prof.dr.adrian civici, prof.dr agim binaj, dafina hysi,...

35
Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Irena Beqiraj, PhD. Klodian Muço, Ornela Liperi, Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa, Stine Klapper, Dafina Hysi, Prof.Asoc.Dr. Elvin Meka, Dr. Gerta Gogo, Shkurt 2020

Upload: others

Post on 07-Mar-2020

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

Për informacione të mëtejshme vizitoni:

www.fes-tirana.org/publications

Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj,

Irena Beqiraj, PhD. Klodian Muço, Ornela Liperi, Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa, Stine Klapper,

Dafina Hysi, Prof.Asoc.Dr. Elvin Meka, Dr. Gerta Gogo,

Shkurt 2020

Page 2: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NË SHQIPËRIForumi - Modeli Ekonomik & Sfidat

Autorët

Stine KlapperDafina HysiProf.Dr.Adrian CiviciProf. Asoc. Dr. Selami XhepaDr. Gerta Gogo Prof.Dr Agim BinajOrnela Liperi PhD. Klodian MuçoIrena BeqirajProf.Asoc.Dr. Elvin Meka

Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë botim janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht ato të Fondacionit “Friedrich Ebert”.

Publikimet e Fondacioni “Friedrich Ebert” nuk mund të përdoren për arsye komerciale pa miratim me shkrim.

Botimi u mundësua nga: Fondacioni “Friedrich Ebert”, Zyra e Tiranës, Rr. “Kajo Karafili”

Nr.14, hyrja 2, kati 1, Kutia postare 1418, Tiranë, Shqipëri

Te: +355 042250986 / 042273306 Fax: +355 04 22622067

www.fes-tirana.org

Page 3: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

Përmbajtja

Stine Klapper ................................................................ 3

Dafina Hysa ................................................................. 4

Prof.Dr.Adrian Civici....................................................... 5TIPARET E RRITJES EKONOMIKE NË SHQIPËRI 1992-2018

NDËRTIMI I PROFILIT TË RI TË EKONOMISË SHQIPTARE

Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa ........................................ 12RRITJA PËRMES BORXHIT DHE PAQËNDRUESHMËRIAE KËTIJ MODELI EKONOMIK

Dr. Gerta Gogo & Prof.Dr Agim Binaj ............................ 14 “SI KA SHËRBYER SISTEMI FISKAL I MODELIT EKONOMIK TË ZGJEDHUR NË ZHVILLIMIN EKONOMIK DHE FINANCIAR TË VENDIT”

Ornela Liperi ............................................................... 19STRUKTURA JO PRODUKTIVE E EKONOMISË SHQIPTARE DHENORMAT E LARTA TË FITIMIT TË KONCESIONARËVE

PhD. Klodian Muço ..................................................... 22PAPUNËSIA DHE EMIGRACIONI NË SHQIPËRI

Irena Beqiraj ............................................................... 27IMPAKTI I “GOOD GOVERNANCE”, KORPORATA E INVESTIMEVE

Prof.Asoc.Dr. Elvin Meka .............................................. 30EUROIZIMI DHE NDIKIMI NË EKONOMI

Page 4: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

3

Në Tetor të 2019-s, Fondacioni “Friedrich Ebert” (FES), zyra e Tiranës, organizoi tryezën e ekspertëve për të diskutuar mbi modelin ekonomik shqiptar. Kjo tryezë u organizua si një aktivitet hyrës në një sërë veprimtarish të cilat janë planifikuar të zhvillohen nga fondacioni. Këto aktivitete, që synojnë të mbajnë parasysh ndryshimet e shumta globale me të cilat përballet ekonomia e vendit, kanë për qëllim të mbledhin ekspertizë dhe të sugjerojnë rrugë të reja për progres, duke u mbështetur mbi analizmin dhe forcimin e potencialeve të ekonomisë, si dhe në ekzaminimin e themelit të modelit ekonomik.

Shqipëria është pjesë e një konteksti ndërkombëtar të udhëhequr, kryesisht, nga një paradigmë ekonomike, e cila, ende e gjen zgjidhjen vetëm nën “pushtetin” e tregut – pavarësisht dështimeve që ky model ka prodhuar në Evropë dhe në mbarë globin. Megjithë rritjen ekonomike të stabilizuar në Shqipëri në vitet e fundit, vihet re se ndjekja e kësaj paradigme nuk ka qënë e mjaftueshme për të shfrytëzuar efektivisht potencialin e madh që ofron ekonomia. Përkundrazi, sektorë premtues, janë ende të pazhvilluar edhe si disa shtete të tjerë evropianë, pabarazia afekton kohezionin social dhe lë pa përgjigje nevojën për një ndarje të drejtë të të mirave publike. Si rezultat, shkëputja e individit nga komuniteti i vet shfaqet në mënyrë dramatike kur një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve e shohin emigracionin si opsionin e vetëm premtues për destinacionin e tyre personal. Përveç sfidave specifike, shtetërore, rajonale e kontinentale, zhvillimet globale do të bëhen gjithnjë e më kërcënuese. Shqetësimet kryesore që diskutohen aktualisht për gjetje zgjidhjesh janë ndryshimi i klimës, efektet globale ekonomike dhe politike të rrijtes së populizmit dhe të nacionalizmit në shumë pjesë të botës, si dhe tregjet e paqëndrueshme financiare. Këto sfida të përmasave botërore duhet të adresohen në rang global, ndërsa potenciali ekonomik i çdo vendi ka vetëm një synim kryesor: të shfrytëzohet në një mënyrë të drejtë shoqërore.

Rrugëzgjidhja e këtij objektivi nga demokracitë

e reja arrihet përmes zhvillimeve të debateve dhe analizave të ekspertëve që përfshijnë zhvillimin e politikave konkrete. Ndërsa paradigma mbizotëruese ekonomike, që mbivlerëson rolin rregullues të tregut dhe të shtetit, në përgjithësi ka rëndësi vetëm në se merr përgjigje konkrete nga veprime specifike të politikës. Në këtë drejtim, kanë rëndësi lidhjet midis fushave të ndryshme të politikave, për shembull, asaj arsimore dhe punësimit, ose ndërmjet zgjidhjes së çështjeve sociale dhe atyre infrastrukturore. FES priret dhe synon të lehtësojë një debat për këtë çështje mes ekspertësh të ekonomisë dhe të politikës së vendit.

Tryeza e rrumbullakët e vitit 2019 në një hap të parë, përfshin diskutime mbi çështje të tilla si tranzicioni dhe modeli ekonomik, borxhi publik, qeverisja e mirë dhe investimet, integrimi ekonomik rajonal, modeli fiskal dhe taksimi, potenciali i një euroizimi, ndikimi i partneriteteve publike private dhe ndërmarrjet VIP dhe lidhja midis papunësisë dhe emigracionit. Ky publikim, që është një koleksion i ekspertizës së përbashkët, shpresoj të shërbejë si një ndihmesë mbështetëse për diskutimin e pritshëm dhe elaborimin për rishikimin e modelit ekonomik të Shqipërisë.

Falenderoj kontribuesit e kësaj tryeze ekspertësh që i’u kushtua diskutimit rreth modelit ekonomik shqiptar dhe që do t’i paraprijë ballafaqimeve të pritshme të opsioneve të ekspertëve më të mirë të ekonomisë dhe politikës për rrugë të reja progresi, forcimin e potencialve ekonomike dhe “ekzaminimin” e themeleve të modelit ekonomik shqiptar.

Stine Klapper, Drejtuese e FES, Zyra e Tiranës

I nderuar lexues,

Page 5: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

4

Procesi i kalimit nga Ekonomia e Centralizuar drejt Ekonomisë së Tregut, në fillim të viteve ‘90, nuk pritej të ishte i lehtë për vendin tonë. Por, pakkush mund të mendonte asokohe se, edhe pas tre dekadash, do të diskutohej për domosdoshmërinë e aplikimit të një Modeli Ekonomik për nxitjen e një zhvillimi të qëndrueshëm. Dhe kërkesa për një model të ri shtrohet, sepse ekonomia shqiptare po kalon aktualisht një situatë të vështirë dhe rritja ekonomike duket se varet më shumë nga “kapriçot” e motit.

Pas një rritjeje të konsiderueshme prej mbi 4%, vitin e shkuar, ndikuar nga eksporti i energjisë, në 6 mujorin e parë të 2019-ës, rritja ekonomike u përgjysmua, duke shënuar 2.36 %, përkundër parashikimeve optimiste të qeverisë për një rritje mbi 4%. Sipas BB dhe FMN ky vit pritet të mbyllet me një rritje rreth 2.8%. Investimet e reja strategjike, të synuara për të zëvëndësuar kontributin e Gazsjellësit TAP dhe hidrocentraleve mbi Devoll (që janë drejt ezaurimit), mungojnë. Madje, panorama bëhet edhe më e zymtë, nëse i referohemi raportit të “Doing bussines 2020”, që konsiderohet si kartolina më e mirë për çdo vend. Sipas këtij raporti, Shqipëria humbi 19 pozicione krahasuar me një vit më parë, duke u renditur e 82-ta në rang global, ndërsa në rajon, la pas në renditje vetëm Bosnjë-Hercegovinën. Borxhi publik, një tjetër element që tregon shëndetin e ekonomisë në vend, përveçse konsiderohet i lartë nga ekspertët e fushës, ka vënë në “përplasje” shifrash institucionet. Kontrolli i Lartë i Shtetit nënvizon se “financat” kanë fshehur detyrimet e prapambetura për të ruajtur parametrat makroekonomikë. Viti 2018 u mbyll, sipas Ministrisë së Financave, me një borxh publik të përllogaritur në 67.2 %, por, referuar raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, borxhi real arrin në 71.6% të PBB-së, nëse do të zhvishej nga efekti i zhvlerësimit të kursit të këmbimit. Institucionet ndërkombëtare kanë theksuar, në mënyrë të përsëritur, rrezikun e rritjes së borxhit në të ardhmen nga projektet e Partneritetit Publik

Privat, veçanërisht nga ofertat e pakërkuara, të aplikuara sidomos në infrastrukturën rrugore. Madje, dy vite më parë, kur qeveria trumbetonte projektin “1 miliard euro”, Banka Botërore sugjeronte kontabilizimin e konçesoneve si borxh publik. Ekspertët shqiptarë japin alarmin se PPP-të po përdoren për pastrimin e parave dhe po nxisin klientelizimin e konfliktualitetin në ekonomi.

Në raportin “Financierët si katalizatorë për rritjen në Ballkanin Perëndimor”, Banka Botërore evidenton se 40% e firmave që operojnë në Shqipëri janë në garë me biznese informale. Pavarësisht dhjetëra ndryshimeve ligjore apo fushatave të ndërmarra, informaliteti nuk po njeh ulje, duke qëndruar në kufijtë e 40-45%.Norma e papunësisë, statistikisht, ka zbritur në nivele historike, në rreth 12%. Por, ky rezultat pozitiv nuk arriti të ndikojë në skemën e sigurimeve shoqërore, e cila për vitin 2018, thelloi deficitin e saj më 1.7%, duke arritur në 45.8 miliardë lekë, pasi rënia e papunësisë erdhi, kryesisht, si pasojë e emigracionit në rritje të Shqiptarëve. Në 10 vitet e fundit braktisën vendin 590 mijë shqiptarë për një të ardhme më të mirë. Pjesa dërmuese e tyre ishin të rinj në grupmoshat 19-24 dhe 25-30 vjeç.

Pēr kēto arsye, Fondacioni “Friedrich Ebert” mori nismën për të organizuar një forum diskutimi mbi “Modelin ekonomik” me akademikë, ekspertë të njohur dhe me kontribut në vendin tonë, përfaqësues nga biznesi, por edhe me pjesëmarrjen e drejtuesve të Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Pjesëmarrësit, përveçse bënë një skaner të situatës ekonomike dhe problemeve të ekonomisë shqiptare, shpalosën idete dhe sugjerimet, mbi politikat që duhen ndërmarrë, për të pasur modelin e duhur ekonomik, që do të sjellë zhvillim të qendrueshëm.

Përmbajtja e këtij botimi, që u realizua më mbështetjen e Fondacionit “Friedrich Ebert”, përfshin analizat e një pjese të ekspertëve të fushës përkatëse.

Dafina HysaGazetare, Moderatore e forumit

Page 6: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

5

TIPARET E RRITJES EKONOMIKE NË SHQIPËRI 1992-2018NDËRTIMI I PROFILIT TË RI TË EKONOMISË SHQIPTAREProf.Dr.Adrian Civici

Stimulimi i rritjes ekonomike bën pjesë në objektivat më të rëndësishëm të politikave publike. Debatet politike, ekonomike e sociale vazhdojnë të kenë në thelbin e tyre “gjetjen e mjeteve dhe mënyrave për të nxitur rritjen ekonomike si rruga kryesore e zhvillimit ekonomik.” E shprehur si përqindje në raport me PBB, rritja ekonomike paraqitet nga ekonomistët dhe politikanët si “rruga e vetme që të con drejt progresit social dhe mirëqënies”, si “çelësi i vetëm për krijimin e pasurisë së individëve dhe shteteve”, si “pasuri që, pastaj, mund të përdoret për shërbime të ndryshme publike apo të rrishpërndahet për ata që kanë nevojë në kuadrin e politikave sociale.” PBB është barometri i pasurisë kombëtare dhe i kapaciteteve tona për progres social dhe mirëqënie. Rritja ekonomike është kryefjala e shëndetit të çdo ekonomie, e mundësive për financa të stabilizuara, e oportuniteteve të punësimit dhe reduktimit të papunësisë, e mundësive të rrijes së konsumit, e politikave të zhvillimit të qëndrueshëm etj. Institucionet kryesore ndërkombëtare, si FMN apo Banka Botërore, apo dhe çdo qeveri, e kujtdo vendi qoftë, krenarinë e suksese të saj, apo përballjen me kritikat e ballafaqon me shifrat e rritjes

ekonomike që realizon. Me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), llogaritet borxhi publik, deficiti buxhetor, investimet publike, investimet e huaja direkte, ngarkesa fiskale etj. Ekonomisti Ch.Comeliau shkruan: “Jeni politikan i një vendi të varfër? Atëherë, bëni përpjekje për rritjen e të ardhurave kombëtare. Vendi juaj ka shumë borxhe të brendshme e të jashtëme? Ju nuk mund t’i përmbushni obligimet tuaja dhe t’i zvogëloni ato pa shtimin e rritjes ekonomike... Në vendin tuaj ka pabarazi ekonomike, sociale e territoriale? Atëherë filloni të shtoni madhësinë e “tortës” që duhet të shpërndani, pra, shtoni rritjen ekonomike që të keni më shumë para në dispozicion. Buxheti publik nuk është asnjëherë i mjaftueshëm për të realizuar kërkesat dhe objektivat? Përmirësoni politikën fiskale dhe rrisni mundësinë e aktiviteteve prodhuese në të gjithë sektorët e ekonomisë. Aksionerët e kompanisë reklamojnë gjithnjë e më shumë fitime? Atëherë, përpiquni të shtoni vëllimin e prodhimit dhe shitjet. Kërkoni një vend pune dhe nuk e gjeni dot? Kërkoni paga më të larta dhe mundësi më të mëdha konsumi? Kini durim; bizneset presin vetëm përmirësimin e koniunkturës ekonomike dhe rritmin e rritjes ekonomike për t’i plotësuar këto kërkesa.

Page 7: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

6

Natyrisht, kur flitet për rritjen ekonomike duhen marrë në konsideratë debatet e diskutimet e shumta me natyrë ekonomike, financiare e sociale, të cilat nuk e absolutizojnë apo cilësojnë atë si shkopi magjik, që zgjidh gjithshka. Rekomandohet që këto të vlerësohen e të shoqërohen gjithnjë me pyetje e konkluzione të tilla si: në çfarë niveli rritja ekonomike

shndërrohet në zhvillim ekonomik e social?, sa dhe si “përkthehet” ajo në mirëqënie dhe

progres?, këmi të bëjmë me rritje ekonomike

sasiore apo cilësore?, si ndikon rritja ekonomike

në zhvillimin e qëndrueshëm?, cilat janë lidhjet ndërmjet rritjes ekonomike dhe stabilitetit

financiar dhe bankar?, kemi të bëjmë me një rritje ekonomike “miqësore” apo “agresive shkatëruese” me mjedisin?, sa e kënaqur ndjehet popullsia me rritjen ekonomike dhe efektet e saj

në jetën e përditshme?,etj. Rritja ekonomike konsiderohet si një “termometër” apo “letër lakmuesi”, që, nga njëra anë, reflekton dhe dëshmon gjendjen e ekonomisë dhe të sistemit financiar, funksionimi, efiçenca dhe kapaciteti të cilave reflektohet në përqindjen e rritjes ekonomike dhe, nga ana tjetër, reflekton mundësitë dhe rezultatet konkrete për realizimin e një serie politikash ekonomike, financiare e sociale, të cilat varen ndieshëm nga të ardhurat, që vijnë pikërisht nga shifra e rritjes ekonomike. Kontributin më të madh në rritjen ekonomike vazhdojnë ta japin Bujqësia, pyjet dhe peshkimi; Tregtia; Transporti; Hotelet, Industria nxjerrëse e përpunuese; Energjia; Ujësjellësit, Administrata Publike; Arsimi; Shëndetësia; Ndërtimi; Aktivitete të pasurive të paluajtshme; Informacioni dhe komunikacioni; Aktivitetet ¬financiare dhe të sigurimit. Në

këtë sens, “portretizimi i rritjes ekonomike”, “tiparet e saj kryesore” na përballin më qartë me përgjegjësinë për ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme, të strukturuar mirë e në mënyrë efiçente, që është e aftë të përballojë kriza apo vështirësi, që lindin nga ciklet e biznesit dhe reformat e rëndësishme strukturore, ashtu siç na përballin me përgjegjësitë për politikat sociale, zhvillimin e qëndrueshëm, etj. Duke i sintetizuar tiparet e rritjes ekonomike në Shqipëri, në këto 28 vite tranzicioni (1991-2018), mund të përvijohen disa elementë të rëndësishëm, që e karakterizojnë atë dhe, mbi këtë bazë, të analizohen faktorët kryesorë të stabilizimit të një rritjeje të qëndrueshme dhe evidentimit të drejtimeve më të rëndësishme të financimit dhe mbështetjes së saj si:Rritja ekonomike në vite ka patur natyrë të çrregullt. Ka pasur luhatje të mëdha, të cilat kanë reflektuar specifikat e tranzicionit shqiptar;Fillimi nga një bazë nisjeje shumë e ulët;Konfliktet e vazhdueshme politike, trazirat e rënda sociale në vitet 1997 e 1998;Efektin e reformave strukturore e transformuese në kuadrin e marrëveshjeve me FMN dhe BB duke filluar nga viti 1992 e deri më sot;Situatat e favorshme ekonomike rajonale e ndërkombëtare apo krizën financiare globale;Gjendjen ekonomike të fqinjëve si Greqia dhe Italia, etj.

Kemi patur rritje 5-6% në vitet 1994-96, rritje negative në 1997, kemi arritur gati 8% në 2008 për të zbritur në 1.3%, në 2012 dhe 0.9% në vitin 2013. Shqipëria hyri në një tendencë rritjeje ekonomike pozitive në periudhën 2013-2018, duke arritur në 4.2%.

MONITOR, 4 dhjetor 2018

Page 8: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

7

Parashikimet e Ministrisë së Financave apo institucioneve ndërkombëtare si FMN, Banka Botërore apo BERZH nuk e shohin të mundur kalimin e tavanit prej 4% para viteve 2020 -2022, megjithëse në raport me shtetet e tjera të rajonit, Shqipëria pritet të jetë ndër vendet që do të kenë zgjerim më të përshpejtuar ekonomik, më mirë se Bosnja (3.2%), Bullgaria (3.6%), Kroacia (2.8), Serbia (3.5), Mali i Zi (3.7%) dhe njësoj me Kosovën dhe Serbinë.

Rritja ekonomike nuk ka prodhuar në mënyrë simetrike efektet kolaterale pozitive që priten prej saj. P.sh., nuk ka ecur në të njëjtin sens me punësimin, duke qenë larg dhe atij që njihet si “ligji i Okun-it”, dmth, rritjes simetrike të punësimit, në funksion të rritjes ekonomike. Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve, në të cilat vërtetohet një lidhje relativisht e dobët shkak-pasojë ndërmjet rritjes ekonomike dhe zvogëlimit të papunësisë. Megjithatë, në vitet e fundit, veçanërisht vitet 2017 dhe 2018, referuar Bankës Botërore (Raport i Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor Nr. 14 | Vjeshtë 2018), “punësimi në Shqipëri u rrit me 4.1 përqind në Qershor 2018 në terma vjetorë, si rezultat i përmirësimeve gjithëpërfshirëse të bëra në tregun e punës. Ajo ka gjithashtu shkallën më të lartë të punësimit në rajon, si dhe nivelin më të ulët të papunësinë te të rinjtë”.Në shumë vite papunësia ka patur si valvul shkarkimi emigracionin në vende si Greqia, Italia, Gjermania etj. Rritja ekonomike ka prodhuar dhe diferencim në zhvillimin rajonal, territorial dhe social. Më pozitive duket lidhje e saj me nivelin e varfërisë. Studimet dëshmojnë për një korrelacion pozitiv ndërmjet rritjes ekonomike dhe uljes së varfërisë, pra një rritje më përfshirëse. P.sh., në periudhën 2002-2008, kur rritja shkoi nga 4.2% në 7.5%, varfëria ra nga 25.4% në 12.5%, ndërsa rënia në 1.3%, në vitin 2012 ndikoi në shtimin relativ të varfërisë. Tregjet e punës luajnë rol të kufizuar në reduktimin e varfërisë, pasi në të ardhurat e përgjithwshme familjare vetëm 50% e tyre vijnë prej pagave nga puna. Tregu i punës vazhdon të mos ketë fleksibilitetin dhe aftësinë absorbuese optimale, duke reflektuar defektet strukturore të ekonomisë shqiptare. Evidentohet pak kërkesa, si dhe vende të reja pune, cilësore

që kërkojnë nivele të larta kualifikimi e shkollimi, ndërkohë që reklamohen me mijëra vende të lira punë të kategorisë “zanatcinj”, që kërkojnë thjesht “formim profesionale”. Një tjetër paradoks për kushtet e Shqipërisë është edhe shkalla e lartë e “papunësisë vullnetare”, e cila, më së shumti, është pasojë e pagave shumë të ulta që ofrojnë biznese apo sektorë të ndryshëm ekonomikë, duke dekurajuar angazhimin e të papunëve në këto vende pune.

Kryesisht rritja ekonomike ka qenë e mbështetur te konsumi, remitancat dhe importet dhe jo te prodhimi, investimet dhe eksportet; ka qenë më shumë me natyrë sasiore ekstensive, sesa një rritje ekonomike cilësore, që buron nga sektorë e aktivitete me eficencë të lartë dhe teknologji e inovacione moderne. P.sh., në periudhën 2000-2008, totali i konsumit zinte gati 64% të rritjes në kërkesën e përgjithshme, ndërkohë që në periudhen e ndikimit edhe të krizës financiare globale kjo shifër ka ardhur vazhdimisht duke u rrudhur. Ngadalësimi ekonomik, që filloi pas vitit 2008, shkaktoi dhe një rënie të kërkesës për punë, duke ndikuar në uljen e të ardhurave të familjeve dhe të konsumit të tyre. Nga analiza e strukturës së hapjes së vendeve të reja të punës në 10-15 vitet e fundit evidentohet fakti se punësimet kryesore janë në shërbime pa shumë standarte e cilësi, në industrinë fasone, call center etj. Kapitali apo sasia e investimeve të nevojshme për një vend të ri pune te ne llogaritet në 3000 – 5000 euro, ndërkohë që punësimi eficent – që kërkon dhe burime njerëzore të përgatitura e eficente – luhatet në shifrat 20000 – 30000 euro dhe, natyrisht ky vend pune i ka shumë më të larta dhe pagat. Duke iu referuar Bankës Botërore, evidentohet fakti se në Shqipëri “produktiviteti ndikon pak në rritjen ekonomike: produktiviteti total i faktorëve, puna dhe kapitali human apo stoku i kapitalit për njësi pune ka ardhur duke u ulur në periudhën 2000-2016”.

Niveli i produktivitetit të punës në Shqipëri është më i ulët se sa në çdo vend tjetër të Europës. Gjithashtu, produktiviteti është edhe nën një kërcënim të vazhdueshëm, pasi popullsia e Shqipërisë po plaket, gjë që në një afat kohor të mesëm dhe të gjatë do të ushtrojë presion mbi rritjen e produktivitetit.

Page 9: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

8

Numri i emigrantëve shqiptarë u rrit më shumë se trefish gjatë dekadave të fundit: nga 0.2 milionë në vitin 1990 në 1.05 milionë në vitin 2017, shifër kjo që përbën pothuajse 40 përqind të popullsisë rezidente. Kjo shifër është më e larta në Ballkanin Perëndimor, pas Bosnjë dhe Hercegovinës. Shqipëria po përballet frikshëm me ikje të punonjësve të kualifikuar. Statistikat dëshmojnë për humbje të rreth 40% të fuqisë punëtore të arsimuar.

Në Shqipëri, produktiviteti i punës vlerësohet nga një studimi i BERZH në rreth 10 mijë euro në vit, nga 15 mijë euro në Maqedoni, rreth 30 mijë euro mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe rreth 50 mijë euro në 11 vendet e para të BE-së. Në rajon, produktivitetin më të lartë e kanë Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia, ndërsa Maqedonia dhe Kosova, që rezultojnë në dy vendet e parafundit, kanë një produktivitet pune rreth 50-55% më të lartë se Shqipëria.

Sipas INSTAT (2015), në Shqipëri, me produktivitet pune më të lartë rezultojnë ndërmarrjet me mbi 250 të punësuar, veçanërisht ato të industrisë nxjerrëse, ndërsa me tregues më të ulët ato të sektorit të akomodimit dhe shërbimit ushqimor. Ndërsa për SME-të, produktivitetin më të lartë e kanë sipërrmarrjet e ndërtimit dhe më të ulët ato të shërbimeve, energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve. Sektorët me nivelin më të mirë të produktivitetit të punës figurojnë tregtia, me 7.8 milionë lekë/vit, industria nxjerrëse me rreth 7 milionë lekë në vit. Nivelin më të ulët e ka sektori i hotel-restoranteve, me 780 mijë lekë/vit dhe sektori i industrisë përpunuese, me 2.4 milionë lekë/vit, sektor që mban një peshë të rëndësishme të punësimit.

Në Shqipëri, faktorët kryesorë të nivelit problematik të produktivitetit kanë të bëjnë me përdorimin e ulët të teknologjive të reja e inovacioneve në proceset e prodhimit dhe shërbimit; me cilësinë e ulët të formimit profesional të forcës së punës dhe të menaxherëve; me strukturën e brishtë të bizneseve dhe të ekonomisë sonë në tërësi, të dominuar tërësisht nga bizneset mikro dhe të vogla; me mungesën sistematike të politikave ekonomike e zhvillimore, të adresuara në rritjen e produktivitetit; me strukturën e IHD etj.

Përtej faktit shumë pozitiv të uljes së papunësisë në nivelin 12.4% dhe krijimin e mbi 220 mijë vendeve të reja të punës në 4-5 vitet e fundit,

problem shqetësues mbetet struktura e vendeve të reja të punës dhe impakti i tyre i kufizuar në zhvillimin ekonomiko-social dhe rritjen e produktivitetit. Sipas Bankës Botërore, shumica e vendeve të reja të punës të krijuara në Shqipëri, përfitohen nga persona me arsim fillor ose 9 vjecar. Vetëm 20% e vendeve të reja zihen nga persona me arsim të mesëm ose të lartë, ndërkohë që, p.sh, vendet e reja të punës të krijuara ndërmjet viteve 2014 dhe 2016 kanë qenë, mesatarisht, më pak produktive se sa vendet ekzistuese, të nxitura kryesisht nga vetëpunësimi dhe punësimi në vende më paga të ulta si sektori i fasonerisë apo call-center. Arsyeja e kësaj gjendjeje shkaktohet nga dy faktorë me natyrë strukturore dhe ndikime afatgjata: Nivelin e ulët arsimor dhe profesional të forcës disponibël të punës; Dominimin e vendeve të punës të hapura me investime minimale ose vetëpunësime modeste. Këta dy faktorë janë arsyeja kryesore përse Shqipëria ka pagën minimale dhe mesatare më të ulët në Ballkan dhe në Europë.

Rritja ekonomike vazhdon akoma të jetë shumë e ndieshme nga investimet publike dhe kreditë e sektorit bankar – ndërkohë që duhet peshë më e madhe e sektorit privat, financimeve nga tregu financiar etj. Evidentohet fakti se rritja ekonomike dhe qëndrueshmëria fiskale varen ndieshëm nga realizimi i investimeve publike dhe krediti bankar. Mbi 90% e financimeve në ekonomi dhe në konsum vjen thjesht dhe vetëm nga sistemi bankar, ndërkohë që, në vendet e zhvilluara, ky tregues është gati i përmbysur në favor të tregjeve financiare, bursave të kapitaleve, fondeve të investimit, sektorit privat të industrisë apo shërbimeve etj. Sipas Bankës së Shqipërisë, “bankat përfaqësojnë ende rreth 90% të totalit të aktiveve të sistemit financiar, ekuivalent me 92% të PBB-së, ndërkohë që pjesa tjetër e sektorit financiar është e vogël dhe përbën vetëm 10% të totalit të aktiveve të sistemit financiar”.

FMN-së e klasifikon Shqipërinë si një ndër vendet me tregjet me të pazhvilluara financiare në botë. Në Indeksin Botëror të Zhvillimit Financiar (2016), Shqipëria renditet e 107-ta në listën e 183 vendeve. Sektori financiar është zhvilluar ndieshëm në të gjithë globin dhe sistemet moderne financiare po aplikohen si mundësi investimi për qytetarët, ndërsa, në Shqipëri, sistemi financiar mbetet i dominuar nga bankat. Tregjet financiare vazhdojnë ende të jenë në fazën embrionale të tyre.

Page 10: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

9

RRITJA EKONOMIKE DHE KONVERG-JENCA ME EKONOMITË RAJONALE DHE ATË EUROPIANE.

Kur analizojmë strukturën e ekonomisë shqiptare, efiçencën, konkurrueshmërinë, nivelin e pagave, çmimet, etj., pak e lidhim këtë me politika specifike, që garantojnë konvergjencën dhe na afrojnë me rajonin dhe BE. Në mjaft tregues thelbësorë ekonomikë, financiarë dhe socialë jemi prapa mesatares rajonale dhe europiane. Duhet një rritje ekonomike e qëndrueshme mbi 6-7% që të krijojmë mundësi përafrimi apo konvergjence, sidomos me mesataren e BE.

Sipas Bankës Botërore, me një rritje ekonomike prej 4-4.2% Shqipërisë i duhen rreth 36 vite që të arrijë mesataren e të ardhurave mesatare për frymë të vendeve të BE-së, ndërkohë që me një rritje ekonomike të qëndrueshme prej 6% i duhen rreth 25 vite. Duke iu referuar parashikimeve

afat-mesme makroekonomike, Shqipëria planifikon që rritja ekonomike në nivelet 5-6% mund të jetë e realizueshme vetëm mbas viteve 2020-2022. Sipas raportiti të “Economist Inteligence Unit” (2018), edhe pse kanë kaluar thuajse tri dekada që nga fillimi tranzicionit në Europën Qendrore dhe Lindore, progresi në konvergjencën e nivelit të të ardhurave me vendet më të zhvilluara të Europës ka qenë modest, veçanërisht që prej krizës financiare globale në 2008-n. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë hapa pas që nga 1989. Diferenca midis nivelit mesatar të të ardhurave të tyre dhe BE 15 ishte më e thellë në 2017-n se sa në 1989. Raporti veçon tri faza të këtij tranzicioni. Faza e parë, gjatë viteve ’90, veçanërisht në gjysmën e parë të dekadës, u shënjua nga një recesion i thellë edhe nën ndikimin e konflikteve. Pas vitit 2000, pati një rimëkëmbje të shpejtë dhe përshpejtim të arritjes së nivelit të BE 15. Por kjo zgjati deri në krizën globale financiare të 2008-s. Pas kësaj, ritmi i konvergjencës u ngadalësua.

Shifra e rritjes ekonomike ka qenë dhe mbetet objekt debatesh e diskutimesh të shumta në Shqipëri. Përvec shpërdorimit në kuadrin e konfliktualitetin politik dhe, në disa raste edhe institucional, çka e përball shifrën e rritjes së dhënë nga INSTAT me “inatet” politike dhe mosbesimin kronik për vërtetësinë e saj. Kjo stimulohet dhe nga fakti se mbledhja e informacionit apo i të dhënave mbetet i vështirë,

ndërkohë që nuk bëjmë dot korrigjime dhe matje në kohë reale si pasojë e vështirësive në koordinimin e institucioneve në lidhje me transparencën e financave publike dhe private... tatimet, thesarin, ministritë, doganat, INSTAT-in, BSH-së, bankat etj. Natyrisht, një gjë e tillë pengon eficencën e politikave publike dhe vendimmarrjen në sektorin privat apo IHD.

Burimi: IMF World Economic Outlook, 2018

Skenarët e konvergjencës ekonomike : BE – vendet e Ballkanit Perëndimor

Page 11: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

10

RRITJA EKONOMIKE DHE MODELI I RI EKONOMIK, OSE, MODELIMI I RI EKONOMIK QË KA TË BËJË ME KONTRIBUTIN E SEKTORËVE TË NDRYSHËM NË PBB”. Këtë debat e ka hapur që në vitin 2005 Banka Botërore me studimin mbi faktorët e rritjes së qendrueshme dhe zhvillimit në Shqipëri. Prej atëherë është diskutuar në Shqipëri, por ende pa marrë një përgjigje me natyrë strategjike: cilat janë objektivat dhe strategjitë për një ndryshim strukturor në kontributin e degëve apo sektorëve në PBB për 10 apo 15 vitet e ardhëshme? Sa dhe si do t’i zëvëndësojmë “gropat” e shkaktuara në ecurinë dhe stabilitetin e PBB nga rrudhja e sektorit të ndërtimit, zvogëlimi i remitancave, kufizimi i mundësive të privatizimeve”? Sa për qind do ta kemi të varur rritjen ekonomike nga ndryshimet strukturore në ekonominë tonë? A kemi tashmë një strategji të qartë të zhvillimit ekonomik e financiar për 20 vitet e ardhëshme me degë e sektorë prioritarë të përcaktuar?”etj. Pa një përgjigje direkte efiçente në këto çështje është e zorshme të jemi plotësisht të bindur se politikat tona ekonomike, klima e biznesit, politikat fiskale e buxhetore etj., shkojnë në drejtimin e duhur. E rëndësishme është mbizotërimi i filozofisë, që duket se tashmë është kuptuar: rritja duhet të udhëhiqet nga investimet dhe eksportet dhe jo nga konsumi dhe importet.

NEVOJA PËR TË NDËRTUAR “PROFILIN” E RI TË EKONOMISË SHQIPTARE PËR DY DEKADAT E ARDHËSHME. Garantimi i rritjes së qendrueshme nënkupton faktin se sa do të jemi në gjendje që të gjejmë e identifikojmë “burime të reja që ushqejnë rritjen ekonomike” apo dhe «zëvendësuesit» e disa prej burimeve aktuale të rritjes, që, në periudha afatshkurtra e afatmesme, pritet të kontribuojnë shumë më pak se deri tani. Si do ta mbushim “gropën” e përmendur pak më parë? Si do ta eliminojmë apo ngushtojmë defiçitin tregtar dhe atë të pagesave? Si do ta ristrukturojmë hapësirën rurale, ku mbizotërojnë mini-fermat dhe si do ta përmirësojmë tendencën drejt një tregu toke aktiv apo për ngritjen e kooperativave, që është akoma e ulët? Si do ta zhvillojmë, ristrukturojmë e modernizojmë biznesin shqiptar, që dominohet nga bizneset e vogla familjare dhe reflekton elementë arkaikë e informalë? Cilat janë politikat strukturore, që na

konvergojnë me ekonominë evropiane? Cilët do jenë sektorët që, në një apo dy dekadat e ardhëshme, do të përbëjnë «motorin real» të ekonomisë shqiptare?: bujqësia dhe agro- industria?, Energjia?, Turizmi?, Industria?, Infrastruktura?, Arsimi?, Shërbimet?, Zhvillimi i biznesit privat? etj.

Ka ardhur koha të jemi më të qartë në objektivat themelore të zhvillimit dhe modelit të rritjes ekonomike për dy dekadat në vazhdim. Duhet të ndërtojmë “profilin” apo “portretin” e ekonomisë shqiptare të së nesërmes. Këtë mangësi e bën akoma më të vështirë fakti se forcat kryesore politike janë në antagonizëm të vazhdueshëm ndërmjet tyre, gjë që shprehet në qëndrimet mohuese të çdo politike ekonomike zhvilluese kryesore dhe arritjeje ekonomike e sociale reciproke, si dhe neglizhenca e dukshme ndaj konceptit të një « strategjie kombëtare të zhvillimit » të përgatitur me konsensus politik e shkencor të nevojshëm dhe të respektuar nga të dyja palët në qeverisje apo opozitë.

Modeli i deritashëm garantues i rritjes ekonomike në Shqipëri, i mbështetur kryesisht në të ardhurat nga emigracioni, që në disa vite kanë qenë edhe më të larta se 1.2 miliard euro në vit, donacionet si vend i varfër dhe në zhvillim, që kemi përfituar me shumicë, kreditë e buta dhe ndihma e huaj, që kanë qenë një arterie e rëndësishme që furnizonte rregullisht ekonominë tonë, privatizimet masive, që i kanë krijuar buxheteve tona luksin e të qenit në ekuilibër dhe me deficit minimal, vetëpunësimi kryesisht bujqësor, “boom” mbi 15 vjeçar i sektorit të ndërtimit, shkarkimi i papunësisë nëpërmjet emigracionit, “rekomandimet detyruese” të FMN-së në kuadrin e marrëveshjeve me të në periudhat 1992-2008 dhe 2013 2017 etj, duket se po shkojnë drejt shterimit total ose të pjesshëm.

Edhe politikat me prioritet “ruajtjen e ekuilibrave makroekonomikë”, duke krijuar mundësi për rritjen ekonomike, duket se nuk mund të jenë më të vetme dhe dominuese. Ka ardhur koha të bëjmë politika më të strukturuara për nxitjen maksimale të rritjes ekonomike, për garantimin e qëndrueshmërisë së saj.

Page 12: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

11

Rritja ekonomike për një vend si Shqipëria mund të nxitet në disa mënyra, ku ndër më kryesoret mund të përmendim:

1.Nëpërmjet borxheve dhe kredive nga jashtë; 2. Nëpërmjet eksporteve të lëndëve të para e burimeve natyrore, disa produkteve të gatshme dhe një kategorie të caktuar shërbimesh; 3. Nëpërmjet ristrukturimit ekonomik dhe reformave të vërteta strukturore, rritjes me prioritet të prodhimit të brendshëm, diversifikimit të produkteve dhe shërbimeve, adoptimit të teknologjive të reja, rritjes së produktivitetit dhe konkurrueshmërisë. Dy mënyrat e para gjykohet se janë me nivel të lartë risku dhe jo aq “të qëndrueshme” në raport me të tretën. Ta mbështesësh rritjen ekonomike vetëm tek investimet apo kreditë e huaja, do të thotë të ushqesh iluzionin e një jetese dhe zhvillimi përtej mundësive të tua konkrete, do të thotë të jesh i varur shumë nga flukset, “devijimet” dhe “kapricot” e shpeshta të tregjeve financiare ndërkombëtare, do të thotë të prodhosh një rritje ekonomike jo reale të mbështetur në monedha të fuqishme e të mbivlerësuara, të cilat sintetizojnë një strukturë ekonomike e konsumi larg realitetit tonë.

Në kushtet kur borxhi publik në Shqipëri është në nivele të larta, kur deficiti buxhetor ka vetëm pak vite që është relativisht i ulët dhe nën kontroll, mundësitë për ta konsideruar këtë rrugë janë të kufizuara, aq më tepër që aktualisht, sfida dhe frika e çdo qeverie në Botë është “gogoli i borxhit publik”. Edhe rritja ekonomike e bazuar ekskluzivisht te lëndët e para, burimet natyrore dhe eksporti i tyre apo tek “eksporti i krahut të lirë të punës”, kur është fjala për sektorin me fason, vlerësohet si jo e qendrueshme, sidomos për shkak të fluktuacioneve të mëdha të çmimeve të tyre në

tregjet ndërkombëtare dhe luhatjeve që pëson ky sektor nga zhvillimet rajonale e ndërkombëtare. Krizat e herë pas herëshme që prekin rëndë sektorin e industrisë, eksportet me fason etj, janë një dëshmi e këtij konkluzioni.

Mënyra e tretë, që, sipas shembujve pozitivë në botë, ka prodhuar një rritje konstante afat-gjatë është “promovimi i produkteve të përpunuara dhe ofrimi i shërbimeve moderne”. Duke parë zgjerimin e tregjeve ndërkombëtare dhe kërkesës për produkte të përpunuara, si dhe efektet pozitive që ato japin në rritjen e punësimit të brendshëm, nga shumë qendra e institucione të specializuara rekomandohet që vendet si Shqipëria të bëjnë politika specifike rritjeje ekonomike me këtë fokus. Kryefjala mbetet “rritja e prodhimit të brendshëm”, shtimi i PBB nga prodhimi dhe jo nga konsumi, siç ka qenë modeli dominues i deritashëm dhe rritja e produktivitetit të ekonomisë sonë.

Meqënë se duam të nxisim rritjen ekonomike afatgjatë duhet të mos mbetemi më te “politikat themelore” si p.sh., stabiliteti makroekonomik, qendrueshmëria buxhetore, thellimi i privatizimeve, liberalizimi ekonomik, por të fokusohemi drejt politikave prodhuese e, sidomos, politikave energjetike, industriale dhe zhvillimit rural; të jemi të kujdesshëm me stabilitetin financiar, të jemi të prirur për futjen masive të teknologjive të reja në gjithë sektorët e ekonomisë dhe biznesit, të kemi në fokus zgjerimin e kapitalit human dhe përfshirjen më të gjerë të popullsisë aktive e të territorit të Shqipërisë në “kontributin dhe përfitimet nga rritja ekonomike”.

Prof.Dr.Adrian Civici

Page 13: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

12

RRITJA PËRMES BORXHIT DHE PAQËNDRUESHMËRIA E KËTIJ MODELI EKONOMIKProf. Asoc. Dr. Selami Xhepa, President, Universiteti Europian i Tiranës

Borxhi publik global vlerësohet rreth 244 trilion dollarë ose tre herë sa vlera e prodhimit botëror. Edhe pse ka patur një rënje të lehtë krahasuar me vitet e pikut të krizës globale të 2007, kurrë më parë në histori në periudha paqeje nuk ndeshen nivele rekorde të borxhit si këto të tanishmet. Borxhi i sektorit privat kap shifrën e 100% të prodhimit botëror, ndërsa borxhi publik, në nivel botëror kap shifrën e rreth 72% të prodhimit global.

Shqipëria, gjithashtu, ka ndjekur një politikë të mbështetjes së zhvillimit ekonomik përmes borxheve të shtuara publike. Politikat fiskale të rritjes së huamarrjes publike u motivuan, fillimisht, në vitet 2008-2009, me nevojën për masa të shtuara me stimuj fiskalë në mënyrë që të mbaheshin nën kontroll presionet negative të krizës globale, e cila kishte filluar të prekte rajonin e Ballkanit. Sidoqoftë, në vitin 2010 borxhi sërish u reduktua, por disiplina fiskale filloi të lehtësohet në vijim. Në vitin 2011 borxhi arriti 59.4% të PBB-së dhe, prej kësaj periudhe, e ka tejkaluar detyrimin ligjor të tavanit të borxhit prej 60% të PBB-së. Piku i borxhit publik ishte në vitin 2015 me 73% të PBB-së. Në fund të vitit 2018 borxhi publik i vendit shënoi shifrën prej 8.9 miliardë euro ose 67% të PBB-së, sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Financave. Theksojmë se kjo shifër është kontestuar nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili, sipas legjislacionit në fuqi, ka detyrimin ligjor të çertifikojë të dhënat e buxhetit të shtetit. Mosmarrëveshje ekzistojnë edhe për kontabilizimin e detyrimeve të marra përsipër

nga buxheti nga kontratat e partneritit publik privat, të cilat kapin një shifër të prokuruar në vlerën e rreth 2 miliardë euro, por që, në procesin e realizimit, me shumë gjasa, bazuar dhe në eksperiencën e vendeve të tjera, do të rezultojë me një shtesë në kufijtë e 20% të shumës bazë.

Argumenti i dhënë për konsum publik është se “nuk mund të presim sa vendi të ketë burimet e duhura për të investuar për zhvillimin. Meqenëse sektori privat dhe bankat kanë para, le të investojmë që tani dhe ti shlyejmë pastaj me kohë”. Shqetësimi dhe pyetja shtrohet: a është rritja ekonomike përmes borxheve një rritje e shëndetshme dhe e qëndrueshme? A mund të prodhojë ajo zhvillim dhe prosperitet pa kompromentuar të ardhmen? Apo rreziqet nga krizat dhe destabiliteti, që mund të prodhojë një krizë e mundshme borxhesh, mund të mbjellë rrënim ekonomik përmes rishpërndarjes së pandershme të pasurisë nga kreditorët te debitorët? Çfarë mund të mësojmë nga historia e zhvillimit?

Që prej Revolucionit të Parë Industrial, në vitet 1800, niveli mesatar i borxheve publike ka qenë më pak se 30% e prodhimit botëror. Dy episodet e Luftës së Parë dhe, veçanërisht, në Luftën e Dytë Botërore, regjistruan nivele të borxhit deri në 150% të prodhimit botëror. Në vitet e pasluftës nivelet e borxheve ranë sërish deri në 20% të prodhimit dhe ishte në vitet ’90 të shekullit të kaluar që borxhet nisën sërish trajektoren rritëse.

1

1 Blumberg, https://www.bloomberg.com/news/articles/2019-01-15/-global-debt-of-244-trillion-nears-record-despite-faster-growth

Page 14: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

13

Dy janë faktorët kryesor, që kanë ndikuar në këtë trend të ri të borxhit: shembja e sistemit komunist, që kishte sunduar në gjysmën e Botës. Për pasojë, borxhi ishte çmimi i dështimit të sistemit, por edhe i një mjedisi të ri kulturor, të ushqyer nga inovacioni financiar, të nisur prej viteve ’80. Inovacioni financiar, me krijimin e produkteve të reja financiare dhe ndërmjetësve në tregje, krijoi një qendër të re të fitmprurjes për korporatat jofinanciare – nga prodhimi te tregjet financiare dhe, një qëndrim të ri të publikut ndaj borxhit konsumator. Përdorimi masiv i kartës së kredisë dhe rritja shpërthyese e përdorimit të overdraftit, kanë bërë që shumica e qytetarëve të jetojnë përtej mundësive të tyre dhe borxhit konsumator. Në Kanada, për shembull, në Prill 2019 raportohet se raporti i borxhit konsumator, në raport me të ardhurat e disponueshme është 177%, që, domethënë se për çdo 1 $ të ardhur, konsumtori disponon 1.77 $ kredi konsumatore. Në ShBA ky raport shkon deri në 2.57$ kredi konsumatore për çdo 1$ të ardhur të disponueshme. Ose, thënë ndryshe, familjet jetojnë dy herë përtej mundësive të tyre reale të justifikuara nga të ardhurat që fitojnë gjatë vitit. Në Gjermani raporti i borxhit konsumator, në raport me të ardhurat, ishte 82% ose për çdo 1 euro të ardhur, familjet kanë 0.8 euro hua konsumatore.

Pra procesi i “leverage” nuk është një sëmundje, që ka prekur vetëm qeveritë, por edhe sektorin e korporatave jofinanciare dhe financiare, si dhe sektorin familjar. Kjo prirje për të jetuar në nivele të tilla borxhi mund të sjellë pasoja të padëshirueshme në afatin e gjatë dhe nevoja për një proces prapsues të “deleverage” nga të gjithë agjentët është një “must”.

Ky model i mirëqenies përmes borxheve, kur përdoret në mënyrë të moderuar dhe të kujdesshme, është provuar se ka shërbyer si një bekim për shoqëritë; por kur është tepruar dhe kur vendet apo familjet janë përfshirë në huamarrje ekstensive, është provuar se kjo aventurw ka qenë me pasoja serioze ekonomike dhe sociale.

Krizat e borxheve, jo vetëm se zhbëjnë

progresin e arritur, duke mbjellë dëshpërim ekonomik dhe social (studimet tregojnë se vendeve në kriza borxhesh iu duhet më shumë se një dekadë që të rikuperohen nga pasojat negative të saj), por edhe shoqërohen me një proces të rishpërndarjes së të ardhurave, duke thelluar edhe më shumë pabarazinë në të ardhura. Duke qenë tashmë një përvojë e provuar në pasojat e saj negative, nevoja që borxhi publik të vihet në reduktim deri në nivelin e 40% të PBB-së në një periudhë të gjatë kohore të një dekade, mendoj se është një prioritetet që duhet të respektohet në vazhdimësi nga qeveritë e vendit. Fondi Monetar Ndërkombëtar klasifikon si vende me rrezik të lartë për kriza të mundshme borxhi vendet në zhvillim, që kanë një borxh mbi 60% të PBB-së dhe që duhet të rifinancojnë mbi 30% të borxhit brenda një viti. Shqipëria i tejkalon të dy këto kritere.

Në konkluzion, mendoj se tre duhet të jenë drejtimet për t’u mbajtur në konsideratë:

1. Transparenca e statistikave fiskale, duke përfshirë në treguesit e borxhit çdo angazhim që ndërmarrin autoritetet publike, përfshirë kontratat koncensionare dhe partneritetit publik-privat, sa kohë që rrisqet e investimit qëndrojnë te financat publike dhe jo te sektori privat.

2. Mundësia e një pakti më të gjerë midis forcave politike për të ruajtur parametrat fiskale të buxhetit në nivele të sigurta.

3. Kryerja e parashikimeve makroekonomike fiskale dhe disiplina mbi kryerjen e shpenzimeve publike të vendosen pranë një njësie të posaçme, mundësisht pranë Kuvendit të Shqipërisë, e cila do t’i përcaktonte detyrat qeverisë dhe do të ushtronte, gjithashtu, presionin e duhur për disiplinën fiskale dhe të shpenzimeve buxhetore në vend. Vendosja e kësaj strukture të specializuar dhe të pajisur me profesionistë të pavarur, jashtë politikës, do t’i shërbente edhe qëllimit të forcimit të demokracisë në Shqipëri, duke i dhënë më shumë fuqi Parlamentit përballë ekzekutivit.

Prof. Asoc. Dr.Selami Xhepa, President, Universiteti Europian i Tiranës

Page 15: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

14

“SI KA SHËRBYER SISTEMI FISKAL I MODELIT EKONOMIK TË ZGJEDHUR NË ZHVILLIMIN EKONOMIK DHE FINANCIAR TË VENDIT”Dr. Gerta Gogo & Prof.Dr Agim Binaj

Inovacioni financiar, me krijimin e produkteve të reja financiare dhe ndërmjetësve në tregje, krijoi një qendër të re të fitmprurjes për korporatat jofinanciare – nga prodhimi te tregjet financiare dhe, një qëndrim të ri të publikut ndaj borxhit konsumator. Përdorimi masiv i kartës së kredisë dhe rritja shpërthyese e përdorimit të overdraftit, kanë bërë që shumica e qytetarëve të jetojnë përtej mundësive të tyre dhe borxhit konsumator. Në Kanada, për shembull, në Prill 2019 raportohet se raporti i borxhit konsumator, në raport me të ardhurat e disponueshme është 177%, që, domethënë se për çdo 1 $ të ardhur, konsumtori disponon 1.77 $ kredi konsumatore. Në ShBA ky raport shkon deri në 2.57$ kredi konsumatore për çdo 1$ të ardhur të disponueshme. Ose, thënë ndryshe, familjet jetojnë dy herë përtej mundësive të tyre reale të justifikuara nga të ardhurat që fitojnë gjatë vitit. Në Gjermani raporti i borxhit konsumator, në raport me të ardhurat, ishte 82% ose për çdo 1 euro të ardhur, familjet kanë 0.8 euro hua konsumatore.

Pra procesi i “leverage” nuk është një sëmundje, që ka prekur vetëm qeveritë, por edhe sektorin e korporatave jofinanciare dhe financiare, si dhe sektorin familjar. Kjo prirje për të jetuar në nivele të tilla borxhi mund të sjellë pasoja të padëshirueshme në afatin e gjatë dhe nevoja për një proces prapsues të “deleverage”

nga të gjithë agjentët është një “must”.

Ky model i mirëqenies përmes borxheve, kur përdoret në mënyrë të moderuar dhe të kujdesshme, është provuar se ka shërbyer si një bekim për shoqëritë; por kur është tepruar dhe kur vendet apo familjet janë përfshirë në huamarrje ekstensive, është provuar se kjo aventurë ka qenë me pasoja serioze ekonomike dhe sociale.

Krizat e borxheve, jo vetëm se zhbëjnë progresin e arritur, duke mbjellë dëshpërim ekonomik dhe social (studimet tregojnë se vendeve në kriza borxhesh iu duhet më shumë se një dekadë që të rikuperohen nga pasojat negative të saj), por edhe shoqërohen me një proces të rishpërndarjes së të ardhurave, duke thelluar edhe më shumë pabarazinë në të ardhura. Duke qenë tashmë një përvojë e provuar në pasojat e saj negative, nevoja që borxhi publik të vihet në reduktim deri në nivelin e 40% të PBB-së në një periudhë të gjatë kohore të një dekade, mendoj se është një prioritetet që duhet të respektohet në vazhdimësi nga qeveritë e vendit. Fondi Monetar Ndërkombëtar klasifikon si vende me rrezik të lartë për kriza të mundshme borxhi vendet në zhvillim, që kanë një borxh mbi 60% të PBB-së dhe që duhet të rifinancojnë mbi 30% të borxhit brenda një viti. Shqipëria i tejkalon të dy këto kritere.

Page 16: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

15

CILAT JANË PROBLEMATIKAT NË KËTË FUSHË DHE DISA RRUGËZGJIDHJE PËR TË ARDHMEN

1. Në bazë të përvojave të përparuara të vendeve të Europës, sidomos sipas modelit ekonomik gjerman në fushën e taksave, mendojmë se sistemi i taksave, i hartuar në kushte të caktuara të një vendi duhet të shërbejë si një mjet nxitës për zhvillimin ekonomik dhe financiar të tij.

Për këtë : a) Mendojmë të ngrihet një grup ekspertësh me përvojë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Bujqësisë, si dhe të institucioneve shkencore, si nga Akademia e Shkencave, Universiteti i Tiranës, Bujqësor e të tjerë, për përcaktimin e sektorëve prioritarë, me produktivitet të lartë si: pasuritë natyrore, bujqësia, turizmi, teknologjitë, inovacioni etj. Në këtë kuadër të bëhen edhe përmirësime në legjislacionit fiskal, si në Ligjin për Shoqëritë Tregëtare, Ligjin për Investimet, Ligjin për Procedurat Tatimore, Ligjin për TVSH, Ligji për Tatimin mbi të Ardhurat, Taksat Doganore, ngritjen e një administrate efiçente etj. Grupi i punës të hartojë një program reformues kombëtar, me orientim strategjik, për rritjen e efiçiencës për të luftuar informalitetin dhe për tëv rritur të ardhurat e Buxhetit të Shtetit.Modeli gjerman i taksave duhet të studiohet në tërësinë e vet dhe të përshtatet në kushtet e Shqipërisë. Gjermania ka mbi 40 lloje taksash, por specifike janë disa që mund e duhen të aplikohen sa më shpejt në vendin tonë si: TVSH-ja e diferencuar 6 – 7% për artikujt e konsumit të gjerë, sidomos ato ushqimorë, Tatim Fitimi 15%, taksë shtesë për të pasurit dhe taksë solidariteti 5.5% mbi të ardhurat, tatim mbi trashëgiminë apo dhuratat 7 – 50% etj. Këta tregues të rëndësishem, si shprehje e reformës fiskale në Shqipëri, në se do të miratohen me ligj do jenë veç të tjerave edhe një qasje me rekomandimet e EU. b) Propozojmë vendosjen e një sistemi taksash sipas modeleve të përparuara, i cili do të ndikojë në reduktimin e çmimeve të mallrave të konsumit jetik. Në Shqipëri, krahasuar me vendet e BE, çmimet janë të larta dhe nuk janë në pajtim me të ardhurat reale të qytetarëve shqiptarë, me pagat dhe pensionet, të cilat, krahasuar me vende të zhvilluara, janë

10 herë më të ulta, apo të krahasuara me vendet e rajonit 2 – 3 herë më të ulta. c) Propozojmë të realizohet përcaktimi i saktë i minimumit jetik, të sigurimit të bazës jetike, që garanton jetesën me dinjtetit të qytetarit shqiptar. Kjo arrihet nëpërmjet studimit dhe harmonizimit të treguesve financiarë – fiskalë – socialë, si kosto minimale jetese sipas shërbimeve e artikujve të shportës - pagë minimale- pension minimal – ndihmë sociale e të tjera. d) Nisur nga përvoja gjermane dhe disa vende të rajonit, sygjerojmëv miratimin e një norme të reduktuar të TVSH-së për artikujt e konsumit të domosdoshëm, duke propozuar nivelin 5 – 6%, dhe heqjen e kufirit 2 milion Lekë, që aplikohet deri tani për bizneset pa TVSH. Të gjithë subjektet me xhiro mbi 1 milion Lekë të jenë subjekte të TVSH-së në masën e reduktuar si marketet, shërbimet, restorantet etj.

Kjo do të rriste konsumin dhe të ardhurat e buxhetit sepse:

Eksperienca më të mira në këtë drejtimi ka Gjermania, Çekia, Polonia, Estonia dhe disa vende të rajonit të Ballkanit.

2. Edhe pse në vitet e fundit kemi pasur rritje 3–4% të PBB, cilësia e zhvillimit të vendit duket se po ecën me hapa të ngadaltë.

Kjo përcaktohet nga niveli i varfërisë dhe nga vulnerabiliteti ekonomik social, që ka kapur zonat periferike të vendit. Theksojmë se po rriten pabarazitë dhe diferencat ndërmjet shtresave sociale dhe kjo po zgjerohet çdo ditë e më tepër. Pasuria ka tendencën të përqendrohet në pak duar. Po t’u referohemi disa shifrave të raportit të Bankës së Shqipërisë (2017 – 2018) dhe të dhënave të tjera nga institucione të pavarura, afërsisht 5% e popullsisë zotëron gati 90% të pasurisë kombëtare,

• do futeshin në skemën e TVSH-së rreth 65 mijë biznese të vogla; • do sillte reduktimin e evazionit fiskal në masën 20-25%;• do ulte çmimet dhe përmirësonte nivelin e jetesës së njerëzve; • do sillte zhvillim më të shpejtë ekonomik.

Page 17: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

16

Për këtë a) Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar na këshillojnë të analizojmë politikat fiskale, me synimin, që ai që merr më shumë të ardhura të paguajë më shumë taksa. Ndoshta do të ishte me vend të futej taksa e solidaritetit apo taksa për të pasurit (sipas modelit gjerman, për të ardhurat vjetore mbi 250 mijë euro, në nivelin 6 – 7%). Të ardhurat nga kjo taksë të shkojnë për ndihmë sociale, rritje pensionesh, rritje pagash etj. Kjo masë mund të çonte në ngushtimin e hendekut midis të pasurve dhe të varfërve. b) Vihet re se rritja e PBB-së gjithashtu nuk është shoqëruar me rritjen e cilësisë së jetës në parametrat e duhura dhe përmirësimin e kushteve të jetesës. Me gjithë përmirësimet, ende nuk kemi një shpërndarje të drejtë të të ardhurave. Në Shqipëri vetëm 1/5 ose 20% e PBB-së shpërndahet për paga, ndërkohë që mesatarja në vendet e OECD është 55%. Ne jemi vendi me pagën bruto mesatare më të ulët në Ballkan (419 euro, ndërkohë që mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor arrin 773 euro). Por nga ana tjetër jemi edhe vendi me produktivitetin më të ulët në Ballkan.

Mendojmë se një studim më i hollësishëm duhet bërë në raportet e pagave të punonjësve me fitimin që realizojnë shoqëritë e biznesit, duke shkuar drejt rritjes graduale të pagës me qëllim që të arrihet mesatarja e pagës me vendet e rajonit. Kjo do të kërkonte edhe ndryshime të legjislacionit për rritjen e pagave minimale.

3. Ekonomia Shqiptare është përqendruar në sektorët me produktivitet të ulët si Fasoneria dhe Call Center-at. Sot në Shqipëri janë mbi 40 mijë sipërmarrje të tilla.Ekonomia shqiptare nuk ka të zhvilluar industrinë përpunuese. Nafta, mineralet, gurët dekorativë eksportohen si lëndë e parë dhe të punësuarit shqiptarë në këto procese, që punojnë 48 orë në javë paguhen vetëm 26 mijë Lekë në muaj. Paga të tilla, mbi të gjitha, janë nën nivelin e dinjitetit, nuk stimulojnë konsumin dhe nuk gjenerojnë zhvillim në vijimësi. Këtu duhet të ndërhyjë politika fiskale, duke favorizuar të punësuarit shqiptarë jo vetëm në rritjen e pagës, por edhe në tatime më të ulta. Vendosja e ekuilibrit në këtë drejtim kërkon studime dhe vendimmarrje të veçantë e të shpejtë.

Për këtë: a) Mendojmë se një nga prioritetet e zhvillimit të vendit siç është bujqësia, që megjithë projektin që ka filluar të implementohet për 100 fshatrat (kjo është një inisiativë e mirë e qeverisë), përsëri është pak për të folur për një zhvillim tërësor të bujqësisë, për ta kthyer nga një bujqësi ekstesive (prodhim për vete) në një bujqësi intesive (prodhim për tregun), sidomos për eksport. Është e rëndësishme që, nëpërmjet politikave fiskale zhvillimore, taksave dhe tatimeve 5 – 6%, sidomos te TVSH-ja, duke u zbatuar me rigorozitet si në blerje dhe në shitje, ashtu dhe të subvencionet e drejtpërdrejta. Modeli i stimulimit të bujqësisë nëpërmjet TVSH-së 6% në blerje të prodhimeve bujqësore dhe 20% në shitje në fazën e përpunimit, nuk është i përshtatshëm mbasi cënon ekuilibrin e TVSH-së. Bujqësia shqiptare, me gjithë tendencën rritëse, është më shumë deficitare; prodhon shumë në sezon, por ky prodhim shitet me çmime të ulta, të cilat dëmtojnë prodhuesit, gje që bën që shumë prodhime të lihen pa u mbledhur, sepse çmimet e shitjes nuk justifikojnë kostot e prodhimit. Bujqësia dhe blegtoria kanë nevojë urgjente të stimulohen nëpërmjet subvencioneve, bazuar në incentiva të përparuara, të orientuara jo te fermerë të veçantë, por në bashkësi të fermerëve (sipas sistemit të kooperimit). Ato duhet të fokusohen në teknika bujqësore, te farërat, në kapitale, informacion, vizion, mbrojtje tregtare etj. b) Rreth 95% e sipërmarrjeve shqiptare kanë 1-10 të punësuar. Dimensionet e vogla limitojnë investimet në inovacion dhe kualifikimin e burimeve njerëzore, të cilat ndikojnë në konkurencën globale. Nëse do të shohim indeksin e inovacionit në botë, Shqipëria renditet e 68ta, pra shumë poshtë mesatares së vendeve të tjera të rajonit. Nga të dhënat e studimeve, për shembull, në sektorin e bimëve medicinale, Shqipëria ka rreth 3 mijë e 200 specie bimore, që përbëjnë afërsisht 30% të specieve të faunës që ka gjithë Evropa. Për grumbullimin e tyre punojnë rreth 80 mijë punonjës në zonat rurale. Pyetja që ngrihet dhe që duhet zgjidhur është se sa investon shteti Shqiptar për këtë industri (me mënyra të ndryshme) dhe që e gjitha shkon për eksport. Fare pak, investimi është vetëm 170 mijë euro në vit.

Page 18: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

17

Mendojmë se duhet të zgjerohen investimet në këtë industri me subvencione për përpunimin dhe industrializimin e bimëve medicinale, që kjo pasuri të eksportohet jo si lëndë e parë, por si produkt i gatshëm, duke rritur vlerën e tyre. Këto pasuri natyrore mund të sjellin vlera të shtuara dhe të përfitohen nga Shqipëria, nëpërmjet teknologjive të përparuara të përpunimit dhe jo nga vendet e tjera, ku eksportohen si lëndë të para. Nga ana tjetër, mund të shihet edhe një orientim drejt rajonizimit të kulturave ne përputhje me kushtet për prodhimtari më të lartë.

c) Jemi vendi me nivel arsimor ndër më të ultit në Evropë. Të diplomuar nga shkollat e larta kemi, por ata nuk kanë përgatitjen profesionale për të punuar në specialitetin përkatës apo tregun e punës. Nga studimet e bëra del se 20% e klasës drejtuese në administratën punblike ka të paktën një diplomë nga universitetet e mbyllura. Ky është një shqetësim, sepse reflekton direkt në cilësinë e shërbimeve publike dhe me nivelin e ulët të administratës publike. Sistemi ynë edukativ, me gjithë reformën arsimore, që sapo ka filluar të japë shenjat e para të përmirësimit, është ende i paaftë të përgatisë profesionistë që t’i përgjigjen tregut të punës me kompetencë profesionale, sidomos në fushën e teknologjive të reja. Si shembull mund t’i referohemi Estonisë, që ka karakteristika shumë të ngjashme me Shqipërinë. Ajo sot është shndërruar në një “lojtare” e rëndësishme tregu në lidhje me ofrimin e shërbimeve të specializuara dhe produkteve në fushën e teknologjisë. Kjo filloi në vitin 1992, kur niveli i të ardhurave për frymë në Estoni dhe Shqipëri ishte afërsisht në të njëjtin nivel të ardhurash. Ndërsa sot të ardhurat për frymë në Estoni llogariten 7 deri 8 herë më shumë se në Shqipëri. Kryeministri i Estonisë së asaj kohe, Mart Leart, ndërmori një sërë reformash në fushën e investimeve, por edhe të politikave fiskale lehtësuese. Në këtë vend të vogël u bënë privatizimet e duhura, pa shkatërruar pronën e trashëguar nga regjimi i mëparshëm, duke hartuar strategji afatgjatë, konkrete, në lidhje me zhvillimin ekonomik e social të vendit, me fokus zhvillimin e sektorit të teknologjisë dhe edukimin e brezave të rinj për t’iu përgjigjur kësaj strategjie. Do të ishte me interes, të studiohej dhe të implementohej përvoja e këtij vendi të vogël të ngjashëm me kushtet e Shqipërisë, qoftë nga numri i popullsisë, qoftë nga madhësia e

sipërfaqes gjeografike. d) Shqipëria paguan shtrenjtë inefiçencën e administratës publike dhe burokracinë. Zbatimi i ligjit, me gjithë përmirësimet e bëra, përsëri lë për të dëshiruar. Për shembull, ndodh shpesh që, duke u mbështetur në studime të përgatitura nga administrata publike për të kaluar shërbime apo prona publike në private në formën e koncesioneve, merren vendime të gabuara. Nga kontratat e firmosura për këto veprimtari humbet gjithmonë shteti shqiptar, si në rastin e CEZ-it, koncesioneve të naftës etj., ku humbjet llogariten disa qindra milionë euro.

e) Politika fiskale të favorshme për investitorët e huaj. Të gjitha vendet e rajonit kanë lëvizur në këtë drejtim, ndërsa ne si gjithmonë mbetemi mbrapa. Vazhdojmë të mbajmë nivelin e tatim fitimit në masën 15%, si për bizneset dhe investitorët vendas apo të huaj, ndërkohë që Bullgaria, Bosnje Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut e kanë 10%, Mali i Zi 9%, Hungaria për investimet e huaja e ka ulur tatim-fitimin në masën 9%, ndërsa Serbia subvencionon një pjesë të investimit dhe pagat e investitorëve të huaj. Kroacia dhe Sllovenia po japin subvencione për kompanitë që investojnë në fushën e IT etj.

4. Rrugët e mundshme për uljen e ekonomisë informale dhe të evazionit fiskal.

Mendojmë se është e nevojshme mbushja e boshllëqeve dhe përmirësimi i legjislacionit për shoqëritë tregtare apo edhe për ligje të tjera, që lidhen me procedurat tatimore, si Ligji për TVSH-në, Tatimin mbi të Ardhurat etj. Ndryshimi çdo vit i këtyre ligjeve krijon konfuzion për biznesin dhe paqëndrueshmëri të politikave fiskale.

>> Për të qenë efikase lufta kundër evazionit fiskal nga pikëpamja ligjore duhet të prekë katër aspekte të shoqërive tregtare:

a. Qeverisjen, menaxhimin dhe administrimin e tyre;b. politikat e kontabilitetit dhe të sistemit të raportimit financiar;c. përmirësimin e praktikave të auditimit dhe kontrollit, jo vetëm manualisht, por edhe të sistemeve të IT me softuerë me teknologji të përparuar;

Page 19: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

18

d. harmonizimin e shkencës dhe prak-tikës kontabile me shkencat e disiplinat e tjera, duke përgatitur kontabilistë me njohje komplekse, që t’i pëtgjigjen kërke-save të shekullit 21-të.

Luftën kundër ekonomisë informale dhe evazionit fiskal duhet ta shikojmë në kushtet e Shqipërisë nga pikëpamja social-kulturore dhe psikologjike, duke vënë theksin në shtimin dhe përmirësimin për të njohur këto dukuri dhe bashkëpunimin mes faktorëve të ndryshëm që mund të kontribuojnë në realizimin e njohjes më mirë të tyre dhe masat për t’i minimizuar ato.

>> Nëse luftën kundër ekonomisë informale dhe evazionit fiskal do ta shihnim pastërtisht vetëm nga perspektiva e politikbërjes dhe politikave administrative, atëherë këtë luftë do ta ngrinim mbi katër elementë.

Për këtë: a) Mendojmë se përdorimi i kasës fiskale dhe faturës elektronike, jo me fushata, por në vazhdimesi, është një çelesi i mirë i administrimit dhe luftës kunder informalitetit e evaziont fiskal. Trekëndëshi i një sistemi të integruar Doganë-Tatime-Konsumator, dhe i shoqëruar edhe me stimuj, duke i kthyer një pjesë të TVSH-së konsumatorit, do të sillte një përmirësim të dukshëm të evazionit fiskal dhe shtimin e të ardhurave në buxhet.

b) Duhet studiuar në një afat të përshtatshën heqja e TVSH-së në doganë, që biznesi e paguan në formë paradhënie. Ajo duhet të paguhet sipas tatimit, pra, kur malli krijon vlerë të shtuar, pasi shitet. Kjo mënyrë e të paguarit të TVSH-së në doganë, me argumentin e administratës tatimore se nuk mblidhet dot gjatë procesit të krijimit të vlerës, e rëndon gjendjen

financiare të biznesit, sepse ai paguan tatim për një fitim që nuk e ka realizuar. Kjo ka edhe kosto shtesë për biznesin, i cili, në disa raste, për të paguar këtë tatim në doganë detyrohet të marrë kredi ose overdraft.

Po ashtu duhet studiuar heqja e referencave në doganë për një grup të caktuar mallrash, të cilat rritin koston e biznesit. Mendojmë se dogana duhet të veprojë me vetdeklarimin që bën biznesi dhe dokumentet shoqëruese që disponon për importet nga vende të ndryshme.

c) Në Shqipëri nuk është aplikuar asnjëherë amnisti fiskale e plotë. Ka patur një përpjekje në vitin 2011, e cila kërkonte 2/3 e votave në parlament dhe konsensus politik, por që nuk u arrit dhe për këtë arsye u reduktua në një ligj të thjeshtë që është ligji i 2011-ës “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e detyrimeve...”. Gjithashtu, nuk është bërë kujdes që të mos legalizohen kapitale korruptive me prejardhje nga krimi në ekonomi.

>> Ne mendojmë se një amnisti fiskale mund të bëhet vetëm kur shteti i ka kapacitetet e nevojshme administrative për ta zbatuar drejt atë, dhe sidomos nëse është i përgatitur që ta zbatoje drejt dhe me efiçencë ligjin në vazhdimësi, duke mos lejuar përsëritjen e fenomenit. Pra, të krijohet besimi se ligji do zbatohet me korrektësi, njëlloj për të gjithë dhe shkelësit të mos amnistohen, por të penalizohen për krime në ekonomi. Nisur nga situata e sotme politiko-ekonomiko-sociale, shkalla e korrupsionit dhe kryerja jo e plotë e vetingut në drejtësi e me gjerë, mendojmë që tani për tani një amnisti kapitali nuk është efektive. Në përfundim mendojmë se themeluesit e demokracive të përparuara në Evropë dhe SHBA nuk i vendosën binarët e demokracisë kundër taksave, por, përkundrazi, ndërtuan e reformuan sisteme të tilla taksash, që t’i përgjigjen nivelit kulturor, demokracisë, si dhe modelit ekonomik të një vendi të caktuar.

• Marrëdhëniet shtet – biznes;• Vlerësimi i detyrimit tatimor të bizneseve dhe zbatimi i drejtë i tyre;• Dokumentimi i veprimtarisë së biznesit;• Modeli i administrimit me standarde dhe teknologji të përparuar dhe të integruar me trekëndëshin Doganë – Tatime – Kasë (Kon-sumator).

Dr. Gerta Gogo Prof.Dr Agim Binaj

Page 20: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

19

STRUKTURA JO PRODUKTIVEE EKONOMISË SHQIPTARE DHE NORMAT E LARTA TË FITIMIT TË KONCESIONARËVEOrnela Liperi

Ekonomia shqiptare në pjesën më të madhe të saj bazohet në ndërmarrjet tregtare dhe ndërtimin, me vlerë të shtuar të ulët dhe pa produktivitet.Në listën e 200 kompanive më të mëdha në vend, ka rreth 90 ndërmarrje që ushtrojnë aktivitet në fushën e tregtisë së produkteve dhe karburanteve. Të gjithë operatorët e tregtimit të karburanteve (pa përfshirë prodhuesin “Bankers Petroleum”), qarkulluan 187 miliardë lekë, rreth 1.5 miliardë euro (rritje 18% me bazë vjetore), ose gati 11% të prodhimit të brendshëm bruto. Në një pjesë të madhe, xhiro e kompanive rritet fiktivisht, duke kaluar nga një subjekt në tjetrin, për pasojë të tregtimit me

dy nivele (me shumicë e me pakicë) në mënyrën se si është i strukturuar tregu në Shqipëri sot. Në të kundërt, sipërmarrjet që veprojnë në sektorin e industrisë përpunuese numërohen me gishta. Konkurrenca e lartë nga importi, konkurrueshmëria e dobët, informaliteti në tregun vendas, fitimet e ulta nuk kanë favorizuar këtë model biznesi, që do t’I jepte vlerë të shtuar ekonomisë dhe do të nxiste eksportet. . Kosto e lirë e fuqisë punëtore vijon të jetë avantazhi kryesor konkurrues i Shqipërisë dhe, ende pas 30 vitesh, sipërmarrjet po e shohin të vështirë të dalin nga ky rreth.

Numri I ndërmarjeve në “Monitor 200", sipas aktivitetit ekonomik

60

50

40

30

20

10

0Tregti Ndërtim

e të lidhur me të

Hidro-karbure

Gaz

Shërbime Financë Farmaceutikëshëndetësi

Energji Koncesione Industri Telekom-unikacione

Të Lidhura me TAP

Burimi OKB, te dhenat perfndimtare nga Monitor

56

3329

17 16 139 9 8

6 4

Page 21: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

20

Përkundrejt xhiros së lartë, normat e fitimit të këtyre sektorëve janë minimale. Këto norma për karburantet luhaten në 0.5-2%, ndërsa për tregtinë me shumicë në rreth 5%. Sipas bilanceve të analizuara për perudhën 2017-2018, fitime të ulëta, që përgjithësisht janë njëshifrore, kanë edhe kompanitë që veprojnë në sektorin e industrisë përpunuese.

Teorikisht fitimet, në afatin e mesëm e të gjatë, firma i riinveston, për t’u bërë më konkurruese në treg, për të rritur produktivitetin, për të përmirësuar teknologjinë, për të realizuar novacione e shpikje. Kjo i mundëson asaj, nga njëra anë, të mbijetojë dhe nga ana tjetër, ndikon pozitivisht ekonominë, përmes ofrimit të produkteve e shërbimeve më të lira e novatore për konsumatorët, hapjes së vendeve të reja të punës e rritjes së pagave për punonjësit ekzistues, pagimit të taksave për shtetin e kështu me radhë.

Por, në Shqipëri, ky model duket i shtrembëruar, pasi sektori më fitimrprurës në vitin 2018 ishte ai i projekteve koncesionare. Nuk është rastësi që vëmendja e bizneseve, vitet

e fundit, ka kaluar te koncesionet, skema këto që, në pjesën më të madhe, kanë rezultuar korruptive, me kosto të larta për shtetin (me paratë e taksapaguesve në fakt) dhe përfitime të vogla për publikun.

Sipas analizës së bilanceve të 200 kompanive me fitime më të mëdha, koncesionet rezultuan sektori më fitimprurës në ekonomi në vitin 2018, me një normë mesatare prej rreth 30%. Ato kanë qenë historikisht biznese “të dhuruara”, me treg të sigurt, mungesë konkurrence e fitime të larta. Edhe për këto biznese mungon një analizë e qartë kosto-përfitime, llogaridhënia është e ulët dhe kontratat vetëm ndryshojnë formë, por nuk prishen asnjëherë dhe rrallë arrihet që publiku të përfitojë më shumë nga ky rinegocim, përkundrazi në disa raste, termat e koncesionit janë ndryshuar në favor të koncesionarit.

Këto koncesione nuk kanë marrë përsipër asnjë rrezik, përkundrazi, ato i mban të gjithë shteti. Paradoksalisht, ky i fundit po i paguan koncesionarët dhe për shërbime që ata nuk i kryejnë, vetëm e vetëm që t’i kenë fitimet e garantuara.

35

30

25

20

15

10

5

0

Normat mesatare të fitimit sipas disa sektorevë kryesorë

30

20

15

7.4 75

1.6

Koncesione Ndërtimet industrial(tenderat)

Ndërtimet rezidenciale

Tregetia meshumicë eprdukteve

Industria përpunuese

Distributorëte automjeteve

Tregetimi I naftës

Edhe kontratat e reja po rezultojnë fitimprurëse. Marrëveshjet e viteve të fundit, si ajo për check-up, dializën, apo Rrugën e Kombit, parashikojnë kompensim për shërbimet e munguara në rastin e shëndetësisë, apo të trafikut te rrugët. Ndërsa koncesionarë të tjerë, si

“Integrated Technology Services”, që po ndërton inceneratorët e plehrave, vijojnë të marrin pagesa nga shteti, ndonëse janë në ndjekje nga Prokuroria për skemë evazioni, përmes mashtrimit të faturave të TVSH-së.

Page 22: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

21

60

50

40

30

20

10

0

Normat fitimit bruto te koncesionareve, 2018 (%)

Tirana International

Airport

DurresContainerTerminal

AlbanianHighway

Concession

3P Life Logistic

SICPA SecuritySolutionAlbania

Aleat Sani Sevice IntegratedTechnology

Services

DiaVita

FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

Sektori i dyë me norma më të larta fitimi është ndërtimi, sidomos për sipërmarrjet e përfshira në punët publike. Teksa gara në tendera sa vjen e po bëhet më shumë fiktive, sipërmarrjet që janë të përqendruara në punët publike (si rrugë, apo ndërtime të tjera) po rezultojnë me norma të fitimit, që i kanë kaluar mbi 30%,

Mungesa e konkurrencës në tendera, apo gara fiktive, po bën që shumë prej tyre të fitohen afër fondit limit dhe siç ka rezultuar, fitimet janë aq të larta, saqë janë shpikur skema faturimesh të falsifikuara vetëm për të fryrë shpenzimet e për të paguar më pak taksa.

Ekonomia shqiptare ka nevojë për një model zhvillimi të qëndrueshëm që të nxisë krijimin apo rritjen e sipërmarrjeve produktive me vlerë të shtuar të lartë. Kanalizimi i parave në

koncesione ka shtrembëruar konkurrencën dhe ka dekurajuar investimet në sektorët e tjerë produktivë.

Për të ndryshuar situatën është e nevojshme hartimi i një strategjie gjithëpërfshirëse, të konsultuar me ekspertë dhe grupet e interesit, që do të identifikonte sektorët me potencial të lartë zhvillimi, do të alokonte fonde për të nxitur këta sektorë dhe do të përshtaste kurrikulat arsimore në linjë me forcën e punës, për të cilën do të ketë më shumë kërkesë për të ardhmen, për shembull, në drejtim të zhvillimit të teknologjisë së informacionit apo të industrisë automotive, që ka filluar të hedhë hapat e parë në vend.

Ornela Liperi

Page 23: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

22

PAPUNËSIA DHE EMIGRACIONI NË SHQIPËRIPhD. Klodian Muço

Abstrakt

Në këtë punim u analizua trendi i papunësisë dhe i fluksit të emigracionit në Shqipëri. Analizat statistikore nxorrën në pah se në pesë vitet e fundit kemi një rënie të lehtë dhe të vazhdueshme të popullsisë në moshë pune, të shoqëruar me rritje të punësimit dhe me rritje të ndjeshme të fluksit emigrator të Shqiptarëve. Ky i fundit ka një impakt indirekt pozitiv në rënien e vazhdueshme të papunësisë.

Rritja e fluksit të emigrantëve shqiptarë i ka shkaktuar vendit një dëm të drejtëpërdrejtë që shkon në 120 milionë dollarë.

Rezultatet e tjera të këtij studimi tregojnë se emigracioni ndikon në rritjen e moshës mesatare të popullsisë vendase, ndikon në rritjen e numrit të pensionistëve, i shoqëruar ky me një përkeqësim të raportit të kontribuesve dhe përfituesve të pensioneve duke kaluar nga 4 me 1 që ishte në 1990 në 1.5 me 1 në 2019. Ndërkohë, fluksi emigrator po çon drejt mbylljes së shumë shkollave fillore dhe jo vetëm, duke lënë me dhjetra mësues pa punë.

Fjalë Kyçe: Papunësia, Emigracioni, Produktiviteti, Shqipëria

Është një fakt i mirënjohur tashmë nga të gjithë, që në epokën e globalizimit, emigracioni, po konsiderohet një normalitet, duke humbur karakterin e eventit të veçantë apo tranzitor. Globalizimi ekonomik, i cili përshpejtoi trasferimin e të mirave dhe kapitaleve, nuk mundet kurrsesi të frenojë lëvizjet e qytetarëve, një e drejtë primare e çdo individi e njohur nga të gjithë si e drejta për të emigruar në kërkim të një pune, të një oportuniteti, mundësisë së arsimimit më cilësor apo një jete më të mirë dhe dinjitoze (IMR, 2017).

Sipas të dhënave të Eurostat në 2017, numri i të huajve që ka hyrë në një nga 28 vendet e EU-së ka qënë 4.3 milionë. Numri i emigrantëve në vitin në fjalë nga vendet e Ballkanit Perëndimor ishte 137000, ku

dominonin emigrantët nga Shqipëria me rreth 52000 persona dhe rreth 590000 në 10 vitet e fundit. Emigracioni në rritje sigurisht nuk është vetëm problem i Shqipërisë apo Ballkanit Perëndimor. Sipas një raporti të United Nations (2017) në vitet e fundit numri i emigrantëve ndërkombëtarë është rritur ndieshëm në të gjithë Botën, duke kaluar nga 173 milion, që ishte në 2000, në 220 milion në 2010, për të arritur në 258 milion në 2017.

Emigrimi, në se është i mbështetur nga politika koherente dhe të përshtashtme, mund të kontribuojë në rritjen ekonomike dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit pritës. Ai, gjithashtu, ka një impakt pozitiv në periudhën afatshkurtër

Page 24: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

23

në rritjen e mirqënies së vendit të origjinës, falë remitancave të dërguara familjarëve, që lënë pas. Në Shqipëri, fluksi i remitancave për 2018 ishte sa 9.6% e PBB-së (1.16 miliardë euro).

Sot 1.15 milionë shqiptarë jetojnë në emigracion (sipas Bankës së Shqipërisë, 2018: stoku i emigrantëve shqiptarë ndaj popullsisë është 40.07%, të cilët ndihmojnë 26% të familjeve shqiptare), por, nga ana tjetër, ky emigrim neto, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka ulur nga 0.6% deri në 0.9% PBB-në; dëmi i drejtpërdrejtë si pasojë e emigracionit neto në Shqipëri shkon deri në 120 milionë euro në vit.

Në Shqipëri për periudhën 2015-2019 ka rënë me 0.6% popullsia në moshë pune ndërsa, për të njëjtën periudhë kohore, numri i pensionistëve është rritur me 12%. Njëherësh shkollat, universitetet dhe ekonomia në kompleks po vuajnë çdo vit e më tepër humbjen e popullsisë të moshës së re. Këto na shtynë të analizojmë impaktin që ka emigracioni i qytetarëve shqiptarë në ekonominë e vendit dhe ndikimin që emigracioni ka në papunësinë.

Qëllimi i këtij punimi është nxjerrja në pah e trendit në rritje të emigrimit, efektet që ka në reduktimin e nivelit të papunësisë në vend si dhe efekteve negative që ka në ekonominë e vendit duke dhënë disa projeksione mbi plakjen e popullsisë së vendit dhe impaktit që do të ketë kjo plakje në rritjen ekonomike.

1. TIPARET E PUNËSIMIT NË SHQIPËRI DHE DINAMIKA E TIJ NË KOHË

Sipas të dhënave të INSTAT përgjatë 11 viteve të fundit, popullsia në moshë pune kaloi nga 53%, që ishte në 2007, në 63.6% të popullsisë në 2018 apo rreth 1.373 milionë individë. Në pesëvjeçarin e fundit popullsia në moshë pune ra me 0.6%. Kjo rënie filloi në 2018, duke ndryshuar kështu një trend që zgjati 9 vite radhasi.

Në 2019, popullsia në moshë pune ishte rreth 2.1 milion, me një rënie prej 3500 vetwsh nga

viti paraardhës. Ky trend duket se do të vazhdojë edhe për vitet në vijim, pasi projeksionet e popullsisë, sipas nëndarjeve me grupmosha 15-19 dhe 20-24 vjeç paraqesin një rënie të dukshme gjatë katër viteve në vijim. Nga ana tjetër edhe papunësia, sipas raportit të Bankës Botërore (2019), ka pasur një trend rënës në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, ku numri aktual i të papunëve arriti në 173 mijë, kjo edhe për faktin se vetëm në 5 vitet e fundit është shtuar me 12% numri i pensionistëve.

Në Shqipëri papunësia pritet të ketë një trend rënës për vitet në vijim. Sipas Ministrisë së Financave, pritet që në 2021 papunësia të zbresë nën nivelin 10% nga 11.5%, që është aktualisht. Kjo rënie do të vijë kryesisht nga rritja ekonomike dhe nga rritja e vazhdueshme e punësimit, nga reduktimi i lehtë që po pëson popullsia në moshë pune e, ndoshta, edhe nga rritja e vazhdueshme e emigracionit e lufta ndaj informalitetit, që mbetet një sfidë për gjithë Ballkani Përëndimor, sipas BB.

Nga fillimi i viteve 2000 e në vijim punësimi ka pasur trend rritës me luhatje të vogla midis kufijve të normës 50-60%. Nga fillimi i vitit 2014 e në vijim trendi i rritjes ekonomike është shoqëruar edhe me një rritje të nivelit të punësimit. Kjo rritje e punësimit ka vazhduar deri në ditët e sotme. Sipas raportit të BB nga T1 i 2017 deri në T2 të 2018 në Shqipëri janë hapur 38 700 vende të reja pune nga 68000 vende pune të hapura në total në vendet e Ballkanit Përëndimor. Kjo rritje e punësimit në Shqipëri është nxitur kryesisht nga gratë, pasi 70% e vendeve të reja të punës për periudhën në fjalë janë zënë nga ato.

Sipas raportit të përmendur më lart, Shqipëria, së bashku me Malin e Zi, kanë pasur një rritje me 3.3% të punësimit, duke lënë pas Maqedoninë e Veriut me 2.1%. Kjo rritje është, gjithësesi, më e ulët në raport me atë të një viti më parë, ku kishim një rritje me 23000 vende pune. Ritmet e rritjes së punësimit kanë qënë ndryshe nga ato të rritjes ekonomike në rajon, më specifikisht 2.5% në 2017 dhe 3.9% në 2018. Pra, ndryshe nga punësimi, rritja ekonomike ishte më e ulët për vitin 2017.

Page 25: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

24

Nëse do të shihnim punësimin sipas sektorëve, do të vinim re se në 2018, nga 38700 të punësuar në total, 8400 prej tyre u punësuan nga bashkitë dhe sektori publik, me një rritje me 5.1% në raport me 2017, ndërsa, rritja e të punësuarve në sektorin privat, ishte vetëm 1.5% në raport me 2017. Rrogëtarët e shtetit arritën në 172 mijë individë, ndërsa ata në sektorin privat arritën në 509 mijë me një rritje prej 7 mijë vetë në raport me një vit më parë. Sipas INSTAT, numri i të punësuarve, në total, është 1.134 milionë, nga këta, 681 mijë marrin një pagë si të punësuar, ndërsa, 453 mijë janë të klasifikuar si të vetëpunësuar në zonat rurale.

Sipas të dhënave të Eurostat (2016), në Shqipëri 26.5% e të punësuarve janë në sektorin publik. Shqipëria renditet pas Norvegjisë (30%), Suedisë (29%) dhe Danimarkës (28%). Në BE punësimi në sektorin publik është mesatarisht 16%.

Në sektorin e bujqësisë pesha e punësimit për vendet e BE-së varion nga 2-4%, ndërsa në Shqipëri shkon në 40.9% të totalit për 2016. Duke parë peshën që ka sektori bujqësor në PBB e vendit tonë dhe në atë të vendeve të ndryshme te BE-së mund të them me bindje se ne renditemi të fundit në Europë përsa i përket produktivitetit në sektorin bujqësor. Në fakt, produktiviteti ngelet i ulët në çdo sektor të ekonomisë në Shqipëri (Muço et al., 2018). Sipas studimit të Garo (2018), produktiviteti në Shqipëri është i ulët dhe ka rritje në momentet kur kemi rënie të punësimit. Kjo tendencë rënëse e produktivitetit vihet re nga 2014 e në vijim dhe, nga ana tjetër, kur, ndërkohë, kemi edhe një rritje të rrogës reale me 6.6% në 2017. Në fakt, produktiviteti dhe rritja e rrogave reale duhet të kenë të njëjtin kah. Këto fakte na çojnë të mendojmë se ndoshta rritja e punësimit ka ardhur si rezultat i luftës ndaj informalitetit apo reduktimit të numrit të të papunëve. Në fakt raporti i BB (2019) afirmon se Shqipëria ka bërë progres me luftën ndaj anti-informalitetit në punë. Po ashtu, në se do të marrim nivelin e punëkërkuesve, do të vërejmë që në 2010 ishin 144 mijë, në 2015 shkuan 149 mijë për të shkuar në 119,7 mijë në 2017 dhe 89.7 mijë në 2018. Rënia e personave që kërkojnë punë sipas të dhënave të INSTAT për periudhën 2015-2017 ka qënë me 40%. Kjo rënie ka

ardhur te grupmoshat 16-19 vjeç dhe 20-34 vjeç pra në moshat e reja, ku bëjnë pjesë studentët dhe të rinjtë, që emigrojnë më së shumti nga Shqipëria. Referuar studimit të Garo (2018, fq.33) shihet se përgjatë 17 viteve të fundit, për çdo rritje të PBB-së reale me 1% kemi një rënie të nivelit të papunësisë me 1.3%. Ky rezultat edhe pse në mënyrë më të ridimensionuar tregon se deri diku edhe në Shqipëri vërtetohet ligji i Okunit (1962).

2. SHKAQET E EMIGRACIONIT NË RRITJE DHE KOSTOT E TIJ

Shqipëria, ashtu si të gjithë vendet e tjerë të Ballkanit Perëndimor, ka qenë një burim kryesor i emigrantëve ekonomikë të paligjshëm, të cilët kërkojnë punë në vendet e pasura të Evropës. Sipas të dhënave të Eurostat në 2017, numri i emigrantëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor ishte 137000 individë, ku, kryesisht, dominonin emigrantët nga Shqipëria me rreth 52000 persona në vitin në fjalë dhe rreth 590 000 në 10 vitet e fundit.

Çdo ditë e më tepër qytetarët Shqiptarë po ndjejnë nevojën për të braktisur vendin e tyre në kërkim të një të ardhme më të mirë, kjo për arsye të varfërisë; pabarazisë; mungesës së demokracisë, mungesës së sundimit të ligjit si dhe pamundësive të zgjedhjes (Sen, 2014 e vendos mundësinë e zgjedhjes si kriterin bazë të varfërisë). Kurrë më parë emigracioni nuk ishte bërë një “problem” siç është sot për Shqipërinë. Flasim për problem jo se emigracioni konsiderohet negativ në princip por sepse në vitet e fundit në Shqipëri po vihet re një reduktim i popullsisë, një rritje e moshës mesatare, një reduktim i lindjeve dhe reduktim i forcës punëtore.

Sipas UNICEF, emigracioni mbi 2/3 e personave janë nën moshën 30 vjeçare, ndërsa nën moshën 20 vjeçare janë 16% e tyre. Referuar studimeve të Håkansson (2000), Zaiceva (2014) apo Alho (2008) mund të thuhet që pjesa dërrmuese e emigrantëve janë të rinj dhe kanë një impakt shumë pozitiv për vendin pritës,

Page 26: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

25

pasi ulin moshën mesatare dhe ndikojnë në shtimin e lindjeve, ndërsa, për vendin e origjinës, në rastin konkret Shqipëria, efektet janë krejt të kundërta. Me shumë gjasa pritet që këto efekte të përkeqësohen në vijim pasi, sipas një studimi të publikuar nga UNDP-ja në 2018, 52% e shqiptarëve dëshirojnë të emigrojnë, pra më tepër se në 2007, kur dëshirën për të emigruar e kishte vetëm 44% e popullsisë.

Në Shqipëri rritja e dëshirës për të emigruar është ndër më të lartat në botë. Ne renditemi pas Togo, Siera-Leones, Kongos dhe Sirisë dhe jemi pothuajse në të njëjtin nivel me Haitin.

Dëshira e popullsisë për të ikur nga Shqipëria tashmë nuk lidhet vetëm me nivelin e varfërisë apo të papunësisë, si ajo e viteve ’90-të. Sot ajo ndodh për arsye të sigurisë ushqimore dhe shëndetësore, apo për humbjen e besimit se e nesërmja do të jetë më e mirë. Dëshira dhe largimi bëhet edhe më i dhimbshëm dhe i kushtueshëm për vendin, kur ikin studentët dhe intelektualë.

Sipas të dhënave të Qëndrës së Shërbimeve Arsimore çdo vit gati 20 % e maturantëve më të mirë aplikojnë për të studiuar jashtë shtetit, pa harruar këtu edhe dhjetëra mijë të tjerë të rinj shqiptarë të arsimuar mirë, që kërkojnë fatin e tyre jashtë Shqipërisë (këtë shtator u larguan rreth 4800 maturantë). Ky fenomen për shumë ekspert ekonomie shihet si largim i energjive, dijeve dhe vrullit për ndryshim, pasi pjesa dërrmuese e tyre largohet për mos u kthyer më.

Sipas të dhënave të UNESCO-s (2018), rreth 17400 studentë shqiptarë apo 12.5% e numrit total të studentëve universitarë shqiptarë studiojnë jashtë territorit të Shqipërisë, tregues ky qw na rendit të parët në Europë. Shqetësues bëhet fakti që pjesa dërrmuese e këtyre të rinjve nuk kthehet më në Shqipëri. Nga ana tjetër, sipas të dhënave të INSTAT, në vitin shkollor 2018/2019 u regjistruan gjithsej 641161 nxënës dhe studentë, numër ky që shënoi një ulje prej 16.7% në raport me vitin shkollor 2014/2015 ose, mbi 107 mijë nxënës më pak. Një rënie e madhe u vu re në numrin e nxënësve në arsimin fillor, ku, për vitin shkollor 2018/2019, u regjistruan 167 mijë nxënës, që shënon një rënie prej 12.7%, apo mbi 21 mijë nxënës më pak në 4 vjet.

Nëse do të krahasonim regjistrimet e vitit shkollor 2018/2019 me ato të vitit 1991 do të shihnim se kemi një reduktim të numrit të nxënësve me rreth 30% për të gjitha ciklet. Vetëm në 5 vitet e fundit kemi një rënie të regjistrimeve nëpër shkolla me 12.3%. Të njëjtën gjë mund të themi për numrin e maturantëve, pasi edhe këta të fundit janë në “rënie të lirë”, duke kaluar nga 39.600, që ishin në 2014-2015, në 35.000 për vitin 2018-2019. Rënie pati edhe me 19% për periudhën në fjalë te numri i studentëve në Universitetet Shqiptare. Kjo situatë, me shumë gjasa, do të shkojë në përkeqësim.

Aktualisht popullsia shqiptare me moshë nga 0-19 vjeç është rreth 700 mijë, nga rreth 790 mijë, që ishte në 2015, pra, ka një rënie me 13.2%. Në se trendi do të jetë i njëjtë për 10 vitet e ardhshme, prashikohet që popullsia e kësaj fashe të bjerë me 140000 vetë, gjë që nënkupton edhe rënien e numrit të mësuesve në shkollat fillore dhe të mesme me mbi 30%.

Dukuri shqetësuese po behet edhe largimi i të rinjve të diplomuar. Sipas një studimi të kryer nga Gedeshi dhe King në 2018, rreth 180 studentë të diplomuar në Infermieri dhe në Mjekësi kërkojnë të ikin çdo vit në Gjermani, por jo vetëm. Në tre-katër vitet e fundit janë larguar rreth 30% e tyre.

Kur pyet studentët nëpër auditorë se çfarë do të bëjnë pasi të mbarojnë shkollën, mbi 70% e tyre përgjigjen se dëshirojnë të largohen nga Shqipëria. Arsyetimi i motivimit për t’u larguar është pothuajse i njëjtë nga të gjithë. Niveli i ulët i rrogave, mungesa e së ardhmes dhe progresit në karrierë; humbja e shpresës për një zhvillim të qendrueshëm në të ardhmen dhe niveli i mirëqenies për qytetarët.

Formimi i këtyre të diplomuarve ka pasur një kosto për Shqipërinë, pasi shteti investon rreth 493 euro në vit për çdo student, deri në ditën e diplomimit, pa harruar këtu shpenzimet e familjarëve apo taksën e regjistrimit, që e paguajnë të gjithë privatisht. Gjithë këto shpenzime për arsimin në Shqipëri shkojnë si avantazh për Gjermaninë, Italinë, Amerikën etj.

Page 27: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

26

Pra, një vend i varfër si Shqipëria financon shkollimin e kuadrove të së nesërmes për t’i shfrytëzuar vendet e mëdha. Kjo hemoragji e popullsisë shqiptare, sipas FMN (2019), kushton mesatarisht nga 0.6%-0.9% të PBB-së.

Nga ana tjetër, emigracioni në masë, së bashku me reduktimin e lindjeve, po çon drejt kolapsit sistemin e sigurimeve shoqërore. Sipas të dhënave të INSTAT, në 1979 në Shqipëri ka patur vetëm 76 mijë persona mbi moshën 65 vjeç. Në 2011 ky numër u katërfishua, duke arritur në 318 mijë. Aktualisht numri i personave mbi moshën 65 vjeç është 403 mijë persona. Ndërsa në 2031 pritet që ky numër të shkojë në mbi 600 mijë, pra, do të ketë një rritje me mbi 50% të numrit të pensionistëve. Ndërsa numri i pensionistëve është në një rritje të shpejtë, numri i personave në moshë pune po shfaq një rënie të vazhdueshme sipas INSTAT, duke kaluar nga 1.76 milionë, që është aktualisht, në 1.56 milionë në 2031. Në se para vitit 1990 raporti i pensioneve ishte 4 kontribues për një përfitues, ky tregues aktualisht është rreth 1.5 kontribues për një përfitues.

KONKLUZIONE

Në këtë punim u trajtua tendenca në rënie e papunësisë dhe impakti ekonomik në Shqipëri i emigracionit në rritje, si dhe u tentua të verifikohej, me anë të statistikave deskriptive, në se ekzistonte një lidhje ndërmjet rënies së papunësisë dhe largimit të të rinjve shqiptarë.Nga analizat statistikore u vu re se, në periudhën T1 2014 - T1 2019, popullsia në moshë pune ka rënë me 0.6%, ndërsa numri i pensionistëve u rrit me 12%. Përgjatë 5 viteve të fundit u vu re një rritje e vazhdueshme e punësimit dhe një rënie e papunësisë. Nga konfrontimi numerik i këtyre dy treguesve doli në pah se rënia e papunësisë ka ardhur edhe falë rritjes së emigracionit të të

rinjve dhe profesionistëve dhe jo vetëm falë rritjes së punësimit. Gjithashtu u evidentua se rritja e emigracionit vërtet ka aspekte pozitive në remitanca apo impakt pozitiv indirekt në reduktimin e papunësisë, por, nga ana tjetër, ka një kosto që shkon nga 0.6-0.9% e PBB-së. Rezultatet e tjera të këtij studimi tregojnë se emigracioni ka një impakt pozitiv në rritjen mesatare të moshës së popullsisë vendase, si dhe në rritjen e numrit të pensionistëve, që shoqërohet me një përkeqësim të raportit të kontribuesve dhe përfituesve për pensione, duke kaluar nga 4 me 1 që ishte në 1990 në 1.5 me 1 në 2019.

Gjithashtu, fluksi emigrator po çon drejt mbylljes së shumë shkollave fillore dhe duke lënë me dhjetra mësues pa punë.

Duke parë këta tregues mund të sugjerojmë ndërhyrje të qeverisë për të frenuar emigracionin dhe për të kthyer “trurin” në vend, para se të jetë shumë vonë. Ky proces mund të realizohet me rritjen e rrogave për të rinjtë ose me reduktim të taksave mbi punën për të gjithë ata që punësojnë të rinj deri në moshën 25 vjeç; me dhënien e bonuseve për blerjen e shtëpive nga çiftet e reja, siç ndodh në Kroaci; me stimulim monetar për lindjet e reja (100-200 euro në muaj, derisa të arrijnë në moshë madhore), siç ndodh në Hungari apo në Maqedoni; me pagesa ekstra për të gjithë ata të diplomuar, që kthehen për të dhënë kontributin e tyre në Shqipëri, sidomos për ata që do të punojnë për administratën publike. Mjekëve dhe infermierëve, që po ikin në masë, mund t’u ofrohen kontrata 5 vjeçare të detyrueshme në Shqipëri për të gjithë ata që vendosin të studiojnë në vend.

PhD. Klodian Muço

Page 28: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

27

Sa herë që disktutohet mbi qeverisjen e mirë, më vijnë ndërmend fjalët e Konfucit, i cili thoshte: "Nuk është e vështirë të njohësh të mirën, por është e vështirë ta shndërrosh atë në vepra”. Termi “qeverisje e mirë”, më shumë se sa thjesht "të bërit gjëra të mira”, ka të bëjë me mënyrën se si “bëhen gjërat”, duke i vënë ato në kontekstin e duhur institucional, si dhe duke siguruar kontrollet dhe ekuilibrat e nevojshëm.Debati i fundit per Korporatën e Investimeve Shqiptare tregoi edhe një herë erozionin e besimit të publikut te kompanitë shtetërore. Çdo fjalë që pasohet nga fjala “shtetërore”, perceptohet në publik si keqmenaxhim i pronës apo fondeve publike. Një perceptim ky fakteqësisht i merituar, që lidhet me qeverisjen e dobët korporative. Qeverisja e mirë korporative dhe qeverisja e mirë publike janë gjethe të të njëjtës pemë: të dyja kërkojnë sjellje të përgjegjëshme, integritet, transparencë dhe llogaridhënie.

Në Shqipëri ka mbi 101 Kompani Shtetërore aktive, pronësia e të cilave është e shpërndarë ndërmjet ministrive të ndryshme dhe njësive vendore. Nga këto Kompani vetëm një numër i kufizuar ushtron aktivitetin në sektorë strategjikë, si në atë të energjisë dhe të ujit, ndërsa pjesa tjetër ka shumë pak impakt në zhvillimin ekonomik të vendit dhe nuk ka asnjë lidhje organike me prioritetet e qeverisë. Sipas raporteve të FMN, Kompanitë Shtetërore (KSH) në Shqipëri kanë një qeverisje korporative dhe performancë financiare shumë të dobët dhe përbëjnë një rrezik të madh fiskal për Buxhetin e Shtetit: afërsisht 80% e Kompanive

Shtetërore kanë humbje të akumuluara. (Kompanitë në sektorin e energjitikws dhe atë të ujit vazhdojnë të marrin mbështetje buxhetore ne menyre direkte apo indirekte). Vetëm për 3 Kompanitë energjitike ngarkesa fiskale në Buxhetin e shtetit është sot rreth 43 miliard lekë. Gjithashtu, të ardhurat që merren prej tyre janë vetëm 0.08 % e Prodhimit Kombëtar.

Kompanive Shtetërore u mungon thuajse tërësisht menaxhimi financiar. Disa prej tyre kanë sisteme kontabël, por jo menaxhim financiar të mirëfilltë, ku të menaxhohen risqe të ndryshme apo ku të bëhen analiza kosto - perfitim për cdo proces/ produkt/ projekt etj. Gjithashtu, Kompanitë Shtetërore kane borxhe të akumuluara ndër vite dhe ndodhen në pamundësi për të absorbuar burime të tjera financimi.

Ato vuajnë nga mungesa e orientimit dhe keqpërdorimi i burimeve, të cilat kufizojnë mundesinë për tu zhvilluar; Vendimarrjet për investimet janë të ngadalta dhe në mungesë të plotë të studimeve te fizibilitetit, mungesë kjo që çon në pamundnësi për të tërhequr investitorë potencialë;

Keqmenaxhimi dhe performanca e dobët e Kompanive Shtetërore në 27 vitet e fundit, lidhet pazgjithshmërisht me paqartësinë e kufirit se ku mbaron politika dhe ku fillon filozofia e tregut, me mungesën e matsave të performancës, si dhe me mungesën e transparencës.

Irena Beqiraj

IMPAKTI I “GOOD GOVERNANCE”, KORPORATA E INVESTIMEVE

Page 29: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

28

Kufijtë ndarës të Kompanive Shtetërore nga politika duhet të ishin të qartësisht të përcaktaur në dy drejtime: Së pari, duhej përcaktuar qartësisht një kufi ndarës midis politikave publike dhe qëllimeve tregtare të një Kompanie Shtetërore, dhe së dyti, një distancim i vullnetshëm, i dukshëm i politikës nga menaxhimi i Kompanive Shtetërore (gjë që nuk sigrurohet as në kuadrin ligjor të krijimt të Korporatës së Investimeve)

Për shembull, me vendim të Aksionerit të Ministrit të Energjitikës, Korporata Energjitike Shqiptare i shiti OSHEE-së, gjatë 2018, energji për konsumatorin tarifor me çmim 1.5 lek KëH, ndërkohë që kostoja e ofrimit të 1 KëH për KESH ishte rreth 2.3 lek. Për sa kohë që KSH shërbejnë për qëllime të shumëfishta, si publike dhe tregtare, pa një ndarje të qartë midis tyre, kjo do të ndikojë negativisht në performancën e tyre. Jo rrallëherë qëllimet publike janë përdorur dhe do të përdoren si “mbulesë” për përformancën e dobët , duke sjellë më shumë se sa duhet dëme në buxhetin e shtetit.

Supozojmë që Qeveria do të vendoste që PPP për Rrugën e Arbrit ta realizonte Korporata e Investimeve . Rruga e Arbrit është një premtim i pastër politik, për të cilën nuk ka një impakt të matur ekonomik. Realizimi i PPP pa impakt ekonomik të qartë dhe të matshëm nga KISH do të ndikonte pa dyshim negativisht në performancën e saj

Korporatës së Investimeve do t’i duhet të përmbushë jo vetëm qëllimet tregtare, por edhe objektivat jo-tregtare politike, të cilat do të kërkojnë kompromise që do të rëndojnë në kurriz të performancës së saj financiare afatshkurtër dhe afatgjatë.

Elementi i dytë i rëndësishëm lidhet me distancimin e politikës nga menaxhimi i KSH-ve. Ciklet politike, mandatet e shkurtra të drejtuesve kryesorë të KSH-ve edhe brenda një mandati, si dhe, shpesh, dëshira për të realizuar politika publike me anë të KSH të cilat (edhe pse duket që nuk ndikojnë direkt në buxhetin e shtetit, kanë pasur efekte të mëdha te ky i fundit) kanë kontribuar në keq-menaxhimin e kompanive shtetërore.

Përfaqësimi i Aksionerit nga Ministrat është shoqëruar me ndërhyrje partiake-politike, gjë që e ka vendosur integritetin e kompanive shtetërore në rrezik. Si rezultat, partitë politike, në mënyrë indirekte, kanë ushtruar ndikim mbi vendimet e rëndësishme brwnda një Kompanie Shtetërore, duke përfshirë: emërimet, rekrutimin e stafit, proceset e tenderimit etj.

Ministri, si përfaqësues i Aksionerit, në bazë të statusit, emëron e shkarkon, pa asnjë procedurë përzgjedhjeje drejtuesit e lartë të KSH, siç janë antarët e Bordit Drejtues dhe Drejtorët Ekzektutivë. E thënë troç, sot kemi kompani shtetërore thuajse të dështuara, sepse Borde Drejtuese dhe drejtorë ekzekutivë vazhdojnë të jenë “Klubet e fansave të Ministrave”, që si të tillë nuk sjellin asnjë vlerë të shtuar për kompanitë, por vetëm plotësojë teka politike apo edhe personale.

Në këto 27 vite, edhe pse ka pasur disa përpjekje për të promovuar një kulturë më të orientuar drejt të bërit biznes, për shkak të arsyeve që përmenda më sipër, pronari shtet nuk ka mundur:

• të ushtrojë kompentencat në vendimarrjet stategjike në mënyrë konsistente; • të zhvillojë një sistem monitorimi të plotë, duke përcaktuar qartësisht strategjitë dhe objektivat e çdo Kompanie Shtetërore, si dhe të masë dhe të vleresojë performancën, duke përcaktuar indikatorët financiarë apo jo financiarë; • të promovojë dhe të sigurojë disiplinën e nevojshme fiskale, duke llogaritur dhe financuar vëtëm kostot e shërbimit publik; • të ofrojë kapacitetet e nevojshme menaxheriale, duke siguruar zhvillimin e proceseve trasparente në emërimin e Bordeve Drejtuese, si dhe përcaktimin qartësisht të rolit të tyre në realizimin e objektivave; • të realizojë procese të suksesshme privatizimi, si dhe të supervizojë e të mbrojë të drejtat e veta si aksioner i paketave minoritare.

Page 30: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

29

Qeverisja dhe mirëmenaxhimi i kompanive shtetërore është një çështje serioze. Mëgjithëse ka ekzistuar miti për ta parë privatizimin si e vetmja mundësi për të përmirësuar performancën e Kompanive Shtetërore, vitet e fundit, qoftë në vendet e zhvilluara apo në ato në zhvillim, është vërejtur një prirje për të shtrirë investimet shtetërore në shumë sektorë. Sot kompanitë shtetërore, sidomos ato në sektorët strategjikë, duhen parë si mjete të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit (sipas të dhënave më të fundit, rritja ekonomike, që shumë vende realizojnë nga Kompanitë Shtetërore varion nga 1% deri në 4% te PBB).

Shtrirja e investimeve shtetërore në sektorë strategjikë të ekonomisë i shndërron KSH në kompani apo investitorë të mëdhenj botërorë, si dhe në aktorë kryesorë në tregjet e kapitaleve. Por, para se të krijohen kompani të tjera shtetërore, duhet të zhvillojmë një model qeverisës, i cili e kthen shtetin në një pronar profesionist. Ky model duhet:

1. Të ndajë funksionet e pronësisë së shtetit si politikbërës, nga ai i rregullatorit apo mbikëqyrësit për të minimizuar konfliktet potenciale të interesit; 2. Të minimizojë ndërhyrjen politike të pronarit – shtet, duke sjellë më shumë profesionalizëm në menaxhim dhe në zhvillimin e disa prej aseteve shtetërore dhe të investimeve

stategjike; 3. Të promovojë koherencë dhe konsistencë në zbatimin e standardeve të qeverisjes korporative; 4. Të mirëmenaxhojë asetet shtetërore në mënyrë që të mbrojë vlerën e aksioneve; 5. Të sigurojë transparencë dhe llogaridhënie më të madhe në operacionet e Kompanive, përmes mbikëqyrjes më të mirë dhe monitorimit të performancës.

Kemi nevojë për një kuadër regullator dhe udhërëfyes mbi qeverisjen e mirë korportative. Tanimë duhet ta kishim hartuar kodin e qeverisjes korpororative, i cili nuk do t’u shërbente vetëm kompanive shtetërore, por edhe atyre private. Është e provuar katërcipërisht që, kompanitë shtetërore ekzistuese, por edhe ato të krijuara rishtazi janë të destinuara të dështojnë. Edhe pse njerëzimi ditët më të hershme të qeverisjes së mirë, i ka jetuar herët, që në kohën e Platonit, i cili na këshillonte: “qeverisni veten, vendosni kufizime mbi veten dhe bëni gjithçka që është e nevojshme për të shmangur tundimin”, ne akoma presim që shpresa të triufojë mbi eksperiencën. Ndërkohë që, eksperienca çdo ditë na kujton që kemi nevojë të reformojmë modelin dhe kulturën qeverisëse të kompanive shtetërore, në se duam që ato të jenë kontributore dhe jo shkatëruese të pronës publike.

Page 31: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

30

EUROIZIMI DHE NDIKIMI NË EKONOMIProf.Asoc.Dr. Elvin MekaUniversiteti Europian i Tiranës

Të përgjithshme

Dollarizimi dhe, gjatë shekullit të XXI, “euroizimi”, nënkuptojnë zëvendësimin, në një shkallë të caktuar, të monedhës kombëtare nga një monedhë e huaj (dollar amerikan, euro etj). Në kushte të tilla kjo nënkupton që Euro përdoret në gjithë funksionet klasike të parasë.

Zëvendësimi i monedhës vendase ndodh në rastet kur aktivet e shprehura në monedhë të huaj përdoren si mjet pagese, ndërsa zëvendësimi i aktiveve ndodh kur aktivet e shprehura në monedhë të huaj përdoren si mjet për ruajtjen e vlerës. Në kuadër të diskutimit mbi euroizimn, duhet bërë dallimi mes euroizimit zyrtar dhe atij jo-zyrtar. Euroizimi zyrtar nënkupton miratimin formal të përdorimit të një monedhë të huaj për çdo funksion të parasë, kurse euroizimi jo-zyrtar nënkupton situatën, kur si monedha vendase, ashtu dhe ajo e huaj përdoren paralelisht me njëra-tjetrën, por faktikisht monedha e huaj nuk shërben si ndërmjetës (instrument) pagesash i njohur ligjërisht. Euroizimi jo-zyrtar mund të realizohet në forma të ndryshme, si: - zëvendësimi i monedhës (kur monedha e huaj kryen funksionin e mjetit të këmbimit),- zëvendësimi i aktiveve (monedha e huaj shërben si ruajtëse vlere dhe si njësi funksionesh të llogarisë kombëtare) dhe euroizimi real (monedha e huaj përdoret për përcaktimin e çmimeve dhe te pagave

PSE NDODH EUROIZIMI?Euroizimi i një ekonomie ndodh për shumë

arsye dhe është i kushtëzuar nga disa faktorë, të tillë si: - Kriza(t) ekonomike dhe financiare, - Besimi i ulët në monedhën vendase, - Periudhat me inflacion të lartë, - Lidhjet e ngushta ekonomike/ financiare/ tregtare me ekonomitë e rëndësishme – origjinë e monedhës së huaj,- Fluksi i lartë i dërgesave të emigrantëve, etj.

Natyrisht, faktori kyç në këtë drejtim është mungesa e stabilitetit makroekonomik, që, për rrjedhojë logjike, ka inflacionin e lartë dhe zhvlerësimin e konsiderueshëm të monedhës vendase, që u shkakton humbje individëve që mbajnë kursime në monedhën vendase.

EUROIZIMI NË SHQIPËRIShqipëria ka qenë një nga vendet ku dollarizimi/eurozimi ka ecur në korsinë e shpejtë, që nga ndryshimi i sistemit politik dhe ekonomik, në vitin 1991. Shqipëria ka ndjekur një skenar thuajse perfekt në këtë drejtim. Ky proces u nxit, veçanërisht, nga paqëndrueshmëria makroekonomike dhe nga inflacioni i lartë të viteve të para të tranzicionit, si dhe të periudhës së trazuar 1997-1998. Këto ngjarje gdhendën në mendjet e shqiptarëve statusin simbol të dollarit amerikan dhe, më pas, të euros, si ruajtës së vlerës për kursimet dhe investimet e tyre. Më pas, ky status mori goditje pas shpërthimit të krizës globale financiare dhe ekonomike në 2008/2009 dhe, që atëherë e deri më sot, ky rol i tyre u relativizua.

Page 32: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

31

Shqiptarët dhe ekonomia jonë kombëtare e paguan disi shtrenjtë rrezikun e kursit të këmbi-mit, e kjo u pasqyrua në rritjen e shpejtë të normës së huave me probleme, pasi Leku u zhvlerësua shpejt gjatë gjithë vitit 2009.

Kursi i këmbimit të lekut me dollarin e euron ka qenë një proces gradual, por i vazhdueshëm, i cili i gjen shpjegimet e veta në disa arsye mad-hore, të tilla si në:

- Modelimin e një ekonomie importuese, e cila përdor masivisht monedhë të huaj për kryerjen e transaksioneve në tregun ndërkom-bëtar;- Rënien e besimit në përdorimin e monedhës vendase, si pasojë e krizave të ndryshme politike dhe ekonomike, që kanë dëmtuar përdorimin e monedhës vendase, në favor të asaj të huaj;- Orientimin e shkëmbimeve tregtare, në pjesën dërrmuese të tyre, me vende që janë përdorues të monedhës EURO;- Flukset e larta dhe të qëndrueshme të dërgesave të emigrantëve, që furnizojnë ekonominë me monedhë të huaj dhe kushtëzo-jnë përdorimin e saj, kryesisht, për qëllime të investimeve afatgjata (biznese, pasuri të palua-jtshme, makina etj).- Shmangien permanente të ekspozimit ndaj rrezikut të kursit të këmbimit, nga ana e importuesve.

Nga pikëpamja e realitetit ekonomik dhe finan-ciar, Shqipëria, ekonomia dhe sistemi i saj financiar karakterizohen nga një shkallë relativ-isht e lartë e euroizimit financiar, pra nga para-pëlqimi i publikut për të mbajtur në monedhë të huaj një pjesë të dukshme të aktiveve dhe detyri-meve të tij. Kjo pasqyrohet drejtpërdrejt në aktivet dhe detyrimet e sektorit bankar, ku, prak-tikisht, huaja në monedhë të huaj (detyrimet e publikut) dhe depozitat po në monedhë të huaj (aktivet e publikut) janë në shifra relativisht të larta. Konkretisht, rreth 55% e depozitave dhe e huas bankare është në monedhë të huaj dhe ky cilësohet si një nivel i lartë euroizimi i ekonomisë dhe i sistemit tonë financiar. Në Shqipëri është i pranishëm si euroizimi monetar, ashtu dhe ai real, pra, kur Euro shërben edhe si mjet pagese në transaksionet financiare (tregti, shërbime etj), për çmimet e disa produkteve/mallra (kryesisht

ato të qëndrueshme dhe me vlera të mëdha) dhe për pagat në sektorë, apo shtresa të caktu-ara.

PRO DHE KUNDËR EUROIZIMITEuroizimi ka përparësitë dhe mangësitë e veta lidhur me ndikimin, kostot dhe efektet, që ai jep në ekonominë kombëtare, në ecurinë e biznesit dhe në mirëqenien e konsumatorëve. Konk-retisht, ndër efektet pozitive të euroizimit mund të përmenden: • Shmangia e rrezikut të kursit të këmbi-mit në transaksionet tregtare dhe investimet afatgjata. Realizimi i transaksioneve drejt-përdrejt në monedhë të huaj, shmang ekspozimin ndaj rrezikut të kursit të këmbimit, si për blerësit ashtu dhe për shitësit.

• Lehtësi administrative në ekzekutim transaksionesh.

• Mbrojtje ndaj inflacionit. Përgjithësisht dhe historikisht, norma bazë e interesit të monedhës Euro dhe inflaiconi, që shoqëron atë kanë qenë përherë më të ulët se sa ato që lidhen dhe shoqërojnë monedhën vendase. Ne kushte të tilla, mbajtja e kursimeve dhe e depozitave, si dhe kryerja e shpenzimeve në monedhën Euro anashkalon problemet që lidhen me fuqinë blerëse të monedhës kom-bëtare.

• Kosto më të ulëta të shërbimit të borx-hit të jashtëm dhe të atij të emetuar në monedhë të huaj. Nisur nga argumentimi i mësipërm, normat e interest, të paguara në monedhë të huaj, janë më të ulëta se sa ato të borxhit të marrë në monedhën vendase e, për rrjedhojë, përdorimi i monedhës së huaj në huamarrje nënkupton edhe kosto më të ulta për buxhetin e shtetit (me kushtin që kursi i këmbimit të luhatet shumë pak).

Në një kuadër më të gjerë, duhet theksuar se, importuesit janë “fituesit” e përhershëm të përdorimit të një shkalle të lartë të Euros në ekonominë kombëtare, pasi ata sigurojnë thua-jse gjithmonë një fitim shtesë, kur monedha vendase forcohet ose transferojnë thuajse të plotë efektet negative të zhvlerësimit të saj te konsumatori final. Në kushtet e mungesë së tregjeve konkurruese dhe një kontrolli efektiv në

Page 33: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

32

drejtim të vendosjes së çmimeve në treg, e gjithë barra e rrezikut të kursit të këmbimit transfero-het te konsumatori final, që konsumon dhe investon në monedhë vendase.

Ndër efektet negative mund të përmenden:

• Efektiviteti i politikave ekonomike. Shkalla e lartë e deuroizimit të ekonomisë bën që politika monetare në vend të ketë një ndikim të kufizuar. Në kushtet e mungesës së tregjeve të kapitaleve në vend, ky efekt kufizues e bën edhe më të paefektshëm dhe më të kufizuar ndikimin e politikës monetare në ekonomi. Gjithashtu, edhe vetë politikat fiskale do të cënoheshin në efektivitetin e tyre, pasi do të çonin në një rritje të kostos së borxhit publik, gjatë mbiçmimit të monedhës së huaj.

• Kufizimi i rolit të kursit të këmbimit në treg, si stabilizues automatik nga goditjet makroekonomike. Në kushtet kur euroizimi është i ndieshëm në treg, kur ekonomia merr goditje të ndryshme nga brenda ose nga jashtë për shkaqe dhe arsye të ndryshme, ka pak hapësirë për operatorët dhe rregullatorin e tregut, për të mundësuar ndërhyrje efikase stabilizuese në kursin e këmbimit.

• Kostot e Bankës së Shqipërisë. Një shkallë e lartë euroizimi në ekonomi dhe në sistemin financiar kushtëzon bankën qendrore që të mbajë në nivel relativisht të lartë të rezer-vat valutore për të mundësuar ndërhyrje të mundshme stabilizuese në të ardhmen. Gjithashtu, banka qendrore nuk ka mundësi të përfitojë optimalisht nga senjorazhi, duke ulur efektin e fitimit nga ky element në bilancin e vet të bankës qendrore dhe fitimin e buxhetit të shtetit.

• Cënim i stabilitetit financiar (ekspozim i lartë ndaj goditjeve të tregut të jashtëm dhe të brendshëm). Përdorimi masiv i monedhës së huaj në ekonomi dhe në transaksionet tregtare ekspozojnë thuajse gjithe ekonomine ndaj luhatjeve relativisht të mëdha, që mund të ndodhin me kursin e këmbimit, duke vështirësu-ar së tepërmi përpjekjet për stabilitet financiar në tregun e brendshëm.

Në finale, konsumatori i vogël, i pasofistikuar dhe të gjthë ata, që shërbimet dhe investimet i marrin dhe i kryejnë në monedhë kombëtare apo që nuk kanë mundësi të sigurojnë të ardhu-ra në monedhë të huaj, janë të detyruar të mbajnë dhe të paguajnë në finale kostot që shkaktohen nga luhatjet (nënçmim-mbiçmim) në kursin e këmbimit të euros me monedhën kombëtare. Gjithashtu, të humbur dalin përg-jithësisht edhe eksportuesit, të cilët, në kushtet e forcimit të monedhës kombëtare, do të duhet që të përballojnë nga rezultatet e sipërmarrjeve të tyre të gjitha kostot, që vijnë nga mbiçmimi i monedhës kombëtare.

DE-EUROIZIMI...De-euroizimi i ekonomisë, sidomos i një ekono-mie që ka kohë të gjatë e euroizuar, i ka të gjitha shkaqet dhe arsyet, që e shpejgojnë një proces të tillë, shumë të dëshirueshëm por tekni-kisht dhe praktikisht shumë kompleks dhe të vështirë, si nga pikëpamja reale ashtu dhe nga ajo psikologjike. Kjo, pasi mënyra se si janë strukturuar me kohë ekonomia kombëtare, marrëdhëniet ekonomike dhe financiare mes subjekteve dhe operatorëve, apo grupeve të ndryshme të interesit, etj., kanë krijuar një lloj ekuilibri, ripozicionimi i të cilit do të ishte jo i lehtë, madje mund të shoqërohej me jo pak kosto të ndieshme për subjektet dhe operatorët ekonomikë.Nga ana tjetër, prodhimi i efekteve të prekëshme pozitive në ekonomi dhe te kon-sumatori final duan kohë të materializohen. Kjo ndikon psikologjikisht në qasjen dhe sjelljen e tyre në treg, duke vështirësuar edhe më tej efek-tivitetin dhe rëndësinë e masave që mund dhe merren për de-euroizimin e ekonmisë. Gjithashtu, nevojiten investime afatgjata në informim dhe në edukimin financiar të konsum-torit dhe të biznesit me qëllim sigurimin e një kuptimi më të thellë të këtyre masave dhe efek-teve në ekonomi, si dhe përparësitë që ka përdorimi i monedhës vendase. Procesi i edukimit dhe informimit është një proces që zgjat shumë në kohë dhe është i vështirë të matet në efektvitetin e tij, sidomos në kushtet e trashëgimisë së institucioneve dhe të nivelit të transparencës publike të tyre.

Page 34: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

33

De-euroizimi efektiv kërkon, gjithashtu, edhe marrjen e një sërë masash administrative, që kufizojnë praktikisht përdorimin masiv të Euros në ekonomi dhe investrime, përtej masave teknike dhe rregullatore, që prekin drejtpërdrejt bankat dhe, tërthorazi, konsumatorin. Së fundi, efikasiteti i procesit kërkon edhe thellimin e sistemit financiar,

PSE DUHET DE-EUROIZIMI I EKONOMISË? De-dollarizimi dhe de-euroizimi janë terma i shumë të cituar për një kohë të gjatë brenda universit akademik, sikundër dhe një praktikë shumë e synuar dhe e kërkuar për zbatim në botën në zhvillim, në periudha dhe realitete të ndryshme. Rezultatet praktike dëshmojnë si për suksese, ashtu edhe për dështime, pasi masat dhe veprimet e ndërmarra kanë qenë të ndryshme në vende të ndryshme, madje të ndryshme edhe brenda të njëjtit vend, në kohë të ndryshme (rasti i Perusë).

Tashmë ka ardhur koha të mendojmë dhe të punojmë për një de-eurozim të mëtejshëm të ekonomisë e, kjo, për shumë arsye.

Së pari, duhet të jetë e qartë se Aderimi në BE dhe më tej, konvergjenca drejt EURO-s, është një proces shumë i gjatë, pavarësisht se jetojmë në kohën, kur synojmë dhe po përpiqemi të aderojmë në Bashkimin Europian. Shqipëria do të duhet të presë për shumë vjet, derisa t’i bash-kohet euro zonës, pasi, zakonisht, ky integrim nuk bazohet në dëshira dhe aspirata, por në një ristrukturim thelbësor të ekonomisë, si strukturë, model, konkurrueshmëri, qendrueshmëri dhe funksionalitet. Me fjalë të tjera, euroizimi nuk zëvendëson dot efektet e reformave strukturore në ekonomi!

De-euroizimi do të ndihmonte thelbësisht në sigurimin e një mekanizmi më funksional të

transmetimit të politikës monetare në vend, duke siguruar, njëkohësisht, edhe një ruajtje të sovranitetit monetar të vendit, që, për ekonomi të vogla dhe pa tregje të thella financiare, përbën një mjet efikas për ndërhyrje efektive në treg, në mbrojte të monedhës dhe konsumatorit final. Gjithashtu, një euroizim më i ulët ndihmon në rritjen e qarkullimit monetar dhe nxitjen e konsumit nga ekonomitë familjare, që nuk kanë të ardhura në euro.

Së fundi, një de-euroizim efikas kufizon në mënyrë thelbësore flukset informale dhe ato kriminale nga jashtë Shqipërisë, duke kufizuar pastrimin e parave dhe kjo do të ishte arma më e fuqishme në këtë luftë të pandërprerë me kriminalitetin.

Sigurisht, de-euroizimi nuk ka qenë dhe as do jetë një përpjekje dhe betejë e lehtë, përkundra-zi, ajo përbën një sfidë të vërtetë shumëvjeçare. Aktualisht, Shqipëria ka siguruara një nga para-kushtet thelbësore, që mundëson një de-euro-zim efikas, siç është mbajtja e një mjedisi të qendrueshëm makroekonomik dhe inflacion të ulët, falë politikave të vendosura dhe efektive të Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që ka ende punë për të bërë në drejtim të konvertimit të deficitit fiskal në sufiçit dhe të zhvillimit e thellim-it të tregut kombëtar të kapitaleve (letrave me vlerë). Kjo sfidë, në mënyrë të pashmangshme, do të kërkojë një angazhim e bashkëpunim të thellë e të vazhdueshëm midis Qeverisë, Bankës së Shqipërisë dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (që tashmë kanë nënshkruar mes tyre një Memorandum Bashkëpunimi), me qëllim të zbatimit të reformave shumë të nevo-jshme strukturore dhe institucionale, që do t’i japin jetë një tjetër elementi kyç për një de-eu-roizim të suksesshëm: rritjes së qëndrueshme e të lartë ekonomike!

Prof.Asoc.Dr. Elvin Meka

Page 35: Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj, Dafina Hysi, …library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995.pdf · 2020-02-18 · deficiti buxhetor, investimet publike, investimet

Për informacione të mëtejshme vizitoni:

www.fes-tirana.org/publications

Prof.Dr.Adrian Civici, Prof.Dr Agim Binaj,

Irena Beqiraj, PhD. Klodian Muço, Ornela Liperi, Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa, Stine Klapper,

Dafina Hysi, Prof.Asoc.Dr. Elvin Meka, Dr. Gerta Gogo,

SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI

2