për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë

24
KATALOG 2014 www.cde.edu.al për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë, mësuesve e drejtuesve, si dhe botimeve në këtë fushë Ne ndryshimin sjellim

Upload: others

Post on 01-Nov-2021

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë

KATALOG

2014www.cde.edu.al

për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë, mësuesve e drejtuesve, si dhe botimeve në këtë fushë

Ne ndryshiminsjellim “

Page 2: për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë

Ne ndryshiminsjellim “

Qendra për Arsim Demokratik (Center for Democratic Education – CDE) është organizatë jofitimprurëse, që mbështet ndryshimet dhe zhvillimin e arsimit, duke kryer një sërë veprimtarish intelektuale në fushën e këshillimit, hulumtimit, trajnimit, lidershipit, menaxhimit arsimor dhe botimeve, që nxitin të menduarit kritik, të nxënit aktiv dhe afatgjatë për të gjithë qytetarët e një shoqërie demokratike të bazuar në dije.

Ne sjellim ndryshimin

MISIONI

Slogani ynë ‘Ne sjellim ndryshimin’ shpreh vendosmërinë tonë për të kontribuar në mënyrë të vazhdueshme për përmirësimin e cilësisë së arsimit. Ndryshimi është zhvillim. Ndryshimi i vazhdueshëm është përftues dhe nxitës i vazhdueshëm i vlerave. Ndryshimin tashmë e kanë ndier dhe ndiejnë në punën e tyre të gjithë bashkëpunëtorët dhe përfituesit e shërbimeve tona.

Në më shumë se 15 vjet të veprimtarisë sonë, duke u mbështetur në përvojat më të mira të mësimdhënies e zhvillimit të arsimit në vendet më të zhvilluara perëndimore, CDE është bërë kultivuese, nxitëse dhe përhapëse e praktikave më të mira, të tilla si menaxhimi i ndryshimeve, zhvillimi i të menduarit kritik, metodologja e mësimdhënies dhe e të nxënit ndërveprues, hartimi i objektivave dhe rezultateve të të nxënit, të shkruarit e eseve dhe paragrafëve etj. Në arsimin e lartë, bëmë të mundur që kurrikula e formimit profesional të mësuesve të ardhshëm të ndërtohet mbi idetë moderne dhe novatore të filozofisë dhe psikologjisë së edukimit për zhvillimin e të menduarit kritik. Tashmë teoria dhe praktika që promovoi CDE-ja janë mbisunduese në tërë sistemin e arsimit parauniversitar dhe universitar, në mbarë hapësirën shqiptare.

Programet e zhvillimit profesional, të ndërtuara mbi parimet e arsimit për shoqërinë e dijes dhe të shoqëruara me më shumë se 30 botime, e kanë shndërruar CDE-në në qendër të ekselencës për lidershipin, mësimdhënien dhe të nxënit në Shqipëri, në rajon e më gjerë.

Së bashku, ne mund të bëjmë edhe më shumë për arsimin cilësor, prandaj bashkohuni me ne!

Bardhyl MusaiDrejtor ekzekutiv

Page 3: për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë

QENDRA PËR ARSIM DEMOKRATIK

Akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Shqipërisë (sot MAS), me vendim nr. 2, datë 27.03.2012, Numri i Regjistrimit CA 002

dhe

nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë e Republikës së Kosovës, me vendim nr. 87/2014, datë 17.01.2014

PROGRAME TRAJNIMI PËR ZHVILLIM PROFESIONAL

ÇERTIFIKATËQENDRA PËR DEMOKRATIK

CENTER FOR DEMOCRATIC EDUCATION

ka përfunduar me sukses të gjitha kërkesat e programit të trajnimit

“MËSIMDHËNIA DHE TË NXËNËT NDËRVEPRUES SIPAS

METODAVE PËR ZHVILLIMIN E TË MENDUARIT KRITIK”

dhe në përfundim i jep titullin:

ÇERTIFIKATË

QENDRA PER ARSIM DEMOKRATIK

CENTER FOR DEMOCRATIC EDUCATION

ka përfunduar me sukses të gjitha kërkesat e programit të trajnimit

“Përgatitja e mentorëve për udhëheqjen e praktikave profesionale”

dhe në përfundim i jep titullin:

MENTOREProgrami i akredituar*

* “Përgatitja e mentorëve për udhëheqjen e praktikave profesionale” është miratuar nga Komisioni i Akreditimit të Programeve

në përmbushje të Urdhrit nr.110, datë 09.03.2011 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe Rregullores për Sistemin e Akreditimit

të Programeve të Trajnimit, me numër regjistrimi CA002, datë 27.03.2012.

ÇERTIFIKATË

QENDRA PËR ZHVILLIM DEMOKRATIK

CENTER FOR DEMOCRATIC EDUCATION

ka përfunduar me sukses të gjitha kërkesat e programit të trajnimit

“FORMULIMI DHE VLERËSIMI I REZULTATEVE

TË TË NXËNIT”dhe në përfundim i jep titullin:

ÇERTIFIKATËQENDRA PËR ZHVILLIM DEMOKRATIK

CENTER FOR DEMOCRATIC EDUCATION

ka përfunduar me sukses të gjitha kërkesat e programit të trajnimit

“ARTI I TË SHKRUARIT DHE RETORIKA””

dhe në përfundim i jep titullin:

Page 4: për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë

Ne ndryshiminsjellim “

Shkolla e LIDERSHIPIT

Përshkrim i programit

Programi synon t’i aftësojë pjesëmarrësit të përmirësojnë punën e tyre në udhëheqjen profesionale, përshtatjen me prirjet bashkëkohore në menaxhimin dhe administrimin e institucioneve arsimore dhe t’i pajisë me dijet e shprehitë e duhura për udhëheqje.

Programi ka karakter modular me përmbajtjen e mëposhtme:

Çdo modul është i përbërë nga disa tema.

Përgatitja e drejtuesve për udhëheqjen, menaxhimin dhe administrimin e institucioneve arsimore

Modulet Kodi Nr. i krediteve

Teoritë kryesore dhe praktikat e drejtimit e të menaxhimit të institucionit D739 3

Legjislacioni për drejtimin dhe menaxhimin e institucionit D740 3

Drejtuesi si lider i zhvillimit pedagogjik dhe i menaxhimit të kurrikulës D741 3

Teoria e organizatës. Bashkëpunimi me përfaqësues të komunitetit të institucionit dhe me partnerë qeveritarë dhe joqeveritarë. D742 3

Planifikimi strategjik dhe financat e institucionit arsimor D743 3

Komunikimi dhe teknologjia e informacionit në institucionet arsimore D744 3

Page 5: për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë

Mënyra e zhvillimit

Seanca informuese dhe ndërvepruese në auditor, veprimtari individuale dhe në grup, komunikim on-line, detyra gjatë seancave, studim i pavarur i literaturës, praktikë në udhëheqjen dhe menaxhimin e një institucioni arsimor, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e një drejtuesi-mentor.

Kriteret e pranimit: Pranohen të gjithë kandidatët që kanë përfunduar studime universitare në fushën e mësuesisë me përvojë pune si mësimdhënës në arsimin parauniversitar ose si drejtues shkolle, inspektor në DAR/ZA, apo në një institucion tjetër që ka për objekt të punës së vet arsimin.

Materialet që përdoren

Libra, kryesisht në gjuhën shqipe, botime të CDE-së dhe të tjerë. Materiale të fotokopjuara. Materiale të shkruara për punë të pavarur dhe në grup në auditor (handouts). Materiale të shkruara në formë elektronike për studim të pavarur.Programe kompjuterike për demonstrim, studim dhe punë individuale e në grup.

Mënyra e vlerësimit

Me punime dhe detyra kursi, ese, demonstrime dhe dosje, bazuar në standardet profesionale të programit. Dosjet, si prova të plotësimit të kërkesave për çertifikim, për çdo modul veçmas dhe në tërësi.

Dokumenti njohës në përfundimin e shkollës: Çertifikatë me suplement

Page 6: për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë

Ne ndryshiminsjellim “

Përshkrim i programit Programi synon t’i aftësojë pjesëmarrësit:

• Të ndërtojnë dije të plota për procesin e mentorimit.• Të kenë shprehi mjaft të mira për të mbajtur shënime.• Të zotërojnë shprehi për udhëheqjen e praktikantëve në punën në klasë,

proceset e të nxënit dhe rolin e mësuesit. • Të zotërojnë dije për aspekte të tjera jashtë klase dhe rolin e mentorit në to.• Të zotërojnë shprehitë e punës për të ndihmuar një tjetër (praktikantin-

mësues) për të mësuar për profesionin.

Përgatitja e mentorëve për udhëheqjen e praktikave profesionale

Programi ka karakter modular me përmbajtje:

Modulet Kodi Nr. i krediteve

Praktikantët si studentë, karakteristikat dhe veçoritë e punës me ta MEN902 1

Mentori, mentorimi dhe përmbajtja e lëndës MEN903 1

Pedagogjia dhe kualifikimi fillestar MEN904 1

Cilësia në praktikën profesionale MEN905 1

Mësimi cilësor përmes praktikës me përdorimin e metodologjive ndërvepruese dhe aktive MEN906 1

Vëzhgimi i praktikantëve, natyra dhe roli i vëzhgimit MEN907 1

Mentorimi dhe vlerësimi MEN908 1

Kompetencat profesionale të vlerësimit MEN909 1

Mentorimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i shkollës MEN910 1

Partneriteti në përgatitjen e mësuesve fillestarë MEN911 1

Marrëdhëniet teori-praktikë në përgatitjen e mësuesve MEN912 1

Përgjegjësitë dhe detyrat e mentorëve në shkollë MEN913 3

Page 7: për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë

Materialet që përdoren

Libra, kryesisht në gjuhën shqipe, botime të CDE-së dhe të tjerë.

Materiale të fotokopjuara.

Materiale të shkruara për punë të pavarur dhe në grup në auditor (handouts).

Materiale të shkruara në formë elektronike për studim të pavarur.

Programe kompjuterike për demonstrim, studim dhe punë individuale e në grup.

Mënyra e vlerësimit

Me demonstrime dhe dosje, bazuar në standardet profesionale të programit.

Dosjet e çertifikimit përmbajnë: prova të plotësimit të kërkesave për çertifikim plane,

programe dhe prova të tjera nga referimet nëpër veprimtari për zhvillim profesional

në shkollë a gjetkë; vlerësime të pjesëmarrësve pas referimeve në seminare që kanë

përfunduar, dëshmi dhe prova të tjera të zotërimit dhe demonstrimit të cilësive

të mentorit. Për secilin pjesëmarrës në këtë program trajnimi përgatitet një dosje/

portofol, e cila përveç punimeve të seminarit për secilin modul veçmas, duhet të

përmbajë edhe shënimet e ushtrimeve të përpunuara.

Dokumenti njohës në përfundimin e programit: Çertifikatë me suplement

Page 8: për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë

Ne ndryshiminsjellim “

Modulet Kodi Nr. i krediteve

Parime të të nxënit aktiv dhe të menduarit kritik M124 2

Marrja e informacionit nga teksti M125 1

Të lexuarit dhe të kuptuarit e teksteve narrative M126 1

Të nxënët në bashkëpunim M127 1

Zhvillimi i një diskutimi M128 1

Procesi i të shkruarit M129 1

Të shkruarit argumentues bindës. Të kuptuarit e argumenteve M130 1

Të dëgjuarit kritik M131 1

Planifikimi i mësimit dhe vlerësimi. Koherenca objektiva-metoda-vlerësim M132 1

Puna me të rriturit: Përgatitja e trajnerit (ky modul është vetëm për trajnerët) M133 2

Programi ka karakter modular me përmbajtje:

Mësimdhënia dhe të nxënët ndërveprues sipas metodave për zhvillimin e të menduarit kritik

Përshkrim i programit Programi synon t’i aftësojë pjesëmarrësit:

• të ndërtojnë dije për metodat e bashkëveprimit aktiv të punës në grupe, të

diskutimeve të arsyetuara,

• të formojnë shprehi për ta shndërruar klasën në një mjedis që mbështet

dhe nxit të nxënët, në klasë mendimtare.

Page 9: për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë

Materialet që përdorenLibra, botime të CDE-së

Materiale të shkruara për punë të pavarur dhe në grupe në auditor (handouts).

Programe kompjuterike për demonstrim, studim dhe punë individuale dhe në grup.

Mënyra e vlerësimitMe demonstrime dhe dosje, bazuar në standardet profesionale të programit.

Dosjet e çertifikimit përmbajnë: prova të plotësimit të kërkesave për çertifikim sipas

nivelit të çertifikatës; vlerësime të dosjes si mësues/e apo trajner/e, plane, programe

dhe prova të tjera nga referimet nëpër veprimtari për zhvillim profesional në shkollë

a gjetkë; vlerësime të pjesëmarrësve pas referimeve në seminare që kanë përfunduar,

dëshmi dhe prova të tjera të zotërimit dhe demonstrimit të metodave ndërvepruese.

Dokumenti njohës në përfundimin e programit: Çertifikatë me suplement

Page 10: për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë

Ne ndryshiminsjellim “

Arti i të shkruarit

Përshkrim i Programit

Programi i Artit i të shkruarit synon të plotësojë dijet dhe të zhvillojë më tej aftësitë dhe

shprehitë në të shkruar të pjesëmarrësve nëpërmjet sesioneve ndërveprues. Procesi i të

shkruarit trajtohet në të gjitha fazat e tij, në forma të shumëllojshme.

Programi ka karakter modular me përmbajtje:

Modulet Kodi Nr. i krediteve

Koncepti i të shkruarit si proces: krijimi, përvijimi dhe produkti; eta-pat e të shkruarit ASH353 2

Fjalët dhe përzgjedhja e fjalëve; regjistri dhe nuancat kuptimore dhe gjuhësore të fjalëve ASH354 1

Organizimi i të shkruarit, fjalia ASH355 1

Organizimi i të shkruarit; nga fjalia te paragrafi, elementet dhe llojet e tij ASH356 1

Shprehitë e të menduarit. Paragrafët për shprehitë e të menduarit ASH357 1

Shkrimi i esesë: hapat për të shkruar esenë; struktura e esesë; llojet dhe mënyra të shkrimit të esesë ASH358 1

Eseja shpjeguese, krahasim-kontrasit, klasifikuese, përkufizuese ASH359 1

Eseja shkak-pasojë dhe argumentuese-bindëse ASH360 1

Pyetjet ese. Vlerësimi i esesë ASH361 1

Format e të shkruarit. Shkrimet personale ASH362 1

Format e shkrimit për qëllime aplikimi ASH363 1

Page 11: për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë

Materialet që përdoren

Libra, botime të CDE-së

Materiale të shkruara për punë të pavarur dhe në grupe në auditor (handouts).

Programe kompjuterike për demonstrim, studim dhe punë individuale dhe në grup.

Mënyra e vlerësimitMe demonstrime dhe dosje, bazuar në standardet profesionale të programit.

Dosjet e çertifikimit përmbajnë: prova të plotësimit të kërkesave për çertifikim sipas

nivelit të çertifikatës; vlerësime të dosjes si mësues/e apo trajner/e, plane, programe

dhe prova të tjera nga referimet nëpër veprimtari për zhvillim profesional në shkollë

a gjetkë; vlerësime të pjesëmarrësve pas referimeve në seminare që kanë përfunduar,

dëshmi dhe prova të tjera të zotërimit dhe demonstrimit të metodave ndërvepruese.

Dokumenti njohës në përfundimin e programit: Çertifikatë me suplement

Page 12: për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë

Ne ndryshiminsjellim “

Programi ka karakter modular me përmbajtje:

Modulet Kodi Nr. i krediteve

Karakteristikat e përgjithshme të objektivave mësimorë dhe objekti-vat si rezultatet të parashikuara të të nxënit V508 2

Taksonomia e objektivave, fusha njohëse V509 1

Taksonomia e objektivave e Blumit e rishikuar-fusha emocionale V510 1

Si të shkruajmë objektivat mësimorë, përdorimi i tyre për planifikimin e mësimit dhe vlerësimit V511 1

Përdorimi i objektivave në vlerësim. Matrica, testi dhe vlerësimi V512 1

Testi, llojet e tij, si formulohen pyetjet në test mbi objektiva, llojet e pyetjeve V513 1

Si mund të përdoren rezultatet e të nxënit në procesin mësimor? V514 1

Puna me të rriturit: Përgatitja e trajnerit (ky modul është vetëm për trajnerët) V515 2

Hartimi dhe analiza e rezultateve të të nxënit

Përshkrim i programit

Programi Hartimi dhe analiza e rezultateteve të të nxënit synon të aftësojë

pjesëmarrësit në formulimin e saktë të objektivave mësimore, në përdorimin e tyre

në planifikimin e mësimdhënies dhe të vlerësimit, në lidhje të ngushtë me parimin

e koherencës midis mësimdhënies, të nxënit dhe vlerësimit si bazat e shtyllës

kryesore të planifikimit mësimor. Formulimi i objektivave e bën më të lehtë më pas

punën për të hartuar dhe identifikuar rezultatet e të nxënit dhe programi i pajis

pjesëmarrësit me shprehitë e analizës së këtyre rezultateve.

Page 13: për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë

Materialet që përdorenLibra, botime të CDE-së

Materiale të tjera të përkthyera dhe të përshtatura

Materiale të shkruara për punë të pavarur dhe në grupe në auditor (handouts).

Mënyra e vlerësimit

Me demonstrime dhe dosje, bazuar në standardet profesionale të programit.

Dosjet e çertifikimit përmbajnë: prova të plotësimit të kërkesave për çertifikim; vlerësime

të dosjes si trajner/e, plane, programe dhe prova të tjera të punëve me shkrim dhe nga

referimet nëpër veprimtari për zhvillim profesional në shkollë a gjetkë; vlerësime të

pjesëmarrësve pas referimeve në seminare që kanë përfunduar, dëshmi dhe prova të

tjera të zotërimit dhe demonstrimit të llojeve të ndryshme të të shkruarit.

Dokumenti njohës në përfundimin e programit: Çertifikatë me suplement

Page 14: për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë

Ne ndryshiminsjellim “

Strategji të mësimdhënies dhe të të nxënit për klasat mendimtare.

C. Temple, A. Craford, W. Saul, S.R.mathews, J. Makinster© CDE për botimin në shqipISBN: 99943-76-5-9 / 238 faqe

Si të shkruajmë objektivat mësimorë për mësimdhënien dhe vlerësimin

Përgatitur nga Bardhyl Musai© CDE, 2009

ISBN: 978-999-56-666-9-9 / 267 faqe

Libri ofron metoda që ndihmojnë mësuesit të përfshijnë nxënësit në të nxënit aktiv. Ai u ofron të gjitha shkollave, që nga arsimi bazë, në të mesmen e ulët dhe në të mesme të lartë, praktikat më të mira të mësimdhënies – për të kuptuarit, të shkruarit për të nxënë, të nxënët në bashkëpunim, të shkruarit dhe të lexuarit kritik, të nxënit në bashkësi, si dhe për planifikimin e mësimeve dhe të njësive, dhe vlerësimin e nxënësve.

BOTIME

Formulimi i objektivave mësimorë është i strukturuar sipas hapave metodologjikë qysh në formulim, në planifikimin mësimor e deri në procedurat planifikuese për vlerësim, duke bërë njëkohësisht ilustrime me shembuj të shumtë e të larmishëm nga lëndë të ndryshme. Përdorimi i objektivave mësimorë në vlerësim është trajtuar në katër hapa të cilët i mundësojnë çdo përdoruesi që të kryejë vlerësim objektiv të nxënësve, në koherencë me mësimdhënien dhe të nxënët.

Page 15: për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë

Librat përmbajnë metoda dhe modele për mësimdhënie të suksesshme, bazuar në zhvillimin e të menduarit kritik, të nxënët aktiv dhe ndërveprues në të gjitha kategoritë e nxënësve.

Mësimdhënia dhe të nxënët ndërveprues - modele për zhvillimin e të menduarit kritik të nxënësve Përgatitur nga Bardhyl Musai© CDE, 2005ISBN 99943-766-2-4/ 246 faqe(klasa 1-5)ISBN: ISBN 99943-766-3-2/282 faqe (shkencat shoqërore)ISBN: ISBN 99943-766-4-0 /224 faqe(shkencat e natyrës dhe matematika)

Mësimdhënia dhe të nxënët ndërveprues – modele të suksesshme mësimi

Përgatitur nga grup autorësh© CDE, 2008ISBN 978-99956-666-3-7 (cikli fillor klasa 1-5)ISBN 978-99956-666-7-5 (gjuhë-letërsi, klasa 6-12)ISBN 978-99956-666-6-8 (histori-gjeografi klasa, 6-12)ISBN 978-99956-666-8-2 (matematikë, klasa 6-12)ISBN 978-99956-666-5-1 (fizikë, klasa 6-12)ISBN 978-99956-666-4-4 (biologji-kimi, klasa 6-12)

Page 16: për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë

Ne ndryshiminsjellim “

Zhvillimi i shprehive të të menduarit në klasat 6-12

Jeff ZëiersPërkthyer nga Majlinda Nishku

© IRA© CDE për botimin në shqip, 2005

ISBN 99943-766-0-8 / 260 faqe

Si të shkruajmë ese – paragrafët, pyetjet dhe vlerësimi

(botimi i 3-të i përmirësuar)Përgatitur nga Bardhyl Musai, në bashkëpunim me E. Qenami, E. Shqerra, V. Shëngjergji© CDE, 2014ISBN: 978-99943-776-6-7 / 224 faqe

Kapitujt janë organizuar në tri pjesë. Pjesa e parë shpjegon rëndësinë e zhvillimit të shprehive të të menduarit në shkollë dhe rolin e rëndësishëm që luan gjuha shkollore në këtë drejtim. Pjesa e parë trajton, gjithashtu elementet më të rëndësishëm të vlerësimit dhe të mësimdhënies dhe mënyrën se si lidhen ato me zhvillimin e të menduarit në shkollë.Pjesa e dytë përmban veprimtaritë, të grupuara në 12 kapituj, sipas shprehive të të menduarit.Pjesa e tretë përmban modele vizatimesh, që plotësojnë veprimtaritë e Pjesës së dytë.

Libri është një udhëzues praktik për nxënësit e shkollave të mesme, nga viti i parë deri në Maturën shtetërore. Ai përmban: Paragrafi, ndërtimi dhe llojet e tij, Pyetjet ese,Eseja, llojet dhe mënyra të shkrimit të saj, Vlerësimi

Page 17: për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë

Kuptimi i ri i ndryshimit në arsim

Majkëll FullanPërkthyer nga Majlinda Nishku

© Teachers College Press© CDE për botimin në shqip, 2004

ISBN: 99927-684-8-7

Forcat e ndryshimit – Depërtim në thellësitë e reformës arsimore dhe Vazhdimi

Majkëll FullanPërkthyer nga Majlinda Nishku dhe Xhavit Rexhaj© Tha Falmer Press© CDE për botimin në shqip, 2008ISBN: 978-99927-822-3-4

Revolucioni më i madh për të cilin flitet në këtë libër është ndryshimi i profesionit të mësuesisë. Libri përbëhet nga tri pjesë: Të kuptojmë ndryshimin në arsim, Ndryshimi arsimor në nivel vendor dhe Ndryshimi në arsim në nivel rajonal dhe kombëtar.

Forcat e ndryshimit tregon se qëllimi moral-ndikimi në jetën e të rinjve është vendimtar për reformat, por nuk është edhe aq i thjeshtë sa duket. Libri depërton thellë në rolin e dijes brenda dhe jashtë organizatave të të nxënit.

Page 18: për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë

Ne ndryshiminsjellim “

Si të shkruajmë shqip - Manual i Oksfordit për të shkruarin dhe retorikën i përshtatur për shqipen

Thomas S. KanePërkthyer dhe përshtatur nga Majlinda Nishku dhe Xhevat

Lloshi© Oxford University Press

© CDE për botimin në shqip, 2010ISBN 978-99956-726-3-8 / 740 faqe

Arti i të shkruarit është një mrekulli e pafundme, një sfidë intelektuale e rendit të lartë. Thuhet që të shkruarit mund të mësohet, por nuk mund të jepet mësim. Të shkruarit nuk është si një veprim i thjeshtë. Të shkruarit kërkon zotërimin e mjaftë të arritjes më të sofistikuar të mendjes njerëzore – gjuhës. Mundësitë gjuhësore janë kaq të mëdha e të thella, saqë ne asnjëherë nuk arrijmë ta zotërojmë të shkruarit plotësisht dhe përfundimisht, megjithëse mund të vazhdojmë t’i përsosim aftësitë tona gjuhësore.

Fuqia e të Menduarit Kritik

Lewis Vaughn dhe Chris MacDonaldPërkthyer nga Mimoza Gjika© Oxford University Press© CDE për botimin në shqip, 2010ISBN: 978-99956-726-4-5 / 544 faqe

Fuqia e të menduarit kritik është një përpjekje për të përmbushur kërkesat që mësuesit dhe pedagogët i presin nga çdo libër i mirë dhe përmban njohuritë fillestare, dijet bazë që lidhen me mënyrën e parashtrimit të argumenteve dhe nxjerrjes së përfundimve.

Ky tekst mund t’i ndihmojë studentët të kalojnë nga të nxënët pasiv në nxënët aktiv duke shfrytëzuar mënyra të shumta.

Page 19: për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë

Studimi akademik

Jill LewisPërkthyer nga Erjona Kurti

© Houghton Mifflin© CDE për botimin në shqip, 2005

ISBN 99943-766-1-6 / 682 faqe

Libri është një udhëzues i detajuar, me përzgjedhje të kujdesshme leximesh dhe veprimtarish të të shkruarit akademik. Me ndihmën e tij studentët do të përparojnë në përdorimin e shprehive të studimit akademik në disiplinat universitare. Ai ofron një përgatitje të shkëlqyer për studimet në arsimin e lartë. Libri është i ndërtuar në dy pjesë.Pjesa e parë, Udhëzues për metodat e të lexuarit dhe të studimitPjesa e dytë, Ese për studimin akademik

Libri përmbledh në një të vetëm: Hyrje në psikologji & Të kuptojmë psikologjinë dhe jep një vështrim shkencor, të saktë dhe të hollësishëm të koncepteve themelore të psikologjisë, ka një gjuhë tërheqëse e lehtësisht të kuptueshme për lexuesin.Informacioni i freskët dhe trajtimi i veçantë dhe konceptet themelore unifikuese janë tipare që përshkojnë fund e krye librin.

Psikologjia-shkenca e proceseve mendore dhe e sjelljes njerëzore

Charles G. MorrisAlbert A. MaistoPërkthyer nga Mimoza Gjika, Jorgji Qirjako© Pearson Education© CDE për botimin në shqip, 2008ISBN 978-99956-726-0-7 / 592 faqe

Page 20: për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë

Ne ndryshiminsjellim “

Metodat e hulumtimit – Udhëzues praktik për shkencat humane dhe sociale

Bob Mathewes dhe Liz RossPërkthyer nga Majlinda Nishku© Pearson Education© CDE për botimin në shqip, 2011ISBN 978-99956-726-6-9 / 490 faqe

Metodat e hulumtimit është një pikënisje shumë e mirë për studentët dhe ata që dëshirojnë të bëhen hulumtues. Libri është i organizuar me shumë kujdes dhe i shkruar në mënyrë lehtësisht të kuptueshme. Teksti është një tregues i shkëlqyer dhe i hollësishëm i terminologjisë në fushën e hulumtimit, që u hap rrugën lexuesve për të përballuar shkrime të tjera më teknike dhe më të vështira për metodat e hulumtimit.

Psikologji Edukimi

Botimi i njëmbëdhjetëAnita Woolfolk

Përkthyer nga Mimoza Gjika© Pearson Education

© CDE për botimin në shqip, 2011ISBN 978-99956-726-7-6 / 574 faqe

Teksti siguron trajtim të saktë dhe të përditësuar të fushave bazë të psikologjisë së edukimit – të nxënët, zhvillimi, motivimi, mësimdhënia dhe vlerësimi - të kombinuara këto me një analizë inteligjente të prirjeve të reja të shkencës dhe të shoqërisë, të cilat kanë ndikim në procesin e të nxënit.

Page 21: për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë

Koncepte kyçe për kuptimin e kurrikulës

Colin J. MarshPërkthyer nga Majlinda Nishku©Routledge©CDE për botimin shqip, 2014

“Koncepte kyçe për kuptimin e kurrikulës” është një udhëzues i paçmuar për të gjithë ata që merren me çështje të kurrikulës. Ky botim ofron një bazë të qëndrueshme njohurish për këtë temë, por trajton gjithashtu edhe drejtimet dhe problemet më të fundit që janë hasur në këtë fushë. Libri është shkruar me një stil të qartë dhe të kuptueshëm nga autori, na ofron një tablo të imtë të anëve të forta e të dobëta të identifikuara në këtë fushë, si dhe na njeh me debatet për konceptet kryesore në kurrikul.

Botime të reja përgjatë vitit 2014

KONcEPTE KyÇE Për

KUPTIMIN E KUrrIKULëS

i ri

Metodologji e mësimdhënies

Bardhyl MusaiBotim i 2-të

© CDE, 2014

Botimi i dytë është pasurim dhe përmirësim i botimit të mëparshëm, pasi shumë gjëra kanë ndryshuar këtë dhjetëvjeçar në metodologjinë e mësimdhënies, si rezultat i hulumtimeve dhe studimeve të shumta në këtë fushë. Librit të mëparshëm i janë shtuar 5 kapituj të rinj, lidhur me përdorimin e teknologjisë së informacionit, për shprehitë komunikuese të mësuesit, menaxhimin dhe disiplinën dhe përmbyllet me modelin e mësuesit si hulumtues. Kapitujt ekzistues janë pasuruar me informacion të freskët.

METODOLOGjI E

MëSIMDHëNIES

i ri

Page 22: për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë

Ne ndryshiminsjellim “

Si të shkruajmë paragrafë, ese dhe raporte hulumtuese

Në ndihmë të mësuesve dhe nxënësve të arsimit bazëGrup autorësh©CDE, 2014

SI Të SHKrUAjMë PArAGrAFë,

ESE DHE rAPOrTE

HULUMTUESE

i ri

Ky libër përmban një nga shprejitë themelore të nxënësve: artin e të shkruarit, shumë i domosdoshëm për t’u zotëruar dhe përdorur prej tyre në çdo siautaë. Paragrafi jepet me të gjithë elementet e tij, pjesët dhe llojet.Eseja, trajtohet si fillim ajo me pesë paragrafë, krahasimi midis paragrafit dhe esesë duke ndjekur të gjitha hapat që nga ideja e deri te forma përfundimtare.Raportet hulumtuese janë shumë të nevojshme pasi ndërtimi i dijes në shkollë, kërkon domosdoshmërisht edhe zotërimin e shprehive studimore e hulumtuese dhe përfundimte e hulumtimit përgatien në formë të shkruar.

Si të shkruajmë ese

Në ndihmë të mësuesve dhe nxënësve të arsimit të mesëm të lartëGrup autorësh

Botim i 4-rt ©CDE, 2014

SI Të SHKrUAjMë

ESE

i ri

Botimi i katërt i plotësuar i librit “Si të shkruajmë ese” - Në ndihmë të mësuesve dhe nxënësve të arsimit të mesëm të lartë sjell ndryshime telbësore në krahasim me tre botimet e mëparshme, si rezultat i nevojave të nxënësve të shkollave të mesme, kryesisht të maturantëve por edhe i kërkesave të programit të Maturës Shtetërore. Janë freskuar shembujt e eseve me punime të viteve të fundit nga nxënësit e shkollave të mesme, duke i dhënë librit më shumë karakter autentik.

Page 23: për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë

Si të shkruajmë ese dhe detyra universitare

Kathleen McMillan & Jonathan Weyers ©Pearson©CDE për botimin shqip, 2014

SI Të SHKrUAjMë

ESE DHE DETyrA

UNIVErSITArE

i ri

Libri përmban udhëzime praktike, të thjeshta për t’u përdorur aty ku shumica e studentëve kanë nevojë për ndihmë që ju pajisin me mjete dhe teknika të cilat ju mundësojnë të përmirësoni punën dhe të arrini rezultate më të mira! Ky libër ju mundëson të vlerësoni dhe të trajtoni një seri të veçantë aftësish dhe strategjish, në aspekte tepër të rëndësishme si përgatitja për në provim dhe përvetësimi, hulumtimi dhe shkrimi i projekteve studimore, planifikimi e hartimi i eseve universitare. Çdo kapitull është i plotë në vetvete dhe trajton një aspekt të veçantë të realizimit të hulumtimit, hartimit të kopjes së parë dhe shkrimit. Pra, mund ta lexoni këtë libër pa ndërprerje nga fillimi gjer në fund, ose në pjesë, ose të thelloheni në kapituj të veçantë kur mendoni se ju nevojiten. Shkrimi nuk është diçka që kufizohet vetëm gjatë periudhës së universitetit. Përkundrazi, zotësia juaj për të përdorur aftësinë e transferueshme të të shkruarit do t’ju bëjë komunikues kompetent të fakteve dhe opinioneve. Arti i të shkruarit të eseve do t’ju ndihmojë të mprihni aftësinë tuaj të të shkruarit për ta kthyer në një mjet të frytshëm komunikimi.

Page 24: për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë

Të interesuarit për shërbimet dhe botimet tona mund të kontaktojnë:Adresa:Rruga Jordan Misja, Pallatet Gener 2, Tiranë, ShqipëriTel: +355 44 509011 +355 44 509013cel.: +355 68 6080934 +355 68 6091007Email: [email protected]

Ne ndryshiminsjellim “

Ne ndodhemi këtu

Rr.J

orda

n M

isja

Unaza UnazaUnaza

Blv.

Zogu

i Pa