pitër pani

20
Pitër Pani

Upload: unicefmk

Post on 22-Jul-2016

259 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

Albanian language book 14 from the “Druzinata MELA” early childhood education picture book series

TRANSCRIPT

Page 1: Pitër Pani

Pitër Pani

Page 2: Pitër Pani
Page 3: Pitër Pani

Pitër Pani

Page 4: Pitër Pani

Tregime me figura është përgatitur nga Qendra për të drejtat e njeriut dhe zgjidhje të

konflikteve në kuadër të programit “Futja e respektimit të dallimeve dhe multikulturalizmit në

zhvillimin e hershëm të fëmijëve në Maqedoni” të Ministrisë për punë dhe politik sociale dhe

UNICEF-it, financuar nga ambasada Britanike në Shkup.

Përmbajtja e këtij materijali nuk pasqyronë domosdoshmërisht qëndrimin apo mendimet e

Ambasadës Britanike në Shkup.

Page 5: Pitër Pani

Pitër PaniAutor i tekstit: Filipina Negrievska

Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska

Page 6: Pitër Pani

Babai i Luanit është karateist. Po ai është edhe stërvitës i karatesë dhe ka klub karateje me emrin LUANI, siç quhet edhe djali i tij i vogël. Pra, nga luani – mbreti i kafshëve.

Djalin e madh, vëllanë e Luanit, e ka po kështu karateist. Edhe Luani stërvitet për karate, po disi pa vullnet, me zor, nuk i ushtrohet ky sport, i vjen mërzi. Ai ka më shumë qejf të kërcejë e të rrotullohet, kurse karateja s’ka aq shumë kërcime e rrotullime – këtu kryesisht tunden krahët e këmbët.

4

Page 7: Pitër Pani

5

Page 8: Pitër Pani

6

Një ditë Enisa u lavdërua në kopsht se stërvitej në balet dhe se është shumë interesante. Ajo madje edhe demonstroi para shokëve një pjesë të pikës që ushtronte atje – u ngriti majë gishtave me mjeshtëri, bëri ca rrotullime, tundi duart dhe disa herë kërceu. Ana, Luani dhe Markoja u ngazëllyen nga lëvizjet e saj.

“Edhe unë dua të ushtroj balet,” – tha Ana, - “do të bëhem si mjellma.” Pastaj filloi t’i hapte krahët e të përfytyronte veten me fund të bardhë të shkurtër.

“Dua edhe unë,” – i shpëtoi fjala Luanit, pastaj u mendua njëherë dhe pyeti: “A i lejojnë djemtë të ushtrojnë balet???”

Ana iu përgjigj me seriozitet të madh se baleti është vetëm për vajza, kurse për djem dihet cilat sporte janë: karateja, futbolli! Madje ajo edhe ia bëri me dije prej përpara se po të luajë balet do ta përqeshin të gjithë!!!

Luani heshti i vrerosur, pastaj u kthye nga Markoja dhe i tha: “Kurrgjë Marko – unë e t’i balet s’mundet.”

Po Markoja e dinte se përderisa ishte në karrocë nuk mund të luante balet, prandaj ia ktheu: “S’do mend Luan që

unë me karrocë s’mundem. Si do të rrotullohem e do të kërcej?! – Kurrsesi!”

Page 9: Pitër Pani

7

Page 10: Pitër Pani

Një ditë më vonë edukatorja pyeti kush kishte dëshirë të regjistrohej për balet – në kopsht do të fillonte stërvitja për balet dhe të mërkurave do të kishin nga një orë balet. U paraqitën pothuajse të gjitha vajzat dhe edukatorja i shënoi në listë. Ndërkohë Luani po rrinte e po vizatonte diçka duke u shtirur sikur s’po i dëgjonte.

Kur u bë e mërkurë, të gjitha vajzat e pritën me padurim orën e parë – ato bisedonin mes vete – ah sa kam qejf të bëhem balerinë, pa shihe, shihe si mund të rri majë gishtave, unë do ta blej një fustan që sillet, kurse unë do të blej asi sholla të forta për të qëndruar majë gishtave, kushedi sa e mirë do të jetë mësuesja e baletit... Pasi hëngrën drekë erdhi edukatorja dhe u tregoi se menjëherë do të fillonte ora e baletit, pastaj gjithë emocione tha:

“Këta janë mësuesit tuaj të baletit, Vlladoja dhe Mejremi!”

Vajzat mbetën të nemitura, kurse disa filluan të qeshnin! Mashkulli për balet! Ku ka kështu!

Përderisa vajzat po qeshnin, Luani kërceu nga karrigia prej gëzimit! Do të thotë paska edhe meshkuj balerinë. “Mësuese, mësuese, a mund të regjistrohem edhe unë?”

Mësuesja u befasua dhe nuk dinte si t’i përgjigjej.

“Nuk e di, hajde t’i ftojmë Vlladon dhe Mejremin të prezantohen, të na tregojnë diçka për baletin dhe për punën e tyre, kurse pastaj do ta vendosim.”

Së pari e mori fjalën Vlladoja: “Tungjatjeta fëmijë! Unë quhem Vllado dhe jam balerin. Në balet marrin pjesë edhe meshkuj edhe femra. Në balet meshkujt zakonisht kërcejnë shumë, rrotullohen dhe me hapa të mëdhenj hidhen mbi skenë, por e kanë për detyrë t’i çojnë lart e t’i shoqërojnë vajzat. Për ju kam sjellë disa pamje nga baleti “Don Kishoti” ku unë e kisha rolin kryesor.” 8

Page 11: Pitër Pani

9

Page 12: Pitër Pani

Pastaj u prezantua edhe Mejremi: “Unë jam Mejremi, po kështu balerinë. Ne dy kemi luajtur së bashku në shumë shfaqje baleti. Ja, këtu i kemi edhe fotografitë e përbashkëta.”

Të gjithë fëmijët u afruan të shihnin, vetëm Markoja ndenji anash duke menduar se ai nuk mund të luajë assesi balet. Ai ndihej i pikëlluar dhe i vetmuar, mirëpo në ato çaste Ana e

gëzuar e thirri atë të shkonte të shihte si luanin balet edhe me karrocë invalidësh.

Markoja ngriti kokën dhe shikoi, u gëzua shumë dhe pyeti: “Po a mund të marr pjesë edhe unë?”

Mejremi iu përgjigj se nuk paraqet asnjë problem të regjistrohet edhe ai për balet.

10

Page 13: Pitër Pani

11

Page 14: Pitër Pani

12

Pasi e kryen paraqitjen e tyre Vlladoja dhe Mejremi, mësuesja i pyeti fëmijët se kush dëshiron të paraqitet për balet, kurse dorën e ngritën disa vajza dhe tre djem: Markoja, Luani dhe një tjetër me emrin Edvin.

Vlladoja propozoi që ta përgatitnin baletin “Pitër Pani”, sepse grupi i tyre kishte edhe djem edhe vajza që dëshirojnë të mësojnë lojën e baletit. Këtë e pranoi menjëherë Mejremi dhe pyeti se kush donte të bëhej Pitër Pani.

Për rolin e Pitër Panit u paraqit Luani, kurse Markoja shtroi pyetjen: “A mund të jem unë Kapiten Kuku – shpesh me Luanin bëjmë lojën e shpatave me shkoptha druri, prandaj do ta kemi më lehtë t’i mësojmë rolet.”

Page 15: Pitër Pani

13

Page 16: Pitër Pani

Markoja dhe Luani as që dëgjuan më tej se kujt ia caktuan rolet e tjera, ata ishin shumë të lumtur ngaqë do të merrnin pjesë në balet.

Ata ushtruan e u stërvitën disa muaj rresht, kurse pastaj erdhi edhe shfaqja e fundvitit ku ishin të ftuar edhe prindërit. Të gjithë prindërit erdhën në shfaqje dhe mezi pritnin të shihnin baletin “Pitër Pani”.

Babai i Luanit mezi e bindi veten të vinte. Atij i qe prishur qejfi që i biri në vend se të bëhej karateist, po ushtronte balet!!! Megjithatë ai erdhi, që të mos prekej Luani. Shfaqja filloi, kurse pika e baletit ishte në fund.

Më në fund nisi edhe loja e baletit – prindi i Luanit po shikonte buzëvarur nga skena.

I pari u shfaq Luani me veshje të Pitër Panit – ai hidhej lart, kërcente nga tavolina në krevat, pastaj drejt abazhurit, ai sillej e përdridhej – hapte krahët e tendoste trupin dhe dukej sikur vërtet do të merrte fluturim. Të atit të Luanit filloi t’i shtohej interesimi gjithnjë e më shumë. Madje dikur u ngrit nga karrigia për të parë më mirë. Luani kërcente balet jashtëzakonisht bukur. Ai, jo vetëm që i bënte figurat bukur, por i qeshte gjithë trupi. I shkëlqente fytyra nga hareja dhe kënaqësia! Babai asnjëherë nuk e kishte parë të tillë Luanin gjatë stërvitjeve për karateist.

Kur përfundoi baleti babai i Luanit më fort se të gjithë duartrokiste. Ishte edhe ai i gëzuar kur vërejti sa i lumtur dhe sa i kënaqur qe i biri me këtë lojë. Pastaj Luani vrapoi ta përqafonte – babai e mori ngrykë dhe me përkëdheli e mbajti gjatë kohë.

14

Page 17: Pitër Pani

15

Page 18: Pitër Pani

Botues: UNICEF

Për botuesin: Nora Shabani

Redaktor: Violeta Petroska-Beshka

Autor i tekstit: Filipina Negrievska

Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu

Ilustrues: Rumena Najçevska

Dizajni: KOMA

Të gjitha të drejtat për botim të këtij libri me ilustrime i ka � UNICEF 2015

CIP - Каталогизација во публикацијаНационална и универзитетска библиотека "Св. Климент Охридски", Скопје 821.163.3-93-32(084.11) NEGRIEVSKA, Filipina Pitër Pani / [Autor i tekstit Filipina Negrievska ; përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe Vehbi Kadriu ; ilustrues Rumena Najçevska].- Shkup : Zyra e UNICEF-it, 2015. - 20 стр. : илустр. ; 27x22 см. - (Shoqëria MELA) ISBN 978-9989-116-77-3 (ед.)ISBN 978-608-4787-05-1 (кн.)1. Najçevska, Rumena [илустратор] COBISS.MK-ID 98855690

Page 19: Pitër Pani

Shoqëria MELA

Gjyshi i verbër

Hirushi

Bajrami

Syzet e Enisës

Garat e shkollës

Andreja dhe macja e vogël

Shëngjergji

Gjuha e Sarës

Gjuhë të ndryshme

Ndodhitë e Enisës

Loja me hije

Markoja në karrocë

Familje të ndryshme

Dasma

Pashkët

Si për vajzat, si për djemtë

Pitër Pani

Flluska sapuni

Të gjitha Tregimet

me figura Shoqëria

MELA

Page 20: Pitër Pani