raporti i vlerËsimit tË ndikimit...ndarja e hsh sh.a. sipas ndërmarrjeve brenda afatit të ligjit...

15
RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT EMËRTIMI I PROPOZIMIT TË POLITIKËS Projektligj “Për ndarjen e Hekurudhës Shqiptare, Sh.a.MINISTRIA UDHËHEQËSE Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. FAZA E POLITIKËS/VLERËSIMIT TË NDIKIMIT Zhvillim. BURIMI I PROPOZIMIT TË POLITIKËS Transpozim i pjesshëm i BE-së. DIREKTIVË/RREGULLORE E BE-Direktiva 2012/34/BE e Parlamentit Evropian dhe Këshillit e datës 21 nëntor 2012, “Mbi krijimin e një zonë të vetme evropiane hekurudhore(E ripunuar), Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, Seria L 343, datë 14.12.2012. PUBLIKIMET DHE STRATEGJITË E LIDHURA -“Strategjia Sektoriale e Transportit dhe plani i veprimit 2016–2020”, VKM Nr.811, datë 16.11.2016; -“Plani Kombëtar për Integrimin Evropian 2019-2021”, VKM Nr. 201, datë 10.4.2019 DATA E KONSULTIMIT PUBLIK 07.08.2019 DATA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT 30.07.2019 dhe ......... A E KA SHQYRTUAR KRYEMINISTRIA VLERËSIMIN E NDIKIMIT? NËSE PO, JEPNI DATËN E SHQYRTIMIT 05.08.2019 dhe 17.10.2020 NUMRI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT 2020 MIE- Nr ...... TE DHËNA KONTAKTI (EMRI, E-MAIL, NUMRI I TELEFONIT TË PERSONIT TË KONTAKTIT) Arben Muha: [email protected] Cel: +355 6922 09917 PJESA 1: PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE (Maksimumi 2 faqe) PËRKUFIZIMI I PROBLEMIT Cili është problemi në shqyrtim dhe cilat janë shkaqet e tij? Pse është e nevojshme ndërhyrja qeverisë? Hekurudha Shqiptare sh.a ka një situatë në rënie të vazhdueshme financiaro-ekonomike dhe gjendje teknike të rënduar të infrastrukturës dhe mjeteve hekurudhore. Kjo situatë e krijuar, përpos mungesës së financimeve të nevojshme si dhe mungesës së një legjislacioni hekurudhor që të mundësolehtësime në këtë drejtim, është e ndërlidhur edhe me administrimin qendror dhe jo të ndarë të HSH sh.a. . Admininistrimi qendror nuk mundëson identifikimin e përgjegjësisë së çdo njësie biznesi, kontribuon në vijimin e gjendjes teknike të rënduar të mjeteve hekurudhore, rritjen e kostos së transportit hekurudhor si dhe nuk mundëson vëmendjen e duhur për kualifikimet e nevojshme të stafit drejtues dhe teknik në tërësi. Kjo situatë nuk mundëson ofrimin e një shërbimi të mirë hekurudhor për bizneset dhe pasagjerët. Ligji nr. 142/2016, datë 22.12.2016, “Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë” (Kodi Hekurudhor), në fuqi që prej vitit 2018 kërkon hartimin e kuadrit ligjor për realizimin e kësaj ndarjeje të cilën e bën qeveria. Edhe Plani Kombëtar i Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë, 2020-2022 1 ka parashikuar transpozimin e Direktivën 2012/34/BE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, e datës 21 nëntor 2012, “Mbi krijimin e një zonë të vetme evropiane hekurudhore”, 1 e cila dallon midis ofrimit të shërbimeve të transportit dhe administrimit të infrastrukturës, parashikim që ende mbetet për t’u realizuar. 2 Mos zbatimi i këtyre kërkesave ligjore do të thotë moszbatim i angazhimit politik të Republikës së Shqipërisë e si pasojë një shtet i dobët i së drejtës dhe ngadalësim i procesit të integrimit. OBJEKTIVAT Cilat janë objektivat dhe efektet e synuara të propozimit? 1 Shih edhe Vlerësimin e Ndikimit të Direktivës, në: https://eur-lex.europa.eu/legal- content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:52013SC0013&from=EN

Upload: others

Post on 24-Jan-2021

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT...Ndarja e HSH Sh.a. sipas ndërmarrjeve brenda afatit të ligjit për ndarjen e HSH sh.a. Ulja e kostos së kalimit në infrastrukturë nga 315

RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT

EMËRTIMI I PROPOZIMIT TË POLITIKËS Projektligj “Për ndarjen e Hekurudhës

Shqiptare, Sh.a.”

MINISTRIA UDHËHEQËSE Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

FAZA E POLITIKËS/VLERËSIMIT TË

NDIKIMIT

Zhvillim.

BURIMI I PROPOZIMIT TË POLITIKËS Transpozim i pjesshëm i BE-së.

DIREKTIVË/RREGULLORE E BE-së

Direktiva 2012/34/BE e Parlamentit Evropian

dhe Këshillit e datës 21 nëntor 2012, “Mbi

krijimin e një zonë të vetme evropiane

hekurudhore(E ripunuar), Fletorja Zyrtare e

Bashkimit Evropian, Seria L 343, datë

14.12.2012.

PUBLIKIMET DHE STRATEGJITË E LIDHURA

-“Strategjia Sektoriale e Transportit dhe plani

i veprimit 2016–2020”, VKM Nr.811, datë

16.11.2016;

-“Plani Kombëtar për Integrimin Evropian

2019-2021”, VKM Nr. 201, datë 10.4.2019

DATA E KONSULTIMIT PUBLIK 07.08.2019

DATA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT 30.07.2019 dhe .........

A E KA SHQYRTUAR KRYEMINISTRIA

VLERËSIMIN E NDIKIMIT?

NËSE PO, JEPNI DATËN E SHQYRTIMIT

05.08.2019 dhe 17.10.2020

NUMRI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT 2020 – MIE- Nr ......

TE DHËNA KONTAKTI

(EMRI, E-MAIL, NUMRI I TELEFONIT TË

PERSONIT TË KONTAKTIT)

Arben Muha:

[email protected]

Cel: +355 6922 09917

PJESA 1: PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE (Maksimumi 2 faqe)

PËRKUFIZIMI I PROBLEMIT Cili është problemi në shqyrtim dhe cilat janë shkaqet e tij? Pse është e nevojshme ndërhyrja qeverisë?

Hekurudha Shqiptare sh.a ka një situatë në rënie të vazhdueshme financiaro-ekonomike dhe gjendje

teknike të rënduar të infrastrukturës dhe mjeteve hekurudhore. Kjo situatë e krijuar, përpos mungesës së

financimeve të nevojshme si dhe mungesës së një legjislacioni hekurudhor që të mundësojë lehtësime

në këtë drejtim, është e ndërlidhur edhe me administrimin qendror dhe jo të ndarë të HSH sh.a..

Admininistrimi qendror nuk mundëson identifikimin e përgjegjësisë së çdo njësie biznesi, kontribuon

në vijimin e gjendjes teknike të rënduar të mjeteve hekurudhore, rritjen e kostos së transportit hekurudhor

si dhe nuk mundëson vëmendjen e duhur për kualifikimet e nevojshme të stafit drejtues dhe teknik në

tërësi. Kjo situatë nuk mundëson ofrimin e një shërbimi të mirë hekurudhor për bizneset dhe pasagjerët.

Ligji nr. 142/2016, datë 22.12.2016, “Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë” (Kodi Hekurudhor),

në fuqi që prej vitit 2018 kërkon hartimin e kuadrit ligjor për realizimin e kësaj ndarjeje të cilën e bën

qeveria. Edhe Plani Kombëtar i Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë, 2020-20221 ka

parashikuar transpozimin e Direktivën 2012/34/BE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, e datës 21

nëntor 2012, “Mbi krijimin e një zonë të vetme evropiane hekurudhore”,1 e cila dallon midis ofrimit të

shërbimeve të transportit dhe administrimit të infrastrukturës, parashikim që ende mbetet për t’u

realizuar.2 Mos zbatimi i këtyre kërkesave ligjore do të thotë moszbatim i angazhimit politik të

Republikës së Shqipërisë e si pasojë një shtet i dobët i së drejtës dhe ngadalësim i procesit të integrimit.

OBJEKTIVAT Cilat janë objektivat dhe efektet e synuara të propozimit?

1Shih edhe Vlerësimin e Ndikimit të Direktivës, në: https://eur-lex.europa.eu/legal-

content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:52013SC0013&from=EN

Page 2: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT...Ndarja e HSH Sh.a. sipas ndërmarrjeve brenda afatit të ligjit për ndarjen e HSH sh.a. Ulja e kostos së kalimit në infrastrukturë nga 315

2

Objektivat kryesore që synohen të arrihen nëpërmjet kësaj politike janë:

Ndarja e HSH Sh.a. sipas ndërmarrjeve brenda afatit të ligjit për ndarjen e HSH sh.a.

Ulja e kostos së kalimit në infrastrukturë nga 315 lekë/ton në 290 lekë/to deri në vitin 2025.

Rritja e transportit të mallrave dhe të pasagjerëve në masën 50%, ose me 100.000 ton mallra dhe

30.000 udhëtarë, brenda dy viteve të para të ndarjes së ndërmarrjeve, nga 200.000 ton malla dhe

60.000 udhëtarë në vitin 2019.

OPSIONET E POLITIKAVE Cilat janë opsionet kryesore të politikave, duke përfshirë mënyrat ndaj rregullimit? Duhet të bëni krahasimin e

avantazheve/përfitimeve kryesore dhe të dizavantazheve/kostove të opsioneve të mundshme. Duhet të përcaktoni

detajet në lidhje me opsionin e preferuar.

Opsionet e mëposhtme janë vlerësuar në funksion të arritjes së objektivave të politikës:

“Opsioni 0 status quo” – Të mos bërit asgjë dhe qëndrimit në pozicionin e tanishëm. Kjo do të thotë që

situata e përkeqësuar në HSh sh.a. do të thellohet dhe kjo e fundit rrezikon falimentim,2 mbyllje të

sistemit hekurudhor. Kjo jo vetëm përbën rrezik kombëtar por është edhe kundër politikave të qeverisë

për sektorin hekurudhor. Falimentimi i sektorit hekurudhor bie ndesh me politikat e integrimit evropian

të Shqipërisë.

“Opsioni 1” – Për ndarjen dhe funksionimin në mënyrë të pavarur të sipërmarrësit hekurudhor dhe

administratorit të infrastrukturës të hartohen dy ligje për secilin operator. Ky opsion u vlerësua se sjell

ngarkesë të panevojshme në procesin e hartimit të politikës së synuar, në kuadër të teknikës legjislative,

dhe do e ngarkonte më tej procesin e zbatimit të saj. Analiza e asistencës teknike e akorduar nga BE

(shih më poshtë) për ligjet e paketës së sektorit hekurudhor, tregoi që nuk janë të nevojshme akte të

ndryshme ligjore për realizimin e kësaj ndarjeje.

“Opsioni 2” – Ndarja e Hekurudhës Shqiptare sh.a të bëhet nëpërmjet hartimit të një ligji të vetëm. Nga

analiza e opsioneve për arritjen e politikave, opsioni 2 është opsioni më i preferuar, pasi realizon

plotësisht zgjidhjen e problemit të identifikuar, është në zbatim të Kodit Hekurudhor dhe bën

harmonizimin me legjislacionin europian, Direktivës së mësipërme.

ANALIZA E NDIKIMEVE Cilat janë ndikimet e opsionit të preferuar? Kjo duhet të përfshijë ndikimet me vlerë monetare të përcaktuar dhe

ndikimet pa vlerë monetare të përcaktuar mbi buxhetin dhe bizneset.

Ndikimet e opsionit të preferuar janë si vijon:

Ndikimet ekonomike (përfshirë ato financiare)

a) Për Buxhetin

Ndarja e HSH.sh.a. në ndërmarrje në llogari dhe administrim të pavarur nga njëra-tjetra, në periudhën

afatshkurtër, parashikohet të mos ketë ndikim të pritshëm mbi buxhetin e shtetit. Pavarësisht se do

veprojnë të ndara buxheti do jetë i njëjtë me buxhetin e tanishëm të Hekurudhës Shqiptare sh.a. por nuk

do të akordohet në një llogari bankare por në llogarinë e cilës ndërmarrjeje që do të krijohet. Aktualisht

në programin Buxhetor Afatmesëm 2020-2022, është parashikuar fondi 400,000,000 lekë për

mbështetjen e Sektorit të Hekurudhës HSH sh.a. që parashikohet të shpërndahet në katër shoqëritë e reja

që dalin nga ristrukturimi. Nuk ka asnjë kosto shtesë për ambjente për ushtrimin e veprimtarisë këto

shoqëri që krijohen nga ndarja dhe as për personel shtesë.

Ky opsion do të sjellë ndarje të përgjegjësive dhe kompetencave midis ndërmarrjeve të HSH sh.a. duke

përmbushur detyrimevet në kuadër të përafrimit të legjislacionit me acquis të BE-së.

Kosto për qeverinë si rezultat i këtij opsioni nuk ndryshon nga kostot aktuale të qeverisë për sektorin

hekurudhor, 400,000,000 lekë/vit. Kjo mbështetje buxhetore do të vijojë të mbetet e tillë. Shih Shtojca

2/b.

b) Bizneset

2 Kontrolli i Lartë i Shtetit, Auditim në Hekurudha Shqiptare sh.a.Durrës, 4.02.2020. Shih në:

http://www.klsh.org.al/web/Njoftim_mbi_auditimin_e_ushtruar_ne_Hekurudha_Shqiptare_sh_a_Durres_4276_

1.php

Page 3: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT...Ndarja e HSH Sh.a. sipas ndërmarrjeve brenda afatit të ligjit për ndarjen e HSH sh.a. Ulja e kostos së kalimit në infrastrukturë nga 315

3

Dy bizneset private që operojnë drejtpërdrejt në sektorin hekurudhor, “BetonPlus” dhe “Albreil”.3 por

edhe bizneset e tjera që në fushën e veprimtarisë së tyre kanë transportin e mallrave, pritet të përfitojnë

nga rritja e transportit hekurudhor të mallrave dhe ulja e kostos së kalimit në infrastrukturë që ndikon

drejtpërdrejt në uljen e çmimit të mallrave për konsumatorët.

c) Sektorin publik

Me rritjen e sasisë së transportit hekurudhor dhe zgjerimin e gamës së artikujve të transportit, sektori

publik mund të përfitojë nga ulja e çmimeve të shitjes për disa artikuj që transportohen me hekurudhë.

Duke u vënë në eficence transporti i udhëtarëve përfitimi i sektorit publik është sepse qarkullon me

kosto më të lirë dhe është udhëtim më i sigurtë krahasimisht me transportin rrugor.

Ndikimet sociale

Në një periudhe të afërt, deri në vitin 2023, mendohet të kemi një rritje të të ardhurave të sektorit

hekurudhor dhe si rrjedhojë edhe trajtim financiar të mundshëm më të mirë për vetë punonjësit e sektorit.

Kjo rritje page do të jetë nga të ardhurat e vetë ndërmarrjeve jo nga buxheti shtetit. Nga ana tjetër,

drejtimi i ndërmarrjeve në mënyrë të pavarur do të sjellë përdorimin më efektiv të fondeve.

Përmirësimi i cilësisë së infrastrukturës dhe sinjalistikës përbën premisë për uljen e aksidenteve në

udhëtim që vjen si pasojë e gjendjes teknike të dobët të linjave (hapjes së shinave), duke reduktuar deri

në pas asnjë në vitin 2025.

Nga vënia në eficence e transportit të udhëtarëve do të kemi riaktivizim ose ndërtime të reja për

shërbime sociale nëpër stacione hekurudhore duke ndihmuar në rritjen e numrit të punësuarve indirekt

dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës. Pas dy vitesh vënia në shfrytëzim e linjës së re Tiranë – Durrës

– lidhjen me aeroprtin e Rinasit ku do të ketë 12 stacione mund të krijojë mundësi edhe për punësim në

sektorin e biznesit të shërbimit.

Ndikimet mjedisore

Ndikimet mjedisore priten të jenë pozitive sepse me rritjen e transportit hekurudhor prej 100.000

tonësh, po kaq do kemi pakësim në transportin rrugor, më pak lëvizje mjetesh rrugore, më pak konsum

karburanti dhe ulje të emetimit të gazrave serë, pra përmirësim të cilësisë së ajrit.

Nga ana tjetër ulja e aksidenteve të ndryshme ka një impakt mjedisor shumë pozitiv si në jetën e

njerëzve ashtu edhe në mjedis, në ajër dhe në tokë.

ARSYETIMI I OPSIONIT TË PREFERUAR Shpjegoni arsyet për zgjedhjen e opsionit të preferuar. Ju lutemi jepni nëse është e mundur koston dhe përfitimin

me vlerë të përcaktuar monetare.

Arsyet për zgjedhjen e opsionit të preferuar 2, për hartimin e një ligji të vetëm, për ndarjen e Hekurudhës

Shqiptare sh.a janë:

- Siguron me një akt të vetëm ligjor, organizimin dhe funksionimin e sektorit hekurudhor në bazë të

parimeve të ndarjes së administrimit dhe llogarive midis infrastrukturës hekurudhore dhe

veprimtarive të transporteve hekurudhorë.

- Është në harmonizim me kërkesat europiane dhe bazohet në praktikën më të mirë rajonale për

sektorin hekurudhor i cili do të funksionojë me veprimtari ndara të ndërmarrjeve hekurudhore.

- Ky variant është në frymën e realizimit të objektivave dhe krijon kushte për nxitjen dhe zhvillimin e

transportit hekurudhor bashkëkohor nëpërmjet tërheqjes, sigurimit të investimeve vendase dhe të

huaja.

Lidhur me vlerësimin e kostove, mbahet arsyetimi i thjeshtuar vetëm për tre vitet në vijim, në referim të

programit Buxhetor Afatmesëm 2020-2022, ku është parashikuar fondi 400,000,000 lekë për sektorin

hekurudhor në tërësi. Pra, kostoja e përllogaritur në total e opsionit të preferuar mbi buxhetin e shtetit gjatë periudhës 3-vjeçare

menjëherë pas miratimit të ligjit (kostoja në total në lek, çmimet aktuale, në terma nominalë) parashikohet

3 Një tjetër kompani private e licensuar, ‘Albametal”, ka komunikuar mosvijimin e aktivitete më tej. Shih,

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, Drejtoria e inspektimit hekurudhor, Raporti vjetor, Drejtoria e

inspektimit hekurudhor, viti 2019 Fq. 6, në:

http://dih.gov.al/attachments/article/633/ANALIZA%20P%C3%ABr%20vitin%20%202019.pdf

Page 4: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT...Ndarja e HSH Sh.a. sipas ndërmarrjeve brenda afatit të ligjit për ndarjen e HSH sh.a. Ulja e kostos së kalimit në infrastrukturë nga 315

4

të jetë 400,000,000 lekë për vit për të gjithë sektorin hekurudhor për të katër shoqëritë e reja që dalin

nga ristrukturimi, në total:

Viti 2020 Viti 2021 Viti 2022

400,000,000 lekë 400,000,000 lekë 400,000,000 lekë

KONSULTIMI Jepni një përmbledhje të çdo konsultimi të kryer (me kë dhe si jeni konsultuar?), çfarë pikëpamjesh janë shprehur,

si janë trajtuar ato, domethënë çfarë ndryshimesh janë pranuar dhe çfarë janë refuzuar dhe arsyet pse?)

Hartimi i këtij projektligji është pjesë e paketës së akteve ligjore hekurudhore të hartuar nga Asistenca

Teknike e BE-së e financuar nga Komisioni Evropian, nëpërmjet Delegacionit Evropian në Tiranë,

nëntor 2018- korrik 2019,4 në bashkëpunim me Sektorin e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të

Transportit Hekurudhor në MIE, Hekurudhën Shqipare sha, Drejtorinë e Inspektimit Hekurudhor dhe

Institutin e Transportit.

Në hartimin e këtij projektligji kanë marrë pjesë dhe kanë dhënë kontributin e tyre, në të gjitha fazat deri

në hartimin e draftit final, në takime të ndryshme që janë organizuar në ambjentet e MIE-s dhe

përfaqësues të institucioneve si HSH-së, Inspektoriati Hekurudhor Durrës, Instituti i Transportit Tiranë,

Qendrës Kombëtare të Biznesit, Autoritetit të Konkurencës, si edhe përfaqësues të përfaqësues të

subjekteve private që operojnë në Hekurudhën Shqiptare si “BetonPlus” dhe “Albreil.5 Në zbatim të ligjit nr. 146/2014, datë 30.10.2014, “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”, projektligji

është shpallur në Regjistrin Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet Publike. Nuk ka pasur asnjë

koment apo sugjerim nga individë apo grupe të interesuara.6

ZBATIMI DHE MONITORIMI Si do të organizohen zbatimi dhe monitorimi?

Zbatimi dhe monitorimi i opsionit të preferuar, do të bëhet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

(MIE), nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) në bashkëpunim me Hekurudhën Shqiptare

Sh.a. MIE dhe MFE do të plotësojnë kuadrin e nevojshëm nënligjor deri në miratimin e tij nga Këshilli

i Ministrave. Po ashtu, MIE dhe MFE, së bashku me Hekurudha Shqiptare sh.a. do të realizojnë ndarjen

e plotë të ndërmarrjeve sipas ligjit të ri që do të miratohet.

PJESA 2: BAZA KRYESORE E ANALIZËS DHE E PROVAVE

Historik Jepni kontekstin e politikës

Politika e Qeverisë së Shqipërisë për zhvillimin e sektorit hekurudhor, e reflektuar sa nē Strategjinē nē

fuqi pēr kētē sektor aq edhe nē aktet politike pēr integrimin evropian, bazohet në politikën europiane të

transportit për rigjallërimin dhe integrimin në korridoret hekurudhore të BE-së.7 Në vijim të kësaj

politike, qeveria ka vendosur si prioritet ndarjen e H.SH. sh.a dhe krijimin e organeve të reja

hekurudhore me ligje që do të hartohen nëpërmjet përafrimit me direktivat europiane si dhe në përputhje

me rekomandimet e Raporteve Vjetore të Komisionit Evropian për frenimin e rënies së mëtejshme të

4 Contract 2018/400-449, Technical Assistance for preparation of the legislation for the rail sector dhe

Technical Assistance for preparation of the legislation for the rail sector FWC SIEA 2018-LOT 2: Infrastructure,

sustainable growth and jobs, EuropeAid/138778/DWSER/multi 5 Drejtoria e inspektimit hekurudhor, Raporti vjetor, Drejtoria e inspektimit hekurudhor, viti 2019, fq. 6. Shih në:

http://dih.gov.al/attachments/article/633/ANALIZA%20P%C3%ABr%20vitin%20%202019.pdf 6 https://www.konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/201 7 Vendim i Kēshillit tē Ministrave Nr.811, datë 16.11.2016, “Strategjia Sektoriale e Transportit dhe plani i veprimit

2016–2020” si dhe Vendim i Kēshillit tē Ministrave Nr. 201, datë 10.4.2019 “Plani Kombëtar për Integrimin

Evropian 2019-2021”.

Page 5: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT...Ndarja e HSH Sh.a. sipas ndërmarrjeve brenda afatit të ligjit për ndarjen e HSH sh.a. Ulja e kostos së kalimit në infrastrukturë nga 315

5

sektorit hekurudhor dhe krijimin e bazave për ringritjen e tij.8 Strategjia kombȅtare pȅr zhvillim dhe integrim

2015-2020 e parashikon këtë në Objektivat strategjikë për transportin hekurudhor.9

Vitet e fundit i është kushtuar vëmendje e vecantë hartimit të legjislacionit të ri hekurudhor duke

transpozuar direktivat e reja të miratuara nga BE-ja. Kështu është hartuar dhe miratuar me ligjin nr.

142/2016, datë 22.12.2016, “Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë”, i cili ka hyrë në fuqi në

vitin 2018 dhe vendos detyrim për hartimin e një pakete ligjore hekurudhore për ngritjen e organeve të

reja hekurudhore dhe për ndarjen e HSH sh.a.

Është siguruar asistence teknike nga BE-ja në mënyrë që të hartojmë ligje sa më të efekshme dhe që

japin rezultat për rimëkëmbjen e shpejtë të sektorit hekurudhor dhe më pas integrimin e tij në rrjetin

rajonal. Plotësimi i kuadrit rregullator në këtë drejtim është detyrim i vendit edhe në kuadër të procesit

të integrimit evropian. Plani Kombëtar i Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë, 2020-20221

ka parashikuar transpozimin e Direktivën 2012/34/BE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, e datës 21

nëntor 2012, “Mbi krijimin e një zonë të vetme evropiane hekurudhore”, e cila dallon midis ofrimit të

shërbimeve të transportit dhe administrimit të infrastrukturës, parashikim që ende mbetet për t’u

realizuar.2

Qeveria e Shqipërisë ka bërë përpjekjet maksimale me qëllim nxitjen dhe inkurajimin e investimeve të

huaja në sektorin hekurudhor shqiptar gjë që ka mundësuar arritjen e studimit të fizibilitetit të të gjithë

rrjetit hekurudhor dhe hartimit të projekteve të rikonstruksionit për gati 2/3 e linjave.

Angazhimi politik për zhvillimin e sektorit hekurudhor rishprehet në cdo program qeverisës duke

treguar një vullnet të plotë për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e këtij sistemi.10 Raporti i monitorimit të

zbatimit të Strategjisë Sektoriale, të Transportit dhe Planit të Veprimit hartuar nga MIE tregon se ndarja

e HSh sh.a. ka identifikuar nevojën për të realizuar ndarjen e H.SH.a. me hyrjen në fuqi të Kodit

Hekurudhor.11

Hekurudha Shqiptare sh.a. është Shoqëri Anonime me kapital shtetëror 100%, në varësi të Ministrisë

së Infrastrukturës dhe Energjisë për aspektet teknike, e për aspektet financiare mbikëqyret nga Ministria

e Financave dhe Ekonomisë. H.SH. sh.a ka në varësi katër njësi (ndërmarrje) hekurudhore: njësinë e

biznesit të transportit hekurudhor të mallit, njësinë e biznesit të transportit hekurudhor të udhëtarëve,

njësia e biznesit të menaxhimit të infrastrukturës dhe njësinë e biznesit të mirëmbajtjes së mjeteve

hekurudhore.12

HSH sh.a. po kalon një sitatë tepër kritike, lind nevoja e ndërhyrjes emergjente.13 Shihet ulje

të sasisë të transportit kombëtar dhe ndërkombëtar hekurudhor të mallrave, ulje të transportit të

8 Shih Raportin Vjetor https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/albania_report_2020.pdf 9 Strategjia kombȅtare pȅr zhvillim dhe integrim 2015-2020, miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.

348, datë 11.5.2016 (botuar në Fletoren Zyrtare nr. 86/2016), parashikon në Objektivat strategjikë për transportin

hekurudhor, pika 9.2, krijimin e sipërmarrësve hekurudhorë për infrastrukturën; dhe 9.3 Krijimit të sipërmarrësve

hekurudhorë për operacionet. Fq. 16. Shih në: https://www.infrastruktura.gov.al/wp-

content/uploads/2017/09/SKZHI_draft_per_konsultim_Tematik-

_Rritja_permes_Perdorimit_te_Qendrueshem.pdf 10 Shih Programi Politik Qeverisës 2017-2021, fq. 12, në: https://www.kryeministria.al/wp-

content/uploads/2017/11/PROGRAMI.pdf 11 Lidhur me zbatimin e prioriteteve për sektorin hekurudhor, përfshirë edhe ndarjen e HSH sh.a., shih ‘Raporti i

Monitorimit të zbatimit të Strategjisë Sektoriale, të Transportit dhe Plani i Veprimit, 2016 – 2020 2018’, në:

https://www.infrastruktura.gov.al/wp-content/uploads/2019/07/2nd-Monitoring-Report__-24-June-2019.pdf 12 Drejtoria e inspektimit hekurudhor, Raporti vjetor, Drejtoria e inspektimit hekurudhor, viti 2019,

http://dih.gov.al/attachments/article/633/ANALIZA%20P%C3%ABr%20vitin%20%202019.pdf 13 Strategjia kombȅtare pȅr zhvillim dhe integrim 2015-2020 thekson se:

Page 6: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT...Ndarja e HSH Sh.a. sipas ndërmarrjeve brenda afatit të ligjit për ndarjen e HSH sh.a. Ulja e kostos së kalimit në infrastrukturë nga 315

6

pasagjerëve dhe kufizim të territoreve të mbuluara më parë. Treni nuk shkon në të gjitha qytetet që kanë

linjë hekurudhore, duke sjellë dhe degradim teknik të infrastrukturës hekurudhore të pashfrytëzuar për

lëvizje. Nga afërsisht 46.000 copë traversa druri që duhej të zëvendësoheshin çdo vit, rezulton që në

dhjetë vitet e fundit janë zëvendësuar afërsisht 32.650 copë me një mesatare prej 3265 copë në vit, pra

më pak se 10% e kuotës të nevojshme vjetore.14 Nga rreth 351 km vijë hekurudhore që janë në

administrim, në funksion janë rreth 303 km, ndërsa rreth 48 km janë jashtë funksionit.15 Në hekurudhën

shqiptare janë në përdorim dy tipe shinash, shina P.43 me gjatësi 12.5ml, me peshë 44.67 kg/ml dhe

shina P.49 me gjatësi 15-18ml, me peshe 49.43 kg/ml. Shinat P.43 me gjatësi 12.5ml, me peshë 44.67

kg/ml konsiderohen shina të tipit të lehtë dhe sipas normativave UIC nuk përdoren më në rrjetet

europiane parësore, dytësore dhe degëzime.16 Shpejtësia e lëvizjes së trenave është e ulët (ka shkuar

madje edhe deri në 5km/orë) dhe kohët e udhëtimeve janë të gjata gjë që ndikon drejtpërdrejt në shërbim

duke e bërë jo konkurrues këtë lloj transporti.17 Tërmeti i nëntorit 2019 dëmtoi rëndë hekurudhën

shqiptare gjithashtu dhe si pasojë është reduktuar transporti kombëtar dhe ndërkombëtar deri në

stacionin hekurudhor të Gjormit.18

Gjendja financiare në tërësi është shumë e dobët. Për Hekurudhën Shqiptare për çdo lekë të shpenzuar

për vitin 2015, është përfituar një e ardhur 0,52 lekë, për çdo lekë të shpenzuar për vitin 2016, është

përfituar një e ardhur 0,51 lekë dhe për çdo lekë të shpenzuar për vitin 2017, është përfituar një e ardhur

0,54 lekë.19 Ndonëse me financime nga buxheti i shtetit, borxhi i HSH sh.a. shtohet nga viti në vit. Ajo

është përpara detyrimit që të shlyejë kredinë me shoqërinë Mediocredita Centrales Itali të miratuar me

VKM nr. 178, datë 18.04 1995, e cila deri në 31.12.2017, është në vlerën 384,122,512 lekë; kredinë

me Bankën Botërore e cila deri në 31.10.2017, është në vlerën 128,170,000 lekë, detyrimin ndaj

hekurudhave të huaja, të cilat deri më datën 31.12.2017 është në vlerën 217,539,509 lekë, si dhe

detyrimeve të tjera që deri më datë 31.12.2017, shkojnë në vlerën 89,899,228 lekë.20

Shqetësuese është edhe situata e burimeve njerëzore: ndërsa në total numri i punonjësve në vitin 2017

ishte në 1130, gjatë viteve janë vënë re ndryshime të shumta në burimet njerëzore: kështu, në vitin 2015

ka pasur 93 punësime dhe 125 largime, gjatë 2016 ka patur 81 punësime dhe 112 largime, dhe gjatë

2017 204 punësime dhe 241 largime, duke humbur personelit drejtues dhe teknik të kualifikuar, humbje

që kanë ardhur edhe për shkak të shpërblimeve në nivele të ulëta e jo stimuluese. Paga mesatare gjatë

vitit 2016 rezulton 26,257 lekë, ndërsa gjatë 2017 rezulton të jetë 27,621 lekë.21

...Gjendja e transportit hekurudhor në Shqipëri ka vite që është në rënim. Kjo pasqyrohet në volumin në

rënie të trafikut hekurudhor, si për mallrat, ashtu edhe për udhëtarët, gjë që u rëndua me mbulljen e

stacionit hekurudhor të Tiranës, që përpunonte afërsisht 50% të volumit të trafikut vjetor të pasagjerëve.

Akordimet e fondeve nga buxheti kanë qenë të pakta krahasuar me kërkesat e sektorit, për ta sjellë

transportin hekurudhor në standardet teknike që kërkohen nga tregu vendas dhe ai ndërkombëtar...

Shih fq. 10. në:

https://www.infrastruktura.gov.al/wp-content/uploads/2017/09/SKZHI_draft_per_konsultim_Tematik-

_Rritja_permes_Perdorimit_te_Qendrueshem.pdf 14 Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, Drejtoria e inspektimit hekurudhor, Raporti vjetor, Drejtoria e

inspektimit hekurudhor, viti 2019 Fq. 11. Shih në:

http://dih.gov.al/attachments/article/633/ANALIZA%20P%C3%ABr%20vitin%20%202019.pdf 15 Po aty, fq. 10. 16 Po aty, fq. 11. 17 Po aty, fq. 26. 18 Po aty, fq. 13. 19 KLSH, Raport përfundimtar i auditimit “Mbi zbatimin e përputhshmërisë dhe rregullshmërisë ekonomiko-

financiare në “Hekurudha Shqiptare” SHA Durrës, fq. 17. Shih në:

http://www.klsh.org.al/web/raport_hekurudha_2018_web_4986.pdf 20 Po aty, fq. 17. 21 Po aty, fq. 18.

Page 7: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT...Ndarja e HSH Sh.a. sipas ndërmarrjeve brenda afatit të ligjit për ndarjen e HSH sh.a. Ulja e kostos së kalimit në infrastrukturë nga 315

7

Si rezultat i gjendjes në të cilën është sot HSH sh.a. lëvizja e mallrave dhe udhëtarëve me hekurudhë

është ulur ndjeshëm. Shih Grafik nr.1.:22

Gjatë vitit 2019, të dhënat tregojnë se janë trasportuar 107.029 mijë lekë ton mallra dhe e kanë përdorur

këtë mënyrë transporti 59.79 mijë udhëtarë.23

Ndarja e HSH sh.a. është e nevojshme, si një ndër masat e tjera, me qëllim ndalimin e thellimit të

borxheve të saj si dhe të përkeqësimit të mëtejshëm të infrastrukturës dhe mjeteve hekurudhore në

mënyrë duke garantuar kështu mjedisin e nevojshëm për një sistem funksional e efikas hekurudhor.

Organizimi i pavarur i drejtimit administrativ dhe atij financiar kërkon miratimin e një politike

normative.

Qasje të ngjashme kanë ndërmarrë tashmë ndërmarrje simotra hekurudhore të vendeve kufitare të

rajonit si Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut dhe më gjerë, duke siguruar ndërveprueshmërinë mes tyre.24

Ndarja në ndërmarrje administruese dhe sipërmarrëse e kryer nga këto vende ka rezultuar efektive.

Problemi në shqyrtim

Përshkruani natyrën e problemit.

Identifikoni shkaqet e problemit.

Përshkruani shtrirjen e problemit.

Identifikoni grupet e prekura nga ky problem - qeveria / biznesi / shoqëria civile / qytetarët.

Vlerësoni nëse problemi mund të trajtohet ose jo përmes një ndryshimi të politikave.

Problemi bazë në shqyrtim është cilësia shumë e ulët deri në pothuaj mungesë e shërbimit të sektorit

hekurudhor në tregun e qarkullimit në vend. Kjo situatë vjen si pasojë e një sërë problemeve me të cilat

përballet sektori hekurudhor, si borxhet e thelluara të Hekurudhave Shqiptare sh.a dhe përkeqësimi i

infrastrukturës dhe mjeteve hekurudhore. Kjo gjendje është akumuluar prej vitesh, sidomos këto 30

vitet e fundit, si pasojë e mungesës së mjaftueshme të financimeve shtetërore apo nga burime donatorësh

të ndryshëm në infrastrukturë, mungesës së një legjislacioni hekurudhor për garantimin e këtyre

financimeve të donacioneve apo kredive, administrimi qendror dhe jo i ndarë ku të evidentohet dhe të

rritet përgjegjësia e çdo njësie biznesi, gjendja teknike e rënduar e mjeteve hekurudhore, rritja e kostos

dhe kohës së transportit hekurudhor si dhe uljes së interesit për punësim të stafit drejtues dhe teknik në

tërësi për shkak të rrogave shumë të ulëta.

22 Elezi E., Railway sector – what we need and what we want, Beograd, 3.10.2019. Shih në:

http://www.unece.org/fileadmin/DAM/trans/doc/2019/TEM/10_Oct_2019_P2_Eneida_Elezi_2.pdf

23 https://www.infrastruktura.gov.al/wp-content/uploads/2020/10/Te-dhenat-Statistikore-per-Sistemin-e-

Transportit-2019.pdf 24 UNECE, Railway Reform in the ECE region , Fq. 35. Shih në:

https://www.unece.org/fileadmin/DAM/trans/main/sc2/2018-Railway_Reform_in_the_ECE_Region.pdf

Page 8: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT...Ndarja e HSH Sh.a. sipas ndërmarrjeve brenda afatit të ligjit për ndarjen e HSH sh.a. Ulja e kostos së kalimit në infrastrukturë nga 315

8

Kjo situatë ka sjellë ulje të volumeve të transportit kombëtar dhe ndërkombëtar hekurudhor të mallrave,

ulje të transportit të pasagjerëve dhe kufizim të territoreve të mbuluara më parë pasi treni nuk shkon në

të gjitha qytetet që kanë linjë hekurudhore duke sjellë dhe përkeqësim teknik të infrastrukturës

hekurudhore të këtyre zonave dhe aseteve përbërëse të saj në stacionet hekurudhore. Si pasojë e kësaj

gjendjeje, ndonëse me financime nga buxheti i shtetit, borxhi i HSH sh.a. shtohet nga viti në vit dhe

kemi largim të stafit teknik të kualifikuar për shkak të shpërblimeve të niveleve të ulëta jo stimuluese.

Për eleminimin e njërit prej shkaqeve duhet bërë ndarja e HSH sh.a në ndërmarrje(njësi) administrimi

dhe financiare në vete, me mënyrë organizimi të pavarur nga njëra-tjetra dhe si fillim duhet hartuar dhe

nxjerrë ligji që të realizojë këtë ndarje. Ardhja në këtë përfundim dhe detyrim është arritur duke ju

referuar ndërmarrjeve simotra hekurudhore të vendeve kufitare të rajonit dhe më gjerë, për sigurimin e

ndërveprueshmërisë, të cilat e kanë bërë këtë mënyrë drejtimi të sistemit hekurudhor të ndarë sipas

ndërmarrjeve administruese dhe sipërmarrëse prej disa vitesh dhe ka rezultuar mënyrë efektive.

Nga ana tjetër dhe shumë e rëndësishme që e detyron këtë ndarje, në vitin 2012, Bashkimi Evropian

miratoi Direktivën 2012/34/BE e Parlamentit Evropian dhe Këshillit e datës 21 nëntor 2012, “Mbi

krijimin e një zonë të vetme evropiane hekurudhore”, sipas së cilës kërkohet që të zbatohet në ligjin

vendas të çdo shteti, jo vetëm në Shtetet Anëtare por edhe ato kandidate që do të anëtarësohen, dallimi

midis ofrimit të shërbimeve të transportit dhe administrimit të infrastrukturës. Kjo kërkesë sjell si

domosdoshmëri dhe detyrim që këto dy aktivitete, ndërmarrje, të ketë llogari të ndara dhe të

menaxhohen veçmas. Kjo ndarje do të sjellë dhe një rivlerësim të kostos së kalimit në infrastrukturë,

me tendencë në ulje, për shkak të saktësimit të elementëve përbërëse të kostos.

Ndarja e sipërmarrësit hekurudhor nga administratori i infrastrukturës është përcaktuar si detyrim në

ligjin nr. 142/2016, datë 22.12.2016, “Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë”, në fuqi qē prej

vitit 2018.

Grupet e prekura nga ky problem janë:

Qeveria- Financimin për mbajtjen e këtij niveli të mosdegradimit të mëtejshëm të sektorit hekurudhor

e bën qeveria me fonde nga buxheti i shtetit. Dalja me borxhe në fund të vitit e HSH sh.a rrit borxhin

ndaj shtetit prandaj ndikon negativisht.

Biznesi- Duke u kufizuar transporti i pasagjerëve dhe mallrave me hekurudhë, 2 kompanitë që operojnë

në këtë sektor, “Beton Plus” sh.a. dhe “ALBRAIL” sh.a., ndikohen negativisht drejtpërdrejt në

veprimtarinë tregtare. dhe duke u detyruar vetëm me transport rrugor ka rritje të kostos së transportit që

sjell direkt rritje cmimi mallrash.

Qytetarët- Marrin produkte me cmime më të larta, realizojnë transport publik me kosto më të lartë për

shkak të mungesës së transportit me trena, kanë ndotje mjedisore më të lartë për shkak të djegies së

naftës në transportin rrugor të mallrave.

Me hartimin e Kodit Hekurudhor i është hapur rruga evidentimit të saktë të hapave që do të ndiqen për

përmirësimin e sistemit hekurudhor dhe vënien në eficence të plotë të tij në mënyrë që të kthehet në një

sistem funksional dhe fitimprurës.

Arsyeja e ndërhyrjes

Shpjegoni pse qeveria planifikon të ndërhyjë dhe pse është e nevojshme.

Shpjegoni se çfarë shpreson të trajtojë qeveria nëpërmjet kësaj ndërhyrjeje.

Identifikoni shkallën e ndërhyrjes së qeverisë që nevojitet për të trajtuar problemin.

Page 9: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT...Ndarja e HSH Sh.a. sipas ndërmarrjeve brenda afatit të ligjit për ndarjen e HSH sh.a. Ulja e kostos së kalimit në infrastrukturë nga 315

9

Shpjegoni se si i mbështet kjo ndërhyrje objektivat e nivelit të lartë të qeverisë.

Rendisni punën ekzistuese që është realizuar tashmë.

Qeveria ka planifikuar të ndërhyjë për ristrukturimin në tërësi të sistemit hekurudhor shqiptar për shkak

të situatës financiare dhe funksionimit në rënie të vazhdueshme tē HSH sh.a dhe si pasojē e ofirmit tē

pērkeqēsuar tē shērbimit tē transportit hekurudhor. Kështu, fillimisht do të ndryshojë organizimi i këtij

sektori që detyrimisht kërkon së pari një legjislacion të ri i cili ka filluar me miratimin e Kodit

Hekurudhor dhe do të vazhdojë më hartimin e ligjeve të tjera për ndarjen e hekurudhës si dhe për

krijimin/ngritjen e autoriteteve të reja hekurudhore. Hartimi i këtij legjislacioni transpozon Direktivēn

2012/34/BE, e rrjedhimisht nēnkupton pērmbushje e rekomandimeve tē lëna vendit tonē nga BE për

këtë sektor në veçanti.

Me këtë ndërhyrje qeveria krijon mjedisin që sektori hekurudhor shqiptar të përfshihet në hartën e

investimeve që do të bëjë BE-ja për korridoret hekurudhore. Me mbēshtetjen financiare të BE-së është

realizuar studimi i fizibilitetit i gjithë rrjetit hekurudhor dhe lidhjet e reja me vendet kufitare të

Maqedonisë së Veriut, Greqisë dhe një projekt studim-ide për lidhjen me Kosovën krahas lidhjes

ekzistuese me Malin e Zi, janë bërë projektet e rikonstruksion/ndërtimit të shumë segmenteve të tjera

si dhe shumë shpejt do të fillojē rikonstruksioni i linjës Durrēs-Tiranē nē lidhje me aeroportin

ndērkombētar tē Tiranës.

Objektivi i politikës

Vendosni objektiva që korrespondojnë me problemin dhe shkaqet e tij.

Sigurohuni që objektivat janë specifikë, të matshëm, të arritshëm, realë dhe në kohë.

Objektivat kryesore që synohen të arrihen nëpërmjet kësaj politike janë:

- Ndarja e HSH Sh.a. sipas ndërmarrjeve brenda afatit të ligjit për ndarjen e HSH sh.a.

- Ulja e kostos së kalimit në infrastrukturë nga 315 lekë/ton në 290 lekë/to deri në vitin 2025.

- Rritja e transportit të mallrave të pasagjerëve në masën 50%, ose me 100.000 ton mallra dhe 30.000

udhëtarë, brenda dy viteve të para të ndarjes së ndërmarrjeve, nga 200.000 ton malla dhe 60.000

udhëtarë në vitin 2019

Përshkrimi i opsioneve të shqyrtuara

Përshkruani opsionin e status quo-së.

Identifikoni dhe përshkruani të gjitha opsionet e politikave që keni marrë parasysh.

Shpjegoni se si janë zgjedhur opsionet e renditura.

Opsionet e mëposhtme janë vlerësuar në funksion të arritjes së objektivave të politikës:

OPSIONET E POLITIKAVE Cilat janë opsionet kryesore të politikave, duke përfshirë mënyrat ndaj rregullimit? Duhet të bëni krahasimin e

avantazheve/përfitimeve kryesore dhe të dizavantazheve/kostove të opsioneve të mundshme. Duhet të përcaktoni

detajet në lidhje me opsionin e preferuar.

Opsionet e mëposhtme janë vlerësuar në funksion të arritjes së objektivave të politikës:

“Opsioni 0 status quo” – Të mos bërit asgjë dhe qëndrimit në pozicionin e tanishëm. Kjo do të thotë që

situata e përkeqësuar në HSh sh.a. do të thellohet dhe rrezikon falimentim, mbyllje të sistemit

hekurudhor, gjë që përbën rrezik kombëtar dhe është kundër politikave të qeverisë për sektorin

hekurudhor. Falimentimi i sektorit hekurudhor bie ndesh me politikat e integrimit evropian të

Shqipërisë.

Page 10: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT...Ndarja e HSH Sh.a. sipas ndërmarrjeve brenda afatit të ligjit për ndarjen e HSH sh.a. Ulja e kostos së kalimit në infrastrukturë nga 315

10

“Opsioni 1” – Për ndarjen dhe funksionimin në mënyrë të pavarur të sipërmarrëstn hekurudhor dhe

administratorit të infrastrukturës të bëhet hartimi i dy ligjeve për secilin operator. Ky opsion u vlerësua

se sjell ngarkesë të panevojshme në procesin e hartimit të politikës së synuar, në kuadër të teknikës

legjislative, dhe do e ngarkonte më tej procesin e realizimit të saj. Analiza e asistencës teknike të

akorduar nga BE (shih më poshtë) për ligjet e paketës së sektorit hekurudhor, tregoi që nuk janë të

nevojshme akte të ndryshme ligjore për realizim e kësaj ndarjeje. Ky opsion, referuar sistemit qē do tē

krijojē ka po atē kosto si edhe ‘opsioni o’ dhe ‘opsioni 2’, pēr shkak se parashikohet qē nga buxheti i

shtetit tē jetē po ajo mbēshtetje buxhetore pēr 10 vitet nē vijim nē çdo rast. Ky opsion, krahasuar me

‘opsionin 2’ ēshtē mē i disavantazhuar pēr shkak tē ngarkesēs nē procesin e hartimit tē ligjeve dhe

ngarkesēs pa dobi qē ai sjell nē kuadrin ligjor vendas.

“Opsioni 2” – Ndarja e Hekurudhës Shqiptare sh.a të bëhet nëpërmjet hartimit të një ligji të vetëm. Nga

analiza e opsioneve për arritjen e politikave, opsioni më i preferuar mbetet opsioni 2. Kjo pasi hartim i

një ligji të ri krijon mjedisin e nevojshēm pēr tē adresuar problemin e identifikuar, është në zbatim të

Kodit Hekurudhor dhe realizon harmonizimin me legjislacionin europian duke ju referuar Direktivës së

mësipërme. Ky opsion, referuar sistemit qē do tē krijojē ka po atē kosto si edhe ‘opsioni o’ dhe ‘opsioni

1’, pēr shkak se parashikohet qē nga buxheti i shtetit tē jetē po ajo mbēshtetje buxhetore pēr 10 vitet nē

vijim nē çdo rast. Krahasuar me ‘opsionin 1’ ēshtē mē i preferuar pēr shkak tē lehtēsisē qē krijon nē

kuadrin ligjor dhe pērgjatē procesit tē hartimit tē tij.

Vlerësimi i opsioneve/analizimi i ndikimeve

Identifikoni se kush preket.

Identifikoni llojet e ndikimeve për secilin grup të prekur; bëni dallimin midis ndikimeve të drejtpërdrejta

dhe jo të drejtpërdrejta.

Për ndikimet e drejtpërdrejta:

o Përshkruani nga ana cilësore ndikimet e drejtpërdrejta mbi grupet e prekura.

o Analizoni nga ana sasiore ndikimet më të rëndësishme të drejtpërdrejta.

o Përcaktoni vlerën monetare të ndikimeve më të rëndësishme të drejtpërdrejta aty ku është e

mundur (shih aneksin 1/a për tabelën që mund të përdorni).

o Analizoni ndikimin mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Për ndikimet jo të drejtpërdrejta:

o Përshkruani nga ana cilësore ndikimet jo të drejtpërdrejta mbi grupet e prekura.

o Analizoni ndikimin mbi konkurrencën.

Diskutoni kufizimin e analizës:

o Jepni supozimet në të cilat janë bazuar parashikimet dhe risqet, të cilave ato u nënshtrohen.

o Tregoni sa të forta, të pavarura dhe të rëndësishme janë provat që mbështesin supozimet.

o Tregoni se çfarë mund të pengojë realizimin e përfitimeve, të rrisë kostot ose të sjellë pasoja të

papritura.

Përmblidhni vlerësimin e opsioneve:

o Paraqisni një pasqyrë përmbledhëse të të gjitha ndikimeve të opsioneve të analizuara.

o Shpjegoni se si ndikimet e të gjitha opsioneve të analizuara krahasohen me njëra-tjetrën.

o Paraqisni përllogaritjet më të mira të përgjithshme neto të ndikimit me vlerë monetare të

përcaktuar për çdo opsion (shih aneksin 1/b për tabelën që mund të përdorni).

Grupet e prekura nga ky problem janë:

Qeveria

Ndarja e HSH.sh.a. në ndërmarrje në llogari dhe administrim të pavarur nga njëra-tjetra, në periudhën

afatshkurtër, parashikohet të mos ketë ndikim të pritshëm mbi buxhetin e shtetit. Pavarësisht se do

Page 11: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT...Ndarja e HSH Sh.a. sipas ndërmarrjeve brenda afatit të ligjit për ndarjen e HSH sh.a. Ulja e kostos së kalimit në infrastrukturë nga 315

11

veprojnë të ndara buxheti do jetë i njëjtë me buxhetin e tanishëm të Hekurudhës Shqiptare sh.a. por nuk

do të akordohet në një llogari bankare por në llogarinë e cilës ndërmarrjeje që do të krijohet. Aktualisht

në programin Buxhetor Afatmesëm 2020-2022, është parashikuar fondi 400,000,000 lekë për

mbështetjen e Sektorit të Hekurudhës HSH sh.a. që parashikohet të shpërndahet në katër shoqëritë e

reja që dalin nga ristrukturimi. Nuk ka asnjë kosto shtesë për ambjente për ushtrimin e veprimtarisë

këto shoqëri që krijohen nga ndarja dhe as për personel shtesë.

Për qeverinë, ndikime të drejtpërdrejta vlerësohen si vijon:

1) Krijimin e një gjendje të stabilizuar pa shtim (thellim të borxheve) të fondeve që akordohen

në sektorin hekurudhor, pra më pak të daluara nga buxheti shtetit.

2) Pakësimi i shpenzimeve për asistencë sociale të punonjësve që dalin nga puna nga hekurudha

vit pas viti për arsye të rënies së volumeve të transportit.

3) Rritje ekonomike

4) Përmbushje të detyrimeve në kuadër të përafrimit të legjislacionit me acquis të BE-së.

Ndikime jo të drejtpërdrejta

1) Rritja e mirëqënies ekonomike të qytetarëve.

2) Ulja e tendencës migratore të fuqisë aktive për punë.

Bizneset

Dy bizneset private që operojnë drejtpërdrejt në sektorin hekurudhor, “BetonPlus” dhe “Albreil”.25 por

edhe bizneset e tjera që në fushën e veprimtarisë së tyre kanë transportin e mallrave, pritet të përfitojnë

nga rritja e transportit hekurudhor të mallrave dhe ulja e kostos së kalimit në infrastrukturë që ndikon

drejtpërdrejt në uljen e çmimit të mallrave për konsumatorët.

Ndikime të drejtpërdrejta

1) Mundësi për shtimin e aktiviteteve në stacionet hekurudhore, shtimin e investimeve dhe

fitimeve.

2) Uljen e tarifave të transportit të mallrave duke sjellë indirekt uljen e kostos.

3) Lehtësira për transportet hekurudhore kufitare nëpërmjet njehsimit të dokumentave të sigurisë

dhe rritje të ndërveprueshmërisë.

Ndikime jo të drejtpërdrejta

1) Rritja e mundësisë së bashkëpunimit për shkëmbimin e mallrave më shumicë me vendet

kufitare fqinje.

2) Mundësi dhe shanse të barabarta për t’u futur në këtë fushë transporti shumë operatorëve.

Sektori publik

Me rritjen e sasisë së transportit hekurudhor dhe zgjerimin e gamës së artikujve të transportit, sektori

publik do të përfitojë nga shërbim më i mirë i transportit hekurudhor. Duke u vënë në eficence transporti

i udhëtarëve publiku gjithashut përfiton qarkullim me kosto më të lirë dhe është udhëtim më të sigurt

krahasimisht me transportin rrugor. Gjithashtu, projektohen si përfitime të sektorit publik edhe sa vijon:

Ndikime të drejtpërdrejta

1) Shtimi i vendeve të punës nga hapja e shërbimeve sociale dhe operacioneve të tjera në

stacionet hekurudhore që do të ngrihen.

25 Një tjetër kompani private e licensuar, ‘Albametal”, ka komunikuar mosvijimin e aktivitete më tej. Shih,

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, Drejtoria e inspektimit hekurudhor, Raporti vjetor, Drejtoria e

inspektimit hekurudhor, viti 2019 Fq. 6, në:

http://dih.gov.al/attachments/article/633/ANALIZA%20P%C3%ABr%20vitin%20%202019.pdf

Page 12: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT...Ndarja e HSH Sh.a. sipas ndërmarrjeve brenda afatit të ligjit për ndarjen e HSH sh.a. Ulja e kostos së kalimit në infrastrukturë nga 315

12

2) Parashikohet më tepër të ardhura në buxhetin e shtetit përsa i përket taksave, sigurimeve

shëndetësore dhe shoqërore.

3) Rritja dhe vënia në efiçence e transportit të pasagjerëve më linjë hekurudhore është favor për

popullsinë pasi ndikon direkt në uljen e shpenzimeve për transport dhe rritjen e sigurisë së

udhëtimit.

Ndikime jo të drejtpërdrejta

1) Rritja e mirëqenies ekonomike nëpërmjet vetpunësimit ose rritjes së pagave.

2) Frenimi i ikjes së popullsisë në emigracion.

Qeveria/sektori publik: krijimi i një gjendje të stabilizuar në sektorin hekurudhor dhe më pas vënia në

eficencë e tij projektohet të krijojë më shumë të hyra në buxhetin e Shtetit.

Biznesi: ndikimet e drejtëpërdrejta janë thelbësore për biznesin, që synon të rrisë investimet e duke

rritur investimet, biznesi rrit edhe fitimet. Po ashtu, është shumë thelbësore për biznesin që t’i zgjidhë

shpejt e me kosto të ulët transportet e volumeve të mëdha të mallrave të ndryshëm si brenda vendit

ashtu edhe me vendet kufitare (për momentin vetëm me Malin e Zi). Nuk mund të përllogariten në këtë

fazë se sa do të jetë ky ndikim i drejtëpërdrejtë, nga ana sasiore.

Qytetarët: një nga faktorët bazë që e kanë shtuar tendencën migratore në popullatën e aftë për punë ka

qenë mos gjetja e punës së përshtatshme sipas formimit të tyre, si dhe pagat jo konkurruese. Nga ky

organizim i ri pritet që vendet e punës të jenë të garantuara dhe shtim page nga të ardhurat që krijohen

nga vetë ndërmarrjet.26 Krahas uljes së kostos së udhëtimit rritet dhe siguria në udhëtim krahasimisht

me transportin rrugor. Në vitin 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore ishte 213 persona, dhe

në vitin 2019, 227,27 ndërsa nga trasnporti hekurudhor shifra ishte vetëm 3 për vitin 2018 dhe 1 për

vitin 2019.

. Nuk mund të llogaritet në këtë fazë ky ndikim nga ana sasiore.

Ndikimi mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme: Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mund të përjetojnë

ndikimet si pjesa tjetër e biznesit, të përshkruara më lart, por në të njëjtën kohë, për shkak se mund të

intensifikohen investimet e huaja serioze, atëherë edhe ato do t’i nënshtrohen modernizimit, për të

qëndruar në treg, si dhe do të jenë nën presionin e caktimit të pagave më të larta për punonjësit e tyre,

në mënyrë që të mos iu ikin punonjësit drejt shoqërive shumëkombëshe e që i përkasin zinxhirit

ndërkombëtar të prodhimit apo të shërbimeve.

Lidhur me ndikimet jo të drejtpërdrejta:

- Qeveria/Sektori publik: rritja e eficences të sektorit hekurudhor sjell edhe rritjen e punësimit, ç’ka

sjell rritjen e kënaqësisë së qytetarëve dhe forcimin e besimit tek sektori publik.

- Biznesi: nëse kthehet në funksion të plotë të plotë sistemi hekurudhor, atëherë buxheti i Shtetit do

të ketë më shumë të ardhura për të realizuar investime dhe ofruar shërbime publike më cilësore.

Në mënyrë indirekte nga një infrastrukturë publike më e mirë, si dhe nga shërbime cilësore më të

mira, përfiton edhe biznesi.

- Konkurrenca: Synimi nëpërmjet kësaj vendimmarrje është garantimi i një konkurrence të drejtë, të

hapur, duke i trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë aktorët që marrin pjesë në shërbimet

26 Një sondazh i vitit 2011 mbi ndikimin e liberalizimit të tregut në tregjet hekurudhore të pasagjerëve të Evropës

Veriore (Danimarka, Estonia dhe Suedia) tregoi disa tendenca pozitive si: rritja e niveleve të pagave, veçanërisht

për drejtuesit e mjeteve, përmirësimi i kushteve të punës dhe mundësi më të mëdha karriere. Shih në: Parlamenti

Evropian, The fourth railway package Another step towards a Single European Railway Area, 2016,

https://www.europarl.europa.eu/RegData/etudes/IDAN/2016/579088/EPRS_IDA(2016)579088_EN.pdf

27 INSTAT, Transporti dhe aksidentet. Shih në: http://www.instat.gov.al/al/temat/industria-tregtia-dhe-

sh%C3%ABrbimet/transporti-dhe-aksidentet/

Page 13: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT...Ndarja e HSH Sh.a. sipas ndërmarrjeve brenda afatit të ligjit për ndarjen e HSH sh.a. Ulja e kostos së kalimit në infrastrukturë nga 315

13

hekurudhore. Kjo do të sjellë dhe rritjen e numrit të operatorëve që do të marrin pjesë në tregun

hekurudhor, hapjen e tij dhe për rrjedhojë dhe uljen e çmimeve të transportit të mallit dhe rritje e

nivelit të transportit.

Supozimet në të cilat janë bazuar parashikimet dhe risqet janë:

1) Funksionimi në mënyrë të pavarur i ndërmarrjeve hekurudhore, sipas praktikave më të mira

rajonale dhe më gjerë sjell garanci për rritjen e investimeve në sektorin hekurudhor dhe nxit

investimet e reja te brendshme apo të huaja.

2) Rritja e interesit për rritje të ardhurash të ndërmarrjeve respektive të menaxhimit të

infrastrukturës dhe sipërmarrësit hekurudhor do sjellë detyrimisht qasje të barabartë të

operatorëve privatë në infrastrukturën hekurudhore dhe do të sjellë rritje të transportit

hekurudhor.

Këto supozime bazohen nga konsultimet më operatorët privatë që janë momentalisht në tregun

hekurudhor, nga mendimet dhe përvoja e operatorëve shtetërorë si dhe nga praktikat më të mira të

vendeve kufitare.

Supozimet për risqet që mund të cenojnë pritshmëritë përfshijnë:

1) Destabiliteti politik, luftrat, pengojnë konfliktet civile apo fatkeqësitë natyrore të rënda.

2) Moszbatimi i ligjit në mënyrë korrekte dhe në kohën e përcaktuar.

3) Një tërheqje e investimeve nga institucionet e BE-së për arsye të paevidentuara etj.

Ndërsa pika e parë përfshihet tek forca madhore, dy risqet e tjera të identifikuara do të adresohen përmes

një ndjekje rigoroze të zbatimit të politikës nga MIE si dhe MFE.

Arsyetimi i opsionit të preferuar

Zgjidhni opsionin e preferuar, bazuar në analizë.

Shpjegoni arsyetimin tuaj.

Arsyet për zgjedhjen e opsionit të preferuar 2, për hartimin e një ligji të ri, për ndarjen e Hekurudhës

Shqiptare sh.a janë:

- Siguron me një akt të vetëm ligjor, organizimin dhe funksionimin e sektorit hekurudhor në bazë të

parimeve të ndarjes së administrimit dhe llogarive midis infrastrukturës hekurudhore dhe

veprimtarive të transporteve hekurudhorë.

- Nëpërmjet ndarjes së këtyre ndërmarrjeve, sigurohet plotësimi i kërkesës të tregut të ri hekurudhor,

për krijimin e mundësive të barabarta për qasje në infrastrukturën hekurudhore në mënyrë të drejtë

dhe jodiskriminuese të sipërmarrësve hekurudhorë.

- Është në zbatim të Kodit Hekurudhor dhe përmbush kërkesat europiane për ndarjen e veprimatrive

të këtyre ndërmarrjeve hekurudhore, administruesit dhe sipërmarresit hekurudhorë, duke krijuar

kushte për nxitjen dhe zhvillimin e transportit hekurudhor bashkëkohor nëpërmjet tërheqjes,

sigurimit të investimeve vendase dhe të huaja.

- Përcakton detyrat për secilën ndërmarrje pa përsëritur detyrat e vendosura dhe të miratuara në

Kodin Hekurudhor.

Çështje të zbatimit

Shpjegoni se cila njësi do të jetë përgjegjëse për zbatimin e opsionit të zgjedhur.

Shpjegoni pengesat e mundshme për zbatimin e opsionit të zgjedhur.

Përshkruani masat që do të ndërmerren gjatë zbatimit për të arritur qëllimet e politikës.

Specifikoni të gjitha kërkesat e përputhshmërisë dhe të zbatimit.

Institucionet përgjegjëse për monitorimin e opsionit të preferuar janë:

Page 14: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT...Ndarja e HSH Sh.a. sipas ndërmarrjeve brenda afatit të ligjit për ndarjen e HSH sh.a. Ulja e kostos së kalimit në infrastrukturë nga 315

14

- Qeveria, me propozim të përbashkët të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrit të

Infrastrukturës dhe Energjisë, do të miratojë aktet nënligjore, brenda gjashtë muajve nga hyrja në

fuqi e ligjit,

- Ministri i Financës dhe Ekonomisë, në bashkëpunim me Drejtuesit e HSH-së do të përcaktojnë

se cilat nga asetet e luajtshme dhe të paluajtshme, aksionet, të drejtat dhe fondet e HSH, do të

bëhen pjesë e aseteve të kompanive të ndara që do të krijohen mbas regjistrimit të tyre në Qendrën

Kombëtare të Biznesit (QKB)

- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE), si dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë

(MFE), të cilat në bashkëpunim me Hekurudhën Shqiptare Sh.a, do të realizojnë procesin e

ndarjes së plotë dhe vënien në funksionim të ndërmarrjeve sipas ligjit të ri që do të miratohet.

Përveç ndarjes së aseteve dhe llogarive, veprimet më të rëndësishme gjatë fazës gjashtëmujore të

themelimit janë:

- Përgatitja dhe lidhja e kontratave ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe

kompanive të reja që do të themelohen mbas ndarjes së aseteve dhe llogarive.

- Krijimi i Bordeve drejtuese për kompanitë duke përfshirë përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit.

- Miratimi i Statutit për secilën prej kompanive dhe implementimi i strukturës së tyre organizative.

Ndarja e personelit të HSH nëpër kompanitë e reja dhe rekrutimi i punonjësve të rinj nëse do kërkohen

sepse baza është e ndërmarrjeve që janë në funksion momentalisht, do të bëhet sipas kritereve dhe

rregullave që përcakton ligji.

- Regjistrimin i kompanive të reja në QKB.

Periudha deri në vënien në efiçencë të plotë të ndarjes së ndërmarrjeve do të monitorohet nga Ministrit

të Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilët do të hartojnë raporte

periodike dhe vjetore.

Faza e shqyrtimit/vlerësimit

Jepni një përshkrim të përmbledhur të masave të monitorimit dhe të vlerësimit.

Identifikoni kriteret/treguesit për të matur arritjen e qëllimeve ose progresin drejt tyre.

Me qëllim monitorimin dhe zbatimin e opsionit të preferuar, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

do të testojë duke komunikuar me operatorët ekonomikë që veprojnë në tregun hekurudhor, nëse ka

pasur përmirësime në proçedurat dhe ecurinë e biznesit të shërbimeve hekurudhore.

Arritjen e qëllimeve të përshkruara më sipër në fushën e shërbimeve hekurudhore do ta identifikojmë

me këta tregues:

- numri i operatorëve ekonomikë, fizik ose juridik që do regjistrohen në veprimtarinë e shërbimeve

hekurudhore.

- numri i ankesave për kapacitet të infrastrukturës apo ambientesh shërbimi hekurudhor.

- aplikime për investime në infrastrukturë.

- Zbatimi i kostos së ulur të kalimit në infrastrukturë nga 315 lekë/ton në 290 lekë/to deri në vitin

2025.

- Rritja e transportit të mallrave të pasagjerëve në masën 50% ose 100.000 ton mallra dhe 30.000

udhëtarë brenda dy viteve të para të ndarjes së ndërmarrjeve në krahasim me vitin 2019 që ishte

200.000 ton dhe 60.000 udhëtarë.

Raporti i vlerësimit të ndikimit - Shtojca 2/a Tabela: Vlera aktuale neto në total (VAN) - kostot dhe përfitimet me vlerë monetare të përcaktuar në

milionë lekë e zbritur për 10 vjet (Vlera aktuale e kostos dhe vlera aktuale e përfitimit); krahasuar me

status quo-në.

Page 15: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT...Ndarja e HSH Sh.a. sipas ndërmarrjeve brenda afatit të ligjit për ndarjen e HSH sh.a. Ulja e kostos së kalimit në infrastrukturë nga 315

15

Viti 1 Viti 2 Viti 3 Viti 4 Viti 5 Viti 6 Viti 7 Viti 8 Viti 9 Viti 10

Faktori zbritës 4.5%

Kosto për buxhetin – një herë

Kosto për buxhetin – në

vazhdim

400,00

0,000

400,0

00,00

0

400,00

0,000

Kosto për biznesin – një herë

Kosto për biznesin – në vazhdim

Kosto për grupet e tjera – një

herë

Kosto për grupet e tjera – në

vazhdim

Kosto në total 400.000 400.000 400.000

400.000 400.000 400.000

400.000 400.000 400.000

Kosto e zbritur në total ë Kosto

në total x faktorin zbritës 382.000 364810 348393.6

364.810 364810 348393.6

348.393 364810 348393.6

Përfitimi për buxhetin – në

vazhdim

Përfitimi për biznesin – një herë

Përfitimi për biznesin – në

vazhdim

Përfitimi për grupet e tjera –

njëherë

Përfitimi për grupet e tjera – në

vazhdim

Kosto për buxhetin – në

vazhdim

Përfitimi në total

Përfitimi i zbritur në total ë

Përfitimi në total x faktorin

zbritës

Vlera aktuale e kostos në total 400000

Vlera aktuale e përfitimit në

total

Vlera aktuale neto (VAN) ë Vlera aktuale e përfitimit në total

– Vlera aktuale e kostos në total

Raporti i vlerësimit të ndikimit - Shtojca 2/b

Tabelë: Vlera aktuale neto në total e çdo opsioni

Opsioni Vlera aktuale në milionë lekë Vlera aktuale neto në milionë lekë

Kosto Përfitimi

Opsioni 1 400.000

Opsioni 2 400.000