manual ndihmËs pËr bujtinat nË fshatrat malore … ndihmes per... · manual ndihmËs pËr...

32
MANUAL NDIHMËS PËR BUJTINAT NË FSHATRAT MALORE TURISTIKE TE SHQIPËRISË Realizuar ne kuadër te projektit “Zhvillimi i Bujtinave në fshatrat malore turistike të Shqipërisë” me financim të UNDP dhe Rajonit Friuli Venezia Giulia dhe zbatuar nga TEULEDA, Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal, Shkodër Nentor 2015

Upload: others

Post on 30-Apr-2020

26 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

MANUAL NDIHMËS PËR BUJTINAT

NË FSHATRAT MALORE TURISTIKE TE SHQIPËRISË

Realizuar ne kuadër te projektit

“Zhvillimi i Bujtinave në fshatrat malore turistike të Shqipërisë”

me financim të UNDP dhe Rajonit Friuli Venezia Giulia dhe zbatuar nga TEULEDA, Agjencia e Zhvillimit

Ekonomik Lokal, Shkodër

Nentor 2015

PERMBLEDHJE

Projekti “Zhvillimi i Bujtinave në fshatrat turistike malore të Shqiperisë” i zbatuar nga TEULEDA, Agjencia e

Zvillimit Ekonomik Lokal, Shkodër me financim te UNDP dhe Rajonit te Friuli Venezia Giulia, vjen si

domosdoshmëri per kualifikimin e shërbimeve ne fshatrat turistike malore. Fokus i projektit jane dy fshatrat

e bukur te Alpeve, Lepusha dhe Vermoshi që ndodhen në zonën administrative Këlmend, Bashkia e

Malësisë se Madhe. Duke qënë se cdo vit e më tepër po shtohen turistët që kanë qëllim të vizitojnë Alpet,

projekti ka synim fuqizimin e potencialit turistik te zonës sëKelmendit, mbasi kjo zonë nuk është promovuar

aq sa duhet dhe nuk pasur te njëjtin interes si Thethi apo Valbona. Fshatrat e Lepushes dhe Vermoshit, si

pjesë e zonës administrative të Kelmendit, tashmë pjesë e Bashkisë së Malësisë së Madhe zënë skajin më

verior të Shqipërisë. Kjo pjesë e Alpeve ka një bukuri që të merr frymën që nga larg të duket si një

kështjellë e ashpër shkëmbore por kur hyn në brendësi të tij shikon forma te larmishme relievi qe

gërshetohen njëra me tjetrën duke formuar peisazhe mahnitëse. Guida që do paraqesim ka të bëjë me

rritjen e kapaciteteteve te bujtinave të këtyre dy fshatrave. Gjatë zbatimit të projektit janë organizuar 4

kurse të rëndësishme në të cilët janë përfshirë pothuajse të gjitha shtëpitë pritëse në Lepushë dhe ne

Vermosh. Në këtë guidë do të sjellim pjesën më të rëndësishme të këtyre kurseve me qëllimin e dhënies së

një instrumenti praktik atyre që ishin pjesë e këtij projekti, por dhe për të mbërritur dhe tek ata që në të

ardhmen mendojnë të hyjnë në këtë sektor shumë të bukur por dhe të vështirë; mikëpritja është pjesë e

pandashme e këtyre zonave, por shërbimet duhen standartizuar me qëllim që turistët dhe vizitorët të mos

duan të ndahen nga keto vende, si dhe te kthehen sërish bashkë me të tjerë.

Foto: Lepushe

Foto: Vermosh

1. KUZHINA TRADICIONALE

Me qëllim vlerësimin e produkteve tradicionale si dhe gatimin e recetave në mënyre sa më të shëndetshme

dhe të thjeshtë eshte organizuar nje kurs kuzhine 7 ditorë si ne Lepushë ashtu dhe në Vermosh. Fillimisht

ështe organizuar një takim me bujtinat me qëllim identifikimin e produkteve te zonës, duke u përqedruar tek

ato te stinës, që do të vlerësoheshin dhe përdoreshin gjatë kursit: si boronica, patatja shumë me vlerë e

Vermoshit, mishavina e cila kohët e fundit po promovohet brenda dhe jashtë vendit dhe shumë produkte të

tjera. Gjithashtu është punuar dhe me frutat e stinës në mënyrë që të ofroheshin disa gatime të reja,

sidomos ëmbëlsirat apo lloje te ndryshme uthullash.

Recetat e mësuara gjate ketij kursi jane sjellë për ju nga Shefi i restorant Rapsodia ne Lezhe, i cili percolli

në mënyrë shumë të thjeshtë dhe interesante artin e tij te kuzhinës tek bujtinat e Lepushës dhe Vermoshit.

RECETA

Tortë me mollë

Përbërsit: miell tip 00 250 gr. Sheqer 250 gr, vezë 2 copë të plota, sodë buke një maje luge kafe, 100 ml

qumësht, 100 ml vaj kikirik, 1 ose 2 mollë këlmendi.

Përpunimi: marrim një ene te thellë, hedhim miellin , sheqerin dhe sodën. E përzijmë bashkë, shtojmë

vezët , vajn dhe qumështin. I perziejmë mirë bashkë deri sa të homogjenizohet brumi.

Marrim një formë torte, e lyejmë me pak gjalp dhe miell.

Hedhim brumin, marrim mollët e këlmendit, i qerojmë dhe I presim feta, i vendosim mbi tortë në formë qe

duam.

E vendosim në furrë me temperaturë 180 gradë për 20 minuta .

Shërbehet e ngrohtë dhe reqel kumbulle

Pasta frola

Përbërsit: miell tip 00 300 gr, gjalp 200 gr, sheqer 100 gr, 1 vezë te plotë, një maje luge kafe te vogël

sode buke .

Përpunimi: Marrim miellin, sheqerin dhe sodën e bukës, e përziejmë përpara.

Marrim gjalpin dhe e përziejmë me brumin tjetër.

E ngjeshim mirë deri sa të kemi një masë homogjene.

E vendosim në një vasketë me kopak dhe e vendosim në frigorifer që të pushojë për 30 minuta.

Me brumin e pasta froles mund të bëjmë disa receta si përshembull:

Biskota me boronicë.

Përbërsit: Pasta frolla dhe boronicë të thatë.

Përpunimi: Marrim pasta frollen , I hedhim boronicën dhe e ngjeshim bashkë. I japim formen e nje topi

dhe I vendosim në furrë me temperaturë 180 gradë për 10 minuta.Pasi të jenë pjekur i lëmë të ftohen.

Krostate me recel kumbulle te egert.

Perpunimi: Pasta frollas dhe recel kumbulle te egër.

Marrim një tepsi me madhësitë që na nevojitet. Hapim brumin e pasta frolles me shkop petash në një

trashësi prej 1 cm dhe më të hollë.

Marrim recelin e kumbullës I shtojmë shumë pak ujë. E përziejmë mirë dhe pastaj e hedhim në tepsi me

pasta frola.

Përgatisim ca rrypa te pastës, I bëjmë formë mbi krostate. E vendosim në furrë me temperaturë prej 180

gradë për 20 deri 30 minuta

Patate Këlmendi te mbushura me mishavi

Përbërsit : Patate me madhësi normale, djathë mishavi dhe pak të njomë, hudhër te grirë imët, vaj ulliri,

piper të zi, dhe pak krypë nëqoftese është nevoja.

Përpunimi : Marrim patatet I lajmë mirë me ujë te bollshëm dhe I vendosim në furrë me temperaturë prej

180 gradë per 30 minuta afërsisht.

Pasi te jenë pjekur patatet, I nxjerrim nga furra dhe I lëmë të ftohen.

Pasi të jenë ftohur. I presim me thikë në mes, I grryejmë me lugë pa dëmtuar lëkurën e sajë.

Marrim brumin e patates , I hedhim pak djathë mishavi, pak djathë te njomë te grirë imët, shtojmë piperin,

vajin e ullirit. I perziejmë mirë bashkë deri sa të gjithë përbërsit të jenë lidhur mirë.

E rregullojmë me shijen tonë për krypë dhe piper.

Shërbehen te ngrohta .

Trofte me pete dhe trumze Kelmendi

Përbërsit: Petë byreku të pa pjekur, trumze , pak mishavi dhe troftë Kelmendi.

Marrim troftën e pastrojmë dhe I hedhim pak krypë dhe trumze, hapim petën I hedhim pak mishavi.

Vendosim troftën dhe e mbështjellim,dhe i bëjmë ca dekore me piru. E vendosim në furrë me temperature

180 gradë për 30 minuta,dhe mund ta shërbejmë me ca karrota të zira.

Troftë Kelmendi e pjekur me raki kumbulle

Përbërsit: trofte, raki kumbulle, miell gruri, kripë, hudhër

Përpunimi: Marrim troftën e filetojmë ose e presim tranc. Marrim nje tigan hedhim pak vaj ulliri, troftën e

lyejmë me mielle dhe pastaj e vendosim në tigan. E kafërdisim në të dy anët deri sa të marrë një

ngjyrëargjenti, e shuajmë me raki kumbulle dhe e bëjmë të avullojë e gjitha.

Shtojmë pak ujë të ngrohtë, pak krypë per ta rregulluar për shije, pak hudhër te grirë imët.

E bëjmë të vlojë deri sa trofta të mbarojë pjekjen dhe lëngu të jetë trashur.

Cibuke me petë dhe mishavinë

Përbërsit : miellë,vezë, krypë , ujë aq sa duhet, gjalp, mishavi dhe trumze

Përpunimi: Përgatisim petën si petat e byrekut.

Grimë imët trumzen, mbi petë hedhim trumze dhe mishavi, I bëjmë si gyp dhe I hollojmë deri sa të kenë

trashësinë e duhur.

I pjekum në furrë me temperaturë 180 gradë.

Mishi i qengjit Në radhë të parë duhet të respektojmë produktin e zonës por nuk duhet harruar që duhet dhe një ushqim

komodë. E them ketë sepse mishi duhet prerë në mënyrën e duhur që klientët ta shijojnë sa më mirë duke ndjerë

kënaqesinë e Këlmendit Marrim mishin e qengjit, e ndajmë mishin .

Kofshët në vete. Brinjët në vete, shpatullat në vete. Sepse secila pjesë kërkon përpunim të ndryshëm dhe pjekje të ndryshëm nga njëra-tjetra.

Bri qingji me mente dhe trumze Kelmendi. Presim brinjët e qingjit në fije ashtu sic janë vetë brinjët,

I lyejmë me pak gjalp, krypë dhe shtojmë mente dhe trumze.

I vendosim në furrë për 30 minuta afërsisht me temperaturë180 gradë.

Mund të shërbehen me patate furre

Kofshë qingji furre .

Marrim kofshën e qingjin I lyejme me gjalp, krypë dhe trumze .E vendosim në furrë me temperaturë 170

gradë. Mishi duhet te piqet avash te mbroje shijen e saj dhe të jetë sa me I butë dhe I shijshem. E kthejmë

në anë të tjetër pas 1 ore. Koha e pjekjes është e bazuar në madhesinë e qingjit. Por minimalisht 2.30 orë.

Shpatulla e qingjit me perime .

Përbërsit: Shpatull qIngji, patate, qepë, karota, speca, mente bjeshke.

Marrim shpatullat dhe e shfiletojmë nga koci,marrim dhe perimet I presim ne kubikë të trasha.

Bëjmë rrolet shpatullën e qengjit , e lidhim me spango, e vendosim në tigan dhe e kafërdisim në gjitha

krahët.

E shuajmë me verë të kuqe,dhe e avullojmë mirë. Pasi të jetë avulluar mirë I shtojmë perimet ,shtojmë ujë

të ngrihtë. Krypë, piper, mente bjeshke. I vendosim nje kapak dhe e fusim ne furrë per 3 orë por duke parë

gjithmonë.

Pasi të jetë pjekur mirë mishi e rregullojmë me shije, si për krype, piper.

E sherbejmë të ngrohtë me pak bukë misri

2. KOMUNIKOJMË ANGLISHT ME TURISTËT

Kursi i anglishtes, duke u fokusuar më shumë tek anglishtja e folur, ka pasur qëllim kryesor te aftësoje

banorët e Lepushës dhe Vermoshit të komunikojnë me turistët që vizitojnë këto vise.

Pjesët më të rëndësishme të këtij kursi do të paraqiten në seksionin: “Komunikojmë në anglisht me turistët”.

ANGLISHT

- My name is Frenk – maj nejm iz Frenk – emri im eshte Frenk

- Ëhere are you from ?-ueer ar ju from? - prej nga jeni?

- I come from France – I kam from Frëns - vij nga Franca

- Come in , please – kam in , plliiz – urdheroni ( hyni brenda) , ju lutem

- Do you have free rooms ? – du ju h(ae)v fri ruums – a keni dhoma te lira? ( te pa zena)

- Hoë many persons are you? – hau mëni persens aar juu? – sa persona jeni?

- Hoë long are you going to stay? – hau llong aar ju goin to stej- sa gjate do te rrini?

- Hoë are you ? – hau aar ju?- si jeni?

- Hoë is your family ? – hau iz jur f(ae)mli?- si e keni familjen?

- This is my house .-dhis iz maj hauz-kjo eshte shtepia ime

- This is your room –dhis is jur rum- kjo eshte dhoma juaj

- Here is your toëell – hier iz jur tauell – ky eshte peshqiri juaj

- Here are your toëells – hier aar jur tauells – keta jane peshqiret tuaj

- Do you ëant more blankets?-du ju uant mor bllankets?- a don me shume batanije/mbulesa?

- Ëhat do you like to eat ? – uat du ju lajk tu iit?- cfare ju pelqen te hani?

- Ëhat time you ëant the food ? – uat tajm ju uant dhe fuud?- ne cfare ore ju e doni ushqimin?

- Breakfest , lunch , dinner –brekfest,llanç,diner, - vakti i mengjesit , i drekes , i darkes

- Morning , noon , evening- morning , nuun , iivning- mengjes , mesdite , mbremje.

- Ëhat do you like to do today?- uat du ju laik tu du tudej?-cfare ju pelqen te beni sot?

- Good morning – gud morning- miremengjes

- Hoë did you sleep?-hau did ju sliip?- si fjete?

- Ëhat day is it ? – uat dej iz it- çfare dite eshte sot?

- Good evening – gud iivning-mirembrema

- Good night – gud najt- naten e mire

- Is bed time- iz bed tajm – eshte koha e gjumit.

- She is sleeping - shi iz slipin – ajo eshte duke fjetur

- It iz soo cold here – it is soo koolld hier – eshte shume ftohte ketu

- I ëill turn on the sobe – aj ëill tërn on dhe soob - une do te ndeze shporetin

- Ëhere do you ëant to go ?-uer du ju uant to go?-ku doni te shkoni?

- I ëant to climb that mountain – I uant tu kllajm dhe maunten – une dua te ngjis ate malin.

- On top of the mountain – on tap ov dhe maunten – ne maje te malit

- Ëe have to pass that field first – ui h(ae)v tu p(ae)s dhat fiild fërst – ne duhet te kalojme ate

lendinen me pare

- I’m hungry – ajm hangri – kam uri

- Do you eat mushrooms? – du ju iit mashrums – a i ham kerpullat?

- They’ re tasty – dhejr tejsti- ato jane te shijshme

- Is anybody vegetarian – iz enibadi vexheterjen ? – a eshte kush vegjetarjan?

- Have some fruits – h(ae)v sam fruts – ha fruta

- A glass of milk – e gl(ae)s ov millk – nje gote qumesht

- A cup of tea – e kap ov tii – nje filxhan çaj

- a bootle of ëater – e battell ov uater – nje shishe uje

- put some garlic – put sam gaarlik – hidh pak huder

- Come ëith me - kam uith mii – eja me mua

- I am going to sleep – aj em goin tu sliip – po shkoj te fle

- My friend – maj frend - shoku im

- My cousin – maj kazen – kushuriri im

- Are you ready to go? – aar juu redi tu go- jeni gati te shkoni?

- Are you comming? – aar juu kamin – a po vjen?

- I am ëorking. – aj em uorking – une po punoj

- This is my phone number – dhis iz maj foon namber – ky eshte numri im i telefonit

- You can call any time – ju kën koll eni tajm- mund te telefononi ne çdo kohe

- There is a beautiful ëaterfall – dhere iz e bjuutifull uaterfool – atje eshte nje ujevare shume e

bukurhoë to get there – hau tu get dheer – si shkohet atje?

- Sandëich – sënduiç – sanduiç

- Salad – saallëd – sallat

- Soup – sup – sup

- Rice – rajs – oriz

- Eggs – egs – veze

- Salt – soollt - kripe

- Bread – bred – buk

- Chees – çiiz - djathe

- Milk – millk – qumesht

- Chicken – çiken – pule , mish pule

- Pork – pork – mish derri

- Beef – biif – mish viçi

- Lamb – l(ae)mb – mish qengji

- Fish – fish – peshk

- Mushrooms – mashrums – kerpulla

- Orange – oorenxh – portokall

- Orange juice – oorenxh xhuus – leng portokalli

- Potatoes – p(ea)tejtos – patate

- Onions – anjens – qepe

- Carrots – k(ea)rets- karrota

- Apple – (ae)pell – molle

- Peppers – peppes – speca

- Yoghurt – jogert – kos

- One ,tëo, three, four , five , six, seven , eight ,nine , ten – uan ,tu,thri,for,fajv,siks,seven,ejt,najn,ten-

1,2,3,4,5,6,7,8,9,10

- Monday - mandej – e hene

- Tuesday –tjusdej- e marte

- Ëednesday – uensdej – e merkure

- Thursday – thersdej – e enjte

- Friday – frajdej - e premte

- Saturday – saterdej – e shtune

- Sunday – sandej – e diel

- Ëeekend – uiikend - fundjave

- January –xhenjuari- janar

- February- februari- shkurt

- March – març- mars

- April – ejprell- prill

- May – mej - maj

- June- xhuun - qershor

- July – xhullaj - korrik

- August – oogust - gusht

- September- september- shtator

- October – oktober- tetor

- November – november - nentor

- December – disember - dhjetor

- Spring – spring - pranvere

- Summer – samer - vere

- Fall – fooll- vjeshte

- Ëinter – uinter - dimer

- North – north- veri

- South – sauth - jug

- East – iist - lindje

- Ëest – uest - perendim

- Happy Birthday – h(ea)pi bërthdej – gezuar datelindjen

- Happy Neë Year – h(ae)pi nju j(ae)r – gezuar vitin e ri

- Merry Christmas- meri krismas- gezuar Krishtlindjet

- Gift – gift- dhurate

- Money – mani - pare

- Poor – puur – i varfer

- Rich – riç- i pasur

- Phone call – foon kooll- telefonate

- Healthy - helthi –i shendetshem

- I have a cold – aj h(ae)v e kolld- jam ftohur

- Fever – fiiver - temperature

- Flu – flluu- grip

- Pain reliever – pejn rilliver- qetsues

- Sore throat – soor throt- skuqje fyti

- Have a headache – h(ae)v e hedejk – kam dhimbje koke

- Toothache – tuuthejk – dhimbje dhembi

- Don’t ëorry – dont uori- mos u merzit

- Let’s go - lets goo – le te shkojme

- Ëatch TV – uaç tii vii – shoh televizor

- City – citi - qytet

- Village - villixh - fshat

- Heappy – h(ae)pi – i lumtur

- Bed – bed - krevat

- Bed time – bed tajm – koha per gjume

- Ëork – uork – pune , punoj

- Mattres- m(ae)çres - dyshek

- Turn on the sobe - tërn on dhe sob – ndeze shporetin

- Book – buk - liber

- Pen - pen - stirolaps

- Learn – lërn- mesoj ( kur mesoj vete)

- Teach – tiiç- mesoj (kur mesoj dike tjter)

- Over- over - siper

- Under – ander - poshte

- Upstairs – apsters – kati siper

- Doënstairs – daunsters - kati poshte

- Stairs – sters - shkalle

- Fence – fens - gardh

- Garden – garden - kopsht

- Invite – invajt – ftoj

- Invite them for dinner – invajt dhem for diner – ftoji ata per darke

- Near – nier - afer

- Far – far - larg

- Head – hed - koke

- Eye – aj - sy

- Ear- ier - vesh

- Nouse – nouz - hunde

- Mouth - mauth - goje

- Lips – lips - buze

- Hair –heer - floke

- Arm – aarm - krah

- Foot – fut – shputa e kembes

- Leg – leg - kemba

- Finger – finger - gisht

- Skin – skin - lekure

- Snoë – snou - bore

- Umbrela – aambrella- çader

- Rain – rejn - shi

- Sunny – sani – kohe me diell

- Cloud – klaud - re

- Sun – san - dielli

- Moon – muun - hena

- Sunrise – sanrajs – lindja e diellit

- Sunset- sanset – perendimi i diellit

- Ëorld- uorelld - bota

- My land – maj lënd – toka ime

- Good – gud - mire

- Nice – najs - bukur

- Beautifull – bjuutifull – shume bukur

- Storm – storm - stuhi

- Rainboë – rejnbou - ylber

- Ëoods – uuds - pyje

- Neë – njuu – i ri

- Old – oolld – i vjeter

- Mother – madher – nena

- Father – fadher - babai

- Son – san – i biri

- Doughter – dooter – e bija

- Parent – peerent - prind

- Nepheë – nefju- nip

- Hungry – hangri – i uritur

- Cereal – siirjell- drithera per mengjes

- Oil – ojell- voj

- Corn bread – korn bred – buk misri

- Healthy food – helthi fuud – ushqim i shendetshem

- Loë fat – loo f(ae)t - pa yndyre

- Sugar – shuger – sheqer

- Solt – soollt - kripe

- Pepper – peppper - piper

- Cook – kuk – gatuaj , guzhinjer

- Ham – h(ae)m - proshute

- Early – ërli - heret

- Late – lejt – vone

- Ask – (ae) sk- pyes

- Think – think - mendoj

- I am – aj em – une jam

- You are – juu aar – ju jeni

- He is - hi iz – ai eshte

- She is - shii iz – ajo eshte

- Ëe are - uii aar – ne jemi

- You are – juu aar – ju jeni

- They are – dhej aar – ata , ato jane

- I have – aj h(ae) – une kam

- You have – juu h(ae)v – ju keni

- He has – hi h(ae)z – ai ka

- She – shii h(ae)z – ajo ka

- Ëe have – uii h(ae)v – ne kemi

- You have – juu h(ae)v – ju keni

- They have – dhej h(ae)v – ata , ato kane

- My – maj – imi , imja

- Your – juur - yti ,jotja

- His – hiz – i tij , e tij

- Her – hër – i saj , e saj

- Our – auer - yni , jona

- Your – juur – juaji , juaja

- Thier – dheer – i tyre , e tyre

- Often – often - shpesh

- Alëays – oolluejz - gjithmone

- Never – never – kurre

Shenim (ae) - lexohet e si blegerima e deles

3. MENAXHIMI I BUJTINËS – Mikëpritja dhe mirëpritja

Mikpritja është një ideal i dashur e i rëndësishëm i shoqërisë tradicionale shqiptare. Është krejt e

papërfytyrueshme, që me gjithë vështirësitë e mëdha ekonomike në mbarë realitetin shqiptar, njeriu të

mos pritet mirë ose të mbetet jashtë në rrugë pa strehë. Shqiptarët e kanë mikpritjen të shenjtë e të

pakufishme. Thonë, për shembull, se në kohën e diktaturës komuniste, kur po bëheshin plane për

ndërtimin e një hoteli në veri të vendit, banorët e qytetit në fjalë u ndjenë të fyer e të zemëruar. Sipas

mendimit të tyre, qyteti nuk kishte nevojë për hotel, sepse çdo udhëtar, që do të kërkonte vend për të

qëndruar, mjaftonte të trokiste në derë, në çdo derë, për të ngrënë e për të kaluar natën. Mikpritja (ose

miku) konsiderohet Institut dhe zakon popullor. Në gjuhën shqipe nuk bëhet ndonjë dallim midis angl.

“Guest” dhe “friend”, që në shqip nënkuptojnë të dyja fjalën “mik“. Ai që hynte në një shtëpi, vihej vetvetiu

menjëherë nën mbrojtjen e saj, dmth. i zoti i shtëpisë mbante përgjegjësi për sigurimin dhe “nderin” e mikut

deri kur ai të dilte jashtë shtëpisë ose tokës së tij. Për këtë arsye, zakon është që i zoti i shtëpisë ta

përcjellë mikun, kur ai largohet, deri aty ku mbarojnë pronat e tij, dhe, po të ketë ndonjë rrezik, e shoqëron

deri në shtëpinë e vet ose në shtëpinë tjetër ku do të hyjë. Në këtë mënyrë , udhëtari mund të bënte rrugë

të sigurt në mes fiseve tepër të armatosura të veriut, që mund të ishin tepër të rrezikshme, thjeshtë duke

shfrytëzuar këtë privilegj - të drejtën e mikut. I zoti i shtëpisë e ka për detyrë ta bëjë mikun të ndihet sa

më mirë dhe të përpiqet t`ia përmbushë të gjitha dëshirat.

2- SHERBIMET E DUHURA PER NJE MIKPRITJE TE MIRE!

-INFORMIM SA ME I PLOTE DHE I SAKTE PER SHERBIMET

-Per sherbimet qe ofrohen duhet te kete cmimin e sakte te tyre.

-Te degjohet klienti per kerkesat, ankesat, sygjerimet etj.

-Lehtesime ne marrjen e sherbimit sa me te plote.

Te gjitha shoqerite e sherbimeve turistike, sikurse edhe shoqerite e turizmit, duhet te vleresojne sherbimin,

sipas mendimit te klientit. Per kete arsye, shpesh here perdoren pyetesore ku klienti i ploteson (apo edhe

pyetet direkt), per te kuptuar nese sherbimi i ofruar ndaj tyre eshte i pelqyeshem ose permbush pritshmerite

e tyre. Kjo eshte nje gje shume e rendesishme ne sektorin turistik, sepse e ben sipermarrjen (hotelin,

restorantin etj) qe te permiresoje politikat e sherbimit, duke krijuar mundesite qe te identifikohen pikat e

dobeta te sherbimit.

Sherbimi qe merr nje turist, a ka lidhje me kulturen e vendit tone?

Sherbimi qe ai merr krijon ose jo kenaqesi. Ne kete proces e rendesishme eshte qe te kete nje pike fillimi,

te niset prej diku, qe me pas te behet perballja mes sherbimit qe ka qene dhe atij qe eshte aktualisht. Them

qe nuk eshte e lidhur me kulturen e nje vendi, sepse ka te beje me shume me ate qe do klienti.

Psh., marrim rastin e personit qe i shoqeron turistet nga aeroporti ne drejtim te hotelit. Nese ky person nuk

e kupton se cfare kerkon klienti permes kerkeses qe mund t'i shprehe, atehere pritshmerite e turistit nuk

jane ato qe ai ka krijuar ne mendjen e tij. Jane pikerisht keto elemente qe permes pyetesoreve apo

pyetjeve te drejt per drejta kerkojme te masim permes mendimit te klienteve ose turisteve ne kete rast.

MENAXHIMI I NJE BUJTINE

Qe te drejtosh nje bujtine ne menyre te sukseshme nevojiten si aftesi menaxhuese shume te mira ashtu

dhe njohuri te praktikave me te mira te biznesit. Ne kete seksion ju do mesoni per lidershipin, aftesine per

te marre vendime dhe si te drejtoni punonjesit tuaj. Gjithashtu ne do te japim dhe disa koncepte te

rendesishme per te drejtuar biznesin tuaj qe perfshijne udheheqjen, drejtimin e punonjesve, bazat e

marketingut, si dhe plotesimi I formulareve te taksave dhe sigurimeve etj.

Udheheqja Askush nuk eshte si nje ishull, sidomos ne boten e biznesit. Ju keni nevoje per njerez te tjere qe t’ju

ndihmojne te arrini ate qe doni: kjo kerkon aftesine per te udhehequr dhe te influencish mbi te tjeret. Ashtu

sic do gje ku perfshihen njerez dhe nje bujitne e vogel ka nevoje per nje atmosphere bashkepunimi mes

gjithe pjesemarresve. Fatmiresisht, punonjesit ne nje bujtine te vogel mund te bashkepunojne ne menyre

shume efektive. Ne fakt nje pune e mire ne grup lehtesohet ne nje fare menyre nga permasat e vogla te

nje ndermarrjeje.

Ne firmat e vogla marredheniet mes pronarit dhe punetoreve jane lehtesisht te menaxhueshme per faktin

se ata takohen cdo dite.

Udheheqja qe nderton entuziazmin ne pune.

Disa kohe me pare shume menaxhere ishin te prirur te ndertonin marredhenie qe varesie me punonjesit

duke dhene vetem urdhra dhe duke treguar interes te vogel per ata qe punonin per ta. Por me kalimin e

viteve kjo lloj udheheqjeje ja ka lene vendin nje lloji te ri qe ka ne bazen e vet respektin per te gjithe

anetaret e organizates.

Ne shume raste menaxheret qe perdorin kete lloj lidershipi i afrohen nje niveli lidershipi qe quhet fuqizimi

apo delegimi i pergjegjesise. Menaxheret qe e perdorin kete lloj lidershipi shkon me larg sesa vetem marrja

parasysh e mendimit te punonjesit, duke e rritur autoritetin e tyre dhe duke ju dhene te drejten te marrin

vendime apo te veprojne vete.

Per te qene nje sipermarres i sukseshme duhet te kemi parasysh qe duhet nje pune e madhe dhe

eksperience.

Ka disa menyra me ane te te cilave mund te arrihen shume gjera te rendesishme duke evituar qe te behen

gabime qe jane bere nga te tjere qe kane qene me para nesh ne kete fushe, si dhe duke krijuar lidhje te

qendrueshme biznesi.

Keshillimi

Sipermarresit me experience dhe te sukseshem shume shpesh bejne te njejten pyetje: Sa eshte e mundur

qe sipermarresit e rinj te mesojne nga eksperiencat e te tjereve.

Pergjigjia eshte KESHILLIMI

Keshillimi eshte nje term qe historikisht perdoret per te pershkruar marredhenien mesues – nxenes. Ne

boten e biznesit, keshillimi ndodh nje profesionist me experience (keshilluesi), jep keshilla domethenese nje

profesionisti me me pak eksperience (nxenesit)

Krijimi I lidhjeve te biznesit (Networking)

Te kesh lidhje eshte nje mjete i vlefshem qe cdokush ne biznes mund ta perdore. Krijimi i rrjeteve apo

networking mund te jete nje mjet shume I mire qe cdokush mund ta perdure. Lidhjet ne rrjet efektive mund

te jete nje nga format me te mira marketing duke qene se eshte dhe lehtesisht e perballueshme. Le te

japim dhe nje perkufizim te lidhjes ne rrjet, ai ndodh kur kemi planifikuar nje ngjarje apo thjesht thirren

njerez, qe kane lidhje me biznesin tone ne menyra te ndryshme, me qellim kryesor qe te lidhemi me ta

duke krijuar marredhenie te qendrueshme, qe mund te perdoren ne te ardhmen ne te mire te biznesit.

Te qenit gjithmone I informuar

Sot thuhet shpesh qe INFORMACIONI ESHTE FLORI.

Fatekeqesisht, informacioni bruto qe na “bombardon” ne cdo dite, nuk eshte informacioni qe mund te

ndihmoje biznesin tone te ece perpara dhe te zhvillohet. Ne duhet te mesojme te marrim vetem

informacionin qe na duhet te perdorim per te zhvilluar dhe per te cuar perpara biznesin tone, ashtu sic

duhet dhe te mesojme qe te injorojme informacionin qe smund te perdorim apo skemi mundesi te perdorim.

Menaxhimi I kohes

Hapi I pare ne te mesuarit sesi menxhohet koha eshte te hartosh nje plan te pergjithshem pune. Plani yt

duhet te perfshije si kohen per te menaxhuar, ashtu dhe kohen per veten tuaj. Pasi i keni percaktuar

elementet me te rendesishme te punes, hapi tjeter eshte ti identifikoni ato duke percaktuar dhe afatin me te

fundit kur ata duhet te jene te perfunduara.

Duke ju pergjigjur pyetjve si : Sa kohe do me duhet per te marre kete vendim, te perfundoj kete detyre apo

te kontaktoj kete person; do t’ju ndihmoje qe te filloni te identifikoni gjerat qe duhet te behen menjehere dhe

ciloat mund te presin. Vendosja e prioriteteve varet nga afatet e perfundimit te tyre, sa njerez ju duhet te

telefononi per te marre informacionin qe ju duhet dhe nese ju duhet te delegoni apo te merrin asistence nga

te tjeret.Sapo ju te keni identifikuar prioritetet tuaja duhet te shihni te gjitha mundesite per ti arritur ato.

Vleroso cdo gje dhe ec perpara duke bere ate qe eshte me e nevojshme per ju. Kur ndieni se jeni ne

rrugen e duhur ,I vetmi moment kur duhet te beni ndryshime eshte aterhere kur e dini qe nje gje e tille ju

ben qe te kurseni kohe . por kur jeni ne dyshim , zakonisht keshillohet qe eshte me mire te vazhdohet ne

drejtimin qe kishit ne fillim.

Duke hartuar planin tuaj te punes dhe duke indentifikuar prioritetet tuaja ju keni filluar rrugen drejt nje

menaxhimi me efektiv te biznesit, pasi suksesi i tij varet ne rradhe te pare nga vete ju.

Vendimarres I mire

Njeri nga vendimet me te mira qe mund te merrni eshte qe te mesoni sesi te beheni nje vendimarres I mire.

Kjo kerkon perkushtim, te kutosh dhe te aftesi. Perpjekja per tu bere I tille ja vlen.

A jeni ju nje vendimarres i mire ?

Vendime, vendime, vendime.

Ne cdo hap qe bejme duhet te marrim vendime. Pyetja eshte ‘ a je ti nje vendimarres i mire ? ‘ Nese nuk jeni

apo mendoni qe nuk jeni s’ka asgje per t’u shqetesuar. Vendimarrja eshte nje nje aftesi qe mund te mesohet

nga kushdo. Edhe pse disa njerzve te mesuarit e kesaj aftesie te vecante mund tu duket me e lehte, sesa

te tjereve, te gjitha kalojne ne nje proces te mesuarit te ngjashem.

Kemi dy lloje baze vendimesh : Ata qe te cilat merren pasi kemi pershkuar nje proces specifik dhe ata qe

thjesht ndodhin.Megjithate te dyja llojet permbajne mundesi dhe krijojne eksperience.

Vendime te mencura merren kur perdoret nje proces i percaktuar. Ata jane te bazuar ne vlera dhe

perceptimet e nje vendimarresi dhe perfshijne alternativa te para me kujdes.

Tete hapa per te marre vendime te mencura

Ky proces mund te perdoret ne cdo situate kur ju kerkohet te merrni nje vendim te rendesishem.Nese ju

ndiqni keta 8 hapa baze do te kuptoni qe jeni duke marre vendime te mencura si ne biznesin tuaj ashtu dhe

ne jeten tuaj.

Percakto sa me specifikisht se per cfare nevojitet te merret ky vendim?. Ju takon juve realisht ta merrni kete vendim apo dikujt tjeter?A ju nevojitet me te vertete ky vendim? (Nese nuk ke te pakten dy opsione ne favor , atehere nuk ke vendim per te marre). Kur duhet ta merrin kete vendim Pse eshte ky vendim I rendesishem per tu marre? Kush do preket nga marrja e ketij vendimi?Mund te shkruani alternative pa fund. Lere imagjinaten tende te vrapoje e lire dhe mos u mundo te heqesh asgje: nuk eshte tani koha qe te gjykosh. Vetem sigurohu qe te shkruash gjithcka.Mendo se ku mund te gjesh me teper informacion per alternativat e mundshme. Informacioni shtese zakonisht te udheheq drejt alternativave te tjera. Vendet ku mund te shikoni per informacionin qe ju nevojitet perfshijne miqte, familjen, bashkepunetore, agjenci shteterore apo provate, organizata profesionale, sherbime online, gazeta, revista, libra etj.

Kontrollo alternativat e tua Sapo te kesh nje liste te tille perdor te njejta burime informacioni per te gjetur te dhena specifike per secilen alternative.Do te vini re sesa me shume informacion te mblidhni , aq me shume ide do ju vijne. Sigurohuni ti shkruani dhe keto dhe gjithashtu t’I kontrolloni.

Rradhit te gjitha alternativat. Tani qe keni nje liste alternativash eshte koha qe te filloni ti vleresoni ato dhe te shihni se cila nga ato ben per rastin tuaj. Dhe te hiqni ato qe nuk ju pershtaten

Fillo dhe vizualizo perfitimet e cdo alternative. Per cdo alternative qe ka mbetur ne listen tuaj trego sesi do jete rezultati i saj. Dhe ketu eshte mire qe te shkruash pershtypjet dhe mendimet e tua.

Bej nje kontoll real. Cila prej alternativave te mbetura kane me shume mundesi per te ndodhur. Hiq

ato qe eshte e veshtire te te ndodhin.

Cila alternative e mbetur te pershtatet.Perserit dhe nje here ata qe te kane mbetur dhe vendos se cila eshte me e mira per ju. Keto quhen vendime te zgjuara. Nese ju nuk jeni shume i kenaqur me nje vendim qe merrni dhe rezultati i mundshem nuk eshte i mire per ju, kjo eshte nje e dhene qe nuk eshte vendimi i duhur per ju. Nga ana tjeter ju mund te mos e pelqeni nje alternative por jeni i ekzaltuar per rezultatin e pritshem te saj. Por dhe ky ka mundesi qe te mos jete vendimi i duhur qe duhet te merrni. Ne se juve ju pershtaten me se miri si alternativa , shtu dhe rezultai i pritshme atehere me te vertete mund te mendoni qe ai eshte vendimi i zgjuar perju dhe ju duhet te vazhdoni

Te fillosh! Sapo ju te keni marre vendimin fillo ta vesh ne jete.Shqetesimi apo te mundohesh te gjesh alternative tjeter ne kete rast, pa u menduar shume, vetem do shkaktoje deshtim. Ju keni bere me te miren tani, por ju gjithashtu mundesine qe te nderrioni mendje ne te ardhmen.Maj mend se asnje vendime nuk gdhendet ne gur. Ata mund te nderrohen kur eshte e nevojshme.

Si po ecin gjerat ? Sigurohu qe te rishikosh vendimin tend, ne terma spescifike pergjate kesaj rruge. A jane rezultatet e pritshme te mire? A jeni I kenaqur me rezultatet.A do lini qe te vazhdohen ne kete rruge apo te behen rregullime ?nese vendimi nuk doli ne menyren qe ju e prisnit apo kishit palnifikuar rishiko dhe nje here gjithe procesin e marrjes se vendimit.ne kete proces duhet t’u pergjigjeni pyetjeve te meposhtme.A nuk kisha une informcion te mjaftueshem ? cilat vlera kane hyre aktualisht ne loje ? A ishin ato vlerat e mia apo te dikujt tjeter ?

1. Menaxhimi I punonjeseve

Menaxhimi I punonjesve eshte nje perberes kritik I drejtimit te nje biznesi. Te dish cfare duhet te besh kur

duhet te punesosh, te motivosh, te drejtosh, biles dhe te pushosh dike nga puna eshte informacion qe nje

sipermarres duhet te dije.

Te dish saktesisht se cfare pune duhet te beje punonjesi(pershkrimi i punes)

Pershkrimi I punes pershkruan punen qe duhet te beje nje punonjes.nje pershkrim i mire pune fillon me analizimin e mire te te gjitha detyrave qe duhet te beje dikush ne nje pune te caktuar. Pra perfshin detyrat individuale, qellimin dhe pergjegjesine per punen, lidhjen e punes me pune te tjera dhe kualifikimet qe duhen per te bere kete pune.

Procesi I intervistimit: Si te zgjedhim personin e duhur

Si do te zgjedhim personin e duhur per biznesin tone. Nuk ka pergjigje perfekte por procesi i intervistimit

mund t’ju ndihmoje se tepermi nese ju e perdorni ate efektivisht. Intervistimi i kandidateve per nje

pozicion ne kompanine tuaj eshte nje nga hapat me te rendesishem ne procesin e marrjes ne pune.

Me poshte kemi radhitur hapat kyc qe ju duhet te ndermerrni per te zgjedhur personin e duhur ne

kompanine tuaj:

Te percaktosh nevojat qe do te te plotesohen duke punesuar nje punonjes te ri. A jeni ju duke i perdorur si duhet aftesite dhe talentin e punetoreve qe keni tani ? a e dini se cfare duhet te beni? A mundet biznesi juaj te perballoje nje punonjes te ri?

Te besh nje analize te hollesishme te punes qe kerkoni .Cilat jane funksionet kryesore te punes dhe kriteret e vleresimit ?

Shkruani nje pershkrim te punes me specifikimet kryesore duke u bazuar ne analizen e mesiperme.

Percakto pagen per pozicionin duke u bazuar ne pagat e meparshme dhe te sektorit per te qene sa me I drejte. A eshte kjo page e e barabarte dhe proporcionale me pagat dhe pergjegjesite e pozicioneve te tjera Brenda kompanise tuaj apo me pozicione te ngjashme ne tregu?

Te vendosesh ku dhe sit e gjesh candidate te kualifikuar. Cilat do te jene teknikat e rekrutimit? Cili eshte harku kohor qe do te besh kerkimin?Kujto qe njoftimi ne TV nuk eshte domosdoshmerisht menyra me e mire per te gjetur personin e duhur.

Mblidhni dhe shihni nje sasi te konsiderueshme te cv dhe pastaj zgjidhni kiandidatet me te kualifikuar per te vazhduar me te.

Intervisto kandidatet me te kualifikuar per kete pozicion duke u bazuar ne pershkrimin e punes dhe ne specifikat e saj.

Kontrollo referencat qe mund te kene aplikantet.

Puneso punonjesin me te mire per punen.

2. Marketingu

Marketingu I mire eshte kritik per suksesin e nje biznesi. Marketingu ka shume dimensione duke

perfshire kerkim marketing, sherbimin ndaj klienteles, reklama , paketimi, etiketimi, vendosja e cmimit dhe

te tjera. Te investosh ne nje plan te marketing te mire do te thote te ardhura te shkelqyera per biznesin.

Cfare eshte marketingu?

Percaktimi I pergjithshem

Ne terma te thjeshta, aktivitetet dhe strategjite marketing cojne ne prodhimin e produkteve apo ofrimin e

sherbimeve qe kenaqin konsumatoret, duke krijuar keshtu fitim per ato kompani qe I ofrojne keto produkte.

Marketingu te con ne nje situate me fitim dhe me me shume fitim sepse:

Konsumatoret kane nje product qe plotesn nevojat e tyre

Fitime te mira arrihen per kompanine ( keto fitime bejne qe komania te vazhdoje te beje biznes dhe te rritet duke plotesuar keshtu dhe kerkesat e konsumatoreve te ardhshem)

Duke e pare ne nje kendveshtrim tjeter, te fokusohesh ne ate qe konsumatori do dhe kerkon eshte

thelbesore per nje marketing te sukseshem. Ky orientim drejt nevojave te konsumatorit duhet gjithashtu te

jete ne balance me objektivat e kompanise ne lidhje me volumin e shitjeve qe duhet te arrihen me qellim

qe kompania te vazhdoje te beje biznes. Marketingu eshte process kreativ dhe qe sherben per te

plotesuar te gjitha keto objektiva.

Ne menyre te permbledhur

Keto jane pikat me thelbesore per nje marketing te sukseshme.

Te prodhosh ate qe konsumatori ka nevoje duhet te jete ne focus te planifikimt dhe te operacioneve te biznesit.

Te arrish volum shitjesh te larte me fitim dhe jo vetem volum shitjesh, eshte nje qellim i nevojshem.

Koordinimi mes aktiviteteve te marketingut dhe funksioneve te tjrera ne nje biznes qe ndikojne tek

perpjekjet per nje marketing te rendesishem eshte e domosdoshme.

3. Paguaj taksat dhe detyrimet

E dini se cfare thone per taksat dhe per vdekjen!!!!!!

Nese ju gjenroni te ardhura , keni prona, bleni dhe shisni te mira apo punesoni njerea , ju duhet te paguani

dhe taksa. Ka shume te dhena persa I perket pageses se taksave. Eshte e rendesishme per suksesin e

biznesit tuaj te paguani vetem pjesen qqe me te vertete ju takon.

Informacion I pergjithshem per taksat dhe sigurimet

TAKSAT E BIZNESIT Forma e biznesit ne te cilin ju po operoni percakton llojin dhe masen e taksave qe do paguani. Taksat qe nje bujtine do te paguaje tashme jane vetem taksat qe aplikohen nga qeverisja lokale. Tatim fitimi per biznes me xhiro nen 5.000.000 eshte hequr.

SIGURIMET SHOQERORE PER JU DHE PER PUNONJESIT

Po nuk i paguat brenda dates 20 te muajit pasardhes te cdo tremujori do te ndeshkoheni, keshtu qe te

keni parasysh te jeni korrekt.

4. GUIDAT LOKALE

Zhvillimi i turizmit në zonat malore krijoi dhe nevojën e një figurë që do të shërbente si ndërmjetes mes

territorit dhe turistit. Kjo figurë duhet të jetë sa më e përgatitur me qëllim promovimin sa më të mirë të

territorit. Për ti ardhur në ndihmë këtij qëllimi është përgatitur një modul i thjeshtë ne mënyre që të jetë sa

më i kuptueshëm për banorët e këtyre zonave që nesër mund ta shohin veten si promovues të territorit të

tyre. Me specializimin e vazhdueshëm dhe me ndjekjen e kurseve profesionale, ata mund të zhvillojne nje

profesion që tashmë është shumë i këkur, duke qëne se turistët kerkojne dhe paguajne per sherbime sa

me te kualifikuara. Materiali me poshte do te jape informacione te pergjithshme mbi dy fshatrat ne menyre

qe ata qe do te punojne si guide te kene disa informacione te sakta per fshatin dhe zonen perreth. Do te

pasojme me nje informacion te detajuar mbi ate qe perfaqeson guida, duke dhene nje informacion te

strukturuar mbi menyren qe duhet te operoje nje guide.

Përshkrim i Fshatrave Lepushë dhe Vermosh

Vermoshi: “Smeraldi i Alpeve Shqiptare”!

Në pjesën më veriore të Shqipërise, ku kufiri me Malin e Zi, formon nje keq ne trajten e nje mali, eshte

kryekreu i Kelmendit, Vermoshi. Emri i tij, sipas vendasve, lidhet me fjalen verim, të tjerë e lidhin me fjalën

“ver” (majë), por shkenca përkatese ende nuk e ka thënë fjalën e saj.

Shkëmbinjtë, kryesisht flishorë, pak gëlqerorë e efuzivë, si dhe nga veprimtaria e fuqishme akullnajore,

kanë krijuar një natyrë piktoreske, që të mrekullon në cdo hap. Dy kurrizet malore, ai i Vilës ne jug dhe i

Marlulës ne veri, formojne nje spektakel natyror që të jep idenë një stadium olimpik në male. Brenda dhe

jashte ketij peisazhi dallohen disa objekte natyrore te vecuara si: lugu i Varur akullnajor i Skropatushes,

lugu pa dalje i Dolit dhe Cirku i Smutigores, shkembinjte e rrudhosur gjate rruges per ne Lepushe, shpella

karstike e Jaçices, lugu i Lerthit, i Viles, Lugu i Niles etj.

Vermoshi ka pasuri te shumta ujore. Lugina e Vermoshit pershkohet nga lumi i qete i Vermoshit, me

karakteristikat e nje lumi fushor. Mendohet qe lumi eshte formuar vone, por eshte fuqizuar nga perrenjte e

shumte qe derdhen ne te. Eshte i vetmi lume ne Shqiperi qe rrjedh ne te kundert.

Si vendbanim, fshati i Vermoshit, permendet nga burimet e shkruara ne fillim te shekullit te kaluar. Ka disa

mendime qe Vermoshi mund te jete banuar dhe gjate sundimit turk dhe qe banoret, per shkak te klimes se

ftohte, mund te jene shperngulur ne Kosove. Banoret e sotem kane ardhur nga Selca. Ne vitin 1890 ka

shenja te familjes se pare qe ka dimeruar ne Vermosh per arsye shendetsore dhe qe me pas ka eshte

vendosur aty per shkak te permiresimit te gjendjes shendetsore te anetareve. Sot Vermoshi eshte nder

fshatrat me te medhenj ne Alpe me numrin me te madh te familjeve, edhe pse po vuan nga emigracioni,

kryesisht ne SHBA, te te rinjve. Vermoshi eshte dhe vendlindja e patriotit te madhe Preke Cali. Shtepia e tij,

thuajse e rrenuar gjendet ne lagjen Velipoje te Vermoshit. Perreth tabanit te lugines, shtihen si nje kurore

madheshtore 5 lagjet e Vermoshit. Ajo e sipermja eshte Velipoja, qe pasohet me Maliaj, ndersa ne krahun

e djathte eshte qendra e fshatit, Pjetroja. Me tej vjen Velani dhe se fundmi eshte Bashkimi, emer i mbetur

nga bashkimi i ujrave. Shtepite e Vermoshit jane mjaft piktoreske, dy deri ne tre kate, tip alpin per t’iu

pershtatur klimes se ftohte. Fshati tashme eshte kthyer ne nje destinacion teper i kerkuar turistik, duke bere

qe shume nga keto shtepi tradicionale, teper te bukura, te kthehen ne bujtina qe presin si motmoti miqte e

Alpeve.

Fshati Lepushe - e magjishmja e Alpeve Shqiptare

Lepusha eshte nje fshat i vogel malor ne Kelmend. Emri i ketij fshati rrjedh nga nje bime barishtore me lule

te versha qe quhet Lepushtra.

Banoret e pare kane ardhur dhe ketu, pothuajse te njejten kohe si ne Vermosh. Familjet e para kane ardhur

rreth 1900 nga Vukli dhe Nikçi. Ritmi i zhvillimit te fshatit eshte ngadalesuar nga dimrat shume te ftohte.

Lepusha ze vend ne mes te lugines akullnajore me te njejtin emer, me lartesi 1262 m mbi nivelin e detit.

Fshati fillon qe nga Qafa e Predelecit, ku gjenden shkolla 9 vjecare dhe disa biznese te vogla sherbimesh.

Ne Qafen e Predelecit, qe eshte 1300 m mbi nivelin e detit, po ndertohet dhe kisha e re e fshatit me nje

arkitekture te ngjashme me shtepite e fshatit.

Nga Qafa e Predelecit, pamja te le pa fryme dhe jo me kot Lepusha eshte quajtur perla e Kelmendit.

Lugina e Lepushes ngjan me luginat e tjera te Alpeve, por kontrasti me i theksuar ketu eshte peisazhi alpin

i Shenikut ne Bjeshket e Nemuna. Majat e Shenikut ngrihen si kreshta madheshtore me shkelqim te

argjendte prej shkembinje karbonatike dhe prej bores se bardhe. Keto mrekulli natyrore pershkruhen dhe

ne ciklin e kreshnikeve dhe ekzistojne toponime interesante si shpella e Mujit.

Nga ana tjeter, me forma me te buta eshte mali i Trojanit. Mali ka nje trup te fryre dhe tri maja, paksa mbi

pishat e rralla, ndersa nga jugu ndodhet nje pyll i dendur ahu, cirqet akullnajore te Dobkut, Guret e Ngule,

Maja e Parodise dhe Gropa e Pajes. Me pas vjen Doroleti qe zgjatet deri ne Predelec. Pastaj degezimet

fundore te Viles (nga Vermoshi) zene pjesen e tjeter te krahut te majte te Lepushes.

Klima ne Lepushe gjate dimrit eshte shume e ashper, bora zgjat deri ne tre stine. Trashesia e bores ka

kaluar dhe 400 cm. Fshati laget nga perroi Sheu i Lepushes, i cil ka dhe disa dege: Berzhdoli, Shutica e

Grebenit, Dobku e Paja. Ne lagjen Gropa bashkohen perrenjte e vegjel qe jane pikenisje e Cemit te Selces.

Per vlerat bimore te ketij fshati, F. Nopça shkruante: “Njeriu mund te besonte se gjendej ne pyjet e Vjenes,

sikur te mos gjendej aty Maja kecenuese e Trojanit”. Keto vise jane nje perle ende e eger per te gjithe

natyralistet, kryesisht evropiane, qe kane interes shume te madh t’i hulumtojne.

Nje event qe duhet promovuar per te terhequr turiste eshte dhe festa e pervitshme e Shna Prendes, te cilet

banoret tashme e kane kthyer ne nje aktivitet shume terheqes, qe ka marre emrin Logu i Bjeshkeve, nga

nje loje karakteristike. Cdo 25 Gusht Qafa e Predelecit, pret gjithe Kelmendin e Shkodren.

Lepusha eshte kthyer tashme ne nje destinacion turistik, duke pritur cdo vit turiste te shumte. Jane shume

bujtina qe tashme jane te njohura ne kete zone dhe shume te tjera po pergatiten te hyjne ne kete sektor.

GUIDA TURISTIKE LOKALE

Cfarë duhet të ketë parasysh një guide turistike lokale?

Nje turist merr pjese ne nje tur te udhehequr me qellimin per t’u informuar. Pa nje baze te qendrueshme

njohurish, ansje guide nuk mund te mbarte profesionalitet te vertete.

Njohurite duhen te jene te gjera dhe te perfshijne fusha si gjeografia, arkeologjia, flora, fauna etj.

Me te vendosur mbi fushat paresore, studimi sistematik i tyre per te ndertuar nje baze te qendrueshme

eshte thelbesor.

Fushat dytesore mund te perfshijne te gjitha, ose disa nga te meposhtmet: pikturen, skulturen, teatrin,

muziken, letersine, besimet fetare, legjendat, mitologjine etj.

Nuk duhet harruar asnjehere se turistet/vizitoret mund te kene udhetuar shume dhe se ata mund te jene te

interesuar edhe per Shqiperine dhe njerezit e saj, keshtu qe pyetjet do te jene te shumta dhe te ndryshme

prandaj duhet te jeni sa me te pergatitur.

Gjithmone duhen degjuar me vemendje pyetjet qe te behen.

Disa pyetjeve normalisht mund te mos u pergjigjesh menjehere, por kur shfleton per t’iu pergjigjur, je duke

zgjeruar dhe njohurite e tua dhe do te jesh ne gjendje ta perdoresh kete informacion per te ardhmen.

PERSONALITETI DHE PREZANTIMI I VETES

Komplimenti me i mire qe mund t’i behet nje guide eshte ai i entuziazmit. Me i keqi, eshte te akuzohesh se

je i merzitshem.Nje guide profesioniste duhet te percjelle informacionin ne menyre te gezueshme dhe

argetuese, duke kombinuar njeheresh aftesite e nje mesuesi me ato te nje argetuesi.

Pervec percjelljes se informacionit korrekt dhe objektiv, nje guide i suksesshem duhet:

Te jete dashamires i vertete i njerezve

Te kete nje persoanlitete te ngrohte dhe te jete dhenes dhe jo marres.

Te kuptoje domethenien e mikpritjes dhe te sillet njesoj sikur te ishte duke pritur nje visitor ne

shtepi

Te kujdeset per vizitoret dhe te pyese per nevojat apo deshirat e tyre te vecanta

Te perpiqet t’i afrohet prlotesimit te nevojave dhe deshirave te te gjithe anetareve te grupit

Fillimi i mire eshte gjysma e punes!

Atmosfera e nje turi te udhehequr ne menyre te suksesshme vendoset qe ne 5 minutat e para. Duhet te

krijosh nje situate pozitive ne hapjen e tij. Turisti duhet te jete ne anen tende qe ne fillim. Pershtypjet e para

vlejne shume.

Paraqitja dhe faktori ndihem mire.

Se pari duhet te konsiderojme menyren se si jemi veshur.

E pershtatshme per rastin?

E pershtatshme per vendin e turit

E pershtatshme per klientin

E rehatshme per kohezgjatjen e turit

Besimi per paraqitjen tuaj mund te rrise dhe besimin ne vetvete. Kjo nga ana e vet do te frymezoje turistet.

Paraqitja e fillimit vlen, ndaj mos u vish me qellimin per te lene pershtypje tek anetaret e seksit te kundert,

por per te gjithe anetaret e grupit.

Gjuha e trupit

Qendro drejt, me koken lart dhe me shpinen te tendosur. Evito mbeshtetjen mbi gjerat qe te rrethojne dhe

kur ecen., leviz krahet natyrshem. Krahet e kryqezuar mbi kraharor jane nje pozicion mbrojtes, ndersa

qendrimi me dy duart ne bel nenkupton agresivitet.

Eshte shume e rendesishme te buzeqeshesh dhe te zhvillosh kontakt me syte e cdonjerit prej anetareve te

grupit, sado i shkurter ky kontakt. Evito fiksimin e veshtrimit tend vetem tek nje person, pasi kjo mund ta

vere ne siklet. Kushto vemendje ndaj personave te turpshem, ndaj atyre qe kane probleme ne ecje ose qe

kane femije te vegjel. Ji i vetedijshem dhe i ndjeshem ndaj nevojave te gjithe grupit.

Prezantimi hyres duhet te jete i qarte dhe i thjeshte dhe duhet te kontrollosh nese ka persona qe nuk e

njohin ploteshist gjuhen qe do te perdoresh gjate turit.

Emocionimi dhe fshehja e tij

Njihet mire fakti qe aktoret apo folesit profesioniste, shpesh ndihen te emocionuar apo te tensionuar

perpara interpretimit ose prezantimit te tyre. Thuhet se eshte me mire te ndihesh paksa i emocionuar

sespe, per te balancuar kete efekt, trupi prodhon adrenaline dhe kjo nga ana tjeter, i jep energji sistemit

trupor. Keshtu qe, edhe pse nuk eshte dicka e keqe te jesh i emocionuar, nuk eshte mire te duket qe je i

emocionuar.

Meqe te emocionuarit eshte nje gje e mire, por te dukurit nje gje e keqe, po japim disa keshilla sesi mund te

fshehim te emocionuarit.

Se pari duhet te mbajme qendrim te balancuar mire dhe te rehatshem. Qendro me kembet paksa te

larguara nga njera tjetra dhe me shpinen drejt. Ky qendrim do te krijoje nje pamje autoritare.

Se dyti, mbaj shpatullat te tendosura. Keshtu do te zgjerosh mushkerite dhe do te lejosh frymemarrje te

lehte.

Se treti, Kontrollo duart dhe fillo se si do t’i perdoresh ato. Te perdorura ne menyren e duhur, duart mund te

perforcojne prezantimin tend. Kini kujdes me levizjen e paqellimshme te duarve, e cila mund te jape

pershtypje te gabuara.

Frymemarrja

Duket absurde qe ne kemi nevoje te na mesojne se se te marrim fryme, por po te pyesesh cdo aktor do te

thote qe frymemarrja eshte shume e rendesishme. Ajo ndihmon ne kontrollimin e e nervave, ne uljen e

tensionimit dhe ne permiresimin e zerit. Duke marre fryme thelle nje ose dy here, perfiton kontrollin ndaj

vetes dhe i dergon trurit me shume oksigjen.

Bllokimet mendore

Nuk mund te jene te shumte njerezit qe nuk jane ne gjendje te japin nje shembull te bllokimit mendor.

Sidoqofte nuk eshte e nevojshme qe ai te behet shkak per tu alarmuar. Rregullat jane te thjeshta. Pusho, ki

kurajon te heshtesh dhe merr fryme thelle per te derguar sa me shume oksigjen ne tru, gje qe do te sjelle

ne vete dhe do te ndihmoje te vazhdosh.

Entuziazimi dhe pervoja do te te japin besim!

Duku mire, ndjehu mire!

Buzeqesh

Vendos kontakt me syte

Mendo si te krijosh sjellje te balancuar

Praktiko frymemarrje korrekte.

GUIDA

Analiza e audiences

Sic kemi permendur dhe me siper, njerezit marrin pjese ne nje tur per t’u informuar. Per kete eshte

thelbesore te vleresosh sakte grupin tend. Ky vleresim duhet te perqendrohet ne dy kategori, njerezit ne

vetvete dhe grupin e formuar prej tyre. Ne kete te fundit mund te ndodhe qe nje pjese mund te kene bere

pushime bashke dhe njihe. Nga ana tjeter mund te jene te gjithe te panjohur per njeri-tjetrin dhe sapo jane

takuar.

Ne analizimin e grupit konsidero te meposhtmet:

kombesine dhe origjinen e vendit nga vijne

moshen dhe seksin

grupimet social-ekonomike dhe formimin

interese te vecanta

kohezgjatjen e vizites se tyre

nese kane qene me pare ne kete vend

cfare dine per vendin

cilat vende te tjera kane vizituar

ne c’vend tjeter do te shkojne

Cfarë pret klienti

Është bërë e qartë tashmë,që njerëzit marrin pjesë në një tur për t’u informuar.Megjithatë ato duan edhe të

kënaqen.Raporti mund të variojë,por këto dy aspekte kanë të njëtën rëndësi.informacioni duhet të përcillet

në mënyrë argëtuese dhe nëse ka ndonjë program apo lind nevoja për t’a mbaruar turin pas një periudhe të

caktuar kohore,respektoje atë.

Mos harro nevojat përsonale të vizitorëvedhe ato copëzat e vogla të informacionit që do t’i mbajnë ato të

kënaqur.Shëmbuj:

Sa gjatë parashikohet të zgjasë turi

Mbi cfarë lloj terreni do të kalojnë

Sa i gjatë në kuptimin e distances do të jetë turi

A ka tualet ne sit.

A do t’u jepet mundësia për të blerë pije freskuese.

A mund të blihet ndonjë libër guide,dhe nëse po,ku.

Qëllimet e guides

Nrolin tënd të prezantimit të mrekullive të Butrintit, duhet gjithmonë të mbash mend që ti ke një “axhendë të

fshehtë”.

Promovo zonën tënde, qytetin e zonës dhe vendin në tërësi.Promovo punën e mirë që po bëhet në sit dhe

mbështetjen e marrë nga OJQ të tjera.Promovo projektet që janë duke u zhvilluar dhe ato që planifikohen

për zonen.

Largo paragjykimet që njerëzit mund të kenë për zonën apo për Shqipërinë.Idetë e tyre të formuara para

vizitës mund të jenë të sakta,po në të shumtën erasteve ato nuk janë të tilla dhe është e nevojshme qe të

mirë informohen për të krijuar një kënd veshtrim të qartë.

Përfshi vizitorët.kjo do t’i bëjë ato të kuptojnë më mirë dhe t’u mbeten kujtime më të mira nga vizita

Përcjellja e informacionit në mënyrë argëtuese

Informacioni përbëhet nga një seri faktesh dhe të dhënash.mbi gjithcka tjtër, të dhënat duhet të jenë të

sakta.Duhet gjithashtu,të jenë:

Koncize dhe të thjeshta,e si rrjedhojë,të lehta për t’u kuptuar,

Të përzgjedhura dhe brenda temës së turit,po ashtu edhe të interesit të vizitorit,

Të strukturuara dhe jo vetëm një listë të thjeshtë faktesh,

Të larmishme,duke mbuluar gjithë aspektet e sitit si,historinë e tij vendodhjen,florën dhe

faunën,nivelet e ujit,gërmimet arkeologjike ne zhvillimin dhe përdorjen e tij të herëpashershme për

dhënien e koncerteve dhe recitaleve

Mbit ë gjitha duhet të jesh objktiv.

Përcjellja e informacionit të mësipërm mund të bëhet në mënyrë të këndshme e për pasojë mund të ofrojë

kënaqësi.Shumë thjesht:

Mbaj një fytyrë dhe zë të qeshur

Siguro ndonjë anekdodë dhe histori njerëzore përvec fakteve

Shpreh faza pozitive dhe jo negative

Përdor humor.humori rrit të mësuarin me 18-20 %

Dy faktorë që do të ndihmojnë janë të shprehurit positive dhe humori

Të shprehurit pozitiv

Mos kërko të falur nëse bie shi.Është më mirë të jesh pozitiv dhe të thuash se të bëhet qejfi që po bie shi

sepse u bën mirë bimëve dhe ndihmon për të evituar pluhurin.Nëse vizitorët të informojnë se koha që mund

të shpenzojnë në sit është vetëm një orë,mos u thuaj sa keq që nuk mund të shkoni në pjesët më të mira të

sitit,thuaju vetëm që do t’ju tregosh aspektet më të mira të tij.Ji pozitiv

Shakatë/Humori

Evito shakatë.Kombësi të ndryshme, besime të ndryshme,kulturatë ndryshme,të gjithë qeshin për gjëra të

ndryshme.Mos bëj shaka për dikë dhe mos specifiko një përson të grupit mbi të cilin bien shakatë.Luaj në

mënyrë të sigurtë.Evito shakatë.Përdor humor të thjeshtë.

Kujdes! Një guidë që është tepër i kushtuar ndaj informacionit rrezikon të bëhet i mërzitshëm.Një guidë që

është tepër i kushtuar ndaj argëtimit rrezikon të bëhet Prima Donna!

Një guidë që i konsideron pjesmarrësit e turit vetëm si dëgjues nuk poluan rolin e guidës në mënyrë

profesionale.detyra e një guide është të ndihmojë këto pjesmarrës.SHIKO ku e drejtojnë shikimin ata.

Përgatitja për një tur të udhëhequr

Është e kalueshme rruga e zakonshme që ti përdor apo po zhvillohen gërmime,egzistojnë

probleme?

Janë njohuritë e tua të pajisura me të rejat e fundit

Ke gjetur përgjigjet e pyetjeve të mëparshme,të cilat nuk ishe në gjëndje t’u përgjigjeshe në atë

kohë?

E ke përshtatur librin guidë me kohën që ke në dispozicion?

Ka ndonjë ngjarje të momentit,p.sh.,moti,i cili mund të detyrojë të ndryshosh planet e tua?

Për të gjitha planet idoqoftë,fleksibiliteti ëshë celësi!

Strukturimi i nje libri guidë

Në hyrje përfshi disa aspekte të turit që do të stimulojnë imagjinatën e pjesmarrësve në tur.përmend

disa fakte,të cilave mund tu referohesh më vonë sic janë lidhjet historike,përmendja e sitit në shkrimet

antike,bimë të rralla etj.Kjo do t’ju jape atyre dicka,të cilën do e presin me kureshtje dhe kur kjo temë të

përmendet përsëri,ato tashmë do jenë familjarizuar me të.Familjarizimi gradual me një temë është një

mjët i thjeshtë që ndihmon të kuptuarit.kur përmend dicka,vecanërisht nëse është e dukshme,tregoje

me gisht.

KI PARASYSH: njerëzit mbajnë mënd maksimumi,20% të asaj që dëgjojnë,por kujtojnë deri në 30% të

asaj që shikojnë.Një truk i vlefshëm është t’i drejtohesh dickaje të dukshme qe lidhet me temën,para

se të fillosh të flasësh për dicka që përmban informacionjo vizual.kjo metodë njihet si frymarrja

Frymëmarrja

Frymëmarrja duhet të nisë nga diafragma.Për të arritu këtë duhet të sigurohemiqë shpatullat janë të

qeta dhe që kraharori është i hapur.Merr frymë thellë nëpërmjet hundës dhe nxirre nga goja.Duhet të

evitojmë mbushje të shkurtra me ajër që mund të shkaktohen nga nervozizmi i përkohshëm,stresi ose

mungesa e sigurisë.Nëse nuk kupton se cila është mënyra e duhur për të marrë frymë,shtrihu në

shpinë ,shkëput trurin dhe qetësohu.Do të vëresh se frymëmarrja jote është natyrshëm më e ulët,më e

thellë dhe më e ngadaltë.Aktorë të stërvitur bëjnë ushtrime për të folurin dhe frymëmarrjen tre herë në

javë,e megjithatë flasin vetëm për një maksimum prej një ore e gjysëm c’do mbrëmje.

Guidat profesionale shpesh harrojnë rëndësinë e përkujdesjes ndaj zërit të tyre.

Mos harro të mbash nën kontroll frymëmarrjen duke marrë frymë thellë dhe gjatë.

Nëse vëren që zëri yt është i sforcuar,egziston vetëm një kurë,pushimi.Ki parasysh,pa zërin ti nuk

mund të operosh si guidë.nëse e ndjen të nevojushme,kërko trajnim profesionalmbi teknikat e

frymëmarrjes.

Zëri

Një zë i mërzitshëm mërzit audiencën e tij.megjithatë ,zëri është një instrument i jashtëzakonshëm

muzikor.Natyrisht që ti nuk dëshiron që zëri yt të dështojë sepse është mjeti më i rëndësishëm që

zotëron.I përdorur mirë ai përmirëson librin tënd guidë dhe rrit kënaqësinë e vizitorëve që po të

dëgjojnë.

Qëllimi yt fillestar është të dëgjohesh nga i gjithë grupi,ndaj duhet të dërgosh zërin tënd deri tek më të

largëtit në grup.Nëse këta të fundit nuk arrijnë të të dëgjojnë do të mërziten dhe do të fillojnë të

shkëputen.Megjithatë nëse flet me zë shumë të lartë,kjo mund të bëhet irrituese.

KI PARASYSH:

Qëndro përballë grupit

Kurrë mos fol gjatë ecjes

Sa më i madh të jetë grupi aq me ngadalë duhet të flasësh

Ngri volumin e zërit duke marrë frymë si duhet

Qartësia është po aq e rëndësishmë sa edhe volumi.

Mund të rritësh theksin mbi atë që po thua duke:

Folur më ngadalë

Folur më shpejt

Folur me qetësi dhe,

Heshtur

Mos përjashto heshtjen sepse edhe ajo mund të jetë e vlefshme.Heshtja rrit në vlerë atë që pritet të thuhet

dhe krijon suspanë në mënyrë teatrale.Gjithashtu,mund t’a përdorësh për të vënë në qetësi përsona të

grupit qe po flasin për dicka që nuk lidhet me turin.

KI PARASYSH:

Shkurt dhe thjeshtë (KISS-Keep it Short and Simple)

Fjalët teknike dhe datat

Evito përdorimin e fjalëve të ndërlikuara dhe nëse përdor një fjalë teknike,më parë shpjegoje atë.Guida

profesionist është në gjëndje të bëjë të kuptueshme për audiencën cdo lloj teme dhe nuk i lë pa bërë

shpjegimet përkatëse i shtyrë nga fakti që kjo audiencë zotëron një nivel njohurish.

Kur përmend emra vendesh,thuaji ato ngadalë dhe përsëriti.Kur përmend data,përdori ato me kujdes.Është

më mirë t’u referohesh periudhave kohore,ose t’i lidhësh ato me ngjarje të tjera.

KI PARASYSH:

Kurrë mos nënvlerëso inteligjencën e audiencës

Kurrë mos mbivlerëso njohuritë e mëparshme të saj

Rëndësia e të parit dhe lëvizja e grupit

Tashmë e dimë që njerëzit mbajnë mend shumë më tepër nga cfarë shikojnë se nga cfarë dëgjojnë.Roli i

një guide është të ndihmojë pjesmarrësit e turit të kuptojnë atë qe po shikojnë.Guida nuk është dhënie

leksioni,por është t’u tregosh njjerëzve se cfarë po shikojnë.

Kur indikon dicka bëje për aq gjatë sa të jenë në gjendje të gjithë të shikojnë dhe të kuptojnë se cfarë po

indikon.Krahu duhet të jetë plotësisht i shtrirë,me bërrylin të tendosur dhe i mbajtur drejt.Nëse bëhet në

cdomënyrë tjtër do të duket qesharak.

Kur je në sit,pozicionoi të gjithë nga një pikë nga mund të shohin dhe MOS pengo pamjen përballë

tyre.Përgatitu duke identifikuar paraprakisht ku janë vendet optimale në të cilat do të qëndrosh.Nëse po

përshkruan dicka të vogël,përshkruaje në mënyrë të përgjithshme fillimisht dhe pastaj fto anëtarët e pjesës

së mbrapme të grupit të vijnë të shikojnë.Përdor duart dhe gjestet e tua për të rritur efektin e përshkrimit

verbal të dickaje.

KI PARASYSH:

Evito lëvizjen e grupit kur nuk është e nevojshme

Kurrë mos thuaj”këtu” apo “atje”

Gjithmonë thuaj “në të djathtë” ose “në të majtë” dhe gjithmonë konfirmo drejtimin me dorë.

Ndonjëherë,thjesht tregimi me gisht i dickaje për të cilën do të flasësh nuk do të jetë mjaftueshëm i

saktë.Në këtë rast është e nevojshme të zgjerosh përshkrimin duke përshkruar edhe objekte të tjera

përreth,psh.:”ndërtesa katrore në të djathtë të pemës së rrethuar nga lulet e verdha”

Si të trajtojmë pyetjet

Një pyetje na tregon:

Se vizitori po dëgjon dhe është i interesuar,duke na dhënë indikime të mëtejshme mbi interesat e

tyre të vecanta,

Se ne jemi të afrueshëm dhe se informacioni që ne japim pranohet

Se ne po përfshijmë klientin në mënyrë të suksesshme në tur

Megjithatë,pyetjet mund të jenë të bezdisshme kur:

Ndërpresin,janë jashtë temës ose i paraprijnë një teme të mëpasshme

Pyetësi po pyet vetëm për të rënë në sy

Pyetësi është provokues ose edhe ofendues

Nuk jemi në gjendje të përgjigjemi

Dhënia e përgjigjeve dhe përsëritja e pyetjeve:

Ja disa rregulla të “arta”:

Së pari mbi të gjitha shpreh kënaqësi

Dëgjo me vëmendje dhe lër pyetësin të mbarojë

Përsërit pyetjen....Përse?

Duke përsëritur pyetjen përfshin edhe grupin;nëse t ii përgjigjesh vetëm pyetësit dhe nisesh në një bisedë

vetëm me atë përson,humbet atë pjesë të grupit,e cila mund të mos e ketë dëgjuar pyetjen.Të tjerët do të

ndihen të përjashtuar edhe pse mund të jenë të interesuar.Duke përsëritur pyetjen,ne gjithashtu sigurohemi

që e kemi kuptuar atë dhe,më e rëndësishmja,fitojmë kohë për të menduar për përgjigjen.Ki parasysh ta

mbash atë të shkurtër dhe të thjeshtë.(KISS)

Mund të evitosh pyetjt që ndërpresin duke caktuar një moment të mëvonshëm vetëm për bërjen e

pyetjeve.Duke përsëritur pyetjen,e vë atë edhe më shumë në dukje,e për pasojë bëhet edhe më e qartë kur

ajoështë bërë vetëm për tu dukur nga ana e pyetësit.Pyetjet provokuese,ofenduese apo përsonale duhet të

mënjanohen me mirësjellje.Mos indiko kurrë që një pyetje apo pyetësi është budalla.Kjo do të rezultojë me

frenimin e të gjithë grupit nga bërja e pyetjeve.

Së fundi,nëse nuk e di përgjigjen MOS GËNJE!Mund të ofrosh si zgjidhje gjetjen e saj më vonë ose të

indikosh një tjtër drejtim ,në të cilin pyetësi mund të gjejë përgjigjen.

Kur duhet te merresh me pyetje të vështira apo klientë të vështirë,kurrë mos ji i pasjellshëm,mos u inatos

ose ofendo një përson përpara të gjithëve;kjo vetëm do t’a përkeqësojë situatën.ruaj qetësinë dhe

c’armatos me sharm.

Kontrolli mbi grupin

Me të arritur në sit,duhet të praktikosh kontrollin e grupit:

Sigurohu që i gjithë grupi arrin të shikojë atë që po përshkruhet

Sigurohu që i gjithë grupi është në gjendje të dëgjojë

Sigurohu që ato janë vendosur në mënyrë të tillë që të tjerët mund të kalojnë.

Sigurohu që i ke informuar mbi praninë e rreziqeve,shakllëve,harqëve të ulëta etj

Jep një farë indikimi për ndaljen e ardhshme,në mënyrë qëata që duan të qëndrojnë pakmë gjatë

mbrapa për të parë më mirë dicka,të kenë mundësi t’ju arrijnë

SI PËRFUNDIM:

Guida është komunikim dhe marrëdhënie publike.

Ndaj,qëllimi ynë është të jemi folës efektivë dhe me synimin për të

Ruajtur gjithmone interesimin e turisteve.