treguar se tatimpaguesi ka të drejtë në lehtësim nga ndëshkimi.

5.2. Kërkoni informata tjera nga tatimpaguesi për të qartësuar sqarimin nëse datat dhe sqarimet nuk korrespondojnë me ngjarjet në të cilat ndëshkimi është bazuar.

6. Rishikohen informatat në dispozicion të ATK-së në përcaktimin se a ka ushtruar

apo jo tatimpaguesi kujdes dhe maturi të zakonshme tregtare. Verifikohen vitet e mëparshme tatimore (dy të fundit) të mostrës së pagesave dhe historinë e përgjithshme të përmbushjes së tatimpaguesit.

Page 215: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

215

6.1. I njëjti ndëshkim, i vlerësuar më parë, mundet të tregojë se tatimpaguesi nuk ushtron kujdes të zakonshëm tregtar.

6.2. Nëse ky është rasti i parë i tatimpaguesit për sjellje mos-përmbushëse, llogariten këto faktor me arsyet tjera që tatimpaguesi i jep për lehtësim, meqë dështimi i parë në përmbushje nuk shërben si shkak i arsyeshëm, por do t’i jepet vlerë e lartë rëndësisë në marrjen e përcaktimit. Faktorët e tjerë duhet të pasqyrojnë një shpërfillje serioze të ligjeve tatimore.

7. Merret parasysh kohëzgjatja në mes të ngjarjes së cituar si arsye për mos-

përmbushje dhe përmbushjes pasuese. Kohëzgjatja në mes të ngjarjeve mund të shërbejë për të anuluar apo ulur efektin e ngjarjes. Lehtësimi nga ndëshkimi, mund të mos jetë me vend nëse pas marrjes parasysh të të fakteve dhe rrethanave tatimpaguesi, nuk e përmirëson sjelljen mos-përmbushëse.

8. Merren parasysh nëse tatimpaguesi ka mundur të parashohë ngjarjen që ka shkaktuar mos-përmbushjen.

9. Në vijim janë dhënë shembujt kur lehtësimi nga ndëshkimi mund të mos jetë me vend: 9.1. Tatimpaguesi pohon se nuk ka qenë në gjendje të përmbushë kërkesën e

deklarimit për shkak të vdekjes në familje. Vdekja ka ndodhur disa muaj para afatit të deklaratës. Deklarata nuk është dorëzuar deri në një vit pas afatit të deklaratës.

9.2. Tatimpaguesi pohon se nuk ka qenë në gjendje të përmbushë kërkesën e deklarimit, sepse shënimet e nevojshme për deklarim kanë qenë nën kontrollin e një pale të tretë, f.v. një administruesi të falimentimit apo një kontabilisti. Shënimet, i janë kthyer tatimpaguesit shumë përpara kohës kur deklarata është kërkuar të dorëzohet. Deklarata nuk është dorëzuar disa muaj pasi shënimet janë kthyer.

9.3. Në të dy shembujt, koha e ngjarjes mundet të ndalojë tatimpaguesin nga marrja e lehtësimit nga ndëshkimi përderisa faktorë tjerë të mos justifikojnë vonesën në deklarim.

Neni 37

Tatimpaguesi me të drejtë në lehtësim 1. Nëse tatimpaguesi ofron një sqarim i cili mbështet kërkesën e tij, hiqen apo ulen

ndëshkimet e aplikueshme. Nëse sqarimi aplikohet vetëm në një pjesë të ndëshkimeve, vetëm ajo pjesë e ndëshkimeve duhet të hiqet apo ulet. Procedura për uljen e ndëshkimeve do të zhvillohet dhe zbatohen nga ATK.

2. Zyrtarët përgjegjës të ATK do të dokumentojnë çdo vendim të marrë, sipas këtij

Udhëzimi Administrativ, përfshirë bazën në të cilën vendim i është marrë. Çdo informacion i pranuar i cili mbështet vendimin, do të bashkëngjitet në vendim dhe të mbahet në një dosje zyrtare të ATK, e cila me lehtës mundet të gjendet, në rast nevoje.

Page 216: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

216

3. Nëse lehtësimi është dhënë para vendosjes së një ndëshkimi që normalisht vlerësohet automatikisht nga SIGTAS, duhet të ndërmerren veprime të nevojshme për të ndalur vlerësimin automatik nga SIGTAS. Nëse një vlerësim automatik ndodh, duhet të aplikohen dispozitat e nenit 42, të këtij Udhëzimi Administrativ.

Neni 38

Tatimpaguesi pa të drejtë për lehtësim 1. Ndonëse një vendim përfundimtar nuk është marrë dhe kriteret për dhënien e

lehtësimit nga ndëshkimi nuk janë vendosur, procedura duhet të dokumentohet sikurse në nenin 39 më sipër. Çdo informacion i pranuar që mbështet vendimin, do të bashkëngjitet dhe mbahet në dosje në Zyrat e ATK, e cila me lehtësi mund të ri-gjendet, në rast nevoje.

2. Tatimpaguesit i dërgohet një njoftim me shkrim për vendimin e mos dhënies së

lehtësimit nga ndëshkimi. Njoftimi duhet të përmbajë : 2.1. Sqarimin e plotë të vendimit të administratës dhe bazën e mohimit; 2.2. Informatat mbi procedurat e ankesës që duhet ndjekur nëse tatimpaguesi

dëshiron të ankohet për vendimin.

Neni 39 Shkak i Arsyeshëm

1. Shkaku i arsyeshëm, mbështetet në faktet dhe rrethanat në situata të veçanta dhe

mundëson që ATK të ofrojë lehtësim nga ndëshkimet që janë vlerësuar. Lehtësimi për shkak të arsyeshëm përgjithësisht jepet kur tatimpaguesi ushtron kujdes dhe maturi të zakonshme tregtare, në kryerjen e detyrimeve të tij, por nuk është në gjendje të përmbushë ato detyrime.

2. Në interesin dhe trajtimin e barabartë të tatimpaguesit nga ATK, heqja e

ndëshkimeve civile e bazuar në shkak të arsyeshëm apo dispozitat tjera lehtësuese të përcaktuara në këtë udhëzim, të bëhen në një mënyrë të njëjtë dhe duhet të jenë në përputhje me arsyet e përcaktuara në ligj, rregullore apo udhëzimet administrative në fuqi.

3. Për ato ndëshkime kur shkaqet e arsyeshme mund të merren parasysh, çdo arsye

e cila vendos se tatimpaguesi ka ushtruar kujdes dhe maturi të zakonshme tregtare, por nuk ka qenë në gjendje të përmbushë detyrimin e përcaktuar brenda afatit kohor, do të merret parasysh. Shpjegimet e pranueshme nuk kufizohen vetëm në shpjegimet e dhëna në këtë Udhëzim Administrativ

4. Tatimpaguesi ka shkak të arsyeshëm kur sjellja e justifikon heqjen e një

ndëshkimi. Secili rast, duhet të gjykohet individualisht bazuar në faktet dhe rrethanat konkrete. Meren parasysh pyetjet vijuese : 4.1. Çka ka ndodhur dhe kur ka ndodhur?

Page 217: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

217

4.2. Gjatë kohës kur tatimpaguesi nuk ka qenë i rregullt, cilat fakte dhe rrethana e kanë ndaluar atë nga dorëzimi i deklaratës, pagesës së tatimit, apo mos-përmbushja e ligjit ?;

4.3. Si e kanë penguar faktet dhe rrethanat tatimpaguesin nga përmbushja?; 4.4. Si është marrë tatimpaguesi më pjesën e mbetur të çështjeve gjatë kësaj

kohe ?; 4.5. Kur faktet dhe rrethanat kanë ndryshuar, çfarë përpjekjesh ka bërë

tatimpaguesi për të qenë i rregullt?. 5. Shkak të arsyeshëm nuk ka, derisa, faktet dhe rrethanave që kanë treguar

sjelljen e mos-përmbushjes së tatimpaguesit, kanë pushuar së ekzistuari dhe tatimpaguesi nuk përmbush përsëri detyrimet tatimore brenda një periudhe të arsyeshme kohore.

6. Kujdesi dhe maturia e zakonshme tregtare. Çdo arsye që vendos se një

tatimpagues ka ushtruar kujdes dhe maturi të zakonshme tregtare, por nuk ka qenë në gjendje të përmbushë ligjin tatimor, mund të merret parasysh për lehtësim nga ndëshkimi. 6.1. Kujdesi dhe maturia e zakonshme tregtare, përbën zbatimin e ligjit të

detyrimeve tregtare dhe ti zbatojë kur lindin ngjarje asyeshmërisht të parapara. Një tatimpagues mund të vendosë shkak të arsyeshëm, duke ofruar fakte dhe rrethana që tregojnë se tatimpaguesi ka ushtruar kujdes dhe maturi të zakonshme tregtare (duke marrë atë shkallë të kujdesit që një person asyeshmërisht i matur do të ushtronte), por megjithatë nuk ka qenë në gjendje të përmbushë detyrimin ligjor.

6.2. Në përcaktimin nëse tatimpaguesi ka ushtruar kujdes dhe maturi të zakonshme tregtare, shqyrtohen informatat në përfshirë si në vijim : 6.2.1. Arsyeja e tatimpaguesit. Arsyeja e tatimpaguesit duhet të

adresojë ndëshkimin e vënë. Për të treguar shkak të arsyeshëm, datat dhe sqarimet duhet të korrespondojnë saktësisht me ngjarjet në të cilat ndëshkimet janë bazuar. Nëse datat dhe sqarimet nuk korrespondojnë me ngjarjet, në të cilat ndëshkimet janë bazuar, kërkohen informata shtesë nga tatimpaguesi.

6.2.2. Historia e përmbushjes. Verifikohen vitet tatimore të mëparshme (së paku 2) të pagesave dhe historia e përgjithshme e përmbushjes së detyrimeve nga tatimpaguesi. I njëjti ndëshkim, që më parë është vlerësuar apo hequr, mund të tregojë se tatimpaguesi nuk ushtron kujdes të zakonshëm tregtar. Nëse ky është rasti i parë i tatimpaguesit për sjellje mos-përmbushëse, merret parasysh si edhe arsyet tjera që paraqet tatimpaguesi si arsye, meqë një dështim për përmbushje për herë të parë nuk përben në vetvete shkak të arsyeshëm.

6.2.3. Kohëzgjatja. Merret parasysh kohëzgjatja në mes të ngjarjes së cituar si arsye për mos-përmbushje dhe përmbushjen vijuese. Merret parasysh :

6.2.3.1. kur veprimi është kërkuar nga ligji;

Page 218: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

218

6.2.3.2. periudha kohore gjatë së cilës tatimpaguesi nuk ka qenë në gjendje të përmbushë ligjin për shkak të rrethanave përtej kontrollit të tatimpaguesit, dhe

6.2.3.3. kur ka përmbushur tatimpaguesi ligjin.

6.2.4. Rrethanat përtej kontrollit të tatimpaguesit. Merret parasysh se ka mundur tatimpaguesi të parashikojë ngjarjen, që ka shkaktuar mos-përmbushjen. Shkaku i arsyeshëm në përgjithësi vendoset kur tatimpaguesi ushtron kujdes dhe maturi të zakonshme tregtare, por për shkak të rrethanave përtej kontrollit të tatimpaguesit, ai nuk ka qenë në gjendje të plotësojë detyrimin me kohë. Tatimpaguesi ka plotësuar detyrimet dhe kërkesat në vazhdimësi. Kujdesi dhe maturia e zakonshme tregtare kërkon që tatimpaguesi, të vazhdojë e përpiqet të plotësojë kërkesat, edhe pse është vonë.

6.3. Mosdija për ligjin. Kur tatimpaguesi mund të mos jenë në dijeni për

detyrime të veçanta për të deklaruar dhe/apo paguar tatimet. Standardi i kujdesit dhe maturisë së zakonshme tregtare kërkon që tatimpaguesi të bëj përpjekje të arsyeshme për të përcaktuar detyrimet e tyre tatimore. Shkaku i arsyeshëm, mund të vendoset nëse tatimpaguesi tregon padituri të ligjit në lidhje me faktet dhe rrethanat tjera. 6.3.1. Merren parasysh :

6.3.1.1. edukimin/arsimimin e tatimpaguesit; 6.3.1.2. nëse tatimpaguesi i është nënshtruar tatimit; 6.3.1.3. nëse tatimpaguesi është ndëshkuar, apo 6.3.1.4. nëse kohëve të fundit ka pasur ndryshime në formularët

tatimor apo legjislacionin tatimor, për të cilat tatimpaguesi, në mënyre të arsyeshme nuk pritet të dijë.

6.3.1.5. Niveli i ndërlikueshmërisë së një tatimi apo çështje të përmbushjes është një faktor tjetër që duhet të merret parasysh në vlerësimin e shkakut të arsyeshëm për shkak të mosdijes për ligjin.

6.3.2. Shkaku i arsyeshëm asnjëherë nuk duhet të supozohet, madje edhe në rastet kur mosdija për ligj është pohuar.

6.3.3. Tatimpaguesi mund të ketë shkak të arsyeshëm për mos-përmbushje nëse :

6.3.3.1. Është bërë një përpjekje e arsyeshme dhe besim i mirë për të përmbushur ligjin, apo;

6.3.3.2. Tatimpaguesi nuk ka qenë në dijeni për një kërkesë dhe në mënyrë të arsyeshme nuk mund të pritet të dijë për kërkesën.

6.4. Është bërë gabim. Tatimpaguesi mundet të përpiqet të vendosë shkak të

arsyeshëm, duke pohuar se është bërë gabim. 6.4.1. Kjo nuk është në pajtim me standardin e kujdesit dhe maturisë së

zakonshme tregtare dhe nuk jep bazë për shkak të arsyeshëm.

Page 219: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

219

6.4.2. Megjithatë, arsyeja për gabim mund të jetë një faktor mbështetës nëse faktet dhe rrethanat shtesë mbështesin përcaktimin se tatimpaguesi ushtron kujdes dhe maturi të zakonshme afariste.

6.5. Harresa. Tatimpaguesi mund të përpiqet të paraqesë shkak të arsyeshëm

duke pohuar se ka harruar apo nuk ka qenë i vëmendshëm apo një palë tjetër ka shkaktuar mos-përmbushje. 6.5.1. Kjo nuk është në pajtim me standardin e kujdesit dhe maturisë së

zakonshme tregtare dhe nuk jep bazë për shkak të arsyeshëm. 6.5.2. Duke u mbështetur në palën tjetër për të kryer një akt që kërkohet

përgjithësisht nuk është i mjaftueshëm për vendosjen e shkakut të arsyeshëm.

6.5.3. Është përgjegjësi e tatimpaguesit të dorëzojë me kohë dhe me saktësi deklaratat dhe për të bërë me kohë pagesat. Kjo përgjegjësi nuk mund të delegohet.

6.5.4. Informatat që do të merren parasysh kur vlerësohet një kërkesë për heqje apo mospranim të një ndëshkimi bazuar në një gabim apo pohim për mosdije të ligjit përfshinë, por nuk kufizohet në :

6.5.4.1. Kur dhe si ka dijeni tatimpaguesi për gabimin; 6.5.4.2. Shkalla në të cilën tatimpaguesi ka përmirësuar gabimin; 6.5.4.3. Marrëdhëniet në mes të tatimpaguesit dhe vartësit; 6.5.4.4. Nëse tatimpaguesi ka marrë hapa me kohë për të përmirësuar

dështimin pasi e ka zbuluar; D 6.5.4.5. okumentacioni mbështetës.

6.6. Vdekja, sëmundja serioze apo mungesa e pashmangshme. Vdekja,

sëmundja serioze apo mungesa e pashmangshme e tatimpaguesit mund të vendosë shkak të arsyeshëm për deklarim apo pagesë me vonesë, si vijon: 6.6.1. Personale : Nëse ka pasur vdekje, sëmundje serioze, ose mungesë

të pashmangshme të tatimpaguesit apo vdekje, sëmundje serioze në familjen e afërt të tatimpaguesit (f.v. bashkëshorti(ja), motra/vëllai, prindërit, gjyshërit, fëmijët).

6.6.2. Shoqëri, pronë, etj.: Nëse ka pasur vdekje, sëmundje serioze, ose mungesë të pashmangshme të tatimpaguesit (apo anëtar i familjes së afërt të tatimpaguesit të tillë) dhe ai tatimpagues ka pasur autorizim të vetëm për të ekzekutuar deklaratën apo paguar tatimin (personi përgjegjës).

6.6.3. Nëse dikush, ndryshe nga tatimpaguesi apo personi përgjegjës, është i autorizuar të plotësojë detyrimet, merren parasysh arsyet qe nuk ka plotësuar detyrimet kur vlerësohet kërkesa për lehtësim. Në rastin e një shoqërie, që ka vetëm një person të autorizuar, përcaktohet nëse ai ka mbajtur kujdesin dhe maturinë e zakonshme tregtare.

6.6.4. Informacioni që duhet marrë parasysh kur të vlerësohet një kërkesë për lehtësim nga ndëshkimet bazuar në shkakun e

Page 220: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

220

arsyeshëm për shkak të vdekjes, sëmundjes serioze, apo mungesë të pashmangshme, përfshinë, por nuk kufizohen në :

6.6.5. Marrëdhënia e tatimpaguesit me palët tjera të përfshira; 6.6.6. Data e vdekjes; 6.6.7. Datat, kohëzgjatja dhe ashpërsia e sëmundjes; 6.6.8. Datat dhe arsyet për mungesë; 6.6.9. Si e ka ndaluar ngjarja përmbushjen; 6.6.10. Nëse detyrimet e bizneseve të tjera kanë qenë të paafta, dhe 6.6.11. Nëse detyrimeve tatimore i është kushtuar vëmendje menjëherë

kur sëmundja ka kaluar, apo brenda një periudhe kohore të arsyeshme pas vdekjes, ose mungesës.

6.7. Pamundësia për të marrë shënimet (regjistrimet). Sqarimet që lidhen

me pamundësinë për të marrë te dhënat e nevojshme, mund të përbëjnë shkak të arsyeshëm në disa raste, por jo në të tjerat. Merren parasysh faktet dhe rrethanat që lidhen me secilin rast dhe vlerësohet kërkesa për lehtësim nga ndëshkimet. 6.7.1. Nëse tatimpaguesi nuk ka qenë në gjendje të marrë të dhënat të

nevojshme për të përmbushur detyrimin tatimor, tatimpaguesi mundet ose nuk mundet të jetë në gjendje të vendosë shkak të arsyeshëm. Shkaku i arsyeshëm mundet të vendoset nëse tatimpaguesi ka ushtruar kujdes dhe maturi të zakonshme tregtare, por për shkak të rrethanave përtej kontrollit të tatimpaguesit, nuk ka qenë në gjendje të përmbushë detyrimet.

6.7.2. Informatat që duhet marrë parasysh kur të vlerësohet një kërkesë e tillë përfshinë, por nuk kufizohet, si :

6.7.2.1. Pse regjistrimet kanë qenë të nevojshme për të përmbushur detyrimet;

6.7.2.2. Pse regjistrimet nuk kanë qenë në dispozicion dhe cilët hapa janë ndërmarrë për ti siguruar ato;

6.7.2.3. Kur dhe si ka rënë në dijeni tatimpaguesi se nuk ka pasur regjistrime të nevojshme;

6.7.2.4. Nëse janë hulumtuar mënyrat tjera për të siguruar informatat e nevojshme;

6.7.2.5. Pse tatimpaguesi nuk ka vlerësuar informatat; 6.7.2.6. Nëse tatimpaguesi ka kontaktuar ATK për udhëzime se çka të

bëjë rreth informatave që i mungojnë; 6.7.2.7. Nëse tatimpaguesi menjëherë ka përmbushur detyrimet sapo

ka marrë informatat që i kanë munguar; dhe 6.7.2.8. Dokumentet mbështetëse, të tilla si kopjet e letrave të

shkruara dhe përgjigjet e pranuara në një përpjekje për të marrë informatat e nevojshme.

7. Këshilla. Tatimpaguesi mund të kërkojë lehtësim nga ndëshkimet për shkak të

shkakut të arsyeshëm në bazën se ato janë mbështetur në mirëbesim në këshillën (informatën) e marrë nga ATK. Përgjithësisht, për të marrë parasysh lehtësimin

Page 221: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

221

nga ndëshkimi, tatimpaguesi, duhet të ketë mbështet në këshillë me shkrim nga ATK. 7.1. Me qëllim që të merret lehtësimi bazuar në këshillën me gojë, nuk ekziston

pikëpyetje për faktet; si nëpunësi i ATK, nga kush këshilla është marrë dhe tatimpaguesi duhet të pajtohen në këshillë e dhënë/marrë dhe faktet mbi të cilat këshilla është dhënë. Mbështetja në këshillën me gojë, mund të mbrohet vetëm në rast të deklarimit me vonesë të deklaratës tatimore, pagesës me vonesë apo të pamjaftueshme të pagesës tremujore paradhënie, apo pagesë me vonesë të ndonjë detyrimi tatimor.

7.2. Informatat për të marrë parasysh kur të vlerësohet një kërkesë për heqje apo mospranim të ndëshkimit për shkak të besimit në këshillë, përfshijnë, por nuk është e kufizuar, si në vijim : 7.2.1. A ka qenë këshilla përgjigje për një kërkesë të veçantë dhe

këshilla e pranuar a është lidhur me faktet dhe përmbajtjen e kërkesës ?;

7.2.2. A ka besuar arsyeshëm tatimpaguesi këshillën ? 7.2.3. A ia ka dhënë tatimpaguesi informatat e përshtatshme dhe të sakta

ATK; 7.2.4. A është kërkuar këshilla në kohen e duhur, për të pritur arsyeshëm

një përgjigje me kohë nga ATK?. 7.3. Rastet në vijim tregojnë situata kur një tatimpagues mbështet në këshillë

me shkrim të bërë me kohë nga ATK lidhur me pikën në një deklaratë të dorëzuar. 7.3.1. Tatimpaguesi nuk ka besuar arsyeshëm në këshillë lidhur me

pikën të përfshirë në një deklaratë nëse këshilla është pranuar pas datës së dorëzimit të deklaratës;

7.3.2. Një tatimpagues mund të konsiderohet të ketë besim të arsyeshëm në këshillën e pranuar, pasi ka dorëzuar deklaratën dhe ai mandej ka dorëzuar një deklaratë të ndryshuar që konfirmon me atë këshillë me shkrim;

7.3.3. Një tatimpagues mund të mos konsiderohet të ketë besim të arsyeshëm në përgjigjen me shkrim që nuk lidhet më një pikë të përfshirë në deklaratë, të tillë si këshilla mbi pagesën e tatimeve të parapara, nëse këshilla është marrë pasi pagesa tatimore e paraparë është detyruese.

7.4. Tatimpaguesi ka të drejtë në lirim nga ndëshkimi për periudhën gjatë së cilës ai është mbështetur në këshillë. Periudha vazhdon deri sa tatimpaguesi të jetë paralajmëruar se këshilla nuk është më e saktë apo më nuk përfaqëson pozitën e ATK.

7.5. Tatimpaguesi është paralajmëruar si rezultat i ndonjë ngjarje të mëparshme, që paraqet situate të kundërt dhe ndodh pas lëshimit të këshillës me shkrim: 7.5.1. Korrespodencë me shkrim nga ATK që këshilla e saj nuk është më

e saktë apo më nuk përfaqëson pozitën e ATK; 7.5.2. Miratim i legjislacionit apo ratifikimi i një traktati tatimor; 7.5.3. Vendim gjyqësor;

Page 222: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

222

7.5.4. Lëshimi i një akti nënligjor që lidhet me çështjen; apo 7.5.5. Publikimi i një vendimi shpjegues, apo deklarimi tjetër në faqen e

internetit të ATK.

7.6. Tatimpaguesit duhet të dorëzojnë informatat mbështetëse të nevojshme, përfshirë një kopje të korrespodencës me ATK, si edhe përgjigja me shkrim e marrë nga ATK me kërkesën e tyre për lehtësim.

7.7. Edhe pse tatimpaguesi mund të mos pranohet për lehtësim bazuar në rastet e shpjeguara në piken 9.3 më lartë, tatimpaguesi mundet edhe më tutje të pranohet për lehtësim nga disa ndëshkime nëse përcaktohet se ai, ka ushtruar kujdes dhe maturi të zakonshme tregtare në kërkimin e këshillës nga ATK dhe duke besuar në të deri në masën sa tatimpaguesi nuk u mbështet në këshillë.

7.8. Këshilla nga Këshilltari Tatimor. Mbështetja në këshillën nga një këshilltar tatimor, përgjithësisht lidhet me një përjashtim të shkakut të arsyeshëm për nën-deklarim të të ardhurave apo mbi-deklarim të rimbursimeve, ose çështje të ngjashme të natyrës teknike apo komplekse. Nëse një këshilltar tatimor, është në gjendje të demonstrojë se gjendja e treguar në një deklaratë tatimore të të ardhurave, e cila ka rezultuar në një nën-deklarim të të ardhurave apo mbi-deklarim të rimburisimit, ka qenë një gjendje e arsyeshme, dhe se tatimpaguesi arsyeshëm është mbështetur në atë këshillë, gjetja e arsyes, mund të jetë e mundur varësisht nga faktet dhe rrethanat të secilit rast veçmas. Megjithatë, përgjegjësia e tatimpaguesit për të deklaruar, paguar apo depozituar tatimet, nuk mund të lirohet duke u mbështetur në këshillën e një këshilltari tatimor.

8. Zjarri, aksidenti, fatkeqësia natyrore dhe çrregullimeve tjera. Lehtësimi

nga një ndëshkim, mund të kërkohet nëse ka pasur mos-përmbushje me kohë të kërkesave për të dorëzuar një deklaratë, apo për të paguar një tatim si rrjedhoje e zjarrit, aksidentit, fatkeqësisë natyrore apo çrregullimeve tjera. 8.1. Lehtësimi nga ndëshkimi për shkak se tatimpaguesi ka vuajtur nga zjarri,

aksidenti, fatkeqësia natyrore apo çrregullime tjera mund të merret parasysh nëse, si rrjedhojë e zjarrit, tatimpaguesi nuk ka qenë në gjendje të ketë qasje në regjistrimet e tij; apo si rrjedhojë e një aksidenti, pala përgjegjëse ka qenë në spital dhe nuk ka pasur mundësi të dorëzojë deklaratën apo të paguajë tatimin.

8.2. Zjarri, aksidenti, fatkeqësia natyrore apo çrregullime tjera janë faktorë për t’u marrë parasysh. Një prej këtyre rrethanave në vetvete domosdoshmërish nuk ofron lehtësim nga ndëshkimi.

8.3. Lehtësimi nga ndëshkimi mund të jetë i duhur nëse tatimpaguesi ushtron kujdes dhe maturi të zakonshme tregtare, por për shkak të rrethanave përtej kontrollit të tatimpaguesit, ai nuk ka qenë në gjendje të përmbushë ligjin.

8.4. Faktorët që duhen marrë parasysh janë : 8.4.1. Koha; 8.4.2. Ndikimet në veprimtarinë tregtare të tatimpaguesit; 8.4.3. Hapat e ndërmarrë të përpjekjeve për të përmbushur ligjin;

Page 223: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

223

8.4.4. Nëse tatimpaguesi ka qenë i rregullt kur ka pasur mundësi. 8.4.5. Përcaktimi për të dhënë lehtësimin nga secili ndëshkim, duhet të

bazohet në faktet dhe rrethanat që rrethojnë secilin rast veç e veç.

Neni 40 Akt-dorëheqja Administrative

1. ATK, mund që zyrtarisht të interpretojë apo qartësojë një dispozitë për të

lehtësim administrativ nga një ndëshkim që ndryshe do të vlerësohej. Një akt-dorëheqje administrative, mund të adresohet qoftë në një Vendim Sqarues Publik, Komunikatë shtypi, apo komunikim zyrtar, i cili shpreh se politikat e ATK, janë të ofrojë lehtësim nga një ndëshkim sipas kushteve të veçanta.

2. Një akt-dorëheqës administrativ mund të jetë i nevojshëm kur ka vonesë nga ATK, në: 2.1. Shtypjen apo dorëzimin me postë të formularëve. 2.2. Publikimin e udhëzimeve, shtruarjen e rregulloreve, apo 2.3. Kushteve të tjera.

3. Kur ATK, përcakton se një prej kushteve të nënparagrafit 2.2 të këtij neni,

ekziston, autorizohet të lëshojë një komunikim zyrtar në formë të një Vendimi Shpjegues Publik, i cili këshillon publikun se afati për dorëzimin e deklaratave është shtyrë, apo se ndëshkime të caktuara do të hiqen për një periudhë kohore e specifikuar, për shkak të udhëzimeve apo direktivave të papërshtatshme, të pamjaftueshme apo të pasakta. Vendimet shpjeguese publike, të tilla, do të publikohen patjetër në mediat e Republikës së Kosovës, si dhe do të vendosen në faqen elektronike të ATK.

Neni 41

Vështirësia e Panevojshme 1. Vështirësia e panevojshme, nuk prek mundësinë e personit për të deklaruar dhe

kështu nuk do të jepte bazë për lehtësim nga ndëshkimi në një situatë mos-deklarimi. Megjithatë, secila kërkesë, duhet të merret parasysh, rast për rasti. Vështirësia e panevojshme mund të vendosë shkak të arsyeshëm për disa ndëshkime.

2. Termi “vështirësi e panevojshme’ nënkupton më shumë se një shqetësim për tatimpaguesin. Për shembull, duhet të dalë se humbjet financiare të mëdha, humbja për shkak të shitjes së pasurisë me një çmim nën vlerë, do të rezultojnë që tatimpaguesi për të bërë pagesën me afat të shumës do të dëshirojë shtyrje. Nëse ekziston një treg, shitja e pasurisë me çmimin e tanishëm të tregut zakonisht nuk konsiderohet të rezultojë në një vështirësi të panevojshme.

3. Vështirësia e panevojshme mund të mbështesë lehtësimin nga tatimin shtesë për pagesë me vonesë të tatimit, nëse sqarimi për mos-përmbushje mbështet një përcaktim të tillë. Sidoqoftë, pamundësia e qartë për të paguar rregullisht nuk jep bazë për dhënien e lehtësimit nga ndëshkimi. Tatimpaguesi, duhet gjithashtu

Page 224: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

224

të tregojë se ka ushtruar kujdes dhe maturi të zakonshme tregtare, në kryerjen e pagesës së detyrimit tatimor.

4. Në përcaktimin se ka qenë tatimpaguesi në pamundësi të paguajë tatimin pavarësisht nga ushtrimi i kujdesit dhe maturisë së zakonshme tregtare në kryerjen e pagesës për detyrimin e tij tatimor, do të merren parasysh të gjitha faktet dhe rrethanat e gjendjes financiare të tatimpaguesit, përfshirë shumën dhe natyrën e shpenzimeve të tatimpaguesit, duke marrë parasysh të ardhurat (apo shuma të tjera) që ai, në kohën e shpenzimeve të tilla, ka mundur në mënyrë të arsyeshme të prese për të marrë para datës së përshkruar për pagesën e tatimit. Tatimpaguesi, mund të pohojë se mjaft fonde ka pasur në zotërim, por si rezultat i ngjarjeve të papritura, tatimpaguesi nuk ka qenë në gjendje të paguajë tatimet.

5. Merret parasysh pamundësia për të paguar një tatimpaguesi individual një faktor kur të merrni parasysh lehtësimin nga ndëshkimi nëse tatimpaguesi e tregon atë, se pagesa është bërë në afatin e pagesës, dhe ka mundur të rrjedhë vështirësi e panevojshme. Në rast kur, një tatimpagues dorëzon falimentim, merrni parasysh pamundësinë për të paguar një faktor nëse insolvenca ka dalë para datës së pagesës së tatimit.

6. Vështirësia e panevojshme nuk mbështet lehtësimin nga ndëshkimi për pagesë me vonesë, në rast të mos-pagesës me kohë të tatimeve të mbajtura në burim apo të mbledhura. Tatimet e mbajtura në burim apo të mbledhura, paraqesin shumat e mbajtura nga tatimpaguesi në besim nga Shteti dhe nuk janë mjete të tatimpaguesit për t’i përdorë për shpenzimet e veta, ndryshe nga pagesa e detyrimit tatimor që del nga detyrimi për të mbajtur në burim apo për të mbledhur tatimet në fjalë.

7. Informatat që duhet të merren parasysh kur të vlerësohet një kërkesë për lehtësim nga ndëshkimet përfshinë, por nuk kufizohet me arsyet si në vijim : 7.1. Kur e ka ditur tatimpaguesi se nuk mund të paguajë?. 7.2. Pse nuk ka qenë tatimpaguesi në gjendje të paguajë?. 7.3. A ka studiuar tatimpaguesi mënyra të tjera për të siguruar mjetet e

nevojshme?. 7.4. Çka ka dhënë tatimpaguesi në anën e dokumentacionit mbështetës, të tilla

si kopjet e raporteve bankare?. 7.5. A ka paguar tatimpaguesi kur mjetet i janë vënë në dispozicion?.

Neni 42

Gabimi i ATK-së 1. Gabim i ATK mund të jetë çdo gabim i bërë nga ATK në llogaritjen apo

vlerësimin e tatimit, kreditimin e shumave, etj. Kur një i punësuar nga një fushë e ATK vëren një rast përdorimi te programit kompjuterik, i cili shkakton një ndëshkim për të vlerësuar një gabim, ai duhet të dorëzojë një raport me shkrim për Zëvendës Drejtorin e Teknologjisë Informative, duke i përshkruar çështjen dhe se si programimi i gabuar po shkakton vlerësime, ndëshkime të pasakta apo probleme tjera, të cilat ndikojnë në saktësinë e bazës së të dhënave të ATK.

Page 225: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

225

2. Zëvendës Drejtori i Teknologjisë Informative duhet të analizojë çështjen së bashku më personelin e duhur nga Teknologjia Informative, Përmbushja dhe Operacionet për të përcaktuar llogaritjen e duhur, kështu që gabimi në program të përmirësohet dhe të përcaktohet shkalla e problemeve të shkaktuara nga gabimi.

3. Nëse mund të bëhet përmirësimi i programimit për të përmirësuar në mënyrë prapavepruese problemin, veprimet e tilla duhet të merren dhe çdo ndëshkim apo vlerësim i pasaktë duhet të përmirësohet me një njoftim për tatimpaguesin duke e informuar për arsyen e rregullimit të regjistrimeve të tij tatimore.

4. Nëse nuk mund të bëhet përmirësimi i programit në mënyrë prapavepruese, duhet të bëhet një rregullim i fiksuar për të siguruar se gabimi nuk del në të ardhmen. Duhet të bëhet një shtypje e rasteve me gabime të tatimpaguesve dhe të arrihet një marrëveshje se si do të përmirësohen ato – cili funksion i ATK, do të jetë përgjegjës për përmirësimin dhe procedurat përmes së cilave do të bëhen përmirësimet.

5. Nëse gabimi është një gabim i izoluar dhe problem që nuk ri-shfaqet, secili ndëshkim duhet të rregullohet dorazi, nga një person përgjegjës pas marrjes së miratimit të duhur. Raste të tilla janë: 5.1. Gabimi matematikor kur të llogaritet me dorë një ndëshkim. 5.2. Çdo gabim tjetër, kur mund të tregohet se: (a) tatimpaguesi në fakt ka

përmbushur ligjin, dhe (b) ATK në fillim nuk e ka pranuar atë fakt. 5.3. Vlerësimi automatik i një ndëshkimi kur një nëpunës kompetent i ATK, ka

përcaktuar se nuk duhet të vlerësohet ndëshkim dhe dokumentacioni për atë përcaktim është në dispozicion.

6. Rregullimet sipas këtij nën-paragrafi, nuk kërkojnë të merren parasysh nga

komisioni i caktuar nga Drejtori i Përgjithshëm sipas Nenit 35 të këtij Udhëzimin Administrativ, por ato duhet të dokumentohen dhe rregullimet të miratohen nga Zëvendës i Drejtorit të Përgjithshëm për Përmbushje.

Neni 43

Ndëshkimi Administrativ për Certifikatën Fiskale

1. Sipas paragrafit 1 të nenit 43 të Ligjit, “Çdo person i cili kryen një veprimtari pa marrë një certifikatë fiskale apo pa qenë i regjistruar në ATK, sipas kritereve të përkufizuara në nenin 7 të këtij ligji do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ në shumë të barabartë me pesëqind (500) Euro.”

2. Paragrafi 2, neni 43 i Ligjit, shpreh se ATK do t’i lëshojë një tatimpaguesi paraprakisht të paregjistruar një numër fiskal dhe do të vlerësojë ndëshkimin e paraparë në paragrafin 1 të nenit 43 të Ligjit. Me kontaktin me një shoqëri tregtare të paregjistruar, zyrtari i ATK, merr informatat të mjaftueshme identifikues (emrin, adresën, numri personal identifikues, datën e fillimit të veprimtarisë tregtare, numrin e të punësuarve, numri i telefonit, te dhënat e llogarisë bankare, çdo veprimtari të mëparshme apo i tanishme, etj.) për të mundësuar futjen e tatimpaguesit në sistemin e TI të ATK, për lëshimin e Numrit Fiskal.

Page 226: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

226

3. Sipas nenit 43 të Ligjit, ATK autorizohet të vendosë një ndëshkim prej 500 €, kur ndonjë person kryen një veprimtari tregtare pa u pajisur me Numër Fiskal.

4. Përveç kësaj, për vlerësimin e një ndëshkimi për kryerjen e veprimtarisë tregtare pa Numër Fiskal, gjithashtu ATK, do t’i japë informatat lidhur me ketë veprimtari, në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ne vijim ARB).

Neni 44

Ndëshkimet administrative për mos-deklarim dhe mos-pagesë 1. Neni 44 i Ligjit, përcakton masa ndëshkimore bazuar në mos-dorëzim e

deklaratës me afatin e duhur dhe mos-pagesë të detyrimit tatimor me kohë. 2. Mos-deklarimi. Ndëshkimi për mos-deklarim (dorëzim të një deklarate

tatimore) deri në datën e duhur për dorëzimin e deklaratave të tilla është 5% në shumën e detyrimit tatimor në atë deklaratë. Ndëshkimi vlerësohet për secilin muaj apo pjesë të muajit, për të cilën deklarata është vonuar, për maksimum deri 5 muaj. Sipas kësaj dispozite, ndëshkimi maksimum që do të vlerësohet është 25% e detyrimit tatimor në deklaratën tatimore.

Shembull : Deklarata e TVSh-së për Korrik 2009 pritet deri më 31 gusht 2009. Nëse ekziston një shumë e detyrimi tatimor (pas aplikimit të kreditimeve të duhura) prej 100 €, ndëshkimi për mos-deklarim do të jetë 5€ (100*0.5) në muaj për 5 muajt e parë sa deklarata është vone. Nëse deklarata është dorëzuar më 2 Shtator, ndëshkimi do të jetë vetëm 5 €; nëse deklarata nuk është dorëzuar deri në Prill 2010, ndëshkimi do të jetë 25 € meqë deklarata është vone më shumë se 5 muaj, por ndëshkimi maksimal është i kufizuar në 25% të detyrimit tatimor. Ngjashëm, një deklaratë e TAK pritet deri më 1 Prill (sipas ligjit të tanishëm mbi TAK). Një Deklaratë e TAK për vitin 2008, duhet të dorëzohet deri më 1 Prill 2009. Nëse tatimi i detyruar për vitin është 1,000 € dhe tatimpaguesi ka bërë pagesa paradhënie me kohë gjatë vitit 2008 (përfshirë pagesën e pritur më 15 Janar 2009) prej 950 €, detyrimi tatimor në deklaratë do të jetë 50€. Nëse deklarata është dorëzuar në Gusht 2009, ndëshkimi do të jetë 25% (5% në muaj për 5 muaj) prej 50€, apo 12.50€. 3. Nëse ATK, bën një vlerësim më vonë të tatimit shtesë, ndëshkimi për mos-

deklarim do të zbatohet në shumën shtesë të tatimit në të njëjtën mënyrë sikurse të ishte aplikuar në deklaratën tatimore të dorëzuar nga tatimpaguesi.

4. Nëse tatimpaguesi asnjëherë nuk dorëzon një deklaratë dhe ATK përgatit një

deklaratë për tatimpaguesin, ndëshkimi për mos-deklarim do të aplikohet në tatimin e përcaktuar të jetë detyrim nga ATK në shumën prej 5% në muaj, për secilin muaj, që deklarata nuk është dorëzuar, deri në maksimum prej 25%.

5. Mos-pagesa. Nëse tatimpaguesi nuk bën pagesën e tatimit, deri në datën e

përshkruar për kryerjen e pagesës së tillë, ATK, ka autorizim të vlerësojë një

Page 227: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

227

ndëshkim prej 1% të shumës tatimore të papaguar më kohë, për secilin muaj apo pjesë të muajit, për të cilën tatimi mbetet i papaguar.

6. Mos-pagesa e ndëshkimit (po ashtu njihet si Ndëshkim për Pagesë me Vonesë)

ngarkohet për maksimum prej 12 muaj, apo ndëshkimi maksimal prej 12%. 7. Sikurse është paraparë në Nenin 44.3 të Ligjit, Ndëshkimi për Mos-deklarim

dhe Mos-pagesë, nuk vlerësohet për të njëjtin muaj apo pjesë të muajit. Ndëshkimi për Mos-pagesë, do të vlerësohet për periudhën kohore porsa deklarata mbetet e pa dorëzuar (deri në maksimum prej 5 muajve apo 25%). Ndëshkimi për Mos-pagesë, do të fillojë në muajin që pason muajin e fundit për të cilin ndëshkimi për Mos-deklarim është vlerësuar. Nëse deklarata është dorëzuar me kohë pa pagesë, ndëshkimi për Mos-pagesë, do të fillojë nga data kur pagesa është pritur, por nuk është kryer.

Shembull : Deklarata e TVSh e Janarit 2009 e pritur deri më 28 Shkurt 2009 dhe është dorëzuar pa pagesë më 10 Qershor 2009 pa pagesë. Tatimi i detyruar në deklaratë ka qenë 1,000 €. Ndëshkimi për Mos-deklarim do të vlerësohet në 1,000 € për një periudhë prej 4 Muajve (Mars, Prill, Maj dhe Qershor) për një total prej 20%, apo 200 €. Nëse detyrimi tatimor ka mbetur i papaguar, ndëshkimi për Mos-pagesë do të vlerësohet me 1% të detyrimit tatimor (1,000 €) më 1 Korrik 2009 dhe do të vazhdojë të zbatohet në të parin e secilit muaj të më pasme, deri sa të arrijë ndëshkimin maksimal prej 12% (Qershor 2010). Nëse TVSh e Janarit 2009 është dorëzuar me kohë deri më 28 Shkurt por pa pagesë, Ndëshkimi për Mos-pagesë do të vlerësohet me 1 Mars dhe do të vazhdojë me 1% në muaj, deri sa tatimi të paguhet për një periudhë maksimale pre 12 muajve apo 12%. 8. Lirimi nga ndëshkimet për mos-deklarim dhe mos-pagesë. Nëse

tatimpaguesi ofron shkak të arsyeshëm për dorëzim me vonesë të një deklarate, sikurse është përshkruar në akt nënligjor, ATK, merr parasysh informatat e ofruara në përcaktimin se duhet të jepet lehtësimi, apo jo. Lehtësimi, nuk do të jepet nëse mos-dorëzimi i deklaratës është bazuar në pakujdesi apo mospërfillje, të tilla si harresa për dorëzimin e deklaratë, apo besimi se data për dorëzim ka qenë një datë që është tjetër, nga data e vënë me ligj. Sikurse është cekur në akt nënligjor, duhet të merren parasysh të gjitha faktet dhe rrethanat në përcaktimin nëse lehtësimi është me vend.

9. Shkak i arsyeshëm për Mos-pagesë është vështirë për ta vendosur, sepse kërkon që tatimpaguesi të dëshmoje se ka bërë përpjekje për pagesën e tatimit, por ka ndodhur një ngjarje e papritur që ka marrë përparësi mbi pagesën e tatimit. Gjithashtu, mund të jetë e mundur të përcaktohet shkaku i arsyeshëm,

Page 228: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

228

mbështetur në gjetjen e vështirësisë së panevojshme, sikurse është përshkruar në nenin 8, të këtij akti nënligjor. Duhet të merret parasysh natyra e ngjarjes dhe sa ligjshmëri ka pasur ndej pagesës se tatimit. Me disa përjashtime të mundshme, tatimpaguesi duhet të paguajë tatimin përpara se të merret parasysh lehtësimi nga ndëshkimi për Mos-pagesë, meqë ndëshkimi vazhdon deri sa tatimi të paguhet apo ndëshkimi maksimal të jetë arritur. Nëse është arritur ndëshkimi maksimal dhe tatimi ka mbetur i papaguar, nuk mund të ketë shkaqe të arsyeshëm për mos-pagesë të tatimit për atë kohëzgjatje. Shkaku i arsyeshëm për Mos-pagesë, nuk mund të ekzistojë për tatimet e mbajtur na burim, apo tatimet e mbledhura (tatimi i mbajtur në burim në paga, TVSh, etj.).

10. Sipas fakteve dhe rrethanave, lehtësimi, mund të aplikohet vetëm për pjesën e ndëshkimit, në këtë rast, ai jepet për atë pjesë të ndëshkimi për të cilin shkaku i arsyeshëm ka ekzistuar. Nuk ka lehtësim nga ndëshkimi për tatimpaguesin, i cili është dënuar për krim të lidhur me tatimet.

Neni 45

Ndëshkimet administrative për nën-deklarim të tatimit dhe mbi-deklarim të rimbursimeve tatimore

1. Neni 45 i Ligjit, parasheh ndëshkim për dorëzim të deklaratës në të cilën nën-

raportohet obligimi tatimor apo dorëzimi i deklaratës apo kërkesës e cila mbi-raporton shumën e obligimit të rimbursimit tatimor. Ky ndëshkim aplikohet vetëm në deklaratat të cilat janë rregulluar gjatë kontrollit të deklaratës apo në rrethanat në të cilat ATK përcakton një shumë tatimore obligative kur tatimpaguesi nuk ka dorëzuar një deklaratë.

2. Shuma e ndëshkimit e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij Neni, varet në shumën e tatimit të nën-raportuar apo mbi-raportimin e rimbursimit si vijon: 2.1. Nëse shuma e tatimit të nën-raportuar (apo të mbi-deklaruar të rimbursimit)

është 10% apo më pak (ndryshimi në mes të tatimit të deklaruar (rimbursimit të kërkuar) dhe obligimit tatimor (rimbursimit obligativ) të rregulluar është 10% apo më pak se tatimi i deklaruar apo rimbursimit obligativ), ndëshkimi është 15% i ndryshimit në mes të shumës së saktë të tatimit apo rimbursimit obligativ dhe shumës së tatimit të deklaruar, apo rimbrusimit të kërkuar, nga tatimpaguesi.

2.2. Nëse shuma e tatimit të nën-raportuar (apo të mbi-deklaruar të rimbursimit) është më shumë se 10% (ndryshimi në mes të tatimit të deklaruar (rimbursimit të kërkuar) dhe obligimit tatimor (rimbursimit obligativ) të rregulluar është më shumë se 10% se tatimi i deklaruar apo rimbrusimit obligativ), ndëshkimi është 25% i ndryshimit në mes të shumës së saktë të tatimit apo rimbursimit obligativ dhe shumës së tatimit të deklaruar, apo rimbrusimit të kërkuar, nga tatimpaguesi.

2.3. Nëse nën-raportimi i tatimit apo mbi-deklarimi i rimbursimit është i qëllimshëm dhe më paramendim, ndëshkimi është 100%. Një ndëshkim prej 100% mundet të vlerësohet vetëm atu ku një gjyq penal ka përcaktuar se tatimpaguesi me paramendim është përpjekur t’i ikë tatimit apo ka mbi-raportuar rimburimin dhe është shpallur fajtor për shkelje tatimore penale.

Page 229: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

229

Shembull: Në lidhje me aplikimin e ndëshkimit: Deklarata e TVSh-së është dorëzuar dhe paguar me kohë me një obligim tatimor prej 500€. ATK ka kontrolluar deklaratën dhe ka përcaktuar se tatimi i deklaruar duhet të ketë qenë 540€. Meqë ndryshimi në mes të shumës së raportuar dhe shumës që është dashur të raportohet është 10% a më pak e shumës së shumës së deklaruar, do të aplikohet një ndëshkim prej 15% në 40€ të nën-raportuara. Llogaritja: Tatimi i deklaruar: €500 Tatimi i përcaktuar nga ATK €540 Ndryshimi € 40 (më pak se 10% e €500) Ndëshkimi € 6 (40*.15) Është dorëzuar një kërkesë për rimbursim të TVSh-së duke kërkuar një rimbursim prej 20,000€. ATK, e ka kontrolluar kërkesën dhe ka përcaktuar se rimbursimi i saktë duhet të jetë vetëm 10,000€. Meqë shuma e përcaktuar nga ATK është më shumës e 10%, më pak se shuma e kërkuar nga tatimpaguesi (shuma e kërkuar është më shumë se 10%, më e lartë se shuma e përcaktuar nga ATK), ndëshkimi që do të aplikohet është 25% e ndryshimit në mes të shumës së kërkuar dhe shumës së përcaktuar nga ATK. Llogaritja: Rimbursimi i kërkuar: €20,000 Rimbursimi i përcaktuar nga ATK: €10,000 Ndryshimi: €10,000 (më shumë se 10% e €20,000) Ndëshkimi: € 2,500 (€10,000*.25%) Rimbursimi për tatimpaguesin € 7,500 (€10,000 minus €2,500 ndëshkimi) Tatimpaguesi nuk ka dorëzuar deklaratën edhe pse ATK i ka dorëzuar një njoftim me shkrim se nuk e ka marrë deklaratën. ATK nuk ka alternativë veç se të përcaktojë obligimin tatimor duke përdorë metodat indirekte dhe të vlerësojë një shumë prej 5,000€ në tatim. Ndëshkimi për tatim të nën-raportuar do të jetë 25% e shumës së nën-raportuar, në këtë rast do të jetë 25% e 5,000€, apo 1,250€. Përveç kësaj, vlerësimi do t’i nënshtrohet një Ndëshkimi për Mos-deklarim prej 5% të obligimit tatimor për secilin muaj që deklarata nuk është dorëzuar deri në një maksimum prej 25%, llogarisim se deklarata është vonuar më shumë se 5 muaj, ndëshkimi për Mos-deklarim gjithashtu do të jetë 25% e 5,000€, apo një shtese prej 1,250€. 3. Lehtësimi nga ndëshkimi. Ekziston bazë e kufizuar për lehtësim nga

ndëshkimi i përshkruar në këtë paragraf (nën-deklarimi/mbi-deklarimi). Nëse tatimpaguesi i ka mbi-raportuar shpenzimet apo blerjet, të cilat kanë shkaktuar që tatimi të mbi-deklarohet, tatimpaguesi duhet të dëshmojë se mbi-raportimi i

Page 230: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

230

shpenzimeve apo blerjeve është shkaktuar nga një gabim i pa-qëllimtë në llogaritje të shpenzimeve. Nëse tatimpaguesi ka nën-raportuar të ardhurat apo vlerën e shitjeve bazuar në një llogaritje të të ardhurave apo shitjeve e cila gabimisht ka nxjerrë çmimin e shitjes së mallrave të shitur, tatimpaguesi do të kërkohet të dëshmojë se çmimi i shitjeve ka qenë çmim i shitjes qëllimmirë i llogaritur për të dhe një deklaratë të arsyeshme në investime dhe çmim i cili ka reflektuar vlerën e hapur të tregut për mallrat e ngjashëm në kushtet e tregut të ngjashëm. Në raste të tilla, mund të ketë bazë për lehtësim nga ndëshkimi bazuar në shkakun e arsyeshëm dhe faktin se tatimpaguesi ka bërë një përpjekje më mirëbesim që me saktësi të llogarisë shumën e saktë të tatimit apo mbi-pagesën e tatimit.

4. Nëse tatimpaguesi është mbështetur në këshillën e marrë nga një këshilltar profesional tatimor, i cili ka njohuri mbi ligjet tatimore dhe aplikim të Standardeve të Kontabilitetit, lehtësimi nga ndëshkimi mund ti jepet. Në rastet e tilla, tatimpaguesi duhet të dëshmojë se këshilltari profesional tatimor i ka dhënë këshillë bazuar në një shpalosje të saktë dhe të plotë të fakteve dhe rrethanave nga tatimpaguesi. Për t’i dhënë lehtësimin, këshilla duhet të lidhet me çështjen në fjalë dhe tatimpaguesi duhet ta ketë përcjellë nga afër atë këshillë.

5. Nuk ka lehtësim nga ndëshkimi për një tatimpagues i cili është dënuar për një krim që lidhet me tatimin.

Neni 46

Ndëshkimet administrative për Deklaratat Informative, Krijimi dhe Mbajtja e Regjistrimeve dhe Qasja në Regjistrime

1. Mos-dhënia e Deklaratës Informative apo dhënia e Deklaratave

Informative të pasakta. Neni 46.1 i Ligjit parasheh ndëshkimin prej 125€ për mos-dorëzimin me kohë të një deklarate informative apo për dorëzim të një deklarate informative të pasaktë. Ky ndëshkim nuk aplikohet në deklaratat informative që kërkohen me paragrafin 3 të nenin 40 të Ligjit, përveç se aplikohet për dorëzim të deklaratave informative të pasakta që kërkohet sipas atij neni. Tabela 1 e dhënë në këtë nen përmbledh deklaratat informative për të cilat ndëshkimi i paraparë në këtë nën-paragraf është i aplikueshëm. 2. Deklaratat informative të kërkuara me këtë ligj, Ligjin mbi Tatimin në të

Ardhurat Personale, Ligjin mbi Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, apo Ligjin mbi TVSh-në kërkohet t’i dorëzohen pranuesit të të ardhurave (blerësit apo shitësit të mallrave apo shërbimeve në rastin e TVSh-së) deri në datat e specifikuara në legjislacionin përkatës. Ligji gjithashtu parasheh që deklaratat informative të caktuara do t’i jepen ATK-së deri në datat e specifikuara në legjislacionin përkatës. Ndëshkimi aplikohet në secilën deklaratë informative të dorëzuar pas datës së kërkuar, apo për secilën deklaratë informative që kërkohet të dorëzohet e që nuk është dorëzuar. Ndëshkimi gjithashtu aplikohet në secilën deklaratë informative të dorëzuar e cila nuk pasqyron me saktësi informatat e kërkuara me ligj apo akt nënligjor. Ndëshkimet mund të aplikohen si rrjedhojë e

Page 231: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

231

një kontrolli apo si rrjedhojë e një vizite vëzhguese apo një verifikimi të shpejtë përmbushës. Ndëshkimet që dalin nga një verifikim i shpejtë përmbushës apo vizitë vëzhguese nuk mund të vendosen kundër të njëjtit tatimpagues për më shpesh se një herë në çdo 30 ditë.

3. Për qëllime të ndëshkimit të përshkruar në këtë nen, deklaratat apo dokumentet tjera që konsiderohen të jenë deklarata informative në të cilat ky ndëshkim aplikohet përfshijnë: 3.1. aturën tatimore që kërkohet të jepet nga një tatimpagues i TVSh-së

gjithashtu konsiderohet të jetë një deklaratë informative që i nënshtrohet këtij ndëshkimi;

3.2. Aplikacionin në ATK për të autorizuar përdorimin e pajisjeve elektrike fiskale specifike;

3.3. Një kupon i lëshuar nga një pajisje elektronike fiskale (arkë fiskale, pajisje fiskale e pikës së shitjes, etj.), i cili duhet t’i lëshohet secilit konsumator për secilin transaksion të kryer përmes asaj pajisje;

3.4. Faturat që kërkohet të lëshohen (tani, apo në të ardhmen) nga çdo biznes për transaksionet e kryera. Referoju Tabeles 2 e cila i bashkëngjitet këtij Udhwzimi Administrativ

4. Ndëshkimi për mos-krijimin dhe mos-mbajtjen e regjistrimeve. Neni 12 i

Ligjit, përshkruan kërkesat për krijimin dhe mbajtjen e regjistrimeve të kërkuara më legjislacion tatimor përkatës në Kosovë. Secili ligj përkatës për çështje tatimore, përfshirë Udhëzimet Administrative që lidhen me to, përmban kërkesa të veçanta për krijimin e regjistrimeve të nevojshme në lidhje me transaksionet, për të përcaktuar detyrimin e saktë tatimor.

5. Neni 12.2 i Ligjit kërkon që regjistrimet e kërkuara të mbahen për së paku 6 vite nga përfundimi i periudhës tatimore me të cilën ato lidhen.

6. Neni 46.2 i Ligjit parasheh ndëshkimin për mos-krijim e regjistrimeve të kërkuara apo mos-mbajtjen e atyre regjistrimeve për kohëzgjatjen e kërkuara me legjislacionin e aplikueshëm. Ndëshkimi i vendosur me këtë nen është i bazuar në qarkullimin vjetor të tatimpaguesit për periudhat tatimore të mëparshme, përveç për biznes të ri, ndëshkimi do të bazohet në qarkullimin vjetor që nga data kur tatimpaguesi është përcaktuar të mos i ketë krijuar librat apo regjistrimet e kërkuara. 6.1. Tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga zero deri në 30,000 €, i nënshtrohen

një ndëshkimi prej 125€ për mos-krijim apo mos-mbajtje të librave dhe regjistrimeve të kërkuara;

6.2. Tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 30,000€ deri 200,000€ i nënshtrohen një ndëshkimi prej 250€ për mos-krijim apo mos-mbajtje të librave dhe regjistrimeve të kërkuara;

6.3. Tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 200,000€ deri 500,000€ i nënshtrohen një ndëshkimi prej 500€ për mos-krijim apo mos-mbajtje të librave dhe regjistrimeve të kërkuara;

6.4. Tatimpaguesit me qarkullim vjetor mbi 500,000€ i nënshtrohen një ndëshkimi prej 1,000€ për mos-krijim apo mos-mbajtje të librave dhe regjistrimeve të kërkuara.

Page 232: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

232

7. Ndëshkimet për mos-krijim apo mos-mbajtje të librave dhe regjistrimeve të

kërkuara do të aplikohen në secilin rast në të cilin një tatimpagues është gjetur se nuk ka librat dhe regjistrimet e kërkuara. Pavarësisht nga fjalia e mëparshme, ndëshkimi nuk do të aplikohet më shumë se një herë në çdo tridhjetë ditë. Rastet e vendosjes së ndëshkimeve janë të radhitura si më poshtë: 7.1. Të përfshirë, por duke mos u kufizuar, në aktet apo mosveprimet që do të

shkaktojnë aplikimin e këtij ndëshkimi janë mos-raportimi i të punësuarave dhe mos-pagesat e kërkuara përmes transferimit bankar. Mos-raportimi i të punësuarve apo mos-pagesat e kërkuara përmes transferimit bankar janë rezultat i mos mos-mbajtjes apo mos-krijimit të librave dhe regjistrimeve të duhura;

7.2. Gjatë ecurisë së një kontrolli që mbulon vite të shumta, ndëshkimi për mos-krijim apo mos-mbajtje të librave dhe regjistrimeve të duhura mund aplikohet në secilin vit që është në kontroll;

7.3. Një ndëshkim për çdo vit që është nën kontroll mund të aplikohet për secilin prej tri akteve, apo mosveprimeve, të tilla si mos-krijimi i librave dhe regjistrimeve të kërkuara, mos-pagesa e përmes transferimit bankar (e aplikueshme vetëm për transaksionet pas 11 Shkurtit 2009) dhe mos-raportimi i të gjithë të punësuarve të biznesit. Meqë ndëshkimi aplikohet në secilin rast të mos-mbajtjes apo mos-krijimi të librave dhe regjistrimeve të duhura një biznes i tillë sikurse ai i përshkruar në paragrafin 6.4 të këtij neni mund t’i nënshtrohet një ndëshkimi maksimal prej 3,000€ nëse nuk ka krijuar librat dhe regjistrimet e duhura, nuk ka raportuar të punësuarit dhe pas 11 Shkurtit 2009 nuk ka bërë pagesat përmes transferimit bankar.

8. Mos-ofrimi i qasjes në libra dhe regjistrime. Neni 46.5 i Ligjit, parasheh një

ndëshkim prej 100€ në ditë për secilën ditë që ai person, nga i cili kërkohet të ofrojë një nëpunësi të autorizuar ATK-së të ketë qasje në libra dhe regjistrime, nuk i ofron qasjen e kërkuar. Ky ndëshkim aplikohet në çdo person që kërkohet të ofrojë qasje në librat apo regjistrimet, jo vetëm në tatimpaguesin apo përfaqësuesin e tij.

9. Përderisa ndëshkimi i referohet qasjes në libra dhe regjistrime, ndëshkimi gjithashtu aplikohet në çdo person i cili nuk përmbush ndonjë nga kërkesat e nenit 13 dhe 14 të Ligjit, si dhe mos-përmbushja e procedurave të aplikueshme të përshkruara në Udhëzimin Administrativ 05/2005 i datës 20/04/2005, apo pasuesin e tij.

10. Kërkesat për vënien e këtij ndëshkimi, përfshijnë: 10.1. Nëse ATK do të fillojë një kontroll tatimor dhe dëshiron që atë

kontrollë ta kryej në lokalet e tatimpaguesit, ATK duhet të dërgojë një njoftim me shkrim tatimpaguesit për kontrollën në pritje së paku tri ditë punë para se të fillojë kontrolli, përveç nëse ka rrethana përjashtuese të cilat sipas mendimit të Drejtorit të Përgjithshëm justifikon ndryshe, sikurse është përshkruar në nenin 8 të Udhëzimit Administrativ 05/2005 apo pasuesin e tij. Tatimpaguesi duhet t’i ofrojë ATK-së qasje në objektet e biznesit (qasjen në libra dhe

Page 233: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

233

regjistrime) në kohën dhe datën e vendosur në njoftim, apo të bëjnë marrëveshje të pajtueshme të ndërsjella për një kohë apo datë tjetër;

10.2. Një kërkesë për libra apo regjistrime, apo qasja në libra apo regjistrime, duhet të lidhet me:

10.2.1. Hetimin në vazhdim që lidhet me çështje tatimore të kryer nga Njësia për Hetime Tatimore e ATK-së;

10.2.2. Kontrollin tatimor të kryer nga inspektori tatimor, apo nëpunës tjetër i autorizuar i ATK-së;

10.2.3. Veprimin e mbledhjes së detyrueshme të ndërmarrë nga zyrtari i mbledhjes së detyrueshme, apo nëpunës tjetër i autorizuar i ATK-së; apo;

10.2.4. Hetimin e kryer nga një nëpunës tatimor i ndërmarrë nga Zyra e Standardeve profesionale e ATK-së.

10.3. Përveç nëse nuk parashihet ndryshe në këtë nen, ATK duhet t’i ketë lëshuar një njoftim me shkrim mbajtësit të librave dhe regjistrimeve nga i cili kërkohen informatat dhe e cila jep një periudhë kohore të arsyeshme, së paku shtatë (7) ditë, për mbajtësin e regjistrimeve të përmbushë obligimet. Nëse mbajtësi i regjistrimeve ofron një sqarim të arsyeshëm pse i duhet më shumë kohë se 7 ditë, Zyrtari i ATK-së do t’i japë një zgjatje të periudhës për të përmbushur kërkesën për qasje në libra dhe regjistrime. Zgjatja e tillë do të konfirmohet me shkrim me datën e re për të përmbushur kërkesën e cekur qartë në konfirmimin me shkrim;

10.4. Një njoftim me shkrim që kërkon librat dhe regjistrimet duhet të përshkruajë librat dhe regjistrimet e kërkuara që duhet ofruar nëpunësit kërkues me specifikim të mjaftueshëm për t’i mundësuar një personi përgjegjës të kuptojë regjistrimet e kërkuara. Njoftimi duhet të jetë më specifik se sa temi, “të gjitha librat dhe regjistrimet”, duhet të përshkruajë librat dhe regjistrimet specifike të kërkuara;

10.5. Njoftimi me shkrim i përshkruar në 10.3 më sipër duhet të specifikojë datën dhe vendin ku do të ofrohen regjistrimet. Përgjithësisht, librat apo regjistrimet që do të ekzaminohen duhet të ekzaminohen në vendin ku mbahen regjistrimet, përveç nëse janë kërkuar kopjet e regjistrimeve, në të cilin rast regjistrimet duhet të kërkohen të dorëzohen në një vend më të volitshëm për mbajtësin e kopjeve të kërkuara;

10.6. Njoftimi me shkrim duhet të përmbajë referimin për autorizim ligjor për të kërkuar qasje në libra dhe regjistrime;

10.7. Nëse mbajtësi i regjistrimeve nuk përgjigjet brenda kohës së dhënë në njoftimin me shkrim (duke kërkuar librat, regjistrimet, apo qasjen në libra apo regjistrime), ATK duhet t’i dërgojë një kërkesë përfundimtare për të përmbushur kërkesën me shkrim për libra, regjistrime, apo mos-mundësimin e qasjes në libra apo regjistrime. Ky njoftim duhet t’i jep tatimpaguesit 5 ditë kalendarike për të përmbushur obligimin;

10.8. Nëse mbajtësi i regjistrimeve nuk përmbushë njoftimin përfundimtar, nëpunësi i autorizuar i ATK-së duhet të përgatisë një njoftim për mbajtësin e regjistrimeve duke e informuar se vazhdimi i mos-ofrimit të regjistrimeve të kërkuara, apo librave, apo qasjes në libra apo regjistrime,

Page 234: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

234

ka rezultuar në vënien e një ndëshkimi prej 100€ dhe se do të vendoset ndëshkim shtesë prej 100€ për secilën ditë pasuese që vazhdon me mos-ofrimin e librave, regjistrimeve, apo qasjes në libra apo regjistrime. Ndëshkimi do të vlerësohet kundër mbajtësi të regjistrimeve dhe do të jetë i mbledhshëm nga pasuria e mbajtësit të regjistrimeve në të njëjtën mënyrë sikurse tatimin sipas nenit 42 të Ligjit.

10.9. Për të vlerësuar ndëshkimin kundër një mbajtësi të regjistrimeve, ATK duhet të dërgojë Njoftim-vlerësimin sikurse është përshkruar në Nenin 20 të Ligjit. Njoftim-vlerësimi kërkohet vetëm për ditën e parë kur tatimi është i aplikueshëm. Njoftim-vlerësimi duhet të tregojë se do të vlerësohet me 100€ shtesë për çdo ditë sa mbajtësi i regjistrimeve të mos përmbush kërkesën për libra, regjistrime, apo qasje në libra a regjistrime;

10.10. ATK duhet të sigurojë se vlerësimi shtesë i ndëshkimi ndalet në ditën kur mbajtësi i regjistrimeve përmbushë kërkesën e ATK-së. Nuk do të vlerësohet ndëshkim për atë ditë;

10.11. Pavarësisht nga më lartë, nga ATK nuk kërkohet të japë njoftim me shkrim para së të përpiqet të bëjë një vizitë për kontakt lidhur me çështje të mbledhjes së detyrueshme, vizite vëzhguese, verifikimi përmbushës të shpejtë, apo vizitë me qëllim të konfirmimit të informatave të dorëzuara në kërkesë për numër fiskal. Në raste të tilla, tatimpaguesi kërkohet të ofrojë qasje në objektet e biznesit ashtu që nëpunësi i ATK-së të mund të kryej punën e tij/saj;

10.12. Nëse tatimpaguesi refuzon të ofrojë qasje në libra dhe regjistrime, tatimpaguesi do të ndëshkohet me 100€ dhe t’i jepet një paralajmërim me shkrim se çdo mos-ofrim i qasjes i mëtutjeshëm në objekte apo libra e regjistrime për qëllimet e cekura në këtë nën-paragraf do të rezultojë në një ndëshkim 100€ në ditë, duke filluar në ditën kur qasja pasuese është mohuar. Paralajmërimi me shkrim do të përfshijë një përshkrim të qasjes apo librave dhe regjistrimeve të kërkuara dhe se qasja apo librat e regjistrimet mund të kërkohen qysh në ditën pasuese të punës. Nëse mohohet qasja, apo librat e regjistrimet nuk vihen në dispozicion në kohën e vizitës së ardhshme, tatimpaguesit do t’i jepet njoftimi me shkrim sikurse është paraparë në nën-paragrafin 10.8 të këtij neni. Në këto rrethana sikurse është paraparë në nën-paragrafin 10.7 të këtij neni nuk kërkohet njoftim i dytë.

11. Përveç ndëshkimit prej 100€ në ditë, i cili vendoset me këtë Nen, ATK gjithashtu do të ketë autorizim të kërkojë dhe marrë urdhër gjykate nga gjykata kompetente ku kërkon që mbajtësi i regjistrimeve t’i japë regjistrimet apo librat e tilla ashtu siç janë kërkuar, apo të kërkojë që mbajtësi i regjistrimeve të ofrojë qasje në regjistrimet dhe librat e kërkuar. Sikurse është paraparë në Nenin 13.8 të Ligjit, regjistrimet e mos-nxjerra brenda afatit të vendosur në nenin 13.7 të Ligjit nuk do të merren parasysh nga Ankesat në një ankesë të mëvonshme.

Page 235: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

235

Shembujt e aplikimit të ndëshkimeve: Mos-dorëzimi deklaratave informative: Gjatë ecurisë së një vizite vëzhguese, inspektori tatimor përcakton se një tatimpagues i TVSh-së nuk lëshon fatura tatimore siç kërkohet me ligj. Tatimpaguesi i nënshtrohet një ndëshkimi prej 125€ për mos-lëshim të një fature tatimore. Nëse inspektori tatimor gjen më shumë se një rast të mos-lëshim të faturave tatimore, tatimpaguesi i nënshtrohet ndëshkimit 125€ për secilin rast të gjetur në të cilin fatura tatimore nuk është lëshuar gjatë asaj vizite. Sikurse është paraparë në këtë akt nënligjor, ndëshkimet që dalin nga vizitat vëzhguese apo verifikimet përmbushëse të shpejta nuk mund të aplikohen në të njëjtin tatimpagues më shumë se një herë çdo 30 ditë. Mos-krijimi apo mbajtja e regjistrimeve: Gjatë ecurisë së një kontrolli, inspektori tatimor përcakton se tatimpaguesi, qarkullimi vjetor i të cilit është 20,000€ nuk ka mbajtur libër shitje siç kërkohet me ligji. Tatimpaguesi i nënshtrohet një ndëshkim 125€. Nëse ATK kryen një verifikim përmbushës 45 ditë më vonë dhe tatimpaguesi ende nuk ka mbajtur librin e kërkuar të shitjeve, tatimpaguesi i nënshtrohet një ndëshkimi tjetër prej 125€. Mos-ofrimi i qasjes në libra dhe regjistrime: Një zyrtar i mbledhjes së detyrueshme ka kërkuar informatat nga banka lidhur me një llogari të mbajtur nga banka në emër të biznesit i cili ka borxhe tatimore. Zyrtari i mbledhjes së detyrueshme i ka dhënë bankës kërkesën e duhur me shkrim dhe pas njoftimit të parë i ka dorëzuar kërkesën përfundimtare për informata, e cila qartë ka përshkruar informatat e kërkuara dhe datën në të cilën informatat janë të nevojshme. Banka nuk i ka ofruar informatat e kërkuara në bazë të sekretit dhe konfidencialitetit të bankës. Ligji në mënyrë specifike parasheh se sekreti apo konfidencialiteti bankar nuk aplikohet në një hetim të ATK-së. ATK i dërgon bankës Njoftim –vlerësimin ku e informon bankën se mos-ofrimi i informatave të kërkuara apo mos-qasja në informatat e kërkuara ka rezultuar në një vlerësimi prej 100€ dhe ndëshkimi do të vazhdojë të vlerësohet në shkallën prej 100€ për secilën ditë sa informatat e kërkuara nuk janë dhënë.

Mos-ofrimi i qasjes në libra dhe regjistrime: Inspektori tatimor viziton biznesin me qëllim që të bëjë verifikimin përmbushës të shpejtë. Pronari i biznesit refuzon t’i ofrojë inspektorit tatimor qasjen në librat dhe regjistrimet e tija dhe inspektori tatimor nuk është në gjendje të kryej verifikimin përmbushës të shpejtë. Tatimpaguesi i nënshtrohet një ndëshkimi prej 100€ për mos-ofrim të qasjes së inspektorit tatimor në libra dhe regjistrime për të kryer verifikimin përmbushës të shpejtë. Inspektori tatimor jep paralajmërimin me shkrim sikurse është paraparë në nën-paragrafin 10.12 të këtij neni. Nëse inspektori tatimor kryen vizitë te biznesi ditën tjetër dhe tatimpaguesi përsëri refuzon të ofroj qasje në libra dhe regjistrime, tatimpaguesi do t’i nënshtrohet një ndëshkimi tjetër prej 100€. Gjatë vizitës së dytë, inspektori tatimor do t’i japë tatimpaguesit një njoftim me shkrim sikurse është paraparë në nën-paragrafin 10.8 të këtij neni.

Page 236: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

236

12. Lehtësimi nga ndëshkimet. Lehtësimi nga ndëshkimi për mos-dorëzim të deklaratës informative mund të merret parasysh bazuar në shkakun e arsyeshëm, nëse tatimpaguesi më vonë ka dorëzuar deklaratën informative. Faktet dhe rrethanat do të merren parasysh ashtu sikur janë ofruar nga tatimpaguesi. Në vitin e parë në të cilin deklaratat informative janë obligative, lehtësimi mund të jepet bazuar në mungesën e njohurive të kërkesave nëse tatimpaguesi ka qenë tërësisht i rregullt me të gjitha obligimet tjera tatimore të raportimit dhe pagesës. Pas vitit të parë në të cilin deklaratat informative janë obligative, nuk do t’u jepet lehtësim tatimpaguesve të cilët nuk dorëzojnë deklaratat informative, përveç nëse dështimi i tillë ka qenë për shkak të rrethanave përtej kontrollit të tatimpaguesit, të tilla si ato të përshkruara në Nenin 39 të këtij Udhëzimi.

13. Ndëshkimet për mos-ofrim të deklaratave informative të përshkruara në paragrafin 3 të këtij neni mund të hiqen për tre muajt e parë në të cilën kërkesat e deklaratave informative ekzistojnë. Pas periudhës fillestare sqaruese (3 muaj), nuk do të jepet lehtësim për mos-ofrimin e kërkesave informative të kërkuara;

14. Lehtësimi nga ndëshkimi për mos-krijimin apo mos-mbajtjen e regjistrimeve mund të merret parasysh bazuar në shkakun e arsyeshëm të gjatë 6 muajve të parë të operimeve të afarizimit të tatimpaguesit. Lehtësimi do të merret parasysh duke u bazuar në faktet dhe rrethanat ashtu siç janë dhënë nga tatimpaguesi, përfshirë përpjekjet e bëra për të kuptuar kërkesat për mbajtjen e regjistrimeve. Nëse nuk ka pasur përpjekje për të kuptuar kërkesat, nuk do t’i jepet lehtësim. Nëse tatimpaguesi ka pasur një vizitë nga një nëpunës i ATK-së i cili i ka ofruar informatat mbi mbajtjen e regjistrimeve dhe obligimeve tjera tatimore, nuk do të merret parasysh lehtësimi për mos-krijim apo mos-mbajtje të regjistrimeve.

15. Lehtësimi nga ndëshkimi për mos-ofrim të qasjes në libra dhe regjistrime mund të merret parasysh nëse mbajtësi i regjistrimeve demonstron se një përpjekje me mirëbesim është bërë për të ofruar librat dhe regjistrimet me kohë, por nuk ka qenë në gjendje për ta bërë atë brenda afatit kohore të dhënë. Nuk do të jepet lehtësim nëse tatimpaguesi refuzon të ofrojë qasje në objekt, me kërkesën e një nëpunësi të autorizuar të ATK-së. Nuk do të jepet lehtësim nëse mbajtësi i regjistrimeve refuzon të ofrojë librat dhe regjistrimet e kërkuara me një kërkesë më shkrim e cila specifikon librat apo regjistrimet e kërkuara.

Neni 47

Ndëshkimi administrativ për gabimet nga përfaqësuesit e tatimpaguesit, këshilltarët tatimor, apo personat e tjerë që veprojnë në emër të tatimpaguesit

1. Neni 48 i Ligjit përcakton, “Çdo person i cili nënshkruan një deklaratë tatimore

në emër të një personi tjetër, i cili bën një gabim në atë deklaratë, do të paguajë një ndëshkim administrativ prej njëqindenjëzetepesë (125) Euro.”

2. Fjala kyçe në nenin e sipërm është ‘gabim’. Profesionistët e paguar (qofshin të punësuar nga kompania apo nga një kontraktor i jashtëm) duhet të kujdesen për përgatitjen e dokumenteve që do të dorëzohen në ATK meqë ata paguhen të dorëzojnë dokumentet korrekte. Kjo dispozitë synon të ndëshkojë ata persona të

Page 237: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

237

cilët nënshkruajnë deklaratat për tatimpaguesin tjetër, për pakujdesinë apo paramendimin e tyre, në bërjen e një gabimi në deklaratë, të tilla si: 2.1. gabim matematikor në përllogaritje; 2.2. vendosje e një numri fiskal të pasaktë në deklaratë; 2.3. përdorim i formularit të gabuar (të tilla si formulari i deklaratës së Marsit

për TVSh për dorëzimin e deklaratës së Prillit për TVSh); 2.4. përdorim i një adresë të pasaktë; 2.5. futja e informatave në kuti të gabuar të deklaratës; 2.6. harrim i informatave; 2.7. gabimisht dyfishojnë informatat, etj.

3. Ky ndëshkim nuk do të aplikohet për një person i punësuar i tatimpaguesit i cili

nënshkruan deklaratën në interes të tatimpaguesit nëse ai person nuk ka qenë i përfshirë në përgatitjen e deklaratës apo nuk ka qenë person përgjegjës për gabimin. Megjithatë, nëse i punësuari i cili ka nënshkruar deklaratën në interes të tatimpaguesit, ka qenë i ngarkuar me përgjegjësi të sigurojë se deklaratat e dorëzuara nga tatimpaguesit janë korrekte dhe pa gabime, i punësuari i tillë mund të ndëshkohet.

4. Ky ndëshkim nuk do të aplikohet në rrethanat në të cilat një përfaqësues i tatimpaguesit, këshilltar tatimor, apo person tjetër që vepron në interes të tatimpaguesit, ka bërë një interpretim të arsyeshëm të një dispozite të ligjit dhe ATK nuk pajtohet me atë interpretim.

5. Detyrimi i vendosur sipas nenit 48 të Ligjit, është i kufizuar në vendimet e bëra vetëm mbi informatat në dispozicion nga tatimpaguesi dhe palët e treta. Një përfaqësues/këshilltar/person tjetër i tatimpaguesit nuk i nënshtrohet ndëshkimit, nëse gabimet në ATK drejtpërdrejtë i atribuohen veprimeve të tatimpaguesit për të cilat përfaqësuesi/këshilltari tatimor/personi tjetër i tatimpaguesi nuk ka qenë në dijeni.

6. Në qoftë se Udhëzimi i ATK-së vendos pozitën e ATK-së mbi një çështje, apo Aktvendimet e publikuara të gjykatës, vendosin një interpretim të një dispozite të ligjit, kurse përfaqësuesi i tatimpaguesit shpërfill atë udhëzim dhe ndërmerr një pozitë të kundërt në një deklaratë, mund të aplikohet ndëshkimi mbi të.

7. Përgjithësisht, asnjë shkak i arsyeshëm nuk do të konsiderohet si bazë për lehtësim nga ndëshkimi. Megjithatë, nëse një ndëshkim është propozuar në kundërshtim me dispozitat e paragrafëve 3, 4 dhe 5 të këtij Neni, lehtësimi nga ndëshkimi është i mundur.

Neni 48

Ndëshkimet administrative për TVSh 1. Ndëshkimi për kryerjen e furnizimeve pa qenë i regjistruar. Paragrafi 1 i

Nenit 49 të Ligjit parasheh ndëshkim për një tatimpagues i cili kryen furnizime të tatueshme pa qenë i regjistruar në TVSh. Megjithëse nuk është cekur në mënyrë të veçantë në Ligj, ku ndëshkim aplikohet vetëm në ata tatimpagues që plotësojnë kërkesat për regjistrim në TVSh, apo janë regjistruar vullnetarisht në TVSh (person i tatueshëm). Për shembull, ky ndëshkim nuk aplikohet në një

Page 238: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

238

biznes me qarkullim me më pak se 10,000 euro, përveç nëse ai biznes është regjistruar vullnetarisht në TVSh.

2. Shuma e ndëshkimit që do të vlerësohet drejtpërdrejtë, lidhet me shumën e furnizimeve të bëra nga një person i tatueshëm pasi ai person i tatueshëm bëhet i detyruar për TVSh. Përveç të qenit i detyruar për TVSh në furnizimet e bëra pas të nevojës për të qenë i regjistruar për TVSh, personi i tatueshëm do të konsiderohet si neglizhues për mos-regjistrim dhe e bën atë t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej 15% të shitjeve të bëra pas të jetë bërë e nevojshme për t’u regjistruar, nëse personi i tatueshëm ka bërë më pak se 10,000 euro në furnizimet e tatueshme pasi të këtë plotësuar kërkesën (nevojën) për regjistrim.

Shembull: Tatimpaguesi B tejkalon pragun e qarkullimit vjetor më 5 Maj 2009. Ligji mbi TVSh-në kërkon që Tatimpaguesi B të regjistrohet për TVSh brenda 15 ditëve pas kalimit të pragut. Në Korrik 2009, gjatë një vizite përmbushëse ATK zbulon se Tatimpaguesi B ka tejkaluar pragun më 5 Maj 2009, por ende nuk është regjistruar në TVSh, edhe pse në kohën ë vizitës përmbushëse, Tatimpaguesi B ka bërë shitje të tatueshme prej 8,000 euro pasi e ka arritur pragun e TVSh-së. Duke u bazuar në vizitën përmbushëse, ATK regjistron Tatimpaguesin B për qëllime të TVSh-së dhe siguron deklaratat e TVSh-së për muajt Maj dhe Qershor. ATK vlerëson ndëshkimin për deklarim me vonesë në deklaratën e Majit (deklarata e Qershorit është konsideruar të jetë e dorëzuar me kohë) dhe vlerëson një ndëshkim prej 15% të TVSh-së obligative në 8,000 euro në shitjet e bëra pasi Tatimpaguesi B ka tejkaluar pragun e regjistrimit. Llogaritja e ndëshkimit: 8,000 x .16 =1,280 TVSh obligative në shtije; 1280 x .15= 192 – shuma e ndëshkimit që do të vlerësohet për kryerjen e furnizimeve të tatueshme pas arritjes së nevojës për regjistrim në TVSh dhe mos-regjistrimit. 3. Nëse tatimpaguesi ka kryer shitje të tatueshme prej 10,000 euro apo më shumë

pasi është dashur të regjistrohet, ndëshkimi do të jetë 25% e TVSh-së obligative në ato shitje të tatueshme. Llogaritja do të ishte: Shitjet e tatueshme prej 20,000 x .16= 3,200 TVSh obligative në shitje; 3,200 x .25 ndëshkim = 800 euro ndëshkim për të kryer furnizime të tatueshme pas arritjes së obligimit për regjistrim në TVSh dhe mos-regjistrim për TVSh.

4. Ligji parasheh një ndëshkim prej 100% të TVSh-së obligative mbi furnizimet e

tatueshme të kryera pas arritjes së obligimit për t’u regjistruar për TVSh dhe mos-regjistrimit në TVSh nëse mos-regjistrimi ka qenë për shkak të synimit me paramendim dhe qëllim nga personi i tatueshëm të mos e paguajë TVSh-në. Ky ndëshkim mund të aplikohet vetëm nëse një person është shpallur fajtor për evazion tatimor penal nga një gjykatë të juridiksionit kompetent. Të gjitha rekomandimet apo propozimet për ndjekje penale duhet të përfshijnë një propozim se ky ndëshkim të vendoset nëse personi është shpallur fajtor për akuzat për evazion tatimor për aq sa ato akuza lidhen me një person që kryen

Page 239: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

239

furnizime pa qenë i regjistruar në TVSh edhe pse ai person është dashur të jetë i regjistruar në TVSh.

5. Ndëshkimi për mos lëshim të faturës dhe/ose lëshim të faturës së pasaktë.

Neni 49.2 i Ligjit parasheh një ndëshkim për mos-lëshim të faturës, apo dokumenteve tjera që shërbejnë si faturë, apo i cili lëshon faturë të pasaktë që rezulton në një ulje të dukshme në shumën e TVSh-së obligative apo një rritje e dukshme e kreditimit të kërkuar.

6. Përveç detyrimit për obligimin e TVSh-së që rezulton nga mos-lëshimi i një

fature apo lëshimin e një fature të pasaktë, do të aplikohet një ndëshkim administrativ prej 15% në uljen apo rritjen e dukshme në shumën e TVSh-së obligative, nëse mos-lëshimi i faturës apo lëshimi i një fature të pasaktë ka qenë për shkak të neglizhencës së personit të tatueshëm. Neglizhenca për qëllime të këtij ndëshkimi konsiderohet kur personi i tatueshëm nuk lëshon faturë për një furnizim të tatueshëm prej 1,000 euro apo më pak ose lëshon një faturë që është 500 euro apo më pak mbi apo nën shumën që është dashur të përfshihet në faturë. Nuk do të vendoset ndëshkim nëse shuma totale e ndëshkimi është deri në 5€.

Shembull: Në shembullin e dhënë në paragrafin 2 të këtij Neni, Tatimpaguesi B nuk është regjistruar në TVSh edhe pse ai ka kaluar pragun vjetor për regjistrim në TVSh dhe është dashur të regjistrohet në TVSh. Me 8,000 € të shitjeve, tatimpaguesi B ka bërë shitjet prej 200€, 500€, 800€, 950€, 850€, 750€, 800€, 950€, 850€, 750€ dhe 600€. Ndëshkimi është llogaritur si në vijim: 200 X 16% = 32 TVSh obligative në shitje; 32 X 15% = 4.80 Ndëshkimi për mos-lëshim të faturës 500 X 16 %= 80 TVSh obligative në shitje; 80 X 15% = 12 Ndëshkimi për mos-lëshim të faturës 800 X 16 %= 128 TVSh obligative në shitje; 128 X 15% = 19.20 Ndëshkimi për mos-lëshim të faturës 950 X 16 %= 170 TVSh obligative në shitje; 170 X 15 %= 25.50 Ndëshkimi për mos-lëshim të faturës 850 X 16% = 136 TVSh obligative në shitje; 136 X 15% = 20.40 Ndëshkimi për mos-lëshim të faturës 750 X 16 %= 121 TVSh obligative në shitje; 121 X 15% = 18.15 Ndëshkimi për mos-lëshim të faturës 800 X 16% = 128 TVSh obligative në shitje; 128 X 15 %= 19.20 Ndëshkimi për mos-lëshim të faturës 950 X 16% = 170 TVSh obligative në shitje; 170 X 15% = 25.50 Ndëshkimi për mos-lëshim të faturës 850 X 16% = 136 TVSh obligative në shitje; 136 X 15% = 20.40 Ndëshkimi për mos-lëshim të faturës

Page 240: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

240

750 X 16% = 121 TVSh obligative në shitje; 121 X 15 %= 18.15 Ndëshkimi për mos-lëshim të faturës 600 X 16% = 96 TVSh obligative në shitje; 96 X 15% = 14.40 Ndëshkimi për mos-lëshim të faturës Totali i ndëshkimit që do të aplikohet është : 197.40 7. Ndëshkimi i përshkruar në paragrafin 6 të këtij Neni mund të rritet në 25% nëse

mos-lëshimi i faturës, apo lëshimi i një fature të pasaktë, është për shkak të pakujdesisë së madhe. Pakujdesia e madhe është përkufizuar si mos-lëshim të faturës për një person të tatueshëm për furnizim të tatueshëm për më shumë se 1,000€ apo për lëshim të faturës së pasaktë që është më shumë se 500€ mbi apo nën shumën që është dashur të ceket në faturë.

Shembull: Gjatë kontrollit të Tatimpaguesit D, është gjetur një faturë e lëshuar prej 200€ e cila është lëshuar në mënyrë jo të saktë dhe se 800€ është shuma që është dashur të jetë cekur në faturë. Shuma shtesë e TVSh-së obligative si rezultat i kësaj fature të pasaktë është 96€ (800 minus 200 të cekur në faturë = 600 x .16% = 96€ TVSh shtesë obligative). Ndëshkimi që do të lëshohet është 96 x 25% = 24€. Kontrolla gjithashtu ka gjetur se Tatimpaguesi D nuk ka lëshuar faturë për një furnizim të tatueshëm të kryer në shumën prej 3,000€. TVSh obligative në furnizimin e tatueshëm është 480€ (3,000 x 16% = 480). Ndëshkimi për mos-lëshim të faturës është 120€ (480 TVSh obligim x 25% = 120€ ). 8. Ligji parasheh që do të vendoset ndëshkimi prej 100% të TVSh-së obligative në

furnizimet e tatueshme të kryera duke mos lëshuar faturë apo duke lëshuar faturë të pasaktë për një furnizim të tatueshëm, nëse mos-lëshimi i faturës apo lëshimi i faturës së pasaktë ka qenë për shkak të synimit me paramendim dhe qëllim nga personi i tatueshëm. Ky ndëshkim mundet të aplikohet vetëm nëse një person është shpallur fajtor për evazion tatimore penal nga gjykata e juridiksionit kompetent. Të gjitha rekomandimet apo propozimet për ndjekje penale duhet të përfshijnë një propozim se ky ndëshkim të vendoset nëse personi është shpallur fajtor për akuzat për evazion tatimor për aq sa ato akuza lidhen me një person të tatueshëm që kryen furnizime të tatueshme pa lëshuar faturë apo duke lëshuar faturë të pasaktë.

9. Mos-aplikimi për t’u regjistruar në TVSh apo mos-ekspozimi i duhur i

certifikatës së regjistrimit në TVSh. Ligji mbi TVSh-në kërkon nga personat që e kalojnë një prag të specifikuar të qarkullimit vjetor të regjistrohen në TVSh, kështu bëhen persona të tatueshëm për qëllime të TVSh-së. Ligji mbi TVSh-në përcakton që personi duhet të aplikojë për t’u regjistruar në TVSh brenda 15 ditëve pas kalimit të pragut të specifikuar. Ligji mbi TVSh-në gjithashtu përcakton se personat e tatueshëm mund të aplikojnë për t’u larguar nga regjistri i TVSh-së kur ata të plotësojnë kushtet e specifikuara në Ligjin e TVSh-së.

Page 241: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

241

10. Neni 49.3 i Ligjit përcakton një ndëshkim prej 250€ për mos-regjistrim në

TVSh kur kërkohet për ta bërë atë dhe 250€. Në shembullin në paragrafin 2 të këtij neni, Tatimpaguesi B është ndëshkuar për kryerjen e furnizimeve të tatueshme pa qenë i regjistruar në TVSh. Përveç atij ndëshkimi, Tatimpaguesi B po ashtu i nënshtrohet ndëshkimit prej 250€ të paraparë në nenin për mos-regjistrim në TVSh. Ndëshkimet të kombinuara janë 442€ - duke kryer furnizime të tatueshme pa qenë i regjistruar dhe për mos-regjistrim. 11. Ligji kërkon që origjinali, gjegjësisht kopja e verifikuar e Certifikatës së

Regjistrimit për TVSH, do të ekspozohet në secilin vend të veprimtarisë afariste ashtu që të mund të lexohet me lehtësi nga publiku.

12. Paragrafi 3 i nenit 49 të Ligjit përcakton një ndëshkim prej 250€ për mos-

ekspozim të kopjes së Certifikatës së Regjistrimit në TVSh. Një ndëshkim prej 250€ do të aplikohet në personat e tatueshëm të cilët nuk ekspozojnë certifikatën e tyre të TVSh-së në një vend ku mund të lexohet lehtë nga publiku. Kjo nënkupton që kopja e certifikatës duhet të ekspozohet në pjesën publike të biznesit (jo në murin e një zyre, nëse ajo zyrë nuk është me qasje të lehtë për publikun). Përveç kësaj, publiku duhet të jetë në gjendje të lexojë kopjen e certifikatës së regjistrimit në TVSh. Vendosja e certifikatës së TVSh-së në mur ashtu që largësia e certifikatës nga publiku e pamundëson leximin e saj, do të ishte shkelje dhe do t’i nënshtrohej këtij ndëshkimi, madje edhe nëse certifikata është vendosur në një pjesë publike të biznesit.

13. Ndëshkimi i përshkruar në paragrafin 12 të këtij neni, aplikohet vetëm në

personat e tatueshëm pasi ata të jenë regjistruar në TVSh. Nuk është ndëshkim që mund të vendoset në çdo kohë meqë ndëshkimi për mos-regjistrim në TVSh sikurse është paraparë në paragrafin 3‘a’ të nenit 49, një person i cili nuk është regjistruar në TVSh nuk mund të ketë certifikatë të TVSh për të ekspozuar. Kështu, ndëshkimi vendoset vetëm tek ata tatimpagues të cilët janë regjistruar në TVSh dhe kanë marrë certifikatën e regjistrimit në TVSh por nuk e kanë ekspozuar atë.

14. Ndëshkimi për përdorim të certifiktës së TVSH-së nga personi tjetër.

Sikurse është paraparë në paragrafin 4 të nenit 49 të Ligjit, një person i tatueshëm i cili lejon personin tjetër të përdorë certifikatën e tij të regjistrimit në TVSh do ti nënshtrohet një ndëshkimi prej 5,000€. Ngjashëm, një personi i cili përdor certifikatën e TVSH-së të lëshuar një personi tjetër, i detyrohet ndëshkimit prej 5000 euro. Ndëshkimi aplikohet njëjtë në personin i cili ka lejuar personin tjetër që të përdorë Qertifikatën e tij të regjistrimit në TVSH dhe në personi i cili në mënyër ilegale ka përdorë qertifikatën e Regjistrimit në TVSH.

Page 242: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

242

15. Meqë lejimi i personit tjetër për të përdorë certifikatën e regjistrimit në TVSh (dhe përdorimi i certifikatës së regjistrimit në TVSh të personit tjetër) është një formë e mashtrimit dhe evazionit tatimor, secili rast i zbuluar nga ATK i përdorimit të pavend i certifikatës së regjistrimit në TVSh, duhet të raportohet tek Prokurori Publik për ndjekje të mundshme penale. Është përgjegjësi e inspektorit që zbulon përdorimin e pavend të një certifikate të regjistrimit në TVSh dhe e udhëheqësit të ekipit të tij/saj të përgatisë raportin e rastit duke përshkruar faktet dhe bazën ligjore për ndjekje penale. Kur të jetë kompletuar, raporti do t’i dërgohet Zyrës Ligjore të ATK-së për përgatitjen e rekomandimit për ndjekje penale.

16. Lehtësimi nga ndëshkimi. Ndëshkimet e vlerësuara në përputhje me dispozitat

e nenit 49 të Ligjit në thelb janë ndëshkime fikse dhe përgjithësisht nuk i nënshtrohen lehtësimit administrativ. Ato janë të bazuara në rrethana faktike. Për shembull, mungesa e njohurive për obligimin për të marrë certifikatë regjistrimi në TVSh, nuk është arsye e vlefshme për lehtësimin e ndëshkimit. Duhet të ketë bazë për lehtësim nga ndëshkimi që lidhet me mos-marrjen e certifikatës së regjistrimit në TVSh nëse tatimpaguesi është në gjendje të demonstrojë një pamundësi për t’u regjistruar brenda afatit të specifikuar për shkak të rrethanave përtej kontrollit të tij. Megjithatë, nëse tatimpaguesi nuk ka bërë përpjekje të mëtutjeshme për të marrë certifikatën e TVSh-së, atëherë lehtësimi nuk aplikohet.

17. Nuk ka bazë për lehtësim nga ndëshkimi i vënë për lëshimin e një fature me

shuma të pasakta. Tatimpaguesi është dashur të dijë në kohën e lëshimit të faturës që ka qenë faturë e pasaktë, sidoqoftë ai ka vazhduar me lëshimin e saj. Ai veprim përfaqëson akt me paramendim për mospërfillje të ligjit dhe do ti nënshtrohet aplikimit të ndëshkimit sikurse është paraparë me Ligj. Nëse ndëshkimi është vënë për lëshimin e një faturë në një format jokorrekt, lirimi mund jetë i mundur bazuar në faktet dhe rrethanat e përfshira. Nëse informatat identifikuese në faturë janë në një pozitë të pasaktë, është e duhur të lëshohet një paralajmërim për tatimpaguesin për një shkelje fillestare. Në qoftë se, pas një periudhe të arsyeshme kohore formati nuk është ndryshuar, atëherë do të aplikohet ndëshkimi.

18. Ekziston bazë minimale për lirim nga ndëshkimi që lidhet me ekspozimin si

duhet të certifikatës së regjistrimit në TVSh. Nëse tatimpaguesi ka bërë përpjekje të mirëfilltë për të vënë si duhet certifikatën, mund të jetë e duhur t’i lëshohet një paralajmërim për shkeljen e parë. Nëse me vizitën kthyese një javë më vonë (për shembull), tatimpaguesi ende nuk e ka vendosur si duhet certifikatën e TVSh-së, atëherë do të aplikohet ndëshkimi.

19. Nuk ekziston mundësi lehtësimi nga ndëshkimi i vënë bazuar në lejimin e

personit tjetër të përdorë certifikatën e regjistrimit në TVSh. Është një akt ilegal dhe personi i tatueshëm e di se certifikata e tij nuk mund t’i jepet personit tjetër.

Page 243: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

243

Personi që përdor certifikatën e regjistrimit në TVSh të personit tjetër gjithashtu është në dijeni se veprimi i tillë nuk është me vend. Për shumën e ndëshkimit të vënë mund të bëhet ankesë bazuar në atë se nuk është proporcionale me seriozitetin e shkeljes. Megjithatë,përderisa inspektori që ka vënë ndëshkimin ka ndjekur udhëzimet themelore, shuma e ndëshkimit duhet të jetë përgjithësisht me vend.

Neni 49

Ndëshkimet administrative për mallrat pa origjinë 1. Neni 49A i Ligjit i jep autorizim ATK-së për të konfiskuar mallrat në posedim

të një personi nëse ato mallra nuk mund të dokumentohen për origjinën e tyre. 2. Autorizimi i dhënë në këtë nen të Ligjit e lejon ATK-në të bëjë konfiskim të

mbrojtur të mallrave pa origjinë, duke u varur nga vlerësimi i tatimit të aplikueshëm apo ndëshkimit të aplikueshëm, apo veprimeve tjera administrative të duhura.

3. Paragrafi 5 i nenit 12 të Ligjit parasheh që “Mallrat në posedim të një

tatimpaguesi duhet të dokumentohen për origjinën e tyre.” Neni 7 deri 10 të këtij Udhëzimi Administrativ përshkruan dokumentet që duhet të mbahen për të konfirmuar origjinën e mallrave në posedim të një tatimpaguesi. Sikurse është përshkruar, dokumentet e tilla përfshijnë faturën me TVSh, faturën pa TVSh, Dokumentin Unik Doganor (DUD), Certifikatat/ Dëftesat tatimore dhe notën e dërgesës.

4. Në qoftë se, gjatë ecurisë së aktiviteteve të caktuara, një zyrtar i ATK-së zbulon

mallra për të cilat dëshmohet origjina e tyre, zyrtari do të kërkojë menjëherë ndihmë nga Shërbimi Policor i Kosovës, Shërbimi Doganor i Kosovës, apo ATK. Zyrtari i ATK-së duhet gjithashtu të kontaktojë menaxherin e tij, të raportojë situatën dhe të kërkojë autorizim verbal për të vazhduar me konfiskimin e mallrave kur të ketë ardhura ndihma. Nuk do të ndërmerret veprim në lidhje me mallrat deri sa të arrijë ndihma. Nuk duhet që nën çfarëdo rrethane Zyrtari i Administratës Tatimore të synojë të përzihet me lëvizjen e mallrave apo të synojë të konfiskojë mallrat para së të arrijë një person i dytë.

5. Kur të arrijë ndihma, Zyrtari i ATK-së duhet të përgatisë një njoftim të

konfiskimit të përkohshëm, duke identifikuar mallrat që konsiderohen të jenë pa origjinë. Njoftimi duhet të përmbajë një deklaratë të autorizimit për ndërmarrjen e veprimit të konfiskimit dhe të tregohen qartë arsyet për ndërmarrjen e veprimit të konfiskimit mbrojtës. Njoftimi duhet gjithashtu të përmbajë një regjistër të mallrave të konfiskuara, përfshirë një përshkrim të secilit artikull (apo grupi të artikujve të ngjashëm) dhe numrin (apo vëllimin) e secilit artikull (apo grupi të artikujve). Origjinali i i atij njoftimi duhet ti jepet tatimpaguesit sa më shpejtë të jetë mundur pas veprimit të konfiskimit, kurse një kopje do të mbahet nga zyrtari i ATK-së. Kur tatimpaguesit t’i jepet njoftimi për konfiskim, zyrtari i

Page 244: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

244

ATK-së duhet t’i sqarojë tatimpaguesit se mallrat janë konfiskuar sepse ato nuk ishin të dokumentuara si duhet. Tatimpaguesi duhet të informohet se: 5.1. ka të drejtë në ankesë për këtë veprim tek Departamenti i Ankesave në

ATK; 5.2. do të bëhet një vlerësim për TVSh, apo tatime në të ardhura, bazuar në

vlerën e mallrave të konfiskuara; 5.3. kur të jetë përcaktuar vlera e mallrave dhe të jetë vlerësuar shuma e tatimit,

disa mallra do të lirohen nga ATK, ndërsa ATK do të mbajë një shumë të mallrave të mjaftueshme për të shlyer vlerësimin tatimore në një ankand publik dhe

5.4. nëse organet tjera, sikurse Doganat, kanë interes në konfiskimin e mallrave që do të kishin mundësi të liroheshin, atyre organeve do t’u jepet mundësia të konfiskojnë mallrat e mbetura.

6. ATK duhet menjëherë të fillojë të përcaktojë vlerën e mallrave të konfiskuara

dhe TVSh-në, apo tatimin në të ardhura, që është obligativ në ato mallra. Në të njëjtën kohë, ATK duhet të përcaktojë shënimet e përmbushjes të personit që mban mallrat pa dokumentacion të duhur dhe të të sigurojë të gjitha deklaratat që nuk janë dorëzuar, apo të fillojë një kontrollë për të përcaktuar nivelin e plotë të detyrimit tatimor të personit në posedim të mallrave pa dokumentacion të duhur. Inspektimi duhet të zgjatet që të përfshijë një përcaktim të pronarit të vërtetë të mallrave (nëse personi në posedim nuk është pronari i vërtetë) dhe një inspektim i plotë i pronarit të vërtetë, përfshirë përcaktimin e çdo obligimi tatimor të pashlyer dhe referimin e mundshëm penal për përpjekje të evazionit (ikjes) tatimor.

7. Brenda 5 ditëve pas konfiskimit të mallrave, ATK duhet të bëjë një vlerësim

rreziku (sipas autorizimit të Nenit 19 të Ligjit) të obligimit tatimor për mallrat e konfiskuara. Për një tatimpagues që kërkohet të jetë i regjistruar në TVSh, vlerësimi do të bazohet në shumën e TVSh-së që do të ishte obligim nëse ato mallra do të ishin shitur me çmimin e vendosur në regjistrimet e tatimpaguesit, apo, në mungesë të një çmimi të tillë, shuma e TVSh-së që do të ishte obligim nëse një shitje e atyre mallrave do të ndodhte në tregun e hapur. Meqë nuk ka dokumentacion të duhur të mallrave, TVSh e zbritshme nuk do të llogaritet në përcaktimin e shumës së obligimit të TVSh-së. Nëse tatimpaguesi nuk kërkohet të jetë i regjistruar për TVSh, shuma e tatimit që do të vlerësohet do të jetë 3% e çmimit të vlerësuar (parashikuar) bruto të shitjes të mallrave të konfiskuara. Të gjitha ndëshkimet e aplikueshme do të aplikohen në vendosjen e vlerësimit. Për qëllime të tatimit në të ardhurat e korporatave apo personale, nuk do të lejohen shpenzime për koston e mallrave të konfiskuara, meqë ato mallra nuk ishin dokumentuar si duhet. Me përcaktimin e shumës së obligimit tatimor bazuar në vlerën e mallrave të konfiskuara, ATK duhet të lëshojë një Njoftim Vlerësim Rreziku që përmban të gjitha detajet e Një Njoftim Vlerësimi sikurse është paraparë në nenin 20 të Ligjit. Njoftim Vlerësimi i Rrezikut duhet të përmbajë një kërkesë për pagesë të menjëhershme të shumës obligative. Njoftim Vlerësimi i Rrezikut duhet gjithashtu të përmbajë faktin se tatimpaguesi mund

Page 245: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

245

të ankohet drejtpërdrejtë në Bordin e Pavarur për Rishqyrtime. Çdo ankesë në Bordin e Pavarur për Rishqyrtime duhet të bëhet brenda 30 ditëve nga data e lëshimit të Njoftim Vlerësimit të Rrezikut.

8. Me vlerësimin e tatimit në rrezik dhe lëshimin e Njoftim Vlerësimit të

Rrezikut, përgjegjësia administrative për rastin e mbledhjes së tatimit, duhet menjëherë të kalojë (jo më larg se në fund të ditës në të cilën njoftimi për rrezik është bërë) tek Udhëheqësi i Ekipit të Mbledhjes së Detyrueshme në Zyrën Regjionale të ATK-së, në të cilin konfiskimi mbrojtës është bërë. Udhëheqësi i ekipit të mbledhjes së detyrueshme duhet të caktojë një nëpunës të mbledhjes së detyrueshme për rastin, jo më larg se ditën vijuese të pranimit të rastit.

9. Menjëherë pas pranimit të vlerësimit në rrezik, nëpunësi i mbledhjes së

detyrueshme duhet të regjistrojë barrën në Agjencinë Kadastrave dhe në Zyrën e Regjistrimit të Pengut, si dhe çdo regjistër tjetër të aplikueshëm.

10. Kur barra të jetë regjistruar, nëpunësi i mbledhjes së detyrueshme duhet të

vizitojë tatimpaguesin dhe të kërkojë pagesën e shumës obligative në vlerësimin e rrezikut, plus çdo shumë tjetër që tatimpaguesi mund ta ketë borxh. Nëse tatimpaguesi nuk është në gjendje të paguajë shumën obligative, nëpunësi i Mbledhjes së Detyrueshme duhet t’i lëshojë një Njoftim për Konfiskim tatimpaguesit në lidhje me mallrat që janë mbajtur nën një konfiskim të mbrojtur. Ky konfiskim në thelb është vazhdim i konfiskimit të mbrojtur që ligji e autorizon të bëhet para se tatimpaguesi të ketë mundësinë të ushtrojë ndonjë të drejtë për ankesë. Si rrjedhim, ndalimi i paraparë në Nenin 57.2 të Ligjit, mbi ndërmarrjen e veprime të mbledhjes së detyrueshme gjatë periudhës kohore në të cilën tatimpaguesi mund të ushtrojë të drejtat e tij të ankesës nuk aplikohet në konfiskimet e bëra nën dispozitat e Nenit 49A të Ligjit. Njoftimi për Konfiskim duhet të përfshijë: 10.1. tatimpaguesin të cilit i është konfiskuar pasuria; 10.2. vendndodhja e pasurisë; 10.3. lloji i detyrimit; 10.4. periudha tatimore për të cilën detyrimi ka lindur; 10.5. shuma e tatimit të vlerësuar; 10.6. përshkrimi i plotë i mallrave të konfiskuara.

11. Mallrat të cilat i nënshtrohen konfiskimeve të bëra sipas Nenit 49A të Ligjit mund të mos shiten deri pasi koha brenda së cilës tatimpaguesi mund të ushtrojë të drejtat e tij të ankesës të ketë skaduar. Shitja e mallrave të konfiskuara duhet të kryhet në përputhje me Nenin 30 të Ligjit dhe dispozitat e Nenit 22 të këtij Udhëzimi Administrativ.

12. Me konfiskimin e mallrave të pa dokumentuara siç është përshkruar në

paragrafin 5 të këtij neni, duhet të njoftohet Zëvendësi i Drejtorit të Përgjithshëm (Përmbushja). Zëvendësi i Drejtorit të Përgjithshëm (Përmbushja) do të kontaktojë Shërbimin Doganor të Kosovës për ta informuar se janë konfiskuar mallra të pa dokumentuara në mënyrën e duhur dhe për të përcaktuar

Page 246: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

246

nëse ata janë të interesuar në konfiskimin e asaj pjese të mallrave që ATK nuk do ti shesë. Nëse Shërbimi Doganor i Kosovës nuk është i interesuar për mallrat, Zëvendësi i Drejtorit të Përgjithshëm (Përmbushjes) do të informojë Menaxherin Regjional, se mallrat e tepërta nga shuma e nevojshme për të shlyer detyrimin tatimor, mund t’i kthehen tatimpaguesit. Është përgjegjësi e Menaxherit Regjional për të siguruar se janë mbajtur mallra të mjaftueshme për të shlyer çdo detyrim tatimor të tatimpaguesit.

13. Të gjithë zyrtarët e ATK-së të përfshirë në veprimet për zbatimin e nenit 49A,

duhet të dokumentojnë në tërësi veprimet e ndërmarra dhe bazën për ndërmarrjen e atyre veprimeve. Përveç kësaj, posedimi i mallrave pa dokumente të duhura nënkupton evazion tatimor dhe mashtrim tatimor. Në këto raste duhet të përgatitet një raport për të gjitha rrethanat rreth konfiskimit, historia e përmbushjes së personit në posedim të mallrave pa origjinë, dhe fakte tjera përkatëse. Raporti i tillë dërgohet në zyrën Ligjore të ATK-së për përgatitjen e një kërkese tek prokurori publik për hetim penal. Kur ATK të ketë themeluar Njësinë e hetimeve penale (Njësia e Hetimeve Tatimore) kërkesa për hetime penale duhet të dorëzohet në atë Njësi.

KAPITULLI IX Ankesat

Neni 50

Ankesat në Departamentin e Ankesave në ATK

1. Sikurse është paraparë në Nenin 52 të Ligjit, një tatimpagues mund të dorëzojë ankesë me shkrim në Departamentin e Ankesave në ATK (në tekstin e mëtejshëm DA), që lidhet me çdo vlerësim të tatimit nga ATK apo përcaktim zyrtar të ATK-së.

2. Nëse nuk parashihet ndryshe nuk parashihet në Nenin 52, ankesat për

vlerësimin tatimorë të bërë nga ATK apo përcaktimet zyrtare të ATK-së, duhet të bëhen sipas dispozitave të ankesave të parapara me paragrafin 10 të nenit 52 të Ligjit.

3. Ankesa për vlerësim tatimor të ATK-së apo përcaktim tjetër zyrtar i bërë nga

ATK, duhet të dorëzohet në DA brenda 30 ditëve nga data që tatimpaguesi ka marrë vlerësimin zyrtar apo njoftimin për përcaktim tjetër zyrtar. Ligji përkufizon dorëzimin si “shërbim të një dokumenti përkatës për një tatimpagues duke: 3.1. ia dhënë në dorë dokumentin tatimpaguesit, përfaqësuesit të tatimpaguesit,

një anëtari të familjes së tatimpaguesit, apo një zyrtari, drejtori apo të punësuarit të tatimpaguesit (një veprim i tillë quhet i kryer pavarësisht nëse personi nuk pranon të marrë dokumentin);

Page 247: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

247

3.2. e lënë dokumentin në vendbanimin e tatimpaguesit ose në vendin e zakonshëm të biznesit ose

3.3. e dërguar dokumentin nëpërmjet postës në adresën e fundit të njohur të tatimpaguesit.

Meqë dorëzimi është përkufizuar si shërbim për tatimpaguesin, data e dërgimit do të konsiderohet të jetë data e pranimit. 4. Periudha 30 ditore në të cilën tatimpaguesi duhet të dorëzojë ankesën, sikurse

është paraparë në paragrafin 3 të këtij neni, fillon nga dita e parë, pas ditës kur personi ka marrë vendimin zyrtar. Nëse fundi i periudhës 30 ditore është ditë pushimi (e shtunë, e diel apo festë zyrtare), periudha 30 ditore do të përfundojë në ditën e parë pas ditës së pushimit ose festës.

5. Sipas paragrafit 3 të Nenit 52 të Ligjit, periudha kohore për dorëzimin e një

ankese, sipas paragrafit 3 të këtij neni, mundet të zgjatet në rastet kur tatimpaguesi ka qenë nuk ka mundur të dorëzojë ankesën me kohë për shkak të rrethanave përtej kontrollit të tatimpaguesit apo rrethanave të tilla që mos-zgjatja e periudhës kohore do të rezultonte në padrejtësi për tatimpaguesin. Me qëllim lejimit të zgjatjes së afatit sipas këtij paragrafi, tatimpaguesi duhet të dorëzojë një kërkesë me shkrim në DA, e cila përshkruan rrethanat që i kanë pamundësuar parashtrimin e ankesës me kohë apo padrejtësinë që do të rezultonte nëse ankesa nuk do të dëgjohej.

Shembull: Një tatimpagues i cili është dashur të dorëzojë ankesën e tij kundër njoftim-vlerësimit deri më 21 mars 2009, që ka qenë data e fundit për dorëzimin e ankesës, ai ka dorëzuar ankesën e tij më 22 Mars 2009. Së bashku me kërkesën për ankesë ndaj njoftim-vlerësimit është shkruar një deklaratë që kërkon që ankesa të merret parasysh madje edhe pse është vonë, për shkak të rrethanave përtej kontrollit të tatimpaguesit. Në këtë Shembull, tatimpaguesi është shtruar në spital në ditën e fundit për dorëzimin e ankesës. Së bashku me kërkesën me shkrim për t’u marrë parasysh ankesa me vonesë është dokumentacioni i konfirmimit të shtruarjes në spital (kopja e faturës së spitalit, fletë-lëshimi dhe pasqyra mjekësore nga mjeku). Ankesa është dorëzuar menjëherë pas lirimit nga spitali. 6. Udhëtimi jashtë vendit nuk konsiderohet të jetë përtej kontrollit të

tatimpaguesit, përveç nëse udhëtimi është shkaktuar nga një urgjencë, të siq mund të jetë vdekja në familjen e ngushtë, urgjenca e papritur afariste, etj.

7. Koha për dorëzimin e ankesës nuk do të zgjatet më shumë se 30 ditë nga data e

parë për dorëzimin e ankesës. Në atë periudhë kohore, një biznes duhet të rregullojë çfarëdo urgjence apo shkaku të vonesës, ashtu që të mund të përgatisë dhe dorëzojë ankesën.

Page 248: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

248

8. Siq është paraparë në Paragrafin 1 të këtij neni, ankesë për njoftim-vlerësim apo përcaktim zyrtar duhet të dorëzohet me shkrim. Ankesa me shkrim duhet të përmbajë: 8.1. emrin, adresën dhe numrin fiskal të tatimpaguesit; 8.2. përshkrimin të çështjes për të cilën ankohet (njoftim-vlerësimi, përfshirë

datën e njoftimit, datën kur është pranuar njoftimi, lloji i tatimit, periudhat tatimore dhe shuma e tatimit për të cilin ankesa është dorëzuar);

8.3. përcaktimi apo pjesa e përcaktimit për të cilën është bërë ankesa; 8.4. bazën ligjore për ankesë; 8.5. përshkrimin e arsyeve se pse njoftim-vlerësimi apo përcaktimi zyrtar

konsiderohet të jetë jo-korrekt apo i pavend, përfshirë referimet në bazën ligjore për përcaktimin se përcaktimi është jo-korrekt apo i pavend dhe

8.6. nënshkrimi i tatimpaguesit, zyrtari i caktuar i tatimpaguesit, apo përfaqësuesi i autorizuar i tatimpaguesit.

9. DA, mund të refuzojë një ankesë që nuk i plotëson kriteret bazë të parapara në

Paragrafin 8 të këtij Neni. 10. Sipas paragrafit 5 të nenit 52 të Ligjit, nga ATK kërkohet që të lëshojë

vendimin me shkrim për tatimpaguesin brenda 60 ditëve nga data e ankesës. Për qëllime të këtij Udhëzimi Administrativ, data e ankesës do të konsiderohet të jetë data kur ankesa është pranuar në ATK.

11. Në shqyrtimin e ankesës së tatimpaguesit, DA duhet të sigurojë se tatimpaguesi

nuk ka ofruar të dhëna të reja të cilat janë të ndaluara me paragrafin 8 të Nenit 13 të Ligjit dhe dispozitat e nenit 12 të këtij udhëzimi administrativ.

12. Nëse DA, nuk janë në gjendje të lëshojnë një vendim mbi çështjen për shkak të

mungesës së informatave në dosjen e rastit, ajo mund të kërkojë informata shtesë qoftë nga ATK apo nga tatimpaguesi. Në cilindo rast, periudha kohore për të marrë një vendim për rastin është suspenduar nga koha që DA kërkojnë informata shtesë deri sa informatat të jenë marrë në DA, sipas paragrafit 8 të Nenit 52 të Ligjit 12.1. Në rast të një kërkese për informata shtesë të dërguar në një funksion

tjetër të ATK-së, suspendimi do të jetë për maksimum 15 ditë shtesë. 12.2. Në rast të një kërkese për informata shtesë të dërguar tek tatimpaguesi,

suspendimi do të jetë për maksimum 45 ditë. Nëse informatat nuk janë pranuar brenda kësaj kohe, DA do të marrë vendimin e vet për rastin bazuar në informatat që janë në dispozicion.

12.3. Sikurse është paraparë në paragrafin 9 të nenit 52 të Ligjit, nëse DA nuk lëshon vendim brenda periudhës kohore prej 60 ditëve (apo periudhës kohore të zgjatur për shkak të suspendimit të paraparë në paragrafin 8 të nenit 52 të Ligjit), tatimpaguesi mund të dorëzojë një ankesë drejtpërdrejtë në Bordin e Pavarur për Rishqyrtime.

13. Në nenin 52.6 të Ligjit është përcaktuar se vendimi i DA do të paraqet vendimin përfundimtar të Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së dhe do të jetë detyrues për

Page 249: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

249

ATK-në, në lidhje me njoftim-vlerësimin apo përcaktimin zyrtar për të cilin është lëshuar. Kur vendimi përfundimtar i DA të jetë lëshuar, të gjitha funksionet e ATK-së do të respektojnë atë vendim dhe do ta implementojnë atë, përfshirë kryerjen e rregullimeve të tilla të nevojshme në sistemin e TI-së së ATK-së. 13.1. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 6 të nenit 52 të Ligjit, nëse

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së më pas kupton se vendimi i DA nuk ka qenë korrekt dhe mos-korrektimi i atij vendimi do të rezultonte në një padrejtësi për tatimpaguesin, Drejtori i Përgjithshëm mund të kërkojë nga DA dhe Zyra Ligjore e ATK-së, së bashku me zyrtarë tjerë të mundshëm në ATK, të rishikojë vendimin dhe të përcaktojë nëse duhet të ndryshohet apo nëse tatimpaguesi do të kërkohet të kërkojë ndryshimin përmes Bordit të Pavarur për Rishqyrtime.

13.2. Nëse Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së përcakton se parimet, mbi të cilat vendimi i DA është marrë, duhet të jenë detyrues për ATK-në për të gjitha rastet e ngjashme, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së do të lëshojë Vendim Shpjegues Publik sikurse parashihet në Nenin 9 të Ligjit.

Neni 51

Bordi i Pavarur për Rishqyrtime

1. Tatimpagues, i cili nuk është i kënaqur me vendimin e DA, mund të dorëzojë ankesë me shkrim në Bordin e Pavarur për Rishqyrtim (në tekstin e mëtejshëm BPR) brenda 30 ditëve pas pranimit të vendimit të DA. Nëse nuk dokumentohet ndryshe se është marrë më herët, data e supozuar e marrjes do të konsiderohet të jetë data e cila është pesë (5) ditë pas datës kur vendimi i DA është dërguar.

2. Sikurse është paraparë në Nenin 53 të Ligjit, BPR do të përbëhet nga një Anëtar Kryesues dhe 16 anëtarë tjerë, ku të gjithë janë të pavarur nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave apo ndonjë organ vartës i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave.

3. Anëtaret e rinj të emëruar në BPR do të emërohen për një periudhë prej një (1) viti me të drejtë të ri-emërimit për një periudhë prej dy viteve.

4. Përjashtimi i anëtarëve të BPR do të jetë në përputhje me paragrafin 4 të nenin 53 të Ligjit.

5. BPR do të ketë autorizim të marrë parasysh ankesat vijuese: 5.1. Ankesën kundër vendimit të DA; 5.2. Ankesën e vlerësimit në rrezik të bërë në përputhje me dispozitat e nenit

19; 5.3. ankesën në të cilën DA nuk kanë dhënë vendim brenda afatit kohor të

paraparë në paragrafin 9 të Nenit 52 të Ligjit; 5.4. përcaktimet zyrtare sipas legjislacionit tjetër në Kosovë që parasheh

ankesat në Bordin e tillë. 6. Sikurse është paraparë në paragrafin 2 të nenit 54 të Ligjit, barra e provës është

mbi tatimpaguesin në çdo ankesë para BPR. Kjo nënkupton se i përket tatimpaguesit, apo personit që bën ankesën, të provojë se vlerësimi apo vendimi i përshkruar në paragrafin 5 të këtij Neni është jo-korrekt.

Page 250: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

250

7. Tatimpaguesit nuk i lejohet të paraqesë evidencë të re në seancën para BPR. BPR kërkohet të bëjë përcaktimin e vet bazuar në informatat që më herët janë marrë parasysh nga DA. Sikurse parashihet në paragrafin 4 yë Nenit 54, ” dëshmitë, dokumentet dhe provat e tjera të paraqitura nga personi që ankohet në BPR dhe nga ATK do të kufizohet në të njëjtën sasi provash që është siguruar në lidhje me vendimin, vlerësimin dhe përcaktimin e mëparshëm kundër të cilave është bërë ankesë sipas paragrafit 1 të nenit 54” të Ligjit. Ky kufizim gjithashtu do të aplikohet në ato raste në cilat DA kanë dhënë vendimin për shkak se tatimpaguesi nuk ka ofruar informatat shtesë të kërkuara brenda kohës së dhënë. Megjithatë, nëse tatimpaguesi është ankuar në BPR bazuar në faktin se DA nuk kanë dhënë vendim brenda afatit kohor të paraparë në paragrafin 9 të Nenit 52, tatimpaguesi mundet të paraqes evidencë të tillë të re siç është e arsyeshme dhe e lejueshme nga BPR, e cila është e aplikueshme për rastin nën ankesë.

8. Sikurse është paraparë në Nenin 56 të Ligjit, për një vendim të nxjerrë nga BPR, mundet të ankohet në një gjykatë juridiksioni brenda 60 ditëve të pranimit të njoftimit të vendimit të BPR. Nëse nuk dokumentohet ndryshe se është marrë më herët, data e supozuar e marrjes do të konsiderohet të jetë data e cila është pesë (5) ditë pas datës kur vendimi i BPR-së është dërguar.

9. Sipas paragrafit 2 të nenit 57 të Ligjit, ATK është ndaluar të ndërmarrë aksion të mbledhjes së detyrueshme (përveç regjistrimit të një barre tatimore apo lëshimit të njoftimeve përkujtuese) gjatë kohës në të cilën tatimpaguesi mundet të dorëzojë ankesë në BPR apo gjatë kohës në të cilën ankesa është pezull para BPR.

KAPITULLI X

Certifikatat e TVSh-së dhe import/eksportit

Neni 52 Regjistrimi në TVSh

1. Çdo person që kërkohet të regjistrohet për TVSh (Tatimin në Vlerën e Shtuar)

duhet të regjistrohet në TVSh dhe të marrë një Certifikatë të TVSh-së brenda 15 ditëve kalendarike pas plotësimit të kërkesave për t’u regjistruar. Neni 49 i Ligjit parasheh ndëshkime për ata tatimpagues të cilët bëjnë furnizime të tatueshme pa qenë të regjistruar për TVSh. Për qëllime të këtij Kapitulli, termi person i tatueshëm do të nënkuptojë çdo person i cili është, apo kërkohet të jetë i regjistruar në TVSh dhe i cili në Kosovë në mënyrë të pavarur kryen ndonjë aktivitet ekonomik në një mënyrë të rregullt apo jo të rregullt, çfarëdo qëllimi apo rezultatet e atij aktiviteti ekonomik.

2. Të gjithë personat që kërkohet të regjistrohen për TVSh nëse ata bëjnë furnizime prej 50,000€ a më tepër për periudhën e pandërprerë 12 mujore (apo kërkesa të tilla tjera të pragut siç mund të vendosen me legjislacionin e TVSh-së)

3. Furnizimet e bëra nga persona qarkullimi i të cilëve në një periudhë të pandërprerë 12 mujore nuk tejkalon pragun 50,000 euro nuk mund të

Page 251: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

251

ngarkohen me TVSh sipas legjislacionit të TVSh-së. Personat të cilët i kryejnë këto furnizime nuk kërkohet të regjistrohen sipas legjislacionit të TVSh-së, por duhet të paguajnë TVSh-në në importet e tyre, si dhe të paguajnë TVSh-në në furnizimet e bëra për ata nga personat e tatueshëm. Ata nuk kanë të drejtë të ngarkojnë TVSh-në në furnizimet që ata i bëjnë dhe nuk kanë të drejtë të kreditojnë TVSh-në e zbritshme të paguar në importet dhe në furnizimet e bëra për ta.

4. Personat e tatueshëm (ata persona qarkullimi vjetor i të cilëve në një periudhë të pandërprerë 12 mujore është 50,000€ a më shumë, apo të cilët janë regjistruar vullnetarisht në TVSh) të cilët eksporotjnë mallra dhe të cilët janë të regjistruar për qëllime të TVSh-së sipas legjislacionit të aplikueshëm të TVSh-së do të gjykohet të kenë bërë furnizime të tatueshme të cilat janë të liruara me të drejtë për të zbritur TVSh-në e zbritshme (eksporte me shkallë zero). Personat e tillë kanë të drejtë për kreditim të tatimit të zbritshëm dhe ata kërkohet të dorëzojnë deklaratën tatimore mujore.

5. Personat që dëshirojnë të jenë persona të tatueshëm të TVSh-së munden vullnetarisht të aplikojnë për regjistrim në TVSh pa marrë parasysh qarkullimin e tyre. Kur një tatimpagues bëhet tatimpagues vullnetar për TVSh, zgjedhja mund të revokohet vetëm në përputhje me dispozitat e Ligjit mbi TVSh-në.

6. Çdo person i cili nuk është regjistruar sikurse është paraparë në paragrafët 2 dhe 3 të këtij Neni do të regjistrohen në një mënyrë të detyrueshme nga ATK me force retroaktive nga data kur regjistrimi i tillë është kërkuar.

7. Personat e tatueshëm të regjistruar në mënyrë vullnetare dhe të detyrueshme i nënshtrohen të gjitha kërkesave të TVSh-së në të njëjtën mënyrë sikurse ata tatimpagues të cilat janë regjistruar pasi qarkullimi vjetor i tyre ka tejkaluar pragun.

8. Të gjithë formularët e regjistrimit në TVSh duhet të dorëzohen personalisht në zyrën regjionale të ATK-së përgjegjëse për çështje tatimore të biznesit nga një person i autorizuar i biznesit. Formularët e regjistrimit në TVSh duhet të shoqërohen me një kopje të dokumenteve për regjistrim të biznesit, Certifikatën e Numrit Fiskal dhe identifikimin zyrtar me fotografi (pasaportë, kartë identiteti, etj.).

9. Nëse një biznes ka më shumë se një degë apo vendndodhje, biznesi duhet të deklarojë vendndodhjen kryesore të biznesit në ATK në kohën e regjistrimit për TVSh. Çdo vendndodhje tjetër e biznesit të tatimpaguesit duhet gjithashtu të ceket ashtu që të mund të lëshohet Certifikatat e duhur e TVSh-së për të gjitha vendndodhjet. Çdo ndryshim në ndonjë vendndodhje të biznesit apo vendndodhje kryesore të biznesit, si dhe çdo shtesë, apo heqje nga, numri i vendndodhjeve apo degëve të biznesit, duhet të njoftohen në ATK brenda 10 ditëve pasi të jetë bërë ndryshimi.

10. Me marrjen e formularit për Regjistrim në TVSh, ATK do të sigurojë se informatat në formularin e regjistrimit janë të sakta dhe se tatimpaguesi ka kryer të gjitha obligimet tatimore. Përveç kësaj, ATK do të vizitojë secilën vendndodhje të biznesit që tatimpaguesi e ka vënë në listën e formularit të regjistrimit për të siguruar se është dhënë saktësia e të dhënave. ATK do të

Page 252: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

252

përcaktojë se a të lëshoj Certifikatë të TVSh-së, apo jo, brenda 10 ditëve të punës pas marrjes së Formularit për Regjistrim në TVSh.

11. Nëse ATK përcakton se tatimpaguesi ka të drejtë për Certifikatë të TVSh-së, do të njoftojë tatimpaguesin për atë përcaktim jo më larg se ditën e ardhshme të punës pas bërjes së përcaktimit. Tatimpaguesit do t’i jepet mundësia të vizitojë zyrën e autorizuese të ATK-së apo t’i dërgohet Certifikata e TVSh-së.

12. Secila Certifikatë e TVSh-së do të ketë një numër serik unik në faqen e vet. Ai Numër Serik, i cili është numri i regjistrimit të tatimpaguesit për TVSh, duhet të përfshihet, së bashku me numrin fiskal të tatimpaguesit, në të gjitha faturat e lëshuara nga tatimpaguesi.

13. Nëse ATK zbulon se tatimpaguesi nuk është i rregullt në të gjitha obligimet tatimore apo se informatat në formularin e regjistrimit nuk janë të sakta, ATK do t’i dërgoj një njoftim me shkrim tatimpaguesit se certifikatat e TVSh-së nuk mund të lëshohet. Njoftimi do të informojë tatimpaguesin për arsyet e mos-lëshimit të Certifikatës së TVSh-së dhe t’i përkujtojë tatimpaguesit ndëshkimet për angazhimin në transaksionet me TVSh pa marrë Certifikatën e TVSh-së. Njoftimi gjithashtu do t’i ofrojë tatimpaguesit informatat lidhur me të drejtat e ankesës. ATK do t’i dërgoj tatimpaguesit njoftimin me shkrim brenda 2 ditëve pas përcaktimit se Certifikatat e TVSh-së nuk do të lëshohet.

Nenit 53

Certifikatat e import/eksportit 1. Të gjithë personat të cilët kërkohet të marrin një Certifikatë Import/Eksporti

para se të ndërmarrin ndonjë aktivitet importi apo eksporti nëse ata: 1.1. importojnë mallra në Kosovë, nëse përndryshe nuk janë të regjistruara për

qëllime tatimore, apo 1.2. eksportojnë mallra nga Kosova, nëse përndryshe nuk janë të regjistruara

për qëllime tatimore, 2. Te gjithë formularët e regjistrimit të import/eksportit duhet të dorëzohen

personalisht në zyrën regjionale të ATK-së përgjegjëse për çështje tatimore të biznesit nga një person i autorizuar i biznesit. Formularët e regjistrimit të import/eksportit duhet të shoqërohen më një kopje të dokumenteve të regjistrimit të biznesit, Certifikatën e Numrit Fiskal, dhe identifikimin zyrtar me fotografi (pasaportë, kartë identiteti, etj.).

3. Me marrjen e formularit për Regjistrim të import/eksportit, ATK do të sigurojë se informatat në formularin e regjistrimit janë të sakta dhe se tatimpaguesi ka kryer të gjitha obligimet tatimore. Nëse ATK përcakton se tatimpaguesi ka të drejtë për Certifikatë të Import/Eksportit do të shtypë Certifikatën dhe t’ia japë atë tatimpaguesit. Nëse tatimpaguesi nuk është aktual në të gjitha parashtrimet e deklarimeve apo pagesave të tatimeve, nuk do t’i lëshohet Certifikatë e Import/Eksportit deri në kohën kur tatimpaguesi të bëhet aktual në të gjitha çështjet tatimore, apo është vendosur një marrëveshje zyrtare për pagesë të çdo tatimi të papaguar.

4. Secila Certifikatë e Import/Eksportit do të ketë një numër serik unik në faqen e vet.

Page 253: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

253

Neni 54

Anulimi dhe tërheqja e certifikatave Sikurse është paraparë në Nenin 20A të Ligjit dhe nenit 10 të Udhëzimit Administrativ 07/2009, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së mundet të anulojë apo tërheqë një Certifikatë të TVSh-së nëse ATK përcakton se personi të cilit certifikata i është lëshuar ka shkelur ligjin.

KAPITULLI XI Efekti i udhëzimeve tjera administrative dhe hyrja në fuqi

Neni 55

Zbatimi dhe hyrja në fuqi

1. Udhëzimi Administrativ 05/2005 i datës 29/04/2005 mbetet në fuqi, për aq sa dispozitat e tij nuk bien në kundërshtim me ndonjë prej dispozitave të këtij Udhëzimi Administrativ. Ky Udhëzim Administrativ do të zëvendësojë çdo Udhëzim Administrativ që më herët është lëshuar në lidhje me Ligjin 2004/48 deri në shkallën sa dispozitat e atyre Udhëzimeve Administrative nuk bien në kundërshtim me dispozitat e këtij Udhëzimi Administrativ.

2. Ky Udhëzim Administrativ do të hyjë në fuqi në ditën e nënshkrimit nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave.

Page 254: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

254

Page 255: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

255

Page 256: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

256

Page 257: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

257

UDHËZIMIN ADMINISTRATIV 17/2009 Ministria e Ekonomisë dhe Financave Sipas Nenit 62 të Ligjit Nr. 2004/48 “Mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat” i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin Nr. 03/L-071 “Mbi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/48 mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat,” Ministri i Ekonomisë dhe Financave Nxjerr: UDHËZIMIN ADMINISTRATIV Ruajtja e integritet të ATK-së Nr. _____/ 2009 Për zbatimin e nenit 60 të Ligjit Nr. 2004/48 Mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin Nr. 03/L-071 Mbi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/48 mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat,

Neni 1 Qëllimi

Qëllimi nxjerrjes së këtij Udhëzimi Administrativ është përcaktimi i procedurave dhe funksioneve të Zyrës për Standarde Profesionale të ATK-së.

Neni 2 Përkufizimet

Për qëllime të këtij Udhëzimi Administrativ, termat e mëposhtme kanë këto kuptime:

1. ATK- nënkupton Administratën Tatimore të Republikës së Kosovës 2. ZSP-nënkupton Zyrën për Standarde Profesionale 3. Vepër penale- sipas këtij udhëzimi përfshinë veprat penale vijuese:

shpërdorim i detyrës zyrtare ose i autorizimit, përvetësimi gjatë ushtrimit të detyrës, mashtrimi në detyrë, marrja e ryshfetit, dhënia e ryshfetit, ushtrimi i ndikimit, zbulimi i fshehtësisë zyrtare, falsifikimi i dokumenteve zyrtare, arkëtimi dhe pagesa e paligjshme si dhe dhënia e informatave false në çështjen që përfshinë detyrën zyrtare.

4. Monitorim- nënkupton verifikimin dhe vëzhgimin e bërë nga ZSP tek zyrtarët e ATK-së ose pronën e ATK-së për verifikim te dispozitave lidhur me veshjen, gjendjen financiare, biografinë, orarin e punës, sjelljet ne punë, shfrytëzim të pasurisë së ATK-së etj.

5. Punë sekondare- nënkupton punën dhe aktivitetin që zyrtari i ATK-së e kryen me pagesë, jashtë punës që kryen te punëdhënësi primar.

6. “Zyrtar ” nënkupton të punësuarit e ATKsë me përjashtim të Drejtorit të Përgjithshëm ATK-së.

Page 258: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

258

7. Zyrtar në thirrje- nënkupton zyrtarin e ZSP-së i cili është i obliguar që të kryen detyrat dhe përgjegjësit që i takojnë edhe pas orarit të rregullt të punës, nëse autorizohet nga Menaxheri i ZSP. 8. Ligj – nënkupton Ligjin Nr. 2004/48 “Mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat” i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin Nr. 03/L-071 “Mbi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/48 mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat,”

Neni 3

Funksionet e ZSP-së 1. Funksioni i ZSP-së është parandalimi dhe hetimi i sjelljeve të këqija të zyrtareve

tatimor, në rast të dyshimit për korrupsion, shpërdorime tjera të detyrës zyrtare si dhe shkelje që kanë të bëjnë me kodin e mirësjelljes të ATK-së. ZSP-ja gjithashtu ka autoritetin që të hetoj veprimet e qytetarëve që kërcënojnë sigurinë apo integritetin e ATK-së apo të punësuarve të saj.

2. Zyrtaret e ZSP-së funksionet nga paragrafi 1 i këtij neni duhet t’i ushtrojë në pajtim me legjislacionin në fuqi.

3. Zyrtaret e ZSP-së nëse e ndiejnë veten të rrezikuar apo të kërcënuar, qoftë nga personat e brendshëm apo të jashtëm, gjatë ushtrimit të autorizimeve të përcaktuar me ligj, ata mund të kërkojnë asistencë nga prokurori publik kompetent;

4. Zyrtari i ZSP-së, jashtë orarit të rregull të punës mbanë statusin e zyrtarit në thirrje;

5. Zyrtarët e ZSP-së, nuk guxojnë te nxjerrin informacione lidhur me rastet te cilat janë hetuar nga ZSP-ja apo te komentojnë këto raste me personat e paautorizuar.

6. Zyrtarët të cilët janë të inkuadruar në ZSP gëzojnë te gjitha benificionet që ju takojnë inspektorëve tatimore si dhe shtesës për rrezikshmëri e cila dyfishohet.

7. Zyrtarëve të ZSP-së ju takojnë shpenzimet e reprezentacionit për shkak të natyrës së punës, nëse ashtu autorizohet nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, apo i deleguari i tij.

Neni 4

Respektimi i të Drejtave dhe Lirive te Njeriut Gjatë hetimit, monitorimit dhe komunikimit me zyrtarët dhe palët e treta, duhet respektuar të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve të garantuara me Kushtetutë dhe Ligj. Imazhi dhe autoriteti i ATK-së duhet të mos dëmtohet nga veprimet apo mungesa e veprimeve të ZSP-së.

Neni 5 Inicimi dhe Administrimi i rasteve të dyshuara

1. Çdo zyrtar i ATK-së ( drejtori, zv drejtoret, menaxheret, udhëheqësit ekipeve, inspektorët tatimor dhe nëpunësit tjerë ) janë të detyruar që të raportojnë çdo rast të dyshimit sipas paragrafit 1 të nenit 3 të këtij Udhëzimi, sa më shpejtë të jetë e mundur në zyrën e ZSP.

2. Çdo rast i dyshuar ndaj stafit të ATK-së, dorëzohet në ZSP dhe evidentohet ne formën Standarde;

3. Rastet mund të raportohen me shkrim ose gojarisht në ZSP;

Page 259: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

259

4. Rasti i paraqitur analizohet nga zyrtarët e ZSPsë për të konstatuar bazën për fillimin e hetimit dhe me qellim të identifikimit të shkeljes se vepra a ka të bëjë me shkelje administrative apo penale.

5. ZSP-ja, çdo rast të dyshimtë për vepër penale nga zyrtari i ATK-së do ta paraqet në Policin e Kosovës ose në Prokurorinë Publike të Kosovës.

6. Çdo informatë apo dokument që ofrohet nga personat që e paraqesin rastin duhet te mbetet konfidenciale për personat jo kompetent.

7. ZSP-ja do të mbajë të informuar në mënyrë të përgjithshme Drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së për gjendjen e programit, përfshirë gjendjen e hetimeve specifike. Drejtori i Përgjithshëm dhe të gjithë zyrtarët tjerë të ATK-së kërkohet të respektojnë natyrën konfidenciale të informatave dhe të shpalosin informatat lidhur me ecurinë e hetimeve vetëm kur të jetë e nevojshme për hetime të mëtutjeshme apo përpjekje për ndjekje penale;

8. ZSP-ja se bashku me prokurorinë dhe personat tjerë të ndërlidhur në rast, ka për obligim që te siguroj anonimitet të plotë personave që dëshirojnë të mbesin anonim, duke u bazuar në legjislacionet që e rregullojnë këtë çështje;

9. Kur një hetim të jetë iniciuar nga ZSP, zyrtarët eATK-së nuk do të ndërmarrin ndonjë veprim tjetër në lidhje me subjektin e hetimit, përveç nëse autorizohen nga ZSP apo Drejtori i Përgjithshëm pas konsultimit me ZSP-në.

Neni 6

Autorizimi për hetim 1. Fillimi i hetimit për dyshim të Veprës Penale, behët me marrjen paraprake të

autorizimit nga Prokurori Publik kompetent në pajtim me nenin 39 të Ligjit; 2. Për hetim të rasteve të dyshuara për shkelje administrative, nuk nevojitet

autorizimi sipas paragrafit 1 të këtij Neni.

Neni 7 Hetimi i rasteve të dyshuar për shkelje administrative

1. Për hetim të rasteve të dyshuar lidhur me shkeljet administrative nga zyrtari tatimor, ZSP-ja ka autorizim që te ndërmerr veprimet në vijim:

1.1. intervistoj dëshmitaret; 1.2. siguroj dhe ekzaminoj prova; 1.3. intervistoj personin e dyshuar; 1.4. ekzaminoj dosjet dhe 1.5. siguroj informata nga palët e treta;

2. Pasi që konsiderohen se janë mbledh fakte të mjaftueshme lidhur me rastin dhe se nuk ka nevojë për informacione dhe prova shtesë, ZSP-ja përpilon raportin hetues.

3. Raporti hetues së bashku me provat e administruara gjatë hetimit, do ti përcillet komisionit disiplinor të ATK-së, nëse ZPS-ja gjen fakte të shkeljeve.

4. Raporti apo dosja e hetimit administrative mund t’ju jepet departamenteve përkatëse me kërkesë, përderisa nuk do të ketë ndikim të dëmshëm në hetimin apo ndjekjen penale të mëtutjeshme.

Neni 8

Page 260: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

260

Hetimi i rasteve të dyshuar për shkelje penale 1. Për hetim të rasteve të dyshuar lidhur me shkeljet penale nga zyrtari, ZSP pas

marrjes së autorizimit nga prokurori kompetent ka autoritet të ndërmarr veprimet në vijim: 1.1. intervistojë dëshmitarët si brenda ashtu edhe jashtë ATK-së; 1.2. intervistojë çdo person të tretë i cili mund të ketë informata që do të

ndihmojnë në hetim; 1.3. kërkoj dëshmi apo informatë që do të ndihmojë në një hetim të autorizuar,

përfshirë nxjerrjen e regjistrimeve bankare; 1.4. përcaktojë se çështja nën hetim, a duhet të vihet në procedurë

administrative apo në procedurë penale; 1.5. ndihmojë në arrestimin e individëve që mendohet të jenë të fajshëm për

ndonjë akt që mbulohet nga ky nen, pasi veprimi i tillë është autorizuar nga prokurori publik;

1.6. kërkojë informata nga policia, gjyqet, regjistrat, komunat dhe organet tjera, për të verifikuar të dhënat e aplikimit për punësim, gjendjen financiare dhe pasuritë, dhe qëllime tjera që lidhen me hetimet kundër-korrupsionit dhe siguri të brendshme të ATK së;

1.7. kryejë hetime të përbashkëta me policinë dhe agjencitë tjera që zbatojnë ligjin në çështjet që lidhen me sigurinë e brendshme, akuzimet për sjellje të keqe të të punësuarve dhe veprimtari tjera të të punësuarve dhe qytetarëve që mund të rrezikojnë integritetin apo sigurinë e ATK-së;

1.8. ndihmojë policinë dhe agjencitë tjera që zbatojnë ligjin në hetimet të cilat ata i kanë ndërmarrë e që lidhen me shkeljet e supozuara të kodit penal nga të punësuarit e ATK-së ;

1.9. komunikojë dhe shkëmbejë informata me policinë dhe agjencitë për zbatimin e ligjit me qëllim që të sigurojnë integritet dhe siguri të ATK-së;

1.10. pasi që konsiderohen se janë mbledh fakte të mjaftueshme lidhur me rastin dhe se nuk ka nevojë për informacion dhe prova shtesë ZSP-ja përpilon raportin hetues i cili i përcillet sipas procedurës së paraparë në paragrafin 3 të këtij Neni;

1.11. Në qoftë se provat administrative japin dyshimin e bazuar për vepër penale, Raporti hetues i dërgohet zyrës ligjore të ATK-së për parashtrim të kallëzimit penal. Në qoftë se nga mbledhja e provave nuk janë gjetur fakt te veprës penale, do të njoftohet prokurori që ka dhëne autorizimin lidhur me rastin.

1.12. Dosjet e hetimit penal, mund t’ju ofrohen vetëm organeve të ndjekjes penale dhe gjyqësore. ZSP-ja sipas sugjerimit të prokurorit apo sipas gjykimit të tij, rastin me vepër penal mund ta dërgon në Policin e Kosovës, madje edhe nëse ka autorizim të kryej hetime.

2. Pavarësisht dispozitave të paragrafit një të këtij neni, ZSP autorizohet të kryej pyetje të tilla paraprake sipas nevojës për të përcaktuar nëse ka ndodhur ndonjë akt penal para se të kërkojë autorizim nga prokurori kompetent për hetime të mëtutjeshme. Pyetjet e tilla paraprake duhet të bëhen duke pas parasysh parimet e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës. Në autorizimet që lidhen me pyetjet paraprake janë të përfshira autorizimet si më poshtë:

Page 261: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

261

2.1. të intervistojë dëshmitarë, si brenda ashtu edhe jashtë ATK-së; 2.2. të intervistojë personat e tretë të cilët mund të kenë informata që do të

ndihmojnë në hetime; 2.3. të kërkojë informata nga policia, gjykatat, regjistrat, komunat dhe organet

tjera për të verifikuar detajet e aplikacionit për punësim, gjendjen financiare dhe pasuritë, konfliktin e interesit dhe pyetje tjera paraprake që lidhen më përpjekjet për anti-korrupsion dhe sigurim të brendshëm të ATK-së;

2.4. të komunikojë dhe shkëmbejë informatat me policinë dhe agjencitë ekzekutive me qëllim të sigurimit të integritetit dhe sigurisë së ATK-së;

3. ZSP do të mbajë regjistrime për të gjitha pyetjet paraprake të bëra, edhe nëse ato bëhen hetime zyrtare, apo jo.

Neni 9

Përmbajtja dhe përshkrimi i Raportit Hetues 1. Raporti i hetimeve duhet te përmban të dhënat e poshtëshënuara :

1.1. Të dhënat mbi personin e hetuar; 1.2. Të dhëna mbi ngjarjen; 1.3. Të dhëna mbi aktivitet e zhvilluara; 1.4. Të gjeturat dhe rekomandimet.

2. Dosja e Raportit/rastit duhet ; 2.1. të përmbajë të gjitha shënimet dhe evidencat e mbledhura gjatë hetimit

përfshirë indeksin e përmbajtjes; 2.2. të mbetet konfidenciale dhe ato nuk mund t’i jepen ndonjë personi apo

organi jashtë ATK-së, me përjashtim te rasteve kur dosja kërkohet nga gjykata apo policia për hetime sipas ligjeve në fuqi;

2.3. dosja dhe përmbajtja të mund të rishikohen nga ata persona brenda ATK-së të cilët duhet të rishikojnë dosjen e rastit për miratimin apo përgatitjen e dosjes për prokuronin;

2.4. të jetë e mbajtur në kuti të sigurt në ZSP gjatë ecurisë së hetimeve dhe në seancat gjyqësore;

2.5. të vendoset në një arkiv të sigurt kur të jetë kryer veprimi përfundimtar gjyqësor apo administrativ (apo hetimi është ndërprerë).

3. Shënimet duhet mbajtur për një kohë të paraparë për ndonjë ankesë, plus dy vite shtesë.

Neni 10

Zhvillim i Intervistës 1. Intervista e shkelësit apo palës së tretë, si për shkelje administrative ashtu edhe

penale duhet të zhvillohet në pajtim me pikat si në vijim : 1.1. Deklarata nuk guxon te merret nën ndikimin e presionit; 1.2. Deklarata behët në gjuhen amtare te personit që jep dëshminë; 1.3. Deklarata duhet të behët më gojë dhe të regjistrohet më shkrim nga ana e

zyrtarit të ZSP-së, në formularin standard;

Page 262: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

262

1.4. Deklarata duhet të nënshkruhet nga dëshmitari dhe nëse ai refuzon ta nënshkruaj, në formular duhet të shënohet refuzimi dhe arsyeja se pse refuzon të nënshkruaj;

1.5. Personit që dëgjohet duhet ti jepet kohë e mjaftueshme për dhënie të dëshmisë;

1.6. Dëgjimi i personit mund të behët në zyrët e ATK-së ose në vendndodhjen e personit;

1.7. Intervista duhet të kryehet në një vend të vetmuar dhe të rehatshëm i cili është pa shqetësime.

2. Deklaratat e bëra nga dëshmitarët janë konfidenciale dhe mund të shpalosen vetëm për personat e autorizuar nga prokurori .

Neni 11

Administrimi dhe Ekzaminimi i Provave 1. Marrja e dokumentacionit dhe provave nga zyrtari i ZSP-së që heton rastin

evidentohen në formën standarde (SP-F11) 2. Ekzaminim i provave aty ku ekziston mundësia do të behën nga Zyrtaret e ZSP-

së, ndërsa sipas nevojës mund të kërkohet asistenca profesionale dhe teknike te personave tjerë. Në raste të tilla, dosja apo informata munden t’i ofrohen në tërësi apo pjesërisht zyrtarëve të duhur.

3. Të gjitha provat e siguruara gjatë hetimit të shkeljeve penale, janë konfidenciale dhe është përgjegjësi e zyrtarëve të ZSP-së që janë të ndërlidhura me rastin t’i ruajnë këto apo të mbajnë evidenca sikurse janë përshkruar në nenin 9 të këtij Udhëzimi Administrativ.

Neni 12

Administrimi i deklaratave te pasurisë 1. Deklaratat e pasurisë të zyrtarëve të caktuar të ATK-së do t’i dorëzohen

Menaxherit të ZSP brenda 30 ditëve pas datës efektive të këtij Udhëzimi Administrativ.

2. Deklaratat e pasurisë dhe çdo ndryshim i aplikueshëm futen në bazën e të dhënave të mbajtur nga ZSP që nuk është për qasje nga të punësuarit tjerë të ATK-së apo publiku.

3. Detajet e Deklaratave të Pasurisë mbeten konfidenciale përveç në rastet kur ato kërkohen me shkrim nga një organ përkatës (polici, gjyqësi, prokurori) në pajtim me një urdhër me shkrim nga prokurori, në të cilin rast ato mund t’i jepen zyrtarit përgjegjës të ZSP.

4. Përveç Drejtorit të Përgjithshëm dhe Zëvendësve të Drejtorit të Përgjithshëm, të cilët kërkohet të dorëzojnë deklarimet e pasurisë në Agjencinë Anti-korrupsion, të gjithë të punësuarit e tjerë në ATK do të dorëzojnë deklarimet e pasurisë në ZSP.

4.1. Me kërkesën e Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, çdo zyrtar i ATK-së që kërkohet të dorëzojë një deklaratë të pasurisë (apo ekuivalentin e saj) në një autoritet tjetër të Qeverisë së Kosovës po ashtu mund të kërkohet të dorëzojë deklaratën e tillë në ZSP;

Page 263: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

263

4.2. Nëse më vonë nga Zëvendësit e Drejtorit të Përgjithshëm, nuk kërkohet të dorëzojë deklaratën e pasurisë në ndonjë autoritet tjetër të Qeverisë së Kosovës, nga ta do të kërkohet të dorëzojnë një deklaratë të tillë në ZSP në përputhje me dispozitat e këtij neni.

5. Nëse ZSP vërenë një rritje të diskutueshme në pasuri që është e pasqarueshme, ZSP do ta njofton prokurorin sipas paragrafit 2 të nenit 60 të Ligjit, me qëllim që të iniciojë një hetim.

6. Shpeshtësia e dorëzimit të Deklaratës së pasurisë do të përcaktohet nga Drejtori i Përgjithshëm dhe mund të ndryshojë për secilin lloj të të punësuarit.

7. Të punësuarit e rinj të ATK-së, të cilët janë përzgjedhur në cilëndo pozitë, duhet të dorëzojnë Deklaratat e tyre të pasurisë brenda 30 ditëve kalendarike që nga dita kur ka filluar punë në ATK.

8. Një i punësuar aktual i ATK-së i cili është graduar, duhet të dorëzojnë Deklaratën e pasurisë brenda 30 ditëve pasi të jetë përzgjedhur në pozitën e re.

9. Një i punësuar aktual i cili është graduar, e cila veç është pozitë që kërkon dorëzimin e Deklaratës së Pasurisë nuk kërkohet të dorëzojë Deklaratë pasurie të re, por duhet të dorëzojë deklaratën tjetër periodike në datën e planifikuar.

10. Çdo blerje e mallit nga i punësuari e që ka vlerë më të madhe se 2,000 euro, duhet të raportohet në ZSP më së largu 15 ditë kalendarike nga blerja e mallit.

11. Në baza periodike, jo më shumë se një herë në vit, sipas orarit të vendosur nga ZSP, secili person që kërkohet të dorëzojë Deklaratën e Pasurisë duhet të dorëzojë Deklaratën e Pasurisë të freskuar e cila pasqyron ndryshimet nga Deklarata e Pasurisë së mëparshme.

12. ZSP do të analizojë Deklaratat e pasurisë të dorëzuara për të përcaktuar nëse ka ndryshime nga deklarimet e mëhershme apo ka pasuri të pasqaruara, etj.

Neni 13

Monitorimi i Respektimit të rregullave dhe udhëzimeve që dalin nga Kodi i Mirësjelljes për ATK-në

1. Inicimi i Monitorimit, mund të bëhet sipas gjykimit të zyrtarit të ZSP-së,

përderisa është i bazuar në një përzgjedhje objektive apo të rastit. 2. ZSP ka autoritet që të monitoron sjelljet e të punësuarve kundrejt të punësuarve

tjerë apo kundrejt publikut, në aktivitetet e tyre ditore zyrtare për të përfshirë monitorimin e kontakteve të tatimpaguesit dhe shfrytëzimin e kohës, shfrytëzimin e pasurisë së ATK-së, dukjen e punëtorëve, vendosjen e logove dhe shenjave tjera në pronat e ATK-së etj.

3. Pas secilit monitorim, duhet të përgatitet raporti i monitorimit. 4. Nëse gjatë monitorimit ZSP identifikon ndonjë shkelje nga zyrtari e ATK-së ose

grup i zyrtarëve brenda ATK-së, do të përgatisë një raport me shkrim i cili përshkruan faktet dhe evidencën e cila do të formojë bazën për një vendim menaxherial lidhur me disiplinën e mundshme.

5. Në qoftë se, gjatë një operacioni monitorimi, apo gjatë ecurisë së vëzhgimeve tjera të stafit të ATK-së, zyrtari i ZSP-së nëse sheh parregullsi në sjelljen e stafit të ATK-së, mund të intervenojë nëse intervenimi i tillë është i nevojshëm për të mbrojtur imazhin dhe integritetin e ATK-së.

Page 264: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

264

Neni 14

Procedura e autorizimi për punë sekondare jashtë ATK-së

1. Çdo i punësuar i ATK-së (përveç Drejtorit të Përgjithshëm), i cili dëshiron të kryej punë jashtë ATK-së, duhet të paraqet një aplikacion me shkrim përfshirë përshkrimin e detyrave të punës, llojin e biznesit të punëdhënësit, emrin e punëdhënësit, orarin e planifikuar, dhe marrëdhënien e tij me punëdhënësin (nëse ka), para se të filloje punën sekondare.

2. ZSP do ta analizojë kërkesën me shkrim për punë sekondare, me kusht që kjo kërkesë të jetë e aprovuar nga Menaxheri Regjional, apo Menaxheri i të punësuarit në një funksion në Drejtorinë e ATK-së.

3. ZSP do të marrë parasysh kërkesën për punë sekondare, vetëm pasi të jetë rishikuar dhe miratuar nga nivelet e kërkuara të menaxhimit.

4. Vendim i ZSP-së lidhur me autorizimin për punësim sekondar duhet të jetë në formë të shkruar.

5. Autorizimi për punë sekondare, nuk do të jepet për këto veprimtari: 5.1. Kontabilist ose Financier në biznese private; 5.2. Shitës i çfarëdo lloji në biznes privat; 5.3. Auditor ne ndonjë biznes private; 5.4. Këshilltar tatimor në ndonjë biznes privat; 5.5. Ekspert gjyqësor për çështje tatimore; 5.6. Trajner për një kompani private apo institucion privat edukimi (përveç si

një mysafir ligjërues i rastit) në çdo temë që lidhet me tatimin, përfshirë kurset e trajnimit;

5.7. Çdo veprimtari tjetër ku ZSP-ja gjykon se personi në fjalë mund të këtë konflikt interesi siç definohet nga praktikat në ATK dhe në nenin 8 të Kodit të Mirësjelljes së ATK-së, diskrediton organizatën apo puna sekondare dëmton realizimin e aktiviteteve të parapara në ATK.

6. Një i punësuar duhet të kërkojë autorizim për punë sekondare për secilën periudhë të punësimit të sekondar, madje edhe nëse i punësuari më herët ka kryer të njëjtin shërbim për të njëjtin të punësuar.

7. Përveç dispozitave të këtij udhëzimi administrativ dhe të Ligjit, të punësuarit e ATK-së duhet gjithashtu të respektojnë dispozitat e Ligjit Nr. 02/133 mbi Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.

8. Zyrtari gjatë orëve të rregullta të punës nuk mund të kryej veprimtarin sekondare përpos nëse këtë e kompenson me Pushim Vjetor a po në mënyra tjera ku nuk i pengon kryerjen e aktiviteteve të parapara me planin e punës në atë sektor. Kryerja e aktiviteteve sekondare gjatë orarit të punës nuk guxon të pengojë aktivitetet e punës në ATK-së.

9. Zyrtari i ATK-së, pas kryerjes së punës sekondare duhet të sigurohet se punëdhënësi sekondarë ka ndalë tatimin dhe kontributin në burime ose duhet sipas legjislacionit tatimorë nëpërmjet deklaratës vjetore ti deklaroje dhe ti paguaj të hyrat për punën e tij sekondare nëse punëdhënësi nuk obligohet që të mbajë tatimin dhe kontributin në burim për të.

Page 265: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

265

10. Nëse ATK ka lidhur ndonjë Memorandum Mirëkuptimi me ndonjë organizatë me qëllim të dhënës së ndihmës, i punësuari i ATK-së duhet të përmbushë obligimet e ATK-së lidhur me Memorandum Mirëkuptimi, pa marrë parasysh dispozitat e këtij udhëzimi administrativ lidhur me punësimin e jashtëm. Në rast të një Memorandum Mirëkuptimi, të punësuarit e ATK-së i kryejnë detyrat zyrtare të ATK-së, edhe nëse kryejnë ato detyra zyrtare në organizatë tjetër.

Neni 15

Parandalim sjelljeve jo të mira dhe parandalimi i Korrupsionit;

1. Përveç aktiviteteve të përshkruara në këtë udhëzim administrativ, ZSP do të ndërmarrë aktivitetet vijuese edukative dhe trajnuese me qëllim që të maksimalizojë përpjekjet për të parandaluar sjelljen e keqe dhe korrupsionin: 1.1. Trajnimi anti-korrupsion i organizuar nga zyra e standardeve profesionale

për stafin e ATK-së, në veçanti stafin e kontrolleve dhe të mbledhjes; 1.2. Trajnimi vjetor për Kodin e Mirësjelljes për të gjithë stafin e ATK-së; të

punësuarve të rinj duhet t’u jepet trajnimi për Kodin e Mirësjelljes brenda tre muajve të parë pas hyrjes në detyrë;

1.3. Trajnimi në legjislacionin tjetër që ndikon në sjelljen, konfliktin e interesit, apo çështje që janë nën përgjegjësinë e ZSP dhe

1.4. fushatë publike për vetëdijesimin e publikut lidhur me nevojën për të mbrojtur dhe respektuar integritetin e ATK-së dhe mënyrën në të cilën publiku mund të ndihmojë për të siguruar se të punësuarit e ATK-së mbesin në shkallën më të lartë të integritetit.

Neni 16

Bashkëpunimi me Institucione Tjera

1. Zyra e Standardeve profesionale mund të hetoj rastet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës apo institucione tjera relevante në Republikën e Kosovës.

2. Zyra e Standardeve Profesionale është e obliguar që të ofroj informacione, prova dhe të dhëna te cilët janë kërkuar me shkrim nga ndonjë organ i ndjekjes, për aq sa informatat e tilla lidhen me akuzat që janë marrë parasysh dhe është përbrenda autoritetit të ATK-së për të dhënë informata në lidhje të plotë me kërkesat e Ligjit që rregullon çështjen e konfidencialitetit të informatave të ATK-së.

3. ZSP bashkëpunon me institucionet dhe organizatat jashtë ATK-së, në pjesëmarrjen apo ndjekjen e punëtorive, trajnimeve, fushatave anti-korrupsion etj.

4. Drejtori i Përgjithshëm mund të hyjë në marrëveshje me organizatat dhe institucionet tjera që do të rrisin mundësinë e ZSP të identifikojë dhe hetojë sjelljen e keqe apo korrupsionin në ATK.

Neni 17

Procedurat e hetimit të se kaluarës për punëtoret e ATK-së

Page 266: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

266

1. ZSP është e autorizuar të hetojë të kaluarën e çdo të punësuari të ATK-së me qëllim që të sigurohet integriteti i ATK-së dhe të konfirmohet e drejta e të punësuarit që punësohet në ATK. Përderisa hetimi i të kaluarës normalisht lidhet me të punësuarit e rinj gjatë periudhës së tyre provuese, ZSP është e autorizuar të verifikojë të kaluarën e çdo të punësuari pa marrë parasysh kohëzgjatjen e shërbimit të tij.

2. Në kryerjen e hetimeve për të konfirmuar të drejtën e një të punësuari për t’u punësuar në ATK, ZSP mund të verifikoj se a janë origjinale diplomat, certifikatat, vërtetimet mjekësore, si dhe dokumente tjera të ofruara nga aplikuesi. ZSP mundet të verifikojë çdo informacion apo deklaratë të bërë nga një i punësuar në aplikacionin e tij për punësim apo ndonjë dokument tjetër të dorëzuar në lidhje me punësimin në ATK.

Neni 18

Konflikti i Interesave

1. Çdo i punësuar i ATK-së i angazhuar në detyra zyrtare duhet të largojë vetveten nga çdo aktivitet pune që përfshinë anëtar familje, ish punëdhënës, apo koleg tjetër i afërt.

Shembull: Situatatat të ndryshme që kërkojnë nga një i punësuar të largojë vetveten nga aktiviteti i punës përfshinë, por nuk kufizohet në :

1.1. personin që proceson deklaratat e tatimpaguesit e që deklarata e tillë lidhet me një biznes të një anëtari të familjes së tij. Personi për përpunimin e të dhënave duhet të informojë udhëheqësin e ekipit apo menaxherin e Përpunimit të të Dhënave dhe të kërkojë se deklarata e tillë t’i largohet;

1.2. Inspektori tatimor nga i cili kërkohet të bëjë verifikim përmbushës tek biznesi që udhëhiqet nga dhëndri (kunati). Inspektori tatimor duhet të informojë udhëheqësin e tij të ekipit për marrëdhënien familjare dhe udhëheqësi i ekipit vizitën përmbushëse duhet t’ia caktojë një inspektori tjetër tatimor.

1.3. Nëpunësi i mbledhjes së detyrueshme të cilit i caktohet rasti i mbledhjes së detyrueshme për kushëririn e tij. Nëpunësi i mbledhjes duhet të informojë udhëheqësin e tij të ekipit për marrëdhënien familjare dhe rasti i mbledhjes duhet të caktohet në nëpunësi tjetër të mbledhjes;

1.4. Menaxheri Regjional nga i cili kërkohet që të hapë kontroll tek një biznes që që operohet nga vëllai i tij. Menaxheri regjional duhet të njoftojë Zëvendësin e Drejtorit të Përgjithshëm (Operacionet) dhe të kërkojë nga ai që kontrollin t’ia caktojë një zyre tjetër regjionale;

1.5. Zyrtari i Departamentit të Ankesave të cilit i është caktuar një shqyrtimi i ankesës që përfshinë një biznes me pronësi nga një shok u tij i mirë. Zyrtari i ankesave duhet të informojë menaxherin e ankesave që rasti t’i ri-caktohet një zyrtari tjetër të ankesave;

Page 267: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

267

1.6. Nëpunësi i prokurimit vëren se një biznes në pronësi të axhës së tij ka dorëzuar një ofertë për tender. Nëpunësi i prokurimit duhet të informojë menaxherin e prokurimit dhe ta largojë atë nga aktiviteti i mëtutjeshëm në lidhje me atë veprim prokurimi;

1.7. Inspektori tatimor të cilit i është caktuar kontrolli në një biznes për të cilin inspektori ka punuar para se të bëhet inspektor tatimor. Inspektori tatimor duhet të informojë udhëheqësin e ekipit dhe t’i ri-caktohet kontrolli një inspektori tjetër tatimor;

1.8. Inspektori tatimor të cilit i është caktuar një kontroll për një biznes në të cilin bashkëshortja e tij është mbajtëse e librave. Inspektori tatimor duhet të informojë udhëheqësin e ekipit dhe t’i ricaktohet kontrolli një inspektori tjetër tatimor;

1.9. Udhëheqësi i ekipit vëren se ekipit të tij i është caktuar një kontroll për një biznes për të cilin kontabiliste është gruaja e Zëvendës Menaxherit Regjional. Udhëheqësi i ekipit duhet të informojë menaxherin për rastin e caktuar. Menaxheri Regjional duhet të informojë Zëvendësin e Drejtorit të Përgjithshëm për Operacione ashtu që kontrolli të mund t’i ri-caktohet një regjioni tjetër.

2. Përveç informimit të menaxherit apo udhëheqësit të ekipit të duhur, i punësuari duhet të plotësojë Formularin SP-F3.

3. Për qëllime të dispozitave të konfliktit të interesit të këtij Neni, anëtari familjes përfshinë të gjithë anëtarët e parë dhe të gjerë të familjes, të renditur si më poshtë: 3.1. Babai; 3.2. Vjehrri; 3.3. Nëna; 3.4. Vjehrra; 3.5. Gjyshërit e të dy bashkëshortëve; 3.6. Motrat dhe vëllezërit e gjyshërve të të dy bashkëshortëve; 3.7. Biri apo bija; 3.8. Dhëndri apo nusja; 3.9. Vëllai apo motra; 3.10. Thjeshtri, thjeshtra, vëllai nga njerku/njerka, motra nga njerku/njerka; 3.11. Kushërinjtë; 3.12. Hallat/tezet dhe xhaxhallarët/dajallarët dhe 3.13. Mbesat dhe nipat

4. Për qëllime të dispozitave të konfliktit të interesit të këtij Neni, koleg i afërt përfshinë, por nuk kufizohet vetëm në: 4.1. Ish punëdhënësi; 4.2. Shoku/shoqja; 4.3. Kolegu i tashëm i punës apo ish-kolegu; 4.4. Kolegët e zyrtarëve të ZSP-së me të cilët ata konsiderojnë se kanë

marrëdhënie specifike; 4.5. Fqinji; 4.6. Anëtarët e Klubeve Sociale të cilave i punësuari apo bashkëshortja mund

t’i përket (Menaxheri i nivelit të dytë mund të bëjë një përcaktim që

Page 268: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

268

konflikti i interesit nuk ekziston rast për rast, në të cilin rast i punësuari mund të vazhdojë me veprimtarinë e punës);

4.7. Entitetet me të cilat i punësuari ka apo ka pasur një autorizim për punësim sekondar.

5. Çdo udhëheqës ekipi, zëvendës menaxher, apo menaxher që është në dijeni për një situatë të konfliktit të interesit dhe nuk e raporton situatën e tillë në ZSP apo menaxherit të tij të parë, do t’i nënshtrohet veprimeve disiplinore.

6. Çdo udhëheqës ekipi, zëvendës menaxher, apo menaxher që është në dijeni për një situatë të konfliktit të interesit i cili nuk ndërmerr veprime për të përmirësuar situatën e konfliktit të interesit (nëse është i autorizuar për të ndërmarrë veprime) do t’i nënshtrohet veprimeve disiplinore.

7. ZSP mund të vendosë një hetim kur dyshon se ekziston, ka ekzistuar apo është lejuar të ekzistojë, situatë e konfliktit të interesit që është në kundërshtim me dispozitat e këtij Neni.

8. Çdo situatë e konfliktit të interesit e pa raportuar, të punësuarit dhe menaxherët do t’i vejë para veprimeve disiplinore, nëse ata kanë qenë në dijeni, apo është dashur të jenë në dijeni, për konflikt interesi.

9. Për të shmangur situatat e konfliktit të interesit që përfshijnë kontrollet e punëtorëve të ATK-së, inspektorët e kualifikuar të cilët do të caktohen për të kryer kontroll, përfshirë rishikimin e kërkesave për rimbursim, të të punësuarve të ATK-së, nëse një rishikim i kontrollit apo kërkesë e rimbursimit tillë është e nevojshme. Vetëm të punësuarit e caktuar do të autorizohen për të kryer kontrollet apo rishikimet e kërkesave të rimbursimit.

Neni 19

Nxjerrja e udhëzuesve dhe formularëve standarde

1. Me qëllim të zbatimit praktik të këtij Udhëzimi Administrativ, ZSP do të caktojë procedura, apo do të nxjerrë udhëzues dhe formular përkatës;

2. ZSP është përgjegjëse për freskimin dhe ndryshimin e kodit të mirësjelljes për ATKnë;

Neni 20

Efekti i udhëzimeve tjera administrative dhe hyrja në fuqi

1. Udhëzimi Administrativ 05/2005 i datës 29/04/2005 mbetet në fuqi, për aq sa dispozitat e tij nuk bien në kundërshtim me ndonjë prej dispozitave të këtij Udhëzimi Administrativ. Ky Udhëzim Administrativ do të zëvendësojë çdo Udhëzim Administrativ që më herët është lëshuar në lidhje me Ligjin 2004/48 deri në shkallën sa dispozitat e atyre Udhëzimeve Administrative nuk bien në kundërshtim me dispozitat e këtij Udhëzimi Administrativ.

2. Ky Udhëzim Administrativ do të hyjë në fuqi në ditën e nënshkrimit nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave.

Page 269: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

269

Page 270: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

270

Page 271: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

271

Ligji Nr. 03/L-113

PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE

Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;

Miraton

LIGJ PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE

KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1

Përkufizimet Sipas këtij ligji termat e mëposhtme kanë këto kuptime: “Pasuri kapitale” do të thotë pasuri e prekshme me afat të përdorimit për një apo më shumë vite. “Dividendë” do të thotë pjesa të cilën kompania ia ndan një aksionari nga: - Paratë e gatshme ose stoqet në bazë të pjesës së interesit të aksionarit në kompani dhe - Prona tjetër, pos parave të gatshme ose e stoqeve, përveç nëse shpërndarja bëhet si rezultat i likuidimit; “Veprimtari ekonomike” do të thotë veprimtaria e ushtruar me qëllim të fitimit të të ardhurave. “Pasqyrë financiare” do të thotë pasqyrat financiare të karakterit të përgjithshëm të përgatitura në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2001/30 të datës 29 tetor 2001 mbi themelimin e Bordit të Kosovës për standardet e raportimit financiar dhe të një regjimi për raportimin financiar të organizatave afariste. “Të ardhurat e burimeve të jashtme” do të thotë të ardhurat bruto që nuk janë të ardhura të brendshme të Kosovës. “Të ardhurat bruto” do të thotë të gjitha të ardhurat e fituara ose të akumuluara, duke përfshirë mes tjerash, të ardhurat nga veprimtaritë e prodhimit, tregtisë, financave, investimeve, veprimtarisë profesionale ose veprimtarive të tjera ekonomike. “Pronë e paprekshme” nënkupton patentet, të drejtën e autorit, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pronën tjetër që përbëhet vetëm nga të drejtat, por që nuk ka formë fizike. “Pasuri e paluajtshme” do të thotë e tërë toka dhe ndërtesat dhe të gjitha njësitë në kuadër të ndërtesave siç janë banesat apo hapësirat për qëllime komerciale “Pronësi në pasurinë e paluajtshme” do të thotë e tërë pasuria e paluajtshme dhe ndërtesat apo strukturat nën dhe mbi sipërfaqen tokësore dhe të lidhura me tokën. “Shndërrim jo i vullnetshëm” nënkupton pasurinë e plotë ose të pjesshme që është shkatërruar, vjedhur, konfiskuar apo është shpallur e papërdorshme, ose kur

Page 272: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

272

tatimpaguesi është i detyruar të heqë dorë prej saj për shkak të çfarëdo kërcënimi ose rreziku të përmendur më parë. “Të ardhura nga burimet e Kosovës” do të thotë të ardhura bruto që krijohen në Kosovë, të cilat përfshijnë:

të ardhurat nga veprimtaritë afariste të ushtruara në Kosovë; të ardhurat nga shfrytëzimi i pasurisë së tundshme dhe të patundshme në

Kosovë; të ardhurat nga shfrytëzimi i pasurisë së paprekshme në Kosovë; kamata mbi obligimin e borxhit e paguar nga rezidenti apo autoriteti

publik; dividendin nga një kompani vendëse; fitimin nga shitja e pasurisë së patundshme që ndodhet në Kosovë; të ardhura tjera që nuk janë të mbuluara me nën-paragrafët e

lartpërmendura që dalin nga veprimtaria ekonomike në Kosovë. “Vlera e tregut” do të thotë çmimi me të cilat mallrat apo shërbimet e ngjashme të cilësisë dhe të sasisë së njëjtë do të shiteshin në një transaksion duar lirë. “Jorezident” do të thotë një person ose grup personash që nuk janë banorë të Kosovës. 1A.1 “Ndërmarrje e Përhershme” do të thotë vend i caktuar i veprimtarisë afariste ku veprimtaria afariste e personit jo rezident zhvillohet tërësisht apo pjesërisht në Kosovë. 1A.2 “Ndërmarrje e përhershme” përfshin:

a. çdo vend i menaxhmentit; b. çdo degë; c. çdo zyrë; d. çdo fabrikë; e. çdo punëtori; f. çdo minierë dhe g. çdo burim i naftës dhe gazit, gurore ose vend tjetër i shfrytëzimit të

burimeve natyrore. 1A.3 “Ndërmarrje e përhershme” gjithashtu përfshin; (a) çdo vend ndërtimi, ndërtim, montim ose projekt instalimi, ose ndonjë aktivitet

mbikëqyrës në lidhje me këtë, por vetëm nëse ndërtimi, projekti ose aktiviteti i tillë zgjat më shumë se njëqindetetëdhjetetre (183) ditë. Kur vend ndërtimi, projekti ose aktiviteti zgjat më shumë se njëqindetetëdhjetetre (183) ditë, duke përfshirë edhe aktivitetet përgatitore, vend ndërtimi, projekti apo aktiviteti konsiderohet se ka qenë apo është krijuar si ndërmarrje e përhershme nga dita kur ka filluar puna e tillë;

(b) Ofrimin e ndonjë shërbimi, duke përfshirë shërbime të konsultimeve, por duke përjashtuar aktivitetet e mbikëqyrjes të parapara në nenin 1A.3(a) të kryera në Kosovë nga personi jo rezident përmes punëtorëve ose personelit tjetër, por vetëm nëse aktivitetet e tilla vazhdojnë brenda Kosovës për një periudhë apo periudha gjithsejtë nëntëdhjetë (90) ditore apo më shumë brenda një periudhe dymbëdhjetë mujore. Kur aktivitetet vazhdojnë brenda Kosovës për një periudhë apo periudha gjithsejtë nëntëdhjetë (90) ditore ose më shumë gjatë një

Page 273: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

273

periudhe dymbëdhjetë mujore, aktivitetet konsiderohet se kanë krijuar ndërmarrje të përhershme nga dita kur kanë filluar aktivitetet e tilla;

(c) Çdo vend ndërtimi i shfrytëzuar për kërkimin e resurseve natyrore brenda Kosovës, kur aktivitetet e tilla brenda Kosovës vazhdojnë për një periudhë apo periudha gjithsejtë njëqindetetëdhjetetre (183) ditore apo më shumë brenda cilësdo periudhe dymbëdhjetë mujore. Kur aktivitetet vazhdojnë për një periudhë apo periudha gjithsejtë njëqindetetëdhjetetre (183) ditore ose më shumë brenda një periudhe dymbëdhjetë mujore, aktivitetet konsiderohen se kanë krijuar ndërmarrje të përhershme nga dita kur kanë filluar aktivitetet e tilla; dhe

(d) Çdo pasuri e paluajtshme që ndodhet në Kosovë dhe posedohet nga një person jo rezident.

1A.4 Pavarësisht nga nenet 1A.1 dhe 1A.2 të këtij neni, kur personi, përveç agjentit me status të pavarur për të cilin zbatohet neni 1A.7, vepron në Kosovë në emër të personit jo rezident, personi jo rezident konsiderohet se ka ndërmarrje të përhershme në Kosovë lidhur me aktivitetet që ai person i ndërmerr për personin jo rezident, nëse personi i tillë: (a) Ka dhe zakonisht ushtron autorizimin në Kosovë për të lidhur kontrata në emër

të personit jo rezident, përveç nëse aktivitetet e personit të tillë janë të kufizuara në ato të përmendura në nenin 1A.6 të cilat, nëse ushtrohen përmes një vendi të caktuar të biznesit, nuk do ta bënin këtë vend të caktuar të biznesit ndërmarrje të përhershme sipas dispozitave të atij nën neni; ose

(b) Nuk ka autorizim të tillë, por zakonisht mban një magazinë të mallrave ose materialeve në Kosovë nga i cili vazhdimisht shpërndan mallra ose materiale në emër të tatimpaguesit.

1A.5 Personi jo rezident i cili ofron sigurim, përveç risigurimit, konsiderohet se ka ndërmarrje të përhershme në Kosovë nëse mbledh shpërblime në Kosovë ose siguron rreziqet që ndodhen në Kosovë përmes një personi, përveç agjentit me status të pavarur për të cilin zbatohet neni 1A. 7. 1A.6 Pavarësisht nën neneve 1A.1, 1A.2 dhe 1A.3 të këtij neni, “ndërmarrje e përhershme” konsiderohet se nuk përfshin: (a) Shfrytëzimin e objekteve vetëm me qëllim të ruajtjes ose ekspozimit të mallrave

ose materialeve që i përkasin personit jo rezident; (b) Mbajtja e magazinës së mallrave dhe materialeve që i përkasin personit jo

rezident vetëm me qëllim të ruajtjes apo ekspozimit; (c) Mbajtja e magazinës së mallrave dhe materialeve që i përkasin personit jo

rezident vetëm për qëllime të procesimit nga një tatimpagues tjetër; (d) Mbajtja e një vendi të caktuar të biznesit vetëm me qëllim të blerjes së mallrave

ose materialeve ose mbledhjes së informacioneve për personin jo rezident; (e) Mbajtja e një vendi të caktuar të biznesit vetëm për qëllimin e kryerjes së

aktiviteteve të tjera të karakterit përgatitor apo ndihmës për personin jo rezident; dhe

(f) Mbajtja e një vendi të caktuar të biznesit vetëm për kombinimin e ndonjë nga aktivitetet e paraqitura në paragrafin (a) deri (e) të këtij nën neni, me kusht që aktiviteti i përgjithshëm i vendit të caktuar të biznesit që rezulton nga ky kombinim ka vetëm karakter përgatitor apo ndihmës.

Page 274: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

274

1A.7 Personi jo rezident nuk konsiderohet se ka ndërmarrje të përhershme në Kosovë vetëm pse kryen veprimtari afariste në Kosovë përmes komisionerit, agjentit të përgjithshëm të komisionit apo ndonjë agjenti tjetër me status të pavarur, me kusht që personat e tillë veprojnë sipas rrjedhës së rëndomtë të biznesit të tyre. Mirëpo, kur aktivitetet e agjentit të tillë kushtohen tërësisht apo gati tërësisht në emër të atij taksapaguesi, dhe krijohen kushtet apo imponohen ndërmjet atij taksapaguesi dhe agjentit në marrëdhëniet e tyre komerciale dhe financiare që ndryshojnë nga ata që do të kishin mundur të bëhen ndërmjet taksapaguesve të pavarur, ai nuk konsiderohet agjent me status të pavarur në kuptimin e këtij nën neni. 1A.8 Fakti se personi jo rezident kontrollon ose kontrollohet nga një kompani që është rezidente e Kosovës, apo që kryen biznes në Kosovë (qoftë përmes ndërmarrjes së përhershme apo ndryshe), nuk e konsideron asnjërën kompani ndërmarrje të përhershme të tjetrës. “Person” do të thotë person juridik ose fizik. “Autoritet publik” do të thotë një autoritet qendror, rajonal, komunal ose lokal, organ publik, ministri, departament apo ndonjë autoritet tjetër që ushtron pushtet publik ekzekutiv, ligjvënës, rregullator, administrativ ose pushtet gjyqësor. “Person i afërm ” do të thotë persona me lidhje të veçanta që mund të ndikojnë materialisht në rezultatet ekonomike të transaksioneve ndërmjet tyre. Personat konsiderohen se kanë lidhje të veçantë nëse:

janë zyrtarë ose drejtorë të bizneseve të njëri-tjetrit; janë partnerë të ligjshëm në biznes; kanë lidhje punëdhënësi-punonjësi; një person që mban ose kontrollon pesëdhjetë për qind (50 %) a më shumë

të aksioneve ose të të drejtave të votimit në kompaninë e personit tjetër; njëri prej tyre drejtpërsëdrejti ose tërthorazi e kontrollon tjetrin; që të dytë drejtpërsëdrejti ose tërthorazi kontrollohen nga një person i tretë

apo ata janë anëtarë të së njëjtës familje duke përfshirë bashkëshortin ose

bashkëshorten paraardhësin ose pasardhësin, vëllain ose motrën, nipin ose mbesën, bashkëshortin e motrës ose të vëllait, motrën ose vëllain e njërit prind ose të vjehrrit, kunetërit ose kunatat.

“Shpenzimet e reprezentacionit” do të thotë të gjitha shpenzimet lidhur me promovimin e biznesit ose të produkteve të tij të cilat përfshijnë shpenzimet e publicitetit, reklamimit, zbavitjes dhe reprezentacionit. “Rezident” do të thotë një person ose grup i personave që është i vendosur në Kosovë ose që e ka vendin e vet të menaxhimit efektiv në Kosovë. “Periudha tatimore” do të thotë viti kalendarik.

Page 275: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

275

Neni 2 Tatimpaguesit

1. Sipas këtij ligji tatimpagues janë personat e mëposhtëm:

1.1. një korporatë apo ndonjë ndërmarrje tjetër afariste që ka statusin e personit juridiksipas ligjit në fuqi në Kosovë;

1.2. një ndërmarrje afariste që vepron me pasuri në pronësi shoqërore ose publike;

1.3. një organizatë e regjistruar si organizatë joqeveritare në bazë të legjislacionit mbi regjistrimin dhe punën e organizatave joqeveritare në Kosovë; dhe

1.4. Person jo rezident me ndërmarrje të përhershme në Kosovë, duke iu nënshtruar dispozitës së paragrafit 2 të nenit 3 të këtij ligji.”

Neni 3

Objekti i Tatimit 1. Objekt i tatimit për tatimpaguesin rezident është tatimi në të ardhura nga

burimet e të ardhurave në Kosovë dhe burimit të ardhurave të jashtme 2. Objekt i tatimit për tatimpaguesin jo rezident është tatimi në të ardhura nga

burimi i të ardhurave brenda Kosovës.

Neni 4 Të ardhurat e tatueshme

1. Një tatimpagues me të ardhura bruto prej pesëdhjetëmijë e një (50.001) eurosh

apo më shumë, llogaritë të ardhurat e tatueshme duke përgatitur pasqyrën financiare dhe duke bërë përshtatjen e të ardhurave e shpenzimeve të regjistruara në pasqyrat e tilla, siç është paraparë me këtë ligj.

2. Një tatimpagues me të ardhura vjetore bruto prej pesëdhjetëmijë (50.000) eurosh apo më pak, llogaritë të ardhura të tatueshme:

2.1. në përputhje me nën-paragrafëve 2.1. dhe 2.2 të paragrafit 2. të nenin 31 të këtij ligji ose

2.2. duke përgatitur pasqyrat financiare dhe duke përshtatur të ardhurat dhe shpenzimet e regjistruara në pasqyrat e tilla në mënyrën e përkufizuar me këtë ligj.

3. Tatimpaguesit që zgjedhin të llogarisin të ardhurat e tatueshme dhe të përgatisin pasqyrat financiare sipas nën-paragrafit 2.2. të paragrafit 2. të këtij neni në çfarëdo periode të tatimit duhet të llogarisin të ardhurat e tatueshme dhe të përgatisin pasqyrat financiare në atë mënyrë për secilën periodë pasuese të tatimit.

4. Si përjashtim ndaj nën-paragrafëve më lart, tatimpaguesit veprimtaria kryesore e të cilëve është sigurimi dhe risigurimi i jetës, pasurisë apo nga rreziqet tjera, llogarisin të ardhurat e tatueshme dhe paguajnë tatim në të ardhura në pajtim me nenin 28 të këtij ligji.

Page 276: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

276

Neni 5 Shkalla e tatimit

Për periudhën tatimore për vitin 2009 dhe për periudhat tatimore pasuese, tatimi në të ardhurat e korporatave është dhjetë për qind (10%) nga të ardhurat e tatueshme.

KREU II TË ARDHURAT QË LIROHEN NGA TATIMI

Neni 6

Të ardhurat e liruara 1. Të ardhurat si në vijim lirohen nga tatimi në të ardhurat e korporatave:

1.1. Pa paragjykuar nenin 29 të këtij ligji, të ardhurat e organizatave të regjistruara sipas legjislacionit mbi regjistrimin e punës dhe veprimtarisë së organizatave si organizata joqeveritare që kanë fituar dhe mbajtur statusin e beneficuar publik me kusht që të ardhurat të shfrytëzohen vetëm për qëllime bamirëse;

1.2. Të ardhurat e Bankës Qendrore të Kosovës dhe të institucioneve financiare ndërqeveritare e ndërkombëtare të lejuara dhe të autorizuara për të vepruar në Kosovë;

1.3. Dividendët që merren nga një tatimpagues rezident i një kompanie rezidente që ka paguar tatimin e Kosovës në të ardhurat e korporatave; dhe

1.4. Të ardhurat nga një kontraktues, përveç një kontraktuesi vendës, që janë krijuar nga kontratat për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve të Kombeve të Bashkuara (duke përfshirë UNMIK-un), agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara dhe Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

KREU III SHPENZIMET

Neni 7

Shpenzimet e lejueshme 1. Në varësi të kufizimeve të këtij ligji, në përcaktimin e të ardhurave të

tatueshme, tatimpaguesit i lejohet zbritje nga të ardhurat bruto të paguara ose të bëra vetëm gjatë periodës tatimore në tërësi dhe ekskluzivisht përkitazi me veprimtarinë e tij ekonomike.

2. Nuk lejohet zbritje për kurrfarë shpenzimesh përveç nëse dokumentohet sipas mënyrës së paraparë me udhëzimin administrativ që do ta nxjerrë Ministria për Ekonomi dhe Financa.

Page 277: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

277

Neni 8 Shpenzimet e palejueshme

1. Gjatë përcaktimit të të ardhurave të tatueshme shpenzimet e mëposhtme janë

të palejueshme: 1.1. shpenzimet e përvetësimit dhe përmirësimit të tokës; 1.2. shpenzimet e përvetësimit, përmirësimit, ripërtëritjes dhe rindërtimit të

mjeteve të cilat janë zhvlerësuar ose amortizuar në bazë të dispozitave të këtij ligji;

1.3. gjobat dhe dënimet; 1.4. tatimi në të ardhura; dhe 1.5. tatimi në vlerën e shtuar për të cilin tatimpaguesi kërkon zbritje ose kredi

për tatimin në repromaterial në bazë të legjislacionit për Tatimin në Vlerën e Shtuar në Kosovë.

Neni 9

Zbritjet e lejueshme

1. Kontributet e dhëna për qëllime humanitare, shëndetësore, edukativo-arsimore, fetare, shkencore, kulturore, mbrojtje të ambientit dhe për qëllime sportive sipas këtij ligji lejohen si shpenzime deri në maksimumin prej 5 për qind (5%) të të ardhurave të tatueshme të llogaritura para zbritjes së shpenzimeve.

2. Në kontribut i lejueshëm sipas paragrafit 1 të këtij neni duhet t’i bëhet: 2.1. një organizate të regjistruar sipas sipas legjislacionit mbi regjistrimin dhe

funksionimin si një organizatë joqeveritare që ka pranuar dhe mbajtur statusin e beneficuar publik;

2.2. çdo organizate tjetër jo komerciale që në mënyrë të drejtpërdrejtë kryen aktivitet me interes publik dhe jo për përfitim, siç janë:

2.2.1. institucionet shëndetësore; 2.2.2. institucionet edukativo-arsimore; 2.2.3. organizatat për mbrojtjen e mjedisit; 2.2.4. institucionet fetare; 2.2.5. institucionet që përkujdesen për persona të paaftë apo për

persona të vjetër; 2.2.6. jetimoret dhe 2.2.7. institucionet në përkrahje të shkencës, kulturës, sportit apo të

arteve. 3. Zbritja e lejueshme nuk përfshinë kontributin nga i cili drejtpërsëdrejti

përfitojnë personat e afërm me donatorin. 4. Secili tatimpagues që kërkon zbritje të lejueshme duhet të dorëzojë deklaratën

vjetore tatimore në përputhje me paragrafin 2 të nenit 30 të këtij ligji dhe t’i paraqesë Administratës tatimore dëftesën e pagesës për një zbritje të tillë.

Page 278: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

278

Neni 10 Shpenzimet e reprezentacionit

Sipas këtij ligji shpenzimet për reprezentacion lejohen deri në maksimumin prej dy për qind (2%) të të ardhurave bruto.

Neni 11 Borxhet e këqija

1. Borxhe të këqija sipas këtij Ligji konsiderohen shpenzimet që i përmbushin të

tri (3) kushtet e mëposhtme: 1.1. nëse shuma që i përgjigjet borxhit është përfshirë më parë në të ardhura; 1.2. nëse borxhet janë shlyer në librat e tatimpaguesit si të pavlefshme; dhe 1.3. nëse ekziston dëshmi adekuate e përpjekjeve të mëdha të pasuksesshme

të bëra nga tatimpaguesi për arkëtimin e borxhit. 2. Borxhet e këqija që janë zbritur si shpenzime dhe pastaj janë arkëtuar më

vonë, përfshihen si të ardhura në momentin e arkëtimit.

Neni 12 Fondet rezervë

1. Përveç nëse është paraparë ndryshe në këtë ligj, kontributet në fondet rezervë

nuk lejohen si shpenzime 2. Bankat kanë të drejtë në shpenzime për krijimin e fondit të posaçëm rezervë

për mjetet e dyshimta të bankës në shumën e cila nuk duhet të kalojë shumën maksimale të lejueshme nga Banka Qendrore e Kosovës.

3. Pas krijimit të fondit të posaçëm rezervë, çdo shumë e tërhequr prej fondit duhet të përfshihet në të ardhura dhe në çdo shumë të kthyer në fond për ta rimbushur atë deri në shumën e lejueshme lejohet si zbritje.

Neni 13

Pagesat për personat e afërm 1. Kompensimi ose pagat e paguara për personin e afërm lejohen si shpenzime në

shumën e barabartë me pagën aktuale minimale apo me çmimin e tregut. 2. Kamata, qiraja dhe shpenzimet tjera që i paguhen personit të afërm lejohen si

shpenzime në shumën e barabartë me pagën aktuale minimale apo me çmimin e tregut

Neni 14

Zhvlerësimi 1. Shpenzimet për pronën e prekshme përveç shpenzimeve për tokën, veprat

artistike dhe pronën tjetër e cila nuk konsumohet që i posedon tatimpaguesi dhe që shfrytëzohen për veprimtarinë ekonomike të tatimpaguesit do të

Page 279: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

279

kompensohen me kalimin e kohës përmes zbritjeve të zhvlerësimit në mënyrën e përcaktuar me këtë nen.

2. Shpenzimet për përmirësimin e pronave me qira të cilat përdoren për veprimtari ekonomike të tatimpaguesit do të kompensohen përmes zbritjeve të zhvlerësimit të llogaritura me metodën lineare për periodën e kohëzgjatjes së qirasë.

3. E gjithë prona materiale e tatimpaguesit që i nënshtrohet zhvlerësimit sipas nën-paragrafit 1. të këtij neni caktohet në njërën prej kategorive vijuese:

(a) Kategoria 1: Ndërtesat dhe strukturat tjera ndërtimore; (b) Kategoria 2: Veturat dhe kamionët e lehtë, mjetet e rënda për transport,

pajisjet për bartje të dheut, buldozerët, gërmuesit e dheut dhe mjetet tjera të rënda, kompjuterët, pjesët shtesë për kompjuterë dhe pajisjet tjera për përpunimin e të dhënave, mobiliet dhe pajisjet për zyra, instrumentet, gjërat e ndryshme dhe pajisjet tjera shtesë;

(c) Kategoria 3: Uzinat dhe makineritë, inventari i hekurudhës dhe lokomotivat që përdoren për transport hekurudhor, aeroplanët, anijet dhe e tërë pasuria tjetër materiale.

4. Prona në secilën kategori trajtohet si më poshtë: (a) Kategoria 1: prona evidencohet në llogari të ndara të mjeteve; (b) Kategoria 2: prona evidencohet në llogari të ndara të mjeteve; (c) Kategoria 3: prona bashkohet dhe vendoset në një llogari të konsoliduar të

kapitalit. 5. Shuma e lejuar si zbritje për zhvlerësim në periudhën tatimore përcaktohet duke

aplikuar përqindjet e mëposhtme për llogaritjen e kapitalit të një kategorie të tillë sipas metodës së drejtpërdrejtë në fund të periudhës tatimore: (a) Kategoria 1 - pesë për qind (5%). (b) Kategoria 2 - njëzet për qind (20%) dhe (c) Kategoria 3 - pesëmbëdhjetë për qind (15%).

6. Sipas këtij neni, një pasuri së pari duhet të merret parasysh kur vihet për herë të parë në shërbim.

7. Shtimi fillestar në llogarinë kapitale për ndonjë pasuri të përvetësuar gjatë vitit duhet të jetë çmimi i saj plus sigurimi dhe bartja. Plotësimi fillestar i llogarisë kapitale për ndonjë pronë të ndërtuar nga tatimpaguesi përfshinë tatimet, detyrimet dhe kamatën që i ngarkohet kësaj prone për periudhat para se të vihet në shërbim prona.

8. Shpenzimi për ndonjë pasuri më të vogël se njëmijë (1000) euro, që i përket kategorisë 2 ose 3, lejohet si shpenzim rrjedhës.

Neni 15

Zbritjet e posaçme për pasuritë e reja 1. Nëse një tatimpagues blen ndonjë pasuri që i përket kategorisë 3 për qëllimet e

veprimtarisë ekonomike të tatimpaguesit ndërmjet 1 janarit 2005 dhe 31 dhjetorit 2008, lejohet një zbritje e veçantë prej dhjetë për qind (10%) të çmimit të përvetësimit të pasurisë në vitin në të cilin pasuria është vënë për herë të parë në shërbim. Kjo zbritje do bëhet përveç zbritjes normale të zhvlerësimin të

Page 280: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

280

lejueshëm. Zbritja lejohet vetëm nëse pasuria është e re ose është vënë për herë të parë në shërbim në Kosovë. Zbritja nuk lejohet nëse pasuria është bartur nga një biznes ekzistues ose një biznes i mëparshëm në Kosovë.

2. Zbritjet tjera të posaçme mund të jepen vetëm nëse parashihen në ligj e caktuar.

Neni 16 Riparimet dhe Përmirësimet

1. Në rastin e llogarive të mjeteve të ndara dhe të ndonjë llogarie të mjeteve të

grumbulluara: 1.1. shumat e tilla lejohen si zbritje për atë vit nëse ato mjete të shpenzuara

gjatë periudhës tatimore për të riparuar, mirëmbajtur ose përmirësuar pronën nuk kalojnë shumën prej pesë për qind (5%) të bilancit të llogarisë në fillim të atij viti; dhe

1.2. tejkalimet e tilla trajtohen si përmirësime dhe i shtohen llogarisë së mjeteve të ndara ose llogarisë së grumbulluar, nëse shumat e tilla janë më të mëdha se pesë (5%) për qind.

Neni 17

Amortizimi 1. Shpenzimet për mjetet e paprekshme, të cilat kanë afat të kufizuar përdorimi,

duke përfshirë patentën, të drejtat e autorit, licencat për vizatime apo modele, kontratat dhe të drejtat ekskluzive, zbriten në formë të detyrimeve të amortizimit.

2. Metoda e amortizimit do të jetë metoda e shlyerjes lineare dhe zbritja bazohet në afatin e përdorimit të pasurisë të përcaktuar në marrëveshjen ligjore mbi përvetësimin dhe përdorimin e pasurisë së paprekshme.

Neni 18

Shpenzimet kërkimore dhe zhvillimore 1. Të gjitha shpenzimet për kërkime dhe zhvillim lidhur me rezervat natyrore të

mineraleve dhe të resurseve të tjera natyrore, si dhe kamatat që u ngarkohen, i shtohen llogarisë kapitale dhe amortizohen sipas këtij neni.

2. Shuma e lejuar si zbritje për amortizim përkitazi me shpenzimet kërkimore dhe zhvillimore, e cekur në paragrafin 1. të këtij neni për periudhën tatimore, përcaktohet duke shumëzuar bilancin në llogarinë kapitale me një shumë:

2.1. numëruesit i së cilës paraqet njësitë e nxjerra prej rezervave natyrore gjatë vitit; dhe

2.2. emëruesi i së cilës paraqet shumën e njësive të përgjithshme të parapara për t’u nxjerrë nga rezervat natyrore gjatë jetëgjatësisë së pasurisë.

3. Njësitë e përgjithshme të parapara për nxjerrje, të referuara në nën-paragrafin 2.2. të paragrafit 2. të këtij neni do të përcaktohen në mënyrën e cila do të përshkruhet në një udhëzim të ardhshëm administrativ që do të lëshohet nga Ministria për Ekonomi dhe Financa.

Page 281: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

281

KREU IV FITIMET DHE HUMBJET NË KAPITAL, HUMBJET NË BIZNES

Neni 19

Fitimet dhe humbjet në kapital 1. Fitimet në kapital nënkuptojnë të ardhurën, të cilën tatimpaguesi e realizon

përmes shitjes apo disponimit të pasurive kapitale duke përfshirë pasurinë e patundshme dhe letrat me vlerë.

2. Shuma e fitimit në kapital paraqet dallimin pozitiv të çmimit të shitjes së pasurisë kapitale dhe të çmimit të pasurisë siç është përcaktuar në paragrafin 7. të këtij neni.

3. Humbje në kapital do të thotë humbje, të cilën tatimpaguesi e pëson përmes shitjes apo tjetërsimit në ndonjë mënyrë tjetër të pasurisë kapitale, duke përfshirë patundshmëritë dhe letrat me vlerë.

4. Shuma e humbjes në kapital paraqet dallimin negativ të çmimit të shitjes së pasurisë dhe të çmimit të pasurisë siç është përcaktuar në paragrafin 7. të këtij neni.

5. Çmimi i shitjes së pasurisë kapitale është çfarëdo shume e parave të pranuara plus vlera e tregut e cilësdo prone përveç parave të pranuara si kundërvlerë për shitje.

6. Nëse palët janë persona të afërt dhe se çmimi i shitjes është më i ulët se vlera e tregut, atëherë sipas këtij neni, çmimi i shitjes do të jetë i barabartë me vlerën e tregut.

7. Kostoja e pasurisë kapitale është shumë, të cilën tatimpaguesi e ka paguar për përvetësimin e pasurisë kapitale që rritet me shpenzimet e përmirësimeve dhe zvogëlohet nga zhvlerësimet apo shpenzimet tjera të lejueshme sipas këtij ligji.

8. Ky nen nuk vlen për pasuritë kapitale që i nënshtrohen zhvlerësimit si pasuri të grumbulluara.

9. Fitimet në kapital njihen si të ardhura afariste dhe humbjet në kapital njihen si humbje afariste.

Neni 20

Ndërrimet e paqëllimshme Fitimi në kapital nuk pranohet në rast të ndërrimit pa dashje të pronës nëse kompensimi i marrë nga ndërrimi përbëhet nga prona e karakterit a e natyrës së njëjtë ose nga natyra a paratë që janë investuar në pronën e natyrës apo të karakterit të njëjtë brenda periudhës dy (2) vjeçare të zëvendësimit

Neni 21 Humbjet afariste

1. Humbjet afariste janë dallimi negativ ndërmjet të ardhurave të tatimpaguesit

dhe shpenzimeve të dala nëpërmjet aktiviteteve ekonomike.

Page 282: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

282

2. Shuma e humbjes së biznesit e përcaktuar sipas këtij neni mund të bartet deri në shtatë (7) periudha të njëpasnjëshme tatimore dhe është e disponueshme si zbritje ndaj çfarëdo të ardhure për ato vite.

3. Shuma e bartur që merret parasysh për çfarëdo periudhe tatimore pas vitit të humbjes afariste do të jetë shuma e përgjithshme e humbjes e zvogëluar për shumën e grumbulluar që është lejuar më parë si zbritje.

4. Nëse tatimpaguesi ka pasur humbje afariste më gjatë se një (1) vit, ky nen zbatohet për humbjet që janë krijuar sipas radhës.

KREU V LIKUIDIMET DHE RIORGANIZIMET

Neni 22

Shpërndarja e pronës 1. Kompania që ia shpërndan pronën (përveç aksioneve) një aksionari, duke

pasur parasysh interesin e aksionarit, njeh fitim ose humbjen sikur ajo pronë t’i ishte shitur aksionarit në vlerën e saj të tregut.

2. Vlera e pronës së shpërndarë për aksionarin vlerësohet sipas vlerës së pronës në treg.

3. Në rast të shpërndarjes së dividendëve të aksioneve që nuk ndërrojnë hisen e pjesëmarrjes së fituesit, kompania nuk e njeh fitimin as humbjen dhe kështu aksionari nuk realizon të ardhura.

Neni 23

Likuidimi 1. Në rast të likuidimit të një kompanie, kompania merr parasysh humbjen apo

fitimin sikur ta kishte shitur pronën që është shpërndarë gjatë likuidimit sipas vlerës së saj në treg.

2. Përveç nëse është paraparë ndryshe në këtë ligj, pranuesit e pronës së shpërndarë gjatë likuidimit trajtohen sikur ta kishin këmbyer interesin e vlerës së mbetur në kompaninë e likuiduar për shumën që është e barabartë me vlerën e asaj prone në treg.

3. Në rast të likuidimit të një filiali ku prona e filialit i shpërndahet një filiali amë, filiali amë nuk pranon kurrfarë humbjesh apo fitimesh.

Neni 24

Riorganizimi 1. Transferimi i pronës në pajtim me planin e shkruar për riorganizimin e

tatimpaguesit qoftë për shkak të bankrotimit, bashkimit, përvetësimit apo të ndonjë arsyeje tjetër, që e miraton Administrata tatimore, nuk i nënshtrohet tatimeve sipas këtij ligji.

Page 283: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

283

2. Në rast të riorganizimit, vlera e pronës sipas librave të mbajtura nga tatimpaguesi i riorganizuar përcaktohet në bazë të vlerës së asaj prone në librin e llogarive menjëherë para riorganizimit.

3. Gjatë riorganizimit, shpërndarja e interesit të vlerës së mbetur nuk paraqet të ardhur të tatueshme për aksionarin.

4. Përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe me ndonjë udhëzim administrativ të nxjerrë nga Ministria për Ekonomi dhe Financa, tatimpaguesi përvetësues trashëgon dhe zëvendëson tatimpaguesin dorëzues përkitazi me inventarin, shumën e humbjes së bartur, konton e dividendës dhe të gjitha zërat tjerë.

KREU VI ÇMIMET E TRANSFERIMIT, SHMANGIA E TATIMEVE TË DYFISHTA

Neni 25 Çmimet e transferimit

1. Çmimi që shfrytëzohet lidhur me transaksionet e mjeteve apo të obligimeve

kontraktuese ndërmjet personave përkatës konsiderohet çmim transferi. 2. Çmimi që pritet të merret lidhur me transaksionet e pasurisë apo të obligimeve

kontraktuese ndërmjet palëve që kanë arritur marrëveshje “duarlirë” konsiderohet të jetë çmim “duar lirë”.

3. Çmimi “duar lirë” përcaktohet sipas metodës krahasuese të çmimeve të pakontrolluara dhe, në rastet kur kjo nuk mund të shfrytëzohet përdoret metoda e çmimeve të rishitjes ose metoda e kostos-plus.

4. Dallimi ndërmjet çmimit “duar lirë” dhe çmimit të transferimit përfshihet në të ardhurën e tatueshme.

Neni 26 Shmangia e tatimeve të dyfishta

1. Tatimpaguesit me banim në Kosovë që përfiton të ardhura nga aktivitetet

afariste jashtë Kosovës me anë të ndonjë biznesi të përhershëm jashtë Kosovës dhe që paguan tatim në atë fitim në cilindo shtet, sipas këtij ligji i lejohet një kredi tatimore në shumën që është e barabartë me tatimin e paguar në një shtet të tillë.

2. Çdo kredi tatimore sipas këtij neni kufizohet në shumën e tatimit që duhet të paguhet sipas këtij ligji për të ardhurën e realizuar në atë shtet.

3. Çdo marrëveshje e zbatueshme bilaterale për shmangien e tatimit të dyfishtë i shfuqizon dispozitat e këtij neni.

Page 284: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

284

KREU VII MOSPAGESA E TATIMEVE

Neni 27

Mos pagesa e tatimeve në dividendët, kamatat, përqindjen e fitimit dhe në qirat 1. Përveç rastit kur tatimpaguesi ka paguar tatimin në fitim për dividendët të

shpërndara për banorin e Kosovës, secili tatimpagues që paguan dividendët, kamatat apo përqindjen e fitimit (nga e drejta e autorit, e patentës apo e shfrytëzimit të burimeve natyrore) personit me banim në Kosovë apo personave me banim jashtë Kosovës, mban 10% të tatimit në kohën e pagesës apo të kreditimit dhe e zbret tatimin e mbajtur (të papaguar) në një llogari të caktuar nga Administrata tatimore në bankën e licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës.

2. Përveç rastit kur qiraja paguhet nga personi fizik, çdo tatimpagues që i paguan qira personave të cilët janë banorë të Kosovës apo atyre që nuk janë banorë të Kosovës mban dhjetë për qind (10%) të tatimit në kohën e pagesës apo të kreditimit dhe zbret tatimin e mbajtur (papaguar) në një llogari të caktuar nga Administrata tatimore në bankën e licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës.

3. Çdo tatimpagues i cili paguan dividendët, kamatën, përqindjen e fitimit (nga e drejta e autorit, e patentës apo e shfrytëzimit të burimeve natyrore) dhe qiranë, që mban tatimin sipas këtij neni gjatë periudhës tatimore, me kërkesë të Administratës tatimore, ofron një certifikatë për mbajtjen e tatimit në formularin e caktuar nga Administrata tatimore deri më datën 1 mars të vitit pasues të periudhës tatimore.

KREU VIII DISPOZITAT E VEÇANTA

Neni 28

Trajtimi i kompanive të sigurimit Në rastin e ndonjë subjekti, aktiviteti kryesor i të cilit është sigurimi ose ri sigurimi i jetës, i pronës ose i rreziqeve të tjera, tatimi që caktohet me këtë ligj është shuma e cila është e barabartë me shtatë për qind (7%) të primeve bruto të grumbulluara gjatë periudhës tatimore.

Neni 29 Trajtimi i të ardhurave komerciale të organizatave joqeveritare

Organizatës joqeveritare, e cila ndërmerr aktivitete komerciale ose aktivitete të tjera që nuk janë të lidhura me qëllimin e saj publik, i caktohet tatimi në të ardhur në shkallë prej dhjetë për qind (10%) për të ardhurën nga një aktivitet i tillë i pa ndërlidhur biznesi të zvogëluar nga cilado zbritje, e cila është drejtpërdrejt e lidhur me kryerjen e biznesit të tillë dhe e cila është e lejuar nga Administrata tatimore.

Page 285: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

285

KREU IX DISPOZITAT ADMINISTRATIVE

Neni 30

Deklarimi i tatimeve 1. Tatimpaguesi nga i cili kërkohet apo i cili zgjedh të llogarisë të ardhurën e

tatueshme duke përshtatur të ardhurat dhe shpenzimet në pasqyrat e tij financiare duhet t’ia dorëzojë Administratës tatimore deklaratën vjetore për tatim më datën 1 prill apo para kësaj date të vitit pasues të periudhës tatimore. Deklarata bëhet në formularët e paraparë nga Administrata tatimore dhe përmban, mes tjerash, të ardhurat bruto, zbritjet e lejueshme, të ardhurat e tatueshme dhe tatimin që duhet të paguhet sipas këtij Ligji. Së bashku me deklaratën tatimore, tatimpaguesit e tillë gjithashtu duhet t’i dorëzojnë pasqyrat financiare të përpiluara në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2001/30.

2. Tatimpaguesi, i cili kërkon zbritje të lejueshme në pajtim me nenin 9, duhet t’ia dorëzojë administratës tatimore deklaratën vjetore për tatim më datën 1 prill apo para asaj date të vitit pasues të periudhës tatimore. Deklarata bëhet në formularët e paraparë nga Administrata tatimore dhe përmban, mes tjerash, të ardhurat bruto, zbritjet e lejueshme, të ardhurat e tatueshme dhe tatimin që duhet të paguhet sipas këtij ligji.

Neni 31

Pagesat e tatimit 1. Sipas këtij ligji, secili tatimpagues çdo tre muaj bën pagesat e tatimit në

avancë në llogarinë e caktuar nga Administrata tatimore në bankën e licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës në datat apo para datave 15 prill, 15 korrik, 15 tetor dhe 15 janar për tremujorin kalendarik që pason menjëherë pas këtyre datave.

2. Shuma e secilës pagesë tremujore në avancë është si në vijim: 2.1. tatimpaguesit me të ardhura vjetore bruto prej pesëmijë (5000) eurosh

apo më pak: tridhjeteshtatë pikë pesë (37.5) euro për tremujor; 2.2. tatimpaguesit me të ardhura vjetore bruto mes pesëmijë e një (5.001) dhe

pesëdhjetëmijë (50.000) eurosh nga të cilët nuk kërkohet apo të cilët nuk zgjedhin t’i përpilojnë pasqyrat financiare bëjnë pagesat tremujore si në vijim:

2.2.1. tre për qind (3%) të të ardhurave bruto për tremujor nga aktivitetet tregtare, bujqësore dhe aktivitetet e ngjashme komerciale;

2.2.2. pesë për qind (5%) të të ardhurave bruto për tremujor nga aktivitetet shërbyese, profesionale, të shkollave profesionale, zbavitëse dhe aktivitetet e ngjashme:

Page 286: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

286

2.2.3. dhjetë për qind (10%) të të ardhurave bruto për tremujor nga aktivitetet e qirasë, të zvogëluara nga cilado shumë e mbajtur (e papaguar) gjatë atij tremujori në pajtim me paragrafin 2. të nenit 27 të këtij ligji;

2.3. tatimpaguesit me të ardhura vjetore bruto më të mëdha se pesëdhjetëmijë (50.000) euro dhe tatimpaguesit të cilët duhet t’i përpilojnë pasqyrat financiare apo ata të cilët zgjedhin t’i përpilojnë ato, bëjnë pagesat tremujore si në vijim:

2.3.1. një të katërtën (1/4) e detyrimit të përgjithshëm tatimor për periudhën tatimore në vijim bazuar në të ardhurën e tatueshme të vlerësuar dhe të zvogëluar nga cilado shumë e mbajtur (e papaguar) gjatë tremujorit në pajtim me nenin 27 të këtij ligji; apo

2.3.2. për periudhën e dytë dhe periudhat vijuese tatimore për të cilat tatimpaguesi bën pagesën sipas këtij paragrafi, një të katërtën (1/4) e njëqind e dhjetë për qind (110%) të detyrimit të përgjithshëm tatimor për periudhën tatimore që vie menjëherë pas periudhës tatimore vijuese, të zvogëluar nga cilado shumë e mbajtur (papaguar) gjatë tremujorit në pajtim me paragrafin 7. të nenit 2 të këtij ligji.

3. Tatimpaguesi i cili bën pagesen tremujore në avancë në pajtim me nën-paragrafin 2.2.3 të paragrafit 2. të këtij neni kryen rregullimin përfundimtar të tatimeve dhe paguan shumën e duhur më 1 prill apo para 1 prillit të vitit pas periudhës tatimore.

4. Shuma për rregullimin përfundimtar është shuma e përgjithshme e tatimit për periudhën tatimore e caktuar në përputhje me këtë ligj, minus shumat e mbajtura (të papaguara) në pajtim me nenin 27 të këtij ligji, që i janë paguar Administratës tatimore, dhe minus shumat e paguara në këste tremujore dhe krediti i jashtëm tatimor i lejuar sipas këtij ligji.

5. Nëse shumat e paguara në këste tremujore, plus krediti i huaj tatimor dhe plus cilado shumë e mbajtur (e papaguar) në pajtim me nenin 27 të këtij ligji që i është paguar Administratës tatimore është më e madhe se shuma e përgjithshme e tatimit e caktuar në përputhje me këtë ligj, tatimpaguesi ka të drejtën e kthimit të shumës së tepërt të tatimeve të paguara.

6. Nëse pagesat e kësteve tremujore bëhen në datën apo para datës së duhur dhe nëse pagesa përfundimtare për rregullimin e tatimit bëhet siç parashihet me faragrafin 3. të këtij neni, atëherë nuk kërkohet kurrfarë kamate apo dënimi për pagesë të pamjaftueshme nëse:

6.1. dllimi ndërmjet shumës së duhur për çdo këst dhe shumës së paguar në çdo këst nuk tejkalon dhjetë për qind(10%) të shumës së duhur; apo

6.2. pas periudhës së parë tatimore të taksapaguesit, shuma e paguar në çdo këst është dhjetë për qind(10%) më e lartë se një e katërta (1/4) e vlerës së tatimit të llogaritur prej Administratës Tatimore për periudhën paraprake tatimore.

Page 287: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

287

KREU X DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

Neni 32 Zbatimi

MEF mund të nxjerrë akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji

Neni 33 Ligji në fuqi

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfrytëzohet çdo dispozitë që është në kundërshtim me këtë ligj.

Neni 34 Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi më 1 janar 2009 Ligji Nr. 03/L-113 18 dhjetor 2008 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës _________________________ Jakup KRASNIQI

Page 288: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

288

Page 289: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

289

Page 290: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

290

Page 291: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

291

Ligji Nr. 03/L-114

PËR TATIMIN MBI VLEREN E SHTUAR Kuvendi i Republikës së Kosovës,

Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;

Miraton : LIGJ PËR TATIMIN MBI VLEREN E SHTUAR

KREU I

Neni 1 Përkufizimet

“Borxhi i keq” do të thotë një pagesë që duhet paguar nga një personi i tatueshëm që është përfshirë më parë në të ardhurat e këtij personi, por përkundër faktit se janë ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë për ta arkëtuar borxhin, ai mbetet i pa arkëtuar. “Mall kapital” do të thotë një mall (si p.sh. pajisjet apo makineria) që shfrytëzohet për Prodhimin e mallrave dhe shërbimeve të tjera. “Konsideratë” do të thotë çfarëdo pagese ose akti i shmangies lidhur me dorëzimin e mallrave apo shërbimeve dhe përfshin shumën që duhet paguar ose mallrat e marra në një transaksion bartër (mall për mall). “Notë krediti” do të thotë dokumenti të cilin personi i tatueshëm ia ka lëshuar pranuesit të mallit ose të shërbimeve pas lëshimit të faturës tatimore me qëllim të korrigjimit kur tatimi i ngarkuar në atë faturë tatimore e tejkalon tatimin e vërtetë për atë furnizim të tatueshëm. “Vlerë doganore” do të thotë vlera e përgjithshme mbi të cilën llogariten detyrimet doganore në përputhje me praktikën ndërkombëtare. “Notë debiti” do të thotë dokumenti të cilin personi i tatueshëm ia ka lëshuar pranuesit të mallrave ose të shërbimeve pas lëshimit të faturës tatimore me qëllim të korrigjimit kur tatimi i ngarkuar në atë faturë tatimore është më i vogël se tatimi i mbetur borxh për atë furnizim të tatueshëm. “Veprimtari ekonomike” do të thotë veprimtaria e zhvilluar me qëllim të krijimit të fitimit. “Përjashtim” do të thotë ato mallra të importuara, ose furnizimet e theksuara në nenin 11 të cilat janë përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e shtuar dhe për të cilat, si rrjedhim, pranuesi i mallrave nuk paguan tatim mbi vlerën e shtuar. “Furnizim i përjashtuar” do të thotë një furnizim i përshkruar në nenin 12 për të cilin furnizuesi nuk e vjel tatimin mbi vlerën e shtuar. “Eksport” do të thotë malli që del nga Kosova për një shtet tjetër. ”Shërbime financiare” do të thotë një ose disa prej veprimtarive vijuese:

1.1 ëmbimi i valutave me anë të këmbimit të bankënotave apo monedhave, duke kredituar apo debituar llogaritë, ose në ndonjë mënyrë tjetër;

Page 292: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

292

1.2. lëshimi, pagesa, mbledhja ose transferimi i pronësisë në një instrument kreditor siç është çeku ose letërkredia;

1.3. sigurimi i lehtësimeve kreditore, rinovimi dhe ndryshimi i kushteve të kontratës së kredisë;

1.4. lëshimi, ndarja, tërheqja, pranimi, lejimi, rinovimi, pajtimi, përtëritja, ndryshimi ose transferi i pronësisë me një instrument garantues;

1.5. sigurimi, marrja, ndryshimi ose lëshimi i një garancie, dëmshpërblimi, instrumenti i sigurisë ose obligacioni lidhur me përmbushjen e detyrimeve ndaj çekut, kontratës kreditore, titullit të pronësisë, instrumentit për sigurimin e borxhit a instrumentit tësigurisë me pjesëmarrje, ose instrumentet lidhur me aktivitetet e specifikuara në nën-paragrafët e mësipërm prej 1.2 deri 1.4;

1.6. sigurimi ose bartja e pronësisë, kontratës për sigurimin e jetës apo të risigurimit lidhur me çfarëdo kontrate të tillë;

1.7. pagimi ose arkëtimi i çfarëdo shume të kamatës, i shumës themelore,dividendës ose çdo shume tjetër lidhur me çfarëdo garancie të borxhit, titullin e pronësisë,instrumentin e garancisë me pjesëmarrje, kontratën kreditore, kontratën e sigurimit të jetës,planin pensional apo me kontratat për funizime të ardhshme; dhe

1.8. pajtimi për kryerjen ose organizimin e çdo aktiviteti të specifikuar në paragrafët e mësipërm prej 1.1 deri në 1.8.

“Mallra” do të thotë çfarëdo pronësie me përjashtim të parave. “Import” do të thotë furnizimet që hyjnë në Kosovë nga një shtet tjetër, qoftë drejtpërdrejt ose pas kalimit transit nëpër ndonjë shtet tjetër. “Tatimi në investim” (ang. input tax) do të thotë tatimi mbi vlerën e shtuar që e paguan një person i tatueshëm për investim në mallrat e tatueshëm të atij personi.. “Organizatë joqeveritare” do të thotë një organizatë joqeveritare e regjistruar sipas legjislacionit në fuqi, mbi Regjistrimin dhe funksionimin e organizatave joqeveritare në Kosovë. “Vlera në tregun e hapur” do të thotë çmimi me të cilin mallrat e ngjashëm si për nga sasia ashtu edhe cilësia ia shet furnizuesi një personi tjetër në bazë të parimit mbizotërues të tregut. “Tatimi i prodhimit (ang. output tax)” do të thotë tatimi mbi vlerën e shtuar që paguhet për mallrat e tatueshëm të personit të tatueshëm. “Person” do të thotë çdo person fizik apo juridik, publik ose privat, duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në ndërmarrjet private, ortakëritë dhe organizatat e tjera afariste, autoritetet komunale dhe publike. “Person përbërës” do të thotë çdo person që ka lidhje speciale me personin tjetër I cili mund të ndikojë në transaksionet e tyre zyrtare. “Furnizim i shërbimeve” do të thotë çdo furnizim që nuk përfshin furnizimin e mallrave. “Furnizim i mallrave” do të thotë bartja e së drejtës për të disponuar me pasurinë materiale si pronar. “Furnizim i tatueshëm” do të thotë furnizimi i mallrave ose i shërbimeve nga një person i tatueshëm. Oferta e tatueshme përfshin furnizimet e vlerësuara me shkallën zero, por nuk i përfshin furnizimet e përjashtuara.

Page 293: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

293

“Person i tatueshëm” do të thotë çdo person, i cili me qëllim të avancimit të veprimtarisë ekonomike:

Importon, eksporton, Nëse nuk është person i referuar në nenin 1.25.1, siguron mallra ose

shërbime dhe ka arkullim që tejkalon limitin e regjistrimit të përcaktuar në paragrafin 4. të nenit 3 të këtij ligji“Administratë tatimore” do të thotë Administrata Tatimore e MEF-it të Kosovës.

“Qarkullim” do të thotë të hyrat bruto të një personi nga të gjitha furnizimet, duke përfshirë furnizimet e normës zero, përjashtimet dhe furnizimet e përjashtuara që ai person i ka bërë në Kosovë. “ Furnizimi i ‘’normës zero’’ do të thotë furnizim i tatueshëm i përshkruar në nenin 10 për të cilin shkalla e tatimit mbi vlerën e shtuar është zero për qind (0%) e vlerës së tatueshme.

KREU II VENDOSJA E TATIMIT MBI VLERËN E SHTUAR DHE REGJISTRIMI

Neni 2

Tatimi mbi vlerën e situar 1. Tatimi mbi vlerën e shtuar, vilet në pajtim me dispozitat e këtij ligji, mbi vlerën

e tatueshme të importeve, hyrjeve brenda dhe furnizimeve të tatueshme. 2. Tatimi mbi vlerën e shtuar do të paguhet në masën prej 16% nga vlera e

tatueshme e importit, hyrjeve brenda dhe furnizimeve tjera të tatueshme me përjashtim të furnizimeve të normës zero.

3. Tatimi mbi vlerën e shtuar do të paguhet sipas normës zero për qind (0%) mbi vlerën e tatueshme të furnizimeve të tatueshme me normën zero, siç është përcaktuar në nenin 10 të këtij ligji.

Neni 3

Detyrimi per Regjistim

1. Personi i tatueshëm duhet të paraqitet në Administratën Tatimore me qëllim të regjistrimit të tatimit mbi vlerën e shtuar brenda tridhjetë (30) ditësh pas hyrjes së këtij Ligji në fuqi.

2. Në rastin kur personi bëhet person i tatueshëm pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, personi duhet të paraqitet për regjistrimin e tatimit mbi vlerën e shtuar brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga data kur ai person bëhet person i tatueshëm.

3. Niveli i qarkullimit në bazë të të cilit do të përcaktohet se a është një individ person i tatueshëm, siç është përkufizuar në nenin 1. te përkufizimet do të llogaritet në bazë të pagesave të Përgjithshme që i ka marrë ai person.

4. Kufiri i regjistrimit, është caktuar qarkullim prej pesëdhjetëmijë (50.000) eurosh për një vit kalendarik.

Page 294: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

294

5. Personi i tatueshëm i cili importon, eksporton, duhet të paraqitet për të regjistruar tatimin mbi vlerën e shtuar pavarësisht nga kufiri i vendosur në paragrafin 4 të këtij neni.

6. Banka Qendrore e Kosovës, nëse kjo kërkohet, mund të nxjerrë udhëzim administrative ku specifikohet procedura sipas së cilës çdo furnizues i cili nuk është i detyruar të regjistrohet mund të vendosë që të regjistrohet për qëllime të tatimit mbi vlerën e shtuar.

Neni 4 Procedura për regjistrim

1. Paraqitja për regjistrimin e tatimit mbi vlerën e shtuar do të bëhet në formatin që

do të vendoset në udhëzimin administrativ që do të lëshohet nga Banka Qendrore e Kosovës.

2. Me rastin e regjistrimit të personit për qëllime të tatimit mbi vlerën e shtuar, administrata tatimore do t’i lëshojë personit një certifikatë të regjistrimit që përmban numrin unik të identifikimit të tatimpaguesit. Regjistrimi hyn në fuqi në datën e shënuar në certifikatën e regjistrimit.

3. Administrata tatimore mund të regjistrojë çdo person të tatueshëm për qëllime të pagimit të tatimit të vlerës së shtuar pavarësisht se a është paraqitur a nuk është paraqitur ai person për regjistrim që nga data kur personi ka qenë i obligueshëm të regjistrohet.

Neni 5 Fshirja nga regjistri i TVSH-së

1. Varësisht nga paragrafi 2. i këtij neni, personi i tatueshëm i cili e mbyll biznesin

e tij ose nuk merret më me veprimtari ekonomike, duhet të kërkojë që të fshihet nga regjistri jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas ditës së fundit në të cilën personi ka prodhuar ose ka kontraktuar importin apo futjen e mallit.

2. Personi i tatueshëm mund të kërkojë që të fshihet nga regjistri nëse gjatë periudhës së fundit dymbëdhjetë (12) mujore furnizimet e tatueshme të atij personi nuk e kanë kaluar limitin e paraqitur në paragrafin 4 të nenit 3 të këtij ligji me kusht që asnjë kërkesë për fshirje të mos bëhet gjatë periudhës dymbëdhjetë (12) mujore prej datës kur regjistrimi ka hyrë në fuqi.

3. Administrata tatimore mund të fshijë nga regjistri çdo person i cili sipas këtij ligji nuk është i detyruar të regjistrohet, përveç kur personi i tillë është regjistruar në përputhje me procedurën e referuar në paragrafin 6 të nenit 3 të këtij ligji dhe vazhdon të përcaktohet për regjistrim.

Page 295: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

295

KREU III

FURNIZIMI Neni 6

Furnizimi i mallrave 1. Furnizimi i mallrave, ndër të tjera, përfshin:

1.1. furnizimin me rrymë, ujë, gaz, ngrohjen, ftohjen (e ushqimeve), ajrin e kondicionuar, mostrat komerciale, nënproduktet e fabrikave, mbeturinat e produkteve ose pasurinë;

1.2. furnizimin e mallrave të kryera nga një agjent në emër të personit të tatueshem, i cili do të trajtohet si furnizim i kryer nga vetë personi i tatueshem;

1.3. furnizimin në bazë të marrëveshjeve për blerje me këste ose për shitjen e mallrave me shtyerje të afateve, i cili parasheh kalimin e pronësisë pas pagesës së këstit të fundit;

1.4. furnizimet të cilat personi i tatueshëm i shfrytëzon për nevojat e veta personale dhe furnizimet të cilat shfrytëzohen për nevojat e biznesit të atij personi;

1.5. dhënien e mallrave me qira; 1.6. furnizimin e mallrave nga një person i tatueshëm për punëtorët e

personit, duke përfshirë funizimet falas; 1.7. transferimin e punës ose të një pjese të punës, në pajtim me në paragrafin

2 të këtij neni. 2. Furnizimi i mallit të tatueshëm nga një person i tatueshëm si bartje e punës,

ose e një pjese të punës së një personi tjetër të tatueshëm nuk do të konsiderohet si furnizim i tatueshëm i mallit, nëse transferuesi është regjistruar ose regjistrohet sipas këtij ligji brenda afatit prej tridhjetë (30) ditëve të një transferimi të tillë.

Neni 7

Furnizimi i shërbimeve 1. Furnizimi i shërbimeve, ndër të tjera, përfshin:

1.1. furnizimin e shërbimeve të kanalizimit, mbledhjen e dheut dhe të mbeturinave sipas një tarife të organeve komunale apo publike dhe

1.2. furnizimin e shërbimeve të kryera nga një agjent në emër të përfaqësuesit i cili do të trajtohet si furnizim që e ka bërë përfaqësuesi.

2. Furnizimi i shërbimeve nuk do të përfshijë asnjë lloj pune ku punëtori i kryenshërbime punëdhënësit të vet në kuadër të punësimit me pagë.

Neni 8

Vlera e tatueshme e furnizimeve 1. Vlera e tatueshme e furnizimit të tatueshëm në Kosovë përbën pagesën

(konsideratën) e përgjithshme të paraparë për atë furnizim.

Page 296: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

296

2. Vlera e tatueshme e një importi është vlera doganore e importit plus detyrimet doganore, akciza ose tatimet dhe detyrimet e tjera në fuqi, përveç tatimit mbi vlerën e shtuar.

3. Vlera e tatueshme e hyrjes së një malli brenda përfshin pagesën e përgjithshme të paraparë për atë furnizim.

4. Vlera e tatueshme e furnizimit që është bërë për një person përbërës lidhur me pagesën e cila është më e vogël se vlera e atij furnizimi në tregun e lirë do të konsiderohet si vlera e furnizimit në tregun e lirë. Procedura për caktimin e vlerës së lirë të tregut për një furnizim të tatueshëm do të përcaktohet me anë të një udhëzimi administrativ i cili do të lëshohet nga Administrata Tatimore e Kosovës.

5. Vlera e tatueshme e furnizimit që bëhet për nevoja personale, për mallrat e dhënë me qira, për mallrat e fituar me anë të këmbimit ose për dhurata, do të jetë vlera e atij furnzimi në tregun e lirë.

6. Kur lartësia e tatimit mbi vlerën e shtuar nuk është theksuar veçmas në faturën tatimore, vlera e tatueshme do të jetë çmimi i shënuar i zvogëluar për shumën e tatimit mbi vlerën e shtuar të përfshirë në vlerën e theksuar.

7. Kur është bërë pagesa edhe për furnizimet e tatueshme dhe për furnizimet që nuk tatuohen, vlera e tatueshme është pjesë e pagesës që i atribuohet furnizimit të tatueshëm.

8. Vlera e tatueshme e një furnizimi të tatueshëm që është zvogëluar me zbritje do të jetë vlera e furnizimit të tatueshëm e zvogëluar për shumën e zbritjes.

9. Vlera e tatueshme e një furnizimi të tatueshëm që është rritur me një prim do të jetë vlera e tatueshme e atij furnizimi e rritur për shumën e primit.

Neni 9

Vendi i furnizimit 1. Përveç kur përcaktohet ndryshe me këtë ligj, funizimi i mallrave në Kosovë do

të bëhet në ndonjë vend në territorin e Kosovës, ku furnizuesi ia ka vënë në disponim mallrat blerësit.

2. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe me këtë ligj, furnizimi i shërbimeve,duke përfshirë edhe shërbimin e transportit, bëhet në vendin e punës së furnizuesit, ndërsa kur kjo kjo nuk mund të përcaktohet, atëherë bëhet në vendin ku ofrohen shërbimet.

3. Furnizimi që ka të bëjë me tokën ose me ndërtësat do të bëhet në vendin ku gjendet ajo pasuri e paluajtshme.

KREU IV

PËRQINDJEA ZERO,PËRJASHTIMI,FURNIZIMI I PËRJASHTUAR DHE RABATI

Neni 10

Furnizimet e tatueshme me normën zero 1. Furnizime me normë zero janë:

Page 297: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

297

1.1. eksportet ; 1.2. furnizimi i mallrave dhe shërbimeve në lidhje me:

1.2.1. transportimin ndërkombëtar të mallrave ose udhëtarëve 1.2.2. ujitjen e tokës bujqësore dhe

1.3. importet, dhe furnizimi i mallrave të shënuara në shtojcën e këtë ligji. 2. Dëshmia e kërkuar për të konstatuar paraqitjen e një eksporti do të përcaktohet

me një udhëzim administrativ që do të nxirret nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Neni 11

Përjashtimet 1. Tatimi mbi vlerën e shtuar nuk do të paguhet për:

1.1. importimin e sendeve personale të udhëtarit të lejuara sipas dispozitave doganore në fuqi;

1.2. importin e mallrave turistike të lejuara nga dogana sipas dispozitave në fuqi të Doganës;

1.3. importet ose furnizimet e financuara nga donacionet e bëra permes Ministrive dhe Departamentet qeveritare, organizatat qeveritare, organizatat joqeveritare me status të beneficuar publik si ndihmat për programet humanitare dhe rindërtimin e Kosovës;

1.4. importet ose hyrjet të cilat i kanë bërë përfaqësuesit diplomatikë ose janë bërë për ta apo për zyret e ndërlidhjes.

1.5. importet apo hyrjet brenda të cilat i kanë bërë Kombet e Bashkuara ose janë bërë për to apo për cilindo nga organet e saj, duke përfshirë UNMIK-un (siç është përcaktuar në Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2000/47 të datës 18 gusht 2000 mbi Statusin, privilegjet dhe imunitetet e KFOR-it e të UNMIK-ut dhe të personelit të tyre në Kosovë),agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara, KFOR-in, Bankën Botërore dhe organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare dhe

1.6. importet apo hyrja e barnave brenda, shërbimet mjekësore, produktet farmaceutike, instrumentet mjekësore apo kirurgjike, pajisjet dhe

1.7. gjobitja me para ose dënimi i bërë nga autoritetet publike.

Neni 12 Furnizimet e përjashtuara

1. Furnizimet vijuese konsiderohen furnizime të përjashtuara:

1.1. furnizimi i barnave, i shërbimet mjekësore, i produkteve farmaceutike, i instrumenteve mjekësore a kirurgjike dhe i pajisjeve;

1.2. furnizimet e shërbimeve të arsimimit publik; 1.3. furnizimet e shërbimeve financiare; 1.4. transferimi i titullit të pronësisë, qiraja e tokës dhe e shtëpive të banimit; 1.5. furnizimi të cilin e kryen personi i cili importon apo fut mallra

,qarkullimi i të cilit nuk e tejkalon limitin e caktuar në paragrafin 4 të nenit 3 dhe nenin 10 të këtij ligji.

Page 298: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

298

1.6. sigurimi i lejeve ose licencave bashkë me pagesën nga organet komunale ose publike.

Neni 13 Rabatet

1. Kur personi i referuar në paragrafin 2 të këtij neni, importon ndonjë mall

ATK-ja sipas në paragrafit 3 të këtij neni do t’ia kthejë personit paratë në masën e cila është e barazvlefshme me tatimin mbi vlerën e shtuar të cilin ai person e ka paguar për atë import apo futje të mallit.

2. Personat të cilët kanë të drejtë në rabat sipas paragrafit 1 të këtij neni: 2.1. Kontraktuesit e UNMIK-ut, agjencitë e specializuara të Kombeve të

Bashkuara, KFOR-i, Banka Botërore dhe organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare pas sigurimit të dëshmisë se mallrat e sjellur në Kosovë do të shfrytëzohen vetëm për qëllime të përmbushjen së kontratës me UNMIK-un, me agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara, me KFOR-in, me Bankën Botërore ose me organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare.

3. Dëshmia e kërkuar sipas paragrafit 2 të këtij neni do të përcaktohet me një udhëzim administrativ i cili do të nxirret nga MEF-i.

4. Për të kërkuar kthimin e parave të lejuar sipas këtij neni, personi i cili ka të drejtë në këtë duhet t’ia bëjë një kërkesë Administratës tatimore brenda një (1) viti pas importimit ose futjes së mallit brenda FRJ-së për të cilin kërkohet kthimi i parave, në përputhje me procedurën që do të caktohet në një udhëzim administrativ të nxjerrë nga MEF-i.

KREU V FATURA TATIMORE ,MOMENTI I LINDJES SË DETYRIMIT DHE

PAGIMI

Neni 14 Fatura tatimore

1. Personi i cili kryen një furnizim të tatueshëm duhet t’i lëshojë një faturë

tatimore personit që e pranon mallin lidhur me atë furnizim. 2. Për furnizimet e tatueshme në Kosovë, futjet dhe daljet, faturë tatimore është

fatura komerciale. Të dhënat të cilat duhet t’i përmbajë një faturë e tillë do të specifikohen me një udhëzim administrativ që do të nxiret nga MEF-i.

3. Për import apo eksport fatura tatimore do të përbëhet nga deklarata unike doganore, siç kërkojnë dispozitat doganore në fuqi.

Page 299: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

299

Neni 15 Korrigjimet

Kur shuma e paguar e tatimit mbi vlerën e shtuar në faturën tatimore është më e vogël ose më e madhe se tatimi real mbi vlerën e shtuar që duhet paguar për atë furnizim, furnizuesi sipas nevojës duhet të lëshojë një notë krediti ose notë debiti.

Neni 16 Afati i detyrimit tatimor

1. Për furnizimet e tatueshme në Kosovë, detyrimi për pagimin e tatimimit mbi

vlerën e shtuar lind sipas metodës akruale të kontabilitetit, kur lindin situatat e mëposhtme, cilado që të ndodhë e para:

1.1. kur lëshohet fatura; 1.2. kur malli i dorëzohet klientit ose kur të kryhen shërbimet ndaj tij; dhe 1.3. kur të merret pagesa.

2. Për një furnizim të vazhdueshëm, detyrimi për tatimin mbi vlerën e shtuar lind sa here që lëshohet fatura dhe, nëse pagesa është kryer më herët, në momentin e bërjes së pagesës.

3. Kur pagesa është pranuar në llogari përpara se të jetë kryer furnizimi i tatueshëm, tatimi ngarkohet në momentin e marrjes së pagesës. Kur bëhen dy a më shume pagesa për një furnizim të tatueshëm, detyrimi për tatimin mbi vlerën e shtuar lind në kohën e kryerjes së çdo pagese.

4. Për importe, detyrimi për tatimin mbi vlerën e shtuar lind në momentin e përcaktuar me dispozitat doganore në fuqi dhe, nëse nuk ekzistiojnë dispozita doganore përkatëse, në momentin e importimit.

5. Për hyrjet detyrimi i tatimit mbi vlerën e shtuar lind në momentin e hyrjes në Kosovë të atij furnizimi.

6. Për eksport, detyrimi për tatimin mbi vlerën e shtuar lind në kohën e përcaktuar në përputhje me dispozitat doganore në fuqi dhe, nëse këto dispozita mungojnë, ato lindin në momentin e eksportit.

7. ër daljet detyrimi i tatimit mbi vlerën e shtuar lind në kohën e daljes nga Kosova të atij furnizimi.

Neni 17

Deklarimi dhe pagimi 1. Personi i tatueshëm duhet të dorëzojë deklaratën tatimore më së voni deri në

ditën e fundit të muajit kalendarik pas përfundimit të çdo periudhe tatimore dhe duhet të paguajë me kohë tatimin mbi vlerën e shtuar për atë periudhë tatimore në datën e arritjes së deklaratës tatimore ose para saj.

2. Forma e deklaratës, vendi ku formulari duhet të dorëzohet dhe mënyra e pagesës së tatimit mbi vlerën e shtuar do të specifikohen me një udhëzim administrativ që do ta nxjerrë Banka Qendrore e Kosovës.

Page 300: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

300

Neni 18 Tatimi që duhet paguar

1. Përveç kur është përcaktuar ndryshe me këtë ligj, shuma e përgjithshme e

tatimit të cilin duhet ta paguajë personi i tatueshëm për përiudhën tatimore është shuma e përgjithshme e tatimit të prodhimit (output tax) e llogaritur konform nenit 20 të këtij ligji, e zvogëluar për shumën e përgjithshme të tatimit në investimin (input tax) e llogaritur sipas nenit 21 të këtij neni.

2. Kur personi i tatueshëm, i cili fillon një biznes të ri importon ose fut mall kapital, pagimi i tatimit mbi vlerën e shtuar për atë import apo futje malli do të shtyhet dhe do të paguhet përmes tatimit të prodhimit, të cilin personi i tatueshëm do ta paguajë gjatë periudhës prej gjashtë muajve nga data e importit apo hyrjes së tillë. Procedura e shtyrjes së tillë do të caktohet me një udhëzim administrativ të nxjerrë nga MEF-i.

3. Shtyrja do bëhet vetëm kur ekziston garancioni i bankës. Kur personi i tatueshëm nuk e shlyen një pjesë ose tërë shumën, pagesa e së cilës është shtyer për gjashtë muaj nga data e importit apo hyrjes brenda, personi i tatueshëm menjëherë pas kësaj duhet të paguajë shumën e pashlyer. Kjo pagesë do të konsiderohet si tatim në investim i paguar për një mall kapital të referuar në paragrafin 2 të këtij neni.

Neni 19

Periudhat tatimore 1. Për furnizimet e tatueshme në Kosovë, duke përfshirë hyrjet, periudha

tatimore do të jetë çdo muaj kalendarik, përveç kur është paraparë ndryshe në këtë ligj.

2. Për importime tatimin duhet ta paguajë importuesi në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtën kohë si për taksat e tjera të importit të parapara me dispozitat doganore në fuqi.

3. Kur personi i tatueshëm është regjistruar për herë të parë për tatim mbi vlerën e shtuar, periudha tatimore do të fillojë nga dita kur regjistrimi hyn në fuqi dhe përfundon në ditën e fundit të të njëjtit muaj kalendarik.

4. Kur personi i tatueshëm është fshirë nga regjistri për tatimin mbi vlerën e shtuar, periudha përkatëse tatimore fillon nga dita e parë e muajit kalendarik në të cilin është bërë fshirja dhe përfundon në ditën kur personi i tatueshëm është hequr nga regjistri.

5. Ministria për Ekonomi dhe Financa me një udhëzim administrativ mund t’i ndryshojë periudhat tatimore për çdo kategori të personave të tatueshëm.

Neni 20

Tatimi i përgjithshëm në prodhim 1. Tatimi i përgjithshëm i prodhimit (output tax) për një periudhë tatimore është:

1.1. Vlera e tatueshme e furnizimit të normës zero (0), e shumëzuar me zero për qind (0%);

Page 301: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

301

1.2. Vlera e tatueshme e furnizimeve të tatueshme të cilat nuk janë furnizime të normës zero (0), e shumëzuar me gjashtëmbëdhjetë për qind (16%).

Neni 21 Tatimi në investim

1. Përveç kur është paraparë ndryshe në këtë ligj tatimi në investim i cili mund të

trajtohet si kredi për tatimin në prodhim për një periudhë tatimore do të përfshijë:

1.1. Tatimin e përgjithshëm mbi vlerën e shtuar të cilën e ka paguar personi i tatueshëm për futjen a mallit, duke përfshirë mallrat kapitale për furnizimet e tatueshme gjatë përiudhës tatimore; dhe

1.2. Tatimin e përgjithshëm mbi vlerën e shtuar të cilën e ka paguar personi I tatueshëm për importin apo futjen e mallrave gjatë përiudhes tatimore.

2. Kreditimi i tatimit në investim nuk do të lejohet si pagesë për tatimin mbi vlerën e shtuar për dërgesat të cilat nuk përdoren për furnizime të tatueshme të cilat i ka bërë personi I tatueshëm.

3. Kreditimi i tatimit në investim nuk do të lejohet si pagesë për tatimin mbi vlerën e shtuar për furnizime, përveç nëse kërkuesi posedon sa vijon:

3.1. dokumente autentike doganore për import ose eksport që do të saktësohen me një udhëzim administrativ që do ta nxjerrë MEF-i;

3.2. një faturë autentike të lëshuar nga personi i tatueshëm për të gjitha transaksionet; dhe

3.3. dëshminë se borxhi është borxh i keq sipas nenit 22 të këtij ligji. 4. Nuk do të lejohet kreditim i tatimit në investim për furnizimet e përjashtuara të

referuara në nenin 12 të këtij ligji.

Neni 22 Borxhi i keq

1. Kur furnizuesi nuk e merr një pjesë ose tërë pagesën për një furnizimin të

tatueshëm dhe ai është borxh i keq, do të lejohet një kredit tatimor në pajtim me këtë nen.

2. Kredia tatimore do të lejohet në çdo periudhë tatimore kur borxhi të bëhet borxh i keq.Borxhi mund të bëhet borxh i keq jo më herët se gjashtë muaj pas mbylljes së periudhës tatimore për të cilën është paguar tatimi mbi vlerën e shtuar për shumën e pambuluar.

3. Shuma e kredisë tatimore e cila do të lejohet sipas këtij neni do të jetë tatimi mbi vlerën e shtuar i paguar për furnizimin të cilit mund t’i atrubuohet shuma e pambuluar e borxhit të keq.

4. Kur të jetë lejuar kredia për një borxh të keq dhe më vonë të jetë arkëtuar tërësisht ose pjesërisht ai borxh, personi i tatueshëm do t’ia kthejë administratës tatimore pjesën e asaj kredie që lidhet me kthimin e borxhin të keq.

Page 302: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

302

Neni 23

Tatimi i paguar tepër dhe rimbursimi 1. Nëse tatimi i përgjithshëm në investim që ëshë paguar për një periudhë

tatimore e tejkalon tatimin e përgjithshëm në investim për atë periudhë kohore, personi i tatueshëm e bart tepricën e tatimit të paguar në përiudhën e ardhshme tatimore dhe në periudhat e tjera plotësuese tatimore aty kur kjo mund të aplikohet. Ky kreditim i këtillë tatimor, duke bartur tepricën e tatimit të paguar mund të aplkohet për pagimin tatimit në prodhim në periudhat tatimore të mëvonshme.

2. Personi i tatueshëm mund të kërkojë rimbursimin (kthimin) e tatimit të paguar më tepër nëse:

2.1. personi i tatueshëm e bart shumën e tatimit të paguar më tëpër për një përiudhë të pandërperë prej gjashtë muajve dhe

2.2. shuma e tatimit të paguar më tepër i tejkalon pesëmijë (5.000) euro. 3. Për eksport dhe hyrje brenda, rimbursimi mund të kërkohet edhe nëse nuk

është bartur shuma e tatimit kreditor të paguar më tepër për së paku gjashtë muaj të njëpasnjëshëm, me kusht që:

3.1. Kredia e personit të tatueshëm nga tatimi në investim lidhur me eksportin dhe futjen e mallrave e tejkalon detyrimin e tij për pagimin e tatimit në prodhim në mënyrë të vazhdueshme dhe më shumë se gjashtë muaj brenda periudhës kohore prej dymbëdhjetë muajve;

3.2. Personi i tatueshëm i zbaton me korrektësi të gjitha dispozitat doganore dhe tatimore në fuqi dhe

3.3. Kërkesat për rimbursim nuk bëhen më shpesh se një herë në tre muaj, ose kur tatimi i paguar më tepër e tejkalon shumën prej pesëmijë (5.000) euro më shumë se një herë gjatë muajit kalendarik.

KREU VI KOMPETENCAT DHE DETYRIMET

Neni 24

Autoritetet tatimore 1. Administrata tatimore e ka përgjegjësinë ekskluzive për administrimin e

tatimit mbi vlerën e shtuar. 2. Shërbimi Doganor i Kosoves, në emër të administratës tatimore do të

vlerësojë, do të vë taksa dhe do të arkëtojë tatimin mbi vlerën e shtuar për import dhe eksport dhe do të ndërmarrë funksione të tjera lidhur me administrimin e tatimit mbi vlerën e shtuar nëse kjo do të kërkohet.

Neni 25

Detyrimi për informim rreth ndryshimeve

Page 303: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

303

Personi i tatueshëm duhet ta informojë administratën tatimore me shkrim brenda 15 ditësh për çdo ndryshimi lidhur me emrin e personit, adresën, veprimtarinë ekonomike dhe për informata të tjera të cilat u janë dhënë autoriteteve tatimore në momentin e paraqitjes së kërkesës për regjistrim ose në ndërkohë.

Neni 26 Detyrimi për mbajtjen e librave

Personi i tatueshëm duhet të mbajë libra dhe shënime lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar dhe kjo do të specifikohet në një urdhëresë administrative të mëpasme.

Neni 27 Inspektimi i librave, vlerësimi, interesi, pagimi i detyrueshëm

1. Gjatë administrimit të tatimit mbi vlerën e shtuar autoritetet tatimore mund të

kërkojnë në pajtim me ligjin në fuqi ndër të tjera: 1.1. sigurimin e dokumenteve përkatëse ose informatave të tjera; 1.2. të lëshojnë njoftim për vlerësimin; 1.3. të lëshojnë kërkesë për pagesë; 1.4. të lëshojnë kërkesë për interes; 1.5. të bëjnë kontrollimin e dokumenteve dhe të deklaratave tatimore; dhe 1.6. të bëjnë mbledhjen e detyrueshme të tatimit të papaguar.

Neni 28 Kundërvajtjet dhe dënimet

Çdo person i tatueshëm i cili bën kundërvajtje tatimore do të dënohet sipas ligjit në fuqi, duke përfshirë dënimet e përcaktuara në Ligjin Nr 2004/48 mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat.

Neni 29 Ankesa

1. Çdo person që pohon se vendimi zyrtar i bërë sipas këtij ligji është i gabuar,

mund të bëjë ankesë ndaj një vendimi të tillë në përputhje me procedurat e përcaktuara në Ligjin Nr 2004/48 mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat.

2. Çdo veprim apo vendim nga ana e autoriteteve tatimore gjatë administrimit të tatimit mbi vlerën e shtuar, duke përfshirë edhe ato të theksuara në nenin e mësipërm 27 do të konsiderohet si vendim zyrtar sa i përket të drejtave të tatimpaguesit për ankesë.

Page 304: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

304

KREU VII ZBATIMI

Neni 30 Zbatimi

Ministri i Ekonomisë dhe Financave nxjerr akte nën ligjore për zbatimin e këtij ligji.

Neni 31 Ligji në fuqi

Ky ligj shfuqizon çdo dispozitë të ligjit në fuqi që është në kundërshtim me të.

Neni 32 Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi me 1 janar 2009 Ligji Nr. 03/L-114 18 dhjetor 2008 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës _________________________ Jakup KRASNIQI SHTOJCЁ E LIGJIT PËR TATIMIN MBI VLEREN E SHTUAR

Përshkrimi Kodi Gjedhe të gjalla, kafshë të mbarësuara prej racës së pastër

Derra të gjallë,, kafshë të mbarësuara prej racës së pastër

Dele të gjalla, kafshë të mbarësuara prej racës së pastër

Dhi të gjalla, kafshë të mbarësuara prej racës së pastër

0102 10 0103 1000 0104 1010 0104 2010

Shpezë të gjalla, d.m.th. shpezë të llojit të gjelit shtëpiak, rosa, pata, gjela deti dhe pula afrikane, që nuk peshojnë më shumë se 185 gr.

0105 11 deri 0105 19

Drunj të gjallë dhe bimë të tjera; kokrra, rrënjë 0601 dhe 0602

Page 305: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

305

dhe të ngjashme,ashtu siç janë përshkruar në titujt e shënuar në kolonën vijuese.

Patate, farë

Qepë, tuba

0701 1000 0703 1011

Speltë për mbjellje

Grurë i zakonshëm dhe përzierje thekre e gruri

Thekër, farë

Elb, farë

Tërshërë, farë

Misër, farë

1001 9010

1001 9091

ex 1002 0000

1003 0010

ex 1004 0000

1005 10

Sojë për mbjellje

Fara luledielli për mbjellje

Fara, pemë dhe spore, lloji që përdoret për mbjellje

1201 0010

1206 0010

1209

Mbetjet dhe mbeturinat nga industritë ushqimore, ashtu siç janë përshkruar në titujt e shënuar në kolonën vijuese.

Preparatet që përdoren për ushqimin e kafshëve (përveç ushqimit të qenve dhe macave në shitje me pakicë) Plehra, ashtu siç janë përshkruar në titujt e kapitullit të shënuar në kolonën vijuese

2301 deri 2308 2309 90 Kapitulli 31

Fungicide

Herbicide, produkte kundër mbirjes dhe rregullatorë për rritjen e Bimëve Rodenticide Tharëse për produkte bujqësore.

3808 20 3808 30 3808 9010 8419 3100

Pajisje mekanike (dore apo jo) për projektim, shpërndarje ose spërkatje të tretësirave apo pluhurave, bujqësore ose hortikulturore.

8424 8110 to 8424 8199

Ngritës dhe transportues pneumatik të disenjuar veçanërisht për përdorim në bujqësi.

8428 2030

Ngarkues të disenjuar veçanërisht për përdorim 8428 9071 dhe 8428 9079

Page 306: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

306

në bujqësi. Makineri bujqësore, hortikulturore ose pyjore për përgatitjen e tokës apo për kultivimin e saj; rul për livadhe dhe fusha sporti.

8432

Makineri për korrje dhe shirje, duke përfshirë edhe presat për ambalazhim të tagjisë dhe kashtës; makina kositëse për barë dhe sane (përveç makinave kositëse për fusha, parqe ose fusha sportive); makina për pastrim, seleksionim ose klasifikim të vezëve, pemëve apo produkteve të tjera bujqësore, përveç makinerisë në titullin 8437.

8433 20 to 8433 90

Makineri për mjelje dhe makineri për bulmetore

8434

Makina të tjera bujqësore, hortikulturore, pyjore, për mbajtjen e shpezëve apo të bletëve, duke përfshirë edhe mbirjen e bimëve të pajisura me aparate mekanike apo termale; inkubatorë për shpeztari dhe vezë.

8436

Traktorë të komanduar me këmbë. 8701 1000 Traktorë bujqësorë (me përjashtim të traktorëve të komanduar me këmbë) dhe traktorë për pyje me rrota.

8701 9011 deri 8701 9050

Page 307: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

307

Page 308: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

308

Page 309: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

309

Ligji Nr. 03/L-115

PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT PERSONALE Kuvendi i Republikës së Kosovës,

Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Miraton

LIGJ PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT PERSONALE

Neni 1

Përkufizimet Për qëllime të këtij ligji; “Aktivitet afarist” do të thotë çdo aktivitet i cili është ndërmarrë me qëllim të krijimit të fitimit, duke përfshirë shitjen me pakicë, prodhimtarinë, tregtinë, argëtimin, transportin, shërbimet bujqësore, profesionale, specialistike dhe shërbimet e tjera. “Pasuri kapitale” do të thotë prona e prekshme që mund të shërbejë një vjet ose më tepër. “Dividendë” do të thotë shpërndarja nga kompania te aksionari:

e parave të gatshme ose e aksioneve përkitazi me vlerën e mbetur të aksionarit në kompani; dhe

të pronës tjetër pos parave të gatshme ose aksioneve, përveç nëse prona e tillë shpërndahet si pasojë e likuidimit;

“Punonjës” do të thotë personi fizik, i cili e kryen punën për pagë nën drejtimin dhe kontrollin e punëdhënësit, pavarësisht se a kryhet puna sipas kontratës ose ndonjë forme tjetër të marrëveshjes qoftë e bërë me shkrim apo jo. Shprehja punonjës i përfshin të gjithë zyrtarët publik dhe pjesëtarët e organeve ligjvënëse, ekzekutive dhe gjyqësore. “Punëdhënës” do të thotë çdo person ose subjekt fizik që paguan paga dhe në të përfshihen:

autoriteti publik; organizata afariste; organizata e përhershme e personit jo rezident; organizata joqeveritare; organizata ndërkombëtare, me përjashtim të Kombeve të Bashkuara,

agjencive të saj të specializuara dhe Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike dhe

personi fizik i cili paguan paga gjatë kryerjes së punës në Kosovë; “Subjekt” do të thotë korporatë ose organizatë tjetër afariste që e ka statusin e personit juridik, organizata afariste që vepron me mjetet në pronësi publike dhe shoqërore, organizata joqeveritare e regjistruar sipas legjislacionit mbi regjistrimin dhe veprimin e organizatave joqeveritare në Kosovë dhe organizata e përhershme e jo rezidentit. Shprehja subjekt nuk e përfshin ndërmarrjen personale të biznesit ose ortakërinë.

Page 310: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

310

“E ardhura nga burimi i jashtëm” do të thotë të ardhurat bruto që nuk janë të ardhura të krijuara në Kosovë. “Pronë e paprekshme” do të thotë patentet, të drejtat e autorit, lejet, të drejtat ekskluzive dhe prona tjetër që përbëhet vetëm nga të drejtat por që nuk ka formë fizike. “E ardhura e krijuar në Kosovë” do të thotë të ardhurat bruto që krijohen në Kosovë, si në vijim:

pagat nga puna e kryer në Kosovë; të ardhurat nga aktivitetet afariste në rastet kur aktiviteti i tillë zhvillohet në

Kosovë; të ardhurat nga shfrytëzimi i pronës së luajtshme dhe të paluajtshme në

Kosovë; të ardhurat nga shfrytëzimi i pronës së paprekshme në Kosovë; interesi në obligimin e borxhit që paguhet nga banori ose autoriteti publik; dividendët e paguara nga organizata rezidente e biznesit; fitimi nga shitja e pronës së paluajtshme që gjendet në Kosovë; dhe të ardhurat e tjera që nuk janë përfshirë në nën-paragrafët e mësipërme të

cilat rrjedhin nga aktiviteti ekonomik në Kosovë; “Vlerë e tregut” do të thotë çmimi me të cilin do të shiteshin mallrat ose shërbimet e ngjashme të cilësisë dhe sasisë së njëjtë në transaksionin duar lirë. “Person fizik” do të thotë individi. “Jo rezident” do të thotë çdo person ose subjekt fizik që nuk është rezident, përkatësisht banor i përhershëm. “Ortakëri” do të thotë ortakëria e përgjithshme, ortakëria e kufizuar ose marrëveshja e ngjashme e bartjes, që nuk është person juridik dhe që në mënyrë proporcionale i ndan zërat e kapitalit, të të ardhurave dhe të humbjeve në mesin e ortakëve. 1A.1 “Ndërmarrje e Përhershme” do të thotë vend i caktuar i veprimtarisë afariste ku veprimtaria afariste e personit jo rezident zhvillohet tërësisht apo pjesërisht në Kosovë. 1A.2 “Ndërmarrje e përhershme” përfshin:

(a) çdo vend i menaxhmentit; (b) çdo degë; (c) çdo zyrë; (d) çdo fabrikë; (e) çdo punëtori; (f) çdo minierë dhe (g) çdo burim i naftës dhe gazit, gurore ose vend tjetër i shfrytëzimit të

burimeve natyrore. 1A.3 “Ndërmarrje e përhershme” gjithashtu përfshin;

(a) çdo vend ndërtimi, ndërtim, montim ose projekt instalimi, ose ndonjë aktivitet mbikëqyrës në lidhje me këtë, por vetëm nëse ndërtimi, projekti ose aktiviteti i tillë zgjat më shumë se njëqindetetëdhjetetre (183) ditë. Kur vend ndërtimi, projekti ose aktiviteti zgjat më shumë se njëqindetetëdhjetetre (183) ditë, duke përfshirë edhe aktivitetet përgatitore,

Page 311: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

311

vend ndërtimi, projekti apo aktiviteti konsiderohet se ka qenë apo është krijuar si ndërmarrje e përhershme nga dita kur ka filluar puna e tillë;

(b) Ofrimin e ndonjë shërbimi, duke përfshirë shërbime të konsultimeve, por duke përjashtuar aktivitetet e mbikëqyrjes të parapara në nenin 1A.3(a) të kryera në Kosovë nga personi jo rezident përmes punëtorëve ose personelit tjetër, por vetëm nëse aktivitetet e tilla vazhdojnë brenda Kosovës për një periudhë apo periudha gjithsejtë nëntëdhjetë (90) ditore apo më shumë brenda një periudhe dymbëdhjetë mujore. Kur aktivitetet vazhdojnë brenda Kosovës për një periudhë apo periudha gjithsejtë nëntëdhjetë (90) ditore ose më shumë gjatë një periudhe dymbëdhjetë mujore, aktivitetet konsiderohet se kanë krijuar ndërmarrje të përhershme nga dita kur kanë filluar aktivitetet e tilla;

(c) Çdo vend ndërtimi i shfrytëzuar për kërkimin e resurseve natyrore brenda Kosovës, kur aktivitetet e tilla brenda Kosovës vazhdojnë për një periudhë apo periudha gjithsejtë njëqindetetëdhjetetre (183) ditore apo më shumë brenda cilësdo periudhe dymbëdhjetë mujore. Kur aktivitetet vazhdojnë për një periudhë apo periudha gjithsejtë njëqindetetëdhjetetre (183) ditore ose më shumë brenda një periudhe dymbëdhjetë mujore, aktivitetet konsiderohen se kanë krijuar ndërmarrje të përhershme nga dita kur kanë filluar aktivitetet e tilla; dhe

(d) Çdo pasuri e paluajtshme që ndodhet në Kosovë dhe posedohet nga një person jo rezident.

1A.4 Pavarësisht nga nenet 1A.1 dhe 1A.2 të këtij neni, kur personi, përveç agjentit me status të pavarur për të cilin zbatohet neni 1A.7, vepron në Kosovë në emër të personit jo rezident, personi jo rezident konsiderohet se ka ndërmarrje të përhershme në Kosovë lidhur me aktivitetet që ai person i ndërmerr për personin jo rezident, nëse personi i tillë:

(a) Ka dhe zakonisht ushtron autorizimin në Kosovë për të lidhur kontrata në emër të personit jo rezident, përveç nëse aktivitetet e personit të tillë janë të kufizuara në ato të përmendura në nenin 1A.6 të cilat, nëse ushtrohen përmes një vendi të caktuar të biznesit, nuk do ta bënin këtë vend të caktuar të biznesit ndërmarrje të përhershme sipas dispozitave të atij nën neni; ose

(b) Nuk ka autorizim të tillë, por zakonisht mban një magazinë të mallrave ose materialeve në Kosovë nga i cili vazhdimisht shpërndan mallra ose materiale në emër të tatimpaguesit.

1A.5 Personi jo rezident i cili ofron sigurim, përveç risigurimit, konsiderohet se ka ndërmarrje të përhershme në Kosovë nëse mbledh shpërblime në Kosovë ose siguron rreziqet që ndodhen në Kosovë përmes një personi, përveç agjentit me status të pavarur për të cilin zbatohet neni 1A. 7. 1A.6 Pavarësisht nën neneve 1A.1, 1A.2 dhe 1A.3 të këtij neni, “ndërmarrje e përhershme” konsiderohet se nuk përfshin:

(a) Shfrytëzimin e objekteve vetëm me qëllim të ruajtjes ose ekspozimit të mallrave ose materialeve që i përkasin personit jo rezident;

(b) Mbajtja e magazinës së mallrave dhe materialeve që i përkasin personit jo rezident vetëm me qëllim të ruajtjes apo ekspozimit;

Page 312: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

312

(c) Mbajtja e magazinës së mallrave dhe materialeve që i përkasin personit jo rezident vetëm për qëllime të procesimit nga një tatimpagues tjetër;

(d) Mbajtja e një vendi të caktuar të biznesit vetëm me qëllim të blerjes së mallrave ose materialeve ose mbledhjes së informacioneve për personin jo rezident;

(e) Mbajtja e një vendi të caktuar të biznesit vetëm për qëllimin e kryerjes së aktiviteteve të tjera të karakterit përgatitor apo ndihmës për personin jo rezident; dhe

(f) Mbajtja e një vendi të caktuar të biznesit vetëm për kombinimin e ndonjë nga aktivitetet e paraqitura në paragrafin (a) deri (e) të këtij nën neni, me kusht që aktiviteti i përgjithshëm i vendit të caktuar të biznesit që rezulton nga ky kombinim ka vetëm karakter përgatitor apo ndihmës.

1A.7 Personi jo rezident nuk konsiderohet se ka ndërmarrje të përhershme në Kosovë vetëm pse kryen veprimtari afariste në Kosovë përmes komisionerit, agjentit të përgjithshëm të komisionit apo ndonjë agjenti tjetër me status të pavarur, me kusht që personat e tillë veprojnë sipas rrjedhës së rëndomtë të biznesit të tyre. Mirëpo, kur aktivitetet e agjentit të tillë kushtohen tërësisht apo gati tërësisht në emër të atij taksapaguesi, dhe krijohen kushtet apo imponohen ndërmjet atij taksapaguesi dhe agjentit në marrëdhëniet e tyre komerciale dhe financiare që ndryshojnë nga ata që do të kishin mundur të bëhen ndërmjet taksapaguesve të pavarur, ai nuk konsiderohet agjent me status të pavarur në kuptimin e këtij nën neni. 1A.8 Fakti se personi jo rezident kontrollon ose kontrollohet nga një kompani që është rezidente e Kosovës, apo që kryen biznes në Kosovë (qoftë përmes ndërmarrjes së përhershme apo ndryshe), nuk e konsideron asnjërën kompani ndërmarrje të përhershme të tjetrës. “Person” do të thotë person ose subjekt fizik. “Ndërmarrje afariste personale” do të thotë një person fizik që merret me një afarizëm, i cili nuk është agjent ose punonjës i ndonjë aktiviteti tjetër afarist. “Punëdhënës kryesor” do të thotë punëdhënës i përcaktuar si i tillë nga punonjësi në kohën dhe në mënyrën e përcaktuar me një udhëzim administrativ që do të lëshohet nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave. “Autoritet publik” do të thotë çdo autoritet qendror, rajonal, komunal apo vendor, organ publik, ministri, departament ose autoritet tjetër që ushtron kompetenca publike ekzekutive, legjislative, rregulluese, administrative apo gjyqësore. “Person i afërt” do të thotë personat që kanë lidhje të posaçme dhe që kjo mund të ndikojë materialisht në rezultatet ekonomike të shitblerjes ndërmjet tyre. Lidhjet e posaçme shkaktohen kur:

personat janë zyrtarë ose drejtorë të afarizmit të njëri-tjetrit; personat janë ortakë në afarizëm; personat janë në lidhje punëdhënës-punonjës; një person mban ose kontrollon 50% apo më shumë të aksioneve ose të të

drejtave të votimit të personit tjetër juridik; një person e kontrollon personin tjetër në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të

tërthortë;

Page 313: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

313

të dy personat kontrollohen në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga personi i tretë; ose

personi është bashkëshort a bashkëshorte apo janë të afërt të shkallës së tretë gjithëpërfshirëse ose miq deri në shkallën e dytë gjithëpërfshirëse;

“Shpenzimet e përfaqësimit” do të thotë të gjitha shpenzimet e lidhura me përkrahjen e afarizmit ose prodhimet e tij dhe i përfshin shpenzimet për publicitet, reklama, argëtim e përfaqësim; “Banor” do të thotë:

personi fizik i cili ka vendbanim kryesor në Kosovë ose është fizikisht i pranishëm në Kosovë brenda njëqindetetëdhjetetre (183) ditëve apo më shumë gjatë çdo periudhe të tatimit; ose

subjekti që është themeluar në Kosovë apo që e ka vendin e tij të menaxhimit efektiv në Kosovë.

“Personi “i vetëpunësuar” do të thotë çdo person fizik i cili punon për përfitim personal, me para të gatshme ose me mallra, i cili nuk përfshihet në përkufizimin e punonjësit sipas këtij ligji. Personi i vetëpunësuar e përfshin ndërmarrjen afariste personale dhe ortakun e angazhuar në aktivitet afariste; “Periudhë e tatimit” do të thotë vit kalendarik. “Pagë” do të thotë kompensimi financiar ose llojet e tjera të kompensimit, duke i përfshirë mallrat, favoret, shërbimet ose shkëmbimet që paguhen në lidhje me punësimin në Kosovë.

Neni 2 Tatimpaguesit

Sipas këtij ligji tatimpaguesit janë personat fizikë, banorë dhe jo banorë të cilët pranojnë ose krijojnë të ardhura bruto të përshkruara në nenin 6 të këtij ligji gjatë periudhës së tatimimit.

Neni 3 Objekti i tatimimit

1. Objekti i tatimimit për tatimpaguesin banor janë të ardhurat e tatueshme

nga burimi i të ardhurave nga Kosova dhe burimi i të ardhurave nga jashtë. 2. Objekti i tatimimit për tatimpaguesin jo banor janë të ardhurat e tatueshme

nga të ardhurat që e kanë burimin në Kosovë.

Neni 4 Të ardhurat e tatueshme

Të ardhurat e tatueshme për një periudhë të tatueshme do të thotë ndryshimi ndërmjet të ardhurave bruto të pranuara ose të krijuara gjatë periudhës së tatimimit dhe zbritjet e lejueshme sipas këtij ligji lidhur me të ardhurat e tilla bruto.

Page 314: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

314

Neni 5 Shkallët e tatimit

1. Për secilën periudhë tatimore, tatimi në të ardhura ngarkohet sipas shkallëve në

vijim: 1.1. për të ardhurat e tatueshme nëntëqindegjashtëdhjetë (960) euro ose më

pak, zero për qind (0%); 1.2. për të ardhurat e tatueshme mbi nëntëqindegjashtëdhjetë (960) euro deri

në tremijë (3.000) euro, katër për qind (4%) të shumës mbi nëntëqindegjashtëdhjetë (960) euro;

1.3. për të ardhurat e tatueshme mbi tremijë (3.000) euro deri në pesëmijekatërqind (5.400) euro, tetëdhjetenjë pikë gjashtë (81.6) euro plus tetë për qind (8%) të shumës mbi tremijë (3.000) euro; dhe

1.4. për të ardhurat e tatueshme mbi pesëmijekatërqind (5.400) euro, dyqindeshtatëdhjetetre pikë gjashtë (273.6) euro plus dhjetë për qind (10%) të shumës mbi pesëmijekatërqind (5.400) euro.

Neni 6

Të ardhurat bruto 1. Me përjashtim të të ardhurave që lirohen sipas këtij ligji, të ardhurat bruto do

të thotë të gjitha të ardhurat që pranohen ose shtohen nga të gjitha burimet, duke i përfshirë:

1.1. pagat; 1.2. aktivitetet afariste; 1.3. qiratë; 1.4. shfrytëzimin e pronës së paprekshme; 1.5. interesin; 1.6. dividendët; 1.7. fitimet kapitale; 1.8. lotaritë dhe lojërat e tjera të fatit; 1.9. pensionet që i paguan qeveria, punëdhënësi i mëparshëm, ose në pajtim

me ligjin për Pensionet në Kosovë, dhe 1.10. të gjitha të ardhurat e tjera që e rrisin vlerën neto të tatimpaguesit.

Neni 7

Të ardhurat që përjashtohen 1. Nga tatimi në të ardhura personale përjashtohen këto të ardhura në vijim:

1.1. rrogat e pranuara nga përfaqësuesit e huaj diplomatik e konsular dhe personeli i jashtëm i Zyrave të Ndërlidhjes në Kosovë, siç është përcaktuar me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2000/42 të datës 10 qershor 2000 mbi themelimin dhe funksionimin e Zyrave të Ndërlidhjes në Kosovë;

1.2. rrogat e pranuara nga përfaqësuesit e jashtëm, zyrtarët e jashtëm dhe punonjësit e jashtëm të organizatave ndërkombëtare qeveritare dhe

Page 315: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

315

organizatave joqeveritare ndërkombëtare që kanë marrë dhe e kanë mbajtur statusin e përfitimit publik sipas legjislacionit në fuqi;

1.3. rrogat e pranuara nga përfaqësuesit e jashtëm, zyrtarët e jashtëm dhe punonjësit e jashtëm të agjencive donatore, të kontraktorëve të tyre apo të fondacioneve që realizojnë ndihmën humanitare, punën e rindërtimit, administratën civile a ndihmën teknike në Kosovë;

1.4. rrogat e pranuara nga zyrtarët e jashtëm dhe zyrtarët e punësuar vendorë të Kombeve të Bashkuara dhe të agjencive të saj të specializuara dhe Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike, të cilat sipas këtij ligji do ta përfshijnë personelin e huaj dhe vendor të UNMIK-ut, siç saktësohet në Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2000/47 të datës 18 gusht të vitit 2000 i statusin, privilegjet dhe imunitetin e KFORit e të UNMIK-ut dhe personelit të tyre në Kosovë. Të njëjtat përjashtime vlejnë për institucionet ndërkombëtare financiare ndërqeveritare që kanë të drejtë dhe që janë të autorizuara sipas rregullit të cilat veprojnë në Kosovë;

1.5. rrogat e marra nga personeli i jashtëm i KFOR-it; 1.6. kompensimet për dëmtimin ose shkatërrimin e pronës; 1.7. të ardhurat nga polisat e sigurimit të jetës që paguhen si rezultat i vdekjes

së personit të siguruar dhe 1.8. kthimin e parave ose kompensimin për trajtimin mjekësor dhe

shpenzimet, duke përfshirë edhe hospitalizimin dhe mjekimin, pos rrogave të paguara gjatë periudhës së mungesës nga puna për shkak të sëmundjes ose lëndimit.

Neni 8

Të ardhurat nga rrogat 1. Në të ardhurat bruto nga rrogat përfshihen:

1.1. pagat e paguara në emër të një punëdhënësi për punën të cilën e kryen punonjësi sipas udhëheqjes së drejtorit ose punëdhënësit;

1.2. kompensimet, provizionet dhe format e tjera të kompensimit që një punëdhënës apo ndonjë person tjetër, në emër të punëdhënësit ua paguan punonjësve mbi dhe përtej rrogës;

1.3. të ardhurat e fituara nga puna e përkohshme të cilën e kryen punonjësi; 1.4. të ardhurat nga punësimi i mundshëm, siç është nënshkrimi i një

kompensimi të rrogës; 1.5. premitë e sigurimit shëndetësor dhe të jetës që një punëdhënës paguan

për punonjësin; 1.6. falja e huas së punonjësit ose e obligimit të punëdhënësit; 1.7. pagesa e shpenzimeve personale të punonjësit nga punëdhënësi dhe 1.8. pos nëse përcaktohet ndryshe me këtë ligj, përfitimet në mallra që një

punëdhënës ia jep punonjësit që kalon shumën minimale të përcaktuar me një akt nënligjor që do të lëshohet nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave.

2. Në të ardhurat e përgjithshme nga rrogat nuk përfshihen:

Page 316: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

316

2.1. kompensimi i shpenzimeve reale të udhëtimeve të biznesit deri në shumën që duhet të saktësohet me një akt nënligjor që duhet të lëshohet nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave;

2.2. dëmshpërblimi për aksidentet në punë dhe 2.3. përfitimet në mall të dhëna nga punëdhënësi për punonjësit e huaj për të

lehtësuar jetesën e tyre në Kosovë, siç është banimi dhe pagesa e shkollimit;

3. Në të ardhurat e përgjithshme nuk përfshihen kontributet pensionale, si në vijim:

3.1. kontributet e dhëna nga punëdhënësi në emër të punonjësit në sistemin e kursimeve individuale pensionale, në fondin plotësues të pensionit të punëdhënësit dhe në skemën plotësuese individuale të pensioneve sipas Ligjit për Fondin Pensional të Kosovës; dhe

3.2. kontributet e dhëna nga punonjësi në sistemin e kursimeve individuale pensionale, në fondin pensional plotësues të punëdhënësit dhe në skemën plotësuese pensionale individuale sipas Ligjit për Fondin Pensional të Kosovës.

Neni 9

Të ardhurat nga aktivitetet afariste 1. Të ardhurat e përgjithshme nga aktivitetet afariste do të thotë të marrurat e

përgjithshme të krijuara nga personi fizik i angazhuar në aktivitete të tilla. 2. Në varësi të dispozitave të këtij neni, lejohen si zbritje nga të ardhurat e

përgjithshme të krijuara nga aktivitetet afariste shpenzimet e paguara ose të shkaktuara gjatë periudhës së tatimimit që janë tërësisht, vetëm dhe drejtpërdrejt të lidhura me kryerjen e aktiviteteve të tilla afariste.

3. Shpenzimet që përndryshe i plotësojnë kushtet e parashtruara në paragrafin 2 të këtij neni lejohen si zbritje, varësisht nga kufizimet në vijim;

3.1. shpenzimet e përfaqësimit mund të zbriten deri në shumën maksimale prej dy për qind (2%) të të ardhurave të plota të përgjithshme;

3.2. borxhi i keq mund të zbritet vetëm nëse plotësohen tri (3) kushtet në vijim:

3.2.1. shuma që korrespondon me borxhin më parë është përfshirë në të ardhura;

3.2.2. borxhi është shlyer nga librat e tatimpaguesve si i pavlerë; dhe 3.2.3. ekziston dëshmi e përshtatshme e përpjekjeve të vërteta të

pasuksesshme që janë bërë nga tatimpaguesi për ta mbledhur borxhin;

3.3. borxhi i keq që është mbledhur më pas përfshihet në të ardhura në kohën kur mblidhet;

3.4. shpenzimet për udhëtim, shujta, banesa, dhe shpërngulja kufizohen në shumat që duhet të saktësohen në udhëzimin administrativ që duhet ta nxjerrë Ministria e Ekonomisë dhe e Financave dhe

Page 317: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

317

3.5. kompensimi, interesi, qiraja dhe shpenzimet e tjera që i paguhen një personi të afërm janë të zbritshme në shumën e barabartë me shumën më të vogël të pagesës aktuale ose të vlerës së tregut.

4. Shpenzimet në pasuritë kapitale, përveç shpenzimeve për tokë, për vepra të artit dhe pronave të tjera që nuk i nënshtrohen konsumit, të cilat janë në pronësi të tatimpaguesit dhe shfrytëzohen për aktivitetet afariste të tatimpaguesit rimerren me kalimin e kohës përmes zbritjeve të zhvlerësimit sipas metodës së zvogëlimit të bilancit sipas shkallëve në vijim:

4.1. ndërtesat në shkallën prej pesë për qind (5%); 4.2. automobilat, pajisjet për zyrë dhe kompjuterë në shkallën prej njëzet për

qind (20%) dhe 4.3. mjetet e tjera kapitale në shkallën prej pesëmbëdhjetë për qind (15%).

5. Nëse shumat e shpenzuara gjatë periudhës së tatimimit për riparimin, mirëmbajtjen ose përmirësimin e mjeteve kapitale nuk e kalojnë pesë për qind (5%) të bilancit në llogari në fillim të vitit, shumat e tilla lejohen si zbritje për atë vit. Nëse shumat e tilla të shpenzuara tejkalojnë pesë për qind (5%), teprica e tillë konsiderohet si përmirësim dhe i shtohet llogarisë së kapitalit.

6. Shpenzimet për rritjen e vlerës së kontratave të qirasë që shfrytëzohen për aktivitetet afariste të tatimpaguesit rimerren përmes zbritjeve të zhvlerësimit që llogariten duke e shfrytëzuar metodën konstante me një periudhë që është e barabartë me jetëgjatësinë e kontratës së qirasë.

7. Tatimpaguesit me të ardhura nga shitja e mallrave, të cilët e mbajnë listën e artikujve për ta llogaritur çmimin e mallrave të shitura, e shfrytëzojnë metodën LIFO (i fundit që hyn brenda del i pari), FIFO (i pari që hyn brenda del i pari) ose ndonjë metode tjetër të tillë ashtu siç mund të parashtrohet në akt nënligjor që duhet të nxirret nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave.

8. Nëse shuma e zbritjeve të tatimpaguesit nga aktivitetet e biznesit për vitin e tatueshëm i kalon të ardhurat e tatimpaguesit nga aktivitetet afariste për atë vit, shuma e humbjes së tillë mund të bartet për deri në pesë (5) periudha të njëpasnjëshme tatimore dhe janë në dispozicion si zbritje ndaj çfarëdo të ardhurave gjatë atyre viteve. Nëse tatimpaguesi ka humbje në afarizëm për më shumë se një (1) vjet, humbjet janë të zbritshme sipas rendit në të cilin janë shkaktuar.

9. Nuk lejohet kurrfarë zbritje për: 9.1. shpenzimet e përvetësimit të tokës; 9.2. gjobat dhe ndëshkimet; 9.3. tatimin në të ardhura dhe tatimin e vlerës së shtuar për të cilat

tatimpaguesi kërkon lirim ose kredi për tatimin në repromaterial sipas legjislacionit mbi tatimin në vlerë të shtuar;

9.4. shpenzimet personale, të jetesës ose ato familjare; 9.5. çfarëdo humbje nga shitja ose këmbimi i pronës ndërmjet personave të

afërm dhe 9.6. shpenzimet për argëtim a rekreacion, përveç nëse janë shkaktuar në lidhje

me afarizmin e ofrimit të aktiviteteve argëtuese ose rekreative nga tatimpaguesi.

Page 318: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

318

10. Sipas këtij ligji nuk lejohet zbritja për çfarëdo shpenzimi, përveç nëse tatimpaguesi dokumenton në mënyrën e përshkruar në akt nënligjor që duhet të nxirret nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave se shpenzimi i tillë është bërë, qëllimin e shpenzimit dhe shumën e shpenzimit.

11. Tatimpaguesi me të ardhura të përgjithshme vjetore nga aktivitetet afariste që i tejkalon 50.000 euro për periudhën tatimore i mban librat dhe shënimet e identifikuara në paragrafin 14. të këtij neni.

12. Tatimpaguesi me të ardhura të përgjithshme vjetore prej pesëdhjetëmijë (50.000) euro ose më pak nga aktivitetet afariste për periudhën tatimore mund të zgjedhë t’i përgatisë librat dhe shënimet e identifikuara në paragrafin 14. të këtij neni.

13. Nga tatimpaguesi që zgjedhë t’i përgatisë librat dhe shënimet e identifikuara në paragrafin 14. të këtij neni për cilëndo periudhë tatimore kërkohet t’i përgatisë librat dhe shënimet e tilla për secilën periudhë pasuese tatimore.

14. Librat dhe shënimet që nevojiten sipas këtij neni janë si vijon: 14.1. libri i shitjes në të cilin përfshihet data e shitjes së mallrave ose e

shërbimeve, sasia e mallrave të shitura ose e shërbimeve të ofruara, përshkrimi i mallrave ose i shërbimeve dhe të ardhurat e përgjithshme të plota;

14.2. libri i blerjes në të cilin përfshihet data e blerjes së mallrave ose e shërbimeve, sasia e mallrave ose e shërbimeve, përshkrimi i mallrave ose i shërbimeve, sasia e blerjes, emri i shitësit dhe numri i identifikimit i shitësit tatimpagues.

14.3. libri i shpenzimeve në të cilin përfshihet lista e të gjitha shpenzimeve që nuk janë shënuar në libër siç janë rrogat, interesi dhe qiraja;

14.4. llogaria kapitale, nëse është e zbatueshme, që përfshinë bilancin e hapjes, shtimet në kapital, shpenzimet që do të kapitalizohen, shkallën e zhvlerësimit, shumën e zhvlerësimit, shitjet, bilancin e mbylljes;

14.5. çdo libër apo regjistrim tjetër që kërkohet sipas aktit nën ligjor të lëshuar nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave.

Neni 10

Të ardhurat nga qiraja 1. Të ardhurat bruto nga qiratë përfshijnë:

1.1. të ardhurat e krijuara nga dhënia me qira e pasurisë së patundshme sikurse janë ndërtesat, toka dhe apartamentet;

1.2. të ardhurat e fituara nga dhënia me qira e pajisjeve, automjeteve transportuese dhe llojeve tjera të pasurisë.

2. Lejohet si zbritje nga të ardhurat bruto nga qiraja një shumë e barabartë me: 2.1. shpenzimet reale të paguara apo të krijuara, tërësisht dhe ekskluzivisht

për krijimin e qirasë së tillë, me kusht që regjistrimet për shpenzimet e tilla të mbahen në mënyrën e përshkruar në një akt nënligjor që lëshon Ministria e Ekonomisë dhe Financave apo

Page 319: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

319

2.2. dhjet për qind (10%) të qirave të marra me qëllim të mbulimit të shpenzimeve të riparimit, arkëtimit të pagesave dhe të shpenzimet tjera të paguara apo të krijuara gjatë marrjes së qirasë.

Neni 11 Të ardhurat nga pasuria e paprekshme

1. Të ardhurat bruto nga pasuria e paprekshme përfshijnë të ardhurat e krijuara

nga patentet, të drejtat autoriale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë tjera që përbëhen vetëm nga të drejtat dhe që nuk kanë formë fizike.

2. Lejohen si zbritje nga të ardhurat bruto të krijuara nga pasuria e paprekshme, shpenzimet e paguara apo të krijuara me rast të krijimit të të ardhurave nga pasuria e paprekshme, me kusht që regjistrimet e shpenzimeve të tilla të jenë mbajtur në mënyrën të përshkruar në ndonjë akt nënligjor të lëshuar nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave.

3. Shpenzimet për pasuritë e paprekshme që kanë kohëzgjatje të kufizuar të përdorimit (patentët, të drejtat autoriale, licencat, vizatimet dhe modelet, kontratat, të drejtat ekskluzive) janë të zbritshme në formë të detyrimeve për amortizim. Metoda e amortizimit është metoda lineare dhe pagesa bazohet në kohëzgjatjen e dobisë së pasurisë, ashtu siç përcaktohet në marrëveshjen ligjore që rregullon përvetësimin dhe përdorimin e pasurisë së paprekshme.

Neni 12 Të ardhurat nga interesi

1. Të ardhurat bruto nga interesi përfshijnë:

1.1. interesin nga huat e dhëna për personat fizikë apo subjektet (entitetet); 1.2. interesin nga flet obligacionet ose letrat tjera me vlerë të lëshuara nga

autoritetet publike dhe organizatat afariste; 1.3. interesin nga llogaritë (e kursimeve) të cilat sjellin interes, e që mbahen

në banka dhe në institucione të tjera financiare. 2. Të ardhurat bruto nga interesi nuk përfshijnë interesin (kamatën) nga mjetet e

Trustit të Kursimeve Pensionale në Kosovë apo nga cilido fond tjetër pensional i përkufizuar sipas Ligjit për Fondet e Pensional të Kosovës.

Neni 13 Të ardhurat nga dividendët

1. Të ardhurat bruto nga dividendët përfshijnë dividendët dhe fitimin tjetër të

shpërndarë për tatimpaguesin. 2. Të ardhurat bruto nga dividendët nuk përfshijnë dividendët e fituara nga

mjetet e Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës apo nga cilido fond tjetër pensional i përkufizuar sipas Ligjin për Fondin Pensional të Kosovës.

Page 320: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

320

Neni 14 Të ardhurat nga fitimet në kapital

1. Të ardhurat bruto nga fitimet në kapital nënkuptojnë fitimin që tatimpaguesi

realizon nëpërmjet shitjes apo formave të tjera të tjetërsimit të pasurisë kapitale, duke përfshirë pasurinë e patundshme dhe letrat me vlerë.

2. Shuma e fitimit në kapital është dallimi pozitiv ndërmjet çmimit të shitjes së pasurisë dhe vlerës së pasurisë së kapitalit, siç përcaktohet në paragrafin 5. të këtij neni.

3. Çmimi i shitjes së pasurisë së kapitalit është shuma e çdo paraje të pranuar plus vlera e tregut e çdo pasurie tjetër, përveç parave të pranuara si pagesë për shitjen.

4. Nëse palët janë persona me ndonjë lidhje mes veti dhe çmimi i shitjes është më i ulët se çmimi i tregut, atëherë çmimi i shitjes do t’i përshtatet çmimit të tregut në mënyrën siç përshkruhet në akt nënligjor të lëshuar nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave.

5. Vlera e pasurisë së kapitalit është shuma që tatimpaguesi ka paguar për përvetësimin e pasurisë, e rritur për vlerën (koston) e përmirësimeve dhe e zvogëluar nga zhvlerësimi dhe shpenzimet tjera që lejohen me këtë ligj.

6. Humbja në kapital nënkupton humbjen që e pëson tatimpaguesi nëpërmjet shitjes apo ndonjë forme tjetër të tjetërsimit të pasurisë së kapitalit, duke përfshirë pasurinë e palëvizshme dhe letrat me vlerë.

7. Shuma e humbjes në kapital është dallimi negativ ndërmjet çmimit të shitjes së pasurisë dhe vlerës së pasurisë së kapitalit.

8. Humbjet në kapital trajtohen si humbje të zakonshme nga aktivitetet afariste (të biznesit), të cilat mund të zbriten nga të ardhurat në vitin aktual. Nëse shuma e humbjes në kapital për vitin e tatueshëm tejkalon shumën e të ardhurave të tatimpaguesit për atë vit, shuma e tejkalimit të humbjes së tillë, krahasuar me të ardhurat e vitit aktual, mund të bartet përpara deri në pesë (5) periudha tatimore të njëpasnjëshme dhe vihet në dispozicion si zbritje në çdo të ardhur gjatë këtyre viteve.

9. Të ardhurat bruto nga fitimet në kapital nuk përfshijnë fitimet në kapital të realizuara nga shitja e mjeteve të Trustit të Kursimeve Pensionale në Kosovë apo cilitdo fond tjetër pensional të përkufizuar me Ligjin për Fondin Pensional të Kosovës.

10. Ky nen do të hyjë në fuqi më 1 janar 2010.

Neni 15 Të ardhurat tjera

Të ardhurat bruto përfshijnë çdo formë tjetër të të ardhurave nga çfarëdo burimi, siç janë të ardhurat nga lotaria ose nga fitimet në lojërat e fatit, apo të ardhurat nga faljet e borxheve.

Page 321: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

321

Neni 16 Zbritja e kontributeve bëmirëse

1. Kontributet që bëhen për qëllime humanitare, shëndetësore, arsimore, fetare,

shkencore, kulturore, të mbrojtjes së ambientit dhe sportive, sipas këtij ligji lejohen si zbritje me vlerë maksimale prej pesë për qind (5%) të të ardhurave të tatueshme të llogaritura përpara se të jetë zbritur ky kontribut bamirës.

2. Kontributet bamirëse sipas paragrafit 1. të këtij neni. duhet të bëhen për: 2.1. një organizatë të regjistruar sipas legjislacionit për regjistrimin dhe

funksionimit OJQ-ve, si një organizatë joqeveritare që ka marrë dhe mban statusin e përfitimit publik;

2.2. çdo organizatë tjetër jo komerciale që drejtpërsëdrejti kryen veprimtari jo profitabile që janë të interesit publik, sikurse janë:

2.2.1. institucionet mjekësore; 2.2.2. institucionet arsimore; 2.2.3. organizatat për mbrojtjen e ambientit; 2.2.4. institucionet fetare; 2.2.5. institucionet që kujdesen për personat e paaftë ose të moshuar; 2.2.6. jetimoret; dhe 2.2.7. institucionet që nxisin krijimin e shkencës, kulturës, sporteve apo

arteve. 3. Kontributi bamirës nuk përfshinë kontributin që është në dobi të drejtpërdrejtë

të donatorëve apo të personave të tjerë që kanë lidhje me donatorin. 4. Çdo tatimpagues, i cili kërkon zbritje për kontributin bamirës duhet ta

dorëzojë një deklaratë vjetore dhe të sigurojë faturën (dëftesën) në lidhje me atë kontribut, në mënyrën siç përshkruhet akt nënligjor të lëshuar nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave.

Neni 17

Ndalja e tatimit në paga 1. Secili punëdhënës është përgjegjës për ndaljen e tatimit nga të ardhurat bruto

të pagave të të punësuarave të tij gjatë secilës periudhë të listë pagesave. 2. Një punëdhënës, i cili është punëdhënësi kryesor i një të punësuari, ndalë një

shumë për periudhën e duhur të listë pagesave, në përputhje me tabelat për këso ndaljeje tatimesh (mbajtje në burim), siç parashtrohet në akt nënligjor të lëshuar nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave. Tatimi provues (tentativ) për muajin e caktuar zbritet për shumën e ndalur (mbajtur në burim) nga punëdhënësi kryesor për muajin e mëparshëm të vitit.

3. Punëdhënësi, i cili nuk është punëdhënës kryesor i të punësuarit, ndalë shumën e barabartë me dhjet për qind (10%) të pagave për secilën periudhë tatimore.

4. Secili punëdhënës dorëzon deklarimin (pasqyrën - certifikatën) e tatimit të ndalur nga paga (mbajtur në burim) dhe e transferon shumën e tatimit të ndalur nga paga (mbajtur në burim) në llogarinë e një banke të licencuar nga BPK, por të caktuar nga Administrata tatimore, brenda pesëmbëdhjetë (15)

Page 322: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

322

ditëve pas ditës së fundit të secilit muaj kalendarik, në përputhje me akt nënligjor të lëshuar nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave.

5. Secili punëdhënës që bën pagesa të pagave gjatë periudhës tatimore ia dorëzon Administratës tatimore një pasqyrë vjetore të pagesës së tatimit deri më 31 janar të vitit pasues të periudhës tatimore, me informata rreth pagave të paguara dhe tatimit të papaguar dhe të shlyer për secilin punëtor, në përputhje me formën dhe procedurat e cekura në akt nënligjor të lëshuar që do të nxjerrët nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave.

6. Secili punëdhënës i siguron çdo punëtori nga paga e të cilit është ndalur tatimi në pagë (mbajtur në burim tatimi në paga), një certifikatë për ndalimin nga paga (mbajtjen në burim) deri më 1 mars të vitit që pason periudhën tatimore, në formën e cekur në akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave.

Neni 18

Ndalja (mbajtja në burim) e tatimit mbi interesat 1. Secili autoritet publik, organizatë biznesi, bankë apo institucion financiar

tjetër, që bën pagesë të interesit, ndalë tatimin (mbanë tatimin në burim) në shumën e barabartë me dhjet për qind (10%) për çdo shumë të paguar apo të kredituar të interesit

2. Secili autoritet publik, organizatë afariste (biznesi), bankë apo institucion tjetër financiar, dorëzon një deklarim (pasqyrë) të tatimit të ndalur (mbajtur në burim) dhe dërgon shumën e tatimit të ndalur (mbajtur në burim) në llogarinë e një banke të licencuar nga BQK, e të caktuar nga Administrata tatimore, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas ditës së fundit të secilit muaj kalendarik, në përputhje me akt nënligjor të lëshuar nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave.

3. Secili autoritet publik, organizatë afariste, bankë apo institucion tjetër financiar që paguan interes gjatë periudhës tatimore, me rast të kërkesës dorëzon një certifikatë për ndaljen e shumës së tatimit (mbajtjen në burim) deri më 1 mars të vitit që pason periudhën tatimore, në formën e cekur në akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave.

Neni 19

Ndalja e tatimit mbi dividendë 1. Secila organizatë afariste që bën pagesë të dividendëve ndalë tatimin në një

shumë të barabartë me dhjetë për qind (10%) të secilës shumë të dividendit të paguar apo të kredituar.

2. Secila organizatë afariste dorëzon një deklaratë për tatimin e ndalur dhe ridërgon shumën e tatimit të ndalur në një llogari të caktuar nga Administrata tatimore në një bankë të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas ditës së fundit të secilit muaj kalendarik, në përputhje me aktin nënligjor i cili do të lëshohet nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave.

Page 323: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

323

3. Secila organizatë afariste, që paguan dividendë gjatë periudhës tatimore, në rast të kërkesës dorëzon deri më 1 mars të vitit pasues të periudhës tatimore një certifikatë për tatimin e mbajtur (të papaguar) sipas formës së cekur në aktin nënligjor i cili do të lëshohet nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave.

Neni 20

Ndalja e tatimit mbi fitimet e lotarisë 1. Secili organizator i lotarisë apo i një loje të fatit ndalë tatimin në shumën e

barabartë me dhjet për qind (10%) nga secila pagesë e fitimit. 2. Secili organizator i lotarisë apo i lojës së fatit dorëzon një deklaratë të tatimit

të ndalur dhe e ridërgon shumën e tatimit të ndalur në një llogari të caktuar nga Administrata tatimore në një bankë të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas ditës së fundit të secilit muaj kalendarik, në përputhje me aktin nënligjor i cili do të lëshohet nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave.

3. Secili organizator i lotarisë apo i lojës së fatit gjatë periudhës tatimore, pas kërkesës, dorëzon një certifikatë për ndaljen e shumës së tatimit deri më 1 mars të vitit pasues të periudhës tatimore në formën e cekur në akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave.

Neni 21

Pagesa e tatimit për veprimtaritë afariste 1. Secili tatimpagues i cili realizon të ardhura nga veprimtaritë afariste paguan

tatimin çdo tre muaj në një llogari të caktuar nga Administrata tatimore në një bankë të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas përfundimit të çdo tremuajshi kalendarik (15 prill, 15 korrik, 15 tetor, 15 janar).

2. Shuma për secilën pagesë tremujore të tatimit sipas paragrafit 1 të këtij neni është si vijon:

2.1. tatimpaguesit me pesëmijë (5.000) euro, apo më pak të ardhura bruto vjetore nga veprimtaritë afariste tridhjeteshtatë pikë pesë (37.5) euro për tremujor;

2.2. tatimpaguesit me mbi pesëmijë (5.000) deri në pesëdhjetëmijë (50.000) euro të ardhura bruto vjetore nga veprimtaritë afariste, prej të cilëve nuk kërkohet dhe që nuk vendosin t’i mbajnë librat dhe regjistrimet e përmendura në paragrafin 14. të nenit 9 të këtij ligji:

2.2.1. tre për qind (3%) të të ardhurave bruto nga tregtia, transporti, bujqësia dhe veprimtaritë e ngjashme komerciale të çdo tremujori;

2.2.2. pesë për qind (5%) të të ardhurave bruto nga shërbimet, veprimtaritë profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme të çdo tremujori.

2.3. tatimpaguesit me të ardhura bruto vjetore që tejkalojnë pesëdhjetëmijë (50.000) euro, nga veprimtaritë afariste, prej të cilëve nuk kërkohet dhe

Page 324: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

324

që nuk vendosin t’i mbajnë librat dhe regjistrimet e përmendura në nenin në paragrafin 14. të nenit 9 të këtij ligji:

2.3.1. një të katërtën (1/4) e detyrimit tatimor të përgjithshëm për periudhën aktuale tatimore duke u bazuar në të ardhurat e tatueshme të llogaritura; apo

2.3.2. për periudhën e dytë tatimore dhe ato pasuese, për të cilat tatimpaguesi bën pagesën sipas këtij paragrafi, një të katërtën (1/4) e 110% të detyrimit tatimor të përgjithshëm për periudhën tatimore që i paraprinë periudhës aktuale tatimore.

3. Nëse pagesat e kësteve tremujore bëhen në datat e caktuara ose para atyre dhe nëse pagesa përfundimtare bëhet siç kërkohet me paragrafin 5. të nenit 26 të këtij ligji, nuk aplikohet interesi apo dënimet për pagesa të pamjaftueshme, nëse:

3.1. dallimi ndërmjet shumës që kërkohet në çdo këst tremujor dhe shumës së paguar për çdo këst nuk tejkalon dhjetë për qind (10%) të shumës së duhur ose

3.2. pas periudhës tatimore 2005 dhe pas periudhës së parë tatimore të tatimpaguesit, shuma e paguar në çdo këst është dhjetë për qind (10%) më e lartë se një e katërta ( ¼ ) e tatimit të vlerësuar nga Administrata tatimore për periudhën paraprake tatimore.

Neni 22

Pagesa e tatimit për qiratë 1. Secili tatimpagues, i cili merr të ardhura nga qiraja, paguan çdo tremujor në vit

tatimin në llogarinë e caktuar nga Administrata tatimore në një bankë të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas përfundimit të çdo tremujori kalendarik (15 prill, 15 korrik, 15 tetor, 15 janar).

2. Shuma e secilës pagesë tremujore, sipas paragrafit 1. të këtij neni, është dhjet për qind (10%) e të ardhurave të tatueshme të marra nga qiraja në tremujorin kalendarik që është menjëherë para datës së pagesës, e zvogëluar për cilëndo shumë të parave të ndalura gjatë këtij tremujori, në përputhje me paragrafin 2. të nenit 27 të Ligjit për tatimet mbi të ardhurat e korporatave.

Neni 23

Pagesa e tatimit për pasurinë e paprekshme 1. Secili tatimpagues, i cili merr të ardhura nga pasuria e paprekshme, katër herë

në vit paguan tatimin në llogarinë e një banke të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës të caktuar nga Administrata tatimore, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas përfundimit të çdo tremujori kalendarik (15 prill, 15 korrik, 15 tetor, 15 janar). 2. Shuma e secilës pagesë tremujore sipas paragrafit 1. të këtij neni është dhjetë për qind (10%) e të ardhurave të tatueshme nga pasuria e paprekshme të realizuara në tremujorin kalendarik menjëherë para datës së pagesës.

Page 325: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

325

Neni 24

Pagesa e tatimit nga fitimet në kapital dhe nga të ardhurat tjera Secili tatimpagues, i cili merr të ardhura nga fitimet në kapital ose nga çdo burim tjetër, që nuk përshkruhet në nenet 17 deri 23 më sipër, paguan tatimin më 1 prill ose para 1 prillit të vitit pasues të periudhës tatimore, në përputhje me dispozitat e parashtruara në nenin 26 të këtij ligji.

Neni 25 Kreditet në tatim

1. Tatimpaguesit mund të kreditojnë shumat në tatimin që e kanë borxh sipas

nenit 5 për vitin e tatueshëm, si në vijim: 1.1. shumat e ndalura gjatë periudhës së njëjtë tatimore sipas neneve 17 deri

20 të këtij ligji dhe paragrafit 2. të nenit 27 të Ligjit për Tatimin në të ardhurat e korporatave;

1.2. pagesat e tatimit sipas neneve 21, 22 apo 23 të këtij ligji; 1.3. tatimet në të ardhura të paguara në cilindo shtet të huaj, nëse të ardhurat

për të cilat paguhet tatimi i huaj i nënshtrohen tatimit sipas këtij ligji. Shuma e kreditit të tatimit të huaj kufizohet në shumën e tatimit që do të paguhej për të ardhura të tilla sipas këtij ligji.

Neni 26

Deklaratat tatimore dhe pagesat 1. Përveç rasteve ku vlejnë paragrafët 2. dhe 3. të këtij neni, të gjithë

tatimpaguesit duhet të përgatisin një deklaratë tatimore vjetore më 1 prill ose para 1 prillit të vitit që pason periudhën tatimore. Deklarata bëhet në formularët e paraparë nga Administrata tatimore dhe përfshinë, mes tjerash, të ardhurat bruto nga të gjitha burimet, zbritjet e lejueshme, të ardhurat e tatueshme dhe tatimin për t’u paguar në përputhje me nenin 5 të këtij ligji.

2. Tatimpaguesit që pranojnë apo që u mblidhen të ardhurat prej vetëm një apo më shumë burimeve të cekura në vijim, nuk duhet t’i dorëzojnë deklaratën vjetore:

2.1. pagat; 2.2. aktivitetet afariste për të cilat paguhet tatimi sipas nën-paragrafëve 2.1.

dhe 2.2. të paragrafit 2. të nenit 21 të këtij ligji 2.3. qiraja, kur bëhet zbritja në përputhje me nën-paragrafin 2.2. të paragrafit

2. të nenit 10 të këtij ligji; 2.4. interesi; 2.5. dividendët; 2.6. pagesat e lotarisë apo të lojërave të tjera të fatit; 2.7. të ardhurat nga prona e paprekshme.

Page 326: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

326

3. Tatimpaguesit, të ardhurat e tatueshme të të cilëve janë më pak se njëmijë (1.000) euro kur të llogariten sipas këtij ligji, nuk duhet t’i dorëzojnë deklaratë vjetore.

4. Tatimpaguesit, të cilët pranojnë apo u mblidhen të ardhurat vetëm nga burimet e parapara në paragrafin 2. të këtij neni, apo të ardhurat e tatueshme të të cilëve janë më pak se njëmijë (1.000) euro, mund të zgjedhin që të përgatisin dhe dorëzojnë deklaratën vjetore më 1 prill apo para 1 prillit të vitit që pason periudhën tatimore. Deklarata bëhet në formularët e paraparë nga Administrata tatimore dhe përfshinë, mes tjerash, të ardhurat bruto nga të gjitha burimet, zbritjet e lejueshme, të ardhurat e tatueshme dhe tatimin për t’u paguar në përputhje me nenin 5 të këtij ligji. Në llogaritjen e të ardhurave të tatueshme në deklaratën e tillë, tatimpaguesit të cilët kanë paguar tatim mbi të ardhurat afariste sipas nën-paragrafëve 2.1. dhe 2.2. të paragrafit 2. të nenit 21 të këtij ligji do t’u lejohet një zbritje në shumë prej 25% të të ardhurave bruto.

5. Tatimpaguesit prej të cilëve kërkohet dorëzimi i deklaratës tatimore vjetore, së bashku me atë deklaratë dorëzojnë shumën përfundimtare të tatimit që duhet të paguhet. Shuma përfundimtare e tatimit që duhet të paguhet është dallimi ndërmjet shumës së përgjithshme të tatimit të papaguar për periudhën tatimore të përcaktuar në përputhje me këtë ligj dhe shumës së përgjithshme të kredive në tatim sipas nenit 25 të këtij ligji.

6. Në qoftë se shuma e përgjithshme e kredive në tatim, në përputhje me nenin 25 të këtij ligji e tejkalon shumën e përgjithshme të tatimit të papaguar për periudhën tatimore, tatimpaguesi ka të drejtë në kompensimin e tatimit shtesë të paguar.

7. Vendi për dorëzimin e deklaratave tatimore, tatimit të ridërguar dhe për kërkimin e kompensimit përcaktohet në një akt nënligjor që do të lëshohet nga Ministri i Ekonomisë dhe e Financave.

Neni 27 Zbatimi

Ministri i Ministrisë për Ekonomi dhe Financa nxjerr akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji.

Neni 28 Ligji në fuqi

1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet çdo dispozitë që është në

kundërshtim me këtë ligj. 2. Ky ligj hyn ne fuqi me 1 janar 2009 me përjashtim të nenit 14 që hyn në fuqi

më 1 janar 2010

Neni 29 Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi me 1 janar 2009

Page 327: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

327

Ligji Nr. 03/L-115 18 dhjetor 2008 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës _________________________ Jakup KRASNIQI

Page 328: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

328

Page 329: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

329

Page 330: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

330

Page 331: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

331

Ligji Nr. 03/L-146 PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) te Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR

KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1 Qëllimi

Ky ligj rregullon sistemin e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH-në) në territorin e Republikës së Kosovës.

Neni 2

Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:

1.1. ATK - Administrata Tatimore e Kosovës. 1.2. TVSH - tatimi mbi vlerën e shtuar i cili përfshinë aplikimin e tatimit të

përgjithshëm në konsum për mallra dhe shërbime, që është saktësisht proporcional me çmimin e mallrave dhe shërbimeve. TVSH llogaritet në këtë çmim sipas normës së aplikueshme, ngarkohet në fazat e ndryshme të prodhimit, shpërndarjes dhe ciklit jetësor të tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, dhe që në fund bartet nga konsumatori i fundit.

1.3. Drejtor – Drejtori i Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës. 1.4. E drejta in rem - para së gjithash është një e drejtë që e dhuron pronari i

saj për të shfrytëzuar dhe fituar beneficionet (të mirat) e pasurisë së paluajtshme. Format e të drejtave in rem janë usufrukti dhe lizingu afatgjatë dhe të drejtat e tjera të ngjashme siç janë definuar në legjislacionin e Kosovës. Hipoteka dhe barra nuk konsiderohen si e drejtë in rem.

1.5. Mallrat kapitale - mallrat si pajisjet apo makineritë e shfrytëzuara për prodhimin e mallrave dhe sherbimeve të tjera me jetë të dobishmerisë për një apo me shumë vite të siguruara për qmimin kushtues të barabartë ose më të lartë se njëmijë (1.000) €.

Page 332: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

332

1.6. Pasuri e prekshme - çdo pasuri që nuk është pasuri e paprekshme dhe përfshin:

1.6.1. interesi në pasurinë e patundshme; 1.6.2. të drejtat in rem që i japin poseduesit të atyre të drejtave një të

drejtë për përdorimin e pasurisë së patundshme; dhe 1.6.3. aksionet ose interesi i barabartë me aksionet që i japin poseduesit

de jure ose de facto të drejtën e pronësisë ose të posedimit të pasurisë së patundshme, apo të ndonjë pjese të pasurisë së patundshme.

1.7. Pasuri e paprekshme - patentat, të drejtat e autorit, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë tjera që përbëhen vetëm nga të drejtat, por që nuk kanë formë fizike.

1.8. Konsiderata - çdo veprim ose akti i heqjes dorë në lidhje me furnizimin e mallrave ose shërbimeve, dhe duhet të përfshijë çdo shumë që është e pagueshme ose mallrat e pranuara nëpërmes të transasksionit barter.

1.9. Transaksioni barter – një transaksion i cili involvon dy palë, ku njëra palë siguron për palën tjetër mallin, shërbimin, ose asetin me përjashtim të parave të gatshme, në këmbim për mallin, shërbimin ose mjetin me përjashtim të parave të gatshme.

1.10. Aktiviteti ekonomik- çdo aktivitet te prodhuesve, tregtarëve ose personave që furnizojnë mallra dhe shërbime, duke përfshirë aktivitetet e minierave dhe ato bujqësore, si dhe aktivitetet e profesioneve. Eksploatimi në baza të vazhdueshme i pasurive të prekshme ose të pa prekshme me qëllim të sigurimit të të ardhurave në veçanti duhet të konsiderohet si një aktivitet ekonomik.

1.11. Punëdhënës- çdo person i cili paguan rroga dhe përfshinë: 1.11.1. një autoritet publik; 1.11.2. një organizatë biznesi; 1.11.3. një njësi të përhershme të jo rezidentëve sikur që është definuar

sipas Legjislacionit mbi tatimin në të ardhurat e korporatave; 1.11.4. një organizatë jo qeveritare; 1.11.5. një organizatë ndërkombëtare; 1.11.6. një qeveri të huaj; dhe 1.11.7. një person fizik i cili paguan rroga gjatë rrjedhës së zhvillimit të

biznesit në Kosovë. 1.12. I punësuar- personin fizik i lidhur me punëdhënësin nëpërmjet kontratës

të punësimit ose me çdo lidhje tjetër ligjore qe krijon marrëdhënien punëdhënës i punësuar qe ka te bëjë me kushtet e punës , pagesën dhe detyrimin e punëdhënësit , pavarësisht prej asaj se a është bërë puna me kontratë, me marrëveshje të tjera komerciale, apo me marrëveshje të shkruar apo të pa shkruar. i punësuari përfshinë të gjithë zyrtarët publik dhe anëtarët e organeve ekzekutive, përfaqësuese dhe juridike.

1.13. Me qëndrim në Kosovë - një person që ka një vend të biznesit ose një njësi fikse, ose në mungesë të këtij vendi të biznesit ose njësisë fikse, ka një vend ku ai e ka adresën e tij të përhershme ose ku zakonisht banon në Kosovë.

Page 333: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

333

1.14. Derogimi - për qëllime të zbatimit të këtij Ligji, derogim nënkupton moszbatimin apo përjashtimin nga rregulla e përgjithshme apo standarde e dispozitës së këtij Ligji.

1.15. Rabati - zbritja e paguar për blerësit pas ndodhjes së transaksionit. Shembujt përfshijnë ripagesën totale apo të pjesërishme të parave nga shitësi për mallrat e kthyera ose për mospërshtatjen me kualitetin e mallrave.

1.16. Zbritjet - zbritja nga lista ose të çmimit të reklamuar të mallit apo shërbimit që është në dispozicion për blerësit në kushte specifike. Shembujt përfshijnë zbritjet e parave të gatshme, zbritjet për pagesa të shpejta, zbritjet në vëllim, skontot tregtare.

1.17. Pajisja Elektronike Fiskale (FED) - për qëllim të këtij ligji termi “Pajisja Elektronike Fiskale “ përfshinë pajisjet elektronike si regjistruesit e arkave fiskale dhe pajisjet e pikave elektronike te shitjes të cilat licencohen dhe autorizohen nga organet kompetente të Ministrisë së Financave në mënyrë që të njihen si të fiskalizuara. Këto pajisje shfrytëzojnë memoriet e zhvilluara elektronike të integruara në regjistruesit e arkave ose sistemet e zhvilluara me bazë kompjuterike për regjistrimin e transaksioneve të shitjes, printimet e tyre nëpërmes të printerëve fiskal dhe çertifikimin e tyre nëpërmes të pajisjeve fiskale elektronike për nënshkrim dhe pajisjeve të ngjashme. Pajisja Fiskale Elektronike shfrytëzohet për lëshimin e kuponëve fiskal për të hyrat. Lëshimi i kuponëve për të hyrat nuk varet nga mënyra e pagesës (pagesa me para të gatshme, pagesa me kartelën e kreditit ose ndonjë instrument ekuivalent i pagesës p.sh me çek).

1.18. Rimbursimi për mallin e kthyer - rimbursimin e çmimit total apo të pjesërishëm të shitjes të një artikulli (malli), i cli kthehet pasi që çmimi i tij i shitjes të jetë regjistruar në Pajisjen Elektronike Fiskale në pajtueshmëri me këtë ligj.

1.19. Cash Back - është instrument bankar nëpërmes të së cilit klienti pas blerjes së mallrave e shfrytëzon kartelën e debitit për të paguar mallrat e blera dhe në të njëjtën kohë bënë tërheqje të parave të gatshme nga llogaria e tij nëpërmes të arkëtarit. Këto dy veprime bëhen me një Kartelë të Pagesës.

1.20. Tatimi i llogaritur- TVSH-në në furnizimet të cilat i bënë personi i tatueshëm ose mallrat që i eksporton personi i tatueshëm.

1.21. Tatim i zbritshëm- nënkupton: 1.21.1. obligimin e TVSH-së ose TVSH-në e paguar nga personi i

tatueshëm në lidhje me mallrat apo shërbimet e furnizuara ose që do t’i furnizohen atij nga personi tjetër i tatueshëm; dhe

1.21.2. obligimi i TVSH-së ose TVSH e paguar nga personi i tatueshëm në lidhje me mallrat e importuara.

1.22. Furnizim i tatueshëm- çdo furnizim me mallra ose shërbime të bëra në mbështetje të çdo veprimtarie ekonomike të zhvilluar në Kosovë, e që nuk është një furnizim i liruar.

1.23. Furnizim i liruar- çdo furnizim të mallrave ose shërbimeve të bëra në

Page 334: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

334

mbështetje të çdo aktiviteti ekonomik të zhvilluar në Kosovë, për të cilin personi i tatueshëm – furnizuesi nuk e ka të drejtën të ngarkojë konsumatorin ose blerësin me TVSH.

1.24. Entitet- nënkupton; 1.24.1. një korporatë ose një organizatë tjetër biznesi e cila e ka statusin

e personit juridik siç është definuar në legjislacionin mbi organizatat biznesore;

1.24.2. një organizatë biznesi që vepron me mjetet me pronësi publike apo shoqërore,

1.24.3. një organizatë jo qeveritare; dhe 1.24.4. njësinë e përhershme të një jo rezidenti.Termi entitet nuk

përfshinë një ndërmarrje personale të biznesit apo një ortakëri. 1.25. Person - një person fizik, person juridik ose një entitet dhe për qëllime të

TVSH-së, përfshin një ortakëri dhe një grupim të personave. 1.26. Person juridik - një korporatë ose një organizatë tjetër biznesi që e ka

statusin e personit juridik sipas Ligjit mbi organizatat biznesore dhe legjislacionit tjetër të aplikueshëm në Kosovë.

1.27. Ortakëri- ortakëria e përgjithshme dhe ortakërinë e kufizuar që nuk është person juridik sipas Ligjit mbi organizatat biznesore dhe që në kushte normale ndajnë në mënyrë proporcionale pjesët e kapitalit, të ardhurat, fitimin dhe humbjen në mes të ortakëve të saj.

1.28. Organizatë Jo qeveritare në Kosovë - çdo fondacion, shoqatë ose organizatë e regjistruar si organizatë jo qeveritare sipas Legjislacionit që rregullon regjistrimin dhe funksionimin e organizatave jo qeveritare në Kosovë.

1.29. Grupimi i personave për qëllime të TVSH-së” një asociacion i personave të krijuar për qëllim të përbashkët për të zhvilluar një aktivitet ekonomik të veçantë, duke përfshirë konsorciumin mirëpo duke përjashtuar ortakëritë.

1.30. Momenti i ngarkimit me TVSH - ngjarja nëpërmes të së cilës plotësohen kushtet ligjore të nevojshme që TVSH-ja të bëhet e ngarkueshme.

1.31. Ngarkimi me TVSH - kur ATK sipas këtij ligji, në momentin e dhënë e fiton të drejtën që të kërkojë TVSH-në nga personi i obliguar që ta paguaj atë, edhe pse koha e pagesës mund të shtyhet.

1.32. Faturë tatimore - një faturë ose ndonjë dokument tjetër i kërkuar në kreun 15 të këtij Ligji, që duhet të lëshohet nga një person i tatueshëm apo jo i tatueshëm në lidhje me furnizimin e mallrave dhe shërbimeve.

1.33. Notë krediti – dokument i lëshuar për qëllim të një rregullimi nga personi i tatueshëm për pranuesin e mallrave ose shërbimeve, pasi që të jetë lëshuar fatura tatimore ose një dokument që shërben si faturë, ku shuma e TVSH-së së ngarkuar në faturën tatimore ose në dokumentin që shërben si faturë, e tejkalon obligimin real të TVSH-së për atë furnizim të tatueshëm.

1.34. Notë debiti - dokument i lëshuar për qëllim të një rregullimi, nga personi i tatueshëm për pranuesin e mallrave ose shërbimeve, pasi që të jetë

Page 335: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

335

lëshuar fatura tatimore ose një dokument që shërben si faturë, ku shuma e TVSH-së së ngarkuar në faturën tatimore ose në dokumentin që shërben si faturë është më e ulët se obligimi real i TVSH-së për atë furnizim të tatueshëm.

1.35. Kuponi fiskal, kuponi - dokument që i ka disa, por jo të gjitha tiparet e faturës të referuar në kreun 15 të këtij ligji dhe prandaj nuk mundet të shfrytëzohet si evidencë për të drejtën e zbritjes së tatimit të zbritshëm të TVSH-së të referuar në kreun 13 të këtij ligji. 1.36. Eksporti dhe eksportimi - mallrat që dalin nga Kosova.

1.36. Për qëllime të këtij ligji eksport gjithashtu nënkupton vendosjen e mallrave në zonën e lirë ose në procedurat doganore ose aranzhimet që kanë të njëjtin efekt.

1.37. Import, i importuar dhe importimi - mallrat që hyjnë brenda Kosovës. Për qëllime të këtij ligji import gjithashtu nënkupton vendosjen e mallrave në qarkullim të lirë nga zona e lirë në Kosovë ose procedura doganore ose aranzhimet që kanë të njëjtin efekt.

1.38. Dokument Unik Doganor - dokumenti që ka formën e përcaktuar me Legjislacion Doganor i cili shfrytëzohet brenda strukturës së tregtisë së mallrave me shtetet e treta duke përfshirë Procedurat e Doganës të lidhura me këtë tregti. Procedura doganore, aranzhimet doganore, depot doganore, dhe terminologjia tjetër doganore si p.sh zonat e lira, deponimi i përkohshëm, regjimi i pezullimit, përpunimi i brendshëm dhe i jashtëm, ri importimi, transporti ndërkombëtar dhe të tjera”e kanë kuptimin siç është përcaktuar nga Legjislacioni Doganor në fuqi.

1.39. Qarkullimi, Furnizimet totale - furnizimet e bëra nga një person dhe përfshin furnizimet e tatueshme dhe të liruara sikur që janë definuar në këtë Ligj;

1.40. Skema e normës së sheshtë për bujqit- skema e tatimimit që ka për qëllim të bëjë thyerjen e tatimit mbi vlerën e shtuar të ngarkuar në blerjet e mallrave dhe shërbimet e bëra nga bujqit me normë të sheshtë, duke shtuar një shumë shtesë në çmimin e furnizimeve të bëra nga këta bujq për blerësit e tyre-personat e tatueshëm. Kjo shumë shtesë llogaritet si përqindje e çmimit dhe quhet përqindja e normës së sheshtë, e cila varion varësisht nga kategoria e aktivitetit të bujqësisë. Përqindjet e normës së sheshtë definohen duke u bazuar në të dhënat statistikore relevante makro-ekonomike, të cilat mundësojnë llogaritjen e kompensimit të TVSH-së së zbritëshme në blerjet e bëra nga bujqit me normë të sheshtë.

1.41. Bujku me normë të sheshtë - bujku që i nënshtrohet skemës së normës së sheshtë siq është referuar në nenin 60 të këtij Ligji.

1.42. Kosovë - Republika e Kosovës. 1.43. Bordi i Pavarur për Rishqyrtim – Bordi i themeluar sipas Ligjit mbi

Administratën Tatimore dhe Procedurat, për ti shqyrtuar ankesat e tatimpaguesve.

Neni 3

Objekti i tatuarjes

Page 336: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

336

1. TVSH duhet të ngarkohet në pajtueshmëri me dispozitat e këtij ligji, mbi:

1.1. furnizimin e mallrave dhe shërbimeve të bëra për konsideratë brenda territorit të Kosovës nga personi i tatueshëm që vepron si i tillë, sikur që është paracaktuar në nenin 4 të këtij Ligji; dhe

1.2. importimin e mallrave në Kosovë. 2. TVSH në importime duhet të ngarkohet dhe të bëhet e pagueshme në

pajtueshmëri me rregullimet për detyrimet doganore.

KREU II PERSONAT E TATUESHËM

Neni 4

Personat e tatueshëm 1. Person i tatueshëm është secili person i cili është, ose kërkohet që të regjistrohet

për TVSH dhe i cili në mënyrë të pavarur zhvillon një aktivitet ekonomik në Kosovë në mënyrë të rregullt apo jo të rregullt, pavarësisht nga qëllimi ose rezultati i atij aktiviteti ekonomik. Çdo aktivitet i prodhuesve, tregtarëve ose personave që furnizojnë mallra ose shërbime, duke përfshirë aktivitetet e minierave dhe ato bujqësore, të profesioneve, duhet të konsiderohet si “Aktivitet ekonomik”. Eksploatimi i pasurisë së prekshme dhe të pa prekshme me qëllim të krijimit të të ardhurave nga ato në baza të rregullta, në veçanti duhet të konsiderohet si një aktivitet ekonomik.

2. Në paragrafin 1 të këtij neni, kuptimi i shprehjes “në mënyrë të pavarur“ përjashton nga TVSH personat e punësuar apo personat tjerë, me sa ata janë të lidhur me punëdhënës nëpërmes të kontratës së punësimit ose me ndonjë detyrim tjetër ligjor që krijon marrëdhënien punëdhënës i punësuar dhe ka të bëjë me kushtet e punës, pagesën dhe përgjegjësitë e punëdhënësit.

3. Autoritetet e nivelit qendror dhe lokal dhe organet tjera të rregulluara me ligj, nuk duhet të konsiderohen si persona të tatueshëm në lidhje me aktivitetet ose transaksionet në të cilat angazhohen si autoritete publike, edhe atëherë kur mbledhin tagra, taksa, kontribute ose pagesa në lidhje me ato aktivitete ose me ato transaksione. Mirëpo kur ato angazhohen në aktivitetet ose transaksionet e përkufizuara në Aneksin 1 të këtij ligji, në lidhje me këto aktivitete ose me këto transaksione ato duhet të konsiderohen si persona të tatueshëm, me kusht që këto aktivitete të mos zhvillohen në shkallë shumë të ulët sa që të jenë të papërfillshme, ose nëse zhvillohen nga personat juridik apo fizik, ku personat e tillë nuk do të ishin të obliguar të regjistrohen për qëllime të TVSH-së, sikur që është referuar në nenin 6 të këtij ligji.

4. Organet e organizatave Ndërkombëtare, Shtetet e huaja dhe agjencionet e tyre nuk duhet të konsiderohen si persona të tatueshëm në lidhje me aktivitetet ose transaksionet e ngjashme apo identike me ato të përmendura në paragrafin 3 të këtij neni, edhe nëse ato pranojnë pagesa në lidhje me ato aktivitete. Mirëpo

Page 337: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

337

agjencionet e shteteve të huaja duhet të konsiderohen si persona të tatueshëm në lidhje me ato aktivitete ose transaksione kur trajtimi i tyre në shtetin e tyre mundë të qonte në konsiderimin e këtyre aktiviteteve sikur janë zhvilluar nga personi i tatueshëm.

Neni 5 Certifikata për import dhe eksport

1. Çdo person i përfshirë në aktivitete ekonomike, para se të bëjë aktivitetin e tij të

parë të eksportit apo importit, duhet që më parë të njoftojë ATK-në mbi aktivitetin e tillë dhe duhet të kërkojë certifikatën për këtë aktivitet.

2. ATK do të përcaktoj procedurat dhe kushtet për marrjen e certifikatës së tillë.

Neni 6 Dispozitat e përgjithshme lidhur me kërkesën për tu regjistruar dhe për të

lëshuar Certifikatën e regjistrimit 1. Çdo person që i përmbush të gjitha kushtet e përkufizimit mbi personin e

tatueshëm të referuar në nenin 4 të këtij Ligji, kërkohet që të regjistrohet për TVSH, nga momenti kur furnizimet totale deri në periudhën e dymbëdhjetë (12) muajve të fundit e tejkalon pragun prej pesëdhjetëmijë (50,000) €. Llogaritja e periudhës dymbëdhjetë (12) mujore, fillon nga muaji në të cilin është tejkaluar pragu. Vetëm pjesa e furnizimit e cila rezulton në tejkalimin e pragut do të merret parasysh për qëllime të TVSH-së.

2. Kur personi të jetë regjistruar për qëllime të TVSH-së, ATK duhet t’i lëshoj atij personi të tatueshëm certifikatën e regjistrimit e cila përmban emrin, numrin e tij fiskal dhe numrin unik të tatimpaguesit të regjistrimit për TVSH dhe adresën apo adresat ku ai person e zhvillon aktivitetin e biznesit. Origjinali, respektivisht kopja e vërtetuar e certifikatës se regjistrimit, duhet të ekspozohet në secilin vend të aktivitetit te biznesit, aty ku mund të shihet dhe lexohet lehtë nga publiku. Forma e certifikatës së regjistrimit duhet të jetë ashtu siç parashihet nga ATK.

3. Personi fizik që zhvillon aktivitet ekonomik të njëjtë apo të ndryshëm dhe ka disa vende të aktivitetit ekonomik brenda Kosovës, për qëllime të këtij Ligji duhet të identifikohet përmes një numri individual dhe unik të regjistrimit për TVSH. Kur një person fizik regjistrohet për qëllime të TVSH-së me një numër personal të identifikimit, ATK duhet t’i lëshoj një certifikatë të regjistrimit sikur që është përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni, e cila përmban emrin, numrin fiskal dhe numrin unik të regjistrimit për TVSH të tatimpaguesit dhe adresën ose adresat e vendeve në të cilat ai person e zhvillon biznesin.

4. Ortakëria dhe grupimi i personave për qëllime të këtij Ligji duhet të identifikohet me një numër të vetëm të regjistrimit për TVSH-së. Për përmbushjen e obligimeve dhe ushtrimin e të drejtave të përcaktuara me këtë Ligj ortakët ose anëtarët e grupit të personave duhet të caktojnë një ortak të

Page 338: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

338

përgjithshëm përfaqësues respektivisht anëtar përfaqësues. Kur ortaket ose anëtarët nuk janë ende të regjistruar për qëllime të TVSH-së, ata mund të zgjedhin për tu regjistruar për këtë qellim para regjistrimit të ortakërisë apo grupimit të personave.

5. Personat të cilët nuk janë të vendosur në Kosovë, duhet të regjistrohen për TVSH nga fillimi i zhvillimit të aktivitetit ekonomik në Kosovë pavarësisht nga pragu që është përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni. Personi i tatueshëm i cili nuk është i vendosur në Kosovë, duhet të emërojë përfaqësuesin e tij tatimor sikur që është referuar në paragrafin 5 të nenit 52 të këtij Ligji, në përjashtim të rasteve që paraqiten në nën paragrafin 4 të nenit 52 të këtij Ligji. Personi i tillë tatimor duhet të regjistrohet me emrin e tij dhe në emrin e përfaqësuesit të tij tatimor brenda pesë (5) ditëve pas emërimit si përfaqësues tatimorë dhe para fillimit të aktivitetit ekonomik në Kosovë.

6. ATK duhet të trajtoj sikur të ketë qenë i regjistruar për qëllimet e TVSH-së, çdo person që vazhdon të zhvilloj aktivitet ekonomik të personit të tatueshëm i cili ka vdekur, bankrotuar apo nuk është në gjendje të zhvilloj aktivitet ekonomik, nga data në të cilën personi i tatueshëm ka vdekur, bankrotuar apo nuk është në gjendje të zhvillojë aktivitet ekonomik, derisa personi tjetër të regjistrohet.

Neni 7 Regjistrimi i obligueshëm – obligimi për të komunikuar ndryshimet e të

dhënave të regjistrimit 1. Çdo person, përveç nëse nuk është rregulluar ndryshe me këtë ligj, është i

obliguar që të regjistrohet nga momenti i kalimit të pragut që është referuar në në paragrafin 1 të nenit 6 të këtij Ligji dhe duhet të njoftojë ATK-në brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve kalendarike prej momentit kur ka lindur obligimi për regjistrim. Regjistrimi hyn në fuqi prej datës kur tejkalohet pragu.

2. Çdo person i cili nuk e ka bërë njoftimin me kohë dhe nuk është regjistruar me kohë duhet të regjistrohet në mënyrë të detyrueshme nga ATK me efekt retroaktiv qysh nga data e tejkalimit të pragut sikur që është përkufizuar në paragrafin 1 të nenit 6 më lartë.

Neni 8 Regjistrimi vullnetar

1. Çdo person që i plotëson kushtet e referuara në nenit 4 të këtij Ligji, por që nuk

i plotësojnë kërkesat për regjistrim të referuara në nenin 6 të këtij ligji, e ka të drejtën që të zgjedh për tu regjistruar dhe për këtë duhet të njoftojë ATK-në.

2. ATK duhet të regjistroj personin e tillë me efekt nga data e pranimit te kërkesës, nëse personi i cili ka parashtruar kërkesën plotëson kushtet e nenit 4 të këtij Ligji.

3. Tatimpaguesit e regjistruar vullnetarisht i nënshtrohet rregullave të njëjta në lidhje me ndryshimin dhe pushimin e aktivitetit sikurse personat e tatueshëm të

Page 339: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

339

regjistruar në pajtueshmëri me nenin 6 të këtij Ligji.

Neni 9 Çregjistrimi

1. Çdo person i tatueshëm i regjistruar, mund të kërkojë nga ATK, që të anulojnë

regjistrimin e tij për qëllime të TVSH-së nëse furnizimet totale gjatë 12 muajve të fundit kanë qenë nën pragun e referuar në nenin 6 të këtij Ligji. Çregjistrimi hyn në fuqi dymbëdhjetë (12) muaj pas datës së paraqitjes së kërkesës.

2. Çdo person i tatueshëm i regjistruar, është i obliguar që të kërkojë çregjistrimin nga momenti i pushimit të aktivitetit të tij. Ai duhet të njoftojë ATK-në brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga momenti i pushimit të aktivitetit. Çregjistrimi hyn në fuqi duke filluar prej datës së pushimit të aktivitetit.

3. ATK mund të bëjë çregjistrimin e personit të tatueshëm të regjistruar për qëllime të TVSH-së, kur personi i tillë nuk i përmbushë dispozitat e këtij Ligji. ATK duhet ta njoftoj personin me vendimin dhe të ofroj arsyet në lidhje me vendimin.

4. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave duhet të lëshoj një akt nënligjor në mënyrë që të përcaktojë procedurat në lidhje me zbatimin e neneve 7, 8 dhe 9 të këtij Ligji. Ky akt nën-ligjor gjithashtu duhet të parasheh rregullat e veçanta të llogaritjes së pragut për kategoritë e personave qarkullimi i të cilëve në pjesën më të madhe dërmuese përbëhet nga furnizimet e liruara.

KREU III

TRANSAKSIONET E TATUESHME

Neni 10 Furnizimi i mallrave

1. Furnizimi i mallrave nënkupton transferin e të drejtës për të disponuar me pasuri

materiale si pronar. 2. Përveç transaksioneve që i referohen paragrafit 1 të këtij neni, secila nga këto si

në vijim duhet të konsiderohet si furnizim i mallrave: 2.1. Transferi i pronësisë së pasurisë kundrejt pagesës së kompensimit:

2.1.1. me urdhrin e bërë nga autoriteti publik; 2.1.2. në emër të autoritetit publik; ose 2.1.3. bazuar në dispozitat e Ligjit.

2.2. Dorëzimi aktual i mallrave sipas kontratës për qira për një periudhë të caktuar, ose për shitjen e mallrave me kushtet e shtyrjes, e cila e parasheh që në kursin normal të rasteve pronësia duhet të kalojë më së voni me pagesën e këstit të fundit;

2.3. Transferi i mallrave sipas kontratës, nën të cilën duhet të paguhet provizioni në blerje apo shitje.

Page 340: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

340

3. Dorëzimi i punëve të caktuara të ndërtimit si furnizim i mallrave sikur që do të definohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave.

4. Si pasuri të prekshme trajtohen si në vijim: 4.1. rryma elektrike, gazi, nxemja, ftohja dhe të ngjashme; 4.2. të drejtat in rem që ia janë dhënë mbajtësit, të drejtën e shfrytëzimit të

pasurisë së palujatëshme dhe aksioneve në lidhje me pasurinë e palujatëshme i cili i jep këtij mbajtësi të drejtën e pronësisë ose posedimit të pasurisë së paluajtshme apo një pjese të saj.

Neni 11 Aplikimi i mallrave të biznesit për nevoja jo–biznesore

1. Shfrytëzimi i mallrave nga personi i tatueshëm që janë pjesë e mjeteve të

biznesit të tij, për shfrytëzim privat ose për personelin e tij apo disponimi me to i lirë nga ngarkimi ose më në përgjithësi shfrytëzimi i tyre për nevoja të tjera nga ato të biznesit, duhet të trajtohet si furnizim i mallrave për konsideratë, ku TVSH është plotësisht ose pjesërisht e zbritshme në këto mallra apo në pjesët e tyre përbërëse.

2. Shfrytëzimi i mallrave për biznes si mostra apo dhurata me vlerë të vogël nuk duhet të trajtohet si furnizim i mallrave për konsideratë.

3. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave duhet të lëshoj akt nënligjor për implementimin e këtij neni .

Neni 12 Aplikimi i mallrave të biznesit për nevoja të biznesit nën rrethana të caktuara

të zbritjes së TVSH-së 1. Shfrytëzimi nga personi i tatueshëm për qëllime të biznesit të tij, i mallrave të

prodhuara, ndërtuara, nxjerra, përpunuara, të blera ose importuara në kursin e atij biznesi, ku TVSH në ato mallra nuk do të jetë plotësisht e zbritshme, sikur ato të ishin marr nga personi tjetër i tatueshëm, konsiderohen si furnizime të mallrave për konsiderat.

2. Shfrytëzimi i mallrave nga personi i tatueshëm për nevoja të aktivitetit në një fushë jo të tatueshme, ku TVSH në ato mallra bëhet plotësisht ose pjesërisht e zbritshme me përvetësimin ose shfrytëzimin e tyre në pajtueshmëri me paragrafin 1 te këtij neni, konsiderohen si furnizime të mallrave për konsiderat.

3. Me përjashtim të rasteve të referuara në nenin 13 të këtij Ligji, mbajtja e mallrave nga personi i tatueshëm, ose nga pasardhësi i tij, kur ai ka pushuar së zhvilluari aktivitetin e tatueshëm ekonomik, ku TVSH në ato mallra bëhet plotësisht ose pjesërisht e zbritshme me përvetësimin e tyre ose me shfrytëzimin e tyre në pajtueshmëri me paragrafin 1 te këtij neni, gjithashtu konsiderohen si furnizime të mallrave për konsiderat.

Page 341: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

341

Neni 13

Transferi i biznesit 1. Në momentin e transferit nga personi i tatueshëm qoftë për konsideratë ose jo

për konsideratë, apo si kontribut për kompaninë me të gjitha mjetet ose një pjese të tyre, nuk ka furnizim të mallrave.

2. Personi, të cilit i transferohen mjetet duhet të trajtohet si pasardhës i transferuesit dhe nuk duhet të ngarkohet me TVSH në atë transfer, me kusht që pasardhësi i transferuesit është person i tatueshëm i cili është i regjistruar ose është i obliguar të regjistrohet për nevoja të TVSH-së. Transferuesi dhe ai që pranon transferin, duhet të njoftojnë ATK-në për qëllimin e tyre për zbatimin e këtij neni së paku tridhjetë (30) ditë para se të ndodhë transferi.

3. Çdo obligim i pa paguar dhe e drejtë e transferuesit, e paraparë nga ose me anën e këtij ligji para kohës së transferit, bëhet detyrim dhe e drejtë e pranuesit të transferit.

4. Të gjitha informatat, librat dhe shënimet që kanë të bëjnë me biznesin i cili është transferuar, dhe që kanë qenë të kërkuara të mbahen me ligjin aktual të TVSH-së ose me Ligjin e mëparshëm të TVSH-së tani në vend të transferuesit duhet të mbahen nga pranuesi i transferit, përveç nëse Drejtori urdhëron ndryshe me kërkesën e transferuesit.

5. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave nxjerr akt nënligjor për të paraparë procedurat dhe rregullat për aplikimin e këtij neni.

Neni 14 Furnizimi i shërbimeve

1. Furnizimi i shërbimeve nënkupton çdo transaksion i cili nuk e përbën

furnizimin e mallrave. 2. Furnizimi i shërbimeve, në mes tjerash, mund të përbëhet prej njërit nga

transaksionet si në vijim: 2.1. dhënia e pasurisë jo materiale, pavarësisht se a i nënshtrohet dokumentit

të krijimit të titullit të pronësisë; 2.2. obligimi që të përmbahet nga një veprim, ose të tolerohet një veprim apo

situatë; 2.3. kryerja e shërbimeve në varësi:

2.3.1. me urdhrin e bërë nga autoriteti publik; 2.3.2. në emër të autoritetit publik; ose 2.3.3. bazuar në dispozitat e Ligjeve të Kosovës.

3. Furnizimi me shërbime te kanalizimit, mbledhjes se mbeturinave dhe dheut për një kundërshpërblim nga ana e organeve komunale ose publike .

Neni 15 Shfrytëzimi i mallrave të biznesit për nevoja jo-biznesore

Page 342: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

342

1. Shfrytëzimi i mallrave që janë pjesë e mjeteve të biznesit, nga personi i

tatueshëm apo personeli i tij për shfrytëzim personal, ose në përgjithësi për nevoja të tjera nga ato të biznesit të tij, ku TVSH në ato mallra ka qenë plotësisht ose pjesërisht e zbritshme, duhet të trajtohet si furnizim për konsideratë;

2. Furnizimi i shërbimeve i bërë pa konsideratë nga personi i tatueshëm për shfrytëzim të tij personal ose për personelin e tij dhe në përgjithësi për nevoja tjera nga ato të biznesit të tij, gjithashtu duhet të trajtohet si furnizim për konsideratë.

Neni 16 Shfrytëzimi i shërbimeve për vetë-furnizim për nevoja të biznesit

1. Furnizimi i shërbimit nga personi i tatueshëm për nevoja të biznesit të tij, sikur

të jetë furnizuar nga një person tjetër i tatueshëm ku TVSH në atë shërbim nuk do të jetë plotësisht e zbritshme, duhet të konsiderohet si furnizim i shërbimit për konsideratë.

2. Puna ndërtimore,e riparimit,mirëmbajtjes dhe pastrimit lidhur me pronën e paluajtshme të shfrytëzuar ose që do të shfrytëzohet për aktivitetin ekonomik ekzistues apo të ardhshëm, dhe të bërë falas nga personi i tatueshëm ose personeli i tij për vetë veten, duhet të trajtohet si furnizim i shërbimeve për konsideratë.

Neni 17 Shërbimet në lidhje me transferin e biznesit

Për furnizimet e shërbimeve në lidhje me transferin e biznesit gjithashtu duhet të zbatohen dispozitat e nenit 13 te këtij ligji duke zëvendësuar furnizimin e mallrave me furnizimin e shërbimeve.

Neni 18 Furnizimi i shërbimeve në emrin e tij mirëpo në llogari të personit tjetër

Kur personi i tatueshëm duke vepruar në emrin e tij mirëpo në llogarinë e personit tjetër, merr pjesë në furnizimin e shërbimeve, duhet që t’i pranojë dhe t’i furnizojë vetë këto shërbime.

Page 343: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

343

KREU IV VENDI I TRANSAKSIONEVE TË TATUESHME

Neni 19 Vendi i furnizimit të mallrave

1. Furnizimi i mallrave pa transport. Kur mallrat nuk janë dërguar ose

transportuar, vendi i furnizimit është vendi ku janë vendosur mallrat në momentin kur bëhet furnizimi.

2. Furnizimi i mallrave me transport: 2.1. kur mallrat janë dërguar ose transportuar nga furnizuesi, nga

konsumatori, ose nga pala e tretë, vendi i furnizimit është vendi ku janë të vendosura mallrat në momentin ku fillon dërgimi apo transporti i mallrave për konsumatorin;

2.2. kur mallrat e dërguara apo transportuara nga furnizuesi, nga konsumatori apo nga pala e tretë, instalohen apo montohen, me ose pa testim, nga ose në llogari të furnizuesit, vendi i furnizimit duhet të jetë vendi ku janë instaluar apo montuar mallrat.

3. Furnizimi i mallrave në kuvertat e anijeve, aeroplanëve ose trenave: 3.1. kur mallrat janë furnizuar në kuvertën e anijeve, aeroplanëve ose trenave

gjatë pjesës së veprimit të transportit të pasagjerëve të kryer brenda Kosovës, vendi i furnizimit duhet të jetë në pikën e nisjes së veprimit të transportit të pasagjerëve;

3.2. në rast të udhëtimit, që fillon në Kosovë për të shkuar në vendin jashtë Kosovës, dhe pastaj për tu kthyer në Kosovë, vetëm pjesa e udhëtimit nga Kosova deri në vendin jashtë Kosovës mendohet të jetë bërë në pikën e nisjes në Kosovë.

3.3. në rast të udhëtimit të kthyeshëm, faza e kthimit duhet të konsiderohet si veprim i veçantë i transportit.

4. Furnizimi i gazit natyror dhe elektricitetit nëpërmes të sistemeve të distribuimit: 4.1. në rast të furnizimit me gas nëpërmes të sistemit të distribuimit të gasit

natyral ose të elektricitetit për tregtarin e tatueshëm, vendi i furnizimit mendohet të jetë vendi ku tregtari i tatueshëm e ka vendosur biznesin e tij ose vendi ku e ka njësinë fikse ku furnizohen mallrat, ose në mungesë të atij vendi të biznesit ose të njësisë fikse, vendi ku ai e ka adresën e tij të përhershme ose ku zakonisht banon. Për qëllim të këtij paragrafi, "tregtar i tatueshëm" nënkupton personin e tatueshëm ku aktiviteti i tij kryesor në lidhje me blerjet e gazit apo elektricitetit është rishitja e këtyre produkteve dhe ku konsumimi nga vetë ai i këtyre produkteve është i papërfillshëm.

4.2. në rastin e furnizimit me gas nëpërmes të sistemit të distribuimit të gasit natyror ose të elektricitetit, ku ai furnizim nuk është përfshirë në nënparagrafin 1 të paragrafit 4 të këtij neni, vendi i furnizimit duhet të jetë vendi ku konsumatori në mënyrë efektive i shfrytëzon dhe i konsumon mallrat.

Page 344: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

344

4.3. kur e gjithë ose një pjesë e gasit apo elektricitetit nuk është konsumuar në mënyrë efektive nga konsumatori, mallrat e pa konsumuara mendohet që të jenë shfrytëzuar dhe konsumuar në vendin ku konsumatori e ka vendosur biznesin e tij ose ku e ka njësinë fikse në të cilin furnizohen mallrat. Në mungesë të një vendi të tillë të biznesit ose në mungesë të njësisë fikse, konsumatori mendohet që ti shfrytëzojë apo konsumoj mallrat në vendin ku e ka adresën e tij të përhershme ose ku zakonisht banon.

Neni 20 Vendi i furnizimit të shërbimit

1. Përkufizimi i personit të tatueshëm për qëllime të këtij neni: Për qëllim të

zbatimit të rregullave lidhur me vendin e furnizimit të shërbimeve definicioni për personin e tatueshëm do të jetë: 1.1. Person i tatueshëm do të jetë çdo person i cili gjatë aktivitetit të tij

ekonomik sikurse është referuar në nenin 4 të këtij ligji: 1.1.1. bën furnizime të tatueshme dhe të liruara të mallrave dhe

shërbimeve ku qarkullimi i tij e tejkalon vlerën prej pesëdhjetëmijë (50,000) euro;

1.1.2. bën furnizime të mallrave dhe shërbimeve në të cilat nuk mund të ngarkohet më TVSH, ku qarkullimi i tij nuk e tejkalon vlerën prej 50.000 euro.

1.2. Çdo person që nuk është i përfshirë në nën-paragrafin 1.1 të këtij neni nuk do të konsiderohet si person i tatueshëm lidhur me të gjitha shërbimet që i ofrohen atij.

2. Rregulla e përgjithshme dhe rregullat e veçanta lidhur me furnizimin e shërbimeve për personat e tatueshëm që veprojnë si të tillë. 2.1. Rregulla e përgjithshme: Vendi i furnizimit të shërbimeve për personin

i cili vepron si i tillë duhet të jetë vendi ku ky person e ka themeluar biznesin e tij. Mirëpo nëse këto shërbime i ofrohen njësisë fikse të personit të tatueshëm të vendosur në një vend tjetër nga vendi ku ai e ka themeluar biznesin e tij, vendi i furnizimit të këtyre shërbimeve duhet të jetë vendi ku është vendosur ajo njësi fikse. Në mungesë të këtij vendi të themelimit ose njësisë fikse,vendi i furnizimit të shërbimeve duhet të jetë vendi ku personi i tatueshëm i cili i pranon këto shërbime e ka adresën e tij të përhershme ose ku ai zakonisht jeton.

2.2. Rregullat e veçanta 2.2.1. Furnizimet e shërbimeve të lidhura me pasurinë e paluajtshme:

Vendi i furnizimit të shërbimeve, të lidhura me pasurinë e paluajtshme duke përfshirë shërbimet e ekspertëve dhe agjentëve të shitjes së pasurisë, sigurimin e akomodimit në sektorin e hotelit ose në sektorët me funksione të ngjashme, si kampet për pushim ose vendet e krijuara për tu shfrytëzuar si vend kampingje, dhënien e të drejtës për shfrytëzimin e pasurisë së

Page 345: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

345

paluajtshme dhe shërbimet për përgatitjen dhe koordinimin e punës ndërtimore, si shërbimet e arkitektëve dhe firmave që ofrojnë mbikëqyrje në vend , është vendi ku vendoset pasuria e paluajtshme. (neni 47);

2.2.2. vendi i furnizimit të transportit të pasagjerëve është vendi ku ndodh transporti në proporcion me rrugët e mbuluara;

2.2.3. vendi i furnizimit do të jetë vendi ku në të vërtetë ndodhin rastet si në vijim lidhur me:

2.2.3.1. shërbimet lidhur me lejimin e hyrjes në ngjarjet kulturore, artistike, sportive, shkencore, edukative ose të ngjashme, si panairet dhe ekspozitat dhe lidhur me shërbimet ndihmëse që kanë të bëjnë me lejimin e hyrjes;

2.2.3.2. ahërbimet lidhur me aktivitetet kulturore, artistike, sportive, shkencore, edukative, zbavitëse ose të ngjashme, si panairet dhe ekspozitat, duke përfshirë furnizimin e shërbimeve të organizuesve të aktiviteteve të tilla dhe shërbimeve ndihmëse lidhur me shërbimet përkatëse;

2.2.4. vendi i furnizimit të shërbimeve të restorantit dhe shërbimeve të furnizimit me ushqim tjera nga ato të zhvilluara fizikisht në kuvertën e anijeve, aeroplanëve ose trenave gjatë pjesës së operacionit të transportit të pasagjerëve në Kosovë, do të jetë vendi ku fizikisht kryhen shërbimet;

2.2.5. vendi i dhënies afat-shkurte me qira të mjeteve transportuese do të jetë vendi ku në fakt mjetet transportuese vihen në dispozicion të klientit. Për qëllime të këtij nën-paragrafi “afat-shkurt” nënkupton posedimin e vazhdueshëm ose shfrytëzimin e mjeteve transportuese gjatë periudhës jo më të gjatë se tridhjetë ditë dhe në rast të anijeve jo më gjatë se nëntëdhjetë (90) ditë;

2.2.6. vendi i nisjes së operacionit të transportit ku fizikisht kryhen shërbimet e restorantit dhe shërbimet e furnizimit me ushqim në kuvertën e anijeve, aeroplanëve ose trenave gjatë pjesës së operacionit të transportit të pasagjerëve të kryera brenda Kosovës.

2.3. Në mënyrë që të shmanget tatuara e dyfishtë, mos-tatuarja ose shtrembërimi i konkurrencës, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, lidhur me shërbimet ose për disa nga shërbimet vendi i furnizimit të të cilave rregullohet me paragrafin 2.2 dhe paragrafin 2.3.5 të këtij neni mundet :

2.3.1. të konsiderojë se vendi i furnizimit të ndonjë ose të të gjitha këtyre shërbimeve nëse ndodhin brenda Kosovës, se janë jashtë Kosovës nëse shfrytëzimi efektiv dhe zotërimi këtyre shërbimeve ndodhë jashtë Kosovës.

2.3.2. të konsiderojë se vendi i furnizimit të ndonjë apo të të gjitha këtyre shërbimeve, nëse ndodhin jashtë Kosovës, se kanë ndodhur brenda territorit të tyre, nëse shfrytëzimi efektiv dhe zotërimi i shërbimeve ndodh brenda Kosovës.

Page 346: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

346

2.3.3. nëse Ministri i Ekonomisë dhe Financave përcakton se ekzistojnë kushtet sikurse janë përshkruar në paragrafin 2.3, implementimi i çdo ndryshimi të dispozitave të nën-paragrafeve 2.3.1 ose 2.3.2. do të bëhet nëpërmes të aktit nën-ligjor të lëshuar pas aprovimit të Kuvendit.

3. Rregulla e përgjithshme dhe rregullat e veçanta lidhur me furnizimin e shërbimeve për personat jo të tatueshëm që veprojnë si të tillë: 3.1. Rregulla e përgjithshme: Vendi i furnizimit të shërbimeve për personin

jo të tatueshëm do të jetë vendi ku furnizuesi e ka themeluar biznesin e tij. Mirëpo, nëse këto shërbime janë ofruar nga njësia fikse e furnizuesit të vendosur në një vend tjetër nga vendi ku ai e ka themeluar biznesin e tij, vendi i furnizimit të këtyre shërbimeve do të jetë vendi ku është e vendosur kjo njësi fikse. Në mungesë të këtij vendi të themelimit ose njësisë fikse, vendi i furnizimit të shërbimeve do të jetë vendi ku furnizuesi e ka adresën e tij të përhershme ose ku zakonisht banon.

3.2. Rregullat e veçanta: f 3.2.1. urnizimet e shërbimeve të lidhura me pasurinë e paluajtshme:

Vendi i furnizimit të shërbimeve lidhur me pasurinë e paluajtshme, duke përfshirë shërbimet e ekspertëve dhe agjentëve të shitjes së pronave, sigurimin e akomodimit në sektorin e hotelit ose në sektorët me funksion të ngjashëm, si kampet për pushim ose vendet e rregulluara për tu shfrytëzuar si vend kampingu, dhënien e të drejtave për të shfrytëzuar pasurinë e paluajtshme dhe shërbimet për përgatitje dhe koordinim të punëve ndërtimore, si shërbimet e arkitektëve dhe firmave që ofrojnë mbikëqyrje në vend, është vendi ku është e vendosur pasuria e paluajtshme.

3.2.2. vendi i furnizimit të transportit të pasagjerëve është vendi ku ndodh transporti në proporcion me rrugët e mbuluara.

3.2.3. vendi i furnizimit të transportit të mallrave është vendi ku ndodh transporti në proporcion me rrugët e mbuluara.

3.2.4. Vendi i furnizimit do të jetë vendi ku në fakt ndodhin ngjarjet si në vijim lidhur me:

3.2.4.1. shërbimet lidhur me lejimin e hyrjes në ngjarjet kulturore, artistike, sportive, shkencore, edukative, zbavitëse ose të ngjashme, si panairet dhe ekspozitat, dhe lidhur me shërbimet ndihmëse që kanë të bëjnë me lejimin e hyrjes;

3.2.4.2. shërbimet lidhur me aktivitetet kulturore, artistike, sportive, shkencore, edukative, zbavitëse ose të ngjashme, si panairet dhe ekspozitat, dhe shërbimet ndihmëse lidhur me shërbimet përkatëse.

3.2.5. Vendi i shërbimit do të jetë vendi ku fizikisht kryhen shërbimet: 3.2.5.1. lidhur me furnizimin e shërbimeve të restorantit dhe

furnizimit me ushqim ndryshe nga ato të zhvilluara fizikisht në kuvertën e anijeve, aeroplanëve ose trenave gjatë pjesës së operacionit të transportit të pasagjerëve në Kosovë;

Page 347: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

347

3.2.5.2. lidhur me aktivitetet ndihmëse të transportit si ngarkimi, shkarkimi, bartja dhe aktivitetet e ngjashme;

3.2.5.3. lidhur me vlerësimet dhe punën në pasurinë e luajtshme . 3.2.6. vendi i dhënies afat-shkurte me qira të mjeteve transportuese, do

të jetë vendi ku në fakt mjetet transportuese janë vënë në dispozicion të klientëve-pranuesve. Për qëllim të këtij nën-paragrafi, “afat-shkurt” nënkupton posedimin e vazhdueshëm ose shfrytëzimin e mjeteve transportuese gjatë periudhës jo më të gjatë se tridhjetë ditë, në rastin e anijeve jo më gjatë se nëntëdhjetë (90) ditë.

3.2.7. vendi i furnizimit të shërbimeve të restorantit dhe furnizimit me ushqim të cilat fizikisht kryhen në kuvertën e anijeve, aeroplanëve ose trenave gjatë pjesës së operacionit të transportit të pasagjerëve të kryera brenda Kosovës, do të jetë në pikën e nisjes së operacionit të transportit të pasagjerëve.

3.2.8. vendi i furnizimit të shërbimeve të furnizuara në mënyrë elektronike të cilat referohen në Aneksin II kur të furnizohen për personat jo të tatueshëm në Kosovë, ose të cilët e kanë adresën e tyre të përhershme ose zakonisht banojnë në Kosovë, nga personi i tatueshëm, i cili e ka themeluar biznesin e tij në një shtet jashtë Kosovës ose e ka njësinë e përhershme atje prej të cilës furnizohet shërbimi, ose i cili në mungesë të këtij vendi të biznesit ose njësisë fikse, e ka adresën e tij të përhershme ose zakonisht banon jashtë Kosovës,do të jetë vendi ku është i vendosur personi jo i tatueshëm, ose ku ai e ka adresën e tij të përhershme ose zakonisht banon. Kur furnizuesi i shërbimeve dhe klienti komunikojnë nëpërmes të postës elektronike, kjo nuk duhet vetvetiu të nënkuptoj se shërbimi i furnizuar është shërbim i furnizuar në mënyrë elektronike.

3.2.9. vendi i furnizimit të shërbimeve në vijim për personin jo të tatueshëm i cili është me qëndrim ose e ka adresën e tij të përhershme ose zakonisht banon jashtë Kosovës, do të jetë vendi ku është i vendosur personi, ku e ka adresën e tij të përhershme ose zakonisht banon:

3.2.9.1. transferimi dhe caktimi i të drejtave të autorit, patentave licencave, markës tregtare dhe të drejtave të ngjashme;

3.2.9.2. shërbimet e reklamimit; 3.2.9.3. shërbimet e këshilluesve, inxhinierëve, firmave këshilluese,

avokatëve, kontabilistëve dhe shërbime të tjera të ngjashme, si dhe procesimi i të dhënave dhe sigurimi i informatave;

3.2.9.4. obligimi për tu përmbajtur nga kryerja apo ushtrimi në tërësi apo pjesërisht i aktivitetit të biznesit ose e drejta e referuar në këtë nen;

3.2.9.5. transaksionet bankare, financiare dhe të sigurimit duke përfshirë risigurimin me përjashtim të huazimit të sefave;

3.2.9.6. furnizimi i stafit;

Page 348: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

348

3.2.9.7. dhënia me qira e pasurisë së luajtshme të prekshme me përjashtim të të gjitha mjeteve të transportit;

3.2.9.8. sigurimi i qasjes dhe transportit ose transmisionit nëpërmes të sistemeve të distribuimit të gazit natyror dhe elektricitetit dhe sigurimi i shërbimeve të tjera të lidhura direkt me këto;

3.2.9.9. shërbimet telekomunikuese; 3.2.9.10. shërbimet e emisioneve të radios dhe televizionit; 3.2.9.11. shërbimet e furnizuara në mënyrë elektronike në veçanti të

këtyre të referuara në Aneksin II.

Kur furnizuesi i shërbimeve dhe klienti komunikojnë nëpërmes postës elektronike, kjo nuk nënkupton vetvetiu se shërbimi i furnizuar është një shërbim i furnizuar në mënyrë elektronike.

3.2.10. vendi i furnizimit lidhur me shërbimet telekomunikuese dhe shërbimet e emisioneve të radios në Kosovë nëse këto shërbime furnizohen për personat jo të tatueshëm të cilët janë të themeluar në Kosovë ose të cilët e kanë adresën e tyre të përhershme ose zakonisht banojnë në Kosovë, nga personi i tatueshëm i cili ka themeluar biznesin e tij jashtë Kosovës ose ka njësinë e tij fikse jashtë Kosovës prej nga furnizohen shërbimet, ose i cili në mungesë të këtij, vendi të biznesit ose njësisë fikse e ka adresën e tij të përhershme ose zakonisht banon jashtë Kosovës.

3.2.11. vendi i furnizimit të shërbimeve të ofruara për personat jo të tatueshëm nga një ndërmjetësues që vepron në emër dhe në interes të një personi tjetër do të jetë vendi ku është furnizuar transaksioni themelor sipas këtij ligji.

3.3. Në mënyrë që të shmanget tatuarja e dyfishtë, mos tatuarja ose shtrembërimi i konkurrencës, Ministri i Ekonomisë dhe Financave lidhur me shërbimet ose për disa nga shërbimet, vendi i furnizimit të të cilave rregullohet me paragrafin 2.1, 3.2.6 dhe 3.2.9, (a) deri te (j) mundet:

3.3.1. të konsiderojë vendin e furnizimit të ndonjërit apo të të gjitha shërbimeve, nëse janë të vendosura brenda Kosovës, sikur me qenë jashtë Kosovës, nëse shfrytëzimi efektiv dhe zotërimi i shërbimeve ndodhë jashtë Kosovës;

3.3.2. të konsiderojë vendin e furnizimit të ndonjërit ose të të gjitha shërbimeve, nëse ndodhen jashtë Kosovës, se kanë ndodhur brenda territorit të tyre nëse shfrytëzimi efektiv dhe zotërimi i këtyre shërbimeve ndodh brenda Kosovës;

3.3.3. nëse Ministri i Ekonomisë dhe Financave përcakton se ekzistojnë kushtet siç janë përshkruar në paragrafin 3.3, implementimi i çdo ndryshimi i dispozitave të nën-paragrafit 3.3.1 ose 3.3.2 do të bëhet nëpërmes të aktit nën-ligjor të nxjerr pas aprovimit të Kuvendit

Page 349: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

349

Neni 21

Vendi i importimit të mallrave 1. Rregulla e përgjithshme:

Vendi i importimit të mallrave duhet të jetë ai vend ku janë vendosur mallrat kur të hyjnë në Kosovë.

2. Derogimet:

2.1. përmes derogimeve nga paragrafi 1 i këtij neni, ku në hyrje në Kosovë, mallrat të cilat nuk janë në qarkullim të lirë vendosen nën njërën nga aranzhimet e Doganës si: depot doganore, aranzhimet e ngjashme Doganore ose nën aranzhimet e përkohshme të importimit me lirimet totale nga detyrimet doganore, apo nën aranzhimet kalimtare, vendi i importimit të atyre mallrave duhet të jetë vendi në Kosovë ku mallrat pushojnë së mbuluari me këto aranzhime ose situata;

2.2. në mënyrë të ngjashme, kur në hyrje në Kosovë, mallrat që janë në qarkullim të lirë vendosen nën njërën nga këto aranzhime apo situata të referuara në nën-paragrafin 1 të paragrafit 2 të këtij neni, vendi i importimit duhet të jetë vendi në Kosovë ku mallrat pushojnë së mbuluari me këto aranzhime apo situata;

2.3. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave duhet të nxjerre akt nënligjor me të cilin duhet të shpjegohet implementimi i këtij paragrafi.

KREU V MOMENTI I LINDJES SË DETYRIMIT DHE NGARKIMI ME TVSH

Neni 22 Momenti i lindjes se detyrimit dhe ngarkimi me TVSH për furnizimet e

mallrave dhe shërbimeve 1. Rregulla e përgjithshme:

Momenti i lindjes se detyrimit ndodhë dhe TVSH bëhet e ngarkueshme kur bëhet furnizimi i mallrave dhe shërbimeve.

2. Rregullat specifike në rastin e pasqyrave të njëpasnjëshme të llogarive ose

pagesave pasuese: 2.1. kur të kemi pasqyra të njëpasnjëshme të llogarive ose pagesa të

njëpasnjëshme, furnizimi i mallrave ndryshe nga ai i përbërë nga dhënia me qira e mallrave për një periudhë të caktuar ose nga shitja e mallrave me kushte të shtyrjes, sikur që është referuar në nën-paragrafin 2 të paragrafit 2. te nenit 10, ose furnizimi i shërbimeve duhet të konsiderohet sikur se është kryer me përfundimin e periudhave për të cilat lidhen

Page 350: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

350

pasqyrat e llogarive apo pagesat; 2.2. furnizimi i vazhdueshëm i mallrave dhe shërbimeve gjatë një periudhe

kohore duhet të konsiderohet se është përfunduar në intervalet prej një muaji;

2.3. kontratat afatgjate, përfshirë këtu kontratat ndërtimore afatgjate dhe kontratat afatgjata të instalimit, duhet të konsiderohen si të përfunduara në intervale të rregullta por së paku në fund të secilit vit kalendarik.

3. Pagesat në llogari para se të bëhet furnizimi i mallrave dhe shërbimeve: 3.1. kur pagesa duhet të bëhet apo është bërë në llogari para se mallrat dhe

shërbimet të jenë furnizuar, TVSh duhet të bëhet e ngarkueshme në pranimin e pagesës dhe në shumën e pranuar;

3.2. faturat e lëshuara para se mallrat dhe shërbimet të jenë furnizuar:

Kur fatura lëshohet para se mallrat dhe shërbimet të jenë furnizuar, TVSH do të bëhet e ngarkueshme në momentin kur është lëshuar fatura.

4. Rastet speciale:

4.1. në rastin e furnizimeve të mallrave dhe shërbimeve të referuara në nenet 11, 12 ,15 dhe 16 të këtij Ligji, TVSH duhet të bëhet e ngarkueshme në periudhën tatimore në të cilën ka ndodhur momenti i lindjes së detyrimit;

4.2. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave duhet të nxjerr akt nënligjor në mënyrë që të parasheh se TVSH do të bëhet e ngarkueshme nga data e momentit të lindjes se detyrimit në lidhje me transaksionet e caktuara ose kategoritë e caktuara të personave të tatueshëm, ku afati kohor i imponuar për lëshimin e faturës sikur që është referuar në paragrafin 4 të nenit 44 të këtij Ligji nuk është respektuar.

Neni 23 Momenti i lindjes se detyrimit dhe ngarkimi me TVSH për importimin e

mallrave 1. Rregulla e përgjithshme:

Momenti i lindjes se detyrimit ndodhë dhe TVSH duhet të bëhet e ngarkueshme kur të importohen mallrat.

2. Rregullat speciale:

2.1. mallrat që hyjnë në Kosovë, të cilat nuk janë në qarkullim të lirë dhe vendosen nën njërën nga aranzhimet ose situatat e referuara në nenin 35 të këtij Ligji, procedurat kalimtare të doganës, nën aranzhimet e përkohshme të importimit me lirim total nga obligimet e importit, ose nën aranzhimet kalimtare të jashtme, momenti i lindjes se detyrimit ndodhë dhe TVSH do të bëhet e ngarkueshme vetëm kur mallrat pushojnë të jenë të mbuluara nga këto aranzhime apo situata;

Page 351: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

351

2.2. kur mallrat e importuara i nënshtrohen detyrimeve doganore, duhet të ndodhë momenti i lindjes se detyrimit dhe TVSH do të bëhet e ngarkueshme;

2.3. dispozitat në fuqi që rregullojnë Detyrimet Doganore aplikohen lidhur me momentin e ngarkimit dhe momentin kur TVSH bëhet e ngarkueshme për mallrat e importuara të cilat nuk i nënshtrohen detyrimeve doganore në Kosovë.

KREU VI SHUMA E TATUESHME

Neni 24 Shuma e tatueshme për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve

1. Rregulla e përgjithshme:

1.1. në lidhje me furnizimin e mallrave dhe shërbimeve, ndryshe nga ajo që është referuar në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, shuma e tatueshme duhet të përfshijë çdo gjë që përbën konsideratën e marrë ose që do të merret nga furnizuesi, në kthim për furnizimin nga konsumatori apo pala e tretë, duke përfshirë këtu subvencionet e lidhura direkt me çmimin e furnizimit;

1.2. nëse furnizimi është për konsideratë në para, vlera e tij duhet të merret si shuma e barabartë me konsideratë;

1.3. nëse furnizimi bëhet për konsideratë që nuk përbëhet nga paratë, ose që nuk përbëhet plotësisht nga paratë, vlera e tij duhet të merret sipas vlerës së hapur të tregut për furnizimin.

2. Për nevoja të këtij Ligji “vlera e hapur e tregut” nënkupton shumën e plotë që duhet ta paguaj konsumatori në shkallën e njëjtë të tregut në të cilin ndodh furnizimi i mallrave dhe shërbimeve, nën kushtet e konkurrencës së barabartë, për furnizuesin nën mbizotërimin e tregut brenda Kosovës ku është bërë furnizimi, në mënyrë që të marr mallrat ose shërbimet në fjalë në atë moment.

3. Kur nuk mundë të sigurohet krahasimi për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve, “vlera e hapur e tregut” nënkupton si në vijim: 3.1. në lidhje me mallrat, një shumë që nuk është më e vogël se çmimi i blerjes

së mallrave ose të mallrave të ngjashme, ose në mungesë të çmimit të blerjes, çmimi i kostos i përcaktuar në kohën e furnizimit;

3.2. në lidhje me shërbimet, një shumë që nuk është më e vogël se kostoja e plotë e personit të tatueshëm që e ofron atë shërbim.

4. Shuma e tatueshme përfshinë faktorët si në vijim: 4.1. tatimet, detyrimet, taksat dhe komisionet, duke përjashtuar TVSH-në; 4.2. shpenzimet e rastësishme jo të rregullta si ato të komisioneve, paketimit,

transportimit dhe shpenzimeve të sigurimit, të ngarkuara nga furnizuesi për konsumatorin;

4.3. për nevoja të nën-paragrafit 4.2 të këtij neni, shpenzimet jo të rregullta

Page 352: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

352

mundë të mbulohen me marrëveshje të veçantë. 5. Shpenzimet e paketimeve të kthyeshme janë përjashtuar nga shuma e tatueshme

mirëpo kjo shumë duhet të korrigjohet nëse paketimi nuk është kthyer. 6. Shuma e tatueshme nuk duhet të përfshijë faktorët si në vijim:

6.1. uljet e çmimit nëpërmes të zbritjes së pagesave të hershme, 6.2. zbritjet e çmimit dhe rabatet e dhëna për konsumatorët dhe të marra prej

tyre në kohën e furnizimit, 6.3. shumat e pranuara nga personat e tatueshëm prej konsumatorit, si ripagesa

e shpenzimeve të paraqitura në emrin dhe në interesin e konsumatorit, dhe të regjistruara në llogarinë e tij të përkohshme.

7. Rregullat speciale: 7.1. kur personi i tatueshëm zbaton ose ka në disponueshmëri mallrat që janë

pjesë përbërëse e mjeteve të biznesit të tij, ose kur mallrat janë mbajtur nga personi i tatueshëm, ose nga pasardhësi i tij, kur aktiviteti ekonomik i tij i tatueshëm pushon, sikur që është referuar në Nenet 11 dhe 12 te këtij ligji, shuma e tatueshme duhet të jetë çmimi i blerjes së mallrave ose mallrave të ngjashme, ose në mungesë të çmimit blerës, çmimi i kostos i përcaktuar në kohën kur bëhet zbatimi, disponueshmëria ose mbajtja.

7.2. në lidhje me furnizimin e shërbimeve, sikur që është referuar në nenin 15, ku mallrat janë pjesë e mjeteve të biznesit por janë shfrytëzuar për qëllime personale ose shërbimet janë bërë falas, dhe në paragrafin 2 të nenit 16 lidhur me shërbime të caktuara të furnizuara për veten, shuma e tatueshme duhet të jetë kostoja e plotë e personit të tatueshëm që i ofron shërbimet.

7.3. në lidhje me furnizimin e shërbimit nga personi i tatueshëm për qëllim të biznesit të tij, sikur që është referuar në paragrafin 1 të nenit 16 të këtij ligji, shuma e tatueshme do të jetë vlera e hapur e tregut e shërbimit të furnizuar.

8. Masat për të ju shmangur evazionit tatimor ose shmangia tatimore: Për të penguar evazionin tatimor ose shmangien tatimore, shuma e tatueshme duhet të jetë vlera e hapur e tregut në secilin nga rastet si në vijim në lidhje me furnizimin e mallrave dhe shërbimeve që përfshinë lidhjet familjare apo lidhjet tjera të afërta, lidhjet e menaxhmentit, pronësisë, anëtarësisë, financiare ose lidhjet ligjore: 8.1. kur konsiderata është më e ulët se vlera e hapur e tregut dhe “pranuesi” i

furnizimit nuk e ka të drejtën e plotë të zbritjes sipas neni 36 të këtij Ligji; 8.2. kur konsiderata është më e ulët se vlera e hapur e tregut dhe furnizuesi

nuk e ka të drejtën e plotë për zbritje sipas nenit 36 të këtij ligji dhe furnizimi është furnizim i liruar sikur që është referuar në paragrafin 1 të nenit 27, dhe paragrafët 1 dhe 3 të nenit 28 të këtij ligji;

8.3. kur konsiderata është më e lartë se vlera e hapur e tregut dhe “furnizuesi” nuk e ka të drejtën e plotë të zbritjes sipas nenit 36 të këtij Ligji.

9. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave nxjerr akt nënligjor për zbatimin e këtij neni. Ky akt në veçanti do të përfshijë dëshmitë që kërkohen nga personi i tatueshëm mbi shumën aktuale të shpenzimit të ripaguar të referuar në nën-paragrafin 3 të paragrafit 6 të nenit 24 të këtij Ligji.

Page 353: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

353

Neni 25

Shuma e tatueshme në lidhje me importimin e mallrave - Konvertimi i vlerës së valutave të huaja në Euro

1. Shuma e tatueshme në lidhje me importimin e mallrave:

1.1. në lidhje me importimin e mallrave, shuma e tatueshme duhet të jetë vlera për qëllime doganore, e përcaktuar në pajtueshmëri me legjislacionin doganor të Kosovës në fuqi;

1.2. shuma e tatueshme duhet të përfshijë faktorët si në vijim, deri më tani nuk janë përfshirë:

1.2.1. tatimet, detyrimet, taksat dhe obligimet tjera të pagesave jashtë Kosovës, dhe ato që janë obligim për shkak të importimit, duke përjashtuar TVSH-në që do të vjelej;

1.2.2. shpenzimet jo të rregullta, si ato të komisionit, paketimit, transportit dhe shpenzimet e sigurimit që kanë ndodhur deri te vendi i parë i destinimit brenda territorit të Kosovës si dhe ato që kanë rezultuar nga transporti për në vendin tjetër të destinimit brenda Kosovës, nëse ai vendi tjetër është i njohur kur ka ndodhur momenti i ngarkimit;

1.2.3. për qëllime të 1.2.2 të këtij neni "vendi i parë i destinimit" nënkupton vendin e përmendur në dokumentin e dërgesës ose në ndonjë dokument tjetër sipas të cilit mallrat janë importuar në Kosovë. Nëse nuk është përmendur asgjë, vendi i parë i destinimit duhet të merret vendi i transferit të parë të ngarkesës në Kosovë.

1.3. shuma e tatueshme nuk duhet të përfshijë faktorët si në vijim: 1.3.1. uljen e çmimit nëpërmes të zbritjes për pagesën e hershme; 1.3.2. zbritjet e çmimit apo rabatet e dhëna për konsumatorin dhe të marra

nga ai në kohën e importimit. 1.4. kur mallrat e eksportuara përkohësisht nga Kosova, ri-importohen në

Kosovë pasi që t’i jenë nënshtruar riparimit,përpunimit, adaptimit, punimit apo ri-punimit jashtë Kosovës, shuma e tatueshme duhet të jetë vlera e riparimit, përpunimit, adaptimit, punimit apo ri-punimit, sikur që është përcaktuar në pajtueshmëri me legjislacionin Doganor.

2. Konvertimi i valutës së huaj në Euro: 2.1. kur vlera dhe faktorët e shfrytëzuar për të përcaktuar shumën e tatueshme

në importim shprehen me valutë të huaj, konvertimi i kësaj shume në euro duhet të bëhet duke zbatuar normën e shkëmbimit të përcaktuar në pajtueshmëri me Legjislacionin Doganor që i rregullojnë llogaritjet e vlerës për qëllime doganore.

2.2. kur vlera dhe faktorët e shfrytëzuar për të përcaktuar shumën e tatueshme të një transaksioni tjetër nga importimi i mallrave, shprehet në valutë të huaj, konvertimi i kësaj shume në valutën vendore në euro duhet të jetë norma më e fundit e shitjes sikur që është definuar nga Banka Qendrore e Kosovës e regjistruar në kohën kur TVSH bëhet e ngarkueshme

Page 354: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

354

KREU VII NORMAT

Neni 26 Norma

1. Norma standarde:

1.1. VSH ngarkohet me normën prej 16 %. 2. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, me vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe

pas aprovimit nga Kuvendi, mund të nxjerr akt nën-ligjor për futjen në përdorim të normës së ulur jo më të ulët se pesë për qind (5 %) për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve të caktuara. Sipas të njëjtës procedurë dhe nëse paraqitet e nevojshme, Ministri gjithashtu mund të fusë në përdorim normën e përkohshme të ngritur të TVSH-së jo më të lartë se njëzetenjë për qind (21 %) për tu zbatuar ndaj furnizimeve të caktuara të mallrave dhe shërbimeve. Normat e ulura dhe të ngritura mundë të zbatohen vetëm për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve, që gjenden në Aneksin III.

KREU VIII LIRIMET PA TË DREJTËN E ZBRITJES SË TVSH-SË SË ZBRITSHME

Neni 27 Lirimet për aktivitetet e caktuara me interes publik

1. Transaksionet janë të liruara si në vijim:

1.1. shërbimet spitalore dhe kujdesi mjekësor dhe aktivitetet e lidhura ngushtë të ndërmarra nga organet e rregulluara me ligjet e Kosovës në fuqi, në veçanti në ngarkimin e çmimeve të krahasueshme ose me kushtet sociale të krahasueshme me këto të zbatueshme për organet e rregulluara me ligjet e Kosovës në fuqi, nga spitalet, qendrat për trajtime mjekësore ose diagnostifikim dhe institucionet tjera të njohura mirë me natyrë të ngjashme;

1.2. ofrimi i kujdesit mjekësor në ushtrimin e profesioneve mjekësore dhe para mjekësore sikur që janë përkufizuar me ligjet e Kosoves ne fuqi dhe furnizimi i Barnave, produkteve farmaceutike, Instrumenteve dhe aparaturave mjekësore dhe kirurgjike;

1.3. furnizimi me organe njerëzore, gjak dhe qumësht të nënës. 1.4. furnizimi me shërbime nga teknikët dentar në kapacitetin e tyre profesional

dhe furnizimi me proteza të dhëmbëve nga dentistët dhe teknikët dentar; 1.5. furnizimi i shërbimeve nga grupet e pavarura të personave, të cilët

zhvillojnë një aktivitet i cili është i liruar nga TVSH ose në relacion me të cilin nuk janë persona të tatueshëm, për qëllim të ofrimit të shërbimit nga anëtarët e tyre që janë direkt të nevojshme për ushtrimin e atij aktiviteti, ku

Page 355: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

355

këto grupe kërkojnë nga anëtarët e tyre rimbursimin e saktë për pjesën e tyre të shpenzimeve të përbashkëta, me kusht që këto lirime mos të shkaktojnë shkatërrim të konkurrencës;

1.6. furnizimi i shërbimeve dhe mallrave të lidhura ngushtë me mirëqenien dhe punën e sigurimit social, duke përfshirë ato të furnizuara për shtëpitë e pleqve, nga organet kompetente të Kosovës ose nga organet tjera të njohura nga Autoriteti kompetent i Kosovës se i kushtohen mirëqenies sociale dhe bëhen me çmime të krahasueshme;

1.7. furnizimi i shërbimeve dhe mallrave të lidhura ngushtë me mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve, nga organet e rregulluara me ligjet e Kosoves ose nga organizatat e tjera, të njohura nga Autoriteti kompetent i Kosovës se i kushtohen mirëqenies sociale dhe bëhen me çmime të krahasueshme;

1.8. ofrimi i edukimit të fëmijëve dhe të rinjve, edukimi shkollor apo universitar, trajnimi profesional ose ritrajnimi, duke përfshirë furnizimin e shërbimeve dhe mallrave të lidhura ngushtë me këto, nga organet e rregulluara me ligjet e Kosoves që e kanë si qëllim të tyre ose nga organizatat tjera, të njohura nga Autoriteti kompetent i Kosovës se e kanë objektin e ngjashëm dhe bëhen me qmime të krahasueshme;

1.9. shkollimi i ofruar privatisht nga mësuesit që e mbulojnë edukimin shkollor dhe universitar brenda kontekstit të shkollave ose universiteteve sikur që është referuar në nën-paragrafin 8 të paragrafit 1 të këtij neni;

1.10. furnizimi i stafit nga institucionet religjioze dhe filozofike për nevojat e aktiviteteve të referuara në nën-paragrafët 1, 6, 7 dhe 8 të paragrafit 1 të këtij neni dhe për qëllim të mirëqenies shpirtërore;

1.11. furnizimi i shërbimeve, dhe furnizimi i mallrave i lidhur ngushtë me këto, për anëtarët e tyre në interesin e tyre të përbashkët në kthim për nënshkrimin e vendosur në pajtueshmëri me rregullat e tyre nga organizatat jo fitimprurëse me qëllim të natyrës politike, sindikatës, religjioze, patriotike, filozofike, filantropike ose qytetare, me kusht që ky lirim të mos shkaktojë shkatërrimin e konkurrencës;

1.12. furnizimi i shërbimeve të caktuara të lidhura ngushtë me edukimin sportiv dhe fizik nga organizatat jo fitimprurëse për personat që marrin pjesë në edukimin sportiv dhe fizik, ku qëllimi i këtyre shërbimeve është direkt i nevojshëm për atë edukim;

1.13. furnizimi i shërbimeve të caktuara kulturore, dhe furnizimi i mallrave i lidhur ngushtë me këto, nga organet e qeverisura me ligjet e Kosovës ose nga organet tjera kulturore të njohura në Kosove, ku qëllimi i këtyre shërbimeve është që të promovoj ngjarjet kulturore dhe potencialet e Kosovës brenda dhe jashtë territorit;

1.14. furnizimi i shërbimeve dhe mallrave, nga organizatat, aktivitetet e të cilave janë të liruara sipas nën-paragrafëve 1, 6, 7, 8, 9, 12 dhe 13 të paragrafit 1 të këtij neni, në lidhje me rastet e ngritjes së fondeve të organizuara ekskluzivisht për përfitimin e tyre, me kusht që ai lirim mos të shkaktojë shkatërrim të konkurrencës. Mirëpo në rastet si në vijim nuk i është dhënë lirim furnizimit të mallrave nëse: 1.14.1. furnizimi nuk është esencial për transaksionet e liruara;

Page 356: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

356

1.14.2. qëllimi kryesor i furnizimit është që të fitohen të ardhura shtesë për organet në fjalë nëpërmes të transaksioneve të cilat janë në konkurrencë direkte me ato të ndërmarrjeve komerciale që i nënshtrohen TVSH-së.

1.15. furnizimi i shërbimeve të transportit për personat e sëmurë apo të lënduar me automjetet e dizajnuara në mënyrë speciale për atë qëllim, nga organi i autorizuar;

1.16. aktivitetet tjera nga ato të natyrës komerciale, të zhvilluara nga organet publike të radios dhe televizionit;

1.17. aktivitetet e zhvilluara nga institucionet e Bashkësive Fetare të cilat si qëllim ekskluziv dhe të drejtpërdrejtë kanë realizimin e bindjeve dhe besimeve fetare duke përfshirë qëllimet bamirëse dhe për mirëqenie, seminaret ose organizimet e tjera për trajnimin e shërbyesve ose mësimdhënësve fetarë të arsimit fetarë;

1.18. furnizimi i materialeve të industrisë së shtypit sikur që është definuar këtej e tutje gjatë tregtisë me pakicë të bërë për shfrytëzuesin final, me kusht që ky furnizim të ndodh për personin pa të drejtën e zbritjes së TVSH-së së zbritshme.

Këto materiale janë materiale me kodet si në vijim të doganës me nomenklaturën TARIC:

1.18.1. Kodi 4901: Librat, broshurat, fletëpalosjet dhe artikujt e ngjashme të shtypur, qoftë në fletë të vetme apo jo;

1.18.2. Kodi 4903: Librat me fotografitë, librat për vizatim apo për ngjyrosje për fëmijë;

1.18.3. Kodi 4904: Muzikë, e shtypur apo dorëshkrim, qoftë apo jo e lidhur apo e ilustruar.

Për qëllime të këtij paragrafi, “furnizim për personin pa të drejtën për zbritje” nënkupton furnizim për personin i cili shfrytëzon materialin e shtypur për qëllim personal ose për përdorime për qëllime tjera nga ato të biznesit. Këto lirime nuk përfshijnë furnizimin e materialeve pornografike apo të tjera të shtypura që konsiderohen se kanë natyrë pornografike. 2. Lirimet tjera nga ato të parapara në nën-paragrafët 1, 6, 7, 8, 9, 12 dhe 13 të

paragrafit l të këtij neni, mund ti bëhen organeve tjera nga ato që rregullohen me ligjet e Kosovës në fuqi. Këto lirime mund të dhurohen me akt nën-ligjor dhe nuk do të dhurohen kur furnizimi nuk është esencial për transaksionet e liruara dhe kur qëllimi kryesorë është krijimi i të ardhurave shtesë për organin në fjalë nëpërmes të transaksioneve të cilat janë në konkurrencë direkte me ato të ndërmarrjeve komerciale që i nënshtrohen TVSH-së.

3. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave nxjerrë akt nënligjor për rregullat dhe kushtet për zbatimin e paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni dhe mund të kufizojë shtrirjen e këtyre lirimeve gjate periudhës transitore te referuar në nenin 64 të këtij Ligji. Ministri mund të imponojë masat e nevojshme për të penguar shtrembërimin e konkurrencës në disavantazh të personave të

Page 357: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

357

tatueshëm që i nënshtrohen TVSH-së. Ai gjithashtu do të definojë autoritetet kompetente dhe organet e Kosovës të përmendura në këtë Nen dhe mënyrën në të cilën organet jo publike ose organizatat do të njihen nga autoritetet publike për bërjen e furnizimeve të liruara ose për të cilat mundë të bëhen furnizimet e liruara.

Neni 28

Lirimet për aktivitetet e tjera 1. Aktivitetet tjera janë të liruara si në vijim:

1.1. transaksionet e sigurimit dhe risigurimit, duke përfshirë shërbimet e lidhura të bëra nga brokerat e sigurimit dhe agjentët e sigurimit;

1.2. dhënia dhe negocimi i kredisë dhe menaxhimi i kredisë nga personat që e ofrojnë atë;

1.3. negocimi, ose çdo tregtim në garancionet e kredisë ose ndonjë siguri tjetër për para dhe menaxhimi i garancioneve të kredisë nga personi i cili e ofron kredinë;

1.4. transaksionet, duke përfshirë negocimet dhe depozitat përkatëse, llogaritë rrjedhëse, pagesat, transferet, borxhet, çeqet dhe instrumentet tjera të negociushme, mirëpo duke përjashtuar mbledhjen e borxheve;

1.5. transaksionet, përfshirë këtu negocimet, dhe valutat përkatëse, bankënotat dhe parat metalike të shfrytëzuara si tender ligjor, me përjashtim të artikujve të koleksionistëve që domethënë, monedhave metalike të arit, argjendit ose parave tjera metalike ose bankënotave të cilat normalisht nuk janë shfrytëzuar si ofertë ligjore, ose monedhave metalike të interesit numizmatik;

1.6. transaksionet, përfshirë këtu negocimet mirëpo duke mos përfshirë menaxhimin dhe ruajtjen, në aksione, interesin në kompanitë apo asociacionet ose premtimet e pa garantuara të pagesave dhe letrat tjera me vlerë, mirëpo duke përjashtuar dokumentet që i japin titullin mallrave, dhe të drejtat dhe letrat me vlerë të referuara në nën-paragrafin 2 të paragrafit 4 te nenit 10 të këtij Ligji;

1.7. menaxhimi i fondeve investuese speciale sikur që përkufizohen nga Autoritetet kompetente të Kosovës;

1.8. furnizimi i pullave postare me vlerë nominale, të vlefshme për shfrytëzim për shërbime postare brenda Kosovës, pullave fiskale dhe pullave tjera të ngjashme;

1.9. bastet, lotaritë dhe format tjera të lojërave të fatit, varësisht nga kushtet dhe kufizimet e parashtruara nga Autoritetet kompetente të Kosovës; f

1.10. furnizimi i tokës, tokës në të cilën qëndron ndërtesa apo shtëpia; 1.11. furnizimi i shtëpive, banesave ose akomodimeve tjera, të shfrytëzuara për

qëllime relevante të banimit; 1.12. lizingu ose dhënia me qira e pasurisë së patundshme.

2. Nga lirimet e parapara në nën-paragrafin 11 të paragrafit 1 të këtij neni, duhet të përjashtohen si në vijim:

2.1. furnizimet e akomodimit, sikur që janë definuar në legjislacionin e

Page 358: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

358

Kosovës, në sektorin e hotelerisë ose në sektorët me funksion të ngjashëm duke përfshirë ofrimin e akomodimit në kampet e pushimeve ose në vendet qe shfrytëzohen për kamping;

2.2. dhënia me qira e lokaleve dhe vendeve për parkimin e automjeteve; 2.3. lëshimi me qira i pajisjeve dhe makinerive të instaluara në mënyrë të

Përhershme; 2.4. qiraja e kasafortave; 2.5. lizingu ose dhënia me qira e pasurisë së patundshme për qëllime

komerciale, në përjashtim të tokës. 3. Lirimet speciale të bëra për Religjionet e titulluara të Kosovës në pajtueshmëri

me Ligjin Nr. 02/L-31 mbi Liritë Fetare në Kosovë dhe ligjet e tjera të zbatueshme.

3.1. furnizimet e mallrave dhe shërbimeve për Religjionet e titulluara të Kosovës për ushtrimin e aktivitetit ekonomik të veçantë për vetmbështetjen e tyre, si prodhimi i rrobave fetare, klerike dhe të qëndisura, qirinjve, pikturimi i ikonave, skalitjet në dru, mjeshtri e marangozit dhe produktet bujqësore tradicionale, duhet të lirohen;

3.2. për qëllime të këtij nën-neni: “religjion“ nënkupton Bashkësinë Islame të Kosovës, Kishën Ortodokse Serbe, Kishën Katolike, Bashkësinë religjioze Çifute dhe Kishën Evangjeliste,

3.3. “Religjion i Titulluar” nënkupton çdo religjion që e ka të drejtën të ketë përfitimin e lirimit sikur që është definuar në këtë paragraf;

3.4. lirimet gjithashtu përfshijnë produktet relevante, materialet, makineritë, veglat dhe bagëtinë për ushtrimin e aktivitetit ekonomik që referohet në nën-paragrafin 3.1 të këtij neni;

3.5. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave duhet, në lidhje me secilin religjion të titulluar sikur që është definuar në Ligjin Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë ose ligjet e tjera të zbatueshme, të nxjerrë akt nënligjor në të cilin duhet të definohet, mbajtja e shënimeve dhe librat, dorëzimi i pasqyrave vjetore për qëllime tatimore dhe procedura e miratuar e verifikimit në lidhje me nën-paragrafët 1 dhe 2 të paragrafit 3 këtij neni.

KREU IX LIRIMET NË IMPORTIM DHE LIRIMET TJERA SPECIALE LIDHUR ME

IMPORTIMIN

Neni 29 Lirimet në importim

1. Nga TVSH duhet të lirohen si në vijim:

1.1. lëshimi i mallrave për qarkullim të lirë, nëse furnizimi i mallrave të tilla është bërë në territorin e Kosovës nga personi i tatueshëm ku në të gjitha rrethanat është i liruar nga TVSH;

1.2. mallrat e ri-importuara në kushte të pandryshuara nga personi i cili i ka

Page 359: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

359

eksportuar mallrat, me kusht që këto mallra të jenë të liruara nga detyrimet doganore në pajtueshmëri me Legjislacionin Doganor;

1.3. mallrat e importuara të liruara nga detyrimet doganore dhe te destinuara për:

1.3.1. shfrytëzim zyrtar nga zyrat diplomatike dhe konsullore dhe misionet speciale të akredituara në Kosovë. Për zyrat konsullore të drejtuara nga zyrtarët konsullor të nderit në pajtueshmëri me këtë nënpikë duhet të zbatohet një lirim vetëm në mallrat e dërguara nga shteti dërgues, në përjashtim nga mjetet e transportit, me kusht që Ministria përgjegjëse për Marrëdhënie me jashtë të lëshoj aprovim për këto mallra;

1.3.2. shfrytëzim zyrtar nga organizatat ndërkombëtare, nëse këto janë parashtruar në traktatet apo marrëveshjet ndërkombëtare të cilat zbatohen në Kosovë;

1.3.3. shfrytëzim personal nga personeli i huaj i misioneve speciale diplomatike dhe konsullore të akredituara në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe anëtarët e tyre të familjes;

1.3.4. shfrytëzim personal nga personeli i huaj i organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë këtu edhe anëtarët e tyre të familjes, nëse kjo është parashtruar në traktatet ndërkombëtare të cilat zbatohen në Kosovë;

1.3.5. forcat e Armatosura të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior dhe KFOR-in, për shfrytëzim nga ana e forcave të tilla ose personelit të huaj civil që i shoqëron ata ose për furnizimin e mensave ose klubeve të tyre;

1.3.6. shfrytëzim personal nga stafi i huaj i kontraktorëve të organizatave ndërkombëtare të qeverive të huaja dhe organizatave të tyre, duke përfshirë anëtarët e tyre të familjes nëse kjo është parashtruar në marrëveshjet bilaterale të cilat i kushtohen Kosovës.

1.4. lirimet në 1.3.3 dhe 1.3.4 të këtij neni nuk duhet të ushtrohen nga qytetarët e Kosovës ose qytetarët e huaj me adresë të përhershme në Kosovë. Lirimet sipas kësaj pike duhet të zbatohen duke u bazuar në certifikatat e lëshuara nga Ministria për punë të jashtme. Mallrat e liruara nga TVSH në pajtueshmëri me këtë nënparagraf nuk duhet të tjetërsohen. Ato mundë të tjetërsohen vetëm me kusht që të paguhet TVSH, ose pas përfundimit të periudhës tri vjeçare nga dita e importit të mallrave.

1.5. nëse, në pajtueshmëri me një traktat ndërkombëtarë, lirimet do të kishin mundë të zbatohen vetëm sipas kushteve të reciprocitetit, Ministria përgjegjëse për punë të jashtme duhet të konfirmojë një reciprocitet të tillë;

1.6. kushtet detale dhe metodat për ushtrimin e një lirimi të TVSH-së dhe caktimi i kufizimeve sasiore për llojet e veçanta të mallrave për të cilat përfituesit e titulluar sipas të këtij neni mundë të kërkojnë lirim nga TVSH, duhet të përcaktohen me akt nënligjor nga Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave;

Page 360: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

360

1.7. importi i gjahut të bërë me anijet e peshkimit dhe me barkat e peshkimit të shfrytëzuara për qëllim të zhvillimit të aktivitetit të peshkimit në port, me kusht që gjahu ose të jetë i papërpunuar ose ti nënshtrohet vetëm atyre procedurave që janë të nevojshme për të ruajtur kualitetin e tij, dhe atë para importimit asnjë furnizim të mos jetë bërë në pajtueshmëri me këtë Ligj;

1.8. shërbimet që lidhen me importimin e mallrave, me kusht që vlera e shërbimeve të tilla të përfshihet në shumën e tatueshme në pajtueshmëri me nën-paragrafin 1.2 te nenit 25 të këtij Ligji;

1.9. ari, metalet tjera të çmueshme, bankënotat dhe monedhat metalike të importuara nga Banka Qendrore e Kosovës;

1.10. importi i gasit përmes sistemeve të distribuimit të gasit natyral ose importi i elektricitetit.

2. Importi i mallrave të listuara në Aneksin IV të këtij ligji janë të liruara gjatë periudhës kalimtare të referuar në nenin 64 të këtij ligji.

Neni 30 Lirimet tjera speciale lidhur me importimin

1. Lidhur me mallrat e importuara dhe lëshimin e tyre ne qarkullim te lirë, në

pajtueshmëri me kushtet dhe afatet kohore të caktuara në Legjislacionin Doganor nga TVSH duhet të lirohen si në vijim:

1.1. dërgimet e vlerave jo të rëndësishme të dërguara nga jashtë. Ky lirim nuk duhet të zbatohet për duhan dhe produktet e duhanit, alkool dhe pijet alkoolike, parfumet dhe ujin e kolonjës. Vlera totale e mallrave në një dërgesë individuale që mendohet të jetë jo e rëndësishme nuk duhet të tejkaloj shumën e përcaktuar me akt nënligjor nga Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave;

1.2. dasuria personale e perdorur që i takon personit fizik i cili ka jetuar jashtë për një periudhë të pandërprerë prej së paku 12 muajsh dhe i cili vjen në Kosovë. Ky lirim nuk duhet të zbatohet për pijet alkoolike, duhan dhe në produktet e duhanit, automjetet dhe pajisjet për kryerjen e një aktiviteti ekonomik;

1.3. gjërat që i takojnë personit i cili ka jetuar jashtë për një periudhë të pandërprerë prej 12 muajve dhe i cili vjen në Kosovë. Ky lirim nuk duhet të zbatohet për pijet alkoolike, duhanin dhe produktet e duhanit, automjetet dhe pajisjet për zhvillimin e një aktiviteti ekonomik;

1.4. artikujt e fituar me trashëgimi nga personi fizik që jeton në mënyrë të përhershme në Kosovë. Ky lirim nuk duhet të zbatohet për pijet alkoolike, duhan dhe produkte të duhanit, mjetet e transportit, pajisjet, stoqet e lëndëve të para, gjysmë produktet dhe produktet finale, bagëti dhe prodhime bujqësore që i tejkalojnë nevojat normale familjare;

1.5. gjerat e nevojshme për studime, të sjella nga nxënësit dhe studentët që vijnë në Kosovë me qëllim studimi për kërkesat e tyre vetanake;

1.6. mallrat në valixhet personale të udhëtarit të cilat janë importuar për

Page 361: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

361

qëllime jo komerciale dhe të cilat janë të liruara nga pagesa e detyrimet doganore në pajtueshmëri me Legjislacionin Doganor;

1.7. mallrat jo komerciale në konsignacion të vogël cilat janë dërguar falas nga personi fizik që banon jashtë, për personin fizik në territorin doganor të Kosovës deri në vlerën, dhe për duhan dhe produkte të duhanit, pije alkoolike dhe joalkoolike, parfume dhe ujë kolonje deri në sasinë e përcaktuar me akt nenligjor nga Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave,

1.8. dekoratat e nderit dhe çmimet nëse natyra e tyre ose vlera individuale tregon se nuk janë importuar për qëllime komerciale, dhuratat e rastit të pranuara brenda kornizës së marrëdhënieve ndërkombëtare, me kusht që të mos tregojnë qëllime komerciale, në kushtet e reciprocitetit, artikujt me destinim për drejtuesit e huaj të shteteve ose përfaqësuesit e tyre, për kërkesat e tyre gjatë një vizite zyrtare në Kosovë. Ky lirim nuk duhet të zbatohet për pije alkoolike, duhan dhe produkte te duhanit;

1.9. substancat terapeutike me origjinë njerëzore dhe reagensët për përcaktimin e grupeve të gjakut dhe llojeve indore që shfrytëzohen për qëllime jo komerciale mjekësore apo shkencore, produktet farmaceutike për kujdesin mjekësor ose veterinari të shfrytëzuara në ngjarjet ndërkombëtare sportive, shtazët laboratorike, substancat shtazore, biologjike dhe kimike të dërguara falas me destinim për hulumtime shkencore dhe mostrat e substancave referente me destinim për kontroll të kualitetit të prodhimeve mjekësore të aprovuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë;

1.10. mallrat e siguruara falas nga organet shtetërore, organizatat bamirëse dhe filantropike me destinim për shpërndarje falas për personat në nevojë për ndihmë, ose mallrat e dërguara falas dhe pa ndonjë destinim komercial për qëllim të shfrytëzimit ekskluzivisht për ti plotësuar nevojat e tyre të punës ose për zhvillimin e detyrave të tyre. Ky lirim nuk duhet të zbatohet për pije alkoolike, duhan dhe produkte të duhanit, kafe dhe qaj dhe automjete me përjashtim të automjeteve për shpëtim. Këto lirime duhet të zbatohen vetëm për organizatat që mbajnë shënimet e duhura dhe i mundësojnë rganeve kompetente që ti mbikëqyrin veprimet e tyre dhe të cilat, kur është e nevojshme ofrojnë siguri për pagesat e TVSH-së;

1.11. mallrat e importuara nga organet shtetërore dhe organizatat shtetërore, organizatat bamirëse dhe filantropike me destinim për shpërndarje falas për viktimat e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, nga luftërat, ose mallrat të cilat mbesin pronë e këtyre organizatave mirëpo janë vënë në dispozicion për viktimat e përmendura më lartë. Ky lirim nuk duhet të zbatohet për materiale dhe pajisje për renovimin e rajoneve të prekura nga fatkeqësitë natyrore dhe të tjera. Ky lirim duhet të zbatohet vetëm për organizatat që mbajnë shënime të duhura dhe që mundësojnë që organet kompetente të mbikëqyrin veprimet e tyre dhe të cilat, aty ku është e nevojshme, ofrojnë siguri për pagesën e TVSH-së;

1.12. artikujt që janë bërë në mënyrë të veçantë për edukimin, trajnimin ose punësimin e personave të verbër dhe të shurdhër ose personave tjerë të

Page 362: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

362

hendikepuar fizikisht apo mentalisht nëse janë siguruar falas dhe janë importuar nga institucionet apo organizatat ku aktiviteti i të cilave është edukimi dhe asistenca për këta persona dhe me kusht që të mos jetë shprehur ndonjë qëllim komercial nga donatorët;

1.13. pajisja e cila është shfrytëzuar nga pronari për zhvillimin e aktivitetit ekonomik ku ai e vendos atë aktivitet në Kosovë. Ky lirim nuk duhet të zbatohet në mjetet e transportit, derivate të naftës, stoqe dhe mallra, produkte dhe gjysmë produkte, dhe bagëti të zotëruar nga tregtarët;

1.14. produktet bimore dhe blegtorale të siguruara nga bujqit të cilët janë banorë të Kosovës në pronën e tyre brenda regjionit të kufirit të shtetit fqinjë dhe kafshe e reja dhe produktet tjera të fituara nga blegtoria të cilat i kanë në pronën e tyre për qëllim të punës në fermë, kullosë ose dimërim, farat, plehrat kimike dhe produktet e ngjashme për kultivimin e dheut të shfrytëzuar nga bujqit të cilët janë banorë të huaj në pronën e tyre në Kosovë;

1.15. mostrat e mallrave me vlerë të pa përfillshme me qëllim të marrjes së urdhrave për mallrat e llojit të njëjtë dhe të cilat, në lidhje me dukjen e tyre dhe sasinë, nuk janë të shfrytëzueshme për ndonjë qëllim tjetër;

1.16. materialet e shtypura dhe materialet reklamuese pa vlerë komerciale të destinuara për promovim, të dërguara nga personi i cili e ka themeluar biznesin e tij jashtë Kosovës;

1.17. mallrat me destinim për shfrytëzim në panair, ekspozitë ose ngjarje të ngjashme. Ky lirim nuk duhet të zbatohet për pije alkoolike, duhan dhe produktet e duhanit dhe karburantet;

1.18. mallrat të cilat në mënyrë që të përcaktohet përbërja e tyre, kualiteti ose karakteristikat tjera teknike janë me destinim për ekzaminime, analiza dhe testime dhe të cilat shfrytëzohen plotësisht ose shkatërrohen. Ky lirim nuk duhet të zbatohet për mallrat e shfrytëzuara në ekzaminimin, analizat ose testimin në mënyrë që të promovohen shitjet;

1.19. artikujt dhe dokumentet shoqëruese të cilat në lidhje me përvetësimin apo mbrojtjen e markës tregtare, patentave dhe modeleve dërgohen në organizatat për mbrojtjen e të drejtave të pasurisë intelektuale;

1.20. dokumentet turistike informative me destinim për shpërndarje falas dhe ku qëllimi i tyre kryesor është që të përfaqësojnë produktet dhe shërbimet e huaja turistike;

1.21. dokumentet e dërguara për organet shtetërore, publikimet e organeve shtetërore të huaja dhe organeve ndërkombëtare dhe organizatave, format për ushtrimin e pushtetit të organeve shtetërore, artikujt e evidencës në procedurat gjyqësore, qarkoret e shtypura të dërguara si pjesë e shkëmbimit normal të informatave ndërmjet shërbimeve publike ose institucioneve bankare, materialet e shtypura zyrtare të pranuara nga Banka Qendrore e Kosovës, dokumentet, arkivat dhe format për shfrytëzim në takimet ndërkombëtare, konferencat ose kongreset, skicat, vizatimet teknike, modelet dhe dokumentet e ngjashme për qëllim të pjesëmarrjes në një garë ndërkombëtare të organizuar në Kosovë, format e shtypura të shfrytëzuara në pajtueshmëri më konventat ndërkombëtare

Page 363: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

363

si dokumentet zyrtare në tregtinë ndërkombëtare me automjete dhe mallra, fotografitë dhe slajdet e dërguara te agjencionet e shtypit ose kompanitë e gazetave, artikujt e koleksionistëve dhe punët artistike që nuk janë të destinuara për shitje të cilat janë importuar falas nga muzetë, galeritë dhe institucionet e tjera të cilat janë destinuar për shikim falas, hartat e murit, filmat, ne përjashtim nga filmat kinematografik dhe produktet tjera audio-vizuale të natyrës edukative të prodhuara nga Kombet e Bashkuara ose agjensionet e saja të specializuara;

1.22. materiali i nevojshëm për ngarkimindhe sigurimin e mallrave gjatë transportit, një shtresë e kashtës dhe ushqimi për kafshët gjatë transportit e ngarkuar në mjetet e transportit, e cila shfrytëzohet për transportimin e kafshëve nga vendi i huaj në Kosovë ose nëpërmes Kosovës;

1.23. karburantet dhe lubrifikuesit e automjeteve në rezervuarët e parainstaluara të fabrikës;

1.24. materialet për ndërtimin e monumenteve, mirëmbajtjen ose dekorimin e varrezave ose varrezat e viktimave të luftës nga vendet tjera, arkivolet që përmbajnë mbetjet e eshtrave dhe urnat që përmbajnë hirin e personit të vdekur dhe artikujt e funeralit që zakonisht i shoqërojnë arkivolin dhe urnat,

1.25. barnat, produktet farmaceutike, Instrumentet dhe aparaturat mjekësore dhe kirurgjike.

2. Lirimet speciale te cilat zbatohen gjate periudhës transitore te referuara nenit 64 të këtij Ligji:

2.1. importet e mallrave të financuara nga të ardhurat e donacioneve te bëra për buxhetin ose nëpërmes buxhetit te Kosovës ose nën mbikëqyrjen e organeve kompetente ose të financuara direkt nga kontratat për përfitim të Ministrive, autoriteteve lokale dhe organeve tjera te rregulluara me ligj, nga organizatat ndërkombëtare ndër-qeveritare dhe agjencionet e tyre, qeveritë, agjensionet qeveritare, organizata qeveritare dhe joqeveritare ne mbështetje te programeve humanitare dhe të rindërtimit dhe projekteve të tjera përfshirë projektet e Integrimeve Evropiane në Kosovë;

2.2. importet e bëra nga Kombet e Bashkuara ose ndonjë nga agjensionet e saj, Banka Botërore dhe organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare.

3. Lirimet speciale të bëra për Religjionet e Kosovës në pajtueshmëri me Ligjin Nr. 02/L-31 mbi Liritë Fetare në Kosovë ose ligjet e tjera të zbatueshme: Dispozitat e paragrafit 3 te nenit 28 të këtij Ligji gjithashtu duhet të zbatohen për importet në lidhje me këto lirime speciale duke zëvendësuar “furnizimin e mallrave dhe shërbimeve“ me “ importet “

KREU X

LIRIMET NË EKSPORTIM

Neni 31 Lirimet në eksportim

Page 364: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

364

1. Transaksionet në vijim janë të liruara: 1.1. furnizimi i mallrave të dërguara apo të transportuara për destinim jashtë

Kosovës nga ose në interes të shitësit; 1.2. furnizimi i mallrave të dërguara ose transportuara për destinim jashtë

Kosovës nga ose në interes të konsumatorit që nuk është i vendosur brenda territorit të Kosoves, me përjashtim të mallrave të transportuara nga vetë konsumatori për pajisje, mbushje me derivate dhe sigurimi i barkave private dhe aeroplanëve privat ose çdo mjet tjetër të transportit për shfrytëzim privat;

1.3. furnizimi i mallrave për organet e aprovuara nga institucioni kompetent të cilat i eksportojnë ato jashtë Kosovës si pjesë e aktivitetit të tyre humanitar, bamirës ose mësimdhënës jashtë Kosovës;

1.4. furnizimi i shërbimeve që bëjnë pjesë në punën qe kryhet në pasurinë e luajtshme të fituar apo importuar për qëllime të nënshtrimit të asaj pune brenda Kosovës, dhe të dërguara ose të transportuara jashtë Kosovës nga furnizuesi, nga konsumatori nëse nuk është i vendosur brenda territorit të Kosoves ose në interes të cilit do prej tyre;

1.5. furnizimi i shërbimeve, duke përfshirë transportin dhe transaksionet ndihmëse, mirëpo duke përjashtuar shërbimet e liruara në pajtueshmëri me nenin 27 lidhur me aktivitetet e caktuara me interes publik dhe duke përjashtuar shërbimet e parapara me nenin 28 lidhur me disa aktivitete të tjera të caktuara, ku këto shërbime janë direkt të lidhura me eksportimin ose importimin e mallrave të të mbuluara nga paragrafi 2 i nenit 21 të këtij Ligji.

2. Mallrat që barten në valixhen personale të udhëtarit: 2.1. kur furnizimi i mallrave të referuara në nën-paragrafin 1.2 të nenit 31 të

këtij Ligji ka të bëjë me mallrat që barten në valixhen personale të udhëtarit, lirimi duhet të zbatohet vetëm nëse plotësohen kushtet si në vijim:

2.1.1. udhëtari nuk është i vendosur brenda Kosovës; 2.1.2. mallrat janë transportuar jashtë Kosovës para fundit të muajit të

tretë që pason pas atij në të cilin ka ndodhur furnizim; 2.1.3. vlera totale e furnizimit, duke përfshirë TVSH-në, është më e

madhe se 175 €. Udhëtari i cili nuk është i vendosur brenda Kosovës nënkupton udhëtarin ku adresa e tij e përhershme ose vendbanimi i tij i zakonshëm nuk është i vendosur brenda Kosovës. Në atë rast “adresë e përhershme apo rezidencë e zakonshme” nënkupton vendin e regjistruar në pasaportë, letër njoftim ose dokument tjetër të njohur si një dokument identifikimi nga vendi, brenda territorit të të cilit ka ndodhur furnizimi. Dëshmia e eksportimit duhet të bëhet nëpërmes të faturës ose dokumenti tjetër në vend të saj, të nënshkruar nga zyra e doganës në dalje nga Kosova.

2.2. Rimbursimi i TVSH-së së paguar sipas nën-paragrafiT 1 të paragrafit 2 të nenit 31 të këtij ligji duhet te bëhet në mënyrën e përcaktuar me akt nënligjor nga Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave i cili

Page 365: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

365

gjithashtu do të caktoj datën prej së cilës do të fillojë rimbursimi.

KREU XI LIRIMET E LIDHURA ME TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR

Neni 32 Lirimet e lidhura me transportin ndërkombëtar

1. Transaksionet në vijim janë të liruara:

1.1. furnizimi i mallrave për furnizim me karburante dhe furnizimi i anijeve të shfrytëzuara për lundrim në detet e mëdha, dhe bartja e pasagjerëve me pagese ose të shfrytëzuara me qëllim të aktivitetit komercial, industrial ose të peshkimit, ose për shpëtim ose asistencë në det, ose për peshkim në bregdet, me përjashtim të furnizimit të anijeve;

1.2. furnizimi i mallrave për furnizimin me derivate dhe furnizim me ushqim të anijeve luftarake, që bien brenda kodit të nomenklaturës së kombinuar (NK) 8906 1000, që e lënë territorin e Kosovës dhe lidhen për porte ose ankorojnë jashtë Kosovës;

1.3. furnizimi, modifikimi, riparimi, mirëmbajtja, marrja me qira-charter dhe dhënia me qira e anijeve të referuara në nën-paragrafin 1.1 të këtij neni, dhe furnizimi, dhënia me qira, riparimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve, duke përfshirë këtu pajisjet e peshkimit, të inkorporuara ose të shfrytëzuara këtu;

1.4. furnizimi i shërbimeve tjera nga ato të referuara në nën-paragrafin 1.3 të këtij neni, për të plotësuar nevojat direkte të anijeve të referuara në nën-paragrafin 1.1 të këtij neni ose të ngarkesës së tyre;

1.5. furnizimi me mallrave, derivate për aeroplanët e shfrytëzuar për linjat ajrore që veprojnë për konsideratë kryesisht në rrugët ndërkombëtare;

1.6. Furnizimi, modifikimi, riparimi, mirëmbajtja, ”chartering” dhe dhënia me qira e aeroplanëve të referuara në nën-paragrafin 1.5 të këtij neni, dhe furnizimi, dhënia me qira, riparimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve të inkorporuara ose të shfrytëzuara këtu.

2. Furnizimi i shërbimeve tjera nga ato të referuara në nën-paragrafin 6 të paragrafit 1 të këtij neni, për ti plotësuar nevojat direkte të aeroplanëve të referuar në nën-paragrafin 5 të paragrafit l të këtij neni ose të ngarkesës së tyre.

KREU XII

LIRIMET NË LIDHJE ME TRANSAKSIONET E CAKTUARA TË TRAJTUARA SI EKSPORTE, LIRIMET PËR FURNIZIMIN E

SHËRBIMEVE NGA NDËRMJETËSUESIT, DHE LIRIMET NË LIDHJE ME ARANZHIMET DOGANORE DHE TË NGJASHME

Page 366: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

366

Neni 33 Lirimet në lidhje me transaksionet e caktuara që trajtohen si eksporte

1. Transaksionet në vijim që trajtohen si eksporte janë të liruara:

1.1. furnizimi i mallrave ose shërbimeve nën aranzhimin diplomatik dhe konsullor;

1.2. furnizimi i mallrave ose shërbimeve për organet ndërkombëtare dhe ndërqeveritare të njohura si të tilla nga autoritetet publike të Kosovës, për anëtarët e organeve të tilla, brenda limiteve dhe nën kushtet e parashtruara nga konventat ndërkombëtare të cilat caktohen nga organet ose me marrëveshjen e autoriteteve kompetente;

1.3. furnizimi i mallrave apo shërbimeve për NATO-n dhe KFOR-in me destinim ose për forcat e armatosura të NATO-s dhe KFOR-it për shfrytëzim nga këto forca, ose për personelin civil që i shoqëron ata, për mensat ose klubet e atyre forcave, kur forcat e tilla marrin pjesë në mbrojtjen e përbashkët dhe përpjekjet e ruajtjes së paqes;

1.4. furnizimi i arit për Bankën Qendrore. 2. Ujitja e tokave bujqësore dhe furnizimet e mallrave të listuara në Aneksin IV

të këtij ligji janë të liruara gjatë periudhës kalimtare të referuar në nenin 64 të këtij ligji.

3. Lirimet speciale të cilat zbatohen gjatë periudhës transitore të referuar në nenin 64 të këtij Ligji:

3.1. furnizimi i mallrave dhe shërbimeve te financuara nga te ardhurat e donacioneve te bëra për buxhetin ose nëpërmes buxhetit te Kosovës ose nën mbikëqyrjen e organeve kompetente ose tw financuara direkt nga kontratat për Ministrit, autoritetet lokale dhe organet tjera te rregulluara me ligj, nga qeveritë, agjensionet qeveritare, organizatat qeveritare dhe joqeveritare ne mbështetje te programeve dhe projekteve humanitare dhe te rindërtimit përfshirë projektet e Integrimeve Evropiane në Kosovë;

3.2. furnizimi i mallrave dhe shërbimeve te bëra për Kombet e Bashkuara ose ndonjë nga agjensionet e saj, Banka Botërore dhe organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare.

4. Në rastet kur mallrat janë dërguar ose transportuar jashtë Kosovës ku ka ndodhur furnizimi dhe në rast të shërbimeve, mund të jepen lirimet në formë të Rimbursimit të TVSH-së.

Neni 34 Lirimet për furnizimin e shërbimeve nga ndërmjetësuesit

Furnizimi i shërbimeve nga ndërmjetësuesit që veprojnë në emër dhe në interesin e personit tjetër, ku ata marrin pjesë në transaksionet e referuara në kapitujt 10 dhe 11 dhe transaksionet e trajtuara si eksporte të kreut 12, apo të transaksioneve të zhvilluara jashtë Kosovës.

Neni 35 Depot doganore dhe aranzhimet e ngjashme

Page 367: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

367

1. Importet e mallrave duhet të lirohen nga TVSH nëse janë me destinim për t’u:

1.1. prezantuar doganës dhe kur është e lejuar me legjislacionin doganor të vendosen në deponim të përkohshëm;

1.2. vendosur në zonën e lire; 1.3. vendosur nën aranzhimin doganor të deponimit ose aranzhimeve të

përpunimit të brendshëm nën regjimin e pezullimit. 2. Lirimi gjithashtu është i aplikueshëm për furnizimet e shërbimeve lidhur me

furnizimin e mallrave te paragrafit 1 te nenit 35 dhe për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve të bëra në zonën e lirë dhe depot doganore.

3. Transaksionet nën paragrafin 1 të nenit 35 janë të liruara nga TVSH, me kusht që mallrat mos të lëshohen në qarkullim të lirë ose mos të kenë qëllim për konsumim të fundit dhe shuma e obligimit të TVSH-së me pushimin e aranzhimeve të korrespondoj me shumën e TVSH-së, e cila do të kishte qenë obligim sikur secili nga këto transaksione të ishin tatuar brenda Kosovës.

4. Mallrat me destinim për shitje në “duty free shops“–shitoret e liruara nga detyrimet në një aeroport të hapur për komunikacion ajror ndërkombëtarë ose një port të hapur për komunikacion ndërkombëtarë, me kusht që udhëtarët që i bartin mallrat e tilla si valixhe personale me sasi të lejueshme për në shtetin tjetër përmes aeroplanit apo anijes, gjithashtu janë të liruara nga TVSH.

Udhëtari i referuar në paragrafin 4 të këtij neni mendohet të jetë udhëtari që e ka biletën në të cilën është cekur aeroporti i destinimit ose porti i shtetit tjetër. 5. Mallrat për shitje për udhëtarët në bord të aeroplanëve gjatë fluturimit janë të

liruara ku vendi i arritjes gjendet jashtë Kosovës.

KREU XIII ZBRITJET

Neni 36

E drejta për të zbritur TVSH-në 1. E drejta për të zbritur TVSH-në e zbritshme duhet të lindë në kohën kur TVSH

bëhet e ngarkueshme. Personi i tatueshëm nuk mund të zbres TVSH-në e zbritshme para periudhës tatimore në të cilën ai i ka pranuar faturat për mallrat apo shërbimet e furnizuara për të, ose në të cilën ai ka pranuar deklaratën e doganës për mallrat e importuara. 2. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe me këtë Ligj, personi i tatueshëm mundë

të zbres nga obligimet e tij të TVSH-së, obligimin e TVSH-së apo TVSH-në e paguar në lidhje me blerjet e mallrave dhe shërbimeve këtu e tutje: TVSH e zbritshme, me kusht që ai të ketë shfrytëzuar apo do të shfrytëzojë ato mallra ose shërbime për qëllime të transaksioneve të tij të tatueshme:

2.1. obligimi i TVSH-së së zbritshme ose të paguar brenda territorit të

Page 368: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

368

Kosovës në lidhje me mallrat apo shërbimet e furnizuara ose që do të furnizohen për të nga personi tjetër i tatueshëm;

2.2. obligimi i TVSH-së së zbritshme ose TVSH e paguar brenda territorit të Kosovës në lidhje me importimin e mallrave;

2.3. obligimi i TVSH-së së zbritshme në pajtueshmëri me paragrafin 1 te nenit të nenit 12 dhe nenit 16 të këtij Ligji.

3. Përveç zbritjeve të referuara në paragrafin 2 te këtij neni, çdo person i tatueshëm gjithashtu duhet të ketë të drejtën që të zbres TVSH-në e zbritshme të referuar këtu përderisa mallrat dhe shërbimet shfrytëzohen për qëllimet si në vijim:

3.1. transaksionet e lidhura me aktivitetin nga paragrafi 1 i nenit 4 të këtij Ligji dhe të zhvilluara jashtë Kosovës, në të cilat ai tatim është obligim apo është paguar, në lidhje me të cilën TVSh do të jetë e zbritshme nëse janë zhvilluar jashtë Kosovës;

3.2. transaksionet të cilat janë të liruara sipas Kapitullit 10 (Lirimet për eksportime), Kapitullit 11 (Lirimet lidhur me transportin ndërkombëtar) dhe Kapitullit 12 (Lirimet lidhur me transaksionet e trajtuara si eksporte, furnizimet e shërbimeve nga ndërmjetësuesit dhe lirimet lidhur me Doganën dhe aranzhimet e ngjashme) të këtij Ligji,

3.3. cilido nga transaksionet e liruara në pajtueshmëri me nën-paragrafet 1 deri në 6 të paragrafit 1 të nenit 28 të këtij Ligji, nëse konsumatori është i vendosur jashtë Kosovës ose nëse ato transaksione janë të lidhura direkt me mallrat me destinim për eksport për në vendin jashtë Kosovës.

4. Për mallrat dhe shërbimet e shfrytëzuara ose që do të shfrytëzohen nga një person i tatueshëm, që të dyja për transaksionet e mbuluara nga paragrafi 2 dhe3 të nenit 36 këtij ligji, për të cilat mundë të zbritet TVSH dhe për transaksionet për të cilat TVSH nuk duhet të zbritet, mundë të zbritet vetëm ajo pjesë e TVSH-së që i atribuohet transaksionit të parë. Pjesa e TVSH-së së zbritshme duhet të përcaktohet në pajtueshmëri me Nenin 39 të këtij Ligji për të gjitha transaksionet e zhvilluara nga personi i tatueshëm.

5. Personi i tatueshëm nuk duhet të zbret TVSH-në e zbritshme në: 5.1. jahtet dhe barkat me destinim për sport dhe rekreacion, aeroplanin privat,

veturat dhe motoçikletat e shfrytëzuara për qëllime jo biznesore, derivatet dhe lubrifikantët dhe pjesët rezervë dhe shërbimet të lidhura me këto, ndryshe nga anijet ose automjetet e shfrytëzuara për lizing dhe për dhënie me qira, për rishitje dhe automjetet e shfrytëzuara në shkollat për vozitje për ofrimin e programit të trajnimit për vozitës në pajtueshmëri me rregulloret në fuqi, automjetet e kombinuara për të zhvilluar një aktivitet të linjës publike dhe linjës speciale të transportit. Nëse automjeti nuk është shfrytëzuar ekskluzivisht për zhvillimin e një aktiviteti për transport publik dhe për linjë speciale të transportit, personi i tatueshëm mundë të kërkojë zbritje të TVSH-se vetëm për pjesën që lidhet me zhvillimin e këtij aktiviteti;

5.2. Shpenzimet totale të blerjes dhe shpenzimet rrjedhëse lidhur me veturat e shfrytëzuara edhe për qëllime personale edhe për qëllime biznesi. Në këto raste e drejta për të zbritur TVSH-në e zbritshme lejohet më së

Page 369: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

369

shumti vetëm deri në 50%. 5.3. Shpenzimet e përfaqësimit përfshijnë vetëm shpenzimet për mikpritje

dhe zbavitje gjatë kontakteve shoqërore dhe të biznesit, shpenzimet e ushqimit – duke përfshirë edhe pijet dhe shpenzimet e akomodimit, duke bërë përjashtim për ato shpenzime të cilat janë bërë për personelin e ngarkuar me furnizimin e mallrave dhe shërbimeve;

5.4. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave nxjerr akt nënligjor për të përcaktuar implementimin dhe shpenzimet të cilat i nënshtrohen kufizimeve.

Neni 37 Ushtrimi i së drejtës për zbritje

1. E drejta për zbritje lind në kohën kur tatimi i zbritshëm bëhet i ngarkueshëm. 2. Për të ushtruar të drejtën e tij për zbritje të TVSh-se së zbritshme, personi i

tatueshëm duhet që së paku: 2.1. në lidhje me të gjitha zbritjet e referuara në kreun e 13 të mbajë një faturë

ose një dokument që shërben si faturë në pajtueshmëri me kreun 15 të këtij Ligji. në lidhje me zbritjet sipas nën-paragrafit 2.2 të nenit 36 të këtij ligji të ketë një dokument importi “Dokumenti Unik Doganor - DUD” në të cilin ai është i cekur si pranues i dërgesës apo importues dhe i cili e cek shumën ose mundëson llogaritjet e obligimit tatimor,

3. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave nxjerrë akt nënligjor për të përcaktuar rregullat dhe dokumentet shtesë për të dëshmuar TVSH-në e zbritshme në veçanti në lidhje me:

3.1. zbritjet sipas nën-paragrafi 2.3 te nenit 36 të këtij Ligji; 3.2. zbritjet sipas nën-paragrafëve 2.1 dhe 2.2 të nenit 37 të këtij Ligji; 3.3. zbritjet në lidhje me transaksionet e përshkruara në Kapitujt 10,11dhe 12

të këtij Ligji; 3.4. rastet e referuara në nenin 53 të këtij Ligji kur personi është i obliguar të

paguaj TVSH si klient ose blerës; 3.5. zbritjet në lidhje me aplikimin e skemave speciale të kreut 19 të këtij

Ligji.

Neni 38 Mënyra e ushtrimit të së drejtës për të zbritur TVSH-në e zbritshme

1. Personat e tatueshëm bëjnë zbritjen duke zbritur nga shuma totale e obligimit

të TVSH-së për një periudhë të caktuar tatimore, shumën totale të TVSH-së në lidhje me të cilën gjatë së njëjtës periudhë ka lindur e drejta për ta zbritur në pajtueshmëri me paragrafin 1 te nenit 37 të këtij Ligji.

2. Nëse personi i tatueshëm nuk e zbret TVSH-në e tij të zbritshme në këtë periudhë tatimore, ai mundë ta zbres këtë shumë të TVSH-së së zbritshme në çdo kohë pas kësaj periudhe tatimore, mirëpo jo më vonë se në periudhën e

Page 370: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

370

fundit tatimore të vitit kalendarik që vijon pas vitit në të cilin ai e ka pasur të drejtën që të zbres TVSH-në e zbritshme. Personi i tatueshëm duhet të njoftojë përpara Menaxherin e zyrës regjionale tatimore për atë zbritje me vonesë.

3. Nëse personi i tatueshëm pranon një faturë që tregon TVSH-në nga personi i cili nuk ka të drejtë që të kërkojë TVSH-në sipas këtij Ligji, ai nuk duhet të zbres TVSH-në e paraqitur si TVSH të zbritshme, pavarësisht nga ajo se ai e ka paguar atë TVSH.

4. Nëse një person i tatueshëm pranon një faturë që tregon një shumë të TVSH-së e cila e tejkalon shumën e TVSH-së e cila është dashur të ngarkohet sipas këtij Ligji, personi i tatueshëm nuk duhet të zbres shumën e tepërt si TVSH të zbritshme, edhe nëse është paguar ajo TVSH.

Neni 39 Llogaritja e pjesës së TVSH-së së zbritshme që lejohet si e zbritshme

1. Në rastin e mallrave dhe shërbimeve të shfrytëzuara nga personi i tatueshëm

për realizimin e transaksioneve për të cilat TVSH është e zbritshme për mallrat dhe shërbimet e shfrytëzuara, dhe për realizimin e transaksioneve lidhur me të cilat TVSH nuk është e zbritshme për mallrat dhe shërbimet e shfrytëzuara, është e zbritshme vetëm pjesa e TVSH-së që i atribuohet transaksioneve për të cilat TVSH është e zbritshme. Personi i tatueshëm mund të autorizohet nga ATK që të bëjë zbritjen e TVSH-së duke u bazuar në shfrytëzimin real të bërë, nëse ai ofron në shënimet e tij të kontabilitetit të dhënat mbi TVSH-në e zbritshme për të cilën ai ka të drejtën dhe për të cilën nuk e ka të drejtën e zbritjes për mallrat dhe shërbimet e shfrytëzuara.

2. Proporcioni i zbritshëm duhet të gjendet nga ndarja që përbëhet nga shumat si në vijim:

2.1. në numërues: shumën totale, me përjashtim të TVSH-së, te qarkullimit vjetor që i atribuohet transaksioneve për të cilat personi i tatueshëm e ka të drejtën që të zbres TVSH-në e zbritshme;

2.2. në emërues: shumën e përfshirë në numërues dhe shumën e qarkullimit total vjetor për të cilën personi i tatueshëm nuk e ka të drejtën që të zbres TVSH-në, duke përfshirë subvencionet ndryshe nga ato të lidhura me çmimin e furnizimeve të mallrave dhe shërbimeve sikur që janë referuar në paragrafin 1 të nenit 24të këtij ligji.

3. Llogaritja e proporcionit të zbritshëm nuk duhet të përfshijë: 3.1. shumën e qarkullimit të atribueshëm për furnizimet e mallrave kapitale të

shfrytëzuara nga personi i tatueshëm për nevoja të biznesit të tij; 3.2. shumën e furnizimit të shërbimeve financiare sikur që janë referuar në

paragrafin 1 te nenit 28 të këtij Ligji, nëse janë zhvilluar në baza jo të rregullta.

4. Proporcioni i zbritshëm i TVSH-së duhet të përcaktohet në baza vjetore si përqindje dhe duhet të rrumbullakohet në një numër të plotë që pason.

5. Proporcioni i përkohshëm i zbritshëm dhe proporcioni aktual i zbritshëm: 5.1. proporcioni i zbritshëm për vitin aktual duhet të përcaktohet përkohësisht

Page 371: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

371

duke u bazuar në të dhënat e transaksioneve të vitit të mëparshëm këtu e tutje: “proporcioni i përkohshëm i zbritshëm”. Në mungesë të të dhënave mbi transaksionet e vitit të mëparshëm, ose kur shumat kanë qenë të parëndësishme, proporcioni i përkohshëm i zbritshëm duhet të përcaktohet nga ATK duke u bazuar në parashikimet e vetë personit të tatueshëm;

5.2. proporcioni i zbritshëm duhet më në fund të përcaktohet kur vëllimi aktual i transaksioneve është i njohur në vitin për të cilin është përcaktuar proporcioni i tatueshëm këtej e tutje: “proporcioni aktual i zbritshëm”;

5.3. nëse është parë se zbritja e TVSH-së së zbritshme duke u bazuar në proporcionin e përkohshëm të zbritshëm ka qenë më i lartë apo më i ulët se sa që është dashtë të jetë në lidhje me të dhënat aktuale mbi vëllimin e transaksioneve, zbritja e TVSH-së së zbritshme duhet të rregullohet sipas rrethanave në deklaratën tatimore të periudhës tatimore të Janarit të vitit vijues i cili është viti në të cilin është përcaktuar proporcioni aktual i zbritshëm.

6. Pavarësisht nga paragrafi 2 i këtij neni, personi i tatueshëm mund të përcaktojë proporcionin e zbritshëm për secilën fushë individuale të aktivitetit të tij në mënyrë të ndarë, me kusht që ai të mbajë shënime të ndara për secilën fushë individuale të aktivitetit të tij si dhe me kusht që ai të njoftojë autoritetet tatimore mbi metodën e përcaktimit të proporcionit të zbritshëm. Nëse ATK pranon njoftimin së paku 15 ditë para fillimit të periudhës së re tatimore, personi i tatueshëm mundë të fillojë të llogarit proporcionin e zbritshëm sipas këtij nën-neni në periudhën e parë tatimore që vijon pas periudhës tatimore në të cilën ai e ka informuar ATK-në në lidhje me vendimin e tij, ose me fillimin e periudhës së ardhshme tatimore. Personi i tatueshëm duhet të llogarit proporcionin e zbritshëm, të zgjedhur sipas këtij nën-neni për së paku 12 muaj. Nëse personi i tatueshëm dëshiron të ndryshoj prapë metodën e llogaritjes së proporcionit të zbritshëm, ai duhet të njoftojë ATK-në përsëri për këtë ndryshim brenda 15 ditëve para fillimit të periudhës tatimore në të cilën do të shfrytëzohet metoda e re.

7. ATK mund që: 7.1. pas njoftimit të bërë në pajtueshmëri me paragrafin 6 të këtij neni, t’ia

ndaloj personit të tatueshëm që të shfrytëzojë metodën e zgjedhur për përcaktimin e proporcionit të zbritshëm nëse metoda e zgjedhur nuk i mundëson ATK-së që të kontrollojë në mënyrë adekuate zbritjen e TVSH-së së zbritshme;

7.2. të autorizojë apo kërkojë nga personi i tatueshëm që të bëjë zbritjen duke u bazuar në shfrytëzimin real të bërë për të gjithë apo për një pjesë të mallrave dhe shërbimeve.

Neni 40 Kërkesat për rimbursim të TVSH-së

1. Personi i tatueshëm mund të bartë kreditin e tepërt të TVSH-së në periudhën

Page 372: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

372

tatimore vijuese apo mund të dorëzojë kërkesën për rimbursim të TVSH-së, kur për një periudhë tatimore e cila është periudha e fundit tatimore e tremujorit të vitit kalendarik, deklarata e TVSH-së e personit të tatueshëm pasqyron një shumë të zbritjeve e cila e tejkalon shumën e obligimit të TVSH-së. Krediti i tepërt i bartur i TVSH-së mund të zbatohet kundrejt detyrimeve të TVSH-së në periudhat tatimore pasuese.

2. Kërkesat për rimbursim të TVSH-së: Pa paragjykuar nenin 24 të Ligjit Nr 2004/48 mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat dhe me qëllim të sigurimit të zbatimit të drejtë dhe të saktë të këtij neni, për kërkesat e rimbursimit të TVSH-së duhet të zbatohen procedurat si në vijim:

2.1. personi i tatueshëm mund të kërkojë rimbursimin e TVSH-së nëse në fund të secilit tremujor kalendarik shuma e kreditit të TVSH-së tejkalon shumën prej 5,000 euro dhe me kusht që personi i tatueshëm të ketë qenë në gjendje kreditimi në fund të secilës periudhë tatimore të tremujorit, dhe nëse janë dorëzuar të gjitha deklaratat e TVSH-së dhe tatimeve tjera për të gjitha periudhat tatimore të kaluara.

2.2. për eksporte, mund të kërkohet rimbursimi pas secilës periudhë tatimore, me kusht që të plotësohen kushtet si në vijim:

2.2.1. transaksionet e eksportit pasqyrojnë së paku njëzetepesë për qind (25%) të transaksioneve totale me të drejtën e zbritjes së TVSH-së së Zbritshme dhe vlera e kreditit të TVSH-së e tejkalon pesëmijë (5000) euro në fund të periudhës tatimore;

2.2.2. personi i tatueshëm t’i përmbushë të gjitha dispozitat e aplikueshme doganore dhe të TVSH-së; dhe

2.2.3. të jenë dorëzuar të gjitha deklaratat e TVSH-së dhe deklaratat e tjera Tatimore për të gjitha periudhat e kaluara.

3. Dëshmitë në lidhje me kërkesën e rimbursimit të TVSH-së: 3.1. në momentin e bërjes së kërkesës për rimbursim, personi i tatueshëm

duhet të posedojë të gjitha evidencat dhe dokumentet e referuara në paragrafin 4 të këtij neni dhe të përcaktuara me aktin nënligjor që nxjerret nga Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave;

3.2. ATK nuk do të bëjë rimbursimin nëse personi i tatueshëm nuk posedon evidencat dhe dokumentet, ose nëse ka indikacione që të dhënat e raportuara në deklaratën e TVSH-së në të cilën është raportuar shuma e rimbursimit të TVSH-së dhe deklaratat e mëparshme të TVSH-së nuk janë të sakta. Indikacionet e tilla duhet të dokumentohen në raport zyrtar–Procesverbal të zyrtarit të ATK-së ose Zyrtarit të Doganës. Raporti i tillë tatimorë siguron evidencë derisa personi i tatueshëm të dëshmojë të kundërtën. ATK me një vendim të arsyetuar duhet të njoftojnë personin e tatueshëm për mbajtjen e Rimbursimit dhe ofrojë shpjegim për arsyet e mbajtjes së rimbursimit;

3.3. rimbursimi do të mbahet derisa zyra kompetente e ATK-së të pranojnë evidencat e nevojshme, dokumentet dhe deklaratat tatimore që kanë munguar. Nëse dokumentacioni nuk sigurohet brenda afateve të parapara të caktuara nga ATK-ja, kontrolli i kërkesës për rimbursim të TVSH-së do të mbyllet dhe raporti final i cili do të shpjegojë arsyet për mos

Page 373: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

373

aprovimin e kërkesës së rimbursimit do ti lëshohet dhe ofrohet tatimpaguesit;

3.4. gjatë periudhës që mbahet rimbursimi i TVSH-së për rimbursimin e vonuar siç referohet në nën-paragrafin 3.3 të këtij neni, nuk krijohet interes.

4. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave nxjerr akt nënligjor për të përcaktuar:

4.1. procedurat dhe kushtet në lidhje me rimbursimet e TVSH-së që kanë të bëjnë me deklaratat periodike të TVSH-së; dhe

4.2. procedurat alternative për rimbursimin e TVSH-së për personat të cilët nuk janë të obliguar të dorëzojnë deklaratat e TVSH-së, personat të cilët ndërprenë aktivitetin e tyre ekonomik dhe personat e tatueshëm dhe konsumatorët që nuk janë të vendosur në Kosovë.

Neni 41

Rregullimet e zbritjeve 1. Zbritja fillestare duhet të rregullohet kur është më e lartë ose më e ulët sesa

zbritja për të cilën personi i tatueshëm ka pasur të drejtë. Në veçanti rregullimet duhet të bëhen kur:

1.1. më pas është përcaktuar se zbritja e TVSH-së së zbritshme është llogaritur me vlerë më e lartë ose më e ulët se sa shuma për të cilën personi i tatueshëm ka pasur të drejtë;

1.2. pasi që të jetë dorëzuar deklarata e TVSH-së, ka ndodhur ndryshim në faktorët e shfrytëzuar për llogaritjen e shumës së zbritshme të TVSH-së së zbritshme, kur janë anuluar blerjet ose kur është marrë ulje në çmim pasi që të ketë ndodhur furnizimi.

2. Në rast se ndryshimet ndodhin brenda pesë viteve nga viti kalendarik i fillimit të shfrytëzimit të mallrave kapitale, ose nëse ndryshimet kanë ndodhur në kushtet të cilat gjatë atij viti kanë qenë vendimtare për zbritjen e TVSH-së së zbritshme, duhet të bëhet një korrigjim i TVSH-së së zbritshme për periudhën që e shoqëron ndryshimi.

Për pasurinë e paluajtshme, duhet të zbatohet periudha prej njëzet vjetëve në vend të periudhës prej pesë viteve. 3. Periudha tatimore në të cilën është bërë apo nuk është bërë zbritja e TVSH-së

së zbritshme duhet të konsiderohet si fillimi i shfrytëzimit të mallit kapital ose pasurisë së paluajtshme sipas paragrafi 2 i këtij neni.

4. Rregullimi vjetor, duhet të bëhet në variacionet në zbritjet e titulluara në vitet pasuese në relacion me ato të vitit në të cilin janë shfrytëzuar mallrat për herë të parë, dhe duhet të bëhet në lidhje me një të pestën (1/5) respektivisht një të njëzetën (1/20) në pajtueshmëri me llojet e mjeteve kapitale, të zbritjes vjetore korresponduese të aplikuar në fillim. Mirëpo, nëse janë furnizuar gjatë periudhës së rregulluar, mallrat kapitale duhet të trajtohen sikur të ishin zbatuar për një aktivitet ekonomik të personit të tatueshëm deri në skadim të periudhës së rregulluar.

Page 374: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

374

5. Nuk duhet të bëhet rregullim në zbritjen e TVSH-së së zbritshme nëse diferenca e TVSH-së së zbritur është më e ulët se njëzet (20) euro.

6. Ministri i Ministrisë se Ekonomisë dhe Financa përcakton rregullat praktike për regjistrimin e rregullimeve të TVSH-së duke përcaktuar TVSH-në e zbritshme dhe TVSH-në e pazbritshme në lidhje me këto rregullime.

Neni 42

Zbritjet e TVSH-së së zbritshme në fillimin e aktivitetit ekonomik si person i tatueshëm i regjistruar për TVSH

1. Në ditën kur regjistrimi për nevoja të TVSH-së bëhet i vlefshëm, personi i

tatueshëm duhet të fitojë të drejtën për zbritje të TVSH-së së zbritshme për mallrat të cilat ai i ka në stok një ditë përpara se regjistrimi të bëhet i vlefshëm bazuar në nenin 6, 7 dhe 8 të këtij Ligji. Zbritja e TVSH-së së zbritshme, mund të verifikohet nga ATK duke u bazuar në informatat nga kontabiliteti i personit të tatueshëm dhe nga të dhënat e stokut të mallrave.

2. Personi i tatueshëm varësisht nga implementimi i këtij neni mund të zbresë TVSH-në e zbritshme në proporcion me furnizimet e bëra përderisa e drejta e zbritjes ekziston, mirëpo nuk duhet ta ketë të drejtën për rimbursim të TVSH-së në këto baza.

3. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave duhet t’i përcaktoj rregullat praktike për zbatimin e këtij neni.

KREU XIV BORXHET E KËQIJA

Neni 43

Borxhi i keq për nevoja të TVSH-së 1. Kur pagesa e tërësishme apo një pjesë e saj për furnizimin e tatueshëm nuk

është pranuar nga personi i tatueshëm–furnizuesi, ai mund të konsiderojë shumën e pa paguar si për qëllime të TVSH-së.

Personi i tatueshëm mund të aplikojë në ATK për leje në formë të shkruar për të ulur shumën e obligimit të tatimit të llogaritur nga ai me shumën e paguar të TVSH-së në lidhje me furnizimin që i atribuohet pagesës së tërësishme apo një pjese të saj për furnizim të tatueshëm që nuk është pranuar. Aplikacioni duhet të shoqërohet me evidence të mjaftueshme të personit të tatueshëm që të dëshmojë se TVSH e borxhit i është paguar ATK-së dhe e tërë pagesa apo një pjesë e saj për furnizimin e tatueshëm nuk është pranuar. 2. Aplikacioni sipas paragrafit 1 të këtij neni nuk duhet të bëhet më herët se

gjashtë muaj pas përfundimit të periudhës tatimore në të cilën TVSH në pagesën e tërësishme apo një pjesë të saj për furnizimin e tatueshëm nuk është pranuar por i është paguar ATK-së.

3. Drejtori ose personi i autorizuar, mund të refuzojë një aplikacion të bërë sipas paragrafit 1 të këtij neni kur ai konsideron se evidenca e tatimpaguesit nuk

Page 375: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

375

është e mjaftueshme që personi i tatueshëm e ka paguar TVSH-në për ATK-në në furnizimin e tatueshëm dhe se ai nuk ka pranuar pagesën e tërësishme apo një pjesë të saj për atë furnizim të tatueshëm.

4. Kur Drejtori ose personi i autorizuar, ka përcaktuar se personi i tatueshëm e ka paguar TVSH-në për ATK-në në furnizimin e tatueshëm dhe nuk e ka pranuar pagesën e tërësishme apo një pjesë të saj për atë furnizim të tatueshëm, ai duhet të jap leje me shkrim për personin e tatueshëm që të zbres nga shuma e obligimit të tatimit të llogaritur nga ai për periudhën e ardhshme tatimore, shumën e TVSH-së për pagesën e tërësishme apo një pjesë të pagesës e cila nuk është pranuar.

5. Kur personi i tatueshëm i cili ka bërë një aplikacion sipas paragrafit 1 të këtij neni e pranon lejen me shkrim nga Drejtori ose personi i autorizuar për të zvogëluar tatimin e tij të llogaritur në lidhje me borxhin e keq, ai duhet të:

5.1. krijojë një faturë për borxhin e keq dhe ta përfshijë atë në shënimet e tij me letrën nga Drejtori ose personi i autorizuar të bashkangjitur në atë faturë;

5.2. dërgojë kopjet e faturës së borxhit të keq dhe letrës së Drejtorit ose personit të autorizuar, personit të cilit ja ka bërë furnizimin e tatueshëm;

5.3. dërgojë kopjet e faturës së borxhit të keq dhe kopjet e letrës së Drejtorit ose personit të autorizuar, në Zyrën tatimore regjionale kompetente.

6. Kur personi të cilit i është bërë furnizimi i tatueshëm dhe i cili është borxhli i

keq, pranon një kopje të faturës së borxhit të keq dhe një kopje të letrës së Drejtorit ose personit të autorizuar, ai duhet të ngrit shumën e tatimit të llogaritur të paraqitur në deklaratën e tij tatimore të ardhshme me shumën e paraqitur në faturën e borxhit të keq.

7. Kur të jetë zvogëluar tatimi i llogaritur i personit të tatueshëm si rezultat i një aplikacioni të bërë sipas paragrafit 2 të këtij neni, dhe më pas e gjitha apo një pjesë e atij borxhi të jetë paguar, personi i tatueshëm duhet ta trajtoj si obligim të tatimit vijues të llogaritur për periudhën tatimore në të cilën është bërë pagesa vijuese për pjesën e zvogëluar të tatimit të llogaritur që i atribuohet pjesës së borxhit të keq të paguar më pas.

8. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave mund të autorizoj zbatimin e skemës speciale për ndërmarrjet me interes publik.

KREU XV FATURIMI DHE LËSHIMI I DOKUMENTEVE TË TJERA TATIMORE

Neni 44

Lëshimi nga personi i tatueshëmi faturave dhe dokumenteve te tjera që shërbejnë si fatura

1. Çdo person i tatueshëm duhet të sigurohet që është lëshuar një faturë qoftë nga

ai vetë, nga blerësi i tij, në emrin e tij dhe në llogarinë e tij nga pala e tretë, në

Page 376: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

376

rastet si në vijim: 1.1. furnizimet e mallrave dhe shërbimeve të cilat ai i ka bërë për personin

tjetër të tatueshëm; 1.2. cilado pagesë e bërë në llogarinë e tij, para se të bëhet njëra nga

furnizimet e mallrave të referuara në nën-paragrafin 1 të këtij neni. 1.3. cilado pagesë e bërë në llogarinë e tij nga personi tjetër i tatueshëm

përpara se të jetë bërë apo përfunduar ofrimi i shërbimeve. 2. Një faturë përmbledhëse mund të lëshohet nëse personi i tatueshëm kryen disa

furnizime të ndara të mallrave ose shërbimeve gjatë periudhës tatimore. 3. Nëse një faturë i është lëshuar një personi tjetër të tatueshëm, ajo duhet të

përmbajë të dhënat e përcaktuara në nenin 45 të këtij Ligji, ose nëse i është lëshuar personave të tjerë, ajo duhet të përmbajë sw paku të dhënat e përcaktuara në nenin 46 të këtij Ligji.

4. Fatura duhet të lëshohet para ditës së 15-të të muajit që vijon pas muajit në të cilin ka ndodhur momenti i lindjes së detyrimit. Faturat duhet të nënshkruhen në pajtueshmëri me praktikat Kosovare gjatë periudhës kalimtare të definuar në nenin 64 të këtij Ligji.

5. Faturat e krijuara nga blerësi në lidhje me furnizimet e bëra për të: 5.1. faturat e krijuara nga blerësi-personi i tatueshëm në lidhje me furnizimin

e mallrave dhe shërbimeve të bëra për të nga personi i tatueshëm. Faturat gjithashtu mundë të lëshohen në emër ose në interesin e personit të tatueshëm-furnizuesit;

5.2. ATK mundë të imponojë kushtet për procedurat e tilla dhe gjithashtu mundë të imponoj kushte specifike për personat e tatueshëm që nuk janë të vendosur në Kosovë mirëpo që furnizojnë mallra ose shërbime në Kosovë.

Neni 45

Përmbajtja e faturave të lëshuara nga personi i tatueshëm për personin e tatueshëm

1. Personi i tatueshëm i cili lëshon një faturë për personin e tatueshëm, në faturë

duhet të paraqes të dhënat si në vijim: 1.1. datën e lëshimit; 1.2. numrin rendor që mundëson identifikimin e faturës; 1.3. numrin e regjistrimit të TVSH-së si dhe numrin fiskal të personit të

tatueshëm me të cilin ai furnizon mallra ose shërbime; 1.4. numrin e regjistrimit të TVSH-së si dhe numrin fiskal të klientit apo të

blerësit, nëse klienti apo blerësi është i obligueshëm të paguaj TVSH-në në mallrat apo shërbimet e furnizuara për të;

1.5. emrin dhe adresën e plotë te personit të tatueshëm dhe klientit apo blerësit të tij;

1.6. sasinë dhe natyrën e mallrave të furnizuara, ose nivelin dhe natyrën e shërbimeve të bëra,

1.7. datën në të cilën është bërë apo përfunduar furnizimi i mallrave ose shërbimeve, ose datën e pranimit të pagesës në llogari, përderisa ajo datë

Page 377: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

377

mundë të përcaktohet dhe ndryshon nga data e lëshimit të faturës; 1.8. shumën e tatueshme në të cilën është ngarkuar TVSH për secilën shkallë

individuale ose për të cilën aplikohen lirimet individuale, çmimi i njësisë duke përjashtuar TVSH-në për mallrat apo shërbimet dhe çdo ulje të çmimit dhe zbritje që nuk është përfshirë në çmimin e njësisë;

1.9. normën e aplikuar të TVSH-së; 1.10. shumën e TVSH-së, me përjashtim aty ku është aplikuar aranzhimi

special nën të cilin, në pajtueshmëri me këtë Ligj, ai detal është përjashtuar;

1.11. në rast se personi i tatueshëm furnizon mallra ose shërbime për të cilat është paraparë lirimi nga TVSh, fatura duhet të tregojë dispozitën e këtij Ligji e cila e përcakton atë lirim.

1.12. nëse personi i tatueshëm furnizon mallra ose shërbime ku klienti apo blerësi është i obliguar të paguajë TVSH-në, duhet të bëhet referencë në dispozitën e aplikueshme të këtij Ligji ose ndonjë referencë tjetër që tregon se furnizimi i mallrave ose i shërbimeve i nënshtrohet procedurës së ngarkimit të kundërt duke ju referuar në nën-paragrafin 1.4 te nenit 52 të këtij Ligji;

1.13. një person i tatueshëm i cili ngarkon TVSH-në në skemën e marzhës së bërë për agjentët tregtarë, në faturë duhet të cekët dispozita e këtij Ligji sipas së cilës është ngarkuar TVSH në diferencën e çmimit duke ju referuar nenit 58, të këtij Ligji;

1.14. kur zbatohet njëra nga aranzhimet speciale të zbatueshme për mallrat e dorës së dytë, punët artistike, artikujt e koleksionistëve dhe artikujt antik, duhet të bëhet referenca në nenet relevante të këtyre aranzhimeve duke ju referuar pjesës A dhe pjesës B të nenit 59 të këtij Ligji;

1.15. kur personi që lëshon faturën është i obligueshëm për të paguar TVSH-në si përfaqësues tatimor sipas paragrafit 5 të nenit 52 të këtij Ligji, në faturë duhet të shënojë detajet e obligueshme të cilat janë numri i regjistrimit të TVSH-së, emri dhe adresa e tij e plotë.

Neni 46 Përmbajtja e një fature të lëshuar nga personi i tatueshëm për personin tjetër

1. Një person i tatueshëm i cili lëshon faturë për personat tjerë nga ata që janë

përcaktuar nën nenin 45 të këtij Ligji, në faturë duhet së paku të shënojë të dhënat si në vijim:

1.1. datën e lëshimit; 1.2. kohën e furnizimit; 1.3. numrin rendor që mundëson identifikimin e faturës; 1.4. numrin e regjistrimit të TVSH-së dhe numrin fiskal me të cilin personi i

tatueshëm furnizon mallra ose shërbime; 1.5. emrin dhe adresën e plotë të personit të tatueshëm; 1.6. emrin e plotë, adresën e “ personit tjetër “ dhe numrin identifikues

tatimor të këtij personi siç do të definohet nga ATK;

Page 378: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

378

1.7. shumën totale për pagesë duke përfshirë TVSH-në; 1.8. vlerën e shitjes së mallrave apo shërbimeve pa TVSH, dhe 1.9. shumën e TVSH-së.

2. Nëse personi i tatueshëm furnizon mallra dhe shërbime me norma të ndryshme tatimore, ai duhet ta tregoj vlerën e shitjeve duke përfshirë TVSH-në ndaras për secilën normë tatimore dhe gjithashtu duhet ndaras të tregoj vlerën e TVSH-së.

3. Nëse personi i tatueshëm furnizon mallra ose shërbime për të cilat është paraparë lirimi, fatura duhet të tregoj dispozitat e këtij Ligji të cilat përcaktojnë lirimin.

4. Në çdo rast kur pranuesi i mallrave ose shërbimeve është person jo i tatueshëm që zhvillon aktivitet ekonomik sipas nenit 4 të këtij ligji duhet të kërkoj që personi i tatueshëm të lëshoj një faturë për të. Afati kohor për lëshimin e kësaj fature është i njëjtë sikurse afati i përcaktuar në paragrafin 4 të nenit 44 të këtij ligji.

Neni 47 Notë debiti dhe notë krediti

1. Kur shuma e tatueshme dhe TVSH në faturën tatimore duhet të korrigjohet në

pajtueshmëri me nenin 41 të këtij Ligji, furnizuesi duhet të lëshoj një notë debiti apo një notë krediti dhe duhet të trajtoj atë notë sikur të ishte faturë tatimore.

2. Notë debiti dhe notë krediti duhet së paku të përmbajnë informatat si në vijim: 2.1. datën e lëshimit; 2.2. numrin rendor; 2.3. referencën në faturën origjinale; 2.4. identifikimin e furnizuesit dhe të blerësit emrin, adresën dhe numrat e

tyre fiskal, dhe nëse është e aplikueshme, numrat e tyre të regjistrimit të TVSH-së;

2.5. arsyen e korrigjimit, dhe 2.6. shumën e tatueshme të korrigjuar dhe TVSH-në e korrigjuar.

Neni 48

Fatura e borxhit të keq 1. Fatura e borxhit të keq sikur qe është referuar në nenin 43 të këtij ligji duhet të

përmbajë informatat si në vijim: 1.1. datën e lëshimit; 1.2. numrin rendor; 1.3. referencën në faturën origjinale dhe letrën e aprovuar nga Drejtori apo

personi i autorizuar; 1.4. identifikimin e furnizuesit dhe blerësit–borxhliut të keq, numrat e tyre

fiskal dhe numrin e tyre të regjistrimit të TVSH-së nëse e posedojnë; 1.5. shumat e tatueshme dhe TVSH-në e faturave origjinale si dhe shumat e

Page 379: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

379

korrigjuara të vlerës së tatueshme dhe TVSH-së.

Neni 49 Kërkesat për të siguruar fatura të thjeshtuara dhe kupona fiskal

1. Çdo person i cili nuk kërkohet te regjistrohet për TVSH, por i cili kryen

aktivitet ekonomik sipas nenit 4 te këtij ligji do ti lëshoj pranuesit te furnizimit si ne vijim:

1.1. një faturë të thjeshtësuar sikur që është paraparë në nenin 46 të këtij Ligji ku furnizimi e ka vlerën prej pesëqind (500) euro apo më shumë, ose kur personi që e pranon furnizimin është i obliguar te kërkoj këtë faturë sipas paragrafit 4 të nenit 46.

1.2. ”Kuponët fiskal” të cilët: 1.2.1. prodhohen në mënyrë automatike nga pajisjet elektronike fiskale

të autorizuara (FED) duke dhënë detalet e mallrave dhe shërbimeve të furnizuara në lokale, njësi ose lokacione që janë në qasje të publikut të përgjithshëm si në tregtinë me pakicë ose në tregtinë me shumicë ose në përgjithësi aty ku nuk duhet të lëshohet fatura në mënyrë sistematike për klientët që paguajnë me para të gatshme ose me instrumente tjera ekuivalente të pagesës;

1.2.2. duhet të kenë përmbajtjen si në vijim: 1.2.2.1. koka e kuponit:

1.2.2.1.1. emrin,adresën e furnizuesit, numrin fiskal dhe numrin e regjistrimit të TVSH-së nëse aplikohet. Kjo duhet të mundësojë kokën e programueshme që përbëhet nga emri ose emri tregtarë i personit,adresa e biznesit,numri fiskal dhe i regjistrimit të TVSh-së+Telefoni/mobili;

1.2.2.1.2. numrin identifikues të regjistruesit të arkës. Kuponi duhet të ketë numrin serik të regjistruesit të arkës fiskale dhe identifikimin e brendshëm të POS-it nëse shfrytëzohet nga shfrytëzuesi;

1.2.2.1.3. identifikimin në rrjetë, p.sh nëse ekzistojnë vendndodhje të ndryshme të biznesit të cilat janë të lidhura në një rrjetë;

1.2.2.1.4. datën dhe kohën e furnizimit. Kuponi fiskal duhet të ketë datën dhe kohën e lëshimit të kuponit;

1.2.2.1.5. numrin serik të transaksionit me konsumatorin/klientin i cili është numri kumulativ i faturave të lëshuara;

1.2.2.1.6. operatorin që ka shërbyer. 1.2.2.2. Detalet e artikujve të kuponit:

1.2.2.2.1. indikacionin e numrit për artikull të mallrave ose shërbimeve të furnizuara ose indikacione të tjera të artikullit të lejuara nga Administrata Tatimore;

Page 380: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

380

1.2.2.2.2. një përshkrim të shkurtër të qdo artikulli të mallrave ose shërbimeve të furnizuara dhe të shoqëruara nga kodi i referencës nëse mbahet lista e kompjuterizuar e produkteve;

1.2.2.2.3. sasia dhe natyra e mallrave të furnizuara,ose shtrirjen dhe natyrën e shërbimeve të ofruara të shumëzuara me çmimin e njësisë;

1.2.2.2.4. vlerën e rabatit, zbritjeve, rimbursimeve dhe cash back-ave të treguara me shenjën e minusit dhe me vlerë;

1.2.2.2.5. normën e TVSH-së me kodin specifik për secilën normë dhe për artikull;

1.2.2.2.6. çmimi me TVSH për artikujt e shitur që e kanë kualitetin e njëjtë me TVSH nëse aplikohet (pra çmimin total për artikujt e shitur me kualitetit të njëjtë);

1.2.2.2.7. çmimin pa TVSH për artikujt e shitur me kualitet të njëjtë mirëpo pa TVSH për secilën linjë të artikullit.

1.2.2.2.8. totalin pa TVSH për furnizimet e transaksioneve për normë për klientin;

1.2.2.2.9. totalin e TVSH-së për normë nëse është e aplikueshme.

1.2.2.3. Në bazë: Formulimin “Kupon Fiskal” dhe Logon fiskale dhe formën.

1.2.2.3.1. logoja fiskale është shenja identifikuese që vendoset në bazë të qdo kuponi tatimor që vërteton që shitjet janë regjistruar në memorien fiskale dhe në ditarin elektronik të llogarive/shiritin kontrollues të FED-ve dhe

1.2.2.3.2. forma grafike e logos fiskale është: Republika e Kosovës MEF & ATK

1.2.2.4. kuponi fiskal mund të përmbajë të dhëna identifikuese të klientit nëse kjo kërkohet nga legjislacioni tatimor.

1.3. informatat tatimore të prodhuara në mënyrë automatike, përfshirë qarkullimin dhe TVSH-në e paguar nga konsumatorët, të cilat në formën “online” mund ti vihen në dispozicion ATK-së për administrimin e TVSH-së dhe tatimeve tjera që duhet të paguhen nga tatimpaguesit ose nga kategori të caktuara të tatimpaguesve.

2. Personi i tatueshëm, i cili furnizon persona të tjerë me mallra dhe shërbime për qëllime jo-afariste, i lëshon marrësit të furnizimit të njëjtat fatura dhe dëftesa të thjeshtësuara ashtu siç përmendet në paragrafin 1 të këtij neni.

Neni 50

Lëshimi dhe dërgimi i faturave përmes mënyrave elektronike dhe dokumenteve që shërbejnë si fatura

Page 381: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

381

1. Faturat dhe dokumentet e tjera të lëshuara sipas këtij kreu mund të dërgohen

në letër ose varësisht se a pranon pranuesi mund të dërgohen ose vihen në dispozicion përmes mënyrave elektronike. Autenciteti i origjinës dhe integriteti i përmbajtjes së tyre duhet të garantohet nëpërmes të një nënshkrimi elektronik të avancuar ose nëpërmes të shkëmbimit elektronik të të dhënave EDI sikurse është definuar në aranzhimet dhe rekomandimet evropiane.

2. Obligimet specifike ose formalitetet që lidhen me lëshimin, dërgimin ose vënien në dispozicion të faturave ose dokumenteve të ngjashme përmes mënyrës elektronike dhe nënshkrimet elektronike të cilat janë në pajtueshmëri me aranzhimet e Bashkimit Evropian dhe rekomandimet, do të përcaktohen në aktin nënligjor që nxirret nga Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave.

3. Çdo dokument ose njoftim që plotëson dhe që i referohet në mënyrë specifike dhe të qartë faturës fillestare, trajtohet si faturë.

Neni 51 Dispozitat e veçanta

1. Shuma e tatueshme dhe shuma e TVSH-së në faturë duhet të shprehet në euro. 2. ATK mund të kërkojë që faturat ose dokumentet që shërbejnë si fatura në

lidhje me furnizimet e mallrave ose shërbimeve në Kosovë ose për vendet tjera, të përkthehen në gjuhët zyrtare të Kosovës.

3. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave duhet të nxjerr akt nënligjor për të paraqitur sqarimet detale dhe obligimet në mënyrë që të respektohet implementimi i kreut 15 të këtij Ligji. Ministri sipas aranzhimeve të Bashkimit Evropian gjithashtu përveç dokumenteve unike tregtare të shfrytëzuara në Kosovë, mund të imponoj dokumente të tjera si dokumentet e pranimit të dërgesave, fletëngarkesat, dokumentet e transportit, regjistrimet dhe shënimet detale si regjistrat për kontratë dhe punën në proces dhe mjete të tjera dëshmuese lidhur me transaksionet dhe zhvendosjet e mallrave në mënyrë që të sigurohet vlerësimi dhe mbledhja e drejtë e TVSH-së.

KREU XVI PERSONAT E OBLIGUESHËM PËR TË PAGUAR TVSH

Neni 52 Personat e obligueshëm për të paguar TVSH-në

1. Personat e obliguar për të paguar TVSH janë: 1.1. çdo person i tatueshëm që zhvillon furnizim të tatueshëm të mallrave ose

shërbimeve, me përjashtim kur TVSH duhet të paguhet nga personi tjetër si në rastet e referuara në nën-paragrafët 1.2 dhe 1.3 të këtij neni;

1.2. çdo person i cili është regjistruar për qëllime të TVSH-së në Kosovë të

Page 382: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

382

cilit i janë furnizuar mallrat dhe shërbimet nga personi i tatueshëm që nuk është i themeluar në Kosovë;

1.3. çdo person i cili është regjistruar për qëllime të TVSH-së në Kosovë në të cilin TVSH është obligim dhe për të cilin janë furnizuar mallrat nëpërmes të sistemit të shpërndarjes të referuar në paragrafin 4 të nenit 19 të këtij Ligji, nëse furnizimet janë zhvilluar nga personi i tatueshëm që nuk është i vendosur brenda Kosovës;

1.4. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave mund të nxjerr akt nënligjor dhe të parasheh se personi i obliguar për të paguar TVSH-në është personi i tatueshëm për të cilin janë bërë cilado nga furnizimet në vijim:

1.4.1. Furnizimi i punës ndërtimore, duke përfshirë riparimin, pastrimin, mirëmbajtjen, shërbimet e modifikimit dhe demolimit në lidhje me pasurinë e paluajtshme;

1.4.2. Furnizimi nëse është i angazhuar personeli në aktivitetet e mbuluara me 1.4.1 të këtij neni;

1.4.3. Furnizimi i materialit të shfrytëzuar, materialit të shfrytëzuar i cili nuk mundë të ri-shfrytëzohet në të njëjtën gjendje, mbeturinave,mbeturinave industriale dhe jo industriale, hedhurinave te riciklueshme, hedhurinave të përpunuara pjesërisht dhe mallrave dhe shërbimeve të caktuara;

1.4.4. Furnizimi i mallrave të ofruara si garancion nga një person i tatueshëm për një tjetër në ekzekutim të atij garancioni;

1.4.5. Furnizimi i mallrave pas pushimit të rezervimit të pronësisë të një përfituesi dhe ushtrimi i kësaj të drejte nga përfituesi;

1.4.6. Furnizimi i pasurisë së paluajtshme të shitur nga borxhliu i gjykuar në procedurën e shitjes së detyruar.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave në aktin nën-ligjor të përmendur më lartë mundë gjithashtu të specifikoj furnizimet tjera të mallrave dhe shërbimeve dhe kategoritë e furnizuesve ose pranuesve për të cilët mundë të zbatohen këto masa. 2. TVSH duhet të jetë e pagueshme nga çdo person i cili prezanton TVSH-në në

një faturë. 3. Në importime, TVSH duhet të jetë e pagueshme nga çdo person ose nga

personat e caktuar apo të njohur si obligues në pajtueshmëri me Legjislacionin Doganor të Kosovës.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, me akt nënligjor mund të përcaktoj kushtet që në rast të importimit të mallrave nga personat e tatueshëm ose kategoritë e caktuara të tyre, ose nga personat që janë të obliguar për të paguar TVSH ose kategori të caktuara të tyre, pagesa e obligimi të TVSH-së për shkak të importimit mund të shtyhet për një periudhë maksimale prej gjashtë muajsh ose nuk ka nevojë të paguhet në kohën e importimit, me kusht që të jetë e regjistruar si e tillë në deklaratën e TVSH-s që duhet të dorëzohet në pajtueshmëri me nenin 54 të këtij ligji.

Page 383: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

383

4. TVSH do të jetë e pagueshme nga çdo person i cili bën që mallrat të pushojnë së përfshiri në depot doganore, depot tjera dhe aranzhimet e ngjashme.

5. Personi i tatueshëm i cili nuk është i vendosur në Kosovë, duhet të emëroj përfaqësuesin Tatimor si person të obliguar për të paguar TVSH-në, në përjashtim për rastet e definuara në nën-paragrafin 4 të paragrafit 1 të këtij neni dhe për ushtrimin e të gjitha të drejtave të tij.

KREU XVII PERIUDHAT TATIMORE DHE DEKLARATAT E TVSH-SË

Neni 53 Periudhat tatimore

1. Varësisht nga paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, periudha tatimore e të gjithë

personave të tatueshëm duhet të jetë çdo muaj kalendarik. 2. Kur personi është:

2.1. i regjistruar për TVSH në datën e cila nuk është dita e parë e muajit kalendarik, periudha e parë tatimore për atë person duhet të filloj në datën e regjistrimit të tij dhe do të zgjatë deri në ditën e fundit të atij muaji, dhe

2.2. i çregjistruar për TVSH në datën e cila nuk është dita e fundit e muajit kalendarik, periudha e fundit e tatueshme për atë person duhet të përfundoj në datën e çregjistrimit të tij, duke filluar nga dita e parë e atij muaji.

3. Likuidimi dhe bankrotimi: 3.1. për personin e tatueshëm kundrejt të cilit është filluar procedura e

likuidimit apo bankrotimit, periudha tatimore duhet të filloj në ditën e hapjes së procedurës së likuidimit apo bankrotimit. Kjo periudhë e tatueshme duhet të përfundoj në datën e vendimit mbi përfundimin e procedurës së likuidimit apo falimentimin;

3.2. deklaratat e TVSH-së duhet të dorëzohen në baza mujore nëse aktivitetet e biznesit vazhdojnë nga likuiduesi apo kuruesi, të cilët caktohen ose emërohen për administrimin e procedurës së likuidimit ose falimentimin në pajtueshmëri me Legjislacionin e Kosovës;

3.3. ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave me akt nënligjor rregullon implementimin praktik të këtij neni. Ai mund të përcaktoj periudhën tatimore e cila është e ndryshme nga ajo mujore dhe pagesat e avansit për periudhën e tillë për çdo kategori të personave të tatueshëm.

Neni 54

Deklaratat e TVSH-së, dorëzimi dhe pagesa 1. Një person i tatueshëm duhet të dorëzoj një deklaratë tatimore dhe të bëjë

pagesën përkatëse më së voni deri në datën 20 të muajit kalendarik që pason

Page 384: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

384

pas fundit të secilës periudhë tatimore. Deklarata Tatimore duhet të përmbaj:

1.1. shumën e të gjitha furnizimeve të tatueshme dhe të liruara, eksportimeve dhe furnizimeve të trajtuara si eksportime si dhe obligimin e tatimit të llogaritur në furnizimet e tatueshme të bëra nga ai gjatë periudhës;

1.2. shumën e të gjitha blerjeve dhe importimeve si dhe tatimin e zbritshëm të cilën personi ka të drejtë ta zbres për atë periudhë tatimore;

1.3. shumën e blerjeve me TVSH-në e cila i ngarkohet pranuesit sikur që është referuar në nën-paragtafi 1.4 te nenit 52 të këtij ligji për periudhën tatimore;

1.4. çdo ngritje dhe zbritje në lidhje me shumën e përmendur në nën-paragafet 1, 2, 3 të paragrafit 1 të këtij neni para se rezultati i çdo rregullimi të shumës së tatueshme duke u bazuar në notë debiti dhe notë krediti, rregullimet e zbritjeve të TVSH-së së zbritshme përfshirë mallrat kapitale ose çdo rregullim si rezultat i faturës së borxhit të keq;

1.5. shumën neto të obligimit të TVSH-së që duhet ti paguhen ATK-së ose shumën neto e tepërt për atë periudhë tatimore.

2. Forma e deklarimit dhe informatat që duhet të deklarohen, vendi ku duhet të

dorëzohet deklarata si dhe vendi dhe mënyra e pagesës së obligimit të TVSH-së, duhet të specifikohen në akt nënligjor të nxjerr nga Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave.

KREU XVIII MBAJTJA DHE RUAJTJA E LIBRAVE TË TVSH-SË, SHËNIMEVE DHE

DOKUMENTACIONIT TJETËR

Neni 55 Kërkesa për regjistrimin e informatave, mbajtjen e shënimeve dhe sigurimin e

qasjes 1. Një person i tatueshëm duhet të mbajë:

1.1. të gjitha informatat që gjenden në fatura, kupona, notë krediti apo notë debiti ose në dokumentet tjera që shërbejnë për qëllim të njëjtë të lëshuara nga ai. Këto informata duhet të regjistrohen në librat dhe shënimet që duhet të mbahen nga Tatimpaguesi;

1.2. kopjet për çdo faturë tatimore ose faturë të borxhit të keq, notë debiti apo notë krediti dhe çdo dokumenti tjetër që shërben për të njëjtin qëllim, të lëshuar nga ai;

1.3. origjinalet e çdo fature tatimore ose faturë të borxhit të keq, të notë kreditit dhe notë debitit dhe çdo dokument tjetër që shërben për qëllim të njëjtë, të lëshuar për të;

1.4. të gjitha shënimet e pagesave në para të gatshme, shënimet bankare dhe shënimet e kartelës së kreditit të cilat lidhen me çdo aktivitet ekonomik

Page 385: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

385

të zhvilluar nga ai; 1.5. kopjet e çdo kontrate për: Çdo importim ose furnizim të mallrave dhe

shërbimeve pavarësisht se a është ngarkuar TVSH apo jo, dhe çdo furnizim të mallrave dhe shërbimeve të cilat janë trajtuar për qëllime të ligjit ekzistues sikurse kanë ndodhur jashtë Kosovës.

1.6. çdo dokument unik doganor ose ndonjë dokument tjetër të doganës relevant për importim, eksportim apo ndonjë aranzhim tjetër doganor.

2. Të gjithë dokumentet e përmendura në paragrafin 1 të këtij neni duhet të mbahen në radhitje kronologjike duke u harmonizuar me njëri tjetrin atëherë kur lidhen me të njëjtin moment të tatueshëm.

3. Të mbajnë kopjet e programit të TI-së të cilat janë shfrytëzuar ose shfrytëzohen për administrimin e shënimeve të tatimit dhe të kontabilitetit, librave dhe dokumenteve tjera dhe të sigurojnë kopjet në letër të këtyre programeve që të mundësohet leximi.

Krijimi dhe ruajtja e faturave dhe të gjitha dokumenteve të tjera tatimore, librave dhe shënimeve të referuara në këtë Ligj në format të përshtatshëm elektronik ose sistem të ngjashëm si mikrofilmave, mikrofisheve dhe formateve të skenuara, do të autorizohen vetëm nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së pas pranimit të kërkesës me shkrim lidhur me këto nga personi i tatueshëm. Kjo kërkesë duhet të shoqërohet me përshkrim detal të sistemit dhe duhet të përmbajë evidencat e nevojshme se janë përmbushur të gjitha kërkesat lidhur me krijimin dhe ruajtjen e faturave, librave dhe mbajtjes së shënimeve. Gjithashtu duhet të shtohet marrëveshja ndërmjet personit të tatueshëm dhe një specialisti të kontraktuar nga jashtë nëse furnizimi i këtyre shërbimeve është i kontraktuar nga jashtë. Personi i tatueshëm dhe specialisti i kontraktuar nga jashtë edhe bashkë edhe në veti do të jenë përgjegjës për pagesën e tatimit. 4. Të ofrohet qasja brenda vonesës së arsyeshme në të gjitha informatat sikur që

janë referuar në paragrafët 1, 2, 3 të këtij neni dhe në veçanti për sistemet e Teknlogjisë Informative të shfrytëzuara për qëllime të tatimit dhe të kontabilitetit, si dhe të ofrojnë të gjithë asistencën teknike për leximin dhe kuptimin e sistemit të TI-së dhe programeve të referuara në paragrafin 3 të këtij neni.

5. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave duhet të nxjerr akt nënligjor për implementimin e këtij neni.

Neni 56

Ruajtja e faturave, faturave të borxhit të keq, notë kreditit dhe notë

debitit,faturave të thjeshtësuara, kuponëve dhe dokumenteve që shërbejnë si fatura,librave dhe shënimeve

1. Çdo person që ka të drejtën dhe obligimin e imponuar nga ky ligj, duhet të

sigurohet që të ruhen kopjet e faturave, faturave të borxhit të keq, notë kreditit dhe notë debitit, faturave të thjeshtësuara, kuponëve dhe dokumenteve që

Page 386: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

386

shërbejnë si fatura, të lëshuara nga ai vetë ose nga klienti i tij në emrin e tij dhe për llogarinë e tij, dhe të gjitha dokumentet të cilat ai i ka pranuar si dhe të gjitha librat dhe shënimet, regjistrat dhe të gjitha dokumentet tjera dëshmuese të ruhen për periudhën së paku prej gjashtë vitesh e cila fillon me një janar pas vitit në të cilin ka ndodhur momenti tatimor.

Të njëjtat rregulla vlejnë lidhur me ruajtjen elektronike të këtyre dokumenteve, librave, shënimeve dhe regjistrave. 2. Çdo person që ka të drejtën dhe obligimin e imponuar nga ky ligj, duhet të

mbajë dokumentet e referuara në paragrafin 1 të këtij neni, me radhitje sipas numrit rendor. Numri rendor gjithashtu duhet të figuroj në dokumentin origjinal të lëshuar për klientin e tij.

3. Vendi i ruajtjes: 3.1. çdo person që ka të drejtën dhe obligimin e imponuar nga ky ligj, mund

të vendos për vendin e ruajtjes për të gjitha dokumentet e referuara në paragrafin 1 të këtij neni. Personi i tatueshëm duhet të informojë ATK-n në lidhje me vendin e ruajtjes;

3.2. ATK duhet të ketë qasje në vendin e ruajtjes dhe të gjitha dokumentet gjithashtu duhet pa vonesë të vihen në dispozicion të ATK-së në vendin ku ai e ka biznesin e tij ose njësinë e tij fikse, ose në mungesë të këtij vendi, vendin ku ai e ka adresën e përhershme ose ku zakonisht banon në Kosovë, kurdo që ATK i kërkon ato.

Neni 57

Periudha e ruajtjes së Librave dhe të gjitha regjistrimeve për TVSH 1. Me përjashtim nga ajo që është definuar në nenin 12 të Ligjit të ndryshuar dhe

të plotësuar të Ligjit Nr. 2004/48 mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat, personi i tatueshëm duhet:

1.1. të mbajë librat e kërkuara me këtë Ligj për periudhën së paku prej 6 viteve e cila fillon pas vitit në të cilin janë mbyllur ato libra;

1.2. të mbajë të gjitha regjistrimet dhe dokumentet tjera sikur që kërkohet me nenin 55 dhe 56 të këtij ligji, për periudhën më së paku prej 6 viteve e cila fillon pas vitit në të cilin ka lindur detyrimi për TVSH, apo pasi që të ketë ndodhur zbritja e TVSH-së apo rregullimi i TVSH-së;

1.3. të respektojë të njëjtat rregulla lidhur me ruajtjen elektronike të këtyre librave, shënimeve dhe regjistrave.

2. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave duhet të nxjerr akt nënligjor për implementimin e këtij neni.

KREU XIX SKEMAT E VEÇANTA

Neni 58

Page 387: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

387

Skemat e veçanta për agjentët e udhëtimit 1. Parimi:

1.1. ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave mundet me akt nënligjor të parasheh skemën e veçante për agjentët e udhëtimit;

1.2. kjo skemë e veçante mundë të zbatohet për transaksionet e zhvilluara nga agjentët e udhëtimit të cilët punojnë me klient në emrin e tyre dhe shfrytëzojnë furnizimet e mallrave ose shërbimeve të ofruara nga personat tjerë të tatueshëm në ofrimin e mundësive për udhëtim;

1.3. aplikimi i skemës e veçanet nuk duhet të zbatohet për agjentët e udhëtimit të cilët veprojnë vetëm si ndërmjetësues dhe për të cilët nën-paragrafi 6.3 i nenit 24 të këtij Ligji zbatohet për qëllime të llogaritjes së shumës së tatueshme;

2. Përkufizimet:

2.1. operatori i udhëtimit nënkupton personin i cili vepron në emrin e tij dhe i cili organizon udhëtime për udhëtarët në formë pakoje me mjetet e veta;

2.2. agjenti i udhëtimit nënkupton personin i cili vepron si një ndërmjetësues dhe aranzhon transportimin, akomodimin dhe udhëtimet për udhëtarët;

2.3. për qëllime të këtij neni, operatorët e udhëtimit duhet të konsiderohen si agjent të udhëtimit.

3. Shërbimi i vetëm:

3.1. transaksionet e bëra nga agjenti i udhëtimit në pajtueshmëri me kushtet e paragrafit 1 të këtij neni në lidhje me udhëtimin duhet të konsiderohet si shërbim i vetëm i furnizuar nga agjenti i udhëtimit për udhëtarin;

3.2. shërbimi i vetëm është i tatueshëm në Kosovë nëse agjenti i udhëtimit e ka vendosur biznesin e tij apo ka njësi fikse në Kosovë prej të cilit ai e zhvillon furnizimin e shërbimit;

3.3. shuma e tatueshme dhe çmimi pa TVSH lidhur me shërbimin e vetëm të ofruar nga agjenti i udhëtimit duhet të jetë marzha e agjentit të udhëtimit, e cila është diferenca ndërmjet shumës totale pa TVSH-në që duhet të paguhet nga udhëtari dhe kostoja aktuale për agjentin e udhëtimit, e furnizimeve të mallrave dhe shërbimeve të ofruara nga personat tjerë të tatueshëm, ku këto transaksione janë për përfitimin direkt të udhëtarit;

3.4. nëse transaksionet që ju kanë dhënë personit tjetër të tatueshëm nga agjenti i udhëtimit janë bërë nga ata persona jashtë Kosovës, furnizimi i bërë nga agjenti i udhëtimit duhet të konsiderohet si një aktivitet i ndërmjetëm i liruar sipas nenit 34 të këtij Ligji;

3.5. nëse transaksionet janë bërë brenda dhe jashtë Kosovës, vetëm pjesa e shërbimit të agjentit të udhëtimit që ka të bëjë më transaksionet jashtë Kosovës mundë të lirohet;

3.6. TVSH e ngarkuar për agjentin e udhëtimit nga personat tjerë të tatueshëm në lidhje me transaksionet të cilat janë referuar në paragrafin 3 të këtij neni dhe të cilat janë në përfitimin e drejtpërdrejtë të udhëtarit, nuk do të jenë të zbritshme ose të rimbursueshme;

Page 388: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

388

Neni 59

Aranzhimet speciale të aplikueshme për mallrat e dorës së dytë, punët artistike, artikujt e koleksionistëve dhe antikitetet: Skema e marzhës së fitimit dhe

aranzhimet speciale për shitjet me ankand publik Pjesa A: Skema e marzhës së fitimit 1. Parimi: Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave mundet me akt

nënligjor të parasheh aranzhimin special për tatuarjen e marzhës së fitimit të tregtarëve të tatueshëm lidhur me furnizimin e mallrave të dorës së dytë, punëve artistike, artikujve të koleksionistëve dhe antikiteteve, si dhe për thjeshtësimin e procedurave për mbledhjen e tatimit.

2. Për qëllim të këtij aranzhimi, tregtari i tatueshëm nënkupton çdo person të tatueshëm, në kursin e aktivitetit të tij ekonomik dhe me qëllim për rishitje, blerje, ose aplikim për qëllim të biznesit të tij, apo importon mallra të dorës së dytës, punë artistike, artikuj të koleksionistëve ose antikitete qoftë kur ai person i tatueshëm vepron për veten ose për interesin e personit tjetër varësisht nga kontrata nën të cilën paguhet komisioni në blerje dhe shitje. “Mallrat e dorës së dytë”, “punët artistike”, ”artikujt e koleksionistëve”, ”antikitetet” dhe termet e tjera specifike të shfrytëzuara në skemën speciale si “çmimi i shitjes” dhe “çmimi i blerjes” do të definohen në aktin nënligjor sikur që është referuar në paragrafin 1 të këtij neni.

3. Skema e marzhës aplikohet për furnizimet nga tregtari i tatueshëm i mallrave

të dorës së dytë, punëve artistike, artikujve të koleksionistëve ose antikiteteve ku këto mallra janë furnizuar për të brenda Kosovës, nga njëri nga personat si në vijim:

3.1. një person i pa tatueshëm; 3.2. personi tjetër i tatueshëm, nëse furnizimi i mallrave nga ai personi tjetër i

tatueshëm është i liruar sipas neneve 27 dhe 28 të këtij Ligji; 3.3. tregtari tjetër i tatueshëm nëse TVSH është zbatuar në furnizimin e

mallrave nga tregtari tjetër i tatueshëm në pajtueshmëri me këtë skemë të marzhës.

4. Marzha e fitimit të tregtarit të tatueshëm duhet të jetë e barabartë me diferencën ndërmjet çmimit të shitjes të ngarkuar për mallrat nga tregtari i tatueshëm dhe çmimit të blerjes së atyre mallrave. Shuma e tatueshme në lidhje me furnizimin e mallrave të dorës së dytë, punëve artistike, artikujve të koleksionistëve dhe antikiteteve, duhet të jetë marzha e fitimit e bërë nga tregtari i tatueshëm, pa shumën e TVSH-së që lidhet me marzhën e fitimit.

5. Tregtarëve të tatueshëm duhet t’ju jepet e drejta për të zgjedhur mbi aplikimin e skemës së marzhës për transaksionet si në vijim:

5.1. furnizimin e punëve artistike, artikujve të koleksionistëve dhe antikiteteve, të cilat tregtari i tatueshëm i ka importuar vetë;

5.2. furnizimin e punëve artistike të furnizuara për tregtarin e tatueshëm nga kreatorët e tyre ose trashëguesit e titullit;

Page 389: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

389

5.3. nëse tregtari i tatueshëm e ushtron zgjedhjen sipas paragrafit 5 të këtij neni, shuma e tatueshme duhet të përcaktohet në pajtueshmëri me paragrafin 4 të këtij neni.

6. Në rast të importit të punëve artistike, artikujve të koleksionistëve ose antikiteteve nga vetë tregtari i tatueshëm, çmimi i blerjes që do të merret parasysh në llogaritjen e marzhës së fitimit duhet të jetë i barabartë me shumën e tatueshme në importim plus TVSH-në e paguar në importim.

7. Ngarkimi me TVSH, e drejta për zbritjen e TVSH-së së zbritshme në lidhje me furnizimet e mallrave të dorës së dytë, punëve artistike, artikujve të koleksionistëve ose antikiteteve që i nënshtrohen skemës së marzhës, shënimet dhe kontot që duhet të mbahen, do të specifikohen në akt nënligjor të referuar në paragrafin 1 të këtij neni.

8. Procedurat e thjeshtësuara për mbledhjen e TVSH-së: 8.1. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave gjithashtu mundet të

aplikojë procedurat e thjeshtësuara për mbledhjen e TVSH-së për disa transaksione të caktuara ose për kategoritë e caktuara të tregtarëve të tatueshëm, në veçanti në lidhje me shumën e tatueshme të furnizimeve të mallrave që i nënshtrohet skemës së marzhës;

8.2. tregtari i tatueshëm gjithashtu mund të zgjedh për aplikimin e aranzhimeve normale të TVSH-së për çdo furnizim të mbuluar me skemën e marzhës me të drejtën për të zbritur nga TVSH për të cilën është i obligueshëm, obligimin e TVSH-së apo TVSH-në e paguar në import ose obligimin e TVSH-së së paguar në lidhje me punët artistike të furnizuara për të nga kreatori i tyre, trashëguesi i titullit të kreatorit apo nga personi i tatueshëm ndryshe nga tregtari i tatueshëm;

8.3. e drejta për të zbritur TVSH-në e zbritshme duhet të lindë në kohën kur obligimi i TVSH-së në furnizimin në lidhje me të cilin tregtari i tatueshëm zgjedh për aplikimin e aranzhimit normal të TVSH-së, duhet të bëhet e ngarkueshme.

Pjesa B: Aranzhimet e veçanta për shitjet me ankand publik. 9. Parimi: Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave mund të aplikoj

dispozita të veçanta ndryshe nga ato të parapara në paragrafin 4 të këtij neni në lidhje me përcaktimin e shumës së tatueshme të furnizimit të mallrave të dorës së dytë, punëve artistike, artikujve të koleksionistëve ose antikiteteve, të bëra nga një organizues i shitjes me ankand publik, që vepron në emër të tij, varësisht nga kontrata nën të cilën paguhet komisioni në shitjen e këtyre mallrave me ankand publik, në emër të personave që do të përcaktohen me akt nënligjor nga Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave.

10. Organizatorit të shitjes me ankand publik duhet ti imponohen obligimet speciale lidhur me lëshimin e faturës apo një dokumenti në vend të faturës për blerësin, si dhe në lidhje me përmbajtjen e atyre dokumenteve.

Page 390: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

390

Neni 60 Skema e normës së sheshtë për bujqit

1. Parimi: Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave mundet me akt

nënligjor të parasheh aplikimin e skemës së normës së sheshtë në mënyrë që të thyhet TVSH e ngarkuar në blerjet e mallrave dhe shërbimeve të bëra nga bujqit, aktivitetet e të cilëve janë zhvilluar në një ndërmarrje bujqësore, të pylltarisë ose të peshkatarisë.

2. Përqindjet e kompensimit me normë të sheshtë duhet të aplikohen për bujqit të cilët e kanë të drejtën për kompensim me normë të sheshtë, për çmimet pa TVSH të mallrave dhe shërbimeve si në vijim:

2.1. produktet bujqësore të furnizuara nga bujqit me normë të sheshtë për personat e tatueshëm që nuk janë mbuluar me skemën e normës së sheshtë në Kosovë;

2.2. shërbimet bujqësore të furnizuara nga bujqit me normë të sheshtë për personat e tatueshëm që nuk janë të mbuluar me skemën e normës së sheshtë në Kosovë;

2.3. përqindjet e kompensimit të normës së sheshtë mundë të jenë të ndryshme për pylltari, për nën sektorët e ndryshëm të bujqësisë dhe peshkatarisë.

3. Kategoritë e caktuara të bujqve mund të përjashtohen nga skema e normës së sheshtë, si dhe bujqit për të cilët aplikimi i aranzhimit normal është e mundur që mos të shkaktojë vështirësi administrative.

4. Secili bujk me normë të sheshtë mundë të zgjedh, varësisht nga rregullat dhe kushtet e përcaktuara nga Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave për aranzhimet normale të TVSH-së.

5. Akti nënligjor që do të nxjerret nga Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave gjithashtu do të definoj:

5.1. ndërmarrjet bujqësore, pylltarisë, peshkatarisë, bujqit me normë të sheshtë, produktet bujqësore, shërbimet bujqësore, TVSH-në e zbritshme të ngarkuar, kompensimin me normë të sheshtë;

5.2. përqindjet e kompensimit me normë të sheshtë, dhe 5.3. zbritjet e TVSH-së së zbritshme të ngarkuara në mallrat kapitale.

Neni 61 Skema e veçantë për shërbimet e furnizuara në mënyrë elektronike

1. Parimi: Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave mundet përmes aktit

nënligjor të lejoj çdo person të tatueshëm që nuk është i vendosur në Kosovë dhe furnizon shërbime elektronike për personin jo të tatueshëm i cili është i vendosur në Kosovë, i cili e ka adresën e tij të përhershme ose zakonisht banon në Kosovë, që të shfrytëzoj skemën speciale për të gjitha shërbimet e furnizuara në mënyrë elektronike sikur që është paraparë në nën-paragrafin 3.2.8 të nenit 20 të këtij ligji dhe si është radhitur në Aneksin II të këtij ligji.

Page 391: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

391

2. Personi i tatueshëm që nuk është i vendosur në Kosovë, duhet t’i tregoj ATK-së kur ai fillon apo pushon aktivitetin e tij si person i tatueshëm, ose për ndryshimin e atij aktiviteti në atë mënyrë që ai më nuk i plotëson kushtet e nevojshme për shfrytëzimin e kësaj skeme speciale. Ai duhet të komunikoj atë informatë në mënyrë elektronike dhe do të kërkojë kuponin e leximit për atë mesazh.

3. Personi i tatueshëm jo i vendosur në Kosovë i cili fillon aktivitetin e tij të tatueshëm, ATK-së duhet ti siguroj informatat që duhet të përmbajnë detajet si në vijim:

3.1. emrin; 3.2. adresën postare; 3.3. adresat elektronike, përfshirë këtu edhe ueb faqet; 3.4. numrin tatimor kombëtarë, nëse ekziston; 3.5. deklaratën që personi nuk është i identifikuar për qëllime të TVSH-së në

Kosovë. Personi i tatueshëm jo i vendosur duhet të njoftojë ATK-në për ndonjë ndryshim në informatat e ofruara 4. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave duhet, me akt nënligjor

duke ju referuar paragrafit 1 të nenit 61 të këtij ligji, të parasheh në veçanti udhëzimet lidhur me:

4.1. regjistrimin dhe çregjistrimin; 4.2. personi i tatueshëm i cili prodhon arin e investueshëm ose e transformon

arin në ari të investueshëm mundë ta zbres obligimin e TVSH-së dhe TVSH-në e paguar nga ai për furnizimin ose importimin e mallrave ose shërbimeve të lidhura me prodhimin ose transformimin e këtij ari nëse furnizimi pasues i arit të liruar sipas kësaj skeme është tatuar;

4.3. mënyrën se si mund të bëhen rimbursimet; 4.4. ahënimet që duhet të mbahen për transaksionet e mbuluara me këtë

skemë speciale, kohëzgjatjen e mbajtjes së shënimeve dhe si duhet të vihen në dispozicion shënimet në mënyrë elektronike me kërkesën e ATK-së.

Neni 62

Skemat e veçanta për arin e investueshëm 1. Parimi: Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave përmes aktit

nënligjor për aplikimin e skemës speciale për arin e investueshëm mund të ofrojë:

2. Përkufizimet për qëllim të kësaj skeme ari i investueshëm nënkupton: 2.1. arin në formë të shufrave apo vaferëve me peshë të pranuar nga tregjet e

arit me pastërti të barabartë apo më të madhe se 995 mijë, pavarësisht nga ajo se a është përfaqësuar me letrat me vlerë apo jo, me përjashtim për shufrat e vogla ose vaferët me peshë më të vogël se 1 gram;

2.2. monedhat e arit të cilat: 2.2.1. e kanë pastërtinë të barabartë ose më të lartë se 900 mijë; 2.2.2. që janë prodhuar pas vitit 1800;

Page 392: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

392

2.2.3. ka ose ka pasur tender ligjor në vendin e origjinës, dhe 2.2.4. normalisht janë shitur me çmimin i cili nuk e tejkalon vlerën e

hapur të tregut të arit që gjendet në monedha më shumë se tetëdhjetë për qind (80%).

Për qëllim të kësaj skeme, këto monedha nuk duhet të konsiderohen që do të shiten për interes numizmatik. 3. Lirimet për transaksionet e arit të investueshëm: Nga TVSH duhet të lirohen si në vijim:

3.1. furnizimet dhe importimet e arit të investueshëm, duke përfshirë këtu arin e investueshëm të përfaqësuar me certifikatë për arin e alokuar apo jo të alokuar ose të tregtuar në llogaritë e arit dhe duke përfshirë në veçanti kreditë e arit apo shkëmbimet, duke involvuar të drejtën e pronësisë ose të kërkesave në lidhje me arin e investueshëm, si dhe transaksionet që lidhen me arin e investueshëm që i përfshinë kontratat “futures” dhe kontratat “forëard” që qojnë në transferin e të drejtave të pronësisë ose kërkesës në lidhje me arin e investueshëm;

3.2. shërbimet e agjentëve të cilët veprojnë në emër dhe për llogarinë e personit tjetër kur ndërhyjnë në furnizimet e arit të investueshëm, për klientët të cilët i përfaqësojnë;

3.3. zgjedhja për tatuarje: 3.3.1. pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 3 të këtij neni, personat e

tatueshëm që prodhojnë ari të investueshëm ose përpunojnë ari tjetër në ari të investueshëm duhet ta kenë të drejtën që të zgjedhin për tatimin e arit të investueshëm nëse e furnizojnë atë për personin tjetër të tatueshëm,

3.3.2. personat e tatueshëm të cilët në tregtinë e tyre normalisht furnizojnë ari për personat tjerë të tatueshëm për qëllime industriale gjithashtu duhet të kenë të drejtën për të zgjedhur për tatim të arit të investushëm nga nën-paragrafi 2.1 i këtij neni. Mundësia e kësaj zgjedhje mund të jetë e kufizuar;

3.3.3. nëse furnizuesi nga 3.3.1 dhe 3.3.2 e këtij neni vendos të zgjedh për tatuarje, agjenti që zhvillon shërbimet e referuara në 3.3.2 të këtij neni gjithashtu e kanë të drejtën që të zgjedhin për tatuarje.

4. Të drejtat dhe obligimet speciale për tregtarët e arit të investueshëm: 4.1. kur furnizimi vijues i arit të investueshëm lirohet sipas këtij neni, personi

i tatueshëm ka të drejtën të zbres si në vijim: 4.1.1. obligimi i TVSH-së ose TVSH e paguar në lidhje me arin e

investueshëm të furnizuar për të nga personi i cili ka zgjedh për tatuarje në pajtueshmëri me paragrafin 3 të këtij neni;

4.1.2. obligimi i TVSH-së ose TVSH e paguar në lidhje me furnizimet që janë bërë për të ose një importim i arit ndryshe nga ari i investueshëm i bërë nga ai i cili më pas transformohet nga ai ose në llogari të tij në ari të investueshëm;

4.1.3. obligimi i TVSH-së ose TVSH e paguar për shërbimet e

Page 393: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

393

furnizuara për të që përbëhen nga ndryshimi i formës, peshës ose pastërtisë së arit përfshirë dhe arin e investueshëm.

4.2. personi i tatueshëm i cili prodhon arin e investueshëm ose e transformon arin në ari të investueshëm mundë ta zbres obligimin e TVSH-së dhe TVSH-në e paguar nga ai për furnizimin ose importimin e mallrave ose shërbimeve të lidhura me prodhimin ose transformimin e këtij ari nëse furnizimi pasues i arit të liruar sipas kësaj skeme është tatuar.

5. Obligimet speciale për personat e tatueshëm që tregtojnë dhe përpunojnë arin e investueshëm.

Personat e tatueshëm duhet të mbajnë regjistrime mbi transaksionet e arit të investueshëm dhe të mbajnë dokumentacionin për 10 vite përjashtimisht nga ligji 2004/48, Mbi Administraten Tatimore dhe Procedurat pas fundit të vitit të cilit i referohet ai dokument.

KREU XX DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

Neni 63

Ligji i aplikueshëm dhe Autoritetet Tatimore 1. Ligji i tanishëm bazuar në nenin 64 të këtij ligji, do të zëvendësoj Ligjin e

TVSH-së Nr. 03/L-114 të 18 dhjetor 2008. 2. Autoritetet tatimore:

2.1. ATK-ja do të ketë përgjegjësinë e veçantë që të administrojë TVSH-në; 2.2. shërbimi Doganor i Republikës së Kosovës në emër të ATK-së duhet të

vlerësoj, ngarkojë dhe të bëjë mbledhjen e TVSH-së në importe, eksporte dhe në lidhje me aranzhimet tjera doganore, si dhe do të ndërmarrë funksione të tjera lidhur me administrimin e TVSH-së nëse kjo do të kërkohet.

Neni 64

Periudha kalimtare – dispozitat kalimtare 1. Periudha tranzitore i mundëson legjislacionit të TVSH-së së Kosovës që

gradualisht në fusha specifike të adaptohet me legjislacionin e TVSH-së të Bashkimit Evropian.

1.1. gjatë periudhës kalimtare nuk do të imlementohen dispozita të caktuara të këtyre fushave specifike siç referohen në paragrafin 3 të këtij neni. Kjo në veçanti vlen për lëvizjen në lirime pa të drejtë të zbritjes së TVSH-së së zbritëshme siç është referuar në nenet 27 dhe 28 të Kreun VIII; për futjen në përdorim të skemave speciale siç është referuar në Kreun XIX me përjashtim të skemës speciale për shërbimet e furnizuara në mënyrë elektronike siç është referuar në nenin 61; dhe për obligimin e nënshkrimit të faturave;

Page 394: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

394

1.2. gjatë periudhës kalimtare mbeten të liruara dispozitat e caktuara lidhur me importet dhe furnizimet e referuara në paragrafin 4 të këtij neni. Këto dispozita kryesisht kanë të bëjnë me importet dhe furnizimet e bëra brenda kontekstit të projekteve dhe programeve për rindërtimin e Kosovës, si dhe importet dhe furnizimet e bëra brenda kontekstit të fushës së bujqësisë;

2. Periudha kalimtare fillon me 1 janar 2010 dhe përfundon me 31 dhjetor të vitit 2012. Kjo periudhë kalimtare mund të zgjatet ose shkurtohet me propozimin e bërë nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave i cili aprovohet nga Kuvendi. Ky propozim duhet të përfshijë vlerësimin e efekteve buxhetore, ekonomike dhe sociale të implementimit karshi mos implementimit të dispozitave në fjalë, dhe të paraqes arsyet e plota për këtë ndryshim.

3. Mos implementimi me 1 janar 2010 gjatë periudhës tranzitore është vënë për: 3.1. nën-paragrafët 4; 5; 10; 11; 12 të paragrafit 1; pjesa e nën-paragrafit 14 e

paragrafit l e cila ka të bëjë me nën-paragrafin 12 të paragrafit 1 të nenit 27 të këtij Ligji;

3.2. paragrafin 2 të nenit 27 të këtij Ligji; 3.3. pjesën e paragrafit 3 të nenit 27 e cila ka të bëjë me paragrafin 2 të nenit

27 të këtij Ligji; 3.4. pjesën e paragrafit 4 të nenit 44 të këtij Ligji e cila ka të bëjë me

obligimin e nënshkrimit të faturave; 3.5. Kreu XX lidhur me skemat speciale me përjashtim të skemës speciale për

shërbimet e furnizuara në mënyrë elektronike siç referohen në nenin 61 të këtij Ligji.

4. Implementimi me 1 janar 2010 gjatë periudhës kalimtare të dispozitave të cilat e kanë ekuivalentin e tyre në Rregulloren Nr. 2001/11 të TVSH-s si të plotësuar në Ligjin e TVSH-s 03/L-114:

4.1. paragrafi 2 i nenit 29 të këtij Ligji; 4.2. paragrafi 2 i nenit 30 të këtij Ligji; 4.3. Paragrafi 2 i nenit 33 të këtij Ligji; 4.4. Paragrafi 3 i nenit 33 të këtij Ligji.

5. ATK do të vazhdojë të zbatojë Rregulloren e TVSH-së Nr. 2001/11 si të plotësuar dhe Ligjin e TVSH-s Nr. 03/L-114, kur të shqyrtojë ndonjë çështje tatimore që i takon periudhave tatimore deri më këtë datë dhe duke përfshirë periudhat tatimore para hyrjes në fuqi të ligjit ekzistues të TVSH-së që mundë të lindin më ose pas kësaj date.

Neni 65 Zbatimi

1. Ministri i Ekonomisë dhe Financave nxjerr akt nënligjor të kërkuar dhe të

referuar në këtë Ligj brenda periudhës prej gjashtë muajve duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij Ligji.

2. Drejtori mund të lëshoj shpjegime publike në pajtueshmëri me nenin 9 të Ligjit 2004/48 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, duke ofruar komente dhe sqarime plotësuese për administrimin e këtij ligji.

Page 395: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

395

3. Ky Ligji zbatohet prej 1 janar 2010.

Neni 66 Hyrja në fuqi

Ky ligj hynë në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji nr. 03/L- 146 Më 29 dhjetor 2009 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ________________________ Jakup KRASNIQI ANEKSI I LISTA E AKTIVITETEVE TË REFERUARA NË PARAGRAFIN E TRETË TË NENIT 4: 1. Shërbimet telekomunikuese; 2. Furnizimi i ujit,gazit,elektricitetit dhe energjisë termale ; 3. Transporti i mallrave; 4. Shërbimet e porteve dhe aeroporteve 5. Transporti i pasagjerëve; 6. Furnizimi i mallrave të reja të prodhuara për shitje; 7. Transaksionet lidhur me prodhimet bujqësore,të bëra nga agjencionet e

intervenimit bujqësor sipas Rregullores mbi organizimin e përgjithshëm të tregut në këto produkte;

8. Organizimin e panaireve tregtare dhe ekspozitave; 9. magazinimi; 10. Aktivitetet e organeve të publicitetit komercial; 11. aktivitetet e agjentëve të udhëtimit; 12. funksionimi i shitoreve nga ndërmarrjet me qëllim ekskluziv për ti furnizuar

punonjësit e tyre, koperativave dhe mensave industriale dhe institucioneve të ngjashme;

13. aktivitetet e zhvilluara nga organet e radios dhe televizionit mesa këto nuk janë të liruara sipas nën-paragrafit 1.16 të nenit 27.

14. Furnizimi me shërbime te kanalizimit, mbledhjes se mbeturinave dhe dheut për një kundërshpërblim nga ana e organeve komunale ose publike .

Page 396: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

396

ANEKSI II

LISTA TREGUESE E SHËRBIMEVE TË FURNIZUARA NË MËNYRË

ELEKTRONIKE TË REFERUARA NË PIKËN (K) TË NËN-PARAGRAFIT 3.2.9 TË NENIT 20

1. Furnizimi i Websiteve, Web-hosting, mirëmbajtja në largësi e programeve dhe

pajisjeve; 2. furnizimi i software-it dhe freskimi i tij; 3. furnizimi i figurës,tekstit dhe informatave dhe vënia ne dispozicion e bazës së

shënimeve; 4. furnizimi i muzikës,filmave dhe lojërave,duke përfshirë lojërat shpërblyese

dhe lojërat e bixhozit, ngjarjeve politike,kulturore,artistike,sportive,shkencore dhe emisioneve zbavitëse;

5. furnizimi i mësimit nga largësia.

ANEKSI III

LISTA E FURNIZIMEVE TË MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE PËR TË CILAT MUNDË TË ZBATOHEN NORMAT E ULURA TË REFERUARA

NË ANEKSIN III TË PARAGRAFIT 2 TË NENIT 26: Lista e kufizuar e artikujve që i nënshtrohen normës së ulur të TVSH-s (6 %) 1. Gjërat ushqimore (duke përfshirë pijet mirëpo duke përjashtuar pijet

alkoolike) për konsum të njeriut; farat, bimët dhe përbërësit për qëllim të shfrytëzimit në përgatitjen e gjërave ushqimore; produktet që normalisht shfrytëzohen për të plotësuar gjërat ushqimore ose si zëvendësim për gjërat ushqimore;

2. furnizimi me ujë; dhe 3. furnizimi i shërbimeve lidhur me pastrimin e rrugëve,mbledhjen e hedhurinave

dhe trajtimin e mbeturinave tjera nga furnizimi i këtyre shërbimeve nga organet e referuara në paragrafin 3 të nenit 4 të këtij Ligji.

Lista alternative nëse ekziston dëshira që të zgjerohet edhe më shumë lista me normën e ulur prej 6 %: Mallrat dhe shërbimet në të cilat do të aplikohet shkalla e zbritur:

Page 397: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

397

1. Drithërat sikurse janë elbi, misri, variete e misrit, tërshëra, thekni, orizi dhe gruri;

2. Prodhimet e bëra prej drithërave për qëllim të konsumimit njerëzor dhe që përmbajnë së paku 50% të drithërave, sikurse janë mielli, drithërat për mëngjes, brumërat, buka, etj;

3. Sojat dhe prodhimet me qëllim për konsumim njerëzor e që përmbajnë së paku 25% të sojave dhe ekstrakteve të sojave;

4. Sheqeri, i rafinuar dhe i parafinuar, përfshirë sheqerin pluhur me qëllim për konsumim njerëzor;

5. Perimet, e papërpunuara dhe të përpunuara, të ngrira apo në konserva, me qëllim për konsumim njerëzor, përfshirë patatet dhe produktet e patateve, domatet dhe produktet e domateve, dhe perimet e ngjashme dhe produktet e tyre që përfshijnë së paku 50% të perimeve në produkt;

6. Peshqit, të ngrirë, të freskët dhe të konservuar- me qëllim për konsumim njerëzor;

7. Mishi, përfshirë mishin e lopës, pulës, qengjit dhe derrit dhe produkteve të tyre me qëllim për konsumim njerëzor, përderisa prodhimi përkatës përmban minimum 50% të mishit në produkt;

8. Vajrat për gatim të bërë nga drithërat apo farërat vajor për përdorim në gatim për konsumim njerëzor;

9. Qumështi dhe produktet e qumështit me qëllim për konsumim njerëzor; 10. Pijet, përjashtuar pijet alkoolike dhe të gazuara, me qëllim për konsumim

njerëzor; 11. Pemët dhe produktet e pemëve me qëllim për konsumim njerëzor përderisa

produkti i pemës përmban minimum 50% të pemës apo pemëve. LISTA E FURNIZIMEVE TË MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE PËR TË CILAT MUNDË TË ZBATOHEN NORMAT E ULURA TË REFERUARA NË ANEKSIN III TË DIREKTIVËS SË KËSHILLIT 2006/112/EC TË 28 NËNTORIT 2006 PARAGRAFI 2 I NENIT 26 1. Gjërat ushqimore (duke përfshirë pijet mirëpo duke përjashtuar pijet

alkoolike) për konsum të njeriut dhe të shtazëve; kafshët e gjalla, farat,bimët dhe përbërësit për qëllim të shfrytëzimit në përgatitjen e gjërave ushqimore; produktet që normalisht shfrytëzohen për të plotësuar gjërat ushqimore ose si zëvendësim për gjërat ushqimore;

2. furnizimi me ujë; 3. produktet farmaceutike të llojit që normalisht shfrytëzohen për kujdes

shëndetësor,pengimin e sëmundjeve dhe si trajtim për qëllime mjekësore dhe veterinare, duke përfshirë produktet e shfrytëzuara për kontracepsion dhe mbrojtjen sanitare;

4. pajisjet mjekësore, ndihmat dhe aparatet tjera me qëllim që të lehtësojnë ose trajtojnë paaftësinë për shfrytëzim ekskluziv të të paaftëve,duke përfshirë

Page 398: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

398

riparimin e këtyre mallrave dhe furnizimin e ulëseve të fëmijëve për vetura; 5. transporti i pasagjerëve dhe valigjeve shoqëruese; 6. Furnizimi duke përfshirë huadhënien e librave nga bibliotekat (duke përfshirë

broshurat,fletëpalosjet dhe materialet e ngjashme të shtypura, librat me fotografi për fëmijë,librat për vizatim dhe ngjyrosje, muzikës në formë të shtypur apo të dorëshkrimit, hartat dhe grafiqet hidrografike dhe të ngjashme), gazetat dhe botimet periodikes për dallim nga materialet tërësisht ose kryesisht të kushtuara reklamimit;

7. leja për hyrje në shfaqje,teatër,cirqe,panaire,parqet për zbavitje,koncerte,muze, kopshte zoologjike,kinema,ekspozita dhe ngjarje te ngjashme kulturore dhe shërbimet;

8. pranimi i shërbimeve të transmetimeve të radios dhe televizionit; 9. furnizimi i shërbimeve nga shkrimtarët, kompozitorët dhe artistët,ose të drejtat

pronësore lidhur me to; 10. furnizimi, ndërtimi,renovimi dhe ndryshimi i banimit,si pjesë e politikave

sociale; 11. furnizimi i mallrave dhe shërbimeve të llojit që normalisht janë për qëllim në

prodhimtarinë bujqësor mirëpo duke përjashtuar mallrat kapitale si makineritë ose ndërtesat;

12. akomodimi i ofruar në hotele dhe institucione të ngjashme duke përfshirë ofrimin e akomodimit të pushimit dhe dhënien e hapësirave për kamping dhe karvanë;

13. hyrja në ngjarjet sportive; 14. shfrytëzimi i rekuizitave sportive; 15. furnizimi i mallrave dhe shërbimeve nga organizatat e njohura që i kushtohen

mirëqenies sociale nga Shtetet Anëtare dhe të angazhuara në punën e sigurisë sociale dhe mirëqenies, mesa këto transaksione nuk janë të liruara sipas neneve 132, 135 dhe 136;

16. furnizimi i shërbimeve nga ndërmarrësit e shërbimeve të varrimit dhe kremacionit, dhe furnizimi i mallrave të lidhura me këto;

17. ofrimi i kujdesit mjekësor dhe dentar dhe trajtimi termal mesa këto shërbime nuk janë të liruara sipas pikave (b) deri në (e) të nenit 132 (1);

18. furnizimi i shërbimeve lidhur me pastrimin e rrugëve,mbledhjen e hedhurinave dhe trajtimin e mbeturinave tjera nga furnizimi i këtyre shërbimeve nga organet e referuara në nenin 13.

LISTA E FURNIZIMEVE TË MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE PËR TË CILAT MUNDË TË ZBATOHET NORMA E NGRITUR E REFERUAR NË PARAGRAFIN 2 TË NENIT 26 Mallrat dhe shërbimet për të cilat mundë të zbatohet norma e ngritur: Automjetet për pasagjerë të shitura në Kosovë për shfrytëzuesin e parë të automjetit,të cilat duke përfshirë të gjitha opsionet dhe shërbimet normale të bëra në kohën e shitjes shiten me qmim,prej 25,000 euro ose më shtrenjtë; 1. Pijet alkoolike me përqindje alkoolike prej 8% (15 % ) ose më të lartë;

Page 399: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

399

2. Duhan dhe produktet e duhanit;dhe 3. Parfumet dhe ujin e kolonjës ANEKSI IV - Produktet Bujqësore

Përshkrimi Kodi

Gjedhe të gjalla, kafshë të mbarsuara prej racës së pastër Derra të gjallë, kafshë të mbarsuara prej racës së pastër . Dele të gjalla, kafshë të mbarsuara prej racës së pastër Dhi të gjalla, kafshë të mbarsuara prej racës së pastër.

0102 10 0103 1000 0104 1010 0104 2010

Shpezë të gjalla, d.m.th. shpezë të llojit të gjelit shtëpiak, rosa, pata, gjela deti dhe pula afrikane, që nuk peshojnë më shumë se 185 gr.

0105 11 deri 0105 19

Drunj të gjallë dhe bimë të tjera; bulba, rrënjë dhe të ngjashme, ashtu siç janë përshkruar në titujt e shënuar në kolonën vijuese. Patate, farë Qepë, tuba

0601 dhe 0602 0701 1000 0703 1011

Speltë për mbjellje Grurë i zakonshëm dhe përzierje thekre e gruri Thekër, farë Elb, farë Tërshërë, farë Misër, farë

1001 9010 1001 9091 ex 1002 0000 1003 0010 ex 1004 0000 1005 10

Sojë për mbjellje Fara luledielli për mbjellje Fara, pemë dhe spore, lloji që përdoret për mbjellje

1201 0010 1206 0010 1209

Mbetjet dhe mbeturinat nga industritë ushqimore, ashtu siç janë përshkruar në titujt e shënuar në kolonën vijuese. Preparatet që përdoren për ushqimin e kafshëve (përveç ushqimit të qenve dhe macave në shitje me pakicë)

2301 deri 2308 2309 90

Plehra, ashtu siç janë përshkruar në titujt e kapitullit të shënuar në kolonën vijuese .

Kapitulli 31

Page 400: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

400

Fungicide, Herbicide, produkte kundër mbirjes dhe rregullatorë për rritjen e bimëve Rodenticide Tharëse për produkte bujqësore.

3808 20 3808 30 3808 9010 8419 3100

Pajisje mekanike (dore apo jo) për projektim, shpërndarje ose spërkatje të tretësirave apo pluhurave, bujqësore ose hortikulturore.

8424 8110 to 8424 8199

Ngritës dhe Transportues pneumatik të disenjuar Veçanërisht për përdorim në bujqësi

8428 2030

Ngarkues të disenjuar veçanërisht për përdorim në bujqësi.

8428 9071 dhe 8428 9079

Makineri bujqësore, hortikulturore ose pyjore për përgatitjen e tokës apo për kultivimin e saj; rul për livadhe dhe fusha sporti.

8432

Makineri për korrje dhe shirje, duke përfshirë edhe presat për ambalazhim të tagjisë dhe kashtës; makina kositëse për barë dhe sane (përveç makinave kositëse për fusha, parqe ose fusha sportive); makina për pastrim, seleksionim ose klasifikim të vezëve, pemëve apo produkteve të tjera bujqësore, përveç makinerisë në titullin 8437.

8433 20 to 8433 90

Makineri për mjelje dhe makineri për Bulmetore.

8434

Makina të tjera bujqësore, hortikulturore, pyjore, për mbajtjen e shpezëve apo të bletëve, duke përfshirë edhe mbirjen e bimëve të pajisura me aparate mekanike apo termale; inkubatorë për shpeztari dhe vezë.

8436

Traktorë të komanduar me këmbë. 8701 1000

Traktorë bujqësorë (me përjashtim të traktorëve të komanduar me këmbë) dhe traktorë për pyje me rrota.

8701 9011 deri 8701 9050

Page 401: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

401

Page 402: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

402

Page 403: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

403

Ligji Nr. 03/L-161 LIGJI PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT PERSONALE Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton LIGJ PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT PERSONALE

KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1 Qëllimi

Ky ligj vendos sistemin e Tatimit në të Ardhurat Personale në territorin e Republikës së Kosovës.

Neni 2 Përkufizimet

1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:

1.1. Aktiviteti ekonomik - çdo aktivitet te prodhuesve, tregtarëve ose personave që furnizojnë mallra ose shërbime, duke përfshirë aktivitetet e minierave dhe ato bujqësore, si dhe aktivitetet e profesioneve. Eksploatimi në baza të vazhdueshme i pasurive të prekshme dhe paprekshme me qëllim të sigurimit të të ardhurave në veçanti duhet të konsiderohet si një aktivitet ekonomik.

1.2. Pasuri kapitale - pasuri e prekshme dhe e paprekshme që kushton më shumë se 1,000 €, me kohë të përdorimit për një apo më shumë vite;

1.3. Pronë e patrupëzuar - patentat, të drejtën e autorit, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pronën tjetër që përbëhet vetëm nga të drejtat, por që nuk ka formë fizike;

1.4. Dividendë - një shpërndarje e bërë nga një kompani për një aksionar: 1.4.1. Në para të gatshme ose aksione në bazë të pjesës së interesit të

aksionarit në kompani dhe 1.4.2. Prone tjetër, pos parave të gatshme ose aksioneve, përveç nëse

shpërndarja bëhet si rezultat i likuidimit; 1.5. I punësuar- personi fizik, i cili e kryen punën për pagë nën drejtimin dhe

kontrollin e punëdhënësit, pavarësisht se a kryhet puna sipas kontratës ose ndonjë forme tjetër të marrëveshjes qoftë e bërë me shkrim apo jo.

1.6. Person i vetëpunësuar - çdo person fizik i cili punon për përfitim personal, me para të gatshme ose me mallra, i cili nuk përfshihet në

Page 404: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

404

përkufizimin e të punësuarit sipas këtij Ligji. Personi i vetëpunësuar e përfshin ndërmarrjen afariste personale dhe ortakun e angazhuar në aktivitet ekonomik;

1.7. Punëdhënës – çdo person apo entitet që paguan paga përveç tjerash: 1.7.1. Autoritet publik; 1.7.2. Njësi e përhershme e personit jorezident; 1.7.3. Organizatë joqeveritare; 1.7.4. Organizatë ndërkombëtare përfshirë KFOR-in, me përjashtim të:

Kombeve të Bashkuara, agjencive të saj të specializuara dhe Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike;

1.8. Punëdhënës kryesor - punëdhënës i përcaktuar nga i punësuari si i tillë në kohën dhe në mënyrën e përcaktuar me një akt nënligjor që lëshohet nga ministri;

1.9. Pagat - kompensimi financiar ose llojet e tjera të kompensimit, duke i përfshirë mallrat, bonuset, favoret, shërbimet ose shkëmbimet që paguhen në lidhje me punësimin në Kosovë.

1.10. Pagat e tatueshme - pagat e paguara sipas nenit 9.1 të këtij ligji, duke zbritur shumat e përjashtuara nga të ardhurat bruto nga pagat sipas nenit 9.2 dhe 9.3 të këtij ligji.

1.11. E ardhura nga burimi i jashtëm – të ardhurat bruto që nuk është e ardhur me burim në Kosovë;

1.12. E ardhura me burim në Kosovë - e ardhura bruto që krijohet në Kosovë, si në vijim:

1.12.1. Pagat nga puna e kryer në Kosovë; 1.12.2. Të ardhurat nga aktivitetet ekonomike në rastet kur aktiviteti i

tillë zhvillohet në Kosovë; 1.12.3. Të ardhurat nga shfrytëzimi i pasurisë së luajtshme dhe të

paluajtshme në Kosovë; 1.12.4. Të ardhurat nga shfrytëzimi i pasurisë së paprekshme në Kosovë; 1.12.5. Interesi në obligimin e borxhit që paguhet nga rezidenti ose

autoriteti publik; 1.12.6. Dividendët e paguara nga organizata rezidente e biznesit; 1.12.7. Fitimi nga shitja e pronës së luajtshme, pronës së paluajtshme,

apo letra me vlerë që gjenden në Kosovë; dhe 1.12.8. Të ardhurat e tjera që nuk janë përfshirë

1.13. Person - për qëllime të këtij ligji do të përfshijë: 1.13.1. Personin fizik; dhe 1.13.2. Personin Juridik i cili në një term të përgjithshëm nënkupton çdo

organizatë, përfshirë çdo organizatë afariste që ka, në lidhje me ligjin, një identitet juridik që është i ndarë dhe dallon nga anëtarët, pronarët, apo aksionarët e vetë, sikurse janë, por nuk është e kufizuar në, Shoqëri Aksionare dhe Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar;

1.13.3. Një Ortakëri që nënkupton një Ortakëri të përgjithshme, Ortakëri të kufizuar apo përmes marrëveshjeve të ngjashme që nuk është

Page 405: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

405

person juridik dhe që në mënyrë proporcionale ndanë pjesët e kapitalit, të të ardhurave dhe humbjes në mes të ortakëve; dhe

1.13.4. Një grupim apo shoqëri të personave, përfshirë Konsorciumet, por duke i përjashtuar Ortakëritë, të themeluara për një qëllim të përbashkët të një aktiviteti ekonomik të veçantë. Një Shoqëri është dy apo më shumë individë, kompani, organizata, apo qeveri (apo çdo kombinim i këtyre entiteteve) me qëllim të pjesëmarrjes në një aktivitet të përbashkët apo grupim i burimeve të tyre për arritjen e një qëllimi të përbashkët. Secili pjesëmarrës mban statusin juridik të vetin të ndarë dhe kontrolli i shoqërisë mbi secilin pjesëmarrës është përgjithësisht i kufizuar në aktivitetet që përfshin përpjekjen e përbashkët, në veçanti ndarjen e fitimeve. Një shoqëri është e formuar nga një kontratë, e cila përcakton të drejtat dhe obligimet e secilit anëtarë.

1.14. Entitet - Korporatë ose organizatë tjetër afariste që e ka statusin e personit juridik, organizata afariste që vepron me mjetet në pronësi publike dhe shoqërore, organizata joqeveritare e regjistruar sipas legjislacionit mbi regjistrimin dhe veprimin e organizatave joqeveritare në Kosovë dhe njësia e përhershme e personit jo rezident. Termi entitet nuk përfshinë një ndërmarrje afariste personale, grupim apo shoqëri e personave, apo një ortakëri.

1.15. Ndërmarrje afariste personale - një person fizik që merret me një afarizëm, i cili nuk është agjent i varur ose i punësuari i ndonjë aktiviteti tjetër ekonomik;

1.16. Autoritet publik - një autoritet qendror, rajonal, komunal ose lokal, organ publik, ministri, departament apo ndonjë autoritet tjetër që ushtron pushtet publik ekzekutiv, ligjvënës, rregullator, administrativ ose pushtet gjyqësor.

1.17. Njësia e përhershme - një vend të fiksuar të biznesit përmes të të cilit afarizmi i një personi jorezident tërësisht ose pjesërisht kryhet në Kosovë, ashtu siç është e përshkruar ne nenin 35 te këtij ligji.

1.18. Personat e lidhur - persona me lidhje të veçanta që mund të ndikojnë materialisht në rezultatet ekonomike të transaksioneve ndërmjet tyre. Personat konsiderohen se kanë lidhje të veçantë nëse:

1.18.1. Janë zyrtarë ose drejtorë të bizneseve të njëri-tjetrit; 1.18.2. Janë partnerë të ligjshëm në biznes; 1.18.3. Kanë lidhje punëdhënësi-punonjësi; 1.18.4. Një person që mban apo kontrollon 50% ose më shumë të

aksioneve ose të drejtën e votës në personin tjetër juridik; 1.18.5. Njëri prej tyre drejtpërsëdrejti ose tërthorazi e kontrollon tjetrin; 1.18.6. Që të dytë drejtpërsëdrejti ose tërthorazi kontrollohen nga një

person i tretë, apo 1.18.7. Personat janë burrë e grua apo të afërm të brezit të tretë, si dhe te

afërm të brezit të dytë të bashkëshortit apo të bashkëshortes. 1.19. Vlera e hapur e tregut - shuma që me qellim te sigurimit të mallrave

apo shërbimeve ne fjalë ne atë kohe, një konsumator në të njëjtin nivel të

Page 406: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

406

tregut në të cilin ndodh furnizimi i mallrave apo shërbimeve të njëjta apo të ngjashme, paguan nën kushtet e konkurrencës së drejtë, për një furnizues duar lirë;

1.21. Rezident - Personi fizik i cili ka vendbanim kryesor në Kosovë ose është fizikisht i pranishëm në Kosovë brenda 183 ditëve apo më shumë gjatë çdo periudhe 12 mujore ose Entiteti, Ndërmarrje personale afariste, Ortakëria apo Shoqëria e personave që është themeluar në Kosovë apo që e ka vendin e tij të menaxhimit efektiv në Kosovë.

1.22. Rezidencë kryesore – gjithashtu e njohur si “Rezidencë e përhershme”- vendi ku një person fizik ka vendin e tij të zakonshëm të banimit apo rëndom jeton; vendi ku personi fizik tërësisht i nënshtrohet tatimit në të ardhura për arsye të rezidencës apo vendbanimit;

1.23. Jorezident - çdo person ose entitet që nuk është rezident i Kosovës; 1.24. Shpenzimet e reprezentacionit -të gjitha shpenzimet lidhur me

promovimin e biznesit dhe përfshijnë shpenzimet për zbavitje dhe përfaqësimit të biznesit;

1.25. Shndërrim jo i vullnetshëm - pasuria e plotë ose e pjesshme që është shkatërruar, vjedhur, konfiskuar apo është shpallur e papërdorshme, ose kur tatimpaguesi është i detyruar të heqë dorë prej saj për shkak të çfarëdo kërcënimi ose rreziku të përmendur më parë;

1.26. Pasuria e paluajtshme - për qëllime tatimore, e tërë toka dhe ndërtesat apo strukturat nën dhe mbi sipërfaqen tokësore dhe të lidhura me tokën, përfshirë pasurinë që është shtesë (ndihmëse) në pasurinë e paluajtshme; të drejtat në të cilat aplikohen dispozitat e ligjit të përgjithshëm që respekton pasurinë tokësorë; uzufruktin e pasurisë së paluajtshme; dhe të drejtat në pagesat e ndryshueshme dhe të fiksuara si konsideratë për punimin e, apo të drejtën për të punuar, vendburimin minerar, burimet dhe rezervat tjera natyrore;

1.27. E drejta pronësore - pagesa e çdo lloji të pranuar si një konsideratë për shfrytëzimin, apo të drejtën e shfrytëzimit, të çdo të drejte të autorit të punës letrare, artistike apo shkencore përfshirë filmat kinematografik, dhe patentat, emrin tregtar, dizajn apo plan modeli, formulë apo proces sekret, apo për informatat që lidhen me përvojën industriale, komerciale apo shkencore;

1.28. Nënkontraktor - çdo person që kryen a pjesë të një projekti tërësor që është marrë nga kontraktori kryesor. Nënkontraktori është drejtpërdrejt i angazhuar në ekzekutimin dhe realizimin e projektit tërësor dhe vepron në interes të kontraktonit kryesor. Periudha e kaluar nga nënkontaktori që punon në një projekt gjithëpërfshirës konsiderohet si kohë e kaluar nga kontraktori kryesor në projekt;

1.29. Kontraktori kryesor / Kontraktor – çdo biznes, qoftë organizatë apo individ, i cili është pajtuar të kryejë operimet nën çdo dokument juridik detyrues i nënshkruar nga përfituesi , qoftë duke i bërë operimet vetë apo duke angazhuar dikë tjetër për ata;

1.30. Pranim konstruktiv – tatimpaguesit bazë në para të gatshme, që të ardhurat janë pranuar në mënyrë konstruktive kur janë vënë në

Page 407: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

407

dispozicion për tatimpaguesin pa kufizime substanciale, sikurse është kreditimi në llogarinë e tij, janë vënë anash për të, apo ndryshe janë vënë

në dispozicion ashtu që ai mund t‟i tërheqë kurdo, apo ashtu që ai ka

mundur t‟i tërheqë gjatë vitit të tatueshëm nëse njoftimi për qëllimin e tërheqjes është dhënë;

1.31. Përfitimet në natyrë (po ashtu e njohur si përfitimet në gjësende) – kompensimet e llojllojshme jo me pagë të dhëna të punësuarve përveç pagës apo rrogës së tyre normale. Të dhëna në mallra, artikuj apo shërbime se sa në para;

1.32. Periudhë e tatimit - viti kalendarik apo çdo periudhe tjetër e raportimit e paraparë me këtë ligj;

1.33. Pasqyrat financiare - pasqyrat financiare me qëllim të përgjithshme të përgatitura në përputhje me legjislacionin që rregullon Bordin e Kosovës mbi Standardet për Raportimin Financiar dhe legjislacionin që rregullon raportimin financiar të organizatave afariste (shoqërive tregtare);

1.34. ATK – Administrata Tatimore e Kosovës; 1.35. Ministër - Ministri i Ministrisë për Ekonomi dhe Financa; 1.36. Kosovë - gjithë toka, ujërat e brendshme dhe hapësirën ajrore të

Kosovës, sikur që është përkufizuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës;

1.37. Lizingu operues – çdo lizing që nuk është lizing financiar; 1.38. Lizing financiar – një lizing që transferon në mënyrë substanciale të

gjitha rreziqet dhe shpërblimet të rastit për pronësinë e një artikulli të pasurisë. Titulli mundet ose nuk mundet të transferohet në fund të lizingut. Një lizing financiar plotëson një prej katër kushteve vijuese:

1.38.1. nëse jeta e lizingut tejkalon 75% të jetës së pasurisë; 1.38.2. nëse ekziston një transferim i pronësisë në lizing-marrësin në

fund të afatit të lizingut 1.38.3. nëse ekziston një mundësi për të blerë pasurinë me një “çmim të

dakorduar” në fund të afatit të lizingut; 1.38.4. nëse vlera aktuale e pagesave të lizingut, të zbritura me një

shkallë zbritjeje të përshtatshme, tejkalon 90% të vlerës së hapur të tregut për pasurinë.

Neni 3

Tatimpaguesit Sipas këtij Ligji tatimpaguesit janë personat fizikë rezident dhe jo rezident, Ndërmarrja personale afariste, Ortakëritë dhe Shoqëritë, të cilët pranojnë ose krijojnë të ardhura bruto të përshkruara në nenin 7 të këtij ligji gjatë periudhës tatimore.

Neni 4 Objekti i tatimit

1. Objekti i tatimit për tatimpaguesin rezident janë të ardhurat e tatueshme nga burimi i të ardhurave nga Kosova dhe burimi i të ardhurave jashtë Kosovës.

Page 408: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

408

2. Objekti i tatimit për tatimpaguesin jo rezident janë të ardhurat e tatueshme nga të ardhurat që e kanë burimin në Kosovë.

Neni 5

Të ardhurat e tatueshme Të ardhurat e tatueshme për një periudhë të tatueshme do të thotë ndryshimi ndërmjet të ardhurave bruto të pranuara ose të krijuara gjatë periudhës tatimore dhe zbritjeve e lejueshme sipas këtij Ligji lidhur me të ardhurat e tilla bruto.

Neni 6 Shkallët e tatimit

1. Për të ardhurat të tatueshme në periudhën tatimore që fillon më 1 Janar 2009 dhe periudhat tatimore pasuese, tatimi në të ardhura personale ngarkohet sipas shkallëve në vijim:

1.1. Për të ardhurat e tatueshme 960 euro ose më pak, zero për qind (0%); 1.2. Për të ardhurat e tatueshme mbi 960 euro deri në 3000, duke përfshirë

edhe shumën 3.000 euro, katër për qind (4%) të shumës mbi 960 euro 1.3. Për të ardhurat e tatueshme mbi 3.000 euro deri në 5,400, duke përfshirë

edhe shumën 5.400 euro, 81.6 euro plus tetë për qind (8%) të shumës mbi 3.000 euro dhe

1.4. Për të ardhurat e tatueshme mbi 5.400 euro, 273.6 euro plus dhjetë për qind (10%) të shumës mbi 5.400 euro.

2. Për secilën periudhë tatimore, para 1 Janarit 2009, tatimi në të ardhura ngarkohet sipas shkallëve në vijim:

2.1. Për të ardhurat e tatueshme 960 euro ose më pak, zero për qind (0%); 2.2. Për të ardhurat e tatueshme mbi 960 euro deri në 3000, duke përfshirë

edhe shumën 3.000 euro, pesë për qind (5%) të shumës mbi 960 euro; 2.3. Për të ardhurat e tatueshme mbi 3.000 euro deri në 5,400, duke përfshirë

edhe shumën 5.400 euro, 102 euro plus dhjet për qind (10%) të shumës mbi 3.000 euro dhe

2.4. Për të ardhurat e tatueshme mbi 5.400 euro, 342 euro plus njëzet për qind (20%) të shumës mbi 5.400 euro.

Neni 7

Të ardhurat bruto 1. Përveç për të ardhurat që janë të liruara sipas këtij ligji, të ardhurat bruto

nënkuptojnë të gjitha të ardhurat që janë pranuar vërtet apo në mënyrë konstruktive nga burimet vijuese:

1.1. Pagat; 1.2. Qiratë; 1.3. Përdorimi i pasurisë së paprekshme; 1.4. Interesi, përveç interesit i cili është i liruar sipas këtij ligji; 1.5. Të ardhurat zëvendësuese, sikurse ato të përmendura në nenin 8.1.8, të

këtij ligji; 1.6. Fitimet kapitale që rezultojnë nga një rritje apo ulje në vlerën e

aksioneve;

Page 409: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

409

1.7. Fitimet kapitale që rezultojnë nga nja shitje me këste të një pasurie kapitale;

1.8. Fitoret në lotari dhe duke iu nënshtruar nenit 49 te këtij ligji, fitoret në Lojërat e Fatit;

1.9. Pensionet e paguara nga një punëdhënës i përparshëm, apo në përputhje me Ligjin mbi Pensionet në Kosovë;

1.10. Veprimtaria afariste e gjeneruar nga bizneset me të ardhura bruto vjetore prej 50,000 € apo më pak përveç nëse ato biznese kanë zgjedhur të mbajnë libra dhe regjistrime siç kërkohet në nenin 33 të këtij ligji.

2. Përveç siç parashihet në paragrafin 1 të këtij neni, të ardhura bruto po ashtu nënkuptojnë të gjitha të ardhurat e lindura (akruara) nga burimet vijuese:

2.1. Veprimtari afariste; 2.2. Fitimet kapitale, përveç atyre fitimeve kapitale të përshkruara në

paragrafin 1 të këtij neni; 2.3. Çdo e ardhur tjetër që është e përfshirë me një akt nënligjor të lëshuar

nga ministri.

Neni 8 Të ardhurat që përjashtohen

1. Nga tatimi në të ardhura personale përjashtohen të ardhurat në vijim:

1.1. Rrogat e pranuara nga përfaqësuesit e huaj diplomatik e konsular dhe personeli i jashtëm i Ambasadave apo Zyrave të Ndërlidhjes së shteteve të huaja në Kosovë, siç është përcaktuar në legjislacionin e aplikueshëm mbi vendosjen dhe funksionimin e zyrave ndërlidhëse dhe shërbimeve diplomatike në Kosovë.

1.2. Rrogat e pranuara nga përfaqësuesit e jashtëm, zyrtarët e jashtëm dhe punonjësit e jashtëm të organizatave ndërkombëtare qeveritare dhe organizatave joqeveritare ndërkombëtare që janë regjistruar në përputhje me legjislacionin në fuqi në Kosovë dhe kanë marrë dhe mbajtur statusin e përfitimit publik sipas legjislacionit të tillë.

1.3. Rrogat e pranuara nga përfaqësuesit e jashtëm, zyrtarët e jashtëm dhe punonjësit e jashtëm të agjencive donatore, të kontraktorëve të tyre apo të fondacioneve që realizojnë ndihmën humanitare, punën e rindërtimit, administratën civile a ndihmën teknike në Kosovë;

1.4. Rrogat e pranuara nga zyrtarët e jashtëm dhe zyrtarët e punësuar vendorë të Kombeve të Bashkuara dhe të agjencive të saj të specializuara dhe Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike, të cilat sipas këtij Ligji përfshijnë personelin e huaj dhe vendor të UNMIK-ut, siç saktësohet në legjislacionin lidhur me statusin, privilegjet dhe imunitetin e KFOR-it e të UNMIK-ut dhe personelit të tyre në Kosovë. Të njëjtat përjashtime vlejnë për institucionet ndërkombëtare financiare ndërqeveritare që kanë të drejtë dhe që janë të autorizuara të veprojnë në Kosovë.

1.5. Rrogat e marra nga personeli i jashtëm i KFOR-it; PCN dhe EULEX-i; 1.6. Kompensimet për dëmtimin ose shkatërrimin e pronës;

Page 410: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

410

1.7. Të ardhurat nga polisat e sigurimit të jetës që paguhen si rezultat i vdekjes së personit të siguruar

1.8. Kthimin e parave ose kompensimin për trajtimin mjekësor dhe shpenzimet, duke përfshirë edhe hospitalizimin dhe mjekimin, pos rrogave të paguara gjatë periudhës së mungesës nga puna për shkak të sëmundjes ose lëndimit.

1.9. Interesi në instrumentet financiare të cilat janë të lëshuara apo garantuara nga një Autoritet Publik i Kosovës i paguar tatimpaguesve rezident apo jo rezident.

1.10. Të ardhurat e kontraktuesit primar ose nën-kontraktuesit, përveç personave vendor, që janë krijuar nga kontratat për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve të Kombeve të Bashkuara (duke përfshirë UNMIK-un), agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara, KFOR-it dhe Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, të cilët drejtpërdrejt janë të angazhuar në projekte dhe programe të organizatave të cekura më lartë.

1.11. Të ardhurat e kontraktuesit primar ose nën-kontraktuesit, përveç personave vendor, që janë krijuar nga kontratat me qeveritë e huaja, organet e tyre dhe Agjencionet, Bashkimin Evropian, Agjencionet e Specializuara të Bashkimit Evropian, Bankës Botërore, FMN-së dhe organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve në mbështetje të projekteve dhe programeve për Kosovën.

1.12. Dividendët e marrë nga një tatimpagues rezident dhe jo rezident. 1.13. Fitimet nga lojërat e fatit, përveç fitimeve nga lotaria duke iu nënshtruar

dispozitave të nenit 49 të këtij ligji. 1.14. Pagesat e pensioneve dhe asistencat sociale të paguara nga Qeveria e

Kosovës. 1.15.Asetet e marra, apo vlera e aseteve te marra, si rezultat i trashëgimisë. S 1.16. Shpenzimet edukative/arsimore të paguara nga një punëdhënës në interes

të një punësuari me kusht që shpenzimet e tilla të jenë paguar drejtpërdrejtë në institucionin edukativo/arsimor që është i pranuar në përputhje me ligjin në fuqi të Kosovës, dhe me kusht që më tutje i punësuari të mbetet në punësim tek punëdhënësi për së paku 24 muaj pas përfundimit të edukimit/arsimit për të cilën shpenzimet janë paguar nga punëdhënësi.

1.17. Bursat e marra nga një individ për të marrë pjesë në një institucion për mësim të lartë, shkollë zanati, apo shkollë profesionale, përderisa bursa është paguar drejtpërdrejtë në institucion dhe asnjë pjesë e bursës nuk është e kompenzueshme për studentin.

1.18. Shpenzimet e trajnimit të paguara nga një punëdhënës për një të punësuar për të marrë pjesë në programet zyrtare të trajnimit për marrë shkathtësitë elementare të nevojshme për të punësuarin për të kryer detyrat e caktuara

apo të nevojshme për t‟i dhënë shkathtësi të reja tw punësuarit që lidhen me punën përderisa shpenzimet e tilla nuk tejkalojnë 1,000 € në atë periudhë tatimore.

Page 411: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

411

1.19. Shpenzime më shumë se 1,000€ në ndonjë periudhë tatimore do të

konsiderohen të ardhura të tatueshme për të punësuarin dhe do t‟i nënshtrohen mbajtjes në burim në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

1.20. Shpenzimet për jetesë gjatë pjesëmarrjes në një program zyrtar trajnimi do të jenë të lejueshme deri në një maksimum të vendosur nga ministri me një akt nënligjor.

1.21. Akti nënligjor i tillë gjithashtu do të specifikojë çfarëdo lloj të shpenzimeve të trajnimit që kualifikohen për këtë lirim. Shpenzimet e trajnimit për këtë nën-paragraf nuk do të përfshijnë shumat të barabarta me pagat dhe rrogat të cilat u paguhen fillestarëve apo praktikantëve.

KREU II TË ARDHURAT NGA PUNËSIMI

Neni 9

Të ardhurat nga pagat

1. Në të ardhurat bruto nga pagat përfshihen: 1.1. Rrogat e paguara në emër të një punëdhënësi për punën të cilën e kryen

punonjësi sipas udhëheqjes së drejtorit ose punëdhënësit; 1.2. Bonuset, provizionet dhe format e tjera të kompensimit që një

punëdhënës apo ndonjë person tjetër, në emër të punëdhënësit ua paguan punonjësve mbi dhe përtej rrogës;

1.3. Të ardhurat e fituara nga puna e përkohshme të cilën e kryen punonjësi; 1.4. Të ardhurat nga punësimi i mundshëm, siç është nënshkrimi i një bonusi

të rrogës; 1.5. Premitë e sigurimit shëndetësor dhe të jetës që një punëdhënës paguan

për punonjësin; 1.6. Falja e huas së punonjësit ose e obligimit të punëdhënësit; 1.7. Pagesa e shpenzimeve personale të punonjësit nga punëdhënësi dhe 1.8. Pos nëse përcaktohet ndryshe me këtë ligj, përfitimet në gjësende që një

punëdhënës ia jep punonjësit që kalon shumën minimale të përcaktuar me një akt nënligjor të lëshuar nga ministri.

2. Në të ardhurat e përgjithshme nga rrogat nuk përfshihen: 2.1. Kompensimi i shpenzimeve reale të udhëtimeve të biznesit deri në

shumën që duhet të saktësohet me një akt nënligjor që duhet të lëshohet nga ministri;

2.2. Dëmshpërblimi për aksidentet në punë dhe 2.3. Përfitimet në mall të dhëna nga punëdhënësi për punonjësit e huaj për të

lehtësuar jetesën e tyre në Kosovë, siç është banimi dhe pagesa e shkollimit.

2.4. Përfitimet në natyre në forma të shujtave të ofruara nga punëdhënësi për punëtorin duke përjashtuar kompensimin në para.

2.5. Rimbursimin, e kufizuar në më pak nga kostoja e transportimit publik apo 0.16 euro/KM, për shpenzimet e vajtje-ardhjeve për të punësuarit

Page 412: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

412

distanca e vajtje-ardhjeve e të cileve nga rezidenca e tyre kryesore për në vendin e rregullt të punës është më e madhe se 20 kilometra.

2.6. Përfitimet në natyrë që i jepen të punësuarave në formë të biletave të transportit publik të kufizuara në transporitimin mbi transportin e autorizuar publik nga rezidenca kryesore e të punësuarit për në vendin e

rregullt të punës. Përfitimet në natyrë mund t‟u jepen të punësuarve distanca e vajtje-ardhjeve e të cilëve nga rezidenca e tyre kryesore për në vendin e tyre të rregullt të punës është më e madhe se 1 kilometër.

2.7. Rimbursimi i tillë apo dhënia e përfitimeve në natyrë nuk do të konsiderohen si shpenzime të zdritshme bizesi nga ndonjë dhurues e rimbursimmit të tillë apo përfitimeve në natyre, e as nuk do të jenë të zdritshme si shpenzim të ndonjë lloji.

2.8. Ministri do të lëshojë një akt nënligjor për të përkufizuar kërkesat e raportimit që lidhen me dhënien e rimbursimit apo përfitimeve në natyrë të lejuara me nën-paragrafët 2.5 dhe 2.6.

3. Për kontributet pensionale, të ardhurat bruto do të përfshijnë: 3.1. Kontributet e dhëna nga punëdhënësi në emër të punonjësit në sistemin e

kursimeve individuale pensionale, në fondin plotësues të pensionit të punëdhënësit dhe në skemën plotësuese individuale të pensioneve sipas legjislacionit mbi Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës;

3.2. Kontributet e dhëna nga punonjësi në sistemin e kursimeve individuale pensionale, në fondin pensional plotësues të punëdhënësit dhe në skemën plotësuese pensionale individuale sipas legjislacionit mbi kursimet Pensionale në Kosovë.

KREU III

TE ARDHURAT NDRYSHE NGA ATO TE PUNESIMIT Neni 10

Të ardhurat nga aktivitetet afariste 1. Të ardhurat bruto nga veprimtaritë afariste nënkupton pranimet bruto të

gjeneruara nga një person apo entitet, përveç personave juridik për qëllime të këtij ligji, të angazhuar në veprimtari të tilla. Për tatimpaguesit me të ardhura vjetore bruto me më tepër se 50,000€, apo ata të cilët zgjedhin të mbajnë libra dhe regjistrime në përputhje me nenin 33 të këtij ligji, të ardhurat duhet të raportohen në periudhën tatimore gjatë së cilës janë pranuar apo akruar (lindur).

2. Bizneset me të ardhura vjetore bruto prej 50,000€ e më pak, të cilat nuk zgjedhin të mbajnë librat dhe regjistrimet në përputhje me nenin 33 të këtij ligji, do të raportojë të ardhurat nga veprimtaritë afariste në periudhën tatimore në të cilën ato të ardhura në të vërtetë apo në mënyrë konstruktive janë pranuar.

3. Bizneset me të ardhura vjetore bruto me më shumë se 50,000€ do të raportojnë të ardhurat nga veprimtaritë afariste në periudhën tatimore në të cilën të ardhurat janë pranuar apo akruar (lindur).

4. Tatimpaguesit me të ardhura nga shitja e mallrave, të cilët e mbajnë listën e

Page 413: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

413

artikujve për ta llogaritur çmimin e mallrave të shitura, e shfrytëzojnë metodën FIFO (i pari që hyn brenda del i pari) ose ndonjë metode tjetër të tillë ashtu siç mund të parashtrohet në aktin nënligjor të nxjerr nga ministri.

5. Kur një metodë e regjistrimit të mallit të jetë zgjedhur, ajo metodë do të përdoret për vitin në të cilin është zgjedhur plus së paku për tri periudha tatimore shtesë. Një tatimpagues që dëshiron të ndryshojë metodën e regjistrimit të mallit pas asaj periudhe kohore duhet të kërkojë një vendim shpjegues individual nga ATK në përputhje me dispozitat e aplikueshme të Ligjit mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat i ndryshuar me Ligjin nr. 03/L-071.

6. Tatimpaguesit e angazhuar ne kontrata dhe projekte ndërtimore afatgjata do të raportojnë të ardhurat e tatueshme nga ato kontrata dhe projekte afatgjata në mënyrën e përshkruar në një akt nënligjor që lëshohet nga ministri.

7. Të ardhurat e tatueshme nga lizingjet operuese dhe lizingjet financiare do të përcaktohen dhe raportohen në mënyrën e përshkruar në një akt nënligjor që do të lëshohet nga minsitri. Akti nënligjor do të përshkruajë lizingjet operative dhe lizingjet financiare.

Neni 11

Të ardhurat nga Qiratë 1. Të ardhurat bruto nga qiratë përfshijnë:

1.1. të ardhurat e krijuara nga dhënia me qira e pasurisë së patundshme sikurse janë ndërtesat, toka ose apartamentet;

1.2. të ardhurat e krijuara nga dhënia me qira e pajisjeve, automjeteve të transportit dhe llojeve tjera të pasurisë.

2. Pavarësisht dispozitave të paragrafit 1 te këtij neni, të ardhurat e qirasë të krijuara nga personat e angazhuar në veprimtari ekonomike të dhënies me qira të pasurisë së luajtshme apo të paluajtshme për klientët, do të trajtohen si të ardhura nga aktivitetet ekonomike dhe do të tatohen si të tilla.

Neni 12

Të ardhurat nga pasuria e paprekshme Të ardhurat bruto nga pasuria e paprekshme përfshijnë të ardhurat e krijuara nga patentat, të drejtat autoriale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë tjera që përbëhen vetëm nga të drejtat dhe që nuk kanë formë fizike. E drejta për të shfrytëzuar pasurinë e paluajtshme është e paprekshme. Ajo e drejtë,si dhe pasuri tjetër që përbëhet vetëm nga të drejtat, por nuk ka formë fizike, me tutje do të përkufizohet me akt nënligjor që lëshohet nga ministri.

Neni 13 Të ardhurat nga Interesi

1. Të ardhurat bruto nga interesi përfshijnë:

1.1. Interesin nga huat e dhëna për personat apo entitetet;

Page 414: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

414

1.2. Interesin nga flet obligacionet ose letrat tjera me vlerë të lëshuara nga organizatat afariste;

1.3. Interesin nga llogaritë (e kursimeve) të cilat sjellin interes, e që mbahen në banka dhe në institucione të tjera financiare.

1.4. Të ardhurat bruto nga interesi nuk përfshijnë interesin (kamatën) nga mjetet e Trustit të Kursimeve Pensionale në Kosovë apo nga cilido fond tjetër pensional i përkufizuar sipas legjislacionit mbi kursimet pensionale në Kosovë.

Neni 14

Të ardhurat tjera përfshirë dhuratat 1. Të ardhurat bruto përfshijnë çdo formë tjetër të të ardhurave nga çfarëdo

burimi, siç janë të ardhurat nga fitoret në lotari apo të ardhurat nga faljet e borxheve, përveç atyre që janë të liruara nga tatimi në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

2. Dhuratat në para apo gjësende të pranuara nga rezidentët përfshihen në të ardhurat tjera, nëse dhuratat e tilla tejkalojnë shumën 5.000 euro në një periudhë tatimore.

3. Dhuratat, qofshin në para apo në gjësende, të dhëna në mes bashkëshortëve apo nga një prind fëmijës së tij natyror, apo ligjërisht të adoptuar, apo nga fëmijët prindërve të tyre, janë të liruar nga të ardhurat pa marrë parasysh shumën apo vlerën e dhuratës.

4. Dhuratat e pranuara për qëllime edukative arsimore janë të liruara nga tatimi përderisa dhurata i është dhënë, në formë të pagesës së shkollimit të paguar drejtpërdrejtë, një institucioni edukativ arsimor të pranuar me ligjin publik pa marrë parasysh marrëdhënien në mes të donatorit dhe pranuesit.

KREU IV SHPENZIMET AFARISTE TË LEJUESHME

Neni 15

Dispozitat e përgjithshme të shpenzimeve.

1. Në varësi të dispozitave të këtij neni, lejohen si zbritje nga të ardhurat e përgjithshme të krijuara nga pasuria e paprekshme, qiratë apo aktivitetet afariste shpenzimet e paguara ose të shkaktuara gjatë periudhës tatimore që janë tërësisht, vetëm dhe drejtpërdrejt të lidhura me aktivitetet e tilla që gjenerojnë të ardhura, përfshirë primet për sigurim shëndetësor, të paguara në interes të punëtorit dhe ato të varura që duhet të përfshihen në polisën e të punësuarit.

2. Kontributet pensionale të paguara nga një punëdhënës janë të zbritshme, të kufizuara në shumën e kontributeve pensionale që në të vërtetë janë paguar, për aq sa ato kontribute pensionale nuk tejkalojnë shumën e kontributeve pensionale të lejueshme me ligjin në fuqi.

Page 415: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

415

3. Nuk lejohet zbritje për ndonjë shpenzim të akruar (rrjedhur) që lidhet me të ardhurat të cilat i nënshtrohen mbajtjes në burim (Pagave, dividendëve, interesit, të drejtave pronësore, qirave, fitoreve në lotari, etj.) veç nëse janë paguar më apo para 31 Marsit të periudhës tatimore vijuese. Çdo shpenzim që nuk lejohet me këtë nënparagraf do të jetë i zbritshëm në periudhën tatimore në të cilën në të vërtetë është paguar.

4. Bizneset me të ardhura vjetore bruto prej 50,000€ e më shumë, dhe ato biznese të cilat kanë zgjedhur të mbajnë libra dhe regjistrime siç kërkohet në nenin 33 të këtij ligji, mund të zbresin shpenzimet e lejuara e të paguara apo të akruara gjatë periudhës tatimore.

5. Nuk do të lejohet zbritje për ndonjë shpenzim derisa nuk dokumentohet ne mënyrën e kërkuar me akt nënligjor të lëshuar nga ministri.

6. Shpenzimet, përfshirë shpenzimet e zhvlerësimit, që lidhen me lizingjet operative dhe lizingjet financiare do të raportohen në mënyrën e përshkruar në një akt nënligjor që do të lëshohet nga ministri.

Neni 16

Shpenzimet e reprezentacionit Shpenzimet e ndodhura të reprezentacionit do të jenë të kufizuara në 50% të shumës së faturuar për zbavitje afariste. Shuma maksimale e të gjitha shpenzimeve të reprezentacionit nuk do të tejkalojë 2% të të ardhurave bruto vjetore.

Neni 17 Shpenzimet e Borxhit të keq

1. Një borxh i keq konsiderohet shpenzim nëse i plotëson kushtet vijuese:

1.1. Shuma që korrespondon me borxhin më herët është përfshirë në të ardhura;

1.2. Borxhi është fshirë (çregjistruar) në librat e tatimpaguesit si i padobishëm për qëllime kontabiliteti;

1.3. Nuk ka kontest mbi vlefshmërinë juridike te borxhit; 1.4. Borxhit i kanë kaluar së paku 6 muaj nga afati; 1.5. Ka evidencë të mjaftueshme se janë bërë përpjekje substanciale për të

vjelë borxhin, përfshirë çdo veprim te aplikueshëm për të maksimalizuar vjeljen e borxhit sikurse janë:

1.5.1. Tatimpaguesi ka thyer (balancuar) çdo borxh te pakontestueshëm kundrejt borxhit të keq;

1.5.2. Korrespodenca dhe kontaktet në përpjekje për të vjelë borxhin; 1.5.3. Veprimi juridik është konsideruar si joekonomik për arsye të

dokumentuara, apo veprimi juridik ka qenë i pasuksesshëm, ose 1.5.4. Kërkesa është dorëzuar mbi mjetet e falimentimit/likuidimit nëse

është e aplikueshme dhe shuma që do të merret është përcaktuar në mënyrë të arsyeshme nga administratori/përmbaruesi. Përderisa ato para që janë marrë nga falimentimi, janë aplikuar në borxhin e pashlyer.

Page 416: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

416

2. Zbritjet e borxhit të keq janë të kufizuara në pjesën e pambuluar të borxhit. Çdo borxh i keq i zbritur si një shpenzim dhe mandej më pastaj është vjelë do të përfshihet në të ardhurat e kohës së vjeljes.

3. Nuk lejohet asnjë zbritje e borxhit te keq për borxhet ndërmjet palëve te lidhura.

4. Ministri lëshon një akt nënligjor për te përshkruar kërkesat për zbritjen e borxhit te keq sikur që është paraparë me këtë nen.

Neni 18

Shpenzimet afariste të udhëtimit 1. Shpenzimet afariste të udhëtimit përfshijnë transportimin, shpenzimet e

llojllojshme të udhëtimit për të punësuarin (sikurse janë shpenzimet ditore) akomodimi dhe shujtat për udhëtime afariste por nuk do të përfshijë kompensimin për vajtje-ardhje në vendin e punës.

2. Shpenzimet për udhëtim, shujta, akomodim, dhe shpërngulja kufizohen në shumat që duhet të saktësohen me akt nënligjor që duhet të lëshohet nga ministri.

Neni 19

Pagesat për personat e lidhur 1. Kompensimi ose pagat e paguara për personin e lidhur lejohen si shpenzime

në shumën e barabartë me pagën aktuale minimale apo me vlerën e hapur te tregut.

2. Interesi, qiraja dhe shpenzimet tjera që i paguhen personave të lidhur lejohen si shpenzime në shumën e barabartë me pagën aktuale minimale apo me vlerën e hapur te tregut.

Neni 20

Zhvlerësimi 1. Shpenzimet për pronën e prekshme përveç shpenzimeve për tokën, veprat

artistike dhe pronën tjetër e cila nuk konsumohet që i posedon tatimpaguesi dhe që shfrytëzohen për veprimtarinë ekonomike të tatimpaguesit kompensohen me kalimin e kohës përmes zbritjeve të zhvlerësimit në mënyrën e përcaktuar me këtë nen.

2. Shpenzimet për përmirësimin e pronave me qira të cilat përdoren për veprimtari ekonomike të tatimpaguesit kompensohen përmes zbritjeve të zhvlerësimit të llogaritura me metodën lineare për periodën e kohëzgjatjes së qirasë.

3. E gjithë prona materiale e tatimpaguesit që i nënshtrohet zhvlerësimit sipas këtij nën neni, caktohet në njërën prej kategorive vijuese:

3.1. Kategoria 1: Ndërtesat dhe strukturat tjera ndërtimore; 3.2. Kategoria 2: Automobilat dhe kamionët e lehtë, mjetet e rënda për

transport, pajisjet për bartje të dheut, buldozerët, gërmuesit e dheut dhe

Page 417: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

417

mjetet tjera të rënda, kompjuterët, pjesët shtesë për kompjuterë dhe pajisjet tjera për përpunimin e të dhënave, mobilet dhe pajisjet për zyra, instrumentet, gjërat e ndryshme dhe pajisjet tjera shtesë; dhe bagëtitë te shfrytëzuara për prodhim ose për mbarështim;

3.3. Kategoria 3: Uzinat dhe makineria; inventari i hekurudhës dhe lokomotivat që shfrytëzohen për transportin hekurudhor; aeroplanët; anijet dhe bimët shumë vjeçare dhe shkurret e shfrytëzuara për vreshtari ose për prodhimin e frutave si p.sh. mollët, dardha, arrat, boronicat dhe te tjera ; dhe të gjitha asetet e trupëzuara që nuk janë përfshirë në kategorinë 1 apo kategorinë 2.

4. Shuma e lejuar si zbritje për zhvlerësim në periudhën tatimore përcaktohet duke aplikuar përqindjet e mëposhtme në mënyrë individuale të pronës së prekshme individuale sipas metodës lineare në fund të periudhës tatimore sipas kategorisë si cilës i përkasin asetet:

4.1. Kategoria 1: pesë për qind (5%); 4.2. Kategoria 2: njëzet për qind (20%) dhe 4.3. Kategoria 3: dhjetë për qind (10%).

5. Sipas këtij neni, një pasuri së pari duhet të merret parasysh kur vihet për herë të parë në shërbim.

6. Shuma fillestare që zhvlerësohet është çmimi i blerjes apo, në mungesë të çmimit të blerjes, çmimi i kostos. Shuma fillestare përfshin:

6.1. detyrimet tatimore, ngarkesat dhe taksat, dhe 6.2. shpenzimet e rastit sikurse janë provizioni, paketimi, montimi, transporti

dhe shpenzimet e sigurimit të ngarkuara nga furnizuesi. 7. Zhvlerësimi individual i pasurisë të Kategorisë 2 dhe Kategorisë 3 do të

zbatohet vetëm për ato pasuri të cilat janë marrë në apo pas datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji.

8. Blerja e një pasurie për çmimin prej 1,000 euro ose me pak do të lejohet si një shpenzim rrjedhës.

9. Mjetet kapitale të cilat janë blerë dhe ka filluar zhvlerësimi i tyre sipas metodës grupore para hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të vazhdojnë të zhvlerësohen sipas legjislacionit paraprak derisa vlera e grupit të bëhet zero.

10. Asetet (pasuria) e prekshme me çmim të blerjes prej më shumë se 1,000 euro dhe më pak se 3,000 euro, të siguruara pas datës në të cilën ky ligj hyn në fuqi, do të vendoset në një grup të vetëm të aseteve dhe do të zhvlerësohet me shkallën 20% të vlerës së aseteve në grup, pa marrë parasysh në cilën kategori të aseteve do të vendosej sipas dispozitave të paragrafit tre të këtij neni. Kur asetet kualifikuese janë blerë, çmimi i tyre i blerjes do të shtohet në vlerën e grupit. Kur asetet të jenë shitur nga grupi, çmimi i blerjes së asetit të shitur do të raportohet si e ardhur e zakonshme afariste në vitin në të cilin aseti është shitur, por vlera e grupit nuk do të ulet si rezultat i shitjes.

Neni 21

Zhvlerësimi i bagëtive Zhvlerësimi i bagëtisë është i lejuar vetëm për kafshët e tilla nëse janë përdorë gjatë rrjedhës së veprimtarisë ekonomike. Kafshët të cilat rrisin pasardhësit vetëm për

Page 418: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

418

përdorim personal apo kafshë qumështore të përdorura vetëm për përdorim personal nuk i nënshtrohet zhvlerësimit.

Neni 22 Zbritjet e posaçme për pasuritë e reja

1. Nëse një tatimpagues blen linjat prodhuese për uzina dhe makineria, inventari

i hekurudhës dhe lokomotivat që shfrytëzohen për transportin hekurudhor, aeroplanë, anijet, mjetet e rënda për transport, pajisjet për bartje të dheut, buldozerët, gërmuesit e dheut dhe mjetet tjera të rënda për qëllimet e veprimtarisë ekonomike të tatimpaguesit ndërmjet 1 Janarit 2010 dhe 31 Dhjetorit 2012, lejohet një zbritje e veçantë prej dhjetë për qind (10%) të çmimit të përvetësimit të pasurisë në vitin në të cilin pasuria është vënë për herë të parë në shërbim.

2. Kjo zbritje bëhet përveç zbritjes normale të zhvlerësimin të lejueshëm. 3. Zbritja lejohet vetëm nëse pasuria është e re ose është vënë për herë të parë në

shërbim në Kosovë. Zbritja nuk lejohet nëse pasuria është bartur nga një biznes ekzistues ose një biznes i mëparshëm në Kosovë.

4. Zbritjet tjera të posaçme mund të jepen vetëm nëse parashihen me ligj të veçantë.

Neni 23

Riparimet dhe përmirësimet 1. Ne rast të ndonjë aseti të zhvlerësueshëm, shumat e shpenzuara për riparime

apo për përmirësime, përjashtuar riparimet e mirëmbajtjes së zakonshme, do të kapitalizohen dhe të shtohen në bazën e asetit nëse riparimet apo përmirësimet tejkalojnë jetën e përdorimit të asetit për së paku një vit dhe shuma e riparimit apo përmirësimit është më e madhe se 1,000 € për atë aset. Nëse riparimi apo përmirësimi është 1,000 € apo më pakë për ndonjë aset, shuma e riparimit apo përmirësimit do të jetë shpenzim në vitin që është paguar apo ka ndodhur.

2. Nëse riparimet apo përmirësimet plotësojnë kriterin për kapitalizim sipas paragrafit 1 të këtij neni, shuma kapitalizohet dhe shtohet ne vlerën kontabël të mbetur të asetit kapital. Vlera e re kontabël e asetit përdoret si baze për zhvlerësimin e asetit. Aseti zhvlerësohet ne përputhje me rregullat e kategorisë së aplikueshme .

3. Ministri lëshon një akt nënligjor për zbatimin e këtij neni.

Neni 24

Amortizimi 1. Shpenzimet në mjetet e paprekshme të cilat kanë afat të kufizuar përdorimi,

përfshirë por duke mos u kufizuar ne patentat, të drejtat e autorit, licencat për vizatime apo modele, kontratat dhe të drejtat ekskluzive, zbriten në formë të detyrimeve të amortizimit.

Page 419: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

419

2. Metoda e amortizimit është metoda e shlyerjes lineare dhe lejimi bazohet në afatin e përdorimit të pasurisë të përcaktuar në marrëveshjen ligjore mbi përvetësimin dhe përdorimin e pasurisë së paprekshme.

Neni 25 Shpenzimet kërkimore dhe zhvillimore

1. Shpenzimet për kërkim dhe zhvillim lidhur me rezervat natyrore të mineraleve

dhe të resurseve të tjera natyrore, si dhe kamatat që u ngarkohen, i shtohen llogarisë kapitale dhe amortizohen sipas këtij neni.

2. Shuma e lejuar si zbritje për amortizim përkitazi me shpenzimet kërkimore dhe zhvillimore, e cekur në paragrafin 1 të këtij neni për periudhën tatimore, përcaktohet duke shumëzuar bilancin në llogarinë kapitale me një thyesë prej:

2.1. Numëruesi i së cilës paraqet njësitë e nxjerra prej rezervave natyrore gjatë vitit dhe

2.2. Emëruesi i së cilës paraqet shumën e njësive të përgjithshme të parapara

për t‟u nxjerrë nga rezervat natyrore gjatë jetëgjatësisë së pasurisë. 3. Njësitë e përgjithshme të parapara për nxjerrje, të referuara në paragrafin 2 të

këtij neni do të përcaktohen në përputhje me udhëzimet lidhur me vlerësimet e tilla që do të vendosen në një akt nënligjor që lëshohet nga ministri.

Neni 26

Humbjet tatimore 1. Humbjet tatimore siç është e definuar me këtë ligj është ndryshimi negativ

ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve e lejimeve të tatimpaguesit të përcaktuara me këtë ligj.

2. Shuma e humbjes tatimore e përcaktuar sipas këtij neni mund të bartet deri në shtatë (7) periudha të njëpasnjëshme tatimore dhe është e disponueshme si zbritje ndaj çfarëdo të ardhure për ato vite.

3. Shuma e bartur që merret parasysh për çfarëdo periudhe tatimore pas vitit të humbjes tatimore, është shuma e përgjithshme e humbjes e zvogëluar për shumën e grumbulluar që është lejuar më parë si zbritje.

4. Nëse tatimpaguesi ka pasur humbje tatimore më gjatë se një (1) vit, ky nen zbatohet për humbjet që janë krijuar sipas radhës.

5. Dispozitat e këtij neni do të jenë të lejueshme vetëm për biznesin i cili ka krijuar humbje. Nëse biznesi ka ndryshim në pronësi prej më shumë se 50% apo nëse një ndërmarrje personale afariste është ndryshuar në ndonjë formë tjetër biznesi (entitet juridik, ortakëri, etj.) humbja e bartur nuk do të lejohet më. Ministri mund të lëshojë një akt nënligjor për të rregulluar dispozitat e bartjes së humbjes që lidhen me ndryshimin e llojit të organizatës biznesore apo ndryshimit të pronësisë, si dhe çdo dispozitë tjetër të bartjes së humbjes të nevojshëm për zbatimin e këtij neni.

Page 420: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

420

Neni 27 Shpenzimet e qirasë

Nëse një tatimpagues, ndryshe nga një tatimpagues i angazhuar në afarizëm për dhënie me qira të pasurisë së luajtshme apo të paluajtshme, zgjedh të mos mbajë regjistrime të shpenzimeve aktuale të paguara apo te lindura në aktivitetin e qirasë, tatimpaguesit të tillë i lejohet një zbritje nga të ardhurat bruto nga qiraja në një shumë të barabartë me dhjetë për qind (10%) të qirave të pranuara me qëllim të mbulimit të shpenzimeve të riparimit, arkëtimit të pagesave dhe të shpenzimeve tjera të paguara apo të krijuara gjatë realizimit të qirasë.

Neni 28 Zbritjet e lejuara për kontribute bamirëse.

1. Kontributet që bëhen nga tatimpaguesit që mbajnë regjistrime sipas nenit 33.4

të këtij ligji, për qëllime humanitare, shëndetësore, arsimore, fetare, shkencore, kulturore, të mbrojtjes së ambientit dhe sportive lejohen si zbritje me vlerë maksimale prej pesë për qind (5%) të të ardhurave të tatueshme të llogaritura përpara se të jetë zbritur ky kontribut bamirës.

2. Kontributet bamirëse sipas paragrafit 1 të këtij neni duhet të bëhen për: 2.1. Një organizatë të regjistruar sipas legjislacionin mbi regjistrimin dhe

funksionimin e Organizatave Joqeveritare që kanë marrë dhe mbajnë statusin e përfitimit publik.

2.2. Çdo organizatë tjetër jo komerciale që drejtpërsëdrejti kryen veprimtari jo fitimprurëse që janë të interesit publik, sikurse janë:

2.2.1. Institucionet mjekësore; 2.2.2. Institucionet arsimore; 2.2.3. Organizatat për mbrojtjen e ambientit; 2.2.4. Institucionet fetare; 2.2.5. Institucionet që kujdesen për personat e paaftë ose të moshuar; 2.2.6. Jetimoret dhe 2.2.7. Institucionet që nxisin krijimin e shkencës, kulturës, sporteve

apo arteve. 3. Kontributi bamirës nuk përfshinë kontributin që është në dobi të drejtpërdrejtë

të donatorëve apo të personave të tjerë që kanë lidhje me donatorin. 4. Çdo tatimpagues që është objekt i tatuarës reale, i cili kërkon zbritje për

kontributin bamirës duhet ta dorëzojë një deklaratë vjetore dhe të sigurojë faturën (dëftesën) në lidhje me atë kontribut, në mënyrën siç përshkruhet në akt nënligjor të lëshuar nga ministri.

Neni 29

Shpenzimet edukative/arsimore dhe trajnuese

1. Shpenzimet edukativo ose arsimore të paguara nga një punëdhënës një institucioni edukativ ose arsimor për një të punësuar do të jenë të lejueshme në tërësi në vitin në të cilin shpenzimet e tilla janë paguar, me kusht që:

Page 421: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

421

1.1. shpenzimet edukative ose arsimore të jenë paguar drejtpërdrejtë në institucionin edukativ ose arsimor;

1.2. institucioni edukativ/arsimor njihet nga ligji publik në fuqi i Kosovës. 1.3. edukimi/arsimimi lidhet me pozitën e të punësuarit dhe nuk e kualifikon

atë të punësuar për punë në një profesion tjetër; dhe 1.4. i punësuari mbetet në marrëdhënie pune me punëdhënësin për së paku 24

muaj pas përfundimit të edukimit ose arsimimit për të cilën shpenzimet janë paguar nga punëdhënësi.

2. Shpenzimet e trajnimit (shpenzimet e dala nga një punëdhënës për t‟i dhënë aftësitë elementare të nevojshme për të punësuarin për të kryer detyrat e

caktuara apo të nevojshme për t‟i dhënë aftësitë e reja të punësuarit) të cilat lidhen me punën do të lejohen në tërësi në vitin në të cilin shpenzimet e tilla të trajnimit kanë lindur. Shuma e shpenzimeve të tilla nuk do të tejkalojë 1,000€ për të punësuar në çdo periudhë tatimore, Çdo shpenzim i trajnimit i lindur mbi atë shumë nuk do të jetë e lejueshme në atë periudhë tatimore.

KREU V SHPENZIMET E PALEJUESHME

Neni 30

Shpenzime e palejueshme 1. Nuk lejohet kurrfarë zbritje për:

1.1. Shpenzimet e përvetësimit të tokës; 1.2. Gjobat, dënimet, shpenzimet dhe interesi qe lidhet me to, për çdo shkelje

të ligjit apo procedurave administrative; 1.3. Tatimi në të ardhura të paguara apo të akruara (nuk përfshinë tatimet e

mbajtura në burim nga të punësuarit); 1.4. Tatimi në vlerën e shtuar për të cilin tatimpaguesi kërkon zbritje ose

kreditim për tatimin e zbritshëm në bazë të legjislacionit për Tatimin në Vlerën e Shtuar;

1.5. Shpenzimet personale, të jetesës ose ato familjare; 1.6. Çfarëdo humbje nga shitja ose këmbimi i pronës ndërmjet personave të

afërm, dhe 1.7. Shpenzimet për dëfrim dhe rekreacion, përveç nëse kanë ndodhur në

lidhje me afarizmin e tatimpaguesit që ofron aktivitetet për dëfrim dhe rekreacion;

1.8. Shpenzimet e pa dokumentuara sipas kërkesave të vendosura me një akt nënligjor të lëshuar nga ministri, do të konsiderohen si shpenzime të palejueshme.

2. Në të ardhurat e përgjithshme nuk përfshihen kontributet pensionale, si në vijim:

2.1. Kontributet pensionale mbi shumën maksimale të lejuar sipas Ligjit për Pensionet në Kosovë;

Page 422: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

422

2.2. Trajtimi i shpenzimeve të cilat mund të jenë pjesërisht personale dhe

pjesërisht afariste, apo të cilat mund t‟i nënshtrohen dilemës se a janë ato personale apo afariste, do të përkufizohen në një akt nënligjor që lëshohet nga ministri.

KREU VI FITIMET DHE HUMBJET KAPITALE

Neni 31

Të ardhurat nga fitimet kapitale 1. Të ardhurat bruto nga fitimet në kapital nënkuptojnë fitimin që tatimpaguesi

realizon nëpërmjet shitjes apo formave të tjera të tjetërsimit të pasurisë kapitale, duke përfshirë pasurinë e patundshme dhe letrat me vlerë.

2. Shuma e fitimit kapital është dallimi pozitiv ndërmjet çmimit të shitjes së pasurisë dhe vlerës së pasurisë së kapitalit, siç përcaktohet në paragrafin 5 te këtij neni.

3. Çmimi i shitjes së pasurisë kapitale është shuma e çdo paraje të pranuar, plus çdo konsideratë tjetër e pranuar për shitje.

4. Nëse palët janë persona me ndonjë lidhje mes veti dhe çmimi i shitjes është

më i ulët se çmimi i hapur i tregut, atëherë çmimi i shitjes do t‟i përshtatet çmimit të hapur të tregut në mënyrën siç përshkruhet në akt nënligjor të lëshuar nga ministri.

5. Kostoja e pasurisë kapitale, është shuma që tatimpaguesi ka paguar për përvetësimin e pasurisë, e rritur për koston e përmirësimeve dhe e zvogëluar nga zhvlerësimi dhe shpenzimet tjera që lejohen me këtë ligj.

6. Fitimet kapitale do të pranohen si të ardhura biznesi dhe humbjet kapitale si humbje biznesi, nëse nuk parashihet ndryshe me këtë ligj.

7. Fitimet dhe humbjet kapitale nuk do të pranohen për pasurinë e grupuar (pasuria në kategorinë 2 dhe kategorinë 3 e marrë para datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji) të referuara në nenin 20 të këtij ligji.

8. Humbja kapitale nënkupton humbjen që e pëson tatimpaguesi nëpërmjet shitjes apo ndonjë forme tjetër të tjetërsimit të pasurisë kapitale, përfshirë pasurinë e palëvizshme dhe letrat me vlerë.

9. Shuma e humbjes në kapital paraqet dallimin negativ të të çmimit të shitjes së pasurisë sipas paragrafit 3 apo 4 të këtij neni dhe kostos së pasurisë kapitale sipas paragrafit 5 të këtij neni.

10. Humbje kapitale nënkupton humbje, të cilën tatimpaguesi e pëson përmes shitjes apo tjetërsimit në ndonjë mënyrë tjetër të pasurisë kapitale, duke përfshirë patundshmëritë dhe letrat me vlerë. Dispozitat e Nenit 26 të këtij ligji do të aplikohen në humbjet e përshkruara në këtë paragraf.

11. Të ardhurat bruto nga fitimet kapitale nuk përfshijnë fitimet kapitale të realizuara nga shitja e mjeteve të Trustit të Kursimeve Pensionale në Kosovë

Page 423: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

423

apo cilitdo fond tjetër pensional të përkufizuar me legjislacionin mbi Pensionet në Kosovë.

12. Fitimi kapital nuk pranohet në rast të ndërrimit pa dashje të pronës nëse konsiderata është marrë nga ndërrimi qe përbëhet nga prona e karakterit apo natyrës së njëjtë ose nga paratë që janë investuar në pronën e natyrës apo të karakterit të njëjtë brenda periudhës dy vjeçare (2) të zëvendësimit.

13. Nëse një shitje e pasurisë kapitale përfshinë një marrëveshje me këste që zgjat më shumë se periudha tatimore në të cilën shitja është finalizuar (të gjitha dokumentet e aplikueshme janë të nënshkruara nga të gjitha palët dhe marrëveshja e shitjes ligjërisht është e zbatueshme), çdo fitim duhet të amortizohet me bazë të linjës direkte për jetëgjatësinë e marrëveshjes më këste dhe shuma e fitimit që i atribuohet ndonjë periudhe tatimore duhet të raportohet në deklaratën tatimore si e ardhur në atë periudhë tatimore. Dispozitat tjera që lidhen me shitjes me këste do të përshkruhen në nj akt nënligjor.

14. Fitimi kapital nuk pranohet në rast të ndërrimit pa dashje të pronës nëse konsiderata është marrë nga ndërrimi që përbëhet nga prona e karakterit apo natyrës së njëjtë ose nga paratë që janë investuar në pronën e natyrës apo të karakterit të njëjtë brenda periudhës dy vjeçare (2) të zëvendësimit.

Neni 32 Metoda e parasë së gatshme dhe akruale e kontabilitetit

1. Tatimpaguesit që nuk janë të angazhuar në aktivitet ekonomik do të raportojnë

të hyrat me kontabilitetit në bazë të parasë së gatshme. Të ardhurat e tilla raportohen në vitin i cili është aktual apo janë marrë në mënyrë konstruktive në formën e parasë së gatshme, është e barabartë me të apo pasuri tjetër.

2. Tatimpaguesit e angazhuar në aktivitet ekonomik me të ardhura vjetore bruto prej 5,000 euro apo më pak dhe tatimpaguesit me të ardhura vjetore bruto nga aktivitetet ekonomike me më shumë se 5,000 euro deri në, dhe duke përfshirë, 50,000 euro, të cilët nuk kërkohet dhe nuk kanë zgjedhur të mbajnë librat dhe regjistrimet e listuara në nenin 33.4 të këtij ligji, komponentët e tyre të

llojllojshme të të ardhurave do t‟i raportojnë me kontabilitet në bazë të parasë së gatshme (të ardhurat e raportuara kur janë pranuar në të vërtetë dhe në mënyrë konstruktive).

3. Tatimpaguesit e angazhuar në aktivitet ekonomik me të ardhura vjetore bruto më tepër 50,000 euro, tatimpaguesit që kërkohet të mbajnë librat dhe regjistrimet e listuara në nenin 33.4 të këtij ligji dhe tatimpaguesit të cilët zgjedhin të mbajnë këto libra dhe regjistrime si dhe ortakëritë e përgjithshme dhe të kufizuara dhe grupimi i personave komponetet e tyre të llojllojshme të

të ardhurave do t‟i raportojnë me kontabilitet në bazë akruale, përveç atyre pikave të të ardhurave të përshkruara në nenin 7.1 të këtij ligji.

4. Tatimpaguesit e përshkruar në paragrafin 3 të këtij neni do të raportojnë komponentët e llojllojshme të tyre të shpenzimeve me kontabilitet në bazën

Page 424: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

424

akruale, përveç nëse është paraparë ndryshe në paragrafin 3 të nenit 15 të këtij ligji.

KREU VII LIBRAT DHE REGJISTRIMET

Neni 33 Kërkesa për libra dhe regjistrime

1. Tatimpaguesi me të ardhura bruto vjetore nga aktivitetet afariste që i tejkalon

50.000 euro për periudhën tatimore, si dhe ortakëritë dhe grupet e personave, mbajë librat dhe regjistrimet e identifikuara në paragrafin 4 të këtij neni.

2. Tatimpaguesi me të ardhura bruto vjetore nga aktivitetet afariste që ka 50.000

euro ose më pak për periudhën tatimore mund të zgjedhë t‟i përgatisë librat dhe regjistrimet e identifikuara në paragrafin 4 të këtij neni.

3. Tatimpaguesi që zgjedhë t‟i përgatisë librat dhe regjistrimet e identifikuara në

paragrafin 4 të këtij neni për cilëndo periudhë tatimore kërkohet t‟i përgatisë librat dhe regjistrimet e tilla për periudhën tatimore në të cilën zgjedhja (opsioni) është bërë plus se paku tri (3) periudha tatimore pasuese sikurse është paraparë në aktin nënligjor të lëshuar nga ministri.

3.1. Një tatimpagues që dëshiron të zgjedhë opsionin e përshkruar në paragrafin tre (3) të këtij neni do të dorëzojë një pasqyrë në administratën tatimore deri më 1 Mars të periudhës tatimore në të cilin tatimpaguesi dëshiron të bëjë zgjedhjen dhe se zgjedhja është bërë. Pasqyra që dorëzohet do të jetë në formatin e përshkruar nga administrata tatimore. Kur zgjedhja e tillë të jetë bërë, tatimpaguesi duhet të vazhdojë të përgatisë pasqyrat financiare dhe të rregullojë të ardhurat dhe shpenzimet e regjistruara në pasqyrat e tilla për periudhën tatimore në të cilën zgjedhja është bërë dhe, së paku, për tri periudha tatimore pasuese sikurse është paraparë në paragrafin 3 të këtij neni.

3.2. Një tatimpagues me të drejtë për të zgjedhur mbajtjen e librave dhe regjistrimeve sikurse kërkohet në paragrafin 4 të këtij neni, duhet të dorëzojë një kërkesë për vendim shpjegues në ATK, në përputhje me dispozitat e aplikueshme të ligjit mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat, dhe të marrë miratimin nga ATK përpara mbajtjes së librave dhe regjistrimeve në përputhje me Nenin 34 të ligjit. Miratimi duhet të merret deri më 1 Mars të vitit për të cilin tatimpaguesi kërkon vendim shpjegues.

4. Librat dhe regjistrimet të kërkuara sipas këtij Neni, të mbajtur në përputhje me standardet e kontabilitetit në Kosovë, janë me sa vijojnë:

4.1. Një libër të shitjes në të cilin të gjitha shitjet dhe kthimet duhet të regjistrohen.

Page 425: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

425

4.2. Një libër të blerjes në të cilin të gjitha blerjet dhe kthimet duhet të regjistrohen.

4.3. Një ditar të pranimeve në para të gatshme (kesh) dhe një ditar të pagesave në para të gatshme (kesh) që lidhen me librin e shitjes dhe librin e blerjes.

4.4. Një llogari kapitale, nëse është aplikueshme, që përmban bilancin e hapjes, shtimet në kapital, shpenzimet që do të kapitalizohen, shkalla e zhvlerësimit, shuma e zhvlerësimet, të gatshmet dhe bilanci mbyllës;

4.5. Librat dhe regjistrimet e tilla të tjera sipas nevojës për të dhënë llogari të saktë të të gjitha të ardhurave dhe shpenzimeve ashtu që të mund të bëhet një përcaktim i saktë i tatimit;

4.6. Pavarësisht kërkesës në paragrafin 1 të këtij neni që ortakëritë dhe grupet e personave duhet të mbajnë libra dhe regjsitrime të përshkruara në Paragrafin 4 të këtij Neni, ortakëritë dhe grupet e personave me qarkullim vjetor prej 50,000 apo më pak nuk do të kërkohet të mbajnë pasqyra të të ardhurave apo financiare siç kërkohet me Standardet e Kontabilitetit të Kosovës. Megjithatë, ato do të kërkohet të mbajnë librat dhe regjistrimet e përshkruara në nën-paragrafët 4.1 deri 4.5, dhe çdo regjistrim tjetër i kërkuar me qëllim që të përcaktohet me saktësi shuma e fitimit, apo humbjes, që do t‟u shpërndahet ortakëve të ndarë.

4.7. Përmbajta e librave dhe regjistrimeve të kërkuara me këtë paragraf dhe çdo libër dhe regjistrim i kërkuar, përfshirë ato të mbajtura në format elektronik, do të përkufizohen në një akt nënligjor të lëshuar nga ministri.

Neni 34 Kërkesat për libra dhe regjistrime për bizneset e vogla

1. Një tatimpagues me të ardhura bruto vjetore prej 50.000 euro apo më pakë, i

cili nuk zgjedh të përgatisë librat dhe regjistrimet e kërkuara sipas paragrafit 4 të nenit 33, duhet të mbaj librat dhe regjistrimet vijuese minimale:

1.1. Një libër të shitjes në të cilin të gjitha shitjet dhe kthimet duhet të regjistrohen.

1.2. Një libër të blerjes në të cilin të gjitha blerjet dhe kthimet duhet të regjistrohen.

1.3. Një ditar të pranimeve në para të gatshme (kesh) dhe një ditar të pagesave në para të gatshme (kesh) që lidhen me librin e shitjes dhe librin e blerjes.

1.4. Përmbajta e librave dhe regjistrimeve të kërkuara me këtë paragraf dhe çdo libër dhe regjistrim i kërkuar për biznesin e vogël, përfshirë ato të mbajtura në format elektronik, do të përkufizohen në një akt nënligjor të lëshuar nga ministri.

Page 426: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

426

KREU VIII DISPOZITAT NDËRKOMBËTARE

Neni 35

Njësi e Përhershme 1. Njësia e përhershme përfshin:

1.1. Çdo vend te menaxhmentit; 1.2. Çdo degë; 1.3. Çdo zyrë; 1.4. Çdo fabrikë; 1.5. Çdo punëtori; 1.6. Çdo minierë dhe 1.7. Çdo burim i naftës dhe gazit, gurore ose vend tjetër i shfrytëzimit të

burimeve natyrore. 2. Njësia e përhershme gjithashtu përfshin;

2.1. Çdo vend ndërtimi, ndërtim, montim ose projekt instalimi, ose ndonjë aktivitet mbikëqyrës në lidhje me këtë, por vetëm nëse ndërtimi, projekti ose aktiviteti i tillë zgjat më shumë se 183 ditë. Kur vend ndërtimi, projekti ose aktiviteti zgjat më shumë se 183 ditë, duke përfshirë edhe aktivitetet përgatitore, vend ndërtimi, projekti apo aktiviteti konsiderohet se ka qenë apo është krijuar si njësi e përhershme nga dita kur ka filluar puna e tillë;

2.2. Ofrimin e ndonjë shërbimi, duke përfshirë shërbime të konsultimeve, por duke përjashtuar aktivitetet e mbikëqyrjes të parapara ne paragrafin 2.1 të këtij neni të kryera në Kosovë nga personi jo rezident përmes punëtorëve ose personelit tjetër, por vetëm nëse aktivitetet e tilla vazhdojnë brenda Kosovës për një periudhë apo periudha gjithsejtë 90 ditore apo më shumë brenda një periudhe dymbëdhjetë mujore. Kur aktivitetet vazhdojnë brenda Kosovës për një periudhë apo periudha gjithsejtë 90 ditore ose më shumë gjatë një periudhe dymbëdhjetë mujore, aktivitetet konsiderohet se kanë krijuar njësi të përhershme nga dita kur kanë filluar aktivitetet e tilla;

2.3. Çdo vend ndërtimi i shfrytëzuar për kërkimin e resurseve natyrore brenda Kosovës, kur aktivitetet e tilla brenda Kosovës vazhdojnë për një periudhë apo periudha gjithsejtë 183 ditore apo më shumë brenda cilësdo periudhe dymbëdhjetë mujore. Kur aktivitetet vazhdojnë për një periudhë apo periudha gjithsejtë 183 ditore ose më shumë brenda një periudhe dymbëdhjetë mujore, aktivitetet konsiderohen se kanë krijuar ndërmarrje të përhershme nga dita kur kanë filluar aktivitetet e tilla, dhe

2.4. Çdo pasuri e paluajtshme që ndodhet në Kosovë dhe posedohet nga një person jo rezident.

3. Pavarësisht nga paragrafi 1 të këtij neni, kur personi, përveç agjentit me status të pavarur për të cilin zbatohet paragrafi 6 i këtij neni, vepron në Kosovë në emër të personit jo rezident, personi jo rezident konsiderohet se ka njësi të

Page 427: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

427

përhershme në Kosovë lidhur me aktivitetet që ai person i ndërmerr për personin jo rezident, nëse personi i tillë:

3.1. Ka dhe zakonisht ushtron autorizimin në Kosovë për të lidhur kontrata në emër të personit jo rezident, përveç nëse aktivitetet e personit të tillë janë të kufizuara në ato të përmendura në paragrafin 6 të këtij neni të cilat, nëse ushtrohen përmes një vendi të caktuar të biznesit, nuk do ta bënin këtë vend të caktuar të biznesit njësi të përhershme sipas dispozitave të atij nën neni; ose

3.2. Nuk ka autorizim të tillë, por zakonisht mban një magazinë të mallrave ose materialeve në Kosovë nga i cili vazhdimisht shpërndan mallra ose materiale në emër të tatimpaguesit.

4. Prsoni jo rezident i cili ofron sigurim, përveç ri-sigurimit, do të konsiderohet se ka njësi të përhershme në Kosovë nëse mbledh primet në Kosovë ose siguron rreziqet që ndodhen në Kosovë DISPOZITAT NDËRKOMBËTARE

Neni 35

Njësi e Përhershme 1. Njësia e përhershme përfshin:

1.1. Çdo vend te menaxhmentit; 1.2. Çdo degë; 1.3. Çdo zyrë; 1.4. Çdo fabrikë; 1.5. Çdo punëtori; 1.6. Çdo minierë dhe 1.7. Çdo burim i naftës dhe gazit, gurore ose vend tjetër i shfrytëzimit të

burimeve natyrore. 2. Njësia e përhershme gjithashtu përfshin;

2.1. Çdo vend ndërtimi, ndërtim, montim ose projekt instalimi, ose ndonjë aktivitet mbikëqyrës në lidhje me këtë, por vetëm nëse ndërtimi, projekti ose aktiviteti i tillë zgjat më shumë se 183 ditë. Kur vend ndërtimi, projekti ose aktiviteti zgjat më shumë se 183 ditë, duke përfshirë edhe aktivitetet përgatitore, vend ndërtimi, projekti apo aktiviteti konsiderohet se ka qenë apo është krijuar si njësi e përhershme nga dita kur ka filluar puna e tillë;

2.2. Ofrimin e ndonjë shërbimi, duke përfshirë shërbime të konsultimeve, por duke përjashtuar aktivitetet e mbikëqyrjes të parapara ne paragrafin 2.1 të këtij neni të kryera në Kosovë nga personi jo rezident përmes punëtorëve ose personelit tjetër, por vetëm nëse aktivitetet e tilla vazhdojnë brenda Kosovës për një periudhë apo periudha gjithsejtë 90 ditore apo më shumë brenda një periudhe dymbëdhjetë mujore. Kur aktivitetet vazhdojnë brenda Kosovës për një periudhë apo periudha gjithsejtë 90 ditore ose më shumë gjatë një periudhe dymbëdhjetë mujore, aktivitetet konsiderohet se kanë krijuar njësi të përhershme nga dita kur kanë filluar aktivitetet e tilla;

Page 428: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

428

2.3. Çdo vend ndërtimi i shfrytëzuar për kërkimin e resurseve natyrore brenda Kosovës, kur aktivitetet e tilla brenda Kosovës vazhdojnë për një periudhë apo periudha gjithsejtë 183 ditore apo më shumë brenda cilësdo periudhe dymbëdhjetë mujore. Kur aktivitetet vazhdojnë për një periudhë apo periudha gjithsejtë 183 ditore ose më shumë brenda një periudhe dymbëdhjetë mujore, aktivitetet konsiderohen se kanë krijuar ndërmarrje të përhershme nga dita kur kanë filluar aktivitetet e tilla, dhe

2.4. Çdo pasuri e paluajtshme që ndodhet në Kosovë dhe posedohet nga një person jo rezident.

3. Pavarësisht nga paragrafi 1 të këtij neni, kur personi, përveç agjentit me status të pavarur për të cilin zbatohet paragrafi 6 i këtij neni, vepron në Kosovë në emër të personit jo rezident, personi jo rezident konsiderohet se ka njësi të përhershme në Kosovë lidhur me aktivitetet që ai person i ndërmerr për personin jo rezident, nëse personi i tillë:

3.1. Ka dhe zakonisht ushtron autorizimin në Kosovë për të lidhur kontrata në emër të personit jo rezident, përveç nëse aktivitetet e personit të tillë janë të kufizuara në ato të përmendura në paragrafin 6 të këtij neni të cilat, nëse ushtrohen përmes një vendi të caktuar të biznesit, nuk do ta bënin këtë vend të caktuar të biznesit njësi të përhershme sipas dispozitave të atij nën neni; ose

3.2. Nuk ka autorizim të tillë, por zakonisht mban një magazinë të mallrave ose materialeve në Kosovë nga i cili vazhdimisht shpërndan mallra ose materiale në emër të tatimpaguesit.

4. Personi jo rezident i cili ofron sigurim, përveç ri-sigurimit, do të konsiderohet se ka njësi të përhershme në Kosovë nëse mbledh primet në Kosovë ose siguron rreziqet që ndodhen në Kosovë përmes një personi, përveç agjentit me status të pavarur për të cilin zbatohet paragrafi 6 i këtij neni.

5. Pavarësisht nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni, “Njësia e përhershme” konsiderohet se nuk përfshin:

5.1. Shfrytëzimin e objekteve vetëm me qëllim të ruajtjes ose ekspozimit të mallrave ose materialeve që i përkasin personit jo rezident ;

5.2. Mbajtja e magazinës së mallrave dhe materialeve që i përkasin personit jo rezident vetëm me qëllim të ruajtjes apo ekspozimit;

5.3. Mbajtja e magazinës së mallrave dhe materialeve që i përkasin personit jo rezident vetëm për qëllime të përpunimit nga një tatimpagues tjetër;

5.4. Mbajtja e një vendi të caktuar të biznesit vetëm me qëllim të blerjes së mallrave ose materialeve ose mbledhjes së informacioneve për personin jo rezident;

5.5. Mbajtja e një vendi të caktuar të biznesit vetëm për qëllimin e kryerjes së aktiviteteve të tjera të karakterit përgatitor apo ndihmës për personin jo rezident, dhe

5.6. Mbajtja e një vendi të caktuar të biznesit vetëm për kombinimin e ndonjë nga aktivitetet e paraqitura në paragrafët 1 deri 5 të këtij nën neni, me kusht që aktiviteti i përgjithshëm i vendit të caktuar të biznesit që rezulton nga ky kombinim ka vetëm karakter përgatitor apondihmës.

Page 429: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

429

6. Personi jo rezident nuk konsiderohet se ka njësi të përhershme në Kosovë vetëm pse kryen veprimtari afariste në Kosovë përmes komisionarit, agjentit të përgjithshëm të komisionit apo ndonjë agjenti tjetër me status të pavarur, me kusht që personat e tillë veprojnë sipas rrjedhës së rëndomtë të biznesit të tyre. Megjithatë, kur aktivitetet e agjentit të tillë përkushtohen tërësisht apo gati tërësisht në emër të atij tatimpaguesi, dhe krijohen kushtet apo imponohen ndërmjet atij tatimpaguesi dhe agjentit në marrëdhëniet e tyre komerciale dhe financiare që ndryshojnë nga ata që do të kishin mundur të bëhen ndërmjet tatimpaguesve të pavarur, ai nuk konsiderohet agjent me status të pavarur në kuptimin e këtij nën neni.

7. Fakti se personi jo rezident kontrollon ose kontrollohet nga një kompani që është rezidente e Kosovës, apo që kryen biznes në Kosovë (qoftë përmes ndërmarrjes së përhershme apo ndryshe), nuk e konsideron asnjërën kompani njësi të përhershme të tjetrës.”

Neni 36

Çmimet e transferimit 1. Çmimi që shfrytëzohet lidhur me transaksionet e mjeteve apo të obligimeve

kontraktuese ndërmjet personave te lidhur konsiderohet çmimi i transferit. 2. Çmimi që pritet të pranohen lidhur me transaksionet e pasurisë apo të

obligimeve kontraktuese ndërmjet palëve që kanë punuar sipas mbizotërimit te tregut duhet te konsiderohet vlera e hapur e tregut.

3. Vlera e hapur e tregut përcaktohet sipas metodës krahasuese të çmimeve të pakontrolluara dhe në rastet kur kjo nuk mund të shfrytëzohet përdoret metoda e çmimeve të rishitjes, metoda e kostos-plus ose ndonjë metodë tjetër siç definohet me akt nënligjor.

4. Dallimi ndërmjet vlerës se hapur te tregut dhe çmimit të transferimit përfshihet në të ardhurën e tatueshme.

5. Ministri nxjerr një akt nënligjor për zbatimin e këtij neni .

Neni 37 Shmangia e tatimeve të dyfishta

1. Tatimpaguesi rezident në Kosovë që përfiton të ardhura nga aktivitetet

ekonomike jashtë Kosovës dhe i cili paguan tatimin ne te ardhura ne shtete tjera sipas këtij Ligji i lejohet një kredi tatimore për tatimin në të ardhura të paguara në shtetin tjetër, që i atribuohet të ardhurave të gjeneruara nga shteti tjetër.

2. Kreditimi tatimor i lejuar në paragrafin 1 te këtij neni është i kufizuar në shumën e tatimit të jashtëm të paguar në të ardhurat e përfituara jashtë Kosovës, e nuk tejkalon shumën e tatimit obligues në Kosovë në ato të ardhurat. Për aq sa tatimi i Kosovës në ato të ardhura tejkalon tatimin e jashtëm të paguar, shuma tepricë duhet të përfshihet në llogaritjen e tatimit obligues të Kosovës.

Page 430: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

430

3. Çdo marrëveshje e zbatueshme ndërkombëtare e negociuar nga ministri dhe e ratifikuar nga Kuvendi mbi shmangien e tatimit të dyfishtë zëvendëson dispozitat e këtij neni kur ato lidhen me palët në atë marrëveshje ndërkombëtare

KREU IX

DISPOZITAT E MBAJTJES NË BURIM

Neni 38 Mbajtja në tatimit në paga

1. Secili punëdhënës është përgjegjës të mbaj në burim tatimin nga pagat e

tatueshme të paguara punëtorëve të tij gjatë çdo periudhe të listë pagesës për të cilën pagat janë paguar.

2. Një punëdhënës, i cili është punëdhënësi kryesor i një të punësuari, mbanë një shumë për periudhën e duhur një listë të pagesave, në përputhje me shkallët parapara në nenin 6 të këtij ligji. Tatimi synues për muajin e caktuar do të zbritet për shumën e mbajtur në burim nga punëdhënësi kryesor për muajin paraprak brenda vitit.

3. Punëdhënësi, i cili nuk është punëdhënës kryesor i të punësuarit, mban në burim një shumë të barabartë me dhjetë për qind (10%) të pagave për secilën periudhë tatimore.

4. Pensionet e paguara nga, apo për interes të, Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës, apo nga një fond i autorizuar plotësues i pensioneve i rregulluar me legjislacionin mbi Kontributet pensionale, i nënshtrohet mbajtjes së tatimit në burim nga paguesi i pensioneve të tilla në shkallët e parapara në nenin 6 të këtij ligji.

5. Secili punëdhënës, apo person që kërkohet të mbajë në burim sipas paragrafit 4 të këtij neni, dorëzon pasqyrën e tatimit të mbajtur në burim dhe e transferon shumën e tatimit të mbajtur në burim në llogarinë të caktuar nga Administrata Tatimore në një bankë, apo institucion financiar, i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas ditës së fundit të secilit muaj kalendarik, në përputhje me aktin nënligjor të lëshuar nga ministri.

6. Secili punëdhënës apo person që kërkohet të mbajë në burim sipas paragrafit 4 të këtij neni që bën pagesa të pagave gjatë periudhës tatimore dorëzojë në Administratën Tatimore deri më 31 Janar të vitit pasues të periudhës tatimore një pasqyrë vjetore barazuese të pagesës së tatimit me

Neni 37

Shmangia e tatimeve të dyfishta

1. Tatimpaguesi rezident në Kosovë që përfiton të ardhura nga aktivitetet ekonomike jashtë Kosovës dhe i cili paguan tatimin ne te ardhura ne shtete tjera sipas këtij Ligji i lejohet një kredi tatimore për tatimin në të ardhura të paguara në shtetin tjetër, që i atribuohet të ardhurave të gjeneruara nga shteti tjetër.

Page 431: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

431

2. Kreditimi tatimor i lejuar në paragrafin 1 te këtij neni është i kufizuar në shumën e tatimit të jashtëm të paguar në të ardhurat e përfituara jashtë Kosovës, e nuk tejkalon shumën e tatimit obligues në Kosovë në ato të ardhurat. Për aq sa tatimi i Kosovës në ato të ardhura tejkalon tatimin e jashtëm të paguar, shuma tepricë duhet të përfshihet në llogaritjen e tatimit obligues të Kosovës.

3. Çdo marrëveshje e zbatueshme ndërkombëtare e negociuar nga ministri dhe e ratifikuar nga Kuvendi mbi shmangien e tatimit të dyfishtë zëvendëson dispozitat e këtij neni kur ato lidhen me palët në atë marrëveshje ndërkombëtare

KREU IX

DISPOZITAT E MBAJTJES NË BURIM

Neni 38 Mbajtja në tatimit në paga

1. Secili punëdhënës është përgjegjës të mbaj në burim tatimin nga pagat e

tatueshme të paguara punëtorëve të tij gjatë çdo periudhe të listë pagesës për të cilën pagat janë paguar.

2. Një punëdhënës, i cili është punëdhënësi kryesor i një të punësuari, mbanë një shumë për periudhën e duhur një listë të pagesave, në përputhje me shkallët parapara në nenin 6 të këtij ligji. Tatimi synues për muajin e caktuar do të zbritet për shumën e mbajtur në burim nga punëdhënësi kryesor për muajin paraprak brenda vitit.

3. Punëdhënësi, i cili nuk është punëdhënës kryesor i të punësuarit, mban në burim një shumë të barabartë me dhjetë për qind (10%) të pagave për secilën periudhë tatimore.

4. Pensionet e paguara nga, apo për interes të, Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës, apo nga një fond i autorizuar plotësues i pensioneve i rregulluar me legjislacionin mbi Kontributet pensionale, i nënshtrohet mbajtjes së tatimit në burim nga paguesi i pensioneve të tilla në shkallët e parapara në nenin 6 të këtij ligji.

5. Secili punëdhënës, apo person që kërkohet të mbajë në burim sipas paragrafit 4 të këtij neni, dorëzon pasqyrën e tatimit të mbajtur në burim dhe e transferon shumën e tatimit të mbajtur në burim në llogarinë të caktuar nga Administrata Tatimore në një bankë, apo institucion financiar, i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas ditës së fundit të secilit muaj kalendarik, në përputhje me aktin nënligjor të lëshuar nga ministri.

6. Secili punëdhënës apo person që kërkohet të mbajë në burim sipas paragrafit 4 të këtij neni që bën pagesa të pagave gjatë periudhës tatimore dorëzojë në Administratën Tatimore deri më 31 Janar të vitit pasues të periudhës tatimore një pasqyrë vjetore barazuese të pagesës së tatimit me informata rreth pagave të paguara dhe tatimit të mbajtur në burim e të transferuar, në lidhje me secilin të punësuar në përputhje me formën dhe procedurat e cekura në akt nënligjor të lëshuar nga ministri.

Page 432: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

432

7. Secili punëdhënës apo person që kërkohet të mbajë në burim sipas paragrafit 4 të këtij neni, deri më 1 Mars të vitit vijues të periudhës tatimore, i siguron secilit të punësuar nga i cili tatimi në paga është mbajtur në burim, një certifikatë të tatimit të mbajtur në burim në formën e specifikuar në aktin nën ligjor të lëshuar nga ministri.

Neni 39

Tatimi i mbajtur në burim në interes dhe të drejta pronësore 1. Secila ndërmarrje personale afariste, entitet, autoritet publik, ortakëri apo

grupim i personave, bankë apo institucion tjetër financiar i cili iu paguan interes apo të drejta pronësore, përveç interesit që është i liruar sipas këtij ligji, personave rezidentë apo jo rezidentë, do të mbajë në burim tatimin dhjetë për qind (10%) në kohën e pagesës apo kreditimit.

2. Pavarësisht paragrafit 1 të këtij neni, interesi në hua i paraparë nga

institucionet financiare të licencuara nga BQK më klientët e tyre do t‟i nënshtrohen mbajtjes në burim.

3. Secila ndërmarrje personale afariste, entitet, autoritet publik, ortakëri apo grupim i personave, bankë apo institucion tjetër financiar, dorëzon një pasqyrë të tatimit të mbajtur në burim dhe transferon shumën e tatimit të mbajtur në burim në llogarinë e caktuar nga Administrata Tatimore në një bankë apo institucion financiar, të licencuar nga BQK, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas ditës së fundit të secilit muaj kalendarik, në përputhje me aktin nënligjor të lëshuar nga ministri.

4. Secila ndërmarrje personale afariste, entitet, autoritet publik, ortakëri apo grupim i personave, bankë apo institucion tjetër financiar që paguan interes apo të drejta pronësore gjatë një periudhë tatimore, me kërkesë të pranuesit, jepë një certifikatë për mbajtjen në burim të tatimit deri më 1 Mars të vitit që pason periudhën tatimore, në formën e specifikuar në një akt nënligjor të lëshuar nga ministri.

5. Secila ndërmarrje personale afariste, entitet, autoritet publik, ortakëri apo grupim i personave, bankë apo institucion tjetër financiar që mban në burim tatimin sipas këtij neni gjatë një periudhe tatimore do të dorëzojë në administratën tatimore një pasqyrë vjetore barazimi në formën dhe formatin e specifikuar nga Administrata Tatimore jo më larg se 1 Mars të vitit që pason periudhën tatimore. Secila ndërmarrje personale afariste, entitet, autoritet publik, bankë apo institucion tjetër financiar duhet të përfshijë një kopje të të gjitha certifikatat e mbajtjes në burim, që kërkohen me paragrafin katër të këtij neni, me pasqyrën vjetore të barazimit të dorëzuar në administratën tatimore.

Neni 40

Tatimi i mbajtur në burim në fitoret nga lotaria dhe lojërat e fatit 1. Secili organizator i lotarisë, mbanë në burim tatimin në shumën e barabartë me

dhjetë për qind (10%) në secilën pagesë për fituesit.

Page 433: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

433

2. Duke iu nënshtruar dispozitave të nenit 49 të këtij ligji, secili organizator i lojërave të fatit do të mbajë në burim tatimin në një shumë të barabartë me dhjetë për qind (10%) të secilës pagesë për fitore.

3. Secili organizator i një loje te fatit dhe lotarisë, dorëzon një deklaratë të tatimit të mbajtur në burim dhe transferojë shumën e tatimit të mbajtur në një llogari të caktuar nga Administrata Tatimore, në një bankë të licencuar nga BQK brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas ditës së fundit të secilit muaj kalendarik, në përputhje me një akt nënligjor të lëshuar nga ministri.

4. Secili organizator i një loje te fatit dhe lotarisë, gjatë periudhës tatimore, me kërkesë të fituesit, dorëzon një certifikatë për mbajtjen në burim të shumës së tatimit deri më 1 Mars të vitit pasues të periudhës tatimore në formën e specifikuar në një akt nënligjor të lëshuar nga ministri.

5. Secili organizator i një loje të fatit dhe organizator i një lotarie i cili mban në burim tatimin sipas këtij neni gjatë një periudhe tatimore do të dorëzojë në administratën tatimore një pasqyrë vjetore të barazimit në formën dhe formatin e specifikuar nga Administrata Tatimore jo më larg se 1 Marsi i vitit që pason periudhën tatimore. Secili organizator i një lotarie duhet të përfshijë një kopje të të gjitha certifikatave të mbajtjes në burim, që kërkohen me paragrafin tre të këtij neni, me pasqyrën vjetore të barazimit të dorëzuar në administratën tatimore.

Neni 41

Mbajtja në burim në pagesa të caktuara për jo-rezidentët 1. Të ardhurat që i atribuohen një jo-rezidenti në Kosovë si një zbavitës, sikurse

është teatri, figurat e lëvizshme, artistë radioje apo televizioni, ose një këngëtar a muzikant, ose si një sportist, nga aktivitetet e tija apo saja të ushtruara në Kosovë i nënshtrohet mbajtjes në burim nga paguesi i atyre të ardhurave, qoftë të paguara drejtpërdrejtë apo tërthorazi jo-rezidentit, përderisa kompensimi bruto nga aktivitetet e tilla tejkalon 1,000€ në një periudhë tatimore.

2. Të ardhurat, përveç të ardhurave të përshkruara në paragrafin 1 te këtij neni, të realizuara nga marrëveshjet apo kontratat, qofshin me shkrim apo me gojë, me personat apo entitetet e Kosovës nga një person apo entitet jo-rezident nga shërbimet e kryera në Kosovë i nënshtrohen mbajtjes në burim nga paguesi i atyre të ardhurave, përderisa personi apo entiteti jo-rezident nuk ka njësi të përhershme në Kosovë dhe kompensimi bruto i paguar për jo-rezidentin është më shumë se 5,000€ në ndonjë periudhë tatimore.

3. Pavarësisht nga dispozitat tjera në këtë ligj, shuma e mbajtjes në burim sipas paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni është 5% e kompensimit bruto. Secili pagues do të dorëzojë një pasqyrë të mbajtjes në burim dhe të transferojë shumën e tatimit të mbajtur në burim në një llogari të caktuar nga Administrata Tatimore në një bankë të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas ditës së fundit të secilit muaj kalendarik, në përputhje me një akt nënligjor të lëshuar nga ministri.

Page 434: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

434

4. Mbajtja në burim sipas këtij neni konsiderohet të jetë tatim përfundimtar dhe pranuesit e të ardhurave të tilla që i nënshtrohen mbajtjes në burim nuk do të dorëzojnë deklaratë në Administratën Tatimore, pavarësisht dispozitave të nenit 48 të këtij ligji.

5. Secili pagues i cili mban në burim sipas këtij neni gjatë një periudhe tatimore, me kërkesë të pranuesit të të ardhurave, deri më 1 Mars të vitit vijues të periudhës tatimore do t‟i japë certifikatën e tatimit të mbajtur në burim në formën e specifikuar në një akt nënligjor të lëshuar nga ministri.

6. Çdo tatimpagues i cili mban në burim tatimin sipas këtij neni gjatë një periudhe tatimore do të dorëzojë në administratën tatimore një pasqyrë barazimi vjetore në formë dhe format të specifikuar nga Administrata Tatimore jo më larg se 1 Mars të vitit që pason periudhën tatimore. Çdo tatimpagues duhet të përfshijë një kopje të të gjitha certifikatave të mbajtjes në burim, që kërkohen me paragrafin pesë të këtij neni, me pasqyrën vjetore të barazimit, me pasqyrën vjetore të barazimit të dorëzuar në administratën tatimore.

7. Ministri lëshon një akt nënligjor që do të specifikojë ata persona apo entitete të cilët do të konsiderohen „pagues‟ sipas këtij neni dhe të gjitha aktivitetet tjera të kërkuara për zbatimin e këtij neni.

KREU X ORTAKËRITË DHE GRUPIMI I PERSONAVE

Neni 42

Ortakëritë dhe grupimi i personave 1. Secila ortakëri dhe grupim i personave që merr apo akruon të ardhura bruto në

përputhje me dispozitat e këtij Ligji, për qëllime të tatimit në të ardhura personale, dorëzon një deklaratë tatimore vjetore për të ardhurat, më apo para 31 Marsit të vitit që pason periudhën tatimore por nuk do të bëjë pagesë të detyrimit mbi tatimin në të ardhura.

2. Deklarata tatimore bëhet në formën e përshkruar nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe përfshinë, midis tjerash, të ardhurat bruto nga të gjitha burimet, zbritjet e lejueshme, të ardhurat e tatueshme dhe pjesën shpërndarëse të secilit ortak apo anëtar, që bashku me numrin e tyre fiskal të Kosovës dhe adresat e tyre përkatëse. Secili ortak apo anëtar i grupit raporton pjesën shpërndarëse të të ardhurave të tatueshme në deklaratën e tyre tatimore individuale të të ardhurave të dorëzuar në përputhje me nenin 48 të këtij ligji.

3. Ortakëritë dhe grupimi i personave, gjithashtu do të dorëzojnë pagesa tremujore paradhënie sipas paragrafit 2.2 të nenit 43 dhe të paguajnë shumën obligative për secilin ortak apo secilin anëtar të grupit në emër të secilit ortak apo anëtar, duke përdorë numrin fiskal të secilit ortak apo anëtar.

4. Ortakëritë dhe grupimi i personave, si dhe ortakët e ortakërive dhe anëtarët e grupeve, duhet të mbajnë libra dhe regjistrime në përputhje me paragrafin 4 të

Page 435: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

435

nenit 33 të këtij ligji dhe secili ortak duhet të paguajnë tatimet në të ardhura obligative në përputhje me paragrafin 2.2 te nenit 43 të këtij ligji.

5. Ortakëria dhe grupimi i personave kërkohet të mbajë në burim tatimin dhe kontributet pensionale nga pagat e të punësuarve të ortakërisë apo grupimit të personave dhe të kryejë pagesën në përputhje me kërkesat e këtij ligji.

6. Ortakëria, apo grupimi i personave, është përgjegjës për dorëzimin e deklaratave dhe kryerjen e pagesës të të gjitha tatimeve për të cilat ortakëria apo grupimi i personave bëhet i detyrueshëm, përveç për tatimet në të ardhura të cilat do të deklarohen në përputhje me paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni.

7. Ortakëria dhe grupimi i personave do të dorëzojë të gjitha deklaratat dhe pasqyrat duke përdorë numrin fiskal të caktuar nga Administrata Tatimore.

8. Secila ortakëri dhe grupim i personave do të caktojë një prej ortakëve të përgjithshëm apo një prej personave që i përkasin grupimit si përfaqësues. Ky përfaqësues, në bazë të një autorizimi me shkrim të dhënë nga të gjithë ortakët apo personat që i përkasin grupimit, do të veprojë në emër të tyre dhe në interes të tyre dhe të jenë të autorizuar të plotësojë të gjitha obligimet tatimore të ortakërive apo grupimit të personave , përfshirë pagesën e obligimeve, sikurse janë të përkufizuara me ligj. Megjithatë, caktimi i një përfaqësuesi nuk do t‟i lirojë ortakët apo anëtarët individual nga detyrimi i tyre individual për tatimet e tyre në të ardhura apo borxhit të ortakërisë apo grupit sikurse parashihet në Ligjin per Shoqëritë Tregtare, nëse ortakëria dështon në plotësimin e obligimeve të veta financiare.

KREU XI PAGESAT, KREDITIMET DHE DEKLARATAT

Neni 43

Pagesa e tatimit për veprimtaritë afariste 1. Secili tatimpagues i cili realizon apo akruon të ardhura nga veprimtaritë

afariste paguan tatimin çdo tre muaj në një llogari të caktuar nga Administrata tatimore në një bankë të licencuar nga BQK jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas përfundimit të çdo tremuajshi kalendarik (15 prill, 15 korrik, 15 tetor, 15 janar).

2. Shuma për secilën pagesë tremujore të tatimit sipas paragrafit 1 të këtij neni është si vijon:

2.1. Tatimpaguesit me të Ardhura bruto vjetore nga veprimtaritë afariste deri në 50.000 euro prej të cilëve nuk kërkohet dhe që nuk zgjedhin t‟i mbajnë librat dhe regjistrimet e përmendura në paragrafin 4 te nenit 33, duhet të paguajnë:

2.1.1. Tre për qind (3%) të të ardhurave bruto nga tregtia, transporti, bujqësia dhe veprimtaritë e ngjashme ekonomike të çdo tremujori, por jo më pakë se 37.5 për tremujor.

Page 436: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

436

2.1.2. Pesë për qind (5%) të të ardhurave bruto nga shërbimet, veprimtaritë profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme të çdo tremujori, por jo më pakë se 37.5 € për tremujor.

2.1.3. Nëse një tatimpaguesi i përshkruar në paragrafin 2.1 të këtij neni nuk ka të ardhura në një periudhë tremujore, nuk kërkohet pagesë, por tatimpaguesi duhet të dorëzojë deklaratën e këstit tremujor për periudhën kur nuk ka obligim tatimor.

2.2. Tatimpaguesit me të ardhura bruto vjetore nga aktivitetet afariste që tejkalojnë 50.000 euro, tatimpaguesit që kërkohet, apo që zgjedhin, sikurse është paraparë në paragrafin 3 të nenit 33, të mbajnë librat dhe regjistrimet të përmendura në paragrafin 4 të nenit 33, duhet të paguajnë paradhënie:

2.2.1. Një të katërtën (1/4) e detyrimit tatimor të përgjithshëm për periudhën aktuale tatimore duke u bazuar në të ardhurat e tatueshme të parashikuara, të zbritura nga çdo shumë e tatimit të mbajtur në burim në përputhje me nenin 39 të këtij ligji dhe nenin 30 të Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave; apo

2.2.2. Për periudhën e dytë tatimore dhe ato pasuese, për të cilat tatimpaguesi bën pagesën sipas këtij paragrafi, një të katërtën (1/4) apo më shumë se 110% e detyrimit tatimor të përgjithshëm për periudhën tatimore që i paraprinë periudhës aktuale tatimore, të zbritura nga çdo shumë te tatimit të mbajtur në burim në përputhje me nenin 39 të këtij ligji dhe nenin 30 të Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.

2.2.3. Tatimpaguesi i cili ka tejkaluar të ardhurat vjetore bruto prej 50.000 € në cilin do vit kërkohet të raportoje te ardhurat dhe bëjë pagesat në pajtueshmëri me paragrafin 2.2 të këtij neni për periudhën tatimore në të cilën të ardhurat vjetore bruto ka tejkaluar 50,000 euro dhe, së paku, tri periudha tatimore vijuese. Nëse pas asaj kohe të ardhurat vjetore bruto i tatimpaguesit ka rënë më poshtë se pragu 50,000€ dhe tatimpaguesi dëshiron te kthehet ne raportimin e te ardhurave dhe të bëjë pagesat ne pajtueshmëri me nën-paragrafin 2.1 të këtij neni, ai tatimpagues duhet te dorëzoje kërkesë në ATK për vendim ne pajtueshmëri me nenin 10 te Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat para 1 Marsi të vitit në të cilin është kërkuar ndryshimi.

3. Nëse pagesa paradhënie nuk është bërë me kohë, apo në shumën që është më pak se ajo e kërkuar, administrata tatimore mund të vendosë një ndëshkim në një shumë të barabartë më shkallën e interesit që është në fuqi në kohën kur

pagesa paradhënie ka qenë obligative për t‟u bërë. Nuk do të ketë shtesa tjera në tatim, për pagesat paradhënie me vonesë apo të pamjaftueshme. Nëse pagesat e kësteve tremujore bëhen në datat e caktuara ose para atyre dhe nëse pagesa përfundimtare bëhet siç kërkohet në paragrafin 4 të nenit 38, të këtij ligji, nuk aplikohet ndëshkime për pagesa të pamjaftueshme, nëse:

Page 437: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

437

3.1. Dallimi ndërmjet shumës që kërkohet në çdo këst tremujor dhe shumës së paguar për çdo këst nuk tejkalon dhjetë për qind (10%) të shumës së duhur, ose

3.2. Pas periudhës së parë tatimore të tatimpaguesit, shuma e paguar në çdo këst është minimum dhjetë për qind (10%) së paku më shumë se një e katërta ( ¼ ) e tatimit të obligueshëm në deklaratën tatimore të detyrimit tatimor.

3.2.1. Nëse administrata tatimore kryen një kontroll të ndonjë viti dhe bën një rregullim të tatimit të atij viti për më shumë se 20%, lirimi nga ndëshkimi i paraparë në nën-paragrafin 8.2 nuk do të aplikohet në kërkesat për pagesë paradhënie për periudhën tatimore pasuese.

3.3. Për periudhën e parë tatimore gjatë së cilës një tatimpagues ka qenë në punë (periudha tatimore në të cilën tatimpaguesi ka kërkuar një numër fiskal, apo nëse tatimpaguesi ka kryer punë para asaj kohe, periudha tatimore në të cilën aktiviteti ekonomik ka filluar), nuk do të ngarkohet ndëshkim nëse, përfshirë këstin e katër tremujor që pritet më 15 Janar, tatimpaguesi ka bërë pagesa paradhënie tremujore të barabarta me së paku 90% të tatimit përfundimtar obligativ për atë periudhë tatimore.

3.4. Tatimpaguesi që ka pasur humbje në Deklaratën e Tatimit në të Ardhurat e Personale të vitit të kaluar nuk ka të drejtë të përdorë dispozitat e nën-paragrafit 2.2.2 të këtij neni në kryerjen e pagesave paradhënie për vitin aktual. Tatimpaguesi i tillë duhet të kryejë pagesat paradhënie në përputhje me dispozitat e nën-paragrafit 2.2.1 të këtij neni.

3.5. Ndëshkimi që do të ngarkohet sipas këtij neni do të aplikohet vetëm në shumën e nën-paguar nga data e nën-pagesës deri në datën e përshkruar në paragrafin 3 të këtij neni për të bërë rregullimin përfundimtar për periudhën tatimore, apo, nëse është më herët, data e pagesës në të cilën pagesa paradhënie e tatimpaguesit përfshinë një shumë të mjaftueshme për të paguar pagesën paradhënie për atë tremujor plus shuma e nën-paguar.

Neni 44

Pagesa e tatimit për qiratë 1. Tatimpaguesi, i mbuluar me nenin 27 të këtij ligji, i cili merr të ardhura nga

qiraja, përveç atyre tatimpaguesve aktiviteti afarist i të cilëve është dhënia me qira e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, paguan çdo tremujor në vit tatimin në llogarinë e caktuar nga Administrata Tatimore në një bankë apo institucion financiar të licencuar nga Autoriteti Bankar dhe i Pagesave i Kosovës jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas përfundimit të çdo tremujori kalendarik (15 prill, 15 korrik, 15 tetor, 15 janar).

2. Shuma e secilës pagesë tremujore, sipas paragrafit 1 të këtij neni, është dhjetë për qind (10%) e të ardhurave të tatueshme të marra nga qiraja (të ardhurat bruto nga qiraja minus dhjetë për qind (10%) zbritje të paraparë në nenin 27 të këtij ligji) në tremujorin kalendarik që është menjëherë para datës së pagesës,

Page 438: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

438

e zvogëluar për cilëndo shumë të parave të ndalura gjatë këtij tremujori, në përputhje me nenin 30.2 të Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.

Neni 45

Pagesa e tatimit për pasurinë e paprekshme 1. Secili tatimpagues, i cili merr të ardhura nga pasuria e paprekshme benë

pagesa tremujore të tatimit në një llogarinë e të caktuar nga Administrata Tatimore në një bankë apo institucion financiar të licencuar nga BQK, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas përfundimit të çdo tremujori kalendarik (15 prill, 15 korrik, 15 tetor, 15 janar).

2. Shuma e secilës pagesë tremujore sipas nenit paragrafit 1 të këtij neni është dhjetë për qind (10%) e të ardhurave të tatueshme nga pasuria e paprekshme të realizuara në tremujorin kalendarik menjëherë para datës së pagesës, e zbritur nga çdo shumë e mbajtur në burim në të drejtat pronësore përputhje me nenin 39 të këtij ligji.

Neni 46

Pagesa e tatimit për të ardhurat tjera të tatueshme, përfshirë fitimet kapitale 1. Secili tatimpagues, i cili merr të ardhura të tatueshme nga fitimet kapitale ose

nga çdo burim tjetër, që nuk përshkruhet në nenet 38 deri 43 të këtij ligji, paguan tatimin më 31 Mars ose para 31 Marsit të vitit pasues të periudhës tatimore, në përputhje me dispozitat e parashtruara përpara në Nenin 48 të këtij ligji.

2. Tatimpaguesit të cilët marrin dhurata të tatueshme sipas nenit 14 të këtij ligji, duhet të bëjnë një pagesë paradhënie prej dhjetë për qind (10%) të shumës së dhuratës e cila tejkalon 5,000€ deri në ditën e fundit të muajit që pason tremujorin në të cilin është marrë dhurata.

Neni 47

Kreditimet kundrejt tatimit cilën pagesa paradhënie e tatimpaguesit përfshinë një shumë të mjaftueshme për të paguar pagesën paradhënie për atë tremujor plus shuma e nën-paguar.

Neni 44 Pagesa e tatimit për qiratë

1. Tatimpaguesi, i mbuluar me nenin 27 të këtij ligji, i cili merr të ardhura nga

qiraja, përveç atyre tatimpaguesve aktiviteti afarist i të cilëve është dhënia me qira e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, paguan çdo tremujor në vit tatimin në llogarinë e caktuar nga Administrata Tatimore në një bankë apo institucion financiar të licencuar nga Autoriteti Bankar dhe i Pagesave i Kosovës jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas përfundimit të çdo tremujori kalendarik (15 prill, 15 korrik, 15 tetor, 15 janar).

Page 439: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

439

2. Shuma e secilës pagesë tremujore, sipas paragrafit 1 të këtij neni, është dhjetë për qind (10%) e të ardhurave të tatueshme të marra nga qiraja (të ardhurat bruto nga qiraja minus dhjetë për qind (10%) zbritje të paraparë në nenin 27 të këtij ligji) në tremujorin kalendarik që është menjëherë para datës së pagesës, e zvogëluar për cilëndo shumë të parave të ndalura gjatë këtij tremujori, në përputhje me nenin 30.2 të Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.

Neni 45

Pagesa e tatimit për pasurinë e paprekshme

1. Secili tatimpagues, i cili merr të ardhura nga pasuria e paprekshme benë pagesa tremujore të tatimit në një llogarinë e të caktuar nga Administrata Tatimore në një bankë apo institucion financiar të licencuar nga BQK, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas përfundimit të çdo tremujori kalendarik (15 prill, 15 korrik, 15 tetor, 15 janar).

2. Shuma e secilës pagesë tremujore sipas nenit paragrafit 1 të këtij neni është dhjetë për qind (10%) e të ardhurave të tatueshme nga pasuria e paprekshme të realizuara në tremujorin kalendarik menjëherë para datës së pagesës, e zbritur nga çdo shumë e mbajtur në burim në të drejtat pronësore përputhje me nenin 39 të këtij ligji.

Neni 46

Pagesa e tatimit për të ardhurat tjera të tatueshme, përfshirë fitimet kapitale 1. Secili tatimpagues, i cili merr të ardhura të tatueshme nga fitimet kapitale ose

nga çdo burim tjetër, që nuk përshkruhet në nenet 38 deri 43 të këtij ligji, paguan tatimin më 31 Mars ose para 31 Marsit të vitit pasues të periudhës tatimore, në përputhje me dispozitat e parashtruara përpara në Nenin 48 të këtij ligji.

2. Tatimpaguesit të cilët marrin dhurata të tatueshme sipas nenit 14 të këtij ligji, duhet të bëjnë një pagesë paradhënie prej dhjetë për qind (10%) të shumës së dhuratës e cila tejkalon 5,000€ deri në ditën e fundit të muajit që pason tremujorin në të cilin është marrë dhurata.

Neni 47

Kreditimet kundrejt tatimit 1. Tatimpaguesit mund të kreditojnë kundrejt shumës së tatimit të obligueshëm

sipas këtij ligji për vitin e tatueshëm, si në vijim : 1.1. Shumat e ndalura gjatë periudhës së njëjtë tatimore sipas dispozitave të

këtij ligji dhe nenit 30.2 të Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.

1.2. Pagesat e tatimit sipas neneve 42, 43, 44, 45 apo 46 të këtij ligji; 1.3. Tatimet në të ardhura të paguara në cilindo shtet të huaj, siç parashihet në

nenin 37 të këtij ligji, nëse të ardhurat për të cilat paguhet tatimi i huaj i nënshtrohen tatimit sipas këtij ligji. Shuma e kreditit të tatimit të huaj

Page 440: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

440

kufizohet në shumën e tatimit që do të paguhej për të ardhura të tilla sipas këtij ligji.

Neni 48

Deklaratat tatimore dhe pagesat 1. Përveç rasteve ku paragrafi 2 te këtij neni aplikohet, të gjithë tatimpaguesit

duhet të përgatisin dhe dorëzojnë një deklaratë tatimore vjetore më 31 Mars ose para 31 Marsit të vitit që pason periudhën tatimore. Deklarata bëhet në formularët e paraparë nga Administrata tatimore dhe përfshinë, mes tjerash, të ardhurat bruto nga të gjitha burimet, zbritjet e lejueshme, të ardhurat e

tatueshme, kreditimet e aplikueshme dhe tatimin për t‟u paguar në përputhje me nenin 6 të këtij ligji.

2. Tatimpaguesit që pranojnë apo që akrojn të ardhurat prej vetëm një burimi të

cekur në vijim, nuk kërkohet t‟i dorëzojnë deklaratën vjetore: 2.1. Pagat; 2.2. Aktivitetet ekonomike për të cilat paguhet tatimi sipas paragrafit 2.1 të

nenit 43 të këtij ligji; 2.3. Qiraja, kur bëhet pagesa e plotë sipas nenit 44 të këtij ligji; 2.4. Interesi; 2.5. Fitoret nga lotaria, dhe duke iu nënshtruar nenit 49 të këtij ligji, Lojërat e

Fatit; 2.6. Të ardhurat nga prona e paprekshme; 2.7. Të ardhurat nga dhuratat.

3. Tatimpaguesit, të cilët pranojnë apo u mblidhen të ardhurat vetëm nga burimet e parapara në paragrafin 2 të këtij neni, mund të zgjedhin që të përgatisin dhe dorëzojnë deklaratën vjetore më 31 mars ose para 31 marsit të vitit që pason periudhën tatimore. Deklarata bëhet në formularët e paraparë nga Administrata tatimore dhe përfshinë, mes tjerash, të ardhurat bruto nga të gjitha burimet,

zbritjet e lejueshme, të ardhurat e tatueshme dhe tatimin për t‟u paguar në përputhje me nenin 5 të këtij ligji.

4. Çdo tatimpagues i cili zgjedh të dorëzojë një deklaratë vjetore sipas këtij neni

do t‟i nënshtrohet kërkesave të vendosura në paragrafin 3 të nenit 33 të këtij ligji për të bërë dhe ndryshuar atë zgjedhje (opsionin). Tatimpaguesi i tillë kërkohet të dorëzojë deklaratat vjetore në vitin në të cilin zgjedhja është bërë plus tri periudha tatimore pasuese.

5. Tatimpaguesit prej të cilëve kërkohet dorëzimi i deklaratës tatimore vjetore, së bashku me atë deklaratë dorëzojnë shumën përfundimtare të tatimit që duhet të paguhet. Shuma përfundimtare e tatimit që duhet të paguhet është dallimi ndërmjet shumës së përgjithshme të tatimit të papaguar për periudhën tatimore të përcaktuar në përputhje me këtë ligj dhe shumës së përgjithshme të kredive në tatim sipas nenit 47 të këtij ligji.

6. Në qoftë se shuma e përgjithshme e kredive në tatim, në përputhje me nenin 47 të këtij ligji e tejkalon shumën e përgjithshme të tatimit të papaguar për

Page 441: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

441

periudhën tatimore, tatimpaguesi ka të drejtë në rimbursimin e tatimit shtesë të paguar.

7. Vendi për dorëzimin e deklaratave tatimore, tatimit të ridërguar dhe për kërkimin e rimbursimit përcaktohet në një akt nënligjor të nxjerrë nga ministri.

Neni 49

Ankesa dhe masat e përkohshme 1. Çdo person i pa kënaqur me vendimin e sjellë sipas dispozitave te këtij ligji

nga ana e Administratës Tatimore Kosoves ka te Drejtën e ushtrimit te kërkesës për rishqyrtim ne departamentin e Ankesave të Administratës Tatimore.

1.1. Tatimpaguesit të cilët nuk pajtohen me vendimin e Departamentit të Ankesave mund të dorëzojnë ankesën në Bordin e Pavarur për Rishqyrtime.

1.2. Ushtrimi i Ankese nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit te nxjerrë nga Administrata tatimore e Kosovës.

1.3. Nëse një Tatimpagues nuk është i kënaqur me vendimin e Bordit të Pavarur për Rishqyrtime, mund të paraqesë padi në Gjykatën kompetente.

2. Dispozitat që lidhen me Lojërat e Fatit në nën-paragrafin 1.8 të nenit 7, nën-paragrafi 1.13 i Nenit 8, Neni 40, dhe nën-paragrafi 2.5 i Nenit 48 do të bëhen të vjetruar dhe do të zëvendësohen nga dispozitat në Ligjin mbi Lojërat e Fatit dhe Lotarinë (apo ligj të ngjashëm që lidhet me rregullimin dhe tatuarjen e lojërave të fatit dhe lotarisë) që lidhen me kuoatat fikse me datën e hyrjes në fuqi.

3. Në përputhje me Ligjin mbi TVSh-në, një tatimpagues duhet të regjistrohet në TVSh kur të arrijë pragun prej 50,000€ të qarkullimit bruto në një periudhë të 12 muajve të njëpasnjëshëm. Ligji mbi TVSh-në përmban dispozitat sipas së cilave pragu i regjistrimit mund të ndryshohet me miratimin e Kuvendit. Nëse pragu i regjistrimit në TVSh rritet apo ulet, pragu për përcaktimin e detyrimit të tatimit në të ardhurat personale bazuar në një llogaritje të të ardhurave dhe shpenzimeve (aktualisht qarkullimi vjetor 50,000€) do të rritet apo ulet në përputhje me të.

3.1. Një rrije apo ulje në pragun për përcaktimin e detyrimit të tatimit në të ardhurat personale do të reflektohet në dispozitat e aplikueshme të neneve 7, 10, 15, 32, 33, 34 dhe 43 të këtij ligji.

3.2. Çdo rritje apo ulje në pragun e tatimit në të ardhurat personale do të jetë efektiv për periudhën tatimore që fillon më 1 Janar të vitit që pason ndryshimin e pragut të TVSh-së dhe çdo periudhë tjetër pasuese nga aty. Nëse rritja në pragun e TVSh-së është efektive nga 1 Janari i një periudhe tatimore, ndryshimi i pragut të tatimit në të ardhurat personale do të jetë efektiv duke filluar më 1 Janar të asaj periudhe të njëjtë tatimore.

3.3. Me miratimin e një rritje apo ulje në prag nga Kuvendi, ministri do të lëshojë një akt nënligjor për të implementuar nivelin e pragut të

Page 442: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

442

ndryshuar, i cili do të pasqyrojë ndryshimet e nevojshme në nenet 7, 10, 15, 32, 33, 34 dhe 43 të këtij ligji.

Neni 50 Zbatimi

1. Ministri nxjerr akte nënligjore që kërkohen me këtë ligj për zbatimin e këtij

ligji.

Neni 51 Ligji i aplikueshëm

Ky ligj shfuqizon Ligjin Nr. 03/L- 115 datë 18 dhjetor, 2008, si dhe çdo dispozitë tjetër që është në kundërshtim me këtë ligj.

Neni 52 Hyrja në fuqi

1. Ky ligj hynë në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën

Zyrtare të Republikës së Kosovës. 2. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, efektet e tij do të jenë nga 1 Janari 2010. Ligji Nr. 03/ L-161 29 dhjetor 2009 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup KRASNIQI

Page 443: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

443

Page 444: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

444

Page 445: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

445

Ligji Nr. 03/L- 162

PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE

Kuvendi i Republikës së Kosovës,

Në mbështetje të nenit 65 (1) te Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton:

LIGJ PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE

KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1 Qëllimi

Ky ligj rregullon sistemin e Tatimit në të Ardhurat e Korporatave, në territorin e Republikës së Kosovës.

Neni 2 Përkufizimet

1. Për qëllime të këtij ligji përkufizimet në vijim kanë këtë kuptim.

1.1. Pasuri kapitale - pasuria e prekshme dhe e paprekshme që kushton më shumë se 1,000 euro, me afat përdorimi për një apo më shumë vite;

1.2. Korporatë – person juridik, i cili ka një identitet që është i ndarë dhe dallon nga anëtarët, pronarët dhe aksionarët. Një shoqëri tregtare, kapitali i së cilës është i ndarë në numër të specifikuar të aksioneve të së njëjtës vlerë nominale. Aksionarët nuk janë të detyruar për obligimet e korporatës, një korporata mundet të jetë qoftë kompani aksionare apo kompani me përgjegjësi të kufizuar, e cila është treguar në diagramin e vet të ekonomisë apo emrin e kompanisë.

1.3. Dividendë - shpërndarje e bere nga një kompani për një aksionar : 1.3.1. Ne para të gatshme ose aksione në bazë të pjesës së interesit të

aksionarit në kompani dhe 1.3.2. Prone tjetër, pos parave të gatshme ose e aksioneve, përveç nëse

shpërndarja bëhet si rezultat i likuidimit; 1.4. Veprimtari ekonomike - çdo aktivitet te prodhuesve, tregtarëve ose

personave që furnizojnë mallra ose shërbime, duke përfshirë aktivitetet e minierave dhe ato bujqësore, si dhe aktivitetet e profesioneve. Eksploatimi në baza të vazhdueshme i pasurive të prekshme dhe

Page 446: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

446

paprekshme me qëllim të sigurimit të të ardhurave në veçanti duhet të konsiderohet si një aktivitet ekonomik;

1.5. Pasqyrë financiare - pasqyrat financiare të karakterit të përgjithshëm të përgatitura në përputhje me Legjislacionin që rregullon Bordin e Kosovës mbi standardet e raportimit financiar dhe për raportimin financiar të shoqatave tregtare;

1.6. Të ardhura nga burimet e Kosovës - të ardhura bruto që krijohen në Kosovë, të cilat përfshijnë:

1.6.1. Të ardhurat nga veprimtaritë afariste të ushtruara në Kosovë; 1.6.2. Të ardhurat nga shfrytëzimi i pasurisë së tundshme dhe të

patundshme në Kosovë; 1.6.3. Të ardhurat nga shfrytëzimi i pasurisë së paprekshme në Kosovë; 1.6.4. Interesi mbi obligimin e borxhit te paguar nga një rezident apo

autoritet publik; 1.6.5. Dividendët e paguara nga një organizate afariste rezidente; 1.6.6. Fitimin nga shitja e pasurisë së luajtshme, të paluajtshme dhe

letrave me vlere në Kosovë; 1.6.7. Të ardhura tjera që nuk janë të mbuluara me nënparagrafet e

lartpërmendura që dalin nga veprimtaria ekonomike në Kosovë. 1.7. Të ardhurat e burimeve të jashtme - të ardhurat bruto që nuk janë të

ardhura të brendshme të Kosovës. 1.8. Të ardhurat bruto - të gjitha të ardhurat e fituara ose të akumuluara,

duke përfshirë mes tjerash, të ardhurat nga veprimtaritë e prodhimit, tregtisë, financave, investimeve, veprimtarisë profesionale ose veprimtarive të tjera ekonomike;

1.9. Pronë e prekshme – paratë e gatshme, pajisje, makineri, uzinë, pronë – çdo gjë që ka ekzistencë afatgjate fizike apo është përvetësuar për shfrytëzim në operimet e biznesit dhe jo për shitje për klientët. Në bilancin e gjendjes të biznesit, pasuritë e tilla përgjithësisht janë të

listuara nën kapitullin „Uzina dhe pajisja‟ apo „Uzina, prona dhe pajisja‟. 1.10. Pronë e paprekshme - patentat, të drejtat e autorit, licencat, të drejtat

ekskluzive dhe pronën tjetër që përbëhet vetëm nga të drejtat, por që nuk ka formë fizike.

1.11. Shndërrim jo i vullnetshëm - pasuri e plotë ose të pjesshme që është shkatërruar, vjedhur, konfiskuar apo është shpallur e papërdorshme, ose kur tatimpaguesi është i detyruar të heqë dorë prej saj për shkak të çfarëdo kërcënimi ose rreziku të përmendur më parë;

1.12. Vlera e hapur e tregut - shumë qe, me qellim te sigurimit të mallrave apo shërbimeve ne fjale ne atë kohe, një konsumator ne te njëjtin nivel te tregut ne te cilin ndodh furnizimi i mallrave apo shërbimeve te njëjta apo te ngjashme, do te paguhej nen kushtet e konkurrencës se drejt, për një furnizues duar lirë;

1.13. Rezident - një person ose grup i personave që është i vendosur në Kosovë ose që e ka vendin e vet të menaxhimit efektiv në Kosovë.

1.14. Jo rezident - një person ose grup personash që nuk janë rezident te Kosovës;

Page 447: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

447

1.15. Njësia e përhershme - një vend të fiksuar të biznesit përmes të të cilit afarizmi i një personi jo-rezident tërësisht ose pjesërisht kryhet në Kosovë, ashtu siç është e përshkruar ne nenin 29 te këtij ligji.

1.16. Person - për qëllime të këtij Ligji do të përfshijë me sa vijon: 1.16.1. person fizik, 1.16.2. person Juridik i cili është një term i përgjithshëm që nënkupton

çdo organizatë, përfshirë çdo organizatë afariste që ka, në lidhje me ligjin, një identitet juridik që është i ndarë dhe dallon nga anëtarët, pronarët, apo aksionarët e vetë, të tilla si, por pa u kufizuar në Shoqëri Aksionare dhe Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar;

1.16.3. një Ortakëri që nënkupton një Ortakëri të përgjithshme, Ortakëri të kufizuar apo përmes marrëveshjeve të ngjashme që nuk është person juridik dhe që në mënyrë proporcionale ndanë pjesët e kapitalit, të të ardhurave dhe humbjes në mes të ortakëve; dhe

1.16.4. Një grupim apo shoqëri të personave, përfshirë Konsorciumet, por duke i përjashtuar Ortakëritë, të themeluara për një qëllim të përbashkët të një aktiviteti ekonomik të veçantë. Shoqëria përbëhet prej dy apo më shumë individë, kompani, organizata, apo qeveri, apo çdo kombinim i këtyre entiteteve me qëllim të pjesëmarrjes në një aktivitet të përbashkët apo grupim i burimeve të tyre për arritjen e një qëllimi të përbashkët. Secili pjesëmarrës mban statusin juridik të vetin të ndarë dhe kontrolli i shoqërisë mbi secilin pjesëmarrës është përgjithësisht i kufizuar në aktivitetet që përfshin përpjekjen e përbashkët, në veçanti ndarjen e fitimeve. Shoqëria themelohet nga një kontratë, e cila përcakton të drejtat dhe obligimet e secilit anëtarë.

1.17. Autoritet publik - autoriteti qendror, rajonal, komunal ose lokal, organ publik, ministri, departament apo ndonjë autoritet tjetër që ushtron pushtet publik ekzekutiv, ligjvënës, rregullator, administrativ ose pushtet gjyqësor.

1.18. Personat e lidhur - personat me lidhje të veçanta që mund të ndikojnë materialisht në rezultatet ekonomike të transaksioneve ndërmjet tyre. Personat konsiderohen se kanë lidhje të veçantë nëse:

1.18.1. Janë zyrtarë ose drejtorë të bizneseve të njëri - tjetrit; 1.18.2. Janë partnerë të ligjshëm në biznes; 1.18.3. Kanë lidhje punëdhënësi-punonjësi; 1.18.4. Një person që mban ose kontrollon pesëdhjetë për qind (50 %) a

më shumë të aksioneve ose të të drejtave të votimit në kompaninë e personit tjetër;

1.18.5. Njëri prej tyre drejtpërsëdrejti ose tërthorazi e kontrollon tjetrin; 1.18.6. Që të dy drejtpërsëdrejti ose tërthorazi kontrollohen nga një

person i tretë apo 1.18.7. Personat janë burrë e grua apo të afërm të brezit të tretë, si dhe te

afërm të brezit të dytë të bashkëshortit apo të bashkëshortes. 1.19. Shpenzimet e reprezentacionit - të gjitha shpenzimet lidhur me

Page 448: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

448

promovimin e biznesit dhe përfshijnë shpenzimet për zbavitje dhe reprezentacionit te biznesit .

1.20. Periudha tatimore - viti kalendarik ose çdo periudhë tjetër raportuese të paraparë sipas këtij ligji.

1.21. Pasuria e paluajtshme - për qëllime tatimore, e tërë toka dhe ndërtesat apo strukturat nën dhe mbi sipërfaqen tokësore dhe të lidhura me tokën, përfshirë pasurinë që është shtesë (ndihmëse) në pasurinë e paluajtshme; të drejtat në të cilat aplikohen dispozitat e ligjit të përgjithshëm që respekton pasurinë tokësorë; uzufruktin e pasurisë së paluajtshme; dhe të drejtat në pagesat e ndryshueshme dhe të fiksuara si konsideratë për punimin e, apo të drejtën për të punuar, vendburimin minerar, burimet dhe rezervat tjera natyrore.

1.22. E drejta pronësore - pagesë e çdo lloji të pranuar si një konsideratë për shfrytëzimin, apo të drejtën e shfrytëzimit, të çdo të drejte të autorit të punës letrare, artistike apo shkencore përfshirë filmat kinematografik, dhe patentat, emrin tregtar, dizajnin apo plan modeli, formulë apo proces sekret, apo për informatat që lidhen me përvojën industriale, komerciale apo shkencore.

1.23. Religjion – Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Ortodokse Serbe, Kisha Romano-Katolike, Bashkësia Religjioze Çifute dhe Kisha Evangjeliste.

1.24. Religjion i pranueshëm - çdo religjion i përfshirë në përkufizimin e religjionit të vendosur në këtë Ligj.

1.25. Kosovë - përfshinë gjithë tokën, ujërat e brendshme dhe hapësirën ajrore të Kosovës, sikur që është përkufizuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

1.26. Lizingu operues – çdo lizing që nuk është lizing financiar. 1.27. Lizing financiar – një lizing që transferon në mënyrë substanciale të

gjitha rreziqet dhe shpërblimet të rastit për pronësinë e një artikulli të pasurisë. Titulli mundet ose nuk mundet të transferohet në fund të lizingut. Një lizing financiar plotëson një prej katër kushteve vijuese:

1.27.1. nëse jeta e lizingut tejkalon 75% të jetës së pasurisë, 1.27.2. nëse ekziston një transferim i pronësisë në lizing-marrësin në

fund të afatit të lizingut, 1.27.3. nëse ekziston një mundësi për të blerë pasurinë me një “çmim të

dakorduar” në fund të afatit të lizingut, 1.27.4. Nëse vlera aktuale e pagesave të lizingut, të zbritura me një

shkallë zbritjeje të përshtatshme, tejkalon 90% të vlerës së hapur të tregut për pasurinë.

1.28. Nënkontraktor - çdo person që kryen një pjesë të një projekti tërësor që është marrë nga kontraktori kryesor. Nënkontraktori është drejtpërdrejt i angazhuar në ekzekutimin dhe realizimin e projektit tërësor dhe vepron në interes të kontraktorit kryesor. Periudha e kaluar nga nënkontaktori që punon në një projekt gjithëpërfshirës konsiderohet si kohë e kaluar nga kontraktori kryesor në projekt.

1.29. Kontraktori kryesor/Kontraktor – çdo biznes, qoftë organizatë apo individ, i cili është pajtuar të kryejë operimet nën çdo dokument juridik

Page 449: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

449

detyrues i nënshkruar nga përfituesi , qoftë duke i bërë operimet vetë apo duke angazhuar dikë tjetër për ata.

1.30. ATK – Administrata Tatimore e Kosovës. 1.31. Ministër - Ministrin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave.

Neni 3

Tatimpaguesit 1. Sipas këtij Ligji tatimpagues janë personat e mëposhtëm:

1.1. Një korporatë apo ndonjë ndërmarrje tjetër afariste që ka statusin e personit juridik sipas ligjit në fuqi në Kosovë;

1.2. Një shoqëri tregtare që vepron me pasuri në pronësi shoqërore ose publike;

1.3. Një organizatë e regjistruar si organizatë jo qeveritare sipas Legjislacionit në rregullon regjistrimin dhe funksionimin e OJQ-ve, në Kosovës.

1.4. Person jo rezident me njësi të përhershme në Kosovë, duke iu nënshtruar paragrafit 2 të nenit 4 të këtij Ligji.

Neni 4

Objekti i tatimit 1. Objekt i tatimit për tatimpaguesin rezident janë të ardhurat e tatueshme nga

burimet e të ardhurave në Kosovë dhe burimit të ardhurave të jashtme. 2. Objekt i tatimit për tatimpaguesin jo rezident janë të ardhurat e tatueshme nga

burimi i të ardhurave brenda Kosovës.

Neni 5 Të ardhurat e tatueshme

1. Të ardhura të tatueshme për një periudhë tatimore nënkupton ndryshimin në

mes të të ardhurave bruto të pranuara apo të rrjedhura (akruar) gjatë një periudhe tatimore dhe zbritjeve dhe lejimeve të lejueshme sipas këtij ligji në lidhje me të ardhurat bruto të tilla.

2. Një tatimpagues me të ardhura vjetore bruto mbi 50.000 euro do të llogarisë të ardhurat e tatueshme duke përgatitur pasqyrat financiare dhe rregullimet e të ardhurave dhe shpenzimeve të regjistruara në pasqyrat e tilla në mënyrën e përshkruar në këtë Ligj.

3. Një tatimpagues me të ardhura vjetore bruto prej 50.000 euro apo më pak do të llogarisë të ardhurat e tatueshme:

3.1. në përputhje me paragrafin 2.1 të nenit 35 të këtij ligji; ose 3.2. Duke zgjedhur për të përgatitur pasqyrat financiare; rregulluar të ardhurat

dhe shpenzimet e regjistruara dhe të mbajtura në librat dhe regjistrimet e kërkuara më Nenin 36 të këtij Ligji dhe duke dorëzuar deklaratat vjetore në mënyrën të përshkruar në këtë Ligj.

3.2.1. Tatimpaguesi i cili dëshiron të zgjedh mundësinë e përshkruar në

Page 450: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

450

nën- paragrafin 3.2 do të dorëzojë një pasqyrë në administratën tatimore deri më 1 Mars të periudhës tatimore në të cilën tatimpaguesi dëshiron të bëjë zgjedhjen se mundësia (opsioni) është bërë. Pasqyra që do të dorëzohet do të jetë në formatin e përshkruar nga administrata tatimore. Kur zgjedhja e tillë të jetë bërë, tatimpaguesi duhet të vazhdojë të përgatisë pasqyrat financiare dhe të rregullojë të ardhurat dhe shpenzimet e regjistruara në deklaratat e tilla për periudhën tatimore në të cilën mundësia (opsioni) është bërë dhe, së paku, për tri periudhat tjera tatimore pasuese.

3.2.2. Një tatimpagues me të drejtë për të kthyer opsionin e bërë në nën-paragrafin 3.2.1 të këtij neni, duhet të dorëzojë një kërkesë për vendim në ATK, në përputhje me dispozitat e aplikueshme të Ligjit mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat, dhe të marrë miratimin nga ATK para mbajtjes së librave dhe regjistrimeve në përputhje me nenin 37 të këtij ligji. Miratimi duhet të merret deri më 1 Mars të vitit për të cilin tatimpaguesi kërkon vendim.

3.3. Duke përgatitur pasqyrat financiare dhe duke rregulluar të ardhurat dhe shpenzimet e regjistruara në pasqyrat e tilla në mënyrën e përshkruar në këtë ligj, nëse tatimpaguesi i tillë ka të ardhura nga më shumë se një veprimtari ekonomike, sikurse janë veprimtaritë e qirasë dhe veprimtari tregtare.

3.4. Në përputhje me nën-paragrafin 2.1.3 të nenit 35 të këtij Ligji nëse të ardhurat e vetme të tatimpaguesit janë nga veprimtaria e qirasë, përveç tatimpaguesit të angazhuar në afarizëm të dhënies me qira të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. Tatimpaguesi i angazhuar në afarizëm të dhënies me qira të pasurisë së luajtshme dhe paluajtshme kërkohet të ndjek dispozitat e aplikueshme për tatimpaguesit e angazhuar në veprimtari tregtare apo afariste.

4. Si një përjashtim në nën-nenet më sipër, çdo biznes i licencuar nga BQK për të siguruar apo ri-siguruar jetë, pasuri apo rreziqe tjera do të llogarisë të ardhurat e tatueshme dhe të paguajë të tatimin në të ardhura në përputhje me Nenin 32 të këtij Ligji.

5. Si një përjashtim i këtij neni, tatimpaguesit e angazhuar në kontrata dhe projekte ndërtimore afat-gjata do të raportojnë të ardhurat e tatueshme nga ato kontrata dhe projekte afat-gjata në mënyrën e përshkruar në një akt nënligjor që lëshohet nga Ministri.

6. Të ardhurat e tatueshme nga lizingjet operuese dhe lizingjet financiare do të përcaktohen dhe raportohen në mënyrën e përshkruar në një akt nënligjor që do të lëshohet nga Ministri. Akti nënligjor do të përshkruajë lizingjet operative dhe lizingjet financiare.

Neni 6

Shkalla e tatimit 1. Tatimi në të ardhurat e korporatave është dhjetë për qind (10%) e të ardhurave

Page 451: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

451

të tatueshme. 2. Për të ardhurat e tatueshme në periudhat tatimore para 1 Janarit 2009, tatimi në

të ardhurat e korporatave është njëzet për qind (20%) e të ardhurave të tatueshme në përputhje me legjislacionin që ka qenë në fuqi .

KREU II

TË ARDHURAT QË LIROHEN NGA TATIMI

Neni 7 Të ardhurat e liruara

1. Të ardhurat si në vijim lirohen nga tatimi në të ardhurat e korporatave:

1.1. Pa paragjykuar nenin 33 të këtij Ligji, të ardhurat e organizatave të regjistruara sipas legjislacionit për regjistrimin dhe funksionimin e organizatave si organizata joqeveritare që kanë fituar dhe mbajtur statusin e përfituesit publik me kusht që të ardhurat të shfrytëzohen vetëm për qëllime të përfitimit publik.

1.2. Të ardhurat e Bankës Qendrore të Kosovës dhe të institucioneve financiare qeveritare ndërkombëtare të lejuara dhe të autorizuara për të vepruar në Kosovë.

1.3. Dividendët e marrë nga një tatimpagues rezident dhe jo rezident; 1.4. Interesi nga instrumente financiare i lëshuar apo garantuar nga Autoriteti

Publik i Kosovës, i paguar për Tatimpaguesin rezident apo jo rezident; 1.5. Të ardhurat e Religjioneve të pranuara të Kosovës për ushtrimin e

aktivitetit ekonomik të veçantë për vet mbështetjen e tyre, si p.sh.: 1.5.1. prodhimi i rrobave fetare, klerike dhe të qëndisura, qirinjve,

pikturimi i ikonave, 1.5.2. skalitjet në dru, mjeshtri e marangozit dhe 1.5.3. produktet bujqësore tradicionale, në pajtueshmëri me Ligjet e

aplikueshme për Religjionin në Kosovë. 1.6. Të ardhurat e kontraktorëve primar ose nën-kontraktorëve, përveç

personave vendor, që janë krijuar nga kontratat për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve të Kombeve të Bashkuara (duke përfshirë UNMIK-un), agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara, KFOR-it dhe Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore me kusht që ata drejtpërdrejt të jenë të angazhuar në projekte dhe programe të organizatave të cekura më lartë.

1.7. Të ardhurat e kontraktorëve primar ose nën-kontraktorëve, përveç personave vendor, që janë krijuar nga kontratat me qeveritë e huaja, organet e tyre dhe Agjencionet, Bashkimin Evropian, Agjencionet e Specializuara të Bashkimit Evropian, Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtarë dhe organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve në mbështetje të projekteve dhe

Page 452: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

452

programeve për Kosovën. 2. Organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare do të përcaktohen në një akt

nënligjor te lëshuar nga Ministri.

KREU III

SHPENZIMET

Neni 8 Shpenzimet e palejueshme

1. Gjatë përcaktimit të të ardhurave të tatueshme shpenzimet e mëposhtme janë

të palejueshme: 1.1. Shpenzimet e përvetësimit dhe përmirësimit të tokës; 1.2. Shpenzimet e përvetësimit, përmirësimit, ripërtëritjes dhe rindërtimit të

mjeteve të cilat janë kapitalizuar dhe zhvlerësuar ose amortizuar në bazë të dispozitave të këtij Ligji;

1.3. Gjobat, ndëshkimin, shpenzimet dhe interesi që lidhet me to; 1.4. Tatimi në të ardhura i paguar ose i lindur për periudhën tatimore aktuale

ase të mëparshme dhe çdo interes ose ndëshkim i krijuar për pagese me vonese te tij;

1.5. Tatimi në vlerën e shtuar për të cilin tatimpaguesi kërkon zbritje ose kreditim për tatimin e zbritshëm në bazë të legjislacionit për Tatimin në Vlerën e Shtuar;

1.6. Çdo humbje nga shitja apo këmbimi i pasurisë në mes të personave të lidhur;

1.7. Kontributet pensionale mbi shumën maksimale të lejuar nga ligji mbi pensionet në Kosovë.

Neni 9

Shpenzimet e lejueshme 1. Në varësi të kufizimeve të këtij Ligji, në përcaktimin e të ardhurave të

tatueshme, tatimpaguesit i lejohet zbritje nga të ardhurat bruto të paguara ose të bëra vetëm gjatë periudhës tatimore në tërësi dhe ekskluzivisht përkitazi me veprimtarinë e tij ekonomike, përfshirë primet për sigurim shëndetësor, të paguara në interes të punëtorit dhe ato të varura që duhet të përfshihen në polisën e të punësuarit.

2. Shpenzimet edukative/arsim të paguara nga një punëdhënës në një institucion edukativ/arsimor për një të punësuar do të jenë të lejueshme në tërësi në vitin në të cilin shpenzimet e tilla janë paguar, me kusht që:

2.1. shpenzimet edukative/arsimore të jenë paguar drejtpërdrejtë në institucionin edukativ/arsimor;

2.2. institucioni edukativ/arsimor është i pranuar me ligjin në fuqi në Kosovë;

Page 453: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

453

2.3. edukimi/arsimi lidhet me pozitën e të punësuarit dhe nuk e kualifikon atë të punësuar për punë në një profesion tjetër; dhe

2.4. i punësuari mbetet në punësim te punëdhënësi pas përfundimit të edukimi/arsimit për të cilin shpenzimet janë paguar nga punëdhënësi për një periudhë kohore të specifikuar në një akt nënligjor të lëshuar nga Ministri.

3. Shpenzimet e trajnimit (shpenzimet e dala nga një punëdhënës për t‟i dhënë aftësi bazike të nevojshme për të punësuarin për të kryer detyrat e caktuara

apo të nevojshme për t‟i dhënë aftësi të reja të punësuarit që lidhen me vendin e punës do të jenë të lejueshme në tërësi në vitin në të cilin shpenzimet e tilla të trajnimit kanë ndodhur. Shuma e shpenzimeve të tilla nuk do të tejkalojë 1,000 € për punëtor në çdo periudhë tatimore. Çdo shpenzim trajnimi i ndodhur më tepër se ajo shumë nuk do të jetë e lejueshme në atë periudhë tatimore.

4. Nëse një tatimpagues, ndryshe nga tatimpaguesi i angazhuar në biznes të dhënies me qira të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, zgjedh të mos mbajë regjistrime të shpenzimeve aktuale të paguara apo të lindura në veprimtarinë e qirasë, tatimpaguesi i tillë do t lejohet të zbresë nga të ardhurat bruto të qirasë një shumë të barabartë me 10% të qirave të pranuara me qëllim të llogaritjes së lejimeve të zhvlerësimit dhe për të mbuluar shpenzimet e riparimit, pagesat e mbledhjes dhe shpenzimet tjera të paguara apo të lindura në gjenerimin e të ardhurave nga qiraja.

5. Nuk do të lejohet zbritje për çdo shpenzim të rrjedhë bazuar në një obligim të mbajtjes në burim përveç nëse shpenzimet e tilla të jenë paguar në ose para 31 Marsit të periudhës pasuese tatimore. Çdo shpenzim i palejuar nga ky nen-paragraf do të jetë i zbritshëm në periudhën tatimore në të cilën në të vërtetë është paguar.

6. Shpenzimet, përfshirë shpenzimet e zhvlerësimit, që lidhen me lizingjet operuese dhe lizingjet financiare do të raportohen në mënyrën e përshkruar në një akt nënligjor që do të lëshohet nga Ministri.

7. Nuk do të lejohet si zbritje për shpenzimet përveç atyre të dokumentuara në mënyrën e kërkuar me akt nënligjor të lëshuar nga Ministri.

Neni 10

Zbritjet e lejueshme 1. Kontributet e dhëna për qëllime humanitare, shëndetësore, edukativo-

arsimore, fetare, shkencore, kulturore, mbrojtje të ambientit dhe për qëllime sportive sipas këtij Ligji lejohen si shpenzime deri në maksimumin prej pese për qind (5%) të të ardhurave të tatueshme të llogaritura përpara se të jetë zbritur ky kontribut bamirës.

2. Një kontribut i lejueshëm sipas paragrafit 1 të këtij neni, duhet t‟i bëhet: 2.1. Një organizate të regjistruar sipas legjislacionit mbi themelimin dhe

funksionimin e organizatave joqeveritare që ka pranuar dhe mbajtur statusin e beneficuar publik;

Page 454: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

454

2.2. Çdo organizate tjetër jo komerciale që në mënyrë të drejtpërdrejtë kryen aktivitete me interes publik dhe jo për përfitim, siç janë:

2.2.1. Institucionet shëndetësore; 2.2.2. Institucionet edukativo-arsimore; 2.2.3. Organizatat për mbrojtjen e mjedisit; 2.2.4. Institucionet fetare; 2.2.5. Institucionet që përkujdesen për persona të paaftë apo për

persona të moshuar; 2.2.6. Jetimoret dhe 2.2.7. Institucionet në përkrahje të shkencës, kulturës, sportit apo të

arteve. 3. Zbritja e lejueshme nuk përfshinë kontributin nga i cili direkt apo indirekt

përfitojnë donatoret ose personat e afërm me donatorin. 4. Secili tatimpagues që kërkon zbritje të lejueshme duhet të dorëzojë deklaratën

vjetore tatimore në përputhje me nenin 34.2 të këtij Ligji dhe t‟i paraqesë Administratës tatimore të Kosovës dëftesën e pagesës për një zbritje të tillë.

5. Ministri lëshon një akt nënligjor për zbatimin e këtij neni.

Neni 11 Shpenzimet e reprezentacionit

Shpenzimet e ndodhura të reprezentacionit do të jenë të kufizuara në 50% të shumës së faturuar për zbavitje afariste. Shuma maksimale e shpenzimeve të reprezentacionit nuk do të tejkalojë 2% të të ardhurave bruto vjetore.

Neni 12 Borxhet e këqija

1. Një borxh i keq do të konsiderohet shpenzim nëse i plotëson këto kushtet:

1.1. Shuma që korrespondon me borxhin më herët është përfshirë në të ardhura;

1.2. Borxhi është fshirë (çregjistruar) në librat e tatimpaguesit si i padobishëm për qëllime kontabiliteti;

1.3. nuk ka kontest mbi vlefshmërinë juridike të borxhit ; 1.4. Borxhit i kanë kaluar së paku 6 muaj nga afati; dhe 1.5. Ka evidencë të mjaftueshme se janë bërë përpjekje substanciale për të

vjelë borxhin, përfshirë çdo veprim te aplikueshëm për te maksimalizuar mbledhjen e borxhit sikurse janë:

1.5.1. tatimpaguesi ka thyer (balancuar) çdo borxh të pakontestueshëm kundrejt borxhit të keq;

1.5.2. korrespodenca dhe kontaktet në përpjekje për të vjelë borxhin; 1.5.3. veprimi juridik ka qenë i pasuksesshëm, apo veprimi juridik

është konsideruar si joekonomik për arsye të dokumentuara, ose 1.5.4. Kërkesa është dorëzuar mbi mjetet e falimentimit/likuidimit,

nëse është e aplikueshme, dhe shuma që do të merret është përcaktuar në mënyrë të arsyeshme nga

Page 455: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

455

administratori/përmbaruesi. Deri në shkallën sa janë marrë nga falimentim, janë aplikuar në borxhin e pashlyer.

2. Zbritjet e borxhit të keq janë të kufizuara në pjesën e pambuluar të borxhit. Çdo borxh i keq i zbritur si një shpenzim dhe mandej më pastaj është mbledhë do të përfshihet në të ardhurat e kohës së mbledhjes.

3. Nuk do të lejohet asnjë zbritje e borxhit te keq për borxhet ndërmjet palëve te lidhura .

4. Ministri lëshon një akt nënligjor për te përshkruar kërkesat për zbritjen e borxhit te keq sikur qe është parapare me këtë nen .

Neni 13

Fondet rezervë 1. Përveç nëse është paraparë ndryshe në këtë Ligj, kontributet në fondet rezervë

nuk lejohen si shpenzime. 2. Institucionet financiare te licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës, ndryshe

nga ato të ardhurat qe dalin nga sigurimi i jetës, pasurisë, apo rreziqeve tjera, kanë të drejtë në shpenzime për krijimin e fondit të posaçëm rezervë për mjetet e dyshimta të tyre në shumën e cila nuk duhet të kalojë shumën maksimale të lejueshme nga Banka Qendrore e Kosovës. Nëse një institucion financiar është i angazhuar edhe ne aktivitete bankare edhe ne ato te sigurimit, shpenzimet për fondin rezerve janë te lejueshme vetëm ne raport me mjetet e dyshimta qe dalin nga aktivitetet bankare .

3. Pas krijimit të fondit të posaçëm rezervë, çdo shumë e tërhequr prej fondit duhet të përfshihet në të ardhura dhe në çdo shumë të kthyer në fond për ta rimbushur atë deri në shumën e lejueshme qe lejohet si zbritje.

Neni 14

Pagesat për personat e lidhur 1. Kompensimi ose pagat e paguara për personin e lidhur lejohen si shpenzime

në shumën e barabartë me pagën aktuale minimale apo me vlerën e hapur te tregut.

2. Interesi, qiraja dhe shpenzimet tjera që i paguhen personave të lidhur lejohen si shpenzime në shumën e barabartë me pagën aktuale minimale apo me vlerën e hapur të tregut.

Neni 15

Zhvlerësimi 1. Shpenzimet për pronën e prekshme përveç shpenzimeve për tokën, veprat

artistike dhe pronën tjetër e cila nuk konsumohet që i posedon tatimpaguesi dhe që shfrytëzohen për veprimtarinë ekonomike të tatimpaguesit do të kompensohen me kalimin e kohës përmes zbritjeve të zhvlerësimit në mënyrën e përcaktuar me këtë nen.

2. Shpenzimet për përmirësimin e pronave me qira të cilat përdoren për

Page 456: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

456

veprimtari ekonomike të tatimpaguesit do të kompensohen përmes zbritjeve të zhvlerësimit të llogaritura me metodën lineare për periodën e kohëzgjatjes së qirasë.

3. E gjithë prona e prekshme e tatimpaguesit që i nënshtrohet zhvlerësimit sipas këtij nenit caktohet në njërën prej kategorive vijuese:

3.1. Kategoria 1: Ndërtesat dhe strukturat tjera ndërtimore; 3.2. Kategoria 2: Automobilat dhe kamionët e lehtë, mjetet e rënda për

transport, pajisjet për bartje të dheut, buldozerët, gërmuesit e dheut dhe mjetet tjera të rënda, kompjuterët, pjesët shtesë për kompjuterë dhe pajisjet tjera për përpunimin e të dhënave, mobilet dhe pajisjet për zyra, instrumentet, gjërat e ndryshme dhe pajisjet tjera shtesë; dhe bagëtitë te shfrytëzuara për prodhim ose për mbarështim ;

3.3. Kategoria 3: Uzinat dhe makineria; inventari i hekurudhës dhe lokomotivat që shfrytëzohen për transportin hekurudhor; aeroplanët; anijet dhe bimët shumë vjeçare dhe shkurret e shfrytëzuara për vreshtari ose për prodhimin e frutave si p.sh. mollët, dardha, arrat, boronicat dhe te tjera; dhe të gjitha asetet e trupëzuara që nuk janë përfshirë në kategorinë 1 apo Kategorinë 2 të këtij paragrafi.

4. Shuma e lejuar si zbritje për zhvlerësim në periudhën tatimore përcaktohet duke aplikuar përqindjet e mëposhtme në mënyrë individuale të pronës së prekshme individuale sipas metodës lineare në fund të periudhës tatimore sipas kategorisë si cilës i përkasin asetet:

4.1. Kategoria 1: pesë për qind (5%); 4.2. Kategoria 2: njëzet për qind (20%) dhe 4.3. Kategoria 3: dhjetë për qind (10%).

5. Sipas këtij neni, një pasuri së pari duhet të merret parasysh kur vihet për herë të parë në shërbim.

6. Shuma fillestare që do të zhvlerësohet do të jetë çmimi i blerjes apo, në mungesë të çmimit të blerjes, çmimi i kostos. Shuma fillestare do të përfshijë:

6.1. detyrimet tatimore, ngarkesat dhe taksat, dhe 6.2. shpenzimet e rastit sikurse janë provizioni, paketimi, transporti dhe

shpenzimet e sigurimit të ngarkuara nga furnizuesi. 7. Zhvlerësimi i individual i aseteve të Kategorisë 2 dhe 3 do të aplikohet vetëm

në ato asete të përvetësuara më, apo pas, datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji. 8. Pasuria (mjetet) kapitale që janë blerë dhe ka filluar zhvlerësimi i tyre sipas

metodës së grupimi para hyrjes në hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të vazhdojë të jetë zhvlerësohen sipas legjislacionit të mëparshëm deri sa vlera e grupit është barabartë me zero.

9. Blerja një pasurie për çmimin prej 1,000 euro ose me pake do të lejohet si shpenzim rrjedhës.

10. Asetet e prekshme me çmim të blerjes prej më shumë se 1,000 euro dhe më pak se 3,000 euro, të siguruara pas datës në të cilën ky ligj hyn në fuqi, do të vendoset në një grup të vetëm të aseteve dhe do të zhvlerësohet me shkallën 20% të vlerës së aseteve në grup, pa marrë parasysh në cilën kategori të aseteve do të vendosej sipas dispozitave të paragrafit 3 të këtij neni. Kur asetet kualifikuese janë blerë, çmimi i tyre i blerjes do të shtohet në vlerën e grupit.

Page 457: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

457

Kur asetet të jenë shitur nga grupi, çmimi i blerjes së asetit të shitur do të raportohet si e ardhur e zakonshme afariste në vitin në të cilin aseti është shitur, por vlera e grupit nuk do të ulet si rezultat i shitjes.

Neni 16

Zhvlerësimi i bagëtive Zhvlerësimi i bagëtisë është i lejuar vetëm për bagëtitë e tilla nëse janë përdorë gjatë rrjedhës së veprimtarisë ekonomike të entitetit bujqësor. Kafshët të cilat rrisin pasardhësit vetëm për përdorim personal apo kafshë qumështore të përdorura vetëm për përdorim personal nuk i nënshtrohet zhvlerësimit.

Neni 17 Zbritjet e posaçme për pasuritë e reja

1. Nëse një tatimpagues blen: Linjat prodhuese për uzina dhe makineria,

inventari i hekurudhës dhe lokomotivat që shfrytëzohen për transportin hekurudhor, aeroplanë, anijet, mjetet e rënda për transport, pajisjet për bartje të dheut, buldozerët, gërmuesit e dheut dhe mjetet tjera të rënda për qëllimet e veprimtarisë ekonomike të tatimpaguesit ndërmjet 1 Janarit 2010 dhe 31 Dhjetorit 2012 , lejohet një zbritje e veçantë prej dhjetë për qind (10%) të çmimit të përvetësimit të pasurisë në vitin në të cilin pasuria është vënë për herë të parë në shërbim. Kjo zbritje do bëhet përveç zbritjes normale të zhvlerësimit të lejueshëm. Zbritja lejohet vetëm nëse pasuria është e re ose është vënë për herë të parë në shërbim në Kosovë. Zbritja nuk lejohet nëse pasuria është bartur nga një biznes ekzistues ose një biznes i mëparshëm në Kosovë.

2. Kjo zbritje do bëhet përveç zbritjes normale të zhvlerësimin të lejueshëm. 3. Kjo zbritje lejohet vetëm nëse pasuria është e re ose është vënë për herë të

parë në shërbim në Kosovë. Zbritja nuk lejohet nëse pasuria është bartur nga një biznes ekzistues ose një biznes i mëparshëm në Kosovë.

4. Zbritjet tjera të posaçme mund të jepen vetëm nëse parashihen me ligj të veçantë.

Neni 18

Riparimet dhe përmirësimet 1. Në rast të ndonjë aseti të zhvlerësueshëm, shumat e shpenzuara për riparime

apo për përmirësime, përjashtuar riparimet e mirëmbajtjes së zakonshme, do të kapitalizohen dhe të shtohen në bazën e asetit nëse riparimet apo përmirësimet tejkalojnë jetën e përdorimit të asetit për së paku një vit dhe shuma e riparimit apo përmirësimit është më e madhe se 1000 € për atë aset. Nëse riparimi apo përmirësimi është 1000 € apo më pakë për ndonjë aset, shuma e riparimit apo përmirësimit do të jetë shpenzim në vitin që është paguar apo ka ndodhur.

2. Nëse riparimet apo përmirësimet plotësojnë kriterin për kapitalizim sipas

Page 458: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

458

paragrafit 1 të këtij neni, shuma do të kapitalizohet dhe do të shtohet ne vlerën kontabël të mbetur të asetit kapital. Vlera e re kontabël e asetit do të përdoret si baze për zhvlerësimin e asetit. Aseti do të zhvlerësohet ne përputhje me rregullat e kategorisë së aplikueshme.

3. Ministri lëshon një akt nënligjor për zbatimin e këtij neni.

Neni 19 Amortizimi

1. Shpenzimet për mjetet e paprekshme, të cilat kanë afat të kufizuar përdorimi,

përfshirë patentet, të drejtat e autorit, licencat për vizatime apo modele, kontratat dhe të drejtat ekskluzive, zbriten në formë të detyrimeve të amortizimit.

2. Metoda e amortizimit do të jetë metoda e shlyerjes lineare dhe lejimi bazohet në afatin e përdorimit të pasurisë të përcaktuar në marrëveshjen ligjore mbi përvetësimin dhe përdorimin e pasurisë së paprekshme.

Neni 20

Shpenzimet kërkimore dhe zhvillimore 1. Shpenzimet për kërkime dhe zhvillim lidhur me rezervat natyrore të

mineraleve dhe të resurseve të tjera natyrore, si dhe kamatat që u ngarkohen, i shtohen llogarisë kapitale dhe amortizohen sipas këtij neni.

2. Shuma e lejuar si zbritje për amortizim përkitazi me shpenzimet kërkimore dhe zhvillimore, e cekur në paragrafin 1 te këtij neni, për periudhën tatimore, përcaktohet duke shumëzuar bilancin në llogarinë kapitale me një thyese:

2.1. Numëruesi i së cilës paraqet njësitë e nxjerra prej rezervave natyrore gjatë vitit dhe

2.2. Emëruesi i së cilës paraqet shumën e njësive të përgjithshme të parapara

për t‟u nxjerrë nga rezervat natyrore gjatë jetëgjatësisë së pasurisë. 3. Njësitë e përgjithshme të parapara për nxjerrje, të referuara në nën-paragrafin

2.2 të këtij neni, do të përcaktohen në përputhje me udhëzimet që lidhen me vlerësimet e tilla ose ndonjë metode tjetër, do të përshkruhet në një akt nënligjor që lëshohet nga Ministri.

KREU IV FITIMET DHE HUMBJET NË KAPITAL,

HUMBJET NË BIZNES

Neni 21 Fitimet dhe humbjet në kapital

1. Fitimet kapitale nënkuptojnë të ardhurën, të cilën tatimpaguesi e realizon

përmes shitjes apo disponimit të pasurive kapitale duke përfshirë pasurinë e

Page 459: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

459

patundshme dhe letrat me vlerë. 2. Shuma e fitimit kapital paraqet dallimin pozitiv të çmimit të shitjes së pasurisë

kapitale dhe të çmimit të pasurisë siç është përcaktuar në paragrafin 5 të këtij neni.

3. Çmimi i shitjes së një pasurie kapitale do të jetë shuma e çdo shume të pranuar, plus çdo kompensim tjetër i pranuar, si konsideratë për atë shitje.

4. Nëse palët janë persona të lidhur dhe çmimi i shtijes është më i vogël se vlera e hapur e tregut, atëherë, për qëllim të këtij neni, çmimi i shitjes do të rregullohet në vlerën e hapur të tregut në mënyrën e përshkruar në një akt nënligjor të lëshuar nga Ministri.

5. Kostoja e pasurisë kapitale është shuma, të cilën tatimpaguesi e ka paguar për përvetësimin e pasurisë, përfshirë shpenzimet e dala në përvetësimin e asetit që më herët nuk janë shpenzuar, që rritet me shpenzimet e përmirësimeve dhe zvogëlohet nga zhvlerësimet apo shpenzimet tjera të lejueshme sipas këtij Ligji.

6. Fitimet kapitale njihen si të ardhura afariste dhe humbjet në kapital njihen si humbje afariste nëse nuk parashihet ndryshe me këtë ligj.

7. Fitimet dhe humbjet kapitale nuk do të pranohen për asetet e grupuara, asetet në Kategorinë 2 dhe Kategorinë 3 të përvetësuara para datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji të referuar në paragrafin 8 te nenit 15 te këtij Ligji.

8. Humbje kapitale do të thotë humbje, të cilën tatimpaguesi e pëson përmes shitjes apo tjetërsimit në ndonjë mënyrë tjetër të pasurisë kapitale, duke përfshirë patundshmëritë dhe letrat me vlerë.

9. Shuma e humbjes në kapital paraqet dallimin negativ të çmimit të shitjes së pasurisë kapitale sipas paragrafit 3 apo 4 të këtij neni dhe kostos së pasurisë kapitale siç është përcaktuar në paragrafin 5 të këtij neni.

10. Humbjet kapitale do të trajtohen sikurse humbje të zakonshme nga veprimtaritë ekonomike që mund të jenë zbritur nga të ardhurat në vitin aktual. Nëse shuma e humbjes kapitale për vitin e tatueshëm tejkalon të ardhurat e tatimpaguesit për atë vit, shuma tepricë e humbjes së tillë mbi të ardhurat në vitin aktual mund të bartet për deri shtatë (7) periudha tatimore pasuese dhe do të jetë e gatshme si një zbritje kundrejt çdo të ardhure në ato vite. Dispozitat e nenit 23 të këtij ligji do të aplikohen në humbjet e përshkruara në këtë paragraf.

11. Të ardhurat bruto nga fitimet kapitale nuk përfshijnë fitimet kapitale të realizuara nga shitja e pasurisë së Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës apo ndonjë fondi tjetër pensional të përkufizuar me legjislacionin mbi pensionet në Kosovë.

12. Një fitim kapital nuk do të pranohet në shndërrimin e pavullnetshëm të pasurisë deri në shkallën sa konsiderata e pranuar nga shndërrimi përbëhet qoftë nga pasuria e të njëjtit karakter ose natyrë, apo nga para që janë investuar në pasuri të të njëjtit karakter apo natyre përbrenda një periudhe zëvendësuese prej dy (2) vjetëve.

13. Nëse një shitje e një aseti kapital përfshinë një marrëveshje me këste që zgjatë më shumë se periudha tatimore në të cilën shitja është finalizuar (të gjitha dokumentet e aplikueshme janë nënshkruar nga të gjitha palët dhe marrëveshja

Page 460: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

460

e shitjes është ligjërisht e zbatueshme) çdo fitim duhet të raportohet në bazë lineare gjatë ekzistencës së marrëveshjes me këste dhe shumës së fitim që i atribuohet çdo periudhe tatimore duhet të raportohet në deklaratën tatimore si e ardhur në atë periudhë tatimore. Dispozitat tjera që lidhen me shitjet me këste do të përshkruhen në një akt nënligjor.

Neni 22

Shndërrimi jo i vullnetshëm Fitimi kapital nuk pranohet në rast të ndërrimit pa dashje të pronës nëse konsiderata është marrë nga ndërrimi qe përbëhet nga prona e karakterit apo natyrës së njëjtë ose nga paratë që janë investuar në pronën e natyrës apo të karakterit të njëjtë brenda periudhës dy vjeçare (2) të zëvendësimit.

Neni 23 Humbjet Tatimore

1. Humbjet tatimore siç është e definuar me këtë ligj është ndryshimi negativ

ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve e lejimeve të tatimpaguesit të përcaktuara me këtë ligj.

2. Shuma e humbjes tatimore e përcaktuar sipas këtij neni mund të bartet deri në shtatë (7) periudha të njëpasnjëshme tatimore dhe është e disponueshme si zbritje ndaj çfarëdo të ardhure në ato vite.

3. Shuma e bartur që merret parasysh për çfarëdo periudhe tatimore pas vitit të humbjes tatimore, do të jetë shuma e përgjithshme e humbjes e zvogëluar për shumën e grumbulluar që është lejuar më parë si zbritje.

4. Nëse tatimpaguesi ka pasur humbje tatimore më gjatë se një (1) vit, ky nen zbatohet për humbjet që janë krijuar sipas radhës.

5. Përveç sikurse është paraparë në nenin 26, dispozitat e këtij neni do të jenë të lejueshme vetëm për biznesin i cili ka krijuar humbje. Nëse biznesi ndryshon llojin e organizatës biznesore apo ka ndryshim të pronësisë për më shumë se 50% bartja nuk do të jetë më e zbatueshme. Ministri mund të lëshojë një akt nënligjor për të rregulluar dispozitat e bartjes së humbjes që lidhen me ndryshimin e llojit të organizatës biznesore apo ndryshimit të pronësisë, si dhe çdo dispozitë tjetër të bartjes së humbjes të nevojshëm për zbatimin e këtij neni.

KREU V LIKUIDIMET DHE RIORGANIZIMET

Neni 24 Shpërndarja e pronës

Page 461: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

461

1. Kompania që ia shpërndan pronën përveç aksioneve të një aksionari, duke pasur parasysh interesin e aksionarit, njeh fitim ose humbjen sikur ajo pronë

t‟i ishte shitur aksionarit në vlerën e hapur te tregut. 2. Vlera e pronës së shpërndarë për aksionarin vlerësohet sipas vlerës së hapur te

tregut te asaj prone . 3. Në rast të shpërndarjes së dividendëve të aksioneve që nuk ndërrojnë hisen e

pjesëmarrjes së fituesit, kompania nuk e njeh fitimin as humbjen dhe kështu aksionari nuk realizon të ardhura.

Neni 25 Likuidimi

1. Në rast të likuidimit të një kompanie ne pajtueshmëri me ligjet e aplikueshme

te Kosovës , kompania merr parasysh humbjen apo fitimin sikur ta kishte shitur pronën që është shpërndarë gjatë likuidimit sipas vlerës së hapur te tregut .

2. Përveç nëse është paraparë ndryshe në këtë Ligj, pranuesit e pronës së shpërndarë gjatë likuidimit trajtohen sikur ta kishin këmbyer interesin e vlerës së mbetur në kompaninë e likuiduar për shumën që është e barabartë me vlerën e hapur te tregut te asaj prone.

3. Në rast të likuidimit të një filiali ku prona e filialit i shpërndahet një filiali amë, filiali amë nuk pranon kurrfarë humbjesh apo fitimesh.

Neni 26 Riorganizimi

1. Transferimi i pronës në pajtim me planin e shkruar për riorganizimin e

tatimpaguesit qoftë për shkak të bankrotimit, bashkimit, përvetësimit, ndarjes, këmbimit të aksioneve, apo të ndonjë arsyeje tjetër, që e miraton Administrata tatimore e Kosovës, nuk i nënshtrohet tatimeve sipas këtij Ligji.

2. Në rast të riorganizimit, vlera e pronës sipas librave të mbajtura nga tatimpaguesi i riorganizuar përcaktohet në bazë të vlerës së përvetësimit së asaj prone menjëherë para riorganizimit.

3. Gjatë riorganizimit, shpërndarja e drejt e vlerës së interesit të mbetur për aksionarin, nuk paraqet të ardhur të tatueshme për aksionarin.

4. Përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe me ndonjë akt nën ligjor të nxjerrë nga Ministri , tatimpaguesi përvetësues trashëgon dhe zëvendëson tatimpaguesin dorëzues përkitazi me inventarin, shumën e humbjes së bartur, konton e dividendës dhe të gjitha zërat tjerë. Bartjet e humbjeve janë të lejueshme te tatimpaguesi përvetësues vetëm nëse janë të parashikuara me planin e riorganizimit dhe të aprovuara nga Administrata Tatimore e Kosovës, në përputhje me rregullat parapara me aktin nënligjor sipas këtij nën-paragrafi.

Page 462: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

462

KREU VI

ÇMIMET E TRANSFERIMIT, SHMANGIA E TATIMEVE TË DYFISHTA

Neni 27 Çmimet e transferimit

1. Çmimi që shfrytëzohet lidhur me transaksionet e mjeteve apo të obligimeve

kontraktuese ndërmjet personave te lidhur konsiderohet çmimi i transferit. 2. Çmimi që pritet të pranohen lidhur me transaksionet e pasurisë apo të

obligimeve kontraktuese ndërmjet palëve që kanë punuar sipas mbizotërimit të tregut duhet të konsiderohet vlera e hapur e tregut.

3. Vlera e hapur e tregut përcaktohet sipas metodës krahasuese të çmimeve të pakontrolluara dhe në rastet kur kjo nuk mund të shfrytëzohet përdoret metoda e çmimeve të rishitjes ose metoda e kostos-plus ose çdo metodë tjetër siç parashihet me akt nënligjor.

4. Dallimi ndërmjet vlerës se hapur te tregut dhe çmimit të transferimit përfshihet në të ardhurën e tatueshme.

5. Ministri lëshon një akt nënligjor për zbatimin e këtij neni.

Neni 28 Shmangia e tatimeve të dyfishta

1. Tatimpaguesi rezident në Kosovë që përfiton të ardhura nga aktivitetet afariste

jashtë Kosovës dhe i cili paguan tatimin në të ardhura në shtete tjera sipas këtij Ligji i lejohet një kredi tatimore për tatimin në të ardhura të paguar në shtetin tjetër që i atribuohet të ardhurave që krijohen në shtetin tjetër.

2. Kreditimi tatimor i lejuar në paragrafin 1 të këtij neni është i kufizuar në shumën e tatimit të jashtëm të paguar në të ardhurat e përfituara jashtë Kosovës, e nuk tejkalon shumën e tatimit obligues në Kosovë në ato të ardhurat. Për aq sa tatimi i Kosovës në ato të ardhura tejkalon tatimin e jashtëm të paguar, shuma tepricë duhet të përfshihet në llogaritjen e tatimit obligues të Kosovës.

3. Çdo marrëveshje e zbatueshme ndërkombëtare e negociuar nga Ministri, dhe e ratifikuar nga Kuvendi mbi shmangien e tatimit të dyfishtë do të zëvendësojë dispozitat e këtij neni aq sa ato lidhen me palët e asaj marrëveshje ndërkombëtare.

Neni 29

Njësi e Përhershme 1. Njësia e përhershme do të thotë vend i caktuar i veprimtarisë afariste nëpërmes

te cilit veprimtaria afariste e personit jo rezident zhvillohet tërësisht apo pjesërisht në Kosovë. Njësia e përhershme përfshin:

1.1. Çdo vend të menaxhmentit; 1.2. Çdo degë;

Page 463: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

463

1.3. Çdo zyrë; 1.4. Çdo fabrikë; 1.5. Çdo punëtori; 1.6. Çdo minierë dhe 1.7. Çdo burim i naftës dhe gazit, gurore ose vend tjetër i shfrytëzimit të

burimeve natyrore. 2. Njësia e përhershme gjithashtu përfshin:

2.1. Çdo vend ndërtimi, ndërtim, montim ose projekt instalimi, ose ndonjë aktivitet mbikëqyrës në lidhje me këtë, por vetëm nëse ndërtimi, projekti ose aktiviteti i tillë zgjat më shumë se 183 ditë. Kur vend ndërtimi, projekti ose aktiviteti zgjat më shumë se 183 ditë, duke përfshirë edhe aktivitetet përgatitore, vend ndërtimi, projekti apo aktiviteti konsiderohet se ka qenë apo është krijuar si ndërmarrje e përhershme nga dita kur ka filluar puna e tillë;

2.2. Ofrimin e ndonjë shërbimi, duke përfshirë shërbime konsultuese, por duke përjashtuar aktivitetet e mbikëqyrjes të parapara në paragrafin 2.1. të këtij neni, të kryera në Kosovë nga personi jo rezident përmes punëtorëve ose personelit tjetër, por vetëm nëse aktivitetet e tilla vazhdojnë brenda Kosovës për një periudhë apo periudha gjithsejtë 90 ditore apo më shumë brenda një periudhe dymbëdhjetë mujore. Kur aktivitetet vazhdojnë brenda Kosovës për një periudhë apo periudha gjithsejtë 90 ditore ose më shumë gjatë një periudhe dymbëdhjetë mujore, aktivitetet konsiderohen se kanë krijuar ndërmarrje të përhershme nga dita kur kanë filluar aktivitetet e tilla;

2.3. Çdo vend ndërtimi i shfrytëzuar për kërkimin e resurseve natyrore brenda Kosovës, kur aktivitetet e tilla brenda Kosovës vazhdojnë për një periudhë apo periudha gjithsejtë 183 ditore apo më shumë brenda cilësdo periudhe dymbëdhjetë mujore. Kur aktivitetet vazhdojnë për një periudhë apo periudha gjithsejtë 183 ditore ose më shumë brenda një periudhe dymbëdhjetë mujore, aktivitetet konsiderohen se kanë krijuar njësi të përhershme nga dita kur kanë filluar aktivitetet e tilla, dhe

2.4. Çdo pasuri e paluajtshme që ndodhet në Kosovë dhe posedohet nga një person jo rezident.

3. Pavarësisht nga paragrafi 1 i këtij neni, kur personi, përveç agjentit me status të pavarur për të cilin zbatohet neni 29.6 të këtij Ligji, vepron në Kosovë në emër të personit jo rezident, personi jo rezident konsiderohet se ka ndërmarrje të përhershme në Kosovë lidhur me aktivitetet që ai person i njësi për personin jo rezident, nëse personi i tillë:

3.1. Ka dhe zakonisht ushtron autorizimin në Kosovë për të lidhur kontrata në emër të personit jo rezident, përveç nëse aktivitetet e personit të tillë janë të kufizuara në ato të përmendura në paragrafin 5 të këtij neni të cilat, nëse ushtrohen përmes një vendi të caktuar të biznesit, nuk do ta bënin këtë vend të caktuar të biznesit njësi të përhershme sipas dispozitave të atij neni ose

3.2. Nuk ka autorizim të tillë, por zakonisht mban një magazinë të mallrave ose materialeve në Kosovë nga i cili vazhdimisht shpërndan mallra ose

Page 464: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

464

materiale në emër të tatimpaguesit. 4. Personi jo rezident i cili ofron sigurim, përveç risigurimit, konsiderohet se ka

njësi të përhershme në Kosovë nëse mbledh shpërblime në Kosovë ose siguron rreziqet që ndodhen në Kosovë përmes një personi, përveç agjentit me status të pavarur për të cilin zbatohet paragrafi 6 i këtij neni.

5. Pavarësisht paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni, “Njësia e përhershme”konsiderohet se nuk përfshin:

5.1. Shfrytëzimin e objekteve vetëm me qëllim të ruajtjes ose ekspozimit të mallrave ose materialeve që i përkasin personit jo rezident ;

5.2. Mbajtja e magazinës së mallrave dhe materialeve që i përkasin personit jo rezident vetëm me qëllim të ruajtjes apo ekspozimit;

5.3. Mbajtja e magazinës së mallrave dhe materialeve që i përkasin personit jo rezident vetëm për qëllime të përpunim nga një tatimpagues tjetër;

5.4. Mbajtja e një vendi të caktuar të biznesit vetëm me qëllim të blerjes së mallrave ose materialeve ose mbledhjes së informacioneve për personin jo rezident;

5.5. Mbajtja e një vendi të caktuar të biznesit vetëm për qëllimin e kryerjes së aktiviteteve të tjera të karakterit përgatitor apo ndihmës për personin jo rezident, dhe

5.6. Mbajtja e një vendi të caktuar të biznesit vetëm për kombinimin e ndonjë nga aktivitetet e paraqitura në nënparagrafet 1 deri 5 të këtij paragrafi, me kusht që aktiviteti i përgjithshëm i vendit të fiksuar të biznesit që rezulton nga ky kombinim ka vetëm karakter përgatitor apo ndihmës.

6. Personi jo rezident nuk konsiderohet se ka njësi të përhershme në Kosovë vetëm pse kryen veprimtari afariste në Kosovë përmes komisionarit, agjentit të përgjithshëm të komisionit apo ndonjë agjenti tjetër me status të pavarur, me kusht që personat e tillë veprojnë sipas rrjedhës së rëndomtë të biznesit të tyre. Mirëpo, kur aktivitetet e agjentit të tillë kushtohen tërësisht apo gati tërësisht në emër të atij taksapaguesi, dhe krijohen kushtet apo imponohen ndërmjet atij taksapaguesi dhe agjentit në marrëdhëniet e tyre komerciale dhe financiare që ndryshojnë nga ata që do të kishin mundur të bëhen ndërmjet taksapaguesve të pavarur, ai nuk konsiderohet agjent me status të pavarur në kuptimin e këtij nën neni.

7. Fakti se personi jo rezident kontrollon ose kontrollohet nga një kompani që është rezidente e Kosovës, apo që kryen biznes në Kosovë (qoftë përmes njësi së përhershme apo ndryshe), nuk e konsideron asnjërën kompani ndërmarrje të përhershme të tjetrës.”

KREU VII

MBAJTJA NË BURIM E TATIMEVE

Neni 30 Tatimi i mbajtur në burim në, interes, të drejtat pronësore (royalties), qiratë,

fitoret në lotari dhe Lojërat e Fatit 1. Tatimpaguesit që paguajnë interes, me përjashtim siç është paraparë në

Page 465: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

465

paragrafin 4 të këtij neni, apo të drejta pronësore (royalties) personave rezidentë dhe jo rezidentë do të mbajë në burim tatimin në shkallën dhjet përlind (10%) në kohën e pagesës apo kreditimit dhe të transferojë tatimin e mbajtur në burim në një llogari të përcaktuar nga Administrata Tatimore në një bankë ose institucion financiar të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës. Tatimi i mbajtur në burim duhet të paguhet në bankë, apo institucion financiar deri në të 15 ditë të muajit që pason muajin në të cilin llogaria është kredituar apo pagesa është bërë.

2. Çdo tatimpagues që i paguan qira personave të cilët janë banorë të Kosovës apo atyre që nuk janë banorë të Kosovës mban nënt për qind (9%) të tatimit në kohën e pagesës apo të kreditimit dhe transferojë tatimin e mbajtur në një llogari të caktuar nga Administrata tatimore në bankën ose institucion financiar licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës. Tatimi i mbatur në burim duhet të paguhet ne bankë, apo institucion financiar deri në të 15 ditë të muajit që pason muajin në të cilin pagesa është bërë apo është kredituar.

3. Secili organizator i një lotarie, apo loje të fatit që i nënshtrohen dispozitave të nenit 38 të këtij Ligji, i cili paguan për fitoret në lotari, apo lojërat e fatit, personave rezident apo jo-rezident do të mbajë në burim tatimin në shkallën prej dhjetë përqind (10%) në kohën e pagesës apo kreditimit dhe ta trnasferoj tatimin e mbajtur në burim në një llogari të caktuar nga Administrata Tatimore në një bankë, apo institucion financiare, të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës. Tatimi i mbajtur në burim duhet të paguhet ne bankë, apo institucion financiar deri në të 15 ditë të muajit që pason muajin në të cilin pagesa është bërë apo pranuesi është kredituar për fitoret.

4. Interesi në kreditë e dhëna nga institucionet financiare te licencuara nga BQK për klientët e tyre ne kursin normal te biznesit te tyre dhe interesi në instrumentet financiare të lëshuara ose të garantuara nga Autoriteti Publik i Kosovës, nuk duhet ti nënshtrohen mbajtjes së tatimit në burim.

5. Çdo tatimpagues apo organizator i një lotarie, apo organizator i një loje të fatit që i nënshtrohen dispozitave të nenit 38 të këtij Ligji, i cili paguan interes, të drejtën pronësore qiranë apo për fitoret në lotari, apo fitoret në lotari gjatë një periudhe tatimore do të ofrojë një certifikatë për pranuesin për mbajtjen e tatimit në burim në formularin e caktuar nga Administrata tatimore deri më datën 1 Mars të vitit pasues të periudhës tatimore.

6. Çdo tatimpagues, organizator i një lotarie, apo organizator i një loje të fatit që i nënshtrohen nenit 38 të këtij Ligji, i cili paguan interes, të drejta pronësore, qira, fitore në lotari, apo fitore nga lojërat e fatit dhe i cili mban në burim tatimin sipas këtij neni gjatë një periudhe tatimore do të dorëzojë në administratën tatimore një pasqyrë barazimi vjetore në formë dhe format të specifikuar nga Administrata Tatimore jo më larg se 1 mars të vitit që pason periudhën tatimore. Çdo tatimpagues duhet të përfshijë një kopje të të gjitha certifikatave të mbajtjes në burim, që kërkohen me paragrafin 4 të këtij neni, me pasqyrën vjetore të barazimit të dorëzuar në administratën tatimore.

Page 466: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

466

Neni 31 Mbajtja në burim në pagesa të caktuara për jo-rezidentët

1. Në përputhje me aktin nënligjor të lëshuar nga Ministri, të ardhurat që i

atribuohen një jo-rezidenti në Kosovë si një zbavitës, sikurse është teatri, figurat e lëvizshme, artistë radioje apo televizioni, ose një këngëtar a muzikant, ose si një sportist, nga aktivitetet e tija apo saja të ushtruara në

Kosovë do t‟i nënshtrohet mbajtjes në burim nga paguesi i atyre të ardhurave, qoftë të paguara drejtpërdrejtë apo tërthorazi jo-rezidentit.

2. Të ardhurat, përveç të ardhurave të përshkruara në paragrafin 1 te këtij neni, të realizuara nga marrëveshjet apo kontratat, qofshin me shkrim apo me gojë, me personat apo entitetet e Kosovës nga një person apo entitet jo-rezident nga

shërbimet e kryera në Kosovë do t‟i nënshtrohen mbajtjes në burim nga paguesi i atyre të ardhurave, përderisa personi apo entiteti jo-rezident nuk ka njësi të përhershme në Kosovë dhe kompensimi bruto i paguar për jo-rezidentin është më shumë se 5,000 në ndonjë periudhë tatimore.

3. Pavarësisht nga dispozitat tjera në këtë ligj, shuma e mbajtjes në burim sipas në paragrafin 1 dhe 2 te këtij neni ,do të jetë 5% e kompensimit bruto. Secili pagues do të dorëzojë një pasqyrë të mbajtjes në burim dhe të transferojë shumën e tatimit të mbajtur në burim në një llogari të caktuar nga Administrata Tatimore në një bankë të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas ditës së fundit të secilit muaj kalendarik, në përputhje me një akt nënligjor të lëshuar nga Ministri.

4. Mbajtja në burim sipas këtij neni do të konsiderohet të jetë tatim përfundimtar dhe pranuesit e të ardhurave të tilla që i nënshtrohen mbajtjes në burim nuk do të dorëzojnë deklaratë në Administratën Tatimore, pavarësisht dispozitave të nenit 34 të këtij Ligji.

5. Secili pagues i cili mban në burim sipas këtij neni gjatë një periudhe tatimore, me kërkesë të pranuesit të të ardhurave, deri më 1 Mars të vitit vijues të

periudhës tatimore do t‟i japë certifikatën e tatimit të mbajtur në burim në formën e specifikuar në një akt nënligjor të lëshuar nga Ministri.

6. Çdo tatimpagues i cili mban në burim tatimin sipas këtij neni gjatë një periudhe tatimore do të dorëzojë në administratën tatimore një pasqyrë barazimi vjetore në formë dhe format të specifikuar nga Administrata Tatimore jo më larg se 1 mars të vitit që pason periudhën tatimore. Çdo tatimpagues duhet të përfshijë një kopje të të gjitha certifikatave të mbajtjes në burim, që kërkohen me paragrafin pesë të këtij neni, me pasqyrën vjetore të barazimit të dorëzuar në administratën tatimore.

7. Ministri do të lëshojë një akt nënligjor që do të specifikojë ata persona apo

entitete të cilët do të konsiderohen „pagues‟ sipas këtij neni dhe të gjitha aktivitetet tjera të kërkuara për zbatimin e këtij neni.

Page 467: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

467

KREU VIII

DISPOZITAT E VEÇANTA

Neni 32 Trajtimi i aktiviteteve të sigurimit

1. Në rastin e ndonjë personi të licencuar nga BQK, për sigurimin ose risigurimin

e jetës, pronës ose rreziqeve të tjera, tatimi që caktohet me këtë Ligj është shuma e cila është e barabartë me pesë për qind (5%) të primeve bruto të grumbulluara gjatë periudhës tatimore.

2. Nëse një kompani e sigurimit ka të ardhurave tjera nga ato të krijuara nga sigurimi ose risigurimi i jetës, pronës ose rreziqeve tjera, këto të ardhura të

tjera duhet t‟i nënshtrohen tatimit sipas normës se caktuar te tatimit ne korporata, dhe te ardhurat e tatueshme duhen të përcaktohen sipas rregullave të ardhurave dhe shpenzimeve të përcaktuara me këtë ligji

3. Çdo biznese që angazhohet në aktivitetet e sigurimit dhe aktivitetet tjera ekonomike duhet të mbaje shënimet dhe regjistrimet e ndara për aktivitet të sigurimit dhe aktivitetet tjera ekonomike.

Neni 33 Trajtimi i të ardhurave komerciale të organizatave joqeveritare

1. Organizatës joqeveritare, e cila ndërmerr aktivitete komerciale ose aktivitete të

tjera që nuk janë të lidhura me qëllimin e saj publik, i caktohet tatimi në të ardhura në shkallë prej dhjetë për qind (10%) për të ardhurën nga një aktivitet i tillë biznesi të zvogëluar nga cilado zbritje, e cila është drejtpërdrejt e lidhur me kryerjen e biznesit të tillë dhe e cila është e lejuar me këtë Ligj.

2. Administrata tatimore ka autoritet të kontrolloj çdo OJQ për të përcaktuar respektimin e rregullave me te cilat punojnë OJQ-te. Në rastet kur konstatohet qe fitimet e OJQ-se e tejkalojnë nivelin e arsyeshëm te fitimeve te një organizate qe është krijuar si organizate jofitimprurëse, Administrata tatimore ka autoritet te trajtoje fitimet e tepërta ne pajtueshmëri me dispozitat e paragrafit 1 te këtij neni .

3. Çdo OJQ qe angazhohet ne aktivitetet e liruara nga tatimi sipas nën-paragrafit 1.1 të nenit 7, të këtij ligji dhe në aktivitetet tjera komerciale, duhet të mbaje shënimet dhe regjistrimet e veçanta për aktivitetin e përfitimit publike dhe për aktivitetet tjera komerciale.

4. Ministri lëshon akt nënligjor me të cilin parasheh kuptimin e “fitim i tepruar” sipas këtij neni.

Page 468: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

468

KREU IX

DISPOZITAT ADMINISTRATIVE

Neni 34 Deklarimi i tatimeve

1. Tatimpaguesi nga i cili kërkohet apo i cili zgjedh të llogarisë të ardhurën e

tatueshme duke përshtatur për qëllime tatimore të ardhurat dhe shpenzimet e

raportuara në pasqyrat e tij financiare, duhet t‟ia dorëzojë Administratës tatimore deklaratën vjetore për tatim më datën 31 mars apo para kësaj date të vitit pasues të periudhës tatimore. Deklarata bëhet në formularët e paraparë nga Administrata Tatimore dhe përmban, mes tjerash, të ardhurat bruto, zbritjet e lejueshme, të ardhurat e tatueshme dhe tatimin që duhet të paguhet sipas këtij Ligji. Së bashku me deklaratën tatimore, tatimpaguesit e tillë

gjithashtu duhet t‟i dorëzojnë pasqyrat financiare të përpiluara në përputhje me Standardet Kosovare te Kontabilitetit dhe legjislacionin ne fuqi .

2. Tatimpaguesi, i cili kërkon zbritje të lejueshme në pajtim me nenin 10 te këtij

ligji, duhet t‟ia dorëzojë administratës tatimore deklaratën vjetore për tatim më datën 31 Mars apo para asaj date të vitit pasues të periudhës tatimore. Deklarata bëhet në formularët e paraparë nga Administrata tatimore e Kosovës dhe përmban, mes tjerash, të ardhurat bruto, zbritjet e lejueshme, të ardhurat e tatueshme dhe tatimin që duhet të paguhet sipas këtij Ligji.

Neni 35 Pagesat e tatimit

1. Sipas këtij Ligji, secili tatimpagues çdo tre muaj bën pagesat e tatimit në

avancë në llogarinë e caktuar nga Administrata Tatimore e Kosovës në bankën apo institucionin financiar e licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës në datat apo para datave 15 prill, 15 korrik, 15 tetor dhe 15 janar për tremujorin kalendarik që paraprin menjëherë këtyre datave .

2. Shuma e secilës pagesë tremujore në avancë është si në vijim: 2.1. tatimpaguesit me të ardhura bruto vjetore deri ne 50.000 euro ose më pak

të cilët nuk kërkohen ose nuk bëjnë zgjedhje për të dorëzuar deklaratën vjetore sipas nenit 34 të këtij Ligji duhet të bëjnë pagesat si në vijim për tremujor:

2.1.1. Tre për qind (3%) të të ardhurave bruto nga tregtia, transporti, bujqësia dhe veprimtaritë e ngjashme komerciale të çdo tremujori, por jomë pakë se 37.5 Euro për tremujor.

2.1.2. Pesë për qind (5%) të të ardhurave bruto nga shërbimet, veprimtaritë profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme të çdo tremujori, por jo më pakë se 37.5 Euro për tremujor.

Page 469: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

469

2.1.3. Dhjetë për qind (10%) të të ardhurave neto të qirasë për tremujor ( të ardhurat bruto të qirasë jo më pak se dhjetë përqind (10%) të lejimeve të parapara në paragrafin 2 të nenit 9 të këtij ligji), të zvogëluara nga cila do shumë e mbajtur gjatë atij tremujori në pajtim me paragrafin 2 të nenit 30 të këtij Ligji;

2.2. Tatimpaguesit me të ardhura vjetore bruto më të mëdha se 50.000 euro dhe tatimpaguesit të cilët duhet t‟i përpilojnë pasqyrat financiare apo ata të cilët zgjedhin t‟i përpilojnë ato, bëjnë pagesat tremujore si në vijim:

2.2.1. një të katërtën (1/4) e detyrimit të përgjithshëm tatimor për periudhën tatimore në vijim bazuar në të ardhurën e tatueshme të vlerësuar dhe të zvogëluar nga cilado shumë e mbajtur ne burim gjatë tremujorit në pajtim me nenin 30 të këtij Ligji apo nenin 40 të Ligjit mbi Tatimin në të Ardhurat Personale, apo

2.2.2. për periudhën e dytë dhe periudhat vijuese tatimore për të cilat tatimpaguesi bën pagesën sipas këtij paragrafi, së paku një të katërtën (1/4) e njëqind e dhjetë përqind (110%) të detyrimit të përgjithshëm tatimor për periudhën tatimore që vie menjëherë pas periudhës tatimore vijuese, të zvogëluar nga cilado shumë e mbajtur ne burim gjatë tremujorit në pajtim me nenin 30 të këtij Ligji apo nenin 40 të Ligjit mbi Tatimin në të Ardhurat Personale.

3. Tatimpaguesi i cili ka zgjedhur te përgatisë pasqyrat financiare dhe te raportoje ne baza reale duhet të vazhdojë në atë bazë për vitin në cilin zgjedhja është bërë plus së paku tri periudha tatimore vijuese siç është paraparë në nën-paragrafin 3.2 të nenit 5 të këtij Ligji.

4. Tatimpaguesi i cili ka tejkaluar qarkullimin bruto prej 50.000 € është i obliguar që të raportojë të ardhurat dhe bëjë pagesat në pajtueshmëri me paragrafin 2 të nenit 5 të këtij Ligji dhe nën-paragrafin 2.2 të këtij neni, për periudhën tatimore në të cilën bruto qarkullimi tejkalon 50.000 euro dhe se paku për tri periudha tatimore vijuese. Nëse pas kësaj kohe, tatimpaguesi dëshiron të kthehet ne raportimin e te ardhurave dhe te beje pagesat ne pajtueshmëri me nën-paragrafin 3.1 të nenit 5 të këtij Ligji dhe nën-paragrafin 2.1. të këtij neni ai tatimpagues duhet te dorëzoje kërkesë ne ATK për shpjegim ne pajtueshmëri me nenin 10 te Ligjit mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat para 1 Marsi te vitit ne te cilin është kërkuar ndryshimi.

5. Tatimpaguesi i cili bën pagesën tremujore në avancë në pajtim nën-paragrafin 2.2 të këtij neni, do te beje një deklarate me rregullime përfundimtare të tatimeve dhe paguan shumën e duhur më 31 Mars apo para 31 marsit të vitit pas periudhës tatimore.

6. Shuma për rregullimin përfundimtar është shuma e përgjithshme e tatimit për periudhën tatimore e caktuar në përputhje me këtë Ligj, minus:

6.1. Shumat e mbajtura ne burim dhe të paguara në Administratën Tatimore pajtim me nenin 30 të këtij Ligji dhe nenin 40 te Ligjit për të Ardhura

Page 470: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

470

Personale; 6.2. Shumat e paguara në këste tremujore; 6.3. Krediti i jashtëm tatimor i lejuar sipas këtij Ligji.

7. Nëse shumat e paguara, apo kredituara sipas nenit 6 të këtij Ligji janë më të madhe se shuma e përgjithshme e tatimit e caktuar në përputhje me këtë Ligj, tatimpaguesi ka të drejtën e kthimit të shumës së tepërt të tatimeve të paguara.

8. Nëse pagesa paradhënie nuk është bërë me kohë apo në shumën që është më pak se ajo e kërkuar Administrata Tatimore mund të vendos një ndëshkim në një shumë të barabartë me shkallën e interesit që është në fuqi në kohën kur pagesa paradhënie ka qenë obligative për t‟u bërë. Nuk do të ketë shtesa tjera në tatim, për pagesat paradhënie me vonesë apo të pamjaftueshme. Nëse pagesat ose pagesat e korrigjuara te kësteve tremujore bëhen në datën apo para datës së duhur dhe deklarata me rregullime përfundimtare ose deklarata përfundimtare me rregullime te korrigjuara është bere siç parashihet me paragrafin 5 të këtij neni, atëherë nuk kërkohet kurrfarë kamate apo dënimi për pagesë të pamjaftueshme nëse:

8.1. Dallimi ndërmjet shumës së duhur për çdo këst dhe shumës së paguar në çdo këst nuk tejkalon dhjetë për qind (10%) të shumës së duhur, apo

8.2. pas periudhës së parë tatimore të taksapaguesit, shuma e paguar në çdo këst është dhjetë për qind (10%) së paku më shumë se një e katërta (1/4) e detyrimit tatimor në deklaratën tatimore për periudhën tatimore paraprake.

8.2.1. Nëse administrata tatimore kryen një kontroll të ndonjë viti dhe bën një rregullim të tatimit të atij viti për më shumë se 20%, lirimi nga ndëshkimi i paraparë në nën paragrafin 8.2. të këtij neni, nuk do të aplikohet në kërkesat për pagesë paradhënie për periudhën tatimore pasuese.

8.3. Për periudhën e parë tatimore gjatë së cilës një tatimpagues ka qenë në punë (periudha tatimore në të cilën tatimpaguesi ka kërkuar një numër fiskal, apo nëse tatimpaguesi ka kryer punë para asaj kohe, periudha tatimore në të cilën aktiviteti ekonomik ka filluar), nuk do të ngarkohet ndëshkim nëse, përfshirë këstin e katër tremujor që pritet më 15 Janar, tatimpaguesi ka bërë pagesa paradhënie tremujore të barabarta me së paku 90% të tatimit përfundimtar obligativ për atë periudhë tatimore.

8.4. Tatimpaguesi që ka pasur humbje në Deklaratën e Tatimit në të Ardhurat e Korporatave të vitit të kaluar nuk ka të drejtë të përdorë dispozitat e nënparagrafit 2.2. të këtij neni në kryerjen e pagesave paradhënie për vitin aktual. Tatimapguesi i tillë duhet të kryejë pagesat paradhënie në përputhje me dispozitat e nënparagrafit 2.1. të këij neni.

8.5. Ndëshkimi që do të ngarkohet sipas këtij neni do të aplikohet vetëm në shumën e nënpaguar nga data e nënpagesës deri në datën e përshkruar në paragrafin 5 të këtij neni për të bërë rregullimin përfundimtar për periudhën tatimore, apo, nëse është më herët, data e pagesës në të cilën pagesa paradhënie e tatimpaguesit përfshinë një shumë të mjaftueshme

Page 471: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

471

për të paguar pagesën paradhënie për atë tremujor plus shuma e nënpaguar.

9. Ministri do te lëshoj një akt nënligjor për zbatimin e këtij neni.

Neni 36 Kërkesa për Libra dhe Regjistrime

1. Një tatimpagues me të ardhura vjetore bruto, nga veprimtaritë afariste për

periudhë tatimore, më tepër se 50.000 euro, do të mbajnë libra dhe regjistrime të identifikuara në paragrafin 4 të këtij neni.

2. Një tatimpagues më të ardhura vjetore bruto, nga veprimtaritë afariste për periudhë tatimore, prej 50.000 euro a më pak mund të zgjedhin të përgatisin librat dhe regjistrimet të identifikuara në paragrafin 4 të këtij neni në përputhje me nën-paragrafin 3.2 të nenit 5 të këtij ligji.

3. Një tatimpagues i cili zgjedh të përgatisë librat dhe regjistrimet e identifikuara në paragrafin 4 të këtij neni për çdo periudhë tatimore do të kërkohet të përgatisë librat dhe regjistrimet e tilla për periudhën tatimore në të cilën zgjedhja (opsioni) është bërë plus se paku tri periudha tatimore pasuese sikurse është paraparë në nënparagrafin 3.2 të nenit 5 të këtij Ligji.

4. Librat dhe regjistrimet të kërkuara sipas këtij neni, të mbajtura në përputhje me standardet e kontabilitetit në Kosovë, janë me sa vijojnë:

4.1. Një libër të shitjes në të cilin të gjitha shitjet dhe kthimet duhet të regjistrohen.

4.2. Një libër të blerjes në të cilin të gjitha blerjet dhe kthimet duhet të regjistrohen.

4.3. Një ditar financiar që regjistron pranimet dhe shpenzimet në para të gatshme (kesh) që lidhen me librin e shitjes dhe librin e blerjes.

4.4. Një llogari kapitale, nëse është aplikueshme, që përmban bilancin e hapjes, shtimet në kapital, shpenzimet që do të kapitalizohen, shkalla e zhvlerësimit, shuma e zhvlerësimet, të gatshmet dhe bilanci mbyllës; dhe

4.5. Pasqyrat financiare dhe bilancet e gjendjeve siç kërkohen për vendosjen e pikës filluese për llogaritjen e deklarimit vjetor të tatimit në të ardhurat e korporatave.

4.6. Përmbajta e librave dhe regjistrimeve të kërkuara me këtë paragraf dhe çdo libër dhe regjistrim i kërkuar, përfshirë ato të mbajtura në format elektronik, do të përkufizohen në një akt nënligjor të lëshuar nga Ministri.

Neni 37

Kërkesat për Libra dhe Regjistrime për bizneset e vogla 1. Një tatimpagues me të ardhura vjetore bruto prej 50,000 euro apo më pak, i

cili nuk zgjedh të përgatisë librat dhe regjistrimet që kërkohen sipas paragrafit 4 i nenit 36, duhet të përmbajë librat dhe regjistrimet vijuese:

1.1. Një libër të shitjes në të cilin të gjitha shitjet dhe kthimet duhet të

Page 472: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

472

regjistrohen. 1.2. Një libër të blerjes në të cilin të gjitha blerjet dhe kthimet duhet të

regjistrohen. 1.3. Një ditar financiar që regjistron pranimet dhe shpenzimet në para të

gatshme (kesh) që lidhen me librin e shitjes dhe librin e blerjes. 1.4. Përmbajta e librave dhe regjistrimeve të kërkuara me këtë paragraf dhe

çdo libër dhe regjistrim i kërkuar, përfshirë ato të mbajtura në format elektronik, do të përkufizohen në një akt nënligjor të lëshuar nga Ministri.

Neni 38 Dispozitat kalimtare

1. Dispozitat që lidhen me Lojërat e Fatit në nën-paragrafin 1, 3, 5 dhe 6 të nenit

30 të këtij ligji do të bëhen të vjetruar dhe do të zëvendësohen nga dispozitat në Ligjin mbi Lojërat e Fatit dhe Lotarinë (apo ligj të ngjashëm që lidhet me rregullimin dhe tatuarjen e lojërave të fatit dhe lotarisë) që lidhen me kuoatat fikse me datën e hyrjes në fuqi.

2. Në përputhje me Ligjin mbi TVSh-në, një tatimpagues duhet të regjistrohet në TVSh kur të arrijë pragun prej 50,000€ të qarkullimit bruto në një periudhë të 12 muajve të njëpasnjëshëm. Ligji mbi TVSh-në përmban dispozitat sipas së cilave pragu i regjistrimit mund të ndryshohet me miratimin e Kuvendit. Nëse pragu i regjistrimit në TVSh rritet apo ulet, pragu për përcaktimin e detyrimit të tatimit në të ardhurat personale bazuar në një llogaritje të të ardhurave dhe shpenzimeve (aktualisht qarkullimi vjetor 50,000€) do të rritet apo ulet në përputhje me të.

2.1. Një rrije apo ulje në pragun për përcaktimin e detyrimit të tatimit në të ardhurat personale do të reflektohet në dispozitat e aplikueshme të neneve 5, 35, 36 dhe 37 të këtij ligji.

2.2. Çdo rritje apo ulje në pragun e tatimit në të ardhurat personale do të jetë efektiv për periudhën tatimore që fillon më 1 Janar të vitit që pason ndryshimin e pragut të TVSh-së dhe çdo periudhë tjetër pasuese nga aty. Nëse rritja në pragun e TVSh-së është efektive nga 1 Janari i një periudhe tatimore, ndryshimi i pragut të tatimit në të ardhurat personale do të jetë efektiv duke filluar më 1 Janar të asaj periudhe të njëjtë tatimore.

2.3. Me miratimin e një rritje apo ulje në prag nga Kuvendi, Ministri do të lëshojë një akt nënligjor për të implementuar nivelin e pragut të ndryshuar, i cili do të pasqyrojë ndryshimet e nevojshme në nenet 5, 35, 36 dhe 37 të këtij ligji.

KREU X

DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

Neni 39 Zbatimi

Ministri i Ekonomisë dhe financave do të ketë autoritetin të shpall me shkrim,

Page 473: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

473

Rregullore për zbatimin dhe aplikim të përgjithshëm nëse janë të nevojshme për interpretim të mëtejmë të drejtë , të arsyeshëm dhe uniform për zbatimin e këtij ligji. Këto akte nënligjore duhet të administrohen dhe zbatohen nga ATK. Rregulloret e

tilla zbatuese nuk do të kenë ose nuk do t‟u jepen ndonjë efekt ligjor deri sa të publikohen nga ATK-ja në pajtueshmëri me ligjin për Qasjen ne Dokumente zyrtatre. 1. Pa u kufizuar ose paragjykuar paragrafi i mësipërm, Ministri do te lëshojë një

akt nënligjor për implementimin dhe interpretimin e neneve 5, 7, 9, 10, 12, 18, 20, 23, 26, 27, 31, 33, 36, dhe 37 të këtij ligji, brenda 120 dite pas shpalljes se këtij ligji. Neni 15 i Ligjit Nr. 03/L-113 aplikohet për periudhën 1 Janar 2009 deri më 31 Dhjetor 2009.

Neni 40 Ankesat

1. Çdo person i pa kenaqur me vendimin e Adiministrates Tatimore Kosoves ka

te Drejten e ushtrimit te kerkeses per rishqyrtim ne departamentin e Ankesave të Administartës Tatimore.

2. Tatimpaguesit të cilët nuk pajtohen me vendimin e Departamentit të Ankesave mund të dorëzojnë ankesën në Bordin e Pavarur për Rishqyrtim.

3. Nëse një Tatimpagues nuk është i knaqur me vendimin e Bordin e Pavarur për Rishqyrtime, mund të paraqesë padi në Gjykatën kompetente.

Neni 41

Ligji në fuqi Ky Ligj shfuqizon Ligjin për Tatimin në të Ardhurat të Korporatave, Nr. 03/L-113 datës 18 dhjetor, 2008.

Neni 42 Hyrja në fuqi

1. Ky ligj hynë në fuqi pesëmbëdhjetë ditë pas shpalljes në Gazetën Zyrtare të

Republikës së Kosovës. 2. Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji, efektet e tij do të jenë nga 01 Janar 2010. Ligji Nr. 03/L - 162 29 dhjetor 2009 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës

________________________ Jakup Krasniqi

Page 474: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

474

Page 475: Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit

475