manual probar

61
proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com Manual Përdorimi

Upload: beso-abi-beso-abi

Post on 12-Nov-2014

199 views

Category:

Documents


15 download

TRANSCRIPT

Page 1: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

Manual Përdorimi

Page 2: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

2

Pasqyra e Lëndës

Hapja e Programit faqe 3 Liçensimi faqe 5 Komandat Kryesore faqe 7 Menuja Program faqe 13 Menuja Administrim faqe 15 Menuja Insrumente faqe 22 Menuja Artikujt faqe 28 Menuja Furnizimet faqe 37 Menuja Shitjet faqe 44 Menuja Financiare faqe 52 Menuja Raporte faqe 55

Page 3: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

3

ProBaR është një program i krijuar për të menaxhuar gjithë aktivitetin e një Bari apo Restoranti. Programi mund të përdoret nga persona me të drejta dhe funksione të ndryshme në vartësi të organizimit të aktivitetit. Të drejtat për të përdorur programin varen nga pozicioni që gëzon një person (një kamarier nuk ka të njëjtat të drejta me një administrator).

Të gjitha veprimet e kryera nga një person regjistrohen në emër të tij, p.sh shitjet kanë si autor të vetëm kamarierin i cili i kryen ato. Arka, lëvizjet që kryhen brenda saj dhe gjendja e inventarit janë pasqyrime të cilat vendosen në dispozicionin tuaj në çdo moment. Kamarierët dhe Administratori mund të shohin lehtësisht xhiron, inventarin ditor dhe mujor. Programi ushtron kontroll mbi veprimet e çdo personi që përdor programin duke e pasqyruar atë në mënyrë të detajuar.

Furnitorët dhe faturat e furnizimeve janë një tjetër specifikë e pro-gramit, të cilët mund të regjistrohen dhe shihen sa herë të dëshi-roni.

Nxjerrja e statistikave bazuar në raportet e ndryshme mbi shitjet e artikujve, furnizimet si dhe ato financiare shërben për krijimin e strategjive të reja përsa i përket organizimit të Barit dhe Restorantit tuaj.Të gjitha të dhënat janë të eksportueshme dhe mund të Ruhen në file Excel.

Për të hapur Programin mund të klikoni mbi ikonën në desk-top-in tuaj ose duhet të shkoni tek Start -> Programs -> Programe Shqip-> ProBar -> ProBarNë ekran shfaqet dritarja e hyrjes si më poshtë.

Hapja e Programit

Page 4: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

4

Në këtë moment programi pret që përdoruesi të japë kodin e tij të hyrjes dhe �alëkalimin. Këto janë të dhëna personale, që i jepen përdoruesit nga administratori.

Kujdes! Kur programi hapet për herë të parë pas instalimit duhet të përdoren këto të dhëna për hyrjen.

Kodi i përdoruesit - adminFjalëkalimi - admin

Duhet patur parasysh që çdo veprim që do të kryhet në program si p.sh shitje, furnizime, lëvizje të arkës, do të kenë si autor përdoruesin, i cili ka hapur programin.

Pas hapjes së programit, mund të krijoni Përdorues të tjerë sipas dëshirës nëpërmjet Menusë së menaxhimit të përdoruesve.

Kujdes!Nëse në dritaren e hyrjes programi nxjerr shkrimin “Ky program mund të përdoret për një kohë të limituar”, ju duhet të bëni Liçen-simin e tij. Shiko më poshtë “Liçensimi i programit”.

Page 5: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

5

Nga momenti i instalimit programi mund të përdoret vetëm për një kohë të limituar. Gjatë kësaj kohe programi punon me të gjitha komandat e aktivizuara. Në mënyrë që programi të aktivizohet në mënyrë të përhershme duhet bërë liçensimi i tij.

Liçensimi i programit ProBar mund të kryhet duke dërguar tek Programe Shqip KODIN E PROGRAMIT i cili gjendet në Menunë Program duke klikuar butonin Në ekran shfaqet forma si më poshtë:

Liçensimi i Programit

Page 6: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

6

Këtu përdoruesi mund të lexojë këtë kod.Për të dërguar KODIN E PROGRAMIT tek Programe Shqip klienti mund të telefonojë ose të dërgojë një fax në numrin

+355 4 251614

ose ta dërgojë me SMS në numrin

+355 68 200 2 200

Bashkë me KODIN E PROGRAMIT klienti duhet të dërgojë edhe emrin e blerësit.Programe Shqip pasi bën verifikimin përkatës i dërgon klientit KO-DIN E LIÇENSIMIT të cilin ai duhet ta japë në formën e mësipërme tek kutia përkatëse. Pas kësaj duhet të klikohet butoni Liçenso!Kjo Liçensë është e vlefshme vetëm për një Kompjuter.

Kujdes!KODI I LIÇENSIMIT duhet të ruhet me kujdes pasi do të nevojitet sa herë që do të rikryhet instalimi në po atë kompjuter. Klienti nuk mund të kërkojë përsëri një KOD LIÇENSIMI me një KOD PROGRAMI tjetër përvec atij të mësipërmit.

Page 7: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

7

Komandat Kryesore

Këtu do të njiheni me përdorimin e disa prej komandave kryesore të programit dhe funksionet e tyre.

Komandat e Formës:

Formë quhet çdo ikonë e cila në vetvete përmban një funksion të caktuar si psh: Administrim, Shitje etj.

Duke klikuar këtë buton ose duke shtypur Alt + D në të gjitha format, bëhet mbyllja e saj dhe kalimi në formën apo menunë e mëparshme. N.q.s në formë janë hedhur të dhëna, pasi klikon këtë buton, përdoruesi pyetet nëse

dëshiron të ruajë të dhënat e hedhura apo jo. Kur përgjigja është Jo, të dhënat nuk do të ruhen në Program.

Duke klikuar këtë buton ose duke shtypur Alt + P, në të gjitha format dalin të dhënat e asaj forme në një fletë të gatshme për tu printuar. Ky printim nuk është automatik. Përdoruesi mund të shohë dhe të vendosë

nëse dëshiron ta printojë vërtet apo jo.

Page 8: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

8

Komandat e manaxhimit:

Duke klikuar këtë buton ose duke shtypur Alt + I, ju mund të bëni regjistrimin e një Rekordi (Të dhëne) të re, i cili mund të jetë Përdorues, Klient, Furnitor apo diçka tjetër. Pas dhënies së kësaj komande, përdoruesi

duhet të shënojë të dhënat përkatëse.

Duke klikuar këtë buton ose duke shtypur Alt + R në të gjitha format bëhet ruajtja e të dhënave të hedhura në fushat përkatëse.

Duke klikuar këtë buton ose duke shtypur Alt + M në të gjitha format bëhet i mundur modifikimi i të dhënave të një Rekordi të selektuar (zgjedhur) paraprakisht. Pas modifikimit përdoruesi duhet të ruajë ndryshimet

(duke klikuar mbi butonin Ruaj).

Duke klikuar këtë buton ose duke shtypur Alt + F, në të gjitha format bëhet fshirja e një të dhëne të selektuar (zgjedhur) paraprakisht. Përdoruesi pyetet nëse vërtet dëshiron të fshijë të dhënat e zgjedhura apo ka klikuar

gabim. Ka disa të dhëna të cilat nuk mund ti fshini pasi me to janë kryer veprime të ndryshme. N.q.s këto të dhëna nuk mund ti fshini mund ti kaloni si joaktive p.sh Përdoruesit, Kamarierët etj. Këto të dhëna të kaluara si joaktive ruhen për efekte llogaritjeje por nuk do të kenë më asnjë ndikim në të dhënat e reja të regjistruara.

Page 9: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

9

Komandat e Kërkimit:

Duke klikuar këtë buton ose duke shtypur Alt + K në të gjitha format bëhet kërkimi automatik sipas kritereve të zgjedhura në fushat e kërkimit. Fusha kërkimi quhen të gjitha fushat bosh të cilat do ti gjeni në fillim të formave

në të cilat mund të bëni kërkime (p.sh tek menuja Raporte).Të gjitha kriteret e kërkimit mund ti kombinoni në vartësi të infor-macioneve që dëshironi. N.q.s fushat e kërkimit lihen bosh atëherë rezultati do të jetë i gjithë informacioni që ka pasur ajo fushë. Kryesisht kërkimet mund ti bëni sipas datave, emrave, përdoruesve, artikujve etj. Këto kërkime mund t’iu shërbejnë në nxjerrjen e ra-porteve dhe statistikave të ndryshme.Në fillim vendosni kriteret e kërkimit dhe më pas klikoni mbi butonin “Kërko” ose shypni Alt+K.

Duke klikuar këtë buton ose duke shtypur Alt + S, në të gjitha format bëhet pastrimi i fushave të plotësuara paraprakisht me kriteret e kërkimit. N.q.s kriteret e kërkimit nuk janë ato që dëshironi, mund të klikoni

butonin “Pastro“ dhe të vendosni kritere të reja kërkimi.

Duke klikuar këtë buton, hapet forma në vartësi të listës përkrah së cilës është vendosur ky buton, për të bërë të mundur shtimin e një rekordi të ri për listën përkatëse.

P.sh N.q.s. klikojmë mbi butonin “Tjetër“ që ndodhet në krah të Subjektit, mund të zgjedhim ose të shtojmë lloje të tjera të Subjekteve, n.q.s klikojmë në krah të Kategorisë, mund të shtojmë një kategori tjetër në vartësi të listës së paraqitur.

Page 10: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

10

Në format ku regjistrohen të dhëna, fushat me ngjyrë më të errët janë të detyrueshme për tu plotësuar. Programi nuk bën të mundur ruajtjen e tyre nëse nuk janë plotësuar të gjitha .

Shortcut- e të programit

ESC - DilF2 - ModifikoF3 - ExcelF5 - KërkoF6 - FshiF7 - PastroF8 - RuajF9 - HidhF11 - PrintF12 - Regjistrim

Page 11: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

11

Orientim i përgjithshëm

ProBaR është një program i ndërtuar në mënyrë komplekse nëpërm-jet së cilit menaxhohen shumë lehtë dhe në kohë të shkurtër të gjitha aktivitetet e një Bari dhe Restoranti. I gjithë programi është i orga-nizuar në Menu të cilat përmbajnë funksione të ndryshme. Menutë janë të renditura në pjesën e sipërme të ekranit dhe në përmbajtje të tyre gjenden ikona plotësuese të asaj menuje. Më poshtë do të gjeni disa udhëzime lidhur me momentin e parë në të cilin do të hapni programin .

Disa udhëzime paraprake:• Fillimisht duhet të regjistroni Përdoruesit. Të gjithë personat që do të përdorin programin do të pajisen me Kodin dhe Fjalëkalimin përkatës, të cilët do të jenë personalë. Hyrja në program do të jetë individuale. Secili nga përdoruesit do të ketë aq menu të aktivizuara, në vartësi të klasifikimit (zgjedhjes) së administratorit. Për hollësi të mëtejshme shih menunë Përdorues.• Një hap tjetër i rëndësishëm është dhe regjistrimi i kamarierëve. Ashtu si përdoruesit të gjithë kamarierët do të pajisen me një Kod dhe Fjalëkalim personal. Të gjitha faturat do të mbajnë emrin e ka-marierit i cili i ka plotësuar. Shih menuja Administrim.• Regjistrimin e kamarierëve e pason sigurisht regjistrimi i tavo-linave. Këtu mund të regjistroni të gjitha tavolinat e lokalit, barit apo restorantit, me numrat përkatës. Për më tepër shih menunë Instrumente• Rregjistrimi i artikujve është një nga momentet kryesore që shër-ben më pas për vazhdimin e aktivitetit. Artikujt klasifikohen në Kat-egori. Krijimi i kartegorive të artikujve krijon lehtësi në klasifikimin, regjistrimin dhe gjetjen e artikujve• Pasi të keni përfunduar së klasifikuari artikujt nëpërmjet kat-

Page 12: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

12

egorive, mund të regjistroni lehtësisht Artikujt. Klasifikimin dhe regjistrimin e artikujve mund ta bëni në bazë të Menu-së suaj ekzistuese. Për hollësira të mëtejshme rreth mënyrës së regjistrimit të artikujve shih menunë Artikuj• Pas hedhjes së Artikujve, ju mund të bëni një furnizim normal të magazinës. Keni mundësi të regjistroni furnitorë të ndryshëm si dhe të plotësoni fatura furnizimesh. Programi lejon që faturat e furnizimit të cilat nuk likujdohen në moment të kryhet pagesa e tyre më vonë. Shih menuja Furnizim • Hedhja e inventarit në momentin fillestar të instalimit të pro-gramit mund të bëhet në dy mënyra. 1. Duke hedhur inventarin tek menuja Inventar për çdo artikull të regjistruar.2. Duke plotësuar një fletë hyrje tek ikona Lëvizjet, Menuja Artikuj. Këtu mund të vendosni edhe çmimet e hyrjes së artikujve. Shih Menuja Artikuj.

• Pasi keni regjistruar Kamarierët, keni ndarë Tavolinat dhe keni regjistruar Artikujt mund të filloni të plotësoni fatura për klientët tuaj. Kamarierët mund të bëjnë fatura në disa tavolina njëkohësisht, të mbyllin tavolinën, të anullojnë faturat dhe të transferojnë faturat nga njëra tavolinë në tjetrën(kjo bëhet me zgjedhje të administrato-rit). Në fund të çdo dite të gjithë kamarierët mund të shohin xhiron e tyre si dhe inventarin ditor. Çdo faturë përmban Nr. e tavolinës dhe emrin e kamarierit. Shih menuja Shitje.• Ju mund të operoni me valuta të ndryshme në bazë të kursit të fundit që do të regjistroni. Programi lejon zgjedhjen e një valute bazë dhe konvertimin e vlerës në valuta të tjera. Valutat mund ti regjistroni tek menuja Administrim, ndërsa ndryshimin e kursit tek menuja Financiare.• Raportet mbi Shitjet, Furnizimet, Artikujt dhe ato Financiare gjatë periudhave të ndryshme kohore, mund ti shihni lehtësisht tek Menuja Raporte

SHËNIM- Detajet përsa i përket menuve të ndryshme mund ti gjeni në vijim të manualit të përdorimit.

Page 13: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

13

Menuja Program

Menuja Program është menuja në të cilën janë të përfshira funksionet e hyrjes, daljes nga programi dhe ndryshimit të përdoruesit.

Duke klikuar tek ikona

hapet forma e Menusë Program

Funksionet e kësaj menuje vijojnë si më poshtë :

Ndrysho Përdoruesin

Duke klikuar këtë buton, bëhet e mundur mbyllja e programit dhe hapja e tij në formën fillestare ku të jepet mundësia e hyrjes me të dhënat e një përdoruesi tjetër. Këto të dhëna janë një kod dhe një �alëkalim ndryshe

nga ai që ishit duke përdorur. Pasi të fusni të dhënat e një përdoruesi tjetër, mund të vazhdoni më tej.

Ndrysho Passwordin

Kjo formë ju jep mundësinë që të ndryshoni �alëka-limin. Shkruani �alëkalimin e vjetër(atë që përdorni momentalisht), shkruani �alëkalimin e ri, shkruheni përsëri dhe klikoni “Konfirmo“.

Page 14: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

14

Informacion mbi programin

Jepen disa të dhëna mbi programin.

Mbyll PrograminDuke klikuar këtë buton, bëhet mbyllja e programit. Përdoruesi pyetet nëse dëshiron të largohet nga pro-grami apo jo.

Page 15: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

15

Menuja Administrim

Menuja Administrim përfshin të gjitha funksionet e administrimit të Subjekteve, Përdoruesve, Kamarierëve dhe Valutës.

Duke klikuar tek ikona

hapet forma e Menusë Administrim

Funksionet e kësaj menuje vijojnë si më poshtë:

SubjektiNë këtë formë plotësohen të dhënat e Subjektit tregtar që do të përdorë këtë Program. Këto të dhëna nevojiten për veprimet që do të kryhen si shitje, furnizime etj. Në të gjitha printimet e kryera nga programi do të shfaqet

Emri dhe NIPT i Subjektit. Kini parasysh që: Fushat e të dhënave me ngjyrë më të errët janë të detyrueshme për tu plotësuar, ndërsa fushat e tjera janë opsionale. Kjo vlen për të gjitha format ku nevojitet të jepen të dhëna.N.q.s i keni plotësuar të dhënat tuaja, Ruajini ato. ______________________________________________________

Kujdes! NIPT i regjistruar printohet në të gjitha faturat. Vendoseni saktë atë.Emri i subjektit vendoset ne momentin fillestar të hapjes së programit dhe mund të ndryshohet vetëm kur është bërë pastrimi i të gjitha të dhënave të programit.______________________________________________________

Page 16: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

16

PërdoruesitPërdorues: Quhet çdo person që përdor programin. Çdo përdorues mund ta pajisni me kodin dhe �alëkalimin e tij të cilat janë personale. Në vartësi të kategorisë në të cilën do ta regjistroni, varen dhe funksionet e këtij

përdoruesi. Kategoria: Përfaqëson një klasifikim të përdoruesve në vartësi të detyrave (funksioneve) të tyre. Është shumë i rëndësishëm kat-egorizimi i përdoruesve për të pasur një kontroll sa më të mirë të aktivitetit.

Për çdo kategori mund të vendosen cilësitë e duhura sipas funksioneve:Administrator - Mund të përdorë të gjitha funksionet e programit.Instrumenta - Mund të përdorë të gjitha funksionet e menusë Instrumenta.Artikujt - Mund të përdorë të gjitha funksionet e menusë Artikujt.Furnizimet - Mund të përdorë të gjitha funksionet e menusë Furnizimet.Shitje - Mund të përdorë të gjitha funksionet e menusë Shitje.Financiare - Mund të përdorë të gjitha funksionet e menusë Financiare.Raporte - Mund të përdorë të gjitha funksionet e menusë Raporte.

P.sh Në qo�ë se e kategorizoni një person tek kategoria administra-tor, ai mund të përdorë të gjitha funksionet e programit kurse një përdorues i një kategorie që lejon vetëm shitje mund të bëjë vetëm shitje. Ky klasifikim bëhet nëpërmjet klikimit në kuadratet bosh. Funksionet e një përdoruesi mund të përcaktohen nga kuadratet bosh mbi të cilat do të klikohet.Një përdorues i cili është klasifikuar si shitës, pas hyrjes në program me kodin dhe �alëkalimin e tij, do të ketë të aktivizuar vetëm ikonën e Menusë së Shitjeve.

Këto funksione (detyra) të kategorisë mund të kombinohen me njëra-tjetrën. Duke klikuar tek butoni “Tjetër”, që ndodhet në krah të saj, mund të krijoni një kategori të re duke klikuar mbi çdo funksion (detyrë) që do t’i caktohet përdoruesit.

Në fillim klikoni “Kategori e Re”, shkruani emrin e kategorisë që po krijoni p.sh SHITËS dhe klikoni mbi kuadratin shitje. Në qo�ë se dëshironi që personi i cili do të kryejë shitjet të ketë dhe funksione të tjera atëherë klikoni mbi kuadratet përkatëse. Pasi ti keni krijuar, mund ti ruani duke klikuar mbi butonin “Ruaj”.

Page 17: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

17

Përdorues Aktiv: Një përdorues quhet aktiv për sa kohë ai është në gjendje të hapë programin duke përdorur kodin dhe �alëkalimin e tij. Një përdorues Joaktiv nuk është në gjendje të hapë programin nëpërmjet kodit të tij. Pas rregjistrimit të një përdoruesi n.q.s klikoni mbi kuadratin Aktiv, atëherë përdoruesi ka mundësi të hapë dhe të përdorë programin. Në rast se doni që një përdorues të jetë Joaktiv, mund të hiqni thjesht klikun mbi kuadrat duke e lënë bosh dhe të ruani ndryshimet.

Kjo formë ju lejon të kryeni veprime të shumta me përdoruesit si p.sh të kërkoni përdoruesin në listë, të modifikoni të dhënat, të fshini apo të krijoni një përdorues të ri.

Kërkimi i një Përdoruesi

Sapo të hapni menunë Përdorues, mund të kërkoni të gjithë për-doruesit. Për të parë përdoruesit e programit, thjesht mund të shtypni butonin “Kërko” dhe Lista do të mbushet me emrat e të gjithë për-doruesve. N.q.s doni të kërkoni të dhënat e një ose disa përdoruesve të caktuar, mund të plotësoni secilën nga fushat e kërkimit në mënyrë që të pasqyrohen në listë vetëm ata përdorues që plotësojnë kushtet e shënuara. Në fillim shënoni të gjitha kriteret që përmban përdoruesi i kërkuar nga ju dhe shtypni mbi butonin “Kërko”.

Shembull – N.q.s shkruani Emri X dhe klikoni butonin “Kërko”, në listë do të shfaqen të gjithë përdoruesit me këtë emër. N.q.s zgjidhni kategorinë SHITËS, klikoni “Kërko” dhe në listë do të shfaqen të gjithë përdoruesit që i përkasin kësaj kategorie.

Krijimi i një Përdoruesi të Ri

Duke klikuar këtë buton në program hapet forma në të cilën jepen të dhënat për përdoruesin e ri. Pasi të keni plotësuar të paktën të dhënat e detyrueshme, të keni vendosur kodin, �alëkalimin dhe kategorinë (të

përshkruara më sipër) mund ti ruani dhe të dilni nga forma.

Shembull – N.q.s regjistroni një përdorues i cili ka funksionin e ad-ministratorit mund të veproni në këtë mënyrëShënoni Emrin – Artan

Page 18: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

18

Mbiemrin - MeçeKodi i përdoruesit - tani (do të kërkohet gjithmonë në hapje të Programit)Fjalëkalimi - programRishkruaje – program Kategoria - ADMINISTRATOR (n.q.s nuk e keni krijuar, klikoni “Tjetër”Aktiv - klikoni kuadratin bosh

Të dhënat e tjera janë opsionale, mund ti plotësoni ose ti lini bosh. Për të regjistruar përdorues të tjerë që kanë funksione të tjera p.sh SHITËS, veproni në të njëjtën mënyrë. Kujdes ! Kategoria do të jetë SHITËS.

Modifikimi i të dhënave të një përdoruesi egzistues.

Në fillim kërkoni përdoruesit. Selektoni (përzgjidhni) përdoruesin e duhur në listën e përdoruesve (shiko Kërkimi i Përdoruesit). Pasi ta keni selektuar kliko “Modifiko”. Kryeni modifikimet përkatëse dhe klikoni

“Ruaj”.

Page 19: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

19

Fshirja e një përdoruesi.

Në fillim selektoni (përzgjidhni) përdoruesin e duhur në listën e përdoruesve pasi keni shtypur butonin “Kërko”. Pas gjetjes së përdoruesit që dëshironi të fshini, shtypni mbi butonin “Fshi” dhe ai përdorues

nuk do të gjendet më në listë.

Përdoruesit të cilët kanë kryer veprime të tjera si shitje, furnizime etj. nuk mund të fshihen. Ata thjesht mund të kalohen si përdorues Joak-tivë (në mënyrë që të mos kenë mundësi të përdorin programin).

Për të kaluar një përdorues në gjendje Joaktive, kryeni proçedurën e modifikimit dhe hiqni klikun nga kuadrati bosh.Të gjitha veprimet e përdoruesve aktivë ose jo do të ruhen në program dhe merren parasysh në llogaritjen e inventarit.

KamarierëtKjo është forma e regjistrimit, modifikimit dhe fshirjes së kamarierëve.

Regjistrimi i një kamarieri.Klikoni tek “Kamarier i Ri” dhe plotësoni fushat me të dhënat e kamarierit. I rëndësishëm është Kodi i kamarierit i cili maksimumi mund të jetë 4 numra. Ky kod konsiderohet i rëndësishëm sepse në qo�ë se ju e konfiguroni programin që kamarierët të identifikohen me kod atëherë ai është një mjet identifikimi personal. Çdo kamarier duhet të ketë një kod që të jetë i ndryshëm nga i tjetrit. Në rastin kur kamarierët identifikohen me kartë atëherë karta përdoret si mjet identifikimi personal në program.

Page 20: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

20

Kërkimi i një Kamarieri. Klikoni “Kërko” dhe në ekran do të shfaqet lista e të gjithë kamari-erëve me të dhënat e tyre përkatëse. N.q.s dëshironi të ndryshoni ndonjë të dhënë, selektoni një kamarier nga lista dhe klikoni “Modi-fiko”. Pasi të modifikoni të dhënat klikoni “Ruaj”.

Fshirja e një Kamarieri.Një kamarier që ka kryer shitje nuk mund ta fshini nga lista e ka-marierëve por mund ta kaloni Joaktiv. Kamarier Joaktiv do të thotë që nuk ka akses në program pamvarësisht nga kodi i tij.

ValutatOpsioni Valutat shërben për të regjistruar valutat më të përdorshme nga ju. Nëpërmjet kësaj forme mund të shtoni apo të fshini valutat që mendoni të përdorni për pagesa në program.

Njëra prej tyre është quajtur valutë bazë dhe kësaj do ti referohen të gjitha valutat e tjera me një kurs këmbimi të caktuar që vendoset nga përdoruesi.

Page 21: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

21

Konfigurimi i valutave dhe përcaktimi i valutës bazë duhet të bëhet në fillim të përdorimit të programit pasi më pas nuk mund të ndryshohet më valuta bazë. Praktikisht është zgjedhur si valutë bazë ‘Lek’.

Shembull. Regjistrimi i valutës së re bëhet duke klikuar “Valutë e Re”. Në momentin e klikimit bëhet aktive fusha në të cilën do të regjistrohet valuta. Shkruani Euro ose Dollarë, në bazë të valutave më të përdorshme nga ju dhe klikoni “Ruaj”. Për të modifikuar një valutë n.q.s e keni regjistruar më përpara, zgjidhni Euro dhe kliko “Modifiko”. Pasi ta modifikoni klikoni “Ruaj”. Të gjitha ato valuta me të cilat keni kryer veprime nuk mund ti fshini.

Vendos Arkën Këtu vendoset gjendja e arkës në momentin e fillimit të aktivitetit tuaj, në monedhën në të cilën operoni. Klikoni “Vendos Arkën”, zgjidhni monedhën, shkruani gjendjen e arkës dhe kliko “Konfirmo”.

Zero InventarinKy buton kthen në gjendjen 0 të gjithë artikujt e inven-tarit. Këshillohet të përdoret në fillim të aktivitetit ose në periudha të gjata kohore.

Page 22: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

22

Menuja Instrumente

Duke klikuar tek ikonahapet forma e Menusë Instrumente

Funksionet e kësaj menuje janë:

KonfigurimKjo formë shërben për të konfiguruar programin në bazë të pajisjeve që ju do të përdorni. Këtu mund të zgjidhni rezolucionin e desktopit, gjatësinë e letrës së printerit dhe mund të zgjidhni mënyrën se si do ti

identifikoni kamarierët. Zgjedhja e Rezolucionit bën përshtatjen e madhësisë së formës së punës me rezolucionin e ekranit të kompjuterit tuaj.

Tek Gjatësia maksimale e letrës së printerit mund të shënoni gjatësinë maksimale të letrës që mund të dalë nga printeri pa u prerë. N.q.s gjatësia e letrës që mund të printoni do të kalojë gjatësinë që keni vendosur ju atëherë letra do të pritet .Kjo gjatësi letre që ju do të zgjidhni nuk ndikon në gjatësinë e letrës që mund të ketë një faturë. Kjo nevojitet psh. në rast të printimit të xhiros ditore të kamarierit.

Identifikimi i kamarierëve ofron dy opsione të cilat mund ti zgjidhni në vartësi të organizimit të aktivitetit tuaj, identifikim me kod ose me kartë. Identifikimi me kod dhe me kartë në thelb luajnë të njëjtin funksion. Kamarierët mund të hapin çdo tavolinë të lokalit dhe të

Page 23: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

23

bëjnë porosi në to, mja�on që ajo të jetë e lirë dhe kamarieri të kalojë kartën ose të fusi kodin e vlefshëm.Dita e punës bën rregullimin e datës në rastet kur ka ndryshim midis datës së kompjuterit dhe datës së faturave në program. P.sh. nëse data e kompjuterit kalon mbrapa dhe bëhet më e vogël se data e faturave të fundit të kryera atëherë programi bllokon kryerjen e faturave nga kamarierët për efekt sigurie. Përdoruesi i autorizuar me të drejtat e menusë Instrumente mund të hapi këtë formë edhe të shënojë datën aktuale për të punuar. Të ruaji ndryshimet edhe në këtë mënyrë i aktivizohet kryerja e shitjeve. Programi bllokon kryerjen e shitjeve nëse data e kompjuterit eshte më e vogël se data e punës e regjistruar këtu.Imazhet ilustruese te shitjet bëjnë të mundur afishimin e disa ima-zheve të produkteve në formën e shitjeve. Kjo mund të bëhet vetëm nëse është zgjedhur rezolucioni 1024x768.

Konfigurimi i ShitjeveKonfigurimi i proçesit të shitjes përmbledh alternativa të ndryshme lidhur me Printimin e faturave, Kodin e kamarierëve, Llojet e faturave etj. Këtë konfigurim mund ta bëjë vetëm administratori i cili ka të drejta të

plota në program. Administratori mund të konfigurojë proçesin e shitjeve sipas nevojave të aktivitetit.Konkretisht paraqitja e këtij proçesi bëhet duke zgjedhur ose jo opsionet e listës që janë:Porositë printohen të ndara Bar - Kuzhinë: Ky opsion bën të mun-dur ndarjen e artikujve të porosisë në 2 printera. N.q.s ju keni bërë paraprakisht një ndarje të aktivitetit në 2 sektorë dhe keni vendosur 2 printera atëherë një porosi do të printohet në të 2 printerat. Zgjedhja e këtij opsioni rekomandohet në rastet kur njëri nga sektorët është Restorant. Printeri tek banaku do të printojë të njëjtën porosi me printerin që do të ndodhet në kuzhinë.

Printohet Porosia për Klientin: Ky opsion bën të mundur printimin e faturës së regjistruar nga kamarieri. Mund të printoni faturën e klientit për çdo porosi ose të printoni vetëm faturat përmbledhëse kur mbyllni tavolinën.

Printohet Porosia për lokalin: Ky opsion bën të mundur printimin e Porosisë për barin apo kuzhinën gjatë regjistrimit të një fature të re. Në qo�ë se është aktivizuar opsioni i ndarjes së porosisë sipas

Page 24: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

24

artikujve atëherë do të printohen 2 porosi (1 për barin dhe 1 për kuzhinën nëse ka artikuj Kuzhine). N.q.s nuk zgjidhet opsioni “Printohet Porosia për Lokalin” atëherë nuk printohet asnjë porosi për lokalin.

Printohet Faturë Përmbledhëse për Tavolinën: Ky opsion bën të mundur printimin e një fature përmbledhëse me të gjitha faturat e tavolinës kur bëhet mbyllja e saj. Nëse në një tavolinë janë bërë 4 fatura të veçanta, zgjedhja e këtij opsioni nënkupton printimin e një fature në të cilën të përfshihen të 4 faturat.

Numri i Faturës rivendoset periodikisht në 1: Ky opsion vendos kohën kur numrat e faturave do të rifillojnë nga 1-shi. Mund të zgjidhni opsionin Periodik, nëse dëshironi që ky proçes të bëhet sipas periudhave të caktuara ose të zgjidhni opsionin me një Datë të caktuar. Në këtë rast duhet të regjistroni datën.

Artikujt e faturës mund të anullohen pas ruajtjes: Ky opsion i jep mundësinë kamarierit të bëjë modifikim në faturën e regjistruar duke anulluar artikuj të caktuar deri në momentin që mbyllet tavolina.

Fatura mund të anullohet pas ruajtjes: Ky opsion i jep mundësinë ka-marierit të bëjë anullimin e faturës pasi e ka ruajtur atë gabimisht.

Porosia mund të Printohet përsëri pas ruajtjes: Ky opsion i jep mundësinë kamarierit, të bëjë printimin e faturës edhe pasi ajo është ruajtur dhe printuar një herë. Kjo mund të bëhet deri në momentin që mbyllet tavolina.

Lloji i Faturës Përmbledhëse: Ky opsion mundëson zgjedhjen e faturës përmbledhëse. Paraqiten 2 variante faturash, secila me gjerësi maksimale të fletës të ndryshme (60 dhe 80mm) dhe përdoruesi mund të zgjedhë ndër to.Mund të shënoni një tekst i cili do të dalë në fillim (kokë) ose në fund të faturës. Pasi të keni zgjedhur variantin më të përshtatshëm për ju, klikoni “Ruaj”. Sektorët

Duke klikuar tek kjo ikonë, mund të bëni regjistrimin e Sektorëve të rinj, ti modifikoni ose ti fshini ata. Për të regjistruar një sektor të ri klikoni “Sektor i Ri”.

Page 25: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

25

Shkruani emërtimin e tij, përshkrimin dhe pasi të mbaroni regjistri-min, klikoni “Ruaj”.Për të bërë Modifikimin e sektorëve, zgjidhni një Sektor, klikoni “Modifiko”, bëni modifikimet dhe më pas “Ruaj”. Për të fshirë sektorin, zgjidheni dhe klikoni “Fshi”.

TavolinatDuke klikuar tek ikona mund të bëni regjistrimin e tavolinave. Klikoni “Tavolinë e re” për të regjistruar një tavolinë të re.

Shkruani Nr. e tavolinës, vendodhjen dhe klikoni “Ruaj”. Zgjidhni opsionin Aktive, nëse kjo tavolinë është aktive ose lëreni bosh në qo�ë se është JoAktive.

Për të modifikuar një tavolinë, zgjidheni atë dhe klikoni “Modifiko”. Pasi të keni përfunduar modifikimet, klikoni “Ruaj”. Printerat

Ky program krijon mundësi që për printime të ndry-shme të përdorni printera të ndryshëm, në vartësi të dëshirës suaj mbi llojet e faturave.Kjo bëhet e mundur nëpërmjet konfigurimit të tyre

sipas llojeve të printimeve kryesore.

Printeri për porositë e BaritPrinteri për porositë e KuzhinësPriteri për Faturat

Në rast se përdoruesi është i pajisur vetëm me një printer mund të përdorë vetëm atë për të gjitha printimet e programit.Rekomandohet që përdoruesi të ketë të paktën një printer të instaluar në kompjuterin e tij. Në formën e printimit pasi të zgjidhen printerat përkatës bëhet ruajta.

Të DhënatKjo ikonë mbledh në vetvete funksione si Eksportimi, Pastrimi, Kompaktësimi si dhe Zerimi i të dhënave.

Page 26: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

26

Eksportimi i të dhënaveEksportimi (backup) i të dhënave të programit në file jashtë programit, bëhet në mënyrë që në rast dëmtimi apo fshirje të programit ato të mund të rikthehen përsëri. Në këtë mënyrë informacioni nuk do të humbasë.

Konkretisht për të Eksportuar të gjitha të dhënat e programit, në rradhë të parë përdoruesi duhet të zgjedhë opsionin Të dhënat komplet dhe pasi të ketë klikuar butonin “Eksporto” përdoruesit i kërkohet të zgjedhë direktorinë ku do të ruhet file-i. Në këtë moment përdoruesi duhet të shkruajë emrin me të cilin do të ruhet. Duke zgjedhur këto bëhet automatikisht ruajtja e të dhënave.

Importimi i të dhënave nga një File jashtë programit bëhet për të kthyer në program të dhënat e programit të eksportuara më parë, zgjidhni opsionin Importo të dhënat nga fili në program, “Të dhënat komplet” dhe pasi të ketë klikuar butonin “Importo”, përdoruesit i kërkohet të zgjedhë filin me të dhëna në direktorinë e duhur ku është ruajtur më parë. Me zgjedhjen e kësaj bëhet automatikisht hedhja e të dhënave në program. Më pas përdoruesi duhet të mbyllë programin dhe ta rihapë në mënyrë që të përdorë ato të dhëna.

Pastrimi i të dhënavePastrimi i të dhënave nënkupton fshirjen e të dhënave, si ato të shitjeve të furnizimeve apo lëvizjet e arkës, të cilat i përkasin një periudhe të kaluar dhe që nuk janë të nevojshme të ruhen në program.

Konkretisht për të fshirë të dhënat e një periudhe të kaluar që nuk janë më të nevojshme në program, mja�on të klikoni butonin “Pas-tro” dhe të vendosni datën përpara së cilës nuk dëshironi të ruani të dhëna. Kjo bëhet për të rritur shpejtësinë e programit. Deri në datën që keni vendosur të dhënat tuaja nuk do të jenë më në program. P.sh . Nëse vendosni Dt. 20.10.2006 do të thotë se të gjitha të dhënat që janë regjistruar përpara kësaj date do të fshihen.

Kujdes !Rekomandohet që proçesi i pastrimit të kryhet pasi të jetë bërë më parë proçesi i Eksportimit të të dhënave në një file,në mënyrë që të bëhet i mundur rikthimi i Informacionit në program në rast kërkese.

Page 27: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

27

Kompaktësimi i të dhënavePas një periudhe pune afërsisht të gjatë, rekomandohet të bëhet Kompaktësimi i të dhënave thjesht duke klikuar butonin “Kompaktëso”. Në këtë mënyrë do të krijohet më shumë hapësirë në program për të dhënat tuaja.

Zerimi i të dhënaveZerimi i të dhënave bën të mundur kthimin e programit në gjendjen fillestare pas instalimit. Në këtë mënyrë fshihen të gjitha informacionet e regjistruara në të. Ky veprim rekomandohet vetëm në rastet e fillimit të një

aktiviteti të ri. N.q.s klikoni këtë buton, në programin tuaj nuk do të ndodhet më asnjë informacion.

Page 28: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

28

Menuja Artikujt

Duke klikuar tek ikona hapet forma e Menusë Artikujt

Nëpërmjet menusë Artikujt bëhet i mundur Regjistrimi, Katego-rizimi, Kërkimi dhe Inventari i artikujve në çdo moment që për-doruesi dëshiron.

Funksionet e kësaj menuje janë:

Kategoritë e Artikujve Kategoria e Artikujve përfaqëson një klasifikim (gru-pim) që i bëhet artikujve, në mënyrë që të jetë sa më e lehtë gjetja e tyre. Në këto grupime të mëdha, regjis-trohen artikujt me të njëjtat cilësi.

Shembull: Një kategori e mundshme mund të jetë Pije Alkolike në të cilën mund të rendisni të gjitha pijet alkolike. Klikoni “Kategori e Re“, shkruani pije Pije Alkolike dhe klikoni “Ruaj“.Tek kategoria Birra mund të regjistroni të gjithë llojet e birrave që keni në përdorim.

Këto kategori mund të kenë funksione të ndryshme në vartësi të artikujve që do të jenë të regjistruara në të.

Funksionet e kategorive janë:•Shërbim Në kategorinë, artikujt e së cilës do të jenë për shërbime, nuk

Page 29: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

29

do të bëhet zbritja e sasisë së gjendjes së tyre. P.sh n.q.s krijoni një kategori Artikuj për përdorim personal dhe në të regjistroni artikuj të cilët nuk dëshironi të ndikojnë në gjendjen e inventarit atëherë gjatë krijimit të kësaj kategorie mja�on të klikoni mbi kuadratin ShërbimMënyrën se si krijohet një kategori mund ta gjeni më poshtë.

• KonsumTë gjithë Artikujt të cilët nuk kanë një shitje të drejtpërdrejtë do të përfshihen në një kategori të veçantë gjatë krijimit të së cilës duhet të klikoni mbi opsionin Art. Konsumi. Në këtë kategori mund të regjistroni dhe artikujt që furnizohen në sasi më të mëdha se sa shiten. Shembull : Ju mund të krijoni një kategori Artikuj Furnizimi në të cilën mund të regjistroni artikuj që mund ti shisni të hapur. Këta artikuj shiten në sasi më të vogla nga ajo e furnizimit. Mund të regjistroni artikuj si Kafe kile, Verë e hapur etj. Këta artikuj do të jenë me recetë gjatë regjistrimit të tyre si artikuj më vete. Më poshtë tek Artikujt do të shihni mënyrën e regjistrimit të një artikulli që i përket kësaj kategorie.

• Art. KuzhineArtikujt që do të jenë pjesë e kësaj kategorie janë artikuj që për-doren në kuzhinë, artikuj Restoranti.

Në këtë formë mund të Shtoni kategori të reja të Modifikoni të tjerat apo të Fshini kategoritë, nëse në to nuk ka asnjë artikullPër të krijuar një kategori të re, klikoni “Kategori e Re”. Shkruani Emrin e kategorisë dhe klikoni mbi kutitë (e shpjeguara më lart), në vartësi të kategorisë që ju do të krijoni. Pasi të keni regjistruar kategorinë, klikoni “Ruaj”.

Shembull: Kliko Kategori e Re, Shkruaj Emërtimin Freskuese, Përsh-krimi Pije Freskuese dhe kliko “Ruaj”.Emërtimi Sallata, Përshkrimi Sallata të ndryshme, kliko mbi katrorin Art Kuzhinë dhe kliko “Ruaj”.

Në qo�ë se doni të modifikoni një kategori, klikoni në fillim tek kat-egoria në të cilën do të bëni modifikimet dhe klikoni mbi “Modifiko”. Bëni modifikimet e nevojshme dhe klikoni “Ruaj”.Fshirja e një kategorie mund të bëhet vetëm në rast se në të nuk ka

Page 30: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

30

asnjë artikull.Në këtë rast, zgjidhni kategorinë dhe klikoni “Fshi“. Në rast se kategoria përmban artikuj, atëherë duhet të fshini më përpara të gjithë artikujt që përmban ajo kategori dhe më pas të fshini kategorinë.

ArtikujtKjo është një nga format më kryesore në të cilën Regjis-trohen, Kërkohen dhe Modifikohen artikujt.

Regjistrimi i Artikujve mund të bëhet duke klikuar “Artikull i Ri“. Sapo të klikoni do të shfaqet pamja me të gjitha të dhënat që nevojiten për një artikull.

Të dhënat e ArtikujveFushat e të dhënave me ngjyrë më të errët janë të detyrueshme për tu plotësuar.

Regjistroni Kodin e Artikullit. Nëse artikuj tuaj nuk kanë kode mund të vendosni numra ose shenja të tjera identifikuese në mënyrë që të keni më të lehtë kërkimin e artikujve. Kodi i artikullit është unik, nuk mund të regjistroni 2 artikuj me të njëjtin Kod.

Page 31: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

31

Vendosni Emërtimin. Zgjidhni kategorinë së cilës ai artikull i përket (kategoritë i keni regjistruar paraprakisht dhe do të shfaqet lista e plotë e tyre) p.sh. Birra, Freskuese etj në vartësi të artikullit që po regjistroni.N.q.s nuk keni regjistruar një kategori për artikullin që jeni duke regjistruar mund të klikoni mbi butonin ”Tjetër” që ndodhet në krah të fushës bosh të kategorisë. Pamja që do të shfaqet është ajo e regjistrimit të kategorive. Pasi të keni regjistruar kategorinë rikthe-huni tek artikulli që ishit duke regjistruar.Njësia e Shitjes dhe Njësia e furnizimit. Këto janë dy njësi të cilat mund të jenë të ndryshme për artikujt. P.sh Coca-Cola mund të furnizohet me arka dhe shitet me shishe. Njësia e Shitjes do të jetë shishe (copë) në vartësi të zgjedhjes suaj dhe njësia e furnizimit do të jetë arka. Për të regjistruar njësi të tjera klikoni mbi “Tjetër”.Raporti Njësi furnizimi/Njësi Shitjeje është raporti i dy njësive të ndryshme për një artikull. Raporti i një Arke Coca- Cola me një shishe do të jetë 10 nëse arka përmban 10 shishe ose 20 nëse përm-ban 20 të tilla.N.q.s furnizimi i një pije është me shishe dhe shitja e saj është me gota teke dhe të supozojmë se shishja ka 10 gota teke atëherë raporti është 10.Për artikujt që kanë të njëjtën njësi shitjeje me atë të furnizimit atëherë raporti është 1. Duke vendosur këtë raport me korrektësi atëherë dhe gjendja e inventarit do të paraqitet në mënyrën e duhur.

Vazhdoni në pjesën e dytë të regjistrimit të artikullit.Vendosni Sasinë e gjendjes së Artikullit dhe Sasinë Kritike.Sasia kritike është një masë të cilën ju e vendosni në mënyrë që të njo�oheni në rast të përfundimit të gjendjes së artikullit.Vendosni Koston e Artikullit e cila është opsionale.Çmimi Bazë i shitjes paraqet çmimin e artikullit i cili mund të jetë i ndryshëm në një sektor tjetër.Nëse në program keni regjistruar sektorë atëherë për çdo sektor të regjistruar do të keni mundësinë të vendosni çmimin përkatës. Nëse nuk dëshironi që ky artikull të jetë në një sektor të caktuar atëherë në atë sektor vendosni çmimin 0.Të gjithë Artikujt që do të kenë çmim 0, nuk do të jenë në listën e Artikujve.Shembull - Kodi i Art.- 57

Page 32: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

32

Emërtimi – AvernaKategoria - AmaroNjësia e Shitjes - TekeNjësia e Furnizimit - ShisheRaporti Nj Furn/Nj. Shit - 25 (N.q.s një shishe përmban 25 teke)

Për Artikujt të cilët në përbërje të tyre kanë 2 ose më shumë artikuj të tjerë atëherë klikoni mbi katrorin Me RecetëReceta plotësohet duke dhënë artikullin përbërës dhe sasinë në njësinë e tij të shitjes.P.sh për një artikull i cili ka mish në përbërjen e tij mund të jepet receta duke zgjedhur mishin si artikull përbërës dhe duke dhënë sasinë në njësi shitje të mishit. N.q.s mishi e ka njësinë e shitjes gram dhe artikulli ynë përmban 300 gram atëherë jepet sasia 300. Shembull - Regjistrimin e Artikullit MAKIATO mund ta bëni me Recetë.Tek regjistrimi i artikullit bëni kujdes në fushat e njësisë së furnizimit dhe njësisë së shitjes. Shënoni Njësia Furn. Kg dhe Nj Shitj. gr. Në këtë rast nuk ka kuptim raporti por do të klikoni tek kuadrati Me Recetë.Tek Artikulli Përbërës zgjidhni Kafe furnizim (që ta merrni nga kategoria në të cilën keni regjistruar artikujt që shiten në sasi më të

Page 33: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

33

vogla se sa furnizohen) shënoni Sasinë 100g dhe klikoni “Shto”.Vazhdoni me artikullin Qumësht në të njëjtën mënyrë. Zgjidhni Qumshtin shënoni sasinë dhe kliko “Shto”.

Për të parë të gjitha recetat klikoni ku mund ti kërkoni ato sipas artikujve të barit apo restorantit, mund ti shihni, ti ruani në file excel apo të fshini ato receta që nuk doni të egzistojnë më.

Kërkimi i Artikujve

Ka 2 mënyra kërkimi të artikujve:

1. Duke hapur Pemën e Artikujve e cila është e ndarë sipas kategorive të artikujve. Në vartësi të nivelit të zgjedhjes së kategorisë të artiku-jve, do të shfaqet dhe lista e plotë e artikujve të gjetur (djathtas lart). Për të parë një artikull të caktuar në detaje apo për të ndryshuar të dhënat e tij, mja�on të zgjidhet në listë dhe duke shtypur butonin F5 në tastierë ose duke klikuar “Modifiko” hapet forma e Artikul-lit të zgjedhur. Në të mund të bëhen ndry-shimet e nevojshme.

Page 34: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

34

2. Mënyra e dytë e kërkimit të artiku-jve është duke plotësuar Të dhënat e kërkimit. Sipas informacionit që do të japë përdoruesi në fushat përkatëse, do të jetë rezultati i kërkimit pasi të ketë klikuar “Kërko”.

N.q.s vendosni një kategori P.sh Freskuese dhe klikoni “Kërko”, në anën tjetër do të shfaqen të gjithë artikujt të cilët janë pjesë e kësaj kategorie.N.q.s selektoni një artikull nga lista e kërkimit dhe klikoni “Hap”, do të mund të shikoni artikullin me të gjitha detajet e tij. Këtë artikull mund ta modifikoni dhe të klikoni më pas mbi “Ruaj”. Një formë tjetër e modifikimit të artikujve është duke zgjedhur një artikull nga lista dhe kliko mbi “Modifiko”.

Page 35: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

35

InventariNë këtë formë mund të shihni dhe të hidhni Inventa-rin. Inventari ndryshon në bazë të shitjeve që bëhen për artikuj të ndryshëm. Inventarin mund ta shihni për

të gjithë artikujt njëkohësisht ose për kategori të veçanta artikujsh. Për të parë inventarin e artikujve të klasifikuar si artikuj konsumi, mund të klikoni tek Art.Konsumi dhe të zgjidhni artikujt për të cilët dëshironi të dini inventarin. N.q.s klikoni tek kuadrati Të tjerë, në ekran do të shfaqet lista e të gjithë artikujve me të dhënat përkatëse. Duke klikuar mbi emërtimet e kolonave përkatëse, të dhënat renditen sipas asaj kolone.

Inventarin mund ta shihni njëkohësisht dhe në njësi Furnizimi ose Shitjeje në qo�ë se këto janë të ndryshme për një artikull. Klikoni tek kuadrati Njësi Furnizimi dhe do të bëhet menjëherë renditja e artiku-jve në njësi furnizimi. E njëjta gjë vlen edhe për Njësinë e Shitjes.

Hedhjen e inventarit mund ta bëni sipas kategorive të artikujve. Zgjidhni kategorinë Alkolike dhe klikoni “Inventari”. Në ekran do të shfaqet e gjithë lista e artikujve që ndodhen në këtë kategori. E gjithë faqja e inventarit është e ndarë në kolona të cilat pasqyrojnë të dhëna të ndryshme. Hedhja e inventarit bëhet në Njësi Shitjeje, që do të thotë se n.q.s për artikullin Coca - Cola njësia e shitjes është

Page 36: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

36

copë atëherë hedhja e inventarit për këtë artikull do të bëhet në copë. Kolona tjetër pasqyron gjendjen aktuale të artikullit në njësi shitjeje, sa është gjendja e artikullit në magazinë.

Tek kolona Sasi e Re, mund të bëni hedhjen e inventarit. Tek kjo kolonë mund të shënoni sa është gjendja e re e inventarit për arti-kujt.

Kujdes ! Në momentin që regjistroni sasinë e re të inventarit ruhet vetëm ajo sasi, pra sasia e vjetër zëvendësohet nga sasia e re e regjistruar.

Shembull - Për artikullin Coca- Cola gjendja në magazinë ishte 7 copë. N.q.s tek sasia e re ju shënoni 10 copë klikoni enter dhe më pas “Ruaj” atëherë gjendja e re e artikullit do të jetë 10. Për të parë gjendjen aktuale ose për të regjistruar një sasi të re gjen-djeje vetëm të një artikulli, mund ta kërkoni atë edhe me emërtim. N.q.s mbi rrjeshtin bosh që ndodhet mbi kolonën emërtimi ju shk-ruani Coca - Cola dhe klikoni “Inventari”, në ekran do të shfaqet vetëm artikulli Coca- Cola me të dhënat e tij. Kolonat e tjera paraqesin të dhëna mbi Çmimin, Koston dhe Vlerën e Gjendjes së artikujve mbi të cilat nuk mund të bëhet asnjë ndryshim.Listën me Inventarin mund ta kaloni në Excel.

Për të parë se cilët artikuj janë drejt mbarimit, mund të klikoni buto-nin “S.Kritike” dhe në ekran do të shfaqet lista e plotë e artikujve, sasia e të cilëve është më e vogël ose e njëjtë me sasinë kritike.

Artikujt të cilët kanë si sasi një vlerë me numër negativ do të thotë se gjendja e atij artikulli është me minus dhe duhet bërë furnizimi. Kur bëhet furnizimi do të hiqen nga gjendja e furnizimit aq sa është vlera në minus e artikullit. P.sh n.q.s një artikull në inventar ka një vlerë -2, atëhere duhet bërë furnizimi i tij. Kur funizohet me 10 copë, gjendja e tij reale do të ngelet 8.

Page 37: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

37

Menuja Furnizimet

Tek kjo menu mund të regjistroni Furnitorët, të kryeni Furnizimet dhe të shikoni veprimet e kryera gjatë një periudhe kohore.

Funksionet e kësaj forme janë :

FurnitorëtKëtu mund të regjistroni emrat e furnitorëve të cilët furnizojnë aktivitetin tuaj. Për të regjistruar një furnitor të ri, klikoni tek “Furnitor i Ri”. Plotësoni të gjitha të dhënat e furnitorit dhe klikoni “Ruaj”.

Furnitorët e ndryshëm me të dhënat e tyre mund ti kërkoni duke klikuar “Kërko“. Për të modifikuar të dhënat e furnitorit, në fillim selektoni një furnitor nga lista që u shfaq nga kërkimi dhe kliko “Modifiko“. Pasi të modifikoni të dhënat kliko “Ruaj“.

Furnizimi i RiËshtë një proçedurë e organizuar sipas metodës prak-tike të një furnizimi normal. Mund të plotësoni një faturë furnizimi me të gjitha të dhënat e nevojshme.Në momentin që do të kryeni një furnizim të ri, klikoni

tek “Furnizim i Ri”.

Zgjidhni Emrin e furnitorit nga lista e furnitorëve që keni regjistruar ose n.q.s nuk e keni të regjistruar atë furnitor mund ta regjistroni tek “Tjetër”.

Page 38: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

38

Shënoni Nr. dhe Datën e faturës së furnizimit. Zakonisht programi shënon datën e ditës në të cilën po plotësoni faturën.

Faturë me TVSH - Është opsioni që mund ta zgjidhni n.q.s llogarisni TVSH-në e faturës. Tvsh-në mund ta shkruani ju artikull për arti-kull.

Paguhet e plotë - Mund të klikoni këtë opsion n.q.s e paguani në mo-ment faturën. Në rast të kundërt mund ta lini të pa paguar dhe të kryeni pagesën në një ditë tjetër ose të bëni një pagesë të pjesshme. Pagesën e faturës mund ta bëni dhe në valutat të cilat i keni regjis-truar paraprakisht.

N.q.s dëshironi që një faturë furnizimi ta lini të papaguar atëherë nuk duhet të zgjidhni opsionin Paguhet e Plotë. (mos klikoni kua-dratin bosh)

N.q.s dëshironi që këtë faturë ta paguani pjesërisht atëherë pasi të keniplotësuar faturën me artikuj zgjidhni opsionin “Kryej Pagesë të Pjesshme” (shiko sqarimin më poshtë)

Page 39: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

39

Faturën e furnizimit mund ta plotësoni me artikuj në dy mënyra.

1) Hapni formën e kërkimit të artikujve nëpërmjet butonit “Artikujt”. Në këtë mënyrë mund të hidhen më shumë se një artikull njëherësh. Në ekran do të shfaqet pema e të gjithë artikujve që ju keni regjistruar, zgjidhni një artikull dhe bëni dopio klik mbi të, në mënyrë që artikulli të kalojë tek Artikujt e zgjedhur dhe klikoni

P.sh. Në momentin që shfaqet Pema kliko tek kategoria Amaro zgjidh Artikullin Averna dhe bëj dopio klik. Në momentin që artikulli ndodhet në pjesën e poshtme kliko “OK”. Tani mund të plotësoni faturën e furnizimit me sasitë dhe çmimet e artikujve. Pasi të keni përfunduar klikoni “Ruaj”.

2) Mënyra e dytë e hedhjes së artikujve në faturën e furnizimit është duke zgjedhur artikujt ose duke plotësuar Kodin tek lista e Emërtimeve. Pasi të zgjidhni artikullin tek emërtimet, klikoni Enter dhe menjëherë artikulli kalon në listë. E njëjta gjë vlen edhe për zgjedhjen e artikujve me kod. Shënoni kodin e artikullit dhe klikoni Enter. Pasi të gjithë artikujt të ndodhen në listë ju mund të plotësoni faturën me çmimet dhe sasitë e furnizimit dhe klikoni “Ruaj”.

Kujdes !Ju nuk mund të bëni furnizimin e artikujve të regjistruar me Recetë, por mund të bëni vetëm furizimin e përbërësve të recetës.P.sh. për artikullin Makiato, nuk do të kishte kuptim furnizimi i tij si një artikull i tërë. Mund të bëni furnizimin e qumështit dhe kafes. Sasia e tyre do të zbritet nga shitja e artikullit Makiato.

Pagesë e pjesshme - Pagesën e pjesshme mund ta kryeni vetëm pasi të keni ruajtur faturën. Pasi të klikoni “Ruaj“, klikoni “Kryej Pagesë të Pjesshme”.

Zgjidhni Mënyrën e Pagesës së faturës. Nëse nuk e gjeni në listë mënyrën e pagesës që kërkoni, klikoni “Tjetër“ dhe regjistroni një mënyrë të re pagese p.sh. Cash. Shënoni vlerën që do të paguani tek

Page 40: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

40

Paguhet dhe zgjidhni valutën në të cilën do ta paguani këtë faturë. N.q.s vlera në total e faturës është 100 dhe ju paguani 50, mja�on të shënoni 50 tek kuadrati Paguhet dhe klikoni “Konfirmo”.

Opsioni “Mbyll Faturën” shërben për të bërë likujdimin total të faturës. Nëse ju keni paguar më përpara gjysmën e vlerës, pra keni paguar 50, kur të riktheheni për të bërë pagesën e vlerës së mbetur mund të klikoni thjesht “Mbyll Faturën”. Në rast se dëshironi të likujdoni përsëri një pjesë të pagesës së mbetur p.sh të paguani 30, atëherë përsëri tek opsioni Paguar shënoni 30 dhe klikoni “Kon-firmo”.

Anullo – Shërben për të anulluar pagesat e pjesshme. N.q.s ju keni bërë pagesën e një fature tre herë dhe një pagesë është kryer gabi-misht, ajo vlerë mja�on të selektohet dhe klikoni “Anullo”. ____________________________________________________Kujdes!Për aq kohë sa përdoruesi ka të hapur Furnizimin e kryer në Formën e Furnizimit të ri, ai mund të bëjë ndryshimet përkatëse për të gjitha të dhënat e artikujve dhe ti ruajë këto ndryshime. Në rast se përdoruesi mbyll formën e Furnizimit të Ri apo nis Kryerjen e një Furnizimi tjetër atëherë ai nuk mund të bëjë më asnjë ndryshim në Furnizimin e kryer më parë. Për këtë rekomandohet të kontrollohen të dhënat e regjistruara përpara se të dilet nga forma apo të niset një furnizim i ri. Në rastet kur përdoruesi ka regjistruar të dhëna gabim në Furnizim ai mund të kryejë Anullimin e atij Furnizimi. Kjo anullon të gjitha të dhënat e regjistruara, i kthen në gjendjen e mëparshme dhe përdoruesit do ti nevojitet të kryejë nga e para regjistrimin e Furnizimit.__________________________________________________________

Shiko FurnizimetNë këtë formë mund të kërkoni për funizimet e kryera më parë sipas kritereve të kërkimit që zgjidhen nga përdoruesi. N.q.s nuk jepet asnjë kriter kërkimi, rezu-lati do të jenë të gjitha furnizimet e kryera. Në listën e

furnizimeve paraqiten të dhënat bazë të një furnizimi. Furnizimet mund ti kërkoni sipas kritereve që dëshironi. Mja�on të plotësoni fushat e kërkimit dhe të klikoni “Kërko“.

Mund të kërkoni të gjitha faturat e bëra nga një furnitor duke zgjed-hur një furnitor nga lista e furnitorëve dhe klikoni “Kërko“. Në rast se

Page 41: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

41

doni faturat e një furnitori në një datë X, zgjidhni furnitorin dhe datën për të cilën ju intereson të dini furnizimet dhe klikoni “Kërko“.

Për të parë se sa ka qenë furnizimi i Coca- Colas në një datë të cak-tuar, zgjidhni Coca-Cola tek lista e artikujve, shënoni datën dhe klikoni “Kërko“.

Mund të shikoni të gjitha faturat e paguara ose të anulluara. Klikoni tek opsionet përkatëse dhe klikoni “Kërko“. N.q.s klikoni Të Gjitha, në ekran do të shfaqen të gjitha faturat p.sh. të anulluara ose jo.

Një faturë furnizimi mund ta shikoni në detaje duke bërë dopio klik mbi atë faturë.

Një faturë furnizimi mund ta Anulloni ose të kryeni Pagesën e plotë ose të pjesshme të një fature të papaguar.

Anullimi i një Furnizimi të kryer bëhet duke selektuar atë faturë nga lista dhe kikoni “Anullo”. Nëse një faturë anullohet atëherë ajo nuk ndikon në gjendjen e inventarit.

Kujdes!N.q.s anulloni një furnizim të kryer, do të thotë se e keni fshirë atë. Për ta pasur në listë, do t`ju duhet ta regjistroni përsëri.

Pagesa e një furnizimi të kryer të papaguar, mund të bëhet duke kli-kuar butonin

Këtë buton mund ta klikoni për të bërë çfarëdo lloj pagese, si të plotë, si të pjesshme. Selektoni faturën që keni për të paguar dhe klikoni “Kryej Pagesën“.

Forma që do të shfaqet në ekran është e njëjtë me atë të Pagesës së Pjesshme.Nëse keni vendosur të bëni likujdimin total të faturës klikoni thjesht Mbyll Faturën. Nëse keni vendosur ta paguani pjesërisht shënoni vlerën që do të paguani dhe klikoni “Konfirmo“ (Shiko më sipër tek Furnizimet, për mënyrën e përdorimit të Pagesës së Pjesshme)

Page 42: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

42

Të dhënat mund ti eksportoni dhe në file Excel-i, duke klikuar mbi butonin përkatës. Krijoni direktorinë se ku do ti eksportoni të dhënat dhe kliko “Ruaj“.

LëvizjetTek forma Lëvizjet mund të plotësoni Fletë Hyrje ose Fletë Dalje. Për të bërë një Fletë Dalje, klikoni tek Dalje ndërsa për një hyrje tek Hyrje.

Fletën me artikuj mund ta mbushni me dy mënyra. 1) Tek hapësira bosh mbi Kodin, mund të shënoni kodin e artikul-

lit dhe të klikoni Enter. Menjëherë do të shfaqet artikulli që ka atë kod. Shënoni sasinë dhe çmimin e atij artikulli në kolonat përkatëse dhe klikoni përsëri Enter. Kështu mund të veproni me artikujt e tjerë për të plotësuar të gjithë listën e artikujve që ju nevojiten.

2) Pasi të keni zgjedhur nëse do të plotësoni një fletë hyrje apo dalje klikoni tek ikona Artikuj. Nga pema që do të shfaqet në ekran zgjidhni artikujt që dëshironi. Klikoni dy herë mbi ar-tikullin që ndodhet në pjesën e sipërme me ngjyrë të verdhë. Në momentin që artikulli do të kalojë në pjesën e poshtme klikoni .

Për të gjithë artikujt që do të ndodhen tashmë në Fletë Hyrje/Dalje mund të regjistroni sasitë dhe çmimet përkatëse. Pasi të keni përfunduar klikoni mbi “Ruaj”.Mund të bëni dhe printimin e tyre duke klikuar “Printo“. Ky printim mund të bëhet vetëm në format A4.

Shiko LëvizjetKjo formë shërben vetëm për të parë lëvizjet që ju keni kryer, nuk mund të bëni asnjë ndryshim. N.q.s keni plotësuar një fletë hyrje do të thotë se keni bërë një Ngarkim, ndërsa një fletë dalje një Shkarkim.

Në pjesën e sipërme ndodhen fushat e kërkimit të cilat mund ti plotësoni në vartësi të informacionit që doni të merrni.

Page 43: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

43

Mund të kërkoni të gjitha lëvizjet gjatë një periudhe kohore. Shënoni datat për të cilat jeni të interesuar të dini lëvizjet e kryera, tek Lloji zgjidhni Të Gjitha dhe klikoni “Kërko“. Në listën e Ngarkim/Shkar-kimeve që do të shfaqen në ekran mund të shikoni dhe artikujt që ndodhen në secilën nga fletët. Këtë mund ta bëni duke klikuar mbi fletën përkatëse.

Kërkimin mund ta bëni dhe me artikuj. Nëse jeni të interesuar të shikoni nëse artikullit Coca-Cola i është bërë dalje ose hyrje në një datë të caktuar atëherë zgjidhni Artikullin Coca- Cola (tek artikulli) shënoni datën dhe klikoni “Kërko“.Këtu mund të bëni dhe Anullimin e fletë hyrje/daljeve. Pasi të keni kërkuar fletë hyrje/daljen , selektoheni dhe klikoni “Anullo“.Të gjitha fletët e anulluara mund ti kërkoni duke zgjedhur opsionin Të anulluara dhe klikoni “Kërko“. Të dhënat e kërkuara mund ti kaloni në file Excel ose ti printoni.

Page 44: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

44

Menuja Shitje

Tek kjo formë keni mundësi të kryeni shitjet. Kjo është forma që realisht do të përdoret më shumë nga kamarierët për plotësimin e faturave, për të parë xhiron ditore, inventarin etj.

Duke klikuar tek ikona

hapet forma e Menusë Shitje.

Funksionet e kësaj menuje janë:

FaturatSapo do të klikoni tek ikona faturat, në ekran do të shfaqet forma e identifikimit të kamarierëve e cila mund të jetë me kartë

Page 45: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

45

ose me kod

Page 46: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

46

Vetëm pasi të bëhet ky identifikim në ekran shfaqet pamja e tavoli-nave të Barit ose Restorantit tuaj. Nëse në program janë regjistruar më shumë se 24 tavolina atëherë përdoruesi mund ti shohë tavolinat mbi 24 duke klikuar butonat majtas apo djathtas numrit të tavolinave.

Sipër shkruhet emri i Përdoruesit që është aktualisht duke përdorur programin. Të gjitha tavolinat të cilat do të jenë me ngjyrë rozë do të thotë se kamarieri nuk ka bërë akoma mbylljen e tavolines. Tavolinat pa ngjyrë janë të mbyllura. Në qo�ë se tavolina nuk është aktive, ajo ka ngjyrë të bardhë dhe nuk mund të hapet (klikohet). Pasi kamarieri të përfundojë turnin, duhet ti mbyllë të gjitha tavolinat.

Kryerja e një shitjejePër të hapur një tavolinë, kamarieri mja�on të klikojë mbi butonin me Nr e tavolinës.

Page 47: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

47

Për të bërë një faturë, gjithmonë klikoni “Faturë e Re”. N.q.s nuk e klikoni këtë ikonë nuk do të shfaqet asnjë artikull në listë.Për të zgjedhur artikujt klikoni tek kagoritë përkatëse. Tek secila kategori do të shfaqet lista e artikujve të regjistruara brënda saj. Artikujt mund ti zgjidhni duke klikuar mbi artikullin që dëshironi. Sasia e një artikulli mund të rritet duke klikuar aq herë sa është sasia tek artikulli përkatës në listën e artikujve të kategorisë. Për të bërë zvogëlimin e sasisë së artikullit i cili gjendet në faturë, mund të klikoni mbi atë artikull në faturë aq herë sa dëshironi që kjo sasi të ulet. Për ta hequr artikullin nga lista, klikoni mbi të në listë. Për të hequr të gjithë artikujt nga lista, klikoni

Pasi keni plotësuar listën me Artikujt dhe sasitë e duhura, bëni ru-ajtjen e Faturës.Nëse nuk dëshironi të regjistroni faturë tjetër për atë tavolinë, bëni mbylljen e tavolinës duke klikuar

Page 48: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

48

Është mirë që në momentin në të cilin largohet klienti të bëni men-jëherë mbylljen e tavolinës. N.q.s kamarieri nuk mbyll tavolinën, në xhiron e tij ditore nuk do të përfshihen faturat e pambyllura.

Kujdes !Nëse programi nxjerr mesazhin “Data e kompjuterit është më e vogël se Data e punës e programit. Kontrolloni Datën e Kompjuterit!”Ju nuk mund të ruani shitjet tuaja”. Në këtë rast kjo do të thotë që ekzis-tojne shitje me datë më të mëvonshme se ajo aktuale e kompjuterit. Për këtë duhet të verifikoni daten e kompjuterit dhe pastaj të shkohet tek menuja Instrumente edhe të shënohet data e punës.

Kur në tavolinë keni më shumë se 1 faturë, ato mund ti shihni duke klikuar mbi butonat me shigjeta majtas -djathtas.Kamarieri mund të bëjë anullimin e faturës, duke hapur tavolinën në të cilën është bërë fatura dhe të klikojë “Anullo”. Anullimin e një fature mund ta bëni edhe në fund të ditës.

Transferimi i Faturave – Një kamarier mund të kryejë transferimin e një fature nga tavolina e tij në një tavolinë tjetër. Transferimi bëhet vetëm pas ruajtjes së faturës. Në momentin që ruhet fatura, klikoni në shigjetën djathtas që tregon faturën pasardhëse, klikoni

dhe zgjidhni tavolinën në të cilën do të bëni këtë trans-ferim fature. N.q.s tavolina që keni zgjedhur është e zënë atëherë transferimi i faturës konfirmohet nga kamarieri i asaj tavoline. Vetëm pas konfirmimit mund të trans-

ferohet ajo faturë. Konfirmimi bëhet me kod ose kartë, pra kamarieri i tavolinës fut kodin ose kalon kartën e tij. (Nëse do të kalojë kodin ose kartën kjo varet nga opsioni që ju keni zgjedhur të përdorni)

Kujdes ! Transferimin e një fature nga një tavolinë në tjetrën nuk mund ta bëni pasi është Mbyllur Tavolina.

Anullimi i Artikujve – Përveç anullimit të gjithë faturës, ju mund të bëni anullimin e artikujve të veçantë pas ruajtjes së faturës. Për të anulluar një artikull të vetëm në një faturë në fillim zgjidhni faturën në të cilën do të kryeni anullimin e artikullit dhe klikoni

Tani mund të zgjidhni se cilin artikull do të anulloni duke klikuar mbi atë artikull. Pas anullimit klikoni përsëri “Ruaj“.

Page 49: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

49

Kujdes! Një artikull të vetëm nuk mund ta anulloni nqs është bërë Mbyllja eTav-olinës. Një faturë të plotë mund ta anulloni në çdo moment edhe pas mbylljes së tavolinës.

Shembull – Për të bërë konkretisht një faturë mund të veproni në këtë mënyrë. Kliko tavolinën Nr 5, zgjidh tek kategoritë që ndodhen në anën e majtë Amaro (kategori) dhe më pas kliko artikullin Averna. Këtë artikull mund ta klikoni 3 herë n.q.s në tavolinë ndodhen tre klientë që e kanë kërkuar. Mund të klikoni “Pastro”, n.q.s këta klientë kanë ndërruar porosinë dhe të filloni porosinë nga fillimi. Pasi të keni përfunduar së marri porosinë e re, kliko “Ruaj“. Në këtë moment do të printohen 2 fatura. Njërën mund ta lini në banak, ndërsa tjetrën t’ia jepni klientit. N.q.s nga klienti i së njëjtës tavolinë vijnë porosi të tjera, ju mund të vazhdoni në të njëjtën mënyrë. Klikoni përsëri “Faturë e re” dhe zgjidhni artikujt.Në qo�ë se ju duhet të anulloni një artikull të vetëm, kliko “Anullo Art.“ dhe zgjidhni artikullin që dëshironi të anulloni. Klikoni “Ruaj“ pas çdo ndryshimi të kryer. N.q.s një klient lëviz nga tavolina 5 në tavolinën 10 ndërkohë që është marrë porosia dhe në tavolinën në të cilën shkon klienti ndodhet një tjetër kamarier, ju mund të bëni Transf. e faturës. Klikoni “Transf. Faturën” në momentin që fatura e cila do të transferohet ndodhet në ekran. Në këtë moment kamarierit i cili është përgjegjës për tavolinën 10 do ti kërkohet të aprovojë lëvizjen e asaj fature. Në momentin që fatura të shfaqet në ekran mund të klikoni “Transf. Faturën” N.q.s tek tavolina 5 ndodhen tre fatura dhe ju do të lëvizni vetëm njërën atëherë atë faturë kërkoheni në filim me shigjetat dhe më pas bëni transferimin e saj.Pasi klienti të largohet kliko

Shiko ShitjetKjo ikonë është një pasqyrë e shitjeve të kryera. Mund të kërkoni dhe shikoni në mënyrë të detajuar të gjitha shitjet e kryera gjatë periudhave të ndryshme kohore. Kërkimin e faturave mund ta bëni sipas kritereve të

ndryshme. Pasi keni kryer një kërkim klikoni “Pastro”, për të vijuar me kërkimin tjetër.

Page 50: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

50

Faturat mund ti kërkoni sipas:Nr. të faturës – N.q.s shënoni një Nr. fature tek hapësira bosh dhe klikoni “Kërko”, në listë do të shfaqet fatura me të gjitha të dhënat e saj.Nr. të tavolinës – N.q.s zgjidhni nga lista e tavolinave nr 10 dhe klikoni “Kërko”, në listë do të shfaqen të gjitha faturat e tavolinës 10 në data të ndryshme.Datës/ve - Faturat mund ti kërkoni sipas një datë ose gjatë një peri-udhë kohore (duke vendosur dy data të ndryshme). Në listë shfaqen faturat që iu përkasin datës/ve të shënuara nga ju.Përdoruesit – Zgjidhni një përdorues nga lista, klikoni “Kërko”. Të gjitha faturat e renditura do ti përkasin atij përdoruesi, janë kryer gjatë kohës që ai përdorues ka përdorur programin.Kamarierit – Për të kërkuar të gjitha faturat që ka bërë kamarieri X, zgjidhni emrin e tij në listë dhe klikoni “Kërko”.Artikulli – Faturat mund ti kërkoni dhe me anë të artikujve të ndry-shëm. Shkruani emrin e artikullit dhe shihni të gjitha faturat që përmbajnë atë artikull.Të Anulluara – N.q.s zgjidhni këtë opsion dhe klikoni “Kërko”, në listë shfaqen të gjitha faturat e anulluara.Të gjitha – Përmbledh të gjitha llojet e faturave.Këto kritere kërkimi mund të kombinohen me njëri –tjetrin në funk-sion të informacionit që kërkoni. Mund të shihni të gjitha faturat e një kamarieri gjatë një harku kohor ose shitjet që ka pasur një tavolinë në periudha të ndryshme etj.Për të parë artikujt e një fature të shitur mund të klikoni sipër faturës.

Anullimi i faturësFillimisht faturën mund ta kërkoni në bazë të kriter-eve të kërkimit të spjeguara më sipër, ta selektoni dhe klikoni butonin “Kryej Anullimin“. Fatura do të ruhet si faturë e anulluar në mënyrë që ju të mund ta shikoni,

por nuk do të ketë ndikim në inventar.Të gjitha të dhënat mund ti eksportoni në një file Excel. Mja�on të klikoni tek butoni dhe hapet file-i me të dhënat përkatëse.

Page 51: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

51

Faturat DitoreKjo formë i jep mundësinë kamarierëve që në fund të ditës të bëjnë bilancin e shitjeve ditore. Sapo ta hapni këtë formë mund të shikoni Llogarinë e ditës.N.q.s doni të shikoni vetëm Llogarinë e ditës së sotme,

klikoni tek Me datë dhe më pas Sot, në mënyrë që data e sotme të regjistrohet automatikisht. Klikoni “Kërko” dhe do të shikoni xhiron ditore në Total , Nr e faturave dhe Vlerën në total. Ju mund të shikoni Llogarinë në Total të shitjeve dhe duke regjistruar dy data të ndryshme. Klikoni tek Datë/Orë dhe regjistroni dy data në të cilat doni të shihni llogarinë tuaj në Total. Pasi keni zgjedhur datat, klikoni “Kërko”. Mund të shikoni Llogarinë në Total në një ose disa ditë të një kamari-eri të caktuar. Zgjidhni në fillim datat dhe më pas Emrin e kamarierit. Klikoni “Kërko” dhe në ekaran do të shfaqen shitjet që ka bërë ai kamarier në Total, në datat që ju keni regjistruar paraprakisht. Mund të shikoni dhe llogarinë e një tavoline të caktuar në një datë të caktuar. Zgjidhni datat dhe tavolinën, klikoni “Kërko”. Të gjitha të dhënat mund ti kaloni në Excel ose ti Printoni.Nëse në listën e faturave të printuara nga kamarieri del shënimi “Ekzistojnë fatura me datë të mëvonshme se data __/__/____.” do të thotë që ka fatura të ruajtura në program me datë më të mëvon-shme se ajo të cilën po printohet. Administratori duhet të kryejë verifikimin përkatës.

Inventari DitorNë këtë formë, përdoruesi mund të bëjë inventarin e artikujve (mallrave) të shitur në një ditë të caktuar. Inventarin e Artikujve mund ta shihni duke klikuar Datën e sotme tek Sot dhe më pas “Kërko“.

Për të parë Inventarin e Artikujve për disa ditë, regjistroni dy data dhe klikoni “Kërko“.Mund të shihni Inventarin e një kamarieri gjatë një periudhe të cak-tuar duke zgjedhur dhe kamarierin dhe klikoni “Kërko“.Ju mund të shikoni dhe inventarin e në një Tavolinë të caktuar në data të ndryshme. Zgjidhni Datën, Nr e tavolinës tek Tavolina dhe kliko “Kërko”.Kriteret e kërkimit mund ti kombinoni në vartësi të interesit tuaj.Këto të dhëna mund ti Printoni ose ti hidhni në Excel.

Page 52: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

52

Menuja Financiare

Në këtë menu mund të kryeni veprimet kryesore me arkën dhe regjistrimin e kursit të valutave me të cilat operoni.

Funksionet e saj janë:

ArkaNë këtë formë ju mund të shihni gjendjen e arkës në valutat që keni regjistruar si dhe të kryeni derdhje dhe tërheqje nga arka.Gjendja e Arkës – Gjendjen e arkës dhe veprimet që

janë kryer në të mund ta shihni në çdo moment që dëshironi. Sapo klikoni tek ikona Arka, në pamjen që do të shfaqet në ekran keni mundësinë të shihni gjëndjen e Arkës në valuta të ndryshme dhe të kërkoni veprime të kryera më përpara.

Poshtë hapësirës në të cilën tregohet gjendja e arkës ndodhen kat-egori përdoruesish të cilët mund të zgjidhen në vartësi të interesit tuaj të kërkimit.N.q.s zgjidhni opsionin kamarier në listë do të shfaqet lista e ka-marierëve. Zgjidhni emrin e kamarierit, veprimin që ai ka kryer, llojin ( arkëtim apo pagesë) valutën dhe datat në të cilat e ka kryer këtë veprim. Pasi keni plotësuar fushat e kërkimit të cilat mund ti kombinoni, klikoni “Kërko” për të parë më detaje veprimin që është kryer në Arkë nga kamarieri X në datë ose hark kohor të caktuar.Arkëtim /Pagesë – Për të bërë një arkëtim në Arkë, klikoni tek iko-na

Page 53: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

53

Në fillim zgjidhni Subjektin i cili do të bëjë arkëtimin, në krahun e majtë.Pasi të keni klikuar mbi subjektin (Klientë, Furnitorë, kamarierë etj), zgjidhni llojin e veprimit që do të kyeni si pagesa faturë shitjeje, furnizimi ose veprime të tjera. Shkruani shumën , zgjidhni valutën në të cilën e bëni këtë derdhje .Pasi të keni përfunduar të plotësuari të gjiitha fushat, klikoni “Kon-firmo“.E njëjta proçedurë ndiqet dhe për Pagesën, por nëse keni për të kryer një pagesë klikoni mbi

Këto lëvizje të arkës regjistrohen automatikisht nga programi në emër të përdoruesit. N.q.s dëshironi të regjistroni një veprim tjetër në arkë, mund të klikoni mbi butonin “Tjetër” dhe ta regjistroni atë. Veprimet në arkë mund ti përkasin subjekteve të ndryshme. Ju mund të zgjidhni duke klikuar mbi ta dhe të zgjidhni veprimin që i takon.

P.sh: Në fillim zgjidhni subjektin Furnitori, zgjidhni veprimin që ai do të bëjë arkëtim ose pagesë dhe llojin e tij. Pas përfundimit

Page 54: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

54

të veprimeve klikoni mbi butonin “Konfirmo” dhe veprimi do të regjistrohet. Të gjitha veprimet mund ti kaloni në një file Excel-i dhe ti ruani.

Kursi i ValutaveTek kjo ikonë mund të regjistroni kurset e valutave me të cilat operoni. Të gjitha konvertimet që mund të kryeni do të kenë si bazë kursin e fundit të regjistruar nga ju. Për të regjistruar kursin klikoni “Kurs i Ri“. Në

momentin e klikimit do të bëhet aktive hapësira në të cilën mund të zgjidhni valutën dhe në krah shënoni kursin. Klikoni “Ruaj“ dhe mund të dilni nga forma.

Mënyra e pagesësTek kjo ikonë mund të shihni mënyrat e ndryshme të pagesës psh. cash, me kartë krediti etj, mund të regjis-troni mënyra të reja pagese dhe mund të fshini ose modifikoni ato egzistuese.

Page 55: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

55

Menuja Raporte

Në këtë menu mund të nxirrni të dhëna dhe raporte të ndryshme lidhur me Shitjet, Furnizimiet, Artikujt si dhe raporte Financiare. Është shumë e rëndësishme për Administratorin pasi e ndihmon atë në kontrollimin e

punës duke nxjerrë raporte dhe statistika mbi aktivitetin.

ShitjetTek ikona Shitjet mund të nxirrni të dhëna të shumta lidhur me proçesin e shitjeve. Kriteret e kërkimit janë të kombinueshme në vartësi të informacionit dhe ra-porteve që kërkoni të nxirrni nga ky proçes.

Mund të shihni se sa shitje ka bërë kamarieri X gjatë një periudhe kohore Y.Zgjidhni kamarierin shënoni datat dhe klikoni “Kërko“. Mund të shihni të gjithë faturat e anulluara gjatë një date/ve. Zgjidhni opsionin Të Anulluara shënoni datën/at dhe klikoni “Kërko“. Rezul-tati do të jetë Nr. Total i faturave dhe Vlera e tyre. Të gjitha Raportet mund ti eksportoni në file excel-i.

FurnizimetKjo formë bën të mundur pasqyrimin e furnizimeve të kryera, me shifrat përkatëse dhe totalin e tyre në varësi të kritereve të kërkimit. Regjistroni dy data të periudhave të ndryshme dhe do të shfaqet në ekran lista e furnizi-

meve që iu përket këtyre dy datave. Në qo�ë se nuk regjistroni asnjë datë, atëherë në ekran do të shfaqet lista e plotë e furnizimeve, që në momentin e fillimit të aktivitetit.Të gjitha të dhënat mbi furnizimet mund ti kërkoni tek kjo formë, duke kombinuar kriteret e kërkimit psh. mund të shënoni emrin e

Page 56: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

56

furnitorit, të klikoni “Kërko” dhe do të shikoni në ekran të gjitha furnizimet që ka bërë ai furnitor që nga fillimi i aktivitetit. Duke klikuar opsionet Të gjitha, do të shikoni të gjitha furnizimet që janë bërë, në datat që keni shënuar, së bashku me Totalin e vlerës.Mund të kërkoni dhe furnizimet që janë bërë për një artikull të cak-tuar. Zgjidhni artikullin dhe klikoni “Kërko”. Ju mund të kërkoni dhe furnizimet në bazë të valutës ose mënyrës së pagesës. Mja�on ti zgjidhni ato dhe të klikoni “Kërko”.Listën e përfiturar nga kërkimi, përdoruesi mund ta ruajë në file Excel ose ta Printojë.

LëvizjetKëtu mund të shihni raporte dhe pasqyra të lëvizjeve të artikujve nga njëri sektor në tjetrin me shifrat përkatëse dhe totalin e tyre në varësi gjithmonë të kritereve të kërkimit. Ju mund të kërkoni raporte sipas kategorisë

apo emrit të artikujve, mja�on të regjistroni kategorinë psh.alkolike, emrin e artikullit psh. konjak dhe në ekran do të shfaqet lista e të gjitha lëvizjeve që ka kryer ky artikull. Gjithashtu mund të kërkoni lëvizjet sipas llojit të sektorit psh.bar, kuzhinë etj, sipas njësive matëse të artikujve psh.njësi furnizimi, njësi shitje etj, apo edhe sipas një kombinimi të të gjithë kritereve. Gjithashtu mund të përcaktoni edhe datat ndërmjet të cilave ju jeni të interesuar të shikoni lëvizjet, regjistroni datat e 2 periudhave të ndryshme dhe klikoni “Kërko”. Në ekran do të shfaqet lista e të gjitha lëvizjeve të kryera ndërmjet këtyre 2 datave. Në qo�ë se do ti lini bosh të gjitha këto fusha kriteresh dhe do të klikoni “Kërko” në ekran do të shfaqet një listë e të gjitha lëvizjeve në total të kryera që nga fillimi i aktivitetit tuaj e deri në datën që jeni duke bërë këtë kërkim.

ArtikujtKëtu mund të shihni Raportet për artikujt e shitur. Mund ti shihni raportet për çdo kategori artikujsh, për çdo artikull ose gjatë periudhave të ndryshme kohore. Shënoni 2 data të ndryshme, përgjatë të cilave dëshironi

të shihni raportet dhe klikoni “Kërko”. Në ekran do të shikoni ra-portet e shitjes së artikujve, brenda periudhës që shënuat ju. N.q.s dëshironi ti dini shitjet e artikujve të një kategorie të caktuar shënoni datat, zgjidhni kategorinë tek Kategoria, klikoni “Kërko” dhe do të shikoni listën e artikujve të shitur të kategorisë që zgjod-

Page 57: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

57

hët, në datat që shënuat. N.q.s nuk shënoni asnjë datë, por vetëm sektorin, ju do të shikoni të gjitha shitjet e artikujve që në momentin e fillimit të aktivitetit. Shitjet e artikujve mund ti kërkoni dhe sipas artikujve.Zgjidhni Kategorinë në të cilën ndodhen artikujt që do të kërkoni dhë poshtë tek artikujt zgjidhni një artikull. Pasi artikulli ndodhet tek Artikulli, klikoni tek “Artikujt e zgjedhur”, në mënyrë që artikulli të shfaqet në pjesën bosh.Pasi e keni zgjedhur artikullin e parë mund të vazhdoni edhe me kategori të tjera dhe me artikuj të tjerë. Klikoni “Kërko” pasi ti keni hedhur të gjithë artikujt për të cilët dëshironi të shihni shitjet. Shitjet mund ti shikoni dhe sipas kamarierëve. Zgjidhni emrin e kamarierit, shënoni dy data dhe klikoni “Kërko”.Butoni “Pastro” shërben për të pastruar fushat e kërkimit. Të dhënat mund ti hidhni në Excel dhe ti ruani atje n.q.s dëshironi. Pasi keni marrë të dhënat që dëshironi klikoni Excel dhe do tiu hapet një faqe me të dhënat që kishit nxjerrë nga programi. Mund ti printoni pasi i keni hedhur në Excel.

Financiar Këtu mund të shihni Raportin Financiar të Barit ose Restorantit tuaj. Mund të shihni të Ardhurat , Shpenzi-met, Balancën, shumën për tu paguar, fitimin etj.

Page 58: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

58

Ju mund të shihni raportin financiar të ditës ose të një periudhe tjetër të caktuar kohore mja�on që të regjistroni datat e fillimit dhe të mbarimit të kësaj periudhe dhe të klikoni llogarit. Gjithashtu të dhënat e këtij raporti mund ti ruani në excel në qo�e se dëshironi.

Page 59: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

59

Page 60: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

60

Page 61: Manual Probar

proBaR 2.0 - Manual përdorimi www.programeshqip.com

61