qËndresa qytetare raport monitorimi · 2019. 4. 16. · makinat e drejtuesve të tyre....

23
QËndresa Qytetare Raport monitorimi

Upload: others

Post on 21-Jan-2021

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: QËndresa Qytetare Raport monitorimi · 2019. 4. 16. · makinat e drejtuesve të tyre. Universiteti “Fan S. Noli” Korçë ka shpenzuar në 6 muaj 3.1 milion lekë të reja karburant

QËndresa Qytetare Raport monitorimi

Page 2: QËndresa Qytetare Raport monitorimi · 2019. 4. 16. · makinat e drejtuesve të tyre. Universiteti “Fan S. Noli” Korçë ka shpenzuar në 6 muaj 3.1 milion lekë të reja karburant

QËndresa Qytetare Raport monitorimi

Opinionet, gjetjet, konluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë botim janë të autorëve

dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht ato të Fondacionit Friedrich Ebert. Publikimet e

Fondacionit Friedrich Ebert nuk mund të përdoren për arsye komerciale pa miratim me shkrim.

Hyrje

Qëndresa Qytetare është një organizatë e fokusuar tek fuqizimi i rolit të qytetarit në

shoqëri dhe synon përmirësimin e qeverisjes nëpërmjet angazhimit dhe aktivizmit qytetar.

Nisur nga mungesa e shërbimeve ndaj studentëve në universitetet publike, ankesat e

shumta prej tyre dhe tarifat e larta që aplikojnë universitetet, problematika të artikuluara

edhe gjatë protestës të studentëve në muajin Dhjetor 2018, vendosëm të kryejmë këtë

monitorim me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert.

Vlera e këtij monitorimi i cili u realizua edhe vitin e shkuar konsistoi në përdorimin e të

dhënave nga të gjithë aktorët e protestës dhe vetë qeveria për të ndërmarrë masat dhe

politikat për përmirësimin e situatës së transparencës dhe mirëmenaxhimit të parave.

Në kuadër të zbatimit të ligjit 80/2015 për arsimin e lartë dhe ndryshimeve që institucionet

e arsimit të lartë pësuan sa i takon menaxhimit financiar dhe administrimit, Qëndresa

Qytetare monitoroi shtatë universitete publike me fokus investimet dhe nivelin e

transparencës së tyre në raport me publikun dhe studentët për periudhën 1 Shtator

2018 deri më 15 Mars 2019.

Monitorimi shërben për të hedhur dritë mbi mënyrën se si janë shpenzuar të ardhurat që

grumbullohen nga tarifat e studentëve dhe të ardhurat që vijnë nga buxheti i shtetit duke

u munduar për t’i dhënë një përgjigje pyetjes nëse reflektohen nevojat reale të studentëve

apo kemi të bëjmë më një administrim jo efektiv të buxhetit vjetor të universiteteve?

Gjithashtu kjo nismë adreson një problematikë për të cilën qeveria në “Paktin për

Universitetin” ndërmorri masa duke shkarkuar Anëtarët e Bordeve të Administrimit duke i

zvendësuar me figura publike, si rezultat i presionit të lartë të studentëve për keq

menaxhimin e parave dhe si reflektim i qeverisë për më shumë efiçencë në menaxhimin e

parave nga Anëtaret e Bordeve përfaqësues të MASR.

Qëndresa Qytetare nëpërmjet këtij monitorimi synon të nxisë llogaridhënien publike të

universiteteve ndaj studentëve dhe të stimulojë një nivel më të lartë transparence, nisur

edhe nga fakti që tashmë është krijuar edhe portali u-transparenca.al, një database që

synonte të përmbante çdo informacion në lidhje me shpenzimet e universiteteve.

Page 3: QËndresa Qytetare Raport monitorimi · 2019. 4. 16. · makinat e drejtuesve të tyre. Universiteti “Fan S. Noli” Korçë ka shpenzuar në 6 muaj 3.1 milion lekë të reja karburant

QËndresa Qytetare Raport monitorimi

Bordi i Administrimit është organi më i lartë kolegjial administrativ, i cili garanton

përmbushjen e misionit të Institucionit të Arsimit të Lartë, mbarëvajtjen financiare

dhe administrative të tij. Bordi përbëhet nga 7 (shtatë) anëtarë, të punësuar me

kohë të pjesshme.

Përbërja e Bordit të Administrimit përcaktohet në varësi të planit buxhetor

afatmesëm të institucionit publik të arsimit të lartë, të miratuar nga Bordi i

Administrimit. Një nga anëtarët përfaqësues të ministrisë përgjegjëse për arsimin

përzgjidhet nga studentët e IAL-së përkatëse, të cilët i paraqesin ministrit tri

kandidatura.

Tre anëtarë, përfaqësues të institucionit publik të arsimit të lartë, përzgjidhen nga

Senati Akademik i institucionit përkatës, 4 Anëtarët përfaqësues të ministrisë

përgjegjëse për arsimin do të jenë ekspertë të njohur nga fushat akademike,

menaxheriale, publicistike, ekonomike e juridike dhe emërohen nga ministri

përgjegjës për arsimin.

Ministri përgjegjës për arsimin emëron një prej kandidaturave të paraqitura nga

studentët. Kandidaturat e paraqitura nga studentët duhet të plotësojnë të njëjtat

kritere si dhe anëtarët e tjerë të bordit përfaqësues të ministrisë përgjegjëse për

arsimin, sipas përcaktimeve të këtij vendimi. Ministri përgjegjës për arsimin

emëron anëtarët e bordit për secilin institucion të arsimit të lartë.

Administratori është autoriteti më i lartë administrativ dhe përgjegjës për

mirëfunksionimin financiar të institucionit. Ai është përfaqësues ligjor i Institucionit

të Arsimit të Lartë për çështjet financiare dhe administrative. Në Institucionet

Publike të Arsimit të Lartë, ai përzgjidhet me konkurs të hapur, sipas kritereve të

përcaktuara nga Bordi i Administrimit. Lista e kandidaturave që plotësojnë kriteret

miratohet nga Senati Akademik. Emërimi i administratorit bëhet nga Bordi i

Administrimit.

Në institucionet jopublike të arsimit të lartë administratori emërohet dhe

shkarkohet sipas përcaktimeve në statutin e institucionit. Administratori i

Institucionit Publik të Arsimit të Lartë shkarkohet nga Bordi i Administrimit me 2/3

e votave të anëtarëve të tij.

Page 4: QËndresa Qytetare Raport monitorimi · 2019. 4. 16. · makinat e drejtuesve të tyre. Universiteti “Fan S. Noli” Korçë ka shpenzuar në 6 muaj 3.1 milion lekë të reja karburant

QËndresa Qytetare Raport monitorimi

Ekipi i monitoruesve të Qëndresës shfrytëzoi dhe gërshetoi një sërë burimesh të

informacionit. Monitorimi u bazua në analizën ligjore të zbatimit të ligjit 80/2015

për arsimin e lartë sa i përket organeve të administrimit financiar në universitete

dhe shqyrtimit të të dhënave të përfituara nga transaksionet e thesarit.

Gjetjet e analizuara të transaksioneve të thesarit u pasuruan me të dhënat e

përfituara nga shfletimi i buletinit të prokurimeve publike, ku duken qartazi

kontrata dhe objektet e marrëveshjeve që titullarët e universiteteve publike lidhin

me operatorë të tretë për shërbime dhe produkte në plotësim të nevojave të

universitetit.

Njëkohësisht, plot 30 kërkesa për informacion drejtuar universiteteve të

përzgjedhura u dërguan në lidhje me buxhetin, investimet dhe destinacionin e parave

të mbledhura nga tarifat e studentëve. Në konsideratë janë marrë për raport

krahësimor edhe gjetjet e raportit të KSLH “Shërbimet Studentore në IAL-të

publike”

Në shqyrtim janë marrë të dhënat e 7 universiteteve publike konkretisht:

Unversiteti i Tiranës (U.T) Univeristeti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan (U.E),

Universiteti “Fan S. Noli” korçë (U.K), Universiteti i Mjeksisë Tiranë (U.M),

Universisteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD), Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër (U.SH),

Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)

Page 5: QËndresa Qytetare Raport monitorimi · 2019. 4. 16. · makinat e drejtuesve të tyre. Universiteti “Fan S. Noli” Korçë ka shpenzuar në 6 muaj 3.1 milion lekë të reja karburant

QËndresa Qytetare Raport monitorimi

Pavarësisht se 7 universitetet kanë

shpenzuar mbi 200 milion lekë të reja për

investime, vetëm 1.8 milion lekë kanë

shkuar për zërin e studimeve dhe

kërkimeve dhe vetëm 2 universitete kanë

shpenzuar për këtë zë nga buxheti i tyre

ndersa 5 universitetet e tjera kanë

shpenzuar 0 lek për studime dhe kërkime.

Universiteti i Shkodrës ka shpenzuar më shumë se

6 universitetet e tjera para për nënkategorinë “Mjetet e

Transportit dhe shërbimet e tyre” duke blerë një

automjet pranë kompanisë Hyndai Albania në vlerën e 3

milion lekëve të reja.

Ndërkohë po Universiteti “Luigj

Gurakuqi” rezulton të ketë

shpenzimet më të larta në

Investime për pajisje dhe

orendi zyre duke arritur

vlerën e 48 milion lekëve të

reja vetëm për gjysmën e viti

akademik, i ndjekur nga UT me 24 milion dhe UAMD me 10 milion.

Pavarësisht revoltës së studentëve në Dhjetor 2018,

universitetet kanë vazhduar të shpenzojnë për karburant për

makinat e drejtuesve të tyre. Universiteti “Fan S. Noli” Korçë

ka shpenzuar në 6 muaj 3.1 milion lekë të reja karburant

ndërsa Universiteti i “Aleksandër Xhuvani” Elbasanit 2.8 milion

po për të njëjtën periudhë.

Page 6: QËndresa Qytetare Raport monitorimi · 2019. 4. 16. · makinat e drejtuesve të tyre. Universiteti “Fan S. Noli” Korçë ka shpenzuar në 6 muaj 3.1 milion lekë të reja karburant

QËndresa Qytetare Raport monitorimi

Megjithëse një ndër kërkesat kryesore të protesës

ishte pasurimi i biblotekave të universiteteve, nga

shpenzimet e tyre në thesar vërehet se 3 prej

universiteteve kanë shpenzuar 0 lekë për blerje

librash.

Universitet i Tiranës ka nënshkruar një kontratë në

7 Mars për siguri godine në vlerën e 54,558,622

lekësh të reja ndërsa Universiteti Politeknik i

Tiranës në datën 15 Shkurt ka nënshkruar kontratën

po për siguri godinash në vlerën 36,735,750 lekësh

të reja për vitin 2019.

Universiteti Bujqësor i Tiranës ka në

organikë 264 punonjës administrativë

dhe ndihmës shërbimesh dhe vetëm 300

pedagogë duke shpenzuar në total

685.881.000 lekë të reja për paga

punonjësish, ndërsa UAMD ka 207

punonjës adminsitrativë dhe vetëm 340

pedagogë. * Verfikuar edhe nga KLSH si

struktura organizative të fryra, rezultojnë të

ndikojnë drejtpërdrejt në shpenzimin e parave të

tarifave të studentëve.

Portali u-transparenca.al nuk përmban të dhëna mbi shpenzimet në nivel

unviersiteti apo rektorati por vetëm të dhëna në nivel fakulteti dhe nuk ka

të publikuar prokurimet dhe kontratat e IAL-ve me të tretët për vitin 2019.

Kjo mungesë u vështirëson studentëve të kuptojnë shpenzimet totale të

unviersitetit dhe raportin e shpenzimeve për mënyrën se si harxhohen

paratë e tyre.

Page 7: QËndresa Qytetare Raport monitorimi · 2019. 4. 16. · makinat e drejtuesve të tyre. Universiteti “Fan S. Noli” Korçë ka shpenzuar në 6 muaj 3.1 milion lekë të reja karburant

QËndresa Qytetare Raport monitorimi

Monitoruesit dhe ekspertët e Qëndresës Qytetare kanë kaluar në sitë dhe kanë

përpunuar në mënyrë të thjeshtëzuar të gjitha transaksionet që kanë kryer shtatë

universitetet publike duke përfshirë të gjitha kategoritë e shpenzimeve gjatë

periudhës 1 shtator 2018 – 15 Shkurt 2019, përkatësisht gjysmës së një viti

akademik.

Nëpërmjet kalimeve të vlerave tek të tretët apo personeli duke marrë në

konsideratë edhe përshkrimin e çdo transaksioni, është bërë i mundur edhe

evidentimi i pagesave dhe transfertave të dyshimta apo të pa justifikuara.

Ekipi i monitoruesve ka identifikuar një sërë transaksionesh të ndara sipas

kategorive të cilat nuk përputhen as me vlerat normale të pagesave, as me nevojat

që mund të ketë një universitet publik, parë në raport me buxhetin e tij total.

Gjatë kësaj periudhe këto 7 Universitete kanë shpenzuar në total:

Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT) - 372,663,361 lekë - 820 transaksione

Universisteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD)

- 355,307,798 lekë - 404 transakione

Univeristeti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan (U.E) - 250,996,568 lekë - 144 transaksione

Unversiteti i Tiranës (U.T)

- 168,299,476 lekë - 191 transaksione

Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër (U.SH) - 215,808,458 lekë - 209 transaksione

Universiteti Fan S. Noli Korçë (U.K)

- 160,625,678 lekë - 170 transaksione

Universiteti i Mjeksisë (U. M) - 36,930,817 lekë - 83 transaksione

Page 8: QËndresa Qytetare Raport monitorimi · 2019. 4. 16. · makinat e drejtuesve të tyre. Universiteti “Fan S. Noli” Korçë ka shpenzuar në 6 muaj 3.1 milion lekë të reja karburant

QËndresa Qytetare Raport monitorimi

UPT është Universiteti i cili ka shpenzuar më shumë në vlerë dhe një kohësisht ka

kryer dhe numrin më të madh të transaksioneve, më shume se dyfishin e atyre që

ka kryer UAMD i cili është gjithashtu dhe universiteti i dytë që ka shpenzuar më

shumë për këtë periudhë me një diferencë prej 17,355,563 All.

Sipas kategorive të shpenzimeve Universitetet kanë shpenzuar si më poshtë:

Kategori U. Tiranës U. Elbasanit U. Korçës U. Mjeksisë U. Durrësit U. Shkodrës U. Politeknik

II Shpenzime personeli

28,946,291 182,055,694 127,173,205 13,385,226 231,545,504 107,941,808 281,236,009

III Investime 30,018,066 1,521,300 1,983,502 781,200 52,479,618 70,003,906 4,101,612

IV Blerje mallrash

63,592,650 19,858,126 15,709,350 2,931,900 9,371,770 10,529,323 43,207,319

V Sigurimi i shërbimeve

44,017,252 37,873,846 9,006,957 2,522,074 37,759,903 17,388,821 33,941,927

VI Transferta & Subvencione

1,717,637 0.00 0.00 17,310,417 0.00 0.00 225,971

VII Të tjera 7,580 9,687,602 6,752,664.00 0.00 24,151,003.00 9,944,600 9,950,523

Totali 168,299,476 250,996,568 160,625,678 36,930,817 355,307,798 215,808,458 372,663,361

Siç kuptohet nga tabela, shpenzimet e Universiteteve sipas zërave të kategorive

shkojnë pak a shumë në propocion të rregullt me shpenzimet totale të secilit prej

tyre. Vlen gjithashtu të theksohet se Universiteti i Mjeksisë ka shpenzime totale

shumë më të ulta se Universitetet e tjera jo vetëm se është Universiteti më i ri i

krijuar por edhe sepse ka një ndarje me të theksuar të shpenzimeve në thesar me

institucionet e tij të varësisë, që do të thotë kryesisht shpenzimet e bëra nga vetë

U.M në thesar janë kryesisht vetëm për pjesën e rektoratit.

Page 9: QËndresa Qytetare Raport monitorimi · 2019. 4. 16. · makinat e drejtuesve të tyre. Universiteti “Fan S. Noli” Korçë ka shpenzuar në 6 muaj 3.1 milion lekë të reja karburant

QËndresa Qytetare Raport monitorimi

Universiteti që ka bërë më shumë shpenzime për pagat ne total është UPT, i ndjekur

nga UAMD më pas U.E. Ndërkohë Universiteti i Elbasanit është i pari në shpenzimet

për honorare dhe shpërblime në vlerën 55.900.760 lekë. UPT ka shpenzimet më të

larta për kontratat me kohë të kufizuar i ndjekur nga UAMD. Ndërkohë që U.E dhe

U.M nuk kanë asnjë pagesë të bërë këtë periudhë për antarët e bordit apo senatit.

Kategori/Nënkategori U. Tiranës U. Elbasanit U. Korçës U. Mjeksisë U. Durrësit U. Shkodrës U. Politeknik

2 Shpenzime personeli

28,946,291 182,055,694 127,173,205 13,385,226 231,545,504 107,941,808 281,236,009

2.1 Paga 11,206,094 93,687,705 112,864,883 12,266,528 190,841,935 96,958,345 208,656,441

2.2

Honorare + Të tjera shpërblime për personelin

14,617,171 55,900,760 1,830,400 801,450 17,123,434 4,302,877 21,980,592

2.3 Paga me kontratë për kohë të kufizuar

111,650 5,742,471 8,662,422 261,475 18,865,644 4,251,991 46,160,978

2.4 Dieta Udhëtime 952,586 26,724,758 1,289,050 55,773 949,976 970,845 4,309,505

2.5

Pagesa anetarët e bordit administrativ( + Senati)

2,058,790 2,526,450 3,764,515 1,457,750 128,493

Page 10: QËndresa Qytetare Raport monitorimi · 2019. 4. 16. · makinat e drejtuesve të tyre. Universiteti “Fan S. Noli” Korçë ka shpenzuar në 6 muaj 3.1 milion lekë të reja karburant

QËndresa Qytetare Raport monitorimi

UAMD vazhdon të jetë universiteti me shpenzimet më të larta për rikonstruksion

e ndërtim të ndërtesave shkollore i ndjekur nga U.SH. Zëri ku asnjëri nga

Univeristetet nuk ka bërë një shpenzim është ai i Investimeve për pajisje pastrimi.

UPT është i vetmi Universitet që ka kryer shpenzime në të gjithë zërat e tjerë veç

këtij të Investimeve për pajisje pastrimi dhe zërit të Transfertave për Projekte.

Universiteti i Shkodrës ka shpenzuar më shumë se 6 universitetet e tjera para për

nënkategorinë “Mjetet e Transportit dhe shërbimet e tyre” duke blerë një automjet

pranë kompanisë Hyndai Albania në vlerën e 3 milion lekëve të reja.

Ndërkohë po ky universitet rezulton të ketë shpenzimet më të larta në Investime

për pajisje dhe orendi zyre duke arritur vlerën e 48 milion lekëve të reja vetëm për

gjysmën e viti akademik, i ndjekur nga UT me 24 milion dhe UAMD me 10 milion.

Pavarësisht se këto 7 universitete kanë shpenzuar mbi 200 milion lekë të reja për

investime, vetëm 1.8 milion lekë kanë shkuar për zërin e studimeve dhe kërkimeve

dhe vetëm dy nga 7 universitete kanë shpenzuar për këtë zë nga buxheti i tyre.

Kategori/Nënkategori U. Tiranës U.

Elbasanit U. Korçës

U. Mjeksisë

U. Durrësit U.

Shkodrës U.

Politeknik

III Investime 30,018,066 1,521,300 1,983,502 781,200 52,479,618 70,003,906 4,101,612

3.1 Rikonstruksion i ndërtesave shkollore

183,240 25,050,994 10,369,318 307,233

3.2 Pajisje pastrimi

3.3 Mjete transporti (dhe Sherbime te tyre)

405,120 57,600 533,705 169,228 3,001,830 365,649

3.4 Mjete dhe pajisje teknike

5,387,880 920,340 547,200 16,688,196 8,508,030 1,736,520

3.5 Pajisje zyre dhe orendi të tjera

24,225,066 1,463,700 234,000 10,571,200 48,124,728 116,100

3.6 Studime dhe kërkime 346,217 1,576,110

Page 11: QËndresa Qytetare Raport monitorimi · 2019. 4. 16. · makinat e drejtuesve të tyre. Universiteti “Fan S. Noli” Korçë ka shpenzuar në 6 muaj 3.1 milion lekë të reja karburant

QËndresa Qytetare Raport monitorimi

Universiteti i Tiranës është universiteti që ka shpenzuar më shumë për blerje

mallrash me vlerën 63.5 milion lekë të reja dhe kryesisht në kancelari dhe material

të përgjithshme zyre me vlerë 40 milion, ku mund të evidentojmë vlerën më të lartë

të shpenzuar prej 26 milion lekë të reja ndaj kompanisë Infosoft. Pavarësisht këtij

super shpenzimi studentët vazhdojnë të ankohen për lapustila të skaduara dhe

mungesë të materialeve mësimore. UPT ka shpenzimet më të larta për Energji

Elektrike, ndërsa Universiteti i Elbasanit vazhdon të mbajë rekord për shpenzimet

më të larta për pagesën e ujit.

Pavarësisht revoltës së studentëve në Dhjetor 2018, universitetet kanë

vazhduar të shpenzojnë për karburant për makinat e drejtuesve të tyre. Universiteti

i Korçës ka shpenzuar në 6 muaj 31 milion lekë të reja karburant ndërsa Universiteti

i Elbasanit 2.8 milion po për të njëjtën periudhë. Nëse do të bëjmë një shpërndarja

mujore i takon që këto universitete të kenë shpenzuar rreth 500 mijë lekë të

reja/muaj për karburant makinash.

Megjithëse një ndër kërkesat kryesore të protesës ishte pasurimi i

biblotekave të universiteteve, nga shpenzimet e tyre në thesar vërehet se 3 prej

universiteteve kanë shpenzuar 0 lekë për blerje librash, ndërsa 4 të tjerët nuk ka

shpenzuar më shumë se 800.000 lekë për këtë kategori.

Kategori/Nënkategori

U. Tiranës

U. Elbasanit

U. Korçës

U. Mjeksisë

U. Durrësit

U. Shkodrës

U. Politeknik

IV Blerje mallrash 63,592,650 19,858,126 15,709,350 2,931,900 9,371,770 10,529,323 43,207,319

4.1 Energji elektrike 563,636 2,865,743 1,543,289 3,185,987 2,538,810 7,877,477

4.2 Karburant dhe vaj 1,274,022 2,819,341 3,182,925 1,790,097 44,900

4.3 Ujë 64,680 1,762,122 472,772 70,452 725,328 1,723,307

4.4 Ngrohje + Pastrim 15,859,144 1,009,860 2,530,904 2,906,699 3,577,344

4.5 Kancelari, materiale zyre e të përgjithshme

39,820,974 5,859,304 2,376,000 1,099,115 2,115,696 2,510,488 10,299,699

4.6 Shpenzime për prodhim dokumentacioni specifik

270,060 2,613,408 1,092,936 51,600 2,264,731

4.7 Libra dhe publikime profesionale

70,254 885,248 290,200 869,830

4.8 Materiale dhe shërbime operative

8,400 1,603,300 827,520 392,400 5,000 631,320

4.9 Pajisje Informatike 4,348,800 1,438,985 2,808,000 11,494,920

4.10 Materiale të tjera 5,661,480 439,800 136,940 1,400 100,000 4,423,791

Page 12: QËndresa Qytetare Raport monitorimi · 2019. 4. 16. · makinat e drejtuesve të tyre. Universiteti “Fan S. Noli” Korçë ka shpenzuar në 6 muaj 3.1 milion lekë të reja karburant

QËndresa Qytetare Raport monitorimi

o Kontrata për shërbimin privat të sigurisë fizike e Universitetit të Tiranës

Gjatë protestës së dhjetorit

kryeministri hodhi akuza në

një takim me rektorët dhe

dekanët se paratë e

studentëve po

shpërdoroheshin duke

shpenzuar shuma të mëdha

për kompanitë e sigurimit të

godinave. Por pavarësisht

këtij qëndrimi mediatik, nga

monitorim i Qëndresës

Qytetare rezulton se

drejtuesit e të gjitha

universiteteve publike vazhdojnë të shpenzojnë shuma të mëdha të parave të

studentëve për të lidhur kontrata për sigurinë e godinave.

o Kontrata për shërbimin privat të sigurisë fizike e Universitetit Politeknik

të Tiranës

Për ilustrim më poshtë gjeni

kontratat e lidhura mes

kompanive të sigurimit dhe

universiteteve të marra në

monitorim të marra nga

buletini i prokurimeve publike.

Ajo qe vihet re është fakti se

edhe pas protestës së

studentëve dhe revoltës së

kryeminsitrit në takimin

publik me dekanët dhe

rektorët, universitetet

vazhdojnë edhe këtë vit të

shpenzojnë po të njëjtat

Page 13: QËndresa Qytetare Raport monitorimi · 2019. 4. 16. · makinat e drejtuesve të tyre. Universiteti “Fan S. Noli” Korçë ka shpenzuar në 6 muaj 3.1 milion lekë të reja karburant

QËndresa Qytetare Raport monitorimi

shuma parash për të siguruar godinat e tyre. Përvec sigurisë fizike, universitetet

aplikojnë edhe kontrata siguracioni financiar dhe kanë shpallur tendera për kamera

sigurie.

o Kontrata për siguri ndërtesash dhe pajisjesh e Universitetit të Tiranës

Universitet i Tiranës ka nënshkruar një kontratë në 7 mars për siguri godine në

vlerën e 54,558,622 lekësh të reja ndërsa ai i Politeknikut në datën 15 shkurt ka

nënshkruar kontratën po për siguri godinash ën vlerën 36,735,750 lekësh të reja

për vitin 2019.

Duke mos mjaftuar kjo shifër kaq e

lartë për sigurinë fizike UT ka

nënshkruar edhe një kontratë në

muajin nëntor në vlerën e 4.7

milionësh lekë te reja për

sigurimin e pajisjeve pranë

kompanisë SIGAL, para që i

mbivendosen shpenzimeve për

sigurinë.

Gjithashtu në tabelën më poshtë

Qëndresa ka bërë transparente të

gjitha transaksionet që

universitetet kanë shpenzuar për

këtë nënkategori shpenzimi për

periudhën e marrë në monitorim.

Përsa i përket shpenzimeve për

Telefon dhe Internet është UPT

që ka shpenzimet më të larta me

vlerë prej 2.2 milion lekë të reja dhe i vetmi që ka pagesa për lidhje internet gjatë

kësaj periudhe.

Universiteti i Tiranës ka shpenzimet më të mëdha për mirëmbajtje ndërtesash me

vlerën prej rreth 17 milionë lekë të reja i ndjekur nga Universiteti i Durrësit me 3.3

milion lekësh. Pavarësisht se këto shifra rezultojnë të larta, kushtet në tualetet,

klasat dhe ofrimi i shërbimeve lenë për të dëshiruar.

Page 14: QËndresa Qytetare Raport monitorimi · 2019. 4. 16. · makinat e drejtuesve të tyre. Universiteti “Fan S. Noli” Korçë ka shpenzuar në 6 muaj 3.1 milion lekë të reja karburant

QËndresa Qytetare Raport monitorimi

Kategori/Nënkategori

U. Tiranës

U. Elbasanit

U. Korçës

U. Mjeksisë

U. Durrësit

U. Shkodrës

U. Politeknik

V Sigurimi i shërbimeve 44,017,252 37,873,846 9,006,957 2,522,074 37,759,903 17,388,821 33,941,927

5.1 Posta dhe shërbimi korrier

99,916 67,805 54,600 304,800 27,015 28,980 63,370

5.2 Telefon dhe internet 531,829 391,475 107,254 28,347 68,136 136,701 2,222,606

5.3 Pastrim dhe gjelbërim 77,473 2,871,023

5.4 Shërbime të tjera transporti

103,756 14,640 147,136 2,960,417

5.5 Ruajtja dhe sigurimi i ndërtesave

22,220,007 21,529,422 7,622,460 1,294,477 21,313,979 16,360,302 18,296,600

5.6 Shërbime të tjera 186,270 4,294,060 132,400 844,500 217,138 417,707

5.7

Aktivitete sociale per personelin (dhe pjesmarrje ne evente e konferenca)

9,460 506,400 404,815 244,668 104,260 2,715,452

5.8 Mirëmbajtje ndërtesash 16,891,260 6,636,709 670,788 3,325,639 351,778 2,850,484

5.9 Instalim dhe mirermbajtje rrjetesh informatike

915,120 49,950 807,076 1,497,868

5.10 Mirëmbajtje të tjera 4,078,510 3,351,626 11,609,116 406,800 46,400

Page 15: QËndresa Qytetare Raport monitorimi · 2019. 4. 16. · makinat e drejtuesve të tyre. Universiteti “Fan S. Noli” Korçë ka shpenzuar në 6 muaj 3.1 milion lekë të reja karburant

QËndresa Qytetare Raport monitorimi

Përsa i përket mbështetjes së nxënësve të dalluar dhe bursave të studimit

Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Mjekësisë nuk kanë bërë asnjë pagesë deri

në datën 15 Shkurt 2019 për bursat, fakt që vërteton edhe ankesat e studentëve

për mos kalimin në afat të bursave të muajit Janar 2019. Ndërkohe që shpenzimet

më të larta për bursa studenti i ka UAMD me vlerë prej 18,465,503 lekësh të reja

i ndjekur nga ai i Shkodrës me vlerën 9,944,600 lekësh. Duket qartazi që protesta

studentore ka qënë një shtysë për dhënien e bursave dhe mbështetjeve financiare

për studentët ekselentë dhe në nevoja financiare. Nga një vështrim i përgjithshëm

do të thonim që universitetet shqiptare shpenzojnë shumë për ndërtim,

rikonstruksion dhe rikualifikim të ambienteve të brendshme dhe të jashtshme

universitare. Për shpenzime gjyqësore, për ujë dhe elektricitet por shpenzojnë

shume pak për bursa të studentëve dhe po thuajse fare për studime, kërkime dhe

publikime.

Nga ana e teknologjisë shpenzimet janë minimale dhe kryesisht për mirëmbajtje

website apo emalesh po jo për sisteme të mirëstrukturara funksionale në shërbim

të studentëve të tyre. UPT dhe pse është universiteti që ka shpenzimet më të larta

por dhe numrin më të lartë të transaksioneve të kryera, sërisht mbetet Univrsiteti

që në pamje të shpejt duket se i përmbahet më mirë zërave të buxhetit plan në

zbatimin e shpenzimeve të tyre.

Kategori/Nënkategori U. Tiranës U. Elbasanit U. Korçës U. Mjeksisë U. Durrësit U. Shkodrës U. Politeknik

VI Transferta dhe Subvencione

1,717,637 0 0 17,310,417 0 0 225,971

6.1 Tranferta për projekte 1,714,556

6.2 Kuota Antarësimi 41,015 10,000

6.3 Komisione Bankare 3,081 17,269,402 215,971

VII Të tjera 7,580 9,687,602 6,752,664 0 24,151,003 9,944,600 9,950,523

7.1 Mbështetje e nxënësve të dalluar dhe bursa studimi

9,687,602 6,681,500 18,495,503 9,944,600 9,710,079

7.2 Shpenzime gjygjesore 7,580 71,164 5,655,500 240,444

Page 16: QËndresa Qytetare Raport monitorimi · 2019. 4. 16. · makinat e drejtuesve të tyre. Universiteti “Fan S. Noli” Korçë ka shpenzuar në 6 muaj 3.1 milion lekë të reja karburant

QËndresa Qytetare Raport monitorimi

Ndërfutja e një shpenzimi në një zë jo përkatës ka qënë shumë e përhapur në këtë

periudhë në shpenzimet e kryera nga të gjithë Universitet.

- Universiteti Elbasanit ka paguar tek zëri “Ujë” një faturë që nuk i përket

këtij zëri për pagesë shërbime telefonie.

- UAMD paguan dhe një faturë elektriciteti tek zëri për shpenzimet për

Uniforma dhe veshje të tjera speciale, faturë kjo me vlerën 218,500 All.

- UPT ka bërë një pagesë për blerje aparat telefoni me vleren 59,400 lekë dhe

pagesa për shpenzimet telefonike me një vlerë goxha te lartë prej 71,920

dhe 83,735 lekë tek paga bazë.

Universiteti i Elbasanit vazhdon të kalojë pagat e punonjësve tek një person

i vetëm (F.Q), dhe të njëjtën gjë bën dhe me honoraret dhe shpërblimet apo

pagesat për pedagogët me kontratë me kohë të pjesshme. Kjo përveçëse nuk

është ligjore përbën problem në konfirmimin e listëpagesave dhe vërtetësinë

e tyre.

Universiteti i Korçës ka realizuar një pagesë me vlerë prej 108,000 lekësh

të reja për korrje jonxhe e bërë kjo me urdhër prokurimi nr 536 dt

11.09.2018. Gjithashtu po me prokurim Universiteti i Korçës ka bërë një

pagesë prej 265,800 All për aktivitet për fëmijë.

UAMD tek zëri shpenzime për aktivitete sociale për personelin ka paguar një

faturë me vlerën 118,200 lekë me përshkrimin materiale moketi.

Tek zëri për pagat me kontratë kohe të kufizuar, UPT bën dy pagesa me vlerë

të kosniderueshme, përkatësisht 1,915,305 All dhe 1,904,000 All me

përshkrimin Vrojtues, pozicion pune ky pakëz i pa qartë.

Page 17: QËndresa Qytetare Raport monitorimi · 2019. 4. 16. · makinat e drejtuesve të tyre. Universiteti “Fan S. Noli” Korçë ka shpenzuar në 6 muaj 3.1 milion lekë të reja karburant

QËndresa Qytetare Raport monitorimi

Bazuar në të dhënat e KLSH strukturat organizative të universiteteve publike

janë të fryra dhe si rrjedhim ato kanë rritur shpenzimet mbi të ardhurat. Raporti

mes numrit të personelit akademik dhe atij administrativ lë të kuptohet se shuma

të mëdha të parave të studentëve shkojnë për pagesat e personelit administrativ

dhe ndihmës administrativ.

Universiteti Bujqësor i Tiranës ka në organikë 264 punonjës administrativë dhe

ndihmës shërbimesh dhe vetëm 300 pedagogë duke shpënzuar në total

685.881.000 lekë të reja për paga punonjësish, ndërsa UAMD ka 207 punonjës

adminsitrativë dhe vetëm 340 pedagogë. Pavarësisht kësaj strukture organizative

të fryrë dhe shpenzimeve të larta për paga punonjësish, të gjitha universitetet e

përfshira në monitroim kanë mungesa të theksuara në ofrimin e shërbimeve ndaj

studentëve në numër dhe cilësi, sipas po të njëjtit raport.

Page 18: QËndresa Qytetare Raport monitorimi · 2019. 4. 16. · makinat e drejtuesve të tyre. Universiteti “Fan S. Noli” Korçë ka shpenzuar në 6 muaj 3.1 milion lekë të reja karburant

QËndresa Qytetare Raport monitorimi

Raporti punonjës administrat e shërbimesh, per pedagog për vitin 2018 në

universitete të ndryshme është i ndryshëm:

Një tregues tjetër i rëndësishëm është dhe raporti i shpenzimeve për personelin

ndaj të ardhurave. Universiteti i Tiranës shpenzon 25% e të ardhurave për pagesat

e personelit për stafin administrativ, Universiteti i Durrësit 41% dhe

Universiteti i Vlorës shpenzon 27% e të ardhurave.

Page 19: QËndresa Qytetare Raport monitorimi · 2019. 4. 16. · makinat e drejtuesve të tyre. Universiteti “Fan S. Noli” Korçë ka shpenzuar në 6 muaj 3.1 milion lekë të reja karburant

QËndresa Qytetare Raport monitorimi

Në përgjigje të një ndër kërkesave

kryesore të protestës së

studentëve në Dhjetor 2018,

qeveria nxorri VKM nr. 781 për

garantimine transparencës së

institucioneve të arsimit të lartë,

pavarësisht ekzistencës së ligjit për

të drejtën e informimit dhe

detyrimeve që ai parashikon për çdo

autoritet publik.

Nga verifikimet e kryera nga ekipi i

Qëndresës Qytetare ky portal nuk

përmban të dhëna mbi shpenzimet në nivel unviersiteti apo rektorati por vetëm të

dhëna në nivel fakulteti, gjë që u vështirëson studentëve të kuptojnë shpenzimet

totale të unviersiteti dhe raportin e shpenzimeve për mënyrën se si harxhohen

paratë e tyre.

Një tjetër mangësi e këtij protali janë prokurimet publike, ku për vitin 2019 nuk kemi

të publikuar asnjë kontratë të lidhur nga asnjë universitet, ndërkohë që nga

monitorimi ynë rezultojnë dhjetra kontrata të lidhura nga universitetet me

operatorë privatë të tretë nëpërmjet procedurave të tenderimit.

Ndërsa sa i përket Vendimeve të organeve administrative dhe akademike janë

publikuar vetëm ato vendime që kanë lidhje me bursat dhe tarifat, por jo vendime

me efekt financiar dhe legjislativ brenda universitetit.

Njëkohësisht ky portal duhet të përmbante të gjitha cv e pedagogëve të

universiteteve sipas VKM, brenda muajit Shkurt 2019, por ende shohim që ka

shumë mangësi në këtë drejtim dhe pothuajse i gjithë matëriali është i paplotë.

Në pikën “gj” të këtij vendimi parashikohet se brenda u-transparenca.al do të

gjenden edhe rezultatet e verifikimit të titujve akademikë por jo vetëm që kjo

kategori nuk është parashikuar dhe nuk ekziston në portal por edhe sipas përgjigjes

që MASR i ka kthyer Qëndresës Qytetare, deri në datën 1 Prill 2019, numri i

Page 20: QËndresa Qytetare Raport monitorimi · 2019. 4. 16. · makinat e drejtuesve të tyre. Universiteti “Fan S. Noli” Korçë ka shpenzuar në 6 muaj 3.1 milion lekë të reja karburant

QËndresa Qytetare Raport monitorimi

disertacioneve të depozituara në MASR është 12, fakt që vërteton, mungesën e

transparencës, anashkalimin dhe mosmbajtjen në afat të këtij premtimi.

Kategori/Nënkategori U. Tiranës U. Elbasanit U. Korçës U. Mjeksisë U. Durrësit U. Shkodrës U. Politeknik

II Shpenzime personeli 28,946,291 182,055,694 127,173,205 13,385,226 231,545,504 107,941,808 281,236,009

2.1 Paga 11,206,094 93,687,705 112,864,883 12,266,528 190,841,935 96,958,345 208,656,441 2.2 Honorare + Të tjera

shperblime për personelin

14,617,171 55,900,760 1,830,400 801,450 17,123,434 4,302,877 21,980,592

2.3 Paga me kontratë për kohë të kufizuar

111,650 5,742,471 8,662,422 261,475 18,865,644 4,251,991 46,160,978

2.4 Dieta Udhetime 952,586 26,724,758 1,289,050 55,773 949,976 970,845 4,309,505

2.5 Pagesa anëtarët e bordit administrativ( + Senati)

2,058,790 2,526,450 3,764,515 1,457,750 128,493

III Investime 30,018,066 1,521,300 1,983,502 781,200 52,479,618 70,003,906 4,101,612

3.1 Rikonstruksion i ndërtesave shkollore

183,240 25,050,994 10,369,318 307,233

3.2 Pajisje pastrimi 3.3 Mjete transporti (dhe

Sherbime te tyre) 405,120 57,600 533,705 169,228 3,001,830 365,649

3.4 Mjete dhe pajisje teknike

5,387,880 920,340 547,200 16,688,196 8,508,030 1,736,520

3.5 Pajisje zyre dhe orendi të tjera

24,225,066 1,463,700 234,000 10,571,200 48,124,728 116,100

3.6 Studime dhe kërkime 346,217 1,576,110 IV

Blerje mallrash 63,592,650 19,858,126 15,709,350 2,931,900 9,371,770 10,529,323 43,207,319

4.1 Energji elektrike 563,636 2,865,743 1,543,289 3,185,987 2,538,810 7,877,477 4.2 Karburant dhe vaj 1,274,022 2,819,341 3,182,925 1,790,097 44,900 4.3 Ujë 64,680 1,762,122 472,772 70,452 725,328 1,723,307 4.4 Ngrohje + Pastrim 15,859,144 1,009,860 2,530,904 2,906,699 3,577,344 4.5 Kancelari, materiale

zyre e të përgjithshme 39,820,974 5,859,304 2,376,000 1,099,115 2,115,696 2,510,488 10,299,699

4.6 Shpenzime per prodhim dokumentacioni specifik

270,060 2,613,408 1,092,936 51,600 2,264,731

4.7 Libra dhe publikime profesionale

70,254 885,248 290,200 869,830

4.8 Materiale dhe shërbime operative

8,400 1,603,300 827,520 392,400 5,000 631,320

Page 21: QËndresa Qytetare Raport monitorimi · 2019. 4. 16. · makinat e drejtuesve të tyre. Universiteti “Fan S. Noli” Korçë ka shpenzuar në 6 muaj 3.1 milion lekë të reja karburant

QËndresa Qytetare Raport monitorimi

4.9 Pajisje Informatike 4,348,800 1,438,985 2,808,000 11,494,920 4.10

Materiale të tjera 5,661,480 439,800 136,940 1,400 100,000 4,423,791

V

Sigurimi i shërbimeve

44,017,252 37,873,846 9,006,957 2,522,074 37,759,903 17,388,821 33,941,927

5.1 Posta dhe shërbimi korrier

99,916 67,805 54,600 304,800 27,015 28,980 63,370

5.2 Telefon dhe internet 531,829 391,475 107,254 28,347 68,136 136,701 2,222,606 5.3 Pastrim dhe gjelbërim 77,473 2,871,023 5.4 Shërbime të tjera

transporti 103,756 14,640 147,136 2,960,417

5.5 Ruajtja dhe sigurimi i ndërtesave

22,220,007 21,529,422 7,622,460 1,294,477 21,313,979 16,360,302 18,296,600

5.6 Shërbime të tjera 186,270 4,294,060 132,400 844,500 217,138 417,707 5.7 Aktivitete sociale per

personelin (dhe pjesëmarrje në evente e konferenca)

9,460 506,400 404,815 244,668 104,260 2,715,452

5.8 Mirëmbajtje ndërtesash

16,891,260 6,636,709 670,788 3,325,639 351,778 2,850,484

5.9 Instalim dhe mirermbajtje rrejtesh informatike

915,120 49,950 807,076 1,497,868

5.10

Mirëmbajtje të tjera 4,078,510 3,351,626 11,609,116 406,800 46,400

VI Transferta dhe Subvencione

1,717,637 0 0 17,310,417 0 0 225,971

6.1 Tranferta për projekte

1,714,556

6.2 Kuota Antarësimi 41,015 10,000 6.3 Komisione Bankare 3,081 17,269,402 215,971 VII

Të tjera 7,580 9,687,602 6,752,664 0 24,151,003 9,944,600 9,950,523

7.1 Mbështetje e nxënësve të dalluar dhe bursa studimi

9,687,602 6,681,500 18,495,503 9,944,600 9,710,079

7.2 Shpenzime gjygjesore 7,580 71,164 5,655,500 240,444

Totali 168,299,476 250,996,568 160,625,678 36,930,817 355,307,798 215,808,458 372,663,361

Page 22: QËndresa Qytetare Raport monitorimi · 2019. 4. 16. · makinat e drejtuesve të tyre. Universiteti “Fan S. Noli” Korçë ka shpenzuar në 6 muaj 3.1 milion lekë të reja karburant

QËndresa Qytetare Raport monitorimi

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë duhet të zbatojë plotësisht VKM 781,

dt 26.12.2018 duke përditësuar dhe plotësuar me kategoritë që mungojnë

protalin u-transparenca duke përfshirë prokurimet për vitin 2019 dhe

shpenzimet në nivel rektorati.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të inspektojë buxhetet, transaksionet

dhe ofrimin e shërbimeve të universiteteve publike sipas parashikimeve të ligjit

80/2015 për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor dhe të marrë masat e

nevojshme administrative dhe ligjore në raste shkeljesh.

Universitetet publike duhet të përditësojnë dhe personalizojnë programet e

transparencës në zbatim të ligjit për të drejtën e informimit dhe të aplikojnë

vendimarrje financiare të hapur me përfshirjen e studentëve.

Universitetet publike duhet të reduktojnë dhe reformojnë strukturat

organizative të fryra duke aplikuar njëkohësisht dixhitalizimin e shërbimeve

ndaj studentëve.

Universitetet publike duhet të alokojnë më shumë para për zërat e kërkimit

shkencor dhe pasurimit të biblotekave të tyre me librat që përmban kurrikula

mësimore dhe më pak para për siguri, kamera dhe siguracione godinash.

Këshillat Studentore dhe studentët aktivë të bëhen pjesë e vendimmarrjes

duke verifikuar çdo blerje, çdo kontratë lidhur me të tretët dhe çdo shërbim

të ofruar nga universiteti ku studiojnë.

Këshillat Studentore dhe studentët të kërkojnë nga anëtarët e Bordit të

Administrimit të propozuar prej tyre llogari periodike për çdo veprim financiar

që ka ndërmarrë universiteti.

Page 23: QËndresa Qytetare Raport monitorimi · 2019. 4. 16. · makinat e drejtuesve të tyre. Universiteti “Fan S. Noli” Korçë ka shpenzuar në 6 muaj 3.1 milion lekë të reja karburant

QËndresa Qytetare Raport monitorimi