punim diplome - edukimi.uni-gjk.org bilalli... · universiteti i gjakovËs “fehmi agani”...
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI PARASHKOLLOR
PUNIM DIPLOME
TEMA: RËNDËSIA E LOJËRAVE DHE LODRAVE NË
ZHVILLIMIN E FËMIJËS
Mentori: Kandidatja:
Prof.Ass.Dr. Shefqet Mulliqi Seniha Bilalli
Gjakovë 2017
2
Ky punim diplome u mbajt me datë ________________
para Komisionit Vlerësues në përbërje:
1. ________________________ Kryetar
2. ________________________ Anëtar
3. ________________________ Anëtar
Komisioni vlerësues e vlerësoj punimin me notën __________( )
3
PËRMBAJTJA
I. HYRJE............................................................................................. 5
II. ABSTRAKT...................................................................................... 6
III. FALENDERIME............................................................................ 7
KAPITULLI I
1. Definicioni i lojës së fëmijëve........................................................ 8
· afekti pozitiv................................................................................. 8
· motivimi i brendshëm.................................................................. 8
· liria dhe rregullat e jashtme......................................................... 9
1.1. Rëndësia e lojës dhe historiku i saj................................................ 10
1.2. Funksionet e lojës dhe rëndësia e saj............................................ 12
1.3. Loja është e rëndësishme, ............................................................ 13
· I ndihmon fëmijët të rriten shëndetshëm.................................... 13
· I njeh fëmijët me botën që i rrethon............................................ 13
· I ndihmon fëmijët të mësojnë rreth njerëzve............................... 13
· I ndihmon fëmijët të ndihen mirë................................................. 13
· Përcjell te fëmijët vlera humane................................................... 13
KAPITULLI II
2. Qëllimet e lojës............................................................................... 14
2.1. Zhvillimi social dhe emocional....................................................... 14
2.2. Zhvillimi fizik dhe ai motorik.......................................................... 14
2.3. Zhvillimi i të folurit......................................................................... 14
2.4. Zhvillimi kognitiv dhe njohuria e përgjithshme.............................. 15
2.5. Qasjet ndaj të mësuarit.................................................................. 15
4
KAPITULLI III
3. Ndikimet e lojës tek fëmijët.......................................................... 15
3.1. Ndikimi i lojës në zhvillimin fizik.................................................... 16
3.2. Ndikimi i lojës në zhvillimin social-emocional................................ 16
3.3. Ndikimi i lojës në zhvillimin intelektual dhe gjuhësor.................... 18
KAPITULLI IV
4. Llojet e lojërave.............................................................................. 19
KAPITULLI V
5. Rëndësia e lodrave në zhvillimin e fëmijës.................................... 23
5.1. Lodrat funksionale dhe ideale....................................................... 26
5.2. Siguria e fëmijëve nga rreziku i lojërave dhe lodrave.................... 27
5.3. Roli i lojërave dhe lodrave............................................................. 30
PËRFUNDIMI......................................................................................... 32
LITERATURA.......................................................................................... 34
SHTOJCA................................................................................................ 35
5
HYRJE
Rëndësia e lojrave dhe lodrave në zhvillimin e fëmijëve konsiderohet si komponent
thelbësor në zhvillimin e fëmijëve. Nëpërmjet lojës fëmija rritet, zhvillohet, mëson shprehi
të reja, gjithashtu ajo shërben edhe si shenjë që tregon problemet që mund të ketë ai.
Njohja e fëmijës me lojën fillon shumë herët dhe kjo vihet re sapo shikon një foshnje të
sapolindur e cila është e prirur të reagojë ndaj çdo lloj forme të lojës. Nëse ti fillon të luash
me një fëmijë, kjo është një ftesë e hapur për të krijuar kontakt, për të ofruar dhe për të
ndarë së bashku pjesë të rëndësishme jetësore të cilat mund t’i ofrojë vetëm një aktivitet i
tillë.
Loja është veprimtaria më e rëndësishme në jetën e fëmijëve, ndonjëherë loja duket se
është më e rëndësishme se të ngrënit dhe gjumi, ndonjëherë është e lehtë dhe zbavitëse,
ndonjëherë është përpjekje e madhe për të fituar. Loja është”punë” dhe “detyrim” për
fëmijët. Gjatë lojës ata kryejnë punë, eksplorojnë mjedisin rreth tyre, mësojnë duke punuar
dhe krijojnë lidhje me të.
Loja është mënyra më e mirë për t’i zhvilluar fëmijët dhe për t’i shtyrë ata në një rrugë të
mbarë në procesin e vështirë dhe të gjatë të të nxënit, ndaj ajo nuk duhet NEGLIZHUAR e aq
më pak mënjanuar. Fëmijët e sotëm vuajnë nga mungesa e ambienteve ku mund të luajnë e
të vrapojnë, megjithatë, duke shfrytëzuar në maksimum ato mundësi që realiteti ofron,
prindërit dhe edukatorët duhet të bëjnë gjithqka që ata ta jetojnë fëmijërin e tyre dhe të
marrin sa më shumë prej saj.
Lojrat dhe lodrat zënë vend të rëndësishëm sa i përket zhvillimit të mëtutjeshëm të
fëmijës, pasi që një pjesë të madhe të ditës ata e kalojnë duke luajtur, me aktivitete të
ndryshme si dhe lodra të llojllojshme, gjatë lojës ata më së shpeshti i imitojnë të rriturit,
prindërit, shokët dhe shoqet si dhe atë që shohin në televizion. Fëmija gjatë zhvillimit të
lojës i plotëson dëshirat e ndaluara të tij si dhe i plotëson nevojat dhe dëshirat imagjinare.
Nga ajo që u tha në hyrje, shohim se loja është një gëzim i thjeshtë që përbën vitet dhe
jetën më të bukur të fëmijërisë së hershme.
6
ABSTRAKT
Ky studim synon të japë një informacion shpjegues, i bazuar në fakte, të cilat janë nxjerrë
nga autorë të ndryshëm, që i kanë studiuar lojrat, lodrat dhe rëndësinë e tyre në zhvillimin e
fëmijëve. Rëndësia e lojrave dhe lodrave ndikon në zhvillimin shëndetësor, në procesin e
edukimit dhe arsimimit, kujdesit personal si dhe socializimit dhe bashkëpunimit mes
fëmijëve.
Loja është mënyra kryesore e të nxënit në fëmijërinë e hershme, ajo paraqet mundësi të
pafundme, në të gjitha format e saja, për ndërveprimin e fëmijëve me njerëzit dhe objektet,
në situata reale dhe imagjinare dhe duhet të jetë qendrore në planifikimin e edukimit në
fëmijërinë e hershme.
Fëmija zhvillohet si tërësi, pra në të gjitha fushat zhvillimore. Mbivlerësimi apo
nënvlerësimi i cilësdo fushë është gabim, sepse fëmija nuk zhvillohet njëherë në aspektin
fizik pastaj në atë emocional apo në aspektin intelektual.
Secila lojë, secili aktivitet përfshin lëvizje të cilat zhvillojnë aftësitë fizike të fëmijës, ndikon
në zhvillimin e aftësive psikosociale të tij dhe e përfshinë atë në zhvillimin e kapacitetit
intelektual.
Të gjitha këto hulumtime mbështesin idenë se lojrat dhe lodrat kanë rëndësi të madhe në
zhvillimin fizik, social dhe atë intelektual – kognitiv të fëmijës.
Fjalët kyçe: Lojra, lodra, edukim, socializim.
7
FALENDERIME
Gjatë studimeve do të falenderoj bashkëpunimin me shoqet-koleget, për arritjen e
rezultateve, suksesit, si dhe përmbushjen e studimeve.
Falenderoj edhe profesorët në mbështetje të pakursyer të tyre, gjatë këtij rrugëtimi. Një
falenderim shkon edhe për Prof. Ass. Dr. Shefqet Mulliqi për ndihmën dhe mbështetjen që
më ofroi gjatë finalizimit të punimit të diplomës, këshillave dhe konsultimeve të shumta nga
ana e tij.
E falenderoj edhe drejtoreshën e IP “Hirushja”, Sindorela Ulaj, që më ka mbështetur gjatë
studimeve si dhe mungesës sime në punë, që të realizoj atë çfarë kam filluar.
Një falenderim i veçantë shkon edhe për bashkëshortin dhe fëmijët e mijë që më kanë
ndihmuar dhe mbështetur në çdo moment dhe në çdo aspekt, qysh nga fillimi i studimeve e
deri në finalizim të tij, sa i vështirë, aq edhe i bukur dhe i këndshëm.
8
KAPITULLI I
1. Definicioni i lojës së fëmijëve
Asnjë definicion për lojën nuk mund të përfshijë të gjitha pikëpamjet, përvojat,
përceptimet dhe pritjet që janë të lidhura me të. Megjithatë, duket se ekziston një
pajtueshmëri në mesin e teoricientëve që vijnë nga një sërë fushash të ndryshme disiplinore
për lojën dhe kontributin e saj të pazëvendësueshëm në zhvillimin e gjithmbarshëm të
fëmijëve.
Loja është një mënyrë me anë të së cilës fëmija krijon lidhje me botën e jashtme. Ajo
promovon mirëqenien e tyre dhe kontribuon në zhvillimin e gjithëmbarshëm të tyre.
Sot nuk ekziston një definicion univerzal për lojën. Sidoqoftë shumica e autorëve pajtohen
se loja paraqet një aktivitet vetë inicues i cili nxitet prej motiveve të brendshme dhe që ka
për qëllim argëtimin dhe kënaqesin. Ajo më parë paraqet një proces se sa një produkt.
Brenda definicionit për lojën përmenden këto karakteristika; afekti pozitiv, angazhimi
aktiv, motivimi i brendshëm, liria dhe rregullat e jashtme. 1
Afekti pozitiv - i referohet kënaqësisë dhe gëzimit të fëmijëve gjatë lojës i cili shprehet
përmes qeshjes, të kënduarit dhe shprehjes së gëzimit gjatë lojës. Sikurse të rriturit, edhe
fëmijët kërkojnë vazhdimisht të përjetojnë përvoja pozitive dhe punojnë për t’i përjetuar
ato.
Kënaqësia e fëmijës gjatë lojës ndërlidhet edhe me ANGAZHIMIN AKTIV të tij, involvimin e
thellë të fëmijëve në lojë dhe përqendrimin e plotë. Edhe pse kjo karakteristikë është mjaft
e dukshme prapëseprapë është një atribut i rëndësishëm, loja në mënyrë të plotë tërheqë
interesimin e fëmijëve.
Motivimi i brendshëm - faktorë të ndryshëm mund ta motivojnë fëmijën për të luajtur,
për të fituar një perspektivë të re familjare, për të fituar zotërim ndaj objekteve të reja,
1 edonaberishakida.webs.com/Ligjerata e I.doc -2:3
9
nevoja për të punuar me ndjenjat, për të fituar një kënd të ri për një përvojë të njohur, duke
arritur zotërim me objekte të njohura, që kanë nevojë për të punuar me ndjenjat. Edhe pse
motivimi vjen nga fëmijët, të rriturit duhet të krijojnë një mjedis të sigurt, të mbështesin dhe
ndihmojnë fëmijën gjatë lojës.
Liria dhe rregullat e jashtme - fëmijët gjatë lojës vendosin rregulla, udhëheqin role,
marrëdhëniet vendosin rregullat e kyqjes në lojë dhe të sjelljeve të pranueshme sociale.
Lojtarët pajtohen dhe hyjnë në lojë në bazë të rregullave të cilat kuptohen në mënyrë të
përbashkët.
Disa autorë përpiqen të japin një definicion për lojën në termet e përfundimit të
vazhdimsisë lojë-punë. Sipas autores Viktoria Dimidijan ”tradicionalisht përgjatë gjithë këtij
shekulli loja është definuar si një aktivitet të cilin fëmijët e realizojnë përpara se të
përgaditen për punën e vërtetë”. Loja është një aktivitet i vetë inicuar dhe vetë përfunduar
si dhe loja paraqet një aktivitet të hapur pa një synim që dëshirojmë të arrijmë. Procesi e
lejon lojën të marrë drejtime të ndryshme dhe të transformohet, shkurtohet apo zgjatet në
mënyrë spontane pa shkaktuar ndërprerje të aktivitetit. Psikologet perkrahin idenë se LOJA
është aktiviteti më i rëndësishëm gjatë fëmijërisë, adoleshencës madje edhe gjatë moshës
së rritur. Loja ofron lirimin nga stersi, përkrah angazhimin kreativ dhe ndihmon zhvillimin e
llojeve specifike të të mësuarit.
Fëmijët luajnë lojëra aktive, pasive, me shokë ose pa shokë, brenda ose jashtë shtëpisë, në
sezone të ndryshme të vitit, me mjete të ndryshme prej më të thjeshtave, deri te më të
bashkëkohoret.2
LOJA është tërësia e lëvizjeve dhe veprimeve të tjera që bëjnë ata të cilet luajnë, ndërsa
LODRAT janë sende apo grup sendesh të cilat janë punuar në përngjasim me diçka të
vërtetë, por gjithnjë të ndërtuara në miniaturë, përmasa shumë më të vogla, që femijët
zakonisht i përdorin për të luajtur dhe për t’u argëtuar. Këto ishin dy “fenomenet “ e këtij
studimi.3
2 Murtezani Lulzim (2006). “Psikologjia e Zhvillimit – Një vështrim përmbledhës”, shtëpia botuese “Çabej”,Tetovë.3 Osmani Qufli (2003). “Psikologjia zhvillimore – Periudha zhvillimore: zhvillimi ontogjenetik, dispensë, Tetovë.
10
1.1 Rëndësia e lojës dhe historiku i saj
Loja është pjesa më e rëndësishme e jetës së fëmijëve. Ajo luan një rol esencial në zhvillimin
e drejtë të tyre sidomos gjatë viteve të hershme të fëmijerisë. Loja ofron mundësi optimale
që fëmijët të ndërveprojnë me ambientin dhe njerëzit përreth dhe në këtë mënyrë t’i
zhvillojnë aftësitë e tyre fizike, kognitive, sociale, emocionale.
Që nga koha e filozofëve klasik grekë, loja është konsideruar si mënyra më karakteristike e
sjelljes së fëmijëve të vegjël, një shprehje natyrore e shpirtit të fëmijës dhe si një tipar
kryesor i definimit të fëmijërisë.
Aristoteli qysh në atë kohë vë në dukje se fëmijët pa qenë të vetëdijshëm nëpërmjet lojës
imitojnë role të ndryshme. Sipas Aristotelit imitimi paraqet një proces të trnasformimit të së
vërtetës apo realitetit dhe është konsideruar si një mundësi e “të mësuarit përmes
përvojës”. Qysh në këtë kohë vendosen bazat e lojës së pretenduar dhe rëndësisë së saj.
Filozofët e njohur të kohës së renesancës e vlerësojnë lojën si një aktivitet mental i cili e
mundëson të mësuarin tek fëmijët. Sipas Kantit “fëmijët duhet të mësojnë si të jenë në
lojë”. Edhe Loku në shkrimet e tij thekson rëndësinë e lojës në të mësuarin e fëmijës.
Schiller (1794) thekson se loja paraqet një aktivitet mental/simbolik dhe fizik. Sipas tij
individi është i kompletuar vetëm nëpërmjet lojës.
Froebel (1887) nje filozof tjetër i njohur thekson se loja paraqet nivelin më të lartë të
zhvillimit tek fëmijët. Sipas tij aktiviteti më i natyrshëm i fëmijëve është loja. Loja promovon
zhvillimin social të fëmijëve. Jeta e mëvonshme e individit i ka rrënjët në lojën e tij gjatë
fëmijërisë së hershme. Ky filozof njëherit zbuloi edhe blloqet ndërtuese dhe lojërat e kohës
rrotulluese.
John Dewey filozof dhe mësues, potencon rëndësinë e lojës në zhviullimin e fëmijës. Sipas tij
loja u mundëson fëmijëve të eksplorojnë shoqërinë dhe mjedisin. Ajo shërben si ndërmjetës
11
mes fëmijëve dhe shoqërisë. Ai poashtu thekson se loja ndihmon zhvillimin e aftësive
organizuese tek fëmijët.
Maria Montesori (1870–1952), është gruaja e parë e cila ka dhënë një kontribut të madh në
edukimin e hershëm të fëmijëve. Sikurse Froebel edhe Montesori ka parë rëndësinë e
aktivitetit të vetë iniciuar nga fëmijët nën mbikëqyrjen e një të rrituri. Sidoqoftë ajo ka vënë
theksin më tepër në rëndësinë e të mësuarit për jetën reale nëpërmjet materialeve gjatë
lojës konstruktive e cila gjë ka ndihmuar që nëpërmjet shqisave fëmijët të mësojnë dhe
bëjnë dallimin për ngjyrat, madhësinë, sasinë etj.
Qysh në kohët e lashta, Platoni ka thënë se edukimi duhet të bëhet përmes argëtimit.
Edhe pse gjatë periudhave të ndryshme të zhvillimit shoqërorë, mënyra e jetës është
ndryshuar, loja edhe në kushte të reja shoqërore ka mbetur pjesë përbërse e aktivitetit të
fëmijës. Për këtë arsye, loja dhe lodrat qysh prej kohësh kanë qenë objekt studimi të shumë
autorëve. Në filim të shek.XX, në SHBA ka filluar të paraqitet interesimi për rëndësinë dhe
vendin që e zënë lojrat dhe lodrat ne jetën emotive të fëmijës. Po në këtë shek. janë
llogaritur 5000 lloje të ndryshme lodrash, ndërsa sot ka më shumë se 60.000.
Industritë e ndryshme të cilat janë marrë më prodhimin e lodrave, kanë përdorur
materiale si: drurin, metalin, e më vonë diku në vitet e 50-ta përdorën edhe sintetikën.4
Kukullat si lodra, për herë të parë janë paraqitur në shek.XV. Nga shek. XVI-XVIII janë
përpunuar shumë kukulla luksoze të cilat u kanë shërbyer të rriturve si manekinë.
Me kalimin e viteve, kukullat janë bërë gjithnjë e më të përsosura, me sy qelqi, gjymtyrë nga
lëkura dhe flokë të ngjyrosura si dhe lodrat e tjera kanë përjetuar ndryshime të mëdha si për
nga materiali ashtu edhe dukja dhe forma. Sot kukullat flasin, këndojn, qeshin, qajnë dhe
ecin. Kjo është një përmbledhje e ndryshimit historik që ka përjetuar kukulla si lodër gjatë
historisë.
4 Nikoliq Stanisha (2005). “Bota e Psikës Fëmijore” Bazat e psikologjisë mjekësore fëmijërore. Shtëpia botuese“Furkan ISM”, Shkup.
12
1.2 Funksionet e lojës dhe rëndësia e saj
Loja në vitet e hershme të fëmijërisë ka një kontribut të veçantë në zhvillimin tërësor të
tyre. Aftësia për të luajtur paraqet njërën prej detyrave kryesore të zhvillimit në vitet e
hershme të fëmijërisë.
Studimet e shumta kanë arritur në përfundim se loja mundëson për fëmijën:
• Ta kuptojë botën që e rrethon
• Zgjeron të kuptuarin social dhe kulturor
• Shpreh mendimet dhe ndjenjat e tij
• Praktikon të menduarin fleksibil dhe divergjent
• Ballafaqohet dhe zgjidh problemet reale
• Mëson të merr në konsideratë edhe perspektivën e të tjerëve
• Zhvillon vetë-kontrollin
• Rrit aftësitë dhe shkathtësitë gjuhësore
• Ndihmon zhvillimin e trurit dhe zhvillimin motorik
13
1.3 Loja është e rëndësishme
- I ndihmon fëmijët të rriten shëndetshëm - Kur fëmijët vrapojnë, kapërcejnë, rrotullohen,
gjuajnë, notojnë, ata janë duke forcuar muskujt. Ata shpenzojnë energji dhe kjo i bënë të
ndihen të lodhur dhe të uritur. Fizikisht, loja zhvillon forcën, durimin dhe aftësinë për
tëluajtur.
- I njeh fëmijët me botën që i rrethon - Lodrat i ndihmojnë fëmijët të mësojnë kuptimin e
fjalëve në përgjithsi, nëpërmjet përdorimit të komandave të ndryshme, si:”NDALO”!,
“SHKO”!, “HAJDE”!, “KËNDO”, “KËRCË”, “QËNDRONË RRADHË”, etj.
- I ndihmon fëmijët të mësojnë rreth njerëzve - Ndërsa luajnë, fëmijët mësojnë të
zbatojnë rregullat e lojës, radhën dhe shprehi të tjera të lojës me të tjeret. Kur ata aktrojnë,
luajnë në mes ndjenjave të tyre dhe përsonalisht imitojnë veprime dhe gjeste të shokëve të
tyre. Gjatë lojës fëmijët mund të udhëheqin, ose të udhëhiqen nga të tjerët, të kuptojnë më
mire vetveten dhe të tjerët.
- I ndihmon fëmijët të ndihen mirë - Fëmijët LOJA i kënaqë, pavarsisht nga rezultati i saj.
Kur loja është e vështirë dhe fëmijët ia dalin mbanë, ata ndihen të gjalleruar dhe mund të
shfaqin shenja kënaqësie.
- Përcjell te fëmijët vlera humane - Fëmijët mësojnë të tregohen të kujdesshëm, të
durueshëm në zhvillimin e lojës. Ata mësojnë të zgjidhin lojra gjuhësore, fjale kyçe,
gjëegjëza dhe situata të thjeshta problemore. Në lojë fëmijët mësojnë çfarë është e drejtë
dhe çfarë është e gabuar, mësohen të jenë sportiv, të ndershëm dhe të mos “mashtrojnë”,
zhvillojnë më tejë fantazinë, mësojnë të dëgjojnë të tjerët, të ndjekin udhëzime dhe të
respektojnë rregullat e lojës. Këto aftësi do të jenë të rëndësishme për fëmijën kur të rritet.
14
KAPITULLI II
2. Qëllimet e lojës
Fëmijët, nga lindja e deri në moshën 8 vjeqare mësojnë shumë shpejtë, duke përdorur të
gjitha aftësitë e tyre të përceptimit dhe tërë trupin e tyre për të pranuar, kuptuar ndodhitë
dhe eksperiencat rreth tyre. Gjatë kësaj periudhe të jetës së tyre, ata mësojnë përmes lojës
dhe eksplorimit, përgjatë pesë dimensioneve kyqe të zhvillimit siç janë:5
2.1 Zhvillimi social dhe emocional – duke luajtur me të tjerët, fëmijët mësojnë shpejtë
nevojën e bashkëpunimit dhe të ndarit të diqkaje me shokët. Bashkëveprimi me fëmijët e
tjerë u mëson atyre aftesitë e nevojshme sociale për të jetuar në shoqëri. Loja i ndihmon
fëmijët të kuptojnë më mirë emocionet e të tjerëve. Pra, lojrat i ndihmojnë fëmijës të fitojnë
përvoja të reja si dhe zhvillim të aftësive të të menduarit, të zhvilloj imagjinatën, sigurinë si
dhe bashkëpunimin me të tjerët, të jetë i pavarur, kreativ, të veprojë me përgjegjsi, të
zhvillojë aftësi të të menduarit kritik, t’i definojë dhe t’i shprehë nevojat e tij.
2.2 Zhvillimi fizik dhe ai motorik - gjatë një loje fizike, fëmija vrapon, kacaviret, godet
topin, kryen një sërë veprimesh dhe është në lëvizje. Të gjitha këto lëvizje e aftësojnë
fëmijën për kryerjen e detyrave të tjera të cilat janë një lloj pasrele drejt rritjes së pavarsisë
si dhe shëndeti i tyre është i lidhur me vëmendjen dhe përformancën e aktiviteteve
edukative që zhvillohen gjatë procesit të lojës.
2.3 Zhvillimi i të folurit - gjatë lojës fëmijët zhvillojnë dukshëm edhe të folurit dhe
komunikimin, si dhe gjuha iu mundëson fëmijëve të marrin pjesë me anën kognitive dhe atë
emocionale të programit edukativ. Ata fitojnë eksperienca për të bashkëpunuar me të
tjerët, për të bashkëvepruar,për të shprehur mendimet, ndjenjat me të tjerët, të gjitha këto
arrihen duke luajtur fëmijët së bashku.
5 Kagan, Moore & Bredekapm (1995). Child Development Technology in Early Childhood Education, Finding theBalance.
15
2.4 Zhvillimi kognitiv dhe njohuria e përgjithshme - fëmijët kanë nevojë për të mësuar
nga ajo që i rrethon dhe për mundësi interaksioni me njerëz dhe objekte në ambient.
Eksperiencat me bashkëmoshatarët dhe të rriturit i lejojnë fëmijët të kuptojnë lidhjet në
mes të objekteve dhe ngjarjeve, të konstruktojnë modele të dijes dhe të mësojnë rrugë për
të zgjedhur problemet.
2.5 Qasjet ndaj të mësuarit - duke kuptuar predispozitat dhe llojet e të mësuarit që
influencojnë reagimin e një fëmije ndaj mundësive për të mësuar, të rriturit mund të
inkurajojnë dhe rrisin pjesmarrjen, atëher fëmijët mund të jenë nxënës të suksesshëm në
disa mënyra.
KAPITULLI III
3. Ndikimet e lojës tek fëmijët
Loja i nevojitet fëmijës që ta zhvillojë trupin, intelektin dhe veçantitë e tij, ashtu si ushqimi,
shtëpia, ajri i freskët, ushtrimet dhe pushimi. Përzgjedhja e lodrave të përshtatshme,
ambientit për lojë dhe shokëve të lojës, ka rëndësi primare për fëmijën6. Loja paraqet një
formë të bashkimit të efektit fizik dhe mendor, në mënyrë që në fund të arrihet kënaqësia
emocionale.
Lodrat duhet të jenë të pershtatura me moshën dhe zhvillimin e fëmijës, nuk duhet të
ketë pak lodra, por as tepër, sepse fëmija mund të hutohet. Ambienti për lojë nevojitet për
aktivitete të lira, çdo fëmijë duhet ta ketë territorin e vet të sigurt.
Koha e lojës duhet të jetë e arsyeshme, më parë e planifikuar. Loja nuk duhet të jetë tepër
e shkurtër, për të mos shkaktuar frustrimin e fëmijës, por as tepër e gjatë, në mënyrë që të
mos mërzitet. Shokët në lojë janë të nevojshëm në të gjitha etapat e zhvillimit të lojës.
6 Michele Meuwly et Jean-Pierre Heiniger (2007). “Rire, courire, bouger pour mieux grandir ensemble, - Jeux abut psychosocial”, Terre des Hommes-aide e l’enfance.
16
3.1 Ndikimi i lojës në zhvillimin fizik
Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm, rriten dhe zhvillohen sipas ritmit të tyre. Duke u rritur,
në zhvillimin e tyre vihen re ndryshime si p.sh. një fëmijë që më parë nuk ishte në gjendje të
gjuante topin, pas disa kohësh arrin ta bëjë shumë mirë një veprim të tillë.
Fëmijëve duhet t’u jepen sa më shumë mundësi për të luajtur. Zhvillimi motorik varet nga
përvojat e lojës. Kur luajnë, fëmijët mësojnë të përdorin muskujt, ata mund të hidhen, të
kërcejnë, të lëkunden, të rrokullisen, të zvarriten dhe të vrapojnë sipas mënyrës së tyre,
mund të marrin pjesë në sporte dhe gara të ndryshme, mund të formojnë edhe grupe dhe të
luajnë lojra garuese.7
Loja është një mjet shumë i mirë sa i përket hapësirës së veprimit spontan të fëmijës, ajo
siguron një mundësi të mirë që në mënyrë spontane fëmijët të demonstrojnë sjellje të cilat
do të hezitonin t’i bënin në rast se do t’u kërkohej një gjë e tillë.
Loja ndërton trup të shendetshëm, në kontrast me argëtimin pasiv. Lojrat e pastrukturuara
mund të jenë rrugë e veçant për rritjen e nivelit fizik te fëmijët, gjë e cila është një strategji
e rëndësishme në zgjidhjen e problemit të obesitetit (trashësisë).
Të gjitha këto lëvizje dhe lojra, e aftësojnë fëmijën për kryerjen e detyrave të tjera të cilat
janë një lloj pasarele drejt rritjes së pavarsisë.
3.2 Ndikimi i lojës në zhvillimin social emocional
Loja shoqërore nënkupton ndërveprimin mes fëmijëve. Mënyra si fëmijët krijojnë lidhje
me njerëz të ndryshëm quhet zhvillim social. Studimet tregojnë se fëmijët lidhen me njerëz
në mosha të ndryshme dhe mënyra të ndryshme, ata janë të lirë të krijojnë sipas fantazisë
së tyre. Duke luajtur me të tjerët fëmijët mësojnë shpejt nevojën e bashkëpunimit dhe të
ndarit të diçkaje me shokët. Bashkëpunimi me fëmijët e tjerë u mëson atyre aftësitë e
nevojshme sociale për të jetuar në shoqëri, prandaj mund të themi se loja i ndihmon fëmijët
të kuptojnë më mirë emocionet e të tjerëve, të fitojnë përvoja të reja si dhe zhvillim të
7 Musai Bardhyl (1999). “Psikologji Edukimi – zhvillimi, të nxënët, mësimdhënia”, shtëpia botuese “PEGI”,Tiranë.
17
aftësive të të menduarit, të zhvillojë magjinatën, sigurinë si dhe bashkëpunimin me të tjerët,
të jetë i pavarur, kreativ, të veprojë me përgjegjsi, të zhvillojë aftësi të të menduarit kritik, t’i
definojë dhe t”i shprehë nevojat e tij.
Lojrat në grup, veprimtaritë sportive, komunikimi gjatë lojës, luajtja e roleve në lojrat që
lidhen me profesionet, zhvillojnë marrdhënie pozitive shoqërore ndërmjet fëmijëve.
Loja i lejon fëmijët që të eksplorojnë botën të cilën mund ta zotërojnë, ajo iu mundëson
fëmijëve ta mposhtin frikën e tyre, përderisa ata praktikojnë role që i imitojnë të rriturit,
ndonjëherë bashkë me fëmijët e tjerë ose kujdestarët e tyre. Përderisa zoterojnë botën e
tyre , loja fëmijëve iu ndihmon të zhvillojnë kompetenca të reja që çon drejt rritjes së
vetëbesimit dhe elasticitetit, gjë e cila do t’iu nevojitet për të përballur sfidat në të
ardhmen.8
Përmes lojës dhe me anë të saj, fëmija shpreh ndjenjat ashtu si janë në vetvete, pa trillime
dhe gënjeshtra si p.sh. një vajzë duke luajtur me kukullën e saj, ajo i fal ndjenjat ashtu si
janë, gjithçka e jep me gjithë shpirt, e rregullon karrocën e saj, palos mbulesat, bisedon me
të, e vë në gjunë etj. Kjo lojë i lejon fëmijës t’i shprehë të gjitha ndjenjat, mjafton të shohësh
shprehjen e saj derisa e përqafon, e përkëdhelë me fjalë të bukura, në anën tjetër, në raste
inati me kukullën e saj, ajo përdorë edhe fjalë të rënda, ashtu si i ka dëgjuar prej nënës ose
te dy prindërve.9
Lojërat simbolike ose lojërat imitative, tregohen si formë e veçantë e mësimit social tek
fëmijët, sepse ndërmjet tyre ata hyjnë në botën e veprimtarive të të rriturve në raportet e
tyre të ndërsjella. Fëmijët kanë nevojë që të vishen dhe të sillen si njerëzit që i njohin.
Pajisjet që i inkurajojnë lojra të tilla, janë; pajisjet e mirëmbajtjes së shtepisë, kukullat, enët
e kuzhinës, blloqet, mjetet e transportit, instrumentet muzikore etj.
Edhe lojrat dhe lodrat muzikore shprehin emocionet dhe ndjenjat e tyre të brendshme si
p.sh. duke kënduar, duke fërshëllyer, duke u rënë veglave muzikore, duke kërcyer etj.
8 Murtezani Lulzim (2006). “Psikologjia e Zhvillimit – Një vështrim përmbledhës”, Shtëpia Botuese “Çabej”,Tetovë.9 Lleshi Xhevahir (2003). “Shentëria e tij-Fëmija”. Shtëpia botuese “UEGEN”, Tiranë.
18
Studimet tregojnë se ndikimi i të rriturve është i domosdoshëm jo vetëm që të paraqiten
lojrat e para elementare, por edhe të kalohet nga faza më e ulët zhvillimore, nga viti i tretë
deri në vitin e pestë, në fazën më të lartë zhvillimore, nga viti i pestë deri në vitin e shtatë.
Secila lojë dhe secili aktivitet ndikon në zhvillimin e aftësive psikosociale që rezulton në
menagjimin më të mirë të emocioneve dhe lidhjeve sociale, këto janë: vetëbesimi,
entuziazmi, kreativiteti, përgjegjsia, sinqeriteti, vendosmëria, besimi në të tjerët,
komunikimi, respekti, etj.
3.3 Ndikimi i lojës në zhvillimin intelektual dhe gjuhësor
Ekziston një marrëdhënie e fortë në mes të lojës dhë zhvillimit kognitiv, si dhe në mes të
lojës dhe mësimit. Në lojën intelektuale zë një vend të rëndësishëm të menduarit dhe
arsyetimi. Nëpërmjet lojës fëmijët mësojnë të numrojnë, të flasin, të lexojnë, të shijojnë, të
prekin dhe të shohin.
Aktivitete e ndryshme si dhe lojrat e ndryshme i perfshijnë fëmijët në zhvillimin e
kapaciteteve të tyre intelektuale dhe gjuhësore, ku përfshihen aftësitë për t’u koncentruar,
vëzhguar, parashikuar, menduar, për të marr vendime, etj.
Kur fëmijët aktrojnë dhe luajnë role sipas zgjedhjes së tyre, ata zhvillojnë gjuhën, të folurit
dhe të shprehurit. Imagjinatën dhe fantazinë e fëmijëve e zhvillojnë lojrat me rërë, me ujë,
ngjyrosjet me bojra uji dhe lapustila etj. Aftësinë e të menduarit dhe të krijuarit, e zhvillon
më së shumti loja-fjala p.sh. ORA,DORA ,DIELLI, që zëvendësohen duke i vizatuar figurat ne
vend të shkronjës.
Mendimet, ilustrimet dhe gjetjet e fëmijëve janë të paparashikueshme dhe janë rrjedhojë
e fantazisë dhe krijueshmerisë së tyre, çdo fëmijë do dëgjuar dhe respektuar për mendimin
dhe idetë që shfaq. Mësuesit gjithmonë e kanë vlerësuar shumë aftësinë e fëmijëve për të
mësuar përmes lojës, pjesërisht ky është reflektim i rëndësisë së saj që ata e cilësojnë
mësim përmes “pervojave të drejtpërdrejta”. Loja shihet si komponent thelbësor i zhvillimit
19
normal të fëmijës, ajo është PUNA e fëmijës, mjeti me anë të cilit rritet e zhvillohet.
Mungesa e lojës është një pengesë në zhvillimin e individëve të shëndoshë dhe kreativë.10
Sipas Suzan Issac (1929), loja aktive mund të shihet si shenjë e shëndetit mendor dhe
mungesa e saj mund të shihet, ose si disa defekte të lindura, ose si sëmundje mendore.
Nga e gjithë ajo që u potencua lidhur me rëndësinë dhe qëllimet e lojrave, shohim se
lëvizjet që fëmija i bënë përderisa luan, ndikojnë në zhvillimin e aftësive fizike të tij, pastaj,
loja ndikon edhe në zhvillimin e aftësive psikosociale të fëmijës, gjithashtu loja e përfshin
fëmijën në zhvillimin e kapacitetit intelektual të tijë, pra LOJA i mundëson fëmijës unitetin e
zhvillimit FIZIK, SOCIAL dhe INTELEKTUAL.
KAPITULLI IV
4. Llojet e lojërave
Ekzistojnë disa lloje të lojërave të cilat kontribuojnë në mënyra të ndryshme në zhvillimin e
aftësive të të mësuarit dhe zhvillimit të gjithmbarshëm të fëmijëve. 11
Lojërat eksplorative/shqisore – fëmijët mjaft të vegjël arrijnë të eksplorojnë ambientin
dhe objektet e ndryshme përmes – prekjes, duke I fitur në gojë duke i goditur, shtrenguar
etj. Kur të rriten materialit sikurse plastelina, ngjyrat, pikturimi shërbejnë si përvoja të lojës
shqisore. Në përgjithësi kjo lojë mundëson për fëmijët përdorimin e shkathtësive fizike dhe
shqisore në të mësuarin e materialeve të lodrave të tyre, si duken ato dhe se cfare mund të
shërbejnë.
Loja funksionale – ndryshe njihet edhe si loja praktike. Eshte nje nder lojat me te
zakonshme per foshnjat dhe femijet e vegjël.. Veprimet gjate kesaj loje jane te karakterit
perserites dhe kontribuojne ne arritjen e vetebesimit dhe aftesive fizike. Nje shembull I lojës
10 Smilansky, S., & Shefatya, L. (1990). Facilitating play: A medium for promoting cognitive, socio-emotional andacademic development in young children. Gaithersburg, MD: Psychosocial and Educational Publications. (Ascited in Isenberg & Quisenberry, 2002).11 edonaberishakida.webs.com/Ligjerata e I.doc-6:8
20
funksionale mund te jetë kur foshnja fut objetktet ne nje kuti dhe pastaj e zbraz kutine.
Pastaj e përsërit veprimin e njëjtë disa herë.
Loja fizike – i referohen aktiviteteve që përfshijnë të gjitha llojet e lëvizjeve fizike. Gjatë
këtyre lojërave një sër shkathtësish motorike ushtrohen dhe zotërohen.
Në moshën parashkollore lojërat fizike përfshijn] vrapimin, kukafshehti, loërat e ndryshme
me top etj. Aktivitete të tjera ku fëmijët mund të përfshihen sidomos për të treguar
shkathtësitë dhe forcën e tyre janë vrpimi, ngjitja, kërcimi etj.
Lojërat manipulative – Fëmijët zhvillojnë dhe kontrollojnë forcën në gishtërinjtë dhe duart
e tyre përmes lojës manipulative. Lojërat manipulative përfshijnë lojërat puzzle, prerja me
gërshërë, veshja e kukullave, lojërat e tjera ndërtuese, blooqet etj. Këto lloje të lojërave i
ndihmojnë fëmijëve të zhvillojnë aftësitë precise motorike sidomos duke përdorur kontrollin
gjatë manipulimit të objekteve, vizualizimin e objekteve, si dhe përdorimin e shqisace të të
parit dhe të shikuarit.
Loja simbolike – I referohen lljeve të lojërave spontane dhe zakonisht përfshin përdorimin
e lojërave apo objekteve të tjera të cilat përfaqësojnë diqka ndonjë object tjetër. P.Sh
fëmijët e përdorin brushën e flokëve si telefon apo në një rast tjetër mund ta përdorin si
veture nëse me të ecin në dysheme. Loja simbolike më tej përfshin dy kategori të tjera:
lojën konstruktive dhe lojën imagjinative apo dramatike. Kjo lojë mund të shihet tek femijet
dyvjeçare dhe vazhdon deri në mosha më të rritura.
Loja konstruktive - ka të bëje me shfrytëzimin e materialeve nga ana e fëmijës për të
krijuar diqka. Kjo ndihmon ne zhvillimin e te menduarit kreativ dhe aftesive baze te
zhvillimit. Shembull mund të jetë përdorimi i kutive nga fëmija per te krijuar nje fortese. Loja
konstruktive është e ngjajshme me lojen funksionale mirepo permban me teper detaje. Loja
Konstruktive fillon në foshnjëri dhe bëhet më e ndërlikuar me rritjen e fëmijëve. Në
foshnjëri kjo lojë fillon kur fëmijët fusin në gojë objekte të ndryshme për të parë si duken
dhe si shijojnë ato. Gjatë fëmijërisë fëmijët fillojnë të ndërtojnë me blloqe, të luajnë me rërë
dhe të vizatojnë. Loja konstruktive u lejon fëmijëve të eksplorojnë objektet dhe të zbulojnë
se cfarë mund të bëhet dhe cfarë nuk mund të bëhet. Fëmijët të cilët fitojnë vetëbesim gjatë
manipulimit të objekteve bëhen të zotë në krijimin e ideve dhe janë njohës më të mirë të
21
koncepteve matematikore. Fëmijët e moshave më të mëdha punojnë edhe në grupe gjatë
lojërave konstruktive.
Lojërat imagjinative: i referohen kryesisht lojërave të karakterit dramatic. Këtu hyjnë loja
dramatike, loja e pretenduar, loja bëje dhe beso si dhe loja socio-dramatike. Këtu mund të
përfshihen loja me shtëpi apo lojërat e tjera bëje dhe beso. Gjatë këtyre lojërave fëmijët
përdorin imagjinatën e tyre në pretendimin e roleve, objekteve dhe situatave. Me rritjen e
fëmijëve dhe krahas zhvillimit të imagjinatës së tyre lojërat imagjinative bëhen më
komplekse . Ata përdorin dhe aftësitë e tyre gjuhësore dhe në këtë mënyrë ata sajojnë
tregime dhe skenare të ndryshme.
Loja dramatike - ndodh kur femija pretendon te jete dikush tjeter apo te luan nje rol.
Shembull i kesaj loje mund te jete momenti kur femija vesh nje pelerine dhe pretendon te
jete nje superhero. Loja dramatike ndihmon zhvillimin e gjuhës dhe fjalorit, rrit aftësitë e
kujtesës, zhvillon të menduarin fleksibil dhe zbulues, etj.
Lojërat socio-dramatike – konsiderohen atëherë kur në lojë marrin pjesë dy apo më tepër
fëmijë. Shembull mund të jetë kur femijët luajne shkollash ku njëri bëhet mësuesi e tjetri
nxënesi. Kjo loje i mundëson fëmijeve të eksperimentojnë me aftësite sociale dhe
përdorimin e tyre në situata reale jetësore ne te ardhmen. Sipas Piazhesë lojërat socio-
dramatike zhvillojnë të menduarin abstrakt, rafinojnë të kuptuarit e fëmijëve për botën si
dhe mësojnë t’i zgjidhin problemet në një ambient të sigurt.12
Lojërat e bazuar në rregulla – jane mjaft te zakonshme per femiejt shkollore. Ato njihen si
lojera te cilat i krijojne femijet dhe perfshijne te menduarit e tyre logjik dhe aftesite e tyre
sociale. P.sh kur nje grup i femijeve luan kukafshehti.
Lojërat gjuhësore ose lojërat me fjalë: I referohen aktiviteteve vetë ushtruese gjatë të
cilave manipulohet me tingujt dhe me fjalë. Me rritjen e fëmijëve këto lloje të lojërave
zakonisht përfshijnë rimën, lojërat me fjalë apo humoret.
Shumë studies i kanë observuar fëmijët gjatë lojës dhe kanë ardhur në disa përfundime sa i
përket sjelljeve të cilat i manifestojnë fëmijët gjatë luajtjes së lojërave te ndryshme.
12 Smilansky, S., & Shefatya, L. (1990). Facilitating play: A medium for promoting cognitive, socio-emotional andacademic development in young children. Gaithersburg, MD: Psychosocial and Educational Publications. (Ascited in Isenberg & Quisenberry, 2002).
22
Lojërat Pasive
Sjelljet e fëmijëve gjatë lojës pasive karakterizohen:
• jo i përfshirë – atëherë kur fëmija lëviz mirëpo nuk merr pjesë në asnjë aktivitet të lojës
• shikues – atëherë kur fëmija mund të vëzhgojë apo flas me lojtarët por nuk inkuadrohet
në lojë .
Loja e Involvuar
Sjelljet e manifestuara gjatë lojës së involvuar janë:
• i vetmuar – atëherë kur fëmija luan në vetmi
• paralel- atëherë kur fëmija luan vetëm kur gjendet afër fëmiut
• i shoqëruar- ndodh atëherë kur fëmija luan dhe flet me lojtarët e tjerë por qëllimet dhe
aktivitetet e lojës janë të ndryshme
• bashkëpunuese- kur fëmija ndan dhe negocion lojën me të tjerët nëpërmjet të marrjes së
radhës etj.
Lojrat në natyrë
Lojrat në natyrë dhe ajër të pastërt janë pa fund, sepse duke lozur në natyrë fëmija rritet në
mënyrë harmonike duke mbështetur aktivizmin e tij dhe në të njëjtën kohë duke zhvilluar
anën intelektuale, emocionale, shpirtërore, shëndetsore dhe fizike, në përgjithsi lojrat në
natyrë ndihmojnë në mirëqenien e fëmijës. Shkenctarisht është vërtetuar se lojrat në natyrë
ndihmojnë në:
- rritjen dhe zhvillimin e krijimtarisë së fëmijës,
- përmirëson përqendrimin e vëmendjes,
- përmirëson kuptueshmërinë,
- garanton një ekuilibër në zhvillimin fizik,
23
- ndihmon në lidhjen shoqërore dhe në aktivitetet në grup,
- rritë diciplinën ndaj vetes dhe rregullimin e tij dhe
- ulë nivelin e stresit.
Kur një fëmijë është jashtë në natyrë, të gjitha shqisat e tij aktivizohen. Ai përfshihet në
diçka që është shumë më e madhe se vetë fëmija. Fëmija në natyrë dëgjon, shikon, prek,
nuhatë, madje edhe shijon. Të gjitha lojrat që organizohen kanë si qëllim zhvillimin e
fëmijës në disa aspekte si në atë të zhvillimit emocional, psikologjik dhe moral të tyre.
KAPITULLI V
5. Rëndësia e lodrave në zhvillimin e fëmijës
Deri më tani u fol për rëndësinë, qëllimet apo funksionet e lojës në zhvillimin e fëmijëve në
aspektin e zhvillimit fizik, social dhe në zhvillimin kognitiv apo intelektual të fëmijës, po
ashtu rëndësi të veçantë në këtë sferë paraqet përzgjedhja e lodrave. Ndryshe, nga ajo që u
tha më lartë, u pa se ekzistojnë lloje të ndryshme të lodrave si ato edukative, lodra që nxisin
shkathtesi fizike, lodra që e zhvillojnë të menduarit logjik kreativ, lodra statike, etj.
Mirëpo, në anën tjetër, ka edhe lodra të dhunshme të cilat ndikojnë negativisht te fëmijët,
per këtë arsye zgjedhja e tyre ka rëndësi shum të madhe.
-Nga lodrat që e nxisin shkathtësinë fizike të fëmijës, më të shpeshta janë lodrat të cilat
përdoren në “ajër të pastër” dhe të cilat gjithashtu shënojnë përparim të dukshëm dhe
popullaritet të madh. Disa prej tyre janë lojrat me çark , me top, me litar, lojrat me birila etj.
Por, gjithashtu shumë të popullarizuara janë edhe rolerat dhe biçikletat, për nga
popullariteti shpejtë kanë depërtuar edhe “skateboard” dhe “hoverboard”, ku në SHBA kanë
arritë popullaritet të madhë dhe llogaritet një shifer e lartë e përdoruesve të flaktë të cilët i
kanë klubet e veta dhe garat oficiale. Depërtim të ngjajshëm arritën edhenë shumë vende
24
evropiane.13 Sa i përket zhvillimit të shkathtësive fizike, lojrat jashtë shtëpisë janë dukshëm
më të mira se ato brenda shtëpisë. Ambienti i jashtëm lejon zhurmë, lëvizje dhe liri më të
mëdha në krahasim me ambientet e mbyllura. Loja jashtë shtëpisë u lejon fëmijëve
mundësinë që të rrisin aktivitetin fizik dhe në këtë mënyrë të zhvillojnë fuqinë fizike.
Edhe lodrat e përshtatura moshës së fëmijës preokupojnë vazhdimisht interesin e
prodhuesve, të psikologëve dhe pedagogve. Ndër lodrat për fëmijë më të vegjël se
njëvjeçarë, zakonisht janë ato lodra që mund të varen mbi dhe përreth fëmijës dhe të cilat
zakonisht janë të dekoruara. Lodrat që i jepen fëmijës t’i mbajë në dorë që me to të
argëtohet, janë të njohura “biberoni për dhëmbët” kur fëmijës fillojnë t’i dalin dhëmbët,
pastaj lodra për ecjen e fëmijës, figurat e vogla në formë të kafshëve, etj.
Fëmijët mbi një vjeç të cilët fillojnë të flasin, kanë nevojë për hapësirë dhe për ndryshimin
e rrethit. Për këta fëmijë, është shumë me rëndësi, që me prodhimin e parë gjuhësor, të
shohi edhe figura. Njësoj janë të mira edhe lodrat për rregullim ose lodrat prej mëndafshi
(ariu, qeni, kukullat) përmes të cilave fëmija i manifeston instiktet e sundimit dhe të
kontrollit të rrethit. Për fëmijët e kësaj moshe, është e përshtatshme të lujanë lojra të cilat
përfshijnë lëvizje të thjeshta motorike, si renditja, rrotullimi i një lodre para-mbrapa etj.14
Për fëmijët 3 vjeçar janë të përshtatshme të ashtuquajtura lodra imituese, siç janë
kukullat, kuzhinat dhe enët e kuzhinës, shtëpizat, punëtoritë, etj. sepse këto të fundit i
ofrohen fëmijës si refleksion i botës së rritur.
Lodrat me muzikë ndihmojnë në zhvillimin psiqik të fëmijëve dhe kërkojnë koordinim të
lëvizjeve në zhvillimin motorik, si dhe përmirësojnë koordinimin e syve dhe duarve. Përveç
kësaj, loja me lodra muzikore dhe përdorimi i ndonjë instrumenti i mëson fëmijët që të jenë
më të kujdësshëm, të fokusohen në dëgjim të muzikës dhe koncentrim. Lodrat muzikore ju
dhurojnë argëtim fëmijëve, nëse fëmija është i rrethuar nga muzika në fëmijëri, kjo i
ndihmon që të krijojë dhe të ndërtojë interes për muzikë.
13 Nikoliq Stanisha (2005). “Bota e Psikës Fëmijore” Bazat e psikologjisë mjekësore fëmijërore. Shtëpia botuese“Furkan ISM”, Shkup.14 Murtezani Lulzim (2006). “Psikologjia e Zhvillimit – Një vështrim përmbledhës”, shtëpia botuese “Çabej”,Tetovë.
25
Lodra më të preferuara për fëmijët e gjiniës mashkullore të moshës 5-8 vjeçare janë
automobilat dhe motoçikletat, për vajzat kukullat, kurse për fëmijët e të dy gjinive janë lloje
të ndryshme të lodrave si kube për ndërtim dhe lodra shoqërore. Për këtë moshë shpesh
blihen edhe marioneta. Shumë të mira janë marionetat që prezantojnë djelmoshat,
vashëzat, qenin, ndonjë anëtarë të familjes etj. Ai projektohet në marionetë ose marionetën
e përfaqësojnë persona të tjerë të cilëve u drejtohet fëmija dhe me të cilët flet ai.
Për fëmijët e moshës 8 vjeç e më shumë, dallimi në gjini bëhet gjithnjë e më evident dhe kjo
reflektohet edhe në interesin që i kushtohet lodrave dhe zgjedhjes së tyre gjatë blerjes, ku
vajzat shprehin interesim më tepër ndaj kukullës shumë të popullarizuar Barbi, ndërsa
djelmoshat e kësaj moshe kanë interesim për lodra luftarake. Sot në trend janë përgatitjet
policore (xhaketa, rrip me revole, çizme, etj.) Ky arsenal zgjerohet me pushkë automatike,
snajperë, tanke që dirigjohen etj.
Te fëmijët e moshës mbi 11 vjeç dominojnë lojrat me top, pastaj nga lodrat edukative në
atë moshë më atraktive janë video-lojrat dhe lloje të ndryshme të lotarisë, por edhe shahu,
domino, etj.15
Lodra është një send simbolik, i cili i mundëson fëmijës që të bartë botën e fantazive në
lojë, në mënyrë që të arrijë kënaqësinë e cila përndryshe i mungon në botën e të rriturve.
Me lojën e fëmijës udhëheqë elementi i fuqishëm i jetës psiqike të fëmijës të cilin Prof. S.
Nikoliq në librin e tij “Bota e Psikës Fëmijërore” e quan “rregulli i kënaqësisë”, të cilës i
kundërvihet “rregulli i realitetit”. Këto dy lloje të funksionimit psiqik janë karakteristike për
çdo qenie njerzore, ndërsa specifika e tyre është në atë se te fëmijët rregulli i kënaqësisë
dominon ndaj rregullit të realitetit. Fëmija për nga natyra e zhvillimit të vet psiqik është
qenie që fantazon. T’i lëshohet fantazisë ose ëndërrimit ditor, është një nga mënyrat që ta
mbisundojë fëmija atë ndjenjë të pafuqisë e cila e frikson atë tejmase. Ky aktivitet është
krejtësisht i ngjajshëm me aktivitetin e ëndrrës, derisa fëmija fle. Të shohësh ëndrra me sy
hapur, të ëndërrosh duke qenë zgjuar, kjo është dukuri e vazhdueshme e fëmijëve, sidomos
e fëmijëve të moshës 2-6 vjeç. Fëmija kalon duke imagjinuar histori dhe ngjarje me heronjë
përgjatë kohës derisa ai luan. Ata imagjinojnë episode të rezikshme, me kusht që ato të
15 Nikoliq Stanisha (2005). “Bota e Psikës Fëmijore” Bazat e psikologjisë mjekësore fëmijërore. Shtëpia botuese“Furkan ISM”, Shkup.
26
mbarojnë mirë. Nëpërmjet këtyre historive e ngjarjeve të lavdishme, fëmija fillon të
formohet si karakter, prandaj varet shumë nga talenti dhe zotësia e atij që lexon apo tregon.
Fëmija duke kërkuar përmes lojës plotsimin halucinar të dëshirave të veta, ai duke u rritur,
zbulon realitetin e jashtëm, qoftë edhe me çmim të dëshpërimit eventual, apo të pasojave
të palakmueshme. Ky realitet në mënyrë graduale bëhet princip rregullator i funksionimit të
tij psiqik. Këto njohuri të psikologjisë mjeksore sqarojnë pse lodrat me rëndësinë e vet të
shumfishtë emocionale, edukative dhe sociale, janë bërë fenomen shoqëror i vërtetë.
5.1 Lodrat funksionale dhe ideale
Në Francë, në prill të vitit 1977 është bërë një anketim sa i perket blerjes së lodrave, me
kërkesë të Asociacionit Ndëekombëtar të Lodrave. Anketimi është bërë tek një milion blerës
të lodrave të ndryshme të të dy gjinive, të moshes mbi 18 vjeç. Në pyetjen se cilat kualitete i
presin prindërit nga lodra (pyetja: Cilat tri karakteristika të numëruara, më së tepërmi i
pergjigjen lodres ideale?) përgjigjet ishin këto: Anketa zbuloi se lodra funksionale do të
duhej të ketë 4 karakteristika themelore:
1) Të jetë edukative, t’i mundësojë fëmijës që të krijojë dituri të reja,
2) të zhvillojë aftësi fizike te fëmija,
3) t’i përshtatet moshës së fëmijës dhe
4) të zhvillojë fantazinë e fëmijës.
Kur u theksua më lartë rëndësia e përzgjedhjes së lodrave, doli në pah se ekzistojnë lodra
që nxisin shkathtësinë fizike të fëmijës, e gjithashtu lodra që janë të determinuara për t’iu
përshtatur moshës së fëmijës. Tani ndërkaq, do të analizohen dhe sintetizohen lodrat
edukative dhe rëndësia e tyre në zhvillimin e fëmijës.
27
Lojërat edukative si mjet i mësimit nuk janë kreacion i shekullit XX. Pra, siç u përmend
edhe më lartë, qysh në kohët e lashta Platoni kishte thënë se edukimi duhet të bëhet
përmes argëtimit. Pas Luftës së Dytë Botërore, me garancën e psikologëve, prodhuesit
preferojnë lodra të cilat u përshtaten të gjitha stadeve zhvillimore të fëmijëve. Shpejt nën
emërtimin e “lodrave edukative” paraqitet gjithçka. Njëri ndër prodhuesit më të mëdhenj të
të ashtuquajturave lojëra edukative në Evropë, francezi Zhan Zhak Natan ka theksuar se
është gabim që të llogaritet se lodrat janë edukative për stimulimin e koncentrimit të
fëmijës. Ato lodra nuk e kanë atë efekt e as që kanë qëllim që të jenë. Por, në kohën kur
prindërit punojnë dhe nuk arrijnë që t’u kushtojnë mjaft kohë fëmijëve, kontributi i atyre
lodrave do të ishte që të zhvillojnë komunikimin dhe relacionin ndërmjet prindërve dhe
fëmijëve.
Lodrat më të thjeshta, shpesh kanë qenë më atraktive dhe më të kërkuara, sepse fëmija
mund t’i shfrytëzojë dhe ndryshojë rregullat e tyre sipas dëshirës së vetë. Këto janë lodra
figurative të cilat kompetohen dhe rregullohen në çifte, mund të ngjyrosen, të gdhenden,
etj.
Gjithashtu ekzistojnë lodra edukative të dedikuara për shkolla të cilat kanë karakter
pedagogjik, me qëllim që ta orientojnë fëmijën në matematikën moderne ose në orientimin
hapësinor, kreacionin e brendësisë sipas progresionit logjik në tre dimensione, etj. Ndër
lodrat edukative më moderne janë video lojërat të cilat në SHBA dhe Evropë e përjetuan
ekspansionin e vrullshëm. Ato mund të kyçen në televizor dhe të reprodukojnë çfarëdo
teme të karakterit edukativ. Ato me një numër të madh kanë arritur edhe në vendin tonë.16
5.2 Siguria e fëmijëve nga rreziku i lojërave dhe lodrave
Lojërat e preferuara të fëmijëve janë ato lojëra ku luhet roli i nënës apo babait, mësuesit
apo doktorit, shitësit apo policit, ose njerëzve të tjerë të famshëm, krejt këto më së shpeshti
fëmijët dhe moshatarët e tyre i marrin si modele. Fëmija nëpërmjet praktikës sociale (në
aktivitetet e përbashkëta praktike dhe format tjera të interaksionit) i përvetëson modelet e
16 Nikoliq Stanisha (2005). “Bota e Psikës Fëmijore” Bazat e psikologjisë mjekësore fëmijërore. Shtëpia botuese“Furkan ISM”, Shkup.
28
sjelljes të cilat i sheh në realitetin social. Këtu një rol shumë të madh e luan televizioni dhe
lojërat elektronike, sepse në mënyrë të gjallë dhe të ilustruar i fut te fëmijët këto modele.
Televizioni për fëmijët paraqet “dritare të hapur ndaj botës”, nëpërmjet të cilit fëmija
drejtohet më lehtë kah modelet e sjelljes, sesa kur ato tregohen në mënyrë verbale. Sa i
përket lojërave elektronike, ka një shqetëim nga ana e atyre që merren me fëmijë, pasi që
fëmijët kalojnë shumë kohë të ulur para kompjuterëve dhe video-lojërave të tyre. Qëndrimi
i vetëm, mund ta ndalojë mirëqënien mentale dhe fizike të fëmijëve. Ekspertët pajtohen se
lojërat e programuara elektronike monopolizojnë trurin, sepse fëmijët i përgjigjen skenarëve
që janë të përgaditura nga dikush tjetër dhe kjo mund të ndikojë në kreativitetin e tyre.17
Ekspertja amerikane për zhvillim të fëmijëve, prof. Kathy Hirsh-Pasek, mendon se të rinjët
shpenzojnë shumë kohë para televizionit dhe ekraneve kompjuterike, në atë kohë kur ata
është dashur të luajnë me lodrat e tyre. Në librin e saj “Einstein Never Used Flash Cards”, ajo
tregon se të ashtuquajturat “lojërat e mençura” dështojnë kur është fjala për zhvillimin e
fëmijëve. Përkundrazi, blloqet prej druri, lapsat, pikturat dhe topat u ndihmojnë atyre të
zhvillojnë shkathtësi vendimtare, si zgjidhja e problemeve, etj.18
Gjithashtu, edhe aktiviteti i lojërave të kontrolluara mund të ketë pasoja negative në
zhvillimin social dhe emocional të fëmijës, sepse ato janë tepër të organizuara sa që
bllokojnë iniciativën e fëmijës për zgjedhje të lirë. Përkundrazi, forma e lirë e lojës nxit
kreativitet dhe zhvillim te fëmijët. Lojërat indirekte (jo udhëheqëse) i’u lejojnë fëmijëve të
mësojnë si të punojnë në grupe, të negociojnë, të zgjedhin konflikte dhe të mësojnë
shkathtësi vetë-advokuese.
Për praktikën tonë edukuese është shumë me rëndësi njohuria se të rriturit mund të
ndikojnë nëpërmjet lojërave te fëmijët. Loja përmban porosi, ajo ka kuptim të cilin të rriturit
duhet të përpiqen ta zbulojnë, ta kuptojnë dhe gjithashtu duhet të jenë të kujdesshëm gjatë
interpretimit të saj, sepse interpretimet e gabuara në vend që t’i ndihmojnë fëmijës, i
ashpërsojnë konfliktet psikologjike tek ai.19
17 Harris S. (2006). Are children being deprived of play skills by parents. Education Correspodent. Daily Mail.18 The Daily Mail (2004). Toys are simply the best. National Literacy Trust.19 Osmani Qufli (2003). “Psikologjia zhvillimore – Periudha zhvillimore: zhvillimi ontogjenetik, dispensë, Tetovë.
29
Përveç mesazhit pozitiv që loja bart, ajo ngërthen në vete edhe një mesazh negativ. Loja
ndikon në agresivitetin e fëmijës kryesisht përmes lojërave dhe lodrave të dhunshme. Mund
të shtrohet pyetja se ku i marrin fëmijët, e sidomos djemtë, temat me përmbajtje agresive
për lojëra. Ajo që ndikon më së shumti këtu është televizioni dhe programet televizive të
cilët i shohin fëmijët. Statistikat theksojnë lidhjen e fortë të dhunës televizive me
agresivitetin. Bandura zbuloi se fëmijët sillen më agresivë pasi kanë parë një dhunë
televizive. Gjithashtu ajo e zvogëlon sensitivitetin dhe ndjeshmërinë e fëmijëve ndaj dhunës
reale në jetë, dhe mund ta çrregullojë përceptimin e tyre real për botën.20 Në programet
televizive në një masë të madhe mbretërojnë filma “kaubojsh”, “luftëtarësh”, filma të cilët
djemtë i preferojnë shumë. Një analizë sistematike e filmave të vizatuar që emetohen në
programe televizive për fëmijë, tregon se një pjesë e madhe e tyre janë me përmbajtje
agresive. Fuqia dhe agresiviteti në to janë të lidhura me rolet e meshkujve që janë më të
fuqishme se rolet e femrave. Mendohet se këto janë argumente të mjaftueshme që të
përfundojmë se programet televizive ndikojnë fuqishëm në përmbajtjet agresive në lojërat
me role tek meshkujt.
Hulumtimet që janë bërë gjatë pesëdhjetë viteve të fundit sa i përket filmave të
dhunshëm, kanë treguar se shikimi i tyre ka disa efekte negative. Studimet e kryera nga
psikologët Douglas Gentile dhe Craig Anderson, tregojnë që lojërat e dhunshme mund të
kenë efekt të madh në agresivitetin e fëmijëve, sepse lojërat janë joshëse dhe
ndërvepruese. Kërkimet e Anderson-it, tregojnë se koha që shpenzojnë fëmijët në video-
lojëra është në rritje, 13 orë për djem në javë dhe 5 orë për vajza. Në vitin 2001, analizat e
përmbajtura nga organizata e kërkimeve “Children Now” tregojnë që shumica e video-
lojërave përmbajnë dhunë. Rreth gjysma e tyre ndërkaq përfundojnë me lëndime serioze,
derisa disa edhe me vdekje, në botën reale.
Viteve të fundit, studimet kanë potencuar ndikimin e pamohuar të lojërave të dhunshme
tek fëmijët. Fëmijët shpenzojnë shumë kohë në lojëra të dhunshme pikërisht në moshën
kur ata duhet të mësojnë rrugë të shëndosha në zgjidhjen e problemeve në mënyrë
paqësore. Ata shpesh thonë që loja e preferuar e tyre përmban dhunë, çfarë është rezultati i
krejt këtyre lojërave të dhunshme. Anderson dhe kolegët tregojnë se luajtja e lojërave të
dhunshme ndërlidhet me mendimet agresive. Sipas tyre, fëmijët të cilët luajnë lojëra të tilla
20 Dragoti Edmond (2004). “Psikologjia Sociale”, Shtypur në Republikën e Shqipërisë.
30
kanë mendime, ndjenja dhe sjellje më agresive. Veç kësaj, luajtja e lojërave të dhunshme
ndërlidhet edhe me atë që fëmijët të jenë më pak të gatshëm t’i ndihmojnë shokët e tyre.21
Një çështje tjetër sa i përket mbrojtjes së fëmijëve nga rreziku i lodrave, është rëndësia që
duhet t’u kushtohet lodrës në mënyrë që të mos jetë e dëmshme për shëndetin psikofizik të
fëmijës. Për këtë, në disa vende evropiane janë sjellë rregulla ligjore të cilat nga 15 nëntori
1977 i kushtëzojnë vendet evropiane që t’u përmbahen kushteve të sigurisë për fëmijën.
Ndalohet prodhimi i sendeve që mund të prejnë, shtrëngojnë, shpojnë, pickojnë, rrëzojnë
ose shkaktojnë ngulfatje, kur është fjala për fëmijët shumë të vegjël. Testet e
përflakshmërisë janë rigorozisht specifike, sidomos për lodrat e mëndafshit dhe llojeve të
ndryshme të maskave. Megjithastë ende nuk ka ligj komplet të normave në prodhimin e
lodrave. Punohet në përpunimin e normave në aspektin e helmueshmërisë së materialit,
ngjyrave, llaqeve, sintetikës dhe lodrave kimike. Kohët e fundit punohet në normat për
caktimin e lodrave me rrymë etj. Në anën tjetër, disa qytete, shtete dhe vende të ndryshme
kanë menduar që t’ua ndalojnë fëmijëve blerjen e lodrave që janë të dedikuara për të rritur.
5.3 Roli i lojrave dhe lodrave
Loja është mënyra më e mirë për t’i zhvilluar ata dhe për ti shtyrë në një rrugë të mbarë në
procesin e vështirë dhe të gjatë të të nxënit, ndaj ajo nuk duhet NEGLIZHUAR e aq më pak
MËNJANUAR.
Lojrat janë hapat e para në jetën e fëmijës, për në botën e imagjinatës.
Loja i nevojitet fëmijës që ta zhvillojë trupin, intelektin dhe veçantitë e tij, ashtu si ushqimi,
shtëpia, ajri i freskët, ushtrimet dhe pushimi.
Loja paraqet një formë të bashkimit të efektit fizik dhe mendor, në mënyrë që në fund të
arrihet kënaqësia emocionale.
Shokët në lojë janë të domosdoshëm dhe të nevojshëm në të gjitha etapat e zhvillimit.
21 American Psychological Association, (2004). Violent Video Games: Psychologist Help Protect Children fromHarmful Effects.
31
Loja është një mënyrë me anë të së cilës fëmija krijon lidhje me botën e jashtme.
Loja është definuar si një aktivitet të cilin fëmijët e realizojnë përpara se të përgaditen për
punën e vërtetë (Victoria Dimidjiani).
Loja është burim gëzimi dhe ajo i përgjigjet natyrës së fëmijës (Frebeli).
Loja e zgjon dhe i zhvillon të gjitha aftësitë fizike dhe psiqike të fëmijës.
Me anë të lojës fëmija njihet me ambientin e tij dhe aftësohet për të marrë pjesë aktivisht
në të.
Loja fëmijën e fut në botën e moshatarëve të tij dhe në atë shoqëri fëmija e gjen veten,
vleren dhe vendin e tij në grupmoshën e fëmijëve.
Me anën e lojës lirisht dhe natyrshëm formohet përsonaliteti i fëmijës.
Me anën e lojës fëmija e formon qëndrimin e drejtë ndaj rrethit të vet dhe formon
karakterin e tij.
Loja konsiderohet si një komponent thelbësor në zhvillimin e fëmijës.
Lojrat e organizuara dhe ato spontane, kanë si qëllim zhvillimin e fëmijës në aspektin e
zhvillimit emocional, psikologjik dhe moral.
Loja është veprimtaria më e rëndësishme në jetën e fëmijës, ndonjëherë loja duket se
është më e rëndësishme se të ngrënit dhe gjumi.
Loja është “punë” dhe “ detyrim” për fëmijët.
Lojrat janë të rëndësishme sa të lexosh një përrallë ose edhe të bësh një vizatim.
Lojrat janë një eksperiment, zbulim i një universi që i rrethon fëmijët.
Gjatë lojës fëmija luan, mëson, ndjen kënaqësi, krijon, nuk lodhet, nuk mërzitet.
32
PËRFUNDIMI
Nga ajo që u tha më lartë, mund të themi se loja dhe lodrat janë mjete të rëndësishme në
zhvillimin e fëmijës. Ajo është pjesë përbërse e botës së tij dhe është e nevojshme për
zhvillim fizik, psiqik, emocional dhe kognitiv të fëmijës. Sipas kësaj, loja ndikon që fëmija të
piqet fizikisht, por edhe të mësojë raportet sociale. Ajo çka është edhe më e rëndësishme,
është se loja atij i mundëson të formojë gjithashtu procese më të larta psiqike. Edhe pse, siç
thotë Prof. Nikoliq, se nuk duhet tentuar që lodrave t’u jepet rol magjik dhe të
gjithfuqishëm,shumica e atyre që merren me fëmijë pajtohen se loja dhe lodrat kanë rol
themelor në zhvillimin e fëmijës. Loja është puna e fëmijës, mjeti me anë të cilit ai rritet e
zhvillohet. Në bazë të asaj që u tha më lartë mund të përfundohet se loja përveç që është
një aktivitet që zakonisht ndërmerret për argëtim, ajo përdoret edhe si mjet edukues.
Duke pasur parasysh faktin që ajo është mënyra më e mirëpër mësimin e fëmijës, është
shumë me rëndësi që lodrat, librat dhe aktivitetet që ua dedikojmë fëmijëve,t’i zgjedhim me
kujdes. Gjithashtu loja e pasuron përsonalitetin e fëmijës duke i mundësuar atij një progres
në zhvillimin e mëtutjeshëm. Për këtë arsye, është mirë që qysh heret në fëmijëri, duhet që
fëmijës t’i krijohen kushte të luaj, të lexojë, të prekë, të lëvizë, e të flasë. Po ashtu fëmijës
duhet t’i mundësohet të krijoj, të zbuloj dhe të kundërshtojë.
Lodrat duhet të mundësojnë zhvillimin e fëmijës në drejtim të përsonalitetit të lirë dhe
autentik, i cili përmes lojës do të zhvillojë iniciativë, krijimtari dhe ndjenjë të përgjegjsisë,
këta faktorë të cilët argumentohen se zhvillohen përmes lojës, janë faktorë jashtëzakonisht
të nevojshëm për krijimin e relacioneve ndaj të tjerëve dhe ndaj shoqerisë.
Me gjithë përparësitë e saj, lojrat dhe lodrat mund të kenë edhe ndikime negative, ka
shumë raste kur lojrat dhe lodrat provokojnë sjellje të dhunshme nga ana e fëmijëve, fjala
është për lojrat e dhunshme të cilat po rezultojnë me lëndime nga më të rëndat.
Fatkeqësisht, këto gjithnjë e më shumë po depërtojnë nëpër tregjet e lodrave dhe video
lojërave.
Për mbrojtjen e fëmijëve nga lojërat dhe lodrat e rrezikshme është e nevojshme që së pari,
lodrat armë dhe programet televizive që përmbajnë skena agresive, veçanërisht filmat, si
33
dhe video lojërat agresive, të mbahen larg fëmijëve. Do të ishte mirë, që institucionet tona
në mënyrë ligjore të rregullojnë prodhimin dhe shitjen e lodrave. Me ligj, duhet të
përcaktohen qartë kriteret për shitjen e lodrave, bazuar në moshën e fëmijëve. Gjithashtu,
prodhuesit e lodrave duhet që lodrat e dhunshme t’i zavendësojnë me lloje të tjera të
lodrave, përmes të cilave fëmijët do të mësojnë që problemet t’i zgjidhin në mënyrë
konstruktive dhe në bashkëpunim me te tjerët. Lodrat e tilla do të ndikonin pozitivisht në
zhvillimin e fëmijës.
Lirisht mund të themi se rol shumë të rëndsishëm këtu kanë edhe prindërit. Psikologët
kanë zbuluar se kur prindërit ia kufizojnë fëmijëve të tyre kohën dhe tipin e lojrave që ata
luajnë, atëherë është më pak e mundur që ata të shfaqin sjellje agresive. Pra, reduktimi i
kohës në lojrat e dhunshme, diskutimi me fëmijën nga ana e prindërve, duke iu ofruar atij
zgjidhje jo të dhunshme të problemeve të ndryshme, mund të reduktojnë ndikim negativ të
mediave tek fëmijët dhe të rinjtë.
34
LITERATURA
1. American Psychological Association, (2004). Violent Video Games: Psychologist Help
Protect Children from Harmful Effects.
2. Dragoti Edmond (2004). “Psikologjia Sociale”, Shtypur në Republikën e Shqipërisë.
3. Harris S. (2006). Are children being deprived of play skills by parents. Education
Correspodent. Daily Mail.
4. Kagan, Moore & Bredekapm (1995). Child Development Technology in Early Childhood
Education, Finding the Balance.
5. Lleshi Xhevahir (2003). “Shentëria e tij-Fëmija”. Shtëpia botuese “UEGEN”, Tiranë
6. Michele Meuwly et Jean-Pierre Heiniger (2007). “Rire, courire, bouger pour mieux
grandir ensemble, - Jeux a but psychosocial”, Terre des Hommes-aide e l’enfance.
7. Murtezani Lulzim (2006). “Psikologjia e Zhvillimit – Një vështrim përmbledhës” Shtëpia
Botuese “Çabej” Tetovë.
8. Musai Bardhyl (1999). “Psikologji Edukimi – zhvillimi, të nxënët, mësimdhënia”, Shtëpia
Botuese “PEGI”, Tiranë.
9. Nikoliq Stanisha (2005). “Bota e Psikës Fëmijore” Bazat e psikologjisë mjekësore
fëmijërore. Shtëpia botuese “Furkan ISM”, Shkup.
10. Osmani Qufli (2003). “Psikologjia zhvillimore – Periudha zhvillimore: zhvillimi
ontogjenetik, dispensë, Tetovë.
11. Smilansky, S., & Shefatya, L. (1990). Facilitating play: A medium for promoting cognitive,
socio-emotional and academic development in young children. Gaithersburg, MD:
Psychosocial and Educational Publications. (As cited in Isenberg & Quisenberry, 2002)
12. The Daily Mail (2004). Toys are simply the best. National Literacy Trust
35
SHTO
JCA
36
Figura 1: Fëmijët gjatë aktivitetit, duke punuar dhe krijuar forma me plastelinëssipas imagjinatës së tyre, ku zhvillojnë muskujt e vegjël fine.
Figura 2: Fëmijët dhe instrumentet muzikore, ata kanë formuar mini orkestër.
37
Figura 3: Grup i fëmijëve duke formuar fjalë me shkronja, ata zhvillojnëaftësinë intelektuale – kognitive.
Figura 4: Fëmijët në rolin e ndërtimtarëve duke ndërtuar me blloqe sipasdëshirës së tyre, ku ata zhvillojnë kreativitetin dhe imagjinatën.
38
Figura 5: Loja me rërë i kënaq fëmijët pa masë, i bënë kreativ dhebashkëpunues
Figura 6: Loja në natyrë i ndihmon fëmijët në zhvillimin shëndetësor, atë fiziksi dhe në zhvillimin social.