raport i vlerËsimit tË jashtËm - aaal.edu.al · page 2 of 26 raport i grupit tË vlerËsimit tË...

26

Upload: others

Post on 30-Aug-2019

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al · Page 2 of 26 RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit BSc në Administrim Biznes HYRJE Në bazë të

Page 1 of 26

RAPORT I

VLERËSIMIT TË JASHTËM

Për Programin e studimit

BSc në Administrim Biznes

Në ShLUP “Universiteti Metropolitan i Tiranës”

Eksperti i Vlerësimit: Prof.As. Dorina Kripa

Korrik 2015

Page 2: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al · Page 2 of 26 RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit BSc në Administrim Biznes HYRJE Në bazë të

Page 2 of 26

RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM

Për Programin e studimit BSc në Administrim Biznes

HYRJE

Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 357 “Për licensimin e shkollës private të arsimit

të lartë privat “Universiteti Metropolitan Tirana”, me urdhër nr 519, dt. 18.10.2011 është lejuar

ushtrimi i veprimtarisë akademike në programin e studimit Bachelor në “Menaxhim Biznesi”. Ky

program realizohet me 180 kredite dhe kohëzgjatja normale është 3 vite akademike.

Me urdhër nr. 339 dt. 19.08.2013 për riorganizimin e disa programeve të studimit, është

riorganizuar programi i studimit Bachelor nga “Menaxhim biznesi” në “Administrim Biznesi”,

sipas vendimit nr. 523, dt 03.06.2013 të Këshillit të Akreditimit.

SHLUP "Universiteti Metropolitan i Tiranës" me shkresë Nr. 341 Prot, datë 14.07.2015 ka sjellë

në APAAL komente/ saktësime lidhur me Draft RVJ, nga të cilat u morën parasysh:

Pika 1 reflektohet në raportin përfundimtar

Pika 2 reflektohet në raportin përfundimtar

Pika 3 reflektohet në raportin përfundimtar

Pika 4 reflektohet në raportin përfundimtar

GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)

Përbërja e GVJ:

Asoc. Prof. Dr. Dorina Kripa

ADMINISTRIMI I NJËSISË NË SHËRBIM PROGRAMIT TË STUDIMIT

1. Misioni/Objektivat e programit të studimit

Pjesa përshkrimore

Me vendim senati të SHLUP UMT, dt 14.12.2011, është miratuar Strategjia e zhvillimit emërtuar

UMT 2020, pasi kjo strategji parashikon që në vitin 2020 UMT do të zërë një vend nderi në

formimin inxhinjerik të Shqipërisë. Misioni i ShLUP UMT mbështetet në trinomin: Formim,

Kërkim shkencor dhe Transferim teknologjik. UMT ka ide të qarta në ndjekjen e modelit të një

Universiteti Politeknik, duke ndjekur shembujt e universiteteve më të mira të Evropës, duke u

mbështetur edhe në eksperiencën e suksesshme të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe në

Universitetin e Tiranës.

ShLUP UMT ka objektiva shumë të qarta dhe të specifikuara në konkurimin përmes ofrimit të

programeve bashkëkohore të nivelit bachelor dhe master në fushat e shkencave inxhinjerike dhe

ekonomike. Në funksion të plotësimit të objektivave, është synuar ndërtimi i një stafi të

kualifikuar dhe ndërtimi i marrëdhënieve të ngushta me kompanitë dhe organizatat e biznesit.

Page 3: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al · Page 2 of 26 RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit BSc në Administrim Biznes HYRJE Në bazë të

Page 3 of 26

UMT synon shndërrimin e universitetit në një inkubator të kërkimit shkencor. Synimi është

formimi i kuadrove të rinj inxhinjerikë që do të jenë të aftë në ndjekjen e programeve Master dhe

Doktoraturë ne Universitetin Politeknik të Tiranës dhe universitetet homologe perëndimore.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Vlerësimi sipas standardeve1

I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij. Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në përputhje me qëllimet dhe misionin e institucionit;

Kriteri 4 Programet e studimeve kanë objektiva të përcaktuar qartë për formimin e studentëve në atë program, të cilët përfshijnë dijet, aftësitë dhe kompetencat profesionale që duhet të fitojnë studentët në përfundim të programit të studimit dhe që karakterizojnë profilin e programit;

Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në përputhje me nevojat e tregut të punës;

Kriteri 6 Programet e studimeve hartohen në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit.

Programi i studimit Bachelor në Administrim Biznesi, është hartuar në përgjithësi në përputhje me qëllimet dhe misionin e UMT. Ky program është i hartuar për të përmbushur qëllimin e formimit shkencor dhe profesional të studentëve të Administrim Biznesit. Objektivi kryesor i programit është t’u ofrojë studentëve njohuri në fushën e administrimit për t’i përdorur në sferën akademike dhe të biznesit, dhe t’i njohë ata me mundësinë e aplikimit profesional të këtyre njohurive në fushën e biznesit, të shërbimeve, etj. Programi i studimit është hartuar në bazë të nevojave të tregut të shqyrtuara nga qendra kërkimore pranë UMT dhe informacionet nga institucionet publike dhe private në bashkëpunim. Pavarësisht se numri i studentëve është i ulët, 25-45, gjë që nuk konsiderohet i krahasueshëm me nevojat e tregut, megjithatë për shkak se numri i studentëve që diplomohen në të njëjtin program studimi apo programe të ngjashme të IAL të tjera private dhe publike është i madh, atëherë lind nevoja e një studimi më të mirëfilltë të tregut dhe tendencave ekonomike të Shqipërisë. Programi i studimit është i hartuar në përputhje të plotë me zhvillimin ekonomik të vendit. Ekonomia e brishtë shqiptare dhe tregu ekonomik ende në tranzicion ka nevojë për ekonomistë dhe manaxherë të aftë, të pajisur me dije dhe njohuri të mira teorike dhe praktike.

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit; Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë pajisjen me njohuritë bazë, mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme; Kriteri 3 Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë dhe formimin e shprehive të veçanta në një llojshmëri të gjerë profesionesh e specialitetesh.në realizimin e misionit dhe qëllimit të institucionit;

Programi i studimit është hartuar në përputhje me objektivat strategjikë. Programi i pajis studentët me njohuritë bazë shkencore të fushës së studimit. Programi synon dhe në rritjen e aftësive kërkuese të studentit në fusha të ndryshme të ekonomisë e biznesit. Programi përfshin edhe praktikë profesionale pranë institucioneve private dhe publike në bashkëpunim. Kjo gjë rrit aftësitë profesionale të studentëve dhe lehtëson barrierat e para të studentëve të diplomuar në vendin e punës.

1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha standardet (bazuar në kriteret përkatëse). Në fund të çdo

rubrike grupi duhet të japë mendimin e tij për përmbushjen e standardit në tërësi.

Page 4: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al · Page 2 of 26 RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit BSc në Administrim Biznes HYRJE Në bazë të

Page 4 of 26

Programi i studimit në Administrim Biznes është hartuar duke pasur parasysh kërkesat e ekonomisë shqiptare, fushat më problematike të saj, si: manaxhimin e kompanive tregtare, të shërbimit dhe të ndërmjetësimit financiar; ekspertizat fiskale e financiare, pedagogjinë në shkollat ekonomike; kërkimin shkencor në institucionet brenda dhe jashtë vendit; etj.

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi II.1 - Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës. Kriteri 1 Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës, në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar; Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:

a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, kombëtar e ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve; c. një parashikim të përafërt për

numrin e pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;

d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra.

Programi i studimit në Administrim Biznes është ndër më konkurrueset në treg dhe përshtatet me nevojat e tregut për specialistë ekonomistë dhe biznesi. Nëpërmjet bashkëveprimit me institucionet publike dhe private, si dhe nëpërmjet punës së qendrës kërkimore pranë UMT, apo edhe zyrës së marketingut, bëhet i mundur përditësimi me problematikat kryesore të ekonomisë në vend dhe ekonomisë botërore. Këto vëzhgime kihen parasysh edhe për vlerësimin e nevojave të tregut të punës. Por gjatë vizitës në vend dhe materialeve te zotëruara, rezulton mungesa e një studimi të vërtetë të tregut.

Standardi II.2 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare. Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimesh që nuk bien ndesh me interesat kombëtare; Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Programi i studimit përmes kurrikulës që ofron, eksperiencës mbi të gjitha të pedagogëve me eksperiencë të fushave të inxhinjerisë dhe ekonomisë, mbron iteresat kombëtarë dhe ruan vlerat kulturore kombëtare.

Konkluzione të GVJ: Në përgjithësi, programi i studimit Bachelor në Administrim Biznesi është i hartuar në përputhje me misionin, strategjinë dhe objektivat e institucionit; mbron interesat kombëtare dhe vlerat kulturore; është një program sfidues dhe që përmbush kërkesat e tregut me specialistë te mirëfilltë dhe me njohuri shumë të mira shkencore dhe profesionale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Rekomandoj një studim më konkret mbi vlerësimin e nevojave të tregut për specialistë të mirëfilltë, jo shumë për numrin e diplomave të ofruara (që konsideroj aspak cënues në krahasim me nevojat e tregut) por vecanërisht kundrejt diplomave të ngjashme të IAL-ve të tjera private dhe publike. Kjo do të shërbejë edhe për parashikimin e mundësisë së shtimit në të ardhmen të kuotave në këtë program studimi.

2. Struktura akademike e Fakultetit (përgjegjës për programin e studimit)

Pjesa përshkrimore

Universiteti përbëhet nga dy fakultete: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Fakulteti i Ekonomisë.

Programi i studimit Bachelor në Administrim Biznesi zhvillohet nga Fakulteti i Ekonomisë, i cili

përbëhet nga dy departamente: Departamenti i Administrim Biznesit dhe Departamenti i

Informatikës Ekonomike, si dhe Qëndra kërkimore e Fakultetit.

Strukturat drejtuese të ShLUP UMT përbëhen nga Rektori, Dekanët e Fakulteteve, Këshilli i

secilit fakultet i emëruar nga rektori dhe i udhëhequr nga dekani përkatës, si dhe Përgjejësit e

departamenteve. Përveç dy fakulteteve, UMT në organigramën e vet ka dhe administratën e

Page 5: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al · Page 2 of 26 RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit BSc në Administrim Biznes HYRJE Në bazë të

Page 5 of 26

përbërë nga kancelari, zyra ligjore, zyra e financës, sekretaria, zyra e këshillimit të karrierës, zyra

IT, zyra marketing, zyra e informacionit dhe bibloteka.

ShLUP UMT ka një rregullore ku përcaktohen qartë të gjitha detyrat e përgjegjësitë e secilit nivel

drejtimi dhe njësive bazë: departamenteve dhe qendrës kërkimore.

Vlerësimi sipas treguesve të matshëm:

Fakulteti, Organizimi hierarkik i Fakultetit

Organet e zgjedhura në të gjitha nivelet2

3. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit

Pjesa përshkrimore

Tregues të matshëm:

Struktura didaktike (seksionet) për departamentet ose programin e studimit

Numri i Personelit Akademik Efektiv (PAE) dhe Personelit Akademik me Kontratë (PAK),

titujt/gradat bazuar në RVB dhe dokumentacioni i marrë gjatë vizitës në institucion.

Tabelat 1- 2

2 Vendimet për krijimin e strukturave akademike dhe organigrama gjenden në aneks.

Fakulteti i Ekonomisë Departamenti i Administrim biznesi

Personeli Akademik Efektiv (Emër Mbiemër)

Detyra në Dep.

Titulli /Grada

Personeli Akademik me Kontratë (Emër Mbiemër)

Titulli /Grada

Institucioni ku punon full time

1 Viktor Kabili Pedagog Prof. Dr. 1 Andrea Koxhaj Prof. Dr. UT

2 Sopot Cama Përgj. Dep.

Prof. As. Dr.

2 Edlira Mali Dr. UMB

3 Florjan Salaj Pedagog Dr. 3 Mateo Spaho Dr. UET

4 Ilirjan Cukaj Pedagog Msc. (dr. Proces)

4 Ana Buhaljoti Msc. UPT

5 Fatmira Kola Pedagog Msc. (dr. Proces)

5 Valbona Karapici

Msc. UT

6 Erjon Sula Pedagog Msc. 6 Ines Gjoni Msc. AMC

7 Izabela Aliaj Pedagog Msc. 7 Sllavka Kurti Msc. (dr. Proces)

UT

8 Evis Kumi Pedagog Dr. 8 Edmond Ahmeti

Msc. Avokat

9 Julinda Kllapi Msc.

10 Lulzim Alushaj Dr. CMS Adonnino Ascoli&Cavasola Scamoni

11 Vanina Kanini Msc. (dr. Proces)

UT

12 Marsida Ibro Msc. (dr. Proces)

UAMD

Page 6: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al · Page 2 of 26 RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit BSc në Administrim Biznes HYRJE Në bazë të

Page 6 of 26

Qendër kërkimore Fakulteti i Ekonomisë

Personeli Akademik Efektiv (Emër Mbiemër)

Detyra në Qendër Titulli /Grada

1 Vasillaq Kedhi Pedagog Prof. Dr.

2 Manjola Naco Drejtore QKFE Prof. Asoc. Dr.

3 Rinald Muco Pedagog Dr.

4 Arlinda Hoti Pedagog Msc. (dr. Proces)

5 Nada Vokshi Pedagog Msc.

6 Arben Isaku Pedagog Msc.

7 Redvin Marku Pedagog Msc.

8 Endi Murthi Pedagog Msc.

Të dhënat sipas kualifikimit dhe Raportet midis tyre (Tabela 2)

Titulli

Dep Administrim Biznesi Dep Informatikë Ekonomike

QKFE Total Total

PAE PAK Raporti PAE/PAK

PAE PAK Raporti PAE/PAK

PAE PAE PAK

Fakulteti i Ekonomisë Departamenti i Informatikës Ekonomike

Personeli Akademik Efektiv (Emër Mbiemër)

Detyra në Dep.

Titulli /Grada

Personeli Akademik me Kontratë (Emër Mbiemër)

Titulli /Grada

Institucioni ku punon full time

1 Shpëtim Bozdo Pedagog Prof. Dr.

1 Gloria Tyxhari Dr. UT

2 Ilir Kurti Përgj. Dep.

Dr. 2 Blerina Vika Msc. UT

3 Kledia Argjiri Pedagog Msc. 3 Elva Leka Msc.

4 Dritan Fino Pedagog Dr. 4 Sajmir Kapaj Msc. AMC

5 Olda Cico Pedagog Msc. (dr. Proces)

5 Marsida Ibro Msc. (dr. Proces)

UAMD

6 Kristal Hykaj Pedagog Msc. (dr. Proces)

6 Florjan Cota Msc. Gener 2

7 Ardit Bido Pedagog Msc. (dr. Proces)

7 Shkelqim Gjevori

Dr. UAXHE

8 Sokol Lula Pedagog Msc 8 Aleksander Biberaj

Asoc. Prof. Dr.

UT

9 Ferid Balla Dr.

10 Lirime Cukaj Dr. UT

11 Vanina Kanini Msc. (dr. Proces

UT

12 Ina Papadhopulli

Msc. UT

13 Anisa Krasniqi

Msc. UT

14 Nikolla Nika Dr. UMT

15 Paul Neuman Msc. UMT

Page 7: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al · Page 2 of 26 RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit BSc në Administrim Biznes HYRJE Në bazë të

Page 7 of 26

Profesorë 1 1 1/1 1 0 1/0 1 3 1

Profesorë të As. 1 0 1/0 0 1 0/1 1 2 1

Doktorë 2 3 2/3 2 5 2/5 1 5 8

Msc. (dr. Proces) 2 3 2/3 3 2 3/2 1 6 5

Master 2 5 2/5 2 7 2/7 4 8 12

Total 8 12 8 15 8 24 27

Të dhënat sipas gjinisë (tabela 3)

Titulli

Dep Administrim Biznesi Dep Informatikë Ekonomike

QKFE

PAE femra

PAE meshkuj

Raporti M/F

PAE femra

PAE meshkuj

Raporti M/F

PAE femra

PAE meshkuj

Raporti M/F

Profesorë 0 1 - 0 1 - 0 1 -

Profesorë të As.

0 1 - 0 0 - 1 0 -

Doktorë 1 1 1/1 0 2 - 0 1 -

Msc. (dr. Proces)

1 1 1/1 1 2 1/2 1 0 -

Master 1 1 1/1 1 1 1/1 1 3 1/3

Të dhëna sipas moshës së personelit (Tabela 4)

Fakulteti i Ekonomisë Departamenti i Administrim biznesi

Personeli sipas titujve/gradave

Numri i PAE me moshë:

25-35 36-45 46-55 56-65 66-68 Mbi 68

Profesorë 1

As. Prof. 1

Doktorë 2

Pedagogë pa tituj

Asistentë me Ma 4

Asistentë pa Ma

Fakulteti i Ekonomisë Departamenti Informatikë Ekonomike

Personeli sipas titujve/gradave

Numri i PAE me moshë:

25-35 36-45 46-55 56-65 66-68

Profesorë 1

As. Prof.

Doktorë 2

Pedagogë pa tituj

Asistentë me Ma 3 2

Asistentë pa Ma

Qendër kërkimore Fakulteti i Ekonomisë

Personeli sipas titujve/gradave

Numri i PAE me moshë:

25-35 36-45 46-55 56-65 66-68 Mbi 68

Profesorë 1

As. Prof. 1

Doktorë 1

Pedagogë pa tituj

Asistentë me Ma 3 2

Asistentë pa Ma

Kontratat e punës, njohja me detyrat dhe të drejtat

Page 8: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al · Page 2 of 26 RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit BSc në Administrim Biznes HYRJE Në bazë të

Page 8 of 26

Në bazë të materialit të vendosur në aneks nga RVB dhe vizitës në terren, u njoha me kontratat e

punës së personelit efektiv dhe me kontratë.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

III - PERSONELI I INSTITUCIONIT Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit dhe vlerësimit të personelit.

Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit të personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren; Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë përbën së paku 70% të

personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të parë; Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit; Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për punë, etj.

Gjatë vizitës pranë drejtorisë së Burimeve Njerëzore në UMT, u njoha me procedurat e rekrutimit të personelit efektiv, u njoha dhe konstatova kontratat e punës. Gjatë konstatimit rezultoi që disa pedagogë efektivë të qendrës kërkimore janë të punësuar me kohë të plotë edhe në institucione të tjera. Institucioni ndjek procedura ligjore të rekrutimit të personelit. Shpallja e vendeve të lira bëhet në faqe zyrtare të institucionit dhe njëkohësisht në shtypin e përditshëm. Përparësi i është dhënë rekrutimit të një stafi me tituj dhe grada, të kualifikuar jo vetëm brenda vendit por dhe në universitete perëndimore. Nga informacioni i rifreskuar i marrë pranë institucionit rezulton personel akademik efektiv 24 dhe personel akademik me kontratë 27. Për realizimin e programit të studimit Bachelor në Administrim Biznesi stafi i angazhuar është së paku 70% staf efektiv. Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij akademik.

Standardi III.2 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit; Kriteri 2 Institucioni disponon listën e plotë të personelit akademik për secilin semestër, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe atij administrativ; Kriteri 3 Institucioni publikon kriteret dhe procedurat e rekrutimit të personelit akademik; Kriteri 4 Institucioni angazhon si titullarë të lëndëve/moduleve për programet e studimeve të ciklit të parë, personel akademik që ka së paku gradën shkencore “Doktor„ ose titullin akademik “Docent„.

Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit Programi Bachelor Administrim Biznesi mbështetet nga stafi akademik i Fakultetit të Ekonomisë. Departamenti bazë mbështetës është departamenti i Administrim Biznesit, por ndihmohet edhe nga departamenti i Informatikës Ekonomike dhe pedagogët e Qendrës kërkimore të UMT. Stafi i Departamentit të Administrim Biznesit, rezulton me largimin e një pedagogu nga stafi i raportuar në RVB. Është larguar Msc. Elena Bima dhe departamenti nga 9 është me 8 anëtarë. UMT ka të publikuar në faqen e vet zyrtare kriteret dhe procedurat e rekrutimit të personelit akademik. UMT angazhon si titullarë të lëndëve të programit bachelor në Administrim Biznesi personel akademik që kanë gradën doktor, por edhe doktor në proces, dhe

Page 9: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al · Page 2 of 26 RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit BSc në Administrim Biznes HYRJE Në bazë të

Page 9 of 26

Master shkencor, por me rezultate shumë të mira dhe me eksperiencë pune.

Standardi III.3 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij. Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e

laboratorëve e mjediseve shkollore; Kriteri 2 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve të ciklit të parë; Kriteri 3 Institucioni vë në dispozicion personel të mjaftueshëm për instruktimin, udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e studentëve në praktikën profesionale (së paku 1 tutor/instruktor për 12 studentë).

Institucioni ka angazhuar personel ndihmës duke zbatuar kryesisht politikat e punësimit të studentëve që përfitojnë lehtësi për tarifën e shkollimit. UMT siguron në vazhdimësi burime njerëzore të mjaftueshme për përmbushjen e objektivave të programit Bachelor Administrim Biznesi. UMT aktivizon në çdo praktikë 1 tutor për 8 studentë. Kjo është shumë e mjaftueshme për instruktimin, udhëheqjen dhe mbikqyrjen e studentëve në praktikën profesionale.

Standardi III.4 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij. Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit mësimor-shkencor; Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash të programeve të studimeve të ofruara.

Institucioni përpiqet të ndjekë kërkimin shkencor dhe kualifikimin e mëtejshëm të stafit të tij. Kështu vë në dukje financimin e ndjekjes së doktoraturës së një personeli akademik pranë një universiteti në perëndim; po kështu edhe financimin e pjesëmarrjes në konferenca të stafit të tij. Gjithashtu UMT dhe secili fakultet i tij ka organizuar një konferencë kombëtare duke nxitur stafin e vet në marrjen pjesë në të, dhe duke ndarë informacione dhe me ekspertë të jashtëm të fushës. ShLUP UMT disponon një bazë të dhënash të programeve të studimeve të ofruara.

Konkluzione të GVJ: ShLUP UMT ndjek procedura ligjore të rekrutimit të personelit. Shpallja e vendeve të lira bëhet në faqe zyrtare të institucionit dhe njëkohësisht në shtypin e përditshëm. Për realizimin e programit të studimit Bachelor në Administrim Biznesi stafi efektiv i angazhuar është së paku 70% e stafit total. Ky staf është i kualifikuar në shkollat më të mira në vend dhë në universitete të huaja. UMT përpiqet të ndjekë kërkimin shkencor dhe kualifikimin e mëtejshëm të stafit të tij. Stafi i Departamentit të Administrim Biznesit, rezulton me largimin e një pedagogu nga stafi i raportuar në RVB. Është larguar Msc. Elena Bima dhe departamenti nga 9 është me 8 anëtarë.

4. Infrastruktura në funksion të programeve të studimit, logjistika dhe shërbime

të tjera ndaj komunitetit

Pjesa përshkrimore

ShLUP UMT ushtron veprimtarinë e tij në dy objekte me sipërfaqe 3100 km2. Objekti i parë në të

cilin ndodhen ambientet e ShLUP UMT është pjesë e një zone strategjike përsa i përket jetës

studentore të qytetit të Tiranës. Objekti është ndërtuar sipas të gjitha kushteve teknike të

projektimit e zbatimit të standarteve evropiane. Godina është e pajisur me dy ashensorë, është

parashikuar edhe për përdorim të plotë nga personat me aftësi të kufizuara. Sallat e leksioneve

janë të pajisura me pajisjet e nevojshme për mësimdhëniet, si kompiuter, projektor, sistem

Page 10: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al · Page 2 of 26 RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit BSc në Administrim Biznes HYRJE Në bazë të

Page 10 of 26

ngrohje e ftohje, etj. Po kështu edhe sallat e seminareve janë të bollshme dhe me kushte shumë

të mira të përshtatshme për kapacitetin e grupeve të organizuara.

Objekti i dytë është pjesë e zonës qëndrore të Tiranës. Studentët përfshihen në forma të

ndryshme të manaxhimit të ambjenteve të institucionit. Këtu vlen të përmendet dizenjimi dhe

manaxhimi i një prej ambjenteve më shplodhëse i vendosur në katin e parë të objektit 1, ku

studentët dhe stafi akademik dhe ndihmës konsumojnë kafe apo vakte të lehta. Këto ambjente

janë totalisht në përputhje me standartet arkitektonike, jetësore, dhe në funksion të qëllimit të

përdorimit. Institucioni në funksion të programeve të studimit vë në dispozicion dhe biblotekën

apo laboratore interneti.

Një nga objektivat e strategjisë së institucionit është ndërtimi i kampusit të ri universitar, i cili do

të përmirësojë kushtet ekzistuese dhe do të përballojë ndoshta edhe shtimin me studentë të rinj.

Në bazë të vizitës në terren dhe dokumentacionit të RVB, rezultojnë ambjentet e mëposhtme:

Tregues të matshëm:

Mjediset e ShLUP UMT Sasia Sipërfaqja (m2)

Zyra për strukturat e rektoratit 1 35

Zyra për personelin akademik 9 250

Zyra e marketingut 1 15

Zyra për qendrën kërkimore 2 42

Zyrë për financën 1 15

Zyrë për NJSBC 1 15

Mjedis për fotokopje, librari 2 15

Zyrë informacioni për studentët 2 40

Zyrë e sekretarisë mësimore 2 25

Zyrë e arkivës 1 30

Korridore/holle, ballkone 10+7 460+75

Mjedise shërbimi për studentët (mensa/bar)

2 100

Nyje hidrosanitare 21 125

Mjediset për Fakultetin e Ekonomisë Sasia Sipërfaqja (m2)

Salla për leksione 19 570

Klasa për seminare

Salla për aktivitete promovuese 2 100

Laboratorë 1 35

Salla interneti 1 50

Salla për biblotekë 1 206

Mjedis për fotokopje, librari, etj 3 35

Zyrë informacioni për studentët 2 20

Korridore/holle 10+7 460+75

Mjedise shërbimi për studentët (mensa/bar)

2 100

Mjedise për aktivitetet e qeverisë studentore

1 60

Nyje hidrosanitare 21 125

Mjediset për Stafin Sasia Sipërfaqja (m2)

Zyra për dekanin/kancelarin 1 10

Zyra për sekretarinë mësimore 2 30

Zyra për departamentet/qendrat kërkimore

2 40

Zyra për personelin akademik 1 15

Salla për mbledhje 1 30

Mjedis për stafin e shërbimit 1 20

Page 11: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al · Page 2 of 26 RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit BSc në Administrim Biznes HYRJE Në bazë të

Page 11 of 26

Nyje hidrosanitare për personelin akademik

5 20

Dokumentacioni në aneks (sipas RVB): Planimetritë e godinave dhe relacioni teknik,

Kontratat e Qerasë, Planimetria e kampusit të ri.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE BIBLIOTEKA DHE BURIME TË TJERA INFORMACIONI Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij. Kriteri 1 Institucioni vë në dispozicion të studentëve tekste mësimore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme në sasi dhe cilësore; Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për realizimin me sukses të programit të studimit; Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe programe kompjuterike, si libraritë elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit; Kriteri 4 Përgjegjësit e programit hartojnë një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për të; Kriteri 5 Biblioteka shpall oraret e shërbimit në përshtatje me oraret e programit të studimit dhe nevojat e studentëve.

Programi i studimit Bachelor në Administrim Biznesi, që ofron UMT, në përgjithësi shfrytëzon literaturë të pedagogëve të vet dhe pedagogëve me emer të universiteteve të tjera në vend. Por vlen të përmendet edhe përdorimi i leksioneve të shkruara nga stafi i UMT. Gjithashtu UMT ka lidhur marrëveshje për përdorimin nga viti i ardhshem i literatures së huaj si dhe revistave të një prej shtëpive botuese më të mëdha në botë, McGraw Hill. Gjithashtu UMT është abonuar në 3 revista shkencore: The Economist, Economicus, Monitor. Përgjegjësi i programit të studimit është në dijeni të nevojave për literaturë të lendëve të ndryshme dhe bën përpjekje të vazhdueshme për rinovimin e saj. Biblioteka shpall oraret e shërbimit në përshtatje me oraret e programit të studimit dhe nevojat e studentëve.

Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik. Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit tëstudimeve; Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për

mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit; Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve; Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator. Kriteri 5 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve, disponon kompjutera në laboratorët e teknologjisë së informacionit, të pajisur me programe profesionale si programe për statistikë, linguistikë, arkitekturë, inxhienieri, ekonomi, mjekësi, programestimulimi për shkencat sociale etj.

Programi i studimit Bachelor në Administrim Biznesi zhvillohet në mjedise të përshtatshme mësimore. Studentët kanë në dispozicion të gjitha kushtet për zhvillimin e mësimit dhe praktikës mësimore. UMT ka një infrastrukturë të përshtatshme si nga ana e klasave që disponon, ashtu edhe për pajisjet e nevojshme për zhvillimin e mësimit me metoda bashkëkohore. Përveç orëve mësimore teorike, në këtë program studimi parashikohet edhe zhvillimi i orëve mësimore në laborator informatike. Për këtë qëllim UMT u ofron studentëve 1 laborator, i cili përmban aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve. Ky program studimi ofron edhe praktikë mësimore e cila vlerësohet me notë dhe me kredite. Praktika zhvillohet në një nga organizatat/kompanitë publike ose private me të cilat UMT ka marrëveshje bashkëpunimi.

Page 12: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al · Page 2 of 26 RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit BSc në Administrim Biznes HYRJE Në bazë të

Page 12 of 26

Kriteri 6 Institucioni garanton, me kapacitetet që zotëron ose në bashkëpunim me institucione dhe subjekte të tjera, që mjediset janë të mjaftueshme për zhvillimin e praktikave profesionale.

Konkluzione të GVJ: ShLUP UMT i plotëson kriteret e standartit të kerkuar. Ai u ofron studentëve sasi të mjaftueshme ambjentesh të përshtatshme për mësimdhënie. Këto ambjente janë të pajisura me mjete dhe infrastrukture bashkëkohore. Për realizimin e orëve laboratorike të parashikuara në planin mësimor të këtij program studimi, UMT vendos në dispozicion të studentëve një laborator informatike me të gjitha kushtet e nevojshme. Mendoj që biblioteka mund të pasurohet veçanërisht me tituj për literaturën ndihmëse. Marrëveshjet e nënshkruara me organizata të ndryshme publike dhe private bëjnë të mundur realizimin e praktikave profesionale të studentëve që ndjekin këtë program studimi.

5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare

Pjesa përshkrimore

SHLUP UMT zhvillon veprimtari në fushën e edukimit të arsimit të lartë me qëllim fitimi për

shoqërinë tregtare me përgjegjësi të kufizuar Future University of Tirana shpk. Burimet e

financimit të SHLUP UMT janë nga fondet dhe kontributet e themeluesve, të ardhurat nga tarifa e

shkollimit që paguan çdo student në bazë të tarifave të vendosura nga Bordi dhe nga tarifat e

tjera për shërbime të ofruara nga SHLUP UMT.

Veprimtaria ekonomike e SHLUP UMT pasqyrohet në dokumentacionin financiar të detyruar për

t’u plotësuar dhe dorëzuar në organet e tatim taksave sipas legjislacionit në fuqi. Administratori i

SHLUP UMT përgjigjet për realizimin e planit financiar dhe raporton në Bordin e Lartë Drejtues

për veprimtarinë ekonomike financiare.

Tregues të matshëm:

Të ardhurat dhe financimet e ndryshme në këtë program studimi (në përqindje):

Të ardhurat nga: 2011 2012 2013 2014

Fonde jopublike 72% 45% 35% 4%

Konsulenca, shërbime

0% 1% 2% 0%

Tarifat e shkollimit

28% 54% 63% 96%

Shpenzimet për studentët dhe kosto e studimit për student për vit akademik (në

përqindje)

Buxheti 2015

(shpenzimet)

Mbështetje akademike Mbështetje

institucionale

Shpenzime operative

dhe mirëmbajtjeje

Në përqindje 80% 18% 2%

Page 13: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al · Page 2 of 26 RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit BSc në Administrim Biznes HYRJE Në bazë të

Page 13 of 26

Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion: në anekset e RVB gjenden

vendimet për çmimin e studimeve dhe tarifat, vendimi për hartimin dhe miratimin e

buxhetit, kontrata me studion e kontabilitetit si dhe pasqyrat financiare.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi II.5 - Institucioni vlerëson dhe dokumeton gjendjen e tij financiare.

Kriteri 1 Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm ose të brendshëm) të situatës financiare të tij; Kriteri 2 Në raportin e auditit paraqiten të gjitha detyrimet financiare, pagat e personelit, shpenzimet operative, etj; Kriteri 3 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të parë.

ShLUP UMT është institucion i arsimit të lartë privat me statusin e personit juridik me përgjegjësi të kufizuar. Institucioni vlerëson dhe dokumenton gjendjen e tij financiare. Në raportet financiare paraqiten të gjitha detyrimet financiare, pagat e personelit, shpenzimet operative etj. Gjithashtu paraqiten dhe burimet e të ardhurave.

VI - BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni harton një raport financiar që përmban një pasqyrë tëhollësishme financiare të të ardhurave nga tarifat e shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët ose ndarjen e burimeve financiare; Kriteri 2 Institucioni dokumenton

raportet financiare për tri vitet e kaluara akademike; Kriteri 3 Institucioni dëshmon një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programit të studimit dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave të domosdoshme në të ardhmen.

SHLUP UMT në cilësinë e shoqërise tregtare është e detyruar nga aktet ligjore dhe nënligjore përkatëse të hartojë në fund të viti fiskal bilacin e të ardhurave dhe shpenzimeve. Gjithashtu SHLUP UMT ka detyrimin ligjor të realizojë çertifikimin e bilancit nëpërmjet audituesve pavarur. Ky çertifikim shoqërohet me një raport auditimi. Bilanci së bashku me

raportin e çertifikimit janë detyrim për t’u dorëzuar pranë autoriteteve tatimore të cilat nqs e gjejnë të plotësuar në përputhje me kërkesat ligjore përkatëse pranojne bilancin. Institucioni dokumenton raportet financiare për tri vitet e kaluara akademike. Në bilanc pasqyrohen të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e realizuara nga SHLUP UMT sipas kategorive dhe standarteve të përcaktuara me ligj.

Konkluzione të GVJ: ShLUP UMT është institucion i arsimit të lartë privat me statusin e personit juridik me përgjegjësi të kufizuar. Institucioni vlerëson dhe dokumenton gjendjen e tij financiare. Në përgjithësi ShLUP UMT i përmbush kriteret e dokumentimit dhe vlerësimit të gjëndjes financiare.

6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë

Pjesa përshkrimore

Për sigurimin e brendshëm të cilësisë në mënyrë më specifike janë ngritur strukturat përkatëse

në ShLUP UMT të cilat veprojnë konform kërkesave të ligjit nr. 9741, “Për Arsimin e Lartë në

Republikën e Shqipërisë”, të datës 21.05.2007, i ndryshuar, konkretisht janë Komisioni i

Vlerësimit të Cilësisë (KVC) dhe Qendra e Vlerësimit të Brendshëm (QVB). KVC e zhvillon

aktivitetin bazuar në statutin e shkollës, ndërsa QVB që përbëhet nga pedagogë të dy fakulteteve

përbërëse të UMT, nga përfaqësues të sektorëve mbështetës dhe një student, e zhvillon aktivitetin

e saj sipas rregullores së shkollës dhe rregullores së brendshme të QVB.

Edhe nga takimet me drejtuesit e UMT, me dekanin dhe shefat e departamenteve të Fakultetit të

Ekonomisë, u konstatua fokusimi në rritjen e cilësise, përkundrejt rezultateve të studentëve.

Page 14: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al · Page 2 of 26 RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit BSc në Administrim Biznes HYRJE Në bazë të

Page 14 of 26

Gjatë vizitës me NJSBC-në u vunë re përpjekje për futjen e kulturës së cilësisë në UMT. Këtu

përmendim hartimin e njëtrajtshëm të të gjitha sylabuseve sipas një formati standart me të gjitha

elementët e nevojshëm informativë të lëndës, të cilët duke iu shpërndarë studentëve që në fillim

të semestrit i informojnë ata me programin dhe temat e lëndës, mënyrat e vlerësimit, literaturën e

përdorur dhe detyrimet e vitit. Gjithashtu kjo njësi zhvillon dhe shpërndarjen e pyetësorëve

studentëve në orën e fundit të leksionit. Konkretisht për programin e studimit Bachelor në

Administrim Biznesi, janë realizuar 2 anketa me 7 studentë gjatë vitit akademik 2012-2013 dhe

2 anketa me 50 studentë gjatë vitit akademik 2013-2014, për të gjitha lëndët dhe pedagogët.

Skedat e pyetësorëve janë përpunuar nga një punonjës i IT, kurse rezultatet u vihen ne

dispozicion drejtuesve të institucionit. Në varësi të rezultateve, drejtuesi rinovon ose jo kontratën

pedagogut.

Forcimi i cilësisë synohet të arrihet edhe nëpërmjet caktimit të një tutori për një numër të

kufizuar studentësh, i cili ballafaqohet i pari me çdo lloj problemi të studentëve përkatës, dhe më

pas i përçon këto probleme në nivelet më të larta të drejtimit të departamentit. Gjithashtu në

ndihmë vjen dhe përdorimi i faqes zyrtare online e UMT-së ku publikohen informacione të

shumëllojshme në çdo drejtim të jetës së UMT.

Tregues të matshëm:

Të dhëna për anëtarët e QVB

Anëtarët e QVB

Detyra që ka në NJSBC

Sa kohë ka në këtë detyrë

1 Dritan Fino Drejtues Tetor 2014

2 Klodiana Karasani Anëtare Tetor 2013

3 Klodian Xheka Anëtar Tetor 2014

4 Besa Mancka Anëtar Mars 2013

5 Helion Fishekaj Anëtar Tetor 2013

Anketimet e zhvilluara për Bachelor në Administrim Biznesi

Nr Viti akademik Programi i studimit Nr. i anketave Nr i pyetësorëve të

plotësuar

1 2012-2013 Bachelor në Administrim Biznesi 2 7

2 2013-2014 Bachelor në Administrim Biznesi 2 50

Gjithsej 4 57

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi II.3 - Institucioni, për akreditimin e programeve të studimeve, përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre. Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese

për ecurinë e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin institucional; Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e pritshme, rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë;

ShLUP UMT përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve, duke marrë informacion mbi ngarkesën mësimore, mbi bazën e anketimeve dhe intervistave të ndryshme. ShLUP ka krijuar njësinë e QVB, organ ekzekutiv

Page 15: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al · Page 2 of 26 RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit BSc në Administrim Biznes HYRJE Në bazë të

Page 15 of 26

Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta: Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve;

b. Sondazhe të vlerësimit të didaktikës,

kurrikulës, të mësuarit; c. Pyetje konceptuale; d. Intervista; e. Etj.

Të drejtpërdrejta:

a. Teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara);

b. Dëgjime në auditor; c. Vlerësimi me nota/pikë; d. Testime paraprake dhe përfundimtare;

provime për module, praktikë; e. Vlerësimi i detyrave të kryera nga

studentët (detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, provimet, referatet);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;

g. Etj.

brenda institucionit, që merret me kontrollin dhe vlerësimin e cilësisë. Procesi i kontrollit të cilësisë synon të jetë i vazhdueshëm. Gjatë periudhës së kaluar por dhe në vazhdim synohet të unifikohet metodologjia e mësimdhënies, si dhe vlerësimi. Për kryerjen e vlerësimit, institucioni përdor metoda të tërthorta, si sondazhe të studentëve që ndjekin programin e studimit, por do të kryhen këto sondazhe në të ardhmen edhe me studentët që mbrojnë diplomën. Pyetësorët janë të formuluar shumë mirë dhe qartë për të marrë nga studentët të gjithë informacionin e nevojshëm për të gjitha fushat e vlerësimit. Gjithashtu përdoren dhe metodat e drejtpërdrejta, si vlerësimi i detyrave të kursit nga studentët, testimet e pjesshme dhe përfundimtare, vëzhgime gjatë kryerjes së praktikës, etj.

VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve. Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë; Kriteri 3 Institucioni harton një politikë të qartë dhe ndjek procedurën e vlerësimit periodik të efikasitetit të veprimtarive që kryen për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të studimeve që ofron; Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimeve që ofron; Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to; Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.

ShLUP UMT ka bërë kërkesën për akreditim institucional të tij dhe paralelisht me të ka kërkuar akreditimin e të gjithë programeve të studimit, ku përfshihet edhe programi Bachelor Administrim Biznesi. Për sigurimin e cilësisë në statutin e ShLUP UMT janë përcaktuar njësi të posaçme të cilat janë: KVC dhe QVB. ShLUP UMT përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve dhe cilësinë e tyre. Në lidhje me sigurimin e cilësisë, përveç masave të mësipërme, përmes zyrës së karrierës, UMT mban dhe statistika të punësimit të të diplomuarve. Institucioni ka një strategji dhe një rregullore për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Por ende ndjehet, për shkak të moshës së re të institucionit, paqartësia në ndarjen e hirearkisë, të funksioneve vendimmarrëse qoftë dhe në Duhet një angazhim më i madh i stafit akademik në procesin e hartimit/ rishikimit të programeve lëndore, sepse kjo do të rrisë cilësinë e mësimdhënies dhe rezultatet e saj. Gjithashtu në funksion të rritjes së cilësisë, vlen edhe kontrolli i herëpashershëm i mësimdhënies, veçanërisht për pedagogët e rinj dhe ata me

Page 16: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al · Page 2 of 26 RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit BSc në Administrim Biznes HYRJE Në bazë të

Page 16 of 26

kontratë.

Konkluzione të GVJ: Institucioni ka një strategji dhe një rregullore për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Procesi i kontrollit të cilësisë synon të jetë i vazhdueshëm. Gjatë periudhës së kaluar por dhe në vazhdim synohet të unifikohet metodologjia e mësimdhënies, si dhe vlerësimi. Vihen re përpjekje për futjen e kulturës së cilësisë në UMT. Këtu përmendim hartimin e njëtrajtshëm të të gjitha sylabuseve sipas një formati standart me të gjitha elementët e nevojshëm informativë të lëndës, shpërndarja e pyetësorëve studentëve në orën e fundit të leksionit, të cilët janë të formuluar shumë mirë dhe qartë për të marrë nga studentët të gjithë informacionin e nevojshëm për të gjitha fushat e vlerësimit. Në varësi të rezultateve, drejtuesi rinovon ose jo kontratën pedagogut. Duhet një angazhim më i madh i stafit akademik në procesin e hartimit/ rishikimit të programeve lëndore, sepse kjo do të rrisë cilësinë e mësimdhënies dhe rezultatet e saj. Gjithashtu në funksion të rritjes së cilësisë, vlen edhe kontrolli i herëpashershëm i mësimdhënies, veçanërisht për pedagogët e rinj dhe ata me kontratë.

POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE

7. Programi i studimit, organizimi i tij

Pjesa përshkrimore

Programi i studimit Bachelor në Administrim Biznesi ofron veprimtari teorike dhe praktike e

profesionale në Administrim Biznesi. Forma e studimit është me kohë të plotë, kohëzgjatja 3 vite

akademike/6 semestra dhe plotësohen 180 ECTS.

Misioni i këtij programi është përgatitja e profileve të studentëve që duan të aftësohen në fushën

e qeverisjes së organizatave, kontabilitetit, financës, marketingut, etj, duke i dhënë atyre njohuri

të përgjithshme dhe teknike bazë për të hyrë më pas në botën e punës në fushat e administrimit

të shoqërive publike dhe private.

Objektivi i këtij programi është t’u ofrojë studentëve njohuri në fushën e administrimit për t’i

përdorur në sferën akademike dhe të biznesit, dhe t’i njohë ata me mundësinë e aplikimit të

këtyre njohurive në procesin e të bërit biznes, në fushën e shërbimeve, etj. Planet mësimore

përmbajnë përveç njohurive të ekonomisë, edhe njohuri të teknologjisë së informacionit,

kontabilitetit dhe analizës matematike. Kjo shton kapacitetet konkurruese të studentëve në treg.

Tregues të matshëm:

Programi i studimit Bachelor në Administrim Biznesi ka filluar në vitin akademik 2011-

201. Forma e studimit është me kohë të plotë, kohëzgjatja 3 vite akademike/6 semestra

dhe plotësohen me 180 ECTS.

Organizimi i programit të studimit (vite, semestra, javë etj.)

1 vit akademik ka: 28 javë mësimore në auditor plus 8 javë për sezon provimesh

(gjithsej 36 javë).

Page 17: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al · Page 2 of 26 RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit BSc në Administrim Biznes HYRJE Në bazë të

Page 17 of 26

1 Semestër ka: 14 javë mësimore në auditor dhe 4 javë sezon provimesh (gjithsej

18 javë)

1 ECTS: 25 orë mësimore pune të studentit

1 orë mësimore 60 minuta

Mënyra e përcaktimit të krediteve (ECTS) për format e studimit:

Për leksionet 12 orë në auditor dhe 13 orë punë e pavarur e studentit

Për Seminaret 12 orë në auditor dhe 13 orë punë e pavarur e studentit

Për Laboratoret 12 orë në auditor dhe 13 orë punë e pavarur e studentit

Për Detyrë kursi 12 orë në auditor dhe 13 orë punë e pavarur e studentit

Për Praktikën Profesionale 20 orë në auditor dhe 5 orë punë e pavarur e studentit

Provimi përfundimtar 4 orë në auditor dhe 21 orë punë e pavarur e studentit

Programi i studimit Bachelor në Administrim Biznesi është riorganizuar me Urdhërin nr

360 dt 02.09.2013. Gjatë këtij procesi ky program studimi ka kaluar të gjitha hapat

sipas kritereve të përcaktuara nga autoriteti përgjegjës dhe ka marrë miratimin përkatës

nga ky autoritet. Pas riorganizimit, nga takimi në terren u konstatua që ka pasur vetëm

spostime lëndësh midis semestrave, dhe asnjë ndryshim tjetër.

Vlerësimi për Syllabus-et dhe elementët e tyre, për çdo lëndë: Të gjitha sylabuset janë të

standartizuara sipas një formati që i përmbush të gjitha kriteret. Të gjithë elementët që

duhet të përmbajë një sylabus janë të plotësuar: emërtimi i lëndës/modulit; viti/semestri kur

zhvillohet lënda; emri i pedagogut që do të zhvillojë lëndën; vendi që zë lënda në formimin tërësor të

studentit; njohuritë paraprake që duhet të ketë studenti për përvetsimin e lëndës; çfarë njohurish

dhe aftësish i jep studentit kjo lëndë; temat që do të trajtojë lënda në formimin teorik dhe praktik;

ngarkesa në orë në auditor dhe jashtë auditorit si dhe në ECTS; format dhe metodat e

mësimdhënies të lëndës dhe raportet midis tyre; format e vlerësimit të studentëve; detyrimet e

studentit për lëndën si dhe literatura e detyruar dhe ajo ndihmëse.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

I - PROGRAMET E STUDIMEVE TË OFRUARA Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS);

Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek një program studimi me kohë të plotë është 60 kredite;

ShLUP UMT ofron programin e ciklit të parë që përfundon me diplomë universitare Bachelor në Administrim Biznesi, të organizuar në module dhe të vlerësuar në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të

Krediteve (ECTS). Forma e studimit është me kohë të plotë, kohëzgjatja 3 vite akademike/6 semestra dhe plotësohen me 180 ECTS. Sasia mesatare e krediteve të

grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek një program studimi me kohë të plotë është 60 kredite.

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi II.4 - Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese. Kriteri 1 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për përmbajtjen e programeve të studimeve; Kriteri 2 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për lëndët me

Fakulteti i Ekonomisë është njësia kryesore përgjegjëse e programit të studimit Bachelor në Administrim Biznesi. Ky Fakultet siguron përgatitjen, organizimin, dhe dokumentimin e PS. Informimi i studentëve mbi programin është i detyrueshëm. Të dhënat e programit gjenden në departament, në guidën e studentit, të publikuara online si dhe në portalin e studentit.

Page 18: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al · Page 2 of 26 RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit BSc në Administrim Biznes HYRJE Në bazë të

Page 18 of 26

zgjedhje apo të detyruara për semestër; Kriteri 3 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për ngarkesën mësimore, orët në auditor, frekuentimin/ ndjekjen e programit; Kriteri 4 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për syllabuset e

detajuara për secilën lëndë, për praktikat, ushtrimet apo orët e laboratorit, etj.

Në planin mësimor të miratuar përveç lëndëve të detyrueshme përfshihet dhe një numër lëndësh me zgjedhje. Studentët informohen për të gjitha lëndët, sylabuset e tyre, zhvillimin e praktikës profesionale, sezonet e provimeve dhe riprovimeve, etj. Në sylabuset e lëndëve gjenden të detajuara për studentin informacionet mbi zhvillimin e lëndës, literaturën, vlerësimin dhe detyrimet e studentit.

Konkluzionet e GVJ: Programi Bachelor në Administrim Biznesi është ndër më të plotët krahasuar me programet e ngjashme të

ofruara në treg nga IAL të tjera private dhe publike. Planet mësimore përmbajnë përveç njohurive të

ekonomisë, edhe njohuri të teknologjisë së informacionit, kontabilitetit dhe analizës matematike. Kjo shton

kapacitetet konkurruese të studentëve në treg.

Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij. Programet e studimeve

të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese. Ky program studimi i përmbush kriteret e standarteve të

përshkruara.

8. Mësimdhënia

Pjesa përshkrimore

Procesi i mësimdhënies për programin e studimit Bachelor në Administrim Biznesi është i

organizuar në tre vite akademike ose gjashtë semestra. Organizimi i mësimdhënies në UMT bëhet

duke u bazuar në kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe në eksperiencat më të mira, veçnërisht

kombëtare.

Çdo lëndë zhvillohet në bazë të sylabusit dhe planit mësimor. Sylabusi i shpërndahet studentëve

që në fillim të semestrit, ku studenti njihet me temat që do të zhvillohen, me detyrimet e vitit, dhe

me literaturën bazë dhe ndihmëse. Vlerësimi i studentëve përbëhet nga disa komponentë:

pjesëmarrja në auditor, detyra e kursit, provimet e pjesshme dhe provimi përfundimtar. Këta

elementë dokumentohen nga titullari i lëndës së bashku me fletën e provimit, dhe arshivohen

dhe ruhen në sekretari për një periudhë 6 mujore.

UMT është përpjekur të unifikojë metodat e mësimdhënies, duke unifikuar sylabuset, format e

vlerësimit, mbrojtjet e detyrave të kursit, etj.

Për realizimin e veprimtarisë mësimore, ShLUP UMT vë në dispozicion ambjente të përshtatshme

të pajisura me mjetet e duhura didaktike. Gjithashtu në funksion të zhvillimit të këtij program

studimi, studentët kanë në dispozicion dhe një laborator informatike.

Studentët në përfundim të këtij program studimi, zhvillojnë dhe një praktikë mësimore pranë

organizatave publike e private me të cilat universiteti ka marrëveshje.

Veprimtaria e pedagogut konsiston jo vetëm në mësimdhënie, por edhe në tutoriat të 8

studentëve, për të ndjekur problematikat e përditshme të tyre.

Për kontrollin e cilësisë së mësimdhënies, nga Qendra e Vlerësimit të Brendshëm zhvillohen dhe

anketimet me anë të pyetësorëve për çdo semestër në orën e fundit të mësimit, për të vlerësuar

pedagogun e lëndës dhe programin e studimit.

Tregues të matshëm:

Page 19: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al · Page 2 of 26 RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit BSc në Administrim Biznes HYRJE Në bazë të

Page 19 of 26

Ngarkesa totale në auditor për programin Bachelor në Administrim Biznesi

Format e mësimdhënies Orët totale

Leksione 960

Seminare 786

Laboratorë 162

Detyra kursi 108

Praktikë profesionale 120

Në total 2136

Format e kontrollit të njohurive

Format e kontrollit të njohurive % ndaj totalit

Ndjekja e lëndës dhe pjesëmarrja aktive 10%

Plotësimi i detyrimeve (laboratore, detyra kursi) 10-20%

Testime gjatë vitit 10-20%

Provim përfundimtar 60-70%

Total 100%

9. Studentët

Pjesa përshkrimore

Programi i studimit Bachelor në Administrim Biznes është hapur dhe ka pranuar studentët e

parë në vitin akademik 2011-2012. Numri i studentëve në fakt ka qenë shumë i ulët. Por viti

2014-2015 shënoi një rritje të ndjeshme të tyre. Në vitin 2013-2014 kemi të diplomuarin e parë

të këtij program studimi, i cili aktualisht vazhdon studimet në ciklin e dytë të studimeve në

ShLUP UMT.

Në ShLUP UMT pranohen për t’u regjistruar në programin Bachelor në Administrim Biznesi

shtetasit shqiptarë dhe të huaj që plotësojnë kushtet:

Kanë diplomë origjinale të përfundimit të shkollës së mesme;

Diploma të shoqërohet me listën e notave;

Për të huajt dëshmi e njohjes së gjuhës shqipe dhe diplomë të ekuivalentuar sipas

kritereve të përcaktuara nga MASH. Ky ekuivalentim kërkohet edhe për ata studentë

shqiptarë që kanë përfunduar studimet jashtë shtetit.

Pranojnë të paguajnë tarifën e programit të studimit.

Plotësojnë kushtet e tjera të përcaktuara në rregulloren e brendshme të ShLUP UMT.

Transferimi i studentëve në vitet ndërmjetëse nga shkollat e tjera të larta, vendase ose të huaja,

publike ose private, për në ShLUP UMT ose anasjelltas, bëhet për programe të njëjta ose të

ngjashme, në të njëjtin cikël studimi. Ky transferim është i përcaktuar sipas rregullave të

rregullores specifike të UMT për transferimin e studentëve.

ShLUP UMT ka moshë të re, prandaj brezi i parë i të diplomuarve është ai i vitit 2014 me 7

studentë të diplomuar në programin Bachelor në Administrim Biznesi. ShLUP UMT përmes zyrës

së karrierës ndjek politikë mbështetëse për studentët, nëpërmjet veprimtarive të orientimit dhe të

Page 20: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al · Page 2 of 26 RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit BSc në Administrim Biznes HYRJE Në bazë të

Page 20 of 26

tutoriatit. Studentët informohen përmes formave të disponueshme elektronike, hard copy dhe

broshurave, me programin e studimit, organizimin e kohëzgjatjen e tij, etj.

Zyra e këshillimit të karrierës ndjek në vazhdimësi situatën e studentëve duke këshilluar në

varësi të profilit të studentëve, në varësi të marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucione

private ose publike. Zyra disponon informacion mbi situatën post universitare të studentëve.

Ndër 7 të diplomuarit, 3 janë përzgjedhur prej mesatares dhe janë punësuar në profilin përkatës

pranë ShLUP UMT, 2 janë punësuar jashtë institucionit në profilin e tyre, një ndodhet jashtë

Shqipërisë dhe nuk punon në profil. 3 studentë vazhdojnë studimet e masterit në ShLUP UMT.

Marrëveshjet e UMT me shoqëri tregtare private ku realizohen dhe praktikat profesionale, janë

edhe për qëllimin e mundësisë së punësimit pas diplomimit.

Tregues të matshëm:

Procedurat e pranimit të studentëve

Për t’u regjistruar, kandidati duhet të paraqesë pranë sekretarisë mësimore të fakultetit përkatës dokumentacionin e nevojshëm, i cili përbëhet nga:

Formular aplikimi;

Dy fotografi;

Fotokopje e dokumentit të identifikimit;

Diplomë origjinale të përfundimit të shkollës së mesme/maturës shtetërore ose;

Diplomë origjinale të përfundimit të një tjetër program studimi-nivel ekuivalent;

Certifikatë përkatëse të notave;

Vetëm për studime të kryera jashtë shtetit: ekuivalentim i diplomës dhe

certifikatës përkatëse të notave, sipas kritereve të përcaktuara nga MAS;

Vetëm për të huaj: dëshmi e njohjes së gjuhës shqipe;

Dokument i pagimit të tarifës së programit të studimit.

Cilësia në hyrje dhe në dalje e studentëve

PS në Bsc në Administrim Biznesi

Studentë të regjistruar në vitin e parë (për herë të parë)

Nota mesatare

Studentë të diplomuar në vitin e fundit (pa vite përsëritëse)

Nota mesatare

2011 26 6,51 - -

2012 9 7,78 - -

2013 10 6,8 - -

2014 57 7 7,5

total 102 - -

Viti akademik

Numri total i studentëve

Kalueshmëria %

Nota mesatare për numrin total të studentëve

2011-2012 4 50 6,57

2012-2013 5 80 8,1

2013-2014 3 66 7,7

Të dhëna për punësimin e studentëve

Periudha e të dhënave

PS Bsc në Administrim

Biznesi

Numri total i të diplomuarve

Numri total i të punësuarve (në përputhje

me diplomën)

Numri total i të punësuarve (jo në

përputhje me diplomën)

7 5 1

Vlerësimi sipas Standardeve

Page 21: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al · Page 2 of 26 RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit BSc në Administrim Biznes HYRJE Në bazë të

Page 21 of 26

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE Standardi IV.1 - Institucioni ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të rinj. Kriteri 1 Pranimi në ciklin e parë tё studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i

ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi.

Kriteri 2 Institucioni i Arsimit të Lartë propozon kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve.

Mbështetur në Ligjin 9741, dt. 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, për t’u pranuar në një program studimi të ciklit të parë, kandidati duhet të ketë përfunduar me sukses provimet e detyrueshme të Maturës Shtetërore ose të zotërojë një diplomë tjetër studimi të fituar jashtë shtetit, të vlerësuar ekuivalente me të, ose të zotërojë një diplomë të lëshuar nga një IAL. Për studentët që regjistrohen në programin e studimit Bsc, në Administrim Biznesi nuk aplikohen kërkesa të vecanta. Sekretaria ka përgjegjësinë e verifikimit të origjinalitetit të dokumentacionit të paraqitur (diplomë e maturës shtetërore apo diplomë universitare) brenda dy muajve nga koha e regjistrimit. ShLUP UMT i jep studentit numrin e tij të matrikulimit të përcaktuar nga MAS, i cili është unikal, brenda dy muajve nga koha e fitimit të statusit të studentit.

Standardi IV.2 - Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e punësimit.

Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e programit të studimeve; Kriteri 2 Studentët vlerësojnë pedagogun e çdo lënde, në përfundim të semestrit; Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës; Kriteri 4 Studentët informohen mbi mundësitë për punësim pas diplomimit në këtë program studimi.

Studentët informohen mbi programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e tij në formë elektronike, hard copy, broshura, etj. Studentët me anë të anketimeve vlerësojnë pedagogun e çdo lënde, në përfundim të semestrit, sipas formularëve të QVB-së. Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës; tutori mban kontakte me 5-8 studentë për mbarëvajtjen e tyre në UMT. Studentët informohen mbi mundësitë për punësim pas diplomimit në këtë program studimi. Në përgjithësi punësimi orientohet drejt organizatave/kompanive private dhe shtetërore me të cilat UMT ka marrëveshje bashkëpunimi. Kjo gjë ka qenë lehtësisht e realizueshme deri më sot për shkak të numrit të vogël të të diplomuarve në këtë program studimi.

Standardi IV.3 - Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të parë.

Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve, në ciklin e parë; Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të parë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademiknë të cilin zhvillohet programi i studimeve; Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimeve që nga pranimi, deri në diplomim.

Programi i studimit Bsc. në Administrim Biznesi, i cili ka nisur në vitin 2011-2012, vitin e kaluar 2013-2014, regjistroi të parin të diplomuar. UMT përmes sekretarisë mban statistika mbi numrin e studentëve të regjistruar, tërheqjet nga programi, largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademik në të cilin zhvillohet programi i studimit, si dhe ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimit.

PS Bsc. Në Administrim Biznes

Studentë të regjistruar në vitin 1

për herë të parë

2011 26

2012 9

2013 10

2014 57

Numri i studentëve aktivë sipas vitit akademik

Page 22: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al · Page 2 of 26 RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit BSc në Administrim Biznes HYRJE Në bazë të

Page 22 of 26

2011-2012

2012-2013

2013-2014

2014-2015

18 8 9 56

Ecuria e studentëve

Viti Numri total i

studentëve

Kalueshmëria %

Nota mesatare

2011-2012

26 88 6,46

2012-2013

9 77,7 7,46

2013-2014

10 90 5,9

Standardi IV.4 Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.

Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim karriere studentëve, ndjek progresin e tyre dhe i ndihmon ata në çështjet që kanë të bëjnë me procesin mësimor; Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.

Siç e përmendëm dhe më lart UMT u ofron studentëve këshillim përmes zyrës së karrierës, tutor për ndjekjen e problemeve të ndryshme të procesit mësimor, si dhe këshillim për përzgjedhjen e institucionit ku ata do të zhvillojnë praktikën profesionale.

Konkluzionet e GVJ

Studentët informohen mbi programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e tij në formë

elektronike, hard copy, broshura, etj.

Studentët me anë të anketimeve vlerësojnë pedagogun e çdo lënde, në përfundim të semestrit,

sipas formularëve të QVB-së.

Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës; tutori mban kontakte me 5-8 studentë

për mbarëvajtjen e tyre në UMT.

Studentët informohen mbi mundësitë për punësim pas diplomimit në këtë program studimi. Në

përgjithësi punësimi orientohet drejt organizatave/kompanive private dhe shtetërore me të cilat

UMT ka marrëveshje bashkëpunimi. Kjo gjë ka qenë lehtësisht e realizueshme deri më sot për

shkak të numrit të vogël të të diplomuarve në këtë program studimi.

KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT.

10. Kërkimi shkencor

Pjesa përshkrimore

ShLUP UMT ka në objektivat e veta kërkimin shkencor të stafit të vet akademik. Sipas mundësive ky institucion, ndonëse i ri, ka financuar kërkime të pjesshme shkencore, dhe e ka në politikën e vet financimin e kërkimit të mëtejshëm me pjesëmarrje në konferenca dhe botime artikujsh. Gjithashtu institucioni inkurajon edhe botimin e teksteve mësimore të stafit efektiv të tij. ShLUP UMT ka organizuar dhe konferenca shkencore duke u dhënë mundësinë stafit të saj të shprehë pikëpamjet në lidhje me zhvillimet ekonomike të vendit. Kështu Qendra kërkimore e Fakultetit të Ekonomisë në 20 dhjetor 2014 ka organizuar Konferencën e parë ndërkombëtare “Sfidat e zhvillimit të qendrueshëm”. Gjithashtu stafi ndihmohet në kërkimin shkencor përmes abonimit në revista të McGraw Hill dhe në revista të tjera shkencore si: The Economist, Economicus dhe Monitor.

Page 23: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al · Page 2 of 26 RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit BSc në Administrim Biznes HYRJE Në bazë të

Page 23 of 26

Tregues të matshëm:

Të dhëna për kërkimin shkencor

Bazuar në dokumentacionin e RVB rezultojnë publikimet e mëposhtme në përgjithësi të stafit

akademik të Fakultetit të Ekonomisë për vitet 2011-2015:

Nr Rubrikat Gjithsej Nga të cilët: Sipas gjinisë:

Sa me tituj

Sa me gradë shkencore

Pa tituj e grada

Meshkuj Femra

1 Referime në konferencë kombëtare

13 1 3 1 3 2

2 Referime në konferencë ndërkombëtare

47 3 3 3 6 3

3 Pjesëmarrje në konferencë kombëtare

- - - - - -

4 Pjesëmarrje në konferencë ndërkombëtare

16 1 1 3 4 1

5 Referime në simpoziume 7 - - 2 1 1

6 Referime në workshope 2 - - 1 - 1

7 Ligjërime - - - - - -

8 Artikuj në revista shkencore

107 3 8 4 10 5

9 Monografi 7 3 1 1 5 -

10 Libra dhe leksione të parashkruara

38 5 1 - 5 1

11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun

Pjesa përshkrimore

Edhe pse bashkëpunimet nga konstatimi i raportit RVB dhe vizita në terren rezultojnë jo të

shumta, vlen të theksohet që vizioni në të ardhmen i ShLUP UMT është drejt zgjerimit të këtyre

bashkëpunimeve me qëllim shtimin e mundësive për kryerjen e praktikave profesionale dhe

mundësive të punësimit, ashtu edhe për specializimin e mëtejshëm të stafit të tij. Aktualisht

ShLUP UMT ka marrëveshje bashkëpunimi me universitetet më prestigjoze publike në Shqipëri.

Institucioni ka marrëveshje me një prej shtëpive më të rëndësishme botuese McGraw Hill.

Institucioni po zgjeron marrëveshjet me qendra të tjera kërkimore, organizata të tjera publike e

private.

Vlen të përmenden edhe bashkëpunimet në projekte të përbashkëta me lektorë të huaj, ligjërimi i

përbashkët, bashkëpunimi për përgatitjen e artikujve shkencorë, etj.

Tregues të matshëm:

Të dhëna për bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar

Aktivitete shkencore

1 Numri i pjesëmarrësve si partnerë në projekte Kombëtare apo ndërkombëtare 0

2 Numri i Leksioneve dhe seminareve me lektorë të huaj 5

3 Numri i pjesëmarrësve në trainime fushën e kërkimit shkencor jashtë vendit 0

4 Mobiliteti i studentëve nga dhe drejt IAL 0

Page 24: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al · Page 2 of 26 RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit BSc në Administrim Biznes HYRJE Në bazë të

Page 24 of 26

5 Infrastruktura në funksion të kërkimit shkencor 0

6 Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore Jashtë IAL/ jashtë vendit dhe prezantime

0

7 Numri i çmimeve ndërkombëtare në fushën e kërkimit shkencor 0

Komunikimi dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera shtetërore, organizata

profesionale, komunitetin e biznesit, tregun e punës dhe aktorë të tjerë shoqërorë të

rëndësishëm për arsimin e lartë:

IAL publike/të huaja Lloji i Bashkëpunimit

Universiteti Politeknik i Tiranës Universiteti i Tiranës Universiteti Bujqësor i Tiranës UNP

Kualifikim i stafit akademik, shkëmbim pedagogësh dhe studentësh, shkëmbim programesh, shkëmbim botimesh periodike.

McGraw Hill Frederick University of Cyprus Elettronica Veneta

Biblotekë online për studentët Në proces: kualifikim i stafit akademik, shkëmbim studentësh, shkëmbim programesh, zhvillim i laboratorëve, etj.

Organizata profesionale/OJF Lloji i Bashkëpunimit

Eestec Youth Bonus Unique

Projekte me studentët ne fushën e inxhinjerisë; Zhvillim marketingu me të rinjtë.

Komuniteti i biznesit Lloji i Bashkëpunimit

IBM Qendra e kurseve Abraham Lincoln United Transport Teatri Metropol Shërbimi postar UPS Sindikatat e pavarura të tregtisë private, bankave e shërbimeve Sicred Vodafone AMC NBG BKT

Praktikë profesionale, projekte të përbashkëta.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË BRENDSHME DHE TË JASHTME

Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të vet.

Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit; Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit. Mund të bëhet më shumë për të rritur angazhimin e stafit në proceset mësimore dhe të hartimit të kurrikulave e programeve mësimore.

Page 25: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al · Page 2 of 26 RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit BSc në Administrim Biznes HYRJE Në bazë të

Page 25 of 26

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.

Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve dëshmon se ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj; Kriteri 2 Institucioni ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofrojnë; Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit; Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.

Vlen të theksohet që vizioni në të ardhmen i ShLUP UMT është drejt zgjerimit të këtyre bashkëpunimeve me qëllim shtimin e mundësive për kryerjen e praktikave profesionale dhe mundësive të punësimit, ashtu edhe për specializimin e mëtejshëm të stafit të tij.

Konkluzionet e GVJ Duke marrë në konsideratë moshën e re të institucionit, në përgjithësi institucioni i përmbush kriteret e marrëdhënieve të bashkëpunimit.

ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT

a. Pika të forta:

1) Strategji dhe objektiva të qarta dhe vizion për të ardhmen;

2) Infrastruktura shumë e përshtatshme e pajisur me salla leksioni dhe seminari

shumë të përshtatshme dhe me abmbjente të tjera pushuese;

3) Implementimi i planit për ndërtimin e një kampusi të ri brenda një periudhe të

shkurtër;

4) Bashkëpunimi me institucionet partnere ndërkombëtare dhe biznesin vendas;

5) Program bashkëhohor;

6) Cilësia e stafit dhe kualifikimi i tij;

7) Fokusimi në dy drejtime: Inxhinieri dhe ekonomi;

8) Vlerësimi i drejtë i performancës së studentëve;

9) Përdorimi i një literature bazë të përshtatshme për sistemin bachelor;

10) Disponimi i laboratoreve modernë.

b. Pika të dobëta:

1) Nivel jo i kënaqshëm i komunikimit të drejtuesve me stafin akademik dhe i

angazhimit të tij në rishikimin e programeve lëndore;

2) Kontroll jo i kënaqshëm i cilësisë së mësimdhënies nga vetë stafi (peer review);

3) Mbështetje jo e madhe e stafit për kërkim shkencor;

Page 26: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al · Page 2 of 26 RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit BSc në Administrim Biznes HYRJE Në bazë të

Page 26 of 26

4) Mungesë e promovimit të mjaftueshëm të ShLUP UMT ndaj publikut të gjerë dhe

grupeve të interesit.

5) Kriteret e pranimit nën ato të universiteteve publike;

c. Mundësitë:

1) Puna shkencore dhe kualifikimet e mëtejshme;

2) Shtimi i kuotave në të ardhmen;

3) Rritja e nivelit të studentëve të pranuar në këtë program studimi;

4) Zbatimi i marrëveshjes me McGraw Hill;

5) Shtimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit.

d. Pengesat:

1) Kosto e lartë e studimeve;

2) Konkurrencë e lartë;

3) Mosha e re e institucionit.

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm Asoc. Prof. Dr. Dorina KRIPA