punime të kuvendit legjislatura e 16-të viti 2003, nr.1- 2objektivat e këtij sesioni. në...

364
Punime të Kuvendit Legjislatura e 16-të Viti 2003, nr.1- 2

Upload: others

Post on 05-Mar-2020

11 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • Punime të KuvenditLegjislatura e 16-të

    Viti 2003, nr.1- 2

  • Libri 1, fq. 1 - fq. 364Libri 2, fq. 365 - fq. 696Ribotim, 2009Botimi i parë: libri 1-2, viti 2008

  • PUNIME TË KUVENDIT

    Seancat plenareViti 2003

    1

    Tiranë, 2009

  • Përgatiti për botimDrejtoria e Shërbimit të Botimeve Parlamentare

  • 5

    REPUBLIKA E SHQIPËRISËPunime të Kuvendit

    Seancat plenare

    LEGJISLATURA E 16-tëSesioni i katërt

    E hënë, 20.01.2003Seanca e pasdites, ora 17:00

    Drejton seancën Kryetari i Kuvendit,zoti Servet Pëllumbi

    Servet Pëllumbi – Zotërinj deputetë, hapimseancën.

    Kjo është seanca e parë e sesionit të katërt tëLegjislaturës së 16-të të Kuvendit. Fillimi i këtijsesioni përputhet me fillimin e vitit të ri 2003, poredhe me ngjarje të rëndësishme që priten së afërmi,siç është fillimi i negociatave të Shqipërisë meBashkimin Europian për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

    Ky sesion, ashtu si edhe sesioni i mëparshëm,që mbyllëm në fund të vitit të kaluar, pritet me interespër projektligjet që ka në plan të miratojë Kuvendi,projektligje këto që kanë të bëjnë me reformatinstitucionale, me reformën zgjedhore, me reformënnë fushën e pronësisë dhe me një varg reformash tëtjera, që diktohen nga zhvillimet e brendshme tëvendit, por që njëherësh janë edhe kushte për tëplotësuar në kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

    Shpreh bindjen se Kuvendi do të tregojë frymëne mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit për të plotësuarobjektivat e këtij sesioni.

    Në seancën e sotme zotërinj deputetë, kemivetëm miratimin e programit të punës së Kuvenditdhe miratimin e kalendarit dyjavor të punimeve tëtij. Në fund do të dëgjojmë edhe dy deklarata tëreferuara nga zonja Topalli dhe zoti Dule.

    Byroja Parlamentare, në mbledhjen e parë përkëtë sesion, diskutoi programin e kalendarit dyjavordhe në përgjithësi e miratoi atë me konsensus.Kërkojmë edhe mendimin tuaj në këtë seancë tëparë plenare të Kuvendit.

    Fjalën e ka zoti Sali Berisha.Sali Berisha – Zoti Kryetar,Duke ju uruar juve dhe deputetëve të këtij

    Parlamenti një vit të mbarë, dëshiroj të theksoj sedeputetët e Partisë Demokratike mbeten thellësishttë vendosur në luftën dhe përpjekjet e tyre përpromovimin e reformave në Shqipëri, në përmirësimine legjislacionit, në mënyrë që vendi të ketë sa mëshpejt standardet europiane dhe të plotësojë tëgjitha detyrimet, që rrjedhin nga procesi i stabilizim-asociimit, duke e konsideruar këtë proces si shtyllëkryesore të programit të Partisë Demokratike.

  • Viti 2003

    6

    Legjis latura e 16-të

    Zoti Kryetar!Gjithashtu, unë dola sot këtu për të thënë se

    pavarësisht se ajo që u quajt se ishte një marrëveshjemidis Qeverisë dhe opozitës, u shkelmua në mënyrëjo të përgjegjshme nga Qeveria, dhe pavarësisht seajo marrëveshje nuk u respektua, ne mbetemi tëvendosur dhe të palëkundur në gjithë përpjekjet tonapër të luftuar korrupsionin, në çdo segment tëadministratës qeveritare dhe shtetërore, mbetemitë vendosur të ndeshemi dhëmb për dhëmb mekrimin e organizuar brenda kuadrit ligjor të këtij shtetidhe këtij vendi, të ndeshemi këtu në Parlament, tëndeshemi në këshilla, të ndeshemi në të gjithainstitucionet, të ndeshemi kudo që të jemi.

    Në këtë kontekst, unë dua të shprehshqetësimin tim të thellë për reagimet që bëhen ndajkrijimit të Komisionit Hetimor Parlamentar që synonzoti Kryetar, t’u japë përgjigje aferave të mëdha tëEdvin Ramës, afera të cilat nuk janë ngritur mëshumë nga unë se sa nga drejtuesit kryesorë tëPartisë Socialiste, atëherë kur ata luftonin përpushtet dhe jo kundër korrupsionit. Nuk janë ngriturmë shumë nga unë se sa janë ngritur për muaj tëtërë nga mediat proqeveritare dhe askush nuk i kadëgjuar, nuk janë ngritur më shumë nga unë se sajanë ngritur nga analistë të betuar të majtë, por qënë moralin e tyre nuk mund të pranojnë veprimtarinëe Edvin Ramës.

    Zoti Kryetar,Unë dua të shpreh shqetësimin tim, se prapa tij

    janë ngritur klanet e drogës në mbrojtje të hapur tëtij. Do të rikujtoj këtu, nenin nr.77 të Kushtetutës, icili thotë: “Kuvendi ka të drejtë dhe me kërkesë tënjë të katërtës së anëtarëve të tij, është i detyruartë caktojë komision hetimi për të shqyrtuar njëçështje të veçantë”. Unë i them përfaqësuesve tëklaneve të helmit të bardhë, se asgjë nuk do të mundtë pengojë Grupin Parlamentar të PartisëDemokratike të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuesetë kontrollit të të gjithë veprimtarisë së Edi Ramëssi Ministër Kulture, të të gjithë veprimtarisë së tij siKryetar Bashkie, si bos i lavatriçes të parave të pistanë Tiranë.

    Servet Pëllumbi – Zoti Berisha, një kërkesë etillë nuk është paraqitur akoma në Kuvend dhe nëqoftë se ju keni hetuar dhe i keni këto fakte, nuk kanevojë për hetim të mëtejshëm.

    Sali Berisha – Zoti Kryetar, këtu ka individë, tëcilët për interesat e drogës dhe të pasurimit që kanënga ajo, nuk njohin Kushtetutë, nuk njohinParlament, shtet, vend e interesa dhe kjo është

    arsyeja që reagojnë pa ardhur kërkesa këtu. Unëkërkoj të respektoni të drejtën kushtetuese të GrupitParlamentar të Partisë Demokratike.

    Servet Pëllumbi – Zoti Berisha, asnjë kërkesëzyrtare nuk ka ardhur.

    Sali Berisha – Zoti Kryetar, përse këta zotërinjkanë frikë nga dokumentet zyrtare? Ato nuk janë tëPartisë Demokratike. Nuk po hetojmë një kohë tëqeverisjes së Partisë Demokratike, por të qeverisjestuaj të bazuar në vulat dhe firmat tuaja.

    Zoti Kryetar, është koha të heqim mënjanë çdodemagogji, është koha të bëjmë transparencën qëtë funksionojë Parlamenti, sepse sot, dje dhe këtoditë, këto klane të pluhurit të bardhë janë vënë nëgarë njëra me tjetrën për postin e lavatriçes të paravetë pista në Tiranë.

    Prandaj, unë ju kërkoj juve, si Kryetar Parlamentiqë të dërgoni përfaqësuesin tuaj në gjykimin eçështjes si dëgjues, jo për të ndikuar në gjykimin epallateve “Havai”. Unë po ndjek procesin dhe asnjëdokument nuk u paraqit në gjyq që të vërtetonte sepallatet janë jashtë kushteve teknike, se ato janëpa leje. Përkundrazi, procesi gjyqësor filloi me dyorë vonesë, pasi rrugaçët dhe bandat që Edi Ramaka kontraktuar në Policinë Bashkiake, u bënëgjykatësve presionin më të egër, duke i kërcënuarata që të mashtronin në gjykatë para publikut. Situatapo bëhet jashtëzakonisht e rëndë dhe unë ju kërkojjuve që Parlamenti të ushtrojë të gjithë të drejtat etij dhe të miratoni sot kërkesën e Grupit Parlamentartë Partisë Demokratike dhe të partive të opozitëspër të ngritur menjëherë komisionin parlamentar dhetë mos tërhiqemi përpara klaneve të pluhurit tëbardhë, zoti Kryetar, sepse ato po rrënojnë vendin,po rrënojnë institucionet, po rrënojnë Shqipërinë.

    Unë kam besimin se një studim i hollësishëm iKushtetutës, nga ana e juaj dhe interpretimi indershëm i saj, do të bëjë të konstatojë se çështjae veçantë nuk ka asnjë kufizim dhe se para këtijturpi që mbart sovranitetin e shqiptarëve, nuk kashpëtim për hetim askush që thyen ligjet e këtijvendi dhe sovrani ka të drejtë të hetojë si zyrtarin,ashtu edhe privatin, siç e vendosëm në vitin 1996zoti Kryetar, për të hetuar firmat piramidale dhe postfirmat piramidale, ndonëse ishte një veprimtaritërësisht private. Prandaj, ata që duan t’iangushtojnë jetën Parlamentit dhe të shkatërrojnëParlamentin për interesa të pluhurit të bardhë, nukduhet të kenë vend në Parlament.

    Unë, edhe një herë ju kërkoj juve të mblidhniByronë Parlamentare me urgjencë dhe të trajtoni

  • 7

    Viti 2003 Legjis latura e 16-të

    kërkesën tonë si një kërkesë, e cila në mënyrëabsolute nuk synon revanshin politik, por synon t’ujapë përgjigje akuzave madhore të bëra nga i tërëspektri politik shqiptar për kreun e Bashkisë sëTiranës, për ish-Ministrin e Kulturës.

    Pra, është koha që të mos na provokoni, por tëna respektoni në të drejtat tona ligjore dhekushtetuese, sepse provokacioni do të ketë pasojashumë të rënda për Parlamentin dhe jetën e vendit.E gjithë përgjegjësia do të bjerë mbi ju. Ose meligjin dhe Kushtetutën, ose me klanet e pluhurit tëbardhë, por në qoftë se klanet e “pluhurit të bardhë”do të triumfojnë këtu në Parlament, ky do të ishtefundi i Parlamentit dhe një shkatërrim i madh përvendin.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi – Falemnderit, zoti Berisha,

    veçse duhet të kemi parasysh ato rregulla qëzbatojmë bashkërisht. Fillimisht bëhet kërkesa mefirmat përkatëse dhe pastaj brenda pesë ditëveshqyrtohet në Byronë Parlamentare.

    Ju lutem, zoti Berisha, ju dëgjuam deri tani dhenë qoftë se ju paskeni hetuar, rezultatet e këtij hetimiçojini në organet e specializuara, siç ështëProkuroria. Por, kërkesë zyrtare nga grupi juaj, muanuk më ka ardhur. Kur të vijë kërkesa zyrtare, do tashqyrtojmë në Byronë Parlamentare dhe do tapraktikojmë, siç është praktikuar edhe herë të tjera.Nëse ajo është në përputhje me Kushtetutën dheme ligjin e Komisioneve Hetimore, do ta shqyrtojmëdhe nuk kemi pse të bëjmë as akuza, askundërakuza, as provokacione e kundërprovokacione.Vetë e kemi miratuar ligjin përkatës dhe duhet tazbatojmë atë.

    Fjalën e ka zoti Gramoz Ruçi.Gramoz Ruçi – Zoti Kryetar, zotërinj deputetë,Së pari, duke ju uruar punë të frytshme të gjitha

    grupeve parlamentare, në kuadrin e fillimit të këtijsesioni të ri parlamentar, më lejoni të përshëndesqëndrimin e kryetarit të opozitës, i cili angazhohetpër promovimin e reformave në këtë sesionparlamentar dhe kontributet e tij në miratimin elegjislacioneve të ndryshme në seancat e ardhshmetë Parlamentit shqiptar, si dhe në plotësimin ekushteve të vëna nga Bashkimi Europian përmarrëveshjen e asociimit në të.

    Së dyti, meqë këtu u trajtua nga Zoti Berishaçështja e marrëveshjes, e cila është shkelur, dua,meqenëse kam qenë objekt dhe subjekt i kësajmarrëveshjeje, të konfirmoj dhe një herë paraParlamentit dhe para opinionit publik shqiptar se

    marrëveshja ka pasur tri pika.Pika e parë – Miratimi i Presidentit konsensual,

    i cili tashmë është realizuar.Pika e dytë – Bashkëpunimi dhe forcimi i

    stabilitetit politik për hapjen e negociatave dhe unëprisja nga lidershipi i Partisë Demokratike që tëthoshte dy fjalë për vendimin përfundimtar tëBashkimit Europian, i cili kurorëzohet me suksesnë datën 30-31 janar me ardhjen e zotit Prodi nëShqipëri, e cila është një arritje e përbashkët edhee kësaj marrëveshjeje.

    Pika e tretë – Vazhdimi i reformave për të cilatedhe zoti Berisha u shpreh qartë dhe saktë. Pra,edhe në këtë sesion do të vazhdojmë të promovojmëreformat në Shqipëri.

    Për sa i përket problemit tjetër, “Çështja Rama”,të cilën opozita e promovon çdo ditë në konferencate saj të shtypit dhe gjeti momentin sot, në hapjen esesionit të ri, ta promovojë edhe në këtë seancë tëParlamentit, maxhoranca socialiste e gjykon që kady anë: anën institucionale dhe anën moralo-politike. Për sa i përket të parës, ende deri në këtomomente, siç tha edhe Kryetari i ParlamentitShqiptar, nuk ka një kërkesë të depozituar siç janërregullat e Parlamentit, pranë Byrosë Parlamentaredhe ajo s’ka si të gjykojë dhe të vlerësojë përkushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e saj.

    Edhe një herë, për sa i përket kësaj ane do tëthosha edhe publikisht, politikisht e institucionalisht,që maxhoranca do të mbështesë çdo kërkesë qëështë në përputhje me Kushtetutën, në përputhjeme Konventën e Autonomisë së Pushtetit Vendor,kartë të cilën e kemi nënshkruar dhe ratifikuar siParlament, në përputhje me ligjet që ndërton jetëndhe veprimtarinë e tij Parlamenti shqiptar dhePushteti Vendor i Shqipërisë.

    Për sa i përket anës morale dhe politike, duat’ju kujtoj juve zoti Berisha dhe të gjithë atyre qëatakojnë Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, se safjalë keni lëshuar të gjithë bashkë gjatë këtyregjashtë vjetëve në opozitë, Edi Rama për dy vjet egjysmë i ka kilometra rrugë të asfaltuara, i kahektarë lulishte dhe gjelbërim në Tiranë, i ka metrakatrorë sipërfaqe banimi, i ka kilometra trotuaresh,i ka kilometra kanalizimesh, i ka tonelata plehrash,të cilat na kishin zënë frymën gjatë qeverisjes tuaj,zoti Berisha.

    Prandaj, për Edi Ramën si Kryetar Bashkie, kanjë komision hetimi dhe një gjykatë gjykimi. Ai dotë jetë tetori i vitit të ardhshëm. Po të keni fuqi,hidhuni qoftë edhe ju vetë, konkurroni me të dhe

  • Viti 2003

    8

    Legjis latura e 16-të

    gjykatësi më i mirë do të jenë qytetarët e Tiranës.Për maxhorancën socialiste dhe për qytetarët eTiranës nuk janë fjalët që thoni ju për Edi Ramën,por është pastërtia e Tiranës, është gjelbërimi,asfaltimi, kanalizimet e ndërtimet e Tiranës, që janëshow qeverisës që ka bërë dhe vazhdon të bëjë sfidaqeverisëse e Edi Ramës, e krahasuar me të gjithëpushtetarët e Shqipërisë së kohës tuaj dhe të kohëssonë të marra së bashku.

    Servet Pëllumbi – Falemnderit, zoti Ruçi!Zoti Berisha replikë.Sali Berisha – Zoti Kryetar,Së pari, edhe një herë dua të paralajmëroj klanet

    e pluhurit të bardhë, të cilët mitizojnë Edi Ramënpër faktin e vetëm se zhgërryhet në dyshekë tëmbushur me para droge dhe që shqiptarët ia dinëmirë, mos të mendojnë të bllokojnë hetimin, sepsedo të marrin përsipër të gjithë përgjegjësinë eprishjes së Parlamentit.

    Së dyti, lidhur me trotuaret, më duhet t’ju themse janë dokumentet e kryeministrave dhe ministravetuaj zoti Kryetar, që pohojnë se Edi Rama ështëngrënësi i trotuareve. Edhe një herë dua t’ju shpjegojshqiptarëve se si i ka ngrënë trotuaret: ka shtruarrrugët dhe nuk ka shtruar trotuaret. Vendimi ka qenëpër rrugë dhe trotuare, por këto tani le t’ia lemëhetimit dhe ju ftoj zoti Kryetar, të mos prononcohenise do t’ju vij shumë keq kur të mësoni dokumentete firmosura prej Edit dhe zyrtarëve të tjerë.

    Servet Pëllumbi – Fjalën e ka zoti FatmirMediu.

    Fatmir Mediu – Falemnderit, zoti Kryetar.Hapja e negociatave për Marrëveshjen e

    Stabilizim-Asociimit dhe ardhja e komisionerit Prodinë Tiranë, është një ngjarje me të vërtetë historikepër Shqipërinë, shqiptarët dhe për politikënshqiptare. Hapja e këtyre negociatave është fryt iseriozitetit dhe maturisë, që ne treguam nëbashkëpunim me njëri-tjetrin, për ta bërë Shqipërinëpjesë të familjes europiane. Megjithatë, përpara setë brohorasim për sukses, zoti Kryetar, besoj se tëgjithë deputetët e Parlamentit dhe në veçantimaxhoranca, duhet të kuptojnë se kjo është tashmënjë sfidë konkrete, e cila në qoftë se më parëkërkonte bashkëpunimin në parim ndërmjet forcavepolitike, sot kërkon bashkëpunimin konkret, në radhëtë parë të deputetëve në Parlamentin Shqiptar, përtë kuptuar rolin që ka institucioni i Parlamentit nëprocesin e stabilizim-asociimit. E them këtë, përfaktin se detyrat që ka Parlamenti shqiptar janëshumë të rëndësishme si në përputhjen e

    legjislacionit, ashtu edhe në kontrollin e ekzekutivit,në mënyrë që ky i fundit të zbatojë detyrimet që ika ngarkuar Bashkimi Europian. Prej disa kohësh,në mënyrë të vazhdueshme, të gjithë grupettaskforcë që kanë ardhur në Shqipëri nga BashkimiEuropian, konkretisht nga Komisioni Europian, kanëngritur me shqetësim probleme, kanë ecur edhe nëfushën e rekomandimeve, në mënyrë që Qeveria dheinstitucionet shqiptare të shkojnë drejt një integrimikonkret, me një problematikë konkrete. Për fat tëkeq, deri tani ekzekutivi shqiptar është marrë vetëmme diskutimin në parim të këtyre problemeve, dukeshfaqur në mënyrë të hapur një mungesë tëtransparencës me institucionin e Parlamentit. Unëpërpiqem të shtroj këtë çështje këtu në Parlament,sepse nuk e konsideroj Shqipërinë një republikëbananesh, ku kryeministri apo ministrat e tij mundta trajtojnë Parlamentin si t’u dojë qejfi, me materialekonfidenciale ose jo konfidenciale. Është erëndësishme që të kuptohet nga maxhoranca nëradhë të parë, sepse ajo ka zgjedhur Qeverinë, qëduhet pa tjetër një bashkëpunim, sidomos në ecurinëe legjislacionit dhe të reformave ndërmjetmaxhorancës, Qeverisë dhe të gjithë Parlamentit.Në këtë aspekt, dua të ngre edhe një herë atëshqetësim të sotëm që diskutuam në mbledhjen emëngjesit, se është e domosdoshme që raporti ifundit i Bashkimit Europian, i bërë nga grupeekspertësh të pavarur, të bëhet objekt i diskutimitose i referimit të Qeverisë në Parlamentin Shqiptar,sepse dy momente shumë të rëndësishme përintegrimin europian siç është lufta kundër krimit tëorganizuar dhe korrupsionit, si dhe pavarësia epushtetit gjyqësor, janë elemente shumë tërëndësishme të kontributit dhe punës së ParlamentitShqiptar, në aspektin e legjislacionit dhe të kontrollitsipas detyrimeve që jep Kushtetuta. Nga ana tjetër,tërë këto ditë ka pasur një fushatë të turpshme tëKryeministrit shqiptar, i cili në analizat e Qeverisësillet sikur është ndonjë vëzhgues i ndonjë OJQ-jedhe jo Kryeministër i Shqipërisë, i cili mbanpërgjegjësi qoftë për korrupsionin që shpreh, qoftëedhe për problemet që ka sot gjyqësori, dukevendosur në mënyrë të turpshme në krah të tij njerëzqë nuk kanë asnjë lloj raporti me ekzekutivin, asnjëlloj detyrimi që t’i japin përgjigje Kryeministrit, siçështë Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari iGjykatës së Lartë, ndihmës Kryetari i Këshillit tëLartë të Drejtësisë apo edhe Prokurori i Përgjithshëm.Thjesht për fushatë propagandistike të Kryeministritpërpara vizitës së zotit Prodi. Unë mendoj që

  • 9

    Viti 2003 Legjis latura e 16-të

    deputetët e Parlamentit duhet të angazhohenseriozisht për t’i dhënë pavarësinë gjyqësorit dhekjo kërkon ndryshime në legjislacion, ndoshta edhendryshime kushtetuese. Duhet të angazhohemiseriozisht në ngritjen e strukturave të luftës kundërkrimit të organizuar dhe kjo nuk mund të bëhet asnga Fatos Nano e as nga dy-tre ministra të QeverisëNano. Prandaj, në qoftë se flasim seriozisht, qëardhja e Prodit në Tiranë është një sukses dhe njëngjarje e rëndësishme, duhet të kuptojmë rëndësinëe procesit që vjen mbas kësaj vizite, që është tëafrojmë shqiptarët me Europën në kohë apo t’ilargojmë ata në kohë. Kjo varet nga Parlamenti dhenga forcat politike. Prandaj, kërkoj një angazhimserioz të Parlamentit në mënyrë që QeveriaShqiptare të vazhdojë të ketë detyrimin për t’ireferuar Parlamentit transparencën, për të prezantuarçdo qëndrim që përcjell këtu Bashkimi Europian nëmënyrë zyrtare apo në mënyrë të tërthortë.Gjithashtu, për sa i përket problemit të dytë, që katë bëjë me komisionin hetimor, natyrisht gjykimet epopullit i mësuam për pesëdhjetë vjet, edhe megjykime të popullit sidomos të manipuluara jemimësuar edhe këto vitet e fundit. Ne kërkojmë siopozitë, ngritjen e një komisioni hetimor jo për emërtë veçantë, por për çështje që kanë të bëjnë mekorrupsionin dhe me abuzimet. Është e drejtëkushtetuese e këtij Parlamenti dhe e kësaj opoziteqë ta ndërtojë një komision të tillë dhe jo vetëm përKryetarin e Bashkisë, por për çdo rast konkret qëdo të vëmë re, abuzim apo korrupsion. Ne mund tëndikojmë me këto komisione në luftën kundër krimite korrupsionit dhe opozita do të jetë aktive në këtëfushë.

    Edhe një herë kërkoj që ne t’i marrim shumëseriozisht si propozimet e opozitës, ashtu edheprocesin e integrimit dhe atë që do të vijë pas vizitëssë Prodit.

    Servet Pëllumbi - Fjalën e zoti Musa Ulqini.Musa Ulqini - Falemnderit,Zoti Kryetar, më falni që jam i detyruar t’ju kujtoj

    kolegëve deputetë që në Kartën Europiane tëAutonomisë Lokale, në nenin 8, është saktësuarse si ushtrohet kontroll mbi organet e zgjedhura dhedrejtuesit e zgjedhur të pushtetit vendor. Në këtëKartë, të cilën ne e kemi nënshkruar në Strasburg,Parlamenti është i përjashtuar nga kontrolli dhendërkohë është shumë qartë e përcaktuar se siushtrohet kontrolli mbi këto institucione dhe mbi këtatë zgjedhur. Dua t’ju kujtoj që në Këshillin Bashkiaktë kryeqytetit ka nëntë komisione, katër nga të cilat

    kontrollohen nga opozita dhe pikërisht për hir tëtransparencës, pas ardhjes të përfaqësuesve tëopozitës në Këshillin Bashkiak të Kryeqytetit, ështëngritur edhe një komision që quhet Komisioni iKontrollit të Brendshëm Financiar dhe maxhorancaka pasur mirësinë që në krye të këtij komisioni nëKëshillin Bashkiak të votojë zotin Orhan Sakiqi, njëpersonalitet i Partisë Demokratike, i cili ka qenëKryetar i Këshillit Bashkiak të kryeqytetit për katërvjet me radhë dhe unë besoj që ne të gjithë duhet tëkemi aq kulturë minimale për të kuptuar që gjithçkaqë u tha këtu nuk ka të bëjë fare me ligjin e merregullin. Kështu janë ndarë pushtetet dhe kështujanë përcaktuar edhe mekanizmat e kontrollit.Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në KëshillinBashkiak, të cilët janë figura të njohura dhe shumëpublike të Partisë Demokratike, me aftësi tëspikatura profesionale dhe me angazhim të theksuarpartiak, militantë të njohur të kësaj dege nëkryeqytet, i kanë të gjitha atributet që të ushtrojnëkontrollin e tyre si të zgjedhur nga votuesit ekryeqytetit dhe të Partisë Demokratike, për tëushtruar kontrollin në të gjitha komisionet e KëshillitBashkiak të kryeqytetit, edhe në Këshillin për tëcilin unë po flas. Kështu bëhen kontrollet everifikohen gjërat, kështu bëhet transparenca dhekështu funksionon demokracia.

    Së dyti: U bënë shumë akuza për Kryetarin eBashkisë së kryeqytetit. Zoti Berisha ka shumëfakte që provojnë akuzat dhe unë besoj se ai do tëshkojë në Prokurori, sepse përndryshe epitetet qëmund t’i vënë atij janë nga më skandalozet, pasiedhe unë kam fakte për zotin Rama, por që natyrishtjanë të një natyre krejt tjetër. Ato janë fakte që idinë edhe banorët e kryeqytetit, për mënyrën se sipër dyzet e pesë ditë u ndryshua Lana, e cila po iandryshon faqen kryeqytetit, kam fakte për tridhjetëe dy rrugët që po ndryshojnë me shpejtësi nëkryeqytet, për trotuaret që po rregullohen, përhapësirat e gjelbërta që po shtohen me shpejtësi,për një qytet të tërë që po ndryshon. Këto faktekam unë e nuk do t’i përbaltja ata që punojnë, ataqë janë bërë simbol i ndryshimit, jo thjesht tëkryeqytetit, por simbol i ndryshimit në Shqipëri.Megjithatë, unë nuk e përcaktoj mënyrën se si shefii opozitës e bën politikën këtu në Kuvend, por unësi banor i kryeqytetit, edhe si Kryetar i maxhorancëskëtu në kryeqytet, edhe si deputet i katërlegjislaturave, edhe si këshilltar i vjetër në Bashkinëe kryeqytetit, e kam për detyrë të them edhe unëfjalën time këtu.

  • Viti 2003

    10

    Legjis latura e 16-të

    Së fundi, unë di që zoti Rama ka dy vjet që nukështë më ministër. Këtu ka qenë zoti Berisha dhe ikishte të gjitha mundësitë që të mos fliste, të bëntedeklarata këtu siç është mësuar, por të bënte atoakuza dhe të ngrinte dhe komisionin këtu në kohënkur zoti Rama ishte ministër. Por të kujtohesh dyvjet pasi ka ikur nga ministër, për të ngritur njëkomision parlamentar për ta hetuar si ministër,mbase është një gjë e mirë, por mua ma zbeh atëpër të cilën ai mendon se duhet ngritur ky komision.

    Personalisht, dua të them se raporti i BE-së kaevidentuar shumë probleme, të cilat duhet t’i zgjidhimbashkë, pozitë-opozitë dhe nuk besoj që problemi iparë, si kryesor që është përcaktuar në këtëprogram, është problemi Rama. Unë besoj që gjithnjëe më shumë dhe jo për arsye të gjatësisë, por përarsye të punës dhe të meritave, zoti Rama popërfshihet gjithnjë e më shumë në axhendën e gjithëpolitikanëve, të cilët vizitojnë Tiranën. Unë besoj sezoti Kofi Anan, që është shefi i agjencisë më tëmadhe të botës, i cili ka dekoruar shefin e mafias eshumë të tjerë, na njeh shumë mirë dhe nuk mundtë bëj gabime kaq të trasha. Përfundimisht, unë duatë them se nuk është se ndahem tërësisht me zotinBerisha në këtë pikë, por besoj se është shumëherët për të filluar fushatën elektorale, sepse gjëratduhet të fillojnë në kohën e duhur e pastaj do tëfillojë një rraskapitje, e cila do të jetë në dëm tëasaj që përfaqëson zoti Berisha këtu në Kuvendin eShqipërisë.

    Ju falemnderitServet Pëllumbi - Zoti Berisha, replikë.Sali Berisha - Frika dhe tmerri nga

    transparenca dhe hetimi është ajo që ju paragjykoniEdi Ramën si fajtor, kurse për sa i përket Konventës,ajo është interpretimi alla Ulqini. Konventa dhe tëgjitha dokumentet ndërkombëtare imponojnëParlamentin që të bëjë transparencën në çdosegment të shtetit dhe të qeverisjes, nga kreu ishtetit deri te qytetari më privat i tij. Asgjë nuk mundt’i shpëtojë hetimit parlamentar. Për sa i përketçështjes, pse unë nuk e ngrita komisionin kur Ramaishte ministër, i kujtoj zotit Musa, se nuk kishte ligjpër komisionet hetimore në atë periudhë. Nuk ështëbërë ndonjë amnisti për korrupsionin e ministrave,nuk ka asnjë ligj që të pastrojë babëzinë dhefëlliqësinë e tyre me pushtetin dhe ti, i nderuar zotiMusa, vetëm sot nuk duhej të flisje.

    Servet Pëllumbi - Fjalën e ka zoti Arbnori.Pjetër Arbnori - I nderuar zoti Kryetar,Unë prisja që ju të përkrahnit Byronë

    Parlamentare për të futur në rendin e ditës atoprobleme që na ndihmojnë për të ecur në rrugëndrejt Europës dhe që janë sigurisht reformatinstitucionale, problemi i dëmshpërblimit të tëpërndjekurve politikë, problemi i pronave dheproblemi i të drejtave të njeriut.

    Nuk do të flas shumë, por do të thosha që kadisa muaj që pesëdhjetë e tre deputetë të nderuarkanë firmosur një projektligj për dëmshpërblimin etë përndjekurve politikë dhe kjo zvarritet me muaj tëtërë.

    Ka disa ditë që të përndjekurit politikë po bëjnëdemonstrata paqësore përpara Presidencës,Kryeministrisë dhe Kuvendit. Qëndrimi i policisë nukka qenë korrekt, megjithëse është përballëdemonstratave paqësore, për të cilat është marrëleje. Policia ka arrestuar të përndjekur politikë meqëllim që t’i trembë. Kjo nuk është aspak e ligjshme.Njerëzit nuk duhen trembur, por ata duhen të lihentë lirë të shprehin dëshirat e tyre dhe problemet etyre në demonstrata paqësore.

    Gjithashtu, është folur për problemin e pronavedhe unë uroj që të zgjidhet sa më parë ky problemshumë i rëndësishëm për Shqipërinë.

    Lidhur me këtë, ka ndodhur edhe greva eqytetarëve të Kukësit, të cilëve u janë mbytur tokatdhe shtëpitë. Unë do të theksoja se në zonën timeelektorale të Vaut të Dejës janë treqind e pesëdhjetëfamilje, të cilëve u janë mbytur shtëpitë dhe u janëdhënë disa baraka të mbuluara me bakelit. Do tëdëshiroja që ata të futeshin në kategorinë egrevistëve të Kukësit, në mënyrë që të gjithë tëshpërblehen drejtësisht për të gjitha ato humbje qëkanë pësuar.

    Ju falemnderit.Servet Pëllumbi - Fjalën e ka zoti Shpëtim

    Roqi.Shpëtim Roqi - Falemnderit, zoti Kryetar,Mendoj se seanca e sotme devijoi totalisht. Mirë

    do të ishte që kur bëhen programet, ato të shikohenmirë nga specialistët. Unë shikoj këtu për disandryshime në ligjin nr.7514, pra për të përndjekuritpolitikë dhe titullohet: “Për pafajësinë, amnistinë dherehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurvepolitikë”. Ai që e ka shkruar duhet ta dijë se ata ekanë marrë pafajësinë dhe nuk kërkohet më kjo gjë.Di që është kaluar një projektligj në Komisionin e tëDrejtave të Njeriut dhe ky është propozimi i zotitArbnori, ndërsa këtu thuhet paraqitur nga deputetiElmaz Sherifi dhe më poshtë thuhet se Komisioni itë Drejtave të Njeriut e ka shqyrtuar. Kjo nuk është

  • 11

    Viti 2003 Legjis latura e 16-të

    aspak e vërtetë.Servet Pëllumbi - Ai është problem tjetër.Shpëtim Roqi - Këtu është e shkruar nr. 7514

    dhe për të mos thënë që është një falsifikim, pothemi që është e pasaktë. Është propozimi i zotitArbnori që i ka kërkuar Komisionit të të Drejtave tëNjeriut që të kalojë në seancë plenare.

    Falemnderit.Servet Pëllumbi - Fjalën e ka zoti Elmaz Sherifi.Elmaz Sherifi - Unë nuk e di në se e ka të

    qartë zoti Roqi se për çfarë bëhet fjalë, por ështëligji 7514 që citohet. Ai ashtu është dhe nuk mundtë jetë ndryshe. Ndërsa, për atë që thuhet se kakaluar në Komisionin e të Drejtave të Njeriut, ështëshumë e vërtetë dhe unë kam qenë prezent. Nëqoftë se nuk ka qenë zoti Roqi, i cili është dhedeputet i këtij Komisioni, mund të marrë informacionnë këtë komision.

    Servet Pëllumbi - Fjalën e ka zonja MakbuleÇeço

    Makbule Çeço - Falemnderit, zoti Kryetar,Duke i uruar punime të mbara Kuvendit për këtë

    sesion të ri, njëherazi më vjen keq që punimet eKuvendit fillojnë me një qëndrim fare të pamotivuar,për një kërkesë të painstitucionalizuar dhe një fjalortë papranueshëm, do të thosha me sharje dhe fyerje,madje dhe me akuza, që pretendohet të jenë tëvërteta dhe nëse janë të tilla, për ato ka organekompetente për t’i bërë objekt të punës së tyre,nëse këto akuza do të formalizohen si denoncimepenale, duke e kthyer Parlamentin në një institucionqë sipas tyre duhet të përqendrojë të gjithapushtetet. Ky qëndrim buron nga një mendësi dhepozicion i sistemit, ku Kuvendi ishte njëherazigjithçka dhe asgjë. Po kështu, më duket se shumëdeputetë të opozitës duke, mos marrë parasyshasnjë rregull, procedurë dhe kod etik, kërkojnë tëfusin Kuvendin në një situatë të tillë, që t’i imponojëstrukturave dhe organizmave ndërkombëtarë tëveprojnë si duan ata. Por Kuvendi i ka të gjithahapësirat që të ushtrojë kontrollin për këtë processhumë të rëndësishëm për vendin tonë përmesKomisionit të Integrimit, që fatmirësisht drejtohetnga opozita, përmes Komisionit të Jashtëm, përmesKomisionit të Rendit dhe kështu me radhë, si dhepërmes interpelancave të ndryshme drejtuarKryeministrit apo ministrave të veçantë. Disadeputetë ecin me ide fikse dhe me mendimin sefjalët e mendimet e tyre nuk kanë nevojë të marrinparasysh ligjet, rregullat, normat dhe të gjithaprocedurat, mbi bazën e të cilave funksionon edhe

    ky Kuvend i nderuar.Falemnderit.Servet Pëllumbi - Fjalën e ka zoti Ulqini, për

    procedurë.Musa Ulqini - Zoti Kryetar, në bazë të nenit 83,

    deputeti ka të drejtën e sqarimit vetjak deri në 2minuta, kur sulmohet drejtpërdrejt gjatë një diskutiminë një seancë plenare. Prandaj, unë nuk e kërkojkot fjalën dhe do të flas dy minuta. Dua t’i themzotit Berisha, se pasi dogji Shqipërinë, nuk i kangelur asgjë tjetër, veçse të përbaltë njerëzit dhemë e keqja është se përbalt njerëzit që punojnë,ata që i respektojnë qytetarët e Tiranës si tëndershëm dhe njerëz punëtorë. Turpi është i tij dhepo turpëron dhe vendin prej nga vjen.

    Falemnderit.Servet Pëllumbi - Zotërinj deputetë, kërkoj

    mirëkuptimin tuaj për programin dhe kalendarindyjavor.

    Zoti Arbnori, kërkesa që bëtë ju është e përfshirënë program, në pikën 28. Ne jemi në kontakt meQeverinë, e cila vetë ka deklaruar që është nëkontakt me shoqatat e të përndjekurve politikë, përtë saktësuar të gjithë problematikën që lidhet mekëtë projektligj. Pra, kemi për të votuar programindhe kalendarin.

    Sipas Rregullores, gjatë kësaj periudhe, tëpërfshirë në program do të kemi gjithashtu, raportinnga organet Kushtetuese, Komisioni i Shërbimit Civilmë datën 10 shkurt 2003, Këshilli Kombëtar i Radiosdhe Televizionit raportin më 17 shkurt 2003,Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 24 shkurt 2003,Prokurori i Përgjithshëm më 3 mars 2003, Avokati iPopullit më 10 mars 2003, Kontrolli i Lartë i Shtetitmë 17 mars 2003, Këshilli Drejtues i RadioTelevizionit më 24 mars 2003 dhe Guvernatori iBankës së Shqipërisë, më 17 prill 2003.

    Në qoftë se nuk keni gjë tjetër, fjalën e ka zonjaJozefina Topalli, për të bërë një deklaratë dhe mëpas zoti Dule.

    Jozefina Topalli - Zotërinj deputetë,Edhe sikur Shkodra të mos ishte brenda kufijve

    të Shqipërisë, por të ishte diku në Ruanda, trajtiminuk mund të ishte më i keq. Gjithsesi, nga të gjithakëndvështrimet, duket se ky qytet në sytë me syzedhe pa syze të qeverisë socialiste nuk shihet nëasnjë pjesë brenda kufijve të asaj që e ka emrinShqipëri. Për qeverisjen socialiste, ky qytet s’duhettë ketë rrugë, s’duhet të ketë ura, s’duhet të ketëpunësim, s’duhet të ketë shkollim, s’duhet të ketëpërfaqësim në administratën publike, s’duhet të ketë

  • Viti 2003

    12

    Legjis latura e 16-të

    biznes. Ky qytet duhet të ketë vetëm varfëri, lëngim,pasiguri, refuzim dhe errësirë. Unë nuk e di se saqytete janë në botë, që natën e Vitit të Ri e kanëkaluar në errësirë. Por di që, në Shkodër, mjaft lagjedhe fshatra të saj janë me ditë të tëra pa dritë. Lagjedisi të privilegjuara kanë një orë dritë në 24 orë dheato shumë të privilegjuara kanë deri në 3 orë dritënë 24 orë. Nuk kam dyshuar kurrë se kjo jo vetëmështë e qëllimshme, por edhe mizore, kur mediazyrtare e partisë socialiste ka kurajën të tallet mekëtë qytet përmes titujve: “Shkodra ka vetëm 20%kufizim”. Gjithashtu, më duket ç’njerëzore ajo qëkam lexuar dje në gazetën “Ekonomia”, në shkrimine të emëruarit të Nanos në KESH. Sipas këtijshkrimi, Veriu është një Majemi i mbushur mekazino, ku njerëzit më të pasur të këtij shteti s’dinëmë ku t’i çojnë paratë nga mbingopja prej lekëve,luksit dhe qejfit. Sipas këtij zotërisë, pasi ka shëtiturnë gjithë Veriun ka vërejtur se nuk ka parë asnjështëpi nga oxhakët e të cilëve të dilte tym, sepsedrita kishte aq shumë, energjia ishte aq e tepërt, satë gjithë ngroheshin me energji elektrike. Lexojenigazetën “Ekonomia”, në të cilën shkruhet: “Stallate lopëve gjithashtu ngroheshin me energji elektrike”.Ky zotëri, i emëruari i Nanos, nuk është plak qënuk shikon tymin, nuk është nga një planet tjetërqë të mos dijë se stallat e lopëve ishin dikur tëkooperativave bujqësore. Ky zotëri nuk ka parësigurisht as një ëndërr me kazino. Ai është treguarvetëm i sinqertë, ka marrë penën dhe ka hedhur nëletër atë që shefi i tij, Kryeministri Nano, një ditëmë përpara i kishte treguar për Veriun. Ky ështëmentaliteti, filozofia dhe pafytyrësia e kokës sëqeverisjes socialiste. Dhe kjo të nderuar deputetë,ka vetëm një certifikatë, emrin racizëm. Është kyracizëm, që ka lënë Shkodrën pa fonde, pa dritë,pa biznes, pa jetë. Dikush mund të fërkojë duartnga ngazëllimi se Shkodra është shumë e sëmurë,por mos harroni, se çdo gjë në botë ka edhe njëkufi.

    Falemnderit. Ju këshilloj edhe një herë që talexoni gazetën.

    Servet Pëllumbi - Falemnderit, zonja Topalli.Fjalën e ka Zoti Vangjel Dule.Vangjel Dule - I nderuar zoti Kryetar!Të nderuar deputetë!Dua të përcjell shqetësimin e pjesëtarëve të

    komuniteteve që gëzojnë statusin e minoriteteveetnike lidhur me udhëzimin nr.14, të datës19.12.2002 të Ministrit të Pushtetit Vendor dhe

    Decentralizimit, zotit Blushi, në bazë të të ciliteliminohet elementi i kombësisë si përbërës igjendjes civile, gjë që nuk ka ndodhur as nëmomentet e persekucionit më të egër, gjatë regjimittë kaluar totalitar, ndaj pjesëtarëve të këtyrekomuniteteve.

    Së pari, ky fakt bie në kundërshtim të hapur menenin nr.20/1 të Kushtetutës së Republikës tëShqipërisë.

    Së dyti, bie në kundërshtim të hapur me njënumër të konsiderueshëm dispozitash tëlegjislacionit të organizmave ndërkombëtarë nëpërgjithësi, të Konventës për mbrojtjen e pjesëtarëvetë minoriteteve etnike të Këshillit të Europës dhe tëKartës së Kopenhagenit, në veçanti.

    Së treti, bie në kundërshtim me rekomandimetmë të fundit, që vijnë si nga Bashkimi Europian,ashtu edhe nga Këshilli i Europës, për zhvillimin enjë regjistrimi të ri të popullsisë në vendin tonë, kutë përfshihet në pyetësorin e tij edhe një rubrikë eveçantë në lidhje me kombësinë.

    Kjo, të nderuar kolegë, përbën një shkeljeflagrante të së drejtës elementare të të pasurit dhetë të respektuarit të një kombësie për çdo qytetar.Ne, si deputetë të Partisë së Bashkimit për të Drejtate Njeriut, krahas veprimeve që kemi marrë, do tëvazhdojmë në rrugë ligjore, legjislative dhe politiketë përdorim të gjitha mjetet që na jep legjislacionidhe Kushtetuta. Por, në të njëjtën kohë, do tëkërkonim nga vetë Ministri i Pushtetit Vendor dheDecentralizimit, zoti Blushi, që:

    Së pari, menjëherë të pezullojë udhëzimin nr.14,të datës 19.12.2002.

    Së dyti, të marrë nismën ligjvënëse, nëkonsultim me Komisionin Parlamentar të të Drejtavetë Njeriut dhe Minoriteteve, si edhe me konsulencëtë kualifikuar të organizmave ndërkombëtarë, përamendimin e menjëhershëm të dispozitavepërkatëse të ligjeve nr.89, 50, 51 dhe 52, të datës10.10.2002.

    Të gjitha këto sigurojnë një kuadër bashkëkohoreuropian, sipas praktikave, të cilat zbatohen nëvendet e Bashkimit Europian, për të respektuar tëdrejtën e vetëpërcaktimit dhe njohjen e tij nga ana eshtetit.

    Falemnderit.Servet Pëllumbi - Falemnderit, zoti Dule!Seanca mbyllet.Seanca tjetër do të jetë ditën e enjte, në orën 10.00.Mirupafshim.

  • 13

    Viti 2003 Legjis latura e 16-të

    E enjte, 23.01.2003Seanca e paradites, ora 10:00

    Drejton seancën Kryetari i Kuvendit,zoti Servet Pëllumbi

    Servet Pëllumbi - Zotërinj deputetë, hapimseancën.

    Zotërinj deputetë, në seancën e sotme është ipranishëm Presidenti i Republikës, zoti AlfredMoisiu, i cili do t’i drejtojë një mesazh Kuvendit.Ftohet zoti President, Alfred Moisiu të marrë fjalën.

    Alfred Moisiu - I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit.I nderuar zoti Kryeministër, të nderuar ministra,

    të nderuar deputetë, të nderuar pjesëmarrës.Nesër mbushen plot 6 muaj nga dita kur ju më

    votuat dhe më besuat detyrën e lartë të Presidentittë Republikës. Kjo periudhë ka qenë e ngjeshur sipër ju, ashtu edhe për mua. Janë shënuar arritjedomethënëse, sidomos në aspektet e politikës sëjashtme, më të pakta kanë qenë ato në detyrat eshtëpisë, që në fakt sipas mendimit tim, mirë do tëishte të kishte ndodhur e kundërta. Nisur nga kykonstatim dhe duke dëshiruar t’ju uroj edhe një herëkëtu, në shtëpinë tuaj, Vitin e Ri 2003 dhe suksesenë punën tuaj fisnike, gjykova t’ju drejtohempersonalisht juve dhe gjithë popullit tonë.

    Çdo muaj dhe vit që kalon ka rëndësinë dhevendin e vet në kujtesën tonë kolektive. Viti që lamëpas do të mbahet mend për një sërë zhvillimeshpozitive në politikën dhe në mbarë jetën shqiptare.Shumë i suksesshëm ka qenë vendimi i forcavekryesore politike për të marrë dhe ndarë përgjegjësitënëpërmjet bashkëpunimit institucional, në dobi tëzgjidhjes së disa prej problemeve kryesore, qëndihmojnë në ndërtimin e shtetit të së drejtës.Fryma e dialogut u mirëprit dhe u mbështet si ngafaktori i brendshëm ashtu edhe nga ai i jashtëm.Klima politike u qetësua, u rritën siguria e pronësdhe besimi i qytetarëve, si dhe u panë disa përpjekjeserioze për të forcuar institucionet kryesore. Kybilanc pozitiv përbën një fazë dhe një bazë të mirëpër të vazhduar më tej dhe për t’i bërë këto zhvillimetë qëndrueshme.

    Viti 2003 ka shansin të jetë vit historik përShqipërinë dhe shqiptarët. Nga tribuna e këtijParlamenti ju bëj thirrje, juve të nderuar deputetë,anëtarëve të Qeverisë, partive politike, institucionevetë tjera të shtetit dhe gjithë qytetarëve, që tëangazhohemi me të gjitha forcat mendore dhe fizikepër ta shndërruar vitin 2003 në vitin e reformave tëmëdha. Kërkesa për reformë lidhet me nevojën tonësi popull dhe si shoqëri për të hequr dorë nga

    ndërtimi i pushteteve dhe për të bërë shtet. Pushtetiështë i përkohshëm dhe i zëvendësueshëm, ndërsashteti është i përhershëm dhe i pa zëvendësueshëm.Konceptimi i shtetit, si pushtet i më të fortit, nukmund të jetë më i pranueshëm. Është koha që shtetitë marrë vlerat dhe vendin që i takon, për t’u bërëgarant i ligjit, i sigurisë, i pronës dhe i lirive tëqytetarëve. Arritja e këtij synimi kërkon që gjatë këtijviti të përballojmë me sukses disa nga sfidat tonamë kryesore, sikurse janë: Lufta ndaj krimit tëorganizuar dhe korrupsionit, reformimi i thellë isistemit të drejtësisë, zgjidhja e çështjes së tëdrejtës së pronës, reforma zgjedhore dhe zhvillimime sukses i zgjedhjeve vendore, zhvillimi dhekonsolidimi i ekonomisë së tregut të lirë, forcimi iadministratës publike dhe përmbushja graduale estandardeve për integrimin Euroatlantik.

    Siç e shihni pra, përpara kemi mjaft problemepër të zgjidhur, ku kërkohet angazhimi dhebashkëpunimi i të gjithëve. Është koha të tregojmëse kemi mësuar nga gabimet e së kaluarës, t’u japimfund fjalëve të tepërta dhe të kalojmë në veprimekonkrete. Çdo hallkë e shtetit duhet të përballetrealisht dhe ndershmërisht me sfidat dhepërgjegjësitë që i takojnë, duke hequr dorë ngaretorikat boshe dhe tradita e premtimeve tëpambajtura. Ekzekutivi bën mirë kur konstatongabime dhe të meta, por më e rëndësishme ështëtë marrë masa konkrete për t’i korrigjuar ato në punëne përditshme.

    Me përgjegjësinë kushtetuese dhe meshqetësimin qytetar, unë si Kryetar i Shtetit,mbetem i vendosur të vazhdoj angazhimin përthellimin e bashkëpunimit dhe uljen e politikës sëtavolinës dhe të dialogut, sikurse është vepruar këtokohët e fundit.

    Dëshiroj t’ju rikujtoj dhe të nxis forcat politike,Parlamentin dhe Qeverinë për të mbajtur premtimete dhëna për realizimin në kohë dhe me përgjegjësitë reformave të pranuara.

    Të nderuar deputetë, pesë muaj më parë, nëmesazhin drejtuar Parlamentit, ju ftova hapur dhesinqerisht për të bashkëpunuar intensivisht nëreformimin e sistemit të drejtësisë. Reformat nëdrejtësi përbëjnë një nevojë jetike për ecurinë ereformave në sektorët e tjerë të Shtetit Shqiptar.Ndërtimi i një sistemi drejtësie të pavarur, efektiv

  • Viti 2003

    14

    Legjis latura e 16-të

    dhe të besuar është në interes të të gjithë qytetarëve,është në interes të së sotmes dhe të ardhmes sëvendit tonë.

    Detyra e çdo institucioni kushtetues është tërespektojë ligjin dhe ndarjen e pushteteve.Respektimi në praktikë i këtij parimi kushtetuesështë i një rëndësie themelore për fuqizimin edemokracisë dhe të mbështetjes së të drejtës. Juftoj, që bashkërisht të shohim pa humbur kohë, kui kemi dhe ku janë defektet më të mëdha, tërishikojmë bazën ligjore dhe ta përforcojmë atë, atyku duhet. Mendoj se Parlamenti mund dhe duhet tëushtrojë ndikimin e vet me anë të përzgjedhjes mekujdes dhe me konsensus të individëve përinstitucionet e drejtësisë, si dhe me rolin e vet aktivnë miratimin e ligjeve. Shmangia e vonesave tëpanevojshme në shqyrtimin e projektligjeve nëkomisionet parlamentare është pjesë e këtij roli.Ekzekutivi duhet të trajtojë me angazhim konkretkërkesat për përmirësimin e kushteve të punës tëvetë punonjësve të drejtësisë, për ta bërë atë partnerserioz të qeverisjes.

    Si President dhe si Kryetar i Këshillit të Lartë tëDrejtësisë, jam i vendosur të forcoj punën dhe luftënkundër fenomeneve korruptive e abuzive në gjyqësordhe në prokurori. Mosbesimi dhe kritikat e drejta tëopinionit politik dhe publik ndaj drejtësisë, duhet tëna shtyjnë për të marrë masat e duhura përpërmirësimin e shpejtë të kësaj situate. Reformanë drejtësi është e lidhur pazgjidhshmërisht mekërkesën për fillimin e luftës kundër krimeve,trafiqeve dhe sidomos korrupsionit. Këto fenomenenuk kanë lindur në një ditë, ndaj dhe nuk mund tëeliminohen brenda ditës, por mund të luftohet mekëmbëngulje çdo ditë baza sociale, ligjore dheprapavijave politike që i mbështesin ato. Unë kampërkrahur dhe përkrah punën e Qeverisë dhe tëorganeve të drejtësisë në këtë luftë, duke kërkuarshndrimin e saj në një prioritet të ditës. Kushdo qëshkel ligjin, qofshin ata që janë pjesë e grupevekriminale, qofshin ata zyrtarë që abuzojnë medetyrën dhe financat publike, duhet të përgjigjenpërpara drejtësisë. Është koha që të ketë një ndarjetë qartë kolektive dhe individuale të politikës metregun informal dhe aktet korruptive. Ne nuk mundtë lejojmë më që demokracia e fituar me aq munddhe sakrifica të vihet në shërbim të pakicës, tënjerëzve me pushtet, trafikantëve dhe klaneve tëdyshimta. Demokracia është modeli më i mirëshoqëror i shtetit të së drejtës, i moralit dhe i vleraveqytetare. Kemi për detyrë të luftojmë për ta bërë të

    tillë edhe demokracinë shqiptare. Forcimi i shoqërisëdemokratike kërkon që politika të prodhojë ide dhetë ofrojë zgjidhje për problemet kryesore qëshqetësojnë vendin dhe qytetarët. Ata presin ngaqeverisja krijimin e kushteve për punë dhe siguri përveten dhe familjen, seriozitet, transparencë dherezultate konkrete. Debatet dhe retorikat politikezhvleftësohen kur qytete dhe komuna të tëravazhdojnë ta kalojnë dimrin në errësirë, si dhe kurjetë të humbura vazhdojnë të na vijnë nga pikatkufitare.

    Të nderuar deputetë,Të mos humbasim kohë me procedura dhe me

    formalizma, por të punojmë për të zgjidhur sa mëmirë problemet që kemi përpara. Unë kam rënëdakord me partitë dhe Qeverinë, që brenda 15shkurtit të marrë zgjidhje të qëndrueshme ligjoreçështja e pronësisë. Debati për zgjidhjen e këtijproblemi duhet të bëhet sa më transparent,gjithëpërfshirës dhe brenda afatit që bashkërishtkemi caktuar. Zgjidhja e tij do të qetësonte vendinpërfundimisht dhe do të përbënte një shtytje realepër ecurinë e reformave të ekonomisë së tregut.

    Dëshiroj t’u kujtoj se viti që kemi nisur është njëvit zgjedhor. Zgjedhjet vendore do të jenë një rast imirë për zgjedhësit që të shprehin lirshëm vullnetine tyre politik. Realizimi me sukses i tyre kërkonkryerjen në kohë të reformës zgjedhore dhe tëprocesit ligjor për decentralizimin në qeverisjenvendore. Pavarësia ligjore e organeve të zgjedhuralokale duhet respektuar pa hezitim dhe me financapublike. Realizimi i këtij procesi, ashtu si dhe ndarjae re territoriale e vendit, duhet të bëhen dukeshfrytëzuar përvojat pozitive dhe konsulencënndërkombëtare. Votimi i fundit në një zonë elektoraleme problemet e panevojshme që krijoi, të një nivelitë ulët të pjesëmarrjes, na tregoi edhe një herë sesa larg jemi nga modeli i zgjedhjeve që ne aspirojmë.Shqetësimi bëhet më i madh kur dihet se pas nëntëmuajsh do të votohet në të gjitha komunat dhebashkitë e Shqipërisë. Forcat politike kanë pranuarnevojën për korrigjime. Tani është koha për t’i votuardhe ligjëruar ato. Më pak spontanitet dhe më shumëseriozitet në punën e Komisionit Bipartizan.Qytetarët presin një sistem zgjedhor të lirë dhe tëgarantuar. Suksesi ose mossuksesi i tij ka ndikimtë drejtpërdrejtë në stabilitetin politik të vendit dhenë imazhin e Shqipërisë. Për të bërë shtet, duhenshtetarë të zot dhe profesionalistë të mirë. As tëparët dhe as të dytët nuk na mungojnë, mjafton qëtë tregohemi pak më të vëmendshëm në gjetjen,

  • 15

    Viti 2003 Legjis latura e 16-të

    evidentimin dhe përzgjedhjen e tyre. Ndërtimi i njëadministrate publike të pavarur dhe të aftë që tëbëjë reforma, kërkon korrigjimin e praktikave tëgabuara. Shteti dhe institucionet funksionojnë nëbazë të rregullave, kritereve ligjore dhe transparentepër të gjithë. Respektimi dhe zbatimi i tyre ndihmonqë t’i jepet fund abuzimeve dhe tendencave tëdëmshme për të vendosur kontrollin mbi politikën,ekonominë dhe masmedian. Në institucionetkryesore kushtetuese, ku pesha dhe roli ivendimmarrjes janë thelbësore për të sotmen dhepër të ardhmen e shtetit demokratik, nevojitetkonsensus politik dhe balancë përfaqësimi sa më igjerë. Aty ku ato këmbëngulin, janë reflektuar edheprobleme të mëdha. Përvoja e deritanishme tregonse jo të gjitha ligjet e miratuara nga ju, gjejnë zbatimnë praktikë. Askush më mirë se sa Parlamenti, metë drejtën e bashkëpunimit me ekzekutivin, nukmund ta luaj më mirë rolin mbikëqyrës përzbatueshmërinë e ligjeve. Gjatë viteve në vazhdimështë, gjithashtu, e rëndësishme që të realizohenme përparësi të gjitha investimet e parashikuara, sinjë nga rrugët që të çojnë në zbutjen e varfërisë.Përmbushja e detyrimeve financiare për mbrojtjen,në rrugën drejt integrimit në NATO, si dhe ato përish të përndjekurit politikë, duhet të jenë gjithashtunë vëmendje të Qeverisë.

    Të nderuar parlamentarë!Javën e ardhshme do të presim një vizitë zyrtare

    në vendin tonë, dhe pikërisht Kryetarin e KomisionitEuropian, Romano Prodi, i cili pritet të konfirmojëzyrtarisht hapjen e bisedimeve për nënshkrimin eMarrëveshjes së Stabilizim-Asociimit të Shqipërisëme Bashkimin Europian. Ky është një momenthistorik në rrugën e vendit tonë drejt integrimiteuropian. Angazhimi ynë total, bashkëpunimi përtë kapërcyer pengesat dhe vështirësitë si dhevendosmëria për të plotësuar standardet eanëtarësimit në Bashkimin Europian dhe në NATO,kanë qenë dhe mbeten objektivi ynë madhor. Ne popunojnë intensivisht për zgjerimin e bashkëpunimitme fqinjët tanë në rajon. Me Maqedoninë dheKroacinë kemi filluar një proces të ri afrimi, në kuadërtë integrimit tonë të përbashkët me NATO-n.Gjithashtu, edhe me vendet e tjera fqinje mbetemitë angazhuar për të pasur një bashkëpunim tëngushtë në të mirë të paqes dhe të sigurisë në rajon.

    Të nderuar deputetë!Gjej rastin, që në këtë takim të parë me ju në

    vitin 2003, t’ju falënderoj sinqerisht për rolin që keniluajtur në përmbushjen e detyrës kushtetuese. Edhe

    një herë urimet e mia për një vit të mbarë për ju,familjet tuaja dhe të gjithë qytetarët që ju përfaqësoni.Dëshiroj të shpreh bindjen se mendimet për çështjetqë unë sot shpreha, si dhe për çështje të tjera qëvazhdojnë të përbëjnë shqetësimin kryesor përqytetarët dhe vendin, do të trajtohen me të gjithëseriozitetin e duhur nga ana juaj, për të realizuarato ndryshime që kërkon e sotmja dhe e ardhmja eShqipërisë. Unë kam gjithë gatishmërinë personaledhe kushtetuese për të bashkëpunuar dhe kontribuarnë përballimin e të gjithë sfidave të përbashkëta, nëmënyrë që viti që kemi nisur të bëhet ashtu siç eduam të gjithë, viti i ndryshimeve, i reformave dhe injë kthese historike për të gjithë qytetarët dhe tëgjithë shoqërinë shqiptare.

    Suksese punimeve të këtij sesioni dhe jufalënderoj shumë për mirëkuptimin.

    Servet Pëllumbi - Zotërinj deputetë, më lejoniqë në emrin tuaj të falënderoj Presidentin eRepublikës për mesazhet që na drejtoi dhenjëherësh më lejoni që ta përcjell nga salla eKuvendit.

    Zotërinj deputetë, rifillojmë seancën.Fjalën e ka Sokol Olldashi.Sokol Olldashi - Zoti Kryetar,Për sa i përket mbledhjes së Komisionit të

    Mandateve, ju ftoj të mos e konsideroni këtëmbledhje, sepse po përfitoj nga rasti t’ju përcjelledhe mënyrën se si po funksionon ky komision. Nekishim lënë një mbledhje në orën dhjetë. Mbledhjaka filluar në orën dhjetë e dyzet e pesë minuta dhekëtë e keni të verifikueshme në protokollin embledhjes. Kryetari i Komisionit ftonte anëtarëtsocialistë të Komisionit të mblidheshin, por ata nukndodheshin aty në atë minutë. Nuk mund të bëhetmbledhja kur t’i dojë qejfi Kryetarit dhe të presim tëgjithë ata që janë në kafene. Është e pamundur qëKomisioni i Mandateve të vazhdojë kështu.

    Servet Pëllumbi - Fjalën e ka zoti Lekë Çukaj.Lekë Çukaj - Siç u tha edhe nga të gjithë

    parafolësit, nuk mund të bëhet mbledhja pa uplotësuar forumi dhe ne nuk jemi në përgjithësi aqfiks në orar. Kush deshi të qëndronte qëndroi, kushdeshi të ikte iku, sepse ata atë qëllim kishin.

    Në lidhje me vlefshmërinë e mandatit të zonjësValentina Leskaj kemi këtë relacion:

    Më datë 22.01.2003, Komisioni ynë zhvilloi njëmbledhje, në të cilën shqyrtoi dokumentacionin eparaqitur nga zonja Valentina Leskaj. Përkatësishtme vendimin e Komisionit Qendror, datë 03.01.2003,për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve

  • Viti 2003

    16

    Legjis latura e 16-të

    të pjesshme për deputetë, të datës 15.12.2002, nëzonën zgjedhore nr.52, informacionin për ankimiminnë Gjykatën Kushtetuese, si dhe përgjigjen eshkresës së Gjykatës Kushtetuese e cila thotë: Nëbazë të vendimit të Komisionit zgjedhor zonal dhevendimit nr.1, sikurse për deputetin e zonëselektorale në Elbasan, zonja Valentina Leskaj,vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjes ështëankimuar në Gjykatën Kushtetuese, e cila kapezulluar gjykimin e kësaj çështjeje. Pezullimi igjykimit nuk përbën pengesë për vazhdimin eprocedurave parlamentare. Komisioni, në bazë tëRregullores së Kuvendit, neni 4 dhe neni 69, pika 1e Kushtetutës, u shpreh për pajtueshmëri tëmandatit.

    Falemnderit.Servet Pëllumbi - Falemnderit, zoti Çukaj!Ftoj zonjën Leskaj për të bërë betimin.Zonja Leskaj, unë do të lexoj formulën e betimit

    dhe ju në fund do të thoni betohem.“Betohem për nderin tim dhe për nderin e popullit

    tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputeti popullit në Kuvend, do të përfaqësoj denjësishtpopullin, do të mbroj me vendosmëri pushtetin e tij,rendin kushtetues dhe ligjshmërinë e shtetit juridik,lirinë dhe pavarësinë e vendit, të drejtat dhe liritëthemelore të individit dhe do të punoj me të gjithafuqitë e mia për zhvillimin dhe begatimin e Atdheut,për përmbushjen e aspiratave të ligjshme dhe tëpamohueshme të popullit shqiptar”.

    Valentina Leskaj - Betohem!Servet Pëllumbi - Urime, Zonja Leskaj.Zotërinj deputetë! Vazhdojmë me shqyrtimin e

    rendit të ditës.Sot kemi për të shqyrtuar projektligjin: “Për

    aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventënndërkombëtare ‘Për matjen e tonazhit të anijeve1969", projektligjin: “Për vlerësimin e ndikimit nëmjedis”, projektligjin: “Për disa shtesa dhe ndryshimenë ligjin nr. 8405, datë 17.9.1998, për urbanistikën”,projektligjin: “Për një ndryshim në ligjin 8720, datë26.12.2000, ‘Për krijimin e policisë financiare’, tëndryshuar”.

    Fillojmë me pikën e parë.Fjalën e ka zoti Spartak BrahoSpartak Braho - Komisioni i Ligjeve dhe

    Çështjeve Kushtetuese, pasi shqyrtoi projektligjin:“Për aderimin e Republikës së Shqipërisë nëKonventën ndërkombëtare ‘Për matjen e tonazhittë anijeve 1969", paraqitur nga Këshilli i Ministrave,konstatoi se projekti është konform Kushtetutës dhe

    mendon që duhet miratuar në seancën plenare.Servet Pëllumbi - Falemnderit, zoti Braho!Fjalën e ka zoti Hoxha.Flamur Hoxha - Edhe Komisioni i Industrisë,

    në shqyrtimin që i bëri projektligjit të paraqitur, ështëdakord të kalojë në seancë plenare.

    Servet Pëllumbi - Falemnderit, zoti Hoxha.Kush ka pyetje për këtë projektligj? Dëshiron

    ndonjëri nga deputetët të marrë fjalën?Nuk ka.Atëherë, ju kryetarë të grupeve jeni dakord.

    Përfunduam shqyrtimin e këtij projektligji.Kalojmë tek projektligji i dytë: “Për vlerësimin e

    ndikimit në mjedis”.Fjalën e ka zoti Spartak BrahoSpartak Braho - Komisioni është dakord për

    kalimin e projektligjit në seancë pa vërejtje.Servet Pëllumbi - Falemnderit!Për Komisionin e Bujqësisë dhe Ushqimit, fjalën

    e ka zoti Pepa.Zyhdi Pepa – Falemnderit!Komisioni i Bujqësisë dhe Ushqimit e ka

    shqyrtuar projektligjin në fjalë në mbledhjet e datave15.10.2002 dhe 06.11.2002. Anëtarët e Komisionit,pasi dëgjuan shpjegimet e specialistëve të Ministrisësë Mjedisit, të cilët ju përgjigjën pyetjeve të bëra,diskutuan në parim për projektligjin. Disa anëtarëtë Komisionit vlerësuan se ky projektligj dheveçanërisht nenet nr.5 dhe nr.9 të tij, me prirjetcentralizuese që kanë, mund të bëhen pengesë përinvestimet. Kjo është edhe arsyeja, që Komisioni iBujqësisë dhe i Ushqimit kërkon që për këtë çështjetë shprehet edhe Komisioni i Ekonomisë dheFinancës. Komisioni do të mbështesë në seancëplenare mendimet e Komisionit të Shëndetësisë dheMjedisit. Gjatë diskutimit nen për nen, Komisionika bërë disa vërejtje, të cilat si numër janë 22.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi - Falemnderit, zoti Pepa.Fjalën e ka zoti Spartak Braho.Spartak Braho - Duke mos qenë shumë korrekt

    me relatimin tim të parë zoti Kryetar, unë doja tëshprehja edhe një herë mendimin e Komisionit tëLigjit, lidhur me projektligjin: “Për vlerësimin endikimit në mjedis”, pasi relatimi i parë bënte fjalëpër diçka tjetër. Komisioni i Ligjeve e ka shqyrtuarme vëmendje projektligjin e mësipërm, ka bërëvërejtjet, të cilat do t’i paraqesë gjatë shqyrtimit nenpër nen të projektligjit. Është dakord me një sërëvërejtjesh që ka bërë Komisioni i Bujqësisë dhe nukështë dakord me disa vërejtje të tjera. Megjithatë,

  • 17

    Viti 2003 Legjis latura e 16-të

    gjatë shqyrtimit të projektligjit nen për nen nëseancë, ne do të paraqesim vërejtjet dhe qëndrimintonë si Komision.

    Servet Pëllumbi - Ju falemnderit!Për Komisionin e Shëndetësisë, relacionin e

    paraqet zonja Elida Tepelena.Elida Tepelena - Komisioni i Shëndetësisë dhe

    i Mjedisit, i mbledhur më datën 20.11.2002, shqyrtoiprojektligjin: “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”dhe konstaton se ky projektligj përmban edhevërejtjet plotësuese dhe korrigjuese të bëra ngaanëtarët e këtij Komisioni. Komisioni i Shëndetësisëdhe Mbrojtjes së Mjedisit, këtë projektligj e propozoipër të disiplinuar sa më tepër sipërmarrjet vepruesedhe për mbikëqyrjen institucionale të zbatimit tëprojekteve, me ndikim në sektorët e ndryshëm tëmjedisit.

    Komisioni i Shëndetësisë dhe Mjedisit,projektligjin e gjykon si mjaft të afërt me atë tëvendeve të Bashkimit Europian dhe në përputhje meudhëzimet e metodologjitë e miratuara nga BankaBotërore dhe organizmat përkatëse të OKB-së.

    Komisioni është dakord që ky projektligj të kalojëpa vërejtje në seancë plenare.

    Servet Pëllumbi - Falemnderit, zonja Tepelena.Komisionet mbaruan. Kush ka pyetje dhe

    diskutime rreth projektligjit? Nuk ka. Përfundojmëshqyrtimin edhe të këtij projektligji.

    Kalojmë në projektligjin e tretë: “Për disa shtesadhe ndryshime në ligjin nr.8405, datë 17.09.1998‘Për urbanistikën’, ndryshuar me Vendimin nr.2, datë25.1.1999 të Gjykatës Kushtetuese dhe me ligjetnr.8453, datë 04.02.1999; nr. 8501, datë 16.06.1999dhe nr. 8682, datë 07.11.2002".

    Kemi pasur një projektligj të paraqitur ngadeputeti Durim Hushi, që ka të bëjë pikërisht mekëtë ndryshim që ka ardhur sot nga Qeveria.

    Atëherë, fjalën e ka zoti Spartak Braho.Spartak Braho - Komisioni pasi u njoh me të

    dy projektet, si me nismën e deputetit Hushi, ashtuedhe me ndryshimin e paraqitur nga Qeveria,konstaton se të dy janë të barasvlefshëm. Ngapikëpamja kushtetuese dhe ligjore, ndryshimet esjella janë të rregullta. Komisioni u shpreh përkalimin dhe miratimin e ndryshimeve në seancëplenare, ka bërë dhe dy vërejtje për dy dispozita, tëcilat do t’i paraqesë gjatë shqyrtimit nen për nen.

    Servet Pëllumbi - Falemnderit, zoti Braho!Fjalën e ka zoti Hoxha.Flamur Hoxha - Edhe Komisioni i Industrisë

    shqyrtoi projektligjin e paraqitur në prezencë të

    selisë dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Turizmit.Komisioni i Industrisë dhe i Punëve Publike embështet nismën ligjvënëse të Qeverisë për këtëproblem dhe është shprehur dakord që të kalojë nëseancë plenare. Gjithashtu, meqenëse deputetiDurim Hushi e ka lënë për diskutim në komisionkëtë projektligj dhe ai ka paraqitur mendimin e tijpër ta tërhequr projektin e paraqitur në Komisionine Ligjeve, ne jemi dakord që të kalojë në seancëplenare ky projektligj i paraqitur.

    Servet Pëllumbi - Falemnderit, zoti Hoxha!Kush ka pyetje për projektligjin? Nuk ka. Fillojmë

    nga diskutimet.Fjalën e ka zoti Pepa.Zyhdi Pepa - Nuk kam diskutim zoti Kryetar,

    se edhe për projektligjin e mëparshëm, unë kërkovatë bëj pyetje dhe ju si duket nuk e patë sinjalin ekompjuterit që keni përpara. Në relacionin që paraqetKomisioni për Industrinë, Punët Publike dheTransportin, në nenin 4, thuhet që: “Kompetencat eKRT-së mund t’i ushtrojë dhe këshilli i komunës”.Unë kam një pyetje për ekspertët: A do të bëhetmirë puna në këtë mënyrë, që një këshill komunetë marrë kompetencat e një KRT-je?

    Servet Pëllumbi - Falemnderit, zoti Pepa!Tjetër pyetje? Nuk ka.Zotërinj specialistë, prezantohuni dhe përgjigjuni

    pyetjes.Fjalën e ka zoti Artan Lame, zëvendësministër i

    Rregullimit të Territorit.Artan Lame - Kjo është një çështje që është

    diskutuar te ne edhe juridikisht, por meqenëseprojektligji më tej parashikon edhe strukturën qëduhet të ketë komuna e zyra urbanistike e komunës,për të pasur aftësinë vendimmarrëse, në momentinqë një “X” komunë, të ketë “X” arkitekt, “Y” urbaniste kështu me radhë, në këtë moment është në gjendjeqë teknikisht ta realizojë këtë të drejtë.Përgjithësisht, komunat e vogla që nuk kanëspecialistët përkatës, mbeten që ta delegojnë osetë gjejnë një mënyrë tjetër për ta realizuar. Këshillate komunës, gjithmonë duhet të kemi parasysh, qëveprojnë mbi bazën e planeve rregulluese tëmiratuara. Pra, imagjinohet që komuna ka një plannë dorë të miratuar nga një instancë superiore, singa këshilli i qarkut, nga KRTSH-ja ose nga një KRTpararendëse e rrethit, kur kanë qenë të tillë. Kështu,nuk është se vepron në boshllëk, por ka një planrregullues të komunës, vijat kufizuese të komunës,të cilat janë shinat kryesore, mbi të cilët duhet tëlëvizë edhe organizmi vendimmarrës.

  • Viti 2003

    18

    Legjis latura e 16-të

    Falemnderit!Servet Pëllumbi - Falemnderit!Fjalën e ka zoti Hoxha.Flamur Hoxha - Vërejtja që bën zoti Pepa në

    thelb është e arsyeshme, por në komision, dukepasur parasysh edhe sugjerimet që dha zotizëvendësministër, është parë me sensin që tëfavorizohen ato komuna të cilat plotësojnë kriterete neneve të mëposhtme të ligjit, domethënë kanëinfrastrukturën që iu duhen për të miratuar njëprojektligj të tillë. Pra, është lënë si mundësi përkomunat që kanë një popullsi ose një zonë shumëtë madhe dhe që munden t’i plotësojnë këto kritereqë paraqet ligji.

    Servet Pëllumbi - Ju falemnderit! Dëshiron njeritjetër të flasë?

    Fjalën e ka zoti Pepa. Zyhdi Pepa - Ju falemnderit, zoti Kryetar!Më duket se ka konfuzion në shpjegimet që bën

    edhe zëvendësministri dhe kolegu im i nderuarHoxha, sepse neni 4 e thotë shprehimisht:“Kompetencat e KRT-së mund t’i ushtrojë këshilli ikomunës” dhe me këtë, ligjvënësi ia delegon çdolloj komune, që këshilli i komunës të marrëfunksionet e KRT-së. Komunë e madhe ose e vogël,nuk bëhet asnjë dallim, por thotë: “Për komunat, tëcilat nuk mund të krijojnë KRT-në me përbërjen emësipërme, kompetencat e saj mund t’i ushtrojëkëshilli i komunës”. Po të veprojmë në një mënyrëtë tillë, pasojat do të jenë të paparashikueshme.Ne edhe sot kemi fenomene jashtëzakonishtnegative në proceset e ndërtimeve. Janë me qindradhe mijëra hektarë tokë bujqësore, nga më pjelloret,që po zihen me ndërtime. Flitet gjoja për planerregulluese, por asnjë plan rregullues nuk ështërespektuar, madje për këtë mund ta shihni sesiështë vepruar. Tirana po bashkohet në një krah meKrujën dhe në krahun tjetër me Durrësin nëpërmjetndërtimeve në mes të parcelave. Do të kërkohenme miliona dhe qindra milionë dollarë, që këtondërtime të bëhen efektive, me parametrat që kërkontë paktën një qytet modern. Kam parasysh këtu,problemet e furnizimit me ujë të pijshëm, problemete kanalizimit të ujërave të zeza e probleme të tjeratë një infrastrukture që duhet të ketë një fshat osenjë qendër e banuar. Nuk po them në parametrateuropianë, por të atyre ballkanikë. Kështu, mua mëduket se po bëjmë një gabim të pafalshëm, në rastse do ta kalojmë nenin 4 siç propozon Komisioni iIndustrisë, Punëve Publike dhe Transportit. Kamparasysh që komuna mjaft të mëdha, siç është p.sh.

    komuna në zonën time elektorale të Kasharit, qëështë afër Tiranës, me një numër të madh tëkuadrove të lartë, e cila është një nga komunat mëtë mëdha të Republikës, por është e pafuqishme tëndërtojë një këshill të rregullimit të territorit dhe këtëia ka deleguar Bashkisë së Vorës, e cila vërtet kabërë një këshill të rregullimit të territorit me parametratë pranueshëm. Këtë punë nuk mund ta kryejnë mjaftkomuna në rrethin e Tiranës dhe nuk e di sesi mundta kryejnë këtë punë komunat në rrethin e Pukës,Mirditës apo në ndonjë rreth tjetër, të cilat nuk duat’i nënvleftësoj, por për shkak të rrjedhës që morizhvillimi ynë ekonomik dhe shoqëror gjatë këtijdhjetëvjeçari, ato janë me mungesë kapacitetidrejtues, për të bërë edhe ato punë të thjeshta qëkërkon drejtimi i një komune. Megjithatë, unë përkëtë nen, sigurisht që do të votoj kundër dhenjëkohësisht, unë i bëj thirrje edhe Ministrisë sëNdërtimit e përfaqësuesve të saj, ashtu si edhekomisionit dhe deputetëve, që të jenë të kujdesshëmkur marrin vendime të tilla.

    Ju falemnderit!Servet Pëllumbi - Ju falemnderit, zoti Pepa.Fjalën e ka zoti Bashkim Fino.Bashkim Fino - Ju falemnderit, zoti Kryetar.Unë jam plotësisht dakord me parafolësin, me

    kolegun tim Pepa dhe nuk jam aspak dakord mezëvendësministrin dhe me zotin Hoxha. Ata mbasenuk kishin fuqi argumentuese për të dhënë njëargument të tillë, por për sa i përket çështjes sënenit 4, do të thosha se duhet ta shikojmë me kujdesparagrafin ku thuhet se në komunat të cilat nuk mundtë krijojnë KRT-në, këto kompetenca duhet t’iushtrojë këshilli i komunës. Po ju sugjeroj dhe po juthem zoti Kryetar dhe të nderuar deputetë, që tëtjera kompetenca ka këshilli i komunës dhe të tjerakompetenca ka KRT-ja e çdo bashkie apo komunetë veçantë. Kjo do të thotë që nuk jam plotësishtdakord edhe me sugjerimin që bëri zëvendësministri,që minimalisht duhet të miratohen studimet ekaluara një herë në arshivat përkatëse, gjë që tanipër tani, mbetet utopi, sepse ne nuk kemi studimepër qytete të mëdha e jo më për komuna të veçantae ato komuna që kanë mundësinë dhe aftësinëintelektuale të vogël, siç e tha zëvendësministri, dheashtu është vërtet, e jo më të kemi mundësi tëkrijojmë edhe KRT.

    Unë desha të mbështes kolegun tim, Pepa, edhenë një çështje tjetër.

    Po ta shikoni me kujdes relacionin që kaparaqitur edhe vetë ministria përkatëse ose më mirë

  • 19

    Viti 2003 Legjis latura e 16-të

    të themi komisioni, i cili është më i specializuar, nërelacionin e saj thuhet që: “Komisioni kërkonshpjegime dhe u sigurua se varianti i ri i ligjit përurbanistikën, që duhet t’i japë zgjidhje problemevetë shumta të evidentuara në këtë fushë, popërgatitet nga Qeveria dhe do të përfundojë brendatremujorit të parë të vitit 2003". Me këtë, dua tëthem se muaji janar po ikën zoti Kryetar dhe mbetenshkurti e marsi. Qeveria shumë shpejt do të sjellënë Parlament ligjin e ri të urbanistikës. Unë kampropozimin dhe mbështes zotin Pepa duke sugjeruarqë këto kompetenca, për ato komuna që nuk kanëmundësi të krijojnë KRT-në, le t’ia delegojnë qarkutpër këto dy-tre muaj dhe mbas këtyre dy-tre muajve,që mendohet të bëhet ligji i ri, ajo le t’i zgjidhë pastajtë gjitha problemet e tjera. Prandaj, unë mbështespropozimin e zotit Pepa dhe i bëj thirrje grupit tëmaxhorancës socialiste, që të mos e votojë nenin4, por duke respektuar relacionin e këtij komisioni,i cili thotë se do të vijë ky projektligj i ri, kjokompetencë t’i delegohet qarkut për ato komuna qëme të vërtetë nuk kanë mundësi të krijojnë KRT-në.

    Servet Pëllumbi - Ju falemnderit, zoti Fino!Fjalën e ka zoti Ministër.Besnik Dervishi - Ju falemnderit, zoti Kryetar,Unë mendoj se fjala që ju lexuat është pak e

    vjetër, sepse edhe në termin e ministrisë ishte gabim.Kjo është Ministria e Rregullimit të Territorit dheTurizmit dhe jo e Ndërtimit. Për sa i përketpropozimit tjetër, unë mendoj se kompetencat përato komuna që nuk arrijnë të krijojnë KRT-në, t’idelegohen një organi tjetër, po të qeverisjes vendore.

    Servet Pëllumbi - Ju falemnderit! Propozimete reja t’i paraqisni me shkrim, ju lutem.

    Fjalën e ka zoti Gaqo Apostoli.Gaqo Apostoli - Ju falemnderit, zoti Kryetar,Edhe unë kisha përgatitur diçka, sepse krijohet

    një gjë pa kuptim në nenin 4, por është plotësisht ikalueshëm edhe me idenë që dha zoti Fino, duke evotuar nenin 4 me korrigjim, domethënë për komunattë cilat nuk mund të krijojnë KRT-në me përbërjen emësipërme, kompetencat e saj t’i ushtrojë KRT-ja eqarkut dhe mbyllet kjo pikë deri në miratimin e ligjittë ri. Mund të jetë një punë voluminoze, por do tëjetë e përkohshme, deri sa të gjendet një zgjidhjetjetër dhe doja të thosha, se një amendim i tillë iligjit të urbanistikës ka pothuajse një vit që zvarritetnë Parlament dhe ne duhet të jemi tepër tëkujdesshëm në zbatimin e procedurave ligjore dhekonstitucionale. Unë dua të vlerësoj këtu edheamendimet që paraqiti zoti Hushi, i cili u bë edhe

    promotor që Qeveria të sjellë një amendim dhe mëpas një ligj të ri. Amendimet që sjellin deputetët, tëkalojnë në të gjitha procedurat, pavarësisht nësedo t’i bëjë Këshilli i Ministrave apo nuk do t’i bëjë.Ne, detyrimin konstitucional e kemi vetëm kur bëjmëamendime, që kanë faturë financiare. Kjo nuk kafaturë financiare, kështu që në këtë drejtim, ne duhettë jemi më të kujdesshëm, që edhe deputetët tëmos frenohen, sepse e kanë detyrë konstitucionaletë përgatisin ligjet.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi - Ju falemnderit!Fjalën e ka Zoti Ylli Bufi.Ylli Bufi - Edhe unë dua të mbështes problemin

    që ngritën deputetët Pepa dhe Fino në lidhje mekëtë çështje. Veçanërisht, që këshilli i komunës tëmarrë kompetencat e KRT-së, më duket absurde.Unë gjithashtu nuk do të isha dakord fare, që ne tëbënim ndërhyrje në ligjin e urbanistikës, ndërkohëqë ne presim brenda tremujorit të parë ligjin e plotëtë urbanistikës. Me amendamente të tilla, unëmendoj se nuk përmirësojmë asgjë. Por, përveç atijpropozimit që u tha këtu, me të cilin unë jam dakord,që për komunat ku nuk mund të formohet KRT-ja, t’idelegohen qarkut, unë do të thosha që nuk kakuptim që ne të përdorim dy njësi. Disa komunapaskan mundësi të bëjnë KRT dhe disa jo. Më duketsubjektive dhe aspak ligjore, prandaj për mua janëdy mundësi: ose të mos ndërhyjmë fare në këtëçështje, ose të gjitha këto t’i lihen KRT-së së qarkut,i cili pastaj të zgjidhet në mënyrë përfundimtare nëligjin e ri të urbanistikës. Prandaj, do të isha me atëqë u tha këtu, që t’i delegojmë KRT-së së qarkutpër të gjitha komunat, sepse kjo është një dispozitëtransitore deri sa të bëhet ligji i ri i urbanistikës.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi - Fjalën e ka zoti Niko Faber.Niko Faber - Ju falemnderit, zoti Kryetar!Unë mbështes sugjerimet që bënë kolegët Pepa

    dhe Fino në lidhje me këtë projektligj. Dua të përmendse të gjitha komunat i kanë mundësitë që të krijojnëKRT-të e tyre në qoftë se do të ekzistojë vullneti ityre. Po jap një shembull nga Komuna e Voskopojëse rrethit të Korçës, që është një Komunë krejtësishtmalore, që nuk ka kuadro të specializuar brendaKomunës, por ata i ka marrë nga Korça dhe KRT-jae komunës së Voskopojës ndoshta për nga niveliteknik është më e lartë edhe se niveli i KRT-së sëqarkut. Prandaj, në qoftë se bëhen përpjekje dheekziston vullneti, KRT-të mund të krijohen në çdokomunë dhe aq më tepër që në komunat malore

  • Viti 2003

    20

    Legjis latura e 16-të

    ose në komunat e vogla nuk ka probleme të mëdha.Në qoftë se mblidhen një ose dy herë në vit, mundtë zgjidhin problemet e të gjithë vitit, prandaj do tëmbështes sugjerimin që bënë dy kolegët paraardhësnë lidhje me këtë projektligj, që komunat, të cilatkanë mundësi të krijojnë KRT-në, të vazhdojnë meKRT-të e tyre, ndërsa ato që nuk i përballojnë dotkëto punë, t’ia delegojnë këtë detyrë KRT-së sëqarkut.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi - Ju falemnderit!Fjalën e ka zoti Hoxha.Flamur Hoxha - Mua nuk më pëlqen ndërhyrja

    e ministrit, i cili në komision ka rënë dakord mekëtë formulim së bashku me specialistët e vet.Megjithatë, unë i mbetem arsyetimit që nëse njëkomunë “X”, siç tha zoti Pepa, ka popullsinë më tëmadhe nga të gjitha komunat, atëherë si t’ia bëjmëKomunës së Bashkisë së Klosit, e cila ka tri herëmë pak banorë se sa Komuna e Kasharit dhe do tëngrejë një KRT atje vetëm pse ia jep ligji? Në qoftëse e vendosim një gjë të tillë, për t’ia lënë KRT-sësë qarkut, atëherë le të jetë kjo e fundit për të gjithakomunat dhe për të gjitha bashkitë dhe ta caktojmëkëtë kriter mbi bazën e popullsisë, sepse, sipasarsyetimit tim, kështu nuk zgjidhim gjë.

    Ju falemnderit.Servet Pëllumbi - Ju falemnderit, zoti Hoxha.Fjalën e ka zoti MinistërBesnik Dervishi - Unë mendoj se problemi që

    po diskutohet është shumë më i thjeshtë nga saparaqitet. Formulimi që i është bërë ligjit, ndoshtame të drejtën e rregullimit, që aty ku nuk mund tëngrihet KRT-ja, këto kompetenca i mbeten këshillittë qarkut, mendoj që është zgjidhja më e drejtë.Këto ndryshime janë paraqitur si rezultat i detyrimeveqë burojnë nga ligji: “Për organizimin dhefunksionimin e pushtetit vendor”. Pra, është njëmarrëveshje që nuk është ligjore dhe jemi të detyruarta vendosim mbi baza ligjore. Këto janë rregullimetë detyrueshme, që burojnë nga një ligj kuadër, siçështë ai: “Për organizimin dhe funksionimin epushtetit vendor”. Problemi tjetër, që trajtohet përparaqitjen e ligjit të ri, është ai për urbanistikën. Kjoështë e vërtetë, por mos harroni që ky projektligj,për të cilin po diskutojmë sot, është paraqitur qëmë 05.07.2002 dhe po diskutohet sot, më22.01.2003. Po të mos miratohet, dhe për sa kohëdo të vazhdojnë të jenë të bllokuara akoma aktivitetete KRT-ve të bashkive dhe të komunave, të cilat nukkanë funksionuar deri më sot? Projektligji i ri, “Për

    urbanistikën”, do të jetë në një kuadër rregullues tëtë gjithë fushës që ka të bëjë edhe me ligjin: “Përmenaxhimin e tokës urbane”, e gjithashtu ka të bëjëedhe me rregullimet për sa i përket policisë sëndërtimit, së bashku me përshtatjet, si dhe me ligjin:“Për organizimin dhe funksionimin e pushtetitvendor”, i cili ka të bëjë edhe me kompetencat epolicisë bashkiake.

    Zoti Hoxha, në qoftë se më dëgjoni falemnderit,por kam përshtypjen se nuk më dëgjuat.

    Servet Pëllumbi - Fjalën e ka zoti Xhindi.Fatmir Xhindi - Falemnderit, zoti Kryetar!Duke pasur parasysh KRT-në si një organ të

    specializuar, që do të menaxhojë situatën eurbanistikës pas çdo komune e bashkie, unë gjykojse këtu nuk bëhet fjalë për një specialist që komunadhe bashkia mund ta marrë nga diku gjetkë. Dukepasur parasysh njëkohësisht nivelin që kaadministrata e komunës, është e pamundur nëpërgjithësi ngritja e një organi të tillë pranëkomunave për momentin. Gjykoj se mbase do tëjetë më mirë që kjo mundësi t’i lihet qarkut sikundëre ka, por ky të përcaktohet tani edhe në ligj dhe t’iparaqitet projektit përkatës.

    Falemnderit.Servet Pëllumbi - Ju falemnderit!Fjalën e ka zonja Makbule ÇeçoMakbule Çeço - Ju falemnderit, zoti Kryetar!Është një problem që po diskutohet gjerësisht

    dhe me të drejtë, por unë do ta shikoja nga njëkëndvështrim më të përcaktuar krijimin e KRT-ve nëbashki dhe komuna. Ne jemi në procesin edecentralizimit të pushtetit dhe të rritjes sëautonomisë së qeverisjes vendore dhe në qoftë sedo ta lëmë në ekuivok, mundet ose nuk mundet tëkrijojë KRT-në një komunë, ne nuk i japim këtyrekomunave hapësirat e nevojshme për të ecur drejtsigurimit të autonomisë së qeverisjes vendore. Përmua, që me vendimin e këshillit bashkiak për krijimine strukturës së aparatit të komunës, duhet tëshikohet që të ketë edhe përgjegjës të zyrës sëurbanistikës, edhe përgjegjës të zyrës juridike dhetë infrastrukturës publike dhe pastaj të tjerat, si pjesëpërbërëse të kësaj KRT-je të komunës, zgjidhensepse janë përfaqësues të këshillit bashkiak,specialistë të caktuar nga kryetari i bashkisë e ikomunës, që nuk është e thënë të jenë specialistëtë mirëfilltë brenda komunës. Pra, janë elementëqë mund të gjenden dhe, për mua, nuk duhet trajtuar“mund të krijojë”, por ta vëmë taksative, të krijojëKRT-në si çdo bashki ashtu dhe çdo komunë, me

  • 21

    Viti 2003 Legjis latura e 16-të

    qëllim që t’i japim mundësinë edhe këtyre komunaveqë ne themi sot, që nuk janë në gjendje të përballojnëkëto detyra, të përpiqen që t’i krijojnë dhe t’ipërballojnë, sepse ndryshe ne do t’i vëmë fre procesittë rritjes së autonomisë së qeverisjes vendore.

    Ju falemnderit!Servet Pëllumbi - Fjalën e ka zoti Braho.Spartak Braho - Edhe unë do të mbështes

    propozimin e bërë nga kolegët Pepa e Fino. Kampërshtypjen që edhe me shpjegimin që dha ministri,duhet kuptuar fakti se, n.q.s komunat s’kanëmundësi për kushtet aktuale, këto të drejtaautomatikisht i kryen qarku. Në kushtet kur nukrregullohen, natyrisht mund të rregullohen, por kadhe raste që nuk i rregullojmë dot, pra, i kryejnëorgane të tjera. Në kuadrin e paketës fiskale,njëkohësisht, ky lloj aktiviteti është një burim tëardhurash për komunat, pra mjaft i domosdoshëmpër përmirësimin e buxhetit të tyre. Prandaj, unëmbështes propozimin e bërë nga zotërinjtë emësipërm.

    Servet Pëllumbi - Zoti Bufi.Ylli Bufi - Zoti Kryetar, do të më falni se po flas

    për herë të dytë, përsëri për këtë argument.Duke qenë dakord me shtesat e bëra nga një

    pjesë e deputetëve, që këto kompetenca t’i marrikëshilli i qarkut, unë insistoj në një çështje:Përderisa ne jemi duke pritur një ligj tërësor “Përurbanistikën”, një kompetencë të tillë kaq tërëndësishme, që ka të bëjë me një decentralizimshumë të thellë të kompetencave, që çdo komunëtë ketë KRT-në e saj, unë them që ne nuk mund tabëjmë sot me një amendament. Të presim ligjintërësor “Për urbanistikën”. Kjo le të jetë njëdispozitë e përkohshme, që deri sa të dalë ligji i ri iurbanistikës, këto kompetenca të komunave t’i marrëKRT-ja e qarkut dhe pastaj në ligjin e urbanistikëstë gjejmë një zgjidhje tërësore, sepse nuk është ethënë që KRT do kenë Bashkia e Tiranës, qytetet ekategorisë së parë, të dytë, të tretë dhe komunat,por mundet që këto të jenë të diferencuara mekompetenca të caktuara. Prandaj, kjo kërkon njëzgjidhje tërësore, që mund ta bëjë vetëm ligji i ri:“Për urbanistikën”. Sot të miratojmë këtë dispozitëkalimtare, që t’i marrë automatikisht këshilli i qarkutderi në ligjin e ri të urbanistikës.

    Servet Pëllumbi - Fjalën e ka zoti Zyhdi Pepa.Zyhdi Pepa - Edhe një herë zoti Kryetar, më

    duket se jemi futur në një diskutim që nuk ka nevojëtë zgjatet kaq shumë. Unë nuk jam kundër qëkomuna të krijojë KRT-në. Madje, unë shkoj edhe

    më tutje, që KRT-të mund të jenë dhe institucioneprivate, të cilat respektojnë kondicionet urbanistikedhe lejojnë të ndërtohet ose jo. Pra, ajo ështëçështje e ligjit, por nuk mundet kurrsesi qëkompetencat e KRT-së t’i ushtrojë këshilli i komunës.Ky është absurditet. Këshilli i komunës, i cilizgjidhet mbi bazën e kritereve politike të strukturësproporcionale, që rezulton nga zgjedhjet, do të marrëvendime edhe për kondicionet urbanistike të fshatitapo të komunës, kjo është absurde. Pra, unë jampër këtë, që komunat le të krijojnë KRT-në, ështëpunë e tyre në se i krijojnë, por në asnjë mënyrënuk duhet që kompetencat e KRT-së t’i ushtrojëkëshilli i komunës.

    Ju falemnderit!Servet Pëllumbi - Falemnderit, zoti Pepa.Fjalën e ka zoti Arben Imami.Arben Imami - Ju falemnderit,Ka një ligj kuadri, që është ligji për pushtetin

    lokal dhe që çfarëdo lloj përmirësimi që do të bëhet,megjithëse unë nuk e njoh, por me çfarë po dëgjoj,nuk mund t’i bjerë ndesh ligjit kuadër për pushtetinlokal, i cili e lë kompetencën tek njësia bazë eqeverisjes lokale, pra bashki e komuna.

    Problemi është i zgjidhur. Janë dy urdhra tëministrave, të ndërtimit dhe të pushtetit lokal, nëfillim të vitit 2002, të cilët u sugjerojnë palëve që ekanë në kompetencë të ngrenë KRT-të, por jogjithmonë do të gjejnë miratim nga Ministria eTerritorit dhe Turizmit. Pra, në qoftë se një komunënuk ka kapacitetet e nevojshme për të ngritur një,ajo ka plotësisht të drejtë, mbi baza kushtetuese,së pari, ta delegojë në një KRT tjetër, ku të dëshirojë,ose mund të bëhen një grup komunash dhe të ngrenëKRT-në e tyre. Të gjitha komunat e qarkut mund tadelegojnë në nivel qarku te bashkia më e madhe, ecila i ka këto kapacitete. Pra, këtu nuk ështëproblemi se ka nevojë për t’u mbushur ky boshllëkligjor. Këtu ka nevojë më tepër për një aktivitetkonkret praktik, që të udhëzohen e të nxitenkomunat për të shkuar drejt një KRT-je të qarkut.Por, unë jam i mendimit që një KRT qarku do tëbinte ndesh me ligjin kuadër të pushtetit lokal. Unëkështu mendoj.

    Ju falemnderit!Servet Pëllumbi - Ju falemnderit!Fjalën e ka zonja Makbule Çeço.Makbule Çeço - Ju falemnderit, zoti Kryetar.Unë do të thosha, që në qoftë se do të shikojmë

    ligjin kuadër: “Për organizimin dhe funksionimin eqeverisjes vendore”, aty përcaktohen edhe

  • Viti 2003

    22

    Legjis latura e 16-të

    marrëdhëniet midis këshillit të qarkut dhe njësiveterritoriale administrative bazë, që janë komunat dhebashkitë. Shumë kompetenca, këshilli qarkut i merrme delegim. Aty ku komuna nuk mund të ngrejë njëKRT, atëherë mund t’ia delegojë këshillit të qarkutdhe nuk është nevoja që ne ta vëmë këtu në këtëamendim që po i bëjmë ligjit: “Për urbanistikën”.Pra, është e zgjidhur ligjërisht, që t’ia delegojë KRT-së së qarkut. Pra, ne ta vëmë si detyrë për të gjithakomunat që të krijojnë KRT-të dhe aty ku komunanuk e përballon dot këtë, por do ta përballojë në tëardhmen, ajo mund ta delegojë përkohësisht menjë marrëveshje në këshillin e qarkut, për t’i zgjidhurproblemet e KRT-së që nuk i përmbush dot vetë.

    Ju falemnderit!Servet Pëllumbi - Ju falemnderit!Fjalën e ka zoti Spartak Braho.Spartak Braho - Më falni zonja Çeço, në qoftë

    se do të përsëris këtë, që mendoj se mund ta kenithënë edhe ju. Kjo çështje nuk duhet zgjatur mëedhe për një arsye tjetër. Në ligjin: “Për organizimindhe funksionimin e pushtetit lokal”, është detyrëfunksionale e komunës të ketë zyrat e KRT-së. Pra,ne nuk mund t’i heqim ato me këtë ligj dhe me ligjinqë do të vijë në të ardhmen, “Për urbanistikën”. Ekanë qëndrim të detyruar, që komunat do të kenëzyrat e urbanistikës, prandaj nuk kemi pse tëzgjatemi më. Ne ia kemi dhënë me një ligj dhekërkojmë t’ia heqim me një ligj tjetër.

    Falemnderit.Servet Pëllumbi - Fjalën e ka zoti Arben Imami.Arben Imami - Unë desha të evidentoj vetëm

    faktin se ka një hierarki ligjore. Ligji kuadër ipushteteve lokale është bërë me tre të pestat, ligji:“Për urbanistikën” është me shumicë të thjeshtëdhe nuk mundet që ky ligj ta rishikojë atë, është epamundur. Sikurse tha edhe zoti Braho, ai ështëfunksion i njësisë bazë dhe nuk mundet që një ligjtjetër t’ia marrë, kurrsesi.

    Servet Pëllumbi - Ju falemnderit!Zoti Ministër, keni gjë tjetër për të shtuar?Besnik Dervishi - Do të doja të sqaroja diçka:

    Përbërja e KRT-ve është e ndryshme, kursekompetencat janë të njëjta për të gjitha KRT-të, dukefilluar qysh nga Bashkia e Tiranës e deri te komunamë e vogël. Përbërja, natyrisht, është e ndryshme.Rregullimet në ligjin nr 8405 janë detyrimi që burojnënga ligji: “Për organizimin dhe funksionimin epushtetit vendor”. Në qoftë se aty është rregulluardelegimi i kompetencave, që mendoj se është injohur nga të gjithë ne, paragrafin e fundit mund ta

    heqim fare dhe mendoj se nuk ka më kontekste nëkëtë projektligj.

    Servet Pëllumbi - Falemnderit, zoti Ministër!Atëherë, e mbyllim shqyrtimin dhe i japim fjalën

    kryetarëve të grupeve.Për Partinë Republikane e ka fjalën zoti Maksim

    Begeja.Maksim Begeja - Ju falemnderit, zoti Kryetar.Mendoj se ky problem duhet të gjejë

    rrugëzgjidhje, sipas gjykimit që bëri edhe zoti Pepa.Është absurditet të mendohet që në këshillin ekomunës të ngrihet një KRT, e cila kërkondomosdoshmërish përbërje të inxhinierëve, të cilëtfaktikisht nuk ekzistojnë. Është absurditet që kjokompetencë paraprakisht t’i lihet këshillit tëkomunës. Pra, ne si Parti Republikane jemi tëmendimit që kjo duhet të lihet në kompetencë tëqarkut.

    Ju falemnderit!Servet Pëllumbi - Ju falemnderit.Fjalën e ka zoti Qazim Tepshi.Qazim Tepshi - Dakord.Servet Pëllumbi - Fjalën e ka Engjëll Bejtaj.Engjëll Bejtaj - Dakord.Servet Pëllumbi - Fjalën e ka zoti Ligoraq

    KarameloLigoraq Karamelo - Dakord.Servet Pëllumbi - Fjalën e ka zoti Preç Zogaj.Preç Zogaj - Dakord.Servet Pëllumbi - Fjalën e ka zoti Bardhyl

    Agasi.Bardhyl Agasi - Dakord.Servet Pëllumbi - Pra, mbyllim edhe

    shqyrtimin e këtij projektligji. Kemi projektligjin efundit: “Për një ndryshim në ligjin 8720, datë26.12.2000, ‘Për krijimin e policisë financiare’, tëndryshuar”.

    Fjalën e ka zoti Spartak Braho.Spartak Braho - Komisioni i Ligjeve, pa