republika e kosovËs – zyra e presidentit republika …edhe gjenerali wall theksoi se sfidat që...

22
REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIC OF KOSOVO – OFFICE OF THE PRESIDENT REPUBLIKA KOSOVA – URED PREDSEDNIKA Botim i Departamentit të Informacionit dhe Komunikimit me Publikun www.president-ksgov.net Aktiviteti i Presidentit, mars 2011, nr.33 Presidenti Pacolli priti leg- jendën e futbollit Franc Beckenbauer Franc Beckenbauer Am- basador nderi i Kosovës Dëshmorët e Kombit vunë themelet e forta të shtetë- sisë sonë Në Prekaz u vulos pavarësia e Kosovës Presidenti Pacolli vizitoi pikat kufitare 1 dhe 31 në Zubin Potok dhe Lep- osaviq Austria ishte dhe ka mbe- tur mike e vërtetë e Kosovës Kosovarët dinë t’i duan dhe t’i respektojnë nënat dhe motrat e tyre Presidenti Pacolli ishte për ngushëllime në familjen Musliu në Uglar të Gji- lanit Presidenti Pacolli mori pjesë në ceremoninë vje- tore të KFOR-it

Upload: others

Post on 18-Mar-2021

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …Edhe gjenerali Wall theksoi se sfidat që ka për-para Kosova janë sfidat ekonomike dhe Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë

REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTITREPUBLIC OF KOSOVO – OFFICE OF THE PRESIDENT

REPUBLIKA KOSOVA – URED PREDSEDNIKA

Botim i Departamentit të Informacionit dhe Komunikimit me Publikun

www.president-ksgov.net

Aktiviteti i Presidentit, mars 2011, nr.33

Presidenti Pacolli priti leg-jendën e futbollit Franc

Beckenbauer

Franc Beckenbauer Am-basador nderi i Kosovës

Dëshmorët e Kombit vunëthemelet e forta të shtetë-

sisë sonë

Në Prekaz u vulospavarësia e Kosovës

Presidenti Pacolli vizitoipikat kufitare 1 dhe 31 në

Zubin Potok dhe Lep-osaviq

Austria ishte dhe ka mbe-tur mike e vërtetë e

Kosovës

Kosovarët dinë t’i duandhe t’i respektojnë nënat

dhe motrat e tyre

Presidenti Pacolli ishte përngushëllime në familjenMusliu në Uglar të Gji-

lanit

Presidenti Pacolli moripjesë në ceremoninë vje-

tore të KFOR-it

Page 2: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …Edhe gjenerali Wall theksoi se sfidat që ka për-para Kosova janë sfidat ekonomike dhe Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë

Presidenti Pacolli u takua me koman-dantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard

Buhler

Aktiviteti i Presidentit Faqe 2

01.03.2011 - Presidenti i Republikës sëKosovës, Behgjet Pacolli zhvilloi sot njëtakim me komandantin e KFOR-it nëKosovë, gjeneralin Erhard Buhler.Në takimin e tij të parë me PresidentinPacolli në detyrën e re, gjenerali Buhlere uroi atë dhe theksoi gatishmërinë e tijdhe të KFOR-it për bashkëpunim tëvazhdueshëm me Presidentin dhe insti-tucionet e vendit tonë.Presidenti Behgjet Pacolli, duke falën-deruar për urimet, gjithashtu shprehugatishmërinë e vazhdueshme përbashkëpunim, duke çmuar lart kon-tributin që forcat e KFOR-it kanë dhënëdhe po japin në vazhdimësi për shtetindhe qytetarët e Kosovës.Me theks të veçantë, Presidenti Pacollitheksoi kontributin e madh të KFOR-it për zhvil-limin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).Ai gjithashtu theksoi se pjesëtarët e KFOR-itkanë qenë gjithmonë shembull i disiplinës dhe ishërbimit profesional, ndërsa KFOR-i, përveç

detyrave në planin e sigurisë, ka kryer një punëshumë të madhe në planin humanitar, duke udalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës. Për këtë, shtoi Presidenti Pacolli, pjesëtarët eKFOR-it gëzojnë respektin më të madh të qyte-tarëve të Kosovës.

Presidenti Pacolli priti përfaqësuesit e“National Breakfast Prayer”

01.03.2011 - Presidenti i Republikës së Kosovëspriti sot në një takim një delegacion amerikanme përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit (“Na-tional Breakfast Prayer”), i cili përbëhej ngaDavid Bizli, ish-guvernator i Karolinës Jugore,si dhe Mansuer Fatfat, Lary Ros e BrajanPalmieri.Presidenti Pacolli bisedoi me miqtë amerikanëpër një varg temash. Ai i njoftoi ata me zhvil-limet aktuale në vendin tonë, me krijimin e insti-tucioneve të reja dhe sfidat që i presin këtoinstitucione si në planin e brendshëm ashtu edhe

në rrafshin ndërkombëtar. Ai theksoi se Kosova është një vend i vogël, pormë shumë miq në botë, të cilët e kanë përkrahurdhe do ta përkrahin vendin tonë në proceset erëndësishme që ka përpara, sidomos në procesine sigurimit të njohjeve të reja për Republikën eKosovës dhe integrimin në institucionetndërkombëtare dhe në procesin e integrimit nëinstitucionet euroatlantike. Presidenti Pacolli në veçanti vlerësoi përkrahjene vazhdueshme që SHBA i ka dhënë dhe po i jeppopullit dhe institucioneve të Kosovës, një

Page 3: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …Edhe gjenerali Wall theksoi se sfidat që ka për-para Kosova janë sfidat ekonomike dhe Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë

Aktiviteti i Presidentit Faqe 3

përkrahje kjo që çmohet shumë lart nëvendin tonë.Nga ana e tij, z. Davi Bizli dhe anëtarëte tjerë të delegacionit e uruan Presi-dentin Pacolli për zgjedhjen në detyrën erëndësishme të Presidentit të Kosovës,duke i dëshiruar sukses në punën e tij. Ata shpjeguan rëndësinë që kanë Lutjete Mëngjesit për Shtetet e Bashkuara tëAmerikës, duke sqaruar mënyrën e orga-nizimit të kësaj dite shumë të shënuarpër amerikanët, si dhe theksuan se ështëshumë e nevojshme që të krijohen gru-pet e miqësisë mes dy vendeve. Në këtë plan, përfaqësuesit amerikanështruan nevojën e krijimit të një qendretë “National Breakfast Prayer” në vendintonë, për çka morën përkrahjen e plotë tëPresidentit Pacolli.

Presidenti Pacolli priti një delegacion tëKëshillit të Lartë të Drejtësisë të

Shqipërisë02.03.2011 - Presidenti i Republikës së Kosovës,Behgjet Pacolli priti sot një delegacion tëKëshillit të Lartë të Drejtësisë të Shqipërisë, të

kryesuar nga zëvendëskryetari z.KreshnikSpahiu.Z. Spahiu fillimisht uroi z.Pacolli për zgjedhjen

në postin e Presidentit të Republikës sëKosovës, duke i përcjellë edhe përshën-detjet e Presidentit Bamir Topi.Presidenti Pacolli theksoi në takim sefunksionimi i sistemit të drejtësisë ështëme rëndësi shumë të madhe për zhvil-limin e një shoqërie, një shteti dhe përimazhin e tij në përgjithësi. Në këtë plan, ia theksoi nevojën e kri-jimit të kushteve sa më të mira përpunën e të gjithë atyre që janë pjesë ekëtij sistemi shumë të rëndësishëm përshtetin, si në Kosovë ashtu edhe nëShqipëri.Ai gjithashtu e çmoi shumë të rëndë-sishëm bashkëpunimin mes dy shteteve,me qëllim të shkëmbimit të përvojave,por edhe të arritjes së rezultateve nëdrejtim të përmirësimit të përgjithshëm

Page 4: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …Edhe gjenerali Wall theksoi se sfidat që ka për-para Kosova janë sfidat ekonomike dhe Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë

Aktiviteti i Presidentit Faqe 4

të imazhit të shqiptarëve në botë, imazh i cilimund të përmirësohet me shumë punë e jo meshumë fjalë, me një funksionim të tërësishëm tëtë gjitha segmenteve të shoqërisë sonë.Presidenti Pacolli, krahas bashkëpunimit dheshkëmbimit të përvojave, u shpreh se askush nukmund të na pengojë të aplikojmë ligje dhe stan-darde të njëjta.Edhe zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë tëDrejtësisë të Shqipërisë, z.Kreshnik Spahiu u sh-preh se bashkëpunimi mes Kosovës dhe

Shqipërisë në fushën e drejtësisë mund të inten-sifikohet dhe të zhvillohet edhe më tej.Ai gjithashtu shtroi nevojën e përmirësimit tësistemit të drejtësisë, duke e mbajtur atë largndikimeve politike, duke shtuar se vetëm sistemii mirë i drejtësisë e pastron politikën. Z.Spahiu shtroi gjithashtu çështjen e imazhit tëshqiptarëve, për ngritjen e të cilit duhet dhemund të bëhet shumë më shumë si nga politikaashtu edhe nga të gjitha fushat e tjera të funk-sionimit të shtetit.

Presidenti Pacolli priti një delegacion tëpërfaqësuesve të tri shteteve afrikane

02.03.2011 - Presidenti iRepublikës së Kosovës,Behgjet Pacolli priti sotnjë delegacion të për-faqësuesve të tri shteteveafrikane: Republika eAfrikës Qendrore, CapeVerde (Kepi i Gjelbër)dhe Kongo-Brazzavile,të kryesuar nga diplo-mati Dominique N’-Gouabi Osser.Në një bisedë miqësore,Presidenti Pacolli injoftoi ata për zhvillimetaktuale në vendin tonë,krijimin e institucioneve,si dhe sfidat që e presinRepublikën e Kosovësnë të ardhmen. Presidenti Pacolli thek-soi se Kosova, si shtet iri, ka nevojë për shumëmiq dhe në këtë prizëmajo ka një respekt tëveçantë për popujt e Afrikës dhe dëshironbashkëpunimin sa më të mirë me shtetet e këtijkontinenti. Temë dominuese e takimit të sotëm ishte sig-urimi i sa më shumë njohjeve për Republikën eKosovën. Presidenti Pacolli shprehu synimin einstitucioneve të vendit ton që sa më shumë

shtete të Afrikës ta njohin vendin tonë. Ai gjithashtu u shpreh në të mirë të intensi-fikimit të marrëdhënieve me ato shtete që e kanënjohur vendin tonë, duke shkëmbyer vizita nënivelin politik, por edhe duke i hapur rrugëbashkëpunimit në fushën ekonomike dhe nëfusha të tjera me rëndësi dhe me interes.

Page 5: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …Edhe gjenerali Wall theksoi se sfidat që ka për-para Kosova janë sfidat ekonomike dhe Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë

Aktiviteti i Presidentit Faqe 5

03.03.2011 - Presidenti i Republikës së Kosovës,Behgjet Pacolli priti sot në një takim Shefin eShtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Britanike,Gjeneralin Sir Peter Wall.“Mbretëria e Bashkuar është mike e madhe eKosovës, është pjesë e suksesit të Kosovës, ndajdhe gëzon respektin dhe falënderimet më tëmëdha të popullit dhe të institucioneve të Re-publikës së Kosovës. Prezenca juaj në vendintona është shumë me rëndësi për ne”, tha Presi-denti Pacolli në fillim të takimit.Më tej, ai e njoftoi gjeneralin Wall dhe delega-cionin që e shoqëronte mezhvillimet aktuale nëvendin tonë, përmbylljen eprocesit zgjedhor dhe kri-jimin e institucioneve tëreja, por edhe për sfidat që ipresin popullin dhe institu-cionet e vendit tonë në tëardhmen, sfida të cilatkërkojnë shumë punë dheangazhimin e të gjithëve. Përveç aspektit politik,Presidenti Pacolli theksoise Kosova është në gjendjeshumë të vështirëekonomike dhe duhetshtuar përpjekjet përtejkalimin e kësaj gjend-jeje, me qëllim të për-mirësimit sa më të shpejtëtë jetës së qytetarëve. Një falënderim të veçantëPresidenti Pacolli i dedikoindihmës së vazhdueshmedhe shumë të madhe tëushtrisë së Mbretërisë sëBashkuar për Forcën e Sig-urisë së Kosovës (FSK), njëndihmë kjo shumëdomethënëse dhe që vlerë-

sohet shumë lart nga institucionet e vendit tonë. Gjeneralin Sir Peter Wall, pasi uroi PresidentinPacolli për zgjedhjen në detyrën e re, tha seMbretëria e Bashkuar e ka ndihmuar Kosovën qënga viti 1999 në të gjitha fushat. Ai tha se këtë ekanë bërë në bashkëpunim me kolegët ngaNATO, nga BE, EULEX-i dhe kjo ndihmë do tëvazhdojë edhe në të ardhmen, në të gjitha fushat. Edhe gjenerali Wall theksoi se sfidat që ka për-para Kosova janë sfidat ekonomike dheMbretëria e Bashkuar do të ofrojë ndihmën e sajnë përballimin e këtyre sfidave.

Presidenti Pacolli priti shefin e Shtabittë Përgjithshëm të Ushtrisë Britanike,

Gjeneralin Sir Peter Wall

Page 6: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …Edhe gjenerali Wall theksoi se sfidat që ka për-para Kosova janë sfidat ekonomike dhe Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë

Aktiviteti i Presidentit Faqe 6

Presidenti Pacolli priti Imzot VincencoPaglian, president i Komunitetit “Shën

Egjidio”03.03.2011 - Presidenti iRepublikës së Kosovës,Behgjet Pacolli priti sot nënjë takim Imzot VincencoPaglia, president i Komu-nitetit “Shën Egjidio” ngaItalia, që ka qenë e pran-ishme në Kosovë që ngaviti 1994, me projektet eshumta në ndihmë popullittë Kosovës.Imzot Vincenco Pagliapërgëzoi fillimisht Presi-dentin Pacolli për zgjed-hjen në krye të vendit. “Jam i lumtur që jam nëKosovën e lirë, të pavarurdhe me një president të ri”,theksoi z.Paglia.Ai gjithashtu përkujtoimiqësinë e madhe që kapasur me Presidentit his-torik të Kosovës,dr.Ibrahim Rugova,takimet e shumta me të,dhe shprehu gjithë admir-imin për figurën e madhe prej politikani dhe in-telektuali të dr.Rugovës.Z.Paglia tha se komuniteti që ai drejton do tëjapë gjithë ndihmesën e tij në rrugën e integrimittë Kosovës në Evropë. Duke u shprehur në tëmirë të integrimit dhe krijimit të kushteve përlëvizjen e lirë të ideve, qytetarëve e kapitalit, aiu shpreh se “aty ku kalojnë njerëzit, autobusët,kamionët, aty tanket nuk kanë vend”.Në takim, edhe Presidenti Pacolli ka shprehurrespektin e madh të tij për Presidentin historik,dr.Ibrahim Rugova: “Ne u kemi borxh Presiden-tit historik, dr.Ibrahim Rugova dhe gjithë dësh-morëve që ranë për liri. Të gjithë e kanëëndërruar një shtet të pavarur të Kosovës. Unë

dua ta çoj në vend dëshirën e tyre”, tha ai.Duke folur për punën e Komunitetit “ShënEgjidio”, Presidenti Pacolli tha se ky fondaciondhe Imzot Paglia janë të njohur dhe të mirëpriturgjithnjë në Kosovës. “Shën Egjidio” i ka ndih-muar popullit të Kosovës atëherë kur ai ka pasurnevojë më së shumti. Populli i Kosovës nuk eharron mbështetjen e fuqishme që i keni dhënëkauzës së drejtë të Kosovës para dhe pas luftës”,tha ai.Presidenti Pacolli ka folur në takim edhe sfidatqë i presin popullin dhe institucionet e Kosovësnë të ardhmen, ndërsa e quajti detyrë imediatezhvillimin ekonomik, me qëllim të nxjerrjes sëvendit nga pozita shumë e rëndë ekonomike nëtë cilën gjendet.

Page 7: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …Edhe gjenerali Wall theksoi se sfidat që ka për-para Kosova janë sfidat ekonomike dhe Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë

Aktiviteti i Presidentit Faqe 7

Presidenti Pacolli priti legjendën efutbollit Franc Beckenbauer

04.03.2011 - Presi-denti i Republikës sëKosovës, Behgjet Pa-colli priti sot në takimlegjendën e futbollit,z. Franc Beckenbauer,anëtar i KomitetitEkzekutiv të FIFA-s,me të cilin zhvilloinjë bisedë të gjatë dhemiqësore.Në takim ishte i pran-ishëm edhe Ministri iKulturës, Rinisë dheSportit në Qeverinë eKosovës, MemliKrasniqi. Presidenti Pacolli efalënderoi z. Becken-bauer për vizitën nëKosovë, ku ai është injohur si legjendë efutbollit gjerman dhebotëror, por edhe sinjë përkrahës i madh isportit dhe sportistëvekosovarë. Ai kërkoi nga legjenda Beckenbauer që të bëjëçka do që është në mundësitë e tij që të ndihmojënë ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës,sidomos të futbollit, për ta bërë futbollin eKosovës pjesë të UEFA-s dhe të FIFA-s. “Vendi ynë, Kosova, ka fat të madh që ka njëpopull me një rini të shëndoshë e të talentuar sipotencialin më të fuqishëm të saj. Të rinjtë tanëkanë dëshmuar aftësi të rralla çdoherë kur uështë dhënë mundësia dhe hapësira e veprimit,sidomos në aktivitete sportive”, tha PresidentiPacolli, duke përkujtuar se Kosova ka një popul-latë të re dhe të mrekullueshme, ku mbi 50 përqind e qytetarëve janë nën moshën 25 vjeçare. “Sporti nuk njeh dallime politike. Sporti nuknjeh urrejtje, sporti nuk njeh politika. Kosovaduhet të përfaqësohet si shtet dhe të jetë pjesë e

aktiviteteve sportive ndërkombëtare, në të gjithadisiplinat. Kosova e meriton këtë, rinia eKosovës e meriton këtë, sportistët e Kosovës emeritojnë këtë”, shtoi Presidenti Pacolli. Unë dua t’i garantoj qytetarët e Kosovës, se dotë vazhdoj të jem shumë i përkushtuar që sporti iKosovës të zhvillohet me hapa të shpejtë për tëmarrë pjesë në kompeticione ndërkombëtare, kume dinjitet do të përfaqësohet edhe Kosova. Dotë punoj ngushtë me gjithë përfaqësuesit institu-cional të Kosovës që janë kompetent përavancimin e sportit në Kosovë, në mënyrë qësporti i Kosovës të avancohet, sporti i Kosovëstë njihet për atë që meriton, sporti i Kosovës tëjetë pjesë e organizatave ndërkombëtare, thaPresidenti Pacolli. “Sporti është imazhi i një vendi. Ne duam tangrisim imazhin tonë. Kemi shansin këtë tangrisim me rininë e Kosovës, me njerëzit e

Page 8: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …Edhe gjenerali Wall theksoi se sfidat që ka për-para Kosova janë sfidat ekonomike dhe Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë

Aktiviteti i Presidentit Faqe 8

Kosovës, me sportin e Kosovës. Mos harronise Kosova e ka këtë potencial. Ne sot, me tërinjtë tanë, me sportistët tanë, kemi ngritur fla-mujt e shumë shteteve anembanë botës dhe kaardhur koha që të ngrisim flamurin e shtetittonë, flamurin e Kosovës”, tha Presidenti Pa-colli. Ai gjithashtu përmendi një varg sportistëshshqiptarë, shumë të suksesshëm në botë, sido-mos në sferën e futbollit, me të cilët krenohetKosova, por edhe shtetet në të cilat ata i zhvil-lojnë aktivitetet e tyre. “Ne meritojmë një shans për të qenë pjesë eintegruar e aktiviteteve ndërkombëtaresportive. E meritojmë këtë, sepse historikisht ekemi dëshmuar. Kemi dëshmuar atëherë kurpopulli ynë përjetonte tragjedi të madhe, edëshmojmë edhe tani. Sportistët e Kosovësnuk duhet të jenë të vetmuar dhe kërkojmëndihmën e madhe nga miqtë e Kosovës,kërkojmë ndihmën e madhe nga miqtë esportit, kërkojmë ndihmën nga njerëzit epaqes. Sporti nuk njeh diskriminime, sportinuk është i politizuar, sporti nuk njeh hid-hërime dhe sporti është një krijues i paqes.Z.Beckenbauer është një njeri i paqes dhe ne idrejtohemi atij që t’i ndihmojë Kosovës, të ndih-mojë sportin e Kosovës”, tha ndër të tjera Presi-denti Pacolli. Nga ana e tij, z. Franc Beckenbauer, pasi kauruar Presidentin Pacolli për zgjedhjen në de-tyrën e tij në krye të vendit, ka thënë se ndihet inderuar që viziton Kosovën, për herë të parë. Ai tha se nuk është një politikan por një sportistdhe që është i njoftuar me zhvillimet në Kosovënë të kaluarën dhe në të tashmen. Ndërlidhur me kërkesën për anëtarësimin e Fed-eratës së Futbollit të Kosovës në FIFA, z.Beck-

enbauer theksoi se në një takim të kësaj organi-zate, është vendosur që çështja të kalojë për traj-tim së pari në UEFA, ndërsa nga ana e tij ai do tëbëjë gjithë çka është e mundshme që të ndihmojësportin e Kosovës që të ecë përpara drejtndërkombëtarizimit. Pas takimit në kabinetin e Presidentit, z.Becken-bauer ka takuar edhe udhëheqësit e sportit tëKosovës. Gjithashtu, Presidenti Pacolli ka shtruar njëdrekë për nder të vizitës së z z.Beckenbauer, nëtë cilën kanë qenë të pranishëm ambasadorë tëhuaj të akredituar në Kosovë, përfaqësues tëQeverisë dhe përfaqësues të Federatës së Futbol-lit të Kosovës e federatave të tjera.

Franc Beckenbauer Ambasador nderi iKosovës

04.03.2011 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka dekoruar sot legjendën e futbol-lit gjerman, Franc Beckenbauer me çmimin Ambasador Nderi i Kosovës. Ky është çmimi i parë që z.Pacolli e jep si President i Kosovës. Çmimi Ambasador nderi i jepet z. Beckenbauer për kontributin që ai ka dhënë dhe që do të vazhdojëta japë për integrimin e futbollit kosovar në UEFA dhe në FIFA.

Page 9: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …Edhe gjenerali Wall theksoi se sfidat që ka për-para Kosova janë sfidat ekonomike dhe Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë

Aktiviteti i Presidentit Faqe 9

05.03.2011 - Presi-denti i Republikës sëKosovës, Behgjet Pa-colli mori pjesë sot nëmanifestimin qendrortë shënimit të 13-vje-torit të rënies heroiketë komandantit leg-jendar Adem Jashari.Fillimisht, PresidentiPacolli vizitoi Min-istrinë e Forcës sëSigurisë së Kosovës(FSK), ku ai, ishoqëruar nga koman-danti i Forcës së Sig-urisë së Kosovës,gjenerallejtënantSylejman Selimi,parakaloi para Gardëssë FSK-së.Më pas, ai u prit nënjë takim nga ministrii Forcës së Sigurisë,Agim Çeku dhebashkëpunëtorët e tij. Ministri Çeku enjoftoi PresidentinPacolli me të arritura e Forcës së Sigurisë, nërrugëtimin drejt përmbushjes së Kapaciteteve tëPlota Operacionale, gjithnjë me synimin që kjoforcë, me ndihmën e KFOR-it dhe ushtrivemike, të mbërrijë sa më parë nivelin profesionaltë ushtrive moderne.Nga ana e tij, Presidenti Pacolli, i cili është edhekomandant Suprem i Forcës së Sigurisë sëKosovës, ofroi gjithë mbështetjen e tij në zhvil-limin e kësaj force. Ai lavdëroi punën e bërë ngapjesëtarët e FSK-së në të gjitha angazhimet etyre, si dhe u shpreh se do të punohet që pjesë-tarët e FSK-së, qoftë edhe në mënyrë simbolike,të jenë pjesë e misioneve të ndryshme ndërkom-bëtare, në shërbim të paqes në botë.Pas takimit, Presidenti Pacolli mori pjesë në

manifestimin qendror të shënimit të 13-vjetorittë rënies heroike të komandantit legjendar AdemJashari, organizuar në Kazermën “AdemJashari” në Prishtinë, ku ishin të pranishëm edhekryeministri i Republikës së Kosovës. HashimThaçi, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, min-istra të kabinetit qeveritar të Kosovës, përfaqë-sues të institucioneve të ndryshme, përfaqësuesdiplomatikë të akredituar në vendin tonë, ud-hëheqës të KFOR-it, si dhe qytetarë të shumtë, tëardhur për të përcjellë këtë ceremoni që shënonfillimin e manifestimit treditor në shënim tëpërvjetorit të rënies së komandantit AdemJashari dhe luftës heroike të familjes Jashari. I shoqëruar nga gjenerallejtënant Sylejman Se-limi, Presidenti Pacolli parakaloi para ushtarëvetë rreshtuar të FSK-së.

Presidenti Pacolli: Dëshmorët e Kombitvunë themelet e forta të shtetësisë sonë

Page 10: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …Edhe gjenerali Wall theksoi se sfidat që ka për-para Kosova janë sfidat ekonomike dhe Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë

Aktiviteti i Presidentit Faqe 10

Me këtë rast, Presidenti Pacolli mbajti një fjalim,të cilin po e japim në vijim:

E nderuar Familje Jashari,I nderuari Baci Rifat,Të nderuar invalidë dhe veteranë të luftës,I nderuari kryeministër i Kosovës, HashimThaçi,I nderuari kryetar i Kuvendit, Jakup Krasniqi,I nderuari Ministër i FSK-së, gjeneral AgimÇeku, Të nderuar oficerë, kadetë, të FSK-së,I nderuar komandant i KFOR-it,Të nderuar përfaqësues diplomatikë, Të nderuar të shoqërisë civile, përfaqësues tëkonfesioneve të Kosovës,Të nderuar të pranishëm,

Jam i prekur dhe i nderuar njëkohësisht që tëmarrë pjesë në përkujtimin e Epopesë së ndritur

të luftës çlirimtare të Kosovës. Ndihem shumë ivlerësuar që, bashkë me ju, po kujtojmë heronjtëe kësaj lufte, që sakrifikuan jetën, gjëja më eshtrenjtë që Perëndia i jep njeriut, për çlirimin evendit dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.Po ashtu, jam thellë i emocionuar që, së bashkume ju, po përkulemi me respekt para familjesheroike të Jasharëve, shembullit më të ndritur tëkësaj epopeje. Në zemrat tona i mbajmë edhefamiljet e tjera të dëshmorëve që ranë për lirinëdhe pavarësinë e Kosovës.

Të nderuar të pranishëm,Jeta e një shteti të ri ka nevojë për simbole tëforta. Rreth tyre formësohet ndërgjegjja kom-bëtare, inspirimet e gjeneratës së re. Ato shërbe-jnë si pika referimi për bazat, për klasën politike.Simbol i lirisë sonë, komandanti legjendar AdemJashari dhe heronjtë e tjerë, Zahir Pajaziti, Luane Shkëlzen Haradinaj, Agim Ramadani, Fehmi eXhevë Lladrovci dhe gjithë dëshmorët e tjerë të

kombit, kanë vendo-sur themelet e shtetittonë, sikur themelet elegjendës sëRozafatit. Themelet e shtetësisësonë janë të forta falëgjakut të këtyre sim-boleve. Falë këtijgjaku, falë ndihmës sëmiqve tanë perëndi-morë, ku sot dua tëveçojë, për një arsyetë kuptueshme,Shtetet e Bashkuara tëAmerikës, dhe vendete BashkimitEvropian, ne përm-byllëm me suksesndërmarrjen e lirisëdhe pavarësisë tonë.Tash duhet të përkrye-jmë ndërtimin eshtetit tonë, ndërtimine një shteti që garan-ton të drejtat për tëgjithë banorët dheqytetarët e tij.

Page 11: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …Edhe gjenerali Wall theksoi se sfidat që ka për-para Kosova janë sfidat ekonomike dhe Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë

Ne kemi arritur suksese të mëdha në ndërtimin eshtëpisë tonë të përbashkët, me themel të shën-dosha, kemi ndërtuar institucionet, infrastruk-turën, kemi rritur numrin e njohjeve, kemipërmirësuar situatën ekonomike dhe po mundo-hemi t’i japim perspektivë jetës së qytetarëve tëKosovës. Vepra e heronjve është aty, ajo flet,është e gjallë për ta kujtuar se më shumë duhet tëbëjmë në të ardhmen. Gjurmët e luftës së ndrit-shme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjendenkudo në sipërfaqen e Republikës tonë dhe ne s’-mundemi t’i harrojmë ata asnjëherë.Në procesin e ndërtimit të shtetësisë tonë, ne ar-ritëm të ngrisim një institucion profesional tëmbrojtjes së lirisë, siç janë Forcat e Sigurisë tëKosovës. Ajo është trashëgimtarja e drejtpër-drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe eTrupave Mbrojtëse të Kosovës, ajo është njëforcë e re me histori të lavdishme.Ne ia arritëm së bashku me miqtë tanë të NATO-s dhe të KFOR-it, të pranishëm këtu në terrenettona, të ndërtojmë mbi 90 për të strukturës mod-erne të FSK-së. Mirëpo kjo nuk mjafton, ne do

ta ndërtojmë atë edhe më tutje.Përkrahja e miqve tanë është garanci për tëardhmen e sigurisë, është besim për punën epërkushtimin tuaj si forcë e dëshmuar e lirisëdeh pavarësisë së Kosovës. Ne kemi besim semiqtë tanë, duke vlerësuar profesionalizmin tuaj,do të konsiderojnë pozitivisht kërkesën tonë qëju, në të ardhmen, të jeni pjesë e misioneve tëndryshme ndërkombëtare, të misioneve paqerua-jtëse, dhe unë personalisht, me të gjitha institu-cionet e Kosovës, do të angazhohem që ju tërenditeni aty ku janë të renditura forcat eshoqërive të civilizuara.

Një prani e juaj, qoftë edhe simbolike, ështëvepër e afirmimit të shtetit të Kosovës dhe ështëdëshmi e përkushtimit tonë për vlerat më të miratë qytetërimit perëndimor. Kosova është vendtërësisht evropian, ndaj ne do të punojmëvazhdimisht në konsolidimin e shtetësisë sonë,në integrimin e vendit në institucionet euroat-lantike. Roli i juaj është shumë i rëndësishëm,për këto integrime.

Të dashur ushtarë të Forcës sëSigurisë së Kosovës,Kontributi juaj është kontributpër të ardhmen e ndritur tëvendit tonë, të Kosovës tonë tëdashur. Ajo është themeluarmbi veprën e shkëlqyer tëpararendësve të luftës çlir-imtare të popullit tonë. Kjoluftë i tregoi mbarë botës seideali i lirisë nuk vdes kurrë nëviset tona, i tregoi botës sëpema e lirisë ndër ne ështëgjithmonë e gjelbër dhe nukthahet kurrë, ajo është e ujiturme gjakun e dëshmorëve tanë.Ndaj sot me lejoni që, duke junderuar juve, të përkujtojmëedhe njëherë ata që u sakri-fikuan për lirinë dhe pavarës-inë e vendit tonë. U qoftë i lehtë dheu të gjithëatyre që u flijuan për këtë liridhe pavarësi. Përkulem paraheronjve tanë. Lavdi!

Aktiviteti i Presidentit Faqe 11

Page 12: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …Edhe gjenerali Wall theksoi se sfidat që ka për-para Kosova janë sfidat ekonomike dhe Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë

06.03.2011 -Presidenti i Re-publikës sëKosovës, Behg-jet Pacolli, nëditën e dytë tëmanifestimevepër shënimin e13-vjetorit tëEpopesë sëUshtrisë Çlir-imtare tëKosovës, bëri sothomazhe paravarrit të Koman-dantit LegjendarAdem Jasharidhe dëshmorëvetë tjerë në var-rezat e Prekazit. Në një deklaratëbërë më këtërast, PresidentiPacolli theksoi sePrekazi ështëvendi ku u vulospavarësia eKosovës.“Prekazi ështënjë vend që ibashkon të gjithëshqiptarët ngaKosova, nga tëgjitha trojet dhe nga diaspora. Këtu u vulospavarësia e Kosovës, të cilën ne e gëzojmë sot.Lavdi këtyre dëshmorëve dhe gjithë dëshmorëvetë tjerë të rënë në luftën për liri. U qoftë i lehtëdheu i Kosovës”, theksoi Presidenti Pacolli.Presidenti Pacolli vizitoi edhe familjen Jashariku u prit nga Rifat Jashari dhe anëtarët e tjerë tëfamiljes Jashari. Në një bisedë të ngrohtë dhemiqësore, Rifat Jashari e falënderoi PresidentinPacolli për vizitën dhe kujdesin ndaj familjes sëtyre.

Nga ana e tij, Presidenti Pacolli çmoi lart sakri-ficën e familjes Jashari, e cila ka dhënë kaqshumë për pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.Gjatë qëndrimit në Prekaz, Presidenti Pacollivendosi kurora lulesh edhe para lapidarit të Salëe Hamit Jasharit, duke nderuar kujtimin e tyredhe të rënëve të tjerë për liri.Presidenti Pacolli me bashkëpunëtorët, nëPrekaz, gjithashtu vizitoi familjen e HabibJasharit, e cila gjatë luftës ka qenë e strehuar tefamiljarët e Presidentit Pacolli.

Aktiviteti i Presidentit Faqe 12

Pacolli: Në Prekaz u vulos pavarësia eKosovës

Page 13: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …Edhe gjenerali Wall theksoi se sfidat që ka për-para Kosova janë sfidat ekonomike dhe Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë

Aktiviteti i Presidentit Faqe 13

07.03.2011 - Presidenti i Republikës sëKosovës, Behgjet Pacolli, i shoqëruarnga bashkëpunëtorët e tij dhe koman-danti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler,qëndroi sot për vizitë në pjesën veriore tëKosovës, përkatësisht në pikat kufitare 1dhe 31, në Zubin Potok dhe Leposaviq.Gjatë vizitës, Presidenti u njoh megjendjen në këtë pjesë të vendit, ndërsagjatë takimit me policët kufitarë dhe medoganierët, ai u njoh me punën e tyredhe qarkullimin e njerëzve dhe mallravenë këto dy pika kufitare mes Kosovësdhe Serbisë. Presidenti Pacolli u shpreh i shqetësuarpërgjithësisht me gjendjen në këtë pjesëtë vendit, ku nga aktivitetet e paligjshmeekonomike dëmtohet në masë të madhebuxheti i vendit, ndërsa popullata, si ajoserbe, si ajo shqiptare, që jetojnë në këtëpjesë, mbahen peng nga strukturat epakontrolluara dhe që veprojnë jashtëligjit.

Presidenti Pacolli vizitoi pikat kufitare 1dhe 31 në Zubin Potok dhe Leposaviq

Presidenti Pacolli uroi arsimtarët dheveteranët e arsimit për Ditën e Mësuesit

07.03.2011 - Presidenti i Republikës sëKosovës, Behgjet Pacolli, me rastin e 7 Marsit,Ditës së Mësuesit, priti një grup të arsimtarëvedhe të veteranëve të arsimit.Në një bisedë të gjatë dhe miqësore, PresidentiPacolli i uroi mysafirët e tij për Ditën e Mësue-sit, i falënderoi ata për kontributin e madh qëkanë dhënë dhe po japin për arsimin në Kosovënë kohët më të vështira, si dhe u dëshiroi shën-det të mirë e shumë fat. “Unë kisha nderin të kaloj disa çaste me eduka-torët tanë, mësuesit tanë, me njerëzit të cilët unëshumë i vlerësoj, me njerëz që kanë vlera, menjerëz që kanë kontribuar dhe kontributi i tyrevazhdon të jetë shumë i rëndësishëm për

Page 14: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …Edhe gjenerali Wall theksoi se sfidat që ka për-para Kosova janë sfidat ekonomike dhe Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë

Aktiviteti i Presidentit Faqe 14

Kosovën. Nuk kam pasur mundësi që t’itakoj të gjithë ata që i takojnë kësaj kate-gorie, por simbolikisht pata nderin t’i kalojdisa çaste të bukura, duke ndërruarmendime të ndryshme dhe duke ufrymëzuar edhe më tepër që të punojmë përshoqërinë tonë”, tha Presidenti Pacolli pastakimit, duke shtuar se shoqëria jonë kanevojë të ecë përpara, ka nevojë për ndihmë,ka nevojë për këshilla. Duke folur në emër të arsimtarëve dhe vet-eranëve të arsimit, profesori dhe shkrimtariRamiz Kelmendi u shpreh: “E ndjeva vetenjashtëzakonisht të nderuar. Lum ai shtet elum ai pushtet i cili nderon arsimtarët e vet”. Ndërsa mësuesja Sofije Kllokoçi, që kaqenë arsimtare e Presidentit Pacolli, evokoikujtime nga ajo kohë dhe u shpreh shumë egëzuar që nxënësi i saj ka arritur kaq shumësuksese dhe është bërë President i vendit.

Presidenti Pacolli priti ambasadorin eZvicrës në Kosovë, z.Lukas Beglinger

08.03.2011 - Presidenti i Republikës së Kosovës,Behgjet Pacolli priti sot në takim ambasadorin eZvicrës në Kosovë, z.Lukas Beglinger, i cili uroiz.Pacolli për zgjedhjen në detyrën e re, si dhe i

përcolli urimet e Presidentes së Konfederatës sëZvicrës, znj.Micheline Calmy-Rey.“Kontributi i zonjës Micheline Calmy-Rey dhe iZvicrës në shtetndërtimin e Kosovës ka qenë

shumë i madh”, tha Presi-denti Pacolli në takim,duke çmuar ndihmën evazhdueshme të Zvicrës, sinë të kaluarën ashtu edhesot, për popullin dhe insti-tucionet e vendit tonë.Ai theksoi se përveç ndih-mës në të gjitha fushat, enjë rëndësie të veçantëështë prania e trupave tëZvicrës në Kosovë, të cilatjapin kontribut tëçmueshëm në ruajtjen epaqes dhe sigurisë dhe nëdhënien e asistencës komu-nitetit.Presidenti Pacolli tha seKosova ka nevojë ende për

Page 15: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …Edhe gjenerali Wall theksoi se sfidat që ka për-para Kosova janë sfidat ekonomike dhe Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë

ndihmë nga Zvicra, në përcjelljen e përvojave tëkëtij shteti në vendin tonë, si dhe theksoi fushëne drejtësisë, si një fushë ku Zvicra mund t’u japënjë ndihmë të çmueshme institucionevepërkatëse të vendit tonë.Gjithashtu, ai theksoi edhe kërkesën që sa mëshumë biznese nga ky vend të investojnë nëKosovë, duke ndihmuar zhvillimin ekonomik tëvendit tonë dhe duke ndikuar drejtpërdrejt nëuljen e shkallës së lartë të papunësisë.Nga ana e tij, ambasadori z.Lukas Beglinger tha

se vendi i tij ka ndihmuar në vazhdimësi pop-ullin dhe institucionet e Kosovës dhe këtë do tëvazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen, në të gjithafushat. Ai theksoi se Zvicra nuk do të zvogëlojëkontigjentin e ushtarëve të vet në kuadër tëKFOR-it, ndërsa do të vazhdojë kontributin e sajedhe në kuadër të EULEX-it.Ai gjithashtu përmendi se Kosova dhe Zvicrakanë të nënshkruara marrëveshje bashkëpunimiqë mbulojnë disa fusha, ndërsa në të ardhmen dotë nënshkruhen edhe marrëveshje të tjera.

Aktiviteti i Presidentit Faqe 15

Presidenti Pacolli zonjën Osnat Lu-branti, përfaqësuese e përhershme e

UNDP-së në Kosovë08.03.2011 - Presidenti i Repub-likës së Kosovës, Behgjet Pacollipriti sot në takim zonjën OsnatLubranti, koordinatore e agjen-cive zhvillimore të Kombeve tëBashkuara në Kosovë dhe për-faqësuese e përhershme eUNDP-së në vendin tonë.“Kosova duhet të ketë një planafatmesëm të zhvillimit”, theksoizonja Lubranti, duke shtuar sesfidat më të mëdha të venditmbetet kontigjenti i madh i tërinjve të gatshëm për të hyrë nëtregun e punës, si dhe shkalla elartë e papunësisë. Si koordinatore e agjencive për zhvillim tëKombeve të Bashkuara, ajo tha se kanë hartuarnjë plan pesëvjeçar të zhvillimit të Kosovës, nëkoordinim me të gjitha institucionet e vendit.Duke u shprehur e kënaqur me ndihmën e dhënëderi tash dhe sidomos me bashkëpunimin me in-stitucionet e Kosovës, zonja Lubranti tha se kjondihmë dhe ky bashkëpunim do të vazhdojëedhe në të ardhmen.Presidenti i Republikës, z.Behgjet Pacolli, pasifalënderoi zonjën Lubranti për ndihmën që kanëdhënë dhe po japin për Kosovën organizatat qëajo përfaqëson, theksoi një varg prioritetesh tëinstitucioneve të vendit, në drejtim të sigurimit

të zhvillimit sa më të shpejtë ekonomik dhekapërcimit të gjendjes së tanishme.Ai foli për hapat e domosdoshëm që duhet nd-jekur në reformën e zhvillimit ekonomik, duketheksuar se vetëm një rritje ekonomike prej 5-6për qind gjatë këtij viti do të ishte një garanci ezhvillimit dhe e gjenerimit të vendeve të reja tëpunës. Presidenti Pacolli gjithashtu theksoi edhe do-mosdoshmërinë e reformave në fushën e drejtë-sisë, të shëndetësisë e fusha të tjera, ku duhet tëndërmerren hapa të menjëhershëm me qëllim tëpërmirësimit të gjendjes dhe të ofrimit të shër-bimeve më të mira për qytetarët.

Page 16: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …Edhe gjenerali Wall theksoi se sfidat që ka për-para Kosova janë sfidat ekonomike dhe Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë

Aktiviteti i Presidentit Faqe 16

08.03.2011-

“Austria gjith-

monë ka qenë

mike e jona dhe

ka mbetur mike

e vërtetë e

Kosovës. Kon-

tributi i Aus-

trisë për vendin

tonë është

shumë i madh

dhe ne e vlerë-

sojmë shumë

këtë”, tha Presi-

denti i Repub-

likës së

Kosovës, Behg-

jet Pacolli gjatë

një takimi me

ambasadorin e

Austrisë në

vendin tonë, Jo-

hann Brieger.

Pasi përkujtoi

një varg

fushash në të

cilat Austria ka dhënë një ndihmesë shumë të

madhe, duke veçuar këtu ndihmën në fushën e

arsimit të lartë, Presidenti Pacolli theksoi se

Kosova ka edhe më tej nevojë të përfitojë nga

ndihmat dhe përvojat austriake në shumë fusha.

Edhe në këtë takim, Presidenti Pacolli foli për

projektet e Kosovës për rritjen ekonomike dhe

sidomos për krijimin e ambientit për ardhjen në

Kosovë të sa më shumë investitorëve nga Aus-

tria.

Ambasadori Johann Brieger, nga ana e tij, uroi

Presidentin Pacolli për zgjedhjen dhe i dorëzoi

atij letrën e urimit që Presidenti Fisher i dërgoi

Presidentit Pacolli.

Z.Brieger theksoi bashkëpunimin e vazh-

dueshëm të mirë mes Austrisë dhe Kosovës, në

shumë fusha, bashkëpunim ky që ka dhënë frytet

e veta, por edhe e ka forcuar edhe më miqësinë

mes dy shteteve.

Në planin ekonomik, ai shfaqi shpresën se në të

ardhmen do të ketë edhe më shumë biznese aus-

triake që do të shtrijnë investimet e tyre në

Kosovë, edhe pse numri i tashëm i bizneseve të

këtij shteti që zhvillojnë aktivitet në vendin tonë

nuk është i vogël.

Pacolli: Austria ishte dhe ka mbeturmike e vërtetë e Kosovës

Page 17: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …Edhe gjenerali Wall theksoi se sfidat që ka për-para Kosova janë sfidat ekonomike dhe Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë

Aktiviteti i Presidentit Faqe 17

Pacolli: Kosovarët dinë t’i duan dhe t’irespektojnë nënat dhe motrat e tyre

08.03.2011 - Presidenti i Republikës së Kosovës,

Behgjet Pacolli, me rastin e 8 Marsit, Ditës së

Gruas, sot në Gjakovë organizoi një pritje dhe

shtroi një drekë për gratë e Krushës, të Gjakovës

dhe vendbanimeve të tjera të këtij rajoni.

Në pritje ishte e pranishme edhe

zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e

Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.

Në emër të grave të mbledhura në këtë rast,

kryetarja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nys-

rete Kumnova, në një fjalë emocionale, për-

shkroi gjendjen e rëndë të nënave,

bashkëshorteve, motrave dhe familjarëve të të

pagjeturve, të cilat çdo festë, e edhe 8 Marsin, e

përjetojnë me dhimbje.

Me këtë rast, ajo i bëri thirrje Presidentit Pacolli

që të ushtrojë ndikimin e tij për zbardhjen e fatit

të rreth 1820 qytetarëve të Kosovës që ende janë

të pagjetur, si dhe për përshpejtimin e identi-

fikimit të mbi 400 mbetjeve mortore që janë në

morgun e Departamentit të Mjekësisë Ligjore në

Prishtinë.

Në emër të grave të mbledhura në këtë rast, ajo

falënderoi Presidentin Pacolli për kujdesin që në

këtë ditë të tyre, t’u gjendet afër dhe t’i përkrahë

ato.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pa-

colli tha se bashkëndjen dhimbjen që kanë nënat,

gratë, motrat e të pagjeturve.

“Gjithmonë kam qenë dhe do të jem afër jush,

Më ka lidhur e

shkuara, më lidh

e tanishmja, dhe

sigurisht do të më

lidh edhe e

ardhmja. I di

sakrificat e juaja,

i kam të njohura

të gjitha. E di se

keni vuajtur. Por,

ne do të mundo-

hemi që ta nda-

jmë këtë dhimbje

së bashku. Besoj

se tani, në këtë

ditë, në ditën e

juaj, ne duhet t’i

gëzohemi kësaj

dite, ditës së

Kosovës së lirë,

që ne sot e gëzo-

jmë e për të cilën

kanë rënë

vëllezërit, burrat,

djemtë e juaj.

Page 18: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …Edhe gjenerali Wall theksoi se sfidat që ka për-para Kosova janë sfidat ekonomike dhe Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë

Lavdi atyre”, tha në fillim të fjalës së tij

Presidenti Pacolli.

“Të gjitha ju, të nderuara motra që jeni

këtu, e di se pritni shumë nga ne dhe nuk

di a do të jemi në gjendje t’ua kthejmë

hakun, për gjithë atë që keni bërë për ne.

Por, unë mund t’ju premtoj se do të punoj

me gjithë fuqinë, që ta ndieni se ju jeni të

vlefshme për ne. Prandaj, në këtë ditë që

ju përket juve, t’i gëzohemi ardhmërisë

dhe t’i gëzohemi shpresës”, vijoi Presi-

denti Pacolli.

“Kosovarët dinë ta duan nënën e tyre, mo-

trat e tyre, dinë t’i respektojnë ato. Por,

kjo nuk mjafton. Duhet edhe shumë punë

që t’u kthehet haku juve”, vijoi ai.

Më tej Presidenti Pacolli theksoi se e

gëzon fakti se sot, nëpër institucionet e

Kosovës së lirë, sheh motrat tona, të cilat

kryejnë funksione të rëndësishme dhe

dhashtë Perëndia që në të ardhmen të

kemi edhe më tepër.

“Parlamenti i Kosovës ka një të tretën nga

gjinia femërore. Ju jeni të përfaqësuara

shumë bukur. Prej këtu ju dërgoj një

mesazh deputeteve që të punojnë, të puno-

jnë për kauzën tonë, të punojnë për një

ardhmëri më të mirë, të punojnë edhe për

juve. Ju meritoni që të jeni të përfaqësuara

sa më mirë. Ne sot në Qeverinë e Kosovës

kemi femra të cilat janë të përfaqësuara

shumë mirë. Kemi zëvendëskryeministre,

shefe të departamenteve të ndryshme,

zonja që punojnë për shoqërinë kosovare.

Jam i bindur se nuk është e rastit që ato

zonja janë aty. Ato do të dinë të punojnë

edhe për shoqërinë kosovare, por posaçër-

isht për ju. Ju tani, në këtë ditë, gjeni një

moment dhe gëzohuni. Është dita juaj.

Sado qoftë simbolik, ky tubim këtu të jetë

një moment, një shkas që të festojmë së

bashku”, tha ndër të tjera në fjalën e tij

Presidenti i Republikës së Kosovës,

Behgjet Pacolli.

Aktiviteti i Presidentit Faqe 18

Page 19: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …Edhe gjenerali Wall theksoi se sfidat që ka për-para Kosova janë sfidat ekonomike dhe Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë

Pacolli: Në Kosovë duhet të realizohenprojekte që kanë efekt direkt në jetën e

qytetarëve 09.03.2011 - Presidenti i Repub-likës së Kosovës, Behgjet Pacollizhvilloi sot një takim me zonjënJane Armitage, drejtoreshë eBankës Botërore për Shqipërinëdhe koordinatore rajonale përEvropën Juglindore, si dhe z.Ran-jit Nayak, shef i Zyrës së BankësBotërore në Kosovë.Presidenti Pacolli falënderoiBankën Botërore, anëtare e së cilësështë edhe Kosova, për ndihmën emadhe që ky institucion i ka dhënëdhe vazhdon t’i japë shtetit tëKosovës. “Vështirësitë në Kosovë janë evi-dente. Shoqëria jonë ka nevojë përndihma në çdo aspekt, ka nevojëpër këshillat e juaja në çdo kohë”,theksoi në takim Presidenti Pa-colli. Ai qartësoi se në të ardhmen,duhet dhënë prioritet projekteve tëcilat janë të realizueshme dhe qëkanë efekt të drejtpërdrejtë përqytetarët e Kosovës. Nga ana e saj, zonja Jane Armitage,drejtoreshë e Bankës Botërore përShqipërinë dhe koordinatore ra-jonale për Evropën Juglindore, folinë detaje rreth ndihmës dhe projek-teve me të cilat Banka Botërore uka asistuar vendeve të EvropësJuglindore, me theks të veçantë teprojektet e realizuara në Repub-likën e Kosovës. Ajo theksoi se kjo ndihmë do tëvazhdojë edhe në të ardhmen, nëkoordinim me institucionet e ven-dit, në realizimin e projekteve në tëmirë të të gjithë qytetarëve të ven-dit tonë.

Aktiviteti i Presidentit Faqe 19

Page 20: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …Edhe gjenerali Wall theksoi se sfidat që ka për-para Kosova janë sfidat ekonomike dhe Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë

09.03.2011 - Presidenti i Republikës sëKosovës, z. Behgjet Pacolli vizitoi sot famil-jen Musliu në fshatin Uglar të komunës sëGjilanit, djali i së cilës, Leutrim Musliu, uvra të shtunën, derisa po kthehej nga mali sëbashku me babanë e tij.Gjatë vizitës në familjen e babait të Leu-trimit, Rrahim Musliu, Presidenti Pacollikërkoi që organet e drejtësisë ta zbardhin samë parë këtë rast. “Ne ju shprehim ngushël-lime. Jemi këtu që ta ndajmë së bashku meju këtë dhimbje dhe ne kërkojmë nga organetpërkatëse që sa më shpejt dorasi të kapet dhetë dalë para organeve të gjyqësisë”, tha Pres-identi Behgjet Pacolli. “Këtë rast ta zbardhin sa më parë dhe faj-torin ta sjellin para drejtësisë. Unë besoj sekëtë do ta bëjnë organet tona. Është njëdhimbje e madhe që ne e ndajmë bashkë mefamiljen, është një humbje dhe një rast i ciliështë dashtë t’i takojë të kaluarës, jo kësajkohe. Në këtë kohë kur Kosova ballafaqohetedhe me probleme të tjera të ndjeshme, unëbesoj se këtë rast në mënyrë korrekte, nëmënyrë të drejtë do ta zgjedhin organet edrejtësisë”, tha Presidenti i Republikës sëKosovës, Behgjet Pacolli. Duke folur në emër të familjes, kryeimami ifshatit Burhan Zejnullahu falënderoi Presi-dentin Pacolli për vizitën dhe që në këto mo-mente dhembjeje u gjen pranë familjesMusliu.“Në emër të familjes, ju falënderojmë nëmënyrën më të sinqertë që keni gjetur kohëdhe keni ardhur ta ndani me neve këtë dhim-bje, këtë humbje të një djali shqiptar”, tha ai. Pas vizitës në Uglar, Presidenti Pacolli viz-itoi komunën e Parteshit, ku u prit ngakryetari i kësaj komune, z.Nenad Cvetkoviq,me të cilin zhvilloi një bisedë të gjatë lidhurme gjendjen e përgjithshme në këtë komunë.

Aktiviteti i Presidentit Faqe 20

Presidenti Pacolli ishte për ngushël-lime në familjen Musliu në Uglar të

Gjilanit

Page 21: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …Edhe gjenerali Wall theksoi se sfidat që ka për-para Kosova janë sfidat ekonomike dhe Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë

Aktiviteti i Presidentit Faqe 21

10.03.2011 - Presidenti i Re-publikës së Kosovës, Behg-jet Pacolli priti sotambasadorin e Republikëssë Francës në vendin tonë,Jean Francois Fitou, i cili idorëzoi letrën e urimit tëPresidentit të Francës, Nico-las Sarkozy me rastin e zg-jedhjes së PresidentitPacolli.Në takim, Presidenti Pacollifalënderoi për urimin e Pres-identit Sarkozy, duke u quaj-tur atë një mik të madh tëKosovës dhe duke vlerësuarshumë lart kontributin eFrancës në shtendërtimin eKosovës.Ndërsa, Ambasadori Fitoutheksoi se përkrahja eFrancës për Kosovën ka ekzistuar gjithmonë dheajo do të jetë e vazhdueshme. Këtë, tha ai, ethekson fuqishëm edhe Presidenti Sarkozy nëletrën e tij të urimit.

Në vijim po japim letrën e plotë të urimit tëPresidentit Sarkozy:

Zotëri Kryetar, Ju uroj ngrohtësisht për zgjedhjen e juaj në kryetë Kosovës dhe jam i lumtur t’ju adresoj dëshirate mia më të mira për suksesin, në përmbushjen efunksioneve të larta, në emër timin personal.Kaluan tri vjet nga pavarësia. Kosova po forco-het në fushën ndërkombëtare dhe ka marrë gjith-një njohje të shumta. Ka ditur të udhëheqëpërpjekje të rëndësishme në një kontekst delikatdhe kompleks. Unë e di se mund të llogarisë nëju për të dyfishuar zellin e madh në këtë punë.Kosova ka bërë reforma kruciale për konso-lidimin e institucioneve dhe në mbizotërimin e

Ligjit. Është angazhuar me vendosmëri nërrugën drejt Bashkimit Evropian. Nuk kamdyshim se, me nxitjen e juaj, Kosova do të mundtë përballet me sfidat që e presin. Mbetet shumëpër të bërë në fushat e konsolidimit të institu-cioneve dhe në mbizotërimin e Ligjit. Llogarisnë angazhimin e vendit tuaj për të bërë reformate rëndësishme në zhvillimin ekonomik dhe so-cial. Franca do të vazhdojë të punoj për ju nëkëtë perspektivë, me qëllim të forcimit të lid-hjeve miqësore dhe besueshmërisë në mes dyvendeve tona. Franca ju sjell tërë mbështetjen esaj në këtë detyrë.Përfitoj, po ashtu, këtë rast për t’i shprehurdëshirat për prosperitet dhe lumturi për Kosovëndhe popullin e saj.Ju lutem, Zotëri Kryetar i Republikës, pranonisigurinë e konsideratës time të lartë.

Nicolas SARKOZY

Sarkozy uron Pacollin, siguron përpërkrahjen e vazhdueshme të Francës

për Kosovën

Page 22: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …Edhe gjenerali Wall theksoi se sfidat që ka për-para Kosova janë sfidat ekonomike dhe Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë

Aktiviteti i Presidentit Faqe 22

Presidenti Pacolli mori pjesë në cere-moninë vjetore të KFOR-it

10.03.2011 - Presidenti i Republikës sëKosovës, Behgjet Pacolli mori pjesë sotnë ceremoninë vjetore të KFOR-it, or-ganizuar në Prishtinë, në të cilën morënpjesë përfaqësues të pranisë ndërkom-bëtare në vend, përfaqësues të mision-eve diplomatike, udhëheqës tëinstitucioneve të Republikës sëKosovës dhe të ftuar të tjerë.Në këtë ceremoni, Presidenti Pacollimbajti një fjalim, të cilën po e sjellimnë vijim:

Të nderuar përfaqësues të institucion-eve të Kosovës,I nderuari komandant i KFOR-it, gjen-erali Buhler,Të nderuar ambasadorë,Të nderuar të pranishëm,

Jam shumë i nderuar që kam mundës-inë, në cilësinë e Presidentit të Republikës sëKosovës, të shtetit mikpritës të KFOR-it, t’jupërshëndes juve në këtë ceremoni vjetore. KFOR-i është një miks i shkëlqyer trupash ngashumë vende të NATO-s, vende mike të Kosovësdhe vende të tjera, të cilët unë dua t’i përshën-des, duke filluar nga oficerët e deri te ushtarëtdhe njëkohësisht të përshëndes edhe popujt dheshtetet prej nga vijnë këta ushtarë të vyeshëm,këta ushtarë dhe oficerë të dashur. KFOR-i është një eksperiencë unike e NATO-s,në një vend jashtë NATO-s, siç është Kosova.Edhe ky është një fakt që unë dua ta potencoj nëkëtë mbrëmje, me një mirënjohje dhe falënderimnga zemra. Kur shohim mëdyshjet e Perëndimit për tëndërhyrë në vatrat e tjera të krizës në botë, nërastin siç ishte ky i Kosovës, ne kemi më shumëarsye për të qenë edhe me tepër mirënjohës. Për-para tragjedisë së shqiptarëve, të popullit tim, junuk hezituat dhe erdhët e çliruat Kosovën. Koso-varët u bënë popull i lirë. Kosovarët nuk e harro-jnë këtë. Kosovarët ju falënderojnë për këtë dhe

do të jenë gjithmonë falënderues. Faleminderit shumë juve të gjithëve, që kenilënë familjet e juaja, keni lënë një jetë sigurishtmë të mirë nëpër vendet e juaja, dhe keni ardhurqë ditët më të bukura të rinisë suaj, të kohës suaj,t’i kaloni bashkë me ne, duke u bërë pjesë e ha-pave tanë. Ju garantoj se kosovarët dinë ta shpër-blejnë këtë. Ata asnjëherë nuk do ta harrojnë. Ne ju jemi mirënjohës dhe ju jeni mysafirët tanë,në tokën tonë. Ju e dini kultin që ka populli ynëpër miqtë e vet. Populli i Kosovës ju do dhe jurespekton. Ju faleminderit gjeneral Buhler, juve dhe trupavetuaja, për mbështetjen që jeni duke i dhënëKosovës. Kosova edhe më tutje ka nevojë përndihmën e juaj, ka nevojë për ju, ka nevojë përeksperiencën e juaj. Kosova bashkë me ju do tëvazhdojë përgatitjet dhe po përgatitet në rrugë-tim për të hyrë në shtëpinë në të cilën ju gjen-deni sot, në NATO. Aty është destinacioni ynë iardhshëm dhe ne një ditë duam që t’u kontribuo-jmë popujve dhe shteteve që janë të ngjashmeme ne. Ne borxhin do t’ua kthejmë.