politikat monetare dhe fiskale

12

Click here to load reader

Upload: klodian-sula

Post on 06-Apr-2015

7.577 views

Category:

Documents


13 download

DESCRIPTION

POLITIKAT MONETARE DHE FISKALE

TRANSCRIPT

Page 1: Politikat Monetare Dhe Fiskale

PERGATITI: KLODIAN SULA 1

REPUBLIKA E SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I EKONOMISE

FINANCE

PUNOI: PRANOI: KLODIAN SULA

TIRANE 2008

Page 2: Politikat Monetare Dhe Fiskale

PERGATITI: KLODIAN SULA 2

TEMA : PERCAKTIMI I POLITIKAVE MONETARE DHE FISKALE. ÇESHTJET QE DO TE TRAJTOHEN:

1. HISTORIKU I PERGJITHSHEM I POLITIKAVE MONETARE DHE FISKALE 2. ROLI I BANKES SE SHQIPERISE PER STABILIZIMIN E MONEDHES VENDASE DHE

MBAJTJEN E INFLACIONIT NE NIVEL TE ULET

3. ROLI I POLITIKAVE FISKALE DHE MONETARE

4. ZHVILLIMI I POLITIKAVE MONETARE DHE FISKALE

5. RENDESIA E POLITIKES MONETARE DHE MENDIMI I RI EKONOMIK

Page 3: Politikat Monetare Dhe Fiskale

PERGATITI: KLODIAN SULA 3

HYRJE HISTORIKU I PERGJITHSHEM I NDIKIMIT TE BANKES SE SHQIPERISE NE POLITIKAT MONETEARE DHE FISKALE Eroizimi eshte fenomen i perdorimit te nje monedhe te huaj per te mbuluar nje ose te gjitha funksionet e monedhes vendase. Ky fenomen eshte shfaqur me pare ne vende te cilat kane kaluar permes krizave ekonomike si vendet e Amerikes Latine gjate viteve 1980 apo ato te Europes Lindore ne vitet 1990. Ne Shqiperi hyrja e dallarit eshte shfaqur ndjeshem si pasoje e krizes ekonomiko-financiare ne vitin 1997 te lidhur me renien e firmave piramidale. Kjo krize midis te tjerash coi ne humbjen e kredibilitetit te lekut si mjet per ruajtjen e vleres duke i nxitur individet dhe bizneset drejt zevendesimit te tij si fillim me dollarin dhe me pas me euron. Qe prej asaj periudhe prania e atij fenomeni ne ekonomine tone ka ardhur duke u rritur e cila ka nxitur shume studime dhe analiza per te evidentuar efektet e tij ne ekonomi dhe ne sistemin financiar dhe ne menyre te vecante ne politiken monetare dhe fiskale qe harton dhe zbaton Banka e Shqiperise. Gjate viteve te para te tranzicionit me kalimin e e vedit ne ekonomi tregu, vendi yne u perball me nje zhvleresim te larte te lekut i cili ndikoi ne percaktimin si objektiv te Bankes se Shqiperise ate te ruajtjes se vleres se brendshme te monedhes kombestare. Instrumenti i vetem i saj i vetem ishte rezerva e detyruar ne normen 10%. Por normat dyshifrore te inflacionit te viteve 1992-1993 bene te domosdoshem kalimin ne objektivin e kontrollit te normes mujore te iflacionit. Zgjidhja e vetme per te stabilizuar politiken monetare ishte mbajtja e lekut ne nivelet e deshiruara te vleresimit ndaj valutave te huaja. Dhe me kalimine viteve dhe strategjine qe ndiqte Banka e Shqiperise inflacioni ne vitin 1995 arriti me ne fund te kapte nivelet njeshifrore. Objektivi i inflacionit te shenjestruar i takon perseri vitit 1995 tani jo vetem per ta cuar thjesht ne nivele te uleta por me synimin per te parashikuar ate dhe per ta mbajtur ne nje shifer relativisht konstante. Gjate fazave fillestare te operimit me kete synim te ri Banaka e Shqiperise u gjend ne nje trashegimi te varfer institucionale dhe me trefje financiare inekzistente, si rrjedhim arritja e

Page 4: Politikat Monetare Dhe Fiskale

PERGATITI: KLODIAN SULA 4

objektivave u mbeshtet nga instrumenta direkt si: tavane te kredise, dysheme te depozitave, rregulla adminisrative etj. Me hyrjen ne treg te bankave private Banka e Shqiperise nisi aplikimin e instrumentave indirekte te saj, operacione ne tregun e hapur, kredite dhe depozitat nje ditore dhe rezerven e detyruar. Duke u mbeshtetur ne keta instrumenta Banka e Shqiperise ka permbushur me se miri objektivin primar shenjestrimin e inflacionit ne nivelet 2% - 4% dhe ka ruajtur qendrueshmerine e kursit te kembimit te lekut kundrejt monedhave ne huaja. Stabiliteti monetar dhe ekonomik qe ajo ka bere te mundur te arrihet ne keto vite perben nje pike themelore te suksesit te zhvillimit ekonomik te vendit tone. Politika monetare e Bankes se Shqiperise eshte cilesuar nga aniliste vendas dhe te huaj si e kujdesshme, e afte dhe vendimtare.

POLITIKA FISKALE Politika fiskale eshte politika shteterore e konsumit dhe tatimimit ajo ka te beje me perdorimin e shpenzimeve qeveritare si dhe zbatimin e politikes se taksave per te arritur qellime te caktuara ekonomike dhe sociale. Qellimet stabilizuese kane te bejne me ndikimin e qeverise mbi inflacionin, papunesine, shtimin dhe zhvillimin ekonomik.

TABELA E KURSEVE MUJORE DHE VJETORE TE DOLLARIT ( Sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise) VITET MUAJT

1990

1991

1992

1993

1994

1995

1996

1997

1998

1999

JANAR 0.80 0.10 0.50 105.25 99.11 94.90 95.35 110.94 152.28 139.93 SHKUR 0.80 0.10 0.50 106.58 100.97 93.68 98.39 129.10 156.48 140.48 MARS 0.80 0.10 0.50 106.29 101.21 92.88 99.03 143.46 159.38 142.33 PRILL 0.80 0.10 0.50 105.48 100.95 92.89 102.70 147.05 159.29 144.72 MAJ 0.80 0.10 0.50 103.61 99.70 92.43 111.35 159.97 156.42 141.42 QERSHOR 0.80 0.10 0.50 104.46 96.87 91.99 110.01 179.07 153.38 137.40 KORRIK 0.80 0.10 112.60 104.51 91.39 90.35 111.25 171.59 150.17 135.55 GUSHT 0.80 0.10 100.81 100.10 87.39 91.48 108.84 158.35 148.51 132.87 SHTATOR 0.80 0.10 94.74 97.43 84.87 94.39 108.43 148.63 148.00 135.36 TETOR 0.80 0.25 96.17 96.70 86.93 92.18 106.90 147.16 142.47 132.53 NENTOR 0.80 0.25 97.19 96.44 91.19 92.16 99.78 142.88 141.14 134.39 DHJETOR 0.80 0.25 98.88 97.90 94.90 94.15 102.03 149.00 140.11 135.31 MESATARJA 0.80 0.14 50.28 102.06 94.62 92.79 104.50 148.93 150.64 137.69

Page 5: Politikat Monetare Dhe Fiskale

PERGATITI: KLODIAN SULA 5

VITET MUAJT 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 JANAR 136.62 141.74 140.18 131.66 106.22 96.80 102.05 96.04 83.39 SHKUR 139.52 142.838 141.570 130.18 105.13 97.33 102.56 95.80 83.891 MARS 140.81 144.327 141.965 129.65 106.36 95.91 102.06 95.32 80.32 PRILL 142.44 145.48 144.060 129.17 106.84 97.34 100.26 93.3550 77.79 MAJ 147.37 146.527 144.905 121.32 106.20 98.30 96.31 92.71 78.448 QERSHOR 140.75 148.556 142.925 119.00 102.85 101.65 97.18 91.76 78.456 KORRIK 140.60 147.82 138.28 120.31 101.29 101.28 96.688 89.1814 77.240 GUSHT 143.58 143.250 138.062 119.92 102.59 99.17 95.54 89.68 81.124 SHTATOR 148.38 142.671 139.280 120.62 102.42 101.03 96.76 89.19 85.653 TETOR 149.01 141.385 138.653 116.34 100.60 102.25 97.66 86.05 92.620 NENTOR 149.35 140.164 136.996 115.52 98.24 104.06 96.50 83.01 96.84 DHJETOR 146.08 137.04 134.966 108.69 94.58 103.33 93.672 83.03 90.96 MESATARJA 143.71 143.48 140.15 121.87 102.7 99.88 98.1 90.43 83.9

ZHVILLIM ROLI I POLITIKAVE FISKALE DHE MONETARE Çfare kuptojme me termin politika fiskale? Me termin politike fiskale kuptojme menyren se si qeveria zgjedh te shpenzoje buxhetin e saj me qellim te furnizimit te qytetareve me sherbime dhe mallra publike, shpesh duke u referuar si “shpenzime”. Keto mallra dhe sherbime perfshijne infrastrukturen publike, edukimin, shendetesine, sigurine publike, gjyqesine etj… Qeveria perpiqet t’i gjeje metodat me te mira per financimin e ketyre shpenzimeve nepermjet llojeve të ndryshme të tatimeve si: TVSH, taksat doganore, tatimet ne te hyra personale, tatimie ne te hyra te korporatave, kontributet per sigurimin social, etj. Gjate zbatimit te politikave tatimore, qeveria mundohet qe te siguroje nivel te ulet te ngarkesave tatimore dhe trajtim te barabarte si per bizneset, ashtu dhe për qytetaret. Cilat jane objektivat e politikave fiskale? Objektivat e politikave fiskale ndryshojne dhe mund te përfshijne:

1. Alokimin e tё hyrave publike (tatimet).

Page 6: Politikat Monetare Dhe Fiskale

PERGATITI: KLODIAN SULA 6

2. Stabiliteti makroekonomik

3. Nxitja e rritjes ekonomike.

4. Rishperndarja e te hyrave publike (tatimet).

Cili eshte dallimi mes politikes fiskale dhe asaj monetare? Kjo eshte nje fushe kompekse e analizave politike. Politika fiskale shfrytezon sistemin tatimor dhe shpenzimet qeveritare per te ndikuar ne ekonomi dhe per te arritur nje sere objektivash te tjera. Politika monetare, ne anen tjeter shfrytezon instrumente si ndryshimet ne oferten e parase dhe me shkallen e interesit me qellim qe te ndikoje ne nivelin e çmimeve dhe koston e kredise. Zakonisht politika monetare percaktohet nga Banka Qendrore.

RENDESIA E POLITIKES MONETARE DHE MENDIMI I RI EKONOMIK Politika monetare eshte puna me e rendesishme e Bankes Qendrore te çdo shteti dhe paraqet nje nga politikat me te shpeshta makroekonomike qe perdoret. Banka Qëndrore krijon dhe zbaton politiken monetare.

POLITIKA MONETARE INSTRUMENTAT DHE STRATEGJIA E SAJ SIPAS TE DHENAVE TE BANKES SE SHQIPERISE

Banka e Shqiperise eshte institucioni i vetem ne Republiken e Shqiperise pergjegjes per hartimin,

miratimin dhe zbatimin e politikes monetare. Politika monetare hartohet ne funksion te permbushjes se

objektivit kryesor te Bankes se Shqiperise, arritjes dhe ruajtjes se stabilitetit te çmimeve. Ajo përfshin

nderhyrjen dhe qendrimin e Bankes se Shqipërise ndaj tregjeve financiare per te arritur objektivin e saj

kryesor. Ne teresine e saj, politika monetare permbledh bazen ligjore ne te cilen mbeshtetet, kuadrin teorik

qe perdoret per modelimin e saj, objektivat e ndermjetem dhe operacionale te politikes monetare dhe

kuadrin e instrumenteve, të cilat përdoren per permbushjen e tyre.

Page 7: Politikat Monetare Dhe Fiskale

PERGATITI: KLODIAN SULA 7

KUADRI OPERACIONAL I BANKES SE SHQIPERISE

Banka e Shqiperise per arritjen e objektivit te saj final percakton kuadrin e instrumenteve monetare me

ane te te cilave do te nderhyje ne treg. Grupi i instrumenteve qe jane ne dispozicion përfshin: instrumentet

me te cilat realizohen operacionet ne tregut e hapur, lehtesirat e përhershme dhe instrumentet mbeshtetese.

OPERACIONET E TREGUT TË HAPUR

Operacionet e tregut te hapur perfaqesojne blerjen apo shitjen ne treg te letrave me vlere nga ana e Bankes

se Shqiperise. Ato luajne rolin kryesor ne transmetimin e politikës monetare ne sistemin bankar. Qellimi i

perdorimit te operacioneve te tregut te hapur eshte administrimi afatshkurter i likuiditetit te sistemit

bankar, me synim stabilizimin e normave të interesit të tregut.

Operacionet e tregut te hapur jane ekskluzivitet i Bankes se Shqiperise, e cila vendos llojin e instrumentit

qe do te perdore si dhe kushtet perkatese lidhur me ekzekutimin e tyre sipas qellimit te perdorimit te tyre.

HARMONIZIMI I POLITIKES MONETARE ME ATE FISKALE

Ne perputhje me kuadrin e saj te hartimit dhe zbatimit te politikes monetare, Banka e Shqiperise nderton cdo vit programin monetar, i cili është një plan financiar qe synon disiplinimin e qarkullimit te fondeve ne ekonomi, ne perputhje me objektivat e zhvillimit te vendit. Synimi kryesor eshte permbushja e nevojave te ekonomise per mjete monetare, pa ndikuar ne prishjen e ekuilibrit te kerkeses dhe ofertes per mjete monetare, duke prodhuar inflacion ose duke kontraktuar ekonomine. Dy institucionet kryesore vendimarrese te vendit ne fushen e ekonomise dhe te financave, Qeveria e Shqiperise dhe Banka e Shqiperise, kanë arritur konsensusin për objektivat e përgjithshme te zhvillimit te vendit, përfshire dhe ate qe konsiderohet si bashkejetesee e harmonizuar midis politikave fiskale dhe monetare. Për më tepër, ky proces ka qene pjesë e nje konsultimi konstruktiv me institucione të tilla si FMN dhe BB.

Page 8: Politikat Monetare Dhe Fiskale

PERGATITI: KLODIAN SULA 8

POLITIKA MONETARE POLITIKA FISKALE Politika fiskale eshte politika shteterore e konsumit dhe tatimimit. Shteti grumbullon hyrjet per financimin e programeve publike (politika tatimore), realizon shpenzime gjate realizimit te programeve te caktuara (konsumi shteteror). Politika fiskale ka te beje me perdorimin e shpenzimeve qeveritare si dhe zbatimin e politikes se taksave per te arritur qellime te caktuara ekonomike dhe sociale. Qellimet e politikës fiskale jane: 1) Alokative 2) Shperndares dhe 3) Stabilizuese Qellimi alokativ ka te beje me veprimin e politikave buxhetore te qeverise ne alokimin e resurseve

te shoqerise (ofrimi i të mirave publike, eksternalitetet etj.)

Qellimi shperndares ka te beje me ndikimin e politikave buxhetore ne shperndarjen e te ardhurave te

shoqerise ne mes shtresave te ndryshme te popullsise.

Konsumi

Consumptio

Amvisërit

Konsumi shtetëror

Politika fiskale Firmat

Eksporti

Importi Konsumi personal

Politika monetare

Sektori finansiar

Huat e qeverisë

Tatimet

Kursimi Investimet

Paga, renta, kama, profiti

Page 9: Politikat Monetare Dhe Fiskale

PERGATITI: KLODIAN SULA 9

Qellimi stabilizues kane te bejne me ndikimin e qeverise mbi inflacionin papunesine, shtimin dhe zhvillimin ekonomik.

Politika fiskale

- A do te ndikoje gjithmone rritja e normes se tatimit ne rritjen e hyrjeve tatimore? Kjo eshte nje pyetje e cila ve ne dileme cdo qeveri te cdo vendi. - Për të mbuluar deficitin e buxhetit, qeveria mund të ndjekë dy rrugë: 1 - Te shtype (emitoje) para, 2 - Te marre hua nga publiku (ose nga vendet tjera)

PLANET DHE STRATEGJITE NE VITET NE VIJIM Ne te gjtha politikat qe ndjekin si Qeveria e Shqiperise per te pasur nje politike fiskale stabilizuese ne vend dhe Banka e Shqiperise per politiken monetare dhe per te pasu nje inflacion ne nivel sa me te ulet dhe per ta mbajtur ate ne nivelet njeshifrore. Banka e Shqiperise per planet e saj ne te ardhmen ka si strategji qe te mbikeqyre bankat dhe per te vepruar ne kohe sa me te shpejte. Misioni i mbikeqyrjes bankare eshte :

• te siguroje stabilitet ne sistemin bankar dhe te mbroje interesat e depozituesve dhe te publikut te gjere;

• te siguroje nje sistem bankar te shendoshe, aktiviteti i te cilit te jete transparent dhe i udhehequr drejt ekonomise se tregut;

• te rrise besimin e investuesve dhe të depozituesve nepermjet mbeshtetjes se zhvillimit te industrise bankare dhe efektivitetit te saj.

Roli i mbikeqyrjes bankare eshte :

• te siguroje nepermjet procesit te licencimit hyrjen ne tregun bankar, vetem te subjekteve te

kualifikuara (aksionere dhe administratore) qe plotesojne kerkesat perkatese ligjore, profesionale dhe

etike, qe kane kapital te mjaftueshem per ndermarrjen e rrezikut, si dhe politika dhe procedura per

Page 10: Politikat Monetare Dhe Fiskale

PERGATITI: KLODIAN SULA 10

kontrollin e rrezikut;

• te siguroje qe bankat te veprojne ne menyre te shendoshe duke zbatuar kerkesat ligjore dhe

rregullative, qe ato te kene kapitalin e mjaftueshem, likuiditetin e nevojshem, cilesi te kenaqshme te

aktiveve, rezerva te mjaftueshme per te perballuar rreziqet qe kane ndermarre, administrim sipas

standardeve nderkombetare "te praktikave me te mira", ne menyre qe te siguroje mbrojtjen e klientit

dhe te evitoje praktikat abuzive;

• te siguroje qe bankat me probleme te trajtohen shpejt dhe me efektivitet ne menyre qe te mbrohen

depozituesit, duke shfrytezuar te gjitha mundesite ekzistuese, minimizimin e kostos se qeverise dhe te

publikut.

Per te permbushur kete rol mbikeqyrja bankare :

- harton dhe rishikon rregulloret lidhur me: hyrjet e reja ne sistemin bankar, kryerjen e

nje veprimtarie te kujdesshme bankare, monitorimin e rezultateve te arritura, kujdestarine

dhe likuidimin e bankave, dhe imponon zbatimin e akteve ligjore dhe rregullative;

- harton politika aktive dhe strategji per mbikeqyrjen e bankave te veçanta dhe te sistemit

bankar ne teresi, qe jane te bazuara ne vleresimin e drejtimit te rrezikut;

- zhvillon procedura mbikëqyrese sipas udhezimeve dhe standardeve nderkombetare;

- zbaton keto procedura, standarde dhe udhezime ne vazhdimesi;

- siguron mjaftueshmerine e personelit ne numer dhe ne cilesi, per te realizuar mbikeqyrjen e

industrise bankare; financon dhe merr pjese ne takime te rregullta me industrine bankare dhe me

autoritete te tjera mbikeqyrese, per probleme me interes te perbashket.

Page 11: Politikat Monetare Dhe Fiskale

PERGATITI: KLODIAN SULA 11

MISIONI I MBIKEQYRJES I BANKES SE SHQIPERISE NE VITET NE VIJIM PER POLITIKAT MONETARE

MISIONI DHE POLITIKA TË MBIKËQYRJES BANKARE

Misioni i mbikeqyrjes bankare eshte ushtrimi i nje mbikeqyrjeje te kujdesshme, te vazhdueshme dhe ne

menyrë te pavarur, ndaj te gjitha institucioneve financiare te licencuara prej Bankes se Shqiperise, ne

menyre qe te garantohet mbarevajtja e biznesit te tyre. Mbikeqyrja bankare ka nje rol identifikues dhe

parandalues te problemeve qe mund te shfaqen ne institucionet qe licencohen nga Banka e Shqiperise, ne

menyre qe, ne varesi tee institucioneve qe preken, keto probleme te mos shenderrohen ne nje kercenim

potencial per qendrueshmerine e sistemit financiar dhe veçanerisht te atij bankar. Nese kjo do te ndodhte,

perveç te tjerash, do te cenohej imazhi dhe reputacioni publik i ketyre institucioneve dhe i Bankes se

Shqiperise, me pasoja negative per shendetin dhe rritjen ne teresi te ekonomise shqiptare keshtu qe Banka

e Shqiperise do luaje rolin e vezhguesit ne vitet ne vijim.

Instrumentet

Operacionet ne tregun e hapur Rezervat e obligueshme Norma diskonte

Qellimet operative

Perberja e rezervave

Qellimet indirekte

Çmimet e letrave me vlere Norma e kamates Depozitat ne banka Besimi i popullsise

Qellimet perfundimtare

Çmimet stabile Zhvillimi stabil Papunesia e ulet Normat te uleta te kamatave

Page 12: Politikat Monetare Dhe Fiskale

PERGATITI: KLODIAN SULA 12

BIBLOGRAFIA:

PER PERGATITJEN E KESAJ TEME JAM MBESHTETUR KRYESISHT NE INFORMACIONIN E MARRE NGA: Informacione te marra nga Banka te ndryshme te vendit ( Banka te

nivelit te dyte). Informacione nga faqa Zyrtare e Bankes se Shqiperise ne internet.

Informacionet ne internet ne adresa te ndryshme etj...

Pas mbledhjes se informacioneve ne vende te ndryshme infomracioni eshte perpunuar dhe me pas eshte shkruar.