program elektoral -...

44
Fryma e Re Demokratike PROGRAM ELEKTORAL FUND TRANZICIONIT Për shtetin dhe qytetarët Politikat, Vizioni, Rrugëzgjidhjet Tiranë, 30 Prill 2013

Upload: donhan

Post on 30-Jan-2018

242 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

Fryma e Re Demokratike

PROGRAM ELEKTORAL

FUND TRANZICIONITPër shtetin dhe qytetarët

Politikat, Vizioni, Rrugëzgjidhjet

Tiranë, 30 Prill 2013

Page 2: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi
Page 3: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

Hyrje I. PËR SHTETIN E SË DREJTËS DHE DEMOKRACINË FUNKSIONALE

1. Paketa e Reformës Institucionale II. PËR NJË SHQIPËRI TË VLERAVE DHE SHOQËRI QYTETARE

1. Integrimi Evropian dhe Politika e Jashtme 2. Pronësia 3. Emigracioni dhe Komunitetet Shqiptare në Botë 4. Rinia 5. Ish - të Përndjekurit Politikë 6. Çështjet Sociale 7. Të Drejtat e Fëmijëve 8. Barazia Gjinore 9. Personat me Aftësi të Kufizuara 10. Pensionistët 11. Punësimi

III. RENDI, SIGURIA KOMBËTARE DHE ADMINISTRIMI

1. Rendi dhe Siguria Publike 2. Administrata Publike dhe Nënpunësi Civil 3. Qeverisja vendore

IV. PËR POLITIKA EKONOMIKE TË QËNDRUESHME DHE PUNËSIM

1. Vizioni Ekonomik 2. Funksionimi i Gjykatës Administrative 3. Politikat Fiskale 4. Politikat Monetare 5. Tregu i Kapitaleve 6. Lidhja e kursimeve me investimet 7. Krijimi i vendeve të reja të punës 8. Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi i Efekteve të Krizës

Page 4: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

V. SEKTORË TË TJERË PRIORITARË 1. Energjia 2. Pasuritë dhe shfrytëzimi minerar 3. Komunikimet Elektronike dhe Postare 4. Bujqësia, Zhvillimi Agrar dhe Peshkimi 5. Siguria Ushqimore dhe Politikat Veterinare 6. Turizmi 7. Industria 8. Infrastruktura dhe Transporti 9. Mjedisi

VI. ARSIMI, SHËNDETËSIA, KULTURA DHE SPORTI

1. Arsimi 2. Shëndetësia 3. Kultura

3.1 Politikat Artistike 3.2 Politikat Sociale 3.3 Trashëgimia Kulturore

4. Sporti

Page 5: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

Hyrje Partia “FRYMA E RE DEMOKRATIKE” (FRD), e krijuar më datë 30 prill 2012, përfaqëson një parti të qendrës së djathtë, që bazohet në parimet politike dhe programore të përfaqësuara nga Partitë Popullore Evropiane (PPE). Krijimi i saj erdhi si nevojë për maturimin e jetës politike, për reformimin e sistemit partiak, për dhënien fund të tranzicionit, për hapjen e një perspektive të re dhe të munguar për politikën shqiptare, alternativë për qytetarët dhe shtetin e së drejtës. FRD është zëdhënëse e brezit të ri, e qytetarisë aktive në shoqëri, e botës së biznesit, e komunitetit të ish - të përndjekurve politikë dhe pronarëve, e elitës intelektuale dhe traditës fisnike në shoqërinë shqiptare. Në aktivitetin e saj elektoral FRD bazohet në koalicionin dhe partneritetin afatgjatë me qytetarët, si dhe në nevojën e madhe që ka Shqipëria për rotacion demokratik të elitave dhe demokraci funksionale. Në politikat e saj prioritare FRD synon vendosjen reale të shtetit të së drejtës, stabilitetin demokratik, zhvillimin e qendrueshëm dhe arritjen e standardeve të përafrimit me Bashkimin Evropian. FRD beson se Shqipëria ka përgjegjësinë, kapacitetin dhe interesin kombëtar të luajë rol aktiv në forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal. Trashëgimia pozitive do të pasurohet duke krijuar modele politike dhe qeverisëse që na afrojnë me familjen evropiane, që respektojnë angazhimet tona ndërkombëtare dhe që forcojnë miqësinë e bashkëpunimin rajonal. FRD shpreh koncepte të moderuara të politikës dhe ndan vizionin e një rajoni të integruar evropian, si garanci për forcimin e demokracisë dhe stabilitetit. Për FRD dialogu dhe bashkëpunimi, partneriteti dhe respekti ndaj sovranitetit janë dhe mbeten parime kryesore dominuese mbi çdo teori tjetër politike të bazuar në retorika populiste e nacionaliste. FRD vlerëson progresin e shtetit të Kosovës dhe e konsideron detyrim kushtetues dhe programor, qytetar dhe kombëtar politikën prioritare të saj në raport me shtetin e Kosovës, mbrojtjen dhe partneritetin aktiv me të gjitha komunitetet e gjera shqiptare në shtetet e rajonit. Ajo lufton për një Kosovë demokratike dhe sovrane, të njohur gjerësisht në botë, të pranuar në OKB dhe pjesë themelore e procesit integrues rajonal. FRD do të mbështetet në përvojën më të mirë të shtetit shqiptar gjatë këtyre 100 vjetëve të ekzistencës së tij në mbështetjeve të aspiratave më të larta të shqiptarëve në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi e në Serbi për të ndërtuar në trojet e tyre një jetë të lirë, demokratike, paqësore, dinjitoze dhe të begatë, në mirëkuptim dhe respekt me bashkëqytetarët me përkatësi etnike tjetër brenda shteteve ku ata jetojnë. FRD është një forcë politike pro perëndimore, duke theksuar se interesi ynë kombëtar është dhe mbetet zhvillimi i marrëdhënieve specifike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Për FRD, anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet interesi madhor dhe jetik i Shqipërisë, ndaj edhe ajo, në çdo nivel përfaqësues, do të marrë përgjegjësinë për t’u bërë katalizatore dhe garantuese e këtij projekti. FRD e sheh me sy kritik bilancin e tranzicionit 22 vjeçar dhe synon që përmes votës përfaqësuese, paketës së reformave të propozuara, sjelljes së re politike dhe mbështetjes qytetare do të bëjë të mundur dhënien fund të këtij procesi, për ta kaluar Shqipërinë në stadin e një vendi kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Page 6: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

I. PËR SHTETIN E SË DREJTËS DHE DEMOKRACINË FUNKSIONALE Programi i FRD-së është krijues, realist dhe gjithëpërfshirës. Ai përmban në thelbin e vet angazhimin për një demokraci funksionale dhe shtet të së drejtës, të jetësuar përmes vullnetit për reforma të thella, si dhe përmes ruajtjes, respektimit dhe mbrojtjes së vlerave dhe cilësive më të vyera të shoqërisë shqiptare. Në respekt me Kushtetutën, FRD premton se me politikat dhe reformat që parashikon që të vërë në jetë, ajo do të realizojë dhe do të garantojë të gjitha të drejtat universale të njeriut, shumë prej të cilave kanë qenë e janë ende të cënuara, të kontestuara apo të privuara përgjatë tranzicionit. Në qendër të politikave të FRD janë shtyllat kryesore të platformës së qendrës së djathtë: individi, familja, shteti i së drejtës, prona dhe qeverisja institucionale. Duke vlerësuar se jetës politike dhe institucionale në Shqipëri i mungojnë shumica e këtyre elementëve, FRD prezantohet përpara opinionit publik me një paketë të gjerë reformash institucionale, qëllimi i të cilave është kalimi nga tranzicioni demokratik në fazën e demokracisë së qëndrueshme dhe funksionale. 1. Paketa e Reformës Institucionale FRD vlerëson se prioritet kryesor për sfidat e sotme dhe të ardhme të demokracisë në Shqipëri mbeten, reforma institucionale që lidhet me sistemin e përfaqësimit politik, raportet ndërmjet pushteteve kryesore, përsosja e modelit të qeverisjes, forcimi i rolit dhe hapësirës vendimmarrëse të qytetarëve. Qytetarët kanë nevojë për një qeverisje të vogël dhe efiçente, transparente dhe me mbështetje popullore, të aftë të marrë vendime dhe produkt real i sovranitetit qytetar. Për ta mundësuar këtë janë të nevojshme disa ndryshime themelore në mënyrën e organizimit, funksionimit dhe veprimit të institucioneve kryesore politike e qeverisëse në vend. Reforma kushtetuese e propozuar ka dy drejtime themelore:

, ekziston një nevojë e menjëhershme e rikthimit të ekuilibrit kushtetues të prishur me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Si rrjedhojë, rishikimi i Kushtetutës del si nevojë prioritare në funksion të rikthimit të balancës kushtetuese dhe rregullimit të mekanizmave që mbajnë në këmbë ndarjen dhe kontrollin e balancuar të pushteteve.

, nevojiten ndryshime të Kushtetutës në një përpjekje serioze që i përgjigjet anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, proceseve të pritshme të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe reflektimi i proceseve të sotme dhe të së ardhmes. Reforma kushtetuese dhe ligjore kërkon marrjen e masave të mëposhme, të cilat Fryma e Re Demokratike angazhohet publikisht t’i realizojë gjatë mandatit të ardhshëm 4 vjeçar të mirëqeverisjes së vendit: 1. Ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe zgjerimin e të drejtës së votës për të realizuar në mënyrë

transparente dhe praktike parimin kushtetues të barazisë së votës, që u mundëson qytetarëve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre politikë dhe që garanton qëndrueshmëri në mirëqeverisje;

2. Ndryshimin ligjor për të realizuar pjesëmarrjen në votim, të të gjithë shtetasve shqiptarë me të drejtë vote, kudo që ata ndodhen, në Shqipëri dhe jashtë saj;

3. Ndryshimin ligjor për të mundësuar votimin elektronik në të gjithë vendin, si një hap me rëndësi për transparencën dhe efikasitetin e procesit zgjedhor;

4. Ndryshimin ligjor për të mundësuar administrimin civil e shtetëror të zgjedhjeve, jashtë ndikimit aktual të partive politike;

Page 7: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

5. Ndryshimin kushtetues dhe ligjor për të jetësuar zhvillimin e natyrshëm të referendumeve kombëtare dhe lokale, për çështje në interes publik dhe në përputhje me modelet më të mira të vendeve perëndimore;

6. Ndryshimin kushtetues për të mundësuar zgjedhjen direkte të Presidentit të Republikës, për t’i dhënë kësaj zgjedhjeje të gjithë autoritetin e duhur shtetëror dhe mbështetjen publike si figurë e unitetit kombëtar;

7. Reduktimin në Kushtetutë të përbërjes së Kuvendit të Shqipërisë, nga 140 në 100 deputetë; 8. Vendosjen e kufizimit kushtetues që Kryeministri të qendrojë jo më shumë se dy mandate në detyrë. Në

kushtet e Shqipërisë një ndryshim i tillë do të ishte garanci për stabilitet dhe krijimin e kushteve reale për konkurencë të lirë dhe rotacion demokratik;

9. Ndryshimin kushtetues për papajtueshmëri midis funksionit të deputetit dhe të anëtarit të Këshillit të Ministrave, si masë efikase për forcimin e rolit kontrollues të pushtetit legjislativ mbi atë ekzekutiv;

10. Ndryshimin kushtetues për të zgjeruar kompetencën e zgjedhjes me shumicë të cilësuar në Kuvendin e Shqipërisë të gjithë përfaqësuesve të institucioneve të pavarura kushtetuese;

11. Ndryshimin ligjor për të reformuar financimin elektoral të partive politike dhe subjekteve elektorale, për të mundësuar transparencë reale periodike sipas kërkesës së Kushtetutës së Shqipërisë.

Pjesë e paketës së reformave institucionale janë edhe propozime konkrete për ndryshime kushtetuese, ligjore, etj., që prekin një numër të madh institucionesh aktuale shtetërore e publike. Në debatin elektoral, secila prej këtyre reformave do të shoqërohet me relacione të detajuara, ndaj në programin politik, FRD thekson vetëm elementët përfshirës të kësaj reforme të cilët janë: 1. Reforma antikorrupsion: FRD e konsideron mision historik të saj sjelljen e një fryme të re në

mirëqeverisjen e vendit përmes ndryshimeve legjislative, administrative dhe etike, të cilat rrisin përgjegjësinë e politikës ndaj qytetarëve dhe vendosin në krye të axhendës së tyre, interesin e madh publik.

2. Në paketën antikorrupsion, FRD parashikon ashpërsimin e dënimeve penale për vepra korruptive për zyrtarët e çdo niveli; kufizimin për promovim në poste politike e publike të çdo zyrtari të dënuar nga një gjykatë për vepra korruptive; përcaktimin në ligjin e partive politike të kufizimeve për karrierë të çdo individi me precedentë penalë korrupsioni; largimin nga administrata publike dhe civile të çdo zyrtari të dënuar nga një gjykatë për akte korruptive; ndryshimi i piramidës së emërimeve të zyrtarëve publikë (mësues, mjekë, polici, etj.) me përcaktimin ligjor të konkurimit mbi bazën e aftësisë; zgjerimi i rasteve të konfliktit të interesit dhe nepotizmit në vendimmarrje dhe administrimin e të ardhurave që burojnë nga buxheti i shtetit, etj.

3. Reforma në sistemin gjyqësor dhe në institucionet e drejtësisë, për të bërë të mundur rritjen e transparencës publike, profesionalizmit, pavarësisë dhe luftën ndaj korrupsionit.

4. Reformë e thellë strukturore dhe funksionale në një sërë institucionesh të tjera me rëndësi për shtetin e së drejtës, luftën ndaj korrupsionit dhe garantimin e lirive qytetare, siç janë Kontrolli i Lartë i Shtetit, Avokati i Popullit dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ai i Mbrojtjes së të Dhënave Personale, etj.

5. Reformë e thellë në ndarjen territoriale dhe administrative në vend, në përputhje me praktikat më të njohura të vendeve të BE-së dhe kushteve reale të vendit. Reforma përfshin ndarjen e re administrative, procesin e decentralizimit si dhe një politikë të re të shpërndarjes së të ardhurave nga buxheti i shtetit.

6. Reformë në strukturën shtetërore të statistikave, biznesit dhe organeve financiare të lidhura me to, për të mundësuar një sistem unik të dhënash, për më shumë transparencë, koordinim, garanci për të drejtat e qytetarëve, liberalizim të raporteve shtet - qytetar si dhe rezultate konkrete në luftën antikorrupsion.

7. Reformë përmirësuese në sektorët e sigurisë, mbrojtjes, rendit publik dhe institucionet e lidhura me to, për të konsoliduar funksionimin e institucioneve të tilla, si dhe për të rritur efikasitetin e besueshmërinë e tyre.

8. Reformë plotësuese në kuadrin ligjor mbi administratën civile e publike, për ndarje të qartë të administratës nga burimet njerëzore të partive politike, për rritjen e integritetit, besueshmërisë, rezultateve dhe stabilitetit të nëpunësit publik e civil.

Page 8: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

II. PËR NJË SHQIPËRI TË VLERAVE DHE SHOQËRI QYTETARE Bazuar në problematika të tjera të veçanta sociale, FRD angazhohet për një program solid dhe gjithëpërfshirës, që synon të jetësojë të gjitha të drejtat kushtetuese dhe procesin e kohezionit social në shoqëri. Angazhimet tona shtrihen edhe në fushat e mëposhtme: 1. Integrimi Europian dhe Politika e Jashtme FRD çmon faktin se Shqipëria është anëtare në NATO dhe e shikon këtë arritje si një rast i mirë për të përfituar nga vlerat e përbashkëta atlantike për t’i dhënë një dimension të ri dhe nxitës procesit të vonuar të integrimit evropian. FRD synon përshpejtimin e procesit të integrimit evropian duke u angazhuar që të kryejë në kohë dhe më cilësi të gjitha reformat dhe detyrimet e vëna nga BE për të arritur dy qëllimet kryesore: objektivin afatshkurtër të marrjes së statusit të vendit kandidat duke plotësuar rekomandimet e vëna nga BE, si dhe objektivin afatmesëm të hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE, duke plotësuar prioritetet dhe reformat. Në këtë proces, ne do të përfshijmë të gjithë aktorët e brendshëm si shoqëria civile, komuniteti akademik, partnerët socialë, grupet profesionale të interesit, media, etj. Për të arritur zbatimin me efiçencë të këtyre nismave, FRD do të ecë në dy rrugë paralele: në politikën e brendshme për reflektim të politikës vendimmarrëse dhe rezultate konkrete në arritjen e standardeve të integrimit; në politikën e jashtme me lobim më aktiv dhe të besueshëm pranë institucioneve, organizatave dhe aktorëve të rëndësishëm përcaktues evropianë. Programi i FRD-së në çështjet e integrimit dhe politikës së jashtme do të fokusohet në këto aspekte konkrete: 1. Në parimin bazë të së drejtës ndërkombëtare, të mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë mes kombeve,

të respektimit të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit rajonal dhe solidaritetit ndërkombëtar;

2. Në përmbushjen e detyrimit kushtetues për të mbrojtur interesat kombëtare të pavarësisë, lirisë dhe sovranitetit të vendit, parandalimin e konflikteve dhe kontributin për paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë;

3. Në forcimin e partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian;

4. Në plotësimin dhe përmbushjen e angazhimeve që burojnë nga anëtarësimi në NATO si dhe angazhimin maksimal në luftën kundër terrorizmit;

5. Në forcimin e marrëdhënieve me organizatat ndërkombëtare ku Shqipëria është anëtare, si: OKB, KE, OSBE si dhe në ndjekjen dhe realizimin e objektivave të këtyre organizatave në funksion të paqes, demokracisë, të drejtave të njeriut, të shtetit të së drejtës, etj.;

6. Në vazhdimin e bashkëpunimit me FMN, me Bankën Botërore dhe OBT, si mundësi për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit, konsolidimin makro-ekonomik dhe fuqizimin e lidhjeve tregtare me vendet e tjera pjesëmarrëse në këto organizata;

7. Në forcimin e marrëdhënieve me fqinjët tanë anëtarë të BE duke zgjeruar përfaqësimin tonë edhe në nivele konsullore;

8. Në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave themelore të shqiptarëve që jetojnë në vendet e rajonit si kusht për paqen, demokracinë, zhvillimin dhe stabilitetin në rajon;

9. Në kryerjen e një reforme të thellë në shërbimin diplomatik, duke krijuar një shërbim diplomatik vetëm mbi baza meritokratike, profesional, të bazuar në vlera dhe në zhvillimin e karrierës;

Page 9: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

10. Në krijimin e një shërbimi diplomatik që udhëhiqet nga interesat kombëtare dhe jo nga interesat partiake apo klienteliste, që i shërben shtetit dhe qytetarëve dhe jo pushtetit;

11. Në zhvillimin e diplomacisë ekonomike dhe kulturore; 12. Në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në opinionin publik evropian dhe botëror

përmes promovimit të vlerave tona kombëtare, vendosjes së standarteve, kulturës demokratike dhe civile ne vend dhe përfaqësimit në botë me individë dhe figura që demonstrojnë vlera.

FRD vlerëson se është në interesin kombëtar të shtetit shqiptar intensifikimi i raporteve të gjithanshme midis Shqipërisë dhe Kosovës. Shteti i ri i Kosovës meriton më shumë mbështetje në njohjen ndërkombëtare dhe Shqipëria duhet të jetë më aktive në këtë drejtim. 1. FRD e shikon bashkëpunimin ndërshtetëror si pjesë të një projekti të përbashkët zhvillimi, kontaktesh

intensive, interesave reciproke të qytetarëve dhe zgjerimit të partneritetit ndërshqiptar edhe në fushat e tjera specifike, si ekonomia, shkëmbimet tregtare e kulturore, arsimi, sporti, etj.

2. FRD do të iniciojë krijimin e një strukture të posaçme në kuadër të Këshillit të Ministrave, e cila do të shërbejë si trupë koordinimi e të gjitha kontakteve dhe fushave të bashkëpunimit midis shteteve shqiptare dhe komuniteteve shqiptare në rajon. Ngritja e kësaj strukture do të shoqërohet me projekte konkrete bashkëpunimi, me nisma të përbashkëta në fushën e diplomacisë, kulturës, ekonomisë, projekteve të zhvillimit, etj.

3. Me të njëjtën vëmendje dhe rëndësi prioritare do të trajtohen edhe problematikat dhe raportet e Shqipërisë me shqiptarët në Maqedoni, në Malin e Zi dhe në Luginën e Preshevës. Shteti shqiptar ka detyrim kushtetues kujdesin dhe mbrojtjen e të gjithë shtetasve shqiptarë në botë, kurse FRD vlerëson se shteti dhe institucionet e tij e kanë përgjegjësi konkrete partneritetin aktiv, këshillimin e vazhdueshëm, ndihmën reciproke dhe inicimin e nismave të përbashkëta të të gjitha komuniteteve shqiptare në rajon, në funksion të forcimit të identitetit kombëtar, demokracisë, paqes dhe sigurisë, si dhe nxitjen e integrimit të të gjitha territoreve në familjen e madhe në Evropën e Bashkuar.

4. FRD konsideron të drejtë problematikën që lidhet me komunitetin çam dhe angazhohet të luajë rol aktiv për një zgjidhje përfundimtare përmes dialogut ndërshtetëror, legjislacionit ndërkombëtar dhe mekanizmave të tjera të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

2. Pronësia Fryma e Re Demokratike e konsideron çështjen e pronës si një çështje kombëtare dhe si një nga shtyllat themelore të zhvillimit dhe progresit ekonomik e social të vendit, çështje e cila trajtohet si një prioritet i veçantë nga Bashkimi Evropian, prioritet ky fatkeqësisht i papërmbushur nga Shqipëria. Zgjidhja e çështjes së pronës është respektim i një prej të drejtave themelore të njeriut të garantuara nga Kushtetuta dhe e Drejta Ndërkombëtare. Çështjet e pazgjidhura të pronësisë mbajnë peng prej 22 vitesh, jo vetëm shtresën e gjerë të pronarëve, që pushtetarët e djeshëm dhe të sotshëm, i trajtojnë padrejtësisht si ish-pronarë, por njëkohësisht ajo mban peng progresin ekonomik, sigurinë e investitorëve vendas e të huaj, zhvillimin e territorit, turizmit e bujqësisë, vendosjen e një sistemi efikas të taksës mbi pronën, por edhe edukimin e shoqërisë me normat e shtetit ligjor. Por përveç sa më sipër, çështja e pronës është kthyer në një nga konfliktet sociale me pasoja vërtet të dhimbshme, dhe “gabimet me pronën dhe ngadalësia në këtë proces gjatë gjithë këtyre viteve ka marrë tiparet e një krimi kombëtar”, siç shprehet një mbrojtës i të drejtave të pronarëve. Strategjia ndërsektoriale në fushën e pronësisë në vitin 2012, që qeveria e paraqet si progres në fushën e të drejtave të pronësisë, thjesht pranon faktin se përpjekjet për të zgjidhur këtë çështje tepër të rëndësishme kanë dështuar, rikonfirmon situatën kaotike me pronat, gjë që ka sjellë vonesën e qëllimshme në zgjidhjen

Page 10: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

përfundimtare të saj në favor të pronarëve të ligjshëm, të cilët që prej 22 vitesh nëpërkëmben nëpër dyert e administratës shtetërore dhe gjykatave, duke shpenzuar kohë, energji e para, pa mundur ende të marrin atë çfarë u takon. Fryma e Re Demokratike, si një parti që në shtyllat themelore të saj, ka pronën dhe pronarët, ka vullnetin e fortë politik dhe detyrimin moral për t’i dhënë fund njëherë e mirë kësaj situate kaotike me pronat, vullnet ky që i ka munguar politikës së të dy krahëve për 22 vjet me rradhë. Ka ardhur momenti, për t’i dhënë fund kaosit të qëllimshëm 22 vjeçar, të krijuar nga ligje të panumërta dhe institucione të shumta që kanë vepruar mbi pronat, ka ardhur momenti që zgjidhja e kësaj çështjeje të jetë vërtet prioritet dhe afatet e vendosura të mos shtyhen pambarimisht. Aktualisht janë 16 ligje të ndryshme dhe 9 institucione, që operojnë për çështjet e pronësisë dhe kjo situatë krijon një mjegullnajë, duke fshehur edhe një korrupsion të madh. Fatkeqësisht ligjet janë bërë në mënyrë të tillë, që njëra zyrë e shtetit i jep të drejtën mbi pronën pronarit të ligjshëm dhe po vetë ky shtet, nëpërmjet një zyre tjetër i dërgon pronarët drejt kalvarit të sistemit gjyqësor. Zgjidhja fillon me transparencën e plotë të asaj çfarë ka ndodhur me pronën private dhe publike deri më sot dhe me një luftë të ashpër kundër veprimeve korruptive. Pa transparencë dhe analizë të asaj se çfarë ka ndodhur nuk mund të ketë zgjidhje efektive. FRD, do të bëjë transparencën në shifra të sakta, për gjithë çfarë ka ndodhur gjatë procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave dhe nuk do jenë disa të dhëna që vijnë thjesht, si rezultat i mbledhjes matematikore, pasi askush nuk di të thotë se ku ndodhen këto sipërfaqe, sa nga këto vendime janë në proçese gjyqësore, sa nga këto, kanë probleme mbivendosje apo sa prej tyre janë regjistruar dhe kanë hyrë në tregun e pasurive.nb Njohja, kthimi dhe kompensimi i pronave, mbetet ende proces dhe me ritmin e punës dhe kapacitetet e AKKP, është e pamundur të shyrtohen e të merren vendimet përkatëse, brenda afateve të premtuara nga qeveria.

Kompensimi fizik, ende nuk ka filluar dhe nuk mund të fillojë, derisa të percaktohet e të bëhet publik fondi përkatës. Vonesat për krijimin e fondit janë të qëllimshme, pasi ndërkohë agjensi e institucione të tjera vazhdojnë të japin tituj pronësie mbi sipërfaqe, potenciale të mundshme si fond për kompensimin fizik.

Kompensimi financiar, ende nuk ka një faturë zyrtare mbi detyrimin finaciar dhe nëse do të vijohet me ritmin e deri tanishëm, do të kalonin breza të tërë në familjet e pronarëve deri në fund të procesit. Dhe ky detyrim financiar i shtohet borxhit publik dhe fatura rëndon mbi gjithë qytetarët shqiptarë dhe me këtë ritëm do të rëndojë edhe mbi ata që nuk kanë lindur akoma. Fondi modest i reklamuar, që shkon në favor të kompensimit financiar të pronarëve është akoma më modest po t’i heqim pjesën që shkon për shpronësimet e bëra për efekt legalizimi, e cila zë 75% të tij dhe imagjinohet lehtë se çfarë mbetet për pronarët. Ka një konsesus politik për kompensimin e pronarëve me vlerë tregu, gjë të cilën edhe ne e mbështesim, por dhënia e këtij atributi qeverisë, është konflikt interesi dhe pas kësaj fshihen qëllime të dyshimta abuzive, aq më tepër me metodika që deformojnë vlerën e tregut ne disfavor të pronarëve, duke unifikuar çmimet, pa marrë aspak në konsideratë potencialin që kanë pronat në zona të ndryshme. Eshtë e qartë se kompensimi financiar nuk është forma e duhur dhe ligji parashikon edhe forma të tjera të kompensimit, por nuk ka as edhe një rast të vetëm të aplikuar deri me sot. Nuk ka ndonjë rast kur pronarët të jenë kompensuar me pronë në pronësi të shtetit, apo me pronë në zonat me përparësi turizmin dhe as me aksione në shoqërite me kapital shtetëror. Mosrespektimi dhe mosekzekutimi i vendimeve të Strasburgut, përbën një problem serioz, jo vetëm në dëm të pronarëve shqiptarë që i kanë fituar ato, por edhe për shkak të faturës së frikshme financiare, e cila do të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë. FRD beson se zgjidhja e problemit të pronës mund dhe duhet të bëhet në Shqipëri, në bazë të rekomandimeve që jep Strasburgu.

Page 11: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

Zgjidhja e çështjes se pronësise shkon paralel me disa procese njëkohësish: Procesi i Legalizimit të Ndërtimeve Informale.

Lëvizjet masive demografike të pas viteve ’90 si dhe dobësia e shtetit për të kontrolluar dhe menaxhuar territorin, krijuan një situatë të pashmangshme për të legalizuar informalitetin, duke e konsideruar këtë si një proces me interes publik dhe i pranuar nga të gjithë palët, qoftë edhe në heshtje. Por, megjithë mbështetjen financiare dhe teknike që i është dhënë ALUIZ-mit, ky proces ka dështuar për shkak të korrupsionit dhe paaftësisë. Fatkeqësisht edhe pas vitit 2006, ka vazhduar në mënyre të frikshme informaliteti dhe numri i ndërtimeve pa leje gjatë kësaj kohe është shtuar me rreth 120 mijë ndërtimeve të tjera pa leje.

Procesi i Regjistrimit Fillestar të Pasurive

Premtimi se regjistrimi i pasurive do të përfundojë brenda qershorit 2013, është shumë larg shifrave reale që vijnë nga ky proces. Ende nuk dihet kur përfundon regjistrimi i pasurive i finacuar nga organizatat ndërkombëtare, proces që ka filluar që nga viti 2009, ndërkohë që janë rreth 400.000 pasuri të tjera të paregjistruara, për të cilat nuk ka filluar akoma procesi.

Procesi i Dështuar i Verifikimit të Titujve të Pronësisë për Tokat Bujqësore

Proces i cili filloi me qëllimin e zbulimit të korrupsionin dhe abuzimeve të bëra në vite, sot ka përfunduar në një proces që mundëson akoma abuzim e korrupsion. Mungon transparenca dhe informacioni për rezultatet e këtij procesi, cila është sipërfaqja e tokës që ju është marrë abuzuesve, apo sa është vlera që i është shtuar fondit të kompensimit financiar nga zbatimi i këtij ligji.

Janë gjithashtu një seri procesesh të tjera ende te papërfunduara, të cilat gjithashtu me problemet që ato mbartin, nuk e kanë ndihmuar aspak zgjidhjen e çështjes së pronës, por përkundrazi:

- inventarizimin e pronës shtetërore dhe transferimi tek qeverisja vendore, - regjistrimin e pyjeve dhe kullotave, - zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, - dixhitalizimin e informacionit, - krijimin e një sistemi unik hartografik, - planifikimin kombëtar të territorit, etj.

FRD premton se brenda mandatit të parë qeverisës do të zgjidhë përfundimisht çështjen e njohjes, kthimit e kompensimit të pronës, duke: Përfunduar procesin e kthimit fizik të pronave, atje ku është e mundur, brenda vitit të parë të qeverisjes. Përfunduar procesin e kompensimit fizik, llogaritjen e vlerës së kompensimit financiar dhe aplikimin e

mënyrave alternative të kompensimit. Përfunduar realisht regjistrimin fillestar të pronave, me prioritet zonat bregdetare e turistike dhe zonat

potenciale për krijimin e fondit të kompensimit fizik, si dhe lehtësimin e procedurave të regjistrimit të pasurive, nga pengesat e panevojshme ligjore apo burokratike, që prej vitesh mbajnë të bllokuar tregun e tokave bujqësore dhe mbi 70% të shtëpive të vjetra në qytet dhe në fshat.

Përfunduar procesin e inventarizimit të pronave të paluajtshme të shtetit (proces i nisur 12 vite më parë), duke evidentuar çdo mundësi potenciale në funksion të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave.

Përfunduar procesin e legalizimeve në dy vitet e para të mandatit qeverisës dhe duke kontrolluar territorin me qëllim mospërsëritjen e këtij fenomeni.

Hartuar politika për konsolidimin e tokës, evitimin e fragmentarizimit të tejskajshëm të saj, në funksion të zhvillimit të bujqësisë dhe menaxhimit të zhvillimit të tokës.

Page 12: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

Politikat që FRD propozon, do të kenë efekt pozitiv të drejtpërdrejtë tek pronarët dhe qytetarët dhe janë në respektim të plotë të të drejtave të njeriut dhe rekomandimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Strasburgut. FRD do të ngrejë një Sekretariat Shtetëror për Çështjet e Pronësisë, me qëllim zbatimin e një strategjie realiste dhe konkrete për konsolidimin dhe përmirësimin e legjislacionit dhe institucioneve që veprojnë në fushën e pronësisë, në mënyrë që këto masa të jenë të prekshme nga vetë qytetarët dhe jo thjesht premtime në letër. Strategjia e FRD-së për Pronësinë bazohet në:

1. Transparencë dhe luftë të ashpër korrupsionit. 2. Përmirësim, Konsolidim e Koordinim i Legjislacionit dhe Institucioneve, në bashkëpunim të ngushtë me

grupet e interesit. 3. Vendosje e afateve përfundimtare për kthimin e kompensimin e pronave, për legalizimin, për regjistrimin

fillestar dhe çdo proçes tjetër. 4. Lehtësim të procedurave ligjore për regjistrimin e pronave.

3. Emigracioni dhe Komunitetet Shqiptare në Botë Në kushtet kur një pjesë e rëndësishme e popullsisë shqiptare jeton jashtë kufijve dhe kryesisht në vende me demokraci të zhvilluar, është detyrim kushtetues dhe nevojë përfshirja e tyre në jetën politike të vendit. Shteti shqiptar ka detyrimin kushtetues t’i mbrojë dhe t’u mundësojë emigrantëve të drejtën e ushtrimit të votës atje ku ata jetojnë. FRD e konsideron këtë një prioritet të saj politik, por edhe pjesë të një paketë të plotë nismash ligjore për të krijuar një raport të ri të shtetit me emigrantët dhe komunitetet shqiptare në botë. FRD në paketën e saj të propozimeve përfshin edhe: 1. Nisma politike për ngritjen e Ministrisë së Emigracionit, si një institucion i lartë kushtetues dhe ekzekutiv,

me program, strukturë dhe burime financiare të mjaftueshme për të realizuar misionin e saj në koordinimin dhe përfaqësimin e të gjithë problematikave të emigracionit.

2. Nisma ligjore dhe administrative për krijimin e një regjistri kombëtar mbi emigrantët shqiptarë kudo në botë, pasuruar me të dhëna të sakta mbi gjendjen e tyre shoqërore, sociale, familjare dhe kulturore.

3. Nisma ligjore që qeveria shqiptare t’u mundësojë fëmijëve të emigrantëve mësimin e gjuhës shqipe dhe elemente të tjerë të kulturës kombëtare.

4. Nisma ligjore për krijimin e rrjeteve të komunikimit ndërshqiptar për shkëmbime kulturore, arsimore, sportive dhe sociale.

5. Krijimin në kuadër të Televizionit Publik Shqiptar të një kanali të posaçëm televiziv për çështjet e emigracionit dhe problematikat në interes të tyre.

6. Nismën për programe të posaçme riintegrimi për të gjithë emigrantët që kthehen në Shqipëri, në mënyrë që kjo kategori të kthehet në një pjesë aktive të tregut dhe në zhvillimin e biznesit vendas.

7. Përshtatjen e programeve mësimore në përputhje me nevojat e nxënësve shqiptarë të rritur dhe arsimuar jashtë vendit.

4. Rinia FRD e konsideron rininë pjesën vitale të saj dhe të projektit për qytetarët e shtetin. Rinia ka forcën, pritshmërinë, vitalitetin, energjinë dhe prirjen për të mirëpritur e mbështetur ide novatore, të cilat bëjnë

Page 13: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

diferencën midis modeleve negative të tranzicionit shqiptar dhe modeleve perëndimore të demokracisë. FRD beson tek një rini aktive në vendimmarrjen politike dhe mirëqeverisjen e vendit. Mbi këtë bazë FRD premton: 1. Në çdo akt politik të FRD-së, rinia do të jetë pjesëmarrëse direkte, për ta bërë kuotën rinore të

përfaqësimit sa më reale edhe në institucionet kryesore të politikës, në parlament dhe në qeverisje. Përmes kuotës moshore sigurohet përfaqësimi i të gjitha grupeve dhe investohet për një klasë të re politike në mentalitet, sjellje dhe përvojë politike.

2. Një paketë reformash arsimore dhe sociale duke synuar që të dyfishohet buxheti shtetëror për rininë dhe problematikën e saj.

3. Ndjekjen e politikave specifike në punësimin e të rinjve, lehtësimin e barrës fiskale për bizneset që marrin në trajnim të rinjtë, si dhe për bizneset e orientuara nga problematikat me interes rinore me rëndësi edhe publike.

4. Stimulimin e vetëpunësimit të të rinjve nëpërmjet aplikimit të kredive të vogla dhe lehtësuese për hapjen e bizneseve prej tyre.

5. Intensifikimi i shërbimeve të punësimit nëpërmjet hapjes së agjensive të punës. 6. Ofrimi instrumentave për të rinjtë student që të shndërrojnë idetë në projekte biznesi duke promovuar

talentin e secilit. 7. Shtrirja e shërbimeve teknologjike në të gjithë vendin, si mjeti më i mirë që të rinjtë të ndjehen përherë

në komunikim, lidhje dhe raporte interaktive me problematikat në shoqëri dhe interesat e tyre profesionale. 8. Shtrirjen në çdo qytet universitar të kartës së studentit, me lehtësira në qarkullimin publik, në shkëmbimet

midis universiteteve, në përdorimin preferencial të burimeve publike të informimit, etj. 9. Një politikë të qartë nxitëse e mbështetëse për rikthimin e të rinjve nga jashtë vendit, sidomos atyre të

diplomuar, për të mundësuar rritjen e kapaciteteve profesionale dhe burimeve njerëzore mirëmenaxhuese të buxhetit publik dhe politikave publike.

10. Lidhjen më të fortë të programeve arsimore të çdo niveli me nevojat afatgjata të tregut, për të ngushtuar dukshëm hapësirën midis vendeve të punës në dispozicion dhe aplikimeve cilësore për konkurrim për secilin vend, si dhe për të nxitur investime publike me hapje të reja të vendeve të punës.

11. Zhvendosja dhe largimi i kazinove dhe lojrave të fatit nga qendrat e qyteteve, nga afërsia me shkollat dhe fakultetet.

12. Zhvillimi i identitetit të sotëm rinor edhe nëpërmjet kujtesës dhe njohjes të së kaluarës tonë historike. 13. Mbështetja dhe promovimi i kulturës së ligjshmërisë tek të rinjtë. 14. Rritja e ndjeshmërisë në mentalitetin e më të rriturve përballë problemeve të të rinjve, informimin për

mirëqënien e tyre sociale dhe shëndetësore.

5. Ish - të Përndjekurit Politikë FRD vlerëson se dy dekada pas rënies së komunizmit, ende shoqëria dhe shteti shqiptar nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor dhe moral për kompensimin e ish - të përndjekurve politikë, integrimin e tyre në shoqëri dhe ndarjen institucionale me të kaluarën. Në zbatim të praktikave më të mira të vendeve të tjera ish - komuniste, FRD ka në programin e vet politik një kapitull të veçantë dhe të rëndësishëm për zgjidhjen e integrimit real dhe sa më dinjitoz të problematikave të tyre. Nisur nga gjendja e sotme e kësaj shtrese, FRD ka bërë pjesë të programit të vet: 1. Zbatimin edhe në Shqipëri të rezolutës përkatëse të KE për dënimin e krimeve të diktaturës komuniste. 2. Shlyerjen e dëmshpërblimit financiar për të burgosurit dhe të përndjekurit politikë brenda tre viteve, duke

nisur nga ata me moshën mbi 70 vjeç dhe të pushkatuarit me gjyq e pa gjyq.

Page 14: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

3. Nismën ligjore për përmirësimin e ligjit të kompensimit financiar, për të bërë të mundur që shtëpitë që kanë marrë të përndjekurit politik të mos llogariten me çmimin e tregut të sotëm, por me çmimin e tregut kur i kanë marrë në vitet ’94 – ’95.

4. Nismën ligjore që letrat me vlerë të mos zbriten nga shuma e dëmshpërblimit 100% dhe të shërbejnë edhe për privatizime të pronave publike në rastet kur ato dalin në shitje.

5. Nismën ligjore për hapjen e dosjeve e kohës së diktaturës, për miratimin e një ligji të ri mbi lustracionin dhe hapjen e dosjeve për të vrarët pa gjyq.

6. Nismën ligjore për të shpallur muze të viktimave të terrorit komunist burgjet e Spaçit apo ndonjë burg tjetër që do të gjykohet me vend.

7. Nismën për të ngritur në Tiranë një monument kombëtar kushtuar ish - të burgosurve dhe të përndjekurve politikë të diktaturës komuniste.

8. Nismën ligjore për reformimin organik dhe funksional të institucioneve aktuale shtetërore që trajtojnë problematikën e ish - të përndjekurve politikë, duke krijuar mekanizma cilësorë përfaqësimi në varësi nga Kuvendi i Shqipërisë dhe me aktivitet të pavarur nga vendimmarrjet ekzekutive.

9. Nismën ligjore për të caktuar në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit” një parcele për të pushkatuarit nga diktatura komuniste.

10. Nismën ligjore për të shfuqizuar të gjitha nderimet zyrtare dhe titujt për diktatorin Hoxha dhe kupolën e lartë drejtuese të PPSH-së.

6. ÇËSHTJET SOCIALE FRD i konsideron çështjet sociale si çështje që duan një përgjigje efikase, si çështje të sfidave sociale dhe ekonomike të kohës sonë, të cilat duhet të trajtohen e të merren si çështje të mirëqënies sociale dhe si vlerë e dinjitetit njerëzor. Fatkeqësisht sot gjendja sociale në Shqipëri është një situatë mjaft alarmante. Rrjeti i institucioneve të përkujdesit të shërbimeve sociale është shumë i pamjaftueshëm për ofrimin e shërbimeve për fëmijë, të rinj, të moshuar, persona me aftësi të kufizuar, për vajzat dhe nënat e keqtrajtuara dhe për fëmijët e rrugës. Shërbimet që ofrohen në institucionet e përkujdesit social lënë shumë për të dëshiruar, pasi nuk janë aspak cilësore dhe profesionale. Mungojnë shërbimet ditore për femijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar dhe personat që vuajnë nga shëndeti mendor. Ka mangësi të qendrave të specializuara për të gjitha shtresat në nevojë. Nuk ka qendra gjysëm rezidenciale, veçanërisht për fëmijët ku të trajtohen pas shkolle për edukim, për studim, socializim dhe mbështetje për familjet që kanë probleme sociale dhe ekonomike. Mungojnë krejtësisht shërbimet për fëmijet autiste, ka vetëm një qendër private. Për personat me aftësi të kufizuar, edhe pse ligjet ekzistojnë 1 në 25 prej tyre është i punësuar. Asnjëherë nuk është zbatuar ky ligj, por mbi të gjitha asnjëherë nuk është marrë asnjë masë, as nga institucionet qendrore të cilat duhet realisht të zbatojnë këtë ligj, as nuk detyrojnë bizneset private apo më keq akoma edhe vetë institucionet shtetërore. Këtë kategori e rëndon akoma më shumë reduktimi i pagasës së energjisë elektrike, heqja e rimbushjes së telefonave, heqja e së drejtës së trasportit urban falas, etj. Në Shqipëri duke qenë së nuk është i garantuar statusi i nënpunësit civil, shtresa e mesme automatikisht kalon në shtresë të varfër duke humbur vendin e punës. Akoma nuk ka politika të harmonizuara si krijimi i një sistemi të vetëm e unik për çështje sociale të cilat të shihen në këndvështrimin e mirëqënies se individit dhe të mirës së përgjithshme.

Page 15: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

7. Të Drejtat e Fëmijëve Fëmijët janë Shqipëria e nesërme, çdo qeverisje ka si qëllim të politikave të saj krijimin e vazhdimësisë politike, ekonomike, sociale dhe kulturore. Janë mbartësit e kësaj vazhdimësie dhe për këtë arsye është detyrimi ynë që t’u krijojmë brezave të ardhshëm mjedisin e garantuar të suksesit nëpërmjet masave si vijon: 1. Krijimin e Avokatit për të Drejtat e Fëmijëve, si institucion i pavarur në mbrojtje të drejtave dhe interesave

të tyre të ligjshme. Krijimi i pozicionit të këtij avokati do të mbrojë të drejtat e fëmijës edhe në një konflikt interesash midis fëmijës, prindit apo kujdestarit nën mbikqyrjen e autoriteteve gjyqësore.

2. Riorganizimin e politikave, shërbimeve komunitare dhe mbrojtjes shtetërore për arsimim, marrjen e shërbimit shëndetësor cilësor dhe mbrojtjen ndaj dhunës në familje dhe komunitet.

3. Sensibilizimi i fëmijëve dhe i familjarëve për denoncimin e dhunës. Edukimi në shkollë i normativave të posaçme për pajisjen e fëmijve me njohuri mbi të drejtat e tyre kundër dhunës seksuale, fizike dhe braktisjes. Publikimi i informacioneve me të drejtat e minorëve në gjuhë të përshtatshme dhe të kuptueshme prej tyre.

4. Organizimin e një shërbimi psiko-social të veçantë në mbrojtje të fëmijëve në konflikt me ligjin, të ngujuar, me aftësi të kufizuara, të braktisur dhe të trafikuar.

5. Krijimin e një profili të ri mësuesie dhe edukatorësh që të jenë profesionistë në trajtimin e kategorive të veçanta të fëmijëve në nevojë.

6. Hartimin e politikave të reja për mbrojtjen dhe përkrahjen e fëmijëve romë duke garantuar aksesin e tyre ndaj shërbimeve bazë komunitare dhe eliminimin e fenomenit të diskriminimit ndaj tyre.

8. Barazia Gjinore Programi i FRD-së fokusohet në ndërtimin e shtetit të mirëqenies sociale që garanton një rol dhe barazi të garantuar të gruas në familje dhe shoqëri nëpërmjet masave si vijon: 1. Hartimit të politikave të reja të mundësisë për punë të grave, që të eliminohen dallimet gjinore te të

ardhurat në familje. 2. Hartimin e programeve të veçanta për përfshirjen e barabartë dhe reale të grave në vendimmarrjen

politike dhe sociale të vendit. 3. Nxitjen e politikave për rritjen e fuqisë dhe rolit të grave në jetën ekonomike, duke ju dhënë atyre akses

dhe lehtësi fiskale për një pjesëmarrje më aktive në biznes. 4. Biznesi femëror, akses dhe garanci për pavarësinë ekonomike të gruas. Përkrahje dhe mbështetje për

biznesin me uniformë rozë femërore, si për aktivitete të hapura dhe në vijim, po ashtu edhe për idetë e reja si projekt biznesi. Gratë përbëjnë një komponent shumë dinamik si në familje po ashtu edhe në qendër të politikave për zhvillim. Pra, duke i mbështetur ato, mbështesim dhe rritjen e mëtejshme të ekonomisë. Krijimi i kredive fiskale për biznese të menaxhuara nga gra.

5. Emancipimin dhe integrimin në vendimmarrje të rolit të gruas në zonat rurale të vendit duke i dhënë asaj protagonizmin e duhur në aktivitetin politik, administrativ dhe ekonomik.

6. Rishikimin e Kodit Penal, Kodit Civil dhe Kodit Familjar për të fuqizuar dhe garantuar një rol dhe mbrojtje më të madhe për gruan në shoqëri.

9. Personat me Aftësi të Kufizuara Është domosdoshmëri e çdo qeverije moderne demokratike që të përkrahë të gjitha shtresat në nevojë, ku një vend të veçantë zënë edhe personat me aftësi të kufizuar. FRD do të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme për t’i siguruar kësaj shtrese një jetë dinjitoze e cila do të lehtësoje sadopak mundimet e tyre.

Page 16: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

1. Rishikimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor në fuqi lidhur me përmirësimin e statusit të trajtimit të personave me aftësi të kufizuara, duke përfshirë të gjitha kategoritë e margjinalizuara në këtë fushë.

2. Krijimin e një shërbimi të veçantë social kujdestarie ndaj personave me aftësi të kufizuar, i cili të ofrohet nga shteti falas.

3. Hartimin e një ligji për standardet e një infrastrukture hyrjeje të tyre në ndërtesa dhe hapësira publike sipas modeleve bashkëkohore.

4. Vendosjen e kuotave të përfaqësimit të tyre në jetën politike, administrative dhe institucionale si kusht për rivitalizimin e shtresës së tyre në mjedisin publik.

10. Pensionistët Ndonëse politikat kanë tendencën që të orientohen drejt së ardhmes dhe brezave të ardhshëm, nuk duhet harruar kurrësesi kontributi që pensionistët i kanë dhënë shoqërisë. Për këtë arsye ata meritojnë më tepër se kushdo tjetër vëmendjen dhe respektin maksimal. FRD angazhohet që të sigurojë një pleqëri me dinjitet dhe respekt nëpërmjet masave si vijon: 1. Rritjen e pensioneve në përputhje me inflacionin dhe hartimin e politikave të drejta për mbështetjen e

moshës së tretë. 2. Ulja e TVSH-së në blerjen e barnave mjekësore. 3. Krijimin e një ligji të posaçëm mbi statusin, trajtimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të moshuarve. 4. Ofrimin falas të shërbimeve bazë komunitare ndaj kësaj kategorie, duke u fokusuar më shumë në

shërbimet shëndetësore. 5. Ofrimi falas i Kartës së Argjendë për transportin urban për të moshuarit nga 70 vjeç. 6. Fokusim më shumë në shërbimet shëndetësore. 7. Përfaqësimi i Shoqatës së Pensionistëve në Drejtorinë e Politikave Sociale si një mundësi për të mbajtur

kontakt të fortë me nevojat e tyre . 8. Krijimin e qendrave të reja komunitare me shërbime të specializuara ndaj të moshuarve me nevoja të

veçanta dhe shërbimet në bazë të nevojave të secilit. 11. PUNËSIMI Programi social i FRD-së do të ketë në fokus mbështetjen e gjerë sociale dhe trajtimin me përparësi të shtresave në nevojë. Do i japë përparësi punësimit të të rinjve dhe hartimit të politikave sociale aktive në mbështetje të tyre. FRD ka si pikësynim vënien në jetë të politikave gjithëpërfshirëse të cilat synojnë që të krijojnë një kohezion social, të ofrojnë mbështetje dhe përkrahje të shtresave në nevojë, si dhe të ofrojë mundësi të barabarta gjinore dhe shërbime sociale të alternuara. 1. Një reformë e rëndësishme do të jetë edhe njohja e vjetërsisë së viteve të punës në emigracion për efekt

sigurimesh shoqërore dhe shëndetësore të emigrantëve shqiptarë, nëpërmjet negociatave dhe marrëveshjeve reciproke të qeverisë shqiptare me qeveritë e vendeve respektive.

2. Lufta pa kompromis kundër informalitetit në tregun e punës, do të jetë një aspekt i rëndësishëm i programit të FRD-së, nëpërmjet regjistrimit të saktë të të gjithë të punësuarve, forcimit të rolit dhe autoritetit të inspektoriatit të punës, si dhe sigurimit dhe garantimit të kontratave individuale dhe kolektive të punës, si për kushte normale pune, ashtu edhe në raste e aksidenteve apo fatkeqësive gjatë procesit të punës.

3. Zhvillimi i shpejtë ekonomik i vendit si dhe rritja e investimeve të brendshme dhe të huaja do të mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës.

4. Rritja e bashkëpunimit të biznesit me universitetet dhe qeverisjen do të bëjë të mundur përgatitjen e specialistëve të rinj sipas profileve për të cilat ka më shumë nevojë tregu i punës.

Page 17: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

FRD merr përsipër kryerjen e ndërhyrjeve të shpejta shumëdisiplinore. Këto ndërhyrje do të jenë të natyrës sociale ku një vend të rëndësishëm do e zërë programi i asistencës sociale, i cili përmban masat e mëposhtme: 1. Rritjen e pagesave për familjet pa të ardhura, alternimin e pagesave me ofrimin e shërbimeve për fëmijët

e familjeve në nevojë, të moshuarve dhe individëve me aftësi të kufizuara. 2. Identifikimi real i familjeve në varfëri ekstreme të cilave do ju ofrohet ndihmë dhe mbështetje përtej

programeve bazike të asistencës sociale. 3. Regjistrimi real i të papunëve me qëllim ofrimin e mundësive për punësim ose të përkrahjes sociale. 4. Krijimi i një pakete emergjence për familjet në nevojë. 5. Bashkëpunimi i ndërsjellët pushtet qendror me atë vendor për krijimin e një sistemi të integruar të skemës

së ndihmës ekonomike me punësimin dhe ofrimin e alternativave sociale. 6. Fuqizimi i rolit të qeverisjes vendore në menaxhimin e situatës së varfërisë në terren duke hartuar politika

dhe duke siguruar burimet e nevojshme financiare. Program tjetër mbështetës do të jetë programi i shërbimeve shoqërore i cili ka si qëllim: 1. Planifikimet strategjike të shërbimeve territoriale dhe identifikimi real i situatës nga pushteti vendor. 2. Ofrimi i shërbimeve sa më pranë individit. 3. Administrimi efikas i shërbimeve komunitare për shtresat e popullsisë në rrezik dhe hartimi i politikave

afatgjata për zhvillimin territorial dhe ofrimin e shërbimeve. 4. Orientimi i shërbimeve ndaj shërbimeve parandaluese në mbështetje të familjes dhe fëmijëve, ndaj

ndërhyrjes emergjente në rast rreziku dhe situatave specifike (dhunë, trafikim). 5. Ofrimi i shërbimit komunitar në qendra komunitare ditore. 6. Orientimi shërbimit ndaj asistencës në shtëpi për të moshuarit dhe të sëmurët. 7. Aftësimi i strukturave vendore për menaxhimin e rasteve të emergjencës në lidhje me fëmijët, të

moshuarit, gratë e dhunuara, të trafikuara, jetimët dhe shtresat e tjera në nevojë. 8. Krijimi i shërbimeve gjithëpërfshirëse për kategoritë e përjashtuara dhe që nuk kanë akses në programet

e asistencës sociale dhe mbrojtjes sociale, të arsimit, shëndetësisë, etj. 9. Lufta kundër informalitetit, sa më shumë të punësuar, aq më shumë kontribute në sigurimet shoqërore.

Programi i FRD-së i jep përparësi të veçantë punësimit të të rinjve duke parashikuar: 1. Shfrytëzimin e burimeve natyrore dhe punësimin në sipërmarrje sociale të të rinjve. 2. Hartimin e politikave aktive nëpërmjet politikës së re drejt aprovimit të sipërmarrjeve sociale. 3. Hapjen e vendeve të punës me profesionet e lira si edukator, punonjës social, psikolog, asistent shtëpiak,

etj. Kjo gjë do të mundësojë krijimin e strukturave të reja vendore, punësimin e të rinjve të diplomuar, rritjen e cilësisë së shërbimit të ofruar dhe rrjedhimisht rritjen e mirëqenies së individit.

Ndërtimi i një dialogu social si rrjedhojë e hartimit të politikave të drejta dhe krijimit të dialogut të ndërsjellët mes sindikatave, punëdhënësve e punëmarrësve, grupeve të interesit dhe aktorëve të cilat do të mundësojnë krijimin e një klime bashkëpunimi dhe politikave mbrojtëse për punonjësit, punëtorët, gratë, etj.

Page 18: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

III. RENDI, SIGURIA KOMBËTARE DHE ADMINISTRIMI FRD e konsideron jashtëzakonisht të rëndësishëm rolin e Forcave të Sigurisë Kombëtare, si Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHISH, Forcat Zjarrfikëse; Njësitë e Kërkim-Shpëtimit, Policia e Burgjeve, Policia Bashkiake dhe njësi të tjera me kompetenca të sigurisë publike. 1. FRD beson se vendit tonë i nevojitet një strategji gjithëpërfshirëse për të rivendosur sigurinë publike, e

cila ka si prioritet të forcojë besimin e këtyre institucioneve tek qytetarët. 2. FRD garanton me anë të programit të saj se siguria publike rivendoset në nivele të pranueshme vetëm

duke realizuar një reformë jo partiake, me nisma të pavarura dhe thellësisht me kritere profesionale.

1. Rendi dhe Siguria Publike FRD vlerëson si prioritare rendin dhe sigurinë publike. Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s, faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon, po kalon një moment të vështirë përsa i përket sigurisë brenda territorit të saj dhe kryesisht sigurisë së jetës së qytetarëve dhe pronës së tyre. FRD njeh detyrimet kushtetuese dhe angazhohet për të garantuar jetën dhe pronën e çdo individi. Për të rikthyer besimin e qytetarëve tek institucionet e sigurisë, FRD do të mbështesë reformat e domosdoshme mbështetur mbi këto parime kryesore: 1. Një reformë ligjore e cila do të synojë harmonizimin e legjislacionit i cili rregullon aktivitetin e të gjitha

institucioneve të sektorit të sigurisë dhe përcaktimin e qartë të detyrave e kompetencave të këtyre institucioneve.

2. Forcimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit të Shqipërisë mbi institucionet e sigurisë nëpërmjet miratimit të procedurave standarde të mbikëqyrjes parlamentare duke i garantuar aksesin e nevojshëm në mënyrë të balancuar si pozitës ashtu dhe opozitës.

3. Transparencë e plotë e aktivitetit të institucioneve të sigurisë. 4. Për të mundësuar mbikëqyrjen publike, FRD do të hartojmë legjislacionin e përshtatshëm për t’i siguruar

qytetarëve dhe medias mundësinë e njohjes me informacionin zyrtar. 5. Legjislacion i cili i mbyll të gjitha shtigjet korrupsionit në institucionet e sigurisë si dhe transparencë

maksimale e proceseve të buxhetimit dhe shpenzimeve të tyre. 6. Mbështetje e plotë për një polici në shërbim të qytetarëve dhe jo pushtetarëve. Emërime të drejtuesve me

procedura transparente dhe afate të përcaktuara si dhe dhënia e gradave me procedura standarte e transparente.

7. FRD vlerëson po ashtu me shqetësim gjendjen e sigurisë rrugore. Rreth 400.000 drejtues mjetesh dhe rreth 2 milion përdorues të rrugëve në Shqipëri kanë nevojë për një qasje të re ndaj konceptit të sigurisë rrugore. Çdo vit rreth 300 qytetarë humbin jetën për shkak të një sigurie të ulët rrugore.

8. Për të rritur sigurinë në rrugë dhe për të garantuar jetën e qytetarëve, FRD do të propozojë një kod i ri sjelljeje, modern e të kuptueshëm nga drejtuesit e mjeteve. Një reformë tërësore nevojitet për t’i ofruar qytetarëve siguri rrugore më të mirë, gjë e cila do të reduktonte numrin e aksidenteve dhe do të reduktonte ndjeshëm dhe shpenzimet nga dëmet e shkaktuara për shkak të tyre.

Page 19: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

2. Administrata Publike dhe Nënpunësi Civil Vizioni i FRDsë është ngritja e një administrate profesionale të pavarur nga politika, e mbështetur në merita, e paanshme dhe e aftë për të ofruar shërbime cilësore dhe transparente ndaj publikut. Legjislacioni aktual për statusin e nënpunësit civil parashikon një sistem karriere dhe elemente sigurie për sa i përket jetëgjatësisë në detyrë deri në momentin që ky legjislacion zbatohet me korrektësi dhe cilësi. Shërbimi civil duhet të funksionoje de jure dhe de facto mbi bazën e parimeve të profesionalizmit, të pavarësisë, integritetit, paanësisë politike, transparencës dhe shërbimit ndaj publikut. Shqipëria ka nevojë për një administratë të vogël në numër, të konsoliduar dhe të përgatitur të përballojë sfidat gjithëpërfshirëse të integrimit të vendit në BE. Një administratë e ngritur mbi bazën e përzgjedhjes së kapaciteteve të duhura të nëpunësve të administratës publike dhe të një sistemi modern të menaxhimit të burimeve njerëzore. Ky synim mund të arrihet vetëm përmes përmirësimit dhe zbatimit korrekt të kuadrit ligjor ekzistues në përgjithësi dhe statusit të nëpunësit civil në veçanti. 1. Për FRD, është e papranueshme praktika e emërimeve politike dhe ndarjes së administratës mbi bazën

e raporteve politike në qeveri, praktika e moszbatimit të vendimit të gjykatave dhe ajo e trajtimit të burimeve njerëzore administrative si burime elektorale të partive politike.

2. FRD është e mendimit se është e domosdoshme që të kryhet një rishikim cilësor i pozicioneve me statusin e nënpunësit civil, përcaktimi në mënyrë të ngurtë i të gjitha pozicioneve si pjesë e Shërbimit Civil për stafet politike në administratën publike që në nivele të caktuara janë të domosdoshme për të mos u bërë pjesë e skemave politike.

3. FRD do të penalizojë me ligj të gjithë zyrtarët, vendimet e të cilëve në raport me nënpunësit publikë e civilë hidhen poshtë nga gjykatat, duke u dhënë fund praktikave të gabuara kur shteti paguan kostot e çdo vendimi të marrë qëllimisht në mënyrë të gabuar.

4. FRD angazhohet se do të zbatojë në çdo kohë çdo vendim të marrë nga organi administrativ dhe gjyqësor i trajtimit të ankimimeve të nënpunësve civilë e publikë, se do të zgjerojë kategorinë e përfituesve të statutit civil dhe se do të hartojë e miratojë një manual kombëtar mbi të drejtat, detyrimet dhe statutin ligjor të punonjësve civilë e publikë, përfshirë edhe ata që bëjnë pjesë në institucione që përjashtohen nga legjislacioni aktual.

5. Në vijimësi, FRD synon forcimin e rolit të administratës publike dhe rritjen e nivelit të saj në nivel profesional, i cili kërkon trajnimin e detyrueshëm të të gjitha kategorive të punonjësve administrativë, si edhe akreditimin e vazhdueshëm të agjencive dhe strukturave trajnuese. Strukturat e akreditimit nuk duhet të jenë fiktive por një filtër i fortë në këtë proces.

6. FRD angazhohet se me ardhjen në qeverisje do t’i japë fund një herë e mirë spastrimeve politike në administratën publike në mënyrë që një herë e mirë të mbyllet kjo plagë e tranzicionit. Nga administrata publike do të largohen vetëm ata punonjës që kanë shkelur Statusin e Nënpunësit Civil apo legjislacionin shqiptar, si dhe janë përfshira në afera korruptive, ndërkohë që kriteret kryesore për punonjësit e administratës publike do të jenë meritokracia, përkushtimi dhe ndershmëria ndaj detyrës, si dhe mbrojtja e pasurisë publike dhe interesave kombëtare.

3. Qeverisja Vendore Filozofia e programit të FRD për Pushtetin Vendor bazohet në parimet bazë të Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore të cilët reflektohen edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Vizioni i FRD-së për Qeverisjen Vendore mbështetet në parimin e autonomisë vendore i cili nënkupton të drejtën

Page 20: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

dhe aftësinë e autoriteteve vendore për të ofruar një pjesë të rëndësishme të shërbimeve publike në interes të popullsisë vendore, sipas standardeve evropiane. Për realizimin e këtyre shërbimeve nevojitet jo vetëm decentralizimi dhe shpërndarja e pushtetit por edhe krijimi i të gjithë mekanizmave infrastrukturorë dhe ligjorë me qëllim; përmirësimin e shërbimeve publike dhe realizimin e një qeverisjeje vendore funksionale, dhe efikase për të gjithë qytetarët. Ky qëllim do të arrihet duke realizuar këto objektiva kryesorë reformuese; 1. Fuqizimi ekonomik i pushtetit vendor. Realizimi i këtij objektivi nënkupton, së pari forcimin e kapaciteteve

për mbledhjen e të ardhurave vendore duke krijuar mekanizma ligjorë adekuatë dhe burime njerëzore të kualifikuara të cilët do të punojnë me kohë të plotë dhe jo me kontrata provizore sikurse veprohet aktualisht për një pjesë të madhe punonjësish. Politikat e Qeverisë, duhet të jenë të atilla që të mbështesin pushtetin vendor për të mundësuar një nivel të ardhurash që do të mbulojë nevojat dhe shërbimet vendore me të njëjtat standarde në të gjithë vendin. Taksa e biznesit të vogël duhet të jetë tërësisht nën administrimin e pushtetit vendor por njëkohësisht synim kryesor mbetet jo vetëm vjelja e taksës, por edhe mbështetja e biznesit të vogël nëpërmjet politikave stimuluese ligjore dhe lehtësive administrative të cilat duhet t’i ofrojë pushteti vendor, duke shmangur barrierat burokratike.

2. Organizimi i qeverisjes vendore të bëhet me Rajone të mëdha. Qeverisja vendore sipas ligjit aktual organik realizohet sipas një ndarjeje administrative në 12 qarqe të vendit. Grupimi i disa qarqeve krijon një rajon të madh në të cilin do të përcaktohen qartë zhvillimet ekonomike bazuar në burimet natyrore dhe iniciativat e lira. Rajoni do të ketë shumë përparësi jo vetëm nga ana funksionale administrative, por edhe në aspektin e fuqizimit ekonomik. Bashkimi i qarqeve në rajone, do të krijojë një shpërndarje të balancuar të ardhurave duke i dhënë mundësi qarqeve me më pak burime apo nivel më të ulët të ardhurash që të fuqizohen dhe gjithashtu, duke orientuar politikat prodhuese sipas specifikave të secilit rajon me kërkesat e tregut. Kjo mundëson zhvillim afatgjatë dhe të qendrueshëm për secilin rajon. Ndarja rajonale do të lehtësojë edhe procesin e decentralizimit, pasi i mundëson qeverisë qendrore zhvillimin e politikave efikase mbështetëse, duke ju referuar nevojave dhe përparësive të secilit rajon, duke rritur numrin dhe cilësinë e shërbimeve publike. Këto ndryshime strukturore dhe administrative do të realizohen duke ndryshuar ligjin organik për pushtetin vendor.

3. Kalimi i kompetencave në pushtetin vendor për të realizuar pajisjen e të gjithë shtetasve me çertifikatat e pronësisë të shtëpisë dhe të truallit në të gjitha zonat rurale të Shqipërisë. Pushteti vendor duhet të marrë kompetenca për ofrimin e shërbimeve të një rëndësie të madhe për të pajisur të gjithë banoret e zonave rurale me çertifikatat e pronësisë për shtëpitë dhe truallin e tyre. Çdo banor në një zonë rurale do të ketë mundësinë që të regjistrojë dhe të marrë çertifikatën e pronësisë së shtëpisë së tij dhe truallit përkatës. Ky shërbim i pushtetit vendor do të realizohet duke përshtatur mekanizma striktë ligjorë për shmangien e abuzimeve duke i kontribuar kështu çështjes madhore të problemit të pronave në vend.

4. Rritja e nivelit të pjesëmarrjes së qytetarit në vendimmarrje dhe integrimi gjinor. Qeverisja vendore do të realizohet duke realizuar transparencë, forume të hapura dhe shkëmbim mendimesh midis drejtuesve vendore dhe qytetarëve. Një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet integrimit gjinor, i cili nënkupton jo vetëm rritjen e numrit të gjinisë më pak të përfaqësuar në këshillat e rajoneve, bashkive, komunave dhe organet drejtuese por edhe ndërtimin e të gjitha politikave vendore duke vlerësuar në çdo rast interesin e secilës gjini.

Page 21: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

IV. PËR POLITIKA EKONOMIKE TË QENDRUESHME DHE PUNËSIM Kriza globale ekonomike financiare ka reflektuar pasojat e saj edhe në ekonominë shqiptare në të gjithë dimensionet e saj, për shkak se qeveria aktuale nuk njohu dhe veproi për parandalimin e saj dhe vazhdon të mos pranojë gjendjen reale te ekonomisë shqiptare, e cila ka ngadalësuar ndjeshëm ritmet e rritjes ekonomike si dhe është në vështirësi përsa u përket financimeve vendase. Kjo gjë ndjehet veçanërisht në sipërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat shërbejnë si burimet më të mëdha të punësimit në vend. Familjet shqiptare janë të shqetësuara për fuqinë e tyre blerëse, për kursimet gjithmonë në rënie, dhe të punësuarit janë të shqetësuar për vendet e tyre të punës. Në kushtet e krizës së viteve të fundit, lind domosdoshmëria e minimizimit të efekteve të kësaj krize. Bazuar mbi këtë problematikë të gjerë, FRD propozon reformat e mëposhtme.

1. VIZIONI EKONOMIK FRD beson se e ardhmja e Shqipërisë varet nga krijimi i një klase të përparuar kombëtare ekonomike, e ndërgjegjshme për rolin e saj, e cila do të jetë partnerja më e sigurt për mirëqeverisjen e vendit, si dhe konsolidimin e një shtrese të mesme që do të jetë baza e zhvillimeve të qëndrueshme sociale. FRD synon krijimin e strukturave të tregut, që fillojnë me lirinë e tregut dhe barazinë e tij. FRD është e ndërgjegjëshme se tradita dhe historia e zhvillimeve sociale do e orientojnë fizionominë e sistemit drejt stimulimit dhe mbështetjes me politika fiskale të iniciativës së lirë, duke siguruar mbrojtje sociale me një skemë të ndershme përfitimi. FRD do te ruajë stabilitetin makroekonomik duke synuar që në 4 vitet e ardhshme të: 1. Ulë borxhin publik shumë të lartë që po penalizon ekonominë, duke synuar një deficit të vogël vjetor, në

mënyrë që ritmet e rritjes së borxhit të mos jenë me të larta se ritmet e rritjes së PBB-së, duke tentuar që borxhi publik të mbahet nën kufijtë e 60% të PBB-së. Ky objektiv do të arrihet nëpërmjet uljes së deficitit tregtar, deficitit buxhetor, si dhe rritjes së investimeve të huaja.

2. Të rrisë efektivitetin e investimeve duke rritur edhe burimet e nevojshme të financimit. 3. Të rrisë investimet private dhe publike, të cilat do të synojnë uljen e normës së papunësisë nëpërmjet

hapjes së vendeve të reja të punës. 4. Të stabilizojë dhe forcojë lekun, si hap parapërgatitor drejt eurozonës. Filozofia e FRD-së orientohet jo duke konsideruar ndërhyrjen e shtetit thelbësore, por duke forcuar institucionet dhe duke eleminuar të gjitha barrierat për zhvillimin ekonomik të vendit. FRD ka bindjen se restaurimi dhe ndërtimi i tregjeve, si dhe përmirësimi i legjislacionit rregullues me qëllim rritjen e konkurrencës në këto tregje, i shërbejnë edhe eliminimit të korrupsionit dhe privilegjeve që burojnë nga monopolizimi i tregjeve. 2. FUNKSIONIMI I GJYKATËS ADMINISTRATIVE FRD gjykon se funksionimi i Gjykatës Administrative si dhe përgatitja e një kuadri ligjor që mbështet dhe mbron të drejtat e biznesit, do të jenë garantuesit kryesorë të sipërmarrjes së lirë. 3. POLITIKAT FISKALE FRD beson se përdorimi i taksave s’mund të ketë si objektiv primar rishpërndarjen e të ardhurave dhe as financimin e programeve të panevojshme dhe joefektive. Qëllimi ynë është të kemi një sistem taksash relativ,

Page 22: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

të thjeshtë, transparent, dhe mbi të gjitha të paanshëm. FRD synon një sistem taksimi koherent, që do të nxisë kursimet dhe investimet, do të rrisë konkurrencën e bizneseve shqiptare në rajon dhe mbi të gjitha do të jetë garant i mbështetjes së shpenzimeve qeveritare në sektorët dhe shërbimet publike si arsimi, shëndetësia, infrastruktura dhe rendi publik. Gjithashtu ky sistem do të financojë mbështetjen e duhur të shtresave në nevojë, si dhe do të sigurojë një skemë pensionesh të qëndrueshme. Politikat fiskale të qeverisë aktuale kanë rezultuar dështim i plotë si për stimulimin e biznesit ashtu dhe për luftën kundër korrupsionit, gjë që reflektohet te pesha specifike e të ardhurave tatimore ndaj Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Ky tregues që për vendet e OECD-se është 35-45 %, për vendin tonë varion nga 23-28 %, shifër kjo 10-11% më e ulët se vendet e rajonit, tregues ky mëse i qartë i informalitetit dhe korrupsionit të lartë. Të ardhurat nga TVSH-ja (tatim i vlerës së shtuar), përbëjnë vetëm 9% të PBB-së, ndërkohë që duhet të ishin minimalisht në nivelin 13-14%, gjë që dëshmon gjithashtu informalitetin dhe korrupsionin. Tatim-fitimi në dy vitet e fundit është vetëm 1% e PBB-së, ndërkohë që ky nivel duhet të ishte 2-3%. Tërësia e masave dhe paketës që ne do ofrojmë synon që pesha e tatim fitimit në PBB të jetë 3%, ndërsa e masa e TVSH-së 12-13%, dmth. në total 5-6% më shumë se qeveria aktuale, shifër kjo sa dyfishi i deficitit buxhetor, dhe me këto të ardhura shtesë do mbështesë politikat agresive sektoriale sipas prioriteteve. Përsa i përket tatimit mbi pagat, FRD beson se vendosja e një tarife fikse për të gjithë nivelet e pagave përbën një problem moral për shoqërinë, sepse barra fiskale zhvendoset nga personat me paga të larta tek personat me paga të ulta. Kjo taksë, u rrit mbi pagat e ulëta dhe të mesme, pra mbi pagat e arsimtarëve, mjekëve, policëve, ushtarakëve, punonjësve me kualifikim të ulët e të mesëm të firmave private, duke ndikuar mbi të ardhurat për 300 mijë punëmarrës shqiptarë. FRD propozon një taksë relative për pagat, ku do përjashtohen nga tatimi personat me pagë minimale dhe më pas do të aplikohet një sistem me dy nivele. Tatimi për llojet e tjera të të ardhurave mbetet i sheshtë në normën 10%. Papërgjegjshmëria e qeverisë në menaxhimin e fondeve publike, ka sjellë një situatë absurde edhe në marrëdhënien qeveri - biznes, ku ka kohë që nuk respektohen detyrimet kontraktuale ndaj bizneseve të përfshira në punë publike. FRD ofron këtë paketë fiskale e cila synon daljen nga kriza ekonomike si dhe kthimin e shpresës dhe besimit të qytetarëve shqiptarë: Aplikimi me dy shkallë për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), me një normë të reduktuar 10 % për një

shportë të caktuar mallrash. Heqja e tatimit mbi vlerën e shtuar për furnizimet e medikamenteve dhe të shërbimeve mjekësore. Rishikimi i pragut të TVSH-së në funksion të mirë administrimit të kësaj takse. Përjashtimi nga tatimi për pagat deri në 30 mijë lekë, normë tatimi 5% për pagat 30-50 mijë lekë dhe

normë tatimi 10% për pagat mbi 50 mijë lekë. Reduktimi i tatim fitimit për bizneset që paguajnë më shumë TVSH për xhiro, pra ato biznese që

investojnë, bëjnë inovacione dhe rrisin efektivitetin, do të paguajnë më pak sipas një skeme të detajuar që s'do të lejojë hapësirë për abuzime.

Lejimi i bartjes së humbjeve për veprimtaritë investuese nga burime të brendshme dhe të jashtme për një periudhë 5 vjeçare. Shfuqizimi i ligjit aktual për kalimin në falimentim të kësaj kategorie shoqërish nëse dalin me humbje për dy vjet rresht.

Rishikimi i shkallës tatimore të akcizave, duke analizuar nivelet që zbatohen nga vendet e rajonit për të njëjtat mallra, me qëllim eliminimin e avantazheve tarifore që stimulojnë kontrabandën ndërrajonale.

Administrimi real i ligjit të akcizave, sidomos për mallrat e akcizës që prodhohen brenda vendit, të cilat janë përgjithësisht jashtë kontrollit.

Krijimi i insentivave fiskale mbi të ardhurat e shoqërive dhe bizneseve të sferës prodhuese që operojnë në zona të konsideruara të pazhvilluara dhe me nivel të lartë papunësie. Përjashtimi i tyre nga tatimi mbi fitmin korporativ për 3 vitet e para të veprimtarisë.

Insentiva dhe lehtësi fiskale në fushën e turizmit, sektor jetik ky për zhvillimin e vendit dhe thithjen e investimeve të huaja.

Page 23: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

Heqja e sistemit te referencave ndaj sipërmarjes private për import-eksport me të gjithë vendet e BE-së. Një paketë masash dhe rregullash për të luftuar evazionin fiskal dhe ulur korrupsionin në sistemin

tatimor dhe doganor, duke modernizuar sistemin e kontrollit shtetëror me profesionistë të kualifikuar. 4. POLITIKAT MONETARE Një politikë monetare efektive, është shumë e rëndësishme për të patur një ekonomi të qëndrueshme. Ne besojmë në monedhën tonë dhe e konsiderojmë atë si një produkt të një kontrate shoqërore dhe institucioneve të tregut. Politika ekonomike e mbështetjes së biznesit dhe monedhës kombëtare, e krijimit të institucioneve të tregut do të bëjë të rritet kërkesa për lekun jo vetëm në tregun e brendshëm, por duke e stimuluar përdorimin e tij edhe në tregjet rajonale. Një nga problemet më të rëndësishme dhe të menjëhershme, është rritja me një ritëm të frikshëm i kredive të këqija, ku sot kjo shifër përbën rreth 23% të kredisë se ekonomisë në total. FRD do të angazhohet në hartimin e legjislacionit që bën të mundur krijimin dhe operimin e shoqërive që do të merren me shitblerjen e borxheve të këqija, që do të lirojnë bankat nga ky ngërç, duke rritur përgjegjësinë e të gjithë aktorëve në treg. Falimentimi dhe pagimi i detyrimeve janë pjesë e rëndësishme e institucioneve të tregut. 5. TREGU I KAPITALEVE Në Shqipëri mungon tregu i kapitaleve dhe bursa e Tiranës tashmë është jashtë funksionit të saj. FRD e sheh krijimin dhe forcimin e tregut të kapitaleve si një element të rëndësishëm që ndikon ndjeshëm në lehtësimin e transaksioneve financiare dhe i hap rrugë investimeve të mëdha nga kompani të huaja dhe vendase. Qëllimi ynë është krijimi dhe stimulimi i “mallit“ për këtë treg, duke bërë të mundur gjetjen e alternativave efikase për nxitjen e investimeve. Për sa kohë në Shqipëri nuk ka një treg kapitalesh, konsumi dhe investimet vazhdojnë të mbeten ato që ndikojnë në rritjen ekonomike. Në këtë mënyrë, ulja e mëtejshme normës së interesit, do të rrisë konsumin, por nga ana tjetër do të rrisë edhe kredi-marrjen për qëllime investimi. 6. LIDHJA E KURSIMEVE ME INVESTIMET Shqipëria ka burime financiare dhe raporti para PBB në nivelin 85%, e vërteton më së miri këtë. Mendojmë se ajo që ka nevojë ekonomia shqiptare, është lidhja sa më efektive e burimeve financiare (kursimeve) me investimet, inisiativën e së cilës duhet ta marri shteti.

Ne synojmë të stimulojmë investimet e mëdha private në sektoret kryesorë të ekonomisë si turizmi, bujqësia dhe energjitika, nëpërmjet "promovimit" në tregun e kapitaleve. Shteti me propozim nga dhomat e tregtisë ose organizata të ndryshme biznesi për projekte konkrete investimesh, mbas studimit të efektivitetit të tyre, do të bëjë të mundur përthithjen e burimeve financiare nga tregu i letrave me vlerë. Përveç efektit direkt në rritjen ekonomike ka dhe efekt pozitiv në krijimin e një malli real në tregun e kapitaleve.

Një fushë tjetër efektive bashkëpunimi midis qeverisë dhe bizneseve, në kushtet kur "leku ështe trembur" do të jetë mbeshtetja dhe lëshimi i garancive nga ana e qeverisë për projekte efektive.

Për projekte të nevojshme nevojash publike ne do të inkurajojmë pushtetin lokal që financimin e tyre ta sigurojnë nëpërmjet emetimit të huave dhe letrave me vlerë, p.sh. financimi i ndërtimit të një zone grumbullimi mbeturinash mund të realizohet nëpërmjet emisionit të një huaje lokale.

Page 24: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

FRD gjithashtu mbështet hapjen e Bankës Ekonomike për Zhvillim, me fokus kreditimin e sipërmarjes private me tarifa të reduktuara. Hapja e një banke të tilllë do të ketë në fokus të saj kreditimin e sipërmarjes private duke i krijuar lehtësi biznesit, për një trajtim dinjitoz me tarifa konkururese duke evituar normat e larta të interesit për kreditë që japin bankat e nivelit të dytë. Avantazh tjetër i kësaj nisme do të ishin procedurat e thjeshtëzuara për marjen e kredive nga bizneset. Kjo do të realizohet vetëm nga një institucion i cili do të ketë qëllim vetëm kreditimin e biznesit. Nëpërmjet hapjes se kësaj banke, gjithashtu do të bëhet e mundur realizimi i investimeve të reja nga biznesi dhe kapërcimi i vështirësive financiare që ka sipërmarja private.

7. KRIJIMI I VENDEVE TË REJA TË PUNËS NËPËRMJET RRITJES EKONOMIKE FRD beson se programi më i mirë për stimulimin e punësimit është rritja ekonomike dhe jo paketat elektorale të krijuara nga qeveritë e tranzicionit me masa të përkohshme subvencionesh dhe rritje të shpenzimeve buxhetore, me qëllim punësimin e përkohshëm nëpërmjet vendeve artificiale të punës, të cilat nuk i përgjigjen logjikës së tregjeve të një ekonomie të lirë. FRD do t’i ofrojë shqiptarëve shumë më tepër, një treg pune agresiv që do t’i përgjigjet një rritjeje ekonomike të qëndrueshme. FRD do të ndjekë politika ekonomike të tregut të lirë dhe do të stimulojë bizneset nëpërmjet politikave fiskale të posaçme, si mënyra më e sigurt për të nxitur punësimin dhe për të krijuar vende të reja pune, të cilat sigurojnë mirëqenie për të gjithë. 8. EKONOMIA INFORMALE Formalizimi i ekonomisë, është gjithashtu një prioritet, duke marrë në konsideratë faktin që ekonomia informale përbën rreth 40% të totalit të PBB-së. Ne do të paraqesim një paketë të plotë ligjore, e cila do të synojë njohjen vetëm të veprimtarisë ekonomike të dokumentuar, pra që çdo veprim të kalojë nëpërmjet bankave, duke synuar që të deklarohen paraprakisht dhe të regjistrohen të gjitha pronat e luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe të deklarohen dhe të depozitohen në banka pasuritë e individëve. Këto masa do të mundësojnë një amnisti fiskale ligjore me një detyrim minimal. Kjo iniciativë do të gjenerojë burime të mëdha financiare të cilat do të investohen në vend për t’i dhënë shtytjen e duhur ekonomisë shqiptare që ka frenuar dhe është në prag recesioni. 9. TREGU SHQIPTAR NË BALLKAN FRD në fushën e ekonomisë do t’i kushtojë rëndësi të veçantë integrimit ekonomik të të gjitha hapësirave shqiptare në vend dhe në rajon duke lejuar lëvizjen e lirshme të njerëzve dhe mallrave, heqjes së tarifave doganore me vendet e rajonit si dhe krijimin e iniciativave të tjera fiskale për importe dhe eksporte me vendet e rajonit.

10. POLITIKAT E BIZNESIT FRD në programin e saj do të: Mbështesë biznesin e vogël në Shqipëri si fusha më e lëvruar e biznesit dhe si burimi kryesor i punësimit

dhe vetëpunësimit. Hartojë një program për kreditimin e bizneseve të vogla dhe të mesme.

Page 25: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

Nxisë rritjen e prodhimit vendas dhe të eksporteve duke stimuluar realisht sektorin privat. Përfshijë në buxhetin e vitit 2014, fondin për shlyerjen e borxhit të qeverisë ndaj bizneseve, duke filluar

menjëherë pagesat sipas një kalendari të publikuar. Mundësojë funksionimin e Gjykatës Administrative si dhe përgatitjen e një kuadri ligjor që mbështet dhe

mbron të drejtat e biznesit, si garanci kryesorë për sipërmarrjen e lirë. Rrisë rolin e Dhomave të Tregtisë në funksion të konsolidimit dhe përfaqësimit të biznesit. Kjo do të bëjë

të mundur një marrëdhënie më të strukturuar institucionale mes biznesit dhe institucioneve: parlamentit, qeverisë, institucioneve të taksave.

Do t’i japë përparësi zhvillimit dhe forcimit të biznesit vendas. Do të nxisë transferimin e kapitalit financiar në zonat rurale (ku janë burimet e lëndëve të para). Mbrojë me ligj investimet e sipërmarrjes private shqiptare duke garantuar të drejta të barabarta mes

sipërmarrjeve të huaja dhe atyre vendase. Kushtojë vëmendje dhe interesit të veçantë për rritjen e prodhimit vendas, eksportin, zhvillim e turizmit

dhe nxitjen e investimeve të huaja direkte ne Shqipëri. Këto fusha janë më prioritare për një zhvillim të qëndrueshëm, rritje të punësimit dhe të mirëqenies.

Nxisë dhe të mbështesë me politikat e saj çdo iniciativë të sipërmarrjes private për formim dhe edukim profesional të punëdhënësve dhe punëmarrësve.

Përgatisë politika për arritjen e standardeve për asociimin në BE. Për këtë nevojitet instalimi i sistemeve të standardeve Evropiane në administrim, menaxhim, marketing, tregti, cilësi, shërbime, etj. të cilat mbeten prioritete të zhvillimit të qëndrueshëm në rrugën e integrimit.

11. MINIMIZIMI I EFEKTEVE TË KRIZËS Për të arritur këtë qëllim, FRD propozon masat e mëposhtme: 1. Një strategji të kombinuar politike dhe ekonomike që të synojë rimëkëmbjen e menjëhershme të rritjes

ekonomike duke mbajtur inflacionin në nivele të ulëta. Për këtë nevojitet që të mos bjerë fuqia blerëse dhe në të njëjtën kohë duhet të bëhen përpjekje për të parandaluar ngarkesën fiskale e cila dekurajon iniciativën e lirë.

2. Mbrojtja e sistemit bankar dhe garantimin e vazhdimësisë së financimeve në fushën ekonomike si dhe konsolidimin e besueshmërisë të depozituesve.

3. Përmirësimi i transparencës dhe i përgjegjshmërisë së të gjithë aktorëve financiarë duhet të japë të drejtën dhe të mundësojë ndreqjen e parregullsive dhe në të njëjtën kohë të krijojnë mekanizmat e duhur që bëjnë të mundur evitimin ndaj rreziqeve financiare.

4. Rritja e peshës së eksporteve në ekonomi, e cila mund të arrihet nëpërmjet tërheqjes së firmave të huaja për të operuar në vend, ku duhet të gjendet raporti i drejtë ndërmjet firmave shumë të njohura ndërkombëtare dhe firmave të njohura rajonale.

5. Tërheqja e investitorëve të huaj duke mbajtur taksat në një nivel tërheqës dhe duke përmirësuar administrimin tatimor dhe doganor për t’u bërë sa më të besueshëm dhe të krijojmë siguri për këto investime. Gjithashtu, do të krijojmë një agjenci funksionale, detyra e së cilës është që të tërheqë investitorët e suksesshëm në të gjitha fushat e biznesit.

6. Promovimi i masave që favorizojnë iniciativën e lirë si dhe të nxitja e ushtrimit të profesioneve të lira të pavarura apo me kohë të pjesshme.

7. FRD beson se dy janë sektorët kryesorë që ndihmojnë punësimin dhe rritjen ekonomike në mënyrë ciklike: agrikultura dhe industria.

Page 26: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

V. SEKTORË TË TJERË PRIORITARË

1. Energjia Në fushën e elektro-energjitikës ka disa modele reformash si më poshtë: 1. Inkurajimi i investimeve në projektet e pavarura të fuqisë (energjitë e rinovueshme). 2. Ristrukturimi i sektorit aktual të elektro-energjitikës. 3. Privatizimi i sektorit të elektro-energjitikës. Në Shqipëri, janë mbeshtetur dy modelet e para nga shumë projekte të Komisionit Evropian dhe si pasojë kjo industri ka pësuar ndryshime të rëndësishme. Kështu p.sh. është ndryshuar struktura e KESH-it nga vertikale në horizontale (janë ndarë plotësisht funksionet si Transmetimi, Prodhimi dhe Shpërndarja). Janë stimuluar zhvillimi i akseve të reja dhe egzistuese të HEC-ve të vegjël. Gjatë tranzicionit, është trashëguar një legjislacion kompleks, i fryrë dhe i paqartë. Qeveritë shqiptare deri më sot, për interesa politike apo për interesa të momentit për buxhetin, kanë

privatizuar në mënyrë të gabuar këtë industri. Pasoja e një gabimi të tillë ka sjellë jo vetëm rritjen e korrupsionit, por edhe një çorientim dhe mefshtësi institucionale. Modeli i privatizimit të kësaj industrie do të ishte i rëndësishëm kur të kishim një treg të energjisë elektrike, d.m.th. kur aty të funksiononte padyshim konkurenca e lirë.

Vetëm modeli që bazohet në privatizimi i sektorit të energjisë elektrike ka si tendencë të sajën krijimin e tregut të energjisë. Ky sektor ka nevojë për këto reforma: 1. Përmisimi rrënjësor i legjislacionit a) Heqja e monopolit në Shpërndarje dhe Furnizim në sektorin e energjisë elektrike. b) Theksimi i monopolit natyror të transmetimit të energjisë elektrike dhe në këtë mënyrë forcimi i rolit

udhëheqës dhe rregullues të funksionit të Transmetimit. c) Funsionimi i Entit Transmetues si shoqëri publike si edhe heqja e funksionit të pronarit prej Qeverisë. d) Ndarja e ERE-së nga ligji për Energjinë Elektrike dhe ristrukturimi i këtij enti si një institucion që prodhon

standarte, jep elementet bazë për formimin e tarifave të energjisë elektrike. e) Problemi i liçensimit duhet të jetë i lirë dhe të shikohet si një plotësim kushtesh dhe standartesh të

parashikuara në ligj.

2. Politika e privatizimit e lidhur me krijimin e tregut të lirë: a) Zhvillimi i politikave konçensionare. b) Nxitja e investimeve te huaja me konçension. c) Politika e privatizimit duhet të përfshijë si Prodhimin ashtu edhe Shpërndarjen. Ajo në çdo rast duhet të

synojë vendosjen dhe krijimin e tregut si edhe konkurencën e lirë të energjisë elektrike. d) Privatizimi i veprave energjitike duhet të jetë në korelacion të plotë me zgjidhjen e problemit të tokës dhe

në përputhje me interesat private dhe publike. e) Konçesioni duhet të nxisë diversifikimin e burimeve energjitike.

2. Pasuritë dhe shfrytëzimi Minerar

Në fushën e shfrytëzimit minerar FRD do të ketë parasysh këto objektiva: 1. Ristrukturimi i institucioneve të kontrollit dhe mbikëqyrjes së industrisë minerare nëpërmjet përfshirjes

në to të specialistëve me eksperiencë të fushës si dhe dhënia e një statusi të posaçëm për këto institucione, të ngjashëm me institucionet analoge të Evropës.

Page 27: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

2. Përmirësimet e nevojshme në aktet ligjore dhe nënligjore të aktivitetit minerar që kanë të bëjnë me kontrollin, monitorimin dhe mbikëqyrjen e këtij aktiviteti.

3. Kontrolli efektiv i plotësimit të detyrimeve nga titullarët e lejeve minerare dhe në mënyrë të veçantë të konçensionarëve të industrisë minerare.

4. Planifikimi i zonave minerare dhe respektimi i procedurave të dhënies së lejeve minerare që t’i përgjigjen zhvillimit të kësaj industrie dhe jo interesave klienteliste.

5. Rishikimi i të gjitha konçesioneve të dhëna nga qeveritë e tranzicionit, me qëllim transparencën e tyre. 6. Bërja efektive e konçensioneve të dhëna për minierat e kromit nëpërmjet realizimit të investimeve

përkatëse për prodhimin e produkteve dhe nënprodukteve përkatëse të parashikuara në marrëveshjet konçensionare.

7. Nxitje e investimeve të rëndësishme dhe tërheqje e shoqërive të huaja për të bërë sa më rentabël shfrytëzimin e vendburimeve të nikelit me anë të ndërtimit të njësive apo uzinave përpunuese.

8. Stimulimi i shfrytëzimit të mineraleve të tjera industriale përveç atyre tradicionale. 9. Garantimi i statusit të minatorit si dhe marrja e masave të rrepta me qëllim përmirësimin e kushteve dhe

sigurisë në punë. 10. Do të hartojmë një strategji koherente zhvillimi kombëtar të industrisë minerare, e cila të jetë praktike dhe e

realizueshme, në vend të amullisë e rrëmujës që ekziston sot në këtë industri. Për këtë qëllim do të angazhohet një grup i posaçëm pune me specialistët më të mirë të fushave të gjeologjisë, minierave dhe ekonomisë, i cili duhet të hartojë një strategji afatgjatë dhe të pavarur nga interesat partiake apo të çastit.

Disa nga këto masa përmirësimesh ligjore përfshijnë:

a) Reduktimi i investimeve të detyruara për periudhën e vitit të tretë e të katërt të lejes së kërkim – zbulimit, nga 300.000 Euro/km2 në vit, në një shifër më realiste.

b) Shtimi i periudhës së kërkim – zbulimit nga 4 vjet në 6 vjet, sikurse ka qenë në ligjin e vjetër minerar dhe në ngjashmëri me vendet përreth Shqipërisë.

c) Raportimi i aktivitetit minerar të shoqërive minerare do të kërkohet të bëhet çdo 6 muaj, nga çdo 3 muaj që është aktualisht.

d) Do të rishikohet renta minerare e mineraleve të ndryshme, duke patur parasysh se nxitja e investimeve të huaja kërkon transparencë nga vendimmarrësit dhe nivele konstante e të ulëta të kësaj takse specifike.

e) Do të nxisim transparencën e Ministrisë të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës si dhe asaj të Financave, për konsultime frytdhënëse me investitorët e huaj të industrisë minerare, përpara marrjes së vendimeve te rëndësishme për këtë industri, si dhe vërejtjeve e sugjerimeve për Ligjin Minerar e VKM-të shoqëruese të tij.

Do të nxisim investime të rëndësishme të investitorëve të huaj për të bërë sa më rentabël shfrytëzimin e vendburimeve të hekur - nikelit nëpërmjet:

a) Dhënies së lejeve të shfrytëzimit shoqërive të mëdha për të ndaluar copëzimin e kësaj industrie në parcela të vogla spekulative.

b) Në varësi të çmimit ndërkombetar të nikelit do të bëjmë edhe stimulimin e kësaj industrie duke ulur rentën minerare dhe do te krijojmë kushte të tjera lehtesuese me vendime të Kuvendit të Shqipërisë.

c) Do të stimulojmë me të gjitha mënyrat investitorët potencialë që do të ndërmarrin iniciativa për ngritjen e uzinave të përpunimit dhe shkrirjes së këtij minerali në Shqipëri.

1. Stimulimi i shfrytëzimit të mineraleve të tjera industriale përveç atyre tradicionale, si qymyrët, gurët dekorativë, gurët e ndërtimit etj., nëpërmjet kushteve lehtësuese të marrjes së liçencave dhe uljes se rentës minerare.

2. Përmirësimin e kushteve të punës në miniera duke rritur kontrollin dhe monitorimin nga ana e organeve dhe institucioneve përkatëse për këtë qëllim.

Page 28: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

3. Komunikimet Elektronike dhe Postare Megjithë evolucionin e jashtëzakonshëm në fushën e komunikimeve elektronike në nivel global, arritjet në Shqipëri vazhdojnë të mbeten modeste. Shërbimet e rrjetit fiks vazhdojnë të mbeten pothuajse monopol i kompanisë Albtelecom Sh.a. pasi kemi nje numër shumë te vogël operatorësh të tjerë që operojnë në rrjetin fiks dhe që mund të konkurojnë realisht kompaninë Albtelecom Sh.a. Problematike mbetet edhe telefonia celulare e cila ka një status oligopol, pasi operojnë vetëm katër operatorë. Cilësia e shërbimit shpeshherë ka probleme, ndërkohë që tarifat vazhdojnë të mbeten shumë të larta krahasuar me të ardhurat e qytetarëve shqiptarë. Tarifat e telefonisë mobile vazhdojnë të mbeten më të lartat në rajon dhe ndër më të lartat në nivel global. Aksesi internet vazhdon të mbetet me cilësi të dobët dhe çmime shumë të larta, ndërkohë që penetrimi kompjuterik vazhdon të jetë ndër më të ultët në Europë. Situatë e njëjtë vihet re edhe në infrastrukturën dhe shërbimet postare, që vazhdojnë të mbeten pothuajse monopol i Postës Shqiptare. AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare), që ka ndërrur disa herë drejtuesit gjatë viteve të fundit duke krijuar paqëndrueshmëri të këtij institucioni, ndonëse ka fuqi juridike nuk ka luajtur rolin e vet si rregullator tregu, pasi nuk ka shpallur operatorët celularë si OFNT (Operator me Fuqi të Ndjeshme në Treg) me qëllim kontrollin e kostove dhe caktimin e çmimeve tavan, siç parashikon edhe ligji. Në këto kushte FRD sygjeron: 1. Respektimin e rekomandimeve të BE-së, të ITU-së (International Telecommunication Union) dhe të UPU-

së (Universal Postal Union) lidhur me liberalizimin e mëtejshëm të tregut të komunikimeve elektronike dhe postare.

2. Liberalizimin e mëtejshëm të tregut nëpërmjet liçensimit të operatorëve të tjerë në të gjitha shërbimet e komunikimeve elektronike dhe postare.

3. Liberalizimin e aksesit të OFNT-ve për operatorët e tjerë, me qëllim rritjen e konkurencës në treg, që sjell përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe uljen e çmimeve të shërbimeve.

4. Mirëfunksionimin e AKEP me qëllim ndërhyrjen e këtij autoriteti për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve drejt rritjes së cilësisë së shërbimeve dhe uljes së tarifave.

5. Bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve rregullatore të Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe me vendet e tjera të rajonit me qëllim realizimin e portabilitetit të numrit në hapësirat shqiptare në Ballkan dhe unifikimin e tarfiave, gjë që do të lehtësonte shumë komunikimin elektroni ndërmjet shqiptarëve në Ballkan.

3. Bujqësia, Zhvillimi Agrar dhe Peshkimi Bujqesia dhe zhvillimi rural Bujqësia punëson një pjesë të konsiderueshme të forcës aktive të vendit dhe për këtë arsye ajo do të shërbejë si prioritet i zhvillimit ekonomik dhe do të marrë një mbështetje të madhe nga shteti.

Shtesa e prodhimit bujqesor është rreth 3% në vit ndërsa rritja e rendimenteve është e paqëndrueshme dhe e pamjaftueshme. Me këto ritme të ardhurat e fermerëve dhe të familjeve të tyre do të jenë të ulta dhe rrjedhojat do të vazhdojnë të jenë varfëria në fshat, eksodi rural, pengimi i rritjes së agro-industrisë, importet e mëdha do të vazhdojnë, rritja e eksportit do të jetë e vështirë, tregu i tokës do të zhvillohet ngadalë, investimet direkte në bujqësi mbeten të vështirësuara.

Vendi importon shumë më tepër milionë euro produkte bujqësore të papërpunuara dhe të përpunuara, në krahasim me atë që eksporton. Një nga shkaqet kryesore ështe oferta vendase e pamjaftueshme dhe cilësia e ulët e produkteve tona. Ka arsye të mjaftueshme që një objektiv i rëndësishëm i strategjisë kombëtare për zhvillim dhe integrim të jetë edhe kufizimi i importeve bujqësore. Mbështetja më e madhe e bujqësisë do të çonte në rritjen e ofertës bujqësore të vendit dhe e cilësisë së tyre, do të kursente me

Page 29: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

qindra milione euro të paguara për importet. Para të cilat mund të investoheshin në ekonomi në një pjesë të madhe të tyre.

Përvoja ka treguar se të gjitha vendet në tranzicion, përfshirë Bullgarinë, Rumaninë, Slloveninë, Estoninë, etj. e kanë mbështetur bujqësinë edhe në mënyrë direkte në forma nga më të ndryshmet, nga pagesat për ha/tokë apo për kokë/bagëti, deri tek subvencioni i interesave të kredive dhe grantet. Tashmë janë mundësitë financiare që edhe bujqit shqiptar të gëzojnë më shumë mbështetje direkte.

Gjatë këtij tranzicioni, fermerët janë lënë pa asnjë mbështetje direkte. Por ata janë të varfër dhe ato pak para që kanë mënjanë i ruajnë për çaste të vështira ose shpenzime të domosdoshme. Mungesa e mbështetjes direkte ka penguar futjen e teknologjive të reja në bujqësi, ka ndikuar në rritjen e kohës së axhustimit të fermës ndaj kushteve të tregut dhe të modernizimit të saj. Toka dhe puna në bujqësi vazhdojnë të kenë produktivitet të ulët. Po kështu të ardhurat dhe niveli i jetesës së fermerëve lënë për të dëshiruar dhe me të ardhura të pakta është i pamundur shëndeti i mirë dhe arsimi cilësor në fshat.

Për shkak të ofertës së pakët, të fragmentuar, johomogjene dhe jocilësore bujqësore, një pjesë e konsiderueshme e kapaciteteve përpunuese janë të lira dhe biznesi heziton të investojë në kapacitete të reja përpunuese. Nëse bujqësia mbështetet më shumë do të rriten më shpejt investimet private në agro-përpunim, do të përmirësohet shitshmëria e produkteve bujqësore, do të përmirësohen shpejt lidhjet midis tregtarëve agro-përpunues dhe fermerëve, do të nxitet bashkëpunimi mes fermerëve.

Toka bujqësore është nga pasuritë më të mëdha të kombit tonë dhe për shqiptarët ajo duhet të jetë prioritet, ndersa aktualisht shihet qarte se ajo keqmenaxhohet dhe shpërdorohet. Me mijëra hektarë tokë pjellore zihen me shtëpi dhe ndërtime të paligjshme dhe dalin nga fondi bujqësore çdo vit, me mijëra të tjerë ngelen djerrë, rrezikohen të kënetizohen, acidizohen, kripen, gërryhen dhe përmbyten. Shqipëria ka mbi dy herë më pak tokë për frymë se Evropa, 4 herë më pak se Bullgaria, 1.5 herë më pak se Sllovenia. Nëse nuk investohet mjaftueshëm për tokën, ajo do të vazhdojë të dëmtohet fizikisht dhe do të humbasë gradualisht potencialin e saj. Në këtë mënyrë rrezikohet zhvillimi i qëndrueshëm bujqësor e më gjerë dhe mund të themi, se kemi projektuar stanjacion ose rënie të prodhimit bujqësor.

Bujqësia punëson një pjesë të rëndësishme të popullsisë dhe varfëria më e thellë është në familjet bujqësore. Investimi për bujqësinë do të thotë investim për të përmirësuar jetën e mbi gjysmës së shqiptarëve dhe për të çrrënjosur varfërinë. Investimi në bujqësi është mënyra më e shpejtë për të ulur në masë varfërinë në Shqipëri. Nëse nuk investohet më shumë në bujqësi, varfëria mund të vazhdojë të jetë mjaft e thellë dhe objektivat në këtë drejtim rrezikohen.

Investimet në bujqësi dhe agro-përpunim do të reduktonin shpenzimet në sektorë dhe për qëllime të tjera në zonat urbane, sidomos në qytetet e mëdha. Nëse investojmë më shumë për bujqësinë, indirekt është investuar edhe për qytetin. Në këtë mënyrë do të punësohen më shumë njerëz në zonat rurale dhe më pak njerëz do të dynden në zonat urbane.

Puna në bujqësi është tejet e vështirë. Fermerët shqiptarë strapacohen nga puna e rëndë fizike për shkak të natyrës së saj por edhe për shkak të mungesës së mekanizmave ose të makinave bujqësore dhe mundësive të pakta që ofron ferma e vogël dhe e pajisur keq për të patur të ardhura të konsiderueshme. Ata as mund të ëndërrojnë për pushime, plazhe dhe argëtime të jetës moderne dhe një pjesë e mirë janë tejet të varfër. Investimi në bujqësi është investim direkt për të lehtësuar lodhjen e këtyre njerëzve dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre. Investimi në bujqësi do ta rriste kohezionin social në vend.

Ferma e vogël është handikapi kryesor. Duhet të nxitet rritja e saj e shpejtë si ekonomike ashtu edhe fizike. Rritja fizike e fermës me vetëm 0.5 ha llogaritet të pasohet me mbi 100 mijë të papunë që do të duhen të punësohen. Ndaj rritja ekonomike e fermës është shumë e rëndësishme. Investimet në fermë për shtimin e vlerës së produketeve, për difersifikimin e aktiviteteve, multifunksionalitetin dhe modernizimin e saj janë zgjidhjet për rritjen e madhësive ekonomike të fermës dhe punësimin më të mirë të familjeve të fermerëve. Për këtë duhet mbështetje më e plotë finaciare, me skema dhe projekte prodhuese, tregtare, konsoliduese dhe kooperuese. Nëse shteti nuk ndërhyn, do të kemi kufizim të investimeve serioze dhe probleme serioze me punësimin.

Page 30: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

Bujqësia po braktiset nga të rinjtë; sot toka punohet nga një brez i mesëm dhe i vjetër dhe gjen gjithnjë e më pak fermerë të rinj. Kjo ndodh sepse bujqësia ka një kosto oportune shumë të ulët dhe puna është e vështirë. Nëse bujqësia nuk mbështetet me prioritet produktiviteti i punës në bujqësi do të vazhdojë të jetë i ulët dhe ky është shkaku themelor i eksodit të rinisë nga zonat rurale. Nga erozioni demografik rrezikohet rritja e qëndrueshme e prodhimit bujqësor.

Fermerët kanë nevojë të madhe për njohuri, aftësi dhe përvoja të reja. Kjo kërkon një asistencë teknike, publike të kudo ndodhur dhe efektive. Fermat e vogla e kanë të vështirë të paguajnë shërbimet private dhe këto të fundit edhe për këtë arsye janë ende të pazhvilluara. Shërbimi këshillimor duhet të kompletohet dhe përmirësohet sa më parë të jetë e mundur.

Megjithë nevojën e vazhdueshme për trajnime, fermeri ynë dhe në veçanti zhvillimi i bujqësisë ka nevojë për projekte konkrete, të tilla si: shtimi i sipërfaqeve të mbjella me pemë frutore, plotësimi i boshllëqeve dhe shtimi i sipërfaqeve me ullishte, përmirësimi racor, matrikullimi i kafshëve, luftimi i sëmundjeve në kafshët, plotësimi i strandarteve të ushqimit, etj.

Nëse nuk i kushtohet rëndësi kualifikimit profesional: fermerët do të përvetësojnë me shumë vështirësi dhe për një kohë të gjatë praktikat e mira prodhuese; mundësitë për përmirësim që ekzistojnë brenda sektorit do të shfrytëzohen pak; efiçensa dhe cilësia e produketeve bujqësore do të vazhdojnë të jenë të ulta, konkurueshmëria e produkteve të fermerit do të jetë e ulët.

Bujqësia punëson një pjesë të konsiderueshme të forcës aktive të vendit dhe për këtë arsye ajo do të shërbejë si prioritet i zhvillimit ekonomik dhe do të marrë një mbështetje të madhe nga shteti. Rritja e investimeve në bujqësi do të ndikojë në rritjen e prodhimit bujqësor në vend dhe si rrjedhojë do të sjellë përmirësimin e kushteve të jetesës së afro gjysmës së popullsisë. Me një dyfishim të buxhetit të shtetit për bujqësinë do të mundësohet garantimi i rritjes së prodhimit vendas në nivele të kënaqshme, rritja e të ardhurave të fermerëve dhe si rrjedhojë do të rritej edhe punësimi në zonat rurale. Për të arritur rezultatet e dëshiruara në fushën e bujqesise, FRD do të: 1. Krijojë një treg të suksesshëm agrar dhe do të përshpejtojë progresin në organizimin e tregut të

përbashkët. 2. Nxisë prodhimin vendas për produktet bujqësore dhe blegtorale nëpërmjet politikave të subvencionimit dhe

kreditimit me norma të interesi. 3. Zbatojë politika të efektshme të përdorimit të tokës duke zbatuar masat e duhura të ujitjes dhe kullimit të

plotë të tokave për t’i mbrojtur ato nga erozioni, gërryerja, kënetëzimi dhe për të bërë edhe shkripëzimin e tyre.

4. Përparojë në fushën e politikës së cilësisë duke bërë identifikimin e produkteve bujqësore dhe ushqimore të regjistruara si produkte me origjinë të mbrojtur.

5. Përparojë në fushën e bujqësisë organike duke vazhduar skemat e drejtpërdrejta të pagesave dhe trajnimeve mbi prodhimin organik për fermerët e bujqësisë organike.

4. Siguria ushqimore dhe politikat veterinare Paralelisht me zhvillimin e bujqësisë shkon edhe rritja e sigurisë ushqimore, si një kriter jashtëzakonisht i rëndësishëm si për tregun vendas ashtu edhe për atë ndërkombëtar. Aktualisht siguria ushqimore e konsumatorit është akoma larg standarteve të kërkuara. Këtë gjendje e rëndon edhe mungesa e kontrollit të plotë mbi shëndetin e kafshëve dhe mbi praktikat e prodhimit në fermë dhe në përpunim. S’ka shoqëri moderne pa konsumator të shëndetshëm. Që të arrihet kjo duhet të investohet në

Page 31: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

bujqësi dhe agro-industri dhe kjo duhet të asistohet në mënyrë sistematike dhe programatike me fonde të mjaftueshme. Nëse nuk bëhet kjo: kontrolli mbi shëndetin e kafshëve, menaxhimi i përdorimit të kimikateve e pesticideve në bujqësi, është i pamundur dhe shëndeti i njerëzve është gjithmonë i rrezikuar. Gjithashtu mjedisi është gjithmonë i kërcënuar, dëmtimi i burimeve është i sigurtë dhe zhvillimi i qëndrueshëm është i pamundur. Aspiratat për integrim në BE zbehen sepse në BE siguria e konsumatorit është një kërkesë themelore. (Albania 2012 Progress Report thekson se përparimi është i kufizuar në fushat e sigurisë ushqimore dhe politikat veterinare.) Për këtë arsye FRD do të: 1. Përmirësojë përcaktimin e kompetencave, përgjegjësive dhe komunikimin ndërmjet Ministrisë së

Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (MBUMK) dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Të dhënat e stabilimenteve ushqimore do të futen në bazën e të dhënave të AKU duke u përditësuar dhe vlerësuar në mënyrë që të përdoren në lidhje me klasifikimin e riskut dhe kontrollet zyrtare.

2. Rrisë nivelin e personelit veterinar, veçanërisht në nivelin qendror, sanksionojë përkufizimin e detyrave, funksioneve dhe përgjegjësive të shërbimit veterinar duke mbështetur menaxhimin e zgjuar të mbetjeve klinike.

3. Nëpërmjet bazës së të dhënave të përpunuar dhe të harmonizuar të kafshëve, e cila përfshin gjithashtu databazën e shëndetit të kafshëve do të përmirësohet regjistrimi i bagëtive të imta dhe vaksinimi i tyre kundër brucelozës.

4. Punojë për ndërgjegjësimin e operatorëve të biznesit të ushqimeve me rregullat e reja higjenike që aktualisht janë në nivel të ulët dhe në harmonizimin e ushqimit dhe stabilimenteve ushqimore me standardet e higjenës.

5. Punojë për progresin dhe përafrimin me acquis për organizmat gjenetikisht të modifikuar. Peshkimi Programi për peshkimin ka për qëllim zhvillimin e qendrueshëm të sektorit të peshkimit dhe të integrimit të tij në Bashkimin Evropian. Integrimi i sektorit të peshkimit do të kryhet nëpërmjet politikave të mbështetjes dhe zhvillimit të tij, plotësimit të bazës ligjore të funksionimit, të rregullave teknike dhe të performancës. Albania 2011 Progress Report thekson se masat për politikat e tregut janë dhe mbeten në fazë fillestare, sidomos përsa i përket organizatave të prodhuesve dhe grumbullimit të të dhënave të tregut. Albania 2012 gjithashtu thekson se në politikën strukturore, ndihmën shtetërore dhe politikën e tregut nuk ka zhvillime kundrejt 2011. Në Progress Report-et e viteve 2010 – 2011 theksohet se Shqiperia nuk ka një politikë të plotë të mbështetjes strukturore për peshkimin dhe akuakulturën sipas perceptimeve të aquis communitaire. Sektori i peshkimit është i fragmentuar për sa i përket komunikimit dhe përgjegjësive. Menaxhimi dhe inspektimi ndodhen në dy departamente të veçanta në MMPAU, ndërsa sëmundjet e peshqëve dhe mbrojtja e konsumatorit në MBUMK. Ndarja e inspektoratit të peshkimit nga drejtoria menaxhuese krijon problem komunukimi sikurse edhe mangësi të tjera që legjislacioni aktual ia ka caktuar inspektoratit të peshkimit. Sistemi i grumbullimit të të dhënave nuk funksionon normalisht duke vendosur drejtorinë e menaxhimit në kushte pamundësie për të hartuar politika. FRD është e mendimit se drejtoria e peshkimit duhet rikthehet në MBUMK për shumë motive dhe kalimi i saj në Ministrine e Mjedisit në vitin 2005 ka qenë i gabuar dhe ka dëmtuar menaxhimin dhe zhvillimin e sektorit të peshkimit. Albania 2012 Progress Report thekson se në fushën e inspektimit dhe kontrollit është bërë progres i kufizuar në lidhje me kapacitetet teknike zbatuese. Progres raporti 2012 percakton se të dhënat mbi zëniet dhe zbarkimet e peshkut në tokë akoma nuk vazhdojnë të mblidhen sikurse inspektorët nuk verifikojnë zëniet mbi bazën e 24/7. Të dyja këto mënyra raportimi janë të mangëta dhe kompromentojnë statistikat e drejtorisë së peshkimit dhe gjithashtu hartimin e planeve reale të menaxhimit të burimeve peshkore. Numri i inspektorëve është i pamjaftueshëm për të mbuluar zonat kryesore përgjatë bregut.

Page 32: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

Për të zhvilluar këtë sektor, FRD do të: 1. Përmirësojë infrastrukturën ndihmëse në peshkim (tregjet e peshkut me shumicë në të katër portet e

peshkimit dhe në qendrat e peshkimit). 2. Zbatojë politikat strukturore duke mbështetur investimet në bordin e anijeve të peshkimit për rritjen e

sigurisë, kushteve veterinare dhe ndalimin biologjik. 3. Përmirësojë menaxhimin përmes strukturimit dhe mbështetjes së administratës menaxhuese,

kontrolleve dhe nxitjes së formave të bashkëpunimit reciprok dhe luftës ndaj peshkimit të paligjshëm. 4. Ngrejë dhe forcojë një sistem modern të grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave në peshkim. 5. Hartojë dhe zbatojë masat menaxhuese për mbrojtjen e resurseve peshkore në det dhe në ujëra të

brendshme. 6. Zbatojë politika për rritjen e konkurrencës në treg dhe të ulë shkallën e informalitetit në peshkim. 7. Zbatojë politika për zhvillimin e akuakulturës në det dhe në ujëra të brendshme. 5. Turizmi Strategjia e sektorit të turizmit përshkruan konceptin strategjik të zhvillimit të turizmit duke dhënë drejtimet strategjike dhe zhvillimin e produkteve turistike që Shqipëria të jetë një destinacion turistik i ardhshëm në tregun turistik ndërkombëtar me qëllim sjelljen e turistëve të huaj. Llojet e turizmit që do të marrin prioritet janë: 1. Turizmi bregdetar. 2. Turizmi malor. 3. Turizmi i interesit të veçantë (site arkeologjike dhe monumente kulture të vlerave të veçanta). 4. Turizmi i qendrave urbane (turizmi i biznesit, konferencave dhe ai shëndetësor). Tërheqja e turistëve të huaj do të influencojë që Shqipëria të shfrytëzojë kapacitetet turistike për të garantuar një përfitim maksimal nga futja e valutës ë huaj dhe do të ndikojë në funksionimin e sektorit të turizmit në Shqipëri me të njëjtat parime me të cilat funksionon industria e turizmit në botë. Objektivat kryesorë makro-ekonomike të zhvillimit të sektorit të turizmit janë: 1. Të gjenerohen vende pune dhe të ardhura. 2. Të nxitet zhvillimi i turizmit, sidomos atij familjar nëpërmjet sistemeve të favorshme të kreditimit apo

edhe të subvencionimit. 3. Të sigurohet përgatitja e personelit nëpërmjet shkollave të turizëm-hotelerisë. 4. Të njehtësohen paketat turistike të Shqipërisë me Kosovën si dhe me trojet e tjera shqiptare në Ballkan. 5. Të zhvillohet turizmi mjedisor. 6. Të përshpejtohet zhvillimi ekonomik dhe social kudo në vend. 7. Të përmirësohen kushtet e jetesës në Shqipëri. 8. Të iniciohen aktivitete ekonomike. 9. Të krijohet një imazh pozitiv i vendit në arenën ndërkombëtare si destinacion turistik. 10. Të rriten fitimet për shtetin në monedhat e huaja. 11. Të zhvillohet një turizëm i qëndrueshëm në kohë. 6. Industria

1. Në fushën e industrisë do të ndërhyjmë me rishikimin e taksave dhe krijimin e iniciativave fiskale për

punësim mbi një numër të caktuar. 2. Do të nxitim investitorët strategjikë për të futur kapital të huaja në formën e investimeve të huaja direkte.

Page 33: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

7. Infrastruktura dhe transporti Në fushën e infrastrukturës dhe transportit FRD do të kryejë reformimin e përgjithshëm të sistemit administrativ të infrastrukturës dhe transportit, ku prioritet i veçantë do t’i jepet reformimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar duke i dhënë këtij të fundit funksionet dhe atributet e mëposhtme: 1. Të hartojë politikat e zhvillimit sektorial të rrugëve automobilistike në përputhje me strategjinë sektoriale

të miratuar mbi baza teknike dhe shkencore. 2. Të hartojë programin e investimeve afatgjata, planet afatmesme dhe vjetore për lëvrimin e fondeve të

rrugëve bazuar në studime tekniko-ekonomike afatgjata dhe të sakta. 3. Të administrojë rrjetin rrugor kombëtar dhe të rrugëve si dhe ta plotësojë atë me elementë për t’u

përshtatur me kërkesat e kodit të ri të projektimit të rrugëve. 4. Të mirëmbajë rrjetin rrugor kombëtar në përputhje me normativat evropiane dhe të miratojë projektet e

rehabilitimit dhe të ndërtimit të rrugëve të reja. 5. Të ndërtojë një mekanizëm financiar për grumbullimin e fondeve të mjaftueshme për sektorin, qofshin

këto nga fondet e buxhetit të shtetit, donatorët e huaj apo të ardhurat e grumbulluara nga taksat e amortizimit të rrugëve prej mjeteve motorike që përdorin rrugët e destinuara për fondin në fjalë.

6. Reformimin e sistemit të menaxhimit dhe të administratës së sistemit të transportit hekurudhor, porteve dhe të transportit ajror.

Tendenca e sotme është drejt një qeverisjeje sa më të vogël ku shërbimet që ofron shteti në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj publikut të vijnë duke u zvogëluar, e cila nga ana tjetër kërkon domosdoshmërinë e ekzistencës dhe funksionimit të mekanizmave monitorues, garantues dhe mbikqyrës sa më efikasë. Kalimi në një administratë funksionale në shërbim të qytetarit do të arrihet vetëm kur administrata të depolitizohet e të mos ndjejë trysninë e politikës.

8. Mjedisi Duke u bazuar në Kartën Evropiane mbi Mjedisin dhe Shëndetin, Organizatën Botërore të Shëndetësisë që çdo person ka të drejtë të jetojë në një mjedis të përshtatshëm për shëndetin dhe mirëqënien e tij, FRD angazhohet që kjo e drejtë të garantohet me politika zhvillimi sipas standardeve Evropiane. Në pikëpamjen e FRD kjo kërkon: 1. Të ketë transparencë në të gjithë sektorët e qeverisë, në zbatimin e parimeve të kësaj Konvente dhe

procedurat e tyre. 2. Të promovohet edukimi mjedisor dhe të forcohet legjislacioni detyrues për parametra mjedisor në qendra

banimi dhe në hapësirat publike. 3. Të vihen dhe hartohen strategji me afate të përcaktuara sipas prioriteteve për mbrojtjen dhe

mirëadministrimin e mjedisit, pyjeve dhe ujërave, në funksion të përmirësimin të cilësisë së jetës dhe një zhvillimi të qëndrueshëm sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Page 34: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

VI. Arsimi, Shëndetësia, Kultura dhe Sporti Tendenca e sotme është drejt një qeverisjeje sa më të vogël ku shërbimet që ofron shteti në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj publikut të vijnë duke u zvogëluar, e cila nga ana tjetër kërkon domosdoshmërinë e ekzistencës se funksionimit të mekanizmave monitorues, garantues dhe mbikqyrës sa më efikasë. Kalimi në një administratë funksionale në shërbim të qytetarit do të arrihet vetëm kur administrata të depolitizohet e të mos ndjejë trysninë e politikës. 1. Arsimi Arsimi është një prej sektorëve më të rëndësishëm që ka nevojë për një reformim rrënjësor. Në politikat reformuese të FRD-së, arsimi zë vend parësor, prandaj edhe parashikohet që të dyfishohet buxheti i shtetit për arsimin (jo më pak se 5% e PBB-së) me qëllim që të ndërhyhet në të gjitha nivelet e arsimit, duke filluar që nga ai parashkollor e deri tek arsimi universitar dhe profesional. FRD ka si prioritet të vetin rritjen e kapacitetit intelektual dhe të burimeve njerëzore. Për këtë arsye, FRD propozon që të shikohet me prioritet mundësia që nivelet bazë të arsimit, përfshirë këtu edhe arsimin e mesëm, të bëhen të detyrueshme për të gjithë shtetasit shqiptarë, duke t’u ofruar nxënësve të gjithë infrastrukturën, logjistikën dhe mbështetjen e nevojshme për realizimin e këtij objektivi madhor. Në kuadrin e uljes së papunësisë dhe të zhvillimit të sistemit të shërbimeve, FRD do t’i kushtojë një rëndësi të veçantë zhvillimit dhe përkrahjes së arsimit profesional. Kjo do të arrihet duke: 1. Krijuar infrastrukturën e duhur të arsimit profesional nëpërmjet vënies në dispozicion të gjithë

mekanizmave financiare të qëndrueshëm. Duke rritur kapacitetin e burimeve njerëzore dhe gamën e programeve përgatitore profesionale.

2. Duke përshtatur programet vendase me ato evropiane bashkëkohore në mënyrë që të jenë sa më të lidhura me nevojat e tregut.

3. Duke fuqizuar strukturat publike të formimit profesional dhe duke ju dhënë atyre rolin e duhur në këtë proces.

Në thelb të reformës në arsim do të jetë: 1. Ngritja e kapaciteteve dhe zhvillimi i burimeve njerëzore duke hartuar standardet dhe statusin e

mësuesit. 2. Rritja e cilësisë së procesit mësimor duke adoptuar dhe aplikuar kurrikulat bashkëkohore për arsimin e të

gjitha niveleve. 3. Lehtësimi i programit mësimor nga ngarkesa informative dhe pasurimi i mësimdhënies me teknika

interaktive që mundësojnë rritjen e pjesëmarrjes së nxënësve në procesin mësimor. 4. Do të përmirësohet infrastruktura fizike e shkollave duke ofruar kushte më të mira mësimdhënieje,

funksionale dhe didaktike. 5. Do të bashkëpunohet ngushte më pushtetin lokal për të siguruar mirëmbajtjen e ambienteve shkollore në

çdo kohë. 6. Do të sigurohet financim i mjaftueshëm për të garantuar plotësimin e kritereve të pranueshme të

institucioneve arsimore. Në fushën e arsimit të lartë FRD synon rritjen e cilësisë duke shtuar mundësinë e qeverisjes autonome të shkollave të larta publike dhe duke krijuar shanse të barabarta të konkurrencës me shkollat e larta private. Për të realizuar këtë angazhim: 1. Do të respektohen rekomandimet e BE-se për reformën në arsimin e lartë.

Page 35: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

2. Do të përmirësohet sistemi i pranimit të studentëve në shkollat e larta duke i dhënë më shumë pavarësi universiteteve në përcaktimin e kritereve të pranimit.

3. Autonomia universitare do të realizohet deri në nivelin e njësisë bazë mësimore. 4. Autonomia universitare do të përfshijë menaxhimin ekonomik të shkollave deri në nivelin e njësisë bazë

mësimore. 5. Do të realizohet akreditimi dhe renditja përkatëse e shkollave të larta publike dhe jopublike duke siguruar

transparencën e tyre akademike, shkencore dhe financiare. Akreditimi dhe renditja do të realizohen nga agjenci të huaja perëndimore, të specializuara, profilizuara dhe liçencuara nga BE.

6. Do të shmanget konflikti i interesit ndërmjet arsimit publik dhe atij privat. 7. Gradualisht do të synohet që universitetet të jenë organizata jofitimprurëse, me qëllim që të ardhurat e

tyre t’i investojnë në sektorin e kërkimit shkencor. Në fushën e kërkimit shkencor: 1. Do të rritet mbështetja financiare e kërkimit shkencor në shkollat e larta. 2. Do të synohet profilizimi i kërkimit shkencor në përshtatje me drejtimin profesional të tyre. 3. Do të ngrihen qendrat e ekselencës dhe do të mbështeten me staf të kualifikuar për të garantuar cilësinë

e tyre shkencore për të qenë konkurruese në tregun e kërkimit rajonal dhe botëror. 4. Do të bëhet transparencë e plotë e gradave dhe titujve shkencorë duke bërë publike punimet shkencore

për çdo kandidat. 2. SHËNDETËSIA Të sigurojmë shëndet të mirë, shëndet për të gjithë Gjatë viteve të qeverisjes së koalicionit së PD-së është vënë re një përkeqësim i shëndetit të popullsisë dhe një performancë e dobët e gjithë sistemit shëndetësor. Mbrojtja e shëndetit dhe kujdesi mjekësor vazhdojnë të jenë larg nga ato që kërkojnë shoqëria dhe zhvillimet në vend, por mbi të gjitha shumë më larg nga premtimet e pushtetarëve dhe politikanëve. Numëri i sëmundjeve ka pësuar një rritje të ndjeshme, në veçanti sëmundjet kronike, onkologjike, dëmtimet e shëndetit nga aksidentet, traumat dhe sëmundjet mendore. Ndotja mjedisore dhe stili i jetës janë kthyer në kërcënues seriozë të shëndetit. Armiqtë e tjerë të shëndetit si papunësia, varfëria, krimi, trafikimi, droga duhani dhe alkoli kanë intensifikuar kërcënimin si kurrë më parë dhe veprojnë pa kundërshtar të efektshëm. Jetëgjatësisa mesatare pa sëmundje sa vjen e ulet, ndërsa institucionet shëndetësore përgjigjen dobët dhe prodhojnë më pak shëndet se kërkesa që ka shoqëria shqiptare. Jashtë retorikës dhe interesave politike, shëndetësia shqiptare është largë kushteve për integrim rajonal dhe evropian. Mbrojtja e shëndetit nuk ka qënë në vëmendjen e kësaj qeverie. Gjatë gjithë kohës në pushtet mbrojtja e shëndetit dhe zhvillimi i sistemit shëndetësor nuk janë vlerësuar kurrë si prioritete të qeverisjes. Në çdo vit të kësaj qeverisje, sistemi shëndetësor ka qënë i nën financuar, me buxhet nën kufirin minimal të kërkesave bazë. Asnjëherë në gjithë këto vite qeveria nuk pati ndjeshmërinë të analizojë detyrimin për një finacim të drejtë të këtij sektori, në përputhje me nevojat e shoqërisë për shëndet. Shpërfillja financiare ndaj interesave të shëndetit dhe zhvillimit të institucioneve të tij, që e karakterizojnë këtë qeveri deri në ditët e fundit, është një nga faktorët kryesor të përkeqësimit të shëndetit dhe performancës së dobët të sistemit shëndetësor. Qendrimi mospërfillës për financim të drejtë është shoqëruar edhe me indiferentizmin e theksuar për zhvillimin e reformave. Rritja e kapacitetit profesional dhe zhvillimi i burimeve njerëzore mbeten të pa reformuar përball kërkesës së lartë për një shërbim më cilësor. Numëri i mjekëve dhe specialistëve është më i vogli në rajon, megjithëse rritmet e rritjes së sëmundjeve janë më lartat. Shërbimet e ofruara në kujdesin mjekësor vuajnë nga një pabarazi e shprehur në cilësi dhe shtrirje teritoriale. Institucionet mjekësore vazhdojnë të manaxhohen me nivel të dobët, nuk qeverisen në bazë të kosto-efektivitetit dhe janë me borxhe të konsiderueshme.

Page 36: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

Performanca e tyre e dobët ka lenë mbas vehtes një rritje të shpejtë të numrit të invalideve nga sëmundjet kronike, onkologjike, aksidentet, traumat dhe sëmundjet mendor, të cilët kanë vënë në vështirësi edhe skemën e përgjithëshme të pensioneve si dhe vet reformën në këtë sektor. Sektori i riabilitimit dhe riaftësimit të invalidëve është tërësisht i neglizhuar, pa institucione të specializuara dhe pa shërbime mjekësore, ndërsa kërkesa shumë e madhe dhe urgjente.

Në mjaftë spitale të vendit, prej nën-financimit, pagat e punonjësve përbëjnë pjesën më të madhe të shpenzimeve, duke transformuar misionin dhe qëllimin e tyre dhe mbajtur gjallë praktikën e sistemit të vjetër të institucionit në asistencë.

Çertifikimi dhe akreditimi i institucioneve shëndetësore mbeti një program në letër, ndërsa nevoja për aplikimin e mjekësisë bazë të evidentuar, prej vitesh e zhvilluar në të gjithë vendet e tjera, nuk u rendit as mbrapa listës së reformave të mundëshme.

Ndër vite reformimi i sistemit është konceptuar dhe u reduktua vetëm në tendera për blerje të aparaturave, për qëllime korruptive dhe për një shkëlqim të gënjeshtër ndaj opinionit publik, ndërkohë që të gjithë spitalet vuajnë nga mungesa kronike e medikamenteve, të sëmurët onkologjik nuk arrijnë të marrin mjekimin e plotë (vetëm 10% të nevojave), ndërsa dëmtimet mbi shëndetin në insitucionet e kurimit justifikohen si fatalitet i njohur dhe i pranuar. Vdekjet dhe komplikacionet e shpeshta, prej shërbimeve mjekësore të gabuara ose të munguara, vënë në dukje një mjeksi të sëmurë, që nuk është në gjendje të prodhojë shëndet dhe që vet ka nevojë të kurohet seriozisht.

Shëndeti publik është më shumë i rrezikuar nga faktorët mjedisorë dhe stili i jetës, ndërsa niveli i zhvillimit të kulturës dhe edukimit shëndetësor nuk i përgjigjen ndryshimeve që kanë ndodhur në shoqërinë shqiptare. Mbrojtja nga faktoret e riskut, parandalmi i sëmundjeve kronike me peshë kryesore, kontrolli periodik për diagnozën e hershme (screening) nuk gjetën mbështetjen e duhur dhe mbetën pa u zhvilluar.

Korrupsioni dhe konfliktet e interesit janë shtuar dukshëm dhe veprojnë në të gjithë strukturat, duke zhvendosur qëllimin kryesor të sistemit nga mbrojtja e shëndetit të qytetarit drejt interesave fitimprurese korruptive. Konfliktet e interesit me firmat farmaceutike dhe institucionet mjekësore private, në kuriz të shëndetit të qytetarit dhe interesave të mjekësisë publike, janë praktikë e përditshme, e njohur dhe e pranuar nga organet e qeverisjes së sitemit. Kodi i etikës dhe morali profesional janë në krizë të vërtet. Shëndeti nga pronë e individit dhe një e drejtë themelore e njeriut, nën presionin e praktikave fitimprurese, gjithmonë e më shumë tenton të konsiderohet mall si gjithë të tjerët. Ky fenomen ka përhapje të gjerë dhe ndikim negativ jo vetëm mbi interesat e shëndetit por edhe të vet sistemit.

Sigurimi shëndetësor publik, e drejtë eskluzive e ISKSH-së, manaxhohet me fond të kufizuar, prej të cilit nuk arrihet të ofrohen shërbime shëndetësore të gjëra dhe cilësore. ISKSH është blerësi dhe financuesi i vetëm i shërbimeve të kujdesit parësor e spitalor dhe paguan koston e shërbimeve mjekësore, materjaleve të konsumit, pagën e personelit dhe koston e vetkontrollit të cilësisë.

Institucionet publike të kujdesit parësor dhe spitalor janë futur në skemën e sigurimit shëndetësor pa qenë akoma të çertifikuar dhe akredituar, ndërsa kontrata e sigurimit shëndetësor me qytetarin është një përgjegjësi ligjore. Për të realizuar hopin e shumë pritur të futjes së sigurimit shëndetësor në të gjithë institucionet mjekuese, përveç sigurimit të cilësisë së kujdesit mjekësor dhe shtrirjes në gjithë teritorin, këto institucione duhet të manaxhojnë shpenzimet mbi bazën e kosto-efektivitetit.

Përballë këtij realiteti roli monopol të ISKSH-së mbi sigurimin shëndetësor publik, nuk është zgjidhja më e mirë për realizimin e këtij objektivi. Ky objektiv arrihet më mirë dhe më shpejtë nëse sigurimi shëndetësor publik do të qeveriset sipas tregut të lirë dhe jo i monopolizuar. Futja e operatorëve të tjerë për manaxhimin e sigurimit shëndetësor publik do mundësojë më shumë përzgjedhje, cilësi, kontroll dhe oferta paketash të kujdesit mjekësor.

Sektori mjekësor privat, ka dhënë një kontribut të vyer dhe ka mbajtur mbi vete një barrë të rëndësishme, që e ka lehtesuar sektorin publik. Konkurimi mes tyre ka qënë kooperues dhe komplementar. Siguria, cilësia, kohëpritja dhe teknologjia i kanë dhënë këtij sektori një vend të respektuar nga publiku.

Page 37: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

Gjatë kësaj qeverisje, nuk janë zhvilluar programe për kontrollin e aktivitetit shëndetësor sipas liçensimit, kontrollin e cilësisë së kujdesit mjekësor dhe përfshirjen e informacionit të mbledhur në sistemin kombëtar të raportimit.

Midis gjithe vendeve europiane, shëndetësia shqiptare është më e varfëra dhe më e prapambetura në reformim, personel, teknologji, financim, kontrollin e cilësisë dhe edukim. Reformat e munguara ndër vite kanë marrë një karakter urgjent dhe kërkojnë vullnet të ri politik dhe pjesëmarrje të gjërë.

Programi i FRD për përmirësimin e gjëndjes shëndetësore dhe zhvillimin cilësor të sistemit shëndetësor ka për qëllim: 1. Ndalimin e mëtejshëm të përkeqësimit të sistemit shëndetësor përmes:

Financimit të drejtë të sistemit shëndetësor (mbi 3% e GDP). Manaxhimit të strukturave shëndetësore mbi bazën e kosto-efektivitetit dhe kontrollit të

shpenzimeve. Institucionalizimit të kontrollit të cilësisë dhe sigurisë së kujdesit mjekësor. Uljes së pabarazisë së shërbimit shëndetësor. Rritjes së transparencës dhe llogaridhënies sistematike ndaj të sëmurit dhe publikut për dështimet

dhe gabimet. Luftës pa kompromis kundër konflikteve të interesit dhe korrupsionit. Rritjes së kërkesës për respektimin e normave të etikës dhe standarteve të detyrueshme profesionale. Reformimit të legjislacionit në mbështetje të zhvillimit të reformave Ndërtimit të gjykatës për mbrojtjen e shëndetit të sëmurit dhe qytetarit.

2. Zhvillim i sistemit shëndëtesor përmes:

Fuqizimit të reformave shëndetësore, e në veçanti të reformës së sistemit financiar. Rritjes së nivelit të qeverisjes së sistemit shëndetësor në të gjitha strukturat drejtuese. Informatizimit të strukturave të sistemit shëndetësor sipas eksperiencës bashkohore. Informatizimit të praktikave diagnostike dhe terapeutike standart sipas mjekësisë bazë të

evidentuar. Fuqizimit të sigurimit shëndetësor publik dhe financimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor në të

gjitha strukturat e sistemit shëndetësor. Futjes së tij në tregun e lirë. Fuqizimit të programeve të parandalimit në Shëndet Publik në drejtim të sëmundjeve infektive,

sëmundjeve kronike, parandalimit të aksidenteve dhe traumave. Zhvillimit të programeve për kontrollin mjekësor periodik dhe diagnostikimin e hershëm

(screening) të sëmundjeve kryesore me dekurs kronik (të zemrës dhe qarkullimit të gjakut, tumorale, endokrine, renale).

Përmirësimit të vazhduar të shërbimit mjekësor spitalor, teknologjisë mjekësore dhe shërbimeve të tjera.

Rritjes së kërkesës dhe bashkëpunimit me Fakultetin e Mjekësisë për shtimin e numërit të specialistëve në përputhje me zhvillimet e vendit, dhe rritjen e mëtejshme të aftësimit profesional të vazhduar.

Zhvillimit të programeve incentivuese për shtrirjen e ekuilibruar të shërbimit shëndetësor në vend. Rritjes së rolit të personelit infermier në institucionet e kurimit. Krijimit të sektorit mjekësor të riabilitimit dhe riaftësimit për invalidet nga sëmundjet kronike. Zhvillimit të shërbimit parësor të urgjencës në të gjithë vendin dhe paisjen me mjete, teknologji dhe

trainim të specializuar. Rritjes së performancës së institucioneve shëndetësore publike dhe private nëpërmjet çertifikim-

akreditimit të tyre dhe kontrollit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Fuqizimit të rolit të mjekut të familjes në shërbimin parësor dhe riciklimit të mjekut të përgjithshëm. Zhvillimit të mëtejshëm të sektorit privat dhe rregullimit ligjor të aktivitetit shëndetësor.

Page 38: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

Fuqizimit të institucionit të kontrollit të barnave për zbatimin sa më mirë të kuadrit ligjor për sigurimin e cilësisë së garantuar të barnave, sipas normave të EU dhe aktivizimit të survejancës së përdorimit të tyre.

Zhvillimit dhe fuqizimit të programeve për informim-edukim të publikut të gjërë. Fuqizimit të respektimit të të drejtave të sëmurit dhe përmirësimit të normave të etikës mjekësore në

aktivitetin e institucioneve shëndetësore. 3. Bashkëpunim me institucione të tjera për mbrojtjen e shëndetit përmes:

Bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe organe të tjera për zhvillimin e Gjykatës për Mbrojtjen e Shëndetit, sektorit të akuzës dhe avokatisë për ështjet mjekësore.

3. Kultura Qëllimet për politikat ligjore është hartimi i një infrastrukture ligjore në të cilën përfshihen dispozita dhe amendamente nënligjore, në mënyrë qe kjo infrastrukture t’i garantoje individit apo komunitetit: 1. Institucione te pavarura dhe të depolitizuara, si dhe të decentralizuara. 2. Ndarje dhe autonomi pushtetesh. 3. Të garantojë një qeverisje e cila mbështetet dhe orientohet nga parimet universale të demokracisë, siç është

ajo e vendimmarrjes kolegjiale dhe e një qeverisje të mandatuar dhe e përzgjedhur apo e mbështetur mbi bazën e vlerave, kontributeve dhe të meritokracisë.

4. Rolin dhe vendin që komuniteti artistik do të ketë në qeverisjen dhe politikat institucionale. 5. Të jetë një faktor dhe partner i denjë aktiv në hartimin e politikave ligjore dhe artistike që institucioni

ndërmerr.

3.1 Politikat Artistike

FRD për artistët e punësuar në lidhje me dispozitat ligjore, ofron: 1. Kontratë specifiko-profesionale dhe multifunksionale. 2. Zbatimin efiçent të Ligjit për të drejtën e autorit. Kjo kontrate pune e cila aplikohet ne BE, i shërben dhe i garanton artistit: 1. Rregullimin dhe përcaktimin e marrëdhënieve juridike dhe përmban gjithashtu të drejtat dhe detyrimet

midis palëve. 2. Rregullimin dhe përcaktimin e marrëdhënieve të punës midis palëve. 3.2 Politikat Sociale FRD ofron për herë të parë për artistët një status të veçantë “Statusin e Artistit”, i cili do të ofrojë: 1. Mbrojtjen e interesave ekonomike, profesionale dhe morale të të gjithë artisteve. 2. Krijimin e një sistemi të sigurtë dhe të përshtatshëm për seicilën kategori. 3. Arritjen e një sistemi sigurie sociale të lidhur me sëmundjet, invaliditetin, aksidentet dhe papunësinë. 4. Mbrojtjen e shëndetit dhe e integritetit psiko-fizik, parandalimin apo trajtimin e sëmundjeve profesionale si

dhe aksidenteve ne pune.

Page 39: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

3.3 Trashëgimia Kulturore FRD do të: 1. Kërkojë të ribëjë një paketë ligjore, duke zbatuar standarde të mirënjohura bashkëkohore për të nxitur mbi

të gjitha një funksionim institucional normal. 2. Bëjë transparencën e plotë për të gjitha objektet e trashëgimisë kulturore. 3. Stimulojë kërkimet shkencore historiko-arkeologjike në dobi të trashëgimisë dhe identitetit tonë. 4. Nxisë me këmbëngulje aplikimet në programet e ndryshme evropiane të fushës si dhe pjesëmarrjen në

projektet konkuruese. 5. Ngulmojë që shteti të marrë në mbrojtje objektet tona historike, jo si një detyrim administrativ, por edhe

juridik dhe penal. 4. Sporti FRD e konsideron sportin si ambasadorin e parë te Shtetit Shqiptar dhe si rritje e cilësisë së jetës për çdo shtetas të Republikës se Shqipërise. Sporti Shqiptar gjendet sot në gjendje apatie dhe kolapsi si rezultat e mungesës totale së vëmendjes së qeverisjes aktuale, ndërkohë që përfaqësimi dhe rezultati i sportit në arenën ndërkombëtare është më i dobët se kurrë me parë. Ne 4 - vjeçarin e fundit, buxheti për sportin ka një ulje 15 - 25%. Në vitin e fundit janë akorduar 250 milionë lek të reja, për 25 federata sportive, që po të krahasohet fondi për sportin me vendet fqinjë nuk është as sa 1/10 dhe se në të njëjtën kohë përballemi me mungesë transparence në lidhje me ndarjen e tyre. Ka mungesë totale të bashkëpunimit institucional dhe kemi raste të theksuara abuzimesh në planin ligjor.

Sporti është apartiak, jo fetar dhe laisse-faire. Qëllimet strategjike për sportin duhet të jenë në përputhje të plotë me dokumentat të Këshillit të

Evropës, ashtu dhe të Federatave Botërore dhe Evropiane të Sportit. Misioni strategjik i politikave sociale për sportin, është dhe do të mbetet si një veprimtari jo fitimprurëse,

me vlera të mëdha dobiprurëse në aspektin shëndetësor e social, zhvillim pa kufizime, gjithëpërfshirëse, që ndikon pozitivisht në ndryshimin e botkuptimit të stilit të jetës.

Për realizimin e këtij qëllimi, FRD do të synojë që të gjitha organizmat shtetërore (MKTRS dhe MASH ), të ndërtojnë të gjitha politikat e tyre në drejtim të menaxhimit sa më efiçent të mjediseve dhe terreneve sportive në shkolla e në klube sportive publike dhe jo publike, në funksion të komunitetit .

Në këtë aspekt, FRD synon që të gjitha strukturat shtetërore dhe jo shtetërore të përshkallëzojnë punën e tyre për të vënë në efiçencë të gjitha burimet potenciale (njerëzore dhe financiare), në funksion të veprimtarive e aktiviteteve sportive, duke shfrytëzuar të gjitha kushtet gjeo-demokrafike të vendit tonë (fushor, malor e detar).

Në këtë drejtim, e gjithë struktura shtetërore, do të duhet të integrohet me të gjitha problematimat e zhvillimit të sotëm shoqëror, për të bërë të mundur që aktivitetet sportive të jenë gjithëpërfshirëse, nga të gjitha moshat e gjinitë, për ta kthyer sportin në kulturën kombëtare.

Përmirësimi i kushteve, ndërtimi i mjediseve e terreneve të reja sportive në rang kombëtar dhe lokal, modernizimi i këtyre mjediseve me teknologjine e re sportive (stadiume, pista të skive, pishina, palestra, etj.), padyshim do të bëjnë të mundur përthithjen e njerëzve e sidomos të fëmijëve e të rinisë shkollore pa përmëndur këtu moshën e dytë e të tretë, duke ua mbushur kohën e lirë me aktivitete sportive me ndikim shëndetësor e social dhe duke i larguar ata nga veset negative që karektirizojnë zhvillimin e sotëm shoqëror si (alkoli, duhani, droga, jeta sedentare, oboziteti), etj.

Misioni strategjik për të ardhmen do të synojë koordinimin ndërinstitucional për realizimin e strategjisë kombëtare në drejtim të sportit. Për këtë FRD propozon si të domosdoshme :

Page 40: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

1. Depolitizimin e sportit. 2. Krijimin e shoqatave sportive ku të përfshihen një numër sa më i madh njerëzish të të gjitha moshave. 3. Përmirësimni e bazës materiale në të gjitha ambientet publike (shkolla e klube sportive) në rang

kombëtar e lokal. 4. Shfrytëzimin e të gjithë burimeve njerëzore të specialistëve më me përvojë duke i aktivizuar dhe

shpërblyer dhe financiarisht. 5. Krijimin e lidhje me vende të tjera homologe për shkëmbim experience ndërkombëtare. 6. Vendosjen e një ekuilibri bashkëpunimi ndërmjet organizmave shtetërore dhe atyre shoqërore. 7. Lejimin dhe përkrahjen e zhvillimit të sportit pa kufizime. 8. Evidentimi dhe përkrahja e talenteve të reja në sport nga shteti e shoqatat sportive. Strategjia e mbështëtjes financiare. 1. Burimet financiare duhet të jenë kryesisht shtetërore, lokale si dhe të mbeshtetura dhe nga Kompanite

private. 2. Aplikimi me efiçence i fondit grand i MKTRS dhe të ardhurave të pushtetit vendor. Për të zgjidhur sa më mirë këto probleme, MTKRS në bashkëpunim me MASH, duhet të bashkëpunojnë në drejtim të menaxhimit të objekteve dhe të terreneve sportive publike në shkolla, klube, etj., në përputhje me “Ligjin per Sportin” dhe “Ligjin per Arsimin”, që t’i venë në efiçencë dhe në shërbim të komunitetit dhe të ushtruesve të sportit. Strategjia socialdemografike Rritja e numrit të ushtruesve që merren me ushtrime fizike është më e theksuar në grupmoshat e dyta dhe të treta. Që të ketë sukses, kjo duhet shoqëruar me ndërgjegjësimin e të gjithë strukturave drejtuese të sportit nga qendra, në shoqatat e shoqëritë sportive për të menaxhuar mjediset sportive, llotaritë sportive, etj. Shumëllojshmëria e veprimtarive sportive në mjediset natyrore është një nga prioritetet e strategjisë së sportit për ta integruar atë me biznesin turistik mjedisor. Në hartimin e programit kombëtar të sportit duhet marrë parasysh jo vetëm tradita, por dhe kushtet gjeo-demografike të vendit, ku predominon terreni malor dhe ai detar dhe lëvizja të kryhet me mjete nga më të ndryshmet (patina me rrota, bicikleta, varka, kanoe, kuaj, në këmbë, notim, etj.). Misioni kryesor i FRD mbetet shndërimi i lëvizjes sportive në një lëvizje gjithëpërfshirëse për të gjitha moshat e gjinitë, e cila ndikon fuqishëm dhe pozitivisht në ndryshimin e stilit të jetesës, integrimin dhe vendosjen e një ekuilibri midis organizatave publike me ato shoqërore sportive dhe sidomos midis MTKRS me pushtetin vendor. Politikat e veçanta në strategjinë e sportit duhet të synojnë në një shtrirje të gjerë sociale, në favor të ushtruesve të sportit duke përmirësuar: Stilin e jetës. Doktrinën e Fair Play. Gjithpërfshirjen pa dallim race, gjinie, niveli ekonomik, fetare, etj. Rritjen e treguesve fizik, antropometrik dhe funksional. Rritjen e kulturës dhe edukatës qytetare.

Për të zgjidhur sa më mirë këto probleme: Do të merren nismat e duhura ligjore për bashkëpunimin institucional dhe vendosjen në pozicionet drejtuese

të njerëzve të sportit dhe të manaxhimit sportiv. Do të parashikohen format e reja, në drejtim të menaxhimit të objekteve dhe të terreneve sportive publike në

shkolla, klube etj, në përputhje me “Ligjin per Sportin” dhe “Ligjin per Arsimin”, që t’i venë në efiçence dhe në shërbim të komunitetit dhe të ushtruesve të sportit.

Do të merret nismë ligjore për përmisimin e Kodit të Procedures Penale, ku të propozojmë që të parashikohen dënime penale për ato individë që kryejnë akte dhune dhe korruptive në mjediset sportive.

Është e nevojshme ngritja e sistemeve të sigurisë, në mjediset ku zhvillohen aktivitetet sportive.

Page 41: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

Hartimi dhe zbatimi i një Programi Kombëtar Antidoping, kjo në kuadër të detyrimeve që rrjedhin nga Karta Evropiane e Sportit për të gjithë, Kodi Botëror i Antidopingut dhe në zbatim të rekomandimeve të Agjencisë Botërore të Antidopingut, konventat ndërkombetare, etj.

Strategjia e sportit për fëmijët dhe rininë shkollore Synimi kryesor i FRD-së mbetet planifikimi dhe menaxhimi i kohës së lirë të fëmijëve dhe të rinisë shkollore. Për arritjen e këtij qëllimi instituticionet përkatëse duhet të angazhohen në : Krijimin e kushteve optimale për stërvitje gjithëvjetore. Krijimin e strukturave më efikase për përgatitjen e ekipeve sportive. Organizimi i sportit për fëmijët dhe të rinjtë, jashtë programeve shkollore.

Synimet e sportit për moshën e dytë dhe të tretë Për këto grup mosha, FRD do të marrë masa për të siguruar mjedise të përshtashme për kryerjen e aktivitetit fizik dhe shëndetësor. Për këtë problematikë duhet të angazhohet si federata e sportit për të gjithë ashtu dhe ajo e sportit në shkollë dhe universitete. Alternativat më efikase për përqëndrimin e punës me këto grupmosha janë qendrat rajonale të fitnesit dhe klubet sportive, të cilat duhet të ndërtohen në pozita strategjike në gjithë vendin, sidomos në vendet më të populluara, me qëllim që t’i përshtaten më mirë dendësisë së popullsisë. Prioritetet për përqëndrimin e punës me këto mosha mund të jenë qendrat rajonale të sportit dhe ambjente sportive, mbi bazë komunash ose klube sportive. Strategjia e sportit për njerëzit me aftësi të kufizuar fizike e mendore Një nga çështjet më të debatueshme dhe që po mbart me vete shumë probleme dhe që kërkojnë zgjidhje është edhe përkushtimi i politikës për njerëzit me aftësi të kufizuara fizike e mendore. Pra, FRD propozon në të ardhmen përfshirjen e këtyre shtresave në aktivitetet fizike dhe sportive, në veprimtaritë lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, nëpërmjet K.O.S. Strategjia e sportit Elitar Përfshirja e fëmijëve dhe e rinisë shkollore pranë shoqatave dhe klubeve sportive, për zhvillimin e tyre fizik dhe për përcaktimin e talenteve të reja në funksion të cilësisë sportive. Synimet e kualifikimit të trajnerëve dhe ekspertëve Autoritetin e planifikimit të kurseve të kualifikimit të metodistëve, trajnerëve e ka në federatat përkatëse, të cilat janë të detyruara ta delegojë këtë kompetencë pranë QKSHS, si institucioni përbashkues i vlerave më të mira lektuese dhe ekzaminuese kombëtare e më tej. FRD synon që: Të njësohet në formë dhe përmbajtje me atë Evropiane. Që trajnerët të punojnë me modele stërvitore dhe me objektiva të qarta. Që trajningu të organizohet me mjete dhe metoda bashkëkohore. Të liçensohen instruktorët e palestrave. Të caktohen lektorë me grada shkencore. Që dhe mediat t’i trajtojnë shkencërisht problematikat sportive.

Strategjia e strukturave sportive Struktura e sportit në përgjithësi lidhet me strukturën kombëtare shtetërore e cila është mjaft e shpërndarë dhe pa synime të caktuara. Krijimi i një strukturë e cila të ketë një agjensi apo sekretariat shteti për sportin.

Politikat në fushën e menaxhimit të veprimtarive sportive Shoqatizimi i sportit.

Page 42: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

Statutet e federatave, të zbatojnë legjislacionin në fuqi. Koordinimi i FRD-ve sportive midis pushtetit qendror (MTKRS) me atë vendor . Përcaktimi i sponsorit kryesor për çdo federatë sportive. Të krijohet mundësia e menaxhimit teknik me atë institucional e financiar. Të organizohen aktivitetet sportive të programuara.

Llotaria Sportive dhe sponsorizimi në sport Për llotarinë sportive do të zbatohet varianti gjerman ku 25% – 45% të fitimit prej saj e merr sporti. Sponsorizimi i 1% të qarkullimit. Po kështu edhe donacionet duhet të jenë të patatueshme. Llotaria sportive duhet të jetë pronë e Këshillit Kombëtar të sportit. Ky institucion duhet të jetë apolitik. Krijimi i një Qendre Kombëtare Informacioni Statistikor Informacioni statistikor është një nga treguesit parësor për promovimin e vlerave të sportit dhe krijimin e një modeli statistikor sportiv kombëtar. Elitat në sport duhet të qarkullojnë dhe jo më shumë se dy mandate. FRD do të ndërmarri nisma ligjore që individë me preçedent të mos jenë president klubesh sportivë. Po kështu FRD do të punojë për hartimin e një program trajtimi shkencor për sportit dhe për rritjen e kualifikimit dhe profesionalizimit për drejtuesit sportiv. Shënim: Ky program është hartuar duke u bazuar mbi sugjerimet dhe propozimet e ekspertëve të departamenteve përkatëse si dhe pas diskutimeve me grupet e interesit. Ai është miratuar nga strukturat vendimmarrëse të FRD dhe përbën dokumentin bazë elektoral të FRD në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013.

Page 43: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi
Page 44: PROGRAM ELEKTORAL - politike.alpolitike.al/wp-content/uploads/2016/03/PROGRAMI-ELEKTORAL-I-FR…Ekonomia Informale 9. Tregu Shqiptar në Ballkan 10. Politikat e Biznesit 11. Minimizimi

Fryma e Re Demokratike

Rr. “George W. Bush”,