parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës...

48
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Fakulteti i Edukimit Gjakovë Drejtimi: Parashkollor Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor PUNIM DIPLOME Kandidatja: Mentor: Dorina Ermeni Prof.Asoc.Msc.Mimoza Kurshumlia Gjakovë, 2020

Upload: others

Post on 24-Feb-2021

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Fakulteti i Edukimit – Gjakovë

Drejtimi: Parashkollor

Parime didaktike në aspektin e

edukimit dhe arsimit muzikor

PUNIM DIPLOME

Kandidatja: Mentor:

Dorina Ermeni Prof.Asoc.Msc.Mimoza Kurshumlia

Gjakovë, 2020

Page 2: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

2

Përgatitur nga: Dorina Ermeni

Për mbrojtje të temes së diplomes për titullin- Bachelor i Programit Parashkollor

Fusha e veqant: Programi Parashkollor

Titulli: “PARIMET DIDAKTIKE NE ASPEKTIN E EDUKIMIT DHE ARSIMIT

MUZIKOR”

Punimi i permban gjithsej:48 faqe

Udhëheqës shkencor: Prof.Asoc.Msc.Mimoza Kurshumlia

Ky punim u mbrojt më ____/____/________ para komisionit vlerësues në përbërje

1._______________________________ Udhëheqës kryesor

2. _______________________________ Kryetar

3. _______________________________ Anëtar

Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit Vlerësues

1. _________________________________

2. _________________________________

3. _________________________________

Gjakovë, 2020

Page 3: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

3

LEKTURIMI

Unë, Muzli Muça dëshmoj që kam bërë lekturimin e punimit të diplomës, me

temë: “Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor”, të punuar

nga Dorina Ermeni, studente e Fakultetit të Edukimit “Fehmi Agani” në

Gjakovë, programi Parafillor.

Ky punim u realizua nën mentorimin e Prof.Asoc.Msc.Mimoza Kurshumlia.

Tema është shikuar me përpikmëri në aspektin gjuhësor dhe drejtshkrimor.

Lektor:

Muzli Muça

Datë: Nënshkrimi:

_______________ _______________

Page 4: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

4

Mirënjohje dhe falënderime

Rrugetimi drejt arsimit dhe dijes nuk do te ishte i mundur pa përkrahjen morale dhe

emocionale të përsonave,që gjithmonë ishin të gatshëm të më qëndronin pranë.

Faleminderit të gjithë profesorëve dhe stafit administrativ të Universitetit të Gjakovës

”Fehmi Agani” për punën e palodhëshme të treguar gjatë këtyre viteve.

Një falënderim i veqantë dhe meritor i takon,të nderuarës Prof.Asoc.Msc.Mimoza

Kurshumlia e cila ishe përkrahë meje drejt përfundimit me sukses të këtij studimi.

Ju faleminderit juve të dashur familjarë, kolege e shoqeri për motivimin, durimin dhe

përkrahjen e treguar ndaj meje, gjatë këtyre viteve studimesh.

Ju paqa gjithmonë!

Page 5: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

5

Përmbajtja

LEKTURIMI.............................................................................................................................. 3

ABSTRAKT .............................................................................................................................. 7

ABSTRACT ............................................................................................................................... 8

HYRJE ................................................................................................................................ 9

Struktura e punimit .................................................................................................... 10

Qëllimi i punimit ....................................................................................................... 10

KAPITULLI I

1. Zhvillimi i edukimit parashkollor pas vitit 1999 deri më sot ........................................... 11

1.1. Zhvillimi i edukimit parashkollor ............................................................................. 14

1.2. Kurrikula didaktike ................................................................................................... 16

KAPITULLI II

2. Fusha e arteve – muzika ................................................................................................ 17

2.1. Kompetencat e fushës................................................................................................ 18

2.2. Lidhja e muzikës me fushat e tjera ............................................................................ 21

2.3. Parimet didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor ................................ 22

Reflektim .............................................................................................................................. 25

KAPITULLI III ............................................................................................................................

3. Arsimi muzikor – çështje konceptuale dhe përmbajtjesore .......................................... 27

4. METODOLOGJIA ........................................................................................................... 29

4.1. Qëllimi i hulumtimit .................................................................................................. 29

5.2. Variablat e hulumtimit .............................................................................................. 30

5.3. Metodat, procedurat dhe instrumentet e hulumtimit ................................................. 31

5.4. Popullsia dhe mostra e hulumtimit ............................................................................ 32

REZULTATET ........................................................................................................................ 33

Niveli fillestar i krijimtarisë së përgjithshme artistike ......................................................... 34

Page 6: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

6

Niveli fillestar i perceptimit artistik ..................................................................................... 35

Niveli fillestar i pritjes së artit .............................................................................................. 36

Niveli fillestar i zhvillimit artistik dhe krijues ..................................................................... 37

Diskutim ................................................................................................................................... 39

PËRFUNDIM .......................................................................................................................... 40

Resyme ..................................................................................................................................... 41

LITERATURA ........................................................................................................................ 43

CV E SHKURTËR E KANDIDATES .................................................................................... 45

SHTOJCA ................................................................................................................................ 46

Page 7: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

7

ABSTRAKT

Edukimi parashkollor paraqet themelet e një sistemi të mirë të arsimit. Ky punim diplome

trajton metodologjitë e edukimit parashkollor, e në veçanti edukimin dhe arsimin muzikor, të

cilat ofrohen në institucionet parashkollore publike, dhe klasat para fillore për fëmijët nga

mosha 3- 6 vjeç në Kosovës.

Muzika është pjesë e rëndësishme e jetës dhe kulturës njerëzore dhe ajo duhet të ketë vend

të rëndësishëm në edukim dhe arsimim. Qëllimi i mësimit nga arsimi muzikor është që

fëmijët ta duan muzikën, tek ata të lind dëshira për angazhimin aktiv: të këndojnë,

ekzekutojnë dhe dëgjojnë muzikë, t’i zhvillojnë aftësitë e tyre muzikore.

Të mësuarit e muzikës, nga vitet e hershme në zhvillimin e fëmijës, është ideal për veprimin

kompleks të personalitetit të fëmijës, për nxitjen e fuqishme të emocioneve pozitive,

kreativitetit, pavarësinë, punën ekipore dhe përgjegjësinë. Arsimi muzikor duhet të jep

kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e fëmijës, në arritjen e kulturës së sjelljes, si dhe në

nxitjen e shprehjes muzikore.

Synimi ynë për këte temë është që brezat e rinjë çdo ditë e më shumë të përfitojnë njohuri

nga ky punim dhe qe kjo temë: “Parimet didaktike nga aspekti i edukimit dhe arsimimit

muzikor” të jetë shembull për gjeneratat e ardhshme.

Fjalët kyçe: muzika, metoda, edukimi, arsimi dhe të mësuarit.

Page 8: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

8

ABSTRACT

Preschool education is the foundation of a good education system. This thesis addresses the

methodologies of preschool education, and in particular music education and training, which

are offered in public preschool institutions, and pre-primary classes for children aged 3-6 in

Kosovo.

Music is an important part of human life and culture and it should have an important place

in education. The purpose of learning music education is for children to love music, to

develop a desire for active engagement: to sing, perform and listen to music, to develop their

musical skills.

Learning music, from the early years in a child’s development, is ideal for the complex

action of the child’s personality, for the powerful stimulation of positive emotions, creativity,

independence, teamwork and responsibility. Music education should make an important

contribution to the development of the child, to the achievement of a culture of behavior, as

well as to the promotion of musical expression.

Our goal for this topic is for the younger generations to gain more and more knowledge

from this paper and this topic: "Didactic principles from the aspect of education and music

education" to be an example for future generations.

Keywords: music, methods, education, education and learning.

Page 9: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

9

1.HYRJE

Sfera e arsimimit artistik luan një rol të madh në zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës. Ajo

nxit frymën e tij krijuese, aftësitë njohëse, inteligjiencën dhe individualitetin. Përmes

disiplinave artistike, fëmijët e moshës më të hershme, në mënyrën më të përshtatshme për ta,

manifestojnë përmes formës së lojës, si prirjet dhe shkathtësitë e veta, ashtu edhe përjetimin

dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon.

Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti i edukimit dhe

arsimimit muzikor. Termi didaktikë rrjedh nga greqishtja (didasko), ku ky term përcaktohet si

pjesë e pedagogjisë që merret me përmbajtjen e studimit të procesit edukimit dhe arsimimit.

Didaktika realizon qëllimet dhe detyrat edukative arsimore piksynimeve shoqërore dhe

aftësive në përgatitjen e personaliteteve të nxënësve.

Edhe muzika sikurse lëndet e tjera ka parimet didaktike dhe luan rol të rëndësishëm paralel

me lëndet tjera. Muzika është pjesë e rëndësishme e jetës dhe kulturës njerëzore, ajo ka zënë

vend të rëndësishëm në zhvillimin e edukimit dhe arsimimit muzikor. Muzika është arti i

shprehjes së ndjenjave dhe mendimeve me anë të tingujve.

Në klasën e parashkollore (pregaditore) të shkollës fillore, nxënësit futen gradualisht në

botën e artit muzikor përmes mësimit krijues, ku dëgjojnë me përjetim muzikën, këndojnë

meloditë e thjeshta, interpretojnë në instrumentet e Orfit (Orfi, K., 1895:1982), njohin tingujt

dhe instrumentet e ndryshme dhe shprehin lirshëm potencialin e vet muzikor. Karakteristika

mbizotëruese e mësimit aktiv duhet të jetë loja.

Për fëmijën e vogël paraqet gëzim të veçantë tingulli që ai e prodhon vetë me goditje, p.sh.

me lodër kur godet shtratin, me lugë kur godet gotën ose stolin etj. Ai studion objektet dhe

sendet e ndryshme: i rrotullon, i kontrollon, i godet dhe i zbërthen ato. Që nxënësit të mund

t’i përdorin me sukses instrumentet e fëmijëve, është e nevojshme që të njihen gradualisht me

to, duke mos e nënvleftësuar as trupin si burim të tingullit.

Page 10: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

10

1.1. Struktura e punimit

Në fillim te punimit është paraqitur prezantimi me punimin, objektin dhe objektivat

kërkimore të saj, qëllimi dhe detyrat e hulumtimit, hipoteza e hulumtimit, Metodat, teknikat

dhe instrumentet e hulumtimit dhe parametrat e mëposhtëm. Më pastaj bëhet prezantimi i

shtjellimit të temës me modelin teorik, respektivisht në analizën e mësimdhënies dhe

avancimit. Te pjesa e Diskutimit është dhënë metodologjia, në të cilën prezantohen metodat

dhe instrumentet analitike me anë të të cilave do tu jepet përgjigje pyetjeve dhe hipotezave

kërkimore që u parashtruan më lart. Dhe i fundit, jepet konkluzionet dhe rekomandimet.

1.2. Qëllimi i punimit

Qëllimi i këtij punimi është të hetoj praktikat muzikore në ciklin e ultë në Kosovë, më

konkretisht në zbatimin e pilotimit të Kurrikulës Bërthamë dhe Kornizës Kurrikulare të

Kosovës. Bënë thirrje për nevojën e analizimit të ndryshimeve në sistemin e edukimit të

muzikës brenda një perspektive më të gjerë, si 'shtesë' dhe 'alternativë', qasje kjo e cila

përputhet edhe me synimin tim, i cili shtrihet mbi aspektin se “Mësimi është gjëja më

personale në botë.”

Për këtë arsye ky punim ka për qëllim të shqyrtojë:

Identitetin muzikor: prejardhja e mësuesëve, identiteti profesional muzikor,

Qëndrimet, besimet, njohuritë e mësimdhënësve rreth edukimit muzikor dhe

kurrikulës,

Praktikat e deklaruar nga vet mësimdhënësit dhe konfidenca në mësimdhënie,

Trajnimet e mësimdhënësve sa i përket Kurrikulës dhe zbatimi i kurrikulës në

praktikë.

Page 11: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

11

KAPITULLI I

1.Zhvillimi i edukimit parashkollor pas vitit 1999 deri më sot

Fusha e arteve është pjesë e rëndësishme e kurrikulës në të cilën përfshihen aspekte të

kulturës materiale, shpirtërore, artistike, intelektuale dhe emocionale, ku ndërveprojnë kultura

dhe shoqëria. Mësimi i arteve u afron nxënësve mundësi për të zhvilluar njohuritë artistike

përmes mjeteve shprehëse si: tingujve, ngjyrave, formave, fjalës, lëvizjeve. Ato mësohen,

formohen dhe kultivohen përmes teknikave e proceseve artistike, nxisin të mësuarit konkret

të artit gjatë procesit mësimor në shkollë dhe në jetën e përditshme.

Sistemi i arsimit në Kosovë, nga periudha e pasluftës (1999) deri më sot ka kaluar nëpër

procese mjaft të rëndësishme, duke përfshirë këtu periudhën e emergjencës, shtet-ndërtimit

dhe tani, standardizimin e arsimit në përputhje me kërkesat dhe aspiratat për integrimin

evropian. Pas luftës së vitit 1999, Kosova u vendos nën protektoratin e veçantë të Organizatës

së Kombeve të Bashkuara dhe u administrua nga Administrata Civile e Kombeve të

Bashkuara – UNMIK. Kjo kohë e gjen pothuajse të rrënuar totalisht sistemin arsimor, shumë

vendbanime e shkolla ishin dëmtuar e djegur në tërësi, popullsia ishte e zhvendosur, shumë

njerëz kishin humbur të dashurit e tyre. Kosova vërtetë kishte nevojë për mbështetje morale e

financiare, si dhe kohë për t‟u rimëkëmbur në tërësi. Fondacione të ndryshme, organizata

qeveritare dhe joqeveritare, kontribuuan në rindërtimin e institucioneve parashkollore,

shkollave, rehabilitimin e tyre dhe krijimin e kushteve për jetë, arsim e punë. Marrë në tërësi,

viti shkollor 1999-2000 ishte viti i përpjekjeve për tejkalimin e pasojave të luftës, ndërsa

2000-2001 ishte viti i fillimit të bashkëqeverisjes së autoriteteve të UNMIK-ut dhe vendorëve

në fushën e arsimit; ishte një vit përpjekjesh për stabilizimin e gjendjes dhe për fillimin e

projekteve zhvillimore në arsim, siç ishin formimi i kornizave ligjore, trajnimi i mësuesve,

formimi dhe zhvillimi i arsimit special, arsimi profesional etj. (Koliqi, 2004:36).

Mungesa e programeve për edukimin e fëmijëve në fëmijërinë e hershme dhe përdorimi i

programeve tejet të vjetëruara, të hartuara në vitet e ‟80-ta të shekullit të kaluar (Hyseni,

Salihaj, Pupovci, Shatri, Bylykbashi, & Hoxha, 2002:50) paraqet një sfidë në sistemin

Page 12: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

12

arsimor të Kosovës, e cila sapo ka dalë nga një fazë e mbijetesës dhjetëvjeçare dhe e rrënimit

të plotë të saj.

Sipas Hyseni, Salihaj, Pupovci, Shatri, Bylykbashi, & Hoxha, 2002, puna edukative e

paraparë me këtë program ka qenë e ndarë në dy fusha:

a) Aktivitetet orientuese në lëmenjtë kryesorë: gjuhësorë – artistik (zhvillimi i të folurit dhe

kultura e shprehjes & edukimi figurativ e muzikor); njohja e mjedisit (njohja me mjedisin

natyror dhe shoqëror, zhvillimi i koncepteve dhe përfytyrimeve elementare matematikore)

dhe edukimi fizik dhe shëndetësor.

b) Aktivitetet e tjera orientuese gjatë ditës: aktivitete fizike të mëngjesit, aktivitete në ajër të

pastër, aktivitete të ushqimit, fjetja ditore e fëmijëve, aktivitetet përgatitore të fëmijëve për

veprimtari të obliguara, pranimi dhe përcjellja e fëmijëve (Hyseni, Salihaj, Pupovci, Shatri,

Bylykbashi, & Hoxha, 2002:78)

Qëllimet dhe detyrat e përgjithshme në edukimin parashkollor nuk shihet të ishin

përkufizuar dhe përcaktuar, sepse ekzistonte vakuum juridik. Nuk ekzistonte asnjë ligj apo

rregullore mbi bazën e të cilave do të parashiheshin qëllimet dhe detyrat e edukimit

parashkollor. Planet dhe programet për edukimin parashkollor, ku jepeshin detyrat e edukimit

parashkollor, ishin ato të para viteve 1990. Në çerdhet, qëllimi kryesor përcaktohej të ishte

përkujdesja dhe mbrojtja sociale dhe shëndetësore, formimi i shprehive higjienike dhe

përfitimi i bazave elementare të të folurit, etj. Ndërsa në kopshte, qëllimi kryesor përcaktohet

të ishte zhvillimi i aftësive dhe i operacioneve mendore, zhvillimi i imagjinatës, formimi i

shprehive higjienike dhe shprehive të sjelljeve sociale, formimi i koncepteve elementare

gjuhësore e matematikore, njohja me mjedisin, zhvillimi i ndjenjës dhe aftësive shprehëse

muzikore dhe figurative, zhvillimi i shprehive shëndetësore, si dhe zhvillimi fizik nëpërmjet

lojës (Hyseni, Salihaj, Shatri, & Pupovci, 2000:84).

Në shtator të vitit 2001 u hartua Korniza e Kurrikulit të Ri të Kosovës, ku parashihej

struktura e re e sistemit arsimor. Arsimi parashkollor-para fillor paraqet hallkën e parë të

sistemit të arsimit në Kosovë dhe sipas ISCED paraqet shkallën 0, ku parashihet të përfshihen

fëmijët e grup-moshave 9 muajsh deri në 6 vjeç. Ky nivel edukimi në Kosovë tani më

realizohet përmes 4 formave, siç janë: institucionet parashkollore publike, institucionet

parashkollore private, qendrat me bazë në komunitet dhe paralelet para fillore, në kuadër të

shkollave (Koliqi, 2004). Arsimi parashkollor në planin juridik rregullohej me Ligjin për

Page 13: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

13

arsimin fillor dhe të mesëm në Kosovë nr. 2002/2. Edhe pse ndër objektivat kryesore të

MASHT-it ishte ngritja e cilësisë së edukimit parashkollor të institucionalizuar dhe

masivizimi i tij, çështje thelbësore mbetet fakti se edukimi parashkollor ishte mbi baza

vullnetare dhe jo i detyruar. Gjatë kësaj periudhe kohore nga viti 2002 e në vazhdimësi,

statistikat flasin për një ngritje të lehtë të shkallës së pjesëmarrjes së fëmijëve në edukimin

parashkollor.

Sipas të dhënave të UNICEF më pak se 10% e fëmijëve të moshës 3 – 6 vjet kanë qasje në

edukimin parashkollor. Shumica e kopshteve dhe klasave parashkollore janë të lokalizuara në

zonat urbane, gjë e cila nuk i kontribuon gjithë përfshirjes dhe nuk krijon mundësi të

barabarta për edukim. Mungesa e një infrastrukture ligjore të plotë për zhvillimin e procesit të

edukimit parashkollor ishte evidente deri në vitin 2002, kur edhe u hartua Ligji për arsimin

fillor dhe të mesëm (UNMIK/REG/2002/19//31.10.2002) në kuadër të të cilit ishte përfshirë

edhe edukimi parashkollor. Në nenin 2 të tij përcaktohej komuna si bartëse e procesit të

zgjerimit apo kufizimit të përfshirjes së fëmijëve në institucione parashkollore, ndërsa

detyrimet për kohëzgjatjen, orët, programin dhe çështje të tjera do të rregulloheshin nga

MASHT-i. Shikuar në tërësi, edukimi parashkollor në bazë të këtij ligji mbeti jashtë

vëmendjes së duhur të institucioneve vendore. Fakti që edukimi parashkollor ishte mbi baza

vullnetare dhe jo i obligueshëm zvogëlonte mundësitë për zgjerimin dhe shtrirjen cilësore.

Edhe pse në këtë periudhë kohore Kosova gëzonte një mbështetje të madhe nga organizatat

qeveritare dhe joqeveritare më me ndikim në botë në fushën e zhvillimit të edukimit në

fëmijërinë e hershme, në nivel vendor nuk u pa ndonjë tendencë masivizimi, sidomos në

zonat rurale. Në vitin 2006 nga Kuvendi i Kosovës u miratua Ligji për Edukimin

Parashkollor, Nr. 02/L52 i cili është edhe ligji i parë i edukimit parashkollor në Kosovën e

pas viteve 1999. Me miratimin e këtij ligji, gradualisht u vendosën shtyllat për një edukim më

të organizuar e më cilësor. Si rezultat i ristrukturimit të sistemit të arsimit dhe ligjit për

edukimin parashkollor në vitin 2006 hartohet edhe dokumenti i “Standardeve të përgjithshme

të edukimit dhe arsimit parashkollor (3-6 vjeç) në Kosovë” dhe dokumenti i “Kurrikulës së

edukimit parashkollor (3-6 vjeç) në Kosovë”, të cilat janë të parat dokumente shtetërore që në

mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojnë në cilësinë e punës që ofrohet në nivelin parashkollor. Si

dokumenti i standardeve, ashtu edhe dokumenti i kurrikulës ishin të dedikuara vetëm për

moshën 3-6 vjeç, ndërsa mosha 0-3 vjeç mbeti jashtë skemës për t‟u reformuar dhe për të

përcjellë hapat e zhvillimit bashkëkohor në fushën e edukimit të fëmijëve në fëmijërinë e

hershme. Në këtë moshë më shumë kujdes i kushtohet përkujdesjes fizike sesa promovimit

Page 14: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

14

dhe nxitjes së zhvillimit të fëmijëve në të gjitha aspektet e zhvillimit. Përveç këtyre dy

dokumenteve, me rëndësi vitale për zhvillimin e nivelit të edukimit parashkollor në vitin

2006, 2007, e 2008, u hartuan e u miratuan edhe një varg udhëzimesh administrative, të cilat

rregullonin çështje të veçanta të edukimit parashkollor, si: zbatimi i dokumenteve zyrtare, ku

përfshihen standardet e përgjithshme dhe kurrikula e edukimit parashkollor, kohëzgjatja e

programeve të tjera parashkollore, mundësitë dhe hapësirat e përkrahjes së edukimit

parashkollor nga komuniteti, mbikëqyrja profesionale pedagogjike e punës së edukatoreve,

përcaktimi i procedurës së ndërprerjes së punës së institucioneve parashkollore, mënyra e

zgjedhjes së programeve parashkollore nga prindërit e fëmijëve, fondi i orëve javore për

edukatoret, përfshirja e fëmijëve në institucione parashkollore, tarifat e pagesës, financimi etj.

Sfidat në këtë nivel të arsimit kanë qenë të shumta, duke filluar që nga niveli i ulët i

përfshirjes, mungesa e hapësirave, mungesa e kurrikulës për moshën 0-5 vjeç, vlerësimi dhe

monitorimi i vazhdueshëm i punës nëpër institucione, kualifikimi i edukatoreve, trajnimi i

vazhdueshëm i tyre, cilësia e ofrimit të programeve, praktikat e kufizuara metodologjike, etj.

1.1. Zhvillimi i edukimit parashkollor

Sistemi i arsimit në Kosovë, nga periudha e pasluftës (1999) deri më sot ka kaluar nëpër

procese mjaft të rëndësishme, duke përfshirë këtu periudhën e emergjencës, shtet-ndërtimit

dhe tani, standardizimin e arsimit në përputhje me kërkesat dhe aspiratat për integrimin

evropian.

Zbatimi i projektit edukativ “Hap pas Hapi” në çerdhe dhe kopshte, si i pari projekt i

zhvilluar në nivelet e parashkollorit në Kosovë në vitin 2000, arriti të sjellë ndryshime në

praktikën e punës me fëmijët dhe arriti të krijojë një praktikë më fleksible dhe diversifikative

të formave të ndryshme të punës: lojëtaria-vendi i lojërave, lojoteka - vend ku ruhen dhe

klasifikohen mjete didaktike për lojëra, tregimorja, punëtoritë figurative, seksionet ritmike,

kopshti muzikor, etj. Te ky program gjejmë edhe nismat e para drejt ndryshimit të praktikës

së punës me fëmijët dhe hapat metodologjikë të përparuar, që vlerësojnë marrëdhëniet

interaktive të rritur-fëmijë dhe fëmijë-fëmijë.

Institucionet parashkollore publike, varësisht nga lokacioni ku gjinden kanë mjaft sfida dhe

vështirësi. Mungesa e infrastrukturës, objektet e vjetërsuara, mungesa e materialeve

didaktike, pamjaftueshmëria e shfrytëzimit të kapaciteteve apo edhe mbi ngarkesa me numrin

Page 15: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

15

e madh të fëmijëve, niveli i shkollimit tek stafi punonjës, mungesa e trajnimeve, programet e

punës, bashkëpunimi me prindër, financimi janë disa nga vështirësitë që e shoqërojnë këtë

formë të organizimit të punës me fëmijë.

Metodologjia e Rexhio Emilias (Devjak, T. and Skubic, D. 2009:76) përkundër faktit që në

botë ka një shtrirje mjaft të madhe dhe të suksesshme, nuk është shumë i përhapur në vendin

tonë. Në Kosovë nuk ka asnjë organizatë që ka fituar të drejtën për zhvillimin e trajnimeve

për përdorimin e kësaj metodologjie, si pjesë e programeve të akredituara që ofrohen në vend.

Kjo metodologji ofrohet nga institucione parashkollore private si metodologji e veçantë dhe e

kombinuar me metodologji të tjera. Po ashtu ofrohet edhe në institucione parashkollore

publike nga edukatore, të cilat kanë vetë motivim për të ofruar risi metodologjike në grupet e

tyre edukative. Sipas Matos & Kamanit (2000:96), mbështetur në qasjen konstruktiviste dhe

nëpërmjet punës me projekte, në këtë metodologji edukatoret krijojnë një mjedis, ku fëmijët

mësojnë përmes zbulimit aktiv dhe bashkëpunimit me të rriturit, me moshatarët e tyre në

grup, si dhe krijojnë lidhje funksionale me materialet didaktike. Fëmijët zgjedhin vetë

veprimtaritë e tyre në larminë e fushave të të mësuarit, ku përfshihen: loja dramatike, blloqet

konstruktive, shkenca dhe matematika, librat, arti dhe muzika. Fëmijëve u kërkohet të jenë

aktivë fizikisht dhe intelektualisht. Ata zgjedhin të pavarur veprimtari që i nisin vetë

spontanisht ose që u propozohen nga mësuesja. Fëmijët punojnë individualisht ose në grupe

të vogla, forma këto që zënë pjesën më të madhe të kohës. Aktualisht në Kosovë për këtë

metodologji nuk ka një program trajnimi, ku edukatoret do të mund të fitonin shkathtësitë e

duhura për aplikimin e kësaj metodologjie.

Metodologjia Montesoriane nuk ka një shtrirje të atillë që të mund ta krahasojmë përvojën

tonë, qoftë edhe me vendet e Ballkanit. Ngjashmëritë në mes të disa komponentëve të

Metodologjisë Montesoriane me Metodologjinë Majeutike e bëjnë atë më familjare për

edukatoret në vendin tonë. Përdorimi i materialeve didaktike të konstruktuara nga Montesori

dhe aplikimi i tyre në punën me fëmijët është prezent. Metodologjia montesoriane shpesh

shihet e kombinuar me metodologji të tjera, por, ajo që konsiderohet si thelbi i të gjithë

programit të punës sipas Montesorit, mungon. Mungon ofrimi i një programi, ku fëmija do të

zhvillohej i pavarur, me mundësinë maksimale për të zhvilluar vetiniciativën dhe shuar

kureshtjen nën frymën e vërtetë montesoriane. Konstatohen mjaft improvizime në zbatimin e

kësaj metodologjie, gjë që nuk i shërben pozitivisht përmirësimit të praktikave aktuale të

punës me fëmijët.

Page 16: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

16

1.2. Kurrikula didaktike

Kurrikula didaktike nga B.F. Skinner, qasja e të cilit bazohet në aktivitetet e iniciuara nga

edukatorja dhe përsëritjet e vazhdueshme të përmbajtjeve si metodë klasike e të mësuarit

(2013). Sipas kësaj qasje është edukatorja ajo që udhëheq aktivitetin dhe përmes përsëritjeve

të vazhdueshme bën përforcimin e përmbajtjeve mësimore tek fëmijët.

Kjo formë e punës i përgjigjet më shumë formës tradicionale të punës, ku edukatorja është

në qendër të veprimtarisë dhe udhëheq aktivitetin e të nxënit të fëmijëve. Sipas Coughlin

(Coughlin, P. A., et.al., 1997:100) klasat që mbështesin teorinë bihevioriste e kanë edukatoren

në epiqendër, ku edukatorja paraqet informacionin specifik në mënyrë përshkruese dhe

fëmijët pritet ta zotërojnë atë.

Siç shihet tek kurrikula didaktike nuk ka hapësirë për eksplorim të pavarur nga vetë fëmija.

Këtu gjithçka fëmijës i ofrohet e gatshme dhe fëmijët pritet që gradualisht të përvetësojnë atë

shprehi, njohuri apo shkathtësi.

Përshkrimin e faktorëve, si hapësira, pajisjet, materialet didaktike për punën mësimore

edukative, aktivitetet e të nxënit – loja, bashkëpunimi me prindërit dhe mënyrën sesi këta

faktorë mund të ndikojnë në ofrimin optimal të një metodologjie krahasuar me një tjetër.

Ulja e fëmijëve në grupe të vogla nuk siguron me doemos punën e tyre në grup, nëse

paraprakisht nuk është përgatitur ambienti dhe materialet për një gjë të tillë. Një element

tjetër i vërejtur në shumicën e grupeve edukative të vëzhguara, është puna në libra, të cilët në

raste të caktuara, sidomos në klasat para fillore kanë zënë edhe pjesën qendrore të ditës.

Shporta e hidhërimit, e cila është karakteristikë e metodologjisë Majeutike ka qenë në disa

nga grupet edukative të institucioneve parashkollore me qëndrim tërë ditor. Por jo në të gjitha

grupet e observuar. Nga Metodologjia Rexhio Emilia është huazuar këndi i ditëlindjeve, kënd

ky që nuk është karakteristikë e metodologjisë Hap pas Hapi, por që është integruar pothuajse

në të gjitha grupet e observuar. Në disa nga grupet edukative ka pasur materiale didaktike që

janë karakteristike për metodologjinë Montesoriane. Këto materiale kanë qenë të pakta dhe

kryesisht i kanë takuar fushës së gjuhës dhe matematikës. Puna me libra ka qenë evidente në

të gjitha grupet edukative. Parë nga një kënd neutral, pa dominime mbi ndonjë metodologji të

caktuar, në të gjitha grupet edukative të observuar nuk gjejmë një metodologji, e cila zbatohej

në frymën e saj filozofike. Mekanizimi i rutinave ditore nuk krijon energji pozitive për

zhvillimin e lirë të lojës së fëmijës dhe zhvillimin holistik të tij përmes lojës.

Page 17: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

17

KAPITULLI II

2.Fusha e arteve – muzika

Muzika qëndron mes të gjitha formave të tjera inteligjente të njeriut (artit në përgjithësi,

shkencave shoqërore e historike dhe shkencave artistike), si një përbërës i barabartë me to i

progresit intelektual dhe i humanitetit. Kjo tregon që muzika krijon edhe historinë e vet

përmes kultivimit e sofistikimit të “këngës” primitive dhe kultivimin e përpunuar të zërit

njerëzor e të instrumenteve të muzikës. Të gjitha këto të bashkërenduara e të nënrenduara në

procesin e edukimit, do të kërkojnë të trajtohen në mënyrë të veçuar e sistematike në

programet lëndore sipas shkallëve. Muzika është një disiplinë artistike e artit dhe gjuhë

universale që ndihmon nxënësit të kuptojnë dhe lidhin fenomenet dhe dukuritë muzikore,

proceset dhe çështjet që i përkasin muzikës, duke vërtetuar ligjshmërinë e tyre, si dhe duke

shpjeguar mënyrat e interpretimit dhe ndërtimit të tyre, gjë e cila çon drejt realizimit të një

procesi të suksesshëm të mësimit të muzikës.

Vazhdimi i rrugëtimit të njohjes me muzikën është një vlerë e madhe për të mundësuar

edukimin dhe formimin kulturor, zhvillimin e personalitetit të nxënësve, zhvillimin e aftësive

të tyre për të punuar dhe krijuar në mënyrë të pavarur e sistematike si dhe për të menduar në

mënyrë krijuese dhe kritike. Integrimi i muzikës me të gjitha lëndët e tjera brenda fushës së

arteve dhe fushat e tjera të kurrikulës, si dhe me temat ndërkurrikulare, ka si qëllim që të

zotërohen sa më mirë kompetencat kyçe dhe ato të lëndës. Muzika është e pranishme kudo në

jetën tonë të përditshme (p.sh., klasë, shtëpi, TV, film, koncert, teatër, kolonë zanore, ngjarje

të shënuara familjare, veprimtari brenda dhe jashtë shkollës, ngjarje të komunitetit etj.).

Muzika nuk mund të kuptohet dhe realizohet duke marrë vetëm disa njohuri, por duke

vazhduar njohjen më të plotë të saj përmes gjuhës muzikore dhe komunikimit muzikor,

zbatimit konkret të veprave muzikore përmes teknikave dhe proceseve, njohjes me zhvillimin

kulturor dhe historik të saj, njohuri që bëjnë të vetëdijshëm nxënësit për rolin e muzikës në

jetën e përditshme. Me anë të muzikës, nxënësit interpretojnë këngë të ndryshme tashmë

duke zhvilluar më tej teknikat e këndimit, kuptojnë rëndësinë e këndimit vetëm dhe në grup,

duke zbatuar teknikat e të kënduarit, njohin më tej zhvillimin e muzikës dhe kompozitorëve

të ndryshëm që bënë epokë me muzikën e tyre. Lënda e muzikës synon të edukojë dhe

Page 18: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

18

formojë nxënësit nga pikëpamja muzikore, duke i orientuar ata me kreativitet drejt kuptimit të

veçorive të ligjërimit muzikor nga më e thjeshta te më e ndërlikuara përmes gjuhës dhe

komunikimit muzikor, drejt marrjes pjesë dhe interpretimit në veprimtaritë muzikore

individuale dhe në grup përmes teknikave dhe procesit muzikor, drejt formimit dhe krijimit të

një vlerësimi dhe qëndrimi artistik në njohjen me muzikën shqiptare dhe atë botërore, përmes

formave dhe gjinive të ndryshme muzikore. Mësimi i muzikës në shkollë ka të bëjë me

njohjen, të kuptuarit dhe të zbatuarit e koncepteve dhe shprehive muzikore, përmes njohurive

muzikore dhe mënyrave të të gjykuarit dhe vlerësuarit të muzikës në veçanti dhe arteve në

përgjithësi.

2.1Kompetencat e fushës

Për të realizuar në praktikë këtë lidhje, mësuesi duhet të përzgjedhë situatat, veprimtaritë,

metodat dhe mjetet e përshtatshme të procesit të të nxënit. Kompetenca përcaktohet si

integrim i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve që një nxënës duhet t’i fitojë gjatë procesit

Page 19: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

19

të nxënies. Organizimi i mësimit të muzikës me bazë kompetencat përqendrohet në atë që

nxënësi duhet të dijë, të bëjë saktë dhe të shpjegojë pse e bën.

Kur nxënësi realizon kompetencat muzikore, ai njëkohësisht është duke zhvilluar edhe

kompetencat kyçe. P.sh.: kompetenca e muzikës “Interpretimi/performimi muzikor” përfshin

shumë nga teknikat e ndryshme të të kënduarit, të të bërit muzikë apo luajtjes në instrumente

muzikore të cilat nxënësit i përdorin në jetën e përditshme. Rezultatet e të nxënit të

kompetencave muzikore pasqyrojnë të njëjtën qasje me rezultatet e të nxënit të kompetencave

kyçe në këndvështrimin e përshtatshmërisë në jetë, shoqëri dhe punë. Në zhvillimin e

kompetencave muzikore, nxënësi gjithashtu, zhvillon kompetencat kyçe në lidhje me

krijimtarinë, interpretimin, vlerësimin e muzikës, përpunimin e informacionit për muzikën,

prezantimin e detyrave të zhvilluara rreth muzikës që dëgjon apo krijon, prezantimin e punës

në grup, komunikimin efektiv etj.

Për të realizuar lidhjen e kompetencave kyçe me kompetencat e lëndës së muzikës mësuesi

ndjek këto hapa:

përzgjedh rezultatin/et e të nxënit për kompetencat kyçe që synon të arrijë nxënësi në

shkallën përkatëse;

përzgjedh rezultatin/et e të nxënit për shkallë për kompetencat e lëndës së muzikës që

synon të arrijë nxënësi;

zbërthen në rezultate të nxëni për kompetencat e lëndës së muzikës për vit mësimor,

rezultatin/et e të nxënit për shkallë;

përzgjedh përmbajtjen/et mësimore, mjetet didaktike, metodologjinë e mësimdhënies,

përmes të cilave realizon rezultatet e të nxënit të kompetencave muzikore, si dhe

rezultatet e të nxënit për kompetencat kyçe në një vit mësimor;

planifikon mësimdhënien duke përfshirë periudhën kohore gjatë së cilës do t’i arrijë

rezultatet e të nxënit brenda vitit shkollor;

kryen analiza dhe vlerësime të ecurisë së nxënësve pas realizimit të orëve mësimore,

detyrave, projekteve, për të verifikuar arritjet;

e rezultateve të të nxënit për vit mësimor dhe shkallë për lëndën e muzikës.

Page 20: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

20

Diagrama 2: Rezultatet kryesore të të nxënit sipas kompetencave kyçe që realizohen

nëpërmjet lëndës së muzikës për shkallën e tretë dhe të katërt.

Page 21: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

21

2.2 Lidhja e muzikës me fushat e tjera

Muzika ka një shumëllojshmëri të veprimtarive në jetën e përditshme dhe është e lidhur me

shumë komponentë të arsimit. Kjo lidhje është e shumëfishtë sepse ajo jo vetëm merr në

konsideratë shumë nga këto komponentë, por edhe kontribuon në realizimin e tyre. Kështu në

shqyrtimin e temave ndërkurrikuare: Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave; trashëgimia

kulturore dhe iso- polifonia, të drejtat e njeriut; mjedisi dhe ruajtja e tij nga zhurmat e

muzikës; ndërvarësia ndaj muzikës; bashkëjetesa paqësore, nxënësi kontribuon përmes

aktiviteteve muzikore duke shpalosur vlerat e kulturës së vet, duke respektuar dhe promovuar

vlerat e kulturave të tjera, duke bashkëpunuar vetëm dhe në grup në aktivitete të ndryshme

duke dhënë kontributin e vet, duke u dhënë zgjidhje situatave dhe problemeve të ndryshme

muzikore/artistike, duke përdorur gjuhë të saktë muzikore për të komunikuar vlera dhe

qëndrime, duke shpjeguar teknika dhe procese të ndryshme muzikore që lidhen dhe me fusha

të tjera që ata mësojnë. Përmes situatave të paraqitura në temat ndërkurrikulare, nxënësi ka

mundësi të bëjë lidhjet ndërmjet kompetencave muzikore me detyrat e caktuara për realizimin

e këtyre temave. Nxënësi përdor aftësitë e tij muzikore që kanë të bëjnë me simbole,

vizatime, grafikë për të zhvilluar një marrëdhënie aktive në mjedisin e tij. Ai mund të

shpjegojë fenomenet dhe dukuritë muzikore në botën e tyre dhe ndërvarësitë e mjedisit dhe

botës njerëzore (mjedisi i ndotur nga muzika e lartë dhe e vazhdueshme). Nxënësi mëson të

komunikojë dhe shprehet përmes gjuhës muzikore për të krijuar ide të ndryshme, për të

krijuar një punë të vetën muzikore, duke përdorur elementet e gjuhës muzikore, duke

eksperimentuar dhe zhvilluar më tej idetë e veta muzikore, duke organizuar krijimin e vet

muzikor, sipas elementeve të gjuhës muzikore dhe shprehur atë përmes komunikimit artistik.

Nxënësi fillon të familjarizohet me përmbajtje të ndryshme të veprave muzikore, duke

zbatuar procese të ndryshme muzikore si dëgjimin, krijimin, improvizimin etj. duke

respektuar rregullat e performimit/interpretimit muzikor, ndarë përvojat e veta performuese

me të tjerë dhe interpretuar në mënyrë artistike. Nxënësi analizon veprat muzikore të

interpretuara/ performuara, duke reflektuar dhe shpjeguar kuptimin e pjesëve muzikore të

performuara, duke bërë një gjykim kritik dhe estetik muzikor.

Muzika është e lidhur me lëndët brenda fushës së saj, por edhe me fusha të tjera të nxëni në

kurrikul. Melodia, ritmi, harmonia, dinamika, tempi, forma, struktura etj. lidhen shumë mirë

me disiplinat e tjera artistike si: kërcimin, artin pamor, teatrin, por edhe me matematikën,

gjuhën dhe komunikimin, shkencat shoqërore etj. Kështu mësuesit duhet t’u japin mundësinë

nxënësve të konsolidojnë dhe formojnë përvojat që ata kanë krijuar, duke i pasuruar dhe duke

Page 22: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

22

u dhënë drejtim të mëtejshëm këtyre përvojave. Më poshtë paraqiten disa lidhje ndërlëndore

të muzikës me lëndë të tjera, të para përmes njohurive.

2.3.Parimet didaktike nga aspekti i edukimit dhe arsimit muzikorë

Didaktika si disiplinë shkencore e ligjërimeve dhe e parimeve të përgjithshme të teorive

përcakton parimet me caktimin e të cilave sigurohet realizimi i suksesshëm i objektivave

mësimore.

Janë tetë parime të cilat do ti cekim në vijim:

1. Parimi i përjetimit të shprehjes muzikore.

Në këtë parim synohet që baza e kësaj mësimdhënie të përshkruhet me entuziazëm,

gëzim kreativitet dhe kënaqësi në aktivitetin mësimor, kjo mënyrë e përshkrimit është

e përhapur më tepër se në të kaluarën.Në ditët e sotme kërkohet që aktivizimi

emocional i nxënësit të ketë prirje në procesin e mësimit në krahasim me atë

intelektual, nga kjo pikpamje përjetimi emocional dhe analitik i vetëdijshëm ngrihet

në nivel të parimit didaktik.Përjetimet mund të ngrihen në të gjithë aspektin e gjerë

mësimor që nga këndimi e deri te format e ndryshme të punës kreative nga dëgjimi i

veprave muzikore e deri te kultivimi i shijës muzikore.Dëgjimi i një vepre nxitë

nxënësit të vërejnë ngjyrën, ritmin, melodinë muzikore që depërtojnë në ndërtimin e

veprës dhe e thellojnë përjetimin e saj.

Page 23: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

23

2. Parimi i maturisë varësisht nga mosha e nxënësve.

Në mësimdhënie maturia nënkupton vështirësitë mësimore që të jenë të

përballueshme, duke vënë në lëvizje tërë potencialin përjetues dhe kuptimor të

tyre.Në këtë parim nxënësit të kenë sukses në të kuptuarit, tregojnë shkathtësi dituritë

e fituara mundësojnë të kuptuarit e vetëdijshëm të përmbajtjes mësimore.

3. Parimi i konkretizimit të mësimit.

Dëgjimi, të vërejturit dhe përceptimi konkret i diturive muzikore duhet të jetë

piknisje në procesin mësimor.Nga kjo nënkuptojmë se ritmi dëgjohet, meloditë

tingëllimi i akordeve të vërehen tërësitë formale e të tjera.Ritmi shoqërohet me lëvizje

të duarve,të këmbëve,të trupit.

Në këtë parim përdoren instrumente të ndryshme ritmike fëmijërore e disa mjete të

tjera,këngët fëmijërore, vargjet e ndryshme poetike.

4. Parimi i sistematizimit të përmbajtjeve mësimore.

Përmbajtjet programore të edukimit muzikor në arsimin e përgjithshëm nuk

paraqesin disiplin të caktuar muzikore, por janë strukturë didaktike specifike.

5. Parimi i aktivitetit emocional dhe të vetëdijshëm.

Më simdhënia muzikore për nga natyra e zhvillimit nënkupton aktivitetet të plotë

emocional fizik dhe të vetëdijshëm të nxënësit.Gërshëtimi i shumë aktiviteteve

muzikor dhe përvetsimi i dukurive muzikore është më i lehtë dhe më i sukseshëm për

nxënësit.

6. Parimi i qëndrueshmërisë së shkathtësive, të shprehive dhe diturive

muzikore.

Në këtë parim shkathtësitë dhe dukuritë muzikore nxënësit mund të zbatojnë vetëm

atëherë kur janë të qëndrueshme, në këtë pjesë luan rol të rëndësishëm përjetimi dhe

kontakti i parë me dukurinë që mësohet.Këngët që këndohen për herë të parë nga

mësimdhënësit bëjnë përshtypje tek fëmijët kjo nxitë që të bëjnë përpjekje për një

këndim të tillë.Pjesë tjetër e rëndësishme e shkathtësive muzikore është ushtrimi dhe

zbatimi i muzikës në praktikë.Këto momente muzikore janë shumë të rëndësishme në

mësimdhënien e edukimit muzikor.

7. Parimi individualizimit dhe socializimit të nxënësve.

Në këtë parim bëhet fjalë për mësimin individual muzikor, procesi mësimor

organizohet për një nxënës.Me të gjitha cilësit dhe aftësitë e përbashkëta që kanë

nxënësit që janë në të njejtën moshë prap se prap vetit e tyre dhe interesimi për

muzikën është individual.

Page 24: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

24

8. Parimi i racionalizimit dhe ekonomizimit të mësimdhënies.

Sikurse parimet e shkathtësive në artin muzikor edhe parimi i racionalizimit ka

kuptimin e zhvillimit të aftësive të nxënësve në procesin mësimor prandaj ky parim

kujdeset më shumë që për një kohë sa më të shkurtër të arrijnë efekte mësimore sa më

të mëdha.

Ky parim do të realizohet me sukses në qoftëse temat mësimore janë më të

konceptuara drejtë dhe të qarta.

Page 25: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

25

Reflektim

Qëllimet e procesit arsimor shikohen si forma të komunikimit pedagogjik mes edukatorit

dhe nxënësit. Nga shkaqet të tilla dhe aktualizohet pyetja deri në çmasë dhe me cilat dhe

çfarë kriteriumesh mundet të hyhet në proceset e mësimit si veprimtari bazë e shkollës, apo a

mundet që të caktohen treguesit objektiv nga ndihma e të cilave do të vlerësoj efektet nga

aktivitetet mësimore.

Nxënësit do të:

- Zhvillojnë aftësi për të menduar në mënyrë kritike për të kuptuar realitetin në formë të

drejtë dhe angazhimin që duhet bërë për të mësuarit e muzikës dhe aspektin didaktik;

- Të njohin strategjitë që u ndihmojnë në transformimin e ambientit të tyre personal

dhe institucional.

Një ndër vetitë karakteristike të arsimit dhe edukimit muzikor, pos vlerës afirmative të

individualizimit të plotë mësimor, në të elementet e strategjisë didaktike janë të përqëndruara

drejt zhvillimit të kreativitetit të nxënësve në të gjitha etapat zhvillimore të procesit

mësimorë.

Me zhvillimin e arsimimit në Kosovë, dhe dallimin nga vitet e kaluara në ditët e sotme

ndihmojnë gjeneratat e reja të arsimohen e të edukohen, dhe ka për qellim formimin e

personalitetit, emocional dhe intelektual të fëmijëve. Sipas hulumtimeve të mbledhura

theksojmë konceptin e edukimit muzikor që pershkruhet me gëzim dhe entuziazëm. Dallimi i

kësaj dukurie me vitet e kaluara është se në atë kohe bëhej ndarja e lëndeve mësimore, në

këndim bëheshim më shumë në forma teorike. Ndërkaq me ngritjen e arsimimit muzikor

interpretimi, leximi i teksteve në edukimin muzikor bëhet përmes këngës, kërkohet aktivizim

emocional i nxënësve, kur nxënesit kanë kontakt me ndonjë dukuri muzikore, degjimi i

ndonjë vepre ndikon në gëzim dhe entuziazëm. Kjo pjesë e interpretimit nënkupton një rol të

prirjes në zhvillimin e procesit mësimor. Interpretimi i këngeve tani më është një fenomen në

ngirtjen e arsimimit muzikor.

Në mësimin bashkëkohor të edukimit dhe arsimimit muzikor përdoren këto metoda të

përgjithshme mësimore:

- Metoda e demonstrimit

Page 26: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

26

- Metoda e bashkëbisedimit

- Metoda e parashtrimit

- Metoda me tekst të shtypur dhe

- Metoda e aktivitetit praktik.

Page 27: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

27

KAPITULLI III

3.Arsimi muzikor – çështje konceptuale dhe përmbajtjesore

“Niveli i zhvillimit të përgjithshëm gjuhësor i nxënësve, si dhe natyra e këtij zhvillimi tek

fëmijët ,shfaqet me anën e mjeteve të ndryshme shprehëse, prej të cilave të folurit zë një vend

të rëndësishëm. Me anën e tij jo vetëm objektivizohet procesi i të menduarit, por njëkohësisht

edhe formohet.” (Gjokutaj, M., 2009:88)

Fëmijët mësojnë shumë nga njerëzit e tjerë. Prindërit dhe kujdestarët janë mësuesit e parë

të fëmijës të cilët kanë një ndikim të fuqishëm mbi të mësuarit të hershëm të fëmijës në të

folur.

Në moshë shumë të hershme fëmija përjeton një gamë të gjerë të aktiviteteve dhe

eksperiencave për të zhvilluar të folurin, të lexuarit dhe të shkruarit. Këto veprimtari, nisin që

në moshë të hershme dhe zhvillojnë aftësitë e tyre për të kënduar duke thënë vjersha, duke

bërë dhe dëgjuar muzikë, ose duke dëgjuar më të rriturit, duke u bashkuar në biseda me ta,

tek fillojnë e nxjerrin pretendime në lidhje me lojërat e tyre. Këto aktivitete ndihmojnë

fëmijën të marrë hapat e para të rëndësishëme drejt të folurit, leximit dhe shkrimit. Fëmijët

mësojnë përmes shumë lojërave dhe aktiviteteve dhe janë të inkurajuar të përdorin në rritje

njohuritë e tyre në aktivitete të ndryshme që i zgjedhin vetë. Fëmijët kanë nevojë për

udhëzime të drejtpërdrejta dhe praktika të strukturuara në të folur dhe të dëgjuar.

Programi mësimor kurrikular në përdorim, si kurrë ndonjëherë ka një theks të fortë mbi

aftësimin e nxënësve për përdorimin e gjuhës së folur dhe të dëgjuarit, komponentë shumë të

rëndësishëm për mësimin e gjuhës dhe mundësi që i bën nxënësit të punojnë së bashku në

mënyrë efektive. Kërkimet e kohëve të fundit në këtë fushë kanë treguar rëndësinë e lidhjes

ndërmjet të dëgjuarit e gjuhës së folur, të mësuarit dhe zhvillimi kognitiv. “Nëpërmjet

përdorimit të gjuhës së folur dhe të dëgjuar se si të tjerët e përdorin atë, fëmijët bëhen të aftë

për të përshkruar botën, e kuptojnë atë sipas përvojave të jetës dhe marrin prej saj gjërat që ju

duhen. Ata mësojnë të përdorin gjuhën si mjet për të menduarit, kolektivisht dhe i

individualisht.” (Mercer, N., et.al., 1999:95)

Page 28: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

28

“Ndërsa kuptojmë se fëmijët kanë nevojë për mësimin e këndim-interpretimit dhe numërimit,

mësuesit më pak e kuptojnë se aftësitë e tyre në lexim-shkrim varen nga përvojat e tyre në të

dëgjuar dhe të folur.” (Po aty, Mercer, N., et.al., 1999:367)

“Të flasësh duke menduar është qëllim i rëndësishëm mbi të nxënit pasi ai siguron një hyrje

në idenë e “të mësuarit për të folur, duke folur për të mësuar” dhe kjo duhet konsideruar si

një filozofi e mësimdhënies bashkëkohore. Ky është mësim dhe të mësuarit në thelb është i

bazuar në pyetje të zhytura në mendime, negocim dhe diskutim që të gjenerojnë debate në

mesin e mësuesve dhe të nxënësve që flasin duke menduar dhe arsyetuar. Teksti jep ushqim

për të menduar. Ai gjithashtu jep një sërë mesazhesh të mëtejshme dhe sugjerime praktike për

inkurajimin e mësimdhënies bashkëbisedore. Në këtë mënyrë mësuesi inkurajon nxënësit për

të identifikuar dialogun kur ata ndeshen me atë, dhe për të siguruar që ata të organizojnë

klasat e tyre në mënyrë që dialogu të jetë i lidhur fort me të mësuarit”. (Alexander, R.,

2004:236)

Zhvillimi në grup i aktiviteteve të bazuara në zgjidhjen e problemeve interesante, detyrave

apo përpjekjet kreative që do të përfshijnë aftësitë e komunikimit të fëmijëve duke i ndihmuar

ata të praktikojnë atë që ata janë duke mësuar rreth interpretimit – këngës, duhet parë si një

mundësi dhe si një mjet për të komunikuar dhe për t’u rritur intelektualisht. Përdorimi i

rregullave kulturore dhe artistike, për të krijuar një komunikim të qartë, konstruktiv, në

kontekste për të folur është i rëndësishme. Këto rregulla mund të sigurojnë një strukturë të

respektit të ndërsjellë edhe për të inkurajuar të menduarit. Nëse do të ndaleshim në çështjen e

përdorimit të dialogut si strategji për zhvillimin e të kënduarit duhet të mendojmë se çfarë e

bën një diskutim të mirë? p.sh., në qoftë se jemi në një klasë dhe vëzhgojmë një grup

fëmijësh, të cilët janë duke punuar së bashku në një diskutim produktiv, shtrohet me të drejtë

pyetja e mëposhtme:

- Çfarë do të jenë ata duke bërë realisht?

- A është i dobishëm ky aktivitet për ngritjen e vetëdijes muzikore?

Page 29: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

29

4.METODOLOGJIA

Metodat që kanë të bëjë kryesisht me përshkrimin dhe analizën e të dhënave të mbledhura

lidhur me realizimin e objektivave të caktuara me kurrikulën e edukimit parashkollor në grup

moshën 3-6 vjeç në institucionet parashkollore, kryesisht në shkolla (paralelet parafillore) dhe

klasat pregaditore. Prandaj metodat dhe teknikat e përdorura për grumbullimin, përshkrimin

dhe analizën e të dhënave janë metodat deskriptive dhe analitike, teknika e anketimit dhe

intervista. Anketa dhe intervista janë përpiluar paraprakisht duke marrë për bazë objektivat e

hulumtimit dhe duke huazuar disa pyetje nga burime të ndryshme relevante më çështjen e

hulumtimit.

Pyetjet i referohen komponentëve si:

Realizimi i objektivave të përcaktuara me kurrikul në shkolla (paralele parafillore)

dhe klasat pregaditore;

Realizimi i planit dhe programit për moshën 3-6 vjeç në shkolla (paralele parafillore)

dhe klasat pregaditore;

Realizimi i aktiviteteve për moshën 3-6 vjeç në shkolla (paralele parafillore) dhe

klasat pregaditore;

Trajtimi i fëmijëve në përgjithësi dhe të nxënit përmes aktiviteteve në veçanti në

shkolla (paralele parafillore) dhe klasat pregaditore; etj. (Nuredini, V. 2013:54)

4.1Qëllimi i hulumtimit

Bazuar në studimin e problemit të përcaktuar, qëllimi i këtij studimi është të shqyrtojë

efikasitetin dhe ndikimin e Programit të Zhvillimit të vëzhgimit aktiv të veprave të artit

muzikor përmes aplikimit të strategjive, metodave dhe procedurave të hartuara posaçërisht në

zhvillimin e aftësive artistike - krijimtaria artistike, aftësitë e vlerësimit artistik dhe zhvillimi

artistik në mësimin e kulturës së artit muzikor.

Page 30: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

30

Qëllimi i hulumtimit është të studiojë efektet e ndërhyrjes eksperimentale në mësimin e

kulturës së artit muzikor kur bëhet fjalë për përdorimin dhe shfrytëzimin e artit muzikor në

edukimin e klasëve parafillore.

Kështu që u vu qëllimi i hulumtimit, ai u operacionalizua në detyrat e mëposhtme kërkimore.

1. Të shqyrtojë nëse ka ndryshime statistikisht të rëndësishme në nivelin e krijimtarisë së

përgjithshme artistike tek fëmijët/nxënësit e grupeve parafillore.

2. Kontrolloni nëse ekzistojnë ndryshime statistikisht të rëndësishme në nivelin e aftësive

vlerësuese artistike (perceptimi artistik, pritja artistike), tek fëmijët/nxënësit e grupeve

parafillore.

3. Kontrolloni nëse ekzistojnë ndryshime statistikisht të rëndësishme në nivelin e zhvillimit

artistik dhe krijues (origjinaliteti, fleksibiliteti, ndjeshmëria ndaj problemeve artistike,

ripërcaktimi, rrjedhshmëria), shtjellimi tek fëmijët/nxënësit e grupeve grupeve parafillore.

4. Kontrolloni nëse ekzistojnë ndryshime statistikisht të rëndësishme në nivelin e zhvillimit të

edukimit muzikor artistik (zhvillimi i zërit, zhvillimi tematik këndimit, niveli i shijes së artit,

përvoja dhe teknikat e artit muzikor, individualiteti, niveli i përgjithshëm i artit muzikor), tek

fëmijët/nxënësit e grupeve grupeve parafillore.

5. Kontrolloni nëse niveli i krijimtarisë së përgjithshme artistike, niveli i aftësive të vlerësimit

artistik (perceptimi artistik, pritja artistike), niveli i zhvillimit artistik dhe krijues, niveli i

zhvillimit artistik dhe këndimi ndryshojnë në fëmijët/nxënësit e grupeve grupeve parafillore

në lidhje me gjininë, klasën nga kultura e artit, e përgjithshme suksesi i fëmijëve/nxënësve.

4.2Variablat e hulumtimit

Brenda hulumtimit të kryer, variablat e pavarur dhe të varur përcaktohen në përputhje me

subjektin, qëllimin dhe detyrat e përcaktuara të hulumtimit, marrëdhëniet shkak-pasojë e të

cilave i konsiderojmë.

Variabla e pavarur:

- Programi i zhvillimit

Page 31: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

31

Variablat e varur:

- Krijimtaria e përgjithshme artistike muzikore

- Aftësitë vlerësuese të artit (perceptimi i artit, pritja e artit)

- Arti dhe zhvillimi krijues

- Zhvillimi i artit dhe edukimi muzikor

Variablat e ndërhyrjes:

- Gjinia (djem, vajza)

- Notë nga kultura e artit, e arritur në fund të klasës së tretë të shkollës fillore (shkëlqyeshëm

(5), shumë mirë (4), mirë (3), mjaftueshëm (2), pamjaftueshëm (1).

- Suksesi i përgjithshëm i fëmijëve/nxënësve e grupeve parafillore.

4.3.Metodat, procedurat dhe instrumentet e hulumtimit

Hulumtimi përdor metodën e analizës teorike, e cila u aplikua në qasjen teorike të

problemit të hulumtimit dhe në interpretimin e rezultateve të fituara. Gjatë realizimit të

qëllimeve dhe detyrave të hulumtimit, në hulumtim u aplikuan metoda eksperimentale

(metoda e eksperimentit me grupe paralele) dhe metoda përshkruese shkencore-kërkimore.

Metoda eksperimentale u zbatua në hulumtim për të përcaktuar shkallën në të cilën vëzhgimi

aktiv i një vepre arti me përdorimin e strategjive, metodave dhe procedurave të këndimit

posaçërisht inkurajon zhvillimin e aftësive artistike – krijimtarinë artistike, aftësitë vlerësuese

artistike (perceptimi dhe pritja) dhe zhvillimin art-formues tek fëmijëve/nxënësve e grupeve

parafillore dhe është më efikas sesa mësimdhënia në të cilën nuk është futur asnjë faktor

tjetër. Është aplikuar një eksperiment me grupe paralele në të cilat ka pasur një kontroll (K)

dhe një grup eksperimental (E). Metoda përshkruese (kërkimore shkencore) është aplikuar

gjatë interpretimit dhe analizës së literaturës profesionale, mbledhjes, përpunimit dhe

interpretimit të rezultateve të fituara të hulumtimit.

Page 32: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

32

Nga procedurat shkencore – kërkimore gjatë hulumtimit, u përdor testimi, i cili u realizua

në dy cikle, në matjen fillestare dhe përfundimtare. Testimi i fëmijëve/nxënësve e grupeve

parafillore dhe eksperimentit u krye për të kontrolluar nëse do të ketë ndryshime në nivelin e

krijimtarisë artistike muzikore, nivelin e zhvillimit artistik dhe të këndimit dhe nivelin e

aftësive vlerësuese artistike pas aplikimit të vëzhgimit aktiv të veprave artistike.

4.4 Popullsia dhe mostra e hulumtimit

Mostra e fëmijëve/nxënësve e grupeve parafillore u zgjodh nga popullsia e fëmijëve që

ndoqën klasën parafillore në qytetin e Gjakovës në vitin shkollor 2019/2020. Mostra ka

karakteristikat e një mostre të rastësishme dhe të një grupi. Ne zgjodhëm një shkoll fillore me

metodën e zgjedhjes së rastësishme, dhe për të zbatuar metodën e eksperimentit me dy grupe

paralele, ne formuam dy grupe nxënësish - eksperimental (E) dhe kontroll (K). Meqenëse

kampioni përbëhej nga klasa të formuara tashmë të nxënësve të së njëjtës moshë, ne nuk e

bashkuam grupin duke ndryshuar përbërjen e klasës, në mënyrë që të ruajmë natyrshmërinë e

kushteve të hulumtimit dhe për shkak të kushteve të punës në shkollë.

Grupi eksperimental përbëhej nga 102 nxënës, dy klasa nga Shkolla Fillore "Zekeria

Rexha", në Gjakovë. Grupi i kontrollit të fëmijëve/nxënësve përbëhej nga 97 nxënës. Numri i

përgjithshëm i të anketuarve ishte 199. Variablat e varur u kontrolluan nga procedura

statistikore e analizës së kovariancës.

Page 33: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

33

REZULTATET

Në një përpjekje për t'iu përgjigjur pyetjes dhe problemit të hulumtimit nëse vëzhgimi

aktiv i një vepre arti me përdorimin e strategjive, metodave dhe procedurave të krijuara

posaçërisht mund të inkurajojë zhvillimin e aftësive artistike – krijimtarinë artistike, si një

pjesë integrale e aftësive të përgjithshme artistike, aftësive artistiko-vlerësuese (perceptimi

dhe pritja), dhe zhvillimi i artit dhe formës tek fëmijëve/nxënësve më të vegjël të moshës

parashkollore, do të paraqiten rezultatet e marra me ndihmën e instrumenteve (Shtojca AP

test). Në përpjekje për të arritur një nivel më të lartë të objektivitetit dhe vlefshmërisë së

eksperimentit, u krye një provë fillestare që i parapriu futjes së faktorit eksperimental. Në

fazën fillestare të kërkimit, niveli fillestar i krijimtarisë së përgjithshme artistike, niveli

fillestar i aftësive vlerësuese artistike (niveli i perceptimit artistik dhe niveli i pritjes artistike)

dhe niveli fillestar i zhvillimit të përgjithshëm artistik dhe krijues u kontrolluan. Variablat

ndërhyrës konsistonin në gjininë, notën nga kultura e artit dhe suksesin e përgjithshëm të

fëmijëve/nxënësve, të cilat u kontrolluan në fazën fillestare dhe në matjen përfundimtare u

kontrolluan vetëm në grupin eksperimental.

Matja fillestare e nivelit të krijimtarisë së përgjithshme artistike, aftësive të vlerësimit

artistik dhe zhvillimit artistik të formës krijuese.

Mostra e hulumtimit përfshiu një grupe nxënësish të shkollës parafillore. Meqenëse në

kërkim u aplikua metoda e eksperimentit me dy grupe paralele, u formuan dy grupe

fëmijëve/nxënësve - kontrolli (K) dhe eksperimental (E). Variabla e moshës nuk u mor

parasysh dhe nuk u kontrollua posaçërisht, sepse kampioni përbëhej nga klasa përgaditore të

formuara tashmë të shkollës fillore. Pra, mosha ishte afërsisht e njëjtë, nga 4 e gjysmë deri në

6 vjeç. Struktura e mostrës së hulumtimit sipas grupeve, eksperimentale (E) dhe kontrollit (K)

tregohet në Tabelën 1.

Page 34: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

34

Tabela 1. Struktura e mostrës së hulumtimit sipas grupeve.

Tabela tregon të dhëna që tregojnë se nuk ka asnjë ndryshim midis grupeve në lidhje me

gjininë. Mund të pritet që ndryshimet gjinore mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar,

pasi disa hulumtime kanë treguar se vajzat përjetojnë dhe perceptojnë botën përreth tyre

ndryshe, kështu që mund të supozohet se ato do të reagojnë ndryshe ndaj veprave të artit

(veçanërisht në lidhje me motivin e treguar në foto) sesa djemtë.

Tabela 2. Uniformiteti i grupeve (eksperimentale dhe kontrolluese) sipas gjinisë.

Në analizën e përfaqësimit të një kategorie të caktuar të gjinisë mes fëmijëve/nxënësve grupet

eksperimentale dhe të kontrollit nuk ka ndonjë rëndësi statistikore, dmth. grupet e tyre janë të

barabartë në lidhje me gjininë. Në të dy grupet, si eksperimentale, ashtu edhe kontrolli, numri

i vajzave ishte pak më i lartë se ai i djemve, por ndryshimi ishte i papërfillshëm. Aftësitë

intelektuale nuk u testuan veçmas, sepse ato filluan nga supozimi se uniformiteti intelektual

ishte kryer në fillim të parashkollimit.

Niveli fillestar i krijimtarisë së përgjithshme artistike

Analiza përcaktoi nivelin fillestar të krijimtarisë së përgjithshme artistike (Krijimtaria 1).

Për të mbledhur të dhëna përkatëse. Në nivelin fillestar, rezultati i përgjithshëm i të 6

Page 35: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

35

faktorëve të krijimtarisë artistike u monitorua, sepse kërkimi filloi nga supozimi se në fazën

përfundimtare, i cili përfshinte vëzhgimin aktiv të veprës artistike, i cili do të ketë një

ndryshim. Prandaj, sipas këtij kriteri, ishte e nevojshme të krahasoheshin grupet

eksperimentale dhe të kontrollit (E dhe K) në gjendjen fillestare (Tabela 3).

Tabela 3. Rezultatet e matjes së gjendjes fillestare të krijimtarisë së përgjithshme artistike

(Kreativiteti 1, i kombinuar të 6 faktorët) në grupin eksperimental dhe kontrollin.

(Pyetjet 1 deri 6) Është kryer një krahasim i vlerave kumulative të matjeve të të gjithë 6

faktorëve në grupet parafillore eksperimantale (M = 12,1765) dhe kontrolluese (M =

11,44433). Këto vlera tregojnë se ndryshimi në këtë rast nuk është i barabartë (F = 0.239, dhe

domethënia p = 0.625). Duke përdorur testin, u zbulua se nuk ka asnjë ndryshim statistikisht

të rëndësishëm në matjen fillestare të krijimtarisë së përgjithshme artistike (Krijimtaria 1)

midis grupeve eksperimentale dhe të kontrollit (t = 1,340, p = 0,182). Kështu, rezultatet e

marra në matjen fillestare tregojnë afërsisht të njëjtin nivel të krijimtarisë së përgjithshme

artistike në të dy grupet, që do të thotë se nuk u arrit asnjë ndryshim i rëndësishëm statistikor

midis grupeve. Bazuar në rezultatet e fituara, mund të konkludohet se hipoteza nga e cila u

fillua u konfirmua, dmth që nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm statistikisht në nivelin e

krijimtarisë së përgjithshme artistike midis grupeve eksperimentale dhe atyre të kontrollit në

matjen fillestare.

Niveli fillestar i perceptimit artistik

(Pyetjet 7 deri 10) përcaktoi nivelin fillestar të perceptimit artistik (Perceptimi 1). Ky kriter

është pjesë e ndryshores së kriterit që monitoroi zhvillimin e aftësive artistike perceptuese

dhe pranuese të fëmijëve/nxënës. Hulumtimi filloi nga hipoteza se i cili nënkupton vëzhgimin

aktiv të një vepre arti, do të ketë një efekt pozitiv në inkurajimin e zhvillimit të aftësive

vlerësuese artistike - perceptimi artistik në nxënësit e shkollës parafillore të klasës

Page 36: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

36

përgaditore, arsimin artistik. Prandaj, sipas këtij kriteri, u bë një krahasim midis grupeve të

kontrollit dhe eksperimentalëve në matjen fillestare (Tabela 4).

Tabela 4. Rezultatet e matjes së gjendjes fillestare të perceptimit të artit (perceptimi 1) në

grupet eksperimentale dhe të kontrollit.

Vlerat kumulative të matjes së niveleve të perceptimit u krahasuan ndërmjet grupit

eksperimental (M = 9.7843) dhe grupit të kontrollit (M = 9.4536). Procedura statistikore e

analizës së variancës tregon se këto vlera nuk janë të barabarta në këtë rast (F = 7,112, dhe

domethënia p = 0,008). Duke përdorur testin, u zbulua se nuk ka ndonjë ndryshim statistikisht

të rëndësishëm në matjen fillestare të perceptimit (t = 0.835, p = 0.405) midis grupeve

eksperimentale dhe kontrollit, të matura nga pjesa e dytë. Bazuar në rezultatet e fituara, është

arritur në përfundimin se hipoteza se nuk pritet ndonjë ndryshim i rëndësishëm statistikor

midis grupeve të të anketuarve në testimin fillestar për sa i përket nivelit të perceptimit

artistik është konfirmuar.

Niveli fillestar i pritjes së artit

(Pyetjet nga 11 deri 14) përcaktoi nivelin fillestar të pritjes së artit (Pritja 1). Niveli fillestar

i pritjes së artit u ekzaminua gjithashtu nga testi. Ky kriter është pjesë e ndryshores së kriterit

që monitoroi zhvillimin e aftësive perceptuese dhe pranuese të artit të fëmijëve/nxënës.

Hulumtimi filloi nga supozimi se i cili nënkupton vëzhgimin aktiv të veprës artistike, do të

ndikojë pozitivisht në inkurajimin e zhvillimit të aftësive vlerësuese artistike - pritjen e artit

në fëmijëve/nxënësve parafillor në klasat përgaditore. Prandaj, sipas këtij kriteri, u bë një

krahasim midis grupeve të kontrollit dhe eksperimentale në matjen fillestare (Tabela 5).

Page 37: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

37

Tabela 5. Rezultatet e matjes së gjendjes fillestare të pritjes së artit (pritja 1) në grupin

eksperimental dhe të kontrollit.

Është kryer një krahasim i vlerave kumulative të matjeve të nivelit të pritjes në grupin

eksperimental (M = 7.1078) dhe grupit të kontrollit (M = 6.5567). Këto vlera tregojnë se

ndryshimi në këtë rast nuk është i barabartë (F = 1.445, dhe domethënia p = 0.231). Duke

përdorur testin, u zbulua se nuk kishte ndonjë ndryshim statistikisht të rëndësishëm në matjen

fillestare të pritjes (t = 1.391, p = 0.166) midis grupeve eksperimentale dhe kontrollit, të

matura nga testi. Rezultatet tregojnë se hipoteza se nuk prisnim ndryshime në nivelin e pritjes

në testimin fillestar midis grupeve eksperimentale dhe atyre të kontrollit u konfirmua.

Niveli fillestar i zhvillimit artistik dhe krijues

Në fillim të hulumtimit përcaktoi nivelin fillestar të zhvillimit artistik, krijues dhe të

këndimit (Zhvillimi 1). Të dhënat e marra nga të tre vlerësuesit e këtij testi tregojnë rezultatin

total të të gjithë faktorëve individualë të krijimtarisë artistike, si dhe rezultatin total të atyre

faktorëve që përcaktojnë zhvillimin e formës. Kjo ishte e nevojshme sepse hulumtimi filloi

nga supozimi se i cili përfshin vëzhgimin aktiv të veprës artistike në mësimdhënien e kulturës

së artit, do të ndikojë pozitivisht në inkurajimin e zhvillimit artistik dhe krijues tek

fëmijët/nxënësit parafillor të klasave përgaditore. Prandaj, ishte e nevojshme të përcaktohej

gjendja fillestare e nivelit të zhvillimit artistik dhe krijues në grupin e kontrollit dhe

eksperimentit (Tabela 6).

Tabela 6. Rezultatet e matjes së gjendjes fillestare të zhvillimit artistik dhe krijues (Zhvillimi

1) në grupin eksperimental dhe të kontrollit.

Page 38: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

38

Janë matur vlerat kumulative të matjeve të të katër faktorëve të zhvillimit artistik dhe

krijues, të matura nga testi, si dhe vlerësimet e të gjithë vlerësuesve kolektivisht, në mënyrë

që mesatarja aritmetike në grupin eksperimental të jetë (M = 117.3529) dhe në grupin e

kontrollit (M = 106.0103). Këto vlera tregojnë se ndryshimi në këtë rast është i barabartë (F =

0.001, dhe rëndësia është p = 0.982). Bazuar në testin për mostrat e pavarura, u zbulua se nuk

ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm statistikisht në matjen fillestare të zhvillimit artistik dhe

krijues (t = 1,877, p = 0,062) midis grupeve eksperimentale dhe kontrollit, të matura nga testi.

Në lidhje me hipotezën, se nuk priten ndryshime në testimin fillestar midis grupeve

eksperimentale dhe atyre të kontrollit, rezultatet tregojnë se supozimi është i konfirmuar.

Analiza e variancës shqyrtoi rëndësinë e ndryshimit midis dy grupeve në matjen fillestare.

Bazuar në rezultatet e paraqitura, u vërtetua se nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm

statistikisht në asnjë nivel të domethënies midis grupeve eksperimentale dhe atyre të

kontrollit, që do të thotë se grupet eksperimentale dhe ato të kontrollit ishin uniformë përpara

prezantimit. Në analizën e gjendjes fillestare, u përcaktua se ekzistojnë dy grupe të barabarta

që i përkasin të njëjtës popullsi bazë dhe që nuk ndryshojnë statistikisht në mënyrë të

konsiderueshme në të gjithë faktorët e përfshirë të gjendjes fillestare (mosha, shkolla e

qytetit, gjinia).

Page 39: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

39

Diskutim

Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është të përshkruajë nivelin e mësimdhënies, parimet

didaktike në edukimin e artit muzikor dhe rolin e mësuesit në realizimin dhe avacimin e tij.

Praktikimi i lëndës së muzikës është i varur drejpërdrejtë nga disa faktorë që ndikojnë në

realizimin e pilotimit të Kurrikulës: Identiteti muzikor, Qëndrimet rreth edukimit muzikor,

Njohuritë rreth kurrikulës, Praktikat e deklaruara, Trajnimet e mësimdhënësve.

Rangimi i fushave duke iu referuar konfidencës në mësimdhënien e lëndës së muzikës, nga

gjetjet e këtij hulumtimi, konfidenca në fushën e arteve është më e ulëta se në të gjitha fushat

tjera, e cila tregon në mungesën e besimit të mësimdhënësve në realizimin praktik të lëndës

së muzikës. Hulumtime ku vërehet mungesa e besimit të mësimdhënësve janë shfaqur edhe

në disa studime të ngjajshme.

Mësimdhënien e muzikës në shkolla fillore, Stefani e përshkruan këtë lloj të edukimit

muzikor si “kompetencë të lartë”.

Salaman sugjeron se natyra e mësimet e muzikës mund të sfidojnë autoritetin e mësuesve nga

niveli i aktivitetit të tyre: “është shumë më e thjeshtë për të kërkuar nga fëmijët të mendojnë,

të shkruajë ose të bëjë mbledhje”.

Pritjet që mësuesit e ciklit të ultë të japin lëndën e muzikës duhet të shihen me një dozë të

rezervuar sa i përket njohurive, qëndrimeve dhe konfidencës, sepse ato në të shumtën e

rasteve nuk kanë lidhje të fortë në mes vete. Kjo shihet edhe në hulumtim ku në qështje të

njohurive dhe qëndrimeve mësimdhënësit janë përgjigjur në mënyrë pozitive, ndërsa sa i

përket konfidencës janë ranguar në nivelin më të ultë në krahasim me fushat tjera kurrikulare.

Bindjet dhe qëndrimet e mësimdhënësve rreth muzikës dhe edukimit muzikor janë pozitive

në përgjithësi, duke pasur edhe mëdyshje në disa pyetje që rezultuan me më pak besim në

mundësinë e zhvillimit të fëmijëve. Pajares gjithashtu argumentoi se vetëm qasja

konstruktiviste pedagogjike mund të ndryshojë bindjet e mësimdhënësve.

Page 40: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

40

PËRFUNDIM

Ky punim diplome sjell të sintetizuar parime, kritere, strategji të sotme për mësimin dhe

edukimin muzikor në përgjithësi dhe të gjuhës amtare shqipe në veçanti, gjithashtu çështje

konceptuale dhe përmbajtjesore në të gjithë komponentët si, në: të kënduar, të folurit, të

lexuarit, të shkruarit e çështjet kulturore. Duke sjellë këtë frymë të re, si një zë ndryshe në

interpretimin e parimeve didaktike dhe ndryshimeve kurrikulare në kontekstin e ri të arsimit

kosovar sot, duke përshkruar me hollësi interpretimet teorike dhe praktike, duke ndërthurur

teorinë me praktikën, studimi paraqet edhe të dhëna interesante në probleme muzikore dhe

kulturore të të shkruarit të nxënësve tanë.

Duke vlerësuar rëndësinë e mësimit të kulturës muzikore, ne, duhet të vëmë theksin në

kriteret që lidhen me rëndësinë e të mësuarit të saj, në lidhje me progresin e tyre në edukim.

Kështu, kërkohet që nxënësit të ndërtojmë aftësitë e tyre intelektuale mbi të aftësitë

ekzistuese dhe njohuritë e fituara nëpërmjet gjuhës amtare. Asnjë nuk mund ta fikë dritën që

është ndezur nga mësimi i gjuhës amtare.

Të mësuarit e të gjitha aftësitë muzikore të nxënësve këndimi, dëgjimi, të folurit, lexim,

shkrim janë procese të hapura komunikimi, të folurit dhe të shkruarit janë aftësi produktive.

Të katër aftësitë gjuhësore duhet të shkojnë dorë më dorë. Ato duhet të integrohen. Të gjithë

njerëzit që të kuptojnë shumë më tepër mund të prodhojnë. Katër aftësitë apo artet e kulturës

që e prodhojnë gjuhën e bëjnë atë funksionale dhe e venë në përdorim. Këndimi, dëgjimi, të

folurit, leximi, shkrimi, janë përbërësit kryesore që realizojnë kurrikulën e të mësuarit të një

gjuhe. Të gjitha parimet mbi filozofinë e gjuhës vijnë dhe shkarkojnë në këta komponentë

kaq të rëndësishëm, të cilët e bëjnë gjuhën me karakter praktik dhe të përdorshëm.

Puna për ndërtimin dhe zhvillimin e kompetencave të lëndës nuk është e copëzuar dhe

fragmentare. Kompetencat ndërlidhen dhe plotësojnë njëra-tjetrën. Kështu, kompetenca e të

lexuarit dhe të dëgjuarit të teksteve të ndryshme të gjuhës së folur, së shkruar dhe mediatike

(njohuritë, shkathtësitë, vlerat dhe qëndrimet e kësaj kompetence) ndikon në aftësimin e

nxënësve për të shkruar dhe për të folur ose formimi i nxënësve për sistemin muzikor të

shqipes (përdorimi i drejtë i gjuhës) ndikon në zhvillimin e kompetencave të tjera.

Zhvillimi i mendimit kritik duhet të jetë një proces i vazhdueshëm didaktik në të gjitha

veprimtaritë e të kënduarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit të nxënësve.

Page 41: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

41

Muzika te nxënësit përfshihet nga mosha 3 vjeçare deri në moshen 6 vjeçare, kjo nënkupton

edukim parashkollor e mandej muzika zhvillohet në edukimin fillor dhe të mesëm.

Interpretimi i muzikës për fëmijet bëhet përmes dëgjimit të këngës, përcjellja e ritmit dhe

formave të ndryshme të trupit, përcjellja e ritmit me duar dhe shuplaka.

Didaktika si shkencë e pedagogjisë lëndore merrët më të gjitha problemet që kanë të bëjnë

me procesin mësimor në përgjithësi, përfshirë ketu secilen lënd në programin mësimor. Sa i

përket parimeve didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimimit muzikor kuptuam që nxënësit

përms këtyre parimeve shprehin ndjenja dhe kënaqësi, gëzim dhe hare gjatë interpretimit të

këngëve në edukimit muzikor. Muzika dhe zhvillimi i saj te fëmijet kuptuam se fillon që në

moshën e hershme duke vazhduar tek fëmijët dhe parashkollorët, e deri në shkollimin e

mësem.

Krahas didaktikës edhe parimeve të saj nga ky punim mësuam se edhe muzika krahas

zhvillimit dhe intërpretimit nga moshat e ndryshme deri tek të rriturit në edukimin dhe

arsimimin muzikor e cila ka për qëllim ngritjen e vlerave të njeriut, interpretimi i muzikës në

kopsht, dëgjimi i ritmit me anë të këngës sjell gëzim dhe kënaqësi të fëmijët. Në kuadër të

shënimeve të lartcekura, muzika është pjesë e pa ndashme e jetës sonë.

Page 42: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

42

Resyme

Ky punim diskuton saktësisht rolin e mësimdhënësit në procesin didaktik në aspektin e e

dukimit dhe arsimimit të artit muzikor, në ndërtimin e mësimnxënies. Mësuesi është lidhja e

parë e zinxhirit arsimor pas prindërve. Periudha shkollore ka një rëndësi të madhe për çdo

nxënës. Zhvillimi i trurit gjatë kësaj periudhe është në fazën e tij më të fortë. Nxënësi shpejt

adopton dhe ndërton lidhje në tru me sinapset. Shumë role të mësuesit, përmenden në

literaturë, por tre (edukativo – arsimore, dhe partnere) që janë eksploruar në këtë punë janë

përshkuar gjithmonë. Qëllimi i këtij hulumtimi ishte identifikimi, ekzaminimi dhe analizimi i

përfaqësimit të rolit edukator / arsimor / partner të mësuesit në klasë.

Pas një studimi, rezultatet treguan se mësuesit me përvojë kanë njohuri mbi parimet didaktike

të mësimdhënies, të cilat përbëjnë shumë raste suksesi.

Page 43: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

43

LITERATURA

1. Alastair Pennycook, The concept of method, interested knowledge and the politics of

language, TESOL Quarterly, 23, 1989 589-618

2. Broj Kachru, Yamuna Kachru, Celil Nelson, The handbook of world englishes,

Oxford, England 2006, Blockwell

3. Chick, K. J. Safe-talk: Collusion in apartheid education, 1996. Cambridge University

Press f.22

4. .Coughlin, P. A., Hansen, K. A., Heller, D., Kaufmann, R. K., Stolberg, J. R., &

Walsh, K. B. (1997). Hap pas Hapi: Një program për fëmijët dhe familjet: Krijimi i

klasave me fëmijët në epiqendër: fëmijët 3-5 vjeçarë. Washington D.C.: Organizata

Ndërkombëtare për Burimet e Fëmijëve.Karl Orfi (1895-1982), kompozitor dhe

pedagog gjerman. Ka shpikur grupin e instrumenteve të njohur me emërtimin

instrumentet e Orfit.

5. Devjak, T. and Skubic, D. “Reggio Emilia, Izzivi pedagoskega koncepta”, Lubljana,

2009.

6. Hyseni, H., Salihaj, J., Shatri, B., & Pupovci, D. (2000). Shifra dhe fakte për arsimin e

Kosovës. Prishtinë, Kosovë: Kosova Education Center.

7. Koliqi, H. (2004). Sistemi i arsimit në Kosovë. Prishtinë, Kosovë: Libri Shkollor.

8. Mimoza Gjokutaj Didaktika e gjuhës shqipe, SHBLU, Tiranë f.88

9. Neil Mercer, Rupert Wegerif, Lyn Dawes, Children’s talk and the Development of

Reasoning in the Classroom, British Educational Research Journal, volume 25, Issue

1, 1999 f.95-111

10. Neil Mercer, Lyan Dawes, Rupert Wegerif, Claare Sams, Reasoning as a scientist:

ways of helping children to use language to learn science, British Educational

Research Journal, 2004 vol 30/3 f.367- 395

11. Prof.mr.Seniha Spahiu Libri:Metodika të mësimit të muzikës.Faqe,39.

12. Robin Alexander, Dialogic teaching, Cambridge University Press, 2004.

Page 44: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

44

Burime nga Interneti

1. http://kec-ks.org/hph.html

2. http://www.unicef.org/kosovoprogramme/children.html

3. file:///C:/Users/%20/Downloads/Izzivi_Reggio_Emilia.pdf

Page 45: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

45

CV E SHKURTËR E KANDIDATES

Informatat personale

Emri dhe Mbiemri Dorina Ermeni

Ditëlindja 28.1.1994

Gjinia F

Nr. Personal 1231938423

Të dhënat kontaktuese

Nr. Tel. 045469429

Adresa Gjakovë

Emaili [email protected]

Të dhënat e kualifikimit

Shkolla e mesme e lartë Gjimnazi “Hajdar Dushi”

Universiteti “Fehmi Agani” – Gjakovë

Fakulteti Programi parashkollor

Statusi E rregullt

Nr. ID 130102059

Page 46: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

46

SHTOJCA

Emri dhe mbiemri i mësimdhënësit: ________________________________________

Gjinia: M F

Emri i institucionit shkollor: Shkolla Fillore “Zekeria Rexha” në Gjakovë.

Pyetje:

1. Mosha juaj: a) 25 b) 25-34 c) 35-44 d) 45-54 e) 55-64

2. Gjinia juaj: a) Femër b) Mashkull

3.Vendi juaj i punës: a) Parafillor b) Cikli i ultë 1-5

4. Cili është kualifikimi juaj:

a) Shkolla e lartë Pedagogjike

b) Bachelor në Edukim

c) Barchelor në Edukimin Muzikor

d) Master e) Tjetër (specifikojeni) _________________________________________

5. Statusi i juaj i mësimdhënësit:

a) I rregullt

b) I përkohshëm

c) Tjetër (specifikojeni) _________________________________________

6. Sa vite keni që punoni?

a) Më pak se një vit

b) 1-2 vite

c) 3-5 vite

Page 47: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

47

d) 6-10 vite

e) 11-15 vite

f) 16-20 vite

g) 21 e më shumë vite

7. A luani në ndonjë instument muzikor të muzikës klasike / përfshirë këndimin? Po Jo , nëse

po vendosni tick në katrorin e zbrazët a) Violinë b) Piano c) Kitarë akustike d) Këndim e)

Klarinetë g) Tjetër (specifikojeni) _________________________________________

8. Sa kohë keni që luani në instrument?

a) Më pak se një vit

b) 1-5 vite

c) 5-10 vite

d) më shumë se 10 vite

9. Ju keni mësuar të luani në instrument ose të këndoni:

a) Me mësimdhënës profesionist në institucione muzikore

b) Në aktivitete familjare

c) Mësime private

d) Me shok

10. A luani në ndonjë instrument tradicional folklorit / përfishë këndimin? Po Jo , nëse po

vendosni tick në katrotin e zbrazët

a) Çifteli

b) Defi

c) Fyelli

d) Daulle

Page 48: Parime didaktike në aspektin e edukimit dhe arsimit muzikor...dhe njohjen e vetvetës e të botës që i rrethon. Në këtë punim diplome shtjellohet tema: Parime didaktike në aspekti

48

e) Harmonikë

f) Mandolinë

g) Këndim folklorik

h) Tjetër (specifikojeni)_________________________________

11. Sa kohë keni që luani në instrument folklorik / ose këndoni muzikë folklorike?

a) më pak se një vit

b) 1-5 vite

c) 5-10 vite

d) më shumë se 10 vite

12. Ju keni mësuar të luani në instrument foklorik:

a) Me mësimdhënës profesionist në institucione muzikore

b) Në aktivitete familjare

c) Mësime private

FALEMINDERIT PËR BASHKËPUNIMIN TUAJ!