p r o j e k t l i gj nr. /2016 - amf.gov.alamf.gov.al/pdf/fokus/40_draft ligji tpl perdites 14...

25
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI P R O J E K T L I GJ Nr.______/2016 “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 076, DATË 12.2.2009, “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM NË SEKTORIN E TRANSPORTIT” 1 Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I: Në ligjin nr. 10076 datë 12.02.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i ndryshuar bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Neni 1 Në nenin 3 bëhen ndryshimet e mëposhtme: 1. Në pikën 3, pas fjalëve “numri i rrotave” shtohen fjalët “subjekt i detyrimit për regjistrim”. 2. Pika 6 ndryshon si më poshtë: “6. “Policë sigurimi” është kontrata e sigurimit e parashikuar sipas legjislacionit në fuqi.” 1 Pjesërisht i përputhshëm me Direktivën 2009/103/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 16 shtator 2009, për sigurimin e përgjegjësisë civile në lidhje me përdorimin e mjeteve motorike dhe për zbatimin me forcë të detyrimit për të marrë një sigurim të tillë, Numër CELEX 32009L0103, Fletore Zyrtare L 263 , 07.10.2009, f. 0011 - 0031

Upload: duongthu

Post on 11-Feb-2018

220 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: P R O J E K T L I GJ Nr. /2016 - amf.gov.alamf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL perdites 14 Dhjetor 2016.pdf · “Policë sigurimi” është kontrata e sigurimit e parashikuar

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

P R O J E K T L I GJ

Nr.______/2016

“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 076, DATË

12.2.2009, “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM NË SEKTORIN E

TRANSPORTIT”1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Në ligjin nr. 10076 datë 12.02.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e

transportit”, i ndryshuar bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 3 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Në pikën 3, pas fjalëve “numri i rrotave” shtohen fjalët “subjekt i detyrimit për

regjistrim”.

2. Pika 6 ndryshon si më poshtë:

“6. “Policë sigurimi” është kontrata e sigurimit e parashikuar sipas legjislacionit në

fuqi.”

1Pjesërisht i përputhshëm me Direktivën 2009/103/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 16 shtator 2009, për sigurimin e përgjegjësisë civile në lidhje me përdorimin e mjeteve motorike dhe për zbatimin me forcë të detyrimit për të marrë një sigurim të tillë, Numër CELEX 32009L0103, Fletore Zyrtare L 263 , 07.10.2009, f. 0011 - 0031

Page 2: P R O J E K T L I GJ Nr. /2016 - amf.gov.alamf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL perdites 14 Dhjetor 2016.pdf · “Policë sigurimi” është kontrata e sigurimit e parashikuar

2

3.Pika 7 ndryshohet si më poshtë:

“Dëm pasuror” në kuptim të këtij ligji është dëmi i pësuar si rezultat i dëmtimit apo

shkatërrimit të pronës, si dhe humbjes së të ardhurave si rezultat i vdekjes apo dëmtimeve

trupore.

4. Pika 21 ndryshohet si më poshtë:

a) në fjalinë e parë, fjala “i shtetit” zëvendësohet me “i vendit”, dhe kudo ku në ligj

kemi fjalën “shtet” zëvendësohet me fjalën “vend” .

b) në shkronjën c), togfjalëshi “kryesisht, qëndrimi”, zëvendësohet me “qëndrim të

përhershëm”.

c) në shkronjën ç), fjala i “i transportit” zëvendësohet me “motorik”.

5. Pas pikës 28 shtohen pikat 29, 30, 31, 32 dhe 33 me përmbajtje si më poshtë:

“29. “Ngjarje sigurimi” është tërësia e të gjitha dëmtimeve që shkaktohen si pasojë e një

apo disa aksidenteve të lidhur me njëri tjetrin, pavarësisht numrit të të dëmtuarve,

pasurive, apo palëve të përfshira , e cila kur ndodh, i jep të drejtën palëve të treta të

dëmtuara të dëmshpërblehen nga siguruesi brenda kufijve, afateve, kritereve,

procedurave, si dhe metodologjisë së përllogaritjes të dëmshpërblimit të përcaktuara në

këtë ligj.”

“30. “Kufiri minimal i përgjegjësisë” është shuma maksimale e dëmshpërblimit (për çdo

figurë dëmi të njohur nga ky ligj) që siguruesi merr përsipër t’u dëmshpërblejë palëve të

treta të dëmtuara në një ngjarje sigurimi.”

31. “Sistemi bonus-malus” është sistemi i cili zbatohet për përcaktimin e nivelit të primit

të sigurimit të detyrueshëm motorik, bazuar në historikun e dëmeve të të siguruarit.

32. “Enti” është Enti i Fondit të Kompensimit.

33. Për qëllim të këtij ligji, sa herë që në ligj përmendet termi “sigurim i detyrueshëm

motorik”, kuptohet edhe “sigurim i detyrueshëm për përgjegjësinë ndaj palëve të treta”.

Neni 2

Në nenin 4 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

Page 3: P R O J E K T L I GJ Nr. /2016 - amf.gov.alamf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL perdites 14 Dhjetor 2016.pdf · “Policë sigurimi” është kontrata e sigurimit e parashikuar

3

1. Në pikën 2 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

a) togfjalëshi “apo licencuar” zëvendësohet me “apo certifikuar”;

b) pas togfjalëshit “certifikatën e regjistrimit” shtohet togfjalëshi “certifikatën e

kontrollit teknik”;

c) fjala “i provon” zëvendësohet me togfjalëshin “i provon këtij autoriteti”.

2. Pas pikës 3 shtohet pika 4 me përmbajtje si më poshtë:

“4. Autoritetet përgjegjëse janë të detyruara të zbatojnë kërkesat e pikës 2 të këtij neni”.

Neni 3

Në nenin 7 pas fjalëve “shoqërive të sigurimit” shtohet fjala“, Entit”.

Neni 4

Në nenin 8, bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Në pikën 2, fjala “e zbaton” zëvendësohet me fjalën “e ofron”.

2. Pas pikës 2 shtohet pika 2.1 me përmbajtje si më poshtë:

“2.1 Shoqëria e sigurimit duhet të garantohet, përpara lëshimit të kontratës së sigurimit

të përgjegjësisë së pronarit, se pronari zotëron policën e sigurimit të pasagjerëve nga

aksidentet në transportin publik, sipas përcaktimeve të pikës 2) të nenit 17 të këtij ligji,

nëpërmjet vërtetimit të paraqitur nga ana e këtij pronari.”

Neni 5

Në nenin 9, bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Kontrata për sigurimin e detyrueshëm, referuar shkronjës b të pikës 1 të nenit 2 të

këtij ligji mbulon dëmet e ndodhura në territorin e Republikën së Shqipërisë.”

2. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:

Page 4: P R O J E K T L I GJ Nr. /2016 - amf.gov.alamf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL perdites 14 Dhjetor 2016.pdf · “Policë sigurimi” është kontrata e sigurimit e parashikuar

4

“3. Kontrata për sigurimin e detyrueshëm të kartonit jeshil, referuar shkronjës b të pikës

1 të nenit 2 të këtij ligji mbulon dëmet e ndodhura në territoret e shteteve anëtare të

sistemit të kartonit jeshil”.

Neni 6

Neni 10 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 10

Tarifat e primit të sigurimit të detyrueshëm dhe komisionet e ndërmjetësimit

1. Shoqëria e sigurimit i përcakton vetë tarifat e primit të sigurimit të detyrueshëm,

referuar pikës 1, të nenit 2 të këtij ligji.

2. Shoqëria e sigurimit njofton Autoritetin brenda 10 ditëve kalendarike përpara

aplikimit të tarifave të reja të primit dhe depoziton në Autoritet, bazat teknike dhe

vlerësimet aktuariale të përdorura për llogaritjen e këtyre primeve, të shoqëruara

me opinionin e aktuarit të autorizuar të shoqërisë.

3. Shoqëritë e sigurimit duhet të krijojnë provigjone teknike, jo më pak se niveli i

provigjoneve teknike i përcaktuar me rregullore nga Autoriteti.

4. Autoriteti, në funksion të mbikëqyrjes së veprimtarisë të shoqërisë së sigurimit, ka

të drejtë të kthejë për rishikim tarifat e reja të primeve nëse konstaton se bazat e

të dhënave për hartimin e tabelave të primit nuk janë të sakta ose shoqëria e

sigurimit nuk ka vepruar në përputhje me parimet aktuariale, të përcaktuara me

rregullore nga Autoritet.

5. Komisionet e ndërmjetësimit për shitjen e policave të sigurimeve të detyrueshme

nuk mund të jenë më të mëdha se 12% e primit të shkruar bruto.

Neni 7

Pas nenit 10, shtohet neni 10/1 me përmbajtjen si më poshtë:

“Neni 10/1

Sistemi Bonus-Malus

1. Shoqëria e sigurimit duhet të përfshijë sistemin bonus-malus në përcaktimin e

tarifave të primeve të sigurimit të përgjegjësisë së të siguruarit, për dëmet shkaktuar

palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti.

2. Autoriteti përcakton kriteret themelore të sistemit bonus-malus, kategoritë e mjeteve

ku zbatohet si dhe të dhënat e nevojshme për zbatimin e këtij sistemi.

Page 5: P R O J E K T L I GJ Nr. /2016 - amf.gov.alamf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL perdites 14 Dhjetor 2016.pdf · “Policë sigurimi” është kontrata e sigurimit e parashikuar

5

3. Certifikata e historikut të dëmeve sipas shkronjës d), të pikës 1 të nenit 38 të këtij ligji

është në formë elektronike dhe i vihet në dispozicion të siguruarve, sipas formatit,

metodës, afateve kohore dhe përmbajtjes të përcaktuara me rregulla të miratuara nga

Autoriteti.

Neni 8

Në nenin 11, bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Në pikën 2 pas togfjalëshit “Kërkesa për dëmshpërblim” shtohet togfjalëshi “që rrjedh

nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm, për të cilën janë të zbatueshme dispozitat e këtij

ligj”.

2. Pas pikës 3 shtohet pika 3.1 me përmbajtje si më poshtë:

“3.1 Për dëme të lidhura me dëmtimin apo shkatërrimin e pronës, kur shkalla e dëmtimit

është e vogël dhe vlerësohet deri në 100,000 lekë, siguruesit janë të detyruar të lidhin

marrëveshje ndërmjet tyre, sipas të cilave kërkesa për dëmshpërblim në lidhje me dëmin

e shkaktuar, trajtohet nga siguruesi i drejtpërdrejtë i pronarit të mjetit motorik të

dëmtuar.”

Neni 9

Në nenin 12 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Siguruesi përgjegjës është i detyruar të trajtojë kërkesën për dëmshpërblim për dëme

pasurore dhe jopasurore dhe të kryejë njoftimin përkatës, sipas pikës 1 të këtij neni,

brenda 60 ditëve kalendarike nga data e plotësimit të dokumentacionit për dëmshpërblim.

Nëse ky afat nuk është respektuar, interesat mbi shumën e llogaritur nga shoqëria e

sigurimit apo gjykata, fillojnë pas përfundimit të këtij afati”.

2. Pas pikës 2, shtohet pika 2.1 me përmbajtje si më poshtë:

“2.1 Në rast se dokumentacioni i kërkesës për dëmshpërblim mungon ose është i paplotë,

siguruesi përgjegjës informon palën e dëmtuar me shkrim në lidhje me informacionin që

mungon dhe/ose është i paplotë, brenda 8 ditësh pune nga data e marrjes së këtij

dokumentacionit.”

Page 6: P R O J E K T L I GJ Nr. /2016 - amf.gov.alamf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL perdites 14 Dhjetor 2016.pdf · “Policë sigurimi” është kontrata e sigurimit e parashikuar

6

3. Pas pikës 3, shtohen pikat 3.1, 3.2, 3.3 dhe 3.4, me përmbajtje si më poshtë:

“3.1 Në rast se përfituesi nuk është dakord me vlerën e ofruar të dëmshpërblimit nga

siguruesi përgjegjës, mund të paraqesë ankim pranë shoqërisë së sigurimit.

3.2 Siguruesi përgjegjës është i detyruar t’i përgjigjet ankimimit të palës së dëmtuar

brenda 15 ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së tij.

3.3 Pala e dëmtuar mund të ngrejë padi civile kundër siguruesit përgjegjës pas mbarimit

të ankimit në shoqërinë e sigurimit, në rastet kur:

a) siguruesi përgjegjës nuk i përgjigjet palës së dëmtuar brenda afatit të përcaktuar në

pikën 2 të këtij neni;

b) pala e dëmtuar nuk është dakord me masën e dëmshpërblimit të ofruar nga siguruesi

përgjegjës.

3.4 Ekzekutimi i vlerës së dëmshpërblimit, që rrjedh nga kontrata e sigurimit të

detyrueshëm dhe deklarimi formal i pranimit të vlerës nga pala e dëmtuar apo përfituese,

shuajnë përfundimisht detyrimin e shoqërisë siguruese. Pala përfituese e dëmshpërblimit

nuk ka të drejtë të kërkojë vlerë tjetër dëmshpërblimi, të ndryshme nga ajo që ka pranuar

me vullnet të lirë nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjes dhe/ose deklaratës së pranimit të

vlerës.

4. Pika 4 shfuqizohet.

5. Pas pikës 5 shtohen pikat 6 dhe 7 me përmbajtje si më poshtë:

“6. Për dëme të lidhura me dëmtimin apo shkatërrimin e pronës, kur shkalla e dëmtimit

është e vogël, dhe vlerësohet deri në 100,000 lekë, afati i trajtimit të kërkesës për

dëmshpërblim është brenda 14 ditëve kalendarike nga data e plotësimit të

dokumentacionit.”

“7. Shoqëria e sigurimit duhet të kryejë pagesën e dëmshpërblimit vetëm në llogarinë

bankare personale të të dëmtuarit dhe/ose përfituesit. Pagesa në llogari të përfaqësuesit

të tyre bëhet vetëm nëse i dëmtuari ose përfituesi bien dakord paraprakisht me shkrim për

këtë gjë. Pala e dëmtuar ose përfituesi në rast se merr shërbime nga mbrojtësi ligjor,

përballon me shpenzimet e veta, shpenzimet që lidhen me këtë shërbim.”

Neni 10

Page 7: P R O J E K T L I GJ Nr. /2016 - amf.gov.alamf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL perdites 14 Dhjetor 2016.pdf · “Policë sigurimi” është kontrata e sigurimit e parashikuar

7

Në nenin 13 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Pika 1, ndryshohet si më poshtë:

“1. Rregullat, metodologjia e llogaritjes së dëmshpërblimit që mbulohet nga kontrata e

sigurimit të detyrueshëm në zbatim të këtij ligji sipas pikës 1, të nenit 2 miratohen nga

Autoriteti dhe botohen në Fletoren Zyrtare.

2. Pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si më poshtë:

“3. Vlerësuesit e dëmeve të licencuar nga Autoriteti janë të detyruar të zbatojnë rregullat

e përcaktuar në pikën 1 të këtij neni.”

Neni 11

Në të gjithë nenin 16, përveç se në pikën 2 të tij, fjala “byro” do të zëvendësohet me

togfjalëshin “Byroja dhe Enti”.

Neni 12

Në nenin 19 pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si më poshtë:

“3. Aksidente të pasagjerëve në transportin publik konsiderohen rastet kur një person

dëmtohet si rezultat i ndodhjes në mjetin e transportit publik dhe i kontaktit direkt me

ndonjë pjesë të mjetit në fjalë duke përfshirë edhe pjesë që mund të shkëputen prej tij apo

gjatë shpërthimit të motorit. Përjashtohen dëmtimet nga shkaqet natyrore, dëmtimet e

vetëshkaktuara apo të shkaktuara në bashkëpunim me persona të tjerë, si edhe dëmtimet

e personave të cilët nuk përfshihen në përkufizimin e pasagjerit sipas nenit 18 të këtij

ligji.

Neni 13

Në nenin 20, bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Në pikën 2 në fund të fjalisë pas togfjalëshit “në transportin publik” të shtohet “sipas

përcaktimeve të pikës 3 të nenit 19 të këtij ligji.”

2. Pas pikës 2, shtohet pika 3 me përmbajtje si më poshtë:

Page 8: P R O J E K T L I GJ Nr. /2016 - amf.gov.alamf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL perdites 14 Dhjetor 2016.pdf · “Policë sigurimi” është kontrata e sigurimit e parashikuar

8

“3. Pronari i mjetit të transportit publik, sipas parashikimeve të pikës 1), të nenit 17

vendos në një vend të dukshëm të mjetit të transportit publik, emrin e shoqërisë së

sigurimit të përcaktuar në kontratën e sigurimit, si dhe të drejtën e pasagjerit për të

përfituar nga kjo kontratë.”

Neni 14

Në nenin 21 në pikën 2 fjala “Byroja” zëvendësohet me “Enti”.

Neni 15

Në nenin 22 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Titulli i nenit ndryshohet si më poshtë:

“Mbulimi në sigurim”

2. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Pronari i mjetit motorik lidh një kontratë të sigurimit të përgjegjësisë për dëmet

pasurore dhe jopasurore që mund t’u shkaktohen palëve të treta nga përdorimi i këtij

mjeti, me pasojë dëmtimin dhe humbjen e pronës, vdekjen, dëmtimet trupore dhe

përkeqësimin e shëndetit.”

3. Pas pikës 1 shtohet pika 1.1 me përmbajtje si më poshtë:

1.1 Shoqëria e sigurimit përfshin në kontratën e sigurimit sipas pikës 1 të këtij neni, të

gjitha rastet e mbulimit të parashikuar në këtë ligj.

4. Pas pikës 2 shtohet pika 2.1 me përmbajtje si më poshtë:

“2.1 Kontrata e sigurimit, sipas pikës 1 të këtij neni, mbulon edhe dëmet pasurore dhe

jopasurore që mund t’u shkaktohen këmbësorëve, çiklistëve si dhe përdoruesve të mjeteve

jo-motorike që lëvizin në rrugë.”

Neni 16

Në nenin 23 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

Page 9: P R O J E K T L I GJ Nr. /2016 - amf.gov.alamf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL perdites 14 Dhjetor 2016.pdf · “Policë sigurimi” është kontrata e sigurimit e parashikuar

9

1. Shkronja a) ndryshon si më poshtë:

a) personi përgjegjës, shkaktar i aksidentit, për dëmtime trupore apo përkeqësim shëndeti

që ai vetë pëson, si dhe në rastet e vdekjes së këtij drejtuesi edhe trashëgimtarët ligjorë të

tij.

2. Në shkronjën ç) fjala “byroja” zëvendësohet me “Enti”.

Neni 17

Në nenin 24 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

1. Në pikën 1, në shkronjën ç), hiqet togfjalëshi “mbi kufijtë e lejuar”.

2. Në pikën 1 pas shkronjës dh), shtohen shkronjat e), ë) dhe f) me përmbajtje si më

poshtë:

e) drejtuesi nuk garanton ngarkesën që transporton duke u bërë shkak për aksident.

ë) drejtuesi ka hipur në mjetin motorik një numër më të madh personash se sa lejon leja e

qarkullimit.

f) drejtuesi i mjetit që vendos të miturin në kundërshtim me dispozitat e Ligjit nr.8378,

datë 22.7.1998 “Kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, për dëmet që ka

pësuar i mituri.

3. Në pikën 2 togfjalëshi “...në shkronjat “a” deri në “dh” të pikës 1 të këtij neni”,

zëvendësohet me togfjalëshin “...në shkronjat “a” deri në “f” të pikës 1 të këtij neni”.

4. Në pikën 3, togfjalëshi “...sipas shkronjës “d” të pikës 1 të këtij neni...” zëvendësohet

me togfjalëshin “sipas shkronjave a”, “b”, “c”, “ç”, “d”, “dh”, “e” ,“ë” dhe ”f” të

pikës 1 të këtij neni”.

Neni 18

Në nenin 26, bëhen ndryshimet si më poshtë:

1. Në pikën 2, shkronja b), ndryshon si më poshtë:

b) për dëme jopasurore, të shkaktuara nga një aksident ose seri aksidentesh, të ardhura

nga një ngjarje sigurimi:

i. dëmi biologjik, për çdo person të dëmtuar, është jo më shumë se 80 000 lekë për çdo 10

përqind shkallës të paaftësisë të përhershme të pjesshme ose të plotë.

Page 10: P R O J E K T L I GJ Nr. /2016 - amf.gov.alamf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL perdites 14 Dhjetor 2016.pdf · “Policë sigurimi” është kontrata e sigurimit e parashikuar

10

ii. dëmi moral dhe ekzistencial, për çdo person të dëmtuar, për secilën figurë, është jo më

shumë se 1/2 e dëmit biologjik sipas shkronjës i),më sipër.

iii. dëmi moral dhe ekzistencial, për secilën figurë, për secilin nga familjarët (prind,

fëmijë, bashkëshort) është jo më shumë se 1/10 e dëmit biologjik sipas shkronjës i, më

sipër.

iv dëmi moral dhe ekzistencial, për secilën figurë, për secilin nga familjarët (prind,

fëmijë, bashkëshort), për vdekjen e të afërmit është jo më shumë se 160 000 lekë.

v. dëmi moral dhe ekzistencial, për secilën figurë, për shkallë paaftësie të përkohshme,

është jo më shumë se 5 000 lekë për çdo muaj paaftësi.

2. Pika 3, ndryshon si më poshtë:

“3. Në rast se ka disa palë të dëmtuara nga një ngjarje sigurimi dhe vlera totale e

dëmshpërblimit për dëmin pasuror si dhe vlera totale e dëmshpërblimit për dëmin

jopasuror sipas figurave i tejkalon shumat e përcaktuara në pikën 2, shkronjat “a”, “b”,

“c”, shuma e dëmshpërblimit dhe të drejtat e palëve të dëmtuara ndaj shoqërisë së

sigurimit zvogëlohen në mënyrë përpjesëtimore për secilën figurë të dëmit pasuror dhe jo

pasuror “ndërmjet të gjithë të dëmtuarve deri në përfundim të gjithë shumës së siguruar

sipas kontratës së sigurimit.”

Neni 19

Në nenin 28 pika 2, fjala “byronë” zëvendësohet me “Entin”.

Neni 20

Në neni 29 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Në pikën 1, në fund të fjalisë, fjalët “nga byroja” zëvendësohen me fjalët “nga Enti ose

nga shoqëria e sigurimit në rastet e parashikuara nga ky ligj”;

2. Në pikën 2 fjala “byroja” zëvendësohen me fjalët “Enti ose shoqëria e sigurimit”.

3. Pika 3 shfuqizohet.

4. Në pikën 4, bëhen ndryshimet e mëposhtme:

Page 11: P R O J E K T L I GJ Nr. /2016 - amf.gov.alamf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL perdites 14 Dhjetor 2016.pdf · “Policë sigurimi” është kontrata e sigurimit e parashikuar

11

a) Në fillim të fjalisë, fjala “Byroja”, zëvendësohet me fjalët “Enti ose shoqëria e

sigurimit”;

b) Pas fjalisë së parë shtohet fjalia e dytë me përmbajtje si më poshtë:

“Në rast të një padie civile për dëmshpërblim të ngritur nga pala e dëmtuar kundrejt

Entit, shkaktari i dëmit duhet të njoftohet nga Enti për të marrë pjesë si palë në këtë

proces civil.”

Neni 21

Në nenin 30 bëhen ndryshimet si më poshtë:

1. Në titullin e nenit pas fjalës “mjeteve” shtohet fjala “motorike”.

2. Në të gjithë nenin fjala “byroja” do të zëvendësohet me fjalët “Enti”.

3. Në pikën 1 pas fjalës “mjeteve” shtohet fjala “motorike”.

4. Në pikën 2 përpara fjalës “jopasurore” shtohet fjala “pasurore”.

4. Në pikën 4 pas fjalës “të mjetit” shtohet fjala “motorik”.

Neni 22

Në të gjithë nenin 31 fjala “byroja” do të zëvendësohet me fjalën “Enti”.

Neni 23

Në nenin 35, bëhen ndryshimet si më poshtë:

1. Titulli i nenit ndryshohet si më poshtë:

“E drejta e kompensimit në sigurimin kufitar”

2. Në pikën 1, hiqen fjalët “ose te byroja nëse parashikohet ndryshe”.

3. Pika 4 shfuqizohet.

Neni 24

Në nenin 38, bëhen ndryshimet e mëposhtme:

Page 12: P R O J E K T L I GJ Nr. /2016 - amf.gov.alamf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL perdites 14 Dhjetor 2016.pdf · “Policë sigurimi” është kontrata e sigurimit e parashikuar

12

1. Shkronja ç) e pikës 1 ndryshohet si më poshtë:

“ç) mbledh dhe ruan të dhëna për shoqëritë e sigurimit, që ofrojnë sigurim të

detyrueshëm, si dhe të dhëna në lidhje me emrin dhe adresat e përfaqësuesve të trajtimit

të dëmeve të këtyre shoqërive në çdo shtet;”

2. Në pikën 3 pas fjalisë së parë, fjalia e dytë riformulohet me përmbajtje si më poshtë:

“Periudha kohore, për ruajtjen e të dhënave të përmendura në pikën 1 të këtij neni është

minimalisht 7 vjet, nga data e përfundimit të regjistrimit të mjetit ose përfundimit të

kontratës së sigurimit.”

Neni 25

Në nenin 39 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

1. Pas pikës 1 shtohet pika 1.1 me përmbajtje si më poshtë:

“1.1 Qendra e informacionit i mundëson palës së dëmtuar të dhëna në lidhje me emrin

dhe adresën e pronarit ose përdoruesit të mjetit motorik, shkaktar të dëmit, nëse pala e

dëmtuar ka një interes të ligjshëm për marrjen e këtij informacioni. Për qëllimet e

kësaj dispozite, qendra e informacionit i drejtohet në veçanti shoqërisë së sigurimit ose

organit përkatës të regjistrimit të mjeteve motorike. Në rastet e mjeteve të cilat janë të

përjashtuara nga sigurimi i detyrueshëm sipas pikës 2 të nenit 2 të këtij ligji, qendra e

informacionit e informon palën e dëmtuar në lidhje me autoritetin përgjegjës për

pagesën e dëmshpërblimit.”

2. Pas pikës 7 shtohet pika 8, me përmbajtje si më poshtë:

“8. E drejta për të marrë informacion nga pala e dëmtuar sipas pikës 1 të këtij neni është

e vlefshme edhe 7 vjet pas ndodhjes së aksidentit”.

Neni 26

Në nenin 42 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Pika 3 shfuqizohet.

2. Në pikën 6, në fjalinë e dytë, fjalët “për kompensimet përballohen nga fondi i

kompensimit” zëvendësohen me fjalët “përcaktohen në këtë Ligj”.

3. Në pikën 7 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

a) në fjalinë e dytë, fjalët “në mënyrë të barabartë, brenda 30 ditëve kalendarike nga

miratimi i tij prej autoritetit” zëvendësohen me fjalët “në përpjesëtim të drejtë

Page 13: P R O J E K T L I GJ Nr. /2016 - amf.gov.alamf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL perdites 14 Dhjetor 2016.pdf · “Policë sigurimi” është kontrata e sigurimit e parashikuar

13

me primet e shkruara bruto në sigurimin e detyrueshëm motorik të kartonit jeshil

në vitin paraardhës.”

b) Pas fjalisë së dytë shtohet fjalia e tretë me përmbajtje si më poshtë:

“Shoqëritë e sigurimit janë të detyruara të paguajnë kontributet sipas paragrafit

2 të këtij neni brenda 15 ditëve kalendarike pas marrjes së njoftimit nga Byroja.”

4. Në pikën 9 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

a) në fjalinë e parë fjalë “e ekspertëve kontabël të autorizuar, e cila jep opinionin e

saj” zëvendësohen me fjalët “audituese e përzgjedhur sipas kritereve, që janë

përcaktuar në ligjin 52/2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”.

b) në fjalinë e dytë, në fund të fjalisë shtohen fjalët “sipas legjislacionit në fuqi”.

Neni 27

Neni 43 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 43

Organet drejtuese të Byrosë

1. Organet drejtuese të Byrosë janë:

a) Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve;

b) Drejtori i Përgjithshëm.”

Neni 28

Pas nenit 43 shtohen nenet 43/1, 43/2, 43/3, 43/4, 43/5, 43/6, 43/7, dhe 43/8 me

përmbajtje si më poshtë:

“Neni 43/1

Asambleja e Përgjithshme

Asambleja e përgjithshme e anëtarëve përbëhet nga përfaqësues të shoqërive të sigurimit,

anëtarë të byrosë. Çdo shoqëri sigurimi, anëtare e byrosë, përfaqësohet me një votë në

mbledhjet e asamblesë.

Neni 43/2

Kompetencat e Asamblesë së Përgjithshme

Page 14: P R O J E K T L I GJ Nr. /2016 - amf.gov.alamf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL perdites 14 Dhjetor 2016.pdf · “Policë sigurimi” është kontrata e sigurimit e parashikuar

14

Asambleja ka kompetencat e mëposhtme:

a) miraton statutin dhe aktet e tjera të Byrosë;

b) miraton buxhetin e Byrosë;

c) miraton planet vjetore dhe raportin vjetor të veprimtarisë së Byrosë;

ç) miraton pasqyrat financiare vjetore dhe raportin e auditimit të Byrosë;

d) emëron audituesin ligjor për auditimin e pasqyrave financiare vjetore të Byrosë;

dh) miraton rregullat e funksionimit të Byrosë;

e) kryen veprimtari të tjera të përcaktuara me ligj dhe në statutin e Byrosë.

Neni 43/3

Drejtori i Përgjithshëm i Byrosë

Drejtori i përgjithshëm i byrosë emërohet nga asambleja e përgjithshme, me miratimin

paraprak të autoritetit. Autoriteti miraton ose refuzon drejtorin i përgjithshëm brenda 15

ditëve nga data e depozitimit të vendimit të asamblesë.

Neni 43/4

Kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm të Byrosë

Drejtori i Përgjithshëm ka këto kompetenca:

a) përfaqëson Byronë në marrëdhënie me të tretët;

b) emëron personelin punonjës në përputhje me strukturën e miratuar nga

Asambleja.

c) nënshkruan në emër të Byrosë marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e

sigurimeve të detyrueshme ne sektorin e transportit;

ç) propozon projekt rregulloret për funksionimin e Byrosë;

d) harton projekt buxhetin e Byrosë dhe ia paraqet atë për miratim Asamblesë;

dh) merr masat e duhura dhe ndjek administrimin e shpenzimeve në kufijtë e buxhetit

të Byrosë;

e) përgatit raportin vjetor për veprimtarinë e ushtruar nga Byroja;

ë) kryen detyra të tjera që i ngarkohen nga asambleja.

Neni 43/5

Kërkesat për Drejtorin e Përgjithshëm të Byrosë

Page 15: P R O J E K T L I GJ Nr. /2016 - amf.gov.alamf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL perdites 14 Dhjetor 2016.pdf · “Policë sigurimi” është kontrata e sigurimit e parashikuar

15

Drejtori i Përgjithshëm duhet të plotësojë të gjitha kërkesat ligjore dhe nënligjore të

përshtatshmërisë dhe aftësisë, si dhe kriteret për emërim të administratorit/anëtarit të

bordit të drejtorëve të një shoqërie sigurimi, të përcaktuara në ligjin “Për veprimtarinë e

sigurimit dhe risigurimit”.

Neni 43/6

Llogaritë Vjetore të Byrosë

Byroja paraqet në Autoritet llogaritë vjetore dhe raportin për operacionet dhe

veprimtarinë e saj për vitin e kaluar, brenda datës 31 Janar të vitit pasardhës, si edhe

raportin e audituesit të jashtëm, brenda datës 31 Mars të vitit pasardhës, në përputhje me

legjislacionin në fuqi.

Neni 43/7

Tepricat ne buxhetin e Byrosë

Çdo tepricë e të ardhurave mbi shpenzimet, te paraqitura në pasqyrën e të ardhurave të

byrosë, transferohet në vitin e ardhshëm dhe merret parasysh gjatë përcaktimit të shumës

së nevojshme për financimin e buxhetit të Byrosë për vitin e ardhshëm.

Neni 43/8

Akte të përgjithshme dhe pagat

1. Byroja harton të gjitha aktet e brendshme, në përputhje me kuadrin ligjor dhe statutin.

Statuti do të miratohet nga Asambleja e Përgjithshme e Byrosë pas miratimit paraprak

nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit. Statuti i Byrosë rregullon

organizimin dhe funksionimin e saj.

2. Pagat, shpërblimet dhe të ardhurat e tjera të të punësuarve të Byrosë përcaktohen me

rregullor, e cila miratohet nga Asambleja.”

Neni 29

Neni 44 riformulohet si më poshtë:

“Neni 44

Fondi i garancisë i kartonit jeshil

1. Fondi i garancisë i kartonit jeshil krijohet dhe administrohet nga byroja dhe ka për

qëllim garantimin e detyrimeve financiare, që rrjedhin nga anëtarësimi në sistemin e

kartonit jeshil.

Page 16: P R O J E K T L I GJ Nr. /2016 - amf.gov.alamf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL perdites 14 Dhjetor 2016.pdf · “Policë sigurimi” është kontrata e sigurimit e parashikuar

16

2. Vlera minimale e mjeteve monetare në Fondin e Garancisë së kartonit jeshil nuk mund

të jetë më e vogël se 2.000.000 Euro.

3. Shoqëritë e sigurimit, të cilat ushtrojnë veprimtari në territorin e Republikës së

Shqipërisë në sigurimin e detyrueshëm motorik të kartonit jeshil, janë të detyruara të

kontribuojnë financiarisht në fondin e Garancisë së Kartonit Jeshil në përpjesëtim të

drejtë me primet e shkruara bruto në sigurimin e detyrueshëm motorik të kartonit jeshil

në 3 vitet e fundit paraardhëse.

4. Autoriteti përcakton shumën, mënyrën e llogaritjes dhe afatet për pagesën e

kontributeve të përcaktuara në pikën 3 të këtij neni. Shoqëritë e sigurimit janë të

detyruara të paguajnë kontributet brenda 15 ditëve pas marrjes së njoftimit nga Byroja.

5. Byroja është e detyruar të njoftojë menjëherë Autoritetin nëse një shoqëri sigurimi

anëtare e Byrosë do të veprojë në kundërshtim me detyrimet e parashikuara në pikën 3 të

këtij neni si dhe detyrimeve që rrjedhin nga pika 4 e këtij neni.

6. Nëse një shoqëri sigurimi anëtare e Byrosë, vepron në kundërshtim me detyrimet e

parashikuara në pikën 3 të këtij neni si dhe detyrimeve që rrjedhin nga pika 4 e këtij neni,

Autoriteti mund t’i pezullojë përkohësisht ose mund t’i revokojë licencën për ushtrimin e

aktivitetit në sigurimin e detyrueshëm motorik të Kartonit Jeshil.

7. Fondi i garancisë së kartonit jeshil përdoret:

a) në rastet e mospërmbushjes së detyrimeve financiare të një anëtari të byrosë,

përgjegjës për pagesën e dëmshpërblimit, sipas rregullave të sistemit të kartonit

jeshil;

b) për pagesën e dëmeve të ndodhura jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, në një

vend anëtar të sistemit të kartonit jeshil, në rastin kur dëmi është shkaktuar nga mjeti

motorik i regjistruar në Shqipëri, i pajisur me karton jeshil fals, për të cilin byroja

është përgjegjëse, sipas rregullave të sistemit të kartonit jeshil;

c) në rastet e falimentimit të një anëtari të Byrosë.

8. Fondi i garancisë së kartonit jeshil nuk përfshihet në llogaritjen e fondit të garancisë

së shoqërisë së sigurimit, sipas përcaktimeve të ligjit që rregullon veprimtarinë e

sigurimit në Shqipëri.

9. Të ardhurat e krijuara nga investimi i gjendjes së fondit të garancisë së kartonit jeshil

u shpërndahen proporcionalisht anëtarëve të Byrosë në përpjesëtim të drejtë me primet e

shkruara bruto në sigurimin e detyrueshëm motorik të kartonit jeshil në 3 vitet e fundit

paraardhëse.”

Neni 30

Page 17: P R O J E K T L I GJ Nr. /2016 - amf.gov.alamf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL perdites 14 Dhjetor 2016.pdf · “Policë sigurimi” është kontrata e sigurimit e parashikuar

17

Pas nenit 44 shtohet neni 44/1 me përmbajtje si më poshtë:

“Neni 44/1

Administrimi i Fondit të Garancisë së Kartonit Jeshil

1. Byroja i mban aktivet e Fondit të Garancisë së Kartonit Jeshil në llogari bankare

qëllimore të veçanta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Aktivet e mësipërme

mund të investohen në letra me vlerë të qeverisë dhe depozita bankare për një periudhë

maturimi nga 6 deri në 12 muaj.

2. Byroja i paraqet për miratim Autoritetit rregulloren për administrimin e Fondit të

Garancisë së Kartonit Jeshil. Autoriteti mund të miratojë rregulla shtesë për mënyrën e

mbajtjes dhe të përdorimit të aktiveve në mbulim të këtyre fondeve.

3. Byroja paraqet në Autoritet çdo muaj raportin për gjendjen e aktiveve në mbulim të

Fondit të Garancisë së Kartonit Jeshil.

4. Autoriteti miraton rregulla për funksionimin e Fondit të Garancisë së Kartonit Jeshil.”

Neni 31

Neni 45 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 45

Enti i Fondit të Kompensimit

1. Enti është person juridik, me seli në Tiranë, i krijuar jo për qëllime fitimi. Ky Ent kryen

funksionet e entit kompensues, për kryerjen e pagesave të dëmeve të parashikuara në

pikën 1 të nenit 46 të këtij ligji.

2. Anëtar i Entit është çdo sigurues, i cili është licencuar për të ushtruar veprimtari, sipas

shkronjave “a” e “b” të pikës 1 të nenit 2 të këtij ligji. Siguruesi nuk mund të kryejë

veprimtaritë e sigurimit të detyrueshëm, sipas shkronjave “a” e “b” të pikës 1 të nenit 2

të këtij ligji, pa qenë anëtar i Entit.

3. Organizimi dhe funksionimi i Entit përcaktohen në statutin e tij. Buxheti financohet

nga të gjithë anëtarët e Entit, në përpjesëtim të drejtë me primet e shkruara bruto në

sigurimin e detyrueshëm motorik, me përjashtim të kartonit jeshil, në vitin paraardhës.

Shoqëritë e sigurimit janë të detyruara të paguajnë kontributet sipas paragrafit 2 të këtij

neni brenda 15 ditëve pas marrjes së njoftimit nga Enti.

4. Mbikëqyrja e Entit kryhet nga Autoriteti, i cili përcakton me rregullore, rregullat dhe

standardet e raportimit dhe të mbikëqyrjes.

5. Raporti vjetor financiar i Entit i nënshtrohet kontrollit dhe auditim ligjor nga shoqëria

audituese e përzgjedhur sipas kritereve, që janë përcaktuar në ligjin 52/2014 “Për

veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”. Për auditimin e Entit zbatohen kushtet dhe

kriteret e auditimit të shoqërisë së sigurimit sipas legjislacionit në fuqi.”

Page 18: P R O J E K T L I GJ Nr. /2016 - amf.gov.alamf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL perdites 14 Dhjetor 2016.pdf · “Policë sigurimi” është kontrata e sigurimit e parashikuar

18

Neni 32

Pas nenit 45 shtohen nenet 45/1, 45/2,45/3, 45/4, 45/5, 45/6, 45/7, 45/8 dhe 45/9 me

përmbajtje si më poshtë:

“Neni 45/1

Organet Drejtuese të Entit

Organet drejtuese të Entit janë:

1. Bordi i Drejtorëve;

2. Drejtori i Përgjithshëm.

Neni 45/2

Anëtarët dhe Emërimi i Bordit të Drejtorëve

1. Bordi i drejtorëve ka pesë anëtarë.

2. Kryetari dhe anëtarët e bordit të drejtorëve do të jenë, përkatësisht:

a) kryetari është njëkohësisht edhe Drejtor i Përgjithshëm i Entit;

b) dy anëtarë – emërohen nga Autoriteti;

c) dy anëtarë – emërohen nga Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë.

3. Anëtarët e Bordit të Drejtorëve emërohen për një periudhë prej tre vitesh me të drejtë

riemërimi.

4. Anëtarët e Bordit të Drejtorëve nuk janë punonjës të Entit.

5. Anëtarët e Bordit të Drejtorëve marrin shpërblim për punën e tyre.

6. Anëtarët e Bordit, të caktuar nga Shoqata e Siguruesve, zgjidhen me rotacion, sipas

mënyrës që përcaktohet nga vetë Shoqata.

Neni 45/3

Kompetencat e Bordit të Drejtorëve

Bordi i drejtorëve të Entit ka kompetencat e mëposhtme:

a) miraton statutin dhe aktet e tjera të Entit;

b) miraton planet vjetore dhe raportin vjetor të veprimtarisë së Entit;

c) miraton pasqyrat financiare vjetore dhe raportin e auditimit të Entit;

ç) emëron audituesin ligjor për auditimin e pasqyrave financiare vjetore të Entit;

d) miraton rregullat e funksionimit te Entit;

Page 19: P R O J E K T L I GJ Nr. /2016 - amf.gov.alamf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL perdites 14 Dhjetor 2016.pdf · “Policë sigurimi” është kontrata e sigurimit e parashikuar

19

dh) kryen veprimtari të tjera të përcaktuara me ligj dhe në statutin e Entit.

Neni 45/4

Drejtori i Përgjithshëm i Entit

1. Drejtori i Përgjithshëm i Entit emërohet nga Autoriteti, pas një procedure të hapur

konkurrimi përzgjedhëse që organizohet nga Autoriteti, në përputhje me rregullat e

përcaktuara nga Autoriteti.

2. Drejtori i Përgjithshëm emërohet për një periudhë 4-vjeçare, me të drejtë riemërimi.

Neni 45/5

Kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm të Entit

Drejtori i Përgjithshëm ka këto kompetenca:

a) përfaqëson Entin në marrëdhënie me të tretët;

b) emëron personelin punonjës në përputhje me strukturën e miratuar nga Bordi i

Drejtorëve;

c) nënshkruan në emër të Entit marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e sigurimeve

të detyrueshme ne sektorin e transportit;

ç) propozon projekt rregulloret për funksionimin e Entit;

d) harton projekt buxhetin e Entit dhe ia paraqet atë për miratim Bordit të

Drejtorëve;

dh) merr masat e duhura dhe ndjek administrimin e shpenzimeve në kufijtë e buxhetit

të Entit;

e) përgatit raportin vjetor për veprimtarinë e ushtruar nga Enti;

ë) kryen detyra të tjera që i ngarkohen nga Bordi i Drejtorëve.

Neni 45/6

Kërkesat për Bordin e Drejtorëve dhe Drejtorin e Përgjithshëm

Drejtori i Përgjithshëm dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve duhet të plotësojnë të gjitha

kërkesat ligjore dhe nënligjore të përshtatshmërisë dhe aftësisë, si dhe kriteret për

emërim dhe miratim të anëtarit të këshillit të administrimit/mbikëqyrës dhe

administratorit/anëtarit të bordit të drejtorëve të një shoqërie sigurimi, të përcaktuara në

ligjin “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”.

Neni 45/7

Llogaritë Vjetore të Entit

Enti do të paraqesë në Autoritet llogaritë vjetore dhe raportin për operacionet dhe

veprimtarinë e saj për vitin e kaluar, brenda datës 31 Janar të vitit pasardhës, si edhe

raportin e audituesit të jashtëm, brenda datës 31 Mars të vitit pasardhës.

Neni 45/8

Tepricat ne buxhetin e Entit

Page 20: P R O J E K T L I GJ Nr. /2016 - amf.gov.alamf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL perdites 14 Dhjetor 2016.pdf · “Policë sigurimi” është kontrata e sigurimit e parashikuar

20

Çdo tepricë e të ardhurave mbi shpenzimet, te paraqitura në pasqyrën e të ardhurave të

Entit, transferohet në vitin e ardhshëm dhe merret parasysh gjatë përcaktimit të shumës

së nevojshme për financimin e buxhetit të Entit për vitin e ardhshëm.

Neni 45/9

Akte të përgjithshme dhe pagat

1. Enti harton të gjitha aktet e brendshme, në përputhje me kuadrin ligjor dhe statutin.

Statuti miratohet nga Bordi i Drejtorëve pas miratimit paraprak nga Drejtori i

Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit. Statuti i Entit rregullon organizimin dhe

funksionimin e tij.

2. Bordi i Drejtorëve miraton rregullore në lidhje me pagat, shpërblimet dhe të ardhurat

e tjera të të punësuarve të Entit.”

Neni 33

Neni 46 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 46

Fondi i kompensimit

1. Fondi i kompensimit krijohet dhe administrohet nga Enti dhe ka për qëllim të

garantojë pagesën e dëmeve pasurore dhe jopasurore, të ndodhura në territorin e

Republikës së Shqipërisë, sipas përcaktimeve në vijim:

a) Pagesën e dëmshpërblimit ndaj pasagjerit të pasiguruar në rastet kur pronari i një

mjeti motorik shkaktar i dëmit nuk ka lidhur kontratë për sigurimin e pasagjerëve sipas

dispozitave të këtij ligji dhe aksidenti ka ndodhur, sipas përcaktimeve në nenin 21 të këtij

Ligji;

b) Pagesën e dëmeve të shkaktuara nga përdorimi i mjeteve motorike të pasiguruara,

sipas përcaktimeve në nenin 29 të këtij Ligji;

c) Pagesën e dëmeve të shkaktuara nga përdorimi i mjeteve motorike të paidentifikuara,

sipas përcaktimeve në nenin 30 të këtij Ligji;

ç) Pagesën e dëmeve në rast të mbylljes apo falimentimit të shoqërisë së sigurimit, sipas

përcaktimeve në nenin 31 të këtij Ligji.

2. Vlera minimale e mjeteve monetare në Fondin e Kompensimit nuk mund të jetë më e

vogël se 150.000.000 lekë.”

Page 21: P R O J E K T L I GJ Nr. /2016 - amf.gov.alamf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL perdites 14 Dhjetor 2016.pdf · “Policë sigurimi” është kontrata e sigurimit e parashikuar

21

Neni 34

Pas nenit 46 shtohen nenet 46/1, 46/2, 46/3, dhe 46/4 me përmbajtje si më poshtë:

“Neni 46/1

Pagesa e kontributeve në Fondin e Kompensimit

1. Shoqëritë e sigurimit, të cilat ushtrojnë veprimtari në territorin e Republikës së

Shqipërisë në sigurimin e detyrueshëm motorik, janë të detyruara të kontribuojnë

financiarisht në fondin e kompensimit, në përpjesëtim të drejtë me primet e shkruara

bruto në sigurimin e detyrueshëm motorik, përjashtuar kartonin jeshil, dhe sigurimin e

pasagjerëve nga aksidentet në transportin publik në vitin paraardhës.

2. Autoriteti përcakton mënyrën e llogaritjes dhe afatet për pagesën e kontributeve të

përcaktuara në pikën 1 të këtij neni. Shoqëritë e sigurimit janë të detyruara të paguajnë

kontributet brenda 15 ditëve pas marrjes së njoftimit nga Enti.

3. Enti është i detyruar të njoftojë menjëherë Autoritetin nëse një shoqëri sigurimi

anëtare e Entit do të veprojë në kundërshtim me detyrimet e parashikuara në pikën 1 të

këtij neni si dhe detyrimeve që rrjedhin nga pika 2 e këtij neni.

4. Nëse një shoqëri sigurim, anëtare e Entit, vepron në kundërshtim me detyrimet e

parashikuara në pikën 1 të këtij neni si dhe detyrimeve që rrjedhin nga pika 2 e këtij neni

Autoriteti mund t’i pezullojë përkohësisht ose mund t’i revokojë licencën për ushtrimin e

aktivitetit në sigurimin e detyrueshëm motorik.

5. Shoqëritë e sigurimit përfitojnë të ardhura që rrjedhin nga:

a) arkëtimet nga rimbursimi i shumave nga personat përgjegjës për dëmet e paguara

sipas pikës 1 të nenit 46 të këtij ligjit;

b) 100% të vlerës së gjobave që i kalon buxhetit të shtetit, për gjobat e vëna pronarit të

mjetit të transportit nga policia e shtetit, kur nuk kanë lidhur kontratat e sigurimit të

detyrueshëm, të parashikuara sipas këtij ligji. Ministria e Financave arkëton brenda 10

ditëve të muajit pasardhës gjobat e arkëtuara gjate muajit paraardhës të vëna pronarit të

mjetit të transportit të pasiguruar nga policia e shtetit, në llogarinë e Entit. Për efekt të

evidentimit të gjobave, në proces verbal dhe në regjistër krahas numrit serial, gjobat për

mjetet e pasiguruara të kenë një fraksion nr.10076;

c) të ardhurat nga investimi i gjendjes së fondit të kompensimit;

6. Të ardhurat e krijuara sipas pikës 5 të këtij neni, u shpërndahen proporcionalisht

anëtarëve të Entit në përpjesëtim të drejtë me primet e shkruara bruto në sigurimin e

Page 22: P R O J E K T L I GJ Nr. /2016 - amf.gov.alamf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL perdites 14 Dhjetor 2016.pdf · “Policë sigurimi” është kontrata e sigurimit e parashikuar

22

detyrueshëm motorik dhe sigurimin e pasagjerëve nga aksidentet në transportin publik në

vitin paraardhës.

Neni 46/2

Trajtimi dhe pagesa e dëmeve

1. Enti mund t’i delegojë trajtimin dhe pagesën e dëmeve çdonjërit prej anëtarëve të vet i

cili është i detyruar të trajtojë dhe të paguajë dëmet e përcaktuara në pikën 1 të nenit 46

të këtij ligji, sipas rregullave të përcaktuara nga Autoriteti.

2. Shoqëria e sigurimit e cila ka trajtuar dhe paguar dëmet sipas pikës 1 të këtij neni, ka

të drejtë të kërkojë nga Enti, kompensimin e vlerës së dëmit të paguar dhe shpenzimeve

për trajtimin e dëmeve. Autoriteti përcakton rregulla mbi mënyrën e kompensimit të

vlerave të dëmeve të paguara dhe shpenzimeve për trajtimin e dëmeve.

3. Pala e dëmtuar mund të ngrejë padi gjyqësore kundër Entit ose shoqërisë së sigurimit

vetëm nëse nuk ka përfituar dëmshpërblim brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së

kërkesës për dëmshpërblim.

4. Enti duhet t’i japë palës së dëmtuar një arsyetim me shkrim në lidhje me shumën dhe

pagesën e kompensimit.

5. Pagesa e dëmshpërblimit për dëmet e përcaktuara në pikën 1 të nenit 46 të këtij Ligji

bëhet vetëm për shuma për të cilat i dëmtuari nuk ka mundësi të përfitojë nga sigurimet

shoqërore ose nga ndonjë sigurues tjetër, me të cilin mund të ketë lidhur një kontratë

sigurimi për të përfituar dëmshpërblim dhe brenda kufijve të përcaktuar në këtë ligj.

Neni 46/3

Administrimi i Fondit të Kompensimit

1. Enti i mban aktivet e Fondit të kompensimit në llogari bankare qëllimore të vecanta

brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Aktivet e mësipërme mund të investohen në

letra me vlerë të qeverisë dhe depozita bankare për një periudhë maturimi nga 6 deri në

12 muaj.

2. Enti i paraqet për miratim Autoritetit rregulloren për administrimin e fondit të

kompensimit. Autoriteti mund të miratojë rregulla shtesë për mënyrën e mbajtjes dhe të

përdorimit të aktiveve në mbulim të fondit të kompensimit.

3. Enti paraqet në autoritet çdo muaj raportin për gjendjen e aktiveve në mbulim të fondit

të kompensimit.

4. Autoriteti miraton rregulla për funksionimin e Fondit të Kompensimit.

Page 23: P R O J E K T L I GJ Nr. /2016 - amf.gov.alamf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL perdites 14 Dhjetor 2016.pdf · “Policë sigurimi” është kontrata e sigurimit e parashikuar

23

Neni 46/4

Llogaritë e Fondit të Kompensimit

Llogaritë bankare të Fondit të Kompensimit janë llogari qëllimore dhe nuk mund të

preken nga përmbaruesit ligjorë.

Neni 35

Në nenin 52 bëhen ndryshimet si më poshtë:

1. Në pikën 3 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

a) në shkronjën ç), togfjalëshi “në buxhetin administrativ, në përputhje me nenet 42

pika 7, 44 pika 2, 45 pikat 2 dhe 3 shkronja “b” të këtij ligji” zëvendësohet me

togfjalëshin “në buxhetet administrative të Byrosë dhe Entit, në përputhje me

nenet 42 pika 7, 45 pika 3, 44 pika 4 dhe 46/1 pika 2, të këtij ligji”.

b) Pas shkronjës ç), shtohen shkronjat d) dhe dh) me këtë përmbajtje:

“d) nuk i paguan palës së dëmtuar vlerën e dëmit, sipas germës a, pikës 1 të nenit

12 të këtij ligji, për të cilën është e detyruar, sipas përcaktimeve të pikave 1 e 2 të

nenit 16 të këtij ligji;

dh) vepron në kundërshtim me nenin 10 të këtij ligji.”

2. Në pikën 5, pas shkronjës d) shtohet shkronjat dh) dhe e) me këtë përmbajtje:

dh) shkel dispozitat e nenit 10/1 të këtij ligji;

e) shkel dispozitat e nenit 11 të këtij ligji.

3. Në pikën 7, fjalët “në pikat 3” zëvendësohet me fjalët “në pikat 2”.

Neni 36

Në nenin 53 bëhen ndryshimet si më poshtë:

1. Pika 1 ndryshon si më poshtë:

“1. Autoriteti vendos gjobë nga 150 000 deri në 200 000 lekë ndaj Drejtorit të

Përgjithshëm të byrosë kur nuk administron dhe përdor fondin e garancisë së kartonit

jeshil, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj apo rregullore, sipas nenit 44/1 të këtij ligji.

Page 24: P R O J E K T L I GJ Nr. /2016 - amf.gov.alamf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL perdites 14 Dhjetor 2016.pdf · “Policë sigurimi” është kontrata e sigurimit e parashikuar

24

2. Në pikën 3, shkronja a), fjalët “të pikave 3 e 4 të nenit 46 të këtij ligji.” zëvendësohet

me fjalët “të pikës 5 të nenit 44, si dhe nuk raporton sipas pikës 3 të nenit 44/1 këtij ligji.”

Neni 37

Pas nenit 53 shtohet neni 53/1 me përmbajtje si më poshtë:

“Neni 53/1

Shkeljet nga Enti

1. Autoriteti vendos gjobë nga 150 000 deri në 200 000 lekë ndaj Drejtorit të

Përgjithshëm të Entit kur:

a) nuk i jep një ofertë apo informacion të arsyetuar palës së dëmtuar brenda afateve të

përcaktuara në pikën 2 të nenit 12 të këtij ligji, ku Enti është i detyruar të paguajë

kompensimin, sipas pikës 1 të nenit 16 të këtij ligji;

b) vepron në kundërshtim me nenin 16 të këtij ligji;

c) nuk administron dhe përdor Fondin e Kompensimit sipas mënyrës së përcaktuar me

ligj apo rregullore, sipas nenit 46/3 të këtij ligji.

2. Në rast të shkeljeve të pikës 1 të këtij neni, autoriteti vendos gjobë nga 50 000 deri 100

000 lekë edhe ndaj personave të tjerë përgjegjës të Entit.

3. Autoriteti vendos gjobë në masën nga 100 000 deri në 500 000 lekë ndaj Drejtorit të

Përgjithshëm të Entit kur:

a) nuk njofton Autoritetin, sipas përcaktimeve të pikës 3 të nenit 46/1 dhe nuk raporton

sipas nenit 46/3 pika 3 të këtij ligji;

b) nuk i vë në dispozicion palës së dëmtuar apo çdo pale tjetër, të përfshirë në aksident,

informacionin e disponueshëm dhe nuk i mundëson përdorimin e këtij informacioni, në

përputhje me parashikimet e këtij ligji.

4. Në rast të shkeljeve, sipas pikës 3 të këtij neni, autoriteti vendos gjobë nga 50 000 deri

në 100 000 lekë edhe ndaj personit përgjegjës të Entit.”

Neni 38

Në të gjithë nenin 55 fjala “automjet”, të zëvendësohet me fjalët “mjet motorik”.

Neni 39

Në nenin 56 bëhen ndryshimet si më poshtë:

1. Në pikën 2, pas fjalës “Byroja” shtohet “, dhe Enti” .

2. Në pikën 3, pas fjalës “byroja” shtohet “, dhe Enti”.

Neni 40

Pas nenit 58 shtohen nenet 58/1 dhe 58/2, me përmbajtjen si më poshtë:

Page 25: P R O J E K T L I GJ Nr. /2016 - amf.gov.alamf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL perdites 14 Dhjetor 2016.pdf · “Policë sigurimi” është kontrata e sigurimit e parashikuar

25

“Neni 58/1

Dispozitat e fundit

Shoqëria e sigurimit zbaton menjëherë sistemin bonus malus pas datës së hyrjes në fuqi

të këtij ligji.

“Neni 58/2

Përshtatja me kërkesat e ligjit

1. Shoqëritë e sigurimit dhe Byroja Shqiptare e Sigurimit, brenda 90 ditëve kalendarike

nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, duhet të përshtatin veprimtarinë e tyre dhe të

përmbushin të gjitha kërkesat në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

2. Autoriteti miraton drejtorin e përgjithshëm të Entit brenda 60 ditëve kalendarike nga

data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

3. Me krijimin e Entit, të gjitha të drejtat dhe detyrimet që i përkasin Byrosë Shqiptare të

Sigurimit për efekt të Fondit të Kompensimit i kalojnë Entit. Mënyra e kalimit të të gjitha

të drejtave dhe detyrimeve që i përkasin Byrosë Shqiptare të Sigurimit për efekt të Fondit

të Kompensimit te Enti i Kompensimit, përcaktohet me rregullore nga Autoriteti.

Neni 41

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Kryetari

Ilir Meta