projekt histori xib ervis cara

6
Projekt Lenda: Histori Tema:Perhapja e Komunizmit ne Bote Punoi: Ervis Cara

Upload: ervis-cara

Post on 08-Jan-2017

347 views

Category:

Education


11 download

TRANSCRIPT

Page 1: Projekt Histori XIb Ervis Cara

Projekt

Lenda: Histori

Tema:Perhapja e Komunizmit

ne Bote

Punoi: Ervis Cara

Page 2: Projekt Histori XIb Ervis Cara

KOMUNIZMIIdeologjia që i solli dëmin më të madh njerëzimit në shekullin

e mbushur me dhunë e barbarizëm dhe njëkohësisht më e përhapura në botë ishte, pa dyshim, Komunizmi. Kjo ideologji, që arriti kulmin e saj historik me dy filozofët gjermanë Karl Marks dhe Frederik Engels në shekullin XIX, derdhi kaq shumë gjak në botë, saqë ua kaloi edhe nazistëve e imperialistëve të dikurshëm. Komunizmi shkaktoi në vdekjen e njerëzve të pafajshëm dhe përhapi e nxiti dhunë, frikë e dëshpërim ndër njerëz. Edhe sot e kësaj dite, kur flitet për vendet e Perdes së Hekurt dhe Rusinë, imazhet që zgjohen na sjellin parasysh vende të pushtuara nga mjegulla, terri e dëshpërimi, nga rrugë pa jetë, nga shqetësimi dhe frika. Sado që njerëzit mendojnë se Komunizmi u shemb në vitin 1991, gërmadhat që la pas ekzistojnë ende. Sado "liberalë" të jenë bërë një pjesë e komunistëve dhe marksistëve "të papenduar", filozofia materialiste, ana e errët e Komunizmit dhe e Marksizmit që i largoi njerëzit nga feja dhe morali i mirë, ende vazhdon të ndikojë te këta njerëz.

Page 3: Projekt Histori XIb Ervis Cara

Kjo ideologji që përhapi terror në çdo cep të botës, në fakt, përfaqësonte një ide të ardhur që nga kohët e lashta. Dialektika është një bindje se i gjithë zhvillimi, në gjithësi, erdhi si rezultat i konfliktit. Në bazë të këtij besimi, Marksi dhe Engelsi filluan të analizonin historinë e botës. Marksi pretendonte se historia e njeriut ishte histori konflikti, se konflikti aktual ishte ai mes punëtorëve e kapitalistëve dhe se punëtorët së shpejti do të ngriheshin dhe do të organizonin një revolucion komunist.

Tipari më i spikatur i dy themeluesve të Komunizmit ishte se, si të gjithë materialistët, ata ushqenin një urrejtje të madhe për fenë. Edhe Marksi, edhe Engelsi ishin ateistë të bindur dhe zhdukjen e besimeve fetare e shikonin si thelbësore nga pikëpamja e Komunizmit.

Page 4: Projekt Histori XIb Ervis Cara

Komunizmi në ShqipëriShqiperia është një nga ato pak vende ku hodhi

rrënjët dhe u rrit komunizmi me i egër dhe me i pa mëshirshëm, i cili e izoloi vendin tonë për 50 vite me radhë nga pjesa tjetër e botës, një botë e cila ecte me hapa te shpejta me plane te menduara mire për tu rimekembur pas shkatërrimit që i solli lufta. Shtetet e tjera po bashkoheshin për të ecur përpara dhe për t ë rimekembur ekonomite e tyre, ndërsa ne ndoqëm rrugën e veteizolimit duke pasur marrëdhënie vetëm me pak vende por nuk vonoi dhe në e prishëm krushqinë me to duke mbetur te vetëm edhe pse jemi një udhëkryq në mes te Ballkanit përafërsisht në vite, në u vendosem nen pushtetin e rrëgjimit komunist ndërkohe që jashtë kufijve tanë po hidhte themelet një organizatë e cila sot paraqitet si një super shtet një bashkim i fuqishëm evropian.

Page 5: Projekt Histori XIb Ervis Cara

Fillesat e instalimit të diktaturës në ShqipëriSipas teorisë komuniste sistemi kolektiv pa prone private mund të

arrihej duke shkatërruar sistemin ekzistues me anën e revolucionit proletar ose luftës së armatosur. Sipas saj, forca lëvizëse e shoqërisë ishte lufta e klasave e cila ishte e përjetshme. Pas revolucionit, forcimi dhe përjetësimi i pushtetit të ri realizohej me anën e diktaturës se proletariatit që nënkupton vendosjen e dhunës mbi arsyen, komisaret politike mbi specialistet, izolimin mbi lirinë, mungesën e ligjit mbi shtetin ligjor.

Masat e para të pushtetit të ri ishin:1. Regjistrimi i vullnetareve për ne brigadën partizane të Shkodrës të

krijuar një ditë pas çlirimit.2. Mobilizimi me detyrim i atyre që nuk regjistroheshin dhe nisja e

tyre ne Jugosllavi, drejt Kosovës, drejt Berlinit.3. Divizioni i Mbrojtjes i komanduar nga Petro Bollatovici u nis

krahinave për të zëne edhe shtypur të arratisurit.4. U shpall shtetrrethimi nga Korparmata e Trete me komandant

Shefqet Peci për kontroll të arratisurish për kontroll armesh dhe konfiskim "mallrash" që quheshin "të luftës".

5. Venia e triskave të bukës me 250 gram në ditë.6. Krijimi i mencave të asistencës sociale nga Organizata Amerikane e

Ndihmave UNRRA.

Page 6: Projekt Histori XIb Ervis Cara