presidenti hashim thaçi, me rastin e 20 -vjetorit të ... · laterale që nga viti 2012, në...

8
Prishtinë, 11 qershor - Ko- mandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti me cer- emoni ushtarake në Ministri të Mbrojtjes shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjen- eral kolonel Mirko Shundov. Në takime të ndara të Ministrit të Mbrojtjes, Rrustem Berisha, dhe komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me gjeneralin kroat Mirko Shundov, u bisedua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Kroa- cisë në fushën e mbrojtjes si dhe u diskutuan planet dhe opsionet për vazhdimin dhe avancimin e marrëdhënieve bi- laterale ndërmjet dy ministrive të Mbrojtjes dhe të dy Forcave tona në të ardhmen. Me këtë rast, ministri Rrustem Beri- sha falënderoi gjeneralin kroat për mbështetjen e Kosovës në ndërtimin e paqes dhe stabi- litetit, ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse si dhe përkrahjen e vazhdueshme, bazuar në praktikat e kaluara nga vetë Kroacia, për anëtarë- simin e Kosovës në iniciativa rajonale dhe në rrugën drejt NATO-s. Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, gjatë takimit me shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Kroacisë, gjeneralin Shundov, e njoftoi lidhur me procesin e transi- cionit dhe rrugën e FSK-së drejt ndërtimit të kapaciteteve mbrojtëse bazuar në mandatin e ri. “Për ne Kroacia është part- ner strategjik në rajon, dhe në kuadër të kësaj, ne diskutu- am për bashkëpunimin tonë bilateral si dhe mundësinë e avancimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat”, deklaroi gjen- erallejtënant Rrahman Rama në konferencën për shtyp, të mbajtur me gjeneralin Shun- dov, pas takimin kokë më kokë midis dy gjeneralëve. Në fund, gjeneral Rama e falënderoi gjeneralin Shundov për vizitën si dhe kontributin e Ushtrisë Kroate në KFOR dhe në Ekip- in Këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në. Shefi i Shtabit të Forcave të Armato- sura të Kroacisë deklaroi se Kroacia vazhdon të japë kon- tribut për paqen dhe sigurinë në Kosovë, ka zotim të plotë për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit si dhe është e gatshme që të ofrojë gjithë ekspertizën dhe përvojën e saj të kaluar që të ndihmojë Min- istrinë e Mbrojtjes dhe FSK- në në rrugën e anëtarësimit në iniciativa rajonale dhe me gjerë. Kosova dhe Kroacia kanë marrëveshje të nënshkruar bi- laterale që nga viti 2012, në kuadër të së cilës për çdo vit realizohet një gamë e gjerë e aktiviteteve të planifikuar me interes të përbashkët. Prishtinë, 28 qershor - Në mje- diset e Ministrisë Mbro- jtjes sot u zhvillua ceremonia e pranim-dorëzimit të autoritetit të drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, nga gjeneral brigade Uwe Becker tek gjeneral brigade Michael Oberneyer. Në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri i ven- dit, Ramush Haradinaj, ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjener- allejtënant Rrahman Rama, ko- mandanti i KFOR-it, gjeneral Lorenco D’Adario, zëvendës she- fi i Bundesverit, gjeneral major Thorsten Poschwatta si dhe ofi- cerë të lartë të FSK-së, KFOR-it, NALT-it e mysafirë të tjerë. Në fillim, kryeministri i vendit, z. Ramush Haradinaj ka falënderu- ar gjeneralin Becker për kon- tributin e tij për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në si dhe i ka uruar shërbim të suksesshëm në misionin e tij gjeneralit Oberney- er. Me këtë rast, ministri i Mbro- jtjes Rrustem Berisha çmoi lart angazhimin e drejtorit të NALT-it, gjeneral Uwe Becker e sidomos koordinimin dhe bashkëpunimin në fazën shumë të rëndësishme për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në. Ministri Berisha fjalën e tij tha:” Sot me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës së drejtorit të NALT-it, më lejoni që në emër të Ministrisë së Mbro- jtjes dhe në emrin tim personal ta falënderoj gjeneral brigade Uwe Becker për angazhimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm në një periudhë shumë të rëndë- sishme të zhvillimit tonë. Forca e Sigurisë së Kosovës përgjatë 10 viteve është trajnuar dhe zhvil- luar me ndihmën e ekspertëve të NATO-s, përmes ekipeve tra- jnuese, këshillëdhënëse dhe ndërlidhëse. Falë kësaj ndihme dhe ndihmës dypalëshe të ale- atëve, FSK-ja është dhe do të vazhdojë të jetë një forcë profe- sionale, shumetnike dhe e be- sueshme, ku llojllojshmëria etnik dhe gjinor është dhe do të mbetet vlerë’’. (vijon në faqen 2) Prishtinë, 13 qershor - Presi- denti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të ven- dit dhe hyrjes së trupave të NATO-s si forca paqeruajtëse në Kosovë, sot qëndroi në ka- zermën „Adem Jashari“ në Ko- mandën e Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë të Kosovës në Prishtinë. Presidenti i vendit, njëherësh Komandant i Përg- jithshëm i FSK-së, z. Hashim Thaçi u prit me rreshtim të kuadrateve të njësive të FSK-së nga ministri i Mbrojtjes Rrust- em Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrah- man Rama. Së pari, presidenti Thaçi së bashku me ministrin Berisha dhe komandantin Rama vendosën lule të freskë- ta tek ,,Obelisku i të rënëve për liri“ në nderim të jetës dhe ve- prës së të rënëve. Pres- identi Thaçi në fjalën e tij para ushtarakëve të rreshtuar tha: ,,Sot është kënaqësi e veçantë të jem këtu mesh ju, në këtë ditë historike për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj. Këto ditë po shënojmë 20-vjetorin e lirisë së vendit dhe popullit tonë. Sot kujtojmë të gjithë dëshmorët e lirisë, luftëtarët trima të Ush- trisë Çlirimtare Kosovës, kujtojmë me nderim dhe res- pekt Komandantin Legjendar Adem Jashari, kujtojmë me nderim dhe respekt sakrificën e çdo qytetari të Kosovës. ,,Të nderuar ushtarë, nga aspirata dhe angazhimi i popullit për liri keni lindur edhe ju, e kishim Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e transformuam Trupa Mbrojtëse të Kosovës e pastaj e themeluam edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Para pak muajsh morëm edhe vendi- min historik për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Gëzuar juve dhe nderime e respekt më të lartë për punën tuaj profe- sionale. Urime Kosovë, urime popullit të Kosovës’’. ,,Sot, Forca e Sigurisë së Kosovës është e mishëruar me këtë dëshirë për liri dhe me gatishmërinë për të mbrojtur paqen për çdo qytetarë të Kosovës, në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës. Forca e Sigurisë së Kosovës është Forcë profesio- nale e standardëve të NATO-s, është Forcë shumetnike që në mënyrën më të mirë pasqy- ron atë që kemi arritur, atë që kemi ndërtuar së bashku. Po punojmë seriozisht që edhe ne sa më parë të jemi pjesë e NA- TO-s’’, përfundoi fjalimin e tij presidenti i vendit, me rastin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Kroacisë u prit me ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes Ministri Berisha dhe Komandant Rama dekorojnë drejtorin e NALT-it, gjeneralin Becker * * * Viti VIII • Nr. 81 • 5 Korrik 2019 • Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës * * * Presidenti Hashim Thaçi, me rastin e 20 -vjetorit të çlirimit të vendit vizitoi FSK-në

Upload: others

Post on 18-May-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Prishtinë, 11 qershor - Ko-mandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti me cer-emoni ushtarake në Ministri të Mbrojtjes shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjen-eral kolonel Mirko Shundov. Në takime të ndara të Ministrit të Mbrojtjes, Rrustem Berisha, dhe komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me gjeneralin kroat Mirko Shundov, u bisedua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Kroa-cisë në fushën e mbrojtjes si dhe u diskutuan planet dhe opsionet për vazhdimin dhe avancimin e marrëdhënieve bi-laterale ndërmjet dy ministrive

të Mbrojtjes dhe të dy Forcave tona në të ardhmen. Me këtë rast, ministri Rrustem Beri-sha falënderoi gjeneralin kroat për mbështetjen e Kosovës në ndërtimin e paqes dhe stabi-litetit, ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse si dhe përkrahjen e vazhdueshme,

bazuar në praktikat e kaluara nga vetë Kroacia, për anëtarë-simin e Kosovës në iniciativa rajonale dhe në rrugën drejt NATO-s. Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, gjatë takimit me shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Kroacisë, gjeneralin Shundov, e njoftoi

lidhur me procesin e transi-cionit dhe rrugën e FSK-së drejt ndërtimit të kapaciteteve mbrojtëse bazuar në mandatin e ri. “Për ne Kroacia është part-ner strategjik në rajon, dhe në kuadër të kësaj, ne diskutu-am për bashkëpunimin tonë bilateral si dhe mundësinë e avancimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat”, deklaroi gjen-erallejtënant Rrahman Rama në konferencën për shtyp, të mbajtur me gjeneralin Shun-dov, pas takimin kokë më kokë midis dy gjeneralëve. Në fund, gjeneral Rama e falënderoi gjeneralin Shundov për vizitën si dhe kontributin e Ushtrisë Kroate në KFOR dhe në Ekip-in Këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s për Ministrinë e

Mbrojtjes dhe FSK-në. Shefi i Shtabit të Forcave të Armato-sura të Kroacisë deklaroi se Kroacia vazhdon të japë kon-tribut për paqen dhe sigurinë në Kosovë, ka zotim të plotë për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit si dhe është e gatshme që të ofrojë gjithë ekspertizën dhe përvojën e saj të kaluar që të ndihmojë Min-istrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në rrugën e anëtarësimit në iniciativa rajonale dhe me gjerë. Kosova dhe Kroacia kanë marrëveshje të nënshkruar bi-laterale që nga viti 2012, në kuadër të së cilës për çdo vit realizohet një gamë e gjerë e aktiviteteve të planifikuar me interes të përbashkët.

Prishtinë, 28 qershor - Në mje-diset e Ministrisë së Mbro-jtjes sot u zhvillua ceremonia e pranim-dorëzimit të autoritetit

të drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, nga gjeneral brigade Uwe Becker tek gjeneral brigade Michael

Oberneyer. Në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri i ven-dit, Ramush Haradinaj, ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjener-allejtënant Rrahman Rama, ko-mandanti i KFOR-it, gjeneral Lorenco D’Adario, zëvendës she-fi i Bundesverit, gjeneral major Thorsten Poschwatta si dhe ofi-cerë të lartë të FSK-së, KFOR-it, NALT-it e mysafirë të tjerë. Në fillim, kryeministri i vendit, z. Ramush Haradinaj ka falënderu-ar gjeneralin Becker për kon-tributin e tij për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në si dhe i ka

uruar shërbim të suksesshëm në misionin e tij gjeneralit Oberney-er. Me këtë rast, ministri i Mbro-jtjes Rrustem Berisha çmoi lart angazhimin e drejtorit të NALT-it, gjeneral Uwe Becker e sidomos koordinimin dhe bashkëpunimin në fazën shumë të rëndësishme për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në. Ministri Berisha në fjalën e tij tha:” Sot me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës së drejtorit të NALT-it, më lejoni që në emër të Ministrisë së Mbro-jtjes dhe në emrin tim personal ta falënderoj gjeneral brigade Uwe Becker për angazhimin dhe

kontributin e jashtëzakonshëm në një periudhë shumë të rëndë-sishme të zhvillimit tonë. Forca e Sigurisë së Kosovës përgjatë 10 viteve është trajnuar dhe zhvil-luar me ndihmën e ekspertëve të NATO-s, përmes ekipeve tra-jnuese, këshillëdhënëse dhe ndërlidhëse. Falë kësaj ndihme dhe ndihmës dypalëshe të ale-atëve, FSK-ja është dhe do të vazhdojë të jetë një forcë profe-sionale, shumetnike dhe e be-sueshme, ku llojllojshmëria etnik dhe gjinor është dhe do të mbetet vlerë’’. (vijon në faqen 2)

Prishtinë, 13 qershor - Presi-denti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të ven-dit dhe hyrjes së trupave të NATO-s si forca paqeruajtëse në Kosovë, sot qëndroi në ka-zermën „Adem Jashari“ në Ko-mandën e Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë të Kosovës në Prishtinë. Presidenti i vendit, njëherësh Komandant i Përg-jithshëm i FSK-së, z. Hashim Thaçi u prit me rreshtim të kuadrateve të njësive të FSK-së nga ministri i Mbrojtjes Rrust-em Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrah-man Rama. Së pari, presidenti Thaçi së bashku me ministrin Berisha dhe komandantin Rama vendosën lule të freskë-ta tek ,,Obelisku i të rënëve për liri“ në nderim të jetës dhe ve-prës së të rënëve. Pres-identi Thaçi në fjalën e tij para ushtarakëve të rreshtuar tha: ,,Sot është kënaqësi e veçantë të jem këtu mesh ju, në këtë ditë

historike për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj. Këto ditë po shënojmë 20-vjetorin e lirisë së vendit dhe popullit tonë. Sot kujtojmë të gjithë dëshmorët e lirisë, luftëtarët trima të Ush-trisë Çlirimtare të Kosovës,

kujtojmë me nderim dhe res-pekt Komandantin Legjendar Adem Jashari, kujtojmë me nderim dhe respekt sakrificën e çdo qytetari të Kosovës. ,,Të nderuar ushtarë, nga aspirata dhe angazhimi i popullit për

liri keni lindur edhe ju, e kishim Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e transformuam në Trupa Mbrojtëse të Kosovës e pastaj e themeluam edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Para pak muajsh morëm edhe vendi-

min historik për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Gëzuar juve dhe nderime e respekt më të lartë për punën tuaj profe-sionale. Urime Kosovë, urime popullit të Kosovës’’. ,,Sot, Forca e Sigurisë së Kosovës është e mishëruar me këtë dëshirë për liri dhe me gatishmërinë për të mbrojtur paqen për çdo qytetarë të Kosovës, në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës. Forca e Sigurisë së Kosovës është Forcë profesio-nale e standardëve të NATO-s, është Forcë shumetnike që në mënyrën më të mirë pasqy-ron atë që kemi arritur, atë që kemi ndërtuar së bashku. Po punojmë seriozisht që edhe ne sa më parë të jemi pjesë e NA-TO-s’’, përfundoi fjalimin e tij presidenti i vendit, me rastin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Kroacisë u prit me ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes

Ministri Berisha dhe Komandant Rama dekorojnë drejtorin e NALT-it, gjeneralin Becker

* * * Viti VIII • Nr. 81 • 5 Korrik 2019 • Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës * * *

Presidenti Hashim Thaçi, me rastin e 20 -vjetorit të çlirimit të vendit vizitoi FSK-në

(vijon nga ballina) Më tej, ministri Berisha theksoi se me gjeneralin Becker gjatë kësaj periudhe ka pasur bash-këpunim konstruktiv, të hapur dhe mirëkuptim të ndërsjellë, siç kanë miqtë dhe partnerët në një histori të përbashkët sukse-si. Duke iu drejtuar gjeneralit Becker, ai tha: ,,Gjeneral Beck-er, me afërsinë tuaj si bash-këpunëtor dhe me kontributin që keni dhënë gjatë mandatit tuaj, keni fituar shumë miq në vendin tonë dhe besoj që Koso-va do të zë një vend të veçantë në karrierën dhe në jetën tuaj. Andaj, gjeneral Becker, miku im Uwe, të jemi shumë mirën-johës për gjithë atë që ke bërë për FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes“. Gjithashtu, ministri i Mbrojtjes i uroj mirëseardhje drejtorit të ri të NALT-it, gjener-alit Oberneyer duke iu drejtuar me fjalët: ,,uroj ta vazhdoni dhe ta avanconi punën e mirë që ka bërë gjenerali Becker. Unë ju of-roj bashkëpunim të hapur dhe profesional, me transparencë të plotë që do ta forcojë edhe më tej besimin e ndërsjellë dhe thellimin e raporteve të Minis-trisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me NALT-in“. Në fund të fjalës së tij, ministri Berisha i ka shprehur konsideratë të lartë komandan-tit të KFOR-it, gjeneral D’Adar-ion për angazhimin e KFOR-it, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe ruajtjen e paqes dhe stabi-

litetit në Kosovë dhe rajon. Nga ana e tij, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama vuri në pah, së pari, peri-udhën e ndjeshme në të cilën gjenerali Becker ka shërbyer në Kosovë. Duke iu drejtuar gjeneralit Becker ai tha: ,,Gjen-eral Becker, fillove në një kohë jashtëzakonisht të vështirë. Kur tranzicioni apo transformimi ishin problemi më i madh yni dhe i shoqërisë kosovare, ne fil-luam bashkërisht për të ndër-tuar besim, transparencë dhe përkushtim për të ecur përpara edhe përkundër dilemave të cilat ekzistonin asaj kohe lidhur me tranzicionin e FSK-së. An-gazhimi juaj ishte përcaktues në evitimin e keqkuptimeve midis Kosovës dhe NATO-s në rrugëtimin tonë drejt man-

datit të ri. Ekipi i NALT-it po kontribuon dhe po ndihmon FSK-në në zhvillimin dhe ngrit-jen profesionale të saj, andaj puna juaj si drejtor dhe këshil-lat tuaja dhe të stafit tuaj po e ndihmojnë Kosovën dhe FSK-në në zhvillimin e mekanizmit të sigurisë dhe mbrojtës me standarde të NATO-s. FSK-ja po vazhdon të jetë profesionale, e gatshme dhe kontribuuese në të mirë të gjithë qytetarëve të vendit, pa dallime etnike dhe fetare. Gjeneral Becker, ishit shumë i përkushtuar që FSK-ja të vazhdojë të edukohet, trajno-het dhe të operojë me disiplinë dhe profesionalizëm. Ju siguroj të gjithëve se të tillë do jemi gjithherë, edhe atëherë kur ne të kemi kapacitet e plota ush-tarake, vizioni ynë është i qa-

rtë: nuk ka rrugë tjetër përveç rrugës së përbashkët me NA-TO-n“. Në fund, gjeneral Rama në emër të gjithë pjesëtarëve të FSK-së ka falënderuar gjen-eralin Becker për kontributin dhe mënyrën unike të një lideri, ushtaraku dhe miku si dhe i ka dëshiruar mirëseardhje gjen-eralin Oberneyer. ,,Faleminder-it Gjeneral Becker, do të jesh pjesë e historisë. Këshillat tuaja më kanë ndihmuar personal-isht dhe profesionalisht. Por, të gjitha këto të arritura nuk kishin mund të bëhen edhe pa përkrahjen e ekspertizës që stafi juaj mbart me vete. Ne do të vazhdojmë bashkërisht rrugëtimin e ndërtimit të aftë-sive të reja në mënyrë graduale, sipas planifikimit edhe me gjen-

eral Oberneyer. Gjeneral Ober-neyer, mirë se erdhe në Kosovë’’. Në fjalën e tij përshëndetëse, gjenerali Uwe Becker, tha: ,,Ne kemi arritur një marrëdhënie të shkëlqyeshme pune, në një mjedis të respektit reciprok, besimit dhe transparencës me kolegët tanë të FSK-së. Bren-da mandatit tonë përkatës, ne kemi punuar së bashku për një qëllim: zhvillimin e një FSK-je profesionale, me përfaqësim nga të gjitha komunitetet, duke punuar për të mirën e të gjithë qytetarëve në Kosovë“. Para se drejtori i NALT-it, gjeneral Uwe Becker t’i dorëzojë detyrën pasardhësit të tij, në detyrën e drejtorit të NALT-it, gjeneralit Michael Oberneyer, ministri i mbrojtjes Rrustem Berisha dekoroi gjeneralin Becker me Medaljen për shërbim të shquar, ndërsa komandanti i FSK-së e dekoroi me Medaljen për shërbim vetëmohues, në shenjë falënderimi dhe respek-ti për bashkëpunimin dhe koor-dinimin e shkëlqyer sa ishte në detyrën e drejtorit të ekipit të NATO-s. Ekipi Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës i NATO-s u kri-jua në gusht 2016. Misioni i tij është të mbështesë zhvillimin e mëtejshëm të organizatave të sigurisë në Kosovë që përf-shinë ofrimin e këshillave dhe mbështetjes me fokus në koor-dinimin e ndërtimit të kapac-iteteve, edukimit dhe trajnimit.

SHBA, 07 qershor - Në vazhdën e vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ko-mandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës zhvilloi takime të ndara në Departamentin e Shtetit dhe në Këshillin e Sig-urisë Kombëtare. Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama i sho-qëruar edhe nga ambasador-ja e Republikës së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në Depar-tamentin e Shtetit u priten në takim nga znj. Susan Falatko. Me këtë rast, komandanti i FSK-së e njoftoi znj. Falatko për progresin e FSK-së në këtë fazë tranzicioni, mundësitë për rritje të bashkëpunimit në mes të dy vendeve mike me qëllim të vazhdimit të ndërtimit të af-tësive të reja në bazë të Planit Gjithëpërfshirës për Tranzi-cionin e FSK-së. Gjithashtu, gjenerali Rrahman Rama u prit edhe nga John Erath zëvendës-drejtor për Evropë, i shoqëruar edhe nga drejtori për Çështje të Evropës z. Williem Berk-ley. Gjenerali Rrahman Rama i njoftoi zyrtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare se FSK-ja vazhdon të jetë Forcë profesio-nale, shumetnike dhe e gatshme për të qenë pjesë e misioneve

paqeruajtëse. Zhvillimet dhe zgjerimi i mandatit të FSK-së është në përputhje me Planin. Në fund, komandanti i Ushtrisë së Kosovës ka falënderuar zyr-tarët amerikanë në Departa-mentin e Mbrojtjes dhe Këshil-lin e Sigurisë Kombëtare për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-të dhe Ushtria Amer-ikane po i japin Kosovës dhe FSK-së. Komandanti në të gjitha takimet ishte i shoqëruar nga atasheu i SHBA-së në Kosovë dhe atasheu i Mbrojtjes nga Republika e Kosovës në Uash-ington.

SHBA, 06 qershor - Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjatë vizitës zyrtare në SHBA, pati takim me zëvendës shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane gjeneralin James C. McConville. Gjatë takimit tema kryesore ishte rritja e bashkëpunimit dhe tranzicioni i FSK-së. Komandanti i FSK-së

e njoftoi homologun Amerikan lidhur me procesin e ndërtim-it të aftësive të reja, orientimet e FSK-së për të ardhmen, dhe mundësitë e zgjerim-it të bashkëpunimit në mes të FSK-së dhe Ushtrisë Amerikane. Gjenerali Rrahman Rama theksoi se FSK-ja është e gatshme të kaloj nga konsumues i sigurisë në ofrues të

sigurisë. Në vazhdën e takimeve zyrtare gjeneral Rama i sho-qëruar edhe nga am-basadorja e Kosovës Vlora Çitaku u takuan edhe me znj. Laura Cooper, zëvendës asis-tente e Sekretarit të Mbrojtjes për Rusi, Ukrainë dhe Euro Azi. Në takim u diskutuan mundësitë bilaterale në zhvillimin e aftësive të reja. Departamenti

i Mbrojtjes dhe Stafi i Bashkuar, vlerësuan lartë punën dhe kred-ibilitetin e FSK-së në kuadër të mbajtjes së frymës së diversitetit etnik dhe vazhdimin e implementimit të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit, me mundësi të zgjerimit të bashkëpunimit bilat-eral për misionin e ri.

2

Botues: Departamenti për Marrëdhënie me Publikun, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së KosovësAdresa: MFSK, Kazerma “Adem Jashari”, PrishtinëAdresa elektorinike: [email protected]: 038/551-379 Web: www.mod.rks-gov.net

Lajme

Ministri Berisha dhe Komandant Rama dekorojnë drejtorin e NALT-it, gjeneralin Becker

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama vizitoi Departamentin e Shtetit dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama u prit nga zv. shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane gjenerali James McConville

3

Prishtinë, 03 qershor - Sot në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes, komandanti i Ko-mandës së Forcave Tokësore njëherësh edhe zëvendës-komandant i FSK-së, gjener-al brigade Enver Cikaqi, priti dy pilotët e posa diplomuar të Ushtrisë së Kosovës, nën-togerin Atdhe Hasani dhe nëntogerin Krenar Voca, të cilët përfunduan me rezul-tate të shkëlqyera shkollimin për pilot helikopteri në Aka-deminë Ushtarake në Repub-

likën e Turqisë. Zëvendësko-mandanti i FSK-së, gjenerali Enver Cikaqi i uroi dhe i përgëzoi pilotët për suk-seset që ata treguan gjatë shkollimit në Akademinë Ushtarake në Turqi. Gjeneral Cikaqi, veç tjerash, tha se “të dy pilotët e rinj të FSK-së që nga sot do të angazhohen në shërbimin aktiv në FSK dhe do të japin kontributin e tyre profesional në ngritjen e Njësisë Ajrore të FSK-së”.

Prishtinë, 03 qershor - Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani dhe koman-danti i Forcës së Sigurisë të Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama, janë takuar dje në Prishtinë me sekretar-in e Ushtrisë Amerikane, Dr. Mark T. Esper. Zëvendësmin-istri Ramadani dhe gjenerali Rama e falënderuan sekretar-in Esper për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për sigurinë në Kosovë dhe ra-jon, duke vlerësuar lart kon-tributin e trupave ushtarake amerikane në shtetin tonë. Zëvendësministri Ramadani dhe gjenerali Rama u shpre-hën se ndjeheshin të nderuar të diskutonin me sekretarin

Esper mbi thellimin e part-neritetit Kosovë-SHBA dhe formësimin e së ardhmes sonë të sigurt e të mbrojtur, për arritjen e objektivit tonë

shtetëror e shoqëror drejt NA-TO-s si dhe për gatishmërinë e Kosovës për të kontribuuar krah për krah me trupat amer-ikane dhe të NATO-s kudo

nëpër botë. Takimi u mbajt të dielën, më 2 qershor 2019, në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë, z. Philip Kosnett. Z. Ramadani tha se

ky takim ishte një mundësi e mirë për Ministrinë e Mbro-jtjes dhe FSK-në që të shkëm-bejmë pikëpamjet dhe planet për të ardhmen për sigurinë rajonale. Dr. Mark Esper është sekretari i 23-të i Ushtrisë Amerikane, i cili në nëntor të vitit 2017 është konfirmuar nga Senati Amerikan.Si sek-retar i Ushtrisë Amerikane, Dr. Esper është përgjegjës për të gjitha çështjet që ndërlid-hen me Ushtrinë Amerikane, përfshirë rekrutimin, orga-nizimin, trajnimin, pajisjen dhe kujdesin për 1.4 milionë pjesëtarë aktivë, Gardën Na-cionale, Ushtarët Rezervë, De-partamentin e Civilëve të Ush-trisë dhe familjet e tyre.

Prishtinë, 21 qershor Sot, në Kazermën „Adem Jashari“ të FSK-së, në Prishtinë, u mbajt ceremonia e pranim- dorëzim-it të Autoblindës të ndihmës së parë „Cobra 4x4“ donacion nga Republika e Turqisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila me të gjitha pajisjet rezervë kapë vlerën e përg-jithshme prej 462.457 dollar. Marrëveshja për pranim-dorëzimin e këtij donacioni u nënshkrua nga atasheu ush-tarak i Turqisë në Kosovë,

nënkoloneli Ismail Ersoz dhe oficeri i Departamentit të Log-jistikës në Ministrinë e Mbro-jtjes, kapiteni Remzi Bushi. Ky donacion si dhe donacionet e shumta të tjera, të cilat i janë dhuruar FSK-së, janë rezultat i bashkëpunimit të mirëfilltë në mes të FSK-së dhe Ushtrisë së Turqisë, duke u bazuar në marrëveshjen për ndihmën fi-nanciare në ngritjen dhe pro-fesionalizmin e FSK-së.

Prishtinë, 20 qershor - Zyra e Koordinatorit Nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO, në bashkëpunim me Ekipin Këshillues e Moni-torues për Ministrinë e Mbro-jtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (NALT), si dhe zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, mbajti sot takim informues për prezantimin e Kornizës së Komunikim-it Strategjik, për personelin e zyrave të Informimit nga ministritë që janë pjesë e Komitetit ndërministrorë. Në takim, projektin e ri e prezan-

tuan sipas përgjegjësisë: Zëvendësministri i Mbrojtjes, njëherësh edhe koordinator i Komitetit Nacional për Integ-rim dhe Anëtarësim të Kosovës në NATO, z. Burim Ramadani, zonja Donjeta Gashi, drejtore-shë e Zyrës për Komunikim me Publikun e Kryeministrisë si dhe këshilltarja për Komu-nikim Strategjik në NALT, për Ministrinë e Mbrojtjes, zonja Nicolien Wellen. Me këtë rast, zëvendësministri Ramadani i njoftoi zyrtarët mbi nevojën e komunikimit me audiencën vendore dhe ndërkombëtare;

me të njëjtat porosi mbi punën, progresin dhe synimin e Kosovës, drejt arritjes së qël-limit për anëtarësim në NATO. Koordinatori Ramadani, kërkoj angazhimin e minis-trive, anëtar të Komitetit që të angazhohen në përplotësimin nga fushë veprimtaria e së cilës ministri, të draft kornizë së Komunikimit Strategjik të Ministrisë së Mbrojtjes, që kjo draft- Kornizë të jetë edhe Kornizë e Komunikimit Strate-gjik të Komitetit Nacional për Integrim dhe Anëtarësim të Kosovës në Aleancën Veri- At-lantike. Gjithashtu edhe zon-jat Donjeta Gashi dhe Nikco-lien Wellen, si dhe audienca e pranishme me diskutime, shprehën nevojën për një koordinim të mirë të gjitha di-kastereve të përfshira në për-plotësimin dhe përfundimin e një Kornize të Komunikimit Strategjik që do unifikonte ko-munikimin me audiencën në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe marrëdhënieve me jashtë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Lajme

Gjeneral brigade Enver Cikaqi priti pilotët e rinj të Forcës së Sigurisë të Kosovës

Sekretari i Ushtrisë Amerikane Dr. Mark Esper qëndroi për vizitë në Kosovë

Turqia i dhuroi FSK-së një Autoblindë për qëllime mjekësore në vlerë mbi 463 mijë dollar

Koordinatori i Komitetit Nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO, Burim Ramadani, prezantoi Kornizëne Komunikimit Strategjik

4

Ferizaj, 27 qershor - Sot, në kazermën ,,Skënderbeu“ të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, u mba-jt ceremonia e diplomimit të tetë kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe dy kadetëve të Forcave të Ar-matosura të Republikës së Shqipërisë, të shkolluar në Qendrën për Studime Uni-versitare të FSK-së, të cilët u graduan me gradën e nënto-gerit si dhe morën emërimet në detyrë për shërbim si ofi-cerë të rinj në FSK-së, për-katësisht në ushtrinë shqip-tare. Në këtë ceremoni morën pjesë kryeministri i Repub-likës së Kosovës Ramush Ha-radinaj, ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, komandan-ti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa, drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjenera-li Uwe Becker, komandanti i QSU-së, major Vegim Krelani si dhe deputetë, gjeneralë dhe oficerë të FSK-së, KFOR-it, atashe ushtarakë dhe të mbrojtjes nga shtete të ndryshme, familjarë të kade-tëve dhe mysafirë të tjerë.Me këtë rast, kryeministri Haradinaj duke uruar kadetët për diplomimin, emërimin dhe gradimin si dhe për shër-bimin me vetëmohim ndaj vendit tha se këta kadetë janë gjenerata e parë që diplo-mojnë pas votimit në Parla-ment, edhe pas mandatimit të FSK-së si Forcë Mbrojtëse e Kosovës duke u bërë kësh-tu vetë historia. „Ju uroj për gradimin dhe ju falënderoj për shërbimin e deritashëm. Ju ftoj që të shërbeni me nder në ushtrinë e Kosovës, për popullin e Kosovës, për paqen dhe për rreshtin e ush-trive të paqes të cilit ne i ta-kojmë dhe do t’i takojmë, pra së shpejti në NATO, të cilës i prin SHBA-ja”, tha kryeminis-tri Haradinaj, duke vazhduar se Kosova si vend, vjen prej

sfidave e tragjedive dhe ende është e sfiduar, por nuk bën garë me të keqen, garën e bë-jmë me të mirën dhe synojmë t’iu takojmë popujve të lirë, ushtrive të popujve të lirë, atyre ushtrive që garantojnë paqen. Ministri Rrustem Berisha tha se ka nderin që sot të merr pjesë në këtë datë të rëndë-sishme për karrierën dhe jetën e kadetëve, por edhe

FSK-në dhe shtetin e Kosovës. „Sot duhet të jeni krenarë për arritjet tuaja dhe të zotoheni

që ta nderoni uniformën e FSK-së, ta nderoni Atdheun dhe të mbroni paqen, liritë dhe shtetin e ndërtuar me shumë sakrificë”, tha min-istri Berisha. Ju jeni pjesë e një Force profesionale, të besueshme, shumetnike që jemi duke e ndërtuar bashkë me aleatët tanë. Synimi ynë strategjik është anëtarësimi në NATO dhe unë jam i bin-dur se pa marrë parasysh sfidat gjeopolitike të çastit, me djemtë dhe vajzat si ju e ardhmja euroatlantike e Re-publikës së Kosovës është e sigurt. Gjithashtu edhe ko-mandanti i FSK-së, gjeneralle-jtënant Rrahman Rama tha, se të gjithë që jemi sot bash-kë këtu, erdhëm edhe për t’i përgëzuar kuadrot e reja që po i bashkohen FSK-së. ,,Nuk ka vlerë më të madhe se kur

ke oficerë të devotshëm, profesionalë dhe me vlera të larta njerëzore në radhët e

organizatës“. ,,Ju kadetë që po diplomoni sot, ju siguroj që keni bërë gjënë më fisnike që mund ta bënit, të përgatiteni për katër vite rresht. Jeni për-gatitur për të mbrojtur qytet-arët dhe për të kontribuar për një botë më të mirë për fëmijët tanë dhe të ardhmen e këtij vendi. Oficerët e rinj që kanë diplomuar në Qen-drën për Studime Universi-tare po na bëjnë krenarë çdo

herë me shkollime, trajnime dhe gara të ndryshme jashtë vendit“. Në këtë ceremoni u

ndanë Diploma për 10 ka-detët e diplomuar, ndërsa me medalje u nderua kadeti Dritëro Bajrami për rezultate të larta në përvetësimin e programit mësimor përgjatë katër viteve të studimeve, si dhe kapteri Naim Smakolli instruktor në Qendrën për Studime Universitare u de-korua me ,,Medalje për shër-bim vetëmohues“ për arritje të larta në planifikimin dhe zbatimin e plan-programit mësimor në QSU-së, gjatë vi-tit akademik 2018/2019.

Në fund të ceremonisë, ka-detët e sapo diplomuar në Qendrën për Studime Uni-versitare dhe në R.I.T Koso-va (A.U.K) tani nëntogerë të FSK-së: Ardit Deliu, Ardit Gashi, Dritëro Bajrami, Ilir-ianë Bunjaku, Jeta Berisha, Samet Kadrija, Valdrin Is-majli dhe Ylli Abazi, të cilët njëherësh janë emëruar në detyra si komandues të togës në batalionet e Brigadës për Reagim të Shpejtë të FSK-së, dhanë betimin për shër-bim. Ndërsa, kadetët e sapo diplomuar në QSU dhe tani nëntogerë nga Republika e Shqipërisë, Denis Bitri dhe Endrit Hate do të sistemohen në Forcat e Armatosura të Re-publikës së Shqipërisë.

Reportazh

Kadetët e diplomuar të FSK-së japin betimin për shërbim ndaj vendit

5

Prishtinë, 26 qershor - Në Kompaninë e Deminimit në Prizren është duke u real-izuar trajnimi katër javor për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe ata të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Trajnimi „Asgjë-simi i mjeteve shpërthyese niveli i II-Trajno Trajnerët“ i cili është duke u mbajtur nga ekipi i ekspertëve të Njësisë për Eliminimin e Mjeteve Eksplozive të Pashpërthyera (EOD) të ushtrisë amerikane, ka filluar më 21 qershor dhe do të zgjasë deri më 12 korrik. Në trajnim janë duke marrë pjesë gjithsej 21 pjesëtarë, 16 nga FSK–ja dhe 5 nga FARSH-ja. Përveç pjesës teorike, në javën e dytë të trajnimit u zhvillua edhe pjesa praktike, ku pjesëtarët patën rastin që të gjitha mësimet e mësuara në teori t’i zbatojnë edhe në

praktikë, duke demoluar disa mjete të pashpërthyera në fshatin Harilaq. Trajnimi u vlerësua lart nga të gjithë pjesëmarrësit dhe në veçanti nga përgjegjësi i ekipit të FSK-së, kapter Is-lam Kadriu, i cili i falënderoi instruktorët amerikanë për

këtë mundësi si dhe kolegët nga Shqipëria për bashkëpun-imin e mirë gjatë këtij trajnimi dhe për sjelljen e përvojave të tyre mjaft të rëndësishme për ushtarakët e FSK-së. Ndërsa, shefi i Seksionit të Xhenios-EOD-së në Qendrën Stërvitore të Komandës Mbështetëse

të FARSH-së, major Klodian Nuredini, ndër të tjera shpre-het „Ky trajnim i cili është zhvilluar edhe vitin e kaluar në Shqipëri është i domos-doshëm për ne, pasi që nga të gjitha këto që mësojmë gjatë këtyre trajnimeve dhe shkëmbimeve të përvojave

me pjesëtarët e FSK-së, në të ardhmen do të na ndihmo-jnë të realizojmë trajnime të tilla për pjesëtarët tanë“. Nga ana e tij, Fernando Aguilera, rreshter teknik i EOD–së, njëherësh udhëheqës i ekip-it për deminim nga ushtria amerikane, shprehet mjaft i impresionuar nga interesimi që treguan ushtarakët e të dy ushtrive për t’u pajisur me sa më shumë njohuri gjatë këtij trajnimi. „Është hera e dytë që jam këtu. Ne jemi këtu për t’iu ofruar përvojat tona këtyre dy shteteve. Po ashtu dëshirojmë ta fuqizojmë këtë lidhje ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”. Ky trajnim ashtu si edhe trajnimet tjera me in-struktorët amerikanë janë në vazhdën e trajnimeve për re-alizimin e Planit dypalësh me Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës.

Prishtinë, qershor - Gjatë këtij viti akademik, nënkolone-li i FSK-së, Ejup Maqedonci,

ka diplomuar në Kolegjin e Luftës në SHBA. Komandan-ti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjatë vizitës syrtare në SHBA, ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e diplomimit të nënkolone-lit Maqedonci në Kolegjin e Luftës, gjenerata 2019, ku është pritur nga komandan-ti i Kolegjit, gjeneral majori John Kem. Me këtë rast, të dy gjeneralët kanë biseduar për rëndësinë e këtij institucioni në zhvillimin dhe edukimin e liderëve si dhe bashkëpun-imin edhe në të ardhmen. Gjenerali Rrahman Rama, në fjalën e tij, është shprehur, se: „Ishte kënaqësi të dëgjoj nga Komandanti i këtij Kolegji, lidhur me profesionalizmin

dhe dedikimin e treguar të ka-detëve dhe oficerëve të FSK-së. Nënkoloneli Maqedonci diplomoi dhe magjistroi me rezultate superiore, të vlerë-suara nga Kolegji i Luftës. Unë si Komandant i FSK-së, jam krenar me vajzat dhe djemtë e FSK-së, që po zhvillohen dhe edukohen në institucionet më prestigjioze të Ushtrisë Amer-ikane. FSK-ja është e orien-tuar në ndërtimin e aftësive bazuar në doktrinën Amer-ikane, me qellim të ndërve-prueshmërisë në të ardhmen”, tha komandanti i FSK-së, gjen-eral Rama.

Forcës së Sigurisë të Kosovës i është shtuar edhe një doktor i shkencave të mjekësisë. Ass. Dr. Premtim Rashiti, pjesëtar rezervë i FSK-së, në Brigadën e Reagimit të Shpejtë. Ditë më parë, oficeri i FSK-së, Premtim Rashiti, ka mbroj-tur me sukses dhe vlerësim maksimal Disertacionin e Doktoratës në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, me temën: „Roli i adiponektinës në parashikim-

in e sëmundjeve të artereve koronare dhe raporti i saj me parametrat antropometrik relevant”, duke marrë titullin „Doktor i Shkencave të Mjekë-sisë“. Mbrojtja e Disertacionit të Doktoratës së z. Rashiti u përcoll nga një numër i madh intelektualësh të profileve të ndryshme, shumë pjesëtarë të FSK-së, oficerë të lartë, si dhe zëvendëskomandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Xhevahir Geci. Tema e kësaj doktorate, me aktu-alitetin dhe origjinalitetit e saj zgjoi interesim të madh te të gjithë të pranishmit. Ka-pitali shkencor i doktorit të ri të shkencave të mjekësisë, Prof. Dr. Premtim Rashiti, do të jetë i mirëseardhur dhe vlerë e shtuar për FSK-në, dhe në veçanti për fushën e saj të mjekësisë.

Prishtinë, 21 qershor - Ko-mandanti i Komandës së Forcave Tokësore gjener-al brigade Enver Cikaqi së bashku me komandantin e Brigadës së Reagimit të Shpejtë gjeneral brigade Fadil Hadergjonaj dhe ko-mandantin e Kontingjentit të KFOR-it, Turk në Kosovë, kolonelin Numan Bash, dje vizituan pjesëtarët e Batali-onit të Parë të BRSH-së, në Gjilan, gjatë realizimit të ush-trimit „Komando dhe Bjesh-katari“ nga instruktorët e ushtrisë turke. Pjesëtarët e FSK-së, gjatë realizimit të këtij ushtrimi, në terren të hapur, në vendin e quajtur „Guri i Plakës“ në Komunën e Drenasit, para vizitorëve, demonstruan ushtrimet që

i kanë mësuar gjatë këtyre 8 javëve të trajnimit, si: lëshimi me litar, ngjitja me litar, kalimi nga një bjeshkë në tjetrën përmes litarit si dhe kalimi i lumit me litar. Me këtë rast, komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Enver Cikaqi u nda mjaft i kënaqur nga gjithë ajo që pa, gjatë realizimit prak-tik të trajnimit, dhe nga ato, që dëgjoi nga instruktorët e këtij trajnimi. „Ju përgëzoj për realizimin me sukses të këtij trajnimi mjaft sfidues „Komando dhe Bjeshkatari“, i cili u realizua në terrene të ndryshme dhe të panjo-hura. Ju gjatë tërë kohës na bëni të ndihemi mjaft krenar me sukseset, interesimin për të përfituar njohuri dhe

kolegjialitetin që keni kri-juar me instruktorët turq” tha gjeneral Cikaqi. Ndër-sa, komandanti i BRSH-së, gjenerali Fadil Hadergjonaj, pasi i përgëzoi pjesëtarët e FSK-së, për mbarëvajtjen me sukses të këtij trajnimi, Ai, njëherësh e vlerësoi lartë rëndësinë e këtij trajnimi për FSK-në, në përgjithësi. Në trajnimin „Komando dhe Bjeshkatari“ morën pjesë 25 pjesëtarë të BRSH-së, i cili trajnim ka filluar të realizo-het me 23 prill 2019, dhe pritet të përfundojë me 27 qershor 2019, në Gjilan. Tra-jnimi do të zgjasë 9 javë, dhe po realizohet nga ekipi i in-struktorëve të KFOR-it turk.

Reportazh

Ushtarakët e Kosovës dhe të Shqipërisë trajnohen nga instruktorët amerikanët

FSK-ja realizoi me sukses trajnimin fushor „Komando dhe Bjeshkatari“

Nënkoloneli Ejup Maqedonci diplomon në Kolegjin e Luftës në SHBA

Oficeri i FSK-së, Premtim Rashiti, doktor i Shkencave të Mjekësisë

6

Mitrovicë, 18 qershor - Ka-detët e Qendrës për Studime Universitare të FSK-së, për-funduan dje ushtrimin fush-or „Kampi i Avancuar 2019”. Ushtrimi është realizuar nga data 06 deri më 18 qershor 2019, në fshatin Kovaçicë të Komunës së Mitrovicës, ndërsa ushtrimi në përg-jithësi përfshiu rajonin e Prishtinës, Mitrovicës, Vush-trrisë dhe Podujevës. Në ditën e fundit të ushtrimit, për të parë nga afër demon-strimet e kadetëve ishin edhe komandanti i FSK-së, gjenerali Rrahman Rama së bashku me komandan-tin e Komandës së Forcave Tokësore gjeneral brigade Enver Cikaqin, zv. koman-dantin e KDS-së, kolonelin Mehmet Lladrovcin, këshill-tarin e komandantit të FSK-së, kolonelin Jeton Dre-shajn, këshilltarin britanik të Komandantit të FSK-së, nënkolonelin Jake White,

drejtorin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqin, si dhe ofi-cerë të lartë të FSK-së. Së pari, vizitorët panë në deta-je ndërtimin e Kampit, për të vazhduar më pas me një informim të shkurtër nga komandanti i QSU-së majori

Vegim Krelani, i cili i njoftoi të pranishmit me qëllimin dhe mbarëvajtjen e ushtrim-it që nga dita e parë deri në përfundim të tij. Më pas, vizitorët, realizuan vizita në Komandën e Kompanisë, ku nga kadetët e vitit të katërt të QSU-së u njoftuan me an-gazhimet e tyre gjatë këtij

ushtrimi si dhe me sfidat që janë përballur gjatë re-alizimit të tij. Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, pasi që i pa nga afër të gjitha këto demonstrime dhe prezan-time, shprehet mjaft i kën-aqur me përgatitjen e përg-jithshme të kadetëve dhe me sukseset e QSU-së në përg-

jithësi. „Jam i vetëdijshëm që ky ushtrim ka qenë një sfidë për të gjithë e në veçanti për kadetët e vitit të parë, por nga gjithë kjo që pash, jam mjaft i kënaqur dhe krenar më të arriturat e QSU-së. Ju përgëzoj të gjithëve për një përmbyllje kaq të suk-sesshme të vitit. Më gëzon shumë fakti që në këtë aka-demi kemi edhe kolegë nga Shqipëria. Në të ardhmen synojmë që këtë akademi ta bëjmë Akademi Ndër-kombëtare. Pra vazhdoni të punoni me angazhim, përku-shtim dhe përgjegjësi sa më të lartë, pasi që e ardhmja e FSK-së jen ju”, -tha ndër të tjera gjeneral Rama. Qendra për Studime Universitare organizon ushtrime të tilla fushore çdo vit, me qëllim të vlerësimit të aftësive të kadetëve të QSU-së, në ud-hëheqjen, planifikimin dhe zbatimin e operacioneve luftarake.

Texas-SHBA, 24 qershor - Korit të nënoficerëve të Forcës së Sigurisë të Kosovës iu shtuan edhe tre rreshterë majorë të diplomuar në Aka-deminë e Rreshterë Majorëve në El Paso, Texas të SHBA-ve; Rreshterë majorët Shukri Ab-dullahu, Blerim Ramusholli dhe Fatmir Rama përfunduan me sukses Kursin për rreshter major, i cili njëherësh tregon për përsosmërinë e zhvillimit të NOF (Rreshter Majorit) si në ushtrinë amerikane ash-tu edhe në FSK. Përgjatë një

viti studimesh, kërkimesh dhe shkëmbimi përvojash, të tre rreshterë majorët kaluan

nëpër gjashtë departamente të ndryshme, ku pa mëdysh-je nuk mungoi suksesi i tyre.

„Ndihem shumë krenar me të tre rreshterë majorët në fjalë“, u shpreh rreshter ma-

jori i Komandës së Forcave Tokësore, Fetah Zejnullahu, i cili ishte i pranishëm në cer-emoninë e diplomimit të tyre. Të tre rreshterë majorët e FSK-së, Abdullahu, Ramush-olli dhe Rama, gjatë shkollimit dhe trajnimit në Akademinë e Rreshterë Majorëve në SHBA, e cila njihet si akademia më prestigjioze për përgatit-jen e NOF-ve, u dalluan për gatishmëri, profesionalizëm dhe vlera të larta ushtarake.

Prishtinë, 13 qershor - Gjen-eral brigade John Boyd (i Ushtrisë së SHBA-ve), aktual-isht shef i Shtabit të KFOR-it, vizitoi Regjimentin e Mbro-jtjes Civile (RMC) dhe Qen-drën Rajonale të Trajnimit për Kërkim- Shpëtim (QRTKSH) në kazermën ,,Evropianët e rinj“ në Pomozotin. Me këtë rast, komandanti i Regjimen-tit të Mbrojtjes Civile, kolonel Shaip Haziri e njoftoi gjener-alin amerikan me kapacitetet dhe aftësitë e këtij Regjimen-tit, përfshirë këtu Njësinë e Kërkim- Shpëtimit, Mbro-jtjes Kimike Biologjike dhe Atomike (HAZMAT), Njësinë për Eliminimin e Mjeteve Ek-

splozive të Pashpërthyera (EOD) si dhe me operacionet të cilat Regjimenti i Mbrojtjes Civile është duke i realizuar. Gjenerali Boyd, gjatë qën-drimit të tij në Qendrën Rajo-nale të Trajnimit për Kërkim–

Shpëtim, ka parë nga afër disa prej kapaciteteve trajnuese, si kornizën e helikopterit, si dhe është njoftuar konkretisht me mënyrën e shfrytëzimi të tyre. Po ashtu është njoftuar edhe me projektet që parashihen

të zhvillohen në të ardhme, meqenëse edhe numri i tra-jnimeve në këtë Qendër që deri me tani ishte 6 ka shkuar në 24 trajnime. Vlen të ceket se në QTKSH nuk trajnohen vetëm pjesëtarët e FSK-së,

por edhe pjesëtarë nga Poli-cia e Kosovës, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, si dhe pjesëtarë të ushtrive të shteteve si Shqipëria, Bullgar-ia dhe Maqedonia e Veriut. Kjo Qendër ka ngritur edhe Ekip-in Mobil të Trajnimit i cili tra-jnon pjesëtarët e huaj nëpër vendet e tyre. Në fund, gjeneral Boyd e përgëzoi kolonel Hazirin për sukseset dhe reputacionin e Qendrës Rajonale të Trajnim-it për Kërkim-Shpëtim në niv-el ndërkombëtar, duke e sigu-ruar se edhe në të ardhmen do të vazhdojë ta mbajë vëmend-jen te zhvillimi i saj.

Aktivitete

Rreshterë majorët e FSK-së diplomohen në Akademinë e Rreshterë Majorëve në SHBA

Shefi i Shtabit të KFOR-it vizitoi Regjimentin e Mbrojtjes Civile të FSK-së

Qendra për Studime Universitare realizoi ushtrimin fushor „Kampi i Avancuar 2019”

7Aktivitete

Prishtinë, 15 qershor - Akti-vitetit të dhurimit të gjakut iu bashkuan edhe 60 pjesëtarë të FSK-së, duke dëshmuar edhe një herë së pjesëtarët e saj, janë ndër dhuruesit më të rregullt të gjakut. Me këtë rast, shefi i Departamentit të Planifikimeve, koloneli Sefer Isufi, para mediave dhe të pranishmeve, duke u bazuar në misionin dhe detyrat e in-stitucionit të FSK-së, shprehi gatishmërinë e pjesëtarëve të FSK-së në mbështetje të qytet-arëve të vendit: ,,Pjesëtarët e FSK-së janë të përkushtuar në ofrimin e mundësive të tyre fizike dhe profesionale, në përmbushjen e misionit të tyre të shenjtë në mbështetje të qytetarëve. Edhe ky aksion, të cilit sot i jemi bashkuar rreth 60 pjesëtarë, është në vazhdën e mbështetjes së institucioneve tona dhe

qytetarëve të vendit”. Ndërsa, drejtoresha e QKKTGJ-së, Dr. Bukurije Zhubi vlerësoi lart in-teresimin e shumë qytetarëve dhe sidomos të pjesëtarëve të dy institucioneve të sig-

urisë, FSK-së dhe Policisë së Kosovës, të cilët çdoherë u janë përgjigjur pa hezitim kërkesave për dhurimin e gja-kut. “Jemi mbledhur këtu për të shënuar këtë ditë me një

manifestim kaq të madh, të cilin e madhështon edhe më shumë prania e pjesëtarëve të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, që gjithherë është kënaqësi t’i kemi në mesin

tonë”, shprehet drejtoresha e Bukurije Zhubi. FSK-ja në bashkëpunim me Kompaninë e Mjekësisë dhe Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, dy herë në vit organizon aktivi-tetin humanitar të dhurimit të gjakut, ku me vullnetin e mirë dhe gatishmërinë që tregojnë pjesëtarët e FSK-së arrijnë që të grumbullojë mbi 1000 doza gjak, të cilat i dhurohen Qendrës Kombëtare të Trans-fuzionit të Gjakut për nevojat e pacientëve në spitalet tona. Dita Botërorë e Dhurimit të Gjakut shënohet çdo vit në Kosovë. Këtë vit, zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë e kanë organizuar këtë aktivi-tet, me qëllim të vetëdijesimit dhe sensibilizimit të popul-latës për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar jetët e të gjithë atyre që kanë nevojë.

Prishtinë, 18 qershor - Në Qendrën e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim në Pomozo-tin, u mbajt ceremonia e cer-tifikimit të zjarrfikësve dhe pjesëtarëve të FSK-së, të cilët kanë përfunduar Kursin për mbijetesë dhe shpëtim në ujëra. Gjatë trajnimit një javor dhe mjaft intensiv pjesëmarrësit

mësuan për mënyrat e shpëti-mit dhe dhënien e ndihmës mjekësore, si persona të parë në vendngjarje, personave që ballafaqohen me rrezik mbyt-jeje apo vështirësi të tjera në ujëra. Ata mësuan se si të krijo-nin pajisje të improvizuara lun-drimi me mjete përreth tyre, si dhe praktikuan improvizimin e

litarëve me rroba, rripa, lidhëse çizmesh etj. për shpëtimin e vik-timave nga mbytja. Gjithashtu pjesëmarrësit lundruan nëpër lumenj, në mënyrë që të mëso-nin praktikisht sa më shumë teknika për kërkimin e vikti-mave në ujëra. Me stërvitjen që po zhvillohej ditë e natë, një nga detyrat më të vështira ishte

përfundimi i notit në Liqenin e Batllavës, në një distancë mjaft të gjatë dhe në kushte të pa-përshtatshme notimi, me uni-forma të veshura dhe me çan-ta në shpinë, të cilat duheshin përdorur si mbështetëse lun-drimi. Mysafirë në ceremon-inë e certifikimit ishin; Shefki Abdullahu, Agjencia e Menax-

himit të Emergjencave, Miran Demiri, zv. shef i AME-së, Latif Zeka, drejtor i Departamentit të Zjarrfikësve dhe Malë Gashi zv. komandanti i zjarrfikësve. Në fund, koloneli Shaip Haziri zh-villoi një takim me të ftuarit dhe ku diskutuan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Pejë, 27 qershor - Kompania e Mbrojtjes Kimike, Atomike dhe Biologjike (MKAB) e FSK-së, në një operacion sfidues ka përfunduar me sukses opera-cionin për ri-ambalazhimin e materieve të rrezikshme të Kompanisë ,,Swis Oil“ në Pejë. Pas një pune profesio-nale, FSK-ja ka arritur që të ri- ambalazhojë gjithsej 322 fuqi, të cilat vlerësohet që tashmë janë në gjendje shumë

të mirë. MKAB-ja së bashku me aktorët mbështetës do të vazhdojë monitorimin e të gjitha materieve dhe do të re-komandojë masat e sigurisë. Operacioni është realizuar në tërësi nga Kompania e Mbro-jtjes Kimike, Atomike dhe Bi-ologjike nën udhëheqjen e ka-piten Sevdaim Vitia dhe është mbështetur nga përfaqësuesi i KFOR-it, nënkolonel Helder Souares (përgjegjës për ma-

terie të rrezikshme në kuadër të KFOR-it) dhe nënkolonel Todd Essing, përfaqësues nga Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s për Min-istrinë e Mbrojtjes dhe FSK (NALT) si dhe në bashkëpun-im me Inspektoratin e Minis-trisë së Mjedisit dhe Planifi-kimit Hapësinor. Pas analizave të zhvilluara nga MKAB, KFOR, Ministria e Mjedisit dhe Plan-ifikimit Hapësinor ishte kon-

statuar gjendje alarmante e materieve të rrezikshme në lokacionin e ,,Swis Oil’’ dhe rekomandimi profesional për Kompaninë ,,SWIS OIL’’ ishte që të ndërmerren masa për plotësimin e kushteve për trajtimin e këtyre materieve të rrezikshme. Materiet janë trashëguar nga ish-Kombina-ti i Lëkurë-Këpucëve, që ka qenë fabrikë për përpunimin e lëkurës dhe prodhimin e kë-pucëve. Me hyrjen e masave të dhunshme në vitet 90-ta dhe largimin e punëtorëve nga vendi i punës, në depot e kësaj fabrike kanë mbetur një sasi e madhe e materieve të rrezikshme të cilat janë përdorur si lëndë e parë në prodhim, kryesisht ngjyra dhe vajra. MKAB-ja në bazë të misionit që ka, në bashkëpun-im me KFOR-in, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe drejtuesit e Kompanisë ,,Swis Oil’’ vazh-

dimisht ka monitoruar fuqitë me materiet kimike, por pasi që me kalimin e kohës gjendja e këtyre materieve u keqësua dukshëm, atëherë autoritetet përgjegjëse ndërmorën opera-cionin për ri-ambalazhimin e këtyre materieve, të cilat edhe janë vendosur në një lokacion të sigurt. Ri-ambalazhimi ka përfunduar dhe materiet janë vendosur në fshatin Gorozh-dec, ku tashmë janë deponu-ar dhe sistemuar në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe nuk paraqesin ndonjë rrezik për rrjedhje. Sipas inspekti-meve që kemi bërë në të gjithë territorin e Kosovës gjendja e materieve të rrezikshme nuk është e mirë në disa vende të Kosovës, prandaj sipas din-amikës dhe koordinimit do të fillojmë me operacione të ngjashme në mënyrë që qytet-arët e Republikës së Kosovës të ndihen të sigurt në mjediset ku ata jetojnë.

FSK-ja donatori më i madh i gjakut në Kosovë

Zjarrfikësit dhe pjesëtarët e FSK-së kryejnë Kursin për Mbijetesëdhe Shpëtim në Ujëra

FSK-ja kryen me sukses operacionin për ri-ambalazhimin e materieve të rrezikshme

Në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut

8 Aktivitete

Rahovec, 28 qershor - Në kuadër të Planit të trajnimeve dhe aktiviteteve për vitin 2019, Kompania 2A e Batali-onit të Dytë të BRSH-së e Forcës së Sigurisë të Kosovës ka zhvilluar ushtrimin fushor „UJKU 02/19“. Më ketë ush-trim fushor, Kompania 2A e ka përfunduar ciklin e trajni-meve “Gjenerimi i Forcës” për vitin 2019, i cili ka filluar më 08 prill 2019 dhe është përm-byllur me ushtrimin fushor „UJKU 02/19“, që është mba-jtur nga data 25-27 qershor 2019. Ushtrimi fushor u mba-jt në territorin e Komunës së Rahovecit, ku Kompania 2A, të gjitha intervenimet i ka realizuar nga Kampi i vendo-sur në bjeshkët e Rahovecit. Qëllimi i këtij ushtrimi ishte testimi i aftësive taktike të fituara gjatë trajnimeve „Gjenerimi i Forcës“, për gjithë personelin e Kompanisë 2A, në intervenime, me theks të veçante në operime, si: opera-

cione urbane, pikë kontrolli, okupimi i bazës patrulluese, patrullim, kordon e kërkim, ngritje e pikës së vëzhgimit, si dhe duke ju dhënë liri veprimi të gjithë liderëve në të gjitha nivelet e komandimit gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve, duke apli-kuar komandim në mision, bashkëpunimi me institucio-net e sigurisë dhe agjencitë civile në aspektin bashkëve-prues në raste emergjente për t’ iu dalë në ndihmë të gjithë

qytetarëve të Kosovës. Në UF morën pjesë: Batalioni i Dytë i BRSH-së, Policia e Kosovës, Drejtoritë e Shërbimeve Pub-like të Komunës së Rahovecit, Qendra Emergjente, Kryqi i Kuq, Zjarrfikësit, Qendra Rinore Rahovec, Njësitë e spe-cializuara të FSK-së, Kërkim-Shpëtimi, MKAB-ja dhe EOD-ja. Ushtrimi fushor „UJKU 02/19“ i Kompanisë 2A, u për-coll nga zv. KOMBRSH kolonel Hysen Dreshaj, i cili pjesëtarët e Kompanisë 2A dhe të gjithë

pjesëmarrësit e këtij ushtrimi i përgëzoi për punën profesio-nale, angazhimin dhe motivi-min që treguan gjatë realizimit të këtij ushtrimi. Ai, gjithashtu kërkoi nga ta, të vazhdojnë më përkushtim punën në arrit-jen e profesionalizmit dhe të zhvillimit taktik të detyrave në të ardhmen. Ai, falënderoi Komunën e Rahovecit si niko-qir i këtij ushtrimi, Policinë e Kosovës, Agjencitë civile, Qendrën Rinore në Rahovec, Njësitë e specializuara të

FSK-së, Kërkim-Shpëtimin, MKAB-në dhe EOD-në, për profesionalizmin e treguar gjatë këtij ushtrimi. Ndërsa, komandanti i Batalionit të Dytë të BRSH-së, nënkoloneli Astrit Haliti vlerësoi se qëllimi përfundimtar dhe objektivat e ciklit „Gjenerimi i Forcës“ janë përmbushur. Ndërsa, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi falën-deroi FSK-në për organizimin e këtij ushtrimi të përbashkët me Komunën e Rahovecit, e në veçanti falënderoi Batali-onin e Dytë të BRSH-së, Po-licinë e Kosovës dhe agjencitë që morën pjesë në ketë ush-trim të planifikuar nga BAT 2 i BRSH-së. Gjatë këtij ush-trimi, pjesëtarët e Kompanisë 2A, dëshmuan se janë mjaft të përgatitur në përmbush-jen e detyrave që u caktohen dhe se njohuritë e fituara gjatë trajnimit „Gjenerimi i Forcës“ i kanë bërë me profesional-izëm, motiv dhe përkushtim të lartë.

Prishtinë, 24 qershor - Forca e Sigurisë së Kosovës me kapac-itetet e saj po realizon pro-jekte humanitare në ndihmë të të gjithë qytetarëve të ven-dit. Kësaj radhe, pjesëtarët e Batalionit të Xhenios të Brigadës së Mbështetjes Op-eracionale kanë realizuar pro-jektin humanitarë në përkrah-je të komunitetit kroat në Janjëvë, Komuna e Lipjanit. Projekti ka të bëjë me hap-jen e traseve dhe zgjerimin e rrugës në një gjatësi prej 1200 metrash. Batalioni i Xhenios gjatë realizimit të këtij pro-jekti është mbështetur edhe nga vet banorët e komunitetit kroat dhe Komuna e Lipjanit. Ditë më parë, punimet e kësaj rruge i ndoqi nga afër edhe shefi i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë, gjenerali Mirko Shundov, gjatë vizitës së tij në

Kosovë, u shpreh mjaft i kën-aqur dhe shumë falënderues për kujdesin e FSK-së ndaj komunitetit kroat që jeton në Kosovë. Punimet e këtij projekti i përcollën nga afër gjeneral brigade Naim Ha-ziri, komandant i Brigadës së Mbështetjes Operacione-ve, zv. komandanti i MBO-së, koloneli Avdi Raci dhe ko-mandanti i Batalionit të Xhe-nios, nënkolonel Rifat Maloku. Gjenerali Naim Haziri ka vlerësuar lart punën profesio-nale të Batalionit të Xhenios, dhe ka premtuar se: ,,FSK-ja gjithmonë është e gatshme të mbështesë operacionet në ndihmë të popullatës. Ky është edhe misioni ynë, të jemi në mbrojtje të popullatës së Kosovës pa dallim etnie, në çfarëdo situate që është e nev-ojshme”, tha ai në fund.

Istog, 29 qershor - Në Brigadën e Reagimit të Shpejtë është mbajtur ceremonia e cer-tifikimit të 198 pjesëtarëve, të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin „Njësia për Siguri Fizike“. Në ceremoni mori pjesë Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, gjeneralma-jor Gzim Hazrolli, gjeneral bri-gade Fadil Hadërgjonaj dhe komandantë të batalioneve të BRSH-së. Ministri Berisha në fjalën e tij i ka uruar të posa certifikuarit për suksesin e treguar gjatë trajnimit, duke vlerësuar lartë rëndësinë e

kësaj njësie si komponent e domosdoshme për rritjen në shkallë edhe më të lartë të sigurisë fizike të kazermave të FSK-së, pronës dhe objek-teve të saj. Ai, me këtë rast, ju ka uruar mirëseardhje në FSK, duke ju uruar sukses në punë dhe jetën familjare. Gjener-al majori Gëzim Hazrolli pasi uroi gjithë pjesëmarrësit e këtij trajnimi për suksesin dhe rezultatin e arritur gjatë trajnimit, përgëzoi për punën profesionale dhe angazhimin e pa kursyer gjatë këtij tra-jnimi. Ndërsa, komandanti i

BRSH-së, gjenerali Hadërg-jonaj, u shprehu mirënjohje të gjithë pjesëmarrësve të këtij trajnimi, gjithashtu ka përgëzuar instruktorët e tra-jnimit për angazhimin dhe realizimin e planit të trajnim-it „Njësia për Siguri Fizike“. Ky trajnim ka filluar nga data 10 qershor 2019 dhe ka për-funduar më 28 qershor 2019. Trajnimi është realizuar në dy faza, sepse pjesëmarrësit në trajnim kanë qenë të ndarë në dy grupe

Prishtinë, 07 qershor - Në kazermën „Adem Jashari“ në Prishtinë, sot përfundoi sem-inari me temën: „Zhvillimi i Nënoficerëve Shtaborë“ i cili u realizua në periudhën ko-hore 03-07.06.2019. Ky sem-inar u mbajt nga një ekip ek-spertësh i Gardës Kombëtare të Ajovës, të mbikëqyrur nga

rreshter majori Fails dhe rreshter majori i FSK-së, Genc Metaj. Rreshter majori Metaj e vlerësoi lart rëndësinë e këtij seminari për FSK-në në përgjithësi dhe në veçanti për nënoficerët e FSK-së. „Ky sem-inar është mjaft i rëndësishëm për FSK-në, pasi që përga-tit nënoficerët shtaborë për

pjesëmarrje në operacione të ndryshme, me fokus në ush-trime në vendkomandë dhe në procese vendimmarrëse ushtarake, duke përfshirë të gjithë sektorët shtaborë”. Të kënaqur nga mbarëvajtja e këtij trajnimi u shprehen edhe trajnerët amerikanë, të cilët vlerësuan lart interesimin e pjesëmarrësve të FSK-së në trajnim për të përfituar sa më shumë nga eksperiencat amerikane. Vlen të ceket se ky seminari ishte në vazhdën e bashkëpunimit dypalësh me Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës, ku pjesëmarrës ishin 19 pjesëtarë nga njësitë e FSK-së, të cilët gjatë një jave sa zg-jati seminari shkëmbyen eks-perienca të ndryshme.

FSK-ja me sukses zhvilloi ushtrimin fushor „UJKU 02/19“

FSK-ja mbështet komunitetin kroat në Janjevë

Certifikohen pjesëtarët e FSK-së të „Njësisë për Siguri Fizike“

Në FSK përfundoi seminari „Zhvillimi i Nënoficerëve Shtaborë’’