libri mbi masakren e tivarit 1945 - kalvari i kosovës

78
LIDHJA E HISTORIANËVE E KOSOVËS “ALI HADRI” Dr. Muhamet Pirraku Kalvari i Kosovës PISHTINË 2005 Dr. Muhamet Pirraku TIVARI 1945 Kalvary of Kosova TIVARI 1945 TIVARI 1945

Upload: madopol007

Post on 15-Nov-2014

193 views

Category:

Documents


26 download

DESCRIPTION

E vendos ketu Librin e Tivarit 1945 ne respekt te babai tim qe ka mbijetuar Kalvarin e Kosoves apo Masakren e Tivarit ne `45-ten dhe ne shenje respekti per ata qe pa faj kane rene me ate rast. Me respekt MD.

TRANSCRIPT

Page 1: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

LIDHJA E HISTORIANËVE E KOSOVËS“ALI HADRI”

Dr. Muhamet Pirraku

Kalvari i Kosovës

PISHTINË2005

Dr. Muhamet Pirraku

TIVARI 1945Kalvary of Kosova

TIVARI 1945TIVARI 1945

Page 2: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

LIDHJA E HISTORIANËVE E KOSOVËS“ALI HADRI”

Dr. Muhamet Pirraku

TIVARI 1945Kalvari i Kosovës

PISHTINË2005

Dr. Muhamet Pirraku

TIVARI 1945Kalvary of Kosova

RecensentëDr. Hakif Bajrami, këshilltar shkencorDr. Daut Bislimi, këshilltar shkencor

“Ne, në udhëheqjen kosovare i kemi ikur që të bisedojmë për atë.

Page 3: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

E kemi gjykuar atë sjellje dhe e kemi përfunduar çështjen me atë. Nuk di se ku do të na çonte shqyrtimi…?!” Fadil Hoxha

"Jo. S'ka asgjë të fshehtë,që nuk do të zbulohet,

as fshehtësi që nuk do të dihet e nuk do të dalë në dritë!"

Shën Luka

Parathënie

Për masakrën e ushtrisë serbomalazeze partizane komunisto-çetnike mbi "rekrutët" shqiptarë, më 1 prill 1945, në Tivar, ka filluar të shkruhet pas zhbllokimit të censurës serbo-komuniste, por një studim analitik e kritik ka munguar deri nga fillimi i viteve të ’90-ta.

Kjo plojë e llahtarshme në shkrime të ndryshme është quajtur: “Varri më i madh në Ballkan”, “Varri shqiptar i Tivarit”, "Ploja e Tivarit", "Masakra e Tivarit", "Tragjedia e Tivarit", "Tivari - Varri më i madh i shqiptarëve", "Nata e Bartolomeut në Tivar" etj. Mirëpo, analiza kritike e burimeve të prejardhjes politike dhe ushtarake jugosllave, mbi të cilat u mbështet fuqimisht ky studim, më dha dorë që veprën ta emërtojë: Tivari 1945 - Kalvari i shqiptarësisë së Kosovës.

Ky titull i përgjigjet, aq më parë ngase Tivari - Vend kapuç historik i Shqipërisë Etnike, së paku nga Brocard-i (1332), qysh prej viti 1877, u bë vend i dhunës, i dënimeve, i vrasjeve, i konvertimeve fetare me dhunë, i mizorive, i masakrimeve dhe i gjenocidit mbi popullsinë etnike shqiptare të Tivarit e të viseve përreth, kurse, më 1 prill 1945, në mënyrën më të pa-skrupullt barbare e më tërbuese shoviniste që njohu historia, pa precedencë nëperiudhën e Luftës së Dytë Botërore, vetëm brenda disa minutave, dhe në një sipërfaqe rreth dhjetë ari vend, ushtria serbomalazeze masakroi, me armë zjarri e me armë të ftohta, midis 1.560 e 1.700 shqiptarë duarthatë, të mobilizuar kinse për nevoja të Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë së Titos!!!?

Një plojë e një masakër kaq masive e kryer me tradhti mbi mijëra vetë

Page 4: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

të moshës 16 - 60 vjeç dhe në një sipërfaqe kaq të vogël, nuk e njeh historia e njerëzimit dhe ia kalon "Natës së Bartolomeut" të Parisit, më 23/24 gusht 1572, që njihet sinonim për vrasjet masive e të paskrupullta të kundërshtarëve ideologjikë. Në rastin e Natës së Bartolomeut në Tivar, vrasësit gjakpirës në shqiptarët e molisur nga marshimi i gjatë, e lodhja deri në raskapitje, shihnin kundërshtarët ideologjikë, politikë, fetarë e kombëtarë!?!

Këtë studim e kam mbështetur kryesisht në burimet e prejardhjes ushtarake e politike jugosllave, me qëllim që opinioni shkencor dhe ai i gjerë të mos dyshojë në mundësinë se Autori ka bërë seleksionimin e burimeve për ta materializuar tezën se Tivari, tokë shqiptare denbabaden, është Kalvari i shqiptarësisë së Kosovës, përkatësisht i viseve shqiptare jashtë Shqipërisë Londineze, se është Varri më i madh në Ballkan e më gjerë, i hapur vetëm për pak sekonda e për pak minuta, e në një sipërfaqe, e cila nuk mund të mjaftonte as për ta fshehur krimin, së fundi, për t'i varrosur të masakruarit në figurë të stivës së druve, pra në varr kolektiv!?!

Këtu u përdorën vetëm katër burime të shkruara me dorën e shqiptarëve: Proklamata e Shtabit të Luftës së Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare (LLTSH-së), e fillimtetorit 1945, Informata e Organizatës Besa Kombëtare të prof. Ymer Berishës, e datës 22 tetor 1945, Parashtresa e Azem Hajdinit, e 9 nëntorit 1966, dhe Parashtresa e kapitenit Bajram Gola e datës 31 maj 1990. Meqë këto burime u përkasin fondeve të arkivave të sekretariateve e të kryesive të ndryshme të Serbisë e të Federatës Jugosllave, të shfrytëzuara nga gjuha serbe, edhe këto, për saktësi, i kam trajtuar për burime të prejardhjes politike, ushtarake, policore serbe - jugosllave.

Ndonëse pranë, mbi tavolinë, tashti i kisha më se dyzet Deklarata, nga ata pak përjetues të Plojës së Tivarit, nuk i përdora për këtë studim. Ato, dhe të tjerat që duhet të mblidhen ngutshëm, mund të përdoren për shkencën shqiptare dhe si material dëshmues në një proces gjyqësor me karakter ndërkombëtar, për ta ndriçuar këtë masakër më mizore që njohu Ballkani gjatë Luftës së Dytë Botërore, kurse ky studim i mbështetur kryesisht mbi bazë të dokumenteve origjinale ose të përkthyera nga shqipja në gjuhën serbishte nga përgjegjësit e Masakrës së Tivarit, mund të shërbejë si aktakuzë fillestare.

Për kontributin e tyre falëndero redaktorin gjuhësor, recensentët dhe kolegët që më ofruan burime dhe literaturë për Masakrën e Tivarit.

Prishtinë, 1 mars 2005 A u t o r i

Page 5: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

SPROVAT E SHQIPTARËSISËSË KOSOVËS

Ploja e ushtrisë jugosllave (AJ-së) serbomalazeze komunisto-çentike mbi "rekrutë" shqiptarë, më 1 prill 1945, në Tivar, është vetëm një ndër sekuencat e gjenocidit sistematik serbomadh nën flamurin e ortodoksisë shënsaviane mesjetare mbi shqiptarët në përgjithësi, e në veçanti mbi shqip-tarët nën okupimin jugosllav-versajas e avnojist, e që kishte për qëllim spastrimin etnik shqiptar dhe serbizimin e Kosovës dhe të viseve shqiptare etnike përreth.

Në fille të tërheqjes së forcave të ushtrisë hitleriane nga viset shqiptare, nga fundi i tetorit të vitit 1944, dhe veçanërisht nga fillimi i depërtimit të UANÇ-së të Shqipërisë së vitit 1913, kreaturë kjo e dhunës ndërkombëtare, në viset shqiptare jashtë Shqipërisë Londineze, LANÇ-ja në Kosovë e përreth mori frymë të re dhe forcë të pakontrolluar nga LANÇ-ja e Jugosllavisë. Kështu, në periudhën e tërheqjes definitive të ushtrisë hitleriane nga Kosova, nga mesi i nëntorit 1944, në njësitë e LANÇ-së së këtij visi pati rreh 20 mijë luftëtarë.

Themi "forcë të pakontrolluar" nga fakti se, ndonëse Kosova, së paku nga vjeshta e vitit 1941 deri në vjeshtën e vitit 1944, në dokumentet oficiale politike e ushtarake të Centralës kominterniste - Tito ishte krahinë autonome (politike dhe ushtarake), e një rangu me Krahinën e Serbisë, të Kroacisë, të Sllovenisë, të Bosnje-Hercegovinës, dhe u printe Sanxhakut, Vojvodinës e Maqedonisë, misionarët e KQ të PKJ-së dhe të Shtabit Suprem të APJ-së, që dërgoheshin në Kosovë dhe në Shqipëri, sabotuan masivizimin e LANÇ-së së Kosovës, dhe pikërisht me propagandë nëntokësore komunisto-çetnike serbomadhe, kontestuan Rezolutën e Bujanit të 2 dhjetorit 1944, e duke skenuar vrasjen e komunistëve dhe të antifashistëve shqiptarë më të shquar dhe të komunistëve serbomalazeze internacionalistë, përgatitën aktin e ripushtimit jugosllav të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare të ndara Jugosllavisë Versajase, më 1919.

Analizat shkencore, kritike, të të dhënave burimore politike e ushtarake serbe të përiudhës shtator 1941 - shtator 1944 tregojnë se platforma antishqiptare serbe e LANÇJ-së, e dëshmuar në Elaboratin: "Problemi i pakicave në Jugosllavi" të ministrit në qeverinë e Serbisë, akademikut Vasa Çubriloviq, të 3 nëntorit 1944, ishte jo vetëm opinion politik, shoqëror e ushtarak i LNAÇ-së së Serbisë - Jugosllavisë, synim i qartë për vazhdimin e gjenocidit serbomadh mbi shqiptarët, i ndërprerë pas vendosjes së pushtetit okupues nazifashist në Kosovë, por ishte edhe pikë e vetme, më kryesorja, që bashkonte elementët kundërshtarë komunistë e ultranacionalistë drazhisto-çet-

Page 6: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

nikë serbë, malazias e bullgaro-maqedonë në luftë për Jugosllavinë Avnojiste në llogari të kërkesave të përnjëhershme të Serbisë së Madhe, të Malit të Zi të Madh dhe të Maqedonisë së Madhe - të zgjeruara me toka shqiptare!

Në Elaboratin e 3 dhjetorit 1944 V. Çubriloviq e avancoi amanetin se serbët "nga Kosova e Metohia kurrë nuk mund të heqin dorë edhe për shkak të rolit të saj historik edhe të rëndësisë për edukimin kombëtar" dhe do të konstatojë se "derisa Kosova dhe Metohia të mos jenë përfundimisht serbe, deri atëherë serbët dinarikë nuk do të kenë paqe!"

Së këndejmi, sipas Çubriloviqit, "ideale do t'ishte sikur të mund t'i qeronim të gjithë shqiptarët e vendit tonë (të Jugosllavisë -M.P.), edhe atë përnjëherë". Për ta realizuar këtë kërkesë serbe komunisto-çetnike, sipas tij, "janë dy mënyra të cilat do të merreshin në konsiderim për largimin radikal të shqiptarëve: t'i zhdukim ose t'i shpërngulim!"

Kjo kërkesë programatike e racizmit antishqiptar serbomadh, e sublimuar në traktin shkencor të Ak. Vasa Çubriloviq - "mund të zgjidhet më së miri gjatë luftës, siç është kjo" e LANÇJ-së ku, krahas "spastrimeve ushtarake gjatë operacioneve, duhet të përdoren edhe mjetet e tjera: t'u merren të gjitha të drejtat, të nxirren para gjyqit ushtarak, të dërgohen në kampe të përqendrimit, t'u konfiskohet pasuria dhe të detyrohen të shpër-ngulen!"

Së këndejmi, masivizimi i LANÇ-ës në Kosovë do të bëhej pengesë e zhurmshme në rrugë të realizimit të programit nacional "jetësor serb", të ripushtimit dhe të serbizimit të Kosovës me viset e tjera shqiptare përreth. Për këtë shkak, nga fillimi i nëntorit të vitit 1944, eprorëve të njësive ushtarake partizane serbe, malazeze dhe maqedonase iu dha direktiva sekrete që gjatë marshimeve nëpër tokën shqiptare, tashti të çliruar me forcat kosovare dhe të Shqipërisë, të vrisnin së paku deri në 50% të banorëve shqiptarë. Kjo direktivë e organeve më të larta partiake dhe ushtarake të Serbisë, përka-tësisht të Jugosllavisë, ishte hap konkret në drejtim të vënies në jetë të Elaboratit të Çubriloviqit - "Tashti ose kurrë...!"

Mbi bazë të kësaj platforme, që dilte nga dy dokumentet e zëna në gojë, Komandanti i Divizionit 46 të AJ-së, më 21 dhjetor 1944, i urdhëronte njësitë e veta, serbe: "Në kryerjen e detyrës të jeni të pashpirt kundër çdo gjëje dhe kundër çdokujt, të zbatoni raprezalje aty ku t'ju bëhet rezistencë, posaçërisht nëse në njësitë tuaja shtiejnë nga fshati. Kjo do të thotë ndaj fshatarëve të cilët ju bëjnë rezistencë ose u ofrojnë ndihmë bandave, të përdorni masat më të rrepta. Armiqtë e ushtrisë dhe të popullit tonë (serb) patjetër duhet ta ndiejnë fuqinë e armëve tona!"

Në funksion të spastrimit shqiptar etnik të Kosovës ishte përqendruar anarkia e pushtetit ushtarak, konfiskimi i pronave dhe i shtëpive të të pasurve

Page 7: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

në fshatra dhe në qytete - në emër të luftës proletare kundër kullakëve, mandej dhuna psikike e fizike, kthimi i kolonistëve në shtëpitë dhe në pronat legjitime shqiptare, dinjiteti individual e kombëtar i nëpërkëmbur, shnjerëzimet, arrestimet, burgosjet, pushkatimet e therjet më mizore të krye-familjarëve, të krerëve popullorë, të hoxhëve dhe të priftërve në zë. Kosova dhe tokat shqiptare jashtë Shqipërisë Londineze doemos të bëheshin toka serbe, vend i Serbisë, rehati e Jugosllavisë së Titos.

Në këtë funksion ishte vu zbatimi i dhunshëm i çarmatosjes së popullsisë, mobilizimi i dhunshëm i meshkujve të moshës 18-35, përkatësisht 16-60 vjeçar dhe shpallja për të "dyshimtë" dhe për "armik" i të gjithë shqiptarëve të cilët nuk përqafonin pushtuesin serb - jugosllav.

Një pasqyrim pak a shumë të plotë akteve të gjenocidit të AJ-së në fund të vitit 1944 dhe në pjesën e parë të vitit 1945, në fazën përfundimtare të Luftës së Dytë Botërore, fillimisht ua bëri Shtabi i Luftës i LLTSH-së në Proklamatën e fillimtetorit 1945. Pak ditë më vonë, pikërisht më 22 tetor 1945, u nënshkrua Informata e Shtabit Drejtues të Organizatës Po-litiko-Ushtarake "Besa Kombëtare" - për përfaqësuesin e forcave anglo-ame-rikane, gjeneralin Hadson, në Tiranë.

Në dokumentin e parë, në Proklamatën e LLTSH-së është pasqyruar një pjesë e gjenocidit dhe e etnocidit serb mbi shqiptarët nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit deri në kalvarizimin e rekrutëve shqiptarë për UNÇJ-në dhe Plojën e Tivarit të 1 prillit 1945, e me forcë të argumenteve historike hidhej poshtë çdo mundësi për jetë shtetërore shqiptare me serbët, malazeztë e maqedonasit. Aty u afirmuan kërkesat e Kosovës dhe të popullit shqiptar për vetëvendosje dhe ribashkimin e Shqipërisë Etnike, ku shqiptarët banonin vise kompakte 85-100%.

Në këtë dokument, midis të tjerash, saktësohej: “Kaluan dhjetë muaj në pritje të armatosur. Pritëm me durim dhe kur ka qenë e nevojshme kemi luftuar. Goditjet, të cilat ia kemi dhënë armikut i janë të njohura tërë botës. I kemi parë të gjitha veprat dhe masat e “çlirimtarit” – “ne qysh në fillim ato i kemi ditur dhe për ato qysh në fillim kemi shprehur mendimin tonë, por edhe shumë më mirë e kemi paraqitur frikën tonë. Por, kemi pritur dhe kemi lënë që të binden të gjithë (…). Kjo nuk është hera e parë që në llogari të këtij populli të mjerë të luhet komedi. Nuk habitemi nga serbët dhe malazeztë. E kemi ditur se ata, nëse nuk janë imperialistët shovinistë të egjër të viteve 1878, 1912 dhe 1918, janë të bijtë e tyre, të cilët dinë të bëjnë plane të përkryera më moderne dhe më djallëzore. Natyrisht, “Ujku qimen e ndërron, por vesin kurrsesi”. Këtë nuk e themi ne, por argumentet.

Mirëpo, habitemi prej disa shqiptarëve, të cilët është marre të quhen me këtë emër. Populli këta i njeh, çdokund i ka demaskuar. Ata janë bërë

Page 8: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

vegla të verbra të interesave të huaja dhe pasi kanë robëruar dhe e kanë zhveshur cipcullak këtë popull të mjerë, ia ka marrë çdo gjë që ka pasur (…). Pasi që për dhjetë muaj sistematikisht dhe në mënyrën më armiqësore, kinse po i merrnin për ushtri, i syrgjynosën jashtë Kosovës më shumë se 70 mijë njerëz, më të zgjedhurit dhe më besnikët e Kosovës, të cilët i kanë mbyllë shtëpitë e veta, duke i lënë fëmijët e vet në mjerimin më të madh. Me Brigadën e njohur të Shtatë kanë bërë tradhtinë më të hapur dhe më të madhe, të cilën historia do ta shënojë me shkronja të zeza. Në këtë Brigadë i kanë tradhtuar dhe kanë hyrë rreth 20 mijë shqiptarë. Të gjithë këta shkuan me armë të veta, sepse u thanë se do të shërbejnë vetëm në Kosovë dhe se do ta mbrojmë vetëm Kosovën.

Pas disa ditësh u dërguan të gjithë të paarmatosur në Banat (…), sot nuk dihet se ku janë humbur dhe ku janë tretur nëpër tërë Jugosllavinë, sikurse kripa në ujë.

Më vonë është bërë tradhtia e dytë. U përpoqën që prapë të tubonin ushtarë me vullnet, por me vullnet askush nuk u shkoi, sepse populli ishte djegur. Tashti u thanë ndryshe: “Këta ushtarë do të shkojnë për në Shqipëri, po i kërkon Enver Hoxha”. Ia goditën telin. Kosovarët e pafat janë të gatshëm që për Shqipërinë të japin çdo gjë dhe jetën dhe për këtë u ngutën në brigada me armët e veta. Por tradhtia nuk vonoi, doli në shesh pas disa ditësh. Ua morën pushkët dhe i hodhën pas telave në Kazermat e Prizrenit, të cilat i kthyen në llogore të koncentrimit, më të ndera se ato të kohës së okupimit fashist. Pas disa ditësh i zgjodhën dhe i therën në mënyrën më gjaksore njerëzit më të mirë, të etiketuar “elementë reakcionarë fashistë”. Pasi shumica morën tuberkulozin dhe sëmundje të tjera nga betoni i ftohtë i kazermave, i nisën në drejtim të panjohur. Në kolona të pafundshme, të zhveshur e të zbathur, të paarmatosur, të përcjellë prej pak malazezve të armatosur deri në dhëmbë me mashinka dhe me mitralozë, të rinjtë kosovarë i dërguan për Shkodër. Të të ka marrë trishtimi duke i parë këta kosovarë të rinj e krenarë se si u grahnin përpara si kafshë malazeztë e ligj. Më trimat kundërshtuan, bënë përpjekje për të ikur, por ranë pa shpirt, të goditur nga plumbat tradhtarë të përcjellësve (…)”.

Më tutje, në Proklamatën e LLTSH-së të fillimtetorit 1945, saktësohej: “Ngjarjet janë zhvilluar dhe ne i kemi regjistruar. Për shembull, kemi regjistruar se deri tashti janë vrarë dhe therë më shumë se 35 mijë shqiptarë, emrat e tyre dhe vendi se ku janë therë i dinë të gjithë, por edhe disa mijëra janë masakruar tinëzisht. Natyrisht, ato janë metoda të Nacionalçlirimtares. Ja edhe një shembull për të cilin populli ynë kurrë nuk ka ditur: I thërrasin romët dhe dajrexhinjtë që me lodra dhe zurna të lozin para burgjeve përplotë shqiptarë, i ndezin automobilat dhe motoçikletat,

Page 9: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

ndërsa brenda xhelatët gjakatarë e bëjnë punën e tyre mizore: i ngulin bajonetat në trupin e shqiptarëve, ua këpusin atyre misht me darë, ose ua thyejnë gjymtyrët me çekan, e që të mos dëgjohet jashtë zëri i tyre kur të bërtisnin nga dhemjet, shokët dhe shoqet jashtë nuk ndalën me këngën dhe vallen!?!”

Këtu është e domosdoshme të sjellim edhe disa konstatime të Shtabit të Luftës të LLTSH-së, për aktet makabre të gjenocidit serbo-sllav ndaj shqiptarësisë së Kosovës në një vijimësi shekullore. Në dokument thuhej: “Një shembull tjetër: Plaçkitjet, të cilat partizanët i kanë zbatuar mbi popullin tone, janë të njohura, ia morën çdo gjë që i gjetën, kafshët, petkat e grave e të fëmijëve, madje edhe opingat ua kanë zbathur popullit në mesin e dimrit të kaluar. Ua kallën edhe shtëpitë e atyre ‘fashistëve reakcionarë’ shqiptarë, gabimi i tyre… kuptohet se si qëndron çështja. Dhe tashti ceremonia: ata partizanët e njëjtë, të cilët i kanë kallë e plaçkitur këto shtëpi vijnë dhe bëjnë parallogarinë e dëmit, gjithsesi sipas një çmimi të lartë dhe meqë i Zoti i shtëpisë ka ikur në male, u thonë grave që të vënë nënshkrimin se shtëpinë ua kanë djegur dhe ua kanë plaçkitur gjermanët!? Këtë nuk e themi ne nga vetja, por argumentet, të cilat i kemi përgatitur për t’i publikuar. Dhe, çka të flitet për miton, të cilën e hanë udhëheqësit e këtij regjimi?! Nuk flasim ne, por argumentet. Ne themi vetëm: populli i mjerë, i cili nuk ka opinga, e lërë më lira të kuqe për t’i korruptuar që të lirohet nga obligimet ushtarake ose nga burgu, populli i mjerë, i cili deri dje e priti lirinë nga këta shokë, të cilëve u kanë pëlqyer napoleonat e kuq.

Atë që e përmendëm më sipër nuk është as pjesa më e vogël e materialit të pasur që na i kanë dhënë këta dhjetë muaj të regjimit të Nacionalçlirimtares (…). Kjo gjueti në njerëz, e cila zbatohet kundër popullit shqiptar në Kosovë që dhjetë muaj, nuk ndodh askund në botë, por për vendin tonë kjo nuk është asgjë e re, por është përsëritje periodike e historisë së vitit 1878, kur ardhacakët nga Beogradi kanë mbytur dhe i kanë therë më shumë se 100 mijë shqiptarë të Vilajetit të Nishit. Kush ka mundur të shpëtonte ka ardhur këtu, e tashti quhen “muhaxhirë”, të shpërndarë në të katër anët e Kosovës. Më 1912, prapë me urdhër nga Beogradi, janë mbytur po aq shqiptarë. Në vitin 1918, gjatë krijimit të Jugosllavisë mozaike, prapë sipas urdhërit të Beogradit, janë therë dhe mbytur mijëra shqiptarë. Aso kohe në Konferencë Paqësore është sjellë regjistri për tetëdhjetë mijë viktima, i përcjell me një protestë energjike, por edhe kjo, si gjithherë, “Vox clamantis in deserto”.

Duke iu kthyer ripushtimit dhe aneksimit të përgjakshëm serbo-jugosllav kominternist të Kosovës, midis nëntorit 1944 dhe korrikut 1945, në Proklamatë, thuhej: “Më 1945 u përsërit historia dhe prapë sipas urdhërit të

Page 10: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

Beogradit zbatohet therja masive mbi popullin shqiptar. Ende nuk kanë kaluar dhjetë muaj në regjistër janë shënuar më shumë se 35 mijë të vrarë dhe më shumë se 50 mijë të ndjekur, fati i të cilëve nuk dihet. Këtë nuk e themi ne, por vetëm faktet. Katër data historike tragjike, katër qeveri të ndryshme, por me politikë të përbashkët dhe plotësisht të njëjtë, unike dhe shumë të thjeshtë: shfarosja dhe zhdukja e popullit shqiptar në Kosovë. Italia fashiste, e cila ishte armiku i përbetuar i popullit shqiptar, ka qenë e detyruar të pranont karakterin shqiptar të tokës sonë. Por Nacionalçlirimtarët… dëshirojnë që çdo gjë,… të ndryshojnë, dëshirojnë t’ia kalojnë me çdo gjë okupatorit fashist. Këtë me fakte e ka treguar terrori i OZN-ës, i cili e ka tejkaluar SIM-in, OVR-in dhe Gestapo-në. Diktatura dhjetëmuajshe ia kalon shumë diktaturës fashiste (…)”.

Dokumenti tjetër i origjinës shqiptare, ku u pasqyrua gjenocidi dhe etnocidi serb ndaj shqiptarëve në peiudhën e ripushtimit kominternist jugosllav të Kosovës, siç u tha më lart, është Informata e Shtabit Drejtues të Organizatës Politiko-Ushtarake "Besa Kombëtare", më 22 tetor 1945, adresuar përfaqësuesit të forcave anglo-amerikane, generalit Hadson, në Tiranë.

Në këtë dokument, të cilin e kemi futur në shkrime si Informata e Profesor Ymer Berishës, midis të tjerash, saktësohej: “Njësitë serbe - jugosllave komunisto-çetnike dhe ato të Kosovës, të mbushura me çetnikë dhe të komanduara prej oficerëve çentikë e komunistë antishqiptarë - e nisën çarmatimin e popullsisë shqiptare të Dardanisë ilire, përkatësisht të Kosovës historike shqiptare "duke u dhënë atyre një mijë premtime, se popullit do t'i lihet liria e plotë. Por, mjerisht, ata sapo i mblodhën të gjitha armët, në vend që popullit t'ia njihnin lirinë të cilën ia kishin premtuar, filluan ta robërojnë, duke zbatuar mbi atë tortura e terror të panjohur në historinë e popullit" shqiptar dhe më gjerë. Dhe, "pasi u mblodhën të gjitha armët, u burgosën të gjithë krerët, bajraktarët dhe personalitetet e njohura dhe u hodhën në burgjet më të këqija, në të cilat shumë prej tyre vdiqën nga uria (...). I merrnin natën nga burgu, nga 10 deri në 15 veta dhe, duke luajtur me muzikë, i vrisnin pas torturave të mëdha, duke i rrahur e duke i pushkatuar, duke i therur, duke i varur, e në disa raste duke u rënë me çekiç në kokë, duke ua vënë nën thonj gjilpërat (gozhdat), duke u rënë brinjve, duke ua prerë pjesët e trupit derisa ata ende ishin gjallë.

Në atë vepër rrëqethëse partizanët dërdëlliseshin rreth viktimës kinse kishin ardhur për të blerë mish, me fjalët: "Ma prisni edhe mua një kilogram mish!" Shumë herë viktimave ua shponin trupin me hekur të skuqur (...). Në këtë mënyrë gjetën vdekjen edhe të zotët e familjeve për një faj të vetëm, pse kishin qenë familjarë të mirë dhe kishin rritur e edukuar drejt më shumë se

Page 11: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

katër djem (...). 75 krerë dhe personalitete të njohura nga Drenica ishin mbytur duke u rënë me çekiç në kokë dhe ishin hedhur në një gropë të madhe. Për shkak të këtyre raprezalieve i gjithë populli i kësaj krahine që ka 35 mijë banorë, u ngrit në këmbë dhe nxori zërin e zemërimit: "Ose vdekje ose Liri!" Gjashtë mijë burra filluan luftën e quajtur "Lufta e Drenicës", sepse u zhvillua në atë vis dhe po nga ai popull...."

Për ta shpejtuar spastrimin etnik shqiptar të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare përreth saj, Shtabi Suprem i AJ-së kishte dhënë urdhër për mobilizimin e më se 30 mijë shqiptarëve për "nevoja të AJ-së" në Serbi, Vojvodinë, Bosnje e Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni. Njëkohësisht, nga Kosova të largoheshin shumica e brigadave të Kosovës, meqë në to shumica ishin shqiptarë. Kështu, përpos forcave prej 15 260 luftëtarëve, sa kishte Brigada e Shtatë e Kosovës, vetëm më 19-23 janar 1945, në drejtim të Vershacit, në Vojvodinë, duhej të shkonin edhe rreth 10 mijë "rekrutë të mobilizuar", kurse për nevoja të Armatës IV të AJ-së në Kroaci dhe Slloveni do të nisen, gjatë marsit dhe prillit 1945, edhe më se 13 mijë "rekrutë shqiptarë rishtazi të mobilizuar". Këta shqiptarë, teprica që kishte mbetur nga të mobilizuarit për nevoja të Armatës Jugosllave në Serbi, do të dërgohen përmes rrugës: Prizren - Kukës - Shkodër - Tivar - Raguzë - Split etj.

FORMIMI DHE TRANSPORTIMI IESHALLONEVE TË MARSIT 1945

Urdhëresën për mobilizimin e "njerëzve" dhe dërgimin e tyre për plotësimin e njësive të Armatës IV të AJ-së e dha Shtabi Operativ i UNÇ-së dhe i AP-së së Kosmetit (më tutje: SHOK) mbi bazë të urdhëresës së Shtabit Suprem të Armatës Jugosllave (më tutje: SHSAJ), por duke qenë i detyruar të përqendrojë në Kosovë rreth 40 mijë ushtarë e oficerë elitë, të cilët kishin për detyrë ta ndihmonin vendosjen e "pushtetit popullor" - okupimin jugosllav në Kosovë. Qëndrimi antishqiptar i AJ-së do të vërtetohet, edhe një herë, gjatë transportimit të eshalloneve të marsit dhe veçanërisht me Masakrën e Tivarit, më 1 prill 1945, mbi rekrutët shqiptarë.

Komandanti i SHOK-ut, Sava Drleviq, më 20 mars 1945, kërkonte nga shtabet e divizioneve jugosllave të përqendruara në Kosovë: Divizioni i AJ-së 41, 46, 52, Grupi i brigadave (malazezo-kosovare) dhe të Komandës Ushtarake Krahinore të Kosmetit, që artileria, kalorësia dhe inxhinieria nga radhët e të mobilizuarve t'i dërgoheshin SHOK-ut, kurse nga 800 "njerëz" t'u dërgoheshin "Grupit të brigadave" në Pejë dhe Shtabit të Divizionit të 52-të në Ferizaj. "Krejt pjesa tjetër e njerëzve të dërgohet në Prizren, ku do të

Page 12: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

formohen dy eshallone, prej nga do të vazhdojnë më tutje!". Për organizimin, pajisjen me ushqim dhe përcjelljen e këtyre "rekrutëve" u ngarkua Shtabi i Divizionit të 46-të dhe Çarkkomanda ushtarake e Prizrenit.

Eshallonin e Parë fillimisht parashihej ta përbënin rreth "2200 njerëz" nga atari i Çarkkomandës së Ferizajt dhe "1500 njerëz" nga Çarkkomanda e Prizrenit, që do të thotë rreth 3700 "njerëz". Ky ishte planifikim. "Grupin" nga Ferizaj, më 21 mars 1945, duhej ta përcillnin një ose dy batalione të Divizionit të 52-të, nën komandën e Radosh Gjudoviqit, çarkkomandant i Ferizajt. Ky eshallon duhej të nisej nga Prizreni, për më tutje, më 23 mars, i përcjell prej një batalioni të Divizionit të 46-të dhe të 50-të dhe "udhëheqësve nga Armata IV".

Eshallonin e Dytë planifikohej ta përbënin rreth 900 "njerëz" nga Çarku i Pejës, nën komandën e çarkkomandantit Janko Lakiçeviq, rreth 1400 "njerëz" të Çarkut të Mitrovicës të komanduar nga komandanti i çarkut dhe prej rreth 1500 "njerëzve" nga Çarku i Prishtinës, nën komandën e oficerit të çarkkomandës, që do të thotë: Eshalloni i Dytë duhej të kishte rreth 3800 "njerëz".

Grupet e mësipërme duhej të arrinin në Prizren po atë ditë që nga Prizreni të nisej Eshalloni i Parë, e për Shkodër do të shkonin një ditë pas të parit. Komandanti S. Drleviq u sugjeronte dhe u urdhëronte njësive që do të ngarkoheshin për t'i transportuar "njerëzit" e mobilizuar: "Gjatë transportit të njerëzve komandantët e eshalloneve të kenë kujdes që njerëzve t'ua pamundësojnë dezertimin, kurse gjatë pushimit të bëhet bllokimi i kuarteve të banimit. Komandantët dhe komesarët politikë të eshalloneve do të jenë personalisht përgjegjës, nëse nga pakujdesia ua mundësojnë ikjen!"

Përmbajtja e citatit të sipërshënuar na mjafton të kuptojmë se “rekrutët” shqiptarë paraprakisht ishin të apostrofuar si armiq dhe si të tillë po deportoheshin nga Kosova, kurse ushtarakët dhe ushtarët përcjellës të eshalloneve shqiptare i kishin duart e lira dhe jetën e çdo shqiptari të deportuar mund ta vlerësonin me vlerën e një plumbi.

Kjo aq më parë kur edhe në urdhëresën e SHOK-ut rekrutët shqiptarë quheshin me fjalën "ljudstvo" (njerëz)!? Kërkesa të thuash identike shtronte edhe urdhëresa e Shtabit të Divizionit të 46-të e 17 janarit 1945, me të cilën informoheshin njësitë e saj që të rrinin gati luftarakisht dhe t'i mbanin në shënjestër të pushkës eshallonet e Brigadës VII dhe afro 10 mijë të mobilizuarit për Armatën e Serbisë, ngase parashihnin se midis tyre do të kishte "shumë dezertorë"!?!

Më 22 mars 1945, SHOK-u e informonte Divizionin e 46-të se më 23 mars nga Shkupi do të arrijë në Prizren një grup udhëheqësish nga Armata IV për t'i përcjellë këta njerëz rishtazi të mobilizuar dhe i urdhëronte që për

Page 13: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

në Shkodër t'i niste jo dy, siç ishte paraparë më herët, por tri eshallone me nga"2500 njerëz". Sipas urdhrit, Eshalloni i Parë duhej të nisej më 24 mars 1945 në relacionin: Kukës - Fushë e Arrëzës - Pukë - Shkodër - Tivar - Raguzë - Armata IV. Eshalloni i Dytë të nisej më 25 mars 1945, po në atë rrgugëtim dhe Eshalloni i Tretë, më 26 mars 1945, gjithashtu. Urdhëronte që brigada e cila do të caktohej për t'i përcjellë eshallonet shqiptare të "lidhet me zëvendëskomandantin e divizionit të Armatës IV", majorin Gjuro Çetnik, komandant i Shtabit të Kolonës së Armatës IV për shoqërimin e "njerëzve të mobilizuar nga Prizreni deri në Armatën IV".

Në këtë dokument e hasim, një herë, edhe fjalën "rekrut", por jo edhe përkatësinë etnike të "njerëzve" e as të "rekrutëve" që do të dërgoheshin nga Prizreni "deri në Armatën IV të AJ-së". Në urdhëresë thuhej: "Shtabit të brigadës, e cila do t'i sigurojë këto eshallone, t'ia theksoni tërë rëndësinë e zbatimit të kësaj detyre, për syçeltësi e vigjilencë të madhe të të gjithë udhëheqësve dhe të luftëtarëve gjatë marshutës, d.m.th. të pamundësojnë dezertimin e njerëzve të mobilizuar", thënë troç: të vriten ata që "do të iknin!" dhe, urdhëresën e përmbyllte: "Të informoni vazhdimisht për rrjedhën e marshutës deri në Shkodër, të njerëzve rishtazi të mobilizuar!"

Mirëpo, nisja e eshalloneve do të realizohet sipas planit të fundit. Më 24 mars 1945 Shtabi i Divizionit të 46-të e informonte SHOK-un se "sot, në orën 7, u dërgua për Shkodër Grupi i parë i shqiptarëve të mobilizuar", gjithsej 2600 veta, nën përcjelljen e "30 udhëheqësve nga njësitë dalmatine" dhe të një batalioni të Brigadës 27-të të Serbisë, dhe se "transportimi ka filluar me rregullsinë më të madhe në grupe deri në 100 njerëz".

Pas dërgimit të tri eshalloneve deri më 27 mars 1945, Shtabi i Divizionit të 46-të e informonte SHOK-un për "dërgimin për në Shkodër të shqiptarëve të mobilizuar". Pasi përshkruhej raporti i 24 marsit për dërgimin e "2600 shqiptarëve", vihej në pah se Transporti i Dytë është dërguar më 26 mars, në orën 6. "Në këtë transport janë dërguar 2400 shqiptarë nën përcjelljen e Shtabit dhe të njësisë pranë Shtabit si dhe prej një batalioni të Brigadës së 27-të". Ndërkaq, Transporti i Tretë është dërguar më 27 mars, në orën 6. "Në këtë parti janë dërguar 2700 shqiptarë, kurse janë përcjellë prej dy batalioneve të Brigadës së 27-të" të Serbisë.

Në informatë është thënë: "Dërgimi i transporteve është bërë në rregullsinë më të madhe pa incidente dhe vonesa"!?!- një gënjeshtër kjo e kulluar! Nga përmbajtja e këtij raporti del se prej 24 - 27 mars 1945 nga Prizreni, për plotësimin e njësive të Armatës IV UJ-së, përmes rrugës: Shkodër - Tivar - Raguzë, u dërguan 7700 shqiptarë, kurse sipas informatës së Sektorit për informata të SHOK-ut, dërguar SHSAJ-së (Seksionit të Dytë), më 28 mars 1945, më 22 mars "u nis një eshallon prej 8000 shqiptarësh, i

Page 14: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

cili deri në Shkodër arriti plotësisht i plotë, përpos treve të cilët tentuan të ikin dhe u vranë nga përcjellësit".

Meqë, siç u pa më sipër, nga Prizreni për në Shkodër shkuan tri eshallone me "7700 shqiptarë" e jo një eshallon me "8000 shqiptarë" dhe se gjatë marshutës, sipas raportit të 28 marsit, ndodhi vetëm një "incident" - ku u vranë "tre dezertorë", mund të thuhet se me këtë raport fillon dezinformimi dhe kamuflimi i së vërtetës për Plojën e Tivarit të 1 prillit 1945, me pasoja politike dhe për historinë.

Dhe, t’i nxjerr në pah edhe këto fakte: E para, nëse në raportin e 28 marsit 1945 është sjellë një përllogaritje e saktë për dërgimin e një eshalloni të vetëm “prej 8000 shqiptarësh”, siç ishte planifikuar më herët, për t’u nisur më 22 mars 1945, nga raportimet veç e veç për nisjen e tri eshalloneve: më 24, 26 dhe 27 mars, është dhënë një numër më i vogël i të transportuarve për 300 veta.

E dyta, nuk qëndron konstatimi në raportin e 28 marsit se gjatë rrugës kishte ndodhur vetëm një "incident", sepse nga raportimet e mëvonshme për tri eshallonet, siç do të shohim më tutje, dhe veçanërisht nga mbamendja historike, shihet qartë se në të gjitha eshallonet ndodhën incidente, vrasje e ploja me përmasa të mëdha.

PLANIFIKIMI I NJË PLOJE MASIVE

Dhunën dhe vrasjet mizore ndaj rekrutëve shqiptarë, gjatë deportimit nga Prizreni deri në Tivar - Raguzë, e pasqyroi besnikërisht Shtabi i Luftës i Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare në Proklamatën e fillimtetorit 1945, në bazë të dëshmive të përjetuesve: “Rruga Prizren – Shkodër atyre ditëve ishte vendthertorja e vërtetë e njerëzve. Shumë të rinjve u shkoi për dore të çarmatosnin rojet dhe të merrnin malet. Ata tashti gjenden në batalionet tona dhe u rrëfejnë shokëve të tyre tragjedinë e tyre të ditëve të zeza. Të tjerët, të cilët nuk kanë mundur të iknin, i dërguan përgjatë bregdetit deri në Tivar dhe atje ua dorëzuan komandantëve malazez”.

Vërtet, analiza kritike e raporteve ushtarake, pas Plojës së Tivarit, tregon qartë se komandat ushtarake përgjegjëse për dërgimin e “rekrutëve” shqiptarë nga Prizreni në Raguzë tashti luajnë me shifra për rekrutët, për të zvogëluar përmasat e krimit. Kështu, në raportin e Shtabit të Divizionit të 46-të, të 8 prillit, për SHOK-un do të konfirmohen numra të tjerë, më të vegjël, për pjesëtarët e të të gjitha eshalloneve të marsit, në nisje nga Prizrenidhe të dorëzuar në Shkodër - Armatës IV të AJ-së.

Sipas përllogaritjeve qartë të akorduara shtatë ditë pas Plojës së

Page 15: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

Tivarit, nga Prizreni i nisën 7476 shqiptarë, kurse në Shkodër i dorëzuan 7399 shqiptarë. Ky shtab, më 27 mars 1945, i kishte raportuar SHOK-ut për dërgimin e 7700 shqiptarëve nga Prizreni për në Shkodër?! Kur dihet se (sipas raportit të datës 28 mars 1945, që është më i sakti) në eshallonet e marsit u dërguan 8000 vetë, dallimi në “lajthitje” është 524 shqiptarë të çregjistruar pa nishan, plus 77 të “lënë” udhës, të sëmurë ose të vrarë. Del se 601 shqiptarë u nxorën nga radhët në rrugën Prizren - Shkodër.

Ndonëse më herët i kemi theksuar të dhënat për nisjen e tri eshalloneve, më 24, 26 dhe 27 mars, sipas raportimit të Shtabit të Divizionit 46 të AJ-së, e, për t’i parë dallimet, këtu po i sjellim të dhënat nga raporti i 8 prillit 1945, gjithnjë duke bërë krahasime me raportet nga dita e nisjes. Nuk mund të abortohen faktet. Sipas këtij raporti, tashti Eshalloni i Parë, i datës 24 mars, nga Prizreni është nisur me 2394 shqiptarë, e në Shkodër ka arritur më 27 mars, kurse për Tivar është nisur më 29 mars, i shoqëruar nganjë gjysmëbatalioni i Brigadës së 27-të të Serbisë. Nga ky eshallon i janë dorëzuar Divizionit IX të Armatës IV në Tivar 2390 shqiptarë.

Dallimi midis numrit 2600 shqiptarë të nisur nga Prizreni, më 24 mars, në orën 7, krahasuar me numrin që "dëshmohet" në këtë raport, është 206 shqiptarë, të cilët kurrë nuk u kthyen në familje, pra u likuiduan gjatë marshimit! Në raport thuhej se "gjatë përcjelljes së këtij eshalloni në bujtinën e parë në Kukës pesë shqiptarë u përpoqën të ikin, por hasën në rojën shqiptare, në të cilën njëri prej shqiptarëve hodhi bombën dhe e plagosi një roje. Me këtë rast prej pesë syrësh tre u vranë, kurse dy u zunë të gjallë dhe iu dorëzuan komandës së eshallonit. Në bujtinën tjetër, para Fushës së Arrëzës, njëri prej atyre dy shqiptarëve prapë tentoi të ikte, por u kap dhe u pushkatua".

Sipas raportit të mësipërm, Eshalloni i Dytë, përjetuesi i Plojës së Tivarit, nga Prizreni është nisur më 26 mars dhe kishte2382 shqiptarë, kurse në Shkodër kishte arritur më 30 mars, në orën 8, ndërsa rreth orës 11 Eshalloni me 2370 shqiptarë i është dorëzuar Brigadës X Malazeze. Dallimi midis numrit 2400 të nisur nga Prizreni një ditë pas nisjes, më 27 mars 1945, me të dhënat nga ky raport është: 18 shqiptarë më pak që në nisje, dhe 30 shqiptarë më pak arritën në duar të Brigadës malazeze, në Shkodër. Në raport thuhej: "Gjatë marshimit tetë shqiptarë nga ky eshallon, të sëmurë nga tifoja e morrit, mbetën në spital të Fushës së Arrëzës, tre ikën dhe u kapën, e iu dorëzuan Eshallonit të Tretë dhe një kërceu nga Ura e Fushës së Arrëzës, bëri vetëvrasje dhe mbeti aty"!?!

Vetëm të dhënat për Eshallonin e Tretë janë identike - 2700 shqiptarë të mobilizuar. Pjesë e këtij eshalloni janë rekrutët shqiptarë nga viset e Iliridës, pikërisht nga viset e Gostivarit, të Tetovës e të Shkupit. Ky eshallon

Page 16: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

në Shkodër arriti më 31 mars, por sipas të dhënave në raportin e mësipërm, gjatë marshimit në Kukës mbetën 47 shqiptarë të sëmurë, në Fushë të Arrëzës 25 dhe në Pukë 2. Do të thotë: nga Prizreni në Shkodër arritën 74 shqiptarë më pak, ose 2626 vetë.

Mirëpo, sipas këtij raporti, në Shkodër arritën 2639 shqiptarë, domethënë 13 shqiptarë më shumë. Sipas "mendimit" të Shtabit të Divizionit të 46-të, kjo tepricë prej 13 vetësh duhej t'i përkiste batalionit IV të Brigadës IV të Kosovës, të dezertuar qysh më 19 mars 1945, në rrethina të Rahovecit. Thuhej se "kjo vërtetohet edhe me këtë fakt, ku me rastin e kontrollimit" të këtij eshalloni, në ditën e Një prillit, "shqiptarëve iu gjetën 32 bombe, 2 revole dhe 12 thika".

Në këtë raport bëhej fjalë, në mënyrën tepër të përgjithësuar, edhe për Plojën e Tivarit, për disa incidente dhe për një plojë mbi rekrutët e Eshallonit të Tretë në afërsi të Bunës, por në mënyrë joobjektive e tendencioze, me qëllime të caktuara paraprakisht: "Meqë në Eshallonin e Dytë, të cilin nga Shkodra deri në Tivar e shoqëroi Brigada X Malazeze, ndodhi incidenti i pamirë në Tivar, me ç'rast u vranë rreth 450 dhe u plagosën rreth 120 shqiptarë, iu urdhërua brigadës (27 serbe) që shqiptarët t'i transportonte deri në Tivar. Gjatë kalimit nëpër Bunë një grup prej 200 shqiptarëve u revoltua dhe u vërsul në ushtarët tanë. U hap zjarr dhe me atë rast u vranë 6 shqiptarë dhe dy luftëtarë tanë dhe 12 shqiptarë u plagosën. Luftëtarët tanë u varrosën në Tivar.

Marshimi i mëtutjeshëm deri në Tivar u krye në rregull gjatë dy prillit. Eshalloni në Tivar arriti rreth orës 17 dhe përnjëherë iu dorëzua Divizonit IX Dalmatin. Në Tivar u dorëzuan gjithsej 2617 shqiptarë. Dallimi i cili tregohet nga numri 2639, sa arritën në Shkodër, është 22 dhe atë: 12 të plagosur gjatë incidentit në Bunë, 6 të vrarë, 1 vdiq nga sëmundja dhe një u pushkatua, sepse u vërsul në rojën tonë që t'ia merrte pushkën dhe 2 mbetën në spital të Shkodrës".

Të dhënat e mësipërme, ndonëse jo të sakta, janë të mjaftueshme për ta hedhur plotësisht konstatimin në vazdim të informatës se "marrëdhënia e luftëtarëve tanë ndaj shqiptarëve të mobilizuar ka qenë korrekte, gati, mund të thuhet, shoqërore. Incidentet e vogla për të cilat u bë fjalë më parë janë shkaktuar nga ana e vetë shqiptarëve, me gjasë nga infiltrimi i kriminelëve të qëllimshëm për nxitjen e revoltës dhe të pakënaqësisë dhe në atë mënyrë krijimi i mundësisë për dezertim të shqiptarëve".

Se konstatimet në raportin e mësipër të Shtabit të Divizionit të 46-të për SHOK-un nuk janë reale dhe nuk flasin për realitetin, mund të shihet edhe nga të dhënat në raportin e komandantit të Shtabit të Kolonës së Armatës IV, të 8 prillit 1945, i shkruar pas kërkesës së SHOK-ut, ndonëse jo i plotë dhe

Page 17: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

me paragjykime e tendenca që hetohen qartas. Në raport theksohej se po "ua dërgojmë raportin për transportimin e kontigjenteve maqedone nga territori i atij shtabi". Të dhënat për shqiptarët në këtë raport, të nisjes dhe ata të të dorzuarit, janë më të vogla se ato që tregohen sipas dy raporteve të Shtabit të Divizionit 46-të, në atë të datës 24 mars dhe 8 prill 1945.

Në raportin e Shtabit të Kolonës së Armatës IV është konstatuar: "Më 24 mars u nis nga Prizreni Eshalloni i Parë me 2214 njerëz" dhe se ai ka shkuar "mirë deri në Kukës. Në afërsi të Kuksit ndodhi një incident, ku njëri nga grupi i kolonës e hodhi një bombë në rojtarin tonë, me ç'rast u shkaktua një tollovi dhe në atë rrëmujë një grup prej dhjetë syrësh arriti të ikte", të cilët do të ndeshen në partizanët shqiptarë. Pasi nuk do të ndalën në thirrje të tyre, "dy u vranë e dy u plagosën, të cilët më vonë iu nënshtruan plagëve".

Dallimi prej 386 vetave që në nisje fsheh në vete numrin e të masakruarve nga Prizreni deri në Tivar. Por këtij numri duhet t'i shtohet edhe numri 10 i të "çregjistruarve" sipas raportit të Shtabit të Kolonës së Armatës IV. Del se nga Eshalloni i Parë u likuiduan 396 veta.

Të dhënat e përcjellësve për një Plojë mbi rekrutë shqiptarë në afërsi tëKuksit dalin edhe kur krahasohen të dhënat midis dy raporteve të së njëjtës ditë, të Shtabit të Divizionit të 46-të dhe të Shtabit të Kolonës së Armatës IV të datës 8 prill 1945. Sipas të parës, nga Prizreni janë nisur 2394, e në Shkodër u dorëzuan 2390, pra katër më pak. Sipas të dytit, nga Prizreni u nisën 2214, e në Shkodër u dorëzuan 2204, dhjetë më pak. Ose, dallimi që në nisje tregohet se është 180 shqiptarë, e me rastin e dorëzim-pranimit në Shkodër është 186 shqiptarë!?

Edhe më saktësisht, nëse janë të sakta të dhënat e raporteve të datës 24 mars dhe 27 mars 1945 se nga Prizreni në Eshallonin e Parë janë nisur 2.600 shqiptarë, për ç’gjë ne nuk mund të dyshojmë, sepse faktet nuk mund të abortohen, dhe nëse është e saktë e dhëna e Divizionit i 46-të në Shkodër ia dorëzoi Divizionit IX të Armatës IV 2390 shqiptarë, del se 210 shqiptarë u çregjistruan në "incidentin e Kuksit"!?! Kur të kihet parasysh se Divizioni IX i pranoi vetëm 2204 shqiptarë, del se prej Prizrenit deri në Tivar u vranë dhe u masakruan rreth 396 shqiptarë pjesëtarë të Eshallonit të Parë.

Tashti të ndjekim, më tutje, faktet për Eshallonin e Dytë të marsit 1945. Në raportin e Shtabit të Kolonës së Armatës IV të 8 prillit 1945 janë pasqyruar disa rrethana me rëndësi për Plojën e Tivarit. Sipas këtij raporti tregohet vetëm numri i shqiptarëve të nisur nga Prizreni, më 26 mars 1945. Thuhej se Eshalloni i Dytë pati 2380 shqiptarë dhe se në Shkodër arriti më 30 mars 1945, por nuk përmendet numri sa arritën!?!

Sipas raportit të Shtabit të Divizionit të 46-të, të datës 27 mars 1945, nga Prizreni, më 26 mars 1945, u nisën 2400 shqiptarë, kurse sipas raportit

Page 18: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

po të të njëjtit Shtab, të 8 prillit 1945, nga Prizreni, më 26 mars, u nisën 2382 shqiptarë, kurse Brigadës X Malazeze në Shkodër iu dorëzuan, më 30 mars 1945, 2370 shqiptarë, që do të thotë 30 më pak se nga nisja sipas raportit të datës 27 mars 1945.

Dhe, derisa, sipas raportit të Shtabit të Divizionit 46-të, tetë pjesëtarë të Eshallonit të Dytë u lanë në spitalin e Fushës së Arrëzës, tre kishin ikur, e të cilët ishin kapur dhe iu ishin dorëzuar njësive të Eshallonit të Tretë, kurse një kishte bërë vetëvrasje, duke kërcyer nga Ura afër Fushës së Arrëzës, sipas raportit të Shtabit të Kolonës së Armatës IV: "Gjatë tërë rrugës nga Prizreni deri në Shkodër nuk ka mbetur asnjë njeri, e as që u ndodhi ndonjë incident"!?!

DËSHMI TË NJË PËRJETUESI TË MARSHUTËS

Të dhënat dhe konstatimet e ushtarakëve jugosllavë të mësipërme nuk përkojnë me realitetin historik. Kjo qartë shihet edhe nga përmbajtja e Parashtresës së Azem Hajdinit - Xanit, njërit ndër përjetuesit e Plojës së Tivarit, pjesëtar i Eshallonit të Dytë, por edhe nga libri i tij: Masakra e Tivarit (Memoare).

Volentari në historiografi, Azem Hajdini-Xani, është njëri prej pak personave që u përpoq të kontribuonte në ndriçimin e dhunës dhe të vrasjeve në eshallonet e marsit dhe të prillit 1945, në përgjithësi, dhe të Masakrës së Tivarit, në veçanti. Realisht, sapo u bënë kthesat e para politike në dobi të qenies shqiptare në Jugosllavi, të shënuara me Plenumin IV të LKJ-së në Brione, më 1 korrik 1966, Xani përfitoi nga rasti të fliste për ngjarjen më makabre që ndodhi në fazën e luftimeve përfundimtare për çlirimin e Jugosllavisë nga okupatori nazist gjerman.

Pikërisht më 9 nëntor 1966, juristi Azem Hajdini, inspektor i lartë në Shërbimin e Kontabilitetit Shoqëror në Mitrovicë, me besim të madh edhe politik për kohën, iu drejtua, me parashtresë, organeve politike të Komunës së Mitrovicës, të Kosovës, të Serbisë dhe atyre Federative. Këtë parashtresë do ta plotësojë më 19 nëntor e 9 dhjetor 1966 dhe më 15 dhjetor 1980, gjithsesi sipas kërkesave që i bëheshin nga zyrat, të cilave u ishte drejtuar.

Sipas këtij dëshmitari, që shquhej me një guxim dhe objektivitet aq sa i ka mundësuar mbamendja dhe kujtesa kolektive e të përjetuarve të Masakrës së Tivarit, para se Eshalloni i Dytë të nisej nga Prizreni “rekrutëve” u folën disa personalitete shqip dhe sërbisht. Ata u thanë se në Eshallonin e Dytë po nisen 4.580 veta - për çlirimin e Istrës dhe të Triestës. Këtë numër "na ka

Page 19: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

komunikuar" edhe një oficer në kërkesën e atyre që shpëtuan, se nga Kosova "janë nisur 4580 veta".

E dhëna nga kujtesa se “në Eshallonin e Dytë po nisen 4.580 veta” nukmund të kontestohet si informatë. Ajo ka ekzistuar fillimisht. Mirëpo, para nisjes për në Shkodër, meqë vazhdimisht vinin në Prizren të mobilizuar të tjerë, ka ndodhur një ndryshim në komandën e mëparshme. Sigurisht për shkaqe më praktike, për mbikëqyrje më të efektshme, “rekrutët” që mbetën pas shkuarjes së Eshallonit të Parë dhe ata që erdhën ndërkohë, i ndanë në dy pjesë, në dy eshallone. Vërtet, ky konstatim mbështetet në urdhëresat ushtarake, të cilat u ndryshuan disa here.

Drenicari Azem Hajdini, njëri ndër ata pak shqiptarë që mori guximin të iniconte ndriçimin e Masakrës së Tivarit, u shkroi instancave politike nga komuna ku ishte nëpunës i besueshëm, në Mitrovicë, e deri në KQ të LKJ-së, midis të tjerash, për atë që kishte parë dhe përjetuar: "Me të kaluar të kufirit të Kosovës, sjelljet e mëparshme sadopak korrekte të përcjellësve" deri në Kukës "tashmë u shndërruan në sjellje të armiqve të paskrupullt, si të bishave të egra. Tani ata nuk na konsideronin, lërë më si bashkëluftëtarë të tyre, por as si robër të luftës, ndaj të cilëve edhe robëruesit më gjakatarë e më të pacivilizuar konventat ndërkombëtare i obligojnë që të sillen në mënyrë sadopak humane. Madje, ata s'na konsideronin as si kope bagëtish (...). Na grahnin si të dënuar me vdekje, kur i shpiejnë në vendin e ekzekutimit.

Sipas dëshirës, ndoshta edhe të ushtarit më të thjeshtë, që ndodhej në përcjelljen tonë, nëse i tekej, mund të na ndante cilindo prej nesh nga kolona, ta bënte shoshë me automatik, apo ta therte pa rreshtur me bajonetë e kufomën ta shtyente me majën e qizmes ushtarake në hendek, për t'ua lënë korbave si ushqim. Këtë e bënin pa kurrfarë droje se dikush do t'i merrte në përgjegjësi për një krim të tillë (...). Në çdo hap drejt Tivarit, ata i shtonin torturat dhe reprezaliet ndaj nesh, dhe, siç dukej, këto u shërbenin si uvertyrë para shfaqjes së madhe ‘Të natës së Bartolomeut’ që do ta realizonin në Tivar (...). Përveç që na mundonin me uri duke mos na dhënë fare ushqim, ende më shumë na mundonin me etje”.

Më tutje, Xani, do të konstatojë: “Për ne nuk kishte strehim, as kur binte shi, e as kur bënte të ftohtë. Natën e kalonim nën qiellin e hapët e përcjellësit tanë flenin e pushonin në objekte të mbuluara. Rrugës, përcjellë-sit tanë vazhdimisht ndërroheshin. Derisa një numër sish marshonte krahas kolonës, të tjerët pushonin mbi kuaj ose në qerre. Kështu marshonim tërë ditën, me përjashtim të disa pushimeve nga gjysmë ore, jo aq për pushimin tonë, por më tepër për t'u ngopur ata me të mirat që i kishin marrë me vete. Gjatë këtij pushimi duhej t'i kryenim nevojat tona fiziologjike, ngase ato

Page 20: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

gjatë marshimit mund t'i bënim vetëm në brekë (...). Disa që nuk mund të ecnin, përcjellësit i shpallnin simulant, andaj i

pushkatonin aty për aty. Plumbin në kokë apo bajonetën në gjoks e fitonte edhe ai që për një hap sado të vogël mënjanohej nga rreshti për ta zbathur këpucën që ia kishte lënduar këmbën, ose ai që me kapelë donte të merrte ujë në prrockë (...).

Sa është numri i atyre viktimave që u mbetën eshtrat rrugës pa arritur në Tivar, askush nuk e di saktësisht, por pa dyshim ai numër është i madh" - konstatonte Azem Hajdini - Xani.

Në dy raportet për SHOK-un, atë të Shtabit të Divizionit të 46-të dhe të Shtabit të Kolonës së Armatës IV, është heshtur ploja dhe dhuna mbi pjesëtarët e Eshallonit të Dytë në relacionin Kukës - Shkodër. Ndërkaq, Azem Hajdini i shkruante KQ të LKJ-së, më 9 nëntor 1966: "Në këto rrethana, ditën e parë të marshimit tonë (26 mars 1945) rreth orës 20 arritëm në Kukës". Lumin e kaluan përmes "një vigu" e natën "mbetëm nën qiellin e hapur, në reshje të imta shiu (...). Dikur, kah mesnata, filluan të ftohen në shtab njerëzit më autoritativë të radhëve tona, sidomos ata të cilët kishin rënë në sy më parë si eprorë tanë ushtarakë rrugës për në Prizren, siç u tha, kinse për konsultime për rrugën e mëtejmë. Aty kah ora NJË pas mesnate dëgjuam disa të shtëna me pushkë automatike dhe britma të tmerrshme, të cilat na habitën dhe na frikësuan, por ende besonim se nuk është fjala për ndonjë tradhti". Më vonë mësuan se shokët e ftuar për "konsultime në shtab i kishin ndarë në grupe në drejtime të ndryshme dhe pastaj u kishin përgatitur pusinë dhe boshatisur me plumba nga automatiku (...). Në mëngjes një numër i shokëve tanë të raskapitur nuk mundi të lëvizte vendit e të nisej në rrugë (...). Mbi ta u vërsulën ushtarët porsi bishat dhe i rrahën me shkopinj druri. Ata që edhe pas dajakut nuk mundën të lëviznin nga vendi i shpallën stimulantë dhe para syve tanë i pushkatuan..."

Një dhunë mbi të gjitha ishte helmimi me ushqim. Azem Hajdini konstatonte: "Para se të vazhdonim rrugën na dhanë njëfarë mishi të terur e shumë të kripur dhe me erë të rëndë. Edhe pse e dinim se është i prishur, shumë prej nesh të uritur e ngrënëm. Mirëpo, s'kalun as dy orë dhe shumica u sëmurën. Kishim dhembje stomaku, barkqitje, vjellje e temperaturë të lartë. Në këtë situatë ishim të shtrënguar të dilnim nga kolona për të kryer nevojat fiziologjike. Mirëpo, edhe pse gjelatët e dinin se jemi helmuar dhe se kemi nevojë, veçmas për ujë (...), që më parë ushtarakët i rrethonin burimet dhe vazhdimisht shtinin me armë drejt tyre. Mirëpo, as rrebeshet nuk i ndalonin njerëzit t'u mësynin burimeve të ujit për ta shuar etjen dhe helmimin, kështu që një numër sish gjeti vdekjen në prag të arritjes deri te burimi..."

Page 21: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

Nën një regjim të tillë të marshimit, Eshalloni i Dytë, i përfshirë nga helmimi, arriti në Pukë rreth orës 9 të datës 27 mars 1945 dhe në periferi të qytezës e kaloi natën nën reshje të shiut. "Të nesërmen - shkruante Azemi - shumë veta nuk kanë mundur ta vazhdojnë rrugën, kurse dhjeta sish mëngjesi i gjeti të vdekur (...). Prej Puke, në rrethana si ato të deritashmet, vazhduam rrugën e, rreth orës 20 (të 28 marsit), arritëm në vendin e ashtuquajtur "Ura e Zogut", e cila ishte shkatërruar nga bombardimet italiane”.

Kalimi i kanionit, nga një anë në anën tjetër, do të synohet me anë të improvizimit të një vigu, të një vagonete. "Në atë vogonetë me qëllim i ngarkuan më se 50 veta dhe natyrisht teleferiku i improvizuar u këput, kështu që, që të gjithë ranë në atë greminë të thellë. Disa prej tyre vdiqën, kurse një numër u lënduan rëndë e lehtë. Tentuam menjëherë t'u ndihmojmë, por na penguan përcjellësit..."

Më tutje, Xani shkroi: Të vdekurit dhe të lënduarit u lanë në mëshirën e përcjellësve, kurse të tjerët e kaluan kanionin përmes një rruge më të lartë. Natën tjetër e kaluan, prapë, "nën qiellin e hapur”, kurse “në mëngjes vërejtëm se një numër i shokëve që i kishim bartur dhe shumica e atyre që kishin pësuar lëndime pas rënies nga vigu kishin mbetur të vdekur, kurse na u pamundësua bartja edhe e disave që lëngonin nga sëmundjet". Të sëmurët do të mbeten "përtej Vaut të Spasës" dhe "për fatin e të cilëve kurrë nuk jemi informuar!" - do të nënvizojë Azem Hajdini.

Sipas këtij kroniku të kujtesës historike për Plojën e Tivarit, mbetja nga Eshalloni i Dytë në Shkodër arriti rreth orës 16, më datën 30 mars 1945, ku “në të dy anët e rrugës na pritën mijëra njerëz, shumica prej të cilëve, duke na përshendetur, qante duke përshpëritur "Ku jeni duke shkuar...?!"

Para se të shkonim më tutje, duhet të konstatojmë edhe këtë fakt: Azem Hajdini i shkroi KQ të LKJ-së para se ne t’i botonim burimet ushtarake jugosllave, Proklamatën e Shtabit të Luftës së LLTSH-së dhe Informatën e Prof. Ymer Berishës për Masakrën e Tivarit. Pra, të themi kushtimisht, kroniku i vonuar nuk ishte i ndikuar nga burimet, kurse përputhshmëria e përmbajtjes së parashtresës së tij me burimet nga viti 1945, është vetëm dëshmi për saktësinë e rrëfimeve.

Ndaj, të dhënat që i ka ofruar përjetuesi i Plojës së Tivarit, Azem Hajdini, të cilat shkurtimisht u sollën këtu, janë dëshmi që pakontestueshëm e hedhin konstatimin në raportin e Shtabit të Kolonës së Armatës IV për SHOK-un, më 8 prill 1945, se nga Prizreni deri në Shkodër, nuk pati "asnjë incident"!?!. E janë të pasakta dhe jo të plota edhe konstatimet për "incidentet" nga Shkodra deri në Tivar, ku thuhej se "për shkak të lodhjes së

Page 22: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

njerëzve, të cilët i përcollën eshallonet deri në Shkodër, kërkuam nga Brigada X Malazeze që të na ndihmojnë në transportimin dhe të na japin përcjelljen nga Shkodra deri në Tivar. Hasëm në mirëkuptim dhe shokët nga Shtabi i brigadës dërguan një batalion të brigadës së tyre, i cili erdhi në Shkodër, më 30 mars 1945. Po ai batalion e mori mbi vete sigurimin në Shkodër dhe lëvizja u bë sipas planit me batalionin e përmendur të Brigadës X dhe me një çetë të batalionit tonë, e cila i shoqëroi njerëzit rishtazi të mobilizuar.”

Nga e dhëna e mëposhtme në raport mund të kapet për koke e vërteta për dhunën dhe vrasjet në eshallon gjatë marshimit të mëtejshëm: “Eshalloni u nis (nga Shkodra) natën e 30/31 marsit 1945 dhe në rregullësi të plotë doli përtej Bunës. Në rrugë nga Shkodra deri në Tivar ndodhi që përcjellësit tanë t'u bërtasin njerëzve rishtazi të mobilizuar dhe ndonjëherë edhe u ranë. Kështu, midis të tjerash, thonë shqiptarët se u kanë thënë se po i dërgojnë në kampet e robërve ose në punë të dhunshme e gjera të ngjashme. Por kjo nuk ka mund të vërtetohet, e bën të mos i përgjigjet të së vërtetës në tërësi, por ka gjasa se nga ato që u përmendën më lart të jenë thënë".

Më tutje, në dokument, vihej në pah e vërteta, por jo me saktësi të plotë: "Në 2-3 kilometra nga Tivari një rojtar i kolonës në lëvizje i ka sjellë një shqiptari, për çka ia ka rrëmbyer dhe ia ka marrë pushkën e tij, ka shti në rojtarin dhe në vend e ka vrarë. Në atë çast u ndërlikua një oficer, e ka nxjerrë revolën dhe e ka vrarë shqiptarin. Nga kolona ka vrapuar një shqiptar tjetër me qëllim që t'ia merrte revolen oficerit, por, duke parë se shqiptari para tij kishte rënë, u kthye dhe humbi në kolonë. Pas tij u lëshua ndjekja dhe u kërkua për gjatë kolonës krejt deri në Tivar, madje edhe në ndërtesë gjatë vendosjes. Në ndërtesë u gjet dhe u kap, e mandej i lidhur u nxor para kolonës, e cila ende hynte në ndërtesë të caktuar për vendosje. Duke u larguar pak nga ndërtesa, i nxjerrë anash kolonës, ku rreth 350-400 veta ende ishin në rrugë, (i arrestuari) nisi t’u thërriste shqiptarëve, që disa e komentuan se i ka ftuar për ta ndihmuar dhe i ka qortuar: "Ku po shkoni? Kjo edhe juve ju pret…!" Në informatë, më tutje, u dha pasqyra më e saktë për plojën me sadizëm të llahtarshëm, por njëkohësisht iu hap udhë dezinformatës në shërbim të shfajësimit të ekzekutorëve të krimit të paprecedencë: “Kur ai (i arrestuari) kishte ngritur zërin më se shumti, nga kolona u hodh një bombë në të dhe në ata që e sillnin. Bomba shpërthei e mandej u hodh edhe bomba tjetër, gjithashtu nga kolona, dhe pas kësaj në të njëjtin moment u hap zjarr nga pushkët dhe nga armët automatike. U hodhën bomba nga të gjitha anët, shtinë nga të gjitha anët, dhe në ato të shtëna u ndërlikuan këshilltarët, motrat medicinale - me një fjalë shtiu çdo kush që pati armë. Të shtënat

Page 23: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

pushuan atëherë kur nga grumbulli më nuk u ngrit e as kur nuk lëvizi njeri.”Çfarë pasqyrimi tjetër, më i hapët, më i plotë, më i shkoqitur, mund të

pritej nga ekzekutori për vetën e tij, vetakuzim. Shihet qartë se ploja ishte planifikuar me kohë. Përndryshe, si ka pasur mundësi të gjendeshin aty, pikërisht në atë vend, në minutë të caktuar, të gjitha strukturat pushtetore e ushtarake vendore!?! Më tutje, në informatë, saktësohej: “Rezultat i tërë kësajështë: 550 të nxjerrë nga radhët, prej të cilëve 150 të plagosur, të tjerët të vdekur dhe pak diçka që u fshehën nëpër shtëpi ose ikën. Llogaritet në rreth 430 të vrarë. Në tërë këtë morën pjesë komandanti dhe komesari i Brigadës X dhe gati të gjitha institucionet ushtarake e civile të cilat gjenden në Tivarin e Ri. Shumë prej tyre morën pjesë aktive në atë plojë pushkësh mbi njerëzit. Sipas dëshmive të të pranishmëve okularë, pamja ishte më shumë se e temrrshme. Në rrugën e gjerë 6-7 metra, në gjatësi deri në 60 metra, ishin grumbull më shumë se 400 trupa-kufoma. Pasi u ndal ploja e armëve u mblodhën kufomat dhe ata që kishin ikur nga kolona e ishin fshehur nëpër shtëpia, ahuri dhe kasolla.”

Raportuesi i mësipërm, përkatësisht komandanti i Shtabit të Kolonës së Armatës IV në informatën e 8 prill 1945 për SHOK-un, zbuloi edhe një të vërtetë të madhe: Faktin se ploja do të vazhdonte deri në vrasjen e shqiptarit të fundit nga Eshalloni i Dytë, sikur në momentin e ekzekutimit të mos vinte, drejt vendit të plojës, një ekip vëzhgues i aleatëve amerikanë. Në informatë saktësohej: “Që e tërë kjo të mos bëhej edhe më drastike, ishte fakti se në momentin kur po bëhej ploja arriti një "xhip" - automobil me amerikanë deri në afërsi të vendit të plojës. Për fat, disa udhëheqës tanë u gjendën aty, i kthyen dhe i drejtuan në drejtim të Ulqinit, pa i lënë që të hetonin diçka!? U panë edhe disa civilë, të cilët e fotografuan tërë plojën, por ata më vonë humbën në këtë tollovi. Për të gjitha këto po bëhen hetime të mëtutjeshme" - përfundonte majori Gjuro Çetnik.

NATA E BARTOLOMEUTNË TIVARIN E RI

Vërtet, nga të dhënat e raportit të majorit Gjuro Çetnik del se "u nxorën nga radhët” 580 veta, 430 të vrarë dhe 150 të plagosur, siç u tha më herët. Këta ishin nga pjesa e kolonës që ende gjendej në rrugë, jashë oborrit të ndërtesës së Monopolit të Duhanit. Pse raportuesi nuk dinte, ose pse nuk informonte edhe për të masakruarit gjatë marshutës dhe brenda murit të lartë në oborr dhe brenda në ndërtesë, nuk dimë!?!

Mirëpo, nga dosja e Azem Hajdinit për KQ të LKJ-së, Nr. 2029-1/1966

Page 24: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

mësojmë se "Diku pas mesnatës (fillimi i datës 31 mars) u nisëm (nga Shkodra) në drejtim të Ulqinit, duke i lënë të sëmurët në mëshirën e ushtarëve serbë e malazez. Në rrugë e sipër, jo shumë larg Shkodrës, kolona jonë aty kah ora tre pas mesnatës ka hasur në një eksploziv që shtrihej mjedisit të rrugës, në një gjatësi 10 deri 20 metra. Me të plasur të eksplozivit, në mesin tonë u krijua një panik shumë i madh" dhe "nga frika shumë prej nesh u rrokullisën në të dy anët e rrugës e më pastaj filluan të shtënat e ushtarakëve, me ç'rast u vranë dhe u plagosën shumë shokë tanë (...). Pos tre të plagosurve që na lanë t'i bartnim, të sëmurët dhe të plagosurit e tjerë nuk lejuan t'i marrim me vete (...). Instinkti i vetekzistencës dhe rreziku që në çdo moment mund të të likuidonin, nuk lejonte tjetër të mendohej, por vetëm si të shpëtohet jeta. Këtë gjendje psikike e bënte edhe më të tmerrshme hasja gjatë rrugës në kufomat që binin në krye apo nga mesi i kolonës. Në këtë pjesë të rrugës, sharjet dhe ofendimet si: "Viste zarobljeni, vodićemo vas u logor na prinudni rad!", "šiptarsku vam majku...!", "osvetiće s crnogorska omladina!", ishin "përshëndetjet" më të shpeshta (...).”

Më tutje, Aem Hajdini, që nuk linte pamundësi për ta mohuar me burime, do të konstatojë: “Me të arritur në Tivar, dikund në mes të orës 12-1300, në çdo skutë të qytetit diktohej një mobilizim i madh i ushtrisë dhe i popullsisë, të cilët me armë në dorë, të drejtuar kah ne, na shikonin me përbuzje të madhe. Diktuam qartas komplotin dhe grackën që na ishte përgatitur. Shpirtërat tonë virgjër u gjetën në shenjestër të pushkëve dhe të mitralozëve që ishin vendosur në çdo kënd të rrugëve, në dritare dhe në terraca të shtëpive e në shkëmbinjtë në kodrat përreth. Fitohej përshtypja se nga ky bllokim as zogu s'do të mund të fluturonte gjallë..."

Dhe, përderisa Shtabi i Divizionit të 46-të i AJ-së Plojën e Tivarit e quan vetëm "incident të padëshiruar", ku u vranë "rreth 450 dhe u plagosën rreth 120 shqiptarë", Azem Hajdini në dëshminë e tij, shkroi: "Në qendër të Tivarit të Ri, na kanë urdhëruar të ndalemi dhe të ulemi midis rrugës, gjoja për pushim. Në afërsi të rrugës kishte qenë një krua nga i cili ujë rridhte pa ndërprerë" dhe, sipas marrëveshjes së një grupi, do të ngriten tre shokë: Sylë Ali Morina - Gllabari, Jahir Murtezi - Beçuku dhe Ramadan Mihaliqi - "për të apeluar tek oficeri që t'u lejonte rekrutëve që të pinin ujë. Oficeri i priti me të shara: "Šiptarsku vam majku...!" dhe u urdhëroi ushtarëve të shtinin në ta dhe i vranë. Plagosën edhe disa shqiptarë dhe "një ushtar malazias".

Ka disa tregime për vrasjen e drenicasit Sylë Ali Morina - Gllabari, si fill i realizimit të projektit të masakrës, të cilat mund të sublimohen në këtë konstatim: Sylë Morina me dy shokët, sap o iu afrua çezmës, një ushtar e qëlloi me kondak. Syla shquhej me shkathtësi dhe trimëri, ndaj ia rrëmbeu

Page 25: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

pushkën dhe dhunuesin e la të vdekur. Ushtarët e tjerë shtinë me armë dhe vranë Jahir Murtezin e Ramadan Mihaliqin dhe plagosën edhe disa rekrutë shqiptarë. Një oficer tentoi ta vriste Sylën me revole, por u pengua nga rekruti drenicar Halil Nikë Gllanasella, ndaj Sylë Morinën e plandosi një oficer tjetër me rafal automatiku. Në atë rrëmujë Halil Nika do të futet në masën e rekrutëve dhe askush nuk e dënoncoi. Oficerët, në ndjekje të tij, e kapën rekrutin 18-vjeçar, Ali Lush Kodrën nga Çadraku i Therandës, plotësisht i paimplikuar me ngjarjen te Çezma dhe e masakruan para të të gjithëve. Një rekrut tjetër, tashtimë i pazoti ta sundonte vetën, u thërriti shokëve: “Një herë kemi le e njëherë kemi me vdekë…!” dhe ua hodhi dy bomba masakruesve të Ali Lushit, duke vrarë dhe plagosur disa prej tyre.

Sipas kujtesës së dhjetëra përjetuesve të Masakrës së Tivarit të 1 prillit 1945, planin e masakrës më tutje e drejtuan dy oficerët - Sveta Timotijeviq dhe Vladimir Roloviq. Ushtria malazezo-serbe kishte zënë pozita të mira për sulm dhe sapo arritën edhe tre oficerë të tjerë nga komanda ushtarake e vendit, shpërthyen të sharat: "Šiptarsku vam majku...!", "Sve čemo vas ubiti!", "Nećete odavde izvući živu glavu...samo minuti su u pitanju" etj.

Mbledhësi i kujtesës së përjetuesve të Masakrës së Tivarit, Xani, më tutje, sublimon mendimin edhe të të mbijetuarve të tjerë: "Nuk vonoi shumë dhe përmes altoparlantit na u komunikua se gjoja dikush prej nesh ka tentuar t'ia grabisë ushtarit të plagosur malazez revolen, andaj kjo dhe kërkesa e organizuar për ujë u shërbeu si pretekst për ta kualifikuar si tentim kryengritjeje, për çka u kërncënuan me masa hakmarrëse drastike (...). Pas disa çastesh të heshtjes së varrit, u ngrit në këmbë njëri nga shokët tanë (...), i cili, pas konsultimit me shokë, ishte drejtuar kah oficerët me kërkesë dhe me apel qe t'u japin fund këtyre vrasjeve, maltretimeve dhe sjelljeve barbare. Por, pa u ofruar mirë, në të u vërsulën ushtarët malazias dhe me armët dhe me bajonetat që i kishin vu në pushkë e copëtuan si lakër".

Tashti oficerët jugosllavë "filluan të kërcënohen se një nga një do të na likuidonin të gjithëve. Heshtjes sonë të mëtejme filluan t'u përgjigjen me tërbim. Urdhëruan që nga mesi i kolonës të ndahen 80 veta, të cilët i lidhën duarsh dhe i dërguan pas një ndërtese, e më pastaj vetëm dëgjuam rafalet dhe britmat e klithjet (..)".

Sipas interpretimit që ua bëri Aleksander Rankoviqi zhvillimeve që sollën në Plojën e Tivarit të 1 prillit 1945, "udhëheqësit e eshallonit e nxitën revoltën midis shqiptarëve", duke planifikuar të vrisnin "40 shqiptarë për një luftëtarë të vrarë". Vërtet, Shtabi i Brigadës X Malazeze, duke pasur si ekzekutorë ushtarakët Cveta Timotijeviq dhe Vladimir Roloviq, urdhëroi të nxirreshin nga kolona 100 rekrutë shqiptarë të zgjedhur, i veçuan pas një

Page 26: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

ndërtese dhe i pushkatuan me plojë të armëve automatike e bomba.Fare pak veta shpëtuan nga kjo plojë, me plagë të rënda e të lehta dhe

disa arritën të kthehen në kolonë, e cila nisi të trazohet. Oficerët tashti do të komandojnë për grupimin e rekrutëve, në mënyrë që të realizohej "një shfarosje masive" sa më efikase. U urdhëruan të ecnin me duar të lidhura mbi kokë dhe për të hyrë në oborrin dhe në ndërtesën e Monopolit të Duhanit.

"Ndërtesa ishte e rrethuar nga të tri anët me kodra shkëmbore, kurse oborri ishte me mur të lartë me rrethojë të hekurt, me majë të mprehta (...). Në të dy anët e hyrjes së oborrit të ndërtesës ishin vendosur nga 10-15 ushtarë të përgatitur me shufra hekuri në dorë. Secili prej nesh që hynte nëpër atë hyrje merrte goditje në kokë, në gjoks apo në shpinë (...). Këtu, në hyrje të oborrit, mbetën të shtrirë rreth 100 a 150 veta. Shumica prej tyre edhe të vdekur (...)" Pasi disa qindra veta hynë në ndërtesë, shumica hynë në oborr dhe një pjesë në grumbull "në rrugën e gjerë 7-8 metra e të gjatë 80-100 metra", ushtarët malazias e "kapën Milazim Haxhiun nga Fshati Tërnovc" i Drenicës, kinse ai paskësh tentuar t'i mirrte revolen "oficerit" malazias, që u plagos, dhe "mbi trupin e tij para syve tanë u zbraz një shanzher i revoles. Edhe pse e dinim se gjelatët e pashpirt po përgatitnin masakër të paskrupullt ndaj nesh", shtatë shokë, me Ibrahim Kocen, djalosh 17 vjeç, u drejtuan kah komandanti për ta lutur që të ndërpriteshin pushkatimet. Komandanti urdhëroi: "Udrite, majku im šiptarsku, neka znaju da je ovde Crna Gora, i da ćemo sve do jednog zaklati..!"

Dhe, sipas konstatimit të Xanit, "para se Ibrahim Koca ta kryente paraqitjen e kërkesave (...), në të janë vërsulur shumë ushtarë, e kanë ngulur në bajoneta, e kanë ngritur lart e pastaj e kanë hedhur në një shkamb për ta parë më lehtë. Pastaj, me një fjalë, në mënyrë mizore ia kanë prerë hundën, veshët, krahët, e kanë bërë copë-copë."

Përjetuesi dhe pasqyruesi besnik i tragjedisë, Azem Hajdini- Xani, më tutje, do të konstatojë: "Pas këtij akti shtazarak, shtabi dhe ushtarët janë tërhequr anash nja 100 deri 150 metra. Pas dhënies së sinjalit, me një armë të rëndë të kalibrit të madh, përnjëherë nga të gjitha anët janë dëgjuar krisma. Rebeshet e armëve të ndryshme vinin drejt nesh nga çdo skutë, oborr, shtëpi, shkëmb, dritare e pullaze të shtëpive. Shtihej me armë të zjarrit, me pushkë, me automatikë, me mortaja dore, me revole e me çka jo tjetër (…). Kështu, rrethi i ndërtesës, oborri dhe sheshi u shndërruan në lumë gjaku, që i përgjante një kataklizme të vërtetë.

Krahas sulmit në oborr dhe në shesh, me armët e njëjta dhe intensitet të njëjtë sulmuan edhe brenda ndërtesës. Nga të shtënat e armëve dhe bombat, plafonat e ndërtesës filluan të bijnë mbi koka të njerëzve, kurse dyshemeja u shndërrua në liqe gjaku. Në njërin prej kateve, nga të shtënat, u

Page 27: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

rrënua krejt plafoni dhe së bashku me të një pjesë e madhe e njerëzve të gjallë dhe të vdekur ranë mbi kokat e tyre që ishin një kat më poshtë (...)"

Autori i parashtresës, drejtuar KQ të LKJ-së, të Serbisë e të Kosovës, Azem Hajdini, i cili gjatë ekzekutimit të plojës ishte brenda në një dhomë të Monopolit të Duhanit, shkroi: "Nuk di si ta përshkruaj, por më kujtohet se një pjesë e atyre që u sëmurën psikikisht, por edhe të tjerë, nga frika e madhe, përnjëherë ranë në njëfarë kome (...). Të shtënat kanë zgjatur gjersa nuk është ngritur askush në këmbë dhe derisa s'kanë dhënë ndonjë shenjë gjallërie (...).Më pastaj, me intensitet më të dobësuar, të shtënat kanë vazhduar ndaj atyre që janë përpjekur të iknin këmba-dorës si dhe ndaj të plagosurve që janë strehuar nëpër shtëpi, plevica, kotarë të derrave, ahura kafshësh, në zgavrat e trungjeve të ullirit, në gypat e kanalizimit e gjetiu (...). Pas këtij akti mizor (…) të shtënat u ndërprenë, me përjashtim të ndonjë pushke e cila aty-këtu shtihej mbi ata të cilët kishin tentuar të largoheshin nga kjo kasaphane. Pas nja 10-15 minutash pasoi proklamata e re e shtabit, në të cilën thuhej: "Informohen të gjithë ata që kanë mbetur gjallë ose që janë të plagosur se Komandanti Suprem i UNÇ-të, shoku Tito, ka urdhëruar ndërprerjen e zjarrit dhe të gjithë i ka falur - pavarësisht prej gabimeve që kanë bërë (...)"!?!

Më tutje, Xani, reflektoi qartë mbi dinakërinë dhe sadizmin antishqiptar që ushtria malazeze zbatoi ndaj të plagosurve që gjendeshin midis kufomave në sheshin kasaphanë: I ftuanë të plagosurit se do t'u “jepet ndihma mjekësore” duke kërkuar që të thërrisnin: “Rroftë Shoku Tito!’, ‘Rroftë bashkim-vëllazërimi!’ dhe ‘Rroftë Ushtria Nacional-Çlirimtare!"

Vuri në spikamë se "duke menduar se thirrjet e proklamatës ishin të sinqerta, shumica e të plagosurve filloi të ngritet e të kërkojnë ndihmë mjekësore. Mirëpo, posa u zbuluan shumica e të gjallëve, mbi ta prapë u vërsulën ushtarët dhe banorët dhe i masakruan sërish. Pastaj vazhdoi aksioni i hulumtimit dhe i asgjësimit të atyre që ende jepnin shenjë gjallërie. Ky lloj gjurmimi dhe asgjësimi zgjati përafërsisht deri pak para mbrëmjes(...)."

Autori i parashtresës për KQ të LKJ-së, Azem Hajdini - Xani, në vazhdim pasqyroi momentet e rënda të të plagosurve dhe të të shpëtuarve pa plagë, për fatin e tyre të mëtutjeshëm. Sipas tij, ndërkohë, pasi më nuk lëvizte njeri, arriti "proklamata" tjetër. U ftuan të plagosurit për "t'u dhënë ndihmë”, por të mashtruar disa herë, "askush nga turma nuk lëvizi vendit. Pas pak aty arritën një grup oficerësh që deri atëherë nuk i kishim parë. Pasoi një bisedë mes tyre dhe shtabit (të njësisë që kreu ekzekutimin), herë-herë e përcjellë me zhurmë dhe me tone polemizuese. Përmbajtjen ne s'ishim në gjendje ta dinim, por, nga gjestikulacionet, kuptohej se (oficerët e ardhur)

Page 28: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

habiteshin me këtë që kishte ndodhur.” Oficerët e ardhur pasi do të mësojnë se ishte ushtruar plojë “edhe ndaj

njerëzve që kishin hyrë në ndërtesë”, këtyre iu drejtua thirrja të dilnin jashtë, me premtime se nuk do t’u ndodhte asgjë e keqe! “Përsëri na u tha se ndërprerjen e zjarrit e ka urdhëruar vet Titoja, i cili, siç thoshin, na e ka falur jetën (...).” Më nuk kishte arsye për heshtje në pafundësi. Sipas Xanit,pas konsultimit të nja 20-30 vetave më të guximshëm, drenicari“Isuf Halili nga Radisheva u deklarua se ai do të dalë i pari për të kontaktuar me njerëzit që apelonin për të dalë. Ashtu edhe u bë. Pas kontaktit që vuri ky me dy shokët e tjerë me shtabin dhe me oficerët, të prezentuar si dalmatinë (...), vendosëm ta lëshojmë ndërtesën. Para se të dilnim, në ndërkohë serbët dhe malazeztë vunë roje në çdo kat të ndërtesës dhe askush s'mund ta lëshonte atë pa u kontrolluar hollësisht.”

Me këtë rast përjetuesit e plojës përjetuan plaçkitjen e çdo gjëje të kushtueshme. Xani do të konstatojë: “Prej nesh kanë konfiskuar çdo gjë të vlefshme, si unaza ari, orë dore ose xhepi, para etj. Kur dolëm jashtë, vërejtëm se oficerët që na kishin përcjellë dhe ata të paraqitur si dalmatinë, edhe më tutje diskutonin me tone të larta dhe plot nervozizëm. Mësuam se të parët përpiqeshin ta arsyetonin masakrën, andaj kërkonin që ushtarët dhe oficerët e ardhur të largoheshin prej vendit të ngjarjes.”

Vërtet ashtu dhe ndodhi. Përjetuesi kronist do të saktësojë: “Nuk vonoi dhe ata u tërhoqën (...)", kurse mbijetuesit e Plojës së Tivarit mbetën nën rrethimin e ushtarëve malazias, të tërbuar për gjak shqiptari. Në oborr të Monopolit të Duhanit, e në rrugën që çonte në Monopol, "shtriheshin me mijëra të vrarë e të plagosur. Pamje trishtuese ofronin sidomos gjësendet e mprehta, si bajonetat, sëpatat, cfurqit, shkopinjtë, që kishin mbetur të ngulitur në gjoks, në stomak apo në gjymtyrë të tjera të trupit. Në atë grumbull njerëzish të kryqëzuar si stivë drush një mbi një, nuk mund të dallohej se kush është kush, ku e ka kokën e ku këmbët apo trupin (...). Ishte shumë vështirë për ne, që mbetëm gjallë, detyroheshim të qëndronim në këmbë mbi kufoma. Edhe ne qanim bashkë me të plagosurit, të cilët shpesh klithnin:"...Ndihmom vëlla, e mos shkel mbi varrën time...!" - rrëfim trishtues, por i vërtetë, i një përjetuesi drenicar.

Në raportet ushtarake, që janë të njohura, fare nuk flitet për fatin e mëtutjeshëm të të plagosurve dhe të atyre që mbetën gjallë!?! Në raportin e Shtabit të Kolonës së Armatës IV të 8 prillit 1945 vetëm sa është thënë: "Për tërë këtë po bëhet hetim i mëtutjeshëm". Këtu iu vu pika ndriçimit të Plojës së Tivarit.

Ndërkaq, nga parashtresa e Azem Hajdinit, që është njëri ndër burimet me autentike për Plojën e Tivarit, është pasqyruar edhe sjellja barbare e

Page 29: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

ushtrisë malaziase kundër përjetuesve të Plojës. Së pari, ua ndaluan të ndihmonin shokët e plagosur dhe bashkimin e të plagosurve në oborr dhe në shesh me ata që kishin qenë në ndërtesë. Duke i mbajtur të "shëndoshët" midis kufomave, e në pellgun e gjakut, ua mbajtën një fjalim 60 minutash - "për bashkimin dhe vëllezërimin", duke i detyruar të thërrisnin parulla: "Rroftë Shoku Tito!", "Rroftë Vëllazërim-bashkimi....!", "Rroftë UNÇJ-ja...!"?! Vetëm tani u ftuan qytetarët e Tivarit të bartin të vrarët dhe të plagosurit, t'i hedhin në det ose t'i dërgojnë në një vend, mbi një shkëmb, ku do t'i kallnin.

Sa po i ngarkonin në qerre, në karroca e në kamiona, kufomat dhe të plagosurit, drenicari Elez Murati prej Llaushës me dy shokë shkuan te komandanti për ta lutur që të ndaheshin të plagosurit. "Kërkesën e tyre gjelatët e dënuan me vdekje. Por nuk u kënaqën me kaq. Nga turma jonë morën edhe nja 5-6 veta me motivacion se edhe ata ishin në grup me protestuesit dhe që të gjithë i likuiduan, kurse neve na u kërcënuan se po qe se na dëgjohet vetëm edhe një zë do të na gjej fati i njëjtë (...)!"

Kështu, vazhdoi bartja e kufomave dhe e të plagosurve për t'i hedhur në det ose në zjarr. “Dhe, derisa neve na urdhëruan ta lëshonim oborrin, pas nesh mbetën klithmat e të plagosurve, duke dëshiruar të vinin me ne...!", kurse nga qytetarët që i banin kufomat dhe të plagosurit për t'i shpën në të njëjtin varr, dëgjohej kënga: "Druže Tito mi smo ti obečali da čemo sve šiptare zaklati, osim devojaka i mladih nevesta s'kojima čemo kolo zaigrati (Shoku Tito ne të jemi betuar se të gjithë shqiptarët do t'i therim, përveç vajzave dhe nuseve të reja me të cilat valle do të hedhim....!")

Të "shpëtuarit" nga Ploja i dërguan afër plazhit, nja 200-300 metra nga Ndërtesa e Monopolit. Aty do ta kalojnë natën të rrethuar nga deti dhe ushtarët e armatosur deri në dhëmbë. "Në mëngjes vërejtëm se si mbi ujë notonin plisat e bardhë, shokat, japangjet dhe kufomat e shokëve tanë. Ne plazh kemi qëndruar plot 18 orë pa ngrenë, kurse etjen përpiqeshim ta shuanim me ujë deti"- shkroi Xani.

Tani, prapë i kthyen në oborr, në vendin e masakrës, ku kundërmonte erë gjaku të zënë. Aty u ofruan ushqim - "gjellë të ngrohtë", por asnjëri nuk e mori gjellën, për faktin se atë ua kishin servuar në enët e shokëve të vrarë “të cilat ishin të lara me gjak”. Pasoi dënimi në shenjë hakmarrjeje. Dhënie tjetër e ushqimit u shtye për 12 orë. U urdhëruan të hynin në ndërtesë, por të mbijetuarit tashti kundërshtuan. Nuk pranuan të hynin brenda pa i numëruar dhe "pa e përpiluar regjistrin me emër e mbiemër dhe adresat e sakta për secilin prej nesh që kishim ngelë ende të gjallë dhe të na jepej kopja, pastaj të tregohet regjistri i atyre që janë nisur nga Kosova dhe të dihet numri i të vrarëve (...). Me këtë rast u betuam se nuk do të lejojmë më vrasjen e

Page 30: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

shokëve tanë që i caktuam për ta ngritur zërin në emër të të gjithëve pa u vra të gjithë ne"- do të konstatojë Xani.

Në fund, pas shumë peripecive, u caktua një grup prej dy oficerëve dhe katër shqiptarëve që të bënin njehjen e shqiptarëve të mbetur gjallë. "Pas numërimit një nga një gjatë hyrjes në ndërtesë është konstatuar se gjallë kishin mbetur vetëm 810 persona” - do të saktësojë Xani në parashtresën për KQ të LKJ, më 9 nëntor 1966.

Këtu duhet të konstatojmë këtë fakt: Hulumtimet e mia para vitit 1990, për numrin e të mbijetuarve të Masakrës së Tivarit, përputhen ani mirë me konstatimet e Azem Hajdinit - Xanit. “Dihet e dhëna se nga Tivari për Raguzë do të shkojnë vetëm shtatë barka me shqiptarë nga Eshalloni i Dytë, teprica nga ploja e 1 prillit 1845. Këto barka mund të merrnin 100-120 veta, çka do të thotë se nëse mesatarisht në një barkë kanë hipur 110 veta, del se në Raguzë kanë shkuar rreth 770 veta.”

Mirëpo, në rrethana të luftës, dhe veçanërisht në rrethanat jonjerëzore që i përjetonin rekrutët shqiptarë, nëse jo më shumë, në një barkë ka mundur të ngarkoheshin edhe deri 120 veta. Kjo e dhënë mbështet saktësinë e numërimit të komisionit shqiptaro-malazias, më 2 prill 1945. Së këndejmi, duhet të pranojmë faktet se, derisa nuk kemi argumente të tjera për t’i kontestuar të dhënat e përmendura, nga Masakra e Tivarit shpëtuan 810 veta, mund të nxirret përfundimi i logjikshëm se nga Shkodra, më 30 mars, ku u dorëzuan 2370 shqiptarë, përfundimisht me Masakrën e Tivarit, më 1 prill 1945, nga ushtria malazeze u masakruan 1560 shqiptarë.

Siç do të hohim më vonë, numri 1560 është bindshëm më i pakontestueshëm, sepse është për 140 veta më pak sesa numri në Proklamatën e Shtabit të Luftës së LLTSH të fillimtetorit 1945, përkatësisht 130 veta më pak se numri në Informatën e Profesor Ymer Berishës, të 22 tetorit 1945, dhe 240 veta më pak se numri në Parashtresën e kapitenit Bajram Gola të 31 majit 1990.

Tashti të ndjekim, edhe pak, të dhënat e përjetuesit të gjakderdhjes së paprecedencë në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Azem Hajdini do të konstatojë: Sërish “në ndërtesë na pritën telashe të reja. Në një anë ishim të rrethuar, kurse njëkohësisht na u komunikua urdhri se askush nuk mund të dalë jashtë ndërtesës, madje as për nevoja fiziologjike. Mosrespektimi i kësaj urdhërese dënohej me vdekje. Në këto kushte u detyruam që nevojat fiziologjike t'i kryenim po aty ku qëndronim në dhomë".

Ndaj të ngujuarve do të bëhen edhe provokime, duke u lënë, në disa vende, revole pa fishekë dhe dy mjete shpërthyese, "të cilat, në një çast u aktvizuan" dhe lënduan disa veta. Në këtë gjendje kaotike, frike dhe pasigurie, e kaluan natën e 2/3 prillit 1945. Pas 22 orë qëndrimi të ngujuar,

Page 31: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

derisa nëpër Tivar kaloi Eshalloni i Tretë, i nisur nga Prizreni më 27 mars 1945, i nxorën, i rreshtuan dhe i dërguan në një ndërtesë të vjetër, me një oborr përafërsisht 1000 m2, i rrethuar me tela të xhembuar të lartë mbi dy metra.

Në kërkesën e të mbijetuarëve të plojës për t’ua mundësuar një kontakt me ndonjërin nga udhëheqësit politikë e ushtarakë kosovarë: me Fadil Hoxhën, Xhavit Nimanin, Rifat Berishën, Mehmet Hoxhën e Ismet Shaqirin, "apo me udhëheqësit e Shqipërisë", oficerët malazez iu kërcënuan të heshtnin: "Shihni atë tym të zi në atë shkëmb! Aty po digjen shokët tuaj, mos dëshironi edhe ju të pësoni si ata...!?”

Vetëm pas dy-tri ditësh para tyre, në atë kamp, arritën disa oficerë malazias dhe "dy dalmatinë" dhe ua komunikuan një dokument kinse të udhëheqsisë së Kosovës, ku thuhej: "Me keqardhje kemi marrë lajmin për incidentin dhe tragjedinë që ndodhi në Tivar, për çka ju vetë ishit fajtorë. Kemi marrë të gjitha masat për sigurimin e jetës suaj dhe të kushteve më të mira jetësore. Tash e tutje për në front përveç udhëheqësve serbë e malazez do t'u shoqërojnë edhe oficerët kroatë e sllovenë, si dhe disa oficerë shqiptarë".

Rekrutët shqiptarë përjetues të Plojës së Tivarit, për t'ia shkurtuar vetes vuajtjet e mëtutjeshme, pranuan sugjerimet, por jo edhe barrën se ata ishin fajtorë për incidentet dhe Plojën e Tivarit. Dhe, pas 12 ditësh nga masakra, pasi ua përvëluan teshat me morra, i nisën, me rrugën detare, për Budvë - Raguzë - Split - Trogir - Shibenik - Biograd na More, ku do të sistematizohen në njësitë ushtareke të AJ-së. Marshimin e pjesës së mbetur të Eashallonit të Dytë të marsit, edhe më tutje, e përcollën fatkeqësi dhe tragjedi. Sipas disa dëshmive të përjetuesve të ngjarjes, në afërsi të Raguzës një barkë hasi në një minë dhe me atë rast u vranë 40 rekrutë shqiptarë. Shumica e të rënëve ishin të plagosur në Plojën e Tivarit, të kuruar në spitalet në Miloçer dhe Tivar dhe të nisur për rrugë pas Pashkëve të vitit 1945, pra, pas 15 prillit. Askush nuk u mor me nxjerrjen e kufomave të tyre nga deti.

Pushimin e parë, përkatësisht natën e parë të marshimit përgjatë bregdetit, e kaluan në Split - "të mbështetur për disa shkëmbinj", ku nga "uria, lodhja dhe sëmundjet e ndryshme, një numër shokësh kanë ngelur në vend, kurse për fatin e tyre më s'kemi mësuar asgjë" - do të konstatojë Xani.

Pjesëtarët e tjerë të këtij eshalloni vazhduan marshutën, përmes rrugës detare, deri në Trogir. Aty i ndalën për t’u shlodhur dhe për t’i pajisur me pajisjet ushtarake. Një pjesë të rekrutëve shqiptarë e vendosën në disa shtëpi, kurse një pjesë e dërguan në kazermën ushtarake në ujëdhesën Çiovo. Meqë

Page 32: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

ura që lidhte këtë copë toke me Trogirin ishte e shkatërruar nga bombardimet gjermane, kalimi i kanalit bëhej me trajekt. Më 18 prill 1945 u dha urdhri për nisjen e rekrutëve për në front, ndaj pjesa e rekrutëve nga Çiovo duhej të kthehej në Trogir, te pjesa kryesore.

Gjatë kthimit, trajekti i parë lundroi pa telashe, kurse i dyti, me 150-180 veta, pasi lundroi rreth 20-30 m, u thye në mjedis. U shkaktua kërsimë e madhe dhe panik. Të gjithë rekrutët ranë në ujë. Ushtarët dhe populli u erdhën në ndihmë, por, siç pohojnë përjetuesit e fatkeqësisë, “u mbytën 65 veta”, kurse nga deti u nxorën vetëm 29 kufoma (28 nga komuna e Kaçanikut dhe 1 nga komuna e Ferizajt). Qytetarët e Trogirit morën pjesë edhe në varrosjen e martirëve me nderime të larta.

Pjesën e mbetur të Eshallonit të Dytë të marsit 1945 e dërguan në Biograd na More, për ta bashkuar me njësitë e Divizionit XV "Matija Gubec”. Në ditën kur rekrutët kosovarë shqiptarë i sitematizuan në njësitë ushtarake me nënoficerë shqiptarë nga tetari deri në toger, sipas të dhënave të para që i kishte Azem Hajdini - Xani, kishin arritur 786 veta, kurse sipas të dhënave që Xani i siguroi nga hulumtimet e tjera të kujtesës për Masakrën e Tivarit, në Biograd na More arritën “726 veta, më pak për 84 veta sesa kur jemi nisur nga Tivari, të cilët në një mënyrë ishin zhdukur.”

Tashti të përmbledhim faktet: Nëse numrin “2400 shqiptarë” për Eshallonin e Dytë të marsit, i raportit të 27 marsit 1945, është i saktë, saktësinë e të cilit nuk mund ta kontestojmë me asnjë fakt burimor, pra, me burime arkivale, del se nga Eshalloni i Dytë i Marsit 1945 prej nisjes nga Prizreni deri në Shkodër u likuiduan 30 veta, nga Shkodra përfundimisht me Plojën e Tivarit më 1 dh 2 prill 1945 u likuiduan 1560 veta, kurse në Biograd na More, në radhët e Armatës IV të AJ-së, arritën vetëm 726 shqiptarë (afër Raguzës u vranë rreth 40 veta, në Split vdiqën dhe mbetën disa veta dhe në Trogir u nxorën nga deti 29 veta). Rezulton se nga 2400 veta të Eshallonit të Dytë deri në Shtabin e Divizionit XV të Armatës IV të AJ-së, jetën e humbën 1674 veta. Ky numër i dëshmuar me fakte burimore dhe analiza të fakteve korrespondon fuqimisht me të dhënat aproksimative të profesori Ymer Berishës (1690), më 22 tetor 1945, dhe të kapitenit Bajram Gola (1700), më 31 maj 1990.

Duke përfunduar këtë pjesë të shqyrtimit kritik të fakteve, është me rëndësi të konstatojmë: Me të gjitha këto që u thanë, në këtë pjesë të studimit, u informua edhe Shtabi i Divizionit XV "Matija Gubec", diku në një fshat afër Rijekës, më 25 prill 1945, por si përgjigje morën urdhëresën topsekret: "Në njësi e jashtë saj nuk guxon askush të llafosë për rastin e Tivarit. Në të kundërtën, u kërcënuan se, po qe se zihet në gojë kjo ngjarje, do të thotë, nëse merr dhenë, akëcili do të nxirret para gjyqit ushtarak nën akuzë për

Page 33: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

përhapjen e propagandës armiqësore!"

PLOJA VAZHDON NË ESHALLONIN E TRETË

Ushtria serbomalazeze nuk u ngop me Plojën e Tivarit të 1 e 2 prillit 1945, ndaj mijëra shqiptarëve duarthatë, por e vazhdoi këtë edhe ndaj rekrutëve pjesëtarë të Eshallonit të Tretë, të nisur nga Prizreni, më 27 mars 1945, një ditë pas të dytit. Pjesë përbërëse e këtij eshalloni janë edhe disa qindra rekrutë shqiptatë nga viset e Iliridës, pikërisht nga viset e Kumanovës, Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Dibrës, Kërçovës etj.

Për dhunën, vrasjet dhe plojën në këtë eshallon mund të mësohet mirë, përveç nga kujtesa e përjetuesve, edhe nga të dhënat kundërthënëse midis dy burimeve kryesore të njësive përgjegjëse të Shtabit të Divizionit të 46-të, të datës 8 prill 1945, dhe të Shtabit të Kolonës së Armatës IV, të datës 8 prill 1945, në vazhdim.

Sipas raportit të parë, Eshalloni i Tretë më “2700 shqiptarë” u nis nga Prizreni më 27 mars 1945, kurse sipas raportit të dytë eshalloni pati “2680 shqiptarë” (!?!), dhe se midis tyre pati "shumë tifusarë" e me "sëmundje të tjera". Këtë e "vërteton" me faktin se "rreth 170 njerëz", për shkak të sëmun-djeve, mbetën rrugës nga Prizreni deri në Shkodër, ku "vetëm disa i mblodhëm me kamiona dhe i përcollëm, e disa bënë vetëzhdukje" (!?!). Megjithatë, në raport konstatohej se "Ky eshallon deri në Shkodër shkoi pa incidentin më të vogël" (!?!) Analiza krahasuese e këtyre dy dokumenteve tregon se nga Prizreni deri në Shkodër kanë arritur 2490, përkatësisht 2510 shqiptarë pjesëtarë të Eshallonit të Tretë.

Për të pasqyruar më mirë rrugëtimin e Eshallonit të Tretë, në mungesë të dokumenteve të tjera, mjaftohemi me të dhënat kontradiktore të shtabeve përgjegjëse për përcjelljen e rekrutëve shqiptarë. Në raportin e Shtabit të Divizionit të 46-të, të datës 8 prill 1945, plotësisht ndryshe pasqyrohet marshuta e Eshallonit të Tretë nga Prizreni deri në Shkodër (27 mars - 31 mars). Prej 2700 shqiptarëve, sa u nisën nga Prizreni, në Shkodër arritën 2623, përkatësisht "2639 shqiptarë". Sipas këtij raporti komanda e eshallonit i la në spitale të Kuksit, të Fushës së Arrëzës dhe të Pukës 74 shqiptarë të sëmurë.

Ndërkaq, nga analiza e fakteve midis këtyre dy burimeve, të Shtabit të Divizionit të 46-të dhe të Shtabit të Kolonës së Armatës IV të 8 prillit 1945, del se në Shkodër, më 31 mars 1945, në orën 8, arritën "190 shqiptarë" më pak sesa u nisën nga Prizreni. D.m.th., arritën 1510 shqiptarë.

Pjesëtarët e Eshallonit të Tretë në Shkodër u vërtetuan se edhe rekrutët

Page 34: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

e Eshallonit të Dytë kishin përjetuar mynxyrat të cilat po i përjetonin këta. Disa burra shkodranë madje u thanë qartë: “Ku jeni duke shkuar or burra, a e dini se shkoni në rrugë pa kthim…?!” Në ambientin ku i vendosën, në një dhomë, zbuluan 11 kufoma të rekrutëve nga Eshalloni i Dytë, të mbuluara me kashtë, kurse nga mesi i natës u hynë brenda në dhoma ushtarët serbë e malazez dhe ua plaçkitën gjësendet më të vlefshme. Kjo ishte e mjaftueshme për ta kuptuar rrezikun që i priste këtu e tutje pjesëtarët e Eshallonit të Tretë.

Tashti, t’u kthehemi informatave ushtarake. Në raportin e Shtabit të Kolonës së Armatës IV, të 8 prillit 1945, krejt ndryshe nga raporti i Shtabit të Divizionit të 46-të, të 8 prillit 1945, është pasqyruar edhe shkaku i "incidentit" në Eshallonin e Tretë afër Bunës. Sipas këtij raporti, pasi eshalloni arriti në Shkodër dhe, edhe krahas një konspiracioni të madh, "u dëgjua se nëpër Shkodër do të transferohen shqiptarët. Reaksioni i Shkodrës - përkatësisht reaksioni shqiptar arriti të depërtojë në atë eshallon dhe atë në pamje të ndonjë hoxheje dhe të ndonjë lustruesi të këpucëve, e të ngjashëm, dhe kjo për shkak të jovigjilencës sonë. Rezultati i punës së reaksionit ishte se në këtë eshallon arritën të organizojnë një numër të shqiptarëve, numri i saktë i të cilëve nuk arriti të vërtetohet. Revolta duhej të shpërthente më 1 prill (në Shkodër), por ne rastësisht filluam marshutën në natën e 31 marsit / 1 prillit 1945, duke i ndarë në grupe dhe ashtu e penguam Revoltën me përmasa të mëdha. Krahas kësaj, një grup prej 200 vetave, gjatë pritjes në skele, me të cilën kaluam përtej Bunës, tentoi të ngritej në revoltë në atë mënyrë që i sulmuan përcjellësit. Arritën që një shok tonë ta hedhin në Bunë. Tanët shpejt u gjenden, hapën zjarr, por jo në drejtim të tyre, por mbi ta dhe në anët e krahëve të kolonës. Kështu, në ikje, nga ai grup, i kapi rafali i mitrolozit ata të cilët vazhdonin të iknin. Kështu që në vend të ngjarjes mbetën katër shqiptarë dhe rastësisht dy luftëtarë tanë, kurse 12 shqiptarë u plagosën. Kjo përfundoi me kaq, tanët e izoluan këtë grup dhe ashtu e përcollën deri në Tivar. Në rrugë deri në Tivar nuk ndodhi asnjë incident"!?!

Rëndësia e këtij raporti qëndron edhe në faktin se në këtë shihet filli i komplotit antishqiptar që u ngrit në Plojë vetëm pas disa orësh të së njëtës datë - 1 prill 1945, në Tivar. Në raportin e Shtabit të Divizionit të 46-të, të 8 prillit 1945, nuk përmendet fare "reaksioni" i Shkodrës dhe as i Shqipërisë, e as përgatitja paraprake e "revoltës" që duhej të shpërthente më 1 prill 1945, në Eshallonin e Tretë, në Shkodër, e as ngritja e revoltës "prej një grupi 200 vetash"(!?!). Madje, sipas raportit të Divizionit të 46-të, del se njësia përcjellëse e Eshallonit të Tretë mësoi në Shkodër për "incidentin e pamirë në Tivar", më 1 prill 1945.

Kundërthënie dhe pasaktësi e plotë. Në raport thuhej: "Meqë me

Page 35: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

Eshallonin e Dytë, të cilin nga Shkodra deri në Tivar e përcolli Brigada X Malazeze, në Tivar ndodhi incidenti i padëshirueshëm (...), brigadës (27 serbe) iu urdhërua që shqiptarët t'i përcillte deri në Tivar".

Në këtë raport nuk përmendet as ushtari serb i "hedhur në Bunë" nga shqiptarët e revoltuar, kurse në grupin prej "200 vetave" të revoltuar nuk u shti anash, siç thuhet në raportin e Shtabit të Kolonës së Armatës IV, por thuhet, qartë: "U hap zjarr dhe me atë rast u vranë gjashtë shqiptarë”, kurse në raportin e Shtabit të Kolonës thuhet se mbetën “katër shqiptarë të vrarë!".

Ndonëse në raportin e Shtabit të Divizionit të 46-të do të thuhet se "marshimi i mëtutjeshëm deri në Tivar u zhvillua në rregull gjatë dy prillit", më poshtë do të konstatohet se gjatë marshimit të mëtutjeshëm "një vdiq nga sëmundja dhe një u pushkatua, sepse u vërsul në rojtarin tonë që t'ia mirrte pushkën..."

Eshalloni i Tretë do të ndalet për shlodhje dhe për pajisje me mjete ushtarake në Raguzë, i vendosur në disa ndërtesa. Një pjesë e eshallonit, ku rastisi ndodhja e shumicës së “rekrutëve” nga viset e Iliridës, u vendos në një ish-depo ushtarake gjermane. Depoja ishte spastruar dhe ishte përgatitur për vendosjen e rekrutëve shqiptarë, por aty ishin lënë disa fuçi me një lloj lënde kimike shpërthyese helmuese. “Helmi ishte në shishe të vogla, në formë si sheqer katrorë” - do të vërtetojë një përjetues i helmimit nga fshati Vranjevc i Gostivarit. Përjetuesit e tjerë kanë dëshmuar se aty ishin sistemuar 800 rekrutë shqiptarë, pjesëtarë të Eshallonit të Tretë. Me 18 prill 1945, sapo agonte mëngjesi, disa ushtarë dolën për ta larë fytyrën, disa po hanin kaftjall dhe disa të tjerë e ndezën një zjarr, brenda, për t’u ngohur. Zjarri shkaktoi eksplodimin e fuqishëm të përbërjeve kimike që ishin në bure. “Pas ndezjes së barutit në lokalet e magazinit hyri tymi” ngulfatës. Sipas një përjetuesi po nga Vranjevci, “Fatkeqësia në magazinën tonë ndodhi nga pakujdesia jonë, na shpjegonin më vonë oficerët jugosllavë. Ne vërtet ndezëm një zjarr që të ngohemi. E pash që e përfshiu tymi të gjithë sallën. Nuk patëm kohë që të dalim të gjithë. Filluam të dalim kush nga dera, kush nga dritarja, por përsëri të gjithë u helmuam, kush më shumë e kush më pak. Që kjo tragjedi të jetë edhe më e madhe, ndikun edhe rojet, të cilët i penguan të parët që të dalin nga dera, se kanë menduar se ne duam të ikim nga lufta. Çdo sekondë e humbur ishte vdekjeprurëse…”

Sipas përjetuesve nga Debreshi dhe Vranjevci të Gostivarit, nga helmimi vdiqën 250 - 300 veta. Një përjetues i helmimit do të konstatojë edhe këtë fakt: “Dua të theksoj se populli i Raguzës na ndihmoi shumë me këtë rast, duke na dhënë qumësht, vezë. Pas kësaj tragjedie u morën masa për sqarimin e saj, me ç’rast u dënuan me vdekje 4 veta. Ne që ishim të helmuar mbetëm për shërim në Raguzë 6 javë, ndërsa shokët e tjerë u përfshinë nëpër

Page 36: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

brigadat dalmatine…”Numri i të vdekurve dhe i të helmuarve, me këtë rast, në kujtesën e

rekrutëve nga Kosova, të shënuar nga Azem Hajdini - Xani, është më i madh se ai në kujtesën e atyre që kishin qenë brenda në magazine, ku u kishin mbetur shumë të afërmë. Informatorët kosovarë të Xanit më shumë kanë qenë vrojtues pas ngjarjes ose regjistrues të rrëfimeve nga dora e dytë. Qartë, helmimi ishte incident, jo kurth i parapërgatitur dhe nuk ndodhi “rreth orës tre pas mesnatës”, as me këtë rast nuk u helmuan 1300 - 1500 “ushtarë shqiptarë” - siç del te Xani.

Numri i të helmuarve në Magazinën ushtarake të Raguzës, sipas kapitenit Bajram Gola, mund të ishte “650 ushtarë shqiptarë”. Nëse në këtë numër shohim të vdekurit dhe të prekurit nga helmi, pra të nxjerrë nga radhët, nga totali prej 800 vetave, sa ishin të sistematizuar në atë magazinë, del se Gola ka pasur njohuri të pakontestueshme me burime. Madje, edhe të dhënën në Informatën e Profesor Ymer Berisha, më 22 tetor 1945, për Hadsonin, se në Raguzë Armata Jugosllave e Titos masakroi 800 shqiptarë, do parë në korrespondim me numrin e përgjithshëm të rekrutëve shqiptarë të vendosur në magazinën ushtarake ku ndodhi helmimi, për të cilin dinin bukur më saktësisht përjetuesit e helmimit nga Ilirida.

Helmimi i shqiptarëve pjesëtarë të Eshallonit të Tretë sikur u vu “ngjarje në ad akcta.” Në burimet ushtarake jugosllave nuk e gjejmë të pasqyruar, kurse në ato politike e hasim vetëm në theksimet qortuese të Aleksandër Rankoviqit, në fjalën e Dushan Mugoshës, e të tjerëve nga Kosova, në Kongresin Themelues të PKS-së, më 1945. Rankoviqi pasi e qortoi udhëheqësinë politike e ushtarake të Kosovës dhe më gjerë, për disa padrejtësi ndaj shqiptarëve, pasi foli për "incidentin e Tivarit", do të konstatojë: "Rasti tjetër, i cili prapë është rrjedhim i burokracisë dhe i kriminalitetit të pavetëdijshëm, është se disa shqiptarë nga ai eshallon u vendosën në lokalet ku më herët ishte ndonjë depo, ndonjë baruthanë. Dhe aty u ngulfatën 130 njerëz".

Këtu duhet të theksohet fakti se Rankoviq nuk ishte i informuar drejt, ose bëri lapsus, pasi të helmuarit i quajti pjesëtarë të Eshallonit të Dytë mbijetues të Plojës së Tivarit. Mirëpo, një mëkat më i madh i Rankoviqit qëndron në faktin se ai nuk inicoi ndonjë procedurë për hetuesi për gjetjen dhe dënimin e fajtorëve për një krim siç ishte Masakra e Tivarit si akt gjenocidal serbomalazez i planifikuar dhe helmimi në Raguzë si kriminalitet i pavetëdijshëm, por me pasoja katastrofike për rekrutët shqiptarë. Realisht, Rankoviq, vetëm predikoi moralizim e mësim për të ardhmen: "Qe këta janë shembuj me të cilët duhet ta edukojmë udhëheqjen tonë, të edukojmë udhëheqësit tanë. Shqiptarët e kanë humbur besimin - kjo është e qartë, dhe

Page 37: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

nuk e kanë humbur vetëm për atë që e kanë përjetuar në lëkurën e vet Jugosllavinë e vjetër, por e kanë humbur edhe për shkak të gabimeve të cilat i bëjnë udhëheqësit tanë ndaj tyre. E tërë kjo ka mundur të evitohej, vetëm sikur udhëheqja jonë në Kosmet ta kishte zbatuar mobilizimin e rregullt dhe ta kishte kryer transportimin e rregullt të atyre ushtarëve. Mirëpo, ata këtë ua lanë disa ushtarëve, komandave të vendit, disa byrokratëve dhe disa njerëzve të pandërgjegjshëm, dhe për këtë ndodhi e tërë kjo!"

TIVARI 1945KALVARI I SHQIPTARËSISË

SË KOSOVËS

Më sipër u tha se nga raporti i Komandantit të Kolonës së Armatës IV, të datës 8 prill 1945, shihet se Masakra e Tivarit, në njëfarëdore, u përgatit në Eshalloni e Ttretë dhe pikërisht në Shkodër. Mirëpo, "incidenti" në Bunë, sipas gjithë gjasësh, u zgjidh vetëm "me izolimin e një grupi prej rreth 200 shqiptarësh", të cilët ishin "revoltuar", që do të thotë me likuidimin e tyre, ose së paku të atyre 190 shqiptarëve që i "çregjistruan" nga Prizreni deri në Shkodër, përkatësisht në Tivar.

Përpos asaj që u soll më sipër, Komandanti i Kolonës së Armatës IV do të konstatoj: "Mendimi im është se shkaktar për tërë këtë është reaksioni i Shkodrës dhe i Malit të Zi, i cili në Tivar dhe në rrethinë është i madh, por kontribuoi edhe fakti se qysh herët ekziston urrejtja e shqiptarëve ndaj malazezve dhe po ashtu e malazezve ndaj shqiptarëve. Kjo qartë ndikoi në një vrasje masive të tillë, e cila, edhe pse dukej se ishte e paevitueshme, mund të kapërcehej me më pak viktima se sa u shkaktuan".

Në fund të raportit, komandanti i Shtabit të Kolonës së Armatës IV kërkonte falje nga Shtabi Operativ i Kosmetit pse nuk kishte raportuar më herët dhe i vinte në pah dy shkaqe: "Ngase nuk kam qenë këtu, e në vendin e ngjarjes kam shkuar përnjëherë pasi u informova për atë dhe atje i kam kaluar tri ditë" dhe e dyta: "Kam kujtuar se Juve do t'ju informojë Divizioni XXVI (malazez), sepse ai ka pasur atje oficerët e vetë dhe besoj se ata dinë shumë më shumë se unë, sepse disa prej tyre ishin të pranishëm kur ndodhi e tërë ajo. Meqë hetimet po zhvillohen edhe më tutje, nëse ndodh të dihet diçka rishtazi, do të informoheni!" - përfundonte majori Gjuro Çetnik.

Nga konstatimet e mësipërme shihet se raporti i Shtabit të Kolonës së

Page 38: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

Armatës IV të Kroacisë ishte hartuar mbi bazë të pak informatave dhe se hartuesi dinte edhe shumë gjëra për Plojën e Tivarit, por kërkonte që për ato të flisnin zbatuesit e Plojës, dhe pikërisht komandanti dhe komesari i Brigadës X Malazeze dhe eprorët e Divizionit XXVI të Malit të Zi, pjesëmarrës në plojën mbi shqiptarët, më 1 prill 1945, në Tivar.

Mirëpo, pa vonuar, çështjes së Plojës në Tivar iu vu pika, që të mos krijoheshin dëshmi akuzuese për gjenocidin serbomalazez mbi shqiptarët. Në këtë drejtim kontribuan “udhëheqja kosovare” përreth Fadil Hoxhës. Se çështja e ndriçimit të Plojës së Tivarit dhe të akteve të tjera gjenocidale të Armatës Jugosllave kundër, së paku mbi "7700 shqiptarët" pjesëtarë të tri eshalloneve të marsit të vitit 1945 - për plotësimin e njësive të Armatës IV të AJ-së, u hodh me urdhër politik e ushtarak të nivelit më të lartë të Jugosllavisë Avnojiste, dëshmon Parashtresa e oficerit të lartë të AJ-së, kapitenit Bajram Gola, pjesëtar i njësive speciale të Mbrojtjes Popullore të Jugosllavisë dhe anëtar i Komisionit Ushtarak, formal, për Hetimin e çështjes së Plojës së Tivarit, më 2 prill 1945.

Parashtresa e Bajram Golës e datës 31 maj 1990 u dedikohej qarqeve politike, gjyqësore, ushtarake e të drejtësisë, dhe opinionit të mbarë Jugosllavisë Avnojiste si dëshmi e një hetuesi ushtarak për një tragjedi shqiptare e gjenocid malazez mbi shqiptarët. Veçanërisht i drejtohej malaziasit Branko Kostiqit, kryetar i Kryesisë së RSFJ-së. Kapiten Gola, midis të tjerash, konstatonte:

"Tubime protestuese të popullit të mbarë Kosovës po mbahen pandërprerë, me kërkesa e lloj-lloj akuzash (antijugosllave), por ajo që më gjakosi këto ditë, plagë e vjetër e pashëruar, është kërkesa për ndriçimin e Masakrës së ushtarëve shqiptarë në Oborrin e Monopolit të Duhanit në Tivar.

Dyzetepesë vjet e disa ditë po e mbaj këtë peshë të rëndë shpirtërore, i detyruar ta heshti deri tash, jo si shqiptar por si ushtar me kuptimin e plotë të fjalës. Nuk ka rast të tillë në botë që ushtria t'i masakrojë shokët bashkëluftëtarë në atë mënyrë krimi mizor, pa kurrnjë faji e shkaqe!!! Këtë kërkim ndaj ushtarëve - rekrutë shqiptarë e bëri Brigada X Malazeze dhe komandanti i saj Gasha Markoviq. Ky krim lufte u bë pa precedencë në analet ushtarake të botës, dhe askush nuk u përgjigj për krim lufte, vetëm pse shqiptarët ishin në pyetje, kurse protagonistët e këtij krimi të tmerrshëm e të turpit njerëzor mendonin se kishin rastin të ngopeshin me gjak të të rinjve shqiptarë, edhe pse realisht ishte fjala për ushtarë që ishin nisur për luftë kundër okupatorit. Ata nuk arritën (në front) ngase i masakruan "trimat malazez". Le t'ju shërbejë për nderë, por le ta dijë e tërë Jugosllavia dhe mbarë bota këtë krim lufte të papresedan..."

Page 39: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

Në vazhdim, duke lidhur të kaluarën e largët me terrorin aktual serbomalazez mbi shqiptarët, e dënonconte kryetarin e Kryesisë së Jugosllavisë, Branko Kostiqin, i cili, më 1990, kërcënohej se do të formonte "aradha vullnetare" dhe se vetë do të vihej në "krye të tyre" kundër popullit shqiptar në Kosovë - "po të mos ishte në funksion" - në krye të Jugo-sllavisë!?! Gola i vinte në pah atij se "po më tërheq për gjuhe ta them edhe unë një fjalë se, nuk dihet, Zotëri Kostiqi, vallë do t'i gjente shqiptarët duarthatë, si ata rekrutët në Oborrin e Tivarit dhe se a do t'ishte kthyer i pagërvishtur fare...S'ka faj Kostiqi dhe shumë të tjerë, por fajet janë te HESHTJA dhe vetëm te HESHTJA jonë...!"

Oficeri i AJ-së, kapiteni Bajram Gola, pasi i denoncoi personalitetet që kontribuan që çështja e ndriçimit të Plojës së Tivarit të vihej në ad acta dhe nën etikën e temës tabu, theksoi: "Ishte atëherë çështja e shumë krimeve e për gjenocid të hegjemonizmit serbomadh racist, por populli kërkonte përgjegje për masakrimin e shqiptarëve në Oborrin e Monopolit të Tivarit. Nuk deshi dhe nuk u mor kurrnjë masë, ose më mirë të thuhet se nuk i përmendi askush deri në Kongresin I të PKS (1945), kur për të parën herë do të përmendet dhe kritikohet akti kriminal i malazezve, por nuk u tha numri i saktë i të masakruarve. Rankoviqi përmendi një numër prej disa qindrash e jo numrin 1.700 rekrutë shqiptarë sa janë de fakto të masakruar në Oborrin e Monopolit të Tivarit, e të mos i përmend edhe ata që janë vrarë rrugës, nëse nuk ia kanë dalë të ecnin nga raskapitja".

Sipas oficerit Gola, Eshalloni i Dytë "porsa u dorëzuan në duar të përcjellësve ushtarët shqiptarë u gjetën në një situatë të rëndë dhe në fillim nuk mund ta kuptonin se ç'po ndodhte, janë ushtarë apo janë peng të luftës ?!!!. Mirëpo, shpejt u detyruan ta kuptonin se gjenden në duar të armiqve të përbetuar. Atë bindje ua krijoi sjellja arrogante-gjakatare, kur pas disa dhjetëra kilometrash ranë viktimat e para. Ushtarët malazias, që kishin ardhur për t'i "përcjell" këta rekrutë shqiptarë, rrugës filluan t'i vrasin ushtarët që me vështirësi e përballonin atë marshutë, pas së cilës mbetnin gjurmët e gjakut të të rinjve shqiptarë. Pas marshit të gjatë deri në Tivar do të mbesin gjurmët e pashlyeshme të gjakut (...)”

Më tutje, ish-ushtaraku i njësive speciale të Armatës Jugosllave, kapiteni Bajram Gola, do të pasqyrojë atë që kishte parë me sytë e tij dhe që e kishte dëgjuar me veshët e tij, në oborrin e Monopolit të Duhanit në Tivar, përnjëherë pas plojës mbi rekrutët shqiptarë: “Të lodhur e të raskapitur nga udha e gjatë, të uritur, të djegur e të përvëluar nga etja, për arsye se gjatë udhëtimit nuk i linin as të hanin e as të pinin ujë. Nuk i lejonin t'i kryenin nevojat elementare fiziologjike. Pasi arritën në Tivar i vendosën në plazh, në mes të detit dhe mitrolozve të "trimave" - ushtarëve të Brigadës X Malazeze

Page 40: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

dhe gjatë tërë kohës i shanin dhe i maltretonin ushtarët shqiptarë të ftuar nën Flamurin e Lirisë dhe të cilët i kishin përcjellë nënat shqiptare të luftonin për çlirimin e Jugosllavisë!!! Komanda e Armatës IV dhe komandanti i saj Petar Drapshin i priti ushtarët me padurim (...) por Gasha Markoviq dhe "luftëtarët trima" të brigadës së tij nuk mendonin ashtu. Ata memzi e kishin pritur një moment të tillë të errët gjakatar të tërbuar të vrasin ushtarët e Armatës së Jugosllavisë!!!? Dhe, atëherë e sot kurkush nuk u përgjigj për atë krim të malazezve???!"

Ky ish-oficer i njësive speciale të AJ-së, në vazhdim, do të konstatojë: "Në plazh të Tivarit i mbajtën deri në orën 15 pasdite dhe prej plazhit i sollën në Oborrin e Monopolit të Duhanit, të cilin e rrethon një mur bukur i lartë. Shqiptarët e rinj porsa iu ofruan Monopolit kishin vërejtur se në mure të oborrit dhe nëpër dritaret e ndërtesave ishin vendosur mitralozët e rëndë. Porsa hynë ushtarët e fundit (aq sa i zuri vendi - M.P), ua mbyllën derën e oborrit dhe hapën zjarr kundër rekrutëve shqiptarë, dhe brenda 2-3 minutave i vranë dhe i masakruan 1700 ushtarë shqiptarë dhe 38 serbë. Edhe ata fatzinj ishin ftuar në ushtri bashkë me shqiptarët, porse shovinistët gjakatarë të tërbuar nuk patën mundësi t'i ndanin për t'i shpëtuar.

Se në atë kontigjent ka pasur edhe serbë, e kuptuan atëher kur një i plagosur rëndë, pasi rafali i mitrolozit ia kishte prerë stomakun dhe i numëronte sekondat e fundit, duke rënkuar në gjuhën e vet. Atij iu afrua një epror malazias dhe e pyeti se kush ishte e se çka kishte kërkuar në mesin e shqiptarëve, i ndjeri iu përgjigj: ‘Serbin sam, brate, što nas zverski ubiste!? Mobiliziran sam vojnik ove zemlje!’ - dhe, vdiq".

Hetuesi ushtarak i Plojës së Tivarit, kapiteni Bajram Gola, do të konstatojë se "klithma luftarake e këtyre shovenëve të tërbuar ka qenë: ‘živela osveta! Tako vam je trebalo, Šiptari!’ Ky krim lufte u plotësua me sjelljet më të ulëta që i karakterizojnë qyqarët malazez. Nuk u mjaftoi krimi shtazarak, por, duke treguar trimërinë, i kontrollonin kufomat dhe të plagosurit që mirrnin frymën e fundit i vritnin aty për aty, ua futnin duart në xhepa dhe ua plaçkitnin gjësendet me vlerë. Një numër nga rekrutët shqiptarë në valën e masakrimit, siç ngjan gjithmonë në aso raste, kishin kaluar muret dhe ishin shtrirë bregut, por nuk do të dihet se sa kanë shpëtuar. Unë në hetimet e mia kam konstatuar se 18 veta që kanë shpëtuar kanë hasur në një grup peshkatarësh dhe ata i kanë fshehur në kasollat e tyre dhe disa ditë i kanë ushqyer me bukë e me ujë, por një numër nuk ka pasur atë fat, sepse të nesërmen, përveç "trimave" të Brigadës X, janë orgnizuar të gjithë komunistët dhe skojistët prej Ulqinit e deri në Kotorr, në aksion për t'i zënë ata që kishin shpëtuar. Të gjithë këta që ishin angazhuar në këtë aksion të turpshëm njerëzor kishin vetëm një urdhër: "Ku t'i gjenin,

Page 41: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

aty për aty t'i vrisnin!" Kapiteni Bajram Gola, tërë kohën sa qëndroi në radhët e AJ-së, u

përpoq të mësonte, sa më shumë, për krimin ndaj rekrutëve shqiptarë në Tivar. Ai, midis të tjerash, do të konstatojë: “Një epror malazez m'i tregonte disa drama tragjike që i kishte përjetuar. Lëkura më rrëqethej. Thoshte: ‘Kur i zinin të arratisurit të fshehur nëpër kaçubat e bregut, i vrsinin pamëshirshëm. Kurrë ato skena tragjike nuk do t'i harrojë!’ Më tregonte ky malazez dhe qante. E mallkonte Gasha Markoviqin. Më pyeste: ‘Bajram, a dinë shqiptarët dhe prindërit e të masakruarve për këtë tragjedi?!’ Ky që m'i tregonte këto ndodhi quhej Krivokapiq, por nuk ishte i vetmi, por t'i japim fund kësaj skene tragjike.

Pasi u bë masakrimi i 1700 ushtarëve shqiptarë, gjakatërët u gjetën në hall. Ku t'i fshihnin kufomat e të vrarëve? Oborri ishte mjaft i kufizuar si sipërfaqe për t'i fshehur nga opinioni - nga qytetarët e Tivarit, të cilët atëherë e përbënin 95% shqiptarë e myslimanë. Tërë pasditës dhe natën u munduan me një trabakullë për t'i hedhur në hapësirën e Detit Adriatik, por, kur zbardhi drita, tivarasit u trazuan dhe e bllokuan Monopolin. Ua morën kufomat që kishin mbetur dhe i varrosën në Varret e Myslimanëve të Tivarit. Sa më kujtohet janë varrosur 483 kufoma dhe Rankoviqi vetëm ata i konsideron se paraqitnin numrin e të vrarëve, por e vërteta është 1.700 ushtarë (...)"

Komandanti i Brigadës X Malazeze, zbatuesi i Plojës së Tivarit, më vonë u gradua nënkolonel dhe u vendos në detyrën e komandantit të Çarkut të Cetinjës. Pra, "Lazar Moisovi do të thoshte: Si kishte munguar floku nga koka. D.m.th. asnjë vërejtje për atë krim lufte!!!" - theksonte Gola dhe vazhdonte kundër heshtjes së Plojës së Tivarit të 1 prillit 1945:

"Është traumë, tronditje për çdokënd që e ndien veten njeri. Si u hesht një krim i tillë, është një pyetje e thjeshtë se shqiptarët gjithmonë janë trajtuar element jashtëkushtetues, por nuk u binda atëherë e sot si ushtar, pse nuk e mori në duar ligji i jurispodencës ushtarake që ta spastrojë dhe ta sqarojë këtë çështje pa precedencë?!!!.

Ajo që të hedhë nga binarët është fakti se si e komunikuan këtë krim edhe personalitetet që i kishin dhënë vetes të drejtë t'i trajtojnë dhe t'i sqarojnë ngjarjet e luftës, si p.sh. Vladimir Dedijer. Ai në librin e dytë thotë se shkaku është se shqiptarët ishin ngritur dhe kishin synuar t'i vrisnin komesarët e aradhës. Kjo nuk mund të quhet ndryshe përpos rrenë me bisht! Po t'ishte Dedijeri i ndërshëm si pretendon ta prezentojë vetën, sigurisht krimin e Brigadës X Malazeze, dhe personalisht Gasha Markoviqin, do ta kishte kategorizuar si kriminel lufte dhe në mos në Ninberg, sigurisht do ta kishte nxjerrë para Gjyqit të Raselit...Edhe këtij le t'i shërbejë për nder, por

Page 42: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

të masakruarit në Tivar kërkojnë së paku që ta korrigjojë konstatimin e tillë, se aty nuk ishte në pyetje asnjë komisar... Didijerit dhe atyre që janë gati për ta sqaruar këtë krim, jam gati t'u ndihmojë dhe të dëshmojë për atë që e kam hulumtuar si oficer i aradhave speciale të Korparmatës së Ministrisë së Mbrojtjes së Popullit të Jugosllavisë, në shërbim në qytetin dhe në vendin ku ngjau kjo tragjedi.

Pse deri tashti kam heshtur, nuk është faji im, por i atyre që kanë kërkuar të hesht. Mund ta them edhe këtë fakt - se nuk kam heshtur asnjëherë. Sikur theksova në fillim, po e mbaj një peshë të rëndë në shpirt gati gjysmë shekulli".

Në parashtresën e kapitenit Bajram Gola janë pasqyruar edhe disa akte gjenocidi të ushtrisë serbomalazeze mbi pjesëtarët e Eshallonit të Tretë në rrugën Prizren - Tivar.

"Do të përmend vetëm një detaj, prej shumë rasteve dhe krimeve që bënë këta monstrumë të pandjenja njerëzore. Udhës përcjellësit malazez i vritnin ushtarët, të raskapiturit dhe të sëmurët si diçka normale. Do të përmend rastin e një eprori malazez diku në afërsi të Shkodrës, ku i kishte zërë nata në udhë. Eprori i quajtur Velko i futi ushtarët shqiptarë në një moçal në ujë deri në gjunj, kurse me të vetët e ndezi një zjarr afër rrugës. U ulën pranë, hanin e pinin dhe ushtarët i shanin shqiptarët, duke i maltretuar deri në mëngjes. Kur u jep urdhrin për ta vazhduar rrugën, shtatë ushtarë nuk mundën të lëviznin vendit, se ishin shtangur tërë natën në ujë. "Trimi" malazias ngrehu automatikun, i vrau dhe i la në baltë. I ra kalit dhe iu drejtua kolonës me fjalët më të ndyra si i tërbuar shkeli ushtarët duke i shajtur e terrorizuar, u bërtiste si i çmendur: "Izlazite Šiptari! Imali neko od vas koji može da mi izlazi na megdan, da vidite i da zapamtite koji je Crnogorac…!?"

Cili nga rekrutët shqiptarë duarthatë dhe të raskapitur do të mund t'i dilte në "mejdan" këtij "trimi"?! Më tutje, Gola, do të konstatojë: “I bindi të gjithë se kjo nuk është përrallë e montuar, por është fakti i vërtetë (...). S'ka dilema, edhe atëherë edhe sot, malaziasit janë treguar dhe sot po tregohen, armiq të përbetuar (të shqiptarëve). Shpeshherë i bëj vetes pyetje: përse?!?!?!... Ku janë krimet e popullit shqiptar ndaj malazezve dhe serbëve? Nuk jamë i verbër që nuk do ta kisha parë dhe gjykuar eventualisht krimin e popullit shqiptar. Për këtë çështje do të polemizoja me vjet, jo një shekull. Si mund të arsyetohen sjelljet e malazezve atëherë edhe sot, si mund të arsyetohen krimet e Luftës Ballkanike 1912-1916, 1918, 1945 e deri sot? Krishtërizimi i 12.000 shqiptarëve më 1912, dhe shumë vrasje e plaçkitje, uzurpime tokash e shtëpi...?!" - përfundonte me guxim dhe sinqeritet humanisti, oficeri i AJ-së, kapiteni Bajram Gola i Iliridës.

Page 43: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

RELATIVIZIMI DHE HESHTJAE PLOJËS SË TIVARIT NGA PKJ-ja DHE AJ-ja!?

Pasqyrimi i Plojës së Tivarit në burimet ushtarake të zëna në goje veç e veç dhe në mënyrë të ndërlidhur, krahasuese, sado këmbëngulës të jetë, nuk del plotësisht i saktë. Zatën, ato burime janë shkruar me kalkulime e me tendencë të caktuar: të mjegullohej e vërteta historike për aktet e gjenocidit dhe masakrat e AJ-së ndaj rekrutëve shqiptarë, të dërguar nga Prizreni, më 24, 26 dhe 27 mars 1945. As numri i shqiptarëve të nisur nga Prizreni, i treguar si 8000 dhe 7700, ka mundësi të mos ishte plotësisht i saktë, që shihet nga raportet e mëvonshme kundërthënëse.

Një tendencë për ta relativizuar dhe për ta minimizuar Plojën e Tivarit të 1 prillit 1945, përpos në raportet e njësive përgjegëse për eshallonet shqiptare, e hasim, siç kemi thënë më herët, edhe në konstatimet e AleksandërRankoviqit në Kongresin Themelues të PKS (8-12 maj 1945). Rankoviq në këtë periudhë të historisë së Jugosllavisë Avnojiste ishte njëri ndër persona-litetet politike e ushtarake më të afërta të rrethit të Titos dhe, duke iu drejtuar kongresistëve, midis të tjerash, konstatoi se "gjatë përcjelljës së një numri të shqiptarëve për plotësimin e njësive të Armatës IV, shpërtheu një incident, i cili nuk ishte i tillë që të mos mund të lokalizohej, në mënyrë që rrjedhimet të zvogëloheshin.”

Më tutje, Rankoviq, saktësonte: “Unë nuk dua të hyjë në hollësi. Një shqiptar u hidhërua në një përcjellës, e hoqi pushkën dhe e vrau. Pra, e vrau shokun, luftëtarin tanë tjetër. Por, shokët udhëheqës në vend që tërë çështjen ta vendosnin pa e përhapur konfliktin, tentuan t'i pushkatonin 40 shqiptarë për një luftëtarë të vrarë. Shpërthyen revoltat. Dikush nga shqiptarët nisi të hedhë bomba. Ndoshta kanë qenë disa bomba. Kurse udhëheqësit tanë hapën zjarr dhe i vranë 300 shqiptarë. Ky është shembull në të cilin duhet të mësojmë edhe ne që punojmë në ushtri edhe ne që punojmë në terren".

Përmbajtja e të dhënave që solli Rankoviqi pesë javë pas Plojës së Tivarit, përkatësisht një muaj pas dy raporteve: të Shtabit të Divizionit të 46-të dhe të Shtabit të Kolonës së Armatës IV, të 8 prillit 1945, hedhin dritë tjetër mbi shkaqet dhe shkaset, por edhe mbi përmasat e "incidentit" të 1 prillit 1945 në Tivar. Pasaktësia e këtyre konstatimeve duket sapo ato të ballafaqohen me të dhënat burimore ushtarake e historiografike serbe e jugosllave.

Kalkulimet dhe kundërthëniet që dalin në burimet serbo-jugosllave ushtarake, politike e historiografike, fatbardhësisht për shkencën, i bëjnë më

Page 44: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

të besueshme të dhënat në Proklamatën e Shtabit të Luftës së LLTSH-së, të fillimtetorit 1945, të dhënat e Informatës së Prof. Ymer Berishës, së 22 tetorit 1945, të dhënat në parashtresën e Azem Hajdinit, të 9 nëntorit 1966 dhe të dhënat në parashtresën e oficerit hetues të Plojës së Tivarit, kapitenit Bajram Gola, të 31 majit 1990. Këto katër dokumente të prejardhjes shqiptare e plotësojnë njëra - tjetrën dhe të gjitha së bashku i plotësojnë burimet arkivale ekzistuese pa lënë shumë vakuume.

Tashti të ndjekim kundërthëniet në burimet serbo-jugosllave: Nga konstatimet e A. Rankoviqit del se shqiptari që e vrau "ushtarin" e njësisë së përcjelljes ishte i armatosur - "... skinuo pušku i ubio ga"!?! Ndërkaq, nga raporti i Shtabit të Kolonës së Armatës IV shihet se shqiptari ishte i rrahur prej përcjellësit dhe për atë shkak viktima ia mori pushkën dhunuesit - "... na što mu je ovaj zgrabio i oduzeo njegovu pušku".

Konstatimi i A. Rankoviqit, më tutje, se "udhëheqësit e eshallonit e nxitën revoltën midis shqiptarëve", duke planifikuar të vrisnin "40 shqiptarë për një luftarë të vrarë"(!?!) - është një e dhënë që nuk përmendet në raportet e shtabeve e të njësive përcjellëse të eshalloneve të datës 8 prill 1945, por nuk është e dhënë e saktë, sikurse nuk qëndronte as konstatimi i tij se në "incidentin" e Tivarit u "vranë 300 shqiptarë”.

Së pari, e dhëna e Rankoviqit është shumë më e vogël se të dhënat në dy raportet e 8 prillit 1945, të shtabeve ushtarake përgjegjëse për dërgimin dhe shoqërimin e rekrutëve shqiptarë nga Prizreni deri në destinim - në njësitë e Armatës IV të AJ-së. Në raportin e Divizionit të 46-të të AJ-së për Shtabin Operativ të AJ-së pëë Kosmetin, siç kemi saktësuar disa herë, thuhej se “janë vrarë rreth 450 dhe janë plagosur rreth 120 shqiptarë”, kurse sipas raportit të Shtabit të kolonës shoqëruese së Armatës IV të Jugosllavisë për Shtabin Operativ për Kosovë dhe Metohi, në Masakrën e Tivari u nxorën ngaradhët 550 veta, prej të cilëve 150 të plagosur dhe rreth 430 të vrarë.

Se as të dhënat në dy raportet e cituara më lart nuk janë të sakta, dhe mund të kontestohen edhe me të dhëna historiografike serbo-jugosllave, të ndjekim se çka shkroi, më 1981, biografi më besnik i Titos, historiani Vladimir Dedijer: “Kryengritësit shqiptarë, një natë, në Tivar, në befasi sulmuan kuadrin e Komandës së kompanive të batalioneve si dhe komesarët politikë dhe i likuiduan. Të nesërmen, kur arritën forca të reja, kryengritësit bënë rezistencë të madhe, por, u mposhtën me gjak, duke mos mbetur asnjë i gjallë. Llogaritet se u likuiduan rreth 500 - 600 kryengritës shqiptarë”.

Në konstatimet e Dedijerit nuk ka asnjë të vërtetë dhe as interpretim njerëzor. Ai këtu shkroi në shërbim të albanofobisë jugosllave të orkestruar nga shovinizmi dhe racizmi kolonial serb kundër kërkesave të Pranverës Shqiptare ’81, të lara me gjak.

Page 45: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

Dhe, këtu, as ka nevojë të ballafaqojmë të dhënat dhe konstatimet e Rankoviqit me të Dedijerit. Ato janë veteliminuese. Por, megjithatë, minimizimet e Rankoviqit dhe konstruksionet e Dedijerit duhet të sillen përballë kalkulimeve përshesh të historianëve Bozhidar Bozhoviq dhe Milorad Vaviq, të vitit 1991, për Masakrën e Tivarit, e që janë prapë në frymën e kërkesave serbe për asgjësimin e shqiptarësisë së Kosovës edhe me përvojën serbomalaziase të Tivarit . Në këtë mënyrë do të pasqyrohet përfundimisht tendenca dhe pasaktësia e burimeve të prejardhjes politike, ushtarake e historiografike serbo-jugosllave për Masakrën e Tivarit të 1 prillit 1945, në veçanti, dhe për masakrat ndaj rekrutëve shqiptarë të eshalloneve të marsit dhe të prillit 1945 - për Armatën IV të AJ-së, në përgjithësi. Sipas historianëve Bozhoviq - Vaviq, në Tivar, më 1 prill 1945, ishin vrarë vetëm 103 veta etnishë të ndryshme: 53 shqiptarë, 71 boshnjakë, 23 serbë, 13 malazez, 5 turq dhe 1 tjetër. Çka të flasim më tutje. Derisa numrat e Rankoviqi realisht tregonin vetëm rreth një të 5.7-tën pjesë nga numri i të masakruarve të saktësuar nga Prof. Ymer Berisha, më 1945, dhe kapiteni Bajram Gola, më 1990, për Bozhoviq - Vaviq numri i shqiptarëve të masakruar në Masakrën e Tivarit tregon vetëm rreth të gjashtën pjesë që e pranonte Rankoviq në Kongres të PKS-së, rreth të nëntën pjesë që pranonte Shtabi i Divizionit të 46-të të AJ-së, rreth të dymbëdhjetën pjesë që e pranonte biografi i Titos, Dedijer, dhe rreth të tridhjetën pjesë të rekrutëve shqiptarë pjesëtarë të Eshallonit të Dytë, të masakruar nga nisja në Prizren, më 26 mars, përfundimisht me Masakrën e 1 prillit 1945, në Tivar.

Besoj se nuk ka nevojë të përimtojmë, më tuje, të dhënat e tjera kontradiktore të burimeve serbe për Masakrën e Tivarit. Por duhet të theksojmë se numri i atyre që u masakruan në të tri eshallonet është shumë i madh dhe "300-shi" i Rankoviqit më së paku paraqet vetëm rreth 1/8 e numrit të shqiptarëve të masakruar prej Prizrenit deri në Armatën IV të AJ-së, që mund të dëshmohet me dokumente, ose vetëm 1/14 pjesë që dëshmohet me të dhënat memoriale të përjetuesve të marshutës Prizren - Istër.

Të ndjekim edhe pak të dhënat dhe rezultatet nga analizat kritike: Gati në fillim kemi konstatuar se Shefi i Seksionit për informata i Shtabit Operativ të Kosmetit, Novak Bulatoviq, më 28 mars 1945, e informonte Shtabin Suprem të AJ-së (Seksionin e dytë), se më 22 mars 1945 i kishte nisur nga Prizreni "një eshallon me 8000 shqiptarë", i cili, sipas tij, deri në Shkodër arriti në tërësi, "përveç treve të cilët tentuan të iknin dhe u vranë nga ana e përcjellësve".

Meqë ky raport është i datës një ditë pas dërgimit të tri eshalloneve (më 24, 26 dhe 27 mars) “me 7700 shqiptarë", ka mundësi që të jetë më i

Page 46: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

sigurt, ndonëse hetohet një shkarje, ose një tentim për mjegullimin e fakteve. Siç dihet, më 22 mars nuk pati lëvizje të rekrutëve nga Prizreni për Shkodër, por lëvizja ndodhi më 24 mars 1945. Mirëpo, diçka nuk ishte në rregull. Me gjasë Shtabi i Divizionit të 46-të me raportin përmbledhës të 28 marsit 1945 e zvogëloi numrin e "shqiptarëve" të nisur për Shkodër për numrin e atyre që u masakruan në "incidentin" afër Kukësit dhe pikërisht në Eshallonin e Dytë. Kjo aq më parë kur shihet se në raportin e datës 28 mars, fillimisht janë treguar "90 shqiptarë të sëmurë" dhe të lënë në Prizren, e më vonë në dokument është shtuar me dorë edhe fjalia: "Mbetën edhe 200 syrësh të sëmurë për shikim mjekësor", sigurisht për të fshehur krimin?!

Dhe, është për t'u habitur dhe, detyrimisht për të shtruar pyetjet: Pse "mungon" raporti i Shtabit të Divizionit të 46-të për SHOK-un, për datën 26 mars 1945, të nisjes së Eshallonit të Dytë, dhe përse të dy raportet që flasin për nisjen e eshalloneve - i datës 24 mars, për nisjen e Eshallonit të Parë, dhe i datës 27 mars 1945, për shkuarjen e të tri eshalloneve, mbajnë një numër: Str. pov. br. 47?!

Sipas regjistrimit në Arkivin Ushtarak të Beogradit shihet se midis këtyre dy dokumenteve ishin, së paku, edhe dy raporte, që do të thotë për nisjen e Eshallonit të Dytë, më 26 mars, dhe të Eshallonit të Tretë, më 27 mars 1945.

Nisur nga burimet e proveniencës ushtarake jugosllave, që u përmendën deri këtu, del se prej "8000 shqiptarëve" që SHOK-u ia nisi Armatës IV të AJ-së, asaj mund t'i jenë dorëzuar vetëm rreth 2204 veta nga Eshalloni i Parë, rreth 2030 veta nga Eshalloni i Dytë dhe rreth 2490 veta nga Eshalloni i Tretë, ose gjithsej rreth 6724 veta. Mirëpo, dihet qartë se nga Eshalloni i dytë në Armatën IV të AJ-së nuk arritën 2030 veta, por arritën 726 veta nga të 810-tit sa mbetën pas Plojës së Tivarit, del se me Armatën IV të AJ-së u bashkuan vetëm 5520 shqiptarë nga të tri e shallonet e marsit 1945. Së këndejmi, rezulton se deri në Armatën IV të UJ-së janë therë, pushkatuar e masakruar 2180 veta, nëse nga Prizreni janë nisur 8000 shqiptarë, siç raportohej më 28 mars 1945, ose 2480 veta, nëse nga Prizreni janë nisur 7700 shqiptarë, siç del nga raporti i datës 27 mars 1945.

Krejt në fund, duhet të konstatojmë edhe këto fakte. Kufomat e të masakruarve në Plojën e Tivarit, më 1 prill 1945, i larguan nga sheshi i plojës nga mbrëmja e 1 prillit deri në mesin e 2 prillit 1945. Natën, duke i përdorur të mbijetuerit për ngarkim, i bartën me kamianë, me tren e me trabakulla, ndërsa një numër të kufomave i hodhën në brendi të detit, një numër syrësh i qitën në det nga Shkëmbi i Volujicës, disa i mbuluan në një gropë në vendin Sutorman, një pjesë e bartën me tren deri në Tugjemil dhe i hodhën në dy shpella në vendin Mali i Kurorës, disa i varrosën në varret e fshatit shqiptar,

Page 47: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

Sinjan, e disa i mbuluan në disa gropa, në fushë, jo larg Monopolit të Duhanit. Sipas hetuesit ushtarak, kapitenit Bajram Gola, më 2 prill 1945, “… kur zbardhi drita, tivarasit u trazuan dhe e bllokuan Monopolin. Ua morën (ushtarëve malazez) kufomat që kishin mbetur dhe i varrosën në Varret e Myslimanëve të Tivarit. Sa më kujtohet janë varrosur 483 kufoma”.

Këtu duhet të konstatojmë edhe faktin se kufomat e atyre që, në kërkim të shpëtimit të jetës, u vranë nga skojistët dhe komunistët malazez, boshnjakë apo edhe shqiptarë në Tivar të Vjetër ose në fshatrat periferike të Tivarit, u hodhën në hendeqe, ose u varrosën në varret e fshatrave shqiptare.

Ndërkaq, të plagosurit në “incidente” gjatë marshimit nga Prizreni deri në Tivar, kinse po liheshin në spitale, i pushkatuan, sikurse edhe shumicën e të sëmurëve. Këshu ndodhi edhe me të plagosurit rëndë në Plojën e Tivarit të 1 prillit 1945. Shumë u therën me sadizëm nga skojistë e komunistë malazez, disa vdiqën në vendin e krimit, pa u dhënë ndihma mjekësore, e të plagosurit më lehtë, të cilët përballuan plagët deri pas regjistrimit të të mbijetuarve, më 2 prill 1945, u dërguan në spitalet në Miloçer, Tivar, Melinë, Raguzë dhe Split, e ndonjëri arriti të kthehej, pas shumë peripecive, edhe në Spitalin e Shkodrës etj. Të plagosurit e kuruar në spitalet jugosllave ishin të detyruar të mos tregonin se ku janë plagosur, por secili të paraqitej si i plagosur në luftimet me gjermanët në Frontin e Adriatikut.

Krejt në fund të kësaj pjese të studimit, më duhet të konstatoj edhe faktin: meqë asnjë ushtar, asnjë epror, asnjë dhunues, asnjë vrasës gjakpirës mbi shqiptarët e mobilizuar për nevoja të AJ-së, dhe as inskenuesit dhe zbatuesit e Masakrës së Tivarit nuk u morën në pyetje, por u lëvduan për trimëri, patriotizëm, heroizëm dhe u graduan me grada të larta ushtarake, mund të besohet se konstatimet moralizuese të Aleksandër Rankoviqit kishin konotacion tjetër: të mësimit se si duhej të veprohej më tutje në zbatimin e ur-dhëresave të Shtabit Suprem të UNÇ të Serbisë, të përmendura në hyrje të këtij studimi - për spastrimin etnik shqiptar të Kosovës dhe të viseve të tjera jashtë Shqipërisë Londineze.

ESHALLONET E PRILLIT 1945

Me motivim, kinse për ta ndihmuar luftën kundër okupatorit në Kroaci e në Slloveni, Shtabi i Përgjithshëm i UJ-së e detyroi SHOK-un të mobilizonte edhe rreth "4000 shqiptarë" për nevojat e Armatës IV të AJ-së. Këta duhej të dërgoheshin nëpër rrugën e përgjakur të pjesëtarëve të eshalloneve të marsit 1945. Qëllimi ishte po ai i mëhershmi dhe i kahershmi: të largoheshin nga Kosova meshkujt e aftë për luftë, të dobësohej Lëvizja e

Page 48: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

Rezistencës Shqiptare Antijugosllave nën organizimin e Shtabit Suprem të Kosovës, të Komitetit Qendror Demokratik Shqiptar dhe të Oganizatës Nacional Demokratike Shqiptare. Të pamundësohej realizimi i së drejtës shqiptare në vetëvendosje të premtuar nga PKJ-ja - LANÇJ-ja gjatë Luftës së Dytë Botërore, të krijoheshin rrethana lehtësuese për aneksimin e Kosovës - Serbisë Federale.

Këto qëllime të mobilizimit të dhunshëm të shqiptarëve për AJ-në, në mars-prill 1945, nuk kanë dashur t’i fshehin as historianët: Bozhoviq -Vaviq, më 1991, sepse një përvojë serbe të tillë e preferonin edhe në fille të lindjes së formave të para të rezistencës së organizuar politike e ushtarake shqiptare të UÇK-së. Ata konstatonin: “Dërgimi i numrit kaq të madh të rekrutëve shqiptarë nga Kosova e Metohija për plotësimin e qendrave të njësive ushtarake jashtë Kosovës duhej kuptuar si nevojë për izolimin e tyre, si masë preventive për pengimin e Kryengritjes dhe të aksioneve që krerët e tyre parashihnin t’i ndërmerrnin gjatë pranverës së ardhshme”.

Kështu, më 13 prill 1945, Shtabi Operativ i Kosmetit (SHOK-u) e informonte Shtabin e Divizionit të 46-të të AJ-së se, më 19 prill 1945, "nga territori i Kosmetit përmes Prizrenit dhe Shkodrës shkon edhe një transport i të mobilizuarve për Armatën IV". Këta të mobilizuar ishin nga viset e Mitrovicës, të Prishtinës e të Ferizajt, të cilët në Prizren duhej të vinin midis 16 e 18 prillit 1945 dhe për në Shkodër “transporti” duhej të nisej më 19 dhe më 20 prill 1945, pra në dy eshallone me nga rreth "2000 njerëz". Më tutje, thuhej: "Nga Prizreni deri në Shkodër eshallonet do t’i përcjellin nga një batalion i Divizionit të 46-të. Etapat në këtë marshim mbetën po ato të herës së parë".

Në këtë drejtim, SHOK-u, me "urdhëresën telefonike" të 16 prillit 1945, e ngarkoi Shtabin e Divizionit 46 të AJ-së në Prizren që ta bënte bllokimin e qytetit natën dhe ta bastiste deri në imtësi, me ç'rast të regjistronte rekrutët për eshallonet e prillit, të ç'armatoste popullsinë dhe të konfiskonte të mirat materiale me rëndësi për AJ-në.

Detyra e dhënë u krye me sukses: "Bllokimi i qytetit si me bllokadë të jashtme, ashtu edhe nga brenda, me bllokimin e rrugëve dhe të shtëpive, u krye më 17 prill deri në orën 4.30 minuta, kur filloi edhe bastisja, e cila zgjati deri në orën 18" - i raportonte Shtabi i Divizionit të 46-të - SHOK-ut, më 20 prill 1945. Në raport, midis të tjerash, thuhej se "gjatë bastisjes së qytetit janë kapur 424 persona të dyshimtë, të cilët iu dorëzuan OZN-ës së rrethit të Prizrenit". Bashkëngjitur me raportin i dërgohej edhe specifikacioni i gjërave të konfiskuara dhe i vihej në spikamë se "janë regjistruar të gjithë rekrutët e moshës 16-60 vjeç, gjithsej 1500 rekrutë" e prej tyre thirrjes, që u është lënë,

Page 49: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

iu përgjigjen 1300 rekrutë, por për njësitë e AJ-së do të dërgohen vetëm "320 rekrutë të aftë”.

Vetë fakti se nga 1300 shqiptarët e paraqitur në Shtabin e Divizionit të 46-të u liruan, si të paaftë për ushtri, 980 veta, tregon se bastisja ishte një racio, dhunë psikike e fizike ndaj popullsisë shqiptare të Prizrenit. Nga raporti i komandantit të Eshallonit të Divizionit të 46-të për "transportimin e shqiptarëve", të datës 3 maj 1945, për Shtabin e Divizionit të 46-të të AJ-së, shihet se nga Prizreni në drejtim të Shkodrës prapë u dërguan tri eshallone "shqiptarë rishtazi të mobilizuar".

Ne nuk i gjetëm raportet për nisjen e eshalloneve veç e veç, në ditën e nisjes, as janë të njohura për shkencën. Mund të supozojmë se përvoja me eshallonet e marsit i kishte mësuar të mos jepnin numra për shqiptarët e deportuar, derisa ata të mos ia dorëzonin Armatës IV të AJ-së. Pra, të vrisnin pa frikë se do të lënin gjurmët e krimit në raporte. Të dhënat e para raportuese i kemi gjashtë ditë pasi janë nisur eshallonet, pikërisht në Raportin pesëmbëdhjetëditësh të 30 prillit 1945 - mbi situatën dhe punën e Shtabit të Divizionit të 46-të për kohën 15-30 prill 1945 për SHOK-un.

Në këtë dokument, të shkruar tri ditë para se të ktheheshin njësitë përcjellëse të eshalloneve, është saktësuar: "Në kohën prej 19-24 prill janë përcjellë për Shkodër tri grupe rekrutësh shqiptarë të mobilizuar në territorin e Divizionit dhe që arritën në Prizren, të dërguar nga anët e tjera. Grupi i parë prej 1520 rekrutësh u nis nga Prizreni më 19 prill (...), Grupi i dytë prej 2626 rekrutësh u nis nga Prizreni më 20 prill (...) dhe Grupi i tretë prej 1130 rekrutësh u dërgua më 24 prill 1945", që do të thotë gjithsej 5276 shqiptarë “rishtazi të mobilizuar”.

Raporti përfundonte me konstatimin se "eshallonet e transportuara ka-në arritur në Shkodër, kurse njerëzit të cilët i përcollën ende nuk janë kthyer nga rruga në Prizren".

Njësitë përcjellëse të eshalloneve do të kthehen nga Shkodra në Prizren më 3 maj 1945 dhe, po atë ditë, i raportuan Shtabit të Divizionit të 46-të të AJ-së për dërgimin dhe dorëzimin e tri eshalloneve. Shtabi i Divizionit të 46-të këtë raport e përvetësoi me disa ndryshime në numrin e rekrutëve shqiptarë të dërguar dhe të dorëzuar njësive të Armatës IV të AJ-së dhe ia dërgoi SHOK-ut, më 4 maj 1945, për informim.

Sipas versionit të raportit të datës së 4 majit 1945, Eshalloni i Parë "më 1506 shqiptarë" u nis më 19 prill 1945, i shoqëruar prej Batalionit të Tretë të Brigadës së 26-të Serbe, e në Shkodër arriti më 22 prill dhe më 23 prill 1945 iu dorëzu njësive të Armatës IV të AJ-së.

Eshalloni i Dytë me "2601 shqiptarë" është nisur nga Prizreni më 20 prill 1945, nën përcjelljen e Batalionit të Parë të Brigadës së 25-të Serbe, por

Page 50: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

për shkak të vështirësive dhe pengesave në marshutë, për shkak "të rritjes së ujit në Dri", Eshalloni në Shkodër arriti në dy pjesë. Pikërisht më 24 prill 1945 arritën 925 veta dhe më 25 prill edhe 1635 veta, që do të thotë gjithsej 2560 ose 41 më pak. Ky Eshallon më 26 prill 1945 iu dorëzua njësive të Armatës IV në Shkodër.

Eshalloni i Tretë me "1216 shqiptarë" është nisur më 24 prill 1945, në përcjellje të Batalionit të Parë të Brigadës së 26-të Serbe dhe ka arritur në Shkodër më 27 prill, kurse më 28 prill 1945 u është dorëzuar njësive të Armatës IV të AJ-së. Në raport thuhej se "në Prizren i kam pranuar 5323 shqiptarë rishtazi të mobilizuar për t'i transportuar deri në Shkodër, kurse në Shkodër arrita dhe i dorëzova 5291 shqiptarë rishtazi të mobilizuar. U dorëzuan 32 shqiptarë rishtazi të mobilizuar më pak".

Këtu duhet të konstatojmë këtë dallim: Sipas Raportit të Shtabit të Divizionit të 46-të për SHOK-un, më 30 prill 1945, eshallonet jsnë nisur nga Prizreni me gjithsej 5276 shqiptarë , kurse sipas raportit të 4 majit 1945, eshallonet kishin 5323 shqiptarë, pra 47 veta më shumë. Tashti të ndjekim edhe një pasqyrim tjetër të fakteve: Analiza e plotë e raportit të 3, përkatësisht 4 majit 1945, tregon se në Shkodër arritën 5282 dhe jo 5291, sepse dy grupet e Eshallonit të Dytë (925+1635) ishin barabar me 2560, ose 41 më pak se janë numri i përgjithshëm i shqiptarëve që janë dërguar nga Prizreni.

Pra, edhe nëntë veta janë "çregjistruar" pa nishan, sepse më 20 prill 1945 afër Kukësit tre shqiptarë tentuan "të iknin", dhe një u vra e dy u plagosën dhe u "kthyen në Prizren". Në rrugë nga Kukësi deri në Pukë ishin sëmurë 7 shqiptarë dhe i ishin "lanë" pushtetit shqiptar, kurse 1 kishte vdekur e 17 shqiptarë kishin rënë nga barka në Dri dhe ishin mbytur, dy kishin vdekur nga tifoja në Shkodër dhe kishin dezertuar 4 shqiptarë, që do të thotë gjithsej 34 dhe jo 32 veta, sa tregoheshin si deficit nga numri 2601 i shqiptarëve në Eshallonin e Dytë.

Të dhënat e tjera tregojnë se Eshalloni i Dytë, siç e kemi përmendur, nga Prizreni u nis me 2626 shqiptarë, andaj krahasuar me numrin 2560, sa faktikisht arritën në Shkodër, sipas raportit të 4 majit 1945, del se nga Prizreni deri në Shkodër u privuan, në mënyra të ndryshme, së paku 66 shqiptarë vetëm nga Eshalloni i Dytë i prillit 1945.

Një çështje me vete paraqet heshtja e pasqyrimit të marshutës së Eshallonit të Parë (me 1506 shqiptarë) dhe të Eshallonit të Tretë (me 1216 shqiptarë). Peripecitë, sëmundjet, "dezertimet", vrasjet e masakrimet në tri eshallonet e marsit dhe në Eshallonin e Dytë të prillit tregojnë se as dy eshallonet e tjera të prillit nuk kanë shkuar aq mire, saqë të mos përmendej asnjë "telashe"!?! Në raportin e 3 majit 1945, të njësisë përcjellëse të

Page 51: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

eshalloneve në fjalë, të cilin Shtabi i Divizionit të 46-të, më 4 maj 1945, ia dërgoi SHOK-ut, si raport të vetin, midis të tjerash, thuhej: "Gjatë kohës së transportimit të shqiptarëve nga Prizreni deri në Shkodër, udhëheqësit dhe luftëtarët e kuptuan drejt detyrën e vet, kështu që sjellja e udhëheqësve dhe e luftëtarëve ndaj shqiptarëve ishte e drejtë dhe në frymën e urdhëresave të dhëna, kështu që nuk ndodhën: rrahje, keqtrajtime dhe maltretime të shqip-tarëve..."

Konstatimi i mësipërm, në mos asgjë tjetër, tregon se gjatë "transportimeve" të eshalloneve të marsit pati "rrahje, keqtrajtime dhe maltretime të shqiptarëve”. Por, të dhënat memoriale të pjesëtarëve të tri eshalloneve të prillit flasin për dhunë, mizori, vrasje të të sëmurëve, inskenime të incidenteve dhe pushkatime para kolonës, kurse kufomat, si edhe me rastin e eshalloneve të marsit, vetëm sa janë skajuar nga rruga.

Të sjell edhe vetëm këtë fakt: Eshallonin e Dytë, "ku pati incidente", përpos një batalioni të Brigadës së 25-të serbe, e shoqëroi edhe "Çeta vrojtuese" e Shtabit të Divizionit të 46 të AJ-së. Ky fakt ndikoi që komanda e eshalloneve të informojë për "incidentet" në këtë eshallon dhe të heshten ato për dy eshallonet ku nuk pati "dëshmitarë"!?!

Së këndejmi, nga ndryshimi në të dhënat numerike në raportet e të njëjtit shtab rezulton se Eshalloni i Parë, i nisur nga Prizreni, me 1520 shqiptarë, në Shkodër arriti me 14 shqiptarë më pak. Eshalloni i Dytë, i nisur nga Prizreni, me 2626 shqiptarë, në Shkodër arriti me 66 shqiptarë më pak, por edhe dallimi prej 86 shqiptarëve, sipas raportit të 30 prillit dhe 3 majit 1945, në nisje të Eshallonit të Tretë, i cili, sipas të dy burimeve, arriti në Shkodër "pa asnjë incident"!?!, fsheh në vete një krim të madh, ndonjë plojë me përmasa të gjera. Del se gjatë marshutës së tri eshalloneve të prillit 1945 nga Prizreni deri në Shkodër u nxorën nga radhët 154 - 166 shqiptarë të mobilizuar për Armatën IV të AJ-së.

Peripecitë, vuajtjet, pushkatimet, plojat në rekrutët shqiptarë pjesëtarë të eshalloneve të prillit 1945, nuk përfundojnë me dorëzimin e tyre udhëheqësve të Armatës IV të AJ-së në Shkodër. Shumë mynxyra të hershme do t’i përjetojnë edhe në marshimin në drejtim të Raguzës, për çlirimin e viseve të Bosnjës, të Kroacisë dhe të Istrës - për pushtimin jugosllav të Triestës.

PËRMBLEDHJE E FAKTEVE

Nga të dhënat burimore të proveniencës ushtarake jugosllave, të

Page 52: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

përdora për këtë studim, del se në tri eshallonet e marsit 1945 nga Kosova për plotësimin e Armatës IV të Jugosllavisë janë nisur 7700 - 8000 shqiptarë, kurse në eshallonet e prillit 1945 edhe 5270 - 5323 shqiptarë. Do të thotë, Shtabi Operativ i Armatës së Jugosllavisë për Kosmet me destinim zyrtar, legal - për "çlirimin" e Istrës, për okupimin e Triestës dhe për çlirimin e Sllovenisë dhe të Kroacisë nisi nga Kosova 12970 - 13323 “rekrutë” të mobilizuar dhunshëm.

Por, qëllimi kryesor i mobilizimit të dhunshëm ishte largimi i meshkujve shqiptarë të aftë për luftë, për ta thyer më shpejt rezistencën shqiptare kundër planeve serbo-jugosllave për riokupimin dhe aneksimin e Kosovës dhe të tokave të tjera shqiptare jashtë Shqipërisë Londineze. Këtë qëllim parësor e tregon dhuna dhe vrasjet individuale dhe kolektive gjatë marshimit të eshalloneve shqiptare, të përcjella nga ushtarë serbë dhe malazias të pangopur me gjak shqiptari.

Analiza kritike e burimeve tregon se vetëm gjatë përcjelljes së eshalloneve të marsit nga Prizreni deri në Tivar prej 24 marsit deri më 2 prill 1945 u vranë, vdiqën nga tifoja dhe u “lanë”, të sëmurë në spitale, 614 shqiptarë. Profesor Ymer Berisha në raportin për Hadsonin, më 22 tetor 1945, dinte për 700 shqiparë të vrarë gjatë marshutës, kurse nga parashtresa e përjetuesit të tragjedisë, Azem Hajdinit, del se vetëm nga Eshalloni i Parë dhe Eshalloni i Tretë ishin vrarë 1000 - 1500 veta. Kjo është kujtesë e ekzagjeruar.

Para këtyre të dhënave, numri 614 i shqiptarëve të "çregjistruar" gjatë marshutës nga të tri eshallonet, që del nga burimet ushtarake, është më i sigurt. Madje, sa dihet, shqiptarët që "u lanë në spitale" nuk u kthyen në familje, ndaj u trajtuan si të vrarë në Tivar. Realisht, të sëmurët porsa i "nisën" për në spitale, d.m.th. porsa i larguan nga eshallonet, i pushkatuan.

Numri i shqiptarëve të vrarë e të plagosur në Masakrën e Tivarit, më 1 prill 1945, kurrë nuk do të dihet me saktësi, sepse nuk dihet me saktësi as numri i vërtetë i shqiptarëve të nisur nga Prizreni për në Armatën IV të Jugosllavisë. Raportet ushtarake që flasin për Masakrën në Tivar janë shkruar me vonesë një javë pas plojës, me llogari të caktuar për minimizimin e përmasave të krimit dhe për evitimin e mundësive për dhënien e përgjegjësisë për dhunën, vrasjet dhe masakrimet e ushtarëve dhe të ushtarakëve serbë e malazez mbi shqiptarët.

Kështu, numri 430 dhe 450 i të vrarëve dhe 150, përkatësisht 120, i të plagosurve, që përmenden në dy raportet e shtabeve ushtarake të datës 8 prill 1945, përgjegjëse për mobilizim dhe për shoqërim të rekrutëve, paraqet vetëm rreth 1/4 e të vrarëve dhe të të plagosurve më 1 prill 1945. Ndërkaq, e dhëna e Aleksandër Rankoviqit, më 1945, për vrasjen e 300 shqiptarëve në

Page 53: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

Tivar dhe për ngulfatjen e 130 të tjerëve të helmuar në Raguzë, falsifikimi historiografik i Vladimir Dedijerit, më 1981, kinse në Tivar ishin vrarë gjithsaishin 600 kryengritës shqiptarë dhe kalkuimi politik antishqiptar i historianëve shovinistë, Bozhidar Bozhoviq - Milorad Vaviq, më 1991, se në Tivar ishin vrarë vetëm 103 veta: 53 shqiptarë, 71 boshnjakë, 23 serbë, 13 malazez, 5 turq dhe 1 tjetër është kalkulim dhe përpjekje absurde, plotësisht politike, për një relativizim dhe minimizim të menduar mirë të qarqeve më të larta politike e ushtarake të Jugosllavisë, është fshehje e gjenocidit të shfre-nuar të ushtrisë serbe e malazeze kundër popullsisë shqiptare të Kosovës nga historiografia serbo-jugosllave.

Numrin më të saktë të rekrutëve shqiptarë të masakruar në Plojën e Tivarit, më 1 prill 1945, e konstatoi, i pari, profesor Ymer Berisha në informatën për përfaqësuesin anglez, gjeneralin Hadson, në Tiranë, më 22 tetor 1945. Këtë dokument e quajmë "më të saktë" në kuadër të burimeve arkivale që i njohim. Në këtë informatë, me një rëndësi të dorës së parë, për gjenocidin e ushtrisë komunisto-çetnike jugosllave mbi shqiptarët e Kosovës nga fundi i vitit 1944 dhe gjatë pjesës së parë të vitit 1945 është konstatuar: Në Masakrën e Tivarit u masakruan 1690 shqiptarë (një mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë).

Sipas Parashtresës për instancat më të larta politike, gjyqësore e ushtarake të Jugosllavisë, më 1990, të kapitenit Bajram Gola, oficer i njësive speciale të AJ-së, në "Natën e Bartolomeut" në Tivar, më 1 dhe 2 prill 1945, u masakruan dhe u pushkatuan 1700 shqiptarë, pjesëtarë të Eshallonit të Dytë, të marsit 1945. Sipas të dhënave në Parashtresën e Azem Hajdinit, për Komitetin Qendror të LKJ-së, pas Plojës së Tivarit dhe pikërisht sipas numë-rimit nga ana e një komisioni miks prej katër shqiptarëve dhe dy ushtarakëve serbomalazez, ishte konstatuar se nga masakra kishin shpëtuar vetëm 810 (tetëqind e dhjetë) shqiptarë. Gjatë marshimit më tutje të këtij grupi, nga 12 prilli 1945, deri në Biograd na More, ku pjesa e mbetur e Eshallonit të Dytë iu bashkua njësive të Armatës IV, mbetën gjallë vetëm 726 rekrutë shqiptarë.

Kështu, nëse janë të sigurta të dhënat e raporteve të datës 24 dhe 27 mars të vitit 1945, se nga Prizreni në Eshallonin e Dytë u nisën "2400 shqiptarë", nëse është e sigurt se gjatë marshimit të tij u vranë dhe u "çregjistruan" vetëm "30 shqiptarë" dhe nëse është e sigurtë se pas plojës mbetën gjallë 810 shqiptarë pjesëtarë të Eshallonit të Dytë, del se në Masakrën e Tivarrit të 1 prillit 1945 u masakruan 1560 shqiptarë. Kjo është logjika e fakteve e faktet janë kokëforta.

Përjetuesit dhe të mbijetuarit e Plojës në Tivar ngulin këmbë se nga Prizreni janë nisur jo 2400, por 4580, përkatësisht- 4700 shqiptarë, dhe këtë e mbështetin në informatat e oficerëve shoqërues në nisje nga Prizreni dhe

Page 54: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

pas Masakrës së Tivarit. Sipas kujtesës, pra, del se gjatë marshutës dhe në Plojën e Tivarit, në atë Kalvar të shqiptarësisë së Kosovës, u masakruan 3770 - 3890 veta. Këto përmasa të Masakrës së Tivarit, sipas kujtesës së përjetuesve të krimit nuk mund të materializohen me fakte, dhe as mund të vihet në dyshim e dhëna e raportuar më 27 mars 1945 se, nga Prizreni, në Eshallonin e Dytë, ishin nisur 2400 shqiptarë të mobilizuar detyrimisht.

Së këndejmi, në bazë të analizës kritike të fakteve burimore del se numri më i vogël i atyre që u masakruan në Masakrën e Tivarit, më 1 prill 1945, mund të konsiderohet 1560 veta, kurse numri më i madh 1700 veta, të cilin e ka konstatuar kapiteni Bajram Gola, anëtar i komisionit ushtarak jugosllav për hetimin e shkaqeve dhe të përmasës së Masakrës së Tivarit.

Mirëpo, tragjedia shqiptare, që përjetuan tri eshallonet e marsit 1945, dhe tri eshallonet e prillit 1945 nga Prizreni deri në Armatën IV të AJ-së, në qytete të ndryshme të bregdetit dalmatin, është shumë më e thellë. Dhe, kjo thellësi e tragjedisë së shqiptarësisë së Kosovës ka ndikuar në kujtesën historike që i tërë krimi, në të tri eshallonet e marsit 1945, të lidhet si kujtesë shqiptare e hidhur për përmasat e Plojës së Tivarit të 1 prillit 1945.

Dhe, të ndjekim faktet në këtë drejtim. Kthehemi në fille të krimit. Nga ajo që rezulton nga analiza e burimeve ushtarake del se nga Eshalloni i Parë i marsit 1945, në marshutën Prizreni - Trogir, u nxorën nga radhët 461 veta; nga Eshalloni i Dytë nga Tivari deri në Biograd na More u nxorën nga radhët më së paku edhe 84 veta; nga Eshalloni i Tretë në marshutën Prizren- Raguzë u nxorën nga radhët më së paku 506 veta. Do të thotë se nga Prizreni deri në Biograd na More, pa Masakrën e Tivatit të 1 prillit 1945, u nxorën nga radhët, në mënyra të ndryshme, më së paku: 1051 veta.

Nëse këtë numër, pra 1051, të nxjerrë nga radhët gjatë marshimit, ia shtojmë numrit më të saktë, që nuk mund të kontestohet me asgjë, të të masakruarve të Eshallonit të Dytë nga Prizreni përfundimisht me Masakrën në Tivar, del se prej 7700 - 8000 shqiptarëve të mobilizuar si “obveznici” (rekrutë) të të tri eshalloneve të marsit 1945 (midis datave 24 mars deri më 18 prill), u likuiduan, përkatësisht u nxorën nga radhët, 2611 rekrutë shqiptarë. E, nëse numrin e të masakruarve gjatë marshutës së të tri eshalloneve ia bashkojmë numrit më të madh të mundshëm, të masakruar në Masakrën e Tivarit, del se nga Prizreni deri në Biograd na More u masakruan dhe u nxorën nga radhët 2751 veta pjesëtarë të të tri eshalloneve të marsit 1945. Këtij numri duhet t’ia shtojmë edhe më së paku 166 shqiptarë të të tri eshalloneve të prillit 1945, të nxjerrë nga radhët në marshutën nga Prizreni deri në Shkodër. Del se nga numri i përgjithshëm 12 970 - 13 323 shqiptarëve të mobilizuar dhunshëm për nevojat e Armatës IV të AJ-së deri në destinim u hoqën nga radhët më së paku 2 917 veta, do të thotë rreth ¼ e

Page 55: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

efektivit, u ekzekutua dhe u masakrua në format më shnjerëzore, krim i pashembull gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Të rikujtojmë edhe një herë: Përmasat e krimit të pasqyruar me numrat që u sollën janë të dhëna që mund të vilen nga burimet me prejardhje ushtarake e politike jugosllave dhe saktësia e tyre mund të vihet në sprovë vetëm me një përqindje, të vogël, për më shumë ose për më pak, varësisht nganumri i të plagosurëve të shpëtuar.

Këtu duhet të rikujtojmë edhe faktin se në kujtesën historike të popull si numër më i saktë i shqiptarëve të mobilizuar për Armatën IV të AJ-së, e që pësuan në marshutën nga Prizreni deri në Biograd na More, konsiderohet shifra rreth 4000 veta. Meqë organet politike, policore, ushtarake e gjyqësore të Jugosllavisë së Titos kurrë nuk lejuan hapjen e Dosjes: "Masakra e Tivarit!", kujtimi historik i popullit shqiptar mbetet e vërtetë e hidhur e popullit, një det gjak shqiptari midis viktimës dhe gjakpirësit.

Të përmbyllim: Shikuar faktet te Gojko Milaniq, për mobilizimin dhe transportimin e dhunshëm jashtë Kosovës të 27 137 shqiptarëve të moshave 16-60 vjeçare, Shtabi Suprem i AJ-së në Kosovë stacionoi njësitë më elite të dhjetë divizioneve të ushtrisë partizane: të tetë divizioneve jugosllave dhe të dy divizioneve të Shqipërisë. Pikërisht: Divizionet XLI, XLVI, LII, Grupin e brigadave (malazezo-kosovare), Njësitë e Shtabit Operativ të Kosmetit, Brigada X Malazeze, disa njësi të Divizionit IX, të Divizionit XXVI dhe të Divizionit V e VI të Shqipërisë. Këto njësi, në marsin e vitit 1945, në Kosovë kishin një efektiv prej 40 mijë luftëtarësh me përvojë ushtarake të gjatë dhe me një armatim e teknikë ushtarake shumë të nevojshme për luftën kundër okupatorit nazi-fashist.

Kur numrit të të mobilizuarve të larguar nga Kosova u shtohet edhe numri i atyre që u vranë, që u burgosën dhe që u izoluan gjatë aksionit për mobilizimin e dhunshëm të shqiptarëve, del se Shtabi i Përgjithshëm i AJ-së, me urdhër të Titos, për largimin e një shqiptari të supozuar i aftë për rezistencë të armatosur antijugosllave, angazhoi më së paku dy ushtarë të njësive elite.

Ky fakt tregon më së miri se qëllimi i mobilizimit të shqiptarëve të aftë për luftë ishte formë brutale e hyrjes në zbatimin e projektit për gjenocid dhe etnocid - për spastrimin etnik shqiptar, sprovë kalvari e shqiptarësisë së Kosovës. Prova e parë për këtë konstatim është erzekutimi dhe masakrimi me sadizëm, me shumë tipare të kanibalizmit, të rreth 1/4 e shqiptarëve që i nisën nga Prizreni në rrugën Kukës - Shkodër - Tivar- Raguzë- Split -Trieste, për plotësimin e Armatës IV të AJ-së, kinse për çlirimin e Kroacisë dhe të Sllovenisë, por, në fakt, për okupimin e Triestës me shqiptarët mish për top.

Për dhunën dhe krimet mbi rekrutët shqiptarë kurrë nuk u mor në

Page 56: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

pyetje asnjë ushtar dhe anjë oficer serb as malazez, e që është dëshmia tjetër se Shtabi Suprem i AJ-së, në këtë mënyrë, ishte vu në plotësimin e kërkesave serbomëdha raciste që diktonte Elaborati i Akademikut Vasa Çubriloviq: "Që t'i zhdukim ose që t'i shpërngulim" - shqiptarët. Të rikujtojmë më tutje faktet se kjo kërkesë programore shekullore serbo-jugosllave "mund të zgjidhet më së miri gjatë luftës, siç është kjo", e LANÇJ-së ku, krahas "spastrimeve ushtarake gjatë operacioneve, duhet të përdoren edhe mjetet e tjera: t'u merren të gjitha të drejtat, të nxirren para gjyqit ushtarak, të dërgohen në kampe të përqendrimit, t'u konfiskohet pasuria dhe të detyrohen të shpër-ngulen!"

Përpjekjet për plotësimin e kërkesave për spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova dhe viset e tjera nën okupimin e sllavëve nuk munguan gjatë tërë jetës së Jugosllavisë Avnojiste, kurse nga vitet e ’90-ta, kur filloi shpërbërja e Jugosllavisë Kominterniste - Avnojiste, u bë program legal qeveritar i Serbisë së kamufluar me emrin Jugosllavi.

Për maltretimet, për dhunën, për vrasjet dhe për plojat ndaj shqiptarëve kurrë nuk dihet se dikur, ndonjë vrasës, të ishte marrë në përgjegjësi. Përkundrazi, çdo dhunë, vrasje e plojë nga nëntori 1944 deri në qershor 1999, sikurse edhe me rastin e Plojës së Tivarit, më 1 prill 1945, projektuesit, skenuesit dhe zbatuesit serbomalazez të vrasjeve dhe të plojave mbi shqiptarët janë shpërblyer materialisht dhe janë ngritur në shkallë të shenjtorëve të kombit serb, të bijtë më të denjë të Dobrica Qosiqit dhe të Sllobodan Milosheviqit. Ky është morali politik e njerëzor historik i sllavit ortodoks kundër shqiptarit të të tri feve: islame, ortodokse e katolike, kundër shqiptarësisë së Kosovës.

PËRGJEGJËSIA E ENVER HOXHËSPËR MASAKRËN TIVARIT

Titullimi i kësaj pjese është i drejtë vetëm kushtimisht, për faktin se emri i Enver Hoxhës simbolizonte luftën politike e ushtarake antifashiste komuniste të Shqipërisë Londineze, në një aleancë të ngushtë dhe përkrah popujve të Jugosllavisë, pa alternativë.

Në këtë shkallë të njohurive të burimeve arkivale nuk kemi të dhëna të sigurta për të dëshmuar fajësinë apo pafajësinë e Enver Hoxhës lidhur me Masakrën e Tivarit, por një gjë është e sigurt se efektivet e disa brigadave të UNÇ të Shqipërisë ishin pjesë e “rreth 40 mijë luftëtarëve” që morën pjesë në vendosjen e pushtetit ushtarak jugosllav në Kosovë, më 8 shkurt 1945, dhe për mobilizimin e dhunshëm të meshkujve shqiptarë të moshës 16-60 vjeçare,

Page 57: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

kinse për nevojat e luftës për çlirimin e Jugosllavisë. Për hir të së vërtetës historike, pa bredhur gjatë duhet të konstatojmë

faktin se komandanti i UNÇSH-së, Enver Hoxha, ka reagur politikisht me kohë, por butësisht, kundër maltretimeve, plaçkitjeve dhe pushkatimeve të shqiptarëve të Kosovës në prag të futjes së Kosovës nën pushtetin ushtarak tëJugosllavisë, më 8 shkurt 1945, por edhe më vonë, në periudhën e shtypjes sëKryengritjes së Drenicës, të mobilizimit dhe të transportimit jashtë Kosovës të shqiptarëve të aftë për luftë. Serbi Predrag Ajtiq, sekretar i Komitetit të PKJ-së në Prizren, informonte Komitetin Krahinor të PKJ-së së Kosmetit, midis të tjerash: “Shokët shqiptarë nga Brigada V më kanë sjellë disa telegrame nga Shtabi Kryesor i tyre dhe nga Çobani dhe kanë kërkuar të veproj sipas tyre (…): Të ndërprehen burgosjet dhe pushkatimet!” etj.

Dhe, sapo u vendos pushteti ushtarak dhe u suspendua Këshilli Nacionalçlirimtar i Kosovë e Metohisë, komandanti Enver Hoxha e dërgoi drenicakun Ramadan Çitaku, anëtar i KQ të PKSH-së, në Prishtinë të mësonte nga Miladin Popoviq, sekretar i Komitetit Krahinor të PKJ-së për Kosmet, se vendosja e pushtetit ushtarak në Kosovë a mos do të thotë se ky vis definitivisht do të mbetet në kuadër të Jugosllavisë(?!?). Thënë shulshqip, përgjigjja e Miladinit ishte: qepe!

Fati i eshalloneve të marsit 1945, ndonëse me vonesë, preku edhe ndërgjegjën e Komandës së Qarkut të Shkodrës, që shihet nga tri radiograme, më 3, 4 dhe 7 prill 1945, për Shtabin e Përgjithshëm të UNÇSH-së. Kjo ndodhi pas plojës së ushtruar mbi Eshallonin e Tretë në brigje të lumit Bunë. Në radiogramin e 3 prillit, midis të tjerash, thuhej: “Në mesnatën e 1 prillit gjatë kalimit të kolonës në skelën e lumit Buna, për arsye të paditura e ndoshta aksidentale, u mbytën një ushtar jugosllav dhe një prej të mobilizuarve. Ushtarët jugosllavë që shoqëronin autokolonën, duke pandehur se mbytja u bë me paramendim, hapen zjarr kundër turmës së të mobilizuarve të çarmatosur, që prisnin të kalonin lumin. Shoqëruesit nga batalioni i 2-të i Brigadës së 27-të të Divizionit të 46-të, që komandoheshin nga Qiro Stikoviq, vranë e plagosën mbi 17 veta”.

Në radiogramin e datës 4 prill 1945, Komanda e Qarkut të Shkodrës e informonte Komandën e Përgjithshme të UNÇSH-së, “se trajtimi që u bëhej kosovarëve të mobilizuar kishte ‘karakter shumë serioz’ dhe ai kishte një ndikim të përgjithshëm negativ në të gjitha krahinat e veriut, ku qëndrimi ndaj tyre kishte bërë ‘shumë bujë dhe përshtypje shumë të keqe e dëmprurëse”.

Për Masakrën e 1 prillit 1945 Komanda e Qarkut të Shkodrës do të informohet, por jo saktësisht, prej afro dhjetë vetave, të cilët, siç shihet nga pjesa e botuar e radiogramit, qartë nuk e kishin përjetuar plojën, kishin ikur

Page 58: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

më herët, ose i përkisnin Eshallonit të Tretë. Në radiogramin për Shtabin e Përgjithshëm të UNÇSH-së, më 7 prill 1945, midis të tjerash, konstatohej: “Përpara një jave, mëse 7000 kosovarë kaluan për në Mal të Zi, të ndarë në tri kolona marshimi. Grupi i dytë me më se 3000 veta sapo arriti pranë Tivarit, u rrethua nga jugosllavët. Prej tij u larguan elementët slave, ndërsa mbi shqiptarët u hap zjarr dhe me këtë rast u vranë 500 veta”.

Ndërkaq, shifranti i Komitetit Qendror të PKSH-së, Islam Kadeshi, mbi pesëdhjetë vjet pas Masakrës së Tivarit, do të konstatojë: “Atë ditë erdhi një telegram, një shifër nga komesari i Divizionit të Pestë, Ramiz Alia, i cili njoftonte se sot herët në mëngjes, një turmë e madhe disa mijëra shqiptarë të Kosovës, pasi u grumbulluan në mes të dy kodrave, në një luginë, u pushkatuan dhe u likuiduan të gjithë. Në momentin kur unë e dorëzova ketë telegram, në zyrë e gjeta Koçi Xoxën, Enver Hoxhën, ua dhashë telegramin në shifër të përkthyer (…). Për këtë ngjarje u hesht. Turp dhe krim i madh për ta. Më vonë, në një tubim të ngushtë, u mor vesh për këtë masakër. Popullit nuk iu dha asnjë njoftim, nuk dihej se sa ishin vrarë, në ç’rrethana, ku…”

Sipas hulumtuesit të gjenocidit serb mbi shqiptarët, Shaban Braha, në Arkivin Qendror të Shqipërisë gjenden dy dokumente të vitit 1951, ku thuhet: “Në fillim të vitit 1945 me mijëra ushtarë shqiptarë që bënin pjesë në divizionin e 38 jugosllav u vranë rrugës kur po kalonin prej Prizrenit në Shkodër me pretekst se kishin dashur të dezertonin”, dhe se një oficer malazez do të deklarojë: “Më 1945 u hodh një grupim partizan në drejtim të Malit të Zi, i cili do t’u duhej njësive tona partizane si plotësim (…). Me të arritur në Tivar nga këto grupe u vranë pa numrim nga Brigada e 10-të malazeze, e cila ishte urdhëruar”.

Përpiluesit e librit Rruga luftarake e Brigadës V Sulmuese, botuar më 1968, sigurisht në dijeni të radiogramit të 7 prillit 1945, të cituar më lart, me disa pasaktësi të dukshme, do të konstatojnë: “Kështu p.sh. 3000 djem kosovarë, të cilët i kishin vënë në rresht si robër lufte të çarmatosur, i kishin shoqëruar me një repart special jugosllav nga Prizreni në Ulqin dhe gjatë rrugës duke u provokuar incidente të ndryshme, shumicën e kishin vrarë, ndërsa 1.200 të tjerët që kishin arritur gjallë në Ulqin, të rrethuar nga tri anë me mitralozë dhe nga një anë me det i kishin pushkatuar dhe kufomat e tyre i kishin hedhur në det.”

Tashti këtu e kërkon momenti të konstatojmë një të vërtetë të hidhur: Komandat e njësive ushtarake të UNÇSH-së, të cilat hynë në Kosovë pas “kërkesës formale të Titos” të 13 tetorit 1944 - “për të ndihmuar partizanët jugosllavë”, sa erdhi dhe paksa do të kthjellen nga trullosja kominterniste - pansllaviste. Në këtë rizgjim të ndërgjegjes shqiptare do të ndikojë dhuna,

Page 59: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

shpronësimet, internimet, vrasjet dhe plojat e partizanëve jugosllavë ndaj shqiptarëve pa marrë parasysh klasën dhe gjininë. Kjo shihet qartë nga përmbajtja dhe fryma e raportit të komandës së Korparmatës III dërguar Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH-së, në mars të vitit 1945: “Në Kosovë janë vrarë njerëz nga Ushtria Nacionalçlirimtare Jugosllave. Duket se ka mjaft elementë shovinistë e provokatorë. Një pjesë e madhe e popullit të këtyre anëve është në mal. Populli i Kosmetit nuk ka aspak besim në Ushtrinë Nacionalçlirimtare Jugosllave. Heqja e flamurit shqiptar në qytetet e Kosovës e Metohisë, vrasja e delegacionit shqiptar, që ishte dërguar nga Shtabi Operativ për marrëveshje…, vrasja e 20 vetëve nga Malësia e Gjakovës pa asnjë arsye, vrasja në masë në Drenicë, humbja e njerëzve natën pa i marrë vesh kush, janë shkaqet që revoltojnë për së tepërmi popullin e Kosmetit kundër Ushtrisë Nacionalçlirimtare Jugosllave.”

Këtu ndahemi me Enver Hoxhën me një konstatim përmbledhës: Ende nuk i njohim burimet arkivale të prejadhjes ushtarake partizane e politike kominterniste të Shqipërisë për Kosovën në përiudhën e ripushtimit jugosllav nga nëntori 1944 deri në korrik të vitit 1945.

Të dhënat që u sollën më sipër tregojnë se Enver Hoxha, ushtria partizane dhe shteti i tij komunist, nuk kanë pasur të dhëna plotësisht të sigurta për përmasat e Masakrës së Tivarit të 1 prillt 1945. Mirëpo, Enver Hoxhën, ushtrinë dhe shtetin e tij askush nuk mund ta lajë nga fajësia morale dhe politike për faktin se kurrë nuk e shtruan, publikisht, para popullit shqiptar dhe para aleatëve të luftës, çështjen e ndriçimit të Masakrës së Tivarit.

PËRGJEGJËSIA E FADIL HOXHËSPËR MASAKRËN E TIVARIT

Që në fillim mund të kontatojmë: Më së paku një fajësi morale e politike të madhe, për Masakrën e Tivarit, e bartin mbi vete komandanti Fadil Hoxha, partizanët e tij dhe kuadro kominternistë shqiptarë të Kosovës. Këtu duhet të rikujtojmë faktin se të mbijetuarit e Masakrës së 1 prillit 1945 kërkuan t’i vizitonte ndonjëri nga udhëheqësit politikë e ushtarakë kosovarë: Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Rifat Berisha, Mehmet Hoxha, Ismet Shaqiri, apo ndonjë udhëheqës i Shqipërisë.

Disa përjetues mendojnë se shqiptari që iu drejtua atyre, më 2 prill 1945, ishte Fadil Hoxha, dhe u kishte “garantuar se më nuk do të përsëriten masakra të tilla.” Mirëpo, Fadil Hoxha, në tribunën shkëncore të Lidhjes së Historianëve të Kosovës, më 25 qershor 1990, para historianëve

Page 60: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

dhe personaliteteve politike e ushtarake të Kosovës të viteve 1941-1945, deklaroi: “Nuk kam pasur kurrfarë njohurish për masakrën në Tivar, as për dimensionet e kësaj masakre.” Zëvendëskomandanti i SHOK-ut, Fadil Hoxha, sikur kishte harruar se ç’kishte deklaruar më 15 dhjetor 1979: Midis të tjerash: “Ne, në udhëheqjen e kosovare i kemi ikur që të bisedojmë për atë. E kemi gjykuar atë sjellje dhe e kemi përfunduar çështjen me atë.”

Vërtet, Organizata Nacionale Demokratike Shqiptare, e cila realisht u lind Shkup në periudhën e Luftës së Drenicës dhe u përhap në vise të Iliridës dhe të Kosovës, veçanërisht nga marsi deri në qershorin e vitit 1945, në Fadil Hoxhën, Mehmet Hoxhën dhe Rifat Berishën shihte tre personat ushtarakë dhe politikë kominternistë kryesorë të Kosovës, të cilët po u shërbenin planeve pushtuese e shkombëtarizuese të Serbisë edhe pas vendosjes së pushtetit ushtarak jugosllav, më 8 shkurt 1945, në Kosovë. Madje, Komiteti Qendror i ONDSH-së dhe Shtabi i Luftës i Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare atyre ua shqiptuan dënimin kapital për tradhti kombëtare.

Këtu duhet të konstatojmë faktin se Shtabi i Luftës i LLTSH-së në Proklamatën e fillimtetorit 1945, duke folur për implikuesit në planifikimin dhe zbatimn e Masakrës së Tivarit, do të konstatojë: “Kjo ka ndodhur atyre ditëve kur heroi i popullit Haki Taha në mjedis të Prishtinës e ka vrarë në vend armikun më të madh të popullit shqiptar, malaziasin Miladin Popoviq. Për këtë Fadil Hoxha gjeti rastin e mirë, të cilin e ka pritur, dhe i dha urdhër komandantit në Tivar që të pushkatonte një numër të caktuar të shqiptarëve si hakmarrje për Miladinin. Malaziasi këtë detyrë e ka kryer me pedantëri dhe shumë shpejt. Për disa orë egërsinat gjakësore kanë masakruar më shumë se 3 000 shqiptarë.

Ky masakër do të vazhdonte deri sa të vriteshin të gjithë, por familjet e Tivarit ndërmjetësuan dhe ploja u ndal në gjysmë. Populli shqiptar e dinë mirë se kush është përgjegjës për këto ngjarje tragjike dhe ata shumë shpejt kanë për të dhënë llogari para popullit dhe familjeve të tyre.”

Mirëpo, implikimi i thellë i Fadil Hoxhës në Masakrën e Tivarit, sipas bindjes sime, si njohës i burimeve dhe i kujtesës për këtë tragjedi, kërkon dokumentim më të gjerë. Mirëpo, këtu, megjithatë, duhet të prekim edhe disa fakte. Në Urdhëresën e Titos (Tepër rezervat, nr.31, më 8 shkurt 1945), për vendosjen e pushtetit ushtarak jugosllav në Kosovë, emri i Fadil Hoxhës nuk përmendet si kuadër në tri postet e para: administrative, politike e komanduese të administrimit ushtarak jugosllav në Kosovë. U la zëvendës i komandantit të Shtabit Operativ të Kosmetit dhe, tash e tutje, Fadi Hoxhën e shohim në sprova të vështira për bindshmëri dhe besnikshmëri ndaj pushtuesit jugosllav në Kosovë dhe në tokat shqiptare jashtë Shqipërisë Londineze.

Page 61: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

Prova e parë: Më 18 shkurt 1945, sëbashku me Miladin Popoviqin, sekretar i KK të PKJ-së, Fadil Hoxhën e shohim në audiencë fillimisht te Kardeli e më pastaj te Tito, në Beograd, ku ua nxorën “mbi tavolinë” tri opcionet politike tanimë të përfolura në qarqet jugosllave e ballkanike për zgjidhjen e problemit shqiptar në Jugosllavi: “Trojet shqiptare jashtë Shqipërisë (Londineze) t’i ndanin njësitë federale të Jugosllavisë: Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi; ose një pjesë ta aneksonte Mali i Zi, një pjesë Maqedonia, një pjesë Serbia dhe pjesa qendrore si ‘Kosovë e Metohi’ të mbetej njësi autonome në përbërje të Serbisë federale. Mundësia e Tretë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës - bashkimi me shtetin amë, Shqipërinë, (atyre) iu tregua joreal në kushtet kur ‘ende në Shqipëri ka luftë qytetare!”

Derisa Miladin Popoviq do të hezitojë, peng i premtimeve që i kishte dhënë Enver Hoxhës - për zgjidhjen e problemit të Kosovës me referendum të popullit, “Fadil Hoxha e përkrahu zgjidhjen e dytë, këtë në të cilën na gjeti riokupimi i katërt i Kosovës më 1989/1990. Atë “zgjidhje” e pranoi “në emër të popullit shqiptar, si zgjidhje aktuale më e drejtë.”

Kjo ishte jo vetëm sprovë e madhe për bindshmëri, por ishte edhe shërbim i madh i Fadil Hoxhës për Jugosllavinë e Titos, sepse qartë hoqi dorë nga fitoret që i kishte siguruar me luftën antifashiste përkrah Jugosllavisë. Pas këtij provimi, Fadil Hoxha nga Beogradi u dërgua në Vërshac, për të shtypur përfundimisht revoltën e 10 shkurtit 1945, të shqiptarëve në një kazermë karantin. Koloneli Fadil Hoxha u emërua kryetar i gjyqit ushtarak dhe, sipas disa të dhënave, më 19 shkurt 1945, e, sipas të tjerave, më 1 mars 1945, i zgjodhi 11 veta “si organizues të Revoltës dhe i pushkatoi para rreshtit të ushtarëve duarthatë.” Ndërkaq, Shtabi i KNOJ-it, më vonë, do ta njoftojë OZN-ën se “Në Vërshac u gjykuan dhe u pushkatuan njëmbëdhjetë kryengritës arnautë.” Në bazë të hulumtimeve të mia në vitet e ’70-ta pata konstatuar: “Përjetuesit e kësaj ploje fadiliane thonë se, edhe në ditët që pasuan, u vodhën dhe u pushkatuan edhe mbi 40 të tjerë. Ky spastrim bëhej mbi bazë të urdhëresës së Fadil Hoxhës.”

Të rikujtojmë edhe këtë fakt. Në ditën që Fadil Hoxha urdhëroi pushkatimin e 11 shqiptarëve në Vershac, në Prishtinë, më 19 shkurt 1945, u mblodh Komiteti Krahinor i PKJ-së, i cili shqyrtoi pozitën politike të sekretarit politik, Miladin Popoviq, dhe mori vendimin “që organizata partiake e Kosovës t’i bashkangjitej organizatës partiake të Serbisë. Krejt këto marifetllëqe i udhëhiqnin Spasoje Gjakoviq dhe Dushan Mugosha pa hasur në asnjë rezistencë të kuadrit politik e ushtarak shqiptar të lagjes së Fadil Hoxhës”, kure “disa ditë para vrasjes së Miladin Popoviqit në Kosovë dhe Metohi erdhi Milenko Gjuroviq, si delegat i KQ të PKJ-së”- shkruan arkitekti i komplotit kundër Miladin Popoviqit dhe kundër patriotizmit

Page 62: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

shqiptar në radhën e LANÇJ-së.Mirëpo, sipas të dhënave që dalin nga analiza kritike e burimeve

politike e ushtarake jugosllave, vetëm largimi i Miladinit nga pozita e sekretarit politik të KK të PKJ-së nuk siguronte komoditet për veprim energjik të kominternistëve pansllavistë për veprim kundër shqiptarësisë dhe perspektivës politike të Kosovës drejt vetëvendosjes. Miladini i gjallë do të ishte pengesë e supozuar, ndaj u ngutën me likuidimin e tij, e njëkohësisht, kinse për hakmarrje të gjakut të Miladinit, edhe me likuidimin e elementit shqiptar politik e ushtarak antifashist të vendosur për sakrificë sublime për interesa të kombit shqiptar në tërësi.

Atentati kundër Miladin Popoviqit u realizua sipas një skenari të disejnuar mirë. Mësuesi antifashist kombëtar Haki Taha, pas një zënke të rëndë me Fadil Hoxhën në Prizren, për faktin se Kosova po rrëshqiste, për çdo ditë, drejt nënshtrimit dhe robërisë serbe, erdhi në Prishtinë dhe u takua, së paku, me Mehmet Kumnovën dhe Enver Sudin, anëtarë të Komitetit të NDSH-së për Prishtinë. OZN-a, në natën e 12/13 marsit 1945, e arrestoi pa bujë Haki Tahën dhe e vrau, me një plumb në tamth, në lokalet e OZN-as. Të nesërmen, më 13 mars 1945, “aty kah ora 10 para dreke” u vra Miladin Popoviq. Sipas Spasoje Gjakoviqit, historishkrues, Miladini u vra “rreth drekes”, kurse në informatën për Beogradin, shkroi:

“KQ të PKJ-së. U krye atentat në Miladin Popoviqin në Komitetin Krahinor, sot në

orën 11. Miladini ka rënë i vdekur në vend. Spasoje.” Dhe, në vazhdim, solli vazhdimin e njoftimit dedikuar KQ të PKJ-së: “Atentatori ndaj shokut Miladin Popoviq është Haki Taha, mësues nga Gjakova. Atentatori është njohur dhe në momentin e kapjes ka bërë vetvrasje. Ka mbetur i vdekur në vend. Tek ai është gjetur letra në të cilën thuhej: ‘E kam vrarë Miladinin, sepse ka dashur ta sundoj Kosovën.’ Hetimet vazhdojnë.” Realisht, këtu e tutje, Spasoje si historishkrues, do të paraqetë variantin zyrtar të OZN-ës për vrasjen e Miladin Popoviqit, të përpunuar dhe me ndryshime esenciale nga varianti i paraqitur në telegramin e datës 13 mars 1945. Por, njëherë t’i kthehemi shkrimit të Mehmet Hoxhës, i cili paralajmëronte diçka të tmerrshme për shqiptarët, si ai që ndodhi në Tivar, më 1 prill 1945.

Kryetari i Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës, i emëruar në këtë post nga Konferenca e Bujanit, më 2 janar 1944, Mehmet Hoxha, midis të tjerash, shkroi: “Mbas dores së dukshme t’atentatorit gjaksuer, Haki Tahes, mëshihen planet djallzore të gatueme prej klikave reakcionare, ne rastin t’onë konkret, prej klikave reakcionare shqiptare.

Reakcionarët shqiptarë kanë parashikue me permbushë tri qellime

Page 63: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

kryesore me anen e këtij atentati: A) Me zhdukë udhëheqsin e frontit N. Ç. në Kosovë e Metohi per t’a

ngadalue hovin e punes së rindertimit dhe t’organizimit. B) Me tronditë masat Serbe dhe Malazeze ne nji shkallë të tillë sa me i

ba këto që të ngrehen në shej hakmarrje kundra Shqiptarvet dhe te shkaktojne nji gjakderdhje ne Kosovë e Metohi.

C) Me tregue ne syet e shtresavet te mbrapambetuna dhe shoviniste Shqiptare se ata kanë akoma fyshek te pazbrazun dhe këso dore me fitue, mundësisht, nji far kredije tue paraqitë atentatin si nji akt te Shqiptarëve kundra Serbve dhe Malazezve.”

Më tutje, Mehmet Hoxha informonte opinionin se “vendin e tij te zbrazun e ka zanë nji shok tjeter i zoti dhe me ekspriencë si ai. Vrasja e Shokut Milladin ka qenë nji shkak ma teper per t’a shtye vemendjen t’onë, per t’a ashprue ma shumë luften t’onë kundra mbeturinave te fashizmit” dhe përfundonte me kërcënim e thirrje gjaksori për gjakmarrje: “Sherbtoret dhe agjentat e fashizmit do ta paguajnë shumë shtrejt gjakun e shokut Milladin Popoviqit. Rojet t’ona te shqueta e te gatëshme e kapen dorën tradhtare. Shumë shpejt kanë me i kapë dhe shtyesit e organizatorët e kësaj dore tradhtare.”

Gazeta Rilindja në informatën: “Prishtinë, 14 Mars”, do të nënvizojë: “Të mallengjyeshme kanë qenë fjalët që shoku Mehmet Hoxha i drejtoi kufomës”, kurse në Pejë, “Para gazermes, n’emen te pushtetit ushtarak dhe ushtris foli Kolonel Fadil Hoxha, zavendes i komandantit të Shtabit Operativ te Kosmetit, mandej komisari i brigades se Bokes.”

Ndërkaq, arkitekti i planit të vrasjes do të vazhdojë me rithurjen e variantit zyrtar oznas të vrasjes së Miladin Popoviqit. Dhe, sikur harron se çka i kishte shkruar KQ të PKJ-së, më 13 mars 1945, ndaj në raportin e datës 16 mars do t’i shkruajë: “Atentatori është gjetur më 14 (mars) në orën 15. Hetimet do të mund të vazhdojnë me sukses. Në parzmë nën gujë të atentarorit u gjetë flamuri shqiptar nga pëlhura, në të cilën ka shkruar: ‘Kosovës së Lirë - në bashkësi me Shqipërinë’. Atentatori ishte i vendosur për vdekjen e qindpërqindt, por frikacakllëku i korierit e ka shpëtuar. Spasoje.”

Dhe, po ky Spasoje, në faqen tjetër të librit, do të konstatojë edhe këtë: “Dhjeta minuta pas vrasjes jam gjendur në zyrën e Miladin Popoviqit, derisa Miladini ishte ende i mbështetur në karrige pranë tavolinës së punës. Ozna organizoi bllokimin e atij terreni dhe angazhoi batalionin e Shtabit Operativ të kryente bastisjen. Oficerët e OZN -ës ishin ditë e natë në atë rajon. Në ditën e dytë rreth drekës vrasësi Haki Taha ka dalë nga plevica dhe ka tentuar që të hedhej në një vend tjetër. U hetua. Vetëvrasjen e kreu

Page 64: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

në momentin e kapjes.”Kryeoznasi Spasoje Gjakoviq, më tutje, jep një tablo imagjinative të

denjë për film. Shkroi: “Ai fashist-irredentist entuziast, me dorë të majtë e ka shpërthekuar gujën dhe nga nënguja e nxori flamurin shqiptar, kurse me dorë të djathtë nga “bereta” e shkrepi fishekun në tamth dhe mbeti i vdekur në vend. Oficerët e oznës nuk shtinë në të, dëshiruan ta kapnin të gjallë.”

Kundërthëniet në variantin zyrtar oznas të Spasoje Gjakoviqit, të variantit zyrtar partiak, pushtetor e ushtarak publik të shfaqur gjatë ceremonialit të varrimit të Miladin Popoviqit në Pejë, i filluar nga ora 9.30 minuta të datës 14 mars 1945, rreth pesë orë e gjysmë para se të “gjendej” dhe para se të “vetëvritej” për së vdekuri, Haki Taha, dhe të variantit në kujtesën historike, janë evidente dhe të dushme.

E vërteta historike për vrasjen e Miladin Popoviqit dhe të Haki Tahës mund të përmblidhet në pak fjalë: OZN-a e vrau Haki Tahën para se ta vriste Miladin Popoviqin, kurse skenarin për “vetëvrasjen” dhe Flamurin Kombëtar Shqiptar të Haki Tahës e krijoi në dy e më shumë etapa.

Patrioti Haki Taha është ekzekutuar me një plumb në tamth, në natën e 12/13 marsit 1945, dhe OZN-a, pasi kreu punë me Miladin Popoviqin, ia vendosi mbi parzmë, nën pallto, një flamur shqiptar dhe, më 14 mars rreth orës 15, e nxori në një rrugicë, para një plevice në kat, jo larg nga ndërtesa e OZN-ës. Në “ndjekje”, si alibi, OZN-a kishin ftuar edhe aktivistë partiakë dhe nëpunës shqiptarë. Spasoje Gjakoviq e kishte thurur mirë Variantin e Flamurit. Ai e ftoi afër vetës komunistin shqiptar me autoritet - Vesel Rexhepin dhe i urdhëroi: “Shpërthekoja pallton dhe shiko se çka ka në parzmë…!?” Komunisti gjilanas, i cili kishte qenë jatak besnik i Pavle Joviqeviqit, Svetozar Vukmanoviq - Tempos, Fadil Hoxhës etj., në vitet 1941-1944, iu afrua kufomës së Haki Tahës pa hezitim, por u step para saj. Në vendin e “rënies” nuk kishte gjak, kurse gjaku që i dukej në fytyrë i ishte tharë plotësisht. Kjo e habiti komunistin idealist. U bind se Haki Taha ishte vrarë dikund gjetkë dhe kohë më parë. Ia shpërthekoi gujën dhe në parzmë i “gjeti” një flamur shqiptar, në të cilin nuk kishte të shkruar asgjë.

Këtu e tutje OZN-a do të përshpëtojë për ta bindur popullin se Miladinin e vrau “reakcioni shqiptaromadh” nga radhët e Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare. Kufoma e Haki Tahës u nxor në Çarshi (qendër) të Prishtinës, ditën e martë, ditë tregu, më 15 mars 1945, nga mengjesi deri para mbrëmbjes. Iu vendosën roje oznase dhe sollën qytetarë e të rinjë, komunistë e skojistë, ta pështynin dhe ta përdhosnin kufomën e “armikut të popullit”. Në mbrëmje, kufomën e ngarkuan, me ceremoni poshtruese, në një qerre të plehut dhe e humbën përjetësisht. Qarkulluan edhe fjalë se Kufomën e Haki Tahës e kallën për të mos rënë kurrë në duar të

Page 65: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

“reakcionarëve shqiptarë”. Këtu duhet të konstatojmë edhe një fakt. Pak minuta para se të jepej

alarmi për vrasjen e Miladin Popoviqit komunistët dhe antifashistët shqiptarë të lagjjes së Mehmet dhe Fadil Hoxhës ishin tubuar në një shtëpi vizavi me Gjimnazin “Sami Frashëri”, për të ngritur Këshillin Organizativ për formimin e “Komitetit të Shqiptarëve të Kosovës e të Metohisë”. Me këtë organizëm politik duhej të varrosej përfundimisht Rezoluta e KANÇ e Bujanit, e 2 janarit 1944, dhe të legjitimohej pranimi i Fadil Hoxhës, i 18 shkurtit 1945, para Kardelit dhe Titos, që Kosova të mbetej në kuadër të Serbisë - Jugosllavisë. Vrasja e Miladinit pati për pasojë ndërprerjen e këtij takimi. Mbledhja tjetër u ftua për 27 mars 1945, në Gjimnazin “Sami Frashëri”, ku u sollën 400 delegatë “nga të gjitha viset e Kosovës dhe Metohisë.”

Zhvillimet e Kuvendit Themelues i paraqiti besnikërisht “Organi i frontit të përbashkët Nacional Çlirimtar të Kosovë - Metohis” - “Rilindja”, e cila shkruante: “As nji pakice tjeter në Jugosllavi, nuk iu kanë njoftë këso të drejtash (…). Formimi i Komitetit asht nji nder ngjarjet me randsi te historis se popullit t’onë, kur ai për të parën here del në skenë krahas me popujt tjerë të Jugosllavis, i lirë dhe me të drejta të barabarta”!?!

Në fillim të punës Kuvendit Themelues të “Komitetit Kombëtar Shqiptar” iu drejtua kolonel Fadil Hoxha, i cili saktësoi “randësin e kuvendit dhe qellimet e tij. Ai për kryetarë të nderit i propozoi mbledhjes: Marshall Titon, Gjeneral-kolonel Enver Hoxhën, AVNOJ-in dhe Qeverin e përbashkët. Kjo u pranue e u zgjodh kryesia e punës.” Ky ishte edhe një mashtrim ordinar për popullin dhe ishte një dëshmi tjetër e Fadil Hoxhës për bindshmëri dhe besueshmëri ndaj aleatit të Luftës, i cili e kishte shkelur Kosovën dhe tokat shqiptare të tjera si okupator gjaksor.

Tashti t’i kthehemi Masakrës së Tivarit, për të vigjiluar se në mos ishte i implikuar edhe Fadil Hoxha me lagjjen e tij komuniste kryesisht gjakovaro-mitrovicase. Nga hulumtimet e kujtesës historike në terren dhe nga raportet ushtarake jugosllave kam konstatuar se shqiptarët e mobilizuar për nevoja të Armatës IV të AJ-së, të cilët u përcollën nëpër shtegun Prizren - Kukës - Fushë Arrëz - Shkodër - Tivar, nën përcjelljen e njësive serbe dhe malazeze (të cilat kishin pësuar debakël në Luftën e Drenicës, nën udhëheqjen e Shaban Palluzhës), u përkisnin viseve të Kosovës ku rezistanca e armatosur shqiptare antijugosllave kishte qenë më e fortë, përkatësisht nga viset ku e kishte shtrirë aktivitetin politik dhe luftartak Organizata Nacional Demokratike Shqiptare.

Dhe, tashti, është i njohur fakti se në Mitrovicë, komunisti i moçëm mitrovicas, Rasim Qerkezi, aso kohe prokuror, së bashku me dy oficerë

Page 66: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

serbë, i nxorën nga radhët e të mobilizuarve çerkezët, serbët, malazeztë dhe romët, kurse të mobilizuarit nga Gjakova dhe rrethina nuk u dërguan në eshallonet e vdekjes së marsit - prillit 1945, për Armatën IV të AJ-së. Së këndejmi, viktimat e Masakrës së Tivarit mund të pyesin: Pse në mesin tonë nuk ka asnjë gjakovar?!?

Këtu duhet të konstatojmë edhe këtë fakt: Dokumenti anonim i prejardhjes malazeze të vitit 1945 dhe Proklamata e Shtabit të Luftës së Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare, e fillimtetorit 1945, sikur e plotësojnë njëri-tjetrin në dëshmimin e implikimit të Fadil Hoxhës në Masakrën e Tivarit, të 1 prillit 1945. Koloneli Fadil Hoxha i ka pasur të njohura akuzat e njërit dhe të dokumentit tjetër, por kurrë nuk është deklaruar lidhur me ato akuza.

Më 14 dhe 15 dhjetor 1979, Instituti i Historisë së Kosovës mbajti simpoziumin: “Forcat e armatosura revolucionare të LNÇ të Kosovës më 1941-1945”. Në diskutime, tabu temën “Masakra e Tivarit” e hapi Prof. Dr. Bogumil Hrabak, duke u thirrur në konstatimet e Aleksandër Rankoviqit në Kongresin Themelues të PKS-së, në maj të vitit 1945. Ky ishte provokim shkencor i rëndësishëm dhe në diskutime do të lëshohen shumë veta nga auditori, ish-kuadro politike e ushtarake. Diskutimet u elektrizuan politikisht. Më të zëshëm për ta lënë problemin edhe më tutje në ad acta, si çështje të mbyllur, ishin treshi gjakovar: Fadil Hoxha - Ismet Shaqiri - Xhavit Nimani. Madje, i fundit, me këtë rast, do të deklarojë se ai i kishte ndalur gjakovarët të mos shkonin në eshallonet e marsit-prillit 1945, në relacionin: Prizren - Shkodër -Tivar.

Diskutimi i B. Hrabakut dhe i Xh. Nimanit nuk do të botohen, kurse Ismet Shaqiri nga diskutimi e hoqi tekstin për Masakrën e Tivarit. Duket se më vonë, në periudhën e përgatitjes për botim të diskutimeve, ishte arritur një marrëveshje që Fadil Hoxha, gjithsesi me mbështetje të kryeredaktorit, Akad. Ali Hadri, t’ia vëjë kapakun Kutisë së Pandorës. Ai e përgatiti diskutimin, në gjuhën serbishte, si një vlerësim me kompetencë për LANÇJ-në si revolucion. Tekstin e diskutimi për Masakrën e Tivarit e botoi shumë të balancuar politikisht, me kërkesë të qartë që Masakra e Tivarit, këtu e tutje, të quhet çështje e mbyllur, në njëfarëdore, me mirëkuptim politik e shkencor dhe me dajak!?! Ish-koloneli i Armatës Jugosllave tepër gjaksore në tokat shqiptare në përiudhën e ripushtimit ushtarak të Kosovës (nëntor 1944- korrik 1945), Fadil Hoxha, për Masakrën e Tivarit të 1 prillit 1945, realisht do të moralizojë dhe do të urdhërojë:

“Nuk ka revolucion në botë ku nuk ka pasur ndonjë gabim, tejkalim. Diçka nga ajo ka edhe në revolucionin tonë, edhe pse shumë pak. Unë nuk pajtohem që tashti të hulumtojmë se kush i ka vrarë ata njerëz në Tivar, dhe

Page 67: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

pse janë vrarë, dhe çka do të thotë ajo? Janë vrarë me gjasë të pagabuar dhe të paborxh. Kaq mund të konstatojmë.

Atje kanë pësuar kolonat tona, të cilat i kemi dërguar për plotësimin e njësive partizane jugosllave. Dikush vërteton se janë vrarë disa qindra, dikush një mijë, e disa prapë thonë se nuk ishin as njëqin veta. Të dhëna të sigurta për atë nuk ka, ose së fundi unë nuk i di. Mendoj se ato të dhëna nuk i ka as Instituti Historik Ushtarak në Beograd, as askush tjetër. Ne, në udhëheqjen e kosovare i kemi ikur që të bisedojmë për atë. E kemi gjykuar atë sjellje dhe e kemi përfunduar çështjen me atë. Nuk di se ku do të na çonte shqyrtimi. Por jemi munduar që atyre njerëzve të cilët atje janë viktimizuar t’ua njohim statusin e luftëtarit etj., kemi llogaritur se janë vrarë si partizanë. Kjo është e tëra se çka kemi mundur të bënim.

Ata megjithatë janë viktimizuar si luftëtarë. Por kjo nuk ka shkuar lehtë. Nëse, megjithatë, fillojmë sot ta hulumtojmë atë ngjarje, nuk do t’i kontrobuohej shumë historisë. Përpos asaj, ato janë ende varrë tona, ato janë shëruar, por ende shtrëngojnë, dhëmbin, e ekziston shovinizmi edhe më tutje. Ekzistojnë nacionalistët të cilët shumë me ëndje dëshirojnë t’i shohin dobësitë tona dhe t’i shfrytëzojnë në luftë kundër nesh. Të mos bëhemi këtu naivë.”

Po të lexohet e të rilexohet me kujdes ky, i vetmi prononcim i Fadil Hoxhës për Masakrën e Tivarit, kur të kihet parasysh edhe pozita e tij aso kohe në Armatën Jugosllave - Zëvendës i komandantit të Shtabit Operativ të Kosmetit, si mekanizmi më parësor për të mbështetur pushtetin ushtarak të AJ-së në Kosovë dhe për të urdhëruar e për të drejtuar luftën për spastrimin e Kosovës nga “elementë armiqësorë”, ”reakcionarë”, “nacionalistë”, “ballistë, “legalistë”, “ithtarë të Lidhjes II të Prizrenit”, “kundërrevolucionarë”, “kryengritës”, “armiq të vëllazërim-bashkimit”, “antikomunistë” e “antijugosllavë” - Fadil Hoxha nuk mund të shihet kuadër ushtarak jashtë implikimeve në Masakrën e Tivarit, së fundi si implikim për një ridëshmim, në radhën e shumë dëshmimeve të tjera, për bindshmëri dhe besueshmëri deri në kolaboracionizëm me Titon, KPJ-në, UNÇJ-në, në dëm të lirisë së Kosovës dhe të çështjes kombëtare shqiptare në përgjithësi.

Këtu duhet të rikujtomë faktin se Revolta e Vërshacit e ushtarëve shqiptarë, e cila ndodhi mu atë ditë që faktikisht u shpërbë Shtabi Operativ i Kosmetit i 2 shtatorit 1944, e njëkohësisht edhe Këshilli Nacionalçlirimtar të Kosovë e Metohisë, pra më 10 shkurt 1945, e cila (ndonëse ishte rezultat i trajtimit të keq, tepër poshtërues të shqiptarëve në karantin), u shtyp me ndërhyrjen brutale të kolonel Fadil Hoxhës, si kryetar i Gjyqit Ushtarak, duke pushkatuar ushtarakun Shaban Kotorri me dhjetë shokë, kryesisht drenicarë.

Page 68: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

Dhe, së fundi, dihen me dhjetëra raste kur Fadil Hoxha, veçanërisht nga nëntori 1944 deri në mars të vitit 1945, ka lejuar ose ka udhëruar pesonalisht pushkatimin e pjesëtarëve të Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare Antijugosllave, si në Ferizaj e gjetkë, ose të individëve të shquar, me ndikim në qytetarët, si në Prishtinë e gjetkë. Dihet se Masakra e Tivarit ndodhi pas plojës në brigje të Bunës mbi pjesëtarët e Eshallonit të Tretë, në natën e 31 marsit - 1 prillit 1945, të cilën ushtarakët jugosllavë e cilësuan si kryengritje që “përfshiu mëse 200 veta” dhe si të tillë ua kualifikuan oficerëve të Enver Hoxhës, të cilët shkuan në vendin e ngjarjes pa u larguar të gjitha kufomat. Nga burimet ushtarake jugosllave shihet se atë Plojë ua paraqitën si shuarje të kryengritjes edhe Shtabit të Divizionit të 46 të AJ-së dhe Shtabit Operativ të Kosmetit.

Meqë paraloja për Masakrën e Tivarit u loz në xhade, rreth tri kilometra larg Ndërtesës së Monopolit, dhe disa orë para Plojës, komanda e njësisë përcjellëse do të ketë dezinformuar Shtabin Operativ të Kosmetit për gjoja revoltën në Eshallonin e dytë dhe për disa orë ka qëndruar në pritje të përgjegjes telegrafike, se si të veprohet “me kryengritësit”?! Komandanti kolonel Savo Drleviq nuk do ta anashkalonte zëvendësin, kolonel Fadil Hoxhën, së fundi për ta nxjerrë para provimi për besueshmëri dhe vendosmëri projugosllave. Dhe, nëse Fadil Hoxha nuk ka urdhëruar, ai patjetër duhet ta ketë miratuar urdhrin e dikujt tjetër, për pushkatimin e 40 shqiptarëve për një ushtar malazez të vrarë, siç pranonte Aleksandër Rankoviq.

Kjo ishte leje e mjaftueshme për oficerët malazez, të cilët ishin të etshëm për dy hakmarrje shembullore ndaj shqiptarëve: për humbjet e mëdha të brigadave malazeze në Drenicë dhe për gjakmarrjen për Miladin Popoviqin, të paralajmëruar në fjalimet mortore në ditën e varrimit. Dhe, fakti se para Tivarit të Ri u bë një sistemim i ri i Eshallonit, duke i nxjerrë përpara, në kolonë, mbi 400 veta, kryesisht sllavofonë goranë, turq, e jevgj, në fund të kolonës i sollën kryesisht llapjanët e gallapasit, kurse në mes të kolonës i vendosën kryesisht drenicarët dhe anadrinasit në shënjestër për hakmarrje. Pasi morën urdhrin për hakmarrjen e një ushtari malazias me vrasjen e 40 vetave, ata nxorën nga rreshti 100 shqiptarë dhe i masakruan me plojë. Të parët në kolonë i përcollën në drejtim të Tivarit të Vjetër, mbi mesin e kolonës përqendruan plojën masive, kurse fundin e kolonës e kursyen për ta përdorur për largimin e të masakruarve nga vend i krimit.

Krejt në fund, të përfundojmë: Fadil Hoxha në fillim të viteve të ‘90-ta e përfundoi një dorëshkrim për LANÇ të Kosovës dhe rolin e tij në këtë luftë dhe e dha në shikim në Institutin e Historisë së Kosovës. Drejtori, Dr. Tahir Abdyli, personalitet i madh në shqiptari, ma besoi ta shfletoj. Fadil Hoxha nuk e kishte prekur fare këtë tragjedi shqiptare, sikur të mos kishte ndodhur.

Page 69: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

Së këndejmi, në mos për asgjë tjetër, heshtja e përjetshme e Fadil Hoxhës për realitetin dhe për pengesat që i bëri ndriçimit të këtij krimi është, së paku, bashkëfajësi e tij e madhe në Masakrën e Tivarit të 1 prilli 1945.

TIVAR 1945CALVARY OF KOSOVA

Summary

The Serbian and Montenegrin communist partisan military massacre exerted on the Albanian recruits, on 1 April 1945, in Tivar (Bar), commenced to be written about after the communist censure was unblocked. This horror was called differently in different writings, such as: “The Largest Grave in the Balkans”, “Albanians’ Grave in Tivar”, "The Tivar Slaughter", "The Tivar Massacre", “The Tivar Tragedy", "Tivar – the Largest Albanian Grave", "The Bartholomew’s Night in Tivar" etc. However, a critical analysis of the sources of Yugoslav political mi-litary origin, on which this study is strongly based, gave me a hand to call the act: Tivar 1945 – Calvary of Kosova Albanians.

Actually, the Yugoslav Army (YA) of Serbian and Montenegrin communist chetniks’ massacre on Albanian recruits in Tivar, is only one among the sequences of Greater-Serbian systematic genocide exerted under the flag of the Mediaeval St. Savan Orthodoxy upon the Albanians in general, an upon the Albanians under the Versailles and AVNOY Yugoslavia, which aimed at ethnic cleansing of Albanians and turning Kosova and other Albanians’ lands around it into a Serbian area. In the function of this objective, military powers violence was concentrated, and properties and houses of the rich people in villages and towns confiscated – in the name of fighting against kulaks, then psychical and physical violence, returning of colonists to Albanians’ own houses and property, and Albanian individual and collective dignity abuse, inhuman behaviour, violations, arrests, imprisonments, shooting and misery slaughtering of family heads, of population leaders, well-known Muslim and Catholic clerics – took place.

In order for the Albanian lands outside the Albania of London should become Serbian lands, a Serbian territory, and peace of Tito’s Yugoslavia, disarmament and violent mobilization of males between 18-35, namely 16-60 were imposed and also all Albanians who did not accept the Serbian – Yugoslav – power were proclaimed suspects and enemies. By this multi-dimension, it was aimed at breaking the Anti-Yugoslav Albanian Resistance Movement under the organization of the Kosova Supreme Headquarters, of the Albanian Central Democratic Committee and the Albanian National Democratic Organisation, and to make the realisation of Albanians’ rights impossible to the self-determination promised by the Communist Party of Yugoslavia (CPY) - AVNOY during the Second World

Page 70: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

War, and also to create facility circumstances for the annexation of Kosova to Federal Serbia.

These intentions of violent mobilization of Albanians to join the YA, in March and April 1945, did not intend to be hidden by historians: Bozovic – Vavic, in 1991, as such a Serbian experience was also preferred even at the very beginning of the appearance of the first forms of organized resistance by the Alba-nian political-military UCK forces. They found: “Sending such a large number of Albanian recruits from Kosova and Metohia for the completion of military units centres outside Kosova (in the period between January – March 1945) should be realized as a need for their isolation, as a preventive measure of a rebellion and actions that were planed to be undertaken by their leaders in the coming spring”.

Actually, for violent mobilization and transportation outside Kosova of 27,137 Albanian of the ages between 16-60, unarmed and without military expe-rience civilians, The Supreme Headquarters of the Yugoslav Army in Kosova brought here the most elite units of eight Yugoslav-partisan divisions and partisan divisions from Albania. These units, in March 1945, had an effective of 40 thousand soldiers in Kosova with long military experience and with military arma-ment and techniques which were very necessary to fight against the Nazi Fascist occupier in Bosnia and Herzegovina, Croatia and Slovenia. A part of the Albanian number forcefully mobilized was sent to the war fronts in the period between 19-23 January 1945, on the itinerary: Prepalac – Merdare – Kursumljija - Vrsac, and another part on 24, 26 and 27 March and on 19, 20 and 24 April 1945, was sent for the completion of YA IV Army units to the Adriatic front on the itinerary: Prizren – Kukës - Shkodra - Tivar – Dubrovnik – Split - Trieste.

There was violence, misery and gun shooting against Albanian recruits and also against the military trains sent (for completion of the Yugoslav Army), through Serbia, but we, in this study, are concentrated only on Serbian-Yugoslav crimes against “Albanian recruits that passed through Albania and Montenegro, for the completion of Yugoslav IV Army in Dalmatia and Istra. The First Military Train, with a total of 2,600 soldiers, started from Prizren on 24 March 1945, the Second Military Train, on 26 March, with a total of 2,400 Albanians and the Third Military Train, on 27 March, with a total 2,700 Albanians.

All the military trains were escorted by Yugoslav elite units. From the reports on the day of their departure, it comes out that 7,700 Albanians were sent through the road: Shkodra - Tivar - Dubrovnik on 24, 26 and 27 March 1945. According to information of Information Sector of Kosmet Operation Headquarters submitted to the Yugoslav Army Supreme Headquarters (Second Section), "a military train of 8,000 Albanians" started from Prizren to the YA IV Army on 28 March 1945. On 19 April 1945, the First Military Train of April started from Prizren with a total of 1,520 recruit. On 20 April the Second Military Train of 2,626 recruits left, and on 24 April the Third Military Train of 1,130 recruits. It means that all of these three military trains of April 1945 had a total of 5,276 Albanians “newly mobilised”. In

Page 71: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

another report it reads that "5,323 Albanians were received newly mobilised in Prizren to be transported to Shkodra.

Accordingly, out of the original sources of the Yugoslav military proveniences, used for this study, it comes out that the three march 1945 military trains from Kosova for the completion of the Yugoslav IV Army 7,700 – 8,000 Albanians departed, and in the April 1945 military trains another 5,270 – 5,323 Al-banians departed. It means that the Yugoslav Army Operation Headquarters for Kosmet with an official, legal destination, for "liberation" of Istra, for occupation of Trieste and for liberation of Slovenia and Croatia, sent from Kosova 12,970 – 13,323 “recruits”, who were forcefully mobilized.

A critical analysis of sources indicates that only while escorting military trains from Prizren to Tivar from 24 March to 2 April 1945, 614 Albanians were killed, died of had typhoid fever and were “left” ill at hospitals. However, the number of killed and wounded Albanians at the Massacre of Tivar, on 1 April 1945, at the courtyard of Tobacco Monopoly facility, will never be known properly, as it is not exactly known the real number of the members of the Second Military Train killed during the itinerary from Prizren to Shkodra, namely from Prizren to Tivar. A factual analysis indicates that out of 2,400 Albanians starting from Prizren on 26 March, 2,370 Albanians were handed over to the 10th Montenegro’s Brigade in Shkodra, on 30 March. It is known that the Montenegrin partisan army organized a killing in mass, a slaughter, of Albanians as a revenge for the lost they had at the Drenica Battle under the command of Shaban Palluzha, in January and February 1945, and for killing the Montenegrin Miladin Popovic, inPrishtina, on 13 March 1945.

The massacre of several minutes with automatic and offensive fire, then with double-edged knives, bayonets, hayforks and battle-axes, was survived only by 810 members of the Second Military Train. Accordingly, it comes out that 1,560 Albanians were massacred at the Massacre of Tivar on 1st April 1945, respectively 1,590 members, including those unregistered, at the itinerary from Prizren to Shkodra. Out of those that survived the Massacre Tivar another 84 members were killed or died during the itinerary from Tivar - Biograd na More from 12-18 April 1945. It comes out that out of 2,400 recruits that departed from Prizren to their destination, in the Yugoslav IV Army 1,674 Albanians were taken out of their itinerary lines in order to complete the Yugoslav IV Army.

This is the balance of crime that results from the analysis of facts taken from Yugoslav military sources. However, Yugoslav military reports recording this crime, of the Massacre of Tivar on 1 April 1945, were written with a week delay following the slaughter, with a certain calculation of minimizing the size of the crime and avoiding the possibility for to be charged for any responsibility for exerting violence, performing killing and massacres by the Serbian and Montenegrin soldiers and military officers upon Albanians. The most proper number of Albanian recruits massacred at the Massacre of Tivar was found first by Professor Ymer Berisha, President of the Political-Military Organization “Besa

Page 72: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

Kombëtare”(National Pledge), at a piece of information for the English representative, General Hadson, in Tirana, on 22 October 1945. We call this document the most proper one within the archive sources that we know. In this information piece, of the first hand importance about the Yugoslav chetnik-communist military genocide exerted upon the Albanians in Kosova at the end of 1944 and during the first half of 1945, it is found: There were massacred 1,690 (one thousand six hundred and ninety) Albanians at the Massacre of Tivar.

According to an appeal addressed to the highest political, legal and military instances of Yugoslavia, in 1990, by captain Bajram Gola, officer of YA special units in 1945, a member of the Yugoslav Military Commission for discovering the reasons and size of the Massacre of Tivar, at the site of crime, on 2 April 1945, in Tivar, 1,700 Kosovar recruits were massacred and killed on 1 April 1945, among whom there were also 28 Serbs, members of the Second Military Train, in March 1945.

However, this tragedy of Albanians which was experienced by three military trains of March 1945, and three military trains of April 1945 from Prizren to the YA IV Army, in different towns and cities of the Dalmatian Coast, is much deeper. From the analysis of Yugoslav military sources it results that from the First Military Train of March 1945, on the itinerary from Prizren to Trogir, 461 persons were taken out of the lines; from the Third Military Train in their itinerary from Prizren to Dubrovnik at least 506 persons were taken out of the lines. It means that from Prizren to Biograd na More, without the Massacre of Tivar of 1 April 1945, at least 1,051 persons were taken out of the lines in different ways.

If this number, i.e. 1,051, of the persons taken out of the itinerary lines, is added to the more exact number, that cannot be contested by anything, of the massacred ones of the Second Military Itinerary from Prizren, and finally with the Massacre of Tivar, it comes out that out of 7,700 – 8,000 Albanians mobilized as “obligatory recruits” of all the three military trains of March 1945 (between 24 and March and 18 April), there were 2,611 Albanian recruits that were liquidated or taken out of marching lines. And, if we add the number of the massacred during the itinerary of the three military trains to the largest possible number, massacred at the Massacre of Tivar, it comes out that there were 2,751 persons, members of the three military trains, massacred and taken out of marching lines going from Prizren to Biograd na More in March 1945.

This number should be added at least 166 Albanians of those three military trains of April 1945, who were taken out of marching lines going from Prizren to Shkodra. It results that out of the total number of 12,970 – 13,323 Albanians mobilized forcefully for the needs of the YA IV Army to their final destination, at least 2,917 persons were taken out of the marching lines, that is about ¼ of the effective was executed and massacred in the most inhuman forms, an unprecedented crime of the Second World War.

Here we ought to remind the reader of the fact that in the historical memory of the people, as the most proper number of the Albanian mobilized in the YA IV

Page 73: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

Army, and who suffered on the military train from Prizren to Biograd na More, is considered the figure of about 4,000 people. Since Tito’s Yugoslav political, police, military and judicial bodies have never allowed to open the file: "The Massacre of Tivar", the historical memory of the Albanian people remains really bitter, a sea of Albanians’ blood, between the victim and bloodsucker.

No Serbian or Montenegrin soldier or officer has ever responded for their responsibility of violence or crimes exerted on Albanian recruits. On the other hand, there is another evidence that YA Supreme Headquarters, was in this way put in the accomplishment of Greater Serbian racial demands dictated by the Elaborate of Academician Vasa Cubrilovic, of 3 November 1944: "To extinguish or expel" - Albanians. The endeavours for the accomplishment of the demands for ethnic cleaning of Albanians from Kosova and other regions under Slavic occupation were not missing during the whole life of the AVNOY Yugoslavia, and from 1990-s, when the decomposition of the Commintern - AVNOY Yugoslavia became a legal government program of Serbia camouflaged under the name of Yugoslavia.

BURIMET DHE LITERATURA

Burime arkivale:Arkivi i Institutit Historik Ushtarak i Jugosllavisë, i Beogradit;Arkivi i Komitetit Qendror të PKJ-LKJ, Beograd, Nr.2029/1-1966; Arkivi Shtetëror i Kosovës, F. OKKM, K-10/29, nr.1, 335.

Programe, parashtresa e sinteza:Vasa Čubrilović, Manjinski problemi u novoj Jugoslaviji, Beograd, 3.

novembra 1944; Arkivi i Kosovës, F. OKKM, K-10/29, 335, nr.1. fq.4; AVII, 34-1/1, 1340; 10-1/3 - 1300, data 21. XII.1944;

Proklamata e Shtabit të Luftës së LLTSH, Malet e Lira të Kosovës, Fillimtetori 1945, Arkivi Shtetëror i Kosovës, Fond i ONDSH- 1945-147;

Ymer Berisha, Informatë për Hadsonin, Nga Dardania Ilire, më 22 tetor 1945. Gjendet në Dosja 50.1-0002 SPB të Jugosllavisë;

Ljuba Popović, Analizë për veprimtarinë e komiteteve Nacionale Demokratike Shqiptare - NDSH-së e të grupeve të Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare të armatosur 1944-1955, ASSSh të Jugosllavisë - Dosja 50.1-0002;

Azem Hajdini, Parashtresë, Arkivi i Komitetit Qendror të LKJ, Beograd, Nr.2029/1-1966;

Bajram Gola, Parashtresë, Kryesisë së Jugosllavisë, Zëri, nr. 1434, Prishtinë, 11 janar 1992.

Page 74: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

Burime ushtarake të botuara: Borbe na Kosovu 1941-1944. Dokumenti partijskih rukovodstava

Organizacija i Jedinica NOV i POJ, Zbornik dokumenata i podataka o Narodnooslobodilačkom ratu jugoslovenskih naroda, Tom I, Knjiga 19, Beograd 1969;

Hakif Bajrami, Dokumenti NOB-a i Socijalisitičke Revolucije-Borbe na Kosovu 1945. godine, Vjetari-Godišnjak XVIII-XIX, Prishtinë 1984, 309-405;

Hakif Bajrami, Dokumenti NOB-a i Socijalističke Revolucije - Borbe na Kosovu (mart - maj 1945), Vjetari - Godišnjak XXIII, Prishtinë, 1987;

Kongrese-Simpoziume:Osnivački kongres KP Serbije (8-12 maja 1945), Beograd, 1972;Gjenocidi dhe aktet gjenocidale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga

Kriza Lindore e këndej (Me vështrim të vaçantë mbi burimet serbe të fakteve), Simpozium, 20-21 janar 1994, Prishtinë 1995.

Kujtesë historike:Azem Hajdini, Tragjedia e Tivarit, Shtutgart, 1990;Azem Hajdini- Xani, Masakra e Tivarit (Memoare), Prishtinë, 1998; Begzad Baliu, Disa probleme relevante rreth organizimit dhe krimit në

Tivar, Bota e re, Prishtinë, 1 qershor 1990; Begzad Baliu, Rrëfime nga të mobilizuarit e Tivarit, Shkëndija,

Prishtinë, Shkurt-Mars 1992;Nazif Selimi: Dëshmitë e gjalla, Shkup, 1998.

Literatyrë historiografike:Ali Hadri, Lëvizja nacionalçlirimtare në Kosovë 1941-1945, Prishtinë,

1971;Ali Hadri, Narodno oslobodilački pokret na Kosovu 1941-1945,

Beograd, 1973; Atanasije Urošević, Dem Ahmeti (Arbanaška narodna pesma o napadu

Srba na Mavriće u doba našeg prvog ustanka), Prilozi proučavanju poezije, Knjiga I, Sv.1-2, Beograd, 1934, 201-208;

Bernd J. Fischer, Shqipëria gjatë Luftës 1939-1945, Tiranë, 1999;Božidar Božović - Milorad Vavić, Surova vremena na Kosovu i

Metohiju 1941-1944, Beograd, 1991;Dobrica Čosić, Kosovo, Beograd, 2004;

Page 75: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

Fadil Hoxha, Diskutime - diskusije, Kosova- Kosovo, 9-10, Prishtinë, 1980/81, Prishtinë, 1981;

Fehmi Pushkolli, Demë Ahmeti, Prishtinë, 1997; Fehmi Rexhepi, Teror i žrtve naroda Kosova 1941-1945,

Kosovo-žrtva, Zagreb, 1991;Hakif Bajrami, Tragjedia e Tivarit, Prishtinë, 1993;Hakif Bajrami, Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi

serb i Kosovës (1844-1995), Prishtinë, 1995; Hakif Bajrami, Antimomerandum, Prishtinë, 2004;Ivan Antonovski, Formiranje i razvoj kosovsko-metohijskih NOU

Brigada i njihova dejstva u toku Narodnooslobodilačkog rata 1941-1945. godine, Kosova -Kosovo 4, Prishtinë, 1975;

Islam Dobra, Lufta e Drenicës 1941-1945, Prishtinë, 1995;Islam Kadeshi në Zëri, Prishtinë, 16 dhjetor 1995;Lefter Nasi, Tragjedia e Tivarit, Mbrojtja, nr.4, Tiranë, 1992;

Lefter Nasi, Ripushtimi i Kosovës shtator 1944 - korrik 1945, Tiranë, 1994;

Mehmet Hoxha, Nji dorë tradhtare, Rilindja nr. 3, Viti I, Prishtinë 20 mars 1945;

Milan Selaković etj., Priručni leksikon. III preradjeno i prošireno izdanje, Zagreb, 1967;

Milan Borković - Dr. Venceslav Glišić, Osnivački kongres KP Srbije (8-12 maja 1945), Beograd 1972;

Muhamet Pirraku, Gjendja në Kosovë gjatë periudhës së administrimit ushtarak (8.II - 8.VII. 1945), Përparimi. Revistë shkencore 5, Viti XLIV, Prishtinë, 1990;

Muhamet Pirraku, Evropa është fajtore për gjenocidin mbi shqiptarët, Dielli, Zagreb – Prishtinë, nr. 20-34 të viteve 1991, 1992;

Muhamet Pirraku, Kalvari i shqiptarësisë së Kosovës. TIVARI 1945, Prishtinë, 1993 dhe 2994;

Muhamet Pirraku, Në Tivar u masakruan 1700 shqiptarë, Zëri nr.1434, Prishtinë, 11 janar 1992;

Muhamet Pirraku, Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945, Prishtinë, 1992;

Muhamet Pirraku, Masakra e Tivarit 1945, Fjala jonë, nr.4, Prishtinë, 1995; Muhamet Pirraku, Rëndësia e “Shtabit Suprem të Kosovës” në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës (dhjetor 1944 - tetor 1945), Gjurmime albanologjike SSHH, 28-29 (1998-1999), Prishtinë, 2002;

Muhamet Pirraku, Vetëvendosja e Kosovës në dritën e Lëvizjes antifashiste, Gjurmime albanologjike - SSH 21-1991, Prishtinë, 1993;

Page 76: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

Muhamet Pirraku, Për kauzën shqiptare 1997-1999, Prishtinë, 2000;Muhamet Pirraku, Jo katedrale në emër të shqiptarisë së imagjinuar

(Botim i Dytë), Prishtinë, 2003; Muhamet Pirraku, Myderriz Ymer Prizreni - Ora, zemra dhe shpirti i

Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Sharr, 2003;Muhamet Shatri, Kosova në Luftën e Dytë Botërore, Prishtinë, 1997;Naser Husaj, Dubrava. Rruga drejt vdekjes, Gjakovë, 2004;Radošin Rajović, Autonomija Kosova, Beograd, 1985; Spasoje Djaković, Sukobi na Kosovu (Drugo dopunjeno izdanje),

Beograd, 1986;Sinan Hasani, Kosova. Të vërtetat e mashtrimet, Prishtinë, 1987;Shefqet Peçi, Kadri Hazbiu, Halim Ramohito, Lufter Hoxha dhe Bejto

Isufi, Rruga luftarake e Brigadës V Sulmuese, Tiranë, 1968;Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe Qëndresa shqiptare, Tiranë,

1992; Vladimir Dedijer, Novi prilozi za biografiju Josipa Broza Tita, II,

Rijeka - Zagreb, 198l;Xhafer Shatri, Vështrim mbi politikën serbomadhe në Kosovë, Gjenevë

(pa v.b.);Zekeria Cana, Gjenocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913

(Dokumente), Prishtinë, 1996.

TË DHËNA PËR AUTORIN

Dr. Muhamet Pirraku lindi në fshatin Flamuras të Drenasit (në Drenicë), më 12 tetor 1944. Është këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Në vitet ’70 -‘80-ta, për shkaqe politike antijugosllave, mbi 15 vjet pati ndalesa e pengesa për botim e veprimtari shkencore, prej të cilave dhjetë vjet me ndalesë të plotë. Prej 4 gushtit 1981 deri më 13 dhjetor 1983 ishte në burg dhe jashtë IAP-së. U kthye në punë me thirrjen shkencore bashkëpunëtor profesional, kurse grada e bashkëpunëtorit shkencor, të cilën e kishte para burgosjes, iu kthye më 1989. Me rastin e burgosjes iu konfiskuan rreth dhjetë mijë faqe në dorëshkrim: shënime të kujtesës historike, punime shkencore, ditarë dhe rreth tridhjetë mijë vargje poetike si dhe literaturë historiografike.

Autori i këtij libri deri tashti ka botuar mbi 440 zëra bibliografikë – artikuj, trajtesa, recensione, kritika, fejtone. Dhjetëra nga këta zëra bibliografikë kanë madhësinë voluminoze të veprave monografike për probleme të veçanta të kulturës dhe të historisë shqiptare. Si autor dhe në

Page 77: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës

bashkautorësi, botoi këto vepra: Historia për klasën VII (bashkautor S. Rizaj), Prishtinë,1975,178; Kultura Kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë, 1989, 604; Salih Gjukë Dukagjini: Shkrolaria e shqypes (nga osmanishtja: dr. Feti Hehdiu, mr. Mehdi Polisi), Prishtinë, 1991, 188; Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945, Prishtinë, 1992, 196; Kalvari i shqiptarësisë së Kosovës, TIVARI 1945, Prishtinë, 1993, 74; Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941- 1951, Prishtinë, 1995, 710; Albania e Konicës, Prishtinë, 1995, 135; Lidhja Shqiptare “Besa-Besën” në burimet serbe 1892-1902, Prishtinë, 1996, 72; Lëvizja Gjithëpopullore Shqiptare për Faljen e Gjaqeve 1990-1992. Kronikë, Prishtinë, 1998, 472; Për kauzën shqiptare 1997 – 1999, Prishtinë, 2000, 286; Dritë e re për kryetarin e parë të Shqipërisë Etnike (bashkautorë: S. Rizaj, E. Baftiu, P. Kosova), Prishtinë, 2002, 207; Jo katedrale në emër të shqiptarisë së imagjinuar, Prishtinë, Prill 2003, 192. (Botim i Dytë, i zgjeruar, Qershor 2003, fq. 199); Muderriz Ymer Prizreni. Ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Sharr, 2004, 520; Arrestimet e pjesëtarëve të TMK-së. Ç’është kjo?! (bashkautor), Prishtinë, 2004, 96.

Libri për Masakrën e Tivarit, që është në duar tuaja, është botim i ripunuar dhe i zgjeruar rreth 65% nga botimi i vitit 1993.

Prishtinë, më 1 mars 2005 Botuesi

Tryeza e lëndës

Fjala e recensentëve…………………………………………….Parathënie ……………………………………………………….Sprovat e shqiptarësisë së Kosovës……………………………Formimi dhe transformimi i eshalloneve të marsit ………Planifikimi i një ploje masive ……………………………………Dëshmi të një përjetuesi të marshutës…………………………….Nata e Bartolomeut në Tivarin e Ri …………………………….Ploja vazhdon në Eshallonin e Tretë ………………………………Tivari 1945 - Kalvari i shqiptarësisë së Kosovës ……………Relativizimi dhe heshtja e Plojës së Tivarit ………………..…Eshallonet e Prillit 1945………………………………………….Përmbledhje e shkurtër e fakteve………………………………….Përgjegjësia e Enver Hoxhës …………………………………… Përgjegjësia e Fadil Hoxhës ……………………………………Rezimea………………………………………………...Të dhëna për autorin……………………………………………….

Page 78: Libri mbi Masakren e Tivarit 1945 - Kalvari i Kosovës