per akreditimin e programit te ciklit te pare bachelor … barleti... · synohet që puna...
TRANSCRIPT
Page 1 of 32
RAPORT PERFUNDIMTAR
I VLERESIMIT TE JASHTEM
PER AKREDITIMIN E PROGRAMIT
TE CIKLIT TE PARE BACHELOR NE EDUKIM FIZIK DHE SPORTE
SHLUP “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”
Ekspert i vleresimit:
Prof. Dr. Ylli Zhurda
Tiranë, Qershor 2015
Page 2 of 32
RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM
Për Programin e studimit BSc në “Edukim Fizik e Sporte”
HYRJE
Programi i studimit Bachelor në Edukim Fizik e Sporte në “Universitetin Marin
Barleti” Tiranë, është hapur me urdhër të Ministrit të Arsimit.
Me urdhërin nr. 549, dt. 11. 11. 2011 të Ministrit të Arsimit “Për hapjen e
programeve te reja të studimit dhe fillimin e veprimtarisë akademike për këto
programe, pranë Shkollës së Lartë Universitare “Marin Barleti” është miratuar
hapja e programit të studimit të ciklit të parë në Edukim Fizik e Sporte.
Me urdhërin nr. 535, dt. 7. 11. 2012, të Ministrit të Arsimit “Për hapjen e
programeve të reja të studimit Bachelor dhe fillimin e veprimtarisë akademike për
këto programe, pranë shkollës së Lartë Universitare “Marin Barleti” është miratuar
hapja e programit të studimit të ciklit të parë në Edukim Fizik e Sporte.
GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)
Përbërja e GVJ:
1. Prof. Dr. Ylli Zhurda
ADMINISTRIMI I NJËSISË NË SHËRBIM PROGRAMIT TË STUDIMIT
1. Misioni/Objektivat e programit të studimit
Shkolla e lartë universitare “Marin Barleti”, SHLUJ UMB, ka zhvilluar projektin
strategjik në sfondin e veprimtarisë kombëtare në arsim.
Misioni i SHLUJ UMB është forcimi i trashëgimisë dhe reputacionit në drejtim të
përpjekjeve shkencore për të krijuar një model të arsimit të lartë që kombinon
standartet akademike me aplikimet e botës reale.
Programi i studimit në Edukim Fizik e Sport synon pajisjen e studentëve me
njohuri bazë, mbi metoda, parime shkencore të përgjithëshme dhe aplikime të
drejtpërdrejta të njohurive të marra në fushën e edukimit fizik e sporte.
Janë këto objektiva të përgjithëshme:
Të pajisë studentët me një formiom akademik bazë të përqëndruar në njohuritë dhe
kompetencat kyce të domosdoshme për ti përdorur në karjerën profesionale.
Tju mundësojë studentëve përvetësimin e njohurive teorike dhe empirike mbi
mënyrat dhe metodat e lidhur me fushën e sdukimit fizik e sporteve.
T’u mundësojë studentëve aplikim të drejtpërdrejtë praktik të njohurive.
SHLUJ UMB ka një strategji disavjecare për përpunimin e synimeve dhe qëllimeve
të mishëruara në vizionin dhe misionin e saj dhe e pozicionon veten si një
institucion i përparuar i arsimit të lartë në rajonin e Europës Juglindore. Kanë një
Page 3 of 32
strategji që perfshion gjërësisht ndjekjen e temave kryesore me rëndësi strategjike
për sukses në të ardhmen. Këto tema strategjike identifikohen e shprhen nëpërmjet
një sërë ambicjesh të ndërlidhura, si kultura, studentët, puna kërkimore, rajoni,
ndërkombëtarizimi, qëndrueshmëria, proesionalizmi, sipërmarrje shoqërore,
infrastruktura.
Synohet që puna kërkimore të mbështetet dhe të cohet më tej në një standart më të
lartë në fusha kyce me ndikim në shoqëri, në ekonomi, të promovohet
bashkëpunimi në punen kërkimore, të inkurajohen dhe të përkrahen kërkimet e
reja në mësimdhënie në nxënie dhe të nxitet shpiri i kërkimit dhe komunikimit.
Synohet të krijohet dhe të mbështetet një profil kërkimor cilësor përmes inovacionit
ndërdisiplinor të integruar i përshtatshëm dhe i zbatueshëm në konteksin rajonal.
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Vlerësimi sipas standardeve1
I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE
Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me
misionin dhe qëllimin e tij.
Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të
studimeve, të organizuara në
module dhe të vlersuara në kreditë, sipas Sistemit Europian të
Transferimit e Grumbullimit të
Krediteve. ECTS;
Kriteri 2 sasia mesatare e krediteve
të grumbulluara gjatë nje viti nga
një student që ndjek një program studimi me kohë të plotë është 60
kredite.;
Kriteri 3 Programet e studimeve
hartohen në përputhje me qëllimet
dhe misionin e institucionit;
Kriteri 4 Programet e studimeve
kanë objektiva të përcaktuar qartë
Program i studimit është organizuar sipas Sistemit Europian të Transferimit e
Grumbullimit të Krediteve ECTS. Realizohet
në tre vite studimi/6 semestra dhe 180 ECTS në total.
Përmban 22 lëndë të modeluara përfshi
diplomën 7 kredite. Ndarja e lëndëve/ moduleve është bazuar në
Udhëzimin 5, dt. 4. 4. 2008 të MASH “Për
organizimin e studimeve në IPAL”. Ka një mangësi për lëndët me zgjedhje që
është planifikua 4 kredite dhe udhëzimi e
kërko rreth 12-14 kredite.
Viti akademik përmban 60 kredite.
Program i studimit është hartuar në përputhje me qëllimin dhe misionin e
institucionit, që synon një formim sa më
cilësor të studentëve në fushën e edukimit fizik e spoerte, bazuar në metodat dhe
parime shkencore.
Program i studimit ka objektiva të
1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha standardet (bazuar në kriteret përkatëse). Në fund të çdo
rubrike grupi duhet të japë mendimin e tij për përmbushjen e standardit në tërësi.
Page 4 of 32
për formimin e studentëve në atë
program, të cilët përfshijnë dijet,
aftësitë dhe kompetencat profesionale që duhet të fitojnë
studentët në përfundim të programit
të studimit dhe që karakterizojnë profilin e programit;
Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në përputhje me nevojat e
tregut të punës;
Kriteri 6 Programet e studimeve
hartohen në përputhje me zhvillimin
ekonomik të vendit.
përcaktuara që reflektohen edhe në
zbërthimin më të detajuar e specific në
programet mësimore të lëndëve. Objektiva për formimin e studentëve në drejtim te
arritjes së kompetencave profesionale që
fitojnë studentët me përfundimin e ciklit bachelor për fushen e EF dhe sporteve.
Program i studimit ka objektiva të përcaktuara në përputhje me nevojat e tregut
të punës. Ka mbajtur në vemendje
përfshirjen e programeve mesimore lëndore që janë të lidhura ngushtë me formimin e
specialistëve që të shërbejnë në edukim fizik,
në trajnimin sportiv, në në veprimtari të qëndrave të fitnesit, rekreacionit, palestra,
personal trajner. Kështu janë përfshirë lëndë
të blloqeve formuese jo vetëm të sportit por edhe të mjeksisë, të shkencave sociale e
humane, të pedagogjisë e didaktikës,
praktika mësimore që janë të domosdoshme
për përgatitjen e specialistëve me aftësim teorik e praktik në EF dhe sporte për tju
përgjigjur kërkesave të tregut të punës.
Program i studimit është hartuar në
përputhje me politikat e arsimit të lartë në
përputhje me Ligjin nr. 9741, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i
ndryshuar; në përputhje me zhvillimin
ekonomik të vendit, të nevojave të shoqërisë për një jetë të shëndetëshme nëpërmjet
përfshirjes në veprimtari fizike e sportive.
Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për
zhvillim të institucionit.
Kriteri 1 Programet e studimeve
janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit;
Kriteri 2 Programet e studimeve të
ciklit të parë synojnë pajisjen me njohuritë bazë, mbi metoda e
parime shkencore të përgjithshme;
Program i studimit realizohet në përputhje
me strategjitë e zhvillimit të SHLUJ UMB. Fakulteti Drejtësisë dhe Shkencave Sociale
Politike ka përgjegjësinë e këti program
studimi dhe koordinon progresin e tij me
planin e zhvillimit strategjik të UMB, për formimin professional bashkëkohor të
studentëve në fushën e EF dhe sport.
Programi synon të pajisë studentët me
njohuritë bazë themelore të formimit professional e shkencor përmes lëndeve të
kategorive të ndryshme si të formimit të
përgjithshëm, karakterizues, të ngjashme,
Page 5 of 32
Kriteri 3 Programet e studimeve të
ciklit të parë synojnë dhe formimin e shprehive të veçanta në një
llojshmëri të gjerë profesionesh e
specialitetesh.në realizimin e misionit dhe qëllimit të institucionit;
njohuri të tjera formuese, me zgjedhje, teza.
Përmbajtja e programit, leksionet, literatura
veprimtaritë akademike e shkencore synojnë formimin e studentëve me njohuritë bazë dhe
metodat shkencore.
Programi studimit, përmbajtja e tij me blloqet
e njohurive të fushes se sportit, të mjeksisë,
të shkencave sociale e humane, të
pedagogjisë e didaktikës, praktika mësimore synon formimin e shprehive të vecanta në një
shumllojshmëri profesionesh si trajnerë në
lloje të ndryshme të sportit me moshat, drejtues I procesit mësimor te EF në shkolla,
specialist I përgatitjes dhe fitnesit në
palestra, në guida turistike, në menaxhim të sportit etj., që japin mundësi pune sipas
kërkesave të tregut.
II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË
STUDIMEVE Standardi II.1 - Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut
të punës.
Kriteri 1 Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e
tregut të punës, në përputhje me
synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar;
Kriteri 2 Institucioni, për
vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili
përfshin:
a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas
ose atë rajonal, kombëtar e
ndërkombëtar; b. kërkesat e punëdhënësve;
c. një parashikim të përafërt për
numrin e pritshëm të
studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;
d. numrin e të regjistruarve në
programe të ngjashme në institucionet simotra.
Programi studimit synon të plotësoj nevojat e tregut të punës në përputhje me synimet
strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar
të strategjisë për zhvillimin e EF dhe sportin në vendin tonë. Formimi nëpërmjet këti
program studimi plotson nevojat edhe nga
rritja e sasisë së orëve të EF në shkollat e
arsimit parauniversitar, apo të një masivimi të sportit dhe të fuqizimit të infrastrukturës
së sportit.
UMB ka kryer studime për vlersimin e
nevojave të tregut të punës. Studimi është orjentuar drejt mundesive të punësimit. Zyra
e këshillimit e karjerës i ndihmon studentët
për tu njohur dhe orjentuar drejt punësimit. Eshtë parashikuar që të kenë edhe 20%
studente më shumë për vitin mësimor 2015 –
2016. Gjithashtu ndjek dinamikat e
regjistrimit në institucione homologe si Universiteti i Sporteve te Tiranës, UST.
Standardi II.2 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore
kombëtare dhe interesave kombëtare.
Page 6 of 32
Kriteri 1 Institucioni ofron
programe studimesh që nuk bien
ndesh me interesat kombëtare;
Kriteri 2 Programet e studimeve
synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.
Programi studimit në Edukim Fizik e Sporte
ofrohet në pajtim me interest kombëtare.
Programi i studimit, programet lendore,
sillabet, literaturea veprimtaritë synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare. Një
model tepër pozitiv per rujtjen e vlerave
kombëtare, është ngritja dhe funksionimi i
suksesëshëm i ekipit të volejbollit për femra i UMB, fitues i kampionateve kombëtare
Konkluzione të GVJ: UMB ofron Programin e Studimit të ciklit të parë
bachelor në Edukim Fizik e Sporte në përputhje me misionin e qëllimin e tij. Ky program studimi është në përputhje me me strategjinë e zhvillimit të UMB.
Program është organizuar sipas Sistemit Europjan të transferimit të Krediteve
ECTS me tre vite mësimore, 6 semestra, 180 kredite. Ka objektiva të përcaktuara në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit
dhe nevojat e tregut të punës, që përkon edhe me rritjen e sasisë së orëve të
mesimit të edukimit fizik në arsimin parauniversitar apo edhe të strategjisë
kombëtare në zhvillimin e sportit e fuqizimin e infrastukturë. Nëpërmjet objektivave janë menduar e përcaktuar qartë dijet, aftësitë, kompetencat
profesionale që duhet të përfitojnë studentët nga disa fusha si: teoria e
paraktika e aktivitetit fizik e sportiv, shkencat e edukimit dhe mësimdhënies pedagogji/didaktikë, shkencat biologjike e natyrore të përgjithëshme e të
aplikuara, shkencat sociale e humane të përgjithëshme e të aplikuara,
2. Struktura akademike e Fakultetit (përgjegjës për programin e studimit)
Programi i studimit bachelor në Edukim Fizik e Sport ofrohet nga Fakulteti i
Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike i universitetit “Marin Barleti”. Fakulteti
është i organizuar në tre departamente: Departamenti i Drejtësisë, Departamenti i
Shkencave Politike, Departamenti i Shkencave Sociale dhe Edukimit i cili mbulon
këtë programn studimi.
Funksionon Këshilli i Fakultetit i kryesuar nga Dekani prej 7 anëtarë te zgjedhur
nga personeli akademik me kohë të plotë dhe të pjesëshme të fakultetit.
Për përmbushjen e misionit, objektivave si dhe planeve afatmesme e afatgjata të
UMB, ky fakultet ndërvepron dhe mbështetet nga Institutet dhe Qëndrat
Kërkoimore të UMB si Instituti i Edukimit Barleti, Instituti Shqiptar për Ceshtjet
Publike, Qëndra e Trajimit dhe Testimit Barleti.
Sipas dokumenteve të para në UMB departamenti i shkencave sociala dhe
edukimitpërbëhetnga 9 pedagogë, 1 Prof.dr, 4 Dr, 2 doktorantë, 2 master.
3. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit
Aktualisht për të realizuar këtë program studimi aktivizohen 31 pedagogë, 18 me
kohë të plotë nga departamenti që mbulon programin e studimit dhe nga
departamentet e tjera të UMB, si dhe 13 me kohë të pjesëshme.(58 %) me kohë të
plotë. Pra angazhohen 18 pedagogë PAE dhe 13 PAK, rapori tyre 1.4 : 1. Por duke
Page 7 of 32
përllogaritur ngarkesën e orëve lëndore që zhvillojnë pedagogët me kohë të plotë
rezulton se 67% e tyre mbulohen nga pedagogët me kohë të plotë. Nga pedagogët
me kohë të pjesëshme 6 janë pedagogë të Universitetit të Sporteve Tiranë, UST, 2
ish pedagogë të UST tani në pension dhe 5 pedagogë të tjerë nga sektorë të
ndryshëm. Në total nga 31 pedagogë që angazhohen në këtë prgram studimi me
gradë apo tituj kemi: 4 Prof.dr; 2 Prof.as; 6 Dr.; 1 Doc.pra 42%. Fakulteti që
mbulon këtë program studimi i ka të gjitha mundësitë që për lënët e fushës së
edukimit fizik e sportit e që nga viti i ardhshëm të mundësoj aktivizimin e
pedagogëve me gradë apo tituj.
Tabelat 1- 2
Fakulteti Drejtësisë dhe Shkencave Sociale Politike. Departamenti Shkencat
Sociale dhe Edukimit. 1
Personeli
Akademik Efektiv
(Emër
Mbiemër)
Detyra në
Dep.
Titulli
/Grada
Personeli
Akademik me Kontratë
(Emër
Mbiemër)
Titulli
/Grada
Institucion
i ku punon full
time
1 Gëzim
Hadaj
Përgjegjës Prof.Dr. 1 Aisel
Oseku
MA UST
2 Saimira
Pino
pedagoge Dr. 2 Ariola
Bacu
Prof.as Fak.
shkencave
3 Robert
Gjedia
pedagog Dr. 3 Robert
Citozi
Dr. UST
4 Edita
Fino
pedagog Dr. 4 Florika
Marku
MND Shk.9
vjec. Dora DiIstria
5 Alketa
Caushi
pedagog Dr. 5 Zylfi
Shehu
Msc Min.
Mbrojtjes
6 Sokol Jareci
Pergj Prog.studimit
Msc 6 Ferid Berberi
Ma Sekt. privat
7 Enkelejda
Hamzaj
pedagoge doktorant
e
7 Genti
Pano
Msc UST
8 Migena
Kapllanaj
pedagoge doktorant
e
8 Eduart
Carcani
Msc Sk.privat
9 Silvana
Loka
pedagoge Msc 9 Natasha
Dako
Dr. UST
... 1
0
Abdyl
Kuriu
Doc. UST
1
1
Lluka
Heqimi
Prof.dr
.
Pension
UST
1
2
Surven
Metolli
DI UST
13
Esmeralda Tuci
Msc
Fakultete te UMB. i ............................... Departamente te tjera 2
Personeli
Akademik Efektiv
(Emër
Detyra në
Dep.
Titulli
/Grada
Personeli
Akademik me Kontratë
(Emër
Titulli
/Grada
Institucion
i ku punon full
time
Page 8 of 32
Mbiemër) Mbiemër)
1 Erion
Kristo
pedagog Msc 1
2 Marenglen Spiro
rektor Prof.dr. 2
3 Aida
Hudhri
pedagoge Msc
4 Xhuljeta Krasta
pedagoge Msc
5 Andi
Gjokutaj
pedagog Msc
6 Nevruz
Koci
pedagog Prof.dr.
7 Gazmend
Zenali
pedagog Dr.
8 Vjollca
Backa
pedagog Msc
9 Ilir Panda pedagog Dr.
10
Miranda Berdo
pedagog Msc
1
1
Semiha
Loca
Dek.studentëv
e
Prof.as.
12
Flora Krasniqi
pedagoge Mscc
Tabela 2
Fakulteti
Drejtësisë dhe
Shkencave Sociale Politike.
Departamenti 1
Shkencat Sociale dhe Edukimit
Departamentet e
tjera 2
Numri i PAE
Numri i PAK
Në Total Numr
PAE
N. PA
K
Në Tot
al
Numr
PA
E
Gj Tituj
/
Grad
a
Gj Titu
j/
Gra
da
Gj Titu
j/
Gra
da
9 5 13 4 22 9 12 - 1
2
Të dhënat sipas kualifikimit dhe Raportet midis tyre (Tabela 3)
Tabela 3
Titulli
Dep 1 Dep 2....
PAE PAK Raporti PAE/PA
K
PAE PAK Raporti PAE/PAK
Profesorë 1 1 1:1 2 - 2:
Profesorë të As. - 1 :1 1 - 1:
Page 9 of 32
Doktorë 2 2 1:1 2 - 2:
Docentë - 1 :1 - - -
Pedagogë (pa tituj) 4 8 1:2 7 - 7:
Asistentë me Ma 4 8 1:2 7 - 7:
Asistentë pa Ma - - - - - -
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
III - PERSONELI I INSTITUCIONIT
Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit dhe vlerësimit të personelit.
Kriteri 1 Institucioni ndjek
procedura ligjore dhe transparente
të rekrutimit të personelit në përputhje me statutin dhe
rregulloren;
Kriteri 2 Personeli akademik i
punësuar me kohë të plotë përbën së paku 70% të personelit
akademik të angazhuar për
realizimin e programeve të
studimeve të ciklit të parë;
Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente
të vlerësimit të personelit;
Kriteri 4 Institucioni mban një
Rekrutimi i punonjësve të rinj bëhet mbi
bazën e kritereve dhe procedurave sipas
rregullores së brendeshme te institucionit. Institucioni publikon vendet bosh dhe kriteret
përkatëse ne web site.
Aktualisht për të realizuar këtë program
studimi aktivizohen 31 pedagogë, 18 me kohë
të plotë nga departamenti që mbulon programin e studimit dhe nga departamentet
e tjera të UMB, si dhe 13 me kohë të
pjesëshme.(58 %) me kohë të plotë. Por duke
përllogaritur ngarkesën e orëve lëndore që zhvillojnë pedagogët me kohë të plotë rezulton
se 67% e tyre mbulohen nga pedagogët me
kohë të plotë. Lind një nevojë e ngutëshme që sidomos me zgjerimin e këti program e rritjen
e numurit të studentëve të shtohen pedagogët
me kohë të plotë për lëndët sportive dhe mjeksore. Për këtë fakt janë të vetëdijshëm
dhe kanë planifikuar të rekrutojnë pedagogë
për këto lëndë dhe të jenë me tituj apo gradë shkencore.
UMB ndjek procedura ligjore bazuar në
kontratën e punës dhe transparente të vlersimit të personelit.
Një mënyrë për vlersimin e personelit është
vlersimi sips opinionit të studentëve të mbledhur nëpërmjet pyetësorve. UMB ka të
miratuar manualin e rekrutimit ku
pasqyrohen kriteret dhe mënyra e vlersimit të stafit.
Pjesë e vlersimit të stafit janë mësimdhënia,
kërkimi shkencor, kontributi në projekte dhe kjo bëhet nga eprori I drejtpërdrejtë.
UMB ka nja strukturë të posacme, Zyra e
Page 10 of 32
bazë të dhënash të raporteve të
rekrutimit të personelit, të
njoftimeve për punë, etj.
Burimeve Njerzore që ka një bazë të dhënash
për personelin dhe vendet e lira të punës.
Standardi III.2 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.
Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për
anëtarët e personelit akademik të
përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin
e programit të studimit;
Kriteri 2 Institucioni disponon
listën e plotë të personelit akademik për secilin semestër, të
personelit ndihmës mësimor-
shkencor dhe atij administrativ;
Kriteri 3 Institucioni publikon
kriteret dhe procedurat e rekrutimit të personelit akademik;
Kriteri 4 Institucioni angazhon si
titullarë të lëndëve/moduleve për
programet e studimeve të ciklit të parë, personel akademik që ka së
paku gradën shkencore “Doktor„
ose titullin akademik “Docent„.
UMB nëpërmjet zyrës së burimeve njerzore
disponon një bazë të dhënash për personelin
drejtues, akademik dhe administrative të
institucionit.
Institucioni disponon listën e plotë të
personelit akademik për cdo semestër, të
personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ.
Kriteret dhe procedurat e rekrutimit të
personelit akademik janë në statut për nivele
drejtimi neni 28-30, për stfin tjetër neni
23.kriteret propozohen nga strukturat përkatëse dhe miratohen nga Bordi
Institucioni angazhon si titullarë të
lëndëve/moduleve në programin e studimit EF
dhe sporete personel akademik me gradën shkencore Dr, titujt Doc dhe profesior. Ka të
angazhuar si titullarë edhe pedagogë në
process doktorature. Në UMB ndiqet si praktikë që për disa lëndë të
moduleve pedagogët me gradë apo titull janë
caktuar si titullarë edhe pse nuk japin
mesimin e asaj lënde. Gjithashtu ka module që përmbajnë disa lëndë dhe titullarët e tyre
nuk kanë gradë apo titull.
Standardi III.3 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij.
Kriteri 1 Institucioni dëshmon një
angazhim optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor për
realizimin e orëve laboratorike dhe
për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore;
Kriteri 2 Institucioni dëshmon një
angazhim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e
UMB angazhon personel ndihmes mësimor-
shkencor, që mbulojnë nevojat e një sërë
lëndësh të programit, ka staf ndihmes për mirëmbajtjen e laboratorëve. Për sa I përket
programit të studimit të EF dhe sportit nuk
kanë personel ndihmës, por vetë zhvillimet dhe rritja e numurit të studentëve lind nevojën
për punonjës ndihmës mësimor për lëndët e
sportit.
Për vetë organizimin e UMB, për vetë ndërlidhjen e këti programi studimi me të
Page 11 of 32
objektivave të programeve të
studimeve të ciklit të parë;
Kriteri 3 Institucioni vë në
dispozicion personel të
mjaftueshëm për instruktimin, udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e
studentëve në praktikën
profesionale (së paku 1
tutor/instruktor për 12 studentë).
gjitha departamentet e fakultetit që mbulon
këtë program studimi ka një angazhim optimal
të burimeve njerzore në përmbushjen e objektivave të programit.
Institucioni për mbikqyrjen e e praktikës
profesionale ve në dispozicion tutor. Për këtë
program është viti i parë i aplikimit, dhe është
vendosur si tutor një pedagog me kohë të plotë.
Standardi III.4 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe
të mëtejshëm të personelit të tij.
Kriteri 1 Institucioni organizon
programe specifike për kualifikimin e mëtejshëm
profesional të personelit akademik
e të personelit mësimor-shkencor;
Kriteri 2 Institucioni disponon një
bazë të dhënash të programeve të studimeve të ofruara.
Institucioni angazhohet dhe organizon
programe për kualifikimin professional të
personelit akademik e mësimor shkencor. Kjo
është realizuar me shpërndarje të informacioneve shkencore, mbështetje për
pjesmarrje në konferenca e seminare
kombëtare e rajonale. Janë organizuar seminare me pedagogë të
huaj (shfrytëzohen burime të stafit të huaj të
punësuar në UMB dhe ata që janë përfshirë në programin fullbright). Organizohen lektoriume
me profesore te UMB apo të huaj.
Lidhur me linjën e profilit të lëndëve sportive është e nevojshme të planifikohen programe
më specifke për kualifikime të personelit jo
vetëm të lëndëve sportive por edhe të lëndeve
humane, sociale apo të mjeksisë që japin mësim në program. Të planifikohen e
realizohen programe kualifikimi, si me
profesorë të vendit ashtu dhe të huaj.
Institucioni disponon dokumentacione për
veprimtaritë kualifikuese.
Konkluzione të GVJ: Programi Studimit bachelor në EF dhe Sport ofrohet nga
Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike i Universitetit Marin
Barleti. Fakulteti është i organizuar me 3 departamente. Departamenti i
shkencave Sociale dhe të Edukimit i këtij fakulteti mbulon programin e
studimit.
Angazhohen në këtë program 31 pedagogë nga të cilët 18 PAK dhe 13 PAK. Si
numur pedagogësh 58% janë PAE, por duke u bazuar në orët mësimore që
mbulojnë janë 67% e orëve mësimore të programit që mbulohen nga PAE. Në
total nga 31 pedagogë që angazhohen në këtë prgram studimi me gradë apo
tituj kemi: 4 Prof.dr; 2 Prof.as; 6 Dr.; 1 Doc. Nga pedagogët me kohë të
pjesëshme, PAK, 6 janë pedagogë të Universitetit të Sporteve Tiranë, UST, 2
ish pedagogë të UST tani në pension dhe 5 pedagogë të tjerë nga sektorë të
ndryshëm.
Page 12 of 32
Fakulteti që mbulon këtë program studimi i ka të gjitha mundësitë që për
lëndët e fushës së edukimit fizik e sportit dhe që nga viti i ardhshëm të
mundësoj aktivizimin e pedagogëve PAK me gradë/tituj. Gjithashtu na u tha
nga Fakulteti se kanë planifikuar që vitin e ardhshëm mësimor do të
punësojnë si pedagogë me kohë të plotë definitiv, pedagogë me tituj
akademik. UMB disponon bazë të dhënash për personelin e programit të
studimit.
Numri i madh i lëndëve dhe numri më i vogël i pedagogëve me gradë/tituj
kushtëzon që jo të gjithë titullarët e lëndëve të kenë gradë apo titull.
Fakulteti e ka zgjidhur këtë duke angazhuar si titullarë të lëndës pedagogë me
gradë/titull edhe pse ata nuk japin mësim në atë lëndë.
Lidhur me punonjës ndihmës mësimor, sidomos me rritjet në këtë program
studimi, është e nevojshme angazhimi i personelit ndihmës me detyra të
vecanta për këtë program studimi. Ka përvojë pozitive lidhur me kualifikimin
e personelit, por kjo përvojë duhet të shtrihet në specifikat e programit si për
lëndët e sportit por edhe për lëndët e tjera me aplikim në fushën e sportit.
4. Infrastruktura në funksion të programeve të studimit, logjistika dhe
shërbime të tjera ndaj komunitetit
UMB disponon dy kampuse. Në kampusin 1 janë përqëndruar studimet bachelor,
pra dhe studimi i programit të EF dhe sportit Ka sipërfaqe të konsiderueshme për
salla leksione, seminare, laboratore, zyra, mjedise shlodhëse, hapësira parkimi. Në
mbështëtje të studentëve funksionojnë shërbimi i fotokopjeve, mensa, biblioteka,
zyra e rekrutimit, zyra e këshillimit dhe karjerës, dekani i studentëve, laboratorë
informatike, salla interneti, zyra për drejtuesit e fakultetit, zyra për departamentet
etj.
Nuk disponon mjedise sportive për të realizuar programet lëndore të lendëve të
sportit. Por për të realizuar programet mësimore institucioni ka shfrytzuar mjedise
sportive si: mjediset për volejboll, basketboll me Klub Sport Tirana; kompleksin
aquadrom pishina Tiranë; palestra Kinetic Fitness “Klodjana Shala”. Universiteti ka
nënshkruar marrveshje zyrtare me drejtuesit e këture mjediseve sportive.
Megjithatë me plotsimin e të tre viteve të bachelorit dhe duke mbajtur në
konsideratë që që nga ky vit ka një tendencë të rritjes së numrit të studentëve,
eshtë e domosdoshme që shikohet mundësia e lidhjes së kontratave për mjedise të
fushave sportive, palestra, terrene sportive që të mundësojnë realizim sa më cilësor
të programit. Kjo mund të realizohet duke gjurmuar terrenet sportive më të mira, si
edhe duke i spostuar oraret e mësimit të mësimeve praktike që të mos varen nga
orari i lëndeve të tjera, që mund të shkohet edhe më larg institucionit madje edhe
në orët e mbasdites.
UMB ka bibliotekën e tij me një literaturë të larmishme. Kanë filluar punën për
pasurimin e e bibliotekës më literaturë të fushësh së ef dhe sportit, por ëhtë e
mundëshme që hapat të jenë më të mëdha.
Page 13 of 32
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË
STUDENTËVE BIBLIOTEKA DHE BURIME TË TJERA INFORMACIONI Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.
Kriteri 1 Institucioni vë në
dispozicion të studentëve tekste mësimore dhe literaturë ndihmëse të
mjaftueshme në sasi dhe cilësore;
Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë
të mjaftueshme që e ndihmon
studentin për realizimin me sukses të programit të studimit;
Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe programe
kompjuterike, si libraritë elektronike,
të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për
realizimin me sukses të programit të
studimit; Kriteri 4 Përgjegjësit e programit
hartojnë një plan të detajuar për
shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit, përfshirë
edhe buxhetin e planifikuar për të;
Kriteri 5 Biblioteka shpall oraret e shërbimit në përshtatje me oraret e
programit të studimit dhe nevojat e
studentëve.
UMB vë në dispozicion të studentëve të
këtij program leksione të shtypuar, material ndihmëse të printuara, tekste të botuara
nga pedagogët e UMB apo edhe të
universiteteve të tjera si UST, Funksionon UMB press që i mundëson mbështetjen e
pedagogëve për botime të teksteve.
Lidhur me literaturën e lëndëve të fushës së
EF dhe sportit nga ana e institucionit ka filluar pasurimi e bibliotekës me literaturën
e nevojshme.
Po shqyrtojne bashkëpunimin e stafit të brendshëm e të jashtëm për pasurimin e
titujve.
UMB ka bibliotekën e saj me literaturë të
larmishme. Eshtë filluar nga institucioni procesi I krijimit dhe pasurimit me
literaturën që përfshin fushën e EF dhe
sportit. Eshtë e nevojshme për vetë ritmet e zhvillimit të programit që të ecet me ritme
më të shpejta në pasurimin me literaturë që
i përkasin këti program studimi. Kjo jo
vetëm për lëndët e sportit por edhe për lëndët e shkencave sociale e humane që
bëjnë trajtime me aplikimet e fushës së
sportit.
Në bibliotekë ka botime periodike, një sasi
literature që mbulon lëndë të ndryshme të programit të studimit, por kërkohet një
pasurim më I madh për këtë fushë studimi.
Koordinatori i programit është në ndjekje të
pasurimit të bibliotekës me literaturë të
fushës. Duhet ta rishikoj programimin
sepse mundësitë potenciale të UMB janë për një shtim më të madh literature të
fushës.
Biblioteteka ka të shpallur orarin në
përshtatje me kërkesat e studentëve.
Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik.
Page 14 of 32
Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka
në sasi të mjaftueshme: laboratorë,
klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të
teknologjisë së informacionit, për
realizimin e programit tëstudimeve;
Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve
mësimore janë të përshtatshme për
mësimdhënie në përputhje me
qëllimet e programit;
Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme
për plotësimin e kërkesave të
programeve të studimeve;
Kriteri 4 Institucioni, në varësi të
programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator.
Kriteri 5 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve, disponon
kompjutera në laboratorët e
teknologjisë së informacionit, të pajisur me programe profesionale si
programe për statistikë, linguistikë,
arkitekturë, inxhienieri, ekonomi, mjekësi, programestimulimi për
shkencat sociale etj.
Kriteri 6 Institucioni garanton, me
kapacitetet që zotëron ose në
bashkëpunim me institucione dhe
subjekte të tjera, që mjediset janë të mjaftueshme për zhvillimin e
praktikave profesionale.
Institucioni ka në shfrytëzim dy kampuse
me disa godina rreth 1020 m katror
sipërfaqe auditorë, 878 për zyra për stafin, 143 m katror për laboratorë, 139 m katror
qër veprimtari ndihmëse, e mjedise
shlodhëse. Ka një sasi të mjaftueshme klasash zyrash e mjedise me me pajisje të
teknologjisë së informacionit.
Për lëndët e fushës së sportit që zhvillojnë
mësime praktike, UMB ka lidhur tre marveshje qiraje për të shfrytëzuar terrene
sportive apo palestra.
UMB disponon rreth 200 kompjutera, 50% janë për studentët, sallat janë të pajisur me
projector ose përdoren portabël.
Eshtë në process ngritja e laboratorit të informatikës laboratorit open creative
innovation lab,. Në vecani kanë në një plan
afatshkurtër ngritjen e laboratorit fiziologjisë së sportit. Por është e
ngutëshme ngritja dhe një kabineti të
anatomisë.
Pajisjet e mjediseve mësimore në tërësi janë
të përshtatshme për të mundësuar një
mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit të studimit.
Laboratorët IT, gjuha huaj, Testimeve
Pearson përmbajnë mjetet e nevojshme për
plotësimin e kërkesave të programeve mësimore.
Institucioni për këtë program studimi ka
laboratorin IT, të gjuhës së huaj.
Disponon tre salla internet me kompjutera
e aksesorë të multimedias. Një laborator ka të instaluar sisteme operative Linux
WindoësXP. Janë instaluar softëare Mysq1,
Java, BlueJ, SPSS, XAMPP. Këto janë të vlefshme për studentët që duan njohuri më
të avancuar në teknologjiunë e
informacionit.
Institucioni bazuar në marrveshje
bashkëpunimi me institucione e subjekte të
tjera private garanton zhvillimin e praktikave profesionale. Aktualisht
studentët e vitit të tretë praktikën
profesionale e zhvillojnë në palestrat
Page 15 of 32
private, në ekipe sportive dhe shkollat 9
vjecare.
Konkluzione të GVJ: Institucioni ka në shërbim të të studentëve bibliotekën e tij me literaturë të larmishme. Biblioteka ka botime periodike, tekste
mësimore, ka të shpallur orarin në përputhje me kërkesat e studentëve. Ka
filluar procesi dhe ka një pasurim të bibliotekës me literaturë të fushës së ef e sportit. Është e nevojshme të ecet me ritme më të shpejta për shtimin e
librave dhe larmisë për literaturën e fushës së programit.
UMB krahas bibliotekës vë në dispozicion të studentëve të këtij program leksione të shtypura dhe material ndihmëse të printuara.
UMB ka në dispozicion të studentëve mjedise të përshtatëshme mësimore,
laboratorë, garanton bashkëpunim me institucione e subjekte të caktuara
zhvillimin e praktikës. Ka rreth 1020 metër katror auditore, 878 m katror zyra për stafin, 143 për laboratore si dhe mjedise shlodhëse.
Mësimet praktike të lëndëve të sportit zhvillohen në palestra, terrene
sportive të marra me qera, nëpërmjet marrveshjeve të nënshkruara. Por vetë zhvillimet e ciklit bachelor që u plotsua me të tre vitet, rritja e numrit të
studentëve shtron si detyrë imediate që të shtohen mjediset e terrenet
sportive, palestrat si dhe të shihet më mirë cilësia e tyrepër realizimin e programeve e sillabeve mësimore. Këto mjedise mund të jenë edhe më larg
UMB dhe orari mund të përshtatet qoftë edhe mbasdite për të mundësuar një
shfrytëzim të mjediseve sportive sa më cilësore në funksion të zhvillimit të orëve mësimore efektive.
Disponon laboratore dhe disa prej tyre shfrytzohen edhe nga ky program
studimi si gjuha e huaj, IT të pajisur me programe profesionale.
Fakulteti ka në planifikim të ngrejë laboratorin e fiziologjisë së sportit dhe të anatomisë që janë të një rëndësie të vecantë për programin. Deri në ngritjen
e tyre është e mundëshme që orët apo laboratoret që realizohen nga këto
laboratore të zhvillohen pranë UST apo Universitetit të Mjeksisë, duke lidhur marrveshje.
5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare
UMB është shoqëri tregtare, arkëton të ardhura kundrejt shërbimeve të ofruara. Të
ardhurat sigurohen nga tarifat e studimit që paguajnë studentët. Në UMB
funksionojnë zyra, individë për përmbushjen e detyrave financiare. Për vitin fiskal
2014, kostoja për student ka rezultuar 1213 euro.
Për të tre vitet e fundit të ardhurat dhe financimet e ndryshme janë: Tarifat për
dhe gjatë shkollimit kanë qënë 107,562,540; 99,385,000; e për vitin 2014,
88,812,000. Shërbimet trainuse (kualifikim i vazhdueshëm) viti 2013, 7,953,294;
viti 2014, 8,792,232. Të ardhura të tjera që përfshin qera, interesa bankara, kurs
valutor, 170,220; 193, 789, dhe për 2014 424,222.
Të ardhura gjithsej për vitin 2012, 107,562,760; viti 2013, 107,532,083 dhe 2014,
98,028,554. Shpenzimet për vitin 2014 sipas të gjithë zëravë janë 92,199,522
Page 16 of 32
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË
STUDIMEVE Standardi II.5 - Institucioni vlerëson dhe dokumeton gjendjen e tij
financiare.
Kriteri 1 Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm ose të
brendshëm) të situatës financiare të tij;
Kriteri 2 Në raportin e auditit paraqiten
të gjitha detyrimet financiare, pagat e
personelit, shpenzimet operative, etj;
Kriteri 3 Raporti i auditit përmban një
pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve
të lidhura në funksion të realizimit të
programeve të studimeve të ciklit të parë.
UMB bën auditim të brendshëm të përvitshëm të situatës financiare. Bën
edhe auditim të jashtëm si dhe disa
herë është kontrolluar nga dega e tatim taksave.
Në raportet e auditit paraqiten
detyrimetat financiare, pagat, shpenzimet operative, etj.
Raporti i auditit i përmban ato. Ka disa projekte të fituarasi: “Art plastic
and recycling” mbështetur nga
delegacioni I BE me vlerë 90,000euro; “national biodiversity strategy and
acton plan” mbështetur nga Banka
Botërore dhe Fondi Boteror për Mjedisin, GEF, me 61,000 USD.
Ehstë në pritje të financimit të
projektit “Greeting the Apps-IT application”. Jnstituti për kërkim dhe
zhvillim Barleti ka aplikuar pranë
MAS për projektin “Shools as
community centres- the ecosystem of education for substainable
development”
VI - BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të
programeve të studimeve.
Kriteri 1 Institucioni harton një raport
financiar që përmban një pasqyrë tëhollësishme financiare të të ardhurave
nga tarifat e shkollimit dhe kontributeve
të tjera financiare për studentët ose ndarjen e burimeve financiare;
Kriteri 2 Institucioni dokumenton raportet financiare për tri vitet e kaluara
akademike;
Kriteri 3 Institucioni dëshmon një
qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës
së zhvillimit të programit të studimit dhe
Institucioni harton pasqyra e raporte
financiare të të ardhurave, shpenzimeve, të cilat përfshihen dhe
në plan buxhetin e institucionit.
UMB ka të dokumentuar për të tre
vitet e kaluara financiare raportet financiare që ndodhen pranë zyrës së
financës.
UMB karakterizohet nga një
qëndrueshmëri financiare që ka
gjeneruar dhe një normë fitimi.
Page 17 of 32
se ka kapacitete financiare të
mjaftueshme për përmirësimin e situatës
financiare dhe gjenerimin e të ardhurave të domosdoshme në të ardhmen.
Konkluzione të GVJ: UMB arkëton të ardhura kundrejt shërbimeve të
ofruara. Harton pasqyra e raporte financiare të të ardhurave nga tarifat e shkollimit e kantribute të tjera financiare, tëshpenzimeve. I ka të
dokumentuara raportet financiare për të tre vitet e fundit. Ka
qëndrueshmëri financiare që ka gjeneruar një normë fitimi. Kostoja për student është 1213 euro.
UMB bën auditim të brendshëm të përvitshëm financiar, bën auditim të
jashtëm. Raportet e auditit paraqesin të gjitha detyrimet financiare, pagat e personelit, shpenzimet operative, pasqyrë të granteve të përfituara, të
kontratave të lidhura për realizimin e programit të studimit.
6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë
SHLUJ, UMB për të garantuar cilësinë, efekshmërinë e këtkuar dhe përmbushjen e
standarteve ka miratuar dokumentin e politikës së vlersimit dhe ka ngritur
organizma të sigurimit të brendshëm të cilësisë. Dokumenti i politikes së vlersimit
përmban kriteret e sigurimit të cilësisë, funksionet e organizmave të sigurimit të
cilësisë dhe procedurat e vlersimit të brendshëm.
Procesi i vlersimit të brendshëm përmban mbledhjen sistematike të të dhënave
administrative, anketimin e studentëve dhe të diplomuarve, intervistimin e
pedagogëve, e studentëve. Procesi mbyllet me një raport që analizon statusin e
universitetit/ të programit të studimit përkundrejt standarteve të cilësisë.
Për sigurimin e brendëshëm të cilësisë SBC, në UMB vepron Njësia e Sigurimit të
Brendshëm të Cilësisë, që përbëhet nga dy seksione: Seksioni që përgjigjet për
cilësinë e programeve bachelor dhe Seksioni që përgjigjet për cilësinë e programeve
master.
UMB është një institucion i akredituar, gjithashtu i është nënshtruar proceseve të
vlersimit të jashtëm dhe akreditimit të disa programeve në nivel bachelor dhe
master. Eshtë ngritur Grupi i Vlerimit të Brendshëm që funksionon në nivel
institucioni që ka përgjegjsinë për të garantuar plotsimin e standarteve nga UMB.
NjSBC organizon anketime dy javë përpara mbarimit të semestrit. Janë anketuar
studentët e programit të studimit EF dhe sporte, studentët i përgjigjen pyetjeve të
pyetësorit , vlersojnë stafin akademik të brendshem e te jashtem, për disa aspekte
të veprimtarisë akademike. Vlersimi është pozitiv. Mbi këtë bazë është hartuar
raporti i vlersimit që është trajtuar në senat dhe janë nxjerrë detyrat përkatëse për
përmirsime, vlersime të programit. Forma të tjera të vlersimit të programit të
studimit janë edhe marrja e mendimeve të pedagogëve.
Të dhëna për anëtarët e NJSBC (Tabela 4)
Anëtarët e NJSBC Detyra që ka Sa kohë ka në këtë
Page 18 of 32
në në NJSBC detyrë
1 Semiha Loca, Dr. Specialiste, studimet
bachelor.
2009
2 Migena Kapllanaj, doktorante.
Specialiste, studimet master
2010
3 Robert Gjedia, Dr. Specialist, studimet
master
2014
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË
STUDIMEVE
Standardi II.3 - Institucioni, për akreditimin e programeve të studimeve, përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për
ecurinë e tyre.
Kriteri 1 Institucioni përdor
metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e
programeve të studimeve;
Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë
informacion në vetëvlerësimin institucional;
Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e pritshme, rezultatet e
vlerësimit dhe rezultatet që synon të
arrijë;
Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e
vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta:
Të tërthorta: a. Sondazhe: të studentëve që
ndjekin programet e studimeve, të
të diplomuarve; b. Sondazhe të vlerësimit të
didaktikës, kurrikulës, të
mësuarit;
c. Pyetje konceptuale; d. Intervista;
UMB ka institucionalizuar praktikën e
sigurimit të cilësisë së brendëshme, ka ngritur NjSBC. Kjo njësi përdor
metodologji që shfrytzon instrumente
matëse dhe vlersuese si: pyetsorë, të dhëna nga pedagogët, studentët, stafi.
Në vlersimin e stafit përfshihet
departamenti burimeve njerzore, e vlersimi përfshin aspektin akademik,
puna kërkimore, administrative.
Institucioni përfshin këtë informacion
në RVB, e për të ka diskutime e
vlersime nga senati.
Për rezultatet e vlersimit të brendshëm
informohen studentët si dhe për njohjen e vlerfshmerinë e diplomës.
UMB përdor praktika, procedura, dhe instrumente të shumta vlersimi,
monitorimi, të evidencimit të cilësisë,
si: pyetsorë, intervista, rezultatet e detyrave të kryera nga studentët,
provimet, testimet paraprake, vëzhgime
të kryerjes së praktikës, feedback nga pedagogët. (Për provimin e shtetit,
akoma nuk i janë nënshtruar sepse
këtë vit bëhet diplomimi i parë i
bachelor.)
Page 19 of 32
e. Etj.
Të drejtpërdrejta:
a. Teste të standardizuara
kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e
rregulluara);
b. Dëgjime në auditor;
c. Vlerësimi me nota/pikë; d. Testime paraprake dhe
përfundimtare; provime për
module, praktikë; e. Vlerësimi i detyrave të kryera nga
studentët (detyra kursi për të
analizuar të kuptuarit konceptual, provimet, referatet);
f. Vëzhgime gjatë kryerjes së
ushtrimeve/praktikës; g. Etj.
VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË
Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e
programeve të studimeve.
Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar
standardet institucionale dhe është
akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e
programeve të studimeve;
Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e
cilësisë;
Kriteri 3 Institucioni harton një politikë
të qartë dhe ndjek procedurën e
vlerësimit periodik të efikasitetit të veprimtarive që kryen për sigurimin e
cilësisë dhe standardeve të programeve
të studimeve që ofron;
UMB ka plotsuar standartet
institucionale dhe është akredituar në
nivel institucional me Urdhër nr. 288, dt. 4. 09. 2009 të Ministrit të MASH.
Ka fituar akreditimin institucional dhe
akreditimin e programeve të studimit
BA në menaxhim biznesi; BA në financë kontabilitet, BA në shkencat
politike, DIND në drejtësi.
Me urdher nr. 337, dt. 16. 8. 2013 është marrë akreditim pozitiv për
programe studimi bachelor në drejtësi,
psikologji, sociologji.
UMB përdor instrumentet e duhur, ka ngritur NjSBC që ka përdorur një sërë
instrumentesh në funksion të cilësisë.
Ka përgatitur dokumentin e politikës së
vlersimit dhe ndjek procedura të
caktuara për sigurimin e cilësisë e standarteve të programeve.
UMB perdor mekanizmat formal për
shqyrtimin, miratimin e mbikqyrjen e
Page 20 of 32
Kriteri 4 Institucioni përdor
mekanizma formalë për shqyrtimin,
miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të
studimeve që ofron;
Kriteri 5 Institucioni synon
ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe
të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë e
cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;
Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton
një strategji për përmirësimin e
vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.
herë pas herëshme të programeve të
studimit.në këtë linjë ka lindur nevoja
e shqyrtimit të programit bachelor të edukimit fizik e sportit.
UMB punon, informon, përgatit
materiale për ndërgjegjsimin e
personelit e studentëve për rëndësinë e
cilësisë, ruajtjen e sigurimin e cilësisë.
Institucioni ka hartuar dhe zbaton një strategji për përmirsimin e
vazhdueshëm të cilësisë e bërë publike
dhe po e drejton punën në të ardhmen
Konkluzione të GVJ: UMB e ka të institucionalizuar praktikën e sigurimit të
cilësisë së brendëshme. Ka ngritur NjSBC me anëtarë Dr. Semiha Loca,
Migena Kapllanaj doktorante, Dr. Robert Gjedia. Kjo njësi përbëhet nga dy seksione, seksioni për programet master dhe seksioni që përgjigjet për
programin e studimit bachelor që e drejton Semiha Loca që nga viti 2009.
Eshtë ngritur Grupi i Vlersimit për programin e studimit edukim fizik dhe sport i përbërë nga Semiha Loca, kryetare, Sokol Jareci, Migena Kapllanaj,
Kleopatra Puraveli dhe Euklid Beqiri student. Për vlersimin janë përdorur
metoda të drejtpërdrejta dhe të tërthorta, si pyetsorë me studentët, intervista, detyrat e kryera të studentëve, provimet, vëzhgime gjatë
praktikës, feedback nga pedagogët, etj. Hartohet Raporti i Vlersimit të
Brendshëm dhe diskutohet në Senat. UMB është një institucion i akredituar në nivel institucional me Urdhër nr.
288, dt. 4. 09. 2009 të Ministrit të MASH dhe ka një sërë programesh të
nivelit bachelor të akredituara. Së fundi me Urdhër nr. 337, dt, 16. 08. 2013
janë akredituar pozitivisht programet bachelor në drejtësi, psikologji, sociologji.
UMB punon për ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve për
rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë.
POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE
7. Programi i studimit, organizimi i tij
UMB ofron programin e studimit “Edukim Fizik dhe Sporte” bachelor, si program i
ciklit të parë të studimeve, që synon pajisjen e studentëve me njohuri bazë mbi
metoda dhe parime shkencore të përgjithëshme dhe formimin e aftësive të vecanta
në fushën e edukimit fizik e sporteve.
Programi studimit ka këto objektiva të përgjithëshme:
Të pajisë studentët me një formim akademik bazë të përqëndruar në njohuritë
dhe kompetencat kyce të domosdoshme për ti përdorur në karrjerën
profesionale;
Page 21 of 32
T’ju mundësojë studentëve përvetësimin e njohurive teorike dhe empirike mbi
mënyrat e metodat funksioneve apo veprimtarive të ndryshme të lidhura me
fushën e Ef dhe sporte;
Të integrojë mësimdhënien, këkimin dhe praktikën në mënyrë të tillë që të
pasurojë përvojën e të nxënit.;
Nëpërmjet studimit të zhvillohet dija dhe përmirësohet praktika.
Sasia e orëve vjetore në auditor, përllogaritja e krediteve, ndarja e
lëndëve/moduleve sipas veprimtarive formuese është bazuar në Udhëzimin nr. 15,
dt. 4. 04. 2008 të MASH të kategorizuar: veprimtari formuese 39 kredite; disiplina
karakterizuese 94, lëndë të ngjashme me disiplina karakterizues 21, lëndë me
zgjedhje 4 kredite, njohuri të tjera formuese 15 kredite, teza 7 kredite. Vihet re
mangësi tek lëndët me zgjedhje që duhet të jenë reth 12-14 kredite. Në ndonjë pjesë
të Planit Mësimor të programit të studimit vihen re ndonjë lapsus.
Sillabet përmbajnë elementët që duhet të ketë një sillab, por vihet re që ka dallime
në zërat e vlersimi të studenteve ndërmjet lëndeve të ndryshme. Nevojitet një
unifikim në një grupim të njëjtë të elementëve të vlersimit të studentit duke ruajtur
specifikat e lëndëve. Gjithashtu në tërësi mungon një planifikim i detajuar i
sëminareve dhe duhet të behet një planifikim i detajuar për seminaret që të
përmbajë tematikat për cdo orë seminari, me veprimtaritë kokrete që do zhvillohen,
me detyrat përkatëse e materialet për të cilat sudentët do të përgatiten.
Viti mësimor është i organizuar me dy semestra nga 15 javë sejcili. Plani Mësimor
përmban lëndët/modulet ngarkesën në orë në auditor, jashtë auditorit, leksionet,
seminaret, praktikat, laboratoret, kreditet e përllogaritura mbi bazën e orëve në
auditor dhe orëve të studimit personal të studentëve jashtë auditorit.
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
I - PROGRAMET E STUDIMEVE TË OFRUARA
Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me
misionin dhe qëllimin e tij.
Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të studimeve, të
organizuara në module dhe të
vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe
Grumbullimit të Krediteve (ECTS);
Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve
Programi i studimit është organizuar sipas Sistemit Europian të Transferimit e
Grumbullimit të Krediteve ECTS. Realizohet
në tre vite studimi/6 semestra dhe 180 ECTS në total.
Përmban 22 lëndë të modeluara përfshi
diplomën 7 kredite. Ndarja e lëndëve/ moduleve është bazuar
në Udhëzimin 5, dt. 4. 4. 2008 të MASH
“Për organizimin e studimeve në IPAL., si:
veveprimtari formuese 39 kredite; disiplina karakterizuese 94, lëndë të ngjashme me
disiplina karakterizues 21, lëndë me
zgjedhje 4 kredite, njohuri të tjera formuese 15 kredite, teza 7 kredite.
Ka një mangësi për lëndët me zgjedhje që
është planifikuar 4 kredite, ndërsa
Page 22 of 32
të grumbulluara gjatë një viti nga një
student që ndjek një program
studimi me kohë të plotë është 60 kredite;
udhëzimi kërkon rreth 12-14 kredite.
Viti akademik përmban 60 kredite, dy semestra me nga 15 javë mësimore.
II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË
STUDIMEVE Standardi II.4 - Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe
informuese.
Kriteri 1 Njësitë kryesore,
përgjegjëse për një program studimi
të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për përmbajtjen e
programeve të studimeve;
Kriteri 2 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi
të ciklit të parë, japin informacionet
e nevojshme për lëndët me zgjedhje apo të detyruara për semestër;
Kriteri 3 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi
të ciklit të parë, japin informacionet
e nevojshme për ngarkesën mësimore, orët në auditor,
frekuentimin/ ndjekjen e programit;
Kriteri 4 Njësitë kryesore,
përgjegjëse për një program studimi
të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për syllabuset e
detajuara për secilën lëndë, për
praktikat, ushtrimet apo orët e
laboratorit, etj.
Njësia kryesor Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike, departamenti
I shkencave sociale dhe edukimit japin
informacione për përmbajtjen e programit të studimit. Zyra e pranimit, e këshillimit
ofrojnë informacion për studentët gjatë
procesit të interesimit. Institucioni në javën
e parë të vitit akademik organizon prezantimin e programit të studimit,
rregulloreve, pedagogët dhe cv e tyre. Ka
një koordinim të punës të dekanit të studentit dhe departamentit.
Departamenti, tutorët e grupeve, zyra e këshillim karierës japin informacion për
lëndët me zgjedhje, por nga situata
ekzistuese aspeki i lëndës me zgjedhje duhet rikonceptuar dhe të shtohen lëndët
për të arritur në rreth 12 kredite.
Departamenti informon studentët për orët
mësimore, frekuentimin, etj. Gjithashtu cdo pedagog orën e parë të mësimit prezanton
sillabin dhe detyrimet e afatin e shlyerjeve.
Stafi mësimdhënës jep informacion të
detajuar për sillabet e tyre apo për prktikat e cështje të tjera mësimore.
Për praktikën mësimore departamenti ka
caktuar një pedagog të brendshëm që
mbulon me këtë praktikë, i orjenton, informon dhe disponon dokumentacionin.
Konkluzionet e GVJ: Programi i studimit është organizuar sipas Sistemit
Europian të Transferimit e Grumbullimit të Krediteve ECTS. Realizohet në tre vite studimi/6 semestra dhe 180 ECTS në total.
Përmban 22 lëndë të modeluara përfshi diplomën 7 kredite. Viti akademik
përmban 60 kredite, dy semestra me nga 15 javë mësimore. Ndarja e lëndëve/moduleve është bazuar në Udhëzimin 5, dt. 4. 4. 2008 të
MASH “Për organizimin e studimeve në IPAL”, si: veveprimtari formuese 39
kredite; disiplina karakterizuese 94, lëndë të ngjashme me disiplina
Page 23 of 32
karakterizues 21, lëndë me zgjedhje 4 kredite, njohuri të tjera formuese 15
kredite, teza 7 kredite.
Ka një mangësi për lëndët me zgjedhje që është planifikuar 4 kredite, ndërsa udhëzimi kërkon rreth 12-14 kredite. Në procesin e mbikqyrjes së programit
të studimit që kryen inastitucioni është e mundur që të riparohet kjo
mangësi. Njësia kryesore Fakulteti i Drejtësisë, departamenti shkencave sociale dhe
edukimit japin informacion për përmbajtjen e programit të studimit, për orët
mësimore, për mësimet ptraktike, ndjekjen e programit, për sillabet e
lëndëve, praktikat mësimore etj. Për këtë angazhohen zyra e pranimit, e këshillimit, tutorët e grupeve, stafi mësimdhënës.
8. Mësimdhënia
Mësimdhënia organizohet duke kombinuar disa forma, si leksione, seminare,
mësime praktike, laboratore, praktika, prezantime të detyrave, të videove në varsi
të temave të diskutimit, prezantim i rasteve të ndryshme nga praktika, diskutime
mbi artikuj nga revista etj. Studentët aktivizohen në përbërës të ndryshëm të
aktivitetit të universitetit, fakultetit apo qëndrave kërkimore, si në projekte
shkencore në rang departamenti, fakulteti. Format e kontrollit të njohurive dhe
vlersimi i studentëve është i vazhduar dhe përfundimtar. Bëhet sipas disa zërave si
frekuentim dhe pjesmarrje aktive 10%, plotsim i detyrimeve 20-30 %, testime gjatë
vitit 20%, provimi përfundimtar 40-50%.
9. Studentët
Studentët që do pranohen për herë të parë në programin e studimit EF dhe sport,
paraqesin dokumentacionin e kërkuar dhe i nënshtrohen procedurës së
përzgjedhjes. Përzgjedhja bëhet ga një komision i ngritur nga universiteti, që bën
klasifikimin e kandidatëve mbështetur në dokumentacionin e paraqitur si dhe
nëpërmjet intervistimit a testimit kur e gjykojnë të nevojshme. Komisioni
përzgjedhës shpall listën e kandidatëve fitues që pranohen të ndjekin studimet
duke caktuar dhe afatin përfundimtar të regjistrimit. Në tre vitet që zhvillohet
program në bachelor janë regjistrua në vitin 2012-2013 8 studentë, nota mesatare
5.25; në 2013-2014 janë regjistruar 26 studentë nota mesatare 5.88; në këtë vit
mësimor 2014 – 2015 janë regjistruar 60 studentë nota mesatare 6.06. Ka një
rritje të cilësisë së notës si tek studentët që regjistrohen për herë të parë ashtu dhe
të studentët që kanë frekuentuar mësimet nër vite në krahasim me notën e
shkollës së mesme me të cilën kanë ardhur në universitet. Ky është viti i parë që
diplomohen studentët e këtij programi mësimor dhe nuk mund të jepen
informacione për punësimin apo komunikim me ish student të diplomuar.
UMB pranon transferime të studentëve në vitet e ndërmjetme nga shkollat e tjera
universitare vendase ose të huaja publike ose jo publike dhe lejon transferimin e
studentëve të saj në shkolla të tjera sipas procedurave dhe dokumentacionit të
përcaktuar. Janë transferuar në UMB nga shkolla të tjera për vitin 2012-2013 4
Page 24 of 32
studentë; 2013-2014 3 studentë; 2014-2015 11 studentë. Ndërsa nga UMB ka
vetëm një transferim drejt UST në vitin 2013-2014
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE
Standardi IV.1 - Institucioni ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të rinj.
Kriteri 1 Pranimi në ciklin e parë tё studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr.
9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë
në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi.
Kriteri 2 Institucioni i Arsimit të Lartë propozon kritere të veçanta për
përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë
mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u
pranuar në ciklin e parë të studimeve.
Pranimi dhe regjistrimi I
kandidatëve në ciklin bachelor ne EF dhe sport kryhet në përputhje
me Ligjin e AL Nr. 9741, dt, 21. 05.
2007 dhe sipas udhëzimeve të
MAS.
Për tu pranuar në programin e EF dhe sport nuk aplikohen kritere të
vecanta në përzgjedhjen e
kandidatëve që kanë mbaruar maturën shtetrore.
Eshte e nevojshme të vendosen
kritere të vecanta mbi bazën e
testeve fizike të studjuara, si për
arsye të një njohje të treguesve fizik
e funksional, kapaciteteve të tyre,
por në vecanti kritere për kontrollin
shëndetsor. Këta student do të
përfshihen në ngarkesa të
ndryshme fizike prandaj një
kontroll për disa tregues
shëndetsor si, p.sh. EKG janë të
domosdoshme.
Standardi IV.2 - Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e punësimit.
Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë
të detajuar për programin e studimit,
organizimin dhe kohëzgjatjen e programit të studimeve;
Kriteri 2 Studentët vlerësojnë pedagogun e
çdo lënde, në përfundim të semestrit;
Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës;
Studentët informohen që nga
moment i interesimit të tyre në
mënyrë të detajuar për programin e studimit, organizimin,
kohëzgjatjen. Këtë e realizojnë zyra
e këshillim karjerës, departamenti, koordinatori I programit.
UMB praktikon vlersimin e pedagogëve të cdo lënde. Përdoren
pyetsorë dhe hartohet një raport
mbi këtë vlersim
Page 25 of 32
Kriteri 4 Studentët informohen mbi mundësitë për punësim pas diplomimit në
këtë program studimi.
Studentëve ju ofrohet një shërbim i
tllë nëpërmjet një structure të
posacme “Zyra e këshillimi dhe karjerës”
Studentët informohen mbi mundësitë e punësimit pas
diplomimit në këtë program
studimi. Madje jo vetëm që
informohen por Dekani i studentëve, zyra e aktiviteteve
studentore, alumni ofrojnë
mbështetje për punësim të studentëve.
Standardi IV.3 - Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e
studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të parë.
Kriteri 1 Institucioni disponon statistika
vjetore për numrin e të diplomuarve, në ciklin e parë;
Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të
regjistruar në programet e studimeve të
ciklit të parë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit
apo mospërfundimin me sukses të vitit
akademiknë të cilin zhvillohet programi i
studimeve;
Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna
për ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të
programit të studimeve që nga pranimi,
deri në diplomim.
UMB disponon statistika për numrin e të diplomuarve në ciklin e
parë. Aktualisht nuk ka të
diplomuar, është viti i parë i diplomimit në këtë program
studimi.
Institucioni disponon statistika
vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në ciklin e parë,
largimet e transferimet. janë
regjistrua në vitin 2012-2013 8
studentë, nota mesatare 5.25; në 2013-2014 janë regjistruar 26
studentë nota mesatare 5.88; në
këtë vit mësimor 2014 – 2015 janë regjistruar 60 studentë nota
mesatare 6.06.
Janë transferuar në UMB nga
shkolla të tjera për vitin 2012-2013
4 studentë; 2013-2014 3 studentë;
2014-2015 11 studentë. Ndërsa
nga UMB ka betëm një transferim
drejt UST në vitin 2013-2014
Institucioni disponon të dhëna për
ecurinë e studentëve gjatë
zhvillimit të programit mësimor që nga regjistrimi deri në përfundim të
programit. Kanë të dhëna për
frekuentimin, notat e provimeve, fletët e provimeve që përmbajnë
edhe notat me vlersimin e e
pedagogut sipas zërave të sillabit,
Page 26 of 32
libri i notave të studentëve.
Standardi IV.4 Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj
studentëve.
Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim karriere studentëve, ndjek progresin e tyre
dhe i ndihmon ata në çështjet që kanë të
bëjnë me procesin mësimor;
Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për
këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin
ata do të zhvillojnë praktikën profesionale,
në rastet kur parashikohet një e tillë.
UMB ka ngritur një strukturë të
vecantë për keshillimin e karjerës.
Ndjek progresin e i ndihmon me ceshtje të procesit mësimor.
Gjithashtu ndihmohen edhe nga
departamenti dhe cdo pedagog
sipas lëndëve që mbulojnë. Sekretaria mësimore jep
informacione të nevojshme për
studentët. Institucioni ka ngritur edhe sistemin e tutoriatit ku cdo
grup mësimor asistohet nga një
pedagog e ndihmon studentët për cështje të procesit mësimor.
Zyra e këshillimit e karjerës, koordinatori i programit EF dhe
sportit i ndihmojnë studentët në
përzgjedhjen e institucioneve për
praktikën profesionale që organizohet në vitin e tretë.
Konkluzionet e GVJ Pranimi dhe regjistrimi i kandidatëve në ciklin
bachelor ne EF dhe sport kryhet në përputhje me Ligjin e AL Nr. 9741, dt, 21. 05. 2007, i ndryshuar dhe sipas udhëzimeve të MAS. Nuk aplikohen
kritere të vecanta në përzgjedhjen e kandidatëve që kanë mbaruar maturën
shtetrore. Eshte e nevojshme të vendosen kritere të vecanta mbi bazën e testeve të
studjuara si për arsye të një njohje të treguesve fizik e funksional,
kapaciteteve të tyre, por në vecanti kritere për kontrollin shëndetsor. Këta
studentë do të përfshihen në ngarkesa të ndryshme fizike prandaj një kontroll për disa tregues shëndetsor si, p.sh. EKG janë të domosdoshme.
Institucioni informon studentët për programin, organizimin, kohëzgjatjen e
studimeve, mbi mundësitë e punësimit pas diplomimit. Disponon të dhëna për studentët, numrin e të regjistruarve, të dhëna për ecurinë e studimeve
gjatë zhvillimit të progrramit të studimit nnga pranimi deri në diplomim.
KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT
10. Kërkimi shkencor
Universiteti Marin Barleti kryen veprimtari kërkimore shkencore, është një nga
drejtimet kryesore të tij. Ka krijuar qëndra kërkimi dhe konkretisht funksionojnë
Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit “Barleti” BIRD, Instituti Shqiptar për Cështje
Publike, Qëndra e Trajnimit dhe Testimit Barleti BTTC, si dhe Instituti i Edukimit
Barleti. Sipas politikës së kërkimit të UMB këto synojnë të jenë qendra të
Page 27 of 32
ekselencës për kërkimet ndërdisiplinare. Në fushat që lidhen me proceset sociale,
ekonomike, aplikimeve të teknologjisë së informacionit dhe mjedisit, synohet të
bashkëpunohet me institucione të tjera kërkimore shkencore si dhe agjensi të
zhvillimit në rajon e më gjërë.
Institucioni mundëson formimin dhe trajnimin e studentëve nëpërmjet kurseve dhe
moduleve të ofruara në fushat e veprimtarsë së qëndrave kërkimore dhe
strukturave të tjera të tij. Studentët azhornohen me kërkimet e realizuara nga UMB
nëpërmjet aktiviteteve të organizuara brenda e jashtë kampusit si dhe botimeve të
ndryshme. Të gjithë studentët janë pjesmarrës në veprimtaritë shkencore të
institucionit.
Studentët dhe pedagogët e programit të studimit në ef dhe sport janë përfshirë në
veprimtari kërkimore shkencore. Pedagogët e UMB që janë të orjentuar në
mësimdhënien në programin e studimit edukim fizik e sporte, kanë filluar të
orjentohen në linja kërkimore të aplikuara në këtë fushë. Mbetet një detyrë e tyre
dhë sfidë të rrisin nivelin e kërkimit shkencor në aplikime të fushës së edukimit
fizik e sporte. Ndërsa pedagogët e jashtëm që janë pjesë e stafit të UST zhvillojnë
veprimtari kërkimore pranë UST dhe realizojnë një lidhje të mësimit me këtë
veprimtari kërkimore.
Fakulteti i Drejtësisë që mbulon programin e studimit ka një përvojë me organizma
për hartimin dhe fitimin e projekteve. Dhe kjo përvojë do të shtrihet edhe në linjat e
edukimit fizik e sporteve. Personeli akademik i UMB ka realizuar 7 botime
monografike ose në bashkëautorsi, 6 numra të rinj revistash, 40 artikuj revistash
në revista shkencore brenda vendit dhe jashtë. Janë 7 projekte të zbatuara në të
cilat janë përfshirë pedagogët e departamentit.
Eshtë koha e duhur, duke konsideruar sa ka 3 vjet që ka filluar ky program
studimi, që departamenti në veprimtarinë shkencore, nën përvojën e tij pozitive të
orjentojë, të programojë dhe të organizojë veprimtari kërkimore e shkencore, duke
përfshirë edhe studentët e këti programi, në linjat e edukimit fizik e sportit dhe kjo
të përbëjë një peshë të caktuar të punës kërkimore të fakultetit që mbulon
programin e studimit.
11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun
Universiteti Marin Barleti është i angazhuar në një bashkëpunim kombëtar,
ndërkombëtar dhe me publikun. Që në krijimin e tij, nga viti 2007, UMB ka synuar
bashkëpunimet dhe ka lidhur një sërë marveshje me universitet të ndryshme si:
“Universum” Kosovë, 15 Prill 2007; Universiteti për biznes e teknologji, Prishtinë, 7
mars 2008; Universiteti Shtetror i Tetovës, Maqedoni 7 Mars 2008; Universitet
“Fama”, Kosovë 12 Janar 2009; universiteti bujqësor i Tiranës, 25.11.2008;
Universiteti Clemson, South Caroline, USA 2010; universitetet Mahidol, Tailand
210; Prishtinës, Kosovë 2010; South Bohemia Ceki 210; Free State Afrike e Jugut
Page 28 of 32
21010; Tallin Estoni 2010; Cardiff, England 2010; Udine Itali 2010; Birmingam UK
2011; Politekniku i Barit 2013; Universiteti i Barit 2013; Arkansas Clinton School
2013; Roma Tre Itali 2013; Instituti Teknologjik i Epirit 2014, Universiteti i
Genovas Itali 2015; Universiteti i Salentos Itali 2015,
Universitete të rajonit AAB Prishtinë; Universiteti Dardania Prishtinë; Kolegji
Europian i Prishtinës; Kolegji Interancional Prizren; Universiteti për biznes e
teknologji Prishtinë;
Mungon bashkëpunimi nëpërmjët një marrëveshje më UST që është me mjaft vlerë
dhe interes në fushën e bashkëpunimit për të dy institucionet.
Janë nënshkruar mrrëveshje me organizma, institucione të Shqipërisë si banka,
ministri, USAID, gjimnaze, agjencia e shërbimeve të sporteve, studio ligjore,
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, etj.
Pra është synuar zgjerimi i rrjetit të bashkëpunimit me institucione të vendit e të
huaja, si dhe me aktorë nga komuniteti I biznesit, organizma qeveritare e jo
qeveritar, shoqata e organizata profesionale. Lloji i bashkëpunimit ka të bëjë me:
Trjnime, monitorime, pjesmarrje në projekte, aktivitete të përbashkëta shkencore,
mësimdhënie, pjesmarrje në konferenca, ekspertizë, intershipe, vende pune për
studentët.
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI,
TË BRENDSHME DHE TË JASHTME Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme
bashkëpunimi mes personelit të vet.
Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit
bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda
institucionit nëpërmjet shkëmbimit të
informacionit;
Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së
detyrave mes personelit Brenda
institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të
punës së tyre, garanton marrëdhënie të
frytshme bashkëpunimi.
Në hartimin e programit të studimit dhe mbikqyrjen e tij, institucioni
realizon një bashkëpunim ndërmjet
personelit brenda institucionit,
sidomos edhe për faktin se janë të përfshirë të gjitha departamentet e
institucionin në veprimtarinë
mësimore e shkencore.
Institucioni garanton mardhënie të
frutëshme bashkëpunimi. Organizon takime formale e jo formale.
Organizon takime e analiza për
cështje të ndryshme duke garantuar bashkëpunim të stafit që shprehen
në analiza vjetore e të vlersimit të
brendshëm.
Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të
huaj.
Page 29 of 32
Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve
dëshmon se ka vendosur marrëdhënie
bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas
ose të huaj;
Kriteri 2 Institucioni ka vendosur
marrëdhënie bashkëpunimi me
punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të
programeve të studimeve që ofrojnë;
Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime
profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit;
Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet
kontraktuale në funksion të realizimit të
programeve të studimeve.
UMB ka vendosur marrdhënie
bashkëpunimi me institucione
homologe jashtë vendit dhe aktorë të biznesit vendas e të huaj.
Janë 24 universitet të huaja dhe 8 të
rajonit që ka marrveshje bashkëpunimi. Si dhe aktorë të
biznesit si Veneto Banka Tirana,
Shga trans, Shërbimi kombëtar I
punësimit.
Institucioni ka vendosur marrdhënie
bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikqyrjen e parktikës
mësimore që kryhet në vitin e tretë të
bachelorit.
UMB organizon trajnime profesionale në bashkërendim me punëdhënës.
Institucioni për këtë program studimi është në mbyllje të vitit akademik
dhe do të bëjë raportin analitik për
ecurinë e marrveshjes së bashkëpunimit në funksion të
realizimit të programit të studimit.
Konkluzionet e GVJ: UMB garanton mardhënie bashkëpunimi me institucione homologe. Janë një numur i madh mardhëniesh të vendosura
me universitete të huaja, me universitete rajonale dhe të vendit, si dhe me
një sërë organizmash e institucionesh të Shqipërisë dhe aktorë nga
komuniteti i biznesit. Në këtë përvojë positive bashkëpunimi duhet të synohet të arrihet edhe në
një orjentim drejt lidhjeve në linjat e programit të ef dhe sportit. Dhe në këtë
aspekt duhet të nxiten mardhëniet e bashkëpunimit me institucione homologe si p.sh., UST apo universitetet e Elbasanit dhe të Shkodrës.
Gjiyhashtu institucioni i kushton kujdes dhe garanton mardhënie të
frytëshme bashkëpunimi ndërmjet personelit të tij.
ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT
a. PIKA TË FORTA:
1. Funksioni i SHLUJ UMB dhe Programi i Studimit të Ciklit të Parë Bachelor në
Edukim Fizik dhe Sporte mbështetet në një vizion të mirëpërcaktuar, mision
dhe plan zhvillimi strategjik të qartë e bashkëkohor. Plani strategjik i zhvillimit
të Institucionit orjenton drejt zhvillimin e institucionit në konteksin kombëtar,
rajonal, ndërkombëtar.
Page 30 of 32
2. Programi i Studimit Bachelor në Edukim Fizik dhe Sporte garanton përgatitjen e
studentëve në përputhje me objektivat e përcaktuara. Ky program është hartuar
në përputhje me vizionin e misionin e UMB, me zhvillimin ekonomik të vendit,
me nevojat e tregut të punës, me objektivat e reformës së arsimit të lartë në
vendin tonë dhe me Procesin e Bolonjës. Eshtë organizuar sipas Sistemit
europian të Transferimit të Krediteve, ECTS.
3. Plani Mësimor, programet mësimore lëndore, objektivat janë menduar dhe
hartuar qartë për të formuar, kultivuar tek studentët dijet, aftësitë, kompetencat
profesionale nga disa fusha, si: teoria e paraktika e aktivitetit fizik e sportiv,
shkencat e edukimit dhe mësimdhënies pedagogji/didaktikë, shkencat
biologjike e natyrore të përgjithëshme e të aplikuara, shkencat sociale e humane
të përgjithëshme e të aplikuara, puna kërkimore përgatitja e tezës së diplomës.
4. Hartimi dhe përdorimi i një dokumentacioni ligjor dhe akademik në nivelin e
Institucionit dhe Programit të Studimit, që kushtëzon një veprimtari mësimore e
kërkimore të institucionalizuar, strukturuar e standartizuar. (Statuti, Plani
Mësimor, Rregulloriae UMB, Rregulloria për regjistrimet, Rregulloria për
transferimin e studentëve, Politikat e vlersimit të brendshëm, Rregulloria e
programit të studimit, programet e sillabet lëndore.)
5. Programi i studimit respekton standartet akademike. Plani mësimor, metodat e
mësimdhënies e mësimnxënies janë sipas kërkesave akademike.
6. UMB është një institucion i akredituar nga MAS në nivel institucional dhe ka
një sërë programesh studimi bachelor të akredituara pozitivisht. Pra ka një
veprimtari e përvojë pozitive e cila përbën një garanci institucionale që programi
studimit në edukim fizik e sporte të përfitojë institucionalisht në aspektin
akademik, shkencor, organizativ e menaxherial për të patur zhvillime pozitive,
për të kapërcyer dobësitë dhe për të realizuar mundësitë.
7. UMB ka qëndrueshmëri financiare që ka garantuar një normë fitimi. Kjo përbën
garanci për disa investime të domosdoshme në funksion të këti programi
studimi.
8. UMB garanton mardhënie bashkëpunimi me një sërë universitëetesh të vendit,
rajonale, të huaja dhe me institucione e organizma të tjera.
9. Infrastruktura e konsoliduar e UMB është ndihmuese për realizimin me
efektivitet të asaj pjese të programit të studimit që lidhet me fushën e shkencave
sociale, humane, informatikës.
Page 31 of 32
10. Rritja e numrit të studentëve të regjistruar për herë të parë si dhe një rritje
relativisht e lehtë e treguesit të notës mesatare të studentëve.
11. Disponimi i një baze të dhënash për studentët, personelin akademik dhe
përdorimi efektiv i tyre. Ngritja dhe funksionimi i zyrës së këshillimit e karjerës
për studentët, funksionimi i dekanit të studentëve, funksionimi i sistemit të
tutoriatit për studentët.
12. Ekipi i volejbollit Barleti Voley femra që tërheq talente e studentë si një përvojë
pozitive për ngritjen e funksionimin e ekipeve universitare si dhe në ruajtjen e
gjallërimin e një tradite kombëtare të volejbollit për femra.
b. PIKA TË DOBËTA:
1. Nuk disponojnë mjedise, terrene sportive, palestra për zhvillimin e orëve të
mësimeve praktike të lëndëve të sportit.
2. Nuk disponojnë laborator të fiziologjisë sportive, kabinet të anatomisë.
3. Janë pak lëndë me zgjedhje dhe numur i vogël i krediteve të tyre.
4. Numur i madh i pedagogëve të jashtëm PAK, për lëndët e fushës së sportit dhe
të lëndëve të mjeksisë.
c. MUNDËSITË:
1. Ofrimi i programeve të ciklit të dytë të studimeve master.
2. UMB ka potenciale që duke filluar nga viti mësimor 2015 – 2016 të mundësojë:
Shtimi i numrit të pedagogëve të brendshëm PAE me tituj/grade për lëndët e
fushës së sportit dhe të mjeksisë, si dhe shmangie e ndonjë mospërputhje të
lëndës me profilin e përgatitjes së pedagogut.
Angazhimi i pedagogëve të jashtëm PAK, në vecanti për lëndët e fushës së
sportit dhe të të mjeksisë, pedagogë me tituj/gradë.
Angazhimi si personel ndihmës mësimor specialist i fushës së edukimit fizik
e sportit.
Pasurim i bibliotekës me tekste mësimore e literaturë të fushës së edukimit
fizik e sportit, në gjuhën shqipe dhe të huaj e sidomos botime të Human
Kinetics.
Përzgjedhje e mjediseve sportive, palestrave për të lidhur marveshjet e
shfrytëzimit për zhvillimin e orëve të mësimeve praktike, për një zhvillim më
Page 32 of 32
cilësor të mësimeve bazuar edhe në kushtet e reja të pranisë së tre viteve dhe
të shtimit të numrit të studentëve
3. UMB ka potencialet të ngrejë laboratorin e fiziologjisë së sportit dhe kabinetin e
anatomisë.
4. Mund të vendosen kritere të vecanta për përzgjedhje të kandidatëve mbi bazën e
testeve fizike motorike, por në vecanti kritere për kontrollin shëndetsor për disa
tregues shëndetsor si, p.sh. EKG.
5. Realizimi i marrveshjeve të bashkëpunimit me institucione homologe të vendit si
UST, universiteti Shkodrës, Elbasanit që kanë këtë program studimi.
6. Në kuadrin e organizimit të veprimtarive akademike e kërkimore që realizon
UMB ne bashkepunim me universitetet e tjera, të shtrihet ky bashkëpunim edhe
në fushën e dukimit fizik e sportit.
d. PENGESAT:
1. Nuk evidentohen pengesa.
Në përfundim të këti vlersimi për përmbushjen e Standarteve Shtetrore të
Cilësisë për Programin e Studimit Bachelor në “Edukim Fizik e Sporte”, duke
marrë në konsideratë se cështjet e shtruara tek mundësitë janë plotsisht të
realizueshem që në vitin e ardhshëm mësimor, (kështu është disktuar edhe në
takimet që u zhvilluan në UMB), GVJ propozon akreditimin pozitiv të këti
program studimi.
Grupi i Vlerësimit të Jashtëm
Prof. Dr. Ylli Zhurda