ndikimi i medias globale nË kulturËn dhe … · zhvillimet shkencore, çështjet e etikës,...
TRANSCRIPT
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GAZETARISË DHE I KOMUNIKIMIT
PUNIM DOKTORATURE
NDIKIMI I MEDIAS GLOBALE NË KULTURËN
DHE IDENTITETIN E RINISË SHQIPTARE
PUNUAR NGA:
NIRVANA SHKËLZENI
UDHËHEQËS SHKENCOR:
Prof. As. Dr. BASHKIM GJERGJI
Tiranë, 2016
ii
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GAZETARISË DHE I KOMUNIKIMIT
PUNIM DOKTORATURE
NDIKIMI I MEDIAS GLOBALE NË KULTURËN
DHE IDENTITETIN E RINISË SHQIPTARE
Juria
1.____________________
2. ____________________
3. ____________________
4. _____________________
5.______________________
PUNUAR NGA: UDHËHEQËS SHKENCOR:
NIRVANA SHKËLZENI Prof. As. Dr. BASHKIM GJERGJI
Tiranë, 2016
iii
© COPYRIGHT: NIRVANA SHKËLZENI
TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA 2016
iv
PARATHËNIE Të rinjtë sot janë duke u orientuar në një botë të medies globale, në të cilën zërat e
shumë kulturave thërrasin e konkurojnë mes tyre për më shumë vëmendje. Media e
prodhuar për të rinjtë është duke u rritur në shkallë globale, ndërsa media e drejtuar në
një audiencë më gjithëpërfshirëse u ofron atyre një numër të jashtëzakonshëm ngjarjesh
dhe përvojash ndërkombëtare, si edhe një gamë të gjërë informacionesh për vende dhe
kultura të ndryshme, duke i bërë ata të ndjehen qytetarë të botës dhe banorë të shoqërive
multikulturore.
Të rinjtë gjithashtu e përdorin medien, sidomos medien e re, për të pohuar identitetet e
tyre gjinore, klasore apo lokale si anëtarë të komuniteteve të veçanta, kombeve apo
grupeve etnike. Këto zhvillime kanë një rëndësi të veçantë për të kuptuar botën dhe për të
kuptuar marrëdhënien që kanë me të.
Ky punim doktorature synon të adresojë marrëdhëniet komplekse dhe shumëformëshe
mes rinisë, medies dhe globalizimit. Fokusi kryesor është vendosur në një grupim të
veçantë social, më konkretisht tek rinia, e cila shpesh në literaturën studimore është
paraqitur si problematike duke ngjallur debate. Janë të njohura qasjet kërkimore për të
rinjtë në shumë disiplina, të cilat janë formësuar nga ndërtimi perëndimor i rinisë si një
periudhë me ‘Stuhi dhe stres’ të pashmangshëm. Në kapërcyell të mijëvjeçarit, kërkimet
për rininë nisën të merrnin në konsideratë kulturën/at rinore globale. Shembujt e
ndryshëm nga studimet për rininë, të cilat veç kontributit konkret që ofrojnë, nxisin për të
mbajtur një qëndrim kritik e për të ngritur debate konstruktive në diskutimin e temave të
teorisë së gloablizimit dhe kërkimeve mbi kulturën e rinisë, kanë qenë drejtuese në këtë
punim.
Nëpërmjet këtij punimi janë hetuar mënyrat e përgjigjes së të rinjve shqiptarë ndaj
teksteve të medies globale. Njohja e depërtimit dhe përdorimit të madh të medieve në
jetën e tyre të përditshme ka çuar drejt fokusimit në dy çështje kërkimore. Së pari, janë
hetuar mënyrat komplekse nëpërmjet të cilave përdoren mediet si pjesë e përpjekjeve të
vazhdueshme për t’i dhënë kuptim jetës së tyre nga ana e të rinjve që banojnë në
kontekstin social dhe ekonomik të Shqipërisë. Së dyti, është hetuar tërheqja që ushtrojnë
tekste të ndryshme mediatike ndaj kategorive të ndryshme sociale të
lexuesve/përdoruesve. Në këtë kuadër, është vënë theksi në ndërveprimin mes agjencisë
dhe strukturës, mes zgjedhjes individuale dhe strukturimit të përvojës nga faktorët
shoqërorë dhe ekonomikë. Si rezultat, janë parë me rëndësi të veçantë interpretimet që i
bëhen medies nga konsumatorët e saj të rinj në përditshmërinë e jetës së tyre.
v
Mediet luajnë një rol të rëndësishëm në formimin kulturor të të rinjve. Ata janë çdo ditë
në kontakt të vazhdueshëm që shpesh arrin caqet e varësisë. Përvojat e tyre formësohen
nga një përzierje ofertash mediatike që përfshijnë medien lokale, kombëtare dhe atë
globale. Këto medie u përcjellin të rinjve mesazhe të përziera dhe burime simbolike të
ndryshme që i ndihmojnë në ndërtimin e identiteteve të tyre. Kështu, mediet bëhen një
mjet i rëndësishëm për të krijuar ndjenjën e përkatësisë brenda grupit, duke ofruar një
terren të përbashkët për marrëdhëniet që i kapërcejnë dallimet e tjera.
Kërkimi empirik që është realizuar ilustron disa nga mënyrat e ndryshme të shfaqjes së
këtij fenomeni, ndërkohë që të rinjtë i përdorin dhe i kombinojnë mediet jo vetëm për të
mbledhur informacione, por edhe si nxitës të imagjinatës apo fantazisë. Rastet studimore
që janë diskutuar ofrojnë disa tregues mbi mënyrat komplekse të përdorimit që u bëjnë të
rinjtë formave mediatike, imazheve dhe narracionit në përpjekjen e tyre të vazhdueshme
për të kuptuar përvojat e tyre, botën dhe për të ndërtuar identitetet personale.
Punimi që keni në dorë nuk do të ishte realizuar pa ndihmën e shumë njerëzve të cilët më
kanë shoqëruar në rrugëtimin disavjeçar të këtij procesi. Falenderoj së pari udhëheqësin
tim shkencor Prof.As.Dr. Bashkim Gjergji për kujdesin e veçantë dhe punën serioze
gjatë drejtimit të temës. Bisedat dhe konsultimet e herëpashershme kanë qenë shumë të
dobishme dhe konstruktive.
Një mirënjohje dhe falenderim i veçantë i takon Prof. Dr. Artan Fuga i cili me mendimin
dhe veprën e tij, me energjinë dhe përkushtimin që e karakterizon, ka rrezatuar nxitjen e
dosmodoshme për punën time shkencore. Mirënjohje të thellë shpreh për mikun dhe
kolegun e nderuar Dr. Rrapo Zguri, i cili ka qenë krah meje duke më ofruar motivim të
vazhdueshëm, duke u bërë veshi i palodhur që ka dëgjuar jo vetëm euforinë, por edhe
shqetësimet e pashmangshme që njeh çdo studiues gjatë punës së tij kërkimore. Nuk
mund të lë pa falenderuar edhe kolegun tim në Universitetin e Elbasanit Prof. As. Dr.
Albert Riska për ndihmën e pakursyer, veçanërisht në redaktimin gjuhësor të punimit.
Një falenderim i sinqertë shkon për kolegët e mi në universitetet e Tiranës dhe Elbasanit
për inkurajimet miqësore dhe sugjerimet e vlefshme.
Gjithashtu një falenderim i përzemërt u shkon të gjithë studentëve që u bënë pjesë e
kërkimit, për gatishmërinë e treguar, entuziasmin, sinqeritetin dhe seriozitetin me të
cilin punuan.
Një mirënjohje pafund i takon familjes sime, prindërve dhe vajzës sime Alba, për
inkurajimin e përditshëm, për besimin e patundur, për përkujdesjen dhe qetësinë
shpirtërore, duke më krijuar atmosferën e nevojshme për të punuar.
vi
PASQYRA E LËNDËS
HYRJE .............................................................................................................................. 1
Dy fjalë për objektin e studimit ................................................................................................... 2
Rëndësia e punimit ..................................................................................................................... 3
Hipotezat dhe pyetjet kërkimore ................................................................................................. 3
Një vështrim mbi strukturën e punimit ....................................................................................... 5
1. KAPITULLI I PARË: QASJET TEORIKE QË TRAJTOJNË LIDHJEN TEKST-AUDIENCË ...................................................................................................... 10
1.1 Hyrje ................................................................................................................................... 10
1.2 Një vështrim mbi audiencën ................................................................................................ 10
1.3 Pavarësia e audiencës përballë determinizmit tekstual ........................................................ 12
1.4 Studimet Kulturore dhe Ekonomia Politike .......................................................................... 15
1.5 Populizmi kulturor ............................................................................................................... 19
1.6 Kodimi dhe dekodimi .......................................................................................................... 20
1.7 Kërkimet feministe .............................................................................................................. 21
1.8 Përdorimet sociale .............................................................................................................. 23
1.9 Etniciteti ............................................................................................................................. 27
1.10 Fiske: ideologjia e kënaqësisë dhe rezistenca e konsumatorit ............................................ 29
1.11 Ideologjia e kënaqësisë ..................................................................................................... 34
1.12 Një traditë polimorfe ......................................................................................................... 38
1.13 Përtej çarjes së madhe ...................................................................................................... 40
1.14 Përmbledhje e kapitullit .................................................................................................... 44
2. KAPITULLI I DYTË: GLOBALIZIMI DHE TEORITË MBI MEDIEN ........... 45
2.1 Hyrje ................................................................................................................................... 45
2.2 Debati mbi globalizimin ....................................................................................................... 46
2.3 Media dhe globalizimi ......................................................................................................... 48
2.4 Globalizimi dhe komunikimi ................................................................................................ 49
2.5 Imperializmi i medieve dhe imperializmi kulturor ................................................................ 51
2.6 Kritikë ndaj imperializmit media/kulturor ............................................................................ 57
vii
2.6.1 Forma të reja të pushtetit global ekonomik dhe kulturor .................................................. 57
2.6.2 Kritika etnografike ............................................................................................................ 58
2.6.3 Imperializmi i komercializimit ........................................................................................... 65
2.6.4 Heterogjenizimi ................................................................................................................ 66
2.6.5 Përtej globalizimit ............................................................................................................ 68
3. KAPITULLI I TRETË: SHQIPËRIA NE PERIUDHEN E STUDIMIT ............. 70
3.1 Hyrje ................................................................................................................................... 70
3.2 Demokratizimi shqiptar ....................................................................................................... 71
3.2.1 Apirata perëndimore ........................................................................................................ 72
3.3 Një peisazh mediatik shqiptar ............................................................................................. 78
3.4 Rinia shqiptare .................................................................................................................... 79
3.5 Sistemi arsimor në Shqipëri ................................................................................................. 84
3.5.1 Universiteti i Elbasanit ...................................................................................................... 85
3.6 Identiteti, rinia dhe media ................................................................................................... 87
3.7 Identiteti në psikologji ......................................................................................................... 88
3.8 Sociologjia e kulturës së rinisë ............................................................................................. 89
3.9 Identiteti social: individi dhe grupi ....................................................................................... 92
3.10 Identiteti në modernitetin e vonë ...................................................................................... 93
3.11 Përmbledhje e kapitullit .................................................................................................... 94
4. KAPITULLI I KATËRT: METODOLOGJIA E KËRKIMIT ............................. 96
4.1 Hyrje ................................................................................................................................... 96
4.2 Reflektim mbi metodologjinë .............................................................................................. 97
4.2.1 Ideja e kombinimit ........................................................................................................... 97
4.2.2 Metodologji të dallueshme ............................................................................................... 99
4.2.2.1 K������������ ............................................................................................................ 99
4.2.2.2 Kërkimi cilësor ......................................................................................................... 101
4.2.3 Të kombinosh metodat .................................................................................................. 107
4.3 Metodat për mbledhjen e të dhënave ............................................................................... 108
4.4 Pyetësori ........................................................................................................................... 109
viii
4.4.1 Ndërtimi i pyetësorit ...................................................................................................... 110
4.4.2 Mbledhja e të dhënave dhe analiza ................................................................................ 112
4.5 Ditarët .............................................................................................................................. 113
4.5.1 Përdorimi i ditarëve në studim ....................................................................................... 115
4.6 Rrëfimet mbi konsumin e medias ...................................................................................... 117
4.7 Intervistat individuale gjysmë të strukturuara ................................................................... 119
4.8 Përmbledhje e kapitullit .................................................................................................... 121
5. KAPITULLI I PESTË: MEDIA GLOBALE DHE DISTANCIMI SIMBOLIK 122
5.1 Distancimi simbolik ........................................................................................................... 122
5.2 Ndërveprimi i kulturës në kushtet lokale të jetuara ........................................................... 123
5.2.1 Studentja J – media dhe çlirimi nga provinca .................................................................. 124
5.2.2 Studentja J ndryshon status ............................................................................................ 127
5.2.3 Natyra kontradiktore e subjektivitetit të studentes J ...................................................... 129
5.2.4 Roli kontradiktor i medies globale në jetën e studentes J ................................................ 132
5.2.5 Studentja SH dhe media globale ..................................................................................... 133
5.2.6 Drejt një leximi tjetër të medieve ................................................................................... 136
5.3 Diskutim mbi të dhënat ..................................................................................................... 140
5.4 Përmbledhje e kapitullit .................................................................................................... 141
6. KAPITULLI I GJASHTË: DEPERTIMI I MEDIES GLOBALE NE KULTUREN LOKALE ............................................................................................... 143
6.1 Hyrje ................................................................................................................................ 143
6.2 Të dhëna demografike të kampionimit në universitetin e Elbasanit ................................... 144
6.3 Depërtimi i medies globale në kulturën lokale ................................................................... 147
6.4 Zgjedhjet e të rinjve në mjedisin mediatik shqiptar............................................................ 153
6.4.1 Hapësira e informacionit virtual - Interneti ..................................................................... 154
6.4.2 Televizioni ...................................................................................................................... 157
6.4.2.1 Strategjitë e programacionit në Top Channel dhe Klan: Perëndimi si ‘normë’ ........... 161
6.4.2.2 Programacioni për të rinjtë ...................................................................................... 162
6.4.3 Shtypi i shkruar .............................................................................................................. 163
ix
6.4.4 Filmi, video dhe dvd ....................................................................................................... 165
6.4.5 Radio .............................................................................................................................. 167
6.5 Përmbledhje e kapitullit ................................................................................................... 168
7. KAPITULLI I SHTATË: NDERTIMI I IDENTITETIT DHE KONSUMI I MEDIEVE ..................................................................................................................... 170
7.1 Hyrje ................................................................................................................................ 170
7.2 Rezultate nga rrëfimet ...................................................................................................... 173
7.2.1 Shije të ndryshme në konsumin e medies ....................................................................... 176
7.2.2 Konsumi i medies dhe shumësia e stileve të jetës ........................................................... 177
7.2.3 Konsumi i medies dhe realizimi i projekteve të jetës dhe identitetit................................ 179
7.3 Konsumatorë të mirë, të këqinj dhe mesatarë ................................................................... 181
7.4 Analiza e bashkëshoqërimeve me produktet mediatike ..................................................... 187
7.5 Diskutim i gjetjeve ............................................................................................................. 191
7.6 Përmbledhje e kapitullit .................................................................................................... 193
8. KAPITULLI I TETË: IDENTITETE RINORE HIBRIDE ................................. 194
8.1 Hyrje ................................................................................................................................ 194
8.2 Ndërveprimi hibrid mes lokales dhe globales..................................................................... 195
8.3 Identitete hibride .............................................................................................................. 197
8.3.1 Imitimi dhe simulimi ....................................................................................................... 200
8.3.2 Identitete të shumëfishta ............................................................................................... 202
8.4 Qëndrimi i dyzuar ndaj vlerave perëndimore: përplasjes mes traditës dhe modernitetit ... 204
8.4.1 Rëndësia e familjes ......................................................................................................... 206
8.5 Identitete kozmopolite ...................................................................................................... 210
8.6 Përmbledhje e kapitullit .................................................................................................... 214
PËRFUNDIME ............................................................................................................. 216
BIBLIOGRAFIA .......................................................................................................... 221
SHTOJCA ..................................................................................................................... 235
ABSTRAKT .................................................................................................................. 247
1
HYRJE Në kontekstin ekonomik dhe kulturor të globalizimit jemi të gjithë dëshmitarë të faktit se mediat i kanë thyer kufijtë duke reflektuar në këtë mënyrë qëllimin dhe funksionin e tyre
kryesor: të lidhin njerëzit mes tyre. Studiuesi Johan Fornas (2007) do të shkruajë se “komunikimi implikon kapërcimin e kufijve – në kohë historike, në hapësirë gjeografike,
në shoqëri mes njerëzve dhe në kulturë mes teksteve, formave të tyre simbolike dhe zhanreve”.
Kjo kohë e modernitetit të vonë karakterizohet nga një rritje, shpërndarje dhe ndërveprim
i shpejtë dhe i vazhdueshme i komunikimit nëpërmjet mediave në të gjithë globin, duke e bërë kështu procesin e ndërmjetësimit një tipar thelbësor të shoqërisë dhe jetës së
përditshme. Të gjitha çështjet më të mëdha shoqërore dhe kulturore implikojnë përdorimin e mediave në mënyrë të drejtpërdrejtë. Debatet e ndryshme mbi luftërat,
zhvillimet shkencore, çështjet e etikës, problemet ekologjike, diskutimet mbi identitetin gjinor, komunitetet etnike, kontradiktat mes brezave dhe procesi i shoqërizimit, gjejnë
pasqyrim, por dhe ngrenë pyetje mbi pushtetin e medias, e cila është tërësisht e integruar në jetën njerëzore.
Njëri nga aspektet e procesit të mediatizimit që ka ardhur si pasojë e teknologjive
dixhitale është ngjeshja e kohës dhe hapësirës. Asnjëherë më parë nuk janë transmetuar në distancat më të largëta kaq shumë informacione e nuk kanë qarkulluar kaq shumë lloje të formave simbolike të bashkëndara nga kaq shumë njerëz për një shumëllojshmëri
qëllimesh. Dixhitalizimi gjithashtu ka bërë të mundur një konvergjencë të medias, të institucioneve të saj, të zhanreve dhe të përdorimeve, gjë që ka sjellë një mjegullim të
ndarjeve tradicionale.
Ndërmjetësimi gjendet kudo pasi teknologjitë e medias janë sot të integruara në pothuaj çdo teknologji tjetër dhe në praktika shoqërore, ndërsa format mediatike priren të
përzjehen në mënyra komplekse. Kjo prani depërtuese dhe ky hibriditet heterogjen i medias është një shtysë për të reflektuar mbi mënyrat në të cilat ndërmjetësohet
komunikimi në botën bashkëkohore të modernitetit të vonë.
Është për t’u vënë në dukje se, megjithëse komunikimi mediatik i kapërcen kufijtë, ai gjithsesi nuk i fshin ato, pasi praktikat mediatike janë gjithmonë të vendosura në kohë
dhe hapësirë. Përdorimi që i bëhet medias është i lokalizuar historikisht dhe gjeografikisht, duke pasqyruar dhe duke formësuar kohën dhe hapësirën. Qasja teorike e
studimeve kulturore mbi përdorimin e medias përqëndrohet në mënyrat e ndërtimit të domethënieve, identitetit dhe pushtetit si në kontekstin lokal, ashtu edhe në atë global.
Përdorimi i medias është i bashkëngjitur me botëjetën e përditshme në të cilën njerëzit
2
ndërveprojnë duke përdorur si mjete komunikimi teknologji të ndryshme. Transformimet e fundit të procesit të komunikimit mediatik për shkak të dixhitalizimit, hibridizimit dhe
globalizimit e bëjnë të nevojshme gjetjen e mënyrave për të kuptuar përdorimin e
mediave në jetën e përditshme.
Dy fjalë për objektin e studimit
Procesi i të kuptuarit të botës dhe përftimit të domethënieve nga gjithçka që na rrethon është njëra prej arsyeve kryesore të magjepsjes së njerëzve me rolin e mediave në
shoqëri. Kryesisht kjo vjen për shkak të rëndësisë së simbolikës së përmbajtjes dhe formës së produkteve mediatike, pra çfarë domethënieje kanë imazhet mediatike në
interpretimin dhe vlerësimin që ne i bëjmë botës. Me fjalë të tjera, si ndërtohet domethënia, si arrihet konsensusi dhe si mund të arrihet ndryshimi nëpërmjet mediave.
Mënyrat me të cilat ballafaqohemi me imazhet simbolike dhe arrijmë të kuptojmë vendin që ato kanë në botën tonë, janë të ndryshme dhe bazohen në disiplina që shpesh
kundështojnë njëra-tjetrën në fokusin e qasjeve të veçanta; balanca e pushtetit ndërmjet prodhuesit, audiencës dhe strukturave ekonomike e sociale; rëndësia e medias në
proceset sociale dhe mjetet e duhura për kërkimet shkencore.
Në linjë me çfarë u tha më lart, ky punim doktorature do të hetojë domethëniet që marrin nga mediat globale të rinjtë studentë, si pjesë e përpjekjeve të tyre të vazhdueshme për t’i
dhënë kuptim jetës së tyre, por edhe identiteteve gjinore e sociale që ato kanë. Fokusi i studimit është pjesë e një interesi më të madh të studiuesve të medias dhe kritikëve të
kulturës mbi raportin mes teksteve mediatike dhe audiencës së tyre.
“Rinia” është një term që shënjon kalimin nga fëmijëria dhe varësia nga prindërit dhe
autoritetet e tjera institucionale, në pjekuri dhe pavarësi. Në këtë fazë tranzicioni mediat bëhen një burim thelbësor formimi për të rinjtë, duke qenë se përdorimi i tyre mund të
integrohet më lehtësisht në jetën e përditshme për shkak të kohës së lirë. Nisur nga interesat e mia mbi mënyrën se si konsumohen produktet mediatike dhe si ndikojnë ato
në krijimin e identitetit, të rinjtë shqiptarë përbëjnë një grupim interesant për kërkime.
Si subjekte të këtij studimi janë përdorur studentët e universitetit të Elbasanit. Një pjesë e tyre janë të sistemuar në fjetinat e kampusit të UE, të tjerë jetojnë në apartamente apo
dhoma me qera në zonat pranë universitetit. Fakti që përballojnë kosto të ndryshme jetese, na bën të mendojmë që kanë prejardhje nga grupe sociale të ndryshme, duke na
dhënë akses në një grup të rinisë shqiptare, të pasur nga pikëpamja sociale. Edhe pse ky grup nuk përfaqëson tërë rininë shqiptare dhe mund të ngrihet problemi i përgjithësimit
të gjetjeve kërkimore për pjesën tjetër të popullsisë, qëllimi i këtij punimi është mbledhja e të dhënave në një kampion të caktuar të rinjsh, në mënyrë që ato të reflektojnë debatet
3
që kanë të bëjnë me raportin mes teksteve dhe audiencës në epokën e globalizmit në kontekstin shqiptar.
Rëndësia e punimit Në Shqipëri, ku 18.2% e popullsisë i takojnë grupmoshës 15-24 vjeç, dhe 51.6% janë nën
moshën 35 vjeç, shumë aspekte të jetës së rinisë shqiptare kanë mbetur jashtë fokusit të studimeve. Është për t’u vënë në dukje se ka një mungesë të theksuar në studime
empirike sasiore e cilësore që marrin në shqyrtim mënyrat komplekse të ndërthurjes së medias lokale e globale në jetën e përditshme të të rinjve. Bëhet fjalë për kontribute të
kufizuara që arrijnë deri tek një numër i limituar kumtesash të botuara në revistat shkencore në gjuhën shqipe si dhe ndonjë raport kërkimor-studimor i realizuar nga
organizata të shoqërisë civile apo fondacione të huaja. Në literaturën studimore të kësaj fushe nuk ekziston ende ndonjë monografi apo botim i plotë shkencor në gjuhën shqipe.
Përballë kësaj situate besojmë se ky punim është një kontribut modest në mbushjen e boshllëkut ekzistues dhe në pasurimin e botimeve të reja në këtë fushë.
Fokusi i studimit është pjesë e një interesi më të madh të studiuesve të medias dhe kritikëve të kulturës mbi raportin mes teksteve mediatike dhe audiencës së tyre. Për
studiuesit, specialistët dhe të interesuarit e tjerë, punimi vjen me pretendimin që të sjellë për herë të parë një trajtim të plotë dhe në terma bashkëkohorë të objektit të studimit.
Në mënyrë të veçantë ky punim synon të zgjojë interesin akademik në këtë fushë. Ai vjen
me shpresën që të pasurojë literaturën akademike të departamenteve të medias dhe
komunikimit në hapësirën shqiptare, duke shtuar një titull të ri specifik jo vetëm për kolegët, por edhe për studentët apo aspirantët e tjerë të kësaj fushe.
Hipotezat kryesore të punimit Ky punim doktorature ngrihet mbi hipotezat e mëposhtme:
Për të hetuar mënyrat komplekse të ndërveprimit mes medies globale dhe të rinjve që
banojnë në kontekstin social dhe ekonomik të Shqipërisë, për të kuptuar domethëniet që ato marrin prej tyre si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për t’i dhënë kuptim jetës,
duhet vënë theksi në ndërveprimin mes agjencisë dhe strukturës, mes zgjedhjes individuale dhe strukturimit të përvojës nga faktorët shoqërorë dhe ekonomikë. Të rinjtë,
të konsideruar si aktorë sociale dhe si ndërtues të domethënies me të drejta të plota, veprojnë vetëm brenda kufizimeve sociale dhe institucionale. Ata nuk janë konsumatorë
pasivë të teksteve mediatike, por zotërojnë aftësi për të pasur në dorë kontrollin në përvijimin e përvojave të tyre. Janë pabarazitë strukturore dhe forcat më të gjëra sociale
4
dhe historike të cilat në mënyrë të pashmangshme shënjojnë dhe formësojnë këto përvoja. Për sa i takon medieve, ato ofrojnë ‘burime simbolike’ të fuqishme nëpërmjet të
cilave individët në mënyrë aktive arrijnë të kuptojnë botën e tyre sociale, por në të njejtën
kohë mediet e ndërtojnë dhe e përcaktojnë këtë botë në mënyrë të veçantë dhe pashmangshmërisht të pjesshme.
Media e prodhuar për konsum global nuk mund të shihet thjesht si transmetuese e vlerave
ideologjike apo kulturore të fiksuara, pasi pushteti ekonomik nuk përkthehet thjesht në dominim kulturor ose ideologjik. Në këtë kontekst, mediet nuk duhen parë si agjentë të
imperializmit kulturor, por nga ana tjetër duhet treguar kujdes edhe ndaj theksimit të tepruar të idesë së ‘fshatit global’ që i sheh mediet si një mjet jo problematik për
dialogun mes kulturave. Të rinjtë i përdorin dhe i përvetësojnë mediet në mënyra të ndryshme, në varësi të nevojave dhe rrethanave dhe në raport me dinamikat e grupit ku
bëjnë pjesë. Mediet u ofrojnë atyre pasqyrime të shumta të cilat nuk mund të thjeshtohen në kundërshti dikotomike mes ‘nesh’ dhe ‘atyre’, apo ‘të ndryshmit’ dhe ‘të ngjashmit’.
Në këtë kuadër, prodhimi dhe qarkullimi global i medieve dhe mënyrat në të cilat të rinjtë i përdorin dhe i interpretojnë ato janë duke kontribuar në një rikonfigurim të
vazhdueshëm të marrëdhënieve mes globales dhe lokales.
Koncepti i hibridizimit si procesi ku format kulturore lëvizin mes kohës dhe hapësirës, duke ndërvepruar me forma të tjera kulturore për të prodhuar forma të reja është i
nevojshëm për të kuptuar marrëdhëniet mes globalizimit, medias globale dhe kulturës. Globalizimi kulturor nuk është një transplantim i ideve dhe teknologjive perëndimore në
planetin tonë, por përshtatje e tyre në përputhje me kërkesat lokale. Koncepti i
hibridizimit lejon për qasje të shumëfishta në analizën e ndërveprimit global/lokal, duke qenë se merr në konsideratë faktin sesi ndërveprimi lokal, global dhe kombëtar mund të
çojnë në forma të reja hibride të produkteve mediatike dhe kulturore. Në të vërtetë, ekziston nevoja për të dalë përtej dyshes lokale/globale, për të shqyrtuar proceset
komplekse që hyjnë në lojë në këto ndërveprime.
Pyetjet kërkimore kryesore janë:
1. A mund të ketë një lidhje korresponduese mes shtresës shoqërore të studentëve dhe preferencave të tyre për median lokale apo globale?
2. A ka ndihmuar homogjenizimi i kulturës globale në ndërtimin e një kulture të bashkëndarë të të rinjve, apo ndarjet shoqërore të popullsisë shqiptare kanë
rezultuar më të forta dhe përcaktuese në këtë ndërtim? 3. Në ç’masë ideologjia e kapitalizmit është përbrendësuar nga rinia lokale?
5
4. Si ka ndikuar depërtimi i medies globale në kulturën e rinisë shqiptare dhe cili është roli i ndërveprimit mes tekstit dhe kontekstit në procesin e formimit të
identitetit individual tek të rinjtë?
5. A mund të thuhet se të rinjtë nuk janë më të interesuar në mediat e lajmeve, por përkundrazi, ata kuptojnë se çfarë po ndodh nëpër botë nëpërmjet formave
kulturore popullore, siç janë muzika dhe filmi?
Një vështrim mbi strukturën e punimit
Siç kemi vënë në dukje më lart, ky punim do të hetojë domethëniet që studentët e UE marrin nga mediat globale, si pjesë e përpjekjeve të tyre të vazhdueshme për t’i dhënë
kuptim jetës së tyre, por edhe identiteteve gjinore e sociale që ato kanë. Fokusi i studimit
është pjesë e një interesi më të madh të studiuesve të medias dhe kritikëve të kulturës mbi
raportin mes teksteve mediatike dhe audiencës së tyre.
Kapitulli i parë eksploron debatet teorike që trajtojnë lidhjen që ekziston mes teksteve
mediatike dhe audiencave të tyre, duke nënvizuar çështje që janë me interes për studimin
në fjalë. Këto debate ofrojnë kuadrin teorik nëpërmjet të cilit do të diskutohen më vonë edhe të dhënat e mbledhura. Në debatet teorike bashkëkohore të medias vihen re dy alternativa fokusimi: pushteti i audiencës përkundrejt pushtetit të medias. Nëpërmjet tyre
studiuesit janë përpjekur të shqyrtojnë efektet që kanë tekstet mediatike në jetën kulturore, politike dhe ekonomike të audiencës së tyre.
Teza e pushtetit të audiencës u bë e njohur nga numri gjithnjë e në rritje i studimeve
cilësore mbi audiencën të realizuara nga disiplina akademike e studimeve kulturore. Në mbështetje të kësaj teze u bë e ditur se shoqëritë kapitaliste kishin një ndarje përgjatë
aksesh të klasës, racës, gjinisë dhe se ato grupe që kishin pushtetin social do të përpiqeshin të përshtasnin domethëniet kulturore për të mbështetur interesat e tyre
sociale dhe ekonomike. Mediat, në pronësi të klasave ekonomike dominuese, janë
shpërndarës të këtyre vlerave kulturore dominuese. Gjithsesi, këto studime nuk e
kufizuan fokusin e tyre tek institucionet e mediave dhe tekstet që ato prodhonin. Ato vëzhguan sesi individët negocionin dhe i përdornin këto tekste, duke i dhënë kuptim jetës
së tyre të përditshme në shoqërinë kapitaliste. Shumë prej këtyre studimeve argumentuan
se grupe të caktuara shpesh i rezistonin ideologjive të promovuara nga këto tekste dhe
prodhonin lexime tekstuale që u shërbenin interesave personale.
Grupi tjetër i teoricienëve, të nisur nga pikënisja e ekonomisë politike (këtej e tutje do t’u
referohemi si Ekonomistët Politikë), argumentuan se aftësia e audiencave për të krijuar domethënie personale nga këto tekste të prodhuara institucionalisht, nuk kontribuon në
6
ndryshimin shoqëror. Në teori kemi një proces me rezultatin zero pasi, lidhjet ekzistuese të pushtetit, mbesnin ato që ishin. Për më tepër, ato argumentuan se presionet ekonomike
mbi median (psh. varësia e tyre nga reklamat) rezultuan se prodhonin domethënie që
ruanin një status quo. Kjo u arrit duke etiketuar si devijuese, ose thjesht duke injoruar domethëniet shoqërore që dilnin jashtë rrymës së përgjithshme.
Kapitulli i dytë e shtrin diskutimin në raportin tekst/audiencë, duke e vendosur atë
brenda kontekstit të proceseve kulturore dhe ekonomike të globalizimit. Shumë studiues bien dakord që, kur të studiohet impakti i medias globale tek audiencat lokale, duhen
mbajtur parasysh proceset komplekse të ndërveprimit midis sferave të kulturës, politikës, teknologjisë dhe ekonomisë.
Zhvillimet e shpejta ekonomike të 1990 të korporatave mediatike ndërkombëtare dominuan gjithnjë e më shumë hapësirën e medias globale. Studiuesit e medies kanë
pranuar në vija të përgjithshme që këto zhvillime kanë pasoja kulturore, por gjithsesi nuk kanë arritur në një mendim të pranuar plotësisht se cilat janë konkretisht këto pasoja.
Përfundimet dhe arsyetimet ndryshojnë në varësi të fokusit mbi institucionet ose tekstet, ose mbi audiencën. Teza e imperializmit mediatik e cila bazohet kryesisht në analizën
institucionale dhe atë tekstuale mbështet idenë sipas së cilës, si rezultat i kontrollit të madh të prodhimit mediatik dhe shpërndarjes së tij nga një grusht fuqish perëndimore, ne
jemi bërë dëshmitarë të ekspansionit të kulturës perëndimore, kryesisht asaj amerikane. Si rezultat vjen homogjenizimi global kulturor, që së fundmi ka shtruar rrugën për
përhapjen e interesave ekonomike perëndimore. Të tjera përfundime u arritën nga studime cilësore mbi audiencën, të cilët argumentuan,
se vetëm mbi bazën e analizës institucionale dhe tekstuale, nuk mund të parashikohej
çfarë domethëniesh arrinin audienca të caktuara që konsumonin këto tekste të medies globale. Në të vërtetë, kërkimet empirike mbi audiencën shpesh kanë konkluduar në rolet
kontradiktore dhe të paparashikueshme që luan media globale në jetën e audiencave lokale. Për shembull, shumë kërkime empirike treguan sesi këto tekste globale luajtën një
rol të rëndësishëm duke i dhënë audiencave mjetet simbolike me të cilat mund të kritikonin hierarkitë e tyre kulturore lokale. Këto studime argumentuan se nuk duhen
mbrojtur domosdoshmërisht kulturat lokale nga influenca e medies globale, sidomos atëherë kur aspekte të kulturave lokale ishin me organizime sociale të pazhvilluara.
Kapitulli i tretë trajton çështje që lidhen me rininë si fokus i studimit, paradigmat e
ndryshme teorike në përkufizimin e saj dhe studimet e bëra mbi konsumin e teksteve mediatike nga ana e të rinjve në mbarë botën. Ky kapitull shpalos disa nga aspektet e
kontekstit social-politik të Shqipërisë dhe vendin që ze rinia brenda këtij konteksti. “Rinia” është një term që shënjon kalimin nga fëmijëria dhe varësia nga prindërit dhe
autoritetet e tjera institucionale, në pjekuri dhe pavarësi. Në këtë fazë tranzicioni mediat bëhen një burim thelbësor formimi për të rinjtë, duke qenë se përdorimi i tyre mund të
7
integrohet më lehtësisht në jetën e përditshme për shkak të kohës së lirë. Nisur nga interesat e mia mbi mënyrën se si konsumohen produktet mediatike dhe si ndikojnë ato
në krijimin e identitetit, të rinjtë shqiptarë përbëjnë një grupim interesant për kërkime.
Gjithashtu, është për t’u theksuar se ka një mungesë të plotë në studime empirike sasiore e cilësore që marrin në shqyrtim mënyrat komplekse të ndërthurjes së medies lokale e
globale në jetën e përditshme të të rinjve. Një tjetër faktor është edhe fakti që në Shqipëri, ku 18.2% e popullsisë i takojnë grupmoshës 15-24 vjeç, dhe 51.6% janë nën
moshën 35 vjeç, shumë aspekte të jetës së rinisë shqiptare mbeten jashtë fokusit të studimeve.
Pas prezantimit të mbështetjes teorike të nevojshme për këtë studim dhe kontekstit social
në të cilin ai zhvillohet, kapitulli i katërt diskuton zgjedhjen e metodave të kërkimit që janë përdorur. Është menduar të përdoren metoda sasiore të cilat do të mbledhin të
dhënat nëpërmjet një pyetësori dhe metoda cilësore si intervistat gjysmë të strukturuara dhe ditarët apo rrëfimet. Pyetjet kanë synuar të mbledhin informacione mbi sjelljet
shoqërore, shijet dhe preferencat mbi mediet lokale dhe globale. Përdorimi i tyre do të justifikohet nga diskutimi i debateve mbi përdorimin e kombinuar të këtyre metodave
brenda strukturës së një kërkimi.
Kapitujt në vazhdim analizojnë të dhënat e mbledhura duke vëzhguar ndikimin e medies globale, kryesisht të TV (muzikës e filmit), në një segment të rinisë vendase, të
përfaqësuar nga studentët e universitetit të Elbasanit. Kështu, kapitulli i pestë pati si qëllim të tregonte se si kompleksiteti i domethënieve që marrin audiencat kur
konsumojnë media, e bën të vështirë marrjen e një pozicioni që është tërësisht në favor
ose tërësisht kundër depërtimit të medies globale në kulturën lokale, pasi, në rrethana të ndryshme, këto domethënie marrin vlera të ndryshme. Teksa bën thirrje për një
kontekstualizim radikal, Ien Ang (1996) argumenton se çdo gjykim që do të duam të bëjmë mbi efektet e medies është i përkohshëm. Ang gjithashtu argumenton për nevojën
për të kuptuar domethëniet që audiencat përftojnë nga mediet, brenda kontekstit të “një rrjeti shumëdimensional ndërsubjektiv ku objekti futet dhe merr vlerë në kontekstin
konkret të konsumit.” Intervistat narrative të studenteve kanë dhënë mundësinë për të dalluar disa nga momentet thelbësore në biografitë e tyre dhe për të treguar lidhjen mes
këtyre momenteve, të cilat janë të strukturuara nga kontekstet sociale ku studentet jetojnë dhe nga modelet individuale të konsumit të medieve. Leximi i thelluar që mund t’i bëjmë
preferencave të medieve në momente të ndryshme të jetës së individëve, na lejon të vlerësojmë se vendimet që marrim mbi konsumin e medieve, por edhe domethëniet që
marrim nga tekstet, ndikohen nga konteksti i konsumit dhe burime të tjera të përvojës kulturore.
8
Kapitulli i gjashtë vë në dukje se të rinjtë janë përdorues intensivë të medies. Studimet empirike që janë ndërmarrë nëpër botë, kanë synuar të tregojnë se si globalizimi ka hyrë
në jetën e të rinjve nëpërmjet medieve që ata konsumojnë (Bennett, 2000; Pilkington,
1997; Pam Nilan dhe Carles Feixa, 2006; Skelton dhe Valentine, 1997; De Block dhe Buckingham, 2007; Sefton-Green, 1998; Buckingham etj., 2008; Osgerby, 2005). Në
këto studime është adresuar manifestimi i globalizmit në kulturat e jetës së përditshme të të rinjve, në kuptimin e përmbajtjeve kulturore që mbushin një vend të rëndësishëm në
jetën e tyre. Me pak fjalë, është vëzhguar nga afër lidhja apo rëndësia që kanë pasur tekste të ndryshme të medies globale për grupime të ndryshme të audiencës rinore. Kjo
çështje është bërë objekt studimi edhe i sondazhit të kryer me studentë të Universitetit të Elbasanit, në përpjekjen për të kuptuar modelet e konsumit të medieve nga ana e tyre. Të
dhënat e sondazhit të kryer në vitin 2013 do të analizohen bashkë me të dhënat nga ditarët apo intervistat e zhvilluara gjatë vitit 2014.
Çfarë kemi dashur të argumentojmë nëpërmjet prezantimit të këtyre të dhënave nuk është
aq ideja e ndikimit që kanë mediet tek rinia, por të vëmë në dukje një tipar tjetër, atë të ndërveprimit të medies me të rinjtë, që ngre çështje të rëndësishme për kërkime me
natyrë sociologjike. Ky angazhim i përbashkët është manifestuar edhe në përpjekjet e prodhuesve të mesazheve medietike për të tërhequr audiencat e reja, jo vetëm duke
mbajtur ritmin me teknologjitë e fundit, por edhe duke shfrytëzuar elementët e stileve të jetës së rinisë bashkëkohore. Të rinjtë, nga ana e tyre, janë përgjigjur, jo vetëm duke u
angazhuar në konsumin që u bëjnë medieve, por edhe në përdorimin e tyre si burime mesazhesh të ndërmjetësuara nëpërmjet të cilave krijojnë stilet e tyre të jetës.
Mund të themi se depërtimi i formave kulturore të huaja në kulturat lokale është një proces shumë më kompleks se sa ç’paraqitet në tezën e imperializmit të medies. Në disa
sektorë të shoqërisë media globale është në rezonancë me audiencat lokale, edhe pse ky
fakt ngre pyetjen e kuptimeve që marrin audiencat prej këtyre medieve, ndërsa në sektorë të tjerë të shoqërisë është më pak popullore se format lokale. Në lidhje me këtë çështje
Mattelart shprehet: “Ideja e një imperializmi monolit triumfues, që fshin gjithë diversitetin dhe homogjenizon të gjitha kulturat është absurde... Duhet braktisur ideja se
imperializmi pushton sektorët e ndryshëm të një shoqërie në një mënyrë uniforme. Ajo duhet zëvendësuar me kërkesën për një analizë që hedh dritë mbi mjedisin e veçantë që
favorizon (ose pengon) këtë depërtim”.1
Duke i qëndruar kësaj kërkese të Mattelart, kapitulli shtatë shqyrton se si studentë
brenda mjedisit të universitetit të Elbasanit preferojnë më shumë medien lokale se sa atë 1Mattelart, A. (1979), ‘For a class analysis of communications’, in A.Mattelart and S.Sieglaub (eds)
Communication and Class Struggle, vol. 1, New York: International General, fq.61, cituar në Morley, D.
and Robbins, K. (1995) SpacesofIdentity: GlobalMedia, Electronic Landscapes and Cultural
Boundaries,London: Routledge, fq.52
9
globale, sidomos televizionin. Kjo gjë kërkon edhe eksplorimin e ndërveprimit mes tekstit dhe kontekstit të receptimit në prodhimin e domethënieve dhe formimin e
identitetit. Rëndësia e konsumit në përgjithësi në ndërtimin e identitetit është
argumentuar nga shumë studiues (Featherstone, 2007; Miles, 2000). Gjetjet e kapitullit rikonfirmojnë edhe njëherë natyrën e pasur të konsumit të medies, duke hedhur dritë në
fenomenin e ndërtimit të identitetit dhe lidhjen e tij me konsumin e mjeteve dhe përmbajtjeve mediatike. Gjithashtu, aspekti social i ndërtimit të identitetit u vu në dukje
atëherë kur studentët treguan aftësitë e tyre në klasifikimin e produkteve mediatike dhe në klasifikimin e konsumatorëve të medies dhe në reflektimin e identiteteve sociale dhe
roleve në stilet e konsumit të medies.
Kapitulli i tetë e vendos diskutimin në çështjen e hibridizimit duke sjellë në vëmendje
korpusin e gjërë të studimeve që merren me ndërtimin e lokalitetit si një hapësirë hibride. Kështu, Kraidy argumenton se “ne duhet të angazhohemi për të pranuar se hibridizimi
kulturor është rregull dhe jo përjashtimi, pasi çfarë ne kemi quajtur zakonisht ‘lokale’
dhe ‘globale’ kanë qenë të hibridizuara prej kohësh”.2 Ky kapitull tregon se hibridizimi ekziston në shkallë të ndryshme dhe i lidhur ngushtë me pozicionin e secilit student në
kontekstin social-politik lokal. Shumë studentë të universitetit të Elbasanit përshtasin disa nga vlerat e kulturës Perëndimore, por shpesh herë tregohen dyshues ndaj medieve
globale perëndimore dhe vlerave që ato përcjellin. Një pjesë e mirë e studentëve identifikohen me përvojën kulturore që përcillet nga masmedia. Në përpjekjet e tyre të
përditshme për t’u orientuar në shoqëri, ata i përdorin mediet për të ndërtuar dhe reflektuar subjektivitetin e tyre modern. Nga ana tjetër, ata mbështeten fort duke gjetur
pika referimi tek vlerat tradicionale të familjeve të tyre, duke reflektuar identitetet e tyre hibride. Këto identitete janë formuar në pikën e lidhjes mes dy diskurseve konkurruese të
‘modernitetit’ dhe ‘traditës’, ndërkohë që studentët nuk shprehin vullnetin për të bërë pjesë në mënyrë ekskluzive në njërën apo tjetrin këndvështrim të papajtueshëm mes tyre.
2 Kraidy, M. (1999), “The global, the local and the hybrid: A native ethnography of glocalisation”, Critical
Studies in Mass Communication 16: 456-476. Cituar në Strelitz, L. (2004), “Against cultural essentialism:
media reception among South African youth”, Media, Culture, Society, Sage, Vol. 26(5):625-641, f.625.
10
Kapitulli i parë
1. QASJET TEORIKE QË TRAJTOJNË LIDHJEN TEKST-AUDIENCË
1.1 Hyrje
Ky punim heton domethëniet që subjekte sociale lokale marrin nga media globale si
pjesë e përpjekjeve të tyre të vazhdueshme për t’i dhënë kuptim jetës së tyre dhe më konkretisht, identitetit klasor, gjinor, apo identiteteve të tjera. Fokusi i këtij kërkimi
është pjesë e një interesi më të madh ndër studiuesit e medias dhe kritikët e kulturës
lidhur me marrëdhëniet mes teksteve mediatike dhe audiencave që ato kanë. Për këtë
arsye, ky kapitull do të eksplorojë debatet teorike që rrethojnë këtë marrëdhënie, duke krijuar kështu kuadrin në të cilin do të diskutohen të dhënat kryesore të këtij studimi.
Në ligjërimin e përditshëm fjala ‘audiencë’ përdoret shumë. Gjithsesi, ky term është
mjaft kompleks dhe të vendosësh përkufizimin e tij të saktë, do të thotë të përballesh me një numër vështirësish konceptuale në fushën e kërkimit social, duke qenë se ‘audienca’
interpretohet në një masë të konsiderueshme si koncept abstrakt. Për këtë arsye, ky
kapitull do të shpalosë një paraqitje të zhvillimeve në kërkimet mbi audiencën, në
mënyrë që të kuptohet më mirë sesi e kanë konceptuar atë paradigma të ndryshme teorike.
1.2 Një vështrim mbi audiencën
Në librin e tij Analiza e audiencës (1997), Denis McQuail pohon se “fjala ‘audiencë’ për
shumë kohë është përdorur si term përmbledhës për ‘marrësit’, në modelin e thjeshtë sekuencial të procesit të komunikimit masiv (burimi, kanali, mesazhi, marrësi, efekti) që
është përdorur nga pionierët në fushën e kërkimeve mbi median”3
Ai pohon se ky përcaktim është përdorur në ligjërimin e përditshëm për t’iu referuar asaj që në të vërtetë është një temë e rëndësishme dhe komplekse, e lidhur me qasje teorike të
shumta dhe shpesh herë kundërshtuese. McQuail pohon se, duke qenë se pjesa më e madhe e audiencave të masmedias nuk janë të vëzhgueshme – duke përjashtuar mënyrat
indirekte apo të fragmentuara – konceptualizimi i audiencës mbetet problematik për shkak të natyrës së saj abstrakte. Më tej ai vëren se “Audiencat janë produkte të një
konteksti social....dhe përgjigje ndaj një prodhimi mediatik dhe se këto sfera, që shpesh
3 McQuail, D. (1997), Audience Analysis, London: Sage, f. 1.
11
përkojnë pjesërisht e që influencojnë përdorimin e medias, plotësohen më tej nga koha, përdorimi, gatishmëria, stili i i jetës dhe rutina e jetës së përditshme të individit”.4
Ndaj McQuail argumenton se, megjithëse termi ‘audiencë’ është pothuaj i qartë në
përkufizimin e tij, ai është në fakt, një koncept i paqartë, i përcaktuar nga ndryshore dhe faktorë që ndërthuren, si për shembull:
“nga vendi (si në rastin e mediave lokale), nga njerëzit (kur një medium karakterizohet për një tërheqje nga një grupmoshë e caktuar, gjini, besim politik ose kategori të ardhurash), nga tipi i veçantë i mediumit ose kanalit ( një kombinim i teknologjisë dhe
organizimit); nga përmbajtja e mesazheve (zhanret, subjektet, stilet); nga koha (kur flitet për audiencë të ditës apo të orarit pik të mbrëmjes ose për një audiencë të shpejtë dhe
afatshkurtër krahasuar me atë që zgjat).”5
Në të njëjtën linjë me këto ide, Shaun Moores (1993) pohon se audienca nuk është një
grup homogjen lehtësisht i identifikueshëm për vëzhgim dhe analizë. Për më tepër, Moores propozon një mori audiencash – të cilët konsistojnë në grupe të ndryshme, të
kategorizuara duke u bazuar tek marrja e mediave të ndryshme dhe/ose nga pozicioni i
tyre social e kulturor.6 Edhe pse ky përcaktim sjell vështirësi të tjera konceptuale,
Moores e thekson këtë duke u nisur nga punimet e Janice Radway (1988) mbi origjinën e vetë fjalës ‘audiencë’. Në analizën e saj Radway pohon se përcaktimi fillestar i termit i referohet aktit të të dëgjuarit në komunikimin ballë për ballë, në të cilin individët
bashkëndajnë një hapësirë fizike. Në kundërshtim me këtë, Radway thotë se në përdorimin e tij bashkëkohor termi është përdorur për të përfshirë konsumatorët e
mesazheve elektronike të ndërmjetësuara. Në këtë formulim ajo vëren se audienca është e distancuar dhe e shpërndarë, dhe, si pasojë, bëhet tepër e vështirë për të përcaktuar cili
dhe çfarë e përbën audiencën.7 Kjo vërejtje është fuqizuar nga formulimi i Moore, që
thotë se “kushtet dhe kufijtë e audiencës janë në thelb të paqëndrueshëm”.8 Mirëpo, nëse
nocioni i audiencës është në thelb i paqëndrueshëm, atëherë, siç vëren Moore, “si ndodh që na duhet të pranojmë kategorinë e ‘audiencës’ si një fakt të vetëdallueshëm?”9
Në mënyrë më specifike John Hartley (1987) pohon se fabrikimi i ‘audiencës’ është
përjetësuar nga industritë e mediave dhe studiuesit e mediave për qëllimet e tyre: “në të
4 McQuail, D. (1997), Audience Analysis, London: Sage, f. 2. 5 McQuail, D. (1997), Audience Analysis, London: Sage, f. 2.
6 Moores, S. (1993) Interpreting Audiences: The Ethnography of Media Consumption, London: Sage, f.2. 7 Radway, J. (1988) ‘Reception Study: Ethnography and the Problems of Dispersed Audiences and
Nomadic Subjects’, Cultural Studies, 2(3): 359-376, f.359. 8 Moores, S. (1993) Interpreting Audiences: The Ethnography of Media Consumption, London: Sage, fq.2,
por edhe Dahlgren, P. (1998) ‘Critique: Elusive Audiences’, në R. Dickinson, R. Harindranath & O. Linné,
Approaches to Audiences: A Reader, London: Arnold, f. 298-310. 9 Moores, S. (1993) Interpreting Audiences: The Ethnography of Media Consumption, London: Sage, f.2.
12
gjitha rastet produkti është një trillim që i shërben nevojave të institucionit të imagjinuar. Në asnjë rast audienca nuk është ‘reale’, ose të qëndrojë jashtë ndërtimit të vet
ligjërimor”.10
Duke kundërshtuar këtë arsyetim, Moore pohon se audienca ka një ‘realitet’, megjithëse i lidhur ngushtë në përvojën e jetuar dhe i pakapshëm, dhe në të njëjtën linjë me
argumentin e Ien Ang (1991), duhet bërë një diferencim “midis ‘audiencës televizive’ si ndërtim ligjërimor dhe botës sociale të audiencave aktuale”11. Me fjalë të tjera, argumenti
i Ang thotë se audienca ekonomikisht e motivuar e industrisë së medias është një trillim ligjërimor, ndërsa audienca e realitetit social mbetet një objekt studimi legjitim.
Duke e zhvilluar më tej këtë temë Karen Ross dhe Virginia Nightingale (2003)
identifikojnë pesë elementë të eventeve mediatike që janë burime për kërkime mbi audiencën: pjesëmarrësit e audiencës si individë; aktivitetet e pjesëmarrësve të audiencës
në eventin mediatik; koha/hapësira mediatike e eventit; lidhjet e pushtetit të medias që strukturojnë eventin dhe informacioni i mediatizuar, me të cilin kanë të bëjnë njerëzit.12
Më tej ato sugjerojnë : “Në të gjitha kërkimet e audiencës, hipoteza të ndryshme janë ngritur për të kuptuar se cilat aspekte të eventeve mediatike veprojnë tek audienca dhe
nëse kjo ‘influencë’ u shërben ose jo atyre [kërkuesve]”.13
Për pasojë, Ross dhe Nightingale pohojnë se çdo konsideratë mbi median dhe publikun do të jetë e pjesshme më shumë se sa e plotë. Për këtë arsye, për të kuptuar sesi janë
konceptualizuar audiencat, është e nevojshme të shohim disa nga paradigmat e ndryshme teorike të përdorura në analizën e audiencës.
1.3 Pavarësia e audiencës përballë determinizmit tekstual
Qyshkur kritikët konservativë të kulturës masive, në fund të 1800, artikuluan reagimet e
tyre negative për proceset e industrializimit, urbanizimit dhe format bashkëkohore të masmedias, studiuesit janë marrë me raportin mes teksteve dhe audiencës së tyre dhe, siç
vë në dukje Silverstone14, me efektet e medias në jetët e tyre morale, politike dhe ekonomike. Historia e këtyre debateve shkon nga njëri kontinent tek tjetri dhe nga njëra
10
Hartley, J. (1987), ‘Invisible Fictions: Television Audiences, Paedocracy, Pleasure’, Textual Practice, 1(2):
121-138, f.125. 11
Ang, I. (1991), Desperately Seeking the Audience, London: Routledge, f.11-12. 12 Ross, K. and Nightingale, V. (2003), Media and Audiences: New Perspectives, Berkshire: Open University
Press, f.7. 13 Po aty. 14 Silverstone, R. (1990), “Television and Everyday Life: Towards an Anthropology of the Television
Audience", në Ferguson, M. Public Communication: The New Imperatives, London: Sage, f.173.
13
perspektivë tek tjetra, ndërmjet teorive që theksojnë fuqinë e tekstit mbi audiencën dhe atyre që theksojnë fuqinë e audiencës mbi tekstet.
Në një rrafsh të përgjithshëm mund të argumentohet se përpjekja konkurruese për të
kuptuar marrëdhënien tekst/audiencë vjen nga mënyrat e ndryshme që përdorin teoricienët për të analizuar formimin social si të tërë.15 Ndaj Bennett, duke analizuar
mënyrat me të cilat teoricienët historikisht kanë studiuar masmedian, argumenton se “hamendësimet e bëra në rrafshe të ndryshme teorike mbi strukturën e gjerë të shoqërisë,
kanë përcaktuar jo vetëm pyetjet e ngritura mbi median, por edhe mënyrën se si këto pyetje kanë gjetur përgjigje”.16
Për shembull, shqetësimi i teoricienëve të Shkollës së Frankfurtit në lidhje me faktorët që
synonin një transformim radikal social dhe ekonomik në Europë, i shtyu ata të fokusohen në rolin e “industrive kulturore” si aparate ideologjike, që u shërbenin interesave të
shoqërive dominuese. Hamendësimet sociale dhe politike të materializmit marksist formësuan shqetësimet dhe qasjet e tyre teorike për këtë çështje. Nga ana tjetër, qasjet
gjeneraliste amerikane, të cilat mbështeteshin në filozofinë politike pluraliste liberale, u prirën ta merrnin si të mirëqenë faktin se konsensusi është i rrënjosur thellë në shoqëri
dhe, si i tillë, më e mira gjë që mediat mund të bëjnë, është të reflektojnë këtë konsensus
të arritur. Në këtë mënyrë, nëse kërkohen efektet e medias, ato janë afatshkurtra dhe të
kufizuara. Për teoricienët e Shkollës së Frankfurtit, mediat janë instrumente të fuqishme që shërbejnë për të mbajtur shtypjen klasore, ndërsa në qasjen gjeneraliste amerikane ato
shihen relativisht të dobëta, por gjithsesi instrumente të rëndësishme në qarkullimin dhe
përforcimin e vlerave të bashkëndara.17
Një tjetër mënyrë për të vëzhguar këto qasje konkurruese është ndarja në teori që
theksojnë pushtetin e fortë të medias dhe në teori që vënë në dukje lirinë interpretuese të
audiencës (Bennett, 1982; Hall, 1982; Morley, 1989; Silverstone, 1990). Teoritë e para
mbështeten në traditën e efekteve e cila mbështetet në modelin hipodermik të influencës së medias. Ndërsa teoricienët që kanë punuar në këtë traditë dallojnë mes tyre nga
perspektivat politike, nga fokusi në ndryshimet afatshkurtra të sjelljes ose ndryshimet
kulturore ideologjike afatgjata. Ata bashkëndajnë pikëpamjen që media, si institucione të
fuqishme sociale, janë të afta të ‘injektojnë’ audiencën me mesazhet e tyre dhe, për këtë arsye, të ndikojnë në sjelljen e saj. Në këtë traditë mund të përfshihen teoricienët e 15 Hall, S. (1982), "The Rediscovery of 'Ideology': Return of the Repressed in Media Studies", në
Gurevitch, M., Bennett, T., Curran, J., & Woollacott, J., Culture, Society and the Media, London: Methuen,
f.56. 16
Bennett, T. (1982) "Theories of the Media, Theories of Society", në Gurevitch, M., Bennett. T., Curran, J.
& Woollacott, J., Culture, Society and the Media, London: Methuen, f.31. 17
Hall, S. (1982) "The Rediscovery of 'Ideology': Return of the Repressed in Media Studies", në
Gurevitch, M., Bennett, T., Curran, J., & Woollacott, J., Culture, Society and the Media, London: Methuen,
f. 56-90.
14
Shkollës së Frankfurtit, teoricienët pluralistë liberalë që janë marrë me efektet e sjelljes, teoricienët kritikë, qasjet ekonomike politike të medias dhe teoritë psikanalitike mbi
marrëdhënien tekst/audiencë, të përfaqësuara më së miri nga tradita e British Screen.
Në kah të kundërt me qëndrimet e mësipërme qëndron qasja që thekson pavarësinë e audiencës përballë pushtetit të tekstit. Sërish kemi të bëjmë me një numër diferencash që
lidhen me filozofinë politike të përdorur. Qofshin kërkime të ‘përdorime dhe kënaqësi’ apo qasje ‘two step flow’, teoritë gjeneraliste që i kanë rrënjët në filozofinë pluraliste
liberale, kanë theksuar domethëniet psikologjike individuale më shumë sesa domethëniet sociale.18 Kufizimi i kësaj perspektive qëndron në faktin se ndryshimet në përgjigje apo
interpretim i atribuohen ndryshimeve individuale të personalitetit.19 Nga ana tjetër,
teoricienë të studimeve kulturore përpiqen të zbulojnë lexime që i korrespondojnë akseve
domethënëse të pushtetit brenda konteksteve të caktuara sociale.20
Një mënyrë e tretë për të klasifikuar teoritë mbi marrëdhënien tekst/audiencë është mbështetur në analizën e ‘momenteve’ që ato venë në dukje në ‘qarkun e kulturës’ ( du
Gay etj., 1997). Du Gay etj.21 identifikojnë katër momente të tilla në qarkun e produkteve kulturore: prodhimin, tekstet, leximet dhe kulturat e jetuara. Duke u bazuar në këto
momente të ndryshme, ai identifikon tre modele kryesore kërkimi: studime të bazuara te
prodhimi, studimet e tekstit dhe studimet e kulturave të jetuara. Du Gay etj., vënë në
dukje se qasjet e ndryshme teorike në studimet për median priren të fokusohen në fazat e ndryshme të qarkut, duke e ngatërruar atë fazë me domethënien e plotë të qarkut. Siç
vëren du Gay etj.:
“Çdo qasje ndjek një arsyetim për fazën që vëzhgon, por është tërësisht e papërshtatshme, madje ‘ideologjike’ të merret si domethënëse për të tërën. Qasje
të ndryshme fitojnë një lloj pavarësie në paradigmat e ndryshme teorike dhe
lidhen gjithashtu me specialitetet e disiplinave akademike.”22
Nëse inkuadrojmë qasjet e diskutuara më parë në ‘qarkun e kulturës’, është e qartë se ato
teori që fokusohen në pushtetin e mediave në përcaktimin e kuptimit priren të grupohen rreth fazave të qarkut që lidhen me ‘prodhimin’ dhe ‘tekstin’, ndërsa ato që fokusohen në
18 Seiter, E., Borchers, H., Kreutzner, G. Warth, E.M. (1989), Remote Control: Television, Audiences and
Cultural Power, London: Routledge, fq.2 19
Morley, D. (1989), "Changing Paradigms in Audience Studies", në Seiter, E., Borchers, H., Kreutzner, G.,
& Warth, E-M., Remote Control: Television, Audiences and Cultural Power, London: Routledge, f. 17. 20
Moores, S. (1993), Interpreting Audiences: The Ethnography of Media Consumption, London: Sage,
f.27-31. 21 du Gay, P., Hall, S., Janes, L., Mackay, H. & Negus, K. (1997), Doing Cultural Studies: The Story of the
Sony Walkman, London: Sage. 22
du Gay, P., Hall, S., Janes, L., Mackay, H. & Negus, K. (1997), Doing Cultural Studies: The Story of the
Sony Walkman, London: Sage,f.3.
15
lirinë interpretuese priren të grupohen rreth fazave ‘lexime’ dhe ‘kultura të jetuara’ të qarkut. Megjithatë, siç këshillon du Gay etj., “në vend që të privilegjohet një fenomen –
siç është procesi i prodhimit – për të shpjeguar kuptimin që merr një artefakt...duhen
vëzhguar një kombinim procesesh – në artikulimin e tyre – duhen gjetur fillesat e një shpjegimi”.23 Në përpjekje për të kapur ‘kuptimin’ e një teksti, na duhet të njohim jo
vetem fazat e prodhimit të tekstit, por edhe të audiencës, konsumit, kulturës së jetuar.
1.4 Studimet kulturore dhe ekonomia politike
Pavarësisht rekomandimeve të du Gay et al. (1997), sipas të cilëve duhen vëzhguar të gjitha “fazat” e qarkut, Kellner (1997) vëren se kjo këshillë rrallë është ndjekur. Fokusi i
tyre në “fazat” e ndryshme të rrethit të kulturës është ai që shpjegon më së miri ndarjet
teorike dhe kundërshtitë që ekzistojnë mes teoricienëve të studimeve kulturore dhe atyre
të ekonomisë politike. Kaq e thellë është kjo kundërshti, sa Kellner flet për “luftë” mes tyre. 24
Le t’i shohim shkurtimisht këto dy qasje të studimit të medias në shoqëri.
Ndërsa studimet kulturore janë një “traditë polimorfe”25, “kthesa etnografike” brenda kësaj qasjeje duket se përfaqëson prirjen kryesore.26 Një pararendëse e rëndësishme e
fokusit tek audienca, te konsumi dhe tek kjo “kthesë”, është eseja e Stuart Hall (1980) “Kodimi/Dekodimi”27. Kjo ese propozon një ndarje analitike të kodimit dhe dekodimit në prodhimin dhe receptimin e tekstit dhe argumenton se teksti ka fuqinë të propozojë ose
sugjerojë lexime ideologjike të veçanta dhe se audiencat duhet parë si dekodues aktivë, të
cilët jo detyrimisht pranojnë qëndrimet që u ofrohen.
23
du Gay, P., Hall, S., Janes, L., Mackay, H. & Negus, K. (1997), Doing Cultural Studies: The Story of the
Sony Walkman, London: Sage,f.3. 24
Kellner, D. (1997) "Across the Divide: Cultural Studies and Political Economy", në Ferguson, M. and
Golding, P., Cultural Studies in Question, London: Sage, fq.19 25
Dahlgren, P. (1998) ‘Critique: Elusive Audiences’, në R. Dickinson, R. Harindranath & O. Linné,
Approaches to Audiences: A Reader, London: Arnold, fq. 298-310 26
Gitlin, T. (1997), "The Anti-Political Populism in Cultural Studies", në Ferguson, M. & Golding, P.,
Cultural Studies in Question, London: Sage,fq.32; Curran, J. (1990), "The New Revisionism in Mass
Communication Research: A Reappraisal", European Journal of Communication, 5(2-3): 135-164; Kellner,
D. (1997), "Across the Divide: Cultural Studies and Political Economy", në Ferguson, M. & Golding, P.,
Cultural Studies in Question, London: Sage, fq.116 27 Hall, S. (1980), "Encoding/Decoding", në Hall, S., Hobson, D., Lowe, A., Willis, P., Culture, Media,
Language, London: Routledge, f.117-127.
16
Pranimi i kësaj lidhjeje mes tekstit dhe audiencës shërben si shtysë për disa qasje etnografike mbi konsumin e medieve, si edhe prodhimin e një numri të konsiderueshëm
punimesh mbi subkulturat e rinisë (Willis 1977; Hebdige 1979; McRobbie 1991). Këto
punime u mbështetën në metoda kërkimore cilësore, si, për shembull, intervistat në thellësi apo vëzhgimi me pjesëmarrje dhe patën si qëllim të përshkruanin në mënyrë të
hollësishme sesi audienca negocionte dhe përdorte tekstet mediatike gjatë jetës së tyre të përditshme, duke ndërtuar në këtë mënyrë domethëniet e tyre brenda një ekonomie
kulturore të pavarur (Curran 1990). Në këtë mënyrë, përkundër paradigmës kritike të ekonomisë politike, që thekson pushtetin nga lart-poshtë, vjen perspektiva etnografike, e
cila e vë theksin në rezistencën nga poshtë-lart, si një formë pushteti e një niveli të dytë. Domethëniet rreth të cilave organizohej kjo rezistencë vinin nga konsumi i formave
kulturore popullore të prodhuara masivisht.
Studiuesit e paradigmës së ekonomisë politike të medias kanë argumentuar se theksimi
etnografik në krijimin e domethënieve gjatë konsumit ka rezultuar në një qasje që
minimizon strukturimin e përvojës nëpërmjet faktorëve objektivë (p.sh. strukturat klasore dhe organizuese), të cilat qëndrojnë jashtë subjektivitetit tonë (Curran 1990; Kellner
1997; Garnham 1995; Gitlin 1997). Ata argumentojnë se, për pasojë, studimet kulturore shpesh kanë rënë në një humanizëm naiv, në të cilin fuqia e tekstit (shpesh e zëvendësuar
me nocionin ‘tekstualitet’ dhe implikimet e panumërta të potencialit shënjues) është tërësisht e varur nga krijueshmëria semantike e konsumatorit. Gjithashtu teoricienët e
ekonomisë politike argumentojnë se prodhimi dhe shpërndarja e kulturës ndodhin brenda një sistemi ekonomik të caktuar, i cili vendos kufizime në gamën e domethënieve
tekstuale të ofruara nga institucionet prodhuese.
Nga ana tjetër, teoricienët e studimeve kulturore argumentojnë se reduktimi dhe
ekonomizimi i disa versioneve të ekonomisë politike rezulton në dështimin për t’u marrë
konkretisht me tekstet dhe audiencat. Ndërsa Garnham thotë se brenda studimeve kulturore “ka pasur një fokus mbizotërues në konsumin kulturor më shumë se sa në
prodhimin kulturor”28, Grossberg përgjigjet duke thënë se, ndërsa shumë punime brenda studimeve kulturore pranojnë dështimin në marrjen mjaftueshëm seriozisht të ekonomisë,
“ekonomia politike...dështon në marrjen mjaftueshëm seriozisht të kulturës”.29
Gjatë pjesës tjetër të kapitullit do të trajtohen fillimisht çështjet teorike që dalin nga këto
dy qasje kundërshtuese, duke argumentuar, ashtu si një numër i madh teoricienësh (Ang
1990; Moores 1993; Murdock 1995; Kellner 1997; Dahlgren 1998) se ato paraqesin një
28
Garnham, N. (1995), "Political Economy and Cultural Studies: Reconciliation or Divorce?", Critical
Studies in Mass Communication, 12: 62-71, f.64. 29
Grossberg, L. (1995), "Cultural Studies vs. Political Economy: Is Anybody Else Bored with this Debate?",
Critical Studies in Mass Communication, 12: 72-81, f.78.
17
dikotomi false dhe se duke i kombinuar të dyja duket se është mënyra më e mirë për të proceduar në studimin e marrëdhënieve tekst – audiencë.
Përtej prirjes për të theksuar ‘fazat’ e ndryshme në rrethin e kulturës, teoricienët e këtyre
dy traditave ndahen gjithashtu edhe për shkak të ndryshimeve në premisat politike dhe filozofike. Curran30 argumenton se, edhe pse fillimisht ka pasur ndryshime në fokuse
ndërmjet dy qasjeve – në varësi të theksimit ekonomik ose ideologjik të varësisë së mediave ndaj interesave dominuese sociale – ato gjithsesi kanë punuar brenda një modeli
neomarksist të shoqërisë. Për këtë arsye, të dyja njohin lidhjen mes interesave ekonomike dhe pasqyrimeve ideologjike, duke e përshkruar median si shërbyese të interesave sociale
dominuese.
Si Curran (1990), ashtu edhe Kellner (1997), krisjen në unitetin e traditës radikale ia atribuojnë “kthesës postmoderne” në studimet kulturore, kur, siç thotë Kellner,
“ekonomia, historia dhe politika decentralizohen në favor të theksit tek kënaqësitë lokale, tek konsumi dhe tek ndërtimi i identiteteve hibride nga materiali popullor”.31 Në këtë
shpjegim të ndarjes mes dy qëndrimeve, gjendet i implikuar fakti se ekonomia politike mbështetet në projektin modernist. Edhe pse përshkrimi që Kellner (1997) u bën
studimeve kulturore duket objektiv, besojmë që tensioni mes teorive moderniste në një
farë mënyre mund të shpjegojë diferencat mes këtyre dy qasjeve teorike.
Shkurtimisht, Morley argumenton se projekti modernist ka një numër nocionesh të
ndërlidhura mes tyre: “modernizim, racionalizim dhe progres dhe një vizion implicit i perfeksionit gradual të shoqërisë, që duhet arritur nëpërmjet planifikimeve të arsyeshme
dhe reformave sociale”.32 Sipas Berman33, modernistët identifikohen me të gjitha aktivitetet – shkencë, art, teknologji, dhe politikë – që e aftësojnë njerëzimin “t’i bëjë të
gjitha gjërat e reja”. Ai vazhdon duke thënë se projekti modernist kërkon rinovime të
thella radikale: “meshkujt dhe femrat moderne duhet të bëhen, si subjekte, ashtu edhe
objekte të modernizmit; ata duhet të mësojnë të ndryshojnë botën që po i ndryshon ata, dhe ta bëjnë atë të tyren.34 Të shtresëzuara në projektin modernist gjenden aspiratat e
Iluminizmit – që mund ta përcaktojmë natyrë esenciale njerëzore, duke qenë se
përshkruan një fat të veçantë për historinë njerëzore dhe përcakton qëllime kolektive
30
Curran, J. (1990) ,"The New Revisionism in Mass Communication Research: A Reappraisal", European
Journal of Communication, 5(2-3): 135-164, f.139. 31
Kellner, D. (1997), "Across the Divide: Cultural Studies and Political Economy", në Ferguson, M. &
Golding, P., Cultural Studies in Question, London: Sage, f.20. 32 Morley, D. (1996), "Postmodernism: The Rough Guide", në Curran, J., Morley, D., & Walkerdine, V.
(eds) Cultural Studies and Communications, London: Arnold, fq.52 33
Berman, M. (1992), "Why Modernism Still Matters", në Lash, S., and Friedman, J., Modernity and
Identity, Oxford: Blackwell, f.33. 34
Po aty
18
njerëzore.35 Së fundmi, tek modernistët, mund të zbulohet ‘e vërteta’ përtej sipërfaqes së aparencës, nëpërmjet teorive shpjeguese si teoritë marksiste, psikanalitike dhe
strukturaliste.
Postmodernët hedhin tej qëndrimet e ligjërimit modern – “të njohësh të vërtetën e gjendjes njerëzore, ose të flasësh në emër të koncepteve abstrakte të drejtësisë ose
shoqërisë”.36 Në vend të tij vjen kërkimi për “njohje lokale, si kundërvënie ndaj së vërtetës; rrëzimi i hierarkisë së vlerës dhe theksi në prodhimin (ose ndërtimin) aktiv të
domethënies.37 Theksi i Foukault në lidhjet e shumëfishta të pushtetit, që janë në lojë në situata të ndryshme, - lidhje që nuk mund të vëzhgohen me mënyrat e prodhimit apo
ndërtimit social, - u bë një shtysë e rëndësishme për këtë zhvendosje të fokusit brenda
studimeve kulturore.38 Prandaj Fiske (1989a) ka shkruar: “Një nga borxhet që i kemi
Foukault-së është insistimi i tij për të na thënë që lidhjet e pushtetit nuk mund të shpjegohen në mënyrë të përshtatshme nëpërmjet lidhjeve klasore, që pushteti është
ligjërimor dhe që duhet kuptuar në kontekstet specifike të ushtrimit të tij dhe jo në
strukturat sociale të gjeneralizuara”.39 Që këtej, teoritë postmoderne të rezistencës – evidente në këtë shtresë të studimeve kulturore – mund të kuptohen nëpërmjet insistimit
të Foukault-së, që mbështet idenë se pushteti gjithmonë aktivizon kundërpushtet, rezistencë. “Ku ka pushtet, ka edhe rezistencë”.40
Prej këtyre projekteve të ndryshme sociale e politike vijnë mënyra të ndryshme që shpjegojnë marrëdhënien tekst/audiencë. Qasja e Studimeve Kulturore, nëpërmjet
studimeve etnografike mbi konsumin e mediave, është fokusuar gjithnjë e më shumë në
mënyrat që grupe të ndryshme sociale përdorin domethëniet që përcillen nga mediat
gjeneraliste, si një përpjekje për t’i dhënë kuptim jetës së tyre dhe në mënyrë më specifike, identiteteve klasore, gjinore, racore dhe identiteteve të tjera personale. Për ata
“kundërvënia” ndodh në nivel diskursi. Në një linjë me Foukault, theksi vendoset shpesh
mbi kundërvënien, subjektivitetin, lirinë e audiencës, konsumin, pra, mbi pushtetin që kanë njerëzit.
Nga ana tjetër, Ekonomia Politike, me rrënjët e veta në materializmin marksist, insiston
që pushteti vepron jo vetem nëpërmjet diskursit, por edhe nëpërmjet marrëdhënieve
35
Morley, D. (1996), "Postmodernism: The Rough Guide", në Curran, J., Morley, D., & Walkerdine, V.,
Cultural Studies and Communications, London: Arnold, f.52. 36
Po aty, f.59. 37 Gitlin, T. (1997), "The Anti-Political Populism in Cultural Studies", në Ferguson, M. & Golding, P.,
Cultural Studies in Question, London: Sage, f.27. 38
Curran, J. (1990), "The New Revisionism in Mass Communication Research: A Reappraisal", European
Journal of Communication, 5(2-3): 135-164, f.139. 39
Fiske, J. (1989a), Understanding Popular Culture, Boston: Unwin Hyman, f.179.
40 Foucault, M. (1978), The history of sexuality,Vol.1: An Introduction. New York; Random House, f. 95-
96.
19
materiale. Në këtë mënyrë, teoricienët e Ekonomisë Politike, theksojnë nevojën për të vëzhguar ndërveprimin mes simbolikës dhe ekonomikes. Ata argumentojnë se sistemi i
prodhimit shpesh përcakton ç’lloj tekstesh kulturore do të prodhohen dhe kufizimet
diskursive të këtyre teksteve. Siç thotë Garnham:
“Një grup social i caktuar, që ndjek qëllime ekonomike ose politike, përcakton
cilat domethënie qarkullojnë e cilat jo, cilat histori tregohen dhe përse tregohen, cilave argumente u jepet rëndësi dhe cilat burime kulturore janë të disponueshme
dhe për kë. Analiza e këtij procesi është vitale për të kuptuar lidhjet e pushtetit brenda kulturës dhe lidhjet e tyre me struktura më të gjera dominuese”.41
1.5 Populizmi kulturor
Eseja e Hall (1980)42 mbi kodimin /dekodimin i ka dhënë një nxitje qasjes së populizmit kulturor mbi konsumin brenda Studimeve Kulturore. Duke kritikuar konceptin e medias
shumë të pushtetshme, e aftë t’i bëjë njerëzit të sillen në mënyra të caktuara nëpërmjet
‘leximit të preferuar’ që ajo nxit, kjo ese gjithsesi mbështetet në konceptin e medias që
promovon korniza kulturore dhe kategori, brenda të cilave do të operojnë anëtarët e kulturës. Në komentin që i bën kësaj eseje, Morley thekson se kjo e fundit ka kufizimet e
veta – psh sesi mund të transferohet nocioni i leximit të preferuar, fillimisht i aplikuar te
edicionet televizive të lajmeve, në analizën e serialeve televizive – por gjithsesi ajo
vendos një ekuilibër mes nocionit të tekstit që ka një domethënie të përcaktuar dhe nocionit po kaq problematik të tekstit krejtësisht të hapur, tek i cili lexuesi projekton
domethënien e vet. Siç thotë Morley: “ thelbi i modelit të leximit të preferuar është të
theksojë që lexuesit janë padyshim, të përfshirë në punë produktive, por nën kushte të
përcaktuara. Këto kushte të përcaktuara jepen si nga teksti, ashtu edhe nga institucionet prodhuese dhe historia sociale e audiencës” 43
Pavarësisht nga kjo, studimet etnografike mbi audiencën nuk kanë thënë shumë mbi
‘kushtet e përcaktuara’ duke rezultuar në pranimin e idesë së Morley-it që brenda studimeve kulturore modeli është “transformuar deri në atë pikë, sa mendohet se pjesa
më e madhe e anëtarëve të audiencës si rutinë modifikojnë ose shmangin çdo ideologji
dominuese që reflektohet në përmbajtjen e mediave dhe koncepti i një leximi të preferuar
41
Garnham, N. (1995), "Political Economy and Cultural Studies: Reconciliation or Divorce?", Critical
Studies in Mass Communication, 12: 62-71, f.65.
42 Hall, S. (1980), "Encoding/Decoding", në Hall, S., Hobson, D., Lowe, A., Willis, P., Culture, Media,
Language, London: Routledge, f.117-127. 43 Morley, D. (1989), "Changing Paradigms in Audience Studies", në Seiter, E., Borchers, H., Kreutzner, G.,
& Warth, E.M., Remote Control: Television, Audiences and Cultural Power, London: Routledge, f.19.
20
ose një polisemie të strukturuar del krejtësisht nga skena”.44 Megjithatë, siç vëren McGuigan,45 në përpjekjen për të koordinuar tezën e ideologjisë dominuese (leximi i
preferuar) me audiencën aktive, ka ekzistuar gjithmonë rreziku, që kjo e fundit do të
përmbyste të parin. Ashtu si Morley, ai beson se kjo gjë në fakt ka ndodhur, duke rezultuar në një prirje brenda Studimeve Kulturore drejt një pozicioni kulturor populist
jokritik, me një fokus të ngushtë tek interpretimi dhe lexime popullore jokritike, në kurriz të çështjeve të pushtetit. Ai argumenton se kjo gjë është kryesisht rezultat i angazhimit të
një metodologjie hermeneutike nga ana e studimeve kulturore në kurriz të perspektivës së ekonomisë politike. Për më tepër, ai argumenton se mbivlerësimi i konsumatorit ka çuar
në një krizë gjykimesh cilësore, pasi vlera e formave kulturore qëndron tek popullariteti i tyre dhe jo tek një gjykim i bërë mbi bazën e kritereve të jashtme. Duke qëndruar në një
linjë me teoritë postmoderniste, kjo do të thotë që nuk mund të japim gjykime të vlefshme mbi format kulturore, pasi vlera e tyre qëndron tek popullariteti që ato kanë.
Në kritikën që i bën këtij qëndrimi, Gitlin argumenton duke thënë se “njerëzit që e bëjnë
atë popullore nuk janë të drejtuar keq kur veprojnë kështu; nuk janë të mashtruar; nuk janë të dominuar; nuk janë të shpërqëndruar; nuk janë pasivë... premisa është se kultura
popullore është popullore, sepse dhe vetëm sepse njerëzit gjejnë tek ajo mundësi dëshirash, kënaqësish, iniciativash, lirie”.46
1.6 Kodimi dhe dekodimi
Në esenë e tij Kodimi/Dekodimi (1980), Stuart Hall mbështet idenë se prodhuesit e
medias ‘kodojnë’ domethënie në tekstet mediatike, të cilat nxisin një lexim të preferuar të destinuar për audiencën. Duke gërshetuar një kuadër semiotik në analizën e tij, Hall
pohon se audienca aktive jo vetëm merr mesazhet e koduara nga prodhuesit, por dekodon
domethëniet e medias në përputhje me kontekstin social dhe kulturor personal. Për këtë arsye, sipas Hall, tekstet mediatike janë polisemike dhe mund të lexohen në shumë
mënyra. Gjithsesi, Hall nënvizon se modeli kodim/dekodim nuk nënkupton faktin që tekstet janë të hapura në një pafundësi interpretimesh, pasi ato janë të ‘strukturuar në
dominim’, pra përmbajtjet e tyre në nivel konotativ janë diskurse të koduara të rendit kulturor dominues në shoqëri. Megjithatë, audienca mund të përshtasë një prej
qëndrimeve kur dekodon mesazhin, duke pranuar leximin dominues, mund të marrë një pozicion kundërshtues – duke dekoduar mesazhin tërësisht në kundërshtim me atë që
44
Morley, D. (1997), "Theoretical Orthodoxies: Textualism, Constructivism and the 'New Ethnography' in
Cultural Studies", në Ferguson, M. & Golding, P., Cultural Studies in Question, London: Sage, fq.124. 45
McGuigan, J. (1997), "Cultural Populism Revisited", n� Ferguson, M. & Golding, P. , Cultural Studies in
Question, London: Sage, f.138-151. 46
Gitlin, T. (1997), "The Anti-Political Populism in Cultural Studies", në Ferguson, M. & Golding, P.,
Cultural Studies in Question, London: Sage, f.33.
21
synonte prodhuesi – ose të marrë një pozicion negociues, në të cilin leximi i preferuar dekodohet pa pranuar ideologjinë e tij. Hall pohon se mesazhet mediatike kanë efekte, të
cilat varen nga interpretimi që i bëhet tekstit nga audienca:
“Para se ky mesazh të ketë një efekt ose të kënaqë një nevojë apo të vihet në përdorim, duhet së pari të perceptohet si një diskur kuptimplotë dhe po kështu të
dekodohet. Është pikërisht ky set me domethënie të dekoduara që kanë një efekt, ndikim, zbavitje, udhëzim apo bindje, me një përqindje të lartë pasojash konjitive,
emocionale, ideologjike apo bihaviorale”.47
Për këtë arsye, qasja kodim/dekodim e Hall tregoi një numër avantazhesh: si model teorik tregoi se si përpunohen mesazhet mediatike nga grupe të ndryshme sociale brenda
shoqërisë; tregoi se, edhe pse leximi dominues ishte i privilegjuar, gjithsesi nuk ishte i diktuar nga tekstet mediatike; studioi audiencën duke u bazuar tek leximet që bënte dhe
jo tek nevojat e veta psikologjike dhe e vuri theksin tek politikja më shumë se sa tek personalja. Gjithashtu, duke u fokusuar tek ‘diskurset’, zvogëloi rëndësinë e çdo teksti të
veçantë apo medieje.48
1.7 Kërkimet feministe
Ndryshimet në qasjet ndaj kërkimeve mbi audiencën që erdhën prej mundësive të hapura nga puna e Hall49 (1980) dhe Morley50 (1980) sollën një lëvizje drejt studimeve cilësore rreth audiencës. Në mënyrë të veçantë, kjo zhvendosje drejt 'etnografisë së audiencës'
mund të vërehet në kërkimet feministe. Edhe pse fokusi i këtij punimi qëndron tek rinia,
këtu po përqëndrohemi tek kërkimet feministe, pasi shpesh herë, ato kishin si objekt
femrat e reja dhe në mënyrë më të përgjithshme, leximet që u bënin gratë teksteve popullore. Tekstet e mediave që u morën në konsideratë, shpesh ishin ato që më parë u
kishin atribuar pak vlerë kritike - për shembull romaneve rozë (Radway, 1987), revistave
për adoleshentë (McRobbie, 1982) dhe telenovelave (Modleski, 1984). Kjo qasje, jo
vetëm që mundësoi analiza për kënaqësitë dhe domethëniet që përfitonin lexuesit, por ishte gjithashtu e rëndësishme sepse këto tekste popullore po merreshin seriozisht në
konsideratë nga studimi akademik. Fokusi i këtyre studimeve nuk ishte ajo që lexohej,
por si dhe pse audienca e lexonte atë.
47
Hall, S. (1980), "Encoding/Decoding", në Hall, S., Hobson, D., Lowe, A., Willis, P., Culture, Media,
Language, London: Routledge, fq.117-127. 48
Ross, K. and Nightingale, V. (2003), Media and Audiences: New Perspectives, Berkshire: Open University
Press, f.37-38. 49
Hall, S. (1980), "Encoding/Decoding", në Hall, S., Hobson, D., Lowe, A., Willis, P., Culture, Media,
Language, London: Routledge, f.117-127. 50
Morley, D. (1980), The ‘Nationwide’ Audience: Structure and Decoding, London: BFI.
22
Këto ide janë të dukshme në analizën që Radway ( 1987 ) u bën leximit të romaneve rozë nga lexueset femra, në të cilën ajo ka për qëllim të na japë interpretimet që lexueset u
bëjnë këtyre teksteve. Megjithatë, Radway pranon se gjatë hulumtimit asaj i duhet të
hetojë 'kuptimin e leximit të romancave si një ngjarje sociale në një kontekst familjar"51, d.m.th. të hetojë rëndësinë e leximit si një akt që duhet vlerësuar njëlloj si përmbajtja
narrative e vetë romaneve. Në studimin e saj Radway vë në dukje se romanet u lejonin lexueseve gjetjen e kënaqësive në arratisjen e tyre në fantazi romantike, por të njejtën
vlerë – në mos më shumë – kishte edhe akti i leximit, i cili përbënte një ‘deklaratë pavarësie’. Prandaj Radway pohon se leximi u lejonte grave të izoloheshin dhe të
shkeputeshin nga gjendja shtëpiake. Ajo argumenton se leximi funksiononte si një formë rezistence, duke qenë se:
“ është luftarak në kuptimin që i mundëson lexuesit të refuzojë rolin tjetër shoqëror që përshkruhet për pozicionin e tyre brenda institucionit të martesës.
Teksa marrin një libër, siç na e kanë treguar në mënyrë kaq elokuente, ato
refuzojnë përkohësisht kërkesat e vazhdueshme të familjes për të përmbushur dëshirat e të tjerëve, teksa veprojnë lirshëm duke bërë diçka për kënaqësinë e tyre
personale. Aktiviteti i tyre është kompensues, duke qenë se i lejon të fokusohen tek vetja dhe të ndërtojnë një hapësirë të vetmuar, në të cilën interesi personal
zakonisht identifikohet me interesin e të tjerëve. Për to leximi i romancave adreson nevojat që ato kanë, të cilat nuk përmbushen nga institucionet patriarkale
dhe praktikat gjinore”52.
Për këtë arsye, punimi i Radway thekson se vëzhgimi i teksteve mediatike duhet të marrë
në konsideratë ambientin dhe kontekstin social në të cilin ndërtohen kënaqësitë dhe domethëniet. Studimi i saj, gjithashtu, vë në dukje një paradoks në analizën e teksteve
popullore; përtej ‘përmbajtjes konservative’ që ato kanë shpesh, konsumi i këtyre
teksteve mund të jetë në të njëjtën kohë rezistent ndaj, dhe pranues i ideologjisë dominuese.
Përveç pranimit të shumë arritjeve në studimin e Radway,studiuesja Ien Ang (1988) ngre
një numër kritikash ndaj analizës. Ajo kundërshtoi pohimin se leximi i romancave
përjashton një qëndrim feminist dhe sugjeron se Radway ngre një ndarje artificiale mes vetes si feministe/studiuese dhe pjesëmarrësve në studimin e saj, si të
intervistuar/adhurues romancash, duke mbështetur që studimi është dëmtuar nga ‘një
51
Radway, J. (1987), Reading the Romance: Women, Patriarchy and Popular Literature, London: Verso,
f.7. 52 Radway, J. (1987), Reading the Romance: Women, Patriarchy and Popular Literature, London: Verso,
f.211.
23
formë motivimi politik, i nxitur nga një dëshirë për t’i bërë “ato” më shumë si “ne”.53 Për më tepër, Ang kritikon fokusin e Radway në ‘funksionin ideologjik të kënaqësisë’54 dhe
propozon se duhet vëzhguar vetë kënaqësia dhe potenciali që ajo ka. Gjithsesi Brooker
dhe Jermyn55 vënë në dukje se, në parathënien e botimit të vitit 1991 të librit Reading the
Romance, Radway pranon nevojën për një qasje më multi-fokus, duke gërshetuar
analizën etnografike me analizën tekstuale të teksteve popullore, si edhe rëndësinë e eliminimit të pozicionit superior të kërkuesit në raport me pjesëmarrësit në studim.
Në analizën e saj të Dallas, Ang (1985) u angazhua si adhuruese dhe si ‘intelektuale’ me qëllim që të studionte kënaqësitë e marra nga shikimi i programit, duke u nisur nga një
perspektivë jo gjykuese. Ang pohoi se, pavarësisht natyrës në dukje jo realiste të
programit, tërheqja e shumë shikuesve qëndron në realizmin e tij emocional, që
artikulon shqetësimet dhe gjendjet emocionale që ato përjetojnë, edhe pse në një formë melodramatike. Pjesëmarrës të tjerë në studim raportuan se kënaqeshin nga të shikuarit
ironik të programit, duke e distancuar veten nga teksti dhe nga çdo përmbajtje
ideologjike e supozuar. Prandaj rëndësia e studimit të Ang ishte se çdo shikues ka ‘pak a shumë një lidhje unike me programin’,56 që nuk mund të racionalizohet
domosdoshmërisht në terma ideologjikë. Për më tepër, gjetjet bazoheshin në pohime të bëra nga vetë audienca, në të cilat pjesëmarrësit interpretonin motivimet dhe kënaqësitë
personale, dhe jo vetëm me interpretimet që Ang u bën atyre. Për Ang, kënaqësia është një hapësirë kontestimi kyç në politikën kulturore feministe dhe argumenton se
feminizmi duhet të shkojë përtej këndvështrimit të femrave si ‘viktima pasive’ të kulturës masive, duke mbështetur idenë që kënaqësia dhe domethëniet krijohen nga femrat në
tekstet popullore.
1.8 Përdorimet sociale
Megjithëse teoritë e mëparshme ndryshojnë në përfundimet që nxjerrin, ngjashmëria
themelore mes tyre është se ato propozojnë që hulumtuesit duhet të angazhohen me audiencën dhe përdorimin që ata u bëjnë mediave në kontekstin e jetës së tyre të
përditshme. Kjo është vënë në dukje nga studiueset feministe, të cilat sollën një zhvillim të ri në drejtim të një formulimi të ri, në të cilin tekstet nuk studiohen vetëm për
53
Ang, I. (1988), ‘Feminist Desire and Female Pleasure’, në J. Storey (1994) , Cultural Theory and Popular
Culture: A Reader, Hemel Hempstead: Harvester Wheatsheaf, f. 513-522, f.518. 54
Po aty, f.519. 55
Brooker, W. & Jermyn, D. (2003), The Audience Studies Reader, London: Routledge, f.214. 56 Ang, I. (1985), Watching Dallas: Soap Opera and the Melodramatic Imagination, London: Methuen,
f.26.
24
interpretimin që u bëhet, por gjithashtu edhe në kontekstin shtëpiak në të cilin konsumohen (Modleski, 1984; Gray, 1992). Për shembull, Dorothy Hobson (1982), në
studimin e saj etnografik për telenovelën Crossroads (Udhëkryqet), tregoi se gratë janë
vetëm pjesërisht të angazhuara me programin, pasi në të njëjëtn kohë ato ishin të zëna edhe me punët e shtëpisë.
Në studimin e tij të famshëm Family Television (1986), Morley i zhvilloi këto ide duke iu
qasur audiencës, jo më si individë, por si familje apo si shtëpiakë, me qëllimin që të eksploronte të parit e televizionitsi një aktivitet. Kampioni i intervistimeve përbëhej nga
tetëmbëdhjetë familje të bardhësh në Londrën Jugore, të përbëra nga dy të rritur me fëmijët e tyre, me një prejardhje nga klasa punëtore dhe shtresa e mesme e ulët.
Rezultatet kryesore të Morley kishin të bënin me mënyrën në të cilën dinamika familjare influenconte, si edhe çfarë shikohej në TV, dhe fokusoheshin në çështje të tilla, si për
shembull, “kush kishte kontroll mbi zgjedhjet e programeve?”. Ai vuri re se burrat shihnin TV në një mënyrë më të vëmendshme sesa gratë dhe mendonte se kjo vinte për
shkak të jetës së burrave, e cila kryesisht ndahej në një kohë pune/industriale dhe kohë e lire/në shtëpi, ndarje kjo që për gratë është tradicionalisht më pak e qartë. Morley ia
atribuon këtë faktit që për gratë shtëpia përbën një vend pune, pavarësisht nëse ato janë të punësuara diku tjetër apo jo, dhe, për pasojë, gratë do të shohin TV vetën ‘me ndjenjë
faji’ ose ‘të shpërqendruara’.57 Studimi i tij gjithashtu arriti në përfundimin se burrat kanë më shumë kontroll mbi atë që shihet, planifikojnë dhe selektojnë atë që shohin, më
shumë sesa gratë, dhe, edhe pse shohin TV me shumë sesa gratë, ata flasin më pak për TV. Morley thekson se këto diferenca gjinore nuk janë të përcaktuara biologjikisht, ose
nuk janë një prirje e brendshme në sjelljen mashkullore apo femërore; më tepër ato e
kanë bazën në ndërtimin social të burrave dhe grave dhe ndarjen e përgjegjësive brenda shtëpisë dhe familjes:
“Kryesisht burrat shfaqin një preferencë të qartë për një shikim të vëmendshëm,
në heshtje, pa ndërprerje ‘në mënyrë që të mos humbasin asgjë’. Për më shumë, ata shfaqen të hutuar ndaj mënyrës se si gratë dhe vajzat e tyre shohin TV. Vetë
gratë këtë e përshkruajnë kryesisht si një aktivitet social, që përfshin biseda të vazhdueshme, dhe zakonisht kryerjen në të njejtën kohë, të të paktën një pune
tjetër shtëpiake (si hekurosja etj.). Dhe vërtet, shumë prej grave ndiejnë se, të shohësh TV pa bërë ndërkohë asgjë tjetër, do të ishte një humbje kohe e
pajustifikuar, duke pasur parasysh detyrimet e tyre shtëpiake. Të shikuarit në këtë mënyrë është diçka që ato e bëjnë rrallë, kur vetëm ose me të tjera mikesha femra,
ia kanë dalë të ndërtojnë ‘rastin’ për të parë programin, videon apo filmin e tyre të preferuar. Gratë vënë në dukje se burrat ‘u flasin’ që të heshtin. Burrat nuk arrijnë
57 Morley, D. (1986), Family Television: Cultural Power and Domestic Leisure, London: Comedia, fq. 166
25
të kuptojnë sesi gratë e tyre mund të ndjekin programet edhe nëse janë duke bërë diçka tjetër në të njejtën kohë.”58
Për këtë arsye Morley pohon se studiuesit duhet të marrin në konsideratë kontekstin e të
shikuarit, po aq sa edhe objektin e të shikuarit: marrja e teksteve mediatike nuk mund të
studiohet jashtë kontekstit në të cilin merren.
Mbi një temë të ngjashme, Lull (1980) u mor me studimin e zakoneve të të shikuarit TV të dyqind familjeve në kontekstin e rutinës së përditshme, me studiues tërësisht të
integruar në jetën e këtyre familjeve për një periudhë kohe deri në shtatë ditë. Studimi i tij identifikoi dy ‘përdorime’ të televizionit brenda shtëpisë: përdorimi strukturor dhe
përdorimi relacional. Lull e konsideronte përdorimin strukturor si mënyrën në të cilën televizioni funksionon si ‘një burim i ambientit’ – ‘një shoqërues gjatë kryerjes së
punëve të shtëpisë dhe rutinës…si rrjedhje e një zhurme konstante në sfond, e cila kalon në plan të parë kur individët ose grupi kanë dëshirë’ – dhe si ‘një rregullator të sjelljes’,
që garanton saktësi për aktivitetet e përditshme dhe kohën brenda shtëpisë59; ndërsa përdorimet relacionale janë ‘mënyrat në të cilat anëtarët e audiencës e përdorin
televizionin për të krijuar marrëveshje shoqërore praktike’60.
Brenda përdorimeve relacionale, Lull identifikon katër kategori të veçanta: ‘lehtësim i komunikimit’, inkurajim i bisedave dhe diskutim brenda familjes për temat e trajtuara
nëpër programe; ‘bashkim/shmangie’, për të promovuar kohezionin ose konfliktin në familje; ‘të mësuarit social’, siç është transmetimi i informacionit, dhe
‘kompetencë/dominim’, roli i televizionit në lehtësimin e argumentave dhe shprehjen e
autoritetit. Edhe pse studimi i Lull mund të perceptohet si një punë e bërë brenda kuadrit teorik të përdorimeve dhe kënaqësive për të investiguar ‘mënyrat sesi audiencat
krijojnë…veprime praktike që përfshijnë mediat për të kënaqur nevoja të veçanta’61, punimi i tij është domethënës, sepse fokusohet në kontekstin e të vështruarit dhe në
dinamikat ndërpersonale brenda familjes dhe jo thjesht të shikuesve të veçantë. Për këtë arsye, studimet e Morley-it dhe Lull-it evidentuan rëndësinë e televizionit si një burim
social dhe se si të shikuarit diktohet nga/dhe reflekton lidhje pushteti brenda familjes.
Edhe pse këto qasje hapën hullinë e studimeve të mëtejshme kontekstet e konsumit të medias, rreth tyre u ngritën disa kritika. Ang (1989) e kritikon punimin e Morley duke
pohuar se ai, në rolin e tij si kërkues, e distancon veten nga grupi pjesëmarrës:
58 Po aty, f.50. 59 Lull, J. (1980), ‘The Social Uses of Television’, Human Communication Research, 6(3): 197-209, f.201-
202. 60
Po aty, f.202. 61
Po aty, f.197.
26
“për shkak të qëndrimit të tij prej akademiku, Morley nuk e ka parë të nevojshme të reflektojë mbi pozicionin e tij si kërkues. Ne nuk arrijmë të kuptojmë si i gjeti
dhe u lidh me intervistuesit e tij, dhe as nuk informohemi për mënyrën sesi u
zhvilluan intervistat…apo sesi lidhja e veçantë e pushtetit që përshkon intervistuesin prek jo vetëm familjet, por edhe vetë studiuesin?”62
Për më tepër, David Gauntlett dhe Annette Hill (1999) theksojnë se studimi i Morley
është problematik, pasi diskutimi i tij mbi rolet gjinore mund të interpretohet si ‘përforcues, më shumë sesa shkatërrues i ndarjeve gjinore, për të cilat vetë Morley është
kritik’63. Kjo pikë është vënë në dukje nga vetë Morley, i cili vëren kufizimet e tij në pasthënien që shoqëron Family Television: ‘ka një tendencë të intervistave për të shkuar
drejt një analize paralele të “individëve të dy gjinive”, në vend që të ishte një analizë e plotë e dinamikës së njësisë së familjes’64. Gjithashtu, kampioni i Morley-it neglizhoi
përfaqësimin e sfondeve shoqërore të ndryshme, duke dështuar në këtë mënyrë në analizën e efekteve të klasës, gjinisë dhe rajonit në përfundimet e tij. Për shembull, ai nuk
heton nëse përgjigjet e gjinive të ndryshme ndaj medias mund të variojnë në varësi të sfondit arsimor apo klasor.
Duke iu rikthyer çështjes së rolit të televizionit në jetën shoqërore, Roger Silverstone
(1990) ka argumentuar se studimet duhet të hetojnë se si televizioni është integruar në jetën tonë të përditshme, duke u bërë thelbësor në mënyrën si kuptojmë veten dhe botën.
Për këtë arsye ai propozon që studimet duhet të kenë ‘një qasje metodologjike, ose një numër qasjesh, që e vendosin audiencën për televizionin në një kontekst të botës së jetës
së përditshme: përvojës ditore të shtëpisë, teknologjisë dhe fqinjësisë, mitologjive
publike dhe private, ritualeve që përcaktojnë modelet kryesore të përvojës sonë kulturore’65. Gjithsesi, Gauntlett dhe Hill (1999) vëzhgojnë se Silverstone është tejet i
nxituar në sugjerimin e tij dhe, ‘para se të fillojmë të kuptojmë strukturat simbolike, materiale dhe politike në jetën e përditshme, është e rëndësishme të studiohet çfarë kanë
për të thënë njerëzit mbi përvojat e tyre me televizionin dhe jetën e përditshme, dhe praktikat e televizionit në hapësirën shtëpiake’66, siç tregohet në studimin e tyre TV
Living. Ky punim është i rëndësishëm për shkak të shkallës së studimit, 500 pjesëmarrës që plotësonin një ditar tre herë në vit për një periudhë pesë vjeçare. Qasja e këtyre
62 Ang, I. (1989), ‘Wanted: Audiences. On the Politics of Empirical Audience Studies’, në E. Seiter, H.
Borchers, G. Kreutzner & E. Wrath, Remote Control:Television, Audiences and Cultural Power, London:
Routledge, f. 96-115, f.110. 63
Gauntlett, D. and Hill, A. (1999), TV Living: Television, Culture and Everyday Life, London: Routledge, f.5. 64
Morley, D. (1986), Family Television: Cultural Power and Domestic Leisure, London: Comedia, f.174. 65
Silverston, R. (1990), "Television and Everyday Life: Towards an Anthropology of the Television
Audience", në Ferguson, M., Public Communication: The New Imperatives, London: Sage, f. 175. 66
Gauntlett, D. and Hill, A. (1999), TV Living: Television, Culture and Everyday Life, London: Routledge, f.9.
27
studiuesve përfshinte ‘një analizë jete’ të pjesëmarrësve, pasi ‘supozon që përmes një studimi të vëmendshëm të së përditshmes së njerëzve në kohë, mund të përfitojmë një
kuadër më të gjerë të ndryshimeve në shoqëri, të cilat janë duke ndikuar në nivel
individual’67. Prandaj, Gauntlett dhe Hill qenë në gjendje të identifikonin jo vetëm ndryshimet e individëve në qëndrimin ndaj mediave, por edhe se si ndryshimet në jetën
personale ndikonin në interpretimet që ata i bënin medias. Ata theksojnë se nuk punuan duke ndjekur një model të njohur teorik, me qëllim që rezultatet e studimit të tyre të
udhëhiqeshin nga përgjigjet e pjesëmarrësve, dhe jo të imponuara nga një axhendë.
1.9 Etniciteti
Duke u zgjeruar në temën e faktorëve që kontribuojnë në interpretimet e medias, është e rëndësishme të vëmë në dukje që këta faktorë varen gjithashtu edhe nga pozicionimi
kulturor i individit. Ashtu siç thekson Jacqueline Bobo (1988), një individ mund të marrë një numër këndvështrimesh – si i zi, klasë punëtore dhe femër – që të gjithë ndërthuren
dhe mbivendosen në përgjigje ndaj teksteve mediatike. Për shembull, Tamar Liebes dhe Elihu Katz (1993), synuan të investigonin se si programi Dallas shihej brenda kulturave
të ndryshme. Duke zhvilluar fokus grupe të ndara sipas etnisë -në pjesëmarrës amerikanë,
kibutznikë, arabë, marokenë, rusë dhe japonezë-, ata analizuan sesi diskutohej Dallas dhe
si rindërtohej përmbajtja nga secili grup. Liebes dhe Katz identifikuan sesi grupet e ndryshme i jepnin rëndësi elementëve dhe temave të ndryshme brenda historisë dhe
treguan se arabët dhe marokenët shfaqnin prirje për të ritreguar ngjarjet në terma
‘linearë’, duke u fokusuar në një linjë të veçantë të historisë, të treguar në mënyrë
sekuencialë; ndërsa amerikanët dhe kibutznikët e ritregonin në terma ‘të segmentuar’, duke detajuar personazhet ose marrëdhëniet. Pjesëmarrësit rusë shfaqnin prirje për t’u
angazhuar në lexime ‘tematike’, duke u fokusuar tek abstraktet, si ideologjia ose politika.
Liebes (1988) mbështet se ritregimet lineare të arabëve dhe marokenëve, ashtu si edhe ritregimet tematike të rusëve, janë ‘të mbyllura’, pasi supozojnë se një axhendë
manipuluese shtrihet në narracionin origjinal:
“Ritregimi linear... lidhet me një lexim ‘hegjemonik’, në të cilin realiteti i ngjarjes
është i padiskutueshëm dhe mesazhi që përcjell supozohet i pasfidueshëm. Ritregimi paradigmatik [tematik], nga ana tjetër, ngjan më shumë se shoqëron një
lexim ‘kundërshtues’ (Hall,1980), ku vetëdija kritike e një mesazhi të
67
Gauntlett, D. and Hill, A. (1999), TV Living: Television, Culture and Everyday Life, London: Routledge,
f.18.
28
përgjithshëm, me siguri tingëllon me një alarm, që mesazhi mund të jetë manipulues.”68
Nga ana tjetër, Liebes pohon se ritregimet e amerikanëve dhe kibutznikëve janë më të
gjalla dhe shkojnë deri në spekulime mbi mundësitë e ardhshme narrative. Prandaj, përfundon Liebes, ritregimet e segmentuara janë ‘më të hapura’ dhe më pak të kufizuara
nga ideologjia apo tradita.
Një tjetër hetim më i suksesshëm, që ka si fokus të vetin përkatësinë etnike, është studimi dyvjeçar etnografik i Marie Gillespie (1993), e cila studioi se si rinia Punjabi në Southall
të Londrës përdorte një numër formash të kulturës popullore në ndërtimin e identiteteve të tyre sociale. Për studimin e saj Gillespie përdori telenovelën australiane Fqinjët
(Neighbours) dhe vëzhgoi përdorimin dhe kënaqësitë që merrnin të rinjtë prej saj – si një produkt mediatik i ardhur nga një kulturë krejt e ndryshme nga kultura e tyre. Ajo vuri re
se telenovela Fqinjët ishte një reflektim metaforik i lidhjeve të forta të komuniteteve të tyre dhe historitë lehtësonin të mësuarit social:
“Ndërsa të rinjtë rregullisht theksojnë dallimet midis botës së telenovelave dhe
përvojave të tyre kulturore, në një kuptim tjetër ata theksojnë paralelet e forta
ndërmjet botës së telenovelave dhe botës sociale të Southall…Për disa aspekte, telenovela mishëron shumë nga karakteristikat e jetës lokale: rëndësia qendrore e familjes; dendësia e të afërmve në një hapësirë të vogël gjeografike; një shkallë e
lartë e kontakteve ballë për ballë dhe një ndjesi e dallueshme e identitetit lokal… Ndërsa familjet personale të të rinjve dhe familjet e rrethit të tyre shoqëror
sigurojnë kornizën e referimit mbi jetën familjare, familjet e telenovelave jo vetëm zgjerojnë, por edhe ofrojnë grupime alternative familjesh, me të cilat të
rinjtë mund të krahasojnë, gjykojnë dhe vlerësojnë dhe, në raste të veçanta, priren
të kritikojnë dhe transformojnë veçori të familjeve të veta “.69
Gjithashtu, Gillespie është i mendimit se Fqinjët u ka mundësuar të rinjve të diskutojnë
mbi tema të ndjeshme me miqtë dhe familjarët. Programi i ka dhënë audiencës Punjabi
mundësinë e depërtimit në kulturën “tjetër” të adoleshentëve të bardhë dhe efektet e lirisë
së ndaluar për punjabi-t, nga kodi izzat (nderi i familjes).
68 Liebes, T. (1988), “Cultural Differences in the Retelling of Television Fiction”, në R. Dickinson, R.
Harindranath &O. Linné, (1998) Approaches to Audiences: A Reader, London: Arnold, f. 272-282; f.278. 69 Gillespie, M. (1993), “Soap Viewing, Gossip and Rumour Amongst Punjabi Youth in Southall”, në P.
Drummond, R. Paterson & J. Willis, National Identity and Europe: The Television Revolution, London: BFI,
f. 25-42; f.32.
29
1.10 Fiske: ideologjia e kënaqësisë dhe rezistenca e konsumatorit
Diskutimet e qasjeve të mësipërme teorike tregojnë se si audiencës i është atribuar një rol më aktiv në dekodimin e teksteve. Nocioni i “audiencës aktive” mbështetet fort nga John
Fiske, i cili refuzon çdo pohim që thotë se audiencat janë ‘leshko kulturorë’ dhe se produkti kulturor domosdoshmërisht promovon ideologjinë kapitaliste. Për më tepër, ai e
braktis termin “audiencë”, duke qenë se ajo implikon një “masë”, në favor të termit “lexues”, që lejon njohjen e pozicionimit social të individit. Gjithashtu, Fiske nuk e
mohon forcën depërtuese të ideologjisë në shoqëri, por mbështet idenë se pushteti individual nuk është për t’u nënvlerësuar. Argumentimi i Fiskes mbështetet në besimin e
tij se tekstet popullore janë me natyrë polisemike, të hapur për interpretime të shumta për
të pasur një audiencë të madhe e të ndryshme.
John Fiske (1987a) niset nga një këndvështrim neo-marksist i shoqërive kapitaliste, si
shoqëri të ndara, por mbështetja e tij në teoritë postmoderne rezulton në një marksizëm pa materializmin. Mbështetja e tij tek mendimi i De Certeau dhe “rezistenca popullore” e
Foucault rezultoi në një lexim të konsumit kulturor që thekson funksionin e vet opozitar. Fiske argumenton se:
“Jeta e përditshme është e përbërë nga përvoja të kulturës popullore dhe karakterizohet nga kreativiteti i të dobëtit tek përdor burimet e marra nga një sistem shfuqizues, duke refuzuar t’i nënshtrohet atij pushteti. Kultura e jetës së
përditshme përshkruhet më mirë nëpërmjet metaforës së betejës, apo antagonizmit: strategji, të cilave iu kundërvihen taktika; borgjezia nga
proletariati; hegjemonia ndeshet në rezistencë, ideologjia kundërshtohet ose shmanget; pushteti nga lart-poshtë i kundërshtuar nga pushteti nga poshtë-lart;
rendi social përballet me çrregullimet”.70
John Fiske është eksponenti kryesor i rezistencës së konsumatorit. Në kundërshtim me
Adornon dhe teoritë e ekonomisë politike, ai vëren se “Kultura popullore është e bërë
nga njerëzit, jo e prodhuar nga industria kulturore”.71
Me ‘njerëzit’ ai nuk nënkupton një masë homogjene individësh pasivë, por një formacion
heterogjen fluid konsumatorësh produktivë, që mishërojnë “një tërësi të ndyshueshme
aleancash që përshkojnë të gjitha kategoritë sociale”.72 Kjo shpjegon pse reklamuesit
harxhojnë kaq shumë para duke u përpjekur të adresojnë grupe të veçanta demografike. Fiske do të argumentojë që meshkujt e moshës 18-35 vjeç, për shembull, nuk shfaqin
interesa dhe tipare të ngjashme ndaj konsumit, prandaj faktorë sociologjikë të jashtëm
70
Fiske, J. (1989), Understanding Popular Culture, Boston: Unwin Hyman, f.47. 71
Po aty, f.24. 72
Po aty.
30
(mosha dhe gjinia në këtë rast), janë të papërshtatshëm në klasifikimin e këtij grupi kaq të ndryshueshëm. Ndërprerjet publicitare gjatë transmetimit televiziv të ndeshjeve të
futbollit gati gjithmonë do të jenë reklama që u drejtohen meshkujve të rinj – brisqe,
makina, videolojëra, - por jo të gjithë meshkujt e rinj e kanë të nevojshme të rruhen rregullisht, jo të gjithë kanë një patentë, apo kanë mundësi të blejnë një makinë, dhe jo të
gjithë luajnë me videolojëra. Ndjekjen që reklamuesit u bëjnë njerëzve, Fiske e krahason me “një konflikt mes një ushtrie pushtuese dhe luftëtarëve guerrilë....forcat hegjemonike
të homogjenitetit ndeshen gjithmonë me rezistencën e heterogjenitetit”.73
Media dhe industritë kulturore flasin për një shërbim ndaj konsumatorëve, me produkte,
zbavitje dhe informacion të një cilësie të lartë. ‘Kjo është ajo që duan, kjo është ajo që
marrin, -do të thoshte botuesi i një gazete, – por të dyja palët janë të angazhuara në një
betejë të vazhdueshme’.
Padyshim, njerëzit nuk mund të vendosin plotësisht mbi reklamat apo produktet që u ofrohen nga industritë, nën ndikimin dominues të kapitalizmit të bardhë patriarkal. Ne
mund të zgjedhim të mos shohim një program televiziv, apo të mos shohim një film, por nuk mund të zgjedhim çfarë duam të shohim në televizion apo në kinema. Fiske e njeh
këtë situatë, por gjithsesi këmbëngul që konsumatorët e bëjnë kulturën popullore, sepse
janë ato që përcaktojnë çfarë bëhet popullore. Produktet kulturore dhe mediatike
refuzohen nga konsumatorët – ato bëhen dështime të kushtueshme, si p.sh., filmat Bota e
ujit (1995) dhe Zogjtë e stuhisë (2004) – nëse u shërbejnë vetëm interesave të ideologjisë
dominuese, duke mos lënë vend për domethënie apo kënaqësi alternative.
Nga ana tjetër, produktet kulturore bëhen popullore kur “mbajnë linja kontradiktore të forcës”,74 që krijojnë mundësi për lexime alternative rezistuese, të cilat u japin njerëzve
mundësinë të marrin prej tyre domethënie dhe kënaqësi. Ndërsa modeli kodim/dekodim i
Hall thekson pushtetin e ideologjisë dominuese për të imponuar leximin e preferuar të
teksteve mediatike (kodi dominues) nga audienca, Fiske sugjeron që kodi kundërvënës i Hall-it nuk është përjashtim, por rregull. Ai argumenton se audiencat në mënyrë rutinore
i rezistojnë dhe i riinterpretojnë domethëniet e preferuara të teksteve mediatike, si për
shembull, personazhet e famshëm apo këngët.
Kjo rezistencë qëndron jo vetëm tek tekstet, por në kontekstet e jetës së përditshme në të
cilat këto tekste përdoren nga konsumatorët. Fiske identifikon dy lloj rezistencash të
lidhura mes tyre: rezistenca semiotike dhe ajo evazive. Rezistenca semiotike është e
suksesshme kur ndërtohen domethënie kundërshtuese nga leximi i tekstit, ndërsa
73 Fiske, J. (1991a), Reading the Popular, London: Routledge, f.8. 74
Po aty, f.2.
31
rezistenca evazive i shpëton çdo kufizimi të domethënies brenda tekstit, nëpërmjet prodhimit të kënaqësisë, e cila e zëvendëson këtë domethënie.
Edhe pse rezistenca është e zakonshme, ajo ekziston vetëm në formë zëvendësuese
kundër ideologjisë mbizotëruese të prodhimit kapitalist të orientuar drejt fitimit. Rezistenca dhe dominimi janë si binjakët, në mosmarrëveshje të vazhdueshme, por të
varur nga njëri-tjetri për domethëniet e tyre. Fiske i referohet dy ekonomive të televizionit: ekonomisë financiare dhe ekonomisë kulturore75, ndryshimet mes të cilave
gjenden në tabelën e mëposhtme. Ekonomia financiare e televizionit komercial fokusohet në prodhimin e programeve popullore që do të tërheqin një numër të madh të audiencash
dhe, si pasojë, të ardhura të konsiderueshme nga reklamat. Në ekonominë financiare
audienca s’është gjë tjetër veçse një mall – një kategori statistikore (le të themi dhjetë
milion njerëz të moshës 18-35 vjeç) që u shitet reklamuesve për të pasur të ardhura të bollshme. Në një kundërvënie të fortë, ekonomia kulturore e televizionit fokusohet në
konsumin e programeve, që në mënyrë thelbësore përcakton se cilat programe bëhen
popullore dhe cilat mbeten dështime afatshkurtra. Në ekonominë kulturore audienca nuk është thjesht një mall, por, përkundrazi, një prodhues domethëniesh dhe kënaqësish të
arritura nëpërmjet formave semiotike dhe evazive të rezistencës.
EKONOMIA FINANCIARE EKONOMIA KULTURORE
Prodhimi Konsumi
Audienca si mall masiv Audienca si konsumator aktiv
Produkte si mallra Tekste si domethënës dhe burim kënaqësish
I orientuar nga reklama I orientuar nga audienca
Kodohet kodi dominues (ideologjia) Dekodohet kodi kundërvënës (rezistenca)
Industri e medias/kulturës Kultura popullore
Tekstet mediatike prodhohen si nga industritë e medias, ashtu edhe nga audiencat, në varësi të pozicionimit që i bëjmë tekstit në njërën prej dy ekonomive, por ekonomia
kulturore është prodhuesja e fundit e kulturës popullore. Ekonomia kulturore është pika
kyç në të cilën marrëdhënia ndërmjet industrive të medias dhe audiencës e transformon
një tekst në një sukses ose në një dështim. Ekonomia financiare nuk mund të përcaktojë 75
Fiske, J. (1989), Understanding Popular Culture, Boston: Unwin Hyman, f.26-32.
32
rezultatet në ekonominë kulturore. Producentët në ekonominë financiare mund të vendosin ta tërheqin një serial televiziv të pasuksesshëm, nëse shikueshmëria – e drejtuar
nga audiencat në ekonominë kulturore – është e ulët, ose mund të blejnë apo prodhojnë
një serial të ri, nëse shikueshmëria është e lartë, por ata s’mund të parashikojnë qëndrimet dhe preferencat e ndryshueshme të ekonomisë kulturore.
Duke i ndarë dy ekonomitë, Fiske mund të argumentojë se “malli kulturor nuk mund të përshkruhet vetëm në terma financiarë: shpërndarja – që është shumë e rëndësishme për
popullaritetin e tij - ndodh në ekonominë paralele: në atë kulturore. Çfarë shkëmbehet dhe qarkullohet këtu nuk është pasuri, por domethënie, kënaqësi dhe identitete sociale”.76
Kjo ndarje e dy ekonomive i mundëson Fiskes të hedhë poshtë çdo nocion të
determinizmit ekonomik të domethënies tekstuale. Gjithashtu i mundëson atij të fokusohet tek receptimi si terreni i domethënies. Ai argumenton se nocioni i një ‘teksti’
konkret duhet të zëvendësohet nga nocioni më abstrakt i ‘tekstualitetit’, duke qenë se teksti nuk dekodohet në mënyrë uniforme nga audienca e tij. Në arsyetimin e tij mbi të
shikuarit e televizionit ai thotë se çfarë shpërndan seti në dhomën e ndenjes është ‘televizion’, shënjues vizualë dhe auralë, të cilët janë provokues të fuqishëm
domethënieje dhe kënaqësie. Ky potencial është tekstualiteti i tij, i cili vepron ndryshe në
momentet e ndryshme të të shikuarit televizion”.77 Duke qenë polisemike, thotë Fiske78,
tekstet ofrojnë potenciale domethënieje dhe kënaqësish të shumëfishta. Potenciali polisemik i teksteve, bashkë me qëndrimin thellësisht opozitar ‘të njerëzve’ në betejat e
tyre kulturore me ‘bllokun e pushtetit’, do të thotë që “këto forca popullore e
transformojnë mallin kulturor në një burim kulturor, pluralizojnë kuptimet dhe
kënaqësitë që ai ofron, i rrëshqasin ose i rezistojnë përpjekjeve të tij disiplinuese, thyejnë homogjenitetin dhe koherencën e tij, shkelin apo bastisin terrenin e tij”.79
Fokusi tek audienca aktive e çon Fisken të minimizojë rëndësinë e prodhimit
institucional duke ri-teorizuar ‘prodhimin’ si pjesë të ‘konsumit’. Prandaj ai thotë:
“Çdo akt konsumi është një akt prodhimi kulturor, pasi konsumi është gjithmonë prodhim i domethënies. Tek pika e shitjes malli e përfundon rolin e tij në
ekonominë e shpërndarjes, por fillon punën e tij në ekonominë kulturore. I
76
Fiske, J. (1987b), Television Culture, London: Routledge, f.311. 77
Fiske, J. (1991b), "Moments of Television: Neither the Text nor the Audience", në Seiter, E., Borchers,
H., Kreutzner, G., Warth, E.M., Remote Control: Television, Audiences and Cultural Power, London:
Routledge, f.56. 78
Fiske, J. (1987b), Television Culture, London: Routledge, f.15. 79
Fiske, J. (1989), Understanding Popular Culture, Boston: Unwin Hyman, f.28.
33
shkëputur nga strategjitë e kapitalizmit, me ta mbyllur punën me pronarët, ai bëhet burim për kulturën e jetës së përditshme”.80
Së fundmi, ky pushtet i konsumatorit mbështetet nga fakti se, ndërsa industritë kulturore
prodhojnë një repertor produktesh, ato nuk mund të parashikojnë se cilat prej mallrave të tyre do të zgjidhen nga sektorë të tregut e do të bëhen nxitës të domethënieve dhe
kënaqësive, të cilat do t’u shërbejnë jo vetëm interesave të tyre, por edhe të prodhuesit”.81
Studime rastesh të ndryshme i japin Fiskes prova për teorinë e tij e tij të rezistencës. Për
shembull, ai identifikon rezistencë semiotike tek femrat e reja që janë fanse të Madonës. Madona, si tekst mediatik (yll i muzikës pop) në ekonominë kulturore, i lejon fanset e saj
të identifikohen me një pasqyrim femëror rebel, subversiv, të cilin mund ta vënë në përdorim në marrëdhënien e tyre të përditshme me të tjerët. Ashtu siç thotë Fiske:
“Adoleshentja fan e Madonës, që fantazon promovimin e saj, mund ta përkthejë këtë fantazi në sjellje dhe, duke vepruar në shoqëri në këtë mënyrë, ajo fiton më
shumë territor social për veten. Kur takon të tjerë që bashkëndajnë me të fantazitë
dhe lirinë, aty është fillimi i një ndjesie solidariteti, e një rezistence të
bashkëndarë, që mund të mbështesë dhe inkurajojë veprime të mëtejshme në nivelin mikrosocial”.82
Fansat e Madonës janë luftëtarë guerrilas, që përdorin domethëniet e prodhuara prej
personazhit të yllit të muzikës, për të aktivizuar një “ndjenjë kolektiviteti”83 kundër strukturave patriarkale ekzistuese. Këto fansa mbështeten në fantazinë e personazhit të
Madonës për të promovuar statusin e tyre në kontekste sociale ‘reale’, siç janë lidhjet e
tyre me të dashurit dhe “refuzimi për t’ua lëshuar rrugën meshkujve si territorin e tyre”.84
Në kohë, kjo betejë guerrile ndikon ndryshimet sociale dhe gradualisht shpërbën (konsumon) strukturat patriarkale që privojnë femrat e reja.
Një shembull tjetër i rezistencës së konsumatorit – pranë asaj që Fiske e përcakton si
rezistencë evazive – janë videolojërat. Videolojtarët janë më pak të interesuar për të gjetur domethënie kundërshtuese ndaj ideologjisë dominuese, por provojnë kënaqësi
rezistuese në përqendrim dhe veprime intensive të trupit. Lojtarët bëhen autorë të
konsumit të tyre, duke kryer me trupin e vet lëvizje të sofistikuara që prodhojnë shfaqje
të fuqishme të çlirimit emocional – duke humbur në lojë – që përbëjnë “momente të
80
Po aty, f.35. 81
Fiske, J. (1987b), Television Culture, London: Routledge, f.15. 82
Fiske, J. (1989), Understanding Popular Culture, Boston: Unwin Hyman, f.172. 83 Fiske, J. (1989), Understanding Popular Culture, Boston: Unwin Hyman, f.24. 84
Fiske, J. (1991a), Reading the Popular, London: Routledge, f.11.
34
shmangies së kontrollit ideologjik”.85 Kjo kënaqësi e fortë e kërcënon ekonominë financiare të kulturës popullore, duke përbrendësuar dëshirë në praktikat e trupit, më
shumë sesa produktet e jashtme kozmetike.
1.11 Ideologjia e kënaqësisë
Për Fisken, marrja e kënaqësisë nuk mund të ndahet nga rezistenca ndaj strukturave
dominuese: “Kënaqësia kërkon një ndjesi kontrolli mbi domethëniet dhe një pjesëmarrje
aktive në procesin kulturor”.86 Më tej ai shkruan: “Këto antagonizma, këto përplasje të
interesit social... motivohen kryesisht nga kënaqësia: kënaqësia e të prodhuarit të domethënieve idividuale nga përvojat sociale dhe kënaqësia e shmangies nga disiplina
sociale e bllokut të pushtetit”.87 Duke komentuar mbi këtë aspekt të studimit të Fiskes,
Dahlgren argumenton se “ theksi i vendosur te kënaqësia që shoqëron përftimin e
domethënieve, tërheq vëmëndjen tek fakti se përftimi i domethënies si i tillë nuk është vetëm një veprimtari racionale, por ka edhe një dimension afektiv.”88 Gjithsesi, ai
vazhdon me një paralajmërim për tendencën e vërejtur tek disa teoricienë të studimeve
kulturore për të theksuar rezistencën dhe kënaqësinë per se pa bërë dallime midis tipave
të rezistencës dhe kënaqësisë. Për këtë arsye, jam dakord me Garnham, i cili argumenton:
“S’ka dyshim se qëllimi nuk duhet të jetë që të përkulemi në adhurime
etnografike të këtyre praktikave kulturore, por të krijojmë një realitet shoqëror ku
ka më shumë mundësi, jo vetëm për ushtrimin e pushtetit simbolik, por edhe të pushtetit material. A mund të mos pranojmë se këto janë praktika kulturore
jashtëzakonisht të kufizuara e të varfra që nuk kontribuojnë aspak në ndryshimet
shoqërore? Mund të dëshirojmë të përshëndesim guximin dhe kreativitetin e
treguar në rrethana të tilla, por nga ana tjetër dëshirojmë t’i ndryshojmë ato”.89
Për më tepër, ne duhet të shqyrtojmë se si nevojat personale ushqehen me këto kënaqësi,
pa supozuar se ato janë ‘një gjë e mirë’, ndërsa Gray90 argumenton se pranimi shpesh
jokritik i preferencave estetike dhe kënaqësive të shikuesve ngre pyetje jo vetëm për efektin që kanë, por edhe për origjinën e tyre. Prandaj Gray91 shkruan se në vend që t’i
marrim këto preferenca dhe kënaqësi si të mirëqena, ne duhet të pyesim si ndodhin këto 85
Po aty, f.93. 86
Fiske, J. (1987b), Television Culture, London: Routledge, f.19. 87
Fiske, J. (1989), Understanding Popular Culture, Boston: Unwin Hyman, f.47. 88
Dahlgren, P. (1998), “Critique: Elusive Audiences”, në R. Dickinson, R. Harindranath & O. Linné,
Approaches to Audiences: A Reader, London: Arnold, f. 298-310; f.299. 89
Garnham, N. (1995), "Political Economy and Cultural Studies: Reconciliation or Divorce?", Critical
Studies in Mass Communication, 12: 62-71; f.64. 90
Gray, A. (1987) ,"Reading the Audience", Screen, 28 (3): 24-35; f.27. 91
Po aty, f.27.
35
kënaqësi popullore dhe cilat dimensione të strukturës sociale ndihmojnë që t’i mbajnë në këmbë.
Për ta çuar më tej këtë diskutim është e dobishme të rishikojmë debatin që u zhvillua
brenda studimeve kulturore në vitet ’80 mes kulturalistëve dhe strukturalistëve, diskutuar në esenë e rëndësishme të Hall (1981) Studimet kulturore: Dy paradigma. Fokusi
kulturalist mbi çështjet e kulturës, ndërgjegjësimit dhe përvojës, duke vënë theksin tek agjencia, është reflektuar në qasjet e diskutuara deri tani. Nga ana tjetër, fokusi
strukturalist në strukturimin e përvojës nëpërmjet faktorëve që qëndrojnë jashtë subjektivitetit tonë, duket se lidhet ngushtë me çështjet që shqetësojnë ekonomistët
politikë. Strukturalistët pohojnë se kategoritë, klasifikimet dhe kornizat e një kulture nuk
dalin nga përvoja, por më tepër, kjo përvojë është efekt i tyre. Ky qëndrim reflektohet në
pretendimin e Murdock që thotë se ne duhet të largohemi nga individualizmi ekspresiv i cili zë pjesën më të madhe në studimet mbi audiencën, për të shkuar drejt “një angazhimi
më të plotë me mënyrat nëpërmjet të cilave domethëniet dhe identitetet negociohen në
shoqëri dhe me mënyrat sesi këto procese strukturohen nga formacione më të gjera ekonomike dhe ideologjike”.92
Pa nënvlerësuar rëndësinë e intuitës kulturaliste, forca e strukturalizmit, sipas Hall
(1981), është theksi tek ‘kushtet e përcaktuara’. Strukturalizmi jo vetëm shmang
humanizmin shpesh naiv të kulturalizmit dhe privilegjimin që i bën kategorisë së ‘përvojës’, por edhe vendos në qendër të analizës konceptin e ideologjisë. Siç
argumenton Hall:
“Është e vështirë të përfytyrohen Studimet Kulturore brenda një paradigme marksiste, e cila lë jashtë kategorinë e ‘ideologjisë’. Sigurisht që kulturalizmi
vazhdimisht i referohet këtij koncepti, i cili në fakt nuk qëndron në qendër të
universit të tij konceptual. Koncepti i pushtetit dhe rëndësia e ‘përvojës’ imponon
një pengesë mes kulturalizmit dhe një konceptimi të duhur të ‘ideologjisë’”.93
Unë do të argumentoja se në analizën e konsumit që i bëjmë mediave, ne kemi nevojë të mbështetemi në nocionin e ideologjisë si domethënie në shërbim të pushtetit”94
(Thompson, 1990), sepse pa ideologjinë është e vështirë të shkojmë përtej nivelit të përshkrimit të abstraksioneve teorike. Kështu, Murdock95 vëren se nga shtysa për të
dekoduar vetëm në terma kundërvënieje dhe rezistence do të thotë se humbasin shpesh
92 Murdock, G (1989), "Cultural Studies at the Crossroads", Australian Journal of Communication, 16: 37-
49; f.41. 93
Hall, S. (1981), "Cultural Studies: Two Paradigms", në Bennett, T., Martin, G., Mercer, C. & Woollacott,
J., Culture, Ideology and Social Process: A Reader, London: Batsford Academic, f.33. 94
Thompson, J.B. (1990), Ideology and Modern Culture, Stanford: Stanford University Press, f.7. 95
Murdock, G (1989), "Cultural Studies at the Crossroads", Australian Journal of Communication, 16: 37-
49; f.40.
36
shembuj, kur interpretimet dhe praktikat merren të paprekura nga kultura dominuese. Përkundrazi, ne kemi nevojë të pyesim se çfarë strukturash mediatike mund të prodhohen
në kushte të ndryshme ekonomike dhe çfarë efektesh mund të kenë mbi publikun këto
struktura dhe klasifikime. Murdock96 thotë se Fiske ka të drejtë kur thekson se natyra polisemike e teksteve kulturore dominuese siguron popullaritetin e tyre, duke u
mundësuar të lidhen me jetën dhe vlerat e një shumëllojshmërie grupesh sociale. Por, ky argument injoron kufizimet ideologjike brenda të cilave punojnë programe të tilla. Për
shembull, në lidhje me trasmetimet televizive ai thekson se:
“Ndërsa është vetevident shembulli se programi i mbrëmjes duhet të sigurojë sa
më shumë momente kënaqësie për një publik të diferencuar nga pikëpamja
shoqërore, formatet që ai përdor veprojnë qartazi për të rregulluar gamën e
diskutimeve dhe prezantimeve që shfaqen në mënyra të rëndësishme, duke preferuar disa prej tyre e duke evituar apo përjashtuar të tjera. Për pasojë, ka
identitete, përvoja dhe forma të njohjes që në mënyrë të vazhdueshme shtyhen në
limit ose përtej orarit të transmetimit. Për të argumentuar ndryshe, është për t’u pranuar pohimi i televizionit komercial që u jep njerëzve çfarë duan dhe çfarë
kanë nevojë dhe është per t’u penguar rasti i formave të reja të trasmetimit publik, që adresojnë gamën e plotë të kulturave bashkëkohore”.97
Këtu është i dukshëm ndryshimi mes theksit modernist të Murdock mbi audiencën si qytetarë që kërkojnë një gamë të plotë informacionesh për të bërë zgjedhje politike të
informuara dhe tendencës postmoderne të studimeve kulturore në studime etnografike
mbi audiencën për ta parë median kryesisht si një burim për strukturimin e identitetit. Siç
kemi vënë në dukje më parë, ndërsa qëndrimi modernist evidenton besimin tek arsyeja dhe tek aftësia jonë për t’iu qasur ‘të vërtetës’, qëndrimi postmodern hedh poshtë
pohimet universale të diskursit modernist, duke mohuar që ne mund “të njohim të
vërtetën e gjendjes njerëzore ose të flasim në emër të koncepteve abstrakte të drejtësisë ose shoqërisë”.98
Argumenti i Murdock nënvizon gjithashtu edhe rëndësinë e kushteve ekonomike të
prodhimit kulturor si një ‘gjendje e përcaktuar’. Duke qenë ndërmarrje biznesi, qëllimi
primar i medias komerciale është të arrijë fitime. Kjo gjë bëhet duke u shitur audiencë reklamuesve. Një mënyrë për të garantuar që një botim të arrijë numrin më të madh të
lexuesve/shikuesve, është duke qëndruar brenda kufijve të asaj ‘për të cilën janë dakord
të gjithë’, pra konsensusit. Siç argumenton Hall, kjo ka pasoja, pasi, “duke u orientuar
drejt ‘konsensusit’ dhe, nga ana tjetër, duke vepruar mbi të në mënyrë formuese, mediat 96
Po aty. 97 Murdock, G (1989), "Cultural Studies at the Crossroads", Australian Journal of Communication, 16: 37-
49; f.40. 98
Morley, D. (1986), Family Television: Cultural Power and Domestic Leisure, London: Comedia, f.59.
37
bëhen pjesë integruese e atij procesi dialektik të ‘prodhimit të konsensusit’ – duke formësuar konsensusin, ndërsa e reflektojnë atë – që i orienton në fushën e forcës së
interesave sociale dominuese të përfaqësuara brenda shtetit”.99
Për të ilustruar bashkëveprimin mes ekonomikes dhe ideologjisë mund të përdorim si shembull studimin e Allen (1985) me vëzhgimin që i bën telenovelave, si elementi
kryesor i shumë rrjeteve televizive. Në diskutimin që i bën strukturës paradigmatike të zhanrit, ai vë në dukje mbizotërimin e të bardhëve në botën që përfaqësojnë. Ai
argumenton se arsyet vijnë nga një gamë e kufizuar e lidhjeve të hapura ndaj personazheve të telenovelave: lidhje familjare, romantike dhe sociale. Duke qenë se këto
kategori priren të mbivendosen në telenovela, në mënyrë që të përfshijë edhe minoritetet,
telenovelat duhet të përfshijnë lidhjet romantike mes racave të ndryshme, martesën dhe
lidhjet familjare si normë të komunitetit. Allen100 mbështet se dëshira e producentëve për të mos fyer numrin e madh të audiencës së synuar (femrat e bardha), nënkupton se ata
preferojnë të qëndrojnë brenda kufijve normativë hegjemonikë, duke reflektuar dhe duke
i riprodhuar këta kufij.
Edhe pse është vështirë t������ ��që audiencat janë ‘leshko’, tërësisht të gjendur në
mëshirën e një medieje të gjithëpushtetshme, kjo nuk përjashton pohimin e Hall se “i pari
funksion i madh kulturor i medias, është furnizimi dhe ndërtimi selektiv i dijes sociale”.101
Duke ndjekur diskutimin e Raymond Williams mbi nocionin marksist të ‘përcaktimit’,
është e rëndësishme të shihet lidhja mes fushave ekonomike dhe ideologjike në aspektin e “vendosjes së kufijve, duke ushtruar presion”.102 Që dekodimi ndodh brenda kufijve
ideologjikë (leximi i preferuar sipas Hall), kryesisht si rezultat i ndërveprimit mes
simbolikes dhe ekonomikes, ky është një fakt shpesh i injoruar nga ato studime
etnografike që rrëzojnë momentet e prodhimit dhe konsumit, duke ngritur lart në këtë mënyrë rezistencën dhe kundërvënien. Një gjë është të dekodosh në mënyrë jonormale
brenda kufijve të asaj që shfaqet në ekran apo në letër, dhe krejt tjetër gjë është të jesh në
mënyrë aktive përballë mënyrave të ndryshme të të kuptuarit të botës, identifikimeve të
ndryshme dhe diskurseve që dalin jashtë limiteve ideologjike të asaj ku bien dakord të gjithë. Në mënyrë të ngjashme, ka një ndryshim të madh mes tërheqjes që ushtron
99
Hall, S. (1982), "The Rediscovery of 'Ideology': Return of the Repressed in Media Studies", në
Gurevitch, M., Bennett, T., Curran, J., & Woollacott, J., Culture, Society and the Media, London: Methuen,
f.87. 100 Allen, R.C. (1985), Speaking of Soap Operas, Chappel Hill and London: The University of North Carolina
Press, f.74-75. 101 Hall, S. (1977), "Culture, the Media and the 'Ideological Effect"", në Curran, J., Gurevitch, M. &
Woollacott, J., Mass Communication and Society, London: Edward Arnold, f.340. 102 Williams, R. (1980), Problems in Materialism and Culture, London: Verso, f.32.
38
Madona tek dëshirat e vajzave të reja për të qenë seksi dhe si të tilla ‘të rëndësishme’ dhe kritikës së mbështetur feministe ndaj kulturës patriarkale. Duke ndjekur këtë linjë dhe
duke u mbështetur në përvojën e saj në arsimin e të rriturve, Judith Williamson shkruan
se ajo që ka transformuar përvojën e brezave të njerëzve nga klasa punëtore “nuk është përceptimi se TV është zbavitës, por perceptimi se ka mënyra shumë të ndryshme të të
menduarit dhe të shpjeguarit të përvojës së jetës së përditshme, në të cilën kultura popullore e masës luan një rol të rëndësishëm”.103
1.12 Një traditë polimorfe
Ashtu siç ka vënë në dukje Dahlgren (1998)104, studimet kulturore janë një ‘traditë
polimorfe’ dhe, ndërsa deri tani jemi fokusuar në atë që është ndoshta ‘linja
dominante’105 në studimet kulturore, kjo nuk duhet të na pengojë për të parë disa nga
arritjet e rëndësishme të bëra në këtë fushë nga teoricienë që janë treguar shumë më të kujdesshëm në teorizimin e lidhjes mes determinizmit tekstual dhe autonomisë së
audiencës.
Nëse qëllimi kryesor i studimeve etnografike mbi receptimin është të kuptojë përvojën e jetuar të konsumatorëve të medias, atëherë, ashtu siç sugjeron Moores,106 duhet të
angazhohet me kontekstet situacionale – kryesisht me kuadrin e përditshëm të receptimit
– brenda të cilave mediat përdoren dhe interpretohen. Kjo njohje në rritje e rëndësisë së
kontektstit të receptimit – po aq i rëndësishëm sa edhe objekti i të shikuarit – për Morley-in (1989) përbën një nga përparimet më të rëndësishme në studimet e fundit mbi
audiencën. Morley (1989), duke e lidhur me të shikuarin e televizionit, argumenton se
kjo gjë nënkupton një njohje të kontekstit të brendshëm shtëpiak. Ai thotë:
“Kjo perspektivë e zhvendos të shikuarin e televizionit brenda kontekstit të
përgjithshëm të kohës së lirë në familje. Duke pasur parasysh se televizioni është
një medium familjar, që këtej rrjedh se mënyra e duhur e analizës duhet të marrë
si njësi të konsumit të televizionit gjithë familjen, dhe jo shikuesin e veçantë. Kjo bëhet për ta vendosur të shikuarin individual brenda lidhjeve në familjen ku bën
103 Williamson, J. (1986) "The Problem of Being Popular", New Socialist, 41: 14-15, cituar në Gill, R. (2008)
Culture and subjectivity in Neoliberal and Postfeminist Times, Subjectivity (2008) 25, 432–445 104 Dahlgren, P. (1998), “Critique: Elusive Audiences”, në R. Dickinson, R. Harindranath & O. Linné
Approaches to Audiences: A Reader, London: Arnold, f. 298-310. 105 Gitlin, T. (1997), "The Anti-Political Populism in Cultural Studies", në Ferguson, M. & Golding, P.,
Cultural Studies in Question, London: Sage, f.32. 106 Moores, S. (1993), Interpreting Audiences: The Ethnography of Media Consumption, London: Sage,
f.32-69.
39
pjesë dhe për të insistuar në faktin se të shikuarit individual merr kuptim vetëm brenda kësaj kornize”.107
Siç vazhdon më tej Morley108, me t’u marrë në konsideratë konteksti familjar i të
shikuarit, nuk mund ta trajtojmë më shikuesin si një konsumator të lirë apo racional. Në këtë kontekst, na duhet të marrim në konsideratë çështje të pushtetit, të cilat përkthehen
në negocime mbi zgjedhjen e programeve. Pushteti i moshës dhe gjinisë duhen vlerësuar në lidhje me zgjedhjen e programit. Qasja e Morley-it (1989) përpiqet të shkojë përtej
pikëpamjes që e sheh televizionin si përçarës të jetës familjare. Ai fokusohet në mënyrën në të cilën televizioni përdoret për të ndërtuar ‘raste’ që rrethojnë të shikuarin, në të cilat
mund të ndiqen mënyra të ndryshme ndërveprimi. Siç vë në dukje Morley,109 në vend që
të kapemi pas idesë se njerëzit ose shikojnë televizion, ose jetojnë në raporte sociale, na
duhet që të marrim në konsideratë sesi të shikuarit bëhet brenda raporteve sociale në familje.
Një tjetër çështje e rëndësishme e trajtuar nga Morley është tërheqja e zhanreve të medias
për shije të ndryshme të publikut. Morley argumenton110 se të përkthesh shqetësimet tona nga modeli kodim/dekodim në teorinë e zhanrit na mundëson të çojmë fokusin
përtej trajtimit vetëm të dimensionit politik të komunikimit. Kjo e çon lexuesin të
përballet me dimesionet e rëndësisë/jo rëndësisë dhe të kuptuarit/të mos kuptuarit e
dekodimit, në vend që të shqetësohet kryesisht për pranimin ose refuzimin e propozimeve ideologjike të përfshira në tekst. Kjo zhvendosje në fokus na detyron të
fillojmë të përvijojmë tërheqjen e zhanreve të medias ndaj kategorive të ndryshme të
lexuesve, të pyesim “kush e pëlqen atë?”, në mënyrë që të zbulojmë diversitetin e
organizuar të shijes publike. Duke u mbështetur në studimet e Bourdieu mbi strukturimin social të shijes, Morley111 thekson nevojën për të parë diversitetin e shijeve dhe aftësive
kulturore si të organizuara dhe të modeluara shoqërisht. Për shembull, aftësia që kërkohet
të ketë shikuesi i telenovelave është ndryshe nga ajo që ka shikuesi i aktualitetit. Njëri e ka të nevojshme të jetë i familjarizuar me pasojat e veprimeve në sferën fiktive familjare,
ndërsa tjetri ka nevojë për aftësi në zbërthimin e kodeve të demokracisë parlamentare dhe të ekonomisë. Në dritën e kësaj, Morley argumenton nevojën “për të krijuar format e
lidhjeve ndërdiskursive, të cilat mund të vlejnë për të përftuar format e veçanta tekstuale për kategori të veçanta lexuesish, në kushte të përcaktuara socio-historike”.112 Moores
107 Morley, D. (1989) ,"Changing Paradigms në Audience Studies", në Seiter, E., Borchers, H., Kreutzner,
G., & Warth, E.M. Remote Control: Television, Audiences and Cultural Power, London: Routledge, f.36. 108 Po aty, f.37. 109 Morley, D. (1989), "Changing Paradigms in Audience Studies", në Seiter, E., Borchers, H., Kreutzner, G.,
& Warth, E-M. Remote Control: Television, Audiences and Cultural Power, London: Routledge, f.37-38. 110 Morley, D. (1992), Television Audiences and Cultural Studies, London: Routledge, f.119-130. 111
Po aty, f.128. 112
Po aty.
40
vëren në këtë drejtim se “një teori e zhanrit ose etnografi e shijes propozon të saktësojë artikulimet ndërdiskursive nëpërmjet të cilave prodhohen spikatja dhe kënaqësia. Pyetjes
“kush pëlqen - çfarë?, atëherë i shtohet një “ pse e pëlqejnë atë?”113
1.13 Përtej çarjes së madhe
“Si është e mundur të kuptosh telenovelat si praktika kulturore pa studiuar
istitucionet transmetuese që i prodhojnë dhe i shpërndajnë ato, dhe pjesërisht
krijojnë audiencat?”114
“Studimet kulturore nuk e hedhin poshtë ekonominë politike – madje diskutime mbi kapitalizmin kanë qenë temë qëndrore në studimet e saj – përkundrazi, ajo
refuzon mënyrën se si disa teoricienë të kësaj rryme e praktikojnë ekonominë
politike.”115
“Literatura e studimeve kulturore luan shumë me fjalën ‘pushtet’. Problemi është
se burimi i këtij pushteti, në përgjithësi, është i vagullt. Kjo paqartësi rreth pushtetit, strukturave dhe praktikave të dominimit lejon një paqartësi të ngjashme
edhe për rezistencën... A mund të mos pranojmë se ka praktika të trashëgimisë kulturore jashtëzakonisht të kufizuara e të varfra të cilat nuk kontribuojnë aspak
në ndryshimet sociale?”116
“Studimet kulturore besojnë se kultura vlen dhe nuk mund të trajtohet thjesht (ose
të refuzohet) si fytyra publike e kapitalistëve dominues dhe manipulues. Studimet
kulturore theksojnë kompleksitetin dhe kontradiktat, jo vetëm brenda kulturës, por në lidhjet mes njerëzve, kulturës dhe pushtetit”. 117
“Ekonomia politike kritike është e fortë për të shpjeguar se “kush i flet”, “kujt i
flet” dhe çfarë formash marrin këto takime simbolike në hapësirat kryesore të kulturës publike. Por, studimet kulturore, në më të mirën e tyre, kanë gjëra me
vlerë për të thënë... sesi dikurset dhe imazhet organizohen në modele
113
Moores, S. (1993), Interpreting Audiences: The Ethnography of Media Consumption, London: Sage,
f.30. 114 Garnham, N. (1995), "Political Economy and Cultural Studies: Reconciliation or Divorce?", Critical
Studies in Mass Communication, 12: 62-71; f.71. 115 Grossberg, L. (1995), "Cultural Studies vs. Political Economy: Is Anybody Else Bored with this
Debate?", Critical Studies in Mass Communication, 12: 72-81; f.72. 116 Garnham, N. (1995) , "Political Economy and Cultural Studies: Reconciliation or Divorce?", Critical
Studies in Mass Communication, 12: 62-71; f.69. 117 Grossberg, L. (1995) , "Cultural Studies vs. Political Economy: Is Anybody Else Bored with this
Debate?", Critical Studies in Mass Communication, 12: 72-81; f.76.
41
domethënieje komplekse dhe të ndryshueshme dhe sesi këto domethënie prodhohen, negociohen dhe fitohen në rrjedhën dhe fluksin e jetës së
përditshme”.118
Paragrafët e mësipërm të shkëputur nga disa shkëmbime polemikash për Studimet kulturore dhe Ekonominë politike reflektojnë tensionin midis këtyre perspektivave, ku
secili krah priret ta portretizojë tjetrin si një kornizë të papërshtatshme për analizën e kulturës dhe medias. Gjithsesi, Murdock në diskutimin e tij priret të vërë në dukje meritat
e veçanta të këtyre qasjeve teorike.
Nevoja për t’u mbështetur në pikat e forta të secilës prej këtyre qasjeve është shprehur nga një numër teoricienësh të medias. Për shembull, Dahlgren (1998), duke refuzuar “dy
qëndrimet ekstreme”, ka bërë thirrje për një qasje, e cila të jetë e ndjeshme si ndaj pushtetit përcaktues të strukturave ekonomike dhe ideologjike, ashtu edhe ndaj lirisë
interpretuese të audiencës. Ai argumenton se “kështu, ne përfundojmë diku midis këtyre poleve, ku përzierja mes veçorive të prodhimit dhe praktikave interpretuese të medias, së
bashku, kanë influencë. Mund të hamendësojmë se ekuilibri mes tyre do të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme atë mes njerëzve, prodhimit të mediave sociale dhe
rrethanave”.119
Në mënyrë të ngjashme, Ang120 duke mbrojtur atë që ajo e quan “etnografi e audiencës së medias”, bën thirrje për një qasje e cila e sheh receptimin si pjesë integrale të praktikave
të kulturës popullore që artikulon, si ‘subjektiven’, edhe ‘objektiven’, si proceset ‘micro’, ashtu edhe ‘makro’. Në përgjigje të disa kritikave që i janë bërë kësaj qasjeje të studimit
të marrëdhënieve tekst/audiencë, Ang121 argumenton se analiza e receptimit ka qenë një nga zhvillimet më të spikatura në studimet mbi komunikimin. Ajo argumenton se kjo
analizë ka nxjerrë në pah mënyrat me të cilat individët, në mëmyrë aktive dhe kreative,
krijojnë domethëniet dhe kulturën e tyre, në vend që të thithin pasivisht domethënie të
paracaktuara e të imponuara. Megjithatë, ajo pranon se në etnografitë e audiencës ka pasur një prirje për të “vënë në plan të parë momentin social-psikologjik të kontaktit të
drejtpërdrejtë mes medias dhe anëtarëve të audiencës, duke izoluar dhe materializuar atë
moment të veçantë si rastin e preferuar që meriton analizë etnografike”.122 Duke iu
kundërvënë kësaj tendence, Ang argumenton për rëndësinë e “ mosreduktimit të receptimit si një proces kryesisht psikologjik”, por, përkundrazi, ta shohin atë “si një 118 Murdock, C.(1995) Across the great divide: cultural analysis and the condition of democracy'. Critical
studies in Mass communication 12:89-100; f.94. 119
Dahlgren, P. (1998) “Critique: Elusive Audiences”, në R. Dickinson, R. Harindranath & O. Linné
Approaches to Audiences: A Reader, London: Arnold, f. 298-310; f.303. 120
Ang, I. (1990) "Culture and Communication: Towards an Ethnographic Critique of Media Consumption
in the Transnational Media System", European Journal of Communication, 5: 239-260; f.224. 121
Po aty, f.244. 122
Po aty.
42
proces kulturor të politizuar”.123 Për këtë arsye ajo bën thirrje për një ‘etnografi kritike’, e cila do të zbulojë “...efikasitetin e panjohur, të pandërgjegjshmen dhe kontradiktor të
hegjemonisë brenda popullores, marrëdhëniet e pushtetit që janë gdhendur brenda
thurimës së praktikave të receptimit”.124
Një tjetër studiues, Kellner (1997), ka bërë thirrje për një integrim të dy qasjeve që do të
rezultonte në “studime kulturore multiperspektive” që “synon kritikën e dominimit dhe transformimit shoqëror”.125 Ai beson se një nga arsyet e tensionit mes studimeve
kulturore dhe ekonomisë politike qëndron në disa versione reduktuese të ekonomisë politike, si edhe ngurrimi i kësaj tradite për të studiuar tekstet dhe audiencën. Megjithatë,
ai argumenton se, duke qenë se ndërtimi i teksteve mediatike dhe receptimi i tyre nga
audienca formësohet nga sistemet e prodhimit dhe shpërndarjes së medias, na duhet të
përfshijmë ‘ekonominë politike’ të kulturës në analizën kulturore.126
Studimi i konsumit të medias sjell bashkë një numër çështjesh që lidhen mes tyre – për shembull, ato që lidhen me kënaqësinë, rezistencën, strukturimin e përvojës, përcaktimin
ekonomik, lirinë e audiencës, kufizimet e audiencës – të cilat besojmë se duhen pasur parasysh nëse duhet të arrihet një qasje e kënaqshme në studimin e subjektit. Gjithashtu,
kemi argumentuar deri tani se, në përpjekjen për të kuptuar implikimet e konsumit të
audiencës brenda një konteksti të caktuar, na duhet të marrim në konsideratë çështjet e
prodhimit, tekstit dhe konsumit të tij. Gjithashtu, ndërsa mendojmë se duhet të marrim në konsideratë dimensionin afektiv në krijimin e domethënies, jemi kundër vlerësimit
jokritik të kënaqësive të audiencës. Këto kënaqësi nuk janë të lindura, por janë të
prodhuara dhe, shpesh, mund të mbështesin dhe natyralizojnë marrëdhëniet e dominimit.
Jemi të mendimit se shkrimet e John B. Thompson mbi ideologjinë përfaqësojnë një nga
mënyrat më të mira për të bashkuar fokusin kulturalist në krijimin e domethënieve, me
fokusin strukturalist tek ideologjia dhe strukturimi i përvojës. Pikë qëndrore në shkrimet
e Thompson është dëshira e tij që ideologjia të ruajë avantazhin e saj kritik dhe të riformulojë përmbajtjen e vet në marrëdhëniet mes domethënies dhe pushtetit. Thompson
(1990) argumenton atë që ai e quan ‘konceptim kritik’ të ideologjisë. Duke e lidhur këtë
qasje brenda çështjeve që shqetësojnë teorinë kritike, ai thotë se ajo “ruan konotacionin
negativ që ka shoqëruar konceptin pothuajse përgjatë gjithë historisë së tij dhe e lidh analizën e ideologjisë me çështjen e kritikës”.127 Thompson propozon që:
123
Po aty. 124 Po aty. 125 Kellner, D. (1997), "Across the Divide: Cultural Studies and Political Economy", në Ferguson, M. &
Golding, P., Cultural Studies in Question, London: Sage, f.103. 126
Po aty, f.104. 127
Thompson, J.B. (1990), Ideology and Modern Culture, Stanford: Stanford University Press, f.6.
43
“Koncepti i ideologjisë mund të përdoret për t’iu referuar mënyrave në të cilat domethënia shërben për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie të pushtetit, të cilat
janë sistematikisht asimetrike... Ideologjia... është domethënie në shërbim të
pushtetit. Prandaj studimi i ideologjisë na kërkon të hetojmë mënyrat në të cilat domethënia ndërtohet dhe përcillet nga forma simbolike të llojeve të ndryshme,
duke nisur nga shprehjet gjuhësore të jetës së përditshme, deri tek imazhe dhe tekste komplekse; na kërkon të hetojmë kontekstet sociale brenda të cilave format
simbolike përdoren dhe shpërndahen dhe na kërkon të pyesim nëse dhe, nëse po, si këto domethënie të mobilizuara nga format simbolike, në kontekste të caktuara,
shërbejnë për të vendosur dhe ruajtur marrëdhëniet e dominimit”.128
Ndërsa pranon vështirësinë e gjykimit kur një formë e caktuar simbolike është duke
vepruar në shërbim të pushtetit, Thompson beson se ‘dominimi’ ndodh atëherë “kur marrëdhëniet e vendosura të pushtetit janë ‘sistematikisht asimetrike’, që do të thotë, pra
kur agjentë të veçantë ose grupe agjentësh janë të pajisur me pushtet në mënyrë të
qëndrueshme, gjë që përjashton, në një masë të konsiderueshme, aq sa bëhet madje dhe e paarritshme për agjentë apo grupe agjentësh të tjerë, pa marrë parasysh bazën mbi të
cilën është kryer një përjashtim i tillë”.129
Thompson (1995) propozon një përkufizim të ngushtë të konceptit të ideologjisë. Në
vend që ta mendojë ideologjinë si ‘pjesë integrale’ të vetë produkteve mediatike, konceptimi i tij thekson nevojën për të parë konkretisht mënyrat në të cilat këto produkte
kuptohen dhe përdoren nga individët që i marrin dhe sesi përdorimi i këtyre produkteve
lidhet me format e pushtetit. Ai shkruan:
“Të studiosh ideologjinë, sipas meje, do të thotë të studiosh mënyrat me të cilat
format simbolike shërbejnë për të krijuar dhe mbajtur marrëdhëniet e dominimit,
në rrethana të veçanta shoqërore-historike. Rrjedh nga ky konceptim se format e
veçanta simbolike, apo ide të veçanta ose sisteme të veçanta besimi, nuk janë ideologjike brenda dhe vetëm për veten e tyre. Dikush mund të përcaktojë nëse
forma të veçanta simbolike janë ideologjike vetëm duke i analizuar in situ, në
marrëdhënie me modelet e strukturuara të pushtetit, të cilat ato mund (ose jo, siç e
kërkon rasti) të ndihmojnë për t’i krijuar dhe mbajtur ato”.130
Ky formulim synon të vërë në dukje se rrethanat sociale të receptimit të simbolikes janë
të rëndësishme në analizën tonë, po aq sa ç’janë edhe karakteristikat e vetë këtyre
formave – një depërtim në qendër të traditës së etnografisë së medias. Kjo qasje thekson
128 Thompson, J.B. (1990), Ideology and Modern Culture, Stanford: Stanford University Press, f.7. 129
Po aty, f.59. 130
Thompson , J.B. (1995), The Media and Modernity: A Social Theory of the Media, Cambridge: Polity
Press, f.213.
44
se, në varësi të kontekstit të receptimit, format e veçanta mund të jenë ideologjike. Nuk e lidh ideologjinë me të vërtetën apo falsitetin, por, përkundrazi, me raportin mes formave
simbolike dhe pushtetit. Sërish, kjo marrëdhënie mund të analizohet vetëm brenda
kontekstit të raporteve sociale ekzistuese të konsumatorit të këtyre formave. Ndaj, për Thompson, analiza kulturore mund të ndërtohet si “studimi i formave simbolike në raport
me kontekstet dhe proceset e veçanta historike dhe të strukturuara nga pikëpamja sociale brenda të cilave, dhe me anë të të cilave, këto forma simbolike, prodhohen, transmetohen
dhe merren – me pak fjalë, është studimi i ndërtimit kuptimplotë dhe kontekstualizimit social të formave simbolike”.131
1.14 Përmbledhje e kapitullit
Siç është bërë e ditur në fillim të këtij kapitulli, ky studim do të hetojë domethëniet që subjekte shoqërore lokale marrin nga media globale, si pjesë e përpjekjes së tyre të
vazhdueshme për të kuptuar jetën e tyre, klasën, gjininë dhe identitete të tjera që ata ndiejnë se kanë. Gjithashtu është vënë në dukje se ky studim kërkimor lidhet me interesin
mes studiuesve të medias, kritikëve të kulturës në marrëdhënien që krijohet mes teksteve mediatike dhe audiencës së tyre.
Gjatë këtij kapitulli është theksuar ideja se kërkimi etnografik mbi audiencën, me fokusin e tij mbi mënyrat sesi audienca përfton domethënie nga elementë të kulturës popullore, i ka bërë një korigjim të rëndësishëm kufizimit ndaj analizës tekstuale dhe institucionale
që karakterizon teorinë kritike dhe ekonominë politike. Megjithatë, në kontrast me vullnetarizmin që mbështjell mjaft kërkime etnografike mbi audiencën, teoria kritike dhe
ekonomia politike me të drejtë theksojnë faktin se gama e produkteve kulturore, që janë në dispozicionin tonë gjatë procesit të krijimit të domethënies, është e kufizuar së tepërmi
nga faktorë makropolitikë dhe ekonomikë. Këto domethënie kanë tendencë të punojnë
brenda një spektri të ngushtë ideologjik, duke ndihmuar në mbështetjen e modeleve
sociale ekzistuese të pushtetit. Në mënyrë që të sjell bashkë e për të pajtuar fokuset e ndryshme të këtyre qasjeve teorike mbi marrëdhënien tekst/audiencë, jam mbështetur në
kontributin teorik të John B. Thompson132 (1995). Ndërsa beson ende në një teori të
ideologjisë (e cila shpesh mungon në kërkimet etnografike), ai argumenton se format
simbolike nuk janë ideologjike brenda dhe për vetveten, por se ato është e nevojshme të analizohen in situ, në raport me strukturat e pushtetit, të cilat munden, ose jo, të
mbështesin (Thompson, 1995). Është pikërisht nevoja për një analizë situacionale në
vlerësimin e marrëdhënieve tekst/audiencë, ajo që përshkon qasjen e përdorur në analizën
e të dhënave në këtë studim. 131 Thompson, J.B. (1990) Ideology and Modern Culture, Stanford: Stanford University Press, f.200. 132
Thompson , J.B. (1995), The Media and Modernity: A Social Theory of the Media, Cambridge: Polity
Press, f.213.
45
Kapitulli 2
2. GLOBALIZIMI DHE TEORITË MBI MEDIAN
Nëse kultura popullore amerikane duket kaq tërheqëse për shumë njerëz në botë,
atëherë, si e gërshetojnë atë nëpër aktivitetet e tyre, nëpër fantazitë, vlerat, e
kështu me rradhë? Çfarë domethëniesh shumëformëshe dhe kontradiktore lidhen
me imazhet e ‘mënyrës amerikane të jetesës’, në rrethana të veçanta?133
Mediat gjithmonë e më shumë janë kudo, por nuk janë kudo në të njëjtën mënyrë. 134
2.1 Hyrje
Ang na kujton se praktikat bashkëkohore të receptimit dhe konsumit të medias ndodhin brenda kontekstit në ndryshim të sistemit botëror të medias. Ajo shkruan:
“Industritë e komunikimit, si pjesë e sistemeve kapitaliste në zhvillim, kanë qenë
në një proces ristrukturimi dhe transformimi ekonomik dhe institucional të thellë, që karakterizohet nga një transnacionalizim dhe globalizim i shpejtë. Mund ta
shohim këtë në lindjen e korporatave të decentralizuara globale, në të cilat
produktet e ndryshme mediatike (filmi dhe televizioni, shtypi dhe shtypshkrimi,
muzika dhe video) po kombinohen dhe integrohen në perandori globale të komunikimit, siç janë ato Bertelsmann, Murdoch, Berlusconi dhe Time-Warner.
Ky proces është shoqëruar nga një rritje e presionit ndaj krijimit të tregjeve
transnacionale dhe sistemeve transnacionale të shpërndarjes (të bëra të mundura
nga teknologjitë e reja të komunikimit, si sateliti apo kabllori, që lëvizin kufijtë e vendosur dhe përmbysin territoret ekzistuese – një proces, i cili, sigurisht, ka
pasoja të thella politike dhe kulturore”.135
Në kapitullin e parë vumë në dukje se ekziston një ndarje mes pozicioneve teorike, atyre që nënvizojnë pushtetin përcaktues të tekstit mbi audiencën dhe atyre që mbështesin
aftësinë e audiencave për të ndërtuar domethëniet e tyre nga tekstet. Teksa kërkon një
rrugë të mesme ndërmjet këtyre dy ekstremeve, Ang argumenton se në epokën e medias
globale “nuk ka asnjë mënyrë për të ditur qysh më parë çfarë strategjish dhe taktikash do
133
Ang, I. (1990), "Culture and Communication: Towards an Ethnographic Critique of Media Consumption
in the Transnational Media System", European Journal of Communication, 5: 239-260, f.256. 134
Ang, I. (1996), Living Room Wars: Rethinking Media Audiences for a Postmodern World, London:
Routledge, f.80. 135
Ang, I. (1990), "Culture and Communication: Towards an Ethnographic Critique of Media Consumption
in the Transnational Media System", European Journal of Communication, 5: 239-260, f.250.
46
të shpikin njerëzit e ndryshëm nëpër botë për të negociuar me ndërhyrjet e forcave globale në jetët e tyre”.136 Ajo shton se ne mundet vetëm të shpresojmë për përgjigje të
përkohshme, që nëpërmjet ndjeshmërisë etnografike të mund të zbulojmë “sesi globalja
gërshetohet tek lokalja”.137 Qasja e veçantë e Ang tregon kujdes ndaj “veçantive kontekstuale dhe kontradiktave”, duke reflektuar në të njejtën kohë një ndjeshmëri ndaj
“mënyrës sesi hegjemonikja dhe popullorja ndërfuten tek njëra-tjetra”.138 Pozicionimi i saj teorik në të kuptuarit e lidhjeve mes teksteve dhe audiencave, që mban parasysh në të
njëjtën masë edhe ideologjinë, edhe pushtetin e audiencës, është i ngjashëm me qëndrimin e Thompson, siç e vumë në dukje në fund të kapitullit të parë.
Këto qëndrime përbëjnë kuadrin teorik të nevojshëm në këtë punim për hetimin e
ndërthurjes mes formave kulturore globale dhe kulturave lokale. Për ta vazhduar më tej
diskutimin, do të jetë e përshtatshme të vëzhgojmë sesi globalizimi ka sfiduar mënyrat tradicionale të teorizimit të medias dhe komunikimit. Këtë do ta bëjmë duke u përpjekur
të diskutojmë dhe konceptualizojmë fenomenin e globalizimit dhe paradigmat e
ndryshme teorike, veçanërisht teorinë e imperalizmit kulturor dhe përgjigjet teorike ndaj tezës së imperializmit të mediave, të cilat tregojnë se kjo e fundit është e pamjaftueshme
për të shpjeguar proceset e mediave dhe të komunikimit në ditët e sotme.
2.2 Debati mbi globalizimin
Globalizimi është bërë një fushë kërkimi e rëndësishme brenda shkencave sociale dhe vazhdon të jetë një temë që ngjall debat. Ende nuk ekziston një përcaktim i vetëm i
globalizimit dhe, ashtu siç ndodh me konceptet bazë në shkencat sociale, domethënia e tij
e saktë mbetet e pavendosur. Në tërësinë e përkufizimeve kemi zgjedhur për të përdorur
atë që kanë formuluar David Held dhe Anthony McGrew, për të cilët globalizimi “tregon zgjerimin në një shkallë të konsiderueshme, rritjen e madhësisë, përshpejtimin dhe
thellimin e ndikimit të flukseve ndërkontinentale dhe modeleve të ndërveprimit
shoqëror”.139
Sociologu Roland Robertson (1992) konsiderohet si një themelues i konceptit të
globalizimit, të cilin ai e përcakton si “ngjeshje e botës dhe intensifikim i vetëdijes së
botës si një e tërë”140. Robertson bën një paraqitje të plotë të zhvillimeve historike të
globalizimit. Ai argumenton se interesi mbi globalizimin ka lindur jo vetëm nga
136 Po aty, f.251. 137 Po aty. 138 Po aty. 139 Held, D. & McGrew, A. (2002), Globalization and Anti-Globalization. Oxford: Blackwell Publishing, f.1. 140 Robertson, R. (1992), Globalization: Social Theory and Global Culture. London: Sage, f.8.
47
sociologjia, e cila merret me shoqëritë në mënyrë krahasuese, por edhe nga shkencat politike dhe lidhjet ndërkombëtare, që gjithashtu merren me shoqëritë në mënyrë
ndërvepruese. Përveç tyre, interesi mbi globalizimin u rrit edhe në fushat e reja
akademike, sikundër komunikimi dhe studimet kulturore.
Po kështu, Held dhe McGrew (1999)141 na ofrojnë një paraqitje të mirë për të analizuar
globalizimin. Ata parashtrojnë dhe diskutojnë tre shkollat kryesore të mendimit në kërkimet mbi globalizimin: hiperglobalistët, skeptikët dhe transformuesit.
Hiperglobalistët argumentojnë se ne jetojmë në një botë gjithnjë e më shumë globale. Globalizimi është një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj kombit shtet, fuqitë e të cilit
zvogëlohen, duke qenë se pushteti kalon në duart e tregut global. Fokusi i tyre është tek
globalizimi ekonomik, i cili çkombëtarizon ekonomitë duke krijuar tregje globale që e
tejkalojnë kontrollin e shtetit, gjë që çon në një humbje të autonomisë dhe sovranitetit të shtetit.
Skeptikët, që i takojnë shkollës së dytë të mendimit, argumentojnë se globalizimi është
një mit (Hirst dhe Thompson, 1996)142. Ata argumentojnë se ajo që hiperglobalistët e quajnë globalizim ekonomik, nuk është gjë tjetër veçse një nivel më i lartë i ndërvarësisë
ekonomike. Për këtë arsye, ata nuk mendojnë se situata aktuale globale është e
pashembullt. Skeptikët gjithashtu ngrenë pyetjen se çfarë është saktësisht ‘globale’ tek
globalizimi – nëse nuk është një fenomen universal, atëherë koncepti nuk është i vlefshëm dhe i mungon specifika. Për shembull, skeptikët i mëshojnë faktit se pjesa më
emadhe e ndërvarësisë ekonomike kufizohet vetëm tek vendet që bëjnë pjesë në
Organizatën për Zhvillim dhe Bashkëveprim Ekonomik (OSCE), ndaj dhe nuk është
plotësisht globale.
Një sintezë mes këtyre dy qasjeve konkurruese përfaqësohet nga studiuesit transformues,
të cilët argumentojnë se globalizimi ka pasoja strukturore dhe është një forcë lëvizëse në
shoqëri që ndikon në ndryshimet politike, shoqërore dhe ekonomike (Giddens, 1990; Held & McGrew,1999).
Globalizimi nuk është vetëm një ndryshim në intensitetin e ndërveprimit, por të drejton
në një riartikulim të pushtetit politik, kulturor dhe ekonomik. Në mënyrën sesi organizohet pushteti dhe autoriteti ka një transformim strukturor dhe një zhvendosje
globale (Held & McGrew, 2007). Shembulli më i mirë për ta ilustruar është ndryshimi në
sovranitetin dhe autonominë e shtetit. Ka ndodhur ‘një rikonfigurim i pushtetit politik’
141 Held, D. & McGrew, A., (1999), Global Transformations: Politics, Economics and Culture. Cambridge:
Polity, f.2-10. 142 Hirst, P. & Thompson, G., (1996), Globalization in Question. London: Polity, cituar në Held, D. &
McGrew, A. (1999). Global Transformations: Politics, Economics and Culture. Cambridge: Polity, f.2-10.
48
(Held & McGrew,2007),143 i cili nuk është kuptuar as si globalist dhe as si skeptik, por si transformues. Globalizimi nuk është një debat as mbi konvergjencën dhe as mbi
divergjencën, por përfaqëson një proces dialektik, i cili mund edhe të integrojë, edhe të
fragmentojë, duke krijuar edhe fitues, edhe humbës.
2.3 Media dhe globalizimi
Transformuesit e kuptojnë globalizimin si një proces multidimensional dhe jo vetëm si
një proces ekonomik. Në fakt, shumë studiues i kanë ndarë teoritë mbi globalizimin në
kategori të globalizimit politik, ekonomik dhe kulturor. Roli i medias dhe komunikimit shpesh diskutohet brenda globalizimit kulturor.
Debatet mbi impaktin kulturor të medias globale janë në qendër të studimeve mbi
globalizimin (Flew,2009)144. Studiues të ndryshëm janë fokusuar në globalizimin kulturor, si për shembull Thompson (1995), i cili vëren se një tipar i komunikimit në
botën moderne është se ai ndodh në një shkallë gjithmonë e më globale, duke u dhënë
individëve akses të menjëhershëm në mesazhe që vijnë nga burime të largëta
gjeografikisht: “ Distanca është eklipsuar nga përhapja e rrjeteve të komunikimit eletronik. Individët mund të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, ose të veprojnë brenda
kornizave të ndërveprimit të ndërmjetësuar, edhe pse në kontekstet praktike të jetës së
tyre të përditshme ata ndodhen në vende të ndryshme të botës”145. Ky “riogranizim i
kohës dhe hapësirës” është për Thompson pjesë e një numri procesesh më të mëdha, të përshkruara nën emrin e globalizimit. Një tjetër studiues, John Tomlinson (1991), vë në
dukje rëndësinë e vlerësimit të praktikave kulturore si elementë qendrorë të fenomenit
globalizim. Duke trajtuar temën e ‘ndërlidhjeve’, Tomlinson shkruan se “globalizimi i
referohet zhvillimit të shpejtë dhe gjithmonë e më të dendur të rrjeteve të ndërlidhjeve dhe ndërvarësive që karakterizojnë jetën shoqërore moderne”. 146 Në mënyrë të
ngjashme, Anthony Giddens (1990) e përkufizon globalizimin si “intensifikim i lidhjeve
shoqërore në mbarë botën, të cilat lidhin lokalitete të largëta në mënyrë të atillë që ndodhitë lokale formësohen nga ngjarje që ndodhin shumë milje larg dhe anasjelltas”147.
Giddens e sheh globalizimin si shtrirje të modernitetit dhe diskuton mbi distancimin kohë-hapësirë, duke iu referuar mënyrës në të cilën komunikimi i menjëhershëm
143 Held, D. & McGrew, A. (2007), Globalization/Anti-Globalization: Beyond the great Divide. 2nd
ed.Cambridge: Polity. 144 Flew, T. (2009), “Beyond Globalisation: Rethinking the Scalar and the Relational in Global Media
Studies”, Global Media Journal, Australian edition, vol3-issue 1. 145 Thompson , J.B. (1995), The Media and Modernity: A Social Theory of the Media, Cambridge: Polity
Press, f. 149. 146 Tomlinson, J. (1991), Cultural Imperialism. Baltimore: Johns Hopkins University Press, f.2. 147
Giddens, A. (1990), The Consequences of Modernity. Stanford, CA: Stanford University Press, f.64.
49
elektronik shpërbën kufizimet në kohë dhe në distancë të ndërveprimit dhe organizimit shoqëror. Robertson (1992)148 flet për një kulturë globale dhe për një ‘vetëdije globale’.
Martin Albrow (1990) shkon më tej, duke argumentuar se globalizimi rezulton në një
‘shoqëri botërore’. Ai e përkufizon globalizimin si “të gjitha proceset nëpërmjet të cilave njerëzit e të gjithë botës janë të inkorporuar në një shoqëri të vetme botërore, në një
shoqëri globale” 149. Ky nocion i një shoqërie të vetme globale implikon homogjenizimin, gjë që ka çuar në debatin mbi pasojat e globalizimit: a kemi homogjenizim apo
heterogjenizim?
Në kundërshtim me Albrow, studiuesi Arjun Appadurai (1996)150 ka argumentuar se
forcat kulturore globalizuese të medias dhe komunikimit prodhojnë ndërveprime
komplekse dhe shkëputje mes kulturave të ndryshme. Appadurai diskuton pesë ‘pamje’
që influencojnë kulturën dhe argumenton se këta faktorë sigurojnë diversitetin kulturor dhe jo homogjenitet kulturor apo dominim. Pesë ‘pamjet’, që i referohen të gjitha një
lëvizjeje, përfshijnë etnopamjet, mediapamjet, teknopamjet, financëpamjet dhe
ideopamjet. Etnopamjet i referohen fluksit të njerëzve, si, për shembull, turistëve dhe emigrantëve. Teknopamjet përfshijnë teknologjinë që kapërcen kufijtë. Financëpamjet
kanë të bëjnë me fluksin e tregjeve të valutave. Mediapamjet i referohen teknologjisë së masmedias dhe imazheve të saj. Ideopamjet gjithashtu kanë të bëjnë me imazhet, por në
mënyrë specifike me aspektet politike dhe ideologjike. Këto ‘pamje’ e influencojnë kulturën jo sipas një efekti uniform, por përmes ‘shkëputjeve’ të tyre. Prandaj, masmedia
luan një rol më të madh në diversitetin kulturor sesa në standardizimin kulturor.
2.4 Globalizimi dhe komunikimi
Globalizimi dhe komunikimi janë të lidhur ngushtë mes tyre. Marshall McLuhan është nga të parët studiues që bënë lidhjen mes medias dhe globalizimit duke kombinuar dy
koncepte: ‘mediumi është mesazhi’ dhe ‘fshati global’. Në të vërtetë, shumë teoricienë e
kanë studiuar lidhjen mes globalizimit dhe medias dhe “shumë studiues bien dakord që praktikisht nuk ka globalizim pa media dhe komunikim”.151 Terhi Rantanen nënvizon
rolin e medias dhe komunikimit në globalizim, duke e përkufizuar këtë të fundit si “një proces në të cilin lidhjet ekonomike, politike, kulturore dhe shoqërore në mbarë botën
148
Robertson, R. (1992), Globalization: Social Theory and Global Culture. London: Sage. 149 Albrow, M. (1990), Globalization, Knowledge and Society: Readings from International Sociology.
London: Sage, f.9 cituar në Rantanen, T. (2005), The Media and Globalization. London: Sage, f.7. 150
Appadurai, A (1996), Modernity at Large: Cultural Dimensions of Globalization. Minneapolis:
University of Minnesota Press. 151 Rantanen, T. (2005), The Media and Globalization. London: Sage, f.4.
50
janë bërë gjithmonë e më të ndërmjetësuara në kohë dhe hapësirë”.152 Për të arritur në këtë përkufizim Rantanen merr nxitje nga termi ‘ndërmjetësim’ i përkufizuar fillimisht
nga Williams (1977) si një term që vë në dukje kompleksitetin e realitetit social. Për
Williams, termi ‘ndërmjetësim’ do të thotë ‘strukturues’ dhe/ose ‘përbërës’, më shumë sesa ‘ndërmjetës’.153 Ndaj dhe duke ndjekur këtë logjikë, mediat duhen konsideruar si
pjesë përbërëse të procesit të ndërmjetësimit, dhe jo thjesht si ndërmjetësuese mes dy palëve. Terry Flew (2009)154 ka argumentuar se mediat kanë një vend qendror në
globalizim për tri arsye: së pari, sepse korporatat mediatike kanë globalizuar gjithmonë e më shumë aktivitetin e tyre; së dyti, sepse infrastruktura e komunikimit global lehtëson
fluksin e informacionit global; së treti, sepse media globale luan një rol të rëndësishëm në mënyrën se si ne shohim ngjarjet anembanë botës duke zhvilluar sisteme
domethënieje të bashkëndara. Ky aspekt i kulturës së medias ka qenë fokusi kryesor për shumë teoricienë të medias.
Shpërbërja e kohës dhe hapësirës, e shkaktuar nga media elektronike, ka çuar drejt
individëve që janë në gjendje të ndërveprojnë me njëri tjetrin dhe brenda kornizave të ndërveprimit të ndërmjetësuar, pa marrë parasysh pabarazitë e veçanta. Kjo gjë ka
ndryshuar metodat bashkëkohore të komunikimit, duke sjellë fenomene të reja, si, për shembull, gazetaria me pjesëmarrje, komunitetet online dhe aktivizim ndërkombëtar i
organizuar npërmjet rrjeteve online. Revolucioni TIK e ka transformuar mjedisin mediatik dhe ka çuar në zhvillimin e ‘medias së re’, sikundër janë teknologjitë dixhitale
dhe mjedisi i rrjeteve online. Leah Lievrouw dhe Sonia Livingstone (2006) argumentojnë se media e re i zgjeron çështjet tradicionale të studimeve të medias dhe komunikimit
duke ndryshuar fokusin, nga prodhimi i mediave dhe audienca tek “objektet dhe pajisjet që përdoren për të komunikuar... tek aktivitetet dhe praktikat në të cilat njerëzit
angazhohen në komunikim ose shpërndajnë informacion dhe tek marrëveshjet shoqërore ose format organizuese që zhvillohen rreth këtyre pajisjeve dhe praktikave”.155
Zgjerimi i flukseve të komunikimit dhe rrjetet globale online rrisin mundësinë e një
dimensioni të ri të globalizimit dhe formave të reja të fluksit të medias globale/lokale. Në vija të përgjithshme, teknologjitë e mediave të reja lejojnë që përmbajtjet mediatike të
qarkullojnë lehtësisht përtej kufijve dhe i mundësojnë përdoruesit të bëhet prodhues, gjë që sjell si rezultat forma mediatike hibride. Për shembull, së bashku me konvergjencën e
152 Po aty, f.8. 153
Williams, R. (1977), Marxism and Literature. Oxford: Oxford University Press, fq. 99-100, cituar në
Rantanen, T. (2005), The Media and Globalization. London: Sage, f.8.
154 Flew, T. (2009), “Beyond Globalisation: Rethinking the Scalar and the Relational in Global Media
Studies”, Global Media Journal, Australian edition, vol3-issue 1 155 Lievrouw, L. A. & Livingstone, S. M. (2006), Handbook of New Media: Social Shaping andSocial
Consequences of ICTs. London: Sage, f.2.
51
teknologjive të mëparshme të mediave, ka pasur gjithashtu një konvergjencë në gazetari mbi rolet e gazetarëve dhe audiencës, që ka rezultuar në gazetari me pjesëmarrje
(Bowman, Sh. & Willis, Ch. 2003; Domingo, D. et al. 2008).156 Teknologjia e re dhe
shpërndarja globale e internetit u lejon njerëzve të krijojnë ose të kontribuojnë tek lajmet duke ofruar burime dhe forma të reja të lajmit.
Gjithashtu mund të marrim në konsideratë edhe rastin e komuniteteve online. Në internet ka ndodhur një rritje e shpejtë e lidhjeve dhe organizatave shoqërore (Wellman, B., et al,
2002).157 Shfaqja e formave të reja të rrjeteve sociale në internet tregon modele të reja të komunikimit në epokën dixhitale. Komunitetet online dhe rrjetet sociale kanë çuar në
debate rreth shfaqjes së modeleve të reja të ndërveprimit social. Duke përdorur
teknologjinë e re, individët janë duke riorganizuar modelet e sjelljes sociale për të krijuar
një formë të re të shoqërisë, që konceptohet si shoqëri e rrjetit. Komunitetet online hedhin dritë mbi shfaqjen e formave të reja të shoqërizimit të mundësuara nga
teknologjia, një largim ky nga ndërveprimi shoqëror i mëparshëm i kufizuar në hapësirë.
Në përgjithësi këta shembuj venë në diskutim rëndësinë e teorive tradicionale të komunikimit, nga të cilat mund të veçojmë dy qasjet më të mëdha, siç i kemi trajtuar
edhe në kapitullin e parë, Ekonominë Politike që fokusohet në strukturën ekonomike dhe
pushtetin politik të komunikimit dhe Studimet Kulturore të cilat fokusohen në rolin e
komunikimit në krijimin dhe mbajtjen e vlerave të bashkëndara.
2.5 Imperializmi i medieve dhe imperializmi kulturor
Teza e imperializmit kulturor ka qenë për një kohë të gjatë një nga elementët më
qendrorë e më problematikë të qasjes së ekonomisë politike. Shkolla e Frankfurtit dhe studiuesit që e përfaqësojnë atë identifikuan modelin e dominimit, i cili supozon se
globalizimi çon në homogjenizim të kulturës nëpërmjet imperializmit të mediave dhe atij
kulturor.
Kjo tezë ka zënë shumë vend në kërkimet mbi komunikimin ndërkombëtar në vitet 1970-1980,158 duke dhënë bazat e para teorike të fillimeve të procesit të globalizimit kulturor.159
156 Bowman, Sh. & Willis, Ch., (2003), We Media, How audiences are shaping the future of news and
information, Media Center at The American Press Institute, online në
http://www.hypergene.net/wemedia/weblog.php dhe Domingo, D., Quandt, T., Heinonen, A., Paulussen,
S., Singer, J., Vujnovic, M. (2008) “Participatory journalism practices in the media and beyond: an
international comparative study of initiatives in online newspapers”. Journalism Practice, 2(3), 680-704. 157 Wellman, B., Boase, J., Chen, W., (2002) “The networked nature of community: online and offline” në
It&Society, volume 1, issue 1, f.151-165. 158 Thompson , J.B. (1995), The Media and Modernity: A Social Theory of the Media, Cambridge: Polity
Press, f. 165.
52
Edhe terminologjia ka nevojë për shtjellim. Boyd-Barret (1977), duke përkufizuar imperializmin e mediave, shkruan se “i referohet një numri fenomenesh më të veçantë
sesa ç’nënkupton termi ‘imperializëm kulturor’... Eshtë gjithashtu komponenti i vetëm
më i rëndësishëm i imperializmit kulturor jashtë institucioneve formale të edukimit, nga pikëpamja e atyre që janë aktivisht të angazhuar në shtrirjen apo përmbajtjen e
ndikimeve të caktuara kulturore”.160
Në kontrast me modelet e mëparshme të modernizimit, të cilat merrnin përsipër një
interes reciprok fillestar ndërmjet vendeve të zhvilluara dhe vendeve të botës së tretë, teza e imperializmit kulturor ngrihet mbi një model konfliktual të sistemit botëror dhe
paraqet një pamje pesimiste të zhvillimit të botës së tretë. Në këtë kontekst vendet e botës
së tretë zënë një pozicion nënshtrimi në sistemin ekonomik dhe politik ndërkombëtar, që
mendohet se është strukturuar kryesisht duke u bazuar në nevojat e vendeve të zhvilluara. Këto vende të zhvilluara e mbajnë pozicionin e tyre dominues dhe vazhdojnë progresin e
tyre në kurriz të nevojave për zhvillim të vendeve të botës së tretë (Kraidy, 2002).161
Mund të themi se lidhja që ekziston mes varësisë ekonomike dhe kulturore është temë qendrore për tezën e imperializmit të mediave. Ajo nënkupton se mediat ndërkombëtare
sigurojnë kontekstin e nevojshëm kulturor për receptimin e politikave ekonomike të
vendeve të zhvilluara. Siç thotë Schiller, “komponenti media-kulturor në një ekonomi të
zhvilluar mbështet objektivat ekonomikë të sektorëve të rëndësishëm industrialë-financiarë (d.m.th. krijimin dhe zgjerimin e shoqërisë së konsumit); sferat ekonomike
dhe kulturore janë të pandashme”.162
Siç e kemi vënë në dukje edhe më parë, mediat janë të rëndësishme në procesin e globalizimit (Thompson,1995; Giddens,1990)163. Ato luajnë një rol të jashtëzakonshëm
në procesin e imperializmit kulturor. Duke përshkruar parimet kryesore të kësaj qasjeje,
Tomlinson shkruan se “kultura globale është instalimi i detyruar mbarë botëror i një
kulture të veçantë, e lindur nga një përvojë historike, e privilegjuar dhe e veçantë. Me pak fjalë, ajo është thjesht shtrirja globale e kulturës perëndimore”.164 Mbështetës për
159 Tomlinson, J. (1991), Cultural Imperialism. Baltimore: Johns Hopkins University Press, f.2. 160 Boyd-Barrett, O. (1977), "Media Imperialism: Towards an International Framework for the Analysis of
Media Systems", në Curran, J., Gurevitch, M., & Woollacott, J. Mass Communication and Society, London:
Edward Arnold, cituar në Rantanen, T. (2005). The Media and Globalization. London: Sage, f.76. 161 Kraidy, M. (2002), Globalization of culture through the media. në J. R. Schement , Encyclopedia of
communication and information (Vol. 2, pp. 359-363). 162 Schiller, H.I. (1991), "Not Yet the Post-Imperialist Era", Critical Studies in Mass Communication, 8: 13-
28, f.14. 163 Thompson , J.B. (1995), The Media and Modernity: A Social Theory of the Media, Cambridge: Polity
Press, f. 149. & Giddens, A. (1990), The Consequences of Modernity. Stanford, CA: Stanford University
Press, f.64. 164 Tomlinson, J. (1999), Globalisation and Culture, Cambridge: Polity Press, f.167.
53
këtë argument është pretendimi se “në botën moderne ekziston një formë dominimi, jo vetëm në sferat ekonomike dhe politike, por edhe tek ato praktika nëpërmjet të cilave
kolektivitetet i japin kuptim jetëve të tyre”165 .
Një parim qendror i tezës së imperializmit të mediave është se globalizimi i mediave ka rezultuar në një homogjenizim kulturor global. Kjo temë dhe të tjera gjenden në shkrimet
e Herbert I. Schiller (1976; 1986; 1991; 1998), teoricieni që më shpesh identifikohet me qëndrimin se globalizimi është një shprehje e imperializmit kulturor amerikan. Në këtë
kontekst është e dobishme të vëmë në dukje disa nga çështjet dhe pretendimet e tij më të rëndësishme teorike, duke qenë se do të na mundësojnë të fokusohemi në çështje që
lidhen me ndikimin e medias globale tek audiencat lokale.
Sipas Schiller-it, konteksti për zhvillimin e “imperializmit media-kulturor”166 është sistemi botëror – ekonomia kapitaliste e botës moderne – me tregun e tij të vetëm të
organizuar nga urdhëresat e tregut global të korporatave multinacionale amerikane dhe evropiano-perëndimore. Karakteri i prodhimit përcaktohet në thelbin e këtij tregu
(kryesisht SHBA) dhe rrezaton jashtë tij. Në këtë sistem vend qendror zënë korporatat multinacionale, kryesisht në pronësi amerikane, që dominojnë tregun në prodhimin dhe
shpërndarjen e mallrave dhe shërbimeve, përfshirë edhe prodhimet “komunikuese-
kulturore”.167 Këto prodhime përcaktohen kryesisht nga të njëjtat rregulla të tregut që
qeverisin të gjithë sistemin e prodhimit të mallrave dhe shërbimeve dhe, çfarë është e rëndësishme, gjejmë “një fluks të madh informacioni që shkon në një drejtim, nga qendra
drejt periferisë”.168 Roli i këtyre nuk është vetëm informues, por edhe ideologjik, duke
qenë se nxisin dhe zhvillojnë mbështetje popullore për vlerat dhe produktet e sistemit
kapitalist. Në shkrimet e tij të mëvonshme Schiller ka argumentuar se “imperializmi media-kulturor është një nëntërësi e sistemit të përgjithshëm të imperializmit. Nuk
qëndron dot më vete; komponenti media-kulturor në një ekonomi të zhvilluar mbështet
objektivat ekonomikë të sektorëve të rëndësishëm industrialë-financiarë (dmth. krijimin dhe zgjerimin e shoqërisë së konsumit); sferat ekonomike dhe kulturore janë të
pandashme. Prodhimi kulturor, njësoj si prodhimi i makinës, ka ekonominë e vet politike. Si pasojë, çfarë konsiderohet si prodhim kulturor është ideologjik dhe fitimprurës për të
165 Thompson , J.B. (1995), The Media and Modernity: A Social Theory of the Media, Cambridge: Polity
Press, f. 149. 165 Tomlinson, J. (1991), Cultural Imperialism. Baltimore: Johns Hopkins University Press, f.7. 166 Schiller, H.I. (1991), "Not Yet the Post-Imperialist Era", Critical Studies in Mass Communication, 8: 13-
28, f.14. 167 Schiller, H.I. (1976), Communication and Cultural Domination, New York: M.E. Sharpe, fq.6 168 Po aty, f.6.
54
gjithë sistemin. Si përfundim, në fundin e shekullit të njëzet e tërë ekonomia është gjithmonë e më shumë e varur nga sektori media-kulturor”.169
Pra, sipas Schiller-it, ndërkohë që është imperativi komercial që ofron nxitje për
përhapjen e formave kulturore perëndimore në të gjithë botën, “ndikimi është ndierë në mënyrë të pashmangshme në të gjithë fushën e vetëdijes individuale dhe shoqërore në
provincat e depërtuara”.170 Në këtë proces ideologjik depërtues mediat luajnë një rol qendror dhe, në mënyrë më specifike, masmedia komerciale. Siç argumenton Schiller171,
një numër urdhëresash ekonomike garanton se media radio-televizive do të shpërndajë kudo materialin kulturor të prodhuar në zonat e qendrës – SHBA, Britani, Gjermani –
dhe pak qendra të tjera. Kudo, përmbajtja dhe stili i programimit lokal do të mbajë vulën
ideologjike të qendrave të mëdha të botës ekonomike kapitaliste. Siç e vumë në dukje
edhe më parë, si rezultat i kësaj ndodh “homogjenizimi kulturor dhe ideologjik i botës”,172 i cili nuk arrihet nga një komb i vetëm, por nga një sistem i integruar sektorësh
kombëtarë të ndryshëm, të angazhuar në organizim ekonomik kapitalist. “Në këtë kuptim
– shkruan Schiller – koncepti i imperializmit kulturor sot përshkruan më së miri shumën e proceseve përmes të cilave një shoqëri futet në sistemin e botës moderne dhe sesi
shtresa e saj dominuese është tërhequr, shtypur, detyruar dhe nganjëherë korruptuar në formësimin e institucioneve sociale që i korrespondojnë dhe madje nxisin vlerat dhe
strukturat e qendrës dominuese të sistemit”.173 Kështu, sipas Schiller-it, “janë perspektivat kulturore dhe të imagjinatës të këtij sektori të pushtetshëm të qendrës ato që
formësojnë dhe strukturojnë vetëdijen në të gjithë sistemin në tërësi”.174
Schiller gjithashtu vë në dukje rolin e luajtur nga korporatat ndërkombëtare në copëtimin
e subjekteve kombëtare të transmetimit dhe të telekomunikacionit në mënyrë që ato të bombardojnë hapësirën e pambrojtur kulturore të kombit. Si rezultat “ndërsa rendi i
korporatës ndërkombëtare forcohet, në pjesën më të madhe me ndihmën e rrjeteve
private të liberalizuara të informacionit, ai uzurpon dhe shkatërron shprehjen kulturore dhe diversitetin e informacionit në nivel global”.175
Në shkrimet e tij në vitet 1990, Schiller argumenton se industritë korporata media-
kulturore janë shtrirë së tepërmi në dekadat e fundit duke zënë pjesën më të madhe të
169 Schiller, H.I. (1991), "Not Yet the Post-Imperialist Era", Critical Studies in Mass Communication, 8: 13-
28, f.14. 170 Schiller, H.I. (1976), Communication and Cultural Domination, New York: M.E. Sharpe, f.8. 171 Po aty, f.17. 172 Po aty, f.17. 173 Po aty, f.9. 174 Po aty, f.17. 175 Schiller, H.I. (1986), "Electronic Information Flows: New Basis for Global Domination?", në Drummond,
P. & Paterson, R., Television in Transition, London: British Film Institute, f.17.
55
hapësirës sociale globale: “Vetëm për këtë arsye, dominimi kulturor sot nuk mund të matet me një tregues të thjeshtë të ekspozimit ndaj programeve televizive amerikane.
Zhytja kulturore tani përfshin edhe vetë gjuhën angleze, të bërit blerje në qendrat tregtare
me stil amerikan, të shkuarit në parqet e ndryshme tematike (nga të cilët Disney është shembulli kryesor, por jo më ekskluzivi), të dëgjuarit e muzikës së këngëtarëve të
reklamuar ndërkombëtarisht, të shikuarit e Rrjetit të Kabllorit, të lexuarit e përkthimeve të bestsellerave komercialë dhe të ngrënit në restorante fast-food nëpër botë”.176
Një tjetër studiues i rëndësishëm brenda traditës së tezës së imperializmit të medias është edhe Oliver Boyd-Barrett. Ai e përkufizon imperializmin e mediave në veprim kur vendi
i origjinës së ndikimit ndërkombëtar të medias, ose e eksporton atë si një strategji të
qëllimshme politike, ose thjesht e shpërndan këtë ndikim në mënyrë të paqëllimshme
brenda një procesi më të përgjithshëm të ndikimit politik, social apo ekonomik. Vendi që preket nga ky ndikim, ose e pranon këtë ndikim si një strategji të qëllimshme komerciale
apo politike, ose thjesht e përvetëson atë ndikim në mënyrë të pamenduar, si pasojë e
kontratës”.177
Një vendndodhje bëhet njësia e analizës së Boyd-Barrett, por ai në mënyrë eksplicite i
referohet medias ndërkombëtare të vendit që eksporton ose shpërndan ndikim. As
Schiller dhe as Boyd-Barret nuk i përmendin individët ose përvojat e tyre në këto
vende.178 Për Boyd-Barret, imperializmi i medias është “procesi ku pronësia, struktura, shpërndarja ose përmbajtja e medias në çdonjërin vend, janë veç e veç apo së bashku
subjekt i presioneve të jashtme të mëdha nga interesat e medias së një vendi apo të disa
vendeve të tjera, pa pasur një reciprocitet ndikimi me vendin e prekur”.179 Njësitë e
analizës për Boyd-Barrett janë pronësia, struktura, shpërndarja ose përmbajtja e mediave të vendeve të veçanta.
Mes përkufizimeve të Schiller dhe Boyd-Barret vihen re disa ngjashmëri. Pikënisja për
secilin prej tyre është se bëhet fjalë për një marrëdhënie në të cilën ndikimi e ka origjinën ose në një qendër dominuese të sistemit të botës, ose në ndonjë vend tjetër. Së dyti, edhe
pse Boyd-Barrett e pranon karakterin e paqëllimshëm të këtij ndikimi, ai dhe Schiller
pranojnë se një shoqëri, ose një vend, mundet vetëm të adaptojë ose të përshtatet nën
176 Schiller, H.I. (1991), "Not Yet the Post-Imperialist Era", Critical Studies in Mass Communication, 8: 13-
28, f.15. 177 Boyd-Barrett, O. (1977), "Media Imperialism: Towards an International Framework for the Analysis of
Media Systems", në Curran, J., Gurevitch, M., & Woollacott, J. Mass Communication and Society, London:
Edward Arnold, fq.119, cituar në Rantanen, T. (2005), The Media and Globalization. London: Sage, f.77. 178 Rantanen, T. (2005), The Media and Globalization. London: Sage, f.77. 179 Boyd-Barrett, O. (1977), f.117.
56
presion, ose të detyrohet apo të korruptohet. Në mënyrë të veçantë, Schiller i referohet tërheqjes, duke treguar se një qendër dominuese është gjithashtu një pol tërheqjeje.180
Koncepti i imperializmit media/kulturor ka disa merita. Së pari, është një analizë e nivelit
makro, e bazuar në analizën politike dhe ekonomike të një sistemi botëror. Së dyti, njeh karakterin e pabarazisë së këtij procesi, duke vënë në dukje mungesat e burimeve në disa
vende dhe shoqëri krahasuar me të tjera. Schiller dhe Boyd-Barrett i referohen në mënyrë eksplicite rolit të Shteteve të Bashkuara në këtë proces. Së treti, pranon se, si rezultat i
kësaj marrëdhënieje të pabarabartë, vërehen një sërë efektesh në vendet dhe shoqëritë më pak të zhvilluara.181
Çështja e fundit është më e kontestuara. Duket bindës për sa kohë që flasim në vija të
përgjithshme, por, kur nisim e pyesim se cilat janë pasojat konkrete, duket më i vështirë formulimi i një argumenti të qëndrueshëm, të provuar në mënyrë empirike. Ashtu siç
kanë vënë në dukje shumë autorë, është pika më e dobët e konceptit. Golding dhe Harris (1997) duke iu referuar konceptit të imperializmit të medias, shkruajnë: “ Së pari
mbivlerëson rolin e përcaktuesve të jashtëm dhe nënvlerëson dinamikat e brendshme, sikundër ato të rezistencës, brenda shoqërive të varura. Së dyti, shkrin bashkë pushtetin
ekonomik me efektet kulturore. Së treti, ka një supozim se audienca është pasive dhe se
kreativiteti lokal apo kundërshtues nuk ka shumë domethënie. Së fundi, ka një supozim
shpesh mbrojtës se, ajo që është në rrezik, është kultura ‘autentike’ dhe organike e botës në zhvillim, e cila gjendet nën sulmin e diçkaje sintetike dhe jo autentike që vjen nga
perëndimi”.182
Megjithatë, përkufizimet e Boyd-Barrett asnjëherë nuk përmendin njerëzit, të cilët janë të përfshirë, edhe pse jo në mënyrë eksplicite, në këto përkufizime. Sigurisht, ne mund të
themi se, edhe teoricienë të tjerë, që nuk flasin për vendet apo shoqëritë, por që flasin për
kulturën, e bëjnë këtë pa iu referuar qartazi njerëzve. Për shembull, kur Tunstall (1977)183
shkruan se kulturat lokale janë duke u goditur deri në zhdukje nga produktet mediatike perëndimore (kryesisht amerikane), ai këtu nuk i përfshin njerëzit, por u referohet qartazi
produkeve mediatike amerikane, duke treguar se imperializmi media/ kulturor
identifikohet kryesisht me Shtetet e Bashkuara.
180 Rantanen, T. (2005), The Media and Globalization. London: Sage, f.77. 181 Po aty 182 Golding, P. and Harris, P. (1997), Beyond Cultural Imperialism: Globalization, Communication and the
New International Order. London: Sage, fq.5 , cituar në Rantanen, T. (2005), The Media and
Globalization. London: Sage, f.78. 183 Tunstall, J. (1977) , The Media are American. London: Constable, cituar në Rantanen, T. (2005). The
Media and Globalization. London: Sage, f.78.
57
Për ta përmbledhur, imperializmi media/kulturor pretendon se ka ndodhur një homogjenizim kulturor për shkak të qarkullimit global të medias perëndimore dhe se
audiencat lokale janë të pafuqishme për ta ndalur këtë proces. Në paragrafët e
mëposhtëm do të diskutohen disa nga kundërshtimet teorike ndaj këtyre supozimeve.
2.6 Kritikë ndaj imperializmit media/kulturor
2.6.1 Forma të reja të pushtetit global ekonomik dhe kulturor
Sipas Schiller, vizioni i botës nën dominimin e mediave perëndimore është ai në të cilin
ne përjetojmë “homogjenizimin ideologjik dhe kulturor të botës”184, si rezultat i sistemit të integruar të ekonomive të ndryshme kombëtare që janë bashkuar, ose që janë detyruar
të bashkohen në organizime ekonomike kapitaliste. Duke cituar Schiller-in, “janë
perspektivat kulturore dhe të imagjinatës së këtij sektori të pushtetshëm të qendrës ato që formësojnë dhe strukturojnë vetëdijen në të gjithë sistemin në tërësi”.185 Ai argumenton
se media transnacionale sigurojnë kontekstin e nevojshëm për receptimin e politikave
ekonomike kapitaliste në vendet që janë në periferi dhe se “komponenti media-kulturor
në një ekonomi të zhvilluar mbështet objektivat ekonomikë të sektorëve të rëndësishëm industrialë-financiarë (d.m.th. krijimin dhe zgjerimin e shoqërisë së konsumit); sferat
ekonomike dhe kulturore janë të pandashme”.186
Gabimet e teorisë së imperializmit të medias janë të shumta dhe janë vënë në dukje në shumë raste dhe nga mjaft studiues (Boyd-Barrett,1982; Tomlinson,1991; Golding dhe
Harris,1997). Shumë nga kritikat janë ndikuar nga studimet mbi audiencën dhe studimet
kulturore, që së bashku i kanë kushtuar vëmendje rolit të pavarur të kulturës. Kjo është
diçka që u ka shpëtuar teoricienëve të imperializmit media/kulturor dhe kritikat janë pranuar gjerësisht.
Tomlinson (1997)187 vëren se koncepti i imperializmit media/kulturor duhet marrë në konsideratë seriozisht për disa arsye: së pari, sepse disa prej supozimeve të tij gjejnë
përdorim në punimet e disa prej kritikëve të mëdhej të kulturës (Hall,1991; Said,1993)188. Së dyti, çështje reale të politikave kulturore tregojnë sesa seriozisht e kanë marrë
184 Schiller, H.I. (1976), Communication and Cultural Domination, New York: M.E. Sharpe, f.17. 185 Po aty, f.17. 186 Schiller, H.I. (1991), "Not Yet the Post-Imperialist Era", Critical Studies in Mass Communication, 8: 13-
28, f.14. 187 Tomlinson, J. (1997) “Cultural globalization and cultural imperialism”, f. 170–90 në A. Mohammadi
International Communication and Globalization: A Critical Introduction. London: Sage. cituar në Rantanen,
T. (2005), The Media and Globalization. London: Sage, f.79. 188 Cituar në Rantanen, T. (2005),. The Media and Globalization. London: Sage, f.79.
58
rrezikun e imperializmit kulturor qeveritë e disa kombeve. Së treti, brenda kësaj qasjeje ka disa çështje që kërkojnë vëmendjen e kujtdo për ta parë procesin e globalizimit me një
sy kritik.
Njëra nga kritikat më domethënëse ka qenë ajo e Boyd-Barrett(1998)189, njëri prej autorëve të konceptit të imperializmit media/kulturor. Ai pranon se kjo tezë ishte e
gabuar në disa aspekte:
1. Ka supozuar se shtetet-komb janë blloqet themelore në fushën e aktivitetit të medias globale, dhe se ka vetëm një lidhje të thjeshtë mes mediave të veçanta dhe
vendeve të veçanta. Në të vërtetë, sistemet e medias janë shpesh hibridë kompleksë të agjensive dhe aktorëve të ndryshëm, ndaj dhe nuk është e
këshillueshme që të identifikohen korporata të tëra me identitete kombëtare të veçanta.
2. Më tej ka supozuar se është në interes të një vendi të refuzojë ose kundërshtojë imperializmin e mediave nga ana e një vendi tjetër, në emër të interesit kombëtar.
Megjithatë, shpesh nuk bëhet fjalë vetëm për një interes kombëtar, por për
korporata të ndryshme mediatike, të cilat konkurrojnë me njëra-tjetrën në nivel
kombëtar dhe global.
3. Nuk ka marrë në konsideratë çështjen e audiencës, por u përqendrua vetëm në
procesin e prodhimit.
4. Ka pasur prirjen për të identifikuar SHBA si qendrën e vetme të procesit të
ndikimit kapitalist mediacentrik, që rrodhi jashtë në pjesën tjetër të botës në
formën e programeve televizive.
5. Ka supozuar se këto programe kanë pasur një efekt ideologjik të pashmangshëm dhe të vetëmjaftueshëm mbi audiencat e tyre të pafuqishme në
periferi.
6. Ka konsideruar përvojën e mediave si diçka përtej qëllimit të kërkimit, ose
thjesht si një fenomen homogjenizues.
189 Boyd-Barrett, O. (1998), ‘Media imperialism reformulated’, f. 157–76 në D.K.Thussu Electronic
Empires: Global Media and Local Resistance. London:Arnold, cituar në Rantanen, T. (2005), The Media
and Globalization. London: Sage, f.79.
59
2.6.2 Kritika etnografike
Appadurai shkruan se “detyra e etnografisë është të zbërthejë një rebus: cila është natyra e lokalitetit, si përvojë e jetuar në një botë të globalizuar, të deterritorializuar?”190. Në
pasthënien e librit Global media studies; An ethnographic perspective (2003), Patrick Murphy dhe MM Kraidy shkruajnë se libri i tyre “ka marrë përsipër sfidën për të
artikuluar etnografinë dhe globalizimin në një nyjë ku mendohet se shumë njerëz po përjetojnë globalen në modernitetin e vonë: në konsumin kulturor të ndërmjetësuar.”191
Ata vërejnë gjithashtu se “përdorimi i etnografisë së audiencës për studimet e medias globale ofron një mundësi orientuese për të vëzhguar implikimet lokale të globalizimit,
që kanë si shqetësim mënyrën sesi pjesa më e madhe e popullsisë botërore e përjetojnë
globalizimin në jetën e tyre të përditshme”.192
Kjo vëmendje në përdorimin subjektiv të produkteve mediatike nga ana e konsumatorëve
qëndron edhe në bazë të kritikës që i bën Thompson193 tezës së imperializmit të mediave. Sipas Thompson, kjo tezë “nuk merr parasysh faktin se receptimi dhe përvetësimi i
fenomeneve kulturore janë procese krejtësisht hermeneutike në të cilët individët mbështeten në burime materiale dhe simbolike që janë në dispozicion të tyre, si edhe në
ndihmën interpretuese të ofruar nga këto të fundit, me të cilat këta individë ndërveprojnë
në jetën e tyre të përditshme, në mënyrë që t’u japin kuptim mesazheve që marrin e të
gjejnë një mënyrë që të kenë lidhje me to.”194 Pohimet e bëra nga Thompson (1995) dhe Myrphy e Kraidy (2003) në njëfarë mënyre janë pjesë e asaj që Moores (1993) e ka
quajtur “kthesë etnografike”195, ndërsa Murdock, si “kthesa interpretuese në studimet mbi
median”.196
Gjithashtu Fiske na ka dhënë një përkufizim mbi etnografinë e medias që përshkon një
pjesë të mirë të studimeve të tij mbi konsumin e medias, sikundër e kemi diskutuar në
kapitullin e parë. Lidhur me të shikuarit e TV, Fiske shkruan: “objekti i studimit
190 Appadurai, A. (1991), Global ethnoscapes: Notes and queries for a transnational anthropology. Në M.
Fox, Recapturing anthropology: Working in the present (fq. 191–210). Santa Fe, NM: School for American
Research Press.,fq. 196, cituar në Murphy, P. & Kraidy, MM. (2003), Global Media Studies; An
ethnographic perspective, Routledge, New York-London, f.299. 191 Murphy, P. & Kraidy, MM. (2003), Global Media Studies; An ethnographic perspective, Routledge,
New York-London, f.299. 192 Po aty, f.6. 193
Thompson , J.B. (1995), The Media and Modernity: A Social Theory of the Media, Cambridge: Polity
Press, f.164-178. 194
Thompson , J.B. (1995), The Media and Modernity: A Social Theory of the Media, Cambridge: Polity
Press, f.172. 195
Moores, S. (1993, Interpreting Audiences: The Ethnography of Media Consumption, London: Sage, f..1 196
Murdock, G. (1997) "Thin Descriptions: Questions of Method in Cultural Analysis", në McGuigan, J.
Cultural Methodologies, London: Sage., fq.179 cituar në Murphy, PD. (2011), ‘Locating media
ethnography” f.380-401, në Nightingale, V., The handbook of media audiences, Wiley-Blackwell
60
etnografik është mënyra që përdorin njerëzit për të jetuar kulturën e tyre. Vlera e tij për ne qëndron në vendosjen e theksit tek njerëzit në një kontekst historik e shoqëror, larg
ndërtimit ideologjik dhe tekstual të subjektit. Ai na kujton se njerëzit e sotëm në situata
aktuale shohin dhe shijojnë programet televizive aktuale. Njeh diferencat mes njerëzve, pavarësisht përbërjes shoqërore dhe pluralizon domethëniet dhe kënaqësitë që ata gjejnë
tek televizioni. Si i tillë kundërshton teoritë që theksojnë domethënien e vetme të përmbajtjes televizive dhe na mundëson të shpjegojmë diversitetin, si brenda ndërtimit
shoqëror, ashtu edhe brenda proceseve kulturore.”197
Tekstet, sipas Fiskes, përmbajnë domethënie dhe kënaqësi të shumëfishta, sepse janë
polisemike.198 Domethënia nuk është privilegj vetëm i tekstit, por ngrihet nga
ndërveprimi mes tekstit dhe shikuesve të pozicionuar në një kontekst social. Receptimi
është vendi i krijimit të domethënies. Në të njëjtën kohë, shkruan Fiske199, subjektiviteti ynë është i përbërë nga diskurset e ndryshme që ne përdorim për të kuptuar fushat që
ndërtojnë përvojën tonë shoqërore. Megjithatë, duke qenë se përvoja jonë shoqërore
është kaq e ndryshme, edhe subjektiviteti ynë përfshin ideologji dhe diskurse tepër kontradiktore .200 Prandaj, na duhet ta shohim subjektivitetin tonë “... si të përçarë, si një
fushë beteje, dhe jo si një vend të unifikuar të pajtimit ideologjik”.201 Këto diskurse të ndryshme, te cilat janë në veprim si pasojë e pozicionimit tonë shoqëror, ne ia japim
tekstit në aktin e dekodimit që i bëjmë atij.
Për sa më sipër, tekstet nuk dekodohen në mënyrë uniforme nga audienca dhe Fiske
argumenton se nocioni i “tekstit” konkret duhet zëvendësuar me nocionin më abstrakt të
“tekstualitetit”. Ai shkruan në lidhje me të shikuarin e TV: “Ajo çfarë shpërndan seti në
dhomën e ndenjjes, është ‘televizion’, shënjues vizualë dhe auralë, të cilët janë provokues të fuqishëm domethënieje dhe kënaqësie. Ky potencial është tekstualiteti i tij, i
cili vepron ndryshe në momentet e ndryshme të të parit TV”202 duke mundësuar që
lexime të shumëfishta ose të kundërta të mund të bëhen nga shikues të ndryshëm.
Duke komentuar mbi kërkimet e bëra nga Hodge dhe Tripp (1986) mbi leximet e
shumëfishta që nxënësit australianë i bënin telenovelës amerikane ‘I burgosuri’, Fiske
shkruan: “Ata nuk pyetën se çfarë efekti ka televizioni tek audienca dhe as për çfarë e
përdor audienca televizionin; ata pyetën sesi një tekst i veçantë televiziv, i menduar si
197
Fiske, J. (1987), Television Culture, London: Routledge, f.63. 198 Po aty f.15. 199 Po aty, f.66. 200 Po aty, f.66-67. 201 Po aty, f.67. 202 Fiske, J. (1991), "Moments of Television: Neither the Text nor the Audience", në Seiter, E., Borchers,
H., Kreutzner, G., Warth, E.M. Remote Control: Television, Audiences and Cultural Power, London:
Routledge, f.56.
61
potencial për kuptime të shumëfishta, lidhej me jetën sociale të shikuesve ose të grupit të shikuesve. Ata u shqetësuan për mënyrën sesi lexohej një tekst televiziv, si ndërtohen
domethëniet nga leximi aktiv i audiencës dhe sesi ky aktivitet mund të shpjegohet në
terma të një teorie të kulturës, që është procesi i ndërtimit të domethënieve të bashkëndara nga përvoja shoqërore”.203
Argumenti se domethënia tekstuale qëndron në pikën e lidhjes mes shikuesve të pozicionuar shoqërisht, tashmë të ndërtuar në diskurs, dhe teksteve mediatike polisemike,
paraqet një sfidë serioze për tezën e imperializmit të mediave, e bazuar në veçantinë e domethënieve tekstuale të koduara. Kështu, një kritikë e rëndësishme që i bëhet kësaj
teze është se, ndërsa ajo teorizon mbi çështje të prodhimit, shpërndarjes dhe përmbajtjes
së medias globale, gjithsesi mbetet e varfër në çështjet që lidhen me receptimin e
teksteve nga audiencat lokale.
Studimet mbi receptimin e teksteve mediatike nga audienca ngrenë pikëpyetje mbi influencën homogjenizuese të përmbajtjeve të masmedias. Studimet që merren me rolin
aktiv të marrësve ndërsa interpretojnë, negociojnë, rezistojnë ose anashkalojnë domethëniet polisemike të masmedias, kanë ilustruar se audiencat në kontekste
perëndimore dhe joperëndimore kanë përdorur modele të ndryshme të interpretimit dhe
përdorimit të mediave, kur ndeshen me produkte të masmedias perëndimore.
Në mënyrë që të kuptohet më mirë rëndësia e studimeve mbi audiencën në analizën e
medias globale dhe ndikimit të saj tek shikuesit nëpër botë, është e nevojshme të diskutojmë shkurtimisht historikun e kërkimeve mbi efektet e medias. Kërkimet mbi
audiencën e televizionit janë dominuar historikisht, dhe sidomos në SHBA, nga vëzhgime sasiore të cilat shpesh janë ndërtuar duke përdorur modelin e efekteve të
medias. Ky model, brenda shkencave shoqërore, është sfiduar nga teoria e përdorimeve
dhe kënaqësive. Kjo e fundit argumenton se audienca i përgjigjet mediave duke pasur si
qëllim përmbushjen e nevojave të veta, qëllim ky që mund të jetë i ndryshëm nga qëllimi i prodhuesit. Kjo mospërputhje çoi në realizimin e projektit ndërkombëtar mbi dekodimin
e serialit televiziv amerikan Dallas (Liebes &Katz, 1993), që trasmetohej në prime time.
Në vitet ’60 të shekullit të kaluar qasja teorike e përdorimeve dhe kënaqësive u sfidua nga një kthesë e re në kërkimin mbi efektet e medias, që u ndikua nga shkolla e
Frankfurtit. Mendimtarët e kësaj shkolle e konsideruan komunikimin e medias si
‘industri kulturore’ që nguliste dhe riforconte ideologjinë e kulturës dominuese tek
audienca e vet. Duke u fokusuar në pushtetin e ushtruar nga industria kulturore mbi audiencën, kjo teori i sheh masmediat si përçuese të tregtimit. Ky model shërbeu si një
203 Fiske, J. (1987), Television Culture, London: Routledge, f.66.
62
paradigmë fillestare për analizën e audiencës në fushën e studimeve kulturore në Angli. Raymond Williams (1974) do të sfidojë këtë model duke kritikuar determinizmin që
karakterizon teorinë e efekteve, duke injoruar faktin se shikuesit mund ta përdorin
televizionin edhe për ndryshime shoqërore. Në fund të viteve ’70 e në fillim të viteve ’80 kjo kritikë u shfaq në një numër esesh teorike të shkruara nga Stuart Hall, por edhe në
studime empirike, sikundër ishte analiza e audiencës që David Morley bën në kontekstin e të shikuarit televizion. Këto ndikime çuan në vënien në diskutim jo vetëm të modelit të
efekteve, por edhe të modelit të përdorimeve e kënaqësive. Të dy këto modele janë kritikuar, sepse nuk kanë marrë në konsideratë ndikimin ekonomik, politik dhe kulturor
gjatë receptimit të mediave. Në veçanti kritika feministe vuri në dukje se pozicioni i audiencës është i ndikuar nga faktorë kulturore, si gjinia, raca dhe mosha, dhe jo vetëm
klasa shoqërore, sikundër argumentonte shkolla e Frankfurtit.
Receptimi i mediave u rikonceptua për t’u fokusuar tek audienca aktive. Që nga eseja e
famshme e Stuart Hall mbi kodimin e dekodimin dhe apeli i tij për kërkime empirike në
fushën e receptimit nga audienca, ku kombinohen analiza tekstuale me kerkimet mbi audiencën, ka pasur një njohje në rritje të procesit kompleks të konsumit kulturor të
medias.
Disa nga studimet më të njohura mbi receptimin e audiencës, të cilat ofrojnë informacion
të detajuar dhe të dhëna empirike, janë ato që janë bërë për serialin televiziv amerikan Dallas. Sipas teorisë së imperializmit të medias, Dallas-i është simbol i dominimit
amerikan i cili kërcënon varietetin e kulturave në botë. Ndërsa Dallas-i transmetohet në
vende të ndryshme të botës, kërkimet e bëra mbi receptimin e programit tregojnë se
konteksti kulturor është një faktor i rëndësishëm në receptimin e medias. Studimi që Ien Ang (1985)204 i bën Dallas-it tregon se femrat holandeze e interpretojnë tekstin duke
ndjekur një axhendë personale femërore. Shikuesit mund të mos i aprovojnë vlerat
kulturore të programit, por gjithsesi kanë kënaqësi ta shohin atë për qëllime zbavitjeje. Jo detyrimisht mund të ketë një korrelacion mes konsumit të medias dhe efekteve
ideologjike. Katz &Liebes (1993)205 studiuan Dallas-in duke krahasuar shikuesit e disa grupeve etnike në Izrael me grupe shikuesish amerikanë. Studiuesit gjetën lexime të
ndryshme dhe argumentuan se grupe të ndryshme etnike i japin programit vlerat dhe gjykimet individuale. Studimet që janë bërë për Dallas-in janë shembujt më të mirë për
të treguar se audiencat janë kritike dhe aktive në gjykimet e tyre dhe se vlerat kulturore që ata bartin urezistojnë manipulimeve shumë më tepër se ç’mund të supozohet nga
teoricienë të medias.
204 Ang, I. (1985), Watching Dallas: Soap Opera and the Melodramatic Imagination, London: Methuen. 205 Liebes, T. and Katz, E. (1993), The Export of Meaning: Cross-Cultural Readings of Dallas.2
nd edt. ,
Cambridge: Polity.
63
Kërkimi mbi receptimin e audiencës është problematik kur bëhet në kontekstin e teorive tradicionale të imperializmit të medias. Edhe pse kërkimet mbi audiencën janë shumë të
rëndësishme, gjithsesi nuk mund të themi se dominimi i produkteve televizive amerikane
është pa pasoja. Ka studiues që vënë në diskutim vlefshmërinë e studimeve empirike mbi audiencën, të cilët, në përpjekje për të rrëzuar teorinë e efekteve të drejtpërdrejta,
përfundojnë duke ngritur lart audiencën aktive në mënyrë jo kritike. Do të ishte me vend që të pranojmë se shikuesit nuk janë as pasivë, as tërësisht të lirë ndaj medias. Prandaj
duhet të gjejmë një ekuilibër mes idesë se audiencat për disa aspekte janë aktive, por duke njohur që aktiviteti i receptimit të medias ndodh brenda disa kornizave. Gjithashtu
është e rëndësishme të vemë në dukje se logjika globale/lokale nuk e zhduk në mënyrë të plotë pabarazinë dhe dominimin kulturor. Procesi i globalizimit sjell pabarazi shumë
komplekse. Ndërsa është tepër e thjeshtë të supozosh se globalizimi i mediave çon drejt globalizimit të kulturës dhe imperializmit kulturor, nga njëra anë, është po kaq naive të
pretendosh, nga ana tjetër, se lokalizimi i identiteve i zgjidh të gjitha problemet.
Veç kërkimit mbi receptimin e audiencës, teoria e imperializmit kulturor është përballur edhe me kritika të tjera, njëra prej të cilave është se SHBA nuk janë dominuesit e vetëm
përsa i takon produksionit të medias. Ideja e fluksit shumë drejtimesh të medias dhe komunikimit sfidon idenë e imperializmit të mediave për një kulturë homogjene dhe një
fluks informacioni që shkon në një drejtim të vetëm. Globalizimi ka çuar në qarkullimin ndërkombëtar të produkteve mediatike. Këto produkte mediatike të prodhuara në një
vend shpërndahen jo vetëm në tregun e brendshëm kombëtar, por edhe në tregun global. Fluksin shumëdrejtimësh të medias e tregojnë dukshëm qendrat e produksionit televiziv
në Meksikë, Brazil, Hong Kong apo Indi. Në lidhje me këtë çështje Giddens flet për një “kolonizim nga e kundërta”206 kur diskuton programet televizive braziliane që
eksportohen në Portugali. Tunstall (2008) vëren se një nga shpjegimet e rënies së medias amerikane në skenën botërore është ngritja e telenovelave të Amerikës Latine, kryesisht
atyre braziliane.
Siç u përmend shkurtimisht më parë, një kritikë tjetër që i bëhet teorisë së imperializmit kulturor është se ajo supozon një kulturë homogjene dhe nuk merr në konsideratë
rëndësinë e të studiuarit dhe të kuptuarit të kulturave lokale. Ka prova të ndryshimit të vazhdueshëm të kulturës dhe të identitetit, pavarësisht medias globale dhe globalizimit
kulturor. Studimi i Vlerave Botërore (2002) tregon se identitetet kombëtare dhe rajonale mbeten shumë më të forta se një identitet kosmopolitan. Rezultatet e studimit treguan se
kur u pyetën për identifikimin e parë, 47 për qind e të intervistuarve zgjodhën identitetin lokal, 38 për qind zgjodhën identitetin kombëtar dhe më pak se 15 për qind zgjodhën
identitetin kozmopolitan.
206 Giddens, A. (1999), Runaway world: 5 lectures. BBC Reith Lectures, aksesuar në faqen web
http://www.bbc.co.uk/radio4/reith1999/lectures.shtml
64
Kritika e radhës që i bëhet imperializmit kulturor është mungesa e vëmendjes për të vënë në dukje preferencën e audiencave për përmbajtje dhe produksione lokale. (Tunstall,
2008). Sinclair dhe kolegët e tij argumentojnë se televizioni ka qenë gjithmonë një
medium më shumë lokal sesa global, pavarësisht natyrës gjithmonë e më shumë të globalizuar të industrisë (Sinclair, Jacka & Cunningham,1996). Ndërsa shfaqjet
televizive amerikane mund të gëzojnë një lehtësi shpërndarjeje përmes kufijve kulturorë, ato nuk janë programet më popullore. Shikuesit preferojnë materiale të prodhuara
lokalisht. “Edhe kur ka përmbajtje të importuar, nuk është më e pranueshme që të lexohen vetëm nga ky fakt efektet e hamendësuara të tipit kulturor ose politik”207.
Tunstall vëren se kompanitë mediatike amerikane, veçanërisht filmat e Hollivudit dhe serialet televizive, sjellin të ardhura të huaja të shumta, por nuk janë dominuese përsa i
takon ndarjes së tregut apo shkallës së shikueshmërisë, qyshkur “njerëzit nëpër botë shpenzojnë shumë më tepër kohë me mediat e tyre, sesa me mediat e importuara”.208 Në
fakt, Tunstall argumenton se njerëzit preferojnë kulturën dhe gjuhën e tyre kombëtare dhe preferojnë të konsumojnë mediat e veta kombëtare ose rajonale, që nga telenovelat
braziliane dhe radioja rajonale indoneziane, deri tek industria kombëtare dhe rajonale e filmit në Indi. Mund t’i japim kuptim kësaj preference për përmbajtjet lokale në studimin
e Joseph Straubhaar (1991)209 mbi përparësitë që gëzojnë producentët lokale duke u bazuar tek ‘afërsitë kulturore’ të audiencave të tyre.
Këndvështrimi që diskutuam më parë mbi kulturën e konsumatorit (të njëjtat produkte
kulturore dhe korporata transnacionale mund të gjenden gjithandej), fsheh kontekstet komplekse dhe të shtresëzuara të ndërveprimit shoqëror, ku hyjnë në lojë praktikat e
konsumit dhe identitetet kulturore. Teoritë tradicionale të imperializmit kulturor nuk adresojnë mjaftueshëm rrethanat lokale dhe transnacionale të vendeve të veçanta. Ato
nuk e zgjidhin homogjenizimin e kulturës me diferencimin e traditave lokale. Teoritë e imperializmit kulturor janë të pamjaftueshme për të studiuar median transnacionale.
Përkundrazi, nëpërmjet një analize të thelluar duhen studiuar kontekstet e veçanta të shkëmbimit ekonomik dhe kulturor, që në mënyrë kumulative do të përbëjnë rrjetet
transnacionale të informimit.
207 Sinclair, J., Jacka, E., & Cunningham, S. (1996), I Oxford: Oxford University Press, f.8 cituar në Movius,
L. (2010), “Cultural Globalisation and Challenges to Traditional Communication Theories”, PLATFORM:
Journal of Media and Communication 2(1) (January): 6-18. 208 Tunstall, J. (2008), The Media were American. Oxford: Oxford University Press, f.3 cituar në Movius, L.
(2010), “Cultural Globalisation and Challenges to Traditional Communication Theories”, PLATFORM:
Journal of Media and Communication 2(1) (January): 6-18. 209 Straubhaar, J. (1991), “Beyond Media Imperialism: A Symmetrical Interdependence and cultural
proximity” Critical Studies in Media Communication, 8, 39-59.
65
2.6.3 Imperializmi i komercializimit
Leslie Sklair (2002)210 argumenton se disa studime që vënë në diskutim imperializmin e mediave, si, për shembull, studimet mbi eksportin e telenovelave të Amerikës Latine dhe
të programeve spanjolle që dërgohen tek audienca në Amerikë, vetëm e hedhin poshtë tezën e imperializmit të mediave dhe tregojnë suksesin e konsumizmit, pavarësisht
programeve të prodhuara në Amerikën e Veriut apo të Jugut. Marketingu implicit i shitjes së stileve të jetës konsumatore inkurajon audiencën që të marrë pjesë në
komunitete të imagjinuara të konsumit. Appadurai argumenton se akti i konsumit pasqyron një konvergjencë të proceseve kulturore të globalizimit. “Çfarë kemi tani, është
diçka që shkon përtej një revolucioni të konsumatorit, diçka që mund ta quajmë ‘një
revolucion të konsumit’, në të cilin konsumi është bërë puna kryesore e shoqërisë së vonë
industriale”.211
Përhapja e kulturës së konsumatorit dhe komercializmit nuk është e barasvlershme me përhapjen e një kulture globale homogjene dhe të unifikuar. Procesi i përvetësimit të
kulturës lokale nga korporatat transnacionale shpesh është quajtur ‘amerikanizim’, por duhet thënë se ky proces nuk nënkupton përhapjen e kulturës kombëtare amerikane,
sepse ky lloj mekanizmi logjik vepron edhe në vende të tjera të fuqishme, përveç
Amerikës, që ndoshta dha modelin për shkak të fuqisë, por sot situata është më
komplekse dhe në skenë ka edhe aktorë të tjerë me peshë. Pra, bëhet fjalë për përhapjen globale të tregtimit të kapitalizmit. Në të vërtetë, ashtu siç argumenton edhe Tomlinson,
çfarë shihet shpesh si kulturë amerikane nga jashtë SHBA përfaqëson versionin
hegjemonik të korporatës mbi përvojat e ndryshme të jetuara amerikane. Sipas tij,
dominimi i versionit hegjemonik të korporatës të kulturës popullore amerikane është realizuar në termat kohë të modernitetit dhe jo në ato hapësinorë, pra, të Amerikës212
(1991:75). Edhe Lesli Sklair është kritik për mbivendosjen që i bëhet nocioneve të
imperializmit kulturor dhe amerikanizimit. Ai argumenton se “...të identifikosh imperializmin media/kulturor me SHBA ose, qoftë edhe me kapitalizmin amerikan, është
një gabim i madh. Kjo do të thotë se, nëse ndikimi amerikan do të përjashtohej, atëherë imperializmi media/kulturor do të mbaronte. Kjo mund të jetë e vërtetë vetëm në një
kuptim krejtësisht përkufizues. Vetë amerikanizimi është një pjesë përbërëse e një procesi që është i nevojshëm për kapitalizmin global, për kulturën-ideologjinë e
konsumizmit”.213 Pra, globalizimi nuk është i barasvlershëm me amerikanizimin.
210 Sklair, L. (2002), Globalization: Capitalism and its Alternatives. New York: Oxford University Press. 211 Appadurai, A (1996), Modernity at Large: Cultural Dimensions of Globalization. Minneapolis:
University of Minnesota Press., f.82. 212 Tomlinson, J. (1991), Cultural Imperialism. Baltimore: Johns Hopkins University Press, f.75. 213 Sklair, L. (1991)., Sociology of the global system, Johns Hopkins University Press, Baltimore, f.135,
cituar në Joo, J. (2007), Beyond binaries: Globalization, the Korean film industry, and Hollywood
hegemony, f.111.
66
Proceset e përfshira në globalizim janë shumë më komplekse dhe multidimensionale. Siç e diskutuam edhe më parë në këtë kapitull, Appadurai (1996) trajton pesë flukse
kulturore globale: etnopamjet, mediapamjet, teknopamjet, financepamjet dhe ideopamjet.
Këto dimensione të shumëfishta të globalizimit ndriçojnë natyrën e pabarabartë të flukseve globale, ndërveprimit kulturor dhe “prodhimin e lokalitetit”.214 Ndërveprimi i
këtyre pamjeve tregon për një prirje të shtrirjes së konsumizmit komercial. Duke u mbështetur në konceptin e Benedict Anderson (1983) mbi “komunitetet e
imagjinuara”215, Appadurai diskuton “lokalitete postnacionale”, komunitete të cilat bazohen në peisazhe të marketingut komercial të imagjinuara në mënyrë kolektive dhe jo
në kultura lokale. Këto komunitete janë të “deterritorializuara” dhe të lidhur me njëri-tjetrin me praktikat e tyre të konsumit. Pika qendrore e këtij diskutimi është se SHBA
nuk kontrollon sistemin global të imazheve; SHBA janë vetëm një komponent në ndërtimin transnacional të peisazheve imagjinare. Konsumizmi transnacional nuk është i
barasvlershëm as me përhapjen e kulturës amerikane, as me një kulturë globale të unifikuar.
Me pak fjalë, teza e imperializmit kulturor është vënë në diskutim nga studimet mbi
receptimin e audiencës, nga treguesit e flukseve shumëdrejtimëshe, nga preferenca e vazhdueshme për shfaqjet lokale dhe qendrat e produksionit rajonal. Megjithatë, gjurmë
të jetës perëndimore mund të jenë imperializuese. Kjo tezë është hedhur poshtë nga një numër studimesh emprike dhe etnografike, të cilat kanë treguar se vetëm tekstet kulturore
nuk çojnë në efekte ideologjike.
2.6.4 Heterogjenizimi
Një tjetër paradigmë tradicionale në studimet mbi median dhe komunikimin është ajo e modelit pluralist, të cilën do ta diskutojmë shkurtimisht më poshtë. Në mjedisin
neoliberal të viteve ’80-’90 lindi një qasje e re, e cila kombinoi kritikat e imperializmit të
medias dhe i prezantoi ato si një qasje alternative, në kundërshtim të plotë me tezën e imperializmit të medias. Përballë teorive mbi homogjenizimin lindën teoritë mbi
heterogjenizimin. Në vend që ta konsideronte shpërndarjen e produkteve kulturore si një fenomen që çon në homogjenizim, kjo qasje e sheh fluksin global të imazheve dhe
produkteve si fenomen që rezulton në diversitet kulturor. Ulf Hannerz (1990)
argumenton se globalizimi rezulton në “një organizim të diversitetit dhe jo në një
214 Appadurai, A (1996), Modernity at Large: Cultural Dimensions of Globalization. Minneapolis: University
of Minnesota Press., f.178-199. 215 Anderson, B. (1983), Imagined Communities: Reflections on the Origins and the Spread of Nationalism.
London: Verso.
67
përsëritje të uniformitetit”.216 Ndryshe nga teza homogjenizuese, kjo qasje fokusohet tek lokalja.
Kjo shkollë mendimi sugjeron se media në të vërtetë e shtrin komunikimin dhe kulturën.
Shumë studiues kanë argumentuar se media të çon në mirëkuptime më të plota dhe në demokraci. Studiues të kësaj shkolle mendimi sugjerojnë se mediat promovojnë
diversitetin kulturor dhe etnik. Për shembull, Marie Gillespie (1995)217 sugjeron se mediat kanë pushtetin për të mbështetur identitetet e komuniteteve në diasporë. Kjo
shkollë pohon, gjithashtu, se mesazhet mund të jenë homogjene dhe të kenë origjinën nga perëndimi, por ato nuk kanë efekte të ngjashme. Për të mbështetur argumentin e tyre ata
kanë zhvilluar koncepte si deterritorializimi dhe indigjenizimi. Shumë studiues kanë
folur për deterritorializimin, humbja e lidhjes natyrore të kulturës me territoret
gjeografike dhe sociale, ku nuk ka më detyrimisht ndonjë lidhje mes identitetit dhe lokalitetit (Morley dhe Robins, 1995).218 Nëse ndodh deterritorializimi, cilat do të jenë
atëherë pasojat? Në kushtet e globalizimit të shpejtë sfida më e rëndësishme për kërkimin
është të përpiqet të identifikojë faktorët dhe rrethanat ku globalizimi ndryshon praktikat ekzistuese. Siç vë në dukje Barker (1997)219, globalizimi ka rritur shkallën e burimeve në
dispozicion për ndërtimin e identitetit, duke lejuar krijimin e identiteteve hibride në kontekstin e një shoqërie globale posttradicionale ku, edhe pse shoqëritë dhe shtetet e
kufizuara janë ende shumë me ne, qarkullimi i ligjërimeve të tjera kulturore globale kalon mespërmes tyre.
Nëse globalizimi kuptohet si një rritës i burimeve simbolike në dispozicion të njerëzve,
atëherë mund të shihet edhe si një arratisje nga burgu i nacionalizmit. Siç vë në dukje
Appadurai, “komuniteti i imagjinuar i dikujt është burgu politik i dikujt tjetër”.220 Ky përfundim është shumë ndryshe nga ai i teoricienëve të homogjenizimit, të cilët e shohin
globalizimin si një kërcënim për identitetet kombëtare.
216 Hannerz, U. (1990), Cosmopolitans and Locals in World Culture. në M. Featherstone, Global Culture:
Nationalism Globalization and Modernity, f. 237–252. London: Sage, f.237. 217 Gillespie, M. (1995), Television, Ethnicity and Cultural Change. London: Routledge. 218 Morly, D. and Robins, K. (1995), Spaces of Identity: Global Media, Electronic Landscapes, and Cultural
Boundaries. New York: Routledge, f.87. 219 Barker, C. (1997), Global Television: An Introduction. Oxford: Blackwell f.191-192, cituar në Rantanen
(2005), The media and globalization, f.96. 220 Appadurai, A. (1990), ‘Disjuncture and difference in the global cultural economy’, Public Culture, 2 (3):
1–23, f.295, cituar në Rantanen (2005) The media and globalization, f.99.
68
2.6.5 Përtej globalizimit
Çështjet e trajtuara më lart kanë dëshmuar se teoritë tradicionale të medias duhet të shkojnë përtej konceptimit të globalizimit për të identifikuar problemet që lidhen me
teoritë dhe paradigmat e mediave ekzistuese. Brenda metodave dhe teorive tradicionale jemi përballë dy këndvështrimesh kundërshtuese, një opozicion binar, mes globales dhe
lokales. Ndërsa teoricienët e kulturës diskutojnë për median dhe globalizimin si procese të forcimit të dialogut ndërkombëtar dhe zgjerimit të sferës publike demokratike,
teoricienët e ekonomisë politike e përshkruajnë procesin e globalizimit dhe median si forca homogjenizuese, të cilat çojnë në një çrregullim të demokracisë.
Teoritë tradicionale të medias mund të mos kenë aftësinë analizuese dhe fuqinë
shpjeguese për të kuptuar fenomenin e mediave të reja, por disa koncepte të globalizimit mund të përdoren për të kuptuar format e reja të lokales dhe globales. Në të vërtetë,
kërkimi dhe qasjet teorike në media dhe komunikim janë gjithmonë e më shumë duke u ndërkombëtarizuar (Thussu,2009)221.
Koncepti i ‘glokalizimit’, i përpunuar nga Robertson (1995),222 është një teori e
dobishme, pasi merr në konsideratë proceset delikate dhe komplekse të globalizimit dhe
medias. Robertson i rikoncepton teoritë larg homogjenizimit dhe heterogjenizimit, kështu që ato nuk janë as globale dhe as lokale. Në fakt, këto procese janë komplementare dhe implikojnë njëri-tjetrin në mënyrë reciproke, ndaj dhe koncepti shpjegon mënyrën në të
cilën ndërthuren homogjenizimi dhe heterogjenizimi. Globalizimi përfshin zhvillimin e lidhjeve globale lokale që mbivendosen, ato që Appadurai i quante “pamje globale të
deterritorializuara”. Koncepti i glokalizimit ka potencial për të çuar përpara të kuptuarit e medias dhe komunikimit global.
Disa teori të tjera të globalizimit janë aplikuar në mënyrë të dobishme në kërkimet mbi median dhe komunikimin. Njerëzit marrin pjesë dhe përgjigjen në mënyra të ndryshme
ndaj globalizimit; nuk ka vetëm një përvojë të vetme të fenomenit, dhe kjo gjë në vetvete
është një pjesë e rëndësishme e procesit. Koncepti i “transkulturës”223 është procesi ku format kulturore lëvizin mes kohës dhe hapësirës, duke ndërvepruar me forma të tjera
kulturore për të prodhuar forma të reja – hibridet. Koncepti i hibridizimit është përdorur gjithnjë e më shumë për të kuptuar marrëdhëniet mes globalizimit, medias globale dhe
kulturës. Ndarja e botës në "Perëndim dhe kusur" është një shtrembërim, shkruan Ales
221 Thussu, D.K. (2009), Internationalising media studies, Routledge, London. 222 Robertson, R. (1995), “Globalization: time–space and homogeneity–heterogeneity”, f. 25–44 në M.
Featherstone, Global Modernities. London: Sage. 223 Lull, J. (2000), Media, Communication, Culture: A Global Approach, botimi i dytë. Cambridge: Polity,
cituar në Rantanen (2005) The media and globalization, f.99.
69
Debeljak224. Globalizimi kulturor nuk është një transplantim i ideve dhe teknologjive perëndimore në planetin tonë, por përshtatje e tyre në përputhje me kërkesat lokale.
Hibridizimi, produkti i një periudhe afatgjatë, qëndron në thelb të paradigmës
perëndimore të ditëve tona. Flew (2007) vëren se koncepti i hibridizimit “sugjeron mundësinë që formimi i identitetit në kontekstin e globalizimit më shumë do të shumohet
sesa do të tkurret”.225 Ky pohim është i ngjashëm me argumentin e John Tomlinson (2003) që thotë se “jo vetëm që nuk e ka shkatërruar atë, por ndoshta globalizimi ka qenë
forca më domethënëse në krijimin dhe shumëfishimin e identiteteve kulturore”.226 Koncepti i hibridizimit ka qenë i rëndësishëm në kërkimet mbi median dhe komunikimin,
edhe pse hibridizimi ka fituar peshë vetëm kohët e fundit në studimet ndërkombëtare të medias. Ky koncept lejon për qasje të shumëfishta në analizën e ndërveprimit
global/lokal, duke qenë se merr në konsideratë faktin sesi ndërveprimi lokal, global dhe kombëtar mund të çojnë në forma të reja hibride të produkteve mediatike dhe kulturore.
Në të vërtetë, ekziston nevoja për të dalë përtej dyshes lokale/globale, për të shqyrtuar proceset komplekse që hyjnë në lojë në këto ndërveprime. �
224 Debeljak, Ales (2009), Një himn për hibridizimin, Instituti I Medias në
http://www.institutemedia.org/Documents/PDF/ales%20debeljak.pdf 225 Flew, T. (2007), Understanding Global Media. London: Palgrave Macmillan, f. 162. 226 Tomlinson, J. (2003), Globalization and Cultural Identity. në D. Held & A. McGrew (Eds.), The Global
Transformations Reader (2nd ed., pp. 269–272). Cambridge, UK: Polity, f.16.
70
Kapitulli i tretë
3. SHQIPËRIA NË PERIUDHËN E STUDIMIT
3.1 Hyrje
I vendosur në krahun perëndimor të Ballkanit, vendi ynë pati shansin historik që, si
shumë shtete të tjera të Lindjes europiane, të çlirohej nga qeverisja totalitare komuniste, duke i hapur rrugën proceseve demokratizuese. Ai është sot një vend demokratik me një
republikë parlamentare. Popullsia e tij, sipas të dhënave të Instat-it, është rreth 3 milionë
banorë.227 Kushtetuta aktuale e vendit u miratua në vitin 1998. Në vitin 2009 Shqipëria u
pranua në NATO dhe aktualisht është një vend kandidat për në Bashkimin Evropian. Gjatë dy dekadave të fundit vendi ka njohur transformime të mëdha, duke kaluar nga një
ekonomi me planifikim të centralizuar në ekonominë e tregut të lirë. Ritmet e zhvillmit
më të madh i ka përjetuar kryeqyteti, i cili është shndërruar në një metropol. Zhvillimi i
Tiranës dhe i disa qyteteve të tjera pranë saj, krahasuar me zonat e thella të vendit, tregon dukshëm pabarazinë e këtij zhvillimi.
Për gati një gjysmë shekulli Shqipëria jetoi nën regjimin komunist dhe e izoluar
krejtësisht nga bota, gjë që solli pasoja të rënda për shtetin, shoqërinë dhe ekonominë e saj.
Njëzet vitet e fundit janë karakterizuar nga shumica e studiuesve si një periudhë tranzicioni e diskutueshme, si proces që vazhdon akoma, pavarësisht nga arritjet, si, për shembull, hyrja e Shqipërisë në NATO dhe disa hapa të rëndësishëm drejt integrimit në
Bashkimin Europian.
Njëzet vjet pas rënies së komunizmit Shqipëria ka ndryshuar dhe është transformuar
sidomos në infrastrukturë dhe në ngritjen e institucioneve demokratike. Këto ndryshime bëhen më të dukshme po të krahasojmë Shqipërinë e sotme me atë të njëzet viteve të
shkuara. Por, ndërkohë që askush nuk ngurron të pohojë transformimet dhe ndryshimet e jashtëzakonshme të ndodhura në ish-vendin më stalinist në botë, përsëri mbetet ende pa
një përgjigje përfundimtare pyetja nëse tranzicioni postkomunist ka përfunduar në Shqipëri.
Transformimi postkomunist, i njohur nga të gjithë me termin ”tranzicion”, nga pikëpamja
teorike dhe praktike është menduar si një përpjekje e lidhur ngushtë me dy faktorë bazë: zëvendësimin e regjimit autoritarist/totalitar me qeverisjen demokratike dhe kalimin nga
ekonomia e centralizuar socialiste në sistemin e ekonomisë së tregut të lirë. Për klasën e
227
Të dhënat janë marrë në http://www.instat.gov.al/al/figures/statistical-databases.aspx
71
re politike që erdhi në pushtet pas rënies së komunizmit, këto ishin objektivat e mëdha themelore të programit të saj qeverisës.
Krizat politike të herëpashershme në të cilat ka kaluar Shqipëria në këta njëzet vjet kanë
qenë të lidhura pikë së pari me çështjen e pushtetit në Shqipëri, me transferimin e pushtetit ose ripohimin e tij përmes zgjedhjeve të lira dhe të drejta.
Duke përjashtuar zgjedhjet e vitit 1992, përmes të cilave Shqipëria zëvendësoi regjimin dhe jo qeverinë, të gjitha zgjedhjet parlamentare kanë qenë të kontestuara dhe në asnjë rast të certifikuara ndërkombëtarisht (ODIHR, OSBE) si të lira dhe të drejta.228
Partitë politike mbeten aktorët kryesorë politikë dhe njëherazi institucionet më jodemokratike në vend. Kur partia është në pushtet ajo identifikohet me shtetin, ndërsa
qoftë në shtet, qoftë në opozitë, partia identifikohet me udhëheqësin.229
3.2 Demokratizimi shqiptar
Sipas B. Kajsiut (2012)230, shumica e literaturës mbi demokratizimin shqiptar tregon një
kombinim të tri pengesave kryesore të konsolidimit të demokracisë në vend. Së pari,
ekziston trashëgimia komuniste, e cila është qortuar shpesh lokalisht dhe
ndërkombëtarisht për prirje autoritariste të qeverisë së parë postkomuniste të Partisë Demokratike. Argumenti i trashëgimisë komuniste është pjesë e një narrativi më të gjerë
që shpjegon dështimet e demokratizimit shqiptar nga një perspektivë kulturore, sipas së
cilës, mungesa e demokracisë në Shqipëri duhet të shpjegohet pikë së pari me mungesën
e një kulture demokratike.231 Së dyti, ekziston klasa politike shqiptare, e cila qortohet në mënyrë të vazhdueshme si e paaftë për të ndërtuar një sistem politik demokratik.232 Së
fundi, janë ata, të cilët për dështimin e demokratizimit të Shqipërisë ia vënë fajin
228 Rakipi, A. (2012), Shqipëria në dhjetë vitet e ardhshme: Vështrim drejt së ardhmes, AIIS, Tiranë, fq.8. 229 Po aty, fq. 9. 230 Kajsiu, B. (2012), Demokratizimi shqiptar midis evropianizimit dhe neoliberalizmit, në Shqipëria në
dhjetë vitet e ardhshme: Vështrim drejt së ardhmes, AIIS, Tiranë. 231 Vickers, M and, Pettifer, J. (1999) Albania: From Anarchy to Balkan Identity, (London: C.Hurst & Co.),
especially pages 266- 285, cituar në Kajsiu, B. (2012), Demokratizimi shqiptar midis evropianizimit dhe
neoliberalizmit, në Shqipëria në dhjetë vitet e ardhshme: Vështrim drejt së ardhmes, AIIS, Tiranë, f.29. 232 Shembulli më i mire do të ishte libri i mirënjohur i Elez Biberaj (1998),Albania in Transition: The Rocky
Road to Democracy, (Colorado: Westview Press) i cili përfundoi duke thënë se kriza politike e Shqipërisë
në vitin 1997 ndodhi për shkak se “elitat e reja nuk kishin traditë në zgjidhjen demokratike të problemeve
dhe një kuptueshmëri të ulët mbi të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre. Në një vend të mësuar me
autoritarizmin, atyre u mungonte dëshira për të bërë kompromis, dhe mbeshteteshin më shumë tek
urdhrat sesa tek negocimi”. (f. 350), cituar në Kajsiu, B. (2012), Demokratizimi shqiptar midis
evropianizimit dhe neoliberalizmit, në Shqipëria në dhjetë vitet e ardhshme: Vështrim drejt së ardhmes,
AIIS, Tiranë, fq. 29.
72
dobësisë së shtetit shqiptar. Kjo është shpesh pjesë e një qasjeje më të gjerë institucionaliste, që thekson rëndësinë e institucioneve në zhvillimin e një sistemi të
shëndetshëm demokratik. Shumica e raporteve të BE-së mbi progresin, që theksojnë
nevojën për të forcuar institucionet, futen në këtë kategori.
3.2.1 Aspirata perëndimore Lëvizja demokratike në Shqipëri, që nisi me protestat e rinisë studentore më 1990, pati si
slogan të vetin thirrjen “ E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Shumë shpejt Evropa u bë për shqiptarët kryefjala e cdo shprehjeje dhe dëshire të fuqishme, u bë ëndrra e re që
synohej të prekej e të realizohej nga të gjithë.
Evropa fitoi shumë shpejt një domethënie të madhe për shqiptarët, u kthye në një aspiratë
për demokracinë, lirinë, zhvillimin ekonomik, drejtësinë, mirëqenien dhe lumturinë, me
një fjalë, për gjithcka që socializmi nuk arriti t’i siguronte.
Nëse një gjysmë shekulli më parë Shqipëria përpiqej me te gjitha forcat të bëhej
komuniste, tani ajo kishte përpara një tjetër qëllim: të bëhej një vend evropian. Vetë
presidenti i parë postkomunist, Sali Berisha, në fjalimin e tij inaugurues në prill 1992,
ishte shprehur se “ ëndrra më e madhe e çdo shqiptari është integrimi i Shqipërisë në Evropë”.233
Projekti i evropianizimit synonte shkëputjen njëherë e përgjithmonë të Shqipërisë nga e
kaluara e saj e errët e totalitare dhe lëvizjen drejt një të ardhmjeje evropiane, të ndritur e të sigurtë. Për këtë qëllim Shqipëria duhej të transformonte gjithcka nga struktura e saj
politike, institucionale, legjislative dhe ekonomike, deri edhe ndryshimin e mentalitetit të
popullit të saj. Kryeministri i parë postkomunist i vendit, Aleksandër Meksi, gjatë
paraqitjes së programit të qeverisë së tij, më 1992, në parlamentin shqiptar, u shpreh se, që të bënim tranzicionin nga një vend si i yni në një vend evropian, “Ne duhet të
ndërtojmë njëkohësisht dhe të riformulojmë pothuajse gjithçka: ekonominë në të gjitha
strukturat e saj komplekse, shtetin dhe mekanizmat e tij të nevojshme, sistemin e
shkollimit dhe edukimit, mentalitetin tonë shpirtëror dhe kulturor dhe, madje, edhe psikologjinë tonë sociale”.234
233 Cituar në Kajsiu, B. (2012), Demokratizimi shqiptar midis evropianizimit dhe neoliberalizmit, në
Shqipëria në dhjetë vitet e ardhshme: Vështrim drejt së ardhmes, AIIS, Tiranë, fq.30 234 Meksi, Aleksander (1992), Albanian Parliamentary Proceedings. Albanian Parliament, 18 April, 1992, p
92. cituar në Kajsiu, B. (2012), Demokratizimi shqiptar midis evropianizimit dhe neoliberalizmit, në
Shqipëria në dhjetë vitet e ardhshme: Vështrim drejt së ardhmes, AIIS, Tiranë, fq.30
73
Aspirata evropiane ndërtoi një projekt demokratizimi që synonte një klasë politike më të
fortë, një shtet ligjor të konsoliduar dhe një administratë publike të aftë, të cilat do të
demokratizonin vendin duke hyrë në çdo sferë shoqërore dhe duke përshtatur vlerat, legjislacionin dhe praktikat administrative të BE- së.
Një rol të rëndësishëm në mbështetjen e këtij diskursi të evropianizimit e ka luajtur edhe
media, e cila, veç të tjerash, ka pasur si funksion hapjen kulturore dhe shpirtërore për nga Perëndimi dhe vlerat e tij kulturore dhe politike.
“Mund të thuhet se hapja e kulturës nëpërmjet mediave në Shqipëri u bë më
shumë nëpërmjet televizionit, sesa me anë të elementëve të tjera mediatike; bëhej më shumë nëpërmjet figurës si gjuhë komunikimi, sesa fjalës; bëhej më shumë
nëpërmjet përshkrimit disi të lirë e të pavarur të mesazhit mediatik të figurshëm, sesa nëpërmjet një mesazhi të shpjeguar gjerësisht; merrte më shumë një pamje
artistike të botës së jashtme; përbënte më tepër një shprehje emocionale të saj, sesa kishte pamjen e një shpjegimi logjik. Për rrjedhojë të kësaj gjendjeje, njihej
më mirë bota artistike, vlerat konsumiste të Perëndimit të atyre viteve, yjet e tij, dhe më pak realiteti i shumëllojshëm, me përparësitë e jashtëzakonshme, por dhe
me sfidat e mëdha me të cilat ndeshej shoqëria perëndimore e atyre viteve. Nuk do të ishte e mundur ndryshe..., nuk mund të mos kishte një përfytyrim parajsor
mbi Perëndimin”.235
Në vitin 2006, pjesë e këtij diskursi u bë edhe polemika mes dy figurave autoritare në
mendimin dhe kulturën shqiptare, Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja, Ky debat që nisi si përgjigje e Qoses ndaj një shkrimi mbi identitetin europian të shqiptarëve shkruar nga
Kadare, përfshiu edhe shumë pena të tjera intelektuale, të cilat mbajtën qëndrimin e tyre për çështje që lidheshin me identitetin e supozuar evropian të shqiptarëve dhe identitetin
kombëtar në veçanti.236
Ismail Kadare (2006) në esenë e tij të titulluar Identiteti Evropian i Shqiptarëve237, në
analizën që i bën identitetit shqiptar të shekujve të kaluar, mbështetet kryesisht tek
elementi fetar, si tek ai i krishterë, edhe tek ai mysliman. Ai pohon se identiteti ynë
235 Fuga, A. (2008), Media, politika, shoqëria. Vitet 1990-2000. Botimet Dudaj, Tiranë, f.27 236 Për një detajim të plotë të këtij debati, shih punimin doktoral të Suparaku, Sokol., (2013), Albanità in
Ebollizione. Studio delle dinamiche dell’identità e delle rappresentazioni sociali degli Albanesi nella
transizione tra epoca moderna e postmoderna, online në
http://dspace.unive.it/handle/10579/3002?show=full. 237
Kadare, I. (2006), Identiteti evropian i shqiptarëve”, Onufri, Tiranë.
74
kombëtar është formuar duke pasur si element përbërës fenë e krishterë. Ishte ky element fetar që u jepte shqiptarëve një identitet evropian. Ky identitet pësoi lëkundje gjatë
pushtimit osman të Shqipërisë, kur feja e krishterë, si përbërëse e identitetit kombëtar të
shumicës së popullsisë shqiptare, u zëvendësua nga feja islame, e diktuar nga Perandoria otomane për interesat e saj politike. Kadare shkon më tej kur vë në dukje dëmin që i
shkaktoi islamizmi Shqipërsisë, sa edhe letërsinë shqipe të bejtexhinjve, e cila lindi në shekullin XVIII. Ai e gjykon atë si një letërsi perverse dhe imorale të ambienteve
myslimane shqiptare.
Në debatin e tij me Kadarenë Rexhep Qosja shpreh mendimin e tij kundërshtues. Pikëpamjet e veta ai i parashtron në tri broshura të botuara njëra pas tjetrës, të titulluara
Realiteti i shpërfillur, Ideologjia e shpërbërjes, Të vërtetat e vonuara (Toena 2006). Në mënyrë të ngjashme me Kadarenë, ai pranon se dikur identiteti kombëtar shqiptar ishte
formuar duke pasur si element përbërës fenë e krishterë. Ai pranon gjithashtu, se feja islame u përqafua nga shumica e shqiptarëve gjatë shekujve të sundimit osman. Por,
ndryshe nga Ismail Kadareja, ai këmbëngul se fetë, ritet dhe sektet fetare, pa bërë dallime mes tyre, qofshin ato islamizmi, ortodoksia, apo katoliçizmi, hyjnë në identitetin
kombëtar të shqiptarëve duke u integruar aq thellë në të, sa edhe në ditët tona janë përbërëse të tij. Për pasojë, sot, mendon ai, ne kemi një identitet kombëtar të copëzuar
sipas riteve fetare, pra, kemi identitetin myslyman shqiptar, identitetin ortodoks shqiptar dhe identitetin katolik shqiptar. Si përfundim, Rexhep Qosja mendon se shqiptarët janë të
përgatitur vetëm përgjysmë për t’u integruar në identitetin evropian, kurse gjysma tjetër, pra, shumica myslimane e shqiptarëve, është ende e papërgatitur për t’u përfshirë në
familjen evropiane, për faktin se Bashkimi Evropian është një bashkësi popujsh të
krishterë.
Çështjen e identitetit evropian të shqiptarëve, si Kadare edhe Qosja, e kanë trajtuar duke u nisur kryesisht nga pozicioni i tyre në fushën e letrave shqipe, njëri nga fusha e
letërsisë e tjetri nga fusha e kritikës letrare, duke lënë pas dore faktin se kjo temë u takon disa disiplinave të ndryshme të marra bashkërisht – historisë, sociologjisë, filozofisë,
etnografisë, kulturës e gjuhësisë. Si rrjedhim, identiteti kombëtar shqiptar, i cili në thelb është një identitet kulturor, nënkupton veti apo tipare që ndryshojnë nga ato të kombeve
të tjera, siç janë: gjuha, trashëgimia historike, kultura popullore, mentaliteti shoqëror, e drejta e pashkruar, mënyra e jetesës, aspirata politike dhe, në disa momente historike,
edhe feja.Ajo që bie më shumë në sy në analizat e dy penave tona, është përqendrimi i tyre në elementin fetar, duke i atribuar këtij elementi një vlerë dhe rëndësi të madhe në
procesin e formimit të identitetit kombëtar, madje shumë më të madhe se ç’mund ta ketë
75
gjuha, territori, apo kultura popullore, mitet apo tipare të tjera.238 Për historianin Kristo Frashëri dy janë gabimet themelore të tyre: perceptimi jo i saktë që
238 Çështjet që lidhen me ekzistencën kombëtare, nacionalizmin dhe identitetin kombëtar kanë qenë
objekt eksplorimi për shumë studiues dhe teoricienë. Reicher and Hopkins (2001 Self and Nation;
Categorization, Contestation and Mobilisation, London: Sage) trajtojnë hipoteza të përgjithshme, me atë
që do të thotë identitet kombëtar, duke u marrë me koncepte kyçe të identitetit, karakterit kombëtar,
historisë kombëtare dhe psikologjisë nacionaliste. Ajo që i shqetëson ata është fakti se si ndërtime te
identitetit kombëtar influencojnë mënyrën në të cilën popujt mobilizohen në shoqëri në trasformim për
të krijuar e ridizenjuar kombet. David Miller (1995, On Nationality, Oxford, Clarendon Press f. 27) do të
mbështesë parimin e kombësisë. Ai do të njohë pesë elementë që përbëjnë identitetin kombëtar. Një
komunitet i formuar nga besime të bashkëndara dhe angazhime të ndërsjellta, i shtrirë në histori, i lidhur
me një territor të veçantë dhe i dallueshëm nga komunitetet e tjera prej një kulture të ndryshme publike
– shërben për të dalluar kombësinë nga burime të tjera kolektive të identitetit personal. Duke
argumentuar nga një perspektivë mbikombëtare të nxitur nga EU dhe duke mbrojtur deklaratën e
historianit francez Ernest Renan i cili thotë ‘Nations are not eternal. They had a beginning and they will
have an end. And they will probably be replaced by a European Confederation,’ (Kombet nuk janë të
përjetshme. Ata kanë një fillim dhe do të kenë një fund. Dhe ndoshta do të zëvendësohen nga një
Konfederatë Europiane) , Anne Marie Thiesse (1999, ‘Inventing National Identity’ in Le Monde
Diplomatique ) ndërton një listë të njësive simbolike dhe materiale, të cilat çdo komb i vërtetë duhet t’i
ketë: një histori që vërteton vazhdimësinë e tij në kohëra të ndryshme, një numër heronjsh që
mishërojnë vlerat kombëtare, gjuhën, monumente kulturore, folklorin, vendndodhje historike, veçori të
dallueshme gjeografike, mentalitet të veçantë dhe një listë etiketash interesante si kostumet, gatimet
kombëtare ose emblemat me kafshë. Sipas Anthony Smith (1993, National Identity, University of Nevada
Press ) çka ai nënkupton “me identitet ‘kombëtar’ përfshin edhe një ndjesi të një komuniteti politik, edhe
pse të parëndësishëm. Një komunitet politik, ashtu siç duhet, përfshin të paktën disa institucione të
përbashkëta dhe një kod unik të drejtash dhe detyrash për të gjithë anëtarët e komunitetit. Gjithashtu, ai
sugjeron një hapësirë sociale të përcaktuar, një territor të mirëshënjuar dhe të kufizuar, me të cilin të
gjithë anëtarët identifikohen dhe ndiejnë se i përkasin”. Smith ofron një analizë të kombit dhe përshkruan
dy modele të ndryshme: modelet e formimit të kombit europian Perëndimor dhe atij Lindor. Modeli
Perëndimor i kombit është para së gjithash dhe kryesisht një projekt hapësinor ose territorial. Sipas kësaj
pikëpamjeje, kombet duhet të zotërojnë territore kompakte të mirëpërcaktuara. Populli dhe territori
duhet t’i përkasin njëri - tjetrit…Një ‘tokë historike’ është ajo në të cilën trualli dhe njerëzit kanë shfaqur
ndikime të ndërsjellta dhe të dobishme për breza të tërë. Atdheu bëhet një depo me kujtime dhe
asosacione historike, vendi ku ‘të urtët’, shenjtorët dhe heronjtë tanë jetuan, punuan, u lutën dhe
luftuan. E gjithë kjo e bën atdheun unik. Lumenjtë e tij, brigjet, liqenet, malet dhe qytetet bëhen vende
‘të shenjtëruara’ nderimi dhe lartësimi, kuptimeve të brendshme të të cilave mund t’ua masin thellësinë
vetëm pjesëtarët e vetëdijshëm të kombit. Elementi i dytë është ideja e një patria, një bashkësi ligjesh
dhe institucionesh me një synim të vetëm politik. Bashkekzistuese me rritjen e një ndjenje të një
bashkësie ligjore dhe politike mund të dallojmë një ndjesi të barazisë ligjore mes anëtarëve të atij
komuniteti. Barazia ligjore e anëtarëve të një bashkësie politike në atdheun me kufij të caktuar,
mendohet se parakuptonte një masë vlerash dhe traditash të përbashkëta mes popullsisë, ose në çdo rast
‘zemrën’ e bashkësisë. Me fjalë të tjera, kombet duhet të kenë një masë të përbashkët kulture dhe
ideologjie qytetare, një numër të përbashkët botëkuptimesh dhe aspiratash, ndjenjash dhe idesh, të cilat
e lidhin popullsinë bashkarisht në atdheun e tyre.Çështja e kulturës së përbashkët ka qenë objekt për
analizën kulturore të kombit. Këtu nuk bëhet fjalë për aplikimin e ndonjë metode të re. Drejtimi i një
analize kulturore na aftëson të konceptualizojmë objektin, me një vazhdë theksimesh specike dhe
karakteristike. Njerëzit nuk janë thjesht qytetarë të ligjshëm të një kombi: në një kuptim të rëndësishëm
kombi është gjithashtu një bashkësi simbolike që krijon besnikëri të fuqishme – dhe shpesh patologjike –
ndaj një ideali kulturor, për shembull ‘mënyra britanike e jetesës’. Shumë shpesh, ashtu siç ka
argumentuar Ernest Gellner në ‘Nations and Nationalism’ (1983), ky ideal kulturor është shprehur në
76
ata kanë për apelativin “identitet”, në mënyrë të veçantë për “identitet evropian” dhe njohja e cekët e historisë së popullit shqiptar në veçanti dhe të Kontinentit Evropian në
përgjithësi.239
Për të mbështetur analizën e tij, Frashëri niset nga shpjegimi i koncepteve bazë, fillimisht
ai i identitetit, më pas ai i “identitetit shqiptar” për të arritur në fund në konceptin e “identitetit evropian”. Sipas tij, identiteti është një e dhënë dalluese dhe, si e tillë, ajo
ndan një qenie nga një tjetër. Ai thotë: “Në vështrim të përgjithshëm, me identitet nënkuptojmë veçantitë apo tiparet që
ka një send, të cilat nuk ndeshen bashkërisht në sendet e tjera. Në gjirin e shoqërisë njerëzore çdo hallkë e saj ka identitetin e vet, i cili mund të jetë fizik,
moral, kulturor, juridik e politik. Kështu, për shembull, njeriu, qenia bazë e shoqërisë njerëzore, burrë ose grua qoftë, ka si tipar themelor identitetin fizik, në
vështrimin antropologjik, pra veçori thjesht personale që nuk ndeshen të gjitha së bashku tek qeniet e tjera: emri, mbiemri, vendlindja, datëlindja, atësia, amësia,
seksi, lartësia trupore, ngjyra e lëkurës, e flokëve, e syve, defektet fizike dhe kohët e fundit shenjat e gishtërinjve ose shenjat biometrike. Në të njëjtën kohë po
ajo qenie njerëzore ka edhe identitetin e vet kulturor e qytetar, me të cilin nënkuptohen: gjuha amtare, arsimi i kryer, përkatësia etnike, qytetaria shtetërore
(në disa raste, pra, jo kurdoherë) edhe përkatësia fetare etj., të cilat edhe pse janë përkatësi personale, nuk hyjnë në qerthullin e identitetit të mirëfilltë, mbasi
ndeshen edhe në qenie të tjera të shoqërisë njerëzore”. 240
Pra, nëse identiteti si i tillë do të konceptohej si ekuivalent i ndryshimit, që i kundërvihet
çdo forme ngjashmërie, atëherë edhe identitetet e tjera që rrjedhin prej tij do të interpretohen si forma të mëtejshme ndarjeje. Për pasojë, nuk do të kishte dyshime mbi
përkufizimin e identitetit shqiptar të ofruar nga Frashëri sepse: “Çdo komb përfaqësohet me identitetin e vet kombëtar, i cili në thelb është një identitet kulturor dhe qytetar, me
komponente të tillë siç janë gjuha e banorëve, trashëgimia historike, kultura popullore, mentaliteti shoqëror, mënyra e jetesës, e drejta e pashkruar, por siç u tha, jo feja.”241 Me
këtë përfundim ai mbështet trashëgiminë e ideologjisë nacionaliste shqiptare sipas së cilës kombi qëndron mbi çdo përkatësi fetare, duke u pozicionuar në një qëndrim kritik motivimin për të bashkuar, për të krijuar një harmoni mes anëtarësisë së kombit-shtet politik dhe
identifikimit me një kulturë kombëtare, një mënyre jetese. Ajo që më së shumti ndikon në krijimin e
ndjesisë sonë, se i përkasim një kombi të bashkuar, ashtu siç thekson edhe Eric Hobsbawm në librin e tij
‘Mass producing traditions, Europe, 1870-1914’, ka të bëjë me ndërtime në formën e ceremonive publike,
simboleve, institucioneve dhe ligjëratave të mbajtura jo më larg se një shekull më parë. 239 Frashëri, K. (2006), “Identiteti i shqiptarëve dhe të metat e debatit Qose-Kadare”. Gazeta ditore
Gazeta Shqiptare. Tiranë, 11.09.2006 240
Po aty 241 Po aty
77
përballë Kadaresë dhe Qoses, të cilët përfshijnë edhe fenë në përcaktimet e tyre të identitetit kombëtar.
Për sa i takon idesë së identitetit evropian, për Frashërin, ky problem as që duhet parashtruar, duke qenë se nuk ekzsiton fare, për shkak të karakterit të tij përfshirës dhe jo
dallues. Në këtë rast problemi zhduket nëpërmjet një gjykimi që e zvogëlon idenë e Europës në një koncept thjesht fizik e gjeografik. Nga ana tjetër, nëse duam të flasim për
qytetërimin dhe identitetin kulturor, Europa është një kontinent i përbërë nga shumë kombe të cilat dallohen mes tyre falë atyre elementëve që karakterizojnë një komb, siç u
listuan më lart. Për pasojë, sipas Frashërit: “Si rrjedhim, kontinenti evropian nuk ka një identitet kulturor dhe qytetar të
përcaktuar. Ai përbëhet nga një larmi identitetesh kulturore dhe qytetare kombëtare, nga të cilët asnjëri nuk mund të përfaqësojë identitetin kulturor dhe
qytetar të Kontinentit. Edhe në këtë rast, identiteti kulturor dhe qytetar i çdo kombi evropian është në raport me atë që do të ishte identiteti kulturor evropian,
si pjesa me të tërën. Shkurt, Evropa si kontinent nuk ka asnjë identitet të mirëfilltë kulturor e qytetar të saj. Nëse nga kjo pikëpamje duhet të flasim për një identitet
të mirëfilltë kulturor e qytetar evropian, këtë duhet ta kërkojmë tek larmia e identiteteve kulturorë e qytetare të kombeve që jetojnë në gjirin e saj, pra tek
mungesa e një identiteti të mirëfilltë evropian”.242
Ernest Gellner (1983)243, një nga filozofët më në zë të shekullit XX, mendon se kombet dhe vendet moderne janë produkte të shoqërive industriale, në ndryshim nga ato
tradicionale. Ato përfshijnë bjerrjen e etnive ekzistuese dhe krijimin e një shoqërie të re,
bazuar në qytetarinë e mbështetur nga një sistem universal edukimi. Në këtë optikë besojmë se duhet parë edhe çështja e identitetit kombëtar, që fton për bashkëveprim
midis pjesëtarëve të vendit. Ky koncept ndryshon përherë në varësi të ndryshimeve sociale, historike e politike brenda kombeve dhe në raport me kombet e tjera përqark
duke pasur një natyrë dinamike, si madhësi vazhdimisht në ndryshim, në kohën e re shumë më të shpejtë e shumë më gjithëpërfshirës se në epoka të mëparshme.
Në këtë kontekst na duket me vend të përfundojmë duke thënë se Shqipëria sot është një
hapësirë jetike ku përzihen e jetojnë disa botë kulturore. Është një shtet që plotëson kriteret themelore të NATO-s, e që aspiron integrimin në Bashkimit Evropian, dhe, për ta
realizuar këtë, i duhet të kuptojë se “ka një identitet tjetër europian, një identitet të sotëm që mund ta marrim në shqyrtim pa u gabuar. Ky identitet ka të bëjë me respektimin e
demokracisë dhe lirive të fituara në shekuj, me qytetarinë, të jetuarit në bashkësi, me
242 Po aty 243 Gellner, E. (1983), Nations and nationalism, Cornell University Press.
78
respektimin e ndryshueshmërisë së tjetrit, me respektimin e historisë dhe trashëgimisë kulturore, me ruajtjen e natyrës”.244
3.3 Një peisazh mediatik shqiptar Për një vend me rreth 3 milionë banorë, Shqipëria ka një peisazh mediatik të zhvilluar
dhe të pasur. Nuk ekzistojnë shifra zyrtare për tirazhin e medias së shkruar në Shqipëri. Ka më shumë se sa 20 gazeta të përditshme ekzistuese. Megjithatë, në mungesë të të
dhënave të çertifikuara publike, besohet se vetëm pak gazeta arrijnë një audiencë të konsiderueshme. Sipas Autoritetit për Median Audiovizive245, ekzistojnë 56
radiostacione lokale dhe dy kombëtare. Numri i stacioneve televizive të regjistruara është 71 për stacionet lokale dhe dy për ato kombëtare. Gjithashtu, ekzistojnë 83 stacione
kabllore që funksionojnë në të gjithë vendin. Ndërkohë, radioja publike administron dy programe kombëtare, si dhe programe që synojnë bashkatdhetarët. Televizioni publik
administron dy programe kombëtare dhe në kuadrin e përgatitjeve për kalimin dixhital, ka filluar transmetimet në pesë kanale tematike. Aksesi në median ndërkombëtare është i
pakufizuar. Sipas Autoritetit për Komunikacionet Elektronike dhe Postare, rreth 215,000 pajtimtarë kishin akses në internetin me bandë të gjerë në vitin 2012, ndërkohë që 1.4
milionë pajtimtarë aksesonin internetin me anë të telefonave celularë, çka nënkupton thuajse gjysmën e popullsisë.
Diversiteti i medias dhe informacionit duket një fakt i konsoliduar për nga numri i lartë i
organeve të medias. Megjithatë, ekziston një ndarje dhe polarizim i medias në përputhje
me interesat e tyre politike dhe ekonomike, të cilat shpesh anashkalojnë interesin publik në raportim. Mbizotërimi i zërave dhe debateve politike në organet e medias kanë çuar në
një tabloidizim të përgjithshëm të medias, duke ndikuar kështu në cilësinë e përmbajtjes. Problemet në përmbajtjen e medias janë po ashtu të lidhura thellësisht me varësinë
ekonomike të medias dhe modelin e pronësisë së tyre. Shpërndarja e medias së shkruar kontrollohet nga pak aktorë dhe ka një prirje për përqendrim të medias, ndonëse jo
serioz. Edhe pse transparenca e pronësisë së medias mund të duket e përmirësuar, mënyrat për të ditur pronarët realë dhe funksionimin e tregut të medias janë ende të
mjegullta. Transparenca për tregun e reklamës, audiencën dhe tirazhin thuajse nuk ekziston, duke çuar në një mënyrë krejt kaotike dhe arbitrare të funksionimit të tregut.
Deri tani, rregullatorët, institucionet publike, media dhe të tjerë aktorë përkatës nuk kanë
244 Klosi, A. (2007), Shumësia e identiteteve dhe Europa, Simpozium ndërkombëtar Identiteti europian i
Kosovës, Forum 2015, online në
http://www.alterhabitus.org/repository/docs/FORUM2015_English_Shqip_681037.pdf 245
http://ama.gov.al/
79
qenë të interesuar për të hedhur dritë dhe përmirësuar këtë skemë varësie. Për pasojë, ndërkohë që transparenca e funksionimit të medias mbetet e ulët, pavarësia e medias
vuan në mënyrë të pashmangshme.
3.4 Rinia shqiptare
Në dhjetor të vitit 1990 rinisë shqiptare, si në pak vende të tjera të botës, i është dashur të ndryshojë kthesën e historisë duke e futur shoqërinë shqiptare në rrugëtimin e gjatë të
demokracisë dhe të proceseve integruese me kryefjalën e hershme “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”.
Shqipëria është një nga vendet që në raport me numrin total të popullsisë ka përqindjen më të lartë të të rinjve. Nga të dhënat statistikore të publikuara nga Instat rezulton se 49%
e popullsisë është nën moshën 35 vjeçare, ndërsa të rinjtë e moshës 15-24 vjeç përbëjnë 16.5% të totalit.246
Duke i konsideruar të rinjtë në të gjithë Shqipërinë si një burim të madh të zhvillimit
njerëzor dhe njëkohësisht një nga agjentët kyç për ndryshimin social, ekonomik dhe teknologjik, në vitin 2006 u krijua një strategji gjithëpërfshirëse në shërbim të rinisë dhe
u hartua Plani Kombëtar i Veprimit në fushën e rinisë (2007-2013) prej Drejtorisë së Koordinimit të Politikave Rinore në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe
Sporteve.247 Parë në dritën e zhvillimeve të reja ekonomike e sociale, bëhet fjalë për një program i cili synon krijimin e një mjedisi favorizues që siguron pjesëmarrjen e të rinjve
në formulimin e politikave dhe procesin e vendimmarrjes në nivel kombëtar. Format në
të cilat sfidat dhe potencialet e të rinjve janë adresuar nga politikat ndikojnë në kushtet sociale, ekonomike dhe ato të mirëqenies e jetëgjatësisë së brezave që do të vijnë. Të
rinjtë dhe të rejat në të gjithë vendin aspirojnë pjesëmarrje të plotë në jetën shoqërore.
Ky dokument është ndërtuar në pesë kapituj të cilët shpalosin fushat e evidentuara për të ndërhyrë me projekte dhe programe të ndryshme. Kështu, përsa i takon përfaqësimin dhe
pjesëmarrjen rinore në jetën publike, zhvillimin e kapaciteteve të organizatave rinore, bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar si dhe pjesëmarrjen e të rinjve në votime,
rezulton se pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje ende vazhdon të jetë një çështje e predispozitës vetjake të titullarëve të institucioneve dhe jo detyrim ligjor ose
administrativ për ta, duke bërë që herë të merret mendimi i të rinjve dhe herë të 246 http://www.instat.gov.al/al/figures.aspx 247
Plani kombëtar i veprimit në fushën e rinisë 2007-2013, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe
Sporteve (2006), http://www.youth-
policy.com/policies/ALB_Strategjia_Komb%C3%ABtar_2007_2013.pdf
80
nënvlerësohet krejtësisht. OJF-të rinore kanë një nevojë të madhe për mbështetje në ndërtimin dhe forcimin e kapaciteteve rinore. Karakteristikë e vetë sektorit rinor është
përkohshmëria e lidershipit dhe anëtarësisë si pasojë e zhvillimit moshor. Disa nga arsyet
që i mbajnë të rinjtë larg kutisë së votimit, përveç inercisë, janë lënia pas dore e tyre nga politikanët ose dhe zhgënjimi i tyre nga politika. Paqëndrueshmëria politike dhe ngjarje
të ndryshme kanë bërë të humbasë besimi i të rinjve te politikanët shqiptarë, por edhe te politika në përgjithësi.
Migrimi i brendshëm, ekonomia informale, mungesa e politikave të përshtatshme të
nxitjes së punësimit ndërmjet të rinjve dhe moslidhja e arsimit me tregun e punës krijojnë një situatë të disfavorshme për punësimin e të rinjve.
Një nga përmasat e tjera më problematike të tranzicionit pas 1990-s është edhe dukuria e largimit të trurit nga Shqipëria me përmasa shqetësuese. Nga disa statistika të Rrjetit të
Studentëve Shqiptarë në Botë (AS@N), numri i studentëve që studiojnë jashtë vendit aktualisht vlerësohet të jetë më shumë se 25000. Ndërkohë, nga sondazhe të ndryshme
rezulton se përqindja e të rinjve dhe studentëve që janë të sigurt se do të kthehen në vendlindje luan në shifra shumë të vogla (5 -10%).
Të rinjtë shqiptarë, nga studime të ndryshme, rezultojnë si konsumatorë të rëndësishëm të
produkteve të parekomandueshme si duhani, alkooli, lojërat e fatit. Gjithashtu, ata bëjnë shpenzime të rënda për buxhetin e shumicës dërrmuese të familjeve shqiptare për blerjen
e veshjeve të shtrenjta, për komunikimin telefonik celular, lojërat elektronike, baret, pubet, diskotekat, shpenzime të shumta për paraqitjen. Sjellja e të rinjve si konsumatorë
synon modele të standardeve të larta të jetesës bazuar në kulturën globale, por që nuk i
përgjigjen shkallës së standardit të jetesës në Shqipëri. Ndërkohë që prirja për shpenzime të mëdha nuk i përgjigjet pavarësisë ekonomike të të rinjve, sidomos adoleshentëve dhe
studentëve, përpjekjet e tyre ekonomike për arsim, formim profesional ose edhe punësimi sezonal ose part-time janë të ulëta.
Përfshirja e të miturve dhe të rinjve në vepra penale, ndonëse mbetet në nivele të ulëta,
përsëri ka ardhur duke u rritur nga viti në vit. Grupmoshat e të rinjve 14-18 vjeç dhe sidomos 20-30 vjeç janë më të rrezikuarat nga përfshirja në krime dhe kundravajtje
penale, si ndaj vetë të rinjve, ashtu edhe ndaj personave të tjerë. Kriminaliteti rinor është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me përjashtimin social dhe mungesën e aksesit në
arsim, informacion, kulturë, punë, si dhe me pamundësinë për të jetuar në mirëqenie. Këtyre faktorëve u shtohen edhe faktorë të tjerë objektivë dhe subjective, si dhuna në
familje, divorcet, dhuna në shoqëri dhe në shkollë, mungesa e programeve të parandalimit të kriminalitetit fëminor, programeve të rehabilitimit etj. Në fakt,
kriminaliteti është më i përhapur në zonat ku ka mungesë të rendit, ku ka varfëri dhe migracion ose ku forca e ligjit është e dobët.
81
Karakteristikë e zhvillimeve të periudhës pas vitit 1990 është përvetësimi i zonave të
gjelbra dhe i hapësirave të destinuara për rekreacionin e të rinjve, si për shembull
përvetësimi i qendrave rinore, bibliotekave komunitare, parqeve dhe këndeve të lojërave. Shndërrimi i këtyre mjediseve publike në hapësira për veprimtari dhe biznese private
nënkuptoi tkurrjen e sipërfaqes së gjelbër përmes betonimit masiv, si dhe zhdukjen e pjesës më të madhe të vendeve ku fëmijët dhe të rinjtë mund të zhvillonin veprimtari
argëtuese dhe sportive gjatë kohës së lirë. Shumë prej këtyre mjediseve publike u shndërruan në kafene, bilardo ose lojëra fati, duke iu imponuar kështu brezave të rinj, si
forma të reja socializimi, që në një pjesë të madhe shpjegojnë problemet e shumta që prekin të rinjtë sot, si apatia dhe mungesa e interesit për edukimin, abuzimi me drogat,
konfl iktet, si dhe forma të ndryshme të kriminalitetit rinor.
Vullnetarizmi në Shqipëri gjatë viteve të tranzicionit ka vuajtur nga ngarkesat negative të mbartura nga përvoja e “vullnetarizmit të detyruar” përgjatë periudhës së regjimit
komunist. Situata aktuale karakterizohet nga mungesa e një pjesëmarrjeje të gjerë të të rinjve në veprimtari vullnetare, si dhe mungesa e orientimit të atyre të rinjve që
kontribuojnë me punë vullnetare drejt nevojave përparësore.
Duke ndjekur në vija të përgjithshme të njëjtat fusha problemore sikundër edhe strategjia për rininë, Fondacioni “Friedrich Ebert” (FES) realizon studimin “Rinia Shqiptare
2011”248, i cili përpiqet të hedhë dritë mbi qëndrimet e të rinjve shqiptarë përballë vlerave të sotme të shoqërisë shqiptare, duke dhënë një pasqyrë të përmbledhur të
qëndrimeve që kanë të rinjtë shqiptarë ndaj çështjeve të tilla, si familja, feja, shoqëria,
arsimi, punësimi, koha e lirë apo edhe këndvështrimet e tyre mbi raportet e vendit tonë me vendet e tjera të rajonit dhe BE-në. Studimi është një dëshmi e nivelit të përfaqësimit
të rinisë në përqasje me zhvillimet e brendshme dhe ndryshimet që po pëson shoqëria shqiptare.
Sondazhi i kryer në nivel kombëtar mbi të cilin mbështetet studimi hedh dritë mbi vlerat
në zhvillim të të rinjve, që shpesh nuk perceptohen si të tilla nga shoqëria. Gjithashtu, studimi jep një raport të mirë të qëndrimeve të të rinjve sipas zonave urbane apo atyre
rurale, gjinisë, nivelit arsimor apo ekonomik, si dhe grupmoshave te ndryshme.
Përsa i takon marrëdhënies që kanë të rinjtë me komunitetin, besimi dhe vlerat që përcjell, studimi i FES për rininë shqiptare vërteton se niveli i përgjithshëm i besimit
248
Rinia shqiptare 2011, FES, online në www.fes-
tirana.org/media/.../pdf.../pub_Rinia%20shqiptare%202011.pdf
82
përtej strukturave familjare dhe fisnore mbetet ende i ulët. Familja, e ndjekur nga të afërmit, është burimi kryesor i besimit për shumicën absolute të të rinjve. Në të njëjtin
përfundim del edhe një studim i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, i cili thekson
se “Besimi ndaj familjes dhe fisit është në Shqipëri në nivele relativisht të larta, duke ushqyer një mentalitet klanor, i cili duket se nuk përkrah besimin në institucionet
publike”249. Paragjykimet duket se nuk përbëjnë një karakteristikë thelbësore për rininë shqiptare, megjithatë rreth 16 përqind e të rinjve kanë rënë pre e diskriminimit, ku
origjina dhe prejardhja krahinore konsiderohen si faktorët kryesorë që kanë krijuar këto situata.
Lidhur me vlerat, të rinjtë konsiderojnë si më të rëndësishme ato të dinjitetit vetjak, tolerancës dhe korrektesës, ndërkohë që vlera të tjera, si shpirti krijues, pasurimi dhe
konkurrenca përmenden si të tilla vetëm nga një pakicë të rinjsh.
Një çështje e dytë e studimit të FES është raporti me familjen dhe lidhjet shoqërore. Rezultatet e anketimit tregojnë se pavarësisht vështirësive me të cilat është përballuar
familja shqiptare gjatë periudhës së stërzgjatur të tranzicionit social-ekonomik, ajo ka mbetur për të rinjtë një vend ku ata ndihen të mbrojtur dhe të sigurt në raport me
pasiguritë e shumta që ofron realiteti i përditshëm. Prirjet për shkëputje të hershme nga familja dhe fillimin e jetës së pavarur janë ende të dobëta si rrjedhojë e pamundësive
ekonomike dhe realitetit të vështirë duke e shndërruar familjen në një “jastëk social” i cili lehtëson lëkundjet që ata mund të ndiejnë gjatë përballjes me vështirësitë e jetës së
përditshme.
Ky studim hedh dritë edhe mbi arsimin dhe punësimin e të rinjve. Femrat përbëjnë
shumicën e të rinjve që ndjekin arsimin e lartë. Ky mbizotërim i femrave përkundrejt meshkujve rritet me nivelin e arsimimit. Në të njëjtën kohë vërehet se arsimi i lartë
mbetet një objektiv i rëndësishëm të cilin synojnë ta arrijnë shumica e të rinjve shqiptarë, ku pothuajse çdo 8 në 10 të rinj shprehen se kanë vazhduar ose do të donin të vazhdonin
studimet e larta. Arsimi është më i rëndësishëm për femrat si mjet për realizimin e aspiratave të tyre apo për arritjen e një jete më të mirë. Kjo vihet re jo vetëm nga vitet e
shkollimit, por edhe nga koha e shpenzuar në ditë për të studiuar. Lidhur me punësimin, të rinjtë shqiptarë nuk janë shumë optimistë për sa i përket mundësive për punësim në të
ardhmen. Megjithëse gjatë gjithë viteve të tranzicionit administrata publike dhe të punësuarit e tjerë publikë në sektorin buxhetor janë pakësuar në mënyrë të ndjeshme,
pothuajse gjysma e të rinjve shqiptarë e shohin sërish me lakmi një vend pune në këtë sektor.
249
Besimi social dhe autoriteti institucional në demokracinë shqiptare”, IDM: Tirane, 2011. Mund te
gjendet ne portalin: http://idmalbania.org/social-trust-and-institutional-authority-albanian-democracy-0
83
Një tjetër çështje që gjen trajtim në studimin e FES lidhet me shqetësimet dhe aspiratat
që shfaqin të rinjtë. Edhe pse shprehen optimistë për të ardhmen e vendit, ata në pjesën
më të madhe dëshirojnë të emigrojnë prej tij; edhe pse mendojnë se në jetë duhet të nxitesh nga qëllime të mirëpërcaktuara, fjalën e fundit e ka fati dhe mbështetja nga të
afërmit e miqtë. Prirjet për të emigruar nxiten nga një sërë elementësh ku dëshira për arsimim më të mirë ka të njëjtën peshë sikurse arsyet ekonomike, duke renditur të fundit
motivet që lidhen me turizmin apo njohje me kultura e qytetërime të ndryshme. Përveç idesë për të kërkuar një jetë më të mirë jashtë vendit, të rinjtë konsiderojnë edhe lëvizjen
brenda Shqipërisë, kryesisht drejt zonave urbane dhe kryeqytetit, si një mundësi për t’u përballur me vështirësitë e shqetësimet e tyre. Fenomeni i migracionit të brendshëm
duket se është tashmë në rënie, por mbetet ende i pranishëm në zonat rurale të vendit. Motoja individuale tek e cila besojnë mbi 80% e të rinjve në Shqipëri është “Kush guxon,
fiton!”.
Më tej studimi i lartpërmendur shpalos të dhëna që lidhen me argëtimin, konsumin dhe tendencat në botën rinore. Muzika, televizioni dhe lundrimi në Internet janë tre aktivitetet
që marrin një pjesë të konsiderueshme jo vetëm të kohës së lirë të të rinjve, por në përgjithësi të ditës së tyre të zakonshme. Duke shpenzuar mesatarisht 3 orë para ekranit
të televizorit dhe 3 orë të tjera para ekranit të kompjuterave, duket qartë se shumë pak kohë u mbetet të rinjve për aktivitete në natyrë apo aktivitete sociale. Mundësitë
financiare dhe vendndodhja e vendbanimit janë dy ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në llojin e aktiviteteve me të cilat të rinjtë mbushin kohën e lirë. Femrat e reja kanë më pak
mundësi të frekuentojnë miqtë dhe mikeshat në krahasim me meshkujt. Një dallim tjetër
gjinor vihet re tek mjetet për të kaluar kohën e lirë ku librat duket se nuk janë miq të meshkujve në Shqipëri, ndërkohë që shumë pak femra praktikojnë sportin. Programet e
parapëlqyera të të rinjve në ekranin e televizionit janë muzika dhe filmat e huaj. Në këtë drejtim djemtë parapëlqejnë filmat aksion dhe fushën e blertë të futbollit, ndërsa vajzat
janë të dashuruara me telenovelat. Në përgjithësi, të rinjtë e ndjekin aktualitetin përmes lajmeve, por shumica largohet nga ekrani në momentin që fillojnë debatet e famshme
politike. Teknologjitë e reja të informacionit po shndërrohen në mjetin kryesor me të cilat të rinjtë shqiptarë po përpiqen të ndërtojnë një model tjetër të shpenzimit të kohës së lirë.
Vetëm një pakicë të rinjsh në Shqipëri kanë ngelur jashtë mundësisë për të lundruar në Internet. Interneti përdoret për qëllime argëtimi dhe shumë pak për aspekte të tjera
praktike, si puna, informimi apo manaxhimi i financave personale. Si rrjedhojë, të rinjtë shpenzojnë shuma të konsiderueshme për veshjen e tyre dhe blerjen e elementeve të tjerë
që lidhen me të, ashtu sikurse të shpenzuarit në kafene dhe bare përbën një ndër aspektet e tjera kryesore. Pjesëmarrja e të rinjve në politikë apo në organizata të shoqërisë civile
konsiderohet prej tyre si diçka jashtë mode.
84
Në studimin e FES zënë vend edhe informacione mbi raportin e të rinjve me demokracinë dhe qeverisjen. Të dhënat e anketimit pasqyrojnë shqetësimin e dukshëm të
të rinjve shqiptarë lidhur me moszbatimin e ligjit si një ndër treguesit kryesorë të cilësisë
së qeverisjes për një vend. Gjithashtu, ata vlerësojnë si të rëndësishme edhe ato aspekte të qeverisjes që lidhen me sigurinë e jetës, ku spikat shqetësimi ndaj krimit të rrugës që
ndikon drejtpërdrejt në aktivitetin e tyre të përditshëm. Një ndër elementët kryesorë që lidhet drejtpërdrejt me vlerësimin ndaj qeverisjes është shqetësimi i madh që ata ndiejnë
ndaj nivelit të papunësisë, varfërisë dhe pasigurisë ndaj vendit të punës. Televizioni është burimi kryesor i informacionit për të rinjtë shqiptarë përsa i përket ngjarjeve politike, i
ndjekur nga bisedat me miqtë e të njohurit dhe Interneti. Bindjet politike të të rinjve përputhen gjerësisht me ato të prindërve të tyre, teksa dy të tretat e tyre pohojnë se kanë
bindje politike që janë të njëjta ose shumë të ngjashme me ato të prindërve. Përballë këtyre mendimeve ata kanë edhe ndjesinë se janë të papërfaqësuar në mënyrën e duhur
në politikë, ndonëse përbëjnë një grup të rëndësishëm të shoqërisë shqiptare.
Çështja e fundit studimit trajton mendimet e të rinjve mbi Shqipërinë dhe Europën. Për pjesën më të madhe të të rinjve shqiptarë BE përfaqëson një paketë lirish dhe të drejtash,
por shumë pak prej tyre kanë një informacion më të hollësishëm lidhur me detyrimet apo dhe pasojat e mundshme nga ky anëtarësim. Për pjesën më të madhe të të rinjve të
intervistuar, anëtarësimi në Bashkimin Europian është i lidhur me liberalizmin e vizave apo edhe me një qëndrim më të lehtë në vendet anëtare. Ndonëse një pjesë e të rinjve ka
një përfytyrim mbi ndikimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si, p.sh., përdorimi i EURO-s, sërish shumica e tyre e shohin këtë proces më shumë në nivelin e përfitimeve
sesa edhe të detyrimeve.
3.5 Sistemi arsimor në Shqipëri
Që në vitin 2008, arsimi i detyruar fillon në moshën 6-vjeçare dhe vazhdon deri në moshën 15-vjeçare. Ai përbëhet nga 9 vite arsim bazë i përgjithshëm, prej të cilave
arsimi fillor/parësor përbëhet nga 5 klasë dhe ai dytësor i ulët nga 4 klasë. Arsimi i mesëm (ose dytësor i lartë) zgjat deri në katër vjet dhe ndahet në (i) sistemi i arsimit të
përgjithshëm, i cili përgatit studentët për arsimin e lartë, (ii) sistemi profesional, i cili i përgatit nxënësit si për tregun e punës, ashtu edhe për arsimin e lartë, dhe (iii) shkollat
artistike, sportive, të gjuhëve të huaja dhe pedagogjike.
Sistemi arsimor tretësor në Shqipëri është përafruar me Deklaratën e Bolonjës dhe përmban një diplomë bachelor trevjeçare, të ndjekur nga një gradë master 1-2 vjeçare dhe
tre vjet studime për doktoraturë.
85
Gjatë viteve të fundit ka pasur përparim në rritjen e arritjeve arsimore të popullsisë. Shkalla e aftësisë për shkrim e këndim tek të rriturit e moshës 15-vjeçare dhe me sipër
është rreth 96 për qind, dhe në radhët e të rinjve nga 15 deri 24 vjeç kjo shkallë kap
masën 99 për qind (shifër e shpërndarë në mënyrë të barabartë midis gjinive). Megjithatë, shkalla e analfabetizmit funksional të të rinjve raportohet të jetë 57 për qind.250
Arritjet arsimore të të rinjve (15-29 vjeç) duhen zhvilluar dhe rritur më tej. Të dhënat nga
regjistrimi i popullsisë i vitit 2011 tregojnë se 51% e të rinjve, të cilët nuk po ndjekin arsimimin, kanë vetëm 8 ose 9 klasë shkollë si niveli i tyre më i lartë i arsimit të
përfunduar (Figura 5). Pjesa tjetër kanë përfunduar shkollën e mesme (30%) dhe universitetin (rreth 15%). Ndryshimi më i dukshëm midis të rinjve meshkuj dhe femra
është ndjekja e universitetit. Në radhët e të rejave femra, të cilat nuk janë aktualisht duke ndjekur një formë arsimimi, ka një për qindje më
të lartë të atyre që kanë marrë një diplomë universitare (19.8%), krahasuar me të rinjtë meshkuj të së njëjtës kategori (11.2%).251
3.5.1 Universiteti i Elbasanit Universiteti i Elbasanit është një institucion i lartë arsimor që në fillimet e veta ka
përgatitur mësues për shkollën 8-vjeçare dhe të mesme. Ai u ngrit më 1971 dhe për njëzet vjet ka funksionuar si Instituti i Lartë Pedagogjik, i cili u themelua duke u
mbështetur në traditën e përgatitjes së mësuesve në shkollën Normale të Elbasanit, dhe, sipas përcaktimit të Luigj Gurakuqit, drejtorit të parë të Normales, Elbasani do të ishte
edhe “djepi i mësimit dhe i diturisë kombëtare”.
Në vitin 1991, ILP “A.Xhuvani” fiton statusin e institucionit universitar, duke u emërtuar
UE “A.Xhuvani”. Në këtë universitet mund të studiohet në sistemin me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme. Ai është i organizuar në pesë fakultete: Fakulteti i Shkencave
Humane, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike dhe Fakulteti Ekonomik. Këto fakultete zhvillojnë
aktivitetin e tyre në katër godina të shpërndara në zona të ndryshme të qytetit dhe në të gjitha programet e studimit, diploma 3-vjeçare bachelor, mastera profesionalë dhe
shkencorë dhe shkollë doktorale. Për programet e studimet, stafin akademik, infrastrukturën dhe standardet e cilësisë, është universiteti i dytë në rang kombëtar, pas
universitetit të Tiranës.
250 Strategjia kombëtare për punësim dhe aftësi, 2014-2020, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,
(2014), http://www.sociale.gov.al/files/documents_files/Strategjia_per_Punesim_dhe_Aftesim_2014-
2020.pdf, F.24. 251
Po aty, fq.26
86
Numri i studentëve me kohë të plotë është rreth 10000, ndërsa me kohë të pjesshme 4060, për një total prej 14000 studentësh. Nga këto 7600 janë femra, ose 54%. Rreth
4800 studentë vijnë nga zonat rurale, ose 34.2%. 3446 janë femra nga zona rurale ose
24.6% e totalit të studentëve, ose 71% e totalit të zonave rurale.252 Në paragrafët e mësipërm u shtjellua shkurtimisht gjendja e Shqipërisë në kohën e këtij
kërkimi. Pjesa tjetër e këtij kapitulli do të parashtrojë një numër studimesh mbi çështje të identitetit, rinisë dhe medias, të cilat, së bashku me kontekstin social, përbëjnë kornizën e
këtij punimi.
252
Të dhënat janë marrë nga Instat dhe Zyra e Statistikave në Universitetin e Elbasanit.
87
3.6 Identiteti, rinia dhe media
Askush nuk është Ishull, krejt vetëm me veten, secili është pjesë e Kontinentit, një copë e tokës vetë; ... vdekja e gjithkujt më rrudh, sepse jam pjesë e Njerëzimit; Ndaj kurrë mos
pyet për kë bien këmbanat; Ato bien për ty.
John Donne
Nuk është vetëdija e njerëzve ajo që përcakton ekzistencën e tyre, por është ekzistenca e
tyre sociale ajo që përcakton vetëdijen e tyre.
Karl Marx
Të flasësh sot për identitetin do të thotë të flasësh për një term të paqartë dhe të rrëshqitshëm, përsa kohë që është pëdorur dhe mbipërdorur në kontekste të ndryshme
dhe për qëllime të ndryshme.253
Paradoksi i identitetit qëndron brenda vetë termit. Ai ka në bazë rrënjën latine idem që do të thotë “e njëjtë”, e megjithatë nënkupton si ngjashmërinë, ashtu edhe ndryshimin. Nga
njëra anë, identiteti është diçka unike për secilin prej nesh që supozojmë se është e qëndrueshme dhe, si si e tillë, mbetet e njëjtë me kalimin e kohës. Nga ana tjetër,
identiteti nënkupton një marrëdhënie me një grup më të gjerë kolektiv apo shoqëror. Kur flasim për identitetin kombëtar, identitetin kulturor, apo atë gjinor, kjo do të thotë se
identiteti ynë është pjesërisht një çështje e asaj që ne ndajmë me njerëzit e tjerë. Këtu identiteti është më shumë identifikim me të tjerët, që mendojmë se janë të ngjashëm me
ne, të paktën në disa tipare të rëndësishme. Është pikërisht përplasja mes këtyre dy aspekte që ka sjellë edhe një pjesë të debateve mbi identitetin. Përpiqemi tërë jetën “për
të njohur vetveten” dhe “për të qenë vetvetja” apo “për të gjetur veten” dhe, nga ana
tjetër, nuk ndalemi tek kërkojmë identifikime të shumta me të tjerët, duke u bazuar tek tiparet e përbashkëta shoqërore, kulturore, biologjike, por edhe vlerave të bashkëndara,
biografive personale dhe interesave. Në një nivel unë jam produkt i biografisë sime unike
personale dhe, në një nivel tjetër, çfarë unë jam, apo që mendoj se jam, varet nga kush
jam unë në raport me situatat ku gjendem, motivimet që kam, edhe pse jam krejt i lirë në zgjedhjet që bëj.
253
Buckingham, D. (2008), “Introducing Identity." Youth, Identity, and Digital Media. The John D.and
Catherine T. MacArthur Foundation Series on Digital Media and Learning. Cambridge, MA: The MIT Press,
f.1.
88
Çështjet e identitetit, edhe pse jo të reja, kanë njohur një trajtim të gjerë nga shumë studiues. Sipas sociologut Zygmunt Bauman, rëndësia që po merr identiteti sot vjen si
reflektim i faktit se është duke u bërë gjithmonë e më shumë problematik.254 Globalizimi,
rënia e shtetit social, rritja e mobilitetit social, një fleksibilitet më i madh i punësimit, pasiguria në marrëdhëniet personale, të gjitha këto zhvillime po kontribuojnë në një
ndjenjë fragmentimi dhe pasigurie, ku burimet tradicionale që shërbenin për formimin e identitetit nuk janë më aq të drejtpërdrejta dhe lehtësisht të disponueshme.
Ashtu si shumë autorë të tjerë bashkëkohorë, Bauman thekson fluiditetin e identitetit, duke e parë atë pafundësisht të negociueshëm. Sipas tij, identiteti bëhet çështje vetëm kur
kërcënohet apo kundërshtohet dhe në njëfarë mënyre është e nevojshme që të
konfirmohet hapur.255
Disiplinat që janë marrë me çështje të identitetit brenda shkencave humane janë të
shumta. Vendin qendror e zënë qasjet psikologjike dhe sociologjike, por edhe disiplina të tjera, si, për shembull, teoria sociale apo studimet kulturore kanë bërë trajtimet e tyre. Në
paragrafët e mëposhtëm do të diskutohen disa nga qasjet kryesore të identitetit duke u përpjekur për të dhënë edhe implikimet e tyre për të kuptuar më mirë të rinjtë dhe
median.
3.7 Identiteti në psikologji
Kjo qasje merret së tepërmi me identitetin e rinisë dhe mbështetet në teorinë e G. Stanley
Hall mbi adoleshencën, botuar në vitet e para të shekullit të kaluar.256 Hall është i njohur
për futjen e konceptit të adoleshencës si një periudhë “stuhie dhe stresi”, që
karakterizohet nga konflikte mes brezave, luhatje të humorit dhe një entuziazëm të tepruar ndaj sjelljeve të rrezikshme. Nisur nga kjo perspektivë diskutimet e mëvonshme
mbi adoleshencën kanë çuar në mënyrë të pashmangshme në diskutime mbi drogën,
kriminalitetin, depresionin dhe devijimin seksual.
Një tjetër qasje psikologjike mbi audiencën është edhe ajo e Erik Erikson, e trajtuar gjërësisht në librin e tij Identity:Youth and Crisis, botuar në vitin 1968. Teoria e tij
zgjerohet mbi idetë e Piaget për ‘moshat dhe fazat’ në moshën madhore dhe moshën e vjetër. Secila prej tetë fazave të tij karakterizohet nga një konflikt psikologjik, kalimi me
254 Bauman, Z. (2004), Identity, Cambrige, UK: Polity. 255 Po aty. 256
Hall, G.Stanley (1904), Adolescence; New York, Appleton, cituar në Griffin, Ch. (2001), “Imagining new
narratives of youth; Youth research, the ‘new Europe’ and global youth culture”, Childhood, Sage
publications, London, Thousand Oaks and New Delhi, Vol.8(2): 147-166.
89
sukses i të cilit lejon progresin në fazën e ardhshme. Në fazën e adoleshencës konflikti qëndron mes identitetit dhe “ngatërrimit të rolit”. Zgjidhja e këtij konflikti përfshin
gjetjen e një roli të përcaktuar në jetë, gjë që rezulton në formimin e një “virtyti”, një
formë fuqie psikologjike, - në këtë rast, besnikëria – që e lejon të riun të ecë përpara në fillimet e moshës madhore dhe të formojë lidhjet intime që janë detyrat kryesore të kësaj
faze. Zgjidhja pa sukses e këtij konflikti rezulton në një “keqpërshtatje”, si, për shembull, në rastin e një kundërvënieje ndaj përgjegjshmërisë së të rriturit257.
Prandaj Erikson e sheh adoleshencën si një periudhë kritike të formimit të identitetit, në të cilën individët kapërcejnë pasiguritë, bëhen më të vetëdijshëm për anët e tyre të forta
dhe dobësitë që kanë, dhe bëhen më të sigurtë në cilësitë e tyre unike. Në mënyrë që të
ecin përpara, adoleshentët duhet të kapërcejnë “një krizë” në të cilën adresojnë çështje të
rëndësishme që kanë të bëjnë me vlerat dhe idealet e tyre, punësimin e ardhshëm ose karrierën dhe identitetin e tyre seksual. Përmes këtij procesi vetëreflektimi dhe
vetëpërcaktimi, adoleshentët arrijnë tek një ndjenjë e integruar dhe koherente e identitetit
të tyre si diçka që qëndron gjatë gjithë kohës. Edhe pse është pjesërisht psikologjik, ky proces ndodh gjatë ndërveprimit me moshatarët dhe prindërit. Identiteti zhvillohet nga
individi, por duhet të njihet dhe të konfirmohet nga të tjerët. Për këtë arsye, adoleshenca është një periudhë në të cilën të rinjtë negociojnë ndarjen e tyre nga familjet dhe
zhvillojnë kompetenca sociale të pavarura, si, për shembull, duke marrë pjesë në “klika” apo “grupe” më të mëdha bashkëmoshatarësh të cilët ushtrojnë ndikime të llojeve të
ndryshme.
3.8 Sociologjia e kulturës së rinisë
Historia e kulturës së rinisë si një objekt studimi sociologjik është e gjatë dhe komplekse. Perspektivat teorike dhe mjetet e analizës që kanë përdorur sociologët për të interpretuar
domethënien sociale të kulturës së rinisë kanë ndryshuar në kohë. Studimet e para mbi
rininë kanë qenë të fokusuara në çështje të kriminalitetit, me pak fjalë, duke e konsideruar rininë si një problem social. Në vitet pas Luftës së Dytë Botërore një
shpërthimin i kulturave rinore të bazuara kryesisht tek stili, sidomos në Angli, çoi në përkufizime të reja të rinisë që, teksa interesoheshin në çështjet ekonomike dhe sociale që
kishin të bënin me të rinjtë, filluan gjithashtu të marrin në konsideratë edhe përgjigjet
257
Erikson, E. (1968), cituar në Buckingham, D. (2008), “Introducing Identity." Youth, Identity, and Digital
Media. The John D.& Catherine T. MacArthur Foundation Series on Digital Media and Learning.
Cambridge, MA: The MIT Press, f.3.
90
devijante që të rinjtë u bënin këtyre çështjeve, nëpërmjet shfaqjes së tyre të jashtme, në formën e një rezistence subkulturore. Edhe pse tregoi se ishte një paradigmë teorike me
mjaft influencë, dominimi i analizës së subkulturave gjatë viteve 1970-1980 la jashtë një
numër rrugësh të tjera potencialisht të dobishme për kërkimet mbi rininë dhe tërhoqi mbi vete kritika të konsiderueshme për arsyen se “rinia nuk ka realitet jashtë pasqyrimit të
saj” (Cohen, 1986).258 Interesi për subkulturat ra aty nga mesi i viteve ’80 dhe sociologjia e kulturës së rinisë mori një drejtim të ri, e hapur ndaj një shumësie çështjesh dhe
rrethanash që mbështjellin politikën e identitetit të kulturave të rinisë bashkëkohore.
Për shumë kohë sociologët i kanë portretizuar të rinjtë si të përjashtuar, problematikë,
rrezikues, të motivuar vetëm nga interesi i tyre rebel. Nga ana tjetër, realitetet e
përditshme të stileve të jetës së të rinjve, si shprehje e riprodhimit të vlerave dominuese
të shoqërisë, shpesh janë neglizhuar. Megjithatë është e pamundur të përgjithësosh në një fjalë të vetme atë që përbën ‘rininë’, pasi përvojat e të rinjve janë kaq të ndryshme
dhe dallojnë, veç të tjerash, sipas klasës, gjinisë dhe edukimit. Pavarësisht kësaj, gjithsesi
është e mundur të identifikohen disa karakteristika të rëndësishme të përvojave të të rinjve që kanë një ndikim të fortë në ndërtimin e jetës së përditshme dhe identitetit të
tyre. Angela McRobbie (1993)259 vë në dukje se rinia përfaqëson një investim simbolik të madh për tërë shoqërinë, ndaj për këtë arsye pasuria e përvojës së të rinjve duhet adresuar
në mënyra shumë më të sofistikuara.
Studimi sociologjik i rinisë është tërheqës jo vetëm sepse na tregon se çfarë do të thotë të
jesh i ri në një shoqëri bashkëkohore, por edhe sepse mund të na tregojë shumë për
natyrën ndryshuese të jetës shoqërore në përgjithësi. Në këtë kontekst, McRobbie (1993)
sugjeron se të rinjtë në mënyrë konstante ‘kanë mbajtur qëndrime’ të formave të ndryshme dhe se këto qëndrime marrin trajta të ndryshme në kushte historike të
ndryshme.
Sociologët pranojnë se natyra e të rinjve ndryshon në mënyrë të konsiderueshme në varësi të kontekstit social dhe veçanërisht në lidhje me faktorë, si klasa shoqërore, gjinia
dhe përkatësia etnike. Kohët e fundit rinia është përcaktuar edhe nëpërmjet operacioneve
të tregut komercial. Për shembull, kategoria ‘teenager’ doli në skenë në vitet ’50 nga
studimet e tregut; dhe në diskursin bashkëkohor të marketingut mund të gjejmë një numër kategorish të cilat janë shpikur kohët e fundit, siç janë “tweens”, “middle youth”,
258 Cohen, P. (1986), Rethinking the youth question, Post 16 Education centre, Institute of Education,
London, f.20, cituar në Bennett, A. (2000), Popular music and youth culture: music,identity and place,
Palgrave, f.11. 259 McRobbie, A. (1993), Shut up and dance: youth cultures and changing modes of femininity, Cultural
Studies, 7:406-426, cituar në Miles, S. (2000), Youth lifestyles in a changing world, Open University Press,
f.2.
91
“kidults” dhe “adultscents” – kategori që mjegullojnë dallimin mes fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve.260
Brenda studimeve kulturore gjenden një numër i konsiderueshëm studimesh mbi kulturën
e rinisë, të cilat fillojnë që nga vitet ’70 dhe trajtojnë mënyrat me të cilat të rinjtë përvetësojnë mallrat kulturorë dhe i përdorin ato për kënaqësitë e tyre. Me rëndësi në
këtë kontekst ishin punimet e Qendrës për Studime Kulturore Bashkëkohore (CCCS) në universitetin e Birmingamit, të cilat, nën përgatitjen e Stuart Hall dhe Tony Jefferson, u
botuan në librin me titull Resistance through rituals: Youth subcultures in post-War
Britain (1975)261. Një pjesë e mirë e këtyre studimeve janë fokusuar në “subkultura”
rinore të veçanta – grupime – si, për shembull, hippies, skinhead, punks e të tjerë, të cilët
duken se i rezistojnë apo u kundërvihen kërkesave të kulturës prindërore, nëpërmjet
modës, muzikës dhe formave të tjera kulturore. Subkulturat nuk janë parë vetëm si të nënpozicionuara, por edhe si subversive, pasi ato lindin nga kontradiktat dhe tensionet në
rendin shoqëror dominues dhe përfaqësojnë një kërcënim për normat e përcaktuara
shoqërore. Në këtë kontekst, ndoshta shembulli më i mirë është libri i Dick Hebdige (1979) Subcultures:The meaning of style. Në qendër të arsyetimit të Hebdige është
sugjerimi se të rinjtë e shprehin rezistencën e tyre ndaj autoritetit nëpërmjet stileve vizuale. Ai argumenton se subkulturat rinore përfaqësojnë një “thyerje simbolike të
rendit social”. 262
Të tjera kërkime janë fokusuar në rrezikun e vlerësimit të tepruar të rezistencës rinore
dhe në tendencën për të zmadhuar dimensionin politik të kulturës rinore. Kështu, në
librin e saj Club cultures: Music, media and subcultural capital, studiuesja Sarah
Thornton (1995) vë në diskutim kundërvënien mes kulturës “subversive” dhe asaj “gjeneraliste”, duke argumentuar se kulturat rinore mund të jenë hierarkike dhe
ekskluzive si për çdo grupim tjetër shoqëror.263
Ka nga ata studiues që argumentojnë se koncepti i subkulturës duhet braktisur. Për shembull, Andy Bennett (2000)264 ka argumentuar se identitetet subkulturore janë
zëvendësuar nga një përhapje identitetesh më efemere, të karakterizuara nga
fragmentimi, fluksi dhe fluiditeti. Nga ana tjetër, Steven Miles (2000) ka argumentuar se
koncepti i stileve të jetës rinore është më i dobishëm se ai i subkulturave rinore dhe se të rinjtë mbështeten tek produktet e industrisë konsumiste dhe tek masmedia, jo për t’i
260 Osgerby, B. (2005), Youth Media, Routledge, London &New York, f.15-36. 261 Hall, S. & Jefferson, T., (1975), Resistance through rituals: Youth subcultures in post war Britain,
London: Hutchinson. 262 Hebdige, D. (1979), Subcultures: The meaning of style, New York, Methuen, fq.19, cituar në Miles, S.
(2000), f.5. 263 Thornton, S. (1995), Club cultures: Music, media and subcultural capital, Cambridge, UK:Polity. 264 Bennett, A. (2000), Popular music and youth culture: music, identity and place, Palgrave.
92
“rezistuar” kulturës dominuese, por për të mbrujtur një ndjenjë domethënëse të vetvetes, në një botë që gjithnjë e më shumë karakterizohet nga pasiguria dhe rreziku. 265
3.9 Identiteti social: individi dhe grupi
Ndërsa dy qasjet e trajtuara më lart lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me identitetin e rinisë, dhe kundërshtëtitë mes tyre reflektojnë disa prej ndryshimeve mes perspektivës
psikologjike dhe asaj sociologjike dy qasjet e tjera që do të shtjellohen më poshtë kanë të
bëjnë me çështje të përgjithshme mbi natyrën ndryshuese të identiteteve dhe mjetet e
formimit të identitetit në shoqëritë moderne.
Brenda sociologjisë dhe antropologjisë gjenden shumë studime që merren me
marrëdhënien mes identitetit të individit dhe identitetit të grupit. Kështu, studiuesit kanë
vëzhguar mënyrat me të cilat individët kategorizojnë ose etiketojnë veten dhe të tjerët, si identifikohen ata si anëtarë të grupeve të veçanta; si zhvillohet dhe mbahet një ndjenjë
përkatësie në grup, apo si i diskriminojnë grupet ata që janë të huaj për ta; si
funksionojnë kufijtë mes grupeve dhe çfarë marrëdhëniesh kanë grupet me njëri-tjetrin.
Këto procese ndodhin jo vetëm në nivel individual, por edhe në nivel social. Për shembull, individët mund të bëjnë pohime mbi identitetin e tyre duke treguar afërsi me
anëtarë të tjerë të një grupi, por këto pohime duhet të njihen nga të tjerët. Duke kërkuar
që të përcaktojnë identitetin e tyre, njerëzit përpiqen të shpalosin individualitetin e tyre,
por, gjithashtu, edhe të bashkohen me të tjerët dhe, duke vepruar kështu, ata përpiqen të mbështesin vetëvlerësimin. Si pasojë, formimi i identitetit shpesh nënkupton një proces
të stereotipizuar që i lejon njerëzit të dallojnë lehtësisht mes vetes dhe tjetrit dhe të
përcaktojnë në mënyrë pozitive veten dhe grupin e tyre.
Duke u mbështetur në këtë arsyetim, Richard Jenkins (2004) argumenton se identiteti
social nuk duhet parë si një posedim i fiksuar, por si një proces social, ku individualja
dhe socialja janë pazgjidhshmërisht të lidhura mes tyre. Vetja individuale është një
fenomen social, por bota sociale është e përbërë nga veprimet e individëve. Duke qenë kështu, identiteti është diçka fluide, është diçka që ne e përmbushim praktikisht përmes
ndërveprimeve tona të vazhdueshme dhe negocimeve me njerëz të tjerë. Në këtë
kontekst, do të ishte më e përshtatshme të flitej për identifikim në vend të identitet.266
Një shembull klasik i kësaj perspektive është edhe libri i Erving Goffman, The
presentation of Self in everyday life, botuar në vitin 1959. Goffman prezanton modelin
“dramaturgjik” të ndërveprimit social në formën e një shfaqjeje teatrore. Individët 265 Miles, S. (2000), Youth lifestyles in a changing world, Open University Press, f.6-7. 266
Jenkins, R. (2004), Social Identity, Routledge, London &New York
93
kërkojnë të krijojnë përshtypje tek të tjerët që do t’u mundësojnë të arrijnë qëllimet e veta dhe, duke vepruar kështu, mund të bashkohen ose të bashkëpunojnë me të tjerët për të
krijuar shfaqje bashkëpunuese. Goffman bën dallimin mes sjelljes “në skenë” dhe “në
prapaskenë”. Kur janë “në skenë”, për shembull në vendin e punës ose në një tubim social, individët priren të qëndrojnë konform rregullave standarde të situatës dhe të rolit
individual që ata kanë, duke luajtur në këtë mënyrë një lloj rituali. Në prapaskenë ata kanë mundësi të jenë më të ndershëm. Përshtypjet e krijuara gjatë kohës që janë në skenë
mund të kundërshtohen aty për aty dhe grupi i aktorëve mund të mos jetë dakord me njëri-tjetrin. Goffman sugjeron se sjellja në prapaskenë është në njëfarë mënyre më
autentike, apo më afër identitetit të vërtetë të individit.267
3.10 Identiteti në modernitetin e vonë
Anthony Giddens268 është, ndoshta, krahas Ulrich Beck dhe Zygmunt Bauman, përfaqësuesi më i njohur i arsyetimit mbi natyrën ndryshuese të identitetit në shoqëritë,
siç i quan ai, “e modernitetit të vonë”. Giddens argumenton se shumë nga besimet dhe
praktikat zakonore që përdoren për të përcaktuar identitetin në shoqëritë tradicionale,
janë gjithnjë e më pak ndikuese. Në këtë shoqëri “post-tradicionale” njerëzit duhet të bëjnë një numër të madh zgjedhjesh, jo vetëm për aspekte si pamja e jashtme apo stili i jetës, por për gjëra më të rëndësishme, sikundër janë rrugëtimi i jetës dhe lidhjet e
krijuara. Për këto probleme atyre iu ofrohet një udhëheqje e bollshme nga ekspertë të çështjeve të ndryshme dhe nga media popullore, në formën e librave vetëndihmues, për
shembull, të lajmeve të fundit mbi stilet e jetës, apo të spektakleve që realizojnë transformimin e pjesëmarrësve brenda kohës së shfaqjes.
Si rezultat i kësaj, sugjeron Giddens, individët modernë duhet të jenë vazhdimisht “vetërefleksivë” për të marrë vendime për atë që duhet të bëjnë dhe cilët duhet të jenë.
Uni bëhet një lloj “projekti” mbi të cilin individët duhet të punojnë: atyre u duhet të
krijojnë “narracione” biografike, të cilat do t’i shpjegojnë veten vetvetes dhe do të mbështesin një identitet koherent dhe të qëndrueshëm. Ashtu si disa autorë të tjerë
pikëpamjet e të cilëve janë bërë të njohura në paragrafët e këtij kapitulli, Giddens e konsideron identitetin si fluid dhe të lakueshëm, pra jo të fiksuar. Ai vë në dukje se kjo
liri e re vendos ngarkesa të reja dhe përgjegjësi për njerëzit, veçanërisht në një botë me
rreziqëe dhe pasiguri të shtuara, ku individët e gjejnë veten nën stres emocional më të
madh. Në vija të përgjithshme ai e konsideron këtë si zhvillim pozitiv dhe si pjesë e një procesi më të gjërë demokratizimi. Kultura moderne e konsumizmit u ka ofruar
267 Goffman, E. (1959), The presentation of self in everyday life, New York, Anchor Books. 268 Giddens, A. (1999), Identità e società moderna, Ipermedium libri, Napoli.
94
individëve mundësi të shumta për të ndërtuar dhe modeluar identitetet e tyre, ndaj ata janë sot të aftë ta bëjnë këtë në mënyra gjithmonë e më shumë krijuese e të
ndryshueshme.
Duke u mbështetur në idetë e Giddens, Thompson 269(1995) përshkruan se si, me zhvillimin e shoqërive moderne, procesi i vetëformimit bëhet më refleksiv dhe i hapur.
Të rinjtë mbështeten gjithnjë e më shumë tek burimet e veta për të ndërtuar një identitet koherent për vetveten. Thompson mendon se materialet simbolike të ndërmjetësuara
luajnë një rol qendror në procesin e vetëformimit, të ndërtimit të një “narracioni të identitetit personal”: “Procesi i vetëformimit bëhet gjithmonë e më shumë i varur nga
aksesi në format e ndërmjetësuara të komunikimit, – qofshin ato forma të ndërmjetësuara
të shtypura dhe elektronike. Dija lokale pasurohet dhe gjithmonë e më shumë
zëvendësohet me format e reja të dijes jolokale, të cilat janë të fiksuara në një substrat material, të riprodhuara teknikisht dhe të transmetuara nëpërmjet medias” 270.
E gjithë kjo ndodh brenda kontekstit të centralizimit dhe monopolizimit të produksionit
dhe qarkullimit të medias në nivel global. Për këtë arsye, shumë nga ne e nisin shekullin XXI si konsumatorë dhe pjesëmarrës në fenomenin global të kulturës popullore 271.
Livingstone vë në dukje se “Duke qenë se strukturat tradicionale që krijojnë identitet,
janë penguar në të gjitha nivelet, që nga familja tek kombi-shtet, të rinjtë në mënyrë
aktive janë duke kërkuar të tjera struktura, të cilat po ofrohen nga tregu... Në mënyrë të qartë... proceset e globalizimit të medias dhe kulturës janë parë si mjetet par exellence
nëpërmjet të cilave realizohen ndryshimet sociale”272. Sigurisht që ky fakt ngre diskutime
të rëndësishme për studiuesit e medias dhe rinisë mbi natyrën e dijes sociale dhe
identiteteve sociale që u ofrohen rinisë lokale nga mediat transnacionale.
3.11 Përmbledhje e kapitullit
Në fillim të këtij kapitulli është vënë në dukje nevoja për të lidhur përftimin e
domethënieve dhe formimin e identiteteve me formacionet e gjera ekonomike dhe ideologjike ku ndodhin këto praktika. Ky kapitull, duke diskutuar mbi mjedisin aktual
shoqëror të Shqipërisë, përbën kontekstin për analizën kritike të të dhënave të kërkimit.
269 Thompson , J.B. (1995) The Media and Modernity: A Social Theory of the Media, Cambridge: Polity
Press, f.210. 270 Thompson , J.B. (1995) The Media and Modernity: A Social Theory of the Media, Cambridge: Polity
Press, f.211. 271 Dolby, N. (1999) "Youth and the Global Popular: The Politics and Practices of Race in South Africa",
European Journal of Cultural Studies, 2 (3): 291-309, f.291. 272 Livingstone, S. (1998) "Relationships between Media and Audiences", në Liebes, T. & Curran, J. (eds)
Media, Ritual and Identity, London: Routledge, f.443
95
Të njëjtin qëllim synon të arrijë edhe diskutimi i disa kërkimeve ndërkombëtare mbi konsumin që i bën rinia medias. Kapitulli në vazhdim do të diskutojë zgjedhjen e
metodave të kërkimit që janë përdorur për të mbledhur të dhënat për fokusin e studimit.
96
Kapitulli 4
4. METODOLOGJIA E KËRKIMIT
Nëse synimi themelor i etnografisë së receptimit është që të kuptojë përvojat e
jetuara të konsumatorëve të medias, atëherë asaj i duhet të merret me kontekstet
situacionale ku mediat përdoren dhe interpretohen (Moores, 1993)273.
Kërkimi cilësor është shumëmetodësh në fokus, duke përfshirë një qasje
interpretuese, natyraliste ndaj çështjes që trajton. Kjo do të thotë se studiuesit i
analizojnë gjërat në mjedisin e tyre natyror, duke u përpjekur që të kuptojnë, ose
të interpretojnë, fenomene sipas kuptimeve që njerëzit u japin atyre (Denzin and Lincoln, 1994: 2)274.
Kërkimi sasior mund të vendosë rregullsi në jetën shoqërore, ndërsa
argumentimet cilësore mund të ndriçojnë proceset që lidhin mes tyre variablet (Bryman, 2004: 140)275.
Pa dyshim, si kërkuesit cilësorë, edhe ata sasiorë, mendojnë se dinë diçka për shoqërinë që ia vlen t’ua tregojnë të tjerëve, ndaj dhe përdorin një
shumëllojshmëri formash, mediash dhe mjetesh për të komunikuar idetë dhe gjetjet e tyre (Becker, 1986: 122, cituar në Denzin & Lincoln, 1998)276.
Materialiteti përcjell kuptim. Ai siguron mjetet nëpërmjet të cilave vihen në dukje
marrëdhëniet shoqërore, sepse nëpërmjet materialitetit ne artikulojmë kuptime,
prandaj dhe është korniza përmes së cilës njerëzit komunikojnë identitete. Pa
shprehjen materiale, marrëdhëniet shoqërore kanë pak realitet thelbësor... (Sofaer, 2007:1)277.
4.1 Hyrje
Ashtu siç është vënë në dukje në kapitullin e parë, ky punim vëzhgon domethëniet që studentët e universitetit të Elbasanit marrin nga media globale, si pjesë e përpjekjeve të
vazhdueshme për t’i dhënë kuptim jetës së tyre dhe identiteteve gjinore, sociale, etj. Për
273 Moores, S. (1993), Interpreting Audiences: The Ethnography of Media Consumption, London: Sage,
f.32. 274 Denzin, N. and Lincoln, Y. (1994), Handbook of Qualitative Research, London: Sage, f.2. 275 Bryman, A. (2004), Quantity and quality in social research, Routledge, f.140. 276 Becker, H. S. (1986), Doing things together. Evanston, IL: Northwestern University Press, fq.122 cituar
në Denzin, N.K.; Lincoln, Y.S (1998), The Landscape of Qualitative Research : Theories and Issues, Sage, f.8. 277 Sofaer, J.(2007), ‘Introduction: Materiality and Identities’, në Sofaer, J., Material Identities, Oxford:
Blackwell, cituar në Nightingale, V. (2008), Why Observing matters, në Pickering, M. (ed.), Research
methods for cultural studies, Edinburgh University Press, f.105.
97
të mbledhur sa më shumë të dhëna empirike në shërbim të qëllimit të këtij studimi, u mendua të ngrihej një proces kërkimi që do të kalojë në katër faza e që do të përdorë një
kombinim të metodave sasiore me ato cilësore. Në literaturën e kërkimit social ky
kombinim metodash quhet ndryshe triangulation. Ky kapitull do të përshkruajë dhe do të diskutojë të katërta fazat e procesit të kërkimit, procedurat që lidhen me kampionimin
dhe mënyrat e analizës së të dhënave. Gjithashtu do të diskutohen edhe disa çështje metodologjike që kanë të bëjnë me debatet mes studiuesve të ndryshëm mbi
kombinimin e metodave sasiore dhe cilësore brenda të njëjtit studim.
4.2 Reflektime mbi metodologjinë
4.2.1 Ideja e kombinimit
Kombinimi në shkencat sociale mund të përshkruhet si përdorimi i më shumë se i një metode të hetimit dhe rrjedhimisht më shumë se i një tipi të dhënash. Brenda kësaj
qasjeje, metodat e kërkimit sasisor dhe cilësor janë parë si mënyra të ndryshme që
vëzhgojnë të njëjtin problem të kërkimit (Bryman, 2004)278.
Para Bryman-it të tjerë studiues e kanë mbështetur këtë qasje, duke filluar nga Webb (1966) e kolegët e tij, e më vonë Denzin (1970) apo Hammersley dhe Atkinson(1983):
“Asnjë klasë e veçantë matjeje nuk është perfekte, por as edhe shkencërisht e
padobishme... kërkimi më pjellor për vlefshmërinë vjen nga një numër i
kombinuar matjesh të ndryshme, secila me dobësinë e vet idiosinkretike, secila e
fokusuar në një hipotezë të vetme” (Webb et al., 1966:174)279.
“Kombinimi, ose përdorimi i metodave të shumëfishta, është një plan veprimi që do t’i
ngrejë sociologët mbi paragjykimet personale që dalin nga metodologjitë e
veçanta”(Denzin,1970)280.
Kombinimi mund të përfshijë “krahasimin e të dhënave që lidhen me të njëjtin
fenomen, por që vijnë nga faza të ndryshme të punës në terren, momente të ndryshme
278 Bryman, A. (2004), Quantity and quality in social research, Routledge, f.130. 279 Webb, E., Campbell, D., and Schwartz, R. (1966), Unobtrusive Measures:Nonreactive Research in the
Social Sciences, Chicago: Rand McNally, f. 174., Cituar në Jankowski, N.W., & Wester, F. (2002), The
qualitative tradition in social science inquiry: contributions to mass communication research në Jensen, K.
& Jankowski, N.W., (2002) A handbook of qualitative methodologies for mass communication research,
Routledge, f.62. 280 Denzin, N.K. (1970), Sociological Methods: a Sourcebook, Chicago: Aldine, cituar në Jankowski, N.W., &
Wester, F. (2002), The qualitative tradition in social science inquiry: contributions to mass communication
research në Jensen, K. & Jankowski, N.W., (2002), A handbook of qualitative methodologies for mass
communication research, Routledge, f.62.
98
në ciklet kohore që verifikohen gjatë një studimi, ose në vlefshmërinë e përgjigjeve dhe informacionet e ndryshme të dhëna nga pjesëmarrësit në studim” (Hammersley dhe
Atkinson, 1983)281.
Një nga supozimet e strategjisë me shumë metoda është se kjo qasje ofron rezultate më të vlefshme sesa një strategji që përdor vetëm një metodë kërkimore. Siç e thotë edhe
Jick (1979), supozimi bazë i kombinimit është “se dobësitë në secilën prej metodave të veçanta, do të kompensohen nga pikat e forta të tjetrës”282.
Në kohë janë propozuar forma të ndryshme të kombinimit. Njëra prej formave më të
zhvilluara të kësaj teknike përfshin katër tipe: kombinimin e të dhënave, investiguesin, teorinë dhe metodën (Denzin,1970)283. Kombinimi i të dhënave u referohet
dimensioneve të kohës, hapësirës dhe nivelit analizues në të cilin përftohet informacioni. Kombinimi investigues përfshin qasjen më standarde të përdorimit të disa
analizuesve, që shpesh janë pjesë e një grupi studiuesish të disiplinave të ndryshme. Kombinimi teorik sugjeron aplikimin e koncepteve dhe perspektivave nga teori dhe
disiplina të ndryshme. Në fund, kombinimi metodologjik përbën një strategji kërkimore në të cilën përdoren metoda të ndryshme për të mbledhur dhe analizuar të dhënat rreth
një objekti të vetëm studimi.
Disa studiues i rezistojnë konceptit të kombinimit duke argumentuar se metodologjitë kërkimore sasiore dhe cilësore janë të bazuara në supozime ontologjike dhe
epistemologjike të veçanta për secilën prej tyre dhe, për këtë arsye, metodat e tyre respektive nuk mund të kombinohen brenda një projekti të vetëm kërkimor. Këto
qëndrime janë mbështetur në faktin se këto dy qasje janë paradigma të dallueshme nga njëra-tjetra. Një paraqitje më e plotë e çështjeve dhe debatit që rrethon kombinimin do
të bëhët në paragrafët në vijim, në kontekstin e diskutimit të metodave të përzgjedhura
për kërkimin.
281 Hammersley, M. and Atkinson, P. (1983) Ethnography. Principles and Practice, London: Tavistock ;
Cituar në Morley, D. & Silverstone, R. (2002), Communication and context: ethnographic perspectives on
the media audience, në Jensen, K. & Jankowski, N.W., (2002), A handbook of qualitative methodologies
for mass communication research, f.157. 282 Jick, T. (1979) “Mixing qualitative and quantitative methods: triangulation in action,” Administrative
Science Quarterly 24 (December): 602–11, cituar në Jankowski, N.W., & Wester, F. (2002), The qualitative
tradition in social science inquiry: contributions to mass communication research në Jensen, K. &
Jankowski, N.W., (2002), A handbook of qualitative methodologies for mass communication research,
Routledge, f.62. 283
Po aty.
99
4.2.2 Metodologji të dallueshme
Metodat e kërkimit cilësor dhe ato të kërkimit sasior mbështeten në metodologji të dallueshme nga njëra-tjetra. Kërkimi nëpërmjet vëzhgimit mishëron analizën sasiore, e
cila vë theksin tek standartizimi i matjeve dhe përfaqësimi. Qasjet e kërkimit cilësor, nga ana tjetër, mbështeten në traditën Veberiane dhe theksojnë rëndësinë e gjetjes së
domethënieve subjektive të aktorëve, në jë kontekst social. Në analizën cilësore përfundimet mbi domethënien janë interpretuese dhe varen nga konteksti ku zhvillohet
veprimi. Secila prej këtyre metodologjive do të gjejë pasqyrimin e saj në paragrafët në vijim.
4.2.2.1 Kërkimi sasior
Tradita e kërkimit sasior është zakonisht e përshkruar si një qasje e shkencave natyrore për shkak të aderimit të saj në normat e pozitivizmit logjik, që shpesh konsiderohet si
këndvështrimi klasik empirik. Alan Bryman (2004)284 ka përshkruar karakteristikat
kryesore të kësaj qasjeje. Së pari, ekziston besimi se në parim ka shumë pak ndryshim
mes vëzhgimit të botës natyrore dhe botës sociale dhe se mund të përdoren të njëjtat procedura bazë të kërkimit për secilën prej tyre.
Ky besim, shkruan Bryman, bazohet në parimin e “monizmit metodologjik dhe natyralizmit metodologjik”.285 Nga kjo kuptohet se studimi i qenieve njerëzore mund të realizohet me metoda shkencore, pavarësisht faktit se njerëzit, të cilët janë objekt
studimi i shkencave sociale, komunikojnë nëpërmjet gjuhës, kanë ndjenja dhe i japin
kuptim ambientit të tyre.
Një tjetër parim i pozitivizmit është doktrina e ‘fenomenalizmit’ ose ‘empirizmit’. Ky parim nënkupton besimin se vetëm ato fenomene që janë të vëzhgueshme, në kuptimin
që janë të kapshme nga shqisat, mund të vlejnë si dije. Përvojat subjektive të vëzhgimit nuk vlejnë si dije shkencore, por mund të merren në konsideratë kur bëhen të
vëzhgueshme. Kjo nënkupton se nuk janë teoritë, por vëzhgimet, ato që luajnë rolin e gjykuesit përfundimtar në mosmarrëveshjet teorike.286
Doktrina e ‘induktivizmit’ përbën një parim tjetër themelor të pozitivizmit. Bryman
shpjegon se pozitivizmi propozon që dija shkencore të krijohet përmes akumulimit të fakteve të verifikuara, të cilat më vonë integrohen në korpusin e përgjithshëm të
kuptimeve teorike, të cilat kanë të bëjnë me fushën e veçantë të dijes që është duke u
284 Bryman, A. (2004), Quantity and quality in social research, Routledge, f.11-42. 285 Po aty, f.14. 286 Po aty, f.16.
100
hetuar. Kështu, sipas Bryman-it, teoria shpreh dhe reflekton gjetjet e akumuluara të kërkimit empirik. Këto gjetje synojnë rregullsi empirike, të cilave shpesh i referohemi
me termin ‘ligje’.287
Një tjetër karakteristikë e pozitivizmit është se shkenca është ‘deduktive’, sepse ajo kërkon të bëjë propozime konkrete që vijnë nga të dhëna të përgjithshme të realitetit .
Logjika e deduksionit është “të përpiqet të ndërtojë një teori shkencore për të shpjeguar ligjet që kanë të bëjnë me një fushë të veçantë; ngrihet një hipotezë (ose mundësisht më
shumë se një) në mënyrë që shkencëtari të ketë mundësinë të provojë teorinë; kur hipoteza rrëzohet pasi i është nënshtruar një ekzaminimi të saktë empirik, atëherë teoria
duhet rishikuar”.288 Prandaj, shkenca shihet nga pozitivistët si një veprimtari jo vetëm
induktive, por edhe deduktive, një proces ku hipotezat deduktojnë nga teoritë e
përgjithshme dhe iu nënshtrohen verifikimeve empirike, me rezultate që absorbohen nga teoritë e përgjithshme.289 Ky parim, i marrë bashkë me doktrinën e fenomenalizmit, bën
një dallim të qartë mes teorisë dhe vëzhgimit. Siç vë në dukje edhe Bryman, “verifimi
empirik përdoret për të prodhuar vëzhgime që janë të pavaruara nga teoritë shkencore dhe, si të tilla, janë edhe neutrale. Vëzhgimet shihen si të paprekura nga preferencat
teorike apo personale të studiuesit”.290
Pozitivizmi argumenton për objektivitet dhe neutralitet në mbledhjen e fakteve
shkencore, në mënyrë që vlerat individuale të studiuesit nuk duhet të influencojnë punën e tij.291 Ky qëndrim mbi vlerat, do të thotë evidentimin e dallimit mes deklaratave dhe
çështjeve shkencore dhe atyre normative. Bryman shpjegon: “pozitivizmi mohon
përshtatshmërinë e sferës normative për fushë veprimin e tij, sepse deklarimet
normative nuk mund të verifikohen në lidhje me përvojën. Ndërsa pozitivistët pranojnë, se mund të hetojnë implikimet e një qëndrimi të caktuar normativ, dhe nga ana tjetër,
ata nuk mund të verifikojnë, ose falsifikojnë këtë qëndrim.”292
Me pak fjalë, qasja pozitiviste e kërkimit social pretendon se ekziston një realitet ‘i vërtetë’, i pavarur, i cili mund të rroket nga një studiues objektiv dhe i shkëputur nga
vlerat e tij individuale.
Metoda e preferuar nga studiuesit që përdorin metodat sasiore është sondazhi social, i cili jep mundësinë e aksesit në një sasi të madhe të dhënash, të cilat janë përfaqësuese
për popullsinë dhe nga të cilat mund të përgjithësohen gjetjet përfundimtare. Bryman
287 Po aty, f.15. 288 Po aty, f.15. 289 Po aty, f.16. 290 Po aty, f.16. 291 Po aty, f.15. 292 Po aty, f.15.
101
shkruan se “aftësia e sondazhit për të prodhuar të dhëna sasiore mbi një numër të konsiderueshëm njerëzish të cilët bëhen përfaqësues të një popullsie më të madhe në
mënyrë që të testohen teoritë ose hipotezat, është parë nga shumë aplikues të tij si një
mjet që shërben për kapjen e shumë përbërësve të shkencës”.293 Për më tepër, besohet se, nëse dikush është duke matur dukuri sociale, atëherë sondazhi është instrumenti i
vetëm që mund të sigurojë të dhëna të besueshme dhe të vlefshme. Këtu besueshmëria i referohet qëndrueshmërisë dhe koherencës së matjeve.
Koherenca nënkupton dy çështje të dallueshme. E para është koherenca e brendshme, e cila është çështje e përputhjes së matjeve që vijnë në formën e shkallëve apo treguesve,
pasi ka të bëjë me përputhjen e brendshme të një shkalle – a përfshin ajo një ide unitare
apo komponentë të veçuar? Aspekti i dytë i përputhshmërisë është koherenca e matur në
kohë të ndryshme, duke testuar matjet më shumë se një herë. Nga ana tjetër, vlefshmëria i referohet faktit nëse matjet mbledhin të dhëna që i përgjigjen problemit të kërkimit.
Matjet mund të jenë të besueshme (të gjenerojnë gjithmonë të njëjtat rezultate), por jo të
vlefshme (nuk masin konceptin e synuar). Gjithsesi, nëse nuk janë të besueshme, atëherë nuk mund të jenë të vlefshme. 294
Së fundmi, në kërkimin sasior forma më e lartë e logjikës shkencore është arsyetimi
deduktiv. Kjo qasje është mbështetur në perspektivën filozofike dhe në procedurat e
modelit empirik hipotetik deduktues, në të cilin hipotezat e veçanta empirike deduktojnë nga qëndrime teorike që merren si supozime.
4.2.2.2 Kërkimi cilësor
Tradita tjetër alternative kërkimore që ka njohur një zhvillim në rritje qysh nga vitet ’60 të shekullit të kaluar ka marrë shumë forma, ka ndjekur shumë metoda dhe është e
njohur me disa emërtime, si, për shembull, teori kritike, shkenca sociale interpretuese,
hermeneutikë dhe hetim natyralist. Që këtej e tutje, duke iu referuar studiuesve Cliford
Christians dhe James Carey, kjo qasje do të quhet kërkim cilësor. Sipas tyre:
“Studimet cilësore janë një përpjekje e vetëdijshme për t’i ridhënë funksionin
kritik dhe çlirues hetimit intelektual. Ato nuk i shohin shkencat sociale si shkencat natyrore të shoqërisë, por si shkencë e veçantë e njeriut. Ato nuk e shohin shoqërinë si një korpus faktesh të kushtëzuara dhe neutrale, por si një
krijim aktiv të anëtarëve të saj. Ato nuk e shohin shkencën sociale si objektive,
293 Po aty, f.11. 294 Lewin, C. (2005),” Elementary qualtitative methods”, në Somekh, B., & Lewin, C., Research methods in
the social sciences, Sage. f. 216.
102
por si një ndërhyrje aktive në jetën shoqërore, me kërkesat dhe qëllimet e veta.”
295
Denzin dhe Lincoln (1998), duke parashtruar historinë e gjatë të studimeve sasiore dhe
fazat e ndryshme nëpër të cilat ka kaluar kjo qasje, përpiqen të japin një përkufizim. Për ata:
“Kërkimi sasior ka një fokus multi metodologjik dhe përfshin një qasje interpretuese, natyraliste ndaj objektit të studimit. Kjo do të thotë se studiuesit cilësorë i studiojnë gjërat në ambientin e tyre natyror, duke u përpjekur që të
kuptojnë dhe interpretojnë dukuritë duke u bazuar në kuptimet që njerëzit u japin atyre. Kërkimi cilësor përfshin përdorimin e studiuar dhe mbledhjen e
shumë materialeve empirike – studime rasti, përvoja personale, introspektiva, histori jetësore, intervista, tekste vëzhguese, historike dhe pamore – të cilët
përshkruajnë rutinën, momentet problematike dhe kuptimet në jetët individuale. Për pasojë, studiuesit cilësorë përdorin një varg të gjërë metodash të ndërlidhura
mes tyre, duke shpresuar të kapin sa më mirë objektin e studimit”.296
Në kontrast me pozitivizmin, ku studiuesi priret t’i shohë ngjarjet nga jashtë dhe të
përdorë metoda empirike për studimin e realitetit social, kërkimi cilësor thekson nevojën për të parë nëpërmjet syve të subjektit dhe për të kuptuar sjelljen sociale në kontekstin e vet social (Moores, 1993).297 Bryman (2004)298 vë në dukje dy tema që
mbështesin kërkimin cilësor. Së pari, objekti i shkencave sociale (njerëzit dhe realiteti i tyre social) është parë si thelbësisht i ndryshëm nga objekti i shkencave natyrore.
Prandaj kërkimi cilësor refuzon aplikimin e metodave shkencore për studimin e shoqërisë. Së dyti, çdo përpjekje për të kuptuar realitetin social duhet të vijë nga
kuptimi që kanë njerëzit për realitetin e tyre. Kjo do të thotë që studiuesi i shkencave
sociale duhet të kuptojë mekanizmat interpretues nëpërmjet të cilëve individët i japin
kuptim realitetit të tyre, pasi ato përbëjnë motivimin për veprimet e tyre.
295
Christians, C.G. and Carey, J.W. (1989). The Logic and Aims of Qualitative Research. In G.H. Stempel,
III and B.H. Westley (Eds.), Research Methods in Mass Communication Englewood Cliffs, N.J.: Prentice -
Hall, Inc. f. 342-374, f.346, cituar në Amare, A. (2004), Debates in Research Paradigms: Reflections in
Qualitative Research in Higher Education, The Ethiopian Journal of Higher Education Vol. 1 No. 1 June
2004, f.46, online në aau.edu.et/nprc/Documents/Amare.doc 296 Denzin, N.K. & Lincoln, Y.S (1998), The Landscape of Qualitative Research : Theories and Issues, Sage,
f.3. 297 Moores, S. (1993), Interpreting Audiences: The Ethnography of Media Consumption, London: Sage,
f.33. 298 Bryman, A. (2004), Quantity and quality in social research, Routledge, f.52.
103
Një tjetër mënyrë për të kuptuar ndryshimet mes metodologjive sasiore dhe cilësore është duke parë angazhimin e tyre në mënyrat e arsyetimit nomotetik dhe ideografik.
Sipas Bryman-it:
“Qasja nomotetike kërkon të japë gjetje përgjithësuese, si të ishin ligje, të cilat mund të mendohet se qëndrojnë pavarësisht kohës dhe vendit; një qasje
ideografike i vendos gjetjet e veta në kohë dhe hapësira të caktuara. Modeli i parë përdoret si tregues i qasjes shkencore, ndërsa arsyetimi ideografik është
shpesh i asociuar më shumë me metodat historike. Duke përdorur kampione të rastësishëm dhe si të tillë, përfaqësues, kërkimi nëpërmjet sondazhit bëhet për të
treguar një qasje nomotetike, për shkak të aftësisë së studiuesit për të nxjerrë
përfundime për popullsitë e mëdha... Nga ana tjetër, studiuesi cilësor e drejton
shpesh kërkimin e tij në një mjedis të caktuar (një rast studimor), shkalla e përfaqësimit të së cilit është e panjohur dhe ndoshta e panjohshme, kështu që
edhe shkalla e përgjithësimit të këtyre gjetjeve mbetet gjithashtu e panjohur”.299
Në mënyrë të ngjashme, Ien Ang (1996) përshkruan sesi kërkimi cilësor synon kryesisht në kuptimin e të veçantave, më shumë sesa në përgjithësimin e dukurive universale. Ajo
shkruan:
“Kuptimet që dalin nga ky lloj hetimi cilësor favorizojnë veçantinë interpretuese, më shumë se përgjithësimet shpjeguese; konkreten historike dhe
lokale, më shumë se abstragimet formale; përshkrimin e ‘dendur’ të detajeve, më shumë sesa sondazhet gjithëpërfshirëse, por ‘të rralla’.”300
Prandaj, nuk është për t’u habitur se shumë studiues që përdorin metodat cilësore e
refuzojnë metodën e sondazhit, duke qenë se siguron të dhëna ‘të rralla’ apo
sipërfaqësore mbi botën sociale. Edhe pse pranojnë se sondazhet mund të çojnë në marrëdhënie shkakësore mes variableve të zgjedhur në mënyrë arbitrare, ata
argumentojnë se këto gjetje mund të kenë pak domethënie për individët, botën
shoqërore të të cilëve presupozohet se ato përfaqësojnë.301
Kërkimi cilësor ka në fokus përdorimin e shumë metodave. Më të preferuarat për të
kapur pamjen e brendshme dhe përshkrimet ‘e dendura’ janë studimi i rasteve, historitë
e jetës, vëzhgimi dhe intervista (Denzen & Lincoln, 1998; Bryman, 2004). Duke i
qëndruar supozimeve ontologjike dhe epistemologjike, studiuesit që përdorin metodat cilësore këmbëngulin se përdorimi i shumë metodave nuk orvatet të rrokë një realitet
299 Po aty, f.100. 300 Ang, I. (1996), Living Room Wars: Rethinking Media Audiences for a Postmodern World, London:
Routledge, f.71. 301 Bryman, A. (2004), Quantity and quality in social research, Routledge, f.79.
104
objektiv, më shumë se sa tenton të sigurojë një kuptueshmëri të thellë të dukurisë që po studiohet (Denzen dhe Lincoln, 2011).302
Qasja metodologjike e Ien Ang është një shembull ilustrues i angazhimit të dyfishtë të
studimeve cilësore për një këndvështrim të brendshëm dhe kuptueshmëri të kontekstit. Duke iu referuar studimeve mbi konsumin e televizionit, ajo shkruan:
“Ta themi në mënyrë më të përgjithshme, edhe ‘televizioni’, edhe ‘audienca’ janë kategori në thelb të papërcaktuara: është e pamundur të listohen a priori karakteristikat dhe kuptimet e mundshme që secila kategori fiton në një situatë
të caktuar në të cilën njerëzit janë të aktivizuar në konsumin e televizionit. Si rezultat i kësaj pasigurie të kuptimit, shkalla e shumëllojshmërisë së mundshme
në praktikat dhe përvojat e audiencës bëhet e shumëfishuar, e papërcaktuar, në mos e pafundme. Cilat janë kuptimet që aktualizohen konkretisht, mbetet e
pavendosur derisa të kapim situatën e plotë multikontekstuale, në të cilën ndodhin raste historike të konsumit të televizionit. Nga kjo perspektivë, ajo që
duhet të bëjë studiuesi i audiencës është që të sigurojë ‘kapjen’.”303
Ang pranon se për shkak të vështirësisë për të marrë në konsideratë të gjithë ‘horizontin
kontekstual’ të konsumit të medias, është më e lehtë të flasësh për etnografinë, sesa të bësh kërkim etnografik aktual mbi audiencat. Ne mund të pranojmë nevojën për t’u marrë me realitetet sociale, politike dhe ekonomike, por një listë e plotë e tyre është
virtualisht e pafundme, për shembull, raca, klasa, gjinia, etniciteti e kështu me rradhë. Siç shkruan Ang: “Nëse nuk mbahet nën kontroll, vetëdija për pafundësinë e
ndërkontestualitetit mund të çojë në një çoroditje të kontekstualitetit”.304 Ajo pyet se si mund të shpëtojmë nga kjo rrugë pa krye. Përgjigja e saj është: duhet pranuar se
etnografi flet dhe shkruan gjithmonë nga një pozicion dhe ndërkohë duhet pranuar se të
gjitha përshkrimet që bëjmë janë pjesë përbërëse e objektit që përshkruajmë.
“Të portretizosh ‘një kulturë’ nënkupton përmbledhjen diskursive të një pikture
të vetme, të dalë nga copëza dhe pjesë vëzhgimesh të seleksionuara dhe të kombinuara me kujdes, një pikturë që ka kuptim brenda kuadrit të një sërë
problematikash të paramenduara dhe konceptesh të sensibilizuara, të cilat studiuesi i përdor si mjete konjitive dhe gjuhësore për të bërë pikësëpari
përshkrimin e vet”.305
302 Denzin, N. & Lincoln, Y. (2011), The Sage Handbook of Qualitative Research, London: Sage, f.2. 303 Ang, I. (1996), Living Room Wars: Rethinking Media Audiences for a Postmodern World, London:
Routledge, f.70. 304 Po aty, f.73. 305 Po aty, f.75.
105
Për shkak të këtyre konsideratave, Ang na fton që të rishohim kërkimin cilësor, të shkojmë përtej statusit të tij si dije realiste, në drejtim të narracionit:
“Çdo përshkrim kulturor nuk është vetëm konstruktiv (ose, siç mund të thonë
disa, ‘fiktiv’), por gjithashtu ka një natyrë të përkohshme, duke krijuar objektivizimin diskursiv dhe sedimentimin e ‘kulturës’ nëpërmjet veçimit dhe
theksimit të një numri dukurish të ndërprera nga një fluks i vazhdueshëm, i pambarueshëm.”306
Në mënyrë të ngjashme Jankowski dhe Wester shkruajnë:
“...duke qenë se të kuptuarit e përvojës jetësore dhe realitetit të përditshëm të subjekteve të kërkimit është kyç... për vlerësimin dhe kontrollin e gjetjeve
cilësore, lexuesve duhet t’u jepet mundësia ta zbulojnë këtë përvojë. Gjetjet e
kërkimeve cilësore janë të përbëra nga kategoritë e kuptimit dhe përvojës së
subjekteve”.307
Qasja konstruktiviste ndaj kërkimit, siç shpjegohet nga Ang (1996), Jankowski dhe
Wester (2002) dhe studiues të tjerë që përdorin metodat cilësore, ka shtyrë studiuesit që
mbështesin metodat sasiore, të bëjnë kritika që lidhen me vlefshmërinë e rezultateve. Megjithatë, siç shpjegon Maxwell, ekzistojnë disa kritere të vlefshmërisë në kërkimin
cilësor, nëse aplikohet koncepti i vlefshmërisë kryesisht për të dhënat, dhe jo për
metodat:
“Zbatueshmëria e konceptit të vlefshmërisë nuk varet nga ekzistenca e të
vërtetave absolute të realitetit me të cilat mund të krahasohet një e dhënë, por
vetëm tek fakti se ekzistojnë mënyra që kontrollojnë të dhënat e që nuk varen
tërësisht nga tiparet e vetë të dhënave, por në njëfarë mënyre kanë të bëjnë me ato gjëra, që supozojnë të kenë të dhënat.”308
Maxwell flet për ‘vlefshmëri përshkruese’, që nënkupton se studiuesit nuk duhet të shtrembërojnë çfarë kanë parë apo dëgjuar. Gjithashtu, ai flet për ‘vlefshmëri
interpretuese’, që nënkupton saktësinë e koncepteve të përdorura nga studiuesi në lidhje me perspektivën e individëve të përfshirë tek të dhënat. Çështja thelbësore që ka të bëjë
me vlefshmërinë e kërkimeve cilësore është nëse ne japim ose jo një përshkrim të
306 Po aty, f.75. 307 Jankowski, N.W., & Wester, F. (2002), “The qualitative tradition in social science inquiry: contributions
to mass communication research” në Jensen, K. & Jankowski, N.W., (2002) A handbook of qualitative
methodologies for mass communication research, Routledge, f.70. 308 Maxwell, J.A. (1992) "Understanding and Validity in Qualitative Research", Harvard Educational
Review, 62 (3): 279-300, f.294.
106
vlefshëm të domethënieve të ngjarjeve, shprehjeve dhe sjelljeve që kanë njerëzit e përfshirë në to.309
Maxwell diskuton edhe çështjen e ‘përgjithësimit’ – pra, sa larg mund të shtrihen të
dhënat e mbledhura për një situatë apo popullsi, për të tjerë njerëz, në një tjetër kohë ose mjedis nga ai i studiuari. Studimet cilësore janë ndërtuar zakonisht në mënyrë të
atillë që nuk lejojnë përgjithësime sistematike për një popullsi më të gjerë. Përkundrazi, argumenton Maxwell, “Përgjithësimi në kërkimin cilësor zakonisht bëhet nëpërmjet
zhvillimit të një teorie që ka kuptim, jo vetëm për individët dhe situatat e veçanta të studiuara, por gjithashtu tregon se si i njëjti proces, në situata të ndryshme, mund të
çojë në rezultate të ndryshme”.310 Pra, përgjithësimi supozon se teoria mund të jetë e
dobishme për të kuptuar situata të ngjashme. Nga ana tjetër, Bryman (2004) shkruan se
kritikës për mungesën e përgjithësimit që karakterizon studimin e rasteve dhe shumë nga kërkimet cilësore, i mungon pika qëndrore. Çështja kryesore, thotë Bryman, është
forca bindëse e arsyetimit teorik, dhe kjo duhet gjykuar nga përgjithësimi i rasteve ndaj
supozimeve teorike, të vend të popullsive apo universeve.311
Maxwell bën dallimin mes përgjithësimit ‘të brendshëm’ dhe ‘të jashtëm’.
Përgjithësimi i brendshëm nënkupton përgjithësimin brenda një komuniteti, grupi, apo
institucioni të studiuar për njerëz, ngjarje apo mjedise që nuk janë vëzhguar, ose
intervistuar në mënyrë të drejtpërdrejtë. Përgjithësimi i jashtëm i referohet përgjithësimit të komuniteteve, grupeve, apo institucioneve të tjera. Sipas Maxwell-it,
kërkimi cilësor rrallë ngre pretendime për përgjithësime të jashtme.312
Kërkimi cilësor është i bazuar në arsyetimin induktiv dhe qëndron në kahje të kundërt me arsyetimin deduktiv të kërkimit sasior. Ai procedon nëpërmjet një arsyetimi që
shkon nga të veçantat drejt pohimeve më të përgjithshme, duke qenë edhe më fleksibël
në strukturën e kërkimit. Zakonisht studiuesit që përdorin metodat cilësore preferojnë
një strategji kërkimore të hapur e të pastrukturuar, ndryshe nga një kërkim që vendoset më parë e që dikton çfarë duhet vëzhguar, apo si duhet bërë. Si rezultat të një qasjeje
fleksibël studiuesit shpesh gjenden përballë çështjesh të rëndësishme, të cilat kanë
nevojë për hetime të mëtejshme.313
309 Po aty, f.288-291. 310 Po aty, f.293. 311 Bryman, A. (2004), Quantity and quality in social research, Routledge , f.90. 312 Maxwell, J.A. (1992) "Understanding and Validity in Qualitative Research", Harvard Educational
Review, 62 (3): 279-300, f.294. 313 Bryman, A. (2004), Quantity and quality in social research, Routledge, f.66-67.
107
4.2.3 Të kombinosh metodat
Studiuesit që argumentojnë për kombinimin e metodave njohin mirë ndryshimet metodologjike mes kërkimit sasior dhe atij cilësor, por gjithsesi janë të mendimit se
shkrirja e dy qasjeve në një platformë kërkimore të vetme na mundëson të mbështetemi dhe të përfitojmë nga pikat e forta të secilës strategji kërkimore. Ata këmbëngulin se, në
vend të çështjeve epistemologjike, duhet të jenë çështjet teknike ato që duhet të vendosin se cilat metoda kërkimore janë më të përshtatshme për kërkimin dhe se
çështjet që duhen vëzhguar duhet të përcaktojnë stilin e kërkimit që duhet ndërmarrë. Debatin mbi mundësinë e shkrirjes së metodave sasiore me ato cilësore Bryman e
përmbledh duke thënë:
“Në disa trajtime ato janë parë si qëndrime konkurruese mbi mënyrat me të cilat duhet studiuar realiteti social dhe, si të tilla, janë kryesisht grupime
kundërshtuese supozimesh epistemologjike, pra, çfarë duhet të kalojë si njohuri e justifikueshme mbi botën sociale. Për të tjerë studiues, kërkimi sasior dhe
cilësor janë thjesht emërtime të rrugëve të ndryshme për të kryer hetime sociale dhe mund të konceptohen si të përshtatshme për lloje të ndryshme pyetjesh
kërkimore dhe madje të aftë për t’u integruar me njëri-tjetrin. Kur përqafohet
kjo qasje e dytë, ato janë pak a shumë mënyra të ndryshme për mbledhjen e të
dhënave, kësisoj që preferencat për njërin kërkim ose tjetrin, ose për një qasje hibride, bazohen në çështje teknike.”314
Siç vëren Bryman, ata që pretendojnë se metodat kërkimore u takojnë anëve të
ndryshme të ndarjes epistemologjike, e kanë tepruar duke vënë më shumë në dukje dallimet mes këtyre metodave dhe kanë injoruar veçoritë e tyre të përbashkëta. Për
shembull, ai vëren se studiuesit që përdorin metoda sasiore kanë përfshirë shpesh në
raportimet e kërkimit edhe traskriptime të shkurtra të shprehjeve të të anketuarve; nga
ana tjetër, studiuesit që përdorin metoda cilësore shpesh bëjnë pohime me natyrë sasiore, si, për shembull, ‘shumë’, ‘shpesh’, apo ‘disa herë’.
Bryman mbështet ata që mbajnë një pozicion ‘teknik’ brenda debatit dhe kundështon
atë që ai e quan ‘qëndrim doktrinar’ të atyre studiuesve që janë kundër kombinimit të metodave. Ai beson se studiuesit duhet të adresojnë kompleksitetin e plotë të botës
sociale dhe të zgjedhin metodat duke u bazuar në problemet që paraqet kërkimi:
“Nëse disa tema kërkimore janë më të përshtatshme për një sondazh, disa të
tjera do të trajtoheshin më mirë nga një qasje cilësore dhe të tjera akoma do të
trajtohen më mirë nga martesa e dy traditave, ndërkohë që strategjia e integruar
mund të mos i shkojë për shtat disa çështjeve. Thelbi i çështjes këtu është të
314 Bryman, A. (2004), Quantity and quality in social research, Routledge , f.5.
108
qenit i vetëdijshëm mbi përshtatshmërinë e metodave të veçanta, ose kombinimin e tyre, për çështje të veçanta”.315
Teknikat sasiore dhe cilësore nuk kanë vetëm pika të forta dhe të dobëta të ndryshme,
por pikat e forta të njërës priren të jenë pikat e dobëta të tjetrës. Ky argument mbështetet nga Wolff dhe kolegët e tij në diskutimin që bëjnë për të përdorur sondazhet
dhe fokus grupet si metoda kërkimi plotësuese të njëra-tjetrës: “Edhe pse teknikat e sondazhit dhe të fokus grupit vijnë nga qasje teorike kundërshtuese, nuk ka asgjë të
qenësishme tek vetë metodat, që të pengojë kombinimin e tyre. Në të vërtetë, pikat e forta dhe kufizimet e qenësishme në metodat e ndryshme mund të përshtaten për të
plotësuar njëra-tjetrën në një projekt të unifikuar kërkimor”316
William G. Axinn dhe Lisa D. Pearse argumentojnë se “strategjitë e kombinimit të metodave ofrojnë mundësi për të përdorur burime të shumëfishta informacioni nga
qasje të shumëfishta për të fituar njohuri, duke depërtuar në botën sociale. Variacioni në qasjen e mbledhjes së të dhënave mund: 1. të japë informacione nga qasje që nuk ishte
identifikuar në qasje alternative, 2. të zvogëlojë gabimet e kampionit duke siguruar informacion të bollshëm nga burime të shumta dhe 3. Të sigurojë që, një ndikim i
mundshëm që vjen nga një qasje e veçantë, të mos përsëritet në qasje të tjera.”317
Në mënyrë të ngjashme, Bryman argumenton se kërkimi sasior është më i përshtatshëm për të sqaruar rregullsitë strukturore në jetën sociale, ndërsa hetimi cilësor lejon të
futesh në proceset që lidhin variablat, duke ‘i veshur’ gjetjet statistikore. Nëse pranojmë se secila prej këtyre qasjeve ka diçka për të ofruar, atëherë jemi gati për të parashikuar
një kombinim të këtyre traditave.318
4.3 Metodat për mbledhjen e të dhënave
Për të vëzhguar konsumin që rinia lokale i bën medias globale në procesin e ndërtimit të identitetit, për të depërtuar në atmosferën jo vetëm psikologjike, por edhe shoqërore
të studentëve të Universitetit të Elbasanit dhe për të kuptuar prirjet dhe interpretimet e
315 Po aty, f.173. 316
Wolff, B., Knodel, J., and Sittitrai, W. (1993) "Focus Groups and Surveys as Complementary Research
Methods", në Morgan, D.L. (ed) Success!ul Focus Groups: Advancing the State o! the Art, London: Sage,
f.119.
317 Axinn, William G. & Pearce , Lisa D. (2006), Mixed methods data collection strategies, Cambridge
University Press, f. 19. 318
Bryman, A. (2004), Quantity and quality in social research, Routledge , f.132.
109
tyre të kushtëzuara nga rrethanat ku ata bashkëndajnë përditshmërinë e tyre, mbledhja e të dhënave kaloi në kombinimin e katër fazave të mëposhtme:
1. Një sondazh me kampionim rastësor, i cili u zhvillua gjatë vitit akademik
2013-2014 dhe që hetoi ndër të tjera qëndrimet sociale të studentëve, përdorimin që ata u bëjnë mediave dhe preferencat që ata kanë për median globale apo
lokale.
2. 18 ditare individuale, të mbajtur gjatë 2013-2014, mbi konsumin e medieve nga studentët. Studentëve iu kërkua të mbanin një ditar për një periudhë
dyjavore mbi përdorimin që iu bënin mediave gjatë ditës. Këto ditare u përdorën për të kuptuar më mirë veçoritë e konsumit që u bëjnë mediave dhe gjërat e
rëndësishme në jetën e tyre të përditshme. Informacione nga ditarët u përdorën në intervistat e mëvonshme, duke qenë se këta ditarë shërbyen edhe për
përzgjedhjen e të intervistuarve.
3. 39 rrëfime autobiografike, të kryera gjatë 2014-2015. Këto rrëfime kanë
synuar të japin informacion mbi rëndësinë e konsumit të medias tek të rinjtë,
qëndrimet ndaj konsumit të medias dhe motivimet e ndryshme.
4. 30 intervista individuale gjysmë të strukturuara, të kryera gjatë 2014-2015.
Këto intervista kanë synuar të shohin nga afër ndryshimin e praktikave të
konsumit të mediave nga studentët me kalimin e kohës.
4.4 Pyetësori
Sondazhi social është njëra nga metodat kryesore të kërkimit sasior. Sipas Bryman-it,
në një projekt kërkimor që bazohet në kombinimin e metodave, kërkimi cilësor është
zakonisht një pararendës në formulimin e problemeve dhe në zhvillimin e instrumentave për kërkimin sasior. Gjetjet e përftuara nga faza e dokumentimit dhe
analizës cilësore shërbejnë si burim ngacmimi për hipotezat që do të testohen gjatë
fazës së dokumentimit dhe përpunimit sasior319. Megjithatë, siç vë në dukje Wolff dhe
kolegët e tij, nuk është e pazakontë që të kryhen fokus grupe pasi janë analizuar rezultatet e sondazhit, me qëllim që të vërtetohen gjetjet, apo për të eksploruar më thellë
marrëdhëniet e sugjeruara nga analizat sasiore320. Duke u mbështetur në këtë sugjerim, kërkimi sasior në këtë studim u krye më parë në kohë, duke ofruar një ndihmë në
mbledhjen e të dhënave cilësore.
319 Bryman, A. (2004), Quantity and quality in social research, Routledge , f.134. 320 Wolff, B., Knodel, J., and Sittitrai, W. (1993) "Focus Groups and Surveys as Complementary Research
Methods", në Morgan, D.L. Successful Focus Groups: Advancing the State of the Art, London: Sage, f.120.
110
Për projektimin e kërkimit në këtë mënyrë ka shërbyer si nxitje shtysa për të testuar nëpërmjet një sondazhi nëse ndarjet gjinore, prejardhja apo shtresa sociale ndikojnë tek
preferencat dhe shijet kulturore të të rinjve shqiptarë. Në këtë zgjedhje shërbeu si nxitje
kërkesa që Morley u bën studiuesve të medias “për të vendosur forma lidhjesh ndërdiskursive, të cilat mund të shpjegojnë vlerën e formave të veçanta tekstuale në
kategori të veçanta lexueshin, në kushte të caktuara socio-historike”.321
Duke vepruar në këtë mënyrë, u synua që përmes rezultateve të sondazhit të
siguroheshin të dhëna për një paraqitje të gjerë të shijeve që kanë studentët. Këto të dhëna do të krijonin mundësinë për të identifikuar lidhje domethënëse mes variableve.
Intervistat e mëvonshme do të krijonin mundësinë për të hetuar më tej arsyet e këtyre
preferencave të strukturuara nga pikëpamja sociale. Nga njëra anë kërkimi sasior do të
zbulonte lidhjen mes variableve në një moment të caktuar dhe, nga ana tjetër, kërkimi cilësor do të zbulonte proceset shoqërore që lidhin këto variable.322
Pyetësori u ndërtua në atë mënyrë që të ngjante me atë që Wimmer dhe Dominick e
quajnë “sondazh përshkrues”.323 Ky lloj pyetësori synon që të dokumentojë kushtet aktuale apo qëndrimet aktuale, pra, të përshkruajë atë që ekziston në një moment të
caktuar. Në këtë mënyrë fitohen njohuri mbi shpërndarjen sociale të shijeve mbi
mediat, veçanërisht për mediat globale dhe lokale. Në të njëjtën kohë, pyetësori u
ndërtua që t’i përgjigjej përshkrimit të “sondazhit analitik”, siç e quajnë Wimmer dhe Dominick, pasi analizon marrëdhëniet mes variableve, duke arritur në përfundime
shpjeguese. Për shembull, njëra nga hipotezat që kam synuar të shqyrtoj është nëse
mund të ketë një lidhje korresponduese mes shtresës shoqërore të studentëve dhe
preferencave të tyre për median lokale apo globale.
4.4.1 Ndërtimi i pyetësorit
Në ndërtimin e pyetësorit për këtë kërkim jam mbështetur në pyetësorin e përgjithshëm
të përpunuar nga rrjeti global i studiuesve të projektit World Values Survey, i cili studion besimet, motivimet dhe vlerat që ndryshojnë dhe ndikimin e tyre në jetën
politike dhe shoqërore në gati 100 vende të botës. Ky pyetësor u përshtat dhe u plotësua
me pyetje që kishin rëndësi për fokusin e studimit. Në fund u arrit në një pyetësor me
162 pyetje, i cili gjendet në shtojcat e punimit. 151 pyetje janë të mbyllura dhe kanë një
321 Morley, D. (1992), Television Audiences and Cultural Studies, London: Routledge, f.119. 322 Bryman, A. (2004), Quantity and quality in social research, Routledge, f.101. 323 Wimmer, R. and Dominick, J. (1991) , Mass Media Research: An Introduction, Belmont: Wadsworth
Publishing Company, f. 107.
111
shkallë prej 5 ose më pak kategorish të përgjigjeve. Të anketuarve iu kërkua që t’u përgjigjeshin pyetjeve duke vendosur përgjigjet në një shkallë likert me pesë pikë.
Është për t’u përmendur që ky anketim, veç ndihmës që do të jepte për të ndriçuar
lidhjen mes variablave demografike dhe preferencave që studentët kanë për median, do të ndihmonte nga ana tjetër edhe në eksplorimin e disa çështjeve teorike të ndryshme,
që kanë lidhje me studimet mbi median. Njëra prej tyre ka të bëjë me pohimet e bëra nga disa studiues, si, për shembull, Thompson (1995), apo Willis (1990)324, se në
shoqërinë e modernitetit të vonë shumë nga burimet tradicionale të identitetit,
veçanërisht feja dhe familja, e kanë humbur legjitimitetin për të rinjtë. Si përfundim,
këta studiues argumentojnë se individët varen gjithmonë e më shumë në burimet e veta
në procesin e ndërtimit të identitetit, ku ‘materialet simbolike të ndërmjetësuara’ luajnë
një rol të rëndësishëm në këtë proces.325
Implikimi i këtij argumenti është se sa më shumë të mbështeten të anketuarit në
‘materialet simbolike të ndërmjetësuara’ për ndërtimin e identitetit, aq më shumë do të
jenë të hapur ndaj ndikimit ideologjik të medias perëndimore. Pohimet e ndërtuara mbi shkallën Likert, si, për shembull, “Shumë nga vlerat e prindërve tanë janë ende sot të
rëndësishme për rininë”, apo “Ekzistojnë rregulla të qarta për të mirën dhe për të keqen,
të cilat duhen aplikuar ndaj të gjithëve, pavarësisht rrethanave”, janë përdorur për të
provuar rëndësinë e këtyre pohimeve për grupe të ndryshme të tërësisë studentore. Gjithashtu, studentëve u është kërkuar të rendisin besimin që ata kanë në një numër
institucionesh fetare, shtetërore apo politike, të cilat përfshijnë kishat dhe xhamitë,
policinë dhe parlamentin.
Një fokus tjetër i sondazhit ka të bëjë me preferencat e studentëve për median lokale
apo globale. Përgjigjet ndaj pohimeve të ndërtuara sipas shkallës Likert, si, për
shembull, “Jam më shumë i/e lidhur me muzikën, televizionin dhe filmin e huaj, se sa
me muzikën, televizionin dhe filmin shqiptar”, janë përdorur për të eksploruar këtë çështje. Në këtë kontekst, kam synuar të testoj një parim qëndror të tezës së
imperializmit të medias që mbështet se procesi i globalizimit të medias dhe kulturës po
çon drejt një homogjenizimi kulturor. Teza e imperializmit të medias supozon se mediat
luajnë një rol thelbësor në formimin e identitetit, shpesh duke minimizuar rolin e luajtur nga faktorë të tjerë kulturorë.326 Nxitur nga ky supozim, kam kërkuar të testoj nëse
homogjenizimi i kulturës globale ka ndihmuar në ndërtimin e një kulture të
bashkëndarë të të rinjve, apo ndarjet shoqërore të popullsisë shqiptare kanë rezultuar
324 Willis, P. (1990), Common Culture, Milton Keynes: Open University Press, f.13. 325 Thompson, J.B. (1995), The Media and Modernity: A Social Theory of the Media, Cambridge: Polity
Press, f.211. 326 Tomlinson, J. (1991), Cultural Imperialism. Baltimore: Johns Hopkins University Press , f.58.
112
më të forta dhe përcaktuese në këtë ndërtim. Këto çështje janë vëzhguar nëpërmjet përgjigjeve që janë dhënë ndaj pohimeve, si, për shembull,: “Përhapja e kulturës
popullore amerikane është një gjë e mirë”, “Qëndrimet e të rinjve shqiptarë janë
gjithmonë e më shumë të ngjashme me qëndrimet e rinisë së huaj”, “Të rinjtë kanë më shumë gjëra të përbashkëta mes tyre, sesa me prindërit”. Sondazhi gjithashtu analizoi
lidhjen mes variableve të pavarur, si, për shembull, gjini, prejardhje, shtresë sociale dhe të preferencave mbi zhanret e medias.
Një tjetër fokus i sondazhit është të vëzhgohet deri në ç’masë ideologjia e kapitalizmit
është përbrendësuar nga rinia lokale, siç pretendohet nga teza e imperializmit të
medias. Ky fakt është eksploruar nëpërmjet përgjigjeve ndaj pohimeve, si, për
shembull, “E tërë bota është duke shkuar drejt përvetësimit të vlerave të Perëndimit
kapitalist”, apo “Paratë dhe pasuria materiale janë treguesit kryesorë të suksesit në botë”, dhe “Paratë dhe pasuria materiale janë thelbësore për arritjen e lumturisë”.
Në fund, sondazhi do të testonte edhe supozimet e bëra nga studiuesi David
Buckingham (2000), sipas të cilave, të rinjtë nuk janë më të interesuar në mediat e
lajmeve, por përkundrazi, ata kuptojnë se çfarë po ndodh nëpër botë nëpërmjet formave
kulturore popullore, siç janë muzika dhe filmi.327 Për të testuar këtë qëndrim u përdorën
përgjigjet e pohimeve, si, për shembull, “Për mua është e rëndësishme të jem në kontakt
të përditshëm me lajmet (TV dhe gazetat) dhe aktualitetin”, “E kam të nevojshme që të lexoj rregullisht gazeta që të kuptoj se çfarë po ndodh në botë”, “Me lajmet dhe
zbavitjen që kam nga burime të tjera, mund të bëj edhe pa gazetat” dhe “Të gjithë
qytetarët e përgjegjshëm duhet të lexojnë gazeta që të bëjnë zgjedhje politike të
informuara”.
4.4.2 Mbledhja e të dhënave dhe analiza
Mbledhja e të dhënave nga sondazhi u realizua nga unë personalisht në të gjithë
procesin e shpërndarjes dhe plotësimit të pyetësorëve.
Për të patur një shpërndarje të ekuilibruar të fushave të ndryshme të studimit, u mendua
që secili fakultet të përfaqësohej përafërsisht në të njëjtën masë përfaqësimi. Kështu 402 pyetësorë u shpërndanë në pesë fakultetet dhe në katër godinat e universitetit të Elbasanit. Përbërja e kampionit në lidhje me gjininë dhe prejardhjen reflektoi me
përafërsi totalin e studentëve të këtij universiteti.
327 Buckingham, D. (2000), The making of citizens: Young people, News and Politics, Routledge, f.1-6.
113
Wimmer dhe Dominick (1991) rekomandojnë se pyetësorët e vetëshpërndarë duhen testuar paraprakisht me një tip të anketuarisht që do të marrin pjesë në studim. Çdo
problem duhet shënuar dhe duhen ndrequr ato që shkaktojnë konfuzion ose
keqkuptim.328 Duke pasur parasysh këtë, një draft i parë i pyetësorit u testua në një klasë të programit të studimit në gazetari, duke reflektuar ndryshimet e nevojshme në
draftin përfundimtar.
Në mënyrë sistematike, duke u nisur nga regjistrat e studentëve, një kampion i
rastësishëm u përzgjodh për çdo program studimi. Pyetësori iu shpërnda të anketuarve në ambientet e ndryshme të universitetit, në ditë të ndryshme të javës, duke u kujdesur
që ta plotësonin të tërë.
Përpara plotësimit të pyetësorit është mbajtur gjithmonë një fjalë hyrëse, e cila ka shpjeguar qëllimin e sondazhit dhe ka siguruar të anketuarit për anonimatin e
përgjigjeve të tyre. Megjithë shpjegimet e nevojshme, një numër pyetësorësh janë kthyer me të dhëna të paplota, sidomos në pyetjet e fundit të tij. Kjo ndoshta ka
ndodhur për shkak të gjatësisë së pyetësorit dhe lodhjes që mund të ketë shkaktuar tek disa prej të anketuarve.
Në total janë plotësuar 402 pyetësorë, të cilët përbëjnë 5.7% të totalit të studentëve në Universitetin e Elbasanit, të cilët studiojnë në programet e studimit me kohë të plotë.
Të dhënat e sondazhit u analizuan duke përdorur programin kompjuterik SPSS
(Program statistikor për shkencat sociale).
Gjetjet e dala nga kjo fazë e parë kërkimore sasiore sugjeruan temat dhe çështjet që u
vezhguan më tej gjatë fazës së kërkimit cilësor e që do të gjejnë pasqyrim në paragrafët
në vijim.
4.5 Ditarët
Përdorimi i metodologjisë së ditarëve në shkencat sociale është i hershëm dhe ditarët e përdorimit të kohës u bënë një formë dominuese në kërkimet e ndryshme mes viteve
’60-’80.329 Megjithatë, u vunë në dukje edhe kufizimet që kishin këta ditarë. Kritikat u përqendruan kryesisht në shkallën e ulët të përgjigjeve, në mbështetjen e tyre në kohë të
orientuar në përllogaritjet me orë, në përvojën subjektive të kohës, në vështirësinë e të 328
Wimmer, R. and Dominick, J. (1991) , Mass Media Research: An Introduction, Belmont: Wadsworth
Publishing Company, f. 120.
329 Couldry, N., Livingstone, S. & Markham, T. (2010). Media consumption and public engagement.
Beyond the presumption of attention. New York: Palgrave MacMillan, f.45.
114
anketuarve për vlerësimin në mënyrë të besueshme të kohës së shpenzuar në aktivitetet e tyre të zakonshme dhe në arbitraritetin e rëndësisë relative që u caktohet detyrave të
ndryshme të përfshira në ditar.
Megjithatë, nga ana tjetër ishin të qarta edhe përfitimet që vinin nga përdorimi i ditarëve. Së pari, të dhënat mblidhen më afër kohës së ngjarjes së raportuar. Së dyti,
ditarët prodhojnë informacione të detajuara. Së treti, mund të prodhojnë të dhëna mbi ndryshimet sezonale në përdorimin e kohës.330
Ç’është më e rëndësishmja për këtë studim, ditarët personale të bazuar tek koha
prodhuan të dhëna paraprake mbi kontekstin e përdorimit të përditshëm të mediave nga studentët, që vështirë se do të zbulohej ndryshe, duke ofruar informacione që u
përdorën më pas gjatë intervistave.
Përtej përdorimit që u bëhet në procedurat kërkimore brenda shkencave sociale, ditarët
ofrojnë një metodë për të mbledhur materiale kërkimore në lidhje me përdorimin që njerëzit u bëjnë mediave, si i përdorin, kur i përdorin dhe pse i përdorin. Ata ndihmojnë
gjithashtu në sigurimin e kontekstit të proceseve sociale dhe psikologjike. Ditarët janë
të dobishëm, veç të tjerash, në krahasimin e praktikave mes individëve (Bolger, Davis,
& Rafaeli, 2003).331 Si të tillë, ditarët janë të lidhur ngushtë me analizën e receptimit të mediave, që, sikundër jam përpjekur të tregoj në kapitullin e parë, kjo analizë vë në dukje kontekstin social të përdorimit të mediave dhe rolin kreativ që luajnë audiencat
në dekodimin e teksteve mediatike.
Ditarët për qëllime kërkimore mund të ndahen në tre lloje. Dy të parët i përkasin një
grupi ditarësh të bazuar tek koha. Së pari, në ditarët me intervale rastësore u kërkohet
pjesëmarrësve të raportojnë rregullisht, në intervale të paracaktuara, gjatë një dite ose
një jave. Në ditarët me sinjale rastësore u kërkohet pjesëmarrësve të raportojnë rastësisht, pas një sinjali. Së treti, në ditarët me ngjarje rastsësore u kërkohet
pjesëmarrësve të raportojnë sa herë që ndodh një përvojë e caktuar.332 Problemi me
ditarët që bazohen tek ngjarjet është se dukuria e disa përvojave që ia vlen të vëzhgohen, mund të mos vërehet nga pjesëmarrësit. Ose, nëse ka nën hetim disa
përvoja të ndryshme, atëherë kjo mund të çojë në konfuzion.333
Tipet e ndryshme të ditarëve mund të kombinohen për t’iu përshtatur kërkimit. Në këtë
studim ditarët janë të bazuar tek koha, pasi pjesëmarrësve iu kërkua të raportonin për
330 Po aty, f.45. 331 Bolger, N., Davis, A. & Rafaeli, E. (2003), Diary Methods: Capturing Life as it is Lived. Annual Review of
Pyschology (54), f. 579 – 616. 332 Po aty, f.588. 333 Po aty, f.591.
115
një periudhë dyjavore. Gjithashtu, ditarët janë të bazuar tek ngjarja, pasi iu kërkua të raportonin mbi përdorimin që u bënin mediave dhe mbi përvojat e tyre me median.
Nga pikëpamja metodologjike, ditarët ofrojnë një mundësi ku pjesëmarrësit janë të lirë
të shprehin vetveten, individualisht dhe privatisht, pa qenë e nevojshme të ndërveprojnë me studiuesin, siç ndodh gjatë intervistës, apo të përqëndrohen e të marrin pjesë në
diskutime brenda një fokus grupi.
Përtej përparësive që kanë ditarët si mjaft efektive në kosto dhe në burime, pasi intervista personale apo vëzhgimet nga studiuesi nuk janë të nevojshme, gjithsesi ka
disa çështje që meritojnë më shumë vëmendje. Së pari, pjesëmarrësit duhet të ndihen të sigurtë kur prodhojnë përmbajtje, nëpërmjet të cilave ndajnë informacione personale.
Çështja e dytë ka të bëjë me mënyrën e komunikimit. Ky lloj komunikimi ndryshon nga ai “ballë për ballë” për shkak të mungesës së ndërveprimit fizik dhe pamor, gjë që
mund të çojë në rritje të ambiguitetit të teksteve.
4.5.1 Përdorimi i ditarëve në studim
Strategjia e kampionimit të përdorur për këtë fazë të studimit, në përzgjedhjen e studentëve, ka pasur një natyrë të qëllimshme, në kuptimin që është përdorur një
kampionim i përzgjedhur dhe jo i rastësishëm. Sipas Aneke Meyer (2008), në diskutimin që bën mbi strategjitë cilësore të kampionimit në projektet kërkimore që studiojnë konsumatorët kulturorë, “kur projektet kërkimore nuk kërkojnë pjesëmarrës
me njohuri të veçanta, kampionimi është i hapur dhe përfshin disa vendime. Studiuesi
mund të dojë të përfshijë një numër pjesëmarrësish, të cilët, nëse nuk janë plotësisht
përfaqësues, mund të mbulojnë një shkallë të gjerë të përfaqësimit të popullsisë... disa faktorë kulturorë dhe socialë mund të jenë me rëndësi të veçantë për një temë të
caktuar, e në këtë rast, studiuesi mund të kufizohet në grupe të veçanta”334 Në këtë
kuptim, u mblodh një grup prej 30 studentësh, heterogjen në moshë, gjini dhe
prejardhje, të cilëve iu dhanë udhëzimet paraprake mbi mbajtjen e ditarëve. Nga ky grup, u kthyen të plotësuar vetëm 18 ditarë.
Në thelb të ditarëve qëndron një ndarje bazë mes qasjeve objektive dhe subjektive. Couldry dhe kolegët argumentojnë se “në kundështim me qasjen objektive, studiuesit që përdorin një qasje subjektive shmangin kufizimet e objektit të reflektimit. Theksi
këtu qëndron në parimet e ‘dhënies së zërit dhe fuqizimit’ të cilat gjenerojnë stilin
narrativ të ditarit, gjë e zakonshme në qasjet etnografike, ku studiuesi duhet të jetë sa
334 Meyer, A. (2008), “Investigating cultural consumers”, në Pickering, M., Research methods for cultural
studies, Edinburgh University Press, f.78-79.
116
më modest në mbledhjen e të dhënave”.335 Duke shfrytëzuar pikat e forta të qasjeve objektive dhe subjektive, në këtë studim u mendua të kombinohen reflektimet
‘subjektive’ me një strukturë ‘objektive’ e cila nxit për reflektime. Sipas Couldry etj.
(2010), “vetëm një qasje e tillë hibride (duke kombinuar pak strukturë dhe pak liri) mund të ndjekë praktikën refleksive të një natyre të veçantë, në vend të një natyre
plotësisht të përgjithshme”.336
Duke qenë se refleksiviteti i pjesëmarrësve rreth praktikave të përdorimit të medias
është me rëndësi për këtë studim, u mendua se përdorimi i ditarëve do t’i lejonte studentët të reflektonin më gjatë dhe më thellë, pa praninë time si kërkuese.
Ditarët mbi median janë shpesh të përdorur për të regjistruar tema dhe përmbajtje, si
edhe sasinë e kohës së shpenzuar me përmbajtje të veçanta. Për këtë studim, studentëve iu kërkua të shkruanin mbi përdorimin që u bënin mediave, veçanërisht për takimet e
rëndësishme që ata kishin me mediat. Atyre iu kërkua të tregonin rreth këtyre përdorimeve dhe kohës që kalonin me media të ndryshme, pa theksuar shumë këtë të
fundit. Studentët mbajtën një ditar ditor për një periudhë kohore dyjavore.
Përsa i takon çështjeve etike të sigurisë dhe privatësisë, studentët u siguruan se
anonimati i tyre do të ruhej plotësisht dhe se vetëm unë si kërkuese do të lexoja përmbajtjen e tyre.
Duke qenë se koncepti ‘media’ mund të jetë i dykuptimshëm për pjesëmarrësit, pasi
mund të nënkuptojë jo vetëm pajisjen (TV, telefon, revistë), por edhe një aplikim të veçantë (viber apo whatsapp) ose internetin në përgjithësi, apo një titull specifik
(Shtëpiaket e dëshpëruara, Anabel), në takimin paraprak me studentët e përzgjedhur iu
kërkua të mendonin për mediat e mëposhtme: interneti, televizioni, telefoni, revista,
gazeta, videolojërat, radio, cd/dvd dhe librat.
Siç u vu në dukje më lart, pjesëmarrësve nuk iu dhanë udhëzime strikte për t’u ndjekur,
por iu kërkua të shkruanin mbi përdorimin që ata u bënin mediave dhe përvojën që
kishin me mediat, mendime të ndryshme mbi përmbajtjen e tyre, mënyrat e përdorimit të mediave të ndryshme dhe situatat ku media përdorej. Gjatësia e teksteve të shkruara,
stili apo struktura e tyre, u la në dorë të studentëve, duke siguruar kështu
shumëllojshmëri.
335 Couldry, N., Livingstone, S. & Markham, T. (2010), Media consumption and public engagement.
Beyond the presumption of attention. New York: Palgrave MacMillan., f.46. 336
Po aty, f.47.
117
4.6 Rrëfimet mbi konsumin e medias
“Një njeri është gjithmonë tregimtar ndodhish, jeton i rrethuar nga ndodhitë e veta dhe nga ato të të tjerëve;
gjithçka që i ndodh atij, ai e sheh nëpërmjet tyre dhe kërkon ta kalojë jetën ashtu sikur ta rrëfente”.337
Jean Paul Sartre, Neveria
Një nga shprehjet më të cituara, të cilat vënë në dukje rolin qëndror të rrëfimit në jetën shoqërore, vjen nga kritiku letrar dhe semiologu francez Roland Barthes (1977). Ai
shkruan:
“..me këtë shumëllojshmëri të pafundme formash, rrëfimi është i pranishëm në
çdo kohë, në çdo vend, në çdo shoqëri; ai fillon me vetë historinë e njerëzimit dhe nuk ka askund, e as ka pasur ndonjëherë, ndonjë popull pa rrëfim. Të gjitha
klasat, të gjitha grupimet njerëzore kanë rrëfimet e tyre... Pa u kujdesur për
ndarjen mes letërsisë së mirë dhe asaj të keqe, rrëfimi është ndërkombëtar, transhistorik, transkulturor: është thjesht atje, si vetë jeta” (Barthes, 1977).338
Natyrisht, ekziston një traditë e gjatë letrare në studimin e artit të rrëfimit, që fokusohet
në konvencionet e stilit letrar, në zhvillimin dhe përdorimin e zhanreve të ndryshme, si edhe në hetimin e origjinalitetit dhe aftësisë krijuese të rrëfimtarëve të veçantë.
Megjithatë, siç do të tregohet në paragrafët në vijim, koncepti i rrëfimit ka njohur rritje të interesit mes studiesve të shkencave sociale.
Kështu, për Jane Elliot, “rrëfimi mund të kuptohet si një organizim i një sekuence ngjarjesh në një të tërë, në mënyrë të tillë që domethënia e secilës ngjarje mund të
kuptohet nëpërmjet lidhjes së saj me të tërën. Në këtë mënyrë rrëfimi përcjell kuptimin e ngjarjeve”.339
Një përkufizim i rrëfimit ofrohet edhe nga Hinchman dhe Hinchman (1997) të cilët propozojnë:
“Rrëfimet (historitë) në shkencat humane duhet të përcaktohen përkohësisht si diskurse me një rend të qartë sekuencial dhe i lidh ngjarjet në një mënyrë
337 Sartre, Jean-Paul,(1994), Neveria, Shtëpia botuese Tirana, f.46. 338 Barthes, Roland (1966/1977) ‘Introduction to the structural analysis of narratives’, në Roland Barthes,
Image-Music-Text (trans. Stephen Heath). Glasgow: Collins, 79–124, cituar në Czarniawska, B. (2004),
Narratives in social science research, Sage, f.1. 339 Elliot, J. (2006), Using Narrative in Social Science, Sage, f.3.
118
domethënëse për një audiencë të veçantë duke ndriçuar botën dhe/ose përvojën e njerëzve mbi të”340
Studiuesit nuk kanë shpesh akses të drejtpërdrejtë në përvojat e njerëzve, ndaj bëhet e nevojshme të përdoren pasqyrimet e vetë njerëzve mbi jetën e tyre. Duke bërë të vetën
idenë e Jean Paul Sartre, Bloor dhe Wood (2006)341 thonë se një nga pikat e forta të rrëfimeve është ideja se njerëzit janë rrëfimtarë natyrorë. Escalas dhe Bettman (2000)342
vërejnë se mund të kuptojmë rolin që aktet dhe objektet e konsumit luajnë në jetën tonë duke analizuar historitë që tregojnë konsumatorët. Kjo ide e mendimit narrativ sugjeron
se rrëfimet u japin njerëzve një mjet konjitiv për të pasur një ide mbi veten dhe për të kuptuar se çfarë bëjnë ata vetë dhe njerëzit e tjerë. Rrëfimet janë të afta të japin arsye për
sjellje të veçanta të konsumit dhe i bashkëngjisin kuptime pëlqimeve ose mospëlqimeve të dikujt. Kjo është arsyeja që studies të ndryshëm inkurajojnë përdorimin e rrëfimeve në
të dhënat kërkimore për të ndriçuar më shumë qëllimet dhe motivimet e konsumatorëve në përgjithësi dhe ato që lidhen me identitetin individual në veçanti.
Në thelb, rrëfimet janë një mënyrë për të strukturuar dhe kuptuar realitetin. Një pjesë e
mirë e tyre, jo vetëm që raportojnë ngjarjet, por japin, gjithashtu, edhe këndvështrimin e rrëfimtarit mbi kuptimin dhe rëndësinë e tyre (Cortazzi 2001)343. E vërteta mund të bëhet
një shqetësim dytësor për studiuesin e rrëfimit, në një kohë që interesi parësor qëndron në mënyrën se si rrëfimtari sheh dhe paraqet vetveten. Rrëfimet nuk duhen parë si të
ndara nga jeta e vërtetë, por si mundësi që formojnë marrëdhënie domethënëse me të (Webster dhe Mertova 2007).344 Për më tepër, Baumeister dhe Newman (1994)345 vënë
në dukje nevojat e veçanta dhe parimet që udhëheqin mendimin narrativ e që ia vlejnë të
merren në konsideratë kur analizohen rrëfimet. Së pari, njerëzit e interpretojnë përvojën e
340 Hinchman, L.P. and Hinchman, S.K. (1997) ‘Introduction’, in L.P. Hinchman and S.K. Hinchman (eds),
Memory, Identity, Community: the idea of narrative in the human sciences. New York: State University of
New York. pp. xiii–xxxiifq. Xvi, cituar në Elliot, J. (2006), Using Narrative in Social Science, Sage, f.3. 341 Bloor, M. & Wood, F. (2006). Keywords in Qualitative Methods. A Vocabulary of Research Concepts.
London: Sage, f.119. 342 Escalas, J. E. & Bettman, J. R. (2000), “Using narratives to discern self-identity related consumer goals
and motivations”, Në R. Ratneshwar, D. G. Mick & C. Huffman, The Why of Consumption: Perspectives on
Consumer Motives, Goals, and Desires. New York: Routledge Press, f. 237–258. 343 Cortazzi, M. (2001), Narrative analysis in ethnography. Në P. Atkinson, A. Coffey, S. Delamont, J.
Lofland & L. Lofland (Eds.). Handbook of Ethnography. London: Sage, f. 384–394. 344 Webster, L. & Mertova, P. (2007), Using Narrative Inquiry as a Research Method.New York: Routledge,
f.2. 345 Baumeister, R. F & Newman, L. S. (1994). “How stories make sense of personal experiences: Motives
that shape autobiographical narratives”. Personality and Social Psychology Bulleting 20: 6, 676–690,
cituar në Escalas, J. E. & Bettman, J. R. (2000), “Using narratives to discern self-identity related consumer
goals and motivations”. Në R. Ratneshwar, D. G. Mick & C. Huffman, The Why of Consumption:
Perspectives on Consumer Motives, Goals, and Desires. New York, NY: Routledge Press, f. 237–258.
119
tyre duke e lidhur atë me qëllimet që kanë. Së dyti, njerëzit priren të ndërtojnë ngjarje që përshkruajnë sjelljet dhe synimet e tyre si të drejta dhe të mira. Së treti, njerëzit kërkojnë
të portretizojnë një ndjenjë të kontrollit dhe efikasitetit në rrëfimet që bëjnë. Së fundi, ata
duan gjithashtu ta pasqyrojnë veten në një dritë të favorshme, si njerëz tërheqës dhe të zotë.
Zakonisht rrëfimet janë përshkruar si të dhëna koherente të përvojave të veçanta, të strukturuara përkohësisht dhe të ndjeshme ndaj kontekstit (Baumeister dhe Newman,
1994)346. Edhe rrëfimet e këtij punimi kanë synuar të shohin si ka ndryshuar konsumi i mediave në
kohë të ndryshme dhe esetë janë shkruar përgjithësisht duke informuar mbi përvojat e kohëve të shkuara, përmbajtja e të cilave është analizuar më pas.
Nga procedura e rrëfimeve autobiografike të shkruara nga studentët e universitetit të
Elbasanit, u mblodhën 39 ese të shkruara nga 24 vajza dhe 15 djem. Për qëllimet e analizës, autorët e tyre do të identifikohen me një kod alfabetik: studentja A-ZH ose
studenti A-ZH. Megjithatë, të gjithë emrat e tyre janë ndryshuar ose hequr për të siguruar anonimatin. Pjesëmarrësit janë të gjithë studentë të gazetarisë në vitin e parë dhe të tretë.
Shkrimi i rrëfimit autobiografik ishtë një nga projekt detyrat që ata do të dorëzonin gjatë vitit shkollor. Rrëfimet u shkruan mbi temën e konsumit të medias në përgjithësi
(televizionit, radios, revistave, gazetave dhe internetit).
Gjatësia e rrëfimeve varion nga 250 në 5000 fjalë. Një pjesë e tyre u shkruan në ambientet e klasës, ndërsa një pjesë tjetër e shkroi rrëfimin e vet në shtëpi duke e dërguar
me e-mail. Detyra e të shkruarit të esesë nuk pati udhërrëfyes strikt, por gjithsesi studentëve iu dhanë disa pyetje të përgjigjthshme që do t’i ndihmonin për të shkruar mbi
përdorimin që u bënin mediave. Për shembull, studentëve iu kërkua të tregonin cili ishte mediumi që konsumonin më shumë, për çfarë qëllimesh e përdornin median, në ç’kohë
konsumonin më shumë media, cilat përmbajtje mediatike ishin të preferuarat e tyre, cilat përmbajtje nuk u pëlqenin fare dhe, në fund, se ç’lloj konsumatori të medias e
konsideronin veten. Studentët ishin të lirë dhe nuk iu kërkuan të ndiqnin ndonjë strukturë të veçantë gjatë shkrimit të tyre apo gjatë përgjigjes që iu bënin pyetjeve.
4.7 Intervistat individuale gjysmë të strukturuara
Veç karakteristikave të konsumit të mediave në jetën e përditshme të të rinjve, ditarët dhe rrëfimet autobiografike shërbyen edhe për të zgjedhur një numër studentësh që do
të merrnin pjesë në fazën e fundit të procesit kërkimor, tek intervistat individuale 346
Cituar më lart
120
gjysmë të strukturuara. Duke i qëndruar të njëjtës strategji kampionimi të qëllimshme, u realizuan në total 30 intervista me studentë të përzgjedhur nga studentët e kursit të
gazetarisë dhe të tjerë studentë nga programe të tjera studimi, që dolën vullnetarë për të
marrë pjesë në kërkim. Kjo formë kampionimi, jo e rastësishme, shkon në gjurmët e shumë kërkimeve të tjera cilësore. Duke iu rikthyer qëndrimit të Bryman-it, në
përputhje me qëllimet e studimit që përdor metoda kërkimore cilësore, siç kemi diskutuar në këtë kapitull, ajo që ka vlerë nuk është përgjithësimi i rasteve ndaj
popullsive apo universeve, por përgjithësimi i propozimeve teorike.347
Aeron Davis (2008) pohon se të krijuarit e rehatisë, vendosja e një raporti me të
intervistuarin, mënyra e të veshurit, apo vendi ku do të zhvillohet intervista, duhet të
ekuilibrojnë nevojat e studiuesit me ato të të intervistuarit.348 Vendet më të
rekomanduara për të zhvilluar intervistën janë zyra e studiuesit, apo shtëpitë e të intervistuarve, ose vende të qeta e neutrale. Intervistat me studentët u zhvilluan në zyrë,
për shkak të përshtatshmërisë që ofronte, jo vetëm për mua, por edhe për studentët.
Vendimi për të zhvilluar intervista është marrë menjëherë pas një analize të parë e të shpejtë të të dhënave të dala nga pyetësori. Për të qenë e sigurtë se diskutimi do të
mbetej i fokusuar brenda temave dhe çështjeve të rëndësishme për këtë studim, u hartua
një udhërrëfyes për intervistën. (shih shtojcën). Intervistimi pas analizës së sondazhit u
bë me qëllim që të vërtetoheshin më tej gjetjet fillestare, duke eksploruar më në thellësi marrëdhëniet e sugjeruara nga sondazhi. Këto konsiderata ishin thelbësore në krijimin e
udhërrëfyesit të intervistës. Më konkretisht, nga pyetësori u izoluan temat kryesore
duke listuar për secilën pyetjet përkatëse, të marra nga pyetësori. Për shembull, tema e
qëndrimit të studentëve ndaj medias perëndimore dhe kulturës popullore u mbulua nga pesë pyetje që lidheshin me këtë temë në pika të ndryshme të pyetësorit.
Kështu, nga të dhënat e pyetësorit doli se pjesa më e madhe e të rinjve, edhe pse është
rritur duke parë filma dhe programe të huaja e duke dëgjuar muzikë perëndimore, parapëlqejnë programet vendase, duke refuzuar format e mediatizuara të kulturës
popullore perëndimore. Kjo e dhënë më ngacmoi për të hetuar mbi marrëdhënien
komplekse mes konsumit të mediave dhe formimit të identitetit. Nisur nga ky fakt,
duket se të rinjtë kundërshtojnë, apo modifikojnë, pretendimet e bëra nga një numër teoricienësh mbi rëndësinë e konsumit në përgjithësi dhe konsumin e mediave në
veçanti në formimin e identitetit (Featherstone, 1987; Kellner,1995; Willis, 1990; etj).
Intervistat e zhvilluara me studentët e universitetit të Elbasanit duket se mbështesin pohimin e Tomlinson (1991) që thotë se mesazhet mediatike janë vetë të
347 Bryman, A. (2004), Quantity and quality in social research, Routledge , f. 90 dhe f.123. 348 Davis, A. (2008), “Investigating cultural producers”, në Pickering, M. (ed.), Research methods for
cultural studies, Edinburgh University Press, f.61-67.
121
ndërmjetësuara nga mënyra të tjera të përvojës kulturore. Tomlinson na nxit për të parë marrëdhënien e tyre si “një bashkëveprim delikat ndërmjetësimesh”.349 Nga njëra anë
mediat janë aspekti dominues i përfaqësimit të kulturës moderne, nga ana tjetër,
qëndron “përvoja e jetuar” e kulturës. Prandaj Tomlinson shkruan se pohimet tepër të forta mbi pushtetin e medias lindin si pasojë e faktit se teoricienët e medias e shohin
median më shumë si përcaktuese, sesa si ndërmjetësuese të përvojës kulturore. Në këtë kontekst, duke ndjekur Tomlinson, kam shpresuar të hetoj rolin e mediave në
ndërmjetësimin e përvojës kulturore dhe jo të përcaktimit të saj.
Vendimi për të kryer intervista individuale gjysmë të strukturuara për të shqyrtuar sesi
ndryshojnë modelet e konsumit të medias me kalimin e kohës është ndikuar gjithashtu
edhe nga studimet e disa studiuesve, të cilët kanë theksuar nevojën për të kuptuar
ndërveprimin mes individuales dhe sociales në çdo teorizim mbi konsumin që u bëhet mediave (Shih p.sh., Silverstone,1990). Këto konsiderata do të diskutohen më në detaje
në kapitujt në vazhdim, ku lidhet përvoja biografike me media të ndryshme në
kontekstin e strukturave sociale dhe marrëdhënieve, për shembull, shkollë, familje, universitet.
4.8 Përmbledhje e kapitullit
Në këtë kapitull janë diskutuar të katërta fazat nëpër të cilat ka kaluar ky projekt
kërkimor, së bashku me procedurat e kampionimit dhe mënyrat e përdorura për analizën e të dhënave. Gjithashtu është diskutuar mbi çështjen e kombinimit të
metodave, për të justifikuar përzgjedhjen tonë për të kombinuar teknika të kërkimit
sasior me ato të kërkimit cilësor. Në kapitullin në vazhdim do të mbështetem tek
rrëfimet, ditarët dhe intervistat gjysmë të strukturuara të zhvilluara me studentët, në mënyrë që të vëzhgohet roli i luajtuar nga media globale në aftësimin e konsumatorëve
lokalë në vendosjen e një distance simbolike dhe imagjinare mes vetes dhe kushteve të
jetës së tyre të përditshme.
349 Tomlinson, J. (1991) Cultural Imperialism, Baltimore: Johns Hopkins University Press, f.58-
61.
122
Kapitulli 5
5. MEDIA GLOBALE DHE DISTANCIMI SIMBOLIK
5.1 Distancimi simbolik
Në kritikën që i bën tezës së imperializmit të medies, Thompson vëren se pjesë e tërheqjes që ushtron media globale për audiencat lokale, është se konsumi i tyre shpesh
siguron domethënie të cilat mundësojnë “një përforcim të distancimit simbolik nga kontekstet hapësinore-kohore të jetës së përditshme”.350 Më tej ai vëren se përvetësimi i
këtyre materialeve, i mundëson individëve “të distancohen sado pak nga kushtet e jetës së tyre të përditshme, jo në në kuptimin e parë të fjalës, por simbolikisht, nëpërmjet
imagjinatës, tërthorazi”.351 “Nëpërmjet këtij procesi, shkruan ai, individët kanë mundësi të kuptojnë, edhe pse pjesërisht, mënyra dhe kushte jete të cilat ndryshojnë në mënyrë të
konsiderueshme nga jeta e tyre”.352 Prandaj, imazhet e medies globale mund të bëhen për
individët burime nxitjeje për të menduar në mënyrë kritike mbi jetën e tyre.
James Lull ofron një shembull të mirë të fenomenit të distancimit simbolik në studimin e
tij mbi ndikimin e televizionit në Kinë, në vitet ’80. Veç të tjerash, ai tregon se, edhe pse shumë kinezë kanë mendimet e tyre kritike mbi programet që transmetohen, ata gjithsesi
e vlerësojnë televizionin për mënyrën se si ai u servir pamje të reja, stile të reja jete dhe mënyra të reja të të menduarit.353
Morley (1995) gjithashtu ka shkruar mbi rolin e rëndësishëm të luajtur nga media globale
apo transnacionale në trasportimin simbolik të konsumatorëve jashtë kufijve të hierarkive kulturore lokale. Ai përshkruan tërheqjen që kishte klasa punëtore britanike në vitet ’50-
’60 ndaj formave të kulturës popullore amerikane, pavarësisht shumë kritikave nga elitat kulturore britanike:
“Për ata konsumatorë, këto produkte përfaqësonin simbole pozitive të
përmirësimeve masive në cilësinë materiale të jetës së tyre. Amerika ishte për ta një simbol shumë pozitiv që funksiononte kryesisht në kundërshtim me atë që
350 Thompson, J.B. (1995), The Media and Modernity: A Social Theory of the Media, Cambridge: Polity
Press, f. 175. 351 Po aty, f.175. 352 Po aty, f.175. 353 Po aty, f.176.
123
konsiderohej si dora e vdekur e kulturës tradicionale angleze, siç përcaktohet nga elita kulturore”.354
Morley citon Hebdige kur flet për ndikimin e përceptuar homogjenizues të kulturës
amerikane mbi jetën e klasës punëtore britanike në vitet ’50. Hebdige argumenton se kultura amerikane përbënte një hapësirë në të cilën mund të negocioheshin dhe
shpreheshin domethënie të kundërta ndaj traditave dominuese të kulturës britanike.355
Gjithashtu, Morley citon edhe Nora Kaplan, e cila, me kontributin e saj në debatin britanik mbi kulturën popullore amerikane, tregon se si të njëjtat produkte mund të kenë
domethënie të ndryshme në kontekste të ndryshme kombëtare, duke u larguar kështu nga qasja ‘esencialiste’ ku ka qëndruar gjatë ky debat. Kaplan vëren se në kontekstin ‘e
shtëpisë’ së tyre, në vitet ’50 dhe ’60, “Filmat amerikanë thriller/western etj. shiheshin në njëfarë mënyre ‘kryesisht’ si të krahut në djathtë, në një kuptim ideologjik. Megjithatë,
në Britani zhanret dhe tregimet e kulturës popullore amerikane kanë vepruar si një lloj pyke, duke detyruar hapur, nga ana e kundërt, ...në një njohje të vetëkënaqësisë që buron
nga përkatësia klasore, të ‘Traditës së Madhe’ të kulturës britanike”.356
Gjithashtu, Silverstone, duke cituar Katz dhe Lazarsfeld, vëren se “domethëniet që
marrim nga përdorimi i medies duhet të kontekstualizohen nga të kuptuarit që i bëjmë botës sociale ku kalon media” (Katz dhe Lazarsfeld, cituar te Silverstone).357 Këto qasje mbi impaktin e medies globale në audiencat lokale kanë qenë drejtuese në këtë punim.
5.2 Ndërveprimi i kulturës në kushtet lokale të jetuara
Për të hetuar domethëniet që kanë mediet globale për audiencat lokale, na duhet të jemi
të ndjeshëm ndaj “pluralitetit të sociales dhe të individuales, një pluralitet i cili nga ana e vet përfshin sociologjinë, psikologjinë dhe ndërveprimin mes tyre.”358
Silverstone shton se “Për të kuptuar cilësinë e audiencës, na duhet të fokusohemi në
cilësitë e përkohshme të jetës së përditshme, në narracionin dhe në pjesë të ndryshme të
tyre, në kohëzgatjen e tyre të shkurtër a të gjatë dhe në rolin e masmedies në përcaktimin
dhe mbështetjen e tyre”.359 Për të ilustruar këtë pohim, në këtë kapitull do të prezantohen
354 Morly, D. & Robins, K. (1995), Spaces of Identity: Global Media, Electronic Landscapes, and Cultural
Boundaries. New York: Routledge, f.57. 355 Po aty, f.56. 356 Po aty, f.56. 357 Silverstone, R. (1990), Television and everyday life, Routledge, f.144-145. 358 Po aty, f.x (preface). 359
Po aty, f.20.
124
dy intervista në thellësi. Këto intervista janë pjesërisht biografike në kuptimin që janë një përpjekje për të skicuar mënyrat komplekse në të cilat media lokale dhe globale janë të
gërshetuara në jetën e studentëve. Gjithashtu, ato tregojnë vështirësinë për të parashikuar
ndikimin kulturor, politik dhe ideologjik të medies globale tek konsumatorët lokalë. Kjo nuk do të thotë se duhet nënvlerësuar pushteti i kulturës. Siç shkruan Morley, “të tregosh
se si mediet amerikane ripërpunohen në kontekstin e kushteve lokale të jetuara, nuk duhet të na sugjerojë se nuk ekziston pushteti kulturor, ose që media ndërkombëtare, e
cila dominohet nga ajo amerikane, nuk ka asnjë efekt – përkundrazi, duhet të na tregojë kompleksitetin e mënyrave nëpërmjet të cilave ushtrohet dhe kundërshtohet pushteti
kulturor”.360 Thompson, nga ana tjetër, shkruan se ne mund të përcaktojmë nëse forma të veçanta simbolike janë ideologjike vetëm duke i analizuar ato in situ, në rrethanat e
veçanta ku ato shërbejnë për të vendosur dhe për të mbajtur lidhjet asimetrike të pushtetit.361
5.2.1 Studentja J – media dhe çlirimi nga provinca
Studentja J ndjek kursin e tretë të një dege në Universitetin e Elbasanit. Në familje ka
prindërit dhe një vëlla më të vogël, aktualisht edhe ai student. Prindërit e saj merren me bujqësi dhe blegtori në një qytet të vogël në juglindje të Shqipërisë, duke u lodhur shumë për fitime të vogla. Dikur, pjesë e familjes kanë qenë edhe gjyshërit nga babai. Për shkak
të një shëndeti të dobët që në lindje, J është rritur në shtëpi nga gjyshja, të cilën ajo e quan nëne, duke u edukuar rreptësisht prej saj:
“...të gjitha gjërat m’i ka mësuar gjyshja në shtëpi, ne i thoshim “nëne”, në fakt,
jo gjyshe. Ajo ka qenë shumë e rreptë, them ka qenë, sepse ka 6 vjet që ka
vdekur, por unë asnjëherë s’do ta harroj atë. Ajo më ka mësuar gjithçka që unë di, të shkruaj, të lexoj, të gatuaj dhe plot gjëra të tjera. Kur kam qenë e vogël,
shkrimin e kam pasur shumë të keq dhe bëja shumë gabime drejtshkrimore, por
me punën e palodhshme të nënes unë kam një shkrim shumë të bukur dhe pa gabime. Ajo kishte shumë inat pse shoqet e mia e kishin shkrimin më të bukur
dhe pa gabime, dhe me shumë dhunë psikologjike unë u bëra kjo që jam sot.”
Raporti i saj me medien gjatë fëmijërisë ka qenë shumë i varfër, për shkak të pengesës
nga ana e mamasë :
360 Morly, D. & Robins, K. (1995). Spaces of Identity: Global Media, Electronic Landscapes, and Cultural
Boundaries. New York: Routledge, f.224. 361
Thompson , J.B. (1995), The Media and Modernity: A Social Theory of the Media, Cambridge: Polity
Press, f.213.
125
“Kur kam qenë e vogël nuk para shikoja televizor, jo se nuk më pëlqente, por nuk na linte mamaja, si mua, edhe vëllain, sepse ajo ishte shumë e fiksuar pas
mësimeve. Asaj i kishte ngelur peng pse nuk ishte bërë dot mësuese, sepse
kushtet më parë kanë qenë shumë të vështira në Shqipëri. Ajo nuk donte që të përsëritej historia edhe me ne.”
Në këto kushte studentja J rritet si një fëmijë i mbyllur në vetvete, që nuk sillte telashe, që nuk grindej, që nuk bënte shaka – një fëmijë për së mbari me prindërit dhe me
gjyshërit. Zbavitja e vetme ishte vetëm atëherë kur arrinte të shihte filmin vizatimor të preferuar:
“Mbaj mend që më ka pëlqyer shumë filmi me kukulla “Marsypilami”, një
familje majmunësh me bisht dhjetë metro të gjatë që jetonin në pyll, por që kishin miq edhe njerëzit, më saktë një familje, sepse njerëzit e tjerë të bardhë i donin t’i
kapnin këta majmunë të rrallë për qëllime përfitimi. Me ato kukulla qeshja me lot, ishin vetëm këto momentet kur unë qeshja gjatë një dite. Shihja edhe kukulla të
tjera nga disa stacione greke që i kapte antena që kishim më parë të vendosur në ballkonin e shtëpisë. Më pëlqente “Pokahontas”, vajza që jetonte në pyll, nga një
fis indianësh, e që u dashurua me një djalë amerikan që ishte bjond.”
Në moshën e fëmijërisë identiteti i studentes J është formësuar nga ndikimi i njerëzve që e rrethonin dhe nga varfëria shpirtërore e zonës ku ka jetuar:
“Kam dashur gjithmonë të largohesha nga vendlindja, ai vend më ngjan si mynxyrë, ku nuk më ecën asgjë. As shëndeti nuk më ecën atje, edhe prindërve të
mi po ashtu, është një vend pa perspektivë, e vetmja e mirë aty është ajri i pastër
dhe uji i malit. Njerëzit nuk janë shumë të dashur aty, madje janë shumë
paragjykues. Nuk ndaj asgjë të përbashkët me ta. Ata janë njerëz që nuk ju vjen keq për asgjë. Në media kam parë që kur në qytet vijnë disa njerëz të rinj dhe ata
janë fqinjët e tu, të gjithë i ndihmojnë, ndërsa në L. nuk ndodh kështu. Aty janë të
rrallë njerëzit që të ndihmojnë kur ke nevojë.”
Ndërsa familja e saj, duke qenë e ardhur, ka vuajtur pasojat e të qenit ‘të huaj’, por nga
ana tjetër i ka siguruar J-së një pluralitet mendësish të cilat kanë lënë gjurmët e tyre:
“Babi im nuk është vendali, por skraparlli. Kanë ikur nga Skrapari për arsye se fshati ku jetonin kishte shkarje toke dhe mungonte uji i pijshëm..., por edhe për
arsye se xhaxhin tim të madh e emëruan oficer aty ku jetojmë sot. Mamin e kam
përmetare dhe është njeriu më i urtë dhe më i zgjuar, jo sepse është mami im, por
ka duruar shumë gjëra, kushtet e vështira të jetesës dhe një vjehrrë të padurueshme. Nëna ka qenë korçare, dhe, si të gjitha korçaret, i kishte pak në
gjak llafet, por mund të them që gatuante shumë mirë. Ja, kjo jam unë sot.”
126
Identiteti i studentes J, si një vajzë e re, në një familje të ardhurish, në një zonë të pazhvilluar, u formësua jo vetëm nga tiparet që e përfaqësonin, por edhe nga ato që nuk e
përfaqësonin. Siç na kujton Hall, identitetet ndërtohen nëpërmjet ndryshimeve dhe jo
jashtë tyre, nëpërmjet raportit që vendoset me Tjetrin, me atë që nuk është, me atë që mungon. “Gjatë gjithë ekzistencës së tyre, identitetet mund të funksionojnë si pika
identifikimi dhe lidhjeje, vetëm për shkak të aftësisë së tyre për të përjashtuar, për të lënë jashtë, për të bërë ‘të jashtme’”362. Me fjalë të tjera, identitetet nuk janë natyrore, por
prodhohen kur hyjnë në raport me të tjera.
Në vitet e adoleshencës studentja J e gjen veten të përfshirë në programet e huaja
televizive, sepse në mënyrë ironike ato reflektonin realitetin që ajo jetonte:
“Në gjimnaz shihja shumë televizor, më shumë programet për të rinj, gjithmonë më ka pëlqyer muzika e huaj, këngëtaret e huaja. Më ka pëlqyer shumë veshja
ekstravagante, jo të vishesha vetë ashtu , por më pëlqente shumë kur visheshin të tjerët në atë mënyrë. Mbaj mend që në gjimnaz vdisja për telenovelën “Rebelet”,
lija punët e shtëpisë pa bërë për të parë ato. Të gjithë adoleshentët në atë periudhë imitonin rebelet. Mua më pëlqente shumë aty në telenovelë një djalë me emrin
Diego dhe një vajzë jetime me emrin Luhan. Atëherë e kam kuptuar sa e
rëndësishme është që të kesh prindërit, të ndjesh dashuri nga ata, dhe jo kur
zgjedhin rrugën më të lehtë, braktisjen e fëmijëve në ndonjë jetimore.”
Ndryshimi në praktikat e konsumit të televizionit ndikoi në manifestimet e sjelljes sociale. Duke ndjekur Rebelet dhe duke u përpjekur që dinamikat e serialit t’i transferojë
në jetën e saj të përditshme, studentja J ndryshon modelin e saj të sjelljes dhe, nga një fëmijë i vetmuar, bëhet pjesë dhe identifikohet me grupin që konsumonte të njëjtin
program:
“Ne, gjithmonë në 5-minutëshin që kishim midis orëve, flisnim për telenovelat,
analizonim personazhet, veshjet, mësonim përmendsh këngët e tyre.”
Studentja J kishte përbrendësuar së tepërmi ideologjinë e telenovelave, dhe nuk kishte fituar ende mjetet intelektuale për të lidhur në mënyrë kritike përvojën individuale me
strukturat makro të realitetit jetësor.
“Çfarë kënaqësie që ndiejmë edhe ne teleshikuesit kur një telenovelë apo film përfundon mirë, kur të gjithë të mirët përfundojnë të lumtur, kur jetimi gjen një
familje që e do, ose familjen që e ka braktisur më parë. I përjetojmë aq shumë
gjërat që ndodhin në një film, sikur të ishte vetë jeta jonë, ose sikur ne të ishim
personazhe të atij filmi.”
362 Hall, S. (1996) "Who Needs 'Identity"?, në Hall, S. & du Gay, P. Questions of Identity, London: Sage, f.5.
127
5.2.2 Studentja J ndryshon status
Pas mbarimit të shkollës së mesme, me nxitjen e mësueses së letërsisë, e cila kishte zbuluar talentin e studentes J për të shkruar, ajo fillon studimet në universitetin e
Elbasanit. Përvojën larg familjes studentja e quan:
“... gjë e mirë në fakt, sepse mësohesh me shumë gjëra të reja. Por është edhe
stres nga ana tjetër. Më streson fakti që çdo ditë fus dorën në portofol dhe shpenzoj, sepse shkolla e lartë ka shumë shpenzime dhe duhet bërë llogari edhe fundi i muajit. Në fakt, të gjithë studentët janë pak ngushtë në fund të muajit. Për
mua personalisht fillimi ka qenë shumë i vështirë, sepse nuk njihja askënd, duhet të bësh kujdes në zgjedhjen e shoqërisë, menaxhimi i kohës dhe i parasë, nga ana
tjetër, kujdesi për veten, pra, s’ka më “mami” dhe “babi” që të rrinë te koka kur je me temperaturë. S’ka “mami” kur të hahet, sepse do ngrihesh të gatuash vetë, do
lash vetë e kështu me radhë.”
Kur flet për të ardhmen:
“Nesër do mbarojmë shkollën e lartë dhe nuk e dimë se çfarë do bëjmë.
Mundësitë për të bërë master nuk janë shumë të mëdha, sepse kushton mjaft para. Duke qenë se kam edhe vëllain në shkollë, kjo bëhet edhe më e vështirë. Prindërit
nga ana tjetër i kemi vënë në pozita shumë të vështira, sepse duan që ne të
arsimohemi dhe të bëhemi dikushi në jetë, që të mos vuajmë në punë të rënda si
ata, por, siç e thashë, është ekonomia ajo që na pengon.”
Njohja nga afër me vështirësitë e jetës studentore, problemet shëndetësore dhe financiare
të familjes, mungesa e perspektivës për një të ardhme që pavarësisht sakrificave mbetet e
paqartë, lëkundin fort bindjet e studentes J, duke vënë në dyshim strukturat sociale në lojë.
“Kur ishim në gjimnaz e mendonim shkollën e lartë si te telenovela “Rebelet”. Që do ishim në një konvikt sikur të ishte hotel me 5 yje, me kushte nga më të mirat,
por jo, realiteti është shumë i vrazhdë, aq shumë, sa në këtë konvikt mund të kesh edhe minj në dhomë.”
Praktikat e saj në konsumin e medies ndryshojnë. Lajmet, aktualiteti dhe politika do të
jenë në fokus të ditës, edhe pse tani është e bindur se mediet “nuk janë të besueshme për shkak të politikës që i kontrollon ato”:
“Jam shumë e interesuar për politikën, sepse është politika ajo që “sjell vërdallë” një shtet të tërë. Mbase s’e teproj po të them se politika është çobani ose bariu,
ndërsa populli janë delet. Më pëlqejnë emisionet ku ka debat politik, siç është
128
“Top Story”, ‘Opinion’ ose “Shqip’. Sa për gazetat në Shqipëri, ato nuk janë shumë cilësore në dhënien e lajmeve, sepse mbrapa tyre fshihet politika dhe
financues shumë të fuqishëm. Çdo gjë kontrollohet nga pronarët e tyre, prandaj
mendoj që ato thonë vetëm një pjesë të së vërtetës, sepse “kanë frikë “. Janë të shumtë filtrat në të cilët kalon një lajm përpara se të publikohet në gazetë apo në
televizion.”
Leximi që i bën studentja J situatës aktuale sociale dhe politike është një shembull i
qartë i dekodimit kundërshtues të Stuart Hall (1980):
“Për një shikues është e mundur që të kuptojë në mënyrë të përkryer, si kuptimin e parë të një teksti, ashtu edhe atë konotativ, por e dekodon mesazhin në një
mënyrë krejtësisht të kundërt. Ai/ajo e shpërbën mesazhin në kodin e preferuar për ta rindërtuar atë brenda një kornize reference alternative”.363
Pavarësisht leximit kundërshtues që aplikon për transmetimin e lajmeve, studentja J nuk e shtrin këtë dekodim edhe tek filmat e huaj apo telenovelat e ndryshme që ajo vazhdon
të shohë. Madje ato ofrojnë jo rrallë edhe modele për t’u ndjekur.
“Më pëlqen të shkruaj dhe të mbaj ditar. Në disa filma shohim shpesh personazhe që pësojnë amnezi, që i harrojnë njerëzit, familjen, jetën që kanë bërë,
harrojnë se kush janë dhe një ditar i ka ndihmuar shumë. Madje shumë filma ose
libra të suksesshëm e kanë fillesën e tyre nga ditaret. Një ditë edhe ditaret e mi do
bëhen të suksesshmëm, asnjëherë nuk i dihet. Tek telenovela “Gymysh” më ka pëlqyer shumë ideja që një femër të mbajë ditar, duket shumë e bukur një femër
që shkruan.”
Ideologjia e një individualizmi konkurrues që manifestohet në telenovela, ka rezonuar edhe me përvojën jetësore të saj dhe dëshirën për të ndryshuar kushtet e jetës.
“Unë dhe vëllai jemi rritur me këtë frymë, të jemi të drejtë në jetë, gjithçka ta arrijmë me forcat tona, sepse kush punon, fiton. Në fakt ky mesazh përcillet në
shumë filma, në shumë telenovela, ku në fund fitojnë njerëzit e mirë, njerëzit e ndershëm, ku familja e përçarë në fund bashkohet , ku puna të nxjerr në dritë, ku
të gjitha telashet vijnë nga dembelizmi dhe gjuha e gjatë.”
Nga ana tjetër këto programe i kanë dhënë të kuptojë se mund të bëjë më shumë për veten:
363 Hall, S. (1980) "Encoding/Decoding", në Hall, S., Hobson, D., Lowe, A., & Willis, P., Culture, Media,
Language, London: Routledge, f.127.
129
“...sot ndihem më e formuar. Është normale që të mos dish shumë gjëra, por nuk është normale të mos duash të mësosh gjëra të reja. Në fakt ka shumë kategori
njerëzish, ka dhe nga ata që nuk duan të informohen, sepse janë të zënë me
shumë punë të tjera të parëndësishme. Kështu thonë të gjithë të rinjtë sot, s’mundem se kam shumë punë, vetëm kur i shikon në kafe me shokë e shoqe dhe
sigurisht që janë dhe të papunë. Dija është pushtet, është e vetmja valixhe që s’ka nevojë për bagazh, sepse e ke gjatë gjithë kohës me vete, e ke në kokë, në tru.
Sot ka bum informacionesh, mediesh dhe është shumë turp që ne të mos dimë as të komunikojmë, ndaj duhet të dëgjojmë tjetrin deri në fund të fjalisë, të jemi më
të durueshëm, “të blejmë” shumë gjëra nga mediet dhe nga personi me të cilin po flasim. Të blesh dije është gjëja më e bukur dhe më e vështirë, sepse do durim
dhe do kohë.”
Ajo kupton se mund të arrijë të plotësojë dëshirat e veta, pa qenë e detyruar të ndjekë
aspiratat e prindërve:
“Gjithmonë kam ëndërruar për veten një punë të mirë, që të kem një veshje serioze, të kem respektin e të tjerëve, një punë që do bënte krenarë prindërit e mi
dhe mua bashkë. Babi im vdes që të më shohë njëherë në televizor. Mami thotë
“bëj diçka që ty të pëlqen, që të bën të ndihesh mirë”, por hajde thuaja babit. Sa
më pëlqen të bëhem shkrimtare, të kem një jetë të vetmuar, të shkoj në shumë vende të botës ku s’kam shkuar, pra të jem në ndjekje të inspirimit tim.”
“...prandaj më pëlqejnë më shumë filmat horror apo triller, dua të shikoj derisa
mund të duroj unë. Më pëlqejnë këto filma sepse më pëlqejnë misteret, puna e detektivit, hetuesit. Në fakt dhe gazetaria i ka këto gjëra. Unë jam një person me
shumë imagjinatë, s’do ishte keq që të isha regjisorja e ndonjë filmi horror apo
triller, mbase aty do i realizohej dëshira babit për të më parë në televizor. Çfarë
imagjinate kam!”.
5.2.3 Natyra kontradiktore e subjektivitetit të studentes J
Studentja J sot bën një dekodim të kundërt të lajmeve. Njohja lokale e situatës socio-politike në Shqipëri i ka dhënë korzinën për të dekoduar tekstet e lajmeve. Megjithatë, pikërisht sepse filmat e telenovelat dalin jashtë kontekstit shqiptar, ajo i përdor ato në
mënyrë simbolike, duke tejkaluar kuptimet denotative të shoqërive perëndimore. Këto
telenovela nuk mbanin ngarkesën e problemeve të shoqërisë shqiptare dhe, për këtë
arsye, mund të bëhen burime për një “distancim simbolik”. Pjesë e tërheqjes që kanë ushtruar këto programe televizive ka qenë fakti se ato kontrastonin me kulturën
130
tradicionale, duke i dhënë studentes J mjetet simbolike për ta distancuar veten nga kultura e vendlindjes.
“Në fakt këto ditë që isha në vendlindje, kam parë shumë televizor, më shijon
shumë të shoh televizor kur jam vetëm në shtëpi. Më pëlqen të shoh telenovela, filma. Kur jam e vetme, pra, më pëlqen shumë të shoh Tv, relaksohem edhe më
shumë, sepse vetmia më relakson. Më duket sikur largohem që aty, sikur s’kam probleme, ose sikur problemet janë më të vogla.“
Identiteti i studentes J si një subjekt modern dhe i arsimuar është ndërtuar duke u bazuar
fillimisht tek zona e vendlindjes dhe në identitetet tradicionale të familjarëve të saj. Është për t’u përmendur që dekodimi që studentja J u ka bërë këtyre programeve, qysh nga
koha e fëmijërisë së saj, ka operuar brenda kodit dominues të leximit, siç do ta quante Stuart Hall. Ai shkruan:
“Kur një shikues merr kuptimin e nënkuptuar, le të themi, nga një transmetim televiziv ose nga një program ku trajtohen çështje të aktualitetit në mënyrë të
plotë dhe të drejtpërdrejtë, dhe e dekodon mesazhin duke përdorur të njëjtin kod
referimi nëpërmjet të cilit ky mesazh është koduar, atëherë mund të themi se
shikuesi është duke operuar brenda kodit dominues.” 364
Hall (1980), ashtu si shumë studiues të tjerë britanikë të medies, të cilët punuan në
zhvillimin e qasjes së Studimeve Kulturore në studimet mbi receptimin e medies gjatë
atyre viteve, e kufizoi analizën e tij tek çështja e lajmeve dhe zhanreve të aktualitetit. Megjithatë, kjo analizë mund të shtrihet edhe në konsumin e një game të gjerë të
programeve televizive.
Nevoja për ta distancuar veten simbolikisht nga ambienti jashtë familjes ndikoi edhe në dëshirën për t’i parë programet e huaja si një mënyrë për të mësuar gjuhët e huaja:
“Një arsye tjetër është edhe përvetësimi i gjuhës së huaj. Gjuhën e kam njohur shumë pak dikur, por më pëlqente të bija në sy, të bëja diçka për veten. Nga
telenovelat kam përmirësuar spanjishten, italishten, anglishten. Është një gjë e mirë, sidomos kur nuk ke mundësi financiare për të vazhduar kurse për gjuhë të
huaj. Është një gjë e mirë, edhe për t’u larguar nga aty.”
Disa nga dinamikat e përshkruara nga studentja J mund të gjejnë një interpretim në analizën që bën Featherstone (2007) për të treguar se mallrat mund të përdoren si
shënjues të diferencave shoqërore dhe të veprojnë si komunikues. Duke cituar studimin e
364
Hall, S. (1980) "Encoding/Decoding", në Hall, S., Hobson, D., Lowe, A., & Willis, P., Culture, Media,
Language, London: Routledge, f.126.
131
Douglas dhe Isherwood (1980), ai thekson mënyrat nëpërmjet të cilave mallrat përdoren për të skicuar linjat e marrëdhënieve shoqërore:
“Kënaqësia që marrim nga mallrat lidhet vetëm pjesërisht me konsumin e tyre
fizik, duke qenë se lidhet tej mase me përdorimin e tyre si shënjues; neve, për shembull, na pëlqen të ndajmë emrat e mallrave me të tjerët (fansat sportivë apo
njohësit e mirë të verërave). Gjithashtu, mjeshtëria e individit të kulturuar përfshin një mjeshtëri në dukje “natyrore” jo vetëm për informacionin që ka, por
edhe për mënyrën si ta përdorë dhe ta konsumojë lehtësisht atë në çdo situatë”.365
Konteksti social i praktikave konsumatore të J-së është konteksti i modernitetit përballë traditës. Kënaqësitë që studentja J ka marrë nga këto programe të huaja kanë shërbyer në
një masë të madhe si shenjë e modernitetit. Shenjat e saj të pëlqimit e të kënaqësisë kanë shënjuar pjesëmarrjen e saj në botën moderne, më shumë sesa thjesht rrethanat e të
shikuarit.
Veç nevojës për t’u distancuar nga ambienti i vendlindjes, preferenca për programet
televizive, jo vetëm ato të huaja, është e lidhur edhe me dëshirën për të përmirësuar veten
dhe jetesën. Duke pasur parasysh klimën e prapambetur të qytezës ku ka lindur, asaj i
është dashur të kërkojë jashtë vendit të lindjes për të gjetur modele jete për t’u ndjekur:
“Ne çdo gjë e shohim diku, pa e imitojmë, në një film, në një dokumentar, në një
klip muzikor. Kopjojmë modele sjelljeje, veshjeje dhe jo vetëm... Sa njerëz të
zgjuar janë disa... E si të mos i adhurosh, t’i ngresh në qiell? Shkruajnë shumë bukur, mendojnë shumë thellë, mendojnë gjëra që mua as më vete mendja për
ekzistencën e tyre. Çfarë dijesh që mbartin! Dua edhe unë të jem si ata! Të
mendoj si ata, të kem dije nga të gjitha fushat, të jem një njeri që të adhurohem
nga të gjithë. Dua që prindërit dhe të afërmit të jenë krenarë për mua. Dua që të jem krenare për veten time.”
Për studenten J kultura popullore perëndimore është e veshur me sofistikim dhe media
nëpërmjet trasmetimit të programeve të ndryshme bëhet furnizuesja kryesore e stileve të jetës dhe modeleve për t’u ndjekur.
“Rinia harxhon shumë kohë duke parë televizion. Çdokush e krahason veten me njerëz të famshëm, gjen disa të përbashkëta nga ana fizike ose nga temperamenti dhe përpiqet të kopjojë. Gjithmonë Amerika është modeli i të rinjve, po theksohet
edhe më shumë “miti i perëndimit, ëndrra amerikane”. Amerika është superfuqi,
furnizuesja për gjithçka.”
365
Featherstone, M. (2007), Consumer culture and postmodernism, Sage Publications, f.17.
132
Në këtë kuptim Amerika përfaqëson tokën e mundësive dhe modernitetin si një dimension ku njeriu mund të realizohet dhe të arrijë qëllimet e veta në jetë.
Gjatë viteve të studimeve në Universitetin e Elbasanit, studentja J ka kuptuar gjithashtu
dhe efektet ideologjike të identifikimit me Amerikën dhe shprehet duke mbajtur një qëndrim kritik:
“Kam lexuar shumë dhe kuptoj më tepër çdo ditë që kalon. Edhe pse nuk më pëlqen, sepse duke kopjuar të tjerët ne harrojmë se kush jemi, marrim jetën e një tjetri, jetojmë një realitet që nuk është i yni. Njerëzit janë bërë indiferentë ndaj
njëri – tjetrit , ndjenja e humanizmit “ka vdekur” te shumë njerëz. Përsëri është diçka që e pranoj, kështu duhet të jetë, ky është kapitalizmi. Është e gjitha çështje
fitimi. Megjithatë, sot ke të drejtë të zgjedhësh, sot je më i informuar mbi atë që zgjedh”.
Si rezultat i këtij ndërgjegjësimi, raporti i saj me medien globale ka ndryshuar. Asaj i pëlqejnë çdo ditë e më shumë programet vendase, këngëtarët, aktorët, humoristët dhe
gazetarët shqiptarë. Natyrisht ajo nuk ka hequr dorë plotësisht nga të shijuarit e formave
të ndryshme kulturore, kryesisht filmat dhe muzika, por qasja e saj ndaj tyre është bërë
më kritike dhe më e kujdesshme.
5.2.4 Roli kontradiktor i medies globale në jetën e studentes J
Historia e jetës së studentes J na zbulon rolin kontradiktor që ka luajtur media globale në
jetën e saj. Nga njëra anë, programet televizive të huaja, filmat dhe telenovelat i mundësuan t’i shpëtonte inferioritetit të diktuar nga një realitet i skajshëm provincial, i
ngarkuar në përvojën jetësore të studentes me vlerat negative të prapambetjes kulturore, të cilat kishin prodhuar paragjykime dhe konflikte sociale; nga ana tjetër, këto programe
kanë luajtur një rol çlirues, duke i dhënë mundësinë të njohë botë të reja më të mira dhe realitete që nxisin drejt vetëpërmirësimit, duke e mbushur me besim për të kërkuar një të
ardhme më të mirë dhe më të suksesshme.
“Sigurisht që mediet do të kenë ndikim në planet e mia për të ardhmen. Mediet janë pushtet, përse të mos i përdorësh ato për t’u bërë i pushtetshëm? Nëqoftëse
unë në të ardhmen bëj një libër, atëherë promovimi i librit do të transmetohet në television dhe emri im do të dëgjohet nga të gjithë ata që i shohin lajmet apo
ndjekin programe të ndryshme në televizion. Duhet të dish si ti shfrytëzosh gjërat për mirë. Ose mund të jem spikere lajmesh dhe të gjithë do të më njohin
nëpërmjet televizionit apo internetit.”
133
Përvoja e studentes J në Universitet ka rezultuar në një ndryshim në preferencat e saj në konsumin që i bën veçanërisht programeve televizive. Ky fakt duhet interpretuar si një
pasqyrim i asaj që Tomlinson (1991), në nevojën për një analizë të marrëdhënieve mes
medies dhe kulturës, e quan “bashkëveprim delikat ndërmjetësimesh”.366 Nga njëra anë kemi mediet si aspekti dominues i përfaqësimit të kulturës moderne, ndërsa, në anën
tjetër, kemi “përvojën e jetuar të kulturës”:
“Ne mund të mendojmë për mediet si aspekti dominues i përfaqësimit të kulturës
moderne. Por ‘përvoja e jetuar’ e kulturës mund të përfshijë gjithashtu ndërveprimet diskursive të familjarëve dhe miqve, por edhe përvojat materiale-
ekzistenciale të rutinës së jetës”.367
5.2.5 Studentja Sh dhe media globale
Ashtu sikundër me studenten J, intervista në vazhdim vë në dukje ndërveprimin
kompleks mes biografisë personale, strukturave sociale dhe konsumit të medies në
krijimin e identitetit.
Studentja Sh është një vajzë që vjen nga një fshat bregdetar. Ajo është rritur në një ambient ku tradita dhe rregullat ishin në rend të ditës. Edhe sot, madje, ajo ndien peshën
e paragjykimeve ndaj qëndrimeve të reja që sjell koha, deri në mënyrën e prerjes së flokëve:
“Në familjen time thuhet shpesh se “duhet respektuar gjithmonë më i madhi”. Sot
pyes veten: pse gjithmonë i madhi përfiton nga respekti ynë dhe shfaq kundrejt nesh kaq shumë paragjykime? Këtë fundjavë, teksa po shëtisja nëpër rrugicat e
fshatit, gratë aty më shikonin çuditshëm, duke kthyer kokën mënjanë e duke shtrembëruar buzët. E pse? Ngaqë nuk kishin parë ndonjëherë vajza me flokë të
shkurtra si të miat, apo sepse i dukesha si “e përdalë” me këtë luk të ri?”
Fëmijëria e studentes Sh karakterizohet nga një prani e përditshme e filmave vizatimorë
të trasmetuar nga kanalet televizive italiane:
“Që në fëmijëri kam pasur të pajisur me televizor dhomën time, duke e mbajtur këtë të fundit si gjënë më të çmuar. Shoku im më i mirë ishte ai. Mbaj mend që
shikoja shumë programe vizatimore të tipit “Power ranger” ; “Oli e Benji” “Sasuke e Naruto” “Il capello di paglia” etj. Pse zgjodha këto lloj programesh
366 Tomlinson, J. (1991), Cultural Imperialism, London: Continuum, f.61. 367
Po aty, f.61.
134
vizatimore dhe jo disa të tjerë, si, për shembull, Hirushja apo Borbardha? Në kanalet televizive më kapte vetëm stacione italiane, si Italia Uno, Rai Due, Rai
Tre, apo Telenorba 7 dhe Telenorba 8. Në këto lloj stacionesh nuk trasmetoheshin
filma të tillë dhe, duke qenë se në fillim nuk e pata mundësinë e zgjedhjes, shikoja pikërisht ato programe që më servireshin”.
Këta filma, edhe pse me zgjedhje të detyruar, hapën përpara studentes Sh botë të reja, ku përballen mes tyre e mira dhe e keqja në forma nga më të ndryshmet. Shpeshherë ajo do
të identifikohet me vajzën luftarake personazh të “Power Rangers”, e cila del gjithmonë fitimtare në beteja.
Fillimi i klasës së parë dhe angazhimet e shkollës do ta largojnë studenten Sh nga
konsumi i rregullt i televizionit. Vendin e tij si preferencë e parë do ta zërë shoqëria e klasës dhe marrëdhëniet e krijuara me shoqen e ngushtë. Kjo gjendje do të vazhdojë deri
kur studentja Sh të arrijë moshën e adoleshencës dhe të fillojë gjimnazin në një fshat tjetër më të madh.
Identiteti i studentes Sh në këtë periudhë do të formësohet nga refuzimi që ajo do t’i bëjë
profilit të saj të shkuar të vajzës luftarake dhe nga përqafimi i tendencave të reja që vijnë
si modele të trasmetuara nëpërmjet televizionit. Nën ndikimin e shokëve të klasës dhe e gatshme të tërhiqte vëmendjen e djalit që i pëlqente, ajo fillon të ndjekë telenovelën argjentinase “Rebelet”, e cila do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj shoqërisë dhe
familjes.
“Në atë kohë trasmetoheshin “Rebelet”, një emision për të rinjtë që mua më linte
pa mend. Shpejt gjeta veten tek një personazh që quhej Roberta. Këtë serial
fillova ta ndiqja më shumë sepse në klasë flitej shpesh për të dhe se të gjithë i
thoshin djalit që më pëlqente se ngjasonte me Diegon, një personazh i “Rebeleve”. Faktikisht unë nuk e kisha idenë se këto dy personazhe do të
përfundonin bashkë në çift, Roberta me Diegon, thjesht Roberta më pëlqeu për
tipin që kishte, sepse shkonte në paralelizëm me atë timin. Isha në klasë të tetë kur unë leva flokët për herë të parë me këna të kuqe dhe fillova të lyeja edhe sytë
e t’i bëja të zinj si ajo, të mbaja rruaza dhe zbukurime të tjera në duar duke i mbushur këto të fundit plot. Të gjithë në klasë më thërrisnin Roberta. Kjo më bëri
të bëhesha edhe më e çmendur, sepse doja patjetër të identifikohesha me atë në
çdo aspekt që ajo paraqiste në atë serial.”
Besimi se kishte gjetur modelin për t’u ndjekur, vëmendja dhe respekti që filluan të
tregonin moshatarët dhe sidomos djali i zemrës, e bënë studenten Sh të ndihej e
pushtetshme duke krijuar shkëputjen e saj nga grupi dhe nga e përditshmja rutinore e jetës në fshat, për të jetuar në një botë tjetër që nuk ishte e saja. Duket se ndërgjegjja e saj
135
është e paaftë të dallojë realitetin nga një simulim i realitetit, duke jetuar kështu në një gjendje hiperrealiteti, ku bashkëjetojnë realiteti fizik dhe realiteti virtual, ku çfarë është
reale dhe çfarë është e trilluar janë kaq të lidhura mes tyre, saqë është pothuajse e
pamundur të kuptohet ku fillon njëra e ku mbaron tjetra. Ishte ky momenti kur ajo, në emër të dashurisë, tymos cigaren e parë me barin e thatë jeshil, duke shënuar nisjen e një
kalvari të gjatë të problemeve të shkaktuara nga përdorimi i vazhdueshëm i lëndëve narkotike, gjë që do të trondisë thellësisht jo vetëm jetën e studentes, por edhe të
familjarëve të saj.
“Ai nxori një bimë jeshile dhe filloi ta shkërrmoqte ngaqë ishte e tharë. Merri erë,
- më tha, dhe filluam ta pinim në formë duhani. Në atë moment i hyra një rruge
që për mua ka qenë vdekja vetë. Nuk e dija se ç’ishte dhe kur e mora vesh,
përsëri e piva, sepse e bëja në emër të dashurisë. Pastaj u mësova keq me të dhe shumë gjëra po më iknin nga dora. Si fillim kisha çrregullime gjumi, dhimbje
koke në mëngjes dhe nuk duroja dot asgjënë më të vogël. U bëra shumë agresive.
Prindërit e morën vesh shumë vonë. Një ditë, kur u ktheva në shtëpi, kam rënë mes oborrit dhe prindërit më kanë çuar në spital. Atje e morën vesh. Mbusha 18
vjeç dhe shpesh i kërcënoja prindërit se do të largohesha nga shtëpia në qoftë se nuk më linin të qetë. Në këtë periudhë shkoja në mbrëmje të ndryshme me një
shoqëri që njihte vetëm drogën. Në shtëpi mbyllja dhomën time me çelës dhe, në mënyrë kategorike, nuk shikoja television në shoqërinë e prindërve të mi.
Gjithçka që shikoja doja ta ndieja vetëm, madje fillova të shikoja edhe videoporno nga kureshtja, sepse dëgjoja kaq shpesh për këto gjëra nga shoqëria
me të cilën rrija”.
Largimi i papritur nga vendi i të dashurit do ta lërë studenten në një gjendje krizash të
forta psikologjike. Ajo do ta gjejë veten të përjashtuar nga shoqëria e drogës dhe, nga ana
tjetër, të braktisur nga moshatarët e saj. Duke kuptuar dramën e madhe të jetës që ka bërë, dëmin dhe dhembjen që ka shkaktuar, familja do të bëhet pika e referimit pas së
cilës ajo do të kapet për të shpëtuar veten. Një shtysë e veçantë në procesin e shërimit të studentes Sh do të vijë edhe nga televizioni, ndaj të cilit këtë herë ajo ka një qasje tjetër:
“Gjatë kësaj kohe kam pasur kënaqësinë të shikoja një film të titulluar “Love and Dance”. Ka qenë ky i fundit që më bëri edhe më të fortë, sidomos atëherë kur
pashë sesi njëra nga personazhet e këtij filmi humbi konkurrimin më të madh të
jetës së saj në një nga koncertet më prestigjoze të kërcimit për shkak të drogës që
konsumonte. Aty e mblodha veten dhe thashë: vajzë, ti nuk e do një jetë të tillë! Dhe u ngrita nga buza e greminës duke u larguar edhe më shumë jashtë saj”.
Çfarë ka ndodhur me studenten Sh gjatë viteve të adoleshencës dhe ndikimi që pati
televizioni në zgjedhjet e saj, duket se gjen shpjegim në argumentimet e Kellner dhe Best
136
(1998) të cilët thonë se shumë nga të rinjtë nuk kanë mjetet e duhura për të përballuar kërkesat e jashtëzakonshme të një ekonomie të re të teknologjisë së lartë, sepse kultura
postmoderne ka krijuar një botë në të cilën të rinjtë janë budallallepsur nga masmedia.
Nisur nga ky këndvështrim, të rinjtë kanë humbur në një botë hiperrealiteti. Duke u fokusuar kryesisht në shembullin amerikan, autorët argumentojnë se një numri të madh të
rinjsh u është mohuar e ardhmja dhe janë pothuajse të detyruar të zgjedhin një të ardhme alternative të paligjshme:
“Duhet të jetë e qartë se realiteti i rinisë së sotme nuk është vetëm hiperrealiteti i të shikuarit të televizionit apo navigimit të internetit, por gjithashtu edhe jetët e
vështira të mbushura me dhunë, varfëri, mungesë strehimi, neglizhim sistematik,
abuzim droge dhe alkooli.”368
5.2.6 Drejt një leximi tjetër të medieve
Ardhja në qytetin e Elbasanit dhe fillimi i studimeve të larta do të përbëjnë fillimin e një
cikli të ri në jetën e studentes Sh. E vendosur të distancohet nga e shkuara, ajo do të
ndryshojë jo vetëm qëndrimin e saj ndaj botës, por edhe shprehjen e jashtme të këtij qëndrimi.
“Kur erdha në shkollë të lartë doja patjetër të bëja një ndryshim. Nuk doja që njerëzit që do të takoja këtu të shikonin vajzën e dikurshme, përkundrazi, doja të isha një tjetër njeri. Dhe nuk e zgjata shumë, kur pashë një ditë një videoklip të
Rihanës, vendosa menjëherë t’i pres flokët si ajo. Qysh atëherë në klasën time
jam identifikuar si vajza me flokë të shkurtra. Arrita të dal më në pah. Arrita të
bëja diçka, të isha ndryshe nga të tjerët. Nuk doja të isha një vajzë që ta ngacmonin djemtë, përkundrazi, doja të isha një vajzë që as miza të mos e prekte
dot, dhe ia arrita qëllimit.”
Largimi nga familja dhe detyrimi për ta organizuar e vetme jetën e saj në qytetin e
Elbasanit e nxitën të vlerësonte më shumë lirinë dhe të bënte zgjedhje të përgjegjshme:
“Përgjatë viteve të shkollës së lartë, kur u ndava nga familja, kisha më shumë mundësi të devijoja nga rruga, por nuk e bëra. Madje nga gjithë kjo përvojë që
kam kaluar mund të them se njeriu do ta gjejë një rrugëzgjidhje në çfarëdo situate që të ndodhet. Vetëm lëre të lirë në një vend që nuk e njeh askush. Elbasani ka
368
Best, S. & Kellner, D. (1998), “Beavis and Butt-Head: no future for postmodern youth”, në J. S. Epstein,
Youth culture: identity in a postmodern world, Oxford, Blackwell, f. 74-99, cituar në Miles, S., (2000) Youth
lifestyles in a changing world, Open University Press, f.53
137
qenë një qytet që unë nuk e kisha vizituar më parë, nuk njihja asnjëri këtu. Pikërisht kjo më bëri t’i shoshitja gjërat mirë, të ndaja çfarë ishte e mirë për mua
dhe çfarë ishte e gabuar.”
Ndërkohë, mediet vazhdojnë të jenë një prani e përditshme në jetën e studentes Sh, por këtë herë ajo thotë se merr prej tyre vetëm shembullin e mirë që ato japin, duke i
konsideruar si ndihmesë për të gjetur zgjidhje në situata të ndryshme të jetës. Megjithatë, duket se ajo nuk i shpëton dot ndikimit që ato kanë në krijimin e modeleve që lidhen
vetëm me pamjen e jashtme, por që nuk trondisin thelbin e saj.
“ E ndiej ndikimin e madh të medies, sepse kam marrë kaq shumë vendime të çastit vetëm duke parë një model që mua më tërheq. Për shembull, më ka mjaftuar
ta shoh vetëm një herë filmin me këngëtarin Eminem dhe e kam mjaft të vështirë të rri pa kufje në vesh tani. Në fillim e bëja sepse doja të ngjaja me Eminemin,
ndërsa tani më është bërë ves. “
Studentja Sh e konsideron veten një konsumatore të keqe të medies, për shkak të lidhjes
së fortë që ka me kompjuterin dhe celularin, nëpërmjet të cilëve është e lidhur në çdo
moment të ditës në websajte të ndryshme, ku konsumon, nga lajmet dhe informacionet e
ndryshme, deri tek filmat, muzika dhe komunikimet në rrjetet sociale. Për shkak të tërheqjes që ushtrojnë, ato vazhdojnë të ofrojnë modele për t’u ndjekur.
"Në çdo moment unë do të gjej diçka që do të dua ta praktikoj patjetër. Kohët e
fundit, për shembull, e kam shpuar njërin vesh pesë herë, vetëm sepse pashë një aktore në një film aksion. Kam parë edhe disa pjesë të telenovelës “Dashuri dhe
diamante” dhe më është fiksuar një tatuazh si ai që ka Elifi, personazhi kryesor. I
kam premtuar vetes që do ta bëj vetëm nëse diplomohem këtë vit me nota të mira
dhe e shikoj atë foto sa herë që lodhem duke lexuar”.
Në këtë kohë identiteti i studentes Sh është formësuar në përvojën që ajo krijon çdo ditë
në konsumin që i bën medieve. Ajo është e vetëdijshme për përfshirjen në vorbullën e
informacionit global dhe për tundimin që ndien shpeshherë për të provuar tendencat e reja të kohës. Ky realitet, ku individi është vazhdimisht në përballje me mundësitë e
pafundme të zgjedhjes së veprimeve, sjell një atmosferë dyshimi dhe ankthi. Për
Giddens369, jetesa në këtë shoqëri të rrezikut e detyron individin të zgjedhë stile jete të
veçanta si mjete nëpërmjet të cilave të minimizojë ankthin. Por, kjo strategji, sipas tij, është e kufizuar për shkak të sasisë së madhe të mundësive të jetës që përceptohen nga
individi çdo ditë. Këto mundësi zgjerohen nga procesi i globalizimit në kuptimin që
transformimet globale janë gjithmonë e më shumë të lidhura me aktivitetin e përditshëm
369
Giddens, A. (1999), Identità e società moderna, Ipermedium Libri, f.47-88
138
e, që këtej, me ndërtimin e identitetit. Në modernitetin e vonë identitetet janë të lidhura ngushtësisht me situata krizash duke e bërë rrëfimin e identitetit vetjak përgjithmonë të
brishtë. Bota ku jetojmë është krejt ndryshe nga ajo e së shkuarës. Jetët tona lokale janë
drejtpërsëdrejti të ndikuara dhe drejtpërsëdrejti shprehin përvojat globale, gjë që krijon një tip krejt ndryshe të përvojës sonë sociale.
“Gjëja e parë që bëj kur ngrihem natën për të studiuar është të hap laptopin dhe të shikoj pjesët e filmave, sidomos filmat vizatimorë të preferuar. Vetëm pasi kam
parë ato më hyn kënaqësia dhe dëshira për të mësuar dhe nata më duket kaq e shkurtër. Të them të drejtën, e vërteta është se ato pjesë mua më kujtojnë disa
momente të jetës sime të cilave nuk duhet t’i kthehem më dhe, duke i kujtuar,
trupi im bëhet më i fuqishëm për të vazhduar përpara.”
Përvoja e studentes Sh me mediet është një shembull i mirë që tregon se ideologjia nuk
është vetëm pjesë përbërëse e produkteve mediatike. Përkundrazi, është e nevojshme që të shqyrtojmë mënyrat sesi këto produkte kuptohen dhe përdoren nga individët që i
konsumojnë dhe sesi përdorimi i këtyre produkteve është i ndërlidhur me format lokale të pushtetit. Kushtet sociale të receptimit të formave simbolike janë po aq të rëndësishme sa
edhe karakteristikat e vetë këtyre formave. Kjo qasje e lidh ideologjinë me marrëdhënien
që ekziston mes formave simbolike dhe pushtetit, e cila mund të analizohet në kontekstin
e marrëdhënieve sociale të konsumatorëve.
Domethëniet që nxjerr studentja Sh nga kontakti i vazhdueshëm me produkte mediatike globale, dalin nga ndërveprimi mes kontekstit të receptimit dhe karakteristikave formale
të teksteve të konsumuara. Për një tjetër konsumator, në një tjetër kontekst, domethëniet e marra nga i njëjti tekst mund të ishin krejt të kundërta nga pikëpamja kulturore.
Thompson argumenton se:
“...media krijon kushtet për ndërhyrjen e ndërmjetësuar të mesazheve ideologjike
në kontekstet praktike të jetës së përditshme. Është shumë e rëndësishme të
theksojmë karakterin kontekstual të ideologjisë: nëse mesazhet e ndërmjetësuara janë ideologjike, kjo varet nga mënyrat në të cilat ato merren nga individët dhe se
si gërshetohen në mënyrë refleksive në jetët e tyre. Tekstet dhe programet mediatike që janë të ngopura me imazhe të stereotipizuara, mesazhe bindëse etj.,
në fakt, mund të merren dhe të përdoren në mënyra nga më të paparashikuarat.
Për të kuptuar karakterin ideologjik të mesazheve mediatike duhen marrë në
konsideratë mënyrat në të cilat këto mesazhe janë ndërfutur në jetën e marrësve,
139
si ato bëhen pjesë e projekteve të tyre të vetëndërtimit dhe si përdoren prej tyre në kontekstet praktike të jetës së përditshme”. 370
Çfarë ndodh me studenten Sh në momentet e rëndësishme të biografisë së saj, është
rrugëtimi që ajo bën drejt modernitetit, është përvoja e saj e jetuar e kulturës moderne, ndaj së cilës ajo u ekspozua qysh fëmijë.
Shprehja e Octavio Paz se kulturat globale janë “të dënuara me modernitet”371 i bën jehonë temës së filozofisë ekzistencialiste dhe idesë së famshme të Jean Paul Satre që thotë se qeniet njerëzore janë “të dënuara me liri”.372 Kjo shprehje përmbledh fatalizmin
që qëndron në thelb të filozofisë së tij: ne jemi të dënuar, të destinuar ndaj një ankthi ekzistencial dhe ndaj një pasigurie për shkak të lirisë që na përcakton. Kjo liri radikale, e
kuptuar në ekzistencializmin e Satrit si një ndërgjegjësim për mungesën e ndonjë përcaktimi të vetëdijes njerëzore, çon në një fat njerëzor vendimtar: “nuk jemi të lirë të
heqim dorë nga të qenit të lirë”. Faktori njerëzor, për Satrin, është i kapur në një kërkim të pashmangshëm, por sipërfaqësor të përcaktimit të vetes. Liria është një dhuratë e
dyfishtë, por e atillë që nuk e refuzojmë dot.
Një gjë e ngjashme vihet re edhe në formulimin e Paz. Moderniteti socioekonomik është
“fati” i të gjitha kulturave në kuptimin që janë të integruara në një nivel strukturor në rendin e sistemeve të kombeve-shtete dhe në tregun kapitalist global; por ky integrim, i cili është një fakt i kryer strukturor, jo një ‘opsion’ kulturor, transformon kushtet e
kulturës në mënyrë të pakthyeshme, duke qenë se detyron për një kalim njëdrejtimësh nga ‘tradita’ në ‘modernitet’. Duke qenë se ky kalim bëhet nga faktori njerëzor dhe
përfshin shfaqjen e mundësive të reja, zgjedhjeve të reja, dëshirave të reja, lirive të reja, atëherë mund të kuptohet në terma ‘ekzistencialë’. ‘Fati kulturor’ lidhet me realizimin e
lirisë njerëzore individuale. Kulturat janë ‘të dënuara me modernitet’ jo vetëm prej
proceseve strukturore të zhvillimit ekonomik, por nga proceset njerëzore të zhvillimit
vetjak.373
Një nga qasjet më interesante që trajton çështjen e modernitetit kulturor është libri i Marshall Berman “All that is solid melts into air: The experience of modernity” (Çdo gjë
solide tretet në ajër: Përvoja e modernitetit). Ai e sheh modernitetin jo si një stil, formë apo strukturë, por si një mënyrë e një përvoje kulturore të përbashkët. Ai shkruan:
370 Thompson, J.B. (1995), The media and modernity: a social theory of the media, Cambrige: Polity
Pressf.213-214. 371 Octavio Paz cituar në Tomlinson, J. (1991), Cultural Imperialism, London: Continuum, f. 140. 372 Sartre, J.P. (1956), Being and Nothingness, New York, Pocket Books, f.576, cituar në Tomlinson, J.
(1991), Cultural Imperialism, London: Continuum, f. 140. 373 Tomlinson, J. (1991), Cultural Imperialism, London: Continuum, f. 141.
140
“Ka një mënyrë të përvojës jetësore – përvojë e hapësirës dhe kohës, e vetes dhe të tjerëve, e mundësive dhe rreziqeve të jetës – që bashkëndahet sot nga burra
dhe gra nëpër të gjithë botën. Unë do ta quaj këtë korpus përvoje me emrin
‘modernitet’. Të jesh modern është ta gjesh veten në një ambient që na premton aventurë, pushtet, gëzim, rritje, transformim të vetes dhe të botës – dhe, në të
njëjtën kohë, që kërcënon të shkatërrojë çdo gjë që kemi, çdo gjë që dimë, çdo gjë që jemi. Mjediset dhe përvojat moderne tejkalojnë të gjithë kufijtë e gjeografisë
dhe etnicitetit, të klasës dhe kombësisë, të fesë dhe ideologjisë: në këtë kuptim, moderniteti mund të thuhet se bashkon gjithë njerëzimin. Por është një bashkim
paradoksal, një bashkim në mungesën e unitetit: na hedh të gjithëve në një vorbull shpërbërjeje dhe rinovimi të vazhdueshëm, në një vorbull lufte dhe kontradiktash,
dykuptimësie dhe ankthi. Të jesh modern do të thotë të jesh pjesë e një universi në të cilin, siç ka thënë Marksi, ‘çdo gjë që është solide, tretet në ajër’”. 374
5.3 Diskutim mbi të dhënat
Në historinë e modernitetit të Berman-it modernizimi, si një numër procesesh sociale-
institucionale, prodhon përvojën e modernitetit në një ndërveprim dialektik me veprimet kulturore vetëformuese të individëve. Çfarë e vë në lëvizje këtë dialektikë është vetë modernizimi. ‘Kultura e jetuar’ e modernitetit kapitalist transmetohet nga institucionet
më të mëdha social-ekonomike të Perëndimit – tregu kapitalist, burokracia, shkenca dhe teknologjia, komunikimi masiv e me radhë, pra, ato që Peter Berger i quan “transportues
të modernitetit”.375 Në mënyrë të ngjashme, Tomlinson beson se tërheqja ndaj medies perëndimore duhet parë në kontekstin e tërheqjes dhe në përhapjen pasuese të
modernitetit kapitalist.
Sipas Reimer (1995), moderniteti është një orvatje për të kombinuar proceset e ndryshme
dhe në dukje të ndara të industrializimit, urbanizimit, shekullarizimit e mediatizimit dhe
për t’u përpjekur për të parë këto procese si shprehje të një logjike të brendshme të përbashkët.376 Fornas dhe Bolin besojnë se thelbi i modernizimit kulturor duhet kërkuar
në procesin e ‘individualizimit’, i cili nuk duhet ngatërruar me ‘individualizmin, që nënkupton se gjithkush është egoist, apo individualist. Individualizimi është shkalla
gjithnjë e më e madhe e ndarjes së individit nga lidhjet tradicionale dhe pengesat që
374 Berman, M. (1983), All that is solid melts into the air: The experience of modernity, London, Verso,
f.15, cituar në Tomlinson, J. (1991), Cultural Imperialism, London: Continuum, f.147. 375 Berger, P. (1974), Pyramids of Sacrifice, Harmondsworth, Allen Lane, f.200, Cituar në Tomlinson, J.
(1991), Cultural Imperialism, London: Continuum, f.154. 376 Reimer, B. (1995) "Youth and Modern Lifestyles", në Fornas, J. and Bolin, G., Youth Culture in Late
Modernity, London: Sage, f.128.
141
sjellin ato. Studiesit Fornas dhe Bolin identifikojnë një proces ku individët kanë qenë gjithnjë e më shumë të çliruar nga detyrimet e kolektivitetit. Ata argumentojnë se “në
kulturat e sotme rinore ka shumë shembuj të ndërtimit të kolektiviteteve të reja nëpërmjet
masmedies, aktivitete zbavitëse apo lëvizje sociale, por këto në një shkallë të lartë janë të zgjedhura individualisht”.377
Nuk është për t’u habitur që media perëndimore përçon këto vlera moderne dhe se, sikundër e pamë në rastin e studentes J dhe studentes SH, këto vlera mund të jenë shumë
tërheqëse për individë që jetojnë në marrëdhënie shoqërore të lidhura fort me traditën, edhe pse përshtatja që i bëjnë këtyre vlerave është një proces jo i njëllojtë. Moderniteti i
përfshin studentet në një proces ku individit i ofrohen mënyra të reja për të kuptuar
marrëdhënien mes vetes dhe komunitetit.
Ky kapitull pati si qëllim të tregonte se si kompleksiteti i domethënieve që marrin
audiencat kur konsumojnë media, e bën të vështirë marrjen e një pozicioni që është tërësisht në favor ose tërësisht kundër depërtimit të medies globale në kulturën lokale,
pasi, në rrethana të ndryshme, këto domethënie marrin vlera të ndryshme. Teksa bën thirrje për një kontekstualizim radikal, Ien Ang (1996) argumenton se çdo gjykim që do
të duam të bëjmë mbi efektet e medies është i përkohshëm. Ang gjithashtu argumenton
për nevojën për të kuptuar domethëniet që audiencat përftojnë nga mediet, brenda
kontekstit të “një rrjeti shumëdimensional ndërsubjektiv ku objekti futet dhe merr vlerë në kontekstin konkret të konsumit.” 378
5.4 Përmbledhje e kapitullit
Duke përfunduar mund të themi se intervistat narrative të dy studenteve na dhanë mundësinë të dallojmë disa nga momentet thelbësore në biografitë e tyre dhe të tregojmë
lidhjen mes këtyre momenteve, të cilat janë të strukturuara nga kontekstet sociale ku
studentet jetojnë dhe nga modelet individuale të konsumit të medieve. Gjithashtu, jemi
përpjekur të argumentojmë se intervistat narrative janë një metodë e mirë për të kapur atë që Tomlinson e quan ‘ndërveprim i ndërmjetësimeve’379 mes kulturës së jetuar dhe
kulturës së ndërmjetësuar nga mediet. Kjo qasje na ndihmon të tregohemi të kujdeshëm
ndaj teorive që mbitheksojnë rolin e konsumit të medies në formimin e identitetit dhe, më
377 Fornas, J. & Bolin, G. (1992), Moves in Modernity, Almqvist and Wiksell International, f.9, cituar në
Miles, S., (2000) Youth lifestyles in a changing world, Open University Press, f.67. 378 Ang, I. (1996), Living Room Wars: Rethinking Media Audiences for a Postmodern World, London:
Routledge, fq.59. 379 Tomlinson, J. (1991), Cultural Imperialism, London: Continuum, f.61.
142
e rëndësishmja, të shkojmë përtej teorive që theksojnë pushtetin përcaktues të medies, apo të atyre që vënë në dukje lirinë interpretuese të audiencës. Leximi i thelluar që mund
t’i bëjmë preferencave të medieve në momente të ndryshme të jetës së individëve, na
lejon të vlerësojmë se vendimet që marrim mbi konsumin e medieve, por edhe domethëniet që marrim nga tekstet, ndikohen nga konteksti i konsumit dhe burime të
tjera të përvojës kulturore.
143
Kapitulli 6
6. DEPËRTIMI I MEDIES GLOBALE NË KULTURËN LOKALE
“Traditat e grupeve të ndryshme po kontaktojnë gjithnjë e më shumë me njëra-tjetrën, pjesërisht si rezultat i migrimeve kulturore dhe pjesërisht si rezultat i
globalizimit të produkteve medietike. Por, ky kontakt i rritur mes traditave nuk shoqërohet domosdoshmërisht me rritjen e një kuptueshmërie të ndërsjellë nga
ana e individëve që u takojnë grupeve të ndryshme. Përkundrazi, takimi i traditave mund të çojë në forma konflikti, të cilat bazohen në shkallë të ndryshme
moskuptimi dhe intolerance – konflikte që bëhen më të forta kur lidhen me marrëdhënie më të gjera të pushtetit dhe të pabarazisë”380 (Thompson, 1995).
6.1 Hyrje
Duke qenë se të rinjtë janë përdorues intensivë të medies, studimet empirike që janë ndërmarrë nëpër botë, kanë synuar të tregojnë se si globalizimi ka hyrë në jetën e të
rinjve nëpërmjet medieve që ata konsumojnë (Bennett, 2000; Pilkington, 1997; Pam Nilan dhe Carles Feixa, 2006; Skelton dhe Valentine, 1997; De Block dhe Buckingham,
2007; Sefton-Green, 1998; Buckingham etj., 2008; Osgerby, 2005). Në këto studime është adresuar manifestimi i globalizmit në kulturat e jetës së përditshme të të rinjve, në
kuptimin e përmbajtjeve kulturore që mbushin një vend të rëndësishëm në jetën e tyre. Me pak fjalë, është vëzhguar nga afër lidhja apo rëndësia që kanë pasur tekste të
ndryshme të medies globale për grupime të ndryshme të audiencës rinore. Kjo çështje është bërë objekt studimi edhe i sondazhit të kryer me studentë të Universitetit të Elbasanit, në përpjekjen për të kuptuar modelet e konsumit të medieve nga ana e tyre. Të
dhënat e sondazhit të kryer në vitin 2013 do të analizohen bashkë me të dhënat nga ditarët apo intervistat e zhvilluara gjatë vitit 2014.
380
Thompson, J. B. (1995), The Media and Modernity: A Social Theory of the Media, Cambridge Polity
Press, f. 205.
144
6.2 Të dhëna demografike të kampionimit në Universitetin e Elbasanit
Tabelat nga 1 në 4 japin një profil demografik të studentëve që kanë marrë pjesë në
sondazh, nëpërmjet pyetësorit të vetëplotësuar që u shpërnda në të gjitha fakultetet e
Universitetit të Elbasanit
Tabela 1
Të dhënat e kampionit për ndarjen sipas gjinisë krahasuar me të dhënat e përgjithshme statistikore të Universitetit të Elbasanit për studentët që frekuentojnë studimet në
programet e studimit me kohë të plotë
Gjinia
Kampioni i kërkimit
nr.
Kampioni i
kërkimit %
Universiteti i
Elbasanit nr.
Universiteti i
Elbasanit %
Femra 280 69,7 6476 64,9
Meshkuj 122 30,3 3500 35,1
Total 402 100,0 9976
Tabela 1 tregon se shpërndarja ‘sipas gjinisë’ e kampionit të kërkimit reflekton me përafërsi statistikat e Universitetit të Elbasanit për vitin akademik 2013-2014.
Tabela 2
Tabela 2 jep të dhëna mbi moshën e studentëve të përfshirë në studim.
Mosha
Kampioni i kërkimit
nr. Kampioni i kërkimit %
19 e me pak 194 48,3
20-21 175 43,5
22 e lart 33 8,2
Total 402 100,0
145
Tabela 3
Tabela 3 jep të dhëna mbi fushën e studimit të studentëve të kampionit krahasuar me të dhënat e përgjithshme të Universitetit.
Fusha e studimit
Kampioni
i kërkimit nr.
Percentuale
Kampioni i kërkimit %
Universiteti i Elbasanit nr.
Universiteti i Elbasanit %
Shkenca humane & të
edukimit 194 48,3 5065 50,7
Ekonomik 129 32,1 2329 23,3
Shkenca
natyre/Infermieri 79 19,7 2692 26,9
Total 402 100,0 9976 100,0
Tabela 4
Origjina e studentëve të kampionit krahasuar me të dhënat e Universitetit
Origjina
Kampioni i kërkimit
nr.
Kampioni i kërkimit
% Universiteti i Elbasanit nr.
Universiteti i Elbasanit %
Kryesisht
fshat 194 48,2 3891 39
Qyteze/Qytet 208 51,8 6085 61
Totale 402 100,0 9976 100,0
Tabela 4.1
Origjina e studentëve sipas gjinisë
Gjinia * Origjina
Origjina
Total
Kryesisht
fshat Qyteze Qytet Tjetër
Gjinia Femra 139 64 75 2 280
Meshkuj 55 21 44 2 122 Total 194 85 119 4 402
146
Tabela 5
Tipi i shkollimit të mesëm.
Shkolla e mesme
Kampioni i
kërkimit
nr.
Kampioni i
kërkimit %
Shkollë publike 374 93,0
Shkollë private 12 3,0
Shkollë profesionale
16 4,0
Total 402 100,0
Tabela 6
Klasa sociale e studentëve.
Klasa sociale
Kampioni i
kërkimit nr.
Kampioni i kërkimit %
Shtresë e mesme 141 35,1
Klasë punëtore 148 36,8
Ambient fshatar 110 27,4
Tjetër 3 ,7
Totale 402 100,0
Tabela 6.1
Klasa sociale e studentëve sipas gjinisë
Gjinia * Klasa sociale
Prejardhja
Total
Shtresë e
mesme
Klasë
punetore
Ambient
fshatar Tjetër
Gjinia Femra 90 115 74 1 280
Meshkuj 51 33 36 2 122 Total 141 148 110 3 402
147
Përkatësia në klasën sociale, siç tregohet në tabelat 6 dhe 6.1, është bazuar në të kuptuarin që vetë studentët kanë për pozicionimin e tyre social.
Nga informacionet e paraqitura në tabelat 4, 5 dhe 6 vërejmë se:
Studentët e përfshirë në studim reflektojnë me përafërsi të dhënat statistikore të Universitetit të Elbasanit
Ata vijnë kryesisht nga qytete të vogla ose zona rurale.
Pjesa më e madhe e femrave janë rritur në një ambient fshatar ose në një familje të klasës
punëtore. Pjesa më e madhe e meshkujve vijnë nga qyteza apo qytete dhe ndiejnë se i përkasin një
shtrese të mesme.
Shumica dërrmuese kanë studiuar në shkolla publike. Vetëm një përqindje e vogël ka
studiuar në shkolla private apo shkolla profesionale. Përfaqësojnë pothuajse në masë të barabartë shtresat e ndryshme shoqërore, ashtu
sikundër i kuptojnë ata vetë.
Këto të dhëna tregojnë qartë botë të ndryshme të banuara nga rinia shqiptare, kontekste jete dhe realitete shoqërore të karakterizuara nga veçoritë e veta përcaktuese. E
megjithatë, janë të rinj dhe të reja që, pavarësisht shtresëzimeve të ndryshme shoqërore,
kanë gëzuar të njëjtin formim arsimor në vendet e tyre të origjinës.
6.3 Depërtimi i medies globale në kulturat lokale
Në dritën e interesit të këtij studimi mbi globalizimin e medieve, sondazhi vëzhgoi nëse
studentët kishin ose jo një preferencë për medien globale, në krahasim me medien lokale.
Siç e kemi thënë edhe më parë, përgjigjet ndaj pohimeve të ndërtuara sipas shkallës Likert, si, për shembull, “Jam më shumë i/e lidhur me muzikën, televizionin dhe filmin e
huaj, se sa me muzikën, televizionin dhe filmin shqiptar”, janë përdorur për të eksploruar
këtë çështje. Në fokus të pohimeve të testuara janë kryesisht filmi dhe muzika, të cilat
për shkak të lehtësisë në komunikim, shpejtësisë së transmetimit të tyre dhe mënyrave të realizimit me mjetet e sotme teknologjike, ushtrojnë një forcë më të madhe tërheqëse
veçanërisht për rininë.
Në këtë kontekst, është testuar një parim qëndror të tezës së imperializmit të medias që
mbështet se procesi i globalizimit të medias dhe kulturës po çon drejt një homogjenizimi kulturor. Teza e imperializmit të medias supozon se mediat luajnë një rol thelbësor në
formimin e identitetit, shpesh duke minimizuar rolin e luajtur nga faktorë të tjerë
148
kulturorë.381 Nxitur nga ky supozim, është testuar nëse homogjenizimi i kulturës globale ka ndihmuar në ndërtimin e një kulture të bashkëndarë të të rinjve, apo ndarjet shoqërore
të popullsisë shqiptare kanë rezultuar më të forta dhe përcaktuese në këtë ndërtim.
Sondazhi gjithashtu analizoi lidhjen mes variableve të pavarur, si, për shembull, gjini, prejardhje, shtresë sociale dhe të preferencave mbi zhanret e medias. Këto gjetje janë
bërë bazë për kërkimin e mëtejshëm nëpërmjet ditarëve dhe intervistave, ku janë hetuar arsyet e këtyre preferencave. Të dhënat e paraqitura në këtë kapitull kanë kryesisht natyrë
përshkruese, ndërsa analiza cilësore e tyre do të gjejë vend në kapitujt në vazhdim.
Tabela 7
Përgjigjet për pohimin “Jam më shumë i lidhur me muzikën, televizionin dhe filmin
perëndimor, se sa me muzikën, filmin dhe televizionin shqiptar” të analizuara sipas
gjinisë dhe klasës sociale.
Jam më shumë i lidhur me muzikën, televizionin dhe filmin perëndimor.
Kampioni i
kërkimit
nr.
Kampioni i
kërkimit %
Shume dakort 76 18,9
Dakord 122 30,3
Nuk jam dakord
155 38,6
Shumë kundër 24 6,0
I pasigurtë 25 6,2
Total 402 100,0
381 Tomlinson, J. (1991), Cultural Imperialism. Baltimore: Johns Hopkins University Press , fq.58
149
Tabela 7.1
Gjinia
Jam më shumë i lidhur me muzikën,
televizionin dhe filmin perëndimor
Total Shumë dakort Dakord
Nuk jam dakord
Shumë kundër
I pasigurtë
Femra Nr 49 93 106 18 14 280
% 64,5% 76,2% 68,4% 75,0% 56,0% 69,7%
Meshkuj Nr 27 29 49 6 11 122
% 35,5% 23,8% 31,6% 25,0% 44,0% 30,3%
Total Nr 76 122 155 24 25 402
% 100,0% 100,0% 100,0% 100,0% 100,0% 100,0%
Tabela 7.2
Klasa sociale
Jam më shumë i lidhur me muzikën,
televizionin dhe filmin perëndimor
Total
Shumë
dakort Dakord
Nuk
jam
dakord
Shumë
kundër
I
pasigurtë
Shtresë e mesme
Nr. 30 35 59 9 8 141
% 39,5% 28,7% 38,1% 37,5% 32,0% 35,1%
Klasë punëtore
Nr. 26 53 51 12 6 148
% 34,2% 43,4% 32,9% 50,0% 24,0% 36,8%
Ambient fshatar
Nr 18 33 45 3 11 110
% 23,7% 27,0% 29,0% 12,5% 44,0% 27,4%
Total Nr 76 122 155 24 25 402
% 100,0% 100,0% 100,0% 100,0% 100,0% 100,0%
150
Tabela 8
Përgjigjet për pyetjen “Kur shihni televizion, preferoni programet vendase apo të huaja?” të analizuar sipas gjinisë dhe klasës sociale.
Preferoni programet vendase apo të huaja?
Kampioni i
kërkimit nr.
Kampioni i kërkimit %
Vendase 265 65,9
1 dhe 2 1 ,2
Të huaja 136 33,8
Totale 402 100,0
Tabela 8.1
Gjinia
Preferoni programet vendase apo të huaja?
Total Vendase 1 dhe 2 Të huaja
Femra Nr 177 1 102 280
%j 66,8% 100,0% 75,0% 69,7%
Meshkuj Nr 88 0 34 122
% 33,2% 0,0% 25,0% 30,3%
Total Nr 265 1 136 402
% 100,0% 100,0% 100,0% 100,0%
Tabela 8.2
Klasa sociale
Preferoni programet vendase apo të huaja?
Totale Vendase 1 dhe 2 Të huaja
Shtresë e mesme Nr 92 0 52 144
% 34,7% 0,0% 36,0% 35,4%
Klasë punëtore Nr 91 0 57 148
% 34,3% 0,0% 41,9% 36,8%
Ambient fshatar Nr 79 1 30 110
% 29,8% 100,0% 22,1% 27,4%
Total Nr. 265 1 136 402
% 100,0% 100,0% 100,0% 100,0%
151
Tabela 9
Përgjigjet ndaj pyetjes “Kur dëgjoni muzikë preferon këngëtarë/grupe muzikore vendase apo të huaj” të analizuar sipas gjinisë dhe klasës sociale.
Këngëtarë vendas apo të huaj?
Kampioni i
kërkimit
nr.
Kampioni i
kërkimit %
Vendas 213 53,0
1 dhe 2 1 ,2
Të huaj 188 46,8
Total 402 100,0
Tabela 9.1
Gjinia
Këngëtarë vendas apo të huaj?
Total Vendas 1 dhe 2 Të huaj
Femra Nr 150 1 129 280
% 70,4% 100,0% 68,6% 69,7%
Meshkuj Nr 63 0 59 122
% 29,6% 0,0% 31,4% 30,3%
Total Nr 213 1 188 402
% 100,0% 100,0% 100,0% 100,0%
Tabela 9.2
Klasa sociale
Këngëtarë vendas a të huaj?
Total Vendas 1 dhe 2 Tëhuaj
Shtresë e mesme Nr 73 0 68 141
% 34,3% 0,0% 36,2% 35,1%
Klasë punëtore Nr 72 0 76 148
% 33,8% 0,0% 40,4% 36,8%
Ambient fshatar Nr 67 1 42 110
% 31,5% 100,0% 22,3% 27,4%
Tjetër Nr 1 0 2 3
% 0,5% 0,0% 1,1% 0,7%
Total Nr 213 1 188 402
% 100,0% 100,0% 100,0% 100,0%
152
Rezultatet e sondazhit tregojnë se studentët kanë preferenca të ndryshme për medien globale dhe atë lokale. Format e kulturës lokale zënë vendin e parë në preferencat e tyre.
Studentët e shtresës së mesme, e më pas ata të klasës punëtore, anë ata që konsumojnë më shumë forma të kulturës globale, ndërsa studentët që vijnë nga një ambient fshatar,
sidomos vajzat, preferojnë më shumë forma të kulturës lokale. Kjo gjë nuk është për t’u habitur po të kemi parasysh lidhjen e ndërsjellë mes preferencës/mungesës së preferencës
për medien globale dhe origjinës dhe shtresës shoqërore të studentëve.
Depërtimi i pabarabartë i medies globale në kulturat lokale është vënë në dukje edhe në studime të tjera. Straubhaar (1991) në studimin e tij mbi konsumin e medies në Amerikën
Latine, ka krijuar termin ‘afërsi kulturore’ për të përshkruar dëshirën e ‘klasave të ulëta’ për të konsumuar medien lokale. Ky fakt ka formuar bazën e kritikës së tij ndaj
pretendimeve të tezës së imperializmit të medies për një homogjenizim kulturor. Sipas Straubhaar:
“Kërkime të reja duket se po synojnë drejt një tradicionalizmi më të madh dhe një
besnikërie ndaj kulturave kombëtare apo lokale nga ana e klasave të ulëta apo
popullore, të cilat tregojnë prirjen më të fortë për të kërkuar afërsinë më të madhe kulturore në programet televizive dhe produkte të tjera kulturore. Duket se ato preferojnë materiale të prodhuara në nivel kombëtar apo lokal, që janë më afër
tyre, duke përforcuar identitetet tradicionale, bazuar në elementë rajonalë, etnikë, dialektorë/gjuhësorë, fetarë e të tjerë... Dëshira për afërsi kulturore që i çon klasat
e ulëta dhe të mesme (në aspektin e arsimit) drejt kulturës kombëtare mund të mos jetë kaq e fortë për elitat, të cilat duken shumë më të ndërkombëtarizuara, sa
ç’do të parashikonte teoria e varësisë”.382
Straubhaar nuk arrin të qartësojë se çfarë përbën ‘afërsi kulturore’ për audiencën
vendase. Ky koncept, që mund t’i referohet përdorimit të gjuhës, apo ndërtimit narrativ,
apo çështjeve tematike të tekstit, reflektohet në një nivel përshkrues edhe në modelet e konsumit të medies në Shqipëri.
382 Straubhaar, J. (1991), “Beyond Media Imperialism: A Symmetrical Interdependence and
cultural proximity”, Critical Studies in Media Communication, 8, 39-59, f.51.
153
6.4 Zgjedhjet e të rinjve në mjedisin medietik shqiptar
Tabela e mëposhtme tregon në përqindje shkallën e burimeve medietike nëpërmjet të
cilave të rinjtë e Universitetit të Elbasanit marrin informacionet në përgjithësi dhe ato për Perëndimin në veçanti.
Tabela 10
TV Radio
Muzike cd,
mp3
Libra Filma
Gazeta
Video
Revista
Internet
Gjithmone
52 12.2 42.3 33.1 26.4 13.2 9.2 8.5 58
Gati
gjithmone
22.1 12.2 25.1 33.8 32.8 23.1 16.4 9.2 20.6
Me raste 13.2 22.6 14.9 18.9 24.6 26.1 22.6 22.6 7
Rralle 5.7 19.7 8 6 10.9 19.4 27.4 31.3 6.7
Asnjehere 4.5 31.3 7.7 5.7 4 18.2 21.9 26.4 5.2
Totali 100
%
100% 100% 100
%
100
%
100% 100% 100% 100%
Tot 2 te
parat 54.6 26.4 69.4 69.4 60.4 36.3 28.1 19.7 80.8
Mediet më të përdorura në kohën e këtij kërkimi janë interneti, shtypi (gazetat dhe
revistat), televizioni, filmi dhe videot muzikore. Mund të supozohet se këto preferenca
vijnë edhe si rezultat i tharjes së jetës social-kulturore në qytetet e tjera përveç kryeqytetit, gjë që rrit në përmasa më të mëdha dëshirat dhe ndjekjen e mediumeve të
lartpërmenduraPopullariteti i këtyre medieve mes të rinjve, bashkë me radion, e cila
duket se po gëzon një shtim interesi gjatë viteve të fundit, do të diskutohen në paragrafët
e tjerë të këtij kapitulli..
154
6.4.1 Hapësira e informacionit virtual: interneti
Shërbimin e internetit në Shqipëri e futi për herë të parë në vitin 1991 Fondacioni
“Soros”, në bashkëpunim me PNUD-in, i cili u erdhi në ndihmë shqiptarëve për të komunikuar me Evropën dhe SHBA. Megjithatë shpërndarja masive e internetit erdhi
vetëm pas vitit 1997.383
Operatori i parë ishte Intellectual Communication Center-Albania e më pas në vitin 1998
Abissnet dhe Adanet. Së bashku me operatorë të tjerë ato filluan të shtrijnë shërbimin e
internetit fillimisht në Tiranë, në përfaqësitë diplomatike, në zyrat shtetërore e më pas në qytete të tjera të Shqipërisë.
Infrastruktura e internetit në Shqipëri filloi të krijohet vrullshëm vetëm pas vitit ‘98.
Duke përdorur teknologjinë e fibrave optike, Shqipëria u lidh nëpërmjet Italisë, Greqisë dhe Kroacisë me rrjetin ndërkombëtar duke shënuar një hop cilësor.
Në vitin 1998 u miratua në Kuvend edhe ligji “Për telekomunikacionet në Republikën e
Shqipërisë”. Në të njëjtin vit u themelua Enti Rregullator i Telekomunikacioneve (ERT),
që krijoi një bazë institucionale për zhvillimet në këtë fushë dhe i parapriu privatizimeve
strategjike, si edhe dhënies së licencave të reja për internetin, telefoninë fikse dhe atë celulare.384
Qysh në fillim në fokus të shoqërive të internetit kanë qenë të rinjtë. Në të gjitha qytetet shqiptare gradualisht filluan të ngrihen mjaft salla interneti, me 5-20 kompjuter, të cilat morën emrin Internet-Caffè. E para Caffè Internet është hapur në Tiranë në vitin 1999.385
Përhapja e internetit ka qenë një proces shumë gradual, me përmirësime domethënëse
vitet e fundit. Sipas Autoritetit për Komunikacionet Elektronike dhe Postare, rreth
215,000 pajtimtarë kishin akses në internetin me bandë të gjerë në vitin 2012, ndërkohë që 1.4 milionë pajtimtarë aksesuan internetin përmes telefonit të tyre celular.386 Numri i
pajtimtarëve me lidhje me bandë të gjerë ishte 7.6% e popullsisë në vitin 2012. Numri i
pajtimtarëve me lidhje me bandë të gjerë nëpërmjet telefonave smart u rrit në mënyrë të
konsiderueshme në vitin 2012 në 594.000 krahasuar me 248.000 në vitin 2011. Ndërkohë
383
Ahmati, F. (2010), Interneti dhe përhapja në Shqipëri, në
http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2010/03/100310_albania_internet.shtml 384
Tartari, A., (2012), “Interneti në Shqipëri dhe përdorimi nga media –histori dhe aktualitet”, Studime
Albanologjike, Botimi 5 “Historia e medias dhe mediatizimi i historisë”, Tiranë. 385
Po aty. 386
Shih Tregues statistikorë dhe financiarë të tregut elektronik dhe postar 2012, nga AKEP në adresën:
http://akep.al/images/stories/AKEP/statistika/TREGUESIT-STATISTIKORE-2012-090713.pdf
155
që tarifat për lidhjet e internetit kanë qenë përgjithësisht të larta, gjatë vitit të fundit u konsideruan mesatare dhe të përballueshme në rajon.387
Rritja e numrit të përdoruesve të internetit në dekadën e fundit ka pasur ndikim edhe në
zhvillimin e medieve online. Në një plan të përgjithshëm mund të dallojmë dy grupime të
mëdha të medieve online në Shqipëri: në grupin e parë hyjnë websajtet e medieve
tradicionale (shtyp, radio, televizion), kurse në grupin e dytë hyjnë websajtet individuale, të quajtura ndryshe edhe “digital native media”, të cilat janë krijime origjinale webi që nuk kanë lidhje me ndonjë media tradicionale.388
Websajtet e medieve tradicionale vazhdojnë të mbeten burimi më i rëndësishëm dhe më i
frekuentuar i lajmit edhe për audiencën online. Kjo duket qartë edhe në faktin se nga 45
websajtet e monitoruara për periudhën 1 prill – 1 korrik 2014 (që janë edhe websajtet më
të vizituara), 27 prej tyre janë websajte të medieve tradicionale dhe 18 websajte individuale. Siç shihet edhe në grafikën e mëposhtme, nga 27 websajtet e medieve
tradicionale, 15 janë websajte gazetash, 9 janë websajte të kanaleve televizive, 1 është
websajt reviste, 1 websajt agjencie lajmesh (ATSH) dhe 1 websajt origjinal, që është krijuar nga një kompani e medieve tradicionale, por që nuk i përket ndonjë medie të saj
(rasti BalkanWeb).389
Figura 1 Websajtet më të vizituara të medieve tradicionale
387
Po aty 388
Zguri, Rr. (2014), Mediat online në Shqipëri, Instituti Shqiptar i Medias, online në
http://www.institutemedia.org/Documents/PDF/gaz-online-shqip.pdf 389
Po aty
156
Në tabelën e mëposhtme paraqitet renditja e 20 websajteve më të klikuara nga shqiptarët, siç rezultonte ajo në datën 10 Maj 2015 në motorin statistikor Alexa.390 Janë përjashtuar
nga kjo listë gazetat kosovare që operojnë online.
Siç vërehet nga të dhënat, shqiptarët e përdorin fillimisht internetin për të bashkëvepruar me miqtë dhe të njohurit nëpërmjet rrjetit social Facebook. Prania e websajteve të huaja,
si Google, Yahoo, Wikipedia flet për një përdorim që lidhet me kërkimin e informacioneve dhe komunikimin me postë elektronike. Youtube është websajti i
preferuar për videoklipet muzikore dhe filmat, duke nënkuptuar se shqiptarët preferojnë të zbaviten, përpara se të konsumojnë në websajtet shqiptare lajme të ndryshme nga
vendi dhe bota. Në fund, jo pa rëndësi janë edhe websajtet e revistave femërore Anabel
dhe Revista Class.
Tabela 11391
Facebook.com 11. Ikub.al
Google.com 12. Ask.com
Youtube.com 13. Live.com
Google.al 14. Wikipedia.org
BalkanWeb.com 15. Shekulli.com.al
Top-channel.tv 16. Revistaclass.al
Yahoo.com 17.Aliexpress.com
Merrjep.al 18. Shqiptarja.com
Albeu.com 19. Gazetatema.net
Anabel.al 20. Panorama.com.al
Gjetjet e sondazhit tonë mbi përdorimin që i bëjnë internetit të rinjtë e Universitetit të
Elbasanit, konfirmojnë të dhënat statistikore të natyrave të ndryshme që janë paraqitur më lart.
390
www.alexa.com 391
www.alexa.com
157
Kështu, përsa i takon frekuencës së përdorimit, interneti është prani e përditshme në jetën e 83% të të anketuarve. Pjesa tjetër e përdorin çdo ditë, ose të paktën dy herë në javë.
Ndër përdorimet kryesore përmendim informacionin me 62%, zbavitjen me 60%,
komunikimin me 55 % dhe blerjet e ndryshme me 23%.
90% e studentëve kanë një llogari në Facebook, 20% në Tëitter, 34 % në Instagram dhe
25 % në rrjete të tjera më pak popullore.
Përsa i takon kohëzgjatjes së përdorimit, të anketuarit raportojnë se më shumë se gjysma e tyre rrinë në Internet për më shumë se 3 orë në ditë, rreth 30 % e përdorin më pak se tre
orë në ditë, ndërsa pjesa tjetër me një frekuencë më të vogël, por gjithsesi disa herë gjatë javës.
Në informacionet që japin mbi rrjetet sociale dhe veprimtaritë që kryejnë aty, studentët
deklarojnë se 53% e tyre në pjesën më të madhe të kohës shohin postimet e të tjerëve,
21% i përdorin kryesisht për të postuar, 17% e tyre për të diskutuar dhe pjesa tjetër janë të angazhuar në veprimtari që lidhen me lojërat. Studentët postojnë sipas radhës, muzikë,
fotografi, krijime personale dhe lajme, informacione, kuriozitete apo lojëra të ndryshme.
Fotografitë, krijimet personale dhe muzika e ndarë me të tjerët, janë ato që marrin më
shumë pëlqime.
Rreth 20% e studentëve raportojnë se kanë një blog të vetin, të cilin e përdorin kryesisht
për të postuar krijime personale, histori dhe rrëfime nga jeta studentore, përshtypje dhe
aforizma nga librat, kuriozitete dhe çështje të aktualitetit që shqetësojnë botën rinore.
6.4.2 Televizioni
Sipas Autoritetit të Medies Audiovizive, ekzistojnë 71 stacione radiofonike me licensë
lokale dhe dy radio me licensë kombëtare. Për më tepër, 72 televizione kanë licensë lokale, ndërsa dy prej tyre kanë licensë kombëtare. Përveç këtyre, ekzistojnë 109 stacione
kabllore që funksionojnë në të gjithë territorin. Ndërkohë, radioja publike administron dy
programe kombëtare, si dhe programe drejtuar bashkatdhetarëve. Televizioni publik
administron dy programe kombëtare dhe po përgatitet për të kaluar në transmetime dixhitale. Ndërkohë, ai ka filluar transmetimin e pesë kanaleve tematike.392
Matjet mbi shikueshmërinë të realizuara nga Kompania Telemetrix për audiencën e televizioneve kryesore në javën 6-12 prill 2015 (një javë normale, në një periudhë kur të
gjithë televizionet kanë programacion të plotë) , të cilat janë bërë duke u bazuar në një
392
Të dhënat statistikore janë marrë në faqen online të Autoritetit të Medias Audiovizive,
www.ama.gov.al
158
teknologji dhe në sistemet më të fundit që mundësojnë llogaritjen e audiencës në kohë reale, rezulton se “3 kanalet TV që kanë arritur Rating më të madh mesatar të javës
(06/04-12/04/15) janë Klan TV (6.4%), Top Channel (4.7%) dhe Vizion+ (3.1%)”.393
Tabela 12
Në një speciale të “Monitor” një vit më parë, për javën 31 mars – 6 prill 2014, 3 kanalet
TV që kanë arritur ‘Rating’ më të madh mesatar të javës ishin Top Channel (5.5%), Klan TV (5.4%) dhe në pozicion të tretë me një diferencë jo të vogël, Vizion + (2.9%).394
Në fashën e orareve të mëngjesit, emisioni “Koha për t’u zgjuar” në televizionin News24
mbetet emisioni më i ndjekur nga teleshikuesit. “Wake Up” renditet i dyti pas Neës 24 deri në orën 8:00, kur e ndjekin kryesisht ata që preferojnë të informohen, teksa bëhen
gati për të shkuar në punë. “Aldo Morning Show” i TV Klan kalon i pari vetëm pas orës 8:00, kur me programin e tij argëtues arrin të marrë të gjithë vëmendjen e shtëpiakeve.
Në fashën orare të mesditës (10:00-15:59), një periudhë pak e qetë për televizionet, ku audiencën kryesore e përbëjnë femrat shtëpiake, shikueshmërinë më të lartë e ka marrë
TV Klan, me ritransmetimin e telenovelave, i ndjekur nga Top Channel dhe Vizion Plus.
“Bidai”, një telenovelë indiane e një stili të veçantë, që transmetohet në TV Klan çdo ditë në orën 17:00, ka arritur një audiencë rekord në Shqipëri, duke u renditur në programin
më të ndjekur në javën në fjalë. Ajo kap një ‘rating’ mesatar prej 28.4%.
Klan vazhdon të ruajë kryesimin deri në orën 19:30 të mbrëmjes, kur shqiptarët
preferojnë Top Channel për ndjekjen e lajmeve të mbrëmjes.
Nga ora 19:00 deri në orën 23:59 është TV Klan që mban kryesimin gjatë ditëve të javës, duke fituar pikë nga transmetimi i telenovelave turke, me një diferencë të ngushtë me
Top Channel, ndryshe nga java e prillit e vitit të kaluar, kur ishte Top Channel ai që
393
Liperi, O. (2015), Audienca e televizioneve: si po rindahet torta?, Revista Monitor, online në
http://www.monitor.al/audienca-e-televizioneve-si-po-rindahet-torta/ 394
Po aty
159
dominonte. I treti ruan pozicionin e konsoliduar Vizion Plus, i ndjekur nga kanalet e lajmeve Neës 24 dhe ABC Neës.
Tabela 13
“Portokalli” vijon të jetë programi më i ndjekur i Top Channel, me një rating mesatar
prej rreth 21%. Por, konkurrenca me telenovelën “Dashuri e ndaluar” në TV Klan ka bërë që emisioni i preferuar i humorit prej vitesh të humbë nga shikueshmëria e audiencës.
Një vit më parë, ai arrinte një rating mesatar prej rreth 30%. Në edicionin e tij të tetë, interesi për “Big Brother” ka rënë. Në javën në fjalë, “Big Brother” kishte një rating prej
rreth 16%, larg niveleve prej mbi 30% të arritura në edicionet e kaluara. Top Channel vijon të jetë kanali kryesor ku shqiptarët informohen në mbrëmje, me një rating prej gati
14% të edicionit të mbrëmjes. I katërti në listë është “100 milionë”, i ndjekur nga “Fiks Fare”.
Tabela14
160
Nga pesë programet më të ndjekura të Klan, tre janë telenovela. “Bidai” mban rekordin,
por nuk mbeten pas dhe “Dashuri e diamante” dhe “Shtëpiake të dëshpëruara”,
përkatësisht në vendin e dytë dhe të katërt. I treti program më i ndjekur është “E diela shqiptare”, i cili ka arritur të ketë një audiencë të qëndrueshme në vite, përmes formatit
familjar dhe të larmishëm. Në javën në fjalë, në vend të pestë është “Zonë e lirë”, që ka rifituar kryesimin e së premtes, pas terrenit të lirë që i kanë lënë kanalet e tjera (vitin e
kaluar ky program konkurrohej fuqishëm nga “Big Brother 7”).
Tabela 15
Ndonëse ka vetëm pak kohë që ka filluar dhe një patentë e re në vend, “Tu si que vales”
është më i ndjekuri në Vizion Plus, me një rating prej rreth 15%. “Al Pazar” është i dyti,
me një rating prej rreth 12.5%, larg shikueshmërisë së vitit të kaluar, që arrinte në mbi 20%. Telenovela “Karadayi” vijon të jetë e preferuar, po ashtu dhe “Pasion i rrëmbyer”.
Pas “shpërnguljes” nga e diela të martën, shfaqja e humorit “Grand Hotel 2XL” ka arritur të fitojë një rating prej rreth 10%, shumë më lart se të dielën, kur nuk arrinte të
konkurronte humorin e Top Channel dhe telenovelën e TV Klan.
Tabela 16
161
6.4.2.1 Strategjitë e programacionit në Top Channel
dhe TV Klan: Perëndimi si ‘normë’395
Që me hyrjen e tij në treg, më se një dekadë më parë, Top Channel ka arritur të
imponohet në tregun medietik, duke bërë jo vetëm revolucion në teknologji, por dhe në
programacion, për të qenë në pararojë të sjelljes konsumatore dhe zakoneve të tregut të
një kombi.
Edhe sot, kur audienca po “goditet” nga përhapja masive e telenovelave turke dhe të Bollywood-it, drejtuesit e Top Channel ndihen të qetë me modelin që ata kanë zgjedhur
për televizionin më të madh në vend, si nga punësimi (aktualisht TCH ka në total rreth 700 të punësuar), ashtu dhe të ardhurat (për vitin 2013 kompania ka raportuar 1.76
miliardë lekë të ardhura).396
“Do shkojmë drejt Lindjes apo Perëndimit? Çfarë përfitojmë duke shkuar drejt
Bollywood!? Ne kemi parë gjithnjë drejt Perëndimit”, thotë zv. drejtori i përgjithshëm i TCH, Skerdi Drenova. “Top Channel ka produkte të një niveli perëndimor, si ‘Big
Brother’, ‘The Voice’, ‘Mastershef’, ‘Albanians Got Talent’. “Ky është vizioni ynë që në themelet e ngritjes së kompanisë, për të dhënë më të mirën. Është dhe rruga më e
vështirë, por që në fund të fundit na çon tek ajo që njerëzit të ndihen krenarë për këto
produkte. Për më tepër që janë produkte që realizohen me stafe shqiptare, që zhvillojnë të
ardhmen e kreativitetit në Shqipëri.”397
Ai kujton se dikur RAI në Itali edukonte shikuesit të bëheshin konsumatorë përmes
promovimit të stilit modern të jetesës. “Ne nuk kemi qenë treg konsumator. Duhet të
ofrosh produkte që të japin konsum. Telenovelat e Bollywood nuk japin perspektivën që
tregu të zhvillohet, e bëjnë atë jo konsumist”.398
Nga ana tjetër, me prodhimet e veta, që transmetohen prej një kohe të gjatë, si për
shembull, “E diela shqiptare”, “Opinion”, “Zonë e lirë” dhe “Takimi i Pasdites”, TV
Klan ka arritur të krijojë një audiencë të qëndrueshme, që konkurron programe të ngjashme në kanalet e tjera televizive. Strategjia e transmetimit të telenovelave turke dhe
indiane, disa prej tyre në prime time, i dha një tjetër hov këtij televizioni, që tashmë
kryeson në audiencë. Drejtori i programacionit në TV Klan Albert Dumani, lidhur me
këtë model të ndjekur nga televizioni, thotë: “Në SHBA, Evropë apo Turqi dhe Indi së fundmi prodhohen me dhjetëra e qindra seriale dhe telenovela. E rëndësishme është të
395
Top Channel versus Klan: debati për modelin e televizionit, Revista Monitor,
online në http://www.monitor.al/top-channel-versus-klan-debati-per-modelin-e-televizionit/ 396
Po aty 397
Po aty 398
Po aty
162
dish çfarë titulli të përzgjedhësh dhe të blesh për ta shfaqur për publikun shqiptar. Shifrat e audiencës flasin vetë: prodhimet e huaja që shfaqen në TV Klan kanë qenë dhe janë
super të ndjekur. Titujt amerikanë të blerë nga ne kanë qenë absolutisht më të mirët në të
gjithë botën dhe në Shqipëri, si “Dr.House”, Greay’s Anatomy”, “Csi NY”, “Sex & the city”, “The good wife” etj. Suksesi i serialeve turke qëndron në atë që edhe ata janë
realisht prodhime televizive shumë të arrira artistikisht. Serialet turke po konkurrojnë tashmë me ato amerikane.”399
Pavarësisht numrit të serialeve dhe telenovelave të transmetuara, TV Klan ka në programacionin e saj 75 % prodhime të vetë TV Klan dhe 25 % prodhime të huaja të
blera. Prodhimi më i ri i TV Klan do të jetë programi Made in Klan.
6.4.2.2 Programacioni për të rinjtë
Në përgjithësi çdo kanal televiziv ka programin e vet muzikor, argëtues dhe informativ
për të rinjtë. Programet e këtyre televizioneve synojnë të tërheqin audiencën nëpërmjet
formateve rinore, me një stil argëtues, të cilat përfshijnë intervista me të ftuar nga bota e
shoë bizz-it dhe artit, përfaqësues të subkulturave të ndryshme, informacionet më të fundit nga muzika, dokumentarë mbi idhujt e muzikës dhe diskutime mbi tema të
ndryshme që kanë lidhje me rininë e sotme. Këto programe – Top Select dhe Next – ,
respektivisht në Top Channel dhe Vizion plus, të cilat transmetohen në orarin e pasdites,
e kanë përshkruar veten si programe informative dhe argëtuese për të rinjtë. Në mungesë të një programi me këtë format, TV Klan e ka zëvendësuar me transmetimin e një seriali
premierë për adoleshentë, Hanna Montana, i cili ndjek jetën e një adoleshenteje që i
duhet të jetojë një jetë të dyfishtë, mes familjes dhe miqve, si një vajzë e zakonshme, dhe
atë të këngëtares së famshme të muzikës pop.
Edhe pse televizioni vetë rezulton si një burim i rëndësishëm medietik, në konsumin e
përditshëm që të rinjtë shqiptarë u bëjnë medieve, rezultatet e sondazhit treguan se
programet dhe serialet për të rinj nuk figurojnë në vendet e para të preferencave. Kryesisht të rinjtë e anketuar të sondazhit tonë parapëlqejnë të shohin më shumë
programe të cilat i dedikohen një audience të rriturish, si, për shembull, lajmet e
dokumentarët, programet zbavitëse, si formatet muzikore, shoë quiz-et dhe variete
humori, filmat e telenovelat.
399
Po aty
163
Figura 2 Preferenca për programet televizive
Arsyet kryesore që studentët japin për këto preferenca lidhen me informimin mbi aktualitetin, me rritjen e njohurive për fusha të ndryshme, me testimin e dijeve vetjake,
me humorin si stigmatizues të situatës aktuale në Shqipëri apo thjesht si argëtues dhe qetësues, me ndjekjen e pasioneve, si sporti e muzika dhe përjetimin e emocioneve të
ndryshme.
6.4.3 Shtypi i shkruar
Shtypi i shkruar, duke përfshirë këtu gazetat dhe revistat, është ndër burimet kryesore të
informacionit për të rinjtë. 56 % e të anketuarve kanë zgjedhur shtypin e shkruar si burim për informacionet. Nuk ekzistojnë të dhëna zyrtare mbi tirazhin e medies së shkruar në
Shqipëri. Ekzistojnë më shumë se 20 gazeta të përditshme, si të një natyre të përgjithshme, ashtu edhe tematike, si, p.sh., ato sportive apo letrare – kulturore –
artistike. Siç raportohet në Barometrin Ballkanik të Medias, besohet se vetëm pak gazeta arrijnë një audiencë domethënëse, ndërkohë që pjesa tjetër shesin vetëm pak kopje.400
Ekziston edhe një gamë gazetash dhe revistash që kanë në qendër argëtimin. Revistat e përgjithshme janë të pakta dhe kanë luftuar për të mbijetuar në treg.
Të anketuarit treguan një grup të vogël gazetash të përditshme në preferencat e tyre. Më
të preferuarat janë gazeta Panorama dhe Shqip. Edhe gazetat sportive, sidomos Panorama Sport, nuk mbeten prapa dhe konkurrojnë fort gazetat Shekulli dhe Mapo. 400
http://library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/10891.pdf, f.8
164
Tabela 17 Gazetat e preferuara nga të rinjtë
Panorama Shekulli Mapo Shqip Sport
Shumë
rregullisht
23.9 5.7 6 20.4 5.5
Rregullisht 19.7 12.2 6.7 22.1 6.5
Nganjëherë 17.2 20.1 10.7 14.4 1.5
Rrallë 12.2 17.9 21.4 11.7 0.5
Asnjëherë 18.4 33.3 43.8 20.6 0
Bosh 7.5 10 10 9.7 85.6
Totali 100% 100% 100% 100% 100%
Tot 2 te parat 55.2 17.9 13.9 43 12
Përsa i takon revistave, të anketuarit shprehin në masën 32.3 % se janë lexues të rregull të tyre; 17 % lexojnë revista nganjëherë, ndërsa pjesa tjetër, gati 50%, rrallë ose
asnjëherë. Nga revistat për të rinj më e njohura në treg është Hanna Montana. Megjithatë, kjo e fundit raportohet vetëm në dy raste nga të anketuarit e sondazhit.
Revista të tjera që dominojnë më tepër peizazhin medietik dhe që përdoren më shumë nga të rinjtë, janë revistat femërore, si, për shembull, Femra Moderne, Jeta, Psikologji,
Mode, Grazia, të cilat i dedikohen modës, bukurisë, shëndetit, modeleve të suksesit, marrëdhënieve në çift, historive rozë dhe thashethemeve për vipat shqiptarë edhe të huaj.
Më shumë nga të gjitha në lëmin e revistave këshilluese për një jetë më të mirë është revista me natyrë kulturore e familjare Living. Kjo revistë, e cila është botim i njërës prej
kompanive të grupit medietik Tring, del në treg çdo tre muaj, me një tirazh prej 15000
kopjesh, dhe premton se në rreth 200 faqet e saj lexuesit do të gjejnë një udhëzues për të përmirësuar jetën e tyre, pasi ndër shekuj qëllimi final i njerëzimit ka qenë të mësuarit se
si jetohet bukur dhe se Living është e vetmja revistë për stilin e jetesës, me një tematikë
sociale, fashion, kuzhinë, bukuri, shëndet, mirëqenie, këshilla praktike, udhëtime,
argëtime dhe zbavitje, trajtimin e kafshëve apo meditimet.
Këto revista në përgjithësi janë një përshtatje e revistave perëndimore jo vetëm në
formatin e jashtëm, por edhe në përmbajtjet e tyre, përsa i takon temave me karakter të përgjithshëm. Megjithatë nuk mungojnë edhe prezantime dhe intervista me personazhet e
njohur të artit, kulturës, sportit, shkencës dhe jetës publike shqiptare. Vajzat janë ato që
165
lexojnë më shumë revista, megjithatë edhe djemtë preferojnë revistat që lidhen me sportin apo revistën Playboy.
Figura 3 Preferenca e të rinjve për revistat
6.4.4 Filmi dhe DVD
Filmi dhe videot e dvd-të janë një tjetër burim i rëndësishëm informacioni për të rinjtë,
pas leximit të gazetave dhe revistave. Të dhënat e sondazhit treguan shumë filma të
preferuar të përmendur nga të anketuarit. Kjo e bëri disi të vështirë vendosjen e një preference të qartë tek të rinjtë. Natyrisht, me kalimin e kohës vendin e filmave të ditës e zënë filmat e rinj, ndaj edhe në përpilimin e një grafiku u përpoqëm ta organizojmë
preferencën sipas zhanreve.
166
Figura 4 Zhanret e preferuara të filmit
Siç duket qartë edhe nga grafiku, zhanri më i preferuar është ai i filmave aksion,
aventurë. 75 % e studentëve raportuan se i ndjekin ato me shumë kënaqësi, për shkak të veprimit të shpejtë, rrezikshmërisë së lartë, ngjarjeve të papritura që rrisin adrenalinën,
aktorëve shumë të mirë dhe ngarkesës emocionale.
Pas filmave aksion, vendin e dytë e zënë filmat komedi, të cilët ndiqen nga 72 % e
studentëve duke qenë se janë argëtues, kanë tema të lehta, bëjnë për të qeshur, largojnë streset e jetës së përditshme dhe ngrenë humorin. Filmat dramë dhe romancë preferohen
kryesisht nga vajzat për shkak të temave që trajtojnë, historive të shkëputura nga jeta e
vërtetë, personazheve me të cilët identifikohen dhe emocioneve që përcjellin. Të gjithë
filmat që përmenden janë filma të huaj, kryesisht prodhime amerikane. Vetëm dy nga të anketuarit iu referuan filmit shqiptar, kjo ndoshta edhe për shkak të prodhimtarisë së ulët të këtij të fundit në tregun e sotëm kinematografik.
Të dhënat e sondazhit me shumëllojshmërinë e filmave dhe zhanreve të preferuar tregojnë gjithashtu edhe se të shikuarit e filmave ndodh kryesisht në shtëpi, më shumë në
televizion, e më pak në video apo dvd. Kinemaja është një ambient që studentët e njohin
shumë pak. Siç shihet nga të dhënat në tabelë, vetëm 10% e tyre e frekuentojnë atë.
Besojmë se këtu ka ndikuar jo vetëm mosfunksionimi i institucionit të kinemasë në qytetin e Elbasanit, por edhe lehtësitë teknologjike që rrisin mundësitë për orientimin e
shikueshmërisë së filmave.
167
Tabela 18 Preferenca për kinemanë
Sa shpesh shkon në kinema?
Kampioni i
kërkimit
nr.
Kampioni i
kërkimit %
Rrallë 249 61,9
Një herë në javë 26 6,5
Dy herë në javë 5 1,2
Tre herë në javë 5 1,2
Më shumë se 3 herë 10 2,5
Anjëherë 107 26,6
Total 402 100,0
6.4.5 Radio
Në bazë të mendimit të McLuhan-it (1964)401 gjendet ideja se në një shoqëri struktura
mendore e njerëzve dhe kultura ndikohen nga tipi i teknologjisë që disponon kjo shoqëri. Në shoqëritë fisnore, para alfabetit, mjeti dominues i komunikimit ishte ligjërimi, duke i
dhënë kështu asaj shoqërie statusin e “shoqërisë së veshit”. Në Shqipëri, rritja e shpejtë
në popullaritet e stacioneve të ndryshme të radios gjatë këtyre 20 viteve, duket se ka
sugjeruar fillimin e një “epoke të veshit”.
Aktualisht në Shqipëri, siç e përmendëm më lart, sipas Autoritetit të Medieve
Audiovizive402 janë të liçensuara 71 radio, nga të cilat vetëm 2 prej tyre janë radio
kombëtare, konkretisht Top Albania Radio dhe Radio +2. Në vitin 2013, siç raportohet në Barometrin Ballkanik të Medies403, Shqipëria kishte 56 stacione radiofonike. Kjo rritje
e popullaritetit të radios ka qenë veçanërisht e shpejtë dhe impresionuese. Çdo qytet
pothuajse ka të paktën një radio. Vetëm në Elbasan funksionojnë pesë stacione
radiofonike. Një pjesë e mirë e programeve të mëngjesit në kanalet televizive kryesore
401 McLuhan, M. (1964). Understanding media: The extensions of man. New York: McGraw-Hill, f.44 402 Të dhënat statistikore janë marrë në faqen online të Autoritetit të Medias Audiovizive
http://ama.gov.al/mediat/radio/ 403
http://library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/10891.pdf
168
transmetohet edhe në radiot e tyre. Kështu Aldo morning show dhe Wake-up transmetohen përkatësisht në Klan radio dhe në Top Albania Radio.
Fig. 5 Stacionet e preferuara radiofonike
Siç vihet re edhe nga grafiku, pjesën më të madhe të audiencës e merr Top Albania
Radio, me 66% të dëgjuesve, e ndjekur nga 10% e dëgjuesve të radiove lokale të
Elbasanit, të cilat për efekt analize, i kemi përfshirë në një grupim. Arsyet e preferencave janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga lloji i muzikës që transmetojnë, sasia dhe
cilësia e programacionit dhe nga mjeshtëria e drejtuesve të programeve të ndryshme.
Programet më të preferuara janë programet e mëngjesit dhe ato të pasdites, në formatin e programit Një këngë për ty. Duket se studentët janë më shumë të tërhequr nga ideja e
përshëndetjeve nëpërmjet këngëve, sesa nga vetë këngët.
6.5 Përmbledhje e kapitullit
Në fund të kësaj pasqyre që lidhet me preferencat e rinisë për mediet e ndryshme mund të
themi se është evidente që të rinjtë janë të ndikuar çdo ditë nga media. Çfarë kemi dashur të argumentojmë nëpërmjet prezantimit të këtyre të dhënave nuk është aq ideja e ndikimit
169
që kanë mediet tek rinia, por të vëmë në dukje një tipar tjetër, atë të ndërveprimit të medies me të rinjtë, që ngre çështje të rëndësishme për kërkime me natyrë sociologjike.
Ky angazhim i përbashkët është manifestuar edhe në përpjekjet e prodhuesve të
mesazheve medietike për të tërhequr audiencat e reja, jo vetëm duke mbajtur ritmin me teknologjitë e fundit, por edhe duke shfrytëzuar elementët e stileve të jetës së rinisë
bashkëkohore. Të rinjtë, nga ana e tyre, janë përgjigjur, jo vetëm duke u angazhuar në konsumin që u bëjnë medieve, por edhe në përdorimin e tyre si burime mesazhesh të
ndërmjetësuara nëpërmjet të cilave krijojnë stilet e tyre të jetës.
Duke përfunduar mund të themi se depërtimi i formave kulturore të huaja në kulturat lokale është një proces shumë më kompleks se sa ç’paraqitet në tezën e imperializmit të
medies. Në disa sektorë të shoqërisë media globale është në rezonancë me audiencat lokale, edhe pse ky fakt ngre pyetjen e kuptimeve që marrin audiencat prej këtyre
medieve, ndërsa në sektorë të tjerë të shoqërisë është më pak popullore se format lokale. Në lidhje me këtë çështje Mattelart shprehet:
“Ideja e një imperializmi monolit triumfues, që fshin gjithë diversitetin dhe
homogjenizon të gjitha kulturat është absurde... Duhet braktisur ideja se imperializmi
pushton sektorët e ndryshëm të një shoqërie në një mënyrë uniforme. Ajo duhet zëvendësuar me kërkesën për një analizë që hedh dritë mbi mjedisin e veçantë që favorizon (ose pengon) këtë depërtim”.404
Duke i qëndruar kësaj kërkese të Mattelart, kapitulli tjetër do të shqyrtojë se si studentë brenda mjedisit të universitetit të Elbasanit preferojnë më shumë medien lokale se sa atë
globale, sidomos televizionin. Siç do të shohim, kjo gjë kërkon edhe eksplorimin e
ndërveprimit mes tekstit dhe kontekstit të receptimit në prodhimin e domethënieve dhe
formimin e identitetit.
404
Mattelart, A. (1979), ‘For a class analysis of communications’, in A.Mattelart and S.Sieglaub (eds)
Communication and Class Struggle, vol. 1, New York: International General, fq.61, cituar në Morley, D.
and Robbins, K. (1995) SpacesofIdentity: GlobalMedia, Electronic Landscapes and Cultural
Boundaries,London: Routledge, fq.52
170
Kapitulli 7
7. NDËRTIMI I IDENTITETIT DHE KONSUMI I MEDIEVE
7.1 Hyrje
Rëndësia e konsumit në përgjithësi në ndërtimin e identitetit është argumentuar nga
shumë studiues (Featherstone, 2007; Miles, 2000). Për disa studiues është konsumi i medies në veçanti ai që qëndron në thelb të procesit të formimit të identitetit (Kellner,
1995;405 Willis, 1990406). Është argumentuar se arsyeja për t’u mbështetur në konsumin e
medieve për formimin e identitetit është se, në shoqëritë e modernitetit të vonë, shumë
nga burimet tradicionale të identitetit – veçanërisht feja dhe familja – e kanë humbur legjitimitetin e tyre, sidomos për të rinjtë. Si rezultat, individët mbështeten gjithmonë e
më shumë në burimet e tyre gjatë procesit të ndërtimit të identitetit, veçanërisht tek
‘materialet simbolike të ndërmjetësuara’407, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në këtë
proces (Thompson, 1995; Willis, 1990).
David Bell dhe Joanne Hollows argumentojnë se procesi i socializimit ka ndryshuar,
sepse ka ndryshuar vendi ku formohen stilet e jetës dhe se transformimet në shoqëri kanë
lëkundur strukturat sociale ekzistuese të cilat formojnë bazën e identitetit dhe i kanë zëvendësuar me domosdoshmërinë për të zgjedhur mënyrat se si ndërtojmë identitetet
tona nëpërmjet praktikave të stileve të jetës. Për këta studiues stili i jetës është i
rëndësishëm për mënyrën në të cilën identitetet ndërmjetësohen, prodhohen dhe
jetohen.408 Johannson dhe Miegel (1992) kanë analizuar lidhjen mes konceptit të stilit të jetës dhe identitetit. Ata sugjerojnë se, në një analizë të nivelit individual, stilet e jetës
janë shprehje të ambicieve të individëve për të krijuar identitetet e tyre të veçanta,
personale, kulturore dhe sociale brenda kornizës strukturore historikisht të përcaktuar të
shoqërisë së tyre. Ata argumentojnë se identiteti i individit ndikon së tepërmi mënyrën se si individi zhvillon stilin e tij të jetës.409
Miles (2000) sugjeron se identitetet nuk mund të diskutohen pa iu referuar ndërtimit të
tyre. Arsyeja për këtë qëndron në faktin se të rinjtë angazhohen me stilet e jetës 405 Kellner, D. (1995), Media Culture: Cultural Studies, Identity Politics between the Modern and the
Postmodern, London: Routledge, f.1. 406 Willis, P. (1990), Common Culture, Milton Keynes: Open University Press, f.13. 407
Thompson , J.B. (1995) The Media and Modernity: A Social Theory of the Media, Cambridge: Polity
Press,f.75. 408
Bell, D. & Hollows, J. (2005), Ordinary Lifestyles: Popular media, consumption and taste, Open
University Press, f.2-4. 409
Johansson, T. & Miegel, F. (1992), Do the right thing: Lifestyle and identity in contemporary youth
culture, Malmo: Graphic system, Cituar në Miles, S. (2000), Youth lifestyles in a changing world, Open
University press, fq.24-26
171
nëpërmjet ndërtimit të identiteteve të tyre dhe negocimit të marrëdhënies mes strukturës dhe agjencisë.410 Përkufizimi i Giddens (1999) për stilet e jetës është veçanërisht i
rëndësishëm, pasi na mundëson të shpjegojmë marrëdhënien mes ndërtimit të stileve të
jetës dhe identitetit:
“Një stil jete mund të përkufizohet pak a shumë si një set praktikash të integruara që
përqafon një individ, jo vetëm sepse këto praktika përmbushin nevoja utilitare, por sepse i japin një veshje materiale një forme të veçantë të identitetit personal”.411 Ndaj stilet e
jetës mund të kuptohen si manifestime të identitetit vetjak.
Sipas Giddens-it, procesi i ndërtimit të identitetit vepron nëpërmjet lojës me stilet e jetës, të cilat përshtaten nga vetë konsumatorët. Stili i jetës nuk është më i asociuar me grupime
tradicionale, si, për shembull, klasa dhe gjinia, përkundrazi, ai “nënkupton individualitet, shprehje të vetvetes dhe një vetëndërgjegjësim stilistik”412.
Koncepti i stilit të jetës duket se është i ngjashëm me teorinë e identitetit social të përpunuar nga Jenkins (2004), i cili pohon se koncepti i identitetit përfshin dy krahasime
mes njerëzve ose gjërave: ngjashmëri dhe ndryshime.413 Ideja kryesore e paraqitur nga
Jenkins është se njerëzit identifikojnë vetveten në dialektikën e brendshme - të jashtme
mes imazhit vetjak dhe imazhit publik. Individët identifikojnë të tjerët dhe identifikohen prej tyre.414 Jenkins gjithashtu shkruan se identiteti ka të bëjë më shumë me proceset e vendosjes së kufijve, sesa me vetë kufijtë: është një çështje që ka të bëjë më shumë me
proceset e identifikimit.415 Duke i qëndruar këtyre sa u thanë më lart, mund të përvijojmë lidhjen mes stileve të jetës dhe identitetit duke u bazuar tek ndryshimet dhe ngjashmëritë
mes individëve dhe grupeve sociale.
Theksim i ndryshimeve: Identiteti personal, çfarë më diferencon mua nga të tjerët
Theksim i ngjashmërive: identiteti social, çfarë më lidh mua me të tjerët.
410 Miles, S. (2000), Youth lifestyles in a changing world, Open University press, f.147. 411 Giddens, A. (1999), Identità e società moderna, Ipermedium Libri, f.106. 412
Bell, D. & Hollows, J. (2005), Ordinary Lifestyles: Popular media, consumption and taste, Open
University Press,f.4. 413 Jenkins, R. (2004), Social Identity, Routledge, f.4. 414 Po aty, f.20 415
Po aty, f.102-103.
Identiteti negociohet mes
individit dhe grupit social.
Është një proces dialektik
vetëidentifikimi.
Stili i jetës bazohet në praktika rutinore të formimit të identitetit. Ato janë
të ndërtuara nëpërmjet konsumit dhe lidhen më shume me ngjashmëritw
dhe ndryshimet e perceptuara mes grupeve sociale, se sa me tiparet
individuale.
172
Në diskutimin e tyre mbi stilet e jetës dhe rolin e medies në identitetin vetjak, Steele dhe Brown (1995) sugjerojnë se media luan një rol veçanërisht të rëndësishëm në jetën e të
rinjve. Këta studiues argumentojnë se të rinjtë janë shumë aktivë dhe të sofistikuar në
përdorimin që u bëjnë medieve. Prandaj, ideja se “cilët janë” luan një rol qendror në përdorimin që ata u bëjnë medieve, por, nga ana tjetër, edhe mediet ndikojnë në idenë e
tyre mbi veten.416
Duke dhënë një shembull të fundit të studiuesve që vënë në dukje rolin e medies në
procesin e formimit të identitetit, Kellner (1995) argumenton se në shoqëritë bashkëkohore industriale ka lindur një ‘kulturë e medies’ e cila ndihmon “për të prodhuar
strukturën e jetës së përditshme... për të formësuar pikëpamjet politike dhe sjelljen
sociale dhe për të siguruar materiale nëpërmjet të cilave njerëzit brumosin identitetet e
tyre”.417 Ai vazhdon:
“Radio, televizioni, filmi dhe produktet e tjera të industrive kulturore japin modelet për të kuptuar se çfarë do të thotë të jesh mashkull ose femër, i
suksesshëm apo i dështuar, i pushtetshëm apo i pafuqishëm. Kultura e medies gjithashtu siguron materialet nëpërmjet të cilave njerëzit ndërtojnë idenë e tyre
mbi veten, etnicitetin dhe racën, kombësinë, seksualitetin, mbi “ne” dhe “ata”.
Kultura e medies ndihmon për të formësuar këndvështrimin mbizotërues mbi
botën dhe vlerat më të thella: ajo përcakton se çfarë quhet e mirë ose e keqe, pozitive ose negative, e moralshme apo djallëzore. Historitë dhe imazhet e medies
japin simbolet, mitet dhe burimet të cilat ndihmojnë për të ndërtuar një kulturë të
përbashkët për pjesën më të madhe të individëve në shumë vende të botës së
sotme. Kultura e medies siguron materialet për të krijuar identitete atje ku individët hyjnë në shoqëritë bashkëkohore tekno-kapitaliste dhe për të prodhuar
një formë të re të kulturës globale”.418
Tek qëndrimi i Kellner-it është e dukshme lidhja mes tezës së imperializmit të medies – shpërndarja e kulturës globale, zakonisht me origjinë amerikane – dhe idesë së një
medieje të fuqishme në masë të mjaftueshme për të formësuar identitetet tona dhe
këndvështrimin tonë mbi botën. Siç është vënë në dukje nga një numër studiuesish dhe
siç kemi diskutuar në kapitullin e parë, teoritë që pretendojnë përhapjen e një kulture globale të homogjenizuar zakonisht fokusohen tek prodhimi, tek shpërndarja dhe tek
416
Steele, J.R. & Brown, J. D. (1995), “Adolescent room: studying media in the context of everyday life,
Journal of youth and adolescence, 24(5):551-576, Cituar në Miles, S. (2000), Youth lifestyles in a changing
world, Open University press f.85. 417 Kellner, D. (1995), Media Culture: Cultural Studies, Identity Politics between the Modern and the
Postmodern, London: Routledge, f.1. 418
Po aty, f.1.
173
përmbajtja e medies globale, më shumë se sa tek receptimi i saj. Në mënyrë të ngjashme, besimi se ne jemi dëshmitarë të përhapjes së një kulture globale, bazohet shpesh në
supozimin se mediet janë formuesit kryesorë të identitetit.
Natyrisht, ky pohim nuk ka mbetur pa tërhequr diskutime dhe kundërshtime. Tomlinson tërheq vëmendjen për të treguar kujdes ndaj idesë së qendërzimit të medies, që i referohet
“ prirjes së njerëzve që punojnë në këtë fushë për të supozuar se proceset kulturore dhe ideologjike që ata studiojnë, qëndrojnë në qendër të realitetit social”.419 Ai na kujton se
vetë mesazhet mediatike janë të ndërmjetësuara nga mënyra të tjera të përvojës kulturore. Në kundërshtim me Kellner (1995), i cili e fshin dallimin mes ‘medies’ dhe ‘kulturës’,
Tomlinson na nxit që të shohim marrëdhënien e tyre si një “ndërveprim delikat
ndërmjetësimesh”.420 Nga njëra anë kemi medien si një aspekt dominues i përfaqësimit të
kulturës moderne, ndërsa, nga ana tjetër, kemi ‘përvojën e jetuar’ të kulturës. Tomlinson beson se pohimet shumë të fuqishme mbi pushtetin e medies dalin atëherë kur studiuesit
e medies e shohin medien më shumë si përcaktuese, sesa si ndërmjetësuese të përvojës
kulturore.421
Qëndrimi i Tomlinson-it mbi lidhjen mes konsumit të medies dhe formimit të identitetit
gjen mbështetje në këtë punim. Pjesa tjetër e këtij kapitulli do të hetojë dy tema që lidhen
mes tyre: depërtimi i medies globale në kulturën rinore shqiptare dhe ndërveprimi mes
tekstit dhe kontekstit në formimin e identitetit individual.
7.2 Rezultate nga rrëfimet për konsumin e medieve
Duke qenë se në kapitujt e kaluar kemi vëzhguar nga afër duke paraqitur të dhëna
konkrete mbi mediet e preferuara nga studentët, qëllimi kryesor i kësaj analize të hedhë dritë për të kuptuar se si lidhet identiteti me konsumin e medieve. Pa dashur të biem në
përsëritje, përshkrimi i përgjithshëm i gjetjeve do të jetë i shkurtër, duke përpunuar
vetëm tre linja kryesore.
Para së gjithash të dhënat e rrëfimit rikonfirmuan gjetjet e sondazhit, duke treguar se konsumi i masmediave përbën një pjesë të rëndësishme në jetën e studentëve. Rëndësia e
tyre është kaq e madhe, saqë arrin caqet e varësisë prej tyre. Ja si e përshkruan këtë studentja XH:
419 Tomlinson, J. (1991) Cultural Imperialism, London: Continuum, f.58. 420 Po aty, f.61. 421
Po aty, f.61.
174
“Mediet për ne tashmë janë bërë të pazëvendësueshme. Unë nuk mundem më tani të imagjinoj veten time në një ditë kur do të gjendesha në shtëpi pa energji
elektrike, pa bateri në telefon, me një televizor të fikur, pa asnjë mjet tjetër ku
mund të informohesh. Është gati e pamundur të imagjinohet që të mund të rrish për një kohë të gjatë në këto kushte, janë bërë pjesë e jona, sepse ato na argëtojnë
e informojnë mbi gjithçka.”
Në pjesën më të madhe të rrëfimeve reflektohet veçanërisht përdorimi i internetit si mjeti
mediatik më i rëndësishëm. Për shembull, studentja S shkruan:
“Dita ime nis shumë herët në mëngjes dhe, sapo nis, kontakti i parë është me medien dhe me teknologjinë. Unë e ajo i kemi raportet e mira dhe s'më duhet të
mundohem për të gjetur shkronjat në tastierën e kompjuterit apo telefonit. Facebook është gjëja e parë që kontrolloj. Pastaj marr dhe lajmet e para që kanë
publikuar gazetat e ndryshme. Më pas instagrami, ku shoh njoftimet, kush më ka bërë follow, por shoh edhe fotot e fundit që kanë publikuar fotografët që unë
ndjek. Kontakti im me këto rrjete sociale nuk do të mbyllet këtu, pasi do të kem akses pothuajse gjatë gjithë ditës.”
Televizioni gjithashtu duket se është pjesë e pandashme e aktivitetit ditor të të rinjve, kryesisht për vlerën zbavitëse që ai ka, duke plotësuar në të njëjtën kohë, nevojat për t’u çlodhur. Për më tepër, të shikuarit e televizionit i ngjan aktiviteteve të kohës së lirë. Për
shembull, studentja M thotë: “Për sa i përket televizionit, atë e shoh më shumë kur kam mjaftueshëm kohë të lirë dhe dëshiroj të bëj diçka që në një farë mënyre më bën të
largohem nga realiteti i përditshëm, ose kur ndonjëherë nuk jam me humor të mirë e dëshiroj që të çlodhem. Nuk ka gjë më të mirë se një komedi e mire romantike që të të
bëjë të ndihesh më mirë.” Një tjetër vajzë shkruan: “unë shikoj tv kur duhet të
relaksohem mbas një lodhjeje të ditës, kur dua të dëgjoj të plotë edicionin informativ, apo
kur mblidhem me familjen në darkë për të parë emisionin e preferuar.”
Revistat dhe gazetat në formatin e tyre të shtypur konsiderohen si jo interesante dhe më të ngadalta në transmetimin e informacionit. Studentja L thotë: “Të tregohem realiste,
lajmet nuk me kanë pëlqyer asnjëherë qe ti marr nëpërmjet gazetës por vetëm me anë të tv.” Ndërsa studentja M shkruan: “Ndërsa gazeta nuk është një nga mediet që unë përdor
më shumë. Nuk e di pse ndodh kjo… ndoshta ngaqë më duket sikur jam mësuar me atë
idenë që gazeta tashmë nuk më ofron diçka të re që unë nuk e gjej tek mediet e tjera.” Në
fund, radio konsiderohet si një zhurmë e mirë në sfond, e pëlqyeshme në oraret e mëngjesit, apo të darkës, ose duke udhëtuar me makinë. Studentja S bën këtë koment:
“kur nisem për në shkollë do të dëgjoj muzikë në një radio që as emrin nuk i di. Por jam
e detyruar, pasi shoferi i furgonit me të cilin udhëtoj e pëlqen atë muzikë”. Ndërsa
studenti B e përshkruan kështu përvojën e tij: “Gjithmonë kur bëj ndonjë punë jashtë
175
shtëpisë, apo merrem me mirëmbajtjen e diçkaje, një palë kufje, celulari dhe një kanal i mire në radio, janë mënyra më e mirë për mua të jem më pranë muzikës më të re,
trendeve më të reja, kuriozitetit show bizz-it dhe informacionit të shpejtë”.
Duke përfunduar mund të themi se interneti dhe televizioni konsiderohen medie të qenësishme në jetën e të rinjve, ndërsa për radion dhe gazetat e revistat opinionet
ndryshonin në varësi të pranisë dhe rëndësisë që kishin për gjithsecilin.
Një linjë e dytë e përgjithshme ka të bëjë me stilin e rrëfimit. Esetë kishin natyrë vlerësuese dhe reflektuan rëndësinë e krahasimit social kur përpiqeshin të kuptonin
konsumin personal të medieve. Përgjithësisht konsumi individual është përshkruar si konsum i mirë ose mesatar, krahasuar me konsumatorë të tjerë. Të jesh një konsumator i
mirë ose edhe mesatar i medies u gjykua jo vetëm nga sasia e konsumit, por edhe nga natyra e veçantë e tij. Për shembull, studentja L thotë: “unë hyj tek ata njerëz që janë
konsumatorë të mirë të medies, por njëkohësisht edhe të varur prej saj. Është e pamundur për mua të rri më pak se 3 orë konsum ditor te një medium”. Ndërsa studentja
X shkruan: “Ka konsumator ”gjithçkangrënës” dhe konsumator të mirë, selektiv. Quaj konsumator të mirë (dhe kam vërtet besim absolut se kjo pjesë është elita) atë që është
në gjendje të analizojë mbi përmbajtjet.”
Megjithatë, ishte e dukshme se shumë nga studentët e krahasonin veten edhe në aspekt të aftësive të tyre të alfabetizimit mediatik. Ata e gjykojnë veten si individë që kanë më
shumë aftësi të alfabetizimit mediatik krahasuar me një konsumator mesatar, për shkak të vetëdijes kritike që i karakterizon. Për shembull, njëra nga studentet shkruan: “kur më
duhet të kërkoj informacione, unë bëj shumë kujdes, sepse kur je në internet mund të gjesh lloj-lloj faqesh”.
Së treti, rrëfimet e studentëve nuk i referohen në mënyrë eksplicite ndërtimit të identitetit, megjithatë ky fakt shfaqet i nënkuptuar në esetë e tyre. Nga të dhënat është e
kuptueshme që studentët janë aktivë në përdorimin e medieve dhe në kuptimin që marrin
prej tyre. Me fjalë të tjera, studentët duket se janë konsumatorë shumë të përfshirë të medies, duke e bërë konsumin e medies një pjesë thelbësore të jetës së tyre. Ata nuk e
shprehin konsumin që i bëjnë medies duke iu referuar projekteve të jetës apo identitetit, por duke dhënë përshkrime mbi preferencat dhe stilet e konsumit të medies. Paragrafët në
vazhdim do të diskutojnë më të detajuara gjetjet nga rrëfimet duke hedhur dritë tek
shtysat e konsumit të medies që kanë të bëjnë me formimin e identitetit.
176
7.2.1 Shije të ndryshme në konsumin e medies
Studentët ndryshojnë në preferencat e tyre mbi konsumin e medieve dhe përmbajtjeve të caktuara. Ndryshimi më i madh ka të bëjë me konsumin e radios dhe gazetave, ndërsa
interneti dhe televizioni shfaqen me rëndësi më të madhe për ata. Shumë nga studentët jetojnë në fjetoret e universitetit ose ndajnë me njëri-tjetrin shtëpi me qira. Në këto
kushte televizioni nënkupton çlodhjen e merituar pas orëve të gjata të studimit. Gazetat dhe revistat në formatin e tyre tradicional konsiderohen pothuajse të panevojshme, për sa
kohë që mund të shfletohen online.
Studentët vënë në dukje shumë përdorime të përmbajtjeve mediatike dhe treguan kënaqësitë që marrin duke i konsumuar ato. Ndër përdorimet me frekuencë më të lartë
mund të përmenden çlodhja, kërkimi i informacionit, zbavitja, komunikimi, shoqëria, stimulimi i ideve, përvoja, muzika, vrasje kohe, kontakti me aktualitetin, blerjet online.
Kryesisht interneti është mjeti më i përdorur për të realizuar gjithë këto veprimtari. Studentja M e përshkruan kështu marrëdhënien e saj: “...interneti është një burim gati i
pashtershëm informacioni. Kështu atë e përdor kur duhet të merrem me projekte të ndryshme shkollore, ose edhe kur vetë dua të di më shumë mbi një çështje të caktuar.
Interneti gjithashtu është më se i dobishëm për marrëdhëniet e mia sociale, sepse
komunikoj me njerëz të ndryshëm.”
Studentët ishin të ndërgjegjshëm për pëlqimet apo mospëlqimet e tyre në lidhje me
përmbajtje të veçanta të medies. Askush nuk kishte vështirësi në përshkrimin e përmbajtjeve të preferuara dhe nga ana tjetër, të përmbajtjeve që i turbullojnë apo që i
shqetësojnë më shumë. Këto shqetësime janë reflektuar duke evidentuar tema të caktuara, tipa programesh, por, shpesh, edhe duke dhënë emrat e programeve. Nga temat
më shqetësuese janë ato që lidhen me cilësinë e gazetarisë, me nivelin e besueshmërisë
apo me etikën e profesionistëve të medies.
Studentja K shkruan: “Pjesa negative që s’më pëlqen tek mediet është se gazetarë të
ndryshëm nuk respektojnë kodin e etikës, duke u mjaftuar me faktin që një lajm të bëjë sensacion, e bëjnë direkt publik, pa menduar për gjendjen e viktimave apo personave të
prekur nga ngjarja. E quaj të pamoralshme që ata joshen nga paga të larta dhe nga sensacioni dhe harrojnë se ai lajm shkatërron dikë tjetër... Nuk e shikoj asgjëkund një
gazetari të mirëfilltë, pasi, për aq kohë sa gazetari nuk bën rolin e një investiguesi apo
hetuesi, por mjaftohet me disa zhgarravina për të mbushur faqet, nuk do ekzistojë një
gazetari e vërtetë.”
Një tjetër koment nga studenti G përshkruan: “Gazetaria investigative tek ne thuajse nuk
ekziston fare. Po të bësh një krahasim të thjeshtë me një media në Itali dhe të marrësh të analizosh një të përditshme italiane dhe një shqiptare, do të kuptosh se sa e varfër është
177
media jonë në këtë pjesë. Nuk gjen dot një analizë të mirëfilltë, e cila të jetë e pasqyruar në faqen e parë të gazetës. Kjo vjen sepse nuk ka interes. Interesin e ka gjetur para se ajo
të startojë punën e saj”.
Në komentet e tyre mbi programet më të preferuara e ato më të papëlqyera është e qartë që produktet e ndryshme mediatike kanë vlerësime të ndryshme, por ato që konsiderohen
më shumë si humbje kohe janë zakonisht telenovelat dhe reality show-t, si, për shembull, Big Brother. Për këtë të fundit, studenti B thotë: “Këtë edicion të Big Brother pothuajse
nuk e kam ndjekur fare. Dëshira për të qenë ndjekës i këtij edicioni ka rënë me kalimin e viteve, sepse vazhdimisht është kthyer në biznes duke arritur kulmin, duke iu larguar
njerëzores, personazheve të cilët luftojnë me kulturë, me ide dhe mençuri për të fituar
çmimin e madh, dhe jo duke u zhveshur, duke bërë skena të pahijshme për një pjesë të
audiencës, apo duke shfaqur shenja dhune”. Nga ana tjetër, studentja S komenton: “Telenovelat më duken humbje kohe. Njerëzit i shohin aq shumë, sa fillojnë besojnë se
jeta është e tillë. E mbushin jetën e tyre me intriga, mllefe kot.”
7.2.2 Konsumi i medies dhe shumësia e stileve të jetës
Në përgjithësi mediet konsiderohen si mjete për të realizuar një mënyrë të preferuar jete
dhe për të kryer detyrat në mënyrë sa më efektive. Ato lidhen me shqetësimet e ditës dhe
qëllimet konsumatore të studentëve në shumë forma dhe janë një mënyrë alternative për
të kaluar kohën e lirë, siç thotë edhe studenti N: “Realisht mediet janë të rëndësishme, disa i shohim për kuriozitet, disa për zbavitje, disa për komunikim, siç është rasti i
facebook-ut etj… gjithmonë shtysa qëndron në faktin se, edhe kur je në shtëpi, duhet ta
ndezësh televizorin për të parë diçka”.
Është mendësi e përgjithshme në rrëfimet e studentëve që mediet janë burime të
ndryshme për të realizuar qëllimet e studimit dhe për t’u zbavitur në kohën e lirë. Pra,
nga njëra anë ato shërbejnë për rritjen e njohurive, për formimin e këndvështrimeve
individuale dhe në pjekurinë e arsyetimeve, ndërsa, nga ana tjetër, shërbejnë për të çlodhur mendjen.
Si një linjë e përbashkët vërehet ideja se të rinjtë janë përdorues aktivë të mjeteve të ndryshme mediatike. Megjithatë ka një numër rrugësh të ndryshme, nganjëherë edhe të kundërta, në konsumin që ata u bëjnë medieve. U identifikuan dy kategori të mëdha të
stileve të konsumit të medies: ajo e stileve të zakonshme e të preferuara dhe kategoria e
stileve të pazakonta e të papëlqyera. Brenda tyre ka qenë e mundur të identifikohen stile
të veçanta, si për shembull:
178
Konsumator i varur, studentja L: “Unë hyj tek ata njerëz që janë.... të varur prej saj. Është e pamundur për mua të kem më pak se 3 orë konsum ditor të një mediumi.” Ose
studentja XH: “përdor internetin më shumë, pothuajse në çdo moment të ditës jam
gjithmonë e azhornuar në facebook, twitter, instagram, whatsapp. Interneti është bërë i pazëvendësueshëm për mua.”
Konsumator social, studentja Xh: “unë shikoj tv kur mblidhem me familjen në darkë për të parë emisionin e preferuar”.
Konsumator/zgjedhje individuale, studentja M: “edicionet e lajmeve janë ndër më të
rëndësishmet dhe për të cilat unë përpiqem që të gjej gjithmonë kohë”.
Konsumator fleksibël, studentja I: “tv e ndjek kur kam kohë të lire ose kur përtoj të bëj
ndonjë punë a detyrë dhe qetësohem apo i shpëtoj pak "përgjegjësive" të mia.”
Konsumator besnik, studentja SH: “Programi që kam ndjekur dhe vazhdoj të ndjek është Zonë e lirë. Nuk do ta humbja për asnjë arsye.”
Konsumator miks, studenti B: “Me kalimin e viteve dhe ndryshimin e kohës, i kam të gjitha mediet rrotull meje.”
Konsumator kritik kërkues, studentja M: “Për sa i përket internetit, nuk mund të them se
jam ndonjë nga navigueset e fiksuara të tij, por gjithsesi përpiqem që të mirat e tij t’i shfrytëzoj në mënyrën më të mirë të mundshme.”
Praktika të ndryshme të konsumit të medies ishin pjesë e rutinës ditore të studentëve, por disa prej tyre duket se janë të përfshirë në një nivel më të lartë se të tjerët, duke i
konsideruar ato të rëndësishme për kultivimin e pasioneve dhe përforcimin e marrëdhënieve shoqërore. Studentja I thotë: “Ndonjëherë më duket se të qenit gjithmonë
aktivë në konsumin e medies, kjo e fundit na ka bërë vartës të saj. Nëse nuk shoh tv, nëse
nuk ndjek ndonjë emision apo film të njohur, më duket sikur nuk i përkas kësaj shoqërie dhe se ‘jam jashtë orbite’, pasi kështu do të më etiketojnë nëse nuk jam koherente.”
Ndërsa studenti I shkruan: “Sa herë që përballem në shoqërinë ku bëj pjesë, me persona që s’i njoh, në përshtypjen e parë që ata krijojnë për mua është që “ti je i informuar
mjaftueshëm”, por njeh shumë më mirë botën e sportit. Në njëfarë mënyre kanë të drejtë, sepse unë prej vitesh i kushtoj shumë kohë programeve që i kushtohen arenës sportive”.
179
7.2.3 Konsumi i medies dhe realizimi i projekteve të jetës dhe identitetit
Duke u zhvendosur në një nivel më abstrakt idesh të cilat lidhen me konsumin e medies, u zbulua se konsumi që u bëhet atyre kontribuon në zbërthimin e çështjeve bazike të
jetës, si, për shembull, cilat janë prioritetet dhe nevojat kryesore të jetës, çfarë duhet besuar në jetë, apo si duhet drejtuar jeta dhe çfarë duhet respektuar.
Duke u bazuar në rrëfimet e studentëve, mund të vihen re “strategji” individuale për formimin e identitetit, që lexohen mes rreshtash në ligjërimet e tyre, të cilat duket se organizohen nga pesë motivime të ndryshme.
Motivimi i parë është të jesh student, duke e parë këtë si një detyrë të rëndësishme të jetës. Një student e ka të nevojshme të kuptojë se çfarë është e dobishme dhe cilësore.
Leximi kritik i medieve dhe përdorimi i burimeve të besueshme konsiderohet nga
studentët si çështje e rëndësishme. Për shembull, studenti E thotë: “Në media trajtohen
çështje që lidhen drejtpërdrejt me ne, p. sh., reforma në arsim, çështje sociale apo ekonomike që na prekin drejtpërdrejt, si papunësia e lartë, eksodi i kohëve të fundit etj.,
që janë debatuar aq shumë në media”. Ose studentja L komenton: “Ndonjëherë të duhet
të ndjekësh, të frekuentosh në mediume të ndryshme informacione të shumë fushave, për
të qenë i ditur apo për të nxjerrë dobi në jetën tonë. Këtu mund të përmend revistat apo sitet online që i përdor shpesh.”
Një tjetër motivim që u identifikua nga të dhënat mund të kategorizohet si të jesh i ri dhe
të zbavitesh, që, në një plan më të gjerë, do të thotë të kërkosh për përmbajtje domethënëse të jetës. Këta të rinj, të cilët janë studentë të moshës 18-22 vjeçare, ndiejnë
se duhet ta shijojnë jetën, të kenë më shumë çlodhje dhe kontakte me shoqërinë. Në
komentin e tij mbi preferencat muzikore studenti B shkruan: “Në të vërtetë unë jam
njëlloj si shumë moshatarë të mi, që duam të argëtohemi, të dëgjojmë muzikë me volum të lartë dhe të flirtojmë... Ndikim të madh ka edhe media, duke parë e duke dëgjuar për të
rinj të tjerë të huaj më produktivë se ne dhe me një jetë më të mirë se ne, rritet dëshira
për të qenë si ata, për të dëgjuar muzikën që ata dëgjojnë, për të pasur mënyrën e tyre të jetuari , të veshjes etj... Jam simpatizant i rrymës muzikore Rap dhe kjo rrymë muzikore
më ka bërë të kisha një stil të ndryshëm veshjeje, të menduar më të shpejtë, mënyra të tjera të komunikuari.”
Motivimi i tretë i identitetit është t’i ngjash dikujt dhe lidhet me modelet që njeriu përzgjedh për t’i pasur si udhërrëfyes gjatë jetës së tij. Në lidhje me këtë temë studentët
vënë në dukje rëndësinë e figurave të suksesshme në procesin e rritjes si individë dhe në
motivimin për t’u realizuar në jetë. Ata përmendin shpesh figura të njohura nga peizazhi
mediatik shqiptar, të cilëve do të donin t’u ngjasonin, sidomos, në aspektin profesional. Gjithashtu, studentët theksojnë edhe rëndësinë e medies globale në krijimin e modeleve
180
të stileve të jetës, të veshjes apo qëndrimit. Në përshkrimin që i bën dëshirave që ka mbi profesionin e zgjedhur, studenti G shprehet: “Gazetaria investigative më pëlqen, edhe pse
këtu tek ne është vështirë ta vësh në funksion këtë lloj gazetarie, sepse rrezikon shumë.
Mendoj se do të isha mjaft i plotësuar nëse do të bëhesha ky që mendoj sot. Do të doja të isha një Roberto Saviano shqiptar. Sepse i duhet një i tillë vendit tonë. Më shumë
njerëzve, se sa vendit. Më pëlqen kurajoja e tij, synimi i tij dhe trajtesa që i bën lajmit.” Ndërsa studentja M tregon për pamundësinë për të pasur vetëm një model, sepse gjendet
përballë shumë mundësive zgjedhjesh. Ajo thotë: “Nuk më ndodh që të marr një model të vetëm nga ajo që shoh, dëgjoj apo lexoj. Mua shpeshherë më pëlqen që nga gjëra e
personazhe të ndryshëm të marr ato veti të karakterit a personalitetit që mua më duken më të mira. Pra, duke marrë cilësi të ndryshme, të krijoj një model që nuk ekziston, por
që për mua do të ishte më i miri. Kështu, për shembull, më pëlqen jashtë mase shumë stili i veshjes dhe thjeshtësia që e karakterizon Elifin tek “Dashuri dhe Diamante”, më pëlqen
mënyra e veçantë e të shkruarit dhe këndvështrimet interesante mbi jetën që bën Carrie Bradshow tek “ Sex and the city”, por më pëlqen edhe mënyra se si e drejton një emision
Arbana Osmani.”
Motivimi i katërt i identitetit thekson se është e rëndësishme të angazhohesh dhe të bësh
diçka. Ky motivim lidhet me prioritetet në jetë. Për disa nga studentët konsumi i medies
është një mënyrë për të kaluar kohën e lirë, ndërsa për të tjerë është i ndërlidhur me pasionet, interesat dhe vlerësimet mbi të moralshmen dhe të pamoralshmen. Studentja J e
konsideron të rëndësishëm konsumin e medies, sepse: “Mediet janë pushtet, përse të mos i përdorësh ato për t’u bërë i pushtetshëm? Në qoftë se unë në të ardhmen do të shkruaj
një libër, atëherë promovimi i librit tim do të transmetohet në televizion dhe emri im do të dëgjohet nga të gjithë ata që i shohin lajmet apo ndjekin programet e ndryshme
kulturore. Duhet të dish si t’i shfrytëzosh gjërat për mirë. Ose mund të bëhem një spikere lajmesh dhe të gjithë do të më njohin nëpërmjet televizionit apo internetit.” Studentja M,
nga ana tjetër, komenton se: “Për sa i përket ndikimit të medieve në përforcimin e interesave të mia, kjo realisht mund të ndodhë, edhe segmentimi i audiencës prandaj
ndodh, sepse të gjithë janë të interesuar që t’i kushtojnë kohë gjërave që përforcojnë interesat e tyre. Për shembull, mund të shoh programe që lidhen drejtpërdrejt me
profesionin tim, me gjërat që mua më pëlqejnë, apo që më duken më interesante.”
Një motivim i pestë është të jesh një qytetar i botës. Duke i qëndruar këtij motivimi, është e rëndësishme të jesh i përditësuar, të jesh aktiv në përdorimin e medieve dhe të
kuptosh realitetin duke ndjekur lajme, të reja dhe dokumentarë nga vendi dhe bota. Studentja M do ta përshkruante kështu këtë marrëdhënie: “Mediet janë shumë të
rëndësishme për mua, saqë, në mos e pamundur, jeta pa to do të ishte e çuditshme dhe jo kaq funksionale. Kështu nuk do të merrnim informacione për gjerat që ndodhin rreth e
rrotull nesh dhe aq më pak për gjërat që ndodhin nëpër botë.” Studenti I shkruan: “Për
181
mua të qenit i informuar do të thotë jo vetëm të jetosh, por edhe ta prekësh realitetin më mirë e njëkohësisht të tregosh se ecën me hapin e kohës.” Ndwrsa studentja F komenton:
“Media mw ka ndihmuar tw njoh botwn, nga pamundwsia pwr ta jetuar vetw atw realitet,
mw ka informuar nw gjuhw tw ndryshme dhe mw ka dhwnw njw sjellje tjetwr. Pra ka ndikuar nw formimin tim”.
Duke i parë të dhënat në tërësi, është evidente se konsumi i medieve lidhet me tema që shkojnë nga zgjedhjet e përditshme të medies, deri tek vlerat e jetës. Edhe pse rrëfimet
kryesisht trajtonin preferencat mbi mediet dhe rutinën ditore të konsumit që studentët u bëjnë atyre, gjithsesi qe e mundur të ndriçohej lidhja mes preferencave të shijeve dhe
detyrave apo qëllimeve të jetës. Nga rrëfimet u evidentuan motivime të ndryshme për
përdorimin e medieve, si edhe opinione mbi vlerën e medieve të ndryshme dhe
përmbajtjes që ato kanë. Është interesante të theksohet gjetja se çështjet e identitetit janë më të dukshme në reflektimet sociale. Me fjalë të tjera, ata studentë që shkruan mbi
konsumin e medieve vetëm në nivel preference, vunë në dukje praktikat dhe rutinën që i
karakterizon më së shumti, ndërsa ata studentë që u thelluan në reflektime sociale mbi preferencat mbi medien, si, për shembull, duke rrëfyer situata nga jeta apo zgjedhje
stilesh të jetës, treguan se domethëniet simbolike që përfitohen nga konsumi i medies janë të kuptueshme vetëm në ndërveprimet sociale.
7.3 Konsumatorë të mirë, të këqinj dhe mesatarë
Një tjetër çështje që rezultoi nga të dhënat e mbledhura nga rrëfimet lidhet me konceptin
mbi një konsumator mesatar të medies. Studentëve iu kërkua të tregonin nëse e
konsideronin veten konsumatorë të zakonshëm apo mesatarë të medies. Megjithatë, atyre
nuk iu dha asnjë përcaktim mbi konsumin mesatar të medies, por iu kërkua që ta përcaktonin vetë atë. Studentëve iu kërkua që të përcaktonin edhe konsumatorin e mirë
dhe të keq të medies.
Tabela 19 Konceptet e studentëve mbi konsumatorin e mirë/ mesatar / të keq
Studentët Konsumator i mirë Konsumator mesatar Konsumator i keq
Studenti
B
Një konsumator i mirë
sipas mendimit tim, është ai i cili gjendet
gjithmone afër programacioneve ëe e
Një konsumator
mesatar, është ai i cili e ndan kohën mes
programacioneve dhe të paktën ka një mënyrë
Një konsumator i keq
është ai që ndjek më shumë se 4 apo 5 serialë
të ndryshëm, që ndjek të gjitha edicionet e
182
bëjnë më produktiv,
gjatë programacioneve
që e bëjnë të kuptojë
më shumë rreth botës dhe atyre që
shpjegojnë pse-të e
pashpjeguara në
mendje.
ose kohë standarde të
qëndrimit para TV.
lajmeve çdo ditë në të
gjithë kanalet e
mundshëm, që nuk ndan
kohen e ndjekjes së një shoë apo mbremjen e
filmit me montazhet e
pavlera të bypass show
me Agim Bajkon.
Studenti E
Konsumator i mirë është ai i cili nuk
bindet vetëm nga një burim informacioni,
por shikon disa burime. Unë jam
shpesh mosbesues, dua ta verifikoj mirë
një informacion që ta
besoj, jam kritik.
Konsumator mesatar është ai që nuk i
kushton vëmendjen e duhur medies, thjesht e
përdore atë për informim.
Konsumator i keq i medies për mua eshte ai
që beson verbërisht tek televizionet.
Studentja
I
Konsumator i mirë do
të quhej një konsumator i cili nga
ajo që dëgjon/sheh përfiton diçka dhe e ve
në zbatim në jetën e tij ose shoqëri. Veten do
ta klasifikoja tek një konsumator i mirë
pasi di çfarë zgjedh për të parë/dëgjuar
duke marre diçka me vlerë nga ajo.
Konsumator mesatar do
të quaja dikë që informohet, por nuk
është se ndikohet nga ajo që media
transmeton.
Një konsumator i keq
është ai që dëgjon e sheh dhe nuk kupton asgjë.
Studentja
J
Një konsumator i mirë
i medieve është ai që i
analizon gjërat që
sheh, skenat në filma, apo një debat të
thjeshtë politik.
Një konsumator i keq i
medieve është ai që i ha
gjërat që sheh ashtu siç i
serviren.
183
Studentja
L
Unë hyj tek ata njerëz
që janë konsumatorë
të mirë të medies, por
njëkohësisht edhe të varur prej saj. Është e
pamundur për mua të
rri më pak se 3 ore
konsum ditor të një mediumi
Studentja
M
Një konsumator i mirë
është ai që arrin të balancoje kohën
ndërmjet detyrimeve të tij dhe dëshirës për
të ndjekur gjëra të ndryshme në medie të
caktuara.
Një konsumator
mesatar është një individ i cili e di mirë
se çfarë duhet të bëjë apo jo, edhe në lidhje
me medien, por ndonjëherë nuk i
shpëton tundimit për
t’u bërë një “
konsumator i keq “, në kuptimin që nuk e
balancon mirë kohën e
harxhuar me mediet
dhe nuk sheh programe me vlerë. Unë veten do
ta fusja tek
konsumatorët mesatarë.
Një konsumator i keq
është një individ i cili nuk arrin që të dallojë
produktet mediatike që janë më të nevojshme e
të dobishme për të dhe ato që nuk janë. Ai mund
të harxhojë kohë në
medie të ndryshme me
gjëra që nuk i hyjnë në punë vetëm e vetëm
sepse i pëlqen të mos
bëjë asgjë e të bëjë një
jetë pasive. Gjithashtu një konsumator i keq
është edhe ai që nuk
arrin që të kuptojë që jo gjithçka që transmetohet
në media është domosdoshmërisht e
vërtetë.
Studentja
N
Konsumatori i mirë
është ai që e di se ç’do
të thotë media, është ai që di ku të marrë
informacionin e saktë,
dhe si ta perdorë e ta
shfrytëzojë atë.
Ka edhe konsumator
mesatar, një kategori ku
mund të përfshij edhe veten time. Unë e di se
çfarë është Media dhe
si funksionon, por nuk
jam plotësisht e përkushtuar tek ajo për
Një konsumator i keq i
medies është ai që nuk e
di se ç’do të thotë “Media” si term dhe se
çfarë bën ose përfaqëson
ajo.
184
shkak të angazhimeve
që kam me studimet e
mia.
Studenti
N
Nuk mund ta shoh
veten si një
konsumator që vetëm kënaqem me atë që shoh, por edhe jap
mendimet dhe kritikat e mia.
Studentja S
E konsideroj veten një konsumatore të mirë
të medies, nuk ka program që nuk e
shikoj, kur jam më e lirë.
Studentja
Sh
Gjer më tani jam një
konsumatore e keqe e
masmedies, sepse jam
shumë e lidhur pas laptopit dhe pas telefonit
tim. Në çdo situatë apo gjendje të jem, nuk
mund të rri dot pa parë ndonjë video në youtube
apo ndonjë informacion në instagram apo
facebook. E kaloj atë rregullin e artë të tre orëve konsum të medies.
Studentja X
Quaj konsumatorë të mirë dhe kam vërtet
besim absolut, se kjo
pjesë është elita, pasi
ajo është në gjendje të
Quaj konsumator të keq atë grup që nuk është në
gjendje të bëjë
diferencën mes
profesionalizmit,
185
analizojë mbi
përmbajtjet.
kërkojnë shoë dhe
hedhin baltë mbi imazhe
të konsoliduara (kjo
pastaj lidhet me çeshtjet e formimit kulturor).
Studentja Xh
Një konsumator i mirë mund të jetë ai që konsumon çdo ditë
media dhe arrin të marrë diçka prej tyre.
Une bëj pjesë tek konsumatorët e mirë
të medies duke qenë se konsumoj çdo ditë
dhe mundohem të thith informacion që
është i vlefshëm për
çfarë dua të jem në të
ardhmen.
Një konsumator mesatar mund të jetë ai që konsumon pak
media dhe nuk arrin të thithë maksimunin e
informacionit të vlefshëm.
Konsumator i keq mund të quhet ai që konsumon shumë pak ose aspak
media dhe që mesazhin që media përcjell e merr
në mënyrë të deformuar.
Studentja H
Konsumator të mirë mund të quajmë atë
person apo grup njerëzish që e përdorin
shpesh medien dhe kjo gjë u sjell përfitime. E
konsumojnë për të ditur e për të mësuar.
Konsumator mesatar është ai që thjesht
informohet ose e shijon medien gjatë kohës së
lirë. Unë personalisht e fus veten midis
konsumatorit të mirë dhe mesatar.
Konsumator të keq mund të përcaktojmë atë që
është i varur ndaj medies, e ndjek atë por
nuk nxjerr ndonjë përfitim prej saj.
Konsumator i mirë ai
individ që arrin të
gërshetojë më mirë
mediet dhe të marrë ajkën e tyre.
Konsumator mesatar ai
që është ende i
pavendosur mbi bindjet
e tij në lidhje me përzgjedhjen e medies
Konsumator i keq është
ai që sheh apo ndjek
vetëm një media.
Studenti
P
Konsumator i mirë do
të ishte ai që ndjek gjithmonë emisione
dhe media që i përshtaten, pa e
Konsumatori mesatar
do të ishte ai që sheh pak, zgjedh përmbajtje
dhe gjen veten brenda
Një konsumator i keq do
të ishte ai që nuk di të zgjedhë medien dhe e
ndjek atë sa për të kaluar
186
tepruar. saj. kohën.
Studentja E
Konsumator i mirë është ai që konsumon
pa qenë i varur prej
medies.
Jam një konsumatore mesatare pasi e
konsumoj atë
mesatarisht pa qenë e
varur prej saj.
Një konsumator i keq është ai që nuk bën asgjë
pa medien, është aq i
varur nga ajo sa nuk bën
dot një hap, psh. duke shikuar shumë telenovela, madje dhe
ritransmetimet e tyre në orët e vona.
Duke analizuar konceptin që kanë studentët për konsumatorin e mirë, të keq e mesatar, është e dukshme se tre konceptet nuk kanë detyrimisht të njejtin kriter gjykimi. Për ta
thjeshtuar, një konsumator mesatar gykohet kryesisht duke u bazuar në sasinë e konsumit, një konsumator i mirë bazohet në stilin e tij të konsumit ndërsa një konsumator
i keq shpesh kritikohet për shkak të përmbajtjeve mediatike që konsumon.
Duke përmbledhur, një konsumator mesatar gjykohet duke u bazuar së pari në sasinë e konsumit, së dyti në mjetet mediatike që përdoren dhe së treti në përmbajtjet mediatike
që konsumohen. Në përpjekjen e tyre për të dalë në përfundime mbi profilin e një konsumatori mesatar, studentët zakonisht krahasojnë konsumin që ata vetë u bëjnë
medieve, me konsumin e bashkëmoshatarëve të tyre. Ky fenomen është i natyrshëm dhe i pritshëm duke qenë se për konsumatorët është e rëndësishme t’u referohen grupit ku
bëjnë pjesë. Ky tip ndërveprimi i rëndësishëm për përftimin e domethënieve, theksohet nga tradita kërkimore e ndërveprimit simbolik.
Një konsumator i mirë mendohet të jetë, së pari një individ me gjykim kritik, së dyti një individ që konsumon media në mënyrë selektive dhe të qëllimshme, së treti është i gjithanshëm, dhe në fund, ka një sens mase. Duket se studentët janë një grupim
homogjen që ndajnë pothuajse të njejtat ide në lidhje me konsumin e medies.
Përsa i takon konsumatorit të keq të medieve, studentët mendojnë se ai është një individ
që konsumon më shumë se sa duhet ose më pak se sa duhet, së dyti, nuk ka një gjykim
kritik mbi përmbajtjet që konsumon, së treti konsumon vetëm përmbajtje të lehta të
medies dhe në fund, përsa i takon zgjedhjesh, duket se është e papërcaktuar dhe aspak selektive.
Duke e parë problemin në tërësi, mund të themi se gjykimet e studentëve të prezantuara
në këto paragrafë, tregojnë se ata bëjnë dallimin mes konsumatorit të mirë, të keq dhe
187
mesatar të medies, por këto gjykime kanë disa ndryshime mes tyre. Së dyti, konsumi i medies është i rëndësishmë në jetën e përditshme të tyre dhe ata kanë një këndvështrim të
gjërë mbi avantazhet dhe disavantazhet e tij.
7.4 Analiza e bashkëshoqërimeve me produktet mediatike
Një çështje e fundit që meriton të diskutohet nga të dhënat e mbledhura nga rrëfimet, janë
rezultatet e dala nga analiza që studentët i bëjnë marrëdhënies së tyre me përmbajtjet
mediatike. Ashtu siç paraqitet edhe në tabelë, është e dukshme se studentët vetë
identifikohen vetëm me dy mjete mediatike, kryesisht me televizionin, më pak me radion. Pëmbajtjet mediatike janë të fushave të ndryshme. Ato shkojnë nga temat
argëtuese e zbavitëse, tek programet sportive dhe tek programet me natyrë sociale apo
dokumentarët historikë. Edhe pse, kësaj pyetjeje nuk i janë përgjigjigjur shumë studentë,
gjithsesi është e dukshme se ata që e prekën këtë çështje në rrëfimet e tyre janë në gjendje të personifikonin produktet mediatike, me pak fjalë, të gjenin lidhje mes
konceptit për veten dhe një produkti mediatik. Kjo gjetje nënkupton se ekziston fenomeni
i konsumit simbolik të medieve. Gjithashtu gjetjet tregojnë se studentët vetëidentifikohen
lehtësisht me një program televiziv, i cili duket se i përshtatet shijeve të tyre. E njejta gjë mund të thuhet edhe për radion dhe emisionet e saj, me programacion që reflekton preferencat muzikore të studentëve. Studentët nuk treguan asnjë ëebsajt me të cilin mund
të identifikohen, kjo ndoshta për shkak të shumëllojshmërisë që ofron Interneti.
Tabela 20 Identifikimi i studentëve me produkte të ndryshme mediatike
Studentët Program TV Radio
Studenti
B
Unë lehtësisht mund të
identifikohem me një serial turk të çfarëdoshëm. Më pëlqen kultura
turke, përveç theksit të lartë mbi
fenë. Më pëlqen mënyra sesi turqit
bashkëjetojnë, sesi tregojnë kujdes ndaj femres, bësnikëria, miqësia e
vllazëria që kanë karshi njëri-tjetrit, gatimi, mënyra e veshjes jo e tepruar
dhe rregulli.
Studenti
E
Mua do të më identifikonte më së
miri programi “Exlusive” me
dokumentarët historikë. Unë jam një
188
tip serioz në jetë, nuk më pëlqejnë
banalitetet dhe pikërisht për këtë
arsye në televizion shikoj emisionet
politike, dokumentarët historikë dhe lajmet.
Studentja I
Nëse do të identifikohesha me një media ai do të ishte TV, veçanërisht emisioni "Jo vetëm modë", pasi jam
paksa e fiksuar me veshjet. Më pëlqen të vishem bukur e të ndihem
rehat më atë që kam veshur, pasi mendoj se veshja është një element
që tregon karakterin e një njeriu dhe unë dua të dukem sa më mirë!
Studentja
J
Veten time e identifikoj me
programin “Pasdite në Klan”, ku ka tema që të qetësojnë, që të
informojnë, ku ka muzikë, një zë të ëmbël si i Rudina Magjistarit. Është
diçka rutinë, por me gjëra të këndshme brenda, dhe shumë
interesante shpeshherë. Çdo ditë ka të ftuar, tematika të ndryshme nga
kultura, sporti, aktualiteti, tema sociale sidomos. Janë shumë gjëra të
këndshme për t’u parë dhe për t’u dëgjuar.
Studentja
K
Një produkt mediatik që do të më
përfaqësonte mua do të ishte Top
Select tek Top Channel, pasi më
pëlqen të seleksionoj hitet më të mira, por jo vetëm, më pëlqen të
shijoj tekstin, bashkë me muzikën.
Studentja M
Nuk mendoj se ka një produkt mediatik që mund të them se më
përshkruan më mirë mua, por nëse do të ishte, do të kishte në qendër te
189
tij gjëra sociale, ndoshta edhe pak
muzikë të mirë... sidomos jo e
kohëve të fundit. Muzika e para disa
kohëve mëndoj se është më shpirtërore.
Studenti N
Programet edukuese dhe argëtuese më tepër. Në një radio lokale transmetohej një emision në një radio
që ishte me të vërtetë fantastike….me anë të postës dërgoje letrën tënde të
shkruar, ku mund të shkruaje gjëra të ndryshme për situata të ndryshme,
urime etj..dhe të gjithë qëndronim dhe e dëgjonim me vëmendje, madje
kishte raste që kalonte edhe mesnata dhe akoma ti ishe në pritje për t’u
lexuar letra jote e kështu me radhë.
Studentja S
Programi që më përfaqëson mua kuptohet që janë ekspozitat
fotografike.
Studentja
Sh
E adhuroj emisionin e Çanit, figurën
time e identifikoj kaq shumë me të
tijën. Sa më shumë shikoj atë, aq më shumë dua të bëhem si ai, një njeri
pa asnjë kompleks , që edhe pse e
kritikojnë, ai përsëri nuk ndryshon në
atë të vetën.
Jam edhe programi Rikoshet tek Top
Albania Radio. Një emision i paparë
nga Salsano dhe Flori. Atij të tretit ia harrova emrin, por që të tre djemtë
janë të paparë. Kanë shumë fjalë
banale, por mua më pëlqejnë.
Studentja Xh
Veten do ta identifikoja me Top Albania Radio duke qenë se më
pëlqen shumë muzika dhe emisionet. Është e vetmja radio që dëgjoj.
Studenti Xh
Formula 1
Studenti
M
Komentet e një ndeshjeje futbolli
190
Duke parë komentet e bëra të përfshira në tabelën e mësipërme, është e dukshme që studentët përdorin mënyra të ndryshme analogjie kur ndërtojnë bashkëshoqërimet mes
vetes dhe produkteve mediatike. Gjithashtu, ata nuk japin shumë shpjegime për zgjedhjen e produktit të veçantë mediatik.
Përzgjedhja më tipike e produktit mediatik që do të përshkruante vetveten bazohet në preferencat e gjithsecilit dhe në përmbajtjen më të konsumuar. Për shembull, studentja Xh thotë se Top Albania Radio është zgjedhja e saj, duke qenë se ajo e dëgjon atë më
shpesh. Studentja K argumenton se zgjedhja e saj do të ishte emisioni Top Select, pasi i pëlqen të seleksionojë hitet, të kënaqet me muzikën dhe tekstet. Kjo e dhënë tregon se
objektet e preferuara që konsumohen lidhen me identitetin e konsumatorit.
Një tjetër qasje është edhe ajo e studentes M e cila argumenton se nuk ekziston një
përmbajtje e vetme mediatike që mund ta përshkruajë atë. Studenti E kombinon emisionet politike, lajmet dhe dokumentarët historikë, për shkak të natyrës së tij serioze.
Studentja Sh identifikohet jo vetëm me programin “Zonë e lirë”, por edhe me drejtuesin e
tij. Më tej ajo thotë se po të kishte mundësi do ta ndryshonte atë program, duke ftuar sa
më pak njerëz të politikës.
Studenti N zgjedh radion me emisionet argëtuese për shkak të lidhjes që ai ka me radion
lokale të vendlindjes. E shkuara, e cila shfaqet e rrënjosur në formën e kujtimeve për një
emision qe sipas tij ishte me të vërtetë fantastik, dikton zgjedhjen e tij të sotme. Ai tregon se me anë të postës mund të dërgoje një letër në të cilën mund të shkruaje për gjëra të
ndryshme dhe situata të veçanta, ndërkohë që rrije dhe dëgjoje me vëmendje, madje
kishte raste që kalonte edhe mesnata dhe akoma mund ta gjeje veten në pritje për t’u
lexuar letra jote e kështu me radhë.
Studentja J duket se është në kërkim të qetësisë dhe ekulibrit ndaj zgjedh të identifikohet
me “Pasdite në Klan”, për shkak të shumëllojshmërisë së temave, të cilat ofrojnë veç të
tjerash, qetësi, muzikë dhe një zë të ëmbël, duke i konsideruar këto të fundit një rutinë e këndshme.
Ndërkohë, për studentin B identifikimi zgjerohet aq sa rrok kufijtë e kulturës së huaj turke, të prezantuar nëpërmjet telenovelave që kanë hyrë vitet e fundit në tregun mediatik shqiptar. Këto telenovela vijnë nga një kulturë, e cila nuk është e largët me kulturën e
Ballkanit në tërësi dhe Shqipërisë në veçanti. Afrimiteti mes kulturave e bën më të afërt
atë që ne shohim në TV, e bën më të prekshme dhe rrjedhimisht shumë individë gjejnë në
to edhe situata e probleme të tyre të përditshme.
191
Duke përfunduar mund të themi se idetë e dhëna nga studentët për bashkëshoqërimin e vetvetes me programet e tyre të preferuara, janë një pikë mbështetjeje për të argumentuar
se identiteti është i lidhur me ato përmbajtje mediatike ndaj të cilave individi ka një
qëndrim pozitiv dhe pëlqyes. Këto projektime të identitetit personal në produktet mediatike të preferuara tregojnë se konsumi i medies mund të përmbajë domethënie
nëpërmjet të cilave ne mund të interpretojmë dhe të shprehim identitetet tona.
7.5 Diskutim i gjetjeve
Gjatë këtij kapitulli, i cili prezantoi fillimisht nëpërmjet paraqitjes së literaturës, rëndësinë e konsumit të medies në ndërtimin e identitetit, u tregua se studentët janë të
angazhuar çdo ditë në konsumin e medieve dhe se i përdorin ato për qëllime të ndryshme,
duke filluar nga kërkimi i informacionit deri tek zbavitja dhe argëtimi. Gjithashtu, u
tregua që produktet mediatike kanë domethënie që drejtojnë ndërtimin e identitetit personal dhe atij social. Duke qenë se fokusi kryesor i analizës është natyra simbolike e
konsumit të medies për këtë kërkim u mbështetëm në ndërveprimin simbolik. Diskutimi
që do të vijojë në paragrafët e tjerë do të përpiqet t’i përgjigjet pyetjes se cilat janë
interpretimet dhe domethëniet që japin produktet mediatike në drejtim të ndërtimit të identitetit të konsumatorëve.
Një tipar i rrëfimeve është se ato përshkruajnë sekuenca veprimesh në një masë të madhe
dhe të zgjatura në kohë. Kjo gjë u vu rë në të dhënat e mbledhura të cilat rezultuan përshkrime të konsumit të medieve, që përpiqen të tregojnë praktikat e konsumit të
medieve dhe natyrën e lidhjes që kanë studentët me produktet mediatike. Gjithashtu,
rrëfimet shërbyen për të krijuar një pamje të përgjithshme të stileve të konsumit të
medieve dhe preferencat për to. Nga ana tjetër, rrëfimet nuk treguan hapur temën e identitetit, por sidoqoftë është e mundur të lexohet nën rreshta se studentët përbëjnë një
grup të veçantë dhe homogjen që ndajnë mes tyre “strategji” të përbashkëta identiteti.
Në këtë sfond, e kemi të pamundur të përgjithësojmë për stilet e konsumit të tyre, por mund të qartësojmë natyrën e konsumit simbolik të medieve dhe domethëniet që e
rrethojnë këtë konsum.
Rrëfimet i drejtohen gjithmonë një audience të veçantë, si për shembull vetvetes apo një
kërkuesi, dhe domethënia e një rrëfimi varet nga konteksti social në të cilin prodhohet dhe kujt i adresohet (Elliot, 2005).422 Këto faktorë ndikojnë llojin e prodhuar të rrëfimit.
Për këtë arsye një rrëfim që i tregohet në një rast një kërkuesi, mund të mos pasqyrojë të
422 Elliot, J. (2005), Using Narrative in Social Science, Sage, f.11.
192
njejëtn histori të treguar në një rast tjetër me një audiencë tjetër (Bloor &Wood 2006).423 Në këtë studim, rrëfimet u shkruan jo vetëm në situatën e një detyre klase, por edhe në
një situatë të lirë të përzgjedhur nga vetë studentët. Disa prej rrëfimeve i qëndruan në
mënyrë strikte udhëzimeve të dhëna paraprakisht, ndërsa të tjerat dhanë përshkrime më intime. Stili i rrëfimeve ishte përshkrues, analitik dhe vlerësues, gjë që u përshtat mirë
me qasjen kërkimore të përdorur. Ndërveprimi simbolik thekson interpretimet dhe aftësitë njohëse të individëve, më shumë se sa vetë përvojën. Studiuesit e kësaj qasjeje
vlerësojnë historitë që njerëzit i tregojnë vetes për jetën e tyre dhe botën ku jetojnë, prandaj dhe janë të interesuar të studiojnë për shembull, se si rrëfimet apo apo diskurset
paraqesin përvojën (Denzin, 1992).424
Në analizën e të dhënave prej rrëfimeve, është e dukshme se konsumi i masmedias bëhet
i rëndësishëm për ndërtimin e identitetit. Ne mund të dallojmë se ky konsum lidhet me preferenca konkrete shijesh dhe zgjedhjesh të stileve të jetës, por edhe me vlera e çështje
të identitetit në nivelin më të lartë të abstraksionit në qëllimet që e shtyjnë konsumatorin
e medies. Megjithatë, asnjë nga studentët nuk foli hapur për ndërtimin e identitetit, por iu referuan atij në mënyrë implicite duke treguar mbi motivimet për përdorimin e medieve
dhe rolin që ato kanë në jetën e tyre.
Një gjetje e rëndësishme që prezantoi analiza e të dhënave nga rrëfimet ka të bëjë me
variacionin e madh në praktikat e konsumit të medies. Asnjëri nga studentët nuk i konsideron televizionin, internetin, radion dhe gazetat njëlloj të rëndësishme, por ato
shfaqen në nivele ndryshueshmërie individuale.
Gjithashtu, rrëfimet ofruan gjetje interesante për sa i takon vetëidentifikimit të studentëve me produktet mediatike dhe me konceptin që ata kanë mbi konsumatorin e mirë, të keq
dhe mesatar të medies. Këto të dhëna treguan se identitetet ndërtohen në kohë në mënyrë
shumë dimensionale, që nënkupton se identitetet e studentëve tregojnë se janë të hapura
ndaj ndryshimit. Studentët e bazojnë zgjedhjen e përmbajtjeve mediatike që konsumojnë duke u bazuar në preferencat dhe shijet e momentit. Kjo gjetje mbështet idenë se gjërat
që përdorim për të krijuar një lidhje identiteti janë të pranishme konkretisht në jetën tonë
të përditshme në formën e përmbajtjeve mediatike më të preferuara e më të konsumuara.
Studentët nuk e patën të lehtë të bashkëshoqërojnë një mjet apo përmbajtje mediatike me
konceptin që kanë për veten. Është interesant fakti se, edhe pse studentët e konsiderojnë
internetin si një mjet të rëndësisë së parë, ata nuk arritën të tregojnë një ëebsajt me të
423
Bloor, M. & Wood, F. (2006). Keywords in Qualitative Methods. A Vocabulary of Research Concepts.
London: Sage, fq.121.
424 Denzin, N.K., (1992), Symbolic Interactionism and Cultural Studies, Blackwell, f.23.
193
cilin të mund të vetëidentifikoheshin. Nga ana tjetër, kjo detyrë ishte më e lehtë për programet televizive ose kanalet e radios.
Në lidhje me identifikimin social ndër konsumatorët e medies, studentët dhanë shumë
komente mbi konsumatorin e mirë, të keq e mesatar. Gjetjet tregojnë se përcaktimi i tre koncepteve mund të bëhet duke u nisur nga baza të ndryshme. Një konsumator mesatar i
medies gjykohet kryesisht duke u nisur nga sasia e konsumit, një konsumator i mirë gjykohet nga stili i konsumit të medies, ndërsa një konsumator i keq kritikohet për shkak
të përmbajtjes së keqe mediatike që ai konsumon.
7.6 Përmbledhje e kapitullit
Duke përfunduar mund të themi se këto gjetje rikonfirmojnë edhe njëherë natyrën e pasur
të konsumit të medies, duke hedhur dritë në fenomenin e ndërtimit të identitetit dhe lidhjen e tij me konsumin e mjeteve dhe përmbajtjeve mediatike. Gjithashtu, aspekti
social i ndërtimit të identitetit u vu në dukje atëherë kur studentët treguan aftësitë e tyre
në klasifikimin e produkteve mediatike dhe në klasifikimin e konsumatorëve të medies
dhe në reflektimin e identiteteve sociale dhe roleve në stilet e konsumit të medies.
194
Kapitulli 8
8. IDENTITETE RINORE HIBRIDE
8.1 Hyrje
Marrëdhëniet mes kombeve te ndryshme dhe kulturave lokale, në periudha të gjata
historike, kanë siguruar ndërtimin e lokalitetit si një hapësirë hibride. Në lidhje me këtë çështje Kraidy (2005) thotë se polarizimi mes globales dhe lokales bazohet në supozimin
se ato janë sfera të ndara të lidhura nga masmedia. Kjo ndarje e hamendësuar ka
shoqëruar prej vitesh shkëmbimin mes subjekteve të ndryshme kulturore dhe kombëtare.
Prej shekujsh, emigracioni, lidhjet tregtare, ekspansioni kolonial, aleancat politike, luftërat dhe pushtimet kanë kontribuar në përzierjen e elementëve heterogjenë të
kulturave të ndryshme.
Më tej ai vazhdon duke thënë se “Transkulturalizmi kulturor ripërcakton fuzionin kulturor si një çështje sociale me pasoja njerëzore, duke e larguar nga përcaktimi i tij i
dikurshëm si një çështje ekonomike me pasoja tregtare. Identitetet e njerëzve mund të
përthyhen nëpërmjet konsumit individual, jo vetëm atij kulturor, por vetëm konsumi nuk
është i barazvlefshëm me të qenit. Teoria e hibridizimit, dhe më gjerë, teoria kulturore, nuk mund t’i konsiderojë njerëzit thjesht si individë që në mënyrë të vazhdueshme
rikrijojnë vetveten nëpërmjet konsumit. Përkundrazi, agjencia duhet të kuptohet në
aspektin e aftësisë së njerëzve për të përmbushur gjëra në botën që ata banojnë. Nëse
kultura pasqyron kuptimet, mënyrat e veprimit dhe mënyrat për të gjykuar mbi vlerën e veprimeve në shoqëri dhe nëse hibridizimi kulturor përshin një ndryshim në këto kuptime
dhe veprime, atëherë vëmendja duhet drejtuar tek aftësia ose mungesa e aftësisë së
hibridizimit për të fuqizuar grupet sociale që të kenë ndikim mbi rrjedhën e jetës së tyre.
Në fund të fundit, vlera e një teorie të hibridizimit qëndron në masën në të cilin ai thekson agjencinë njerëzore.”425
Si rezultat i këtij procesi fuzioni, Kraidy argumenton se “ne duhet të angazhohemi për të
pranuar se hibridizimi kulturor është rregull dhe jo përjashtimi, pasi çfarë ne kemi quajtur zakonisht ‘lokale’ dhe ‘globale’ kanë qenë të hibridizuara prej kohësh”.426 Duke qenë se
studimi i Kraidy-t mbi ndërtimin e identiteteve kulturore të të rinjve maronitë të Libanit,
nëpërmjet ndërveprimit të diskurseve lokale dhe globale, është i rëndësishëm për
425 Kraidy, M. (2005), Hybridity or the cultural logic of globalization, Philadelphia: Temple University Press,
f.151. 426
Kraidy, M. (1999), “The global, the local and the hybrid: A native ethnography of glocalisation”, Critical
Studies in Mass Communication 16: 456-476. Cituar në Strelitz, L. (2004), “Against cultural essentialism:
media reception among South African youth”, Media, Culture, Society, Sage, Vol. 26(5):625-641, f.625.
195
punimin tim, paragrafët në vijim do të ofrojnë një paraqitje të përgjithshme të këtij studimi.
8.2 Ndërveprimi hibrid mes globales dhe lokales
Kraidy beson se vetëm duke njohur ndërveprimin hibrid mes lokales dhe globales mund që ne të negociojmë një shteg daljeje mes pozicioneve teorike të imperializmit kulturor
dhe audiencës aktive. Ai shkruan:
“Në vend që të shohim se si media globale ndikon në mjedisin lokal, unë e
vendos këtë mjedis lokal në kompleksitetin e tij kulturor. Më tej pyes se si ky mjedis lokal analizohet më mirë dhe çfarë rëndësie kanë në ndërtimin e tij
praktikat komunikuese. Prandaj, nuk na mbetet të pyesim nëse identitetet janë
hibride, por cili është tipi i formimit që i rikrijon dhe i vesh këto identitete hibride”.427
Duke diskutuar kompleksitetin kulturor lokal të rinisë maronite, Kraidy vë në dukje se identiteti libanez kontestohet së tepërmi nga komunitetet e ndryshme etno-fetare të
vendit: “Në zemër të ekzistencës së Libanit qëndron një dilemë thelbësore mbi identitetin: a është Libani një vend unik me origjinë të ndryshme dhe afinitete
perëndimore, që e bëjnë të jetë i dallueshëm nga mjedisi i tij arab? Apo, Libani është i pandashëm nga bota arabe, duke ndarë vlerat dhe identitetin e kësaj bote?”. Sipas Kraidy-t, kjo pasiguri mbi identitetin kulturor është e ndjeshme tek maronitët, të cilët
janë në një pozicion mes Perëndimit dhe Lindjes, Krishterimit dhe Islamizmit.
Pyetja që ngre Kraidy (2005) ka të bëjë me ndikimin e medies globale në jetën e rinisë
lokale dhe, nëpërmjet kësaj, kompleksitetin kulturor lokal. Kërkimi etnografik i Kraidy-t eksploron mënyrën sesi të rinjtë maronitë përdorin medien, sidomos televizionin, për të
artikuluar identitetet e tyre në një pikë lidhjeje mes dy diskurseve konkurruese, të ‘modernitetit’ dhe ‘traditës’: “Të identifikuar si ‘Perëndimi’ dhe ‘Arabët’, këto dy
diskurse kanë funksionuar si dialogues ku domethënia është krijuar në kryqëzimin e tyre. Një shqetësim thelbësor tek të intervistuarit ishte paaftësia e tyre dhe mungesa e vullnetit
për të bërë pjesë në mënyrë ekskluzive në njërën apo tjetrin këndvështrim të papajtueshëm mes tyre.”428 Duke identifikuar botën arabe me traditën dhe Perëndimin me
427 Kraidy, M. (2005), Hybridity or the cultural logic of globalization, Philadelphia: Temple University Press,
f.118 428
Po aty, f.127
196
modernitetin, “të rinjtë maronitë artikulojnë të dyja diskurset me matricat kulturore që përshkojnë konsumin e tyre të medies dhe kulturës popullore”.429
Për shembull, Kraidy vë në dukje se shoqëritë arabe janë tradicionale për sa i takon
respektimit që u bëjnë komunitetit dhe familjes, dhe jo individit si njësia e parë sociale. Të intervistuarit e tij maronitë identifikohen me këto vlera të komunitetit dhe traditës dhe
vlerat arabe të dhembshurisë dhe mikpritjes. Por ata refuzojnë vlera të tjera arabe, të tilla, si autoritarizmi, të cilin ata e perceptojnë si konservator nga pikëpamja politike dhe
shoqërore.430 Të rinjtë maronitë identifikohen me angazhimin e Perëndimit për lirinë personale dhe liritë civile, por, gjithashtu, kritikuan individualizmin perëndimor dhe
imoralitetin seksual. Me pak fjalë, këta të rinj jetojnë në të dyja krahët e hendekut duke i
qëndruar besnik secilës prej tyre.431
Asosacioni që të rinjtë maronitë i bëjnë Perëndimit me modernitetin dhe lirinë
individuale, artikulohet prej tyre kryesisht nëpërmjet përgjigjeve për programet televizive amerikane. Për shembull, një e intervistuar i tregon Kraidy-t sesi ajo e shfrytëzoi
programin “The Cosby show” për të fituar më shumë liri nga prindërit e saj.432 Ajo do ta diskutojë marrëdhënien mes prindërve dhe vajzave të tyre në “The Cosby Show” duke
vënë në dukje se prindërit, edhe pse ishin konservativë, i lejonin vajzat të dilnin në
takime, sepse kishin besim tek ato. Ajo besonte së tepërmi se ky program ndihmoi në
zvogëlimin e pengesave që imponoheshin nga prindërit. Megjithatë, shumë nga të intervistuarit që bashkëshoqëruan Perëndimin me lirinë, gjithashtu kritikuan filmat
amerikanë dhe programet televizive duke u nisur nga qëndrimet morale.433
Konsumi i televizionit amerikan në hapësirën kulturore lokale të rinisë maronite të krishterë jo vetëm reflekton, por edhe i ndihmon këta të rinj për të ndërtuar identitete
hibride, të kapur mes ‘Perëndimit’ dhe ‘Arabëve’, modernitetit dhe traditës. Kraidy thotë
se për të kuptuar se si të rinjtë maronitë shpalosin identitetet e tyre hibride, na duhet të
artikulojmë konsumin që ata u bëjnë medieve me një shumëllojshmëri faktorësh sociale, politikë dhe kulturorë. Kjo është një qasje e pamundur brenda tezës së imperializmit
kulturor.
Kraidy (2005) beson se studiuesi duhet fillimisht të shqyrtojë lokalitetin në kompleksitetin e tij kulturor dhe vetëm atëherë të nisë të hetojë çfarë vlere kanë praktikat
429 Po aty, f.129 430 Po aty, f.129 431 Kraidy, M. (2005), Hybridity or the cultural logic of globalization, Philadelphia: Temple University Press,
f.133 432 Po aty, f.132 433
Po aty, f.133
197
komunikuese në ndërtimin e këtij kompleksiteti. Ai gjithashtu beson se hibriditeti, në nivel prodhimi, shpërndarjeje dhe receptimi, është rregulli dhe jo përjashtimi.
Në kërkimin e tij Kraidy vëzhgoi nga afër një grupim homogjen të intervistuarish, të
përbërë nga maronitë të krishterë, gjë që i krijoi mundësinë të bënte pohime të përgjithshme mbi natyrën e identiteteve të tyre hibride. Nga ana tjetër, punimi që kemi në
dorë mbështetet në një numër studentësh, identitetet e të cilëve reflektojnë ndarjet e thella strukturore, jo vetëm në terma të ndarjes sociale, por edhe të ndarjes mes modernitetit
dhe traditës. Këto ndarje reflektojnë një numër përgjigjesh të ndryshme ndaj medies globale. Janë ata që, duke jetuar në zona të thella, për shkak të mungesës së një arsimimi
të mirë dhe njohjes së gjuhëve të huaja, konsumojnë pak media globale dhe janë
zakonisht dyshues ndaj vlerave që ato përcjellin. Nga ana tjetër, janë ata që i kanë
përqafuar mediet globale në përditshmërinë e tyre, identifikohen me to dhe e reflektojnë këtë gjë në mënyrën se si organizojnë të përditshmen dhe se si zgjedhin stilet e tyre të
jetës. Megjithatë, duket se një pjesë e mirë e tyre e konsiderojnë veten subjekte moderne,
pasi shohin një përplasje të vlerave tradicionale të prindërve të tyre me vlerat që promovohen nga mediet perëndimore. Mediet që ata konsumojnë jo vetëm reflektojnë,
por edhe i ndihmojnë të ndërtojnë subjektivitetin e tyre modern.
8.3 Identitete hibride
Procesi i diskutuar nga Kraidy që lidhet me identifikimin e njëllojtë me dy tradita kulturore të ndryshme vërehet edhe në përgjigjet e dhëna nga studentë të Elbasanit. Për
shumë nga këta studentë, largimi nga familjet dhe fillimi i jetës studentore nënkupton një
largim nga vlerat tradicionale dhe konservative të familjes. Nga ana tjetër, ata e gjejnë
veten në një vajtje-ardhje të vazhdueshme, mes dy mënyrave të jetesës dhe pritshmërive kulturore që ata kanë.
Studentja O: të jetosh në një qytet tjetër është e vështirë. Këtu më mbarojnë të
gjitha: më mbarojnë të ardhurat, shpesh herë forca, më merr malli për familjen, ushqimi nuk më shijon sa duhet, por sigurisht që kjo ka edhe anën e vet të mirë.
Mund të shkoj në festa sa herë të dua, të fle nga shtëpitë e shoqeve, të takoj
shumë njerëz, të vesh rroba që më pëlqejnë e që prindërit nuk do të m’i lejonin.
Studentja S: larg kontrollit prindëror je e lirë të dalësh në çdo orë të ditës, apo të
natës. Nëse jeton në një konvikt privat ose shtetëror jo dhe aq, sepse kanë oraret e
tyre të mbylljes së derës, por, nëse jeton në një shtëpi me qira, je e lirë të hysh e të
dalësh në çfarëdolloj ore të duash ti. Madje, mund të gënjesh njerëzit e shtëpisë duke thënë se je ne mësim gjatë ditës, por je në kafe ose, më keq akoma, je në një
198
qytet tjetër, duke u argëtuar me shoqërinë. Po ashtu edhe natën mund të jesh duke u argëtuar në pub. Këto gjëra nuk i bën dot kur je pranë familjes.
Studentja U: Jetoj në konvikt, duke u mësuar kështu me një bashkëjetesë të
pazakontë në ndonjë situatë tjetër jetese. Gjatë kësaj bashkëjetese kam njohur të rinj me tipe dhe karaktere të ndryshme, ndryshime që shpesh i thekson edhe
media, e cila mendoj se ka një ndikim të madh tek audienca. Shpesh ne konviktorët etiketohemi si të rinj me vese, siç është duhani, alkooli, drogat e
lehta. Paragjykohemi për daljet e vona dhe për prishje qetësie të orëve të vona. Por, në të vërtetë ky nuk mund të jetë një dallim për shkak të jetesës në konvikt,
pasi mendoj se edhe shumë të rinj të tjerë veprojnë po njëlloj. Kjo situatë vjen
më shumë si pasojë e çlirimit nga familja. Duke u shkëputur nga tutela e
prindërve dhe duke u ndier në një moshë madhore për të marrë përgjegjësi, mendojmë se veprojmë ashtu siç duam. Veprojmë kështu duke parë dhe modele
të tjera sjelljeje, nga studentë të cilët janë ose kanë qenë para nesh.
Gjetja e një kompromisi mes dy botëve kulturore përshkon përditshmërinë e studentëve në masë dhe mënyra të ndryshme. Në varësi të rregullit të ushtruar nga kultura dhe tradita
e familjeve të tyre, ata lëvizin me më shumë ose më pak lehtësi në botët kulturore të
perceptuara si të papajtueshme mes tyre. Një shembull vjen nga studenti B, i rritur në një
qytet të vogël juglindor, i cili e përshkruan në këtë formë problemin që rrjedh nga kjo kundërvënie:
Studenti B: Për shembull, për shkak të mentalitetit të brezit të prindërve të mi,
unë nuk mund ta përcjell për në shtëpi vajzën që më pëlqen. Nuk mund të dal e të argëtohem me të, sepse mund t’i shkaktoj telashe kësaj të fundit në familje.
Për studentin B, kjo gjendje i atribuohet mentalitetit të prapambetur të të gjithë brezit të prindërve:
Brezi i prindërve të mi ka qenë një brez i orientuar, forcërisht i drejtuar në ideologji jo të
mira. Nuk mendoj se është një brez më i mirë se brezi i sotëm.
Për disa studentë kalimi nga njëra botë në tjetrën është më i thjeshtë dhe nënkupton
gjetjen e një ekuilibri që përmbush pritshmëritë e ambienteve të ndryshme:
Studentja O: nuk ka si shtëpia jote, thotë një fjalë. Fillimi ishte i vështirë, por pak nga pak u ambientova. Mesohesh të gjesh një ekuilibër, të menaxhosh mirë
kohën. Në shtëpinë time nuk dal si këtu, prindërit e dinë këtë. Edhe unë e di që nuk duhet t’i mërzis.
199
Studentja M: Mund të kemi shpeshherë mosmarrëveshje, konceptime të ndryshme për disa gjëra, por në fund të dyja palët perpiqemi të gjejmë zgjidhje që nuk
lëndojnë asnjërin prej nesh. Për shembull, për prindërit e mi nuk është shumë
normale që një vajzë të dalë natën vonë nëpër ndonjë festë, qoftë edhe për raste të veçanta. Kështu unë mundohem që t’i bëj të më kuptojnë dhe në të shumtën e
rasteve kam dalë, por gjithmonë duke respektuar një orar që më kanë vënë ata për t’u kthyer.
Për studenten M. ky është një ndër problemet më të vogla të diferencës së mendimeve mes saj dhe prindërve, pasi ka raste kur vihen në diskutim çështje edhe më të
rëndësishme, siç janë martesa apo vlera e opinionit të të tjerëve.
Studentja M: Më e rëndësishme për ta është se çfarë mund të thonë të tjerët apo farëfisi nëse unë nuk ia dal dot një gjëje. Gjithashtu, çështje me rëndësi për të
cilën nuk biem dakord është edhe fakti që për prindërit e mi, në moshën që jam tani, unë patjetër duhet që të kisha gjetur njeriun e jetës, ose ta gjej sa më shpejt,
se ndryshe është turp. Brezi i prindërve të mi është rritur me një mentalitet ndryshe dhe unë nuk mund që t’i fajësoj për këtë, por deri tani jam munduar
shumë që t’i bëj të më kuptojnë, dhe mbi të gjitha jam munduar që të mos e thyej
besimin e tyre.
Kultura e familjes është e ngulitur kaq fort, saqë studentët e gjejnë veten të shtrënguar në
një zonë kufitare mes tradicionales dhe modernes.
Studentja Sh: E kemi të vështirë të shkëputemi nga morali i fortë me të cilin na
rrisin prindërit tanë. Dashur pa dashur shumë gjëra na nguliten aq fort, saqë në një
të ardhme të afërt e gjejmë veten duke i zbatuar me devotshmëri e përpikëri.
Besoj se shumë vlera mbesin ende. Megjithatë besoj edhe se çdokush ka të drejtë të jetojë mbi bazën e parimeve dhe vlerave që atij i duken të përshtatshme, pa u
shqetësuar se ato mund të bien në kontradiktë me parimet dhe vlerat e prindërve
të tij. Shumëllojshmëria shoqërore e ka ndryshuar shumë njeriun në këtë aspekt. E kemi më të lehtë t’i lemë mënjanë vlerat dhe parimet me të cilat rritemi duke
kërkuar gjithnjë e më shumë, jo atë që është e drejtë, por atë që ne na bën të lumtur.
Studentja H: Megjithëse nuk jam dakord me ta, unë nuk e quaj gabim që prindërit e mi nuk duan që unë të vesh minifund, të kem të dashur, të dal natën. Këtë e quaj
një shqetësim të tyre. Megjithatë, unë isha ajo vajza që donin prindërit, sepse i
respektoja normat tyre dhe harrova të jetoj moshën time me ato “budallallëqet” e
saj. Sot mendoj se, sa më shumë prindërit mundohen t’i imponojnë fëmijët, aq më
200
shumë po i largojnë, sepse po përpiqen t’i venë përpara jetën që kanë bërë ata, duke harruar se sot shumë gjëra kanë ndryshuar.
Studenti N: Këshillat e një prindi asnjëherë nuk kanë fund dhe gjithmonë janë të
dobishme. Megjithatë, nëse sot ka diçka që nga rinia nuk është fort e kuptueshme, është fakti se prindërit tanë kanë një mentalitet paksa tradicional, domethënë nuk
janë përkrahës të fortë të modernizimit. Nuk janë të pakta rastet kur ata janë paragjykues ndaj emisioneve të caktuara apo qoftë edhe ndaj klipeve të
ndryshme, ku, për shembull, femrat janë thuajse të zhveshura. Në parim kjo nuk do të thotë se ata janë gabim, por në kohët e sotme një të riu, nëse sheh një femër
të zhveshur në ekran, kjo gjë nuk i bën aspak përshtypje negative. Ky është një
shembull, por ka edhe shumë të tjerë si ky.
Studentja Sh: Brezi i prindërve të mi, një brez i humbur pa shumë perspektivë, ka
kaq shumë tradita saqë, kur të vjen një mik, shumë dollira që ngrihen sinqerisht nuk të lënë që të hash rehat. Do doja shumë një reduktim të këtyre dhe në fakt
jam e lumtur që me shoqërinë time mund t’ia arrij qëllimit. Punë tjetër pastaj që në familje duhet t’u mbash anën prindërve se përndryshe varin buzët dhe fillojnë
e flasin pastaj, jo ju të rinjtë kështu, jo ju të rinjtë ashtu . Duke u njohur me
elementë të rinj që janë më të thjeshtë dhe më praktikë, jetesa bëhet më e thjeshtë
dhe e bukur, kundrejt atyre vlerave dhe dokeve që duhet t’i respektosh me patjetër, në të kundërtën identifikohesh me epitetin “ i shkarë” apo ku ta di unë.
Paragjykimet janë vdekja ime, nuk dua të paragjykoj askënd, as nga mënyra se si
vishet, as nga jetesa që bën. Një njeri për mua nuk njihet nga doket që duhet me
patjetër t’i respektojë, por nga shpirti që ka dhe respekti që ai pasqyron tek të tjerët.
8.3.1 Imitimi dhe simulimi
Një prirje e zakonshme e të rinjve studentë të universitetit të Elbasanit është dëshira e tyre për të ngjarë sa më shumë me të rinjtë perëndimorë, jo vetëm në veshjet dhe
qëndrimet e jashtme, por edhe më tej, në përvetësimin e stileve të jetës. Ata referojnë se
informacionin kryesor dhe modelet për t’u ndjekur i marrin kryesisht nga masmedia.
Studentja F: Kjo më duket shumë e vërtetë. Dashur padashur në stilin tonë të të
veshurit ne jemi ndikuar shumë nga ata. Si ndodh kjo? Përmes ndjekjes së modës
atje, përmes tv, ti shikon si vishet një personazh publik, përpiqesh t’i ngjash.
Duke qenë se ata i shohim si shumë interesantë, si më të mirët, në veshje apo edhe në mënyrën e të folurit, ne duam të jemi si ata. Eh, në mos të jemi tamam, ne
201
marrim prej tyre elementë në stil, që na ndihmojnë të kompletojmë personalitetin tonë.
Për sa i takon depërtimit të imitimit social, studentët vërejnë se ai ndodh kryesisht në
nivelin sipërfaqësor të paraqitjes më shumë se sa në atë të mentalitetit apo veprimit. Studentja Sh, madje, shkon më tej, duke kritikuar bashkëmoshatarët e saj të cilët
imitojnë, por mbeten kopje të shëmtuara, false.
Studentja Sh: Po e besoj këtë gjë. Shumë lidhje sot vajzat i bëjnë në mënyrë të kopjuar. Shumica nuk janë vetvetja. Vishen të duken të bukura, ndërsa djemtë
bëjnë të njëjtat pyetje që një aktor i bën femrës në televizion, me pak fjalë, nuk janë vetvetja. Dhe shoh, nga ana tjetër, që lidhja e tyre zgjat fare pak, sepse duke
mos qenë vetvetja, shumë pyetje në mendjen tënde ngelen pezull dhe natyrisht që nga kjo nuk pritet që lidhja të jetë e gjatë. Nuk jemi as më pak dhe as më shumë
sesa disa imitues të zotë, që pretendojmë të jemi çfarë në të vërtetë nuk jemi.
E thënë ndryshe, ky është një fenomen simulimi. Baudrillard (1983) shkruan: “ Të
shtiresh do të thotë të hiqesh sikur nuk e ke atë që dikush tjetër e ka, ndërsa simulim do të
thotë të bësh sikur ke atë që tjetri nuk e ka”.434 Sipas Baudrillard, simulimi nënkupton
fshehjen e mosekzistencës së diçkaje; me fjalë të tjera, është shprehje e një ngjasimi (simulacrum), një kopje pa një origjinal.435 Përshtatja e taktikave simuluese reflekton një mungesë në identitetin e tyre kulturor ndërsa veprimet e simuluara maskojnë mungesën e
një identiteti të mirë përcaktuar dhe organik. Në këtë mënyrë, imitimi i kulturës popullore perëndimore u shërben atyre për të mbushur në mënyrë simbolike një boshllëk.
Studentja L: Të rinjtë shqiptarë, por besoj jo vetëm ata, ndikohen së tepërmi nga
Hollywood dhe mundohen t’i imitojnë në gjithçka, në veshje, në stil, në fjalor etj.
Studentja M: Ne shohim filma amerikanë, dëgjojmë muzikë amerikane dhe duam
të vishemi e të dukemi si këta aktorë apo këngëtarë amerikanë. Dëgjojmë
shprehje të ndryshme, madje edhe banale, dhe i përsërisim ato tërë ditën. Do ishte
mirë që më shumë se kaq të shëmbëllenim me rininë amerikane, evropiano-perëndimore për traditat studimore dhe kulturën e punës që ata kanë, por
fatkeqësisht gjithmonë marrim vetëm anët negative, ose ato më pak të
domosdoshme e më pak të rëndësishme. Madje, ne e marrim aq pa përpunuar
gjithë atë që na ofrohet në televizion sa harrojmë edhe se ajo që na shfaqet në tv është apo jo jeta reale e te rinjve amerikanë, evropianë a perëndimorë. Më shumë
434 Baudrillard, J. (1983), Simulations, New York: Semiotext(e), f. 5, Cituar në Kraidy, M. (2005), Hybridity
or the cultural logic of globalization, Philadelphia: Temple University Press, f.138 435
Po aty, fq.138
202
se gjithçka besoj se të rinjtë për këtë ndikohen nga ideja për t’u dukur sa më modernë, sa më bashkëkohorë dhe, përderisa modelet më të gatshme, më të
shumta, ndonjëherë gati-gati na vijnë me një lloj imponimi të modifikuar, saqë
edhe të rinjtë nuk kanë kohë edhe mundësi që të mendojnë më thellë. Pastaj, nëse ne duam të bëjmë diçka ndryshe nga brezi i prindërve tanë, nuk është se kemi
ndonjë model nga vendi ynë për të ndjekur, kështu që, duam ose jo, orientimi drejt kulturave të huaja mbetet mundësia e vetme.
Aktet hibridizuese të simulimit dhe imitimit duket se janë të rëndësishme në identitetin e
të rinjve studentë. Ato shërbejnë për të fshehur boshllëkun që ekziston dhe projektojnë përshtypjen se kjo zbrazëti nuk ekziston, duke i ndihmuar të rinjtë që të navigojnë në një
fushë kulturore që është bërë hibride në mënyrë të pakthyeshme.
8.3.2 Identitete të shumëfishta
Identifikimi i studentëve me vlerat tradicionale të familjes dhe, në të njëjtën kohë, me vlerat që përcjell Perëndimi nëpërmjet mesazheve mediatike, shkon në të njëjtën linjë me
gjetjet e Kraidy-t për të rinjtë maronitë të cilët shfaqën një paaftësi dhe mungesë të
vullnetit për të bërë pjesë në mënyrë ekskluzive në njërin apo tjetrin këndvështrim të
papajtueshëm mes tyre.”436 Përvojën e tyre Kraidy e quan shprehje të një identiteti nomad, duke qenë se ata lëvizin dhe përshtaten në ambiente socio-kulturore të ndryshme.
Ky kalim nga njëri kontekst kulturor në tjetrin, i bën ata sipas Kraidy-t, kameleonë
kulturorë.437
Ideja e identitetit nomad, që përcillet në komentet e studentëve, është vënë në dukje edhe
nga Fiske, i cili na kujton se ne jemi të përbërë nga identitete të shumëfishta dhe se
subjektiviteti ynë është nomad. Ai shkruan: “nevoja për të negociuar problemet e jetës së
përditshme brenda një strukture sociale komplekse dhe shumë të përpunuar ka prodhuar subjektivitete nomade të cilët mund të lëvizin në këtë rrjet, duke rindërtuar aleancat e
tyre sociale në formacione të ndryshme, sipas nevojave të momentit”.438
Të pyetur përse mbështeten në mesazhet mediatike që nuk promovojnë vlera të cilat shkojnë në të njëjtën linjë me kulturën prindërore, studentët u përgjigjën se ata e njohin
mirë rolin e medies në transmetimin e disa vlerave që ata i konsiderojnë mjaft tërheqëse
436 Kraidy, M. (2005), Hybridity or the cultural logic of globalization, Philadelphia: Temple University Press,
f. 127 437
Po aty, fq.139
438 Fiske, J. (1989) Understanding Popular Culture, Boston: Unwin Hyman, f.24
203
dhe, si të tilla, përpiqen t’i përshtatin individualisht në kontekste të ndryshme të jetës së përditshme.
Studentja U: Sinqerisht, unë përshtat gjërat që më pëlqejnë nga ata, por s’e kam
pikësynim të jetoj e të sillem si ata. Për shembull, më pëlqen që kafen ta marr në dorë si grekët, makaronat t’i gatuaj si italianët, të konsumoj pak brumëra e të jem
korrekte nëpër orare si gjermanët, të vishem e të ndihem komode me veshje sportive si amerikanët, me makijazh të lehtë për t’u ndierë femër si francezet.
Studentja I: Mendoj se zhvillimi i teknologjisë na ka bërë të jemi më afër një
kulture globale, kështu që as unë s’kam mundur të mos e përfill këtë formë të kulturës globale si në veshje, stil jete etj. Nëse nuk mundem dot të jem plotësisht
brenda kësaj kulture, mundohem ta përshtat atë në mënyrën time. Po, është e vërtetë, na pëlqen të vishemi si rinia evropiane, të ndjekim stilin e tyre, pasi na
duket më i këndshëm sesa ky i yni. Besoj se është mundësia për të udhëtuar jashtë apo familjarët në vendet e huaja na kanë lidhur me atë kulturë veshjeje duke na
mundësuar që shopping-un ta bëjmë vetë atje, ose të na sjellin veshje prej andej, por nuk do të përjashtoja këtu edhe blerjet online.
Studentja F: Jetojmë të gjithë në një fshat global dhe kjo është mundësuar falë medies, që nga ajo tradicionale apo edhe sot media e re me interaktivitetin e saj, ku ti ke akses e të drejtë që të njihesh me çfarë të kesh dëshirë. Media
tradicionale, kam parasysh tv, gazetat, kinemanë me filmat etj., kanë më shumë se tridhjetë e kusur vite që flasin për vlerat perëndimore. Pothuajse të gjithë ne kemi
diçka, një ide apo një fije mendësie që na është krijuar nga përshtatshmëria jonë me këto vlera perëndimore. U duk në fillim sikur pati një tërheqje e përqafim të
vrullshëm të vlerave që na vinin nga Perëndimi, por unë sot shoh që kjo tendencë
është më e pakët, megjithëse ne i referohemi Perëndimit sa herë duam të themi që
diçka është e mirë dhe që duhet të shkojmë e të bëhemi ashtu.
Studentja R: Unë ndaj disa koncepte dhe vlera me disa tipare të kulturës rinore globale. Më pëlqen sjellja e të rinjve të cilët transmetojnë tek unë imazhin e një
rinie ambicioze, të aftë për të vazhduar përpara, me ide dhe vizione të qarta dhe të bukura për botën. E di që kjo nuk është gjithçka, por te këto tipare të tyre unë gjej
veten dhe dëshiroj t’i marr shembull. Më pëlqen shumë bota e tyre e lirë dhe me
ambicie.
Studentja B: Që po ngjajmë më shumë me të huajt, kjo është e vërtetë dhe në
gjykimin tim është normale. Individët dhe shoqëritë ecin përpara duke ndjekur
modele. Shqiptarët kanë një ndikim të madh nga shoqëria evropiane. Duke qenë shumë proevropianë, modelin e këtyre shoqërive rinia e përshtat dhe në shumë
204
raste e kopjon për ta përdorur si mënyrë jetese në vendin tonë. Të njëjtin ndikim e kemi edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga të cilët, më shumë sesa
kulturën e mënyrës së veshjeve, kemi marrë mënyrën e të sjellit.
Studentja F: Më së shumti jam e përfshirë me kulturën popullore vendase të Shqipërisë. Trashëgoj dhe manifestoj një sërë rregullash dhe vlerash që janë
shqiptare. Sigurisht që ndjek edhe një pjesë të kulturës globale, jam e ndikuar prej saj. Për shembull, të pranoj në ambientet ku rri njerëz me prirje të tjera seksuale
është diçka që më ka ardhur më shumë nga njohja me kulturën globale, nga pranimi dhe të drejtat që ata i respektojnë njeriut. Ne shqiptarët jemi më
konservatorë.
8.4 Qëndrimi i dyzuar ndaj vlerave perëndimore: përplasje mes traditës dhe modernitetit
Nga intervistat me studentët vërehet një qëndrim i dyzuar i tyre ndaj vlerave të
promovuara nga mediet perëndimore, qëndrim që shkon njëkohësisht nga tërheqja që
këto medie ushtrojnë, deri tek refuzimi i disa prej vlerave që ato përcjellin. Në lidhje me këtë proces të njëkohshëm të tërheqjes dhe mospranimit të vlerave perëndimore, në rastin
konkret të këtij punimi, duket se është me vend komenti që bën Fiske në lidhje me grupet
etnike joamerikane të cilët shikonin telenovelën Dallas, në studimin e Katz dhe Liebes:
“Pjesa më e madhe e kënaqësisë së shikimit të televizionit rrjedh nga pozicioni
kompleks i të shikuarit, në të cilin shikuesi është njëkohësisht i vetimplikuar dhe i
vetëçliruar nga teksti. Zgjedhja që i bën shikuesi pikave të caktuara të
identifikimit nuk e përjashton mundësinë për të arritur në mënyrë aktive një distancë kritike nga pikat e tjera, dhe këto marrëdhënie të dyfishta me tekstin
mund të ndodhin në të njëjtën kohë”.439
Procesi që përshkruan Fiske vërehet në pohimet që bëjnë një pjesë e studentëve, të cilët
pranojnë se zbaviten nga mediet perëndimore, se tërhiqen nga vlerat që ato përcjellin, por, në të njëjtën kohë, mbajnë një qëndrim kritik ndaj tyre.
Studenti N: Mendoj se po, kjo në njëfarë mënyre është e vërtetë. Shumë faktorë
ndikojnë. Një arsye është emigracioni, ndërsa një tjetër shumë e fuqishme janë mediet, më tepër televizioni. Mediet në ditët e sotme janë duke mbjellë kulturë
nga vende të ndryshme. Kjo nuk është diçka e keqe, mendoj unë, sepse në fund të
439 Fiske, J. (1987b) Television Culture, London: Routledge, f.175
205
fundit është informim. Mirëpo nuk do të thotë se çdo gjë që shohim në kulturën perëndimore ne mund ta konsiderojmë si të përshtatshme apo të pranueshme në
shoqërinë tonë. Mbase shumë gjëra apo fenomene që ndodhin në kulturën
perëndimore nuk janë të përshtatshme për një tjetër kulturë, duke u bazuar tek morali, por edhe tek tradita. Kjo kulturë në tepër është e transmetuar përmes
filmave të ndryshëm. Nëse ka një vlerë që ne duhet ta marrim, dhe kjo është e rëndësishme për të gjitha shoqëritë, e jo vetëm për shoqërinë tonë, ajo është
edukata qytetare. Çdokush duhet të jetë i ndërgjegjshëm dhe të ketë njohuri mbi demokracinë.
Studentja I: Po besoj se jemi të përfshirë në një diversitet kulturash ku marrim e
japim nga njëri-tjetri atë që duam. Dëshira jonë për të qenë si perëndimi na ka bërë të harrojmë ose zbehim traditat tona si në kulturë, gastronomi, veshje, look e
gjithçka tjetër. A është e mirë? Nuk e di, nga njëra anë besoj se po, pasi nuk do të bënim më dallim nga të tjerët, por a nuk është ky dallim që na bën të veçantë?
Kështu që jam e dyzuar për të dhënë një përgjigje për njërën ose tjetrën.
Studentja M: Dihet se e ardhmja e një shoqërie është rinia e saj. Dhe rinia e sotme, përfshirë atë shqiptare, është duke u larguar gjithmonë e më shumë nga
tradicionalja, kryesisht drejt përshtatjes së vlerave kapitaliste perëndimore. Importimi i produkteve të ndryshme mediatike dhe përthithja në mënyrë të
menjëhershme të tyre nga audiencat e kulturave dhe e vendeve të tjera bën që kultura amerikane në përgjithësi të shihet si ajo që të gjithë duan të kenë. Një rini
që është më se e lirë të jetojë ashtu siç dëshiron, me mundësitë maksimale për t’u bërë pjesë e industrisë mediatike e kinematografike, me një lirshmëri të
admirueshme, lidhje dashurore sa më të shpeshta etj… kjo është një pjesë e asaj që ne shohim përditë nëpër ekranet e televizorëve. Kjo për ne është jeta super e
lehtë amerikane, kështu në një mënyrë a në një tjetër mundohemi që t’i përshtatim këto vlera në shoqërinë tone. Edhe pse, në fakt, shpesh dalin si një imitim i
shëmtuar. Duke mos përmendur këtu faktin se shumë pak herë vihet në dyshim apo në diskutim se sa vërtet kjo është jeta reale që bën sot shumica e popullsisë
amerikane. A është vërtet ajo ashtu… apo është një mënyrë për të bërë sa më
shumë shitje… dhe gënjimi që na vjen prej saj të na bëjë të harrojmë vlerat tona
reale tradicionale.
Studentja B: Amerikanët janë një popull që jeton në një shtet demokratik. Ky është një element që në çdo shoqëri, po të praktikohej, nuk do të ishte i dëmshëm. Megjithatë ka
edhe elementë të tjerë të kësaj kulture të cilat në rast se do të praktikohen në shoqëri shumë konservatore do të ishin shumë të dëmshme dhe do të kundërshtoheshin me forcë.
206
Studentja U: Në ditët e sotme shoqëria shqiptare po shkon drejt përshtatjes së vlerave kapitaliste, duke i dhënë përparësi parasë, gjërave luksoze, qejfeve të momentit. Në fakt
duket gjë e mirë ta shijojmë jetën që është kaq e shkurtër me të gjitha të mirat e saj, por
unë mendoj se duhet t’i japim rëndësi e përparësi vlerave të vërteta njerëzore e shpirtërore, të investojmë në zgjerim dijesh, në përvetësim profesioni, në ndarje gjakrash
me të tjerë, të ndihmojmë ata që kanë nevojë. Bota ka nevojë për njerëz të mirë.
Studentja F: Sot jam skeptike për Perëndimin. Unë e dua fort Perëndimin, ia dua disa nga
vlerat e tij, me disa jam rritur, disa i kam mësuar rrugës, por pyetja ime është: A është ok i gjithë ky Perëndim? A ka gabime Perëndimi? A i pranon gabimet? Nuk e di për të
gjitha këto, por di të them që Perëndimi ndonjëherë më duket si një industri, një industri
paraje, industri imazhi, një treg ku shitet e blihet.
Studentët kalojnë në një proces të njëkohshëm, të tërheqjes që kanë nga mediet e huaja
dhe të refuzimit të disa vlerave të promovuara prej tyre. Duket se ata mbështeten më shumë tek kultura vendase dhe vlerat e familjes dhe të prindërve vazhdojnë të jenë të
rëndësishme në formësimin e identiteteve të tyre.
8.4.1 Rëndësia e familjes
Një temë konstante që përshkoi këtë punim, si në kërkimin sasior edhe në atë cilësor, është tema e besimit dhe rëndësisë së vlerave të familjes. Këto gjetje mbështesin pohimet e bëra nga Kraidy (2005) për hibridizimin kulturor. Vlerat familjare ose tradicionale
mendohej se përbënin një pengesë ndaj përshtatjes së vlerave Perëndimore të përcjella
nëpërmjet medies globale.
Nga ana tjetër, këto gjetje hedhin poshtë pohimet e bëra nga të tjerë studiues, si, për shembull, Thompson440 dhe Willis441 që mbështesin se në shoqëritë e modernitetit të
vonë, shumë nga burimet tradicionale të identitetit – sidomos feja dhe familja – e kanë humbur legjitimitetin e tyre për të rinjtë. Si rezultat, sipas tyre, individët mbështeten në
burimet e veta për ndërtimin e identitetit, proces në të cilin ‘materialet simbolike të ndërmjetësuara’ luajnë një rol të rëndësishëm.442 Kjo gjë nënkupton se, sa më shumë të
440 Thompson , J.B. (1995) The Media and Modernity: A Social Theory of the Media, Cambridge: Polity
Press, f.75 441 Willis, P. (1990) Common Culture, Milton Keynes: Open University Press, f.13 442 Thompson , J.B. (1995) The Media and Modernity: A Social Theory of the Media, Cambridge: Polity
Press, f.211
207
mbështetesh për ndërtimin e identitetit në materialet simbolike të ndërmjetësuara, aq më i hapur është një individ ndaj ndikimit të medies Perëndimore.
Rëndësia e vlerave të prindërve në sondazh dha këto rezultate:
Tabela 21
Përgjigjet e pohimit “Pavarësisht cilësive apo gabimeve të prindërve, gjithmonë duhet t’i duam dhe t’i respektojmë ata”.
Pavarësisht gabimeve prindërit duhen respektuar
Kampioni i
kërkimit nr.
Kampioni i kërkimit %
Shumë dakord 328 81,6
Dakord 64 15,9
Nuk jam dakord
6 1,5
Kundër 3 ,7
I pasigurtë 1 ,2
Total 402 100,0
Tabela 22
Përgjigjet e pohimit “Shumë nga vlerat e prindërve tanë janë ende sot të rëndësishme për
rininë”.
Shumë nga vlerat e prindërve tanë, ende sot janë të rëndësishme për rininë
Kampioni i
kërkimit
nr.
Kampioni i
kërkimit %
Shumë dakord 218 54,2
Dakord 144 35,8
Nuk jam
dakord 19 4,7
Shumë kundër 6 1,5
I pasigurtë 14 3,5
Total 402 100,0
208
Për sa i takon pohimit të parë, 97% e studentëve janë “dakord/ shumë dakord” dhe ndiejnë se është e rëndësishme t’i duan dhe t’i respektojnë prindërit mbi gjithçka.
Pothuajse në të njëjtat nivele paraqitet edhe pohimi i dytë me 90% të studentëve që
mendojnë se shumë nga vlerat e familjes janë ende të rëndësishme sot për rininë. Edhe pse këto gjetje nuk janë vendimtare, ato gjithsesi vënë në dukje rëndësinë e vazhdueshme
të vlerave familjare në formësimin e identiteteve të studentëve të universitetit të Elbasanit. Gjetjet e sondazhit, konfirmohen edhe nga intervistat, sikundër ilustrojnë
pjesët e shkëputura më poshtë.
Studentja U: Prindërit. Nuk ka prindër të këqij. Të gjithë janë të mirë sipas
mënyrës së tyre. Mundohen të përcjellin më të mirën tek ne, sipas metrit të tyre të
dijes, të dashurisë, të përgjegjësisë. Ndaj duhet t’i duam, pavarësisht se shpesh
ndiejmë se nuk është gjëja e duhur fryma me të cilën na edukojnë. Ne dhe prindërit? Ata kanë jetuar në një kohë tjetër, në të tjera rrethana dhe kushte, gjëra
për të cilat ne nuk mund të supozojmë se i kuptojmë. Shumë nga parimet e tyre
sot nuk gjejnë hapësirë tek ne, ne që jetojmë në një tjetër frymë, në një tentativë të vazhdueshme për të qenë të lirë, për të jetuar demokracinë me avantazhet dhe
disavantazhet e saj. Përgjithësisht mendoj se ndaj me prindërit po aq gjëra sa
ndaj edhe me bashkëmoshatarët e mi. Nuk mund të rri pa telefonuar mamanë e t’í
them rezultatin e keq të një provimi, ndjesitë e mia të pakuptimta, dyshimet e mia
rreth diçkaje. Pra, mendoj se ndaj shumë gjëra me prindërit, sepse e di
mbështetjen e tyre pa kushte, më japin siguri më shumë se kushdo tjetër (theksimi im). Mendoj se brezi i prindërve tanë duhet vlerësuar që, pavarësisht kushteve
dhe politikës moniste, ka arritur të bëjnë më të mirën për veten dhe për trashëgimtarët e tyre. Falë atij brezi kemi në ditët e sotme mjaft personalitete, në
të gjitha fushat e jetës: mësues, akademikë, doktorë, inxhinierë, gjuhëtarë, shkrimtarë. Një brez që ka investuar me optimizëm në të mirën e tyre dhe të
shoqërisë.
Studenti N: Prindërit duhet t’i duam dhe t’i respektojmë maksimalisht. Nuk duhet të harrojmë se hapin e parë të edukimit e marrim prej tyre.
Deri përpara momentit që ne kemi një punë për të siguruar të ardhurat tona, sigurisht që gjithmonë kemi kërkuar ndihmën e tyre për çdo gjë. Po atëherë, pse
pas këtij momenti nuk duhet t’i respektojmë më prindërit tanë ne? Unë deri më tani në familjen time kam qenë i mirëkuptuar, të paktën për gjërat që
kam dashur vet, çfarë kam dashur të blej, ku kam dashur të shkoj apo shumë gjëra të tjera. Në një farë mënyre edhe kam bërë çfarë kam dashur, por mbi të gjitha
kam pasur besimin e tyre, sepse gjithmonë jam munduar t’i kuptoj dhe gjithmonë t’i ndihmoj.
209
Studentja M: Pa diskutim që gjithsecili prej nesh duhet t’i dojë dhe t’i respektojë prindërit, pavarësisht cilësive apo gabimeve të tyre. Ata na kanë sjellë në jetë dhe
askush nuk na do më shumë se ata. Por ky respekt nuk duhet të jetë deri në masën
kur ne shohim se prindërit tanë nuk kanë të drejtë për një çështje dhe të mos u flasim për hir të respektit për ta. Jo për gjë, po nuk do të quhej më respekt, por një
lloj minidiktature. Kështu, për shembull, mua më ndodh shpesh, sidomos me babin, që të kemi pikëpamje të ndryshme në çështje të caktuara dhe, madje,
përfshihemi aq shumë në debat, saqë duke pasur temperament të nxehtë të dy, ka edhe ngritje zëri nga të dyja palët, vetëm e vetëm që idetë dhe arsyetimet e secilit
të dalin më të mirat. Mamaja ime këtë e quan mungesë respekti dhe as që mendohej të ndodhte në kohën e saj. Mund të ndodhë që të ndihem keq që
nxehem me babin, por të paktën jam e qetë se e them gjithmonë mendimin tim, dhe kjo na bën të mos kemi të fshehta me njëri-tjetrin.
Studentja A: Vlerat nuk janë trende që me kalimin e kohës e humbasin rëndësinë,
veniten dhe asimilohen. Në këndvështrimin tim vlerat e prindërve janë të
patjetërsueshme, pavarësisht kohës. Janë asete që duhet të ruhen me fanatizëm
(theksimi im). Me të kaluarën vulosim të tashmen dhe me të tashmen përcaktojmë sesi do të jetë e nesërmja. Prindërit e mi i takojnë një brezi të rritur në një
periudhë jo pak të vështirë, siç ishte regjimi komunist. Kanë qenë kohë të zymta ato. Gjithmonë i kam dëgjuar me kërshëri historitë që më kanë treguar, edhe kur
thuheshin për të disatën herë. Është një gjeneratë e përvuajtur, që edhe sot trashëgon hijet e së kaluarës, por që meriton të marrë si shpërblim çdo të mirë të
munguar në ato vite jete.
Studenti B: Padyshim që duhet t’i duam. Janë mbështetësit më të mëdhenj për ne.
Unë nuk i vë faj babit, për shembull, se s’di të përdorë e-mailin që të më dërgojë ndonjë material kur më nevojitet nga kompjuteri im në celular. Në kohën e rinisë
së tij nuk ekzistonte e-maili. As mamasë s’mund t’i vë faj se s’di të shkarkojë këngët e këngëtares së saj të preferuar. Në rininë e saj ishe me fat po të kishe një
radio në shtëpi. Problemi qëndron tek koha dhe tek brezat e rinj që i kanë bërë
prindërit tanë të kenë një botëkuptim të ngushtë e nganjëherë të bëjnë edhe
gabime. Babai kujdeset që fëmijës të mos i mungojë gjë, ndërsa nëna kujdeset për një fëmijë të edukuar e të pastër.
Studenti I: Secili prej nesh vjen nga një familje me zakone, tradita dhe cilësi të
ndryshme. Dashuria dhe respekti nuk është diçka e obliguar, por kur i referohemi prindërve, atëherë fraza të tilla marrin kontekst tjetër. Nëse ata sillen keq sepse
janë rritur në një ambient dosido pa përkrahjen e prindërve të tyre, në momentin
210
kur edhe ti trashëgon të njëjtin karakter, shpjegon se edhe përkushtimi i prindërve të tu ka qenë i vakët. Ndërsa fryma edukative i kapërcen situatat që mund të
shkojnë në brutalitet. Ndërkohë një shprehje që më vjen ndërmend thotë:
"Prindin duhet ta duash edhe sikur të jetë breshkë!”
Studentja N: Prindërit tanë kanë pafund vlera që sot nuk mund të gjenden kudo
tek të rinjtë. Këto vlera janë të rëndësishme për brezin tonë. Vlerë unë quaj përpjekjen e tyre të pashoqe për të punuar e për të fituar të ardhura, duke u
përballur me vështirësi pafund e duke ia dalë më së miri. Sot janë të paktë të rinjtë që veprojnë kështu. Ata më shumë duan t’i gjejnë gjërat gati. Një vlerë
tjetër që dua ta përmend me çdo kusht është respekti për familjen. Dikur nuk
ekzistonte, sikundër sot, braktisja e prindërve nëpër shtëpi të moshuarish.
Studenti E: Nuk mund ta gjykoj nga sot brezin e prindërve të mi, pasi ka jetuar në
një kontekst ku ka pasur një liri të kufizuar dhe një sistem vlerash të ndryshme nga i sotmi. Është një brez që ka jetuar në një shoqëri ku sistemi i vlerave
përcaktohej nga partia në pushtet. Një brez me parime të ngurta, mungesë lirie, të varur nga forca e traditës dhe e zakonit, të dhunuar nga tirania e opinionit publik
dhe nga prania e tjetrit.
Studentja F: Mendoj se disa vlera mbeten të rëndësishme. Kjo ndoshta nuk është për të gjithë, por për fëmijët që e kanë pasur të fortë familjen si institucion, jo në
kuptimin e autoritetit, por në kuptimin që ajo ka qenë kryesorja në formimin e tyre emocional e mendor, atëherë këta fëmijë i ruajnë disa vlera. Unë them që
secili fëmijë që ka pasur fëmijëri të lumtur dhe që ruan një marrëdhënie të mirë me prindërit, e këtu kam parasysh atë lloj marrëdhënie ku prindi është i lidhur
ngushtë me fëmijën, është edhe mik me të, i ruan ato vlera që kultivon nga
prindërit. Pavarësisht se shoqëria sot është shumë e hapur dhe ne kemi shumë
modele në jetë, sërish prindi mendoj unë mbetet modeli më i rëndësishëm. Unë
personalisht, sado moderne të jem, të përqafoj teknologjitë, të shëtis në New York
apo Paris, ka ca vlera që nuk i tjetërsoj dot, i dua dhe i ruaj sikundër i kam
mësuar nga prindërit. Po t’i humbas, humbas edhe një pjesë të identitetit tim
(theksimi im).
8.5 Identitete kozmopolite
Shumë shpesh, figura që shoqëron një pjesë të ligjërimit mbi kulturën globale është ajo e
kozmopolitanit. Qysh kur Immanuel Kant shkroi “Ide për një histori universale nga një këndvështrim universal”, në 1784, çështjet e kulturës globale janë shënjuar nga termat
‘universal’ dhe ‘kozmopolitan’. Sidomos kohët e fundit, botime serioze e kanë trajtuar
211
çështjen e shfaqjes së një ndjenje planetare duke përdorur termin ‘kozmopolitan’ ( Beck, 2000;443 Featherstone, 2002444). Ky interes shpesh i referohet Kantit dhe formulimit të tij
mbi kozmopolitanizmin. Për filozofin e shekullit të tetëmbëdhjetë, kozmopolitanizmi
është një përcaktim vetëm i arsyes, që nuk kërkon asnjë përpjekje praktike për të udhëtuar ose për të njohur apo studiuar shoqëritë e botës. Me përdorimin e termit
“kozmopolit” është sikur qenia njerëzore të vërë në dyshim fatin e saj vetëm nga një pikë e favorshme, që nuk është lokale, që nuk është e rrënjosur diku, që nuk lidhet me ndonjë
hapësirë apo vend të veçantë, por është vetë planetare, kozmopolitane, globale. Kant përdori termin ‘këndvështrim i qytetarit të botës’ në një mënyrë të veçantë.
Këndvështrimi kozmopolit për të arrihet vetëm nëpërmjet arsyes. Ai shkruan se “problemi më i madh për racën njerëzore është arritja e një shoqërie civile universale e
cila administron ligjin mes njerëzve”.445
Sot çështja e njerëzimit si i tërë, apo universal, ka shkuar në një dimension tjetër. Është
fakt i pamohueshëm që njerëzit, mallrat dhe objektet kulturore qarkullojnë rreth e qark
botës me një intensitet gjithnjë e më shumë në rritje. Njerëzit janë kozmopolitë sot nëpërmjet veprimeve të jetës së tyre të përditshme. Ata mund të emigrojnë, ose të
punojnë me produkte të prodhuara në vende të tjera, mund të konsumojnë objekte të prodhuara kudo, mund të krijojnë dhe të përdorin tekste, imazhe dhe tinguj që
shpërndahen në mënyrë globale. Sot kushdo mund të pretendojë të ketë statusin e kozmopolitit, edhe nëse nuk ka udhëtuar ndonjëherë larg qytetit të lindjes.
Në marrëdhënien e tij me medien globale dhe kulturën globale në përgjithësi, individi i
sotëm nuk është kozmopoliti i dikurshëm. Sot nuk është vetëm shtypi i shkruar apo
media elektronike përçuesi kryesor i informacionit, por një rrjet dixhital kompjuterik transformon lidhjen e tij me tokën e lindjes, etnicitetin dhe gjininë. Është ky rrjet i cili
nëpërmjet fibrave optike dhe satelitëve të komunikimit na mundëson t’i biem kryq e
tërthor botës. Ky deterritorializim ndryshon pozicionin e kujtdo në lidhje me kulturat gjithandej. Teknologjitë multimediale peer to peer, si Wikipedia, YouTube e të tjerë, e
shkëpusin pjesërisht trupin nga vendndodhja në hapësirë, duke ia humbur lidhjet me lokalen dhe duke e lidhur individin me kulturën globale.
443 Beck, U. (2000), “The cosmopolitan perspective:sociology of the second age of modernity”, British
Journal of Sociology, Vol.51 (1):79-105. 444 Featherstone, M. (2002), “Cosmopolis: An introduction”, Theory, Culture, Society, Sage, Vol.19(1-2): 1-
16. 445
Kant, I. (1963), On history, Indianapolis/New York: the Bobbs Merril, f.16 cituar në Poster, M. (2008),
“Global Media and Culture”, paper presented to LSE Information Systems and Innovation Group’s ICT in
the Contemporary World Seminar, f.2.
212
Pjesa më e madhe e studentëve e gjejnë veten të përfshirë në një proces të tillë. Kjo përvojë e të jetuarit dhe të menduarit si qytetarë të botës është veçanërisht e dukshme në
intervistën me studentin E, nga e cila po sjellim një pjesë të saj.
Intervistuesi: A ke një identitet të fortë shqiptar? Nëse po, çfarë të bën të ndihesh kështu?
Studenti E: Kam identitet shqiptar, por nuk më pëlqen ta glorifikoj këtë gjë. Kam një lidhje emocionale me këtë vend, por njëherësh e ndiej veten “qytetar të botës”. Identiteti lidhet me gjuhën, faktin që kam jetë dhe kujtime në këtë vend.
Nuk besoj te mitet e racës, autenticitetit, superioritetit kombëtar që ngjallin nacionalizmin. Për mua nuk janë fort të rëndësishme dallimet identitare, por
vlerat universale të njeriut.
Intervistuesi: A beson se e tërë bota është duke shkuar drejt përshtatjes se vlerave kapitaliste perëndimore?
Studenti E: Jo nuk besoj. Disa vende të Lindjes po shkojnë drejt përshtatjes me
mënyrën e jetesës në Perëndim, pasi propaganda mediatike, apo kinematografike,
për shembull, Hollivudi, i ka indoktrinuar njerëzit se ky është modeli më i mirë i
jetesës. Por shumë vende të Lindjes, ku feja dominon jetën shoqërore, e shohin me dyshim jetën Perëndimore, ku çdo gjë shitet dhe blihet, ku njeriu ka humbur
busullën e identitetit, ku është zbehur familja, lidhjet njerëzore dhe po venitet
dimensioni shpirtëror i njeriut.
Intervistuesi: A të duket një gjë e mirë kjo?
Studenti E: Nuk e di. Nga pikëpamja e vlerave, sa i takon sistemeve politike dhe
demokracisë, po. Ndërsa nga pikëpamja e vlerave të shoqërisë dhe mënyrës së jetesës, jo detyrimisht. Disa pseudovlera Perëndimore duhen parë me dyshim dhe,
nëse gjithë bota i adopton, do të shkojmë drejt një globalizimi uniform. Bota
është më mirë një mozaik me ngjyra, me kultura “të bashkuara në diversitet”.
Intervistuesi: A ndjek më shumë forma të kulturës popullore globale apo
ekuivalentet e tyre vendase?
Studenti E: Unë ndjek forma të kulturës popullore të qytetërimeve dhe vendeve të
ndryshme, jo prirjen e përgjithshme të kulturës globale, që i uniformizon njerëzit.
Kulturën vendase e njoh, por nuk e vlerësoj më shumë se një kulturë tjetër,
amerikane, evropiane apo aziatike. Sot jemi duke shkuar drejt një bote kozmopolite dhe hibride, ku asnjë kulturë “e huaj” nuk është më “e huaj”.
213
Intervistuesi: A nuk të duket se, për sa i takon veshjes dhe qëndrimit në
përgjithësi jeni duke shëmbëllyer më shumë me rininë amerikane dhe evropiano-
perëndimore?
Studenti E: Po jemi. Shqiptarët i janë “arratisur” gjithmonë botës Orientale. Besoj së përgjithësisht të rinjtë shqiptarë vishen dhe sillen si perëndimorë, por në
mendësi nuk janë të gjithë të tillë. Të rinjtë janë ndikuar nga “miti” që propagandohet në filmat e Hollivudit apo eventet dhe spektaklet e tjera televizive.
Unë personalisht do ta konsideroja veten më pranë të rinjve evropianë se sa atyre amerikanë, pasi kanë dallime mes tyre.
Intervistuesi: A është shpërndarja nëpër botë e kulturës popullore amerikane një
gjë e mirë?
Studenti E: Jo. Vjen në një formë propagande. Përhap shumë antivlerë. Është një shoqëri e konsumit dhe jo e mendimit. Synon një botë uniforme. Besoj se gjëja
më e mirë është të reflektojmë dhe të heqim “autostigmën” që është tipike për vendet e Ballkanit. Kultura popullore amerikane nuk është më e mirë apo
superiore ndaj asaj të Evropës dhe Ballkanit. Aq më tepër kur fabrikohet përmes “Hollivudit”, që është kthyer në veglën më të rëndësishme të përhapjes së
diplomacisë kulturore në botë. Një gjë e mirë është që njohim kulturën e vendeve të ndryshme, por jo vetëm të Amerikës dhe jo vetëm në mënyrë të mediatizuar.
Intervistuesi: A e ndien veten pjesë të një kulture rinore globale?
Studenti E: Padyshim. Unë komunikoj me miq dhe mikesha të shumta, kryesisht nga Evropa, por edhe nga vende të tjera të globit. Mua nuk më pëlqen globalizimi
i rinisë, në sensin që të gjithë të rinjtë e Ballkanit, Azisë, Afrikës, Lindjes së Mesme duhet të adoptojnë kulturën dhe mënyrën e jetesës së Perëndimit. Nga
pikëpamja antropologjike është kryekëput e gabuar të thuash se një kulturë është superiore kundrejt një kulture tjetër. Kështu e ndiej veten pjesë të një kulture
rinore globale “të bashkuar në diversitet”. Nuk mund ta hedh poshtë edhe rolin e globalizimit, që ka bërë që ne të konsumojmë të njëjtat filma, libra, veshje dhe të
adoptojmë të njëjtën mënyrë jetese. Mund të them se shpesh gjej gjëra më të përbashkëta me të rinj të vendeve të tjera, se sa miqtë e mi shqiptarë, kjo pasi
njeriu nuk është produkt i racës, por i shpirtit.
Intervistuesi: A janë mediet furnizuesit kryesorë të imazheve dhe stilit në jetën tënde?
214
Studenti E: Sot, sigurisht që jo. Dikur ndoshta. Kryesisht në moshën e
adoleshencës, kur njeriu është i prirur të kapërdijë në mënyrë naive dhe të
pafiltruar realitete të fabrikuara të imazhit. Tashmë jo. Imazhet që përcjell media i shoh me një qasje kritike. Mediet janë kthyer në një makineri të përsosur të
“shoqërisë së spektaklit” siç thotë autori Guy Debord. Çka do të thotë se unë nuk mund bëj pjesë të jetës sime imazhe spektakli që fabrikojnë modele të rrejshme
suksesi dhe mënyre jetese. Por besoj se mediet vijojnë të luajnë një rol të rëndësishëm tek të rinjtë që nuk kanë një qasje kritike dhe nuk e bëjnë dot
dallimin mes imazhit dhe realitetit. Besoj se media ka qenë mediumi më me ndikim gjatë këtyre 24 viteve të pluralizmit shqiptar. Vitet e fundit ky ndikim
është zbehur. Interneti, kryesisht me mediet sociale dhe YouTube-in, e kanë zbehur lidhjen e të rinjve me televizionin dhe po ofrojnë një stil jetese alternativ
për të rinjtë.
Nisur nga këto pohime dhe të tjera të ngjashme me këto, mund të themi se studentët shfaqin identitetet e tyre hibride dhe manifestojnë qëndrimin e tyre kozmopolit, duke e
menduar kozmopolitanizmin si një perspektivë e cila ka një shkallë të caktuar të hapjes mentale ndaj botës, një aftësi për të përqafuar kultura të tjera, për të dhënë e për të marrë
kulturë në mënyrë të pakushtëzuar, në një marrëdhënie ku asgjë e huaj nuk është më e huaj dhe ku secili element i veçantë i mozaikut të kulturave shërben për të plotësuar dhe
ngjyrosur pikturën e madhe të kulturës globale.
8.6 Përmbledhje e kapitullit
Kraidy argumenton se “ne duhet të angazhohemi për të pranuar se hibridizimi kulturor është rregull dhe jo përjashtimi, pasi çfarë ne kemi quajtur zakonisht ‘lokale’ dhe
‘globale’ kanë qenë të hibridizuara prej kohësh”.446 Ky kapitull ka treguar se hibridizimi
ekziston në shkallë të ndryshme dhe i lidhur ngushtë me pozicionin e secilit student në kontekstin social-politik lokal. Shumë studentë të universitetit të Elbasanit përshtasin
disa nga vlerat e kulturës Perëndimore, por shpesh herë tregohen dyshues ndaj medieve globale perëndimore dhe vlerave që ato përcjellin. Një pjesë e mirë e studentëve
identifikohen me përvojën kulturore që përcillet nga masmedia. Në përpjekjet e tyre të
përditshme për t’u orientuar në shoqëri, ata i përdorin mediet për të ndërtuar dhe
reflektuar subjektivitetin e tyre modern. Nga ana tjetër, ata mbështeten fort duke gjetur
446
Kraidy, M. (1999), “The global, the local and the hybrid: A native ethnography of glocalisation”, Critical
Studies in Mass Communication 16: 456-476. Cituar në Strelitz, L. (2004), “Against cultural essentialism:
media reception among South African youth”, Media, Culture, Society, Sage, Vol. 26(5):625-641, f.625.
215
pika referimi tek vlerat tradicionale të familjeve të tyre, duke reflektuar identitetet e tyre hibride. Këto identitete janë formuar në pikën e lidhjes mes dy diskurseve konkurruese të
‘modernitetit’ dhe ‘traditës’, ndërkohë që studentët nuk shprehin vullnetin për të bërë
pjesë në mënyrë ekskluzive në njërën apo tjetrin këndvështrim të papajtueshëm mes tyre.
216
PËRFUNDIME
Në këtë punim doktorature janë vëzhguar disa nga shumë lidhjet dhe marrëdhëniet mes tre fushave të interesit, më konkretisht, të rinisë, medias dhe globalizimit në kontekstin
shqiptar. Është e nevojshme të vemë në dukje se ky studim, përtej kontributit që sjell, nuk vjen me pretendimin për të qenë shterues. Argumentet e trajtuara vijnë si rezultat i
punës kërkimore empirike që është kryer në një kontekst të veçantë dhe nga debatet teorike që e kanë shoqëruar këtë kërkim. Mbështetja në shembujt e përdorur që vijnë nga
studime të tjera të bëra në këto fusha ka qenë drejtuese për të vëzhguar fenomenet në kontekstin social të Shqipërisë së sotme. Sigurisht që rinia, media dhe globalizimi janë
trajtuar ndryshe në kontekste të ndryshme politike, ekonomike dhe kulturore. Shpresojmë
modestisht që ky punim do të zërë një vend mes studimeve të tjera të ngjashme duke
kontribuar në debatin më të gjërë global që shoqëron këto çështje. Radhët në vazhdim do të sjellin një përmbledhje të shkurtër të përfundimeve kryesore mbi argumentin e këtij
punimi si edhe ndonjë sugjerim për studime të mëtejshme më të thelluara për ata që
punojnë drejtpërsëdrejti me të rinjtë, qofshin hartues të politikave, por edhe studiues të fushës.
Më konkretisht, nëpërmjet këtij punimi janë hetuar mënyrat e përgjigjes së të rinjve
shqiptarë ndaj teksteve të medias globale. Njohja e depërtimit dhe përdorimit të madh të mediave në jetën e tyre të përditshme ka çuar drejt fokusimit në dy çështje kërkimore. Së
pari, janë hetuar mënyrat komplekse nëpërmjet të cilave përdoren mediat si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për t’i dhënë kuptim jetës së tyre nga ana e të rinjve që
banojnë në kontekstin social dhe ekonomik të Shqipërisë. Së dyti, është hetuar tërheqja që ushtrojnë tekste të ndryshme mediatike ndaj kategorive të ndryshme sociale të
lexuesve/përdoruesve. Në këtë kuadër, është vënë theksi në ndërveprimin mes agjencisë dhe strukturës, mes zgjedhjes individuale dhe strukturimit të përvojës nga faktorët
shoqërorë dhe ekonomikë. Si rezultat, janë parë me rëndësi të veçantë interpretimet që i bëhen medias nga konsumatorët e saj të rinj në përditshmërinë e jetës së tyre.
Në trajtimin e temave kryesore i është kushtuar vëmendja e duhur pushtetit të strukturave
sociale, ekonomike dhe politike, duke njohur njëkohësisht edhe rëndësinë e agjencisë
njerëzore. Kështu, ndërsa të rinjtë janë pasqyruar si aktorë sociale dhe si ndërtues të
domethënies me të drejta të plota, në punim është argumentuar se ata veprojnë vetëm brenda kufizimeve sociale dhe institucionale. Gjithashtu, është vënë në diskutim pikëpamja që i sheh rinjtë si konsumatorë pasivë të teksteve mediatike dhe është theksuar
aftësia që ata kanë për të pasur në dorë kontrollin në përvijimin e përvojave të tyre. Më tej, jemi përpjekur të tërheqim vëmendjen tek pabarazitë strukturore dhe forcat më të
gjëra sociale dhe historike të cilat në mënyrë të pashmangshme shënjojnë dhe formësojnë këto përvoja. Për sa i takon medieve, është argumentuar se ato ofrojnë ‘burime
217
simbolike’ të fuqishme nëpërmjet të cilave individët në mënyrë aktive arrijnë të kuptojnë botën e tyre sociale, por në të njejtën kohë është theksuar se mediet e ndërtojnë dhe e
përcaktojnë këtë botë në mënyrë të veçantë dhe pashmangshmërisht të pjesshme. Kështu,
ndërsa është vënë në dukje diversiteti i përvojave të të rinjve, kjo nuk do të thotë se këto përvoja duhen kuptuar në një aspekt thjesht individual, pra që individët janë të lirë të
zgjedhin dhe të ndërtojnë identitetin e tyre sipas dëshirës.
Mediet luajnë një rol të rëndësishëm në formimin kulturor të të rinjve. Ata janë çdo ditë në kontakt të vazhdueshëm që shpesh arrin caqet e varësisë. Përvojat e tyre formësohen
nga një përzierje ofertash medietike që përfshijnë medien lokale, kombëtare dhe atë globale. Këto medie u përcjellin të rinjve mesazhe të përziera dhe burime simbolike të
ndryshme që i ndihmojnë në ndërtimin e identiteteve të tyre. Kështu, mediet bëhen një mjet i rëndësishëm për të krijuar ndjenjën e përkatësisë brenda grupit, duke ofruar një
terren të përbashkët për marrëdhëniet që i kapërcejnë dallimet e tjera. Megjithatë, sërish mund të flitet për diversitet, përsa kohë që përvojat e krijuara nga konsumi i formave të
ndryshme medietike varen së tepërmi nga biografia e individëve, nga vijnë ata, çfarë bëjnë dhe si e imagjinojnë të ardhmen e tyre.
Në përgjithësi mediet konsiderohen si mjete për të realizuar një mënyrë të preferuar jete
dhe për të kryer detyrat në mënyrë sa më efektive. Ato lidhen me shqetësimet e ditës dhe qëllimet konsumatore të studentëve në shumë forma dhe janë një mënyrë alternative për
të kaluar kohën e lirë. Duke u zhvendosur në një nivel më abstrakt idesh të cilat lidhen me konsumin e medies, u zbulua se konsumi që u bëhet atyre kontribuon në zbërthimin e
çështjeve bazike të jetës, si, për shembull, cilat janë prioritetet dhe nevojat kryesore të
jetës, çfarë duhet besuar në jetë, apo si duhet drejtuar jeta dhe çfarë duhet respektuar. Duke u bazuar në rrëfimet e studentëve, mund të vihen re “strategji” individuale për
formimin e identitetit, që lexohen mes rreshtash në ligjërimet e tyre, të cilat duket se organizohen nga motivime të ndryshme.
Duke i parë të dhënat në tërësi, është evidente se konsumi i medieve lidhet me tema që
shkojnë nga zgjedhjet e përditshme të medies, deri tek vlerat e jetës. Edhe pse rrëfimet kryesisht trajtonin preferencat mbi mediet dhe rutinën ditore të konsumit që studentët u
bëjnë atyre, gjithsesi qe e mundur të ndriçohej lidhja mes preferencave të shijeve dhe detyrave apo qëllimeve të jetës. Nga rrëfimet u evidentuan motivime të ndryshme për
përdorimin e medieve, si edhe opinione mbi vlerën e medieve të ndryshme dhe përmbajtjes që ato kanë. Është interesante të theksohet gjetja se çështjet e identitetit janë
më të dukshme në reflektimet sociale. Me fjalë të tjera, ata studentë që shkruan mbi konsumin e medieve vetëm në nivel preference, vunë në dukje praktikat dhe rutinën që i
karakterizon më së shumti, ndërsa ata studentë që u thelluan në reflektime sociale mbi preferencat mbi medien, si, për shembull, duke rrëfyer situata nga jeta apo zgjedhje
218
stilesh të jetës, treguan se domethëniet simbolike që përfitohen nga konsumi i medies janë të kuptueshme vetëm në ndërveprimet sociale.
Media e prodhuar për konsum global nuk mund të shihet thjesht si transmetuese e vlerave
ideologjike apo kulturore të fiksuara, pasi pushteti ekonomik nuk përkthehet thjesht në dominim kulturor ose ideologjik. Në këtë punim jemi përpjekur të argumentojmë
qëndrimin tonë jo vetëm kundër pikëpamjes që i sheh mediet si agjentë të imperializmit kulturor, por edhe kundër theksimit të tepruar të idesë së ‘fshatit global’ që i sheh mediet
si një mjet jo problematik për dialogun mes kulturave. Siç jemi përpjekur të tregojmë, të rinjtë i përdorin dhe i përvetësojnë mediet në mënyra të ndryshme, në varësi të nevojave
dhe rrethanave dhe në raport me dinamikat e grupit ku bëjnë pjesë. Mediet u ofrojnë
atyre pasqyrime të shumta të cilat nuk mund të thjeshtohen në kundërshti dikotomike
mes ‘nesh’ dhe ‘atyre’, apo ‘të ndryshmit’ dhe ‘të ngjashmit’. Në këtë kuadër, prodhimi dhe qarkullimi global i medieve dhe mënyrat në të cilat të rinjtë i përdorin dhe i
interpretojnë ato janë duke kontribuar në një rikonfigurim të vazhdueshëm të
marrëdhieve mes globales dhe lokales.
Punimi që kemi në dorë mbështetet në një numër studentësh, identitetet e të cilëve reflektojnë ndarjet e thella strukturore, jo vetëm në terma të ndarjes sociale, por edhe të
ndarjes mes modernitetit dhe traditës. Këto ndarje reflektojnë një numër përgjigjesh të ndryshme ndaj medies globale. Janë ata që, duke jetuar në zona të thella, për shkak të
mungesës së një arsimimi të mirë dhe njohjes së gjuhëve të huaja, konsumojnë pak media globale dhe janë zakonisht dyshues ndaj vlerave që ato përcjellin. Nga ana tjetër, janë ata
që i kanë përqafuar mediet globale në përditshmërinë e tyre, identifikohen me to dhe e reflektojnë këtë gjë në mënyrën se si organizojnë të përditshmen dhe se si zgjedhin stilet
e tyre të jetës. Megjithatë, duket se një pjesë e mirë e tyre e konsiderojnë veten subjekte moderne, pasi shohin një përplasje të vlerave tradicionale të prindërve të tyre me vlerat
që promovohen nga mediet perëndimore. Mediet që ata konsumojnë jo vetëm reflektojnë, por edhe i ndihmojnë të ndërtojnë subjektivitetin e tyre modern.
Gjetja e një kompromisi mes dy botëve kulturore përshkon përditshmërinë e studentëve
në masë dhe mënyra të ndryshme. Në varësi të rregullit të ushtruar nga kultura dhe tradita e familjeve të tyre, ata lëvizin me më shumë ose më pak lehtësi në botët kulturore të
perceptuara si të papajtueshme mes tyre.
Duke pranuar argumentin e studiuesve të ndryshëm që mbështesin se “ne duhet të
angazhohemi për të pranuar se hibridizimi kulturor është rregull dhe jo përjashtimi, pasi çfarë ne kemi quajtur zakonisht ‘lokale’ dhe ‘globale’ kanë qenë të hibridizuara prej
219
kohësh”,447 ky punim ka treguar se hibridizimi ekziston në shkallë të ndryshme dhe i lidhur ngushtë me pozicionin e secilit student në kontekstin social-politik lokal. Shumë
studentë të universitetit të Elbasanit përshtasin disa nga vlerat e kulturës Perëndimore,
por shpesh herë tregohen dyshues ndaj medieve globale perëndimore dhe vlerave që ato përcjellin. Një pjesë e mirë e studentëve identifikohen me përvojën kulturore që përcillet
nga masmedia. Në përpjekjet e tyre të përditshme për t’u orientuar në shoqëri, ata i përdorin mediet për të ndërtuar dhe reflektuar subjektivitetin e tyre modern. Nga ana
tjetër, ata mbështeten fort duke gjetur pika referimi tek vlerat tradicionale të familjeve të tyre, duke reflektuar identitetet e tyre hibride. Këto identitete janë formuar në pikën e
lidhjes mes dy diskurseve konkurruese të ‘modernitetit’ dhe ‘traditës’, ndërkohë që studentët nuk shprehin vullnetin për të bërë pjesë në mënyrë ekskluzive në njërën apo
tjetrin këndvështrim të papajtueshëm mes tyre.
Kërkimi empirik që kemi realizuar ilustron disa nga mënyrat e ndryshme të shfaqjes së
këtij fenomeni, ndërkohë që të rinjtë i përdorin dhe i kombinojnë mediet jo vetëm për të
mbledhur informacione, por edhe si nxitës të imagjinatës apo fantazisë. Rastet studimore që janë diskutuar ofrojnë disa tregues mbi mënyrat komplekse të përdorimit që u bëjnë të
rinjtë formave mediatike, imazheve dhe narracionit në përpjekjen e tyre të vazhdueshme për të kuptuar përvojat e tyre, botën dhe për të ndërtuar identitetet personale. Kështu,
intervistat narrative të studenteve na kanë dhënë mundësinë të dallojmë disa nga momentet thelbësore në biografitë e tyre dhe të tregojmë lidhjen mes këtyre momenteve,
të cilat janë të strukturuara nga kontekstet sociale ku studentet jetojnë dhe nga modelet individuale të konsumit të medieve. Gjithashtu, jemi përpjekur të argumentojmë se
intervistat narrative janë një metodë e mirë për të kapur atë që Tomlinson e quan ‘ndërveprim i ndërmjetësimeve’448 mes kulturës së jetuar dhe kulturës së ndërmjetësuar
nga mediet. Kjo qasje na ndihmon të tregohemi të kujdeshëm ndaj teorive që mbitheksojnë rolin e konsumit të medies në formimin e identitetit dhe, më e
rëndësishmja, të shkojmë përtej teorive që theksojnë pushtetin përcaktues të medies, apo të atyre që vënë në dukje lirinë interpretuese të audiencës. Leximi i thelluar që mund t’i
bëjmë preferencave të medieve në momente të ndryshme të jetës së individëve, na lejon të vlerësojmë se vendimet që marrim mbi konsumin e medieve, por edhe domethëniet që
marrim nga tekstet, ndikohen nga konteksti i konsumit dhe burime të tjera të përvojës
kulturore.
447 Kraidy, M. (1999), “The global, the local and the hybrid: A native ethnography of glocalisation”, Critical
Studies in Mass Communication 16: 456-476. Cituar në Strelitz, L. (2004), “Against cultural essentialism:
media reception among South African youth”, Media, Culture, Society, Sage, Vol. 26(5):625-641, f.625. 448 Tomlinson, J. (1991), Cultural Imperialism, London: Continuum, f.61.
220
Ndërveprimi mes personales dhe sociales është vëzhguar duke përdorur një kombinim të metodave kërkimore sasiore dhe cilësore. Sondazhi social përvijoi fillimisht një hartë të
modeleve të konsumit të mediave nga ana e studentëve, ndërsa intervistat, ditarët dhe
rrëfimet shërbyen për të ndriçuar arsyet e këtyre preferencave. Siç është vënë në dukje në hyrjen e këtij punimi, këndvështrimet e shprehuara në këto intervista, rrëfime e ditarë,
kanë çuar jo vetëm në një vlerësim të arsyeve komplekse individuale dhe sociale të cilat qëndrojnë prapa zgjedhjeve në konsumin e mediave, por edhe të arsyeve që i shtyjnë
audiencat lokale të ndjehen të tërhequr nga media globale, ose të mos e preferojnë atë. Këto dhe të tjera gjetje në këtë studim, besojmë se vënë në dukje mangësitë e qasjes së
imperializmit të medies që mbështet homogjenizimit kulturor si efekti kryesor, ose politikisht më domethënës i globalizmit të medies. Në këtë kuptim, ky punim duhet parë
si një dialog me ato shkolla mendim që kanë një këndvështrim më të qartë mbi ndikimin e kulturës mediatike globale.
Ashtu siç është vënë në dukje në këtë punim, edhe pse fokusimi qëndron në ndërtimin e
domethënieve dhe sesi kjo lidhet me kontekstin e receptimit, një qasje e tillë gjithsesi nuk duhet të lërë jashtë vëmendjes faktin se konsumi lokal i medies globale nuk është pa
pasoja ideologjike. Në këtë kontekst, shpresojmë se kemi hedhur dritë mbi kompleksitetin e mënyrave në të cilat jo vetëm ushtrohet, por edhe i rezistohet pushtetit
kulturor nga ana e audiencave të veçanta në kontekste sociale të caktuara. Receptimi i medieve duhet analizuar in situ, në raport me strukturat e pushtetit, të cilat munden, ose
jo, të mbështesin.
Së fundi, ky punim nuk vjen me pretendimin për të bërë teorizime gjithëpërfshirëse mbi
audiencën dhe herë pas here jemi përpjekur të vemë në dukje natyrën e pjesshme e të papërfundur të këtij teorizimi social. Analiza cilësore sociale është një formë rrëfimi në
të cilën fakte të caktuara lidhen në mënyrë selektive. Shpresojmë që ky punim, edhe pse i paplotë, do të shërbejë për të treguar sesi një pjesë e rinisë shqiptare mbështetet tek
media globale duke shfaqur identitetet e tyre hibride dhe duke manifestuar qëndrimin e tyre kozmopolit, duke e menduar kozmopolitanizmin si një perspektivë e cila ka një
shkallë të caktuar të hapjes mentale ndaj botës, një aftësi për të përqafuar kultura të tjera, për të dhënë e për të marrë kulturë në mënyrë të pakushtëzuar, në një marrëdhënie ku
asgjë e huaj nuk është më e huaj dhe ku secili element i veçantë i mozaikut të kulturave shërben për të plotësuar dhe ngjyrosur pikturën e madhe të kulturës globale.
221
BIBLIOGRAFIA
Ahmati, F. (2010), Interneti dhe përhapja në Shqipëri, në http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2010/03/100310_albania_internet.shtml
Albrow, M. (1996), The Global Age, Cambridge: Polity.
Allen, R.C. (1985), Speaking of Soap Operas, Chappel Hill and London: The University
of North Carolina Press.
Amare, A. (2004), “Debates in Research Paradigms: Reflections in Qualitative Research
in Higher Education”, The Ethiopian Journal of Higher Education Vol. 1 No. 1 June
2004, fq.46, online në aau.edu.et/nprc/Documents/Amare.doc
Anderson, B. (1983), Imagined Communities: Reflections on the Origins and the Spread
of Nationalism. London: Verso.
Ang, I. (1985), Watching Dallas: Soap Opera and the Melodramatic Imagination, London: Methuen.
Ang, I. (1988), “Feminist Desire and Female Pleasure”, në J. Storey (1994), Cultural
Theory and Popular Culture: A Reader, Hemel Hempstead: Harvester Wheatsheaf, f. 513-522.
Ang, I. (1989), “Wanted: Audiences. On the Politics of Empirical Audience Studies”, në
E. Seiter, H. Borchers, G. Kreutzner & E. Wrath, Remote Control:Television, Audiences
and Cultural Power, London: Routledge, f. 96-115.
Ang, I. (1990), "Culture and Communication: Towards an Ethnographic Critique of
Media Consumption in the Transnational Media System", European Journal of
Communication, 5: 239-260, online në http://www.scribd.com/doc/106369077/Culture-
and-Communication-Towards-an-Ethnographic-Critique-of-Media-Consumption-in-the-
Transnational-Media-System#scribd
Ang, I. (1991), Desperately Seeking the Audience, London: Routledge.
Ang, I. (1996), Living Room Wars: Rethinking Media Audiences for a Postmodern World,
London: Routledge.
Appadurai, A (1996), Modernity at Large: Cultural Dimensions of Globalization, Minneapolis: University of Minnesota Press.
222
Atkinson, P., Coffey, A., Delamont, S., Lofland, J. & Lofland, L. (2001), Handbook of
Ethnography, London: Sage.
Axinn, W. G. & Pearce , L. D. (2006), Mixed methods data collection strategies,
Cambridge University Press.
Bauman, Z. (2004), Identity, Cambrige, UK: Polity.
Beck, U. (2000), “The cosmopolitan perspective: sociology of the second age of
modernity”, British Journal of Sociology, Vol.51 (1):79-105.
Bell, D. & Hollows, J. (2005), Ordinary Lifestyles: Popular media, consumption and
taste, Open University Press.
Bennett, T. (1982) "Theories of the Media, Theories of Society", në Gurevitch, M., Bennett. T., Curran, J. & Woollacott, J., Culture, Society and the Media, London:
Methuen.
Bennett, A. (2000), Popular music and youth culture: music, identity and place, Palgrave.
Berman, M. (1992), "Why Modernism Still Matters", në Lash, S., and Friedman, J.,
Modernity and Identity, Oxford: Blackwell
Bloor, M. & Wood, F. (2006), Keywords in Qualitative Methods. A Vocabulary of
Research Concepts. London: Sage.
Bolger, N., Davis, A. & Rafaeli, E. (2003), “Diary Methods: Capturing Life as it is Lived”, Annual Review of Pyschology (54), f. 579 – 616
Bobo, J. (1988), “The Colour Purple: Black Women as Cultural Readers”, në E. D. Pribram (ed.) Female Spectators: Looking at Film and Television, London: Verso, f. 90-
109.
Brooker, W. and Jermyn, D. (2003), The Audience Studies Reader, London: Routledge.
Bryman, A. (2004), Quantity and quality in social research, Routledge.
Boyd-Barrett, O. (1977), "Media Imperialism: Towards an International Framework for the Analysis of Media Systems", në Curran, J., Gurevitch, M., & Woollacott, J. Mass
Communication and Society, London: Edward Arnold.
223
Boyd-Barrett, O. (1998), “Media imperialism reformulated”, f. 157–76 në D.K.Thussu (ed.) Electronic Empires: Global Media and Local Resistance. London: Arnold.
Bowman, Sh. & Willis, Ch., (2003), We Media, How audiences are shaping the future of
news and information, Media Center at The American Press Institute, online në http://www.hypergene.net/wemedia/weblog.php
Buckingham, D. (2000), The making of citizens: Young people, News and Politics,
Routledge.
Buckingham, D. (2008), Youth, identity and digital media, Massachusetts Institute of
Technology.
Cortazzi, M. (2001), “Narrative analysis in ethnography” Në P. Atkinson, A. Coffey, S.
Delamont, J. Lofland & L. Lofland (Eds.). Handbook of Ethnography. London: Sage, f.
384–394.
Couldry, N., Livingstone, S. & Markham, T. (2010), Media consumption and public
engagement. Beyond the presumption of attention. New York: Palgrave MacMillan.
Curran, J. (1990) "The New Revisionism in Mass Communication Research: A
Reappraisal", European Journal of Communication, 5(2-3): 135-164.
Czarniawska, B. (2004), Narratives in social science research, Sage.
Dahlgren, P. (1998), “Critique: Elusive Audiences”, në R. Dickinson, R. Harindranath & O. Linné, Approaches to Audiences: A Reader, London: Arnold, f. 298-310.
Davis, A. (2008), “Investigating cultural producers”, në Pickering, M., Research
methods for cultural studies, Edinburgh University Press.
De Block, L. & Buckingham, D. (2007), Global children, global media, Palgrave
Macmilan.
Denzin, N.K., (1992), Symbolic Interactionism and Cultural Studies, Blackwell.
Denzin, N. and Lincoln, Y. (1994), Handbook of Qualitative Research, London: Sage.
Denzin, N.K.; Lincoln, Y.S (1998), The Landscape of Qualitative Research :
Theories and Issues, Sage.
224
Denzin, N. and Lincoln, Y. (2011), The Sage Handbook of Qualitative Research,
London: Sage.
Dolby, N. (1999) "Youth and the Global Popular: The Politics and Practices of Race in
South Africa", European Journal of Cultural Studies, 2 (3): 291-309.
Domingo, D., Quandt, T., Heinonen, A., Paulussen, S., Singer, J., Vujnovic, M. (2008),
“Participatory journalism practices in the media and beyond: an international
comparative study of initiatives in online newspapers”, Journalism Practice, 2(3), 680-
704.
du Gay, P., Hall, S., Janes, L., Mackay, H. & Negus, K. (1997), Doing Cultural Studies:
The Story of the Sony Walkman, Sage.
Elliot, J. (2005), Using Narrative in Social Science, Sage.
Escalas, J. E. & Bettman, J. R. (2000), “Using narratives to discern self-identity related consumer goals and motivations”, Në R. Ratneshwar, D. G. Mick & C. Huffman, The
Why of Consumption: Perspectives on Consumer Motives, Goals, and Desires. New York: Routledge Press, 237–258.
Featherstone, M. (2002), “Cosmopolis: An introduction”, Theory, Culture, Society, Sage,
Vol.19 (1-2): 1-16.
Featherstone, M. (2007), Consumer culture and postmodernism, Sage Publications.
Fiske, J. (1987a), "British Cultural Studies and Television", në Allen, R.C., Channels of
Discourse, London: Routledge.
Fiske, J. (1987b), Television Culture, London: Routledge.
Fiske, J. (1989), Understanding Popular Culture, Boston: Unwin Hyman.
Fiske, J. (1991a), Reading the Popular, London: Routledge.
225
Fiske, J. (1991b), "Moments of Television: Neither the Text nor the Audience", në Seiter, E., Borchers, H., Kreutzner, G., Warth, E-M. Remote Control: Television,
Audiences and Cultural Power, London: Routledge.
Flew, T. (2007), Understanding Global Media. London: Palgrave Macmillan.
Flew, T. (2009), “Beyond Globalisation: Rethinking the Scalar and the Relational in
Global Media Studies”, Global Media Journal, Australian edition, vol3-issue 1, online në http://www.hca.uws.edu.au/gmjau/archive/2009_3_1_toc.html
Fornäs J., Becker K., Bjurström E., & Ganetz H., (2007), Consuming media : communication, shopping, and everyday life, Berg: Oxford – New York
Foucault, M. (1978), The history of sexuality,Vol.1: An Introduction. New York; Random
House.
Frashëri, K. (2006), “Identiteti i shqiptarëve dhe të metat e debatit Qose-Kadare”.
Gazeta ditore Gazeta Shqiptare. Tiranë, 11.09.2006.
Fuga, A. (2008), Media, politika, shoqëria. Vitet 1990-2000. Botimet Dudaj, Tiranë.
Garnham, N. (1995), "Political Economy and Cultural Studies: Reconciliation or Divorce?", Critical Studies in Mass Communication, 12: 62-71.
Gauntlett, D. and Hill, A. (1999), TV Living: Television, Culture and Everyday Life,
London: Routledge.
Gellner, E. (1983), Nations and nationalism, Cornell University Press.
Giddens, A. (1990), The Consequences of Modernity, Cambridge: Polity Press.
Giddens, A. (1999), Identità e società moderna, Napoli: Ipermedium Libri.
Giddens, A. (1999), Runaway world: 5 lectures. BBC Reith Lectures, aksesuar në faqen web http://www.bbc.co.uk/radio4/reith1999/lectures.shtml
Gill, R. (2008), “Culture and subjectivity in Neoliberal and Postfeminist Times”, Subjectivity (2008) 25, 432–445, aksesuar në faqen web:
http://www.palgrave- journals.com/sub/journal/v25/n1/full/sub200828a.html#bib36
226
Gillespie, M. (1993), “Soap Viewing, Gossip and Rumour Amongst Punjabi Youth in Southall”, në P. Drummond, R. Paterson & J. Willis , National Identity and Europe: The
Television Revolution, London: BFI, f. 25-42.
Gillespie, M. (1995), Television, Ethnicity and Cultural Change, London: Routledge.
Gitlin, T. (1997), "The Anti-Political Populism in Cultural Studies", në Ferguson, M. and
Golding, P., Cultural Studies in Question, London: Sage.
Griffin, Ch. (2001), “Imagining new narratives of youth; Youth research, the ‘new
Europe’ and global youth culture”, Childhood, Sage publications, London, Thousand
Oaks and New Delhi, Vol.8(2): 147-166.
Goffman, E. (1959), The presentation of self in everyday life, New York, Anchor Books.
Golding, P. and Harris, P. (1997), Beyond Cultural Imperialism: Globalization,
Communication and the New International Order, London: Sage.
Gray, A. (1987), "Reading the Audience", Screen, 28 (3): 24-35.
Gray, A. (1992), Video Playtime: The Gendering of a Leisure Technology, London: Routledge.
Grossberg, L. (1995) "Cultural Studies vs. Political Economy: Is Anybody Else Bored with this Debate?", Critical Studies in Mass Communication, 12: 72-81.
Hall, S. & Jefferson, T., (1975), Resistance through rituals: Youth subcultures in post
war Britain, London:Hutchinson.
Hall, S. (1977), "Culture, the Media and the 'Ideological Effect"", në Curran, J.,
Gurevitch, M. & Woollacott, J. Mass Communication and Society, London: Edward
Arnold.
Hall, S. (1980), "Encoding/Decoding", në Hall, S., Hobson, D., Lowe, A., Willis, P.,
Culture, Media, Language, London: Routledge, f.117-127.
Hall, S. (1981), "Cultural Studies: Two Paradigms", në Bennett, T., Martin, G.,
Mercer, C. & Woollacott, J., Culture, Ideology and Social Process: A Reader,
London: Batsford Academic.
Hall, S. (1982), "The Rediscovery of 'Ideology': Return of the Repressed in Media
Studies", in Gurevitch, M., Bennett, T., Curran, J., & Woollacott, J., Culture, Society and
the Media, London: Methuen.
227
Hannerz, U. (1990), “Cosmopolitans and Locals in World Culture”, në M. Featherstone
Global Culture: Nationalism Globalization and Modernity, f. 237–252. London: Sage.
Hartley, J. (1987), ‘Invisible Fictions: Television Audiences, Paedocracy, Pleasure’,
Textual Practice, 1(2): 121-138.
Hebdige, D. (1979) Subculture: The Meaning of Style, London: Methuen.
Held, D. & McGrew, A. (1999), Global Transformations: Politics, Economics and
Culture. Cambridge: Polity.
Held, D. & McGrew, A. (2002), Globalization and Anti-Globalization. Oxford:
Blackwell Publishing.
Held, D. & McGrew, A. (2007), Globalization/Anti-Globalization: Beyond the great
Divide. 2nd ed.Cambridge: Polity.
Hirst, P. & Thompson, G. (1996), Globalization in Question. London: Polity.
Hobson, D. (1982), Crossroads: The Drama of a Soap Opera, London: Methuen
Jankowski, N.W., & Wester, F. (2002), The qualitative tradition in social science inquiry:
contributions to mass communication research në Jensen, K. & Jankowski, N.W., (2002)
A handbook of qualitative methodologies for mass communication research, Routledge.
Jenkins, R. (2004), Social Identity, Routledge.
Jensen, K. & Jankowski, N.W., (2002) A handbook of qualitative methodologies for mass
communication research, Routledge
Joo, J. (2007), Beyond binaries: Globalization, the Korean film industry, and Hollywood
hegemony, aksesuar në web http://books.google.al/books?id=unH2e3rp9K8C&printsec=frontcover&hl=it&source=gb
s_ge_summary_r&cad=0#v=onepage&q&f=false
Kadare, I. (2006), Identiteti evropian i shqiptarëve”, Onufri, Tiranë.
Kajsiu, B. (2012), Demokratizimi shqiptar midis evropianizimit dhe neoliberalizmit, në Shqipëria në dhjetë vitet e ardhshme: Vështrim drejt së ardhmes, AIIS, Tiranë.
228
Kellner, D. (1995), Media Culture: Cultural Studies, Identity Politics between the
Modern and the Postmodern, London: Routledge.
Kellner, D. (1997) "Across the Divide: Cultural Studies and Political Economy", in
Ferguson, M. and Golding, P. Cultural Studies in Question, London: Sage.
Klosi, A. (2007), Shumësia e identiteteve dhe Europa, Simpozium ndërkombëtar
Identiteti europian i Kosovës, Forum 2015, online në http://www.alterhabitus.org/repository/docs/FORUM2015_English_Shqip_681037.pdf
Kraidy, M. (2005), Hybridity or the cultural logic of globalization, Philadelphia: Temple
University Press.
Kraidy, M. (2002). Globalization of culture through the media. Në J. R. Schement (Ed.),
Encyclopedia of communication and information (Vol. 2, pp. 359-363). New York: Macmillan Reference USA. http://repository.upenn.edu/asc_papers/325
Lewin, C. (2005), “Elementary qualtitative methods”, në Somekh, B., & Lewin, C., (ed)
Research methods in the social sciences, London: Sage.
Liebes, T. (1988) ‘Cultural Differences in the Retelling of Television Fiction’, në R.
Dickinson, R. Harindranath & O. Linné, (1998) Approaches to Audiences: A Reader, London: Arnold, pp. 272-282
Liebes, T. & Katz, E. (1993) The Export of Meaning: Cross-Cultural Readings of Dallas,
2nd edition, Cambridge: Polity
Lievrouw, L. A. & Livingstone, S. M. (2006). (Ed.) Handbook of New Media: Social
Shaping and
Social Consequences of ICTs. London: Sage
Liperi, O. (2015), Audienca e televizioneve: si po rindahet torta?, Revista Monitor,
online në http://www.monitor.al/audienca-e-televizioneve-si-po-rindahet-torta/
Livingstone, S. (1998) "Relationships between Media and Audiences", në Liebes, T. & Curran, J. (eds) Media, Ritual and Identity, London: Routledge.
Lull, J. (1980) “The Social Uses of Television”, Human Communication Research, 6(3):
197-209
229
Maxwell, J.A. (1992) "Understanding and Validity in Qualitative Research", Harvard Educational Review, 62 (3): 279-300
McGuigan, J. (1997) "Cultural Populism Revisited", në Ferguson, M. & Golding, P.
Cultural Studies in Question, London: Sage
McLuhan, M. (1964). Understanding media: The extensions of man. New York: McGraw-Hill, f.44
McQuail, D. (1997) Audience Analysis, London: Sage
McRobbie, A. (1982) ‘Jackie: An Ideology of Adolescent Femininity’, në B. Waites, T.
Bennett & G. Martin, Popular Culture: Past and Present, London: Routledge, f. 263-283.
McRobbie, Angela (1991). Feminism and youth culture: from 'Jackie' to 'Just seventeen'. Houndmills, Basingstoke, Hampshire: Macmillan
Meyer, A. (2008) “Investigating cultural consumers”, në Pickering, M. Research
methods for cultural studies, Edinburgh University Press.
Miles, S., (2000) Youth lifestyles in a changing world, Open University Press
Modleski, T. (1984) Loving with a Vengeance: Mass-Produced Fantasies for
Women,London: Routledge
Moores, S. (1993) Interpreting Audiences: The Ethnography of Media Consumption,
London: Sage
Morley, D. (1980) The ‘Nationwide’ Audience: Structure and Decoding, London: BFI
Morley, D. (1986) Family Television: Cultural Power and Domestic Leisure, London:
Comedia
Morley, D. (1989) "Changing Paradigms in Audience Studies", në Seiter, E., Borchers, H., Kreutzner, G., & Warth, E.M. Remote Control: Television, Audiences
and Cultural Power, London: Routledge.
Morley, D. (1992) Television Audiences and Cultural Studies, London: Routledge.
230
Morly, D. and Robins, K. (1995). Spaces of Identity: Global Media, Electronic
Landscapes, and Cultural Boundaries. New York: Routledge.
Morley, D. (1996) "Postmodernism: The Rough Guide", në Curran, J., Morley, D., & Walkerdine, V., Cultural Studies and Communications, London: Arnold.
Morley, D. (1997) "Theoretical Orthodoxies: Textualism, Constructivism and the 'New Ethnography' in Cultural Studies", in Ferguson, M. and Golding, P., Cultural
Studies in Question, London: Sage.
Morley, D. & Silverstone, R. (2002) “Communication and context: ethnographic perspectives on the media audience”, në Jensen, K. & Jankowski, N.W., (2002) A
handbook of qualitative methodologies for mass communication research, London: Routledge.
Movius, L. (2010) “Cultural Globalisation and Challenges to Traditional Communication Theories”, PLATFORM: Journal of Media and Communication 2(1) (January): 6-18.
Murdock, G (1989) "Cultural Studies at the Crossroads", Australian Journal of
Communication, 16: 37-49
Murdock, C.(1995) Across the great divide: cultural analysis and the condition of
democracy'. Critical studies in Mass communication 12:89-100 Murdock, G. (1997) "Thin Descriptions: Questions of Method in Cultural Analysis", in
McGuigan, J. (ed) Cultural Methodologies, London: Sage.
Murphy, P. & Kraidy, MM. (2003) Global Media Studies; An ethnographic perspective,
Routledge, New York-London
Murphy, P.D. (2011), ‘Locating media ethnography” fq.380-401, në Nightingale, V. (ed.), The handbook of media audiences, Wiley-Blackwell
Nightingale, V. (2008), Why Observing matters, në Pickering, M. (ed.), Research
methods for cultural studies, Edinburgh University Press
Nightingale, V. (2011) The Handbook of media audiences, Wiley-Blackwell
Nilan, P. & Feixa, C. (2006), Global Youth? Hybrid identities, Plural worlds, Routledge.
Osgerby, B. (2004), Youth Media, London & New York, Routledge.
231
Pickering, M. (ed.), Research methods for cultural studies, Edinburgh University Press.
Poster, M. (2008), “Global Media and Culture”, paper presented to LSE Information
Systems and Innovation Group’s ICT in the Contemporary World Seminar.
Radway, J. (1987) Reading the Romance: Women, Patriarchy and Popular Literature,
London: Verso. Radway, J. (1988) ‘Reception Study: Ethnography and the Problems of Dispersed
Audiences and Nomadic Subjects’, Cultural Studies, 2(3): 359-376.
Rakipi, A. (2012), Shqipëria në dhjetë vitet e ardhshme: Vështrim drejt së ardhmes, AIIS, Tiranë.
Rantanen, T. (2005). The Media and Globalization. London: Sage.
Ratneshwar, R. Mick, D. G. & Huffman, C., (2000) The Why of Consumption:
Perspectives on Consumer Motives, Goals, and Desires, New York: Routledge Press.
Reicher & Hopkins (2001) Self and Nation; Categorization, Contestation and
Mobilisation, London: Sage.
Reimer, B. (1995) "Youth and Modern Lifestyles", në Fornas, J. and Bolin, G., Youth
Culture in Late Modernity, London: Sage
Robertson, R. (1992). Globalization: Social Theory and Global Culture. London: Sage
Robertson, R. (1995) ‘Globalization: time–space and homogeneity–heterogeneity’, fq.
25–44 në M. Featherstone (ed.) Global Modernities. London: Sage
Ross, K. and Nightingale, V. (2003) Media and Audiences: New Perspectives, Berkshire: Open University Press
Sartre, Jean-Paul,(1994), Neveria, Shtëpia botuese Tirana.
Sefton-Green, J. (1998), Digital Diversions: Youth culture in the age of multimedia, UCL
Press.
232
Seiter, E., Borchers, H., Kreutzner, G. & Warth, E.M. (1989), Remote Control:
Television, Audiences and Cultural Power, London: Routledge.
Schiller, H.I. (1976), Communication and Cultural Domination, New York: M.E. Sharpe.
Schiller, H.I. (1986) "Electronic Information Flows: New Basis for Global
Domination?", në Drummond, P. & Paterson, R. (1986), Television in Transition,
London: British Film Institute.
Schiller, H.I. (1991) "Not Yet the Post-Imperialist Era", Critical Studies in Mass
Communication, 8: 13-28.
Schiller, H.I. (1998) "American Pop Culture Sweeps the World", në Dickinson, R.,
Harindranath, R., and Linne, 0. (1998), Approaches to Audiences: a Reader, London:
Arnold.
Sklair, L. (1991)., Sociology of the global system, Johns Hopkins University Press,
Baltimore
Sklair, L. (2002). Globalization: Capitalism and its Alternatives. New York: Oxford University Press.
Silverston, R. (1990) "Television and Everyday Life: Towards an Anthropology of the
Television Audience", në Ferguson, M. Public Communication: The New Imperatives, London: Sage.
Somekh, B., & Lewin, C., (ed), (2005), Research methods in the social sciences, Sage.
Suparaku, S., (2013), Albanità in Ebollizione. Studio delle dinamiche dell’identità e
delle rappresentazioni sociali degli Albanesi nella transizione tra epoca moderna e
postmoderna, online në http://dspace.unive.it/handle/10579/3002?show=full.
Straubhaar, J. (1991), “Beyond Media Imperialism: A Symmetrical
Interdependence and cultural proximity”, Critical Studies in Media
Communication, 8, 39-59.
Strelitz, L. (2004), “Against cultural essentialism: media reception among South
African youth”, Media, Culture, Society, Sage, Vol. 26(5):625-641
233
Tartari, A., (2012), “Interneti në Shqipëri dhe përdorimi nga media –histori dhe aktualitet”, Studime Albanologjike, Botimi 5 “Historia e medias dhe mediatizimi i
historisë”, Tiranë.
Tomlinson, J. (1991) Cultural Imperialism. London, Continuum.
Tomlinson, J. (1997). Cultural Globalization and Cultural Imperialism, pp. 170-
190 në Ali Mohammadi (Ed.). International Communication and Globalization.
London: Sage.
Tomlinson, J. (1999) Globalisation and Culture, Cambridge: Polity Press.
Tomlinson, J. (2003). Globalization and Cultural Identity. In D. Held & A.
McGrew (Eds.), The Global Transformations Reader (2nd ed., pp. 269–272). Cambridge, UK: Polity.
Thompson, J.B. (1990) Ideology and Modern Culture, Stanford: Stanford University
Press
Thompson , J.B. (1995) The Media and Modernity: A Social Theory of the Media,
Cambridge: Polity Press.
Thornton, S. (1995), Club cultures: Music, media and subcultural capital, Cambridge, UK:Polity.
Thussu, D.K. (2009) Internationalising media studies, Routledge, London
Tunstall, J. (1977) The Media are American. London: Constable
Webster, L. & Mertova, P. (2007), Using Narrative Inquiry as a Research Method, New
York: Routledge.
Wellman, B., Boase, J., Chen, W., (2002) “The networked nature of community: online
and offline” në It&Society, volume 1, issue 1, fq.151-165 në
http://citeseerx.ist.psu.edu/viewdoc/download?doi=10.1.1.207.2863&rep=rep1&type=pdf
Williams, R. (1980) Problems in Materialism and Culture, London: Verso.
Willis, P. (1977) Learning to Labour: How Working Class Kids Get Working Class Jobs,
Aldershot: Saxon House
Willis, P. (1990), Common Culture, Milton Keynes: Open University Press
234
Wimmer, R. and Dominick, J. (1991) Mass Media Research: An Introduction, Belmont: Wadsworth Publishing Company
Wolff, B., Knodel, J., and Sittitrai, W. (1993) "Focus Groups and Surveys as Complementary Research Methods", in Morgan, D.L. (ed) Success!ul Focus Groups:
Advancing the State o! the Art, London: Sage
Zguri, Rr. (2014), Mediat online në Shqipëri, Instituti Shqiptar i Medias, online në http://www.institutemedia.org/Documents/PDF/gaz-online-shqip.pdf
Rinia shqiptare 2011, Fondacioni Fridrich Ebert, online në www.fes-
tirana.org/media/.../pdf.../pub_Rinia%20shqiptare%202011.pdf
www.monitor.al
www.alexa.com
www.instat.gov.al
Plani kombëtar i veprimit në fushën e rinisë 2007-2013, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (2006), online në http://www.youth-
policy.com/policies/ALB_Strategjia_Komb%C3%ABtar_2007_2013.pdf
Besimi social dhe autoriteti institucional në demokracinë shqiptare”, IDM: Tirane, 2011.
Mund te gjendet ne portalin: http://idmalbania.org/social-trust-and-institutional-authority-albanian-democracy-0
Strategjia kombëtare për punësim dhe aftësi, 2014-2020, Ministria e Mirëqenies Sociale
dhe Rinisë, (2014), online në http://www.sociale.gov.al/files/documents_files/Strategjia_per_Punesim_dhe_Aftesim_2
014-2020.pdf
235
SHTOJCA
Universiteti A. Xhuvani, Elbasan
Departamenti Letersi –Gazetari
Pyetesor mbi perdorimin e mediave nga studentet. Viti 2013-2014
5 Si do ta percaktoje prejardhjen tende?
Nga nje shtrese sociale
e mesme 1
Nga nje klase punetore 2
Nga nje ambient
fshatar 3
Tjeter: specifiko 4
1 Gjinia
Femer 1
Mashkull 2
2 Mosha
19 ose me pak 1
20-21 2
22 e me shume 3
3 Fusha e studimit
Shkenca humane, te Edukimit 1
Ekonomik 2
Shkenca natyre, Infermieri 3
6 Çfare shkolle te mesme ke ndjekur?
Shkolle publike 1
Shkolle private 2
Shkolle profesionale 3
Tjeter:
Specifiko__________ 4
7 Sa i interesuar je per politiken?
Shume i interesuar 1 2 3 4 5 Aspak
4 Ku jeni rritur?
Kryesisht ne zona rurale 1
Qyteze 2
Qytet 3
Tjeter: specifiko 4 9 Si do ta vleresoje sistemin politik te Shqiperise sot duke perdorur shkallen
e meposhtme te vleresimit?
Sh. Mire 1 2 3 4 5 Shume keq
8
Per ceshtje te politikes, njerezit flasin per te majten dhe te
djathten. Ti ku
do ta vendosje veten?
Majtas 1 2 3 4 5 Djathtas
10 A je dakord me pohimet e meposhtme?
Shume
dakord Dakord
Nuk jam
dakord
Shume
kunder I pasigurte
vetem argetimi ia vlen ne
jete dhe jo puna 1 2 3 4 5
qeveria duhet te kete
pergjegjesi per mireqenien e
te gjitheve 1 2 3 4 5
njerezit jane te varfer sepse
jane dembele dhe te
pavullnetshem 1 2 3 4 5
parate dhe pasuria materiale
jane thelbesore per arritjen
e lumturise 1 2 3 4 5
duhet te kete me shume
respekt per autoritetin 1 2 3 4 5
na duhet te zhvillojme nje
kulture te mirefillte
shqiptare 1 2 3 4 5
ekzistojne rregulla te qarta
per te miren dhe te keqen.
Keto duhen aplikuar ndaj te
gjitheve pavaresisht
rrethanave 1 2 3 4 5
pavaresisht cilesive dhe
gabimeve te prinderve, secili
nga ne duhet t'i doje dhe
respektoje ata 1 2 3 4 5
shume nga vlerat e
prinderve tane, ende sot
jane te rendesishme per
rinine 1 2 3 4 5
vendi i gruas eshte ne shtepi 1 2 3 4 5
martesa eshte nje institucion
i vjeteruar 1 2 3 4 5
kur ka pak vende pune,
meshkujt duhen te kene
perparesi per ta pasur nje
pune perpara femrave 1 2 3 4 5
qe nje femer te jete e
realizuar ajo duhet te kete
femije 1 2 3 4 5
individet duhet te kene
shansin per te pasur liri
seksuale te plote, pa
kufizime 1 2 3 4 5 une jam optimist/e per te
ardhmen time 1 2 3 4 5 ne si individe mund te bejme
shume pak per te ndryshuar
shoqerine 1 2 3 4 5
11 Sa beson ne institucionet e meposhtme?
shume pothuajse jo shume aspak
Besimi fetar 1 2 3 4
policia 1 2 3 4
sistemi ligjor 1 2 3 4
qeverisja qendrore 1 2 3 4
qeverisja lokale 1 2 3 4
sindikatat 1 2 3 4
parlamenti 1 2 3 4
shtypi 1 2 3 4
televizioni 1 2 3 4
brezi i prinderve te
mi 1 2 3 4
12
Jep opinionin tend per pohimet e
meposhtme
Shume
dakord Dakord
Nuk jam
dakord
Shume
kunder
I
pasigurte
Jam me shume i/e lidhur
me muziken, televizion
dhe filmin e huaj sesa me
muziken, TV dhe filmin
shqiptar 1 2 3 4 5
Te rinjte shqiptare jane
duke u veshur gjithmone e
me shume si rinia e huaj 1 2 3 4 5
Qendrimet e te rinjve
shqiptare jane gjithmone e
me shume si qendrimet e
rinise se huaj 1 2 3 4 5
Te rinjte kane me shume
gjera te perbashketa mes
tyre, sesa me prinderit 1 2 3 4 5
Me te gjitha problemet qe
kemi ne Shqiperi, eshte e
veshtire te jemi optimiste
per te ardhmen tone 1 2 3 4 5
E gjithe bota po shkon
drejt pervetesimit te
vlerave te Perendimit
kapitalist 1 2 3 4 5
Parate dhe pasuria
materiale jane treguesit
kryesore te suksesit 1 2 3 4 5
Mediat jane transmetuesit
kryesore te imazheve dhe
stileve te jetes sime 1 2 3 4 5
Per mua eshte e
rendesishme te jem ne
kontakt te perditshem me
lajmet (TV dhe gazeta) dhe
aktualitetin 1 2 3 4 5
Perhapja e kultures
perendimore e amerikane
ne te gjithe boten eshte
nje gje e mire 1 2 3 4 5
13
Ne cilat media ke
akses?
Akses i pakufizuar 1 2 3 4 5 Akses i kufizuar
Televizion 1 2 3 4 5
Radio 1 2 3 4 5
Muzike (CD, MP3) 1 2 3 4 5
Gazeta 1 2 3 4 5
Revista 1 2 3 4 5
Internet 1 2 3 4 5
Tjeter:__________
1 2 3 4 5
14
Ku e merr me shume informacionin per çfare
ndodh vend?
Gjithmone 1 2 3 4 5 Asnjehere
Televizion 1 2 3 4 5
Radio 1 2 3 4 5
Muzike (CD, MP3) 1 2 3 4 5
Gazeta 1 2 3 4 5
Revista 1 2 3 4 5
Internet 1 2 3 4 5
Tjeter:__________
1 2 3 4 5
15
Trego cilat media perdor gjate kohes
tende te lire
Gjithmone 1 2 3 4 5 Asnjehere
Televizion 1 2 3 4 5
Radio 1 2 3 4 5
Muzike (CD, MP3) 1 2 3 4 5
Libra 1 2 3 4 5
Filma 1 2 3 4 5
Gazeta 1 2 3 4 5
Video 1 2 3 4 5
Revista 1 2 3 4 5
Internet 1 2 3 4 5
Tjeter:__________
1 2 3 4 5
19
Trego arsyen e preferencave te tua
_________________________________________
20
Trego ne ç'mase te pelqejne programet televizive
te meposhtme
Me pelqejne shume 1 2 3 4 5
S'me
pelqejne
Lajme/dokumentare 1 2 3 4 5
Sport 1 2 3 4 5
Show quiz-et
(psh.Milioneri) 1 2 3 4 5
Variete humori
(psh. Portokalli) 1 2 3 4 5
Telenovela (psh.100
vitrinat) 1 2 3 4 5
Seriale per te rinj 1 2 3 4 5
Seriale policore (CSI
New York) 1 2 3 4 5
Seriale per te rritur 1 2 3 4 5
Filma 1 2 3 4 5
Programe muzikore 1 2 3 4 5
Te
tjera:__________
1 2 3 4 5
17
Mesatarisht sa para harxhon çdo muaj per mediat e ndryshme? (bileta
kinemaje, blerje CD, revistash, interneti, etj)
3000 e me shume 1
3000-2000 leke 2
2000-1500 leke 3
1500-1000 leke 4
1000-500 leke 5
Me pak se 500 leke 6
16
Cili eshte mediumi i vetem qe ti perdor me shume ne kohen e lire?
__________________________________________
18
Kur sheh televizion preferon programet
vendase apo te huaja?
Vendase 1
Te huaja 2
21
Nga lista e mesiperme, trego dy me te rendesishmit per
ty, duke dhene shembuj.
22
Trego perse te pelqejne keto programe
_________________________________
25
Shkruaj shkurt pse keto jane zhanret muzikore qe ti pelqen me
shume
26
Kur degjon muzike, preferon kengetare/grupe vendase apo te
huaja?
Vendase 1
Te huaj 2
24
Zgjidh 2 zhanret muzikore qe te
pelqejne me shume. Vendos 1
per me te pelqyerin dhe 2 per
ate qe vjen ne vend te dyte
Soul 1
Rock 2
Blues 3
Shqiptare Popullore 4
Rap 5
Reggae 6
Shqiptare e lehte 7
Muzike House 8
Pop 9
Klasike 10
R&B 11
Jazz 12
Heavy Metal 13
Korale 14
Tjeter:___
15
27 Jep arsyet per preferencat e tua
28 Çfare degjon me shume ne radio?
Informacion 1
Zbavitje 2
Tjeter: Specifiko
3
23
Sa shpesh degjon muzike ne
radio apo CD/MP3?
Me shume se 3 ore
çdo dite 1
Gati 3 ore çdo dite 2
Me pak se 1 ore
çdo dite 3
Rregullisht, por jo
çdo dite 4
Rralle 5
Asnjehere 6
29 Cilin stacion radioje degjon me shpesh?
Top Albania 1
Club Fm 2
Top Gold 3
NRG 4
Hit Fm 5
Tjeter: Specifiko
6
30 Jep arsyet per preferencen tende
33 Rendit opinionin tend per secilin nga mendimet e meposhtme
Shume
dakord Dakord Nuk jam dakord
Shume
kunder
E kam te nevojshme
te lexoj rregullisht
gazeta qe te kuptoj
se çfare ndodh ne
bote 1 2 3 4
Gazetat jane te
merzitshme dhe jo
interesante 1 2 3 4
Me lajmet dhe
zbavitjen qe kam nga
burime te tjera,
mund te bej edhe pa
gazetat 1 2 3 4
Te gjithe qytetaret e
pergjegjshem duhet
te lexojne gazeta, qe
te bejne zgjedhje
politike te
informuara 1 2 3 4
32
Nese lexon shtypin e
perditshem, sa rregullisht lexon
gazetat e meposhtme?
Shume
rregullisht 1 2 3 4 5 Asnjehere
Panorama 1 2 3 4 5
Shekulli 1 2 3 4 5
Mapo 1 2 3 4 5
Shqip 1 2 3 4 5
Tjeter:
Specifiko 1 2 3 4 5
31
Mesatarisht, sa shpesh lexon
gazeta?
Çdo dite 1
Çdo dy dite 2
Te pakten dy here ne jave 3
Nje here ne jave 4
Nje here ne dy jave 5
Asnjehere 6
Tjeter: specifiko 7
34
Mesatarisht, sa shpesh sheh video apo DVD te
marra me qera?
Rralle 1
Nje here ne jave 2
Dy here ne jave 3
Tre here ne jave 4
Me shume se tre here ne
jave 5
Asnjehere 6
35 Mesatarisht, sa here shkon ne kinema?
Rralle 1
Nje here ne jave 2
Dy here ne jave 3
Tre here ne jave 4
Me shume se tre here ne jave 5
Asnjehere 6
36
Trego deri ne ç'mase te
pelqejne zhanret e
meposhtme te filmit
Me pelqejne
shume 1 2 3 4 5
S'me
pelqejne
Aksion 1 2 3 4 5
Drame/Romance 1 2 3 4 5
Komedi 1 2 3 4 5
Horror/Thriller 1 2 3 4 5
Tjeter: Specifiko
1 2 3 4 5
40 Mesatarisht, sa shpesh e perdor internetin?
Çdo dite 1
Çdo dy dite 2
Te pakten dy here
ne jave 3
Nje here ne jave 4
Nje here ne dy
jave 5
Asnjehere 6
Tjeter: specifiko 7
37 Trego arsyen e preferences tende per zhanrin e filmit
41
Trego per çfare e perdor me shume internetin, duke
vendosur 1 tek perdorimi me i shpeshte, 2 per te
treguarin perdorimin e dyte, e keshtu me rradhe. Trego
vetem ato te cilat aktualisht i perdor.
Nuk e perdor internetin 1
Zbavitje 2
Informacione / kerkim 3
Komunikim (psh.e-mail,
chat) 4
Biznes (psh blerje) 5
Tjeter: specifiko
6
38 Cila eshte revista jote e preferuar dhe jep arsyet e zgjedhjes tende
39
Sa rregullisht lexon
revisten e preferuar?
Shume
rregullisht 1 2 3 4 5 Asnjehere
42. A jeni te regjistruar ne rrjete sociale? 45. Çfarw postoni, shkarkoni apo diskutoni?
43. Sa kohe shpenzoni per rrjetet sociale?
Me shume se 3 ore ne dite 1
Me pak se 3 ore ne dite 2
2-3 here ne jave 3
1 here ne jave 4
Rralle 5
44. Per çfare i perdor me shume rrjetet sociale?
Per te vezhguar
Per te postuar
Per te diskutuar
Per te luajtur
Tjeter________
45. Çfare postoni, shkarkoni apo diskutoni, duke vendosur 1 tek perdorimi me i
shpeshte, 2 per te treguarin perdorimin e dyte, e keshtu me rradhe. Trego
vetem ato te cilat aktualisht i perdor.
Muzike 1
Foto 2
Krijime personale 3
Lajme 4
Informacione te
ndryshme
5
Lojera 6
Tjeter: specifiko 7
46. Cilat nga postimet tuaja marrin me shume pelqime?
47. Gjate kohes qe jeni online a jeni te perfshire ne aktivitete krijuese?
48. A keni një blog tuajin?
Po 1
Jo 2
Facebook 1
Twitter 2
My space 3
Instagram 4
Tjeter___________ 5
49. Nese po, pse e keni krijuar dhe cfare publikoni me shpesh?
50. A e perdorni YouTube per te pare dhe shkarkuar video?
Per te pare 1
Per te shkarkuar 2
51. Rendit sipas rendesise per çfare e perdor me shume YouTube?
Video 1
Video muzikore 2
Muzike 3
Lojera 4
Ringtones 5
Tjeter: specifiko 6
52. Per çfare e perdor me shume celularin? Vendos 1 tek perdorimi me i
shpeshte, 2 per te treguarin perdorimin e dyte, e keshtu me rradhe. Trego
vetem ato te cilat aktualisht i perdor.
Telefonata 1
Sms 2
Zbavitje 3
Foto dhe video 4
Muzike 5
Komunikim ne rrjete sociale 6
Tjeter: specifiko 7
245
Udhërrëfyes për intervistën
Emri, Mbiemri -_____________________________________
1. Të dhëna demografike
• Gjinia
• Klasa sociale
• Shkollimi
• Rural/urban
2. Rëndësia e institucioneve shoqërore tradicionale
• A duhet të kemi më tepër respekt për autoritetin?
• Pavarësisht cilësive dhe gabimeve të prindërve, a duhet që secili nga ne t'i dojë dhe t’I
respektojë ata?
• A ekzistojnë rregulla të qarta për të mirën dhe të keqen.? A duhen aplikuar këto
rregulla ndaj të gjithëve, pavarësisht rrethanave?
• A janë shume nga vlerat e prindërve tanë, ende sot të rëndësishme për rininë?
• A është martesa një institucion i vjetëruar?
• Cili është qëndrimi yt ndaj institucioneve fetare?
• Cili është qëndrimi yt ndaj brezit të prindërve të tu?
• A ndan më shumë gjëra të përbashkëta me miqtë e tu moshatarë apo me prindërit?
3. Interesi për politikën
• Sa i/e interesuar je për politikën?
4. Qëndrimet politike
• A do ta vendosje veten majtas apo djathtas? Pse?
• A beson se qeveria duhet të ketë përgjegjësi për mirëqenien e të gjithëve?
• A beson se njerëzit janë të varfër për shkak të dembelizmit dhe mungesës së vullnetit?
• A beson se ne si individë mund të bëjmë shumë pak për të ndryshuar shoqërinë?
5. Qëndrimi ndaj ndryshimeve politike në Shqipëri
• Si të duket situata politike aktuale?
• Sa optimist/e je për të ardhmen tënde?
• Sa besim ke në institucionet shtetërore?
• A ke një indentitet të fortë shqiptar? Nëse po, çfarë të bën të ndjehesh kështu?
246
6. Përvoja në Universitetin e Elbasanit
• Sa besim ke te ky institucion?
• A ndjehesh si në shtëpinë tënde?
• Si është të jesh i/e lirë dhe larg kontrollit prindëror gjatë kohës që je në universitet?
• A bën pjesë në ndonjë grup, apo shoqatë, në konvikt?
• Sa të rëndësishme janë mediat në theksimin e diferencave shoqërore ndërmjet
studentëve?
7. Rëndësia e kohës së lirë
• A të duket koha që harxhon me aktivitete gjatë kohës së lirë, më e rëndësishme sesa
koha që harxhon duke studiuar?
8. Qëndrimet sociale
• A janë paratë dhe pasuria materiale të rëndësishme për të siguruar një jetë të lumtur?
• A janë paratë dhe pasuria materiale treguesit kryesorë të suksesit në botë?
• A është në shtëpi vendi i një gruaje?
• A duhet të kemi shansin për të pasur dhe shijuar liri seksuale të plotë, pa kufizime?
• A beson se e tërë bota është duke shkuar drejt përshtatjes se vlerave kapitaliste
perëndimore?
• A të duket një gjë e mirë kjo?
9. Tërheqja ndaj kulturës popullore globale
• A ndjek më shumë forma të kulturës popullore globale apo ekuivalentet e tyre vendase?
• A nuk të duket se përsa i takon veshjes dhe qëndrimit në përgjithësi jeni duke
shëmbëllyer më shumë me rininë amerikane, evropiane, perëndimore?
• A është shpërndarja nëpër botë e kulturës popullore amerikane një gjë e mirë?
• A e ndjen veten pjesë të një kulture rinore globale?
10. Frekuenca dhe rëndësia e konsumit të medias
• Sa shpesh konsumon media të ndryshme: gazeta, revista, radio, filma, TV, video, etj?
• Cilat janë zhanret e tua të preferuara?
• Sa besim ke te gazetat dhe edicionet e lajmeve në TV?
• A janë mediat furnizuesit kryesorë të imazheve dhe stilit në jetën tënde?
• A është e rëndësishme për ty të kesh akses të përditshëm tek kronika dhe aktualiteti?
• A konsumon të njejtat media me miqtë e tu më të ngushtë? A luan një rol të
rëndësishëm ky konsum i përbashkët në formësimin e miqësisë tuaj?
247
ABSTRAKT
Duke u pozicionuar brenda kontekstit të debateve mbi ndikimin e medies globale në një grupim të
rinisë lokale, kjo tezë doktorature synon të adresojë marrëdhëniet komplekse dhe shumëformëshe
mes rinisë, medies dhe globalizimit. Argumentet e trajtuara vijnë si rezultat i punës kërkimore
empirike që është kryer në kontekstin e veçantë të Shqipërisë. Nëpërmjet përdorimit të kombinuar
të metodave kërkimore sasiore dhe cilësore, ky punim vëzhgon se çfarë ndikimi kanë tekstet e
medies globale në një grupim lokal të rinisë shqiptare dhe sesi këto tekste përdoren nga të rinjtë në
përpjekjen e tyre të vazhdueshme për t’i dhënë kuptim jetës. Sigurisht që rinia, media dhe
globalizimi janë trajtuar ndryshe në kontekste të ndryshme politike, ekonomike dhe kulturore. Në
trajtimin e temave kryesore i është kushtuar vëmendja e duhur pushtetit të strukturave sociale,
ekonomike dhe politike, duke njohur njëkohësisht edhe rëndësinë e agjencisë njerëzore. Mediet
luajnë një rol të rëndësishëm në formimin kulturor të të rinjve. Përvojat e tyre formësohen nga një
përzierje ofertash medietike që përfshijnë medien lokale, kombëtare dhe atë globale. Këto medie u
përcjellin të rinjve mesazhe të përziera dhe burime simbolike të ndryshme që i ndihmojnë në
ndërtimin e identiteteve të tyre. Gjetjet nga kërkimi vënë në dukje arsyet komplekse individuale dhe
shoqërore që qëndrojnë pas zgjedhjeve mbi konsumin e medies, arsye të ndryshme që shpjegojnë
përse audiencat lokale në të njejtën kohë, edhe tërhiqen, edhe i refuzojnë tekstet e medies globale.
Gjetjet vënë në dukje gjithashtu kufizimet e tezës së imperializmit kulturor e cila supozon
homogjenizim. Përkundrazi, media e prodhuar për konsum global nuk mund të shihet thjesht si
transmetuese e vlerave ideologjike apo kulturore të fiksuara, pasi pushteti ekonomik nuk përkthehet
thjesht në dominim kulturor ose ideologjik. Prodhimi dhe qarkullimi global i medieve dhe mënyrat
në të cilat të rinjtë i përdorin dhe i interpretojnë ato janë duke kontribuar në një rikonfigurim të
vazhdueshëm të marrëdhieve mes globales dhe lokales.
Fjalëkyçe: media globale, audienca lokale, rinia shqiptare, globalizimi, identiteti, imperializmi
kulturor, hibridizimi.
ABSTRACT
Positioning itself within the context of debates concerning the impact of global media on local
youth, this doctoral thesis seeks to address the complex and multi-faceted relationships between
youth, media and globalisation. The arguments emerge from an empirical research that has been
conducted in the particular national and historical context of Albania. Using a combination of
quantitative and qualitative research methods, this study explores how a sample of Albanian youth
responds to global media texts and how these texts are used as part of their ongoing attempts to
make sense of their lives and build their identities. Youth, media and globalization are seen and
experienced differently in different political, economic and cultural settings. While recognising the
significance of human agency, I have payed due attention to the power of social, political and
economic structures. The media play a central role in youth experiences. The young people
consume media every day, including local, national and global media. These media are bound to
provide them with some quite mixed messages, and some very diverse symbolic resources with
which to build their own identities. The findings of the study point to the complex individual and
social reasons that lie behind media consumption choices, and the diverse reasons why local
audiences are simultaneously attracted to, or reject, global media. The findings also highlight the
limitations of the media imperialism thesis with its definitive claims for cultural homogenization.
The global production and circulation of media, and the ways in which young people use and
interpret them, are therefore contributing to a continuing reconfiguration of relations between the
global and the local.
Keywords: global media, local audience, Albanian youth, globalisation, identity, cultural
imperialism, hybridity.