parathënie mary ward loreto · tema e tretë e trajnim-it që do të realizohet në dhjetë rajone...

11
Faqe 1 Nëse dëshironi të bëheni pjesë e misionit tonë dhe të dhuroni, shkoni në faqen tonë të internet dhe Shtypni “Support our Mission” www.albaniahope.com Empowering through Jusce, Freedom and Sincerity MARY WARD LORETO po mbjell shpresë përmes qasjes së të drejtave të njeriut në luſtimin e skllavërisë së ditëve moderne. Ky mision sfidues po realizohet përmes veprave të drejtësisë, edukimit, aksioneve në komunitet dhe ndryshimit rrënjësor. Qëllimi është çrrënjosja e varfërisë, shkakut kryesor të trafikimit të qenieve njerëzore. Newsleer 2, Dhjetor 2015 Mary Ward Loreto Parathënie Rrënjët e një peme përbëjnë imazhin e zgjedhur për Raportin Vjetor 2015 të MWL. Këtë vit kemi vazhduar thellimin e rrënjëve tona për të siguruar që të kemi një Fondacion të fortë dhe në të njëjtën kohë kemi zhvilluar më tej filizat e mëparshëm si dhe kemi nxjerrë të tjera të reja. Pema e Krishtlindjeve është gjithmonë e gjelbër dhe kjo shërben për të na kujtuar të gjithëve ne për dashurinë e përjetshme që na është dhënë në mënyrë konstante dhe besnike si dhuratë nga Zoti. Kjo është rrënja më e rëndësishme për jetën. Ndoshta kjo dhuratë e paçmuar është shpresa e vetme ku mund të mbahemi gjatë këtyre muajve kur të gjithë jemi të ndërgjegjshëm rreth ankthit dhe trishtimit në rritje në botën tonë. Bisedat me shumë refugjatë gjatë këtyre muajve na bëjnë të kuptojmë se është pikërisht shpresa për dashuri ajo që bën të mundur që një refugjat të vazhdojë rrugëtimin e tij për t’u ribashkuar me shumë njerëz të cilët i ka humbur dhe janë ndarë gjatë rrugës. Nga bisedat me kolegët tanë në Paris kuptojmë se si urrejtja largon dashurinë dhe sjell frikë në jetën e përditshme të shumë personave. A është ky lloji i botës që ne shpresojmë në një kohë kur po përqendrohemi kaq shumë mbi paqen? Ky Newsletter do të jetësojë shumë histori të shpresës dhe dashurisë në një kohë kur njerëzit përballen me sfida të cilat jeta paraqet çdo ditë në shtete të varfërisë dhe konfliktit. Mesazhi ynë i Krishtlindjeve kësaj radhe është se ne jemi në gjendje të qëndrojmë së bashku rreth dëshirës për paqe dhe mirëdashje midis njerëzve. Ju dëshirojmë kaq shumë lumturi dhe ju përcjellim urime të shumta për një jetë të bekuar dhe të ripërtërirë gjatë vitit të ardhshëm. Imelda Poole, IBVM Presidente e Mary Ward Loreto Rrje URAT: Refugjatë dhe Kua e Dhuratave të Kombeve të Bashkuara (UN Giſt Box) Si një rrjet midis rrjetesh kemi vizituar të parën qendër Shqiptare për refugjatë në Babrru, afër Tiranës, ku jemi takuar me shumë refugjatë nga Irani, Iraku, Siria, Afganistani dhe Kosova. MWL iu përgjigj thirrjes në shtator për të dërguar ushqime dhe arkuj kozmekë në këtë kamp. Historia më e trishtë për të dëgjuar ishte ajo e një gruaje dhe bashkëshort të saj nga Irani të cilët kishin jetuar në Irak. Ata kishin lënë Irakun gjatë akteve të fundit barbare kundër të huajve dhe gjatë nximit në një prej kufijve, dy djemtë e tyre të vegjël ishin ndarë nga prindërit. Djemtë janë tani në një kamp për azil kërkues në Gjermani. Refugjatët janë njerëz si ne të cilët po luſtojnë për të drejtat e njeriut, për liri dhe për një jetë më të mirë. Ne dëshirojmë t’u shfaqim atyre solidariten tonë dhe t’i mbështesim ata. Anëtarë të tjerë të rrjet shkuan për vizitë pak përpara Krishtlindjeve duke dërguar shumë rroba për refug- jatët në kamp. Aktualisht, në qendrën e pritjes për azil kërkues janë akomoduar 130 shtetas të huaj dhe kapacite maksimal i qendrës është 170 persona. Azil kërkuesit të cilët janë në këtë qendër janë nga Afganistani, Siria, Iraku, Irani, Kongo, Bosnja, Turqia, Bullgaria, Armenia dhe Kosova. Atje ka refugjatë të cilët ia kanë mbathur nga vendet e tyre të origjinës për arsye polike dhe fetare. Furnizimet janë të dobëta dhe kjo përfshin dhe ambientet çlodhëse. Ka një reagim të vogël për sa i përket kurseve të gjuhës apo përshtatjes në përgjigje të nevojave për integrim në Shqipëri, për ata të cilët dëshirojnë të qëndrojnë këtu. Rrje URAT. i cili u themelua fillimisht nga Besimtarët në Shqipëri, ka përqafuar tashmë një rreth më të gjerë i cili përfshin anëtarë të Peace Corps, drejtuesit e komunitet Rom në Shqipëri, Të Ndryshëm dhe të Barabartë, Projekn Rom Engjëjt e Vegël (SHKEJ), Motrat besimtare dhe Mary Ward Loreto. Rrje URAT njihet tashmë si “Përgjigja e Bashkuar Kundër Trafikimit (URAT).’ Tashmë, krahas identet të ri, rrje ka rishkruar dokumentet e j thelbësore. Ne shpresojmë që të zhvillojmë një fushatë me UN Giſt box përgjatë gjysmës së vit të ardhshëm. Kjo do të jetë një ecje në eksperiencën e një historie të vërtetë të trafikimit në njerëz. Fushata do të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit në shumë qytete në Shqipëri. Pjesëmarrja në shumë rrjete të tjera të larmishme në Shqipëri dhe jashtë saj është e domosdoshme për fituar fuqi mjaſtueshme për adresuar bashkërisht shumë problemaka.

Upload: others

Post on 16-Feb-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Parathënie Mary Ward Loreto · Tema e tretë e trajnim-it që do të realizohet në dhjetë rajone do të jetë mbi zgjidhjen e konflikteve. Ne jemi krenarë për këta të rinj

Faqe 1

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e misionit tonë dhe të dhuroni, shkoni në faqen tonë të internetit dhe Shtypni “Support our Mission” www.albaniahope.comEmpowering through Justice, Freedom and Sincerity

MARY WARD LORETO po mbjell shpresë përmes qasjes së të drejtave të njeriut në luftimin e skllavërisë së ditëve moderne. Ky mision sfidues po realizohet përmes veprave të drejtësisë, edukimit, aksioneve në komunitet dhe ndryshimit rrënjësor. Qëllimi është

çrrënjosja e varfërisë, shkakut kryesor të trafikimit të qenieve njerëzore.

Newsletter 2, Dhjetor 2015

Mary Ward Loreto Parathënie

Rrënjët e një peme përbëjnë imazhin e zgjedhur për Raportin Vjetor 2015 të MWL. Këtë vit kemi vazhduar thellimin e rrënjëve

tona për të siguruar që të kemi një Fondacion të fortë dhe në të njëjtën kohë kemi zhvilluar më tej filizat e mëparshëm si dhe kemi nxjerrë të tjera të reja. Pema e Krishtlindjeve është gjithmonë e gjelbër dhe kjo shërben për të na

kujtuar të gjithëve ne për dashurinë e përjetshme që na është dhënë në mënyrë

konstante dhe besnike si dhuratë nga Zoti. Kjo është rrënja më e rëndësishme për jetën.

Ndoshta kjo dhuratë e paçmuar është shpresa e vetme ku mund të mbahemi gjatë këtyre muajve kur të gjithë jemi të ndërgjegjshëm

rreth ankthit dhe trishtimit në rritje në botën tonë.

Bisedat me shumë refugjatë gjatë këtyre

muajve na bëjnë të kuptojmë se është pikërisht shpresa për dashuri ajo që bën të mundur që një refugjat të vazhdojë rrugëtimin e tij për t’u ribashkuar me shumë njerëz të cilët i ka humbur dhe janë ndarë gjatë rrugës. Nga

bisedat me kolegët tanë në Paris kuptojmë se si urrejtja largon dashurinë dhe sjell frikë në jetën e përditshme të shumë personave. A

është ky lloji i botës që ne shpresojmë në një kohë kur po përqendrohemi kaq shumë mbi paqen? Ky Newsletter do të jetësojë shumë histori të shpresës dhe dashurisë në një kohë kur njerëzit përballen me sfida të cilat jeta paraqet çdo ditë në shtete të varfërisë dhe

konfliktit. Mesazhi ynë i Krishtlindjeve kësaj radhe është se ne jemi në gjendje të qëndrojmë

së bashku rreth dëshirës për paqe dhe mirëdashje midis njerëzve. Ju dëshirojmë kaq

shumë lumturi dhe ju përcjellim urime të shumta për një jetë të bekuar dhe të ripërtërirë

gjatë vitit të ardhshëm.

Imelda Poole, IBVMPresidente e Mary Ward Loreto

Rrjeti URAT: Refugjatë dhe Kutia e Dhuratave të Kombeve të Bashkuara (UN Gift Box)

Si një rrjet midis rrjetesh kemi vizituar të parën qendër Shqiptare për refugjatë në Babrru, afër Tiranës, ku jemi takuar me shumë refugjatë nga Irani, Iraku, Siria, Afganistani dhe Kosova. MWL iu përgjigj thirrjes në shtator për të dërguar ushqime dhe artikuj kozmetikë në këtë kamp. Historia më e trishtë për të dëgjuar ishte ajo e një gruaje dhe bashkëshortit të saj nga Irani të cilët kishin jetuar në Irak. Ata kishin lënë Irakun gjatë akteve të fundit barbare kundër të huajve dhe gjatë nxitimit në një prej kufijve, dy djemtë e tyre të vegjël ishin ndarë nga prindërit. Djemtë janë tani në një kamp për azil kërkues në Gjermani.

Refugjatët janë njerëz si ne të cilët po luftojnë për të drejtat e njeriut, për liri dhe për një jetë më të mirë. Ne dëshirojmë t’u shfaqim atyre solidaritetin tonë dhe t’i mbështesim ata. Anëtarë të tjerë të rrjetit shkuan për vizitë pak përpara Krishtlindjeve duke dërguar shumë rroba për refug-jatët në kamp. Aktualisht, në qendrën e pritjes për azil kërkues janë akomoduar 130 shtetas të huaj dhe kapaciteti maksimal i qendrës është 170 persona. Azil kërkuesit të cilët janë në këtë qendër janë nga Afganistani, Siria, Iraku, Irani, Kongo, Bosnja, Turqia, Bullgaria, Armenia dhe Kosova. Atje ka refugjatë të cilët ia kanë mbathur nga vendet e tyre të origjinës për arsye politike dhe fetare.

Furnizimet janë të dobëta dhe kjo përfshin dhe ambientet çlodhëse. Ka një reagim të vogël për sa i përket kurseve të gjuhës apo përshtatjes në përgjigje të nevojave për integrim në Shqipëri, për ata të cilët dëshirojnë të qëndrojnë këtu. Rrjeti URAT. i cili u themelua fillimisht nga Besimtarët në Shqipëri, ka përqafuar tashmë një rreth më të gjerë i cili përfshin anëtarë të Peace Corps, drejtuesit e komunitetit Rom në Shqipëri, Të Ndryshëm dhe të Barabartë, Projektin Rom Engjëjt e Vegël (SHKEJ), Motrat besimtare dhe Mary Ward Loreto.

Rrjeti URAT njihet tashmë si “Përgjigja e Bashkuar Kundër Trafikimit (URAT).’ Tashmë, krahas identitetit të ri, rrjeti ka rishkruar dokumentet e tij thelbësore. Ne shpresojmë që të zhvillojmë një fushatë me UN Gift box përgjatë gjysmës së vitit të ardhshëm. Kjo do të jetë një ecje në eksperiencën e një historie të vërtetë të trafikimit në njerëz. Fushata do të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit në shumë qytete në Shqipëri. Pjesëmarrja në shumë rrjete të tjera të larmishme në Shqipëri dhe jashtë saj është e domosdoshme për të fituar fuqi mjaftueshme për të adresuar bashkërisht shumë problematika.

Page 2: Parathënie Mary Ward Loreto · Tema e tretë e trajnim-it që do të realizohet në dhjetë rajone do të jetë mbi zgjidhjen e konflikteve. Ne jemi krenarë për këta të rinj

Mary Ward LoretoTirane, ALBANIA

www.albaniahope.com

Faqe 2

Gjatë kësaj periudhe, Fondacioni MWL filloi të vë në jetë projektin MWL Rinia i cili është udhëhequr nga të rinj përmes një vlerësimi të nevojave të tyre, të realizuar në vitin e tij të parë. Një fokus i rëndësishëm për projektin synon të lehtësojë rrugën e vështirë të cilët duhet të përshkruajnë të rinjtë, nga papunësia deri në tregun e punës. Strategjia e projektit nis me identifikimin e nevojave dhe potencialit të tyre personal, të cilat janë zbuluar përmes intervistave individuale. Ky dokument do të shërbejë si një plan edukimi i skicuar nga çdo person i ri. Plani i vënë në zbatim ditë për ditë dhe muaj për muaj udhëheq drejt integrimit në punë.

Gjatë kësaj periudhe, plani është përqendruar në ndërtimin e 3 Grupeve të Fokusuara në zona të caktuara. 39 të rinj janë tani protagonist të projektit në tre zona: Tiranë, Lushnjë dhe Pukë. Një veprimtari sociale dhe çlodhëse është realizuar për secilin grup dhe secili prej këtyre grupeve të të rinjve ka planifikuar dhe zhvilluar një aktivitetet vullnetar në zonën e tyre. Të tre aktivitetet përfshinë persona me nevoja të veçanta, konkretisht: të rinj me nevoja të veçanta (Të rinj në Tiranë); fëmijë me nevoja të veçanta (Të rinjtë në Lushnjë); dhe të rritur me nevoja të veçanta (Grupi i të rinjve nga Puka).

Të 39 të rinjtë janë regjistruar tashmë në kurse për trajnime profesionale sipas zgjedhjes së tyre. Një trajnim për kërkim pune u realizua për secilin grup. Tani, ndërsa të rinjtë po ndjekin kurset për trajnim profesional, ne po krijojmë partneritet me bizneset për mundësi eksperiencash pune për çdo të ri.

Fokusi i dytë me rëndësi për projektin është trajnimi në tre tema në 10 rajone në Shqipëri. Hapi i parë për këtë ishte në tre rajone të zgjedhura dhe tema ishte rreth identitetit dhe rritjes së vetë-ndërgjegjësimit. Tema e dytë për trajnimin me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit kundër trafikimit po zbatohet në dhjetor dhe do të udhëhiqet nga Trajnuesja e të Rinjve, Sara Çapaliku. Trajnerët e posaçëm do të vijojnë trajnimet mbi Vetë-Ndërgjegjësimin dhe Zgjidhjen e Konflikteve në të dhjetë rajonet e zgjedhura të Shqipërisë, përgjatë vitit 2016. Tema e tretë e trajnim-it që do të realizohet në dhjetë rajone do të jetë mbi zgjidhjen e konflikteve.

Ne jemi krenarë për këta të rinj të cilët po skicojnë vetë të ardhmen e tyre dhe po çojnë hapat tona përpara.

Newsletter 2, Dhjetor 2015

Staf i ri për MWL për të Rinjtë

Emri im është Sara Çapaliku dhe sapo i jam bashkuar skuadrës si anëtare e stafit të Mary Ward Loreto, dhe për këtë jam mirënjohëse! Mundësia për të qenë Trajnuese për të Rinjtë në projektin e MWL për të Rinjtë erdhi tek unë pas diplomimit në nivel Master në Studime Evropiane, në Gjermani. Si studente e Drejtësisë dhe Studimeve Evropiane, isha në kërkim të një pune e cila do më motivonte dhe frymëzonte për të përdorur njohuritë e mia për një kauzë të drejtë. Jam drejtuar kah rruga e Drejtësisë jo vetëm për shkak të studimeve të mia por edhe nga vullneti im i natyrshëm dhe ëndrrat për të kontribuar gjithmonë në luftën kundër dhunimit të të Drejtave të Njeriut. Unë mendoj se ajo çfarë më solli mua këtu ishte një ndjesi e sinqertë në zemrën time për të qenë pjesë e një skuadre e cila ka një zë por jo vetëm, por edhe një dorë dhe vesh për personat më vulnerabël të shoqërisë tonë.

Pas jetesës jashtë, u ktheva në vendin tim aspak e trishtuar dhe e zhgënjyer nga kthimi, siç mund të mendohet, por përkundrazi duke parë një dritë e cila më udhëhiqte dhe që unë vendosa të ndjek. Të rritesh në Shqipëri do të thotë të regjesh përmes vëzhgimit, por edhe nënshtrimit ndaj shumë formave të abuzimit, madje edhe pa i kuptuar ato. Arsyeja e punës time është që ti dalloj format e abuzimit, dhe kjo është vetëm fillimi pasi detyra ime është që të bëj të tjerët të ndërgjegjshëm për to dhe kështu ata të bëhen më pak vulnerabël përball tyre. Unë do të udhëtoj përqark vendit në mënyrë që të trajnoj grupet e të rinjve rreth çështjes së Trafikimit të Qenieve Njerëzore, dhe do të kontribuoj gjithashtu për linjën tjetër të Projektit tonë për të rinjtë, i cili synon t’i fuqizojë ekonomikisht ata.

Këto dy linja ndërthuren në mënyrë perfekte për të arritur sukses në reduktimin e numrit të të rinjve që bëhen viktima të trafikimit apo subjekte të formave të ndryshme të abuzimit. Ky është një proces drejt një energjie pozitive, force dhe plot dashuri.

Mary Ward LoretoTiranë, SHQIPËRI

www.albaniahope.com

Mary Ward Loreto për të Rinjtë

Page 3: Parathënie Mary Ward Loreto · Tema e tretë e trajnim-it që do të realizohet në dhjetë rajone do të jetë mbi zgjidhjen e konflikteve. Ne jemi krenarë për këta të rinj

Faqe 3

Newsletter 2, Dhjetor 2015

Shqipëria e Përfshirë në Ushtrimin e Hartëzimit të RENATE

Besimtarët në Evropë të Rrjetëzuar Kundër Trafikimit dhe Shfrytëzimit (RENATE) është një prej partnerëve tanë të ngushtë në këtë fushë. Së fundmi një burim i ri i quajtur “Raport i RENATE për Hartëzimin mbi Evropë” është bërë publik në faqen e internetit të RENATE dhe Mary Ward Loreto www.renate-europe.net dhe www.albanihope.com. Raporti ofron këndvështrime mjaft të gjera mbi kontributin që po jepet nga gra besimtare, kongregacionet dhe bashkëpunëtorët e tyre në përpjekjet mbarë botërore për ti dhënë fund Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

Brenda kontekstit të gjerë të Raportit më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit ‘Trafikimi i Personave’ (TIP), i publikuar në Korrik 2015, Raporti i RENATE për Hartëzimin Mbi Evropën ilustron aksionet e larmishme të ndërmarra nga anëtarët e RENATE në 13 shtete nga Evropa lindore, qendrore dhe perëndimore. Këto aksione variojnë nga mbrojtja e viktimave përmes strehëzave, tek ndërgjegjësim-edukimi, informimi i politikave, rigjenerimi dhe integrimi, advokimi si dhe fushatat e ndryshme. Shqipëria shfaqet si një prej shteteve të përfshira në hulumtim. MWL mori pjesë në këtë hulumtim.

Përveç vlerësimit të sistemeve ekzistuese të identifikimit dhe mbështetjes së viktimave brenda 13 shteteve pjesëmarrëse, vëmendje i është kushtuar edhe boshllëqeve ligjore të mundshme brenda këtyre sistemeve, si dhe rreziqeve për abuzime dhe shfrytëzim. Duke i kushtuar vëmendje dhimbjes së viktimave të trafikimit në njerëz, Raporti parashtron përfundime dhe rekomandime të cilët nëse zbatohen, kanë fuqinë të transformojnë jetët e atyre që janë viktima të këtij krimi kundër njerëzimit.

MWL në Takimin e Bordit të RENATE në Irlandë: Trajnim për Transformim

Një Trajnim për Transformim u organizua për anëtarët e Bordit të Punës së RENATE nga data 26 deri 28 tetor 2015, në Dublin, Irlandë. Falë përpjekjeve të Motër Mary Mangan, SHJM, prej muajsh grupit i ishte rezervuar një ambient i bukur në Kolegjin All Hallows. Trajnimi u drejtua nga Z. Frank Naughton dhe Znj. Maureen Sheehy, partnerë në punën për Trajnimin për Transformim. Atje ishin 23 pjesëmarrës nga gjashtëmbëdhjetë shtete të Evropës. Trajnimi u pasua nga një Mbledhje e shkurtër pune e Bordit nga data 29 deri 30 tetor. Konsulentja e faqes së internetit Znj. Annie Bannister ishte ftuar që të prezantonte mundësitë për një nyje rrjetëzimi për RENATE. Koha e qëndrimit në Irlandë ishte një mundësi e mirë për të përjetuar punën e organizatave Irlandeze, veçanërisht të APT të përqendruar në fushën kundër trafikimit, si dhe për të mësuar prej tyre sfidat që ata hasin dhe aksionet e ndërmarra. Mbledhja e punës së bordit vazhdoi me raportin e publikuar të hartëzimit përgjatë Evropës, një dokumentar mbi punën e RENATE, rregullat e brendshme, trajnimin e radhës në Hungari, vizitën në Ukrainë dhe një azhurnim mbi mbledhjen e RENATE në 2016.

Pavarësisht kufizimeve kohore, puna u krye në kapacitetet maksimale. Falë masave të marra nga Motër Patricia Mulhall, CSB, bashkë-organizatore e vizitës së RENATE në Irlandë, të gjithë shijuan një ditë kulturore në SOLAS Bhríde dhe Qendrën Hermitages Brigidine, Kildare. Komuniteti atje mirëpriti ngrohtësisht grupin në Shtëpinë Manastir të Shën Brixhidës. Motrat Brixhidine ndërtuan një Kryq Brixhidin për Renate, duke thurur çdo fije, për të simbolizuar çdo vend të përfaqësuar. Kryqi është vendosur tani në zyrën kryesore në Tiranë afër mozaikut të punuar nga gratë e trafikuara të strehës në Paris, e cila menaxhohet nga Motrat Adoratrice. Kjo ishte një eksperiencë mjaft prekëse për të gjithë anëtarët.

Vajza e parë që do të trajnohet është një vazjë e re me emrin E. Për këtë histori të veçantë, ne do ta quajmë atë me inicialen e saj E. Ajo është një vajzë e re 24 vjeç e cila ishte dikur e fejuar. Kur ajo mbeti shtatzënë, i fejuari i saj nuk donte që ajo të mbante këtë fëmijë dhe i kërkoi asaj të abortonte, përndryshe do ta braktiste atë. Ajo vendosi që të mbante fëmijën, vetëm. Në mjedisin e saj shoqëror, ajo i’u kundërvu të gjitha normave shoqërore patriarkale në fshatin e saj. Atje njerëzit ishin mjaft paragjykues për një grua të pamartuar me fëmijë. E. është një shembull i fortë për të gjitha gratë dhe vajzat. Ajo kishte kurajon të merrte një vendim vetë dhe për veten e saj. Ajo ka tashmë një vajzë të vogël të bukur e cila është 6 muajshe. Ajo është një nënë e vetme, por nuk është vetëm.

Page 4: Parathënie Mary Ward Loreto · Tema e tretë e trajnim-it që do të realizohet në dhjetë rajone do të jetë mbi zgjidhjen e konflikteve. Ne jemi krenarë për këta të rinj

Faqe 4

Newsletter 2, Dhjetor 2015

MWL në Simpoziumin Ndërkombëtar në Vatikan

Mary Ward Loreto (MWL) ndoqi Simpoziumin e quajtur “Dashuria e Vërtetë Përzë Frikën, Babëzinë dhe Skllavërinë: Drejtuesit e Rinj duhet të Tregojnë Rrugën”. Ky simpozium u mbajt në Vatikan më datë 7 dhe 8 nëntor 2015, dhe u udhëhoq nga Akademia Papnore e Shkencave Sociale. Asistent- Menaxherja e MWL për Gratë, Irena Kraja, e ndoqi këtë simpozium si vëzhguese. Më shumë se 70 pjesëmarrës ishin të pranishëm. Qëllimi i këtij organizimi ishte vlerësimi i praktikave më të mira për luftimin e skllavërisë moderne, krijimi i një rrjeti global të të rinjve përqark botës, dhe për të hartuar një manual mbi trafikimin e qenieve njerëzore dhe skllavërinë. MWL është e përfshirë në punën e përbashkët të të gjithë pjesëmarrësve për të krijuar një manual mbi trafikimin e qenieve njerëzore dhe skllavërinë, i cili do të jetë si një direktivë që do të përfshijë: a) Çfarë duhet të dimë rreth trafikimit të njerëzve dhe skllavërisë moderne, b) Si të kuptojmë nëse ndodhemi në rrezik, c) Çfarë mund të bëjmë për çrrënjosjen e tij?

Rrjeti i cili u formua gjatë simpoziumit në 2014 është forcuar dhe pjesëmarrës të rinj i janë bashkuar atij. Përfaqësuesi i MWL bëri thirrje për një kuptim më të plotë të situatës së trafikimit të njerëzve në Shqipëri, duke qenë se ky përbën problem serioz dhe në Evropë. Shqipëria është një vend origjine për shumë viktima të trafikuara apo kontrabanduara drejt shteteve të BE-së, dhe kjo lidhet gjithashtu dhe me politikat e migracionit dhe çështje kulturore. MWL-së i është kërkuar që të raportojë azhurnime rreth situatës në Shqipëri dhe punës së bërë kundër skllavërisë moderne.

Para pak kohësh, morëm pjesë në celebrimin e fejesës së një vajze të re, për të cilën filloi rruga drejt përgatitjeve për martesë. Ajo ishte 22 vjeç. Fejesa në këtë moshë ishte diçka jashtë zakoneve të fshatit e saj. Për më tepër, sipas traditës, vjaza martohej me dikë më mblesëri. Por, kjo vajzë ishte ndryshe. Ajo po tregonte një mënyrë të re. E sapo diplomuar nga Universiteti i Sarandës në Infermieri, ajo ishte shumë optimiste dhe positive për të ardhmen e saj. Ky rast konsid-erohet si një arritje në komunitetin e fshatit, ku një nga gratë e MWL po shënon një model ndryshimi për këtë grup të rajonit. Tashmë këto femra po i ushqejnë vetes idenë e një prespektive më të gjerë, më largpamëse. Pas trajnimeve dhe ndihmesës materiale nga MWL për fillimin e bizneseve, ky projekt po shijon frytet e tij.

Trajnimi Kundër Trafikimit me Staf Mjekësor të Spitalit të Mirditës, në Rrëshen.

Në përgjigje të ftesës së Spitalit të Mirditës, të hënën, më datë 14 dhjetor, Mary Ward Loreto në bashkëpunim me Peace Corps prezantoi sesionin për Rritjen e Ndërgjegjësimit Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Spitalin Rajonal në Rrëshen. 22 doktorë, infermiere dhe staf tjetër nga Rrësheni dhe zonat përreth u përfshinë në trajnim. Qëllimi i pranisë tonë atje ishte më shumë i orientuar drejt ofrimit të një manuali me udhëzime se si mund të identifikohet një viktimë e trafikuar përmes simptomave shëndetësore, dhe çfarë duhet bërë në rast se besojmë që kemi të bëjmë me një person që është trafikuar. Prandaj, prezantimi përfshiu një aspekt mjekësor të profilit më të zakonshëm shëndetësor të një viktime. “Çfarë mund të bëjmë nëse ato paraqiten para nesh? Pse ato do të vinin tek ne dhe jo në një stacion policie? Pse duhet të marrim përsipër riskun për të ndihmuar këta persona? A nuk është kjo ca si tepër përgjegjësi për një doktor?” ishin pyetjet e tyre të cilat çuditërisht shfaqnin pasiguri dhe një ndjesi mungese vullneti për “t’u marrë me të”.

Megjithëse ata pretenduan se nuk kishin hasur apo dëgjuar asnjëherë për ndonjë situatë të ngjashme në jetën e tyre profesionale, ata pranuan gjthsesi të dorëzonin kartat me kontakte të strehëzave për pacientë të dyshimtë që ata mund të presin në të ardhmen. Një person na u afrua duke na thënë, se në fakt, kishte shumë viktima trafikimi të kthyera në zonë, të cilat kishin nevojë për mbështetje por ata nuk kishin ditur çfarë të bënin. Ne shpresojmë se tani më shumë persona që kanë nevojë për kujdes do të referohen përmes linjës emergjente të ndihmës tek ata të cilët mund t’i ndihmojnë këto viktima të skllavërisë së ditëve moderne.

Page 5: Parathënie Mary Ward Loreto · Tema e tretë e trajnim-it që do të realizohet në dhjetë rajone do të jetë mbi zgjidhjen e konflikteve. Ne jemi krenarë për këta të rinj

Mary Ward LoretoTiranë, SHQIPËRI

www.albaniahope.com Faqe 5

Në Ditën Evropiane Kundër Trafikimit të Njerëzve, më 18 Tetor 2015, u zhvilluan fushata ndërgjegjësimi nga grupet e MWL për Gratë në të gjitha zonat ku vepron ky projekt. Burra dhe të rinj iu bashkëngjitën këtyre veprimtarive me të njëjtin përkushtim. Veprimtaritë ndërgjegjësuese u shndërruan në prioritet në axhendën e 5 zyrave të projekteve të MWL-së. U kryen edhe trajnime rreth identifikimit të viktimave të mundshme të trafikimit, mënyrave se si të shmangen risqet e trafikimit, si dhe një grup iku në pelegrinazh për t’u lutur për viktimat, dhe ndërkaq u zhvilluan diskutime në tryeza të rrumbullakëta në cdo vend. Si pjesë e fushatës, numri i telefonit të linjës kombëtare për ndihmë iu shpërnda shumë personave për raportimin e rasteve të trafikimit. Të rinjtë e vlerësuan këtë mundësi për të biseduar dhe për t’u ndërg-jegjësuar rreth këtij fenomeni duke qenë se ata janë grup i synuar dhe me rrezikun më të lartë në Shqipëri. Kjo veprimtari ishte e diçka e re për shumë vetë që e ndoqën atë. Një theks i veçantë u vendos mbi konceptin e Ditës së Skllavërisë Moderne me qëllim pasjen e një kuptimi më të mirë të trafikimit të njerëzve. Një video me statistika për Evropën u shfaq me qëllim për të krijuar një ide të përgjithshme mbi fenomenin. Tre skenarë/histori viktimash trafikimi u ndanë me studentë në Kallmet, qytetin e Lezhës dhe Shendelli. Të rinjtë u ndanë të gjithë në grupe për të diskutuar në mënyrë informale historitë e tyre dhe për të përftuar më tepër informacion.

Opinione dhe mendime të ndryshme u shkëmbyen ndërmjet pjesëmarrësve të cilët ishin të gjithë mjaft të angazhuar. Historitë qartësuan se kush mund të jenë trafikantë të mundshëm dhe viktima të mundshme si dhe mënyrat për të ndihmuar viktimat e trafikuara. Vajzat e reja në grupe u inkurajuan që të ishin pozitive dhe të shpreheshin lirshëm në këtë atmosferë sociale të relaksuar. Ata mësuan mënyra të reja për të qenë të suksesshme në jetët e tyre plot sfida. Ata u përfshinë në takime, shkëmbyen dhe ndanë detaje të jetës në shkollë dhe sidomos situata të cilët paraqesnin rrezik për ta. Përmes fjalimeve emocionale dhe lotëve në disa raste, gratë u zotuan të luftonin këtë Skllavëri të Ditëve Moderne, të ishin shpëtimtare dhe jo viktima. Ato ishin të përkushtuara gjithashtu që të rrisnin ndërgjegjësimin në familjet dhe komunitetin e tyre. Ato ndanë sfidat dhe theksuan fuqinë e energjisë amënore, e cila u jep atyre forcë për të mbrojtur familjet e tyre. Grupe të tjera grash iu bashkuan lutjeve për viktimat e trafikimit dhe premtuan që do të luftojnë së bashku kundër faktorëve që i bëjnë të rinjtë dhe gratë vulnerabël ndaj këtij fenomeni.

Newsletter 2, Dhjetor 2015

Forcimi i Aftësive Drejtuese të Policeve Femra:Trajnimi i MWL Kundër Trafikimit

Policia e Shtetit Shqiptar në bashkëpunim me ICITAP dhe UNWOMEN, zhvilluan më 19 Nëntor 2015 ceremoninë përmbyllëse të programit “Integrimi i punonjësve femra të Policisë së Shtetit në role drejtuese operacio-nale, prill-nëntor 2015”. Në fillim të 2015, Policia e Shtetit filloi një projekt i cili kishte si synim krijimin e mundësive për punonjësit e policisë me gradën e Drejtuesit apo të Krye Komisarit për të marrë role operacionale drejtuese. Programi u iniciua nga ICITAP në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe partnerë të tjerë, duke përfshirë grupe kryesore ndërkombëtare si UNWOMEN, PAMECA IV dhe SACP. Anëtari ynë i Bordit, William Morrel ishte një prej personave kyç të cilët zhvilluan dhe koordinuan këtë proces. MWL dhe partnerët e saj u ftuan që të ofronin informacion për këto pesë gra kurajoze rreth situatës së trafikimit në Shqipëri dhe Evropë. Në emër të oficereve të policisë që përfun-duan këtë program, Znj Anila Popa vuri theksin tek fakti që ata ishin të ndërgjegjshme se puna në polici dhe për më tepër në role drejtuese operacionale është e vështirë, sfiduese dhe pa kufizime kohore. Ajo ishte falendëruese për mbështetjen e MWL në ndihmën e dhënë atyre për të rritur njohuritë, sidomos në lidhje me punën

Fushata e BE-së Kundër Trafikimit "Dhënia Fund e Skllavërisë Moderne"

Fushata Zemra Blu u zhvillua në 30 qershor 2015, në vijim të fushatës së ndërmarrë nga Kombet e Bashkuara. Kjo ishte hera e parë në të cilën UNODC caktoi një ditë botërore për fenomenin botëror “Trafikimi i Qenieve Njerëzore”. Grupe të rinjsh udhëhoqën këtë fushatë me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit publik rreth këtij fenomeni. Fushata Zemra Blu u bë një çështje parësore për projektin MWL për Gratë në çdo pjesë të vendit, nga Veriu në Jug të Shqipërisë. U zhvilluan veprimtari në ambiente të hapura me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit në zona të frekuentuara nga shumë njerëz.

Fushatat u zhvilluan në plazhe dhe sheshet e qyteteve. Ja vlen të theksohet që kësaj radhe gratë dhe të rinjtë nuk ishin thjesht një audiencë rreth këtij fenomeni por ata dolën në rrugë për të folur me kalimtarët rreth tij në solidaritet me viktimat e trafikuara mbarë botës. Synimi i veprimtarive ishte rritja e ndërgjegjësimit për të ndaluar trafikantët të grabisin shpresat e shumë njerëzve. Ishte një thirrje për të thënë që ne të gjithë mund të bëjmë diçka; ne mund të raportojmë rastet dhe të kontribuojmë në këtë luftë kundër skllavërisë së ditëve moderne.

Fushatat Zemra Blu

Page 6: Parathënie Mary Ward Loreto · Tema e tretë e trajnim-it që do të realizohet në dhjetë rajone do të jetë mbi zgjidhjen e konflikteve. Ne jemi krenarë për këta të rinj

Newsletter 2, Dhjetor 2015

Ka qenë një javë shumë intensive dhe një eksperiencë mjaft e vlefshme, jo vetëm ngaqë takuam njerëz shumë të dashur dhe profesionistë, por edhe për shkak se informacioni i përftuar gjatë 4 ditëve të trajnimit ishte mjaft i vlefshëm dhe motivues në luftimin e këtij fenomeni. Sesionet e trajnimeve na mësuan procedura të shkëlqyera në zbatimin e mjeteve ligjore në lidhje me trafikimin e njerëzve. Ishte e lehtë për të parë se si këto mund të përktheheshin në punën tonë në Shqipëri. Njohuritë dhe informacioni rreth luftës kundër fenomenit të skllavërisë moderne bënë që ne të ndihemi edhe më të fortë. Ne dimë që nuk duhet të mbyllim sytë kur kjo gjë ndodh kaq pranë nesh. Ky trajnim pasqyroi punën e vështirë të të gjithë personave të pranishëm. Të gjithë ata ishin të gatshëm të punonin edhe më fort në drejtim të parandalimit të trafikimit të njerëzve, si dhe të ishin vazhdimisht të ndërgjegjshëm për të drejtat e grave dhe vajzave.

Ne gjithashtu konstatuam një nevojë akoma më të madhe për të qenë vigjilentë në punën e parandalimit të personave të cilët mund të bien lehtësisht pre e këtij fenomeni. Theksi u vu gjithashtu edhe mbi nevojën për të ndërtuar partneritet me strukturat ligjzbatuese në Shqipëri dhe struktura të tjera të shoqërisë civile që punojnë në këtë fushë. Këto bashkëpunime mund të jenë të vështira por bashkëpunimi me Miqtë e Sllovenisë (Friends of Slovenia) do të jetë më e lehtë dhe ndoshta më frytdhënës në raste të ndryshme të nevojave të ndërsjella.

Rrjetëzim në Slloveni: Puna me Agjensitë e Zbatimit të Ligjit Partneritet Kundër Trafikimit: Medaille Trust, D&E dhe MWL për Gratë

Mary Ward LoretoTiranë, SHQIPËRI

www.albaniahope.com Faqe 6

Platforma e BE për Shoqërinë Civile

Ky organizim u mbajt më 21 tetor. Organizimi mbështetej kryesisht në tre tryeza pune paralele. Përfaqësuesit e OJF-ve ishin ndarë në tre grupe për të diskutuar një temë të veçantë dhe më pas për të prezantuar dhe ndarë me të gjithë pjesëmarrësit mendimet e tyre mbi çështjen në fjalë. Të tre tryezat e punës ishin rreth: • Fëmijët si grup me risk të lartë trafikimi.• Shqetësimet e dukshme.• Parandalimi i trafikimit të qenieve njerëzore.Rezultatet kryesore të këtyre dy takimeve të rëndësishme që u zhvilluan në Bruksel, në datat 20 dhe 21 tetor, ishin: Një shkëmbim kuptimplotë i praktikave më të mira por edhe pjesëmarrja ishte mjaft e dobishme duke qenë se në takim ishin të pranishme dhe institucionet më të larta që punojnë për çrrënjosjen e trafikimit të njerëzve.

Qendër Artizanale në Hot i Ri:

MWL për Gratë në Hot i Ri janë të lumtur pasi ata jo vetëm kanë rritur rezultatet e tyre por edhe cilësinë e punimeve, gjithashtu standardet po rriten gjithmonë e më tepër. Numri i vajzave dhe grave që punojnë në grup është rritur po ashtu. MWL po ndihmon këtë grup që të arrijë objektivat e tij. Punimet janë tradicionale por ide të reja po zhvillohen nga gratë. Produktet e e bëra nga gratë janë të thurura, të punuara me grep, kartolina të zbukuruara, byzylykë, qepje, qirinj, dizenjo me gurë lumi, piktura në gur, korniza dekorative, kapëse për flokët dhe rroba për fëmijë. Produktet janë të përshtatura sipas nevojave të tregut për festa të ndryshme kombëtare, kërkesat dhe shijet e klientëve. Qëllimi ynë është të vazhdojmë të rrisim rezultatet dhe standardet, si dhe të hapim tregje të reja për shitjen e produkteve tona. Të gjithë ndihemi shpresëplotë.

Takimi Dy Vjeçar i Partnerëve të COATNET i Bashkë Organizuar me Secours Catholique – Caritas Francë

Ky ishte një takim ndërkombëtar i një rrjeti global kundër Trafikimit të Njerëzve, i cili u zhvillua në Paris nga 9 deri më 11 nëntor. 55 persona nga 33 kombe ishin të pranishëm.Menaxheri i MWL për të Rinjtë përfaqësoi Fondacionin MWL në këtë takim. Dy ditët e para, informacion shumë i mirë u përftua nga paneli i folësve nga e gjithë bota. Ata ndanë eksperiencën e tyre rreth skllavërisë së ditëve moderne. Sipas statistikave, numërohen rreth 24,000 viktima në 28 shtete të BE-së, por besohet se numri i viktimave të jetë më i lartë se kaq. Kjo u pasua nga puna në grupe. Dita e tretë konsistoi në prezantimin e punës në grup; trajnimin mbi përdorimin e platformës online të anëtarëve - Baobab; zgjedhjen e Grupit Drejtues dhe fjalët përmbyllëse.

Page 7: Parathënie Mary Ward Loreto · Tema e tretë e trajnim-it që do të realizohet në dhjetë rajone do të jetë mbi zgjidhjen e konflikteve. Ne jemi krenarë për këta të rinj

Mary Ward LoretoTiranë, SHQIPËRI

www.albaniahope.com Faqe 7

Newsletter 2, Dhjetor 2015

Trafikimi dhe Drogat në Shëndëlli

Dinamikat e jetës në fshatin e izoluar Shendelli vazhdojnë të të surprizojnë. Ka kaq shumë ngjarje të paparashikueshme të cilat përpiqen të mos zbulohen nga ky komunitet i vogël. Megjithatë, tani ata nuk janë më në gjendje ta bëjnë këtë. Ata janë tashmë në fokusin e oficerëve të policisë dhe institucioneve të tjera të cilat po punojnë për drejtësi dhe mundësi të barabarta për çdo qytetar. Gjatë tre muajve të fundit, oficerët e policisë shkuan pothuajse çdo ditë në shtëpitë e varfra të grave të Shendellisë dhe si rezultat arritën të arrestonin dy nga trafikantët më të rëndësishëm të drogës, të cilët po kryenin këtë veprimtari si brenda ashtu dhe jashtë fshatit. Këta burra po mbanin fshatin nën haraç dhe po shfrytëzonin vajzat për krime në Shendelli. Kjo ishte një arritje për Oficerët e Njesisë Speciale të Policisë por dhe një çlirim nga ankthi për komunitetin e fshatit Shendelli. Në të njëjtën kohë, ky ishte një problem madhor për familjarët e personave të dënuar. Përballja me oficerët e policisë pothuaj çdo ditë shkaktoi stres të vazhdueshëm i cili ndërpriste rutinën normale në jetën në fshat.

Gratë ishin tepër të dobëta për të ruajtur një balancë dhe nuk mund të vazhdonin veprimtaritë e tyre normale. Gratë po fitojnë më shumë liri dhe janë pjesë e vendim-marrjes në familje. Ato i dëgjojnë fëmijët e tyre dhe përpiqen të gjejnë zgjidhjet më të mira duke marrë në konsideratë dhe nevojat e të gjithë pjestarëve të familjes. Ato po nxisin vajzat e tyre që të mendojnë para se të veprojnë; të jenë të lira dhe të respektueshme. Ato duan që vajzat e tyre të zbulojnë mundësitë përpara se të bëjnë zgjedhje të nxituara. Ato duan që ato të jenë të arsimuara dhe më pas të krijojnë një familje. Ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm që po ndodh me ato që janë më të rrezikuarat për t’u shfrytëzuar në fenomenin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

Histori

Mrika është 50 vjeç por duket si një grua 65 vjeçe. Ajo jeton në pjesën e sipërme të një kodre në fshat, në afërsi të hyrjes në komunitet. Ajo ka 3 djem por asnjëri prej tyre nuk jeton në shtëpi me të. Njëri ka qenë në burg prej vitesh. Një tjetër ka emigruar. Djali i tretë punon dhe jeton në Sarandë. Megjithatë, asnjë nuk e di se me çfarë jeton ai. Duket që Mrika qëndron vetëm ndërsa përpiqet të bëjë çdo gjë siç duhet për bashkëshortin e saj. Ai në fakt nuk është në gjendje të bëjë asgjë që ta ndihmojë atë. Ai po vuan nga stresi Post-Traumatik dhe probleme neurologjike. Shumë vite më parë ai u përball aksidentalisht me një situatë të tmerrshme në praninën e djalit të tij të vogël. Trafikanti kryesor i drogës në fshat kërcënoi djalin e tij të vogël me armë duke e detyruar që të bëhej pjesë e biznesit të tij të drogës. Ai e kërcënoi atë me jetën e prindërve të tij ë rast se ai nuk e bënte këtë punë. Në këtë moment ndërhyri babai dhe për shkak të këtij stresi ai vuajti një Trombozë dhe nuk u shërua kurrë. Mrika ishte shumë e re kur u martua me burrin e saj në rajonin e Mirditës në Veri të Shqipërisë.

Ajo është shumë e turpshme dhe flet ngadalë. Kjo nuk është e natyrshme për këtë komunitet. Ajo nuk dëshiron të kujtojë të gjitha gjërat që i është dashur të kalojë në jetë. Ajo mban frymën ndërsa tregon një kujtim nga një ndërhyrje kirurgjikale të cilën i ishte dashur të kryente në shtyllën kurrizore. Plaga nuk u shërua dhe ajo jetoi me zonën e operuar të hapur për 2 vjet. Pasi ajo u bë më mirë u largua për një jetë më të mirë në Jug të vendit për të rritur fëmijët e saj me dinjitet dhe në paqe. Por kjo nuk ishte e thënë të ndodhte. Jeta e saj kurrë nuk u bë më e mirë. Djemtë e saj nuk po ecin mbarë dhe ende vuajnë nga presioni i trafikantëve të drogës. Shpresa e saj u rrit gjatë frekuentimit të qendrës së MWL dhe ndjekjes së trakimeve dhe trajnimeve. Ajo ishte pjesë e kursit profesional të rrobaqepsisë dhe gjatë këtij trajnimi ajo kuptoi se nuk ishte në gjendje të shihte siç duhej. Ajo u mbështet me ilaçe të nevojshme si dhe syze. Mrika është shumë e dashur kur qesh dhe është e motivuar të jetë pjesë e veprimtarive të MWL për Gratë, dhe këtu ajo afekton pozitivisht gratë e tjera me buzëqeshjen e saj.

Projekti i MWL për Gratë Reflektim...

“Me kalimin e kohës, gratë do të mund të bëjnë shumë” është një shprehje e thënë nga Mary Ward më shumë se 400 vitë më parë. Këto fjalë më kanë shoqëruar mua gjatë tërë javës së udhëtimit në 5 rajone të Shqipërisë, ku MWL për Gratë po formon grupe grash për ndryshim shoqëror dhe ekonomik. Duket sikur ajo ta kishte parashikuar këtë. Kur takova këto gra të forta dhe të mrekullueshme të cilat kanë arritur kaq shumë në më pak se tre vite, këto fjalë tingëllojnë përsëri në veshët dhe zemrën time.

Gjithmonë mbaj në mendje faktin që anësia gjinore dhe diskriminimi kundër grave është akoma një forcë negative e fuqishme në përqindje të konsiderueshme të popullatës botërore, e jo vetëm në Shqipëri. Megjithatë, pavarësisht kësaj, kanë qenë dhe janë këto gra të thjeshta dhe të veçanta të cilat kanë frymëzuar shpresë për ndryshim tek gratë.

Persona si Mary Ward, Malala Yousafzai në Pakistan, Wangari Matai në Kenia, Leymah Gbowvee në Liberi dhe shumë të tjera janë një frymëzim me luftën e tyre për drejtësi, jo me armë por me fjalë, jo me beteja por me deklarata të qarta dhe të forta, jo me hakmarrje por përkushtim për të parë ndryshim për gratë. Këto ishin gra të thjeshta, disa prej tyre vinin nga zona rurale të cilat u ngritën dhe ndryshuan perceptimin maskilist botërisht dominues rreth asaj se çfarë mund të bëjë ose jo një grua.

Nuk ishte aspak e lehtë; ato vuajtën, ishin turpëruar, u qëlluan dhe prapë vazhduan në rrugën e tyre sepse ato kishin një vizion dhe fokus dhe vendosnin ato vetë kur duhet të ishte fundi. Po, në fakt, e dashur Mary Ward, gratë bënë, bëjnë dhe do të vazhdojnë të bëjnë vepra të mëdha. Ti kishe të drejtë!

Unë shoh në sytë, fytyrat dhe duart e grave të “mia” guximtare, dëgjoj të qeshurat e tyre të gëzueshme dhe dalloj një dritë shprese në sytë e tyre… dhe shpresoj që t’i shohë këto Gra Shqiptare teksa vazhdojnë të ngrihen dhe të qëndrojnë…

Page 8: Parathënie Mary Ward Loreto · Tema e tretë e trajnim-it që do të realizohet në dhjetë rajone do të jetë mbi zgjidhjen e konflikteve. Ne jemi krenarë për këta të rinj

Faqe 8

Newsletter 2, Dhjetor 2015

Zyra e Re e MWL në Fier

Rikonstruksioni i zyrës së re në Fier është përfunduar dhe tani është pothuajse gati të funksionojë si qendër sociale për gratë e MWL. Do të promovojmë zyrën tonë me të gjithë aktorët e interesuar në qytetin e Fierit. Këtu do të përfshihen zyra e bashkisë dhe OJF të cilat ofrojnë shërbime për target-grupet e marxhinalizuara.

Ne shpresojmë që të bashkëpunojmë dhe formojmë partneritete me to, kështu që së bashku mund të mbështesim këtë target grup. Zyra e MWL-së është e kompletuar e gjitha me hapësira të reja, secila për një funksion të caktuar. Punonjësi kryesor i zyrës do të mirëpresë çdo grua apo vajzë e cila do të kërkojë informacion apo mbështetje për problemet apo nevojat e tyre. Ndërtimi i këtij rrjeti shërbimesh do të na ndihmojë ne që të përgjigjemi dhe ndjekim çdo nevojë specifike të grave dhe vajzave, të cilat do të shoqëro-hen në të gjitha shërbimet përkatëse në rajon.

Dhoma e takimeve do të funksionojë për takime që kanë të bëjnë me zhvillimin njerëzor dhe trajnime të kujdesit shëndetësor nga trajnerë të paguar posaçërisht. Siç e dimë të gjithë, gratë mund të bëjnë punime të bukura me duar por u duhet të luftojnë që t’i shesin ato në një treg të qëndrueshëm. Në dyqanin e punimeve artizanale, i cili është një dhomë e rëndësishme në qendrën MWL në Fier, të gjitha produktet do të koleksionohen dhe shfaqen për shitje. Me kaq shumë artikuj të ndryshëm, dyqani do të jetë një vend fantastik për tu vizituar. E fundit por jo më pak e rëndësishmja, ambienti për trajnimet e rrobaqepsisë ka tre makina qepëse. Në këtë trajnim një robaqepëse shumë profesioniste do të fillojë veprimtarinë e saj të qepjes dhe do të jetë në të njëjtën kohë trajnuese për gratë dhe vajzat e tjera që do të përfundojnë kursin e rrobaqepsisë.

Një Qendër e Re e MWL Hapet në Tropojë

Projekti i MWL për Gratë në Tropojë po punon jo vetëm në nivel bazë me grupe përfituese në fshatra të largëta, por ka gjithashtu një qendër në qytetin e Bajram Currit. Kjo qendër e MWL filloi të vepronte në korrik 2015. Qendra u hap me qëllim ofrimin e shërbimeve ndaj grave në zonat ku MWL vepron në veri të vendit si dhe për të luftuar trafikimin e njerëzve. Kjo është tani një mundësi për të gjitha gratë për të përfituar shërbime apo për t’u orientuar drejt marrjes së tyre. Qendra MWL ofron shërbimet e mëposhtme: - Mbështetje psikologjike për gratë që të përballen me traumën nga abuzimi dhe dhuna në familje, për t’i fuqizuar ato emocionalisht dhe të kapërcejnë stresin; - drejton dhe shoqëron gratë tek ofruesit e shërbimeve si dhe ndjek rastet e tyre deri në zgjidhjen e situatës, - Veprimtari sociale dhe ekonomike, si dhe trajnime për fuqizimin ekonomik të grupeve të grave. - Kjo qendër mban gjithashtu takime me partnerët e MWL në zonë. - Qendra ofron gjithashtu informacion për komunitetin rreth luftës kundër trafikimit. - Trajnime për drejtues.

Funksionimi dhe ofrimi efektiv i shërbimeve në qendën e MWL është parësore për punën tonë. Qëllimi është arritja e një shoqërie të lirë dhe të shëndetshme.

Një Histori e Vërtetë që Tregon Sfidat e Grave në Tropojë

Kjo është një histori e vërtetë rreth situatës së rëndë shëndetësore të një vajze 5 vjeçare e cila po vuan nga kanceri në laring. Nëna e saj ka kaq shumë probleme me të cilat përballet çdo ditë. Ky nuk është problemi i saj i vetëm. Shumë mundësi normale i janë mohuar kësaj vajze pasi ajo nuk është në gjendje të flasë. Ajo nuk pranohet prej bashkë-moshatarëve të saj, dhe shumë probleme theksohen në familjen e saj për shkak të vështirësive ekonomike dhe forca e paragjykimit në komunitet ndaj paaftësisë së kësaj vajze të vogël. Këto janë sfida të vërteta me të cilat ajo duhet të luftojë çdo ditë. Gjithçka që nëna e saj dëshiron të shohë është një buzëqeshje në fytyrën e vajzës së saj. Njerëzit që shohin nevojat e veçanta të këtij fëmije nuk shohin asnjë fije shprese për të. Kësaj vajze i është mohuar çdo mundësi për të shkuar në shkollë dhe të shoqërohet më fëmijë të tjerë. Nëna është shumë e trishtuar dhe është ndier e pafuqishme për të “luftuar” kundër autoriteteve. E vetmja mbështetje për të erdhi nga projekti MWL për Gratë. Punon-jësi social kryesor ndërmjetësoi me zyrtarë të Drejtorisë Arsimore për llogari të familjes. Punonjësi u dëgjua, dhe tashmë vajza shkon në shkollë. Ajo po përfiton shërbime efektive duke përfshirë mbështetjen psikologjike për veten dhe nënën e saj. Nëna është tashmë mjaftueshëm e fortë për të folur vetë në emër të vajzës së saj.

Page 9: Parathënie Mary Ward Loreto · Tema e tretë e trajnim-it që do të realizohet në dhjetë rajone do të jetë mbi zgjidhjen e konflikteve. Ne jemi krenarë për këta të rinj

Mary Ward LoretoTiranë, SHQIPËRI

www.albaniahope.com Faqe 9

Newsletter 2, Dhjetor 2015

Takim në Bratislavë me Andante/Takim me Adam Novak

Menaxheri i MWL për Gratë përfaqësoi Fondacionin MWL në dy takime të rëndësishme të zhvilluara në Bratislavë, Sllovaki më datë 13-15 nëntor 2015. Në ditën e parë ajo takoi Dr. Adam Novak, një ekspert me përvojë në vlerësimin dhe dizenjimin e programeve të Bashkimit Evropian për qeverisjen dhe të drejtat. Qëllimi i këtij takimi ishte që të rriste njohuritë e MWL dhe RENATE për të aplikuar për financimet e Bashkimit Evropian. Puna e Z. Novak lidhej veçanërisht me Komisionin Evropian për ndryshim rrënjësor dhe aspekte të trafikimit në nivel lokal dhe Evropian. Takimi i dytë u drejtua nga ANDANTE, Rrjeti Evropian i organizatave të Grave Katolike. MWL ishte ftuar që të merrte pjesë në hartimin e planit të tyre strategjik për 2017-2020. 14 gra përfaqësonin aty organizatat e tyre nga Evropa perëndimore, qendrore dhe lindore. Ato u mblodhën për të dhënë kontributin e tyre në këtë rrjet dhe për të ndihmuar në përmirësimin e tij në një mënyrë krijuese dhe vizionare. Fokusi ishte mbi strategjinë për fuqizimin e grave në Evropë. MWL ka qenë e ftuar gjithashtu në Asamblenë e Përgjithshme të Andante e cila do të mbahet më 14 deri më 17 prill 2016 në High Leigh / Hoddesdon, Britani e Madhe.

Vizita e Elizabeth Walmsley

Më 23 nëntor – 2 dhjetor MWL pati nderin të mirëpriste Elisabeth Walmsley nga Mbretëria e Bashkuar për të vlerësuar punën e projketit MWL për Gratë dhe në veçanti aspektet sipërmarrëse të këtij projekti. Ajo zhvilloi gjithashtu një sesion trajnues me stafin e MWL si dhe një trajnim me drejtues të grupit të MWL për Gratë mbi Sipërmarrjen. Elizabeth është doktorante në Biznes dhe ka një eksperiencë të gjerë në këtë fushë, si dhe është një trajnuese me përvojë. Elizabeth shpenzoi shumë ditë duke vizituar pesë qendra të MWL për Gratë

për të parë punën, takuar gratë dhe për të vlerësuar si po shkon gjithçka me projektet. Asaj i’u prezantua puna në terren: vepra konkrete, biznese të grave dhe prdoukte artizanale të punuara nga gra të talentuara. Ajo pati mundësinë gjithashtu që të njihej me këndvështrimet e tyre në punë, ëndërrat dhe planet e tyre të së ardhmes si dhe të njihte situatën e tyre të vështirë në të cilën jetojnë. I gjithë ky proces ishte shumë i rëndësishëm për të përmirësuar idetë për trajnimin për drejtues, në mënyrë që ky trajnim të përmbushë nevojat e grave.

Trajnimi i Grave Drejtuese nga Dr Elizabeth Walmsley

Në Durrës u zhvillua një trajnim me drejtueset e grupeve të grave nga të gjithë zonat në të cilat vepron programi MWL për Gratë. Ne besojmë se mënyra më e mirë për të fuziquar gratë është përmes fuqizimit ekonomik. Video motivuese u shfaqën për pjesëmarrësit me qëllim për t’u bërë të ditur atyre që “Gratë janë kandidate të përkryera për të filluar një biznes”. Synimi i këtij trajnimi ishte inkurajimi i grave për të menduar pozitivisht rreth iniciativave të tyre. Me qëllim përmirësimin e biznesve ekzistuese, gratë u nxitën të mendojnë ndryshe, të zhvillonin ide të reja, të mësonin nga njëra tjetra si dhe të identifikojnë burime e ti përdorin ato.

“Mirë është të ëndërrosh! Endërra nuk është plan!”. Në përfundim të trajnimit, pjesëmar-rësit konkluduan me zotimin për veprim dhe hapa të tjera për tu ndjekur. Këto drejtuese do të ndajnë njohuritë me grupet e tyre, ndërsa punonjësit kyç të MWL për Gratë do të ndjekin veprimtaritë e përcjella në grupe. Drejtueset kishin gjithashtu kohë për të njohur njëra tjetrën më mirë, të shoqëroheshin dhe të kalonin momente të këndshme bashkë. Një program i veçantë argëtues ishte planifikuar për ta nga punonjësit kyç të MWL për Gratë.

Panairi i Krishtlindjeve

Puna për panairin e Krishtlindjeve ka vazhduar me intensitet të lartë në të 6 qendrat e Mary Ward Loreto. Punime dore të larmishme janë prodhuar, si për shembull kartolina të qendisura, çanta të bëra me dorë, kuleta, rroba, takëme, lodra për fëmijë, bizhuteri dhe shumë artikuj të tjerë. Grupet e grave po zhvillojnë aktualisht produkte akoma më të mira, ndërkohë, stafi i MWL për Gratë po komplimentojnë këtë veprimtari të çmuar përmes ofrimit të materialeve shumë të nevojshme për gratë, për të prodhuar akoma më shumë produkte. Shumica e produkteve janë mbaruar tashmë, paketuar dhe stampuar me ngjitësen përkatëse të zonës. Dita e Panairit Ndërkombëtar të pesëmbëdhjetë, të organizuar nga OSAAB, është më 6 Dhjetor. Panairi do të mbahet në Hotel Sheraton, në Tiranë. Panairi i Krishtlindjeve i organizuar nga bashkia është nga data 14 deri më 27 dhjetor. Gjithë stafi i MWL për Gratë do të jetë i pranishëm gjatë ditëve të panairit me rotacion për të siguruar mbështetje për shitjen e produkteve, ditë për ditë, dhe promovimin e MWL dhe punës së arritur me këto grupe grash. Mendojmë se në këto ditë festash vullnetarë të rinj do të vijnë të ndihmojnë dhe mbështesin punën e stendës së MWL. Ajo çfarë mbetet është miratimi i lejes nga Bashkia e Tiranës për pjesëmarrjen tonë në këtë panair. Aplikimi është bërë, por MWL nuk ka marrë ende një përgjigje. Sidoqoftë, puna do të vijojë dhe stafi i MWLW do të shpenzojë energji maksimale për realizimin me sukses të këtyre organizimeve të rëndësishme.

Page 10: Parathënie Mary Ward Loreto · Tema e tretë e trajnim-it që do të realizohet në dhjetë rajone do të jetë mbi zgjidhjen e konflikteve. Ne jemi krenarë për këta të rinj

Mary Ward LoretoTiranë, SHQIPËRI

www.albaniahope.com

Newsletter 2, Dhjetor 2015

Global Impact/Faqja e Dhurimit

Puna për të siguruar qëndrueshmëri është një detyrë madhore për shumë prej anëtarëve të stafit. Aplikimet për financim paraqiten rregullisht, por kjo mbetet gjithmonë një punë e vështirë. Gjatë muajve të fundit, kemi punësuar Global Impact si agjentin tonë financiar në SHBA. Global Impact do të shërbejë si agjent financiar për Mary Ward Loreto në Shtetet e Bashkuara dhe do të ofrojë këshillim, rekomandime dhe trajnime në Fondacion për rritje fondesh. Përmes kësaj marrëdhënie, ne shpresojmë që të rrisim aftësitë e nivelit bazik për sigurim financimesh të stafit të MWL.

Kjo punë po ndihmon skuadrën që të konso-lidojë marrëdhëniet me dhuruesit aktualë, të identifikojë dhurues të tjerë dhe të kuptojë mënyrën e duhur të qasjes për financim ndaj dhuruesve të rinj të mundshëm.Global Impact shërben si agjent financiar i MWL në SHBA dhe ofron këshillim për rritje fondesh, mjete dhe rekomandime në mënyrë që të kemi mundësi qasjeje për financim tek dhuruesit në SHBA. Ata kanë ndihmuar gjithashtu për hapjen e një seksioni të posaçëm dhurimi në dollarë në faqen e internetit www.albania-hope.com. Vendosja e një llogarie bankare për organizatën do të shërbejë si një platformë për sigurim fondesh nga dhurues në SHBA. Kjo marrëdhënie për ne është mjaft sfiduese, por në të njëjtën kohë e kemi përjetuar si një lloj aventure në të panjohurën. Shpresojmë për sukses!

Projekti i Burrave

Mary ward Loreto është shumë e lumtur të lajmërojë që ne kemi tashmë financim për nisjen brenda Vitit të Ri të projektit të MWL për Burrat. Barazia gjinore është një sfidë madhore për shoqërinë e sotme shqiptare, por edhe një prej motivimeve të karizmës së Fondacionit Mary Ward Loreto. Ky projekt synon që të forcojë rolin e burrave në parandalimin dhe dhënien fund të pabarazisë gjinore, abuzimit dhe dhunës, sidomos në rajonet më vulnerable dhe të përjashtuara të Shqipërisë. Kjo do të ngrejë mirëqenien e familjeve dhe të shoqërisë si e tërë. Menaxheri i MWL për Burrat do të angazhohet drejtëpërdrejtë me komunitetin e burrave përmes adresimit të rolit të gjinisë në një mënyrë që është e kuptueshme dhe e përshtatshme për burrat. Kjo do të promovojë qëndrimet dhe sjelljet të cilat mbështesin barazinë dhe respektin. Shpresohet që ky projekt do të ketë më shumë ndikim në zbutjen e pabarazisë dhe dhunës në familje në Shqipëri, duke promovuar në të njëjtën kohë mirëqenien e burrave dhe rrugën e tyre drejt lirisë ekonomike. Ne po presim me padurim të nisim këtë punë të re inovative.

Sponsorizimet Universitare Duke vazhduar traditën e Mary Ward Loreto ne shpresojmë të sigurojmë sponsorizim për mundësimin e dy studentëve të tjerë që të kryejnë edukim pas-universitar jashtë vendit, në dymbëdhjetë muajt e ardhshëm. Ekonomi në Itali dhe studenti tjetër shpreson të fitojë një Program Master në Shkenca Kompjuterike në Gjermani.

Aplikimi është në proces e sipër kështu që Newsletter-rin e ardhshëm shpresojmë të kemi më shumë lajme të mira për ju. Vendi ku aplikojmë për këtë financim ka një sfond shumë etik. Ky është një program akademik bursash pas-universitare për qytetarë të zakonshëm dhe besimtarë të Krishterë, i cili i fuqizon ata për të marrë përsipër role drejtuese në të ardhmen, brenda ose jashtë kontekstit institucional Katolik. Programi synon persona të trajnuar akademikisht, krijues dhe inovativë, profesionalisht kompe-tentë dhe me vullnetin për të marrë përgjegjë-si në Kishë dhe shoqëri. Pra programi ka një komponent të qartë udhëheqjeje (leadership).

Faqe 10

Mirësevini në faqen tonë të rifreskuar të internetit: www.albaniahope.comFaqja e Internetit www.albaniahope.com ka tashmë një pamje të rifreskuar dhe mjaft interesante. Lançimi i faqes së re të internetit u krye të mërkurën e datës 14 Tetor 2015. Faqja e Internetit të MWL është fytyra e organizatës tonë; ajo çfarë njerëzit shohin online pasqyron atë çfarë ne jemi si një organizatë jo-fitimprurëse. Çdo gjë në faqen e internetit flet rreth misionit tonë, vlerave dhe objektivave tona. Mendoni për të si një dritare në shpirtin e organizatës tonë. Mary Ward Loreto po mbjell shpresë përmes një qasje të të drejtave të njeriut në luftimin e skllavërisë së ditëve moderne. Misioni ynë përcillet qartë dhe me zë të lartë në çdo faqe. Ai depërton në çdo pjesë të faqes së internetit në mënyrë që çdo vizitor online të largohet me një kuptim të qartë të asaj se çfarë jemi dhe çfarë bëjmë ne. Faqja e Internetit është “zëri” ynë. Mënyra se si ne ndërveprojmë me njerëzit sot ka anuar ndjeshëm nga takimet kokë më kokë tek komunikimet dixhitale në faqet e internetit, mediat sociale dhe pajisjet celulare. Faqja e internetit, marketimi përmes Email, dhe faqja jonë në Facebook mbeten mënyra më efiçente për të ndarë punën dhe misionin tonë jo-fitimprurës nëpër gjithë Shqipërinë. Shpresojmë që do ta pëlqeni pamjen e re dhe do të përfshiheni në dinamikat e kësaj faqeje të re në internet, të përqendruar mbi punën kundër trafikimit. Nëse keni ndonjë koment për të na ndihmuar ne në zhvillimin e mëtejshëm të kësaj faqeje interneti, ju lutemi ndajini ato me ne në faqen tonë në Facebook: MaryWardLoreto apo në adresën tonë të email: [email protected]

Menaxheri i Logjistikës në Mary Ward Loreto

Logjistika në Mary Ward Loreto është një sektor i cili mbështet projektet dhe Fondacionin Mary Ward Loreto në përmbushjen e veprimtarive të tij. Pas një vlerësimi të Menaxherit të Logjistikës për makinën e MWL – makinën e grave, u mendua që makina e cila ka 6 vite përdorimi të shitej dhe të krijohej mundësia për të blerë një makinë tjetër me 7 ndenjëse, në Gjermani. Në tetor 2015, menaxheri i logjistikës udhëtoi në Gjermani për të blerë një makinë tjetër për projektin e MWL për Gratë. Gjatë një jave në Gjermani u hasën disa vështirësi, por pas pak ditësh hulumtim u gjet një makinë e përshtatshme. Menaxheri i logjistikës udhëtoi më pas 2,000 kilometra nga Gjermania në Shqipëri ku i gjithë dokumentacioni i nevojshëm i’u nënshtrua rregullave të vendit. Falë Zotit ne tani kemi një makinë tjetër të sigurt.

Page 11: Parathënie Mary Ward Loreto · Tema e tretë e trajnim-it që do të realizohet në dhjetë rajone do të jetë mbi zgjidhjen e konflikteve. Ne jemi krenarë për këta të rinj

Newsletter 2, Dhjetor 2015

Vizita e Motër Igora Pinto IBVM dhe Motër Judith Nekesa IBVM (Loreto), Dhjetor 2015

Motër Igora dhe Judy janë anëtare të Këshillit të Përgjithshëm të IBVM (Loreto) dhe jetojnë në Romë. Vizita në Shqipëri ishte pjesë e nevojës për të njohur misionin e IBVM (Loreto) përqark botës. Gjatë atyre pak ditëve me ne, ato u prezantuan me punën e Loreto në Shqipëri dhe vizituan disa projekte përfshirë qendrën e edukimit për viktimat e trafikimit, kampin Rom dhe qendrën Engjëjt e Vegjël, grupin e të rinjve në Tiranë dhe punën e grave lartë në male në Tropojë. Duke qenë se temperatura në Tropojë ishte nën zero, mund të imagjinoni të ftohtin që ndien Motër Judy nga Kenia dhe Motër Igora nga India, dhe në fakt për të gjithë ne ishte shumë ftohtë. Në Tropojë ne udhëtuam me makinë dhe në këmbë, deri në një zonë të izoluar të maleve në pjesën më të largët në veri, për të vizituar një grua e cila jeton në këtë rajon të lënë në harresë. Ajo dhe familja e saj duhet të udhëtonin në këmbë nëpër tatëpjetën e thepisur anash malit, për të paktën një orë, në mënyrë që të siguronin akses në shërbime të ndryshme. L. ka kancer dhe MWL po e mbështet atë gjatë kësaj kohe vuajtjeje. Të kesh kancer dhe të jetosh e izoluar dhe në varfëri shton më tej traumat çdo pacienti që vuan nga një sëmundje kaq e tmerrshme.

Miqtë e Mary Ward

Miqtë e Mary Ward takohen çdo muaj për të reflektuar mbi jetën dhe spiritualitetin e Mary Ward. Aktualisht janë rreth trembëdh-jetë anëtarë në grup, i cili përfshin disa prej anëtarëve të stafit të MWL, dhe ata kanë formuar një rrjet mbështetës midis tyre. Disa prej temave të mbuluara së fundmi kanë qenë Nëna Mari e Zotit, Triniteti, marrëdhëniet e të Drejtave dhe Besimit në Zot dhe gjithësia e krijimit. Takimi i fundit i dhjetorit ishte mjaft i veçantë për të gjithë anëtarët e grupit. Dy prej këshilltarëve të Përgjithshëm nga IBVM ishin të pranishëm në Shqipëri dhe gjatë kësaj kohe lutja për ardhjen e Adventit krijoi një situatë prekëse për vizitën. Gjatë këtyre takimeve ne rritemi me praninë e Jezusit në jetët dhe

shërbesat tona, dhe i bëjmë thirrje njëri tjetrit për të jetuar me besnikëri dhe integritet misionin profetik të Krishtit. Kemi nevojë që të lutemi dhe të veprojmë në një mënyrë që pasqyron karizmën, fytyrën e Zotit, kudo, në skajet dhe vendet e pushtetit dhe të akademisë. Ne dimë që duhet tu kushtojmë vëmendje gjërave të vogla, qëndrojmë në skaje dhe punojmë me përgjegjësi të lartë sepse kështu përjetojmë thirrjen e Mary Ward sot.

Faqe 11

Fondacioni Mary Ward Loreto Ju Uron Gëzuar Krishtlindjendhe Vitin e Ri!

Qoftë një vit i bekuar me paqe dhe gëzim!