raport pËr gjendjen nË shËrbimin civil pËr vitin 2012 · 2018-12-03 · faqe 6 nga 22 sqarim:...

22
Faqe 1 nga 22 RAPORT PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2012 Prishtinë, maj 2013 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria –Vlada-Government Ministria e Administratës Publike-Ministrarsvo Javne Uprave Ministry of Public Administration Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil - Departament o Administraciji Civilne Sluzbe Department of Civil Service Administration

Upload: others

Post on 17-Feb-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORT PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2012 · 2018-12-03 · Faqe 6 nga 22 Sqarim: Tabela paraqet numrin e nëpunësve përfshire edhe ata të cilët nuk kane norme

Faqe 1 nga 22

RAPORT

PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2012

Prishtinë, maj 2013

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada-Government Ministria e Administratës Publike-Ministrarsvo Javne Uprave

Ministry of Public Administration Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil - Departament o Administraciji

Civilne Sluzbe Department of Civil Service Administration

Page 2: RAPORT PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2012 · 2018-12-03 · Faqe 6 nga 22 Sqarim: Tabela paraqet numrin e nëpunësve përfshire edhe ata të cilët nuk kane norme

Faqe 2 nga 22

PËRMBAJTJA:

1. Hyrje ............................................................................................................................................................. 3

1.1. Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil në MAP ........................................................... 6

1.2. Instituti i Kosovës për Administratën Publike ............................................................................... 7

1.3. Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ................................................... 7

2. Gjendja e Shërbimit Civil në fund të vitit 2012 ................................................................................... 8

3. Zhvillimi i procedurave për menaxhimin e burimeve njerëzore .................................................... 10

3.1. Pranimi në Shërbimin Civil ............................................................................................................. 13

3.2. Hartimi i përshkrimeve të punës në institucione ......................................................................... 15

3.3. Zëvendësimi i kontratave të punës me akte emërimi.................................................................. 15

3.4. Vlerësimi i Rezultateve në Punë të Nëpunësve Civil .................................................................. 16

3.5. Ndërprerja e marrëdhënies së punës në Shërbimin Civil ........................................................... 16

3.6. Masat disiplinore .............................................................................................................................. 17

3.7. Zgjidhja e kontesteve dhe ankesave............................................................................................... 17

3.8. Fondi përkuadro..................................................................................................................................19

4. E-Qeverisja ..................................................................................................................................................20

5. Mbeshtetja e Departamentit nga Donatoret.............................................................................................21

6. Sfidat.......................................................................................................................... ..................................22

7. Përfundime.................................................................................................... ............................................22

Page 3: RAPORT PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2012 · 2018-12-03 · Faqe 6 nga 22 Sqarim: Tabela paraqet numrin e nëpunësve përfshire edhe ata të cilët nuk kane norme

Faqe 3 nga 22

1. Hyrje

Administrata Publike është dhe mbetet hallka kryesore e funksionimit të aparatit shtetëror. Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës, sipas legjislacionit në fuqi, funksionon në të gjitha nivelet e qeverisjes. Qyshkur nisi një fazë e re e organizimit të Shërbimit Civil, prej vitit 1999, perpjekjet nuk kanë pushuar në formimin e një shërbimi civil modern,professional,efikas dhe me reflektim etnik e të pa anshëm në aspektin politik. Të gjitha ligjet dhe rregulloret e nxjerra gjerë më tani në këtë fushë janë bazuar në përvojën e shteteve, që kanë një administratë publike funksionale të përparuar dhe të reformuar.

Bazuar në kompetencat e përcaktuara në shtojcën 11, të Rregullores Nr.02/2011

për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive si dhe

nenit 6, të Ligji Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës i datës 13 maj

2010, Ministria për Administratë Publike (MAP) ka përgatitur raportin vjetor për

situatën e përgjithshme të Shërbimit Civil për vitin 2012.

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, të legjislacionit kornizë për

Shërbimin Civil, gjegjësisht ligjet bazë, që rregullojnë veprimtarinë e Shërbimit Civil në

Kosovë, Ligji nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës i datës 13 maj

2010, i cili definon qartë që merita dhe kompetenca janë ndër parimet themelore të

rekrutimit dhe avancimit të nëpunësve civilë dhe Ligji nr.03/L-147 për Pagat e

Nëpunësve Civilë i datës 13 maj 2010, i cili është shumë i rëndësishëm, pasi që për herë

të parë në Kosovë kemi një sistem të artikuluar mirë ligjor për pagat, kategoritë e

pagave, shtesat dhe zhvillimin e karrierës në hapat e pagës për nëpunësit civil të

Kosovës. Zbatimi i këtyre ligjeve do të kontribuojnë në krijimin e një shërbimi civil

profesional dhe të qëndrueshëm. Këto ligje u pasuan nga miratimi në shtator 2010 të

Ligjit nr.03/L-189 për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës” i datës 16

shtator 2010, i cili ofron referencë të mirë për sqarimin e organizimit dhe funksionimit

të administratës publike.

Synimi i krijimit të nëpunësve civilë të karrierës është krijimi i profesionistëve të

aftë, të cilët çojnë përpara reformat e propozuara nga Qeveria. Gjatë vitit janë hartuar

dhe miratuar pjesa e mbetur e akteve, për tu plotësuar në tersi pakoja akteve nënligjore

për zbatimin e ligjeve të përmendura me lartë.

Në zbatim të Ligjit të Shërbimit Civil gjatë vitit 2012, janë miratuar aktet nënligjore në

vijim:

Rregullore nr.06/2012 për Pozitat e Larta Drejtuese në Shërbimin Civil të

Rrepublikës së Kosovës

Rregullorja Nr.08/2012 për Nëpunësit Civil Tepricë.Vendimi nr.06/70 me

datë18.04.2012.

Rregullorja nr.13/2012 për Pensionimin e Parakohshëm të Nëpunësve

Civilë.Vendimi nr.07/79 me datë 20.06.2012.

Page 4: RAPORT PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2012 · 2018-12-03 · Faqe 6 nga 22 Sqarim: Tabela paraqet numrin e nëpunësve përfshire edhe ata të cilët nuk kane norme

Faqe 4 nga 22

Rregullorja nr.21/2012 për Avancimin në Karrierë të Nëpunësve Civilë. Vendimi

nr.06/93 me datë04.10.2012.

Rregullorja nr.19/2012 për Vlerësimin e Rezultateve në Punë të Nëpunësve Civil.

Vendimi nr.04/84 me datë 17.08.2012.

Rregullore Nr.20/2012 për Punën Vullnetare të Nëpunësve Civil pas

Pensionimit. Vendimi nr.05/93 me datë 04.10.2012.

Rregullore nr.03/2012 për Kushtet e Kufizimit të se Drejtës për Grevë në

Shërbimet e Veçanta në Shërbimin Civil. Vendimi nr.04/107 me date 07.12.2012.

Rregullore nr.31/2012 për Procedurat e Përkujdesjes për Nëpunësit Civil për

shkak të Paaftesisë Fizike apo Mendore ose problemeve Shëndetësore

Në zbatim të Ligjit për Pagat e Nëpunësve Civilë, gjatë vitit, 2012, janë miratuar

aktet nënligjore si në vijim:

Rregullore nr.05/2012 për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil dhe

Rregullore nr.33/2012 për Shtesat dhe Konpenzime të tjera të Nëpunësve Civilë.

Në zbatim të Ligjit për Administratën Shtetërore, është miratuar:

Rregullorja Nr.09/2012 për Standardet e Organizimit të Brendshëm dhe

Sistematizimin e Vendeve të Punës në Administratën Shtetërore.

Ligji për Shërbimin Civil rregullon statusin e nëpunësve civilë, si dhe

marrëdhënien e tyre të punës në institucionet e administratës qendrore dhe komunale,

duke përjashtuar kështu kategoritë e nëpunësve publikë të angazhuar në ofrimin e

shërbimeve (stafin mësimor i sistemit arsimor, stafi mjekësor i sistemit shëndetësor,

krijuesit dhe përformuesit e artit, zyrtarë policorë të Policisë së Kosovës, zyrtarët

doganorë të Doganave të Kosovës, zyrtarët korrektues të Shërbimit Korrektues të

Kosovës dhe pjesëtaret e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të emëruarit politik dhe të gjithë

ata që emërohen në pozita nga të emëruarit politik dhe anëtarët e kabineteve të tyre, që

nga kabineti i Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe kabinetet e

ministrave), të cilët do të kenë status të veçantë dhe struktura të ndara të pagës dhe

gradimit. Kështu, legjislacioni i ri i Shërbimit Civil do të vendosë një pagë uniforme dhe

sistem gradimi dhe një strukturë të qartë të karrierës vetëm për Shërbimin Civil. Kjo do

të përforcojë mbrojtjen e nëpunësve civilë nga çdo forme e presionit eventual, duke

ofruar mundësi për të mbajtur vendin e punës, me kusht të arritjes së rezultateve të

caktuara. këto masa pritet të përforcojnë stimulimet që personeli të punoje në Shërbimin

Civil dhe të përmirësojë punën e tij.

Pas miratimit të akteve nënligjore, tashmë janë duke u zbatuar ligji i shërbimit

civil dhe ligji për administratën shtetërore. Bazuar në Rregulloren për Klasifikimin e

Page 5: RAPORT PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2012 · 2018-12-03 · Faqe 6 nga 22 Sqarim: Tabela paraqet numrin e nëpunësve përfshire edhe ata të cilët nuk kane norme

Faqe 5 nga 22

Vendeve të Punës në Shërbimin Civil është themeluar Komisioni i përbashkët MAP-MF

për të shqyrtuar propozimet e institucioneve, për klasifikimin e vendeve të punës në

shërbimin civil. Ku pikësynim kryesor është që shërbyesit civil të klasifikohen në vende

të punës në bazë të kritereve të parapara me ligj. Komisioni ka shqyrtuar propozimet

per klasifikimin e vendeve të punës te institucioneve të nivelit lokal, ndërsa sa i parket

nivelit qendrorë është ne proces te shqyrtimit te propozimeve per klasifikim.

Njeri nder prioritetet e Qeverisë është reforma e administratës publike, të cilën

Kosova e ka objektiv, një administratë publike të reformuar, e cila në qendër të

vëmendjes ka qytetarët, bizneset dhe vet institucionet. Ministria e Administratës

Publike është përqendruar në zbatimin e rekomandimeve të dala nga procesi i

rishikimit funksional. Mbi këtë bazë, gjatë vitit 2012 nga Komisioni Ndërministror për

Reformën e Administratës Publike dhe nga Qeveria janë miratuar planet zhvillimore

strategjike të Ministrisë së Drejtësisë, të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, të

Ministrisë së Diasporës dhe të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Ministria e Administratës Publike, duke u bazuar në Strategjinë e Reformës, të

miratuar nga Qeveria në vitin 2010, ka miratuar 76% (20%-2010; 35%-2011; 21%-2012) të

Planeve Zhvillimore Strategjike të ministrive. Riorganizimi i administratës publike në

Kosovë, sipas praktikave më të mira ndërkombëtar, zbatimi i rekomandimeve dhe

analiza e situatës në të gjitha segmentet e administratës publike, përmes Programit të

Rishikimit Funksional dhe organizimi institucional të ministrive në procesin e

rishikimit vertikal dhe horizontal është duke përfunduar.

Më 23 Maj 2012, Qeveria e Kosovës ka miratuar Planin e Veprimit për zbatimin e

Strategjisë së Reformës së Administratës Publike (PVRAP), së bashku me vlerësimin e

ndikimit të tij financiar. Në bazë të këtij vendimi është ri-përcaktuar funksionimi dhe

organizimi i Komisionit Ndërministror për Reformën e Administratës Publike

(KNRAP), është themeluar Grupi Punues dhe dymbëdhjetë (12) nëngrupe punuese dhe

kanë zhvilluar takime për zbatimin e PVRAP: 1.Prokurim Publik; 2.Organizimin e

Administratës Publike; 3.Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerëzore; 4.Kontroll

dhe Auditim të Brendshëm; 5.Komunikim dhe Pjesëmarrje të Qytetarëve; 6.Hartimin e

Legjislacionit; 7.Etikë dhe Transparencë; 8.Menaxhimin e Politikave; 9.Ekzekutimin e

Buxhetit; 10.Racionalizimin e Proceseve Elektronike Administrative; 11.Qeveri

Elektronike (e-Qeveria); Përveç nëngrupi punues për Planifikimi Buxhetit nuk është

mbajtur.

Në vijim shihet një paraqitje grafike dhe tabelorë e fushës horizontale të veprimit

të ligjit1:

1 Të dhënat e paraqitura ne grafikonin dhe tabelën si me lartë për nëpunësit civilë janë marrë nga institucionet, ndërsa të dhënat

e të zënëve me punë të tjerë nga sistemi i pagave dhe janë të përafërta.

Page 6: RAPORT PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2012 · 2018-12-03 · Faqe 6 nga 22 Sqarim: Tabela paraqet numrin e nëpunësve përfshire edhe ata të cilët nuk kane norme

Faqe 6 nga 22

Sqarim: Tabela paraqet numrin e nëpunësve përfshire edhe ata të cilët nuk kane

norme të plote si dhe nëpunësit me pagë primare dhe sekondare.

1.1. Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil

Ndryshe nga sistemi i mëparshëm, legjislacioni i ri i jep një rol më aktiv

Departamentit te Administrimit të Shërbimit Civil (DASHC)-it në hartimin dhe

zbatimin e politikave të personelit dhe pagave. DASHC-i, merr kryesisht role të qarta

planifikuese dhe mbikeqyrese.

Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil (DASHC), prej krijimit të tij ka

pasur një rol kyç në hartimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e politikave që rregullojnë

Shërbimin Civil dhe sistemin e pagave. Mandati i tij ka qenë herë pas herë objekt

ndryshimi dhe sot ai është i përcaktuar me Udhëzimin Administrativ Nr. 05/2009 të

MAP. Në bazë të këtij udhëzimi, DASHC-i është përgjegjës për:

Zhvillimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të politikave për një shërbim civil

profesional, të paanshëm, të përgjegjshëm dhe multietnik;

N. Civil Arsim Shëndetësi Polici FSK Të tjerë

23.8% 39.8% 15.6% 10.6% 3.2% 7.1%

Page 7: RAPORT PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2012 · 2018-12-03 · Faqe 6 nga 22 Sqarim: Tabela paraqet numrin e nëpunësve përfshire edhe ata të cilët nuk kane norme

Faqe 7 nga 22

Zhvillimin dhe koordinimin e zbatimit të politikave për krijimin dhe aftësimin e

kuadrove për SHCK-në;

Zhvillimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të politikave në fushën e pagave në

administratën publike;

Mbajtjen dhe administrimin e sistemit të pagave dhe të regjistrit qendror të

nëpunësve civilë;

DASHC-i e ka mandatin e plotë dhe të përcaktuar qartë, për të marrë përsipër dhe për

të realizuar zbatimin e kuadrit ligjor të miratuar për Shërbimin Civil.

1.2. Instituti i Kosovës për Administratën Publike

Instituti i Kosovës për Administratën Publike është themeluar në vitin 2003, në

bazë të Urdhëresës Administrative nr. 2003/25- të zbatim i Rregullores nr. 19/ 2001 të

UNMIK-ut mbi Degën e Ekzekutivit të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes

në Kosovë.

IKAP-i është institucioni kryesor për aftësimin e nëpunësve civilë të

institucioneve të administratës qendrore dhe lokale të Republikës së Kosovës dhe ka

për detyrë të zbatojë politikat dhe strategjitë e trajnimit, arsimimit dhe zhvillimit në

bazë të hulumtimit të nevojave për trajnim nga institucionet e nivelit qendror dhe lokal

në Shërbimin Civil. Aftësimi bëhet nëpërmjet programeve të trajnimit, në pajtim me

standardet evropiane për administratën publike, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa

më të mira administrative për qytetarët e Republikës së Kosovës.

1.3. Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (më tej : Këshilli)

është i paraparë në aktin më të lartë juridik të Republikës së Kosovës, konkretisht me

nenin 101.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili përcakton : ” Një Këshill i

Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, siguron respektimin e rregullave dhe

parimeve, që rregullojnë Shërbimin Civil dhe i cili pasqyron diversitetin e popullit të

Republikës së Kosovës”.

Në bazë të Ligjit nr.03/L-192 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin

Civil të Kosovës, Këshilli është organ i pavarur, që i raporton Kuvendit të Republikës së

Kosovës dhe i cili zgjidh ankesat e nëpunësve , si dhe siguron respektimin e të gjitha

rregullave dhe parimeve që rregullojnë Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës.

Page 8: RAPORT PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2012 · 2018-12-03 · Faqe 6 nga 22 Sqarim: Tabela paraqet numrin e nëpunësve përfshire edhe ata të cilët nuk kane norme

Faqe 8 nga 22

2. Gjendja në Shërbimit Civil e vitit 2012

Sipas Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe

Rregullores nr.05/2012 për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil, vendet

e punës në institucionet e nivelit qendror dhe lokal në Shërbimin Civil ndahen në katër

(4) kategori funksionale:

1. Niveli i lartë drejtues, është pozitë përgjegjëse për menaxhimin e përgjithshëm

administrativ të institucionit të administratës publike në Shërbimin Civil.

2. Niveli drejtues, është pozitë përgjegjëse për menaxhimin dhe koordinimin e

punës në fushë të caktuar të veprimtarisë së administratës publike në Shërbimin

Civil.

3. Niveli profesional, është pozitë përgjegjëse për ushtrimin e detyrave dhe

zhvillimin në fushë të caktuar profesionale.

4. Niveli administrativ-teknik, është pozitë përgjegjëse për ofrimin e mbështetjes

administrative dhe teknike në institucionin e Shërbimit Civil.

Megjithatë, meqenëse ende është në fazën e realizimit klasifikimi i vendeve të punës,

nuk mund të bëjmë një ndarje të tyre sipas kategorive të mësipërme.

Bazuar në funksionet dhe përgjegjësitë DASHC-i,ka hartuar pyetësorin si

metodë për mbledhjen e informatave për gjendjen në zbatimin e Ligjit të SHCRK-së, i

cili iu është dërguar të gjitha institucioneve që kanë në marrëdhënie pune nëpunës

civilë, në bazë të cilave është hartuar raporti.

Nga të dhënat e mbledhura nga secili institucion në Shërbimin Civil, rezulton që

në Shërbimin Civil të jetë gjendja e mëposhtme: numri i vendeve të punës, të ndara në

numrin e përgjithshëm të pozitave (vendeve të punës) sipas strukturës organizative të

miratuar, numrin e vendeve të lira të punës dhe numrin e nëpunësve aktualë në detyrë

janë paraqitur ne tabelën nr. 1.

Tabela 1 – Numri i pozitave në Shërbimin Civil

Numri dhe Përqindja Nr. i vendeve te punës

sipas strukturës organizative

Vende të lira te punës

Nëpunës në detyrë

Totali 19114 844 18270

Përqindja 100% 4% 96%

Shënim: Numri i nëpunësve në detyrë për komunat , Zubin Potok, Leposaviq dhe

Zveçan është 410. Ky numër është marrë nga lista e pagave për vitin 2012 dhe nuk janë

futur në këtë tabelë. Kjo vlen për tërë raportin.

Page 9: RAPORT PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2012 · 2018-12-03 · Faqe 6 nga 22 Sqarim: Tabela paraqet numrin e nëpunësve përfshire edhe ata të cilët nuk kane norme

Faqe 9 nga 22

Shënim: Zyra e Auditorit të Përgjithshëm nuk i ka dërguar të dhënat, (sipas raportit

periodik ky institucion i ka 142 nëpunës civil)

Të dhënat për përgatitjen arsimore të nëpunësve në Shërbimin Civil janë paraqitur në

tabelën nr. 2 dhe në grafikonin si me poshtë.

Tabela 2 - Struktura sipas kualifikimit të NC

Numri dhe Përqindja Arsimimi

Fillor I mesëm I lartë Superior

Totali 18270 652 8396 1771 7451

Përqindja 100% 3.6% 46% 10% 41%

Struktura sipas kualifikimit në formë grafike

Zbatimi i procedurave të legjislacionit të Shërbimit Civil gjatë vitit 2012, është

udhëhequr nga parimi i respektimit të mundësive të barabarta për komunitete dhe

gjini. Sipas këtij parimi, komunitetet dhe pjesëtaret e tyre kanë mundësi të barabarta për

pjesëmarrje në Shërbimin Civil në institucionet e administratës qendrore dhe komunale.

Mundësi të barabarta për pjesëmarrje në Shërbimin Civil në organet e administratës

publike kanë pjesëtarët e dy gjinive. Rregullorja nr.04/2010 për Procedurat e

Përfaqësimit të Drejtë dhe Proporcional të Komuniteteve Jo shumicë në Shërbimin Civil

të Republikës së Kosovës ka përcaktuar procedurat përmes të cilave autoritetet

punëdhënëse të Shërbimit Civil në institucionet e dy niveleve sigurojnë përfaqësim të

drejtë dhe proporcional të personave që iu përkasin këtyre komuniteteve. Sipas

dispozitave të kësaj rregulloreje, së paku 10% e nëpunësve civilë në institucionet e

nivelit qendror përfaqësohen nga stafi, që iu përket komuniteteve jo shumicë në Kosovë

dhe në institucionet e nivelit lokal secili komunitet jo shumicë përfaqësohet

Page 10: RAPORT PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2012 · 2018-12-03 · Faqe 6 nga 22 Sqarim: Tabela paraqet numrin e nëpunësve përfshire edhe ata të cilët nuk kane norme

Faqe 10 nga 22

11659

6611

16781

943 208 23 78 237

0

2000

4000

6000

8000

10000

12000

14000

16000

18000

Mes

hkuj

Fem

ra

Shq

ipta

r

Ser

b

Tur

q

Gor

an

RA

E

Bos

hnja

k

Gjinia Perkatesia etnike

Series1

Series2

proporcionalisht me popullatën e përgjithshme në komunë. Të dhënat për strukturën

gjinore dhe strukturën mbi përkatësinë etnike janë të paraqitura në tabelën(tab.3) dhe

grafikonin,si më poshtë :

Tabela 3

Përqindja

Gjinia Përkatësia etnike

M F Shqiptar Serb Turq Goran

Rom Ashkali Egjiptian dhe tjerë

Boshnjak

Totali 18270 11659 6611 16781 943 208 23 78 237

Përqindja 63.8% 36.2% 91.9 % 5.2 % 1.1 % 0.1% 0.4% 1.3%

Sipas të dhënave nga institucionet 86 persona në ShCK , janë me aftësi të kufizuar.

Krahasuar me vitin 2011,sipas të dhënave për vitin 2012, është arritur progres në

çështjen e barazisë gjinore në favor të gjinisë femërore, për 501, si dhe në strukturën e

përkatësisë etnike në favor të komuniteteve jo shumicë, për 23 nëpunës.

3. Zhvillimi i procedurave për menaxhimin e burimeve njerëzore

Në vitin 2012 është shënuar progres ne zbatimin e dispozitave të legjislacionit

për Shërbimin Civil. DASHC-i dhe IKAP-i kanë intensifikuar aktivitetet trajnuese me

menaxherët e burimeve njerëzore dhe zyrtarë të tjerë, të cilët janë përgjegjës për

zbatimin e legjislacionit.

Instituti i Kosovës për Administrate Publike ka zhvilluar trajnime në këto fusha

kryesore:

Page 11: RAPORT PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2012 · 2018-12-03 · Faqe 6 nga 22 Sqarim: Tabela paraqet numrin e nëpunësve përfshire edhe ata të cilët nuk kane norme

Faqe 11 nga 22

Menaxhimin i përgjithshëm

Administratë dhe legjislacion

Burimeve njerëzorë

Buxhetit dhe financave

Teknologjisë informativë

Çështje Komunale

Çështjet e Bashkimit Evropian

IV. Treguesit e trajnimit sipas fushave të trajnimit (indikatorët)

Rezultatet e treguesve kualitativ dhe kuantitativ përmes të cilëve matet performanca e realizmit të Planit të trajnimit qëndrojnë ne këto te dhëna: Ne vitin 2012 IKAP-i ka trajnuar 2327 nëpunës civilë, nëpërmjet 104 kurseve të trajnimit , të zhvilluar në 280 dite trajnim dhe te administruar ne shtat fusha organizative te trajnimit. Pjesëmarrës nga gjinia femërorë ishin 45.94%, nga gjinia mashkullore 53.62%, nga minoritetet qe flasin gjuhen serbe ishin 3.91%. Treguesi për pjesëmarrje ne trajnime sipas strukturës kategorive funksionale në shërbimin civil në këtë vit paraqitet ne këto shifra: Drejtues i lart 1.74%, drejtues 23.24%, profesional 65.27% dhe administrativ 9.88%. Ky tregues është njëri ndër treguesit kryesor, i cili e derivon planifikimin strategjik të trajnimit.

Përfitues të trajnimeve të IKAP-it ishin nëpunësit civilë nga niveli qendror, lokal, nga komunat e reja, nëpunësit e organeve të pavarura, kompanitë publike dhe një numër i organizatave të tjera të financuara nga buxheti i Kosovës.

Nga këto të dhëna (për më gjerësisht shih tabelën e mëposhtme dhe grafikonet)

Grafik 1.Numri i ditve te trajnimit

2433

49 4838

44 44

0

20

40

60

Menaxhment i

Përgjithshem

Administratë

dhe Legjislacin

Burme

Njerzore

Buxhet dhe

Financa

Teknologji

Informative

Çeshtje

Komunale

Bashkimi

Evropian

Dite trajnimi sipas fushave

Page 12: RAPORT PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2012 · 2018-12-03 · Faqe 6 nga 22 Sqarim: Tabela paraqet numrin e nëpunësve përfshire edhe ata të cilët nuk kane norme

Faqe 12 nga 22

Grafik 2. Numri i pjesëmarrësve sipas fushave te trajnimit

Grafik 3.Pjesmarrje ne trajnim sipas kategorive funksionale te ligjit teshërbimit civil

Grafik 4. Struktura gjinore për pjesëmarrësit ne trajnime

Bashkëpunimi vendor dhe ndërkombëtar ka sjellë një sfidë në Qeverinë e

Kosovës drejt integrimit evropian. Kosova ka vazhduar bashkëpunimi me Shkollën

Regjionale për Administrate Publike (ReSPA, ku gjithsejtë gjatë vitit 2012 kanë marr

Page 13: RAPORT PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2012 · 2018-12-03 · Faqe 6 nga 22 Sqarim: Tabela paraqet numrin e nëpunësve përfshire edhe ata të cilët nuk kane norme

Faqe 13 nga 22

pjesë 82 nëpunës civil nga 59 institucione të Republikës së Kosovës, në trajnime,

punëtori, konferenca etj.

Gjithashtu, me SIDA, OSBE, GIZ , ZKM, , ENA, MIE dhe MAPL, janë trajnuar

për Ligjin e Unionit Evropian dhe zbatimin e tij; Përafrimi me acquis communautaire;

teknikat dhe proceset rregullative në BE; shkathtësitë për përkthim; zhvillimi dhe

aplikimet për projekte, etika dhe antikorrupconi dhe organizimi ndërministror, të

drejtat e njeriut; dhe zhvillimi i kapaciteteve për nëpunësit e qeverisjes lokale.2

3.1. Pranimi në Shërbimin Civil

Pranimi në Shërbimin Civil mbështetet në parimet e meritës, me shpallje publike

të pozitave të lira, me transparencë të procesit, me objektivitetin dhe paanësinë e

komisionit testues, mos diskriminimin e kandidateve dhe të drejtën për t’u ankuar në

fund të procedurës. Për këtë qëllim, DASHC-i ka hartuar edhe një set me pyetje, me

shumë zgjedhje i cili iu është shpërndarë të gjitha institucioneve. Në vitin 2012 janë

zhvilluar gjithsej 759, rekrutime të reja, ose rreth 57.02 % ,rekrutime të brendshme

235,ose rreth 17.65%, transfere 337, ose 25.31%, e pozitave ekzistuese të nëpunësve

civilë në institucione. Dispozitat ligjore kanë parashikuar edhe mundësitë e transferimit

të nëpunësve civilë, i cili mund të jete i përkohshëm: në kuadër të institucionit të njëjtë

në Shërbimin Civil, në institucionin tjetër në Shërbimin Civil dhe jashtë institucionit të

Shërbimit Civil, ndërsa transferimi i përhershëm mund të bëhet: në kuadër të

institucionit të njëjtë në Shërbimin Civil dhe në institucionin tjetër të Shërbimit Civil.

Me vendimin nr.06/67 të datës 21.03.2012 është miratuar Rregullorja për pozitat e

larta drejtuese në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, e cila ka për qellim

përcaktimin e procedurave për ndertimin e kapaciteteve dhe sistemin për pozitat e larta

drejtuese duke përfshirë vlerësimin e performancës, procedurat disiplinore dhe kushtet

e shkarkimit. Gjatë periudhes raportuese janë emëruar dhjetë (10) zyrtarë të nivelit të

lartë drejtues, në ministri apo në agjencionet ekzekutive prej tyre një (1) sekretar i

përgjithshëm dhe nëntë (9) kryeshefa ekzekutiv.

Numri i rekrutimeve nga jashtë Shërbimit Civil, nga brenda Shërbimit Civil

(jashtë institucionit dhe brenda institucionit) dhe numri i transfereve (nga jashtë

institucionit dhe brenda institucionit) janë të paraqitura në tab.4 dhe grafikonin si më

poshtë:

Page 14: RAPORT PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2012 · 2018-12-03 · Faqe 6 nga 22 Sqarim: Tabela paraqet numrin e nëpunësve përfshire edhe ata të cilët nuk kane norme

Faqe 14 nga 22

Tabela 4

Numri dhe Përqindja Rekrutime nga jashtë

Sh.C

Rekrutime nga brenda Sh.C Transferime

Nga jashtë institucionit

Nga brenda institucionit

Nga jashtë institucionit

Nga brenda institucionit

Totali 1331 759 127 108 57 280

Përqindja në raport me totalin e rekrutimeve 100%

57.02 % 9.54 % 8.11 % 4.28 % 21.04 %

Krahasuar me vitin 2011, në vitin 2012, është shënuar rënie për 83 rekrutime nga

jashtë ShCK, nga brenda ka rënie për 161, NC ndërsa transferime, me një rritje vetëm

1, NC në SHCRK.

Nga të dhënat e mësipërme, rezulton se rekrutimet nga brenda Shërbimit Civil

kanë qenë një procedurë e parapëlqyer në institucione, duke i dhënë një shtysë më

shumë zhvillimit të karrierës së nëpunësve ekzistues. Në këtë drejtim ka kontribuar

edhe përdorimi i transferimeve. Në total rekrutimet nga brenda ShC dhe transferimet

zënë 42.97 %, të numrit total të rekrutimeve.

Të dhënat për grup mosha sipas strukturës gjinore janë të paraqitura në tab.5 , dhe

grafikonin si më poshtë:

Tabela 5

Grup mosha_nr_nëpunësve në (%)

18-35 (vjeç) 35-50(vjeç) 50-65 (vjeç)

Meshkuj Femra Meshkuj Femra Meshkuj Femra

14.0% 9.4% 25.7% 14.1% 26.8% 9.9%

Total 23.4% 39.8% 36.7%

Page 15: RAPORT PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2012 · 2018-12-03 · Faqe 6 nga 22 Sqarim: Tabela paraqet numrin e nëpunësve përfshire edhe ata të cilët nuk kane norme

Faqe 15 nga 22

Niveli i konkurrencës në proceset e rekrutimit (numri mesatar i aplikantëve nga

jashtë Shërbimit Civil dhe nga brenda Shërbimit Civil, por nga jashtë institucionit dhe

nga brenda Shërbimit Civil, por nga brenda institucionit) janë të paraqitura në tabelën si

më poshtë(tab.6).

Tabela 6

Numri

Aplikantët në procesin e rekrutimit nga jashtë

shërbimit civil

Aplikantët ne procesin e rekrutimit nga brenda

shërbimit civil por nga jashtë institucionit

Aplikantët në procesin e rekrutimit nga brenda

shërbimit civil por nga brenda institucionit

Totali 13124 10116 2253 755

Numri mesatar 77.08% 17.17% 5.75%

3.2. Hartimi i përshkrimeve të punës në institucione

Nga të dhënat rezulton se shumica e institucioneve e kanë kryer ndërsa disa

pjesërisht e kanë kryer procesin e hartimit të përshkrimit të detyrave të punës në bazë

të Rregullores nr. 03/2010 për Përshkrimin e Detyrave të Punës.

3.3. Zëvendësimi i kontratave të punës me akt emërimi

Ligji i Shërbimit Civil, në bazë të kritereve të përcaktuara, u jep të drejtën

nëpunësve civilë të kenë akte të emërimit me afat te pacaktuar për pozitat e karrierës

dhe të caktuar, për pozitat e jo karrierës. Procesi i zëvendësimit te kontratave të punës

të Shërbimit Civil me shkresa të emërimit është bazuar në Rregulloren nr.07/2010 për

Emërimin e Nëpunësve Civilë. Bazuar në të dhënat rezulton se shumica e institucioneve

i kanë zëvendësuar kontratat e punës me akte emërimi, ndërsa disa institucione

pjesërisht.

Page 16: RAPORT PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2012 · 2018-12-03 · Faqe 6 nga 22 Sqarim: Tabela paraqet numrin e nëpunësve përfshire edhe ata të cilët nuk kane norme

Faqe 16 nga 22

3.4. Vlerësimi i Rezultateve në Punë të Nëpunësve Civil

Në çdo institucion të administratës qendrore dhe komunale, në fund të çdo viti,

kryhet periodikisht vlerësimi i rezultateve në punë të nëpunësve civilë. Vlerësimi i

rezultateve në punë kryhet me qëllim të rritjes së suksesit të punës dhe për të siguruar

përmirësimin gradual të aftësisë profesionale dhe të cilësisë së shërbimeve

administrative.

Meqenëse Rregullorja Nr.19/2012 për Vlerësimin e Rezultateve në Punë të

Nëpunësve Civilë, e cila del nga Ligji i ri i Shërbimit Civil, është miratuar nga Qeveria

me vendimin nr.047/84 me datë 17.08.2012, sipas dispozitave të ligjit për pagat dhe

rregulloren e vlerësimit, procesi i vlerësimit është i lidhur me klasifikimin e ri të

vendeve të punës që bazohet në rregulloren përkatëse nr.05/2012, për Klasifikimin e

Vendeve të Punës në Shërbimin Civil”, vlerësimi formal i kryerjes së punës në fund të

vitit kalendarik për vitin 2012 është kryer duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ

nr. 08/2003 MSHP/DASHC Procedura e Vlerësimit të Kryerjes së Punës.

Të dhënat mbi përshkrimin e detyrave të punës, kontratat e shndërruara në

shkresa të emërimit, vlerësimet e kryerjes së punës dhe rezultati i vlerësimit të kryerjes

së punës, janë të paraqitura në tabelën më poshtë(tab.7):

Tabela 7

Në vitin 2011 rezultatet e vlerësimit të kryerjes së punës, ishin si në vijim: 83.1%

(Plotësisht e kryer ), 16.6 % (Pjesërisht e kryer), 0.3% ( Jo e kryer), ndërsa në vitin 2012,

sipas këtyre të dhënave: 79.11% (Plotësisht e kryer ), 7.96% (Pjesërisht e kryer) dhe

12.93 % ( Jo e kryer).

3.5. Ndërprerja e marrëdhënies së punës në Shërbimin Civil

Marrëdhënia e punës në Shërbimin Civil mund të pezullohet, të ndërpritet dhe të

përfundojë sipas kushteve të parapara me Ligjin e Shërbimit Civil (LSHCK).Të dhënat

për largimet nga Shërbimi Civil gjatë vitit 2012 janë të paraqitura në pasqyrën tabelore

si më poshtë(tab.8) :

Numri dhe Përqindja

P. punës të miratuara

Kontrata të shndërruara në akte emërimi

Vlerësime të rezultateve në

punë

Rezultati i Vlerësimit të Kryerjes së Punës

Plotësisht e kryer

Pjesërisht e kryer

Jo e kryer

Totali Pjesërisht Pjesërisht 18270 14453 1454 2363

Përqindja 79.11% 7.96% 12.93%

Page 17: RAPORT PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2012 · 2018-12-03 · Faqe 6 nga 22 Sqarim: Tabela paraqet numrin e nëpunësve përfshire edhe ata të cilët nuk kane norme

Faqe 17 nga 22

Tabela 8

Gjatë vitit 2012 kanë rezultuar tre raste (3) të pensionimit të parakohshëm.

3.6. Masat disiplinore

Sipas Ligjit nr. 03/L-149 të Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës, datë 13

maj 2010, një vend i veçantë u është rezervuar masave disiplinore, të cilat hyjnë në

pjesën detyruese për nëpunësin civil.

Në bazë të Rregullores nr. 05/2011 për Procedurat Disiplinore në Shërbimin

Civil, e cila përcakton klasifikimin e shkeljeve të detyrave të punës, procedurat

disiplinore dhe masat që shqiptohen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës,

shkeljet e detyrave të punës ndahen në:

o Shkelje të lehta dhe

o Shkelje të rënda –serioze.

Numri dhe lloji i masave të shqiptuara, gjatë vitit 2012, në institucionet e nivelit

qendror dhe lokal, të grupuara sipas llojit të masës, janë të paraqitura në formën

tabelore si më poshtë(tab.9):

Tabela 9

Numri dhe Përqindja Numri i masave disiplinore

Të lehta Të rënda

Totali 372 293 79

Përqindja 78.76% 21.24%

Në vitin 2012 është shënuar rritje e masave disiplinore për (143), krahasuar me vitin

2011.

3.7. Zgjidhja e kontesteve dhe ankesave

Zgjidhja e kontesteve dhe ankesave nga marrëdhënia e punës të nëpunësve civilë

dhe të personave, të cilët kanë konkurruar në procedurë të rregullt për rekrutim në

Numri dhe Përqindja

Largime nga shërbimi civil

Me dëshirë Masë

disiplinore Shkurtim i

pozitës Pensionim Shkak tjetër

Totali 506 197 72 9 184 44

Përqindja 100% 38.93% 14.23% 1.78% 36.36% 8.70%

Page 18: RAPORT PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2012 · 2018-12-03 · Faqe 6 nga 22 Sqarim: Tabela paraqet numrin e nëpunësve përfshire edhe ata të cilët nuk kane norme

Faqe 18 nga 22

Shërbimin Civil, bazohet në Rregulloren nr. 05/2011 për Procedurat e Zgjidhjes së

Kontesteve dhe Ankesave.

Nëpunësit civilë kanë të drejtë për ankesë kundër vendimit administrativ apo

çdo shkelje ose lëshim të rregullave ose procedurave të përgjithshme administrative, që

ndikojnë dhe që kanë të bëjnë me marrëdhënien e tyre të punës. Të dhënat mbi numrin

dhe tipin e ankesave brenda institucionit (ankesa kundër procesit të rekrutimit, kundër

masave disiplinore të lehta, kundër masave disiplinore të rënda, kundër rezultatit të

vlerësimit të kryerjes së punës dhe ankesa në fusha të tjera), si dhe të dhënat për

ankesat e zgjidhura në favor të nëpunësit, janë të paraqitura në pasqyrën tabelore si më

poshtë(tab.10):

Tabela 10

Tipi i ankesës

Ankesa ndaj procesit të rekrutimit

Ankesa ndaj masave d. Të lehta

Ankesa ndaj masave d. Të renda

Ankesa ndaj rezultatit të vlerësimit

Ankesa në fusha të

tjera

Ankesa të zgjidhura në favor

të NC

Numri i

ankesave 275 47 49 14 85 52

Përqindja 52.68% 9 % 9.32% 2.68% 16.28% 9.96%

Viti 2012, ka shënuar rritje të numrit të ankesave për 195, krahasuar me vitin 2011.

Institucionet e nivelit qendror, të cilat nuk e kanë kryer përshkrimin e punës

sipas Rregullores: Agjencia për Ndihmë Juridike, Enti i Statistikës i Kosovës

(pjesërisht), Institucioni i Avokatit të Popullit (në proces), Prokuroria e Shtetit (pritet

aprovimi), Ministria e Shëndetësisë (pjesërisht),Qendra e Studentëve, Ministria e

Drejtësisë, Qendra Klinike Universitare, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale,

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, Zyra për Çështje të Trashëgimisë së TMK, Spitali

Rajonal Vushtrri, Qendra e Inteligjencës Financiare, Spitali Rajonal Mitrovicë, Spitali

Rajonal Gjilan, Instituti i Historisë.

Institucionet e nivelit qendror, të cilat nuk e kanë kryer shndërrimin e kontratave

të punës në akte të emërimit sipas Rregullores: Instituti Kombëtar i Shëndetësisë

Publike (pjesërisht), Ministria e Punëve të Brendshme (pjesërisht), Qendra e Studentëve,

Ministria e Drejtësisë (pjesërisht), Inspektorati Policor i Kosovës (pjesërisht), Qendra

Klinike Universitare, Shërbimi Korrektues i Kosovës (pjesërisht), Ministria e Forcës dhe

Sigurisë (pjesërisht), Forca e Sigurisë së Kosovës (pjesërisht), Ministria e Bujqësisë

(pjesërisht), Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (pjesërisht), Zyra për Çështje të

Trashëgimisë së TMK, Agjencia për Barazi Gjinore (pjesërisht), Autoriteti Kosovar i

Konkurrencës (pjesërisht), Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (pjesërisht),

Ministria Punëve të Jashtme (pjesërisht), Agjencia për Ndihmë Juridike (pjesërisht),

Page 19: RAPORT PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2012 · 2018-12-03 · Faqe 6 nga 22 Sqarim: Tabela paraqet numrin e nëpunësve përfshire edhe ata të cilët nuk kane norme

Faqe 19 nga 22

Spitali Rajonal Vushtrri, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, Akademia e

Kosovës për Siguri Publike, (pjesërisht), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

(pjesërisht), Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar (pjesërisht), Qendra

e Inteligjencës Financiare (pjesërisht), Agjencia Kosovare e Privatizimit (pjesërisht),

Spitali Rajonal Prizren, Administrata Tatimore e Kosovës (pjesërisht), Spitali Rajonal i

Gjilanit, Administrata e Policisë së Kosovës, Instituti Pedagogjik i Kosovës (pjesërisht) si

dhe Instituti i Historisë.

Institucionet e nivelit lokal, të cilat nuk e kanë kryer shndërrimin e kontratave të

punës në akte të emërimit sipas Rregullores: Komuna e Vushtrrisë (pjesërisht),

Komuna e Hanit të Elezit (pjesërisht), Komuna e Mitrovicës (pjesërisht), Komuna e

Shtërpcës (pjesërisht) dhe Komuna e Ferizajt (pjesërisht).

3.8. Fondi për Kuadro

Qeveria e Kosovës me qëllim për të krijuar, mbajtur dhe zhvilluar përvojën,

kualifikimet dhe shkatheshit në pozita strategjike dhe prioritare të dikastereve të

qeverisë ka themeluar me vendim Skemën e Fondit për Kuadro. Kjo skemë mundëson

pagesa konkurruese në raport me sektorin privat dhe organizatat ndërkombëtare për

një numër të pozitave të caktuara në Shërbimin Civil të cilat janë me rëndësi prioritare

dhe strategjike për Qeverinë. Fondi për Kuadro në radhë të parë synon të mbështesë

pozitat ekzistuese në Shërbimin Civil të cilat edhe tani financohen nga buxheti i shtetit

si pjesë e stafit aktual të autorizuar të ministrive dhe në të njëjtën kohë ka për qëllim të

sjellë kuadro të reja të kualifikuara dhe me përvojë.

Fushat me prioritet për Qeverinë e Kosovës për cilat ministritë mund të kërkojnë

mbështetje nga Fondi për Kuadro janë; zhvillimi i politikave në fusha kryesore të

përcaktuara me prioritetet e Qeverisë; përmbushje të kërkesave që lidhen me raportet e

Kosovës me organizatat ndërkombëtare në veçanti me organizatat financiare

ndërkombëtare dhe integrimet evropiane dhe përmbushjen e standardeve

ndërkombëtare në fushat përkatëse.

Skema e Fondit për Kuadro zbatohet në bazë të rregullores së miratuar nga

Komisioni i Fondit për Kuadro. Komisioni i Fondit për Kuadro është komision

ndërministror, i cili udhëhiqet nga Zëvendëskryeministri dhe ka për detyrë të

mbikëqyrë zbatimin e Skemës së Fondit për Kuadro. Rregullorja mbi funksionimin e

Fondit për Kuadro parasheh; kriteret për klasifikimin e pozitave për Fondin për

Kuadro; kriteret dhe procedurat për përzgjedhjen e kandidatëve, duke përfshirë

rregullat për përcaktimin e pagesës; vlerësimin e përmbushjes së detyrave të punës i cili

do të përdoret për të përkufizuar objektivat dhe standardet e punës të pozitave të

Fondit për Kuadro dhe për vlerësimin e punës individuale për secilin anëtar të

personelit të përzgjedhur të Fondit për Kuadro në raport me ato objektiva dhe

standarde. Pëfitues nga ky fond janë 204 nëpunës civil

Page 20: RAPORT PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2012 · 2018-12-03 · Faqe 6 nga 22 Sqarim: Tabela paraqet numrin e nëpunësve përfshire edhe ata të cilët nuk kane norme

Faqe 20 nga 22

4. E-Qeverisja

Në rritjen e transparencës, avancimin dhe ngritjen e kapaciteteve të e-Qeverisjes, Udhëzimi

Administrativ nr. 02/2011 për Portalin qeveritar të Republikës së Kosovës, ka përcaktuar rregulla për përmbajtjen, redaktimin, administrimin dhe funksionimin e Portalit qeveritar të Republikës së Kosovës. Nëpërmjet portalit shtetëror “Qasje në dokumentet zyrtare” qytetarëve iu ofrohet mundësia që të marrin kontakt të drejtpërdrejtë ( online) me zyrtarin kompetent, i cili do ta informojë dhe do ta orientojë për procedurat apo do t’iu ofrojë qytetarëve qasje në dokumentet zyrtare. Kjo mundësi është në dispozicion te të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës. Ky investim përbën një hap të rëndësishëm në vendosjen e sistemit të komunikimit të drejtpërdrejtë dhe interaktiv me qytetarin, duke përmirësuar shërbimin ndaj tyre.

Per menaxhimin e vijushmerise ne pune te nepunesve civil eshte instaluar sistemi elektronik I cili bene te mundur mbikeqyrjen transparente te vijushmerise ne pune(tab.10).

Tabela 10

Per menaxhimin e regjistrimit te dokumenteve dhe arkivimit elektronik te tyre eshte instaluar sistemi elektronik i cili bene te mundur shperndarjen dhe arkivimin ne menyre elektronike.Komunikimi ne forme elektronike ka mundesuar ngritjen e efikasitetit ne adminstrate (tab.11).

Page 21: RAPORT PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2012 · 2018-12-03 · Faqe 6 nga 22 Sqarim: Tabela paraqet numrin e nëpunësve përfshire edhe ata të cilët nuk kane norme

Faqe 21 nga 22

Tabela 11

5. Mbështetja e Departamentit nga Donatoret

Departamenti është mbështetur nga Projekti: “Rritja e kapaciteteve të DASHC

për zbatimin e legjislacionit për shërbimin civil”, financuar nga Department for

International Development (DFID) i Mbretërisë së Bashkuar. Ky projekt është realizuar

me kërkesë të Departamentit të Administrimit të Shërbimit Civil (DASHC), në

Ministrinë e Administratës Publike të Republikës së Kosovës.

Projekti ka mbeshtetur DASHC në pergatitjen e disa manualeve procedurale për

implementimin e legjislacionit për sherbimin civil, si Manuali për procedurat e

rekrutimit dhe seti i pyetjeve me shumë zgjedhje për pjesen e testit të përgjithshem;

Manuali për vleresimin e performances në shërbimin civil; Manuali për organizimin

strukturor të institucioneve të administratës publike dhe planifikimi i burimeve

njerëzore në keto institucione. Në të gjitha rastet manualet u shoqeruan me trajnime për

stafin e DASHC, MAP dhe menaxhëret e burimeve njerëzore në institucionet e tjera të

Shërbimit Civil.

Page 22: RAPORT PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2012 · 2018-12-03 · Faqe 6 nga 22 Sqarim: Tabela paraqet numrin e nëpunësve përfshire edhe ata të cilët nuk kane norme

Faqe 22 nga 22

6. Sfidat:

Zbatimi i Ligjit për Shërbimin Civil të Kosovës ,zbatimi i sistemit të ri të pagave sipas

Ligjit për pagat e Nëpunësve Civilë.

Mosmiratimi i Kodit të ri të Etikës për Shërbimin Civil

Administrimi i sistemit të pagave në pajtim me ndryshimet qe dalin nga ligjet e reja.

Zhvillimi i Sistemit te Menaxhimit te Informatave te Burimeve Njerëzore ne SHCK.

Zbatimi i vendimeve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil (KPMSHC),

nga institucionet.

7. Përfundime

Me përpjekjet e mëdha të kryera nga qeveria dhe MAP për plotësimin e kuadrit

ligjor me aktet nënligjore të nevojshëm dhe nga institucionet e shërbimit civil për

zbatimin praktik të procedurave të lidhura me shërbimin civil, rezulton që ende mbetet

shumë për tu bërë në zbatimin e tyre. Arsyeja kryesore është se legjislacioni i ri i

shërbimit civil ka ndryshuar thelbësisht filozofinë e cila qëndron në bazë të tij dhe, për

pasojë, kërkon një qasje të re dhe inovative në të gjitha procedurat e lidhura me

menaxhimin e burimeve njerëzore. Këto procedura janë të ndryshme nga ato të

aplikuara deri tani dhe kërkojnë kohën e nevojshme për të siguruar që institucionet t’i

njohin mirë dhe t’i zbatojnë lehtësisht.

Meqenëse kuadri ligjor është kompletuar në pjesën me të madhe të tij, vëmendja

në periudhën në vazhdim do të fokusohet në rritjen e kapaciteteve zbatuese në

institucione. MAP, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe me IKAP për

vitin 2013,ka hartuar një program të gjerë trajnimi për nëpunësit civilë, i cili përfshin

shpjegimin e të gjitha procedurave kryesore të miratuara gjatë vitit 2012. Implementimi

i këtij programi dhe rritja e kapaciteteve zbatuese do të jenë njëra ndër aktivitetet me

përparësi të MAP-it, për zbatimin e reformës në shërbimin civil në periudhën në vijim.