raporti vjetor 2016 - rks-gov.net...raporti vjetor 2016 republika e kosovës republika...

36
RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske Bezbednosne Snage Ministry for the Kosovo Security Force Prishtinë, Dhjetor 2016

Upload: others

Post on 21-Jan-2021

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

RAPORTI VJETOR 2016

Republika e KosovësRepublika Kosova-Republic of Kosovo

Ministria për Forcën e Sigurisë së KosovësMinistarstvo za Kosovske Bezbednosne Snage

Ministry for the Kosovo Security Force

Prishtinë, Dhjetor 2016

Page 2: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

MFSK, Kazerma ,,Adem Jashari”, Prishtinë

Botuesi

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës

RAPORTI VJETOR

2016

Republika e KosovësRepublika Kosova-Republic of Kosovo

Ministria për Forcën e Sigurisë së KosovësMinistarstvo za Kosovske Bezbednosne Snage

Ministry for the Kosovo Security Force

Prishtinë, Dhjetor 2016

Raporti Vjetor 2016

Page 3: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

MFSK DHE FSK ME SUKSESE TË SHUMTA PËRGJATË GJITHË VITIT KALENDARIK 2016

Është kënaqësi e veçantë për mua si ministër i FSK-së, të shpreh urimet, vlerësimet dhe mirënjohjet e mia gjithë qytetarëve të vendit, me rastin e festave të fund vitit që po lëmë pas. Duke përshkruar rrugëtimin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës për vitin 2016, vlerësoj se ky vit ishte mjaft i suksesshëm, Forca e Sigurisë së Kosovës me angazhimin konkret profesional dhe të përkushtuar, ka kaluar edhe një periudhë të zhvillimit, avancimi t , p rofes iona l iz imi t dhe sukses i t t ë gjithmbarshëm, si në rrafshin vendor ashtu dhe ndërkombëtarë. Me punë serioze dhe disiplinë, me një planifikim të mirë të stafit komandues të FSK-së dhe njësive të saj, me një menaxhim të mirë dhe funksionim efikas të komandës dhe kontrollit, FSK-ja ka shënuar suksese në realizimin e misionit të saj. Ajo ka kryer me sukses të gjitha detyrat, duke qenë aktive dhe bashkëpunuese me ins t i tucionet vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë dhe ndërvepruese me ushtritë e vendeve partnere në regjion dhe më gjerë. FSK-ja me gatishmëri të përhershme ju ka përgjigjur të gjitha kërkesave të institucioneve, cilat kanë kërkuar ndihmë në raste të emergjencave, apo fatkeqësive natyrore të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Rezultatet e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë të dukshme dhe të matshme, ku tregon fakti që MFSK dhe FSK po vazhdon të prijë më shkallën më të lartë të besueshmërisë së FSK-së në raport me institucionet tjera vendore. E them me plot bindje se ishte një vit pune për t'u krenuar, sepse sukseset e FSK-së të cilat i ka arritur në gara individuale apo qoftë në ato ekipore, kanë treguar një nivel të lartë të përgatitjes profesionale ku janë stolisur edhe me medalje të arta. Gjithashtu edhe sukseset e njësive të FSK-së, të treguara në ushtrimin e përgjithshëm vjetor të FSK-së "Shqiponja -5", që u zhvillua në bashkëpunim me institucionet tjera emergjente dhe të sigurisë së vendit, pastaj ushtrimet me KFOR-in si dhe ushtrimet regjionale dhe më gjerë, me angazhimin e vet FSK-ja ka dëshmuar se është në rrugë të mirë për të qenë në hap me ushtritë tjera. MFSK-ja ka shënuar sukses në integrimin e gjinisë femërore, duke i mundësuar fuqizimin dhe avancimin e saj në radhët e veta, dhe një përkushtim të veçantë për të krijuar kushte dhe ambient pune edhe në integrimin e komuniteteve jo shumicë. Këtë vit, kanë diplomuar edhe oficerët e parë të FSK-së nga radhët e komunitetit serb, të cilët në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit, kanë kryer Akademinë Ushtarake në Republikën e Maqedonisë dhe tani janë të integruar me shërbim në FSK. Me këtë rast dua të theksoj edhe bashkëpunimin e mirë që Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdojnë ta kenë me Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-së për MFSK dhe FSK, bashkëpunimin e mirë me Gardën Kombëtare të Ajovës dhe me partnerë tjerë strategjikë, që mbështesin vendin tonë në avancimin e vlerave shtetërore. Po këtë vit kemi pasur bashkëpunim të mirë me vendet fqinje, kemi dhënë kontributin tonë në nismat regjionale të sigurisë, në të mirë të paqes dhe sigurisë jo vetëm në regjion por edhe më gjerë. Me qellim të realizimit të procesit të transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës dhe realizimin e objektivave strategjike, MFSK-ja ka bërë të gjitha parapërgatitjet si legjislative ashtu edhe strategjike, që t'i hapë rrugë transformimit të FSK-së në FAK. Forca e Sigurisë së Kosovës me aktivitetet e saja të shumta dhe të gjithanshme, me angazhim dhe punë të përkushtuar, të bazuar në standarde profesionale ushtarake, ka realizuar të gjitha detyrat e planifikuara. Prandaj me të drejtë konstatojmë se FSK-ja ka dëshmuar fuqishëm se është në lartësinë e detyrës për të marrë mision të ri, misionin për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Këtë gatishmëri e dëshmon edhe bashkëpunimi rajonal me disa shtete anëtare të NATO-s si dhe bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-në, nga të cilët kemi marrë vlerësime inkurajuese në rrugën tonë drejt integrimeve në institucionet ndërkombëtare të sigurisë. Jam i vetëdijshëm se sa i rëndësishëm është besimi i miqve dhe i qytetarëve për ne, prandaj ky besim për ne është obligim për të punuar me përkushtim dhe angazhim maksimal, për realizuar objektivat tonë të sigurisë në të mirë të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës.

Raporti Vjetor 2016

Haki Demolli Ministër për Forcën e Sigurisë së Kosovës

3

Page 4: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

1. PËRMBUSHJA E PROGRAMIT LEGJISLATIV ME PROCESIN E PLOTËSIMIT (NDRYSHIMIT) DHE HARTIMIT TË AKTEVE TË PLANIFIKUARA

1.1. Përmbushja e programit legjislativ në përputhje me rekomandimet e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë

Me përmbylljen e procesit të RSSS-së dhe miratimit të Analizës së Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë së Republikës së Kosovës, MFSK ka ndjekur të gjitha procedurat për ndryshimin e kuadrit ligjor ekzistues mbi bazën e rekomandimeve të dala nga RSSS. Ndryshimet dhe plotësimet e legjislacionit ekzistues, janë ri proceduar si pjesë e pakos së Projektligjit për ndryshimin e ligjeve që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura të Kosovës. Pas rishqyrtimit të tërësishëm të draftit të këtij projektligji në nivel ndërinstitucional, MFSK ka organizuar dhe realizuar edhe Dëgjimin Publik me institucione dhe me OJQ të

ndryshme, që në fokus të tyre kanë sferën e sigurisë. Në pajtim me dispozitat përkatëse, procedurat e vendimmarrjes së Qeverisë si dhe rregullat dhe procedurat për hartimin e legjislacionit dhe rekomandimeve të politikave nga Qeveria dhe ministritë, këtë projektligj MFSK-ja në muajin tetor të këtij viti e ka ri proceduar për miratim në Qeveri.

1.2. Procesi i shqyrtimit, plotësim/ndryshimit dhe hartimit të akteve nënligjore

Në kuadër të Planit legjislativ për aktet nënligjore për vitin 2016 janë hartuar dhe miratuar: Rregullorja për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores Nr 04/2010 për Policinë e FSK-së; Rregullorja për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores Nr 02/2009 mbi bartjen dhe përdorimin e armëve nga FSK; Dokumente të hartuara dhe në procedurë për miratim janë: Rregullorja për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores Nr. 06/2013 për zhvillimin e karrierës së pjesëtarëve të FSK-së; Rregullorja për menaxhimin zyrtar të dokumenteve dhe mënyrën e shfrytëzimit të materialit arkivor në MFSK/FSK dhe Rregullorja për kujdesin shëndetësor në FSK.

Raporti Vjetor 2016Raporti Vjetor 2016

44

Page 5: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

2. PROCESI I IMPLEMENTIMIT TË POLITIKAVE QEVERITARE, ZHVILLIMI DHE KOORDINIMI I POLITIKAVE SEKTORIALE DHE NËN SEKTORIALE

2.1.Angazhimi permanent në zbatimin e prioriteteve vjetore strategjike të Programit të Qeverisë (2015-2018)

MFSK, në kuadër të fushëveprimit sektorial ka realizuar aktivitetet e planifikuara, në funksion të zbatimit të prioriteteve strategjike të përcaktuara në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2016.

2.2.Zbatimi i vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ministria për FSK-në në kuadër të rolit dhe përgjegjësive të saj gjatë këtij viti, ka implementuar të gjitha vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, që janë adresuar në kuadër të fushëveprimit sektorial të saj.

2.3.Procesi i rishikimit dhe hartimit të dokumenteve strategjike

MFSK, në kuadër të procesit të zhvillimit dhe koordinimit të politikave sektoriale, nder sektoriale dhe nën sektoriale, gjatë vitit 2016, ka vazhduar procesin e rishikimit të pakos së dokumenteve strategjike si instrument të funksionimit sipas misionit aktual dhe ka vazhduar angazhimin në procesin e përgatitjes së draft dokumenteve strategjike, doktrinarë dhe planifikues për misionin e ri: Objektivat strategjike vjetore të Ministrit të FSK-së, Direktivën Vjetore të KOMFSK-së, Draft-Strategjinë e Mbrojtjes, Draft-doktrinat e

f u s h a v e f u n k s i o n a l e , Planin vjetor të punës së MFSK-së për vitin 2017 në kuadër të Planit për Z b a t i m i n e P r o g r a m i t t ë Qeverisë (2015-2018), azhurnimin e D r a f t P l a n i t A f a t g j a t ë Dhjetëvjeçar të Z h v i l l i m i t d h e D r a f t P l a n i t A f a t m e s ë m Trevjeçar, hartimin e Planit Vjetor të Veprimit për vitin 2017, përgatitjen e Raportit Vjetor për v i t i n 2 0 1 5 ,

përgatitjen e raporteve periodike për MFSK për zbatimin e Planit të Veprimit për vitin 2016 dhe raporteve periodike për Qeverinë e RKS-së mbi zbatimin e Planit Vjetor të Punës së Qeverisë 2016 dhe përgatitjen e Raportit medial për vitin 2016.

Raporti Vjetor 2016

5

Page 6: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

3. AVANCIMI I MËTEJMË I SISTEMIT TË MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE, MATERIALE DHE FINANCIARE

3.1. Avancimi i mëtejmë i sistemit të menaxhimit të burimeve njerëzore

Gjatë këtij viti, MFSK k a p a s u r n ë f o k u s angazhimin e avancimit të mëtejmë të sistemit të menaxhimit të burimeve n j e r ë z o r e , n ë bashkëpunim të ngushtë dhe me mbështetje nga partnerët amerikanë (Defense Institution Building - DIB) dhe Defense Institutional Reform Ini t ia t ive - DIRI), në kuadër të Projektit "Mbështetje të Zhvillimit të Personelit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës", të financuar nga Qendra për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes (Centre for Integrity in the Defence Sector- CIDS) e Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë. Konkretisht çështjet e trajtuara kanë qenë të orientuara në misionin, detyrat dhe përgjegjësitë aktuale të mekanizmave të brendshëm të menaxhimit të burimeve njerëzore dhe atyre me misionin e ri . Krahas aktiviteteve tejet voluminoze, intensive dhe të shumanshme, MFSK me mekanizmat e saj përgjegjës dhe në bashkëpunim me partnerët e saj (DIB, CIDS) ka vazhduar me procedimin e hartimit të Strategjisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore. Krahas angazhimit në hartimin e Strategjisë përkatëse, MFSK i ka kushtuar kujdes të vazhdueshëm procesit të rishikimit të akteve nënligjore ekzistuese, si dhe zhvillimit dhe hartimit të politikave të reja sipas standardeve bashkëkohore, në kuadër të procesit përgatitor për misionin e ri të Ministrisë dhe FAK. Bashkëpunimi ndërsektorial me institucionet vendore në Fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, ka qenë i vazhdueshëm si në hartimin e politikave të përbashkëta si dhe në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të ndërlidhura: Rishikimi i Marrëveshjes së Shkallës së Shërbimit në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe MFSK-së për çështjen e Atasheve Ushtarak të FSK-së, Rishikimi i Ligjit të Shërbimit Civil të Kosovës, hartimin e draft-dokumentit normativ mbi rolin dhe përgjegjësit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm (SHP) të FAK-ut, hartimin e Draft Rregullores për Zhvillimin e Karrierës. Bashkëpunimi ka qenë aktiv edhe me Departamentin e Administrimit të Shërbimit Civil (DASHC) -MAP, Institutin Kosovar të Administratës Publike (IKAP) dhe Ministrinë e Financave (MF) në fushat e përbashkëta dhe ato të ndërlidhura.

Raporti Vjetor 2016

6

Page 7: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

3.1.1.Vazhdimi i procesit të zhvillimit arsimor dhe ngritjes profesionale

Edhe gjatë këtij viti kemi vazhduar me zhvillimin profesional të burimeve njerëzore. Pjesëtarët aktiv kanë vazhduar me shkollime profesionale dhe trajnime brenda dhe jashtë vendit. Ka vazhduar me sukses zhvillimi dhe edukimi i kadetëve në Qendrën e Studimeve Universitare (QSU) dhe kadetëve që vazhdojnë studimet ushtarake në Akademitë Ushtarake në SHBA, Gjermani, Turqi, Kroaci dhe Maqedoni. Numri aktual i kadetëve që studiojnë në QSU dhe Akademitë e ndryshme jashtë vendit është 91. Po ashtu në këtë vit kanë diplomuar 14 kadetë – oficerë: 9 kadetë nga QSU, 4 nga Akademia Ushtarake e Maqedonisë si dhe 1 kadetë nga Akademia Ushtarake në Turqi. Personeli civil dhe ushtarak edhe në këtë vit kanë ndjekur dhe kanë marrë pjesë në konferenca, seminare dhe trajnime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Personeli aktiv dhe personeli i komponentës rezervë të FSK-së, me sukses ka zhvilluar 75 trajnime jashtë vendi me pjesëmarrje të 140 pjesëtarëve si dhe trajnime përkatëse të planifikuara për këtë vit.

3.1.2.Mbështetja, promovimi dhe mirënjohja e performancës së personelit

Në kuadër të politikave për mbështetjen dhe promovimin e personelit, MFSK përmes Bordit për Gradime dhe Emërime të pjesëtarëve të FSK-së në gradat OF-1 deri në OF-5 (nga nëntoger deri në kolonel), ka graduar dhe emëruar 138 oficer, prej tyre 75 gradime dhe 63 emërime, ndërsa Bordi për Gradime dhe Emërime të pjesëtarëve të FSK-së në gradat OR-1 deri në OR-7 (nga rreshter deri në kapter) vazhdon punën e tij për gradime dhe emërime të nënoficerëve. Gjatë vitit 2016 janë shpërndarë 96 medalje, dekorata dhe mirënjohje për Punë dhe Përkushtim për rezultate të larta në përmirësimin e programit mësimor, për Shërbim të Shquar, për Shërbim Vetëmohues, për Shpëtim Jete, për Qitës të Dalluar dhe për Njësi të Dalluar, pjesëtarët dhe njësitë e MFSK / FSK-së.

Raporti Vjetor 2016

7

Page 8: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

3.1.3.Vazhdimi i procesit të rekrutimit

Duke pasur për bazë planifikimet vjetore të parapara për vitin 2016, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, edhe përgjatë vitit 2016 ka vazhduar me procesin e rekrutimit të personelit, me qëllim të përmbushjes së kapaciteteve të nevojshme me personel.

3.1.3.1. Procesi i rekrutimit të kadetëve

Proces me rëndësi të veçantë vazhdon të mbetet rekrutimi cilësor i kadetëve të rinj dhe shkollimi i tyre në Qendrën për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe në akademitë ushtarake të shteteve partnere. Në vazhdën e këtij angazhimi, gjatë vitit 2016, në pajtim me nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, është realizuar fushata e rekrutimit të kadetëve të cilat kanë rezultuar me përzgjedhjen e 31 kadetëve (26 meshkuj dhe 5 femra), prej të cilëve 4 janë nga radhët e komuniteteve jo shumicë. Gjithashtu kemi organizuar 2 fushata të rekrutimit të kadetëve, prej të cilave njëra ka qenë e hapur vetëm për pjesëtarët e FSK-së, dhe njëra për të gjithë kandidatët e interesuar, duke përfshirë edhe kandidatët nga shoqëria civile.

Numri i kadetë – oficerëve të përzgjedhur për vijimin e mësimeve nëpër Qendrat Shkollore, është si më poshtë: - Qendra për Studime Universitare (Forca e Sigurisë së Kosovës) 17 kadetë, prej të cilëve njëri nga Forcat e ..Armatosura të Republikës së Shqipërisë) - Akademia Ushtarake Tokësore në Republikën e Turqisë 3 kadetë - Akademia Ushtarake Mjekësore në Republikën e Turqisë 2 kadetë - Akademia Ushtarake e Republikës së Maqedonisë 2 kadetë - Kolegji Mjekësor i Nënoficerëve në Republikën e Turqisë 1 kadet - Institucionet Ushtarake të Republikës së Gjermanisë 3 kadetë - Akademia Ushtarake e Republikës së Kroacisë 1 kadet - Akademia Ushtarake "West Point" në SHBA 2 kadetë

Raporti Vjetor 2016

8

Page 9: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

3.1.3.2. Rekrutimi i nëpunësve civil dhe stafit mbështetës

Një komponent tjetër me rëndësi mbetet po ashtu edhe rekrutimi i nëpunësve civil dhe stafit mbështetës të Ministrisë së FSK-së dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjatë vitit 2016, në pajtim me planin e rekrutimit dhe kërkesat e njësive organizative të MFSK / FSK-së, janë rekrutuar 2 nëpunës civil dhe 2 nëpunës nga kategoria e stafit mbështetës.

3.1.3.3. Rekrutimi i stafit politik dhe stafit të kabineteve Në vazhdën e kompletimit të stafit politik dhe stafit të Kabinetit të Ministrit, gjatë vitit 2016 është bërë një emërim në radhët e stafit politik.

3.1.3.4. Angazhimi dhe trajnimi i komponentit rezervë

Në pajtim me Planin Vjetor të Veprimit për vitin 2016, Plan programin e trajnimit të pjesëtarëve rezervë për vitin 2016, dhe Urdhrin e Komandantit të FSK-së "Për trajnimin dhe angazhimin e pjesëtarëve të komponentës rezervë në njësitë e tyre" si dhe në Ushtrimin fushor "Shqiponja 5", gjatë këtij viti janë angazhuar dhe trajnuar 369 pjesëtarë të komponentës rezervë; në kursin bazik për oficerë, Procedurat e udhëheqjes së trupave, Kursin për fitnes fizik, Kursin e komunikimit, Kursin për logjistikë, Kursin për mjekësi, Kursi për mbrojtje kimike, atomike dhe biologjike. Pjesë e angazhimit vjetor ka qenë edhe Orkestra muzikore - Bendi frymor i FSK-së e cila është angazhuar në përgatitje dhe ushtrime obligative për performimin profesional gjatë aktiviteteve ceremoniale të FSK-së. Në përputhje me aktet normative dhe procedurale në fuqi, krahas proceseve tjera ka vazhduar procesi permanent i verifikimit dhe shqyrtimit të pastërtisë së figurës së ushtarakut dhe nëpunësve civil të MFSK/FSK-së.

Raporti Vjetor 2016

9

Page 10: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

3.2. AVANCIMI I MËTEJMË I SISTEMIT TË MBËSHTETJES LOGJISTIKE, PROKURIMI DHE KONTRAKTIMI DHE MENAXHIMI I BURIMEVE TË

SHTUARA MATERIALE

Strukturat e menaxhimit të mbështetjes logjistike dhe resurseve materiale krahas detyrave dhe përgjegjësive të përhershme dhe intensive kanë vazhduar me zhvillimin e mëtejmë të politikave të reja në funksion të fuqizimit të sistemit dhe menaxhimit të burimeve përkatëse.

3.2.1.Shkalla e implementimit të Planit të Prokurimit për vitin 2016

Procesi i planifikimit me kohë me përfshirjen e të gjithë aktorëve në MFSK dhe FSK pas një analize profesionale me identifikim të qartë dhe të duhur, cilësor dhe sasior të kërkesave dhe nevojave për vitin pasues, ka bërë që MFSK dhe FSK të krijojnë traditë në planifikim dhe ekzekutim të nivelit të lartë të Planit të Prokurimit. Kjo praktikë e suksesit ishte edhe gjatë këtij viti fiskal, duke realizuar në përputhje të plotë me kërkesat sipas afateve te parapara. Ky sukses është rezultat edhe i bashkëpunimit intensiv dhe produktiv me KRPP-në, OSHP-në, AQP-në dhe institucionet tjera relevante konformë legjislacionit në fuqi. Gjatë vitit fiskal 2016 janë zhvilluar 154 aktivitetet e prokurimit konformë kërkesave të njësive kërkuese dhe në përputhje me planin e prokurimit, duke nënshkruar gjithsejtë 90 kontrata me vlerë të madhe, të mesme, të vogël dhe minimale. I tërë ky prpgres është arritur falë përkrahjes së profesionistëve këshildhënës nga NATO-ja për departamentin e prokurimit dhe atë të logjistikes. Pasi janë zhvilluar procedurat e prokurimit, në përputhje me LPP-në, për mungesë të ofertave të përgjegjshme, apo për shkak të specifikimit teknik joadekuat janë anuluar 25 aktivitete të prokurimit me vlerë të madhe, të mesme, të vogël dhe minimale. Këto kërkesa janë kthyer për ri plotësim të specifikimit teknike nga njësitë kërkuese. Procesi i menaxhimit të projekteve te kontraktuara gjatë vitit 2016 – Strukturat prokuruese dhe kontraktuese edhe gjatë këtij viti, në përputhje me LPP-në dhe legjislacionin sekondar në fuqi, për menaxhimin dhe implementimin e kontratave, ka caktuar menaxherët dhe ndihmës menaxheret për menaxhimin e të gjitha kontratave të nënshkruara me vlerë të vogël, të mesme dhe të madhe, për mallra dhe shërbime, kurse për kontrata të punës përveç menaxherëve dhe ndihmës menaxherëve nga MFSK/FSK ishte në proces ka qenë aktive edhe kompania mbikëqyrëse e punimeve të kontraktuara.

Raporti Vjetor 2016

10

Page 11: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

3.2.2. Vazhdimi i procesit të menaxhimit të burimeve materiale dhe realizimit të blerjeve të reja

Procesi i menaxhimit dhe administrimit të mallrave dhe shërbimeve ka vazhduar përmes sistemeve të Free Balance-it në kuadër të Sistemit Informativ të Menaxhimit të Financave (SIMFK) si dhe projekteve kapitale në pajisje dhe projekte infrastrukturore në sistemin e Programit të Investimeve Publike (PIP). Mirëmbajtja e sistemit të menaxhimit të aseteve ka vazhduar edhe këtë vit përmes avancimit të programit qeveritar e-Pasuria për FSK-në, me fillimin e aplikimit të Modulit të Logjistikës si dhe certifikimit të 22 pjesëtarëve të FSK-së për përdorim të programit përkatës. Gjithashtu, menaxhimi i procesit të blerjeve, prokurimit dhe kontraktimit me pajisje specialistike, automjete, pajisje dhe makineri ushtarake, mallra dhe shërbime të mirëmbajtjes dhe riparimit të pajisjeve dhe automjeteve si: Pajisje operacionale fushore, pjesë rezervë për armë, pajisje për çminim (deminim ), municion, rimorkio për materie te rrezikshme, automjete për transportim të personelit, 3T Pirunjer, automjete jo taktike etj. Në këtë vitë është bërë furnizimi me: Automjete taktike të terrenit; Automjete taktike të blinduara ( APV); Pushkë të standardizuara, Autoblinda, Autoambulanca, Pajisje për kërkim-shpëtim, Kamion për tërheqje 5T.

3.2.3.Vazhdimi i zgjerimit të kapaciteteve infrastrukturore dhe ambienteve të nevojshme për punë, mësim, trajnime dhe akomodim

Gjatë vitit buxhetor 2016, në kazermat e FSK-së janë realizuar projekte të rëndësishme infrastrukturore ku janë krijuar kushte më të mira për punë, mësim, trajnime dhe akomodim të pjesëtarëve të FSK-së.

3.2.3.1.Projektet të cilat kanë filluar në vitin paraprak (2015) dhe kanë përfunduar gjatë vitit 2016

Riparimi dhe rregullimi i ndriçimit të hapësirave të kazermave të FSK-së – Gjilan, Mitrovicë, Prizren, Pomozotin; Ndërtimi i pikës së kontrollit, Kazerma në Gjilan; Ndërtimi i vrojtoreve, në kazermat e FSK-së; Gjilan, Mitrovicë, Prizren. Ndërtimi i pikës së kontrollit, Kazerma në Mitrovicë. Ndërtimi i rrethojës se sigurisë në kazermën e FSK-së në Pomozatin. Rikonstruimi dhe asfaltimi i rrugëve dhe parkingjeve në kazermën e FSK-së në Pomozatin. Ndërtimi i objektit të Komandës së Batalionin e Dytë të BRSH-së në Istog. Ndërtimi i garazheve dhe parkingjeve të automjeteve për BMO-në në Prishtinë. Ndërtimi i objekteve të qendrës për kërkim-shpëtim urban në Pomozatin (2015-2016).

Raporti Vjetor 2016

11

Page 12: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

3.2.3.2.Projektet kapitale në infrastrukturë të cilat kanë filluar ne vitin 2015 dhe vazhdojnë edhe në vitet tjera janë projekte në faza 2015 -2017

Objektet në ndërtim janë; Ndërtimi i objektit të kuzhinës në Kazermën e FSK-së në Istog, (2015-2017). Progresi fizik aktual i realizimit të punimeve sipas kontratës është rreth 75 % të totalit të kontratës. Ndërtimi i konviktit në Kazermën e FSK-se në Ferizaj, (2015-2017). Progresi fizik aktual i realizimit të punimeve sipas kontratës është rreth 55 % të totalit të kontratës.

3.2.4. Vazhdimi i ofrimit të donacioneve nga partnerët ndërkombëtar në mbështetje të FSK-së

Edhe gjatë vitit 2016 si rezultat i aktivitetit të organizuar me shtetet partnere në kuadër të Konferencës "FSK dhe Partnerët" janë ofruar donacionet e zotuara në pajisje dhe projekte infrastrukturore nga miqtë donatorë si në vijim: - Qeveria amerikane; Pajisje të kërkim shpëtimit (SAR), asgjësimit të mjeteve të pashpërthyera dhe deminimit humanitar (EOD), Mbrojtjes Kimike, Atomike dhe Biologjike (HAZMAT) dhe pajisje të komunikimit, në vlerë të përgjithshme prej 10,825,037.67 $; - Qeveria gjermane; Automjete të përdorura, pjesë rezervë dhe pajisje për mirëmbajtje në vlerë të përgjithshme prej 27,985 €; - Qeveria holandeze; Pajisje për mbushjen e baterive në vlerë të përgjithshme prej 7,500 €. - Fondi i Mirëbesimit (Trust fund); Ndërtimi i aneksit të Servisit të automjeteve dhe renovimi i servisit aktual në Kazermën e FSK-së në Prishtinë në vlerë të përgjithshme prej 233,752.89 €.

3.3. VAZHDIMI I ZGJERIMIT TË KAPACITETEVE TË RRJETIT TË KOMUNIKIMIT

Raporti Vjetor 2016

12

Page 13: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

DHE INFORMATIKËS NË FUNKSION TË MBËSHTETJES SË SISTEMIT TË KOMANDIMIT, KONTROLLIT, KOMUNIKIMIT DHE KOMPJUTERIZIMIT

Gjatë vitit 2016 me qëllim të zhvillimit, profesionalizimit dhe mbajtjes së kapaciteteve dhe gatishmërisë operacionale të komunikimit në FSK, në kuadër të rrjetit të komunikimit me radio pajisje taktike, Qeveria e SHBA-së ka dhuruar donacion-pajisje në vlerë prej 9.2 milion $ me zgjerimin e kapaciteteve të sistemeve të komunikimit në mbështetje të sistemeve të C2, C3 dhe C4. Më qëllim të ngritjes se kapaciteteve për siguri kibernetike në MFSK dhe FSK, në bashkëpunim të ngushtë me ekipin e ekspertëve të Gardës Kombëtare të IOWA-së (FA të SHBA-së) janë identifikuar rreziqet dhe dobësitë e mundshme në rrjetin e FSK-së. Në funksion të zbatimit të politikës përkatëse gjatë kësaj periudhe, në harmoni me Strategjinë Shtetërore për Sigurinë Kibernetike është hartuar edhe Strategjia për Siguri Kibernetike në MFSK dhe FSK.

3.4. VAZHDIMI I ZGJERIMIT TË MËTEJMË TË KAPACITETEVE TË MBËSHTETJES MJEKËSORE

Në kuadër të fushëveprimit specifik të shëndetësisë, MFSK me mekanizmat e vet menaxhues ministror dhe ata funksional në nivel të FSK-së, ka marrë pjesë dhe kontribuar në aktivitetet me strukturat ndërqeveritare dhe ndërinstitucionale, në procesin e ngritjes dhe fuqizimit të mekanizmave shtetëror për parandalimin e epidemive. Me qëllim të mirëmbajtjes së nivelit të lartë të gatishmërisë operacionale dhe ngritjes cilësore të burimeve njerëzore është zhvilluar procesi i ekzaminimeve mjekësore për të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe kadetët e QSU-së, krahas shqyrtimit sistematik të të gjitha rasteve mjekësore, me rekomandimet përcjellëse profesionale për rastet përkatëse. Gjithashtu me qellim të ruajtjes së shëndetit dhe rritjes së imunitetit kundër gripit sezonal është realizuar vaksinimi i të gjithë pjesëtarëve të FSK-së. Bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të MFSK-së dhe SHP të Forcave te Armatosura të Republikës së Turqisë, deri më tash në Akademinë Mjekësore Ushtarake (GATA) të Turqisë për trajtim

Raporti Vjetor 2016

13

Page 14: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

mjekësor janë dërguar 38 pacient. Ngritja profesionale e pjesëtarëve të FSK-së gjatë kësaj periudhe është karakterizuar me mbajtjen e trajnimit treditor në fushën e sanitetit dhe higjienës fushore, me trajnimin e temave të ndryshme si; gatishmëria mjekësore, zbarkimi i trupave në terren, kushtet dhe kujdesi që kërkohet pas zbarkimit të trupave etj. Ky trajnim është realizuar nga instruktorë të mjekësisë nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës të Forcave Ajrore si dhe me oficer mjekësor nga kampi amerikan "Bonsteel". Pastaj është realizuar trajnimi "Personi i parë në vendngjarje", trajnim ky i nivelit taktik për ofrimin e ndihmës së parë që është realizuar në Brigadën e Reagimit të Shpejtë (BRSH) nga ekipi britanik i organizuar nga Zyra e Atasheut Ushtarak të Britanisë së Madhe. Më datën 20.09. 2016, Drejtori i Departamentit për Çështje Mjekësore së bashku me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës ka marrë pjesë në Konferencën treditore ndërkombëtare mjekësore të organizuar nga Komanda e përbashkët shumëkombëshe (Joint Multinational Command) e mbajtur në Rogenburg të Gjermani në të cilën konferencë është prezantuar FSK dhe shërbimi mjekësor në FSK.

3.5. AVANCIMI I MËTEJMË I SISTEMIT TË MENAXHIMIT TË BURIMEVE FINANCIARE

3.5.1.Buxheti i MFSK-së për vitin 2016, ndryshimet dhe procesi i realizimit të tij

Sikur edhe në vitet e mëparshme, MFSK dhe FSK, si rezultat i planit të analizuar, vlerësuar dhe përcaktuar mirë me kufij dhe linja në përputhje të plotë me objektivat dhe prioritet e përcaktuara të lidershipit të saj, është në prag të përmbylljes së suksesshme të buxhetit për vitin 2016. Bazuar në procesin e planifikuar të shpenzimit të buxhetit në të gjitha kategoritë ekonomike, gjatë tërë viti fiskal dhe procesit aktual, bashkë edhe me deklarimet për kursime buxhetore, mundësojnë parashikimin e qëndrueshëm të realizimit të përgjithshëm të buxhetit në shkallën mbi 95 % .

Raporti Vjetor 2016

14

Page 15: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

4. MIRËMBAJTJA DHE ZHVILLIMI I MËTEJMË I KAPACITETEVE DHE AFTËSIVE AKTUALE OPERACIONALE

4.1. Ngritja e cilësisë së mëtejme të gatishmërisë operacionale

FSK edhe gjatë këtij viti me sukses ka arritur të mirëmbajë dhe të avancojë cilësinë e gatishmërisë operacionale në personel, pajisje, infrastrukturë, trajnime etj. Kjo dëshmon se FSK është plotësisht e aftë për k r y e r j e n e d e t y r a v e d h e aktiviteteve karshi misionit kushtetues që ka. FSK, me misionin aktual kushtetues, por edhe me ndryshimin e tij, do të ketë gatishmërinë e plotë operacionale, në zbatimin e misionit për mbështetjen e operacioneve në nivel vendi por e d h e t ë p j e s ë m a r r j e s n ë operacionet ndërkombëtare të përbashkëta me partnerët për reagim në kriza. FSK, edhe gjatë këtij viti, ka realizuar pjesëmarrje të denjë në ushtrime dhe trajnime jashtë vendit, në përputhje me rregullat ligjore dhe Direktivat e Komandantit të FSK-së për dërgimin e pjesëtarëve dhe kontingjentit të FSK-së në operacione jashtë vendit.

4.2 Operacionet për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (EOD) dhe operacionet e deminimit humanitar

Gjatë këtij viti operacionet e deminimit kanë filluar me datën 28 mars dhe kanë përfunduar më datë 30 nëntor 2016. Njësitet e FSK-së kanë zhvilluar operacionet e deminimit humanitar në pesë lokacione: Ferizaj brenda kazermës së FSK-së, Zagrimle, Hoçë të Qytetit, Paldenicë dhe në Parkun e Lirisë në Ferizaj. Qendra Koordinuese për Deminim e MFSK/FSK-së ka koordinuar realizimin e të gjitha operacioneve të EOD-së dhe deminimit humanitar. Njësitë e EOD-së së FSK-së kanë intervenuar në 293 raste dhe ka demoluar 356 mjete të ndryshme eksplozive. Njësitë e deminimit kanë arritur të pastrojnë 242,840 metra katrorë, operacion gjatë të cilit janë gjetur 72 mjete të ndryshme eksplozive të pashpërthyera. Përveç njësive që zhvillojnë operacionet e deminimit humanitar, FSK ka edhe dy njësi kujdestare pandërprerë gjatë 24 orëve në të gjitha ditët e javës, për intervenime në raste të njoftimit nga qytetarët të cilët hasin në mjete të ndryshme të pa eksploduara.

Raporti Vjetor 2016

15

Page 16: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

4.3.Operacionet e njësive të FSK-së

MFSK, përmes Qendrës së saj të S i t u a t a v e k a m o n i t o r u a r , koordinuar dhe udhëhequr të gjitha operacionet e njësive të FSK-së në n d ë r l i d h j e p e r m a n e n t e m e Qendrën e Situatave të Qeverisë d h e Q e n d r ë n O p e r a t i v e t ë Komandës së Forcave Tokësore d h e m e A g j e n c i n ë p ë r Menaxhimin e Emergjencave (AME). Përveç tjerash edhe në r e a l i z i m i n e u s h t r i m i t t ë p ë r b a s h k ë t n ë A e r o p o r t i n Ndërkombëtar "Adem Jashari" në funksion të zbatimit të Planit të Reagimit Kombëtar. Në kuadër të bilancit të përgjithshëm vjetor të raportuar nga Qendra e Situatave të MFSK-së gjatë vitit 2016, kemi këto të dhëna mbi numrin e operacioneve dhe projekteve që kanë realizuar njësitë e specializuara të FSK-së: a) Operacione të Kërkim-shpëtimit, vërshime dhe incidente - 13; b) Inspektimet e Njësisë së Mbrojtjes Kimike,Atomike dhe Biologjike (MKAB) - 24; c) Vlerësimi i rreziqeve të mundshme nga Njësia Ndërlidhëse

për Reagim në Kriza (NJNRK) - 67; d) Zjarrëfikje nga Regjimenti i Mbrojtjes Civile (RMC) - 1; e) Zhbllokim i rrugëve nga bora nga Batalioni i Xhenios (BXH) - 4.

4.4. Realizimi i suksesshëm i planit vjetor të trajnimeve dhe ushtrimeve brenda dhe jashtë vendit

Bazuar në planit vjetor të trajnimeve me institucionet vendore janë planifikuar dhe realizuar 14 trajnime e në proces janë duke u realizuar edhe 11 trajnime me institucione vendore. - Nga numri i trajnimeve individuale me Ekipet Mobile Trajnuese Bilaterale dhe KFOR-it janë realizuar me GK të IOWA-s dhe KFOR-in amerikan -22, Britaninë e Madhe -6, Turqinë-4, KFOR-in-4 dhe Slloveninë -1, - Nga trajnimet e planifikuara jashtë vendit, gjatë vitit 2016 janë realizuar 165 trajnime e në proces janë duke u realizuar edhe 72 trajnime tjera. Trajnimet kolektive jashtë vendit: "Kampi Veror 2 0 1 6 " n ë M a q e d o n i ; "Immediate Response-16" në Slloveni/Kroaci; "Joint Effort 16" në Shqipëri; "Cambrian Patrol" në Mbretërinë e B a s h k u a r ; " C o m b i n e d Resolve ' 16" në Gjermani. - Trajnimet kolektive brenda vendit: "Silver Sabre" në Film City; UMT Inteligjencë –në KDS Ferizaj; UMT Logjistikë në KFT në Prishtinë; Ushtrim Fushor – Kosovë; Shqiponja-5, në Kosovë;

Raporti Vjetor 2016

16

Page 17: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

4.5. Përurimi i Qendrës së Trajnimit për Kërkim-Shpëtim

Më 28 shtator, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), me një ceremoni madhështore në kazermën ,,Evropianët e rinj'' të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, në Bardh të Vogël (Pomozatin), ka përuruar Qendrën e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim, e para e këtij lloji në rajon. Karakteristikë e veçantë e kësaj Qendre është se përveç pjesëtarëve të FSK-së dhe shtetasve të Kosovës, në përgjithësi, në të do të trajnohen edhe shtetasit e huaj, të vendeve fqinje nga regjioni, ata të NATO-së si dhe student nga të gjitha vendet që duan të përfitojnë profesionalisht nga kapacitetet e Qendrës së Trajnimit për Kërkim-Shpëtim të FSK-së. Qendra e Trajnimit të Kërkim-Shpëtimit ka për objektiv të jetë qendër e ekselencës për ngritjen profesionale të pjesëtarëve të FSK-së, dhe njëkohësisht trajnimin e pjesëtarëve të agjencive tjera emergjente të vendit tonë dhe të vendeve të rajonit në fushën e kërkim shpëtimit. Për ngritjen e kësaj qendre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Suedia dhe Turqia, kanë dhënë kontribut të çmuar në logjistikë, mjete financiare, pajisje dhe këshilla profesionale, dhe kanë mundësuar ngritjen profesionale të njësisë së Kërkim-Shpëtimit të FSK-së.

4.6. Sukseset e pjesëtarëve të FSK-së në garat ndërkombëtare

- Në Akademinë prestigjioze të Rreshter-majorëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) pas analizave dhe sukseseve të rreshter-majorëve të cilët kanë kryer këtë akademi, më 12.04.2016, me qëllim të mirënjohjes së sukseseve kulminante të rreshter-majorit të parë të FSK-së Genc Metaj, foto-biografinë e tij e ka vendosur në "Korridorin e Famës" së akademisë përkatëse. - Më 13 maj 2016, në Kroaci u mbajt ceremonia zyrtare për shpalljen e ushtarit më të mirë, për vitin 2016, mbajtur, për dy ditë, në poligonin ushtarak "Gjakovo" në Grubisnjo-Polje të Kroacisë. Në këtë garë ushtarake kanë marrë pjesë përfaqësuesit e 15 shteteve të NATO-s, si dhe shumë përfaqësues të shteteve partnere të Kroacisë. Në garën për përzgjedhjen e ushtarit më të mirë të Kroacisë dhe atij ndërkombëtarë, kanë marrë pjesë 145 ushtarë, të cilët kanë marshuar 40 kilometra me 17.6 kilogram ngarkesë në shpinë, si dhe i kanë kaluar-ekzekutuar 13 detyra ushtarake. Pjesëmarrësit nga Kroacia, kanë garuar për zgjedhjen e ushtarit më të mirë të Kroacisë, ndërsa pjesëmarrësit nga shtetet e NATO-s, dhe ato partnere, kanë garuar për zgjedhjen e ushtarit më të mirë ndërkombëtarë, për të dy gjinitë. Në konkurrencën e femrave, Toger Manushaqe Nura zuri vendin e parë dhe është nderuar me

Raporti Vjetor 2016

17

Page 18: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

medalje, ndërsa në konkurrencën ndërkombëtare mjaftë të fortë të m e s h k u j v e , Te t a r B i n a k Podrimqaku zuri vendin e tretë, ndërsa, Tetari Feti Pronaj të 13-t i n , n ë k o n k u r r e n c ë n ndërkombëtarëve. - Në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimi t në mes të Minis t r i së së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë, një ekip oficerësh dhe ushtarësh të FSK-së, prej 6 vetash, për dy javë (25 qershor-08 korrik 2016) kanë kryer t r a j n i m i n B a z i k p ë r Parashut izëm Luf tarak në R e p u b l i k ë n e K r o a c i s ë , g jeg jës i sh t në Akademinë Ushtarake në Zagreb. Në këtë trajnim dy javor kanë marrë pjesë: toger Ilir Beqiri, tetar Labinot Kelmendi, tetar Faton Rukovci, ushtar Franjo Kodraj, ushtar Besarta Pacolli dhe ushtar Ilir Kajtazi. Për përformancë të dalluar me mirnjohje “shërbyes civil i vitit 2016” është nderuar Fahrije Sadiku, drejtoreshë e Departamentit për Menaxhimin e Financave në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Gjithashtu në Bazën e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Ramstein të Gjermanisë, nga data 24-29 korrik 2016, u mbajt "Java Ndërkombëtare e hedhjes me Parashutë Ushtarake". Në këtë garë ndërkombëtare, me ftesë të Forcave Ajrore të SHBA-ve, ka marrë pjesë ekipi i parë i Parashutistëve të Forcës së Sigurisë të Kosovës. Kjo ngjarje është aktivitet tradicional i cili organizohet çdo vit në këtë bazë ushtarake dhe në të cilin marrin pjesë vende të NATO-s dhe vende tjera aleate. Këtë vit për herë të parë ka marrë pjesë edhe Kosova-FSK-ja, përkrah ekipeve të SHBA-ve, Anglisë, Gjermanisë, Francës, Holandës dhe Izraelit. Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Granit Kryeziu i sistemuar në Batalionin e Parë të Reagimit të Shpejtë të BRSH-së në Gjilan, ka marrë medaljen e artë në vrapimin 5 kilometrash, në kategorinë e meshkujve në garën "Run for the Fallen" ( Vrapo për të rënët), në kampin e KFOR-it ,,Bonsteel'' në Sojevë, si shenjë nderimi për viktimat në shtetin e Pennsylvani-së(SHBA). Më 22.10.2016, Skuadra e Brigadës së Reagimit të Shpejtë e Forcë së Kosovës (FSK), e përbërë prej 8 pjesëtarësh është dekoruar me Medaljen e artë në ushtrimet më sfiduese dhe më prestigjioze në botë ,,Cambrian Patrol" në Wells të Mbretërisë së Bashkuar. Ceremoninë e dekorimit me medaljen e artë nga afër e ka ndjekur edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Rama. Ushtrimi është

mbajtur në tetë faza përgjatë muajit tetor në Wells të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa skuadra e FSK-së ka zhvilluar patrullën e saj 48 orëshe në fazën e 6-të nga data 19 deri me 21 tetor 2016. Në këtë ushtrim përveç 102 skuadrave nga njësi të ndryshme të ushtrisë britanike kanë marrë pjesë gjithsejtë e d h e 1 8 s k u a d r a m y s a fi r e , p ë r f s h i r ë ushtritë nga vendet si G j e r m a n i a , I t a l i a , Z v i c r r a , K a n a d a , P a k i s t a n i , N e p a l i ,

Raporti Vjetor 2016

18

Page 19: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

Brazili, Kili, Bosnia dhe Hercegovina, Irlanda, India, Belgjika, Çekia, Australia, Zelanda e Re, Gjeorgjia, Meksika, dhe Latvia.

5. THELLIMI I MËTEJMË I BASHKËPUNIMIT CIVIL-USHTARAK DHE FORCIMI I MARRËDHËNIEVE ME INSTITUCIONET VENDORE DHE NDËRKOMBËTARE

5.1. Realizimi i projekteve humanitare dhe mbështetja e autoriteteve civile, komuniteteve dhe OJQ-ve

MFSK dhe FSK, në kuadër misionit të s a j , p ë r m e s s t r u k t u r a v e t ë bashkëpunimit civil dhe ushtarak edhe gjatë këtij viti, ka vazhduar me intensitet angazhimin në realizimin e shumë projekteve humanitare, të cilat kanë ndikuar fuqishëm në forcimin e mëtejmë të imazhit të FSK-së në mesin e qytetarëve të vendit. Gjatë vitit 2016 janë realizuar: 9 projekte humanitare infrastrukturore, 35 o p e r a c i o n e m b ë s h t e t j e j e p ë r komunitet in dhe inst i tucionet v e n d o r e d h e O J Q - t ë . E k i p e t mjekësore t ë FSK-së , k rahas detyrimeve të përditshme, kanë vazhduar me realizimin e projektit humanitar të përmuajshëm, duke ofruar ndihmë mjekësore dhe barna esenciale për komunitetin serb në fshatrat e komunës së Istogut, si Dragolevc, Serbobran, Zallq dhe Gurakoc. Angazhimi i ekipeve mjekësore të FSK-së me profesionalizëm dhe seriozitet të treguar, çmohet lartë edhe nga banorët serbë lokal, të cilët për një kohë të gjatë falas pranojnë këto shërbime shëndetësore. Strukturat e menaxhimit të sistemit mjekësor dhe atij të bashkëpunimit civilo-ushtarak të MFSK-së në koordinim me strukturat e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGJK) kanë vazhduar traditën e organizimit të përvitshëm (gjatë muajit shkurt dhe gusht) të aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut. Kjo traditë ka rezultuar si edhe herëve tjera me përgjigje masive nga ana e zyrtarëve të MFSK-së si dhe oficerëve, nënoficerëve dhe ushtareve të FSK-së, duke dhuruar gjithsej 1245 doza të gjakut për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës. Nga 15 janar deri më 4 shkurt 2016, instruktorët e deminimit, përveç operacioneve të deminimit, kanë realizuar edhe mbajtjen e ligjëratave nëpër shkolla fillore dhe ato të mesme për vetëdijesimin e nxënësve për rrezikun nga minat dhe mjetet tjera të pashpërthyera në Republikën e Kosovës. Nga data 30.05 deri më 03.06.2016, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj, është realizuar "Kampi Rinor 2016", ku kanë marrë pjesë 98 nxënës të shkollave të mesme nga komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës. Gjithashtu nga 19.03 deri më 20.03.2016 si dhe nga 17.09 deri më 18.09.2016 është realizuar aktiviteti i Organizatës Franceze "PL4Y Internacional", me qëndrim dhe trajnim dyditor të pjesëmarrësve në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj. Në këtë trajnim Organizata "PL4Y Internacional" morri pjesë me 35 vullnetarë nga 6 komunitetet si: shqiptarë, serbë , boshnjakë, turq, ashkali dhe romë që vinin nga 10 lokalitete të ndryshme të Republikës së Kosovës si: Pejë, Skenderaj, Plemetin, Janjevë, Shtërpcë, Mamushë, Mitrovicë Jugore dhe Veriore, Dardanë dhe Shtime.

5.2.Thellimi i vazhdueshëm i bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet qendrore dhe lokale Thellimi i bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve në mes MFSK-së, institucioneve qendrore dhe atyre lokale gjatë vitit 2016 ka rezultuar me marrëveshjet si: Marrëveshje mirëkuptimi me komunën e Hanit të Elezit, Prizrenit, Malishevës, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe me pronarët e tokave në katër komunat ku është bërë realizmi i ushtrimeve fushore.

Raporti Vjetor 2016

19

Page 20: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

. 5.3.Vazhdimi i bashkëpunimit civilo-ushtarak me organizatat ndërkombëtare

Në kuadër të bashkëpunimit që kemi me Zyrën për Mbështetje Civilo-Ushtarake pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë, në kuadër të programit të tyre "Amerika me Kosovën", gjatë vitit 2016, kemi realizuar aktivitet në komunën e Skenderajt, në Shkollën e Mesme të Kompetencës, në bashkëpunim me Inspektoratin e Policisë së Kosovës, Programi i Asistencës së Trajnimeve për Hetimet Penale Ndërkombëtare (International Criminal Investigative Training Assistance Program -ICITAP) dhe Universitetit Amerikan në Prishtinë.

6. FUQIZIMI I KONTROLLIT TË BRENDSHËM, TRANSPARENCËS, LLOGARIDHËNIES DHE INTEGRITETIT INSTITUCIONAL

6.1. Mbikëqyrja parlamentare e MFSK-së dhe FSK-së Në pajtim me ligjin, Kuvendi i Republikës së Kosovës edhe gjatë vitit 2016 në kuadër të kompetencave të veta ligjore, ka ushtruar kontrollin demokratik parlamentar mbi MFSK-në dhe FSK-në. - Më 15 shtator 2016, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i MFSK-së, Shkëlzen Sylaj kanë zhvilluar takimin me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së për prezantimin e Planit të Integritetit të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës; - Më 1 nëntor 2016, Ministri i FSK-së, zoti Haki Demolli së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, Sekretarin e Përgjithshëm të MFSK-së, zotin Shkëlzen Sylaj, të shoqëruar edhe nga atasheu i Mbrojtjes i ShBA-së, kolonel Jeffry Fischer, u pritën nga Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Kosovës; - Më 29 nëntor 2016, Ministri i FSK-së, zoti Haki Demolli, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm z. Shkëlzen Sylaj në mbledhjen e Komisionit për Punë t ë Brendshme, S igur i dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë të Kosovës, kanë raportuar për buxhetin e Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Raporti Vjetor 2016

20

Page 21: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

6.2. Avancimi i mëtejmë i cilësisë së aktiviteteve të auditimit të brendshëm Struktura e brendshme audituese, në kuadër të aktivitetit zyrtar edhe gjatë vitit 2016, në përputhje me planin e saj ka vazhduar zbatimin me dhënien e këshillave dhe nxjerrjen e rekomandimeve për subjektet e audituara në funksion të përmirësimit të punës dhe në përmbushjen e aktiviteteve të departamenteve, zyreve, njësive të MFSK dhe FSK-së, duke sjellë një qasje sistematike dhe të disiplinuar për të vlerësuar e për të përmirësuar efikasitetin e menaxhimit të riskut dhe proceseve të kontrolleve të brendshme. Strukturat e auditimit të brendshëm për vitin fiskal 2016 kanë planifikuar dhe realizuar tetë auditime, me raportim periodik të rregullt para menaxhmentit të lartë të Ministrisë për FSK-së dhe Ministrisë së Financave në bashkëpunim të përhershëm me Zyrën e Auditimit të Përgjithshëm.

6.3. Mbikëqyrja e saktësisë, efektshmërisë dhe zbatueshmërisë së detyrimeve ligjore

Me qëllim të ngritjes së vazhdueshme profesionale të burimeve të saja njerëzore, në hap me ndryshimet dhe standardet si dhe të mbikëqyrjes në kryerjen e detyrimeve profesionale dhe ligjore, MFSK dhe FSK, përmes Inspektoriatit të FSK-së sistematikisht ka mbikëqyrur saktësinë, efektshmërinë dhe zbatueshmërinë e të gjitha detyrimeve ligjore, në të gjitha nivelet e strukturës së MFSK dhe FSK-së përmes inspektimeve të rregullta periodike të planifikuara dhe inspektimeve pa paralajmërim, të udhëzuara nga lidershipi i MFSK-së dhe FSK-së. Pas 12 inspektimeve të vitit 2016, janë përgatitur raportet me 28 rekomandime të nxjerra të cilat pas miratimit të Ministrit u janë dhënë njësive apo resorëve përkatës për zbatim. Përveç, bashkëpunimit të ngushtë me zyrtarët e Ekipit Këshillëdhënës të NALT-it, Inspektori Gjeneral i FSK-së, gjatë vitit 2016 ka vazhduar bashkëpunimin bilateral me strukturat homologe të saj. Inspektori gjeneral i FSK-së ka pritur për vizitë pune delegacionin e Inspektoratit të Përgjithshëm të FA të Republikës së Kroacisë më në krye Inspektorin Gjeneral të saj. Ky takim ka rezultuar me shkëmbimin shumë të frytshëm të përvojave reciproke në fushën përkatëse me zotimin reciprok për thellimin e bashkëpunimit profesional.

6.4.Implementimi i shërbimeve inovative në punën e përditshme të administratës MFSK, edhe këtë vit i ka kushtuar rëndësi procesit të menaxhimit të aktiviteteve administrative të zyrave në përputhje me ligjet dhe rregulloret përkatëse, ofrimit të shërbimeve cilësore në lekturimin, përkthimin dhe arkivimin e të gjitha dokumenteve të paklasifikuara dhe atyre të klasifikuara.

Raporti Vjetor 2016

21

Page 22: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

6.5. Avancimi i mëtejmë i sistemit cilësor dhe efikas të informimit publik dhe komunikimit me media

Departamenti për marrëdhënie me publikun, gjatë të vitit 2016, kanë prezantuar punën e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës duke qenë të hapur, transparent, korrekt dhe bashkëpunues me mediet në çdo kohë. A k t i v i t e t e t k o n k r e t e t ë Departamentit për Marrëdhënie me Publikun kanë përfshirë s p e k t ë r t ë g j e r ë t ë fushëveprimit në komunikimin medial: fushata informuese m e d i a l e p ë r p r o c e s e t e rekrutimit, plane të detajuara për monitorimin dhe mbulimin m e d i a l t ë a k t i v i t e t e v e , operacioneve, ngjarjeve brenda dhe jashtë vendi t s i dhe ceremonive pro tokol la re shtetërore dhe institucionale, q o f t ë n ë n p a t r o n a t i n e MFSK/FSK, qoftë ato me pjesëmarrjen aktive të MFSK/FSK-së mbështetje të aktiviteteve protokollare të Presidencës, Qeverisë dhe Kuvendit. Kujdes dhe përkushtim veçantë, përveç monitorimit dhe raportimit në media të aktiviteteve të MFSK/FSK-së i është kushtuar edhe mirëmbajtjes dhe azhurnimit me informacionet e nevojshme të web-faqes së MFSK-MKBS-MKSF ( ), pastaj Facebook, Flicker http://www.mksf-ks.org/dhe Twitter si dhe përgatitjes së spoteve informuese për ngjarje të veçanta. Publikimet me karakter informues të vazhdueshëm janë përmbledhur në gazetën periodike mujore "Forca Jonë", gazetën elektronike mujore ,,Newsletter'', kurse me qëllim të ofrimit të njoftimeve dhe informacioneve për publikun e gjerë rreth çështjeve me rëndësi të veçantë janë përgatitur; broshura, fletëpalosje, posterë, banerë dhe produkte të marketingut. Edhe këtë vit ka vazhduar pjesëmarrja në cilësinë e trajnerëve (dy zyrtarë) në trajnimet periodike (3 cikle) krahas trajnimeve të pjesëtarëve të MFSK-së dhe FSK-së në Qendrën Rajonale për Marrëdhënie me Publikun (Public Affairs Regional Centre -PARC) në Maqedoni.

6.6. MFSK dhe FSK , institucionet më të besueshme të sigurisë në vend

Informimi me kohë dhe transparenca në komunikim me mediat me qëllim të informimit sa më të shpejt dhe objektiv, ka bërë që Institucioni I MFSK/FSK të jetë institucioni i sigurisë më i besueshëm në vend, në të gjitha matjet e opinionit publik, në katër vitet e fundit në Republikën e Kosovës. Pra edhe këtë vit, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) vazhdon të jetë ndër institucionet më të besueshme në Kosovë, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) me temën: "Monitorimi i Sektorit të Sigurisë së Kosovës: nëntor 2015 - mars 2016". Rritjen më të madhe të besueshmërisë, nga të gjithë udhëheqësit në sektorin e sigurisë e ka shënuar Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, zotëri Haki Demolli. ,,KIPRED'' në paraqitjen e numrit të tretë të vëllimit të parë të Observerit të Sektorit të Sigurisë së Kosovës, ka kumtuar se në bazë të analizës së rezultateve të hulumtimit ka dale se FSK-ja prin me besueshmërinë nga ana e qytetarëve me 3.69 për qind, të të gjithë të anketuarve në gjithë Kosovën.

Raporti Vjetor 2016

22

Page 23: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

6.7. Implementimi i Planit të Integritetit dhe plani për menaxhimit të rreziqeve

Plani i Integritetit të MFSK-së (2016-2018) që është hartuar gjatë vitit 2016, në përkrahje të Qeverisë së Norvegjisë, në korrik 2016 ka filluar implementimi i aktiviteteve që përkufizohen në intervalin kohor brenda vitit përkatës. Ky plan, MFSK-në e identifikon si institucionin e parë në kuadër të dikastereve të Qeverisë së Republikës së Kosovë,s që ka hartuar dhe zhvilluar një politikë të tillë. Bashkë me Planin vjetor të aktiviteteve për vitin 2016 është përgatitur edhe Plani për menaxhimin e kërcënimeve dhe rreziqeve në të g j i t h a f u s h a t funksionale të M F S K - s ë p ë r vitin 2016, duke i d e n t i fi k u a r , ana l i zuar dhe vlerësuar ato. Të g j e t u r a t j a n ë trajtuar dhe do të raportohen në a n a l i z ë n m b i s h k a l l ë n e menaxhimit dhe reduktimit të tyre në fund të vitit, kur edhe nxirret r e g j i s t r i I rreziqeve.

6.8. Vazhdimi i ofrimit cilësor të shërbimeve të protokollit zyrtar dhe ceremonial

MFSK, përmes njësisë së saj të protokollit, ka realizuar një gamë të madhe të aktiviteteve protokollare si brenda Ministrisë dhe FSK-së gjithashtu edhe në organizime të larta të protokollit shtetëror. Aktivitete kryesore protokollare që shënuan vitin 2016 ishin: Më 2 Shkurt është realizuar vizita e Komandantit të Forcave Tokësore të Republikës së Turqisë, Gjeneral Armate Sali Zeki Çolak; Më 6-7 Mars është realizuar vizita e Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Z. Josip Buljevic; dhe Më 25 – 26 Nëntor është realizuar vizita e Ministres së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Znj. Mimi Kodheli. Që të tri vizitat përkatëse janë realizuar me ceremoni të plota ushtarake.

Raporti Vjetor 2016

23

Page 24: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

7. VAZHDIMI I APLIKIMIT CILËSOR TË POLITIKAVE JODISKRIMINUESE PËR PERSONELIN E MINISTRISË DHE FORCËS

7.1. Procesi i monitorimit të nivelit të respektimit dhe promovimit të të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore

MFSK dhe FSK që nga themelimi ka krijuar infrastrukturën ligjore, e cila garanton pjesëmarrjen e barabartë të femrave dhe meshkujve, pozitë të barabartë dhe mundësi të barabarta për të gjithë, pa dallim etnie apo gjinie. Perspektiva gjinore në MFSK dhe FSK është një dimension jetësor, tashmë i shtrirë edhe në objektivat e Ministrit të MFSK-së si dhe në politikat dhe në planet sektoriale në të gjitha nivelet dhe strukturat e organizimit të MFSK-së dhe FSK-së. Femrat në FSK janë duke luajtur rol të jashtëzakonshëm, që po e afirmon FSK-në si organizatë bashkëkohore e sigurisë e ngritur në përputhje me standardet e vendeve anëtare dhe atyre partnere të NATO-s. Aktualisht në Forcën e Sigurisë së Kosovës, janë të inkuadruara 206 femra në pozita të rëndësishme komanduese e drejtuese në të gjitha nivelet e organizimit. Statistikat flasin për një trendë në rritje të balancit gjinor. Aktualisht në MFSK femra janë; 32% ndërsa, në FSK, 8.52%. Gradat në radhët e femrave ushtarake përfshijnë: 1 kolonele, 3 nënkolonele, 4 majore, 5 kapitene, 7 togere, 2 rreshtermajore, 10 kapterë, 10 rreshter, 28 tetare si dhe 136 ushtare. Gjithashtu edhe numri i femrave në pozita vendimmarrëse dhe menaxheriale në MFSK është në

nivel shumë të mirë. Njësia e të Drejtave të Njeriut e MFSK-së ka raportuar për zbatimin e Planit të Veprimit në funksion të zbatimit të Rezolutës 1325 të Kombeve të Bashkuara në nivel qeveritar, duke rikujtuar se Qeveria e Republikës së Kosovës është shembulli i parë në rajon që ka hartuar një plan kombëtar me dedikim përkatës. Njësia e të Drejtave të Njeriut gjatë vitit 2016, ka mbajtur një cikël trajnimesh me temën " Pakoja Ligjore e të drejtave të njeriut dhe barazi gjinore" në të gjitha kazermat e FSK-së. Këto trajnime i kanë ndjekur rreth 200 pjesëtarë aktiv dhe rezervë të FSK-së. Qëllimi i këtyre trajnimeve ishte arritja e standardeve në respektimin e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore në institucionin e MFSK-së dhe FSK-së, ku promovohen mundësi të barabarta për të gjithë pa dallim. Njësisë për të Drejtat e Njeriut me qëllim të ngritjes së transparencës, ka vazhduar monitorimin e proceseve rekrutuese që kanë për qëllim ofrimin e mundësive të barabarta për të gjithë pa dallim gjinie apo etnie dhe pas çdo procesi ka përgatitur raportet e veçanta, me përparësitë dhe mangësitë e procesit, duke dhënë rekomandimet për vendimmarrësit. Promovimi medial i

femrës dhe barazisë gjinore në MFSK dhe FSK ka vazhduar edhe gjatë këtij viti, duke veçuar tryezën e organizuar nga NJDNJ e mbështetur nga Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (Democratic Control of Armed Forces-DCAF) e cila është mbajtur në prag të 10 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut si dhe fushatës "16 Ditët e Aktivizimit" kundër dhunës ndaj grave e cila ka filluar nga 25 nëntor dhe përfunduar me 10 dhjetor 2016.

Raporti Vjetor 2016

24

Page 25: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

7.2. Mbështetja dhe angazhimi permanent në procesin e integrimit të komuniteteve joshumicë në Forcën e Sigurisë së Kosovës

7 . 2 . 1 . Ta k i m e t p e r i o d i k e m e komunitetet joshumicë në Forcën e Sigurisë së Kosovës Zyra për Çështje të Komuniteteve në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës edhe gjatë vitit 2016, ka vazhduar me rezultate të mira në mbështetje të procesit t ë i n t e g r i m i t t ë p j e s ë t a r ë v e t ë komuniteteve jo shumicë në Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe zhvillimin, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë. Një nga aktivitetet kryesore të Zyrës për Çështje të Komuniteteve të parashikuar me Planin ishte organizimi dhe realizimi i takime të rregullta vjetore me pjesëtarët e komuniteteve pakicë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Më 31 Shtator 2016 në Qendrën për Integrimin e oficerëve të rinj në Ferizaj me qëllim të ngjashëm është mbajtur edhe takimi me katër kadetë-oficerët e diplomuar në Akademinë Ushtarake në Maqedoni dhe me një kadet nga Akademia Ushtarake e Turqisë.

7.2.1. Organizimi i fushatës së informimit për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në Kosovë për mundësitë e aplikimit për kadetë në Forcën e Sigurisë së Kosovës Në periudhën prej 16 maj - 10 qershor 2016 Zyra për Çështje të Komuniteteve në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka punuar në fushatën e informimit për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në Kosovë dhe mundësitë e aplikimit për kadetë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Informimi ka përfshirë komunat me komunitetet jo shumicë në tërë Kosovën. Nga ky proces ka rezultuar që në studimet akademike në AU të Republikës së Maqedonisë kanë filluar vijimin dy pjesëtarë të komuniteteve jo shumicë: një serbe dhe një boshnjak, kurse në QSU në Prishtinë është pranuar një pjesëtarë nga komuniteti boshnjak.

7.2.3.Diplomimi i kadetëve të parë të FSK-së nga radhët e komuniteteve jo shumicë Më 10 Tetor 2016 në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihailo Apostolski" në Shkup diplomuan katër kadetët e parë të FSK-së, dy nga komuniteti serb dhe dy nga ai boshnjakë. Kjo është gjenerata e parë e të diplomuarve nga radhët e komunitetit jo shumicë nga FSK.

7.2.4. Hartimi i Strategjisë së Integrimit të Komuniteteve Joshumicë në Forcën e Sigurisë së Kosovës (2017-2020) Bazuar në Politikën për integrimin e komuniteteve joshumicë të miratuar nga ana e Ministrit të FSK-së, Sekretari i Përgjithshëm i MFSK-së me vendim të posaçëm ka ngritur Grupin p u n u e s p ë r h a r t i m i n e Strategjisë së Integrimit të Komuniteteve Joshumicë i cili ka hartuar draftin e parë të Strategjisë dhe sipas planit paraprak dhe kjo strategji do të finalizohet në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Raporti Vjetor 2016

25

Page 26: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

8. THELLIMI I BASHKËPUNIMIT NDËRKOMBËTAR DHE AVANCIMI I PROCESIT DREJTË INTEGRIMEVE NË INICIATIVAT DHE ORGANIZATAT

NDËRKOMBËTARE

8.1. Përfaqësimi ndërkombëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës nga niveli ministror dhe ai i shefit të mbrojtjes Edhe gjatë vitit 2016, Ministri i FSK-së, Komandanti i FSK-së dhe Sekretari i Përgjithshëm i MFSK-së, në kuadër të përgjegjësive ligjore të tyre kanë vazhduar intensivisht aktivitetet në përfaqësimin ndërkombëtar gjatë gjithë vitit, me vizita zyrtare dhe pune, pjesëmarrje në konferenca në nivel ministrash të mbrojtjes dhe shefave të mbrojtjes. Gjithashtu edhe vizitat e shumta dhe pritjet e personaliteteve dhe delegacioneve të niveleve të ndryshme në MFSK, dëshmojnë për reputacionin e lartë që gëzon institucioni i MFSK dhe FSK-së bashkë me lidershipin e saj në arenën ndërkombëtare. Në kronologji vjetore kemi këto aktivitete: - Më 26 janar 2016, Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka pritur në një takim pune Komandantin e Forcave të Përbashkëta në Napoli, Admiralin e Flotës Ushtarake Detare të SHBA-ve, Mark E. Ferguson III. - Më 3 korrik 2015, është realizuar vizita zyrtare e Ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Haki Demolli në Turqi, e bërë me ftesë të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, z. Ismet Yilmaz. - Më 16 shkurt 2016, është mbajtur takimi zyrtar në Qeveri i Ministrit të Forcën për Sigurinë e Kosovës dhe Komandantit të FSK-së me Komandantin e Komandës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges. - Më 25 prill 2016, është bërë vizita zyrtare e Ministrit të FSK-së dhe Komandantit të FSK-së në Pentagon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ku u pritën zyrtarisht nga shefi i Gardës Kombëtare të shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), gjenerali Frank Grass. - Më 28 prill 2016, Ministri i FSK-së së bashku me Komandantin e FSK-së, kanë pritur në takim komandantin e Komandës së Forcave të Bashkuara të Aleancës në Napoli, admiralin Mark E. Ferguson III. - Më 16 maj 2016, Komandanti i FSK-së nga data 09-13 maj 2016, ka marrë pjesë në kursin e lartë "Generals, Flag Officers and Ambassadors' Course", i cili u mbajt në Kolegjin e Mbrojtjes në Romë. - Më 24 gusht 2016, në shtabin e KFOR-it në bazën ,,Film City'' në Prishtinë, është zhvilluar ceremonia e ngritjes së Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) për Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për vet Forcën e Sigurisë së Kosovës. - Më 27 Shtator 2016, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pritur në takim zyrtar komandantin e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges. - Nga data 1-5 tetor 2016, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zyrtarisht ka marrë pjesë në

Raporti Vjetor 2016

26

Page 27: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

konferencën vjetore të Shoqatës të Ushtrisë Amerikane, e cila u mbajte në Washington D.C/të ShBA-së. - Më 4 nëntor 2016, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama me ftesë të Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, ka qëndruar në vizitë pune në Weisbaden të Gjermanisë, ku u prit me nderime ushtarake nga Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges. - Nga 20 nëntor 2016, Ministri i FSK-së, z. Haki Demolli ka qëndruar në vizitë zyrtare në Kanada, me ftesë të posaçme nga Ministri i Mbrojtjes së Kanadasë z. Harjit Sajjan dhe Forumi prestigjioz i Halifaxit, një prej konferencave kryesore në Botë për siguri, sidomos në Amerikën e Veriut. - Më 1 dhjetor 2016, Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Kroacisë, gjeneralit Mirko Shundov, ka marrë pjesë në Konferencën e 20-të "SHBA-Karta e Adriatikut A-5" të shefave të Mbrojtjes. - Më 7 dhjetor 2016, Sekretari i Përgjithshëm i MFSK-së, z. Shkelzen Sylaj, ka pritur në takim pune përfaqësuesit e Sektorit të Analizave Civilo – Ushtarak të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Aleate për Evropë (SHAPE) me seli në Bruksel zotërinjtë Herald Hiorth dhe Robert Kam të shoqëruar nga Maria Przenioslo këshilltare politike e Komandantit të KFOR-it. - Më 9 dhjetor 2016, në kështjellën e qytezës Trakoshqan të Kroacisë është mbajtur takimi i ministrave të mbrojtjes së Kartës së Adriatikut A5 –SHBA. Në këtë takim morri pjesë edhe ministri i FSK-së z. Haki Demolli në krye të delegacionit të MFSK-së. - Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama nga data 11-14 dhjetor, ka qëndruar vizitë zyrtare në Bruksel. Gjatë qëndrimit, ai u takua me përfaqësues ushtarak të SHBA, Shqipërisë, Kroacisë dhe kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s.

8.2. Arritja e marrëveshjeve të reja dhe thellimi i bashkëpunimit bilateral me SHBA dhe vendet tjera partnere dhe anëtare të NATO-s

M F S K , m ë 1 0 . 0 6 . 2 0 1 6 k a nënshkruar "Marrëveshjen e bashkëpunimit bilateral ndërmjet M i n i s t r i s ë s ë F S K - s ë d h e M i n i s t r i s ë s ë M b r o j t j e s t ë Hungarisë" . Përmes strukturave të saj për koordinimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështje të sigurisë edhe gjatë vitit 2016 ka h a r m o n i z u a r d h e r e a l i z u a r aktivitetet bilaterale me partnerët aktual ndërkombëtar dhe në v a z h d i m ë s i k a m b a j t u r kor respodencën me zyra t e a t a s h e v e u s h t a r a k ë s i d h e ministrive partnere të mbrojtjes së shteteve respektive, me qëllim të sinkronizimit të aktiviteteve trajnuese që janë të planifikuara në Planet bilaterale. Gjatë kësaj periudhe është koordinuar implementimi i planeve bilaterale për vitin 2015 dhe 2016 me të gjitha vendet me të cilat MFSK ka të nënshkruara planet përkatëse si SHBA-në, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë, Gjermaninë, Turqinë, Britaninë e Madhe, Lituaninë, Holandën dhe Slloveninë. Një proces të ngjashëm gjatë kësaj periudhe, strukturat përkatëse të MFSK-së, përmes takimeve kanë realizuar me përfaqësuesit zyrtarë të shtetet partnere me qëllim të harmonizimit të aktiviteteve dhe mbështetjes bilaterale për vitin 2017. Krahas këtyre aktiviteteve, me qëllim të mbarëvajtjes dhe implementimit sa më të mirë të aktiviteteve bilaterale, strukturat përgjegjëse kanë vazhduar praktikën e hartimit të planeve sinkronizuese me qëllim të prezantimit periodik tremujor të aktiviteteve, vizitave, trajnimeve, shkollimeve të zyrtarëve dhe ushtarakëve të MFSK/FSK-së para lidershipit të MFSK/FSK-së, përfaqësuesve ushtarak të Ambasadës së SHBA-së dhe përfaqësueseve të NALT-it.

Raporti Vjetor 2016

27

Page 28: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

8.3.Organizimi i takimeve me atashetë e huaj ushtarakë të akredituar në Kosovë dhe për Kosovën

Gjatë kësaj periudhe raportuese, me qëllim të sinkronizimit të mbështetjes së përgjithshme të ofruar për FSK-në nga partnerët bilateral dhe NATO, MFSK së bashku me strukturat e partnerëve në Prill dhe Tetor ka organizuar konferencat e përbashkëta me titullin "FSK dhe Partnerët". Gjatë kësaj periudhe janë realizuar edhe shumë takime me atashetë e akredituar në Kosovë dhe për Kosovën si dhe me përfaqësuesit tjerë të ambasadave të huaja që mbulojnë fushën e sigurisë. Këtë vit, MFSK ka ftuar për pjesëmarrje të njësive ushtarake të shteteve partnere në ushtrimin fushor të FSK-së "Shqiponja 5". Në këtë ushtrim kanë marrë pjesë US Army Europe (USAREUR), IOWA National Guard dhe SATM Team me ekipet e tyre, si dhe në cilësinë e vëzhguesit kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Sllovenisë.

8.4.Koordinimi i përhershëm i aktiviteteve me atashetë e FSK-së

Gjatë kësaj periudhe raportuese, strukturat përgjegjëse në vazhdimësi kanë proceduar kërkesat, raportet si dhe të gjitha korrespodencat e tjera ndërmjet atasheve të FSK-së dhe MFSK-së. Për statusin, rolin dhe rëndësinë e atasheve dhe diplomacisë ushtarake në përgjithësi, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i MFSK-së Shkëlzen Sylaj, kanë marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Qendra për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF), "Rregullimi i caktimit të atasheve të sigurisë dhe mbrojtjes", mbajtur në Prishtinë më 8 nëntor 2016.

8.5.Koordinimi i trajnimeve, kurseve dhe shkollimeve në vendet partnere

Strukturat përgjegjëse kanë vazhduar koordinimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara në kuadër të planeve bilaterale për vitin 2016, si më poshtë: Realizimi i gjashtëmbëdhjetë (16) trajnimeve për pjesëtarët e FSK-së në shkollat e NATO-s, nga të cilat janë certifikuar 19 pjesëtarë; Pjesëmarrja në Forcat e Armatosura të Gjermanisë me 5 trajnime me 6 pjesëtarë dhe 14 aktivitete të shkëmbimit të përvojave; në Forcat e Armatosura të Kroacisë me 6 trajnime me 13 pjesëtarë si dhe 12 aktivitete të shkëmbimit të përvojave; në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë me 6 trajnime me 8 pjesëtarë si dhe 18 aktivitete të shkëmbimit të përvojave; në Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë me 15 trajnime; në Forcat e Armatosura të Britanisë së Madhe me 8 trajnime; në Forcat e Armatosura të Lituanisë me 1 trajnim; në Forcat e Armatosura te Holandës me 1 trajnim; në Forcat e Armatosura te Sllovenisë me 1 trajnim.

Raporti Vjetor 2016

28

Page 29: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

8.6.Koordinimin e aktiviteteve me Zyrën e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të SHBA-ve (US ODC) dhe Gardën kombëtare të Iowa-s

Strukturat përgjegjëse të MFSK-së përmes US ODC (Zy ra e ba shkëpun imi t Ushtarak) e Ambasadës së SHBA-ve, si organizatore ka koordinuar pjesëmarrjen e pjesëtareve të FSK-së në t r a j n i m e t / s e m i n a r e t t ë mbajtura në Kosovë, SHBA dhe vende të tjera. Planifikimi dhe realizimi i trajnimeve të mbajtura në SHBA, në shtetet tjera dhe në Kosovë nga stafi i IOWA-së, kanë qenë rezultat i b a s h k ë p u n i m i t t ë vazhdueshëm të Gardës Nacional të IOWA-s, ODC-së d h e D e p a r t a m e n t i t p ë r Bashkëpunim dhe Siguri (DBS) të MFSK-së. Nga ky partneritet, MFSK/FSK ka përfituar trajnime të këmbësorisë, logjistikës, transportit, komunikimit, MKAB-së, inteligjencës, mbrojtjes kibernetike, por edhe donacione të ndryshme për njësitë e MKAB-së dhe njësitë e EOD-së. Trajnimet dhe seminaret që janë mbajtur në bashkëpunim me Gardën Nacionale të IOWA-së janë përqendruar në: mbrojtjen kibernetike, menaxhimin e resurseve njerëzore, zhvillimin profesional ushtarak, ndër veprueshmërinë dhe dislokimin e forcave të kombinuara tokësore, zhvillimet strategjike, kapacitetet reaguese gjatë fatkeqësive natyrore, partneritetin dhe bashkëpunimin regjional, kapacitetet operacionale të logjistikës, zhvillimin e doktrinës, si dhe planifikimin dhe ekzekutimin e ushtrimeve fushore. Krahas këtyre aktiviteteve të shumta kanë qenë edhe vizitat e niveleve të ndryshme, qëllimi i të cilave ka qenë rritja e bashkëpunimit në fusha të ndryshme për zhvillimin e mëtejmë të FSK-së.

29

Page 30: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

9. AVANCIMI I MËTEJMË I PROCESIT DREJTË INTEGRIMEVE NË INICIATIVAT DHE ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE

9.1.Vazhdimi i pjesëmarrjes në konferenca dhe iniciativa rajonale

Gjatë kësaj periudhe raportuese, MFSK me përfaqësuesit e vet ka marrë pjesë në këto konferenca dhe iniciativa rajonale: - Pjesëmarrja në konferencën inicuese, kryesore dhe finale planifikuese për ushtrimet "Immediate Response 16" dhe "Joint Effort 16; - Takimi vjetor i drejtorëve të politikave të mbrojtjes në kuadër të A-5 Kartës së Adriatikut, zhvilluar më 15 Prill 2016 në Zagreb; - Pjesëmarrja në konferencën e Programit të Partneritetit Shtetëror në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë ,,George C. Marshall'', në Garmish të Republikës Federale të Gjermanisë më 20-22 Korrik 2016; - Pjesëmarrja në konferencën e përbashkët për trajnime

"Combine d Training Conference" të organizuar nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë, në shkollën e NATO-s në Oberammergau të Gjermanisë më 25-29 korrik 2016. - Pjesëmarrja në takimin vjetor të drejtorëve të politikave të mbrojtjes të organizuar në kuadër të Kartës së Adriatikut A-5, zhvilluar më 12 Nëntor 2016 në Zagreb të Kroacisë; - Pjesëmarrja në Konferencën e 20-të "SHBA-Karta e Adriatikut A-5" e shefave të mbrojtjes, zhvilluar më 30 nëntor 2016 në Split të Kroacisë.

30

Page 31: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

9.2.Pjesëmarrja e vazhdueshme në ushtrimet e përbashkëta me vendet anëtare dhe partnere të NATO-s

Gjatë vitit 2016, MFSK me ekipet dhe njësitë e saj ka marrë pjesë në këto ushtrime fushore: "Kampin Veror 2016" të zhvilluar në Krivollak të Maqedonisë zhvilluar më 13 korrik 2016; "Vigilant Guard" të organizuar nga Garda Nacionale e IOWA-s më 14 - 20.11.2016;"The Search and Rescue Exercise - Sea Lion 2016", 03 - 06 Maj 2016 në Turqi (status të vëzhguesit);"Stërvitja Luftarake e Përbashkët Simulative YILDIZ-2016", 17 - 18 Maj në Turqi (status të vëzhguesit); "The Anatolian Eagle – 2016", me 01- 02 Qershor 2016 në Turqi (status të vëzhguesit), "The Search and Rescue Exercise - Martyred Ensign Caner GONIYELI 2016", 06 – 09 Qershor 2016 në Turqi (status të vëzhguesit); "ISIK - 2016", 27 – 28 Qershor 2016 në Turqi (status të vëzhguesit); Gara "Cambrian Patrol" zhvilluar me 19-21.10.2016 në Wells të Mbretërisë së Bashkuar.

31

Page 32: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

9.3.Koordinimi i anëtarësimit në iniciativat rajonale A5, SEEDM, SEEBRIG, EMAC

Edhe gjatë këtij viti kanë vazhduar kontaktet dhe takimet e rregullta me Ministrinë e Punëve të Jashtme me qëllim të koordinimit të aktiviteteve dhe politikave të jashtme dhe të sigurisë. Fokusi qendror ka qenë vlerësimi i mundësisë për zgjerimin e përfaqësimit të FSK-së jashtë me atashe të sigurisë ose përfaqësues të fushës së sigurisë pranë ambasadave tona në vende të ndryshme, si dhe anëtarësimit në iniciativat rajonale (Adriatic Charter- A5, South-Eastern Europe Defence Ministerial -SEEDM, South-Eastern Europe Brigade-SEEBRIG, Centre for Security Cooperation - Regional Arms Control Verification and Implementation Assistance Centre-RACVIAC, South-East European Cooperation Process -SEECP, Regional Cooperation Council - RCC, etj.).

32

Page 33: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

10. ANGAZHIMI I VAZHDUESHËM NË PROCESIN E ZBATIMIT TË REKOMANDIMEVE TË ANALIZËS SË RSSS-SË QË KA TË BËJË ME

TRANSFORMIMIN E MFSK-SË NË MM DHE FSK-SË NË FAK

MFSK, përmes Komisionit të saj për Implementimin e Rekomandimeve të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë (RSSS) dhe Departamentit për Transformim, gjatë vitit 2016 ka vazhduar me aktivitetet në funksion të përgatitjeve për procesin e transformimit të Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës, si në vijim: - Analiza, rishikimi, plotësimi dhe finalizimi i Draft-Planit Gjithëpërfshirës të Transformimit me të dhënat e personelit, trajnimeve, operacioneve, logjistikës dhe financave; - Bashkëpunimi i ngushtë me ekipet amerikane të DIRI-it dhe DIB-it, me përfaqësuesit e zyrës së Atasheve të Ambasadës Amerikane dhe përfaqësuesit e NALT-it në lidhje me planifikimin e detajuar për çështje të përgatitjeve dhe procesit të transformimit të FSK në FAK. - Përgatitja e konceptit për procesin e standardizimit në FSK; - Përgatitja e planit për fazën "ZERO" që përfshin përgatitjet për procesin e transformimit për vitin 2017. - Koordinimi me strukturat e MFSK-së dhe ato komanduese dhe shtabore të FSK-së dhe njësive të saj për përgatitjet e nevojshme për procesin e transformimit te FSK në FAK që konsiston në identifikimin e strukturës, detyrave dhe përgjegjësive sipas fazave të zhvillimit të FAK-ut përkatësisht përgatitjen e planeve sektoriale për veprim.

33

Page 34: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

Përmbajtja

MFSK DHE FSK ME SUKSESE TË SHUMTA PËRGJATË GJITHË VITIT KALENDARIK 2016

………………………………. ……….. .........................................................................................................31. PËRMBUSHJA E PROGRAMIT LEGJISLATIV ME PROCESIN E PLOTËSIMIT (NDRYSHIMIT)

DHE HARTIMIT TË AKTEVE TË PLANIFIKUARA ............................................................................. 41.1. Përmbushja e programit legjislativ në përputhje me rekomandimet e Rishikimit Strategjik të Sektorit të

Sigurisë........................................................................................................................................................... 41.2. Procesi i shqyrtimit, plotësim/ndryshimit dhe hartimit të akteve nënligjore ............................................ 42. PROCESI I IMPLEMENTIMIT TË POLITIKAVE QEVERITARE, ZHVILLIMI DHE

KOORDINIMI I POLITIKAVE SEKTORIALE DHE NËN SEKTORIALE ............................................. 52.1.Angazhimi permanent në zbatimin e prioriteteve vjetore strategjike të Programit të Qeverisë (2015-2018)..... 5 2.2.Zbatimi i vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës........................................................................ 52.3.Procesi i rishikimit dhe hartimit të dokumenteve strategjike..................................................................... 53. AVANCIMI I MËTEJMË I SISTEMIT TË MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE,

MATERIALE DHE FINANCIARE.......................................................................................................... 63.1. Avancimi i mëtejmë i sistemit të menaxhimit të burimeve njerëzore...................................................... 63.1.1.Vazhdimi i procesit të zhvillimit arsimor dhe ngritjes profesionale ..........................................................73.1.2.Mbështetja, promovimi dhe mirënjohja e performances së personelit.................................................... 73.1.3.Vazhdimi i procesit të rekrutimit ............................................................................................................. 83.1.3.1. Procesi i rekrutimit të kadetëve ........................................................................................................... 83.1.3.2. Rekrutimi i nëpunësve civil dhe stafit mbështetës ............................................................................... 93.1.3.3. Rekrutimi i stafit politik dhe stafit të kabineteve ................................................................................... 93.1.3.4. Angazhimi dhe trajnimi i komponentit rezervë .................................................................................... 93.2.AVANCIMI I MËTEJMË I SISTEMIT TË MBËSHTETJES LOGJISTIKE, PROKURIMI DHE

KONTRAKTIMI DHE MENAXHIMI I BURIMEVE TË SHTUARA MATERIALE ................................ 103.2.1.Shkalla e implementimit të Planit të Prokurimit për vitin 2016 ............................................................. 103.2.2. Vazhdimi i procesit të menaxhimit të burimeve materiale dhe realizimit të blerjeve të reja .................... 11 3.2.3.Vazhdimi i zgjerimit të kapaciteteve infrastrukturore dhe ambienteve të nevojshme për punë, mësim,

trajnime dhe akomodim ................................................................................................................................. 113.2.3.1.Projektet të cilat kanë filluar në vitin paraprak (2015) dhe kanë përfunduar gjatë vitit 2016............ 113.2.3.2.Projektet kapitale në infrastrukturë të cilat kanë filluar ne vitin 2015 dhe vazhdojnë edhe në vitet tjera

janë projekte në faza 2015 -2017 ................................................................................................................... 123.2.4. Vazhdimi i ofrimit të donacioneve nga partnerët ndërkombëtar në mbështetje të FSK-së ..................... 12 3.3.VAZHDIMI I ZGJERIMIT TË KAPACITETEVE TË RRJETIT TË KOMUNIKIMIT DHE

INFORMATIKËS NË FUNKSION TË MBËSHTETJES SË SISTEMIT TË KOMANDIMIT,

KONTROLLIT, KOMUNIKIMIT DHE KOMPJUTERIZIMIT .................................................................. 13 3.4. VAZHDIMI I ZGJERIMIT TË MËTEJMË TË KAPACITETEVE TË MBËSHTETJES MJEKËSORE.. 13 3.5. AVANCIMI I MËTEJMË I SISTEMIT TË MENAXHIMIT TË BURIMEVE FINANCIARE ............. 143.5.1.Buxheti i MFSK-s për vitin 2016, ndryshimet dhe procesi i realizimit të tij........................................... 14 4. MIRËMBAJTJA DHE ZHVILLIMI I MËTEJMË I KAPACITETEVE DHE AFTËSIVE AKTUALE

OPERACIONALE ....................................................................................................................................... 15

4.1. Ngritja e cilësisë së mëtejme të gatishmërisë operacionale ..................................................................... 154.2 Operacionet për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (EOD) dhe operacionet e deminimit humanitar....154.3.Operacionet e njësive të FSK-së ............................................................................................................. 164.4. Realizimi i suksesshëm i planit vjetor të trajnimeve dhe ushtrimeve brenda dhe jashtë vendit ............... 164.5. Përurimi i Qendrës së Trajnimit për Kërkim-Shpëtim ............................................................................ 17

34

Page 35: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

Raporti Vjetor 2016

4.6. Sukseset e pjesëtarëve të FSK-së në garat ndërkombëtare ....................................................................... 175. THELLIMI I MËTEJMË I BASHKËPUNIMIT CIVIL-USHTARAK DHE FORCIMI I

MARRËDHËNIEVE ME INSTITUCIONET VENDORE DHE NDËRKOMBËTARE ............................. 195.1. Realizimi i projekteve humanitare dhe mbështetja e autoriteteve civile, komuniteteve dhe OJQ-ve ....... 195.2.Thellimi i vazhdueshëm i bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet qendrore dhe lokale ......... 195.3.Vazhdimi i bashkëpunimit civilo-ushtarak me organizatat ndërkombëtare .............................................. 20 6. FUQIZIMI I KONTROLLIT TË BRENDSHËM, TRANSPARENCËS, LLOGARIDHËNIES DHE

INTEGRITETIT INSTITUCIONAL ............................................................................................................206.1. Mbikëqyrja parlamentare e MFSK-së dhe FSK-së .................................................................................. 206.2. Avancimi i mëtejmë i cilësisë së aktiviteteve të auditimit të brendshëm .................................................. 216.3. Mbikëqyrja e saktësisë, efektshmërisë dhe zbatueshmërisë së detyrimeve ligjore .................................. 21 6.4.Implementimi i shërbimeve inovative në punën e përditshme të administratës ........................................21

6.5. Avancimi i mëtejmë i sistemit cilësor dhe efikas të informimit publik dhe komunikimit me media ........ 226.6. MFSK dhe FSK , institucionet më të besueshme të sigurisë në vend ....................................................... 226.7. Implementimi i Planit të Integritetit dhe plani për menaxhimit të rreziqeve ............................................ 236.8. Vazhdimi i ofrimit cilësor të shërbimeve të protokollit zyrtar dhe ceremonial ......................................... 237. VAZHDIMI I APLIKIMIT CILËSOR TË POLITIKAVE JODISKRIMINUESE PËR PERSONELIN E

MINISTRISË DHE FORCËS ....................................................................................................................... 247.1. Procesi i monitorimit të nivelit të respektimit dhe promovimit të të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore..... 24

7.2. Mbështetja dhe angazhimi permanent në procesin e integrimit të komuniteteve joshumicë në Forcën e

Sigurisë së Kosovës ..................................................................................................................................... 257.2.1.Takimet periodike me komunitetet joshumicë në Forcën e Sigurisë së Kosovës ..................................... 257.2.1. Organizimi i fushatës së informimit për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në Kosovë për mundësitë e

aplikimit për kadetë në Forcën e Sigurisë së Kosovës .................................................................................... 257.2.3.Diplomimi i kadetëve të parë të FSK-së nga radhët e komuniteteve jo shumicë ..................................... 25 7.2.4. Hartimi i Strategjisë së Integrimit të Komuniteteve Joshumicë në Forcën e Sigurisë së Kosovës (2017-

2020) ............................................................................................................................................................ 258. THELLIMI I BASHKËPUNIMIT NDËRKOMBËTAR DHE AVANCIMI I PROCESIT DREJTË

INTEGRIMEVE NË INICIATIVAT DHE ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE .................................... 268.1. Përfaqësimi ndërkombëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës nga nivel ministror dhe ai i shefit të mbrojtjes ..... 268.2. Arritja e marrëveshjeve të reja dhe thellimi i bashkëpunimit bilateral me SHBA dhe vendet tjera partnere

dhe anëtare të NATO-s .................................................................................................................................. 278.3.Organizimi i takimeve me atashetë e huaj ushtarakë të akredituar në Kosovë dhe për Kosovën ............... 288.4.Koordinimi i përhershëm i aktiviteteve me atashetë e FSK-së ................................................................. 288.5.Koordinimi i trajnimeve, kurseve dhe shkollimeve në vendet partnere ................................................... 288.6.Koordinimin e aktiviteteve me Zyrën e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të SHBA-ve (US ODC) dhe Gardën

kombëtare të Iowa-s ...................................................................................................................................... 299.-AVANCIMI I MËTEJMË I PROCESIT DREJTË INTEGRIMEVE NË INICIATIVAT DHE

ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE ...................................................................................................... 309.1. Vazhdimi i pjesëmarrjes në konferenca dhe iniciativa rajonale ......................................................... 309.2.Pjesëmarrja e vazhdueshme në ushtrimet e përbashkëta me vendet anëtare dhe partnere të NATO-s ....... 319.3.Koordinimi i anëtarësimit në iniciativat rajonale A5, SEEDM, SEEBRIG, EMAC ............................... 3210. ANGAZHIMI I VAZHDUESHËM NË PROCESIN E ZBATIMIT TË REKOMANDIMEVE TË

ANALIZËS SË RSSS-SË QË KA TË BËJË ME TRANSFORMIMIN E MFSK-SË NË MM DHE FSK-SË

NË FAK ........................................................................................................................................................ 33

35

Page 36: RAPORTI VJETOR 2016 - rks-gov.net...RAPORTI VJETOR 2016 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske

www.mfsk-ks.org