publikimet - ilir hoxhakëtë novelë ia kushtoj femërës shqiptare femëra shqiptate në...

11
Publikimet: Teks universitar: “Përmble dhje detyrash nga Operacionet Mekanike”, 1986, Prishnë Novelë: “Odisea e foshnjës së vjedhur”,2009, Auckland, Zelanda e Re Novelë autobiografike: “Jetëshkrimi im“, 2009, Auckland, Zelanda e Re Novelë: “Gështenjat e Dukagjinit“, 2010, Auckland, Zelanda e Re Novelë: “Hija e Hakmarrjës“, 2010, Auckland, Zelanda e Re Novelë: “Shpresa e shpresës“, 2010, Auckland, Zelanda e Re Natyra e ka krijuar Njeriun. I Madhi Zot i ka dhënë jetë! I Madh Zot jetën e njeriut e ka shpërblyer me dashuri dhe shpresë! Këto dy alë dominojnë në jetën e njeriut. Këto dy alë janë dy komplekse ndjenjash shpirtërore të jetës së njeriut. Në jetë dashuria nuk mund të egzistojë pa shpresë, por edhe shpresa pa dashuri. Nëse njeriu nuk ka shpresë ai nuk ka jetë. Shpresa është force motorrike e jetës. Shpresa lëvizë jetën. Por në jetë shpresa e mbërrinë shpresën tjetër. Kështu jeta e njeriut është shpresa e shpresës. Kjo është begaa e jetës së vetëme të njeriut të vetëm. Jeta është shpresa e shpresës.

Upload: others

Post on 16-Jan-2020

33 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Publikimet - Ilir HoxhaKëtë novelë ia kushtoj femërës shqiptare femëra shqiptate në historinë kombëtare ka pasur një rol shumë të madhë. Mbi supet e saja janë hedhur

Publikimet:

Teksti universitar: “Përmble dhje detyrash nga Operacionet Mekanike”, 1986, PrishtinëNovelë: “Odisea e foshnjës së vjedhur”,2009, Auckland, Zelanda e ReNovelë autobiografike: “Jetëshkrimi im“, 2009, Auckland, Zelanda e ReNovelë: “Gështenjat e Dukagjinit“, 2010, Auckland, Zelanda e ReNovelë: “Hija e Hakmarrjës“, 2010, Auckland, Zelanda e ReNovelë: “Shpresa e shpresës“, 2010, Auckland, Zelanda e Re

Natyra e ka krijuar Njeriun. I Madhi Zot i ka dhënë jetë! I Madh Zot jetën e njeriut e ka shpërblyer me dashuri dhe shpresë! Këto dy fjalë dominojnë në jetën e njeriut. Këto dy fjalë janë dy komplekse ndjenjash shpirtërore të jetës së njeriut. Në jetë dashuria nuk mund të egzistojë pa shpresë, por edhe shpresa pa dashuri. Nëse njeriu nuk ka shpresë ai nuk ka jetë. Shpresa është force motorrike e jetës. Shpresa lëvizë jetën. Por në jetë shpresa e mbërrinë shpresën tjetër. Kështu jeta e njeriut është shpresa e shpresës. Kjo është begatia e jetës së vetëme të njeriut të vetëm. Jeta është shpresa e shpresës.

Page 2: Publikimet - Ilir HoxhaKëtë novelë ia kushtoj femërës shqiptare femëra shqiptate në historinë kombëtare ka pasur një rol shumë të madhë. Mbi supet e saja janë hedhur
Page 3: Publikimet - Ilir HoxhaKëtë novelë ia kushtoj femërës shqiptare femëra shqiptate në historinë kombëtare ka pasur një rol shumë të madhë. Mbi supet e saja janë hedhur

Ilir HoxhaShpresa e Shpresës

Dizajni grafik:Korab HoxhaShkëlzen Hoxha

Shtëpia botuese:Iliricum, Prishtinë

Botuar:2010, Auckland, Zelanda e ReBotimi i parë

Tirazhi:30 copë

Botimin sponzoroi:Familja Hoxha

Page 4: Publikimet - Ilir HoxhaKëtë novelë ia kushtoj femërës shqiptare femëra shqiptate në historinë kombëtare ka pasur një rol shumë të madhë. Mbi supet e saja janë hedhur

Ilir Hoxha

Shpresae

Shpresës

Auckland2010

Page 5: Publikimet - Ilir HoxhaKëtë novelë ia kushtoj femërës shqiptare femëra shqiptate në historinë kombëtare ka pasur një rol shumë të madhë. Mbi supet e saja janë hedhur
Page 6: Publikimet - Ilir HoxhaKëtë novelë ia kushtoj femërës shqiptare femëra shqiptate në historinë kombëtare ka pasur një rol shumë të madhë. Mbi supet e saja janë hedhur

Këtë novelë ia kushtoj femërës shqiptare femëra shqiptate në historinë kombëtare ka pasur një rol shumë të madhë. Mbi supet e saja janë hedhur shumë ortiqe të mëdha të të hjekurave të kombit. Femëra shqiptare me nderin dhe bujarinë e saj ka pasur energji dhe fuqi, të mbajë të reproduktojë dhe të ngrisë lart shoqërinë shqiptare. Femëra shqiptare ka qenë caku i armiqëve të kombit tonë, por femëra shqiptare gjatë historisë së kombit ka mbetur dinjitoze, ka mbrojtur nderin e femërës, nderin e familjes dhe nderin e kombit. - Autori

Page 7: Publikimet - Ilir HoxhaKëtë novelë ia kushtoj femërës shqiptare femëra shqiptate në historinë kombëtare ka pasur një rol shumë të madhë. Mbi supet e saja janë hedhur
Page 8: Publikimet - Ilir HoxhaKëtë novelë ia kushtoj femërës shqiptare femëra shqiptate në historinë kombëtare ka pasur një rol shumë të madhë. Mbi supet e saja janë hedhur

1

Kaptina I

Fillimi i dimërit të vitit 1998. Prishtinë. Këtë vit dimëri ia kishte marrë ca javë vjeshtës së sivjetëme. Të ftohëtit kishte mbërrijtur më herët se zakonisht. Edhe dëbora majet e

maleve përreth, kishte zbardhur më herët se zakonisht. Por një gjë është e vërtetë, se në këto anë secila stinë e vitit e kishte bukurinë e vet. Dhe stina, në kombinim me natyrën krijonte një madhështi vërtetë impozante natyrore. Prishtina është një qytet i shtrirë në rrënzë të masivit malor të Gërmisë. Nga një largësi dukej se këtë masiv malor, rrënzët apo qafën e këtij masivi malor e kishte mbështjellur me të bardh qyteti i Prishtinës. Ashtu si një shall i bardhë rrënzët e këtij masivi, shtëpijat e Prishtinës ishin të shtrira në një hapësirë bukur të madhe. Njaj shall kishte marrë kahjen gjerë tek lumi i Sitnicës. Kështu duke filluar nga fshati i Llukës dhe Kolës, që fillon nga gryka e Kaqekollës, në veri, Nga Sofa dhe Ajvalia e gjerë në Fushë të Kosovës në perendim, ai shall i ndërtimeve kishte krijuar qytetin e Prishtinës. Ndërtimet që ishin bërë në këtë shekull në Prishtinë, nuk kishte mundur ndonjë arqitekt të japë ndonjë vlerësim të mirë. Ndërtimi i këtij qyteti ishte shkuar në një rrugë shumë të gabuar. Nuk kishte pasur

Page 9: Publikimet - Ilir HoxhaKëtë novelë ia kushtoj femërës shqiptare femëra shqiptate në historinë kombëtare ka pasur një rol shumë të madhë. Mbi supet e saja janë hedhur

2

shumë regulla urbane. Thuaja se ndërtimet ishin bërë pa regulla arqitektonike. Përveq në ca raste, sikur që ishin ca lagje të reja, si, Taslixhja, kodra e Diellit, Aktashi, Dragodani. Në pjesët tjera të qytetit ndërtimet ishin bërë me një metodë të egër dhe jo të mirë. Qyteti i Prishtinës, nuk kishte trashiguar fortë nga historia, nuk ishte e pasur me objekte që simbolizojnë fortë, historinë e qytetit. Përveq ca objekteve të ndërtuara nga otomani, dhe ca objekte të ndërtuara nga ndikimi i kulturës arqitektonike të perendimit, Prishtina nuk kishte thesar ndërtimi që mund të mburrej prishtinasi. E vetmja gjë që prishtinasi kishte mundësi të mburrej, ishte dhurata që i kishte dhuruar Zoti dhe natyra. Madhështia e natyrës në të cilën shtrihej qyteti i Prishtuinës ishte impozante.

Prishtina si qytet, mugullimin e vet e ka marrë pas Luftës së Dytë Botërore. Ka qenë një kasabe e vërtetë përpara. Është zhvilluar në kushte shumë të varfëra. Kryesisht këtë kasabe e kanë karaketerizuar ca rrugica me ndërtimi orjental, pak gjë ka pasur nga kultura perendimore, këtë e ka imponuar sundimi shekullor otoman. Dy përrockat që kanë rrjedhë përmes qytetit, prrocka e Prishtinës dhe e Velanisë, në një formë kanë qenë ventilator të ambijentit të qytetit. Por më vonë me iniciativë të vetë prishtinasve, këto dy prrocka u mbuluan dhe e ngulfatën qytetin. Por sipas të gjitha gjasave, çdo aktivitet që kanë ndërmarrë prishtinasit për ndërtimin e këtij qyteti, nuk ka qenë në nivel. Qytetin e kanë bërë një qytet të egër. Ndofta edhe qyteti, ndërtimi dhe pamja e qytetit është pasqyrë e vet shpirtit të qytetarit të qytetit. Ndofta këta prishtinas që janë përkujdesur për qytetin e vet, kanë treguar pasqyrën e shpirtit të vet. Kjo është një gjë shumë evidente. Për këtë, asnjë prishtinas nuk mund të krenohet se ka krijuar një qytet të bukur dhe joshës për syrin e një të huaji. Me sjelljet e veta këtë madhështi natyrore, që Zoti dhe natyra iu ka dhuruar, prishtinasit këtë gjë e kanë pordhosur, kanë stërkeqosur dhe shkatërruar. Por si duket gjeneratave të ardhme një obligim i

Page 10: Publikimet - Ilir HoxhaKëtë novelë ia kushtoj femërës shqiptare femëra shqiptate në historinë kombëtare ka pasur një rol shumë të madhë. Mbi supet e saja janë hedhur

3

madh do t’iu mbetet, që të përkujdesen për të korigjuar gabimet e babajve, gjyshërve dhe stërgjyshërve të vet. Këtë qytet vërtetë e kanë ndërtuar prishtinasit, por kanë bërë një krim të madh të ndërtimit. Nuk kanë marrë ndihma nga ekspertët e ndërtimit që pamjen e qytetit t’a bëjnë ashtu si duhet. Çdo arterje të lëvizjes e kanë ngarkuar me ca ndërtime të egëra. Çdo copë të pashitjes së shpirtit të prishtinasve, vetëm Zoti dhe natyra iu ka krijuar, asgjë nga dora e prishtinasve nuk është bërë. Prishtinasit këtë gjë nuk e dijnë dhe nuk janë të vetëdijshëm se çka i kanë bërë këtij qyteti. Vetëdija për të krijuar ndonjë kënd të bukur dhe joshës në qytet ka munguar. Edhe nëse është bërë diçka, ajo më vonë është shkatrruar nga vet prishtinasit. Prishtiansit thonë se përpara ka qenë shumë më mirë se tani. Thonin se erdhën nga anët tjera të Kosovës dhe e shkatërruan qytetin e Prishtinës. Ndofta është e vërtetë por ngjarjet se si është ndërtuar Prishtina nuk e ngopin këtë, se të tjerët e kanë shkatërruar Prishtinën. Prishtinën, në këtë gjendje që është, vet prishtinasit e vjetër e kanë shkatërruar. Kjo është një e vërtetë. Prishtina është zgjëruar dhe zhvilluar pa asnjë plan. Spontanisht njerëzit i kanë sajuar rrugët dhe urat, por asgjë nuk kanë bërë me plan. Nuk ka pasur asnjëri të kujdesët që forma e këtij qyteti të marrë formën e një ndërtimi të regulluar. Por si duket prishtinasit në shekuj nuk kanë mundur të bëjnë një gjë të këtillë, sepse nëpër histori në këtë qytet kanë defiluar imperatori të ndryshme. Për këtë nuk kishin pasur fare kujdes. Që këtyre banorëve t’iu regullojnë jetën urbane ashtu si duhet. Në mesin e shekullit të njëzetë, kur në këto hapësira sundonte social-komunizmi sllav, qytetin e Prishtinës e shëndrruan në një qytet socialist, me ca objekte koperativash, me ca komplekse të ndërtimit të objekteve socialiste. Këto ndërtime shkatrruan atë të vjetrën, ndofta me një vlerë, por ndërtuan një qytet socialist. Asgjë nuk kishte të bënte me ndërtimin e arqitekturës perendimore. Sërish Prishtinën e rroku përpara ndërtimi i egër socialist i lindjes. Duke anashkaluar kulturën perendimore. Me një fjalë shkatrrojë socializmi kulturën orjentale të ndërtimit,

Page 11: Publikimet - Ilir HoxhaKëtë novelë ia kushtoj femërës shqiptare femëra shqiptate në historinë kombëtare ka pasur një rol shumë të madhë. Mbi supet e saja janë hedhur

Nëse ju pëlqen të lexoni më shumë,

ju lutemi kontaktoni autorin këtu.