ndryshimet klimatike

24
NDRYSHIMET KLIMATIKE

Upload: kamila-hysenllari

Post on 23-Jun-2015

3.076 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ndryshimet klimatike

NDRYSHIMET KLIMATIKE

Page 2: Ndryshimet klimatike

NDRYSHIMET KLIMATIKE, BOTA E KËRCËNUAR NGA MUNGESA E USHQIMIT

Ndrshimet klimatike kanë sjellë shira të forta dhe thatësira në disa vende të botës duke shkaktuar probleme sa i përket të mbjellave në rruzullin tokësor. Permbytjet nuk shkatërrojnë vetëm të korrurat, por me vete marrin edhe rrugë dhe ura, ndërsa rezervat e grurit gjithnjë e më shpesh janë në shënjestër të stuhive të forta.

Page 3: Ndryshimet klimatike

NDRYSHIMI I KLIMËS, 7 FAKTE PSE TË PARËT DO TË VDESIN FËMIJËT DHE GRATË

Page 4: Ndryshimet klimatike

7 FAKTE1. Është vlerësuar se deri në vitin 2050, numri i uriturve do të rritet

me 10-20% për shkak të ndryshimit të klimës.

2. Është vlerësuar se do jenë më shumë se 24 milionë fëmijë të kequshqyer, si rezultat i ndryshimeve klimatike deri në vitin 2050. Pothuajse gjysma e tyre, 10 milion fëmijë, jetojnë në Afrikën sub-Sahariane.

3. Ndërmjet periudhës së viteve 1980 dhe 2011, numri i fatkeqësive natyrore, të lidhura me klimën, është katërfishuar.

4. . Është vlerësuar se deri në vitin 2015 numri i njerëzve të prekur nga fatkeqësitë e shkaktuara prej ndryshimeve klimaterike, do të arrijë 375 milionë në vit.

5. Në vitin 2010, fatkeqësitë natyrore të lidhura me klimën, kanë ndikuar në rreth 300 milionë njerëz, kryesisht në vendet me të elasticitetit të kufizuar.

6. Sipas FAO-s, me ndryshimin e klimës, dy të tretat e tokës së punueshme në Afrikë mund të humbin deri në vitin 2025.7.

Në vitin 2030, ndryshimi i klimës mund të rrisë çmimet e ushqimeve nga 50-90 për qind, sipas një raporti të Oxfam.

Page 5: Ndryshimet klimatike

NDRYSHIMET KLIMATIKE, SI NDIKOJNË NË SEKTORË TË NDRYSHËM

Rritje e temperaturave, ulje të sasisë së reshjeve dhe rritje e nivelit të deteve, për rrjedhojë dimër më të butë, pranverë më të ngrohtë, verë më të nxehtë e më të thatë dhe vjeshtë më e thatë, janë disa nga pritshmëritë e ndryshimeve klimatike.

Page 6: Ndryshimet klimatike

Ndryshimet klimatike dhe energjia Ndryshimet klimatike dhe bujqësia Burimet ujore dhe pyjet Rritja e nivelit të detit Popullsia dhe turizmi

Page 7: Ndryshimet klimatike

ZHVILLIM

1 -Rritja e temperaturave, ndryshimet në sasinë e reshjeve dhe luhatjet e lagështisë, modelet e erës dhe numri i ditëve me diell në vit mund të ndikojnë si në konsumin, ashtu edhe në prodhimin e energjisë.

2- Rritja e pritshme e temperaturës do të përshpejtojë ritmet e zhvillimit dhe do të shkurtojë periudhën e rritjes për disa kultura bujqësore, për pasojë do të shkurtohet periudha e farëzimit.

3 -Sa i takon burimeve ujore, modelet e ndryshimit janë në përgjithësi të ngjashme me ndryshimin e reshjeve vjetore.

4-Sipas skenarëve të rritjes së nivelit të detit, zonat pyjore bregdetare pritet të zvogëlohen.

5- Ndryshimet e pritshme klimatike dhe rritja e nivelit të detit pritet të ndikojnë mjaft në shpërndarjen gjeografike të zonave të banuara, popullsisë, aktiviteteve ekonomike në përgjithësi dhe turizmit në veçanti.

Page 8: Ndryshimet klimatike

NDRYSHIMET KLIMATIKE LIDHEN ME LËVIZJET TEKTONIKE

Shkencëtarët e një ekipi australian kanë zbuluar për herë të parë lidhjen mes ngjarjeve klimatike dhe lëvizjeve tektonike, gjë që mund të ndihmojë të kuptohet më mirë pse ndodhin tërmetet e fuqishme. 

Mbyllja ose hapja e baseneve oqeanike, shfaqja e maleve të larta si Andet apo Tibeti, përbëjnë procese gjeologjike që prekin klimën.

Page 9: Ndryshimet klimatike

SHKRIRJA E AKULLNAJAVE NË HIMALAJA - NJË RREZIK I VËRTETË?

Sipas një studimi të një konsultuesi britanik sigurimesh,Bangladeshi dhe India janë dy vendet të kërcënuara më së shumti nga ndryshimet klimaterike. Të dyja këto vende janë të varura nga ujërat e lumenjve

Mali më i lartë në botë, Himalaja, është një nga "pikat e nxehta" të ndryshimit të klimës në mbarë botën. Po qe se shkrirjnë akullnajat e atjeshme, Bangladeshin dhe Indinë e kërcënon thatësira.

Page 10: Ndryshimet klimatike

NDRYSHIMET KLIMATIKE NDIKOJNË FLORËN NË EVROPË

Page 11: Ndryshimet klimatike

Hulumtuesit e Shteteve të Bashkuara kanë thënë se ndryshimet klimatike po ndikojnë te flora në malet e Evropës. 

Hulumtuesit kanë thënë se temperaturat e nxehta kanë bërë që shumë bimë të mbijnë në lartësi më të mëdha të Evropës veriore dhe qendrore

Më shqetësues, sipas tyre, është fakti se disa specie bimore në rajonet malore të Mesdheut kanë qëndruar statike ose janë reduktuar.

Page 12: Ndryshimet klimatike

            VRIMA E OZONIT MBI ANTARKTIK          

Tani është e qartë se raporti mes njerëzimit dhe ndryshimeve klimatike është kthyer prapësht: atje ku qytetërimi njëherë ia ka pasur frikën tekeve të natyrës, Toka tani ka frikë nga teket tona - ndonëse ne do të mund të rimesojmë për frikën e vërtetë nga shkatërrimi i baraspeshës së natyrës.(Al Gore)

Ajri, uji, toka po ndytën gjithnjë e më shumë, dhe atë me të madhe, nga gazrat helmuese, që janë si rezultat i mbeturinave të këtij zhvillimi marramendës. Gazrat nga tymnajat e industrisë dhe gypave të automjeteve, pesticidet e ndryshme, substancat sintetike e kimike etj.  kanë ndotur e helmuar lumenj, dete, fusha pjellore, pyje të pasura me drurë e që është më tragjikja edhe shtresën e ozonit, që është një filtër, një mburojë e domosdoshme për qenien njerëzore dhe shumë gjallesa të tjera, por edhe për vetë kushtet klimatike në Tokë

Page 13: Ndryshimet klimatike

***

Shkrirja e akullnajave në polet e globit do të ndikoj dukshëm në ngritjen e  nivelit të deteve, që si pasoj shumë sipërfaqe të tokës do të përmbytën si p.sh: një pjesë e mirë e Bangladeshit, sipërfaqe e madhe e Floridës, pjesë të ndryshme të Evropës etj. që do t’i detyroj me miliona banorë të zhvendosën në sipërfaqe të tjera

Page 14: Ndryshimet klimatike

ARKTIKU SHKRIHET, EVROPËS I KANOSEN DIMRA EKSTREM TË FTOHTË!

Page 15: Ndryshimet klimatike

*** Shkrirja e akullit në Arktik është

më i fuqishëm se kurdoherë më para nga fillimi i matjeve, ndërsa akulli nuk mundet sërish të rigjenerohet, që do të thotë se Evropa për shkak të shkrirjes së akullit mund të ballafaqohet me dimra ekstremisht të ftohtë. 

Klimatologët tërheqin vërejtjen se zhdukja e akullit mundë të përshpejtojë ndërrimin dhe ndryshimin e nxehtësisë ndërmjet oqeaneve dhe atmosferës dhe të krijojë erëra të forta që mund të sjellë dimra të fortë, të ftoftë dhe me reshje të mëdha në Evropë

Page 16: Ndryshimet klimatike

VENDET ME TE RREZIKUARA

Page 17: Ndryshimet klimatike

VIKTIMAT E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE, ARINJTË POLARË!

Page 18: Ndryshimet klimatike

A MUNDET KJO FOTO TË SHPËTOJË BOTËN? 

Mundet, që kjo foto që tregon një ari polar i cili ka ngecur mbi një copë akulli në Arktik, të prekë ndjenjat njerëzore përsa i përket ndryshimeve klimatike. Kështu shprehet ambjentalistja Gabrielle Walker. Ambjentalistët kanë kohë që po merren me pikat e dobëta të natyrës. Por, megjithëse kjo çështje është tepër e nxehtë për momentin, shumë njerëz ende nuk janë bindur për kërcënimin që po vjen nga ndryshimi i klimës

Page 19: Ndryshimet klimatike

KANDILË DETI NË VEND TË PESHKUT?

Page 20: Ndryshimet klimatike

NDRYSHIMET KLIMATIKE NDIKOJNË NË EKOSISTEMIN E DETIT TË VERIUT. ME NDRYSHIMIN E KLIMËS ËSHTË RRITUR EDHE

TEMPERATURA MESATARE E UJIT ME 1,7 GRADË CELSIUS.

Deti i Veriut po ngrohet Së pari biologët dhe

ihtiologët vunë re se disa kafshë që pas dimrit zakonisht vdisnin, tani mbijetojnë. Ata fillonin në pranverën e hershme që të ushqehen me bimë ujore para se ato të arrinin rritjen e duhur. Edhe drejtimi i erës dhe i rrymave detare në oqeane kanë ndryshuar.

Zakonet e të ushqyerit të disa kandilave deti që kanë emigruar në këto zona e ndryshojnë gjithashtu ekosistemin.

Ato nuk bëjn naze, hanë çdo gjë, pa marrë parasysh nëse janë vezë  peshku apo kandila të tjerë

Page 21: Ndryshimet klimatike

***

Ndryshimi i klimës ka efekt në tërë sistemin, nga organizmat më të vogla, deri tek peshqit e mëdhej dhe zogjtë e detit.

Në fund të fundit si hallkë e këtij zinxhiri është i prekur gjithashtu edhe njeriu.

Page 22: Ndryshimet klimatike

       RREZIKU NGA ATOMI!

Page 23: Ndryshimet klimatike

***

 Po aq të rrezikshme, nga ekologjistët, konsiderohen edhe mbeturinat radioaktive, të cilat, po ashtu, mund të provokojnë ndotje të ambientit dhe me këtë ta kërcënojnë drejtpërdrejt shëndetin e njeriut, por edhe florën dhe faunën, me një fjalë - natyrën në përgjithësi.

 

Page 24: Ndryshimet klimatike

PUNOI:KAMILA HYSENLLARI