nga adriatik doçi faqe 5 · 2019-10-17 · can magenta yeow bak Çmimi 30 lekë viti ix - nr....

16
Cyan magenta yellow black ÇMIMI 30 LEKË VITI IX - NR. 247(2769) E ENJTE, 17-10-2019 www.shqiptarja.com NEGOCIATAT EKSKLUZIVE / GJYKATA KUSHTETUESE FRANCA NUK HEQ VETON, MACRON: ME PARE TE REFORMOJME BE Edhe pas takimit me Merkel presidenti i Francës nuk ndryshon qëndrim duke u shprehur se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë reforma të rëndësishme, por fillimisht duhet të reformohet procedura e pranimit në BE FAQE 3 Anëtari i ri i sapoemëruar nga Ilir Meta rrezikon shkarkimin nga Vetingu Besnik Muçi kërkohet të shkarkohet nga Komisioneri Publik, ja dokumenti i dorëzuar i 1 tetorit 2019 me parashtrimet e fundit për pasurinë e tij nga Adriatik Doçi FAQE 5 PRAPASKENAT I FORTI I VLORES Shkarkimi, Hajdari: Puç i Bashës për sabotimin e ‘zgjedhores’ Rudina Hajdari: Lita, Zeneli dhe Elezi nuk e shkatërrojnë dot opozitën, kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve FAQE 4 FAQE 10 RREGULLAT E REJA SI DO VEPROHET ME PRONAT E PATUNDSHME QE SHTETEZOHEN Zbardhet projektligji, krijohet Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, si institucion i vetëm. Si do funksionojë sistemi i ri, risitë e procedurat. Kalimi i pronësisë mund të bëhet nga shteti, por edhe në favor të subjekteve private FAQE 6 Kapet anëtari i bandës së “Llanajve”, akuzohet për vrasje e drogë Tesi Basho vrau dy prostituta në Itali, u arratis nga burgu me çarçaf. RENEA e prangos bashkë me vëllain në shtëpinë në Selenicë SKULPTORI Janaq Paço, si i bënë presion që t’i thyente nudot fantastike Autori i Skënderbeut në Tiranë dhe në Kosovë, një letër falënderimi nga Noli: Skënderbeu, ai i përfytyrimit të gjithë shqiptarëve” nga Nadire Buzo FAQE 12-13 “IKEN” LEGJENDA FAQE 11 S HUHET “DAJA”, FUTBOLLI SHQIPTAR HUMBET NJE TJETER IKONE Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare Miço Papadhopuli, ish- futbollist i Partizanit e Kombëtares dhe ish-Presidenti i FSHF KRYEMINISTRI EDI RAMA NGA BRUKSELI: EUROPEN E BASHKON PLOGESHTIA E SAJ PERBALLE FATIT

Upload: others

Post on 25-Dec-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Cyan magenta yellow black

Çmimi 30 Lekë Viti IX - Nr. 247(2769) E ENjtE, 17-10-2019 www.shqiptarja.com

NEGOCIATAT EkskluzIvE / GjykATA kushTETuEsE

FRANCA NUK HEQ VETON, MACRON: ME PARE TE REFORMOJME BEEdhe pas takimit me Merkel presidenti i Francës nuk ndryshon qëndrim duke u shprehur se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë reforma të rëndësishme, por fillimisht duhet të reformohet procedura e pranimit në BE

► FAqE 3

Anëtari i ri i sapoemëruar nga Ilir Meta rrezikon shkarkimin nga VetinguBesnik Muçi kërkohet të shkarkohet nga Komisioneri Publik, ja dokumenti i dorëzuar i 1 tetorit 2019 me parashtrimet e fundit për pasurinë e tijnga Adriatik Doçi ► FAqE 5

PrAPAskENAT

I FOrTI I vlOrEs

shkarkimi, hajdari: Puç i Bashës për sabotimin e ‘zgjedhores’Rudina Hajdari: Lita, Zeneli dhe Elezi nuk e shkatërrojnë dot opozitën, kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve

► FAqE 4

► FAqE 10

rrEGullAT E rEjA

sI dO vEPrOhET mE PrONAT E PATuNdshmE qE shTETEzOhENZbardhet projektligji, krijohet Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, si institucion i vetëm. Si do funksionojë sistemi i ri, risitë e procedurat. Kalimi i pronësisë mund të bëhet nga shteti, por edhe në favor të subjekteve private

► FAqE 6

Kapet anëtari i bandës së “Llanajve”, akuzohet për vrasje e drogëTesi Basho vrau dy prostituta në Itali, u arratis nga burgu me çarçaf. RENEA e prangos bashkë me vëllain në shtëpinë në Selenicë

S K U l P T O R i

Janaq Paço, si i bënë presion që t’i thyente nudot fantastikeAutori i Skënderbeut në Tiranë dhe në Kosovë, një letër falënderimi nga Noli: Skënderbeu, ai i përfytyrimit të gjithë shqiptarëve” nga Nadire Buzo ► FAqE 12-13

“ i K E N ” l E G J E N D A

► FAqE 11

sHUHET “DAJA”, FUTBOlli SHQiPTAR HUMBET NJE TJETER iKONEËshtë ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare Miço Papadhopuli, ish-futbollist i Partizanit e Kombëtares dhe ish-Presidenti i FSHF

kryEmINIsTrI EdI rAmA NGA BruksElI: EurOPEN E BAshkON PlOGEshTIA E sAj PErBAllE FATIT

2 E EnjtE, 17 TETOR 2019www.shqiptarja.com

Zaev / ‘AnëtArësimi ynë ndihmon diAlogun Kosovë-serbi’

Johanes Hahn: Nëse nuk hapen negociatat rrezikohet besimi tek BE!eurokomisioneri Johanes

Hahn deklaroi dje në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedon-isë Zoran Zaev se nëse nuk do të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë do të rrezikohet besueshmëria e Bashkimit Europian. Ai tha se është optimist se vendet vendimmarrëse do të japin një dritë jeshile. “Ne nuk po flasim për nisje të menjëhershme të negociatave me këto dy vende. Tashmë Këshilli Europian ka arritur të mbledhë në takimet liderët përkatës dhe mund të arrijë në bindjen e skeptikëve. Maqedonia e Veriut mund të bëhet një anëtare e mirë e BE dhe kjo do të ishte një gjë

e mirë edhe për zgjerimin e BE. Ne nuk mund të humbim mundësinë. Ne duhet t’i kërko-jmë liderëve tanë të japin dritën jeshile. Ne duhet të punojmë sepse askush nuk është per-fekt. Duhet të bisedojmë për të ardhmen e BE. Një frenim i zgjerimit të BE do rrezikonte besueshmërinë e këtij bashkimi shtetesh. Jam optimist që do të ketë një vendim pozitiv për hap-jen e negociatave”, tha Hahn. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ishte i prerë në kërkesën e tij, ku u zotua se vendi që drejton synon të anëtarësohet me çdo kusht në BE. Ai tha se nuk mund të presë zgjidhjen e çështjeve të hapura në rajon, nëse nuk vlerëson më

parë vendin e tij për arritjen e Marrëveshjes së Prespës. “Mos u bëni pengesë për ne, ju ftoj të bëheni heronjtë tanë, sepse Bashkimi Evropian për ne është e vetmja rrugë dhe nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveç kësaj. Bashkimi Evropian në qershor shtyhu për disa muaj negociatat me pretekstin e reformave por ja tetori erdhi dhe ne presim që ju të çelin përfundimisht negociatat. E dimë që ka shumë akoma për të bërë dhe metodologjinë e re që ju po aplikoni për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, këtë pjesë e dimë edhe ne, por le ti fillojmë tani, dhe më pas të vazhdojmë bisedimet për ato që na kërkoni. Të gjithë në

jemi gati, nga unë, Presidenti, Kuvendi edhe opozita, jemi gati të fillojmë negociatat tani. Ne bëmë të pamundurën për Marrëveshjen e Prespës, na besoni se nuk ishte e lehtë. Por ne e bëmë sepse ishte kushti kryesor për ne për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, dhe ne ia arritëm, treguam se ne mundemi. Nëse nuk na i hapni negociatat do të ketë efekte shumë negative, jo vetëm në vend po edhe në rajon, por edhe Bashkimi Evropian do të humbasë besueshmërinë e tij, prandaj mos na pengoni, bëhuni heronjtë tanë. Nëse BE nuk arrin një marrëveshje për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, kjo do

të thotë se nuk e vlerëson Marrëveshjen e Prespës. Të gjithë thonë se Marrëveshja e Prespës është, për momentin, një nga marrëveshjet më të mira në Ballkanin Perëndi-mor. Nëse BE “e ndëshkon” këtë marrëveshje duke shtyrë negociatat e anëtarësimit, si mund të pritet që Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi do të gjejnë një zgjidhje për çështjen e Kosovës?”, apeloi Zoran Zaev.

IntegrImI

Conte: Shtyrja e negociatave me Shqipërinë do sillte pasoja

Kryeministri italian mesazh Francës dhe Holandës. Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Shtyrja e negociatave me Shqipërinë është katastrofike

“Do të ishte dritëshkurtër nga pala evropiane të vendosim për një shtyrje të mëtejshme të hapjes së negociatave, pas shtyrjes nga Këshilli Evropian në qershorin e kaluar. Në këtë fazë në çdo rast sigurisht që nuk i zvogëlon detyrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë”.

Conte

“Është katastrofike që Bashkimi Evropian ka vendosur të shtyjë më tej hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me vendimin e saj, BE po kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Levente Magya

Do të ishte dritësh-kurtër nga pala ev-ropiane të vendo-sim për një shtyrje të mëtejshme të

hapjes së negociatave, pas shtyrjes nga Këshilli Evropi-an në qershorin e kaluar. Në këtë fazë në çdo rast sigurisht që nuk i zvogëlon detyrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë të vendosura nga Bashkimi Evro-pian”. Kjo ka qenë deklarata e kryeministrit italian Giuseppe Conte gjatë konferencës në Senatin në funksion të Këshil-lit Evropian, duke përsëritur se Italia vazhdon të mbështesë konkluzione të favorshme për hapjen e negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Conte ndër të tjera ka thënë se është kundër ndarjes së dy vendeve pasi sipas tij kjo do të dërgonte sinjale negative për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për Kryeminis-trin italian është thelbësore që të kuptohet që një refuzim pa dhënë mundësi as për të kryer detyrat e shtëpisë do t’i lar-gonte dy vendet nga horizonti Evropian. “Nuk është për t’u shpresuar, veçanërisht duke marrë parasysh që zgjerimi është një proces që lejon shte-tet anëtare të bëjnë kontrolle shumë më të efektshme pasi të kenë filluar negociatat e pranimit sesa një përjash-tim që do të ftohte Tiranën dhe Shkupin në dinamikën e paqëndrueshmërisë politike,

me pasoja edhe në nivelin rajonal”, ka përfunduar Conte. Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte edhe pardje gjatë një vizite në Tiranë, ku pati një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, u shpreh se Italia do të vijojë mbështetjen për vendin tonë si në procesin e integrimit dhe atë ekonomik.

MiniStri i JaShtëM i hungariSë

Ministri i Jashtëm i Hun-garisë Levente Magya e ka konsideruar katastrofike shtyrjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së ministrave

të Jashtëm të BE ai tha se ky vendim do të kërcënonte paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. “Është katastrofike që Bashkimi Ev-ropian ka vendosur të shtyjë më tej hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedon-inë e Veriut. Me vendimin e saj, BE po kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka humbur dhe ka shkatërruar plotësisht besueshmërinë e saj në sytë e të dy vendeve”, u tha Levente Magyar gaze-tarëve hungarezë pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së. Ndër të tjera Magyar u shpreh se qeveria Hungareze do të bëjë gjithçka për të reaguar, me ndihmën e Komi-sionerit për Zgjerim, kundër ndaj çdo zhvillimi negativ në Ballkanin Perëndimor nëse BE dështon me negociatat. Më pasi ai shprehet se hapja e negociatave me dy shtetet ballkanike, Hungaria e kon-sideron të rëndësishme edhe për parandalimin e valëve të refugjatëve që vijnë nga jugu i Evropës. Shqipëria po gjen mbështetje të madhe nga shumica e vendeve anëtare në BE të cilët po përpiqen të jenë bindës tek vendet skeptike për hapjen e negociatave.

aMbaSadori britanikAmbasadori i Britanisë

së Madhe në Tiranë, Dun-can Norman ka komentuar çështjen e negociatave nga

Kukësi dhe Hasi ku ndodhej në një vizitë dy ditore për situatën në zonën veriore të Shqipërisë dhe parandalimin e emigracionit të paligjshëm në Angli. Ambasadori u shpreh se Britania do të japë vlerësim pozitiv dhe do të jetë në anën e Shqipërisë në ditën ku dis-kutohet për çeljen e negoci-atave. Ai tha se Britania do të largohet nga BE-ja por shtoi se anëtarësimi i Shqipërisë në familjen Europiane është një gjë e mirë. “Britania do të largohet nga BE-ja, por deri tani dhe sigurisht që e kemi një votë, pozicioni ynë është sado që Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit por ne mendojmë është një gjë e mirë për anëtarësimin. Sigurisht që në këtë momentet nuk kemi ndonjë zë të forte por jemi pro me zë të qetë dhe të ulët”, tha ai. I pyetur mbi deklaratat e djeshme të kryeministrit Rama, ai tha se “Nuk i kam ndjekur. Nuk kam opinion. Të gjendet një rrugë për dialog me opozitën që është jashtë parlamentit. Nuk i shërben askujt që partitë që kane elektorat të sillen në këtë mënyrë”, tha ai.

3www.shqiptarja.com

E EnjtE, 17 TETOR 2019IntegrImI

Presidenti i PES (socialistëve evropianë) Sergei Stanishev i ka dërguar një letër

Presidentit të Këshillit të Evropës Donald Tusk ku kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Në letër evidentohen të gjitha rezultatet që kanë arritur dy vendet duke plotësuar të gjitha kushtet që u kërkuan, ndërsa tani, thotë ai, duhet që BE-ja të mbajë fjalën për të hapur negociatat. “Ne duhet të shkojmë në të njëjtën drejtim, megjithëse me një ritëm

të ndryshëm, në vend që të mënjanojmë vendet deri në një ‘kohë të duhur’, e cila duket se nuk do të vijë kurrë ose kurrë nuk do të jetë e përshtatshme për të gjithë. Të mos pranojmë arritjet e të dy vendeve, së bashku me politikën tonë të Zgjerimit dhe angazhimet do të ishte një gabim i rëndë strategjik. Nëse BE-ja nuk i respekton angazhimet e saj tani, ky zhgënjim do të cenojë besimin. Ne nuk mund të lejojmë ringjalljen e nacionalizmit për të minuar

përpjekjet drejt paqes dhe pajtimit në këtë rajon ende të brishtë të demokracive të reja, ku plagët e së kaluarës ende nuk janë shëruar plotësisht. Ne nuk duhet të dështojmë. Këtë ia kemi borxh jo vetëm popujve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të gjithë qytetarëve të BE-së, të cilët presin veprim vendimtar dhe udhëheqje të përgjegjshme, dhe jo vetëm ‘sinjale”, thuhet ndër të tjera në letër. Vendimi do të merret në samitin e dy ditëve të ardhshme të liderëve te BE-së.

Socialistët evropianë: Be të hapë negociatat se ua kemi borxh!

ProcesiAleatët e Bashës: Negociatat

përgjegjësi e dy kaheve politikevetëm 2 ditë përpara marrjes së një

përgjigje për hapjen e negociatave aleatët e Bashës shprehen se një proces i tillë kërkon përgjegjësi politike nga të dy krahët politikë. Sipas Fatmir Mediut politika duhet të reflektojë ndërsa për Dashamir Shehun mos hapja e negociatave do e thellonte krizën. “Hapja e negociatave unë mendoj që problemin duhet ta shohim tek vetja është e rëndësishme të kuptojmë a i kemi plotësuar këto detyrime dhe çdo lloj shfajësimi tregon papërgjegjshmëri nga ana jonë. Ajo që prezantoi Bundestagu gjerman është realiteti shqiptar. Hapja e negociatave kërkon një përgjegjësi politike nga të dyja palët të ulen dhe të analizojnë për të gjetur zgjidhje konkrete”, tha Mediu. “Shumica e kolegëve të mi do preferonim propozimin gjerman I cili bie ndesh me interesat e shqiptarëve. Jo rastësisht opozita ka zgjedhur si platformë për zgjidhjen e krizë tamam si propozimet e parlamentit gjerman”, pohoi Shehi. Por çdo të ndodhë pas 18 tetorit kush do të jetë vijimi i aksionit opozitar, a do të ketë rikthim tek protestat? Sipas Mediut “Aksioni opozitar historiku politik i opozitës ka treguar se kur ne kemi vepruar në disa

plane kemi qenë më të suksesshëm. Pastaj kemi shkuar në një hapje të opozitës në një rikthim të vlerave historike dhe politike të opozitës. Të institucionalizojmë raportet jo vetëm me qytetarët por dhe raportet me historinë tonë politike”. Ndërsa Shehi tha se “Plan konkret nuk kemi se si do të veprohet pas 18 tetorit. Popullit I duhet kërkuar të dalë në rrugë mbi kauza dhe jo teza. Mbas disa vitesh kur unë besoj se do të qetësohet ky popull do ti lexoj këto letra që shkruan sot Rama ashtu si letrat e Enver Hoxhës, ku janë shkruar marrëzira”.

takimi me Merkel

Macron nuk ndryshon qëndrim: Negociatat pas reformimit të BE

Pas takimit me Merkel presidenti i Francës Emanuel Macron u shpreh Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

kanë ndërmarrë reforma të rëndësishme, por fillimisht duhet të reformohet procedura e pranimit në BE

Franca nuk ndryshon qëndrim për hap-jen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

në 18 Tetor. Në një konferencë të përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel, presi-denti i Francës Emanuel Macron u shpreh se këto dy vende kanë ndërmarrë reforma të rëndë-

sishme, por fillimisht duhet të reformohet procedura e pranimit në Bashkimin Europian. Macron tha se reformat e ndërmarra nga Shqipëria dhe Maqedonia e Ver-iut janë sinjale pozitive që vijnë nga një vend strategjik si Ballkani Perëndimor. “Përshëndesim vull-netin dhe reformat e ndërmarra deri tani në këto dy vende, por pavarësisht nga sinjalet pozitive prej dy vendeve, që vijnë nga një rajon strategjik për ne, si Ballkani, ajo që ne kemi në vëmendje është të ndryshojmë proce-durën e pranimeve të mëtejshme në BE”, u shpreh ndër të tjera Macron. Presidenti i Francës Emanuel Ma-cron vuri në dukje edhe faktin se rinia shqiptare emigron gjithnjë e më shpesh në Bashkimin Evropian. “Rinia shqiptare vjen më së shumti në BE dhe e shohim më së shumti në Francë. Unë do të ndalesha sërish te rithemelimi i procedurës apo riparja e saj. Po e shpall vizionin tim gjeopolitik në krah të kancelares, por më duhet të shpjegoj edhe këto gjëra të tjera”, u shpreh Macron. Nga ana tjetër kancelarja gjermane përmendi shkurt vetëm faktin se kërkohet për këtë qëllim një vendim që të jetë unanim dhe i pranuar nga të 28 vendet e Bashkimit. Dy ditë më parë ministrat e Jashtëm të BE-së nuk ranë dakord për të dalë me një qëndrim unanim për hapjen e negociatave, ndërsa vendimi final u takon liderëve të BE-së që do të mblidhen në datat 17 dhe 18 Tetor. Shqiptarja.com zbuloi dje si u bllokua plani finlandez për të hapur negociatat vetëm me Maqedoninë e Veriut,

pasi 12 shtete ishin gati për ta mbështetur.

raMa: evroPën e baShkon PlogëShtia e SaJ Përballë fatit

Pasi Franca ripërsëriti qën-drimin e saj se nuk do të mbësht-esë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pa u reformuar Bashki-mi Europian, ka ardhur edhe

reagimi i kryeminis-trit Edi Rama. Rama ka shpërndarë një thënie të shkrimtarit dhe poetit meksikan Octavio Paz i cili thotë se e vetmja gjë që e bashkon Evropën sot, është plogështia e saj përballë fatit, duke e quajtur këtë ‘thënia e

ditës’. Kryeministri Edi Rama u nis dje në Bruksel për të lobuar për të pasur sa më shumë aleatë te vendet anëtare të BE-së për të hapur dritën jeshile për çeljen e negociatave pasnesër, kur do të zhvillohet mbledhja e liderëve të BE-së. Rama tha se nuk është as pesimist dhe as optimist, por shpreson deri në fund, ndërsa shtoi se Merkel po përpiqet për të bindur Francën për hapjen e negociatave. “Sot, Kancelar-ia gjermane dhe Presidenti i Francës takohen në Tuluz, në kuadër të samitit franko-gjerman të dy qeverive. Një nga temat do të jetë edhe vendimmarrja e Këshillit Europian pasnesër, ku do të mbahet edhe qëndri-mi përfundimtarë i Bashkimit Europian lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kance-laria Merkel dhe Gjermania po përpiqen intensivisht për një “PO” për të dyja vendet,

ndërkohë që qëndrimi i Pres-identit Macron dhe i Francës nuk përkon, për momentin të paktën, me atë të Gjermanisë dhe të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare. Nuk jam as op-timist, as pesimist për rezultatin e këtij procesi, por me realizëm gjykoj se po bëhet maksimumi për të marrë “PO”-në e merituar dhe më e mbështetur se sot, me thënë të drejtën, Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë në këtë proces. Pak, por e sigurt është se edhe Franca e njeh dhe e vlerëson progresin e bërë, ashtu sikundër kërkon sot, shumë më tepër nga BE-ja, sesa Shqipëria apo Maqedonia e Veriut. Tani po nisem për në Bruksel, së bashku me Kryeministrin Zaev, për të takuar kryeministrat e qeverive socialiste dhe progresiste të BE-së në një format të krijuar enkas nga Partia Socialiste Europiane në funksion të nevojës që kemi sot, për të pasur sa më shumë aleatë në tryezën e mbrëmjes së pasnesërme. Do të komunikojmë shpejt, përsëri”, tha Rama.

raMa takon donald tuSk: nJë nga Zërat Më të fortë Pro negoCiatave

Kryeministri Edi Rama është takuar në Bruksel me presiden-tin e Këshillit Europian Donald Tusk, dy ditë nga vendimi për hapjen e negociatave. Rama e ka quajtur Tusk një nga zërat më të fortë në frontin mbështetës për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Bruksel - Me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, një nga zërat më të fortë në frontin e gjerë të PO-së, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shkruan Rama.

4 E EnjtE, 17 TETOR 2019www.shqiptarja.com

ShPallJe ankandiShoqëria përmbarimore “CorreCtor” Shpk, zhvillon ankandin e iii-të, për Shitjen e paSuriSë të paluajtShme:

Ankandi zhvillohet dt. 18/10/2019, me përfundimin e orarit zyrtar, në adresën, Rruga “Kavajes”, Ndertesa 27, Hyrja 1, Kati i III –te, Tiranë.

kontakt: cel. 0684000061 ose Në AdResëN e e-mail: [email protected]

Garazh me nr. pasurie 46/196-G1, Vol.38, Fq.104, ZK. 8518, me siperfaqe 160.4 m², adresa lagjja 13, Plazh, durrës, në pronësi të shoqërisë Gora shpk, e regjistruar në ZVRPP durrës;

Çmimi i sendit të paluajtshëm që do te shitet është ALL 11,692,800 (njëmbëdhjetë milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë

e dy mijë e tetëqind lekë).

PraPaSkenat

Shkarkimi, hajdari: Puç i bashës për sabotimin e reformës zgjedhore

Rudina Hajdari: Lita, Zeneli dhe Elezi nuk e shkatërrojnë dot opozitën, kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve

Një plan i mirëmenduar nga kryedemokrati Lulzim Basha me qëllim spostimin e saj si figurë politike

dhe sabotimin e Reformës Zgjedhore! Kështu është shpre-hur deputetja Rudina Hajdari, dy ditë pas shkarkimit të saj fshehtas nga grupi parlamen-tar demokrat dhe emërimin dhe zëvendësimin nga Kor-ab Lita, teksa zbuluar edhe prapaskenat e mbledhje ku u “gatua” shkarkimi. “Në vend të merreshim sot me negociatat, merremi me një incident nga tre persona që po mundohen të sabotojnë reformën zgjed-hore dhe këtu dalim te Lulzim Basha. Është një tentativë për të spostuar rolin tim, por kjo nuk do të ndodhë. Opozita në parlament ka një mbështetje të fortë të ndërkombëtarëve. Ne na intereson të hapen negoci-atat dhe nëse nuk hapen ju i dini shumë mirë fajtorët: Edi Rama e Lulzim Basha. Kjo ishte një tentativë e imponuar dhe e programuar shumë mirë nga këta tre persona, Lita, Zeneli dhe Elezi. Këta tre persona nuk kanë për ta shkatërruar opozitën, pavarësisht se po ndodh nga jashtë. E kundërta, do të forcohemi akoma më

Pas dështimit të ‘Republikës së Re’, Basha i rikthehet sloganit të Berishësnë mungesë të një alternative të

qartë, duket se Lulzim Basha është rikthyer pas në kohë në vitin 2005 për të gjetur frymëzim për të rrëzuar shumicën qeverisëse. Pasi dështoi me sloganin e ‘Republikës së Re’ në zgjedhjet e 2017, Basha thotë se tani është “Koha për ndryshim”, një slogan i përdorur nga Sali Ber-isha 14 vite më parë. Në zgjedhjet e vitit 2005 Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha përdori sloganin “Koha për ndryshim” për të ardhur në pushtet përballë PS-së me sloganin “Mbro të ardhmen”. Lideri demokrat Lulzim Basha gjatë takimit me kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte pas akuzave për qeverinë është

shprehur se nuk mund të lejojmë që vendi të izolohet, prandaj është koha për ndryshim. “Gjatë takimit me Kryeministrin e Italisë, Z. Giuseppe Conte, e falënderova për kontributin që vendi i tij ka dhënë veçanërisht në luftën ndaj krimit, lëndëve narkotike dhe sigurisë për vendin tonë. Nuk mund të lejojmë më që të na sun-dojë krimi dhe paligjshmëria. Nuk mund të lejojmë më që për shkak të një njeriu, të izolohet një vend i tërë! Koha për ndryshim!” shkruan Basha. Pardje kryeministri i Italisë Conte u shpreh se qeveria duhet të përgatisë një platformë për daljen nga kriza, ndërsa opozita duhet të ulet në dialog pa kushte.

ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ka kaluar Vettigun duke u konfirmuar në detyrë nga Komisioni

i Pavarur i Kualifikimit. Hajdarmataj para tre ditësh doli para trupës së komisionit të Vetingut që nuk kapi shkelje. Gjithashtu, trupa e KPK-së vendosi transferimin e dosjes që i përket çësht-jes penale nr. 129 të vitit 2010 pranë organit kompetent (ILD) për inspek-timin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore. Dosja bën fjalë për kohën kur Hajdar-mataj ka qenë dre-jtues prokurorie në Kurbin në vitin 2010. Në seancën e kaluar, përfaqësuesi i Opera-cionit Ndërkombëtar të Monitorimit i kërkoi një shpjegim Besim Hajdarmatajt pse u transferua dosja e 12 tonëve kanabis, sekuestruar në Përmet në 2017 tek Prokuroria e Përmetit. Por Hajdarmataj tha se ai ka respektuar pavarësinë e prokurorit të çështjes pasi kështu e detyron ligji, ndërsa mbi 25 denoncimet e bëra për të KPK tha se nuk kishin prova që faktonin shkeljen e ligjit. Për hetimin e pasurisë, prokurorit që kërkoi arres-timin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, KPK zbuloi edhe një dhuratë në 6 mijë euro dhe 4 mijë paund nga vëllai i prokurorit që jetonte në Angli.

Ish-kreu i krimeve të rënda Besim Hajdarmataj kalon Vetingun

“Në vend të merreshim sot me negociatat, merremi me një incident nga tre persona që po mundohen të sabotojnë reformën zgjedhore dhe këtu dalim te Lulzim Basha. Është një tentativë për të spostuar rolin tim”.

Fshehja e Hajdari

Hajdari ka konfirmuar se i është kërkuar nga deputetët e grupit që drejton, specifikisht Alban Zeneli, Korab Lita dhe Arben Elezi që të japë dorëheqjen. Argumenti që kishin përdorur për këtë kërkesë, siç Hajdari tha, ishte ‘ti je e lodhur për të bërë këtë punë’.

Kërkesa

shkresën për Kuvendit me të gjitha parregullsitë e doku-mentit për shkarkimin e saj.”U mblodhëm për të ndarë grupin e punës për Reformën Zgjedhore. Mu bë propozimi për të dhënë dorëheqjen. Unë u thashë më lini një javë kohë, ky e bëri fakt të kryer që unë dhashë dorëheqjen. Ishte ky plan i Litës që ta bënte fakt të kryer. Grupi ekziston, sepse këto ankesa shkojnë tek Kryetari i Kuvendit, të cilit kam dorëzuar një shkesë që rendit të gjithë ato problematike të asaj shkrese. Është marrë në mënyrë të padrejtë, u është thënë se kam dhënë dorëheqjen. Në mbledhje më kanë bërë këtë propozim, le ta mendojmë, të kthjellohemi, më jepni kohë ta mendojë se çfarë po ndodh. Nëse marr përsipër të jem kryetare e këtij

grupi, e marr përsipër për ta bërë më shumë privilegj dhe krenari. Nuk u thashë unë që të jem kryetare e grupit, ishte një kërkesë e atyre që unë të drejtoja grupin. Nuk i kam borxh kryetarit se më ka vënë në listë, jo”, vijoi deklaratën e saj Hajdari.

reforMa ZgJedhore E bindur se vijon që të jetë

në krye të grupit parlamentar demokrat, pasi procedurat e ndjekura janë të jashtëligjshme, Hajdari foli me emra konkret për rivalët brenda grupit të opozitës së re, pikërisht për Zenelin, Litën dhe Elezin, ku tha se po i bëjnë presion deputetëve të pakicës për qëllime që vijnë nga jashtë parlamentit. Në kon-ferencën për mediat që pati nga Kryesia Kuvendit, por që nuk

arriti dot që të përfundonte të gjithë deklaratën e përgatitur, për shkak të “padurimit” të gazetarëve, Hajdari vuri theksin se i qëndron besnike qëndrimit të saj për Reformën Zgjedhore se ndryshimin e sistemit, për të cilin ka marrë “bekimin” e ndërkombëtarëve, edhe pse listave të hapura u trembet Ba-sha, por edhe kryeministri Edi Rama. “Pengesa e vetme që po ndodh këtu është pikërisht opozita brenda parlamentit. Po të ishte pa mbështetjen

e ndërkombëtareve do ishte një situatë ku do kishte mar-rëveshjen e radhës. Nuk mund të më thuhet mua, kjo akuzë që u bëhet grave, që ti je e lodhur për të bërë këtë punë. Unë kam detyrën time ta çoj deri në fund, në qoftë se unë e marrë përsipër ta bëj këtë detyrë e marr perisper ta bëj më shumë krenari. Ne ta ndalojmë këtë lloje përpjekje që ti ndalojmë që t’u jemi në borxh kryetarëve tanë se na vunë në listë”, përfundoi ajo.

shumë, kemi një qëllim të vetëm për ndryshimin e sistemit. Ju e dini kush janë kundër, Basha dhe Rama”, tha Hajdari.

PraPaSkenat Deputetja Rudina Hajdari ka

konfirmuar se i është kërkuar nga deputetët e grupit që dre-jton, specifikisht Alban Zeneli, Korab Lita dhe Arben Elezi që të japë dorëheqjen, por tha se për shkak të detyrave të saj si kryetare e komisionit të Inte-grimit, por edhe të Reformës Zgjedhore, kërkoi një javë kohë që ta mendonte si propozim, duke qenë se kjo javë është vendimtare për vendin, në pritje të një përgjigje vendimtare nga BE-ja. Argumenti që kishin përdorur për këtë kërkesë, siç Hajdari tha, ishte ‘ti je e lodhur për të bërë këtë punë’. Megjithatë, me një skenar të mirëpërgatitur të “urdhëruar” nga jashtë, siç ajo shprehet, këta tre deputet e bënë fakt të kryer dhe nisën procedurat për shkarkimin e saj. Duke u ndalur tek firmat e deputetëve dhe më pas dorëheqjen e tyre, të Halit Valterit dhe Fatjona Dhimitri, Hajdari tha se janë gënjyer nga Lita, duke u thënë se Hajdari kishte dhënë dorëheqjen dhe për këtë njoftoi se po përgatit

5www.shqiptarja.com

E EnjtE, 17 TETOR 2019

vlerë 1.900.000 lekë. Sipas Komisionerit Muçi “ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të pas-urisë, referuar nenit 61, pika 3 e ligjit nr. 84/2016. Ndërsa në shpjegimet e tij, prokurori Muçi ka theksuar se “Gjatë këtyre viteve, unë dhe familja ime kemi ndjekur një regjim të rreptë kursimi. Fëmijët kanë qenë të vegjël dhe kemi kryer vetëm shpenzime të nevojshme për jetesë (nuk kemi kryer udhëtime, pushime, kemi për-dorur shërbimet publike për transport, nuk kemi udhëtuar asnjëherë jashtë Republikës së Shqipërisë, konfirmuar nga sistemi TIMS etj). …gjatë kësaj periudhe, ne si familje jemi ndi-hmuar me shuma monetare dhe në forma të ndryshme, kemi

marrë produktet bujqësore e blegtorale nga fshati etj., nga prindërit e mi, vëllai im, i cili ka qenë emigrant, dhe famil-ja e vjehrrit, i cili ka qenë i punësuar, dhe vjehrra ka pasur një biznes të vogël tregtimi të rrobave për fëmijë”.

Çfarë Mund të ndodhet tani?

Nëse ankimimi i Komision-erit Publik do pranohet nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe Besnik Muçi do shkarkohet nga Vetingu, e gjithë proce-dura e ndjekur deri tani për emërimin e tij, bie. Dhe Gjykata Kushtetues mbetet prapë vetëm me një anëtar, shumë larg nga kuorumi minimal i nevojshëm prej 6 anëtarësh për të marrë vendime.

dekretiMi / metA: vendi ndodhet në situAtë emergjence

nis plotësimi i kushtetueses, meta emëron Besnik muçinMeta

“Në këto kushte, vendi aktualisht

ndodhet në një situatë

emergjence të krijuar

subjektivisht për shkak të

bllokimit dhe mosfunksionimit

të Këshillit përgjatë viteve

2017-2018”.

nis plotësimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, që është edhe një nga dy

kushtet e Berlinit për negociatat. Presi-denti i Republikës Ilir Meta ka vendosur dje që të dekretojë emërimin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese prokurorin Besnik Muçi, i cili ende nuk i ka mbyllur hesapet me Vetingun, pasi kaloi shkallën e parë, por Komisioneri Publik ankimoi vendi-min me argumentin se nuk justifikon pasurinë. Prej shtatë ditësh, në tryezën e kreu të shtetit qëndrojnë dy lista me nga tre kandidatë për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese, funksionimi i të cilës tashmë është kusht për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit. Për

vakancën e dytë ku kandidatë ishin; Arta Vorpsi, Elsa Toska e Besnik Muçi, kreu i shtetit zgjodhi emrin e fundit për anëtar, ndërkohë që për vakancën e parë; ku kandidatë janë Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska. ende nuk ka zgjedhur anëtarin tjetër. Në dekretin për emërimin e prokurorit Besnik Muçi, kreu i shtetit nuk ka kursyet as sulmet kur thotë se vendi aktualisht ndodhet në një situatë emergjence të krijuar subjektivisht. “Në këto kushte, vendi aktualisht ndodhet në një situatë emergjence të krijuar subjektivisht për shkak të bllokimit dhe mosfunksionimit të Këshillit përgjatë viteve 2017-2018.

Duke vlerësuar shumë të rëndësishëm rolin dhe rëndësinë që ka Gjykata Kus-htetuese në mirëfunksionimin e shtetit të së drejtës, Presidenti i Republikës ka vendosur që të shprehet pa vonesë për emërimin e kandidatit të përzgjedhur prej tij, në mënyrë që kjo vendimmar-rje të pasohet me një vendimmarrje të Kuvendit të Shqipërisë në zgjedhjen e anëtarit tjetër të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim që Gjykata Kushtetuese të jetë sa më shpejt funksionale e aftë për të marrë vendime dhe për t’u dhënë zgjidhje kushtetuese një sërë çështjeve që shqetësojnë të gjithë jetën shoqërore në vend”, thotë Meta.

ekSkluzIVe

gjykata kushtetuese

anëtari i ri i sapoemëruar nga ilir Meta rrezikon

shkarkimin nga vetinguBesnik Muçi kërkohet të shkarkohet nga Komisioneri Publik,

ja dokumenti i dorëzuar 1 tetorit 2019 me parashtrimet e fundit për pasurinë e tij. Dje u zhvillua seanca e radhës

adriatik Doçi TIRANe

Në 1 tetor 2019, 11 muaj pas seancës e parë, Komisioneri Publik ka paraqitur parashtrimet e fundit pranë Kolegji të Posaçëm të Apelimit, duke kërkuar edhe një herë shkarkimin e Besnik Muçit nga detyra.

Komisioneri Publiknë deklaratën për Vetingun Besnik Muçi ka deklaru-

ar apartament me sipërfaqe 57 m2, në 2006, me vlerë 1.900.000 lekë. Burimi: kursime 200.000 lekë; hua 500.000 lekë nga babai, hua 6.000 euro nga motra, 3.000 euro nga xhaxhai. Nga analiza financiare për vitin 2005, subjekti ka rezultuar me një balancë financiare negative në vlerën -199.945 lekë. Huaja 500.000 lekë nga babai nuk është for-malizuar me shkrim midis palëve. Për të provuar aftësinë huadhënëse të xhaxhait të tij, subjekti i ka paraqitur Komisionit si provë shkresore vërtetimin..., nga Njësia Administrative ***, Bashkia ***, ku rezulton se z. ***. ***. ka në zotërim tokë bujqësore dhe realizon prej saj të ardhura vjetore në shumën 111.465 lekë. Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në lidhje me doku-mentacionin e paraqitur nga subjekti i rivlerësimit për të provuar aftësinë huadhënëse të babait dhe xhaxhait, Komisioni nuk ka hetuar mbi vlefshmërinë ligjore dhe provueshmërinë e tyre, por i ka marrë të mirëqena ato. Komisioni nuk ka pyetur subjektin për shumat me të cilat ka kredituar llogaritë e motrës së tij, ndërkohë që kjo e fundit i ka dhënë huan në shumën 6.000 euro, fakt i cili në optikën e Komisionerit Publik do të duhej të hetohej në mënyrë shteruese. Ndryshe nga përfundi-met e arritura nga Komisioni, të cilat janë pasqyruar në pjesën arsyetuese të vendimit nr. 58, datë 1.8.2018, në vlerësimin e Komisionerit Publik, në lidhje me burimin e ligjshëm të krijimit të të ardhurave që janë deklaruar se kanë shërbyer për blerjen e pasurisë së paluajtshme “Apartament banimi me sipërfaqe 57 m2, me adresë rr. “*** ***”, na rezulton se subjekti i rivlerësimit, z. Besnik Muçi, ka kryer deklarim të pamjaftueshëm, në referencë të pikës 3, të nenit 61, të ligjit nr. 84/2016.

konkluzionet e komisionerit Publik për Besnik muçin

Deklarimi

Presidenti Ilir Meta ka emëruar dje anëtar të Gjykatës Kushtetuese prokurorin Besnik Muçi, i kualifikuar nga

Këshilli për Emërimet në Drejtësi në një listë me tre kandidatë për një vend vakant në gjykatën më të rëndësishme në Shqipëri. Në 1 tetor të vitit 2018, Besnik Muçi u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifi-kimit, i njohur si shkalla e parë e Vetingut. Vendimi u firmos në unanimitet nga të tre gjyqtarët, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici dhe Brunilda Bekteshi, për të tre kriteret e vlerësimit. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të Vetingut, i përbërë nga për-faqësues të SHBA-BE, nuk mbajti asnjë qëndrim për Vetingun e Muçit. Por, Komisioneri Pub-lik, në 31 tetor të 2018, i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin e Besnik Muçit nga detyra, me argumentin e pretenduar se nuk justifikon pasurinë me të ardhura të lig-jshme. Kolegji i Apelimit caktoi trupën gjykuese të kryesuar nga Sokol Çomo dhe të përbërë nga Ardian Hajdari, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Natasha Mulaj për shqyrtimin e dosjes. Seanca e parë është zhvilluar në 12 nëntor 2018, ndërsa e seanca e radhës është zhvilluar ditën

e djeshme, pikërisht dita kur ka dalë emri e tij si anëtar i ri i Gjykatës Kushtetues.

dokuMenti i funditNë 1 tetor 2019, 11 muaj

pas seancës e parë, Komi-sioneri Publik ka paraqitur parashtrimet e fundit pranë Kolegji të Posaçëm të Apelimit, duke kërkuar edhe një herë shkarkimin e Besnik Muçit nga detyra. Në dokumentin që ka siguruar Shqiptarja.com, Komisioneri Publik thekson se “subjekti i rivlerësimit nuk arrin të provojë bindshëm burimin e ligjshëm të kursimeve personale të deklaruara, si dhe burimin e ligjshëm të huave të deklaruara nga personat e tjerë të lidhur, duke rezultuar kështu në pamjaftueshmëri në mbulimin me burime të ligjshme të kësaj pasurie. Për pamjaftueshmërinë në dekla-rim dhe pamundësinë për të justifikuar bindshëm me burime të ligjshme, kursimet personale të deklaruara në shumën 200.000 lekë, në vitin 2005, rezulton se subjekti nuk ka paraqitur asnjë provë për të provuar të kundërtën (sikurse dhe për vitet 2003 dhe 2004)”.

PSe kërkohet ShkarkiMi i MuÇit?

Komisioneri Publik pre-tendon se Besnik Muçi nuk justifikon as blerjen e një apar-tamenti në vitin 2006 me

6 E EnjtE, 17 TETOR 2019www.shqiptarja.comI FOrtI I VlOreS

kapet anëtari i bandës së “llanajve”, akuzohet

për vrasje e drogëtesi bashi vrau dy prostituta në itali, u

arratis nga burgu me çarçaf. reneA e prangos bashkë me vëllain në shtëpinë në selenicë

elbaSan ne kukeS

Arrestohen në flagrancë, lëndë narkotike, automatikë e fishekë, katër në pranga

Dhunonte gruan dhe e kërcëntonte me armë, arrestohet 35-vjeçari arrestohen 4 përsona për prodhim e shitje të

lëndëve narkotike, armatim dhe municion luftarak. Operacioni “Kopshti i Skacajve” arrestoi personat A. H., 33 vjeç, R. T., 23 vjeç, banues në Pukë, K. M., 25 vjeçe dhe F. M., 19 vjeç, banues në Shemri, Kukës. Gjatë kontrollit nga policia, në automjetet e tyre u konstatuan dhe u sekues-truan rreth 3 kg lëndë narkotike, 2 armë tip automatik, si dhe rreth 900 fishekë. Në bazë të hetimeve të kryera rezultoi se këta shtetas do të këmbenin një sasi lënde narkotike, armatim dhe municion luftarak. Ata u arrestuan në vendin e quajtur “Qafë-Shllak”, ku po lëviznin me mjetet tip “Benz” dhe “Opel”. Sipas policisë, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

një 35-vjeçar është arrestuar pasi dhunon-te bashkëshorten dhe mbante një armë

pa leje në banesë me të cilën e kërcënonte. Astrit Sollaku banon në Belsh në lagjen e Hysajve bashkë me bashkëshorten, të cilën e dhunonte për motive të dobëta. Ai e kshte dhunuar dhe herë të tjera bashkëshorten, por ajo nuk e denonconte nga frika mos e qëllonte me armë. Ata kanë një femijë bash-kë. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti një armë zjarri tip pushkë dhe 44 fishekë që i mbante pa lejen përkatëse. Sipas poli-cisë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Pas më shumë se tre viteve në arrati, është arrestuar në Selenicë, Tesilvan (Tesi) Basho, anëtar

i bandës së ‘Llanajve’ në Vlorë, si dhe vëllai i tij, Satilno Basho.

Tesilvan, ose siç ai nji-het, Tesi është një person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me precedent të theksu-ar kriminal në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër per-sonit dhe në fushën e narko-tikëve. Ai ka vrarë dy vajza që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, një prej të cilëve e shfrytëzonte edhe vetë. “Këtë shtetas, Gjykata e Torinos /Itali në vitin 2016 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat pe-nale “Vrasja”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja dhe transportimi pa leje i armëve të zjarrit”. Më datë 24.01.2008, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri dy shtetase që ushtronin pros-titucion në qytetin e Torinos, Itali, njërën prej të cilave e shfrytëzonte ky shtetas për prostitucion”, thuhet në deklaratën e policisë.

Tesi Basho ishte arrestuar në vitin 2016 në Itali, por vetëm pak kohë më vonë duke shfrytëzuar transferimit e tij pas tërmetit që “shkun-di” Italinë, së bashku me dy shokë të qelisë u arratis nga dritarja e burgut, me çarçaf

Arrestimi i vëllezërve të rrezikshëm, Lleshaj:

Operacioni vazhdon

MiniStri

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas operacionit të Policisë së Shtetit e cila vuri dje

në pranga Tesi Bashon, anëtar i Bandës së Llanajve i cili në akuzohet se ka vrarë në Itali dy prostituta, dhe vëllanë e tij, në Selenice.

Lleshaj paralajmëron se operacioni vazhdon ndërsa shprehet, finalizimi i tij provon nivelin e integritetit të Policisë së Shtetit. Ai thotë se Vlora duhet të ndihet më e qetë dhe më e sigurt.

“Policia e Shtetit arrestoi sot në Selenicë një ndër kriminelët më të rrezikshëm në vend, një vrasës të shumëfishtë, të arratisur nga burgu në Itali dhe të dyshuar edhe për vepra të tjera të rënda. Finalizimi i suksesshëm i këtij operacioni provon qartazi nivelin e integritetit dhe profesionalizmit të Policisë së Shtetit, e cila po e rrit përditë forcën e saj goditëse ndaj krimit. Por kjo është vetëm NJË goditje e radhës në serinë e pandalshme që vijon. Vullneti politik për luftën kundër krimit, është i paepur. Policia e Shtetit është plotësisht e motivuar dhe mbështetja e bashkëpunimi i qytetarëve për të, në funksion të një Shqipërie me të drejtë dhe më të sigurtë, është në rritje të vazhdueshme. Vlora duhet të ndihet sot edhe më e qetë dhe më e sigurtë, ndërsa Policia e Shtetit më krenare për operacionin e planifikuar dhe finalizuar me mjeshtëri profesionale. Përgëzime dhe respekt për të gjithë ata pjesëtarë të PSH që kontribuuan në këtë sukses. Ndërkohë, operacioni vazhdon..”, shkruan Lleshaj.

dhe shkopa fshese.Në momentin e arrestimit

nga uniformat blu, 38-vjeçari tentoi largohet, por kjo ten-tativë rezultoi e dështuar. Ndërkohë, në pranga është vënë edhe vëllai i tij, Satilno Basho mbi të cilin rëndon akuza për “Shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie”. Dy

vëllezërit në në janar të vitit 2017, nëpërmjet dhunës, kanë kërcënuar për dhënie pasurie rreth 100 mijë euro një biznes-meni, e ndërsa akuzohen edhe për kryerje të veprave të tjera penale, si vrasje apo në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. “Për Satilno Basho kishte urd-

hër-ndalimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, i dyshuar për veprën penale “Shtrëngi-mi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. Të dy vëllezërit dyshohet se në janar të vitit 2017, nëpërmjet dhunës, kanë kërcënuar për dhënie pasurie rreth 100 000 euro një shtetas” thuhet në

deklaratën e policisë

arSenal arMeSh e droge

Dy vëllezërve u është se-kuestruar një arsenal armës, municione, tritol e lëndë narkotike. Më konkretisht: 4 armë zjarri Kallashnikov me 6 krehëra me fishekë, 1 armë

zjarri pistoletë me dy krëhra, kallëp me lëndë eksplozive, jelek antiplumb, pajisje elek-trike që shërbejnë për kultiv-imin e bimëve narkotike, 10 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 5 radio mar-rëse - dhënëse si të Policisë, 900 euro, si dhe dokumente të ndryshme.

7www.shqiptarja.com

E EnjtE, 17 TETOR 2019

Panairi i informacionit rreth Gjermanisë

Shkollime, studime, praktika, bursa, kërkim shkencor, mësimi i gjermanishtes, etj.

Kur? E premte, 18 tetor 2019 mund të vini të informoheni në çdo kohë nga ora 10:00 deri në 16:00.

Ku? Europe House, Rruga Papa Gjon Pali II (përballë Coin/Aba).

Për informacione të mëtejshme vizitoni: www.tetori-gjerman.com

Arrestohen në flagrancë, lëndë narkotike, automatikë e fishekë, katër në pranga

Detaje te reja dy-shuese mbi ven-dodhjen e 32-vje-carit Mensur Pren-ci, në kampet e

ishullit famkeq të “Papua New Guinea-s”. Kampe ku individët shfrytëzohen si skllevër dhe mbahen të izoluar.

Informacione të reja vijnë në emisionin “Pa Gjurmë”, nga gazetari Ermal Qori, ku sipas telefonatës së fundit, që Men-suri ka bërë me të vëllanë, për datën e nisjes dhe rrugëtimin e tij me peshkarexhe drejt Australisë, dyshimi ngrihet se ai mund të ketë përfunduar në ishullin me kampe famëkeqe në “Papua New Guinea”, ishull ky që në vitin kur Mensuri u zhduk rezulton të ketë patur marrëveshje me Australinë. Marrëveshja konsistonte në atë që ç’do emigrant, që do të kapej do të dërgohej në kam-pet e këtij ishulli. Në “Papua New Guinea-s” nuk lejohet asnjë lloj komunikimi jashtë territorit dhe e vetmja mënyrë për marrje informacioni është përmes rrugës zyrtare.

“Pa gjurmë” së bashku me vëllain e të humburit Mensur

rinaS

riatdhesohen 100 shtetas shqiptarë nga Franca, Belgjika dhe gjermania

100 shqiptarë janë riatdhesuar nga nga Franca, Belgjika

e Gjermania. Konkretisht 43 nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 52 nga Gjermania. Ata janë sjellë në Shqipëri në saj të operacionit riatdhesimit për shqiptarë të cilët qëndronin me dokumente të par-regullt në territorin francez, belg e gjerman, si edhe për persona apo familje, të cilëve u është refuzuar azili. Operacioni është mbështetur nga Frontex dhe të gjithë kanë marrë ven-dim për të dalë nga territori francez, belg e gjerman, për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Schengen. Policia e Shtetit edhe njëherë apelon për të gjithë shqiptarët që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe mos të bëjnë përpjekje apo shpenzime duke rënë pre e mashtrimeve për të përfituar azil, pasi shanset për azil janë zero.

ballSh

Sulmon komshien me benzinë dhe më pas i vë flakën vetës

një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Ballsh, ku një e mosh-

uar ka tentuar të djegë me benzinë komshien e saj E.Xh. Fatmirësisht ajo ka mundur të largohet me shpejtësi edhe pse e spërkatur me benzin. Më pas 60-vjeçarja P. Taullaj, në gjendje të rëndë psikologjike, ka hedhur benzinë në trupin e saj dhe ka ndezur çakmakun për t’u vetëdjegur. Në këtë moment patrulla e policisë në Ballsh ka bërë të mundur që të shpëtojë nga dëmtimet e rënda 60-vjeçaren e cila i vuri flakën vetes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në qendër të qytetit të Ballshit. 60-vjeçarja u transportua me ambulancë për në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashte rrezikut për jetën. Dyshohet se 60-vjeçarja vuan nga depresioni ndërsa sherri me komshien ka nisur për motive të dobëta.

“Pa gjurmë”

dyshimet, 32-vjeçari që u nis drejt australisë po shfrytëzohet si skllav

Mensur Prençi mund të ketë përfunduar në kampet e ishullit “Papua New Guinea-s”, ku emigrantët shfrytëzohen si skllevër dhe mbahen të izoluar

ea-s. Në ishullin ku dyshohet se mbahet I izoluar dibrani Mensur Prenci humbur në vitin 2014.

32-vjecari u nis drejt Aus-tralise, ndërsa Luan Bundo ishte personi që mori përsipër trafikun klandestin, kundrejt shumës prej 13 mijë eurosh. Nga hetimet rezultoi se linja e ndjekur nga Bundo ishte nëpërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, ku klandestinët bashkë me të humburin Men-sur Prençit, pajiseshin me vizë indoneziane për arsye turistike. Nga Indonezia linja vijonte në ishullin Kupang, ku nëpërmjet dy indionezianëve dërgoheshin për në Australi.

Bundo u arrestua nga au-toritetet spanjolle në Madrit, dy ditë pas publikimit të rastit në ’’Pa gjurmë’’. Pasi u dënua në vitin 2016 me akuzën për dhënie ndihmë të trafikut klandestin, ai kishte mun-dur që për tri vite të jetonte në arrati. Bundo, i cili do të ekstradohet drejt Shqipërisë është një nga personat kyç që mund të zbardhi të vërtetën mbi fatin e 32-vjecarit Mensur Prençi.

Prencit, dërgoi fillimisht një kërkesë zyrtare në Zyrën e Emigracionit për Azinë, në

Ministrinë e Jashtme, në Tiranë, kërkesë e cila vë në kontakt këtë zyrë në Shqipëri

me përfaqësuesit e Ambasa-dës Shqiptare në Pekin, këta të fundit kanë të drejtë të

kërkojnë po në rrugë zyrtare informacion në Ministrinë e Jashtme të Papua Neë Guin-

8 E EnjtE, 17 TETOR 2019www.shqiptarja.com

Zyra Përmbarimore Private “BAILIFF OFFICERS” sh.p.k, me adresë: rr “Kavajës” pranë qëndrës “globe” nd 124, hyrja 8, Kati 2, tiranë, në zbatim të dispozitave të Kodit të Procedurës civile, njofton

se do të kryej procedurat për shitjen në ankand-3, të pasurisë të paluajtshme, lënë garanci për bankën “credins” si më poshtë,

- Në DAtë 07.11.2019 ORA 16:45-Pasuri nr. 162/159, ZK 2066, lloji i pasurisë (truall+ndertesë) me sip totale 536.4 m2 (truall) dhe 163,6 m2 (ndërtesë), me adresë Kamëz, tiranë, në pronësi të z.murat cara, me çmimin fillestar 30,545,928 lekë.

Për informacione mund të kontaktoni nr. Cel: +355692044540 ose adresën e-mail: [email protected] [email protected]

Zyra Përmbarimore Private “BAILIFF OFFICERS” sh.p.k, me adresë: rr “Kavajës” pranë qëndrës “globe” nd 124, hyrja 8, Kati 2, tiranë, në zbatim të dispozitave të Kodit të Procedurës civile, njofton

se do të kryej procedurat për shitjen në ankand-2, të pasurisë të paluajtshme, lënë garanci për bankën “credins” si më poshtë,

- në Datë 04.11.2019 Ora 16:45 -Pasuri nr.ZK 8641, lloji i pasurisë (apartament) me sip. 150 m2, me adresë sarandë, në pronësi të z.Aleksander Pilo, me çmimin fillestar 84,000 euro.

Për informacione mund të kontaktoni nr. Cel: +355692044540 ose adresën e-mail: [email protected] [email protected]

inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka shembur dje

njërën nga tre banesat e plan-ifikuara për t’u prishur në zonën e Shkozës, pasi prek-en nga devijimi i Lanës në kuadër të projektit të Unazës së Re. Banorët fillimisht kanë kundërshtuar vendimin duke deklaruar se nuk do të lirojnë banesat duke kërkuar dëm-shpërblim të plotë pasi janë në proces legalizimi, ndërsa forca të shumta policie ishin në vendin e ngjarjes për të shmangur tensionet. “Duam dëmshpërblim ose një banesë për të jetuar, se do të ngele-mi në mes të katër rrugëve” thanë disa prej banorëve. Disa nga banorët hipën mbi tarracat e banesave, ndërsa për kundërshtimin me forcë të policisë janë shoqëruar dy prej tyre; Saimir Kalia dhe Petrit Duku. Report Tv solli pamjet e momentit të shoqërimit të tyre nga policia dhe momenteve të tensionit. Por pas disa orëve banorët u tërhoqën. Pas daljes së njërës prej familjeve shtëpia u shemb, ndërsa dy të tjera janë lënë për nesër, pasi dy familjet kërkuan kohë për të larguar orenditë. Në mbështetje të banorëve të cilët protestojnë ndaj prishjeve të shtëpive ishte

edhe ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi, që akuzoi kryeminis-trin Edi Rama.

Të revoltuar dhe me lot në sy, banorët e tre familjeve në Shkozë kërkojnë drejtësi nga shteti, pasi pretendojnë se banesat që po u prishen i kanë me dokumente të rregullta, ndërsa një gjë e tillë nuk po merret në konsideratë. “Nuk e di ku do të rrimë. Në këtë shtëpi ishim vetëm dy pleq, 72-vjeç. 100 mijë lekë si person i marr në muaj për kockat. Ku do të shkoj tani, 159 mijë lekë pension marr. Nuk e di ku do të shkojmë, vetëm duart lart te Zoti. Poli-cia na nxori me dhunë, nuk na e dhanë letrën e prishjes, më nxorën jashtë mua se djali ndjeni atje, pasi filluan me prishur ia dhanë letrën djalit. Por ajo letër duhet të kishte qenë në dispozicion 5 ditë para, por nuk ishte as 2 orë para. Nuk e di ku do ta kalojmë natën, njëherë po rri këtu. Unë ndoshta jetoj edhe 10 vjet, kush do të më mbajë, ku të shkojë?” tha banorja Bukurie Sinanaj. “Dua drejtësi dhe jo përralla, gjykata e Apelit ka dhënë vendim që shtëpia mos më prishet, këta më sjel-lin një vendim të shkallës së parë, por a e rrëzuan shkalla

vraSJa në kavaJë/ nënA e tre fëmijëve rreZiKon deri në 5 vite burg

Iu gjet drogë në banesë, Prokuroria nis hetimet për marsida QatjanMarsida Qatja merret nën hetim nga

Prokuroria e Kavajës lidhur me akuzën e përshtatje të ambienteve për përdorim të drogës, pas ngjarjes së ndod-hur në Kavajë pak ditë më parë. Referuar Nenit 285/a të Kodit Penal, Qatja akuzohet nga Prokuroria për përshatje të banesës për grumbullimin e personave me qëllim konsumimin e substancave narkotike, dhe ajo rrezikon të dënohet deri në 5 vite burg.

Më 9 tetor, Dritan Haxholli u vra nga Bledar Toçi në banesën e Marsida Qatjas,

dhe grupi hetimor gjeti një pjatë të bardhë e cila ishte përdorur për përgatitjen e koka-inës. Më pas, hetimet nxorën se kokainën e kishte sjellë shefi i sigurisë në burgun e Durrësit, Bledar Toçi. 7 doza kokaine u gjetën në banesën e vëllait të këtij të fundit, Benard Toçit pas vrasjes, por ka dyshime se ai kishte me vete kokainë dhe në banesën e Marsida Qatjas pasi u gjetën sende të cilat ishin përdorur. Qatja ose “molla e sherrit” për vrasjen e mbrëmjes së 9 tetorit, dëshmoi fillimisht në Polici

se është konsumese e lëndëve narkotike ndërsa më pas për mediat deklaronte të kundërtën se nuk ishte përdoruese e drogës dhe se në banesën e saj nuk kishte kokainë.

Pas Bledar dhe Benard Toçit të cilët akuzohen për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” tashmë dhe Marsida Qatja akuzohet për përshtatje të banesës për përdorim lëndësh narkotike. Madje ende si pistë për vrasjen e Dritan Hax-hollit mbetet edhe përplasja për shkak të pazareve të drogës.

lirohen ish-deputeti balliu dhe 9 protestuesit e ‘astirit’

Gjykata i lë në detyrim paraqitje. Klevis Balliu pasi la qelinë Balliu sërish në protestë: Do shkoj një mijë herë në burg

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelitë ish-deputetin e Par-tisë Demokratike, Klevis Balliu dhe 9

protestuesit e ‘Astirit’, duke caktuar masën e sigurinë ‘detyrim paraqitje’. Gjyqtari Kreshnik Omari nuk pranoi kërkesën e dy prokurorëve, Robert Kote dhe Denisa Hasko për të lënë në burg Balliun dhe 9 protestuesit e tjerë, të cilët të dielën e 13 tetorit, kanë bllokuar rrugën në të dyja drejtimet e rrugës si dhe nuk i janë bindur thirrjeve të Pol-icisë në protestën e banorëve të ‘Astirit’. Në përfundim të

seancës, ish-deputeti Flamur Noka, e cilësoi si hakmarrje e kryeministrit Edi Rama për Klevis Ballius, sipas së cilit ka

zbuluar aferën korruptive të projektit të Unazës së Re, teksa tha se kauza e banorëve është e drejtë dhe se PD-ja do të vijojë

që t’i mbështesë. Ndërkohë, në sfond dëgjoheshin edhe thirrjet të banorëve “o Klevis o hero, gjithë Astiri ty të do”,

të cilën ndodheshin në ambi-entet e jashtme të gjykatës në mbështetje të të arrestuarve. Balliu është një nga deputetët që ka qenë i pranishëm në të gjithë protestat e banorëve të Astirit që kanë zgjatur prej një viti dhe kjo ka qenë hera e dytë që arrestohet për të njëjtat akuza.

Dy ditë më parë, gjykata e Tiranës dha të njëjtën masë sigurie edhe për 3 protestuesit e tjetër te ‘Astiri’, konkretisht Eduard Ferhati, Tomor Gjata dhe Ruzhdi Daci. Ish-deputeti dhe 9 protestuesit u arrestu-an mbrëmjen e së dielës, pasi bllokuan rrugën në të dyja drejtimet si dhe nuk iu bindën thirrjeve të Policisë. Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i rrugëve duke penguar lëvizjen e lire të au-tomjeteve është vepër penale dhe dënohet me burg deri në tre vjet burg, por një gjë e tillë nuk i pengoi banorët të cilët të udhëhequr nga Basha ndaluan qarkullimin e makinave.

Pas orë pasi u lirua nga qelia, ish-deputeti i PD, Klevis Balliu është shfaqur sërish

në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, të cilët tashmë kanë zhvendosur protestën e tyre në trotuar. Balliu tha se Rama po largon Shqipërinë duke i ofruar Beogradin. Ai deklaroi se nuk është bërë pishman që ka ardhur në këtë protestë dhe akuzoi kryem-inistrin Edi Rama dhe min-istrin e Brendshëm Sandër Lleshaj se kërkojnë vëllavrasje në Shqipëri.

ProJekti i unaZëS Së re

Shembet një shtëpi në Shkozë, tension me policinë

e parë Apelin? Dua drejtësi. Jemi duke bërë vetëgjyqësi kur nuk ka drejtësi. Nuk është vendim ky. Haram i qoftë vota jonë që e mori, ai dhe Erion Veliaj. Ne duam drejtësi, ku të thotë ligji do të rrimë. Ku nuk ka drejtësi ka gjakderdhje, ja fakti, a e rrëzon shkalla e parë Apelin?! Unë prapë do i padis për gjyq. Ka shumë mangësi. Këta më kanë lënë afat deri nesër në orën 07:00 për të liruar shtëpinë. I kërkojmë PD-së të na organizojë dhe të vendosë drejtësi” tha një tjetër banor.

VenDImI

9www.shqiptarja.com

E EnjtE, 17 TETOR 2019

“Are”, me nr. Pasurie 4/26, vol.1, faqe 29, Zona Kadastrale nr. 3713, me siperfaqe 2554 m², regjistruar ne AshK Permet, me vendodhje fshati varibop, Komuna dishnice, Permet.

Çmimi me të cilin fillon ankandi i parë është 400,000 (katerqind mije) Lekë,

“Are”, me nr. Pasurie 46/7, vol.2, faqe 175, Zona Kadastrale nr. 3713, me siperfaqe 4110 m2, regjistruar ne AshK Permet, me vendodhje fshati varibop, Komuna dishnice, Permet,

Çmimi me të cilin fillon ankandi i parë është 480,000 (katerqind e tetedhjete mije) Lekë,

Pasurite janë në pronësi të Agron veri osmani dtl 21.06.1981.mbi pasurite është vënë hipotekë ne favor te “Agrokredit” sh.a, per shumen prej 1,000,000 (nje milion) leke.

Ankandet do të zhvillohet në ambjentet e shoqërisë“reAl bAiliff service” sh.p.k, në datë 24.10.2019 në orën 16:00,

në adresën: rr. “Pjeter bogdani”, Pallati 8/1, Kati 1, tiranë. cel: 0698222238, e-mail: [email protected].

SHOQërIa PërmBarImOre “real BaIlIFF SerVICe” SH.P.k DO të zHVIllOjë ankanDIn e Parë Për PaSurInë e PaluajtSHme:

“Are”, me nr. Pasurie 398, volumi.2, faqe 148, Zonë kadastrale nr. 2126, me siperfaqe 6766 m2, me vendodhje, fshati Katundishte, Komuna dishnice, Permet, në pronësi të ilmi Kudret lame dtl.23.06.1958, shqiponja Ali lame dtl.08.05.1964 dhe fatjon ilmi lame dtl.26.10.1989, mbi të cilen është vënë hipotekë ne favor te “Agrokredit” sh.a, per shumen 550,000 (peseqind e pesedhjete mije) leke.

Çmimi me të cilin fillon ankandi i parë është 1,200,000 (nje milion e dyqind mije) Lekë.

Ankandi do të zhvillohet në ambjentet e shoqërisë “reAl bAiliff service” sh.p.k, në datë 23.10.2019 në orën

16:00, në adresën: rr. “Pjeter bogdani”, Pallati 8/1, Kati 1, tiranë. cel: 0698222238, e-mail: [email protected]

SHOQërIa PërmBarImOre “real BaIlIFF SerVICe” SH.P.kDO të zHVIllOjë ankanDIn e Parë Për PaSurInë e PaluajtSHme:

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,

Ogerta Manastirliu inspektoi punimet për rehabilitimin e qendrës shëndetësore Pezë- Helmes, e cila po rehabilito-het në kuadër të programit të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore. E shoqëruar nga deputeti i zonës Arben Pëllumbi, Manastirliu u shpreh se investimet po shtrihen në çdo komunitet, nga qendra në periferi.

“Jemi sot në Pezë-Helm-es, por ndërkohë po investo-het në të gjithë periferitë e Tiranës, në Bërxullë, Pet-relë, Arbanë, Selitë, Vaqarr, Kombinat, Ndroq, erj. Janë

9 qendra në Tiranë ku po ndërhyjmë dhe pritet të përfundojnë brenda 2 mua-jve. Po çojmë shërbimin me standarde në zemër të komu-nitetit, jo vetëm në qendrat e mëdha, për të garantuar akses universal dhe shër-bim cilësor për qytetarët, kudo ku ata jetojnë”, tha Manastirliu. Me programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, brenda vitit do të rehabil-itohen 100 qendra shën-detësore dhe ambulanca. Vetëm në bashkinë Tiranë në 2 vite janë rehabilituar 24 qendra shëndetësore dhe ambulanca.

SamItI I unICeF

veliaj: një qytet që nuk merret me ‘gërr-vërret’

politike ka të ardhmetirana është përzgjedhur nga UNICEF-i si

histori suksesi për punën që ka bërë për fëmijët

Tirana është përzgjedhur nga UNICEF-i si histori suksesi për punën që ka bërë për fëmijët, që nga shtimi i hapësirave argëtuese e të gjelbra, këndet e lojërave, çerdhet, kopshtet e shkollat.

PerzgjedhjaTirana është përzgjed-hur nga UNICEF-i si histori suksesi për punën që ka bërë për fëmijët, që nga

shtimi i hapësirave argëtuese e të gjelbra, këndet e lojërave, çerdhet, kopshtet e shkollat. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar në Samitin e Parë Ndërkom-bëtar për Qytetet Miqësore për Fëmijë të organizuar nga UNICEF-i dhe Bashkia e Kël-nit në Gjermani, për të rrëfyer sfidat me të cilat u përball në këto 4 vite, për ta shndërruar Tiranën në një qytet model, ku të parët janë fëmijët.

Ai tha se një qytet që in-

veston për fëmijët, investon për një të ardhme më të mirë të shoqërisë. “Ishte një kën-aqësi e veçantë që, në Foru-min Global të UNICEF-it, të prezantonim Tiranën si një histori suksesi i një qyteti miqësor për fëmijët. Jemi fokusuar shumë te fëmijët, e filluam me këndet e lodrave, me kopshtet, me çerdhet, tani po vazhdojmë me 17 shkollat e reja, me fëmijët që mbjellin pemë, që mësojnë biçikletën. Një qytet që nuk investon te ata, është një qytet pa të ardhme. Por, unë besoj se e ardhmja europiane e Tiranës, është investimi që po bëjmë te fëmijët sot”, tha Veliaj.

Ai shtoi se ky vlerësim është një motivim më shumë që puna e nisur para 4 vitesh të vijojë edhe në këtë mandat të dytë, me më shumë kënde lo-jërash e institucione arsimore më të mira, që nga çerdhet e deri te shkollat. “Mezi pres që pas këtij vlerësimi që morëm

nga UNICEF-i si qyteti model, që me kushte modeste trans-formon realitetin për fëmijët, të vazhdojmë çdo muaj me nga një kënd lodrash, me 17 shkollat e reja, me dietat e reja në kopshte dhe çerdhe”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Synimi tjetër është bash-këpunimi me kompanitë e mëdha private, të bëhet e mundur krijimi i çerdheve dhe kopshteve në ambientet e tyre, për të siguruar një rritje dhe zhvillim sa më të mirë të fëmijëve. “Të fusim dhe pri-vatët, sidomos kompanitë që të krijojnë një çerdhe ose kop-sht në ambientet e tyre, sepse besoj që Tirana e të ardhmes është Tirana e fëmijëve. Ne

të rriturit mund të kemi bërë gabimet tona, mund të kemi harxhuar kohë në të kaluarën, por sot duhet të mendojmë për fëmijët”, është shprehur kryebashkiaku.

Sipas Veliajt, një qytet që mendon për fëmijët, që nuk merret shumë me gërr-vërret politike, që nuk bllokon dhe pengon gjithë arritjet dhe gjithë projektet e fëmijëve, është një qytet që ka të ardhme.

MiniStrJa e arSiMit / filloi shPërndArjA e KArtAve të studentit

Pakti për Universitetin, Shahini takon studentët e Vlorësfilloi shpërndarja e kartave të studentit

në Vlorë, që do të sjellë përfitimin e shërbimeve dhe produkte të ndryshme me çmime më të ulëta, të cilat do të lehtësojnë barrën financiare të jetës studentore.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka zhvilluar ditën e djeshme një bashkëbisedim me studentët e universi-tetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Ajo i ka uruar një vit të mbarë akademik, me shpresën që edhe gjenerata e re e studentëve të jetë po aq aktive sikurse studentët e protestës së dhjetorit, në mënyrë që të shtyjnë përpara cilësinë e arsimit në vend.

Për studentët, Shahini u shpreh se “Pa-kti për Universitetin” erdhi si përgjigje ndaj gjithë energjisë që sollën studentët kur u bë protesta e vitit 2018. “Shumë kërkesa speci-fike dhe të drejta si çështja e tarifave, cilësia e arsimit, kushtet në konvikte, bibliotekat, ne i morëm shumë seriozisht, pasi ishte kërkesë

dhe çështje e ngritur nga studentët. Në nivel kombëtar, 90% e studentëve sot paguajnë shumë më pak se më parë, falë një fondi mbi 2 miliardë lekë. Tarifat i kemi përgjysmuar për të gjithë studentët që janë në Bachelor dhe në programe të integruara dhe një pjesë të Masterit. Kemi sjellë përjashtim nga tarifat dhe bursa për ata që janë më të mirët sepse duam t’i stimulojmë ata. Edhe për ata që kanë më shumë nevojë për ndihmë nga shteti, studentë të kategorive të ndryshme”, është shprehur ministrja Shahini.

Ajo ka përgënjeshtruar lajmet e rreme që kanë qarkulluar së fundmi ku thonë se do të ketë kthim mbrapa të kësaj politike dhe është shprehur se është ndërmarrë për herë të parë në janar 2019 dhe do të vazhdojë. Ministrja Shahini tha se rehabilitimi i konvikteve në Vlorë dhe rrethe të tjera është prioritet kryesor në mënyrë që studentët të jetojnë në kushte shumë më të mira.

Sipas ministres Shahini, karta e stu-dentit ishte një kërkesë e hershme, ku do të përfitohen shërbime dhe produkte të ndryshme me çmime më të ulëta, të cilat do të lehtësojnë barrën financiare të jetës studentore. Ditën e martë, filloi edhe shpërndarja e kartës për studentët e Univer-sitetit të Vlorës. Për sa i përket bibliotekës digjitale, Ministrja Shahini shprehu që ka sjellë avantazhe avantazhe për studentët, kërkuesit shkencorë e pedagogët. “Gjithë librat që duam t’i lexojmë gjatë kohës që jemi studentë, mund t’i kemi në celular. Qasjen në bibliotekën digjitale e kemi blerë për të gjithë studentët, kërkuesit shkencorë dhe pedagogët, që për fushat e ndryshme që ju studioni, të keni qasje në artikuj shkencorë, libra akademikë etj. Nëse nuk e flisni mirë një gjuhë të huaj keni edhe qasje në module shumë të mira për mësimet e 30 gjuhëve të huaja”, u shpreh Shahini.

Përfundon rehabilitimi i nëntë qendrave shëndetësore në tiranë

M i n i S t r J a

manastirliu manastirliu: Po çojmë shërbimin në zemër të komunitetit

10 E EnjtE 17 tetor 2019www.shqiptarja.com

Monedha e përbashkët është forcuar ndjeshëm

në tregun e brendshëm gjatë tre javëve të fundit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye dje me 123.5 lekë, duke u rritur me 0.15 lekë në krahasim me një ditë më parë. Ky është niveli më i lartë që prej muajit prill të këtij viti. Në gusht, monedha e përbashkët zbriti në 120.75 lekë, duke iu afruar nivelit më të ulët historik, ndërsa më pas tendenca ka

qenë drejt rritjes. Kursi me-satar i euros për periudhën 3 janar-16 tetor 2019 është 123 lekë, nga 127.6 lekë, që ishte mesatarja e vitit të kaluar.

Që prej datës 1 tetor, euro është forcuar me 1.36 lekë, duke shënuar vetëm dy ditë me rënie të lehtë. Ekspertët e bankave pohuan se kjo tendencë është e lidhur me kërkesën e bankave për të blerë valutë. Dy banka të mëdha kanë qenë aktive në treg, duke blerë valutë për

llogari të klientëve të tyre. Në një rast shuma e blerjes ka qenë e lartë, çka e ka ndikuar kursin. Ata shtojnë se euro ka qenë e nënvlerësuar, duke u nisur nga parametrat zyrtarë të kërkesë-ofertës, ndaj dhe forcimi i monedhës së për-bashkët është normal. Për më tepër që tradicionalisht në këtë periudhë valutat kanë tendencë forcimi.

Euro është forcuar dhe në tregjet ndërkombëtare, duke u këmbyer me 1.1 dollarë,

pasi kishte zbritur në 1.06 dollarë në fillim të tetorit. Euro dhe paundi britanik u forcuan sot ndaj dollarit, pas një raporti që zyrtarët ishin afër një marrëveshjeje për daljen e Britanisë nga Bash-kimi Europian. Ndryshe nga tregjet europiane, në rritje në tregun e brendshëm ka qenë edhe dollari, që dje u ngjit në 112 lekë, duke iu afruar nivelit më të lartë që nga dhjetorit 2017, që u arrit në ditët e para të tetorit.

Projektligji i ri

Krijohet Agjencia Shtetërore për

Shpronësimin, si institucion i vetëmKalimi i pronësisë mund të bëhet nga shteti,

por edhe në favor të subjekteve private

Me një projektligj të ri, të hartuar nga ministria e Infrastruk-turës dhe En-

ergjetikës, parashikohet një ndryshim institucional në fushën e shpronësimeve me interes publik të pronave të patundshme. Rregullimet e parashikuara vijnë si rezultat i problematikave të ndryshme që janë hasur në praktikë, gjatë implementimit të ligjit aktual për shpronësimet, që është ligji nr 8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për in-teres publik” të ndryshuar.

RiSitë

Ndryshimet e propozuara syn-ojnë të rregullo-jnë procedurat e shpronësimit, me synim plan-ifikimin, si dhe përqëndrimin e kompetencave të institucionit përgjegjës për shpronësimet. Gjatë punës në zbatim të këtij ligji, janë eviden-tuar nevoja për të saktësuar as-pekte proceduri-ale në fushën e shqyrtimit të kërkesave për shpronësim, duke i përqën-druar kompetencat në një institucion të vetëm. Me këtë qëllim, do të ngrihet Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, e cila do të jetë institucion në varësi të ministrit përgjegjës për zhvillimin urban.

Do të jetë Këshilli i Min-istrave, i cili, me propozim të ministrit përgjegjës për zhvillimin urban, përcakton mënyrën e organizimit dhe funksionimit të saj.

Pra, synimi është që të krijohet Agjencia Shtetërore për Shpronësim, si institucioni përgjegjës për procedurat e shpronësimit. Pas kësaj,

Kur pasuritë pronë private të shpronësuara duhet të regjistrohen në Kadastër sipas ligjit, ky regjistrim duhet të kryhet nga Agjencia Shtetërore e Shpronësimit e institucionet përgjegjëse brenda 30 ditëve

Regjistrimi

Ministri që ka në varësi Agjencinë, i kërkon ASHSH që të përgatitë kalimin e pronësisë me kushtin që të jetë vërtetuar realizimi i ndërtimit ose investimit për interes publik, për çka është kryer shpronësimi

Investimet

amendim, rikonfirmohet roli i ministrit të Infrastrukturës si titullar i procesit të shpronësi-meve, ndërkohë që Agjencia kryen rolin procedurial.

NjoftiMiProjektligji përforcon edhe

një kërkesë në drejtim të transparencës së këtij proc-esi në të ardhmen. Në draft saktësohet se, njëkohësisht me njoftimin e kërkesës për shpronësim për interes pub-lik, për të krijuar mundësitë për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të personave të tretë ndaj, ose për shkak të, pasurive pronë private, që kërkohet të shpronëso-

Forcohen ndjeshëm valutat e huaja në tregun e këmbimeve

hen, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin bën publikimin e kërkesës për shpronësim në Fletoren Zyrtare dhe në faqen e internetit të ASHSH.

PRoPoziMiMe përfundimin e pro-

cedurave paraprake të shpronësimit , Agjencia Shtetërore për Shpronësimin duhet t’i paraqesë minis-trit përgjegjës për zhvillim-in urban propozimin për shpronësim, të shoqëruar me këtë dokumentacion: a) Relacioni përmbledhës për qëllimin, shkakun dhe nevojën e shpronësimit, për afatin e fillimit dhe të mbarimit të shpronësimit, si dhe për afa-tin e fillimit e të përfundimit të punimeve ose të realizimit të qëllimit të shpronësimit; b) Dokumentet që kërkohen në ligj, që duhet të jenë të cituara në relacion; c) Lista përfundimtare e pronarëve të pasurive që shpronësohen, ose që zhvlerësohen dhe citimi i aktet përkatëse të pronësisë, si dhe lista e personave të tretë, të drejtat e të cilëve duhet të kompensohen për shkak të shpronësimit; ç) Për vlerësimin e pasurive që shpronësohen e zhvlerësohen,

e të drejtave të të tretëve që lidhen me to dhe të masës së shpërblimit apo kompensimit të propozuar me argumentet përkatëse të citohet baza ligjore.

Ministri, në rast se doku-mentacioni i paraqitur në këtë mënyrë është i plotë, dërgon propozimin në Këshillin e Ministrave për miratimin e shpronësimit.

AfAtet Projekjtligji parashikon që,

në rastet kur pasuritë pronë private të shpronësuara duhet të regjistrohen sipas ligjit, ky regjistrim duhet të kryhet nga Agjencia, si dhe institucionet përgjegjëse, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së vendimit të Këshillit të Ministrave për shpronësimin.

Në rast miratimit të pro-jektligjit, ngarkohet Këshilli i Ministrave dhe ministri përg-jegjës për zhvillimin urban që, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrin aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji.

Ky ligj duhet të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletor-en Zyrtare. Ndërkohë, drafti është hedhur për diskutim publik nga qeveria.

kompetencat për procedurat e shpronësimit kalojnë, nga ministria përgjegjëse për zh-villimin urban, tek Agjencia Shtetërore për Shpronësim.

PRoceduRAtNë një nga nenet e ligjit

aktual, mendohet të bëhet kjo shtesë: “Kur shpronësimi është kryer me kërkesën e një subjekti juridik privat, minis-tri që ka në varësi Agjencinë Shtetërore për Shpronësimin (ASHSH), i kërkon ASHSH që, mbi kërkesën paraprake të këtij subjekti, të kërkojë kalim-in e pronësisë së pasurive të shpronësuara nga shteti në favor të subjektit privat, që

ka kërkuar shpronësimin, me kushtin që të jetë vërtetuar sipas ligjit realizimi i ndërti-mit ose investimit për interes publik, për të cilin është kryer shpronësimi”.

Pra, Agjencia ka detyrë edhe të kontrollojë investimin për interes publik dhe jo vetëm të plotësojë dokumentacionin për shpronësim.

Nga ana tjetër, parashiko-het që kërkesat për shpronësim të paraqiten në Agjencinë Shtetërore për Shpronësimin, ndërsa propozimi në Këshillin e Ministrave për miratimin e kërkesës për shpronësim, bëhet nga ministri përgjegjës për zhvillimin urban. Me këtë

11www.shqiptarja.com

E EnjtE 17 tetor 2019

Ngjarjet e ndeshjes Bull-gari-Angli vijojnë ende

të prodhojnë shumë lajme. Së fundmi, pas mësymjes së policisë në zyrat e fed-eratës, vjen një tjetër lajm nga organet shtetëtore të shtetit bullgar. Sipas BBC policia ka vënë në pranga 6 tifozë të cilët akuzohen se janë organizatorët e thirrjeve raciste të lojtarëve me ngjyrë të Anglisë. Kjo gjatë ndeshjes solli ndërprerjen dy herë të

takimit.Sipas këtij burimi nga

policia janë vënë në hetim 15 persona, ndërsa nga 9 të tjer-at 3 janë në kërkim, pasi ende nuk kanë dhënë deklarimet e tyre. Më herët presidenti i federatës bullgare të futbollit, Borislav Mikhailov ka dhënë dorëheqjen.

Ministri i brendshëm bull-gar, për gjithçka ka ndodhur deklaroi: “Ne nuk tolerojmë më sjellje të tilla.” Edhe

PreSiDeNti i NDerit i FSHF

Shuhet “daja”, futbolli shqiptar

humbet një tjetër ikonëËshtë ndarë nga jeta në moshën

86-vjeçare Miço Papadhopuli, ish-futbollist i Partizanit e Kombëtares

dhe ish-Presidenti I FSHF

Futbol l i shqiptar ka humbur dje një nga personazhet më personifikues të këtij sporti. Miço

Papadhopuli në moshën 86-vjeçare është ndarë nga jeta për shkaqe natyrale, duke hidhëruar familjarët, të gjithë botën e sportit, por jo vetëm. Në karrierën e tij ai spikati me Partizanin ku fitoi gjashtë tituj kampion, ndërsa luajti edhe me përfaqësuesen kuqezi. Pas futbollit Miço shkëlqeu edhe si drejtues, teksa për një periudhë ka qenë presidenti I federatës së futbollit, ndërsa së fundmi mbajti postin edhe të presidentit të nderit. Ndër-kohë në nder të tij janë dhënë edhe titujt ‘mjeshtër i madh’ dhe mjeshtër I merituar’.

Miço Papadhopulli ishte ish-futbollist i Partizanit, tra-jner dhe pedagog i Institutit të Fiskulturës, mbante titullin Prof.Doktor. Papadhopulli ka qenë Presidenti i FSHF gjatë viteve 1997-2002 dhe prej vitit 2002 President Nderi i FSHF. Ai ka qenë një ndër futbollistët më të mirë të viteve 1950-1960 dhe shumica e njohin me nofkën përkëdhelëse “Daja”. Fitoi plot 6 tituj kampion me skuadrën e Partizanit, duke fituar të gjithë zemrën e ti-fozëve. I gjithë komuniteti e njihte si njeri të qeshur dhe shumë human.

NjoftiMi NGA fSHf“Të dashur miq të familjes

tonë të madhe të futbollit, me hidhërim të thellë dëshi-roj të ndaj me ju lajmin e trishtë se Miço Papadhopulli, President Nderi i FSHF, një ish-mbrojtës i shkëlqyer, drejtues futbolli dhe mik i mirë, është ndarë nga jeta. Në këtë moment të vështirë për të gjithë ne, për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe

të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Kujtimet që na ka lënë, do të jenë të paharruara”, ka deklaruar Presidenti i FSHF-së Armand Duka.

fLASiN iSH-futBoLLiStet

Dje janë mbajtur edhe homazhet në Muzeun Kom-bëtar, ku të pranishëm ishin shumë figura të sportit dhe të

futbollit në përgjithësi, ndërsa nuk munguan as figura të politikës.

Tomorr Shehu, ish-futbol-list i Partizanit: “Ne i japim lamtumirën një njeriu që kontriboi shumë për futbol-lin, ç’të të them tjetër për Miçon?! Njeri humanist, njeri i dashur, njeri që i afronte të rinjt. Mundohej si e si t’I in-tegronte në lojën e fundit. Jo më kot i thërrisnim edhe me pseudonimin ‘daja’.”

Iljaz Çeço, ish-futbol-list i Dinamos: “I shprehim ngushëllimet familjes Papad-hopuli për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Ka qenë një person jo vetëm që lozte futboll, por edhe intelektual. Në atë kohë ka qenë një mga mbrojtësit më elestik falë edhe përgatitjeve të tij që në fëmijëri.”

Shyqyri Rreli, ish-futbollist dhe trajner i Tiranës: “Ishte një lajm I hidhur ai që mori

sot, sepse më iku një shok I ngushtë. Kemi patur një jetë të përbashkët qoftë në sport qoftë në rrugën petagogjike. Kemi qenë të afruar sepse Miço kishte dashamirësi, kultur, mirësjellje. Ka qenë një kontribues i mirë I fut-bollit, qoftë si lojtar qoftë dhe drejtues. Jap ngushëllimet e mija për familjen sepse Miço shkon si njeri i nderuar.”

Trupi i Miço Padhopulit do të prehet në varrezat e Sharrës.

futBoLL

Rikthehet Superiorja, vendosen datat dhe oraret e ndeshjeveKategoria Superiore do të rikthehet

këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 8-të të saj, teksa më në fund janë përcaktuar edhe datat e oraret e sakta të 5 ndeshjeve të këtij raundi, të cilat do

të luhen në harkun kohor të dy ditëve. Kështu gjithçka do të nisë me derbin bregdetar mes Teutës dhe Flamurtarit, që do të zhvillohet të premten në orën 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”,

për shkak të punimeve që po kryhen në “Niko Dovana” të Durrësit.

Katër sfidat e tjera do të luhen ditën e shtunë, ku fillimisht do të jetë përballja Luftëtari-Bylis, në

orën 14:00, ndërsa më pas në orën 17:00 do të jetë radha e takimeve Vllaznia-Partizani, Skënderbeu- Kukësi dhe Tirana-Laçi. Të tre këto takime janë edhe më interesantet

e javës, pasi mund të sjellin edhe konfigurime të tjera të kreut të tabelës në Kategorinë Superiore, që këtë fillim sezoni është vërtetë mjaft i ngjeshur.

KAteGoRiA SuPeRioRejAVA e 8-të/ të PReMteN

Teuta – Flamurtari 18:00të SHtuNëN

Luftëtari – Bylis 14:00Vllaznia – Partizani 17:00Skënderbeu – Kukësi 17:00Tirana – Laçi 17:00

Rajoni i Katalonjës është përfshirë sërish nga demon-

stratash prej dy ditësh, teksa mijëra njerëz pro pavarësisë kanë zaptuar sheshet e qyteteve për të protestuar edhe kundër procesit gjyqësor ndaj 12 lid-erëve separatistë. Por situata e rënduar mund të ndikojë direkt edhe në kampionatin spanjoll të futbolli, pasi më 26 tetor është në plan që në “Camp Nou” të luhet ndeshja mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, ndërsa La Liga ka propozuar ndryshimin e sta-diumit. Sipas Ligës, zhvillimi i ndeshjes në “Camp Nou” mund të rrisë edhe më shumë tensionet dhe të bëjë që situ-

SPANjë

Situata problematike e Katalonjës, ‘El Clasicco’ në rrezik

ata të dalë nga kontrolli, ndaj është mirë që takimi të zhvillo-het në “Santiago Bernabeu”, pra një ndryshim i radhës së stadi-umeve. Protesta e mbrëmjes së martë arriti edhe nivele dhune të theksuara, ku sipas organeve të policisë të paktën 157 vatra zjarri të qëllimshme u regjis-truan në të gjithë qytetin, dhe selitë e prefekturave u rrethuan nga protestuesit. Por protesta nuk ndali vetëm në Barcelonë. Protestuesit u përplasën me policinë edhe në qytete të tjera të Katalonjës si Girona, Tarrag-ona, Lleida dhe Sabadell, me një bilanc ende jo përfundimtar të 114 të plagosur, ndër to 54 janë nga forcat e policisë.

BuLLGARi

Racizmi në ndeshjen me Anglinë, policia bullgare arreston 6 persona

UEFA ka njoftuar se ka hapur process hetimor për ngjar-jet e ndodhura. Bullgaria rrezikon shumë pasi këto janë episode që po përsëriten dhe mund të dënohet deri në përjashtim nga eliminatoret.

12 E EnjtE 17 tetor 2019www.shqiptarja.comSkulPtori

Legjenda Janaq Paço, ja sii bënë presion që t’i

thyente nudot fantastikeArtisti që mbante në studio heronjtë dhe nudot: Presioni në hetuesi: “Po s’i theve vetë, ta thyejmë kokën!” Autori i

Skënderbeut në Tiranë dhe në Kosovë, një letër falënderimi nga Noli: Skënderbeu, ai i përfytyrimit të gjithë shqiptarëve”

Nadire Buzo*Tirane

Ndërsa shekulli i XX, po trondiste botën pamore me këndvështrimet e ndryshme mbi nudot, me Pikaso, Matisse, Maillol,

Antonio Bourdelle, Bonard, Mooere dhe Bacon, në Shqipëri burgoseshin, vriteshin dhe kërcënoheshin artistët. Në një rrugë në qendër të Tiranës, në studion e tij të rrënuar, skulptori Jan-aq Paço, thyente nudot “e turpshme”. Ishte koha kur vritej bukuria, kohë e helmët e pleniumeve të zinj me gjarpërinjtë e mbledhur kutullaç mbi gurët e rëndë të piramidës së Keopsit. Këta gjarpërinj kishin helmuar shumë artistë, edhe atë vetë.

Paço ishte themeluesi i skulpturës dhe i shkollës së nudos në Shqipëri. Kontributi i tij në edukimin artistik dhe estetik të brezave qe i veçantë. Shpirti i tij ishte universal në lidhje me historinë, filozofinë, moralin dhe religjionin në artin e tij.

Ai u lind, më 14 mars 1914 në Kon-icë, ku prej vitesh punonte i ati i ard-hur familjarisht nga fshati Badëlonja i Përmetit. Në vitin 1925, familja e tij do të kthehej në Shqipëri dhe do të vendosej në Tiranë. Në fëmijëri Janaqi do të binte në sy për talentin e tij. Ndërsa shokët dhe vëllezërit luanin me top lëndinave, Janaqi i vetëm rrinte me orë të tëra buzë lumit, duke bërë figura prej balte, ndodhte dhe ja prishnin figurinat që ai të shkonte e të luante me ta. Ndoshta ky qe dhe fati që do ta ndiqte edhe shumë vite më pas punën e tij. Paço nuk tërhiqej ai nisi të shkëlqente në vizatime dhe modelimin e figurave të ndryshme në argjilë, madje kur u kthye në Tiranë ai u shqua në një ekspozitë të hapur në “Kafe Kursal”, midis nxënësve të tjerë pjesëmarrës.

Një tregtar nga Selaniku, mik i ba-bait, e morri me vete djalin e talentuar, i cili do të mbaronte shkollën e mesme artistike në qytetin e Selanikut. Në vitin 1933, Janaq Paço do të fitonte konkursin e pranimit në “Akademinë e Arteve të Bukura” në Athinë. Atje ai vazhdoi studimet për skulpturë nën drejtimin e drejtorit të Akademisë së Arteve Kostandin Dimitriadhis, nxënës dhe adhurues i skulptorit të madh Francez Augusto Rodenit. Duke parë talentin dhe karakterin e Janaq Paços, drejtori i akademisë, jo vetëm e cakton si asistent, por e mban në atelie dhe e trajton si birin e tij djalin e ndrojtur me një vizion të rrallë për artin. Skulptori i ri Paço, shkëlqen në punën e diplomës, duke fituar çmimin e parë midis studentëve të akademisë, me portretin në mermer të shoqes së

tij Trilivia. Edhe mbas përfundimit të studimeve, ai vazhdonte të punonte në studion e Konstantin Dimitriadhis. Në vitin 1941, lufta dhe kriza e rëndë ekonomike që pushtoi vendin fqinj, e detyron Janaq Paçon të kthehej në Shqipëri. Me vete mori Trilivian e mermertë, të cilën e ndaluan në postën kufitare, duke menduar se ishte një skulpturë antike e marrë nga muzeumet e Athinës. Skulptorit të ri, iu desh të priste me ditë të tëra ne kufi për të rimarrë Trilivian e tij, e cila sot ndodhet ne Galerinë Kombëtare të Arteve Figurative në Tiranë.

Mbas kthimit në Tiranë, punoi si mësues vizatimi në gjimnazin ne të cilin kish filluar studimet e shkollës së mesme. Gjatë kësaj periudhe ai punon pa reshtur dhe në një konkurs të organ-izuar në ato vite, ai fiton çmimin e parë me : “Kokën e Angjelinës “ motrës së tij të bukur, të cilën e bleu një Italian i mrekulluar nga punët e skulptorit. Pas çlirimit të vendit, së bashku me Odise Paskalin ishin themeluesit e degës së skulpturës në Liceut artistik, Janaq Paço punoi si mësues në Lice, deri sa doli në pension. Mësimdhënia në Liceun Artistik, është puna pasionante që bënte Paço në edukimin e dhjetëra brezave, me shijet artistike dhe estetike larg ideologjizmave të kohës.

Legjenda Paço morri dhenë për mjeshtërinë që tregoi në realizimin e monumentit të heroit tonë Kombëtar Skënderbeut. Në vitin 1948, ai fitoi konkursin midis shume konkur-rentëve të huaj dhe vendas. Kjo kishte qenë ëndrra e tij e vjetër, atëherë kur qe larg me studime.

Konkursi i parë i organizuar në vitin 1937, ishte fituar nga Kroati Agustinçiç, Kryetar i Akademisë së Zagrebit, për të cilin nuk u ra dakord nga opinioni vendas. Më pas iu besua

Italianit, Romano Romanelli, monu-menti i realizuar prej tij ndodhet sot në Romë, në sheshin Albania. Tashmë heroi kombëtar mbante firmën e një tjetër legjende shqiptare, e quajtur Janaq Paço. Me një përkushtim dhe mjeshtëri të rrallë do të punonte për 10 vjet rresht deri në inaugurimin e tij më 27 nëntor 1959, në qytetin e Krujës. Monumenti është derdhur në Bronx në Budapest, i asistuar nga vetë autori. Monumenti i Skënder-beut në Krujë është i paarritshëm deri më sot. Konfiguracioni artistik i kapur në një moment të caktuar, duke shkaktuar efektin estetik më të thellë të një luftëtari. Dinamika e veprës e vendosur në konturet tredimensionale, me proporcione të estetikës klasike dhe kohëegzistenca e kësaj vepre madhështore, midis re-ales dhe joreales, figura tranhistorike që i rezistoi kohës dhe civilizimeve. Mbijetesë e heshtur nën një vepër madhore. Monumenti i Krujës, entuziazmoi të gjithë shqiptarët, por tronditi botën artistike. Me sa duket takimi i dy legjendave kishte dhënë efektin e duhur. Noli i shkruante nga Kisha Autoqefale e Bostonit, një letër falënderimi ku theksohej se:” Janaq Paço është një eminencë e skulpturës. Monumenti i Skënderbeut ishte ai i përfytyrimit të të gjithë Shqiptarëve”. Në respekt të kësaj figure, në vitin 1960 ai përfundon dy buste të pesh-kopit tonë demokrat Fan Noli.

Vite më pas ai do të punonte si bashkautor me Odise Paskalin dhe Andrea Manon për realizimin e mon-umentit të Skënderbeut në qendër të Tiranës, i cili përfundoi në vitin 1968, megjithëse punuan tre mjeshtër të skulpturës për realizimin e tij, monumenti nuk pati jehonën e atij të Krujës. Sheshi i madh i kryeqytetit

mban emrin e heroit dhe është një simbol kombëtar. Për ne shqiptarët figura e Skënderbeut duke qenë e bukur dhe e madhërishme është arketip. Është nënvetëdije kolektive, përjetësi, figurë që mbijeton kohën, figurë transhistorike.

Në vitin 2001, pas 500 vjetësh ud-hëtimi, Monumenti i Skënderbeut apo monumenti i Paços do të mbërrinte në Prishtinë……Ishte një entuziazëm i pazakontë, Skënderbeu hyri në Prishtinë ashtu mbi kalë i zbuluar, s`patën kohë për ritet e përurimit, populli po e priste kahherë. Porse Ibrahim Rugova, legjendari i paqes do të bënte ritin e lashtë shqiptar; për mbarësi, do të vendoste në baza-mentin ku do ngrihej monumenti, një pllakë floriri nga miniera e Trepçes, mbështjellë me një cohë të kuqe si gjaku si flamuri. Bijtë e tij të mirë Dorina dhe Kliti, miqtë dhe familjarët e skulptorit të madh, u ndjenë tepër krenarë, porse edhe shpirti i Janaq Paços ndihej i lehtësuar, pllakëza e floririt qe si një medaljon i artë për veprën e tij.

eKSPozitA e 1960-S Në vitin 1960 Janaq Paço hap ek-

spozitën e parë vetjake, ku spikasnin skulpturat për piktorin Vangjush Mio, shkrimtarin Sterio Spase, portreti i përsosur i një filozofi,ku artistikisht shprehet forca e mendimit filozofik, portrete të fëmijëve, portrete artistësh, ku shkëlqen skulptura e Aleksandër Moisiut, aktorit të madh shqiptar me fame botërore, në interpretimin e monologut Hamletian. “To be, or not to be!” Në vitin 2004,pas shumë vite-sh,nga koha kur ishte punuar vepra për Moisiun e madh, busti, u vendos në qytetin e Kavajës, atëherë kur Jan-aq Paço nuk i`u gëzua dot veprës së tij,

punuar me shumë dashuri e mjeshtëri. Kjo skulpturë tredimensionale, me proporcione të skulpturës klasike dhe me një plastikë impresioniste, do të mahniste pjesëmarrësit vendas dhe të huaj, ku së bashku me figurën per-ceptohet një lëvizje dinamike te rolit dhe të shpirtit aktorial, si dhe forca e mendimit filozofik. Lida Paço, ishte më tepër se kurrë e emocionuar, një nga amanetet e shokut të saj të jetës, kishte shkuar në vend.

Disa nga Veprat e Skulptorit ndod-hen të vendosura në parqe apo vende historike, por më së shumti veprat e tij janë të shpërndara, një pjesë janë në famijen e tij, tek miqtë, të afërmit, apo në ndonjë strehëz dashamirëse si kjo këtu, vetëm ato pak veprat që ndodhen në galerinë kombëtare janë të ekspozuara, apo të përkujdesura. “ Vajza me ruaza” quhet ky portret, i cili ne vitin 1989, nuk u pranua në konkursin e organizuar në me rastin e 45 vjetorit të çlirimit, ndërsa një vit më pas, fitoi çmimin e parë.

Kjo skulpture gjigante për nga përmasat artistike me një plastikë dhe formë të përsosur, ku krahas mjeshtërisë artistike më së shumti sheh lëvizjen shpirtërore, gjendet e strukur në një cep të ballkonit në shtëpinë e ngushtë të Paçove, pret prej kohësh të vendoset në hollin e ndonjë ma-terniteti apo diku tjetër. Të mençurit e moçëm na mësojnë se: një popull humbet nëse zhduket dhe harrohet kultura e tij. Studioja e tij modeste ndahej në dy pjesë, me anën e një perdeje, ku përtej saj, në fshehtësi dhe në botën e tij artistike Ai skaliste me mjeshtëri nudot femërore të përso-sura. Vetëm pakkush i kishte parë dhe dinte për to. Janaq Paço përgatiste veprat e artit për të real-izuar projektin e tij arkitekturor, të projektuar rreth viteve 1940, dhe më tej. Ai kishte paraqitur e konceptuar një qendër të Tiranës, me kompleksin e ministrive të dekoruara me skulptu-ra dhe vepra arti, Paço kishte menduar që qendra e kryeqytetit të tij Tiranës, të qe më e bukur se ajo e Romës. Dhe me të vërtetë, kjo skicë arkitekturore e projektuar nga dora e artistit të madh, na bën të ëndërrojmë se si do të ishte kryeqyteti ynë sot, me një shatërvan edhe më të bukur se “Fontana di Levi”. Ky projekt i madh, fle i mbyllur në shtëpinë e vogël të artistit, pengun e të cilit e mori me vete përtej kësaj

Nudo e thyer në studion e Janaq Paços

Janaq Paço Janaq Paço gjatë punës në studio gjatë viteve 1960

13www.shqiptarja.com

E EnjtE 17 tetor 2019SkulPtori

bote, së bashku me shumë të tjerë.

tHyeRjA e NudoVeNë agun e një mëngjesi të zymtë,

Skulptori me flokët e hirtë, dhe pamje fisnike, pas një traume psikologjike dhe me heshtjen që e pllakosi për një kohë të gjatë, i dërmuar nga ankthi dhe pagjumësia, do të gjente forcë të thyente 15 nga kryeveprat e tij. Nudot femërore, një përsosmëri e artit klasik dhe modern europian, sjell prej tij në Shqipëri. Ditë të tëra zërat e çjerrë të kasnecëve të shiut ulërinin në mem-orien e artistit. : -Ç’janë këto femra të zhveshura, që ke bërë , hë… pse hesht? i dimë i dimë të gjitha ato që ti gatuan atje në qoshen e studios tënde, mbuluar me perde. Këtej bën heronj, andej pornografi, kujt do t’ia hedhësh ti? A mund të rinë bashkë heronjtë me këto lavire lakuriqe prej allçiu? Tani, do t’i thyesh vetë me dorën tënde, pa t’u dredhur dora fare…. se ndryshe …do t’i thyejmë ne…dhe po i thyem ne…do të thyejmë dhe kokën bashkë me to…në mos të zhdukim larg, të mos shohësh vetëm një copë qiell……

Këto qenë fjalët që zhurmonin në hetuesin e Tiranës, nga persekutorët, të cilët më vonë u hoqën më të perse-kutuar se viktimat e tyre.

……. Për një çast iu drejtua heroit kombëtar, i kërkoj ndihmë forcës së tij, por ai nuk mundi, përveçse i fali nga lavdia e tij, e ç’mund të bënte tjetër?(në një çast ju duk sikur pëshpëriti, “ atdheu është atdhe edhe kur të vret”-dikush tjetër –artist si ai, Kuteli i madh e kish thënë, se edhe atë e kishin vrarë bashkë me veprën, kohë më parë) Pranë Moisiut të madh iu ku-jtuan vargjet monumentale,“ Të rrosh apo të mos rrosh, kjo është çështja”.

Tashmë, Ai skish frikë nga vdekja, shpesh herë e kish pasur pranë, por fëmijët e tij duhet të jetonin, duhej patjetër, këtë ai e dëshironte shumë….

Një zhurmë e fortë do të gjëmonte brenda atij tempulli të bardhë. Por askush nuk dëgjoi nga jashtë, asnjeri nuk pa ç`u bë në këtë studio të mën-januar, nuk doli asnjë klithme e mbyur larg, veç mjegullës që u krijua prej pluhurit të bardhë të allçisë. Klith-mat e statujave të përkora femërore, i dëgjoi vetëm Ai, ndërsa vajin e tij të brendshëm se dëgjoi askush përveç krijesave të tij të copëtuara, këmbë e duar, copëza hijesh dhe kurbash të lakuara femrash të hijshme të brishta, e të pafajshme njësoj si modelet e tyre, ai i kish prekur, punuar, përsosur me duart e tij, dhe tani gjendeshin të shpërndarë në çdo kënd të studios. Thyerja e veprave të tij po me dorën që i ngriti, ishte vetëvrasja më e rëndë që mund t`I ndodhë një artisti, atë mëngjes të 23 qershorit të vitit 1977. Pas kësaj gjëme të denjë për një mozeum holokausti komunist të artit. . . Artisti i dhembshur mundi

të shpëtontë vetëm disa nga kokat e tyre, pjesën më të pafajshme, fytyrat ëngjëllore, si nëna, motra, Afërdita, artistet, gruaja, perëndeshat e tij.

Lida,një vajzë e bukur e shkathët dhe energjike, ridhte nga një familje artistësh, e cila në shkollën “ Nëna Mbretëreshë” do të shkëlqente mes shoqesh edhe si balerinë, ndaj më pas do të studionte në Santa Çiçilia të Italisë për balet dhe piano. Kur Ajo u kthye në atdhe, kishte nisur lufta. Më tej vetëm motra e saj, pianistja Lola Gjoka do të vazhdonte karrierën e saj artistike. Lida do të njihej me Jan-aqin, më pas do të martoheshin dhe

e gjithë jeta e saj do t’i përkushtohej familjes dhe njeriut të saj të dashur. Lida jeton në apartamentin e saj të vogël, e rrethuar nga skulpturat, e vetmja pasuri që i la shoku i jetës. Mes kujtimeve të shumta dhe një jete të vështirë, herë pas here ajo tregon, vuajtjet shpirtërore që përjetoi artisti deri në çastet e fundit të jetës. Janë tepër të dhimbshme.

Ekspozita e hapur tek Piramida e Keopsit në fillimet e demokracisë në vitin 1993, ishte një sfidë që i bënte skulptori dhe arti i tij, diktaturës dhe diktatorëve, të cilët zhduken dhe harrohen një ditë por arti dhe artistët, kurrë. Nudo ishin fotografuar nga Pleurat Sulo, me dijeninë e vetë skulp-torit. Edhe pas thyerjes së tyre, Janaq Paço e thirri përsëri ish nxënësin e tij profesionist, të fotografonte nudot e thyera. Janaq Paço, kërkoi ti kishte vetëm fotot e nudove të plota, fotot e tjera i duheshin të tjerëve, që të kënaqnin egon e tyre. Ka zëra konk-retë që thonë, se studion e z. Sulo, e bastisën dhe e kontrolluan imtësisht, punonjësit e sigurimit te shtetit, ndaj

disa prej artistëve dhe njerëzve të fotografuar prej tij u thirën dhe u kërcënuan në bodrumet e tmerrshme të hetuesisë. Ndoshta kanë ndodhur aty fotot që ja tundën në fytyrë Janaq Paços, ndoshta diçka tjetër ndodhi. Ai që di të vërtetën, mbase do e marre me vete në botën tjetër. Ndokush do të rrëfehet një ditë përpara frymës së fundit. Një gjë është e sigurt se Janaq Paço, student perëndimor artist dhe njeri i rrallë, sigurisht që survejohej. Heshtja e tij ende akuzon. Shumë nga enigmat Janaq Paço i morri me vete në parajsë se ferrin e jetoi në tokë…

Janaq Paço dinte të ngrihej nga

hiri dhe të punonte përsëri, kësaj here temat ishin kooperativistet dhe punëtorwt, heronjtë të cilëve u përpoq, t’u jepte mirësinë njerëzore duke i trajtuar me dashuri. Tashmë pashal-larët ishin qetësuar disi, vjedhësit e ëndrrave po ashtu. Ata mendonin se Ai kish hequr dorë nga “marrëzitë”nuk qe më ai i pari, energjiku dhe liriku profane. Përtej perdes së pluhurosur, krahas veprave të shumta, prej kohësh skulptori punoi me një përkushtim të madh për realizimin e dy gladia-torëve gjigantë mbi 3 metra të lartë. Me mendimin dhe dëshirën për tu vendosur në hyrjen e Amfiteatrit të Durrësit. Për të treguar kështu qytetërimin e lashtë Ilir të vendit të tij, për kohën kur në botë vetëm në tre teatro Antike të saj bëheshin gara fituesish mes gladiatorësh, në amfiteatrin grek, Romak dhe në atë të Durrësit. Por edhe ata do të pësonin odisenë e gjatë pa mbwrritur ende në Itakën e tyre.

Janaq Paço do të jetonte një gjendje ankthi të vazhdueshëm dhe do t’i fillonte sëmundja e Parkinsonit,

megjithatë duart e tij të dridhura nuk mund të rinin pa punuar. Si dhe vlerat e skulptorit të madh nuk mund të mo-hoheshin nga askush, ata e dinin mirë se askush si Janaq Paço nuk mund ta realizonte grupin e madh skulpturor “Skënderbeu me Popullin” vepër e realizuar me bashkautor Gëzim Ha-jdarin, i cili është vendosur në hyrje të muzeut të Krujës, dhe prezanton fuqishëm madhështinë e atij muzeu.

jANAq PAço Në 1984-N deKoRoHet “SKuLPtoR i PoPuLLit”

Në vitin 1984, në moshën 70

vjeçare, Janaq Paço, dekorohet me medaljen “Skulptor i Popullit”. Për veprat e tij flitej me madhështi, për Paçon vetë, nuk dihej, në se ishte a s`ishte në këtë botë. Duart e fuqishme të Paços filluan të dobësoheshin çdo ditë e më shumë ato e humben forcën fuqinë, megjithatë nuk pushoi së mod-eluari, në vitet e fundit ai punoi këto statueta të vogla të mrekullueshme, me një tjetër stil konteporan, skulp-tura të vogla lirike, në pozicione dhe lëvizje të ngrohta. Për nudot e thyera nuk foli më kurrë, ajo ishte një humn-erë që nuk përsëritej më. Këto krijesa të vogla ai mundi ti fshihte diku, prej shërbëtorëve të pallatit të ëndrrave. Madje ja u bëri dhurata bijve të tij të mirë, Dorinës dhe Klitit. Kjo është Amazona, skulptura që krijoi artisti ne ditët e fundit të jetës, kultura e tij e erudite, nuk e kishte lënë kujtesën të lëkundej. Amazona, gruaja luftëtare me një gji të prerë, aty ajo mbështeste shtizën dhe harkun ndërsa mbrohej apo gjuante kafshët e egra për mbi-jetesë. Ndërsa njëri gji i duhej për të ushqyer fëmijën, koka e të cilit

plotësonte staturën e saj. Paço dhe amazona kishin të përbashkët, humbjen në emër të jetës.

Ditët kalonin, gjendja shëndetësore rëndohej sakaq, tashmë askush se ndiqte, ishte i qetë pranë familjes së tij, por duart nuk i bindeshin më, me sytë lart, nga kokat e nudove, bukurosheve dhe perëndeshave të tija të fjetura, ai zhubroste me duart e dridhura çarçafin e bardhë, ndoshta imag-jinata e çonte te nudot e thyera të rikthente edhe njëherë jetën e tij, leg-jendën. Në korrikun e nxehtë të vitit 1991, Duart e tij të ftohta ngrinë, ashtu të ngrira, ato do të mbeten si skulptura më e rrallë në epokën kur vritej bukuria. Dhe… legjenda vazhdon.

Heshtja e tij e gjatë akuzon. Kujdes! Jetojmë në epokën kur asgjësohen kombe dhe kultura. Janaq Paço me jetën dhe veprën e tij e vendosi veten në panteonin kombëtar, po ne çbëmë për atë që ringjalli Skënderbeun, Isa Boletinin, Moisiun, Mion. Vitet ikin bashkë me ne, legjendat mbesin……… Na ishte njëherë një artist i madh, një njeri i veçantë, një skulptor gjigant, të cilin njëherë e një kohë, mamuthët e kombit, e detyruan të thyente statujat e veta femërore, të krijuara vite me parë, nga dashuria e madhe për artin dhe atdheun e tij. Ai është Janaq Paço.

*Autorja është studiuese arti

“Skënderbeu” në Prishtinë

“Skënderbeu” në Tiranë Nudo gjysmë e thyer e Janaq Paços, në GKA

Në studion e Janaq Paços

Skulpturë e Janaq Paços

14 E EnjtE 17 tetor 2019www.shqiptarja.com

Për të magjia e teatrit është e shenjtë, nuk zbehet asnjëherë. Këtë e për-jeton kur vesh petkun e personazheve që luan në

skenë, por edhe kur ndjek shfaqjet si spektator. Bëhet fjalë për aktorin Sokol Angjeli, i cili kësaj ka skalitur një tjetër karakter, atë ish-policit, Arturit, në veprën e autorit Martin MC Donagh tek shfaqja “Xhelati” që u ngjit nën regjinë e Qëndrim Rijanit tek ArtTurbina. Teksa rrëfen për “ReportTV” angazhimin edhe rolin e Arturit, ndalet edhe tek ku-jtimet, që shkakton kjo vepër për periudhën e diktaturës komuniste në vendin tonë.

“Me personazhin e Arturit në shfaqjen “Xhelatët” me regji të Qëndrim Rijanit pata një afrim-itet. Magjia e teatrit tek shpalosja e një vepre dramatike, siç është “Xhelatët” e Martin McDonagh, që vihet anembanë botës, nuk humbet. Vepra kërkon shumë impenjim, prandaj mendoj edhe se roli nuk duhet parë, si i madh apo i vogël, por si impenjim i madh edhe impenjim i vogël. Unë zgjodha impenjimin e madh për këtë personazh që është një ish- ushtarak i burgjeve. Arturi është irlandez, edhe mënyra se si artistët sillen në skenë është e tillë. Por, të them të vërtetën kra-has historisë së veprës “Xhelati” ne kemi bërë pjesë të saj edhe tre minidrama shqiptare. Mbase nuk janë personazhe të jetës reale, por janë hetues të shtetit, njerëz që kanë dhunuar, që ne i kemi përjetuar në një atmosferë të përgjithshme diktature, e cila ka qenë shumë e egër edhe shumë e pamëshirshme”, thotë aktori Sokol Angjeli.

Për aktorin dy temat që zhvillo-hen paralelisht në këtë vepër janë; dënimi me vdekje, por edhe pushteti që njerëzit zotërojnë edhe kur nuk

Rrëfimi i aktorit Sokol Angjeli për artin skenik: Jemi në udhëkryq

iNterviSta

Aktori flet për rolin në shfaqjen “Xhelatët” dhe sallën e Artubinës: “Nuk është skenë ajo. Pas një viti pune atje e kemi mëse të qartë, se

jemi pa sallë edhe ky është një problem i rëndë edhe i vështirë, që do vazhdojë shumë gjatë.

valeria DedajTirane

shumë. Në këtë drejtim ne e kemi parë edhe veprën, në përafrinë që ka me realitetin tonë edhe historitë tona, që t’u bëjmë thirrje edhe njëherë njerëzve që kanë pushtet, që ta kenë të kontrolluar gjithnjë, pasi një njeri me pushtet të pakontroll-uar është në prag të një diktatori”, rrëfen Angjeli.

Sokol Angjeli teksa e ndien veten të përkëdhelur, pasi gjatë gjithë karrierës së tij, ka luajtur ato role edhe karaktere që ka dëshiruar në skenë, veçon si një ndër rolet më të mira, atë në veprën “Shtëpia pa dritare” e Saimir Gongos

“Unë duhet ta ndiej veten të përkëdhelur nga fati edhe nga Zoti, sepse kam bërë profesionin që kam dashur që në fillim, që student. Një nga gjërat më të bukura për mua është drama “Shtëpia pa dritare” e Saimir Gongos. Më shijojnë edhe veprat e dramaturgjisë botërorë, por veprat shqiptare janë shumë të shijshme, sepse personazhet që lëvizin edhe ng-jarjet që janë brenda tyre shkarkojnë ngazëllim në sallë, aq sa edhe njerëzit bëhen pjesë e spektaklit. Apo roli tek “Zbutja e kryeneçes”, që përsëri ishte shumë i suksesshëm edhe shumë i bukur. Unë kam luajtur çdo vit, nuk ka vit që të kem bërë pushim.

Kur e pyesim se cila është situata e artit skenik në vend gjatë këtyre momenteve shprehet se:

“Ne jemi në një moment ud-hëkryq, që mesa ndihet do të vazh-dojë gjatë. TK ka mbetur pa sallë. Atje është salla e ‘ArTurbinës’, pasi teatri ka marrë një sallë të Artubinës edhe e ka bërë të vetën, por nuk është skenë ajo. Të gjithë pas një viti pune atje e kanë mëse të qartë, se ne jemi pa sallë edhe ky është një problem i rëndë edhe i vështirë që do vazhdojë shumë gjatë. Mesa duket nuk do të jetë kaq e kollajtë, që teatri të ketë shtëpinë e vet”, shprehet aktori.

Shfaqja “Xhelatët” me regji të Qëndrim Rijanit do të ngjitet edhe gjatë kësaj fundjave në skenën e “ArTurbinës”.

e kanë më një funksion të caktuar.“Tema e mbajtjes ose jo e dënimit

me vdekje është një problem shumë serioz për një shoqëri. Shoqëria shqiptare e ka hequr dënimin me vdekje, por ne shpeshherë themi, “ah ç’duhet ai dënim me vdekje, ta kthejmë edhe një herë apo sa mirë që ishte atëherë kur ishte dënimi me vdekje”. Në këtë përpëlitje kjo tregon se ne nuk jemi bindur

komplet së brendshmi, se dënimi me vdekje duhet hequr. Është një mençuri evropiane dhe botërore që është hequr dënimi me vdekje. Ndërsa, problemi tjetër është ai i rivalitetit mes dy xhelatëve, Harry-t edhe Albert Pierreponte-s. Puna e xhelatit është që në juridiksionin anglez xhelati ka të drejtë, që edhe mos ta ekzekutojë vendimin, nëse nuk është i bindur që ta bëjë këtë.

Ka tejkalim i kompetencave edhe mund të tërhiqet. Albert Pierre-point e trajton xhelatin si profesion. Ndërsa, Harry e trajton si pushtet. Si pushtet mbi këtë shoqëri që ai ka. Si duhet parë kjo histori? Si një histori njerëzore apo si një histori pushteti e njerëzve që mund të të marrin jetën. Kemi një gjykim të shpejtuar edhe të pamotivuar. Raste të tilla unë mendoj se shoqëria njerëzore ka

Një imazh i një relikeje të humbur, sillet në përkujtim të 90- vjetorit

të vrasjes së Gjeçov Kryeziut nga serbët, më 14 tetor 1929. Në arkivin e Shtjefën Gjeçov Kryeziut ruhej deri në vitin 1945 Vula e Peshkopit Nikoll Mekajshi. Vulën ia huazoi Shtjefën Gjeçovi për botim Teodor Ipenit, Konsullit Austriak në Shkod-wr, dhe ai e botoi në monografinë e tij në Vjenw. Nikollë Mekajshi ishte një nga organizuesit dhe zëdhënësit e lëvizjes çlirimtare shqiptare, në krye të së cilës më 1595-n synoi të sulmonte e të çlironte Krujën. Ndoshta me prejardhje nga Mjekësi i Elbasanit, u bë peshkop i kra-hinës së Stefanisë në Shqipërinë e Mesme. Më 1601-1602 mori pjesë

Vula Peshkopale e Nikollë Mekajshit, e ruajtur në koleksionin e Shtjefën Gjeçovit

Për këtë shih: Jaho Brahaj – “Em-blema Shqiptare”, botuar në Tiranë, në vitin 1997, fq. 82-83. Vula është ndër të vetmet nga Peshkopët

shqiptare të shek. XVI-XVII që ruhej origjinale. Me gjithë kërkimet nuk kemi arritur ta zbulojmë.

j. BRAHAj

si figurë kryesore në Kuvendin e Dukagjinit. Pas kuvendit të Dukag-jinit, vazhdoi të mbante lidhje me oborret europiane dhe dërgoi atje edhe përfaqësues. I ndjekur nga osmanët, u detyrua të tërhiqej në malet e Dukagjinit. Më 1609-n shkoi në Spanjë si ambasador i krerëve shqiptarë. I zhgënjyer nga qëndrimi zvarritës i mbretit spanjoll, u kthye në Romë, ku i paraqiti papës një përkujtesë me fjalë të forta proteste. Nikollë Mekajshi mbeti në mërgim, ku vdiq më 1615.

Mendimi i studiuesve është që kjo vulë mban në qendwr, siç shihet dhe në foto, Emblemën (stemën) e familjes mesjetare fisnike shqiptare Mekajshi (në dokumente: Mecaisi).

15www.shqiptarja.com

E EnjtE, 17 TETOR 2019

Paradë

Departamenti i Marketingut: Patricia CostantinescuCel: +355696060419 - [email protected]

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë Tiranë. E mail: [email protected] Website: www.shqiptarja.com Mobile: +355696060421 Shtypur në shtypshkronjën: KLASS shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë

Alba MAlltezi Drejtore e Përgjithshme e Free anD Fair meDia grouP ; Aurel PePA kryErEdaktor Patricia CostAntinesCu adMinistratorE E PërgjithshME ; Admirina Peçi kryErEdaktorE E “rilindasi” layout dEsign : Altin AliAj, shPërndarja: spiro Meshini cEl: +355696088847

Fjalëkryqi pa skemëDuHeT Të nxini 41 KuTi

Përgjigje

8 16 6 8 5 6 2 6 4 2 7 3 2

12 5 8 5 11 4 11 3 12 4 6 4

3 14 13 5 11 4 9 5 6 3 2 7

14 11 5 6 5 13 5 9 4 7 3 2

16 6 4 2 5 6 3 2 17 3 5

3 6 4 2 4 4 5 9 4 I 5 8

2 2 5 3 7 4 14 2 18 5 R 14 4

14 4 2 3 2 4 4 4 4 4 7M 3 6

5 2 3 2 5 7 5 8 5 A 2 4

16 5 2 5 2 7 5 3 5 4 5 5

5 14 2 18 6 4 8 2 3 2 6

7 4 9 4 2 5 14 2 3 2 16 3 7

I krIptografuarFjalekëryqi

shkronja e njëjtë për numër të njëjtë

Kujdesuni pak me tepër për partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse po e late shume pas dore mund ta humbi atë pak e nga pak. Beqaret do kenë me shume takime nga me pare, por serish nuk do ndihen gati për te hedhur hapa. Financat nuk do jene asnjë lloj tronditje. Përfitoni nga situata ne te cilën ndodheni për te bere edhe ndonjë investim me afatgjate.

Ju do kujdeseni edhe për detajet me te vogla gjate kësaj dite dhe çdo moment pranë partnerit do jete i jashtëzakonshëm. Beqaret asgjë dhe askush nuk do i ndale për te joshur personat qe iu kane vene syrin. Jeta e tyre ka për te ndryshuar njëherë e përgjithmonë duke filluar nga mesdita. Para se te kryeni shpenzime duhet te reflektoni disa here. Nëse gaboni do përballeni edhe me zhgënjime.

Ne jetën tuaj ne çift do ndodhin shume gjera te rëndësishme sot. Mund te keni debate te forta, por mund te merrni edhe vendime te mëdha e te dashuroheni me pasion. Çdo gjë do varet nga ato qe keni kaluar pak dite me pare. Beqaret duhet te tregohen te matur dhe te veprojnë me kujdes ne mënyrë qe ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Financat kane për te qene te jashtëzakonshme.

Klima ne jetën tuaj ne çift nuk do jete shume e ngrohte gjate kësaj dite. Për shume gjera mund te debatoni ashpër me njeri-tjetrin dhe mund te thoni edhe fjale te gabuara. Beqaret do kenë një jete sociale te mire dhe nuk do fiksohen tek gjetja e partnerit ideal. Situata financiare nuk do jete shume e mire kështu qe ose kërkoni ndihme nga te afërmit ose kufizoni me maksimum shpenzimet tuaja.

Jeta juaj ne çift do jete me e privilegjuar se kurdoherë tjetër. Nuk do keni asnjë debat apo konflikt me njeri-tjetrin, përkundrazi do shihni me optimizëm drejt se ardhmes. Beqaret do ndihen te lire t’i shprehin ndjenjat e tyre dhe ka mundësi qe sot te marrin edhe përgjigje pozitive. Situata financiare do jete goxha delikate. Kujdes me çdo hap qe do hidhni sepse mund te keni probleme serioze.

Sot do kaloni momente vërtet te veçanta ju te dashuruarit dhe do dëshironi ta shfrytëzoni ne maksimum çdo çast. Beqaret do bëjnë edhe gjera ekstravagante vetëm për te gjetur partnerin ideal. Sakrificat do jene te mëdha, por qëllimi dhe rezultati do justifikoje çdo gjë. financat do jene me te mira se me pare dhe mund te kryeni te gjitha investimet qe kishit menduar.

Dite shume e bukur ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Momentet sensacionale do jene te njëpasnjëshme. Beqaret ka rrezik te joshen nga persona aspak te përshtatshëm dhe mund te hedhin hapa te gabuara. Me paratë me ne fund do mësoni si te silleni dhe gjendja do vije duke u përmirësuar nga momenti ne moment.

Edhe pse do jeni te zënë me angazhime profesionale dhe familjare sot do gjeni kohen për ta kaluar me partnerin tuaj dhe për t’u dashuruar ashtu si do e ndieni. Beqaret ka mundësi te njohin një person te veçante dhe te bien menjëherë ne dashuri me te. Shpenzimet bëjini te kontrolluara me kujdes pasi ne te kundërt situata mund te dale jashtë kontrollit menjëherë.

Do e provokoni shpeshherë partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse kohet6 e fundit ju kane lindur disa dyshime për te. Edhe pse atij nuk do i pëlqejë nuk do debatoje, por do ju lere te kuptoni te vërtetën. Dita do mbyllet me emocione pozitive. Beqaret duhet t’ua vene veshin miqve te tyre sepse ata do ju tregojnë rrugën e duhur. Ne planin financiar do merrni masa strikte qe situata te stabilizohet sa me tepër.

Dite shume me e qëndrueshme dhe me e bukur do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni asnjë lloj debati me partnerin përkundrazi do ndiheni aq mire saqë mund te merrni edhe vendime me rëndësi jetike. Beqaret duhet t’i mbajnë këmbët ne toke pasi ne te kundërt mund te bëjnë gabime. Ne planin financiar do i rregulloni te gjitha problemet qe ju kishin dale.

Asgjë dhe askush nuk do mund ta prishe harmoninë dhe ekuilibrin qe mbizotëron tek jeta juaj ne çift. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe shume shpejt do hidhni edhe hapa te rëndësishme. Beqaret do fillojnë te ndiejnë vërtet për disa miq te vjetër. Ne planin financiar familjaret do jene një mbështetje shume e forte dhe gjendja nuk do ketë me probleme.

Hëna do ju beje edhe me romantike sot ju te dashuruarve. Do mendoni për surpriza te njëpasnjëshme ndaj partnerit dhe do kënaqeni pafund te dy palët. Beqaret me mire te presin edhe pak dhe t’iu qëndrojnë larg personave misterioze. Sot nuk do jete dita e tyre. Ne planin financiar do i zgjidhni qe te gjitha problemet qe keni pasur fale mbështetjes se pakushtëzuar te miqve.

DashI DemI

bInjaket

luanI

peshorja

shIgjetarI

ujorI

gaforrja

VIrgjeresha

akrepI

brIcjapI

peshqIt

fjalËkryqesh

PëRgjigje e fjALëKRyqiT PA SKeMëhorIZontal1. eshtë pikëllim -i famshmi Crosby.2. janë të ndryshme në teke. -Është katil.3. imagjinar ai i Molière. -të famshme të tilla të zenonit.4. Ka një pjesë për të luajtur. -ishte “Babai i historisë”.5. eshtë bota jashtë... ëndrrës. -eshtë edhe ajo e përurimit.6. Ruhet në fund. -ishte klerik që mbante kryqin e Peshkopit në procesion. -Fillojë drejtimin.7. union ekonomik Civil. -eshtë dashnor... i vjetër. -seksion Botues tiranë.8. top Albania… më e dëgjuar. -i bëjnë tendat me një... ent. -Kërkojnë talent të tilla.9. Qyteti i Champagne-s. -i dyti në kapitull. -një kamp pa... fjetje.10. Para Diego në Kaliforni. -Ylli i anglezëve -Qe legjislator i Athinës.11. eshtë i lirisë në një film shqiptar. -letra pa kufij. -Mund të jetë gjaku.

12. në këtë moment. -numri i palës. -ngrihet prej epidemive.

VertIkal1. Kishte 100 duar. -në këtë ditë.2. eshtë ferri vetë.3. eshtë defekt. -Qytet francez.4. Flanders e Defoe. -Fillojnë ditën. -në hyrje të pistës.5. një drithë. -Carter që qe president amerikan.6. Fund dhjetori. -një konfuzion. -lind në kufij.7. Gjysma e stilit. -safety në pistë. -Kështu thirret sylvester stallone.8. janë tek në jakë. -Mund të jetë viral.9. Ajo e diellit ishte Ra në egjipt.10. Markë cigaresh. -Chris këngëtar.11. Qyteti i përjetshëm. -në krye të trupave.12. Këndon Frozen.

-i ka të ndryshme siria.13. eshtë enë benzine. -Radio kur s’është ai.14. Kush është... është i aftë. -Mund të jenë butterfly.15. eshtë markë celulari.

Fjalëkryqi sportIv Përgjigje e

fjalëkryqit sPortiv

horIZontal1. George që qe qas i futbollit.4. .. Kun Agüero.6. Kush është... është i palëvizshëm.12. luan në shtëpi në niko Dovana.14. Është gjuajtja personale.15. Rita këngëtare.16. një san në Giuseppe Meazza.17. janë simetrike... në palestër.21. Konak pa binjake.24. Është shumëkëndësh

për ushtrime... precizioni.25. Fillon ndryshe.26. Fillojnë goditjen.27. janë skuadrat shqiptare dhe greke.29. nuk duhen ngritur të tilla në futboll30. Gjysmë arrest.31. Gjysma e nismës.32. Fillojnë raportin.33. në mes të dhomës36. Gjysmë parmak.

38. Bomberi në foto44. Fantazisti në foto.

VertIkal1. Ami i Maupassant.2. të parat në stafetë.3. eshtë mësimi me leksione.4. Është edhe i i metrit.5. Fillojnën largimin.7. Mund të jetë antidoping.8. një Muhammad i paharruar ringut.9. ... Fanatics, grupimi i

tifozëve bardheblu.10. eshtë një njeri tallës.11. Kufizojnë katete.13. një stuhi shkatërrimtare17. Pak politike.18. Myslymi që qe trainer.19. terihati që qe volejbollist.20. Pak likantropi.22. janë kampionët.23. Është fituesi i ngushëllimit.24. si vizuale.26. Mbarojnë në finish.28. tase e volejbollit.34. Modeli për shkurt.35. tiriac ish-tensit36. Plaka pa çifte.37 ... Devils, siç thirren lojtarët e Manchester united.39. Fillojnë vonë.40. të parat në metodë.41. Richard harris.42. Dy asa.43. teze pa binjake.

PlotËsoni venDet Bosh nË MËnYRË QË çDo RResht e KolonË tË KetË nuMRAt nGA 1 9

su D oku

Përgjigje

-Mund të jetë arme.16. teket e garës. -Duhet në ekstreme. -një personazh biblik.17. Kush është do të pijë. -një materie e trurit.

16 E EnjtE, 17 TETOR 2019www.shqiptarja.com

- Ekspozita video-muzeale e periudhës së komunizmit në Shqipëri e ndërtuar brenda bunkerit anti-bërthamor të Luftës së Ftohtë

- The video-museum exhibition of Albania's communist era build inside the anti-nuclear bunker of the Cold War

- Ekspozita e parë video-muzeale e ndërtuar në kujtim të viktimave të terrorit komunist

- The first video-museum exhibition built in memory of the victims of the communist terror

ORARI: 09:00 - 16:00 të hënë & të martë pushim

ORARI: 09:00 - 18:00 çdo ditë