metropol 27 qershor

24
TË PAREVOKUESHME Dorëhiqen në grup krerët e PD-së MBYLLET NUMËRIMI I VOTAVE Rezultati në Kolegj, afatet për ankimet dhe dhënien e mandateve »6w GLEDION REHOVICA/ INTERVISTA “Fitoren ua dedikoj të rinjve dhe gjithë mbështetësve të LSI-së” »22 STATUTI I PD Pikat ku parashikohet votimi dhe dy format e mbledhjes »4 »2-3 FLASIN NË “FACEBOOK” Reagimet e deputetëve të PD dhe atyre të PS pas rezultatit Çfarë pritet të ndodhë në opozitën e re në tre muajt e ardhshëm. Formulat që do të ndiqen për degët Miratohet gazsjellësi, votohet projekti TAP Teknika e shpëlarjes së trurit, KGB vs CIA, ndikimi i mendimit pa pëlqim Psikologjia/ MK-Ultra »2 Nga MAJLINDA BUSHJA Sa vlen presioni mbi votuesit? Nga MILAIM SHEFKIU Shqipëria si Shqipëria »11 »11 Opinion Berisha: Është sukses dhe fitore e Shqipërisë. Të ardhurat që do të përfitojë Shqipëria nga ndërtimi i rrjetit të ri »16-17 »5 REAGIMET E DREJTUESVE MENJËHERË PAS DEKLARATËS SË KRYETARIT DETAJET E MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË SELISË BLU, BISEDIMET BERISHA: MARR PËRSIPËR TË GJITHA PËRGJEGJËSITË E HUMBJES SË ZGJEDHJEVE Deklaratat e figu- rave kryesore të partive në rrjetin social. Mungesa e analizës person- ale të drejtuesit e shtabeve të PD Gjendet bibla hebraike e vitit 1705 NË ELBASAN »7 E ENJTE 27 QERSHOR 2013 VITI IX, NR. 3012 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 LEKË • € 1.5 gazetametropol.com PRODUKTE DHE SHËRBIME I gjeni vetëm tek www.tag.al Duke filluar nga 40% Me Ulje Qëndrimi i gjermanëve ndaj trashëgimisë shqiptare. Reagimi i popullsisë për të mos lejuar cenimin e historisë RAPORTI I VERHMAHTIT »18-19

Upload: gazeta-metropol

Post on 18-Mar-2016

327 views

Category:

Documents


13 download

DESCRIPTION

Dorehiqen kreret e PD. Statusi i PD si zgjidhet kryetari, faceboku i politikaneve

TRANSCRIPT

Page 1: Metropol 27 qershor

TË PAREVOKUESHME

Dorëhiqen në grup krerët e PD-së

MBYLLET NUMËRIMI I VOTAVE

Rezultati në Kolegj, afatet për ankimet dhe dhënien e mandateve»6w

GLEDION REHOVICA/ INTERVISTA

“Fitoren ua dedikoj të rinjve dhe gjithë mbështetësve të LSI-së”»22

STATUTI I PD Pikat ku parashikohet votimi

dhe dy format e mbledhjes

»4

»2-3

FLASIN NË “FACEBOOK”Reagimet e deputetëve të PD dhe atyre të PS pas rezultatit

Çfarë pritet të ndodhë në opozitën e re në tre muajt e ardhshëm. Formulat që do të ndiqen për degët

Miratohet gazsjellësi,votohet projekti TAP Teknika e shpëlarjes së

trurit, KGB vs CIA, ndikimi i mendimit pa pëlqim

Psikologjia/ MK-Ultra

»2

Nga MAJLINDA BUSHJA

Sa vlen presioni mbi votuesit?

Nga MILAIM SHEFKIU

Shqipëria si Shqipëria

»11

»11

Opinion

Berisha: Është sukses dhe fitore e Shqipërisë. Të ardhurat që do të përfitojë Shqipëria

nga ndërtimi i rrjetit të ri »16-17

»5

REAGIMET E DREJTUESVE

MENJËHERË PAS

DEKLARATËS SË KRYETARIT

DETAJET E MBLEDHJES SË

JASHTËZAKONSHME TË

SELISË BLU, BISEDIMET

BERISHA: MARR PËRSIPËR

TË GJITHA PËRGJEGJËSITË

E HUMBJES SË ZGJEDHJEVE

Deklaratat e figu-rave kryesore të partive në rrjetin social. Mungesa e analizës person-ale të drejtuesit e shtabeve të PD

Gjendet bibla hebraike e vitit 1705NË ELBASAN

»7

E ENJTE27 QERSHOR 2013VITI IX, NR. 3012TEL: 04 2 233 991FAX: 04 2 233 998ÇMIMI: 30 LEKË • € 1.5 gazetametropol.com

PRODUKTE DHE SHËRBIME

I gjeni vetëm tek www.tag.al

Duke filluar nga 40% Me Ulje

Qëndrimi i gjermanëve ndaj trashëgimisë shqiptare. Reagimi i popullsisë për të mos lejuar cenimin e historisë

Shqiptarët fanatik për vlerat antike. Po punojmë për ruajtjen

RAPORTI I VERHMAHTIT

»18-19

Page 2: Metropol 27 qershor

02 E enjte 27 qershor 2013 •

« POLITIKË

TAP, KËNAQËSIA E FUNDIT QË SHIKOJNË DREJTUESIT E FUSHATËS TË SË DJATHTËS

Krerët e PD përshëndesin votuesitNë qëndrimet në “Facebook” nuk komentohet rezultati i thellë

Krerët e Partisë Demokra-tike vetëm dje kanë ni-sur të komentojnë dhe të

ndajnë me votuesit e tyre re-zultatin e zgjedhjeve. Ndoshta të tronditur apo të përqendruar në numërimin e votave deri në fund heshtja ka mbizotëruar dhe rrjetet sociale. Ndërkohë që duket se të vetmin moment ku drejtuesit e fushatës e kanë konsideruar si gëzim, duket si i fundit për sa i përket angazhi-meve në qeveri, ka qenë lajmi për miratimin e projektit TAP. Pas reagimit në “Facebook” për këtë lajm prej Kryeminis-trit Berisha të njëjtën gjë kanë bërë Jozefina Topalli dhe Ma-jlinda Bregu. Ndërkohë më parë kishin reaguar duke bërë falën-derimet për votuesit e tyre dhe duke mos analizuar pikat e humbjes së thellë. Gjithsesi, të shumtë kanë qenë dhe krerët e fushatave që nuk kanë dhënë asnjë reagim për mbështetësit e tyre. Kështu, drejtuesi i fushatës në Gjirokastër, Genc Ruli, ka mbetur në ftesën e bërë më 23 qershor për pjesë-marrjen në votime. Gjithashtu dhe Sokol Olldashi, i cili drejtoi fushatën në Fier ka mbetur në të njëjtin reagim. Po ashtu dhe Eduard Halimi e Ridvan Bode nuk kanë preferuar të shpre-hen mbi rezultatin apo proces-in në tërësi. Ndërkohë edhe ata që kanë reaguar veçse kanë falënderuar votuesit dhe kanë shprehur bindjen e tyre se PD-ja ka punuar mirë në qeverisje, ka sjellë zhvillim dhe për këtë janë me kokën lartë.

Për sa i përket analizës së situatës, kanë qenë Genc Pollo dhe Mesila Doda që e kanë prekur si temë, por pa e kaluar më tutje, duke pranuar se kjo do të jetë një pikë që do të shtjellohet më vonë.

Majlinda Bregu“Berisha i mban premtimet.

TAP një tjetër projekt mad-hor për më shumë punësim e mirëqenie në Shqipëri.”

Postimi 2“Ndihem krenare për përp-

jekjet tona të përbashkëta, për

vendosmërinë dhe fushatën e mrekullueshme që bëmë të gjithë bashkë. Ndihem krenare që jemi forca politike që me

Sali Berishën në krye shkëputi Shqipërinë nga diktatura me zgjedhje të lira, që i dha Sh-qipërisë mundësinë të jetë sot

anëtare e denjë e NATO-s dhe nesër e Bashkimit Europian, rrugën drejt të cilit e garantoi standardi i këtyre zgjedhjeve.

Të dashur miq, projekti i gazsjellësit TAP u përzgjodh. Fitoi Shqipëria, projekti i shek-ullit për ne! sb”, - kështu shpre-het Kryeministri Berisha në faqen e tij në “Facebook” men-jëherë pas lajmit të përzgjed-hjes së projektit të gazsjellësit TAP, i cili kalon nëpër Shqipëri.

Projekti i shumëpërfolur i gazsjellësit transadriatik është zgjedhur për furnizimin me gaz të vendeve të Europës. Lajmi është njoftuar nga kompania energjetike austriake “Omv Group” përmes një komuni-kate për shtyp. Në këtë njoftim thuhet se konsorciumi “Shah Deniz” i ka vlerësuar maksimal-isht kriteret dhe konkurrencën e “Nabukos”, por nuk e ka zgjid-hur këtë si projektin fitues. Ndërkohë të kontaktuar nga “Rojters”, zyrtarët e TAP kanë refuzuar të japin një koment për këtë çështje. Gjatë ditës së djeshme përfaqësuesit e kom-panisë azere “Shah Deniz 2”

Partia Demokratike është aset kombëtar dhe ne anëtarët mbështetës e votues të saj, jemi vendosmëria për të ecur përpara.”

Arben Imami “Gjithashtu ministri i Mbro-

jtjes dhe drejtues i fushatës në Elbasan ka shprehur falënder-imin e tij për miratimin e pro-jektit TAP si dhe angazhimin e qeverisjes së PD-së për këtë miratim.

“Falënderoj të gjithë zgjed-hësit e qarkut të Elbasanit që na votuan e na mbështetën; falënderoj numëruesit, që mbrojtën çdo votë me dinjitet deri në fund; falënderoj struk-turat e Partisë Demokratike për punën e kryer në këto zgjed-hje, duke u ofruar qytetarëve një palë zgjedhje shembullore të standardeve europiane. U drejtohem të gjithë votuesve tanë duke i thënë se ne jemi krenarë për gjithë punën që kemi bërë gjatë këtij 8-vjeçari qeverisjeje. Me Kryeministrin Berisha bëmë gjithçka që qe e mundur, pavarësisht blloki-meve. Anëtarësuam Shqipëri-në në NATO, MSA, liberalizuam vizat dhe përgatitëm të gjitha procedurat e nevojshme për anëtarësimin në BE, gjë që duhet të përfundojë brenda këtij viti. Ajo që ne dhamë ishin dy palë zgjedhje, ato in-frastrukturore dhe ato ligjore, që rritën investimet e huaja, duke i dhënë vendit një zhvil-lim që nuk e kishte parë histo-ria. Kjo na jep forcë dhe na bën të ecim përpara.”

Jozefina Topalli Gjithashtu dhe Kryetarja e

Kuvendit, njëkohësisht drej-tuese e fushatës në Shkodër, ka përshëndetur miratimin e projektit TAP si një mundësi zhvillimi për Shqipërinë.

“Falënderim dhe mirënjohje për çdo militant, anëtar, sim-patizant e votues të Partisë Demokratike.

Faleminderit dhe mirën-johje për mundin, përkushtimin dhe përgjegjshmërinë abso-lute me të cilën mbrojtën al-ternativën dhe votën tonë. Me mirënjohje të pafund. Jozefina.”

Genc Pollo“Zgjedhjet përfunduan,

rezultati doli dhe për të do të flasim. Por tani është momenti për të falënderuar me zemër në dorë votuesit, demokratët, strukturat e Partisë Demokra-tike të Beratit e Shqipërisë për votën e për përkushtimin e tyre gjatë fushatës. Ka qenë një kohë e mrekullueshme ko-munikimi e përpjekje. Siç kanë qenë këta 8 vjet të qeverisë së PD-së me Kryeministrin Beri-sha një periudhë e artë për zh-villimin, begatimin e europiani-zimin e vendit. Është koha për të shikuar së bashku përpara e me kokën lart. G. Pollo”

Mesila Doda“Totus tuus!

Kjo është dita më e vështirë për militantët e PD-së pas vitit 1997. Të dashur militantë, sim-patizantë të PD-së, ditët e ar-dhshme do të kemi mundësinë të reflektojmë mbi këtë votë të shqiptarëve. E vetmja gjë që dua t’ju them është se do të jem me ju në çdo ditë të jetës sime dhe do të kërkoj vetëm të risjellim parimet e shenjta mbi të cilën ngritëm Partinë Demokratike të vitit 1990. Ne jemi dhe do të jemi forca që sjellim progres në këtë vend. Do të jem me ju për risjelljen e atyre parimeve që na bëjnë ta duam këtë vend të zhvilluar, demokratik, evropian. Totus tuus!”

Berisha: U përzgjodh TAP, fitoi Shqipëria

janë takuar me kryeministrin grek Samaras. Kreu i qeverisë greke tha pas takimit se pro-jekti TAP do të ndërtohet për transportimin e gazit natyror në Europë. Kjo marrëveshje është nënshkruar gjatë pas-dites së djeshme në Athinë

nga vetë Samaras, ministri i Financave Stournaras, ai i Am-bientit dhe drejtori ekzekutiv i TAP, Kjetil Tungland. Projekti TAP, tubacionet e të cilit do të kalojnë edhe në Shqipëri, është një nga gazsjellësit më të mëdhenj në botë.

Mustafaj: Mos bini në dëshpërim, duhet një analizë e vërtetë

Besnik Mustafaj, ish-përfaqësues i lartë i Partisë Demokratike dhe ish-ministër i jashtëm, ka qenë ndër të vetmit që ka kërkuar një riformatim të PD-së. Por për këtë ai ka theksuar se nuk ka nevojë për dëshpërim, por për një analizë të vërtetë, që do të sjellë gjithashtu rezultate të vërteta. Sipas

tij, vetëm në këtë formë do të arrihet në një rezultat për Shqipërinë. “Ju drejtohem të gjithë demokratëve e në mënyrë të posaçme asaj bërthamës së mrekullueshme që dikur quheshin me krenari “qëndrestarë”. E sotmja sig-urisht që nuk është një ditë e gëzueshme për ne. Më krye-sorja dhe e domosdoshme

është që asnjë prej jush të mos ndjehet i thyer. Ju duhet të mblidhni forcat, krenarë që jeni demokratë dhe të bëni një analizë thellësisht të sinqertë me veten dhe njëri-tjetrin të arsyeve pse kjo hum-bje dhe sidomos pse në këto përmasa. Nëse demokratët e vërtetë zhyten në dësh-përim, dëmin e madh e ka Shqipëria jonë e shtrenjtë”, - shprehet Mustafaj në “Facebook”.

Page 3: Metropol 27 qershor

03• E enjte 27 qershor 2013

»POLITIKË

FALËNDERIME DHE URIME MES SOCIALISTËVE NË RRJETE SOCIALE

Orët e fundit për të ndarë gëzimin, nesër nis puna për ndarjen e pushtetit

Rilindja” fitoi dhe social-istët tashmë ndajnë mes tyre dhe mbështetësve

urimet për fitoren. Ende nuk janë mbërthyer nga ethet e ndarjes së pushtetit me aleat-en e tyre që u siguroi qever-isjen e konsoliduar. Një ndarje mandatesh mes PS-së e LSI-së në Kuvendin e ri, që do të përbëjnë shumicën në të, por do të sjellin dhe përbërjen e qeverisë së re. Kjo për social-istët duket e parëndësishme momentalisht, kur nxitojnë të bëjnë urimet përkatëse për votën që 23 qershori i solli në pushtet. Kanë nxitur ditën e djeshme të japin mesazhet e tyre të urimit në rrjetet sociale, ku natyrisht falënderime të pafund shkojnë për votuesit, të cilët dhe në këtë garë ele-ktorale mbështetën alterna-tivën e majtë. Ka prej tyre që falënderojnë me emra konk-retë qytetarët që kontribuan drejtpërdrejt në terren. Të tjerë falënderime në përgjithësi. Por ka dhe prej atyre kandidatëve që tashmë kanë arritur të marrin mandatin, të cilët nuk fshehin dhe habinë për urimet që marrin. Megjithatë, këto janë orët që përfaqësuesit e alternativës së “Rilindjes” të ndajnë gëzimin e tyre me familjarët, miqtë, të afërmit, mbështetësit e tyre. Pas kësaj nis puna për sfidat që e presin këtë parti, por së pari ajo do të duhet të njihet me atë pjesë që do t’i duhet të menaxhojë në mënyrë të drejtpërdrejtë prej përfaqësuesve të saj.

Koço Kokëdhima“Në mbyllje të fitores,

në një takim të ngrohtë me të rinjtë e FRESSH-it në Sa-randë, shkëmbyem mbresat e fushatës. Mirënjohje pa fund për energjinë, entuziazmin dhe korrektësinë e treguar gjatë fushatës, gjatë ditës së votimit e numërimit. Shumë falemin-derit për mbështetjen e bukur!”

Alfred Peza“Pse ndodh që për fitoren

vrapojnë të më uroje me më shumë zell dhe këmbëngulje ata që bënë gjithçka për ta penguar atë?!”

Damian Gjiknuri“Të dashur miq,Ju falënderoj nga zemra për

mbështetjen e treguar në këtë moment kaq vendimtar për vendin tonë. Vota juaj është një tregues i qartë i besimit në programin e “Rilindjes” kombë-tare. Rilindja filloi...”

Lindita NikollaSot kryetarët e OS, anëtarët

e PS-së, të deleguarit, fresh-istët, koordinatorët elekto-ralë, gratë e forumit të gruas, këshilltarët socialiste, pikat e kontaktit në terren ndihen të qetë, se lodhja nuk shkoi dëm. Armata e madhe e komi-sionerëve, numëruesve, vëzh-guesve, djemve që u bënë barrikadë në mbrojtje të votës së çdo qytetari në njësinë nr. 3, sot me erë rilindjeje janë bekuar. Faleminderit pa fund për lodhjen e tejskajshme!!

Ilirian Celibashi“Sapo mbyllëm numërimin e

votave të qarkut të Fierit. Për krejt qarkun ‘Rilindja’ llogarit

11 mandate, prej të cilave 9 për Partinë Socialiste, 2 për LSI-në, kundrejt 5 mandateve të koalicionit të djathtë.

Tani vjen përgjegjësia më e madhe për t’u shërbyer den-jësisht të gjithë zgjedhësve që votuan ‘Rilindjen’, por edhe atyre që zgjodhën alternativa të tjera. Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë një mision his-torik për Fierin dhe gjithë Sh-qipërinë dhe jam krenar që ndaj të njëjtin vizion për të ardhmen e këtij vendi. Do të angazhohem tërësisht për të realizuar projek-tet e paraqitura në fushatë për të mirën e Fierit.

Gjej rastin të përshëndes dhe falënderoj nga zemra të gjithë zgjedhësit, aktiv-istët dhe vullnetarët e kësaj fushate, komisionerët dhe numëruesit, Partinë Socialiste dhe gjithë dashamirësit, të cilët bënë të mundur fitoren. Në fund falënderoj familjen time për mbështetjen dhe mirësinë që më kanë dhuruar. Faleminderit fierakëve!”

Erion Brace“Sot është më qetë, por unë

e kam ditë falënderimesh. Së pari, për ata që nuk janë më dhe të cilëve unë u detyrohem shumë:

Fatmir Xhindi! Mik i shtren-jtë, do të ishe i lumtur sot. Ke një djalë fantastik, që të ka ris-jellë të plotë mes nesh në një ditë të madhe kthese për ne.

Do të bëjmë drejtësi për krimin ndaj teje.

Remzi Veseli! I dashur kry-etar, që nuk të njoha dot, Kukë-si yt ndryshoi. Ti i paraprive

fitores së rëndësishme edhe në Kukësin tënd. Ishe fitues!

Do të bëjmë drejtësi edhe për krimin ndaj teje.

Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj, Aleks Nika, të za-konshmit e mëdhenj! Ju jeni simboli i kësaj fitoreje. Ju jeni njerëzit që protestën e kthyet në institucion në këtë vend. Shpirti juaj na udhëheqtë për një Shqipëri të drejtë, të nder-shme, tolerante, të lirë!

Do të bëjmë drejtësi edhe për krimin makabër ndaj jush.

Së dyti për tre njerëz tërë-sisht të zakonshëm në Div-jakën time:

Lefteri Gjeçi është një grua e jashtëzakonshme. Më sho-qëroi lagje më lagje në fushatë, më futi shtëpi më shtëpi, më takoi me njerëz të mirë si ajo dhe bëri atë që di të bëjë prej vitesh: të bindë njerëz të vo-tojnë për një Shqipëri më të mirë. Një ditë para zgjedhjeve humbi të vëllain dhe me lot në sy pranoi të linte komisionin e votimit. Për herë të parë në kaq vjet. I jam mirënjohës pa fund.

Resul Bilishti është një tjetër socialist i zakonshëm nga fshati Mizë i Bashkisë së Divjakës. Bëri gjithçka në këtë fushatë, gjithçka. Të premten e fundit para votimeve humbi babain. Për shkak të takimeve rrufe ditën e fundit mësova me shumë vonesë për humbjen e tij. Nuk munda ta përcillja. Të shtunën më dha një leksion vendosmërie të pashoq. Ishte në trajnimin e komisionerëve dhe të dielën ishte në komi-sionin e votimit për votën e çdo bashkëqytetari. Resul, je

shembulli im!Tafil Xhindoli është një bur-

rë në moshë, socialist, mbi 80 vjeç dhe me probleme të mëd-ha shëndetësore. Në mëngjes-in e së dielës së madhe miqtë e mi ma treguan se si po mundo-hej i vetëm, me shkop në dorë tek po ngjitej i mbështetur në njërën këmbë në katin e dytë të shkollës ku ishte qendra e votimit. Shembulli im i forcës!

Në fund më mungojnë pa fund dy njerëz të mitë:

gjyshja ime, ajo që më dëg-jonte përherë prej TV e bënte sikur nuk më dëgjonte kur më kishte përballë, më fliste e më shihte me një ironi tipike, aq sa më pëlqen t’i ngjaj. Do të ishte shumë e kënaqur sot.

Xhaxhai im, shembulli i gje-ologut punëtor, të ndershëm, njeriu që nuk e la punën deri ditën e fundit të jetës, për fat të keq, larg prej këtu, në Turqi. Bulqizën e njoh prej tij. Më ndiqte e më telefononte prej larg, më këshillonte e tregonte se si punohet e sakrifikohet për punën. Edhe ai do të ishte pa fund i lumtur sot.

Me shpresën për një Sh-qipëri më të mirë, të drejtë, të barabarte e solidare, ia dedikoj këtë fitore secilit prej tyre.”

Vasilika Hysi“Jo pak votues-emigrantë

nga Greqia kontribuan për fitor-en e PS-së në njësinë bashki-ake nr. 7 në Tiranë. 5411 vota më shumë se Partia Demokra-tike në njësinë nr. 7. Shumë faleminderit për vlerësimin e rëndësisë së votës për rilindjen e Shqipërisë!”

RAKIP SULI“Dje dita më krenare e jetës sime, dita më krenare për

2200 anëtarët e forcës aktive të PS-së në njësinë nr. 11, që trokitën derë më derë. Duhet të krenohen me veten 86 kryetarët e organizatave socialiste për punën e shkëlqyer, 13 të deleguarit për meritat e veçanta në fitore, 70 koor-dinatorët elektoralë për punën e palodhur, 180 djemtë e grupeve përforcuese që mbrojtën votën e “Rilindjes”, FGS dhe FRESSH për kontributin e çmuar në fitore. Mirënjohje për bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë: kryetarin e PS-së së njësisë nr. 11 Ndue Ndoci, kryekoordinatorin Raman Buci; stafin tim personal prej 7 personash, që organizuan në detaje këtë fushatë fantastike. Era e ‘Rilindjes’ fryu në Laprakë, 12.000 qytetarë u derdhën lumë për të votuar Partinë Socialiste, shënuam fitoren e parë në Laprakë pas 20 vjetësh, duke fituar 4400 vota më shumë, rikupe-ruam 2800 vota dhe kryesuam me 1600 të tjera plus. Për njësinë nr. 11 jemi të gjithë krenarë, përulemi përpara saj.”

KETI BAZHDARI“Partia Socialiste fitoi. Filloi rilindja për shqiptarët dhe

më në fund një prezantim dinjitoz në Europë me Edi Ramën kryeministër. Ju përshëndes dhe ju përqafoj së largu gjithë sa kontribuat në këtë ndryshim historik!”

ARTAN GACI“Kashari rekord! Mbi 1700 vota më shumë. Vora voton

PS-në mbas 12 vjetësh, duke i dhënë një avantazh prej 500 votash. Preza bën revolucion me 470 vota më shumë për PS-në. Në Farkë pas 22 vjetësh fiton koali-cioni i majtë. Ndroq, PS-ja rreth 900 më shumë se PD-ja. Peza, si ngaherë, mbi 700 vota plus. Bërxulli përgjys-mon diferencën dhe Vaqarri kampion me 1700 vota më shumë për Partinë Socialiste.

Mirënjohje të veçantë skuadrave drejtuese të Bashkisë së Vorës e komunave Vaqarr, Kashar, Bërx-ull, Prezë, Farkë, Ndroq e Pezë për punën e palodhur e për rezultatin më shumë se dinjitoz që ata kanë fituar. Krenar për kontributin e gjithë burrave e grave për këtë fitore të paprecedentë në këta 22 vjet. Në pamundësi për t’iu përgjigjur telefonatave e mesazheve të shumta ju falënderoj nga zemra e ju uroj të gjithëve për këtë fitore të madhe të Partisë Socialiste.”

ELTAR DEDA“Zgjodha me familjen time që të festonim fitoren e PS-

së në ambientet e selisë në Vlorë. Faleminderit shumë të gjithë socialistëve, që bënë të

mundur fitoren e ‘Rilindjes’! Prej 8-të vjetësh në opozitë, ata ruajtën vitalitetin e

shpirtit socialist vlonjat. Unë e respektoj dhe e vlerësoj punën e tyre. Kam bindjen e plotë se fitorja jonë do të kthehet nga qeverisja socialiste në vëmendje ndaj nevo-jave të qytetit dhe qytetarëve të Vlorës. Falënderim me përulje shpirtit socialist të vlonjatëve të mi.”

Page 4: Metropol 27 qershor

04 E enjte 27 qershor 2013 •

« POLITIKË

PARTIA DEMOKRATIKE NË SHTATOR ZGJEDHJE NË TË GJITHA STRUKTURAT

Topalli, Patozi e Bode dorëzojnë dorëheqjen Situata në selinë blu, ardhja e Berishës dhe lotët e militantëve

ARVIZU KËRKON CERTIFIKIMIN E ZGJEDHJEVE PËR TË PËRFUNDUAR PROCESIN

SHBA: Falënderojmë Kryeministrin në largim Sali BerishaTakim informal midis Presidentit Nishani dhe ambasadorit amerikan

E para që shkeli në Partinë Demokratike ishte Joze-fina Topalli. Përpara

militantëve të mbledhur rreth selisë blu ajo s’i përmbajti dot lotët. Do të hynte në selinë e Partisë Demokratike dhe fjal-imin e dorëheqjes së Kryemin-istrit Berisha do ta ndiqte nga ekrani i televizorit dhe nuk do të zbriste në sallën e konfer-encave. Më pas hynë të gjithë me radhë, ministra dhe krerë të lartë të PD-së, të gjithë të emocionuar dhe me lot në sy, përveç ndonjë ministri si Genc Pollo. I pranishëm në fjalën e Berishës ishte dhe Fatmir Me-diu, kryetar i Partisë Repub-likane, por mungonte Shpëtim Idrizi apo Nard Ndoka dhe ndonjë tjetër.

Ardhja e Berishës Kryeministri Berisha do të

mbërrinte i fundit. Hyrja në seli-në e PD-së do t’i vështirësohej nga militantët e mbledhur, që thërrisnin emrin e tij. Natyrisht që dhe lotët në sytë e Berishës ishin normale. Të gjithë krerët e tjerë qëndronin mbledhur në zyrën e tij. Burime pranë PD-së u shprehën se nënkry-etarët Topalli dhe Patozi, por dhe sekretari i përgjithshëm Bode, nën shembullin e Ber-ishës kanë dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga të gji-tha funksionet në partinë e demokratike dhe nuk do të rikandidojnë në zgjedhjet e ardhshme të kësaj partie, që do të mbahen në shtator. Dorëheqjen e kanë dhënë dhe anëtarët e kryesisë, njëkohë-sisht ministra, deputetë apo të tjerë, por që sërish mund të jenë kandidatura për kryesinë e re të Partisë Demokratike. Se cili do të jetë kandidati i ri që do të marrë në dorë fre-nat e kësaj partie ende nuk dihet, por situata nuk është aq premtuese. Natyrisht, kan-didati kryesor është kryetari i Bashkisë së Tiranës, por nuk është aq e thjeshtë.

Dorëheqja e krerëveNdërkohë zgjedhje duket se

do të zhvillohen në të gjitha strukturat e PD-së në bazë. Një ristrukturim i gjithanshëm, në çdo qelizë. Por më e rëndë-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur vendimin e Kryemin-istrit Berisha, i cili pranoi sot verdiktin e zgjedhjeve të 23 qershorit. Nëpërmjet një deklarate për mediet ambasada amerika-në në Tiranë falënderon kryeministrin në largim për mbështetjen e tij konsekuente për marrëdhënie të forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. “Falëndero-jmë kryeministrin në largim Sali Berisha dhe vlerësojmë mbështetjen e tij konsekuente për marrëdhënie të forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, - thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane në Ti-ranë menjëherë pas deklaratës së fortë që bëri Kryeministri Berisha, i cili nuk harroi të falënderoi SHBA-të. Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon shqiptarët, të cilët

morën pjesë masivisht në zgjedhjet kombë-tare të 23 qershorit 2013, dhe u bën thir-rje institucioneve që të certifikojnë sa më parë rezultatin e zgjedhjeve. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon qytetarët e Shqipërisë, të cilët morën pjesë masivisht në zgjedhjet kombëtare të 23 qershorit 2013 për të riafirmuar përkushtimin e tyre ndaj së ardhmes demokratike të Shqipërisë. Me përfundimin së afërmi të numërimit nx-itim institucionet zgjedhore të certifikojnë me shpejtësi zgjedhjet dhe të konfirmojnë vullnetin e popullit shqiptar. Pas formimit të një qeverie të re nxitim udhëheqësit dhe zyrtarët shqiptarët të riangazhohen ndaj procesit të integrimit europian dhe reformave të tjera që nevojiten. Qytetarët shqiptarë nuk kanë pse ta përjetojnë diçka

të tillë, ata meritojnë të hedhin votën e tyre dhe që ajo të numërohet në një mjedis të sigurt”, - thekson ambasada amerikane në Tiranë. Krahas kësaj ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu, zhvilloi dje një takim me Presidentin Nishani. Ky takim ndërmjet tyre u zhvillua në mënyrë informale dhe zyra e shtypit e Presidencës nuk dha asnjë të dhënë për bisedën e zhvilluar ndërmjet përfaqësuesit të SHBA-ve dhe Presi-denti të vendit Bujar Nishani. Takimi i Nishanit me ambasadorin e SHBA-ve zhvillohet një ditë pasi në Presidencë shkoi kryetari i PD-së Sali Berisha së bashku me kryetarin e Bashkisë së Ti-ranës, Lulzim Basha, takim për të cilin gjithashtu nuk u dha asnjë deklaratë zyr-tare për bisedën e zhvilluar ndërmjet tyre.

sishme është se kërkohet analizë. Këtë herë do të jetë baza ajo që do të vendosë se cili do të zgjidhet, larg ndikimit të klaneve të njërit apo tjetrit nënkryetar apo anëtar kryesie. Këtë herë duhet të zgjidhen njerëz me ndikim në bazën e demokratëve, pasi testimi më i afërt është ai pas dy vjetve, kur do të zhvillohen zgjedhjet lokale. Këtë llogari duket se e ka bërë mirë Kryeministri, i cili ka menduar ta pastrojë partinë vetë nga klanet, me qëllim që

kryetarit të ri të mos i futen shkopinj nën rrota. Klane që mund t’i kontrollonte vetëm ai.

SituataGjithsesi, situata është

dëshpëruese në Partinë Demokratike. Baza është e hutuar pas dorëheqjes së dok-torit, që e njihte këtë parti deri në qelizë kur ishte, por që si-kur e lëshoi kur mori pushte-tin. Dhe kjo pati efektet e saj. Emërimi i njerëzve të paaftë dhe mosndëshkimi i minis-

Berisha mban fjalimin e lamtumirës

“Jap dorëheqjen si kryetar, nuk do të rikandidoj më”

Kryeministri Berisha ka deklaruar se jep dorëheqjen nga të gjitha funk-sionet në forumet e PD-së, një gjest që ai e ka bërë në përfundim të numërimit të votave në të gjitha KZAZ-të. Kryemi-nistri u shpreh se do të japë dorëheqjen nga të gjitha funksionet e partisë, por do të jetë pjesë e kësaj force politike. Ai theksoi se humbja ka vetëm një përgjegjës dhe ai është vetëm Sali Beri-sha, ndaj ai ka kërkuar më shumë bashkëpunim mes demokratëve për të kontribuar mbi Shqipërinë, duke marrë njëkohësisht përgjegjësinë të gjithën mbi vete. “Ne i humbëm këto zgjedhje dhe besomëni mua se për këtë humbje e tërë përgjegjësia bie vetëm mbi një njeri, vetëm mbi mua, Sali Berishën. Kështu që, duke marrë gjitha përgjegjësitë që vërtetë më ta-kojnë, në një vendim të prerë kam vendosur të jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia në forumet e Partisë Demokratike, të jem thjesht njëri prej jush, anëtar i PD-së dhe deputet i saj, të punojë me përkushtim të madh së bashku me ju dhe lidershipin e ri për të mbrojtur dhe promovuar si opoz-itë vlerat dhe parimet themelore të programit tonë për ta shndërruar atë përsëri në një program të shumicës së shqiptarëve”, - u shpreh Berisha. Për sa u përket zgjedhjeve, Berisha tha se populli foli qartë për zgjedhjen e tij. PD-ja dha një program real, tha Berisha, por se votuesit zgjodhën atë të kundërshtarëve. Ndërkohë që sipas tij kz rezultat duhet pranuar, duke treguar një standard për Shqipërinë. Dhe për këtë demokratët duhet të jenë krenarë, pasi mbrojnë parimet e lirisë. Në fjalën e tij Berisha dha një panoramë të zhvillimeve në Shqipëri gjatë qeverisjes së PD-së. Kështu ai theksoi se rrogat ndryshuan, ndryshoi dhe jetesa. Rrugët janë cilësuar një element i rëndësishëm për Berishën, ashtu si dhe furnizimi me ujë i shumë zonave që nuk e kishin parë më parë ujin në shtëpitë e tyre. Nga arritjet më të mëdha të Berishës ka qenë liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Por më thelbësorja për të ka qenë angazhimi i marrë që në themelimin e PD-së, e cila ishte krijimi i kushteve të lirisë në Kosovë, gjë që tashmë është e arritur. Ndërtimi i spitaleve dhe i sistemeve të pastrimit të ujërave të zeza gjithashtu janë parë si element pozitiv në Shqipëri. Po ashtu zhvillimi i tu-rizmit është cilësuar një tjetër arritje, duke vlerësuar projektin “Shqipëria e bukur”. Ndërkohë miratimi i TAP është cilësuar nga Berisha si një element i rëndësishëm i zhvillimit të Shqipërisë. Për Brishën Shqipëria tani është më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Kurse mazhoranca e PD-së realizoi një Shqipëri tjetër. Duke përshëndetur bashkëpunëtorët e tij dhe ata që u angazhuan në fushatë, Berisha tha se ka marrë një numër të madh mesaz-hesh, ku i kanë kërkuar një gjë që ai s’mund t’i mbështesë. Duke u shprehur mirënjohjen e tij ai tha se ka marrë një vendim që s’mund ta kthejë dot. Ndërsa në fund ai falënderoi dhe SHBA-të, si një vend që mbështet lirinë. Po ashtu ka përshëndetur dhe bashkëshorten e tij Liri Berisha. Në përfundim të fjalës ai tha se do të qëndrojë në detyrë deri në ndryshimin e qeverisë dhe gjatë kësaj kohe do të jetë në angazhim të plotë në zhvillimin e Shqipërisë. Po ashtu do të drejtojë PD-në deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të saj.

trave apo drejtorëve të caktu-ar të akuzuar për korrupsion çoi në një nga disfatat më të mëdha në historinë e PD-së. Në këto kushte, Berisha preferoi t’i merrte përsipër të gjitha dhe natyrisht të jepte dorëheqjen pas 23 vjetësh në krye të Partisë Demokratike. Shigjetat dje ishin drejtuar nga ata që ishin fajtorët kryesorë të humbjes së pushtetit, por që Berisha i mori drejt vetes. Natyrisht që kjo është detyra e një lidershipi.

Ndërkohë zgjedhje duket se do të zhvillohen në të gjitha strukturat e PD-së në bazë. Një ristrukturim i gjithanshëm, në çdo qelizë. Por më e rëndësishme është se kërkohet ana-lizë. Këtë herë do të jetë baza ajo që do të vendosë se cili do të zgjidhet, larg ndikimit të klaneve të njërit apo tjetrit nënkry-etar apo anëtar kryesie. Këtë herë duhet të zgjidhen njerëz me ndikim në bazën e demokratëve, pasi testimi më i afërt është ai pas dy vjetve, kur do të zhvillohen zgjedhjet lokale.

Page 5: Metropol 27 qershor

05• E enjte 27 qershor 2013

»POLITIKË

Dorëheqja e kryetarit të Partisë Demokratike sjell në dritë dy meto-

dat për përcaktimin e kryetari të ri të demokratëve. Për të përcaktuar kryetarin e ri të Partisë Demokratike statuti i kësaj partie ka përcaktuar se këtë gjë mund ta bëjë Kuv-endi Kombëtar i partisë. Por në këtë statut dalin në dritë dy variante se si mund të bëhet zgjedhja e kryetarit, pasi me të gjitha gjasat pas humbjes së PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit mund të bëhet edhe shkrirja e kuvendit ekzistues dhe miratimit të një tjetri.

Varianti parëSipas statutit të Partisë

Demokratike, është përcak-tuar se Kuvendi Kombëtar i partisë mund të bëjë votimin e kryetarit të PD-së me votë të fshehtë. Përcaktimi i rendit të ditës të Kuvendit bëhet jo më vonë se dy muaj para datës së mbledhjes, duke lënë të kupto-het se zgjedhja e kryetarit të ri do të kërkojë së paku tre muaj. Kjo lidhet edhe me deklaratën e Berishës, i cili deklaroi se do të rrijë në krye të PD-së derisa të zgjidhet kryetari i ri. “Kuvendi Kombëtar vendos për programin e partisë dhe linjat kryesore të politikës së saj, të cilat janë bazë pune për të zgjedhurit e PDSH-së në nivel qendror e lokal, si dhe për pushtetin ekzekutiv të drej-tuar prej saj; miraton statutin e PDSH-së dhe ndryshimin e tij; zgjedh me votim të fshe-htë 100 anëtarë të Këshillit Kombëtar nga një listë për-faqësuese, ku numri i kandi-datëve të mos jetë më pak se 1.5 herë më i madh se numri i vendeve që do të shpallen fit-

STATUTI I PARTISË DEMOKRATIKE1. Kuvendi Kombëtar është organi më i lartë i Partisë.

2. Kuvendi Kombëtar përbëhet nga:

a. anëtarë të zgjedhur nga kuvendet e nëndegëve në për-puthje me numrin e përcaktuar nga Këshilli Kombëtar dhe që bazohet 50% në numrin e anëtarësisë së nëndegës dy muaj para datës së Kuvendit dhe 50% në votat e marra në zgjedhjet e fundit parlamentare;

b. anëtarët e Këshillit Kombëtar;

c. deputetët e PD-së në parlament;

d. anëtarët e Komisionit Qendror të Apelimit;

e. sekretarët funksionalë të partisë;

f. kryetarët e bashkive të kategorisë së parë dhe kryetarët e qarqeve;

g. koordinatorët tematikë të Komitetit të Orientimit të Poli-tikave;

h. një numër i kufizuar përfaqësuesish të organizatave part-nere (sa pesë përlind e pikës a).

Të drejtën e votës në Kuvend e kanë të gjithë personat e mësipërm kur janë anëtarë të PDSH-së.

3. Numri i anëtarëve të Kuvendit të zgjedhur sipas pikës 2/a të këtij neni nuk duhet të jetë më i vogël se ai i të gjithë anëtarëve që përcaktojnë germat e tjera të pikës 2.

4. Mandati i anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të zgjed-hur sipas pikës 2/a të këtij neni është katërvjeçar, ndërsa ai i anëtarëve sipas pikave të tjera përfundon me përfundimin e mandatit përkatës.

5. Në punimet e Kuvendit Kombëtar mund të marrin pjesë edhe personalitete të ftuara nga brenda ose jashtë vendit.

6. Kuvendi Kombëtar zgjidhet si rregull çdo katër vjet. Ai mund të mblidhet në çdo dy vjet. Vendimin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar e merr Këshilli Kombëtar me propozimin e kryetarit, të Kryesisë Qendrore.

7. Data e zhvillimit të Kuvendit dhe rendi i ditës njoftohen të paktën dy muaj përpara ditës së parë të Kuvendit.

8. Kuvendi Kombëtar mund të thirret edhe në sesione të jashtëzakonshme. Në këtë rast Kryesia e PD-së vendos për mo-dalitetet e thirrjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm. Kuvendi në sesion të jashtëzakonshëm mblidhet edhe kur e kërkojnë ¼ e anëtarëve të PDSH-së, ose ¼ e anëtarëve të Kuvendit Kom-bëtar. Në këtë rast Kryesia e PDSH-së njofton brenda dy javësh rendin e ditës dhe datën e Kuvendit.

9. Afatet për thirrjen e Kuvendit të posaçëm mund të jenë të shkurtuara.

STATUTI I PARTISË PËRCAKTON SE KRYETARI ZGJIDHET NGA KUVENDI KOMBËTAR

Zgjedhja e kryetarit të ri të PD-së pas 3 muajshDy variantet se si do të emërohet shefi i ri i Partisë Demokratike

ues sipas modaliteteve të për-caktuara nga kryesia e partisë; zgjedh me votim të fshehtë kryetarin e partisë; vendos për shkarkimin e kryetarit të par-tisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar”, - për-caktohet në statutin e PD-së.

Varianti i dytëVarianti i dytë për përcak-

timin e kryetarit të ri të partisë është edhe më i ndërlikuar. Kjo vjen pasi me humbjen e thellë që pësoi PD-ja në zgjed-hjet parlamentare, një pjesë e faji u takon edhe grupeve të seksionit, të cilat me të gjitha gjasat do të shkrihen për të krijuar grupe të reja. Në këtë mënyrë edhe Kuvendi aktual i PD-së do të shkrihet, pra zgjed-hja e kryetarit të ri do të bëhet nga një kuvend kombëtarë tjetër. Anëtarët e kuvendit të ri do të jenë edhe personat që do të ngrenë që nga themeli partinë e re. “Kuvendi Kom-bëtar zgjidhet si rregull çdo katër vjet. Ai mund të mblidhet në çdo dy vjet. Vendimin për mbledhjen e Kuvendit Kom-bëtar e merr Këshilli Kombëtar me propozimin e kryetarit, të kryesisë qendrore. Data e zh-villimit të Kuvendit dhe rendi i ditës njoftohen të paktën dy muaj përpara ditës së parë të Kuvendit. Kuvendi Kom-bëtar mund te thirret edhe në sesione të jashtëzakon-shme. Në këtë rast kryesia e PD-së vendos për modalite-tet e thirrjes së kuvendit të jashtëzakonshëm. Kuvendi në sesion të jashtëzakonshëm mblidhet edhe kur e kërkojnë një e katërta e anëtarëve të PDSH-së ose një e katërta e

anëtarëve të Kuvendit Kom-bëtar. Në këtë rast Kryesia e PDSH-së njofton brenda dy javësh rendin e ditës dhe datën e Kuvendit”, - thuhet në statutin e PD-së.

SituataSituata e krijuar në am-

bientet e selisë së Partisë Demokratike duket se do të sjellë brenda PD-së një frymë të re. Kjo pasi me largimin e liderit historik të PD-së, Sali Berisha, personi që ishte një nga themeluesit e partisë, do të duhet që edhe strukturat të riformatohen nga e para, në mënyrë që humbja e zgjed-hjeve të justifikohet. Konkret-isht, edhe strukturat e degëve në rrethe do të ndryshojnë, në mënyrë që për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ish-forca kryesore politike në vend të rikthehet sërish në garë për të marrë kreun e qeverisë. Por edhe shkrirja e Kuvendit ak-tual të Partisë Demokratike pritet të bëhet sa më parë dhe zgjedhja e kryetarit të ri të bëhet në një moment kur të nderohet kuvendet e partive. Në momentin kur shkrihet një kuvend komandën e partisë e merr Këshilli Kombëtar. Ky këshill është i përbërë nga së paku 100 anëtarë të zgjedhur në kuvendin e vjetër. Këshil-li Kombëtar, në përputhje me programin, statutin dhe vendimet e Kuvendit Kom-bëtar, drejton veprimtarinë e Partisë në periudhën midis dy kuvendeve. Numri i anëtarëve të zgjedhur sipas germës “h” duhet të mos jetë më i vogël se shuma totale e dalë sipas germave të tjera. Anëtarët me të drejtë sipas germave “d”, “e”, “g” janë anëtarë të

Këshillit Kombëtar vetëm nëse janë anëtarë të PD-së. Mandati i anëtarëve të Kuven-dit Kombëtar sipas pikës 2/b, c, e, f, g të këtij neni përfundon me përfundimin e mandatit përkatës. Mandati i katego-rive të tjera është katërvjeçar. Këshilli Kombëtar mblidhet të paktën dy herë në vit dhe de-baton sipas një rendi dite të vendosur nga kryesia e partisë. Anëtarët e qeverisë në funk-sion, anëtarë të PD-së, kanë të drejtë të marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit Kombëtar, por nuk kanë të drejtë vote. Vendimet e Këshillit Kom-bëtar merren me shumicë të thjeshtë”, - thuhet në statut.

Page 6: Metropol 27 qershor

06 E enjte 27 qershor 2013 •

« POLITIKË

Partia Socialiste në zgjedhjet e 23 qershorit arriti të siguronte 66 mandate deputetësh. Ky rezultati i PS-së është më pozitiv sesa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, pasi në këtë proces zgjedhor ajo arriti të merrte 65 mandate. Edhe pse ka një mandat më shumë, përsëri PS-ja i ka dhënë një mandat LSI-së në listat e saj me vendosjen e Spartak Brahos. Kësisoj PS-ja me numër mandatesh ka dalë me të njëjtin rezultat si në zgjedhjet e vitit 2009.

PS

Partia Demokratike arriti të merrte në zgjedhje 49 mandate deputetësh. Në këtë listë deputetësh është edhe mandati i Dashamir Shehit të LZHK-së, Fatmir Mediut dhe Shpëtim Idrizit, duke e ulur numrin e mandateve të PD-së në 46 mandate deputetësh. Ky është një nga rezultatet më të ulëta të marra nga PD-ja në të gjitha proceset zgjedhore që janë zhvilluar në 22 vjetët demokraci në Shqipëri, duke i dhënë mazhorancë absolute së majtës.

PD

Lëvizja Socialiste për Integrim ishte forca politike surprizë e këtij procesi zgjedhor në vend. Kjo pasi LSI-ja arriti të fitonte në zgjedhje 16 mandate deputetësh, duke shtuar edhe mandatin e Spartak Brahos, i cili doli nga listat e PS-së. Kjo forcë politike synonte edhe një mandat tjetër, por e humbi në Vlorë, pasi këtë e mori Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ku nxori man-datin e kryetarit të saj Vangjel Dule.

LSI

Dy prej partive aleate të Partisë Demokratike, Partia Republikane dhe partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”, ar-ritën që të merrnin një numër mandatesh më të lartë sesa në zgjedhjet e shkuara. Konkretisht republikanët arritën të fito-jnë 3 mandate deputetësh, duke shtuar edhe atë të Mediut shkon në 4 mandate. PDIU-ja arriti të merrte në zgjedhje 4 mandate deputetësh, duke shtuar edhe mandatin e Idrizit shkon në 5 mandate.

PD

IU/P

R

Ervin Koçi

Procesi zgjedhor në Shqipëri u shoqërua edhe me akuza ndaj disa prej partive poli-

tike, të cilët pohuan se votat e tyre janë vjedhur. Nga këto akuza do të vijnë edhe ankimet në Komisionin Qendror të Zgjed-hjeve përsa i përket rezultatit që këto parti kanë marrë në qarqet ku ata dyshojnë se janë vjedhur votat e tyre. Por marrja e këtyre ankesave për shqyrtim duket se nuk mund të bëhet nga Komi-sioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi ky institucion nuk ka numrin e nevojshëm të anëtarëve për të shqyrtuar ankesat e partive apo kandidatëve të pavarur.

LigjiKodi zgjedhor përcakton se

tri ditë pasi KQZ-ja do të marrë vendimin për rezultatin e zgjed-hjeve në çdo qark, mund të bëhet ankimi nga ana e subjek-teve zgjedhore apo kandidatëve të pavarur. “Çdo parti politike, pjesëtare ose jo e një koalicioni, dhe kandidati i propozuar nga zgjedhësit kanë të drejtë të ankohen në KQZ kundër vendi-meve të KZAZ-së, që cenojnë in-teresat e tyre të ligjshëm, bren-da 3 ditëve nga data e shpalljes së vendimit”, - përcaktohet në Kodin Zgjedhor. Por KQZ-ja nuk mund të marrë as një vendim për rezultatin e zgjedhjeve për çdo qark, pasi një vendim i tillë kërkon së paku pesë vota të anëtarëve dhe KQZ-ja që prej muajit prill po funksionin vetëm me katër anëtarë. Rrjedhimisht një vendin i tillë do të kalojë për miratim në Kolegjin Zgjedhor, in-stitucion ky që merret edhe me ankimin e partive politike për re-zultatin e zgjedhjeve. Rrjedhim-isht diçka e tillë pritet që të për-fundojë në mesin e muajit korrik, pasi duke llogaritur afatin kohor që do të kërkojë Kolegji Zgjed-hor për përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe më pas shqyr-timin e ankimeve do të kërkojë një periudhë kohore 20-ditore. Kjo lidhet edhe me faktin se institucioni që administron pro-ceset zgjedhore në vend, KQZ-ja pritet që ditën e sotme të jap vendimin për përfundimin e procesit zgjedhor dhe pas kësaj do t’ia çojë për shqyrtim Kolegjit miratimin përfundimtar të rezul-tatit të zgjedhjeve.

AnkimetNjë nga subjektet zgjed-

hore që ka akuzuar publikisht

se po i vidhen votat ishte PBD-NJ-ja e Vangjel Dules. Sipas tij, PS-ja dhe LSI-ja i kanë vjedhur votat në qarkun e Vlorës. Një akuzë të tillë e ka bërë edhe kandidati i pavarur për qarkun e Fierit Dritan Prifti, i cili tha para dy ditësh se Ilir Meta dhe Edi Rama i kanë vjedhur atij 10 mijë vota dhe për këtë do të kërkojë që KQZ-ja të rinumëro-jë kutitë për qarkun e Fierit. Veç Priftit një nga çështjet më të debatueshme është mandati i katërt në qarkun e Kukësit, ku Lëvizja Socialiste për Integrim pretendon një mandat deputeti, ndërsa PD-ja pretendon se ky mandat u përket demokratëve. Kjo përplasje ka ardhur pasi anëtarët e KZAZ-ve në këtë qark kanë bërë ngatërrimin e disa prej procesverbaleve dhe për këtë KQZ-ja do të duhet të nisë për shqyrtim këtë çështjen në Kolegjin Zgjedhor.

KQZ NUK MUND T’I MARRË NË SHQYRTIM, NUK KA NUMRIN E ANËTARËVE

Ankimet dërgohen direkt në KolegjCertifikimi i rezultatit të zgjedhjeve drejt Kolegjit Zgjedhor

Urimet për fitoren

Besim se qeveria e re do të trajtojë sfidat e vendit

Eurodeputetët kanë uruar dje Partinë So-cialiste dhe koalicionin e udhëhequr prej saj për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 23 qer-shorit. Kryetari i grupimit socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian Hans Svoboda dhe eurodeputeti Libor Rouçek vlerësuan dje se është koha që Shqipëria të vazhdojë në rrugën e integrimit dhe qeveria e re të trajtojë sfidat me të cilat përballet vendi. “Përgëzoj Edi Ramën dhe Ilir Metën për fitoren e tyre të qartë. Ata i ofruan popullit shqiptar një alternativë të vërtetë. Jam i sigurt se qeveria e re do të trajtojë sfidat me të cilat përbal-let vendi, veçanërisht korrupsionin, që është i madh, dhe vështirësitë ekonomike. Qeveria e re angazhohet për avancim në rrugën e integrimit drejt BE-së. Është koha që Shqipëria të pranohet si kandidate dhe vendi të vazhdojë avancimin në rrugën europiane. Në pro-ces, gjithsesi, u vërejtën sërish parregullsi, duke përfshirë një KQZ jostabël. Zgjedhjet më të mira se ato të shkuara, por jo tërësisht në përputhje me standardet ndërkombë-tare”, - u shpreh Svoboda. Nga ana e tij eurodeputeti Rouçek theksoi se “duke ndjekur fitoren e social-istëve, ne shpresojmë për një bashkëpunim të shpejtë me opozitën për të siguruar marrjen e statusit të kandidatit për Shqipërinë”. Ndërsa në gjykimin e eurodeputetes Dors Pak gjykon fitorja e arritur nga aleanca e ma-jtë është një goditje për politikanët që kanë qever-isur deri tani. Sipas saj, ky është një proces demokra-tik, ku ka fituar shumica, e cila tashmë i takon edhe të qeverisë për katër vjetët e ardhshëm. Ndalur te sfidat e integrimit, Pak veçoi faktin se “në një vend kandidat duhet që qeveria t’i plotësojë me rigorozitet të gjitha këto kërkesa pa zvarritje dhe mungesë vullneti nga të gjitha palët”.

EURODEPUTETËT

KODI, VENDIMET E KZAZ-VE ANKIMOHEN BRENDA 5 DITËVE

Socialistët aspak të shqetësuar për certifikimin

Gjiknuri: Nuk ka kolegj apo gjykatë që kthen rezultatin

Certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit është tashmë faza e fundit e procesit zgjedhor. Partia Socialiste duket pothuajse fare e painteresuar se cili do të jetë in-stitucioni që do të zyrtarizojë fitor-en e koalicionit të drejtuar prej saj. Zyrtarisht përfaqësuesit socialistë shprehen se do të jetë Kolegji Zgjedhor që do të ketë të drejtën e certifikimit të zgjedhjeve. Por nën zë nuk përjashtohet mundësia e rikthimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të anëtarëve që dhanë dorëheqjen. Gjatë një prononcimi

për shtyp dhënë ditën e djeshme kandidati për deputet i PS-së në qarkun e Elbasanit Damian Gjiknuri u shpreh se procesi i votimit duhet të mbyllet, me qëllim që të reflek-tohet plotësisht vullneti i popullit. Sipas tij, koalicioni i majtë ka fituar tashmë 84 mandate dhe ky rezultat

nuk pritet të ndryshojë. “Mandatet e koalicionit tonë janë 84 dhe besoj se nuk do të lëvizin. Rezultati i Ti-ranës është i mbrojtur, edhe Lezha. Ka një problem me Kukësin, ka disa probleme për sa i përket adminis-trimit, por po e monitorojmë situ-atën atje. Mund të them se qarku i Kukësit ka sjellë një rezultat të ngushtë”, - vuri në dukje Gjinkuri. Ndalur në certifikimin e zgjedhjeve ai sqaroi se këtë vendim pritet ta marrë Kolegji, pasi PS-ja nuk do të plotësojë vendet bosh në KQZ. “Kolegji do të certifikojë dhe shpërndajë mandatet. Barra për KQZ-në bie mbi mazhorancën, që vendosi paligjshmërinë. Nuk ka kolegj apo gjykatë që kthen këtë rezultat. Populli i dha çmimin që meriton arrogancës së Berishës”, - u shpreh Gjiknuri.

Kodi Zgjedhor përcakton gjithashtu se kundër vendimeve të KZAZ-ve mund të paraqitet për ankim në KQZ pesë ditë pasi të merret vendimi nga ana e komisioneve zonale.“Kundër vendimit të KZAZ-së për shpalljen e rezultatit për zgjedhjet e organeve të njësive të qeverisjes vendore nën juridiksionin e saj, të marrë sipas nenit 122 të këtij Kodi, mund të paraqitet ankim

në KQZ jo më vonë se 5 ditë nga shpallja e vendimit për miratimin e tabelës përm-bledhëse të rezultatit të zonës zgjedhore. Ankimi ndaj vendimit mund të përmbajë ndryshimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit të zonës zgjedhore ose/dhe pavlefshmërinë e rezultatit në një apo disa qendra votimi, sipas nenit 160 të këtij Kodi. Kundër vendimit të KQZ-së për miratimin

e tabelës përmbledhëse të rezultatit të zonës zgjedhore të marrë sipas nenit 123 të këtij Kodi, mund të paraqitet ankim po në KQZ jo më vonë se 5 ditë nga shpallja e këtij vendimi. Ankimi ndaj vendimit mund të përmbajë ndryshimin e tabelës përmbled-hëse të rezultatit të zonës zgjedhore ose/dhe pavlefshmërinë e rezultatit në një apo disa qendra votimi”, - thuhet në këtë Kod.

Page 7: Metropol 27 qershor

07• E enjte 27 qershor 2013

»SPECIALE

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar

në informacionin e

saktë të një gazete. Për

t’u bindur abonohuni në

Për informacione:Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998

NË ELBASAN GJENDET NJË BIBËL HEBRAIKE E 1705

Zbulohen lidhjet e hershme mes dy popujveNga ARTUR AJAZi

Shqiptarët dhe hebren-jtë, duket se kanë lid-hje të ndërsjella mes tyre, dhe ndoshta kjo vërtetohet nga për-voja apo zbulimet e

çmuara që ekzistojnë në Shqipëri. Sipas studiuesve, “kjo traditë nis që nga shekulli i parë i erës sonë, ajo përkon me ardhjen e hebrenjve për herë të parë në brigjet e Shqipërisë”. Studimet historike flasin pës qendrat të veçanta të hebrenjve në Sh-qipëri, si Vlora, sidomos pjesa e Orikumit, që në Mesjetë njihej me emrin Jeriko, një emër bib-lik i qytetit që përmendet në Bibël. Po kështu, një qendër e rëndësishme e hebrenjve në atë periudhë kanë qenë edhe

Elbasani e Berati. Sipas studi-uesit, Elbasani është bërë qendër e preferuar e tyre, si një qendër e Shqipërisë sido-mos pas ardhjes së hebrenjve nga Filipi i dytë i Spanjës, që i përzuri nga vendi i tyre. Në El-basan, dëshmi e kësaj historie ka qenë një sinagogë që ruhet akoma edhe sot me një pjesë arkitektonike të Sinagogës, që është ylli i Davidit, i gdhendur në gur. Sipas të dhënave, ka pasur edhe një torra, që është pesëlibërshi i Profetit Moisi, që ka qenë një nga më të vjetrit e traditës hebraike. Për fat të keq, kjo lloj torre nuk ekziston më. Elbasani vetëm si rezultat i hulumtimeve të një kolek-sionisti të shquar privat ka disa objekte unikale që tregojnë lid-hjen e hebrenjve me Shqipëri-në. Ndër këto objekte vlen të përmendet një vepër, e cila ka qenë si brez i një veshjeje hebraike, e në qendër ka yl-lin e Solomonit, që është prej sermi dhe argjendi, i punuar në mënyre dekorative. Ky brez është një element shumë in-teresant. Ky objekt sipas zbu-limeve dhe sipas studiuesve,

ka qenë posedim i veshjeve të një hebreji që kanë qenë në Elbasan. Ndërkaq ekziston edhe një kapak prej argjendi i cili ka qenë i lyer me ar, i cili ka mbajtur brenda tij një libër shumë të rëndësishëm, i cili duhet të ketë qenë një vepër e rëndësishme e fillimit të shekul-lit 20. Kapaku metalik i këtij libri të rëndësishëm Talmundist, ka qenë në Bibliotekën e famshme të Manastirit të Gjon Vladimirit në Elbasan, i cili u dogj në vitin 1944 nga gjermanët, dhe ky kapak përbën një vepër arti, si dhe një objekt të klasit të parë.

Objekte të rralla historikeNë Elbasan gjenden

dhjetëra libra, në mënyrë të veçantë Bibla hebraike, e cila në ndryshim me biblën katolike

ose protestante bazohet më tepër në disa libra themelorë, që ka testamenti i vjetër, siç është libri i gjenezës, libri i Saijes, libri i Danielit, i Eklezi-astit, libra të cilat janë edhe shkruar në gjuhën arramaike të hebrenjve, por që përbëjnë një lloj bible, që u formulua për herë të parë në shekullin e 17 dhe filloi të botohej në mënyrë tipografike nga tipografia e Amsterdamit në Holandë. Një histori shumë interesante e këtij shekulli, pasi ky shekull lidhet edhe me shfaqjen e një tradite që lidhet edhe me Sh-qipërinë siç është shpallja e një mesie hebre siç ishte Sabaxevi, që quhej edhe mesia i rremë, i cili shpalli mesinë e tij në Izmir, në vitin 1666 që pastaj nga Sulltani i kohës u internua e u konvertua në fenë islamike dhe vdiq në qytetin e Ulqinit. Në këtë periudhë ekziston kjo bibël, e cila është një botim luk-soz i kohës. Bibla lexohet nga e djathta në të majtë sipas alfa-betit hebraik dhe është botuar në vitin 1705 në Amsterdam. Ky libër ka një rëndësi të mad-he sepse nuk është një bibël e

thjeshtë, por ka disa shkrime në latinisht që kanë të bëjnë me atë që quhen komente. Në të ka shumë emra njerëzish të rëndësishëm, të cilët kanë bërë komente, pra është një men-dim teorik dhe debatues me të cilin është shoqëruar bibla hebraike. Ajo ka disa gravura të rëndësishme që përbëjnë një vepër arti në vetvete. Kjo vepër duhe të ketë qenë e një per-soni shumë të rëndësishëm, të cilin studiuesit nuk kanë mun-dur ta zbulojnë, megjithëse ka disa shënime, ku një prej tyre thotë se një nga njerëzit që ka pasur në dorë këtë libër është Domus Johanes Mari Kalon, domethënë një prift, me origji-në nga Spanja. Bibla hebraike që ruhet në Elbasan, është një nga librat më të çmuar në

bibliografinë e librave hebraikë në Shqipëri që nuk e ka as Bib-lioteka Kombëtare. E veçantë dhe e çuditshme, është se ky libër ekziston në arkivin e një koleksionisti privat në Elbasan. Libri tjetër, i cili është botim më i vonë është më i plotë dhe që ka një kompozicion tjetër është një bibël hebraike, e cila është botuar nga Vanter Hokt, në Lipsae në vitin 1839. Ky libër nuk ka momente në gjuhën la-tine dhe është një riprodhim i biblës së përzgjedhur hebraike që e kanë edhe sot hebrenjtë dhe që quhet pjesë e Talmudit të tyre, jo pjesë e biblës së krishterë, sepse dihet që he-brenjtë dhe krishtërimi, janë të dallueshëm nga njëri-tjetri megjithëse kanë lidhje. Aktu-alisht janë katër objekte, pa llogaritur edhe ato që ndodhen në Muzeun Etnografik të Elba-sanit, në mënyrë të veçantë ai i gdhendjes në gur të Yllit të Da-vidit, që është simboli izraelit që tregon se komuniteti hebre në Elbasan, ka pasur një pasuri bibliografike. Ekzistencën e kë-tyre librave kaq të rëndësishëm e tregon fakti se ata kanë qenë

të mbështjellë më kapak meta-lik. Në studimet e bëra apo në librat që janë shkruar për ra-portet e hebrenjve që kanë jet-uar në Shqipëri me shqiptarët, ose me vetë hebrenjtë që janë jashtë Shqipërisë nuk dihet të ketë dëshmi kaq të forta si këto objekte, të cilat mund të quhen arkeologjike dhe fak-

tologjike. Deri tani në Shqipëri janë bërë studime në bazë të dokumenteve të shkruara, por nuk ka pasur elementë të tillë, të cilët janë muzeologjikë e gjallë e pranisë, traditës dhe e vijimësisë në shekuj të he-brenjve në komunitetet e tyre brenda Shqipërisë. Këto janë objekte muzeologjike të kla-

sit të parë, nuk janë thjeshtë dokumente të shkruara, të cilat kanë karakter arkivor. Në qoftë se do të bëjmë një his-tori kulturologjike të Elbasan-it, padyshim një mikromuze ose një koncept muzeologjik për këto marrëdhënie, këto objekte janë një pasuri e çmuar për ngritjen e tij.

Page 8: Metropol 27 qershor

08 E enjte 27 qershor 2013 •

« AKTUALITET

KRUJË - Pa u mbushur një vit që kur mori peng një bi-znesmen italian, 22-vjeçari që strehohej në Shqipëri është vetëdorëzuar në polici. Bur-imet zyrtare thanë se u arres-tua i kërkuari nga INTERPOL-i Emiliano Shota, i akuzuar për pengmarrjen e biznesmenit italian Andrea Kalevo në vitin 2012. Mësohet se Shota fshi-hej prej muajsh tek të afërmit e tij në fshatin Bilaj të Krujës, i cili është vetëdorëzuar në polici mëngjesin e djeshëm. Biznesmeni 31-vjeçar Andrea Kalevo u mor peng mbrëmjen e 16 dhjetorit të vitit 2012

Mariglen Mullai

Dalëngadalë Dritan Dajti ka nisur të hapë “kutinë e Pandorës”, teksa dje në

gjyqin e tij theksoi 2 elemente të reja nga procesi: lajmëroi familjen Duçkollari se do të rrëfente kush ua vrau djalin dhe nuk pranoi trupin gjykues. Tashmë Dajti po bëhet gati të flasë për ngjarjen e 7 gushtit 2009 dhe me këtë sinjal ai duket sikur është i vendosur të thyejë heshtjen. Duke vi-juar me batuta Dajti kërkoi dorëheqjen e trupës gjyqësore, sepse sipas tij ata kanë kërkuar mbrojtje prej tij e në këtë pikë janë në konflikt interesi për të shqyrtuar çështjen.

Presioni i DajtitPor ndërsa gjykata replikoi

duke saktësuar se dorëheqja nga gjykimi varet nga vullneti i gjyqtarëve, Dajti u përgjigj sërish me një kërcënim të nënkuptuar. Ai tha: “Uroj që ky proces të shkojë mirë e të jetë korrekt, për më tepër kur drejtori i Mbrojtjes së Dësh-mitarëve është Arian Muça, dëshmitar në këtë proces, i cili drejtonte operacionin dhe kishte përgjegjësi për jetën e agjentëve. Uroj të mos ndodhë e njëjta gjë.” Ndërkaq për sa i përket 17 qershorit, kur Dajti njoftoi se do të hapte “kutinë e Pandorës”, ai u pyet për këtë gjë nga prokurori, por s’mori ndonjë përgjigje konkrete. I pandehuri iu përgjigj men-jëherë duke i thënë se tashmë publiku e ka mendjen te kutitë e zgjedhjeve dhe se në se-ancën tjetër ka ftuar familjen Duçkollari t’u tregojë kush ua vrau djalin, Sajmirin. Masakra ndodhi më 7 gusht të vitit 2009, për të cilën Djati aku-zohet se ekzekutoi efektivët e policisë Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kas-

S’ka të lënduar në njerëz

Zjarr masiv në fabrikëne gipsit në Pezë-Helmës

Flakët e zjarrit në një fabrikë gipsi në Pezë-Helmës kanë kërcënuar banesat përgjatë saj. Zjarri ka shpërthyer dje pasdite dhe është ndihmuar të përhapet me shpejtësi nga lënda materiale e gipsit, që ndodhej me shumicë në fabrikë. Të paktën 6 zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes, ku flakët kanë kërcënuar banesat aty pranë. Pas përpjekjeve të shumta efektivët e zjarrfikësve dhe policia mundën ta shuanin zjarrin, prej të cilit nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të mëdha materiale, të cilat tashmë po verifikohen.

Në kërkim të autorit

Motori përplas 13-vjeçaren,ajo vdes, drejtuesi largohet

BERAT- Një 13-vjeçare ka humbur jetën pasi është për-plasur nga një motor në aksin nacional Berat-Fier. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të fshatit Dreno-vicë, kur 13-vjeçarja me iniciale Zh.B ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës dhe është përplasur nga një motor. Përplasja ka qenë fatale për 13-vjeçaren, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të motorit, i cili u largua menjëherë pas ngjarjes, pa u përpjekur t’i japë ndihmë së aksidentuarës.

Jetonte me një italiane

“Çmendet” një shqiptar, i hedh të gjitha nga dritarja

ITALI- Një shqiptar 41-vjeçar ua mbajti frymëmarrjen for-cave të sigurisë dhe zjarrfikësve në mëngjesin e së mërkurës. Nga ora 8:00 deri në rreth 10:30 shqiptari ka kërcënuar se do të hidhej nga dritarja në katin e dytë të banesës, ku ai jeton me partneren e tij në qendër të Vedano-Olonas. Ndërkaq mësohet se ai ishte me partneren italiane, e cila pastaj arriti të zbriste nga një tjetër dritare, duke përfituar nga një çast pakujde-sie. Në këtë kohë nga dritarja shqiptari hodhi televizorin, tavoli-nën dhe sende të tjera. Më pas u dorëzua dhe po ekzaminohet.

Operacioni në Itali

Kuintalë me hashash ngaShqipëria, kokainë e fishekë

ITALI- Guardia di Finanza e Firences ka arrestuar 8 persona me origjinë shqiptare, anëtarë të një organizate kriminale të dedikuar për trafikimin e drogës dhe banues në Castelfioren-tino, Capannoli, Pisa dhe Livorno. Nga nëntori i 2012-s deri këtë moment janë konfiskuar një total prej 220 kilogramë marijuanë dhe 2 kilogramë kokainë, e destinuar për tregun e Toskanës, me një vlerë të llogaritur prej 2.5 milionë euro. Gjatë operacionit “Prateria” ishin arrestuar 2 shqiptarë. Organizata kriminale përbëhej nga njerëz me dosje kriminale që mundë-sonin dërgesat e shumta të marijuanës nga Shqipëria në Itali falë kontakteve me bashkatdhetarët e tjerë që jetojnë në Shqipëri dhe kohët e fundit ata po blinin kokainë në Holandë. Policia gjeti armë plotësisht funksionale, sidomos një “Glock” 9 x 21 me kalibër 0,22 e një “Beretta” të pajisur me silencia-tor, si dhe një kapuç të zi dhe rreth 160 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Anton Jaku, shqiptari 29vjeçar, ka qenë i akuzuar si i përfshirë në këtë rrjet, teksa u kapën edhe 2 vëllezërit Matia. Ndërkaq të përfshirë janë edhe Giuliato Andrea, 34 vjeç, banues në Casale sul Sile, vëlla i kryetarit aktual të bashkisë. Giuliato dhe Jaku janë akuzuar për shitjen e kokainës. Nga ana tjetër Jaku njihej si “Gjyshi Koprrac”, emri i koduar me të cilin kontaktohej nga klientët. Policia kishte gjetur një copë letër me një sërë numrash të transkriptuar, të cilat ishin faturat e klientëve, që maskoheshin si llogaritë e dyqanit.

PREJ NJË VITI NË ARRATI, 22-VJEÇARI SHOTA U DORËZOHET POLICËVE SHQIPTARË

Vetëdorëzohet pengmarrësi i biznesmenit italianPas pengmarrjes kërkoi 8 milionë euro për lirimin e italianit

në shtëpinë e tij. Më 21 dhje-tor familjes i mbërriti kërkesa e pengmarrësve: “8 milionë

euro në këmbim të lirimit të Kalevos”. Sipërmarrësi u lirua falë operacionit të policisë

paraditen e 31 dhjetorit, kur e gjet me këmbë e duar të lid-hura në bodrumin e një vile në zonën industriale të Sarzanës, pak kilometra larg Lericit. Men-jëherë pas ngjarjes autoritetet italiane arrestuan katër per-sona, ndërsa shpalli në kërkim Emiliano Shotën. Në pranga ra pronari i vilës, ku u gjet Ka-levo, 70-vjeçari sipërmarrës ndërtimi Pierluigi Destri, nipi i tij 23-vjeçar Davied Bandoni, si dhe dy punëtorë shqiptarë - Fabian Vila, 20 vjeç, dhe Simon Halilaj, 26 vjeç. Ngjarja pati jehonë të madhe asokohe për opinionin publik italian.

NIS HAPJA E “KUTISË SË PANDORËS”, PËRMEND SHEFIN E DËSHMITARËVE

Dritan Dajti: Do t’i tregoj familjesDuçkollari se kush ua vrau djalin

triot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale.

Dajti e “kaosi” me drejtësinë

Më parë ishte larguar avokati Asaf Hadëraj, i cili mori edhe gjobë. Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të zh-villojë asnjë seancë gjyqësore ndaj të dyshuarit si autor të ma-sakrës së Durrësit. Në shumë raste shumë nga avokatët e

caktuar nga pesëshja gjyk-uese kanë refuzuar ta mbro-jnë Dajtin, ndërsa të tjerë nuk kanë preferuar të paraqiten fare në proces, ndërsa Krimet e Rënda ngarkuan Dhomën e Avokatisë t’u jepte fund këtyre zvarritjeve. Kjo e fundit më pas akuzoi gjykatën si të paaftë, ndërsa nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa, tha se zgjidhja do të ishte avokatura e shtetit, por sërish nuk pati ndonjë zhvillim.

Në rastet e fundit, trupi gjyk-ues ka tentuar ta zhbllokonte gjyqin “Dajti”, duke i zhvilluar seancat vetëm në praninë e të pandehurit. Po nëse më parë është bërë pengesë mungesa e avokatit në sallë, kohët e fun-dit pengesë është bërë vetë mungesa e të pandehurit, Dri-tan Dajti, i cili seancë pas se-ance largohej nga kafazi i hek-urt. Nga një i pandehur Dajti u kthye në akuzues për trupin gjykues, të cilin e akuzonte për zvarritjen e procesit, për shkak se nuk mund të gjenin një avokat mbrojtës për të. Në fil-lim ai kërkoi një tavolinë pune brenda kafazit që të studionte nenet e më pas kërkoi rrogë. Gjykata e Krimeve të Rënda nuk pranoi kërkesën-bombë të avokatit Ndue Pjetra për të mbrojtur Dritan Dajtin në këm-bim të 200 mijë eurove.

Page 9: Metropol 27 qershor

09• E enjte 27 qershor 2013

»EKONOMIA

Primet e sigurimit u rritën me 1.6 për qind

Tregu i sigurimeve ka pasurrritje modeste për 5-mujorin

Financat, të dhënat për 5-mujorin

Performanca e vendorëve nërënie, 613 milionë lekë më pak

Procedura përfundon brenda 30 ditësh

Rimbursimi i TVSH-së përfermerët mbyllet më 30 tetor

Tregu i sigurimeve për muajin maj e ngadalësoi edhe më shumë ritmin e rritjes. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për pesë muajt e parë të vitit të ardhurat totale nga primet e sigurimit u rritën me 1.6% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Segmenti i jetës është rikthyer ritmeve më të mira të rritjes dhe për pesëmujorin të ardhurat nga primet ishin 15.7% më të larta krahasuar me vitin e kaluar. Ndërkohë, tregu i jo-jetës regjistroi një performancë negative dhe ra 0.6% me bazë vjetore. Grupi i sigurimeve të detyrueshme motorike, që vazh-don të përbëjë peshën kryesore në strukturën e të ardhurave, pësoi gjithsej një rënie me 5%.

Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga njësitë vendore vazhdojnë të jenë mjaft të ulëta. Nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave për treguesit fiskal sipas buxhetit të konsoliduar për 5-mujorin, vihet re se të ardhurat nga pushteti vendor janë 5 miliardë lekë, nga 5.6 miliardë që ishte planifikimi në fillim të vitit. Edhe pse është kërkuar shpesh nga institucionet qendrore një rritje e eficiencës së vendorëve në mbledhjen e të ardhurave të tyre, kjo nuk ka dhënë rezultatin e pritshëm. Ndërkohë, sipas të dhënave të Ministrisë së Finan-cave, shpenzimet për buxhetin vendor për 5-mujorin kapin vlerën e 12.4 miliardë lekëve, ndërkohë që ishin planifikuar 10.3 miliardë lekë. Aktualisht,

Pas vendimit për rimbur-simin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për inputet bujqësore, qeveria ka miratuar procedu-rat e reja dhe afatet për këtë kompensim. Referuar udhëzimit të botuar në Fletoren Zyrtare, procesi i rimbursimit të TVSH-së do të bëhet brenda datës 30 Tetor të këtij viti. Gjatë kësaj kohe, fermerët duhet të plotësojnë formularët përkatës për inputet, duke i shoqëruar edhe me faturën tatimore të blerjes. Për plehrat kimike përfitojnë kompensim të TVSH-së fermerët individualë, subjektet me status fizik dhe juridik, shoqëritë e bashkëpun-imit bujqësor, subjektet me status juridik dhe fizik. SHBB-të përfitojnë vetëm në rastet kur merren me prodhim produktesh bujqësore dhe nuk përfitojnë ato

Brenda këtij grupi, sigurimi i brendshëm motorrik ra me afro 9%. Një nga segmentet që vijon të shfaqë ecuri pozitive është ai i sigurimit të shëndetit, që njohur edhe rritjen më të lartë, me afro 26%. Në pesë muajt e parë të këtij viti, kompan-itë e sigurimeve kanë ulur ndjeshëm vlerën e dëmeve të paguara. Në pesë muajt e parë të vitit, dëmet u ulën me 11% kundrejt vitit të mëparshëm. Segmenti që shkakton më shumë dëme vazhdon të jetë ai i sigurimeve të detyrueshme motorrike, me afro 42% të totalit. Për pesëmujorin, dëmet në këtë segment u rritën me rreth 20%, ndërsa në shumicën e kategorive të sigurimit vullnetar dëmet ishin në rënie.

taksat e pushtetit vendor, të ardhurat e të cilave shkojnë në buxhetin e shtetit, janë taksa mbi pasurinë, mbi biznesin e vogël dhe taksa lokale. Perfor-manca e dobët e mbledhjes së të ardhurave nga pushteti vendor, sipas ekspertëve të ekonomisë vjen si rrjedhojë e një manaxhimi jo të mirë, si dhe nga niveli i ulët i kapaciteteve njerëzore nga këto njësi. Ndër-kohë, në total të ardhurat në buxhetin e shtetit gjatë kësaj periudhe ishin 132.8 miliardë lekë me një mosrealizim prej rreth 2.9 miliardë lekësh nga planifikimi fillestar. Shpenzimet arritën në 171.1 miliardë lekë, ose 7.9 miliardë lekë më shumë. Nga këto të dhëna rezultoi një deficit buxhetor prej rreth 38.2 miliardë lekë.

që merren me tregtim imputesh bujqësore. Në lidhje me kriteret e përfitimit të kompensimit, udhëzimi nënvizon se fatura e shitjes e shoqëruar me kupon tatimor duhet të dorëzohet nga ana e fermerëve. Subjektet me status juridik kompensohen për sipërfaqet e tokës deri në 50 ha për të gjitha llojet e kulturave bu-jqësore. Çmimi maksimal i plehut do të jetë 110 lekë/kg, në rastet e kultivimit të serave. Aplikimi për përfitimin e rimbursimit duhet të bëhet pranë zyrave të bujqësisë në rrethe, ndërsa këto të fundit çdo 10 ditë janë të detyruara që të përcjellin kërkesat për kompen-sim në Ministrinë e Bujqësisë. E gjithë procedura e kompensimit të TVSH për inputet bujqësore duhet të përfundojë brenda 30 ditëve, kohë në të cilën fermerit i disbursohen paratë.

BUXHUKU: TË RESPEKTOHEN KONTRATAT KONCESIONARE NË ENERGJI E MINIERA

Biznesi: Qeveria e re të mbajë taksa të ulëtaKonfindustria apel për mbylljen e procedurave zgjedhore

Grupimi më i madh i in-dustrialistëve shqiptarë Kon-findustria, ka komentuar deklaratat për ndryshime të mëdha fiskale nga ana e par-tive politike në vend. “Konfin-dustria vlerëson se vonesat e paarsyeshme të përmbylljes së procesit zgjedhor dhe një-kohësisht çdo dyshim i krijuar gjatë fushatës zgjedhore për ndryshime të thella të politi-kave fiskale dhe koncesionare, do të shtonte problematikat e tashme mbi biznesin dhe industritë vendore dhe mbi të gjitha do të pengonte af-rimin e kapitaleve të huaja, aq shumë të nevojshme sido-mos në kushtet e vazhdimit të pasojave të krizës globale në ekonominë vendore”, - thek-son njoftimi për shtyp i këtij

grupimi. Sipas administra-torit të Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, Konfindustria duke vlerësuar, se pasojat e rënda të krizës së rëndë globale mbi bi-znesin dhe qytetarët shqiptarë ishin shkaku kryesor, që ndikoi dhe vendosi përfundimet e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013, i kërkon gjithë partive politike, që sa më shpejt të përmbyllin procedu-arat zgjedhore. “Konfindustria, mbështetur në kërkesat dhe shqetësimet e vazhdueshme të biznesit në përgjithësi dhe sidomos të biznesit të huaj, që kanë dhe janë të interesuar të investojnë në Shqipëri, kërkon nga drejtuesit e partive krye-sore fituese të zgjedhjeve të përgjithshme 2013, PS dhe LSI, që publikisht dhe sa më

shpejt të sigurojnë biznesin e vendit dhe të huaj për vazh-dimësinë e politikës së tak-save të ulta konkurruese me vendet e tjera të rajonit, si dhe respektimin e kontratave konc-esionare në fusha si energjia, minierat”, - thekson deklarata

e Konfindustrisë. Sipas admin-istratorit të Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, partitë politike duhet të fillojnë seriozisht t’i kushtojnë vëmendjen më të madhe të mundshme tejka-limit të gjendjes së vështirë të ekonomisë kombëtare.

FULLANI: DUHEN REFORMA PËR 20-30 VJETËT E ARDHSHËM

BSH: Qeveria e re një rregulltë ri fiskal, asistuar nga FMN

Brikena Dervishaj

Banka e Shqipërisë ka ni-sur punën për vendosjen e një rregulli të ri fiskal.

Kjo është edhe këshilla që guvernatori i Bankës së Sh-qipërisë jep për qeverinë e re dhe partitë politike që do ta drejtojnë vendin me programet e tyre. Sipas Fullanit, ky rreg-ull i ri fiskal duhet bërë nën asistencën e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Sipas Guverna-torit Ardian Fullani, baza duhet të jetë konkurrueshmëria.

ApeliGuvernatori tha se pro-

jeksionet për rritjen ekono-mike të Shqipërisë ngelen të përafërta me vlerat e vitit 2012, megjithë një rënie të lehtë të rreziqeve. Sipas tij, përcaktuese në rritje do të jetë rimëkëmbja e kërkesës së brendshme dhe konkurruesh-mëria në rajon. “Të gjitha ven-det tona tashmë konkurrojnë për një objektiv të vetëm që është BE-ja. Brenda këtij objek-tivi të gjithë ne duhet të shko-jmë me vlera të shtuara. Shpe-jtësia është e rëndësishme në ndërmarrjen e një kuadri fiskal, marrja e masave dhe politi-kave të qarta. Numri një i kësaj agjende është një rregull fiskal i asistuar medoemos nga FMN”, - nënvizoi Fullani. Sipas tij, më 16-17 korrik vjen misioni i parë i ndërkombëtare për një mar-rëveshje të dytëtë EFSATIT. “Kemi rreth 1 vit e gjysëm dy vjet që punojmë, për një ri-shikim pasi i pari është bërë rreth 6 vite më parë. Është një parakusht mjaft i rëndësishëm për të bërë një ekzaminim fi-nanciar makroekonomik të ekonomisë bërë nga FMN dhe

BB dhe filllojmë punën në shtator. Bashkë me ekzamin-imin, është e rëndësishme të bëhemi gati edhe për këtë re-formë të madhe siç do të thoja unë, që është rregulli fiskal që do të japë një garanci të shtuar për tregjet dhe do t’i vejë një kapak borxhit, do të garan-tojë konsolidimet afatmesme dhe do të japë transparencë të shtuar për tregjet e brend-shme dhe të jashtme. Duhet të mendojmë për reforma që do të drejtojnë Shqipërinë për 20 -30 vitet e ardhshme dhe unë them se ky është momenti oportun për këtë gjë. I urojmë qeverisë së re punë të mbarë. Banka e Shqipërisë është e interesuar për një harmoni-zim të politikave monetare dhe ato fiskale. Duke garan-tuar konkurrueshmërinë unë them që të gjithë janë brenda

projekteve dhe programeve të tyre”, - nënvizoi Fullani.

BorxhiSiaps Fullanit, është mjaft

e qartë situata e rritjes së borxhit dhe të deficitit, por nuk bëhet fjalë për mungesë likuiditeti. “Likuiditeti ka qenë dhe është i mjaftueshëm në sektorin financiar të vendit, gjë që e ka lejuar qeverinë që të marrë borxh në treg. E rëndësishme është ruajtja e balancave fiskale. Mendoj se jemi në një pikë të mirë fillimi, për zhvillimin e një aktiviteti normal të financave publike dhe privat në Shqipëri dhe ga-rantimin e një sektori bankar të sigurtë dhe të gatshëm për të kredituar ekonominë”, - tha Fullani. Sipas tij, sfida e madhe është angazhimi për mundës-inë e rritjes së kreditimit të

ekonomisë që është një sfidë globale. “Është sidomos një sfidë e madhe evropiane e dis-kutuar edhe para dy ditësh në mbledhjen vjetore të Bankës së Rregullimeve Ndërkombëtare në Bazel. Konkluzioni ishte që tashmë politika monetare fiton kohë e ka bërë punën e saj dhe nuk mund të jetë një plumb i argjendtë që zgjidh problemin, duhet rakordim i mirë i gjithë politikave dhe vazhdim i refor-mave të qarta dhe efektive në mënyrë që të jemi kompetitivë dhe të sigurojmë një rritje afat-gjatë dhe të qëndrueshme të ekonomisë shqiptare. Janë të gjitha kushtet për ta bërë këtë pavarësisht se hendeku i pro-dhimit për dikë duke qenë mi-nus mund të jetë problem. Por mendoj se ekonomia ka poten-cialet e nevojshme për t’u rritur dhe zhvilluar”, - tha Fullani.

Page 10: Metropol 27 qershor

10 E enjte 27 qershor 2013 •

« OPINION

Është koha që Rama dhe Meta të bëjnë diçka në ndërtimin e së drejtës në Shqipëri. Një gjë dihet: ata nuk duhet të bëjnë atë që bënë Berisha dhe Meta. Është e thjeshtë: njerëzit duan drejtësi dhe barabarësi vlerash; duan rend juridik, ku respekto-het ligji e jo morali. Berisha ishte arsye e besimit më 2005, dhe ishte vetë ndryshimi. Për shumë kënd dukej e pabesueshme atëherë se kthehej në poli-

tikë pas ngjarjeve të vitit 1997. Por më vonë vlerësimet morale, të ngritura nga Berisha deri në pikën zero të korrupsionit, u desh të shndërrohen në parime dhe në rregulla juridike, prandaj rruga morale e mbështjellë me retorikë nuk ishte e mjaftueshme.

Shteti vlerësohet me sistemin juridik që ndërton një qeveri dhe e respekton atë me përpikëri. Dhe Berisha e humbi betejën kur vendosi të mos kalojë nga moralja tek e drejta. Berisha e huqi me dorën e tij, dhe me këtë e humbi rastin të jetë historik në bër-jen e Shqipërisë vend me rregulla dhe të drejtë.

Berisha bëri gabim me demokracinë e brendshme. Doktori ka pasur rastin historik të vendoste demokracinë e brendshme bren-da Partisë Demokratike. Ka pasur rastin historik të ishte njeriu që bën ekuilibrin e pushteteve. Ka pasur rastin historik të dilte nga politika me elegancë të liderit europian e jo të mbetet në politikë

me sharmin autokratik, ku vetëm biologjia mund ta heqë nga të qenët lider. Gabimet më pastaj ishin radhazi: te zgjedhja e presi-dentit, te ndikimi politik në gjykata dhe sistemin juridik.

Pastaj ka kontribuar shumë në dobësimin e medieve, duke ndërtuar raportin nënshtrues-publik. Prishi marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe panevojshëm krijoi përplasje deri në arm-iqësim me ta.

Doktori ndërtoi një marrëdhënie të veçantë me të tjerët. Ndër-toi bardh e zi konceptet me njeriun politik. Ai kishte një aftësi të veçantë: aftësinë e kryeministrit për të qenë konfliktual në situatë të panevojshme. Dhe besimi për shumë gjëra ishte vetëm një krijim moral i Berishës për të sunduar më lehtë. Vlerësimet morale, të ngritura nga Berisha deri në pikën zero të korrupsionit, nuk arritën të shndërrohen në parime dhe në rregulla juridike, prandaj rruga morale nuk e bëri atë lider të mjaftueshëm, sepse Shqipëria po vuante dhe i duhej sistem juridik i qëndrueshëm.

Berisha e huqi me dorën e tij, dhe me këtë e humbi rastin të jetë historik në bërjen e Shqipërisë vend me rregulla dhe të drejtë.

Prandaj në Shqipëri ndodhi ndryshimi. Ndryshim historik në rrotacion, ku shumica e nejçëve të mendimit analitik në Shqipëri e quajnë rrotacion dhe jo ndryshim, paraqet pikën e ndryshimit në Shqipëri. Por a është ndryshimi e mira e Shqipërisë? E qartë është

se ajo që ka ndodhur me Ilir Metën dhe Edi Ramën është larg nga e përsosura, por miratimi dhe vënia në fuqi e kësaj të drejte të Ilir Metës për ndryshim, që mund të quhet “ndryshim i papërsosur”. Mbi të drejtën e papërsosur dhe të drejtën antihistorike me ga-bimet e Berishës të përmendura më lart personalisht isha për të parën. Ideali i kërkuar për një rregull të përsosur dhe të kërkuar nga shumica shqiptare e pranoi se nuk është kërkesë idealiste. Përkundrazi, tashmë që po ndodhin ndryshimet e përcaktuara, kjo kërkesë e shumicës në Shqipëri mund të përkufizohet si një cak i mundshëm për dalje nga kjo krizë.

Për fund edhe një gjë: njëri pushtet, ai i kaluari i udhëhequr nga Berisha dhe Meta, është i njohur dhe ka referencë, prandaj edhe humbi; i dyti i paprovuar, Rama-Meta, ka gjasë që mund të mos jetë rrotacion, por ndryshim. Meta mund të kalojë nga një pragmatizëm dhe rutinë e palejueshme për të arritur te ndryshimi në një koncept politik që kap “rilindjen” si fjalë dhe e shndërron në parim dhe pastaj në cak real politik. Koha është që Rama dhe Meta të bëjnë diçka në ndërtimin e së drejtës në Shqipëri. Një gjë dihet: ata nuk duhet të bëjnë atë që bënë Berisha dhe Meta. Është e thjeshtë: njerëzit duan drejtësi dhe barabarësi vlerash; duan rend juridik, ku respektohet ligji e jo morali.

Gazeta “Tribuna”

Dje në mesdite, pasi dola nga zyra e Kryeministrit Berisha, i thashë kolegut tim Ylli Asllani se do të nxitoja të postoja në “Facebook”, në shenjë mirën-johje ndaj Kryeministrit Berisha, për përkushtimin në punët e tij të bukura për Shqipërinë, ku unë isha dëshmitar dhe e ndihmova sa munda, një foto të përbashkët. E shoqërova foton me të me një dedi-kim. Thashë se jam krenar që për afro dy vjet e

ndihmova në punët e bukura për Shqipërinë njeriun e mirë, intelek-tualin e shquar dhe Shqiptarin e madh Sali Berisha. Ngela pa mend nga reagimi. Qindra miq e të panjohur, demokratë e socialistë, nga Kosova, Maqedonia dhe gjithë bota i bënë “like” dhe e mbushën me komente statusin dhe foton me Berishën.

Unë kam vite që operoj në “Facebook” dhe ata që kam miq e dinë se i marr ca “like” edhe për statusin më tip koti si “I marri”, i shpallur me kohë, por më besoni: nuk prisja atë numër.

Nuk ishte për mua, shumica dërrmuese ishte për Berishën. Ishte dita që ai po merrte lajmin më të keq të jetës: humbjen me përmasa të jashtëzakonshme në zgjedhje dhe njerëzit po i thoshin me ato pëlqime se ai nuk e meritonte këtë humbje dhe se ata e vlerësonin me fjalët e mia, por edhe me më shumë akoma, Berishën.

Do të dëshmoj më pas edhe për “sekretin” e ditës së parë të humbjes së tij, por do të kthehem edhe një herë te statusi në “Fa-cebook”, kur dikush shpotiti - nuk flas për atë që lehu - se në çfarë punësh të bukura e paskam ndi-hmuar unë Berishën, nëse nuk ishte sekret. Nuk do t’i përgjigjesha tani sikur... shih: Berisha vetë e paska thyer heshtjen e paszgjedhjeve dhe paska futur në “Facebook” reagimin e tij se gazsjellësi TAP qenka shpallur fitues. “Kjo është një fitore për gjithë shqiptarët!” - shkruan Berisha. Kaq?!

Por jo, o njeri, jo! Ti duhet t’u bësh thirrje tani gjithë shqiptarëve, me çfarëdo flamuri partie që kanë qejf, të dalin në sheshet e Shqipërisë dhe të gëzojnë. Ti valëvitin e të gëzojnë deri pas mes-nate. Jo vetëm se do të futen në punë afro 20 mijë syresh, por gazifikimi i Shqipërisë është më i forti zhvillim në jetën e përditshme të vendit. Se pas ca vjetësh shqiptari do të jetojë si jeton sot anglezi dhe francezi. Nuk do t’i bërtasë gruas dhe fëmijës as në Tiranë, as në Shkodër, as në Tepelenë: “Mbylle derën!” kur mes dimrit ta lërë derën hapur, se nuk do ta trembë, por do ta shi-kojë shpërfillës faturën e energjisë dhe xhamat do t’i shkrijnë nga avulli. E do të vazhdojë i qetë të pijë gotën e verës se kuqe me verë nga ser-

rat me ngrohje gazi edhe të Kukësit, edhe të Korçës, edhe të Li-brazhdit. Por ti nuk do ta bësh këtë thirrje, Kryeministri Berisha (të mbeti ky emër edhe pas dorëheqjes, kështu do të thërrasin përherë shqiptarët). Nuk do ta bësh se nuk do t’ua prishës ga-zin fituesve, për mua të rremë, të zgjedhjeve. (Në vendin tënd ka rrezik ta bëjnë kryeministrat e Malit të zi, Kroacisë, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës. Mbaje mend!)

E meqë përmenda zgjedhjet, t’i kthehem ditës së djeshme të takimit me Berishën pas votimit. Bashkë me Yllin ishte edhe Mirela Tabaku, këshilltarja model e shëndetësisë për nga mirësia. Ishte e mërzitur shumë. Jashtëzakonisht shumë. Në sy loti mund të dilte në çast nga keqardhja që populli nuk ta kuptojë. “Edi premtoi gjëra që unë nuk mund t’i premtoja. Nuk mund të premtoja shërbimin falas në shëndetësi, as heqjen e taksave për 95 për qind të popull-sisë, as t’ua merrja djersën një pale e t’ia shpërndaja një pale tjetër”, - tha Kryeministri. “Si më ’97-n, që nuk premtuat të njihnit një borxh që nuk e kishit marrë dhe e paguat me humbjen e zgjedhjeve të radhës. Qershor ishte dhe atëherë”, - i thashë unë.

“Të kish të na vinte njoftimi për TAP-in para zgjedhjeve”, - tha Ylli Asllani. “S’ka gjë, - tha Berisha, - ka rëndësi të vijë, fiton Sh-qipëria. Unë e bëra atë premtim se e dija që e mbaja.” Dhe mua më erdhi në mendje çfarë pune të jashtëzakonshme ka bërë Berisha në lobimin për TAP, të cilit unë dy vjet më parë, edhe pse gazetar

me dekada vite përvojë në vend, as emrin nuk i dija. Ishim në Podgoricë në vizitë zyrtare. Sa kisha filluar punë si

këshilltar për PR-në (në fakt mediet). Takim me kryesorët e Malit të Zi njëri pas tjetrit. Ngri dhe ul në tavolinë TAP. Berisha rrekej t’u mbushte mendjen malazezëve se kanë rendësi edhe rrugët mes dy vendeve, edhe zonat turistike të përbashkëta, edhe rigjallërimi i hekurudhës, edhe…,por si TAP jo! Igor Luksiç, kryeministër i asaj kohe i Malit te Zi, një djalë i arsimuar për ekonomi në SHBA, e shihte në sy Berishën si studenti sheh profesorin.

“Po tha, - Luksiç, - do të shkoj në BE këtë javë dhe do loboj për TAP. Paska kaq leverdi për ne. Patjetër! Por tani le të shkojmë të hamë një peshk nga i liqenit dhe pimë nga një “Vranac” të vjetër 100-vjeçare.” “Shyqyr!” - thashë unë me vete. Më hahej aq shumë. Prisja që në drekë, kur të flitej për sport, muzikë apo edhe bale-rina e këngëtare “crnogorase”, të kisha edhe unë shans të hapja gojë e të beja kompetentin. U futëm në sallën e vogël të drekës, ngritëm gotat, bëme “gëzuar” dhe “zhiveli”, gëlltitëm gjithë qejf, sipas qejfit, verën e kuqe dhe…” “Shiko, Luksiç, deri në Bosnjë, pale Kroacinë e Serbinë, duhet të përfshijmë tregun e gazit kur TAP të kalojë nga Shqipëria!”

“Po ky, more! Na lër, o njeri, të hamë një kafshore bukë, se na vdiqe!”- thashë me vete për Kryeministrin Berisha; sigurisht, pa më dëgjuar as vetja, se…jo se s’ma mbante, por nuk kish kuptim.

(Qesh) Por në fakt, kur u thyhem, vura vath në vesh se sytë katër për lajmin më të vogël për gazsjellësin TAP. Sa herë kam hyrë duke prishur radhën e kolegëve dhe ministrave mbrapa derës së Kryeministrit Berisha se “zbuloja” lëvizje e lajme për TAP a “Nabukon”. Dhe ja, vjen ky lajm se është përzgjedhur TAP për të çuar gazin e Azerbajxhanit në Europë. Dhe këtë lajm e përhap Berisha, ndërsa të gjithë mezi presin të thotë: “Humba! Nuk do të hipi prapë në kalë! Nuk do të guxoj!” (Asnjë fije nuk besoj unë!)

Dhe gazsjellësi kalon nga Korça e Devolli im, nga Skrapari i kunatit, Fieri i nipit, Vlora e gruas dhe imja, viset tona, që për mua gabuan kur vo-tuan aq shumë kundër Kryeministrit Berisha.

“Megjithatë…TAP-in e fitoi Shqipëria”, - tha Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.

E unë si të mos jem krenar që e ndihmova në këtë punë të bukur për vendin?! Çfarë thua, mor mik?! Gjithë jetën!

*Këshilltar i Kryeministrit Berisha për mediet. Komenti është marrë

nga faqja e tij në “Facebook”

Pse humbi Berisha?

“Sekretet” e Berishës

Nga BATON HAXHIU

Nga ILIR KADIA

Page 11: Metropol 27 qershor

11• E enjte 27 qershor 2013

»OPINION

Në çdo kohë kontrolli i mendimit dhe i sjelljes politike i largon kundërshtarët, por në të njëjtën kohë i bën më të fortë në sensin e kundër-shtimit dhe të veprimit. Sistemet politike në Shqipëri kanë ndryshuar në periudha të ndry-shme kohore, por ajo që ka mbetur e njëjtë është mungesa e tolerancës për të pranuar të kundërtin. Mungesa e dëshirës për të mos pran-

uar tjetrin fsheh brenda vetes dashurinë e tepërt për vetveten, për zotërimin e gjithçkaje në çdo kohë, por që shpërblehet me humbje në një kohë të caktuar.

Në të vërtetë sot në demokraci është e tepërt të flasësh për diktaturën e mendimit apo sjelljes politike, sepse duket sikur i përket një kohe të largët, ku imponimi i një mendimi apo vep-rimi të caktuar ta diktonte sistemi. Por sot koha ka treguar se sistemet ndryshojnë, por egoja për pushtet, për ta pasur gjith-monë atë të vetin kërkon të gjitha format e imponimit. Aq më tepër që demokracia te ne ka kaluar nëpër rrugët e vështira të urrejtjes e ndasisë, ku motoja deri më sot ka qenë: “Nëse je me mua, je i aftë e përbën zgjidhje; nëse je i kundërt, konsiderohesh i paaftë e përbën problem.” Ky është etaloni me të cilin është matur i afti dhe i paafti në demokraci deri më sot: etaloni i etjes për pushtet, që nuk e njeh meritën askund. Ajo që dihet nga të gjithë ne është se dashuria për pushtetin njeh vetëm verbërinë e arsyes, pasi nuk mund t’i japë të drejtë të drejtit, nëse i drejti s’përbën zgjidhje për ekzistencën e vet pushtetit. Më konkretisht: nëse i referohemi fushatës elektorale të 23 qershorit për zgjedhjet e përgjithshme në vend, do të shohim qartë të gjitha format për tërheqjen e votuesit, nga ato më të butat deri tek ato më të pa-pranueshmet për një vend demokratik si Shqipëria. Çdo parti përdori strategjitë e veta të fushatës, të cilat në disa raste jo vetëm që dukeshin të shpëlara, por i ngjanin një tiranie që e kishte zënë prej gryke votuesin dhe ai nuk dinte se ku të pozicionohej me votën e tij. Tipik ishte përdorimi i administratës për fushatë ele-ktorale, që u përfol aq shumë në medie. Më konkre-tisht agjencia e lajmeve “Sot News” e dt. 6.06.2013 ndër të tjera shkruan kështu në lidhje me përdorimin e administratës në këtë fushatë elektorale: “Piramida e administratës shtetërore, duke filluar që nga Kryemi-nistria, Forcat e Armatosura, ministritë, drejtoritë dhe çdo organ në varësi të pushtetit janë përfshirë si as-njëherë më parë në fushatën elektorale me shpresën për të shpëtuar Sali Berishën dhe veten para disfatës së pashmangshme në zgjedhjet e 23 qershorit.”

Një tjetër rast që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve ishte veprimi i një specialisteje në zyrat e ndihmës

ekonomike në Lushnjë (O.L.), së cilës iu gjetën në zyrë 185 karta identiteti të personave që trajtoheshin me ndihmë ekonomike. E gjithë kjo situatë aspak demokratike në demokraci u kritikua në mënyrë të përsëritur nga ndërkombëtarët, megjithatë gjërat nuk lëvizën në krahun pozitiv.

Mediet u morën gjatë gjithë fushatës me presionet e vazh-dueshme që iu bë votuesve nga individë të ndryshëm për një po-zicionim të detyruar, i cili në disa raste ishte në forma të buta, si në rastin e shpërndarjes së pakove me ushqimeve kundrejt votës në rrugën “Myslym Shyri” nga një kandidat për deputet i PD-së, rast ky i denoncuar me pamje nga “Top Channel” në emisionin in-vestigativ “Fiks Fare”.

Rast tjetër në këtë fushatë elektorale që nuk mbeti pa rënë në sy ishte dhe lulëzimi i ndërtimeve pa leje në Tiranë, që u denon-cua për ditë me radhë në medien e shkruar dhe atë elektronike.

E gjithë tabloja që u krijua në këtë fushatë elektorale rrëfen për përdorimin e çdo mjeti për realizimin e qëllimit. Ashtu siç tho-shte Makiaveli shumë kohë me parë, “qëllimi justifikon mjetin”. Por a do t’ia vlente në këtë rast kjo thënie kur tashmë ne jetojmë në një kohë tjetër e njerëzit kërkojnë një gjuhë tjetër për t’u bindur e për të besuar në fund? A gjen vend kjo shprehje sot, kur çdo formë e përdorur, nëse është e papranueshme, kundërshtohet me forcë e zëri i lartë shkon në veshët e çdokujt? I gjithë ky ndryshim ndodh pasi jetojmë në kohë tjetër e mjetet e shumta të informimit jo vetëm që shpërfaqin situatën në të gjitha dimensionet, por në

të njëjtën kohë e ballafaqojnë votuesin me shumë situata, të cilat e ndihmojnë atë të mos manipulohet lehtë. Nëse vite më parë kishim një televizion publik dhe votuesi kishte të mangët hapë-sirën e informimit, pasi shtypi i shkruar nuk shkonte në fshat, ku jetonte pjesa më e madhe e popullsisë, sot tabloja e informimit është pasuruar shumë me lulëzimin e televizioneve, internetit dhe teknologjisë celulare. Kjo është njëra anë e informimit, ana tjetër ka të bëjë dhe me zhvendosjen e popullsisë në zonat ur-bane, kur për herë të parë në histori është thyer raporti qytet-fshat. Sipas regjistrimit të përgjithshëm të vitit 2011, aktualisht në fshat jetojnë vetëm 46,3% e popullsisë. Lëvizja drejt zonave urbane e ka rritur ndjeshëm ndërgjegjësimin e qytetarëve për vendimmarrjen e duhur, sepse mundësitë për informim janë edhe më të mëdha. Një tjetër fushëpamje u është hapur të rinjve me liberalizimin e universiteteve, çka solli brenda një periudhe dis-avjeçare rritjen e numrit të të rinjve të mirarsimuar. Kjo mundësi e ka rritur ndjeshëm shkallën e ndërgjegjësimit të të rinjve për vendimmarrjen e duhur, pasi dhe në këtë rast ka rritur ndjeshëm shkallën e informimit, çka të lë pak vend për të gabuar. Siç shi-het, nga njëra anë qytetarit prej kohësh i është hapur fushë-pamja plotësisht për mundësinë e zgjedhjes së alternativës më të mirë, por, nga ana tjetër, gjatë kësaj fushate ekzistoi presioni i votës së lirë (jo në të gjitha rastet, por ekzistoi). Madje, të themi të vërtetën, ne ende sot na duket kundërshtari si armik, e kjo u duk qartë sidomos mes militantëve të partive, ku i kundërti në

mendime është i vështirë të pranohet. Tensioni mes militantëve në këtë fushatë ka qenë i fortë e në disa raste ka përfunduar me prishjen e posterave, bande-rolave apo flamujve të kundërshtarit, p.sh. rasti i dje-gies së pankartës në zyrën elektorale të Partisë So-cialiste në Bashkinë e Vaut të Dejës në Shkodër etj.

Në këtë fushatë reflektoi një mungesë demokracie se të jetosh në demokraci me psikologjinë e diktaturës është rikthim në diktaturë. E vetëm në diktaturë tira-nia e mendimit dhe sjelljes politike duket një gjë nor-male, ndërsa sot duket një gjë e papranueshme nga të gjithë. Këtë e reflektuan dhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit me rotacion-in që pritej të ndodhte, ku koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” pati një rezultat vërtet sur-prizë, pasi populli, kur e kupton se e ka humbur lirinë e fituar, përdor më shumë forcë për ta rifituar atë. Rezul-tati shumë i thellë i koalicionit të majtë në rang vendi reflektoi, mendoj unë, pikërisht këtë: mospranimin e diktaturës së mendimit dhe sjelljes politike. Të gjitha presionet e çfarëdolloj jo vetëm që dhanë efektin e kundërt, por për të ardhmen e partive politike do të shërbejnë si reflektim për të ndryshuar strategjitë.

Sa më shumë që po e njoh dhe po e përjetoj realite-tin shqiptar, po bindem me ato lutjet e rilindësve dhe ideologëve se Shqipëria e ka rrezikun nga vetë shqiptarët. Janë këta që nuk e lënë shtetin të ecë përpara, nga patologjia e urrejtjes ndaj vëllait dhe nga mospajtimi me realitetin.

Nuk është e mundur që të organizohen një palë zgjedhje në Shqipëri dhe të kalojnë në qetësi dhe

të mos ndodhin incidente me përmasa sa kërcet kallashnikovi si në luftën e Sirisë. Zgjedhjet e 23 qershorit nuk ishin asgjë tjetër përveçse një lojë kolumbiane me gjela, ku bastexhinjtë, kur hum-basin bastin, nxjerrin hanxharët dhe i bëjnë yrysh kundërshtarit, thua se ai i ka fajet që gjeli i tij humbi lojën.

Prandaj Shqipëria si Shqipëria.Në mes të Laçit simpatizanti i një partie politike qëllohet me

plumba nga simpatizanti i një partie tjetër. Pas dy ditësh vrasje tjetër si në Kamboxhia në të njëjtin qytet. Kjo është për të ardhur keq, së pari për Shqipërinë, së cilës po i përsëritet historia, e më pas edhe për familjet e të vrarëve. Skandali tjetër, apo loja me gjakun, ndodhi kur përfaqësuesit politikë u munduan të përfito-jnë nga tragjedia duke kërkuar më shumë vota dhe duke akuzuar apriori kundërshtarët politikë. Madje ata harruan edhe t’i shprehin

ngushëllime familjes së të vrarit në ditën e votimit, duke menduar vetëm në epilogun e zgjedhjeve.

Por qershori ndër shqiptarë ka një karakteristikë tjetër: ishte qershori i vitit 1924, kur në zgjedhjet pothuajse të para demokra-tike në Ballkan Fan Noli mundi Ahmet Zogun në një proces me shumë tensione. Noli e bëri qeverinë, e cila nuk jetoi më shumë se gjashtë muaj. Ndërsa gjithë njerëzit që flasim shqip, mendo-jnë shqip dhe veprojnë e punojnë për Shqipërinë, nuk dua që këto zgjedhje, vendimtare për Shqipërinë dhe integrimin e saj, të zgjasin në pafundësi sikurse gjyqet kishtare të inkuizicionit. Megjithatë, në një lojë nervash gjatë numërimit u konfirmua se Edi Rama dhe koa-licioni i majtë fituan bindshëm zgjedhjet. Nëse është e vërtetë sen-tenca se “dita e mirë shihet në mëngjes”, atëherë Rama i ka fituar këto zgjedhje dhe pas tetë vjetësh në pushtet Partia Demokratike e humb garën, ndërsa Sali Berisha shkon në pensionim.

Ajo që kërkohet nga Berisha është që pas 22 vjetësh në poli-tikë dhe pas gjithë atij bagazhi që ka ndërtuar në Shqipëri të lar-gohet burrërisht duke dorëzuar pushtetin dhe duke i uruar rivalit qeverisjen e re. Kështu ai mbetet në analet e historisë shqiptare si pishtar i demokracisë, si njeriu që ka ndërtuar Rrugën e Kombit dhe si kryeministri që ka çuar Shqipërinë në NATO.

Nëse largohet në mënyrë dinjitoze, Berisha mbetet politikan

me nam, ndërsa nëse qetë shqelma dhe sfidon parlamentin, atëherë bie në fund të pusit. Këtu përfundon një etapë e Ber-ishës dhe fillon një sfidë e re e Edi Ramës, të cilit gjithashtu i kërkohet të mos ecë “me stupc në krah”. Madje, Rama duhet të zbresë në tokë pas zgjedhjeve, sepse akoma është duke qën-druar në “skelë”, sikur të ishte duke pikturuar Shën Marinë nudo. Rama duhet të jetë edhe më dinjitoz, ndërsa premtimet që i ka bërë duhet t’i përmbushë, jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për shqiptarët në rajon, përfshirë edhe ata të Preshevës.

Sido që të jetë, shqiptarët e Kosovës, të Malit të Zi, Maqedon-isë dhe të Luginës së Preshevës presin që procesi i zgjedhjeve në Shqipëri të përfundojë me sukses, i qetë dhe pa tensione të tjera. Pas vrasjes në Laç Europa nuk po arrin të krijojë imazh tjetër për Shqipërinë, duke kujtuar po atë Shqipëri të ngatërresave. Nëse Edi Rama, apo siç po e quajnë në Shqipëri “i gjati”, ndryshon për të mirë mentalitetin e Shqipërisë karshi ndërkombëtarëve, atëherë vërtet ai do të mbetet reformator dhe do ta mbajë epitetin e li-derit që çoi Shqipërinë në Europë.

Kurse Sali Berisha duhet të mendojë më racionalisht dhe të ikë nga politika, duke ia lënë partinë klasës së re, atyre që premtojnë, por edhe që e sfidojnë Ramën në zgjedhjet e ardhshme, ndoshta Bashën ose Olldashin.

Sa vlen presioni mbi votuesit?

Shqipëria si Shqipëria

Nga MAJLINDA BUSHJA

Nga MILAIM SHEFKIU

Page 12: Metropol 27 qershor

12 E enjte 27 qershor 2013 •

«

Jetesa në çift,zvogëlon stresin e punës

Liam Neeson, 20 milionë $ për “Taken 3”

Liam Neeson ka fituar famë me interpretimin në filmat ‘Schindler’s List’ dhe ‘Love Actually’, por aktualisht është i zënë me një seri filmash aksion që mund ta bëjnë atë një nga aktorët më të paguar të Hollivudit. Sipas ‘Deadline’, 61-vjeçarit i janë ofruar 20 milionë dollarë për të rimarrë rolin e tij si një ish-agjent i CIA-s në filmin “Taken 3”. Fil-mat “Taken” dhe “Taken 2” habitën të gjithë duke pasur një sukses të madh në “box-office”, por Liam Neeson u bind për filmin e dytë me anë të 15 mln $, ndërsa tani duhen 20 për filmin e tretë. Në dy filmat e parë, aktori irlandez luan rolin e Bryan Mills, një ish-agjent i CIA-s i cili i rikthehet marifeteve të vjetra pasi vajza e tij rrëmbehet nga disa sh-qiptarë. Ndërsa në filmin e dytë, Mills ndihmohet nga vajza adoleshente për t’i shpëtuar hakmarrjes së bandës shqip-tare. Në të dy filmat Liam Neeson është pjesë e shumë ske-nave aksion që nuk janë të përshtatshme për një 61-vjeçar.

“Beckham duhet të jetë në rolin e James Bond”

Victoria Beckham ka thënë se David është burri ideal për të luajtur rolin e James Bondit. Ish-anëtarja e grupit “Spice Girl” ka thënë se David Beckham është zëvendësuesi ide-al i aktorit Daniel Craig nëse ky i fundit vendos të lë rolin e agjentit. Gjatë një interviste me çiftin, David, 38 vjeç, ka thënë se nuk ka të njëjtin mendim me gruan e tij sa i për-ket aftësive të tij si aktor. “Kam disa shokë që janë aktor, Tom Cruise është një shok shumë i mirë i joni”, ka thënë ai. “Por nuk kam në plan që të bëhem një aktor. Nuk jam i sig-urt nëse jam i mirë në këtë pjesë”, ka shtuar ai. Sidoqoftë, gruaja e tij nuk u pajtua me të, duke thënë, “Mendoj se ti do të ishe i mirë në aktrim”. “Mendoj se je shumë i mirë. Mendoj se ti duhet të jesh James Bond! Ai do të ishte një James Bond shumë i mirë!”, ka thënë Victoria.

Sony prezanton SmartWatch 2

Jetesa në çift zvogëlon në mënyrë të konsiderueshme stresin, sidomos në punë. Ky rezultat ka ardhur sipas një studimi amerikan të kohëve të fundit të

kryer nga Universiteti Chi-kago dhe Northwestern. Sipas studiuesve kjo shpjegohet me faktin se martesa dhe jeta në çift, ndonjëherë stresu-ese, lehtëson menaxhimin e faktorëve të tjerë të stresit. Prej kohësh kompanitë kanë qenë të interesuar për py-etjen sesi mund të reduktonin stresin e punonjësve të tyre. Hulumtuesit amerikanë kanë gjetur një zgjidhje për këtë problem: Të jetosh në çift. Për realizimin e këtij studimi janë përfshirë 500 studentë në një test të stresit përballë vendi-meve ekonomike, duke iu shpjeguar se rezultatet mund të ndikonin seriozisht në karrierën e tyre të ardhshme, shkruan Civitas. Nga këta studentë, 40% e meshkujve dhe 53% e festave ishin të martuar ose jetonin me një partner. Mostrat e pështymës u analizuan para dhe pas testit për të matur nivelet e hormoneve të stresit. Nga ky studim i gjërë u arrit në përfundimin se burrat dhe gratë e vetme, kishin një nivel të stresit më të lartë se ata që jetonin në çift.

Një ditë në parë Sony prezantoi në Shangai SmartWatch 2. Projektuar për t’u përdorur si një ekran i dytë për smart-phone-t Android, rezistent ndaj ujit, i

paisur me NFC, dhe mund të jetë i personali-zuar me Aplikacione bazuar në menyren se si ju doni ta përdorni atë. “Konkur-rentët janë duke hedhur ne treg paisje te gjeneratës së parë, ndërkohë që ne jemi tashmë ne nivelin e një pajisje të gjeneratës së tretë me të gjitha njo-huritë e fituara nga mbi gjysma e një milion konsumatorëve të kombinuar me pasurinë e eskperiences se Sony për të krijuar përvojën më të mirë ndonjëherë te smart watch” tha Stefan K Persson në një deklaratë për shtyp.

GOSSIP

Page 13: Metropol 27 qershor

13• E enjte 27 qershor 2013

»

George Michael feston 50-vjetorinAktiviteti i tij ka rreth qindra albume të shitur në mbarë botën dhe sot George Michael feston ditëlindjen e tij të 50-të të jetuar rrezik-shmërisht midis incidenteve, arrestimeve, sëmundjeve dhe sukseseve të mëdha. Pasi ka rrezikuar të vdesë në një aksident automobilistik një muaj më parë, episodi i fundit kontrovers në jetën e tij, ne urojmë që 50 vitet e ardhshme të ish ‘Wham’ të jenë me të qeta.

Kush është e dashura e re e Justin Bieber?Justin Bieber është parë duke u puthur me një modele që punon në një klub nate në Las Vegas. Idhulli e ado-leshentëve, i cili përfundoi lidhjen me Selena Gomez në fillim të këtij viti, është puthur me vajzën e quajtur Jordan Ozuna. “Ajo po qëndronte ulur në prehrin e tij dhe ata po putheshin”, ka treguar një burim për E!.com.

Rita Ora në plazhet e MaltësRita Ora postoi në rrjetet sociale disa foto me bikini duke tre-guar se kohët e fundit ka frekuentuar palestrën. Këngëtarja sh-qiptare me origjinë nga Kosova ka pozuar në bregdetin maltez, aty ku do të performojë në një aktivitet të MTV-së.

Katie HOLMES

organizon “festë divorci”Katie Holmes planifikon që të shënoj përvjetorin e parë të divorcit me një festë për miqtë e saj. Aktorja legal-isht është ndarë nga Tom Cruise më 29 qershor të vi-tit të kaluar. Raportohet se në këtë datë ajo planifikon të mbledhë shoqërinë e saj më të mirë për ti falënder-uar për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë 12 muajve të vështirë. “Ne e kuptojmë se ajo dëshiron të shënoj këtë ngjarje me “festë divorci”. Do të jetë festë e kënaqshme dhe emocionale pasi Kate pritet të falënderoj të gjithë për përkrahjen e tyre”, ka thënë një burim për revistën “Grazia”. Festa pritet të mbahet në “The Jane” hotelin e saj të preferuar në Manhattan.

RIHANNAS’PREFERON

TË JETË MODELE

GOSSIP

Rihanna thotë se ajo kurrë nuk është mun-duar të jetë një shembull për vajzat e tjera. Këngëtarja 25-vjeçare, e cila vazhdimisht po poston fotografi duke pozuar lakuriq dhe duke tymosur marihuanë në internet, u është përgjigjur kritikëve të cilët e qortuan atë për ndikimin e keq në fansat e saj. “Askush nuk vepron sikur të ishte i përkryer!

Unë nuk pretendoj se jam si ju, unë vetëm jetoj... Jeta ime!! Dhe nuk e di pse të gjithë jeni aq të befasuar nga kjo!!”. “Shembull’ nuk është një pozitë ose titull për të cilin ndon-jëherë kam luftuar”, ka shkruar ajo mes tjerash në Istagram.

Page 14: Metropol 27 qershor

14 E enjte 27 qershor 2013 •

« BOTA

feja, as politika nuk qëndrojnë njëlloj.U përshtaten rrethanave, shpesh në mënyrë

të paparashikueshme dhe të çrregullt. Në lashtë-si, por edhe sot në shumë regjime, sidomos afri-kane, ku kreu politik e shpall veten profet të dër-guar nga Zoti apo njeri të Hyjnisë, marrëdhënia midis të shenjtës dhe profanes është shumë e ngushtë. Politikani forcon legjitimitetin e tij me fetare: është aleanca midis fronit dhe altarit e  ancien régime. Fenomeni është më i rëndë-sishëm sa më shumë regjimet janë autokratike: është kjo ajo që është verifikuar në Evropë dhe në Amerikën Latine me konkordatet e viteve trid-hjetë të shekullit të kaluar. Sot, me tendencat ndaj regresionit të demokracisë, duket akoma një fenomen në ekspansion në shumë vende, sido-mos në shtete të goditura nga i ashtuquajturi “mallkim i naftës”: pasi që qeveritë e tyre nuk i nxjerrin resurset e tyre financiare nga taksat por nga të ardhurat e naftës, nuk duhet t’u përgjigjen me politikat e tyre qytetarëve – kontribues. Legjitimiteti i tyre – i nevojshëm, nga momenti që çdo rend kërkon një shkallë të caktuar

konsensusi –

mbështetet, në forma të ndryshme, në një simbi-ozë midis pushtetit politik dhe fetar. Disa besime fetare – nga ortodoksia tek katolicizmi, tek islami – shprehin lidhje të forta solidariteti transkom-bëtar, duke u bërë kështu aktorë të drejtpërdretë të marrdhënieve ndërkombëtare.

Si shtete, ato ndjehen të kërcënuara nga glo-balizimi dhe nga kompleksiteti, paparashikuesh-mëria dhe shpejtësia e evolucionit të botës. Veç kësaj, Kisha katolike e percepton si kërcënim Isl-amin në Lindje të Mesme dhe misionet ungjillore në Amerikën Latine. Nga ana e tij, islami ndje-het i kërcënuar nga avancimi i modernizmit dhe nga amerikanizimi i botës. Kisha ortodokse ruse është e obsesionuar nga “komploti katolik” dhe nga misionet apo OJQ-të ungjillore, në përhapje të fuqishme në Federatën e pafundme. “Ligjet anti OJQ” të dëshiruara nga Putini nuk kanë ard-hur vetë nga frika e “revolucioneve me ngjyra”, por edhe nga presionet mbi Kremlinin të patri-arkatës së Moskës, e cila vuan një kompleks rrethimi të sajin. Rekrutimi masiv i priftërinjve të ardhur nga rangjet e KGB-së dhe përdorimi

instrumental i ortodoksisë i bërë nga Putin janë duke e forcuar prestigjin dhe influencën e patriarkatit në vend dhe midis diasporave të ndryshme ortodokse. Kjo premisë demonstron nevojën për ta konsideruar faktorin fetar në çdo analizë dhe parashikim gjeopolitik e strategjik. Për këtë qëllim, do të shqyrtohen tri tema:

a) transformimet e verifikuara në raportet midis politikës dhe fesë;

b) rëndësia e marrë nga fetë në sistemin aktual të marrëdhënieve ndërkombëtare;

c) kushtëzimi i ushtruar nga fetë mbi konf-liktualitetin, në termat e shkakut dhe të menaxhimit të luftërave.

Analiza që pason do të na çojë shumë herë të refeltkojmë mbi pozicionet krejtësisht të veçanta të Vatikanit dhe mbi raportet midis Shteteve të Bashkuara – fuqi misionare, revolucionare, hob-siane dhe me nivel religjioziteti të lartë – dhe Ev-ropës – kantine, konservatore, skeptike, e e dorë-zuar ndaj rënies dhe në mënyrë egoiste e prirur që të transformohet në një “Zvicër të madhe”, e prirur për të izoluar nga pjesa tjetër e botës pasurinë dhe mirëqenien e saj falë mbrojtjes amerikane.

 Rënia e shekullarizimit

Rrënja e termit “religjion” (fe) është lati-nishtja relegare, domethënë të mbash së bashku, me vlera dhe parime që gjejnë themelin e tyre, përveçse tek e shenjta,

në një vizion të përbashkët të historisë dhe të njeriut. Ndarja e vlerave të tilla përbën identitetin, burim krye-sor i legjitimimit të marrdhënieve të pushtetit të brendshme për çdo shoqëri. Në të kaluarën, shkenca

politike është interesuar pak për studimin e impaktit të feve, duke i vendosur në një hapësirë të ndarë nga disiplinat që studiojnë dinami-kat sociale, ekonomike e kulturore, të

konsideruara motorët e politikës.Kjo është mbi të gjitha derivat i

paragjykimit që feja prek vetëm sferën e privates, që identifikohet domethënë në besimin individual. Shekullarizimi, i filluar me Westfalia dhe i përshpej-

tuar nga Revolucioni Francez, i ka hequr fesë rolin e legjitimimit politik. Ky i fundit, për t’u çliruar nga funksionet e tij, duhet domos-doshmërisht të krijojë një sistem hierarkik (eti-mologjikisht nga ieròs, “e shenjtë”, dhe arché, “komandë, dominim, drejtim”). Edhe ideologjitë shekullare të shekullit të XX-të, që kanë tentuar ta eliminojnë fenë nga jeta politiko – shoqërore ose (nëpërmjet konkordatësh) ta degdisin në aspekte të mirëpërcaktuara dhe t’u sigurojnë pakashumë mbështetjen në mënyrë implicite, kanë përdorur simbole, mite dhe ritualë krejtë-sisht të ngjashme me ato fetare. Me rënien e ideologjive, deshenjtërimi është thelluar, sido-mos në Evropë. Është krijuar kështu një bosh-llëk. Janë dobësuar kohezioni kombëtar dhe ai social; janë humbur identitete dhe vlera. Sot është kuptuar se ato mund të zëvendësohen nga ato të “Zotit – treg”, se politika nuk mund të reduktohet në ekonomi, ashtu si njeriu nuk mund të reduktohet vetëm në dimensionet e prodhuesit dhe të konsumatorit.

Konsumimi dhe fundamentalizmi i tregut gërryejnë kohezion, identitet dhe vlera pa të cilat nuk ka alëternativë ndaj “frikës” dhe ndaj rënies. Në shkatërrimet që kanë pasuar kolap-sin e komunizmit, zhvillimit të papërmbajtshëm

të ICT-ve dhe të globalizimit, shtetet kanë hyrë në krizë. Kanë humbur aftësinë për të mbrojtur qytetarët dhe sipërmarrjet nga veprimi i for-cave globale. Kufijtë kanë rezultuar të brishtë dhe porozë. Polis-i është dobësuar, ama pa një kozmopolit që t’i zërë vendin. Është krijuar kështu një boshllëk, të cilin fetë po e mbushin. Në forma dhe mënyra të ndryshme, ato kon-testojnë zgjedhjet e shteteve ose tentojnë t’i forcojnë, duke konsoliduar identitete kombë-tare për t’i vënë në kushtet që të përballojnë sfidat si të hiperkonkurrencës dhe të turboka-pitalizmit, ashtu dhe të “lidhjeve” dhe kishave” të ndryshme lokaliste e sektare. Rikthimi ose më mirë rëndësia më e madhe e faktorit fetar shpesh marrin forma radikale, të ushqyera nga një përhapje kapilare në shoqëri, nga sharmi që buron edhe nga rreptësia morale e tyre, nga af-tësia për të siguruar asistencë dhe shërbime so-ciale (gjë që ndodh si për OJQ-të katolike, ashtu dhe për bamirësitë islamike) dhe nga aftësia për të përmbushur kërkesa të thella të shoqërisë, të tilla si solidariteti i grupit dhe dëshira për pro-zelitizëm, për të “rikristianizuar” Evropën apo për të unifikuar Umma-në.

Shpesh është e vështirë të dallohen rive-ndikimet plotësisht fetare nga ato politike. “Rik-thimi” i feve verifikohet kudo dhe nuk është një fakt i ri në histori. E kemi njohur edhe në Itali: për shembull, në vitin 1943 ishte dukshëm e pashmangshme që Italia e pushtuar do t’i nën-shtrohej influencës amerikane “kalviniste”, mod-erniste dhe konsumiste. Drejtori i atëhershëm i “Civiltà Cattolica”, At Messineo, shkroi një vëllim mbi kombin dhe identitetin kombëtar italian në të cilin, me tone maciniane, i rivendikonte rrënjët katolike, që ftonte për të forcuar, për të kundër-shtuar atë që e mendonte rrezik. Donte të for-conte mbrojtjet e identitetit italian ndaj influ-encës anglosaksone. Dhe akoma, në pas Luftën e Dytë, Vatikani luajti një rol përcaktues mbi politikën si të brendshme, ashtu dhe të jashtme italiane. Boll të mendohet për rëndësinë e Papës Piu i XII-të për hyrjen e Italisë në NATO, për vep-rimin e komiteteve civile në zgjedhjet e vitit 1948 ose për peshën politike – të drejtpërdrejtë dhe jo, pak rëndësi ka – që ka luajtur dhe luan Konferenca Episkopale Italiane.

Edhe në shtetet ku është më e prerë ndarja midis politikës dhe fesë, thirrja e kësaj të fundit shpesh është vendimtar. Mjafton të mendosh për rëndësinë e Christian Right në Shtetet e Bashkuara. Në ish-Jugosllavi – megjithëse difer-encat fetare nuk kanë qenë shkaku i luftërave shkëputëse – fetë ortodokse, katolike dhe mys-limane kanë luajtur një rol vendimtar për mobi-lizimin e masave dhe për t’i transformuar në “të shenjta” luftëra të motivuara nga pushteti dhe nga pasuria, me ndërthurje shumë të konsider-ueshme midis nacionalizmave dhe krimit të organizuar. Fetë janë instrumentalizuar për të justifikuar dhuna dhe masakra. E kanë bërë më të përgjakshëm konfliktin në vend që t’ia pakë-sonin intensitetin. Së fundi duhet kujtuar roli i fesë në shtetin hebraik apo në islam: jo vetëm në atë shiit (pas revolucionit khomeinist) në profilin e legjitimimit të pushtetit të klerit, por edhe mid-is sunitëve, në terma të legjitimimit të klaneve dominues. Në 6 republikat islamike ish sovjetike, islami luan një funksion përcaktues për identite-tin kombëtar dhe për të kundërshtuar një rikthim

KUSH DO TË JETË

përplasja e shekullitShpallja e vdekjes së Zotit në histori ka qenë e parakohshme. Fetë veprojnë fuqimisht në sferën

publike, sa si lobe, aq edhe si aktorë politikë të vërtetë, duke ndenjur përkrah apo duke e kundërshtuar shtetin, dhe duke luajtur një rol gjithnjë e më të rëndësishëm edhe në konflikte

Fetë janë një element vendimtar i jetës së shoqërive dhe i marrëdhënieve të pushtetit të brendshme dhe ndërkombëtare. Ndërve-

projnë me politikën, i përbëjnë një instrument, por ndjekin edhe finaliteti të tyret, duke e instru-mentalizuar politikën. Në periudhat e krizave dhe të ndryshimit, influenca e feve rritet. Shpallja e “vdekjes së Zotit” në histori ka qenë aq më pak e parakohshme. Ashtu siç ka qenë pohimi i Gilles Kepel mbi “kthimin” dhe mbi “hakmarrjen e Zotit”, që do të ushqente konfliktualitetin aktual. Kepel synonte në këtë mënyrë të shpjegonte shkaqet e konfliktit aktual midis modernizmit e identitetit apo midis globalizimit dhe copëzimit, pasi që në shekullin e XX-të – në periudhën e kombeve më parë dhe të ideologjive të mëdha më pas – fetë dhe besimi dukej se qenë përzënë nga politika.

 Përse rritet soft power i feve

Influenca politike në rritje e feve është për t’ju ngarkuar faktorëve të ndryshëm. Në radhë të parë kolapsit të komunizmit, krizës së liberalizmit kapitalist dhe mbizoëtrimit të ekonomisë ndaj poli-tikës. Globalizimi, me fituesit dhe humbësit e tij, ka provokuar reagimin e identiteve, që janë elementë mbështetës të politikës: në forcimin e identiteve, fetë kanë luajtur një rol thelbësor. Ideologjitë laike – nga komunizmi tek fashizmit e ndryshëm apo tek liberalizmi – kanë ten-tuar ta zëvendësojnë të shenjtën dhe transcendenten me një “shtet etik” dhe vlerat e tyre të konceptuara si universale. Por shekullarizimi ka përfunduar për të kontribuar në krizën e Perëndimit, të identitetit të tij dhe të vullnetit për dominim të tij. Në emër të laicitetit, nuk janë njohur as edhe rrënjët kris-tiane të identitetit evropian. Shumë e ndryshme nga ajo evropiane është shkalla e religjiozitetit të Shteteve të Bashkuara dhe në Islam, të dy forcat “revolucionare” dhe “misionare” të kohës tonë. Ato posedojnë një ndjenjë misioni, të cilën Evropa në fakt e ka hum-bur. Ortodoksia – e organizuar në kisha kombëtare autoqefale – është themelore për identitetin serb e rus: së bashku me pansllavizmin, është instrument dhe motor i politikës së jashtme të Putin, qyshkur Moska e ka vënë menjanë projektin e saj fillestar të eu-ropianizmit të Rusisë.

Një faktor i mëtejshëm që më pas e ka shumëfishuar efikasitetin e soft poëer të feve: zhvillimi i ICT-ve (Information Communica-tion Technologies). Komunikimet midis kom-ponentëve të rrjeteve fetare janë bërë të zh-dërvjellta dhe ekonomike, duke mundësuar një mobilizim masiv, si “nga lart poshtë”, siç ndodh në Kishën Katolike, ashtu dhe nga “poshtë lart”, si për OJQ-të e dala nga sekte fetare. Fetë monoteiste – në veçanti kristianizmi, katolik, i reformuar dhe ortodoks, dhe Islami, sunit dhe shiit – kanë një vokacion universal (që i mun-gon hebraizmit). Ato politeiste – nga budizmi tek konfucizmi (duke pranuar që ky është një fe dhe jo një filozofi e thjeshtë) – kanë një përhapje më të lokalizuar. Një element i tretë që e ka rri-tur shtytjen përpara të fetares është copëzimi i feve të mëdha në sekte, shpesh agresivë dhe të pajisura me resurse të konsiderueshme financi-are. Ato shprehin pothuajse gjithmonë tendenca radikalizuese dhe ekstremiste, në kontestim të hapur ndaj hierarkive të kishave të mëdha. Ndërlidhjet midis fesë dhe politikës ndryshojnë me kalimin e kohës dhe në funksion të tipit të shoqërisë e të regjimit në të cilin zhvillohen. As

Page 15: Metropol 27 qershor

15• E enjte 27 qershor 2013

»BOTA

nën dominimin e Moskës, pse jo dhe për të legjit-imuar satrapit në pushtet në këto vende. Në Pa-kistan, islami përbën vetë themelin e identitetit dhe të unitetit të një shteti që nuk ka rrënjë his-torike, por rrjedh nga inkorporomi i rajoneve të ndryshme. Vetë emri i tij është një akronim i ger-mave të para të tyre (Punxhab, Afgani, Kashmir, Indus, Sindh dhe tan i Beluçistanit).

 Pse fuqitë nuk mund të jenë vetëm civile

Fetë janë aktorë të rëndësishëm edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Veprojnë mbi to në mënyrë si jo të drejtpërdrejtë – duke qenë se pesha ndërkombëtare e një vendi varet nga kohezioni i brendshëm i tij dhe se, midis religji-ozitetit, identitetit dhe patriotizmit, ekziston një lidhje shumë e fortë – ashtu dhe të drejt-përdrejtë, sidomos kur fetë janë të institucion-alizuara në kisha. Ndikimi i parë është i dukshëm në Shtetet e Bashkuara, por rezulton edhe në vendet katolike evropiane, ku kanë regjistruar ecuri thelbësisht paralele kërkesat për të hyrë në seminare dhe në akademitë ushtarake. Kur ekziston një patriotizëm i fortë, opinioni publik është më i mobilizueshëm, politika e jashtme mund të jetë më aktive, është më i madh kon-sensusi ndaj përdorimit të forcës dhe më e rrën-josur bindja se u duhet imponuar të tjerëve ideja jote e drejtësisë edhe nëpërmjet përdorimit të forcës. Përdorimi i saj për për pasojë më shumë i legjitimuar. Diplomacia pa forcë është e pafu-qishme, ndërsa forca pa politikë është e ver-bër. Nuk mund të ekzistojnë fuqi vetëm civile. Katastrofa evropiane në konfliktin boshnjak ka qenë një rizgjim i hidhur për Evropën, por që nuk është përkthyer në veprime konkrete.

Asaj sigurisht që nuk i mungojnë mjetet (bi-lancet evropiane të mbledhura përbëjnë rreth një të tretën e atij botëror): në të vërtetë mun-gon një identitet evropian që t’i legjitimojë për-dorimin dhe për këtë qëllim faktori fetar është i domosdoshëm. Kultura strategjike e Evropës është çmilitarizuar pas dy luftërave botërore me iniciativë si të Shteteve të Bashkuara, ashtu dhe të Bashkimit Sovjetik, të cilët donin të shman-gnin luftëra të tjera në kontinent. Vullneti për paqe është ngatërruar me pacifizmin. Procesi ka ecur me hap të njëjtë me shekullarizimin pro-gresiv dhe me reduktimin e nivelit të religjioz-itetit të popujve evropianë. Ndërsa në rajone të tjera të botës – nga Shtetet e Bashkuara tek vendet islamike – “Zoti ka qenë gjithmonë i pran-ishëm”, në Evropë vazhdon të qëndrojë i fshe-hur. Është një element dobësie, që paragjykon aftësinë e Evropës si për të integruar baticën e emigrantëve, të domosdoshëm në një ekonomi në krizë demografike, ashtu dhe për të reaguar ndaj dhunës “parateologjike” e apokaliptike, de-rivuese nga përhapja e “terrorit të shenjtë” në periferitë e afërta të Evropës dhe nga infektimi pasues i vetë trojeve të saj.

 Pesha e Manifest Destiny

Ngjitësi fetar është i pranishëm në vende në të ADN-në kombëtare të të cilave ekziston një mani-fest destiny: nga Shtetet e Bashkuara tek Rusia, nga Kina tek India (megjithë pluralitetit etnik e fetar të saj). Islami është një rast më vete. Ash-tu si kristianizmi është i ndarë midis katolikëve, protestantëve dhe ortodoksëve, islami shikon të kundërvënë sunitë e shiitë. Me qëllim apo rastë-

sisht, Shtetet e Bashkuara kanë arritur të krijojnë tensione midis tyre. Receta e eksperimentuar di-vide et impera përbën një kartë të rëndësishme si për stabilizimin e Lindjes së Mesme të madhe, ashtu dhe për demokratizimin progresiv të saj ose të paktën për dobësimin e autoritarizmit dhe për një pajtueshmëri më të madhe të rajonit me mod-ernizmin, globalizimin dhe Perëndimin. Imponimi i demokracisë së islamit has vështirësi të shumta jo dhe aq dhe jo vetëm të natyrës fetare e kul-turore, sesa të lidhura me strukturën shoqërore, e mbetur klanore dhe tribale, e karakterizuar nga mbizotërimi i të drejtave kolektive mbi ato indi-viduale dhe nga rëndësia e paktë që i njihet lirisë respektivisht drejtësisë.

Samuel Huntington ka demonstruar se tri “valët” e mëpasme të demokratizimit janë sho-qëruar gjithmonë me evolucione të verifikuara në brendësi të kristianizmit. Demokracia liberale, e lindur me protestantizmin anglosakson, është përhapur fillimisht me fitoren e saj në konfliktin e dytë botëror dhe më pas në Gadishullin Iberik, në Amerikën Latine dhe në vendet katolike të Lindjes evropiane, edhe për efekt të Koncilit Vatikani i II-të. Ndikimi i Kishës katolike ndaj in-

tegrimit evropian, i konsideruar përcaktues nga Jacques Delors, ka kontribuar në realizimin e një prej revolucioneve gjeopolitike më të rëndë-sishëm të historisë. Penetrimi i katolicizmit në Kinë dhe në diasporat kineze të përhapura në të gjithë botën mund të prodhojë impakte të rëndësishme. Vatikani është fort i vetëdijshëm: e demonstron maturia e tij, e ngjashme me atë të Administratës Bush në komentimin e repre-sionit kinez të Tibetit. Autoritetet e Pekinit sig-urisht që e kanë vlerësuar.

 Fetë dhe “pushtimi”

Religjioziteti vepron në fushën ndërkombë-tare në mënyra të ndryshme. Nganjëherë ndjek qëllime të tijat, sidomos në rastin e kristianizmit, si katolik, ashtu dhe të reformuar, dhe të islamit; në raste të tjera, vepron nëpërmjet identifikimit të objektivave të veta me ato të shteteve, siç ndodhi në kolonizimin e shekullit të XIX-të dhe sot në sektorin humanitar dhe të ndihmave ndaj zhvillimit. Së fundi, nganjëherë luan rolin e in-strumentit të thjeshtë të shteteve dhe të poli-tikës së jashtme të tyre. Këto tri tipe raportesh janë pothuajse gjithmonë të mbivendosura dhe,

për pasojë, janë vështirë të dallueshëm, edhe pse fetarja nuk vepron në boshllëk, por integro-het me aspektet e shumta dhe komplekse të veprimit të jashtëm të shteteve. Modeli i parë dominon në prozelitizmin fetar.

I dyti në “dialogun ndërfetar”, i prirur që të stimulojë bashkëpunimin dhe paqen midis shteteve. Modeli i tretë njihet për shembull në përdorimin që i bën Kremlini Departamentit Ndërkombëtar të Patriarkanës së Moskës, i finali-zuar për të promovuar solidaritetin midis kishave të ndryshme ortodokse në Perëndim. Misionet dhe OJQ-të katolike, ungjillore dhe islamike, bëjnë që konflikte të tilla – të cilat në rast të kundërt do të injoroheshin – të bëhen çështje ndërkombëtare në kuptimin e vërtetë të fjalës, siç ka ndodhur për Timorin Lindor, Bosnjen dhe Kosovën. Në rastin e Bosnjes, është verifikuar deri një “mrekulli or-nitologjike” e çuditshme: “pëllumbat” – Vatikan dhe OJQ – janë transformuar në “fajkoj”, të cilët kërkonin ndërhyrjen e NATO-s. “Fajkojtë” me profesion ose të paguar apostafat, domethënë ushtarakët. Qenë shumë më ngurrues për të ndërhyrë, duke pasur frikën e ngecjes pashpresë në “moçalin ballkanik”. Në Kosovë, përdorimi me-diatik i OJQ-ve fetare nga ana e NATO-s ka kon-tribuar në ruajtjen e kohezionit të Aleancës për 11 javë të mirë bombardime. Fetë – individualisht apo në forumet e tyre transkombëtare (Organi-zatë e Konferencës Islamike, Këshilli Ekumenik i Kishave, dialogë ndërfetarë etj.) ose akoma, duke përdorur OJQ-të e lidhura me to – luajnë një rol si pajtimi, ashtu dhe konkurrence, dhe, në limit, ash-përsimi të tensioneve e të konflikteve.

Në fakt janë bartës të vlerave që kushtëzo-jnë fuqimisht perceptimet e opinioneve publike dhe, ndërsa lidhur me interesat ka kompromise të mundshme, me parimet nuk mund të luhet. Njëherë të mobilizuara emocionet e popullsive, çdo transaksion bëhet i vështirë. Duke demok-ratizuar luftën, fetë ia bëjnë më të vështirë ku-fizimin. Fetë janë përdorur edhe për të stabili-zuar pushtimet, siç ka ndodhur jo vetëm gjatë ekspansionit kolonial evropian, por edhe në formimin e të gjitha perandorive. Shtetet i kanë eksportuar gjithmonë si zotat, ashtu dhe ligjet e tyre. “Kristianizimi i indianëve”, “barra e njeriut të bardhë” dhe “demokratizimi i botës” nuk janë thelbësisht të ndryshëm. Ndryshojnë vetëm teknikat dhe taktikat e përdorura. Në ditët e sot-me ICT-të i japin rëndësi më të madhe soft pow-er, për pasojë edhe faktorit fetar, atij kulturor e social. Pesha e feve në marrëdhëniet ndërkom-bëtare është e destinuar të rritet akoma në shekullin e XXI-të, edhe pse forca ushtarake është gjithnjë e më e kushtueshme dhe siguron gjithnjë e më pak. Territoret kanë humbur pjesë të mëdha të vlerës së tyre ekonomike. Gjeopoli-tika e flukseve ka zëvendësuar atë të hapësir-ave. Mallrat, duke filluar nga nafta, blihen, nuk pushtojnë. Nuk mund të mbrohet shfrytëzimi kundër rebelimeve “asimetrike” lokale. Influenca ka zëvendësuar pushtimin material; përdorimi i forcës shpesh është kundërprodhues, siç ilus-trohet nga Joseph Nye, pasi dobëson aftësinë e soft power. Faktorët jomaterialë dhe njerëzorë – si puna e feve – posedojnë sot një fuqi më të madhe se ato fizike. Identiteti fetar është më i fortë se ai etnik: një njeri, siç është e natyrshme, mund të jetë gjysëm italian dhe gjysëm arab, por kurrsesi gjysëm katolik e gjysëm mysliman.

Page 16: Metropol 27 qershor

16 E enjte 27 qershor 2013 •

« SPECIALE

Në psikologji, studimi i ndërrimit të pikëpam-jeve apo i shpëlarjes

së trurit konsiderohet si reforma e mendimit, e cila bie në sferën e ndikimit social. Ndikimi social ndodh çdo minutë dhe çdo ditë. Kjo është përmbledhja e mënyrave në të cilat njerëzit mund të ndry-shojnë qëndrimet e njerëzve të tjerë, besimet dhe sjelljet e tyre. Mk-Ultra është një formë e rëndë e ndikimit social dhe atë fizik që kombinon me të gjitha qasjet e mundshme të ndryshimeve të rënda në mënyrën e të menduarit të dikujt pa pëlqimin personal të tijin ose dhe shpesh herë kundër dëshirës së tij.

 Historiku/ Çfarë është MK-Ultra

Projekti MK-Ultra ishte emri i koduar i një opera-cioni kërkimor të fshehtë të qeverisë amerikane, e cila u mor me eksperimentime në inxhinierin e sjelljes së njerëzve (kontrollin e mendjes) nëpërmjet Divizionit Shkencor të Inteligjencës të CIA-s. Pro-grami nisi në fillim të viteve 1950, u prezantua zyrtarisht në vitin 1953, u reduktua në fushëveprim në vitin 1964, u reduktua më tej në vitin 1967 dhe u ndalua zyrtarisht në vitin 1973 Programi është aplikuar në shumë aktivitete të paligjshme. Në veçanti ai është përdorur pa qëllim, vetëm në nivel eksperimenti në shumë qytetarë amerikanë dhe kanadezë si subjekte tes-tuese, gjë që çoi në polemika lidhur me legjitimitetin e saj. MK-Ultra është përfshirë në përdorimin e metodologjive të shumta, për të manipuluar gjendjet mendore të njerëzve dhe në ndryshimin e funksion-eve të trurit, duke përfshirë këtu edhe administrimin e barnave (sidomos LSD) dhe kimikateve të tjera që çonin në: hipnozë, privimin ndijor, izolimin, abuzimin verbal dhe seksual, si dhe formave të ndryshme të torturës.

 Shtrirja e projektit

Shtrirja e Projektit MK-Ultra ishte më e gjerë se ç’mund të mendohej. Ajo u zhvil-lua bazuar në hulumtime të ndërmarra në 80 institucione, duke përfshirë 44 kolegje dhe universitete, si dhe spitale, burgje dhe kompani farmaceu-tike. CIA operoi përmes këtyre institucioneve duke përdorur organizata në mënyrë të fshehtë, edhe pse zyrtarë të lartë ndonjëherë në këto institucione ishin në dijeni të përfshirjes së CIA-s.

 Publikimi

Projekti MK-Ultra u soll për herë të parë për vëmendjen

Cilat janë metodat apo teknikat e ndikimit të mendimit të tjetrit, si realizohet procesi i shpëlarjes së trurit. Projektet e mëdha dhe “dora” e CIA-s, KGB-së etj. në procese të këtij lloji. Programi i personave dhe “shfrytëzimi” për qëllime të errëta

Ndikimi i mendimit të dikujt pa pëlqim

Teknikat e Shpëlarjes së Trurit: KGB vs CIA

PSIKOLOGJIA/ MK-ULTRA

e publikut në vitin 1975 nga Komiteti i Kishës së Kongresit Amerikan, Gerald Ford dhe një komision, të cilët hetuan aktivitetet e CIA-s rreth këtij projekti brenda Shteteve të Bashkuara. Përpjekjet hetuese janë penguar nga fakti se drejtori i CIA-s, Richard Helms, urdhëroi që të gjitha dosjet MKUltra të shkatërroheshin në vitin 1973. Në Korrik 2001, disa informacione të mbijetu-ara nga programi MK-Ultra, bënë që një pjesë e rëndë-sishme e këtij informacioni të deklasifikohej zyrtarisht.

 Teknikat e Shpëlarjes së Trurit: KGB vs. CIA

Metoda apo teknika e realizimit të procesit të shpëlarjes së trurit variojnë nga njëri person në tjetrin. Në këtë shqyrtim, më tepër do të flasim për ato metoda që mundësojnë një kontroll të plotë apo total të mendjes (mendimit të arsyetuar), apo ndërrim pikëpamjesh për

qëllime vetëvrasëse-vrasje, masakra, fatkeqësive ajrore, zjarrvëniet dhe aktivitete të tjera kriminale dhe ter-roriste që mund të kryejë personi mbi të cilin janë kryer këto metoda apo teknika. Megjithatë, gjatë shekullit të 20-të, dy teknikat kryesore që janë zhvilluar përfshihen: MK-ULTRA, teknikë traumë-bazë per ndërrim pikëpam-jesh zhvilluar nga CIA; Joshje të bazuar në teknikë ndërrim pikëpamjesh shpikur nga agjentët e KGB-së. Para se të fillojmë diskutimin tonë për (CIA vs teknikat e KGB-së), këtu janë disa përku-fizime të rëndësishme, siç është Mind Control (Kontrolli i Mendjes). Ky përfshin teknika të fshehta që mund të mash-trojnë dhe të programojnë që një person të bëjë gjëra që ai ose ajo nuk do të bënte zakonisht. Për shembull, mund të vriste njerëz të tjerë, madje edhe anëtarët e familjes dhe pastaj men-

jëherë të bënte vetëvrasje. 

Gulag-uGulag: (shkurtim në

rusisht, Glavnoe UPRAVLENIE Ispravitel-nuk-trudovykh La-gerei ose Drejtoria Burgjeve & Kampeve në ish BRSS-së) - një sistem i kampeve të punës të drejtuar nga sovje-tikë agjentët e KGB-së në 1930’-60, është laboratori më i madh në botë për kontrollin e mendjes dhe eksperimentet e kryera për këtë qëllim, ku u

sakrifikuan mbi 10.000.000 “derrat e Guineas”.

KGB-jaKGB: shkurtim në rusisht,

Komitet Gosudarstvennoy BEZOPASNOSTI ose Komiteti për Sigurinë e Shtetit në ish-BRSS- një shërbim sekret ose të sigurisë agjenci shtetërore të inteligjencës së Bashkimit Sovjetik. (Tani ajo është quajtur FSB ose Federalnaya Sluzshba BEZOPASNOSTI, por ata në përgjithësi janë

të njëjtët njerëz në zonat lokale.) Dr. Artour Rakhimov, në vitin 1994 u bë dësh-mitar i krimeve të shumta të kësaj teknike, vdekjeve dhe rasteve të shumta të ndërrimit të pikëpamjeve me kontrollin e mendjes së përgjithshme nëpërmjet një kulti të organizuar nga KGB. Ky kult përfshiu anëtarë të familjes së tij dhe shumë njerëz, të cilët ai i njihte për vite me radhë. Gjithashtu, në vitin 1994, ai raportoi krimet

Qëllimi dhe Përdorimi MK-Ultra (1955)Një nga dokumentet e MK-Ultra në 1955 na tregon për rolin dhe qëllimet e përdorimit të këtij studimi, mbështetur në përdorimin e substancave për arritjen e qëllimeve si më poshtë:1. Substancat, të cilat do të promovojnë të menduarit e palogjikshëm

dhe shtyjë marrësin në vetëdiskreditimin e tij në publik.2. Substancat, të cilat rrisin efikasitetin e kuptimit dhe perceptimit.3. Materialet që do të shkaktojnë te viktima plakje të shpejtë /

ngadalësim në maturim.4. Materialet që do të promovojnë efektin dehës të alkoolit.5. Materiale, të cilat do të prodhojnë shenjat dhe simptomat e

sëmundjeve të njohura në mënyrë të kthyeshme, në mënyrë që ata të mund të përdoren për simulim, etj

6. Materialet do të shkaktojnë dëmtime të përkohshme / të për-hershëme të trurit dhe humbje të kujtesës.

7. Substancat, të cilat do të rrisin aftësinë e individëve për të përballuar torturat privim shtrëngimi, gjatë marrjes në pyetje me metodën e ashtuquajtur «shpëlarje e trurit».

8. Materialet dhe metodat fizike, të cilat do të prodhojnë amnezi për ngjarjet para dhe gjatë përdorimit të tyre.

9. Metodat fizike të shokut, prodhim konfuzioni në periudha të zgjatura kohore për përdorim të fshehtë.

10. Substancat, të cilat prodhojnë pa aftësi fizike të tilla si paralizë të këmbëve, anemi akute, etj.

11. Substancat, të cilat do të prodhojnë një kimikat që mund të shkaktojë blisters.

12. Substancat, të cilat ndryshojnë strukturën e personalitetit në një mënyrë të tillë që tendenca e marrësit të bëhen të varur nga ai që e komandon (Mbajtësi).

13. Një material, i cili do të shkaktojë konfuzion mendor të llojit të tillë që individi nën ndikimin e saj do ta ketë të vështirë për të ruajtur një trillim nën pyetje.

14. Substancat, të cilat do të ulin ambicien dhe efikasitetin e përgjithshëm të punës së njerëzve, kur administrohen në sasi të padedektuara.

15. Substancat, të cilat promovojnë dobësi ose shtrembërimin të shikimit ose dëgjimit, mundësisht pa efekte të përhershme.

16. Një pilulë nokaut, e cila mund të administrohet në pije, ushqim, cigare, si një aerosol, etj, për të cilat do të jetë i sigurt për t’i përdorur, që të sigurojë një maksimum prej amnezi dhe të jenë të përshtatshme për përdorim nga lloje agjent në baza ad hoc.

17. Një material, i cili mund të administrohet fshehurazi nga rrugët e mësipërme dhe e cila në sasi shumë të vogla do të bëjë të pamundur për një person për të kryer aktivitet fizik.

Kërkime për efektet e drogave /ose alkoolit në sjellje.

Nënprojekte që me shumë mundësi nuk janë testuar tek njerëzit.

Nënprojekte, të cilat përfshijnë edhe testet mbi njerëz vullnetarë

Nënprojekte, të cilat ka mundësi të jenë testuar mbi njerëzit vullnetarë. Megjithëse nuk bëhet e njohur, disa nga këto projekte mund të kenë pasur të përfshirë gjithashtu teste mbi subjektet, të cilët nuk ishin në djeni.

Nënprojekte që përfshijnë test mbi sub-jektet, të cilët nuk janë në djeni

Kërkime mbi hipnozën; 8 nënprojekte, dy prej të cilave përfshijnë kombinim të drogave dhe hipnozës.

Marrja e drogave ose kimikateve; 7 nënprojekte

Aspekte mbi artin e magjistarëve, i për-dorur në misionet speciale, për shembull dërgesat klandestine të materialeve të lid-hura me drogën; katër nënprojekte

Studime të sjelljes njerëzore, studime

për gjumin dhe ndryshimet e sjelljes gjatë psikoterapisë; 9 nënprojekte

Kërkime në literaturë dhe përfundimet nga seminaret dhe konferencat për modifikimet e sjelljes; 6 nënprojekte

Studime për motivimin, studime për defi-cencat, përmbledhje dhe teknikat trainuese; 23 nënprojekte

Studime me poligraf; 3 nënprojekteMekanizmat bazë për MK-ULTRA si aktiv-

itete kërkimore të jashtme; 3 nënprojekteKërkime për drogat, toksinat dhe prepara-

tet e ndryshme biologjike si psh: vaksinat dhe ndikimet mbi indet njerëzore; patogjenet ek-zotik dhe aftësia për t’i përfshirë ata në sis-temin efektiv të dërgesave; 6 nënprojekte.

Aktivitete, objektiva të të cilave nuk mund të përcaktohen nga dokumentacioni i dis-ponueshëm; 3 nënprojekte.

Nënprojekte të cilat përfshijnë suportin për aktivitete të papërcaktuara që lidhen me divizionin e trupave speciale të ushtrisë në Ft Detrick, MD.

Perdorimi i LSD-25 ne projektin mk-ultra

Kërkimet për projektin MK-Ultra

Page 17: Metropol 27 qershor

17• E enjte 27 qershor 2013

»SPECIALE

dhe vrasjet e kryera nga KGB lidhur me këta njerëz për autoritetet ruse dhe madje dhe ato perëndimore. Më pas ai u zhvendos në Kanada dhe më vonë u bë objekt sulmi i agjentëve të KGB-së.

 Origjina dhe zhvillimi i MK-Ultra

Dr. Joseph Mengele i Aushvicit ishte zhvilluesi i parimit të teknikave naziste traumë bazuar në arritjen e individëve për mundësimin e ndërrimit të pikëpamjeve. Është e mundshme që me-todat e nazistëve më vonë u bënë themeli i ndërtimit të programeve, si: MK-Ultra dhe Programi Monark për kontrol-lin e mendjes njerëzore.

Të gjitha këto teknika

bazohen në sadizëm, gjë që sjell një burgosje të trurit për t’u kontrolluar lehtësisht nga dikush tjetër, që përgjithë-sisht përdoret për të arritur qëllime kriminale, duke bërë të mundur lëndimin e njerëzve përreth edhe të vetvetes, pavarësisht kushteve fizike që ky individ paraqet.

Teknikat e kontrollit të CIA-s

Pasi Kontrolluesi fillon të torturojë viktimën, mendimi i të ardhmes kushtëzohet nga dhimbje ekstreme të lidhura me mbajtësin apo kontrollorin. Prandaj, zhvil-limi i personaliteteve të shumta, neuroticismi është hapi tjetër i përdorur për ta bërë viktimën krejtësisht të

bindur. Ky hap çon në krijimin e personaliteteve të tjera brenda mendjes së individit. Këto personalitete të krijuara janë të gatshme për të pranuar dhe bindur rregullat e vendosura nga kontrolluesi. Është e lehtë për të kuptuar pse nazistët vendosën për të zgjedhur këtë qasje. Mjekët nazistë u përpoqën për të manipuluar viktimat e tyre në kampet e përqëndrimit.

Situata me agjentët e GULAG KGB dhe viktimat e prodhuara prej tyre ishte e ndryshme. KGB për këto pro-grame në vëmendjen publike u shfaq si një program i nevo-jshëm për sigurinë kombëtare dhe për të nënshtruar të gjithë armiqtë dhe tradhëtarët e Bashkimit Sovjetik. Në fakt

e vërteta ishte krejtësisht ndryshe. Miliona njerëz u përfshinë në këto programe ku 99% ishin qytetarë të thjeshtë dhe të pafajshëm. E gjithë kjo ishte e bazuar mbi paranojën e Stalinit dhe njerëzve rreth tij. Agjentë të KGB-së arritën të krijonin joshje të bazuar në teknikat e ndryshimit të pikëpamjeve për disa orë të një-në-një kontakt, nëpërmjet përdorimit të kimikateve apo edhe hipnozës. Kjo me-todologji prodhon skllevër, të cilët, nëse mbijetojnë zotëro-jnë kushte të habitshme fizike dhe mendore të përqendruara në qëllimet e parashikuara nga programuesi, për shkak të ndryshimeve të thella në sistemin bazal të frymëmar-rjes (3-5 frymëmarrje/min).

Kërkimet për një “marrje në pyetje” sa më efektive janë po aq të vjetra sa nevoja njerëzore për infor-macion nga burimet jo kooperuese dhe po aq të

qëndrueshme sa edhe padurimi për të evituar rrugën.

SCOPOLAMINA, “SERUMI I VËRTETËSISË”Që herët, mjekët përdornin Skopolaminën bashkë

me morfinën dhe koloroformin, duke induktuar në gjendje gjumi gratë gjatë lindjes së fëmijës. Por në të njëjtën kohë mjekët vunë re që pavarësisht gjendjes në të cilën gratë binin, ato mund të shkëmbenin fjalë me mjekun. Kështu që në 1922, Robert House, një ob-stetër në Dallas, mendoi që një metodë e tillë mund të përdorej edhe gjatë një hetimi, kur të pandehurit të merreshin në pyetje. Nën efektin e kësaj droge gjithë të dyshuarit do të ishin të pambrojtur dhe individët nën influencën e Scopolaminës janë të paaftë të krijo-jnë një gënjeshtër dhe nuk kanë fuqinë e të menduarit apo të arsyetimit. Por për shkaqe të efekteve të saj dëmtuese të larta ajo u përjashtua si një emërtim i serumit të vërtetësisë. Në efektet anësore përfshi-heshin: Hallucinacione, perceptime të ndryshme, Sm-nolence, dhimbje koke, rrahje zemre, vizion blur, e cila çorienton subjektin nga qëllimi i intervistës.

 BARITURATET

Janë që prej 1903 barnat e vjetra më moderne dhe më të gjithëanshme të të gjithë depresantëve. 3 deri në 4 bilionë dozë të barbiturateve janë përshkruar nga mjekët amerikanë çdo vit në emra tregtarë. Tre prej tyre janë përdorur si narkoanalizator për të shërbyer për marrjen e informacionit nga individë të dyshuar: Amobarbital, Thiopental, Secobarbital. Pas marrjes së këtyre medikamenteve në varësi të dozave dhe toler-ancës nga individi në individe, subjekti mund të kalojë në disa faza: Fusha Sedative; Pavetëdija me reflekse të ekzagjeruar; Pavetëdija pa reflekse edhe në raste stim-ulimi të dhimbjes; Vdekja. Fusha Sedative mund të nda-het: Plane 1: Jo ndonjë efekt evident ose efekte të lehta qetësie; Plane 2: Mjegullim, qetësim, amnezi (Subjekti nuk do të kuptojë çka ndodhur në këtë fushë të ulët); Plane 3: Trashje e gjuhës, mendimet e vjetra zbehen, subjekti bëhet jo i ndjeshëm ndaj stimujve të dhimb-shëm. Ajo mund të mbahet nga doza të ngadalshme, por të njëpasnjëshme me injeksion. Praktika e zakonshme është të sillet subjekti në Stage II dhe t’i nënshtrohet intervistës dhe më pas të kthehet në fazën sedative në rrugë për të rifituar koshiencën e plotë.

 STUDIMET EKSPERIMENTALE DHE KLINIKE

Një neveri dhe frikë e përgjithshme u shfaq në ven-det e perëndimit si pasojë e përdorimit të agjentëve kimikë “duke i bërë njerëzit të bënin gjëra kundër vull-netit të tyre”, e cila vazhdoi për një kohë të gjatë për shakak të studimeve të thella duke eksperimentuar mbi subjekte të ndryshme për të kuptuar potencialin e këtyre agjentëve gjatë marrjes në pyetje të subjek-tit. Kështu, dozat intravene të sodiumit amytal, ishin shumë ndihmëse në dedektimin e stimujve. Subjektet që në rastin e eksperimenteve ishin ushtarë në fillim paraqisnin një ngrysje në fytyrë, ndjesi negative dhe jo produktiv nën efektin e amytalit, por gjatë interv-istës, subjektet kuptonin faktin dhe shkakun e sjelljes

së tyre në varësi të këtyre stimujve me pammundës-inë për të dalë nga ajo gjendje. Konkluzionet treguan që produktet halucinogjene dhe psikomimetike si: MESCALINE, MARIHUANA, LSD-25 DHE MICROTINE janë keqpërdorur shpesh gjatë marrjes në pyetje jo vetem tek të dyshuarit për terrorizëm (Arsyeja për të cilën u ngrit edhe ky program), por edhe në subjekte të za-konshëm, thjesht për të eksperimentuar mbi sjelljen dhe manipulimin e saj në jetën normale.

 HIPNOZA

Dokumentet e deklasifikuar MK-Ultra tregojnë që hipnoza u studiua në fillim të viteve 1950. Qëllimet eksperimentale përfshinë: krijimin e “shqetësimeve të shkaktuara në hipnozë”, “aftësia e hipnozës për të ndjerë, për të mësuar dhe komplekse të mëparshme (me shkrim), për të ndikuar në devijimin apo në shkak-timin e çrregullimeve të personalitetit. Studimi i hip-nozës dhe ekzaminimeve poligrafike, u ndërtua për të vëzhguar dhe të kujtuar marrëveshjet komplekse të objekteve fizike dhe studiuar “marrëdhëniet e per-sonalitetit të ndjeshmërisë ndaj hipnozës “. Eksperi-mentet janë kryer me hipnozë me induksion dhe me amnezi anterograde nën ndikimin e drogave.

 EKSPERIMENTI KANADEZ

Donald Eëen Cameron, krijuesi i konceptit “ngarje psikike”. Cameron kishte shpresuar për të korrigjuar skizofreninë nga fshirja e kujtimeve ekzistuese dhe riprogramimin. Eksperimenti konsistonte në vënien e subjektit në koma në periudha që varionin nga një javë deri në 3 muaj dhe ndërkohë i linte pacientit të dëg-jonte muzikë të zhurmshme ose deklarata të thjeshta të përsëritura. Eksperimentet u kryen në subjekte të shëndosha që kishin ardhur për probleme të lehta, si: çrregullime ankthi e depresioni postpartum, shumë prej të cilëve i vuajtën deri në fund të jetës së tyre eksperimentet e bëra pa dijeninë e tyre.

 PËRDORIMI I LSD-25 NË PROJEKTIN MK-ULTRA

Diethylamide Lysergic acid, LSD shkurtuar apo LSD-25, i njohur gjithashtu si lysergide ( INN ) dhe colloquially si acid, është një medicament gjysem-sintetik psychedelic i familjes ERGOLINE, i njohur për efektet e tij psikologjike, të cilat mund të përfshijnë proceset alterimi të menduarit, pamje vizuale apo ha-lucinacione vizive me sy mbyllur dhe sy hapur.

 EFEKTET FIZIKE

LSD mund të shkaktojë, oreks të ulet ose të rri-tur, syçeltësi. Reagime të tjera fizike ndaj LSD janë shumë të ndryshueshme dhe jospecifike, disa prej të cilave mund të jenë dytësore për efektet psikologjike të LSD. Ndër simptomat e raportuara janë mpirje, dobësi, vjellje, hipotermi, ngritje të sheqerit në gjak, të rrënqethura, shtim i rrahjeve të zemrës, djersë, pështymë, shtim prodhimit mukusit, pagjumësi, hy-perreflexia dhe dridhje. Disa nga përdoruesit, duke përfshirë edhe Albert Hofmann, raportojnë një shije të fortë metalike për kohëzgjatjen e efekteve.

 EFEKTET PSIKOLOGJIKE

Efektet psikologjike të LSD-së (i quajtur colloqui-

ally një “udhëtim”) ndryshojnë shumë nga personi në person, në varësi të faktorëve të tillë si përvojat e mëparshme, gjendje e mendjes dhe të mjedisit, si dhe sasia e dozës së administruar. Ata gjithashtu ndry-shojnë nga një udhëtim në një tjetër dhe madje edhe si koha kalon gjatë një udhëtim të vetëm. Një udhëtim LSD mund të ketë efekte afatgjata psikooemocionale; disa përdorues përmendin përvojën e LSD si duke shkaktuar ndryshime të rëndësishme në personalite-tin e tyre dhe perspektivën e jetës.

 EFEKTI NDIJOR

LSD-ja shkakton një përvojë ndryshimi ndjesh-mërie të shqisave, emocioneve, kujtimeve, kohës dhe ndërgjegjësimit për 6 në 14 orë, varur nga doza e ad-ministruar dhe toleranca. Përgjithësisht fillon efek-tin brenda 30-90 minuta pas gëlltitjes. Përdoruesit mund të përjetojnë ndryshimet delikate dërrmuese në perceptimin njohës. Ndryshimet auditive dhe vi-zuale janë tipike. Efektet vizuale përfshijnë iluzionin e lëvizjes së sipërfaqeve statike (“Muret e frymëmar-rjes”), pas image -si shtigje e objekteve që lëvizin (“tracers”), pamjen e lëvizjes Modelet gjeometrike me ngjyra (sidomos me sy mbyllur), një intensifikim të ngjyrave dhe shkëlqim (“gaz”), tekstura të reja mbi objekte, vizion të paqartë dhe sugjerim të formave. Përdoruesit shpesh raportojnë se bota e pajetë duket e gjallë në një mënyrë të pashpjegueshme. LSD është përdorur në psikiatri për vlerën e perceptimit të saj terapeutik, në trajtimin e dhimbjes, alkoolizmit dhe për qëllime shpirtërore dhe për të rritur kreativitetin.

  EFEKTET E MUNDSHME ANËSORE

LSD përkohësisht mund të pengojë aftësinë për të bërë gjykime të ndjeshme dhe të kuptojnë rreziqet e përbashkëta, duke i bërë kështu më shumë përdorues të ndjeshëm ndaj aksidenteve dhe lëndimeve person-ale. Ajo mund të shkaktojë konfuzione të përkohshme, vështirësi me të menduarit abstrakt, apo shenja të kujtesës së dëmtuar dhe në vëmendje. LSD në prodhim kërkon pajisje laboratorike dhe përvojë në fushën e kimisë organike. Ajo merr dy deri tre ditë për të prod-huar 30 në 100 gram e kompleksit të pastër. Besohet se LSD zakonisht nuk prodhohen në sasi të mëdha, por më tepër në një seri e tufa të vogla. Kjo teknikë minimizon humbjen e kimikateve pararendës në rast se një hap nuk punon ashtu siç pritet

 STATUSI LIGJOR PËR LSD-25

Kombeve të Bashkuara, Konventa mbi Substan-cat Psikotrope (miratuar në 1971) i kërkoi ndalimin në tregtimin e LSD. Për këtë arsye, ajo është e pal-igjshme në të gjitha palët pjesëmarrëse në konventë, e cila përfshin Shtetet e Bashkuara, Australi, Zelanda e Re dhe shumicën e Evropës. Megjithatë, zbatimi i ligjeve ekzistuese ndryshon nga vendi në vend. Hu-lumtime mjekësore dhe shkencore me LSD në njerëz lejohen sipas Konventës së OKB-së të vitit 1971. Në Kanada, LSD-ja është një substancë e kontrolluar në Listën III të Drogave dhe Substancave të kontrollu-ara. Çdo person që kërkon të marrë substancën, pa zbuluar autorizimin për të marrë substanca të tilla, 30 ditë para se të marrë një tjetër recetë nga një

mjek, është fajtor i një vepre penale të dënueshme dhe përgjegjës me burgim për një afat jo më shumë se 3 vjet. Posedimi për qëllime të trafikimit është një vepër penale e dënueshme me 10 vjet burgim. Në Mbretërinë e Bashkuar, LSD është klasifikohet si drogë e pastër. Kjo do të thotë se ai që ka njohur apo përdorur dhe poseduar këtë drogë pa një licencë dënohet me 7 vjet burgim dhe / ose një gjobë të pa-kufizuar dhe trafikimi është i dënueshëm me burgim të përjetshëm dhe një gjobë të pakufizuar. Në Shtetet e Bashkuara, LSD është futur në listën e drogave të rrezikshme në Shtetet e Bashkuara, në bazë të Ak-tit Kontrollues të Substancave të vitit 1970. Kjo do të thotë se LSD është e paligjshme për prodhimin, blerje, posedim ose shpërndarje pa licencë DEA. Nga klasifikimi, LSD bën pjesë në listën e substancave të rrezikshme, ‘Drug Administration’. Zbatimi mban se LSD-ja i përmbushë këto tri kritere: ajo konsiderohet të ketë një potencial të lartë për abuzim, por nuk ka përdorim legjitim në trajtim mjekësor dhe aty është një mungesë e sigurisë pranuar për përdorimin e saj nën mbikëqyrje mjekësore. Nuk ka vdekje të doku-mentuar nga toksiciteti kimike; shumica e vdekjeve LSD janë një rezultat i toksicitetit të sjelljes.

 VDEKJET

Duke pasur parasysh shkatërrimin e qëllimshëm të të dhënave të MK-Ultra nga CIA, ruajtjen në mënyrë sekrete të të dhënave pa dijeninë e gjerë të publikut, por edhe të shumë njerëzve, të cilët ishin vendim-marrës dhe pjesë përbërëse e qeverisë amerikane asaj kohe, bëri që të kishte një ndikimin eksperimentues dhe terrorizues për një kohë të gjate mbi individë, të cilët mund të ishin edhe njerëz të thjeshtë. Misteri që mori me vete ky program kaq i përfolur, MK-Ultra, përfshiu edhe vdekje, që kurrë nuk do të jenë të njohura për opinionin publik. LSD ishte një nga materialet më të testuar në programin MK-Ultra. Një procedurë e veçantë ishte dhe MKDELTA, që u caktua dhe u krijua për të lejuar përdorimin e materialeve MKUltra jashtë vendit. Materi-ale të tilla janë përdorur në një numër të madh rastesh. Për shkak se të dhënat MKUltra u shkatërruan, është e pamundur për të rindërtuar përdorimin e materialeve operative MKUltra nga CIA jashtë shtetit. Ajo ka qenë e vendosur që përdorimi i këtyre materialeve jashtë ven-dit filloi në vitin 1953 dhe ndoshta si fillim, në 1950, drogat janë përdorur kryesisht si një ndihmë ndaj mar-rjes në pyetje, por MKUltra / MKDelta janë përdorur edhe për ngacmimet, diskreditimin, apo për qëllime të shkaktimit me kast të paaftësisë fizike dhe mendore të individëve. Një tjetër viktimë e njohur i Projektit MKUl-tra ishte Harold Blauer, një lojtar profesionist i tenisit në Neë York City, i cili vdiq në Janar të vitit 1953 si re-zultat i një eksperiment të fshehtë.

 SHKALLA E PJESËMARRJES

Dyzet e katër kolegje apo universitete amerikane, 15 fondacioneve kërkimore apo kompani kimike apo farmaceutike dhe të ngjashme, përfshirë SANDOZ (tani Novartis) dhe Eli Lilly &kompani dhe 12 spitale apo klinika (përveç atyre që lidhen me universitetet) dhe tre burgje janë të njohur që kanë marrë pjesë në MKUltra.

“Miqtë e Masonëve”

PËRDORIMI I PRODUKTEVE GJYSMË SINTETIKE NË PROJEKTIN MK-ULTRA

‘’E vërteta”/ Drogat gjatë marrjes në pyetje (interregocaion)

Page 18: Metropol 27 qershor

18 E enjte 27 qershor 2013 •

« DOSSIER

Nga Albert Kotini

Komunikimi. Shqipëria e vjetër, vend pa hekurudhë. Simptoma dalluese e komunikimit në Shqipëri ishte ajo që fytyrën e tij vendi ia ka kthyer krejtësisht detit. Për këtë arsye, si dhe për shkak të varësisë politike me Italinë, gjë me të cilën lidhet kushti për t’u shkëputur nga Ballkani i vërtetë, shpjegohet që hekurudha në Shqipëri nuk luan pothuajse asnjë rol. Projekti i paraparë dhe pjesën më të madhe i përfunduar nga ital-ianët, për ndërtimin e një vije hekurudhore Ti-ranë–Durrës–Elbasan–Strugë, mënyra më e mirë për t’u lidhur me linjën Veri–Jug të Ballkanit, nuk u aplikua gjatë kohës së okupimit gjerman, pasi ajo ishte pa kuptim dhe si pasojë puna që duhej bërë nuk ishte në raport me dobitë e mundshme.

Rëndësia e rrugëve të vendit dhe komu-nikacioni me automjete. Mbartësit e komuni-kimit të gjatë ishin rrugët e gjera dhe të bukura që ishin ndërtuar me mjeshtëri nga italianët gjatë bregdetit. Komunikimi Veri–Jug kishte në dispozicion rrugën bregdetare Himarë–Shkodër, që përshkonte njëkohësisht Durrësin dhe Vlorën, dhe një rrugë që gjarpëronte në Lindje të vendit nga Follorina–Korçë–Strugë dhe vazhdonte në territorin kosovar. Komunikimi Lindje–Perëndim bëhej ose nëpërmjet linjës jugore Bitolie–Strugë–Elbasan–Tiranë, ose nga Veriu me rrugën që të çonte nga Urosevai–Prizren–Shkodër. Përveç kë-tyre rrugëve të kategorisë së parë kishte edhe një numër nga ato të kategorisë më të ulët, me të cilat mund të udhëtohej. Një ndër këto ishte linja Elbasan–Peqin–Kavajë–Durrës, e cila gjatë tërheqjes luajti një rol me rëndësi jetike në kra-hasim me vijën direkte Elbasan–Tiranë, që kalon-te nga Qafa e Kërrabës dhe që ishte kapur nga bandat. Ndryshe, komunikimi i brendshëm lëvizte si në kohërat më ta lashta. Ai bëhej në udhë këm-bësorësh, që ishin në gjendje primitive; prandaj mbaheshin në këtë vend, ku në të gjitha sferat e jetës ndeshej periudha më e zymtë e mesjetës me kohën e re më moderne në etapa jo tranzite, pranë kamionëve dhe veturave edhe gomarët dhe kafshët e ngarkuara, si mjete transporti për në krahinat e panjohura e të parrugë.

Administrata e rrugëve. Mbas disa vepri-meve eksperimentale kontrolli i rrugëve u rreg-ullua në atë mënyrë që Korparmata XXI Malore kishte nën kujdes rrugët më me rëndësi strat-egjike, të gjitha të tjerat, respektoheshin kom-petencave të DGA-së dhe në këtë rast grupit administrativ. Po meqenëse këto vareshin direkt nga ministria përkatëse shqiptare dhe në bazë të marrëveshjes edhe financimi i këtyre puni-meve ishte çështje e autoriteteve të vendit, ad-ministrata detyrohej të bënte këtu një punë me të vërtetë pa dobi. Edhe kryerja e punimeve më të thjeshta kërkonte bisedime, që zgjatnin me javë të tëra, me zyrat kompetente shqiptare. Një herë mungonte materiali, pastaj fuqia punëtore dhe së fundi të hollat e nevojshme, gjithmonë të gjitha inspirimet që nëpërmjet kësaj pune të fillonte hëpërhë edhe me mjete të thjeshta për të hedhur një hap më tutje dështuan, ngase shqiptarët e përbuzën (e shajnë) çdo punë. Një gjë e tillë mund të bëhej në qoftë se i shër-bente së përgjithshmes. Në qoftë se me gjithë këto pengesa u arrit të paktën si përgjegjësi që punimet të vihen në njëfarë rruge, kjo ndodhi për arsye se firmat italiane të rrugëve që ishin angazhuar si të tilla punonin shumë mirë. Pu-nonin pa të meta dhe ndër të paktët shqiptarë ishte eksperti teknik i ministrisë Hivzi Korça, që dha prova për njohuritë e tij të çuditshme profe-sionale dhe energji, në qoftë se ndaj miqësisë me gjermanët, ashtu dhe për vetë kushtet e atjeshme. Prandaj bashkëpunimi me këtë person ishte një ndër të rrallat kujtime të mira të admin-istratës, që kjo mundi të marrë në Shqipëri.

Shpërthimi i urave gjatë tërheqjes. Gjatë largimit nga vendi trupa u detyrua të hedhë në erë një pjesë të madhe të urave, me qëllim që të pengonte ndjekjen e bërë prej partizanëve nga kjo nevojë lufte që u provokua prej komitëve shqiptarë. Vendi duhej të ishte goditur shumë rëndë për sa i përket zhvillimit të tij të mëte-jshëm, pasi Shqipëria nuk do të jetë asnjëherë në gjendje t’i ndreqë me fuqitë e veta, përsëri, këto vepra arti, pjesërisht mjaft të komplikuara.

Skaneri gjerman në Luftën e Dytë Botërore

RAPORTI I VERMAHTIT: “Po punojmë për ruajtjen

e vlerave antike të vendit, shqiptarët fanatikë”

Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe që kanë rrugët për zhvillimin e vendit, në këtë rast është çuar dhjetëra vjet mbrapa.

Nxjerrja jashtë përdorimit e porteve de-tare. Një goditje po kaq të rëndë pësoi komuni-kacioni detar me bombardimin e porteve detare, e sidomos shkatërrimi i molit të Durrësit, të cilin e kishin zgjeruar e thelluar italianët me punë të zgjatur vite të tëra, prandaj konsiderohej Durrësi një ndër portet moderne me kapacitet të madh. Kjo do të mbetet vetëm atëherë, në qoftë se marrëveshja ndërshtetërore, sipas së cilës pas lufte Gjermania do të rindërtojë molet, do të ketë sukses (po të ratifikohet marrëveshja).

Drejtimi i komunikacionit të automjeteve. Ky drejtim u kap që në fillim keq. Tentativa që

bëri administrata në vitin 1943 për ta zgjid-hur problemin e qarkullimit të automjeteve në valën e luftës me kufizimin e marrjes në dorëzim sipas modelit gjerman dështoi, sepse kompeten-cat i kaluan xhandarmërisë shqiptare, ndërsa bashkëpunimi gjerman u kufizua në regjistrimin e automjeteve të lejuara dhe përgatitjen e një fletëlejeje mbi këtë të ashtuquajtur “Al-Deshmi” pa një provim objektiv. Kalimi i kontrollit objektiv në duart e xhandarmërisë shqiptare ishte apriori një vrimë në ujë për krejt masën e marrë, sepse këtu kjo synonte vetëm një mundësi - pasurimin personal. Çdo njeri që sipas zakonit të vendit paguante bakshishin merrte patentën. Edhe në qoftë se me gjithë këtë konstatim adminis-trata nuk hoqi dorë nga bashkëpunimi i saj, kjo

ndodhi sepse në këtë mënyrë sipas rasteve të periudhës kritike do të bëheshin regjistrimet që duheshin të automjeteve. Në muajin dhjetor 1943 drejtimi i komunikacionit u bë krejtësisht çështje e të ngarkuarit për ekonominë dhe fi-nancën, si kompetencë e plotë e tyre.

Shoqëritë e udhëtimit. Meqenëse në fillim të vitit 1944 nga ana e karburantit nuk u arrit ndon-jë ndryshim i gjendjes, administrata hartoi një plan të hollësishëm, me qëllim që nëpërmjet kri-jimit të shoqërive të udhëtimit dhe së bashku me ngarkesat civile me ato ushtarake nën drejtimin e gjermanëve të arrihej një shfrytëzim racional i tonazhit. Kështu të krijohej të paktën një zyrë qendrore gjermane, që të vendoste rregull në atë mishmash. Por organizimi vuante nga ajo që zyrat e jashtme u zunë prej shqiptarëve. Vetëm atje ku zyrat gjermane ushtronin kontroll shërbimi mbi të plotfuqishmit shqiptarë të transportit funk-siononte organizimi edhe në provincë. Si përfun-dim, vendosja e këtij rregulli arriti ta përmirësojë mjaft gjendjen e transportit, gjë që ishte në fa-vor të furnizimit të brendshëm shqiptar në radhë të parë, pastaj jo më pak në favor të ndërmar-rjeve me rëndësi ekonomike të ushtrisë dhe tru-pave. Kjo gjë duhej të ishte bërë më parë, sepse pikërisht në atë kohë filloi të ecte puna, ndërkohë që ditët e sundimit gjerman po mbaronin.

Sekuestrimi i automjeteve gjatë tër-heqjes. Në vjeshtë të vitit 1944 grupi admin-istrativ u detyrua të preokupohej me sekue-strimin, që aplikohej sipas urdhrit me qëllim transportin e trupave.

Çështje shëndetësore - luftimi i malaries. Këtu autoritetet e pushtimit gjerman duhej të ishin preokupuar në përgjithësi me luftimin e malaries. Shqipëria është një nga vendet ma-larike më të rrezikshme të Europës. Në Luftën e Parë Botërore për mungesë profilaksie u prekën nga talarja gati të gjitha kontingjentet austro-hungareze, deri në 100%, në luftën e tanishme kishte një infektim rreth 50-60% të trupave italiane. Duke pasur parasysh këtë eksperiencë u morën masa energjike që në fillim për luftimin e epidemisë malarike. U dezifenktuan të gjitha vendet që dyshohej se ishin çerdhe mushkon-jash, pompa e kënetës së Durrësit u vu në punë nga gjermanët. Edhe luftimit mekanik të etheve malarike iu kushtua vëmendje e madhe. Të gji-tha banesat e trupave u siguruan me rrjeta teli për të mos depërtuar mushkonjat dhe ushtarët u pajisën me mbulesa të holla dhe rrjeta mukito. Një masë tjetër ishte pirja përditë e atebrinave me urdhër të detyrueshëm. Veç kësaj herë pas here trupave u jepeshin udhëzime me shtyp dhe radio mbi rreziqet e malaries dhe luftimin e saj. Të gjitha këto masa patën një sukses shumë të kënaqshëm, bile një sukses të atillë që nuk pritej. Ndonëse viti 1944 ishte një vit i përshtat-shëm për zhvillimin e mushkonjës, prapë rastet e ethet e malaries ishin jashtëzakonisht të pak-ta. Infeksioni nga malaria arriti vetëm një shkallë rreth 5% të të gjithë trupave. Në këtë mënyrë metodika dhe energjia gjermane faktuan se kjo epidemi masive e Shqipërisë, e cila dobëson krejt popullsinë, nuk është fakt i paevitueshëm.

Sëmundjet seksuale. Luftimi i sëmundjeve seksuale në Shqipëri bëhej shumë më i thjeshtë, për faktin se për shkak të qëndrimit me ndrojtje që vinte si pasojë e ndikimit fetar të pjesës femërore

Page 19: Metropol 27 qershor

19• E enjte 27 qershor 2013

»DOSSIER

të popullsisë, në përgjithësi kontakti ishte i kufi-zuar në bordello. Me hapjen e bordellove për ush-trinë gjermane nën kujdesin e vazhdueshëm sani-tar gjerman dhe duke ushtruar kontroll të rreptë mbi bordellot e tjera që ishin ndaluar, u evitua mjaft infeksioni i trupave nga kjo sëmundje.

Ethet e papadacit. Vetëm karshi etheve të papadacit qëndronte e pandihmë mjekësia gjer-mane. Meqenëse kjo sëmundje ishte fenomen i ngjashëm me një grip të rëndë, por pa pasoja të vazhdueshme dhe që brenda një kohe të shkurtër zhdukej përsëri vetvetiu, nuk e dëmtoi shumë forcën goditëse të trupave. Nga sëmund-je të tjera infektive shpëtuan trupat në Shqipëri.

Kultura. Marrëdhëniet kulturore gjermano-shqiptare duhej të irritoheshin shumë më tepër sesa u gjend përpara kohës së Italisë. Një pjesë e mirë e intelektualëve e kishin marrë arsimin dhe studimet universitare në Gjermaninë e Madhe, para së gjithash në Vjenë, Grac dhe Insbruk. Kjo pjesë e inteligjencës shqiptare që ishin arsimuar në Shqipëri anonte shumë nga kultura gjermane dhe ishte krejtësisht një mbështetje e sigurt në marrëdhëniet tona. Në të këtë drejtim u an-gazhua misioni gjerman (përfaqësia gjermane), që për të ardhmen të kërkonte dërgimin për stu-dime të të rinjve shqiptarë në Gjermani. Bile u bë e mundur që në verë të vitit 1944 të dërgohej në Gjermani një grup prej 100 studentësh, të cilët më vonë do të pasonin edhe të tjerë.

Mbrojtja e zbulimeve antike. Veç kësaj në bashkëpunim me përfaqësinë e administratës u mundua me udhëzime përkatëse drejtuar trupës, që gjatë punimeve për fortifikime të ku-jdeset për zbulimet e kulturës së lartë dhe këto t’i mbeten vendit. Megjithatë, përfundime të rëndësishme nuk u arritën nga këto masa që u morën në verë të vitit 1944, sepse çrregullimet e mëvonshme i vunë vizë kësaj pune paqësore.

Veprimtaria e seksionit të propagandësPropaganda furnizoi ato pak kinema të vendit

me filma gjermanë dhe çdo dy javë organizonte koncerte me forcat gjermano-shqiptare në Tiranë, niveli i të cilave ishte i thjeshtë, por që nga sh-qiptarët vizitohej mjaft. Veç kësaj seksioni i propa-gandës kontrollonte me marifet dhe ndikonte në radio dhe shtyp, duke pasur sukses që burimet e lajmeve më me rëndësi të ishin deri në fund në dorë të gjermanëve. Rëndësi të veçante iu kushtua shkëmbimit të mendimeve thuajse për çdo ditë në lidhje me opinionin në popull dhe ndikimin në publik për kryerjen e punëve administrative e juridike.

Financa. Financimi i ushtrisë u bë nga shteti shqiptar, ku zyrat gjermane i lidhte çështja që të influenconin për të financuar ushtrinë gjer-mane duke njohur pavarësinë e Shqipërisë. Për këtë u arrit marrëveshja gjermano-shqiptare, ku të gjitha punët në vend do të paguheshin nga Gjermania. Meqenëse Gjermania nuk dispon-onte mbi devizat shqiptare, dorëzimin teknik të mjeteve të paqes që ishin të nevojshme si pasojë u bënë të varur nga fondi përkatës i kastës së shtetit. Meqenëse disa krahina nuk paguanin fare taksa, ndërsa disa të tjera pa-guanin me forcë dhe për këtë arsye në arkën e shtetit sundonte vazhdimisht mungesë të hol-lash, u tentua që kjo ngushticë të kalohej me rishtypje. Por përfundimisht të gjitha përpjekjet ishin të pakënaqshme, pasi stampa origjinale

e frangës shqiptare ndodhej në Romë dhe nuk mund të merrej. Njëherë financimi i ushtrisë pu-nonte me importin e floririt, i cili duhej të hidhej në treg të lirë, pasi Banka e Shtetit shqiptar nuk dispononte më tepër fond të mjaftueshëm të bankënotave, ndërsa me importin e mallrave ato mungonin, si p.sh. sheqeri, medikamentet, pjesë këmbimi të makinave etj. Të dyja rrugët që u për-dorën nuk arritën një kompensim të plotë ndaj kërkesave shqiptare. Prandaj një pjesë e mirë e pretendimeve shqiptare, si p.sh nxjerrja e kromit etj., mbetën për t’u rregulluar mbas luftës. Për sa i përket pagesës së ushtrisë, rroga e ushtarëve u pagua deri në fund me të njëjtën shumë dhe jo në bazë të një relacioni të vendosur në vjeshtë të vitit 1943. Me rënien e vazhdueshme të fu-qisë blerëse zvogëlohej vlera e brendshme e pagës gjithnjë e më tepër. E dëmshme ka qenë shitja e dhënia nën dorë e karburantit, gomave të makinave dhe sendeve të tjera ushtarake me të cilat merrej vazhdimisht gjyqi i luftës.

Pretendimet shqiptare për dëmshpër-blime. Grupi administrativ ishte në fund të proble-mit financiar, kur atij së bashku me zyrat gjermane u desh të përpunonte pretendimet për shpërblime të shqiptarëve lidhur me dëmet e shkaktuara nga ushtria gjermane. Mirëpo ata përpiqeshin që pre-tendimet të ishin jo vetëm të tepruara, por asn-jëherë të justifikuara dhe të reduktuara në një masë të drejtë, për të evituar në këtë mënyrë çdo rëndim të madh të financës gjermane.

Drejtësia. Veprimet e gjyqeve shqiptare kundër komunistëve për administratën gjermane nuk ishin shkak që të merrej me drejtësinë e Sh-qipërisë neutrale. Në këtë drejtim tregohej interes vetëm për njohuritë e gjyqeve shqiptare, ngaqë sipas marrëveshjes gjykimi i komunistëve, për-derisa këta nuk ishin kapur në luftë direkt me ush-trinë gjermane, ose të kishin të bënin me pasurinë e ushtrisë, i kalonte gjyqeve shqiptare. Po meqe-nëse për arsye të dobësisë së fuqisë shtetërore shqiptare ndjekja e të kuqve u bë shumë shpejt dhe ekskluzivisht çështje e trupave dhe organeve të sigurimit gjerman, ndërhyrja e shtetit tonë hum-bi çdo interes aktual. Mosmarrëveshjet ndërmjet zhvillimit të ligjit dhe ekonomisë dhe veç këtyre për ligjin dhe drejtësinë shqiptare mund të thuhet në përgjithësi se edhe këtu, ashtu sikurse në të gjitha fushat e jetës, ekzistonte një humnerë e pa-kapërcyeshme ndërmjet zhvillimit dhe formave të jetës mesjetare. Në bazë të përvetësimit të ligjeve më të reja nga vendet e huaja Shqipëria dispon-onte teorikisht ligjet dhe të drejtat më të reja që mund të mendohet. Përballë këtyre krejt struk-tura ekonomike e shoqërore, të paktën në fshat, qëndronte akoma në një vend, d.m.th. disa shekuj parapa pjesës tjetër të Eurpoës. Tani, meqenëse e drejta mund të jetë gjithmonë vetëm një përcak-tim i gjendjes së rritur dhe gjatë tentativës për ta shtytur me kolpo zhvillimin, duhet të shkaktohen tronditjet më të rënda në jetën shtetërore e sho-qërore. Në këtë fenomen mund të gjendet një ndër arsyet më me rëndësi për paqëndrueshmërinë e brendshme të shtetit.

Organizimi në punë. Organizimi i sh-qiptarëve në punë ishte i pamundur. Mungesa e madhe e punëtorëve për në qëllimet e nevo-jshme, sikurse ishin ndërtimi i rrugëve, stre-himet për mbrojtjen kundërajrore të popullsisë civile, i dha shkak administratës të preokupohej

me problemin e organizimit të shqiptarëve në punë. Por meqenëse ministri Deva, që e kishte studiuar këtë çështje, e kishte konsideruar si të pamundur këtë sipërmarrje, administrata u detyrua të pranojë se mjetet e forcës së shtetit nuk do të mjaftonin kurrë që kjo çështje të plotësohej. Kjo çështje nuk u ndoq më tutje si e pa zgjidhur. Gjermania këtë mundësi e pa duke dërguar një numër jo të vogël punëtorësh, sepse nuk mund të realizohesh asgjë nga administrata e Shqipërisë së vjetër që të bënte një detyrë të tillë. Më mirë e zgjidhi këtë çështje Kosova.

Të huajt në Shqipëri. Në Shqipëri ekzistonin dy grupe popujsh të huaj me pak rëndësi: serbët në Kosovë dhe italianët, që kryesisht ishin grum-bulluar në Tiranë. Për sa u përket serbëve në Kosovë, ishte pjesa e popullsisë më e përparuar ekonomikisht. Në duart e tyre ndodhej e gjithë zejtaria e mesme që ekzistonte atje. Fshatarët serbë, jo pak si numër, ishin bujq të përparuar në krahasim me shqiptarët që e punonin tokën shumë më në mënyrë primitive. Në përgjithësi është për t’i qenë mirënjohës mënyrës së tyre të ekono-mistit, që territori i Kosovës mundi ta plotësojë më tej detyrën e tij, duke e ushqyer Shqipërinë e vjetër me prodhimet e tepërta. Antipatia e vjetër e shqiptarëve kundër serbëve që emigruan për herë të parë në vitin 1919, ekonomikisht superiore, ka krijuar një vatër zjarri të fshehtë. Ishte një detyrë mjaft e vështirë dhe me mjaft përgjegjësi e admin-istratës që të eliminonte me marifet që në embrion të gjitha konfliktet që ndodhnin këtu.

Për sa u përket italianëve në Shqipëri prob-lemi ishte i ngjashëm me ato të serbëve, por më i komplikuar. Ekonomikisht italianët në Shqipëri ishin plotësisht të pazëvendësueshëm. Ata nuk dëshironin që të dërgoheshin specialistë nga Gjermania për zëvendësimin e tyre. Të gjitha ndërmarrjet industriale në Shqipëri, ashtu sikurse edhe ato artizane, ishin prodhim italian ose drej-toheshin prej italianëve. Specialistët e gjetur në vend, si mekanikë automobilash, elektromonta-torë, saldatorë, tornitorë, midis tyre kishte edhe punëtore për ndërtimin e rrugëve, ishin pothuaj të gjithë italianë. Prandaj u interesua me ngut ekonomia ushtarake gjermane që t’i mbante këto forca pjesërisht mjaft të kualifikuara. Pra, në qoftë se çështja italiane, e parë në prizmin ekonomik, ishte e qartë, atëherë ana politike ishte shumë më tepër e ngatërruar. Këtu duhet pasur parasysh se gjithmonë shqiptarët nuk janë nisur nga antipatia politike, por më tepër janë nis-ur nga kureshtja e poshtër që t’i rrëzojnë italianët, sidomos ata që ishin disponues firmash, shumë të pasur nga pozicionet e tyre. Këtyre qëllimeve u shërbenin, në fund të fundit, edhe vendosja e komisarëve qeveritarë shqiptarë me firmat italiane, poste këto që u përkisnin pak a shumë nëpunësve të porositur të ministrive, sepse pranë shpërblimeve të shpenzimeve të tyre jo të mëdha komisarët merrnin ryshfete të mëdha, apo të vogla për atë që i lejonin firmat të punonin pa u trazuar. Por këto pretekste dhe të tjera të ngjashme që ishin drejtuar kundër italianëve, sh-qiptarët i vinin pa zhurmë me parullën e ndërtimit të një ekonomie të tyre kombëtare. Çdo ndërhy-rje e pamatur për italianët çonte në konflikte të paevitueshme me shqiptarët. Ishte gjithashtu për t’u marrë parasysh që vetë italianët nuk ishin të depërtueshëm në qëndrimin e tyre të brend-shëm karshi Gjermanisë. Me gjithë mirësjelljen e treguar nga jashtë, nuk u arrit të përcaktohej me siguri, me përjashtim të shumë pakëve që e qua-nin veten krejt hapur fashistë, nëse solidarizohej ndonjë italian me përkrahësit e Badolios, apo jo; fakti që shumica e italianëve nuk simpatizonte anën e gjermanëve. Italianët e quanin luftën të mbaruar dhe të gjithë robërit e luftës u veshën civilë. Mjaft kolonë italianë që mbetën përgjith-monë në Shqipëri, shumica e të cilëve pronarë fir-mash, nuk deshën të largoheshin. Mirëpo me të drejtë ata ishin të sigurt se jeta ekonomike në Sh-qipëri pa bashkëpunimin e tyre do të paralizohej.

Kështu, sipas dokumenteve gjermane, ekono-mia është analizuar mjaft e detajuar dhe përmban të gjitha të dhënat e bilancet e prodhimit për mini-erat vajgurin, naftën në të gjithë territorin e Sh-qipërisë dhe Kosovës në mënyrë aq të saktë, saqë përbën objekt më vete referimi dhe studimi aktual.

Grupet politike sipas pikëpamjes gjermane

Nacionalçlirimtarët. Baza organizative e saj është revolucionare dhe ka hyrë nën influ-encën komuniste përpara marshimit gjerman, duke pasur komitet qendror të partisë me statut të aprovuar. Ky statut parasheh këshillat e par-

tisë në fshatra dhe qytete të deleguarit e këtij këshilli të partisë zgjidhnin një këshill partie nëpër prefektura. Në bazë të statutit adminis-trimi i përgjithshëm është në duart e këshillave. Prona private, iniciativa private dhe liria e jetës seksuale janë të paprekura. Anëtarë partie sipas tyre mund të bëhet çdo patriot shqiptar, pa marrë parasysh orientimin e tij. Janë parashikuar organizatat e rinisë dhe të grave. Në nacionalç-lirimtare përfaqësoheshin në fillim mendime të ndryshme politike, por gjithmonë imponohej mjaft pikëpamja politike me tendenca komu-niste, e cila deri tani bashkëpunon më tepër me Bashkimin Sovjetik sesa me Anglinë. Sipas një urdhri të Titos, i cili u bë i njohur më 6.12.1943, nuk mund të ndodhë bashkimi i nacionalçlir-imtares më ballistët, mbasi nacionalçlirimtarët kërkojnë lidhje me Bashkimin Sovjetik, ndërsa ballistët dëshirojnë një Shqipëri të lirë.

Balli Kombëtar (Fronti Nacional). Ballistët duan një Shqipëri të pavarur dhe mbas luftës kërkojnë bashkimin e Kosovës dhe tokave të banuara prej shqiptarëve në Maqedoni dhe në Epir, në një shtet shqiptar, emigrimin e popujve të huaj nga territori shqiptar; kërkojnë ta pengojnë me çdo mënyrë ngritjen e regjimit monist në Sh-qipëri dhe më në fund të kenë forca rezervash të gatshme kundër Jugosllavisë dhe Greqisë, mbasi ata nuk janë të qartë mbi qëllimet e aleatëve në lidhje me zgjidhjen e problemit shqiptar. Anglia ka premtuar mbi pavarësinë e Shqipërisë, por jo me kufijtë e saj etnikë. Organizimi i Ballit është i dobët dhe i shthurur, disiplina dhe influenca janë lokale të ndryshme sipas influencës së be-jlerëve, si Cakrani, Starova, Këlcyra etj. Një pjesë e ballistëve kërkojnë të kenë krahë të sigurt nga anglezët, një pjesë u bashkua me qeverinë. Sipas lajmit më 8.11.1943, janë dukur shenjat e një përçarjeje në rrethe balliste, me objektiv të grupit anglofil dhe në pritje të një zbarkimi për të marrë qeverinë në dorë. Ata kërkojnë plebisht popullor në Kosovë dhe në Maqedoni.

Zogistët (grupi i Legalitetit). Udhëheqës është Abaz Kupi. Në një bashkëbisedim në Shëngjergj më datën 10.11.1943 me oficerët anglezë Abazi ka deklaruar se në radhë të parë ai do t’i vihet forcimit dhe organizimit partisë të tij dhe se refuzon një qëndrim kundër ushtrisë gjermane, mbasi në një luftë shqiptare kundër gjermanëve Shqipëria do të dilte aq e dobët, saqë premtimi i dhënë prej anglezëve për pavarësinë do të ishte pa vlerë për shqiptarët. Më datën 17.1.1943, Abaz Kupi ka deklaruar se nuk do të sulmoheshin komunistët në qoftë se ata nuk e sulmojnë atë në zonën e tij dhe se do të kujde-set të mbajë qetësi e rregull. Nuk do të mbajë as anën e gjermanëve e as të palës tjetër, sepse sipas tij një vend i vogël si Shqipëria nuk është në gjendje të lejojë, të bëhet top loje ndërmjet dy fuqive të mëdha.

Grupi udhëheqësve politikë pro regjimit ital-ian, ku sipas gjermanëve janë udhëheqësit ka-tolikë të Shqipërisë veriore, si Gjon Marka Gjoni dhe Kolë bibë Mirakaj.

Së fundi, sipas gjermanëve qëndrimi i këtyre grupeve shqiptare në rast invazioni do të jetë:

a) Nacionalçlirimtarët thonë se elementët anglofilë bëjnë spiunazh dhe aktivitete saboti-mi deri në mbërritjen e aleatëve ndërkohë jo për një revolucion. Komunistët e bindur se nacion-alçlirimtarët pjesërisht janë për revolucion në rast të një zbarkimi, pjesërisht në pritje derisa të shpërthejë revolucioni në Gjermani.

b) Zogistët probabilisht për oportunitet politik e përshëndesin zbarkimin, mbasi presin riardhjen në Shqipëri të mbretit të tyre Zog. Abaz Kupi ka deklaruar se në rast të një zbarkimi nuk duhet të kalohet në ofensivë kundër gjermanëve.

c) Ballistët. Mbledhja e fshehtë antizogiste e ballistëve. Skënder Muço dhe Nuredin Vlora në krye, i cili ka lidhje me anglezët, në rast invadimi përpiqen të marrin në dorë qeverinë dhe do t’i përkrahin invancionistët kundër gjermanëve.

d) Italianët, përkrahësit savajanë ruajalistë propagandojnë kundër gjermanëve, me rastin e një invazioni duan të sjellin në fuqi një qeveri italofile në Shqipëri; komunistët italianë për-puthen me pikëpamjet taktike me komunistët shqiptarë, ndërsa fashistët italianë shkojnë së bashku me gjermanët.

Në dokumentet gjermane ka mjaft analiza e sinteza, fakte e dokumente që analizojnë jo vetëm qeverinë shqiptare, lëvizjet e mësipërme, por dhe strukturën e shtetit shqiptar, që jo vetëm nuk është homogjene, por mjaft problemore dhe vështirë për t’u konsoliduar, duke e parë si një fatkeqësi të së ardhmes kombëtare shqiptare.

Page 20: Metropol 27 qershor

20 E enjte 27 qershor 2013 •

« Kulturë

Është menduar që të jetë shfaqja e parë premierë për sezonin e ri të tea-trit të “Metropolit”, që do të çelet në

Shtator. Muajt e verës nuk do të kalojnë në pushim për aktorët në Teatrin Kombëtar. Ata kanë filluar që tani punën me komedinë “Konkursi” nën drejtimin e regjisorit Kush-trim Bekteshi. Kjo vepër vjen pas disa shfaqjeve të tjera në skenën e “Metropolit” dhe pas përzgjedhjes së aktorëve pro-tagonistë në këtë vepër. Në të ka dhjetë personazhe. Aktorët e zgjedhur, që do të sjellin këta personazhe janë: Eftjola Laçka, Ola Harizaj, Vilma Hodo, Xheni Hallulli, Egzona Ade-mi, Erjeta Cufaj, Devis Muka, Klodjan Hoxha, Genti Deçka dhe Eni Shehu. Në qendër të veprës “Konkursi” janë një grup femrash, disa prej tyre të martuara. Ato marrin pjesë në një audicion që zhvillohet për këngëtare dhe valltare. Por problemi qëndron se ato nuk i lejojnë bashkëshortët e tyre që të jenë pjesë e këtij audicioni. Pikërisht këtu fillon më pas e gjithë ngjarja, e cila zbërthe-het në veprën e autorit Alek-sandër Galin. Kjo vepër është bërë e ditur si premiera e parë për sezonin që pritet të nisë në Shtator. Për këtë vepër, në “Metropol” janë zhvilluar dy faza audicionesh, ku me dhjetëra të rinj kanë marrë pjesë. Në skenën shqiptare, regjisori Kushtrim Bekteshi është shfaqur me premierën “Kush ka frikë nga Virginia Uolf”, ku interpretuan aktorët Viktor Zhusti, Eva Alikaj, Eft-jola Laçka dhe Helidon Fino. Vetë regjisori Bekteshi, në kohën kur vepra erdhi në ske-në u shpreh se: “Kjo është një vepër që ka në qendër njerëz, të cilët kanë frikë të jetojnë pa iluzione”. Për të sjellë këtë ndjesi tek publiku, Bekteshi vërejti se ishte përpjekur që shfaqjen ta konceptonte ashtu siç e kishte menduar edhe vetë autori. “Këtu qën-dron e veçanta e kësaj pjese, pasi është një vepër realiste e sjellë në mënyrë surealiste”, vërente Bekteshi. Mbetet për të parë, nëse regjisori do të përdorë të njëjtën “formulë” në vënien në skenë të pjesës së re. Ndërkohë që duket se ai ka guxuar me aktorët. Nëse në “Kush ka frikë nga Vir-ginia Uolf” ai angazhoi em-rat më të njohur të skenës shqiptare, këtë herë ai do të sjellë para publikut aktorë të rinj e pa shumë përvojë.

Festivali Ndërkom-bëtar i Dokumentarit dhe Filmit të Shkurtër, “Do-kufest” nuk do të mungojë as këtë vit. I kthyer tanimë në një prej ngjarjeve më interesante në fushën e filmit jo thjesht për hapë-sirën shqiptare, por edhe për atë të rajonit dhe ndërkombëtare, Fes-tivali Ndërkombëtar i Filmave Dokumen-tarë, “Dokufest” shënon këtë herë edicion-in e tij të 11-të. Si çdo vit ai do të mbahet në Prizren, këtë herë nga 17-25 Gusht. Në këtë festival vjetor filmat shfaqen dy herë në ditë në tri kinematë në qiell të hapur dhe në dy të tjera të mbyllura. Edhe këtë vit ashtu si dhe në edicionet e tjera nuk do të mungojnë dhe filma nga Shqipëria, të cilët do t’i bashkëngjiten prodhimeve të tjera kinematografike. Përveç filmave, festivali është i njohur edhe për netët plot gjallëri pas shfaqjes. Ngjarje të ndryshme ndodhin brenda territorit të festivalit, si: ekspozitat e “DokuPhoto”, kampingu i fes-tivalit, koncerte, të cilat së bashku e kthe-jnë qytetin në një vend tërheqës për të gjithë. Edhe këtë vit pritet të ketë jo pak surpriza në festival, ku nuk do të mungojnë të ftuarit e huaj.

“Dikush i famshëm”, edhe gjatë vjeshtës

Burgu dhe liria dhe lufta për të qenë i lirë, në kushtet e mungesës së kësaj të fundit është në njëfarë kuptimi në qendër të komedisë “Dikush i famshëm”, të ngjitur jo shumë kohë më parë në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Shfaqja, e prezantuar jo vetëm për publikun e Tiranës, por edhe në ske-nën e teatrit të Prishtinës, do të vijojë shfaqjet e saj edhe gjatë vjeshtës. Me dramaturg amerikanin Douglas Larson dhe regji të Rozi Kostanit, pjesa u duk se u prit mirë nga publiku dhe solli një atmosferë të munguar prej kohësh në skenën teatrore. “Vepra më ka intriguar shumë, sepse të gjithë këto personazhe i ka përfshirë në këtë lloj lirie dhe përpjekje për t’u arratisur ndaj burgut të vetvetes, ndaj burgut që na bëjnë të tjerët dhe u bëjmë të tjerëve, dhe ndaj burgut të madh që është jeta që ne jetojmë. Vepra u mirëprit nga publiku dhe sigurisht që ajo do të jetë në skenë dhe në sezonin e vjeshtës”, është shprehur regjisorja Rozi Kostani, ndërsa ka bërë të ditur se shfaqja do të rikthehet në publik gjatë Shtatorit. Në interpretimin e Ema An-dreas, Albana Sançollit, Marsela Lenës, Valina Muçollit, Arieta Dhimës, vepra e Douglas Larson, edhe pse është e përshkruar me situatë komike, është vlerësuar nga shikuesit si një vëzh-gim i realitetit të sotëm. Të pesta femrat krijojnë situata nga më absurdet edhe përtej moralitetit, por të shprehura nëpërm-jet situatave komike. Ndërkohë në skenë nuk mungojnë dhe të tjerë aktorë siç është për shembull Marko Bitraku. Vepra, ndryshe nga shumë të tjera që ngjiten në skenat tona, ka të drejtën e autorit dhe është financuar nga Qendra Kombëtare e Artit. “Kjo ngjarje është komike, por e shtjellon jetën reale që po jetojmë. Shfaqja është shumë e thellë dhe e përshkruar në mënyrën më të hollësishme. U befasova nga aktrimi i mirëfilltë që kishin dhe plotësisht jam i kënaqur që erdha në premierë”, është shprehur për shfaqjen aktori i njohur, Enver Petrovci. Të pranishëm gjatë premierës në Prishtinë ishin profesori dhe studiuesi i gjuhës shqipe, Rrahman Paçarizi, profesor Agim Vinca, aktorët Armond Morina, Zana Kallaku etj. Autori Douglas Larson ka lindur më 1971 në Uashington dhe gjithë jetën e ka kaluar duke shkruar drama.

“KONKURSI”, shfaqja e parë e teatrit “METROPOL” në Shtator

Aktorët do të punojnë për pjesën gjatë verës, për të çelur më pas me këtë pjesë sezonin e ri artistik

“Dokufest”, pjesëmarrës dhe

filmat nga Shqipëria

Page 21: Metropol 27 qershor

21• E enjte 27 qershor 2013

»

Vera në Teatrin e FëmijëveJanë përralla e shfaqje të traditës fëminore. Me to jemi

rritur ne, por vazhdojnë të rriten edhe fëmijët tanë e vijojnë të jenë po ashtu shumë të dashura prej tyre. “Kësulkuqja” dhe “7 Kecat dhe Ujku” kanë qenë dy pjesët teatrore për fëmijë të shfaqura së fundi në sallën e Teatrit të Kukullave. Ndërkohë, jo shumë kohë më parë në Teatrin e Fëmijëve u shfaq edhe premiera e performancës dance theatre “Në pic-eri”, (pjesë komike për fëmijë) me 12 personazhe, me libret të Plator Perjes dhe koreografi Fatjon Sulstarovës. Të shtu-nave shfaqjet fillojnë në orën 11.00, ndërsa të dielave jepen dy shfaqje, pikërisht në orën 10.30 dhe 11.30. Gjatë këtij se-zoni artistik në skenën teatrore për fëmijët kanë ardhur disa premiera teatrore, por nuk kanë munguar dhe shfaqje repertori. Çfarë është pozitive për publikun e vogël, është se aktorët dhe regjisorët e Teatrit të Kukullave do të vijojnë punën e tyre edhe gjatë verës, duke mos mbyllur kështu dyert e kësaj skene.

Liam Neeson, 20 milionë $ për “Taken 3”Liam Neeson ka fituar famë me interpretimin në filmat

‘Schindler’s List’ dhe ‘Love Actually’, por aktualisht është i zënë me një seri filmash aksion që mund ta bëjnë atë një nga aktorët më të paguar të Hollivudit. Sipas ‘Deadline’, 61-vjeçarit i janë ofruar 20 milionë dollarë për të rimarrë rolin e tij si një ish-agjent i CIA-s në filmin “Taken 3”. Filmat “Tak-en” dhe “Taken 2” habitën të gjithë duke pasur një sukses të madh në “box-office”, por Liam Neeson u bind për filmin e dytë me anë të 15 milionë $, ndërsa tani duhen 20 për filmin e tretë. Në dy filmat e parë, aktori irlandez luan rolin e Bryan Mills, një ish-agjent i CIA-s, i cili i rikthehet marifeteve të vjetra, pasi vajza e tij rrëmbehet nga disa shqiptarë. Ndërsa në filmin e dytë, Mills ndihmohet nga vajza adoleshente për t’i shpëtuar hakmarrjes së bandës shqiptare. Në të dy filmat Liam Neeson është pjesë e shumë skenave aksion që nuk janë të përshtatshme për një 61-vjeçar.

Programi shqip në RTV të MZ në prag të shuarjes

Sipas gazetarit të televizionit publik të Malit të Zi (RTCG-RTMZ), Musa Gjoka, programi në gjuhën shqipe në këtë tel-evizion publik është para shuarjes. Në shkrimin e tij autorial, të publikuar në të përjavshmen në gjuhën shqipe “Koha Ja-vore”, thekson se në vitet e kaluara është zvogëluar kohë zg-jatja e emisioneve dhe është ndërpre kontrata me bashkëpu-nëtorët me honorar dhe me ata që kishin kontratë në bazë të punës. “Për shef të redaksisë është vendosur pjesëtar i pop-ullit shumicë, me çka është treguar mosbesimi ndaj kuad-rove shqiptarë, ndërsa me sistematizimin e ri i jepet edhe një goditje këtij programi”, theksoi Gjoka. Ai shpjegon, se me sistematizimin e ri nuk parashikohen dy vende pune, çka do të thotë se do të mbesin pa punë edhe dy të punësuar nga redaksia në gjuhën shqipe të RTMZ dhe shton se ky program për shkak të mungesës se kuadrove është zbehur, por edhe mund të fiket krejt. “Sot informimi, e nuk dihet kujt do t’i vijë radha nesër!” paralajmëroi Gjoka.

Dëmtohet busti i Dervish Himës në Strugë

Është dëmtuar sërish busti i Dervish Himës, personalitetit të shquar të Rilindjes Kombëtare, i vendosur në rrjedhën e Drinit të Zi në Strugë. Dëmtimin e pllakës e kanë vërej-tur kalimtarët e rastit, të cilët kanë shprehur mllefin e tyre ndaj këtij akti vandal. Historiani Nebi Dervishi pohon se dëmtimi i pllakës së bustit është “në vazh-dën e dëmtimeve që u kanë bërë busteve të Dr. Ibrahim Temos dhe Dervish Himës forcat e errëta, të cilat nuk mund të pajtohen që këto dy figura historike të Rilindjes sonë kombëtare ndodhen aty, në qytetin e Strugës”. “Veprimin e konsideroj të qëllimshëm, sepse ky akt po përsëritet disa herë, ndaj duhet të gjinden dhe të dënohen ashpërkryesit e këtyre veprave”, thotë historiani Dervishi.

Kulturë

Vetëm pak kohë më parë ai solli para publikut diplomatët e huaj në Shqipëri, të veshur me kostume kombëtare. “Por-trete evropiane”, ishte një ekspozitë e veçantë që u prit më mirë, porse foto-grafi Roland Tasho shumë shpejt do të surprizojë me një tjetër ekspozitë. Pas portreteve të diplomatëve, ai ndalet te shkrimtarët. Në Shtator ai do të vijë me një botim me fotografi

Në SHTATOR me “Shkrimtarët në karrige”

kushtuar atyre, të titulluar “Shkrimtarët në karrige”. Ai ka fotografuar rreth 47 shkrimtarë, e do të bëjë publike përmes këtij botimi, portretet e tyre. “Puna për këtë projekt ka filluar qysh në vitin 1998 dhe si proces fotografimi ka përfunduar në vitin 2000. Shpresoj që nga muaji Shtator botimi të jetë gati për lexuesit”, ka bërë të ditur fotografi Roland Tasho. Në aktivitetin e tij,

Tasho ka hapur jo pak ek-spozita brenda dhe jashtë vendit, dhe tashmë me këtë botim ai do të sjellë diçka të re mbi jetën e shkrimtarëve më të njohur shqiptarë. Ai ka më shumë se 30 vjte që ushtron fotografinë në mënyrë pro-fesionale. Roland Tasho ka nisur të fotografojë në vitin 1982. Pas tridhjetë vjet veprimtari si fotoreporter, sot punon si profesionist i lirë. Që prej vitit 1992 ka realizuar më shumë se 40 ekspozita në Shqipëri, Itali, Francë, Belgjikë, Gjermani, Zvicër, Austri, Argjentinë, Greqi, Hungari etj.

Mos u zhgënjeni nëse dorëshkrimi juaj refuzohet nga revistat apo botuesit. I ka ndodhur madje

edhe Ernest Hemingway-t, au-torit të mirënjohur të “Plaku dhe deti”. Por tashmë, ky tekst i refuzuar për t’u botuar, është në qendër të debatit mes trashëgimtarëve të shkrimtarit dhe ‘Vanity Fair’-t, magazinës që pothuajse nëntëdhjetë vjet më parë nuk deshi ta botonte.

“Dy frontet – Jeta ime në arenë me Donald Ogden Stew-artin”, është titulli i tregimit, shkruar nga Hemingway në moshën 25-vjeçare. Pesë faqe, me një ton lehtësisht humoristik, të ideuara, ndërsa autori po përfundonte roma-nin “Fiesta” dhe “The Torrents of Spings”. Tani, sipas sajtit të së përditshmes britanike “The Independent”, drejtori i “Vanity Fair”, Graydon Carter, ka dëshirë ta botojë atë tekst. Por trashëgimtarët e shkrim-tarit e kundërshtojnë diçka të tillë. “Besoni ose jo, Hemingway dinte të ishte humoristik”, thotë i biri, Patrick. “Është frymëzuar nga Mark Twain”. Mirëpo, ai sak-tëson se “tregimi nuk ka kurrfarë

Dita kombëtare e Egji-ptianëve të Ballkanit, e caktuar më 24 Qershor, është shënuar edhe në ambientet e Bibliotekës Universitare të Kosovës në Prishtinë. Ajo u shënua pikërisht me promov-imin e librit “Antropologjia Socio-Kulturore e Egjiptia-nëve të Ballkanit” e autorit Dr.Rubin Zemon. Në praninë e rreth 100 pjesëmarrësve, redaktori i librit Esat Loshaj nga Shoqata e Shkrimtarëve

Hemingway, dorëshkrimi i kontestuar mes trashëgimtarëve dhe “Vanity Fair”

Revista refuzoi nëntëdhjetë vjet më parë, e tashmë dëshiron ta botojë, por nuk do familja e shkrimtarit

itjen e një ‘Jaguar’-i në vend se të një ‘Mini’”.

Ndërsa Michael Katakis, me-naxheri që merret me të drejtat e Hemingwayt, shton: “Iu kushto-jmë shumë rëndësi veprave të pabotuara”. “Çështja është, se po të ishte gjallë, a do të donte ta vrisnin në një revistë si ‘Vanity Fair’ apo më tepër do të donte t’ia destinonte veprat e veta një lloji të analizës erudite që do të tregonte se si një shkrimtar evoluon?”, vëren Katakis. Vendimi përfundimtar i pasardhësve është, në të vërtetë, që dorëshkrimi të shohë dritën, por jo në revistën amerikane. Ai do të botohet në vëllimin “Letrat e Ernest Hem-ingwayt 1923 – 1925”, që do të botohet brenda vitit.

vlere letrare”. Ai vijon edhe se nuk është “ndonjëfarë adhurue-si i madh i ‘Vanity Fair’”. “Është

një revistë që i destinohet një lloji të mendimtarit të luksit, atyre që gjejnë kënaqësi në voz-

“Antropologjia sociokulturore e egjiptianëve të Ballkanit” edhe në shqip

të Pejës, këtë libër e cilësoi risi shkencore për një komunitet, i cili është i pranishëm në trevat e Ballkanit. Redaktori i librit theksoi rëndësinë e botimit të librit, me faktin se kjo është një pasuri për shkencën në përgjithësi. Etnologu Dr.Bashkim Lajçi përmendi pjesë të caktuara nga libri për vlera domethënëse për shkencën që ai përfaqëson, kurse Prof. Dr. Armanda Kodra Hysa, ligjëruese në Londër,

e cilësoi këtë libër si baza-ment shkencor mbi egjiptianët e Ballkanit. Ajo theksoi, se autori i librit i ka përdorur edhe historinë, edhe etnologjinë, edhe arkeologjinë dhe një literaturë të gjerë, përmes të cilës në mënyrë shumë të qartë e ka argumentuar prezencën e egjiptianëve në Ballkan në të gjitha periudhat. Në këtë promovim kanë folur edhe deputetët e Parlamentit të Kosovës: Xhevdet Neziraj

dhe Gëzim Kelmendi, zëv-endësministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, z.Gani Elshani dhe ish-deputeti i Parlamentit të Kosovës, z.Bislim Hoti. Autori i librit Dr.Rubin Zemon u shpreh i emocionuar për botimin e librit dhe shprehu kënaqësinë e veçantë që ky libër u botua për herë të parë në gjuhën shqipe dhe në Kosovë, ku komuniteti egjiptian është i njohur edhe me Kushtetutë të vendit. Ky libër që në fakt ishte punim doktorature i mbrojtur pranë Akademisë së Shkencave të Bullgarisë në vitin 2005 është hulumtimi i parë shkencor lid-hur me egjiptianët e Ballkanit.

Page 22: Metropol 27 qershor

22 E enjte 27 qershor 2013 •

« INTERVISTË

GLEDJON REHOVICA, FITUESI I DYTË I LSI NË BERAT

Fitorja jonë bazuar me besimin në elektorat si dhe puna

LSI-së e alternuar që nga krijimi

BERAT – Fitorja e dy mandateve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Beratit në 23 qershor ka sjellë një tjetër përfaqësim politik në legjislacionin shqiptar, krahasuar kjo me zgjedhjet parlamentare të vi-tit 2009. Ajo që të bie në sy në këto zgjedhje, është rritja e kësaj force politike, parë për nga numri i vo-tuesve që në rastin në fjalë ka kapur shifrën e 21651 votave ose rreth 24 % e numrit të votuesve në zgjedhjet e 23 qershorit për këtë qark. Parë në një tjetër kënd-vështrim, se nga cila parti politike kanë rrjedhur votat që janë derdhur në kutitë e saj, duket qartë se kjo forcë politike ka krijuar një bazë të vetën elektorale gjë e cila ka ardhur në rritje që nga krijimi. Puna jonë konsiston në forcën e besimit që tashmë është krjuar dhe që në zgjed-hjet e sapo lëna pas u konkretizua me fitoren e dy mandateve, do të po-honte në një prononcim për gazetën, deputeti më i ri i parlamentit, jo vetëm për nga mosha Gledjon Rehovica. Nga ana tjetër Rehovica shton në vijim të prononcimit të tij se përfaqësimi im në ligjvënësin shqiptar erdhi edhe si rrezultat i përsosjes të srukturave që përfaqësojnë në masën e gjerë të anëtarëve dhe simpatizantëve të forcës tonë politike kudo që ndodhet në lagjet e qytetit si dhe në fshatrat e të gjitha komunave. Me këtë rast vijon Rehovica dua të falënderoj të gjithë votuesit e mi, dua t’i falënderoj, jo vetëm se më votuan por edhe për mbështetjen e gjerë elektorale, parë kjo si kyçi i fitores, si dhe për impen-jimin që kanë bërë gjatë fushatës ele-ktorale duke gjetur kohën për të ard-hur në takimet në lagje apo kudo që organizoheshin të tilla në qytet e në fshat. “Në këtë rast dua të falënderoj edhe ata të tjerë banor që kanë marë pjesë dhe na kanë dëgjuar në shtjel-limin e programit tonë politik që do të implementohet në këtë mandat 4 vjeçar. Tashmë mundet të them se do të jem i angazhuar për të punuar për të gjithë banorët e Beratit pa pasur një dallim elektoral duke qëndruar gjithmonë pranë këtij komuniteti që me votën e tij më dërgoj në ligjvë-nësin shqiptar. Dua të përmend dhe anëtarët e LRI-së dhe anëtaret e LGI-së, dy forcat mbështetëse të cilat me punën e tyre sollën rritjen e numrit të votuesve, sollën rritjen e përsosjen e strukturave edhe këtu dua të falën-deroj të gjitha grat dhe vajzat, të rinjët e të rejat, që me punën e tyre vetmo-huese sollën fitoren e LSI-së në Qarkun e Beratit pse jo dhe në gjithë Shqipërin duke e bërë forcën dominante në poli-tikën e vendit tone”, tha ai.

Në radhë të parë ju uroj suk-sese në punë tuaj si përfaqësimin politik më të lartë në politikën sh-qiptare, ndërsa dua t’ju pyes se si e pritët fitoren tuaj apo diçka më shumë rreth saj?

Puna vetmohuese e parë në sen-sin politik të anëtarëve dhe simpa-tizantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim këtë radhë u kurorëzua me fitoren e dy mandateve. Por është një fitore që nuk ka ardhur rastësisht, madje e them me bindje se kjo fitore e LSI-së në shkallë vendi i detikohet statutit të kësaj force politike e ori-entuar dhe drejtuar nga lideri i saj Ilir Meta. Fitorja, gëzon këdo që e arrin, ndrësa fitorja në fjalë nuk është de-tikimi im, por i të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të forcës tonë politike të LSI-së. Ne së bashku punuam për të arritur aty ku duhet të jetë në fakt LSI-ja, pasi fitorja e saj nuk ka ardhur rastësisht por ka ardhur pas një pune sistematike në vite që nga krijimi i saj. Kanë qënë krijimi i strukturave kudo që ka komunitet në fshat e qytet, ka

qënë impelementimi i programit poli-tik, asimilimi i tij nga anëtarët e sim-patizantët e kësaj force politike, shti-mi i radhëve për të ardhur në numrin e votuesve të sotëm etj . Nga ana tjetër fitorja nuk është gëzimi vetëm i imi, por i të gjithëve neve së bashku pasi arritja është politike me përfaqsimin tim dhe të Nasip Naços që me këtë rast dua ta falënderoj për punën e tij vetëmohuese, bashkëpunuese dhe kordinuese mes strukturave, individëve dhe grupeve të banorëve kudo që ta-konim para dhe gjatë fushatës elektorale. Por dhe pa e mohuar edhe si familje fitor-en e pritëm me gëzim, ndërsa ia dedikuan liderit Meta dhe votuesve.

Fitorja tashmë është vendo-sur, cilit votues ju kanë votuar, a ka ardhurur nga votuesit e PS-së, apo……?

Këtu dua të ndalem pak më shumë dhe të flasim me këmbë në tokë, kur i thonë dhe fjalës, parë në ecurinë e shifrave, ne si forcë politike hymë në zgjedhje në koalicion, por me siglën tonë me programin tonë të detajuar, për ekonominë, zhvillimin e infrastruk-turës, arsimin dhe shëndetësinë, bu-jqësinë, shërbimet etj. Pra kishim një program jo vetëm elektoral, por prak-tik në të gjitha fushat që do të zbato-het brenda koalicionit fitues në këtë mandat të fituar më 23 qershor. Me moton të ecim më shpejt të fokusuar në punësimin e forcave të afta për punë ne punuam me të gjithë banorët e Qarkut të Beratit në fushatën elek-torale, ne kishim të ngritura struktu-rat kudo në qytet e në fshat dhe këto kishin fituar jo vetëm simpatinë por dhe popullaritetin duke shtuar numrin e anëtarëve në to dhe njëkohësisht dhe simpatizantët e saj. Pra e thënë më qartë ne nuk kemi marrë votat e askujt por votat e votuesve tanë vo-tat e simpatizantëve, por edhe vota të

tjera, gri si dhe quhen, për të mos thë-në elektoratit të lëkundur që në fakt bazuar në besimin në aleternativën tonë, në programin tonë si përfaqësim gjithpërfshirës, për punësimin për zh-villimin si dhe për të gjitha problemet që ndikoj në rritjen ekonomike kanë kthyer sytë nga ne dhe kanë votuar për ne dhe e them me bindje se po këta votues që në të ardhmen do të dy e tre fishohen në qarkun e Beratit. Fola pak më lart edhe për problem shi-frash, ne nuk i kemi marë askujt vota. Po flasim për PS-në ajo krahasuar me votuesit e vitit 2009 është pothuajse aty ku ka qënë me pak rritje, kështu që për mua nuk ka rrjedhje votash. Mundet të them se nga forcat e tjera edhe mun-det të kenë ardhur pranë forcës tonë politike, por kjo prurje ka qënë në vite ashtu si dhe u shpreha pak më lart.

Duke iu referuar shifrave ju ishit afër mandatit të tretë. Përse nuk u arrit?

Të mbërthyer në ankthin e fitores që në fillim pamë që kishim rritje të numrit të votave, këtë e konstatuam me numërimin e votave nga kutitë e ardhura nga komuna Cukalat e quajtur dhe si bastjon i PD-së parë kjo dhe nga drejtimi politik që ka kjo komunë, por në përfundim të numërimit në dy apo tre fshatra të saj dolëm forca e pare, si në fshatin Cukalat ku aktualisht kreu i PD-së dhe ai i PS-së, janë banorë të këtij fshati, po kështu dhe në fshatin Allambrez etj. Thuajse të njëjtin vep-rim konstatuam edhe në të tjera ko-muna ku kishim një rritje të numrit të votuesve në dy e trefishin krahasuar me vitin 2009. Pra nisur nga shifrat e them me bindje se strukturat tona që në këtë rast duhen falënderuar kanë punuar periodikisht si i thonë fjalës përditë e nga pak punë për të arritur këtu ku jemi ku për momentin jemi të kënaqur por që në të ardhmen më të

afërme do të na duket pak me shifrat që do të marim në të tjera zgjedhje. Me këtë dua të them se në do të vazh-dojmë punën çdo ditë, çdo muaj e çdo vit. Tani ti kthehemi në thelb pyetjes tuaj duke parë shifrat që po vinin në ngritje nga momenti në moment nga të pesta KZAZ-të e Qarkut tonë filluar nga Skrapari, Kuçova, Ura Va-jgurore e Lapardhaja vendet ku ishin ngritur grupet e KZAZ-të me grupet e numërimit. Arritëm në një moment që mundet dhe të kishim marë një man-dat të tretë në Qarkun e Beratit. Gjith-sesi e them me bindje se në vijim for-ca jonë politike, LSI, do të jetë në rritje dhe me më shumë se votues pasi ne jemi një parti që dimë të vlerësojmë vlerat njerëzore, grupet e punës dimë të përkrahim njerëzit punëtor e nova-torët. Ne dimë të ecim në politikë në ekonomi, në të gjitha fushat e zhvil-limit të jetës tonë.

Cili është mesazhi juaj për anëtarët e simpatizantët e LSI-së, për votuesit tuaj dhe forcës tuaj që përfaqësoni, për banorët e Qar-kut të Beratit, cili është mesazhi juaj për kolegët deputet, për lider-in e partisë tuaj Ilir Meta?

(qesh) – Është vërtet e vështirë të gjej fjalë nga më të mirat për t’i falënderuar të gjithë këta që ju për-mendët në pyetjen tuaj. Tani dua t’i marë me radhë – dua të falënderoj të gjithë të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim që punuan pa pushim në këtë fushat zgjedhore, do të jem mbështeja e tyre kudo që të më kërkojnë. Do të jem një novator i mirë dhe pjesëtar i këtij grupi masiv që nga dita në ditë rritet në numër anëtarësh. Një tjetër falënderim dua të çoj dhe për grat e vajzat e LGI-së të cilat vinin në takimet tona duke lënë pas punën, fëmijët dhe problemet e tjera të amvisave për të ardhur në takimet tona elektorale, ndërsa kanë krijuar një organizatë të shumicës në rrethin e Qarkun e Beratit. Dua t’i falënderoj nga zemra për kontributin e tyre të dy këto grupime të rinjsh dhe grash që nën drejtimin e LSI-së ditën të punojnë dhe ne së bashku arritëm këtë fitore që në fakt e meritonim, faleminderit të gjithëve anëtarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim kudo që ndodhen dhe se u premtoj se do t’ja shpërblej me punë dhe me sinqeritet votën e tyre. Falënderoj kr-erët drejtues të LSI-së në Qarkun në rreth në struktura e kudo që ndodhen në fshat lagjet e qytetit etj. Si dhe puna e tyre vetëmohuese e pa lodhur e përditshme që ata bëjnë sistema-tikisht me strukturat dhe që dha rre-zultatin që ne kërkonim e që na solli këtu ku jemi sot me këtë fitore. Uroj të gjithë deputetët dhe i ftoj të gjithë deputetët e Qarkut të Beratit që të punojmë për t’i shërbuer të 256 mij të qarkut të Beratit pa dallimin ele-ktoral. Falënderoj familjen time që më mbështeti. Falënderoj të gjithë median vizive dhe atë të shkruar për pasqyrimin denjitoz të fushatës elek-rotale në Qarkun e Beratit. Një falën-derim të vaçantë kam për kolegun tim Nasip Naço që diti të drejtojë dhe të koordinoj punën në të gjithë Qarkun e Beratit duke vlerësuar vlerat njerë-zore të individëve dhe të grupeve të punës të strukturave e të përfaqësi-meve të tjera politike për të arritur këtu ku jemi në këtë fitore. Them me bindje se falënderimet më të sinqer-ta janë për të gjithë dhe në veçanti për liderin tonë Ilir Meta i cili më dha mundësinë të jem njëri prej 8 de-putetëve si përfaqësuesi i votuesve të mi dhe i të gjithë banorëve të qar-kut të Beratit në parlamentit shqiptar.

Faleminderit bisedoi Sulo Gozhina

Të mbërthyer në an-kthin e fitores që në fillim pamë që kishim rritje të numrit të votave, këtë e konstat-uam me numërimin e votave nga kutitë e ardhura nga komuna Cukalat e quajtur dhe si bastjon i PD-së parë kjo dhe nga drejtimi politik që ka kjo ko-munë, por në përfun-dim të numërimit në dy apo tre fshatra të saj dolëm forca e pare, si në fshatin Cukalat ku aktualisht kreu i PD-së dhe ai i PS-së, janë banorë të këtij fshati, po kështu dhe në fshatin Allambrez etj. Thuajse të njëjtin veprim konstatuam edhe në të tjera ko-muna ku kishim një rritje të numrit të votuesve në dy e tre-fishin krahasuar me vitin 2009. Pra nisur nga shifrat e them me bindje se strukturat tona që në këtë rast duhen falënderuar kanë punuar peri-odikisht si i thonë fjalës përditë e nga pak punë për të ar-ritur këtu ku jemi ku për momentin jemi të kënaqur por që në të ardhmen më të afërme do të na duket pak me shifrat që do të marim në të tjera zgjedhje

Page 23: Metropol 27 qershor

23• E enjte 27 qershor 2013

»SPORT

S T A F F

kryeredaktorBRAHIM SHIMA

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO

MARIGLEN MULLA

politika: ERVIN KOÇ, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

marketing: ELIGERTA DYRMISHI

cel: 067 20 62 200

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

Karlos Tevez pritet si hero nga tifozët e Juventusit. Sul-muesi argjentinas mbërriti në aero-portin e Malpencas

në Itali mes entuziazmit të papërmbajtshëm të tifozëve bardhezinjë, të cilët e konsi-derojnë blerjen e duhur për repartin e sulmit, që i ka mun-guar vitet e fundit një element tepër cilësor dhe me eksperi-encë për ndeshjet e Champion-sit. Pas këmbënguljes së Mar-rotës, drejtuesit e Mançester Sitit pranuan ofertën 12 mil-ionë euro të Juventusit, që bën në këtë mënyrë goditjen e parë të madhe të merkatos. 29-vjeçari do të përfitojë 5.5 milionë euro në sezon për tre vitet e ardhshme. Turma e papërmbajtshme e tifozëve juventinë e detyruan Teve-zin të shfrytëzonte një dalje dytësore për t’u larguar nga aeroporti e Malpencës. Pas kryerjeve të vizitave mjekësore do të zyrtarizohet

Man. Junajtid është pranë arritjes së marrëveshjes së madhe të kësaj merkato vere, të paktën sipas mediave an-gleze, të cilat janë duke aludu-ar se drejtuesit e “djajve” kanë arritur një marrëveshje para-prake me Kristiano Ronaldon. Kështu, Kristiano Ronaldo mund të jetë duke vendosur që të kthehet përfundimisht te Mançester Junajtid, pasi është zbuluar se ai po plani-fikon të takohet me drejtuesit e klubit anglez brenda tre ditëve të ardhshme. Kohët e fundit, është spekuluar shumë për një kthim të loj-tarit në Angli, pas një sezoni ku ai nuk ishte shumë i lumtur te ekipi spanjoll. Mendohej se emërimi i Karlo Ançelotit do ta ndihmonte lojtarin të kthe-hej në “rrugën e duhur”. Por gazeta “El Pais” ka zbuluar se portugezi ka në plan të takojë

UEFA përjashton Fenerbaçe dhe Beshiktash

Fenerbaçe nuk do të luajë në kompeticionet evropiane për dy sezone, teksa Beshiktash për një sezon. Ky ishte vendimi i marrë dje nga UEFA pas skandaleve që kishin përfshirë dy skuadrat turke. “Pas shqyrtimit të këtyre rasteve, UEFA ven-dosi që Beshiktash të mos marrë pjesë në edicionin 2013-2014 të Europa League. Fenerbahçe është përjashtuar nga pjesëmarrja në tre aktivitetet e ardhshme të UEFA-s për klube, në të cilat mund të kualifikohet, përfshirë atë 2013-2014 në Ligën e Kampioneve. Pezullimi për sezonin e tretë është i pezulluar me kusht për një periudhë prej 5 vitesh.”, ishte vendimi zyrtar i UEFA-s, publikuar në faqen e Internetit.

Pejiç braktis SkënderbeunPero Pejiç braktis Skënderbeun dhe Korçën për Kinën.

Kampionati kinez hedh sytë nga kategoria superiore dhe në shënjestër është vënë sulmuesi i Skënderbeut Pero Pejiç. Shtatlarti kroat ka marrë një ofertë nga Kina edhe pse nuk bëhet i ditur emri i skuadrës, për të vijuar atje karrierën e tij. Sipas informacioneve 30 vjeçari është lar-guar menjëherë nga Austria aty ku Skënderbeu po zhvillon fazën përgatitore për tu provuar në kampionatin e shtetit aziatik. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se kroati do të tes-tohet për disa ditë tek kjo skuadër emri i të cilës mbetet anonim, pasi si përfaqësuesi i futbollistit në Shqipëri por edhe drejtuesit e Skënderbeut nuk publikojnë destinacion-in e ri. Madje korçarët pretendojnë se ky është një vep-rim i nxituar i sulmuesit, pasi është i lidhur me kampionët edhe për sezonin e ardhshëm. Për më tepër ky veprim nuk është pëlqyer nga drejtuesit e klubit duke parë faktin se Skënderbeu është në kulmin e përgatitjeve të përballjes së dyfishte me Neftçi Baku, e vlefshme për fazën e parë eliminatore të Champions League. Në këtë mënyrë pritet që në ditët në vijim tek Skënderbeu të ketë një çështje Pejiç, me futbollistin që dëshiron të provojë aventurën kineze që pritet të jetë ekonomikisht më e mirë se ajo e Skënderbeut. Kështu pas Plakut duket që një tjetër pjesë e mozaikut të skuadrës që u shpall kampion një vit më parë të prishet, dhe ëndrra evropiane e kalimit të një turi të mbetet e tillë edhe këtë vit. Për momentin në sulmin e kampionëve është Tahirllari si dhe Morina, që duhet të mbyllë më parë llogaritë me Tiranën e cila kërkon të apelo-jë vendimin e marrë nga dhoma e zgjidhjes së konflikteve.

Salihi godet dy herëSulmuesi shqiptar, Hamdi Salihi ka realizuar dy herë në

ndeshjen e radhës të kampionatit kinez. Sulmuesi i kombë-tares ka qenë protagonisti i fitores në shtëpi për skuadrën e tij Jiangsu me rezultatin 3-0 ndaj Qingado Jonoon. Sulm-uesi shkodran ka qenë ai që ka hapur dhe vulosur serinë e golave në këtë ndeshje, kur ka shënuar në minutën e 35-të dhe 73-të. Salihi, ngjitet në kuotën e 8-të golave në kampionatin kinez, ndërsa skuadra e tij mban pozitën e 6-të në tabelë me 20 pikë.

Prezantohet Ançeloti: Fitojmë me spektakël

Trajneri italian ka bërë dje prezantimin në Madridit dhe për tre vitet e ardhshëm do të drejtojë 9 herë kampionët e Evropës. Karlo Ançeloti është emëruar dje në orën 13:00 tra-jneri i ri i Realit të Madridit. Tekniku italian ka firmosur për tre vjet me madrilenët dhe do të udhëheqë këtë skuadër drejt titullit të dhjetë kampion në Evropë. Të paktën ky ka qenë premtimi i madh i bërë nga Ançeloti në ditën e tij të prezan-timit. Këtij i shtohet dhe fakti tjetër se ai ka deklaruar se do të fitojë duke dhuruar spektakël. “Jam shumë i emocionuar”, e nisi fjalën e tij, ish-trajneri i Paris SG. “Drejtuesit kanë bërë një punë shumë të madhe për të më sjellë këtu, por në të njëjtën kohë dua të falënderoj Paris SG për eksperiencën time në Francë. Objektivi është shumë i qartë: të fitojmë duke luajtur një futboll spektakolar. Puna nuk është e lehtë, ashtu siç nuk është kurrë e tillë puna e një trajneri. Kemi një qendër stërvitore fantastike dhe gjithçka tjetër që na duhet për të punuar sa më mirë. Premtoj se do të jetë një sezon shumë i bukur për Realin e Madridit”.

Man. Junajtid kërkon rikthimin e

Kristiano ronaldosdrejtuesit e Mançester Juna-jtid, me të cilët ka ruajtur kon-takte, para se të kthehet në Spanjë për të marrë pjesë në fazën përgatitore të sezonit me Real Madrid. Meqenëse FIFA nuk lejon kontakte mes futbollistëve që kanë kontratë dhe klubeve të tjera, të dyja palët do të refuzojnë zyrtarisht gjithçka. Por mendohet se or-ganizimin e këtij takimi mund ta ketë marrë përsipër Aleks Ferguson, i cili është i bindur se portugezi dëshiron të kthe-het përsëri të veshë fanellën e “djajve të kuq”, për t’u bërë figura përfaqësuese e ciklit të ri nën drejtimin e David Mojes.

Tevez merr fanellën me numrin 10-të

Argjentinasi është pritur si hero në Torino nga më shumë se 200 tifozë bardhezinjë, të cilët i kanë uruar mirëseardhjen, ndër-

kohë “Zonja e Vjetër” i ka besuar fanellën e Alesandro Del Pieros

blerja e argjentinasit, i cili do të veshë fanellën me numrin 10-të të legjendës Alesandro Del Piero. Gjithashtu, edhe tek zyrat e Juventusit janë mbled-hur mbi 200 tifozë, të cilët i kanë uruar mirëseardhjen argjentinasit, i cili ka ndjerë më shumë se kurrë mbështetjen e tifozëve. Emocionet nuk kanë përfunduar me kaq, pasi Tevez ka dalë në ballkonin e zyrave të Juventusit duke u treguar tifozëve fanellën me numrin 10-të, që do të mbajë veshur.

Tevez: Milan? Juventusi më kërkoi më shumë

Në të njëjtën kohë Tevez nuk ka humbur mundësinë që të jap deklaratën e parë si një lojtarë i Juventusit, duke sqaruar pse ka zgjedhur këtë skuadër dhe jo Milanin. Kuqez-injtë kanë treguar interes të vazhdueshëm për argjentina-sin, por ky i fundit ka zgjedhur “Zonjën e Vjetër”. “Jam këtu, sepse Juventusi më ka kërkuar më shumë nga çdo skuadër tjetër, - ka deklaruar Tevez.

Jam shumë i lumtur që ndod-hem këtu dhe mund të them se për herë të parë po ndjej një mbështetje kaq të madhe nga ana e tifozëve. Për mua është një nder i madh që kam zgjedhur Juventusin, sepse është një nga skuadrat me më shumë pop-ullaritet në botë. Juventusi ka treguar shumë besim ndaj meje dhe unë dua t’ia shpërblej në të njëjtën monedhë me paraqitje të mira në fushë. Jam shumë i lumtur, sepse sapo kam nisur një kapitull të ri në karrierën time.”

Page 24: Metropol 27 qershor

24 E enjte 27 qershor 2013 •

« HIPOTEKAT