metropol 1 qershor

24
“Pas 23 qershorit s’bëj koalicion me Berishën” DEKLARATA E METËS DEKLARATA E AMBASADORIT ARVIZU “Dilni masivisht në votime, merrni përgjegjësitë qytetare” »4 DEKRETI I NISHANIT Më 23 qershor do të votohet dhe për 3 njësi vendore »3 E SHTUNË 1 QERSHOR 2013 VITI IX, NR. 2990 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 LEKË • € 1.5 gazetametropol.com TAKSAT E MAKINAVE Shembujt konkretë sipas modelit dhe vitit »5 MATURA SHTETËRORE Dështojnë masat e MASH, kopjohet në provim Maturantët ndihmohen nga mësuesit. Da- lin dhe përgjigjet për të gjitha py- etjet e testit dhe pikët përkatëse »6,18-21 Del udhëzimi i Ministrisë së Financave për gjobat për vonesat në pagesën e taksave. Si do llogariten dhe sa është shuma Ruçi përballë Olldashit, gara në bastionin e PS Rusia furnizon me avionë Asadin, Gjermania dhe SHBA-të kundër Lufta në Siri »3 Nga GËZIM TUSHI Dilemat dhe e ardhmja e qytetërimit tonë »19 Opinion Çfarë po ndodh në një nga qarqet më problematike në zgjedhjet e 2009-s dhe cilat janë taktikat që kanë zgjedhur dy kampet për maksimizimin e votave »14 »2 Ish-deputeti i PR-së flet për situatën zgjedhore dhe çështjen e pronave: Ideja e Ramës për dokumentet italiane është demagogji dhe propagandë boshe INTERVISTA/ MAKSIM BEGEJA »4 VLORË/ PRANGA 63-VJEÇARES Dy persona përvetësojnë 105 mijë metra katrorë tokë me falsifikime VRASJA E KOMISARIT Gjykata greke, javën tjetër vendoset për ekstradimin e Arben Frrokut »7 Policia ka sekuestruar sipërfaqen me vlerë rreth 3 milionë euro. Në kërkim një person tjetër i dyshuar si bashkëpunëtor »8 KREU I LSI-SË KUNDËR TAKSËS PROGRESIVE: NUK ËSHTË MESAZH INKURAJUES PRIORITETI YNË ËSHTË ZHVILLIMI, KOHA E BUMIT EKONOMIK KA PËRFUNDUAR ALEANCA JONË PARAZGJEDHORE ËSHTË ME PS, S’KA MORAL TË KALOJMË NË KRAHUN TJETËR P a diskutim që ekzisten- cialisht dhe shpirtërisht jetojmë në kohë të vështira. Kjo është arsyeja pse...

Upload: gazeta-metropol

Post on 21-Mar-2016

343 views

Category:

Documents


14 download

DESCRIPTION

meta: siki te PD, taksa makinave, matura

TRANSCRIPT

Page 1: Metropol 1 qershor

“Pas 23 qershorit s’bëj koalicion me Berishën”

DEKLARATA E METËS

DEKLARATA E AMBASADORIT ARVIZU

“Dilni masivisht në votime, merrni përgjegjësitë qytetare”»4

DEKRETI I NISHANIT

Më 23 qershor do të votohet dhe për 3 njësi vendore»3

E SHTUNË1 QERSHOR 2013VITI IX, NR. 2990TEL: 04 2 233 991FAX: 04 2 233 998ÇMIMI: 30 LEKË • € 1.5 gazetametropol.com

TAKSAT E MAKINAVE Shembujt konkretë

sipas modelit dhe vitit

»5

MATURA SHTETËROREDështojnë masat e MASH,

kopjohet në provimMaturantët ndihmohen nga mësuesit. Da-lin dhe përgjigjet për të gjitha py-etjet e testit dhe pikët përkatëse

»6,18-21

Del udhëzimi i Ministrisë së Financave për gjobat për vonesat në pagesën e taksave. Si do llogariten dhe sa është shuma

Ruçi përballë Olldashit, gara në bastionin e PS Rusia furnizon me avionë

Asadin, Gjermania dhe SHBA-të kundër

Lufta në Siri

»3

Nga GËZIM TUSHI

Dilemat dhe e ardhmja e qytetërimit tonë

»19

Opinion

Çfarë po ndodh në një nga qarqet më problematike në zgjedhjet e 2009-s dhe cilat janë taktikat që kanë

zgjedhur dy kampet për maksimizimin e votave »14

»2

Ish-deputeti i PR-së flet për situatën zgjedhore dhe çështjen e pronave: Ideja e Ramës për dokumentet italiane është demagogji dhe propagandë boshe

Bilanci i së djathtës pozitiv, por çështja e pronës nuk u zgjidh

INTERVISTA/ MAKSIM BEGEJA

»4

VLORË/ PRANGA 63-VJEÇARES

Dy persona përvetësojnë 105 mijë metra katrorë tokë me falsifikime

VRASJA E KOMISARIT

Gjykata greke, javën tjetër vendoset për ekstradimin e Arben Frrokut

»7

Policia ka sekuestruar sipërfaqen me vlerë rreth 3 milionë euro. Në kërkim një person tjetër i dyshuar si bashkëpunëtor »8

KREU I LSI-SË KUNDËR

TAKSËS PROGRESIVE: NUK

ËSHTË MESAZH INKURAJUES

PRIORITETI YNË ËSHTË

ZHVILLIMI, KOHA E BUMIT

EKONOMIK KA PËRFUNDUAR

ALEANCA JONË PARAZGJEDHORE

ËSHTË ME PS, S’KA MORAL TË

KALOJMË NË KRAHUN TJETËR

Pa diskutim që ekzisten-cialisht dhe shpirtërisht

jetojmë në kohë të vështira. Kjo është arsyeja pse...

Page 2: Metropol 1 qershor

02 E shtunë 1 qershor 2013 •

« POLITIKË

KREU I LSI PËRJASHTON BASHKËPUNIMIN ME TË DJATHTËN PAS 23 QERSHORIT

Meta: S’do të jemi më në aleancë me Berishën“Ne kemi bërë një koalicion para- dhe pas zgjedhor me Partinë Socialiste”

Incidenti

Qëllohet me gurë makina e Berishës

Aktivitetet elektorale të Partisë Demokratike vi-juan me intensitet të lartë edhe ditën e djeshme dhe Kryeministri Berisha ishte i pranishëm në tri mitingje festive. I pari u zhvillua në qytetin e Bulqizëz, ku Berisha premtoi se do të ulë moshën e daljes në pension të minatorëve në 55 vjeç sapo të fitojë mandarin e tretë qever-isës. “Bulqiza do të jetë përsëri një nga minierat më të rëndësishme në Europë dhe në botë për nxjerrjen e kromit. Një nga aktet e para do të jetë mosha e pensionit, që do të bëhet 55 vjeç. Janë për t’u ndërtuar 80 hi-drocentrale, të cilat kanë një fuqi të instaluar prej mbi 300 megavat, ku do të punësohen mbi 5 mijë qytetarë”, - tha Berisha.

Kurse në mitingun elektoral të Burrelit ai nuk la pa përmendur ish-mbretin Zog, origjina e të cilit është nga kjo zonë. Kryeministri premtoi përfundimin e Rrugës së Arbrit brenda dy vjetve të parë të mandatit të tretë si dhe investime në shumë sektorë të tjerë. “Dua t’ju përshëndes ju që i dhatë kombit mbretin e parë të shqiptarëve, ndërtuesin e shtetit të lirë shqiptar”, - tha Berisha. Ai tha se synimi i palës tjetër është të rikthejë ne-obllokmenët në pushtet. Sipas tij, Edi Rama së fundi kërcënoi mësuesit me gjyqe popullore.

Pak sekonda pas përfundimit të mitingut të Kryeministrit Berisha në Burrel ka ndodhur një incident. Në kohën kur eskorta që shoqëronte Kryeministrin u largua nga sheshi dhe kaloi në një rrugë për t’u larguar drejt Bulqizës, një person ka qëlluar makinën me një tullë dhe ka lëshuar ofendime. Menjëherë ai është ndaluar dhe mëso-het se është goditur nga truprojat e Kryeministrit, që më pas ia kanë dorë-zuar të ndaluarin policisë. Mësohet se autori i këtij incidenti është shtetasi Halit Hoxha, familjarët e të cilit deklaruan se në çastin e incidentit ai ishte në gjendje të dehur.

AKTIVITETET

KREU I PS-së NË BASHKËBISEDIME ME BANORË TË ZONAVE TË NDRYSHME TË KRYEQYTETIT PËR PROGRAMIN Rama: Tituj pronësie dhe legalizimet, premtojnë zgjidhje

“Dallimi më i madh mes nesh dhe Saliut është se ai ju gënjen për t’ju marrë votat”Bashkëbisedime në zona të

ndryshme të kryeqytetit ishin dje në qendër të axhendës së punës së kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama. Në këndin e fjalës që organizoi në zonën e fushës së aviacionit, të “Don Boskos” dhe në zonën e ish-Uzinës së Autotrak-torëve, në fokus të angazhimeve të PS-së pas 23 qershorit ishin pikërisht punësimi i të rinjve, le-galizimi i ndërtimeve dhe më tepër siguri e rend në vend. Ndalur në problemet e arsimit, Rama tha se të rinjve Berisha u dha vetëm një rrugë: universitet, universitet dhe vetëm universitet, por jo punë. Ndërsa PS-ja, sipas tij, do të ofrojë universitet ose zanat. Gjithashtu

Rama ka dhënë dhe një përgjigje për shqetësimet që lidhen me titujt e pronësisë. “Zgjidhja e prob-lemit të pronës është kyç dhe ka tri elemente: pronarët, kthimet dhe kompensimet si janë bërë dhe si duhet të përfundojnë, fermerët dhe bujqit, që nuk kanë certifikatën e pronës dhe familjet që kanë ndërtuar shtëpitë dhe nuk kanë titullin e pronësisë. Kur ajo bëhet pasuri e patundshme jotja, atëherë ndryshon gjithë cikli i këtij kapitali dhe i jetës sate. Çështja e legalizi-meve është një çështje që lidhet me gjithë planin tonë të rilindjes ekonomike dhe ne procesin e le-galizimeve do ta nisim menjëherë dhe unë do ta drejtoj personalisht.

Ne përralla nuk tregojmë, për për-ralla keni gjyshin me antiplumb”, - u shpreh Rama. Gjithashtu kreu i PS-së shpjegoi rëndësinë e votës më 23 qershor dhe taksimin, si një prej kolonave të rëndësishme të programit të PS-së. “Është shumë e rëndësishme që njerëzit në këto zgjedhje të kuptojnë një dallim shumë të madh. Dallimi më i madh mes nesh dhe Saliut është se Saliu ju gënjen për t’ju marrë votat. Për ne nuk jeni zgjedhës, jeni njerëz, dhe kjo do të thotë që të gjithë të përfitojmë. Do të bëjmë çmos të ulim koston e jetesës për pen-sionistët dhe familjet. Kemi plan uljen e taksave për 95 për qind të shqiptarëve”, - premtoi Rama.

ALEANCA

LSI dhe projekti në aleancën e majtë

Për lëvizjen Socialiste për Integrim situata aktuale ekonomike dhe sociale nuk ka nevojë të ideologjizohet, por ka nevojë të diagnostikohet qartë. Dhe sipas Metës LSI-ja ka objektiva të qarta se ku do të shkojë dhe si do ta kurojë këtë ekonomi të sëmurë. “Eko-nomia jonë është e sëmurë dhe ka nevojë për ndërhyrje të shpejta dhe afatgjata, që t’u japë siguri shqiptarëve se do të jetë ekonomi e qën-drueshme dhe do t’i garantojë prosperitet, ndaj thashë që debati ynë nuk fillon nga tak-sat, por nga modeli ekonomik. Modeli ekonomik te ne ka qenë konsum dhe financim nga të ardhurat e emigrantë, një model që tashmë është i kapërcyer, se nuk shënon një shpresë për të kapërcyer gjendjen”, - vuri në dukje Meta. Por njëkohë-sisht ajo se çfarë ofron LSI-ja, sipas tij, do të bëjë të mundur rimëkëmbjen e ekonomisë. “Sipas nesh, duhet një model ekonomik që rrit prodhimin, një model ekonomik që rrit eksportet. Duhet të krijojmë një klimë sa më miqësore ndaj biznesit të huaj dhe vendas dhe të përcaktojmë një objektiv kryesor, që është rritja e punësimit. Do të ishte gjëja më e lehtë të rritnim tatim-fitimin, por për investitorët do të ishte mesazh jo shumë inkurajues, ndaj duhet pragmatizëm”, - theksoi kreu i LSI-së.

Pas 23 qershorit nuk mund të ketë më një kapërcim nga e majta në të djathë

nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim, të paktën ky ishte premtimi i dhënë dje nga ana e kreut të LSI-së Ilir Meta gjatë një bashkëbisedimi me pedagogë dhe studentë të Universitetit Europian të Ti-ranës. Njëkohësisht, ndryshe nga aleati i tij Rama, kreu i LSI-së shprehu vlerësimin e tij për votimin në Kuvend të tri ligjeve të integrimit.

TakimiKreu i LSI-së u ndal dje në

një bashkëbisedim në këtë uni-versitet, me qëllim shpalosjen e platformës politike për zgjed-hjet e 23 qershorit. Por ajo që ra në sy më së shumti ishte qëndrimi i kësaj force politike pas 23 qershorit. “Për mua nuk është sakrificë të jesh në opoz-itë. Unë kam qenë në qeverisje në vitet 2001, 2002, 2003 dhe jam larguar vetë. Kam dhënë dorëheqjen për arsye të mospajtimeve për çështje të qeverisjes dhe çështje poli-tike. LSI-ja nga një parti që ishte në pushtet u krijua si një parti në opozitë. Pra, lindi në opozitë. Ndonjëherë më duket se në opozitë funksionon edhe më mirë. Sa i përket pyetjes suaj, e para duhet të jenë të qetë, pasi do të jetë një fitore bindëse e opozitës dhe for-cave të majta. Megjithatë, në respekt të demokracisë, duhet t’i përgjigjem edhe variantit tjetër. Është e rëndësishme që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme. Kjo është gjëja më e rëndësishme për vendin. Natyrisht, për votuesit, për partitë kuptohet të gjithë duan të fitojnë sa më shumë nga këto zgjedhje”, - vuri në dukje Meta. Për të sqaruar më tej këtë qëndrim Meta shprehu qartë se pozicioni i LSI-së në

skenën politike do të jetë maj-tas. “Ne kemi bërë një koalicion paraelektoral, që do të thotë se me këtë mënyrë jemi për-caktuar edhe për koalicionin paszgjedhor, që do të thotë se nuk do të ishte e moralshme, nuk do të ishte e pranueshme dhe nuk ka pse të ndodhë që, në rast se ky koalicion nuk fiton, LSI-a të bashkohet me një koalicion tjetër. Të dyja këto gjëra nuk do të ndodhin, sepse nuk ndodh në radhë të parë e para”, - u shpreh Meta gjatë fjalës së tij.

DeklarataPasi përshëndeti vendimin

e Kuvendit për miratimit të 3 ligjeve, moment për të ci-lin kreu i PS-së nuk foli në

asnjë nga takimet e shumta elektorale që ka zhvilluar, Meta u ndal dhe në situatën ekonomike. Sipas tij, situata aktuale në ekonomi, bazuar edhe në raportet e fundit të Bankës Europiane për Zhvil-lim, duhet të jetë kambanë alarmi. Madje, në gjykimin e kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim integrimi eu-ropian është plan konkret, por përveçse institucional ai duhet të jenë pikësëpari in-tegrim i suksesshëm ekono-mik. “Jam këtu për të ndarë me ju prioritetet kryesore të programit të LSI-së për 4 vjetët e ardhshëm, sidomos sa i takon zhvillimit ekono-mik të vendit. Integrimi është tepër konkret, por përveçse

institucional ai duhet të jetë integrim i suksesshëm ekono-mik. Kohët e arta të bumit ekonomik, të kredive pa fund të dhëna nga bankat ka për-funduar jo vetëm këtu, por dhe në vendet e tjera, ndaj jemi në një moment reflek-timi dhe vendimmarrjeje për të rikonstruktuar ekonominë tonë, që të mos bjerë në re-cesion, por të përgatitemi për të rimarrë veten për një zhvil-lim afatgjatë. Raporti i fundit i Bankës Europiane për Zhvillim për 3-mujorin e parë thuhet se Shqipëria ka shënuar rënie, që përbën kambanë alarmi”, - vlerësoi Meta. Për LSI-në pri-oritet mbetet rritja e punësimit në kohë sa më të shkurtër dhe themele afatgjata.

Page 3: Metropol 1 qershor

03• E shtunë 1 qershor 2013

»POLITIKË

KE përshëndet miratimin e 3 ligjeve

Peter Stano: Presim që këto ligje të hyjnë në fuqi

“Të përndjekurit janë keqpërdorur nga politika”

Topi: Politika nuk bëhet nga tryeza e qeverisë, por në terren

Ish-ambasadori i SHBA, Uidhers

“Ajo që ndodhi me KQZ është grusht shteti administrativ”

Komisioni Europian ka mirëpritur miratimin me konsensus nga Kuvendi i Shqipërisë të tri ligjeve në fushën e gjyqësorit dhe të administratës publike si dhe reformën e procedurës parla-mentare. Ky ka qenë reagimi i zëdhënësit të komisionerit europian për Zgjerimin Stefan Fyle. “Presim që këto ligje të hyjnë në fuqi. Ky vendim është një hap i rëndësishëm përpara për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian për të mirën e qytetarëve”, -ka deklaruar zëdhënësi Stano. Sipas tij, miratimi i këtyre tri ligjeve bashkë me masat e mëtejshme për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, përfshirërë këtu hetimet dhe ndjekjet penale

FRD-ja ka zhvilluar dje një takim me qytetarët e Kukësit, ku ka prezantuar kandidatët e përzgjedhur për të garuar në zgjedhjet e 23 qershorit nën logon e FRD-së. Kry-etari i FRD-së, Bamir Topi, ka vlerësuar kontributin historik të banorëve të trevave të këtij qarku dhe ka bërë paralelen e mungesës së investime të nevojshme si kundërpërgjigje që duhej të kishte dhënë poli-tika për kaq shumë vjet. Gjatë prezantimit ai çmoi se ekipi i kandidatëve të FRD-së që garojnë në qarkun e Kukësit, me në krye Ardian Elezin, ka vlera intelektuale dhe qyte-tare të dukshme. Kjo duket në formimin e pasur akademik, përkushtimin në jetën publike dhe afërsinë me qytetarët

Ish-ambasadori amerikan në vendin tonë, Xhon Uid-hers, shpreh shqetësim për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 23 qershorit dhe thekson se ato janë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ish-ambasadori Uidhers e konsideron situatën e krijuar në KQZ si një grusht shteti administrativ. “Ajo që ka ndodhur me KQZ-në ishte një marrje pushteti, që unë e quaj një grusht shteti administrativ. Ishte në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me kodin ele-ktoral dhe përtej përgjegjësive të parlamentit për të votuar për të. Pra, ishte një përpjekje e partisë në pushtet për të marrë kontrollin e plotë mbi KQZ-në”, - deklaroi Uidhers.

të rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë jetike për një vendim të ardh-shëm të Këshillit të Bashkimi Europian për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. “Në përputhje me kërkesën e Këshillit, Komi-sioni do të raportojë në kohën e duhur për progresin e arri-tur nga Shqipëria”, - ka shtuar Stano. Ndërkaq zëdhënësi i eurokomisionerit Fyle theksoi rëndësinë e procesit zgjedhor të 23 qershorit. Duke pasur parasysh rëndësinë e konkluzi-oneve të dhjetorit të Këshillit Europian për zgjedhjet e ardh-shme parlamentare, Komisioni dëshiron të rikujtojë se zhvillimi i suksesshëm i tyre do të jetë një test jetik për funksionimin e institucioneve demokratike.

kuksianë dhe me problemet e tyre, karakteristika që gjenden tek të gjithë kandidatët e FRD-së. Duke përmendur familjen e disidentit Nela si emblemë e njerëzve të shquar, që u shtypën nga regjimi diktatorial, kryetari i FRD-së, duke akuzuar qeverisjen ak-tuale tha: “Ish-të përndjekurit politikë janë keqpërdorur, denigruar dhe braktisur nga kjo qeveri. Por siç shkruhet në programin tonë elektoral, Fryma e Re Demokratike është e sigurt dhe e ka në bazën e ekzistencës së saj detyrimin për të qenë strehë e kësaj shtrese dhe më pranë të gjithë qytetarëve, sepse FRD-ja është shtëpia e vërtetë e të përndjekurve politikë dhe e së djathtës shqiptare.”

I pyetur për situatën parazgjedhore në vend dhe për hapat që janë ndjekur për realizimin e zgjedhjeve, ai theksoi se situata është tejet e tensionuar, por krahas kësaj ka edhe shumë probleme me listat e zgjedhësve. “Është për të ardhur keq, pasi vendi tani shkon në zgjedhje me një KQZ të deformuar dhe të gjymtuar. Unë po ashtu kam shqetësime edhe për listat e votuesve. Kur listat lihen në dorën e një Ministrie të Brendshme që ka kaq shumë punonjës të politi-zuar, si mund të besosh se pas gjithë këtyre viteve listat e votave janë të rregullta? Si ka mundësi kjo?! Këto nuk janë zgjedhjet e para që po zhvil-lohen në Shqipëri”, - deklaroi ish-ambasadori i SHBA-ve.

Ervin Koçi

Edhe pse deputetët e të gjitha partive politike kanë dalë në terren për të

mbledhur votat, lufta e man-dateve në qarkun e Fierit duket se do të jetë edhe më e fortë ndërmjet dy kampeve krye-sore politike, PS-së dhe PD-së. Kjo përplasje ndërmjet tyre ka ardhur edhe për shkak të kandidatëve që janë vendosur përballë njëri-tjetrit, ku si so-cialistët, ashtu dhe demokratët kanë nxjerr në terren “armët” e tyre më të forta. Dy kryesuesit e listave, Gramoz Ruçi i PS-së dhe Sokol Olldashi i PD-së, janë vendosur përballë njëri-tjetrit në zonën e Mallakastrës. Kjo përplasje ndërmjet tyre sjell edhe një konfrontim ndërm-jet figurave më të forta të dy kampeve, ku Olldashi është ministri i Transporteve, ndërsa Ruçi kryetari i grupit parlamen-tar të PS-së.

Krahas këtyre të dyve në zonën e ndërmjetme të Lush-njës dhe Fierit janë në garë dy femra. Mesila Doda nga Partia Demokratike është për-ballë me Eglanina Gjermenin nga Partia Socialiste. Gara për marrjen e votave në këtë zonë është goxha e ethshme ndërmjet PS-së dhe PD-së. Gara bëhet edhe më e fortë, pasi në këtë qark qeveria ka disa vjet që investon duke u dhënë subvencione fermerëve, duke ndërtuar rrugë nëpër ko-muna etj., ndërsa socialistët e quajnë këtë qark si një nga bastionet e tyre më të mëdha dhe shpresojnë që në zgjed-hjet e 23 qershorit të marrin një numër më të madh votash. Në Bashkinë e Lushnjës janë vendosur përballë Arben Çuko nga socialistët dhe Myslim Murrizi nga demokratët. Bren-da Bashkisë së Lushnjës, zonë që gjithashtu e fokusuar nga e majta, pritet të ketë përplasje të fortë në vota.

Në Bashkinë e Fierit, zonë ku do të përqendrohen dhe vo-tat kryesore të këtij qarku, do të përballen Ilirian Celibashin dhe Armando Subashin nga e socialistët me Shpëtim Idrizin dhe Bedri Mihën. Ndryshe nga zonat e tjera të këtij qarku, në Bashkinë e Fierit PD-ja mund të ketë një rrjedhje votash. Kjo pasi Shpëtim Idrizi është kryetar i partisë së çamëve dhe është vendosur në listën e PD-së për shkak të koali-cionet që ka bërë, por kjo do të sjellë rrjedhje votash nga demokratët. Idrizi vetë do të punojë për të mbledhur vota për partinë e tij, çka ia ul rendi-mentin e punës te demokratët. Edhe PS-ja me dy kandidatët Celibashi dhe Subashi duket se nuk janë tepër të favorizuar, kjo pasi Celibashi, si ish-kryetar KQZ-je, nuk ka eksperiencën e duhur në fushata politike, kësh-tu që do t’i ngelet në dorë de-putetit Subashi për të mbledhur

sa më shumë vota në këtë qark.

SkenarëtNë zgjedhjet parlamentare

të vitit 2009 e majta hyri në zgjedhjet e përçarë, çka i bëri që të kishte rrjedhje votash, duke mos nxjerr numrin e mandateve që mund të përfitonte. Kështu,

LSI-ja, që është në aleancë me Partinë Socialiste në këto zgjed-hje, arriti të merrte në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 mbi 10 mijë vota, ku më shumë se gjysma e tyre ishin për kandi-datin Dritan Prifti. Edhe në këto zgjedhje Prifti do të jetë garues, por si kandidat i pavarur, duke i

hapur punë së majtës, pasi ai gë-zon goxha popullaritet në këtë zonë. Qarku i Fierit gjithashtu karakterizohet edhe si një nga zonat e rrezikut për dy kampet kryesore politike, pasi ky është një nga zonat ku mund të ketë ndryshime në raportin e man-dateve për zgjedhjet e 2009-s.

Nishani dekreton datën për 3 njësi vendore

Më 23 qershor zhvillohen edhe zgjedhje vendore

Më 23 qershor do të mbahen edhe zgjedhjet lokale në tri njësi vendore të vendit. Presidenti i Republikës, Bujash Nishani, ka dekretuar datën 23 qershor si ditën ku do të mbahen zgjedhjet vendore për postin e kryetarit të Bashkisë së Bulqizës, postin e kryetarit të komunës Thumanë dhe postin e kryetarit të njësisë bashkiake nr. 1 në Bashkinë e Tiranës. “Presidenti i Republikës,

Bujar Nishani, dekretoi datën 23 qershor 2013 si datë të zhvil-limit të zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, kryetarin e komunës së Thumanës dhe kry-etarin e njësisë bashkiake nr.1 në Tiranë. Sipas relacionit shoqërues, bazuar në nenin 92, germa gj, dhe nenin 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në nenin 10, pika 3 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008,

“Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe në vijim të shkresës së Këshil-lit të Ministrave për mbarimin e mandateve para afatit të kryetarit të Bashkisë Bulqizë, kryetarit të komunës së Thumanës dhe kryetarit të njësisë bashkiake nr.1 në Tiranë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, vendosi të dekretojë si datë të zhvillimit të zgjedhjeve për këto organe datën 23 qershor 2013”, - thuhet në relacionin e Presidencës. Ky vendim i Nishani erdhi pasi këta tre kryetarë të njësive vendore në vend kanë kandiduar për deputetë për zgjed-hjet parlamentare të 23 qershorit.

Qarku i Fierit karak-terizohet si bastioni kryesor i së majtës, më konkretisht i Partisë Socialiste. Në zgjedhjet parlamen-tare të vitit 2009 e majta së bashku me LSI-në arriti të fitonte 10 mandate deputetësh në këtë qark, ndërsa e djathta mori 6 mandate. Në këto zgjedhje e majta synon të marrë së paku një mandat më shumë se në zgjedhjet e vitit 2009, por duket se misioni është më i vështirë pas daljes së Dritan Priftit si kandidat i pavarur.

PS-

ja

Demokratët synojnë të marrin në këtë qark një mandat më shumë, dhe këtë kërkojnë ta arrijnë nëpërmjet Shpëtim Idrizit. Futja e tij në listat e Partisë Demokratike do të bëjë që pjesa e çamëve që jeton në këtë zonë, që është e konsider-ueshme, do të bashko-hen tek e djathta. Në këtë mënyrë, PD-ja, edhe pse vetë nuk do të marrë një mandat më shumë, brenda koalicionit do të ketë mandatin e dytë të PDIU-së, e cila aspiron të ketë dy deputetë në Fier.

PD

-ja

Qarku i Fierit pritet të jetë një nga zonat ku do të ketë më shumë debat në peri-udhën paszgjedhore. Kjo pasi në këtë qark ishte parashikuar që të bëhej numërim elektronik të votave të zgjedhësve, por që dështoi me kompromis të të dyja palëve. Edhe pse nuk u pranua në mënyrë zyrtare, si PS-ja dhe PD-ja kërkuan që në këtë qark të zbatohej modeli tradicional i zgjedhjeve, duke lënë mundësinë e debatit politik pas zgjedhjeve.

Num

ërim

i

ZONA E RREZIKUT PËR PARTITË NË ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT

Fieri, Ruçi përballë Olldashit, palët në kërkim të çdo vote

Page 4: Metropol 1 qershor

04 E shtunë 1 qershor 2013 •

« POLITIKË

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka dalë kundër qën-drimeve për bojkotimin e zgjedhjeve nga shqiptarët. Sipas tij, pjesëmarrja e lartë dhe mosshitja e votës është sinjali më i mirë i përgjegjësisë së shqiptarëve dhe vendosja e politikës përballë tyre. Kur kanë mbetur edhe 23 ditë nga 23 qershori, kur shqiptarët do të shprehin vullnetin e tyre se cila forcë politike apo koalicion do t’i qeverisë në katër vjetët e ardhshëm, pjesëmarrja në votime merr një rëndësi të veçantë, jo vetëm si një

detyrim qytetar, por dhe një angazhim në demokracinë e vendit. Në funk-sion të çuarjes përpara të demokracisë shqiptare, sikurse edhe në zgjedhjet e shkuara, komuniteti ndërkombëtar ka bërë apel për të mos u neglizhuar vota e çdo qytetari më 23 qershor. I pari e ka hapur serinë e këtyre apeleve ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, i cili ka pos-tuar disa komente në rrjetet sociale “Fa-cebook” dhe “Twitter”. “Sezon zgjedhjesh këtu. Kohë emocionuese për Shqipërinë”, - shkruan Arvizu në “Twitter”. Mesazhi

vijon me një pyetje prej kryediplomatit amerikan: “Pse ju duhet të votoni?”. Sipas ambasadorit Arvizu, përgjigjja është e thjeshtë: për të qenë pjesë e demokra-cisë. Një apel për pjesëmarrje masive në votime, por që pritet të pasohet nga të tjera mesazhe nga përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar. Dhe jo vetëm prej atyre diplomateve që shërbejnë në Tiranë. Thirrje të ngjashme për pjesëmar-rje, por dhe për lirinë e votimit, mosshitjen e votës ka gjasa të vijnë në javët në vijim, sidomos në ditët e fundit të fushatës.

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu, Shqiptarët të marrin pjesë masivisht në votime

ISH-DEPUTETI I PR MAKSIM BEGEJA FLET MBI KOALICIONIN ME PD DHE SITUATËN ZGJEDHORE

Bilanci i qeverisë është pozitiv, çështja e pronave nuk u zgjidh

Ish-deputeti i PR-së Maksim Be-geja në një intervistë të dhënë për gazetën “Metropol” shprehet se bi-

lanci i qeverisë aktuale është pozitiv, ndërsa nuk është i tillë mbi çështjen e pronave, ndaj ai thotë se PR-ja do të kontribuojë në këtë pikë në katër vjetët e ardhshëm.

- Kanë kaluar tetë vjet që koa-licioni i djathtë qeveris vendin. Nëse do të duhej të bënim një bilanc, cilat janë arritjet e mëdha dhe dështimet e këtij koalicioni?

- Pa dyshim që arritje ka shumë, siç ka edhe mangësi. Nuk dua të mërzis lexuesin duke përmendur projekte, ndërtime rrugësh e investimesh in-frastrukturore, që tashmë janë realitet i prekshëm nga të gjithë shqiptarët. Arritja themelore është se qeverisja e djathtë garantoi perspektivën e Sh-qipërisë për të qenë kandidate e den-jë për në Bashkimin Europian.

Anëtarësimi në NATO, heqja e vi-zave me BE-në, pikësynimi madhor në mandatin e ardhshëm për heqjen e vizave me SHBA-të, rritja e rrogave, pensioneve, rritja e investimeve, shti-mi i vendeve të punës etj. janë arritjet dhe objektivi më madhor i qeverisjes së djathtë, të cilat do t’i bëjnë sh-qiptarët anëtarë të denjë të familjes europiane e më gjerë.

Tani ne jemi në paradhomën e Eu-ropës. Këtë duhet ta dinë mirë si ata që i bien gërnetës së internacional-izmit, ashtu dhe ata që i bien daulles së nacionalizmit. Për të realizuar këtë ëndërr neve na janë dashur dhjetëra vjet. Duhet thënë se edhe Partia Republikane i dha energji të paepur kësaj ëndrre europiane.

Sa për dështimet, në thelb nuk kemi arsye të mendojmë se kemi ga-buar, përkundrazi. Sot kemi kënaqës-inë e madhe të vërejmë se nuk ka ndodhur asgjë nga katastrofat e par-alajmëruara nga kundërshtarët tanë.

Bilanci qeverisës mbetet pozitiv. Dështimi i vetëm i këtij koalicioni, me gjithë besimin dhe vullnetin e mirë tonin, e them me plot gojën, është mospërmbushja e përgjegjësive në lidhje me çështjen e pronave. Është pikërisht ky fakt që ia ul prestigjin dhe autoritetin çdo qeverisjeje demokra-tike në Shqipëri dhe kudo ku ka prob-leme të ngjashme.

- Partia Republikane ka qenë pjesë e këtij koalicioni, cili është roli konkret i kësaj partie brenda koalicionit të djathtë, që qeverisi vendin tetë vjet?

- Partia Republikane ka shfrytëzuar autoritetin e saj si parti parlamentare dhe pjesë e koalicionit qeveritar për të kthyer mbarë çrregullimet ekonomike dhe ligjore brenda kuadrit të mjeteve demokratike, sidomos për sa i përket çështjes së pronave, për ta vendosur këtë çështje jashtë huqeve e fan-tazive të politikës. Ne kemi propozuar shpeshherë amendamente dhe pro-

jektligje, që i japin fund diskriminimit dhe rregullojnë mënyrën e kthimit të pronave dhe kompensimit të pronarëve. Nismat tona politike kanë qenë të vazhdueshme dhe jo në kohë fushatash, siç kanë bërë subjekte të tjera. Ne jemi munduar të krijojmë një solidaritet të prekshëm edhe për çështjen kombëtare dhe atë të integ-rimit, duke dhënë shembuj qytetërimi dhe duke forcuar imazhin për familjen dhe traditën shqiptare.

PR-ja ka rolin e saj të padiskutueshëm në procesin e anëtarësimit në NATO.

PR-ja ka luftuar për ngritjen e një bashkësie ekonomike dhe kulturore të përbashkët me Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit, zgjerimin e prodhimit kombëtar, grumbullimin e prodhimeve të fermerëve, shfrytëzimin e tregjeve kombëtare dhe heqjen e barrierave shtrënguese doganore. Sipas vizionit tonë, vetëm kështu mund të hidhen hapat për një bashkim më të gjerë e më të thellë kombëtar.

- Cilat janë arsyet dhe argu-mentet me të cilat të djathtët mund të kërkojnë një mandat të tretë qeverisës?

- Shqipëria po kërkon vetveten. Ajo e di se të ardhmen e ka në duart e veta. Kurrë s’ka qenë më afër cakut. Zoti e bëftë mbarë që të mos i ikë ora e fatit, shansi i fundit i shpëtimit të saj! Dhe ky shans është mandati i tretë i qeverisjes së të djathtëve për ta mbrojtur Shqipërinë nga rreziqet që e kërcënojnë nëse fiton e majta. Vetëm e djathta ka aftësinë për t’i dhënë demokracisë shtytjet vendim-tare.

Arritjet që përmendëm më lart, rri-tja e mëtejshme e nivelit të jetesës, e rrogave e pensioneve, ulja e shkallës së papunësisë, arritje këto të prek-shme nga qytetarët, kanë krijuar dhe krijojnë bindjen se vetëm një qeverisje e koalicionit të djathtë do të zgjidhë problemet e familjeve e të fëmijëve të tyre.

- Sa të kënaqur jeni ju brenda koalicionit të djathtë, duke iu referuar vlerësimit që Kryemin-istri Berisha i bëri partisë suaj në marrëveshjen parazgjedhore?

Në këtë pikë duhet ndarë pjesa e Cezarit nga ajo e Zotit. Secili ka përgjegjësitë e veta të mirëfillta që ky koalicion të arrijë me çdo kusht fitoren në këto zgjedhje dhe pas kësaj të mendojë për vlerësimet dhe përfitimet që rrjedhin prej tij.

PR-ja është partia e dytë më e madhe e së djathtës. Si e tillë, edhe përgjegjësia jonë është më e madhe. Ne jemi të përkushtuar dhe do të luftojmë me gjithë strukturat tona që ky koalicion të marrë mandatin e tretë. Kjo është detyra jonë ndaj elektoratit që na mbështet dhe ndaj vetë koalicionit.

Gjatë qeverisjes 8-vjeçare të koalicionit të djathtë PR-ja ka dhë-në kontributin e saj në drejtimin e shtetit. Ky kontribut është vlerësuar si nga opinion kombëtar, ashtu dhe ai ndërkombëtar. Jemi të bindur se edhe në mandatin e tretë qeverisës do të japim kontributin tonë maksi-mal, në përputhje me vlerësimin që do të na bëhet.

Brenda koalicionit ne jemi përku-jdesur, siç thashë pak më sipër, për respektimin e ligjit natyror si dhe të vërtetave të shenjta. Ama roli ynë nuk është të bëhemi gjykatës për zgjedhjet apo zgjidhjet konkrete që janë bërë nga partia lider e mazho-rancës, të vlerësuara prej saj në për-puthje me pikëpamjet praktike më të përshtatshme.

Me PD-në, sado aleatë të vjetër dhe ndoshta të përjetshëm, ne kemi mosmarrëveshje ndërmjet dy domo-sdoshmërive, asaj të një doktrine të pandryshueshme në lidhje me pa-rimet që mbrojmë ne si republikanë dhe asaj të zbatimit të urtë të fak-torëve ndryshues dhe të përshtat-shmërisë me rrethanat, që PD-ja ka në filozofinë e saj. Ndryshe nga PD-ja, e cila duke mos mbrojtur si duhet çështjen e pronave ka shpërfillur kup-timin e përgjegjësisë njerëzore, par-tia Republikane në këta 22 vjet ka qenë e përfshirë me një ekskluz-ivitet të spikatur në përgatitjen e përcjelljes së funksioneve politike e administrative, duke e konceptuar pronën si aspi-ratën e zhvillimit njerëzor dhe të pasurimit kultu-ror. Ne si re-

publikanë kemi bindjen e patundur se demokracia ka nevojë për një shpirt, për vetëdijen mbi afritë historike dhe përgjegjësitë e sotme dhe të ardhme, ka nevojë për një vullnet politik në shërbim të të njëjtit ideal njerëzor.

- Kryetari i PS-së, z. Rama, në një takim me elektoratin premtoi zgjidhjen e problemit të pronave, ku ndër të tjera theksoi se do të marrin në arkivat italiane doku-mentet e pronave të shqiptarëve në Shqipëri. Cili është gjykimi juaj për këtë?

- Dua të theksoj që në fillim se deklarata të tilla nga PS-ja nuk janë gjë tjetër veçse demagogji. Vetë krye-tari i PS-së, kur është pyetur për këtë problem, ndër të tjera ka deklaruar se “problemi i pronave nuk është në ax-hendën tonë, por drejtojuni atyre që jua kanë premtuar”, duke aluduar për PD-në e PR-në. Sot, kur kanë nevojë më shumë se kurrë për votat e elek-toratit, mbasi po përballen me humb-jen në zgjedhjet e 23 qershorit, bëjnë deklarata të tilla. Prandaj askush nuk d u h e t t ’ u besojë kë-t y r e

thënieve, përkundrazi, të kuptojë se vota e tij duhet të jetë për atë forcë politike që ka punuar dhe punon për zgjidhjen e këtij problem madhor, siç është PR-ja.

Nxjerrja e dokumenteve nga arkivat italiane është përsëri dema-gogji dhe përpjekje për të mashtruar pronarët. Zoti Rama ose nuk e njeh situatën e pronave, ose kërkon të mashtrojë.

Arkivat, kadastra dhe zyrat e reg-jistrimit të pasurive në Shqipëri e kanë të trashëguar dokumentacionin e pronave që nga koha e Turqisë, peri-udha e monarkisë dhe në vazhdimësi edhe nga regjimi komunist. Ky i fun-dit, ndoshta duke u nisur nga men-taliteti se regjimi do të ishte i përjet-shëm, nuk i asgjësoi ato, por i ruajti të paprekura. Prandaj problemi i pronave nuk janë dokumentet, por mentaliteti i politikës shqiptare, në veçanti i PS-së, për të mos e zgjidhur këtë prob-lem. Ishte PS-ja ajo që në vitin 1991 miratoi ligjin famëkeq nr. 7501, që i mori pronat pronarëve, ligj që është në fuqi sot e kësaj dite. Prandaj zoti Rama le të deklarojë dhe të marrë ini-ciativa konkrete për abrogimin e këtij ligji dhe pastaj të flasë për kthimin e pronave pronarëve.

Nga ana tjetër, zoti Rama të lexojë amendamentet që PR-ja ka dërguar me kohë në parlament për kthimin e pronave në bregdet. Të prononcohet për t’i miratuar ato dhe të kërkojë ka-limin e tyre me procedurë të përshpej-tuar në parlament. Jam i bindur se zoti Rama nuk mund ta pranojë një gjë të

tillë, sepse këto prona janë përvetësuar

në mënyrë kor-ruptive nga ish-pushtetarët dhe pasuesit e tij kur PS-ja ishte në pushtet.

Page 5: Metropol 1 qershor

05• E shtunë 1 qershor 2013

»EKONOMI

3764

Përshëndetje,

“Raiffeisen Bank Albania” Vendi [.................], data [.....................]

UDHËZIM

Nr. 8/1, datë 17.5.2013

PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR. 26, DATË 4.9.2008, “PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 102, pika 4 e Kushtetutës dhe të ligjit nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, Ministri i Financave

UDHËZON:

Në udhëzimin nr. 26, datë 4.9.2008 “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, pika 2.3.1 ndryshohet si më poshtë vijon:

“2.3.1 Taksa vjetore e mjeteve të përdorura të transportit është taksë vjetore për çdo vit kalendarik dhe ka vlefshmëri 365 ditë. Kjo taksë caktohet sipas formulës:

Cilindrata në cm3 x koeficienti fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit. Taksa fikse për llojin e karburantit është 12.5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën.

Koeficienti sipas vjetërsisë së mjetit është si në shtojcën 1 bashkëlidhur këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij. Mjetet me vjetërsi nga 0-3 vjet nuk janë subjekt i kësaj takse. “Viti i vjetërsisë” është diferenca ndërmjet vitit, kur mjetit i lind detyrimi për të kryer pagesën e taksës me vitin e prodhimit.

P.sh.: Autovetura Naftë

Vite vjetërsie/ cilindrata

4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17

1200 2.700 2.850 3.000 3.150 3.300 3.450 3.600 4.200 4.800 5.400 6.000 6.600 7.200 7.800

1300 2.925 3.088 3.250 3.413 3.575 3.738 3.900 4.550 5.200 5.850 6.500 7.150 7.800 8.450

1400 3.150 3.325 3.500 3.675 3.850 4.025 4.200 4.900 5.600 6.300 7.000 7.700 8.400 9.100

1500 3.375 3.563 3.750 3.938 4.125 4.313 4.500 5.250 6.000 6.750 7.500 8.250 9.000 9.750

1600 3.600 3.800 4.000 4.200 4.400 4.600 4.800 5.600 6.400 7.200 8.000 8.800 9.600 10.400

1700 3.825 4.038 4.250 4.463 4.675 4.888 5.100 5.950 6.800 7.650 8.500 9.350 10.200 11.050

1800 4.050 4.275 4.500 4.725 4.950 5.175 5.400 6.300 7.200 8.100 9.000 9.900 10.800 11.700

1900 4.275 4.513 4.750 4.988 5.225 5.463 5.700 6.650 7.600 8.550 9.500 10.450 11.400 12.350

2000 4.500 4.750 5.000 5.250 5.500 5.750 6.000 7.000 8.000 9.000 10.000 11.000 12.000 13.000

2100 4.725 4.988 5.250 5.513 5.775 6.038 6.300 7.350 8.400 9.450 10.500 11.550 12.600 13.650

2200 4.950 5.225 5.500 5.775 6.050 6.325 6.600 7.700 8.800 9.900 11.000 12.100 13.200 14.300

2300 5.175 5.463 5.750 6.038 6.325 6.613 6.900 8.050 9.200 10.350 11.500 12.650 13.800 14.950

2400 5.400 5.700 6.000 6.300 6.600 6.900 7.200 8.400 9.600 10.800 12.000 13.200 14.400 15.600

2500 5.625 5.938 6.250 6.563 6.875 7.188 7.500 8.750 10.000 11.250 12.500 13.750 15.000 16.250

2600 5.850 6.175 6.500 6.825 7.150 7.475 7.800 9.100 10.400 11.700 13.000 14.300 15.600 16.900

2700 6.075 6.413 6.750 7.088 7.425 7.763 8.100 9.450 10.800 12.150 13.500 14.850 16.200 17.550 2800 6.300 6.650 7.000 7.350 7.700 8.050 8.400 9.800 11.200 12.600 14.000 15.400 16.800 18.200

3765

Autovetura Benzinë

Vite vjetërsie/ cilindrata

4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17

1200 2.160 2.280 2.400 2.520 2.640 2.760 2.880 3.360 3.840 4.320 4.800 5.280 5.760 6.240

1300 2.340 2.470 2.600 2.730 2.860 2.990 3.120 3.640 4.160 4.680 5.200 5.720 6.240 6.760

1400 2.520 2.660 2.800 2.940 3.080 3.220 3.360 3.920 4.480 5.040 5.600 6.160 6.720 7.280

1500 2.700 2.850 3.000 3.150 3.300 3.450 3.600 4.200 4.800 5.400 6.000 6.600 7.200 7.800

1600 2.880 3.040 3.200 3.360 3.520 3.680 3.840 4.480 5.120 5.760 6.400 7.040 7.680 8.320

1700 3.060 3.230 3.400 3.570 3.740 3.910 4.080 4.760 5.440 6.120 6.800 7.480 8.160 8.840

1800 3.240 3.420 3.600 3.780 3.960 4.140 4.320 5.040 5.760 6.480 7.200 7.920 8.640 9.360

1900 3.420 3.610 3.800 3.990 4.180 4.370 4.560 5.320 6.080 6.840 7.600 8.360 9.120 9.880

2000 3.600 3.800 4.000 4.200 4.400 4.600 4.800 5.600 6.400 7.200 8.000 8.800 9.600 10.400

2100 3.780 3.990 4.200 4.410 4.620 4.830 5.040 5.880 6.720 7.560 8.400 9.240 10.080 10.920

2200 3.960 4.180 4.400 4.620 4.840 5.060 5.280 6.160 7.040 7.920 8.800 9.680 10.560 11.440

2400 4.320 4.560 4.800 5.040 5.280 5.520 5.760 6.720 7.680 8.640 9.600 10.560 11.520 12.480

2500 4.500 4.750 5.000 5.250 5.500 5.750 6.000 7.000 8.000 9.000 10.000 11.000 12.000 13.000

2600 4.680 4.940 5.200 5.460 5.720 5.980 6.240 7.280 8.320 9.360 10.400 11.440 12.480 13.520

2700 4.860 5.130 5.400 5.670 5.940 6.210 6.480 7.560 8.640 9.720 10.800 11.880 12.960 14.040

2800 5.040 5.320 5.600 5.880 6.160 6.440 6.720 7.840 8.960 10.080 11.200 12.320 13.440 14.560

Shënim. Në bazë të shtojcës nr. 1 të ligjit nr. 10 458, datë 29.7.2011 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, pas vitit të 24-t të përdorimit, për autoveturat, koeficienti rritet me 0.04.

Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit. Vlera e taksës është për vitin kalendarik në të cilin arkëtohet, me vlefshmëri 365 ditë, pavarësisht nga momenti në të cilin ajo paguhet.

Pagesa e taksës bëhet brenda afatit të vlefshmërisë, por gjithnjë para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit. Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25% për çdo vit.

Shembull për llogaritjen e gjobës për mospagesë të taksës brenda afatit të vlefshmërisë së parashikuar:

Mjeti me cilindratë 1900 cm3, me naftë dhe vit prodhimi 2001, për vitin 2013 ka paguar taksën vjetore të mjeteve të përdorura në datën 15.2.2013, për vlerën 15.200 lekë. Në datën 20.4.2014 pronari i mjetit paraqitet për të paguar taksën e vitit 2014, pra është me 3 muaj vonesë për pagesën e TVMP-së dhe për këtë arsye duhet të paguajë 15% gjobë, mbi shumën e taksës që duhet të paguajë për vitin 2014 në vlerën 8.550 lekë. Pra, vlera e gjobës është në vlerën 1283 lekë.

Të ardhurat nga taksa dhe gjobat për çdo rast, mblidhen nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, nëpërmjet drejtorive rajonale, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit dhe shpërndahen sipas procedurave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, 5% strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, 18% buxhetit të qeverisjes vendore dhe pjesa tjetër Buxhetit të Shtetit.

Pagesa e kësaj takse shoqërohet me faturë dhe me pullën e taksës. Zotëruesi i mjetit e vendos pullën e taksës në xhamin e përparmë të mjetit për të lehtësuar ushtrimin e kontrollit vizual nga organet kompetente. Këto dokumente prodhohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit

NAFTË BENZINË

UDHËZIMI I FINANCAVE DETAJON SHEMBUJT PËR MAKINAT ME NAFTË DHE ATO ME BENZINË

Rastet, si do paguhen taksat e makinave Shembujt konkretë sipas llojit të automjetit, gjobat pas datës 30 qershor

Brikena Dervishaj

Ministria e Financave ka përgati-tur tabelat konkrete për çdo lloj automjeti, me naftë apo

benzinë dhe taksën që do të përgjys-mohet për çdo pronar automjeti që do të përfitojë nga lehtësimi i kësaj takse. Udhëzimi është botuar në Fletoren Zyr-tare dhe hyn në fuqi menjëherë. Kjo taksë sipas udhëzimit, caktohet sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koefi-cienti fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit. Taksa fikse për llojin e karburantit është 12.5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën. Koe-ficienti sipas vjetërsisë së mjetit është si në shtojcën 1 bashkëlidhur këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij. Mje-tet me vjetërsi nga 0-3 vjet nuk janë subjekt i kësaj takse. Pas vitit të 24-t të përdorimit, për autoveturat, koefi-cienti rritet me 0.04. Pagesa e taksës bëhet brenda afatit të vlefshmërisë, por gjithnjë para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjet-it. Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pag-esën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25% për çdo vit.

Shembull për gjobat Specialistët do të përllogari-

sin gjobën për mospagesë të tak-sës brenda afatit të vlefshmërisë së parashikuar. Për shembull mjeti me cilindratë 1900 cm3, me naftë dhe vit prodhimi 2001, për vitin 2013 ka paguar taksën vjetore të mjeteve të përdorura në datën 15.2.2013, për vlerën 15.200 lekë. Në datën 20.4.2014 pronari i mjetit paraqitet për të paguar taksën e vitit 2014, pra është me 3 muaj vonesë për pagesën e TVMP-së dhe për këtë arsye duhet të paguajë 15% gjobë, mbi shumën e taksës që duhet të paguajë për vitin 2014 në vlerën 8.550 lekë. Pra, vlera e gjobës është në vlerën 1283 lekë.

Rastet Pronari i një mjeti me cilindratë

1900 cm3, me naftë dhe vit prodhimi 2001, për vitin 2013 duhet ta pa-guante taksën vjetore të mjeteve të përdorura në datën 15.2.2013, sipas përllogaritjeve për vlerën 15.200 lekë. Rasti i parë është nëse ai pa-raqitet për pagesë më 20 qershor 2013, paguan 7.600 lekë taksë dhe

Forumi

Siguria në banka, duhet të rritet bashkëpunimi

Zbatimi i rregullave dhe i pro-cedurave të sigurisë ka nevojë për një bashkëpunim më të madh me strukturat funksionale të Policisë së Shtetit. Këto ishin disa nga rekomandimet krye-sore drejtuar bankave tregtare, gjatë forumit kombëtar me temë “Siguria në banka”. Bajram Ibraj, ekspert i sigurisë, u shpreh se, zhvillimet e fundit në drejtim të sigurisë fizike dhe asaj elektroni-ke, evolucioni i krimit të vjedhjes, mjetet e analizës për vlerësimin e rrezikut të grabitjes, kërkojnë një nivel të lartë të sigurisë private, ashtu si në vendet e Bashkimit Evropian. Përfaqësuesi i Drejtor-isë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Fredi Agastra, theksoi nevojën e bashkëpunimit ndërin-stitucional për të parandaluar krimin e vjedhjes. Sipas statis-tikave të Shoqatës Shqiptare të Bankave, gjatë viteve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 35 vjedhje të bankave tregtare, nga të cilat 7 kanë mbetur në tenta-tivë. Endrita Xhaferaj, Sekretare e Përgjithshme e AAB-së dhe Roland Tashi, Kryetar Komitetit për Sigurinë Bankare përmendën nevojën për rritje të nivelit të sigurisë, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Shtetit dhe institucionet e zbatimit të ligjit. Me interes ishte prezantimi i studimit 12-vjeçar, 2000 – 2012 për sigurinë në ban-ka, i cili pasqyroi të gjitha ngjarjet e ndodhura gjatë kësaj periudhe në vendin tonë duke rekomanduar edhe përmirësimet e nevojshme. Pjesëmarrësit shprehën nevo-jën për përmirësime në drejtim të mënyrës së organizimit dhe funksionimit të strukturave të sigurisë në banka, vlerësimin e rrezikut, rritjen e nivelit të bashkëpunimit me institucionet e tjera shtetërore, përgjegjëse për sigurinë publike.

nuk paguan penalitete. Rasti i dytë është kur ai paraqitet për pagesë më 1.7.2013, paguan 7.600 lekë taksë dhe i përllogaritet 25% gjobë mbi shumën e taksës që ka paguar (6 muaj vonesë për pagesën e TVMP-së, por jo më shumë se 25%), pra në vlerën 1.900 lekë.

Kur ndërrohet pronësiaNë rastet e mjeteve, të cilat ndër-

rojnë pronësinë, drejtoritë rajonale të DPSHTRR-së nuk procedojnë me reg-jistrimin e pronësisë së mjetit në rast se për atë mjet nuk janë paguar tak-sat respektive. Mjetet që regjistrohen për herë të parë, në momentin e tar-gimit të tyre, paguajnë taksën vjetore të mjeteve të përdorura (TVMP) në raport me kohën e hyrjes në qarkul-lim në territorin e Shqipërisë. Në rast se mjeti regjistrohet në muajin janar, TVMP-ja paguhet e plotë, ndërsa për

periudhën në vazhdim në raport me muajt e hyrjes në qarkullim, pavarë-sisht datës së muajit. Për mjetet që dalin përfundimisht nga qarkullimi, në momentin e paraqitjes së qytetarit për çregjistrimin e përhershëm, lloga-ritja e vlerës së taksës do të jetë e barabartë në raport me periudhën, që mjeti ka qenë në qarkullim.

Pagesat e vonuara Pas datës së hyrjes në fuqi të ligjit,

pra 18 prill 2013, të gjithë pronarët e mjeteve që nuk kanë paguar tak-sën vjetore të mjeteve të përdorura, pavarësisht kur e kanë pasur datën e pagesës së taksës, paguajnë sipas këtij ligji. Në rast se pronari i mjetit pagesën e taksës vjetore të mjetit të përdorur e bën brenda datës 30 qershor 2013, përveç të drejtës së pagimit të vetëm gjysmës së de-tyrimit të përllogaritur para hyrjes në

fuqi të ligjit, përjashtohet edhe nga penalitetet për vonesë në pagesën e taksave. Për të gjitha pagesat e vonu-ara që kryhen pas datës 30 qershor 2013, llogarit penalitet përkatëse. DPSHTRR-ja merr të gjitha masat që të fillojë aplikimin e tyre në sistem nga 1 janari 2014.

Mbledhja e gjobave Të ardhurat nga taksa dhe gjobat

për çdo rast, mblidhen nga struktu-rat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, nëpërmjet drejtorive rajonale, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit. Pagesa e kësaj takse shoqërohet me faturë dhe me pullën e taksës. Zotëruesi i mjetit e vendos pullën e taksës në xhamin e përparmë të mjetit për të lehtësuar ushtrimin e kontrollit vizual nga or-ganet kompetente.

SHOQATA E BANKAVE

MAKINAT E SEKUESTRUARALigji ngarkon me likuidim të detyrimeve të prapam-betura, për mjetet e sekuestruara apo të konfiskuara Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestru-ara dhe Konfiskuara (AAPSK) kur ato janë me qëllim përdorimi apo rishitjeje. Për këto mjete AAPSK-ja kryen procedurat për rihedhje në qarkullim apo shitje dhe detyrimi për taksën vjetore të mjeteve të përdorura lind në momentin e pajisjes së tyre me lejen e re të qarkullimit, pavarësisht se cili është pronari i tyre.

LISTAT E DEBITORËVE Drejtoritë e Shërbimit të Transportit Rrugor në rrethe, brenda datës 31 janar të çdo viti, dërgojnë në drejtoritë rajonale të tatimeve dhe në strukturat e Ministrisë së Brendshme listën e mjeteve që nuk kanë paguar taksën për vitin paraardhës, si dhe listën e mjeteve të regjistruara. Personat fizikë apo juridikë, pronarë të këtyre mjeteve, në këto lista do të trajto-hen si debitorë dhe nga ana e DPSHTRR-së dhe ndaj tyre do të fillojë të zbatohen masat shtrënguese.

Page 6: Metropol 1 qershor

06 E shtunë 1 qershor 2013 •

« SOCIALE

PËRFUNDON RIKONSTRUKTIMI NË NJËSINË NR. 4, SHTOHET GJELBËRIMI Basha: Fund diskriminimit të zonave të Tiranës

Internet falas, banorët mund të marrin informacioneNë njësinë bashkiake nr. 4 kanë përfun-

duar punimet që po bëheshin nga Bashkia e Tiranës. Në konstatimin e përfundimit të këtyre punimeve kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, deklaroi se u erdhi fundi zon-ave të diskriminuara të Tiranës. Me një in-vestim prej 18,6 milionë lekë, në këtë bllok banimi janë realizuar rreth 2300 m2 sipër-faqe me bar në 14 sheshe me përmasa të ndryshme të shtrira gjatë gjithë bllokut. Janë mbjellë 843 copë shkurre dekorative dhe pemë. Në këtë bllok banimi janë ven-dosur 120 stola. Në të gjitha sheshet dhe rrugët janë vendosur 30 kosha për hed-

hjen e mbeturinave. Në këtë bllok banimi janë realizuar edhe punime për ndriçimin e lulishteve dhe shesheve, ku janë vendo-sur 22 copë ndriçues. Basha ka theksuar se ky është vetëm fillimi i ndryshimit që do të pësojë kjo njësi bashkiake. “Dua t’u them banorëve të Tiranës se rikualifikime të tilla, të buxhetuara për vitin 2013, anembanë qytetit të Tiranës janë plot 45 dhe se me këtë ritëm dhe cilësi punimesh. Ne do të ekzekutojmë rikualifikimet urbane dhe kthimin në zona të përshtatshme me standard evropian jetese në të gjitha blloqet e Tiranës, pa asnjë diskriminim, duke lënë

pas harresën dhe pasojat e neglizhencës së detyrave të Bashkisë dhe duke ecur për-para me shërbimin ndaj qytetarëve dhe duke vendosur qytetarin e interesin e tij të parin”, – u shpreh Basha. Është ndërtuar një fushë basketbolli, e ndriçuar me 8 copë projektorë në të katër anët e saj si dhe dy kabina in-fo-point. Me ndihmën e minibashkisë çdo banor i kësaj zone mund të marrë informa-cion përmes internetit falas dhe mund të marrë edhe shërbime të Bashkisë së Tira-nës, që ofron on-line, apo informacione të ndryshme që Bashkia dhe institucionet e tjera qendrore ofrojnë on-line.

Astma, sëmundje kronike shqetësuese

Kosova: Mjekët familjarë kanë lënë pas dore shërbimin e tyre

Mjekët familjarë kanë harruar të ushtrojnë detyrën e tyre nëpër familje. Negliz-henca e tyre dhe mosbesimi i pacientëve ka sjellë në rritjen e ndjeshme të pacientëve që vuajnë nga sëmundjet kro-nike. Faktikisht, në Shqipëri nuk zbatohet fare vizita që duhet të kryejë mjeku familjar në shtëpi. Është një detyrë që mjekët nuk e zbatojnë dhe vetë familjarët nuk e kërkojnë. Nga ana tjetër, familjarët i drejtohen mjekut të familjes vetëm në nevojat emergjente, duke pasur plot raste që shkojnë në qendrat spitalore, edhe pa rekomandimin e tij. Konsta-timet i ka bërë vet ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, i cili deklaroi se rritja e numrit të pacientëve që vuajnë nga sëmundjet kronike lidhet drejtpërdrejt me negliz-hencën e mjekëve familjarë si dhe me moszbatimin e pacientit të këshillave të tyre. “Duket sikur populli shqiptar ende nuk e ka kuptuar funk-sionin e mjekut të familjes”, - ka bërë të ditur ministri. Sëmundjet kronike dëmtojnë cilësinë e jetës së pacientëve dhe ndikojnë në shkurtimin e jetës së tyre. Ministri Kosova theksoi gjithashtu rëndësinë që ka mjeku i familjes në diagnostikimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje. Mjeku i familjes, sipas tij, është ai që ka kontaktin e parë me qytetarinm apo zbuluesi i parë i sëmundjeve. “Eviden-timi, njohja e familjarëve dhe

pacientëve me shenjat e para të kësaj sëmundjeje është ajo që kemi në dorë për t’i dhënë kësaj patologjie ndihmesën për të minimizuar problemet e pacientëve”, - tha Kosova. Mjekët e familjes duhet të jenë të parët për evidentimin e sëmundjeve kronike, një ka të cilat është dhe ajo e astmës. Ata duhet të ndjekin sëmundshmërinë e popul-latës, duke i evidentuar pa-cientët kronikë derë më derë, ndërkohë që këta të fundit duhet të sensibiliozhen për të ndjekur këshillat dhe trajtimet që japin mjekët. Organizata Botërore e Shëndetësisë e rendit astmën në vendin e gjashtë, duke u bërë kështu një barrë për individin, për familjen dhe ekonominë e vendit. Astma alergjike është forma më e zakonshme. Ndërkohë vihet re një rritje me katër fish i numrit të të prekurve, veçanërisht në moshat pediatrie. Ministri vuri në dukje se qeveria ka rim-bursuar pompa apo preparate për këta të sëmurë, duke theksuar se bashkëpunimi i përbashkët do të bëjë që këta pacientë të kenë trajtime dhe mjekime bashkëkohore dhe çdo person me astmë në Sh-qipëri të ketë atë trajtim që ka çdo qytetar në Bashkimin Europian. Ai deklaroi se do të vazhdojnë të ndiqen politika lehtësuese në mbu-limin me medikamente të të sëmurëve kronikë, të cilët janë të shumtë në numër në vendin tonë.

PROVIMI I GJUHË-LETËRSISË, MATURANTËT U NDIHMUAN

Dështojnë masat e MASH, kopja në sallë e ardhur nga jashtë

Erta Bode

Maturantët në provimin e gjuhë-letërsisë nxorën jashtë loje masat e Min-

istrisë së Arsimit. Janë vetë ata që konstatuan se në provim u ndihmuan, por ndryshe nga herët e tjera ndihma u erdhi nga jashtë sallës. Nëse në vitet e tjera maturantët kanë bërë të pamundurën për të marrë një informacion të sigurt për ta dhënë si përgjigje në provimin e maturës, janë përpjekur me tele-fona, kufje magnetike, mesazhe etj., këtë herë ata pohuan se u ndihmuan nga vetë administra-torët dhe mbikëqyrësit e sallave. Kështu, masat e Ministrisë së Arsimit për të ndaluar kopjen, rezultuan edhe një herë të dala jashtë loje. U vunë zhurmues nëpër salla, të cilët vetëm sa trembën maturantët për të mos ndezur telefonat, por nuk pen-guan qëllimin e tyre për të marrë informacionin e saktë.

SituataDitën e djeshme, në orën

10:00, ka startuar provimi i parë i detyrueshëm i maturës shtetërore 2013, pikërisht provimi i gjuhë-letërsisë. Rreth 50 mijë maturantë janë ulur në ambientet e caktuara dhe kanë zhvilluar këtë provim. Si në çdo maturë, edhe kësaj here Minis-tria e Arsimit MASH i parapriu kopjes duke deklaruar se do të penalizohej nga provimi çdo maturantë që do të rezultonte se po kopjonte. Mirëpo, ashtu si vitet e tjera, edhe këtë vit u kopjua. Nëse herët e tjera matu-rantët i kanë bërë për qorra ad-ministratorët nëpër salla, këtë herë kanë qenë këta që nxorën jashtë loje planin e MASH. Pasi dolën nga provimi, maturantët e Tiranës dhe të rretheve të tjera kanë deklaruar se janë ndih-muar. Ata thanë se mësuesit e lëndës së gjuhë-letërsisë ishin të informuar për tezën, duke u lajmëruar nga vetë mbikëqyrësit nëpër salla dhe pas rreth 30 minutash në ambientin e izoluar edhe me zhurmues kanë mbër-

ritur përgjigjet e para, të ardhura nga jashtë. Sipas maturantëve, kanë qenë mbikëqyrësit ata që i kanë komunikuar përgjigjet e sjella nga jashtë, si dhe i kanë ndihmuar edhe me njohuritë e tyre. Kjo është disfata e radhës e MASH, e cila dështoi edhe kësaj here për shkak të pan-dërgjegjësimit të vetë stafit të përzgjedhur për të bërë rolin e mbikqyrësit. Kjo padrejtësi që u është bërë maturantëve, do të ndikojë në përgjigjet që ata do të marrin kur të kuptojnë se do të arrijnë të njëjtat nota si matu-rantët që kanë rezultuar pozitivë

MASH u sigurua se përpara provimit kopja do të ishte gati e pamundur, bëri të gjitha paralajmërimet, zgjodhi një staf mbikëqyrë-sish për sallën, hoqi tabelat nëpër shkolla, vendosi largësinë mes maturantëve, nuk lejoi daljen jashtë ambientit të shkollës, pasi ata mbaronin provimin përpara kohës, vuri zhurmues në çdo shkollë për të ndaluar përdorimin e aparaturave celulare, si dhe të çdo mjeti tjetër që transmeton komunikimin nëpërmjet valëve.

MA

SAT

Drejtoria e policisë së qarkut të Tiranës ka planifikuar të ndjekë me precedencë zhvillim-in normal të provimeve të maturës shtetërore 2012-2013, duke përmbushur të gjitha detyrimet e përcaktuara në lidhje me marrjen e masave për organizimin e shërbimeve në mjediset ku u zhvilluan provimet. U morën në ruajtje dhe u siguruan 40 vende të zhvillimit të provimeve si dhe 3 DAR/ZA. Gjatë transportimit të materialeve të provimit të maturës shtetërore 2012-2013 nuk u evidentua asnjë problem.

PO

LICI

A

në rezultate, si dhe ata që kanë rezultuar negativë. Ndërkohë maturantët kanë deklaruar se pas 50-60 minutave të para në qën-drimin në provim mbikëqyrësit kanë lejuar komunikimin ndërm-jet tyre për arritur rezultate sa më të larta. Pyetjet me alter-nativa kanë qenë ato që kanë arritur të kopjohen më shpejt, si dhe ndihmë e rëndësishme ka ardhur nga jashtë ambienteve për fragmentin letrar që ka qenë në provim, si dhe ide për esenë, të cilën maturantët në 78% të ras-teve kanë deklaruar se e kanë bërë me sukses. Mirëpo pas daljes nga

provimi maturantët janë ndeshur me përgjigjet e nxjerra on-line në faqen zyrtare të MASH, ku kanë kuptuar se disa përgjigje të kon-firmuara n ga jashtë si të sakta kanë rezultuar të gabuara. Kështu që përfundimi që maturantët, nën ethet e përgjigjes së notës, që do të marrin, e nxorën mënyrën si kopjuan pa e menduar, u arrit përfundimi, se edhe mësuesit që ishin jashtë nuk janë aq të përgat-itur për gjuhë-letërsinë përderisa kanë dhënë përgjigje të gabuara, si dhe vet stafi i mbikëqyrësve dhe administratorëve rezultoi “tradhtarë” ndaj MASH.

Page 7: Metropol 1 qershor

07• E shtunë 1 qershor 2013

»AKTUALITET

Zhdukja e 13-vjeçares greke, gjenden të dy me shqiptarin

GREQI- Policia greke ka gjetur 23-vjeçarin shqiptar që kishte rrëmbyer vajzën greke 13-vjeçare që ishte zhdukur nga shtëpia e saj, në Spata të Atikës, natën e së dielës. Vajza 13 vjeçe iku nga shtëpia dhe ka marrë autobusin në Kavala për të takuar shqipta-rin Marjon Ajazi, 23 vjeç, banor i përkohshëm në qytetin verior grek. Vendndodhja e vajzës ishte gjurmuar fillimisht nëpërmjet tel-efonin të saj celular dhe familjen e saj ka qenë e njoftuar. Policia në Kavala ka zbuluar dy shtëpitë e braktisura, ku ata kaluan natën, si dhe një fermë që ata vizituan në kërkim të ushqimit dhe ujit. Kreu i Drejtorisë së Policisë Kavallës, Makis Koskeridis, tha se helikopterët me kamera infra të kuqe do të dërgohen në zonë për të ndihmuar në kërkim, derisa kjo u arrit.

Mariglen Mullai

Edhe 6 ditë do të zgjasë ankthi rreth dilemës së ekstradimit ose jo të Ar-

ben Frrokut, i akuzuar për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, pasi Gjykata e Lartë dje nuk mundi të dilte me një vendim përfundimtar. Ndërkaq edhe vetë Prokuroria e Athi-nës i ka kërkuar gjykatës që të vendoste për ekstradimin e Frrokut. Duke iu referuar edhe deklarimeve të mëparshme të avokatit mbrojtës, si dhe praktikës ndërkombëtare juridike, duket se të gjitha mundësitë janë që drejtësia greke të pranojë kërkesën e homologëve shqiptarë për ta ekstraduar Frrokun. Për të aku-zuarin e vrasjes së mbrëmjes së 24 shkurtit në Tiranë, dje paradite në Gjykatën e Lartë të Athinëa u zhvillua seanca në ngarkim të Frrokut, por to-gat e zeza nuk kanë dalë me një vendim, që pritet të mer-ret të premten e ardhshme, në datën 7 qershor. Këtë e bëri të ditur avokati grek i Arben Frro-kut, Makis Kaftopulos. Arben Frroku u arrestua në Selanik natën duke u gdhirë 25 shkur-ti, disa orë pas vrasjes së krye-komisarit Lamaj në Tiranë. Në muajin prill gjykata e Selanikut vendosi ekstradimin e Frrokut, por vendimi u apelua që në sallë dhe tani pritet që vendimi përfundimtar të merret nga Gjykata e Lartë greke.

E përuron Poni

Pasaporta biometrike edhenë ambasadën belge

Orët e fundit shqiptarët mund të aplikojnë për pasa-porta biometrike edhe në Belgjikë. Kjo nismë, tashmë e përfunduar, është inauguruar së fundmi nga zv/ministri i brendshëm Ferdinand Poni. Tashmë, shqiptarët që jetojnë në Belgjikë dhe që duan të pajisen me një pasaportë biometrike, duhet të aplikojnë në ambasadën shqiptare në Bruksel. Kjo është arritje e madhe e Ministrisë së Brendshme që ka synim ta zgjerojë këtë hartë.

Te Stacioni i Trenit

Pranga një 31-vjeçari, ukap me pistoletë e 15 fishekë

Ditën e djeshme nga Shërbimi Policor Elitë Shqiponja u bë i mundur, pas një kontrolli në orët e para të mëngjesit të djeshme, kapja e shtetasit Jetmir Halilaj, 31 vjeç banues në Tiranë. Ky shtetas u kap me një armë zjarri tip pistoletë, i cili u gjend i fshehur në automjetin e tij tip Fuoristradë, me 15 copë fishekë. Policia tha se 33-vjeçari u kap në afërsi të Stacionit të Trenit në kryeqytet, ndërsa materialet në ngarkim të tij do t’i referohen Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të “Armëmbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve”.

Policia prangos 30-vjeçarin

Hajduti tenton të vjedhëmakinën e Klodiana Shalës

Për pak, një hajdut do kishte vjedhur automjetin e parkuar të atletes së njohur shqiptare, Klodiana Shala, nëse nuk do të kishte ndërhyrë policia. Burimet policore thanë se makina ka qenë pre e një tentative vjedhjeje në orët e para të mëngjesit të së premtes. Burimet policore bëjnë të ditur se kanë arrestuar në flagrancë Bledian Kotorrin, 30 vjeç nga Kombinati. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shtëpisë së sportistes, në kryqëzimin e rrugës “Riza Cerova”. Arrestimi është bërë nga njësia elitë, “Sh-qiponja”. Materialet në ngarkim të tij do t’i referohen Proku-rorisë së rrethit gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të “vjedhjes”. Kohët e fundit janë shtuar së shumti grabitjet e makinave të personave VIP, ku një pjesë e madhe kanë qenë politikanë si Marko Bello, Genc Pollo, etj.

Një ishte në kërkim

Vjedhjet, shoqërohentri të rinj në Tiranë

Tri të rinj janë shoqëruar në polici, pasi kërkoheshin për vjedhje. Kështu, nga komisariati nr.4 Tiranë u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorisë së Tiranës, për Ardit Sukën, 18 vjeç, sepse ishte i dënuar me 4 muaj burg, për vjedhje. Ndërkaq, nga komisariati i policisë së Kavajës, në bazë të punës operative e planit operacional “Errësira”, u bë i mundur identifikimi i autorëve të 8 veprave penal. Ata janë Elton Tafa, 31 vjeç, banues në Mëzez, Tiranë, Saimir Pezaku, 28 vjeç, banues në Kavajë e Visi Nuredini, 26 vjeç, banues në Kavajë. Ata do të ndiqen për veprën penale të “Vjedhjeve të mjeteve në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Në rrugën e Rinasit

Përplasen makinat, dyvajza në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen rëndë të dy vajzave, ka ndodhur dje në Tiranë, në afërsi të rrugës së Rinasit, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas poli-cisë së mbërritur në vendngjarje, vajzat e plagosura janë në gjendje të rëndë, ndërsa janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak. Ndërkohë policia bën me dije se po heton për shkaqet e aksidentit, si edhe për identifikimin e vajzave të përfshira në aksident apo të drejtuesve të mjeteve.

Gjashtë persona po ndiqen penalisht në Tiranë, pasi kundërshtuan me dhunë pu-nonjësit e policisë. Nga bur-imet zyrtare të policisë mëso-het se filloi procedimi penal për shtetasit Fisnik Sinani, 24 vjeç, banues në Tiranë, Aleks Sokoli, 26 vjeç, banues në Paskuqan të Tiranës dhe Andi Mesi, 34 vjeç, banues në Tiranë. Ata, dje rreth orës 00.30, në autostradën Ti-ranë-Durrës janë paralajmëruar nga autopatrulla e policisë “Shqiponja”. Por jo vetëm që kanë kundërshtuar, por edhe nuk u janë bindur policëve, teksa ecnin me një mjet tip “BMV X 5”. Nga hetimet para-prake rezulton se ky mjet është drejtuar nga shtetasi Shpëtim Gjoka, 41 vjeç, lindur në Lushnjë e banues në Laç të Kurbinit. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 236 dhe 238 të Kodit Penal. Ndërkaq, dje komsiari-ati n.6 në Kombinat filloi pro-

E MITURA NGA ATIKA

GJYKATA E LARTË S’MORI VENDIM. Ç’ PRETENDOJNË MBROJTJA DHE AKUZA

Të premten vuloset fati përekstradimin e Frrokut, provat

PROCEDIMET NGA AUTOPATRULLA “SHQIPONJA” DHE KOMISARIATI NR 6

Dhunë policëve, ndiqen 6 personaDy raste të ndara në dy zona të ndryshme

Provat e FrrokutArben Frroku, i cili është

edhe kandidat i Partisë Kris-tiandemokrate për zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit, nuk e ka pranuar asnjëherë akuzën, madje ka paraqitur ali-bitë e tij për kohën kur ndodhi vrasja. Edhe avokati i Frrokut, tha se kjo është një akuzë politike që i bëhet klientit të tij, ndërsa dje në gjykatë deklaroi se klienti ishte në listë për deputet. Avokati grek i të dyshuarit për vrasjen e krye-komisarit Dritan Lamaj, preten-don se “të dhënat në dosjen e ardhur nga Shqipëria për klien-tin e tij, janë të pabaza dhe të

pavërtetuara”. Sipas avokatit, të dhënat në dosjen e formu-luar nga drejtësia shqiptare nuk e fajësojnë Arben Frrokun për vrasjen e ndodhur në 24 shkurt 2013 në Tiranë. Ndërkaq, në anën e tij Frroku ka pamje filmike të kompanive të tij, që përjashtojnë se ishte tjetërkund në atë orë kur ndodhi vrasja, si dhe disa prova të tjera që pala mbrojtëse, i cilëson bindëse.

Provat e drejtësisëDrejtësia shqiptare kërkon

ekstradimin e Frrokut, pasi dy-shon se është autor i krimit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e 24 shkurtit 2013, në zonën e

“Vasil Shantos”, ku kryekomisar Lamaj, që për një kohë të gjatë ka mbajtur detyrën e shefit të Komisariatit nr.6 në Tiranë, u qëllua për vdekje me breshëri automatiku. Frroku u arrestua pa kaluar as 24 orë nga krimi i rëndë, në një hotel në Se-lanik të Greqisë. Prokuroria e mbështet akuzën ndaj biznes-menit në dy momente, tek një telefonatë që Frroku ka bërë pas vrasjes, ku shprehet se ka mbyllur një punë të madhe dhe kërkon festime dhe në 2 dëshmi të forta. Njëri mësohet të jetë një i njohur i komisarit, ndërsa tjetri ishte dëshmitar në vendngjarje.

cedimin penal në ngarkim të 3 vëllezërve që kishin rrahur dy persona, pas një sherri të momentit, por gjatë sho-qërimit për në ambientet e policisë, njëri prej tyre ka reaguar dhunshëm ndaj një efektivi. Kështu, po ndiqen penalisht Ilmi, Gazmir dhe Vladimir Muharremi, respek-tivisht 33, 30 dhe 40 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Yzberisht të Tiranës. Më datë 27 maj 2013, në orën 19.00,

për motive të çastit, kanë godi-tur me grushte dhe kanë dëm-tuar në trup shtetasit A.K, e shtetasin E.M. Gjatë shoqërimit në ambientet e komisariatit nr.6, shtetasi Ilmi Muharremi ka kundërshtuar dhe godi-tur punonjësit e patrullës së përgjithshme. Materialet në ngarkim të tyre do t’i referohen Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë për veprat penale që parashikohen nga nenet 84 dhe 89 të Kodit Penal.

Page 8: Metropol 1 qershor

08 E shtunë 1 qershor 2013 •

« AKTUALITET

KUÇOVË- Punonjësit blu të komisari-atit të qytetit të Kuçovës kanë bërë ar-restimin e shtetasve: Agron Sherif Benja, 35 vjeç, si dhe Andi Dhimo Pjetri, 21 vjeç të dy banues në qytetin e Kuçovës. Të njëjtët burime që i referohen edhe lajmit bëjnë me dije se arrestimi i dy shtetasve të mësipërm filloi për arsye se një ditë më parë pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasit Dorian Nuhu, Ilir Zaho, Marjo Polisi, i kanë kanë goditur këta të fundit

me sende të forta duke u shkaktuar plagë e dëmtime të lehta dhe të rënda në trup dhe në gjymtyrë. Burimi policor tha për gazetën se shtetasit Ilir Zaho ka dëmtime të rënda në dy këmbët, shtetasi Dorian Nuhu ka goditur shtetasin Andi Pjetri duke i shkaktuar atij dëmtime të lehta. Të dy të dëmtuarit janë paraqitur në spitalin rajonal të Beratit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa njëri prej tyre ende është në gjendje të rëndë nga

plagosja në dy gjymtyrët. Po gjatë ditës së djeshme nga ana e Drejtorisë Policisë Qarkut Berat u bë shpallja në kërkim për shtetasin Dorian Sabejdin Nuhu, 34 vjeç, banues në Kuçovë, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë për kryerje të veprave penale. Më pas kanë qenë oficerët e Policisë Gjyqësore ata që kanë marrë nën hetim dy të arrestuarit A. Bënjë e A. Prifti duke përpiluar ndaj tyre akuzat dhe dosjen përkatëse për secilin. S. Gorrica

I gjenden në punishten e tij

Në pranga, vodhi materialet e një punishteje druri

KUÇOVË – Punonjësit blu të policisë së qytetit të naf-tëtarve, 24 orë më parë kanë bërë të mundur arrestimin e 33-vjeçarit Ylli Dilaver Demaj, si dhe e kanë shoqëruar për në dhomat e paraburgimit të këtij komisariati. Po të njëjtët burime bënë me dije se ndalimi i shtetasit të më-sipërm u bë për arsye se më datë 05.11.2012, në vendin e quajtur “Ish uzina mekanike” në lagjen “11 Janari” të qytetit të Kuçovës, ka vjedhur me thyerje një biznes, pun-ishte drurit të shtetasit me iniciale F. G, 35 vjeç, banues në të njëtën lagje e qytet. Gjatë kësaj vjedhjeje, autori ka marrë një sasi veglash pune si sharrë, troko, trapan etj, me vlerë rreth 200.000 lekësh. Ka qenë vetë pronari këtij biznesi ai që ka lajmëruar policinë dhe kjo e fundit në rrugë operative ka arritur të gjejë autorin e kësaj vjed-hjeje dhe më pas ndalimin e tij. Po gjatë kontrollit të ush-truar në punishten e shtetasit me iniciale F.D, në fshatin Rreth Tapi më datë 29.05.2013, rreth orës 11.30, punon-jësit blu të antikrimit ekonomik dhe ata të antikrimeve kanë mundur të gjejnë dhe të sekuestrojnë një pjesë të sendeve të vjedhura. Të njëtat burime thanë për gazetën se sendet e gjetura (vegla punë të një biznesi zdrukth-tarësh) janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, si dhe me qëllim kthimin e tyre tek biznesi i pronarit nga ku dhe janë vjedhur. Më pas kanë qenë oficerët e Policisë Gjyqësore ata që kanë marrë nën hetim autorin e kësaj vjedhjeje, si dhe kanë përpiluar akuzat dhe dosjen për-katëse për 33-vjeçarin Demaj. Po gjatë ditës së djeshme dosja me materialet përkatëse iu referuan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Berat, vepren penale “Vjedhjes”, parashi-kuar nga neni 134 i Kodit Penal. S. Gorrica

Vihen në funksionim 3 zhurmues për celularët

Elbasan, zhvillohet provimi iletërsisë në masa të larta sigurie

Maturantët në 24 shkolla të mesme të qarkut të Elba-sanit kanë zhvilluar provimin e letërsisë në masa sigurie. Të gjitha shkollat janë monitoruar nga policia. Sipas një njoftimi zyrtar, të gjitha komisariatet kanë marrë masa për sigurimin e rendit dhe mbarëvajtjen e procesit të provimit. Efektivat kanë qenë jashtë ambienteve ku është zhvilluar provimi. Ndërkohë në shkolla kanë funksionuar zhurmuesit. Sipas informacioneve, në çdo shkollë janë vënë 3 zhurmues që kanë funksionuar në pjesën më të madhe. Sipas drejtuesve të shkollave nuk është dashur mbledhja e celularëve me thes ashtu siç ishte deklaruar pasi maturantët kanë qenë të ndërgjegjshëm dhe nuk kanë marrë celularë me vete. Në shkollat e qytetit nuk janë regjistruar raste të përdorimit të telefonave apo të mbledhjes së tyre. Ndërkohë mësohet se në një prej gjimnazeve të rretheve të tjera kanë qarkul-luar kopje të testit të letërsisë. Sipas të rinjve, testi është fotokopjuar dhe është plotësuar më pas duke u rikthyer tek maturantët. Por kjo nuk është konfirmuar nga administratorët. Gjithësesi provimi përgjithësisht është zhvilluar në kushte të larta sigurie dhe testi sipas maturantëve ka qenë mesatar dhe nuk ka pasur ankesa lidhur me pyetjet si një vit më parë.

Plagosja e 2 shtetasve në qendër të Elbasanit

Identifikohen autorët, policia shoqëron 10 persona

Shoqërohen disa persona, por ende nuk është mbërritur në autorin e plagosjes së një dite më parë në qendër të qytetit të Elbasanit. Policia e Elbasanit ka ngritur ngrupe kontrolli dhe postblloqe me qëllim kapjen e të dyshuarve, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkak të hetimeve. Gjatë natës janë shoqëruar dhe marrë në pyetje disa shtetas në komisariatin e policisë Elbasan. Ndërkohë dy të dëmtuarit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën, pasi kanë marrë mjekimin në spitalin kirurgjik të Elbasan-it. Mësohet se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një armë zjarri tip Zastava dhe 1 krëhër me 5 fishekë, si dhe disa gëzhoja. Aktualisht të plagosurit nuk kanë deklaruar asnjë emër për autorët e kësaj ngjarjeje, të cilët mësohet se janë larguar me një automjet. Sipas policisë, shkaku i kësaj ngjarjeje është një konflikt i mëparshëm mes tyre. Gjithësesi ende nuk ka të arrestuar, ndërsa hetimet vazhdo-jnë intensivisht për të zbardhur atentatin. Dy të plagosurit 30 dhe 35 vjeç janë shokë me njëri-tjetrin dhe ndodheshin para një lokali kur është regjistruar ngjarja. L. Lleshi

PESHKU MË I MADH I KAPUR NDONJËHERË NË UJËRAT TONA

Kapet peshku ton 270 kg në Koral të DurrësitMjaft i kërkuar në tregjet e kryeqytetit, një racion 15 dollarë

Peshkatarët në Koral të Durrësit kanë arritur të zënë një peshk ton, në madhësi të konsiderueshme me peshë 270 kg. Ky është dhe peshku më i madh i kapur ndonjëherë në këtë zonë. Ky është peshku ton më i madh i kapur ndonjëherë nga rrjetat e peshkatarëve në ujërat e detit Jon. Ekuipazhi i “Koral” është befasuar kur bashkë me peshkun e madh mundën të kapnin edhe 10 të tjerë në disa

dhjetëra kilogramë. Mishi i peshkut në fjalë tregtohet në restorantet e Durrësit dhe të Tiranës ku pavarësisht çmimit të lartë dhe ga-timit special, mbetet mjaft i kërkuar në tregun vendas. Toni është një peshk që qarkullon në Adriatik e Jon, por që pesha e tij mund të arrijë zakonisht deri në 10 kg. Një racion peshk i tillë në Nju Jork ka një çmim rutinë prej 70 dol-larësh, kurse në vendin tonë 15 dollarë.

PRANGA 63-VJEÇARES, NË KËRKIM NJË BURRË. SHITËN DISA HERË TË NJËJTËN TOKË

Përvetësuan 105 mijë metra katrorë tokë me falsifikime, arrestohet

VLORE- Policia e Vlorës ka sekuestruar një sipërfaqe prej 105 mijë metrash katrorë tokë truall, dhe ka arrestuar një 63-vjeçare, si dhe shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e saj. Burimet zyrtare të Vlorës bëjnë të ditur se Xhulieta Anastasia-dhi, 63 vjeçe dhe Mihail Rrapaj, 56 vjeç, nga Vlora, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve zyrtare, vendimeve të Agjen-cisë Kombëtare të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, si dhe firmave të personave të ndry-shëm, kanë përvetësuar në fa-vor të tyre këtë sasi trualli që kap vlerën e tre milionë eurove.

Falsifikimi Tre mijë metra katror tokë

truall e ndodhur në qytetin e Vlorës ku akatualisht janë duke u ndërtuar nga sipër-marrës të ndryshëm objekte shumëkatëshe (pallate), 14 mijë metra katrorë tokë tru-all të ndodhura në komunën Qendër dhe, 88 mijë metra ka-trorë tokë e ndodhur në fshatin Bunavi, duke përfshirë edhe një pjesë të konsiderueshme të Repartit Ushtarak. Pasi i kanë përvetësuar dhe regjis-truar në Zyrën e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pasuritë e mësipërme këta shtetas i kanë shitur ato disa herë në favor të personave të tretë kundrejt shumave të kon-siderueshme. Vlera e këtyre trojeve në total në treg kap

KONFLIKTI PËR ÇËSHTJE PRONE, MERR DËMTIME MË TË RËNDA NJËRI PREJ TYRE

Godasin me mjete të forta 3 banorë, arrestohen

Pas ngjarjes policia shpall në kërkim njërin nga autorët e plagosjeve

shifrën e mbi 3 milionë eurove bën të ditur policia e Vlorës. Hetimet kanë nisur prej disa kohësh, ndërsa burimet poli-core shprehen se janë mbled-hur prova të mjaftueshme për të dokumentuar të gjithë falsi-fikimet që kanë kryer 2 shteta-sit e proceduar.

Page 9: Metropol 1 qershor

09• E shtunë 1 qershor 2013

»OPINION

Pa diskutim që ekzistencialisht dhe shpirtërisht jetojmë në kohë të vështira. Kjo është arsyeja pse duke parë zhvillimet progresive të jetës so-ciale, por dhe duke vlerësuar devijimet e forta të qytetërimit tonë, mund të themi pa frikë se nuk është e lehtë për të bërë parashikime sociale për rrugën që do të ndjekë dhe kurbën që do të marrë mënyra e zhvillimit të qytetërimit tonë. Kjo sepse

qytetarët tanë janë nën ndikimin e fortë të turbulencave struk-turore, transformimeve sociale dhe përmbysjeve të koncepteve morale të modernitetit. Këto janë arsye madhore, që e bëjnë shumë të vështirë mundësinë të bësh parashikime sociologjike për rrugën e ardhme të zhvillimit të qytetërimit tonë, sepse të gjithë jetojmë në një shoqëri dhe në situate të përbashkët so-ciale, kur lista e pyetjeve dhe pikëpyetjeve ekzistenciale për të sotmen dhe të ardhmen e qytetërimit tonë është shumë e madhe dhe në zgjerim të vazhdueshëm. Madje, në disa aspekte ato janë jo lehtësisht të shpjegueshme, pse jo dhe e frikshme. Jemi të de-tyruar të jetojmë në thelb të kohës së relativizimit të gjithçkaje. Kjo është arsyeja pse njerëzit tanë janë aq shumë të tronditur.

Madje, kjo situatë favorizon në ndonjë aspekt edhe konserva-torët e shoqërisë tradicionale, që si kontrapunkt social kanë dëshirë të glorifikojnë të kaluarën e mënyrës së jetës së sho-qërisë sonë. Ata pa arsye dhe me zemërim arrijnë të thonë se ne erdhëm në këtë shoqëri pikëpyetjesh dhe ndodhemi në këtë situatë sociale ngaqë kaluam nga statusi i shoqërisë dogmatike, me gjëra të ngurta, por që sipas tyre gjërat, sendet dhe marrëd-hëniet sociale i kishim të qarta, por dhe nuk kishim shqetësime nga jeta me module të ngjashme të organizimit të jetës sociale dhe normave të qytetërimit tonë.

Në fakt, duke refuzuar në mënyrë kategorike çdo tentativë konservatore për “restaurimin” e vlerave sociale të së kaluarës, imperative është që të ecim me kohën. Kjo do të thotë që në mënyrë të përshpejtuar duhet të mësohemi me një të vërtetë që e ndien i gjithë qytetërimi modern global. Shekulli në të cilin kemi hyrë, nuk është as analog, as i njëjtë, as i ngjashëm me par-ametrat e qytetërimit të shekullit të 20-të. Idetë e qytetërimit të atij “shekulli të zjarrtë”, që u formatua nën ndikimin dhe efek-tet sociale të dy lustrave botërore, nuk ka asnjë ngjashmëri me jetën e sotme të qytetërimit, i cili jo vetëm nuk është më me ata parametra sigurie jete, por dhe po sjell nivele të ulëta të mar-rëdhënieve dhe besimit social te qytetarët. Por idetë e kaluara nuk janë më bazë e fortë për të orientuar qytetërimin e sotëm. Koha ka ndryshuar traditat so-ciale dhe mënyrën e të men-duarit të qytetarit për të qenë kompatibël me kërkesat e kohës moderne dhe të qytetërimit në këtë shekull të ri.

Ne nuk jemi në gjendje që të themi konkluzione të instancës së fundit nëse këto ndryshime që ka pësuar jeta dhe këto reformime të thella të stand-ardeve të qytetërimit mund të bëjnë që peshorja sociale e shoqërisë të anoja nga ana e mirë apo e keqe e zhvillimeve të saj. Doktrinat sociale, idetë, modulet e jetës, mekanizmat e organizimeve të jetës sociale kanë ndryshuar dhe po ndry-shojnë në mënyrë shumë të shpejtë dhe marramendëse. Ato nuk mund të mbahen siç kanë qenë. Ca më tepër nuk mund të jenë mbështetëse të sigurta për qytetërimin tonë të së ardhmes.

Gjërat po ndryshojnë në shoqërinë shqiptare dhe ne duhet të përgatitemi që të përballojmë dhe njëherësh të përshtatemi me ndryshimet që po sjell moderniteti në jetën sociale të shoqërisë dhe mënyrën e jetesës së qytetarëve tanë. Epoka moderne, dhe jo ne, është ajo që po imponon alternativa të reja të jetës dhe zhvillimeve të qytetërimit tonë. Në këtë aspekt, ne nuk mund të gjykojmë qytetërimin tonë duke u bazuar vetëm në idetë dhe paradigmat e vjetra sociale të qytetërimit tonë të së kaluarës.

Pa qenë nihilist se nuk është rruga e duhur e ruajtjes dhe kultivimit të vlerave të qytetërimit tonë, sociologjikisht nuk jam i sigurt se cila është rruga e duhur për të siguruar një lidhje të na-tyrshme midis së kaluarës, së sotmes dhe së ardhmes së vlerave të qytetërimit tonë. A duhet të merren elementet e fuqishme të qytetërimit tonë aktual, të mbështetura në idetë e modernitetit dhe të harmonizohen me traditat e së kaluarës, duke bërë diçka të re dhe integrale?

A mund të ecim në rrugën e qytetërimit global dhe të ndërto-jmë qytetërimin tonë me kompromis mes ideve të vjetra dhe të reja të qytetërimit? Nëse po, cila është rruga? Duke bërë shkrirje dhe jo pleksje vlerash? Apo më saktë një amalgamim të tyre? Askush nuk është në gjendje ta thotë këtë gjë me kompetencë, apo i sigurt se nuk bën gabim duke u nxituar në gjykim. Me fjalë të tjera, qytetërimi ynë ka nevojë për disa përgjigje sociale dhe qytetare orientuese, sepse jemi në një situatë konfuze dhe kao-tike. Njerëzit kanë të drejtë që pyesin për të ardhmen e tyre dhe të qytetërimit tonë të përbashkët, sidomos kur nuk ka qartësi nëse qytetërimi do të ecë duke pranuar të drejtën e pakufizuar të instinkteve të qytetarit, apo këto të fundit duhet të bëhen të qytetëruara duke iu nënshtruar vlerave morale të përbashkëta, një niveli të domosdoshëm të disiplinës së qytetërimit? Koha ka treguar se pavarësisht defekteve evidente, qytetërimi ynë ka përparuar duke e bërë njeriun qytetar, duke e larguar atë nga konceptimi determinist i nevojave instiktive në emër të ndërtimit të institucioneve sociale të qytetëruara dhe krijimit të disiplinës së përbashkët të qytetërimit shqiptar.

Mirëpo duke u ndodhur para dilemave të tilla sociale, duke u përballur me qytetarin ekscentrik dhe anarkinë e shoqërisë së përfshirë nga kakofonia sociale, mungesa e rregullave të qarkul-limit të vlerave qytetare, të lindin natyrshëm pyetjet thelbësisht të rëndësishme: cila do të jetë e ardhmja jonë, nga do të shkojmë dhe cila është perspektiva e qytetërimit tonë? Do të ndërtojmë një qytetërim të mirë, normal apo do të ecim drejt një qytetërim

shkatërrues, që gradualisht mund të likuidojë thelbin e qytetarit dhe të cenojë thelbin e përbashkët të qytetërimit tonë?

Besoj se për të zgjidhur këto ekuacione sociale të qytetërim-it tonë, të së sotmes dhe së nesërmes së tij, duhet kontributi qytetar i të gjithëve, ndaj besoj se ka ardhur koha që politika, ar-simi, kultura, media, qarqet akademike, bota morale e fetare, të gjithë pa përjashtim, të mos qëndrojmë më indiferentë përballë shqetësimeve që ka qytetërimi ynë, duke u indiferentizuar apo pajtuar me realitetin patologjik, sëmundjet e reflektuara rrezik-shëm në shëndetin social të qytetarit. Kjo do të thotë se duhet të përqendrojmë forcat tona sociale dhe etike më të kualifikuara në zgjerimin e kufijve të debatit social. Ai duhet të vërtitet fort rreth problemeve të thelbit të qytetërimit modern, ndikimeve eruptive jo vetëm në deformimin e në jetës sociale, por që dukshëm refle-ktohen në mënyrë evidente në prishjet që pëson natyra e njeriut.

Problemet që kanë lidhje me nivelin e qytetërimit dhe prob-lematikat e ndërtimit të staturës qytetare të njeriut kanë aq shumë lëndë sociale, që të bindin se sot ato janë bërë më ndikue-se dhe më intensive se kurrë. Situatat që zhvillohen në shoqërinë shqiptare, sjelljet e njerëzve, dëmtimi i strukturave të organizimit të jetës sociale, sidomos mungesa dhe dëmtimi flagrant i siste-mit konsensual të vlerave të qytetërimit, e kanë vënë në dilemë qytetarin si njeri, duke e bërë të vështirë procesin e aftësisë së vlerësimit të vlerës së qytetërimit të sotëm dhe ndërlikuar me-kanizmin që të kuptojë nevojën e përshtatjes së detyruar me ak-sin e zhvillimit të qytetërimit tonë në të ardhmen.

Në debatet që zhvillohen në shoqërinë tonë për këto prob-leme gjithnjë janë përballë optimistët dhe pesimistët e së ar-dhmes. Ata që e shikojnë me syze të errëta të sotmen dhe të nesërmen e qytetërimit tonë dhe, nga ana tjetër, ata që mendoj-në pozitivisht, që kanë besim se, pavarësisht patologjive sociale kalimtare dhe anomalive ontologjike thelbësore, qytetërimi ynë i sotëm është në rrugën e duhur, është disa shkallë më lart se të gjitha qytetërimet e së kaluarës. Duke e parë filozofikisht këtë problem esencial të qytetërimit, Herbert Markuze na jep një orientim social dhe zgjidhje filozofike të problemit. Ai men-don se “problemi nëse qytetërimi aktual është më shkatërrues se qytetërimet që kanë ekzistuar më parë, s’duket se spikat”. Dhe më poshtë: “Shkatërrimi që mbart faza aktuale e zbulon domethënien e plotë vetëm nëse të tashmen e matim duke parë mundësinë që ka, e jo duke e krahasuar me të shkuarën.” (Her-bert Markyze, “Erosi dhe qytetërimi”, f. 108)

Ndërkaq çështja është që të kuptohet se sa janë të lid-hura identiteti i njeriut me imperativat e përbashkëta të qytetërimit, sa i ka të qarta qëllimet qytetare, si i shfaq ato në veçoritë e jetës pri-vate, si lidhet me standardet e qytetërimit dhe kërkesat qyte-tare të jetës publike. Problemi i vlerësimit të zhvillimit të qytetërimit, i vlerave të qën-drueshme dhe patologjive të tij, ka rëndësi të vlerësohet, sepse kjo ka të bëjë me aftësi-në sociale se sa njeriu në sho-qërinë tonë mund të ndikohet pozitivisht në identitetin e vet si qytetar nga ndikimet kultu-rore, lidhjet sociale, detyrimet morale dhe aleancat qytetare komunitare, që mund të jenë të domosdoshme apo të ras-tësishme. Të gjitha këto janë rrugë që duhen shfrytëzuar për ta bërë qytetërimin tonë më të mirë.

Dilemat dhe e ardhmja e qytetërimit tonë

Nga GËZIM TUSHI

Page 10: Metropol 1 qershor

10 E shtunë 1 qershor 2013 •

«

Nga Albert Kotini

Misionit ushtarak shqiptar në MoskëShokut n/kolonel Sadik Bocaj

Mbas sa e sa sakrificash më në fund patmë fatin të marrim adresën tuej prej nji shoku dhe sot marrim guximin të ju shkruajmë mbi sa poshtë vijon: “Ne të nënshkruemit Qemal Perihana dhe Riza Drishti, tashti kursanta në Shkollën Teknike ushtarake të Armatimeve në qytetin Tula, akademistat e Akademisë së Mare-shalit Tito në Beograd ju paraqesim këtë letër:

Që në shkurtin e ’45-s gjendemi jashtë at-dheut tue studiue nëpër shkolla ushtarake. Sikurse edhe juve e dini, një grup shokësh (sh-qiptarë) në 45-ën u dërguen në Akademinë e Mareshalit Tito në Beograd, dy prej të cilëve jemi edhe ne. Atje (në Jugosllavi) ndejtëm 1 vit dhe si rezultat të kursit i, gradohemi me gradën “ka-ptera”. Mirëpo në atë kohë Akademia transfero-het. Të gjithë ne shqiptarët u ndamë ndër degë të ndryshme ushtarake. Prej atij grupi, 10 veta caktohemi për në B. Sovjetik. Prej tyre një u kthye për shkaqe shëndetësore. Kështu që mbetëm 9 (nëntë) dhe neve përsëri mbetëm nëpër degë të ndryshme. Vetëm ne të dyve na takoi së bashku të studiojmë këtu në qytetin Tula – n’uçilishten Teknike ushtarake të Armatimeve.

Ndoshta mbi gjendjen tona ju kanë shkruar edhe shokët tanë, Kozma Zegali dhe të tjerët, por përsëri po e përsërisim që të jeni në di-jeni konkrete: Ne këtu gjendemi në mes të 13 oficerëve jugosllavë. Konditat tona jetësore, për sa i përket së jashtmes, janë në një gjendje mjaft të keqe, d.m.th. gjendemi në një gjendje të vështirë financiare.

Kur gjendeshim në Jugosllavi, në Beograd, na foli gjeneral Mehmet Shehu se do të na lidhnin një rrogë kapteri. Ndoshta ajo rrogë kapteri na ka dalë, mirëpo neve s’na kanë vënë në dijeni. Sa ishim në Beograd, na jepeshin të holla nga Aka-demia dhe nga misioni kishim ndihmë çdo javë. Në kohët e fundit, nga misioni çdo muaj patëm marrë nga 500 (pesëqind) dinarë…

Mirëpo këtu ne s’kemi kurrgjë tjetër përveç një rroge kursanti 40 (dyzet) rublash, të cilat s’na dalin as për t’u rrue le të tjerat, të cilat janë të gjitha me para. Mund ta merrni me mend ju vetë gjendjen tonë, prandaj s’është nevoja të zgjatemi shumë ta numërojmë të gjitha një nga një p.sh. te rruemit, të qethunit, cigaret, letra e zarfa etj. etj., të cilat janë të nevojshme. Prandaj, me anën e kësaj letre lutemi dhe kërkojmë që të na rregulloni gjendjen tonë; dhe të na jepni ndonjë ndihmë. Ne me padurim presim që të na dërgoni përgjigje, për më tepër sepse gjendemi në mes shokëve oficerë jugosllavë dhe ne na shohin si oficerët e ardhshëm të Armatës Sh-qiptare dhe në mes tyre po turpërohemi vetëm ne të dy, pa para në xhep. Kështu që në rrethun shoqnor s’na jepet mundësia të marrim pjesë, mbasi xhepat tonë janë thatë.

Ju lutemi na falni nëse e kemi shkrue pa rreg-ull këtë letër.

Me kaq e përfundojmë tue shpresue se do të na përgjigjeni mbi sa shkruem.

Të fala revolucionareShokët akademistë

Qemal Perihana dhe Riza DrishtiTula, 24. X. 1946.

Të dashur shokë!Po kalojnë gjashtë muaj (që nga prilli 1946)

që kemi ardhur këtu në shkollën e artilerisë të Odesës dhe gjatë kësaj kohe ju kemi dërguar dy letra, megjithëqë adresën tuaj të sigurt nuk e kemi ditur. Duket se asnjëra nuk do ju ketë rënë në dorë dhe tani nuk dinim as ne se në ç’mënyrë do mundnim që t’u vinim në dije për çdo urdhër e direktivë për ne.

Sot në shkollën tonë erdhi një korrespondent jugosllav, i cili erdhi për të parë shokët jugosllavë (këtu ne kemi ardhur bashkë me 13 jugosllavë të hequr prej njësive të ndryshme dhe prej shkollës ish-Akademia Beograd). U interesuam dhe pyetëm për adresën e Misionit tonë; mjer-isht adresën e Misionit nuk e dinte, porse dinte vetëm në këtë drejtim që po ua drejtojmë. Ndje-nani për drejtimin jo ashtu si duhet.

Gjatë kësaj kohe nuk kemi marrë asnjë letër prej Shqipërie, nuk dimë se në ç’mënyrë të dër-gojmë e të marrim përgjigje.

dihet, edhe nga ai mision të shumta kanë qenë premtimet e komandës së shkollës dhe e komi-sioneve të ndryshme që vinin nga Moska dhe Okrugu i atjeshëm. Vetë gjenerali i shkollës na premtoi se do të na bëheshin dy palë rrobash, dy palë çizme, ushqimin dhe rrogën si të oficerit. Kështu kaluan 5 muaj dhe përfundimi i të gjitha këtyre premtimeve ishin një palë rroba, mush-amaja (verore) me të cilat qëndrojmë akoma dhe asgjë tjetër. Si përfundim i trajtimit që na bëri shkolla e Saratovit ishte udhëtimi prej Saratovi në Simferpol, që na kushtoi 11 ditë dhe pikërisht në konditat e robërve të luftës, për të cilën u është raportuar në raportin e mëparshëm…

Të ndryshme a) Gjendja shëndetësore e shokëve. Efek-

tet e luftës janë dukur e duken tani kur shokët ndodhen në kondita të vështira jetese. Deri tani këta shokë kanë dalë të paaftë për vazhdimin e shkollës së këmbësorisë: 1. Malo Zanaj- reu-matizëm dhe neurologji. 2. Ali Jakupi veshkat (ka gurë) i cili qysh kur ka ardhur e deri tani vuan i shtruar në spitale.3. Malo Hashorva – për neu-rologji, syrin e ka keq dhe reumatizëm. 4. Sha-hin Bozgo, i cili ndodhet i shtruar në spital duke nxjerrë ujë në shpatull. 5. Naum Petro nga tifua në kokë, i cili është në spital qysh kur kemi ar-dhur dhe s’është në gjendje shërbimi. 6. Petro Poreci, i cili doli i paaftë nga komisioni mjekësor i Limferopulit për krahun që i është plagosur.

Këta shokë, nga mjekët e këtushëm kanë dalë të paaftë për vazhdimin në radhët e ush-trisë. Përveç këtyre ka edhe shokë të tjerë të dobët nga shëndeti, që nuk kanë shpresë të vazhdojnë deri në fund shkollën.

b) Për elementët që kanë kërkuar të largohen nga shkolla.

1. Bashkim Kasaruho, i cili ka kërkuar qysh kur erdhëm, shkaku pse kërkon të vazh-dojë në shkollë (universitet). Për këtë ka biseduar me atë mision gojarisht dhe qëndron në pritje të urdhrit.

2. Skënder Shahini kërkon të shkojë në Sh-qipëri për arsyet: është shumë i shkurtër, nuk i përballon dot vuajtjeve. Për këto i sipërmi ka biseduar me atë mision dhe pret përgjigjen.

3. Mine Sota. I ka vdekur i ati dhe, si i vetëm në shtëpi, kërkon të kthehet pranë familjes. Këtë gjë e ka kërkuar edhe pranë shkollës dhe shkolla e ka raportuar.

4. Mujop Sokoli, i pakënaqur për vazhdimin e studimeve në B. Sovjetik dhe i dësh-përuar për trajtimin si kursant nga ana e rusëve. Nuk i përmbahet disiplinës, ka kërkuar vazhdimisht largimin e tij për në Shqipëri dhe është hedhur në inakrivitet.

P.S. Përveç këtyre katër elementëve të më-sipërm që kërkojnë të ikin nga shkolla, ka edhe të tjerë, por që nuk e kanë shfaqur. Kjo frymë konstatohet të ketë rrjedhur nga konditat e vështira për të cilat u fol më lart. Kjo byro ka studiuar dhe ka luftuar një frymë të tillë, por situatës së vështirë nuk ka mundur t’i bëjë ballë. Na kini kërkuar karakteristikat e shokëve, këto jemi duke i bërë, mbasi t’ mbarojmë, jua dërgo-jmë së bashku me notat e mësimeve.

Lënda propagandistike. Gazetat dhe revistat që na keni dërguar kanë qenë të rralla dhe shumë të vjetra; mundësisht të na mbani në lidhje më të rregullta me gazeta dhe revista. Na dërgoni tekste të ndryshme që kanë dalë në Sh-qipëri dhe që ne nuk i kemi. Me një fjalë, lënda propagandistike mundësisht të na vijë e rregullt.

Studentët shqiptarë trajnohen në grupin e ushtarakëve jugosllav

Kur ishim në Akademinë Beograd (pse ne prej Shqipërie kemi ikur që në shkurtin e 1945 dhe vazhduam studimet derisa u drejtuam për në SSSR), i dërgonim letrat me anën e Misionit dhe ishim në rregull për çështjen e letrave, porse këtu s’dimë si për letër ashtu dhe për të tjera; ne s’kemi se ku gjetkë , përveçse Misionit tonë. Për sa u përket gazetave e revistave, sa qemë në Beograd i merrnim në rregull. Këtu s’kemi parë asnjë me sy pse shkaku ka qenë korresponden-ca. Tani sigurisht shpresojmë se nuk do të mbe-temi si kemi mbetur deri tani. Nëse do ju ndod-hen gazeta ose revista, qofshin edhe shumë të vjetra, po të keni mundësi dërgonani aq sa të shihet e arsyeshme prej jush për dy persona.

Këtu jemi vetëm dy shqiptarë (Bajram Çela prej Berati dhe Muke Turani prej Korçe).

Ju përshëndesimMuke Turani

Odesë, më 1.X.1946

P.S. Në Akademinë e Voroshillovit prej kohësh

kanë ardhur oficerë shqiptarë, midis tyre edhe shoku major Teki Kolaneci. Mundësisht, nëse vazhdojnë studimet ende, shkruanani.

Simferpol, 14.XII.1946.Raport i Lym Ketës

10.XI.1946–12.XII.1946

Më 10.XI.1946 nëpërmjet komandës së shkollës ju kemi dërguar raportin e muajit të kaluar në të cilin bëhej fjalë për largimin tonë nga Saratovi, udhëtimi dhe trajtimi që na u bë nga kjo shkollë në dy ditët e para. Më 20.XI.46 ju kemi përcjellur nëpërmjet komandës së shkollës, listat të cilat na i kishit kërkuar që në Saratov. Si për raportin ashtu edhe për listat, nuk dimë nëse ju kanë mbërritur…

Morali - Në lidhje me konditat e vështira që ndodhemi (ndalesa e liridaljes, mosdhënia e rrogës, të rrobave (veshmbathje) dhe ushqimi i dobët, kanë influencuar në rënien e moralit të shokëve…

Gjendja e kompanisë në mësim – Vullneti i shokëve për mësim gjatë muajve të parë ka qenë shumë i madh, sa s’kish ku të kalonte më tej. Pa-raqitja e problemeve të mësipërme ka shkaktuar rënien gradualisht të mësimit për secilin. Tani në kohët e fundit kjo rënie duket më tepër…

Si na trajton shkolla Siç u është shkruar edhe në raportet e më-

parshme trajtimi që na bëhet në shkolla është i njëjtë me atë të ushtarit të thjeshtë; m’anë tjetër, për ne si të huaj nuk kanë bërë asnjë hap që të shikonim ndonjë vepër të socializmit, bilé mund të themi se dy muaj që ndenjëm në Sara-tov shkolla e atjeshme nuk u kujdesua, të pak-tën të na kish dërguar një herë në kino, teatër apo koncert, t’i lëmë kolkozet apo fabrikat etj. Siç

DOSSIER

Përgatitja e kadetëve në shkollën ushtarake “Skënderbej”

Page 11: Metropol 1 qershor

11• E shtunë 1 qershor 2013

»kapiteb i-rë Veis Levendi, për të cilin Juve shoku Ministër ini në dijeni dhe që i dhatë ndonji përgjigje. Major Çobani në të njëjtën kohë i drejton nji lutje edhe Kuvendit Popullor.

Sa sipër është mirë që të i jepet përgjigje.

Atasheu ushtarakN/kolonel Hajdar Aranitasi

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISËSekretMINISTRIJA E MBROJTJES POPULLOREEkzemplar 2“DREJTORIA E KUADRIT”Nr. 842 Prot.Tiranë, 28-3-1955

ATASHEUT USHTARAK SHQIPËTARMOSKË1. Në lidhje me çështjen e martesave të

ushtarakëve shqiptarë me vajzat sovjetike si edhe për gjithë shtetasit e tjerë, siç mund ta dini, Presidiumi Kuvendit Popullor të RP Shqipërisë me dekret të veçantë ka vendosur që: shtetasit e RP Shqipërisë mund të martohen me shtetas të huaj, vetëm atëherë kur të kenë marrë lejen e nevojshme nga Presidiumi Kuvendit Popullor. Kjo t’u bëhet e ditur të gjithë oficerëve, nënoficerëve dhe kursantëve shqiptar që vazhdojnë studimet në aka-demitë, kurset dhe shkollat ushtarake në Bashkimin Sovjetik dhe të porositen që në të ardhmen të veprohet si më poshtë: Ushtaraku që dëshiron të martohet duhet të drejtoj Presidiumit të Kuvendit Popullor lutjen për t’ju dhënë leja e nevojshme. Lu-tja duhet t’ju dërgohet juve dhe ju mbasi të kini studiuar t’ja përcillni MMP (drejtori i kuadrit), duke dhënë dhe mendimin tuaj në se jeni ose jo dakord që ushtarakut t’i jepet leja, si studion ai, cilat janë sjelljet e tij. Pastaj Presidiumit të Kuvendit Popul-lor lutja i dërgohet nga MMP. Përgjigja e kërkesës oficerit do t’i jepet nga ana juaj mbasi të jeni njoftuar këtej. Për këtë arsye ushtarakët mos të bëjnë martesën me shtetaset Sovjetike, pa marrë aprovimin e Presidiumit. Në rast të kundërt ata do të ngarkohen me përgjegjësi dhe ndaj tyre do të merren masa të rrepta.

2. Gradimi i gjithë ushtarakëve dhe kapterëve me gradën “marshall”, nuk mund të bëhet tani për tani. Së pari sepse grada “marshall me rregulloret e reja është hequr dhe sepse kjo çështje influencon dhe me pikëpamje financiare. Në të ardhmen do të dërgojmë në shkollë vetëm kursantë dhe nënoficerë të shërbi-mit të detyrueshëm.

3. Sikurse jeni njoftuar dhe me radiogram të veçantë për pilotët që mbaruan shkollën e aviacionit gjuajtës në Borisoglebs dhe që tani vazhdojnë praktikën në grupin e major Niko Hoxhës me urdhrin e Ministrit të Mbrojtjes Popullore nr.134 datë 5.3.55 janë graduar N/togera me vjetërsi grade që nga data 1.7.1954.

4. Ministri Mbrojtjes Popullore nuk është dakord që të bëhet nji letër e përgjith-shme mbi thyerjet disiplinore që bëjnë ushtarakët t’anë mbasi deri tash kemi pasur vetëm dy raste të theksuara ajo e Major Petrit Çobanit e Mendu Baçkës dhe e Kapiten Selman Hamitit me Tefik Ruçin, në rast se keni dhe raste të tjera na njoftoni me anën e nji raporti më të hollësishëm për ta marrë në studim.

5. Për çështjen e dërgimit në Bashkimin Sovjetik të ushtarakëve që të jenë më të përgatitur nga ana kulturale dhe ushtarake për në të ardhmen do ta kemi parasysh.

Për të patur dhe neve mundësi të njohim për-parimin dhe gjendjen e kuadrit që studiojnë në Bashkimin Sovjetik, është e domosdoshme të na dërgoni raport dhe informacione veçmas për çdo grup dhe notat që ata marrin për çdo semestër. Tani që është vendosur dhe linja ajrore besojmë se kjo punë do të bëhet më e dendur. Raportet që kanë çështje për kuadrin dhe i përkasin kësaj Drejtorie duhet të dërgohen Drejtorisë së Kuad-rit. Për oficerët e shumë shkollave nuk na keni dërguar asnjë informacion.

Shef i drejtorisë kuadritKolonel(Dilaver Poçi) D.v.

Tani në kohët e fundit kemi filluar nga mësimi i taktikës. Lëndën teorike të saj e marrim nga libri: “Rregullorja e këmbësorisë së Ushtrisë së Kuqe në luftim”, pjesa I dhe II. Kjo paraqitet tepër urgjente, prandaj, mundësisht të na dërgohen sa më parë, mbasi një nga lëndët kryesore që do të kemi është taktika dhe libri që studiojmë është pikërisht ai që është përkthyer edhe në shqip. Nga ju kemi marrë dy letra, një nga Saratovi dhe një këtu. Në të dyja letrat shkruhej shumë pak, prandaj me marrjen e këtij raporti presim të na kthehet përgjigje dhe udhëzime.

Për byronë e grupit të ofic. të këmbësorisë Simferopol

Kap. II (Lym Keta)

P.S. Shtojmë se me marrjen e uniformës së re na duhet grada, prandaj mundësisht të na bijnë yje për grada.

Lymi

Rostov 17.3.48

Shoku Vasil!Në 22 shkurt ju dërgova një raport ku para-

qisja një sqarim në përgjithësi.Ju vë në dijeni një çështje tjetër:Arjan Qirjakua ka shumë kohë që ka pas lid-

hje me Amerikën. Pak kohë më parë mori një letër nga Amerika, ku xhaxhai i tij s’e di me sig-uri i shkruante se të dërgova një orë dore, por çuditërisht kutija në të cilën kisha vënë orën m’u kthye përsëri me 4 gurë, dhe shtonte: “Siç kup-tohet ora qenka grabitur në Rostov nga që kutija përmbante vulën e Rostovit, Arjan Qirjaku shkoj me këtë rast në përgjegjsat e shkollës, i cili ju shpjegoi përmbajtjen e letrës.

Përgjegjësi politik i shkollës, kërkoi nga Arjani t’ja ipte çështjen në formë raporti.

Mbas disa ditësh përgjegjësi politik na kërkoi të na mblidhte (data 15-3), ku gjeti në dhomë Arjanin, Xhafer Raçën, Mahmut Myftinë, Guri Qyrën dhe Avninë nga që unë, Vangjel Prifti e Lame Çikon ndodheshim në qytet.

Përgjegjësi politik pati këtë bisedim:1) Ka qenë gabim që ju keni korespondencë

me Amerikën, nga që ndodhja juaj këtu është sekrete.

2) Ju nuk duket të kini asnjë korrespondencë me shokët e misionit ushtarak, por të shikohet çdo letër e të dërgohet nga ne.

Kur shokët i thanë se gazetat tona kanë sht-ypur fotografi nga jeta e studentëve ushtarakë në Moskë, ai tha se gazeta ka bërë gabim, duke vënë si shembull gabimin e Pravdës për botimin e tekstit të Dimitrovit për një konfederatë të shteteve demokratikë, e cila nuk është në vijën e partive.

Dje përgjegjësi politik ardh përsëri, i cili solli një letër nga përgjegjësi i postave të qarkut të Rostovit, ku vërtetonte se asnjë kuti nuk ka arth në Rostov nga Amerika qysh prej muajit gusht.

-Arjani i ka dërguar xhaxhajt dhe fotografi me uniformën e sotme. Në muajin Prill ose në fund të Marsit) kursi i dytë dhe i tretë shkon për 4 dit në mësime taktike. Ne dhe jugosllavët nuk shkojmë. Për këtë përgjegjësi politik na tha se për ju ka tjetër program.

Ju vë në dijeni se ish aspirant Rexhep Çela i cili përçka demobilizuan, kur iku këtej mori me vete dhe libra ushtrakë, të cilat janë mjaft të vlefshme. Rexhep Çela shkruante se po patët mundësi më dërgoni mësimin e artilerisë.

Nuk e di përse ky e kërkon përderisa ai është civil sot. Librat që mori: rregullore qëllese (pravil-lo strelbi) etj.

Në muajin shkurt kërkova nga Arjan Qirjakua të mbahesh një fjalim me rastin e festës së Ush-trisë sovjetike, ashtu sikurse në ’47-n e mbajtur prej meje. Ai s’më dha asnjë përgjigje. Koman-danti togës ka shkue në kurort ngaqë vuante nga mushkëritë, për dy muaj.

Nga çdo drejtim tjetër shkojmë fare mirë.

Dashamir HarxhiSot data 17-3 Arjani mori përsëri një letër

nga Amerika. Përgjegjësi politik e kish pyetur Arjanin, që kur ke hyrë në parti, me se merret yt at në Shqipëri?

Delegati për në KongresRaport në lidhje me zgjedhjen e delegatit për

në Shqipëri.Me datën 24.X.1948 në mëngjes përgjegjësi

politik i shkollës na njoftoj se ka urdhër për të zgjedhur një delegat për në Kongres. Ai tha: “Duke mos ditur mënyrën e zgjedhjeve në Sh-

qipëri, do të veprojmë si mbas kandidat sovjet Ustovit Bolçevik (sovjetik).

Me kandidaturë të pranuar ngelënSul DomiQamil PodaEmin AgolliMbas zgjedhjes së kandidatëve u vunë në

votim të mçefët.Në zgjedhje me shumë vota mori Emin Ago-

lli dhe u zgjodh delegat. Shok shumë i mirë dhe meriton.

Shënim: Presim gazeta, zhurnale e sidomos rezuljocjonet e Nula.

Informacion: Ata që “u gëzuan” kur u mar-tuan, po aq u hidhëruan kur u dha porosia të ndaheshin.

Shoku Ministër,Këtë listë të grave sovjetike të martuara me

oficera shqiptarë që u larguan përgjithmonë për në B.S. e kemi pregatitur në bashkëpunim me shokët e sigurimit dhe të zyrës së pashaportave të Ministrisë së Brendshme.

Interesim të math shumë ka patur nga për-faqësuesi i aerofllotit për të shoqen e Kolonel Arqile Polenës si për shembull kur do të ikin pse

akoma nuk do të ikë, e tjera.

N/kolonel Kozma Zegali

Informacion: Leje martese nga Kuvendi Popullor

Moskë më 15.IV.1954Ministrit të Mbrojtjes Popullore(Gjenerallejtënant Beqir Balluku)

TIRANË

Bashkë me këtë shkresë po ju përcjellim lu-tjen e major Nuci Çobanit, i cili kërkon ti jepet leja për t’u martuar me nji vajzë sovjetike. I nal-tëpërmenduri është ndëgjues i akademisë së Mbrapavijës “Mollotov” në qytetin Kalinin. Ma-jor Çobani është tani duke vazhduar provimet dhe së shpejti kthehen në Shqipëri, për këtë ai lutet që të ketë ndonji përgjigje të shpejtë. Në këtë drejtim është folur se ligji nuk lejon por është parë se mjaft shok që bëjnë kërkesa. Neve mendojmë se ky problem duhet shikuar dhe duhet mbajtur nji farë qëndrimi, ose tu jepet përgjegje, qoftë e negative siç është p.sh.

DOSSIER

Page 12: Metropol 1 qershor

12 E shtunë 1 qershor 2013 •

«

Probiotikët e kosit natyralndikojnë në fuksionimin e trurit

Bon Jovi, “bamirësi” për spanjollët

Një prej këngëtarëve më të njohur të muzikës rock, ameri-kani Jon Bon Jovi, vendosi që të shpërndarë gratis bile-tat për spektaklin e tij të radhës në Madrid, për shkak të krizës ekonomike që po përjeton Spanja. Në fillim, Bon Jovi vendosi që të shiste biletat në kuotat e 18-39 eu-rove, shumë më lirë se sa çmimet normale prej 40-99 eurosh. Megjithatë, në një reflektim të dytë, duke para se shumë spanjollë kishin vështirësi të blinin biletat e tij edhe me çmim të ulur, Bon Jovi vendosi që spektakli i tij të bëhet falas. Në një intervistë për të përditshmen “El Mundo”, 51-vjeçari argumentoi se fillimisht, Madridi ishte lënë jashtë listës së destinacioneve të turit europian, për shkak të frikës se kriza ekonomike do të dëmonte shitjen. Megjithatë, ai shtoi se ndihet shumë “mirënjohës Spanjës”, për mbështetjen shumëvjeçare që i kanë dhënë fansat e tij të shumtë në këtë vend. Koncerti i Bon Jovit në Madrid do të mbahet në datën 27 qershor.

Melanie Brown le shpresa për një tjetër album nga Spice Girls

Këngëtarja e grupit Spice Girls, Melanie Brown, ka dhënë një intervistë për E news, duke folur se kur grupi mund të bëjë një rikthim me një tjetër album. Ajo nuk ka thënë asgjë konkrete, por as nuk ka mohuar se mund të ketë një tjetër album nga Spice Girls. “Nuk mund të them po tani, por ndoshta. Le të ndodhë kur të jetë momenti”, është shprehur Melanie. Kështu që Melanie ka lënë një dritare hapur për një tjetër risi nga grupi.

Adam dhe Nina shijojnë lidhjen “rastësore”

Burimet raportojnë se romanca në mes të Adam Levine dhe Nina Agdal është “rastësore”. Është raportuar në fillim të kësaj jave se frontmeni i grupit “Maroon 5” dhe modelja e “Sport Illustrated” kanë filluar një lidhje roman-tike. “Është shumë e rastësishme për Nina. Ata vetëm dëshirojnë të njohin njëri-tjetrin”, ka thënë një burim për revistën “People”. Adam është ndarë nga e dashura Be-hati Prinsloo në muajin mars derisa tani ka filluar me 21 vjeçaren Nina. 34 vjeçari njihet për lidhjet me modele të bukura përfshirë Angel Behati dhe Anne V derisa më parë ka qenë në lidhje me Paris Hilton dhe Lindsay Lohan.

Gmail pajiset me inbox të riGoogle ka la-

jmëruar së fundi se ka përmirësuar shërbimin gmail, duke shtuar tipare të reja dhe dizajn të ri të inbox. Sipas Google, inboxi i ri ju lejon të jeni në kon-troll të plotë të op-eracioneve në gmail. Përveç versionit në ueb, përditësimi për gmail ka arritur edhe në iOS dhe Android. Për më shumë detaje rreth përditësimit të gmail dhe të gjitha tipareve të reja mund të vizitoni blo-gun Gmail Blog.

GOSSIP

Në kosin natyral janë gjetur disa baktere të cilat rrisin disponimin dhe mund të ndihmojnë në trajtimin e ankthit dhe depresionit. Sipas studiuesve, konsumi i kosit natyral që përmban

probiotik dy herë në muaj, tregon ndry-shime në funskionimin e trurit. Probiotikët ndikojnë në zona të trurit që lidhen me emocionet dhe arsyetimin. Shkencëtarët shpresojnë se një terapi me probiotikë një ditë të jetë mund të jetë në dispozicion për të ndihmuar edhe autizmin e Alzheimerin. Por duhet theksuar se njerëzit që vuajnë nga depresioni nuk mund të shërohen duke ngrënë kos. Probiotikët quhen edhe “bakterie të mira”, sepse ndikojnë për së miri në sistemin imunitar dhe ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve.

Page 13: Metropol 1 qershor

13• E shtunë 1 qershor 2013

»

Kim Kardashian ‘tradhëtohet’ nga eraËshtë kritikuar shumë për stilin e veshjes gjatë periudhës së shtat-zanisë, por edhe një herë të vetme kur Kim u vlerësua nga interneti se kishte një veshje të përshtatshme, ka qënë era ajo që ka prishur këtë moment, duke i ngritur fustanin dhe nxjerrë në pah asetet e Kim. Por showgirli vetëm ka qeshur dhe ka bërë me dorë nga kam-erat, duke kaluar këtë moment të sikletshëm.

Lopez tradhton

të dashurin?Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj Casper Smart janë përplasur, për shkak të akuzave të këtij të fundit se ajo e tradhton me reperin Pitbull. “Casper është i bindur se Jennifer po e tradhton atë me Pitbull prapa shpinës së tij. Ai është përplasur me të dhe ka kërkuar nga ajo të tregojë nëse ka aferë me Pitbull. Pastaj ai i ka kërkuar asaj të këputë lidhjet me të”. “Jen në fillim u tërhoq dhe vetëm qeshte në fytyrën e Casper. Por pastaj ajo u çmend. Ajo ia ktheu atij, ‘Mos fol me mua ashtu’ dhe ia mësyu. Më vonë ajo ia kujtoi Casper se kush është bosi dhe se është ajo që prodhon paratë në lidhje – dhe nëse nuk i pëlqejnë kushtet, mund të largohet”. “Dhe nëse Jen e len, Casper e di se ditët e tij të të jetuarit në nivel të lartë mbarojnë. Ai u dorëzua dhe filloi të rënkojë, ‘Jen nuk mund të më lërë – ajo më ka premtuar të më bëjë të fam-shëm!’. “Casper është shumë xheloz sa madje ka filluar të kopjojë Pitbullin. Ai mendon se nëse vepron më shumë si Pitbull, Jen do ta pëlqejë më shumë, por dëshpërimi i tij e bën atë edhe më pak tërheqës për Jen”, ka thënë burimi.

KATE UPTONMASHTROHET NGA

“VICTORIA’S SECRET”

Kendall nis të realizoj ëndrrën si modeleAjo ka zbuluar ëndrrën e saj për tu bërë modele e “Victoria Secret”. Këto ditë Kendall Jenner i është afruar shumë ëndrrës së saj pasi ka marrë rolin e fytyrës reklamuese të rrobave të banjës “Agua Bendita”, duke ndjekur hapat e Candice Swanepoel dhe Sara Sampaio. Një fotografi e publikuar tr-egon 17 vjeçaren në një bikini shumëngjyrësh,fotografi kjo e bërë për koleksionin e bikineve. Ylli i “The Keeping Up With The Kardashians”, e bija e Kris dhe Bruce Jenner ka treguar se sapo ka hyrë në botën e modelimit dhe se aty mendon të qëndroj gjatë.

Rikthehet Bridget JonesHeroina angleze e lindur nga pena e shkrimtares Helen Fielding, që i dha zë brezit të grave në moshë të re. Vëllimi i parë i bjondes plangprishëse, që doli në treg 15 vjet më parë, shiti plot 15 milionë kopje në 40 vende të ndryshme të botës. Në tetor do të dalë libri i tretë me titull “Bridget Jones: Mad About the Boy” (Bridget Jones: E çmendur për një djalë). Bridget, që në tel-evizion ka fytyrën e aktores Renee Zellwegger, vazhdon të mbajë ditarin e saj, por këtë herë telashet do t’i bëjë në Facebook e Twitter.

GOSSIP

Modelja Kate Upton ishte shokuar kur pa disa fotografi të veta të vjetra në katalogun e “Victoria’s Secret”, pasi zyrtarët e kësaj kompanie i kishin thënë se kurrë nuk do t’i përdorin ato. Biondja simpatike nuk mund t’iu besonte syve, kur pa disa fotografi të veta të cilat “Victoria’s Secret” i kanë përdorur pa lejen e bukuroshes. “Upton ka kërkuar sqarim

nga zyrtarët e “Victoria’s Secret”, pasi ata i kishin thënë asaj se nuk do t’i publikojnë pa lejen e saj. Nëse ata nuk i japin ndonjë përgjigje, një gjë është e sigurt që do t’i padis për mos respektim të kontratës”, ka deklaruar një burim i “New York Post”.

Page 14: Metropol 1 qershor

14 E shtunë 1 qershor 2013 •

«

Moska dhe Damasku nën-shkruajnë marrëveshje për avionë ushtarakë

të tipit MiG. Bëhet fjalë për një furnizim të Sirisë me të paktën dhjetë avionë. Nga ana e tij Assad kërcënon Izraelin në rast sulmi. Rusia furnizon Sirinë, sipas të dhënave të saj, me të paktën dhjetë avionë luftarakë të tipit MiG-29 MM2. Drejtori i përgjithshëm i kësaj sipërmarrjeje prodhimi të MiG, Sergej Korotkov, i tha agjencisë së lajmeve Interfax, se është nënshkruar tashmë një kontratë përkatëse. Një delegacion sirian aktualisht është në Moskë dhe po merret me hollësitë e kësaj kontrate.

Bashar al-AssadRusia vitin e kaluar kishte

furnizuar disa herë Sirinë me avionë të prodhuesit Mikojan-Gurevitsch (MiG). Vëzhguesit në Moskë e cilësojnë kon-tratën si një përgjigje direkte ndaj vendimit të BE-së për t’i dhënë fund embargos së armëve kundër Sirisë. Moska dhe Damasku tashmë kanë rënë dakord për furnizimin e sistemit mbrojtës anti-raketor me avionë rusë të tipit S-300. Rusia prej vitesh është një aleate e ngushtë e regjimit të Bashar al Assad-it. Ndërkohë nga Siria vijnë tone të ashpra në prag të përgatitjeve për konferencën e planifikuar për paqe për vendin e përfshirë nga lufta civile. Assad përmes një interviste televizive tha se do t’i përgjigjet Izraelit në të njëjtën mënyrë në rast të ndonjë sulmi të ardh-shëm. Më parë Izraeli kishte paralajmëruar për rrezikun që vjen nga raketat ruse duke i cilësuar si një kërcënim serioz për vendin e tij. Predhat siri-ane kishin goditur pozicionet izraelite në Lartësitë Golan, të cilat janë nën kontrollin e Izraelit qysh prej luftës së vitit 1967. Siria dhe Izraeli kanë qenë në gjendje lufte, që prej 1948, por kufiri ka qenë relativisht i qetë gjatë viteve të fundit.

Beteja e ashpër për KusairinNdërkohë, në terren vijojnë luftimet e ashpra mes forcave të regjimit të mbështetura nga militantët e Hezbollahut dhe trupave të opozitës dhe kryeqendra është shndërruar qyteti i Kusairit, një nyje lidhëse që të dyja palët kërkojnë ta kenë nën kontroll. Forcat opozitare në Siri po përforco-jnë pozicionet e tyre luftarake në këtë qytet. Kreu i grupit kryesor opozitar, George Sabra foli për rreth 1 mijë trupa të opozitës të vendosura në këtë qytet. Por BBC citon një bur-im nga brenda qytetit të rrethuar të ketë thënë që numri i rebelëve në këtë zonë është shumë herë më pak se 1 mijë. I njëjti raportim transmetohet edhe nga televizioni shtetëror sirian. Sipas tij, Kusair është i rrethuar tashmë nga forcat qeveritare dhe se “terroristët” e kanë betejën e humbur.

Assad kërcënon Izraelin, për Lartësitë Golan

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka paralajmëruar Izrae-lin se do të përgjigjet në po të njëjtën mënyrë, në rast të ndonjë sulmi të ardhshëm me raketa. Në një intervistë për një televizion libanez, ai tha se ka një “presion popullor” për të hapur një front lufte kundër Izraelit, në Lartësitë Golan. Ai sugjeroi gjithashtu se Siria mund të ketë marrë tashmë dërgesën e parë të sistemit mbrojtës anti-raketor nga Rusia. Izraeli ka paralajmëruar se i konsideron raketat ruse si një kërcënim serioz ndaj sigurisë së tij. Al-Assad ka folur për “al-Manar TV”, që ka lidhje të afërta me lëvizjen ushtarake shiite në Liban, Hezbollahun, një aleat tepër i ngushtë i qeverisë siriane. Izraeli ka ndërmarrë 3 sulme nga ajri në Siri, për të ndaluar transferimin e armëve të rënda drejt Hezbollahut në Liban. “Ekziston një presion popullor për të nisur një front rezistence në Golan”, tha Assad. Izraeli ka pushtuar Lartësitë Golan që prej luftës së vitit 1967. Ai aneksoi territorin në 1981, në një lëvizje, e cila nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar. Predhat siriane kanë goditur pozicionet izra-elite në Lartësitë Golan, edhe pse nuk është e qartë nëse ato kanë pasur si shënjestër rebelët në zonat kufitare, ndërsa Izraeli i është kundërpërgjigjur zjarrit. Siria dhe Izraeli kanë qenë në gjendje lufte, që prej 1948, por kufiri ka qenë rela-tivisht i qetë gjatë viteve të fundit.

SHBA lehtëson masat ndaj IranitShtetet e Bashkuara kanë lehtësuar kufizimet e shitjes së telefoneve celularë e mjeteve të tjera të komunikimit apo kompjuterave për iranianet. Lëvizja synon promovimin e lirisë së tyre politike, duke iu kundërvënë në këtë mënyrë atyre që Washingtoni i cilëson "përpjekje të Teheranit për ta bërë popullin e tij të heshtë". Një hap i tillë nënkupton se për të parën herë, iPhone-i i Apple-t mund të eksportohet ligjërisht në republikën islamike. Amerika i ka ashpërsuar vitet e fundit sanksionet ndaj Iranit për ta detyruar regjimin e ajatollahëve të heqë dorë nga ambicjet e tij bërthamore.

Kriza amerikane, rikuperohet gjysma e humbjeve

Banka Qendrore Amerikane arriti në përfundimin se familjet në Shtetet e Bashkuara kanë rekuperuar më pak se gjysmën e pasurisë që kishin para recesionit të thellë të viteve 2008-2009. Një degë e Rezervës Federale në St. Louis të Misurit thotë se familjet amerikane akumuluan një pasuri neto me vlerë 66 trilionë dollarë deri në fund të vitit të kaluar. Por raporti shton se kjo shumë përfaqëson vetëm 45 për qind të shumës që kishin familjet amerikane në vitin 2007, disa muaj para rënies më të thellë ekonomike në Shtetet e Bashkuara që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. sipas bankes, pre-tendimet se dëmi i shkaktuar nga kriza është riparuar në një masë të madhe, janë të pajustifikueshme.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania i bënë thirrje Rusisë që të mos mbështesë me armë dhe sidomos me sisteme të avancuara raketash Sirinë, pasi ky hap do të zgjasë pafund konfliktin e armatosur atje. Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, deklaroi se dërgesat e Rusisë padyshim që do të kenë një ndikim negativ në mbërritjen sa më shpejt të paqes në Siri. Ndërkohë, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, i kërkoi Moskës që të mos minojë ato pak shanse që janë për gjetjen e paqes në Siri. Deklaratat e sekretarit Perry dhe kryediplomatit gjerman u lëshuan nga Uashingtoni në të njëjtën ditë kur Presidenti sirian, Bashar al-Assad deklaroi se ka nisur zbatimi i kontratave për blerjen e armëve nga Rusia, por pa përmendur asn-jëherë mbërritjen e ndonjë armatimi të sofistikuar rus. Të premten, dy gazeta ruse, duke cituar një burim nga Ministria e Brendshme në Rusi, përhapën

lajmin se është ende e paqartë nëse do të dërgohet brenda këtij viti ndonjë sistem i avancuar raketor në Siri. Nga ana tjetër Izraeli ka paralajmëruar se i konsideron raketat ruse si një kërcënim serioz ndaj sigurisë së tij. Izraeli ka ndërmarrë 3 sulme nga ajri në Siri, për të ndaluar transferimin e armëve të rënda drejt Hezbollahut në Liban. “Ekziston një presion popullor për të nisur një front rezistence në Golan”, tha Assad. Izraeli ka pushtuar Lartësitë Golan që prej luftës së vitit 1967. Ai aneksoi terri-torin në 1981, në një lëvizje, e cila nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar. Predhat siriane kanë goditur pozicionet izraelite në Lartësitë Golan, edhe pse nuk është e qartë nëse ato kanë pasur si shënjestër rebelët në zonat kufitare, ndërsa Izraeli i është kundërpërgjigjur zjarrit. Siria dhe Izraeli janë në gjendje lufte që prej 1948, por kufiri ka qenë relativisht i qetë gjatë viteve të fundit.

Rusia furnizon Sirinë me avionë luftarakë,Gjermania e SHBA kundër

Gjermania e SHBA kundër Rusisë: Jo raketa në Siri

BOTA

Page 15: Metropol 1 qershor

15• E shtunë 1 qershor 2013

»BOTA

Manipulimet në sport, dopingu dhe racizmi trajtohen në një konferencë në Berlin. Në kon-ferencën botërore të sportit marrin pjesë përfaqësuesit e shumë vendeve nga bota. Kancelarja gjermane Angela Merkel po lëviz shumë kohët e fundit. Të shtunën e kaluar ishte në stadiumin e Londrës Wembley për të parë ndeshjen finale të Ligës së Kampio-nëve mes Bajernit të Mynihut dhe Borusia Dortmund (2:1).Të mërkurën ishte në Berlin në konferencën ministrore për sportin, ku morën pjesë përfaqësuesit e 100 vendeve. Në këtë konferencë bëhej fjalë për përparësitë dhe mangësitë e sportit, ku ka fitore dhe ma-nipulime të mëdha. Ministri i Brendshëm gjerman Hans-Pe-ter Friedrich foli për "magjinë" e sportit, për faktin se "rezul-tati nuk dihet në fillim". Por pikërisht ky është problemi sepse shpesh rezultatet dihen para fillimit të ndeshjeve, për shkak të manipulimeve dhe skandaleve me baste. Në këtë mënyrë mund të fito-hen shumë para. Bastet janë rreziku më i madh i sportit, pas dopingut. Ministri thotë se me këto çështje po merret edhe policia evropiane (Europol). Gjatë vitit të kaluar janë regjistruar me qindra persona të dyshuar, nga 15 vende të ndryshme. Por janë manipu-luar edhe ndeshje futbolli nga Afrika, Azia, Amerika... Se për çfarë përmasash të parave bëhet fjalë tregon vetëm shembulli i ndeshjes Çelsi-Bajern vitin e kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve ku në emër të basteve janë vënë mbi një miliard euro. Minstrat kanë premtuar para konfer-encës botërore të sportit se do t'i japin impulse të reja luftës

Spiunazhi elektronik, SHBA kërkon ndihmë nga Kina

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka kërkuar një dialog të sinqertë me homologun e tij kinez, në lidhje me kërcënimet informatike dhe spiunazhin elektronik. Apeli i zotit Hagel vjen pas lajmeve se hakersat kinezë kanë depërtuar në programet sekrete të Shteteve të Bashkuara mbi armatimet dhe teknologjitë e tjera mbrojtëse. Shefi i Pentagonit deklaroi se Shtetet e Bashkuara e dinë origji-nën e shumicës së këtyre sulmeve. “Ka vetëm një mënyrë për të trajtuar këto çështje: të shohim përpara”, tha Hagel. Sekretari i Mbrojtjes e bëri deklaratën e tij për gazetarët në një konferencë ndërkombëtare mbi sigurinë që po mbahet në Singapor. Ai tha se SHBA dhe Kina duhet të hartojnë “rregullat e rrugës” për të lehtësuar kërcënimin e sulmeve kibernetike. Rreziku i këtij lloji pritet të diskutohet për herë të parë edhe në një takim të ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, që do të mbahet javën e ardhshme.

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara thonë se shkeljet janë pjesë e një fushate të gjerë spiunazhi të autoriteteve kineze. Ato i kanë paralajmëruar prej vitesh këto opera-cione, që synojnë vjedhjen e informacioneve ushtarake dhe teknologjike të Uashingtonit. Por, teksa SHBA po përpiqen të rrisin praninë e tyre në rajonin e Azisë së Paqësorit, po rriten shqetësimet se Kina mund të përdorë informacionet në fjalë për të minuar superioritetin ushtarak të Amerikës

SHBA, konfiskohet 1 miliard dollarë kokainë

Brenda 48 orëve të fundit, një gomone e mbushur me kokainë u sekuestrua dhe një tjetër u mbyt nga autoritetet amerikane, duke i shkaktuar krimit të organizuar një dëm prej plot një miliardë dollarësh. Në total, 3 000 kilogramë kokainë u sekuestruan dhe 2,9 tonë të tjerë u shkatërruan. Gjatë së enjtes, një gomone u evidentua duke lëvizur me shpejtësi pranë ishujve Galapagos, në Oqeanin Paqësor, me drejtim Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Helikopterë të Rojes Kufitare u vunë në ndjekje të gomones, e drejtuar nga tre persona, të cilët pasi mësuan se po ndiqeshin, nisën të hidhnin ngarkesën në det. Në tentativë për t’i ndaluar, helikopterët qëlluan gomonen, të cilën e mbytën, ndërsa keqbërësit u arrestuan. Ndërkohë, në orët e para të së premtes, tre tonë kokainë e pastër, me vlerë tregu rreth 500 milionë dollarë, u ndaluan në një gomone që lundronte në ujrat panameze.E nisur edhe ajo me destinacion SHBA-në, gomonia u pikas nga vrojtimi satelitor që i bëjnë autoritetet amerikane bregut të Amerikës Jugore dhe pas një ndjekje prej Rojes Kufitare Amerikane në ujra ndërkombëtarë, skaf-isti u dorëzua në Panama së bashku me ngarkesën e tij”. Këto arrestime janë një shembull i shkëlqyer i asaj që mund të arrijë bashkëpunimi ndërshtetëror në shkatërrimin e ak-tivitetit të krimit të organizuar”, komentoi Doug Garner, drej-tori i Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare, në shtetin e Floridës.

Samiti për sportin kundër mafies dhe manipulimeve

kundër dukurive negative në sport, në radhë të parë kundër mafies së basteve. Kancelarja Merkel ka paralajmëruar edhe nga rreziqet në luftën kundër dopingut dhe korrupsionit, të cilat i kanë bërë dëme të mëdha sportit. Merkel dhe Friedrich folën edhe për po-tencialet pozitive, sepse sporti në Gjermani po luan një rol shumë të rëndësishëm për in-tegrimin e migrantëve dhe për mirëkuptimin mes njerëzve.

Sporti sjell rezultate konkrete

Minsitri Friedrich tha se qeveria gjermane investon në vit më shumë se 200 milionë euro në sport. Politika shpreson se rezultati i këtyre investimeve do të manifesto-

het me medalje në kampiona-tet e ndryshme dhe në lojërat olimpike. Por shteti e ka të qartë se në mesin e fituesve ka dhe persona që përdorin substanca të palejueshme. Pjesëmarrësit e konferencës shpresojnë se do të ketë edhe rezultate konkrete për një in-tegrim më të mirë, jo vetëm të të huajve, por edhe personave me të meta fizike. Michael Hammon dhe ekipi i tij ka përcjellë më shumë se një vit sportistët me të meta Kirsten Bruhn, Henry Wanyoike dhe Kurt Fearnley dhe ka bërë një film nga lojërat olimpike në Londër. Në lojërat paraolimpike kanë marrë pjesë 4200 atletë nga 166 vende të ndryshme. Sporti i personave me të meta ka pasur një reflektim të madh

edhe në media. Por mendohet se mediat mund dhe duhet t'i kushtojnë një vëmendje edhe më të madhe sportistëve me të meta, tha ministri i Brend-shëm gjerman.

Drejtorja e UNESCO-s Irina Bokova, do të dëshironte që mundja të mbetet si garë zyrtare në lojërat olimpike, sepse Bullgaria është një prej vendeve të suksesshme në këtë sport. Ajo mbajti edhe një fjalim të zjarrtë ku bëri thirrje për mbrojtjen e këtij sporti. Por sporti duhet të ketë mbështetje edhe në rrugë dhe në shkolla. Atë duhet ta mbështesin edhe sponsorët dhe politika. Bokova thotë se "sporti në televizion është i mirë, por të bësh sport vet është edhe më mirë".

Page 16: Metropol 1 qershor

16 E shtunë 1 qershor 2013 •

« Kulturë

Kënga, komunikim përtej gjuhësGjatë këtyre ditëve, Elhaida ka folur për mediet italiane, ku ka rrëfyer

se kjo nuk është prova e saj e parë në Itali. Përpara 3 vjetësh ka provuar edhe tek “Amici”, por duket se aty dyert ia kanë mbyllur që në përballjen e parë. “Tek ‘Amici’ më kthyen mbrapsht që me provën e parë në vitin 2010”, është shprehur ajo. “Mora pjesë në përzgjedhjet që u bënë për ‘Amici 2010’. Por nuk kalova as provën e parë”, kështu ka treguar ajo për melty.it, pa shtuar asgjë mbi mënyrën e seleksionimit apo arsyet e përjashtimit të saj nga programi i famshëm i “Canale5”. Sa i përket pjesëmarrjes së saj në “The voice”, Elhaida Dani ka kujtuar pikërisht mo-mentin kur të katër anëtarët e jurisë kanë shtypur butonin e kuq. “Kur të katër anëtarët e jurisë u kthyen nga unë, gjatë ‘blind audition’, zgjod-ha Riçardo Coçiante-n, sepse ishte idhulli im që e vogël; teksa këndoja, lutesha që ai të kthehej i pari, në zemrën time tashmë e kisha zgjedhur. Nëse kam arritur deri në finale, është edhe falë tij e falë mbështetjes së publikut”.Sipas melty.it, gjuha italiane ishte ndoshta pengesa e vet-me drejt titullit të madh në Itali për Danin. “Kur erdha në Itali, dija pak italisht. Por Riçardo Coçiante më bëri të ndihesha si në shtëpinë time. Ai është këngëtar shumë human. Mësimi më i rëndësishëm që më ka dhënë është të mos mbaj për vete emocionet, por t’ia përcjell ato publi-kut”. Sa u përket planeve të së ardhmes, Elhaida Dani është shprehur: “E rëndësishme është të vendos vetë rrugën time, të realizoj planet e mia. Mendoj që të gjithë ne (finalistët e ‘The Voice’), jemi në rrugën e duhur”.

ELHAIDA DANI, “Zëri…” i Italisë,

shqiptarët emocione pafund

Ajo mund të këndojë gjithçka, të gjitha rry-mat muzikore. Ajo është e mrekullueshme! Shpresoj që publiku të dijë ta vlerësojë”! Ishin

këto disa nga fjalët e artistit Ricardo Coçiante, tranierit të këngëtares sh-qiptare Elhaida Dani në “The Voice of Italy”. Dhe duket, se publiku ka ditur ta vlerësojë më së miri deri në fund. Në natën finale të spektaklit, të mbajtur mbrëmjen e së enjtes, ashtu siç kishte parashikuar më parë edhe shtypi Italian apo sondazhet në blogjet e ndryshme, Elhaida Dani arriti të jetë fituesja e The Voice of Italy. Pas një mbrëmjeje emocionuese, ajo arriti të vlerësohet si më e mira me 71,70% të votive. “Grazie Italia! Faleminderit!”. Me këto fjalë ka falenderuar Dani pas marrjes së çmimit, ndërkohë që en-tuziazmi i fitores ndjehej kudo ndër shqiptarët që të kënaqur ndoqën këto javë me pasion vajzën e re nga Shkodra.

Elhaida në spektakël pati kodin 4 dhe këndoi e katërta. Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani e ka nisur fi-nale e djeshme në The Voice of Italy, duke kënduar një prej hiteve më të dëgjuara të të gjitha kohërave. “I will always love you”, ka qenë sfida e saj në këtë mbrëmje, e cila ka shkaktuar ovacione në të gjithë skenën italiane. Për shkak të pjesëmarrjes së këngë-tares shqiptare Elhaida Dani, ky tal-entshow ka marrë shumë vëmendje edhe në Shqipëri. “Një talent i madh nuk njeh kufij”, u shpreh Coçiante, duke vijuar që Elhaida meriton titul-lin sepse “ka zë të mrekullueshëm dhe shtrirje të gjerë”. Ndërsa Noemi, i kujtoi se finalistja e saj është po aq e zonja, falënderon Elhaidën për emocionet”. Ndërkohë edhe perfor-manca nxënës-mësues ishte po aq e arritur dhe emocionuese. Coçiante zgjodhi këngën e tij “Margherita”, një emocion për të dhe për Elhaidën, pasi kjo këngë për të është më e preferu-ara nga ato të Coçiantes. Ndërsa për Coçianten, sepse ai nuk e kishte kënduar asnjëherë më parë me të tjerë këngën. Performanca e tretë në mbrëmjen e finales për Elhaidën ishte kënga e re “When Love Calls Your Name” me muzikë të Coçiantes, që deri në orën 24.00 e të mërkurës, 29 maj, ishte më e shkarkuara në iTunes. “Më besoi një këngë të rëndësishme për të, do të jap maksimumin”, premtoi Elhaida që e konsideroi veten të nder-uar. “Ishte një gur i çmuar për mua, por ajo e ktheu në diamant”, e vlerësoi nga ana tjetër Coçiante interpretimin e këngës së tij nga Elhaida. Më pas Elhaida, ashtu si edhe tre finalistët e tjerë këndoi edhe me Modà.

Në momentin e eleminimit të këngëtarit të parë, mbetën në garë vetëm tre: Veronica (skuadra Carrà) e Timothy (Pelù) dhe Elhaida (Coçiante).

Të tre finalistët kënduan sërish, se-cili këngën me të cilën u prezantuan. Elhaida interpretoi “Mamma knows best”, me të cilën kur u prezantua më 28 Mars, detyroi të gjithë anëtarët e jurisë t’i kërkonin ta kishin në skuad-rën e tyre. Ndërkohë që sërish pritej një verdikt i publikut dhe finalistët në skenë mbeten vetëm dy, Coçiante e përshkruan nxënësen e tij, si: “Fan-tastike! E mrekullueshme! Uroj që publiku ta ketë kuptuar”. Dhe publiku e ka kuptuar vërtet, edhe pse në garë vazhdojnë të mbeten akoma Elhaida e Timothy, Coçiante e Pelù. Pritja e çmimit të madh ishte ndoshta pjesa më emocionuese e programit. Në in-ternet, ishin me mijëra mesazhet e ko-mentet në favor të dy finalistëve. Per-formanca e fundit ishte ajo e Elhaidës që këndoi sërish Adagio, këngën që më shumë se çdo tjetër, më 16 maj, emocionoi atë dhe publikun dhe i sig-uroi gjysmëfinalen. “Sa herë që kën-don Elhaida, unë prekem”, u shpreh më tej Riçardo Coçiante, duke shtuar se “Elhaida po më mëson modestinë”. Pas përlotjeve dhe entuziazmit të fitores, reagimet positive vazhdojnë edhe sot, jo thjesht në media, por sidomos në rrjetet sociale.

“30 Maj 1913: Evropa vendos kufijtë e Shqipërisë. Sonte pas 100 vjetësh një shqiptare i tregon kufijtë Evropës!”. Ky ishte një ndër mijëra komentet e bëra në lidhje me per-formancën dhe fitoren e këngëtares shqiptare. Por ndërkohë, fitorja e 20-vjeçares shkodrane nuk ishte e papritur. Mediat italiane në parashi-kimet e tyre e shpallnin Danin fit-uese. Menjëherë pas saj ata rendisnin Veronica De Simone nga skuadra e Rafaella Carrà, më pas Timothy Cav-içhini, nga skuadra e Piero Pelu, dhe

në vendin e katërt nga skuadra e Noe-mit, Silvia Capasso. Tani, Elhaida do të nënshkruajë një kontratë me studion Universal dhe ky duket se është hapi i vërtetë i madh i saj drejt suksesit ndërkombëtar. Mediat kanë shkruar se Elhaida ka talent, zë të bukur, karizëm, vitalitet, fuqi. “Elhaida Dani ka arritur të bëhet padrone e skenës, është e ndërgjegjshme për fuqinë e saj, ka një timbër unik dhe një dinamizëm vokal tepër të veçantë. Di të emocionojë, të të mallëngjejë dhe të vibrojë kordat vokale pa u sforcuar. Mund të aspirojë mjaft lehtë për një treg ndërkombëtar me një repertor të menduar ad hoc. Shumë lehtë mund të dalë nga kufi-jtë italianë dhe të rrëmbejë zemrat e fansave kudo nëpër botë”, shkruhej në një nga blogjet italiane të krijuara enkas për “Voice of Italy”. 20-vjeçarja, një vit më parë ka fituar “Top Fest” në Top Channel, me këngën “S’je më”, por ajo ka fituar edhe disa çmime ndërkombëtare. Në 2011 ajo ishte një nga konkurrentët e Suncane Skale, ku fitoi çmimin për artisten më te mirë të re. Në 23-24 Shtator 2011 ajo ishte pjesë e Festivalit Zlaten Kesten në Petriç, Bullgari ku u zgjodh “Best Singer”. Në finalen e djeshme në garë ishin: Elhaida Dani, Veronica De Simone, Silvia Capasso e Timothy Caviçhini. Katër finalistët u përballën me katër prova të ndry-shme. Fillimisht ata kënduan përk-rah trajnerëve të tyre dhe më pas vijuan me një cover dhe me këngë të panjohura. Në fund ata u përballën me të ftuarit e spektaklit. Edhe në Youtube, Elhaida Dani ishte më e klikuara krahasuar me konkurrentët e saj, ashtu si edhe në facebook, ku profili i këngëtares nga Shqipëria kishte më shumë like.

Page 17: Metropol 1 qershor

17• E shtunë 1 qershor 2013

»Kulturë

Një koncert special i duos italiane “Musica Nuda” është ngjitur dje në mbrëmje në skenën e Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Në prag të festës Kombëtare të Italisë, publiku i kryeqytetit ka rastin të shijojë një revolucion të vërtetë muzikor të krijuar nga dy artistët Petra Magoni dhe Ferrucio Spinetti. I mundësuar nga Instituti Italian i Kulturës, koncerti do të përcjellë muzikën xhaz, pop, apo soul, vetëm nëpërmjet zerit të artistes dhe kontrabasit. “Ne mar-rim muzikën, këngët dhe e zhveshim atë nga të gjithë elementët e tjerë instrumental. Muzika jonë përbehet vetëm nga zëri i Petras dhe kontrabasi im. Ne këtë e quajmë muzikë moderne”, thotë Ferruçio Spinetti- kon-trabas. “Kur arrijmë tek publiku, nuk e kemi të vështirë të deprtojmë me muzikën tonë. Nëse ata vijnë e

dëgjojnë atëherë muzika jonë është e aftë të përcjellë emocion dhe të pëlqehet”, thotë këngëtarja Petra Magoni. Programi i koncertit solli disa nga këngët më të bukura të repertorit italian. Në program ishin këngë të albume të “Musica Nuda”, disa nga këngët me të bukura italiane që publiku shqiptar i njeh mirë, si dhe disa këngë të vjetra antike. “Musica Nuda” është një duo e krijuar në vitin 2003 nga një rastësi. Tashmë të dy artistët performojnë koncertet e tyre në shumë skena të Italisë, por edhe botës. E veçanta e këtij grupi është se muzika vjen e vërtetë, gati intime dhe ka aftësinë të depërtojë tek në një mënyrë shumë të gjallë tek pub-liku. Koncerti “Musica Nuda”, i cili vjen për herë të parë në Tiranë, është një nga ngjarjet më të rëndësishme të aktiviteteve kulturore italiane në Shqipëri.

“MUSICA NUDA”, KONCERT NË TIRANË

Luli Bitri, aktorja shqiptare që jeton mes Torinos, Romës e Tiranë vazhdon të mbledhë vlerësime të larta e çmime në Itali për rolin e luajtur në “Dimmi che destino avrò”. I

fundit në kohë, çmimi i marrë në Napo-li më 25 Maj në kuadrin e edicionit XIII të Festivalit Napoli Cultural Classic, kushtuar Ekselencave në kulturë, art, kërkim shkencor e teknologji që kanë spikatur për aftësitë e tyre krijuese e humane. Luli Bitri vlerësohet me çmimin Napoli Cultural Classic për Kin-ematografinë me motivacionin “sepse në karrierën e saj si aktore zgjedh linjën e angazhimit social e jep prova të larta interpretimi, duke shprehur me natyrshmëri dhe thjeshtësi artin e madh. Sepse ka ndërtuar me forcë imazhin e saj si grua në kulturën sh-qiptare dhe është futur me guxim në kinematografinë italiane”. Para këtij çmimi, aktorja e njohur është vlerësu-ar me dy të tjerë për rolin e luajtur për rolin e Alinës në “Dimmi che destino avrò” të regjisorit Peter Marcias. Në Busto Arsizio Film Festival, Luli Bitri është vlerësuar me çmimin Aktorja më e mirë. Ndërsa në Cagliari, shoqata “Donne al Traguardo” i ka dhënë dhë-në çmimin special “Sorellanza 2013” për kontributin e saj në favor të grave të etnisë rome. Sepse, siç u shpreh kryetarja e shoqatës Silvana Migoni, ndërsa i dorëzonte çmimin, “Luli ka jetuar për disa javë mes komunitetit rom, për të kuptuar gëzimet e hallet dhe me interpretimin e jashtëzakon-shëm të rolit të Alinës në “Dimmi che destino avrò” ka ditur t’ia përcjellë ato të tjerëve”.

Në filmin e Peter Marcias-it, që trajton përplasjen mes kulturash, mes atyre që ndihen vendas e të tjerëve që shihen si të huaj, të ardhur, Bitri ka rolin e protagonistes Alina, një va-jzë rome e shkolluar që nga kampi i Sardenjës ku jeton familja e saj është

“Rapsodi shqiptare” nga Orkestra Simfonike e Këlnit

Në sallën e Filarmonisë së Këlnit, Orkestra Simfonike dha një koncert me rastin e 125-vjetorit të theme-limit. Dirigjent ishte artisti shqiptar Desar Sulejmani, i cili me këtë kon-cert tregoi një nivel të lartë artistik. Orkestra interpretoi vepra që nga koha e Barokut deri tek ato mod-ernet klasike apo vepra të muzikës bashkëkohore. Në koncertin e zhvil-lua para disa ditëve, mes veprave si Elgar, Brahms apo Mendelssohn Bar-tholdy, që u interpretuan me rastin e 125-vjetorit të themelimit të kësaj orkestre, ishte edhe vepra e kompoz-itorit shqiptar Gerti Druga “Rapsodi shqiptare”, një surprizë tjetër kjo për publikun gjerman. 125 vjet më parë, pikërisht në vitin 1888 në Këln të Gjer-manisë do të themelohej një orkestër simfonike, duke u bërë kështu orkestra më e vjetër e këtij qyteti. Dirigjenti i parë dhe po ashtu iniciatori për themelimin e kësaj orkestre në vitin 1888 ishte Alexander Rive. Më pas janë një sërë dirigjentë, të cilët kanë drejtuar këtë orkestër me vite e dekada të tërë deri sa në 2012 këtë fat do ta kishte një shqiptar, artisti i njohur Desar Sulejmani. Presidentja e kësaj shoqate orkestruesish Lene Lutz kujton kur u bë zgjedhja e tij: “Shumë shpejt na u bë e qartë se dirigjent do të ishte Desari duke pasur parasysh konkurrentët e tjerë. Pra, me paraqitjen e tij shumë prej nesh ishin të mendimit se ai do të ishte në krye të orkestrës sonë. Ai është vërtet shumë i talentuar, shumë praktik, me shumë energji. Desari ka një pasion të madh për muzikën dhe ne ndjehemi shumë mirë me të si drejtues i orkestrës”. Ndërkaq që vetë dirigjenti shqiptar Desar Sulejmani ka pohuar se ajo që e shtyu të konkurronte në këtë konkurs ka qenë Këlni. “Ajo që më shtyu të konkurroj si dirigjent i kësaj orkestre ishte mbi të gjitha qyteti i Këlnit duke e parë si qëllim në vetvete. Mendova që Këlni do të ishte për mua edhe një dritare më e madhe qoftë si dirigjent, por qoftë edhe si artist në përgjithësi. Ndjej edhe përgjegjësinë e madhe për këtë vend sepse një orkestër e tillë me një jetë kaq të gjatë artistike, 125 vjet, do të thotë që përveç të qenit dirigjent edhe përgjegjësi organi-zative përpos asaj artistike”, ka thënë Sulejmani. Sipas tij, një orkestër e tillë me rreth 70 veta, të cilët jo vetëm që vijnë rregullisht në prova dhe organizojnë koncerte të tilla siç ishte ky në Filarmoninë e Këlnit dhe organizime të tjera, kërkon edhe disiplinë organizative.

LuLi Bitri, tre çmime në një muaj

Zbulohet dorëshkrimi më i lashtë i Torah

Një pergamenë e Torah (bibla hebraike), e cila supozohet të datojë që nga shekulli XII, u gjet në arkivin universitar në qytetin italian të Bolonjës, njoftuan të mërkurën përfaqësues të Universitetit të Bo-lonjës. Profesori i hebraishtes, i cili e zbuloi pergamenën e paçmuar, theksoi se dorëshkrimi është ruajtur në gjendje të shkëlqyer. Para zbulimit të ekzemplarit të shekullit XII, kopja më e her-shme e plotë e Torah konsid-erohej të ishte një dorëshkrim i fundit të shekullit XIII.

transferuar për punë në Paris ku pu-non në fushën sociale, për mbrojtjen e të drejtave të të emargjinuarve. Një ngjarje kronike e kthen në kamp dhe

e vë përballë një komisari policie: dy botë që ndeshen, që fillimisht i ruhen njëra tjetrës e janë të mbyllura secila në vetvete, e më pas njihen e afrohen.

Në koncertin e zhvillua para disa ditëve, mes ve-prave si Elgar, Brahms apo Mendelssohn Bartholdy, që u interpretuan me rastin e 125-vjetorit të theme-limit të kësaj orkestre, ishte edhe vepra e kompozitorit shqiptar Gerti Druga “Rap-sodi shqiptare”, një sur-prizë tjetër kjo për publi-kun gjerman. 125 vjet më parë, pikërisht në vitin 1888 në Këln të Gjerman-isë do të themelohej një orkestër simfonike...

Page 18: Metropol 1 qershor

18 E shtunë 1 qershor 2013 •

«

AKP 1 31 maj 2013

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2013

I DETYRUAR

SKEMA E VLERËSIMIT TË TESTIT

VARIANTI A

Lënda: Gjuhë shqipe dhe Letërsi Profesionale, artistike, sportive, me kohë të shkurtuar Udhëzime të përgjithshme: • Testi përbëhet nga dy pjesë. • Testi përmban një total prej 50 pikësh. • Testi ka 25 pyetje. 13 me zgjedhje dhe 12 me zhvillim. • Për pyetjet me zgjedhje, përgjigjja e saktë vlerësohet me 1 pikë. • Për pyetjet me zhvillim, përgjigjet konsiderohen orientuese dhe në skemë parashikohen variantet e

mundësive të përgjigjeve të nxënësve. • Vlerësimi i pyetjes ese do të bëhet duke pasur parasysh rubrikat në tabelën e vendosur në fund të pyetjes

dhe që është posaçërisht për vlerësuesit e testit. _______________________________________________________________________________________ PJESA I

Shpirti i botës së gjallë Pyetja 1 C 1 pikë Pyetja 2 C 1 pikë Pyetja 3 D 1 pikë Pyetja 4 A 1 pikë Pyetja 5 D 1 pikë Pyetja 6 C 1 pikë Pyetja 7 A 1 pikë _______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi Profesionale, artistik, sportive, me kohë të shkurtuar Varianti A

AKP 2 31 maj 2013

Pyetja 8 2 pikë Karakteristikat gjuhësore:

Përdorimi i gjuhës së figurshme; Mbizotërimi i mbiemrave; Mbizotërimi i fjalive me detaje të hollësishme; Përdorimi i foljeve që tregojnë gjendje dhe emocione; Mbizotërimi i kohës së tashme dhe të pakryer Përdorimi i treguesve gjuhësorë hapësinorë (parafjalë, ndajfolje). 2 pikë Nëse zbulon dy karakteristika gjuhësore, tipike për llojin e tij. OSE 1 pikë Nëse zbulon vetëm një karakteristikë gjuhësore, tipike për llojin e tij. 0 pikë Nëse përgjigjja e dhënë nuk i përmbahet pyetjes ose nuk ka përgjigje. _______________________________________________________________________________________

Pyetja 9 2 pikë Objekti i përshkrimit: kodra ose kodra si vendbanim i bletëve. Ilustrimi: gjendet një kodër që ndahet në mes nga një përrua, është një kodër me labirinte. 1 pikë Nëse përcakton objektin e përshkrimit. DHE 1 pikë Nëse shkruan një shembull të përshkrimit objektiv që lidhet me kodrën. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. _______________________________________________________________________________________ Pyetja 10 3 pikë Folja që shënon shqisën e të parit: fluturonin, pluhuri ngrihej, pluhurin që ishte ngritur aty më parë,

kishte marrë ngjyrën e ndryshkut, punonin, sillnin. Folja që shënon shqisën e të dëgjuarit: dëgjohej zukatja, zhurmonte. Roli që luajnë në tekst: nxit përfytyrimin dhe emocionin, krijon një lloj perceptimi tingullor, e bën imazhin më të gjallë, më lëvizës, më të prekshëm; të duket sikur e shikon dhe sikur dëgjon. 1 pikë Nëse identifikon foljen që shënon shqisën e të parit. 1 pikë Nëse identifikon foljen që shënon shqisën e të dëgjuarit. 1 pikë Nëse tregon rolin që ato luajnë në tekst. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi Profesionale, artistik, sportive, me kohë të shkurtuar Varianti A

AKP 3 31 maj 2013

Pyetja 11 2 pikë Funksioni: Koha e tashme tregon përjetimin aktual të autores. Është pikërisht kjo kohë që e shtyn të bëjë një “udhëtim” imagjinar në të shkuarën, e cila gjuhësisht jepet me kohën e pakryer. Koha e pakryer e kthen autoren në të kaluarën, i zgjon kujtimet dhe përjetimet e dikurshme. 1 pikë Nëse shpjegon funksionin e kohës së tashme. DHE 1 pikë Nëse shpjegon funksionin e kohës së pakryer. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. _______________________________________________________________________________________

Pyetja 12 (a) 2 pikë Arsyet: dëshira për vetmi, qetësi; dëshira për t’u arratisur nga një realitet që e lodh dhe që ajo e përjeton si të egër; dëshira për pak paqe, të cilën e gjen vetëm në natyrë; dashuria për natyrën; ndjesia e sigurisë që i fal natyra. 2 pikë Nëse identifikon dy nga arsyet që e shtyjnë autoren të largohet nga realiteti. OSE 1 pikë Nëse identifikon vetëm një arsye që e shtyn autoren të largohet nga realiteti. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. _______________________________________________________________________________________ Pyetja 12 (b) 1 pikë Mesazhi: Qetësia shpirtërore fitohet pranë natyrës; OSE Natyra dhe bota e gjallë kanë shpirtin e tyre, që sjell harmoni dhe prehje edhe për njeriun. OSE Njeriu i lodhur gjen qetësi dhe prehje në natyrë. 1 pikë Nëse shkruan mesazhin që përcjell teksti 0 pikë Nëse përgjigjet gabim, mungon njëra nga ndryshimet e duhura ose nuk përgjigjet fare. Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, shkruan një mesazh që nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë. _______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi Profesionale, artistik, sportive, me kohë të shkurtuar Varianti A

AKP 4 31 maj 2013

Pyetja 12 (c) 2 pikë Kontrasti: Egërsia e botës njerëzore- qetësia dhe paqja e natyrës. OSE Ëndrra - realiteti Shpjegimi Kontrasti thekson idenë se bota njerëzore ka fituar egërsi, ndërkohë që natyra mbetet një vend i qetë dhe

i paqtë. OSE Thekson pamundësinë për t’u arratisur nga një realitet i egër, ku nuk ndihesh rehat e nuk gjen qetësi.

Dhe kjo arratisje është e mundur vetëm përmes ëndërrimit. 1 pikë Nëse identifikon kontrastin. DHE 1 pikë Nëse shpjegon kontrastin. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim, mungon njëra nga ndryshimet e duhura ose nuk përgjigjet fare. Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë. _______________________________________________________________________________________ PJESA II De Rada Këngët e Milosaos Pyetja 13 D 1 pikë Pyetja 14 B 1 pikë Pyetja 15 A 1 pikë Pyetja 16 A 1 pikë Pyetja 17 D 1 pikë Pyetja 18 D 1 pikë _______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi Profesionale, artistik, sportive, me kohë të shkurtuar Varianti A

AKP 5 31 maj 2013

Pyetja 19 3 pikë Atmosfera: Përgjigjja e plotë Jemi në fund vjeshte, prag dimri. Natyra është e zymtë, e ashpër. E gjitha kjo theksohet me erën që fryn

nga malet dhe që rrëzon gjethet e pemëve, duke shkretuar gjithçka. Përgjigjja e pjesshme E konstaton atmosferën: e zymtë; e ashpër; e ftohtë; e trishtë; e shkretë. Funksioni artistik: Paralajmëron vdekjen e heroit; Luan rolin e një paralelizmi figurativ: mbyllja e ciklit të natyrës shkon paralelisht me mbylljen e ciklit të

jetës së heroit. Një tipar romantik, pjesëmarrja e natyrës. 2 pikë Nëse përshkruan në mënyrë të plotë atmosferën që mbizotëron në këtë këngë. OSE 1 pikë Nëse përshkruan në mënyrë të pjesshme atmosferën që mbizotëron në këtë këngë. DHE 1 pikë Nëse tregon funksionin artistik të këtij përdorimi. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. _______________________________________________________________________________________ Pyetja 20 2 pikë Gjymtyra që mungon: folja Gjaku im rrodhi (u derdh) te lumi i Vodhit 1 pikë Nëse gjen se gjymtyra që mungon është folja. DHE 1 pikë Nëse e rishkruan vargun duke shtuar një folje që lidhet me kontekstin e dhënë. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. _______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi Profesionale, artistik, sportive, me kohë të shkurtuar Varianti A

AKP 6 31 maj 2013

Pyetja 21 (a) 3 pikë Çfarë kërkon Milosao? Kërkesa e fundit e Milosaos para se të vdesë është që të shohë Shkodrën dhe motrën. Pse: Shkodra nënkupton lidhjen me vendlindjen, motra është i vetmi person i familjes që i ka mbetur. OSE Janë dy gjërat e shtrenjta që i kanë mbetur: vendlindja dhe familja, dhe ai do të ndahet përfundimisht me to. Ndjenjat që e përshkojnë heroin:

Trishtimi, dhimbja e ndarjes nga jeta, nostalgjia për gjërat që lë pas. 1 pikë Nëse tregon se çfarë kërkon të shohë në fund Milosao. DHE 1 pikë Nëse shpjegon arsyen. DHE 1 pikë Nëse tregon se ç’ndjenjë e përshkon heroin. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. _______________________________________________________________________________________

Pyetja 21 (b) 1 pikë Tipari romantik: Theksimi i ndjenjave që e përshkojnë heroin, si: trishtimi, vetmia, nostalgjia, malli. 1 pikë Nëse zbulon një tipar të Milosaos, që e bën hero romantik. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. _______________________________________________________________________________________

Pyetja 22 3 pikë Koha e foljeve: e tashme (mblidhen) dhe e kryera e thjeshtë (lashë). Shpjegimi:

E kryera e thjeshtë thekson largimin e tij përfundimtar nga kjo jetë, por jeta do të vazhdojë edhe më pas (e tashmja shpreh një veprim në vazhdimësi).

OSE

Milosao po vdes, por jeta vazhdon, të tjerë do ta vazhdojnë atë. OSE Edhe pas vdekjes së Milosaos, jeta do të vazhdojë. 2 pikë Nëse gjen dy kohët e foljeve. DHE 1 pikë Nëse shpjegon funksionin e tyre. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi Profesionale, artistik, sportive, me kohë të shkurtuar Varianti A

AKP 7 31 maj 2013

Pyetja 23 2 pikë Mënyra e ndërtimi: Fjala ëndërrëz është formuar me prapashtesë (mënyra e ndërtimit: me prapashtesim). OSE ëndërr + ëz Përfytyrimi: Prapashtesa zvogëluese sjell përfytyrimin e diçkaje të vogël, që në kontekstin e këngës, ka domethënien

e jetës së shkurtër që po ikën, po mbaron. OSE Jeta e njeriut është e kufizuar, e shkurtër dhe kjo fjalë thekson pikërisht sa shpejt ikën ajo. Ashtu si

mbaron ëndrra, sa hap e mbyll sytë, ashtu i duket edhe Milosaos jeta, kur ndodhet në fund të saj. 1 pikë Nëse gjen mënyrën e fjalëformimit. DHE 1 pikë Nëse shpjegon përfytyrimin që nxit kjo fjalë. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. _______________________________________________________________________________________

Pyetja 24 1 pikë Imazhi i malit dhe i lisit: Mali dhe lisi nënkuptojnë: forcën, qëndresë, rreptësinë, ashpërsinë, trashëgiminë. 1 pikë Nëse tregon se ç’përfaqëson imazhi i malit dhe i lisit. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. ______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi Profesionale, artistik, sportive, me kohë të shkurtuar Varianti A

AKP 8 31 maj 2013

Pyetja 25 8 pikë Për esenë do të ndiqen kriteret e mëposhtme:

KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi: shkruan një ese, ku argumenton se përshtypjet e para mund të jenë ose jo të ndryshueshme; mban qartë një pozicion të dukshëm në zgjedhjen e bërë; përdor shembuj dhe arsye specifike për të mbështetur përgjigjen e dhënë, duke iu referuar përvojës

personale ose edhe përvojave të të tjerëve; ka qartësi mendimi. KRITERI II: ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E ESESË 2 pikë

1 pikë Struktura e esesë

respekton elementet e strukturës së esesë: - hyrjen, - zhvillimin, - përfundimin.

Nxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.

1 pikë Organizimi i esesë

organizim logjik, ku shfrytëzohen teknika të tilla, si: koherenca dhe unifikimi i paragrafëve (lidhja logjike mes paragrafëve, kalimi në mënyrë të natyrshme nga njëri paragraf te tjetri).

KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 2 pikë Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi: përmes gjuhës që përdor, krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë; shprehet me një gjuhë eseistike; ka fjalor të pasur; stil origjinal. KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë

(1 pikë sintaksa dhe 1 pikë drejtshkrimi)

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi: strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore; ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta; përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm; ka saktësi drejtshkrimore. ______________________________________________________________________________________

MATURA

Përgjigjet e testit të gjuhë-letërsisë, matura 2013

Ministria e Arsimit menjëherë pas përfundimit të provimit të gjuhë-letërsisë nxori përgjigjet e sakta në faqen e saj zyrtare. Përgjigjet janë të sqaruara mirë, ato me alternativa kanë alterna-tivën e saktë dhe përbri kanë pikët. Ndërsa për pyetjet që kërkonin përgjigje me zhvillim janë dhënë idetë dhe informacionet se si duhej të ishte zhvilluar përgjigja dhe ku duhej të bazohej ajo. Kjo është bërë për të dyja fragmentet që akne qenë në provim: për tekstin letrar dhe atë joletrar. Bëhet e ditur se pikët maksimale të testi janë 50, të cilat japin notën 10. Vihet re se punimi i esesë ka qenë një ndër pyetjet më kyçe, e cila ka kërkuar shumë botëkuptimin. Gjithashtu nga përcaktimi i rëndësisë që kanë zënë me pikë, drejtshkrimi dhe gramatika kanë qenë elemente krye-sore. Këto janë përgjigjet e testit alternativë A. MASH këmbën-gul se rëndësia e këtyre përgjigjeve është pikërisht transpar-enca që do të ketë vlerësimi dhe rezultati i maturantëve.

Page 19: Metropol 1 qershor

19• E shtunë 1 qershor 2013

»

AKP 1 31 maj 2013

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2013

I DETYRUAR

SKEMA E VLERËSIMIT TË TESTIT

VARIANTI A

Lënda: Gjuhë shqipe dhe Letërsi Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike Udhëzime të përgjithshme: • Testi përbëhet nga dy pjesë. • Testi përmban një total prej 50 pikësh. • Testi ka 25 pyetje: 13 me zgjedhje dhe 12 me zhvillim. • Për pyetjet me zgjedhje, përgjigjja e saktë vlerësohet me 1 pikë. • Për pyetjet me zhvillim, përgjigjet konsiderohen orientuese dhe në skemë parashikohen variantet e

mundësive të përgjigjeve të nxënësve. • Vlerësimi i pyetjes ese do të bëhet duke pasur parasysh rubrikat në tabelën e vendosur në fund të pyetjes

dhe që është posaçërisht për vlerësuesit e testit. _______________________________________________________________________________________ PJESA I

Kur bie shi Pyetja 1 C 1 pikë Pyetja 2 C 1 pikë Pyetja 3 D 1 pikë Pyetja 4 A 1 pikë Pyetja 5 C 1 pikë Pyetja 6 D 1 pikë _______________________________________________________________________________________ Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike Varianti A

AKP 2 31 maj 2013

Pyetja 7 (a) 3 pikë Lloji i tekstit: përshkrues Karakteristikat gjuhësore:

Përdorimi i gjuhës së figurshme; Mbizotërimi i mbiemrave; Mbizotërimi i fjalive me detaje të hollësishme; Përdorimi i foljeve që tregojnë gjendje dhe emocione; Mbizotërimi i kohës së tashme dhe të pakryer. 1 pikë Nëse përcakton llojin e tekstit. DHE 2 pikë Nëse zbulon dy karakteristika gjuhësore, tipike për llojin e tij. OSE 1 pikë Nëse zbulon vetëm një karakteristikë gjuhësore, tipike për llojin e tij. 0 pikë Nëse përgjigjja e dhënë nuk i përmbahet thelbit të pyetjes ose nuk ka përgjigje. _______________________________________________________________________________________

Pyetja 7 (b) 1 pikë Referenti: shiu 1 pikë Nëse përcakton referentin në tekst. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. _______________________________________________________________________________________

Pyetja 8 3 pikë Shqisa kryesore: të parit, të vështruarit, të shikuarit. Shpjegimi:

Të parit është shqisa kryesore, pasi në raport me shqisat e tjera, ajo është mbizotëruese. OSE Të parit është shqisa kryesore, pasi gjithçka që paraqitet, vjen nëpërmjet saj. Autorja e ka parë shiun në

të gjitha fazat dhe format e tij dhe ndjesinë që ai i ka shkaktuar duke e parë, përpiqet t’ia përcjellë edhe lexuesit.

Ilustrimet: shi i lehtë, shi i butë, uji që avullon nga kërcelli, shirat e gjatë, të ngadaltë derdheshin mbi të korrat, duke e përkulur grurin, nuk i kisha parë trillet e erës, që dukeshin si gjurmë të rënda këmbësh, nuk kisha parë breshër, që shtyhej përpara nga erëra të forta, një shi që bie drejt e poshtë, një shi që spërkat, keni parë shi.

1 pikë Nëse identifikon shqisën kryesore. 1 pikë Nëse shpjegon pse është, pikërisht, kjo shqisa kryesore. 1 pikë Nëse përgjigjen e ilustron me shembuj nga teksti. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë. Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike Varianti A

AKP 3 31 maj 2013

Pyetja 9 2 pikë Shembull përshkrimi objektiv: isha e detyruar të ndërroja dërrasat e çatisë dy herë në pesë vjet; kishte rrjeta teli në dritaret e anës perëndimore të shtëpisë së vet; nuk kisha parë breshër të binte nga qielli i kthjellët, blu; nuk i kisha parë gropat në një fushë gruri. Shembull përshkrimi subjektiv: stuhitë e befta dhe të dhunshme të breshrit; nuk i kisha parë trillet e erës, shiut dhe breshrit; si të ishin gjurmë të rënda këmbësh të një gjiganti; nuk kisha provuar shi që vinte valë - valë dhe shtyhej përpara nga erëra të forta 1 pikë Nëse gjen një shembull të përshkrimit objektiv. DHE 1 pikë Nëse gjen një shembull të përshkrimit subjektiv. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. _______________________________________________________________________________________

Pyetja 10 2 pikë Figurat e stilistikës:

Metafora: trillet e erës, shiut dhe të breshrit. Krahasimi (ose similituda): si të ishin gjurmë të rënda këmbësh të një gjiganti Epitet: gjurmë të rënda. 2 pikë Nëse zbulon dy figura të stilistikës, të shoqëruara me ilustrimet përkatëse. OSE 1 pikë Nëse zbulon një figurë të stilistikës, të shoqëruar me ilustrimin përkatës. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. _______________________________________________________________________________________

Pyetja 11 (a) 1 pikë Koha që mbizotëron: e pakryera 1 pikë Nëse identifikon kohën e foljes që mbizotëron në paragrafin e parë. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. _______________________________________________________________________________________

Pyetja 11 (b) 1 pikë Rishkrimi i fjalisë sipas këndvështrimit objektiv: Nuk e kishte kuptuar se një shi në pranverë ose në vjeshtë, një shi që bie drejt e poshtë, një shi që spërkat, është më shumë se një bekim. 1 pikë Nëse e rishkruan fjalinë, duke ndryshuar vetën e rrëfimtarit, nga e para në të

tretë dhe duke hequr fjalët e figurshme. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim, mungon njëra nga ndryshimet e duhura ose nuk përgjigjet fare. _______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike Varianti A

AKP 4 31 maj 2013

Pyetja 12 1 pikë E veçanta e rrëfimit në vetën e parë:

theksohet subjektivizmi, theksohet emocionaliteti, rrëfimi bëhet më i besueshëm. përmbajtja është më shumë emocionale. 1 pikë Nëse tregon të veçantën që sjell rrëfimi në vetën e parë. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim, mungon njëra nga ndryshimet e duhura ose nuk përgjigjet fare. _______________________________________________________________________________________

Pyetja 13 2 pikë Interpretimi: Përgjigjja e plotë

Nëse ke qenë në jug, atëherë e ke parë shiun si fenomen natyror. Por, shiu në jug është diçka më shumë se kaq. Nëse ke qenë në jug, jo vetëm e ke parë shiun, por edhe e ke përjetuar, e ke shijuar, e ke vëzhguar në të gjitha fazat, duke e njohur më mirë fizionominë e tij. Ai të ka zgjuar shumë kujtime dhe nostalgji. Shiu në jug i jep kuptim këtij vendi dhe e bën të veçantë.

Përgjigjja e pjesshme

Nëse ke qenë në jug, e ke parë shiun të bjerë. OSE Nëse ke qenë në jug, ke vënë re që bie shumë shi. 2 pikë Nëse interpreton në mënyrë të plotë fjalët që fermeri thotë në fund të këtij teksti, duke

theksuar të dy anët: shiun si fenomen (1 pikë) dhe shiun si pjesë emocionale e vendit (1 pikë).

OSE 1 pikë Nëse interpreton në mënyrë të pjesshme fjalët që fermeri thotë në fund të këtij teksti, duke u

përqendruar kryesisht te shiu, thjesht si fenomen. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një interpretim që nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë. _______________________________________________________________________________________

PJESA II Eskili Prometeu Pyetja 14 B 1 pikë Pyetja 15 C 1 pikë Pyetja 16 A 1 pikë Pyetja 17 C 1 pikë Pyetja 18 D 1 pikë Pyetja 19 A 1 pikë Pyetja 20 C 1 pikë

Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike Varianti A

AKP 5 31 maj 2013

Pyetja 21 (a) 1 pikë Shkaku i konfliktit në këtë fragment:

Mosbindja e Prometeut ndaj Zeusit. Refuzimi i Prometeut ndaj ligjeve arbitrare të Zeusit. Refuzimi i Prometeut që t’i tregojë Zeusit parashikimin e fatit, sekretin e rrëzimit nga froni. 1 pikë Nëse zbulon shkakun e konfliktit. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. _______________________________________________________________________________________ Pyetja 21 (b) 2 pikë Karakteristika e Hermesit: servil, frikacak, lake (shërbëtor) Çifti antonimik: fisnik - lake (shërbëtor) OSE

Më duket vetja më fisnik në pranga në shkëmb mbërthyer se sa të jem lake...

1 pikë Nëse zbulon një karakteristikë të Hermesit. DHE 1 pikë Nëse gjen çiftin antonimik. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. _______________________________________________________________________________________

Pyetja 21 (c) 1 pikë Tipari i heroit tragjik: Të qénit i vetëdijshëm për atë që e pret. Nuk e braktis idealin, por vetësakrifikohet, vetëflijohet. Të qénit krenar, pavarësisht ndëshkimit që e pret. 1 pikë Nëse zbulon një tipar të Prometeut që e bën atë hero tragjik. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. _______________________________________________________________________________________

Pyetja 22 2 pikë Figura e stilistikës: Shkallëzimi rritës (ose shkallëzimi) Funksioni artistik: Krijimi i imazheve pamore. Nxitja e imagjinatës së lexuesit. 1 pikë Nëse gjen figurën e stilistikës. DHE 1 pikë Nëse tregon funksionin e përdorimit. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. _______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike Varianti A

AKP 6 31 maj 2013

Pyetja 23 2 pikë Ana stilistike: të dyja janë epitete. Ana e fjalëformimit: të dyja janë fjalë të përbëra (mënyra e fjalëformimit: me kompozim) 1 pikë Nëse gjen anën stilistike. DHE 1 pikë Nëse gjen tipin e fjalëve nga ana e fjalëformimit. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. _______________________________________________________________________________________

Pyetja 24 (a) 3 pikë Përshkrimi i atmosferës: Përgjigjja e plotë Atmosfera në fund të këtij fragmenti është tronditëse, e zymtë, e rëndë, dramatike. Përmes fjalëve të

Prometeut kuptojmë se Zeusi po hakmerret ndaj mosbindjes së tij. Ai krijon zhurmë dhe konfuzion. Toka dhe qielli po përmbysen duke krijuar një situatë gati apokaliptike. E gjithë kjo vjen përmes shumë fjalëve dhe detajeve, si: bubullimat, gjëmimet, gjarpërojnë rrufetë, gjuhë flake zigzag, flakërimat verbojnë, shqota ulërin, vërshëllen me lemeri, Tok’ e qiell, toka me rrëmet, toka po trandet, toka po dridhet, të cilat japin ndëshkimin që Zeusi po i bën Prometeut. Zeusi, me egërsinë e tij, është i pranishëm kudo, përmes veprimeve, gurëve që vërvit, zjarrit që lëshon, tokës dhe qiellit që përmbys.

Përgjigjja e pjesshme: Konstatimi Atmosfera është tronditëse; Atmosfera është e rëndë; Atmosfera është tragjike. OSE Jep thjesht detaje: bubullimat, gjëmimet, gjarpërojnë rrufetë, gjuhë flake zigzag, flakërimat verbojnë, shqota ulërin,

vërshëllen me lemeri, Tok’ e qiell, toka me rrëmet, toka po trandet, toka po dridhet. 3 pikë Nëse përshkruan në mënyrë të plotë atmosferën bashkë me detajet përkatëse. OSE 2 pikë Nëse përshkruan në mënyrë të pjesshme atmosferën dhe përmend një ose disa detaje. OSE 1 pikë Nëse përshkruan në mënyrë të pjesshme atmosferën, pa përmendur asnjë detaj. OSE 1 pikë Nëse vetëm e konstaton atmosferën. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike Varianti A

AKP 7 31 maj 2013

Pyetja 24 (b) 2 pikë Përgjigjja e plotë A mbetet Prometeu i lirë? Po, shpirti i Prometeut mbetet i lirë. Zeusi mund t'i ketë prangosur trupin e tij, por jo shpirtin. Edhe në

vuajtjen më të madhe, ai mbetet i pamposhtur dhe nuk e shet lirinë e tij shpirtërore për asgjë. Le të shkreptijë flakët e rrufeve, t’ushtojë me gjëmimet e nëndheshme, le të pështjellë Tok’ e Qiell së bashku me borën pendëbardhë, le t’i tundë e shembë të gjitha, por ta dish se kurrë nuk më përkul dot! Ajo që Zeusi nuk përkul dot është pikërisht shpirti i Prometeut, pra të menduarit lirisht. Prometeu e di mjaft mirë fundin që e pret, por ai mbetet i lirë të vendosë me vullnet të plotë. Fjalët e thëna nga Prometeu na bindin, pikërisht, për këtë liri të brendshme që mbetet e paprekshme tek ai. OSE Prometeu ka lirinë të zgjedhë rrugën që do të ndjekë fati i tij: të pranojë të ndëshkohet nga Zeusi apo të

pajtohet me të. Kompromisi që ai nuk bën, pohon pikërisht këtë liri të shpirtit të tij. Ai thotë vetëm të vërtetën, kur i pohon Hermesit se do të pranonte më mirë të ishte në pranga, se sa të mbetej një shërbëtor i Zeusit. Duke duruar torturat dhe mundimet, ndërsa nuk i thotë Zeusit asgjë në lidhje me fatin që e pret, ai tregon se është i lirë në zgjedhjen e tij dhe bindur e i vendosur për atë që po bën.

Përgjigjja e pjesshme Prometeu është i lirë në shpirt. Zeusi thjesht i prangos trupin. 2 pikë Nëse argumenton lirinë shpirtërore të Prometeut bashkë me ilustrimin që mbështet idenë e

tij. OSE 1 pikë Nëse pohon lirinë e tij shpirtërore, por nuk e argumenton atë. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë. _______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike Varianti A

AKP 8 31 maj 2013

Pyetja 25 8 pikë Për esenë do të ndiqen kriteret e mëposhtme:

KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi: shkruan një ese, ku argumenton nëse është e drejtë që njerëzit të kërkojnë gjithmonë ndryshim; mban qartë një pozicion të dukshëm në zgjedhjen e bërë; përdor shembuj dhe arsye specifike për të mbështetur përgjigjen e dhënë, duke iu referuar përvojës

personale ose edhe përvojave të të tjerëve; ka qartësi mendimi.

KRITERI II: ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E ESESË 2 pikë

1 pikë Struktura e esesë

respekton elementet e strukturës së esesë: - hyrjen; - zhvillimin; - përfundimin.

Nxënësi merr 1 pikë, nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.

1 pikë Organizimi i esesë

organizim logjik, ku shfrytëzohen teknika të tilla, si: koherenca dhe unifikimi i paragrafëve (lidhja logjike mes paragrafëve, kalimi në mënyrë të natyrshme nga njëri paragraf te tjetri).

KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 2 pikë Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi: përmes gjuhës që përdor, krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë; shprehet me një gjuhë eseistike; ka fjalor të pasur; stil origjinal. KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë

(1 pikë sintaksa dhe 1 pikë drejtshkrimi)

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi: strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore; ndërton fjali të sakta dhe të qarta; përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm; ka saktësi drejtshkrimore. ______________________________________________________________________________________

AKP 1 31 maj 2013

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2013

I DETYRUAR

VARIANTI A

E premte, 31 Maj 2013 Ora 10.00

Lënda: Gjuhë shqipe dhe Letërsi Profesionale, artistike, sportive, me kohë të shkurtuar Udhëzime për nxënësin Testi në total ka 25 pyetje: 13 pyetje me zgjedhje (alternativa) dhe 12 pyetje me zhvillim. Testi është i ndarë në dy pjesë: joletrare dhe letrare. Në të dy pjesët ka pyetje me zgjedhje dhe me zhvillim. Në pyetjet me zgjedhje rrethoni vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për pyetjet me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen. Koha për zhvillimin e pyetjeve të testit është 2 orë e 30 minuta. Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj. Për përdorim nga komisioni i vlerësimit

Kërkesa 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 Pikët

Kërkesa 12a 12b 12c 13 14 15 16 17 18 19 20 Pikët

Kërkesa 21a 21b 22 23 24 25a 25b 25c 25d Pikët

Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT

1………………………...Anëtar 2. ……………………….Anëtar

KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN

BARKODI

MATURA

Page 20: Metropol 1 qershor

20 E shtunë 1 qershor 2013 •

«Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Profesionale, artistike, sportive, me kohë të shkurtuar Varianti A

AKP 2 31 maj 2013

PJESA I

Shpirti i botës së gjallë

Jo shumë larg vendit ku unë jetoj, gjendet një kodër që ndahet në mes nga një përrua. Nga gërryerja e vazhdueshme e ujit është formuar një pjesë toke, në të cilën ka rrënjë të vjetra dhe guralecë që bien shumë në sy. Po ta shohësh nga larg, nuk dallohet gjë tjetër veçse një djerrinë toke e ngritur. Por, kur i afrohesh, vëren diçka të mrekullueshme, një strehë të vogël shkëmbore që duket po aq e ndërlikuar dhe e ndërtuar mirë, sa dhe ato që la kultura e lashtë, kur u zhduk në mënyrë misterioze, shekuj më parë. Kjo kodër, e kthyer në mijëra hoje, mund të shfaqej si një qiell i shndritshëm, ku bletët jetonin e ngordhnin. Është një kodër me labirinte. Në të çarat e disa prej gërmimeve dalin gjysmërrathë prej argjili, që u ngjajnë tendave të diellit, të vendosura mbi dyer. Kjo është një tokë e kthyer në argjilë në hojet e bletëve dhe bëhet e dukshme sa herë që ato gërmojnë thellë në strehëzat e tyre.

Ky është vendi ku bletët kanë strehën e tyre, që i mbron nga shiu, e cila pozicionohet përkarshi diellit të jugut. Pra, është një arkitekturë e gjallë dhe inteligjente, një strehë e ngrohtë, e trashëguar brez pas brezi. Në shumicën e të çarave mund të dallohen ende krahë bletësh të ngordhura, me fytyrat e tyre të thata e të shpërbëra, me sytë e tyre që vështrojnë ngultas nga vendi ku dhanë shpirt, drejt gjysmës tjetër të pabanuar të kodrës, që shtrihet përgjatë përroit, nga katakombet1.

Herën e parë që gjeta këtë vendbanim bletësh, ishte verë. Dielli digjte dhe toka kishte marrë ngjyrën e ndryshkut. Tek-tuk, ndonjë makinë zhurmonte përgjatë rrugës së pistë dhe pluhuri ngrihej pas saj, duke u bërë njësh me pluhurin që ishte ngritur aty më parë. Në këtë qetësi dëgjohej zukatja e bletëve. Atëherë ato ishin të gjalla, punonin në kodër e sillnin polenin e luleve në hoje. Ato fluturonin duke bërë një hartë të padukshme në ajër, të skicuar me koordinata, duke komunikuar mes tyre për drejtimin ku ndodhej ushqimi nëpër lule.

Nën diellin e nxehtë, duke vështruar bletët e vogla që fluturonin përreth kodrës, duke dëgjuar zogjtë e verës e duke ndier flladin e lehtë, ndieja se i përkisja atij vendi. Mendoja për strehëzat e mia, për të vërtetat dhe imagjinaret. Dikur jetoja në një qytet të quajtur Manitou, që do të thotë shpirti i madh dhe ku burime të nxehta uji mineral gurgullonin nën rrugët e tij dhe shpërthenin në puse të hapura. Ndihesha e sigurt atje. Lëvizja e nëndheshme e ujit me nxehtësinë, si dhe përfytyrimi mbi një jetë tjetër, atë që ekziston poshtë nesh, të jepnin ndjesinë se aty ishte qendra e botës.

Vite më vonë, doja vetëm qetësi. Ëndrrat e mia ishin të mbushura me vende ku doja të isha: streha dhe vetmia. Dëshiroja një dhomë të veçuar nga të tjerat, një shtëpizë të fshehtë për të pushuar. Doja të isha në një

sekuojë2 gjigante pyjore me pemë kaq të larta, sa të dëgjoja zëra kukuvajkash në mes të ditës. Ëndërroja të jetoja në një shpellë, pak orë larg prej këtu. Kam menduar se nëntoka ku është ngrohtë dhe ka lagështirë, do të ishte vendi ideal për t’i qëndruar larg dimrit e për t’iu larguar zhurmës së jetës.

Kisha dashur shumë herë të arratisesha nga egërsia, në një botë ku njeriu nuk kishte vënë dorë. Por, këto ishin vetëm ëndrra të paqta e të rehatshme të një foleje brenda një guri a druri, një strehë ku ëndrra ose jeta nuk mund të zaptoheshin.

Në ditë dhe vende të tjera, njerëzit i kushtonin më shumë vëmendje vullnetit kokëfortë të tokës. Dikur, shtëpitë ndërtoheshin prej druri të prerë në një zonë të vetme të pyllit. Mendohej se në këtë mënyrë, shtëpia

do të qëndronte në harmoni dhe familja nuk do të shpërbëhej apo nuk do të lejonte që të rrëmbehej nga grindjet.

1 katakomb- shpellë e nëndheshme, ku mund të hyhet, por është vështirë të dilet. 2 sekuojë- lloj druri, pemë e lartë.

1

2

3

4

5

6

7 Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Profesionale, artistike, sportive, me kohë të shkurtuar Varianti A

AKP 3 31 maj 2013

Rrethoni alternativën e saktë për pyetjet nga 1 deri në 7.

1. Cila fjali zbulon më mirë vlerësimin e autores për kodrat? 1 pikë A) Jo shumë larg vendit ku unë jetoj, gjendet një kodër që ndahet në mes nga një përrua. B) Në atë kohë, ato ishin të gjalla, punonin në kodër e sillnin polenin e luleve në hoje. C) Kjo kodër, e kthyer në mijëra hoje, mund të dukej si një qiell i shndritshëm, ku bletët jetonin e

ngordhnin. D) Duke vështruar bletët e vogla që fluturonin përreth kodrës, duke dëgjuar zogjtë e verës e duke

ndier flladin e lehtë, ndieja se i përkisja atij vendi. 2. Në paragrafin e katërt, kthimi prapa në kohë është bërë, kryesisht: 1 pikë A) për të përshkruar qytetin në detaje. B) për të shpjeguar kuptimin e emrit të qytetit. C) për të përshkruar vendet ku rrëfyesja ndihej e sigurt. D) për të shpjeguar arsyet që rrëfyesja kishte për t’u shpërngulur.

3. Në fjalinë: Një strehë ku ëndrra ose jeta nuk mund të zaptoheshin; folja zaptoheshin ka kuptimin: 1 pikë

A) ndaheshin; B) dhunoheshin; C) ndërthureshin; D) pushtoheshin. 4. Lexoni fjalinë e mëposhtme të paragrafi të fundit. 1 pikë Në ditë dhe vende të tjera, njerëzit i kushtonin më shumë vëmendje vullnetit kokëfortë të tokës. Autorja e përdor personifikimin në këtë fjali:

A) për të theksuar fuqinë e tokës. B) për të theksuar dobitë që sjell toka. C) për të demonstruar se toka ka ndryshuar. D) për të shpjeguar se toka është një burim i dobishëm. 5. Cila nga alternativat e mëposhtme shfaq më mirë qëndrimin e autores për marrëdhëniet e ndërsjella

midis shoqërisë dhe natyrës? 1 pikë A) Doja të isha në një sekuojë gjigante pyjore me pemë kaq të larta, sa të dëgjoja zëra kukuvajkash

në mes të ditës. B) Lëvizja e nëndheshme e ujit me nxehtësinë, si dhe përfytyrimi mbi një jetë tjetër, atë që ekziston

poshtë nesh, të jepnin ndjesinë se aty ishte qendra e botës. C) Kam menduar se nëntoka ku është ngrohtë dhe ka lagështirë, do të ishte vendi ideal për t’i qëndruar

larg dimrit e për t’iu larguar zhurmës së jetës. D) Dikur, shtëpitë ndërtoheshin prej druri të prerë në një zonë të vetme të pyllit.

Gjuhë shqipe dhe Letërsi Profesionale, artistike, sportive, me kohë të shkurtuar Varianti A

AKP 4 31 maj 2013

6. Gjendja shpirtërore e autores, në këtë tekst, është: 1 pikë A) optimiste në lidhje me të ardhmen. B) e shqetësuar për dëmtimin e pyjeve. C) e dëshiruar për një strehë larg qytetërimit. D) e penduar për vendimet e marra në të shkuarën. 7. Si do të ndryshonte ky tekst, nëse do të shkruhej nga një këndvështrim objektiv? 1 pikë A) Ai do të kishte një përmbajtje më pak emocionale. B) Ai do të përmbante më pak detaje në lidhje me bletët. C) Ai do të përfshinte më shumë informacion në lidhje me rrëfyesin. D) Ai do të fokusohej më shumë në të tashmen se në të shkuarën.

8. Ky është një tekst përshkrues. Zbuloni dy karakteristika gjuhësore tipike për llojin e tij. 2 pikë __________________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________________

9. Identifikoni objektin e përshkrimit në paragrafin e parë. Shkruani një shembull të përshkrimit

objektiv që lidhet me këtë objekt. 2 pikë Objekti i përshkrimit: _________________________________________________________________

Ilustrimi: _______________________________________________________________________ 10. Identifikoni një folje që shënon shqisën e të parit dhe një që shënon shqisën e të dëgjuarit në

paragrafin e tretë. Tregoni rolin që ato luajnë në tekst. 3 pikë

Folja për shqisën e të parit: ___________________________________________________________ Folja për shqisën e të dëgjuarit: __________________________________________________________ Funksioni: _______________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________________ 11. Në këtë tekst mbizotërojnë dy kohë foljesh: koha e tashme dhe e pakryer. Shpjegoni funksionin e

përdorimit të tyre. 2 pikë __________________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________________

Gjuhë shqipe dhe Letërsi Profesionale, artistike, sportive, me kohë të shkurtuar Varianti A

AKP 5 31 maj 2013

12. a) Cilat mendoni se janë dy nga arsyet që e shtyjnë autoren të largohet nga realiteti? 2 pikë

___________________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________ b) Cili është mesazhi që përcjell ky tekst. 1 pikë

___________________________________________________________________________________

c) Zbuloni kontrastin në paragrafin e parafundit dhe shpjegojeni atë. 2 pikë Kontrasti: ___________________________________________________________________________

Shpjegimi: __________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________________

Gjuhë shqipe dhe Letërsi Profesionale, artistike, sportive, me kohë të shkurtuar Varianti A

AKP 6 31 maj 2013

PJESA II

De Rada Këngët e Milosaos - Kënga XXX Fryu era e maleve dhe rrëzoi hijen e lisit. Gjaku im te lumi i Vodhit. Hapeni shatoren, o ushtarë, që të shoh Shkodrën edhe time motër te dritarja kundruall. Atje nuk do zgjohem më luleve që i tund era si suvalë e pasosur. Mblidhen shokët mbrëmanet në katund, në vatërët. Unë i lashë si ëndërrëz. Rrethoni alternativën e saktë për pyetjet nga 13 deri në 18. 13. Në këngën XXX tregohet për: 1 pikë

A) flijimin dëshpërues të heroit që humbi familjen. B) dëshirën e heroit për të shlyer gabimin e bërë dikur. C) amanetin e fundit të Milosaos për t’u varrosur pranë familjes. D) çastet e fundit të Milosaos së plagosur. 14. Kjo këngë përshkohet nga nota: 1 pikë

A) pendimi; B) trishtimi; C) ekzaltimi; D) triumfi. 15. Vargu: Mblidhen shokët mbrëmanet; nënkupton: 1 pikë

A) jetën që do të vazhdojë edhe më pas. B) mbrëmjet e qeta të katundit. C) bisedat që do të bëhen për të rënët. D) jetën e qetë që do të ketë ky vend. 16. Figura e stilistikës në vargun: dhe rrëzoi hijen e lisit; është: 1 pikë

A) metafora; B) metonimia; C) krahasimi; D) epiteti. 17. Në vargun: te dritarja kundruall; fjala kundruall ka kuptimin: 1 pikë

A) tjetër; B) e hapur; C) përtej; D) përballë.

Gjuhë shqipe dhe Letërsi Profesionale, artistike, sportive, me kohë të shkurtuar Varianti A

AKP 7 31 maj 2013

18. Në cilin prej vargjeve të mëposhtme është përdorur një trajtë dialektore? 1 pikë

A) Atje nuk do të zgjohem më. B) Luleve që i tund era. C) Unë i lashë si ëndërrëz. D) Në katund, në vatërët. 19. Përshkruani atmosferën që sundon në këtë këngë. Tregoni funksionin artistik të këtij përdorimi. 3 pikë

Atmosfera: _____________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________________ Funksioni: _____________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________ 20. Në vargun e tretë të kësaj kënge mungon një nga gjymtyrët kryesore të fjalisë. Cila është ajo?

Rishkruajeni vargun duke e shtuar këtë gjymtyrë të nënkuptuar. 2 pikë _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________

21. a) Çfarë kërkon Milosao të shohë në fund dhe pse? Ç’ndjenjë e përshkon heroin në këto vargje? 3 pikë

_____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________

b) Zbuloni në këtë këngë një tipar të Milosaos që e bën atë një hero romantik. 1 pikë

_____________________________________________________________________________________

22. Gjeni kohën e foljeve në vargjet e mëposhtme. Shpjegoni këtë përdorim në funksion të idesë që mbartin

vargjet përmbyllëse të kësaj kënge. 3 pikë Mblidhen shokët mbrëmanet në katund, në vatërët. Unë i lashë si ëndërrëz. _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________

23. Çfarë ka të veçantë nga mënyra e ndërtimit (fjalëformimit) fjala ëndërrëz? Shpjegoni përfytyrimin

që ajo krijon. 2 pikë _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________

24. Ç’përfaqëson imazhi i malit dhe i lisit në këtë këngë? 1 pikë

_____________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Profesionale, artistike, sportive, me kohë të shkurtuar Varianti A

AKP 8 31 maj 2013

25. Thonë se është vështirë t’i ndryshosh përshtypjet e para. A jeni dakord me këtë pohim? Argumentoni

mendimin duke përdorur shembuj dhe arsye specifike për të mbështetur përgjigjen tuaj. 8 pikë

______________________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________

Shtjellimi i idesë (25a)

Organizimi dhe struktura

(25b)

Stili dhe origjinaliteti

(25c)

Saktësia gjuhësore (sintaksa dhe drejtshkrimi)

(25d)

Totali

25

2 pikë 2 pikë 2 pikë 2 pikë 8 pikë

AKP 1 31 maj 2013

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2013

I DETYRUAR

VARIANTI A

E premte, 31 Maj 2013 Ora 10.00

Lënda: Gjuhë shqipe dhe Letërsi Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike Udhëzime për nxënësin Testi në total ka 25 pyetje: 13 pyetje me zgjedhje (alternativa) dhe 12 pyetje me zhvillim. Testi është i ndarë në dy pjesë: joletrare dhe letrare. Në të dy pjesët ka pyetje me zgjedhje dhe me zhvillim. Në pyetjet me zgjedhje rrethoni vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për pyetjet me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen. Koha për zhvillimin e pyetjeve të testit është 2 orë e 30 minuta. Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj. Për përdorim nga komisioni i vlerësimit

Kërkesa 1 2 3 4 5 6 7a 7b 8 9 10 Pikët

Kërkesa 11a 11b 12 13 14 15 16 17 18 19 20 Pikët

Kërkesa 21a 21b 21c 22 23 24a 24b 25a 25b 25c 25d Pikët

Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT

1………………………...Anëtar 2. ……………………….Anëtar

KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN

BARKODI

Gjuhë shqipe dhe Letërsi Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike Varianti A

AKP 2 31 maj 2013

PJESA I

Kur bie shi

Derisa u shpërngula në jug të vendit, nuk dija ndonjë gjë të madhe për shiun. S’më shkonte në mendje se kishte shira të rrëmbyeshëm apo shumë të butë, shira të ftohtë, por edhe të vakët, shira që ia behnin vrullshëm dhe shira që vinin ngadalë - ngadalë.

Nuk e dija se shirat mund të jenë të rrallë dhe, atëherë, njerëzit luten e presin, por, edhe ardhja e tyre e tepërt, nuk i duhet as njeriut e as tokës.

Nuk më kishte shkuar kurrë në mendje se, qoftë edhe një shi i lehtë që vjen në fund të një pasditeje të nxehtë, ku temperaturat i kalojnë 380C, mund ta djegë vërtet grurin, duke bërë që uji të avullojë nga kërcelli.

Jo rrallë, të ndodhur përballë trilleve të natyrës, njerëzit ngurrojnë të mbjellin sërish. Nuk kisha parë se si shirat e gjatë e të ngadaltë derdheshin mbi të korrat, duke e përkulur grurin sa në

një anë në tjetrën dhe, në fund, duke e shkatërruar atë përfundimisht. Nga stuhitë e befta dhe të dhunshme të breshrit, isha e detyruar të ndërroja dërrasat e çatisë dy herë

në pesë vjet. Një mot i tillë më kujtoi gjyshen, e cila kishte rrjeta teli në dritaret e anës perëndimore të shtëpisë së vet.

Nuk i kisha parë trillet e erës, shiut dhe të breshrit, gropat në një fushë gruri, që dukeshin si të ishin gjurmë të rënda këmbësh të një gjiganti që kishte shkelur në ato anë.

Nuk kisha parë breshër të binte nga qielli i kthjellët, blu. Nuk kisha provuar shi që vinte valë-valë dhe shtyhej përpara nga erëra të forta.

Nuk e kisha kuptuar se një shi i butë në pranverë ose në vjeshtë, një shi që bie drejt e poshtë, një shi që spërkat butësisht, është më shumë se një bekim. Është një mrekulli.

Njëherë, një fermer i vjetër na pyeti mua dhe tim shoq se sa kohë kishim në ato anë. “Pesë vjet,- iu përgjigjëm ne. - Epo, atëherë,- tha ai,- keni parë shi.” Rrethoni alternativën e saktë për pyetjet nga 1 deri në 6.

1. Gjuha e përdorur në këtë tekst i përket ligjërimit: 1 pikë

A) akademik; B) gazetaresk; C) letrar; D) popullor.

2. Autorja e këtij teksti i drejtohet më së shumti: 1 pikë

A) specialistëve që studiojnë kushtet e motit. B) fermerëve që merren me mbjelljen e grurit. C) banorëve që jetojnë në jug të vendit. D) punonjësve që matin sasinë vjetore te shirave në jug.

3. Cila nga alternativat e mëposhtme shpreh idenë kryesore të tekstit? 1 pikë

A) Në jug të vendit ka shumë gropa për shkak të erozionit. B) Në jug të vendit, breshri shpesh kthehet në problem për banorët. C) Në jug të vendit duket sikur një gjigant ka shkelur fushat me grurë. D) Në jug të vendit, shiu është i paparashikueshëm dhe njerëzit marrin masa mbrojtëse.

Gjuhë shqipe dhe Letërsi Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike Varianti A

AKP 3 31 maj 2013

4. Në fjalinë: Jo rrallë, të ndodhur përballë trilleve të natyrës, njerëzit ngurrojnë të mbjellin sërish; fjala

trillet ka kuptimin: 1 pikë

A) tekat; B) format; C) pasojat; D) përparësitë.

5. Leksiku i përdorur në paraqitjen e shiut mbizotërohet nga: 1 pikë

A) folje; B) emra; C) mbiemra; D) ndajfolje.

6. Cili burim informacioni do të ishte më i besueshëm për një studim shkencor me titull: “Si ndikon moti në prodhimin e grurit”? 1 pikë

A) Një intervistë me një fermer. B) Një artikull gazete mbi bujqësinë. C) Parashikimi i motit në televizion. D) Një broshurë nga Drejtoria e Bujqësisë.

7.

a) Ç’lloj teksti është ky? Zbuloni dy karakteristika gjuhësore tipike për llojin e tij. 3 pikë Lloji i tekstit: ______________________________________________________________________ Karakteristika I: ____________________________________________________________________ Karakteristika II: ___________________________________________________________________

b) Përcaktoni referentin në këtë tekst. 1 pikë _________________________________________________________________________________

8. Identifikoni shqisën kryesore, me anën e së cilës, autorja ka sjellë ngjarjen. Shpjegoni pse është kjo shqisa kryesore, duke e ilustruar përgjigjen me shembuj nga teksti. 3 pikë _________________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________________

MATURA

Page 21: Metropol 1 qershor

21• E shtunë 1 qershor 2013

»Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike Varianti A

AKP 4 31 maj 2013

9. Lexoni pjesën: Nga stuhitë e befta dhe të dhunshme të breshrit ... deri te... shtyhej përpara nga erëra të forta. Gjeni një shembull të përshkrimit objektiv dhe një shembull të përshkrimit subjektiv. 2 pikë Përshkrimi objektiv: __________________________________________________________________

Përshkrimi subjektiv: _________________________________________________________________

10. Në fjalinë e mëposhtme zbuloni dy figura të stilistikës (secila figurë të shoqërohet me ilustrimin përkatës). 2 pikë Nuk i kisha parë trillet e erës, shiut dhe të breshrit, gropat në një fushë gruri, që dukeshin si të ishin gjurmë të rënda këmbësh të një gjiganti që kishte shkelur në ato anë.

Figura I: ____________________________________________________________________________

Figura II: ___________________________________________________________________________

11. a) Cila kohë e foljes mbizotëron në paragrafin e parë? 1 pikë

___________________________________________________________________________________

b) Rishkruani fjalinë e mëposhtme në një këndvështrim objektiv. 1 pikë Nuk e kisha kuptuar se një shi i butë në pranverë ose në vjeshtë, një shi që bie drejt e poshtë, një shi që spërkat butësisht, është më shumë se një bekim. ___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

12. Ky tekst është shkruar në vetën e parë. Ç’të veçantë sjell kjo teknikë e rrëfimit? 1 pikë _________________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________________

13. Si do t’i interpretonit fjalët e fermerit në fund të tekstit? 2 pikë Epo, atëherë,- tha ai,- keni parë shi. _________________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________________ Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike Varianti A

AKP 5 31 maj 2013

PJESA II

Eskili Prometeu HERMESI Me fjalët e tua kryeneçe, të hazdisura, anijen tënde mbyt në det mjerimesh. PROMETEU Dëgjo këtu: s’e ndërroj mjerimin tim me servilizmin tënd të ulët, kurrë! HERMESI Mos të pëlqen më tepër majë shkëmbit të jesh mbërthyer, se sa lajmëtar i Zeusit? PROMETEU Më duket vetja më fisnik në pranga në shkëmb mbërthyer se sa të jem lake1 besnik i Zeusit. .............................................................. HERMESI Po talle me mua si një fëmijë. PROMETEU A s’je ti më naiv se një fëmijë? Vërtetë besoke se do t’i përgjigjem? Dëgjo këtu: nuk ka ndëshkim, nuk ka dredhi që Zeusi të më detyrojë mua t’i them ato që kanë për t’i ndodhur, po s’më çliroi nga hekurat mizore. Le të shkreptijë flakët e rrufeve, t’ushtojë me gjëmimet e nëndheshme, le të pështjellë Tok’ e Qiell së bashku me borën pendëbardhë, le t’i tundë e shembë të gjitha, por ta dish se kurrë nuk më përkul dot! Kurrë s’do t’i them se kush do ta përmbys’ atë nga froni. HERMESI Shih mos pendohesh për këto që thua! PROMETEU Çdo gjë e kam vendosur që më parë. .............................................................. HERMESI Të fola mjaft, por qenka krejt e kotë. Nga lutjet s’preket zemër si e jotja. Më kot rropatesh, ti nuk ke shpëtim!

1 Lake – shërbëtor.

Një trill i çmendur, qoftë dhe krenar, dobi nuk sjell. Pra, bindju fjalës sime, përndryshe nuk shpëton nga një stuhi mjerimesh, që si një tallaz mizor mbi ty do shembet dhe do të mbulojë, ky shkëmb do bëhet cop’ e thërrime, kur Zeusi ta godasë me rrufe dhe shkreptima. Shkëmb’ i zi në gji të tij do ta varrosë trupin tënd. Mjaft shekuj do kalojnë, pa të dalësh prap’ ti në dritë. Qeni fluturak i Zeusit, zhgaba e pangopur kurrë me gjak, një goxha copë do të shqyejë me sqep nga trupi yt dhe dit’ për ditë do vijë si një mik krejt i paftuar të të gërryejë e shqyejë ty mëlçinë! Prandaj të them: mblidh mendjen! S’janë fjalë këto prej mburraveci, jo, por dalin nga goj’ e vetë Zeusit të pavdekshëm. Dhe Zeusi nuk gënjen. Çka thotë ai vërtet do kryhet. Pra, mendohu mirë, dhe më beso se je më i fituar të jesh i urtë, sesa kokëfortë. (Hermesi largohet) PROMETEU S’qenkan fjalë boshe, se me të vërtetë toka me rrëmet po trandet dhe dridhet. Oshtijnë bubullimat me gjëmime, gjarpërojnë rrufetë me vetëtima, gjuhë flake zigzag bëjnë nëpër qiell, flakërimat verbojnë çdo gjë përqark! Era pluhurin e rrugës ngre në ajër, shqota ulërin, vërshëllen me lemeri! Tok’ e qiell e çdo gjë u përzje në botë! Ja ç’furtunë dërgoi Zeusi i tërbuar për të më ndëshkuar, për të më përkulur! Shih, o mëmë Tokë, e nderuar nënë, Shih eter i shenjtë që me dritë botën skaj më skaj pështjell, shihni si po vuaj krejt pa pasur faj!

Gjuhë shqipe dhe Letërsi Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike Varianti A

AKP 6 31 maj 2013

Rrethoni alternativën e saktë për pyetjet nga 14 deri në 20.

14. Personazhi i Prometeut është marrë nga: 1 pikë A) historia; B) mitologjia; C) baladat e vjetra; D) fantazia e autorit. 15. Gjatë gjithë këtij fragmenti, Prometeu shfaqet: 1 pikë A) i qetë; B) i lëkundur; C) i vendosur; D) i mërzitur. 16. Në cilën prej alternativave të mëposhtme është përdorur metafora? 1 pikë A) Nuk shpëton nga një stuhi mjerimesh. B) Më duket vetja më fisnik në pranga. C) Po talle me mua si një fëmijë. D) Shih mos pendohesh për këto që thua! 17. Në vargun: Më kot rropatesh, ti nuk ke shpëtim! fjala rropatesh ka kuptimin: 1 pikë A) bërtet; B) mërzitesh; C) përpiqesh; D) shqetësohesh. 18. Në cilin prej vargjeve të mëposhtme, Hermesi i jep një këshillë Prometeut? 1 pikë A) Të fola mjaft, por qenka krejt e kotë. B) Nga lutjet s’preket zemër si e jotja. C) Një trill i çmendur, qoftë dhe krenar, / dobi nuk sjell. D) Më beso je më i fituar/ të jesh i urtë, sesa kokëfortë. 19. Në cilën prej alternativave të mëposhtme është përdorur një trajtë dialektore? 1 pikë A) Toka me rrëmet po trandet dhe dridhet. B) Le të shkreptijnë flakët e rrufeve. C) Ky shkëmb do bëhet cop’ e thërrime. D) Gjuhë flake zigzag bëjnë nëpër qiell. 20. Emri i Prometeut ka domethënien: 1 pikë A) e lajmëtarit të perëndive; B) e krijuesit të zjarrit; C) e parathënësit të fatit; D) e mbrojtësit të arteve.

Gjuhë shqipe dhe Letërsi Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike Varianti A

AKP 7 31 maj 2013

21.

a) Tregoni shkakun e konfliktit në këtë fragment të tragjedisë. 1 pikë

___________________________________________________________________________________ b) Cila është, sipas Prometeut, një karakteristikë e Hermesit? Identifikoni në fjalët që ai i thotë Hermesit,

një çift antonimik që jep edhe thelbin e kontrastit midis tyre. 2 pikë ___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

c) Zbuloni një tipar të Prometeut që e bën atë një hero tragjik. 1 pikë

___________________________________________________________________________________

22. Përcaktoni në vargjet e mëposhtme figurën stilistike që krijohet nga përdorimi i foljeve. Cili është funksioni artistik i këtij përdorimi? 2 pikë

...Le të shkreptijnë flakët e rrufeve, t’ushtojë me gjëmimet e nëndheshme, le të pështjellë Tok’ e Qiell së bashku me borën pendëbardhë, le t’i tundë e shembë të gjitha, ...

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

23. Ç’kanë të përbashkët fjalët pendëbardhë dhe kokëfortë nga ana stilistike dhe fjalëformuese (mënyra e ndërtimit)? 2 pikë Stilistike: ________________________________ Fjalëformuese: ________________________________

24.

a) Cila është atmosfera që sundon në fund të këtij fragmenti? Përshkruajeni atë duke theksuar edhe disa nga fjalët kyç që japin thelbin e saj. 3 pikë ___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

b) Edhe pse Prometeu është i lidhur dhe i torturuar, mendoni se një pjesë e tij mbetet e lirë?

Argumentoni mendimin tuaj. 2 pikë ___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________________

Gjuhë shqipe dhe Letërsi Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike Varianti A

AKP 8 31 maj 2013

25. Njerëzit, asnjëherë, nuk kënaqen me atë që kanë. Ata vazhdimisht kërkojnë diçka më shumë ose diçka

ndryshe. A është gjithmonë e drejtë kjo? Argumentoni mendimin duke përdorur shembuj dhe arsye specifike, për të mbështetur përgjigjen tuaj. 8 pikë ___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

Shtjellimi i idesë (25a)

Organizimi dhe struktura

(25b)

Stili dhe origjinaliteti

(25c)

Saktësia gjuhësore (sintaksa dhe drejtshkrimi)

(25d)

Totali

25

2 pikë 2 pikë 2 pikë 2 pikë 8 pikë

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar

në informacionin e

saktë të një gazete. Për

t’u bindur abonohuni në

Për informacione:Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998

MATURA

Page 22: Metropol 1 qershor

22 E shtunë 1 qershor 2013 •

« SPECIALE

Profil

Një raport i “Pew Research” shpalos trendin si pasojë e recesionit, i cili tr-egon për rritje të lindjeve nga nënat

beqare, ndërsa katër në 10 familje me fëmijët nën moshën 18-vjeçare tani drejtohen nga gratë, që janë shtyllat kryesore për familjet e tyre.

Raporti, siç transmeton “Uashington Post”, zbulon një ndryshim të madh në rolet gjinore në familje në disa dekada: numri i nënave të martuara që fitojnë më shumë se burrat e tyre, është katërfishuar: nga 4 për qind që ka qenë në vitin 1960, në 15 për qind në vitin 2011. Nënat beqare që janë mbajtëse të familjes, janë trefishuar në numër: nga 7 në 25 për qind, në të njëjtën periudhë. “Dekada e 2000-s ka dësh-muar një ndryshim rapid në përqindjen e nënave të martuara që fitojnë më shumë se burrat e tyre se secila dekadë që nga vitit 1960”, - thotë Filip Kohen, një so-ciolog nga Universiteti i Marilandit, që ka studiuar trendet gjinore familjare. “Kjo reflekton në masë të madhe humbjen e punëve të burrave me eksperiencë në fillim të Rece-sionit të Madh.

Gjithashtu gratë kanë vendosur që

të punojnë më shumë orë,

si përgjigje ndaj hum-bjes së

punës të burrave të tyre, humbjes poten-ciale

ose zvogëlimit të pagave”, - u shpreh Kohen. Por raporti i “Pew Research” tregon se amerikanët janë ambivalentë në lidhje me nënat që punojnë jashtë shtëpisë. Tri të katërtat e të anketuarve thanë se këto nëna vështirësojnë rritjen e fëmijëve, ndërsa gjysma brengosen se kjo është gjë e keqe për martesat. Gjysma e të anketuarve thonë se është më mirë që nënat të rrinë në shtëpi me fëmijët e vegjël. Në të kundërtën, 8 për qind mendojnë se do të ishte më mirë që të rrinë etërit. Por në të njëjtën kohë raporti tregon se sondazhet e tjera kanë gjetur se afër 80 për qind e amerikanëve nuk mendo-

jnë se nënat duhet të kthehen në rolin e amvisës se viteve ’50. “Publiku është me dy mendje”, - thotë Kim Parker, një nga autorët e raportit.

Rolet tradicionale të gjinive “janë të rrënjosura thellë në besime, do të marrë kohë derisa këto pikëpamje të kapen me

realitetin dhe me mënyrën se si jetojnë sot njerëzit”. Derisa nuk është e përkryer,

mënyra e jetesës që Lisa Rohrer, e cila punon në Qendrën Juridike të Universitetit Georgetoun, ka zgjedhur me të shoqin dhe fëmijët. Ajo u bë shtylla e familjes kur burri i saj, J. J, nisi biznes personal. Ai nisi të merrte fëmijët nga shkolla, t’i çonte në shtëpi kur ishin të sëmurë dhe të kryente obligimet e shtëpisë. “Për ne ka qenë ideale në shumë mënyra,

sepse i lejoi J.J që të ndiqte ëndrrën e tij në nisjen e biznesit privat, ndërsa më lejoi mua që të kem punën, e cila kërkon shumë kohë dhe udhëtim. Gjithashtu jam e gëzuar që fëmijët tanë po shohin një mënyrë alterna-tive të bërjes së karrierave, të martesës dhe fëmijëve”, - u shpreh ajo duke shtuar: “Në anën tjetër, unë kam shumë më tepër simpati për ata baballarë gratë e të cilëve rrinë në shtëpi. Është një presion shumë i madh kur je shtylla e shtëpisë.” Edhe pse është rritur trendi i nënave që marrin pjesë me më shumë të ardhura në familje, derisa më shumë gra po arsimohen dhe hyjnë në forcën punëtore, recesioni e ka përshpejtuar këtë trend, thotë Sarah Jane Glynn, analiste e Qendrës për Përparimin Amerikan. Gratë kanë nisur të diplomohen nga kolegji në numër më të madh sesa burrat në vitin 1985 dhe kanë fituar diploma. Ndërkohë, sipas raportit, nënat be-qare që mbajnë shtëpinë janë në disavantazh. Krahasuar me koleget e tyre të martuara ato fitojnë një mesatare prej 23 mijë dollarëve dhe duket se janë më të reja, të zeza ose hispanike dhe janë më pak të arsimuara se me një diplomë kolegji. “Përbërja e nënave beqare ka ndryshuar në mënyrë dramatike”, - thotë Wendy Wang, njëra nga autoret e raportit. Në vitet 1960 shumica e nënave beqare kanë qenë të shkurorëzuar, të ndara ose të veja. Vetëm katër për qind nuk ishin martuar kurrë. Por tash ky numër është 44 për qind. Tash 40 për qind e lindjeve bëhen nga nënat beqare”, - thotë ajo.

Nëna si shtyllë e shtëpisë

Page 23: Metropol 1 qershor

23• E shtunë 1 qershor 2013

»SPORT

S T A F F

kryeredaktorBRAHIM SHIMA

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO

MARIGLEN MULLA

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

marketing: ELIGERTA DYRMISHI

cel: 067 20 62 200

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

Erjon Bogdani, e vlerëson në maksimum ndeshjen e radhës, por kërkon të

ulë presionin ndaj shokëve të skuadrës. Falë eksperiencës së madhe në ndeshje të këtij niveli, bomberi kuqezi kërkon të mbajë me këmbë në tokë grupin, ndërsa shton se pavarësisht ak-tivizimit të pakët, po gëzon një formë të mirë. 36-vjeçari nuk e komentoi gjatë të ardhmen e tij, duke theksuar se në këto momente vëmendja e tij është përqendruar vetëm te përballja me Norvegjinë. “Pavarësisht sezonit te Siena unë ndihem mirë dhe kam bërë rregullisht stërvitje. Në të gjitha ato pak minuta që kam luajtur te Siena kam bërë paraqitje të mirë dhe kur ka mbetur një javë nga ndeshje me Norvegjinë, mund të them se ndihem në formë të mirë dhe do të jap maksimumin për këtë ndeshje. Akoma nuk e kam vendosur të ardhmen, por besoj se pas ndeshjes së 7 qershorit do të ulem të flas me menaxherin tim dhe do të shohim të gjitha opsionet për të vendosur se ku do të luaj sezonin e ardhshëm. Ia kam bërë me dije atij se para ndeshjes me Norvegjinë nuk dua të flas për skuadrën time të ardhshme apo për merkaton sepse dua të jem i përqen-druar në maksimum për këtë takim, të luaj sa më mirë dhe të marrim një rezultat pozitiv. Them që kjo ndeshje do të jetë shumë më e vështirë se sa ajo ndeshje që kemi zhvilluar në Oslo, sepse Norvegjia nëse na ka nënvlerësuar në takimin e parë do të vijë këtu me synimin për të bërë një ndeshje të mad-he ndaj një skuadre të vështirë, siç jemi ne. Kjo ndeshje nuk është finalja, është shumë e rëndësishme për ne, por nuk duhet ta ngarkojmë shumë atmosferën e ta trajtojmë si të ishte një finale. Unë shpresoj që nëse ne do të luajmë siç kemi bërë në të gjitha ndeshjet e tjera, mund të marrim një re-

Është e pabesueshme, por e vërtetë. FIFA nuk është e bashkuar plotësisht për të luftuar racizmin në futboll. Kongresi i FIFA-s që po zhvil-lohet këto ditë në Ishujt Mau-ricius ka treguar përsëri se si bota e futbollit nuk ka një opinion të njëjtë mbi luftën kundër racizmit dhe masat ndaj këtij fenomeni. Skandali i radhës vjen pikërisht nga votimet e këtij Kongresi ku masat e reja më të ashpra anti-racizëm janë miratuar, por jo në unanimitet të plotë nga 209 vendet anëtare. Pas votimit

David Luiz do të luajë për Barcelonën

Qendërmbrojtësi i Çelsit, David Luiz, është shprehur se do të ishte i mrekulluar nëse një ditë do të luante për skuad-rën e Barcelonës, duke lëshuar një mesazh të qartë për drejtuesit katalanas. Në fakt, me largimin e Pyjol nga for-macioni i parë, David Luiz do të ishte zëvendësuesi perfekt. “Objektivi im është të jem i lumtur dhe kjo është e mundur nëse luan në një skuadër që kontrollon topin”, ishin fjalët e tij për gazetën angleze “Daily Star”. “Barcelona është aktualisht skuadra që ka zhvilluar futbollin më të mirë në vitet e fundit. E di që ata interesoheshin për shërbimet e mia në të kaluarën, por tani nuk kam asnjë lajm të ri rreth kësaj situate”, shpjegoi braziliani. Tashmë mbetet për të parë se cilat do të jenë hapat konkretë për një kalim të mundshëm të tij në Spanjë.

Berluskoni vendos të dielën për Alegrin

Milani, pavarësisht se ka pasur një sezon të suksesshëm, edhe pse nuk kanë munguar luhatjet e mëdha, sërish ky klub mund të pësojë ndryshime të mëdha përsa i përket stafit teknik. Kështu, më i rrezikuari nga të gjithë, ironikisht, është trajneri Alegri, fati i të cilit tashmë varet nga presidenti i skuadrës. Është e paqartë se pse “koka” e Alegrit është në pjatë, pasi ky i fundit arriti ta çojë Milanin nga vendet e fundit në të cilat ishte në fillim të sezonit, deri në vendin e tretë, ku tashmë skuadra është pjesëmarrëse e Ligës së Kampioneve. Kush do të drejtojë Milanin në sezonin e ardh-shëm, Masimiliano Alegri apo ndonjë nga emrat e shumtë që është përfolur si zëvendësues i tij? Enigma do të zgjidhet të dielën, datë të cilën vetë Silvio Berluskoni e ka caktuar si ajo në të cilën do të merret vendimi për teknikun e kuqezinjve. “Mendoj se do të ketë një takim me trajnerin dhe Galianin, me shumë mundësi që brenda të dielës dhe nga kjo situatë do të lindë më pas një zgjidhje që nuk do të jetë e vështirë të arrihet, nëse të gjithë vendosim dorën në zemër dhe zgje-dhin rrugën më të mirë për Milanin”, deklaroi Berluskoni për mediat italiane. Duket se darka e të enjtes me Alegrit dhe Galianit ka qenë vetëm një bisedë paraprake para takimit vendimtar me Berluskonin. Kjo mbledhje e shumëpritur tre-palëshe tashmë do të zhvillohet dhe me shumë mundësi do të zgjidhë të gjitha enigmat rreth pankinës së kuqezinjve, që për momentin ka bllokuar çdo planifikim të klubit. Ber-luskoni duket se mbetet i bindur të kthejë Sedorf, tani në rolin trajnerit, një alternativë që mund t’i hapë rrugë largimit të Alegrit dhe kalimit të tij te Roma, që po e pret krahëhapur dhe i ka bërë gati edhe kontratën e re dyvjeçare.

Çelsi gati 30 milion euro dhe Torres në këmbim të Kavanit

Skuadra e Çelsit duket se është gati të bëjë investime të çmendura gjatë merkatos së verës, dhe këtë e vërte-ton me interesimin e saj për Edison Kavanin, sulmuesin e Napolit. Sipas mediave italiane, ka qenë vetë Hoze Murinjo që ka dekretuar këtë ndryshim në strategjinë e merkatos së klubit, që tashmë nuk ofron vetëm një shifër të ndjeshme për të siguruar sulmuesin uruguaian. Tashmë shuma e of-ruar është ulur në 30 milion euro, ndërsa pjesa e mbetur e klauzolës së largimit të tij, që në total kap shifrën 65 milion euro, do të mbulohet nga transferimi drejt Italisë i Fernando Torres. Murinjo u ka bërë të qartë drejtuesve të klubit lond-inez se sulmuesi nuk bën pjesë në planet e tij, edhe pse në sezonin e fundit ka bërë një përmirësim duke shënuar 22 gola dhe ndihmoi ekipin të fitonte Europa Lig.

SKANDAL, FIFA JO 100% KUNDËR RACIZMITtë bërë në sallë, ka rezultuar që masat e reja janë miratuar nga votat e 99% të anëtarëve të pranishëm, ndërsa nj votë ka rezultuar kundër, duke bërë që drejtuesit e FIFA-s të tur-përoheshin, pasi e cilësonin futbollin të bashkuar në luftën kundër këtij fenomeni. Një ish i burgosur i aparteidit në Af-rikën e Jugut, Tokio Seksvale, ishte folësi i nderit në këtë eveniment dhe ai nuk ngurroi të ftonte FIFA-n të kontrol-

lonte nëpërmjet kamerave të sigurisë së kush ishte personi që kishte dalë në mbrojtje të racizmit, duke shtuar debatin brenda sallës. “Ky 1% që votoi kundër, tregon saktësisht se futbolli ka ende për të luftuar kundër racizmit”, tha ai. Rregul-lorja e re bën të detyrueshëm që në rast shfaqje racizmi në çdo ndeshje, shkelja e parë e vogël duhet të dënohet me par-alajmërim, gjobë apo luajtjen e një takimi me dyer të mbyllura.

Shkelje të përsëritura dhe më serioze duhet të ndëshkohen me heqjen e pikëve, përjashtimin nga turneu apo edhe për-jashtimin e plotë nga aktiviteti me rënien nga kategoria të klu-bit në fjalë. Gjithashtu u miratua vendimi se lojtarët apo zyrtarët që shpallen fajtorë për racizëm, duhet të dënohen automatikisht me 5 ndeshje pezullim. Tashmë pritet edhe një reagim i ashpër i presidentit Blater në lidhje me 1% që votoi kundër.

BOGDANI: NUK HUMBASIMFalë eksperiencës së madhe në ndeshje të këtij niveli, bomberi

kuqezi kërkon të mbajë me këmbë në tokë grupin, ndërsa shton se pavarësisht aktivizimit të pakët, po gëzon një formë të mirë

zultat pozitiv që do të na japë mundësi të shohim përpara. Nuk e di nëse do të luaj titullar, këtë e vendos trajneri. Person-alisht mund të them se ndihem në formë dhe nëse luaj si titullar, luaj pak minuta apo nuk aktiv-izohem fare, unë jam profesion-ist dhe do të jap maksimumin për të dhënë diçka pozitive për skuadrën, për ta mbajtur grupin të bashkuar dhe për t’i dhënë forcë ekipit për të marrë një rezultat pozitiv qoftë në fushë apo qoftë nga stoli. Them që kjo ndeshje do të vendoset nga episodet që do të ndodhin dhe

nëse ne do t’i kemi episodet në favorin tonë. Pra nëse do të na paraqiten raste para porte dhe do të arrijmë t’i shndër-rojmë në gola them që këtë takim do ta fitojmë. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me Norvegjinë, pra nuk do të jetë një sfidë spektakolare, por do të luhet me shumë kujdes dhe skuadra të mbyllura në mbrojtje dhe do të varet nga episodet. Nëse nuk do të kthe-hemi më të luajmë në “Qemal Stafa” do ta bëjmë këtë në një stadium më të ri dhe më mod-ern. Megjithatë, unë shpresoj

që këtë ndeshje me Norvegjinë të japim maksimumin dhe nëse do të ishte ndeshja e fundit në këtë stadium do të mund të ruanim një kujtim të mirë. Të flasim për mungesat është e kotë, por dihet që janë munge-sa të rëndësishme. Gjithsesi unë besoj se edhe skuadra edhe lojtarët që do të futen në fushë për të mbuluar bosh-llëqet e mungesave do të japin maksimumin dhe do të luajnë sa më mirë për një qëllim, që të marrim një rezultat sa më pozi-tiv ndaj Norvegjisë”, ka mbyllur Erjon Bogdani.

Page 24: Metropol 1 qershor

24 E shtunë 1 qershor 2013 •

« HIPOTEKAT