ligjerata nr 4 (23.11.2013)

26
Kolegji Evropian DUKAGJINI Ligjeratë nga lënda Kriminaliteti i Organizuar Tema: 1. Korrupsioni Pejë, 23.11.2013

Upload: burim-kuqi

Post on 23-Oct-2015

25 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

Dokumenti

TRANSCRIPT

Kolegji Evropian DUKAGJINI

Ligjeratë nga lënda Kriminaliteti i Organizuar

Tema: 1. Korrupsioni

Pejë, 23.11.2013

Korrupsioni

Korrupcioni është një nga format e krimit të organizuar i cili është i përhapur në në çdo vend të botës duke mos përjashtuar edhe vendin tonë dhe bën pjesë në fenomenet që është vështirë të përkufizohen, për shkak se kuptimi i tij ndërron varësisht prej kohës dhe kontekstit shoqëror e politik.

Zakonisht, mendohet se korrupcion është marrja e parave, në formë të pagesës së shërbimeve që duhet të kryhen apo dhënia e mitos për shërbime ose rezultate të pamerituara.

Korrupcioni paraqet rrezik për ekonominë e shëndoshë dhe për marrëdhëniet demokratike, ndikon në zhvillimin ekonomik dhe ndarjen e drejtë të prodhimit shoqëror.

. Shkalla e pranisë së korrupsionit në një shoqëri është shprehje e situtatës politike e të sigurisë dhe e gjendjes juridike të shtetit. Në mënyrë më të përgjithësuar, korrupsioni ka efekt degradues në përgjithësi në sistemin dhe rregullimin shoqëror bashkëkohor.

Si i tillë, ai paraqet kërcënim edhe për stabilitetin ndërkombëtar. Kufijtë e shtrirjes së korrupsionit nuk mjanë kufijtë shtetërorë të një vendi. Kufijtë e korrupsionit janë po aq të paarritshëm sa është e paarritshme edhe lakmia njerëzore.

Vepra e korrupsionit lidhet me shkeljen e dispozitave ligjore si edhe e kodit etik e profesional nga pjesëmarrësit, me qëllim të përfitimit të paligjshëm të pasurtisë ose ndonjë interesi, të drejte, përparësie, etj. Korrupsioni nuk është temë e re. Ai vështrohet si një kërcënim i hapur për shoqërinë, ekonominë, administratën dhe rregullimin shoqëror.

Në vitin 3200, para Krishtit, Hamurabi i Babilonisë ishte bërë i njohur për shkak se e kishte urdhëruar guvernatorin e provincës që të shqyrtojë akuzat për korrupsion. Pas rezultateve të hetimeve ka dënuar me vdekje disa zyrtarë të korruptuar.

Para 3000 vjetësh, mbreti Manu i Indisë, ka vendosur rregulla për konfiskimin e pasurisë së fituar me korrupsion. Në papiruset e Egjiptit, të cilat i takojnë periudhës para erës së Krishtit, është shkruar për korrupsionin e ndërtuesve dhe të afërmve të faraonëve. Në Greqinë e vjetër, korrupsioni ka qenë një prej çështjeve qendrore të shtetit, sidomos në shekujt V dhe VI para Krishtit.

Në Romën e vjetër, në shekullin I para Krishtit, korrupsioni e kishte diskreditur tërë sistemin juridik. Është i njohur rasti i përfundimit të akuzës së Ciceronit kundër guvernatorit të Sicilisë, Gaius Vevreze, i cili e kontrollonte dhe e eksploatonte Sicilinë me shantazh, plaçkitje, korrupsion, vrasje, shitje të pronave publike, etj. Sot funksionojnë në këtë mënyrë organizatat mafioze.

Koncepti klasik mbi korrupsionin në shkencën politike niset nga ideja se korrupsioni është shprehje e shthurjes së vlerave morale të shoqërisë (Aristoteli, Makiaveli, Monteskie).

Korrupsioni mund të vështrohet gjithashtu si situatë e veçantë e këmbimit, në të cilën zyrtari e konsideron pozitën e tij si burim të të ardhurave dhe dëshiron të rrisë përfitimet e veta. Në shtetet paramoderne është konsideruar e drejtë blerja e funksioneve publike (Monteskie, Bentam), zgjedhja e zyrtarëve sipas prejardhjes ose kritereve partiake, vendosja e drejtësisë sipas masës së tyre dhe trajtimi i qytetarëve si objekt qeverisjeje dhe jo si bartës të sovranitetit.

Nocioni “korrupsion” buron nga fjala latine “coorumpere “, që do të thotë prishje, mitosje, blerje, korruptim. Personi që merret me korrupsion, që pranon mito është i korruptuar. Zakonisht, kur në opinion flitet për korrupsion mendohet në mito

Ligji Nr. 2004/34, kundër korrupsionit i Republikës së Kosovës e regullon këtë dukuri dhe parasheh masat kundër korrupsionit brenda fushës së veprimit të strategjisë kundër korrupsionit, veçanërisht në fushën e hetimeve administrative të korrupsionit publik, eliminimin e shkaqeve të të korrupsionit, papajtueshmërinë mes mbajtjes së posteve publike dhe kryerjes së aktiviteteve fitimprurëse për personat zyrtar, kufizimet në lidhje me pranimin e dhuratave të lidhura me kryerjen e punëve në detyrë, mbikëqyrjen e pasurive të tyre si dhe të personave në lidhje të afërt me ta dhe kufizimet në lidhje me subjektet kontraktuese që marrin pjesë në tenderët publikë duke kryer biznes me firmat ku personi zyrtari ose një person në marrëdhënie të afërt me të është i përfshirë

Poashtu, kjo vepër është paraparë edhe me Kodin penal të Kosovës me nenin 422, ku thuhet se:“Personi zyrtar, i cili duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij ose nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër ose që seriozisht t’i shkelë të drejtat e personit tjetër, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet”.

Definicioni i korrupsionit

Korrupsioni është dukuri patologjike, shtrembërim sistemor në të cilin klasa politike në pushtet vë interesin personal mbi interesat politike të bashkësisë.

Nga kjo qasje, korrupsioni gjykohet si dukuri amorale dhe e dëmshme për konstitucionin politk të shtetit. Letërnjoftimi politik bazohet në faktin se bartësit e funksioneve politike përfaqësojnë interesat e gjithë bashkësisë politike, se nuk preferojnë interesa personale ose grupore (të partisë, kompanisë, të grupeve speciale, etj.).

Format e korrupsionit janë “prishja”, “blerja”, mitosja, “blerja” e kreut, mitosja e njerëzve me ndikim në pozita të rëndësishme në politikë, në ekonomi dhe në administratën publike, me qëllim të beneficioneve të ndryshme, gjegjësisht interesit të padrejtë dhe të kundërligjshëm.

Format më të shpeshta të korrupsionit janë: mito, shantazhi dhe tregtia me informacione sekrete, siç janë informacionet shtetërore, ekonomike e ushtarake. Korrupsioni mund të bëhet nëpërmjet mitosjes direkte të zyrtarëve publikë, por edhe nëpërmjet mitosjes indirekte (p.sh. premtimi për punësim të mëvonshëm, provizioni për nënshkrimin e marrëveshjeve afariste, nënshkrimi i marrëveshjeve të punës me miq ose të afërm, etj.). Korrupsioni është problem serioz social e politike, si për shtete të veçanta ashtu edhe për botën bashkëkohore, në përgjithësi

• Gjatë definimit të nocionit korrupsion, problemin më i madh shfaqet për shkak se nuk ekziston një deficinicion unik i korrupsionit, i cili do të ishte i pranueshëm në planin ndërkombëtar. Në anën tjetër, definicioni që e jep Konventa dhe fakti se ajo është nënshkruar nga mbi 140 vende të flet për njohjen e korrupsionit në nivel botëror.

• Këshilli i Evropës, në raportin e paraqitur në mbledhjen e vitit 1994, ka caktuar të ashtuquajturin definicion pune për korrupsionin. “Keqpërdorimi i pozitës publike, shoqërore ose ekonomike, gjegjësisht shfrytëzimi i ndikimit real apo të supozuar në bazë të kësaj pozite, me qëllim që në mënyrë të kundërligjshme, për vete ose për dikë tjetër, të sigurohet ndonjë fitim material apo ndonjë përparësi politike ose ekonomike

• Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër kriminalitetit të organizuar trans-nacional e Palermos, e vitit 2000: përmban dispozita që shprehin përpjekjet që në mënyrë unike të përcaktohet definicioni për korrupsionin. “Çdo vend anëtar merr përsipër obligimin që t’i sanksionojë të dënueshme dhe t’i ndëshkojë veprat e mëposhtme:

• a) Premtimin, ofrimin ose dhënien, direkte ose indirekte, të interesit në mënyrë jo të rregullt, personalisht zyrtarit publik ose ndonjë personi tjetër fizik apo juridik, me qëllim që zyrtari publik të veprojë ose të mos veprojë për kryerjen e detyrës së tij zyrtare;

• b) Nxitja ose pranimi, direkt ose indirekt, i interesit të kundër-ligjshëm nga zyrtari publik, për të apo për ndonjë person tjetër fizik ose juridik, në mënyrë që ai zyrtar të veprojë ose të mos veprojë për kryerjen e detyrës së tij zyrtare

Grupi Multidisiplinar për Korrupsion (GMK) (Multy-disciplinary Group of Coruption) ka paraqitur gjithashtu deficionin për korrupsionin. Sipas këtij grupi, korrupsioni është “akt i mitosjes dhe veprim tjetër që lidhet me kryerjen e detyrës nga personat e punësuar në sektorin privat dhe shoqëror, kur ky veprim paraqet shkelje të detyrave të tyre që burojnë nga pozita e zyrtarit shtetëror, punëtorit të sektorit privat ose zyrtarit të pavarur, me qëllim të përfitimit të paligjshëm për vete ose për një person tjetër”.

Konventa e cila trajtohet në këtë punim ka dhe një definicion konkret mbi korrupsionin, në Nenin 15. Por, në preambulën e kësaj konvente janë pranuar edhe konventat tjera. Kjo konventë njeh: Konventën amerikane kundër korrupsionit, miratuar më 29 mars 1996, Konventën penalo-juridike mbi korrupsionin të BE-së, miratuar më 27 janar 1999, Konventën qytetare-juridike kundër korrupsionit, miratuar më 4 nëntor 1999, Konventën e Unionit Afrikan mbi parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, miratuar më 12 korrik 2003

Politika e luftimit të korrupsionitNë të gjithë kapitujt e Kodit Penal, ku flitet për krime në

detyrë apo kundër autoritetit të shtetit, zënë vend mjaft vepra penale që në një mënyrë a në një tjetër, lidhen me ushtrimin e detyrës jo në përputhje me ligjin, në shtrembërim të tij, bërë si për të krijuar favore apo përfitime nga më të ndryshmet, ashtu edhe pa pritur që të vijnë të ardhura të tilla. Të tilla krime janë:

• “Vjedhja duke shpërdorur detyrën”; • “kontrabanda nga punonjësit e doganave’; • “moskryerja e detyrave nga organet tatimore”; • “propozime për shpërblime që i bëhen punonjësit që kryen një

detyrë shtetërore”;• “dhënia e shpërblimeve”; • “kërkimi dhe marrja e mitos”; • “marrja e shpërblimit nga gjyqtari, prokurori”;• “dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve” etj.

Me inkriminim të korrupsionit kuptojmë tërësinë e veprave penale të parashikuara në legjislacionin penal, në përbërje të korrupsionit. Madje, pasojat e korrupsionit mvarën nga lloji i korrupsionit që dominon në shtetin përkatës.

Shkaqet themelore të korrupsionit të vendeve të regjionit, përveç të tjerave, janë: Mungesa e sundimit të ligjit, kontrollit shtetëror të ecurisë ekonomike, çrregullimi i vlerave shoqërore, anomia dhe varfëria.

Qëllimi i miratimit të ligjeve të veçanta të antikorrupsionit është që të rritet ndërgjegjja politike dhe publike në luftën kundër korrupsionit. Këto ligje të veçanta përkufizojnë sjellje, të cilat janë subjekt i ndalimit të korrupsionit dhe të fushave shoqërore që janë tejet të ndjeshme ndaj korrupsionit

Një nga tiparet më të zakonshme të këtij lloj legjislacioni është që kryesisht parashikon: përgjegjësinë dhe detyrimet e personave zyrtarë për të deklaruar të ardhurat dhe pasuritë e tyre; ndalimi i konfliktit të interesave; parandalimi i çdo lloj mundësie korrupsioni në procesin e prokurimit në qeveri; sanksionet e veçanta administrative dhe metodat hetimore janë përgjithësisht të njohura nëpërmjet këtyre ligjeve, në disa raste, policia speciale dhe organe të tjera të antikorrupsionit ose komisionet parlamentare krijohen me qëllim që të monitorojnë veprimtarinë e organeve të zbatimit të ligjit dhe veprimtarinë gjyqësore si dhe për të propozuar strategji të reja të parandalimit.

• Sipas V. Latifit, format bashkëkohore të korrupsionit më së shpeshti mbulohen (fshihen):

• - me kontrata fiktive mbi vepër;• - me falsifikim të llogarive të udhëtimit;• - me lidhjen fiktive të marrëdhënieve të punës;• - me lejimin e provizioneve joreale;• - me lëshimin e letrave garantuese;• - me angazhimin e personave të caktuar në cilësinë e bashkëpunëtorëve

të jashtëm, konsulentëve profesionalë ose këshilltarëve; pagesa e honorarëve autoriale për “vepra” të cilat nuk janë shkruar;

• - me shpenzime fiktive të reprezentacionit dhe reklama me të cilat mbulohet dhënia e dhuratave të shtrenjta;

• - me angazhimin e personave të caktuar në komisione të ndryshme dhe trupa të tjerë të cilat vetëm për këtë formohen;

• - me kryerje të shërbimeve të ndryshme pa pagesë ose shërbime me kompensim simbolik;

• - me përpunim fiktiv të mallrave në firmën e huaj;• - me “shitje” të mallit me çmim dukshëm më të ulët nga ai real etj

• Rëndësi të veçantë në luftimin e krimit të organizuar kanë masat e marrjes së dobisë pasurore të fituar me vepër penale. I pari që ka pasur qëndrimin se lufta më efektive kundër krimit të organizuar nënkupton “sulmin” në fuqinë e tyre ekonomike, ishte gjyqtari Gjovani Falkone. Marrja dhe konfiskimi i dobisë materiale, të fituar me vepra penale, ka specifikat kriminalistike dhe procesuale penale, të cilat duhen studiuar, planifikuar dhe zbatuar me efikasitet.

• Marrja e dobisë pasurore paraqet një nga masat kryesore te veprat penale të krimit të organizuar. Në këto raste duhet pasur parasysh:

• - Natyrën juridike të marrjes së dobisë pasurore;• - Bazën e marrjes së dobisë pasurore;• - Autorizimet e posaçme të organeve kompetente për marrjen e

dobisë pasurore;• - Dobinë pasurore si fitim i pastër nga veprat penale; • - Përcaktimin e lartësisë dhe llojit të të ardhurave të paligjshme;

• - Mënyrën e marrjes së dobisë pasurore;• - Marrjen e dobisë pasurore nga gjykata (ex officio) dhe rolin e prokurorit

publik; Zbulimin dhe të provuarit e veprës penale të shpërlarjat të parave;

• - Shfrytëzimin elektronik të shërbimeve bankare;• - Hetimet financiare (hulumtimet ekonomiko-kriminalistike me përfshirje

të rrethanave paraprake dhe të mjedisit);• - Organet kompetente për zbulimin, marrjen dhe administrimin e dobisë

pasurore të fituar me vepër penale janë prokurori publik, gjykata, njësia organizative e policisë që zbaton hetimet financiare dhe organi i caktuar për administrimin e pasurisë së konfiskuar.

• Korrupsioni është sa konkret aq edhe i ndërlikuar, pse jo edhe abstrakt në kuptimin dhe zbërthimin e tij. Në korrupsion gërshetohen e drejta me moralin, qeverisja me burokracinë, lufta për ekzistencë me veprimtarinë kriminale me qëllim pasurimi, sistemet e ndryshme politiko-shoqërore, diktaturat me demokracinë, dëshirat e popujve për rend demokratik dhe drejtësi humane me organizatat kriminale, krimin e shkeljen e ligjit, kërkesa për një jetesë më të mirë e qeverive dhe qeveritarëve

Sipas një studimi të kryer nga Banka Botërore (1998), më të korruptuarit rezultuan punonjësit e doganave, të pasuar nga ata të drejtësisë dhe të policisë. Disa të dhëna të hulumtuara, profesionalisht dhe shkencërisht të analizuara mbi gjendjen dhe ecurinë e korrupsionit në një vend, ilustrojnë dhe pasqyrojnë këtë dukuri në mënyrë të mjaftueshme për vlerësime dhe programime të masave të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit.

Edhe studimet e tjera të kryera më vonë, raportet e institucioneve monitoruese vendëse dhe të huaja, tregojnë se korrupsioni dëmton rëndë ekonominë e shtetit dhe ndikon në uljen e efektivitetit të luftës kundër krimit të organizuar. Mitmarrja e parave nga zyrtarët është bërë tepër e zakonshme. Të parët renditen zyrtarët e organeve tatimore (59%), të pasuar nga ata të policisë doganore (55%) dhe të Policisë së Shtetit (48%). Fusha ku korrupsioni është më i përhapur është kalimi i mallrave në dogana (81%), pasuar nga ajo për të marrë licencë për ushtrim profesioni ose leje ndërtimi.

Sipas konventës përkatëse ndërkombëtare, kur një shtet është i rrezikuar nga krimi, shtetasit e atij vendi kanë të drejtë të kërkojnë nga Kombet e Bashkuara intervenim dhe ndihmë në luftimin ose mbrojtjen nga krimi.

Parashikimi në dispozitat penale të krimeve të ndryshme, që mund të klasifikohen në termin “korrupsion”, është edhe një masë e mirë parandaluese për kryerjen e krimeve të tilla. Zbatimi i legjislacionit ekzistues si dhe nxjerrja e normave të reja antikorrupsion ndodhet para një sfide të madhe në çdo shtet. Kjo rrethanë mund të konsiderohet si pengesë e luftimit të korrupsionit.

Por, si faktor me ndikim të fuqishëm në parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie, është kryerja e funksioneve të plota dhe të drejta të mekanizmave shtetërorë dhe administrativë të shtetit

• Suksesi në luftën kundër korrupsionit arrihet vetëm nëse do të jemi të gatshëm të nxjerrim konkluzione të guximshme nga raste konkrete dhe të nxjerrim në pah të metat e institucioneve tona shtetërore. Duke theksuar se korrupsioni nuk është vetëm një çështje e brendshme e shteteve të veçanta që kanë probleme me korrupsion, por ai është pjesë e interesit ndërkombëtar, L. Gjonça, si detyra të përhershme të bashkëpunimit ndërkombëtar në sferën juridike rekomandon:

• - Afrimin e legjislacionit kombëtar me atë ndërkombëtar, sidomos atë që rregullon praninë e shtetit në ekonomi;

• - Vazhdimin e procesit të aderimit, ratifikimit dhe nënshkrimit të instrumenteve ndërkombëtare në fushën penale;

• - Zgjerimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit gjyqësor me vendet e tjera nëpërmjet marrëveshjeve dy dhe shumëpalëshe;

• - Krijimin e sistemit të rrjetit gjyqësor midis institucioneve shqiptare dhe të huaja në fushën e çështjeve juridike dhe penale;

• - Bashkëpunimin në fushën e dorëzimit të kriminelëve dhe ekstradimit të tyre;

• - Bashkëpunimin në transferimin e ndjekjes penale në çështje penale;

• - Bashkëpunimin për transferimet e personave të dënuar; • - Njohjen dhe aderimin në marrëveshjet dhe konventat

ndërkombëtare që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare në këto fusha;

• - Bashkëpunimin ndërkombëtar në hetimet e krimeve financiare dhe të shpërlarjat të parave, ku të përfshihen bashkëpunimi përkatës i institucionalizuar ndërmjet partnerëve ndërkombëtarë dhe Policisë së shtetit, policia gjyqësore, policia financiare, prokuroria si dhe njësitë e shërbimit sekret etj;

• - Bërjen e marrëveshjeve bilaterale me shtete që kanë shkëmbime ekonomike për të rregulluar marrëdhëniet në këtë fushë

Llojet e korrupsionit• Shumica e ligjeve ndëshkuese, nga aspekti juridik, i dallojnë

dy lloje të sjelljeve korruptive: korrupsionin aktiv dhe korrupsionin pasiv.

• Korrupsioni aktiv ekziston kur dikush, duke ofruar ose duke dhënë ndonjë shpërblim, fiton privilegje për realizimin e ndonjë të drejte, kryen ndonjë vepër penale (p.sh. mito) ose ndonjë shtytje të ndonjë forme tjetër.

• Korrupsioni pasiv ekziston kur dikush që është në pozitë (zyrtare ose private) pranon ofertën, shpërblimin, interesin ose premtimin e dhuratës ose interesit, me çka kryen vepër penale të marrjes së mitos, keqpërdorimin të pozitës ose autorizimeve, bënmarrëveshje të dëmshme, bën ndikim të dëmshëm kundërligjor ose ndërmjetësim, etj.

• Korrupsioni rrugor, i cili përfshin të gjitha format e situatat e mitosjes spontane të zyrtarëve publikë ose personave përgjegjës, pa plan paraprak ose paralajmërimi të veçantë për pranuesit e mitos, me qëllim të ikjes nga obligimet e rregullta ose procedurave të ligjshme, përkatësisht kryerjes së obligimeve ligjore, sanksioneve për realizimin e interesave që nuk i takojnë ose të drejtave që nuk i takojnë.

• Korrupsioni me marrëveshje ose korrupsioni në administratën publike është pasojë e arritjes së marrëveshjeve të dëmshme, ndarjen e koncesioneve, punimeve ndërtimore, statusit të furnitorit me mallra ose kryerjes së shërbimeve me “provizion”, duke mos respektuar procedurat e rregullta që kanë të bëjnë me kualitetin, afatet, mënyrën e kryerjes së punëve, anashkalimi i tenderëve publikë, etj.

• Korrupsioni politik shfaqet në forma të ndryshme, prej përgatitjes dhe miratimit të qëllimshëm të “zbrazëtive ligjore” (lancuna legës) të akteve ligjore e të akteve nënligjore të organeve ekzekutive të pushtetit e deri te sigurimi mjeteve financiare nga “fondet e zeza” të sponsorëve të partive politike, ikjes së obligimeve tatimore, jo-transparencës së evidencave të transaksioneve financiare, mënyrave të ndryshme të marrëveshjeve me grupe të ndryshme të interesit në dëm të interesit të përgjithshëm, etj. “aktiviteti me të cilin shfrytëzohet funksioni dhe pozita politike për qëllime amorale ose të kundërligjshme në përpjekje për përfitimpersonal”.

• Korrupsioni gjyqësor sigurisht meriton të veçohet nga llojet tjera të korrupsionit, për shkak të dallimeve nga të ashtuquajturat korrupsione “të përgjithshme”, sepse përfshin sjelljet e kundërligjshme, keqpërdorimin e pozitës nga punëtori i pushtetit (shtetëror) të drejtësisë. Ky korrupsion, sikur edhe llojet tjera, cenon dhe shkatërron sistemin e drejtësisë.

JU FALIMINDERIT PER PREZENCEN TUAJ