pajisja me dokumente (republika e kosovës për qytetaret e sajë)

11
REPUBLIKA E KOSOVËS Pajisja me dokumente Pajisja me dokumente Pajisja me dokumente Pajisja me dokumente Mbledhur nga: [email protected] (Pa ndonje obligim te posaem)

Upload: marjan-dodaj

Post on 15-Nov-2014

154 views

Category:

Documents


8 download

TRANSCRIPT

Page 1: Pajisja me dokumente (Republika e Kosovës për qytetaret e sajë)

REPUBLIKA E KOSOVËS

Pajisja me dokumen

tePajisja me

dokumente

Pajisja me dokumen

tePajisja me

dokumente

Mbledhur nga: [email protected]

(Pa ndonje obligim te posaçem)

Page 2: Pajisja me dokumente (Republika e Kosovës për qytetaret e sajë)

Faqe 1 nga 10

Dokumentet e Republikës së Kosovës

• Regjistrimi Civil

• Letërnjoftimi

• Pasaporta

• Patentë Shoferi

1. Regjistrimi Civil

Procedura për regjistrim dhe marrjen e certifikatave

• Certifikata e lindjes

• Certifikatë jete

• Certifikata e statusit martesor

• Certifikatë martese

• Certifikatë vendbanimi

• Certifikatë për lidhje martese

• Certifikatë vdekjeje

• Certifikata e bashkësisë familjare

Shtetësia

Kjo çështje është e rregulluar me Ligjin për Shtetësinë e Kosovës. Pritet të hyjnë në fuqi UA-të. Zyra për Shtetësi është themeluar me Vendim të Ministrit të MPB-së, jemi në proces të regrutimit të stafit.

1.1 Certifikata e lindjes

Nëse jeni të regjistruar, mund t`ia bëni kërkesën zyrtarit të gjendjes civile në të cilën ndodhet regjistri i të lindurve për ju. Në secilën dosje të Regjistrimit të Lindjes duhet të gjendet komplet dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin e lindjes. Dokumentacioni që përmban dosja ndryshon varësisht nëse lindja ka ndodhur në institucion shëndetësor, jashtë institucionit shëndetësor apo jashtë vendit. Nëse konstatohet se në dosjen e regjistrimit të lindjes gjenden:

• Kërkesa për regjistrimin e lindjes

• Fletë lëshimi i institucionit shëndetësor publik apo privat ku ka ndodhur lindja,

• Certifikata e martesës për prindërit e fëmijës,

• Procesverbali për pranimin e atësisë, nëse fëmija është jashtëmartesor,

• Fotokopjet e dokumenteve të identifikimit për prindërit e fëmijës. Për fëmijët e braktisur, vërtetimi i organit të kujdestarisë.

- Për fëmijën e lindur jashtë institucioneve shëndetësore (në shtëpi) lëshohet, në dosjen e regjistrimit të lindjes duhet të gjenden këto dëshmi:

• Kërkesa për regjistrimin e lindjes,

• Vërtetimi i institucionit shëndetësor për vaksinimin e kryer,

• Certifikata e martesës për prindërit e fëmijës,

Page 3: Pajisja me dokumente (Republika e Kosovës për qytetaret e sajë)

Faqe 2 nga 10

• Procesverbali për pranimin e atësisë, nëse fëmija është jashtëmartesor,

• Deklarata e së paku dy dëshmitarëve që kanë asistuar gjatë lindjes apo kanë njohuri të drejtpërdrejta për lindjen e fëmijës jashtë institucionit shëndetësor,

• Fotokopjet e dokumenteve të identifikimit të prindërve të fëmijës.

- Për certificate të lindjes për fëmijën e lindur jashtë territorit të Kosovës duhet që në dosjen e regjistrimit të lindjes gjenden:

• Kërkesa për regjistrimin e lindjes,

• Certifikata e lindjes internacionale apo ekuivalenti i lëshuar nga shteti i lindjes,

• Certifikata e martesës për prindërit e fëmijës,

• Procesverbali për pranimin e atësisë, nëse fëmija është jashtëmartesor,

• Fotokopjet e dokumenteve të identifikimit të prindërve të fëmijës.

Certifikata e lindjes, vlen për afat të pakufizuar, nëse nuk pëson ndryshime në të dhëna, përveç në rastin kur përdoret për martesë sipas LSC.

1.2 Certifikatë jete

Personi duhet të jetë prezent në ZGJC, duhet ta bëj kërkesën dhe duhet të posedoj dokument identifikimit. Certifikata vlen 6 muaj nga data e lëshimit.

1.3 Shtetësia

Nëse jeni të regjistruar në regjistrin e shtetasve të Kosovës, mund t`ia bëni kërkesën zyrtarit të gjendjes civile në të cilën ndodhet regjistri i shtetasve për ju. Kjo çështje është e rregulluar me Ligjin për Shtetësinë e Kosovës. Pritet të hyjnë në fuqi UA-të. Ende nuk ka filluar zbatimi i këtij Ligji, në pritje të UA-ve.

1.4 Certifikata e statusit martesor

Certifikata e statusit martesor është dokument zyrtar që e lëshon Zyra e Gjendjes Civile, në bazë të dhënave nga regjistri i lindjes, sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të personit të interesuar. Ndërsa, në rastet kur nuk ekziston regjistri i të lindurve, lëshohet në bazë të deklaratave të dy dëshmitarëve dhe kopjes së dokumentit të identifikimit të paraqitësit të kërkesës dhe dëshmitarëve. Nëse gjendja martesore e tij/saj është e shkurorëzuar duhet vendimi i shkurorëzimit. Certifikata e statusit martesor, vlen 6 muaj nga data e lëshimit.

1.5 Certifikatë martese

Nëse jeni të regjistruar në regjistrin e të martuarve, mund t`ia bëni kërkesën zyrtarit të gjendjes civile në të cilën ndodhet regjistri i të martuarve për ju. Çertifikata e martesës, vlen deri sa nuk ka ndryshime në të dhënat.

1.6 Certifikatë vendbanimi

Nëse jeni të regjistruar në regjistrin e vendbanimit, mund t`ia bëni kërkesën zyrtarit të gjendjes civile në të cilën ndodhet regjistri i vendbanimit për ju. Ende nuk kanë hyrë në fuqi UA për zbatimin e Ligjit për vendbanimin.

Page 4: Pajisja me dokumente (Republika e Kosovës për qytetaret e sajë)

Faqe 3 nga 10

1.7 Certifikatë për lidhje martese

Certifikata e martesës, kapaciteti martesor, është dokument zyrtar që e lëshon Zyra e Gjendjes Civile, në bazë të dhënave nga regjistri i të martuarve, sipas detyrës zyrtare apo me paraqitjen e kërkesës me shkrim. Nëse qytetari i huaj e ka fituar shtetësinë e Kosovës dhe lidhë martesë jashtë shtetit, diuhet ta nxjerrë certifikaten me aftësi ligjore për të lidh martesë jashtë shteti (kapaciteti martesor). Certifikata e martesës, vlen 6 muaj nga data e lëshimit.

1.8 Certifikatë vdekjeje

Nëse personi në fjalë është i regjistruar në regjistrin e të vdekurve, mund t`ia bëni kërkesën zyrtarit të gjendjes civile në të cilën ndodhet regjistri i të vdekurve. Nëpunësi kompetent duhet ta bëj verifikimin e drejtpërdrejtë në regjistrin përkatës të gjendjes civile apo në dosjen fizike pas konstatimit se janë plotësuar këto kushte:

• Kërkesa për regjistrimin e vdekjes,

• Vërtetimi mbi vdekjen nga institucioni shëndetësor, nëse vdekja ka ndodhur në institucionin shëndetësor publik ose privat,

• Certifikata e lindjes,

• Certifikata e martesës për ata që kanë qenë të martuar.

• Fotokopja e dokumentit të identifikimit ose dokumenti i udhëtimit i personit për të cilin kërkohet certifikata,

• Dëshmia e dy dëshmitarëve që e kanë parë me sy të vdekurin ose e kanë bërë identifikimin e kufomës pa ndonjë dyshim nëse vdekja ka ndodhur jashtë institucionit shëndetësor.

• Certifikata e vdekjes, internacionale ose ekuivalenti, nga shteti ku ka ndodhur vdekja, kur vdekja ka ndodhur jashtë,

• Certifikata e vdekjes e lëshuar vetëm pasi jetë bërë regjistrimi në regjistrin e gjendjes civile të të vdekurve.

Nëse vdekja ndodhë jashtë shtetit, duhet certifikata origjinale e vdekjes e lëshuar nga shteti i huaj, kopja e dokumentit të identifikimit të personit të vdekur dhe kopja e dokumentit të paraqitësit të kërkesës për regjistrimin e faktit të vdekjes. Certifikata e vdekjes, vlen përgjithmonë.

1.9 Certifikata e bashkësisë familjare

Deklaratën e bashkësisë familjare, e lëshon Zyra e Gjendjes Civile sipas detyrës zyrtare ose pas kërkesës me shkrim nga personi i interesuar. Nëse kërkuesi ka dikë që është i varur prej tij dhe duhet cekur në certifikatë, atëherë personat duhet të jenë pranishëm dhe të prezantojnë kopjet e dokumenteve të identifikimit të tyre. Certifikata mbi bashkësinë familjare vlen 6 muaj nga data e lëshimit.

Page 5: Pajisja me dokumente (Republika e Kosovës për qytetaret e sajë)

Faqe 4 nga 10

2. Letërnjoftimi

Procedura e pajisjes me letërnjoftim të Republikës së Kosovës

• Procedura e aplikimit për letërnjoftim

• Procedura e aplikimit për letërnjoftim të humbur

• Procedura e aplikimit për ndërrimin e të dhënave në letërnjoftim

• Procedura e aplikimit për ripërtëritjen e të dhënave në letërnjoftim

• Procedura e ndërrimit të letërnjoftimit të UNMIK-ut në letërnjoftim të Republikës së Kosovës

2.1 Për procedurën e aplikimit për letërnjoftim kërkohen këto dokumente:

• Certifikata e lindjes (për gra të martuara certifikata e kurorëzimit).

• Certifikata e vendbanimit.

• Certifikata e shtetësisë (do të kërkohet në momentin e lëshimit nga organi).

Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje

2.2 Procedura e aplikimit për letërnjoftim të humbur kërkohen këto dokumente:

• Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës nëse ekziston.

• Raporti i Policisë për humbje të letërnjoftimit i cili duhet të jetë jo më i vjetër se tre muaj.

• Dy fotografi jo më të vjetra se tre muaj.

• Flet pagesën prej 10 euro.

Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje

2.3 Procedura e aplikimit për ndërrimin e të dhënave në letërnjoftim kërkohen këto dokumente:

• Letërnjoftimi.

• Certifikata e lindjes (për gra të martuara certifikata e kurorëzimit).

• Vendimin për ndërrimin e të dhënave.

• Certifikata e vendbanimit (nëse ka ndërrim adrese).

• Flet pagesën prej 10 euro.

Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje

2.4 Procedura e aplikimit për ripërtëritjen e të dhënave në letërnjoftim kërkohen këto

dokumente:

• Letërnjoftimi.

• Certifikata e lindjes (për gra të martuara certifikata e kurorëzimit).

• Vendimin për ndërrimin e të dhënave.

• Certifikata e vendbanimit (nëse ka ndërrim adrese).

• Fotografimi në qendrën për regjistrim.

• Flet pagesën prej 10 euro.

Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje

Page 6: Pajisja me dokumente (Republika e Kosovës për qytetaret e sajë)

Faqe 5 nga 10

2.5 Procedura e ndërrimit të letërnjoftimit të UNMIK-ut në letërnjoftim të Republikës së

Kosovës kërkohen këto dokumente:

• Letërnjoftimi i UNMIK-ut.

• Certifikata e lindjes ose shtetësisë (do të kërkohet në momentin e lëshimit nga organi).

• Certifikata e vendbanimit (nëse ka ndërrim adrese).

Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje

Page 7: Pajisja me dokumente (Republika e Kosovës për qytetaret e sajë)

Faqe 6 nga 10

3. Pasaporta

Procedura e pajisjes me pasaportë të Republikës së Kosovës

• Procedura e aplikimit për pasaportë për personat nën moshën 16 vjeçar

• Procedura e aplikimit për pasaportë për personat mbi moshën 16 vjeçare

• Procedura e aplikimit për pasaportë të humbur – dëmtuar për personat mbi moshën 16 vjeçare

• Procedura e aplikimit për pasaportë të humbur – dëmtuar për personat nën moshën 16 vjeçare

• Procedura e aplikimit për ndërrimin e të dhënave në pasaportë për personat nën moshën 16 vjeçare

• Procedura e aplikimit për ndërrimin e të dhënave në pasaportë për personat mbi moshën 16 vjeçare

• Procedura e aplikimit për ripërtritjen e të dhënave në pasaportë për personat mbi moshën 16 vjeçare

• Procedura e aplikimit për ripërtritjen e të dhënave në pasaportë për personat nën moshën 16 vjeçare

• Procedura e tërheqjes së pasaportës për personat nën moshën 16 vjeçar

• Tarifat pë pasaporta të Republikës së Kosovës

3.1 Procedura e aplikimit për pasaportë për personat nën moshën 16 vjeçar kërkohen këto dokumente:

• Certifikata e lindjes.

• Certifikatën e shtetësisë (do të kërkohet në momentin e lëshimit nga organi).

• Fëmija duhet të jetë i shoqëruar nga të dy prindërit.

• Dëshminë për identitetin e prindërve (letërnjoftim, pasaportë ose patentë shofer).

• Nëse njëri prind është i vdekur, fëmija duhet të shoqërohet vetëm nga prindi tjetër.

• Vendimi i gjykatës për përkujdesje ndaj fëmijës, nëse prindërit janë të ndarë.

• Fëmija nën kujdestari, duhet të shoqërohet nga kujdestari (tutori).

• Autorizimin origjinal dhe të vulosur nga noteri, përkatësisht organi kompetent, nëse mungon njëri prind.

• Certifikata e vendbanimit.

• Dëshmia për pagesën e pasaportës

Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje

3.2 Procedura e aplikimit për pasaportë për personat mbi moshën 16 vjeçare kërkohen

këto dokumente:

• Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës.

• Certifikatën e shtetësisë (do të kërkohet në momentin e lëshimit nga organi).

• Dëshminë për pagesën e pasaportës.

Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje

3.3 Procedura e aplikimit për pasaportë të humbur – dëmtuar për personat mbi moshën

16 vjeçare kërkohen këto dokumente:

• Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës.

• Pasaportën e dëmtuar (nëse aplikon për pasaport ë të dëmtuar).

• Raportin policor origjinal, nëse aplikon për humbjen e pasaportës i cili duhet të jetë më i ri se 3 muaj.

Page 8: Pajisja me dokumente (Republika e Kosovës për qytetaret e sajë)

Faqe 7 nga 10

• Vendimin e formës së prerë të lëshuar nga gjykata kompetente për konfiskimin e pasaportës.

• Dëshminë për shpalljen publike për humbjen e pasaportës.

• Dëshminë për pagesën.

Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje

3.4 Procedura e aplikimit për pasaportë të humbur – dëmtuar për personat nën moshën

16 vjeçare kërkohen këto dokumente:

• Fëmija duhet të jetë prezent në QKRC.

• Certifikat a e lindjes së fëmijës (aplikuesit).

• Fëmija duhet të jetë i shoqëruar nga të dy prindërit.

• Dëshmia për identitetin e prindërve (letërnjoftim, pasaportë ose patentë-shoferi);

• Nëse njëri prind është i vdekur, fëmija duhet të shoqërohet nga prindi tjetër.

• Vendimi i gjykatës për përkujdesje ndaj fëmijës, nëse prindërit janë të ndarë. Fëmija nën kujdestari duhet të shoqërohet nga kujdestari (tutori).

• Autorizimin origjinal dhe të vulosur nga noteri, përkatësisht nga organi kompetent, nëse mungon njëri prind.

• Raportin policor origjinal për humbjen e pasaportës i cili duhet të jetë më i ri se 3 muaj.

• Vendimin e formës së prerë të lëshuar nga gjykata kompetente për konfiskimin e pasaportave.

• Dëshminë për shpalljen publike për humbjen e pasaportës.

• Dëshminë për pagesën e pasaportës.

Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje

3.5 Procedura e aplikimit për ndërrimin e të dhënave në pasaportë për personat nën

moshën 16 vjeçare kërkohen këto dokumente:

• Pasaporta.

• Certifikata e lindjes.

• Vendimi apo ndonjë akt tjetër ligjor për ndërrimin e të dhënave.

• Dëshmia për identitetin e prindërve (letërnjoftim, pasaportë ose patentë-shoferi).

• Nëse njëri prind është i vdekur, fëmija duhet të shoqërohet nga prindi tjetër.

• Vendimi i gjykatës për përkujdesje ndaj fëmijës nëse prindërit janë të ndarë.

• Fëmija nën kujdestari duhet të shoqërohet nga kujdestari (tutori).

• Autorizimin origjinal dhe të vulosur nga noteri, përkatësisht nga organi kompetent, nëse mungon njëri prind.

• Certifikata e vendbanimit (nëse ka ndërrim adrese).

• Dëshmia për pagesën.

Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje

3.6 Procedura e aplikimit për ndërrimin e të dhënave në pasaportë për personat mbi

moshën 16 vjeçare kërkohen këto dokumente:

• Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës (kopja).

• Pasaportën.

• Vendimin për ndërrimin e të dhënave.

• Dëshminë për pagesën.

Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje

Page 9: Pajisja me dokumente (Republika e Kosovës për qytetaret e sajë)

Faqe 8 nga 10

3.7 Procedura e aplikimit për ripërtritjen e të dhënave në pasaportë për personat mbi

moshën 16 vjeçare kërkohen këto dokumente:

• Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës.

• Pasaportën.

• Dëshminë për pagesën.

Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje

3.8 Procedura e aplikimit për ripërtritjen e të dhënave në pasaportë për personat nën

moshën 16 vjeçare kërkohen këto dokumente:

• Pasaportën.

• Certifikatën e lindjes.

• Dëshminë për identitetin e prindërve (letërnjoftim, pasaportë ose patentë-shofer).

• Nëse njëri prind është i vdekur, fëmija duhet të shoqërohet vetëm nga prindi tjetër.

• Vendimi i gjykatës për përkujdesje ndaj fëmijës, nëse prindërit janë të ndarë.

• Fëmija nën kujdestari duhet të shoqërohet nga kujdestari (tutori).

• Autorizimin origjinal dhe të vulosur nga noteri, përkatësisht nga organi kompetent, nëse mungon njëri prind.

• Certifikatën e vendbanimit (nëse ka ndërrim adrese).

• Dëshminë për pagesën e pasaportës.

Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje

3.9 Procedura e tërheqjes së pasaportës për personat nën moshën 16 vjeçar kërkohen

këto dokumente:

• Letërnjoftimi i prindit.

• Certifikata e lindjes së fëmijës (kopje).

• Dëftesën e formularit të aplikimit për pasaportë (fëmijës).

3.10 Tarifat pë pasaporta të Republikës së Kosovës janë si në vijim :

• Dëshmia për pagesën e pasaportës prej 25 Euro për personat mbi moshën 18 vjeçare.

• Dëshmia për pagesën e pasaportës prej 20 Euro për fëmijët mbi moshën 3 vjeçare.

• Dëshmia për pagesën e pasaportës prej 15 Euro për fëmijët nën moshën 3 vjeçare.

Page 10: Pajisja me dokumente (Republika e Kosovës për qytetaret e sajë)

Faqe 9 nga 10

4. Patentë Shoferi

Informator për pajisje me patentë shofer

Dokumentet dhe procedurat për pajisjen me patentë shofer për herë të parë të Republikës së Kosovës

Sipas udhëzimit administrativ Nr. 23/2008-MPB

Kërkesa për pajisje me patentë shofer për herë të parë ose shtim të kategorive bëhet në njësitë rajonale të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit (MTPT). Në këto raste kërkohen këto dokumente:

• Certifikata mbi dhënien e provimit,

• Kopja e letërnjoftimit ose e pasaportës së Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie ose kopjen e letërnjoftimit të UMNIK-ut,

• Certifikatën nga Gjykata për kundërvajtje që nuk udhëhiqet procedurë ndaj atij personi,

• Kopjen e patentë shoferit në rast se ka bërë shtimin e kategorive,

• Fletëpagesa me shumë prej 20 euro,

• Dëshmi në rastin e ndërrimit te të dhënave personale,

• Certifikatën Shëndetësore.

4.1 Kriteri i moshës për pajisje me patentë shofer për herë të parë

• T'i ketë mbushur 14 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë M;

• T'i ketë mbushur 16 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë A1 dhe T;

• T'i ketë mbushur 14 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë M;

• T'i ketë mbushur 18 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë A, B1, B dhe C;

• T'i ketë mbushur 19 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë B+E, C dhe C1+E;

• T'i ketë mbushur 20 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë C+E;

• T'i ketë mbushur 21 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë A, D1, D1+E, D dhe D+E;

Të dhënat në patentë shofer duhet të jenë të njëjta si në letërnjoftim:

• Mbiemri

• Emri

• Data dhe Vendi i lindjes

• Numri personal

• Fotografia

Nëse këto të dhëna nuk përputhen me ato të letërnjoftimit, qytetari është i obliguar të ndërrojë patentë shoferin në pajtim me të dhënat e letërnjoftimit. 4.2 Për pajisje me patentë shofer të republikës së Kosovës nevojiten këto dokumente: për ndërrim, korrigjim, të humbur si dhe vazhdim

Sipas udhëzimit administrativ Nr. 22/2008-MPB

4.3 Për ndërrimin e patentë shoferit të UNMIK-ut me patentë shoferë të republikës se Kosovës.

• Kopjen e patentë shoferit të UNMIK-ut .

• Kopjen e letërnjoftimit ose kopjen pasaportës se Republikës se Kosovës me afat vlefshmërie ose kopjen e letërnjoftimit ose pasaportës se UNMIK-ut me afat vlefshmërie.

• Certifikata shëndetësore për kategoritë profesionale ( A1. A. C1. C1E. C. CE. D1. D1E. D. DE). Ndërsa për qytetarët mbi moshën 65 vjeçare edhe për kategorinë (B,BE).

• Certifikata nga Gjykata për kundërvajtje qe nuk udhëhiqet procedurë ndaj qytetarit. (Ky dokument kërkohet në rast se pala e ka të humbur Patentë Shoferin e UNMIK-ut).

• Raporti policor i cili nuk mund të jetë me i vjetër 6 muaj.(Ky dokument kërkohet në rast se pala ka humbur Patentë Shoferin e UNMIK-ut ).

Page 11: Pajisja me dokumente (Republika e Kosovës për qytetaret e sajë)

Faqe 10 nga 10

• Fletëpagesa prej 15 Euro.

4.4 Për ndërrimin e patentë shoferit të ish RFJ-së- brenda Kosovës me patentë shofer të republikës se Kosovës.

• Kopjen e vërtetuar të patentë shoferit të ish RFJ –së.

• Kopjen e letërnjoftimit ose kopjen pasaportës se Republikës se Kosovës me afat vlefshmërie ose kopjen e letërnjoftimit ose pasaportës se UNMIK-ut me afat vlefshmërie.

• Certifikata shëndetësore për kategoritë profesionale. (A1. A. C1. C1E. C. CE. D1. D1E . D. DE). Ndërsa për qytetarët mbi moshën 65 vjeçare edhe për kategorinë (B,BE).

• Dosja ose kartoni i fotokopjuar në arkivin komunal për patentë shoferin e ish RFJ e nënshkruar dhe vërtetuar nga Zyrtari i ZSHPSH-së.

• Fletëpagesa prej 15 euro.

4.5 Për përmirësimin e gabimeve në patentë shoferë të republikës së Kosovës.

• Kopjen e letërnjoftimit ose pasaportës së Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie.

• Kopjen e patentë shoferit të Republikës së Kosovës me gabime.

• Kopjen e dëshmisë nga organi kompetent, varësisht nga natyra e gabimit.

• Fletëpagesa prej 15 euro.

( Korrigjimin e patentë shoferit mund ta kërkojnë edhe personat, të cilët kanë bërë ndryshimin e të dhënave personale , ndërrimin e emrit ose mbiemrit në bazë të kopjes së letërnjoftimit të Republikës së Kosovës dhe dokumentit të organit kompetent mbi atë ndryshim.

4.6 Për pajisje me patentë shoferë të republikës së Kosovës pas humbjes vjedhjes ose dëmtimit .

• Certifikata nga Gjykata Komunale për kundërvajtje që nuk udhëhiqet procedurë ndaj qytetarit që e ka të humbur Patentë Shoferin.

• Raporti policor për humbjen e Patentë Shoferit i cili nuk mund të jetë më i vjetër se 6 muaj.

• Kopjen e letërnjoftimit ose pasaportës së Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie.

• Kopjen e patentë shoferit të Republikës së Kosovës në raste dëmtimi.

• Kopjen e dëshmisë nga organi kompetent, varësisht nga natyra e gabimit.

• Fletëpagesa prej 15 euro.

4.7 Për vazhdimin e patentë shoferit të Republikës së Kosovës.

• Kërkesa e cila plotësohet në Zyrën e Shpërndarjes së Patentë shoferëve.

• Kopjen e patentë shoferit të Republikës së Kosovës.

• Kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës ose të pasaportës së Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie.

• Certifikata shëndetësore për kategoritë profesionale. ( A1. A. C1. C. CE. D1. D. DE), si dhe për të gjithë kandidatët më të vjetër se 65 vite edhe për kategorinë B,BE.

• Certifikata nga Gjykata për kundërvajtje që nuk udhëhiqet procedurë ndaj qytetarit. (Ky dokument kërkohet në rast se pala e ka humbur patentë shoferin e Republikës së Kosovës tre muaj para skadimit të vlefshmërisë së Patentë Shoferit ).

• Raporti policor i cili nuk mund të jetë më i vjetër se 6 muaj. (Ky dokument kërkohet në rast se pala ka humbur Patentë Shoferin e UNMIK-ut).

Fletëpagesa prej 15 euro.

E-mail.:[email protected], Prizren / Kosovë 2009/III