punim diplome - filologjiku.uni-gjk.org berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në...

30
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE PUNIM DIPLOME DALLIMET DHE PËRAFRIMET FONETIKE E MORFOLOGJIKE MES DIALEKTEVE TË SHQIPES Mentori: Studentja: Prof.ass.dr. Fridrik DULAJ Blerta BERISHA Gjakovë, 2018

Upload: others

Post on 29-Aug-2019

169 views

Category:

Documents


9 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të mëdha nga gjuha: secili

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE

PUNIM DIPLOME

DALLIMET DHE PËRAFRIMET FONETIKE E MORFOLOGJIKE

MES DIALEKTEVE TË SHQIPES

Mentori: Studentja:

Prof.ass.dr. Fridrik DULAJ Blerta BERISHA

Gjakovë, 2018

Page 2: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të mëdha nga gjuha: secili

2

Përmbajtje

Abstrakti………………………………………………………………………………………..3

Hyrje………………………………………………………...…………………..…….……..…4

KAPITULLI I

1. Faktorët që ndikojnë në krijimin e ndarjeve dialektore…...……………………….…….....6

1.2.Ndarja e sotme dialektore 7……………………………………………………....…….…..7

KAPITULLI II

2. Dallimet mes dialekteve …………………………………………………………..….…..8

2.1. Dallimet kryesore fonetike në mes të gegërishtes dhe toskërishte…………………..………10

2.2. Rotacizmi……………………………………………………………………………..…...13

2.3. Monoftongimi…………………………………………………………………………..…15

KAPITULLI III

3. Përafrimet e dialekteve……………………………………………………………………..16

3.1. Përafrimet fonetike………………………………………………...……………….…….18

3.2. Përafrimet morfologjike……………………………………………………………....….21

3.2.1. Shquarsia e emrave të lakimit të dytë…………………………………………………..21

3.2.2. Format e pashtjelluara të foljes …………………………………………………….......22

3.2.3. Përemrat………………………………………………………………………..…….....24

KAPITULLI IV

Përfundimi…………………………………………………………………………….………28

Literatura………………………………………………………………………………...……30

Page 3: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të mëdha nga gjuha: secili

3

Abstrakti

Me anë të këtij punimi do të paraqesim dallimet dhe përafrimet fonetike e morfologjike në

mes të dialekteve të gjuhës shqipe. Për shqyrtimin e kësaj teme janë përdorur hulumtimet e

dijetarëve të gjuhës, pra kemi shqyrtuar një literaturë të gjerë.

Këto dallime dhe përafrime janë analizuar përmes shembujve të ndryshëm prej të cilëve

janë nxjerrë këto dukuri dhe të cilat tregojnë më saktësisht dallimet dhe përafrimet që kanë

dialektet e gjuhës shqipe.

Nga hulumtimet e bëra kemi ardhur në përfundim se pothuajse për secilin dallim, dalin

edhe përafrimet mes dialekteve.

Fjalët kyçe: dialektet, dallimet, përafrimet, fonetike, morfologjike.

Page 4: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të mëdha nga gjuha: secili

4

Hyrje

Popuj të ndryshëm, në një shkallë të caktuar të zhvillimit të tyre historik, në kohën e

ndërtimit të marrëdhënieve ekonomike e shoqërore, që karakterizojnë një shkallë të lartë të

organizimit politik e kulturor, kanë ndier nevojën për të krijuar një formë të veçantë të gjuhës

kombëtare, e cila të përdorej në shumë sfera të jetës si mjeti më i përhapur i komunikimit të

kulturuar – në fushën e letërsisë, të dijes përgjithësisht e në jetën politiko-shoqërore. Këtë formë

të gjuhës e kanë emërtuar gjuhë letrare, por të njohur edhe me terma të tjerë siç janë: gjuhë e

kulturës, gjuhë e përgjithshme, gjuhë kombëtare, e që në ditët e sotme njihet më shumë si gjuhë

standarde1.

Kjo që ne po e quajmë gjuhë standarde është produkt i dalë nga të folmet e përafërta të

krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të

mëdha nga gjuha: secili dialekt marrë në vetvete mund të quhet gjuhë, ai është një sistem

komunikimi i kryer dhe i pavarur, edhe pse ka një numër më të kufizuar përdoruesish. Vetë gjuha

letrare kombëtare është veç një dialekt që është favorizuar dhe është ngritur në përdorim nga i

gjithë kombi. Dialekti ka një shtrirje më të ngushtë dhe përbën zërin e një bote a të një kulture të

kufizuar: në familje, në fshat, në krahinë2.

Njohja dhe studimi i thellë i dialekteve të një gjuhe janë themelore për studimet gjuhësore si: për

fonetikën, morfologjinë, sintaksën dhe, pa dyshim, për semasiologjinë dhe frazeologjinë e gjuhës. E me

rëndësi të veçantë për historinë e saj. Siç thoshte edhe gjuhëtari i njohur frëng Antuan Meje (Antoine

Meillet) “nuk ka histori gjuhe pa dialektologji dhe sidomos pa gjerografinë gjuhësore komplete dhe të

zbatuar mirë”3. Të dhënat e dialekteve na japin një pamje të të folmeve apo të dialekteve nëpërmjet të folurit

të rrjedhshëm e të gjallë, ashtu siç rron në gojën e informatorëve të thjeshtë, pa ndonjë përpunim, sikurse e

gjejmë në veprat e shkrimtarëve që i përmbahen një tradite të caktuar shkrimore. Dijetari i shquar frëng

Sharl Nodie (Charles Nodier) konsideronte të folmet apo ligjërimet popullore si gjuhë të gjalla e të

zhveshura të popullit, ndërsa të folurit “bukur”(standard)- thoshte ai- s′është tjetër veçse një shëmbëlltyrë e

tyre apo një “manikin”; njeriu që nuk ka studiuar të folmet e gjuhës së vet di vetëm gjysmën e

gjuhës4.

1 Bajçinca.I, Shqipja standarde dhe problemet rreth saj, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2016, fq.27. 2 Gjinari, J., Shkurtaj, Gj., Dialektologjia, SHLBU, Tiranë 2000, f.21. 3 Po aty, fq. 11. 4 Po aty, fq. 12.

Page 5: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të mëdha nga gjuha: secili

5

J. Gjinari dhe Gj. Shkurtaj duke vlerësuar punën e dialektologëve theksojnë: “kushdo që

merret me gjuhësi, në cilëndo degë të saj, nuk mund të mos admirojë punën e palodhur të

dialektologëve që, për ditë, javë e muaj të tërë, lënë zyrat apo kabinetet e tyre të punës në qytete

dhe shtrohen këmbëkryq në trevat e largëta, në krahina e katunde të të gjithë vendit, rrinë në

shoqëri të folësve natyrorë e të pandikuar nga gjuha e librave, duke qëmtuar e gjetur të folme e

ligjërime sa më burimore e të panjohura, por edhe të pashkruara”5.

Studimi i dialekteve në rrjedhë të viteve ka ardhur gjithnjë duke u bërë më kompleks e

njëherazi edhe më i vlefshëm, krahas studimit të gjuhës letrare standarde që, ndërkaq, edhe ajo ka

në bazë një dialekt të një krahine të caktuar6.

Asnjë progres cilësor i teorisë gjuhësore nuk është bërë dhe nuk mund të bëhet pa u

mbështetur fort në kërkimet dhe hulumtimet e imëta dialektologjike apo pa përfillur në shkallën e

duhur faktet dialektore e me një metodë përherë e më të rafinuar kërkimi.

Zhvillimi i sotëm i të folmeve popullore dhe përgjithësisht i dialekteve të shqipes nuk mund

të shihet i shkëputur nga rrjedhat e zhvillimit dhe kaheve të përgjithshme, kulturore dhe mendore

të bashkësisë shoqërore shqiptare shtetërore e më gjerë. Në mënyrë të veçantë ka luajtur rol

arsimimi masiv, shtimi i peshës së mjeteve të informimit masiv (shtypit, radio-televizionit) dhe i

lirisë së fjalës publike7.

Ndikimi i gjuhës letrare ndihet në të folurit e përditshëm, i cili pëson ndryshime të

vazhdueshme, duke u afruar me gjuhën letrare. Proceset e vjetërimit (arkaizmit) dhe të përtëritjes

(rinovimit) të leksikut, por edhe më gjerë të zhvillimeve e shtresëzimeve gjuhësore, nëpër të folmet

e krahinave të ndryshme shqiptare në ditët tona shënojnë ngritjen më të lartë. Drejtimi i

përgjithshëm i ndryshimeve dialektore që vihet re në të folmet brenda trojeve shqiptare, është sot

afrimi me gjuhën letrare. Në përcaktimin e këtij drejtimi çojnë peshë dy faktorë madhorë: së pari,

gjuha letrare shqipe e kohës sonë mishëron në vetvete shfaqjen më të qartë të prirjeve kryesore të

zhvillimit të gjuhës shqipe në përgjithësi; së dyti, sepse ndikimi i gjuhës letrare mbi dialektet e të

folmet përçohet jo vetëm nëpërmjet shkollës e përgjithësisht arsimimit, por edhe nëpërmjet tërë

veprimtarisë së përditshme politike, ekonomike, kulturore e administrative8.

5 Po aty, fq.11. 6 Po aty, fq.12. 7 Shkurtaj, Gj., Sociolinguistikë e shqipes, SHB Morava, Tiranë, 2009, fq.162. 8 Po aty, fq.163-164-165.

Page 6: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të mëdha nga gjuha: secili

6

KAPITULLI I

1. Faktorët që ndikojnë në krijimin e ndarjeve dialektore

Në studime të ndryshme dialektologjike është vënë re se ndarja e territoreve sipas

rrethanave të ndryshme ka lënë gjurmë në krijimin e ndarjeve dialektore.

Një dallim dialektor sipas besimit fetar, në mes banorëve të besimit katolik dhe atyre të besimit

myslimanë, e kishte vërejtur Bahri Beci në qytetin e Shkodrës, ku rezulton të ketë dy sisteme

fonologjike të dallueshme, kufiri midis të cilëve kalon pikërisht në rrugën kryesore (rruga e Gjanë

apo Pjaca) që ndante pjesën katolike nga ajo myslimane9.

Një rol të madh në përcaktimin e kufijve dialektorë, luajnë faktorët jashtëgjuhësor, midis

të cilëve mund të përmendim sidomos: ndërgjegjjen e folësit, që orientohet gjithnjë mjaft qartë

drejt një tipi dialektor që e quan “të vetin” dhe që mënjanon me përçmim atë që nuk e quan “të

vetin”, por “të tjetërkujt”.

Duke iu drejtuar një skeme të Ugo Moseri-t për ndarjet dialektore të gjuhës kemi këto

shkaqe:

A. Vendbanimi dhe komunikimi:

I. Shkaqet gjeografiko-historike:

Kufijtë gjeografikë shpesh kanë edhe vlerë të tërthortë politike, sepse përputhen

me ndarjet politike.

Kufijtë kishtarë, fetarë në përgjithësi.

Kufijtë krahinorë, etnikë, administrative etj.

II. Shkaqet më të reja:

Ndikimi ekonomik (rrugët tregtare, pazaret, panairet etj.).

Ndikimi i qyteteve (afërsia apo largësia prej qendrave qytetare).

Ndikimi i gjuhës letrare.

B. Grupet speciale:

Shpirti dhe ndërgjegjja gjuhësore e bashkësisë përkatëse.

Shkëmbimet gjuhësore në grup e midis grupeve (çfarë dhe kush imitohet?)10.

9 Gjinari, J., Shkurtaj, Gj., Dialektologjia, SHLBU, Tiranë 2000, f. 19. 10 Po aty, fq. 21.

Page 7: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të mëdha nga gjuha: secili

7

Marrë në konsideratë teorinë gjuhësore të ndarjes dialektore, sot mund të vijmë në një

përfundim se ndarja e dikurshme po e humb kuptimin e ndarjes dialektore dhe si rrjedhojë edhe

studimet dialektologjike po kalojnë në studime sociolinguistike.

1.1. Ndarja e sotme dialektore

Gjuha shqipe flitet në një territor që shtrihet nga rrethinat e Novi-Pazarit në Veri, e deri në

Prevezë (Greqi) në Jug, nga deti Adriatik në Perëndim, e deri në afërsi të Shkupit në Lindje. Këtu

bëjnë pjesë Shqipëria, Kosova, Serbia Jugore e sotme (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë), pjesa

jugperëndimore e Malit të Zi të sotëm (Ulqini me rrethina, Kraja, Vranja, Tuzi, Malësia e

Podgoricës, Plava), Maqedonia Perëndimore e sotme (Stugë, Ohër, Dibër, Kërçovë, Prilep, Tetovë,

Gostivar, Shkup, Kumanovë) dhe Çamëria në Greqinë Veriperëndimore të sotme deri në gjirin e

Prevezës (gjithësej 55.000 km2). Por, shqipja flitet edhe jashtë këtyre territoreve. Do të veçojmë

këtu të folmet e arbëreshëvë te Italisë, të Greqisë, të Bullgarisë, të Ukrahinës e të Zarës11.

Gjuha shqipe ka dy dialekte, secili dialekt ka nëndialekte me grupe të folmesh të shkallëve

të ndryshme.

Dialekti i Veriut apo gegërishtja përfshinë të folmet që fliten në territorin e Republikës së

Shqipërisë Veriore, të folmet shqipe që fliten në pjesën jugperëndimore të Malit të Zi, në Kosovë,

në Serbinë Jugore të sotme dhe në Maqedoninë Perëndimore të sotme12.

Gegërishtja ka katër grupe më të vogla dialektore, të tilla janë: gegërishtja veriperendimore,

gegërishtja verilindore, gegërishtja qendrore dhe gegërishtja e Shqipërisë se Mesme.

Dialekti i Jugut përfshinë të folmet që fliten në territorin e Republikës së Shqipërisë Jugore, të

folmet e Çamërisë në Greqi dhe ato që shtrihen midis liqenit të Ohrit e Prespës në Maqedoninë e

sotme13.

Këtu dallohen vetëm dy njësi apo grupe të mëdha të folmesh të cilat i përkasin nëndialektit jugor

të tij që janë: labërishtja dhe çamërishtja.

11 Beci, B., Dialektet e shqipes dhe historia e formimit të tyre, Dituria, Tiranë, 2002, fq.14. 12 Po aty, fq. 14. 13 Po aty, fq. 18.

Page 8: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të mëdha nga gjuha: secili

8

KAPITULLI II

2. Dallimet mes dialekteve

Sipas hulumtimeve të dialektologëve tanë, dallimet kryesore të dy dialekteve të shqipes

janë rreth 13%, por, ndoshta, edhe më shumë. Dukuritë më të përgjithshme janë: hundorësia e

gjatësia e zanoreve, rotacizmi, alternimet â ë, e ë, ue ua, nj j, grupet e bashkëtingëlloreve,

paskajorja (standard: për t’u larë) etj. Dukuri më të ngushta, thuajse krahinore janë: alternimet

a o (vatër-votër), y i (sy- si), kl-gl k-g q-gj (klumësht – qumësht, gluha- guha- gjuha), i aj

(shtëpi – shpaj) etj. Pastaj kemi dukuritë kategoriale (siç janë disa nga ato më të përgjithshmet)

dhe dukuritë jokategoriale (siç janë disa nga ato krahinore)14.

Alternimi â ë është dukuri kategoriale, sepse ndodh në pozicione të â-së para

bashkëtingëlloreve hundore, thyerja e saj në standard bëhet me njësi të veçuara (e ëma, por amtare;

zë, por zanore)15.

Nga alternimi e ë para hundoreve ka fituar varianti me -e (vend dhe jo vënd)16.

Alternimi ua ue është dukuri kategoriale, sepse –ua përfshinë gjithë pjesoret e foljeve më

zanore dhe mbiemrat prejpjesorë prej tyre (dëgjuar- i dëgjuar), kurse –ue gjithë mbiemrat e emrat

e vepruesit ose mbiemrat më –shëm (hartues – lexues – i kuptueshëm), që vijnë nga tema e kësaj

pjesoreje; thyerja e saj në standard është qartësisht kategoriale d.m.th pjesorja e mbiemrat

prejpjesorë me –ua, ndërsa, emrat e mbiemrat me –ue17.

Alternimi nj j është dukuri kategoriale dhe ka thyerje në standard p.sh (te foljet – j: shkoj,

tek emrat –nj: ullinj)18.

Paskajorja e gegërishtes nuk është përfshirë në standard, sepse cenon sistemin e ndërlikon

strukturat foljore e mbiemërore (me punue- për të punuar për të punue- kam punuar- i punuar)19.

Historia e trajtimit të tipareve dalluese të dy dialekteve të shqipes, gegërishtes në Veri dhe

toskërishtes në Jug, është po aq e vjetër sa edhe vetë historia e dialektologjisë shqiptare. Në qoftë

14 Grup autorësh, Kultura e gjuhës 2, Shoqata e Gjuhës Shqipe Kosovë, Prishtinë, 2013, fq. 28-29. 15 Po aty, fq. 29. 16 Po aty, fq. 29. 17 Po aty, fq. 29. 18 Po aty, fq. 29. 19 Po aty, fq. 29.

Page 9: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të mëdha nga gjuha: secili

9

se historia e dialektologjisë shqiptare zë fill me vepren e J.G.Hahnit “Studime shqiptare” të vitit

1853, historia e studimit të tipareve dalluese të dialekteve të shqipes zë fill me kapitullin “Këmbimi

i tingujve” të po kësaj vepre20.

20 Beci, B., Dialektet e shqipes dhe historia e formimit të tyre, Dituria, Tiranë, 2002, fq. 21.

Page 10: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të mëdha nga gjuha: secili

10

2.1. Dallimet kryesore fonetike në mes të gegërishtes dhe toskërishtes

Nga studimi i B. Becit, duke iu referuar edhe studiuesve të tjerë të fonetikës historike

dallimet kryesore fonetike mes dy dialekteve të gjuhës shqipe janë:

1. Prania ose ruajtja më e mirë e zanoreve të gjata në dialektin e Veriut21.

p.sh. je:t, pu:n etj.

2. Prania e zanoreve hundore në dialektin e Veriut dhe mungesa e tyre në dialektin e Jugut22.

p.sh. brîni-briri, râna-rëra etj.

3. Prania e zanores ë në dialektin e Jugut, të cilës në dialektin e Veriut i përgjigjet â-ja

hundore23.

p.sh. lâ-lë, nâna- nëna etj.

4. Prania e grupeve të zanoreve ua, ye, ie në dialektin e Jugut dhe reduktimi i tyre në u(ue),

y, i në dialektin e Veriut24.

p.sh. gru- grue-grua, ly- lye-lyer, etj.

5. Prania e grupit nistor vo- në dialektin e Veriut, që në atë të Jugut del va-25.

p.sh. voter-vater, vorr-varr etj.

6. Prania e dukurisë së rotacizmit në dialektin e Jugut dhe mungesa e saj në dialektin e

Veriut26.

p.sh. zâni- zëri, frêni-freri etj.

7. Prania e paskajores së tipit me punue në dialektin e Veriut dhe mungesa e saj në dialektin

e Jugut27.

p. sh. për me punue- për të punuar.

8. Kalimi i grupeve të bashktingëlloreve mb, nd, respektivisht në n, m në dialektin e Veriut

dhe ruajtja e tyre në dialektin e Jugut28.

p.sh. mbush-mush, nder-ner, etj.

21 Po aty, fq. 22. 22 Po aty, fq. 22. 23 Po aty, fq. 22. 24 Po aty, fq. 22 25 Po aty, fq. 22. 26 Po aty, fq. 22 27 Po aty, fq. 22. 28 Po aty, fq. 22.

Page 11: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të mëdha nga gjuha: secili

11

9. Ruajtja e h-së fundore në dialektin e Jugut dhe kalimi i saj në f, sidomos në pozicion fundor,

në dialektin e Veriut29.

p. sh. i ftohtë- i ftoft,

10. Kalimi i bashkëtingëllores nj në j në dialektin e Veriut dhe ruajtja e nj-së në dialektin e

Jugut30.

p. sh. laj- lanj, thoj- thonj etj.

11. Zhdukja ose reduktimi i shpeshtë i zanores së patheksuar ë në dialektin e Jugut31.

p. sh. bukë, jetë etj.

12. Shurdhimi i bashkëtingëlloreve të zëshme në fund të fjalës në dialektin e Jugut dhe ruajtja

e tyre në dialektin e Veriut32.

p.sh. elp-elb, vent-vendetj.

13. Formimi i së ardhmes së mënyrës dëftore me anë të foljes ndihmëse kam + paskajoren në

dialektin e Veriut, kurse me anë të pjesëzës do dhe kohës së tashme të lidhores në dialektin

e Jugut33.

P.sh. kam me punue – do të punojë, kam me shkrue- do të shkruaj etj.

Edhe pse numëruam dallimet mes dialekteve të shqipes në njërën anë, në anën tjetër, mes tyre na

dalin zhvillimet drejt përafrimit të tyre, ndër të cilat kemi:

Dita e ditës është duke u shtuar përdorimi i mënyrës lidhore në ato funksione që në të

folmet gege zakonisht përdorej paskajorja e tipit me + pjesore. P.sh. në vend të: vendosem

me shty, përdoret: vendosem që ta shtyjm; u mendua që ta ndryshojm; do të përpiqemi ta

realizojm etj34.

Përdorimi i grupeve të bashkëtingëlloreve mb e nd në ditët e sotme është i dukshëm edhe

në dialektin e Veriut, fjala ndërroj përdoret edhe nga një pjesë e gegëve në po këtë formë

dhe jo nroj sikurse është përdorur në një masë më të madhe deri në ditët e sotme. Por,

duhet të them se jam dëshmitare e rasteve kur kjo formë, pra, fjala nroj përdoret ende dhe

madje edhe nga brezat e rinjë dhe mund të them së në të gjitha rastet është përdorur nga

29 Po aty, fq. 22. 30 Po aty, fq. 22. 31 Po aty, fq. 22. 32 Po aty, fq. 22. 33 Po aty, fq. 22. 34 Shkurtaj, Gj.,Sociolinguistikë e shqipes, SHB Morava, Tiranë, 2009, fq. 166-167.

Page 12: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të mëdha nga gjuha: secili

12

folësit që i përkasin besimit katolik. Sot pothuajse i gjithë brezi i ri fjalën nder e shqipton

kështu sikurse është në toskërishte dhe në standard dhe jo ner që është variant i gegërishtes

edhe pse është fakt se vazhdon ende të përdoret e sidomos nga brezi më i vjetër.

Megjithatë, fakti që fjalët që kanë në përbërjen e tyre fonematike këto grupe të

bashkëtingëlloreve po shqiptohen deri në një masë në mënyrë të drejtë, dëshmon në

përafrimin e dialekteve të gjuhës shqipe.

Trajtat e të pakryerës së dëftorës të formuara me mbaresen –nj në dialektin e Jugut po

vijnë duke u përafruar me përdorimin e shqipes standarde. Gjithashtu edhe trajtat e

parkryera të dëftorës së gegërishtes të formuara me mbaresen –sha, she etj., janë duke

ndjekur të njëjtën rrugë të zhvillimit drejt standardizimit. Kjo e fundit ka prirje të zhvillimit

sidomos te brezi i ri.

Shenja të tilla të ndikimit të gjuhës letrare, ku më pak e ku më shumë, janë të pranishme

në mbarë të folmet e gjuhës shqipe. Megjithatë, me gjithë ndikimin intensiv të gjuhës letrare nuk

ndodhë zëvendësimi i thjeshtë i sistemit dialektorë me sistemin e gjuhës letrare zyrtare. Procesi i

zhvillimit gjuhësor dhe i kalimit nga një situatë kryesisht dialektore në një tjetër me një pamje më

fort letrare, mbetet gjithsesi një proces afatgjatë dhe që ndjek rregullsitë e veta35.

35 Shkurtaj, Gj., Sociolinguistikë e shqipes, SHB Morava, Tiranë, 2009, fq. 167.

Page 13: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të mëdha nga gjuha: secili

13

2.2. Rotacizmi

Rotacizmi është tipar i parë dallues në mes toskërishtes e gegërishtes. Është një tipar

dallues dialektor që ka të bëjë me këmbimin e n-së ndërzanore të gegërishtes me drridhësen r të

toskërishtes. Kjo është një dukuri fonetike që e hasim në sistemin emërorë dhe foljor36.

p.sh. Gegërisht Toskërisht

ullini ulliri

dreni dreri

hyna hyra

vuna vura

Përafrim- kjo dukuri ka filluar të shfaqet edhe në dialektin e Veriut edhe pse në raste më

të rralla. P.sh. fjala ullini dëgjohet edhe si e variantit të toskërishtes ulliri. Megjithatë gjatë një

hulumtimi që kam bërë, pyetjes: si i thonë atyre kokërrave të vogla me ngjyrë të zezë e jeshile që

na servojnë me pica?, i janë përgjigjur 10 persona prej të cilëve vetëm njëri ka përdorur rotacizmin.

Nga kjo rezulton se përafrimi është në shkallë të vogël, por e rëndësishme është që kjo të zhvillohet

më tutje.

Te disa fjalë n-ja ndërzanore nuk është ndërruar me r-në, si p.sh. tek emrat puna, hëna, ana,

unaza etj. Kjo dukuri e jorotacizmit shpjegohet me faktin se dikur n-ja nuk ka qenë intervokalike

(ndërzanore), por ka pasur edhe bashkëtingëllore tjetër afër saj. Kështu, p.sh., fjalët e huazuara nga

latinishtja cannata- kënatë37.

Disa nga studiuesit që janë marrë me këtë dukuri dialektore të shqipes shohin një lidhje

ndërmjet dukurisë së rotacizmit dhe mungesës së zanoreve hundore në dialektin e Jugut. Sipas tyre

rotacizmi është shfaqur në dialektin e Jugut pas hundorësisë së zanoreve duke u bërë kështu shkaku

fillestar i çhunodrëzimit të zanoreve në toskërishte.

Edhe Sh. Demiraj, duke folur për dukurinë e rotacizmit në toskërishte ka vënë në dukje që

kjo dukuri është shfaqur kryesisht në fjalët e trashëguara, si dhe në huazimet nga greqishtja e vjetër

dhe nga latinishtja dhe sjell shembuj si këto:

36 Nushi, M., Gjuha e sotme shqipe I, Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i Kosovës, Prishtinë, 2003, fq. 41. 37 Po aty, fq. 41

Page 14: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të mëdha nga gjuha: secili

14

a) Venë-verë, emën-emër, dimën-dimër, zani-zëri, vuna-vure, zuna-zure etj;

b) Lakën-lakër, mokën-mokër, pjepën-pjepër etj;

c) Ranë- rërë ˂lat. arena, zanë-zërë ˂ Diana, femën- femër ˂ femina etj.

Ai thotë se, procesi i rotacizmit ka nisur pasi kishte filluar procesi i evulucionit të /â/-së

theksuar në ë para një bashkëtingëlloreje hundore, edhe pse ky proces fonetik, në përgjithësi ka

pushuar së vepruari para depërtimit të sllavizmave në gjuhën shqipe.

Page 15: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të mëdha nga gjuha: secili

15

2.3. Monoftongimi

Ndarja dhe përafrimi i dialekteve të shqipes nuk mund të mendohen pa diftogjet dhe

monoftongimin e tyre. Përderisa diftongjet –ua dhe –ue ndajnë te folmet e Jugut dhe Veriut, në një

pjesë të gegërishtes është zhvilluar edhe procesi i monoftongimit të tyre, gjë e cila ka ndikuar edhe

në ngadalësimin, apo vështirësimin e përafrimit të dialekteve të shqipes.

Në disa të folme të shqipes diftongjet mund të jenë të mbledhura në monoftongje p. sh.: me

na pshtu, qysh me shku, me punu, me kujtu, me u msu etj.

Duke ju referuar studimeve rreth të folmeve të shqipes, në literaturë kemi gjetur raste të

ruajtjes së diftongut ue- digom ti mue, jam hutue, kam fitue, (mbi dëshminë e disa thërrimeve

leksikore, mendojmë se diftongu -ue është rujtur i paprekur)38.

Në truallin e përfillur dialektor procesi i monoftongimit është në fazën e shthurjes, në disa

vise të këtij trualli, sidomos në anët malore të tij, monoftongimi mbizotëron mbi të gjitha prirjet e

tjera, kurse krahu malor i Krahinës së Kosovës po i përballon gjithnjë tkurrjet dhe mbledhjet e

diftongjeve dhe të bashkëlidhjeve të tjera zanore39.

Te diftongu i zanoreve shkalla e monoftongimit nuk është e njëjtë për të gjitha diftongjet,

p.sh. te diftongu ua përkatësisht të fjalët: duar, thuaj, bluaj, shkruaj etj.,nuk mund të dëgjohen

elemente të zanores së dytë, d.m.th. procesi i monoftongimit ka përfunduar në zanoren e parë.

Ndërsa, të diftongu ye përkatësisht te fjalët: dyer, lyej, shkyej etj., procesi i monoftongimit

ndonëse ka filluar nuk ka përfunduar plotësisht që do të thotë se dëgjohen elemente të zanores së

dytë.

Shënim: Shkalla e monoftongimit mund të përcaktohej më saktë po të bëhej një analizë e fonetikës

eksperimentale më programin PRAAT.

38 Grup autorësh, Studime gjuhësore I, Instituti albanologjik i Prishtinës, 1978, fq. 13 39 Po aty, fq. 14.

Page 16: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të mëdha nga gjuha: secili

16

KAPITULLI III

3. Përafrimet e dialekteve

Baza e gjuhës letrare shqipe është e ndërtuar kryesisht nga tiparet fonetike e morfologjike

të dialektit të Jugut, por kjo nuk do të thotë që në gjuhën letrare shqipe nuk ka elemente të dialektit

të Veriut, madje të shumta janë ato në sistemin leksikor duke mos përjashtuar edhe elementet nga

sistemi fonetik e ai morfologjik.

Sot dialektet nuk funksionojnë në mënyrë të veçuar e të mbyllur brenda territorit në të cilin

shtrihen. Lëvizjet dhe marrëdhëniet që janë shtuar shumë ndërmjet krahinave të afërta, por edhe

ndërmjet krahinave dhe qendrës, bëjnë që dialektet të dalin nga kufijtë e tyre krahinorë e të takohen

me njëri-tjetrin në mënyrë të ndjeshme. Rëndësi të veçantë ka takimi i tyre me gjuhën letrare

kombëtare. Ky takim është i përditshëm dhe ndodh kudo në tërë territorin e kombit dhe si rrjedhim

dialektethumbin tiparet e veçanta dialektore duke marrë tiparet e përbashkëta letrare40.

Kështu, në gjuhën tonë ka shumë tipare që janë të njëjta në të dy dialektet si nga përmbajtja

ashtu edhe nga forma.

Disa prej tyre janë:

Kundërvënia e bashkëtingëlloreve k-g (ekziston- egziston);

Kundërvënia e emrave të shquar e të pashquar, që kudo shprehet me anë të mbaresës

shquese (lis-lisi);

Forma e habitores e cila kudo formohet nga pjesorja e një foljeje dhe nga folja ndihmëse

kam (lidhkam)41.

Ka edhe tipare që janë të përbashkëta nga ana e përmbajtjes dhe të dallueshme për nga forma.

P.sh

1. Fonemat zanore gojore të shkurtëra: a, o, e gjenden kudo nëpër të folmet e shqipes, por në

disa të folme e-ja del edhe me variantin fonetik e (e hapur), p.sh vetlla-vetulla;

40 Gjinari, J., Shkurtaj, Gj., Dialektologjia, SHLBU, Tiranë 2000, f. 198. 41 Po aty, fq. 199.

Page 17: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të mëdha nga gjuha: secili

17

2. O-ja diku del me variantin fonetik (zanore e prapme jobuzore, zanore e afërt me o-në), p.sh

kˆs – kos etj.;

3. A-ja në disa të folme del me variantin æ (a e perparme e mbyllur), p.sh. præp – prapë42.

Pastaj në morfologji si shembull mund të marrim formën e së ardhmes me pjesëzën do

+lidhoren (do të shkruaj) kjo formë gjendet në të gjitha të folmet e shqipes, pavarësisht nga

diferencat e përdorimit në këto të folme dhe nga variantet fonetike me të cilat del duke ndryshuar

nga dialekti në dialekt (do të punoj, të punoj)43.

Ka tipare të cilat gjuha letrare i ka marrë nga dialektet duke i ngritur në normë. Këto tipare

janë thelbësore pasiqë lidhen me sistemin e fonemave dhe me strukturën gramatikore të tyre.

Gjuha letrare shqipe, si një sistem gjuhësorë që është, është ngritur mbi dialektet duke

marrë së pari nga to, elementet pothuajse krejtësisht të përbashkëta të tyre. Pasi kjo gjuhë është

formuar, veprimi i saj ka kaluar mbi dialektet për t’i afruar ato mes veti.

Elementet e përbashkëta

Gegërishtja Toskërishtja Gjuha letrare

1. Seria e zanoreve gojore

2. Pavarësisht se ka mungesa të vogla të ndonjë zanoreje në njërin nga dialektet, siç

mungon ë-ja e theksuar në dialektin verior, e përbashkëta e tyre del se formojnë një

sistem trekëndësh dhe hyjnë në të njëjtat korrelacione: në korrelacionin e lokalizimit

(të përparme – të prapme) dhe në korrelacionin e shkallës së hapjes (të mbyllura – të

hapura):

i (y) u

e (ë) o

a44

42 Po aty, f. 200. 43 Po aty, fq. 200. 44 Po aty, fq. 202-203.

Page 18: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të mëdha nga gjuha: secili

18

Shënim: Gjuha letrare përveq elementeve të përbashkëta që ka marrë nga dialektet, ka

elemente të cilat i ka lënë mënjanë, ndër të cilat: serinë e zanoreve hundore të gegërishtes e

serinë e zanoreve gojore të gjata të gegërishtes e toskërishtes jugore.Mbajtja e zanorës ë të

patheksuar në fund të fjalës është element që e zhdukë homofoninë mes emrave të gjinive të

kundërta (plakë-plak), shumësit nga forma e njëjësit (shok-shokë) etj. Por, ka edhe raste kur

nuk mund të zhduket homofonia si p.sh., forma e foljes ha për tri vetat e numrit njëjës të kohës

së tashme (në geg. I, II, III ha)45.

3.1. Përafrimet fonetike

Hundorësia-është një nga problemet më të shpeshta që përcjellë të folurit e folësve të

dialektit gegë. Në disa të folme të dialektit verior e sidomos në të folmet e gegërishtes verilindore

(territori i Kosovës), â-ja hundore shprehet ndonjëherë me o-në gojore46. Por, kësaj â-je i përgjigjet

ë-ja e theksuar në toskërishte e në shqipen standarde.

p.sh.

Gegërisht Toskërisht/Gjuhë letrare

bâj- boj bëjë

âsht - osht është

thân - thon thënë

un (u e gjatë) unë

hini (i e gjatë) hyri

Fjala bâj e cila përdoret dendur në dialektin verior, në disa të folme përdoret boj (p.sh. në

të folmen e Gjakovës), dhe kjo fjalë përafrohet apo synon të afrohet me variantin përkatës të gjuhës

letrare “bëj” në rastet e përdorimit më të shpeshtë të gjuhës letrare nga folësit e gjuhës shqipe. Kjo

tendencë e përafrimit vërehet më shumë te brezi i ri, i cili jo rrallëherë është nën ndikimin e

“flukseve të padukshme” (televizionit, radios, internetit, shtypit etj.).

45 Gjinari, J., Shkurtaj, Gj., Dialektologjia, SHLBU, Tiranë 2000, f. 203 46 Grup autorësh, Studime gjuhësore I, Instituti albanologjik i Prishtinës, 1978, fq. 9

Page 19: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të mëdha nga gjuha: secili

19

Shënim: Zanoret hundore, në të shkruar janë eleminuar tërësisht. Por, pavarësisht këtij

fakti, ato vazhdojnë të përdoren në të folur aq shumë sa që në asnjë rast nuk janë zëvendësuar,

p.sh. zanorja ë e toskërishtes, që del e barasvlefshme me â-në hundore të gegërishtes dhe nazalen

ê, si në rastet ktê për këtë, pastaj, përdorimi i hundores î nga folësit e gegërishtes në vend të ë-së

p.sh. ni - një, nimi-njëmi, niqind-njëqind, ni herë-njëherë.

Gjatësia e zanoreve- është karakteristike për dialektin gegë, mirëpo ajo është ruajtur edhe

te disa krahina që bëjnë pjesë në dialektin e Jugut, si te labët, çamët, arbëreshët e Italisë etj47.

Emri ari (metal i çmuar, i-a është e shkurtër), ndërsa ari-u (kafshë e egër, i-ja është e gjatë);

Emri plak (gjinia mashkullore, a-ja është e shkurtër), ndërsa plakë (gjinia femërore, a-ja

është e gjatë);

Numërori dy (gjinia mashkullore, y-ja është e shkurtër), ndërsa dy (gjinia femërore, y-ja

është e gjatë).

Shënim: Gjatësia e zanoreve varet nga faktorë të ndryshëm, ndër të cilët mund të

përmendim shpejtësinë e të folurit, theksin etj. Sa më e madhe të jetë shpejtësia e të folurit aq më

e vogël do të jetë gjatësia e tingujve të veçantë dhe e kundërta48.

Duke u nisur nga ky fakt, mund të themi se kjo edhe është arsyeja se pse folësit e dialektit toskë

kanë një të folur më të shpejtë dhe me theks dukshëm më të ndryshëm nga folësit e dialektit gegë

të cilët për shkak të gjatësisë së zanoreve kanë të folur më të ngadalëshëm.

Dridhëset - bashkëtingëlloret dridhëse r dhe rr janë fonema të cilat gjatë shqiptimit të tyre

dallojnë nga njëra-tjetra nga numri i dridhjeve të gjuhës. Kështu, r-ja nyjëtohet me 1-2 dridhje,

kurse rr-ja me 3-4 dridhje. Megjithatë, ky numër i dridhjeve mund të ndryshojë në varësi nga fakti

se kush folës e shqipton atë, në çfarë rrethanash apo thënë përgjithësisht cilës të folme i përket ai.

p.sh. Gjuhë letrare - rrota,

- buron

E folmja e Pejës me rrethinë - rrota (në shqiptim do të vërehet se fonema rr është shumë

më e theksuar sesa në të folmet tjera apo në standard);

- burron (pothuajse të gjitha fjalët që kanë në përbërjen e tyre fonematike tingullin r, në këtë të

folme shqiptohet si rr).

47 Nushi, M., Gjuha e sotme shqipe I, Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i Kosovës, Prishtinë, 2003, fq. 25. 48 Dodi, A., Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2004.

Page 20: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të mëdha nga gjuha: secili

20

Shënim: në këto të folme ku r-ja shqiptohet si rr, numri i dridhjeve të gjuhës gjatë

artikulimit të tigullit është më i madh se sa numri normal i dridhjeve që e cekëm më lartë.

Në rast të përpjekjes së zbatimit të normave drejtshqiptimore të gjuhës letrare, folësit e

rajonit në fjalë, por, edhe të rajoneve të tjera, siç është qyteti i Prishtinës që poashtu e ka të njëjtin

element a veçori t’a quajmë më mirë, do të mund të përafronin të folmen e tyre me gjuhën letrare.

Afrikatet Qiellëzoret

ç q

xh gj

Këto çifte të bashkëtingëlloreve, ajo çka i bënë të dallojnë mes tyre është vendi i formimit

dhe rrjedhimisht sipas normave drejtshqiptimore të gjuhës shqipe, ato edhe duhet të shqiptohen në

atë mënyrë që të mund të bëhet diferencimi i tyre edhe me anën e të dëgjuarit dhe jo vetëm në të

shkruar siç praktikohet. Drejt i përdorin këta tinguj përdoruesit e dialektit të Jugut, por ata që nuk

arrijnë të bëjnë diferencimin janë kryesisht pjesa dërrmuese e përdoruesve te dialektit verior, më

saktësisht ata që i përkasin të folmes verilindore, të cilët i shqiptojnë njëjtë si afrikatet ashtu edhe

qiellëzoret. Do të thotë ata i shqiptojnë drejt afrikatet, por gabojnë në shqiptimin e qiellëzoreve.

Formojnë kundërvënie në rastet:

Qafë – çafë, qepë-çepë, gjak-xhak, zogj-zoxh, gjysh-xhysh, Gjakovë – Xhakovë.

Page 21: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të mëdha nga gjuha: secili

21

3.2. Përafrimet morfologjike

3.2.1. Shquarsia e emrave të lakimit të dytë

Kategoria e shquarsisë me kundërvënien e trajtave të së shquares dhe të së pashquares në

sistemin emëror përbën një diferencë mes të folmeve, përgjithësisht dialekteve, por nuk janë

dallime që e prekin tërë strukturen e formës gramatikore. Këto dallime prekin vetëm njërën

morfemë, të shumtën e rasteve mbaresën e prapashtesën49.

p. sh. kreshnik-i (u), zog-i, (u)

Gjatë përditshmërisë sime pothuajse në të gjitha rastet kur kam rastisur të dëgjojë të

përdoren këta dy emra, dominuese ka qenë trajta që shquarsinë e bënë me mbaresën - i . Të rralla

kanë qenë rastet kur emri Kreshnik dhe zog apo edhe emra të tjerë të po këtij rangu janë përdorur

në trajtën e duhur, pra duke marrë mbaresën u.

Shënim: emri vëlla-i, i cili në shqipen standarde renditet si emër i lakimit të parë, në të

shumtën e rasteve, sidomos, te brezi i ri, i cili është i ndikuar nga faktorët sociolinguistikë (librat,

mediet etj.), por edhe nga librat e gramatikës të cilat sqarojnë përdorimin e drejtë të emrave të

lakimit të dytë si p.sh: dhe dhe-u, krah krah-u, etj., dhe nuk sqarojnë përjashtimet që bëjnë emrat

të cilët mbarojnë me zanoren e ngritjes së ultë a, kanë prirje që edhe këtë emër ta lakojnë sipas

paradigmës së lakimit të dytë.

Kjo mund të shpjegohet me anë të trekëndëshit akustik të zanoreve

y i u (vëlla- vëllau)

(dhe-dheu) e ë o

a

Do të thotë që emrat e lakimit të dytë, në trajtën e shquar, të rasës emërore, në numrin

njëjës janë të prirur për të përfunduar me mbaresën u, ngase gjuha është e ngritur mesatarisht drejt

qiellëzes. Ndërsa, te emrat e lakimit të parë që në trajtën e pashquar mbarojnë me zanoren a gjuha

49 Gjinari, J., Shkurtaj, Gj., Dialektologjia, SHLBU, Tiranë 2000, f. 208.

Page 22: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të mëdha nga gjuha: secili

22

është në nivelin më të ulët dhe në këtë rast nëse ky emër lakohet sipas paradigmës së lakimit të

dytë, gjuha duhet të bëjë dy lëvizje: a) një në drejtim të ngritjes dhe b) një në drejtim të radhës.

p. sh. krah-krahu-krahi, Besnik-Besniku-Besniki, etj.

3.2.2. Format e pashtjelluara të foljes

Këto forma paraqesin një diferencë mes dialekteve të shqipes dhe në të njëjtën kohë

paraqesin edhe vështirësi kur folësit e dialektit gegë janë në situata gjuhësore ku duhet t’i përdorin

ato.

Pjesorja

Sot në të folmen e shqipes ekzistojnë variante strukturash për formën e pjesores. Mund të

themi se në përgjithësi në të folmet e dialektit jugor pjesoren e gjejmë të pareduktuar, kurse në të

folmet e dialektit verior, në pjesën më të madhe e gjejmë të thjeshtuar, pa mbaresë50.

Foljet në pjesore nuk kanë të njëjtën formë, sepse kategori të ndryshme foljesh kanë mbaresa të

ndryshme51.

Tema foljore nga e cila formohet pjesorja, mund të përkojë me atë të së kryerës së thjeshtë

ose të kohës së tashme, ose mund të jetë e ndryshme nga këto të dyja52.

Trajta e zgjatur e pjesores me –ur ose –uar, që është karakteristike për toskërishten,

shkakton problem serioze me rastin e përdorimit të saj nga folësit e natyrshëm të gegërishtes kur

ata duan të flasin në standard.

p.sh. Gegërisht Toskërisht Standard

vjel vjelur vjelë

mjell mbjellur mbjellë

Foljet të cilat e formojnë pjesoren me temën foljore që përkon me atë të kohës së tashme

siç janë: heq - hoqa - hequr

pjek- poqa- pjekur

vjel - vola-vjelur

zë- zura - zënë

lë- lashë - lënë53, qojnë në përafrimin e dialekteve të shqipes.

50 Gjinari, J., Shkurtaj, SH., Dialektologjia, SHLBU, Tiranë 2000, f. 172. 51 Po aty, fq. 172. 52 Grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe I, Botimi i Akademisë së Shkencave, Tiranë, 2002, fq. 299. 53 Po aty, fq. 300.

Page 23: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të mëdha nga gjuha: secili

23

Paskajorja-është një formë tjetër e pashtjelluar e foljes e cila parë në të dy dialektet e

shqipes paraqet një diferencë për nga ndërtimi i saj dhe masat e ndryshme të përdorimit të këtyre

varianteve nëpër dialekte.

Tipi i paskajores së gjuhës shqipe letrare i përbërë nga pjesëza parafjalore për dhe emri

foljor asnjanës i pashquar (për të punuar) ekziston si tip i vetëm në tërë toskërishten. Ndërsa, për

të folmet e gegërishtes është tipike paskajorja e formuar nga pjesëza përemërore me dhe nga

pjesorja e foljes (me punue)54.

Gjuhëtarë të ndryshëm të cilët janë marrë me studimin e dialekteve siç janë: M.La Piana,

M.Domi, G.Rohlfs etj. kanë mbrojtur pikëpamjen që këtë formë foljore e ka pasur edhe

toskërishtja, por e ka humbur prej kohësh55. Disa prej tyre, shohin gjurmë të kësaj forme foljore

në ndonjë shprehje të ngurosur si do-me-thënë56.

Shënim: Studiuesit që janë marrë me problemet e Ballkanit, zhdukjen e paskajores dhe

zëvendësimin e saj me lidhoren në dialektin toskë, e kanë cilësuar si një nga tiparet themelore të

bashkësisë gjuhësore ballkanike57.

Paskajorja mund të formohet për secilën folje.

p.sh. Gegërisht Toskërisht Standard

me punu për të punuar

me lexu për të lexuar

me shku për të shkuar

Por, në gegërishte, e sidomos në atë jugoren, ekziston edhe një tjetër tip i paskajores, forma

për me punue, që ka ardhur nga kontaminimi i paskajores për të punue me paskajoren me punue58,

formë kjo që gradualisht ka pasur dhe do të ketë në vazhdimësi rol në përafrimin e dialekteve tona.

Përcjellorja-edhe kjo formë e pashtjelluar e foljes, marrë në të dy dialektet, ndërtohet

ndryshe tek njëri e ndryshe tek tjetri.

54Gjinari, J., Shkurtaj, SH., Dialektologjia, SHLBU, Tiranë 2000, f. 171-172. 55 Beci, B., Dialektet e shqipes dhe historia e formimit të tyre, Dituria, Tiranë, 2002, fq. 54. 56 Po aty, fq. 54. 57 Po aty, fq. 54. 58Gjinari, J., Shkurtaj, SH., Dialektologjia, SHLBU, Tiranë 2000, f. 172.

Page 24: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të mëdha nga gjuha: secili

24

Në dialektin e Jugut ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes pjesëzën duke59.

Ndërsa, në dialektin e Veriut pjesores së foljes i paravendoset pjesëza tu tuj.

p.sh. Gegërisht Toskërisht Standard

tu tuj punu duke punuar

tu tuj lexu duke lexuar

tu tuj shkru duke shkruar

Mohorja -kjo formë në standard ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes pjesëzën

pa dhe me të njëjtën formë e gjejmë edhe në dialektin e toskërishtes, ndërsa në gegërishte kjo

ndërtohet me po të njëjtën pjesëz pa, por ajo çka e veçon është folja në pjesore.

p.sh. Gegërisht Toskërisht Standard

pa punu pa punuar

pa lexu pa lexuar

pa shkru pa shkruar

Përdorimi i këtyre formave të pashtjelluara që formohen në dialektin e gegërishtes nga

folësit e këtij dialekti do të ishte mirë që të zëvendësohen gradualisht me format që dalin në

dialektin e toskërishtes dhe që rrjedhimisht do të rezultonte me përafrimin e këtyre dy dialekteve

drejt gjuhës standarde shqipe.

3.2.3. Përemrat

Edhe format përemërore na dalin me disa ndryshime gjatë përdorimit të tyre nga folësit e

dy dialekteve të shqipes.

p.sh. përemri vetor i vetës së parë

Gegërisht Toskërisht Standard Shembuj

u, un, une unë

Un iksha ata vishin mas meje.

Une jom kon me to.

Una po thom qishtu.(Zaçisht)60

59 Grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe I, Botimi i Akademisë së Shkencave, Tiranë, 2002, fq. 301. 60 Dulaj, F., E folmja e Rahovecit me rrethinë, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2016, fq. 202.

Page 25: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të mëdha nga gjuha: secili

25

Studiues të gramatikës historike dëshmojnë se në të folme të ndryshme të shqipes dëgjohet

forma përemërore e vetës së parë njëjës una, duke cekur fshatrat Reti, Zaçisht dhe Opterushë.61

Por, kjo formë padyshim se dëgjohet tepër rrallë, dhe atë në rastet kur përdoret nga folësit

që i përkasin brezit të vjetër. Përndryshe, brezi i ri është në progres drejt zhvillimit të mëtejshëm

për të përafruar të folurit krahinorë me gjuhën standarde.

Përemrat dëftor

Sa i përket përemrave dëftorë mund të themi se të folmet verilindore e sidomos të folmet e

Kosovës qendrojnë largë mundësisë së përafrimit me shqipen standarde sidomos sa i përket

trajtave përemrore të ndërtuara me anë të shtimit të tingujve. Më poshtë po rendisim disa trajta

përemrore:

Gegërishte verilindore Toksërisht Standard

çaj, çajo ai, ajo

çeky, çekjo ky, kjo

çeta, çeto këta, këto

çata, çato ata, ato

Përemrat pronor

Kur jemi te pronorët, dialektet e shqipes megjithëse paraqiten me disa dallime të vogla

fonetike, ato në të ardhmen mund të përafrohen. Dallimi kryesor vërehet kryesisht te përemri i

vetës së parë shumës ynë, që në shumicën e të folmeve verilindore në vend të përemrit të gjinisë

mashkullore (ynë) përdoret përemri i gjinisë femërore (jonë).

P. sh. Nga një hulumtim i vogël që kam bërë, kur individëve të caktuar (kryesisht mërgimtarëve)

u kam kërkuar që t’më përgjigjeshin në pyetjen: se si e quani Kosovën kur flisni me dikë të

kombësisë tjetër?, gjitha përgjigjjet kanë qenë me fjalën atdhe të shoqëruar nga përemri i gjinisë

femërore, pra atdheu jonë. Nga kjo vijmë në përfundim se ky lloj i përemrave ka ngecje në

përafrimin e dialekteve drejt shqipes letrare.

Këtu po rendisim disa përemra pronorë që dallojnë nga dialekti në dialekt :

Gegërisht Toskërisht

61Po aty, fq. 203.

Page 26: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të mëdha nga gjuha: secili

26

i jemi, e jemja (t’mijat) i imi, e imja

i joti, e jotja(tuat) i yti, e ytja

i ktina, iksej (i veti, e vetja) i këtij, i asaj

i joni ( tonat) i yni

i juvi (t’juvet) i juaji

i ktyne, i atyne (t’yve) i atyre

Shënim: Ekziston një dallim strukturor midis dy dialekteve të shqipes: gegërishtja i ka

format e përemrave vetvetorë, si: i vet, e vet, t’vet-. Këta përemra kanë hyrë në sistemin

përemërorë të gjuhës letrare, por mungojnë krejtësisht në dialektin e toskërishtes62.

Përemrat pyetës

Dialektet e shqipes nuk paraqesin ndonjë dallim të madh sa i përketë përemrave pyetës.

Dallimi i vetëm qëndron tek artikulimi i lëngëzoreve. Të folmet verilindore kanë prirje të

përdorimit të lëngëzores së dyfishtë edhe në ato raste kur shqipja standarde ka përdorim të

lëngëzores njëfishore.

Gegërisht Toskërisht

Cilli?, Cilla? Cili? Cila? Cilli ke te dera?, Cilla prej atyne â ma e madhe?

Pastaj përemrat tjerë si: pse?, shka?, çfar?, sa? etj.

p.sh.

Kush foli? Çfar rrushi âsht?

Shka ka çi nuk flet? Sa âsht killa rrushit? 63.

62Gjinari, J., Shkurtaj, SH., Dialektologjia, SHLBU, Tiranë 2000, fq. 151. 63 Po aty, fq. 213.

Page 27: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të mëdha nga gjuha: secili

27

Përemrat lidhor

Siç e tham edhe kur trajtuam përemrin pyetës cili?, cila?, edhe te ky lloj i përemrit dallimi qëndron

vetëm në artikulimin e lëngëzoreve.

Gegërisht Toskërisht

t’cillet, t’cillat të cilët, të cilat Ata t’cillet nuk vijn.. ata të cilët nuk vijnë…

çi që Kush âsht aj çi vjen? Kush është ai që vjen?

Përemrat e pacaktuar

Siç e kanë theksuar studiuesit e gjuhës, gegërishtja ka një numër përemrash të pacaktuar

që i mungojnë toskërishtes. P.sh. do (njerëz) (ca), kush, xhdokush, najkush, kurrkush, kurrnja,

cillido, çfardo, shkado, dishka, dikush, najâ, kurrnjâ, asnjâ, końdush, çita, çito, gjithsecili,

gjithkush etj.

Kurrnja nuk meńon qysh duhet.

Cokati dikush n’der.

Gjithkush me majt shpi etj64.

Duke u ndikuar vazhdimisht nga institucionet arsimore e kulturore, nga marrëdhëniet mes

folësve të të folmeve të ndryshme, dallimet që ekzistojnë mes dialekteve kanë tendencë që të

eliminohen dhe të krijojnë kësisoj një përafrim me gjuhën letrare kombëtare.

64 Po aty, fq. 214.

Page 28: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të mëdha nga gjuha: secili

28

KAPITULLI IV

Përfundimi

Ky punim ngërthen në vete hulumtimin për dy dialektet e gjuhës shqipe. Këtu kam trajtuar

dallimet fonetike dhe morfologjike të dialekteve të gjuhës shqipe dhe paralelisht me këtë kam

nxjerrë edhe faktet që çojnë në përafrimin e këtyre dialekteve mes veti duke shkuar drejt gjuhës

letrare.

Pa dashur që t’u rikthehem argumenteve të sjella në këtë punim, mendoj së në përfundim

të tij mund të ritheksoj: se gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e Veriut (gegërishten)

dhe dialektin e Jugut (toskërishten). Kufiri natyrorë që i ndan në vija të përgjithëshme këto

dialekte, është lumi Shkumbin, që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e Mesme.

Dallimet mes dialekteve nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi me njëri-

tjetrin në përjashtim të ndonjë shprehjeje të caktuar. Por, ekzistojnë dallime në sistemin fonetik e

në strukturën gramatikore, dhe më pak dallime ka në leksik. Në sistemin fonetik ato më të

dukshmet janë: dialekti i Veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i Jugut ka vetëm

zanoret gojore; togut ua toskërishtja i përgjigjet me togun ue (grua-grue); â-së hundore të

gegërishtes, toskërishtja i përgjigjet me ë të theksuar (nânë-nënë). Dialekti i Jugut karakterizohet

më shumë për praninë e dukurisë së rotacizmit (kthimin e n-së ndërzanore në r (ranë - rërë), që

në dialektin e Veriut mungon; në dialektin e Jugut, grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd ruhen të

plota, kurse në dialektin e Veriut janë asimiluar në m, n (mbush–mush, vend – ven); kundërvëniet

që formojnë afrikatet e qiellëzoret (qafë-çafë, gjak-xhak); gjatësinë e zanoreve, element ky që e ka

dialekti verior; shqiptimi i bashkëtingëllores r si rr, që është dukuri në disa të folme të gegërishtes

verilindore (buron-burron).

Ndërsa, në sistemin morfologjik dallimet kryesore dhe mundësitë e përafrimeve të

dialekteve me gjuhën letrare dalin në: shquarsinë e emrave të lakimit të dytë (vëlla-vellau-vëllai);

në format e pashtjelluara të foljeve (pjesoren, paskajoren, përcjelloren dhe mohoren) e në

përdorimin e përemrave. Ajo çka tërheqë më shumë vëmendjen e atyre që merren me studime të

tilla dialektologjike është ndryshimi që ekziston në përdorimin e formave të pashtjelluara të foljes,

psh. paskajorja të cilën folësit e dialektit të Veriut e bëjnë: me punue, kurse ata të dialektit të Jugut

Page 29: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të mëdha nga gjuha: secili

29

përdorin lidhoren -për të punuar, pastaj pjesorja që në gegërisht del punu, ndërsa në toskërisht

punuar etj.

Marrë parasyshë faktin se shqiptarët e ditëve të sotme janë në kontakte mjaft të shpeshta,

qoftë në ato të drejtëpërdrejta (flukset e dukshme) ashtu edhe në kontakte indirekte (flukset e

padukshme), të folmet e tyre dita e ditës janë duke u njëjtësuar mes tyre.

Megjithë diskutimet e shumta që bëhen për dallimet dialektologjike, në përfundim të këtij

punimi mund të konkludojmë se dialektet e grupet e të folmeve të shqipes po përafrohen mes tyre

duke shkuar njëkohësisht drejt gjuhës letrare shqipe.

Page 30: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Berisha... · krahinave të ndryshme të një vendi që në gjuhësi i quajmë dialekte. Dialekti nuk ka dallime të mëdha nga gjuha: secili

30

Literatura

I. Gjinari, Jorgji, Shkurtaj, Gjovalin, Dialektologjia, Tiranë, 2000.

II. Beci, Bahri, Dialektet e shqipes dhe historia e formimit të tyre, Tiranë, 2002.

III. Grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe I, ASHSH, Tiranë, 2002.

IV. Nushi, Musa, Gjuha e sotme shqipe I, Prishtinë, 2003.

V. Grup autorësh, Studime gjuhësore I, Prishtinë, 1978.

VI. Grup autorësh, Kultura e gjuhës 2, SHGJSHK, Prishtinë, 2013.

VII. Bajçinca, Isa, Shqipja standarde dhe problemet rreth saj, Prishtinë, 2016.

VIII. Shkurtaj, Gjovalin, Sociolinguistikë e shqipes, Tiranë, 2009.

IX. Dulaj, Fridrik, E folmja e Rahovecit me rrethinë, Prishtinë, 2016.