pemetari e pergjithshme (2)

171

Upload: menaxherat

Post on 12-Jun-2015

14.034 views

Category:

Documents


44 download

TRANSCRIPT

Page 1: Pemetari e pergjithshme (2)
Page 2: Pemetari e pergjithshme (2)

2Pemëtari e Përgjithshme

PËRMBAJTJA

KAPITULLI I PAREVEÇORITE BOTANIKE DHE BIOLOGJIKE TE PEMEVE FRUTORE1. Rrënja.................................................................................................................62. Sistemi mbitoksor..............................................................................................7 3. Organet e riprodhimit.......................................................................................154. Zhvillimi individual i pemëve frutore .............................................................184.1. Cikli i madh i jetës........................................................................................194.2 .Cikli i vogël i jetës........................................................................................194.3 .Lulëzimi i pemëve........................................................................................214.4. Rritja e lastarëve dhe rrënjëve..................................................................... 224.5. Formimi i frutave.........................................................................................224.6. Prodhimi periodik i pemëve frutore.............................................................252. Kërkesat e pemëve frutore për klimë dhe tokë................................................252.1. Ndikimi i klimës në rritjen dhe zhvillimin e pemëve frutore.......................262.2. Ndikimi i tokës.............................................................................................293. Shumëzimi i pemëve frutore........................................................ ..................303.1. Shumëzimi vegjetativ i pemëve frutore.................................... ...................304. Nënshartesat e pemëve frutore. ........................................................ ..............34

KAPITULLI I DYTEKERKESAT E PEMEVE NDAJ KUSHTEVE TE MJEDISIT1. Kërkesat për temperaturën. .............................................................................422. Reagimi i bimëve ndaj temperaturave të larta dhe të ulta...............................433. Kërkesat për ujë dhe dritë ...............................................................................464. Kërkesat për kushtet tokësore..........................................................................485. Pjesë e veçantë (kërkesat për kushtet klimatike të pemës së mollës) .............495.1. Rrezatimi dhe temperatura............................................................................495.2. Frutifikimi dhe ndikimi i ujit........................................................................51

KAPITULLI I TRETENGRITJA E PEMTORES1.Karakteristikat e fidanishtes.............................................................................572. Seksionet e fidanishtes dritë ...........................................................................583. Përmirsimi gjenetik..........................................................................................614. Seleksionimi klonial........................................................................................615. Kryqëzimi dhe hibridizimi...............................................................................626. Krijimi i pemtoreve të reja...............................................................................63

Page 3: Pemetari e pergjithshme (2)

3Pemëtari e Përgjithshme

7. Zgjedhja e species, kultivarit, nënshartesës dhe distancave të mbjelljes.........648. Teknikat e mbjelljes së pemtoreve...................................................................659. Mbjellja e fidaanit në vendin e përhershëm.....................................................67

KAPITULLI I KATERTPRODHIMI I FIDANAVE VEGJETATIVE1. Shtimi me copa dhe me përpaja.......................................................................722. Shumëzimi in vitro..........................................................................................733. Shtimi me hinka dhe me copa (copa gjethore) ...............................................734. Shartimi. Qëllimet e shartimit.........................................................................755. Shumëzimi me shartim....................................................................................766. Mikroshumëzimi..............................................................................................767. Metodat e shtimit vegjetativ që përdoren për prodhimin e fidanave drunorë.777.1. Shartimi me urë dhe shartimi anglez............................................................787.2. Shartimi anësor apo lateral dhe shartimi në tavolinë....................................817.3. Shartimi me çarje dhe me syth......................................................................827.4. Mbledhja dhe ruajtja e lastareve të mbishartesave.......................................905. Ndikimi i faktorëve të ambientit......................................................................915.1. Infeksioni nga viruset dhe bakteret dhe prekja nga insektet.........................925.2. Koha e shartimit............................................................................................925.3. Mospërputhja në shartim, shkaqet dhe korrigjimi i mospërputhshmërisë....935.4. Ndikimi nënshartesës mbi madhësinë, cilësinë dhe pjekjen e frutave..........95

KAPITULLI I PESTEKRASITJA E PEMEVE FRUTORE DHE RENDESIA E SAJ1. Rëndësia dhe detyrat e krasitjes.......................................................................982. Llojet e krasitjve..............................................................................................993. Operacionet e krasitjeve.................................................................................1013.1.Koha e krasitjes............................................................................................1034. Parimet bazë të krasitjes................................................................................1044.5. Veçori të krasitjes së pemëve ne vitin e I,II,III pas mbjelljes në pemtore..1064.6. Format e kurorave dhe rrugët e formimit të tyre tek pemët frutore............1074.6.1. Kurora me kate të përmirsuara.................................................................1094.6.2. Kurora me udhëheqës (lider) ..................................................................1144.6.3. Kurorat kupore...................................................................................... 1144.6.4. Format e detyruara të kurorës..................................................................1174.6.5. Formimi i palmetës me degë të pjerrta....................................................1215. Veglat e krasitjes............................................................................................1246. Mënyrat e kryerjes së prerjeve.......................................................................125

Page 4: Pemetari e pergjithshme (2)

4Pemëtari e Përgjithshme

KAPITULLI I GJASHTËMIREMBAJTJA E TOKES NE PEMTORE1. Mirëmbajtja e tokës.......................................................................................1282. Punimet e zakonshme dhe teknikat bashkëkohore........................................1293. Mirëmbajtja e pemtoreve...............................................................................1324. Mënyrat e mbajtjes së tokave në pemtore.....................................................132

KAPITULLI I SHTATEPLEHERIMI I KULTURAVE DRUFRUTORE1. Plehërimi i pemëve frutore............................................................................1382. Bashkëshoqërimi i pemeve frutore dhe efektet e tij......................................1393. Rimbjellja e kulturave drufrutore dhe lodhja e tokës....................................1404. Vlerësimi i nevojave për elementë ushqyes...................................................1405. Analizat e tokës dhe diagnostikimi gjethor....................................................141

KAPITULLI I TETEUJITJA E PEMEVE FRUTORE1. Ujitja e pemëve frutore..................................................................................1522. Kërkesat e pemëve frutore për ujë gjatë ciklit vjetor.....................................1533. Efektet, afatet dhe metodat e ujitjes...............................................................154

KAPITULLI I NENTEVJELJA DHE RUAJTJA E FRUTAVE1. Përcaktimi i shkallës së pjekurisë..................................................................1592. Treguesit teorik dhe praktik të pjekjes..........................................................1593. Vjelja dhe ruajtja e frutave............................................................................1604. Mënyrat e vjeljes së kulturave frutore...........................................................1635. Klasifikimi dhe amballazhimi i frutave........................................................1666. Përpunimi dhe tharja e frutave .....................................................................167

Page 5: Pemetari e pergjithshme (2)

5Pemëtari e Përgjithshme

KAPITULLI I PARE

VEÇORITE BOTANIKE DHE BIOLOGJIKE TE PEMEVE FRUTORE

1. Rrënja

2. Sistemi mbitokësor

3. Organet e riprodhimit

4. Zhvillimi individual i pemëve frutore

4. 1. Cikli i madh i jetës

4. 2. Cikli i vogël i jetës

4.3. Lulëzimi i pemëve

4. 4. Rritja e lastarëve dhe rrënjëve

4. 5. Formimi i fryteve

4. 6. Prodhimi periodik i pemëve frutore

2. Kërkesat e pemëve frutore për klime dhe toke

2.1. Ndikimi i klimës ne rritjen dhe zhvillimin e pemëve frutore

2.2. Ndikimi i tokës

3. Shumëzimi i pemëve frutore

3. 1. Shumëzim vegjetativ i pemëve frutore

4. Nënshartesat e pemëve dhe shumezimi vegjetativ i pemëve frutore

Page 6: Pemetari e pergjithshme (2)

6Pemëtari e Përgjithshme

KAPITULLI IVEÇORITE BOTANIKE DHE BIOLOGJIKE TE PEMEVE FRUTORE

HyrjePemët frutore përbëhen nga organetvegjetative (rrënja, trupi, gjethet) dhe në organe të riprodhimit (lulja, fruti). Lidhur me vendosjen e organeve ndaj sipërfaqes së tokës, dallojmë: sistemin nëntokësor që përfshin të gjitha kategoritë e rrënjëve dhe sistemin mbitokësor, që përfshin të gjitha organet e tjera. Kufiri që ndan sistemin nëntokësor me sistemin mbitokësor, quhet qafa e rrënjës. Qafa e rrënjës është e vërtetë atëherë kur pema ka ardhur nga zhvillimi i një fare, dhe e rreme. kur pemët janë formuar nga zhvillimi i pjesëve të veçanta vegjetative të pemëve, si copa degësh, këmbëza, sytha etj.

§ RrënjaGjate mbirjes së embrionit të farës rrënjëzazhvillohet dhe jep rrënjën e pare, e cila futetnë thellësi të tokës, duke ruajtur zakonisht drejtimin vertikal. Rrënja e pare, degëzohetduke na dhënë rrënjët e dyta, të treta. të katërta. etj.

Rrënjët e kategorisë së pare, të dyte dhe të trete formojnë rrënjët skeletore, kurse rrënjëte kategorive të tjera formojnë rrënjëtveshëse. Në pjesën me të madhe të pemëvefrutore rrënja e pare, disa muaj pas mbirjessë farës e humbet fuqinë e rritjes dhe, gradualisht, rrënjët e tjera skeletore bëhenme të fuqishme. Përjashtim bëjnë këtu arra dhe dardha, të te cilat rrënja e pare vazhdon

të jete me e fuqishme së të tjerat për disa vjet rresht, afërsisht derisa të futet pema në prodhim. Përveç rrënjës me prejardhje nga embrioni, rrënjët dalin edhe nga zhvillimi i pjesëve të veçanta vegjetative, duke formuar rrënjë mitake (adventive).Në gjatësi të një rrënjë veshëse dallohen këto pjese;Konusi i rritjes, që ndodhet në majën e rrënjës, përbëhet nga qeliza embrionale, me ane të te cilave rrënja rritet në gjatësi. Zona thithëse ndodhet pas zonës rritëse dhe ka si funksion thithjen nga toka të ujit dhe tëlendeve minerale të tretura në te.

Te disa specie frutore shohim njëbashkëjetesë (simbioze) midis rrënjëve të tyre dhe kërpudhave.

Përmasat e sistemit rrënjor, shtrirja e tij në thellësi ose anash, raporti ndërmjet rrënjëveveshëse dhe atyre skeletore si dhe raporti ndërmjet sistemit rrënjor dhe atij nëntokësorjanë veçori biologjike të vete pemëvefrutore.

Kështu, molla, dardha, arra, kumbulla, qershia etj. zhvillojnë sistem rrënjor të fuqishëm, kurse ftoi, vishnja, luleshtrydhja, paradisi e dyseni (nënshartesa të mollës) formojnë sistem rrënjor me pak të zhvilluar. Mbi të njëjtën nënshartesë, mbishartesa e fuqishme krijon kushte të përshtatshme përfuqizimin e sistemit rrënjor, pasi është në gjendje ta furnizoje këtë të fundit me shume lende të përpunuara. Molla e egër, dardha e egër, qershitë etj., formojnë sistem rrënjor të fuqishëm të përberë nga rrënjë skeletore të

Page 7: Pemetari e pergjithshme (2)

7Pemëtari e Përgjithshme

mëdha, ku raporti ndërmjet rrënjëveskeletore e rrënjëve veshëse është në favortë te parave.

Në toka të thella dhe të ajrosura sistemi rrënjor futet thelle, kurse në toka me tabantë ceket sistemi rrënjor e ndërpret futjen e tijnë thellësi.

Megjithatë, në përgjithësi, pjesa kryesore e rrënjëve vendoset në thellësinë 20-100 cm. Rrënjë të veçanta, duke kërkuar ujë dhe lende ushqyese, depërtojnë në thellësi edhe me të mëdha, si p.sh. molla e dardha e egërderi 3-4 m. qershia e kumbulla në raste të veçanta deri 6-7 m etj. Për fuqizimin e sistemit rrënjor rol shume të madh luajnëshërbimet agroteknike. Rritja e sistemitrrënjor është në përpjesëtim të drejte me moshën e pemës.

2. Sistemi mbitokësorSistemi mbitokësor përfshin të gjitha organet e pemës që ndodhen mbi sipërfaqene tokës (Figura 1). Trupi është boshti qendror i pjesës mbitokësore që fillon të qafa e rrënjës dhe mbaron në majën e sipërme të pemës. Lartësia e trupit në kushtet e rritjes natyrore të pemëvepërcakton edhe lartësinë e të gjithë pemës.

Trupi shërben për të mbajtur degët dheorganet e tjera të pemës. Nga ana tjetër, ai shërben si rruge kalimi për qarkullimin e limfës. Trungu është pjese perberese e trupit,që fillon nga qafa e rrënjës dhe përfundon të dega e pare skeletore. të drurët, si tek arra, molla, dardha, kumbulla, qershia etj. trungu është i rregullt, pasi në një lartësi të pacaktuar nga toka mbi trup dalin degët e tij.të shkurret, si të shega, lajthia etj, degët

dalin drejtpërdrejt nga qafa e rrënjës duke mos formuar trung.

Figura 1.1. Sistemi mbitokësor i pemëve frutore

1. Trungu2. Udhëheqësi qendror3. Degët e para skeletore4. Vazhdues të degëve të para skeletore5. Dege të dyta skeletore6. Vazhdues të degëve të dyta skeletore7. Dege të treta skeletore

Kushtet e kultivimit, si kushtet klimatiko-tokësore ashtu edhe kushtet agrotekniket, ndikojnë në zhvillimin e trupit dhe të trungut. Sa me të përshtatshme të jene këtokushte, aq me të fuqishëm do të bëhen trupi dhe trungu. Udhëheqësi qendror është' ajo pjese e trupit që fillon nga dega e poshtme e pare skeletore dhe përfundon të dega me e sipërme skeletore. Pjesa e trupit që ndodhet mbi degën e sipërme skeletore quhet “vazhdues i udhëheqësit qendror” ose ”vazhdues i trupit”

Page 8: Pemetari e pergjithshme (2)

8Pemëtari e Përgjithshme

Degët janë degëzimet e trupit. Degëzimetqë dalin drejtpërdrejt nga trupi janë dege të para. Degëzimet e degëve të para quhen dege të dyta, të cilat, duk u degëzuar japin degët e treta e kështu me radhe. Degët e rendit të pare, të dyte dhe të trete quhen dege skeletore, kurse degët e rendeve të tjera (katërt e lart) quhen dege veshëse. Degëtskeletore kane funksion kryesisht të formojnë kurorën. Ato kane shume mase drunore, por mbajnë pak gjethe e fryte.

Degët veshëse, përkundrazi, kane mase të vogël drunore, por janë të veshura me shume gjethe dhe fryte. Ne duhet të punojmë vazhdimisht për sigurimin e njëraporti të drejte ndërmjet degëve skeletore e degëve veshëse, për të marre prodhim sa metë larte. Degët që dalin nga sythi i majës së çdo dege skeletore, quhen “vazhdues të degëve skeletore”. në degët njëvjeçaredallohen nyjat mbi të cilat vendosen sythat, dhe ndërnyjat, që përfshijnë pjesën e degëvendërmjet dy nyjave. në pranvere nga sythiformohet një rritje e re, e njome, e gjelbër,që quhet filiz.

Me vone filizi fillon e drunjëzohet. Deri në kohen e formimit të sythit të majës filizi quhet lastar. Nga kjo kohe dhe deri në fillimtë vegjetacionit të ri në vitin e ardhshëmlastari quhet degëz. Gjate rritjeve të mëvonshme degëza shndërrohet në dege.Kurora është bashkësia e të gjitha degëve. Format e ndryshme të kurorave varen nga veçoritë biologjike të çdo specieje dhe kultivari. Këto veçori duhet të kihen parasysh gjate mbjelljeve të pemëve për të përcaktuar sakte largësinë midis bimëve.

Njeriu gjate kultivimit të pemëve ndikon në ndryshimin e formës së kurorës natyrore të tyre, për të lehtësuar kryerjen e shërbimeveagroteknike dhe për të shfrytëzuar me mire token në pemëtore. Kur pemët janë të reja,në përgjithësi, kane kurora me të mbledhura, kurse me vone, me hyrjen e tyrenë prodhim, kurora sa vjen e hapet si rrjedhim i masës së gjetheve, degëve dhe veçanërisht i fryteve. Degëzat mund të jene një ose disa vjeçare. Ato janë të shumëllojshme. në faroret dallojmë: degëza të shkurtra, të holla, torbeste (qeska). drunore, thithake, në forme gjembi dhe të parakohshme.

Ne bërthamoret dallojmë: degëza bukëtore,të holla, të përziera, drunore, thithake, në

forme gjembi dhe të parakohshme.

Figura 1.2. Degëzat e shkurtra që i japin degëzës formën e një buqete.

Degëzat e shkurtra (fig. 1. 2) janë degëzatme të shkurtra të grupit të pemëve farore me gjatësi 5-6 cm, që arrijnë edhe deri 10 cm.

Page 9: Pemetari e pergjithshme (2)

9Pemëtari e Përgjithshme

Kane gjithmonë një syth në maje, i cili mundtë jete vegjetativ ose frutor.Në syth degëza duket si e rrudhosur dhe si e veshur me luspa, që në të vërtetë janë vendet e gjetheve. Kur sythi është vegjetativ vitin tjetër nga ai formohet një zgjatim i vogël. i cili përsëri në maje ka një syth vegjetativ ose frutor. Kur sythi është frutor, në vitin e ardhshëm ai jep lule e frute, në bazën e të cilave formohet një trashje ku vendosen sytha të tjerë. Degëzat e shkurtra mbeten gjithmonë të vogla. Ato duhet t'i ruajmëmire, sidomos në pemët e reja, pasi janëfrutore. Rrojnë 4-10 vjet ose edhe me shume.

Degëzat buketore (figura 1.3) gjenden të bërthamoret. Kane gjatësi 4-6 cm dhe janë të pajisura e shume sytha të grupuar pranë njeri-tjetrit. Sythi i majës është vegjetativ, kurse anësoret janë frutore. Në vitin e dyte nga sythi vegjetativ formohet një filizi ri i vogël, i cili zakonisht mbetet përsëri si degëzbukëtore, kurse nga sythat frutore, dalin lule.

Sythat të pemët e reja duhet të shfrytëzohenqë të futen në prodhim, kurse të pemët e vjetra duhet të hiqet një pjese e tyre. Kur buqetat gjenden në numër të madh, sidomostë pjeshket, do të thotë së pema ështëdobësuar shume, prandaj duhet të behet krasitje e rende dhe plehërim azotik me dozatë larta.

Degëzat e holla (Figura 1.4) kane gjatësi 10-25 cm, janë të holla, si një fije kashte dhe elastike. Këto degëza ndodhen si të faroret, ashtu edhe të bërthamoret, por me veçorispecifike. të bërthamoret sythat që janë të vendosur anash degëzës, në gjatësi të saj, janë në përgjithësi frutore (me përjashtime

të rralla ndonjë prej tyre mund të jete vegjetativ) dhe ai i majës është gjithmonëvegjetativ. Te faroret sythat anësore janëgjithmonë vegjetative, kurse ai i majësmund të jete frutor ose jo. të faroret sythi i majës në vitet e ardhshme përshkon të njëjtën rruge si edhe të degëzat e shkurtra. Këto lloj degëzash. në përgjithësi, nuk hiqen nga pema gjate krasitjeve, pasi sigurojnëfrytëzim të mire.

Degëzat torbeste (qeska) ndeshen të molla dhe dardha dhe kane formën e qeskave. Ato formohen si pasoje e trashjes në maje të degëzave të shkurtra ose të holla në bazën e sythit frutor.

Kështu degëzohet degëza torbeste. Degëzattorbeste mund të rrojnë 15 deri 20 vjet.Gjate krasitjes degëzat torbeste nuk duhet të hiqen. pasi japin frute. Kur këto janë shumetë degëzuara dhe të vjetra këshillohet të shkurtohen (Figura 1.5).

Page 10: Pemetari e pergjithshme (2)

10Pemëtari e Përgjithshme

Figura 1.3. Degëza buketore

Figura 1.4. Degëzat e holla të bërthamoret Figura 1. 5. Pamje e degëzave torbeste

dhe të faroret

Page 11: Pemetari e pergjithshme (2)

11Pemëtari e Përgjithshme

Degëzat e përziera janë degëza frutore që kane edhe sytha vegjetative. I ndeshim të bimët bërthamore, sidomos të pjeshka, kajsia, vishnja etj. Kane gjatësi 25-40 cm.

Degëzat drunore janë të fuqishme dhe arrijne deri në një metër gjatësi. Kane vetëmsytha vegjetative. Rrallëherë. si. p.sh., të pjeshka, kane në afërsi të majës disa sytha frutore. Degëzat drunore formohen si të pemëtfarore, ashtu edhe të pemët bërthamore, kryesisht kur ato janë në moshe të re. të pemët e vjetra formohen pas krasitjeve të renda.

Thithakët janë degëza drunore shume të fuqishme. Ato formohen si pasoje e zhvillimit të sythave të fjetur që vendosen në dege dy e me shumëvjeçare. Kane vetëmsyth vegjetativ. Drejtimi i tyre është vertikal dhe formojnë ndërnyja të gjata. Këshillohettë hiqen, sepse kane rritje të fuqishme dhe marrin shume lende ushqyese nga bima. Megjithatë, të pemët e vjetra duhen vlerësuar mire, pasi thithakët mund të shërbejnë për zëvendësimin e degëveskeletore ekzistuese, të cilat janë vjetruar dhe thare.

Degëza të parakohshme. Shpesh ndodh që disa sytha të veçante të celin që në vitin e pare të formimit të tyre. Degëzat që formohen në këtë mënyrë quhen të parakohshme. Janë degëza të holla, të përziera, drunore etj. Gjate krasitjeve duhettë shfrytëzohen nga pemëtarët, për të shpejtuar formimin e kurorës për pemët e reja si dhe për prodhimin. Formohen me shume të pemët bërthamore. në fidanishte shfrytëzohen pjeshka e bajamja.

Degëzat në forme gjembi vijnë si pasoje e çeljes me vonese të sythave në pranvere. Prandaj, ata nuk arrijnë të formojnë sytha në maje dhe maja merr formën e gjembit. Degëzat në forme gjembi formohen me shume të kumbullat, në disa dardhe etj. (fig.1.7) Gjate krasitjes nuk preken, sepse japin fruta.

Sythat. Sythi është një dege e pazhvilluar. Ai formohet në sqetullën e gjethes. Përbehetnga konusi i rritjes, që është fillesa e lastarittë ardhshëm, mbi të cilin janë vendosur dendur njëra pranë tjetrës një sasi e madhe luspash (Figura 1.8)

Page 12: Pemetari e pergjithshme (2)

12Pemëtari e Përgjithshme

Figura 1.6. Degëza në forme gjembi

Sythi mbështillet me luspa që shërbejnë përmbrojtjen e tij. Sythi mbi të njëjtën dege mundtë jete i majës, kur është i vendosur në maje, dhe anësor, kur është i vendosur në gjatësi të degëzës. në pemëtari ka rendësi edhe pozicioni i sythit në raport me kurorën. në këtë' drejtim dallojmë sytha të jashtëm, të cilëtkane drejtim nga jashtë, të brendshëm, që kane drejtim nga brenda, dhe anësore, që janë të vendosur në të dyja drejtimet, të nisur nga ndërtimi i brendshëm i sythit, dallojmësytha vegjetative dhe sytha frutore (Figura1.8).

Figura 1.7. Ndërtimi i sythit: (1. konusi i rritjes. 2 fillesat e gjetheve. 4. fillesat e nyjave)

Sythat vegjetative janë të thjeshte dhe japin vetëm lastarë me gjethe, prandaj quhen edhe sytha gjethesh ose drunore. Janë të vegjëldhe kane forme konike të mprehte. Kur sythi vegjetativ ndodhet në maje të degëzës, ai është pak me i madh, me i rrumbullakuar dhe simetrik, kurse kur është i vendosur anash degëzës, është me i mprehte, me i vogël dhe i shtypur nga ana që puthitet, me degëzën.

Sythat që janë të vendosur në majën e degëzës, japin lastarë me të fuqishëm së lastarët e bazës. Shpesh ndodh që sythat e bazës japin vetëm një tufe gjethesh dhe nganjëherë ato nuk cilin fare. Kur sythat celin qysh në vitin e i formimit të tyre, duke na dhënë degëza të parakohshme, themi që sythat janë të hershem.

Page 13: Pemetari e pergjithshme (2)

13Pemëtari e Përgjithshme

Sythat vegjetative japin lastarë dhe degëzaqë i ngjajnë plotësisht bimës mbi të çilenështë formuar. Për këtë arsye ata përdorënpër shtimin e pemëve me ane të shartimit ose me mënyra të tjera të shtimit vegjetativ.

Figura 1.8. Llojet e sythave

a- Sytha vegjetative

b- Sytha frutor

Sythat frutore, të pemët frutore, përveçkonusit të rritjes, gjethezave dhe luspave mbështjellëse, kane edhe fillesat e luleve. Sythi quhet i përzier, pasi jep gjethe ose lastarë dhe lule. të pemët bërthamore, konusi i rritjes shndërrohet në lule, prandaj quhet edhe syth i thjeshte. Sythat frutore dallohen nga sythat vegjetative, sepse janë me të mëdhenj dhe me të rrumbullakuar.

Nga një syth frutor mund të dale vetëm njëlule (te pjeshka, kajsia, bajamja, ftoi), dy lule (te kumbulla), tri deri në katër lule (te qershia e vishnja), 7 deri 8 lule (te molla).

Sythat frutore të pemët farore vendosen njënga një në maje të degëzave të veçantafrutore (te shkurtra, të holla, torbeste), kursetë pemët bërthamore vendosen në gjatësi,anash degëzave të vendosura një nga një osetë grupuar. në një nyje mund të kemi 2-3sytha (rralle me shume).

Zakonisht sythi i mesit është vegjetativ, por nuk përjashtohet rasti kur të tre të jene vegjetative ose frutore. të pemët farore, në afërsi të sythit vegjetativ, formohen 1-2 sytha të vegjël rezerve, të cilët nuk zhvillohen në qofte së zhvillohet normalisht sythi vegjetativ. në qofte së sythi vegjetativ dëmtohet, ose në vitin e dyte dëmtohetkrejtësisht degëza që ka dale nga ai syth, atëherë zhvillohen sythat rezerve.

Ata zakonisht rrojnë disa vjet dhe kur zhvillohen japin degëza të shkurtra, të holla dhe deri në drunore me rritje mesatare. Këtasytha quhen zëvendësues ose edhe nxitës.

Page 14: Pemetari e pergjithshme (2)

14Pemëtari e Përgjithshme

Disa sytha vegjetative, sidomos nga ata që ndodhen në fundin e degëzave të fuqishme, nuk cilin, në vitin përkatës dhe si pasoje e trashjes së degëve, ata mbulohen nga lëvorja, gjë që e vështirëson mjaft çeljen e tyre.

Figura 1. 9. Pamje e një sythi frutifikues dhe e një sythi vegjetativ

Figura 1.10. Forma dhe madhësi të ndryshme gjethesh të pemëve frutore

Për këtë arsye, ata rrinë në gjendje qetësie(gjumi) për disa vjet, prandaj quhen sytha të fjetur. Këta sytha mund të ruajnë aftësinëpër të çelur për një kohe të gjate (20-30 madje, në disa raste. edhe me shume vjet), sidomos të pemët farore. të pemëtbërthamore sythat e fjetur jetojnë me pak (7, 8 deri 10 vjet).

Këta sytha cilin kur tek ata grumbullohet njësasi e madhe ushqimi, gjë që ndodh kur thahet ose pritet në krasitje pjesa e degës që ndodhet mbi një syth të fjetur. Prandaj, nga sythat e fjetur marrim thithake.

Gjate krasitjeve, punimeve të pemëve dhe shërbimeve të tjera, hapen plage. Në vendet e plagëve pema formon kallusin, i cili përbehet prej disa qelizave të reja që e mbyllin plagën dhe nuk lejojnë dëmtim të pemës.

Disa nga këto qeliza kane aftësi për t'u shumëzuar duke dhënë syth dhe, si pasoje, lastarë të ri. Ndodh që nga plagët të

Page 15: Pemetari e pergjithshme (2)

15Pemëtari e Përgjithshme

formohen në të njëjtën mënyrë edhe rrënje. Këta sytha quhen adventive ose mitake dhe formohen aty ku nuk ka pasur asnjëherëgjethe, pra në zonën e ndërnyjës.

Gjethet (Figura 1.10). Te pemët frutore gjethet kryejnë të njëjtat funksione si edhe të bimët e tjera.

Realizojnë fotosintezën; frymëmarrjen, tran-spirimin etj. Gjethet e pemëve janë të thjeshta dhe përbehen nga llapa, bishti dhe,në disa raste, nga ndajgjethëzat. Te disa peme, si të arrat etj., gjethet janë të përbëra.

Llapa e çdo gjetheje përshkohet nga nervatura, e cila mund të jete paralele, si të pjesa me e madhe e pemëve, ose pëllëmbore, si te fiku.

Një nga tiparet dalluese është madhësia. Madhësia e gjetheve ndryshon edhe brenda një bime. Gjethet që dalin mbi degëza të fuqishme dhe mbi peme të reja janë me të mëdha. në specie dhe kultivarë të ndryshëm, ndryshon dhe forma e llapës, dhëmbëzimi, ngjyra, pushëzimi, trashësia e gjethes dhe e kutikulës së saj, karakteristikat e bishtit etj.

Për të njëjtën specie dhe kultivar sipërfaqjagjethore mund të ndryshoje në varësi të kushteve të kultivimit. Kryerja në rregull e shërbimeve agroteknike, lufta sistematike kundër sëmundjeve dhe insekteve, kushte të mira klimatiko-tokësore, si vere e freskët me lagështirë ajrore e tokësore të mire, toka të pasura etj, ndihmojnë formimin e njësipërfaqeje gjethore të madhe, gjë që siguron prodhim të madh lende organike dhe, për pasoje, rritje dhe frytëzim të mire.

3. Organet e riprodhimit

Pjalmi përmban qelizën seksuale mashkullore dhe gjendet në trastat pjalmoretë thekeve, kurse qeliza seksuale femëroregjendet ne| trastën embrionale brenda çdoveze (ovulë). në çdo vezore kemi një ose disa vezeza (te bërthamoret një dhe rralle dy, kurse të faroret disa).

Ndërtimi i luleve ndryshon të pemët e ndryshme. Kështu p.sh., kur në një lule gjenden si organet mashkullore, ashtu edhe organet femërore, atëherë kemi lule dyseksore (hermafroditë), kurse kur të lulja gjendet vetëm njeri nga organet seksuale, atëherë edhe lulja quhet njeseksore.

Pjesa me e madhe e pemëve frutore që kultivohen në vendin tone, janë dyseksore, si: molla, dardha, ftoi, pjeshka, kumbulla, bajamja, qershia, vishnja etj. Lule njeseksore janë arra, lajthite, gështenja etj.

Pemët me lule njeseksore mund të jenemonoike dhe dioike. të pemët monoike, lulet mashkullore dhe femërore ndodhen të e

Lulja. Është organ i riprodhimit seksual. Ajo është një lastar i ndryshuar, bishti i së cilës rrjedh nga lastari, kurse pjesët e tjera të lules janë shndërrime të gjethes. Lulja normale të pemët frutore përbehet nga bishti, shtrati, kupa, kurora, theket dhe pistili. Theket përbehen nga filli dhe trastat pjalmore, kurse pistili përbehet nga vezorja, shtyllëza, dhe kreza.

Page 16: Pemetari e pergjithshme (2)

16Pemëtari e Përgjithshme

njëjta bime (arra, lajthia, gështenja) kurse të pemët dioike ndodhen në bime të veçanta(fiku, aktinidia).

Te bimët njeseksore zakonisht lulet janë të vendosura, në lulesa sidomos luletmashkullore dhe kane aftësi të prodhojnëpjalm me shumice, kurse lulet femërorevendosen nga 2-4 së bashku (si tek arra) dhe rralle me shume. Ato kane shtyllëz të

shkurtër dhe kreze të ndare me dysh dhe mjaft të gjere. të lulet dyseksore ndodh nganjëherë që një nga organet seksuale të mos jete i zhvilluar mire. Atëherë themi së lulja është funksionale mashkullore (kur organi femëror nuk është i rregullt) ose funksionale femërore (kur organi mashku-llor nuk është i rregullt). Fruti është prodhim i pllenimit që kryhet në lule, ku zhvillimi i vezores formon frytin, kurse vezeza kthehetnë fare.

Ndodh që në formimin e frutit përveçvezores, marrin pjese edhe shtrati i lules, kupa dhe bishti i lules.

Figura 1.11. Lulja si organ riprodhues tek drufrutoret

Sipas pjesëve të lules që marrin pjese në formimin e frutit dallojmë:

- Frute të thjeshta që formohen nga një lule si: molla, dardha, pjeshka, kumbulla etj.

- Frute të përbëra që formohen nga njëshumice lulesh, si: fiku, mani etj.

- Frute të vërteta që formohen vetëm nga vezorja, si: kumbulla, pjeshka, qershia, vishnja, bajamja, arra, mani etj.

Frute të rreme ku përveç vezores, në formimin e frutit marrin pjese edhe organet e tjera të lules, si shtrati i lules, kupa (molla)dhe bishti (dardha).

Pjesët përbërëse të një fruti (Figura 1.12) janë: perikarpi dhe fara, Perikarpi përbehetnga epikarpi (quhet edhe ezokarp), që ndodhet he pjesën e jashtme dhe përbencipen e frutit të përberë nga dy ose me shume shtresa qelizash; nga mezokarpi, që përben shtresën e brendshme tulore të frutit dhe endokarpi, që përben pjesën mbështje-llëse të farës, e cila të molla është në forme luspash, të dardha në forme qelizash drunoretë forta, të qershia, kumbulla, pjeshka etj. përben bërthamën. në brendësi të perikarpit ndodhet fara.

Pemët e ndryshme frutore dhe kultivarët e tyre dallohen mjaft njëra nga tjetra për nga karakteristikat e veçanta të pjesëve të ndryshme të perikarpit. Kështu, epikarpi mund të këtë ngjyre dhe trashësi të ndryshme, mund të jete i lëmuar ose me push etj. Mezokarpi, gjithashtu, mund të jete i ngrënshëm, si të molla, pjeshka etj., ose i pangrënshëm, si tek arra, bajamja etj; gjithashtu, ai mund të këtë trashësi, ngjyre. përbërje të ndryshme etj. Po kështu edhe

Page 17: Pemetari e pergjithshme (2)

17Pemëtari e Përgjithshme

endokarpi mund të jete i, ndryshëm. në disa frute, si të shega, kemi ndryshime të theksuara, të pjesëve të frutit.

Te shega i gjithë perikarpi paraqitet lëkurordhe i pangrënshëm. Farat e shumta të vendosura brenda në fole, janë të ngjeshura dhe secila është e mbështjellë me njënënshartesë indi të lëngshëm e të ngrënshëm. Fara formohet si pasoje e zhvillimit të vezës pas pllenimit, pra pas bashkimit të qelizave seksuale. Fara përbehet nga lëkura, endosperma dhe embrioni. Embrioni përbehet nga rrënjëza, maja e rritjes. thelpinjtë dhe hipokotili (qafa e ardhshme e rrënjës).

Figura 1.12. Ndërtimi i brendshëm i frutit të mollës

Fruti është organ shume i rendesishem, përdallimin e pemëve të ndryshme. Prandaj pemët, pavarësisht nga grupimi i tyre botanik, në varësi të frutit i ndajmë ne:

Farore, ku përfshihen molla, dardha, ftoi.

Bërthamore, në të cilën përfshihen pjeshka, kumbulla, qershia, vishnja, kajsia. Fruti i

tyre është i vërtetë.

Arroret ku hyjnë arra, bajamja, lajthia, të cilat kultivohen për thelbin e tyre.

Manoret ku përfshihen luleshtrydhet, manaferrat etj që formojnë frute të paqëndrueshme, Këtyre u hahet i gjithëfruti.

Subtropikalet të cilat janë të larmishme nga forma e frutit, por që janë përfshirë në këtëgrup si bime me kërkesë me të madhe përnxehtësi në krahasim me kulturat e tjera, si shega, fiku, nespola, hurma etj.

Page 18: Pemetari e pergjithshme (2)

18Pemëtari e Përgjithshme

Figura 1.13. Pamje frutash bërthamorefarore dhe manore

Jeta e pemëve

Pemët frutore janë bime me jete të gjate dhe, prandaj, edhe proceset jetësore në të janë mjaft të ndërlikuara. Me gjithë arritjet e mëdha të shkencës në tërësi, jeta e pemëve, pra, proceset biologjike që e përshkojnë atë, janë pak të njohura nga njeriu.

Në këtë drejtim teoria e Darvinit mbi zhvillimin dhe evolucionin e botes organike hapi horizonte të reja, Duke u mbështeturnë teorinë e Darvinit, u arrit të përcaktohendisa nga ligjet e rritjes dhe të zhvillimit të bimëve dhe, në veçanti, edhe të pemëvefrutore. në këtë mënyrë u krijua shkenca moderne dhe e përpunuar, agrobiologjia, materialiste. Kjo shkence ka për qellim të njohe ligjet e zhvillimit të bimëve, që pastajtë jete në gjendje, në mënyrë të drejtuar, të ndërhyjë në jetën e atyre për t'i bere ato sa me të dobishme për njeriun.

Dukuritë e natyrës dhe dukuritë e jetës sëbimëve nuk studiohen të shkëputura por në

lidhje të ngushte me njëra tjetrën dhe me mjedisin që i rrethon. Bimët marrin nga mjedisi atë që e kane të domosdoshme përjetën e tyre, si ujin, ajrin, lendet minerale, energjinë diellore etj.

Kur faktorët e mjedisit të jashtëm nuk janëtë mjaftueshëm, bima rritet dhe zhvillohet ngadalë duke prodhuar pak dhe e kundërta.

Kushtet e mjedisit kane ndikuar gjithmonë dhe në paraardhësit e bimëve që kemi sot, prandaj agrobiologjia e studion jetën e bimëve të veçanta në lidhje me zhvillimin historik të tyre, pra me paraardhësit.

Nga kjo del së në zhvillimin e një bime pasqyrohen ndryshimet e bëra historikishtnë kulturën e dhënë, të bazuar në evolucionin e botes bimore, agrobiologjia materialiste na dha mundësi jo vetëm ta njohim. por edhe ta drejtojmë jetën e bimëve, duke krijuar forma të reja sipas dëshirës sonë.

4. Zhvillimi individual i pemëve frutoreGjate gjithë jetës së tyre prej disa dhjetëravjetësh (20-40 ose 80--100 e me shume vjet), pemët kalojnë ciklin e madh dhe në ciklin e vogël të jetës. Me cikël të madh të jetës kuptojmë jetën e një peme, që nga formimi i saj në embrion dhe deri në tharje, kurse me cikël të vogël të jetës kuptojmëjetën e pemës gjate një viti.

Pemët e reja të prejardhura nga fara, gjate zhvillimit të tyre individual kane disandryshime nga pemët e reja që rrjedhin nga copa të ndryshme ose nga shartimi.

Page 19: Pemetari e pergjithshme (2)

19Pemëtari e Përgjithshme

4. 1. Cikli i madh i jetësZhvillimi individual i pemëve të data nga fara. Pemët qe shtohen me fare që nga mbirja e deri në plakje, pësojnë ndryshimetë njëpasnjëshme sasiore e cilësore dhe kalojnë në katër etapa.

Etapa embrionale fillon që kur krijohet zigoti dhe përfundon pas mbirjes së farës.

Etapa e rinise fillon me mbarimin e etapësembrionale dhe përfundon disa vjet pas fillimit të formimit të frutave nga pema. Gjatësia e kësaj etape është e ndryshme përspecie të ndryshme, p.sh. e shkurtër përpjeshkën dhe e gjate për arrën.

Etapa e frytëzimit karakterizohet me qendrueshmerine e veçorive dhe të shenjavetë bimës.

Etapa e pleqërisë karakterizohet me dobësim të theksuar të rritjes dhe me shtimtë madh të pjesëve të thara të kurorës. në këtë kohe bima e dobëson aftësinëprodhuese, behet e ndjeshme ndaj sëmundjeve dhe insekteve dhe, gradualisht, vjen drejt tharjes së plote.

Etapa e rritjes. Kjo fillon me mbjelljen e copës ose vënien për rrënjëzim dhe mbaron me hyrjen në prodhim.

Etapa e prodhimit. në këtë etape kloni ka arritur zhvillimin e plote të sistemit rrënjordhe të kurorës dhe ngadalëson rritjen.

Kështu, molla e shartuar mbi mollën e egërprodhon mire deri 80-100 vjet, kurse e shartuar mbi Malus pumila prodhon 30-40

vjet. Dardha mbi dardhe të egër ose mbigorrice prodhon 40-50 vjet, kurse mbi ftua 15-20 vjet. Nga fundi i kësaj etape prodhimi fillon të bjere dhe vërehen tharje të degëvetë para.

Etapa e plakjes. Në këtë etape, rritja dhe prodhimi dobësohen shume nga viti në vit. Degët e reja kane rritje të vogël, kurse të vjetrat, duke lenë të zhveshura degëtskeletore, ulin prodhimin derisa thahen krejt.

4. 2. Cikli i vogël i jetësVeprimtaria jetësore e pemëve nuk është e njëllojtë gjate gjithë vitit në varësi të ndikimit të kushteve të mjedisit, të pemëtçdo vit shfaqet në rregullshmëri në ndryshimet e gjendjes së pemës dhe në proceset jetësore të saj. Lidhur me këto, gjate një viti dallojmë dy periudha kryesore: periudhën e qetësisë relative dhe periudhën e vegjetacionit.

Periudha e qetësisë relative fillon me rëniene gjetheve të pemëve dhe përfundon me fillimin e lëvizjes së shpejtuar të limfës në pranvere, pak kohe para çeljes së sythave.

Kjo kohe përkon me muajt e ftohte të vjeshtës dhe të dimrit.

Gjate periudhës së qetësisë pjesa me e madhe e proceseve fiziologjike zhvillohet me intensitet të kufizuar dhe meqenëse nga jashtë nuk duken, krijohet përshtypje sikur pema është në qetësi. Prandaj, kjo quhet qetësi relative.

Gjate kësaj periudhe kryhen procese

Page 20: Pemetari e pergjithshme (2)

20Pemëtari e Përgjithshme

fiziologjike, si frymëmarrja, transpirimi, qarkullimi i limfës, thithja e ujit dhe e lendeve ushqyese nga toka etj. Gjate qetësisë relative, në ditët kur temperatura e tokës në shtresën ku janë rrënjët është 2-5°C, rrënja vazhdon rritjen.

Gjate qetësisë relative, pemët frutore përshkojnë dy faza:

Fazën e qetësisë natyrore, që përfshinpjesën e kohës që kalon pema gjate dimrit në të cilën bima nuk është në gjendje të vegjetoje edhe sikur të jene kushte të përshtatshme klimatike.

Kjo ndodh sepse pemët janë në fazën e qetësisë natyrore, që do ta kalojnë patjetërnë qetësinë me të thelle. Për këtë arsye, ajo quhet edhe faza e qetësisë së thelle. Gjate kësaj faze pemët kane nevoje përtemperatura të ulëta, përgjithësisht nen 7°C. Koha e zgjatjes së kësaj faze në peme të ndryshme nuk është e njëjtë.

Fazën e qetësisë së detyruar, që përfshinkohen tjetër të qetësisë relative të pemëve.në këtë faze pemët frutore, megjithëse janëtë gatshme të çelin, nuk çelin, pasi nuk i lejojnë kushtet e këqija të motit gjate dimrit, sidomos temperaturat e ulëta.

Te disa peme qetësia e detyruar është me e shkurtër, si të bajamja, kajsia, disa llojekumbullash etj. Ato dalin nga qetësia edhe kur ngritja e vogël e temperaturës zgjat pakdite. Kjo është arsyeja që këto peme shpeshherë çelin që në janar - shkurt kur ka disa dite të ngrohta rresht. Ndryshe ndodhëme mollët, dardhët, fikun, hurmat etj., të

cilat fazën e qetësisë së detyruar e kane metë gjate. Për të kaluar në vegjetacion këtokërkojnë një ngrohtësi me të madhe dhe përnjë periudhe me të gjate. Periudha e vegjetacionit.

Periudha e vegjetacionit fillon kur limfa në peme e shton shpejtësinë e lëvizjes dhe përfundon me rënien e gjetheve në vjeshte.

Tek lulet, pasi kryhet pjalmimi dhe pllenimi lidhen frutet, të cilat gradualisht rriten dhe piqen. Periudhën e vegjetacionit e ndajmë në disa faza fenologjike (fenofaza) si: diferencimin e sythave, lulëzimin, rritjen e lastarëve dhe të rrënjëve, formimin e frutavedhe rritjen e frutave.

Diferencimi i sythave. Në pranvere disa sytha japin gjethe e lastarë, kurse disa japin lule. Të paret janë vegjetative, kurse të dytëtjanë frutore. Ky ndryshim i destinacionit të sythit është bere që në vegjetacionin e kaluar. Si ndodh ky ndryshim në destinacionin e sythit? Gjate rritjes së lastarëve në pranvere, në bazën e bishtit të gjetheve formohen sytha. Kur përfundonrritja në gjatësinë e lastarit, vete maja e rritjes vegjetative të tij kthehet në syth, duke dhënë sythin e majës. të gjithë sythat deri në këtë kohe janë vegjetative.

Me vone konusi i rritjes së disave prej tyre fillon dhe zgjerohet dhe, gradualisht, fillojnëte. duken organet e një luleje ose të disa luleve, sipas specieve. Diferencimi i sythit fillon pak jave pas formimit të sythit të majës së lastarëve, por për specie të veçantaështë i ndryshëm. Kështu, mollët, dardhat, kumbullat, pjeshket, qershitë, arrat fillojnë

Page 21: Pemetari e pergjithshme (2)

21Pemëtari e Përgjithshme

diferencimin në periudhën qershor-gusht, bajamet e kajsitë në gusht-shtator. Diferencimi vazhdon për një kohe të gjate dhe në disa specie, si pjeshka. në disa kultivarë kumbullash, të qershitë, bajamet e kajsitë, dhe përfundon në vjeshte, kurse në disa specie të tjera, si molla, dardha, disa lloje kumbullash etj., diferencimi përfundonnë pranvere, para fillimit të vegjetacionit. Sythi ka përfunduar diferencimin kur ështëplotësuar me të gjitha pjesët perberese të lules.

Sa me e mire të jete gjendja shëndetësore e bimës dhe funksioni-mi normal i organizmit, aq me mire kryhet diferencimi i sythave. Ka raste kur pema është shume e shëndetshme, jep lastarë shume të fuqishëm drunore dhe nga ana tjetër, e diferencon pak ose aspak sythin frutor. Kjo vjen nga që në kohen kur duhet të filloje diferencimi sythat nukfurnizohen me karbohidratet e nevojshme, pasi këto lende harxhohen gjate rritjes vegjetative, duke formuar, krahas degëzavedrunore, edhe degëza me rritje me të dobët(ku gjejmë sytha frutore), si buketore të holla e të përziera (te bërthamoret), të shkurtra, të holla dhe torbeste (te faroret).

4.3. Lulëzimi i pemëve

Ne pranvere sythi frutor fillon e fryhet. Gjate kësaj kohe lulja çlirohet nga luspatmbështjellëse. hapet kupa dhe me vone kurora, duke çliruar theket dhe pistilin. Kjo dukuri quhet lulëzim. Lulëzimi përfundonme rënien e petlave, pas kryerjes së pjalmimit dhe pllenimit. në fillim çelin lulet e nespoles, lajthisë, pastaj me radhe vijnëbajamja, kajsia, pjeshka. kumbulla. dardha, qershia, molla, ftoi, mushmolla, hurma etj.

Të disa peme lulet me gjethet çelinmenjëherë, si të molla. dardha dhe shpesh të kumbulla. në disa të tjera çelin në fillim lulet e pastaj gjethet, si të pjeshka, bajamja, kajsia, kurse në disa të tjera me përparagelin gjethet pastaj lulet (ftoi, hurma etj.).

Edhe brenda një specieje dallojmë kultivarë me lulëzim të hershem, të mesëm dhe të vone. Ky është një problem mjaft i rendesishem që duhet të njihet për çdo kultivar, për dy arsye kryesore: nga njëra ane në pemëtore duhet të bashkeshoqerojme njërin kultivar me tjetrin, që të kenë të njëjtën kohe lulëzimi, me qellim që të realizohet pllenimi i kryqëzuar: nga ana tjetër, në zona me ngrica të vona të pranverës duhet të zgjedhim ata kultivarë që janë me lulëzim të vone që të mënjanojmë dëmtimin e luleve ose të frutave të porsalidhura.

Afatet e lulëzimit varen edhe nga disa faktorë të tjerë. Me rritjen e lartësisë mbi nivelin e detit për çdo 100 m, lulëzimivonohet 3-4 dite. në faqet jugore lulëzimibehet me i shpejte. në bime të veçanta nga ana jugore lulëzimi behet me përpara. Po ashtu në degëzat me rritje vegjetative me të pakte, siç janë degëzat buketore, të shkurtra etj., lulëzimi behet me herët.

Lulëzimi i një luleje të vetme në kushte të përshtatshme zgjat rreth një jave, kurse i gjithë lulëzimi zgjat 2-3 ose me shume jave.Në këtë drejtim ndikojnë shume faktorëtklimatike, si era, shiu, temperatura etj. në disa peme frutore vihet re një dukuri negative dikogamia. Kjo ndodh kur gjatelulëzimit nuk sigurohet në të njëjtën kohe pjekuria e thekeve me pistilin. Këto raste

Page 22: Pemetari e pergjithshme (2)

22Pemëtari e Përgjithshme

duhet të kihen parasysh pasi, për të siguimar pllenimin, duhet siguruar bashkëshoqërimi i këtyre kultivarëve me të tjerë që lulëzojnënë një kohe.

4. 4. Rritja e lastarëve dhe rrënjëve

Rritja e lastarëve fillon me rritjen e shpejtetë sythit vegjetativ he pranvere dhe përfundon me formimin e sythit të majës së lastarit të ri dhe të unazës vjetore në degëtskeletore e degëzimet. Nga fillimi i pranverës deri në fillim të verës lastarëtrriten në mënyrë të dukshme në gjatësi derinë formimin e sythit të majës. Kjo quhet edhe rritja e bujshme e lastarëve. Me vone deri nga gjysma e dyte e verës, lastari rritet vetëm në trashësi. Kjo rritje, meqenëse nuk vërehet lehte me sy, quhet edhe rritje e ngadalshme ose e qete.

Natyra e rritjes së rrënjëve është e ndryshme nga natyra e rritjes së lastarëve. Rrënjëtmund të rriten gjate gjithë vitit, mjafton që të kemi temperaturën e nevojshme, e cila për peme të ndryshme duhet të jete e ndryshme,

Kështu, kumbulla e pjeshka fillojnë rritjen e rrënjëve kur temperatura e tokës në shtresënku janë vendosur rrënjët është mbi 2-4°C. të molla, dardha rrënjët rriten kur temperatura arrin 7-8°C, kurse fiku në 8-10°C. në përgjithësi temperatura optimale për rritjen e rrënjëve është 12-16°C dhe kur ajo kalon mbi 30°C, ndërpritet. në vendin tone në mjaft zona klimatike rrënja mund të rritet gjate gjithë vitit.

Rritja me e madhe behet në pranvere, kufizohet dhe mund të ndërpritet nga temperatura e larte gjate verës, rifillon e

vrullshme gjate vjeshtës dhe kufizohet ose edhe mund të ndërpritet gjate dimrit. Kur vera është e freskët dhe dimri i ngrohte, rritja e rrënjëve vazhdon gjate gjithë vitit.në sistemin rrënjor, rrënjët veshëse rriten, dhe, pasi kryejnë funksionin e tyre, shkëputen nga bima.

Kështu, qimet thithëse rrojnë vetëm disa jave dhe vazhdimisht. zëvendësohen me të reja. Prandaj funksionimi normal i pemëvebehet kur krijohen kushte për rritje të pandërprerë, ose për një kohe sa me të gjate,të rrënjëve që të behet furnizimi sa me i mire i pemës me ujë dhe lende ushqyese.

Ndermjet rritjes së rrënjëve dhe lastarëve ka një lidhje të forte. Rritja normale e rrënjëvendihmon edhe në rritjen normale të lastarëve dhe e kundërta.

4. 5. Formimi i frutaveFrutet të pemët formohen në dy rruge kryesore: me ane të pjalmimit dhe pllenimit si dhe në rruge partenokarpike. Pjalmimi është procesi gjate të cilit pjalmi i dale nga trastat pjalmike të thekeve bie mbi krezen e pistilit.

Pjalmimi të pemët frutore behet me ane të erës si tek arra, lajthia, gështenja dhe me anetë insekteve, si të molla, dardha, pjeshka, kumbulla, qershia etj. në rastin e pare pemëti quajmë anemofile dhe në rastin e dyte entomofile. Ndërtimi i lules të pemëtanemofile i është përshtatur këtij pjalmimi.

Këto janë në gjendje të prodhojnë në çdo traste pjalmike rreth 10 here me shume kokrriza pjalmike së bimët entomofile. Po ashtu, kreza në këto bime. është e gjere, që

Page 23: Pemetari e pergjithshme (2)

23Pemëtari e Përgjithshme

të këtë sipërfaqe me të madhe për rënien e pjalmit.

Të bimët anemofile lulet çelin zakonisht para gjetheve, kështu që pjalmi është në këtëmënyrë me i lire për të kryer pjalmimin. të bimët entomofile pjalmimi behet kryesisht me ane të bletës, por nuk përjashtohet rastiqë të marrin pjese në këtë proces edhe insekte të tjera. Në mënyrë të veçante të fiku pjalmimi behet nga një insekt i veçante që quhet Blastophaga glossorum.

Bleta ka aftësi tel madhe pjalmuese. Familjet (kosheret) e saj kur janë në gjendjetë mire përmbajnë 30-50 000 individë. Çdo blete është në gjendje të marre me pushin e këmbëve rreth 100 000 kokrriza pjalmike. Bleta fluturon në largësi të mëdha, prej disa kilometrash, por rrezen me të mire të veprimit për pjalmim në kushte të mira klimatike e ka në largësinë deri në 900-1000 m. në kushte të vështira, me reshje dhe erëra, largësia fluturuese e bletës për efekt të sigurimit të pjalmimit normal zbret në 400-600 metra. Po ashtu bleta ka aftësi që pa mbaruar me një specie frutore nuk fillon me tjetrën. në këtë mënyrë pjalmimi i një luleje shkon në lulet e së njëjtës specie dhe kështu pjalmimi behet në rruge normale.

Për këto arsye, për të kryer në rregull pjalmimin. është e nevojshme që në blloqet e pemëve frutore entomofile të sigurohet numri i nevojshëm i bletëve. Ky numërduhet të jete jo me pak së 2 koshere të shëndosha për hektar. Bletët duhet të grumbullohen në kampe të veçanta, në mestë bllokut, ku pemët me të largëta ta kenë

largësinë deri 800-1000 m. Kur vështirësohet pjalmimi nga moti. i keq kjo largësi duhet të pakësohet.

Pllenimi. Ky është procesi i bashkimit të dy qelizave seksuale. duke formuar zigotëne re, që gradualisht, formon embrionin.

Pjalmi i rene mbi krezen mbin, formon gypin pjalmik, i cili në maje ka qelizënseksuale mashkullore. Kur arrin në trastënembrionale të vezës, bashkohet me qelizënveze, duke kryer pllenimin. Mbirja normale e pjalmit behet në temperaturën 22°-27°C dhe ndërpritet kur temperatura është nen 5°C dhe mbi 30°-35°C. Kryerja në rregull e mbirjes së pjalmit dhe realizimi i pllenimit normal pengohet shpeshherë nga tempera-tura jo të përshtatshme, nga reshjet, thatësia, erërat e fuqishme etj. Pllenimi përfundon brenda një ose disa ditëve, nëvarësi të faktorëve të mjedisit.

Formimi i frutave partenokarpike. në disa peme frutore, si të hurmat, fiku, disa lloje mollësh e dardhësh etj., formohen frute pa fare, pasi aty nuk kryhet pllenimi. Ky rast quhet partenokarpi dhe si pemëtashtu edhe frytet quhen partenokarpike.

Rrëzimi i luleve dhe i frutave. Te pemëtfrutore vetëm një pjese e luleve të çeluraarrijnë të formojnë frute. Nga këto vetëmnjë pjese arrijnë deri në pjekjen përfundimtare. Sipas vrojtimeve të bëra delsë maksimumi i mundshëm i frutave në përqindje të luleve të çelura është përpjeshkën 55%, për kajsinë 14%, përkumbullën 27%. për qershi në 45%, përdardhën 25% etj. Rrëzimi i luleve. sidomos

Page 24: Pemetari e pergjithshme (2)

24Pemëtari e Përgjithshme

të pemët bërthamore, behet në dy etapa:para pjalmimit dhe pas pllenimit. Në rastin e dyte rrezohen vetëm lulet e papllenuara.

Të pemët farore këto dy etapa rrëzimipërfshihen në një të vetme, pasi, nuk ndodh rrëzimi i luleve para pjalmimit. Frutat rrezohen zakonisht rreth muajit qershor, prandaj rrëzimi i tyre quhet edhe rrëzimi i qershorit. Megjithatë, rrëzimi i frutavemund të filloje me përpara dhe mund të vazhdoje edhe me gjate, madje deri në kohen e pjekjes së frutave.

Rrëzimi i luleve mund të shkaktohet nga shume faktorë. Kështu, p.sh., shpeshherëvihen re lule me defekte në ndërtimin e thekeve ose të pistilit, duke i bere këta të papërshtatshme për pllenim. Këto defekte mund të kenë ardhur me trashëgiminë e pemëve ose mund të shkaktohen nen ndikimin e faktorëve të papërshtatshëmgjate diferencimit të sythave. Po ashtu defekti mund të jete në qelizat seksuale të lules, të cilat nuk janë të afta ose kane aftësitë kufizuara për pllenim.

Llojet netështerpa të cilat, megjithëseorganet seksuale i kane në rregull, nuk kane aftësi të vetepllenohen; lloje ndershterpa, kur një grup llojesh nuk janë në gjendje të pllenohen ndërmjet tyre. Pasi të behet e njohur aftësia pllenuese e kultivarit për të mënjanuar rrëzimin e luleve, duhet qe, krahas mbjelljes në pemëtore të kultivarit që dëshirojmë, të mbjellim dhe 1-2 lloje të tjeratë afta për të bere pllenimin dhe që nuk i përkasin ndonjë grupi ndershterpe.

Si rrëzimi i luleve, ashtu edhe rrëzimi i

frutave mund të ndihmohen nga shume faktorë të mjedisit të jashtëm, si nga sëmundjet dhe insektet, nga reshjet e forta,(veçanërisht në lulëzim), erërat e fuqishme e veçanërisht, nga temperaturat e ulëta.

Gjate pllenimit ndihet shume mungesa e azotit. Plehërimet me azot para lulëzimitkane trefishuar sasinë e frutave të lidhura, pasi azoti ndihmon ne" mbirjen e pjalmit dhe në rritjen' e gypit pjalmik. Po ashtu mjaft të ndjeshme janë frutet të pemëvekundrejt mungesës së lendeve organike në bime dhe të ujit. Prandaj, për të shtuar prodhimin duhet të punojmë shume për të siguruar një bilanc të mire ujor dhe ushqimor të bimët.

Po ashtu, rrëzimi është me i madh në frutet e pemëve farore që kane me pak fara dhe të pemëve bërthamore me fara të vogla. Njohja e rrëzimit të luleve dhe frutave dhe e shkaqeve të tyre jep mundësi që të merren masa për pakësimin e tij, duke krijuar kështu kushte për shtimin e prodhimit. Rritja e frutave fillon menjëherë pas pllenimit të lules dhe përfundon afërpjekjes.

Në etapën e pare kemi rritje të fuqishme të mezokarpit dhe pak të farës. Në etapën e dyte kemi rritje të madhe të farës dhe frenimtë rritjes së mezokarpit dhe në etapën e trete kemi përsëri si në etapën e pare rritje të fuqishme të mezokarpit dhe me të ngadalësuar të farës.

Rritja e frutit shkaktohet në fillim nga shtimi i qelizave dhe me vone nga zmadhimi i tyre. Rritja e frutave varet nga

Page 25: Pemetari e pergjithshme (2)

25Pemëtari e Përgjithshme

veçoritë biologjike të kultivarëve dhe llojeve si dhe nga kushtet e të ushqyerit, lagështirës ajrore e tokësore, numrit të farave në frutë etj. Gjate rritjes dhe pjekjessë frutave, në to grumbullohen sasi të ndryshme lendesh organike. Kështu, sheqeri, vjen gjithnjë duke u rritur. Po ashtu shtohet sasia e kripërave minerale, vitaminave, lendeve aromatike etj., kurse përqindja e acideve dhe sasia e tanines vijnëgjithnjë duke u pakësuar.

4.6. Prodhimi periodik i pemëve frutoreTe pemët frutore që janë në moshe prodhimi, nganjëherë, ndodh që pas një viti me prodhimtari të madhe, një vit ose gjate disa vjetëve të tjerë. prodhimi të jete shume i vogël. Kur kjo dukuri përsëritetvazhdimisht, atëherë kemi të bëjmë me prodhimtari periodike të pemëve. Prodhimi periodik të pemët shfaqet kryesisht të molla. disa lloje kumbullash etj. Prodhimi periodik është mjaft i dëmshëm, sepse, në radhe të pare, pengon realizimin e përvitshëm të detyrave të planit.

Gjithashtu, duke mos prodhuar në të gjitha vitet, ulet prodhimi i pergithshem dhe rritet kostoja e prodhimit. Prodhimi periodik shfaqet veçanërisht kur prishet raporti ndërmjet rritjes dhe frytëzimit. Kështu. p.sh., kur në një vit të dhënë prodhimi dëmtohet plotësisht nga ngricat e vona tëpranverës, rritja vegjetative do të jete me e fuqishme së në një vit normal meqenëselendet ushqyese nuk harxhohen nga pema. Ato kalojnë në sytha, dhe ndihmojnëdiferencimin e tepër të sythave frutore përvitin e ardhshëm. Kështu, në vitin e dyte prodhimi është i madh.

Harxhimi i tepërt i lendeve ushqyese të bimës frenon rritjen vegjetative dhe diferencimin e sythave frutore për vitin pasardhës. Kështu në qofte së viti i pare mund te quhet bosh, viti i dyte do të jete plot, viti i trete përsëri bosh e kështu me radhe. Prodhimi periodik mund të këtëpikënisje edhe nga një vit me prodhimtari të larte, në saje të kushteve të përshtatshmeklimatike. Prodhimi periodik, pra, nuk ështëdukuri biologjike, por pasoje e çrregu-llimeve fiziologjike. Njeriu mund të ndërhyjë në zbutjen dhe deri në zhdukjen e tij,.

Rëndësi të madhe në luftën kundërprodhimit periodik ka njohja e kalimit te fenofazave për kultivarët e veçante në kushtet e caktuara dhe në zonat e caktuara,që shërbimet të bëhen në përputhje me to. Vetëm kështu do të japë rezultatin e duhur, pasi ndryshe, në vend që ta luftojmë prodhimin periodik, mund ta nxitim atë.

2. Kërkesate pemëve frutore për klimë dhe tokëGjate zhvillimit historik pemët e ndryshme frutore janë formuar në kushte të ndryshme klimatiko-tokësore dhe mbi atë baze kane edhe kërkesa të ndryshme për faktorëtekologjike. Sa me mire të përputhen kushtet ekologjike, të kultivimit me vete kërkesat e bimës, aq me normalisht do të rritet dhe dotë zhvillohet bima dhe rezultatet e prodhimit do të jene me të mira.

Kështu, p.sh., pjeshket në toka të thata e pa ujitje vegjetojnë, por mbeten të vogla, prodhojnë pak dhe me cilësi të dobët, pasi nuk plotësojnë si duhet kërkesat për ujë. Si

Page 26: Pemetari e pergjithshme (2)

26Pemëtari e Përgjithshme

faktorët klimatike, ashtu edhe faktorëttokësore ndryshojnë jo vetëm në zona të mëdha, por edhe në zona të vogla, madje edhe brenda territorit të një ekonomie bujqësore. Kur mbillen pemëtore të mëdha, edhe vete blloku behet faktor për të ndryshuar ndikimin e treguesve klimatike.

Kështu, në brendësi të bllokut pemët janë në kushte me të mira të lagështirës ajrore, kurse pemët e mbjella në periferi janë me të ekspozuara nga era, me të ajrosura dhe me ndriçim me të mire. Faktorët klimatike ndryshojnë treguesit e tyre si gjate stinëve të vitit ashtu edhe brenda njëzet e katër orëve. Po ashtu edhe kërkesat e pemëve për këtafaktorë janë të ndryshme në varësi të moshës, fenofazave dhe gjate njëzetekatërorëve. Organe të veçanta të pemës kane kërkesa të ndryshme për faktorët klimatike. Kështu, sythat frutore dëmtohen me shpejt nga temperaturat e ulëta gjate dimrit sesa sythat vegjetative.

2.1. Ndikimi i klimës në rritjen dhe zhvillimin e pemëve frutore

Ndikimi i dritës. Drita është kusht i domosdoshëm për kryerjen e mjaft proceseve fiziologjike, si fotosinteza, transpirimi etj. Drita, ndikon, gjithashtu, dhe mbi ngjyrosjen e frutave, rritjen e lastarëve etj. Me shume nevoje për drite kane organet e riprodhimit dhe gjethet. Në mungese të dritës frutet mbeten shume të zbehta dhe marrin ngjyrënkarakteristike. Nga ana tjetër, në disa peme. si të pjeshka, qershia etj. mungesa e dritësndikon shume edhe në sasinë e prodhimit. Drita ndikon në mënyrë të ndjeshme mbi

gjethet. Kur nuk sigurohet në sasinë e nevojshme, gjethet mbeten të holla, me ngjyre të zbehte, dhe, për pasoje pervetsojnepak, duke prodhuar pak lende organike. Si rrjedhim, edhe prodhimi bie.

Ndikimi i temperaturës. Të gjitha proceset jetësore e fiziologjike në bime lidhen ngushte me temperaturën. Kështu, p.sh.,me temperaturën lidhet zhvillimi normal i fotosintezës, i frymëmarrjes, i transpirimit, i lulëzimit, i rritjes së frutave, i rritjes së lastarëve etj. Kërkesat e pemëve përtemperature janë të ndryshme në periudhatë ndryshme.

Kështu, p.sh., në periudhën e qetësisërelative ato nuk kane kërkesa përtemperatura të larta, madje në fazën e qetësisë natyrore ato kane nevoje përtemperatura të ulëta. Sipas shtimit të kërkesave për temperature, pemët mund të renditen në këtë mënyrë: molla, vishnja, dardha, kumbulla, qershia, ftoi dhe me shume kajsia, pjeshka, bajamja, fiku, hurma etj. Po kështu brenda të njëjtit lloj dallojmëkultivarë me kërkesa të ndryshme përtemperature.

Varietetet e ndryshme kane nevoje per temperatura te ndryshme dhe kjo temperature ndryshon edhe në vartësi tëfenofazave.

Nga temperaturat e larta dëmtohen gjethet, lëvorja e degëve dhe e frutave, sidomos mbulesa e frutave të mollës me ngjyre të kuqe. Mjaft i dukshëm është dëmtimi i pemëve në teresine e tyre ose në organe të veçanta nga

Page 27: Pemetari e pergjithshme (2)

27Pemëtari e Përgjithshme

temperaturat e ulëta. Dëmtime vihen re kur temperatura gjate dimrit zbret nen minimumin e mundshëm për çdo specie e kultivar. Dëme shkaktojnë gjithashtu,ngricat e pranverës, kur pemët kane lulëzuar ose kane lidhur frutet. në përgjithësi, klima jone me temperaturat jo shume të ulëta, që ka, lejon kultivimin normal të një pjese të madhe të pemëvefrutore në një sipërfaqe të madhe dhe në zona të ndryshme të vendit tone.

Kështu molla i qëndron gjate dimrit (qetësiae thelle) temperaturës deri në -30°C dhe në raste të veçanta deri në -40°C. Kumbulla evropiane (gjatore) dardha, vishnja deri -25°C, pjeshka, kajsia, kumbullat kinojaponeze, deri në -20-22°C, bajamja deri -18°C, fiku, hurma, deri -15°C, etj. Me uljen e temperaturës nen këto limite gjate dimrit pemët dëmtohen. Dëmtimet nga temperaturat e ulëta janë të ndryshme në organet e ndryshme të së njëjtës bime.

Nga temperaturat e ulëta dëmtohen sythat indet dhe kambiumi i bimëve. Qëndrueshmëria e pemëve ndaj temperaturave të ulëta varet shume nga përqendrimi i lëngut qelizor. Qelizat me përqendrim me të madh janë me të qëndrueshme ndaj temperaturave të ulëta.

Gjithashtu, degët e papjekura mire që nuk arrijnë të grumbullojnë lendet e nevojshme rezerve, dëmtohen me shpejt gjate dimrit. Qëndrueshmëri me të madhe pemët kane në fazën e qetësisë natyrore.

Përfundimisht mund të themi së të gjithëata faktorë që ndikojnë në shtimin e

përqendrimit të lëngut qelizor luajnë rol të madh në shtimin e qendrueshmerise së pemëve ndaj të ftohtit.

Për këto arsye pemët duhet të vendosen në një regjim të mire ushqimor, t'u kryhen në rregull shërbimet agroteknike duke frenuar vegjetacionin e vonuar, duke bere plehërime në kohe e me doza optimale, duke luftuar sëmundjet, kandrrat, thatësinëgjate verës etj. Dëmtimi ndaj temperaturave të ulëta eleminohet me marrjen masaveagroteknike.

Po ashtu, për të mënjanuar rrezikun e ngricave pranverore, pemët, mbillen në faqet veriore të kodrave, ku, për efekt të ngrohjes me të pakte nga dielli, pemët e fillojnë me vone vegjetacionin.

Çarjet e lëvores ose plagët mjekohen duke i lyer këto vende me mastikë pemësh. Për të mënjanuar rrezikun e ngricave të vonshme pranverore, përdoret tymosja, e cila shkakton ngritje të ndjeshme të temperaturës.

Ndikimi i regjimit ujor. Uji është një nga faktorët baze për jetën e bimëve, pasi ai përben pjesën me të madhe të masës së pemës. Me ane të ujit të bima kryhet lëvizjae lendeve ushqyese nga rrënjët të gjethet dhe anasjellas.

Për të prodhuar 1 kg lende organike bimës i nevojiten 200-500 1 ujë. Kur bima nuk plotëson nevojat e veta me ujë, atëherë ajo fillon të vyshket. Vyshkja e përkohshme shkaktohet kryesisht nga mungesa e lagështirës normale ajrore,

Page 28: Pemetari e pergjithshme (2)

28Pemëtari e Përgjithshme

kurse vyshkja e përhershme vjen si pasoje e mungesës së lagështirës së nevojshme në toke.Thatësira ajrore pengon formimin normaltë lendes organike gjate fotosintezës. Si pasoje, gjethet fillojnë të zverdhen, frutat mbeten të vogla dhe të një cilësie të dobët.

Demi që shkaktohet nga thatësira tokësorepasqyrohet në të gjithë sistemin mbitokësordhe nëntokësor. Nga thatësia tokësoredëmtohen sidomos qimet thithëse dhe rrënjët e reja, prandaj pema në tërësi vuan.Thatësia tokësore pengon sigurimin e rezervave ushqyese të pemës, prandaj ulet edhe aftësia e pemës për t:u qëndruartemperaturave të ulëta gjate dimrit.

Pemëtoret tona, të vendosura në kodra, duhet të punohen mire gjate dimrit, që të mos e ndiejnë thatësinë. Thatësia e verëspengon shume frytëzimin, pasi shkakton rrëzim të madh të frutave. Gjithashtu, thatësia frenon rritjen e rrënjëve dhe dëmtonqimet thithëse dhe rrënjët e reja.

Nga thatësia ndikohen me shume ftoi, molla, pjesa me e madhe e kultivarëve të dardhës, kultivarët e vone të kumbullës dhe qershia. Disa kultivarë mollësh e dardhësh ulin prodhimin edhe në toka të ujitshme, por me thatësi të madhe atmosferike. Kajsia, kultivarët e hershem të pjeshkës, vishnja, bajamja, fiku e durojnë me shume thatësinë.

Qëndrueshmëria me e madhe e tyre ndaj thatësisë shpjegohet me koeficientin e vogëltë transpirimit, me hershmërinë e rritjes dhetë pjekjes së frutave si dhe me aftësinë e

vete rrënjëve për të shfrytëzuar me mire ujitjen nga toka.

Pemët frutore dëmtohen edhe nga lagështirae tepërt. Lagështira e madhe ajrore, pengon pjalmimin dhe pllenimin në pranvere. kurse gjate verës krijon kushte të përshtatshme përzhvillimin e sëmundjeve.

Lagështira e tepërt tokësore nuk vepron drejtpërdrejt mbi pemët. Ajo i dëmtonpemët, sepse e vendos sistemin rrënjor në kushte të këqija ajrimi, gjë që pengon frymëmarrjen e rrënjëve dhe ato, gradualisht, thahen (kalben). Ujerat e rrjedhshme, meqenëse janë të pasura me oksigjen, janë shume pak të dëmshme.

Te gjitha pemët dëmtohen nga lagështira e tepërt. Me të ndjeshme janë pjeshka, bajamja, kajsia, qershia e shartuar mbi mezhdrave etj. Molla, dardha dhe veçanërisht kumbulla janë relativisht me pak të ndjeshme nga lagështira e tepërt.

Me lufte biologjike kuptohet mbjellja e pemëve frutore në zona të caktuara, që plotësojnë kërkesat e tyre për lagështirë. Kështu, në zona krahasimisht me të lagëtambillen kumbullat, pastaj mollët etj., dhe në zona me të thata mund të mbillen bajamja, fiku etj. Me punime meliorative kuptohen masat që duhet të merren për kullimin dhe ujitjen.

Masat agroteknike janë veçanërisht të rëndësishme në luftën kundër thatësisë. Përkëtë qellim duhet të bëhen punime të rregullta, të cilat frenojnë avullimin dhe dëmtojnë barërat e këqija që u marrin

Page 29: Pemetari e pergjithshme (2)

29Pemëtari e Përgjithshme

pemëve një pjese të mire të ujit. Gjithashtu, plehërimet e mira shtojnë përqendrimin e lendeve ushqyese, në ujin e tokës.

Studimet rreth klimës tregojnë se kërkesat e veçanta të pemëve ndaj klimës lejojnëkultivimin e specieve dhe të kultivarëve të ndryshëm sipas zonave të ndryshme klimatike.

2.2. Ndikimi i tokësNe radhe të pare, pemët kane kërkesa përcilësitë fizike të mira të tokës, të cilat sigurojnë regjim të mire ujor dhe ajror. Tokat shume të përshkueshme dhe tokat e renda të papërshkueshme, argjilore janë të papërshtatshme. Ky faktor është i lidhur edhe me klimën në tërësi dhe me specietnë veçanti.

Tokat e përshkueshme argjilo-ranore dhe ranore-argjilore janë të ajrosura mire dhe, prandaj, janë të përshtatshme për pemëtfrutore.

Pemët gjithmonë japin rezultate me të miranë toka të pasura, por, për arsyet që u thane, pemët gjejnë kushte të mira kultivimi edhe në toka relativisht të varfra dhe të papershtatme për bimët e arave, sidomos për drithërat.

Ndërmjet pemëve frutore me pak kërkesajanë; fiku, bajamja, qershia mbi mezhdrave, dardha mbi gorrice, kurse tokatë shëndosha duan me shume molla, pjeshka, hurma etj.

Pemët në përgjithësi kërkojnë toka me thellësi jo me pak së 1-1,5 m. kurse disa si

molla, pjeshka etj. deri në 2 m. Thellësia e tokës përcaktohet nga vendosja e shtresave të papërshkueshme dhe nga vendosja e ujerave nëntokësore. Ne' vitet e para të zhvillimit të pemëve nuk bie në sy dallimi ndërmjet pemëve të vendosura në toka të cekëta dhe pemëve të vendosura në toka të thella, pasi në të dy rastet pema siguron sasinë e nevojshme të ujit dhe të lendeve ushqyese të nevojshme dhe sistemi rrënjor është i vendosur ceket.

Me vone, me rritjen e pemës. me zhvillimin e sistemit rrënjor, me futjen e pemës në prodhim, kërkesat e pemëveshtohen. në këtë kohe pemët e mbjella në toka të cekëta fillojnë e vuajnë për ujë dhe lende ushqyese, kurse ato të mbjella. në toka të thella vazhdojnë të zhvillohen normalisht.

Pemët frutore kane kërkesa, gjithashtu, edhe për reaksionin e tokës. Ato kërkojnëtoka asnjanëse, me prirje pak acide. Kështu, p.sh., pjeshket, dardhët, mollët, kumbullat, zhvillohen mire në toka me pH 5,5-7,5, kurse kajsitë, bajamet, fiqtë etj., kërkojnë toka me pH 6,5-8. Kërkesat përreaksionin e tokës varen edhe nga nënshartesa. Kështu qershia e shartuar mbi vetveten duron toka pak acide deri 5,5, kurse e shartuar mbi mezhdrave ajo kërkon me shume toka asnjanëse dhe pak bazike. Pemët frutore pëlqejnë toka, me përmbajtje gëlqereje mbi 10%. Bëjnëpërjashtim ftoi dhe pjeshka. që fillojnë e dëmtohen kur sasia e gëlqeres kalon mbi 4-5% dhe kultivimi i tyre behet i pamundur mbi 7 deri 8%.

Page 30: Pemetari e pergjithshme (2)

30Pemëtari e Përgjithshme

3. Shumëzimi i pemëve frutorePemët frutore shumëzohen me dy mënyra: me fare (gamike) dhe në mënyrëvegjetative (agamike). Gjate shumëzimitme fare pema kalon ciklin e plote jetësornë të gjitha etapat e zhvillimit. në dy etapat e para, në etapën embrionale, dhe në etapën e rinise, bima e re, nen ndikimin e mjedisit të jashtëm, ndryshon bazëntrashëguese, duke u shmangur nga bima mëmë. Veç kësaj, në formimin e embrionit nuk merr pjese zakonisht pjalmi i së njëjtës bime, madje dhe i të njëjtit kultivar.

Si pasoje e kësaj, embrioni i ri do të marre edhe karakteristikat e bimës babe, duke ndryshuar, deri në njëfarë mase atë që trashëgonte nga bima mëmë. Prandaj përshumëzimin e pemëve frutore mënyragamike pothuajse nuk përdoret. Sot shumëzimi me fare përdoret kryesisht përtë prodhuar kultivarë të rinj dhe sidomos për të prodhuar nënshartesa.

Te në me fare shtohen arra, gështenja dhe rralle kumbulla tropojane. Por, edhe këtoraste duhen zhdukur, pasi edhe këtushfaqen pasojat negative. në pemëtari në mase të gjere sot përdoret shumëzimivegjetativ i pemëve me ane të te cilit ruhentë pacenuara veçoritë trashëguese të pemëve. Me shtim vegjetativ kuptojmëpërdorimin e pjesëve të veçanta të kurorësose të sistemit rrënjor të pemës, duke përjashtuar farën. në varësi të organit që përdoret për këtë mënyrë shtimi, ka disa lloje të shumëzimit vegjetativ.

3.1. Shumëzimi vegjetativ i pemëvefrutore.Shumëzimi me këmbëza. Nga sythat adventive të rrënjëve të trasha afër qafës, sidomos pas dëmtimeve mekanike, në disa peme dalin lastarë të fuqishëm. Pjesa nëntokësore e tyre lëshon rrënje, kurse pjesa mbitokësore degëzohet. Këta lastarëquhen këmbëza. në fund të një ose dy vegjetacioneve këmbëzat mund të shkëputen nga bima nga kane dale dhe të mbillen në fidanishte për t'u fuqizuar po të jene të dobëta ose drejtpërdrejt në pemëtoret 'kur janë të fuqishme.

Figura 1.14. Mënyrat e shumëzimit vegjetativ: 1, 2, 3, 4 shumëzimi me capa.5, 6, shumëzimi me mbathje, 7. shumëzimi me perpaja të zakonshme, 8. shumëzimi me perpaja shumëfishë

Këmbëzat në fillim varen nga bima mëmë, kurse me vone pas rrënjëzimit fillojnë të thithin vete kripëra minerale, por gjithnjëduke u ushqyer edhe nga bima mëmë.

Page 31: Pemetari e pergjithshme (2)

31Pemëtari e Përgjithshme

Prandaj kur pema do të shumëzohet në këtë mënyrë, duhet që disa këmbëza t'i rrallohen, duke lenë vetëm 5-10 cope (ne varësi të fuqisë së vete pemës).

Shumëzim me këmbëza mund të përdoret të fiku, lajthia, shega, vishnja, disa kultivarëkumbullash etj. Ky shtim përdoret rralle, pasi nuk është praktik. Si rregull, kurnënshartesa është e egër nuk merren këmbëza.

Shumëzimi me mbathje përdoret për të prodhuar fidanë lajthie ose nënshartesa të rrënjëzuara të ftoit, Dusenit, Paradisit dhe pjesës me të madhe të nënshartesave të tjera vegjetative të kulturave të tjera, të te cilat në përgjithësi rrënjëzimi me copa është i vështirë (fig.1.14).

Për këtë qellim krijohen pemëtore të posaçme, duke mbjelle fidanët me largësi1,5-2 m midis rreshtave dhe 0,6-0,8 m midis bimëve. Një vit fidanët lihen të rriten lirisht për t'u bere sa me të fuqishëm. Në vitin e dyte, në pranvere, fidanët, priten 5-6 cm mbi sipërfaqen e tokës. Nga sythat që mbeten në pranvere, do të dalin lastarë. Kur ata arrijnë lartësinë 20-25 cm, bëhen mbathje me dhe të shkrifet. Mbathja e pare be-het deri në lartësinë 8-10 cm. Me vone, me ndërkohë 3-4 javësh, këshillohet të bëhen edhe dy mbathje të tjera. Qëllimi është që të kryhet rrënjëzimi i filizave.

Gjate vitit kryhen të gjitha shërbimet t nevojshme agroteknike, si: prashitja, ujitja, spërkatja kundër se-mundjeve, kandrrave etj.në fund të vitit zbulohet bima dhe priten me kujdes lastarët e rrënjëzuar, të cilët qohen në fidanishte për t'u fuqizuar ose shartuar, sipas

qëllimit të përdorimit të tyre. Lastarët e fuqishëm dërgohen drejtpërdrejt në pemëtore.

Në dimër, pas prerjes së lastarëve të rrënjëzuar, bima mbetet si një cung i zhveshur. në këtë mënyrë bima lodhet shume prandaj nga viti në vit duhet të planifikohet një ngarkese e mundshme përt'u përballuar nga bima. në vitet e para ngarkesa nuk duhet të jete me e madhe së me 5-8 lastarë për bime, kurse në vitet e mëvonshme, numri i tyre mund të shkoje deri në 15-20 cope. Lastarët e tepërtlargohen qysh në pranvere.

Gjithashtu, njëherë në çdo 3-4 vjet bima duhet të lihet të çlodhet duke mos bere fare mbathje. Bimët mëmë, prej të cilave merren lastarët me mbathje, rrojnë rreth 15-20 vjet. Shumëzimi me perpaja përdoret në pemëtaripër shtimin e lajthisë dhe me rralle të ftoit, mollës etj., kur rrënjëzimi i copave drejtpërdrejt është i vështirë.

Për të shumëzuar pemët me perpaja që në vitin e pare të mbjelljes fidani pritet 5-6 cm mbi sipërfaqen e tokës. në vitin e pare lastarët rriten lirisht. Për t'u dhënë atyre mundësi të bëhen sa me të gjate, u hiqen vazhdimisht filizat që dalin para kohe të sqetullat e gjetheve. në pranverën e vitit të ardhshëm si shtrirja përtokë e degëzave të formuara një vit me pare. Këto degëzaquhen perpaja. në varësi të mënyrës së shtrirjes së degëzave dallojmë perpaja të zakonshme dhe perpaja shumëfishë.

Për të prodhuar fidanë me perpaja të zakonshme, në afërsi të bimës (për çdo

Page 32: Pemetari e pergjithshme (2)

32Pemëtari e Përgjithshme

perpaje që do të shtrihet)hapet një kanal me thellësi rreth 20 cm në fund të kanalit behet shkrifërimi i tokës edhe plehërimi i saj. Aty shtrihet perpaja në mënyrë të tille që 2-3 sythat e markës së saj të qëndrojnë mbi sipërfaqen e tokës. Pastaj perpaja mbulohet, derisa kanali të mbushet plotësisht me dhe.

Majës së perpajes, që ka qëndruar mbi sipërfaqe, i vendoset një kunj për mbështetjedhe mbulohet me 2-3 cm dhe. në këtëmënyrë pjesa nen toke rrënjëzohet, kurse dy-tre sythat e sipërm japin lastarët. Si pasoje, nga një perpaje marrim një fidan të rrënjëzuar.

Perpaja shumëfishë ndryshon nga ajo e zakonshmja. Edhe në këtë rast hapet njëkanal me thellësi rreth 20 cm. por i gjate deri ku të arrije perpaja. Pasi shtrihet plotësishtperpaja, fiksohet përtokë me disa kërrabadhe mbulohet me 5-7 cm dhe të shkrifet. Pas disa ditësh nga sythat e perpajes mbi toke dotë formohen lastarë, kurse në toke ajo do të lëshojë rrënje.

Kur rriten lastarët, bëhen një deri në dy mbathje, derisa kanali të mbushet plotësishtme dhe, me qellim që edhe lastari i ri të lëshojë rrënje. Përfundimisht, çdo syth i perpajes mund të japë një fidan. Fidanët e rrënjëzuar me perpaje priten nga bima mëmënë vjeshte dhe përdoren për pemëtore, zevendesojne vendet bosh ose qohen në fidanishte për t'u fuqizuar. Perpajat, me përjashtim të lajthisë, përdoren pak të pemëte tjera frutore.

Shumëzimi me lastunja është e vetmja mënyrë e shumëzimit të luleshtrydhes. Ajo

ka aftësi të formoje lastunja (stolone), nyjat e të cilave kur bien në kontakt me token, lëshojnë rozeta gjethesh dhe rrënjësh, dukeformuar një fidan të ri. Lastunjat zakonisht formohen gjate verës. pasi është forcuar fryti. Nga një lastunje, në saje të rritjes në gjatësi të saj, mund të merren disa fidanë, por kurdoherë 1-2 fidanët e pare të çdo lastunje janë me të mirët. Nga çdo bime mund të lihen të zhvillohen 4-5 lastunja. Fidanët që prodhohen, mund të dërgohendrejtpërdrejt në pemëtore. Lastunjat e lidhin bimën mëmë, prandaj duhen kryer në rregulltë gjitha shërbimet agroteknike.

Shumëzimi në copa përdoret mjaft në pemëtari, sidomos për shumëzimin e fikut, lajthisë, shegës, ftoit dhe për të prodhuar nënshartesa të ftoi, molla (Paradisi dhe Dusen). kumbulla Sen Zhulien, Mariana) etj.

Zakonisht në pemëtari ka gjetur zbatim përdorimi i copave të pjekura njëvjeçare, por gjate verës mund të përdoren edhe. copat e gjelbra. Copat kurdoherë duhet të merren nga bime të shëndetshme dhe që nuk janë të infektuara nga sëmundje ose kandrra.

Copat njëvjeçare duhet të jene të pjekura, së në këtë mënyrë janë në gjendje të japin fidanë të fuqishëm, meqenëse kane me shume lende ushqyese rezerve. Koha me e përshtatshme për prerjen e copave ështëmenjëherë pas rënies së gjetheve. por, meqenëse deri në pranvere ato mund të kalben në praktike ka gjetur përdorim prerja e copave në periudhën dhjetor-janar. Copat priten me gjatësi të ndryshme, por me shpesh përdoret gjatësia 25-30 cm. Prerja në pjesën e poshtme behet afër një sythi, kurse

Page 33: Pemetari e pergjithshme (2)

33Pemëtari e Përgjithshme

në pjesën e sipërme behet 2-3 cm mbi syth.të fiku çdo cope duhet të jete e pajisur me sythin e majës, pra nga çdo degëz mund të merret vetëm një cope.

Copat e prera në këtë mënyrë lidhen në tufa nga 25-50 bashke, duke i ndare në dy kategori, sipas trashësisë; u vihen etiketat përkatëse dhe qohen për shtratifikim. Copat shtratifikohen në dhoma të veçanta ose në kanale në vende të kulluara. në fund vendoset një shtrese rërë 10-15 cm, dhe mbitë një shtrese me tufat e copave, të cilat shtrihen horizontalisht dhe mbulohen mire me rërë, në mënyrë të tille që rëra të plotësojë të gjitha boshllëqet midis copave. Mbi rërë vendoset një shtrese tjetër copash e kështu me radhe deri në lartësinë 50-60 cm. në fund behet mbulimi me 20-30 cm rërë dhe në zona të ftohta mund të përdoretedhe mbulimi me dhe.

Gjate muajve shkurt-mars nxirren copat nga shtratifikimi dhe mbillen në copetore.Copetorja përgatitet mire para mbjelljes. Përkëtë qellim këshillohet të behet punimi qilizem 60 cm dhe punimet e tjera përgatitore të nevojshme. Gjate punimeve përgatitore duhet të hidhen 200-300 kv/ha plehra organike, 6-7 kv/ha superfosfat etj.

Copat mbillen në largësi të ndryshme në varësi të shkalles së mekanizimit. Kur proceset janë të pamekanizuara largësiamidis rreshtave mund të jete 60-80 cm. kurse copa nga copa 12-15 cm. në rastet e mekanizimit largësitë midis rreshtave mundtë shkojnë 100-120 cm, kurse copa nga copa 7-8 deri në 12 cm. Kur mbillen copa për të prodhuar nënshartesa, të cilat do të

qëndrojnë në po atë vend jo me pak së dy vjet, pasi aty do të behet edhe shartimi i tyre, atëherë largësitë e rreshtave do të jene me të mëdha.

Mbjellja behet me kunja në brazda të thella 20-30 cm ose në toka të përgatitura mire. në fillim behet piketimi i rreshtave. Gjate mbjelljes copat e pemëve futen pothuajse plotësisht nen sipërfaqe të tokës, duke lenësipër vetëm 1-2 sytha. Sythat mbulohen me një shtrese dheu të shkrifet 2-3 cm. që të dallohen rreshtat derisa të zhvillohen lastarët, pas mbjelljes, gjate rreshtit, në dy-tri vende, vendosen disa shenja dalluese. Gjate vegjetacionit duhet të punohet përkryerjen sa me mire të te gjitha shërbimevete' nevojshme agroteknike, si: prashitje, ujitje, spërkatje, plehërime plotësuese etj., pasi rrënjëzimi i copave varet shume nga sigurimi i kushteve të mira të lagështirës, ajrimit, të ushqyerit etj.

Me ane të shartimit mund të rivendoset qarkullimi i limfës në ato raste kur lëvorja e

Shumëzimi me shartim është ai operacion, i cili siguron bashkëjetesën e pjesëve të veçanta të një bime me ato të një bime tjetër. Shartimi njihet që në kohe shume të lashta. Me ane të shartimit është lehtësuar mjaft përhapja e kultivarëve të mire në të katër anët e botes. Po kështu me ane të shartimit behet e mundur mbjellja e kultivarëve edhe në kushte jo shume të përshtatshme dhe përmirësimi i strukturës së kultivarëve të një pemëtoreje.

Page 34: Pemetari e pergjithshme (2)

34Pemëtari e Përgjithshme

trungut të pemëve të reja është dëmtuar nga brejtësit. Kohet e fundit shartimi ka marre rëndësi të madhe si mjet për të përmirësuarfuqinë e rritjes dhe cilësinë e prodhimit të pemëve frutore. në shartim marrin pjese dy pjesëtarë: nënshartesa e mbishartesa.

Shartimi duhet të beje të mundur bashkëjetesën normale të dy komponentëvegjate gjithë jetës së bimës së re. në këtoraste do të themi së dy pjesëtarët kane aferi dhe lejohet shartimi ndërmjet tyre. Shartimi mund të behet duke përdorur të dy komponentët që i përkasin së njëjtës specie, si, p.sh., pjeshke mbi pjeshke. në këtë rast shartimi quhet homogjen. Por mund të behet edhe jashtë specieve, heterogjen, si, p.sh., kur shartohen kultivarët e mollës së bute Malus domestica mbi mollën e egërMalus silvestris. Por në pemëtari përdoret, gjithashtu, edhe shartimi me i largët, p.sh., ndërmjet gjinive siç, është rasti i dardhës(Pyrus) mbi ftua (Cydonia). Sa me larg nga aferia botanike të jene komponentët e shartimit aq me keq është aferia. Kështu,

p.sh., disa lloje dardhësh si Gushtakja nuk kane afërsi me ftoin, prandaj nuk duhet bere një shartim i tille. Mungesa e afërsisëndërmjet dy komponentëve mund të shfaqet menjëherë në çastin e shartimit, duke mos lejuar zënien ose edhe me vone me kalimin e viteve, kur pema gradualisht vjen e thahet ose shqyhet të pika e shartimit

4. Nënshartesat e pemëveNënshartesa duhet të zgjidhet e tille që të këtë aftësi të shtohet me lehtësi me një nga mënyrat e thjeshta dhe të shpejta. Nënshartesa, duhet të këtë aferi me kultivarin që do të shtojmë.

Nënshartesa duhet të këtë fuqi thithëse me të vogël së mbishartesa. Vetëm në këtë mënyrëkryhet zhvillimi normal i pemës. Sipas fuqisë së rritjes që i japin ato mbishartesës, dallohen nënshartesa me rritjetë fuqishme, mesatare dhe të dobëta. Sipas mënyrës së shtimit, dallohen nënshartesa që shtohen me fare dhe nënshartesa që shtohennë mënyrë vegjetative.

Ne kushte të ndryshme duhet të zgjidhen mire nënshartesat. në kohëra të ndryshme,në varësi të qëllimit dhe të përdorimi të pemëve. mënyrës së kultivimit të tyre etj., janë pëlqyer lloje të ndryshme nëmsha-rtesash.

Nënshartesat që dalin nga fara, kane, në përgjithësi disa ane pozitive. Formojnësistem rrënjor të thelle, i japin pemës në tërësi fuqi të madhe rritjeje.Në saje të shtimit me fare nuk behet transmetimi i mjaft sëmundjeve të pemëve, e, në veçanti, i atyre virusale. Nga ana

Mbishartesa është një pjese vegjetative(syth ose kalem) e një kultivari të dhënë, që me vone siguron një pjese ose të gjithë sistemin mbitokësor, dhe, në mënyrë të veçante, organet e frytëzimit.

Nënshartesa është pema mbi të cilën behet shartimi. Ajo formon kryesisht vetëm sistemin rrënjor. Kur shartimi behet lart në kurore, nënshartesa përben një pjese të madhe të sistemit mbitokësor.

Page 35: Pemetari e pergjithshme (2)

35Pemëtari e Përgjithshme

praktike, në një pjese të madhe të nënshartesave shumëzimi me fare ështëmënyra e vetme e shumëzimit të tyre, pasi nuk kane mundësi të shtohen në mënyrëvegjetative, si p.sh: molla, dardha, arra, pjeshka, qershia etj.

Megjithatë, shtimi me fare ka një të keqe të madhe. Bimët e dala nga fara vijnë nga embrione heterogjene dhe, si pasoje, çdofare i transmeton veçori të ndryshme fidanittë ri.

Prandaj nënshartesat që dalin nga fara, veçaneve të mira që permenden, kane dhe një të mete, janë shume të ndryshueshme. Prandaj si kudo në bote, edhe të ne, bëhenpërpjekje për të kaluar në përdorimin e nënshartesave vegjetative.

Nënshartesat vegjetative kane disa ane pozitive. Ato, në përgjithësi, transmetojnëme mjaft saktësi veçoritë e bimës mëmë, prandaj janë shume homogjene (te njëllojta). Kështu, frutikultori ka në dore material të standardizuar dhe me karakteristika të sakta. Po ashtu nënshartesat vegjetative e futin pemën me shpejt në prodhim, japin frute me cilësi me të mira etj.

Ne përgjithësi nënshartesat vegjetative i japin mbishartesës rritje me të kufizuar, duke krijuar kështu kushte me të mira për të formuar kurora të vogla në peme. Kjo benëqë të shtohet numri i bimëve për hektar dhe rendimenti për çdo njësi sipërfaqeje.

Gjithashtu, përdorimi i këtyre nënshartesaveshton mundësinë e mekanizimit të pemëtoreve.

Por nënshartesat vegjetative kane edhe disa ane negative. Pema rron me pak, në mjaft raste ato bëhen shkak për të transmetuar disa sëmundje dhe sidomos sëmundjet virusaledhe formojnë sistem rrënjor të ceket.

Nënshartesat për kultivarët e mollës. Molla e egër (Malus Silvestris). Kjo është e përhapur në të gjitha zonat e mollës në vendin tone. Shtohet me ane të farës. Molla e egër formon sistem rrënjor që shkon thellenë toke, prandaj ajo jep rezultate të mira në toka relativisht të varfra, duke përballuarpjesërisht edhe thatësinë. Mollët e shartuara mbi molle të egra rrojnë gjate, formojnëkurora të mëdha dhe japin rendimente të larta për rrënje, prandaj duhet të vazhdojnëtë përdoren gjerësisht të ne.

Molla me trup të ulet (Malus pumila) njihette në prej shume vitesh. Për, këtë qellim përdoret M. pumila, kultivari paradisiaca, qe quhet Paradis dhe M. pumila, praecox, që quhet Dusen.

Këto nënshartesa shtohen në mënyrëvegjetative. Kultivari Dusen formon sistem rrënjor me të thelle. Lloji Paradis ka rritje mjaft të kufizuar, kurse Duseni zë vend mesatar ndërmjet Paradisit dhe mollës së egër.

Molla me trup të ulet i jep mbishartesësrritje të dobët (Paradisi) deri në mesatare (Duseni), nxit hyrjen e shpejte të mbishartesës në prodhim. Kërkon toka të shëndosha dhe nuk e duron thatësinë.

Page 36: Pemetari e pergjithshme (2)

36Pemëtari e Përgjithshme

Figura 1.15. Malus pumila nënshartesa e mollës

Nënshartesat për kultivarët e dardhës. Dardha e egër (Pyrus communis). Kjo ka afri të mire me kultivarët e dardhës. Formon sistem rrënjor që shkon thelle në toke, prandaj pema i qëndron thatësisë. Jep rezultate të mira edhe në toka krahasimishttë varfra. Shtohet me fara. Për këtë qellim përdoren ato bime, në frutet e të cilave gjenden me shume së 6-7 fara. Dardhët e shartuara mbi dardhe të egër rrojnë shume. formojnë kurore të madhe dhe japin rendimente të larta për rrënje. Kjo nënshartesë të në përdoret shume.

Gorrica (Pyrus amygdaliformis) formon kurore me të vogël së dardha e egër. Ka afri me kultivarët e dardhëve. Shkon mire dhe në zona të ngrohta dhe të thata. Përdoret, gjithashtu, mjaft si nënshartesë për kultivarëte dardhës.

Figura 1.16. Pyrus amygdaliformis nënshartesa e dardhës

Ftoi (Cydonia vulgaris). Ky njihet me kohe si nënshartesë e dardhës. të në ka filluar të përdoret 40 vjetet e fundit. Formon sistem rrënjor të ceket, me rrënje veshëse, kërkontoka relativisht të pasura, i jep mbishartesësrritje të dobët. Shtohet në mënyrëvegjetative. Rezultate me të mira kane dhënëftoi Anger si dhe ftoi i Provances, të cilëtkane aftësi të mire rrenjezuese. Por ka edhe kultivarë dardhësh që s’kanë afri me ftoin, prandaj nuk mund të shartohet drejtpërdrejtmbi te. të tille janë kultivarët Gushtake, Lengeshtore etj., për të cilat, kur duam t'i shartojmë mbi ftua, përdorim ndërmjetës.

Dardhët mbi ftua hyjnë shpejt në prodhim (ne vitin e 3-te-4-te) dhe japin frute të mëdha. Kjo nënshartesë përdoret sidomos kur mbjelljet bëhen në toka të pasura, anësrrugëve, kanaleve etj. Duhet nxitur edhe mbjellja e dardhëve mbi ftua në pemëtore të rregullta industriale.

Page 37: Pemetari e pergjithshme (2)

37Pemëtari e Përgjithshme

Figura 1.17. Cydonia vulgaris nënshartesa e ftoit

Nënshartesa për kultivarët e pjeshkës. Pjeshka (Persica vulgaris) përdoret kudo në bote si nënshartesë e pjeshkës. Kërkon tokatë thella të ajrosura, mundësisht aluvionale dhe të pasura. Ka afri të mire me të gjithëkultivarët e pjeshkës. Kultivarët që shartohen mbi pjeshke, marrin rritje të fuqishme, hyjnë shpejt në prodhim dhe jetojnë relativisht gjate. Nënshartesat e pjeshkës prodhohen nga fara. Për këtëqellim përdoren ato bime që japin fara të vogla, kryesisht pjeshket e egra me pjekje të mesme ose të vonshme. Rezultate to mira kane dhënë edhe farat e kultivarit Gushtore (Elberta).

Kumbulla e egër (Prunus cerasifera) përdoret për kultivarët e pjeshkës, kur mbjellja behet në toka të ftohta dhe të lagëta.

Bajamja (Amygdalus communis). Kjo përdoret kur pjeshkën duam ta mbjellim në toka të varfra, të thata dhe me përmbajtje të larte gëlqereje.

Nënshartesat për kultivarët e kajsisë.Kajsia (Armeniaca vulgaris) ështënënshartesa me e përdorur për kultivarët e kajsive. Shkon mjaft mire, në toka të thata,të kulluara ranore dhe në kodra, ku thellësiae pjelloria e tokës lëvizin mjaft.

Kumbulla e egër (Prunus Cerasifera) përdoret si nënshartesë e kajsisë në tokat e renda dhe të lagëta. Te pika e shartimit duket mire trashësia me e vogël e mbishartesës në krahasim me nënshartesën.

Pjeshka (Persica vulgaris) i jep kajsisëprodhimtari të shpejte, frute të mëdha dhe rritje të shpejte të kurorës. Kajsia ka afri të mire mbi pjeshke. Bajamja (Amygdalus communis). Kjo mundtë përdoret për kajsitë si nënshartesë vetëmnë kushte shume të thata. Faqekuqja (Luizet) ka aferi me të mire.

Nënshartesa për kultivarët e kumbullaveKumbulla e egër (Prunus cerasifera). Mirabolana shumëzohet me fare. U përshtatet shume mire tokave të ndryshme, si nen ujë, ashtu edhe mbi ujë. Ajo u qëndron mire tokave të renda dhe të lagëta. Zhvillohet mire në toka ranore dhe e duron thatësinë.

Kumbulla evropiane (Prunus domestica) shtohet kryesisht me fara dhe përdoret si nënshartesë për kultivarët e kumbullave në toka të thella e të freskëta dhe u jep atyre rritje të mire. në gjininë e kumbullës janëformuar.

Pjeshka (Persica vulgaris) përdoret rralle si nënshartesë e llojeve të kumbullave. Vetëm

Page 38: Pemetari e pergjithshme (2)

38Pemëtari e Përgjithshme

disa kumbulla kane afri me pjeshkën. (Pjellore, Mirdita, Rozeta etj.). Pjeshka nuk pëlqehet si nënshartesë e kumbullës, sepse kërkon toka të thella e të pasura. Bajamja dhe kajsia njihen si nënshartesa përkultivarët e kumbullave, por nuk përdoren, pasi kane afri të pakte me pjesën me të madhe të tyre.

Nënshartesa për kultivarët e qershisë dhetë vishnjës. Qershia (Ceraus avium) përdoret prej kohesh si nënshartesë për vishnjën dhe qershinë. Qershia formon sistem rrenjor të fuqishëm. Zhvillohet mire në toka të pasura,të shkrifëta dhe me përmbajtje të pakte gëlqereje.

Figura 1.18. Ceraus avium nënshartesa e vishnjës

Mezhdrava (Cerasus mahaleb) ka afri të mire me kultivarët e qershive dhe të vishnjave dhe përdoret shume si nënshartesë. Mezhdrava formon sistem rrënjor që futet thelle në toke dhe përdoret si nënshartesë kur qershitë dhe vishnjat do të

mbillen në toka të thata, gurishtore dhe gëlqerore. Nuk duron tokat me lagështirë të tepërt. Mezhdrava i jep mbishartesësmundësi për të formuar kurore me të vogël.në këtë rast pemët rrojnë me pak së në rastin kur si nënshartesë përdoret qershia.

Figura 1. 19. Cerasus mahaleb mezhdrave nënshartesa e qershive

Vishnja (Cerasus vulgaris) formon sistem rrënjor me të dobët dhe i jep kur orës rritje me të kufizuar. Mund të përdoret për toka me të renda. Nuk gjen përdorim të gjere, pasi lëshon shume këmbëza.

Nënshartesa për kultivarët e bajames.Bajamja (Amygdalus Communis), ka afri me te, gjithë kultivarët e bajameve, prandaj është nënshartesa kryesore e tyre. Shkon mire në toka të thata, gurishtore dhe me përqindje të larte gëlqereje. Shtohet me fare.

Kumbulla. (Prunus cerasifera) përdoret rralle si nënshartesë e bajames, vetëm atëherë kur duam të përhapet në toka me të renda edhe me të lagëta.

Page 39: Pemetari e pergjithshme (2)

39Pemëtari e Përgjithshme

Pjeshka (Persica vulgaris), megjithëse ka afri të mire me kultivarët e bajames, nuk përdoret, sepse ka kërkesa të mëdha përtoke. Nënshartesa për arrën.Arra e zakonshme (Juglands regia), formon sistem rrënjor mjaft të fuqishëm. Ka shume rrënje skeletore anësore të mbuluara me shume rrënje veshëse, të cilat dalin deri në sipërfaqe të tokës. Është nënshartesa me e mire kur do të përdorim shartime.

Arra e zeze. (Juglands nigra) është e mire si nënshartesë, pasi nxit futjen e shpejte të mbishartesës në prodhim, frutet e së çilesbëhen me thelpinj të mëdhenj. Nënshartesapër kultivarët e kakisë. Kakia e egër. (Diospyrus Lotus) është nënshartesa me e përhapur. Shtohet me fare. Ka afri të mire me të gjithë kultivarët e kakisë. Nuk ka kërkesa të veçanta për toke, mjafton që atotë mos kenë shume gëlqere, të mos jene të renda dhe me lagështirë.

Nënshartesa për mushmollënMushmolla shartohet mbi vetvete (Mespillus germanica). Ajo shtohet me fare. Edhe përmushmollën si nënshartesë mund të përdoretftoi. Fiku, shega, hidja e lajthia, meqenëseshtohen në mënyrë vegjetative nuk kane nevoje për shartim. Në rast së duam të përmirësohen kultivarët e tyre, shartimet me kultivarët që duam, bëhen mbi ato ekzistuese dhe aferia është e mire.

Mbishartesat e pemëve frutoreMbishartesat sigurohen me ane të kalemave,

të cilët merren nga bima që u përkasin kultivarëve që dëshirojmë të shtohen. Kalemat duhet të merren nga bime të zgjedhura, që janë me të shëndosha, me të zhvilluara, me prodhimtari me të larte dhe me qëndrueshmëri me të madhe ndaj kushteve jo të përshtatshme të mjedisit të jashtëm, sidomos faktorëve klimatike.

Kalemat për shartimin me syth të fjetur në vjeshte duhet të jene të freskët dhe të përgatiten brenda ditës së shartimit ose të shumtën një dite përpara.

Për shartimet pranverore kalemat merren gjate qetësisë natyrore (te thelle) të pemëve. Ruajtja e kalemave behet me parafinim, duke i mbështjellë fundet e kalemave me njështrese të holle parafine, por edhe në këtërast duhet të mbahet regjimi i temperaturësdhe i lagështirës. Kur kalemat transportohennë largësi, mbështillen me polietilen dhe lidhen.

Page 40: Pemetari e pergjithshme (2)

40Pemëtari e Përgjithshme

Pyetje

1. Cilat jane vecorite dhe karakateristikat e sistemit rrenjor te pemet frutore?

2. C'rendesi ka njohja e tyre?

3. Sa llojesh jane rrenjet dhe c'rendesi kane ato ne jeten e bimes?

4. Cila eshte zona me aktive e rrenjes?

5. Ne sherbimet agroteknike, ka rendesi njohja e saj?

6. Cilat jane organet kryesore te sistemit mbitokesor te pemeve frutore?

7. Pershkruani llojet e degezave ne grupet e ndryshme te pemeve frutore?

8. Ç'rendesi praktike ka njohja e degezave?

9. Ç'rol luan sythi ne praktiken e prodhimit?

10. C'jane lulja dhe fruti ne pemet frutore?

11. Si grupohen pemet frutore ne varesi te ndertimit te frutit?

12. C'kuptoni me cikel te madh dhe cikel te vogel te jetes se bimes?

13. Ne sa faza kalojne pemet frutore gjate zhvillimit te tyre individual?

14. C'ndryshim ka zhvillimi individual i pemeve te dala nga fara dhe pemeve te perftuara me rruge vegjetative?

15. Si ndertohet cikli i vogel i jetes se pemeve frutore?

16. Flitni per periudhen e qetesise relative.

17. Ç'procese ndodhin gjate periudhes se vegjetacionit dhe si behet diferencimi i sythave?

18. Cilat jane kushtet e lulezimit te pemeve frutore?

19. Si rriten lastaret dhe rrenjet gjate ciklit te vogei te jetes se pemeve frutore?

20. Ne sa rruge formohen frutet e pemeve frutore?

21. Ne sa fara kryhet rrezimi i luleve dhe i fruteve? Nga se varet ai?

22. Flisni per prodhimin periodik te pemeve frutore.

23. Si ndikon klima mbi rritjcn dhe zhvillimin e pemeve? C'rol luajne drita. temperatura dhe uji?

24. Cilat jane masat praktike per menjanimin e veprimit demprures te faktoreve klimatike: hijezimet, te ftohtave, teprices se lageshtires?

25. Cilat zona klimatike te vendit tone jane te pershtatshme per kultivimin e llojeve dhe kultivareve te ndryshem te pemeve frutore?

26. Flisni per rolin e tokes ne jeten dhe prodhimtarine e pemeve frutore.

27. Flitni per menyrat e shtimit vegjetativ te pemeve frutore.

28. C'kuptoni me shumezim me shartim?

29. Cilet jane pjesetaret qe marrin pjese ne shartim?.C'rendesi ka nenshartesa per pemet frutore?

30. Flisni per nenshartesat, kryesore te pemeve frutore.

Page 41: Pemetari e pergjithshme (2)

41Pemëtari e Përgjithshme

KAPITULLI I DYTE

KERKESAT E PEMEVE NDAJ KUSHTEVE TE MJEDISIT

1. Kërkesat për temperaturën

2. Reagimi i bimëve ndaj temperaturave të larta dhe të ulta

3. Kërkesat për ujë dhe dritë

4. Kërkesat për kushtet tokësore

5. Pjesë e veçantë (kërkesat për kushte klimatike të pemës së mollës)

5.1. Rrezatimi dhe Temperatura

5. 2. Frutifikimi dhe ndikimi i ujit

Page 42: Pemetari e pergjithshme (2)

42Pemëtari e Përgjithshme

KAPITULLI 2

KERKESAT E PEMEVE NDAJ KUSHTEVE TE MJEDISITNdër elementët më kryesorë të mjedisit për kushtet normale të rritjes dhe të zhvillimit të pemëve frutore janë: temperatura e ajrit, temperatura e tokës, lagështia ajrore dhe tokësore, drita, ajrimi, era, prania e elementëve ushqimorë në tokë etj. Secili nga këto elementë ka rëndësinë dhe vendin e vet në jetën e këtyre bimëve. Mungesa e njërit apo teprica e tjetrit ndikojnë negativisht në rritjen dhe zhvillimin e tyre. Vlerat e këtyre elementëve për një zonë apo mikrozonë të caktuar janë të ndryshme. Ato janë në vartësi të lartësisë mbi nivelin e detit, kundrejtimit ndaj diellit, relievit, përbërjes kimike dhe fizike të tokës, të gjerësisë gjeografike e shumë të tjera.

1. Kërkesat për temperaturën Temperatura është një nga faktorët më të rëndësishëm për jetën e pemëve frutore. Të gjithë proceset e ndryshme fiziologjike realizohen vetëm në praninë e një intervali të caktuar temperaturash të ajrit, të tokës, dhe të vetë bimës. Sipas vlerave të temperaturave, varet ndjeshëm aftësia thithëse e sistemit rrënjor, intensiteti i fotosintezës, intensiteti i frymëmarrjes, intensiteti i transpirimit dhe i shumë proceseve të tjera fiziologjike.

Në drejtim të kultivimit dhe të përshtatjes sa më të mirë të këtyre bimëve me kushtet e një rajoni të caktuar, rëndësi praktike paraqesin kryesisht këto tregues; 1) temperaturat mesatare shumëvjecare të ajrit; 2)

temperaturat minimale e maksimale absolute; 3) temperatura e tokës etj. Sipas ndikimit të temparturave në jetën e bimëve ato klasifikohen në : 1) temperatura të pragut të minimumit biologjik; 2) tempartura optimale; 3) temperatura të pragut të maksimumit biologjik.

Me temperatura të pragut të minimumit biologjik kuptojmë atë vlerë temperature kur pema fillon të vazhdojë proceset fiziologjike të rritjes dhe të zhvillimit të saj. Këtu nënkuptohet fillimi i lëvizjes së lëngjeve etj.

Me temperatura optimale kuptojmë atë interval temperature kur rritja dhe zhvillimi i bimës bëhet krejt normale.

Temperatura optimale e rritjes dhe zhvillimit të bimës është e ndryshme në varësi të llojeve dhe të stadeve të ndryshme fiziologjike të rritjes dhe të zhvillimit. Por në përgjithsi konsiderohet diapazoni nga 24-28 gradë celcius. Në kushtet e temperaturave optimale dhe të faktorëve të tjerë si drita, uji, ajri etj, bimët sintetizojnë më tepër lëndë organike që do të thotë më shumë rritje e zhvillim në njësinë ë kohës, që nga ana praktike kuptohet më shumë prodhim frutash e gjethesh e me cilësi për njësi të sipërfaqes.

Me temperatura të pragut të maksimumit biologjik kuptojmë atë kufinj të temparturës pas të cilëve bimëve iu fillon tju shkaktohen shqetësime fiziologjike. Kjo ndikon në frenimin e rritjes dhe të zhvillimit të bimëve. Në përgjithsi temperatura e pragut të maksimumit biologjik për shumicën e

Page 43: Pemetari e pergjithshme (2)

43Pemëtari e Përgjithshme

pemëve frutore është deri në 35 gradë. Por tek arrorët kjo është deri 28 gradë. Një rëndësi praktike për kultivimin me sukses të pemëve frutore kanë gjithashtu edhe njohja e dy treguesve të tjerë kryesore të temperaturave që janë: shuma e temperaturave efektive dhe shuma e temperaturave aktive.

Shuma e temperaturave efektive (∑Tef), gjendet nga diferenca e temperaturave mesatare të një periudhe të marrë në analizë, me vlerën e temperaturës së minimumit biologjik të një bimetë dhënë, dhe kjo diferencë shumëzohet me numrin e ditëve të periudhës së vegjetacionit. Kjo vlerë përcaktohet nëpërmjet barazimit:

∑Tef=(Tmes-Tmb)x n

ku: ∑Tef është shuma e temperaturave efektive

Tmes- është temperatura mesatare e ajrit në një periudhë të dhënë;

Tmb- është temperatura e minimumit biologjik në të cilën bima fillon rritjen e saj dhe në fakt është periudha vegjetative që shprehet në numër ditësh. Në bazë të kësaj përllogaritjeje mund të ndërtohet një grafik i tillë i cili ndihmon të përcaktohen pragjet e fillimit dhe të mbarimit të temperaturave efektive të një zone të caktuar.

Shuma e temperaturave aktive (∑Ta), është një vlerë që përfaqson shumën progresive të temperaturave mesatare ditore mbi pragun e minimumit biologjik (Pmb). Psh; në qoftë se temperatura mesatare e një dite të caktuar (Tmd) gjatë periudhës së kultivimit është 25

gradë, atëherë vlera temperatura aktive ditore (Tad) e cila shërben për të përcaktuar shumën e temperaturave aktive, vlerësohet sipas barazimit: Tad=Tmd-Pmb. Ndërsa vlera e shumës së temperaturave aktive (∑Tak), gjendet duke mbledhur vlerat e temperaturave ktive ditore të ditës së parë, të dytë dhe kështu me rradhë të gjithë ditët (n) e periudhës së kultivimit të bimëve në një zonë të caktuar. Vlera e ∑Tak e gjetur sipas barazimit:

∑Tak=Tad1+Tad2+...+Tadn1+Tadn(d1,d2,...dn); ku d1,d2 janë dita e parë e dytë deri në fund.

Sipas studimeve të bëra është vërtetuar se bimët frutore gjatë një periudhe vegjetative kërkojnë një shumë temperaturash aktive mbi 12 gradë celcius, në vlerën totale rreth 2400-2600 të cilat janë të ndryshme për llojet e bimëve dhe stadet e ndryshme të rritjes dhe zhvillimit të tyre.

2. Reagimi i bimëve ndaj temperaturave të larta dhe të ulëtaTemperaturat e larta mbi 35 gradë ndikojnë në uljen e lagështirës ajrore dhe gojëzat e gjetheve duke tentuar të realizojnë një vetëfreskim me anë të procesit të transpiracionit humasin shumë ujë dhe në temperaturat mbi 40 gradë

Page 44: Pemetari e pergjithshme (2)

44Pemëtari e Përgjithshme

Figura 1. Pamje e pemeve nen ndikimin e temperaturave te larta dhe thatesires

Vyshkja mund të jetë e përkoshme ose e përhershme. Vyshkja e përkoshme kalon shpejt nëse temperaturat e pasdites fillojnë të ulen dhe nëse toka ka lagështirën e duhur. Nëse gjethet kalojnë në vyshkje lagështira e mjaftueshme në tokë mungon, atëherë edhe pse temperaturat e pasdites bien, përsëri gjethet nuk e marrin dot veten. Ky proces shoqërohet me përkeqsimin e bimës. Për të mbrojtur veten bima në fillim bën rrëzimin e parakohshëm të frutave që akoma nuk janë pjekur. Nëse frutat janë në fazën e pjekjes, atëhere cilësia e tyre është shumë e ulët (më pak lëng, pak sheqer dhe të tjera elementë ushqimorë). Nëse thatësira dhe temperaturat e larta vazhdojnë atëherë do të bien edhe gjethet.Reagimi i bimëve ndaj temp. të ultaNëse gjatë pranverës temperaturat zbresin poshtë normales, në -1 deri -1.5 grdë atëherë sythat e celura me lule ose me gjethe dëmtohen rëndë. Nëse gjatë periudhës së qetësisë dimërore temperaturat e ulta bresin më poshtë se vlerat përkatëse të rezistencës,

atëherë në fillim fillojnë të dëmtohen sythat pastaj degëzat njëvjecare e më pas gradualisht ato dyvjecare e me rradhë, ndofta e gjithë bima.

Figura 2. Pemet frutore nen ndikimin e bores

Figura 3. Pamje e ndikimit negativ të tëftohtit ndaj pemëve frutore

Page 45: Pemetari e pergjithshme (2)

45Pemëtari e Përgjithshme

Me qëllim që efekti dëmtues i bimëve frutore të ulet në minimumin e mundshëm rëndësi ka që llojet frutore të trajtohen me një sërë masash agroteknike ku mund të përmendim:

1- aplikimi i një sistemi të kombinuar dhe ballancuar plehërimi (NPK). Kjo shërben që sythat, degëzat të kalojnë shpejt fazat e zhvillimit dhe në dimër të kenë hyrë në gjendje të “pjekur”.

2- Të zbatohet një sistem ujitjeje sipas kërkesave të bimëve, pa e tepruar me qëllim që në fazat e fundit të vegjetacionit të mos stimuloet vazhdimi i vegjetacionit apo dalja e llastarëve të rinj.

3- Të merren masa për një sistem të mirë kullimi që të mos ngelen në sipërfaqe të terrenit pellgje me ujë që gjatë ngricave të krijonin probleme me degët apo më tej.

3. Kërkesat për ujë dhe dritëUji është një element bazë dhe shumë i rëndësishëm për jetën, sepse nga gjendja dhe sasia e tij në tokë e ajër, varet rritja dhe zhvillimi normal i bimëve. Për të siguruar rendimente dhe cilësi të lartë të prodhimeve (fruta ose masë vegjetative) për njësi të sipërfaqes, duhet që në rradhë të parë të njihen mirë kërkesat e bimëve për këtë element jetësor.

Nevojat për lagështirë janë të ndryshme në faza të ndryshme të rritjes dhe zhvillimit të saj. Vetëm në një sasi të caktuar lagështie të tokës, bëhet e mundur tretja e elementëve ushqimorë që ndodhen në tokë, duke formuar solucionin tokësor. Nëpërmjet

qimeve thithëse solucioni tokësor kalon në sistemin rrënjor dhe më pas në pjesën mbitoksore në kërcenj dhe gjethe e fruta.

Uji në trupin e bimës ka shumë funksionje, por ndër më kryesoret janë:

- së pari me anë të ujit bimët transportojnë në trupat e tyre lëndët ushqimore të vlefshme. Në prani të ndricimit diellor, gazit karnonik dhe të temperaturave të përshtatshme, solucioni tokësor nëpërmjet procesit të fotosintezës sintetizohet lënda organike e cila është bazë për ndërtimin dhe rritjen e bimëve, frutave dhe të gjetheve etj.

- Së dyti, bima me anë transpirimit (avullimit) nga sipërfaqja e gjetheve, vetëfreskohet. Si rezultat i avullimit të ujit nga sipërfaqa e gjetheve, ulet temperatura e tyre. Nëpërmjet këtij procesi bimët vetëmbrohen nga temperaturat e larta dhe kryejnë pa shumë probleme, proceset e tyre fiziologjike.

Figura 4. Pamje e sistemit të ujitjes ne pemtari-vreshtari

Page 46: Pemetari e pergjithshme (2)

46Pemëtari e Përgjithshme

Kërkesat për ujë janë që në fazën e farës. Uji i futur në farë dhë në kushtet e temperaturavë të përshtatshme ndikon në fillimin e oksidimit dhe të zbërthimit hidrolitik të albuminave. Në këtë fazë frymëmarrja intensifikohet, clirohet energjia e nevojshme dhe aktivizohet rrënja dhe kërcelli embrional. Si rrezultat i rritjes së bymimit realizohet edhe carja e lëvores së farës. Me rritjen e përqëndrimit të ujit deri në nivelin 55-65% të kapacitetit ujor të substratit ku është vënë fara për mbirje, fara aktivizon me shpejtësi rritjen e embrionit, duke dhënë rrënjën embrionale dhe kërcellin embrional, që më pas përfundon në bimën e mbirë mbi sipërfaqen e substratit. Lagështira optimale sigurohet nëpërmjet ujitjeve të kujdeshme pa e tepruar dhe gjithmonë e shoqëruar me ajrosje dhe me diellëzim sa më të gjatë.

Sasia e ujit në gjethe arrin në 60-80% në varësi të species bimore. Në degëzat njëvjecare arrin 60-63%, në rrënjë 55-65%, në fruta 83-88% etj. Mungesa e ujit të duhur në tokë vështirson dhe ngadalson rritjen dhe zhvillimin e gjetheve. Në mungesë të theksuar gjethet dhe llastarët jo vetem që nuk rriten por më vonë fillojnë të zverdhen dhe më pas të rrëzohen nga pema. Për të realizuar balancën e nevojshme të ujit në bimë, një rëndësi të madhe ka ujitja. Ky proces stimulon rritjen dhe zhvillimin e organeve gjenerative dhe të daljes së llastarëve të rinj. Prania e ujit në sasi të konsiderueshme në tokë, stimulon shumë mirë sistemin rrënjor. Regjimi optimal ujor në tokë gjatë periudhës së vegjetacionit

duhet të jetë 70-80% e kapacitetit / aftësisë ujëmbajtëse të saj. Sasia e tepërt e ujit ne tokë e dëmton sistemin rrënjor. Thellësia e ujrave nëntoksorë nuk duhet të jetë më lart se 1.5 m, në të kundërt bimët vuajnë, asfiksohen dhe thahen.

Fazat më kritike për ujë janë: 1- fillimi i lulëzimit dhe i frutifikimit dhe 2- faza e rritjes intensive të frutave, dhe llastarëve. Krahas nevojave për lagështirën tokësore, pemët frutore janë ekzigjente edhe për lagështirën ajrore. Kjo është arsyeja kryesore përse uji i shiut është më shumë efikas për bimën se sa ujitja që bën njeriu.

Kërkesat për dritënTe bimët me klorofile drita diellore nëpërmjet procesit të fotosintezës realizon sintezën e lëndës organike. Drita e rrezatuar nga disku i diellit përbëhet nga një sërë komponentësh, që në kompleks përbën atë që quhet drita e bardhë.

Nga studimet e mirfillta shkencore është parë se drita diellore përbëhet prej valëve elektromagnetike dhe pjesëzave të tyre që quhen fotone. Vala e dritës diellore karakterizohet nga : 1- shpejtësia e lëvizjes 2- gjerësia e valës dhe 3- frekuenca që shprehet nga ekuacioni C=λ*V ku C – është shpejtësia e lëvizjes; λ- gjatësia e valës dhe V -frekuenca e saj.

Shpejtësia e lëvizjës së dritës së diellit në hapsirën kozmike është 300.000km/sek dhe ajo varet nga mjedisi ku kalon. Kështu në qoftë se drita kalon nëpërmjet hapsirës kozmike dhe atmosferës shpejtësia e lëvizjes është më e vogël nga shpejtësia e lëvizjes në

Page 47: Pemetari e pergjithshme (2)

47Pemëtari e Përgjithshme

një ambient bosh ose në vakum. Kjo shpjegohet me faktin se një pjesë e energjisë gjatë kalimit në një trup ndeshet në rezistencë, një pjesë reflektohet etj.Megjithatë teorikisht ka humbje dhe mendohet nga përllogaritjet se raporti i indekseve të reflektimit të valës së dritës mjedis:vakum është 1000:1, që domethënë se është gati i papërfillshëm.

Figura 5. Spektri i dritës

Rrezet diellore të dobishme për bimën bujqësore ndahen në 3 grupe:Në grupin e parë janë rrezet më të rëndësishme me gjatësi vale 380-780 mm. Këto përfaqsojnë radiacionin aktiv fotosintetik (RAF). Këto rreze bëjnë pjesë në rrezet e dukshme nga syri i njeriut si psh rrezet e kuqe, blu, jeshile, të verdha, portokalli etj. Prioriteti i bimëve mbi zgjedhjen e ngjyrave të spektrit diellor është: në fillim e kuqja, pastaj portokallia, e me rradhë e verdha, e gjelbra, bluja dhe në fund jeshile.Rrezet e kuqe dhe blu janë më të

domosdoshmet në procesin e fotosintezës. Të gjitha rrezet e këtij grupi përfshijnë energjinë bazë të sintezës së lëndës organike të bimët me klorofilë. Bimët dritëdashëese tipike të cilat rriten dhe zhvillohen në prani të dritës diellore, kanë nevojë më shumë për spektrin e dritës së kuqe. Ndërsa ato që rriten dhe zhvillohen jo në prani të rrezeve diellore direkte, por të rrezeve difuze sic janë psh lulet dekorative me destinacion ambiente të mbyllura, pëlqejnë spektrin e dritës diellore me ngjyrë blu-vjollcë.

Në grupin e dytë të rrezeve diellore janë rrezet ultravjollcë me gjatësi vale <400mm. Këto rreze janë të padobishme për fotosintezën e bimëve.

Në grupin e tretë përfshihen rrezet infra të kuqe, që janë me gjatësi vale >700 mm. Këto rreze nuk shërbejnë për formimin e klorofilës, por janë burim për zhvillimin e mëtejshëm të bimëve, duke marrë pjesë në proceset fiziologjike si ndarja e qelizave, diferencimi i pjesëve gjenerative, lulëzim etj. Rrezet infra të kuqe ndahen në 1- të shkurtra që janë rreze të ardhura nga rrezatimi diellor dhe 2- të gjata që vijnë nga ftohja e mjedisit ku është bima.

Pemët frutore bëjnë pjesë në grupin e bimëve me kërkesa të konsiderushme për dritën diellore. Kur drita nuk është në intensitetin e duhur, proceset fiziologjike ulen nën nivelin normal të zhvillimit të tyre dhe kur mungon fare bima pushon së zhvilluari. Gjethet zverdhen dhe ulet veprimtaria e tyre dhe sistemi rrënjor kalon në asfiksi. Në dritë ta pamjaftueshme gjethet

Page 48: Pemetari e pergjithshme (2)

48Pemëtari e Përgjithshme

nuk kryejnë si duhet fotosintezën dhe nuk mund të prodhojnë në sasira të mjaftueshme lëndën organike duke ndërprerë furnizimin e frutit i cili rrezikon edhe të dëmtohet ose të bjerë para kohe.

Me qëllim që bimët të marrin sa më mirë ndricimin diellor duhet që të merren një sërë masash agroteknike të tilla si: aplikimi i krasitjeve të përvitshme dimërore dhe verore, aplikimi i distancave të përshtatshme me qëllim rritjen e sipërfaqes së ndricimit diellor, orientimi i drejtë i rreshtave në bllok etj. Në tokat fushore ato duhet të jenë të drejtuara veri-jug. Në tokat kodrinore dhe me kundërdrejtim nga veriu duhet të aplikohet skema e shah mat, me qëllim që hija e njërës pemë të moj bjerë në pemën tjetër.

4. Kërkesat për kushtet tokësoreMegjithëse speciet e ndryshme të pemëve frutore kanë përshtatje të mirë pothuajse në të gjitha llojet e tokave, por për të marrë një prodhim me cilësi të mira dhe të kënaqshme për konsumatorin, përbërja e tokës dhe cilësitë e saj fiziko-kimike kanë një rëndësi të vecantë. Tokat më të mira janë ato që kanë përmbajtje të lëndëve ushqimore në vlera të konsiderueshme. Në toka të varfëra dhe të thata pemët japin fruta me më pak vlera ushqimore, e më pak proteina, karbohidrate etj. Në tokat argjilore të lagëta dhe të rënda, bimët e pemëve frutore nuk shkojnë si duhet. Gjithashtu tokat e ftohta dhe pak të kripura ju krijojnë probleme gjatë jetës së tyre. Tokat gurishtore, ranore me pak shtresë të punueshme janë më pak të përshtatshme për

kultivimin e pemëve frutore. Në tokat mocalore, pemët pothuajse nuk zhvillohen fare.

Figura 6. Toka, menaxhimi i saj me mbulesë vegjetale ne frutikulture

Rezultate të mira ne prodhimin e frutave merren vetëm atëhere kur pH i tokës është 6.5-7.5. është vërtetuar se tokat me reaksion lehtësisht acide dhe lehtësisht bazike janë të papërshtatshme. Kjo shpjegohet me faktin që reaksionet kimike që zhvillohen në mes elementëve kryesore ushqimorë që ndodhen në tokë dhe mbetjeve acide apo bazike që krijohen në solucionin tokësor si rezultat i pehashit pengojnë zhvillimin dhe thithejn e rrënjëve.Në tokat acide sidomos kur niveli i Ca është i ulët, vërehet efekti i formimit të komponimeve të pa asimilueshme të elementëve ushqimorë.

Në solucionin e tokësor tokat bujqësore përmbajnë një sasi të konsiderueshme të kripërave minerale të tretshme në ujë, të cilat janë të domosdoshme për rritjen dhe zhvillimin e bimëve. Në kushte normale

Page 49: Pemetari e pergjithshme (2)

49Pemëtari e Përgjithshme

sasia e tyre në tretësirat toksore rallë i kalon 1 gr për litër. Në tokat normale pjesa më e madhe e këtyre kripërave e përbëjnë kripërat e kalcioumit. Ndërsa tokat të cilat ne i quajmë të kripura janë të tilla sepse në solucionin ujor të tyre përmbajnë sasi më të mëdha kripërash. Sasia e lartë e nivelit të kripërave në tokë te bimët frutore ndikon shumë në uljen e aftësisë thithëse të ujit dhe të elementëve të tjerë ushqimore.

Është vërtetuar se tokat me kripëra deri në 10gr/litër ujë në një thellësi toke jo më shumë se 1 m, mund të mbillen dhe të kultivoen bimë frutore. Në ëto raste përdorimi i plehërave organike është i rëndësishëm. Në mbi 10-20 gr/litër ujë kripë, qëndru-eshmëria e bimëve frutore vështirsohet. Mbi këto vlera nuk bëhet fjalë për kultivimin e pemëve frutore. Tokat e drenazhuara ulin shumë efektin nëgativ të tokave të rënda, të ftohta dhe atyre që kanë përmbajtje kripe në nivelet e mësipërme.

5. Pjesë e veçantë (kërkesat për kushte klimatike të bimës së mollës)Kjo temë do të ishte më e kuptueshme nëse për të sqauar dhe shpjeguar më mirë faktorët që sapo thamë më sipër, të merrnim një shembull nga disa bimër frutore, për të parë konkretisht se si këta faktorë ndikojnë në rritjen, zhvillimin, frutifikimin e tyre, gjatë ciklit jetësor.Për këtë arsye më poshtë po trajtojmë disa koncepte mbi bimën e mollës.Faktorët kufizues te molla; para se të trajtohen faktorët mjedisorë të vecantë që ndikojnë në prodhimtari është mirë të njihemi me konceptin e faktorit kufizues.

Është theksuar gjithmonë që cdo burim (drita, CO2, uji, azoti etj) dhe cdo proces (interceptimi i dritës, fotosinteza etj) janë jetikë për rritjen dhe jetën e bimëve. Kjo nuk do të thotë se cdo burim apo proces kontrollon detyrimisht luhatjet në prodhi-mtarinë e bimës bujqësore. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se shumë procese mund të jenë jetike por pa qënë ndonjëherë të rëndësishme në luhatjet e prodhimtarisë së bimëve bujqësore psh uji është jetik por ndikon pak në luhatjet e prodhimtarisë në pemtoret e ujitura.

Le të shohim më poshtë disa faktorë:

5.1. Rrezatimi dhe temperaturaNga të gjitha faktorët ai duhet të konsiderohet i pari si rrjedhoë e rolit kryesor si burim energjiesë që drejton prodhimin biologjik të lëndës së thatë, e cila në fund do të cojë në kufizim të prodhimtarisë së frutave.

Së pari ne duhet të marrim në konsideratë aspektet sasiore të proshimtarisë dhe mënyrën se si ato rregullohen sipas disponueshmërisë dhe përdorueshmërisë së dritës. Fiziologët kanë demostruar një mardhënie themelore ndërmjet prodhimit të lëndës së thatë nga bima dhe interceptimit stinor të dritës së integruar.

Ka shumë faktorë që ndikojnë në interceptimin e dritës, si psh lartësia, gjerësia, hapsira, orientimi dhe dëndësia e sipërfaqes gjethore. Ideja klasike për bimët bujqësore njëvjecare që mbulojnë të gjithë sipërfaqen me një sipërfaqe gjethore të shpërndarë në mënyrë të randomizuar nuk

Page 50: Pemetari e pergjithshme (2)

50Pemëtari e Përgjithshme

mund të përdorët për pemtoret. Efektet natyrore hije/ekspozim mund të vijnë si rrjedhojë e ndryshimeve në cilësinë e dritës dhe filtrimin e dritës përmes kurorës. Ndryshimet e spektrit te dritës mund të vijnë si rrjedhojë e cilësisë së dritës që varet nga filtrimi nëpëmrjet kurorës. Ndryshimet në spektrin e dritës brenda kurorës psh të të kuqes varet nga fikromi. Sidoqoftë nuk është vërejtur që ndikimet e rëndësishme të ekspozimit si lulëzimi, fotosinteza etj janë të ndërmjetsuara nga fitokromi.

Gjithashtu është ndikimi i drejpërdrejtë i dritës që godet organin bimor. Jashtë këtij ndikimi në zhvillimin e ngjyrës së kuqe janë të pakta faktet që tregojnë se mekanizmat morfogjenikë kërkojnë intensitete dritë të larta. Sidoqoftë ndikimi i dritës mbi temperaturën, fotosintezën dhe ekuilibrin e karbonit mund të jetë i rëndësishëm. Në rastine rritjes së frutit është vërejtur se një pjesë e mirë e rritjes së hershme të frutit është e varur nga fotosintatet prej gjetheve të shporeve. Gjethet në llastarët rritës transportojnë kryesisht në majën e lastarit më shumë energji derisa ai të rritet.

Një tjetër mekanizëm i ndikimeve të ekspozimit është i lidhur me ndryshimet e induktuara nga rrezatimi në temperaturën e gjetheve. Brenda kurorës gjethëria merr më shumë ngarkesa energjitike rrezatuese të cilat induktojnë norma transpiruese më të larta sepse energjia daravitet.

Temperatura- Ndikimi i temparaturave mbi rritjen dhe prodhimtarinë është cështja më komplekse në fiziologjinë mjedisore

(ekofiziologji) duke qënë se integron të gjithë proceset. Duke qënë se mbulimi gjithëpërfshirës i kësaj cështjeje është shumë i gjerë do të shohim disa aspekte më kryesore të ndikimit të temperaturave.

Rritja e frutave të mollës dhe organeve të tjera sic janë rrënjët, dhe lastarët është e lidhur pozitivisht ne temperaturat nën 25-30 gradë, por në temperatura më të larta, rritjamund të kufizohet nga faktorë të tjerë.

Në gamën e ulët të temparaturave të luhatshme mund të lidhet ose normalizohet nëpërmjet shprehejs së normave të rritjes kundrejt gradëve ditore (zakonisht grumbu-llimi i mesatareve të temparaturave ditore minus temparaturën bazë). Kjo është e dobishme për tu përdorur si një tregues i zhvillimit në pranverë kur rritja e një bime shumëvjecare me rezerva karboni dhe lëndësh ushqyese, është ndofta më shumë e kufizuar nga temperaturat se sa disponu-eshmëria e burimeve.

Zhvillimi gjatë mesit të verës priret të jetë më pak i lidhur ngushtë me temparturën duke sygjeruar se disponueshmëria e burimit mund të jetë më kufizuese.

Ka disa ndikime të temperaturave mbi mollën të cilat mund të jenë afatgjata në kohë dhe vite. kohëzgjatja e sezonit të rritjes ka ndikime të qarta mbi prodhimtarinë e mollës, sepse sezoni i rritjes më i gjatë prodhon bimë më të mëdha. Psh sezoni i gjatë dhe i butë në Zelandën e re mund të prodhojë mollë pothuajse sa dyfishi i atyre që sigurohen gjatë sezonit të rritjes më të shkurtër në Nju Jork. Ndikimet afatshkurtra

Page 51: Pemetari e pergjithshme (2)

51Pemëtari e Përgjithshme

të temperaturave mund të shkaktojnë manifestime afatgjata psh ndikimet afatgjata te një ngrice të vetme që shkatërron prodhimin janë të kuptueshme. Në përgjithsi ndikimet e lehta të temparaturave kërkojnë shumë vite vrojtim të sistemeve natyrore në një diapazon klimash, edhe pas një viti ose gjeografikisht apo nëpërmjet studimesh të korrelacionit statistikor.

Ndikimet e temparturave në sezonin e rritjes. Pas lulëzimit ndodh shumë rritje si vegjetative ashtu edhe riprodhuese e cila është e drejtuar nga frymëmarrja si edhe nga proceset mbështetëse të fotosintezës E dhe thithjes së lëndëve ushqyese. Të gjithë këto procese janë të ndikuara nga temparaturat por jo me të njëjtin ndjeshmëri.

Frymëkëmbimi është i pashmangshëm duke qënë se kërkohet si proces për shndërrimin e energjisë për rritje dhe për mirëmbajtjen e indeve. Rrjedhimisht kur kemi normë të lartë rritje do të ketë një normë të lartë frymëkëmbimi.për shembull DeJong dhe Goudriaan kanë një korrelacion shumë të lartë ndërmjet normës së rritjes relative të frutave të pjeshkës dhe normës së frymëkëmbimit.

Fotosinteza. Është vërejtur se fotosinteza e gjetheve të mollës nuk ka një reagim të fortë ndaj temperaturës gjatë një game deri diku të gjerë temparaturash nga 15-35 gradë, me një optimum temperature afro 30 gradë. Rënia në temparatura më të larta se 32-35 gradë mund të vijë pjesërisht si pasojë e rritjeve të induktuara nga temperatura në deficitet e trysnisë së avullit që mund të ndikojnë gojëzat. Duke përjashtuar ndikimet

e mundshme të gojëzave rëniet në fotosintezën neto të bimëve C3 në temperatura më të larta vijnë si pasojë e rritjeve në fotofrymëkëmbim me rritjen e temperaturës.

Ndikimet e temparturave të larta. Stresi nga temperaturat e larta ose nxehtësia duhet të shihen në terma relativë duke qënë se reagimet fiziologjike për të cilat jemi në përgjithsi të shqetësuar nuk janë edhe aq të lidhura me ndonjë vlerë absolute temperature, po aq sa edhe të lidhura me temperaturat supa-optimale. Një ditë me temperaturë 35 gradë në fillim të pranverës mund të induktojë probleme fiziologjike për një pemë me gjethëri të brishtë, ndërkohë që në mesin e verës këto ndikime mund të jenë optimale. Rrjedhimisht theksi do të vihet mbi temperaturat supa-optimale, ose ndryshe do të themi stres nxehtësie.

5.2. Frutifikimi dhe ndikimi i ujitTemperaturat mbi optimumin e fotosintezës sjellin rënie të fortë të shkëmbimit neto të gazeve për të gjithë pemën për shkak të rënies së njëkohshme në fiksimin e karbonit dhe rritje në frymëkëmbim.

Reagimi i pemës ndaj një kufizimi të tillë potencial duhet të varet gjithashtu nga fakti se sa kritik është ekuilibri i karbonit në kohën e stresit të nxehtësisë. Gjatë periudhës përpara rrëzimit përfundimtar të frutit pas rreth një muaji të lulëzimit, temparaturat e larta mund të stimulojnë rritjen më të madhe të frutit. Mendohet se stresi i frutit nga temparaturat mund të shkaktohet nga disponueshmëria e karbohidrateve në 3-4 javë pas lulëzimit por jo më herët.

Page 52: Pemetari e pergjithshme (2)

52Pemëtari e Përgjithshme

Ndikimet e temperaturave të ulta. Temperaturat e ftohta të skajshme janë një kufizim i rëndësishëm ndaj suksesit tregtar afatgjatë në kultivimin e mollës në shumë rajone të ftohta. Ngricat pranverore dhe i ftohit i rëndë i dimrit kanë ndikime dëmtuese të kuptueshme mbi mbijetesën dhe prodhimin e mollës, por theksi më shumë merr ndikimi nga i ftohti i madh.

Ndikimet e temperaturave të freskëta ose të ftohta gjatë sezonit të rritjesvaren rëndë mbi stadin e zhvillimit të pemës. Në përgjithsi temperaturat që bien nën 15 ose 20 gradë pothuajse të gjithë aspektet e metabolizmit apo të rritjes ndikohen. Gjatë pjesë më të madhe të sezonit të rritjes ky diapazon temperaturash nuk pritet të ndryshojë ndonjë rregull bazë të zhvillimit të bimës as edhe të ngadalsojë normën e zhvillimit. Proceset komplekse të përgjumjes dhe abshisimit gjethor janë induktuar nga ulja e temperaturave. Këto mundësojnë pemës të zhvillojë qëndrueshmëri ndaj të ftohtit të kërkuar për dimrin.

Përgjumja. Në përgjithsi molla kërkon një periudhë pranverizimi gjatë një pjese të vitit për të mundësuar ciklin vjetor të rritjes. Pa pranverizimin e mjaftueshëm celja e sythave është e varfër she ose shumë e crregullt., lulëzimi nuk është i sinkronizuar dhe prodhimtaria është e ulët. Përgjumja e kërkuar për të përftuar pranverizimin e nevojshëm është një proces fiziologjik i plotë që është i vështirë të studiohet për shkak të mungesës së rritjes së dukshme në shkallë makro ose shkëmbimi i gazit që mund të matet me lehtësi. Shumë prej proceseve kritike ndodhin në nivelin e

qelizës ose membranës në kompleks, në indet mikroskopike dhe janë të ndikuara gjatë periudhave të gjata të vitit që e bëjën të vështirë studimin.

Në kuptimin me të gjerë përgjumja është mungesa e rritjes aktive në një organ me një meristemë, që është propozuar si terminologji nga Lang dhe që është pranuar gjerësisht. Gjatë ciklit vjetor të zakonshëm të përgjumjes ekzistojnë tre periudha të përgjithshme përgjumjeje: 1- zanafillimi i përgjumjes në fund të verës dhe vjeshtës, 2-përgjumja dimërore që është e kontrolluar nga brenda duke bërë që rritja të mos ndodhë edhe kur temperaturat janë më të larta dhe 3- përgjumja e fund dimrit që është e kontrolluar nga një mjedis i pafavorshëm për rritje.

Pjesa më e madhe e kultivarëve të mollës kërkojnë afërsisht 1200+/- 300 njësi pranverizimi (CU)të përkufizuara si orë në temperaturën pranverizuese optimale duke e konsideruar atë ndërmjet 3-8 gradë, megjithëse janë përzgjedhur disa kultivarë për kërkesa më të ulta pranverizuese. Kërkesat e mollës mund të jenë të ngjashme me dardhën.

Qëndrueshmëria ndaj të ftohtit. Rezistenca ndaj temperaturave të ftohta të skajshme ndodhin gjatë periudhës së përgjumjes . megjithatë pranverizimi dhe përgjumja e mollës duket se kërkohet cilësisht për qëndrueshmërinë e duhur ndaj të ftohtit, ato nuk duhet të jenë të lidhura sasiorisht me qëndrueshmërinë ndaj të ftohtit. Në përgjithsi dëmtimi ndaj të ftohtit është tek qelizat si pasojë e formimit të kristaleve të

Page 53: Pemetari e pergjithshme (2)

53Pemëtari e Përgjithshme

akullit megjithatë molla është ndër drufrutorët më të qëndrueshëm ku qëndrueshmëria maksimale është pranë -40 gradë.

Studimet me klonet e mollës dhe trashëgueshmërisë e qëndrueshmërisë ndaj të ftohtit tregojnë se ekziston një variacion gjenetik midis kloneve për nënshartesë dhe mbishartesë, por ndryshueshmëria vit pas vitit është e lartë. Qëndrueshmëria ndaj të ftohtit zhvillohet me rritjen e temperaturave të ftohta në vjeshtë. Aklimatizimi me te ftohtin në vjeshtë është konkurrues me ndërprerjen e rritjes dhe thellohet në qëndrueshmëri maksimale në mes të dimrit.

Qëndrueshmëria është gjithshtu e varur edhe nga faktorë të tjerë që ndikojnë mbi gjendjen shëndetsore dhe fiziologjike të pemës. Qëndrueshmëria maksimale zhvillohet kur pemët janë të shëndetshme, por nuk janë duke pësuar rritje aktive.

Deficitet ujore, përmbytja, të ushqerit janë dëmprurëse ndaj qëndrueshmërisë së dimirt. Nga vrojtimet është parë se pemët e krasitura në fillim të dimrit para temperaturave minimale, pësojnë më shumë dëmtim nga dimri se sa pemët e pakrasitura në të njëjtën vendodhje. Jo të gjitha indet e pemës së mollës arrijnë një qëndrueshmëri të njëjtë dhe kjo kuptohet po të kemi parasysh strukturën e bimës. Rrënjët janë

zakonisht më pak të qëndrueshme se sa majat e pemës, por rrënjët zakonisht nuk përjetojnë temperaturat e ftohta të ashpra për shkak të kapacitetit të nxehtësisë së tokës.

Është vënë re se përmbajtja e lagështirës së tokës mund të luajë një rol buferizues ose izolues, pasi është parë se dëmtimi dimëror i rrënjëve është i lidhur me rregullimin e ujitjes së spërkatësit.

Niveli i qëndrueshmërisë së bimës është i lidhur me nivelet e sheqerit në dru, megjithatë qëndrueshmëria nuk varet mesa duket nga përqëndrimi i sheqernave në ind.

Ndikimi i ujit. Funskioni normal i pemës së mollës varet nga mardhëniet e duhura ujore. Pavarsisht nga kjo uji në pemtore mund të mos jetë domosdoshmërisht një faktor kufizues për rritjen dhe zhvillimin e bimës. Studimi i reagimeve fiziologjike është më i rëndësishëm në klima të lagëta se sa në ato të thata ku ujitja përdoret rëndom. Në klimate lagëta ku ujitja nuk përdoret pemët e mollës do të përjetojnë më shumë stres nëse nuk përdoret ujitje në krahasim me pemtoret në zonat e thata ku përdoret ujitje.

Në tabelën 1, paraqiten reagimet ndaj deficiteve ujore tek pemët e mollës sipas një format të modifikuar nga studiuesi Turner:

Page 54: Pemetari e pergjithshme (2)

54Pemëtari e Përgjithshme

Tabela 1. Paraqitja e reagimeve ndaj deficiteve ujore te molla

Mekanizmi Reagimi i pemëve të mollës

I- shmangia/shpëtimi ndaj thatësirës Zhvillimi fillestar i kurorës përpara zhvillimit të thatësirës

II- toleranca ndaj thatësirës duke mbajtur potenciale ujore të larta

Sjellja shumëvjecare lejon një zhvillim të menjëhershëm të gjetheve

(A) zvogëlimi i humjes së ujit

(1) Rezistenca gojëzore/kutikulës

(2)Zvogëlimi i rezatimit të përthithur Ciftimi i hapjes gojëzore dhe fotosintezës

(3)Zvogëlimi i sipërfaqes gjethore Palosja e gjetheve

(B)Mirëmbajtja e thithjes së ujit Zvogëlimi i zhvillimit të sipërfaqes gjethore fillimisht e pastaj të abshisimit gjethor

1- rritja e dëndësisë rrënjore dhe thellësisë2- rritja e përcmueshmërisë rrënjore Reagime të paqarta

III- toleranca ndaj thatësirës në potenciale ujore të ulta

A- mirëmbajtja e tugorit Përshtatjet osmotike të gjetheve të maturuara por jo përshtatje e majave të lastarëve

1- përshtatja osmotike

2- rritja e elasticitetit E vogël nëse ekziston

Rritja dhe prodhimtaria. Molla është karakterizuar përgjithsisht me tolerancë mesatare ndaj përmbytjeve në krahasim me pemë frutore të tjera. Periudha kohore dhe kohëzgjatja e përmbytjes janë të rëndësishme. Në periudhën e dimrit përmbytja është e rëndomtë me pak ndikime tek bima.

Faktorë të tjerë mjedisore. Kripëzimi: pemët e mollës në përgjithsi konsiderohen të ndjeshme ndaj kripëzimit krahasuar me pemë frutore të tjera. Megjithatë ekzistojnë pak punime shkencore lidhur me ndikimet e

kripëzimit tek molla. Kjo sepse mollët janëkultivuar historikisht në zona deridiku të freskëta, të lagëta. Nga studimet e shumta është nxjerrë se: përmbajtja e Na dhe Cl në gjethet e mollës rritet me nivelet e trajtimit ndërkohë që K ulet, prodhimtaria ulet si pasojë e ndikimeve në fillim të sezonit të trajtimeve me Na mbi madhësinë e frutit, fotosintza gjethore zvogëlohet nga trajtimet me Na etj.Ndotësit. Një përpjekje e konsiderueshme është bërë për shqyrtimin e ndikimeve të ndotësve të ajrit sidomos në bimët hortikulturore, por pjesa më e madhe e tyre

Page 55: Pemetari e pergjithshme (2)

55Pemëtari e Përgjithshme

janë bimë bujqësore barishtore. Molla është reaguese si ndaj ozonit ashtu edhe SO2 ku dozat e larta cojnë në dëmtimin e gjetheve, abshisim të tyre, dhe zvogëlim të gjetheve.

Depozitimi i acideve. Duke qënë se depozitimi i acideve është kthyer në një shqetësim në shumë zona të botës ku kultivohen mollë, dhe disa studime kanë analizuar ndikimin e tij mbi mollë. Për fat të mirë fidanët e mollës janë pak rezistent ndaj shiut acid përvec rasteve kur ka trajtime të zgjatura me pH prej 3 ose më pak. Kur nivele më të ulta të pH shkaktojnë lezione,

zvogëlime në rritjen e peshës së lëndës së thatë dhe normave fotosintetike janë afërsisht përpjestimore me përqindjen e sipërfaqes gjethore të dëmtuar. CO2

atmosferik. Parashikimet e ndryshimit global të klimës aktualisht janë të diskutueshme për shkak të kompleksitetit të modeleve klimatike të tilla dhe prania e cikleve natyrore të tempera-turave globale. Ndryshimi për të cilin është rënë më shumë dakord është se rritja e CO2 atmosferik është me karakter njërëzor dhe për ndikimin e tij tek molla nuk ka shumë studime.

Pyetje

1. Përshkruaj veprimin e faktorëve mjedisorë në prodhimin e bimëve?

2. Cfarë rëndësie biologjike kane rrezet e diëllit sa i perket perberjes spektrale te tyre dhe si veprojnë në bimë?

2. Cili është veprimi eko-fiziologjik i drites mbi bimët?

2. Përshkruni rolin dhe rëndësinë e dritës mbi procesin e fotosintezes?

5. Cili është ndikimi i temperaturave ekstreme (të ulëta dhe të larta) në përshtatjen e bimëve?

6. Cili është veprimi stimulues i të ftohtit dhe efekteve të tjera të temperaturave të ulëta në bimë?

7. Cili është roli i temperaturave të ulëta në pemët frutore?

8. Cilat janë efektet negative të ngricave dher si realizohet mbrojtja e bimëve ndaj ngricave?

9. Flisni mbi kërkesat e pemëve frutore për ujë dhe për kushtet tokësore?

10. Cili është ndikimi i faktorëve mjedisorë tek kultura e mollës si një ndër kulturat kryesore që përdoret në Kosovë?

Page 56: Pemetari e pergjithshme (2)

56Pemëtari e Përgjithshme

KAPITULLI I TRETE

NGRITJA E PEMTORES

1. Karakteristikat e fidanishtes

2. Seksionet e fidanishtes

3. Përmirsimi gjenetik

4. Seleksionimi klonial

5. Kryqëzimi dhe hibridizmi

6. Krijimi i pemtoreve të reja

7. Zgjedhja e species, kultivarit, nënshartesës dhe distancave të mbjelljes

8. Teknikat e mbjelljes së pemtoreve.

9. Mbjellja e fidanit në vendin e përhershëm

Page 57: Pemetari e pergjithshme (2)

57Pemëtari e Përgjithshme

KAPITULLI I TRETËNGRITJA E PEMTORES

HyrjeShtimi i pemëve frutore dhe tregtimi i fidanëve në shkallë të gjerë është një praktikë që realizohet nga fidanishtet industriale.

Sot fidanët që tregtohen e mbillen në pemëtoret e reja vijnë nga importi, ose prodhohen nga amatorë me metoda primitive, për rrjedhojë nuk kanë garanci si për pastërtinë varietore edhe për atë sanitare.

Evolucioni i sektorit të fidanishteve kërkon në mënyrë urgjente rregullim ligjor në nivel kombëtar. Kësaj i shtohet domosdoshmëria e certifikimit dhe hapjes së një regjistri zyrtar në shkallë kombëtare që të garantojë përkatësinë varietale dhe pastërtinë sanitare të materialit të destinuar për shitje.

Fillimisht një rregullim i tillë mund të fillojë në nivel bashkie ose prefekture, ku përmes një urdhërese a një ligji lokal kryhet regjistrimi vjetor për të gjithë prodhimet e fidanishteve. Na këtë mënyra të gjithë ata që kryejnë veprimtari në sektorin e fidanishteve janë të detyruar të paraqesin pranë entit të farave një deklaratë që ka të bëjë me tokën, lokalet dhe pajisjet në dispozicion të fidanishtes, prejardhjen e materialit të shumëzimit, sasinë e materialit të prodhuar e tregtuar etj.

Mosplotësimi i këtyre kërkesave nga ana e fermerit apo fidanishtes, i jep të drejtën entit të farave që të ndërhyjë duke tërhequr, bllokuar deri edhe mbyllur këto punishte

duke bërë të mundur mbrojtjen e fermerëve nga fidanë të sëmurë, jo të saktë dhe të dëmtohen ekonomikisht në biznesin e tyre.

Përpunimi i të dhënave të grumbulluara lejon të nxirren konkluzione përkatëse dhe të forcohet kontrolli për cilësinë e garancinë e materialit të shumëzuar, të përmirësojëprogramin e këtij sektori që për vite ka qenëe vështirë dhe e pamjaftueshme baza statistike. Gjithmonë në nivel zone dhe në pritje të një rregulli ministerial mund të nxitet hartimi i një harte të fidanishteve në aktivitet dhe bimëve që përdorin ato në mënyrë që të sigurohet një farë garancie mbi prodhimin dhe cilësinë që ato realizojnë, duke i paraprirë certifikimit të tyre të vërtetë shkencor.

1. Karakteristikat e fidanishtesToka e caktuar për prodhimin e fidanëvefrutor quhet fidanishte.

Klima: Fidanishtja frutore duhet të jetë e mbrojtur nga ngricat (e hershme dhe të vona) nga erërat e forta. Toka: - toka duhet të jetë e shkrifët, e thellë, dhe e freskët.

Vendodhja: Të jetë pranë rrugëve nacionale dhe të mund të garantohet fuqia punëtore e kualifikuar dhe me ujë të bollshëm për ujitje.

Ekspozicioni: Pëlqehet ekspozicioni jug-perëndim, ndërsa në zonat jugore mund të shfrytëzohen të gjitha ekspozicionet. Sistemi rrugor:- Fidanishtja duhet të sigurojë një sistem rrugor të mjaftueshëm.Për këtë sipërfaqja e fidanishteve ndahet në parcela të veçanta përmes krijimit të rrugëve

Page 58: Pemetari e pergjithshme (2)

58Pemëtari e Përgjithshme

paralele dhe drejtkëndore. Të gjitha parcelat e fidanishtes dallohen nga njëra tjetra nga vendosja e një tabele ku shënohet specia, kultivari, dhe nënshartesa e përdorur.

Qarkullimi bujqësor: Ndërrueshmëria e fidanëve në fidanishte është një domosdoshmëri për të kufizuar fenomenin e lodhjes së tokës. Për të mënjanuar një fenomen të tillë mund të përdoret edhe dezinfektimi artificial si nëpërmjet përdorimit të fumigantëve dhe nëpërmjet përdorimit të avujve.

Pajisjet: Fidanishtja industriale duhet të disponojë pajisje të veçanta si psh: impiante për ujitje, pemëtoren mëmë për marrjen e materialit të shumimit, pajisjet që lehtësojnë rrënjëzimin e copave, kapanon për ruajtjen, ambalazhimin dhe mundësi transporti për kalema, dhe materiale të tjera, kapanone për makineritë bujqësore, magazina për plehra dhe preparate kimike antiparazitare, zyra për personelin teknik të specializuar dhe punëtorët.

2. Seksionet e fidanishtesFidanishtja përbëhet nga seksione të ndryshme të cilët sipas qëllimit që synojnë

të arrijnë emërtohen në : farishte, copëtore, shartesore, dhe vijë fidanishte.

Farishtja:shërben për prodhimin e nënsharte-save me origjinë nga fara. Farishtja e zakonshme në fushë të hapur përbëhet nga vllaja me gjerësi 2-1.5 metra, që lejon kryerjen e shërbimeve duke qëndruar anash.

Gjatësia e vllajave është në vartësi të përbërjes mekanike që ka toka dhe mund të varirojë nga 10-25 cm të gjerë. Për të lehtësuar mbirjen e farave sidomos në zonën e ftohtë, shpesh përdoret shtrati i nxehtë, gjysmë i nxehtë ose i ftohtë (për ullirin).

Farat para mbjelljes i nënshtrohen shtratifikimit dhe në momentin që shfaqin shenjat e para për fillimin e mbirjes mbillen në farishte. Koha e mbjelljes ndryshon sipas species. Në zonën e ngrohtë mund të aplikohet mbjellja e farave direkt në vendin e përhershëm për specie që kanë fara të mëdha dhe dallohen për rritje të shpejtë si : bajamja, pjeshka, arra, si dhe farat e specieve që paraqesin vështirësi në tranpjantim si: xhixhibanuzi, hurma etj.

Tabela 3.1. Kalendari orientues i shtratifikimit dhe mbjelljes së disa specieve frutore.

Page 59: Pemetari e pergjithshme (2)

59Pemëtari e Përgjithshme

Specia Fillimi Zgjatja Koha e mbjelljes

Kajsia Fillim tetori 5 muaj Mars-prill

Qershia Shtator 6 muaj Prill

Bajamja Janar 3 muaj Prill

Molla Janar 8-10 javë Mars

Arra Nëntor 5 muaj Fund marsi

Ulliri Dhjetor 16 muaj Gusht – shtator

Dardha Janar 8-10 javë Mars

Pjeshka Mesi tetorit 5-6 muaj Mars-prill

Kumbulla Fillim tetori 5 muaj Mars-prill

Mënyra e mbjelljes së farës është ajo me shpërndarje ose me rreshta. Kjo e fundit lejon një shpërndarje më homogjene të filizave dhe lehtësi në kryerjen e shërbimeve kulturale. Pas shpërndarjes së farave kryhet mbulimi me një shtresë të hollë dherishte, 1-2 cm, (pleh organik+ rërë + tokë e pastër).

Në rastin e shtratit të nxehtë pas shpërndarjes së farës dhe mbulimit me dherishte kryhet ngjeshja e lehtë e dherishtes dhe ujitja me lagëse lulesh në formë shiu. Sasia e farës së përdorur për njësi sipërfaqeve është e ndryshme për specie të ndryshme.

Tabela 3.2. Norma orientuese për sasinë e nevojshme të farës për njësi të sipërfaqes.

Specia Sasia e farës kg/Ha

Mollë e egër 4-4

Dardhë gorricë 5-6Qershia 25-30

Kumbull 30-35

Mëzhdravë 25-30Pjeshka 80-90

Bajamja 50-60

Arra 100-110

Kur dalin kotiledonet fillon kryerja e shërbimeve kulturale si rrallimi, tharja e barërave të këqija, plehërimi azotik dhe trajtimet antiparazitare. Pas një viti qëndrimi

në farishte e shërbimesh që kryhen në të, filizat e prodhuar tranpiantohen në shartesore ose direkt në vendimepërhershëm.

Page 60: Pemetari e pergjithshme (2)

60Pemëtari e Përgjithshme

Copëtorja: - është ajo pjesë e fidanishtes që destinohet për rrënjëzimin e copave të thjeshta (rasti i fikut, shegës etj) ose copave dhe nënshartesave vegjetative të cilat shartohen në vitin e dytë ose dhe të copave të shartuara (rasti i hardhisë). Në vitin pasardhës copat e rrënjëzuara tranpiantohen në shartesore ose në vendin e përhershëm.

Shartesorja: Eshtë vendi ku mbillen filizat e rrjedhur nga fara dhe copat e rrënjëzuara që do ti nënshtrohen shartimit.

Mbjellja kryhet me rresht, distancat e të cilave varirojnë nga specia në specie dhe nga shkalla e mekanizimit; 70-80x25-30 cm ose 100-120x 15 cm. Në vitin pasardhës copat e rrënjëzuara tranpiantohen në shartesore ose në vendin e përhershëm.

Shartesorja: Eshtë vendi ku mbillen filizat e rrjedhur nga fara dhe copat e rrënjëzuara që do ti nënshtrohen shartimit. Mbjellja kryhet me rresht, distancat e të cilave varirojnë nga specia në specie dhe nga shkala e mekanizimit; 70-80x25-30 cm ose 100-120x 15 cm ose 80-90x20-25 cm. Na shartesore mund të mbillen direkt farat e specieve me rritje të shpejtë si kajsia, pjeshka, bajamja etj. Në këtë rast norma e farës /Ha është më e vogël.

Në shartesore kryhen të gjitha shërbimet kulturale që favorizojnë zënien e shartimit dhe rritjen e mirë të mbishartesës. Kur aplikohet shartimi me syth të fjetur është e domosdoshme të programohet drejt koha e ujitjes që favorizon lëvizjen e lëngjeve (lëngëzimi tek nënshartesa).

Parcela e rritjes: - Pjesa e fidanishtes e caktuar për mbjelljen e fidanëve të përftuar nga sektorët e tjerë të fidanishtes, në pritje për tu mbjellë në vendin e përhershëm. Megjithatë për tu arritur këta tregues që shprehen qartë në standardin e fidanëvefrutorë të çdo shteti, është e këshillueshme të evitohen plehërimet e tepërta me plehra azotike, që nxisin rritjen e shpejtë të lastarëve. Kjo do të favorizonte kalimin e një stresi tek fidanët në momentin e trnpiantimit në vendin e përhershëm.

Shkulja e fidanëve duhet të bëhet pasi kryhet rënia natyrale e gjetheve (për speciet gjetherënëse). Në rastin e zhvillimit të bujshëm të fidanëve përdoren preparate të caktuara të cilat ndihmojnë në rënien e gjetheve.

Bimët mëmë. Kemi dy burime klonale nga merret materiali bazë: njëri përbëhet nga “bimët mëmë për marrjen e kalemave” të destinuara vetëm për “mbishartesë” dhe tjetra për marrjen e copave që do të shërbejnë për vetrrënjëzim dhe më vonë shartimi i tyre.

Në kushtet aktuale të ringritjes së fidanishteve frutore këto dy hallka janë të domosdoshme imperativë për të garantuar fidanë të shëndoshë e të garantuar nga pikëpamja gjenetike e sanitare. Marrja e materialit të shumëzimit (kalema për shartim ose copa për rrënjëzim) nga pemëtoret e prodhimit ose të importuara nga vende të tjera shpesh në mënyrë klandestine është një dukuri negative që do ti shfaqë pasojat e veta pas disa vitesh duke rënduar ekonominë e fermerit në një aspekt më të ngushtë por

Page 61: Pemetari e pergjithshme (2)

61Pemëtari e Përgjithshme

edhe ekonominë e vendit në tërësi në një plan më të gjerë. Mbi këto bimë kryhen vazhdimisht prerje të rënda për marrjen e materialit të shumëzimit, për rrjedhojë këto japin një rritje të bujshme vegjetative që shpesh bëhet shkak i shfaqjes së fenomeneve të metagjenezës.

Në fakt është gjetur që “kloni” edhe pse i shmanget ndryshimeve me origjinë seksuale, nuk qëndron i pandryshueshëm gjatë gjithë kohës meqenëse nuk mund tu shmanget faktorëve të tjerë që priren drejt nxitjes së ndryshueshmërisë. Gati në të gjitha speciet dhe në veçanti tek molla, pjeshka, hardhia dhe agrumet takohen fenomene të metagjenezës gjenetike spontane. Mutacione të tilla mund të jenë me tregues pozitiv ose negativ në krahasim me karakteristikat e kultivarit bazë. Nga mutacionet me karakter pozitiv janë izoluar përmes seleksionimit kolonial dhe shumëzuar e përhapur shumë kultivarë të rinj.

3. Përmirësimi gjenetikPuna e përmirësimit gjenetik në speciet drufrutore kërkon më tepër punë dhe kohë sesa në speciet barishtore. Kjo ndodh për shkak të ciklit jetësor më të gjatë.

Programi i përmirësimit gjenetik në pemët frutore vendos si qëllim të nguliti karakteristika të ndryshme që janë në gjendje të kënaqin objektivat cilësore dhe sasiore të prodhimit dhe tërësinë e kërkesave të shërbimeve kulturale. Punimet e përmirësimit gjenetik përfshijnë si krijimin e kultivarëve të rinj dhe atë të krijimit të nënshartesave të reja me cilësi më të mira.Objektivat që dëshirojmë të arrihen i

përkasin përshtatjes së pemëve ndaj kushteve të ndryshme pedo-klimatike, rritjes së qëndrueshmërisë ndaj sëmundjeve kryesore me origjinë të ndryshme, aftësia e pakësimit të dimensioneve të kurorës me pasoja rritjen e numrit të bimëve për hektarë, hershmëria e futjes në prodhim e shoqëruar nga prodhim i lartë dhe qëndrueshmëri ndër vite, koha më e përshtatshme e pjekjes së frutave, përmirësimi i vlerave ushqimore dhe dietike të frutit në momentin e pjekjes, përshtatja në ruajtje, transport dhe përpunim industrial.

4. Seleksionimi kolonial.Individët klonal për shkak të shfaqjes së mutacioneve sythorë me kalimin e kohës bëhen mjaft heterogjenë dhe përbëjnë të ashtuquajturën popullatë klonale. Në këtë rast kërkohet një punë e gjatë dhe e lodhshme për të kryer seleksionimin kolonial me qëllim izolimin, ruajtjen e pastër dhe shumëzimin vetëm të kloneve me karakteristika të përmirësuara.

Seleksionimi kolonial kërkon kryerjen e një rikonicioni paraprak të zonës përkatëse me qëllim, identifikimin e individëve më të mirë. Nga këta individë me karakteristikamë të mira agronomike e tregtare merret materiali për shumëzim në rrugë agamike (vegjetative). Ky material i nënshtrohet gjithmonë metodave moderne të diagnostikimit lidhur me të gjithë tipet e patogjenëve, përfshi edhe viruset, me qëllim që të përcaktohet gjendja aktuale shëndetësore. Më tej veprohet me një terapi të caktuar rishëndetsimi. Materiali i shëndoshë ose i rishëndetsuar shartohet mbi nënshartesa homogjene dhe fidanët e

Page 62: Pemetari e pergjithshme (2)

62Pemëtari e Përgjithshme

përftuar mbillen në parcelën e ruajtjes dhe krahasimit të quajtur “fusha e krahasimit të kloneve”.

Figura 3.1. Seleksionim kolonial i fidanëve

Bimët e mbjella në fushën e krahasimit të kloneve i nënshtrohet një kontrolli rigoroz gjenetik e sanitar me qëllim që të evidentohen e seleksionohen ato që zotërojnë karakteristikat më të mira dhe të përcaktuara në programin e përmirësimitgjenetik.

Vrojtimet vazhdojnë deri në katër gjeneracione ose të paktën për katër cikle shtimi të njëpasnjëshme nëpërmjet shartimit, me një kohëzgjatje 8-10 vjet nga të cilat tre në prodhim të plotë.

Klonet me karakteristika të përmirësuara e të qëndrueshme homologohen dmth shënohen në regjistrin themeltar me dekret ministror. Me klonet e homologuar mbillet “fusha e bimëve mëmë” e cila kontrollohet nga themeluesi (seleksionuesi) dhe furnizon me

material bazë bërthamat e shumëzimit.

Nga pemëtoret e këtyre bërthamave mund të dalë material i certifikuar.

- fidanë të shartuar

- material i caktuar për mbishartesë, kalema, copa, për nënshartesë

- kalema dhe nënshartesa me të cilat mbillet fusha të bimëve mëmë mbi të cilat më tej merret materiali për shartim

Në kushte aktuale vërejmë së ka një boshllëk legjislativ për prodhimin dhe përhapjen e fidanëve të certifikuar gjë që është me pasoja për të ardhmen.

5. Kryqëzimi dhe hibridizimi

Kryqëzimi kryhet midis kultivarëve qërrjedhin nga e njëjta bimë, ndërsa hibridizimi kryhet midis kultivarëve me origjinë nga lloje të ndryshme. Qëllimi i tyre është përfitimi i kultivarëve me karakteristika më të mira.

Metodologjia e kryqëzimit dhe hibridizimit është e gjatë, e lodhshme dhe me rezultate të pakta. Kryhet mbi bimët mëmë nga merret fara.

Kjo teknologji ka këto etapa si më poshtë:

- vjeljen e pjalmit nga kultivarët e zgjedhur si pjalmues

- kryerjen e pjalmimit artificial të luleve mbi të cilat me parë është kryer largimi i thekëve (kastrimi) dhe izolimi tek bima mëmë me qese letre transparente ose garzë

- vjelja e frutave dhe grumbullimi i farave

Page 63: Pemetari e pergjithshme (2)

63Pemëtari e Përgjithshme

- mbjellja e farave dhe kujdesia për filizat farorë derisa të kalojnë fazën e rinisë dhe frutifikimit fillestar

- seleksionimi i individëve më të mirë dhe shtimi i tyre në rrugë vegjetative nëpërmjet shartimit, me vlerësimin e mëpastajmë në fushën eksperimentale

Kultivarët e rinj dhe nënshartesat e reja të pajisura me karakteristika të paracaktuara nga programi i përmirësimit gjenetik patentohen dhe shpërndahen nëpërmjetshitjes së tyre.

6. Krijimi i pemëtoreve të rejaPemët e çdo lloji, grupi apo specie që të jenë, karakterizohen nga jetëgjatësi e madhe. Prej tyre synohet të merret prodhim për një periudhë të gjatë (10-20-50 vjet) prandaj mbjellja e një pemëtoreje sot konsiderohet një investim afatgjatë dhe nga tendenca të shumta të tregut.

Në këtë kontekst edhe tregu ynë duhet të orientohet drejt tregut evropian e më gjerëqë karakterizohet nga oferta të shumta e të larmishme dhe nga kërkesa gjithnjë e mëprecize. Konsumatori i sotëm kërkon fruta me madhësi mesatare, me pamje tregtare të përsosur, mundësisht pa fara, me lehtësi nëqërimin e lëvores prej tulit, të pajisur me veti organoleptike të larta (shija aroma etj) dhe të pasura me vitamina. Kërkohen gjithashtu fruta të qëndrueshmenë ruajtje, çka favorizon shpërndarjen dhe tregtimin pa humbje. Pra frutikultori që të hyjë në treg i sigurt duhet të ofrojë fruta të cilët ruajnë të pandryshuar cilësinë gjatë magazinimit, ambalazhimit, transportit dhe

qëndrimit në dyqan ose ti përgjigjen plotësisht kërkesave cilësore që parashikon përpunimi industrial i tyre.

Garantimi këtyre cilësive kërkon që prodhimi i frutave të përqendrohet aty ku plotësohen më së miri kërkesat biologjike të pemës ndaj kushteve të mjedisit si dhe ekziston mundësia e përshtatjes së teknikave bashkëkohore të kultivimit.

Pra për zhvillimin e frutikulturës industriale me efektivitet është e nevojshme të nxiten zonat me eksperiencë në këtë drejtim, të kenë faktorë të favorshëm ekonomikë, tregues optimal klimatik, pedologjik e social. Kërkohet gjithashtu përshtatja dhe zbatimi i të rejave më të fundit si përdorimi i nënshartesave klonale, përdorimi i kultivarëve të rinj, forma e përshtatshme e pemëtoreve, teknika e krasitjes, plehërimit dhe mbrojtja fitosanitare.

Pemëtaria intensive bazohet në intensifikimin e shërbimeve kulturale, rritjen e numrit të bimëve për ha, kultivimin e pemëve me kurorë të ulët, përdorimin e nënshartesave xhuxhe, përdorimin e kurorave të lira, punime gjithnjë e më ta pakta të tokës dhe përdorimin e herbicideve për mbajtjen e pastër të saj, aplikimi i luftës së drejtuar ose integruar për të siguruar pastërtinë fitosanitare të bimës dhe prodhimit.

Gjithashtu që pemtorja të jetë ekonomike duhet:

- të shlyejë në kohë sa më të shpejtë shpenzimet themelore

Page 64: Pemetari e pergjithshme (2)

64Pemëtari e Përgjithshme

- të lejojë mekanizim në shkallë të gjerë të shërbimeve kulturale

- të pakësojë në mënyrë të ndjeshme koston e prodhimit.

Të dhëna tekniko-ekonomikeMe qëllim që të realizohen synimet e mësipërme është e domosdoshme që të kryhet një studim paraprak për tregues teknik dhe ekonomikë.

Mbjellja e një pemëtoreje në një zonë të caktuar pa tradita në frutikulturë mund të krijojë probleme serioze si në tregtimin e prodhimit dhe për sigurimin e fuqisë punëtore të specializuar. Në rastin e mungesës së fuqisë punetore të nevojshme mund të mbillen pemëtore me lloje e kultivarë me pjekje të shkallëzuar për të evituar krijimin e një piku në momentin e vjeljeve.

7. Zgjedhja e species, kultivarit, nënshar-tesës dhe distancave të mbjelljesPasi është bërë vlerësimi i kujdesshëm e i

pandarë i gjithë elementëve që lidhen me një pemëtore efektive kalohet në zgjedhjen e species, kultivarit dhe nënshartesës më të përshtatshme.

Sidoqoftë specia dhe kultivari i përzgjedhur duhet të ketë përshtatshmëri ndaj kushteveklimatike të zonës, të mënjanojë efektetnegative të ngricave të mundshme herët në vjeshtë ose vonë në pranverë.

Për të realizuar këtë parapëlqehen kultivarë që hyjnë herët në qetësi në vjeshtë dhe rifillojnë vonë vegjatcionin në pranverë. -koha e pjekjes për kultivarët e përzgjedhur të përputhet me kërkesat e tregut;- të kenë prodhimtari të lartë e qëndrueshmëri ndaj sëmundjeve e dëmtuesve; - të japin prodhim me tregues të lartë organoleptikë rëzistent ndaj transportit dhe aftësi të mira konservuese. - zgjedhja e kultivarit kushtë-zohet dhe me zgjedhjen e pjalmuarve më të mirë duke bërë kujdes që të kenë të njëjtënkohë lulëzimi.

Zgjedhja e kultivarit dhe nënshartesës kushtëzojnë në mënyrë të pashmangshmeedhe përcaktimin e distancave midis rreshtave dhe brenda rreshtave. Distanca midis rreshtave duhet të jetë e tillë që të lejojë mekanizimin e shërbimeve kryesoreagroteknike ndërsa distanca midis pemëve duhet të jetë e tillë që të mos pengojë zhvillimin e rregullt të kurorës së pemëve fqinjë. Dendësia e mbjelljes shprehet me numrin e bimëve të mbjella/Ha.

Dendësia e pemëtores shpreh sipërfaqen e tokës të mbuluar nga kurora e një peme që

Të dhënat paraprake që duhet të pasqyrojnë studimin përfshijnë:studimin e territorit, studimi i kushteve tokësore të cilat duhet të favorizojnë zhvillimin e rregullt të sistemit rrënjor dhe të mundësojnë mekanizimin e pemëtores, studimi i kushteve klimatike (reshjet, ndriçimi dhe era) përbëjnë hallkën më të rëndësishme që përcakton jetëgjatësinë dhe efektivitetin e një pemëtoreje dhe studimi i tregut dhe mundësitë e përpunimit industrial.

Page 65: Pemetari e pergjithshme (2)

65Pemëtari e Përgjithshme

ka arritur zhvillim e plotë. Teknikat e sotme moderne tentojnë ta rrisin në maksimum dendësinë mesatare të pemëtores. Në fazën e projektimit të pemëtores duhet të përcaktohen distancat më të përshtatshme si ndërmjet rreshtave dhe ndërmjet bimëve.

Përcaktimi i saktë i parametrave përbërës në zgjedhjen e rreshtave të pemëtores varet drejtpërdrejtë nga fuqia rritëse e nënshartesës, nga shkalla e pjellorisë së tokës, nga forma e kultivimit (kurorës), nga intensiteti i ndriçimit dhe nga shkalla e mekanizimit të shërbimeve agroteknike.

Mbjellja e pemëtores mund të kryhet në formë katrore, në formë drejtkëndëshi,, në formë trekëndëshi dybrinjishëm ose barabrinjës.

- mbjellja e pemëve në formë katroriBimët vendosen në kulmet e katrorit dhe distanca midis rreshtave është e barabartë me atë midis bimëve. Kjo formë lejon mekanizim e ndriçim të mirë por nuk shfrytëzon në maksimum sipërfaqen e tokës. Numri i bimëve jepet edhe me formulën: nr=S/L.

- Mbjellja në formë drejtkëndëshi është distanca e bimëve midis rreshtave që është e ndryshme nga distanca e bimëve brenda tij. Në këtë rast rreshti është më i shfrytëzueshëm, lejon ndriçim të mirë të kurorës, lehtësi në mekanizim dhe dendësi mbjelljeje të lartë. Mund të llogaritet me formulën: m=S/l1xl2.

- Mbjellja në formë trekëndëshi. Në distancat një rresht po një rresht jo

vendoset një bimë në mesin e brinjës së katërkëndëshit. Është formë më pak e preferuar sepse pengon mekanizimin e tokës dhe kryerjen e shërbimeve, ndonëse ka koeficient të lartë të shfrytëzimit të tokës.

8. Teknikat e mbjelljes së pemëtoreveMbjellja e pemëtores kërkon kryerjen epunimeve paraprake.

Operacionet paraprake: Këtu përfshihen sistemimi i tokës, punimi i thellë (qilizëm) i shoqëruar me plehërim të bollshëm organo mineral, punimet për hapjen e shtratit të mbjelljes, piketimi dhe hapja e gropave.

1-Sistemimi i tokës, ka si qëllim të nivelojë në kufij të përshtatshëm sipërfaqen e caktuar për pemëtoret.

Figura 3.2. Momenti i parë nga përgatitja dhe sistemimi i tokës për përgatitjen e pemëtores së re.

Page 66: Pemetari e pergjithshme (2)

66Pemëtari e Përgjithshme

Figura 3.3. Punimi i tokës deri në njëmetër thellësi. Pamja tregon momentin e punimit të tokës në zona të cilat janë tëkripura, ku punimi realizohet deri në 1 metër thellësi.

Figura 3.4. Përgatija e terrenit për mbjelljen e kulturave drufrutorë

Përvoja shumëvjeçare e sistemimit të terreneve të pjerrta e shumë të pjerrtë bazale ka dëshmuar së është shumë e kushtueshme dhe jo efektive. Sa më pak spostime dheu të kryhen aq më i garantuar është rentabiliteti i pemëtores së ardhshme. Në operacionet për nivelime përfshihen edhe ato të drenazhimit dhe sigurimit të ujitjes.

Në tokat pak të përshkueshme si në zona fushore ashtu edhe kodrinore është e domosdoshme të krijohet një rrjet kanalizimesh ose vendosja e tubave e drenave në thellësi 1-2 metra.

Përfundimi i sistemit sipërfaqësor dhe hidraulik pasohet nga punimi i thellë i ndërthurur me një plehërim të përshtatshëm. Në varësi nga tipi i tokës, thellësia e saj dhe këndi gjeotropik i rrënjëve të nënshartesës së përdorur, punimi i thellë mund të përfaqësohet nga qilizma ose nga punim më të thellë.

Ky punim ka si qëllim përmirësimin e porozitetit të tokës si dhe shtratin e shfrytëzueshëm nga rrënjët e pemës. Koha më e mirë për kryerjen e punimit të thellë është në periudhën e verës. Mund të përmendim se punimi qilizëm mund të ndryshojë sipas tipit të tokës, në tokat e shkrifta 50-70 cm, ndërsa në tokat e rënda 80-120 cm.

Gjatë kryerjes së punimit qilizëm shtresa sipërfaqësore e më pjellore nuk duhet të përmbyset në thellësi. Ajo mund të kryhet vetëm në tokat zhavorrishte e me taban të cekët. Njëkohësisht me punimin e thellë kryhet dhe plehërimi, që synon pasurimin me lëndë organike dhe elementë ushqimor të shtresave të mëposhtme të tokës. Shpërndarja e lëndës aktive të bollshme të plehrave organike e fosfopotasike në momentin e punimeve themelore jep efekte përmirësuese e dobiprurëse në strukturën mikrobike të tokës dhe elementët e domosdoshëm për rritjen e mirë të pemëve.

Page 67: Pemetari e pergjithshme (2)

67Pemëtari e Përgjithshme

Kryerja e punimit bazë pasohet nga punime të tjera, diskim, nivelim, lesim, parcelim etj. Në terrenet e rrafshëta ose me pjerrësi të vogël preferohet krijimi i parcelave drejtkëndëshe ku brinja më e gjatë të ketë drejtimin veri-jug. Kjo favorizon ndriçiminmë të mirë të pemëtores gjatë ditës.

Njëkohësisht me parcelimin kryhet edhe piketimi i rreshtave dhe i bimëve brenda rreshtit.

Hapja e gropave kryhet me krahë ose me mjete mekanike me përmasa që mund tëvarirojnë nga 30x35 cm, kur toka është përgatitur në mënyrë perfektë , në 70x80 ose 1x1 metër në rastin kur nuk janë kryer të gjitha punimet përgatitore.

9. Mbjellja e fidanit në vendin e përhershëmMbjellja e fidanit në vendin e përhershëm zakonisht kryhet në vjeshtë më vonë kur janë rrëzuar gjethet (nëntor - dhjetor) ose herët në pranverë, por gjithmonë rreth dy javë para fillimit të vegjetacionit.

Për pemët gjetherënëse mbjellja e fidanëvenë vjeshtë ka disa avantazhe:

- Fikson mirë fidanin me tokën gjatë dimrit.

- Nxit rritjen graduale të sistemit rrënjorkrahas rritjes së temperaturës.

- Fidani është i gatshëm për një vegjetacion të rregullt në pranverë.

- Ndihet më pak tronditja që ndodh nga ndërrimi (tranpiantimi).

Figura 3. 5. Pamje e një bime nëmomentin e mbjelljes. Një bimë e shëndoshë është e sigurtë që do të ketërezultate të larta në mbjellje.

Figura 3.6. Pamje e sistemit rrenjor te trajtuar me fitohormone me qellim shtimin e rrenjeve

Për speciet gjithmonë të gjelbra preferohet mbjellja në pranverë.

Page 68: Pemetari e pergjithshme (2)

68Pemëtari e Përgjithshme

Figura 3.7. Sistemi rrënjor pas aplikimit të Fitohomoneve ndihmëse për rrënjëzim

Përpara mbjelljes bëhet krasitja e rrënjëve të fidanit. Menjëherë pas krasitjes së rrënjëve kryhet banjëzimi i sistemit rrënjor. Kjo konsiston në zhytjen e sistemit rrënjor në një masë të qullët të përgatitur nga pleh stalle+ dherishte. Kjo ndihmon në vendosjen e një kontakti më të mirë të sistemit rrënjor me tokës.

Gjatë vendosjes së fidanit në vendin e përhershëm është e këshillueshme të përdoret një plehërim i lokalizuar organiko-mineral pavarësisht nga plehërimi që është kryer së bashku me punimin e thellë dhe fidani të mbështetet në një mbeshtetës.

Figura 3.9. Pamje e mbështetësit prej kallami me qëllim që fidani të mos dëmtohet nga era.

Figura 3. 8. Mbjellja e fidanëve në vendin përhershëm dhe mbështjellja e tyre për mbrojtjen nga të ftohtit

Page 69: Pemetari e pergjithshme (2)

69Pemëtari e Përgjithshme

Tabela 3.3. Sasia e plehrave që përdoret për çdo fidan

Specia Sasia pleh organik

Plehra azotike P2O5 në kg K2O në kg

Mollë-dardhë 25-30 0.2 në formë ureje 2 0.6

Ulli-agrume 30-35 0.2-0.3 2 0.6

Pjeshkë-kumbull

18-20 0.2 2 0.5-0.6

Hardhi 7-10 0.08-0.1 0.15-0.2 0.4-0.6

Është e domosdoshme që të evitohet kontakti i sistemit rrënjor me plehun. Gjatë mbjelljeve të vjeshtës dheu në gropë grumbullohet përrreth fidanit në formën e kupolës, ndërsa në mbjelljet e pranverës dheu hapet në formën e një tave.

Në të njëjtën kohë me vendosjen e fidanit në gropë dhe mbushjes me dhe, duhet ë kryhet edhe vendosja e një objekti mbështetës së fidanit i cili mund të jetë; - një kallam me gjatësi 1 metër mbi tokë;- një dru mbështetës etj.

Mbas mbjelljes në vendin e përhershëm fidanët u nënshtrohen një sërë shërbimeve agroteknike si; plehërime plotësuese, ujitje, krasitje, trajtime antiparazitare, krasitje të gjelbër, luftimi i barërave të këqija etj.

Figura 3.10. Fidanë frutikulture i mbjellë në fushë. Observohen shërbimet që i kryhen duke e mbajtur tokën të punuar dhe në formë kurrizi.

Page 70: Pemetari e pergjithshme (2)

70Pemëtari e Përgjithshme

PYETJE

1- Si ngrihet një pemtore?

2- Përmendni disa nga karakeristikat e fidanishtes

3- Si ndahet një fidanishte?

4- Çfarë kutpojme me përmirsim gjentik dhe si kryhet?

5- Etapat kryesore të seleksionimit klonial.

6 Çfarë është kryqëzimi dhe hibridizmi.?

7- Si krijohen pemtoret e reja?

8- Si zgjidhen e speciet, kultivaret, nënshartesat dhe distanca e mbjelljes?

9- Cilat jane teknikat e mbjelljes së pemtoreve?

10-Si bëhet mbjellja e fidanit në vendin e përhershëm?

Page 71: Pemetari e pergjithshme (2)

71Pemëtari e Përgjithshme

KAPITULLI I KATERT

PRODHIMI I FIDANEVE VEGJETATIVE

1. Shtimi me copa dhe me përpaja

2. Shumëzimi in vivo

3. Shtimi me hinka dhe me copa (copa gjethore)

4. Shartimi. Qëllimet e shartimit

5. Shumëzimi me shartim

6. Mikroshumëzimi

7. Metodat e shtimit vegjetativ që përdoren për prodhimin e fidanëve drunorë

7.1. Shartimi me urë dhe shartimi anglez

7.2. Shartimi anësor apo lateral dhe shartimi në tavolinë

7.3. Shartimi me çarje dhe me syth

7.4. Mbledhja dhe ruajtja e lastarëve të mbishartesave

5. Ndikimi i faktorëve të ambjentit.

5.1. Infeksioni nga viruset dhe bakteret dhe prekja nga insektet

5.2. Koha e shartimit

5.3. Mospërputhshmëria në shartim, shkaqet dhe korigjimi i mospërputhshmërisë

5.4. Ndikimi i nënshartesës mbi madhësinë, cilësinë dhe pjekjen e frutave

Page 72: Pemetari e pergjithshme (2)

72Pemëtari e Përgjithshme

KAPITULLI I KATERT

PRODHIMI I FIDANEVE VEGJETA-TIVE (Shumimi vegjetativ)

HyrjeShumëzimi aseksual. Shumëzimi aseksual konsiston në ndarjen prej pemës mëmë të një degëze, rrënje ose sythi dhe kur vendosen në kushte të favorshme të formojnë të gjitha organet duke dhënë një bimë të re të pavarur. Kjo bimë e re e formuar është nga pikëpamja gjenetike identike me bimën mëmë prej të cilës ka rrjedhur.

Rëndësia, përparësitë dhe mangësitë e shtimit vegjetativ Shumëzimi me farë nuk ka gjetur përdorim në praktikën e kultivimit për disa arsye negative që ka manifestuar. Cikli i prodhimit të fidanit zgjat shumë vite, materiali nuk ruan tiparet e bimëve mëmë prej të cilave janë marrë farat, duke paraqitur shpërthime negative për shkak të natyrës heterozigote. Fidanët hyjnë vonë në prodhim. Shtimi me farë ka dhe disa avantazhesepse vlen për fitimin e specieve ose nënshartesave të reja si dhe për fitimin e filizave që përdoren si nënshartesa që vlejnë për prodhimin e fidanëve rezistencë ndaj viruseve.

Shumëzimi aseksual. Shumëzimi aseksual konsiston në ndarjen prej pemës mëmë të një degëze, rrënje ose sythi dhe kur vendosen në kushte të favorshme të formojnë të gjitha organet duke dhënë një

bimë të re të pavarur. Kjo bimë e re e formuar është nga pikëpamja gjenetike identike me bimën mëmë prej të cilës ka rrjedhur. Nënkupton shartimin, rrënjëzimin e copave të drunjëzuara, copave të gjelbërta, sharmendës dhe përpajës.

Shumëzimi vegjetativ bëhet i mundur për shkak të aftësisë së lartë rigjeneruese që kanë rrënjët dhe sharmendët e saj.

1. Shtimi me copa dhe me përpajëKa qenë mënyra më e përhapur për shtimin e hardhisë, përderisa nuk ishte përhapë filoksera. COPA është pjesë e sharmendës me sytha dimëror, që është e aftë të japë një bimë të re.

Copat që përdoren për shtim priten nga vreshtat mëmë. Këto merren nga kultivarë të pastër gjenetikisht, të paprekura nga sëmundjet dhe me aftësi të lartë prodhuese. Copat e destinuara për shtim ose shartim duhet të priten në periudhën e qetësisë dimërore, përpara fillimit të qarjes. Për kushtet e vendit tonë, koha më e mirë për prerjen e copave janë muajt Janar – Shkurt.

Shtimi me përpaja. Shtimi me përpajë është një nga metodat më të vjetra të shumëzimit. të hardhisë. Shkëputja e përpajës nga bima mëmë ndodh pas rrënjëzimit të saj, ky lloj shumëzimi duhet të përdoret me rezervë sepse: shkakton dobësimin e bimës mëmë dhe së hardhitë e reja preken nga filoksera.

Shumëzimi vegjetativ është totalisht i ndryshëm me shumëzimin seksual në aspektet e përmendura më sipër.

Page 73: Pemetari e pergjithshme (2)

73Pemëtari e Përgjithshme

Shumëzimi vegjetativ përbën një klasë të madhe në të cilën mund të nënvizojmë tipet më kryesore;(i) shumëzimi me copa, (ii) shartimi, (iii) mikroshumëzimi

Shumëzimi me copa: përbën një metodë mjaftë tradicionale dhe që ndryshon përsa i përket natyrës së materialit që përdoret prej nga merr dhe emërtimin.

Shumëzimi me shartim: do të thotë një filiz i rrjedhur prej farës shartohet me një kalem ose syth të një varieteti tjetër. Llojet e shartimit janë: (i) shartim me kalem (në kurorë nën lëkurë dhe me të carë). (ii) shartim me syth (me dollap, unazë, dhe në formë të germës T) Shartimi përfaqëson metodën kryesore të shumëzimit. Shartimi realizohet me bashkimin e dy copave të ndryshme ose të një cope me trupin e hardhisë.

2. Shumëzimi in vitro. Përbën një shumëzim me copa ose eksplante të gjelbra që zakonisht aplikohet me teknikën e nebulizimit, me përdorimin e fitorregullatorëve të rritjes që favorizojnë dhe ndihmojnë rhizogjenezën. Është një metodë e re që ka marrë zhvillim në 20 vitet e fundit.

Metodat që përdoren më shpesh janë: (i) shumëzim me copa të gjelbra me gjethe, (ii) shumëzim me copa njëvjeçare.

Mikroshumëzimi: Është një metodë që aplikohet kryesisht për prodhimin dhe riprodhimin e kultivarëve ose kloneve, shëndetësimin prej bakteriozave ose

viruseve si dhe ruajtjen e materialit gjenetik në ex situ.

Metodat që aplikohen janë: (i) eksplante nga maja sythi, (ii) eksplante prej nyje, (iii) eksplante prej rrënje ose organe të tjera.

Mosha e fidanëve Mosha e fidanëve i referohet moshës së mbishartesës që mund të jetë 1 vjeçare, 2 vjeçare ose 3 vjeçare mosha e vërtet ama është ajo e nënshartesës. Më të preferuar janë fidanët 1 dhe dy vjecarë për arsye të sigurimit të zënies.

Mënyrat kryesore të shtimit vegjetativ janë: Shtimi me përpaja, shtimi me kamza, shtimi me hinga, shtimi me gunga, shtimi me copa dhe shartimi.

3. Shtimi me hinga dhe me copa (gjethore). Konsiston në provokimin e rrënjëve në pjesët ajrore të pemës, ka më tepër karakter amator. Bëhet në pranverë kur lëvorja ndahet lehtë nga druri. Në këtë rast bëhet një heqje unazore e lëvores me gjerësi 2-2,5cm aty vendoset një hinge prej kartoni apo teneqeje, mbushet me dherishte, më e mirë është torfa e cila ujitet sipas nevojës. Në fund të vegjetacionit vendin e unazës kanë dalë rrënjë. Dega e rrënjëzuar pritet poshtë hinkës dhe ashtu pa prishur dherishten është gati për mbjellje në vendin e përhershëm.

Shtimi me gunga ose hiperplazi përdoret tek ulliri, ku shfrytëzohen gungat apo hiperplazite e dala në pjesën midis kurorës

Page 74: Pemetari e pergjithshme (2)

74Pemëtari e Përgjithshme

Figura 4. 1. Pamje nga përgatitja e copave të gjelberta që përdoren në shumimin vegjetativ

dhe rrënjës. Ato priten me sopat të prehtë ,lëmohet pjesa midis lëvores dhe drurit, mund të trajtohen me hormone rrënjëzimi dhe vendosen për tu rrënjëzuar. Rrënjëzimi bëhet në gropa të thella 30-40 cm të cilat mbushen me dherishte të përbërë nga pleh i kalbur mirë ose torfë, mbulohen po me dherishte deri sa mbulohet pjesa më e sipërme dhe ujiten sipas nevojës. Copat merren në mars dhe deri në vjeshtë ato kanë rrënjëzuar.

Shtimi me copaBëhet me pjesë bime (copa) të cilat kur vendosen në kushte të përshtatshme lëshojnë rrënjë dhe lastar që përfundon në krijimin e një bime të re. Marrja e copave bëhet nga të gjitha pjesët e bimës rrënjë, lastar dhe gjethe, në këtë mënyrë dallojmë copa rrënjore, copa gjethore dhe copa lastarore .Zbatohet tek disa bimë të gjinisë prunus, robinia, olea, etj.Copat rrënjore përgatiten në vjeshtë ose në dimër. Nxirren rrënjët duke hapur hinkë të

cekët deri sa të zbulojmë rrënjën. Nga çdo bimë marrim aq rrënjë sa të mos dëmtojmë bimën mëmë. Rrënjët copëtohen në pjesë 5-15cm të gjata. Më të preferuara janë ato me diametër 0,6-1,2cm. Copat vendosen horizontalisht në kanale 15-20 cm të thellë dhe mbulohen 5-7.5 cm me dherishte.

Si copa lastarësh përdoren;Lastarët e gjelbër janë ata lastarë që janë marrë nga bimë drunore para së indet e këtyre pjesëve të marrë të jenë drunjëzuar. Rrënjëzimi i këtyre pjesëve bimore varet nga gjendja fiziologjike dhe anatomike e lastarit, nga ekuilibri hormonal nga gjendja ushqyese e lastarit si dhe nga faza e ciklit jetësor në të cilën ndodhet pema. Më hollësisht këto janë trajtuar në një kapitull të më sipërm.

Përgatitja e lastarëve të gjelbërRëndësi vendimtare ka koha dhe menyra e marrjes së lastarëve.Metoda më e suksesshme është ajo me jodur kaliumi, duke trajtuar seksionin e prerë. Nëse vendi i prerë do të ngjyroset në blu violetë do të thotë së ka rezerva amidoni dhe copa është e gatshme për të rrënjëzuar. Tjetër provë është ajo me përkuljen e lastarëve. Nëse ata thyhen lehtë kjo do të thotë së kanë rezerva të mira karbohidratesh.

Gjatësia e copave më e përshtatshme është 12-15cm. Largohen gjethet e poshtme duke lënë vetëm 4 gjethet në krye . Rëndësi ka dhe vendi ku bëhet prerja. Jo çdo pjesë e 3 kërcellit është njëlloj e pasur me lëndë ushqyese dhe faktorë rizogjenë.

Siç është theksuar prania e gjetheve ndihmon në rrënjëzimin e copave duke

Page 75: Pemetari e pergjithshme (2)

75Pemëtari e Përgjithshme

prodhuar me anë të fotosintezës substancat e nevojshme për rrënjëzim. Nga ana tjetër prania e gjetheve rrit avullimin duke pakësuar përmbajtjen e tij në qelizë që çon në vyshkjen dhe tharjen e copave. Më parë humbja e ujit kufizohej me pakësimin e sipërfaqes gjethore e cila njëkohësisht çonte në uljen e rrënjëzimit. Sot nuk është problem humbja e ujitjes mbasi ajo pengohet me anë të sistemit fog, që lejon rrënjëzimin e copave edhe në verë.

Pasi copat janë rrënjëzuar ato kaliten duke ulur gradualisht temperaturën dhe lagështinë si dhe duke pakësuar ujitjen dhe mbillen në vazo të vogla me diametër 5cm

Copat gjysmë të drunjëzuaraCopa gjysmë të drunjëzuara quhen copat të cilat në pjesën e poshtme të tyre janë drunjëzuar. Këto copa merren vonë në vegjetacion, kur lastarët akoma kanë gjethe në gjithë gjatësinë e tyre. Ky lloj shtimi është i nevojshëm për ato bimë të cilat rrënjëzojnë me vonesë dhe shtimi me copa të buta nuk ka sukses sepse ato nuk durojnë gjatë në dherishte. Këto lloje copash përdoren kryesisht tek bimët me gjelbërim të përhershëm (tek agrumet dhe koniferët.

Copat përgatiten nga lastarët e vitit, gjatë muajve shtator -dhjetor vendosen për rrënjëzim gjatë dimrit në sera. Temperatura optimale në bazën e copës është 21 deri 24 gradë. Përgatitja e copave bëhet njëlloj si copat e gjelbërta.

Copat e drunjëzuara Copa të drunjëzuara janë copat e pemëve gjethe rënëse të mara gjatë periudhës së

qetësisë dimërore. Janë plotësisht të pjekura, të drunjëzuara, pa gjethe. Përdoret për speciet që rrënjëzojnë lehtë si malus actinidia corylus, castanea, fikus etj.

Metoda e rrënjëzimit të copave të drunjëzuara është më e vjetra dhe më e lehta. Zakonisht copat merren nga pemëtore mëmë të cilat krasiten rëndë, mbi 3-4 sytha

Copat e marra nga pemëtore të krasitura rëndë rrënjëzojnë më lehtë së ato të marra nga pemë të pa krasitura, apo të krasitura lehtë . Lastarët duhet të jenë të pjekur mirë dhe me fuqi mesatare. Copat prihen në gjatësi 30-4 0 cm, 1,2-2 mm poshtë nyjës dhe 1cm mbi sythin e sipërm. Si substrakt rrënjëzës përdoret torfa rëre lumi e imët dhe rërë lumi e ashpër në raport 50:25;25. Temperatura më e përshtatshme e bazës së copave është 21 grade.

Shtimi me copa gjethore Shtimi me anë të llapës së gjetheve Përdoret tek begonia dhe tek disa bimë të tjera lulore. Konsiston në prerjen apo gërvishtjen e nervaturës qendrore dhe vendosjen e gjethes në substrakt me lagështi normale për rrënjëzim Në vendin e gërvishtur dalin rrënjë dhe lastar duke formuar një bimë të re. Shpesh si copa gjethore përdoret llapa gjethore, bishti dhe sythi sqetullor me pak kërcell, që mundë të quhet dhe si copë e gjelbër në miniaturë. Me këtë metodë shtohen agrumet, pjeshka dhe bimë të ndryshme zbukuruese.

4. Shartimet dhe qëllimet e ShartimitShartim quhet teknika e vendosjes së një pjese bimore mbi një bimë tjetër, në mënyrë

Page 76: Pemetari e pergjithshme (2)

76Pemëtari e Përgjithshme

të tille që ato të bashkohen dhe të vazhdojnë të zhvillohen si një bimë e vetme. Bima që shartohet quhet mbi shartesë dhe ajo mbi të cilën bëhet shartimi quhet nënshartesë Sipas mënyrës që bëhen dallojmë shartim me afrim , shartim me kalem dhe shartim me syth.

Qëllimet e shartimitShartimet kanë për qëllim:

1- të shtohen kultivarë të cilët me mënyra të tjera shtimi shtohen me vështirësi ose nuk shtohen fare

2- të zëvendësojmë një pjesë të një bime me atë të një bime tjetër,

3- të korrigjojmë dëmtime që janë bërë nga agjentë të ndryshëm

4 – të bëjmë që një sistem rrënjor të ushqejë më tepër së një varietet apo një varietet të ushqehet nga më shumë së një sistem rrënjor

5-të kontrollojmë formën e kurorës dhe fuqinë rritëse të pemës ,

6 – të bëjmë përshtatjen e kultivarëve të ndryshëm në ambiente klimatike dhe tokësore pothuaj të papërshtatshme për ta ,

7- të shmangin prekjen e kultivarëve nga sëmundje dhe dëmtues të ndryshëm.

Shumëzimi vegjetativ përbën një klasë të madhe në të cilën mund të nënvizojmë tipet më kryesore;

1- shumëzimi me copa

2- shartimi

3- mikroshumëzimi

Shumëzimi me copa: përbën një metodë

mjaftë tradicionale dhe që ndryshon përsa i përket natyrës së materialit që përdoret prej nga merr dhe emërtimin.

- copa druri të shkurtra

- copa druri të gjata

- gunga ose ovula

- pllaka kambiumi trungu

- këmbëza

- copa rrënjësh5. Shumëzimi me shartim. Do të thotë një filiz i rrjedhur prej farës shartohet me një kalem ose syth të një varieteti tjetër. Llojet e shartimit janë:1. Shartim me kalem (në kurorë nën lëkurë dhe me të carë).2. shartim me syth (me dollap, unazë, dhe në formë të germës T) Shumëzimi in –vivo. Përbën një shumëzim me copa ose eksplante të gjelbra që zakonisht aplikohet me teknikën e nebulizimit, me përdorimin e fitorregullatorëve të rritjes që favorizojnë dhe ndihmojnë rhizogjenezën. Është një metodë e re që ka marrë zhvillim në 20 vitet e fundit dhe synon në sigurimin e një numri të madh homologesh prej çdo bime mëmë dhe që prodhohet në kohë mjaftë të shpejtë. Metodat që përdoren më shpesh janë:

1. shumëzim me copa të gjelbra me gjethe

2. shumëzim me copa njëvjeçare

6. Mikroshumëzimi Është një metodë që aplikohet kryesisht për prodhimin dhe riprodhimin e kultivarëve ose kloneve, shëndetësimin prej bakteriozave ose viruseve si dhe ruajtjen e materialit gjenetik në ex situ. Metodat që aplikohen

Page 77: Pemetari e pergjithshme (2)

77Pemëtari e Përgjithshme

janë:- eksplante nga maja sythi- eksplante prej nyje- eksplante prej rrënje ose organe të tjera

Teknika tradicionale shumëzimi:Shumëzimi është i thjeshtë nëse aplikohen metoda tradicionale (copa druri, këmbëza, shartimi etj) por, mund të jetë i vështirë dhe delikat kur aplikohen teknika moderne shumëzimi (in vivo, in vitro). Cilado qoftë metoda e shumëzimit, fidani duhet të plotësojë disa parametra teknike dhe ekonomike dhe që renditen si më poshtë:

- varieteti që shumëzohet dhe përhapet duhet t’i përgjigjet objektivave të prodhimit të parashikuar sipas kërkesave të tregut.

- Cilësi fitopatogjene e fidanëve, veçanërisht përballë Pseudomonas dhe verticilium.

- Homogjenitët i fidanëve në fidanishte: si kusht për të siguruar një homogjenitet në pemëtoren e ullishtës së re të krijuar.

4. Metodat e shtimit vegjetativ që përdoren për prodhimin e fidanëve drunorë dhe llojeve të tjera: shartimi , mënyrat e shartimit.

7. Mënyrat e shtimit që përdoren për prodhimin e fidanëve drufrutorë

Sipas materialit të përdorur simbishartese dallojmë:

1- Shartim me syth

2- Shartim me kalem

Shartimet me kalem zakonisht kryhen herët në pranverë kur temperatura ka arritur kufirin e duhur për të formuar kallusimin

zakonisht , mbi 18 gradë.Dallojmë disa lloje shartimi me kalem si:Shartimi me afrim, shartimi me urë, shartimi nën lëkurë, shartimi me çarje, shartim me kopulim, shartimi anësorë etj.

Shartimi me afrim është shartimi me i vjetër konsiston në bashkimin e dy pjesëve të bimëve të ndryshme të cilat ushqehen secila me sistemin e vetë rrënjor.

Page 78: Pemetari e pergjithshme (2)

78Pemëtari e Përgjithshme

Figura 4.2. Modele të ndryshme thikash për shartimin e fidanëve

7.1.Shartimi me urë dhe Shartimi anglez

Shartimi me urë aplikohet në rastet kur janë bërë gabime në zgjedhjen e nënshartesës ose kur pema është dëmtuar në pjesën e trungut , dhe mungon të paktën ¼ e lëvores rreth trungut.Në rastin e parë, kur është bërë gabim me nënshartesën zgjidhen filiza të nënshartesës së re të cilat mbillen pranë bimës ku do të zëvendësohet nënshartesa. Zgjidhet dega sipërme e filizit , kur ai ka shumë degë, i bëhet një prerje në formë pile, nga poshtë -lartë duke mbajtur briskun në pozicion 45 gradë. Këtë pjesë të prerë e vendosim tek pjesa e trungut, mbi vendin e shartuar, ku kemi bërë një prerje në formë T me kokë poshtë. Shartimi bëhet kur ndahet lehtë lëvorja nga druri në çdo kohë gjatë vegjetacionit. Për një bimë mund të përdoren 1 ose disa filiza. Në rastin kur është dëmtuar lëvorja shartimi me urë synon të bashkojë dy pjesët midis vendit të dëmtuar. Në këtë rast bëhet prerje e lëvores së dëmtuar për ta prure atë në një

vijë dhe përgatiten kalemat nga vetë bima e dëmtuar. Kalemat kanë gjatësi rreth 10 cm më tepër së gjerësia e shiritit të dëmtuar. Kalemi pritet në formë pile në të dy skajet e tij dhe vendoset në prerjet pingule me vijën e unazës së dëmtuar. Ura mundëson kalimin e limfës së përpunuar nga pjesa e sipërme në atë të poshtmen nëpërmjet floemës së kalemave.

Shartimi anglez ose shartimi me kopulim.

Figura 4.3. a) përgatitja e kalemit, (b) përgatitja e nënshartesës

Page 79: Pemetari e pergjithshme (2)

79Pemëtari e Përgjithshme

Figura 4.4. Tipe të ndryshme të shartimit me kopulim. 1. Përgatitja e kalemit tek molla, gjerësia e pilës. Hardhia, pjeshka, kumbulla.

Page 80: Pemetari e pergjithshme (2)

80Pemëtari e Përgjithshme

Figura 4.5. Shartim me syth Figura 4.6. Shartim me kalem Figura 4.7. Shartim me kalem

Figura 4. 8. Shartim me kalem “trekëndësh” Figura 4.9. Shartim me kalem në degët e para skeletore.

Shartimi me kopulim aplikohet tek hardhia dhe tek disa pemë frutore që kallusojnë lehtë Për të realizuar shartimin me kopulim duhet që të dy komponentët të kenë të njëjtën trashësi.

Duke e mbajtur briskun 45 gradë bëjmë prerje të nënshartesës, prerja duhet të bëhet menjëherë. Të njëjtën gjë bëjmë edhe tek mbishartesa e cila është një kelem me 1-2 sytha. Pastaj bashkohen të dy faqet e prera duke patur kujdes që të kemi përputhje të mirë të zonave kambiale, të paktën në njërën anë.

Page 81: Pemetari e pergjithshme (2)

81Pemëtari e Përgjithshme

Figura 4.10. Shartimi me kopulim me gjuhës

Është i njëjtë me shartimin e thjeshtë vetëm së në të dy të prerat e komponentëve bëhet një gjuhës, (një çarje) duke filluar në 1/3 e përfundimit të prerjes. Gjuhëzat futen tek njëra tjetra duke rritur në këtë mënyrë sipërfaqen e kontaktit dhe qëndrueshmërinë e të dy komponentëve të shartuar.

7.2. Shartimi anësor apo lateral dhe shartimi në TavolinëPërdoret tek bimët e gjinisë juniperus. Realizohet në muajt nëntor, dhjetor në bimët në sera. Një pjesë e kërcellit, 5-7,5 cm lart sipërfaqes pastrohet nga degët anësore dhe përgatitet për shartim. Në vendin e përgatitur vendoset presa e briskut me kënd 45 gradë me boshtin vertikal dhe bëhet një prerje duke ulur briskun poshtë. Bëhet një prerje sa ¼ e diametrit të kërcellit, aq sa duhet të jetë gjatësia e prerjes së kalemit. Kalemi përgatitet me 1-2 sytha në formë pile nga të dy anët. Prerja bëhet e tillë që në njërën anë që do.

Të jetë dhe ana e jashtme të jetë më e trashë. Pastaj vendoset kalemi duke patur gjithmonë përputhjen e pjesëve midis lëvoreve (këmbimeve) dhe bëhet lidhja. Prerja e mbishartesës bëhet kur bima mbillet në vendin e përhershëm.

Shartimi në tavolinë. Aplikohet tek molla kur bëhet shartimi i copave rrënjore dhe tek hardhia. Quhet në tavoline sepse nënshartesa është e shkëputur nga toka dhe shartimi realizohet në tavolinë përdoret mënyra e shartimit anglez, i thjeshtë me gjuhës.

Shartimi kryhet në Janar- Shkurt ose në Nëntor-Dhjetor. Kur shartimi bëhet në janar -shkurt copat e shartuar vendosen në material lagështimbajtëse (myshk ose pluhur sharre), mbështillen me polietilen dhe mbahen në temperatura 1,7-4,4 gradë deri në mbjellje. Kur shartimi bëhet në nëntor- dhjetor ato ruhen për 1-2 javë në temperaturën 12,8-

Page 82: Pemetari e pergjithshme (2)

82Pemëtari e Përgjithshme

15.6 gradë që të ndodhë kallusimi dhe pastaj ruhen 1,7- 4,4 gradë deri në mbjellje.

Për shartimin e hardhisë do të flitet tek prodhimi i fidanëve të hardhisë.

Figura 4.11. Shartesa të mollës me kopulim në stacionin eksperimental Pezë e vogël

7.3. Shartimi me çarje dhe me sythKjo metodë përdoret tek pemët e mëdhaja kur duam të ndryshojmë varietetin për arsye të ndryshme (për arsye tregtare ose kur duam të bëjmë vlerësimin e ndonjë kultivari të ri, mbasi me këtë metodë futet shpejtë në prodhim. Zbatohet zakonisht herët në pranverë para së të kenë shpërthyer sythat. Bëhet në trung të pemës, në degët e para apo të dyta skeletore.

Page 83: Pemetari e pergjithshme (2)

83Pemëtari e Përgjithshme

Figura 4.12. Shartesa të mollës gjatë fazës së kallusimit në stacionin eksperimental Pezë e vogëlMbishartesat duhet të jenë marrë gjatë qetësisë relative, para shpëtimit të sythave, mund të jetë me çarje të plotë ose me çarje të pjesshme.Shartimi me çarje të plotë bëhet kur nënshartesa ka diametër të barabartë me mbishartesën ose pak më të madh. Nënshartesa pritet tek vendi ku do të shartohet, dhe çahet në thellësi 5-10cm.

Figura 4. 13. Fidanë hardhie në muajin prill të shartuar në janar (in-vivo)

Page 84: Pemetari e pergjithshme (2)

84Pemëtari e Përgjithshme

Zakonisht përdoren 1-2 kalema sipas trashësisë së nënshartesës. Kalemat kanë gjatësi 5-10cm dhe përmbajnë 2-3 sytha. Kalemat përgatiten duke i prerë në të dy anët, si në rastin e shartimit anësor, në formë pyke ku njëra anë është pak më trashë. Në vazhdim kalemat vendosen në anë të nënshartesës së çarë, në mënyrë të tillë që shtresat kambiale të përputhen.

Kur nënshartesa është më e trashë kalemi vendoset pak më brenda lëvores së nënshartesës. Më pas bëhet lidhja duke patur parasysh të mbulohet me shiritin lidhës gjithë gjatësia e prerë dhe lyhen pjesët e prera të kalemit dhe nënshartesës me mastiç shartimi.Shartimi me çarje të pjesshme. Kjo metodë zbatohet atëherë kur nënshartesa është shumë e trashë. Shartimi nën lëkurë ose në formë kurore.Quhet nën lëkurë sepse kalemi vendoset nën lëvoren e cila në momentin e shartimit duhet

të shkëputet lehtë nga druri dhe quhet kurorë sepse kur nënshartesa është e trashë vendosen disa kalema rreth nënshartesës së prerë. Edhe kjo mënyrë aplikohet tek pemët e rritura, në trung dhe degë skeletore me diametër të madh. Bëhet në pranverë, kur ka filluar lëvizja e lëngjeve limfatike dhe lëkura shkëputet lehtë. Kalemat për shartim merren në periudhën e qetësisë dhe ruhen deri në momentin e shartimit. .Nënshartesa prihet me sharrë kur është e trashë, lëmohen mirë anët me brisk të prehtë për të mos lënë qeliza të shkatërruara në zonën kambiale dhe bëhen prerje vertikale të lëvores nga vendi i prerë me gjatësi 5-10cm. Kalemi përgatitet në formë pile duke mbajtur briskun në pozicion 45 gradë me boshtin e degëzës , mundësisht me një prerje. Brisku duhet të jetë shumë i mprehtë. Kalemat që mund të jenë 2-3 vendosen nën lëvoren e prerë dhe bëhet lidhja dhe lyerja me mastiç i pjesëve të prera të nënshartesës dhe kalemit.

Figura 4. 14. Shartimi me kalemi i ullirit. 1 kalemi, 2,3 nënshartesa 4-instalimi kalemit, 5,6-lidhja, 7-izolimi plagë me mastiç

Page 85: Pemetari e pergjithshme (2)

85Pemëtari e Përgjithshme

Shartimet me sythSi mbishartesë përdoret vetëm një syth i nxjerrë bashkë me lëvoren në gjatësi 3. 5-5 cm. Sythi i nxjerrë vendoset tek nënshartesa dhe bëhet lidhja. Nënshartesa në pjesën e sipërme të sythit pritet. Kur shartimi bëhet në pranverë pritet menjëherë pas shartimit, ndërsa kur shartimi bëhet në fund të verës prerja bëhet para së të fillojë vegjetacioni i ardhshëm. Shartimi me syth ka këto avantazhe:

a- Është metodë e shpejtë dhe e përshtatshme për prodhim e fidanëve

b- Realizohet në gjithë periudhën e vegjetacionit.

c- Është ekonomik në materialin e mbishartesës.,.

d- Është i pranueshëm edhe për pemët që nuk durojnë plagosje, mbasi shkaktohet sëmundja e dyllit siç është pjeshka, qershia dhe kajsia

Figura 4. 15. Pamje të shartimit me syth

Page 86: Pemetari e pergjithshme (2)

86Pemëtari e Përgjithshme

Sipas kohës së kryerjes dallojmë shartim me syth të fjetur, të zgjuar dhe me zgjim në qershor. Më tepër përdoret shartimi me syth të fjetur. Teknika e shartimit është e njëjtë vetëm së në shartimin me syth të zgjuar kalemat merren gjatë periudhës së qetësisë relative dhe ruhen deri në momentin e shartimit, ndërsa për shartimin në qershor dhe me syth të fjetur. Kalemat për përgatitjen e sythit merren në momentin e shartimit.

Gjithashtu mbishartesa në shartimin me syth të zgjuar pritet menjëherë pas shartimit, në shartimin në qershor nënshartesa pritet në momentin e shartimit por duke lënë 4-5 gjethe mbi vendin e shartimit, ndërsa në shartimin me syth të fjetur nënshartesa pritet vitin e ardhshëm para së të fillojë vegjetacioni.

Nënshartesat për shartim zakonisht duhet të jenë 1-2 vjeçare, trashësia me e pranueshme është ajo e lapsit deri në 1,5 cm. Zgjidhet një vend i lëmuar 5-8cm mbi qafën e rrënjës, pastrohet nga degët anësore dhe aty në anën veriore bëhet një prerje në formën e germës T. Bishti i gërmes është 3,5-5 cm ndërsa koka sa 1/3 e bishtit, pastaj përgatitet sythi duke filluar prerjen 1,5 cm mbi syth dhe vazhdohet deri në 2 cm poshtë sythit. Me pjesën e prapme të briskut hapet lëvorja dhe vendoset me kujdes sythi duke patur parasysh që të futet komplet sythi. Nëse nuk arrin pjesa e sipërme pritet rrafsh me kokën e T-së, më pas bëhet lidhja duke filluar nga poshtë - lartë që të vendoset lidhja si tjegullat e çatise, për të penguar depërtimin e lagështisë.

Sipas mënyrës së shartimit dallojmë:Shartimin me syth të zakonshëm që përmendëm më sipër Shartimin e dyfishtë, shartimin me dollap dhe shartimin me plaketë Shartimi i dyfishtë përdoret në rastin kur nuk ka përputhshmëri midis nënshartesës dhe mbishartesësNë këtë rast mbishartesës i ngjitet një copë dru bashkë me lëvoren në formë gjuhës.

Figura 4. 16. Pamje e shartimit të dyfishtë

Page 87: Pemetari e pergjithshme (2)

87Pemëtari e Përgjithshme

Gjuhëza merret nga kultivarë që kanë përputhshmëri me nënshartesën. Gjuhëza nxirret nga kultivari ndërmjetës, duke hequr në fillim një copë të vogël 2-3 cm nga ku merret lëvorja me pak dru. Pastaj nxirret gjuhëza duke prerë një copë të hollë mbi vendin e prerë të lastarit të ndërmjetësit, Kjo copë e vogël duhet të ketë gjerësi aq sa edhe sythi që do të shartohet.

Gjuhëza vendoset nga ana e prerë e sythit që do të shartohet. Duhet bërë kujdes që të përputhen mirë të dyja pjesët midis lëvores dhe drurit. Sythi bashkë me gjuhëzën vendosen tek nënshartesa e prerë në formë T dhe lidhet si në rastin e sythit të zakonshëm.

Ndërmjetësi eliminon mos përputhshmërinë pasi formon gypa përçues të ndërmjetëm që lidhin nënshartesën me mbishartesën.

Shartimi me dollapPërdoret tek agrumet, ulliri, fiku etj. Quhetme dollap sepse përgatitja e nënshartesës bëhet në formë dollapi duke bërë dy prerje paralele në largësi 2- 3cm dhe një prerje në mes e cila lejon hapjen e lëvores në dy pjesë si kanatat e dollapit. Aq sa është largësia midis dy prerjeve, është dhe gjatësia e sythit që do të shartohet. Sythi përgatitet duke bërë dy prerje paralele me njëra- tjetrën dhe largësia aq sa ajo e prerjeve të nënshartesës, bëhen dhe dy prerje anësore dhe nxirret sythi duke veçuar lëvoren e kufizuar nga prerjet dhe vendoset brenda faqeve të dollapit, duhet të sigurohet përputhja e prerjeve paralele. Shartimi bëhet kur lëvorja ndahet lehtë nga druri, gjatë periudhës së vegjetacionit.

Page 88: Pemetari e pergjithshme (2)

88Pemëtari e Përgjithshme

Shartimi majorkin

Përdoret tek pemët, tek të cilat lëvorja nuk ndahet lehtë nga druri, edhe gjatë vegjetacionit si tek hardhia. Bëhet në pranverë, pak kohë para së të ketë filluar vegjetacioni. Lastarëve që do të përdoren për nxjerrjen e sythave u shkurtohet ¼ e pjesës së majës për të eliminuar përdorimin e sythave të pa formuar apo të dëmtuar gjatë dimrit.

Figura 4.19. Aspekte të përgatitjes së kalemit dhe nënshartesës për shartimin majorkin

Page 89: Pemetari e pergjithshme (2)

89Pemëtari e Përgjithshme

Figura 4.20. Aspekte të shartimit me kopulim, omega dhe kllapë

Sythi nxirret me gjatësi 2,5-5 cm, duke filluar prerjen 1.2-2,5 cm mbi syth duke zbritur poshtë prerja bëhet më e thellë. Prerja përfundon poshtë sythit 1.2-2,5 cm. Në fundin e sythit bëhet një prerje vertikale me prerjen e parë dhe nxjerrim sythin bashkë me pjesën e drurit. Të njëjtën prerje bëjmë dhe tek nënshartesa. Pjesa e hequr e nënshartesës duhet të ketë formën dhe madhësinë e nënshartesës. Sythi vendoset në pjesën e hequr të nënshartesës, ku duhet të përputhet në të gjitha konturet e formuara nga prerja e nënshartesës. Më pas bëhet lidhja si në rastin e shartimit me syth të zakonshëm.

Page 90: Pemetari e pergjithshme (2)

90Pemëtari e Përgjithshme

Figura 4.21. Qershi të shartuara me kalem

Figura 4.22. Ulliri i shartuar me kalem

7.4. Mbledhja dhe ruajtja e lastarëve të mbishartesave Me termin mbishartesë kuptojmë sythin apo copën e lastarit që përmban 2-3 sytha ose siç e kemi quajtur kalem.

Nënshartesa duhet të jetë e njëjtë me kultivarin që duam të shartojmë, të jetë e pastër nga insektet, myshqet, bakteret dhe viruset dhe e pjekur mire, nëse nuk janë të formuar mirë, bëhet formimi i tyre artificial duke këputur majat e lastarëve nga do të merret mbishartesa 1-2 javë para shartimit.

Kalemat apo sythat mund të merren nga lastarë të vitit në vazhdim, të vitit të kaluar apo nga lastarë shumë vjeçare siç ndodh tek agrumet dhe tek fiku. Sythat më të përshtatshëm janë ata drunorë ose të përzierë (tek bërthamorët), rrallë kur duam të bëjmë vlerësimin e ndonjë kultivari të ri përdorim sytha frutorë, për të marrë fruta qysh në vitin e parë të shartimit. Duhet të kemi parasysh që sythat që përdoren për shartimet në verë dhe ato në pranverë të mos jenë në qetësi biologjike.

Edhe sythat që përdoren për shartimet në pranverë duhet të kenë kaluar fazën e qetësisë biologjike. Meqenëse ata merren herët, për të shmangur rrezikun e çeljes para shartimit ata duhet të ruhen në ambiente të ftohta për të plotësuar nevojat me temperaturë të ftohta. Për këtë degëzat e mara në periudhën e qetësisë relative ruhen në temperaturë të ftohtë (2-4,5gradë) deri në 3-8 ditë para shartimit.

Pastaj ato vendosen për 3-8 ditë në temperaturën 24-27 gradë për të nxitur

Page 91: Pemetari e pergjithshme (2)

91Pemëtari e Përgjithshme

aktiviteti e kambiumit. Degëzat e mara në dimër ruhen në ambiente lageshtimbajtëse (rëre e lagur, myshk, pluhur sharrë)të grupuara 25-30 bashkë dhe të vendosura në arka apo në qeska plasmasi.

Lastarët e marrë gjatë vegjetacionit nuk ruhen në ambiente me material lagështi mbajtës, por përdoren menjëherë ose ruhen për disa ditë në ambiente të ftohta 2-4,5 gradë. Gjatë shartimit në verë nënshartesat duhet të mbahen të mbështjella me pambuk të lagur.

Transporti i copave të gjelbërta bëhet në ambiente frigoriferi në temperaturën e lartpërmendur. Degëzat e mbishartesave gjithmonë duhet të shoqërohen nga etiketa, ku shënohet lloji i pemës, varieteti dhe data e marrjes.

Shtimi me farë ose shtim seksualNjë bimë e ardhur nga fara, zakonisht nuk i ruan cilësitë e bimës mëmë nga është marrë.Kështu që gjatë zhvillimit të bimës pasardhëse do të kemi bashkim të gjeneve që kodifikojnë veçori të njëjta duke i kthyer këto veçori nga reçensive në dominant. Bima e re që do të dalë nuk do të ruajë cilësitë e bimës mëmë.

Ka vetëm disa raste ku embrioni nuk ka ardhur si rezultat i bashkimit të dy gametëve, por nga diferencimi i qelizave të nucelës së vezores, që janë qelizahomozygote. Në këtë rast bimët e dala nga farat e tilla që quhen fara apomiktike, ruajnë plotësisht karakteristikat e bimës mëmë nga është marrë fara .Kjo ndodh tek agrumet dhe tek disa specie të gjinisë rubus.

Zakonisht shtimi me fare përdoret për prodhimin e nënshartesave.

ShartimetShartim quhet teknika e vendosjes së një pjese bimore mbi një bimë tjetër, në mënyrë të tillë që ato të bashkohen dhe të vazhdojnë të zhvillohen si një bimë e vetme .Bima që shartohet quhet mbi shartesë dhe ajo mbi të cilën bëhet shartimi quhet nënshartesë .Sipas mënyrës që bëhen dallojmë shartim me afrim , shartim me kalem dhe shartim me syth.

Qëllimet e shartimit u përmendën më lart në tekst.

Faktorët që ndikojnë në suksesin e shartimitSuksesi i shartimit varet nga afërsia botanike e dy komponentëve, nga kontakti i kambiumit, nga aktiviteti i kambiumit të nënshartesës, nga kushtet e ambientit, nga lloji i bimës, teknika e shartimit, prekja nga viruset, kërpudhat dhe dëmtuesit, koha e shartimit dhe mbrojtja e komponentëve të shartimit pas shartimit.

5. Ndikimi i faktorëve të ambientitTemperatura në procesin e formimit të kallusit është e domosdoshme Formimi i kallusit rritet duke filluar nga temperaturë 12,8-32 gradë. Mbi 32 gradë ulet intensiteti i formimit të kallusit. dhe në temperaturat 40 gradë ndodh vdekja e qelizave. Temperaturat optimale për të siguruar zënie të mirë të shartimit është 25-30 gradë që arrihet vonë në pranverë.

Page 92: Pemetari e pergjithshme (2)

92Pemëtari e Përgjithshme

Përveç temperaturës rëndësi të veçantë ka dhe lagështia ajrore e cila duhet të ruhet e lartë në ambientin rreth shartimit. Kjo arrihet duke lyer pjesët e prera me mastiç të para përgatitur. Veç duhet ditur së në suksesin e shartimit rol luan dhe prania e oksigjenit përmbajtja e të cilit në ambientin rreth zonës së shartuar duhet të jetë e lartë për arsye së formimi i kallusit shoqërohet me intensitet frymëmarrje.

Teknika e shartimit dhe shartuesi luan rolin kryesor në suksesin e shartimit, shartuesi duhet të ketë përvojë dhe të ushtrohet para së të futet për të bërë shartime të masës komerciale.

Prerjet duhet të jenë të menjëhershme, me thika të prera mirë dhe të sigurojnë kontakt sa më të madh të kambiumit të dy kompo-nentëve që shartohen.

5.1. Infeksioni nga viruset dhe bakteret dhe prekja nga insektetPrania e viruseve në komponentët e shartuar ul përqindjen e shartimit dhe fuqinë rritëse të komponentëve të shartuar. Po kështu dhe dëmtimi nga dëmtues të ndryshëm nuk duhet nënvleftësuar.Ndonjë herë baktere dhe myshqe të ndryshme infektojnë vendin e shartimit duke penguar zënien e tij. Kjo eliminohet duke bërë nisifektime paraprake të mbishartesës dhe nënshartesës me prepa-ratet e përshtatshëm.

Hormonet. Megjithëse në shtimin in vitro përmendet së prania e auksinave nxit formimin e kallusit në përpjekjet që janë bërë deri tani për përdorimin e tyre nuk është vërejtur ndikim.

Ruajtja e komponentëve të shartimit pas shartimit. Pjesët e prera të komponentëve të shartimit duhet të mbrohen nga veprimi i erës, i diellit dhe shiut. Kjo arrihet me anë të kryerjes së shpejtë të operacioneve, si prerjeve, vendosjeve dhe lidhjeve.

5.2. Koha e shartimit. Me kohën e shartimit lidhet temperatura e nevojshme për kakusim 20- 30 gradë. Dhe veçimi i lëvore nga druri i nënshartesës dhe mbi shartesës kur bëhet fjalë për shartimin me dollap dhe me syth pa dru dhe veçimi i lëvores nga druri vetëm për nënshartesën për shartimet me syth, me dru dhe ato me kalem. Lëvorja veçohet lehtë nga druri në gjithë periudhën e pranverës deri në fund të verës ,me përjashtim të rasteve kur toka është e thatë dhe sidomos kur kjo thatësi shoqërohet me thatësi ajrore dhe fryrjen e erërave të forta dhe të thata . Për këtë duhet të shmangen shartimet në ditët me shira ,me erëra të forta dhe me diell të fortë. Etapat e shartimit me kalemNgjitja e dy komponentëve në shartimin me kalem kalon nëpërmjet këtyre etapave:a- Kontakti. Indet e freskëta të

mbishartesës me një aktivitet të fuqishëm të meristemës vijnë në kontakt të ngushtë me të njëjtët inde të nënshartesës, në mënyrë të tillë që kambiumet e të dy komponentëve të kenë kontakte direket. Lagështia dhe temperatura duhet të jenë të tilla që të nxisin ndarjen e qelizave në zonat e prerjes.

b- Formimi i kallusit. Qelizat e kambiumit të nënshartesës dhe mbishartesës duke u

Page 93: Pemetari e pergjithshme (2)

93Pemëtari e Përgjithshme

ndarë prodhojnë qeliza parenkimatike, të cilat formojnë kallusin indor.

c- Disa qeliza kambiale që ndodhen në tagentën midis kambiumit të të dy komponentëve prodhojnë qeliza të reja kambiumi.

d- Qelizat e reja kambiale prodhojnë inde të reja përçimi , nga brenda dru dhe nga jashtë libër duke realizuar në këtë mënyre komunikimin e limfës së pa përpunuar dhe asaj të përpunuar ndërmjet dy komponentëve.

Qelizat e kallusit janë shumë të buta dhe delikate. Në mungesë të lagështisë ajrore ato thahen duke ndikuar ndjeshëm në suksesin e shartimit. Për këtë mbulimi i të prerave me mastiç shartimi është I domosdoshëm dhe në rastet kur nuk bëhet mbulimi me mastiç ,shartimi në tavolinë I hardhisë, ato vendosen në anën që përmbajnë lagështi të lartë (rërë, tallash)

Gjate shartimit me kalem është e nevojshme që të dy komponentët të jenë të shtrënguar fort në mënyrë që të realizohet difuzimi i kallusit të të dy komponentëve. Kjo realizohet me anë të lidhjeve.

Rëndësi ka gjatë shartimit të përputhen të dyja zonat kambjumale. Kjo realizohet në nëpërmjet prerjeve të lëmuara dhe vendosjes me kujdes të mbishartesës duke përputhur mirë vijën midis lëvores dhe drurit të të dy komponentëve. Nëse nuk mundet përputhja e gjithë zonës kambjale të paktën duhet ta realizojmë atë pjesërisht. Në shartimin me syth kallusi formohet kryesisht nga nënshartesa, nga rrezet palcore.

5.3. Mospërputhshmëria në shartim, shkaqet dhe korrigjimi i mospërpu-ethshmërisëVetia e dy bimëve të ndryshme të bashkohen me anë të shartimit dhe të zhvillohen duke dhënë një bimë të plotë, me jetëgjatësi normale dhe pa probleme morfologjike dhe fiziologjike quhet përputhshmëri, ndërsa e kundërta quhet mospërputhshmëri.Simptomat e mospërputhshmërisë Simptomat kryesore të mospërputhshmërisë që çfaqen tek pemët frutore të shartuara janë:

a- Defekte në pikën e shartimit, mosngjitje e mirë në pikën e shartimit

b- Zverdhje e gjetheve në fund të vegjetacionit, rënie e parakohshme e gjetheve dhe në përgjithësi një paraqitje e dobët e gjithë pemës

c- Tharje e parakohshme e pemës e cila mund të rrojë vetëm 2-3vjet

d- Ndryshueshmëri të dukshme në fuqinë e rritjes së lastarëve të nënshartesës dhe mbishartesës

e- Ndryshueshmëri midis nënshartesës dhe mbishartesës në kohën e vegjetacionit

f- Hiperplazi të trungut në vendin e shartimit hiperplazia mund të jetë mbi vendin e shartimit apo nën vendin e shartimit

Çfaqja e një apo më shumë nga këto simptoma nuk do të thotë së është pasojë e mos përputhshmërisë. Simptoma të tilla mund të çfaqen edhe nga kushtet e papërshtatshme të ambientit, si mungesa e ujit mungesa e ndonjë elementi ushqyes,prekje nga dëmtues dhe sëmundje si dhe defekte në realizimin e shartimit.

Page 94: Pemetari e pergjithshme (2)

94Pemëtari e Përgjithshme

Mospërputhshmëria çfaqet dhe me thyerjen në vendin e shartimit, veçanërisht kur kanë kaluar disa vite nga momenti i shartimit. Kjo mund të ndodhë 2-3 vjet pas shartimit siç ndodh kur shartohet kajsia mbi bajamen, ose thyerja mund të ndodhë shumë më vonë kur pema ka përfunduar rritjen dhe është gati për tu futur në prodhim siç ndodh me kultivarët e kajsisë të shartuar mbi kumbullën mirabolana Megjithëse dihet që shkaku i mospërpu-thshmërisë është ndryshueshmëria gjenetike që kanë të dy komponentët akoma nuk dihet mekanizmi i veprimit.

Kështu nëse koha e rritjes intensive të dy komponentëve nuk përputhet, kjo ndikon negativisht në bashkimin e dy komponentëve të shartuar. Gjithashtu edhe koha e fillimit dhe e mbarimit të vegjetacionit të mbishartesës dhe nënshartesës ndikon në bashkëjetesën e dy bimëve të shartuara. Një tjetër mekanizëm i mundshëm është ai i ndryshimeve fiziologjike dhe biokimike midis dy komponentëve. Kjo është studiuar tek mos përputhshmëria e disa kultivarëve të dardhës me ftoin. Mospërputhshmëria e pjeshkës me kumbullën mariana është anatomike bëhet bashkimi dhe komunikimi i mirë i gypave të drurit dhe nuk bëhet ku bashkim midis gypave të liberit. Si pasojë sistemi rrënjor nuk furnizohet me lëndë organike dhe bima pak kohe pas shartimit bima e shartuar dhe e bashkuar vyshket dhe thahet.Një shkak tjetër i mospërputhshmërisë është dhe prekja nga viruset dhe bakteret e ndryshme të vendit të shartimit.

Korrigjimi i mospërputhmërisë Kur gabimisht është bërë shartimi i dy komponentëve që nuk përputhen dhe vërehet së bimët e zhvilluara do të thahen ndërhyjmë me shartimin në formë ure duke përdorur në këtë rast filiza nga nënshartesa me përputhshmëri të sigurt me mbishartesënNdikimi i nënshartesës tek mbishartesa dhe anasjelltas.Ndikimi i nënshartesës mbi madhësinë e kurorës.Nënshartesa ka ndikim të dukshëm mbi madhësinë e kurorës dhe tipin e lastarëve . Kështu kur dardha shartohet mbi gorrice ose mbi nënshartesa farore të vetë dardhës ka kurore të fuqishme dhe me degë të vendosura horizontalisht, ndërsa kur shartohet mbi ftua ka kurorë të kufizuar dhe me degëzime horizontale.Pemët e shartuara mbi nënshartesa me rritje të dobët kërkojnë ujitje të rregullt dhe shërbime sistematike. Ndikimi i nënshartesës në kohën e futjes në prodhim, në formimin e sythave frutor, dhe në sasinë e prodhimit të pemëve.Afati i futjes në prodhim të pemëve frutore varet në një masë të konsiderueshme nga fuqia e nënshartesës, nënshartesat me rritje të dobët shpejtojnë futjen e pemëve në prodhim, ndërsa nënshartesat e fuqishme e vonojnë atë. Pemët e shartuara mbi nënshartesa me rritje të dobët japin më pak fruta për rrënjë në krahasim me ato të shartuara mbi nënshartesa me rritje të fuqishme , por prodhimi për njësi sipërfaqe është më i lartë në pemët e shartuara mbi nënshartesa të dobëta sepse numri i bimëve është më i lartë Ndikimi i nënshartesës mbi madhësinë, cilësinë dhe pjekjen e frutave

Page 95: Pemetari e pergjithshme (2)

95Pemëtari e Përgjithshme

Zakonisht tek pemët frutore nuk ka ndikim të dukshëm të nënshartesës tek mbishartesa, kështu kur shartohet dardha mbi ftua cilësitë e ftoit nuk çfaqen tek dardha si në formën e frutit ashtu dhe në shijen e tij. Po kështu dhe tek kajsia e shartuar mbi pjeshkë. Kjo vetëm për pemët frutore. Tek agrumet ndikimi i nënshartesës tek cilësitë e frutit është mjaft idukshëm.

5.4. Ndikimi i nënshartesës në qëndru-eshmërinë ndaj të ftohtit, thatësirës dhe ndaj sëmundjeve dhe dëmtueseve Agrumet e shartuara mbi nerënxë apo limon i qëndrojnë më pak të ftohtit së ato të shartuara mbi mandarinë dhe sidomos mbi trifoliatë. Nënshartesa të ndryshme sillen në mënyrë të ndryshme ndaj thatësirës dhe lagështisë së tokës. Qëndrueshmëria e bërthamorëve ndaj lagështisë në tokë radhiten si më poshtë: mirabolana, pjeshka, kajsia, bajamja. Tek hardhia nënshartesat amerikane kanë qëndrueshmëri të lartë ndaj filokserës duke shmangur dëmtimin e hardhive evropiane nga ky dëmtues me përdorimin e tyre si nënshartesa.Ndikimi i mbishartesave tek nënshartesa Ndikimi i mbishartesave tek nënshartesa është po aq i rëndësishëm sa dhe ai i nënshartesës tek mbishartesa. Ndikimi i mbishartesës në fuqinë e rritjes së nënshartesësTek molla, madhësia, natyra dhe tipi i sistemit rrënjor i cili zhvillohet nga filiza të mbjellë me fare që kanë shërbyer së nënshartesë, ndikohet së tepërmi nga mbishartesa. Nëse nënshartesa farore e

mollës shartohet me kultivarin astracan i kuq sistemi rrënjor merr karakteristikat e atij xhufkor dhe nëse shartohet me kultivarët oldenburg dhe fameuse sistemi rrënjor mbetet boshtorKy ndikim çfaqet tek nënshartesat farore dhe jo tek ato vegjetative. Sistemi rrënjor i nënshartesës së mollës M9 është i njëjtë pavarësisht së mbi çfarë kultivari është shartuar. Mund të ndryshojë vetëm fuqia e sistemit rrënjor.

Ndikimi i kultivarit në qëndrueshmërinë ndaj të ftohtit të nënshartesësTek disa kultivarë qëndrueshmëria e nënshartesës ndaj të ftohtit mund të ndikojë tek mbishartesa, kjo jo së nënshartesa e përcjell këtë veti tek mbishartesa, por ndikon me anë të kohëzgjatjes së aktivitetit të sistemit rrënjor deri në pjekjen e plotë të lastarëve.

Tek agrumet ndikimi i mbishartesës në qëndrueshmërinë ndaj të ftohtit është provuar tek nënshartesat e nerënxës të shartuara me kultivarin e limonit eureka, kultivarë shumë i ndjeshëm ndaj të ftohtit. Pjesa e nënshartesës së nerënxës së shartuar u dëmtua plotësisht nga temperaturat e ultë ndërsa ato të pa shartuarat nuk pësuan të voglin dëmtim. Ndikimi reciprok i nënshartesës tek mbishartesa dhe anasjelltas shpjegohet me thithjen dhe përdorimin e lëndëve ushqyese, me transportin e lëndëve ushqyese dhe të ujit dhe me shkëmbime të auksinave të brendshme.

Page 96: Pemetari e pergjithshme (2)

96Pemëtari e Përgjithshme

PYEJTE

1. Çfarë kuptojmë me shtim vegjetativ dhe ku qëndron ndryshimi ndërmjet ndryshimi vegjetativ dhe atij me farë?

2. Përshkruani edhe llojet e tjera të shtimeve dhe përmendni se cilat janë ndryshimet ndërmjet tyre, avantazhet e njërit ndaj tjetrit dhe diferencat.

3. Si realizohet shtimi vegjetativ me përpajë?

4. Si realizohet shtimi vegjetativ me kamza?

5. Si realizohet shtimi vegjetativ me hinga?

6. Si realizohet shtimi vegjetativ me gunga?

7. Si realizohet shtimi vegjetativ me copa

8. Si realizohet shartimi?

9. Përshkruni se si bëhet shartimi kalem me afrim, me urë, shartimi nën lëkurë, shartimi me carje, shartim me kopulim dhe shartimi anësorë?

10. Shartimi me syth. Cilët janë avantazhet e shartimit me syth?

10. Cilët janë faktorët që ndikojnë në suksesin e shartimit?

10. Cfarë është mospërpuethshmëria e nëshartesës dhe mbishartesës në procesin e shartimit?

11. Si tejkalohen vështirësitë e mospërpuethshmërisë ndërmjet nëshrtesës dhe mbishartesës?

12. Cili është ndikimi i nëshartesës mbi madhësinë, cilësinë dhe pjekjen e frutave?

13. Cili është ndikimi i nënshartesës ndaj kushteve të pafavorshme mjedisore?

14. Cili është ndikimi i nënshartesës ndaj dëmtuesve dhe sëmundjeve?

15. Cili është ndikimi i kultivarit në qëndrueshmërinë ndaj të ftohtit të nënshartesës?

Page 97: Pemetari e pergjithshme (2)

97Pemëtari e Përgjithshme

KAPITULLI I PESTE

KRASITJA E PEMEVE FRUTORE DHE RENDESIA E SAJ

1. Rëndësia dhe detyrat e krasitjes

2. Llojet e krasitjeve

3. Operacionet e krasitjeve

3. 1. Koha e krasitjes

4. Parimet bazë të krasitjes

4. 5. Veçori të krasitjes së pemëve në vitin I, II, III pas mbjelljes në pemëtore.

4.6. Format e kurorave dhe rruget e formimit te tyre tek pemet frutore.

4. 6. 1. Kurora me kate të përmirësuara

4. .6. 2. Kurora me udhëheqës (lider)

4. 6. 3. Kurorat kupore

4. 6. 4. Format e detyruara të kurorës

4. 6. 5. Formimi i palmetës me degë të pjerrëta

5. Veglat e krasitjes

6. Mënyra e kryerjes së prerjeve

Page 98: Pemetari e pergjithshme (2)

98Pemëtari e Përgjithshme

KAPITULLI I PESTE

KRASITJA E PEMEVE FRUTORE DHE RENDESIA E SAJ

HyrjeMe krasitje kuptohet tërësia e operacioneve të prerjeve dhe rrallimeve të pjesëve të veçanta të pemëve frutore. Krasitja ka qenë njohur dhe praktikuar që në kohët e lashta. Sot, kjo masë agroteknike është zgjeruar shumë dhe zbatohet me kujdes në të gjitha pemëtoret.

1. Rëndësia dhe detyrat e krasitjesPemëve frutore u kryhen shumë shërbime agroteknike, si: punime, plehërime, ujitje, spërkatje etj. Të gjitha këto bëhen në mënyrë të barabartë në pemëtore dhe rrallë, siç ndodh me plehërimin, mund të bëhen diferencime ndërmjet bimëve të ndryshme. Qëllimi i këtyre shërbimeve është që rritja vegjetative dhe frytëzimi të jenë në një raport, sa më të drejtë, që të sigurohen prodhime sa më të larta. Këtë rol kryen edhe krasitja.

Ajo ndryshon nga shërbimet e tjera, sepse njësoj në të gjitha bimët, por, përkundrazi, bëhet kurdoherë e diferencuar nga bima në bimë dhe madje edhe në degë të veçanta të së njëjtës bimë. Në këtë mënyrë i qëndrohet më afër bimës dhe i shërbehet asaj më në veçanti. Kjo është arsyeja që krasitja vlerësohet shumë nga frutikultorët si një hallkë shumë e rëndësishme në tërësinë e masave agroteknike.

Nëpërmjet krasitjeve kryhet formimi i kurorës, duke siguruar në këtë mënyrë

kushte të mira ndriçimi dhe ajrimi të pemëve. Krasitjet ndihmojnë shumë në sigurimin e prodhimeve të bollshme dhe me cilësi të mirë. Kjo bëhet e mundur pasi me anë të krasitjeve pemët futen më shpejt në prodhim dhe japin sa më pare prodhimin' e plotë.

Po ashtu, me anë të krasitjes ka mundësi të prodhojë edhe ato pemë që nuk janë të afta. Krasitja ndikon shumë në zhdukjen e prodhimit periodik të pemëve, duke bërë të mundur kështu sigurimin e prodhimit të përvitshëm. Po ashtu, me anë të krasitjeve vendoset një raport i drejtë ndërmjet sasisë dhe cilësisë së prodhimit, duke punuar për të ndryshuar përmasat, ngjyrën, shijen e fryteve etj. Të gjitha këto realizohen kur kuptohet drejt fuqia e pemës dhe ndërhyrjet për vendosjen e një raporti të drejtë ndërmjet sistemit rrënjor dhe atij mbitokësor si dhe ndërmjet pjesëve të veçanta të kurorës, duke bërë të mundur kështu shfrytëzimin e plotë të hapësirës që ka në dispozicion.

Me anë të krasitjeve lehtësohet kryerja e shërbimeve të tjera agroteknike, pasi pemët marrin kurora të njëtrajtshme, duke lënë të lire kalimin ndërmjet tyre. Po kështu duke hequr nga pema degët e panevojshme, lehtësohet shumë puna për spërkatjet, vjeljet etj. Ka raste që me krasitjet zbatohen forma të tilla kurore, që lehtësojnë mjaft kryerjen e shërbimeve agroteknike.

Me anë të krasitjes zgjatet jeta e pemëve. Nëpërmjet krasitjes rrallohen degët duke, mund të rrallohen frytet, gjethet, sythat, dhe lulet.

Page 99: Pemetari e pergjithshme (2)

99Pemëtari e Përgjithshme

Me shkurtime kuptohet heqja e pjesshme e organeve dhe pjesëve të veçanta të pemëve. Kështu, mund të bëhen pincime, shkurtime të lastarëve, të degëzave, të gjetheve etj.

Megjithatë, në pemë mund të zbatohen edhe operacione të tjera, të cilat, megjithëse nuk përfshihen as në rrallime, as në shkurtime, kryejnë funksione po aq të rëndësishme sa dhe ato. Këto quhen masa plotësuese. Në këtë grup operacionesh përfshihen përkuljet e degëzave, ndryshimi i këndit të tyre, unazimet etj.

Këto operacione ndikojnë në mënyrë të ndryshme mbi pemët lidhur me fuqizimin e pjesëve të veçanta të tyre me lëndë ushqyese. Në qoftë se me shkurtimet përmirësohet mjaft shkalla e furnizimit me lëndë ushqyese të sythave në afërsi të vendit të prerjes, me rrallimet bëhet një shpërndarje më e njëtrajtshme e këtyre lëndëve në tërësi në të gjitha pjesët që ngelen në pemë.

Në varësi të kohës kur bëhet krasitja, dallojmë krasitje verore dhe krasitje dimërore. Në krasitjen verore përfshihen të gjitha veprimet që kryhen gjatë kohës kur pema ndodhet në periudhën e vegjetacionit, kurse në krasitjen dimërore përfshihen operacionet që kryhen në kohën kur pema kalon periudhën e qetësisë relative.

Sipas shkallës së prerjeve, dallojmë krasitje të rënda, krasitje mesatare dhe krasitje të lehta. Kufij të prerë ndërmjet njërës dhe tjetrës nuk ka. Në rast së gjatë krasitjeve hiqen shumë pak degëza ose lastarë ose bëhen vetëm shkurtime të vogla, atëherë krasitja është e lehtë, kurse në qoftë së hiqen

me shumicë degëza ose pjesë të tjera të bimës dhe bëhen, gjithashtu, shkurtime të mëdha, duke hequr mbi 1/2 e lastarëve dhe të degëzave që ngelen, nënkuptohet që krasitja është e rëndë.

Sipas moshës së pemëve, dallojmë krasitje formuese, krasitje prodhuese dhe krasitje ripërtëritëse.Krasitja formuese bëhet gjatë kohës kur pema është e re dhe ka për qëllim formimin e kurorës.

Pemëve u lihen që të rriten dhe të fuqizohen sa më pare degët e nevojshme të kurorës, por duhet pasur kujdes që çdo degë të marrë madhësinë që i takon sipas vendit që zë në kurorë. Kështu, do të formohen kurora të rregullta, të cilat u sigurojnë bimëve ndriçim dhe ajrim të mirë dhe lehtësojnë kryerjen e shërbimeve agroteknike.

Krasitja prodhuese bëhet në kohën kur pemët japin prodhim. Me anë të saj punohet për të rritur sa më shumë vlerat e prodhimit si në anën sasiore, ashtu edhe në atë cilësore. Kjo bëhet e mundur duke krasitur pemën në mënyrë të tillë që të ndikojë në vendosjen e raportit sa më të drejte ndërmjet rritjes vegjetative dhe frytëzimit. Për këtë arsye, gjatë kohës kur pema është ende e re, në vitet e para të.

2. Llojet e krasitjeveTe pemët frutore krasitjet mund të jenë të ndryshme. Kështu, ato dallohen nga vetë operacionet që kryhen gjatë tyre, nga koha e kryerjes së tyre gjatë vitit, nga mosha e pemës, nga shkalla e prerjeve etj.

Page 100: Pemetari e pergjithshme (2)

100Pemëtari e Përgjithshme

Operacionet që kryhen janë: rrallime, shkurtime dhe masa plotësuese. Me rrallime kuptohet largimi i plotë i pjesëve të veçanta të pemëve.

Kështu, mund të rrallohen degët, frytet, gjethet, sythat, lulet. Me shkurtime kuptohet heqja e pjesshme e organeve dhe pjesëve të veçanta të pemëve.

Këto operacione ndikojnë në mënyrë të ndryshme mbi pemët lidhur me furnizimin e pjesëve të veçanta të tyre me lëndë ushqyese. Rallimet bëjnë një shpërndarje më të njëtrajtshme të lëndëve në tërësi në të gjitha pjesët që ngelen në pemë.

Në varësi të kohës kur bëhet krasitja, dallojmë krasitje verore dhe krasitje dimërore. Në krasitjen verore përfshihen të gjitha veprimet që kryhen gjatë kohës kur pema ndodhet në periudhën e vegjetacionit, kurse në krasitjen dimërore përfshihen operacionet që kryhen në kohën kur pema kalon periudhën e qetësisë relative.

Sipas shkallës së prerjeve, dallojmë krasitje të rënda krasitje mesatare dhe krasitje të lehta. Kufij të prerë ndërmjet njërës dhe tjetrës nuk ka.

Në rast së gjatë krasitjeve hiqen shumë pak degëza ose lastarë ose bëhen vetëm shkurtime të vogla, atëherë krasitja është e lehtë, kurse në qoftë së hiqen me shumicë degëza ose pjesë të tjera të bimës dhe bëhen, gjithashtu, shkurtime të mëdha, duke hequr mbi 1/2 e lastarëve dhe të degëzave që ngelen, nënkuptohet që krasitja është e rëndë.

Sipas moshës së pemëve, dallojmë krasitje formuese, krasitje prodhuese dhe krasitje ripërtëritëse.

Figura 5.1. Forma krasitjesh në pemët drufrutore

Krasitja formuese bëhet gjatë kohës kur pema është e re dhe ka për qëllim formimin e kurorës. Pemëve u lihen që të rriten dhe të fuqizohen sa më pare degët e nevojshme të kurorës, por duhet pasur kujdes që çdo degë të marrë madhësinë që i takon sipas vendit që zë në kurorë. Kështu, do të formohen kurora të rregullta, të cilat u sigurojnë bimëve ndriçim dhe ajrim të mirë dhe

Page 101: Pemetari e pergjithshme (2)

101Pemëtari e Përgjithshme

lehtësojnë kryerjen e shërbimeve agroteknike.Krasitja prodhuese bëhet në kohën kur pemët japin prodhim. Me anë të saj punohet për të rritur sa më shumë vlerat e prodhimit si në anën sasiore, ashtu edhe në atë cilësore. Realizohet duke vendosur një raport sa më të drejtë të rritjes vegjetative dhe frytëzimit.

Për këtë arsye, gjatë kohës kur pema është ende e re, në vitet e para të frytëzimit të saj, bëhen më shumë rrallime dhe nuk krasiten degëzat që mbajnë sytha fry tore, kurse më vonë, kur pemët fillojnë të vjetrohen dhe pjesë të veçanta të tyre thahen, atëherë bëhen më shumë shkurtime për t'i dhënë mundësi pemës që të formojë sa më mirë degëzat e reja. Në këtë rast, meqenëse aftësia frymëzuese e pemës është e madhe, mund të hiqen tërësisht ose pjesërisht edhe disa degëza që kanë sytha frutorë.

Figura 5.2. Pamje e nje bime tëpakrasitur

Krasitja ripërtëritëse bëhet në kohën kur pema gradualisht vjetrohet dhe thahet. Pjesët e thara kanë nevojë në këtë rast të

zëvendësohen me të reja, prandaj edhe krasitja quhet ripërtëritëse.

Sa më shumë degë të thata, të ketë, aq më e rëndë duhet të bëhet krasitja ripërtëritëse. Krasitja ripërtëritëse duhet të bëhet me kujdes, graduale dhe zëvendësimi i degëve të mos reflektohet në vite të veçanta me ulje të theksuara të prodhimit.

Që në vitet e para bëhet krasitja formuese dhe fillohet gradualisht edhe me krasitjen prodhuese. Krahas krasitjes prodhuese, bëhet krasitja për ripërtëritje dhe krahas krasitjes ripërtëritëse, punohet për formimin dhe plotësimin e kurorës me degët e nevojshme, duke punuar për hyrjen sa më shpejt në prodhim të degëve të reja të formuara.

Figura 5.3. Krasitje riperteritese nëdrufrutorë

3. Operacionet e krasitjeveOperacionet kryesore që kryhen gjatë krasitjeve, do të përmblidhen në këtë mënyrë;

Page 102: Pemetari e pergjithshme (2)

102Pemëtari e Përgjithshme

1- Shkurtimi i degëzave dhe i lastarëve.Shkurtimi i degëzave bëhet gjatë krasitjes dimërore, kurse shkurtimi i lastarëve gjatë krasitjeve verore. Shkurtimi i degëzave ose i lastarëve, varet në radhë të pare nga qëllimi për të cilin do të përdoren, (udhëheqësit ose të vazhduesit të degës skeletore).

Shkurtimi i lastarëve dhe i degëzave veshëse bëhet që të mos lejohet fuqizimi i degëzave të panevojshme. sidomos zgjatja e tyre pa kriter si dhe të mos lejohet zhvendosja e prodhimit të tyre në majë.

Gjatë shkurtimit mund të hiqet një pjesë e madhe e degëzës ose e lastarit ose vetëm maja e tij. Në rastin e dytë bëjmë pincimin. Pincimi bëhet kryesisht në krasitjet verore.

2- Shkurtimi i degëve shumëvjeçare. Krasitja e degëve me moshë më të madhe së njëvjeçare bëhet të pemët gjatë krasitjes prodhuese ose ripërtëritëse. Rrallë mund të përdoret në krasitjet formuese. Ky bëhet gjatë dimrit. Përdoret kur duhet të rrallohet kurora, kur duhet të ripërtërihen degë të veçanta, të shkurtohen degë skeletore, të hiqen degë të thyera etj.

3- Shkurtimi i trupit. Me shkurtim të trupitkuptojmë prerjen e trupit në një lartësi të caktuar. Kështu. trupi i pemës zakonisht pritet dy here gjatë formimit të kurorës; një here si nënshartesë dhe herën e dytë për formimin e degëve të para skeletore në katin e pare (në vitet e mëvonshme zakonisht nuk pritet trupi, por shkurtohet vazhduesi i tij).

Druri shkurtohet edhe kur duam të bëhet zëvendësimi i një lloji me një tjetër me anë të shartimeve me kalem.

4- Rrallimi i degëzave dhe i lastarëve. Gjatë krasitjeve një pjesë e lastarëve ose e degëzave hiqet tërësisht. Gjatë rrallimit hiqen ato pjesë që janë krejtësisht të tepërta, që kryqëzohen ndërmjet tyre, që janë të thata ose të sëmura. Degë dhe lastarë të tepërt mund të kemi si gjatë krasitjeve formuese, ashtu edhe gjatë asaj prodhuese. Qëllimi është që të rrallohet kurora deri në atë masë sa ajo të jetë në gjendje të ruajë fuqinë e vet të rritjes, të japë sa më shumë fryte dhe, nga ana tjetër, të jetë e ndriçuar, e ajrosur etj. Rrallimi mund të bëhet gjatë verës ose gjatë dimrit. Rrallimi gjatë verës bëhet në lastarë. Në këtë rast ai quhet tëharrje. Tëharrja duhet të bëhet herët në pranverë, menjëherë pas formimit të filizave. Gjatë dimrit mund të bëhet rrallimi i degëve njëvjeçare, i degëve shumëvjeçare dhe rrallimi i sythave. Rrallimi i sythave përdoret rrallë.

5- Përkulja e lastarëve dhe e degëzave veshëse. Në sajë të kësaj përkuljeje pengohet rritja e degëzës ose e lastarit. Lëndët ushqyese që vijnë nga sistemi rrënjor kanë aftësi të shkojnë më me shumicë në degët që rriten vertikalisht, prandaj, duke i përkulur ato, frenohet rritja e tyre. të pemët e reja një pjesë e degëzave ose e lastarëve që nuk premtojnë, nuk hiqen, por përkulen, duke i kthyer me majë nga toka, siç veprohet me fidanët në fidanishte. Kur pemët. janë në prodhim, përkulja bëhet më e lehtë, duke i kthyer lastarët horizontalisht (fig. 5.4 ).

Page 103: Pemetari e pergjithshme (2)

103Pemëtari e Përgjithshme

Figura 5.4. Përkulja e degëve të pemët

6- Ndryshimi i këndit të degëve. Ky ndryshim përdoret të degët skeletore. Qëllimi është që degët skeletore të vendosen gjithmonë në kurorë në këndin që duhet kundrejt degëve të tjera dhe sidomos udhëheqësit.

Në qoftë së dega formon me udhëheqësin kënd të ngushtë, ndërmjet tyre vihen kërraba për të zgjeruar këndin. Në qoftë së këndi ndërmjet degëve është i gjerë, atëherë ato lidhen në qëllim që të zvogëlohet këndi. Ndryshimi i këndit bëhet atëherë kur degët janë ende të reja 1 dhe rrallë 2-vjeçare, pasi më vonë ato e humbasin elasticitetin dhe thyhen. Ndryshimi i këndit bëhet gjatë verës ose gjatë dimrit. Për bimën është më mirë të bëhet gjatë verës, por mundësitë tona janë më të mëdha gjatë dimrit (dhe në dimër rezultati është pozitiv).

7-Pastrimi i lëvores bëhet të pemët e vjetra me lëvore të trashe dhe të plasaritur, qëmund të jetë edhe shkak për sëmundje.Te pemët frutore kryhen edhe mjaft operacione të tjera, si unazimi i degëve,

prerjet gjatësore dhe tërthore, vizatime të ndryshme në ngjyrën e fryteve. të cilat paraqitin më pak interes në pemëtarinë tone.

Figura 5.5. Ruajtja e këndit të dëgëve gjatë krasitjes

3. 1. Koha e krasitjesKrasitja verore kryhet gjatë vegjetacionit. Duhet pasur parasysh patjetër dhe qëllimi për të cilin kryhet operacioni.

Kështu, p.sh., në rast së me anë të pincimit duam të barazohen dy degë, pincimi duhet të bëhet në degën e fuqishme rreth 10 ditë para përfundimit të rritjes në gjatësi të lastarëve, kurse në qoftë së bëhet për të shpejtuar formimin e degëzave të parakohshme, atëherë kryhet në kohën kur lastari ka arritur gjatësinë e dëshiruar, deri në vendin ku do të formohen ato degëzime.

Ndryshe ndodh me krasitjet dimërore, të cilat bëhen në një kohë kur proceset fiziologjike kryhen në mënyrë të kufizuar dhe kur operacione të veçanta nuk kanë ndikim të menjëhershëm. Në dimër rreziku kryesor që na detyron të përcaktojmë afate

Page 104: Pemetari e pergjithshme (2)

104Pemëtari e Përgjithshme

më të reduktuar, është ndikimi i temperaturave të ulëta. Meqenëse këto temperatura mund të dëmtojnë sythat, krasitja duhet të bëhet pasi të ketë kaluar rreziku i ngricave.

Veçanërisht i dëmshëm është rasti kur dëmtohen vazhduesit e degëve skeletore. Krasitja dimërore nuk duhet të bëhet as menjëherë pas rënies së gjetheve, as edhe pak kohë përpara fillimit të vegjetacionit në pranverë.

Krasitja shumë e vonuar, në kohën kur kanë filluar të çelin sythat, është shumë e dëmshme, sepse në këtë kohë sythat rrëzohen me lehtësi. Prandaj mund të themi së në kohë më optimale duhen krasitur pemët e reja dhe ato të cilat do të krasiten rëndë, pasi përqindja e degëve që hiqen është e madhe, kurse pemët që janë në prodhim, të cilave do t'u bëhet krasitja e lehtë, mund të krasiten edhe në kohë jo shumë optimale.

Afati më optimal për zonën me klimë mesdhetare dhe të ulët malore është nga 15 janari deri në fund të shkurtit, kurse për zonat e tjera më të ftohta. periudha shkurt -mars.

4. Parimet baze të krasitjesPemët frutore janë të shumëllojshme, prandaj ato kanë veçori jetësore nga më të ndryshmet. Gjithashtu, çdo pemë ka veçori të ndryshme gjatë viteve të jetës së saj. Lidhur me këto, kurorave të pemëve u jepen forma nga më të ndryshmet. Puna me krasitjet është jo vetëm e shumëllojshme por

edhe e ndërlikuar.

Çdo pemë frutore shfaq para krasitësit dukuri të reja, të cilat ai duhet t'i mendojë mirë dhe t'i zgjidhë sa më drejtë. Krasitësi duhet të dijë të vlerësojë mirë gjendjen e pemës dhe të veprojë në interes të prodhimit, pa rënduar mbi të. Krasitësi duhet të zgjedhë vetë atë që është e domosdoshme të bëjë. Krasitja mund të udhëhiqet nga disa parime bazë, që janë të vlefshme, për çdo lloj bime e çdo formë dhe që duhet të zbatohen në çdo moshë të pemës.

Parimi i pare: Ndërmjet degëve skeletoreduhet të ketë lidhje të forta.

Për të bërë të mundur lidhjen e forte të degëve ndërmjet tyre, duhet të kemi parasysh tre faktorë kryesorë:

- këndin në vendin e degëzimit

- ndryshimin e trashësisë ndërmjet degës kryesorë dhe asaj sekondare që del nga e para

Page 105: Pemetari e pergjithshme (2)

105Pemëtari e Përgjithshme

- afërsinë e degëve të tjera.

Parimi i dytë: Sigurimi në pemë i një ekuilibri të mirë vegjetativ. Në një pemëtore të dhënë, ku kushtet janë të përafërta për të gjitha pemët, duhet të synohet që ato të kenë kurora me madhësi të barabarta. Edhe elementët përbërëse të tyre (degët skeletore) duhet të kenë madhësi të barabarta. Në pemë të veçanta duhet të punohet për vendosjen e një ekuilibri të mire vegjetativ ndërmjet degëve skeletore. Për këtë qëllim duhet të punohet që çdo degë skeletore të formojë atë madhësi që të përkojë me vendin e saj në kurorë.

Sigurimi i një ekuilibri të tillë midis degëve mund të bëhet duke pasur parasysh:

- sa më poshtë të jenë të vendosura nën udhëheqësin degët skeletore të një peme, aq më të mëdha duhet të jenë ato dhe sa më lart aq më të vogla. Kështu degët që formojnë një kat duhet të jenë të barabarta

- degëzimet që dalin mbi një degë skeletore, sa më afër bazës të jenë vendosur. aq më të mëdha duhet të bëhen dhe sa më afër majës, aq më të vogla.

Parimi i tretë: Ndikimi i pjerrësisë së degëve mbi fuqinë e rritjes, mënyrën e degëzimit dhe aftësinë frymëzuese të tyre. të pemët frutore gjenden degë dhe degëza të vendosura në pozicione të ndryshme. Meqenëse lëndët e papërpunuara kanë prirje të ngjiten lart, drejt majave, edhe rritja vegjetative në këto maja është më e madhe.

Figura 5.7. Ndikimi i pjerrësisë së degësnë fuqinë e rritjes dhe në aftësinë veshësetë tyre

Në degët me pozicion horizontal, në të cilat rritja vegjetative në majat është e frenuar, ndihmohet më shumë depozitimi i lëndëve organike dhe veçanërisht i karbohidrateve, dhe kështu shtohet aftësia frymëzuese e sythave frutorëFuqia e rritjes, mënyra e degëzimeve dhe aftësia frymëzuese varen nga pjerrësia e degëve, (Figura 5.7).

Kur dega formon me drejtimin vertikal këndin 30°, në majë rritja vegjetative është shumë e madhe.

Meqenëse rritja vegjetative është e madhe, edhe në këtë rast nuk arrijnë të formohen sythat frutorë, dhe aftësia frymëzuese është shumë e pakët, Prandaj, kur degët kanë këtë kënd, nuk përdoren as për degë skeletore, as për veshje. Në mungesë të degëve të përshtatshme, këto degë mund të përdoren për degë skeletore vetëm pasi ti ndryshohet këndi, duke i shtrirë me kërraha ose lidhje nga poshtë. Kur këndi që formon dega me

Page 106: Pemetari e pergjithshme (2)

106Pemëtari e Përgjithshme

drejtim vertikal është 45°. vihet re së ajo vishet në të gjithë gjatësinë me degëzime.

Megjithatë edhe këtu vazhdon të vihet re mbizotërimi në rritje i degëzave që formohen në majë (megjithëse në mënyrë më të kufizuar së në rastet e para), Aftësia frymëzuese e këtij tipi të degëzave fillon e shtohet. Këto lloj degësh janë mjaft të përshtatshme për degë skeletore në format e lira të kurorave. Degët që formojnë me drejtimin vertikal një kënd prej 60°, vishen me degëza veshëse. pothuajse në mënyrë të barabartë. si në majë, ashtu edhe në bazë dhe fuqia e rritjes është në përgjithësi më e vogël

Këto degëza kanë fuqi frymëzuese të madhe. Për këto arsye pëlqehen për t'u zgjedhur si degët skeletore, në mënyrë të veçantë në lloje që kanë fuqi rritjeje të madhe dhe, nga ana tjetër, janë shumë të mira si degë të dyta skeletore dhe degë veshëse. Kur dega ka pozicion horizontal, vihet re dukuria e kundërt me atë kur dega ka pozicion vertikal. Në degën horizontale rritja në bazë të saj është më e fuqishme dhe drejt majës ajo vjen vazhdimisht duke u kufizuar.

Në përgjithësi, rritja vegjetative është e vogël, kurse aftësia veshëse e saj dhe aftësia frymëzuese shumë e madhe. Prandaj, degët që kanë këtë kënd, janë shumë të përshtatshme për degëza veshëse.

Te pemët frutore vihen re edhe disa veçori, të cilat duhet të kihen parasysh kurdoherë gjatë krasitjes. Në një degë horizontale rritja e lastarëve është më e fuqishme në sythat që janë vendosur nga ana e sipërme e degës,

sesa në ata që janë vendosur nga ana e poshtme.

Gjithashtu, natyra e çeljes së sythave në gjatësi të një degëze ndryshon mjaft, në varësi të shkallës së shkurtimeve. Sythat që ndodhen në pjesën e bazës së një degëze, mund dhe të mos çelin fare.

Pas shkurtimit të degëzës, për shkak të një furnizimi .më të mirë me lëndë ushqyese, do të çelin dhe do të japin lastarë mjaft të fuqishëm, në varësi të shkallës së shkurtimit. Për këto arsye, veçoritë e zhvillimit të sythave, aftësia veshëse dhe frymëzuese e degëzave etj. janë përfundim i veprimit të një sërë faktorëve, të cilët duhen njohur me qëllim që krasitja të japë përfundime sa më të mira.

4. 5. Veçori të krasitjes së pemëve në vitin I, II, III pas mbjelljes në pemëtore.

Krasitja synon të rregullojë ekuilibrin midis sistemit rrënjor dhe atij mbitokësor për efekt të sigurimit të një bilanci sa më të mirë ushqimor në bimë.

Në vitin e pare të mbjelljes kryerja e kësaj detyre ka specifikat e veta. Gjatë shkuljes, fidanit i janë dëmtuar në mënyrë të ndjeshme rrënjët, kështu që në pranverë ato përballojnë me vështirësi furnizimin e kurorës me ujin dhe lëndët ushqyese të nevojshme. Ka mjaft raste që pemët thahen, pasi nuk mund të përballojnë një gjendje të tillë.

Për të mënjanuar këtë rrezik, duhet që në pranverën e pare të fidanit në pemëtore, të

Page 107: Pemetari e pergjithshme (2)

107Pemëtari e Përgjithshme

bëhet krasitja e rëndë që të pakësohen sythat, për pasojë gjethet dhe kështu pakësohet sipërfaqja avulluese.

Në kushtet tona, ku mbjelljet kryesisht bëhen në kodra dhe ku fidanët vuajnë nga thatësia e verës, gjatë krasitjes, pas largimit të degëve të tepërta, me degët që mbeten duhet të veprohet në këtë mënyrë:

- Te molla dhe dardha në vitin e pare degët shkurtohen duke hequr rreth 1/3 e gjatësisë së tyre. Dega më e fuqishme shkurtohet më shumë, kurse ajo e dobëta më pak së 1/3. Kur fidani ka sistem rrënjor të dobët, krasitja mund të bëhet edhe më e rëndë.

- Te kumbulla. qershia, vishnja, shkurtimi i degëve skeletore bëhet mesatarisht në rreth 1/2 e gjatësisë së tyre. të pjeshka, e cila ka aftësi të formojë menjëherë sipërfaqe të madhe gjethore, shkurtimi bëhet më i rëndë së kudo tjetër. Në këtë specie hiqen 2/3 dhe në disa raste deri në 3/4 e degëve skeletore.

- Te kajsia dhe bajamja degët skeletore shkurtohen më pak së pjeshka por më shumë së kumbulla, pra duke hequr 1/2-2/3 e degëve skeletore.

Kur mbi degët skeletore ka degëza të parakohshme, në vitin e pare ato duhet të shkurtohen rëndë duke i lënë vetëm me 2-3 sytha. Në vitin e dytë mbas mbjelljes së fidanëve në pemëtore, nuk synohet në zmadhimin e kurorës, por në fuqizimin e saj për ta ekuilibruar më tej me sistemin rrënjor. Prandaj krasitja përqendrohet në caktimin e vazhduesve të degës skeletore. të

cilat lihen me pak sytha, duke pasur kujdes që sythi i majës të lihet nga ana e jashtme. Degëzat e tjera të dala nga sythat anësorë ose hiqen fare (të sipërmit dhe të poshtmit), ose shkurtohen me 6-8 sytha vetëm sa për të pasur vegjetacion (gjethe).

Puna për degëzimet anësore mbi degët skeletore, fillohet vitin e tretë pas mbjelljes. Duhet pasur kujdes që në këtë vit mbi çdo degë kryesore skeletore të mos lihet më shumë së një degëzim i dytë dhe që të jetë larg nga trupi rreth 60-70 cm. Në vitet pasardhëse punohet për zmadhimin e kurorës sipas formës së dëshiruar duke formuar dhe degëzimet e tjera, pa mënjanuar kujdesin ndaj vazhduesve të degëve. Çdo vit shtohet deri një degë anësore në pozicion të kundërt me degën paraardhëse.

4.6. Format e kurorave dhe rrugët e formimit të tyre të pemët frutore.Kurorave të pemëve frutore me anë të krasitjes mund t'u jepen forma të ndryshme. Në zgjedhjen e formës së kurorës duhet të kihen parasysh karakteristikat biologjike të llojeve dhe kultivarëve, veçoritë klimatiko-tokësore të rajonit ku ngrihet pemëtorja, faktorët ekonomikë, mekanizimi, lloji i nënshtresës etj.Kurorat e pemëve mund të marrin:1. forma të lira dhe 2. forma të detyruara.Format e lira të kurorës Kurora ka forme të lire ose natyrore, atëherë kur krasitësi ndihmon në formimin e saj duke shfrytëzuar degët që dalin në mënyrë natyrore sipas veçorive të vetë bimës. Kurorave mund t'u jepen forma të lira me udhëheqës dhe forma të lira pa udhëheqës.

Page 108: Pemetari e pergjithshme (2)

108Pemëtari e Përgjithshme

Në format e lira me udhëheqës bëjnë pjesë: 1. kurora në forme piramide, 2. kurora me kate, 3. kurora me kate të përmirësuara, 4. kurora me udhëheqës (me lider).Në format e lira pa udhëheqës bëjnë pjesë 1. kurora kupore. 2. kurora e përmirësuar.

Figura 5.8. Kurorë në forme piramide te molla

Kurora në forme piramide për-bëhet nga një udhëheqës qendror (fig. 5.8), mbi të cilin janë vendosur kate degësh skeletore, që i japin kurorës formën e një piramide. Zakonisht. kjo kurorë formohet me 2-3 dhemë shumë kate. Çdo kat përbëhet nga 5 degë skeletore. Degët skeletore nuk pajisen me degë të dyta skeletore, por drejtpërdrejt mbi to formohen degëza veshëse frymëzuese, të cilat gjithmonë shkurtohen. në mënyrë që

frytëzimi të mos bëhet larg degës skeletore. të pemët përdoret rrallë, vetëm në disa dardhë me rritje të kufizuar.

Kurora me kate (fig. 5.9 ), përbëhet nga udhëheqësi qendror, mbi të cilin vendosen kate degësh skeletore. Në një pemë formohen zakonisht 2-3 kate degësh. Në përgjithësi kati i pare është i plotë, kurse katet e sipërme nuk pajisen me numrin e plotë të degëve skeletore. Kati i pare i kurorës me kate përbëhet nga 4-5 degë skeletore të para, mbi të cilat formohen degët e dyta skeletore.

Zakonisht mbi degët e dyta skeletore formohen degët veshëse. Kjo forme dallon kështu nga kurora në forme piramide, pasi këtu formohen degë skeletore më të fuqishme dhe që kanë degë të dyta skeletore. Kjo kurorë ka një të metë shumë të madhe. Në një kat të dhënë formohen shumë degë, të cilat, duke qenë të fuqishme, peshojnë të gjitha së bashku fort mbi një pike të vetme të udhëheqësit dhe pema rrezikohet shumë nga shqyerjet e mëdha. Në kurorën me kate largësia midis kateve është 80-90 cm. Kurora me kate është mjaft e përhapur në vendin tone, por meqenëse ka të meta, duhet që të pemët e reja të përdoret kurora me kate të përmirësuara.

Page 109: Pemetari e pergjithshme (2)

109Pemëtari e Përgjithshme

Figura 5.9. Kurora me kate Fig. 5.10. Kurora me kate të përmirësuara

4. 6. 1. Kurora me kate të përmirësuara

Në këtë lloj kurore (fig. 5.10 formohen mbi udhëheqësin 5-3 degë skeletore të para (më mirë është 6 degë). Tri degët e para formojnë katin e pare, kurse degët e tjera mund të formojnë ose jo një kat të dytë, prandaj mund të jenë tri bashkë (në rastin e formimit të katit të dytë). të cilat mund të vendosen të veçuara ose nga dy së bashku. Mbi katin e pare degët skeletore të katit të dytë (të formuara ose të shpërndara) duhet të formohen në 80-90 cm largësi. Degët e para skeletore të katit të pare duhet të dalin nga trupi me kënd 45°-60° dhe për të pasur shpërndarje të mirë në hapësirë duhet të formojnë ndërmjet tyre kënde rreth 120° secila.

Degët e katit të dytë duhet të formohen mbi hapësirat boshe të katit të pare. Edhe ato duhet të formojnë një kënd rreth 55°-

60°. Degët e para skeletore të katit të pare lihen të rriten të fuqishme, me madhësi sa 2/3 e udhëheqësit qendror. Nga ana tjetër, degët e para skeletore të katit të dytë duhet të jenë më të vogla së ato të katit të pare dhe sa më larg të ngjitemi. aq më të vogla duhet të jenë ato.

Nuk duhet lejuar që degët e dyta skeletore të dalin nën hijen e degës së pare skeletore. Mbi të njëjtën degë të pare skeletore degët e dyta vendosen në mënyrë të këmbyer; njëra nga jashtë kurorës nga e majta e degës së pare, dhe tjetra nga jashtë nga e djathta. o degës së pare skeletore. Drejtimi i degëve të dyta skeletore të një kati duhet të jetë i njëjtë. Degët e dyta skeletore mbi të njëjtën degë të pare skeletore duhet të vendosen 70-90 cm larg njëra-tjetrës.

Kurora me kate të përmirësuara me këto

Page 110: Pemetari e pergjithshme (2)

110Pemëtari e Përgjithshme

karakteristika ka shumë anë pozitive. Ajo është e ekuilibruar shumë mirë. Për këtë arsye ajo siguron ndriçim dhe ajrim shumë të mirë. Pema fuqizohet shumë mirë në pjesën e bazës dhe kështu shfrytëzohet lehtë nga njeriu. Nga ana tjetër, krijohen kushte për të shfrytëzuar më shumë bimën në drejtim të frytëzimit.

Degët janë të lidhura shumë mirë dhe nuk rrezikojnë të shqyhen. Kjo kurorë mund të përdoret në shumë specie frutore, si të molla, dardha, kumbulla, qershia, vishnja, bajamja, kakia, mushmolla etj. Për lehtësi shpjegimi po përshkruajmë formimin e kësaj kurore të molla.

Formimi i kurorës me kate të përmirësuara. Puna për formimin e kurorës duhet të fillojë që në fidanishte, në shartesoren e vitit të tretë. Në rast së kjo nuk ka ndodhur, formimi i kurorës fillon menjëherë në pranverën e pare, pas mbjelljes së fidanit në pemëtore. Krasitja në vitin e pare pas mbjelljes së fidanit. Kur fidani vjen nga fidanishtja pa kurorë, atëherë në pemëtore në vitin e pare duhet të kryhen të gjitha ato veprime që normalisht duhej të ishin bërë në fidanishte.

Kur fidani është dy vjeçar dhe vjen me kurorë që ka filluar të formohet qysh në fidanishte, veprohet në këtë mënyrë: Në radhë të pare përcaktohet dega që do të shërbejë si udhëheqës qendror. Zakonisht si udhëheqës zgjidhet dega e sipërme e pemës. Ajo duhet të ketë drejtimin vertikal dhe të vendoset në një vijë me trupin e nënshartesës. Në rast së trupi i pemës në pikën e shartimit do të ketë

shmangie nga njëra anë, udhëheqësi duhet zgjedhur me shmangie nga ana e kundërt. Vetëm kështu mund të marrë drejtim përfundimtar vertikal. Por, në qoftë së një detyrë të tillë nuk e plotëson dega e majës, atëherë për udhëheqës të caktohet një degë tjetër, ajo që ndodhet menjëherë pas së pares. Në rastin e fundit dega e majës hiqet plotësisht deri në bazë ose lihet një cep 10-15 cm që të lidhet udhëheqësi i lenë dhe kështu ai merr drejtim sa më vertikal. Degët që janë afër udhëheqësit (1-2), duhet të hiqen pasi e konkurrojnë atë.

Figura 5.11. Raporti ndërmjet degëve në kurorën me kate të përmirësuara

Page 111: Pemetari e pergjithshme (2)

111Pemëtari e Përgjithshme

Degët skeletore formohen duke zgjedhur tri degët më të përshtatshme. Ato duhet të formojnë me udhëheqësin një kënd rreth 45°. Duhet të kihet parasysh që ato të vendosen sa më mirë dhe njëtrajtësisht ndaj njëra-tjetrës, duke formuar kënd rreth 120°. Në qoftë së degët nuk i plotësojnë mirë këto kërkesa dhe nuk ka të tjera më të përshtatshme duhen bërë lidhje në drejtime të ndryshme dhe të vendosen ndërmjet tyre kërraba, sa të merret drejtimi i dëshiruar. Si lidhjet ashtu edhe kërrabat, duhet të bëhen me kujdes, që mbi degë të mos shkaktohen plage. Në vendin e takimit të kërrabës ose në vendin e lidhjes duhet të vendosen copa gome, sholli etj. Është mirë që degët skeletore të mos formohen nga sythat fqinjë. Në pamundësi do të pranohet të lihen për degë skeletore edhe degët që dalin nga sythat fqinjë.

Degët e tjera të panevojshme hiqen plotësisht. Pas kësaj, fillon shkurtimi i degëve skeletore. Meqenëse jemi në vitin e pare, krasitja duhet bërë relativisht e rëndë, për të vendosur ekuilibrin midis pjesës ajrore dhe asaj nëntokësore. Gjithashtu, du-het të realizohet ekuilibri i degëve me njëra-tjetrën. Për këtë, shkurtimi duhet të fillohet nga dega më e dobët. Meqenëse të molla në vitin e pare duhet të hiqet 1/3 e gjatësisë së degëve, atëherë degët e dobëta dhe ato të vendosura më poshtë shkurtohen më pak. kurse degët e fuqishme dhe ato që vendosen më lart shkurtohen më shumë.

Rëndësi duhet t:i jepet zgjedhjes së vendit të

shkurtimit të degëve skeletore. Shkurtimi duhet të bëhet mbi një syth të shëndoshë, tëvendosur nga ana e jashtme e kurorës. Kur largësia midis dy degëve skeletore është e madhe dhe formohet kënd më i gjerë së 120°, atëherë shkurtimi i degëve bëhet mbi sythat e vendosur nga ana e hapësirës, së madhe, në mënyrë që në të ardhmen largësia midis degëve të normalizohet. Në fund të bëhet shkurtimi i udhëheqësit qendror.

Gjatësia e tij pas krasitjes duhet të jetë rreth 1/2 here më e madhe së ajo e degëve të para skeletore. Shkurtimi i udhëheqësit bëhet mbi një syth, lastari i të cilit duhet të ruajë drejtimin vertikal. Në shumë raste fidanët e pemëve nuk janë të plotësuar me degët e nevojshme për formimin e kurorës. Mund të ndodhë që ai të ketë udhëheqësin, një degë që e konkurron atë, një degë të mirë dhe një degë të dobët (fig. 5.12). Në këtë rast gjatë krasitjes konkurrenti hiqet, dega e do lihet pa krasitur, dega e mirë shkurtohet në madhësinë e degës së dobët kurse udhëheqësi shkurtohet rëndë duke i lënë 5-6 sytha.

Nga këta sytha në të ardhmen do të formohen: dega tjetër skeletore për të formuar katin e pare, udhëheqësi i ardhshëm dhe do të kemi rezervë 2-3 sytha, nga të cilët patjetër formohen konkurrentët e udhëheqësit. Edhe në këtë rast shkurtimi i udhëheqësit duhet të bëhet në një lartësi të tillë, që ai të jetë më i fuqishëm së degët skeletore.

Page 112: Pemetari e pergjithshme (2)

112Pemëtari e Përgjithshme

Figura 5.12. Një rast jonormal gjatë formimit të kurorës

Krasitja në vitin e dytë. Zakonisht gjatë vitit të dytë synohet të bëhet fuqizimi i elementeve skeletore të formuara në vitin e pare, duke mos krijuar degë të reja skeletore. Prandaj, në vitin e dytë, përcaktohet vazhduesi i udhëheqësit qendror dhe vazhduesit e degëve skeletore. Për vazhdues duhet të zgjidhen degëzat më të fuqishme, dhe që në të shumtën e rasteve janë ato që zhvillohen nga sythi i majës. Degëzat e tjera, që kanë dale mbi udhëheqësin (me përjashtim të vazhduesit). hiqen fare. Në raste të rralla, kur duam të zëvendësohet ndonjë nga degët skeletore ose kur duam të plotësohet mungesa e ndonjë dege skeletore, lihet pa krasitur një degëz e përshtatshme nga ato që janë formuar mbi udhëheqësin.

Gjatë këtij viti shkurtohen vazhduesit e degëve skeletore, duke synuar që dega më e fuqishme të shkurtohet më shumë, kurse më të dobëtat më pak. Në vitin e dytë vazhduesit mund shkurtohen duke hequr 1/3-1/4 e gjatësisë së tyre, por kjo varet nga

fuqia rritëse e pemës.

Te pemët që kanë formuar degëza të fuqishme, shkurtimi bëhet më i vogël. Krasitja e vazhduesve e degëve skeletore të para bëhet përsëri mbi një syth të përshtatshëm, për t'i dhënë asaj drejtim sa më të mirë. Krasiten, gjithashtu, degëzat veshëse, që kanë dale mbi degët skeletore të para.

Të rralla janë rastet kur në këtë vit mund të zgjidhen degëza me të ardhme, për degë të dyta skeletore. Prandaj, menjëherë hiqen që në bazë 1-2 konkurrentët e vazhduesve të degëve skeletore. Po të ketë degëza të shkurtra ose të holla, nuk hiqen fare, kurse degëzat e tjera drunore jo shumë të fuqishme dhe në pozicion të përshtatshëm nga jashtë ose anash, shkurtohen duke u lënë nga 5-8 sytha ose përkulen. Së fundi, krasitet udhëheqësi. Ashtu si edhe në degët skeletore këtu hiqen konkurrentët.

Gjithashtu, këshillohet që degët e tjera të udhë-heqësit të hiqen plotësisht ose ato që janë të dobëta të shkurtohen duke u lënë 3-4 sytha, ose përkulen me majë nga toka. Po që së mbi udhëheqësin ka degëza të shkurtra ose të holla, ato nuk hiqen. Si dhe në vitin e pare vazhduesi i udhëheqësit qendror shkurtohet mbi një syth të përshtatshëm për

Page 113: Pemetari e pergjithshme (2)

113Pemëtari e Përgjithshme

t'i ruajtur atij drejtimin vertikal. Pas krasitjes, gjatësia e tij duhet të jetë 1/2 here më e madhe së degët e para skeletore.

Krasitja në vitet e mëvonshme deri në formimin e plotë të kurorës. Gjatë vitit të tretë, të katërt dhe rrallëherë të pestë plotësohet kurora me elementet e nevojshme skeletore si degët e tjera të para skeletore, të katit të dytë, ashtu edhe degët e dyta skeletore. Që në vitin e tretë punohet për të formuar katin e dytë. Për këtë, shfrytëzohen degëzimet që kanë dale mbi udhëheqësin qendror gjatë vitit të dytë

Degët për formimin e katit të dytë mund të vendosen afër njëra-tjetrës, duke formuar një kat të rregullt, ose mund të jenë të shpërndara. Në rastin e pare kati i dytë duhet të formohet 70-90 cm mbi degën e sipërme të katit të pare. Në qoftë së janë të shpërndara, dega më e ulët mund të ketë largësi edhe më të afërt, 50-60 cm mbidegën më të sipërme të katit të pare. Gjithmonë ato duhet të kenë pozicion të tillë që të përfshihen në hapësirat ndërmjet degëve skeletore të katit të pare.

Mbi çdo degë skeletore do të formohen degët e dyta dhe ato veshëse. Për degët e dyta skeletore fillohet të punohet që në vitin e tretë. Për këtë qëllim zgjidhet mbi çdo degë të pare skeletore të katit të pare nga një degëzim i fuqishëm, i përshtatshëm që të plotësojë kërkesat për degë të dyta skeletore. Mbi të gjitha degët ato duhet të kenë lartësi të barabartë dhe të kenë të njëjtin drejtim nga jashtë-anash degëve të para. Degët e dyta skeletore do të jenë sa 2/3 e degëve të para, prandaj, duke filluar

nga viti i pare i formimit të tyre, do të krasiten në këtë madhësi. Në këtë mënyrë veprohet edhe për veshjen e degëve të para skeletore të katit të dytë me degë të dyta skeletore.

Konkurrentët e vazhduesve të degëve skeletore gjithmonë hiqen, Vazhduesit e degëve skeletore të një kati, si edhe në vitet e mëparshme, shkurtohen të gjithë në një lartësi, për të pasur ekuilibrim të kurorës. Degëzat veshëse gradualisht fillojnë të lihen më të gjata, veçanërisht ato në fazë të degëve skeletore. në çdo 10-15 cm mbi degët e dyta skeletore duhet të ketë degëza veshëse.

Zakonisht, krasitja duhet të fillojë me degët skeletore të katit të pare dhe të përfundojë me krasitjen e udhëheqësit qendror. Me kalimin e viteve kurora mund të vijë duke e zbutur formën konike. Për këtë qëllim edhe udhëheqësi, në krahasim me degët ske-letore. mund të krasitet pak më rëndë së mëpërpara. Mund të arri-het që në kurorën plotësisht të formuar degët skeletore të jenë sa 3/4 e udhëheqësit.

Gjatë viteve të formimit të kurorës me kate të përmirësuara kujdes i veçantë duhet t;i kushtohet krasitjeve verore, të cilat shpejtojnë formimin e saj. Gjatë muajit maj mund të ndërhyhet për të hequr konkurrentët e vazhduesit të udhëheqësit qendror dhe degëve skeletore. Nga mesi i qershorit duhet të behet pincimi ose ndryshimi i këndit të degëzave veshëse që duhen në kurorë dhe nga ana tjetër, duhet të hiqen plotësisht ato degëza (lastarë) të cilat rriten nga ana e brendshme e kurorës dhe

Page 114: Pemetari e pergjithshme (2)

114Pemëtari e Përgjithshme

janë të fuqishme.

Në krasitjet verore nuk duhen prekur në asnjë rast vazhduesit e degëve skeletore të kategorive të ndryshme. Pas formimit të plotë të kurorës këshillohet që vazhduesit e degëve skeletore dhe të udhëheqësit të shkurtohen në dru shumëvjeçarë. Në disa raste këshillohet që vazhduesi i udhëheqësit qendror të hiqet fare, në mënyrë që ndriçimi i bazës të jetë më i mirë.

4.6. 2. Kurora me udhëheqës (lider)

Kurora me udhëheqës (figura .5.13) përbëhet nga udhëheqësi qendror, mbi të cilin vendosen degët skeletore që nuk formojnë kate të rregullta, por janë të shpërndara larg njëra-tjetrës. Kjo forme kurore ndërtohet me 5-8 degë skeletore.

Figura 5.13. Kurora me udhëheqës

Degët skeletore dalin 15-40 cm larg njëra-tjetrës. Ato që janë vendosur më afër bazës gjenden 15-20 cm larg njëra-tjetrës, kurse

ato të sipërmet 25-40 cm. Degët skeletore të para vishen me degë të dyta skeletore. njësoj si dhe kurora me kate të përmirësuara. Kurora me udhëheqës është në përgjithësi më pozitive së kurora me kate të përmirësuara. Kjo kurorë ndriçohet dhe ajroset më mire dhe degët skeletore, meqë janë të lidhura më mirë me udhë-heqësin qendror, nuk ka rrezik të shqyhen. Megjithatë. kjo kurorë nuk është përhapur në prodhim, pasi formohet me shumë vështirësi dhe zgjat shumë vjet (me përjashtim të hurmës).

4.6.3. Kurorat kuporeDallojmë kurorë kupore të zakonshme dhe kupore të përmirësuar.

Figura 5. 14. Kurorë kupore

Kurora kupore (figura. 5.14) ka një trung, mbi të cilin dalin në një largësi të caktuar nga toka, degët skeletore. Udhëheqës qendror në këtë kurorë nuk ka. Trupi pritet menjëherë mbi degën e sipërme skeletore. Ajrimi është i plotë vetëm se ka rrezik tëcarjes së degëve.

Page 115: Pemetari e pergjithshme (2)

115Pemëtari e Përgjithshme

Ndryshon nga kurora kupore, vetëm së degët e saj skeletore dalin nga pika të ndryshme 15-20 cm larg njëra nga tjetra. Kështu, rreziku i shqyerjeve është më i vogël. Kurorat kupore të në përdoren në mjaft specie frutore, pasi në pamje të pare janë të thjeshta për t'u formuar. Kështu ato përdoren të molla, të disa lloje kumbullash, pjeshkashnë disa vende edhe të qershitë, fiku etj.

Duke marrë parasysh veçoritë biologjike të specieve frutore, kurorat kupore duhet të zbatohen vetëm të pjeshkët, të disa lloje kumbullash (llojet e grupit kino-japonez), të fiku dhe shumë rrallë të ndonjë specie tjetër.

Kurorat, kupore, të zakonshme ose të përmirësuara, kanë nga 3 degë skeletore që formojnë me drejtimin vertikal një kënd 45°-60°. Kjo kërkesë duhet realizuar në çdo rast, pasi kurora kupore meqenëse nuk ka udhëheqës, krijon kushte të përshtatshme për shqyerje. Në varësi të species, fuqisë së rritjes së saj dhe aftësisë veshëse. degët e dyta skeletore lihen 70-90 cm larg njëra-tjetrës, mbi të njëjtën degë të pare skeletore. Po kështu degët e dyta skeletore, që janë më afër trungut, (ato më të poshtmet), duhet të jenë të paktën rreth 60-80 cm larg bazës së degës së pare skeleton.

Formimi i kurorave kupore. Pjeshka është kultura tipike ku zbatohet kjo forme e kurorës. Edhe kulturat e tjera ndjekin po këtë rrugë. Megjithatë, ajo mund të ndryshojë sidomos në afatet e nevojshme për formimin e degëve të ndryshme skeletore, pasi pjeshka në dallim, nga ato, ka fuqi rritjeje dhe aftësi të madhe për t'u degëzuar.

Krasitja në vitin e pare pas mbjelljes. Fidanët e pjeshkës vine nga fidanishtja dhe janë njëvjeçarë. Puna për formimin e kurorës ka raste që fillon që në fidanishte, por ka dhe raste që nuk fillon, prandaj në varësi të këtij fakti, puna me të ndryshon mjaft.

Kur në fidanishte nuk është punuar për formimin e kurorës, atëherë fidani përbëhet nga trupi që shkon përpjetë dhe mbi të cilin kanë dale disa degëza të parakohshme. Në këtë rast në duhet të bëjmë të njëjtat veprime që bëhen dhe në fidanishte. Përcaktohet lartësia e trungut, p.sh. 50 cm. Kur duam të formojmë kurorë kupore të zakonshme, trupi shkurtohet 20 cm më lart së trungu, pra 70 cm; kurse në rastin e kurorës kupore të përmirësuar 10 cm më lart, pra 80 cm. Zona e sipërme prej 20 ose 30 cm është vendi ku do të formohen degët skeletore. Në rast së në këtë zone ka degëza të parakohshme të dobëta. ato shkurtohen të gjitha duke i lënë me nga dy sytha.

Degëzat e parakohshme që ndodhen më poshtë zonës së kurorës, hiqen fare. Në rast së fidani në zonën e kurorës ka degëza të parakohshme të fuqishme, zgjidhen tri prej tyre për degë skeletore dhe të. tjerat hiqen fare. Me degëzat e parakohshme që lihen, veprohet njësoj siç do të veprohej për fidanët me të cilët puna ka filluar që në fidanishte. Kur për formimin e kurorës së fidanëve puna ka filluar që në fidanishte, atëherë mbi trungun e fidanëve, në zonën e caktuar për formimin e kurorës lihen 4-5 ose 6 degëza të parakohshme, të fuqishme dhe të përshtatshme për degë skeletore. Tri nga degëzimet më të përshtatshme lihen për

Page 116: Pemetari e pergjithshme (2)

116Pemëtari e Përgjithshme

degë skeletore. Ato duhet të jenë degët më të fuqishme; të jenë të shpërndara në mënyrë të njëtrajtshme në të gjitha anët e kurorës dhe mundësisht të jenë me fuqi të barabartë. Po ashtu ato duhet të formojnë me trungun (drejtimin vertikal) një kënd 45°-60°. Të gjitha degët e tjera hiqen fuqizohen degët skeletore dhe degët veshëse të nevojshme dhe të për-shtatshme. Krasitja verore ka rëndësi veçanërisht të fidanët me të cilët nuk është bërë punë në fidanishte.

Krasitja në vitin e dytë pas mbjelljes. Së pari përcaktohen vazhduesit e degëve skeletore. Shkurtimi i tyre varet nga gjatësia që kanë. Në kurorën kupore të përmirësuar dega e sipërme skeletore këtë vit lihet pak më e lartë së degët e tjera . Në 20-25 cm e majës së vazhduesit të degës skeletore nuk lihet asnjë degëz veshëse, pasi ato e konkurrojnë atë. Në kurorën kupore që në vitin e pare krijohen degët e dyta skeletore mbi degët e para skeletore. Për këtë qëllim zgjidhen degëza më të përshtatshme, të cilat jo vetëm duhet të jenë të shëndosha dhe të fuqishme, por të kenë edhe pozicion të përshtatshëm. Ato duhet të vendosen 60-70 cm mbi bazën e degëve të para skeletore, në një kënd 55°-70° me drejtim vertikal.

Degët e dyta skeletore shkurtohen duke i lënë sa 1/2 deri në 2/3 e gjatësisë së degëve të para të matura nga vendi i bashkimit të tyre. Në rast së ndonjë nga degët e dyta skeletore nuk formon këndin e nevojshëm, veprohet për ta ndryshuar atë.

Gjatë krasitjes së degëzave veshëse duhet të kihet parasysh të hiqen degëzat që rriten nga ana e brendshme e kurorës. Mund të

përjashtohet nga heqja vetëm ndonjë degëz shumë e dobët, e cila vlen për hijezimin e vetë degëzës skeletore pa rrezikuar formimin e lastarëve të fuqishëm. Hiqen, gjithashtu, të gjitha degëzimet në afërsi të degëve që u lëne për të formuar degët e dyta skeletore. Në fund shkurtohen të gjitha degëzat e tjera që mbeten. Ato që janë më të fuqishme lihen vetëm me 4-6 sytha, kurse ato më të dobëtat me 2-3 sytha.

Në vitin e dytë nuk duhet të kërkohet që të merren fryte, prandaj nuk këshillohet të lihen sytha frutorë. Në të kundërt, degëzat që lihen për degë të dyta skeletore do të përkulen nga masa e prodhimit dhe, si rrjedhim, rritja do të dobësohet. Gjatë verës kontrollohet kurora duke larguar me kohë të gjitha frytet, kur ata kanë arritur madhësinë e një lajthie. Gjatë verës. gjithashtu, duhen hequr lastarët e fuqishëm që dalin nga ana e brendshme e kurorës. Gjatë kësaj kohe nuk duhet të cenohet një nga lastarët që do të caktohet për degën e dytë skeletore.

Krasitja në vitin e tretë pas mbjelljes. Gjatë këtij viti duhet gërshetuar krasitja formuese me atë prodhuese. pasi, që në vitin e tretë pema duhet të filloje nga frytëzimi. Në çdo degë skeletore caktohen vazhduesit. Ata duhet të jenë degëza .të fuqishme dhe të kenë drejtim të përshtatshëm në vazhdim të drejtimit që ka dega skeletore. Shkurtimi i tyre varet nga fuqia e rritjes së pemës, por synohet që ai të jete sa më i paktë dhe kryesisht për të ekuilibruar degët e para skeletore, në qoftë së kanë ndryshime në rritje. Prerja duhet të bëhet mbi një syth të përshtatshëm vegjetativ ose mbi një degëz të parakohshme që ka drejtim nga jashtë. Në

Page 117: Pemetari e pergjithshme (2)

117Pemëtari e Përgjithshme

këtë vit, mbi çdo degë të pare skeletore duhet të formohet edhe nga një degë tjetër e dytë skeletore rreth 70-90 cm më lart së e para, dhe në mënyrë të alternuar me të (njëra nga jashtë dhe nga e majta, tjetra nga jashtë dhe nga e djathta). Degët e dyta skeletore shkurtohen përsëri sa 2/3 e degëve të para skeletore. Shkurtimi bëhet mbi një syth të përshtatshëm ose degëz të parakohshme. Degët e dyta skeletore të një rangu duhet të kenë, gjithashtu, madhësi të barabarta. Ato gjithmonë duhet të formojnë me drejtimin vertikal këndin 55°-70°. Në 20-30 cm e sipërme të vazhduesve të degëve skeletore hiqen degëzat veshëse.

Gjatë krasitjes së degëzave veshëse hiqen të gjitha ato që rriten nga ana e brendshme e kurorës. Këtu mund të lihet pa u hequr vetëm ndonjë nga ato degëza që mund të duhet për të plotësuar vendet boshe në kurore. Në këtë rast atyre duhet t'u ndryshohet drejtimi.

Gjithashtu bëhet rrallimi i degëzave veshëse duke lënë nga një në çdo 10-12 cm. Degëzat që mbahen. duhet të jenë me drejtim sa më horizontal. Ato duhet të shkurtohen duke u lënë atyre që janë afër majës 5-8 sytha, kurse atyre të bazës 8-10 sytha. Kur kemi të bëjmë me degëza të përziera, që janë të vendosura në fazë të degëve skeletore, mund t'u lihen deri 15-16 sytha. Në qoftë së kemi përpara një degëz të vitit të kaluar të degëzuar, atëherë bëhet shkurtimi i saj mbi 1-2 degëzime, duke i shkurtuar këto të fundit, siç thamë, edhe më lart për degëzat e tjera veshëse. Gjatë verës përsëri punohet për të larguar degëzat që rriten në brendësi të kurorës, sidomos ato të fuqishmet. Gjatë

verës duhet të kihet parasysh që të lihet pa u prekur lastari që do të formojë degën tjetërtë dytë skeletore, e cila vendoset 70-90 cm mbi atë që është vendosur poshtë saj.

Me krasitjen e vitit të katërt mund të përfundohet formimi i elementeve skeletore të kurorës. Në këtë kohë kurora gradualisht zgjerohet dhe plotësohet me degëzat e nevojshme veshëse për të si-guruar prodhime sa më të larta. Në qoftë së nuk kryhen në rregull shërbimet agroteknike dhe në veçanti krasitja, kurora do të formohet me vonesë, dhe, si rrjedhim, do të shtyhet edhe futja e pemës në prodhim.

4. 6. 4. Format e detyruara të kurorësKurora merr forme të detyruar atëherë kur me anë të krasitjes formohen degë skeletore edhe në ato vende ku pema nuk ka veçori të formojë. Në të shumtën e rasteve, në format e detyruara u jepet degëve një drejtim jashtë veçorive të pemëve. Njeriu gjatë formimit të kurorës mund të ndërhyjë në forma të ndryshme, prandaj edhe format e detyruara të kurorës mund të jenë shumë të larmishme.

Format e detyruara janë përdorur që shumë kohë përpara nga njeriu. Në mënyrë të veçantë ato kanë gjetur përdorim nga shekulli XVIII, por kryesisht për efekt zbukurimi. Duke formuar me degët forma të rregullta gjeometrike, pemët bëheshin mjet i përshtatshëm për zbukurimin e kopshteve. Format e detyruara për pemët e prodhimit filluan të përdoren këto 30-40 vjetët e fundit. Tani në shumë vende të botës format e detyruara të kurorës po përdoren si mjet shumë i mirë për të marrë rendimente të larta nga çdo njësi sipërfaqe e pemëtores.

Page 118: Pemetari e pergjithshme (2)

118Pemëtari e Përgjithshme

Është hequr dorë nga format shumë simetrike, duke i lënë frutikultorit dorë të lire.

Format e detyruara kanë mjaft anë pozitive. Në radhë të pare me ane të tyre kurora e pemës ka përmasa të vogla. Kjo bën që numri i bimëve për hektar të shtohet shumë.

Në këtë rast rendimenti për rrënjë është më i vogël së në format e lira, por rendimenti për njësi sipërfaqeje shtohet, pasi prodhimi plotësohet me numrin e madh të bimëve për hektar. Në format e detyruara shërbimet agroteknike, kryhen lehtë. pasi kurorat janë mjaft të vogla. Po ashtu, në mjaft nga këto kurora pemët. në drejtim të rreshtit marrin formën e gardhit (murit vegjetativ), duke krijuar hapësira të mira midis rreshtave.

Kështu, lehtësohet mekanizimi i proceseve të punës, duke pakësuar mjaft shpenzimet për hektarë dhe njësi prodhimi. Në këto forma kurore dhe cilësia e prodhimit është më e lartë, sepse zvogëlimi i kurorave krijon kushte për zmadhimin e kokrrave dhe për shtimin e vlerave ushqyese.

Format e detyruara formohen të pemët që nuk rriten shumë ose rriten mesatarisht. Rritja e pemëve ngadalësohet, duke përdorur nënshartesa me rritje të kufizuar, që në përgjithësi janë ato që shumohen në mënyrë vegjetative.

Në format e detyruara të kurorës dallojmë:- forma të rrumbullakëta- forma të sheshta.

Format e detyruara të rrumbullakëta janë në përgjithësi pak të njohura. Janë pothuaj si

format e lira, por më të vogla nga madhësia, pasi pemët detyrohen të nxjerrin degë në pjesët e ulëta të trupit.

Forme piramide. Formimi i degëve fillon 30-40 cm mbi trupin. Këto vendosen në forme katesh, mbi të cilat dalin drejtpërdrejt degëzat veshëse frymëzuese. Mund të formohen 4-5 kate degësh me largësi 40-50 cm njëri nga tjetri.

Forma grusbek. Në këtë rast, mbi trup formohen degë të karakterit skeletik të shpërndara në mënyrë të çrregullt pa formuar kate. Degët e poshtme janë më të mëdha, kurse ato të sipërmet më të vogla. Degët kanë gjithmonë pozicion gati afër drejtimit horizontal. Kjo forme shkon 2,5-3 m lartësi.

Forme vazoje. Në këtë rast veprohet si në kurorën kupore, 30--40 cm mbi trungun e pemës formohen 3-4 degë skeletore pa udhëheqës qendror. Degët skeletore vishen me degëza frutore. Arrijnë lartësinë deri 2,5-3 m. Si forma grusbek, ashtu edhe ajo në forme vazoje mund të përdoren për lloje me rritje të kufizuar, si mollët e grupit Sipër etj.

Format e detyruara të sheshta. Këtu hyjnë të gjitha ato kurora degët skeletore të të cilave dalin vetëm në drejtim të rreshtit në njërën ose në të dyja anët e pemës. Pas formimit të plotë të kurorës, rreshti i pemëve merr formën e një gardhi ose, siç mund të quhet, të një muri vegjetativ.Në format e detyruara të sheshta dallojmë: kordonet dhe palmetat.Kordonët janë forma kurore të ndërtuara nga një numër i kufizuar, prej 1 deri në 2 degë skeletore. Në varësi të numrit të degëve,

Page 119: Pemetari e pergjithshme (2)

119Pemëtari e Përgjithshme

dallohen kordonë të thjeshtë, kur janë të ndërtuar vetëm me nga një degë skeletore dhe të përbërë, kur janë të ndërtuar me nga dy degë skeletore.

Në varësi të pozicionit të degëve skeletore dallohen: kordonë horizontalë, vertikalë dhe të pjerrët (fig. 5.15).

Figura 5.15. Llojet e ndryshme të kordonëve

Kordonët nuk gjejnë përdorim në pemëtarinë e gjerë për prodhimin e fryteve në shkallë industriale.Palmetat janë forma të detyruara kurore të ndërtuara me shumë dege skeletore. Në mënyrë të ngjashme me kordonët. të palmetat degët skeletore mund të kenë drejtim horizontal, të pjerrët ose vertikal. Në format klasike të kurorave të detyruara mund të përmenden palmetat kosone, verier dhe në forme shandani (fig.5.16). Largësia midis degëve skeletore ose midis kateve që

formojnë duhet të jetë 40-50 cm. Mbi degët skeletore formohen drejtpërdrejtë degëzat veshëse, mbi të cilat realizohet prodhimi.

Meqenëse këto forma kanë të përcaktuara në mënyrë të prerë largësinë ndërmjet kateve dhe degëve, frutikultorët kanë gjetur vështirësi në zbatimin e tyre në jetë. Për këtë janë krijuar forma palmetash më të manovrueshme dhe më të përshtatshme për kushtet e prodhimit të gjerë.

Page 120: Pemetari e pergjithshme (2)

120Pemëtari e Përgjithshme

Figura 5. 16. Lloje të ndryshme palmetash

Palmeta me degë horizontale. Në këtë lloj palmete kurora përbëhet nga udhëheqësi qendror, mbi të cilin dalin çifte degësh skeletore në drejtim të rreshtit të vendosura horizontalisht. Largësia midis kateve, numri i kateve dhe gjatësia e degëve skeletore varen shumë nga fuqia e rritjes së pemës siç do të shihet dhe të palmeta me degë të pjerrëta.

Palmeta me krah horizontal ndihmon shumë në hyrjen e shpejtë të pemëve në prodhim. por ky kënd i degëve është jo shumë i për shtatshëm për të pasur rritje vegjetative normale të pemët, prandaj gradualisht po kalohet në palmetën me degë të pjerrëta. Me përjashtim të këndit që zënë degët, këto dy palmeta nuk kanë ndonjë ndryshim tjetër thelbësor.

Palmeta me degë të pjerrëta përbëhet nga trupi mbi të cilin dalin çifte degësh skeletore q,ë kanë drejtim të pjerrët. Këndi që duhet të

formojnë degët skeletore me udhëheqësin qendror është 45°-60°.

Në llojet dhe kultivarët që kanë rritje të fuqishme, këndi duhet të jetë i madh, rreth 60°, kurse në ato me rritje më të dobët rreth 45°. Degët veshëse krijohen drejtpërdrejt mbi degët skeletore. Palmetat arrijnë lartësinë deri 3.5-4 m. Kur pemët kanë rritje të fuqishme, shtrihen më shumë në gjerësi në drejtim të rreshtit, sepse formojnë degë skeletore më të mëdha e më të gjata. Në këtë rast bimët do të kenë distanca më të largëta njëra nga tjetra.

Kështu, në qoftë së të dardha mbi ftua degët skeletore mund të jenë nga 0,75-1,50 m të gjata e rrallë më shumë, të mollët me rritje të fuqishme, pjeshkët etj. degët janë 2,5-3 m të gjata. Kjo është arsyeja që largësia midis kateve do të jetë mjaft më e vogël të pemët me rritje të dobët 50-80--90 cm. kurse të pemët me rritje të madhe kjo largësi mund të jetë 120-150 dhe rrallë edhe 160 cm.

Si pasojë, në rastin e pemëve të dobëta palmeta ndërtohet me një numër të madh katesh që lëviz nga katër deri në gjashtë, pasi mund të përfshihet një numër i tillë katesh deri në lartësinë e pranuar të kurorës 3,5-4 me4:ra. Përkundrazi, të pemët me rritje të fuqishme në këtë largësi mund të përfshihen vetëm 3 dhe rrallë 4 kate degësh skeletore. Në ndërtimin e palmetave dalin në pah edhe disa karakteristika që duhen pasur mirë parasysh për të arritur rezultate të mira. Kati i poshtëm gjithmonë duhet të jetë më i fuqishëm, kurse ai i sipërmi më i dobët. Ato që janë në mes do të kenë, gjithashtu, madhësi të ndërmjetme. Për t'u kryer mirë

Page 121: Pemetari e pergjithshme (2)

121Pemëtari e Përgjithshme

duhet që, pa u formuar mirë kati i poshtëm, të mos kalohet në katin e mësipërm.

Kur palmeta ka tri kate, kati i pare duhet të përbëjë rreth 50% të kurorës, kati i dytë rreth 30-35%, kurse kati i tretë rreth 15-20%, Në qoftë së palmeta është e ndërtuar me më shumë kate, ky përpjesë-tim do të ruhet, por shpërndahet në të katër katet. Degët veshëse duhet të kenë drejtim horizontal dhe të shtrihen nga hapësira midis rreshtave. Degëzat që rriten vertikalisht lart ose që shtrihen nën degët skeletore, nuk duhen pranuar, pasi nuk japin frytëzim të mirë. Degëzat veshëse duhet të formohen si në bazë, ashtu edhe në majë të degëve skeletore dhe me një interval rreth 10-12 cm njëra nga tjetra mbi çdo degë skeletore.

Palmetat me degë të pjerrëta round të zbatohen në shumë specie frutore, si tëmolla. dardha, pjeshka, qershia, vishnja, kumbulla etj.

4. 6. 5. Formimi i palmetës me degë të pjerrëtaPalmetat me degë të pjerrëta kanë gjetur më shumë zbatim të molla dhe dardha, prandaj do të flasim për formimin e kurorës në këto kultura. Krasitja në vitin e pare të formimit. Fidanët duhet të jenë njëvjeçarë, sepse në të gjithë gjatësinë e tyre përmbajnë sytha vegjetativë. Në rast së mbjellja bëhet në vjeshtë, krasitja e tyre bëhet në fund të dimrit ose herët në pranverë, para fillimit të lëvizjes së limfës. Kur mbjellja bëhet në pranverë, krasitja bëhet menjëherë pas mbjelljes. Për formimin e palmetës së pjerrët fidani pritet në lartësinë 50-60 cm

nga toka. Gjatë prerjes duhet pasur kujdes që sythi i majës të mbetet nga e kundërta e pikës së shartimit, në mënyrë që të ruhet drejtimi vertikal i udhëheqësit qendror, kurse dy sythat nën të të kenë drejtim anësor (drejtim i rreshtave).

Gjatë vegjetacionit lastari i sipërm lejohet të rritet vertikalisht, kurse dy lastarët anësorë, kur të arrijnë gjatësinë 20-25 cm, shtrihen mbi dy hunj (kallama) që formojnë me horizontin një kënd nga 45°-60°. Lidhen lehtë me çdo material lidhës që ka ekonomia bujqësore (me përjashtim të telave).

Duhet pasur kujdes që majat e lastarëve të rrinë afërsisht vertikale që të mos pengojnë rritjen e mëtejshme. Lidhjet pas hunjve bëhen çdo 20-25 cm dhe vazhdojnë derisa të përfundojë rritja vjetore. Lastarët që dalin nga trupi, kur arrijnë gjatësinë 3-10 cm, pincohen në 3-4 gjethe, në mënyrë që të punojnë për forcimin e pemës. Ata hiqen plotësisht në muajin gusht ose në krasitjen e vitit të dytë (mund të hiqen me anë të tharjes që në maj-qershor). Gjatë vitit të pare duhet të kryhen edhe shërbime të tjera kulturore, si: prashitja, plehërimi, ujitjet dhe të merren masat për mbrojtjen nga sëmundjet dhe dëmtuesit e ndryshëm.

Krasitja në vitin e dytë. Punët kryesore gjatë vitit të dytë përqendrohen kryesisht në zgjatjen e degëve skeletore deri në gjatësinë e kërkuar, veshjen e tyre me degëza veshëse, si dhe shërbimet agroteknike, siç u përmendën edhe për vitin e pare. Krasitja e degëve skeletore bëhet duke A prerë me syth nga jashtë në një largësi nga udhëheqësi jo më shumë së 50-60 cm. të

Page 122: Pemetari e pergjithshme (2)

122Pemëtari e Përgjithshme

pemët shumë të fuqishme mund të lihen edhe më të gjata, por të mos kalojnë 70-75 cm.

Formimi i katit të pare që në vitin e pare ose të dytin, pa i shkurtuar degët skeletore, do të bëhet që pjesa e poshtme e tyre të mbetej e zhveshur nga degëzat veshëse, sepse limfa do të zgjonte vetëm sythat e sipërm. Prandaj zgjatja e degëve skeletore duhet të bëhet në një masë sa më të mundshme, në mënyrë që të vegjetojnë të gjithë sythat.

Duke qenë së kati i dytë formohet vetëm pasi të ketë përfunduar së ndërtuari kati i pare, udhëheqësi pritet duke i lënë 1 ose 2 sytha.

Gjatë vegjetacionit do të dalin dy lastarë, nga të cilët do të zgjidhet për udhëheqës ai që është më i shëndoshë dhe me pozicion më të mirë vertikal. Me çeljen e sythave të degëve skeletore, të gjitha filizat që dalin lart dhe poshtë degëve, hiqen menjëherë, mbasi japin pak prodhim dhe dendësojnë së tepërmi kurorën. Me të arritur gjatësinë nga 13 deri 18 cm. filizat anësore pincohen me 3 gjethe. pa llogaritur gjethet e bazës. Është mirë që gjethja e majës të jetë nga jashtë ose anësore. Pas pincimit vërehet së nga tre sythat dalin degëza të parakohshme. Degëza e parakohshme që ka drejtim vertikal, duhet të hiqet krejt kur ka arritur gjatësinë 7-8 cm, kurse ajo e poshtmja ose anësorja pincohet në dy sytha. Duke vepruar në këtë mënyrë, pema do të hyjë me shpejt në prodhim.

Duhet të kihet kujdes që degëzat veshëse të kenë drejtim horizontal (kënd 90°) dhe të lihen 10-12 cm larg njëra-tjetrës, në mënyrë të këmbyer, nga të dyja anët e degës skeletore. Lastari që del nga sythi i majës,

në të dyja degët skeletore, lihet të rritet lirisht dhe pas çdo 20-25 cm rritjeje, shtrihet mbi hu dhe lidhet ashtu si vitin e pare.

Krasitje në vitin e tretë dhe në vilet pasardhëse. Në vitin e tretë vazhdohet puna për forcimin e katit të pare. Në rast së në këtë vit degët skeletore kanë arritur gjatësinë ë kërkuar, ato krasiten në mënyrë që të shtohen degëzat veshëse të pjesës njëvjeçare, ashtu si u veprua më sipër.

Në rast së kati i pare është formuar plotësisht, udhëheqësi pritet në lartësinë e katit të dytë, në 3 sytha. Sythi i majës do të japë zgjatjen e udhëheqësit, kurse dy sythat e tjerë, që duhet të jenë në drejtim të rreshtit, do të japin degët skeletore të katit të dytë. Për formimin e katit të dytë dhe të kateve të tjera ndiqet e njëjta rrugë si për katin e pare, duke pasur gjithmonë parasysh që çdo kat fillon të ndërtohet pas përfundimit të katit paraardhës. Në rast së krasitjet verore janë bërë në rregull, në degëzat veshëse të vitit të dytë mund të bëhet ndonjë rregullim në shpërndarjen e degëzave. Kur nuk janë bërë krasitjet verore, atëherë kryhen operacionet që përshkuam, d.m.th. shkurtimi i tyre në 3 sytha dhe gjatë vegjetacionit ndiqet zhvillim i tyre duke bërë pincimet e nevojshme. Kryerja në rregull që në fillim e krasitjeve verore 'bën që elementet prodhuese të diferencojnë që vitin e tretë. Pas formimit të elementeve prodhuese, krasitjet bëhen drejtpërdrejt në dru, për të mos lejuar zhvendosjen e prodhimit larg degëve kryesore, ndryshe do të vështirësoheshin shumë punët për shërbimet kulturore,

Page 123: Pemetari e pergjithshme (2)

123Pemëtari e Përgjithshme

Figura 5.17. Lidhja e degëve skeletore me kallama

sidomos ato të mekanizuara. Për formimin e elementeve prodhuese në degët skeletore mund të veprojmë edhe duke përkulur degëzat prodhuese dhe duke i lidhur ato që të ruajnë përkuljen. Nga ana tjetër, rregullimi i rritjes së degëve skeletore dhe fuqizimi i tyre mund të bëhet duke ndryshuar këndin.

Kështu, degëve më të shëndosha u japim kënd nga 45°-60°, kurse degëve më të dobëta u japim drejtim vertikal, derisa të fuqizohen dhe të barazohen me të shëndoshat, pastaj dhe atyre u japim kënd nga 45c-60c. Por kjo mënyrë kërkon shumë punë, fuqi punëtore shumë të specializuar. si dhe materiale lidhëse me shumicë. Prandaj më e përhapur është mënyra me krasitje dhe rritja e formave të detyruara në konstruksione teli. Me formimin e plotë të kurorës dhe të drunjëzimit të të gjitha degëve, konstruksioni i telit dhe shtyllat mund të hiqen.

Figura 5.18 Lidhja e degëve skeletore me tela

Formimi i palmetës me krah të pjerrët (te pjeshka dhe kultura të tjera me rritje të bujshme dhe aftësi të madhe veshëse të kurorës) ndjek po atë rrugë, por mund të bëhet më shpejt.

Figura 5.19. Lidhja e degëve me kallama Horizontal

Page 124: Pemetari e pergjithshme (2)

124Pemëtari e Përgjithshme

5. Veglat e krasitjes

Gjatë krasitjes përdoren vegla të ndryshme,

si: gërshërë, brisqe, sharra, shkallë etj. (fig. 5.20), të cilat duhet të jenë në gjendje të mirë pune (të mprehura, etj.).

Figura 5.20. Veglat e krasitjes

Gërshërë për krasitjen e pemëve. Gërshëra përdoret në çdo rast, si gjatë krasitjeve dimërore, ashtu edhe atyre verore.

Sharra. Sharra përdoret për prerjen e degëve të trasha. Prerja me sharrë është e ashpër, qelizat në një thellësi 2-3 milimetra digjen nga fërkimi dhe kështu vështirësohet mbyllja e plagës. Prandaj çdo plage e bërë me sharrë duhet të lëmohet me brisk dhe të lyhet me mastic.

Brisku në formë kize. Ky është brisku më i manovrueshëm gjatë lëmimit të plagëve.

Mund të përdoret edhe për prerjen e degëve kur janë të holla. Në mungesë të këtij lloj brisku mund të përdoret edhe brisku i shartimit.

Gërshërë majash. Këto janë njësoj si dhe gërshërët e tjera për krasitje vetëm së vendosen mbi një shkop të gjatë dhe komandohen nga poshtë me anë të telit të lidhur pas dorezës. Këto gërshërë përdoren për prerjen e degëve të majave që nuk arrihen me dorë.

Page 125: Pemetari e pergjithshme (2)

125Pemëtari e Përgjithshme

Shkallët. Me anë të shkallëve priten me dorë degët e buta që nuk arrihen. Për këtë qëllim përdoren shkallë të ndryshme, por më të përshtatshme janë ato me mbështetëse, pasi nuk e takojnë pemën, e cila ndryshe mund të dëmtohej.

Kohët e fundit krahas prirjes për uljen e kurorës, po gjen përhapje përdorimi i platformave të vendosura mbi traktorë të modifikueshëm për krasitje, vjelje etj. Në këtë mënyrë njeriu lëviz me lehtësi nga njëra pemë të tjetra, nga njëra majë të tjetra, pa humbur kohë.

Për të mbajtur në gjendje të mirë veglat e krasitjes, duhet të jemi të pajisur me veglat e pastrimit, si lyrësues, lecka etj., si dhe me veglat për mprehje, si gurë smerili, rrip për mprehje etj.

6. Mënyra e kryerjes së prerjeveShkurtimi i lastarëve dhe i degëzave njëvjeçare bëhet mbi syth. Prerja nuk duhet të jetë as shumë e ulët, dhe as shumë e lartë (fig. 5.21 ) dhe të ketë pjerrësi prej 45° nga ana e kundërt e sythit. Ana e sipër-me e prerjes duhet të jetë 2-3 mm mbi majën e sythit, kurse ana e poshtme 2-3 mm mbi bazën e sythit. Kur sythi është shumë i vogël në krahasim me trashësinë e degëzës, atëherë pjesa e sipërme. e degëzës duhet të jetë 3-4 mm mbi majën e sythit. Gjatë prerjeve duhet të përdoret mirë gërshëra. Pjesa e mprehtë dhe e gjerë e gërshërës pret, kurse pjesa e trashë shtrëngon dhe pjesërisht shtyp. Për këtë gjatë prerjes ana e mprehtë e gërshërës vendoset nga baza e degëzës. Kështu plaga mbyllet më shpejt.

Figura 5.21. Shkurtimi i lastarëvePrerja gjatë heqjes së degëzave dhe degëve. Në bazën e degës më të hollë lëkura rrudhoset duke formuar rreth saj një unazë . Unaza mbyllet plotësisht, pra formohet mirë në të gjithë perimetrin e bazës së degëzës; kur degëza formon një kënd të gjerë me degën që e mban, unaza mbyllet plotësisht. Përkundrazi, kur ajo formon kënd të ngushtë, nuk mbyllet plotësisht në pjesën e poshtme të degëzës.

Figura 5.22. Shkurtimi i degëve të trasha mbi degë të holla

Page 126: Pemetari e pergjithshme (2)

126Pemëtari e Përgjithshme

Gjatë kryerjes së prerjes unaza nuk duhet të cenohet. Për këtë arsye, sa më i vogël të jetë këndi i degëzimit, aq më larg duhet të bëhet prerja. Kur prerja bëhet e thellë, plaga mbyllet me vështirësi dhe kur prerja bëhet e lartë, ngelet një pjesë e degëzës së hequr, e cila thahet dhe rrezikon pemën nga infeksione të ndryshme dhe nga tharje të mëtejshme.

Kur lind nevoja të priten degë të trasha, tregohet kujdes që gjatë rrëzimit të degës të mos shkaktohen shqyerje. Për këtë qëllim në fillim dega pritet më lart dhe më vonë hiqet cepi i ngelur. Mund të veprohet edhe duke bërë në fillim prerjen nga poshtë dhe pasi të kalojë rreziku i shqyerjes, vazhdohet prerja nga sipër. të pjeshka prerjet e degëve skeletore duhet të bëhen me kujdes, pasi kjo specie e ka drurin e butë dhe dëmtohet shume nga gërshëra. Për këtë qëllim prerjet bëhen më lart sythit dhe pasi të zhvillohen

lastarët, gjatë krasitjeve dimërore ose verore, plaga rifreskohet duke hequr pjesën e thatë deri në drurin e shëndoshë.

Te pjeshka, për të mënjanuar, dëmet, gjatë shkurtimit të vazhdueshëm të degëve skeletore përdoret brisku në forme kize. Dëmtimi i drurit nga gërshëra bëhet edhe në degëzat veshëse, por aty ky dëmtim nuk ka rrezik për kurorën, pasi këto degëza zëvendësohen here pas here.

Te pjeshka, kur duam të shkurtohet një degë e trashë në afërsi të një dege të hollë, duhet përdorur prerja me cep . Kur prerja bëhet e ulët, plaga që ka diametër më të madh së dega e lënë, thahet, duke hyrë në brendësi të drurit. Kur prerja bëhet me cep, tharja vjen duke zbritur gradualisht poshtë, deri të vendi i degëzimit. Deri në këtë kohë dega e hollë trashet dhe kur hiqet cepi deri të vendi i shëndoshë, plaga mbyllet me lehtësi.

.

Page 127: Pemetari e pergjithshme (2)

127Pemëtari e Përgjithshme

PYETJE

1- Cilat janë detyrat e krasitjes?

2- Sa lloje krasitjesh kemi?

3- Cilat janë operacionet kryesore të krasitjes?

4- Ç'rëndësi ka përkulja e lastarëve dhe e degëzave veshëse.

5- Në ç'kohë kryhet krasitja?

6- Cilat janë parimet bazë të krasitjes? Flisni per to.

7- Cilat janë veçoritë e krasitjes së pemëve në vitin e pare pas mbjelljes në pemëtore?

8- Cilat janë format e kurorave dhe si formohen ato?

9- Flisni per format e lira me udhëheqës.

10- Flisni per kurorën në kate të përmirësuara.

11- Flisni per formimin e kurorës me udhëheqës.

12- Cilat janë përparësitë e kurorave kupore?

13- Si formohen kurorat kupore?

14- Si formohen palmetat në degë të pjerrëta?

15- Si veprohet vitin e pare të formimit të palmetave të pjerrëta?

16 - Cilat janë veglat e krasitjes?

17 - Flisni per mënyrat e prerjes së degëve

Page 128: Pemetari e pergjithshme (2)

128Pemëtari e Përgjithshme

KAPITULLI I GJASHTEMIREMBAJTJA E TOKES NE PEMTORE

1. Mirëmbajtja e tokës në pemtoreNga momenti i mbjelljes së fidanit në vendin e përhershëm deri në shkuljen e pemëve të plakura e të thata, në pemëtore kryhen shërbime agroteknike të veçanta që favorizojnë rritjen dhe fruktifikimin e pemës. Këto shërbime mund të kryhen direkt mbi pemën (krasitje, spërkatje etj) ose mbi tokën në të cilën janë mbjellë pemët. Ndërhyrjet mbi tokën ndikojnë mbi aktivitetin biologjik të tokës që lidhet me efektivitetin e aparatit rrënjor të pemës, ndërsa ndërhyrjet mbi bimën kanë për qëllim të ruajnë atë nga sëmundjet dhe dëmtuesit si edhe me nxitjen e hyrjes së pemës në prodhim dhe sigurimin e prodhimeve të bollshme e të qëndrueshme. Ndërhyrje të

tilla kanë rëndësi të ndryshme sipas stadit të zhvillimit të pemëve frutore. Kështu në pemëtoret e reja lind nevoja e kryerjes së shërbimeve agroteknike që ndihmojnë në formimin e një kurore të qëndrueshme dhe ndihmojnë në shkurtimin e periudhës inproduktive. Në pemëtoret që ndodhen në stadin e prodhimit të plotë, shërbimet agroteknike synojnë në ruajtjen e ekuilibrit të sasi/cilësi dhe zgjatjen e stadit të prodhimtarisë.

Sidoqoftë ato duhet të koordinohen me njëra tjetrën për të evituar mbi shpenzimet që mund të vihen re. Më poshtë do të shqyrtojmë disa nga shërbimet agroteknike më të rëndësishme të praktikave tradicionale dhe atyre moderne të kultivimit e pemëve frutore.

KAPITULLI I GJASHTE

MIREMBAJTJA E TOKES NE PEMTORE

1. Mirëmbajtja e tokës

2. Punimet e zakonshme dhe teknikat bashkëkohore

3. Mirëmbajtja e pemtoreve

4. Mënyrat e mbajtjes së tokes në pemtore

5. Punimi i tokës

Page 129: Pemetari e pergjithshme (2)

129Pemëtari e Përgjithshme

2. Punimet e zakonshme dhe teknikat bashkëkohoreZgjedhja e mënyrës më efikase të kultivimitnë kuadrin e sistemit “tokë-rrënjë” të pemës varet nga kushtet klimatiko-tokësore dhe nga niveli i zhvillimit të pemëtarisë. Sidoqoftë teknika e kultivimit duhet të respektojë aktivitetin mikrobik të tokës, të sigurojë qarkullim të rregullt të lagështisë së ajrit midis tokës dhe atmosferës, të sigurojë përbërje mekanike të mirë e të evitojë efektet e ngjeshjes. Më parë mbizotëron tendenca e punimeve periodike në të gjithë sipërfaqen, sot kjo mënyrë gjen aplikim vetëm në kushte specifike klimatiko-tokësore. Tendenca e frutikulturës moderne anon nga zëvendësimi i punimeve sipërfaqësore të tokës me shërbime të tjera agroteknike.

Punimet e zakonshme të tokës fillojnë herët në pranverë kryhen në mënyrë periodike deri në verë. Janë të rëndësishme sidomos në tokat e paujitshme dhe zonat me pak reshje. Në kushte ë tilla kryhen punime në të gjithë sipërfaqen e pemëtores me thellësi jo më të madhe së 10 cm. Të tilla punime mund të realizohen me anë të kultivimeve të cektë ose frezimeve duke përfshirë si hapësirën midis rreshtave edhe atë midis pemëve. Punime të tilla ndihmojnë rritjen në thellësi të rrënjës, luftimin e barërave të këqija etj duke pakësuar ndjeshëm evapotranspi-racionin.

Gjithashtu herët në vjeshtë për kushtet e vendit tonë mund të jetë e dobishme kryerja e një ose dy punimeve në thellësi deri 15-20 cm me qëllim që të shtohet kapaciteti i rezervave ujore në tokë dhe të realizohet

përmbysja e plehrave organike e fosfo potasike që janë më pak të lëvizshme në tokë. Megjithatë ky grup punimesh periodike mund të shkaktojë plagë dhe dëmtime të bimëve e sidomos në degët e poshtme skeletore ose të trungut e për pasojë prekjen e pemës nga sëmundje dhe dëmtues të ndryshëm.

Në pemëtoret me rezerva ujore të bollshme, punimet periodike në të gjithë sipërfaqen nuk preferohen për shkak të disa pasojave që japin si: - krijimin e shtresë së punimit e cila është tipike për zonat me toka të rënda dhe çon deri në asfiksimin e plotë të bimës;-ngjeshja e tokës sidomos në zonën midis rreshtave për shkak të kalimit të një numri të madh mjetesh pengon qarkullimin e tyre në periudha me lagështi duke penguar gjithashtu edhe trajtimin e bimëve me antiparazitarë, shkakton dëmtime të aparatit rrënjor, sidomos për nënshartesat nanizuese që zhvillojnë cekat aparatin rrënjor.

Për të eliminuar këto efekte të padëshirueshme zgjidhja më e mirë dhe më e përshtatshme është krijimi i një tapeti të gjelbër të përhershëm ose krijimi i brezave të gjelbër vetëm në zonën midis rreshtave ndërsa rreshtit bëhet luftimi i barërave të këqija nëpërmjet trajtimeve kimike ose prashitje.Mbulimi i pjesshëm me bar ka disa avantazhe:

- garanton kryerjen e vazhdueshme të trajtimeve antiparazitare pa ngjeshur tokës

- minimizon luhatjet e temperaturës e për rrjedhojë dhe fenomenin e klorozës

Page 130: Pemetari e pergjithshme (2)

130Pemëtari e Përgjithshme

- favorizon porozitetin dhe ajrimin e shtresave sipërfaqësore

- favorizon zhvillimin e sistemit rrënjor në shtresën e sipërme duke lehtësuar thithjen e elementëve ushqimorë që dallohen për lëvizje të vogla (fosfor potas etj)

- përmirëson shijen dhe ngjyrën e frutave si nga thithja më e mirë e elementëve fosforo-potsike dhe nga efekti lente i vesës etj

Fugra 6.1. Lenja ne gjendje të lire e pemtoreve

Figura 6.2. Mbulimi me bar i pemëtoreve(mbulesë vegjetale)

Të gjitha këto efekte pozitive që rrjedhin nga mbulimi i sipërfaqes me barëra pasqyrohen në përmirësimin e ekuilibrit rritje vegjetative-frutifikim, nëse teknika e kryerjes është korrekte dhe e harmonizuar drejt dhe me shërbimet e tjerë agroteknike si ujitja, plehërimi etj.

Mbulimi i sipërfaqes me barishte nuk është racionale prandaj është e domosdoshme të zgjidhet lloji i përshtatshëm në përputhje me kushtet pedo-klimatike të zonës për të formuar një tapet të gjelbër. Për krijimin e tapetave të gjelbër të përkohshme përdoren bimë graminore e leguminoze me rritje të vogël e kërkesa të pakta për lagështi. Ato rriten gjatë periudhës pranverë-verë. Ky tip bashkëshoqërimi mund të përdoret në pemëtoret që kanë nevojë për lëndë organike. Në fakt me kryerjen e punimeve në vjeshtë realizohet përmbysja e masës së gjelbër që ndodhet në tokë e pranishme midis rreshtave apo bimëve të cilës mund ti shtohet edhe një sasi plehu organik.

Mbjellja e pjesshme, krasitja dhe copëtimi para linjifikimit të kërcellit të barishtoreve ndikon në mënyrë të konsiderueshme në rritjen dhe ruajtjen e pjellorisë së tokës. Në rastin e krijimit të një tapeti të përhershëm me bar, krahas përdorimit të llojeve specifike, mund të ndodhi që të zhvillohen edhe lloje të florës spontane. Kjo rrjedh nga moskryerja perfektë e shërbimeve agroteknike, prandaj lind nevoja e sakrifikimit periodik dhe rimbjelljes. Barërat e këqija kositen kur arrijnë lartësinë 15 cm dhe lihen mbi sipërfaqe.

Page 131: Pemetari e pergjithshme (2)

131Pemëtari e Përgjithshme

Në tokat e pjerrtë mbjellja e bimëve livadhore dhe mbajtja e mbuluar e sipërfaqes së pemëtoreve ndikon pozitivisht në ruajtjen e saj nga erozioni si në tabelën e mëposhtme:

Gjendja e tokës Sasia e tokës së larguar përmes erozionit (t/ha vit)

E punuar 37.8

E mbuluar me bimësi 0.2

Tabela 6.2 Mbjellja e tokave të ndryshme me bimësi

Tokat e mbjella me bimësi janë gjithashtu më të përshkueshme, kanë përmbajtje më të lartë të lëndës organike në shtresat e sipërme dhe sigurojnë strukturë më të qëndrueshme. Mbulesa me bimësi e tokës ndikon gjithashtu pozitivisht dhe në drejtim të përmirësimit të rezervave ujore sepse përveç përmirësimit të strukturës së saj pengon rrjedhjen sipërfaqësore të reshjeve.

Bashkëshoqërimi i pemëve me bimë livadhore të caktuara mund të jetë tepër efektiv madje konkurrenca që shfaqin bimët arishore në momente të caktuara mund të jetë shumë e dobishme për aktivitetin vegjetativ e riprodhues të pemës. Kështu mund të përmendin së në pranverë intensiteti i thithjes së lagështirës nga toka është më i lartë për bimët barishtore, që favorizon largimin e lagështisë së tepërt, (sidomos në tokat më pak të përshkueshme) që është e dëmshme për sistemin rrënjor të pemëve frutore.

Luftimi i barërave të këqija ka për qëllim eliminimin e tyre duke përdorur preparate kimike pa kryer punime sipërfaqësore.

Llojshmëria e këtyre preparateve është shumë e madhe dhe ata mund të shkaktojnë therjen totale të barërave ose tharjen e përkohshme të pjesës mbitokësore të tyre.

Veprimi i tyre mund të jetë i thjeshtë përmes kontaktit nëpërmjet thithjes nga organet vegjetative dhe bllokimi i aktivitetit vegjetativ ose me karakter hormonal psh 2,4-D që synojnë bllokimin e metabolizmit të fitorregullatorëve endogjen të bimës së trajtuar.

Duhet theksuar së në pemëtoret e trajtuara në këtë mënyrë sistemi rrënjor i pemëve tenton të afrohet drejt sipërfaqes së tokës, por nga ana tjetër ai është i ndjeshëm vet ndaj preparateve të përdorura për luftimin e barërave të këqija. Specie të ndryshme kanë ndjeshmëri të ndryshme ndaj këtyre preparateve psh bërthamorët janë më të ndjeshme së farorët dhe hardhia.

Page 132: Pemetari e pergjithshme (2)

132Pemëtari e Përgjithshme

Figura 6.3 Barërat e keqja dhe luftimi i tyre

Në tërësi preferohen preparate që janë më pak të tretshme dhe me shkallë të lartë biodegradimi. Në varësi të kulturës dhe moshës së saj mund të përdoren preparate sistemike ose kontakti.

Mulcërimi, është një praktikë mjaft e vjetër që konsiston në mbulimin e sipërfaqes së tokës me një shtresë materiali bimor inert (byk, kashtë, bërsi, gjethe të ndryshme etj). Kjo praktikë ka si qëllim që të pengojë zhvillimin e barërave të këqija, evaporimin dhe transpirimin nëpërmjet barërave të këqija. Për rrjedhojë ka ndikim pozitiv në rregullimin e bilancit ujor në tokë dhe shtimin e lëndës organike.

Kjo praktikë kultivimi gjen aplikim të gjerë në pemëtoret e reja sidomos në fidanishte. Në këto raste meqenëse sistemi rrënjor ka shtrirje të kufizuar në hapësirë, sasia e materialit mbulues është më e vogël dhe efektet e mulcërimit janë më ta larta.

3. Mirëmbajtja e pemëtoreveArritjet e pemëtarisë varen shumë nga kryerja me kohë dhe mirë e të gjitha shërbimeve të nevojshme agroteknike në varësi të veçorive jetësore të pemëve, të fenofazave që kalojnë ato, të kushteve klimatiko-tokësore etj. Kur shërbimet agroteknike kryhen mirë e sipas kërkesave të bimëve, realizohet një zënie më e mirë, fidanët rriten dhe zhvillohen siç duhet, formojnë kurorë në një kohë më të shkurtër,frytëzojnë herët dhe japin prodhim më të mirë nga ana sasiore dhe cilësore. Po ashtu, shërbimet e mira luajnë një rol vendimtar në jetëgjatësinë e pemëve.

Shërbimet kryesore që kryhen gjatë kultivimit të pemëtoreve, janë: mbajtja e mirë e tokës, plehërimet, ujitjet, kullimi, spërkatjet ndaj sëmundjeve dhe insekteve, krasitjet etj.

4. Mënyra e mbajtjes së tokës në pemëtorePemëtoret zënë sipërfaqe të madhe, prandaj për t'u mbajtur në rregull duhen kaluar një sërë vështirësish. Këto vështirësi shtohen më tepër në zonat kodrinore për shkak të pjerrësisë së terrenit. Mënyra e mbajtjes së tokës lidhet me masat për mbrojtjen e tokave të pjerrëta nga gërryerjet, me ajrimin e saj, me sigurimin e. një regjimi ujor të mirë si në luftë për ruajtjen e lagështirës së nevojshme, ashtu edhe për largimin e lagështirës së tepërt, me sigurimin e një regjimi ushqimor të mirë. Për këto arsye, në vende të ndryshme, në zona të ndryshme dhe në kushte të ndryshme klimatiko-tokësore janë përpunuar mënyra të ndryshme të mbajtjes së tokës në pemëtore.

Page 133: Pemetari e pergjithshme (2)

133Pemëtari e Përgjithshme

Mbajtja e pemëtoreve me kultura livadhore. Kjo është një nga mënyrat që kanë qenë përdorur shumë të ne. Toka e kësaj pemëtoreje lihet livadh i lire në forme kullote ose përdoret për t'u korrur për bar. Për këtë qëllim mund të mbillen barëra të ndryshme livadhore.

Në përgjithësi, kur mbahet livadh, toka në pemëtore pëson në disa drejtime ndryshime në dëm të pemëve. Kulturat livadhore tërheqin nga toka sasi të mëdha uji. Si pasojë, në këtë rast pakësohet mjaft lagështira e tokës. Ky ndikim është shumë i madh, sidomos gjatë verës, kur reshjet në përgjithësi janë shumë të kufizuara, kurse pemët kanë në këtë kohë nevoja të mëdha për ujë. Po ashtu kulturat livadhore tërheqin nga toka sasi të mëdha lëndësh ushqimore dhe pakësojnë mjaft furnizimin normal të pemëve.

Dhe së fundi, livadhi, duke qenë së nuk punohet gjatë disa viteve, frenon ajrimin e mirë të tokës, duke penguar kështu si frymëmarrjen intensive të rrënjëve, ashtu edhe veprimtarinë jetësore të mikro-gjallesave në drejtim të shpërbërjes së lëndëve organike në tokë, për t'i bërë ato të përvetohen me lehtësi nga bimët.

Prandaj, në këtë pemëtore lastarët e ndërpresin rritjen që në fillim të verës dhe kështu ato gradualisht dobësohen dhe thahen para kohe. Livadhi ndikon mjaft negativishtnë sasinë dhe në cilësinë e prodhimit, pasi shtohet sasia e fryteve të rrëzuara (veçanërisht në qershor) dhe ato që mbeten janë shumë të vogla. Pasojat negative të livadhit duken veçanërisht qartë në tokat

kodrinore, ku si regjimi ujor, ashtu edhe ai ushqimor janë në kushte më të vështira. Kjo mënyrë mbajtjeje e tokës nuk duhet përhapur, pasi është mjaft primitive.

Të ardhurat e siguruara nga kulturat livadhore nuk mbulojnë në asnjë mënyrë dëmet e shkaktuara në kurriz të pemëve. Megjithatë, në pemëtore të mbjella në toka të pjerrëta e të pasistemuara, nganjëherë, për t'i mbrojtur nga gërryerja, këshillohet mbjell a e një pjese të sipërfaqes së livadhit, në forme brezash, midis rreshtave një po dhe një jo, në drejtim të kundërt të pjerrësisë. Pas dy-tre vjetësh bëhet ndërrimi i tyre, brezat e punuar mbillen, kurse në brezat që ishin livadh, bëhet punimi i tokës. Ndikimi negativ i livadhit nuk është i njëjtë në të gjitha kulturat frutore.

Kështu, bërthamoret, e sidomos pjeshka, dëmtohen më shumë, kurse faroret më pak, po ashtu në grupin e faroreve, molla qëndron më mirë në livadh sesa dardha; ose kumbulla e vishnja më mirë së pjeshka, kajsia, qershia etj. Livadhi këshillohet të mbahet atëherë kur sigurohet regjimi ujor me anë të ujitjes dhe ai ushqimor me anë të plehërimit. Megjithatë, edhe në këtë rast këshillohet mbjellja. e ndonjë kulture shoqëruese.

Punimi i tokës rreth pemëve. Me anë të kësaj mënyrë sigurohet punimi i vetëm i një pjese të sipërfaqes së tokës, kurse pjesa tjetër lihet në forme livadhi ose mbillet me kultura të tjera. Punimi i tokës bëhet vetëm. rreth trungut veç për çdo pemë ose në forme shiritash në çdo rresht. Mënyra e dytë në krahasim me të parën ka një sërë

Page 134: Pemetari e pergjithshme (2)

134Pemëtari e Përgjithshme

avantazhesh. Kështu, në tokë përmirësohet pjesërisht regjimi ujor e ushqimor si dhe ajrimi i saj, duke ndikuar mjaft në përmirësimin e gjendjes së pemëve frutore. Pemët zhvillojnë sistem rrënjor të fuqishëm, që del në gjerësi jashtë projeksionit të kurorës.

Prandaj sipërfaqja e tokës së punuar, duke filluar nga viti i pare i mbjelljes, duhet të vijë vazhdimisht duke u zgjeruar. Kështu, në qoftë së në vitin e pare punohet një rreth me 1 m gjerësi diametër, në vitet pasardhëse , zona e punuar duhet të zgjerohet me nga 0,8 - 1 m në çdo vit, gjysma në njërën anë dhe gjysma në anën tjetër të pemës. Në faroret, për arsye të rritjes më të ngadalshme, të tyre, edhe zgjerimi i zonës së punuar mund të jetë më i vogël, 60-80 cm diametralisht në vit. Kjo mënyrë punimi këshillohet të pemët e reja dhe në pemëtore të mbjella në toka të pjerrëta, ku nuk ka asnjë mundësi mekanizimi.

Mbjellja e kulturave bujqësore. Në vitet e para të jetës së tyre pemët frutore shfrytëzojnë një sipërfaqe të kufizuar të tokës së pemëtores, Vetëm me kalimin e disa viteve sistemi rrënjor zë gjithë token.

Koha e nevojshme për të shtrirë rrënjët në gjithë token është e ndryshme për pemë të ndryshme frutore. Kështu, p.sh., molla e dardha mbi nënshartesa të dala nga fara e zënë të gjithë sipërfaqen e tokës me rrënjë pas 10-12 vjetësh, pjeshka e kumbulla pas 5-7 vjetësh etj. Zakonisht kjo përkon me kohën e hyrjes së pemëve në frytëzim të plotë.

Figura 6.4. Punimi i tokës rreth bimës

Të ndryshme duhet të jenë, gjithashtu, dhe kërkesat e pemëve dhe të bimëve shoqëruese lidhur me ujitjen. Kështu, p.sh., nuk duhet të mbillen kultura që duan shumë ujitje midis kajsive, bajameve, pjeshkëve, etj.. pasi këto të fundit do të dëmtoheshin. Në pemëtore duhet të mbillen vetëm ato kultura, të cilat japin prodhime të kënaqshme dhe në këto kushte bashkëshoqërimi të ketë leverdi ekonomike. Me rritjen e pemëve, rendimenti i kulturave bujqësore vjen duke u zvogëluar.

Po kështu, sa më larg rreshtit të pemëve të jenë bimët, aq më i madh është edhe prodhimi. Sipas vrojtimeve të bëra është vënë re së rendimenti është gati dy here më i madh në zonën e me sit të largësisë midis rreshtave sesa në afërsi të tyre. Me kultura shoqëruese mund të mbillet vetëm zona që është e lire nga rrënjët e pemëve. Me rritjen e pemëve, gradualisht vjen duke u zvogëluar, mbjellja e kulturave shoqëruese.

Kështu, kur pemët frutore hyjnë plotësisht në prodhim, kulturat shoqëruese duhet të

Page 135: Pemetari e pergjithshme (2)

135Pemëtari e Përgjithshme

përjashtohen nga pemëtorja. Megjithatë, të pemët me prodhim mund të lejohet mbjellja e bimëve vetëm në 30% "të zonës midis rreshtave vetëm me ato bimë që kanë aftësi të mbajnë sistemin rrënjor afër sipërfaqes së tokës. Për të pare mundësinë e kultivimit të pemëtores me bimë të ndryshme bujqësore, bëhet grupimi i tyre në këtë mënyrë.

Të lashtat janë bimë krejtësisht të padëshirueshme për t'u kultivuar në pemëtore, sepse janë konkurrente shumë të forta të pemëve në lëndë ushqyese, dhe ujë.

Bimët zhardhokore (patatja, panxhari, etj),janë bimë që mund të kultivohen në pemëtore, pasi kërkesat më të mëdha për ujë dhe lëndë, ushqyese i kanë relativisht vonë, në kohën kur pemët përfundojnë rritjen e tyre vegjetative intensive. Nga ana tjetër, këto bimë, meqenëse janë prashitëse, ndikojnë pozitivisht në zhdukjen e barërave të këqija të pemëtoreve, në ajrimin e tokës etj. Bimët bishtajore. Këto janë në përgjithësi mjaft të përshtatshme për t'u mbjellë në pemëtore si bimë shoqëruese, pasi kanë aftësi të fiksojnë në tokë azotin e ajrit dhe kështu toka pasurohet mjaft me këtë element ushqyes shumë të nevojshëm. Megjithatë, ato formojnë masë të madhe vegjetative, dhe konsumojnë shumë ujë nga toka, gjë që duhet të kihet parasysh sidomos kur pemët kultivohen në zona të thata.

Bimët foragjere në përgjithësi nuk këshillohen sidomos foragjeret shumëve-çare. Këto tërheqin nga toka sasi të mëdha uji dhe lëndësh ushqyese, duke i vënë pemët

në kushte të vështira. Pemët në këtë rast ndërpresin shpejt vegjetacionin dhe lastarët ngelen të shkurtër. Megjithatë, në rast së tërfili mbillet në toka të shëndosha dhe të ujitshme, nuk luan rol negativ, pasi masën kryesore vegjetative e formon gjatë dimrit dhe pranverës dhe kështu pas 1-2 kosash mund të përmbyset në maj ose qershor, në varësi të kushteve klimatike.

Perimet janë mjaft të përshtatshme shoqëruese të pemëtoreve. Rezultatet në pemëtore në këto raste janë mjaft të mira, pasi krahas shërbimit të perimeve, intensifikohen shërbimet për pemët. Kështu pemët kanë rritje vegjetative të mirë dhe prodhimi është gjithashtu i lartë. Meqenëse pemët janë të shumëllojshme, duhet të zgjedhim ato kultura, të cilat nuk bëhen pengesë për kryerjen në kohë të shërbimeve agroteknike në pemëtore dhe veçanërisht në spërkatje dhe ujitje. Jo kurdoherë perimet kanë dhënë përfundime të mira në pemëtore.

Disa nga kulturat perimore, si: trangulli, kungulli, bostani, shalqiri patëllxhani, domatja, speci, patatja e hershme etj., kanë kërkesa të mëdha për dritë, prandaj nuk japin rendimente të kënaqshme në pemëtore (mund të kultivohen vetëm në pemëtoret e reja).

Disa perime, si; batha, qepa, hudhra, lakra, spinaqi, fasulja e shkurtër, sallata etj. mund të kultivohen me sukses jo vetëm në pemëtore të reja, por edhe në ato të vjetra, pasi kanë pak kërkesa për dritë. Edhe në këto lloje pemëtoresh duhet të lihet një rrip toke i pambjellë pranë rreshtit të pemëve për të lehtësuar kryerjen e shërbimeve, vjeljet

Page 136: Pemetari e pergjithshme (2)

136Pemëtari e Përgjithshme

etj. Si spërkatjet e pemëve, ashtu edhe ato të perimeve duhet të ndërpriten 20-25 ditë para vjeljes së prodhimit nga njëra ose tjetra kulturë.

Pemët frutore. Në pemëtore shpeshherë llojet e ndryshme të pemëve frutore mbillen të bashkëshoqëruara. Në mënyrë të veçantë ka mjaft raste të mbjelljes së pemëve në vresht. Bashkëshoqërimi i pemëtoreve me pemë të tjera frutore mund të bëhet për të shfrytëzuar kohën joprodhuese të disa kultivarëve frutore me pemë të tilla që hyjnë shpejt në prodhim dhe e shlyejnë vetveten për një kohë të shkurtër, pas së cilës me rritjen e kultivarëve bazë të pemëtoreve, mund të hiqen. Kështu p.sh., mollët e një pemëtoreje të një kultivari me rritje të madhe të mbjellë mbi një nënshartesë me rritje të fuqishme hyjnë vonë në prodhimtari të plotë (pas 10-20 vjetësh).

Megjithatë, në rast së toka mbahet vazhdimisht ugar i zi vihet re një dukuri mjaft negative. Në sajë të veprimit të vazhdueshëm të mikro-gjallesave, në tokë fillon të pakësohet në mënyrë të ndjeshme sasia e humusit dhe kështu të prishet struktura. Për të mënjanuar këtë të metë, është e domosdoshme që mbajtja e tokës ugar i zi të shoqërohet me përdorimin e plehrave organike ose me përdorimin e plehërimit të gjelbër. Për këtë qëllim, mbillen bimë bishtajore për t'i përmbysur gjatë punimit të tokës. Plehërime të tilla duhet të bëhen një here në çdo 2-3 vjet.

5. Punimi i tokësNjë nga shërbimet kryesore për mirëmbajtjen dhe prodhimin e mirë dhe të

rregullt të pemëtores, është punimi i tokës. Punimet kryen në periudha të ndryshme dhe i ndajmë në: punime të vjeshtës, të pranverës dhe të verës. Gjatë vjeshtës ose dimrit pemëve duhet t'u bëhet punimi i pare i thellë i tokës. Punimi i vjeshtës është mjaft pozitiv, pasi me anë të tij mund të bëhet përmbysja e plehrave organike ose minerale, sigurohet lagështirë e mirë në tokë për periudhën e vegjetacionit të ardhshëm dhe, nga ana tjetër, u jepet kohë rrënjëve të pemëve t'i mbyllin plagët e shkaktuara gjatë punimit. Mirë është që punimi i vjeshtës të kryhet menjëherë pas rënies së gjetheve, por, megjithatë, mund të vazhdojë gjatë gjithë dimrit.

Rëndësi të madhe ka përcaktimi i drejtë i thellësisë së punimit. Kjo varet nga thellësia e shtrirjes së sistemit rrënjor dhe ndryshon për pemë të veçanta. Kështu, për kumbullat, dardhët, mbi ftua, mollën mbi Dusen e Paradis, vishnjat etj. punimi duhet të bëhet jo më thellë së 15-18 cm, kurse për mollën mbi mollë të egër, dardhët mbi dardhë të egër e goricë, pjeshkët të shartuara mbi pjeshkë, kajsitë, etj. punimi nuk duhet të bëhet më i thellë së 18-20 cm.

Meqenëse afër trungut rrënjët janë më të cekëta, punimi nuk duhet të bëhet më thellë së 10-12 cm. Punimi i thellë duhet të bëhet me plug, me traktor ose me kuaj dhe kur këto nuk mund të përdoren ose të sigurohen, puna kryhet me bel. Në toka të pjerrëta punimi duhet të bëhet në drejtim të tërthortë me pjerrësinë.Punimi i pranverës bëhet zakonisht për të ruajtur lagështirën në tokë dhe për të zhdukur barërat e këqija. Punimi i pranverës

Page 137: Pemetari e pergjithshme (2)

137Pemëtari e Përgjithshme

duhet të bëhet në thellësi 12-15 cm. Në rast së nuk është bërë punimi i vjeshtës, punimi i pranverës shkon deri në 15-20 cm.

Figura 6.5. Punime të ndryshme të tokësPunimet e verës kanë më tepër karakter prashitjeje. Ato bëhen për të ruajtur lagështirën, si dhe për të luftuar barërat e këqija. Prandaj prashitjet duhet të bëhen në thellësi 6-8 cm. Sipas nevojës mund të bëhen 2-3 ose edhe më shumë prashitje. Ato mund të kryhen me anë të kultivatorëve me traktor, me kuaj si edhe me shatë. Kohët e fundit përdorim të gjerë për punimet e verës në pemëtore po merr frezimi i tokës.

Përdorimi i herbicideve. Në luftën kundër barërave të këqija, sidomos në pemëtoret ku është i vështirë mekanizimi i punimeve të tokës, përdorimi i herbicideve ka rëndësi të

madhe. Në pemëtari përdoret simazina në sasinë 3-5 kg/ha, e cila dëmton sistemin rrënjor të barërave të këqija. Përdoret në fillim të periudhës bimore kur lagështira është e madhe. Shpërndahet me anë të spërkatjes.Aminotriazoli (5-7 kg/ha) ose granosani (3-5 litra ha) përdoren në dy trajtime në fazën e rritjes së barërave të këqija, sepse dëmton masën e gjelbër të tyre. Përfundime të mira jep dhe kombinimi i këtyre dy herbicideve, që dëmtojnë sistemin rrënjor dhe atë vegjetativ të barërave të këqija.

Mulçirimi është mbulimi i sipërfaqes së tokës së pemëtoreve me materiale të ndryshme për të penguar avullimin e ujit nga toka dhe në disa raste për të penguar dëmtimin e fryteve kur bien në kontakt me token.

Për mulçimin mund të përdoren kashta, plastmasa, letra etj. Kashta e shtruar mbi sipërfaqen e tokës në një shtresë prej 10-12 cm, frenon mjaft avullimin. Në rast së toka mbahet në forme livadhi, përdoret bari i korrur. Në tokat e pjerrëta mulçirimi është mjaft i mirë për ruajtjen e tokës nga gërryerja.

PYETJE

1- Cilat janë mënyrat e mbajtjes së tokës në pemëtore?

2- Si bëhet punimi i tokës rreth pemëve?

3- Cilat janë kulturat që shoqërojnë pemët frutore?

4. Cilat janë punimet më të zakonshme në pemtore?

Page 138: Pemetari e pergjithshme (2)

138Pemëtari e Përgjithshme

KAPITULLI I SHTATE

PLEHERIMI I KULTURAVE DRUFRU-TORE

1. Plehërimi i pemëve frutoreNë krahasim me kulturat e tjera bujqësore (barishtore) pemë frutore paraqesin mjaft karakteristika interesante, të domosdoshme për tu mbajtur parasysh për kultivimin e suksesshëm të tyre.

Kështu mund të përmendin së nga mbjellja deri në vjeljen e një kulture barishtore (qoftë e grupit të drithërave, foragjereve ose industriale) nevojiten vetëm disa muaj. Toka e mbjellë me këto kultura në sezonin tjetër i nënshtrohet përsëri plehërimit dhe punimit, pra kultura e dytë që mbillet gjen në tokë

lëndë ushqyese të lënë në tokë nga bima paraardhëse dhe njëkohësisht merr sasira tëtjera plehrash nga plehërimi i ri gjatë mbjellje. Në rastin e mbjelljes së bimëve leguminoze është gjetur së një pjesë e azotit atmosferik të fiksuar prej tyre mbetet në tokë në formën organike, i gatshëm për tu shfrytëzuar nga bimët pasardhëse. Psh një përzierje e bathës me bizelen mund të lërë në tokë një sasi azoti të barabartë me rreth 50 kg/ha N aktiv, ndërsa jonxha mund të lërë 2-3 herë më shumë.

KAPITULLI I SHTATE

PLEHERIMI I KULTURAVE DRUFRUTORE

1. Plehërimi i pemëve frutore

2. Bashkëshoqërimi i pemëve frutore dhe efektet e tij

3. Rimbjellja e kulturave drufrutore dhe lodhja e tokës

4. Vlerësimi i nevojave për elementë ushqyes

5. Analizat e tokës dhe diagnostifikimi gjethor

7. Teknikat e plehërimit

Page 139: Pemetari e pergjithshme (2)

139Pemëtari e Përgjithshme

Figura 7.1. Grumbullimi i plehut nëpemtore me qëllim përdorimin e tij

Për pemët frutore problemi ndryshon krejtësisht. Ato qëndrojnë në të njëjtin vend për disa dhjetëra vet. Sipërfaqja e mbjellë me pemë punohet vetëm në sipërfaqe (20-22 cm) dhe nuk jepet mundësia e përzierjes së shtresave të ndryshme, gjithashtu nuk ekziston mundësia e fiksimit të azotit atmosferik prej sistemit të rrënjëve të tyre.

Për rrjedhojë elementët ushqyes përqe-ndrohen kryesisht në shtresën e sipërme e cila pasurohet vazhdimisht me mbeturina bimore si gjethe degë etj dhe me elementë mineralë, si rezultat i plehërimeve kimike. Në këto kushte shtresa e sipërme paraqet një metabolizëm dhe aktivitet mikrobik mjaft të lartë. Përkundrazi shtresat e poshtme varfërohen progresivisht nga lënda organike e azoti dhe shpesh struktura e tokës bëhet e ngjeshur (kompakte) duke u bërë e disfavorshme për pjellorinë.

Gjithmonë nga pikëpamja agronomike plehërimi i pemëtores duhet të ruajë dhe pasurojë nivelin ushqimor gjatë gjithë ciklit prodhues të pemës, me qëllim që të sigurohet rritje e prodhimtari normale për

një kohë sa më të gjatë. Kërkesat për elementë ushqimor ndryshojnë nga njëra specie tek tjetra, e megjithatë nisur nga të dhënat eksperimentale përvojë shumëvjeçare është gjetur së kërkesat më të mëdha për elementë të ndryshëm ushqimorë do të renditeshin si më poshtë; azoti, potasi, fosfori.

2. Bashkëshoqërimi i pemëve frutore dhe efektet e tijTendenca aktuale është mbjellja e pemëtoreve të specializuara duke evituar bashkëshoqërimet si ndërmjet specieve frutore dhe ndërmjet pemëve frutore dhe kulturave të tjera të arave. Megjithatë jo rrallë gjenden pemëtore të bashkëshoqëruara të cilat kanë efektivitet të mirë.

Bashkëshoqërimi midis specieve të ndryshme frutore nuk paraqet ndonjë problem nga pikëpamja e plehërimit. Por kur bëhet fjalë për specie shumë të ndryshme midis tyre (psh ulliri dhe agrumet) është e qartë së secila prej tyre do të trajtohet me plehërim të veçantë.

E njëjta gjë do të thuhej edhe për bashkëshoqërimet e pemëve frutore në vitet e para të jetës me bimët e tjera barishtore. Kështu mund të përmendim si tipik bashkëshoqërimin e pjeshkës (në vitet) me luleshtrydhen. Kujdes më i madhe duhet bërë gjatë bashkëshoqërimit të pemëtores frutore në prodhim me kulturat e tjera të arave. Ndërmjet bimëve më konkurruese në një pemëtore do të përmendnim : jonxha, panxhari, misri etj.Plehërimi i shoqëruar me ujitje mund tëpakësojë deri edhe të eliminojë pasojat e

Page 140: Pemetari e pergjithshme (2)

140Pemëtari e Përgjithshme

bashkëshoqërimit, madje sipas të dhënave eksperimentale është arritur deri edhe dyfishimi i prodhimit.

Figura 7.2. Një bime bashkëshoqëruese

3. Rimbjellja e kulturave drufrutore dhe lodhja e tokësRimbjellja e pemëve në të njëjtin vend nxit fenomenin e “lodhjes së tokës”. Ky fenomen është bërë më i dallueshëm tek pjeshka por mund të takohet edhe në kulturat e tjera të drufrutorëve. Rimbjellja e pemëve drufrutore në të njëjtën tokë gjithmonë jep efekte jo të dëshirueshme. Rritja në vitet e para është shumë e dobët dhe vërehet një përqindje e lartë e therjeve të bimëve.

Shkaqet e kësaj dukurie që është quajtur lodhja e tokës mund tu atribuohen shumë faktorëve me karakter mjedisor dhe pedologjik në veçanti.

Kërkimet shumëvjeçare tregojnë së natyra e përbërjes së tokës nxit shfaqen e fenomenit, por duhet përjashtuar hipoteza e hedhur prej disa frutikultorëve së lodhja e tokës është shprehje direkte e mungesës së madhe të makro e mikroelementeve në tokë, si rezultat i tërheqjes së tyre nga bimët dhe kulturat e mëparshme. Në fakt është vërejtur së plehërimi i plotë dhe kompleks ka bërë të mundur pakësimin e punimeve intensive, ka përmirësuar strukturën e tokës dhe ajrimin e saj.

Dezinfektimi i tokës për të eliminuar popullatat e nematodeve të ndryshme mendohet së është shërbimi më i rëndësishëm për të pakësuar fenomenin e “lodhjes së tokës”. Një shkak tjetër i shfaqjes së fenomenit mendohet së është grumbullimi i mbetjeve toksike që kanë origjinën nga mbetjet e rrënjëve të mëparshme. Plehërimi i bollshëm e komplet është shërbimi më i këshillueshëm në rastin e rimbjelljes së parcelës me të njëjtën specie drufrutore.

4. Vlerësimi i nevojave për elementë ushqyesVlerësimi i nevojave për elementë ushqyes në një pemëtore të caktuar ka gjithmonë karakter orientues për të kryer një plehërim sa më të përshtatshëm. Ai përfshin analizat e tokës dhe analizat e organeve të bimës e sidomos të gjetheve. Kryerja e provave duke kryer plehërime me doza të ndryshme do të

Page 141: Pemetari e pergjithshme (2)

141Pemëtari e Përgjithshme

jepte të dhëna më të mira e më të sakta për kryerjen e një plehërimi sa më të racionalizuar, por kjo kërkon zgjatje kohore disa vjeçare.

Diagnostikimi morfologjik. Ai vlerëson pasojat e bimës për plehra, bazuar në vrojtime të pamjes së jashtme të pemës. Është me mjaft interes si në pemëtari edhe në vreshtari të vëzhgohet Është me mjaft interes si në pemëtari edhe në vreshtari të vëzhgohet çdo simptomë e mungesës së lëndëve ushqyese.

Mungesa e elementit azot është më e dallueshme nga frutikultori, sepse jep simptoma më të qarta. Kështu mund të përmendim së për të gjitha speciet e drufrutorëve mungesa e elementit azot shoqërohet: me rritje të dobët vegjetative, gjethet kanë ngjyrë të gjelbër të zbehtë, periudha vegjetative e shkurtër, mungon dalja e thithakëve dhe këmbëzave, shpesh lulet nuk kanë numrin e plotë të petaleve (molla, dardha etj), përqindje e ulët e lidhjes së frutave etj.

Mungesa e elementit potas (i gatshëm për asimilim) shfaqet, e skuqjen e pjesëve periferike të gjetheve në fund të qershorit si rezultat i përqendrimit të pigmenteve fenolike (antociane + flavone), nxirje të shpeshta dhe shfaqje të nekrozave e therje të gjetheve gjate muajit gusht. Por shpesh shenjë të tilla mund të përfitohen edhe si rezultat i prodhimit të madh ose plehërimit të tepërt azotik të kryer vonë në pranverë.

5. Analizat e tokës dhe diagnostifikimi gjethorAnaliza e tokës është i vetmi element vlerësimi që disponojmë para mbjelljes së pemëve në vendin e përhershëm. Ajo është e dobishme edhe pas mbjelljes sepse na jep treguesit e përmbajtjes së elementëve ushqimorë në tërësi. Megjithatë vlera e saj është e kufizuar për shkak se:

- i vështirë për të marrë kampione përfaqësues për të gjithë sipërfaqen së mbjellë për pemëtore duke patur parasysh që sistemi rrënjor i një pemëtoreje shtrihet në rreth 8-10000 m3 tokë (ose 12-14000 ton) mjaft e ndryshme nga një tokë në tjetrën

- pasiguria e matjeve sepse sasia e elementit që ndodh në tokë nuk do të jetë i padisponueshëm për thithje nga bima. Pra sasia e azotit, potasit, fosforit etj që ndodhet në tokë nuk do të thotë së është e përdorshme nga pema brenda vitit ose për disa vjet.

Megjithatë për të krijuar një ide të përgjithshme për përmbajtjen e elementëve në tokë duhet të zbatohen disa kritere në marrjen e kampionaturave;

- kampioni të merret në midis rreshtave epemëve në pika të ndryshme të parcelës

- marrja e kampionëve të jetë e veçantë për shtresën e sipërme deri 20cm.

Analizat kimike duhen shoqëruar me analiza mikrogranulare dhe të strukturës. Nga analizat kimike është e rëndësishme të nxirret përmbajtja e gëlqeres totale dhe përmbajtja e lëndës organike. Pra treguesit kryesorë që duhet të na japin analizat e tokës janë përmbajtja e elementëve N.P.P2O5.pH

Page 142: Pemetari e pergjithshme (2)

142Pemëtari e Përgjithshme

etj, dhe mundësisht përqindja e kripëzimit. Analizat e përmbajtjes së mikroelementeve në tokë kryhen rrallë dhe nuk gjejnë përdorim në praktikë. Për mikroelementet është e dobishme analiza gjethore. Interpretimi i rezultateve që rrjedhin nga analiza e tokës bazohet mbi krahasimin e të

dhënave të përftuara e të konsideruara optimale ose kritike. Është gjithashtu e rëndësishme të referohet metoda e analizës së përdorur. Psh për interpretimin e analizave të tokës për mollën e pjeshkën janë propozuar treguesit e mëposhtëm:

Elementi Metoda e analizës Niveli

Mungesë Dobët Mesatar LartëN KEJDAL <0.05 0.05-0.1 0.1-0.15 >0.2

P FERRARI <0.035 0.035-0.0044 0.004-0.052 >0.0052

K DIRKS&SCHEFER <0.0008 00008-00012

0.0012-0.0017 >0.0017

Tabela 7.3. Interpretimi i analizave për tregues të ndryshëm

Diagnostikimi gjethor

Është një nga rrugët më efikase për të rregulluar nga pikëpamja sasiore e cilësore plehërimin e pemëve frutore. Speciet në të cilat ka gjetur zbatim deri më sot kjo metodë janë hardhia, molla, pjeshka, portokalli, ulliri etj. Diagnostikimi gjethor bazohet në cilësitë e gjethes, si organ që pasqyron më shpejt e më mirë luhatjet e pjellorisë së tokës. Rezultatet e analizës gjethore mund të përdoren si tregues të nevojave ushqimore dhe orientues për kryerjen e plehërimit dhe shërbimeve të tjera agronomike dhe agroteknike që e shoqërojnë atë. Për përdorimin praktik të këtyre treguesve është e domosdoshme të përcaktohen më parë kufijtë kritik dhe optimal dhe maksimalë.

Në sajë të kërkimeve të shumta janë përcaktuar kufijtë optimalë të përmbajtjes së elementëve kryesorë. Për të përdorur me sukses të dhënat e diagnostikimit gjethor është mjaft e rëndësishme të dihen rregullat e marrjes së kampionaturave. Kampionet është e këshillueshme të merren në periudhën korrik-gusht ose dy herë brenda vitit, njëra në fillim të korrikut dhe tjetra në fillim të gushtit, periudhë në të cilën pema ka një ndërprerje të vegjetacionit ose ai është në ritme të ultë. Për çdo analizë merren jo më pak së 100 gjethe nga mesi i lastarit ose nga fundi i lastarit për speciet me intensitet të lartë rritjeje (agrume, hardhi etj).

Page 143: Pemetari e pergjithshme (2)

143Pemëtari e Përgjithshme

Tabela: 7.4. Vlerat optimale të përmbajtjes së elementëve kryesorë në gjethe për speciet kryesore të pemëve frutore.

Specia Azot Fosfor Potas Kalcium Magnez

Portokall 2-3 0.14-0.16 1-1.5 3-.35 0.3-0.6

Qershi 1.7-2.2 0.1-0.2 1.2-2 1.4-2.4 0.1-0.3

Mollë 2.2-2.4 0.17-0.21 1.7-2.5 1.3-1.8 0.3-0.4

Dardhë 2.2-2.5 0.12-0.25 1.0-2 1.2-1.7 0.3-0.5

Pjeshkë 3.4-3.6 0.17-0.21 2.2-2.8 1.5-2 0.6-1

Kajsi 2.5-2.7 0.22-0.24 2-2.25 - 0.3-0.4

Kumbull 2.2-2.4 0.18-0.2 2.2-2.25 - 0.3-0.4

Hardhi 2.4-2.8 0.13-0.21 1.4-1.5 1.7-3.5 0.5-0.6

Ulli 1.6-2 0.18-0.23 0.82-1.17 1.8-2.8 0.14-0.15

Nëse do të krahasoheshin të dhënat e analizës së tokës me treguesit e analizës gjethore shpesh mund të gjenden të dhëna kontradiktore dhe kjo rrjedh nga fakti së në tokë mund të ndodhen sasira të mëdha të një elementi por ai është në formë të padisponueshme për bimën.

Megjithatë për të interpretuar e përdorur një analizë me sukses është e domosdoshme të mbahen parasysh disa faktorë të tjerë:

- kultivari dhe nënshartesa. Kultivarë të ndryshëm kanë intensitet të ndryshëm të tërheqjes së elementëve ushqimorë si rezultat i veçorive gjenetike të kultivarit. Psh kultivari i pjeshkës “diksired”ka intensitet më të lartë ushqimi së “redhaven” ndërsa kultivari “navel” i portokallit ka përmbajtje më të lartë të potasit së ai “valencia”. Ndikim të fuqishëm ka edhe nënshartesa, psh dardha e shartuar mbi ftua dhe e

kultivuar në terrene gëlqerore tërheq më tepër Ca sesa ajoi e shartuar mbi filiza të dardhës së egër etj

- sasia e prodhimit. Në pemët me prodhim të lartë vërehet një përqindje më e ulët e elementëve mineralë në gjethe. Kjo vjen si rezultat i tërheqjes së këtyre elementëve më me intensitet nga ana e frutave në rritje

- mosha e gjetheve të marra për analizë dhe pozicioni i tyre në pemë. Influenca e këtij faktori mund të eliminohet duke fiksuar kohën që është më e përshtatshme si për speciet gjetherënëse edhe për ato gjithmonë të gjelbra siç përmendëm më lart. Pothuaj për të gjitha speciet vërehet një dukuri e përgjithshme; përmbajtja e tre elementëve kryesorë, azot, potas, fosfor, në fazat e para të rritjes intensive të lastarit pëson një ulje të menjëhershme,

Page 144: Pemetari e pergjithshme (2)

144Pemëtari e Përgjithshme

ndërsa më tej përmbajtja e tyre stabilizohet.

Koha në të cilën gjethja ka stabilitet më të mirë në përmbajtjen e elementëve ushqyes përkon me moshën 3-4 muajsh për speciet gjetherënëse dhe 6-7 muajsh për speciet gjithmonë të gjelbra.

- faktorët ambientalë dhe agroteknik. Ndër këta mund të përmendim reshjet e pranverës. Në vitet me pranverë të thatë përmbajtja e azotit në gjethe është e ulët. Në grupin e faktorëve agroteknikë që japin ndikime të dukshme mbi përmbajtjen kritike të gjethes janë: plehërimi kimik, mulçërimi, sëmundjet e aparatit rrënjor, prania e ujërave freatike afër sipërfaqes, ndikimi i barërave të këqija etj.

Teknikat e plehërimitTeknikat e plehërimit përfshijnë zgjedhjen e elementit ose elementëve të plehërimit, formën e këtij elementi të kompozuar në plehun përkatës (forma nitrike, amoniakale ose organike për rastin e azotit), tipin e plehut, sasia e tij, koha e mënyra e hedhjes etj. Teknika më e mirë dhe më efektive do të ishte ajo që lejon të merren rezultate më të mira me shpenzimet më të ultë. Në pemëtari dallojmë plehërimin bazë, ose të mbjelljes dhe plehërimin vjetor ose të mirëmbajtjes. Për të arritur rezultate të mira me plehërimin e mirëmbajtjes është e domosdoshme të mbahen parasysh dhe mundësia dhe mënyra e ujitjes, sistemi i punimit të tokës dhe bashkëshoqërimet e mundshme.

Plehërimi bazë

Figura 7.5. Plehërimi i kulturave tëndryshme

Kryhet në momentin para mbjelljes së fidanit në pemëtore. Shpesh është quajtur plehërim rezervë sepse synon të pasurojë me elementë ushqimorë të asimilueshëm nga bima, shtresat e poshtme të tokës me elementë të tillë si fosfori, potasi, e në toka acide me kalcium për të korrigjuar alkalinitetin e tokës meqenëse elementë të tillë lëvizin shumë ngadalë në tokë. Në këtë mënyrë fidanit i vihen në dispozicion rezerva ushqimore të asimilueshme gjatë

Page 145: Pemetari e pergjithshme (2)

145Pemëtari e Përgjithshme

ciklit të tij biologjik. Për plehërim bazë rekomandohen 500-600 kg P2O5 iasimilueshëm / pH; 800-1000 kg K2O dhe një sasi e bollshme plehu organik, i cili duke iu nënshtruar mineralizimit gradual shërben si një depozitë e elementëve ushqimorë për disa vite me radhë.

Plehërimi i emergjencësGjatë tranpiantimit nga fidanishtja në pemëtore fidani pëson një tronditje që shkaktohet si rezultat i shkëputjes dhe dëmtimit të sistemit rrënjor gjatë shkuljes nga fidanishtja. Kjo çon në luhatje fiziologjike e metabolike të fidanit. Për të stabilizuar sa më shpejt gjendjen e fidanit dhe rifillimin e aktivitetit fiziologjik e biologjik normal të tij është përdorur që në kohët më të lashta trajtimi i sistemit rrënjor me llucë të përgatitur nga një përzierje pleh stalle i freskët + argjilë në raport 1:1.

Plehërimi i përvitshëm. Gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit është vënë re tendenca e plehërimeve të përvitshme me sasira të bollshme sidomos të plehrave azotike gjë që çoi në daljen e probleme ekologjike si ndotja e ujërave, shtim i nitriteve në prodhimet e frutikulturës etj.

Dukuri të tilla bënë që sot të flitet gjithmonë e më shumë për produkte biologjike pa mbetje kimike. Në këtë kontekst frutat zënë një vend të veçantë. Për t'ia arritur këtij qëllimi është e këshillueshme të evitohet në maksimum shpërndarja e plehrave azotike duke kryer fraksione të këtij plehërimi në momentet më të nevojshme për pemën, si në momentin e rifillimit të vegjetacionit etj.

Koha e shpërndarjes së plehrave. Për të përcaktuar drejt kohën e hedhjes së plehrave me synim që të merret koeficienti më i lartë i shfrytëzimit të tyre është e rëndësishme të njihet periudha e rritjes intensive të rrënjëve gjatë vitit.

Në kushtet e klimës së ngrohtë rrënjët e pemëve gjetherënëse rriten me ritme të ndjeshme në vjeshtë dhe pranverë duke arritur maksimumin në periudhën paralulëzimit.

Me rritjen intensitetit të zgjatjes së lastarit, rritja e rrënjëve pakësohet derisa kap vlerat më të ultë gjatë verës dhe rifillon me intensitet në vjeshtë. Rrënjët e formuara në vjeshtë ruajnë vitalitetin e tyre deri në muajt e dimrit, madje gjatë tij kur temperatura është më e lartë së 5 gradë vazhdon rritja dhe formimi i rrënjëve të reja, por me ritme më të ultë.

Edhe në pemët gjithmonë të gjelbra (ulli, agrume, nespulla etj), rrënjët janë objekt i ciklit të rritjes dhe alternojnë me rritjen e pjesës ajrore. Në këto rrethana natyrisht thithja e elementëve ushqimorë varet nga temperatura e tokës. Zakonisht për pemët frutore ajo luhatet në kufijtë 7-22 gradë, gjithmonë në kushte të favorshme lagështie. Mbi 32 gradë aktiviteti i rrënjëve bie në kufij minimalë.

Këto veçori bëjnë që në pemëtari ndryshe nga bimët e arrave koha e shpërndarjes së plehrave fosfatike e potasike nuk është e lidhur me ciklin vegjetativ të kulturës. Përkundrazi ajo bëhet për të pasuruar tokës dhe për të plotësuar kërkesat e bimëve. Në

Page 146: Pemetari e pergjithshme (2)

146Pemëtari e Përgjithshme

mënyrë orientuese këshillohet si periudha më e përshtatshme mesi i vjeshtës deri në fund të shkurtit. Kjo varet nga natyra e tokës, kushtet klimatike të zonës, nevojat për fuqi punëtore etj.

E njëjta periudhë kohore këshillohet edhe për plehun organik, kaliumin e magnezin. Plehërimi azotik përkundrazi duhet të bëhet pjesërisht në fund të dimrit e fillim të pranverës, kur sistemi rrënjor ka filluar intensivisht aktivitetin fiziologjik dhe pema është gati të fillojë vegjetacionin ose frutat. Përkundrazi në pemët e reja që janë në fillim të vegjetacionit dhe të formimit të kurorës mund të kryhet shpërndarja e plehrave azotike gjatë gjithë pranverës për të nxitur rritjen sa më të madhe të masës së gjelbër.

Mënyra e shpërndarjes së plehërave. Efikasiteti i plehërimit varet shume nga mënyra e shpërndarjes së tyre në tokë. Në bimët 1-3 vjeçare plehrat në formë pluhuri ose të granuluara shpërndahen në kufizim (2-4 metra 2) përreth trungut.

Në pemët e rritura dhe të mbjella në distanca të mëdha si ulliri, arra, bajamja, ose pemëtoret e trashëguara me nënshartesa të fuqishme dhe kultivarë të fuqishëm plehrat duhet të shpërndahen duke filluar nga një distancë 0.5-1 metër nga trungu e duke përfunduar përtej projeksionit të kurorës. Për pemët që ndodhen në fazën e prodhimit maksimal dmth rritja vegjetative është e stabilizuar e bashkë me të edhe përmasat e kurorës, është më e këshillueshme që plehrat të shpërndahen duke filluar nga 1/3 e projeksionit të kurorës e në periferi duke e kapërcyer atë. Në pemëtoret intensive

shpërndarja e plehrave kryhet në gjitha sipërfaqen e pemëtores.

Thellësia e hedhjes së plehrave. Ne pemëtoret që punohen çdo vit ( e që është rasti më i shpeshtë sot në pemëtoret e reja) prania e rrënjëve në pjesën sipërfaqësore (15 cm) pothuajse mungon për shkak të punimeve periodike. Masa e rrënjëve thithëse kur ato nuk pengohen nga faktorë të ndryshëm (ujërat freatike të cektë, përmbajtja e lartë e argjilës, prania e shkëmbit amnor të fortë etj) shtrihet në thellësinë 10-100 cm. Në këto kushte është tepër e rëndësishme të gjendet një mënyrë efikase për shpërndarjen dhe pasurimin uniform të kësaj shtese me elementët ushqimorë të nevojshëm.

Më i vështirë është problemi për plehra të tilla si fosfori, potasi që kanë lëvizshmëri të ulët në tokë. Mënyrat më të këshillueshme kanë qenë ato të hedhjes me kanale, me sonda etj por asnjëra nuk ka dhënë rezultatet të mira. Më efikase është hedhja e këtyre plehrave në sasirë të bollshme me plehërim bazë gjate kryerjes së punimeve të thella para mbjelljes.

Azoti është element shumë i lëvizshëm në tokë dhe hidhet shumë sepse edhe thithet shpejt nga rrënjët. Shpërndarje e tij në sipërfaqe bëhet duke e shoqëruar me prashitje ose frezime për të penguar avullimin në atmosferë. Plehërimi një masë agroteknike shumë efikase për përmirësimin e funksionimit normal të jetës së pemëve frutore dhe, si pasojë, për shtimin e prodhimit e të fryteve. Përvoja e ekonomive tona bujqësore ka vërtetuar së plehërimi i

Page 147: Pemetari e pergjithshme (2)

147Pemëtari e Përgjithshme

mirë i pemëve frutore ndikon shumë në rritjen e rendimenteve. Me anë të plehërimit fuqizohet sistemi rrënjor, dhe, për pasojë, rritet fotosinteza, në sajë të tërheqjes nga toka me shumicë të ujit dhe të lëndëve ushqyese dhe furnizimit më të mirë të gjetheve.

Efekti i plehërimit është veçanërisht i ndjeshëm sidomos në tokat që kanë sasinë e nevojshme të ujit. Plehërimi ndikon në zgjatjen e jetës së organeve të ndryshme të pemëve dhe ndihmon në diferencimin e sythave frutore. Ai pakëson rënien e luleve dhe të fryteve të rëna dhe ndikon shumë në rritjen e madhësisë së fryteve. Zhduk prodhimin periodik, rrit qëndrueshmërinë e pemëve ndaj të ftohtit dhe lehtëson mbylljen e plagëve të pemës.

Plehërimi ndikon si në vitin e përdorimit të tij, ashtu edhe në atë të ardhshëm, në gjendjen shëndetësore, dhe prodhimin e pemës. Pemët dhe të gjitha bimët në përgjithësi, kanë nevojë për të gjitha elementet ushqyese. Mungesa ose teprica e ndonjërit prej tyre sjell anomali të mëdha në funksionimin normal të jetës së pemëve. Në këtë drejtim duhet pasur mirë parasysh roli që luan çdo element ushqyes dhe anomalitë që krijohen nga mungesa dhe teprica e secilit prej tyre.

Azoti është i domosdoshëm për formimin e lëndëve të ndryshme organike, që marrin pjesë në ndërtimin e citoplazmës dhe bërthamës së qelizave dhe ruhen si lëndë rezervë në inde të veçanta të pemës; Azoti merr pjesë në ndërtimin e klorofilit, prandaj ka rëndësi shumë të madhe në të gjitha

drejtimet e jetës së pemëve. Azoti ka efekt shumë të madh në rritjen vegjetative të lastarëve, të gjetheve, të fryteve, pra dhe në rritjen e prodhimit. Mungesa e azotit bën që pemët të lulëzojnë vonë dhe të frenohet rritja vegjetative e lastarëve. Gjethet dhe lastarët marrin në këtë rast ngjyrë të zbehtë, frytet ngelen më të vogla dhe prodhimi është më i paktë. Në mungesë të azotit periudha e vegjetacionit është më e shkurtër dhe gjethet rrëzohen para kohe. Kur azoti gjendet në tokë me tepricë, pemët vonojnë të hyjnë në prodhim, lastarët rriten shumë dhe ka raste kur frytet nuk arrijnë të piqen në vjeshtë. Frytet nuk marrin ngjyrën karakteristike, piqen me vonesë dhe janë pak aromatike.

Fosfori. Ndihmon në frymëmarrjen, në këmbimin e lëndëve, në formimin e sythave frutore dhe fuqizon degëzimin e rrënjëve. Fosfori ndihmon në përgatitjen më të mirë për dimërim të pemëve, në zvogëlimin e ciklit të vegjetacionit, në lidhjen e fryteve dhe në pjekjen e mirë të lastarëve. Në mungesë të fosforit pemët nuk rriten si duhet, formimi i sythave frutorë kufizohet, gjethet marrin ngjyrë të gjelbër në blu, kurse frytet mbeten të vogla me tul të butë dhe të thatë. Shpeshherë ndodh që në tokë të ketë sasi të mjaftueshme fosfori, por që nuk shfrytëzohet si duhet nga pema, pasi mund të gjendet në forme të papërvetësueshme nga bima.

Kaliumi kryen funksione të rëndësishme në gjallesat bimore, si p.sh. nxit rritjen e indeve të reja meristematike, ndihmon në formimin e karbohidrateve, rregullon regjimin ujor në bimë dhe përmirëson qëndrueshmërinë ndaj të ftohtit të indeve

Page 148: Pemetari e pergjithshme (2)

148Pemëtari e Përgjithshme

dhe organeve të ndryshme. Në mungesë të potasit rritja e lastarëve kufizohet dhe ulet qëndrueshmëria ndaj thatësisë, gjethet zverdhen dhe bien para kohe, dëmtohet formimi i sythave frutore, prodhimi ulet dhe cilësia e tij mbetet e dobët.

Kalciumi krijon kushte të përshtatshme në tokë për veprimtarinë normale të baktereve nitrifikuese dhe ul aciditetin e tokës. Kalciumi ndihmon pjekjen e fryteve dhe të lastarëve. Teprica e kalciumit në tokë është e dëmshme, sidomos për ftoin, pjeshkën, dardhën etj.

Nevojat e pemëve frutore për elementet e ndryshme ushqyese. Pemët frutore kanë kërkesa të ndryshme për elementet ushqyese. Këto nevoja janë të ndryshme në specie të ndryshme frutore. Kështu, p.sh, pjeshka, molla etj. kanë kërkesa më të mëdha sesa bajamja, fiku etj. Kërkesat e pemëve për lëndë ushqyese varen dhe nga mosha. Pema me moshë më të madhe në përgjithësi, kërkon më tepër lëndë ushqyese.

Në moshë të re plehërimi ndihmon rritjen e shpejtë të kurorës; shkurton periudhën joprodhuese duke e përgatitur pemën për prodhim. Në periudhën e frytëzimit të plotë plehërimi kompenson lëndët ushqyese të shpenzuara për marrjen e prodhimit dhe rritjen vegjetative. Në periudhën e plakjes, sigurimi në sasi të mjaftueshme i lëndëve ushqyese ndihmon në zgjatjen e periudhës prodhuese, në ruajtjen e fuqisë rritëse të lastarëve dhe bima është në gjendje të përballojë me lehtësi ripërtëritjen e indeve dhe të organeve të vjetruara të saj. Prandaj pemët në prodhim kanë nevojë për plehra

më shumë së pemët e reja, kurse pemët e plakura më shumë së pemët në prodhim dhe së ato të reja. Kërkesat e pemëve për elemente ushqyese ndryshojnë gjatë fazave fenologjike.

Në përgjithësi, kërkesa për azot janë të vazhdueshme gjatë gjithë vegjetacionit, por, ajo rritet me rritjen e bujshme të lastarëve dhe fryteve dhe kanë një fare uljeje nga fundi i verës dhe i vjeshtës. Në vjeshtë lëndët azotike përdoren më me shumicë për rritjen e sistemit rrënjor. Nevojat për fosfor janë më të mëdha gjatë rritjes së bujshme të lastarëve dhe gjatë kalitjes për dimërim, kurse më të vogla në fillim të rritjes dhe në fund të ciklit të madh. Nevojat për kalium janë më të mëdha në fazën e çeljes së sythave, në rritjen e qetë të lastarëve, në fazën e pjekjes së indeve dhe të depozitimit në to të lëndëve rezervë.

Nevojat e pemëve për lëndët ushqyese. mund të përcaktohen;

- me vrojtime me sy kur jemi në gjendje të dallojmë çrregullimet që sjell mungesa e çdo elementi;

- me analiza laboratorike të tokës madje edhe të gjetheve. Në këtë drejtim duhet të shfrytëzohen hartat agrokimike si dhe duhen bërë analiza të tjera të vazhdueshme;

- me anë të ngritjes së eksperimenteve fushore ku të përcaktohet së cili nga variantet e plehërimit ndikon më shumë në rritjen e prodhimit.

Llojet e plehrave. Për plehërimin e pemëve frutore përdoren plehrat organike të

Page 149: Pemetari e pergjithshme (2)

149Pemëtari e Përgjithshme

kafshëve të ndryshme, kompostot, torfa, lëngu i plehut, fekalet etj. si dhe plehrat minerale, si nitrati i amonit, superfosfati, kloruri i kaliumit etj.

Afatet e plehërimit. Koha e hedhjes së plehrave varet, në radhë të pare, nga lloji i plehut, duke pasur parasysh kur ky bëhet i përvetësueshëm nga bimët. Po ashtu koha e plehërimit varet nga kultura që do të plehërohet, nga fenofazat e ndryshme që kalojnë pemët, nga lloji i tokës, sasia e ujit në tokë etj.

Normat e plehërimit. Sasia e plehrave organike dhe minerale që duhet të përdoren gjatë plehërimit të pemëve frutore, varet nga sasia e lëndëve ushqyese në tokë, mosha, kultivari dhe nënshartesat e saj, agrofondi në tërësi etj. Prandaj, është e domosdoshme që përcaktimi i normave të plehërimit të bëhet me saktësi dhe në veçanti për ekonomi të ndryshme, bujqësore madje edhe për pemëtore të veçanta brenda ekonomive.

Megjithatë, në mënyrë orientuese duhet të kemi parasysh disa norma plehërimi. Kështu p.sh., të pemë të reja, deri në hyrjen e tyre në prodhim, mund të përdoren rreth 80-100 kg/ha lëndë aktive azot, 50-80 kg/ha lëndë aktive fosfor dhe 60-80 kg/ha lëndë aktive kalium. Në pemë në moshë prodhimi sasia e këtyre plehrave gradualisht rritet deri në dyfishimin e sasisë për cilindo nga plehrat. Kështu pemëve në prodhim mund t'u hidhen 100-180 kg/ha lëndë aktive azot, 100-150 kg/ha lëndë aktive fosfor dhe po aq lëndë aktive kalium për hektar.

Plehrat organike zakonisht hidhen një here në dy-tre vjet në sasinë rreth 300-400 kv/ha pleh stalle të shpërbërë mirë.

Mënyrat e plehërimit. Në përdorimin e plehrave organike ose minerale duhet të kemi parasysh, në radhë të pare, që të plehërohet bima e jo toka. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për pemët frutore, sistemi rrënjor i të cilave vendoset në gjerësi dhe thellësi të ndryshme.

Kështu, në pemët njëvjeçare sistemi rrënjor është i vendosur brenda gropës së mbjelljes; kurse duke filluar nga viti i dytë, ai zgjerohet çdo vit nga 60-100 cm. Pra, në vitet e para plehrat duhet të hidhen vetëm rreth e qark pemëve në zonën ku ndodhet sistemi rrënjor. Sistemi rrënjor i pemëve në prodhim zë zakonisht të gjithë sipërfaqen e tokës së pemëtores, prandaj edhe plehrat duhet të hidhen në të gjithë sipërfaqen e pemishtes.

Po ashtu, gjatë plehërimit duhet të kihet parasysh thellësia e vendosjes së rrënjëve në tokë. që zakonisht është 20-100 cm dhe shpejtësia e shkrirjes dhe e lëvizjes së lëndëve ushqyese në tokë. Kështu, fosfori, kaliumi dhe plehrat organike duhet të futen sa më thellë (30-40 cm), kurse plehrat azotike duhet të hidhen edhe në thellësi të vogla. Duke marrë parasysh këto specifika, kemi disa plehërime:

Plehërimi gjatë punimit të thellë të tokës. Para punimit të thellë të tokës në vjeshtë hidhet plehu, i cili përmbyset në thellësinë e punimit. Në këtë mënyrë hidhen plehrat organike, potasike, dhe fosforike.

Page 150: Pemetari e pergjithshme (2)

150Pemëtari e Përgjithshme

Plehërimi gjatë punimeve pranverore. Para punimeve pranverore hidhen plehrat dhe përmbysen gjatë punimit. Kjo mënyrë hedhjeje këshillohet vetëm për plehrat azotike.

Plehërimi me brazda të thella. Për të siguruar futjen e plehrave sa më thellë, në zonën ndërmjet rreshtave të pemëve në vendin e projeksionit të periferisë së kurorës, hapen brazda të thella 30-35 cm. Në fund të brazdës hidhen plehrat dhe pastaj ato mbulohen me dheun e brazdave.

Plehërimi në gropa. Kohët e fundit praktikohet plehërimi organik e mineral në gropa, sidomos për pemët që janë në prodhim të plotë, ku sistemi rrënjor zë gjithë sipërfaqen e pemishtes, në mënyrë që plehrat të shkojnë sa më afër rrënjëve. Rreth kurorave të pemëve hapen gropa 60 cm të thella, të cilat mbushen me pleh stalle dhe plehra fosforike sipas dozave të përcaktuara për çdo pemë ose hektar. Pastaj gropat mbulohen përsëri. Rreth çdo peme hapen 6-8 gropa.

Figura 7.6. Shpërndarje e plehrave

Plehërimi i lëngshëm. Për të ndihmuar depërtimin me lehtësi të elementeve ushqyese në thellësi të tokës, mund të bëhet plehërimi i lëngshëm i pemëve. Plehu i planifikuar për plehërimin plotësues hidhet në ujin që do të përdoret për ujitje.

Plehërimi i gjelbër. Për rritjen e fondit të plehrave organike, të cilat kanë përdorim shumë të gjerë. sidomos për perimet, drithërat dhe bimët industriale, në pemëtari, merr një rëndësi të madhe përdorimi i plehërimit të gjelbër.

Plehërimet e gjelbra ndihmojnë për shtimin e humusit në tokë, në aktivizimin e mikron-gjallesave, ruajtjen e lagështirës dhe mbrojtjen e tokës nga gërryerjet gjatë dimrit. Ato rritin gjithashtu, rendimentin në një masë të mirë.

Për plehërimin e gjelbër mund të përdoren këto bimë:burxhak + tërshërë ose thekër, Mbillet në tetor nëntor duke përdorur 100-120 kg/ha fare burxhak dhe 40-50 kg/ha tërshërë ose thekër; bizele foragjere e përzier me tërshërë në raportin 1:1. Mbillet në shtator-tetor me normë 80 kg/ha bizele dhe 80 kg/ha tërshërë. Të dyja këto mbjellje janë të përshtatshme për zonën e ftohtë.

Page 151: Pemetari e pergjithshme (2)

151Pemëtari e Përgjithshme

PYEJTE

1- Ç'rëndësi ka punimi i tokës per pemëtoret?

2- Cila është koha e punimit të pemëve frutore?

3- Ç'rëndësi ka plehërimi per pemët frytore?

4- Cilat janë llojet e plehrave që përdoren në pemëtore?

5- Flitni per afatet dhe normat e plehërimit të pemëve frytore.

6- Cilat janë mënyrat e mbajtjes së tokës në pemëtore?

7- Si bëhet punimi i tokës rreth pemëve?

8- Cilat janë kulturat që shoqërojnë pemët frutore?

Page 152: Pemetari e pergjithshme (2)

152Pemëtari e Përgjithshme

KAPITULLI I TETE

UJITJA E PEMEVE FRUTORE

1. Ujitja e pemëve frutoreKultivimi i pemëve frutore në vendin tonë realizohet në kushtet e pranisë së një sasie të mjaftueshme reshjesh vjetore që luhatet nga 600-900 mm në zonën e ulët bregdetare, në 1200-1900 mm në zonat malore e të tjera. E krahasuar me nevojat biologjike të specieve të ndryshme drufrutore kjo sasi reshjesh të çon në gjykimin e gabuar së ato plotësojnë nevojat e bimës për lagështi.

Në fakt shpërndarje e atyre është shumë heterogjene; në sezonin dimër - pranverë kur kërkesat e bimëve janë tepër të ultë bie rreth 70% e sasisë së tyre, në vjeshtë 25-27% ndërsa në verë që kërkesat janë më të larta

sepse edhe temperaturat po ashtu janë më të larta bien vetëm 1-3% e reshjeve vjetore.

2. Kërkes ciklit të tyre vjetorQëllimi kryesor i ujitjes është të sigurojë sasinë e nevojshme të ujit në tokë në mënyrë që të kënaqë kërkesat e pemëve për ujë, duke eliminuar kushtet e stresit e për të siguruar një rendiment maksimal. Përveç kësaj ujitja realizon dhe disa qëllime të tjera si aklimatizimin e bimës në kushte të veçanta (rasti i rrënjëzimit të fidanëve të rinj ose mbrojtja nga ngricat), shpërndarjen e plehrave në forma të lëngshme, shpërndarjen e preparateve kimike etj.

Sidoqoftë duke mbajtur parasysh qëllimin kryesor të ujitjes mund të themi së është e

KAPITULLI I TETË

UJITJA E PEMEVE FRUTORE

1. Ujitja e pemëve frutore

2. Kërkesat e pemëve frutore për ujë gjatë ciklit të tyre vjetor

3. Efektet, afatet dhe metodat e e ujitjes

Page 153: Pemetari e pergjithshme (2)

153Pemëtari e Përgjithshme

domosdoshme të theksohet së rritja e mëvonshme e lastarëve kryhet në pranverë (75-90%), ndërsa rritja e më vonshme është me intensitet të ulët. Paralel me rritjen intensive të lastarit ndodh edhe rritja intensive e frutit gjë që bën tepër të rëndësishme ujitjen në tokë në kufijtë optimal. Për kushtet e vendit tonë periudha më kritike për lagështi është nga fundi i muajit maj deri në fillim shtatori.

Në mungesë të lagështisë optimale në tokë vërehen :

- rrëzim të madh të frutave

- ngadalësim të ritmeve të rritjes së lastarit deri në ndërprerje të rritjes së tij

- shkurtim i periudhës prodhuese të pemës

- ulje të cilësisë së frutave

- hyrje e pemës në prodhim të këmbyer (periodik) etj

2. Kërkesat e pemëve frutore për ujë gjatë ciklit vjetor

Kultura të ndryshme drufrutore kanë kërkesa të ndryshme për lagështi në tokë. Nevojat më të mëdha për ujë i kanë agrumet sidomos limoni, pjeshka e më pas molla, hurma, kumbulla, etj, ndërsa më rezistente ndaj thatësirës në tokë paraqitet qershia, fiku, bajamja etj.

Kërkesat për ujë të pemëve varen dhe nga disa faktorë të tjerë:

3. zona në të cilën kultivohet ku duhen marrë parasysh temperaturat e larta që arrijnë gjatë periudhës së vegjetacionit, intensiteti erërave etj, të cilat ndikojnë

drejtpërdrejt të sasia e ujit të larguar nëpërmjet evapotranspiracionit

4. nënshartesa e përdorur, kështu psh dardha e shartuar mbi gorricë është më rezistente së ajo e shartuar mbi dardhën e egër ose ftoin

5. dendësia e mbjelljes, pemët e mbjella në distanca më të afërta janë më të ndjeshme ndaj mungesës së lagështirës në tokë, sepse rrënjët e tyre zënë një volum të vogël toke dhe i bëjnë konkurencë njëra tjetrës

6. sasia e prodhimit, pemët me prodhim më të madh e ndjejnë më shumë mungesën e lagështirës së nevojshme dhe si reflektim i saj rrëzojnë një sasi të konsiderueshme kokrrash për të rivendosur ekuilibrin fiziologjik

7. tipi i tokës, tokat ranore kanë aftësi më të vogël ujëmbajtëse, ndaj edhe pemët e ndjejnë më shpejt mungesën e lagështisë në këto toka

8. lloji i pemës, ndonëse më sipër në dhamë një radhitje të specieve të drurëve frutore sipas kërkesave për lagështi, vlen të theksohet fakti së secila prej tyre ka momente të caktuara ku kërkesat për lagështi janë në sasi maksimale. Kështu nëse farorët kërkesa t më të mëdha i kanë në momentin e rritjes maksimale të frutit, bërthamorët, ulliri bajamja etj i kanë në momentin e forcimit të bërthamës. Individualizimi i këtyre kërkesave bëhet nëpërmjet llogaritjes së treguesit “konsum uji për njësi të lëndës së thatë”, i cili është i ndryshëm për specie të ndryshme.

3. Efektet, afatet dhe metodat e ujitjes

Page 154: Pemetari e pergjithshme (2)

154Pemëtari e Përgjithshme

Efektet e ujitjes mund ti rrjeshtojmë si mëposhtë:§ zhvillim vegjetativ më i madh dhe më

uniform i pemës gjë që lejon që të sigurohet prodhim më i bollshëm për vitin pasardhës

§ zhvillim normal të diferencimit të sythave, organeve të lules e për rrjedhojë lidhje më të madhe të frutave

§ siguron fruta të mëdhenj e me tregues cilësorë tregtare të lartë

§ pakëson në maksimum fenomenin e prodhimit të këmbyer

§ shton prodhimin vjetor nga 20-100%

Afatet e ujitjes

Ujitja përdoret për të plotësuar deficitet e rezervave të lagështisë në tokë, që vërehen zakonisht në periudha kritike të ndryshme sipas llojit të pemës. Vlerësimi i nevojave për ujitje, bazuar në konsumin e ujit nga pema (evaporim+ transpirim) në raport me sasinë e reshjeve dhe humbjen e tyre përmes rrëshqitjes sipërfaqësore ose rrjedhjes në thellësi lehtëson përcaktimin e afateve të ujitjes.

Nëpërmjet llogaritjes së lagështirës në tokë, duke kryer analiza në mënyrë periodike. Shqetësimet për pemën mund të ndjehen sapo lagështia të ketë rënë nën 70%, produktiviteti i aparatit gjethor ulet ndjeshëm dhe pema shfaq shenja të vyshkjes. Nëpërmjet gjetjes së një lidhjeje midis ETP dhe njërit prej faktorëve janë nxjerrë shumë të dhëna nga kërkime. Që të gjitha kanë si bazë llogaritjen e evapotranspirimit dhe korrigjimet e

mundshme të tij sipas tipit të kulturës dhe mënyrës së mbajtjes së tokës. Nëpërmjet tij në gjejmë bilancin ujor në total dhe vlerësojmë nevojat për ujë për një zonë të caktuar.

Metodat e ujitjesZgjedhja e mënyrës së ujitjes varet nga një sërë faktorësh:

1. sasia e ujit të disponueshëm

2. mënyra e sistemimit të pemëtores

3. mundësia e investimeve në të etj

Në kushtet e pemëtoreve ekzistuese mund të përdoret një nga mënyrat tradicionale të ujitjes me tava, me brazda ose me rrëshqitje sipërfaqësore. Këto mënyra shpenzojnë sasirë të mëdha uji, nxisin erozionin, krijojnë ngjeshje të tokës etj dhe kanë efektivitet të ulët. Mënyrat më të fundit për ujitje sot në pemëtore janë; ujitja në formë shiu poshtë kurorës ose edhe sipër kurorës dhe ujitja me pika.

Ujitja në formë shiu poshtë kurorësrealizohet përmes shpërndarjes së 25-30 spreucatorëve për ha, të cilët punojnë nën presion 1.5-2.5 bar dhe shpërndajnë 400-800 litra ujë në orë.

Ujitja në formë shiu poshtë kurorës po zëvendëson pothuaj totalisht atë sipër kurorës sepse ka disa avantazhe:

§ humbjet e ujit nga evapotranspirimi janë më të vogla

§ kërkon më pak presion

§ realizon ujitjen duke shpenzuar më pak ujë në krahasim me metodat tradicionale

Page 155: Pemetari e pergjithshme (2)

155Pemëtari e Përgjithshme

§ krijon mundësi ujitjeje dhe në terrenet e pjerrtë pa nxitur erozion

§ kursen fuqinë punëtore

§ nuk dëmton strukturën dhe karakteristikat e tjera të tokës

§ krijon mundësi për të kontrolluar sasinë e ujit të përdorur për ujitje dhe mund të mbrojë pemët nga ngricat.

Figura 8.1. Ujitja në forme shiu poshtë kurorës

Ujitja e lokalizuar (ujitja me pika), bazohet në instalimin e një sistemi hidraulik bujqësor të përsosur i cili është në gjendje të shpërndajë dhe furnizojë pemën me sasinë e ujit të nevojshëm në mënyrë uniforme gjatë gjithë periudhës vegjetative.

Ky sistem funksionon nën një presion të ulët dhe kursen në maksimum ujin (1-6 litra për çdo pikatore).

§ lejon qarkullimin e lirshëm të njerëzve dhe mjeteve në pemëtore

§ eliminon pothuajse tërësisht evaporimin dhe erozionin, duke kursyer ujin në

masën 30-40% për rrjedhojë rritet efektiviteti 75-90%

§ duhet bërë kujdes në zgjedhjen e ujit që përdoret për ujitje

§ pakëson nevojën e punimeve periodike të tokës

§ mundëson shpërndarjen e plehrave kimike në formë të lëngshme

§ mund të përdoret edhe në toka të pasistemuara mirë

§ numri i pikatoreve për njësi të sipërfaqes është në varësi të species, moshës së pemës distancave të mbjelljes, tipit të tokës etj

Figura 8.2. Ujitja me pikaNë përgjithësi llogariten rreth 2500 pikatore për ha me një prurje 4 lit/orë. Duke ujitur 5 orë në çdo ndërresë harxhohet rreth 1/10 e sasisë së ujit të nevojshëm për ujitje në formë shiu por frekuenca e ujitjes është më e madhe. Sipas tipit të pikatores që përdoret mund të kemi shpërndarje të vazhdueshme të ujit ose me intervale të caktuara. Shpërndarje e vazhdueshme ruan lagështirën në tokë në kufijtë e kapacitetit ujëmbajtës të

Page 156: Pemetari e pergjithshme (2)

156Pemëtari e Përgjithshme

saj dhe kënaq më mirë kërkesat e bimës, nuk lejon luhatjen e lagështirës dhe pengon bllokimin e pikatores. Prodhime të bollshme nga pemët frutore mund të merren kur të sigurohet sasia e nevojshme e lagështirës në tokë gjatë gjithë vegjetacionit, në përshtatje me kërkesat e vetë pemëve frutore.

Në vendin tone sasia vjetore e reshjeve është kurdoherë më e madhe së nevojat e pemëve për ujë. Megjithatë ato mund të vuajnë nga thatësia, në qoftë së nuk merren masa për të siguruar lagështirën në tokë, pasi ajo të në mungon në kohët më kritike për pemët.

Kështu, gjatë verës kur zakonisht reshjet janë më të pakta, pemët kanë nevoja të mëdha për ujë. Uji në këtë kohë është i domosdoshëm për rritjen e mirë vegjetative të lastarëve, të rrënjëve, për trashjen e degëve, për rritjen e fryteve etj. Pemët frutore në vendin tone mbillen kryesisht në zona kodrinore e malore, ku regjimi ujor, në përgjithësi, nuk është i mirë.

Prandaj, krahas masave të tjera biologjike dhe agroteknike për luftimin kundër thatësisë, ujitja e pemëve frutore është një masë mjaft e rëndësishme, që ndikon shumë në rritjen e prodhimit. Mungesa e ujit në tokë bën që bimët të vuajnë dhe për lëndë ushqyese, pasi, duke kërkuar ujin, rrënjët janë të detyruara të depërtojnë në thellësi më të mëdha. ku sasia e lëndëve ushqyese është më e vogël. Për këto arsye, krahas ngritjes së pemëtoreve duhet të mendohet seriozisht dhe për sigurimin e ujitjes.

Vitet e fundit në vendin tone po bëhet një punë shumë e madhe për të shtuar

sipërfaqen e ujitshme edhe në zonat kodrinore e malore, prandaj janë shtuar shumë mundësitë për ujitjen e pemëtoreve.

Speciet, kultivarët dhe nënshartesat e ndryshme frutore kanë nevoja të ndryshme për ujë. Kështu pjeshka, hurma, molla etj. kanë më shumë nevojë për ujë së qershia, kumbulla e sidomos bajamja, fiku etj. Fiqtë për konsum të freskët, si lloji patëllxhan, kumbullat e grupit kino-japonez etj. kanë nevoja më të mëdha për ujë nga fiqtë ose kumbullat për tharje.

Po kështu molla e egër, dardha e egër, mezhdrava, bajamja etj. janë nënshartesa më të mira për zona më të thata, meqenëse i qëndrojnë më shumë mungesës së lagështirës në tokë, sepse sistemi rrënjor i tyre futet në thellësi më të mëdha. Për pemët frutore rëndësi merr sigurimi i lagështirës në tokë në masën 60-80% të kapacitetit fushor të tokës, në thellësinë 20-100 cm. Zbritja e lagështirës së tokës nën masën 50% bëhet mjaft kritike për jetën normale të pemëve.

Afatet e ujitjes. Koha e ujitjes varet nga nevojat e specieve dhe kultivarëve të ndryshëm për nga natyra e kalimit të fenofazave, nga lloji i tokës dhe sasia e reshjeve, nga temperatura. lagështira e ajrit, kompleksi i masave. të tjera agroteknike etj.

Përcaktimi i afatit të ujitjes është mjaft i rëndësishëm, pasi si mungesa ashtu edhe teprica e ujit qoftë edhe në mënyrë të përkohshme, sjellin dëme të ndjeshme në zhvillimin normal të pemëve. Afati i ujitjes mund. të caktohet me anë të analizave laboratorike, duke përcaktuar përqindjen e

Page 157: Pemetari e pergjithshme (2)

157Pemëtari e Përgjithshme

lagështirës që ka toka në thellësinë e vendosjes së sistemit rrënjor. Në përgjithësi kjo është e vështirë të realizohet kudo, prandaj në përcaktimin e kohës së ujitjes mund të udhëhiqemi nga disa afate orientuese. Pemët kanë më tepër nevojë për ujë para dhe pas lulëzimit. Përgjithësisht për kushtet e vendit tone ujitja në këtë kohë nuk është problem, pasi ka sasi të mjaftueshme reshjesh.

Megjithatë, nuk janë të rralla rastet kur gjatë pranverës për një muaj të mos kemi reshje, gjë që prish regjimin normal ujor të tokës, sidomos kur toka nuk është punuar gjatë vjeshtës ose dimrit. Prandaj, punimi i tokës në këto raste është i domosdoshëm. Ujitja e pemëtores gjatë ose pas rrëzimit të qershorit luan rol të madh si për rritjen e fryteve, ashtu edhe për rritjen e mirë vegjetative. Po kështu mjaft të efektshme janë ujitjet në periudhën korrik-gusht. Në këtë kohë mund të bëhen 2-3 ujitje në varësi të temperaturës, reshjeve etj.

Ujitja e pemëve frutore sidomos e pjeshkës, fikut etj., duhet të ndërpritet 10-15 ditë para pjekjes, pasi ndryshe shkaktohet çarja e fryteve dhe ato kalben më lehtë. të kultivarët me pjekje të hershme ujitja duhet të vazhdojë edhe pas vjeljes së fryteve, pasi kështu diferencohen mirë sythat frutorë për vitin e ardhshëm dhe sigurohen rezerva të mjaftueshme lëndësh organike për dimërim dhe për vegjetacionin e ri.

Normat e ujitjes. Normat e ujitjes varen nga tipi i tokës, nga sasia e ujit në tokë, thellësia e vendosjes së rrënjëve etj. Norma e ujitjes

PYETJE

1- Pse është e rëndësishme ujitja në pemëtore

2- Cilat janë kerkesat e pemëve për ujë në periudha të ndryshme të vegjetacionit

3 Permendni disa nga efektet e ujitjes

4 cilat janë afatet e ujitjes në zona të ndryshme

5- Cilat janë metodat kryesore të ujitjes

Page 158: Pemetari e pergjithshme (2)

158Pemëtari e Përgjithshme

duhet të jetë e tillë që të bëjë të mundur depërtimin e ujit në të gjithë shtresën e tokës ku është vendosur sistemi rrënjor i pemës, nga 20 deri 100 cm thellë. Për këtë arsye, pas ujitjes duhen bërë sondazhe për të pare nëse është përdorur sasia e nevojshme e ujit. Në qoftë së uji nuk e ka ngopur këtë thellësi,

atëherë duhet të përsëritet ujitja. Mesatarisht përdoren 600-800 m3 ujë për hektar.

KAPITULLI I NENTE

VJELJA DHE RUAJTJA E FRUTAVE

HyrjeVjelja e frutave përben etapën e fundit dhe ndofta më të rëndësishmen e ciklit të prodhimit frutor. Por vjelja dhe ruajtja me sukses e tyre kërkon që frutat para së të vilen duhet të arrijnë disa parametra dhe

tregues të rritjes dhe pjekjes. Në disa kultivarë të mollës, dardhës, ullirit etj, vërehet një rrëzim i frutave rreth një muaj para pjekjes gjë që bën të domosdoshme trajtimin e tyre me preparate frenues të

KAPITULLI I NENTE

VJELJA DHE RUAJTJA E FRUTAVE

1. Përcaktimi i shkallës së pjekurisë

2. Treguesit teorik dhe praktik të pjekjes

3. Vjelja dhe ruajtja e frutave

4. Mënyrat e vjeljes së kulturave drufrutore

5. Klasifikimi dhe amballazhimi i frutave

6. Përpunimi dhe tharja e frutave

Page 159: Pemetari e pergjithshme (2)

159Pemëtari e Përgjithshme

rrëzimit (ALAR ose ANA) sapo të vërehen simptomat e para të rrëzimit.

Në raste të tjera kur pemët janë të destinuara të vilen me mjete mekanike lind e domosdoshme trajtimi i tyre me preparate që nxisin shkëputjen e frutit nga pema. Produkte të tilla si CEPA (acidi kloro etl fosforik) lehtësojnë rrëzimin e frutit nga pema por shpesh shkaktojnë edhe rrëzimin e gjetheve, gjë që është një fenomen negativ për punën në tërësi dhe frutifikimin në veçanti. Nisur nga sa thamë më sipër, përcaktimi i kohës së vjeljes është një detyrë shumë delikate për frutikultorin. Ajo varet nga stadi i pjekurisë, destinacioni i prodhimit dhe kohëzgjatja e ruajtjes.

1. Përcaktimi i shkallës së pjekurisë.Në harkun e ciklit të zhvillimit të frutit dallohen dy stade kryesore të pjekjes: pjekja fiziologjike dhe pjekja e tregtimit.

a- pjekja fiziologjike përkon me momentin në të cilin fruti ka përfunduar grumbullimin e lëndëve rezervë, farat fitojnë fuqinë mbirëse dhe shkëputja e frutit nga degët bëhet me vështirësi. Fruti fiziologjikisht i pjekur ndonëse nga pamja e jashtme mund të ketë ngjashmëri me frutat e pjekur psh ngjyra e perikarpit etj , kanë përbërje krejtësisht të ndryshme me frutat që kanë përfunduar ciklin fiziologjik të zhvillimit. Sipas normave të KE është e ndaluar përdorimi i preparateve që nxisin pjekjen artificiale të frutave.

b- Pjeka tregtare paraqet momentin në të cilin fruti zotëron cilësinë më të mira për transportin, ambalazhimin, shitjen dhe përpunimin. Nisur nga cilësitë që do të paraqesin frutat në këtë stad mund të dallojmë akoma dy nëngrupe: 1- pjekja e vjeljes; paraqet momentin në të cilin fruti ka arritur karakteristikat tipike të kultivarit si pesha, ngjyra e epikarpit, fortësia dhe ngjyra e tulit, përmbajtja e sheqerit dhe acideve të cilat tregojnë së fruti mund të shkëputet nga bima dhe të dërgohet në treg ose në industrinë e përpunimit. 2- pjekja e konsumit paraqet momentin në të cilin fruti ka karakteristikat organoleptike më të mira për konsumatorin.

Periudha ndërmjet vjeljes dhe konsumit është shumë e ndryshme. Zgjatja e saj ndikohet nga disa faktorë ndër të cilët do të përmendim; specia, kultivari dhe destinacioni. Në këtë kontekst do të theksonim së nëse destinacioni i frutave është tregu lokal atëherë pjekja optimale për vjelje do të korenspondonte më atë të konsumit. Kur frutat destinohen për tregje të largëta pjekja e vjeljes është më e hershme. Akoma më e hershme është vjelja kur frutat destinohen për ruajtje, por në çdo rast duhet të jetë arritur pjekja fiziologjike.

2. Treguesit teorik dhe praktik të pjekjes

Momenti më i përshtatshëm për vjeljen e frutave do tu referohet treguesve të pjekjes të cilët mund të jenë empirik, teorik dhe praktik. Sigurisht që treguesit empirik nuk mund të përshkruhen e të rekomandohen si tregues bazë. Ata janë subjektiv dhe

Page 160: Pemetari e pergjithshme (2)

160Pemëtari e Përgjithshme

bazohen në përvojën e çdo frutikultori. Të vështirë për tu aplikuar janë edhe treguesit teorik sepse bazohen në llogaritje të shumta e jo gjithmonë të dukshëm dhe në sektorë signifikative. Në treguesit teorik do të përfshihen:

a- numri i ditëve që kalojnë nga lulëzimi i plotë

b- shuma e orëve me nxehtësi dhe lulëzimi i plotë deri në vjelje duke marrë si kufi +7.2 gradë celsius për pemët frutore dhe +10 për hardhinë

c- rezistenca e tulit ndaj kalimit të rrymës elektrike

d- studimi i kurbës së frymëmarrjes për frutat klimaterikë dhe duke marrë në konsideratë që minimumi klimaterik ti përgjigjet pjekjes së vjeljes dhe maksimumi asaj të konsumit

e- shkalla e copëzimit të lenticelave në disa fruta psh tek molla etj

Përkundrazi treguesit praktik mund të zbatohen me sukses meqenëse bazohen mbi të dhënat që japin instrumentet e ndryshëm të cilat lejojnë të vlerësohen me saktësi shkalla e pjekurisë. Treguesit më kryesorë janë:

a- fortësia e tulit, duke përdorur penetrometrin

b- përmbajtja e amidonit

c- ngjyra në brendësi të epikarpit duke përdorur letër kolorimetrike ose densimetër

d- përmbajtja e sheqerit duke përdorur refraktometrin

Në fakt mund të përdoren vlerësimi i njëkohshëm i disa treguesve për të përcaktuar momentin më të përshtatshëmpër vjeljen.

3. Vjelja dhe ruajtja e frutavePasi bëhet vlerësimi i momentit më të mirë të vjeljes sipas treguesve që përmendëm më sipër, niset nga vjelja e frutave. Ajo mund të kryhet tërësisht me dorë siç ndodh në shumicën e pemëtoreve tradicionale, pjesërisht e mekanizuar ose tërësisht e tilla. Për kushtet e vendit tonë edhe për shumë vite me radhë do të dominojë vjelja me dorë e tyre madje edhe në frutikulturë të zhvilluar, ose pjesërisht e mekanizuar.

Kjo e fundit presupozon përdorimin e platformave të lëvizshme mbi të cilat qëndrojnë punëtorët që kryejnë vjeljen. Makina të tilla rrisin rendimentin 30-40%. Në disa specie dhe në disa raste kur prodhimi destinohet për përpunim, vjelja mund të jetë krejtësisht e mekanizuar p.sh vjelja e ullinjve për vaj, e rrushit për verë e agrumeve e pjeshkës për lëngje , etj.

Figura 9.1. Pamje e një mënyrë vjeljeje tëkulturave drufrutore

Page 161: Pemetari e pergjithshme (2)

161Pemëtari e Përgjithshme

Figura 9. 2. Mënyrë tjetër vjejeje nëpërmjet vibrimit

Makina të tilla kanë si princip të vjeljes shkundjen e pemës dhe thithjen e frutave nëpërmjet rrymave të fuqishme të ajrit. Në këtë rast kursimi i fuqisë punëtore mund të arrijë deri 80%, por kërkon që pemëtorja të përshtatet mënyrës mekanike, dmth të ketë kurorë të përshtatshme për vjeljen mekanike, të jenë bimë rezistente ndaj shkundjes etj.

Ruajtja e frutave

Mundësia për të zgjatur sa më shumë kohën e tregtimit të frutave përbën një aspekt tjetër ekonomik mjaft të rëndësishëm. Për këtë është e domosdoshme që ruajtja e frutave të bëhet në mënyrat më të mira duke respektuar e ruajtur veçoritë organoleptike dhe ato bromatologjike. Gjithashtu gjatë ruajtjes duhen evituar mundësitë për shfaqjen e sëmundjeve fiziologjike.

Ruajtja me sukses e frutave nuk kufizohet vetëm me zgjedhjen e kushteve më të mira të ruajtjes, ajo varet edhe nga faktorët pedoklimatikë e agronomik që kanë shoqëruar kalimin e fazave të formimit dhe

rritjes së frutit. Ndërmjet tyre do të përmendim klima, tipi i tokës, lloji i plehrave të përdorura, trajtimet e kryera etj.

Përsa i përket klimës do të theksonim së frutat ruhen mirë kur gjatë ciklit të frutifikimit nuk ka patur reshje të tepërta, ndriçimi dhe nxehtësia kanë qenë në kufi optimalë, përkundrazi në vite me reshje të shumta dhe luhatje të temperaturave ruajtja e frutave është e vështirë. Karakteristikat fiziko-kimike të tokës ndikojnë në ndryshimin e disa treguesve të frutit p.sh njollosja e frutave të mollës dhe nxirja e tulit tek dardha vërehen kur ato kultivohen në toka ranore e të thata, ndërsa në toka të rënda argjilore molla shton peshën e frutit por ai humbet konsistencën.

Edhe përdorimi i tepruar i azotit pakëson fortësinë e frutit dhe favorizon shfaqjen e sëmundjeve fiziopatologjike. Po ashtu frutat e ruajtur dhe trajtuar me preparate metabolike të tipit etephon për të nxitur pjekjen e përshpejtuar paraqesin vështirësi për ruajtje prandaj destinohen për konsum të menjëhershëm.

Për të penguar shfaqjen e shumë sëmundjeve është e këshillueshme që në momentin e larjes të përdoren preparate të tretshme në ujë. Kur frutat destinohen të ruhen në dhoma frigoriferike mund të trajtohen për disa ditë me CO2 dhe SO2 përqendrimi i të cilëve është më varësi të species dhe kultivarit.

Dhomat frigoriferike që përdoren për ruajtjen e frutave kanë kapacitete të ndryshme dhe janë të pajisura me aparatura të caktuara që lejojnë ruajtjen e pandry-

Page 162: Pemetari e pergjithshme (2)

162Pemëtari e Përgjithshme

shueshme të temperaturës, lagësisë dhe ajrimit. Kapaciteti i dhomës frigoriferike duhet të jetë në varësi të sasisë së prodhimit që duam të vëmë në ruajtje dhe periudhës së ruajtjes. Për ruajtjen e frutave për një kohë të gjatë (frutat e dimrit) kapaciteti i këtyre dhomave nuk duhet të jetë më i madh së 5000 kv ose 2000 m3 volum. Dhomat e mëdha frigoriferike kanë kosto më të ulët për njësi volumi por manifestojnë çrregullime në ruajtjen jo uniforme të temperaturës, ajrimit etj.

Teknikat e ftohjes në atmosferë të kontrolluar ka gjetur zbatim për herë të parë në Angli rreth viteve 1920. Nga kërkimet e bëra rezulton së ekziston mundësia e dyfishimit të ruajtjes së frutave duke evituar fenomenin e tejpjekjes dhe humbjes së cilësisë.

Metoda e atmosferës së kontrolluar përfshin uljen e temperaturës, pakësimin e përqendrimit të O2 dhe kontrollin e përqendrimit të CO2. Ulja e përqendrimit të oksigjenit është thelbësore sepse ndikon në pakësimin e frymëmarrjes së frutiti dhe rrjedhimisht zgjatet koha e ruajtjes. Na dhomat me klimë të kontrolluar përqendrimi i O2 nuk duhet të zbresë nën 2% sepse nxit proceset anerobike duke përkeqësuar treguesit organoletpik dhe ata të cilësisë në tërësi, p.sh tek molla vërehet shija alkoolike dhe nxirje e epidermës.

Prania e një përqendrimi të caktuar të CO2 përveçse pakëson procesin e frymëmarrjes ngadalëson dhe sintezën proteinike dhe veprimtarinë pektolike, për rrjedhojë tuli i

frutave ngelet i fortë i lëngshëm dhe më pak i ndjeshëm nga ndryshimet fiziologjike.

Përqendrimi i CO2 është i ndryshëm për specie të ndryshme; një përqendrim i lartë psh 5% për mollën dhe 10% për dardhën ndihmon në shfaqjen tjetërsimit të tulit si zbutje, nxirje, dhe kalbje. Impiantet e ftohjes me atmosferë të kontrolluar kërkojnë vendosjen e aparaturave specifike që janë në gjendje të ruajnë temperaturë optimale dhe një raport të drejtë CO2. Ato duhet të kenë izolim të mirë nga ambienti i jashtëm.

Gazi karbonik që lëshojnë frutat gjatë frymëmarrjes së tyre duhet të nxirren jashtë në mënyrë që atmosfera e brendshme të ruajë parametra të pandryshuar. Për këtë qëllim përdoren pajisje dekarbonizuese që janë në gjendje të fiksojnë CO2 e lëshuar gjatë frymëmarrjes.

Përcaktimi i përqendrimit të gazeve në dhomën e ruajtjes bëhet pasi frutat të kenë arritur një shkallë ftohjeje. Pakësimi i oksigjenit bëhet gradualisht. Për këtë mund të bëhet një larje e atmosferës duke kryer spërkatje të dhomës me azot të lëngshëm ose të gaztë. Intensiteti i spërkatjes duhet të jetë i ngadalshëm për të evituar përzierjen e gazeve. Për të arritur përqendrimin e O2 në kufijtë 7-8% nevojiten zakonisht 4-6 orë, ndërsa volumi i azotit të përdorur pothuajse i barabartë me volumin e dhomës bosh.

Frytet ruhen në depo, të cilat janë 3 llojesh: 1. mbitokësore, 2. gjysmënëntokësore, 3. nëntokësore. Në të tria llojet e depove vendosja e fryteve për konservim mund të kryhet në tokë, në hambarë ose në rafte.

Page 163: Pemetari e pergjithshme (2)

163Pemëtari e Përgjithshme

Depot që përdoren zakonisht në vendin tone ajrosen me anë të kanaleve të ajrosjes dhe të oxhakëve që ka çatia. Rregullimi deri diku i kushteve të konservimit kryhet në këtë mënyrë:

Duke ulur deri në njëfarë mase temperaturën. gjë që arrihet duke çelur dyert gjatë natës (në stinën e verës). Gjatë dimrit ngritja e temperaturës mund të arrihet me mbylljen e dritareve, të dyerve dhe ndezjen e sobave. Ky proces duhet të shoqërohet me ngritjen e lagështirës relative të ajrit. Lagështira relative' e ajrit ngrihet duke varur thasë të lagur. Këto mjedise duhet të jenë të pajisura me termometra për matjen e temperaturës dhe higrometra për matjen e lagështirës relative të ajrit.

Gjatë konservimit duhet të kontrollohen në mënyrë sistematike, pothuajse çdo ditë, frytet e vendosura në konservim, duke mënjanuar kokrrat e tejpjekura, të mykura ose të kalbura. Në qoftë së vihen re shfaqje sëmundjesh, duhet të kryhet shpejt dezinfektimi i bazuar në karakterin e infeksionit.

Te në për konservim përdoren dhe shtretërit. në të cilët frytet e stivosura vendosen në një thellësi të vogël në tokë. Këto stiva për së gjati kanë forme gjysmëcilindrike. Kjo mënyrë përdoret në Korçë për konservimin e mollëve (kur prodhimi është i madh).

Ndërtimi i shtretërve duhet të kryhet në terrene të ngritura, kur ujërat nëntokësore duhet të jenë më thellë së 1.5 m. Mollët dhe dardhët ruhen mirë edhe në frigoriferë në temperature + 1°C me lagështirë relativisht

jo më të vogël së 85%. Nuk lejohet që lagështira të kalojë mbi 95%. pasi në raste të tilla në frytet, arkat dhe muret, zhvillohet myku, i cili shtohet kur mjedisi është i paajrosur, Në frigoriferë arkat nuk duhet të vendosen më lart së 5 in.

Janë bërë prova për konservimin e mollëve në mjedis të pasur me C02, pa oksigjen ose me përmbajtje të ulët të oksigjenit. Kjo mënyrë e konservimit që quhet mënyra me “atmosferë të kontrolluar”, ka dhënë rezultate të mira. Kusht i domosdoshëm për zgjatjen e periudhës së konservimit është gjendja e frytit në kohën para konservimit.

Frytet për konservim duhet të vilen në kohën e pjekjes fiziologjike, në rast së kalojnë në fazën e pjekjes për konsum, qëndrueshmëria e frytit dobësohet, ai dëmtohet lehtë nga goditjet mekanike dhe nuk mund të ruhet për një kohë të gjatë. Më mirë ruhen frytet që kanë madhësinë mesatare të llojit të dhënë. Frytet që do të përdoren për ruajtje, duhet të jenë të pa-prekura nga sëmundjet dhe dëmtuesit dhe të padëmtuara nga goditjet mekanike. Për të realizuar këto kërkesa duhet që vjelja të bëhet sa më e kujdesshme, magazinat dhe depot e ruajtjes të mos jenë në largësi të mëdha, rrugët të jenë të mira, transportimi të kryhet me mjete të përshtatshme dhe gjatë përzgjedhjes të mënjanohen ato fryte që janë sa do pak të dëmtuara.

4. Mënyrat e vjeljes së kulturave drufrutore.Vjelja e mollës dhe e dardhës. Si të molla, ashtu dhe të dardha dallohen lloje me pjekje verore, vjeshtore, dimërore. Në llojet

Page 164: Pemetari e pergjithshme (2)

164Pemëtari e Përgjithshme

verore, një pjesë e fryteve e arrijnë që në pemë pjekjen për konsum dhe rrëzohen me lehtësi. Frytet marrin karakteristikën e kultivarit, si ngjyrën, aromën etj, mandej zbuten dhe bishti shkëputet me lehtësi nga degëza.

Këta kultivarë të të dyja specieve duhet të vilen para së të piqen plotësisht, me qëllim që pjekja për konsum të vijë shpejt pas vjeljes. Frytet nuk piqen në një kohë, prandaj, vjelja duhet të kryhet në disa duar.

Gjatë vjeljes bishti nuk duhet të qëndrojë në degën e pemës, pasi fillon kalbëzimi i frytit në gropën e bishtit. Vjelja duhet kryer shpejt, sepse fryti mund të arrijë pjekjen për konsum që në pemë dhe kështu dëmtohet gjatë vjeljes ose transportit.

Figura 9.3. Vjelja e mollëve

Vjelja e pjeshkës. Pjeshka është mirë të vilet paradite, duke filluar vjeljen që herët në mëngjes. Frytet e vjela pasdite dhe të lëna në diell, zbuten dhe piqen më shpejt. Pjeshka vilet gjysmë e pjekur kur fryti ka filluar të

marrë ngjyrën karakteristike të kultivarit. Frytet nuk duhet të jenë të lagura nga pjesa e jashtme. Vjelja bëhet me dorë, me kujdes pa ushtruar forcë të madhe. Frytet pjesërisht përmblidhen në dorë dhe gishtat kryejnë shkëputjen e frytit nga bishti. duke e përdredhur pak frytin nga sipër. Në arkë frytet renditen në rresht, të vendosur me majën nga ana e sipërme.

Figura 9.4. Vjelja e pjeshkaveVjelja e kajsisë. Kajsia vilet 2-3 ditë para pjekjes së plotë, kur do të konsumohet në zonën ku është kultivuar dhe 3-4 ditë para pjekjes kur do të transportohet në distanca më të mëdha. Kur duam t'i përdorim për tharje, vilen plotësisht të pjekura, që bërthama të hiqet pa vështirësi. Për komposto vilen kur janë të forta dhe kanë ngjyrën karakteristike të kultivarit. Vjelja bëhet me dorë dhe meqenëse nuk piqen në një kohë, kryhet disa here.

Page 165: Pemetari e pergjithshme (2)

165Pemëtari e Përgjithshme

Figura 9.5. Vjelja e kajsiveVjelja e kumbullës. Te kumbulla, ashtu si dhe të kulturat e tjera koha e vjeljes përcaktohet duke u bazuar të të njëjtit tregues. Vilet 1-2 ditë para pjekjes së plotë; kur tregu është afër, dhe 3-4 ditë përpara, kur do të transportohet larg. Për eksport vilet 5-7 ditë më pare. Frytet e caktuara për eksport dhe konsum të freskët vilen me dorë duke i këputur me bisht, pa dëmtuar shtresën dyllore (pruinën), që mbulon frytin. Për përpunim, ato vilen të pjekura, por jo të zbutura, me qëllim që gjatë përpunimit të mos dëmtohet struktura e tulit.

Vjelja e qershisë dhe e vishnjës. Qershia dhe vishnja vilen të pjekura plotësisht kur tregu është pranë. Në rast së do të transportohen në largësi më të mëdha ose do të përdoren për eksport, vilen 2-4 ditë para pjekjes së plotë. Vjelja kryhet me dorë, duke i këputur me bisht. Në qoftë së gjatë vjeljes përdoret brisku, prerja e bishtit të frytit kryhet duke lënë 2/3 e gjerësisë së tij mbi fryt. Vjelja e frytit pa bisht shkakton kalbëzimin e shpejtë të saj.

Figura 9.6. Vjelja e qershive dhe vishnjës

Vjelja e arrës. Arra arrin pjekjen për konsum kur mbështjellja e saj e gjelbër fillon të çahet dhe frytet fillojnë të bien. Vjelja kryhet duke shkundur lehtë degët. Pas vjeljes. frytet qërohen nga sharku dhe lihen të thahen me kujdes në vende me gjysmëhije, por pa lagështirë. Pastaj frytet futen në thasë dhe mbahen në vende të ajrosura.

Vjelja e bajames. të bajamja pjekja për konsum arrihet kur sharku (mbështjellja) fillon të çahet dhe frytet fillojnë të bien. Vjelja kryhet me dorë. Pas vjeljes frytet thahen në diell për 2-3 ditë. Pas tharjes vendosen në vende të ajrosura e të thata për të mënjanuar mykjen e tyre.

Vjelja e lajthisë. Pjekja e lajthisë fillon kur fryti merr ngjyrë kafe dhe lirohet nga kësula, e cila zverdhet dhe thahet. Vjelja duhet të kryhet në kohë pa shira. Frytet thahen në diell dhe më vonë vendosen në magazine në vende të ajrosura.

Page 166: Pemetari e pergjithshme (2)

166Pemëtari e Përgjithshme

Figura 9.7. Vjelja e Ullirit

Vjelja e fikut. Në vjeljen e fikut duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi frytet dëmtohen menjëherë. Për këtë qëllim duhet organizuar vjelja dhe transportimi i fryteve brenda disa orëve. Këshillohet që në mëngjes të bëhet vjelja dhe deri në drekë ato të jenë dërguar në rrjetin e tregtisë. Vjelja nuk duhet bërë në ditë me lagështirë të madhe ajrore (sidomos kur bie shi). Pas vjeljes frytet vihen në arka.

5. Klasifikimi dhe ambalazhimi i frutave

Frytet e vjela i nënshtrohen përzgjedhjes, e cila duhet të kryhet në sheshe betoni, në depo ose në magazina të mëdha. Klasifikimi bazohet në përmasat e frytit, në bazën e shkallës së pjekjes. Mënjanohen frytet e tejpjekura, me dëmtime mekanike, të prekura nga sëmundjet ose të papjekura. Zakonisht frytet ndahen në tri cilësi: ekstra, cilësia I dhe II.

Përzgjedhja kryhet me anë të disa klasifikuesve prej dërrase, të cilët kanë

vrima me përmasat e kërkuara nga standardi, për tregtim të brendshëm ose për eksport. Kjo mënyrë është primitive dhe pa rendiment, pasi procesi i seleksionimit është shumë i ngadalshëm. Kohët e fundit ekonomitë tona janë pajisur me makineri seleksionuese frytesh, të cilat zëvendësojnë me dhjetëra punëtorë, duke bërë një seleksionim të saktë dhe të shpejtë.

Ambalazhimi është një ndër proceset e rëndësishme për sigurimin dhe ruajtjen e frytit nga dëmtimet e ndryshme. Ambalazhimi i papërshtatshëm shkakton uljen e cilësisë dhe të afatit të konservimit të frytit.

Frytet duhet të vendosen në arka standarde.. Ato duhet të mos jenë të lagura, të jenë të përzgjedhura dhe të pastra. Arkat ndërtohen prej listelash, të vendosura me njëfarë largësie, në mënyrë që të bëhet ajrosja e fryteve.

Frytet që eksportohen, ambalazhohen në arka me përmasat që kërkon standardi i agroeksportit. Mollët dhe dardhët ambalazhohen nga dy shtresa, të ndara me karton. Frytet që transportohen në largësi të mëdha ambalazhohen në arka të veshura me letra dhe të spërkatura me preparate që luftojnë sëmundjet kërpudhore (myku, kalbëzimet ose duke i veçuar kokrrat njëra nga tjetra me tallash.

Page 167: Pemetari e pergjithshme (2)

167Pemëtari e Përgjithshme

Figura 9.8. Mënyra të ndryshme ambalazhimi të frutave

6. Përpunimi dhe tharja e frutavePërpunimi është ajo forme e ruajtjes gjatë së cilës fryti pëson ndryshime të theksuara, p.sh. pakësohet përmbajtja e lagështirës (tharja e fryteve), ndryshon natyra (përgatitja e reçelit, marmelatës) etj.

Gjithashtu, vihen re ndryshime me karakter

organoleptik dhe ndryshime kimike dhe fizike të fryteve. Është mjaft i gabuar mendimi që për përpunim duhet të përdoren frytet e dëmtuara, të sëmura, të tejpjekura ose të papjekura, pasi nga frytet me cilësi të ulët merren prodhime me cilësi të ulët. Frytet e caktuara për përpunim duhet t'u nënshtrohen disa proceseve, si p.sh. larjes, klasifikimit, kalibrimit, prerjes ose jo në copa ose qërimit dhe përvëlimit.

Larja bëhet për të larguar nga sipërfaqja e fryteve papastërtitë. Për larje përdoren dushet, makinat larëse të tipave të ndryshëm etj.

Klasifikimi përdoret për të mënjanuar frytet e mira nga ato që janë të papërshtatshme për përpunim, si fryte të prishura, të papjekura, pa ngjyrë etj.

Klasifikimi të në kryhet me dorë dhe me transportues në forme shiriti. Shpejtësia e këtij të fundit ngadalësohet, me qëllim që punëtorët që rrinë në të dyja anët e tij të mund të kryejnë klasifikimin e fryteve që ndodhen në të.

Kalibrimi përdoret për grupimin e fryteve në baze të përmasave. Ky është i nevojshëm për rastet kur frytet do të përpunohen komposto dhe i papërshtatshëm për rastet kur frytet do të përpunohen marmelatë, etj. Për kalibrim përdoren makinat që kryejnë këtë proces me shpejtësi dhe me cilësi. Makineritë janë të pajisura me sita me përmasa të ndryshme. Prerja në copa (riska ose thela) e fryteve bëhet kur ata përdoren për tharje, reçel dhe komposto. Për prerjen e mollëve dhe të dardhëve më katërsh ose më tetësh, përdoren

Page 168: Pemetari e pergjithshme (2)

168Pemëtari e Përgjithshme

vegla të thjeshta dore.

Qërimi i fryteve kryhet në tri mënyra: Qërimi mekanik, që është mënyra më e thjeshtë. pasi heqja e lëkurës kryhet me dorë. Kohët e fundit të në janë vënë në përdorim dhe makineri që kryejnë këtë proces.

Qërimi kimik, që mbështetet në efektin shkatërrues që kanë bazat (NaOH dhe KOH) ndaj cipës së fryteve. Kështu p.sh., cipa e pjeshkës zhvishet kur frytet zhyten në tretësirë të valuar të NaOH 3% për 3-6 sekonda. Kumbullat që do të përdoren për tharje zhyten 5-15 sekonda në tretësirë 0,5% NaOH me temperature 90-93°C, pastaj shpëlahen me ujë të rrjedhshëm. Kohët e fundit qërimi kimik po zëvendësohet me qërimin termik, sepse gjatë qërimit kimik kemi humbje të vitaminave dhe substancave ngjyruese.

Përvëlimi. Frytet që do të përpunohen (komposto, reçelra, lëngje frytesh etj.), i nënshtrohen procesit të përvëlimit me ujë në temperature 80-100°C, për 0,5-2 minuta, ose me avuj uji për 16 minuta. Përvëlimi ka mjaft avantazhe: pengon errësimin e ngjyrës së fryteve, pengon shkatërrimin e vitaminës C dhe sterilizon deri në një fare mase frytet.

Tharja e frutave

Tharja e mollës. Mollët para së të nxirren në diell, priten në thela të holla. Për tharje pëlqehen mollët që kanë tul të bardhë dhecipë të hollë. Pas seleksionimit, bëhet kalibrimi i tyre, në të mëdha me diametër mbi 75 mm, mesatare me diametër 55-75

mm dhe në të vogla me diametër me pak së 35 mm (të cilat nuk janë të përshtat-she për këtë qëllim).

Pas heqjes së farave dhe zemrës së frytit, bëhet prerja në thela dhe pastaj kryhet përvëlimi (zbardhja e fryteve), duke i zhytur thelat në tretësirë kripë gjelle 0,2-0,5%. Tharja kryhen në diell, duke i shtruar në trina. Pas 2-3 ditë thelat kthehen nga ana tjetër, kurse në makinat tharëse tharja merr fund për 3-3,5 ore në temperaturën 55~60°C. Frytet pas klasifikimit lahen dhe priten në thela (në dysh ose në katërsh). Pastaj kalojnë në procesin e zbardhjes në tretësirë kripë gjelle 0,2-0,5%. Tharja kryhet si të molla, në trina. Artificialisht (me anë të makinave tharëse) dardha thahet në temperaturën 80°C. Nga fundi i tharjes temperatura mbahet në 60°C. Dardhët e thata nuk duhet të përmbajnë më shumë së 18 Yo lagështirë.

Tharja e kumbullës. Të përshtatshme për tharje janë kumbullat gjatore, si kumbulla Tropojane, Agent, Iliria etj. Pas klasifikimit, kalibrimit dhe larjes së fryteve kryhet përvëlimi me ujë të vluar për 20-30 sekonda. Pastaj për heqjen e shtresës dyllore, kumbullat kalohen në ujë të rrjedhshëm. Tharja kryhet në trina dhe vazhdon për 6-7 ditë.

Kumbullat e thara duhet të përmbajnë 20-22°/0 lagështirë. Pas tharjes dhe pasi lihen për 30-40 minuta, për t'u ftohur vendosen në arka të hapura për 4-5 ditë, me qëllim që lagështira të bëhet e një-trajtshme. Për të marrë shkëlqimin e nevojshëm, kumbullat e thara zhyten për 1.5-2 minuta në ujë të

Page 169: Pemetari e pergjithshme (2)

169Pemëtari e Përgjithshme

valuar dhe sipërfaqja e tyre lyhet me glicerinë (për 1 kv kumbulla duhet 0,5 kg glicerinë). Kumbullat ambalazhohen në kuti prej kartoni. Nga 100 kg kumbulla merren 30-35 kg kumbulla të thata.

Tharja e fikut. Fiqtë që do të përdoren për tharje, pasi i nën-shtrohen proceseve të tharjes, klasifikimit, kalibrimit përvëlimit 2-3 minuta në ujë të valuar dhe pastaj shpëlarjes, trajtohen në dhomat e sulfitimit

me dozën 2-2,5 g squfur për 1 kg fiq. Tharja kryhet në trina në lartësinë 40-50 cm nga toka, pas 2-3 ditëve fiqve kokërr u jepen forma duke i shtypur lehtë në bisht. Konsiderohen të tharë kur përmbajnë 18-20

lagështirë

. Pas tharjes për 2-3 ditë

vendosen në grumbuj që të shpërndahet njëlloj lagështira. Pastaj shikohen në vargje ose jo dhe vendosen në arka, që janë të veshura nga brenda me letër celofan.

PYETJE

1- Si përcaktohet koha e vjeljes në pemët frytore?

2- Cilat janë mënyrat e vjeljes së fryteve?

3- Cilat janë mënyrat e ruajtjes dhe përpunimit të fryteve?

Page 170: Pemetari e pergjithshme (2)

170Pemëtari e Përgjithshme

LITERATURA

ALPI A. La coltura in vitro di meristemi apicali di specie arboree con particolaro riferimenti alla vite 1973.ARBOLES FRUTALES, LOS "PREPARACION DEL SUELO ELECCION DE LOS CULTIVOS ESPECIES," AUTOR/ES: Lamonarca, F. ISBN: 9788431527983. AÑO: 2002

ALMACENAMIENTO EN ATMÓSFERAS CONTROLADAS DE FRUTAS Y HORTALIZAS AUTOR/ES: THOMPSON, A. K. Formerly of the Windward Islands Banana Development and Exporting Company, St Lucia, ISBN: 9788420010199. VITI: 2003

FRUTICULTURA. Manuel Agustí ., 2010 (2ª Edición ampliada y actualizada). ISBN: 9788484763987.

KATRLI N. Metodi di determinazione della comparsa dello stres idrico nella pianta

KOBEL F. Trattato di frotiicultura., 1998.

THOMAJ F. Dukuri të zhvillimit të Pemtarise. Botimi i vitit 2008.

THOMAJ F. Studime mbi dieferencimin e sythit të molles kushtet e Shqiperise

Wikipedia all Pagies.

ENCICLOPEDIA DEL CULTIVO DE FRUTAS Y HORTALIZAS. AUTOR/ES: ROYAL HORTICULTURAL SOCIETY, ISBN: 9788480766791, VITI 2007, EDICIONI: 1

INTRODUCCIÓN A LA EDAFOLOGÍA: USO Y PROTECCIÓN DEL SUELO. J. Porta Casanellas y otros. VITI: 2010 (2ª Edición).

Page 171: Pemetari e pergjithshme (2)