republika e kosovës - igjk.rks-gov.net · pdf filerepublika e kosovës republika...

17
Republika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/Kosovo Judicial Institute R A P O R T MBI ORGANIZIMIN, HARTIMIN DHE VLERËSIMIN E PROVIMIT PËRGATITOR/HYRËS PËR KANDIDATËT POTENCIAL PËR GJYQTARË DHE PROKURORË Prishtinë, korrik 2009

Upload: vomien

Post on 06-Feb-2018

265 views

Category:

Documents


8 download

TRANSCRIPT

Page 1: Republika e Kosovës - igjk.rks-gov.net · PDF fileRepublika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/Kosovo Judicial

Republika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo

Instituti Gjyqësor i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/Kosovo Judicial Institute

R A P O R T

MBI ORGANIZIMIN, HARTIMIN DHE VLERËSIMIN E PROVIMIT PËRGATITOR/HYRËS PËR KANDIDATËT POTENCIAL PËR

GJYQTARË DHE PROKURORË

Prishtinë, korrik 2009

Page 2: Republika e Kosovës - igjk.rks-gov.net · PDF fileRepublika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/Kosovo Judicial

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

1

Përmbajtja

I. Hyrje..............................................................................................................................2 II. Qëllimi raportit...............................................................................................................2 III. Historiku dhe sfidat........................................................................................................2 IV. Baza ligjore ...................................................................................................................2 V. Veprimet dhe vendimi paraprak.....................................................................................3 VI. Struktura e Provimit Përgatitor/Hyrës...........................................................................3

a. Provimi për kandidatët me 7 e më shumë vite përvojë pune...................................4 b. Provimi për kandidatët me më pak se 7 vite përvojë pune......................................4

VI. 1 Qëllimet dhe Objektivat e secilës pjesë të Provimit......................................................5 VII. Hartimi i Provimit Përgatitor/Hyrës...............................................................................5 VIII. Formatizimi, shtypja dhe ruajtja e provimit...................................................................8 VIII. 1 Formatizimi i provimit...................................................................................................8 VIII. 2 Fotokopjimi i materialeve të provimit...........................................................................8 IX. Ruajtja e fshehtësisë dhe siguria....................................................................................9 X. Publiciteti dhe transmetimi i të dhënave tek kandidatët..............................................10 XI. Organizimi dhe administrimi i provimit......................................................................10 XI. 1 Provimi për kandidatët me 7 apo më shumë vite përvojë pune juridike......................11 XI. 2 Vlerësimi i provimit për kandidatët me më pak se 7 vite përvojë pune......................12 XI. 3 Provimi për kandidatët me më pak se 7 vite përvojë pune juridike.............................12 XI. 4 Vlerësimi i pjesës me shkrim të provimit (ditës A).....................................................13 XI. 5 Shpallja e rezultateve të pjesës së provimit me shkrim...............................................13 XI. 6 Dita B: Pjesa me gojë e provimit.................................................................................13 XII. Rezultatet përfundimtare..............................................................................................14 XIII. Kundërshtimi i rezultateve...........................................................................................15 XIV. Masat e veçanta të ndërmarra për të arritur standardet ndërkombëtare.......................15 XV. Falënderim për mbështetje...........................................................................................16 XVI. Komentet e monitoruesve ndërkombëtarë...................................................................16 XVII. Përfundimi....................................................................................................................16

Page 3: Republika e Kosovës - igjk.rks-gov.net · PDF fileRepublika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/Kosovo Judicial

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

2

I. HYRJE Kuvendi i Kosovës më datën 23 shkurt 2006 miratoi Ligjin nr. 02/ L-25, “mbi Themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës” (IGjK). Me këtë ligj janë përcaktuar përgjegjësitë e Institutit Gjyqësor të Kosovës si institucion udhëheqës në fushën e trajnimeve në kuadër të sistemit të drejtësisë. Ndër përgjegjësitë kryesore të cilat janë të përcaktuara në nenin 2 të këtij ligji janë;

• aftësimi i bartësve aktual dhe bartësve potencial të funksionit në gjyqësi (gjyqtarëve dhe prokurorëve) dhe

• vlerësimi dhe organizimi i Provimit Përgatitor/Hyrës për gjyqtarë dhe prokurorë, Ky ligj i vë bazat themelore për një qendër moderne trajnimi për gjyqtarët dhe prokurorët që ushtrojnë funksionet e tyre edhe për trajnimin e kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë. II. QËLLIMI I RAPORTIT Ky raport është përpiluar për t’i informuar institucionet relevante, kandidatët dhe donatorët për masat që janë ndërmarrë për të përgatitur, hartuar, administruar dhe vlerësuar Provimin Përgatitor/Hyrës. Si qëllime kryesore të këtij raporti janë:

• Paraqitja në mënyrë publike dhe transparente e punës së Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe Komisionit për Hartimin dhe Vlerësimin e Provimit Përgatitor/Hyrës,

• Shpjegimi i progresit të arritur gjatë procesit të administrimit të Provimit Përgatitor/Hyrës,

• Njoftimi me historikun e shkurtër të zhvillimit të Provimit Përgatitor/Hyrës dhe sfidat organizative,

• Publikimi i vendimeve/veprimeve që i paraprinë implementimit të Provimit Përgatitor/Hyrës,

• Paraqitja e fazave të zbatimit të Provimit Përgatitor/Hyrës, • Prezantimi i masave të veçanta që u ndërmorën nga Instituti Gjyqësor i Kosovës dhe

Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial, për të arritur standardet ndërkombëtare në organizim të këtij provimi.

III. HISTORIKU DHE SFIDAT Pas përfundimit me sukses të Provimit Përgatitor/Hyrës në vitin 2008,30 kandidatët më të suksesshëm kanë vijuar trajnimet në Programin Fillestar për Arsimim Ligjor. IGjK-ja në konsultim dhe bashkëpunim KPGjP-në organizoi Provime Përgatitore/Hyrëse për vitin 2009. Qëllimi i këtij provimi ishte zgjedhja e kandidateve te kualifikuar për emërime të gjykatësve apo prokurorëve. IV. BAZA LIGJORE “Në bazë të nenit 2.1.a) dhe nenit 7 të Ligjit për Themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe seksionit B 7 të Rregullores Nr. 2006/23 për hyrjen në fuqi të këtij ligji, Instituti Gjyqësor i Kosovës është institucioni i vetëm kompetent dhe përgjegjës për organizimin dhe

Page 4: Republika e Kosovës - igjk.rks-gov.net · PDF fileRepublika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/Kosovo Judicial

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

3

vlerësimin e Provimit Përgatitor/Hyrës për kandidatët për pozitën e gjyqtarit dhe prokurorit” Urdhëresa Administrative 2008/2, neni 3.4 përcakton se KPGjP-ja do të organizojë, në bashkëpunim me autoritetet kompetente, provimin pranues për kandidatët gjyqësor dhe prokurorial. Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial (KPGjP) është organ autonom i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK). KPGjP-ja është themeluar me Urdhëresën administrative të UNMIK-ut 2008/2, që të udhëheqë rishqyrtimin gjithëpërfshirës mbarë kosovar për përshtatshmërinë e të gjithë kandidatëve për emërime të përhershme, deri në moshën e pensionimit, për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në Kosovë. Neni 150 i Kushtetutës së Kosovës, në veçanti, parasheh që puna e KPGjP-së të vazhdojë të kryhet në pajtueshmëri me Urdhëresën administrative (UA) 2008/2. Mbështetur mbi këtë bazë ligjore organizimi i këtij provimi është paraparë dhe rregulluar edhe me këto dokumente:

• Statuti i IGjK-së, • Plani Strategjik IGjK-së 2008-2011, • Korniza e aktiviteteve për organizimin e Provimit Përgatitor/Hyrës dhe Programit

Fillestar për Arsimim Ligjor, • Dokumenti mbi Kronologjinë e Veprimeve për Organizimin e Provimit

Përgatitor/Hyrës, • Rregullave për Organizim dhe Vlerësim të Provimit Përgatitor/Hyrës, • Struktura e Provimit Përgatitor/Hyrës,

V. VEPRIMET DHE VENDIMET PARAPRAKE Në bazë të nenit 8.3 (e) të Statutit të IGJK-së, Këshilli Drejtues i Institutit Gjyqësor të Kosovës ka miratuar përbërjen e Komisionit për Hartimin dhe Vlerësimin e Provimit Përgatitor/Hyrës. Komisioni për hartimin e provimit për vitin 2009 ishte në këtë përbërje: z. Halil Ilazi, Avokat znj. Nesrin Lushta, Gjyqtare e Gjykatës Supreme të Kosovës z. Zait Xhemajli, Gjyqtar i Gjykatës Supreme të Kosovës z. Ymer Hoxha, Kryetar i Gjykatës së Qarkut në Prizren znj. Raima Elezi, Gjyqtare e Gjykatës së Qarkut në Prizren z. Salih Mekaj, Gjyqtar i Gjykatës Supreme të Kosovës z. Muharrem Shala, Gjyqtar i Gjykatës së Qarkut në Pejë z. Vesel Jashari, Prokuror në Prokurorinë Publike të Kosovës z. Reshat Millaku, Prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës Të gjithë anëtarët e komisionit përveç z. Ymer Hoxha, hartuan dhe vlerësuan edhe Provimin Përgatitot/Hyrës të vitit 2008.

VI. STRUKTURA E PROVIMIT PËRGATITOR/HYRËS Këshilli Programor i IGJK-së, miratoi:

Page 5: Republika e Kosovës - igjk.rks-gov.net · PDF fileRepublika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/Kosovo Judicial

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

4

• Rregullat e Provimit Përgatitor/Hyrës dhe • Strukturën e Provimit Përgatitor/Hyrës

Instituti Gjyqësor i Kosovës dhe Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial u pajtuan që të hartohen, administrohen dhe vlerësohen dy lloje të provimeve bazuar në kategoritë si më poshtë:

1. Provimi për kandidatët me 7 e më tepër vite përvojë pune juridike dhe 2. Provimi për kandidatët me më pak se 7 vite përvojë pune juridike.

Këshilli Programor i IGJK-së aprovoi një strukturë specifike të provimit për dy kategori të kandidatëve: a. Provimi për kandidatët me 7 e më shumë vite përvojë pune kishte dy pjesë: Numri i pjesëve të provimit

Titulli Përqindja e caktuar në secilën pjesë të testit

Pjesa 1

Zgjidhje e shumëfishtë ligjore është përbërë prej 50 pyetjeve

50 % 50 pikë

Pjesa 2

Rast praktik studimi

50 %, 50 pikë

Janë hartuar dy versione të ndryshme provimesh. Versioni i provimit që është përdorur është zgjedhur me short nga vet kandidatët në ditën e provimit. b. Provimi për kandidatët me më pak se 7 vite përvojë pune kishte gjashtë pjesë: Dita A: Pjesa me shkrim Numri i pjesëve të provimit

Titulli Përqindja e caktuar në secilën pjesë të testit – Dita A u vlerësua me 70% nga pikët e përgjithshme të provimit

Pjesa 1

Zgjidhje e shumëfishtë logjike është përbërë prej 50 pyetjeve

5 % 50 pikë

Pjesa 2 Analizimi i tekstit 5 % 50 pikë

Pjesa 3 Ese me shkrim 10 % 100 pikë

Pjesa 4 Zgjidhje e shumëfishtë ligjore është përbërë prej 50 pyetjeve

25 % 250 pikë

Pjesa 5

Rast praktik studimi

25 %, 250 pikë

Page 6: Republika e Kosovës - igjk.rks-gov.net · PDF fileRepublika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/Kosovo Judicial

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

5

Dita B: Pjesa me gojë Numri i pjesëve të provimit

Titulli Përqindja e caktuar në secilën pjesë të testit – Dita B u vlerësua me 30% nga pikët e përgjithshme të provimit

Pjesa 6

Rast studimi nga e drejta penale (prezantim gojor)

30 % 300 pikë

Qëllimet dhe Objektivat e secilës pjesë të Provimit Pjesa 1, (Testi i Aftësive Analitike). Kjo pjesë e provimit ishte dizajnuar për të vlerësuar aftësitë e kandidatëve për të menduar logjikisht dhe praktikisht gjatë zgjidhjes së problemeve, mënyrën e përdorimit të informacioneve të reja dhe nxjerrën e përfundimeve logjike. Pjesa 2, (Analizimi i Tekstit). Kjo pjesë e provimit ishte dizajnuar për vlerësimin e aftësive të kandidatëve në leximin e teksteve të ndërlikuara nën rrethana të vështira dhe vërtetimin e kuptimit thelbësor të tekstit. Pjesa 3, (Ese me Shkrim). Ka pasur për qëllim vlerësimin e aftësive të shkrimit të kandidatëve, përmes ofrimit të përgjigjeve të strukturuara, argumenteve cilësore dhe vërtetimin e njohurive lidhur me temën e përzgjedhur. Pjesa 4, (Zgjidhje e Shumëfishtë-ligjore). Ishte dizajnuar për vlerësimin e aftësive të kandidatëve mbi njohuritë themelore të ligjit. Pjesa 5, (Rast Studimi nga e Drejta Civile). Kjo pjesë e provimit është krijuar për të bërë vlerësimin e aftësive dhe shkathtësive të kandidatëve mbi menaxhimin e rasteve, kuptimin dhe analizimin e fakteve, identifikimin e çështjeve ligjore, zbatimin e ligjit bazuar në fakte dhe analizimin e ligjit. Pjesa 6, (Rast Studimi nga e Drejta Penale – prezantim me gojë). Ishte krijuar me qëllim të vlerësimit të aftësive gjuhësore dhe shkathtësive për komunikim gojor të kandidatëve. VII. HARTIMI I PROVIMIT PËRGATITOR/HYRËS Në mbështetje të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) nga data 28 prill deri më 02 maj 2009 në Shkup të Maqedonisë është mbajtur tryeza e punës për hartimin e Provimit Përgatitor/Hyrës. Qëllimi i mbajtjes së tryezës jashtë Kosovës është që pjesëmarrësit të koncentrohen vetëm në hartimin e pyetjeve duke mos u marr njëkohësisht

Page 7: Republika e Kosovës - igjk.rks-gov.net · PDF fileRepublika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/Kosovo Judicial

edhe me obligimet tjera ditore që mund të dalin papritmas si dhe për të treguar rëndësinë që ka vet ky proces dhe aplikimin e masave për ruajtjen e rreptë të fshehtësisë dhe të sigurisë nga ana e pjesëmarrësve. Përveç anëtarëve të komisionit në tryezën për hartimin e Provimit Përgatitor/Hyrës morën pjesë edhe zyrtarë nga IGjK-ja dhe KPGjP-ja si: z. Lavdim Krasniqi, Drejtor i Institutit Gjyqësor z. Timothy Balland, gjyqtar, ekspert ndërkombëtar z. Harold D. Dampier, Jr., Këshilltar Special i OSBE-së për IGjK-në, shef i LSMS në OSBE z. Keith N. Wood, zyrtar i vlerësimit profesional i KPGjP-së. z. Besim Morina, Udhëheqës i Programit Fillestar për Arsimim Ligjor znj. Flutra Hoxha, Eksperte Ligjore e UNDP-së, znj. Lindita Gashi, Asistente e Lartë Gjuhësore z. Ismet Sadriu, Asistent i Lartë Gjuhësor znj. Nora Dedi, përkthyese e UNDP-së

1. Pjesëmarrësit vendor në tryezë Në këtë tryezë pune, Drejtori i Institutit Gjyqësor të Kosovës, prezantoi para anëtarëve të komisionit qëllimin, rëndësinë dhe metodologjinë e hartimit të testeve të provimit si dhe iu dha udhëzimet e nevojshme rreth detyrave të anëtarëve të komisionit. Në fillim, anëtarët e komisionit praktikisht iu nënshtruan testit në disa pjesë të provimit, në mënyrë që të mund të kuptojnë më lehtë dhe më qartë se për çfarë lloj testi bëhet fjalë si dhe për të kuptuar vështirësitë që mund të paraqiten gjatë hartimit dhe vlerësimit të provimit.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

6

Punën e komisionit për hartimin e Provimit Përgatitor/Hyrës e përshëndetën edhe z. Timothy Balland dhe z. Harold D. Dampier, Jr., të cilët edhe një herë përkujtuan rëndësinë e punës së komisionit dhe vet procesit lidhur me provimin.

Page 8: Republika e Kosovës - igjk.rks-gov.net · PDF fileRepublika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/Kosovo Judicial

Para se të fillonte hartimi i provimit anëtarët e komisionit dhe i gjithë stafi tjetër pjesëmarrës kanë nënshkruar një Deklaratë mbi Konfidencialitetin me të cilën morën obligimin që të ruajnë sekretin lidhur me përmbajtjen e provimit dhe në asnjë formë të mos e publikojnë atë. Në këtë tryezë, anëtarët e komisionit kanë punuar të ndarë në tri grupe punuese nga tre anëtarë secili grup për hartimin e provimit në mënyrë të pavarur dhe në konfidencialitet të plotë edhe fizikisht larg nga njëri tjetri. Ata kanë hartuar pyetjet nga të gjitha sferat e së drejtës mbështetur mbi ligjet e zbatueshme. Secili grup ka hartuar pyetjet në numër të njëjtë për secilën pjesë të provimit, pa e ditur përmbajtjen e punës së grupit tjetër. Dy versione të provimit janë hartuar për kandidatët me 7 vite apo më shumë përvojë pune juridike. Tri versione të provimit janë hartuar për kandidatët me më pak se 7 vite përvojë pune juridike. Komisioni identifikoi bazën ligjore dhe përgjigjen e saktë për secilën pyetje. Qëllimi i hartimit të më shumë se një versioni të provimit ishte që të ruhet sekreti në mënyrë që askush (përfshirë komisionin dhe përkthyesit) të mos dij se cili version i provimit do të përdoret nga kandidatët në provim.

2. Prezantimi i strukturës së provimit 3. Grupet e hartimit, rishikimit dhe përkthimit

Çdo seksion i provimit dhe në fund të gjitha provimet e hartuara nga grupet punuese janë rishikuar për ndonjë pasaktësi eventuale apo gabime gramatikore në formulim dhe çdo pyetje që është konsideruar e paqartë është diskutuar me grupin hartues dhe është evituar çdo paqartësi. Përkthimi i provimeve në gjuhën serbe të hartuara, është bërë menjëherë pas rishikimit nga grupi rishikues nga përkthyesit e IGjK-së dhe të UNDP-së. Po ashtu edhe përkthyesit kanë qenë të ulur larg njëri tjetrit dhe kanë përkthyer pyetjet pa ditur se nga cili grup janë hartuar ato. Në fund të çdo dite pune pyetjet e hartuara, të rishikuara dhe të përkthyera janë vendosur në USB dhe janë fshirë nga të gjithë kompjuterët. Në përfundim të hartimit të provimit të gjitha materialet që gjendeshin në kompjuterë janë vendosur vetëm në një USB të cilën e ka ruajtur një zyrtar ndërkombëtar nga KPGJP dhe pastaj janë fshirë nga të gjithë kompjuterët.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

7

Page 9: Republika e Kosovës - igjk.rks-gov.net · PDF fileRepublika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/Kosovo Judicial

Kompjuterët ku është punuar provimi nuk kanë pasur lidhje interneti dhe komunikimi me telefon gjatë kohës së hartimit të provimit ka qenë i ndaluar.

4. Ekipi monitorues ndërkombëtar VIII. FORMATIZIMI, SHTYPJA DHE RUAJTJA E PROVIMIT Formatizimi i provimit E gjithë puna tjetër rreth finalizimit dhe përgatitjes së provimit është zhvilluar në ndërtesën e Komisionit të Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial, institucion i cili siguroi infrastrukturën e nevojshme duke filluar nga zyra, sallat për fotokopjim, aparatin fotokopjues, letër, ngjyrë dhe gjithë infrastrukturën tjetër të nevojshme. Stafi i IGjK-së ka qenë vazhdimisht të monitoruar dhe nuk iu është lejuar lidhja e kompjuterëve me internet dhe komunikimi me telefon. Provimi është përkthyer nga përkthyesit e IGjK-së dhe UNDP-së gjatë tryezës, pastaj është rishikuar dhe kompletuar nga përkthyesit e KPGjP-së, pas tryezës. Përkthyesit kanë qenë vazhdimisht të monitoruar dhe nuk iu është lejuar lidhja e kompjuterëve me internet dhe komunikimi me telefon. Provimi ishte formatizuar në atë mënyrë që secili version kishte dy forma për pyetjet me përgjigje të shumëfishta. Secila formë (A ose B) ka pasur pyetjet e njëjta por ka ndryshuar vetëm renditja e përgjigjeve. Qëllimi ishte që të krijohet një standard unik për të gjitha zgjidhjet e shumëfishta me përzierjen e pyetjeve prej tri versioneve të hartuara dhe të ruhet sekreti në mënyrë që askush (përfshirë komisionin dhe përkthyesit) të mos dijë se cili version i provimit do të përdoret nga kandidatët në provim. Fotokopjimi i materialeve të provimit Procesi i fotokopjimit është kryer në ndërtesën e KPGjP-së nga stafi i IGjK-së në prani të zyrtarëve të KPGjP-së.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

8

Page 10: Republika e Kosovës - igjk.rks-gov.net · PDF fileRepublika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/Kosovo Judicial

Çdo letër e dëmtuar gjatë fotokopjimit apo ndonjë letër e kopjuar dobët është shkatërruar menjëherë. Të gjitha kopjet e përfunduara të provimit janë paketuar nga zyrtarët përgjegjës të IGjK-së dhe KPGjP-së, duke u siguruar që janë të gjitha kopjet e nevojshme brenda dhe se nuk ka ndonjë material tjetër në pako. Ruajtja dhe sigurimi i provimit ka qenë nën përgjegjësinë e KPGjP-së, ku edhe kanë qëndruar provimet deri në momentin e transportimit të provimit në vendin ku mbahej.

5. Mbyllja dhe paketimi i provimeve IX. RUAJTJA E FSHEHTËSISË DHE SIGURIA Ruajtja e fshehtësisë lidhur me pyetjet dhe përgjigjet e provimeve është konsideruar si çështje me prioritet të lartë për IGjK-në dhe KPGjP-në. Janë aplikuar rregulla dhe procedura të rrepta për t’u siguruar që asnjë e dhënë lidhur me pyetjet apo përgjigjet e provimit të mos i bëhet e ditur askujt. Është bërë kjo për t’u siguruar që asnjëri prej kandidatëve të mos ketë përparësi ndaj kandidatëve tjerë për shkak të çfarëdo përhapje paraprake të të dhënave lidhur me pyetjet e provimit. Me qëllim të ruajtjes së besueshmërisë më të lartë janë përzgjedhur dy zyrtar kryesor, njëri nga IGjK-ja dhe tjetri nga KPGjP-ja për siguri (ZKS) për implementimin dhe zbatimin e rregullave të sigurisë. Secili pjesëmarrës në procesin e hartimit dhe përgatitjes së provimit ka nënshkruar marrëveshjen mbi ruajtjen e fshehtësisë, duke u zotuar për mos zbulimin e asnjë të dhëne lidhur me pyetjet dhe përgjigjet e provimit dhe duke iu përmbajtur tërësisht rregullave dhe procedurave të sigurisë. Puna tjetër rreth vazhdimit të përkthimit të papërfunduar gjatë punëtorisë, formatizimit, kopjimit dhe mbylljes është kompletuar në katin e katërt në zyrat dhe sallën e konferencave të KPGjP-së, në një zonë të sigurt ku ka qenë e ndaluar hyrja për persona tjerë përveç zyrtarëve të sigurisë. Kompjuterët e përdorur gjatë punëtorisë dhe në zyrat e KPGjP-së janë konfiguruar pa kyçje në internet dhe janë rregulluar në atë mënyrë që vetëm ZKS të kenë mundësi të shtypin apo kopjojnë cilëndo nga materialet e provimit. Pjesëmarrësve të punëtorisë dhe zyrtarëve të IGjK-së dhe KPGjP-së nuk iu është lejuar që t’i marrin me vete apo të fusin brenda ndonjë USB flash (qip për bartje të informatave), fletë ose ----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

9

Page 11: Republika e Kosovës - igjk.rks-gov.net · PDF fileRepublika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/Kosovo Judicial

gjëra tjera në vendin e përgatitjes së provimit. I gjithë materiali në letër që është krijuar gjatë hartimit dhe përgatitjes së provimit, përveç provimit përfundimtar të cilat janë futur në kuti dhe janë siguruar, janë grisur dhe djegur. X. PUBLICITETI DHE TRANSMETIMI I TË DHËNAVE TEK KANDIDATËT Të gjithë kandidatët të cilët kanë plotësuar kushtet për t’iu nënshtruar provimit janë njoftuar me Rregullat e Provimit, Strukturën e Provimit, procedurën e provimit, vendin dhe datën e provimit si dhe detajet tjera, nëpërmjet ueb faqes së IGjK-së dhe KPGjP-së. Po ashtu në faqen e internetit të IGjK-së dhe KPGjP-së është publikuar një kopje të formularit të pranimit të cilin duhej ta nënshkruante secili kandidat gjatë regjistrimit. Me nënshkrimin e këtij formulari, kandidatët janë pajtuar se kanë lexuar, kuptuar dhe do të sillen sipas rregullave dhe udhëzimeve të Provimit Përgatitor/Hyrës. XI. ORGANIZIMI DHE ADMINISTRIMI I PROVIMIT Provimi për kandidatët me 7 apo më shumë vite përvojë pune juridike Ky provim është mbajtur me datë 13 qershor 2009, në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (ish Akademia Policore) në Vushtrri. Këtij provimi i janë nënshtruar 129 kandidatë. Regjistrimi i kandidatëve për t’iu nënshtruar provimit është bërë nga stafi i KPGJP-së.

6. Stafi i KPGJP-së gjatë regjistrimit 7. Stafi i administrimit të provimit Kandidatët janë njoftuar paraprakisht se asnjë gjësend personal si; telefona, çanta, çanta dore, letra dhe gjësende tjera personale, që nuk janë veshmbathje, nuk do të lejohen në sallat e testimit. Ata që me vete kanë marrë gjësende të tilla i kanë dorëzuar ato gjatë regjistrimit dhe në shkëmbim kanë marrë një shenjë identifikimi për to. Gjësendet u janë kthyer kandidatëve pas testimit. Para se të fillonte provimi një kandidat i zgjedhur nga një përfaqësues ndërkombëtar ka zgjedhur me short versionin e provimit i cili do të përdorej ditën e provimit.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

10

Page 12: Republika e Kosovës - igjk.rks-gov.net · PDF fileRepublika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/Kosovo Judicial

8. Zgjedhja e grupit të provimit 9. Kandidatët në sallën e provimit Provimi është mbajtur nën drejtimin e përgjithshëm dhe mbikëqyrjen e Drejtorit të IGjK-së si administrator i provimit ishte mbikëqyrës i provimit dhe ka pasur autoritetin për vendimmarrje përfundimtare në rast të ndonjë shkelje apo kundërshtimi të rregullave, procedurave apo udhëzimeve të testit. Provimi është monitoruar nga përfaqësues ndërkombëtarë nga OSBE-së (LSMS), KPGJP, NCSC dhe vullnetarë tjerë ndërkombëtarë. Siguria ishte bërë nga personeli i QKSPEZh-së. Secili kandidat është ulur në një tavolinë për një person dhe tavolinat kanë pasur hapësirë të mjaftueshme për monitoruesit e sallave që të kalojnë në mes tyre si vertikalisht ashtu edhe horizontalisht. Përveç zarfit në të cilën ishin vendosur dy pjesët e provimit kandidatëve iu është shpërndarë edhe një zarf i vogël brenda të cilit ishte një pjesë letër e zbrazët dhe e vulosur ku kandidatët duhej të shënonin numrin e regjistrimit të KPGjP-së. Pasi ka përfunduar provimi administratori i provimit ka shkuar tek secili kandidat dhe i ka marrë të dy zarfat dhe ka shkruar një numër të njëjtë në secilin zarf. Këtë numër nuk e ka regjistruar askush. Pastaj të dy zarfat janë vendosur në një kuti e cila është mbyllur, vulosur dhe nënshkruar nga Administratori i Provimit dhe zyrtari ndërkombëtarë për siguri të provimit. Kutitë ishin të siguruara nga KPGJP derisa iu janë dorëzuar komisionit te IGjK-se për notim dhe vlerësim. Numrat e zarfeve nuk iu kanë bërë të ditur as kandidatëve e as anëtarëve të komisionit me qëllim që të mbrohej konfidencialiteti i procesit. Asnjë kandidat nuk ishte përjashtuar për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe asnjë prej tyre nuk e ka kundërshtuar administrimin e provimit. Udhëzimet hyrëse dhe përmbyllëse janë lexuar në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe. Vlerësimi i provimit për kandidatët me 7 apo më shumë vite përvojë pune Me datën 15 dhe 16 qershor 2009, në ambientet e KPGjP-së në hapësira të veçanta me qasje të kufizuar është punuar pandërprerë dhe në mënyrë shumë profesionale janë vlerësuar të gjitha pjesët e provimit të punuara nga kandidatët me 7 apo më shumë vite përvojë pune juridike. Në fillim komisioni verifikoi edhe një herë pyetjet dhe përgjigjet e sakta për të cilat përpiluan çelësat për përgjigjet e sakta.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

11

Page 13: Republika e Kosovës - igjk.rks-gov.net · PDF fileRepublika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/Kosovo Judicial

Personeli i IGjK-se hapi para komisionit vetëm zarfet e mëdhenj në të cilët gjendeshin provimet e kandidatëve. Pastaj Komisioni ka vlerësuar provimet vetëm sipas numrit të provimit në zarf. Në momentin e hapjes së zarfeve gjithsecilës faqe të testit iu dha numri identifikues që ishte në zarf, në mënyrë që testeve të mos u mungonte asnjë faqe dhe të mos mund të ngatërroheshin ato me testet tjera.

10. Largimi i zarfit të madh nga zarfi i vogël 11. Shënimi i numrit të provimit në çdo fletë të provimit Komisioni ka punuar i ndarë në grupe dhe ka vlerësuar pjesë të caktuara të provimit e jo të gjitha pjesët e tij. Ata e kanë bërë vlerësimin duke përdorur çelësat e përgjigjeve të sakta të punuara në momentin e hartimit të provimit si dhe në bazë të formularëve standard të vlerësimit, përmbajtja e të cilave ka qenë e miratuar nga Këshilli Programor i IGjK-së. Provimi për kandidatët me më pak se 7 vite përvojë pune juridike Dita A: Pjesa me shkrim e provimit Provimi për kandidatët me më pak se 7 vite përvojë punë juridike është mbajtur me datë 20 qershor 2009, në QKSPEZh në Vushtrri. Këtij provimi i janë nënshtruar 196 kandidatë. Regjistrimi i kandidatëve për t’iu nënshtruar provimit është bërë nga stafi i KPGjP-së. Para se të fillonte provimi një kandidat i zgjedhur nga një përfaqësues ndërkombëtar ka zgjedhur me short grupin e provimit i cili do të përdorej ditën e provimit. E gjithë procedura e regjistrimit, administrimit, monitorimit, mbikëqyrjes, sekretit të provimit dhe përmbylljes së procesit ka qenë e njëjtë me provimin e parë të mbajtur me datë 13 qershor 2009. Për shkak të numrit të madh të kandidatëve janë përdorur dy salla për provim. Kandidatët janë ndarë nëpër salla sipas shenjave dalluese të koduara me ngjyrë të cilat janë tërhequr kuturu nga vet kandidatët para fillimit të provimit. Përjashtimi i vetëm ishte për kandidatët që kanë zgjedhur të testohen në gjuhën serbe, ku ata janë udhëzuar të shkojnë në sallën më të madhe të provimit. Në këtë mënyrë është nevojitur vetëm një përkthyes i gjuhës serbe për të lexuar udhëzimet e testimit në fillim dhe në fund të periudhës së paraparë për testim. Përveç ----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

12

Page 14: Republika e Kosovës - igjk.rks-gov.net · PDF fileRepublika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/Kosovo Judicial

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

13

administratorit të provimit, çdo sallë ka pasur nga një administrator të veçantë, monitorues ndërkombëtarë, ndërsa stafi i IGjK-së ka ndihmuar në shpërndarjen dhe mbledhjen e provimeve. Pas përfundimit të tri pjesëve të provimit, kandidatët i kanë mbyllur zarfet dhe kanë shkuar për drekë. Kandidatët nuk janë lejuar të dalin jashtë qendrës apo të komunikojnë me këdo jashtë qendrës. Para se të dilnin kandidatët mbi tavolinën e punës kanë vendosur dokumentet identifikues të KPGjP-së në mënyrë që të ulen në vende të njëjta në pjesën e pasdites. Pas drekës kandidatët përfunduan dy pjesët e mbetura të provimit. Procedura për identifikimin dhe mbledhjen e provimeve me përjashtim të më shumë pjesëve ishte e njëjtë me provimin e administruar me datë 13 qershor 2009. Vlerësimi i pjesës me shkrim të provimit (ditës A) Nga data 22 deri më datë 25 qershor 2009, në ambientet e KPGjK-së në hapësira të veçanta me qasje të kufizuar komisioni vlerësoi provimin. Procedura për vlerësimin e provimit ishte e njëjtë me atë të provimit të datës 13 qershor 2009. Me datë 29 dhe 30 qershor 2009, komisioni ri verifikoi pikët për secilin kandidat. Shpallja e rezultateve të pjesës së provimit me shkrim Bazuar në rregullat e provimit të aprovuara nga Këshilli Programor i IGjK-së 60 rezultatet më të larta u kualifikuan që të marrin pjesë në provimin me gojë (Dita B). Pikët e provimit u verifikuan dhe kontrolluan edhe një herë dhe u krijua një listë me vetëm numrat e provimit. Bazuar në këtë listë u identifikuan 60 rezultatet më të larta. Me 6 korrik 2009 publikisht në ndërtesën e IGjK-së, u hapën zarfet e vogla me ç’rast u përshtatja e numrit të provimit me numrin e regjistrimit të KPGjP-së. Të gjithë kandidatëve iu tha se lista nuk është finale deri sa pikët të ri kontrollohen dhe lista pastaj të publikohen. Në pajtim me procedurat e përdorura gjatë Provimit Përgatitor/Hyrës të organizuar në vitin 2008, IGjK edhe një herë në prezencë të përfaqësuesve të OSBE-së dhe KPGjP-së e rishikoi listën me qëllim që të verifikoi saktësinë e saj. Me këtë rast ishte identifikuar një gabim në llogaritje. Lista pastaj përmirësuar dhe publikuar në formën përfundimtare në web faqen e IGjK-së dhe KPGjP-së. Nga numri i përgjithshëm i kandidatëve që iu nënshtruan provimit me shkrim 83 u përfshinë në grupin e 60 rezultateve më të suksesshme (përfshirë rezultatet e njëjta). Këta kandidat u ftuan të marrin pjesë në provimin me gojë (Dita B) me 9 korrik 2009. Dita B: Pjesa me gojë e provimit Regjistrimi i kandidatëve filloi në orën 07:30, të datës 9 korrik 2009. Gjatë regjistrimit kandidatët ishin të obliguar të fikin telefonat dhe ti dorëzojnë tek stafi i IGjK-së. Para fillimit të provimit një kandidat zgjodhi me short versionin e provimit nga dy versionet të provimeve sa ishin përgatitur për këtë pjesë.

Page 15: Republika e Kosovës - igjk.rks-gov.net · PDF fileRepublika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/Kosovo Judicial

Provimi filloi në orën 09:00 duke i vendosur katër kandidatët e parë në sallën e dedikuar për përgatitjen paraprake të kandidatëve. Në këtë sallë çdo 20 minuta janë vendosur nga 4 kandidatë që do të thotë se në çdo kohë në këtë sallë kanë qenë 8 kandidatë njëkohësisht. Kandidatët kanë pasur 40 minuta kohë për 10 minuta prezantim para komisionit.

12. Kandidatët gjatë provimit me gojë

Komisioni ka qenë i ndarë në katër grupe nga dy anëtarë. Komisioni para se të fillonte prezantimin kandidati, i lexonin atij një deklaratë me të cilën kandidati njoftohej me; përbërjen e komisionit, se as ata e as komisioni nuk do të parashtronin pyetje si dhe merrej mendimi i kandidatëve nëse ata kanë ndonjë vërejtje për përbërjen e komisionit. Vetëm një kandidat kishte vërejtje dhe ishte dërguar para një komisioni tjetër. Pas përfundimit të prezantimit nga kandidati, anëtarët e komisionit plotësuan formularin e vlerësimit duke shënuar pikët për kandidatët ne mënyrë individuale dhe nënshkruan vlerësimet e tyre. Gjatë gjithë kohës sa ka vazhduar provimi, i tërë procesi është vëzhguar nga monitorues ndërkombëtarë si dhe është siguruar nga roje të kompanisë “Balkan International”. XII. REZULTATET PËRFUNDIMTARE 79 kandidat e kaluan provimin e 13 qershorit për kandidatet me 7 apo me shume vite përvojë pune ne juridikaturë. Këta kandidat do te kalojnë neper procesin e emërimit qe do ta udhëheq KPGJ-ja dhe nëse emërohen do te jene te detyruar te kryejnë me sukses kurset e trajnimit special për mbështetje ne IGJK. 56 kandidat me më pak se 7 vjet përvojë pune juridike e kaluan provimin dhe mund te emërohen pasi ta kenë kryer me sukses programin fillestar për arsimin ligjor në IGjK. Kufiri i pikëve për kalim/rënie nga provimi për të dyja provimet është caktuar në 60%.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

14

Page 16: Republika e Kosovës - igjk.rks-gov.net · PDF fileRepublika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/Kosovo Judicial

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

15

XIII. KUNDËRSHTIM I REZULTATEVE Në pajtueshmëri me rregullat e provimit kandidatët kanë të drejtë të ankohen vetëm lidhur me administrimin e provimit. Kandidati mund të kundërshtojë testin duke paraqitur një kundërshtim me shkrim apo përmes postës elektronike brenda tre (3) ditëve të punës nga dita e publikimit të rezultateve të provimit. Për të mundësuar rishqyrtimin e provimeve, kandidatët të cilët kanë hyrë në provim me datë 13 qershor duhet të dorëzojnë kërkesën e tyre për rishqyrtim në KPGjP. Kandidatët të cilët kanë hyrë në provim me datat 20 qershor dhe 9 korrik duhet të dorëzojnë kërkesat e tyre për rishqyrtim në IGjK. Secilit kandidat i cili paraqet kundërshtimin do ti caktohet një kohë dhe vend për rishqyrtim. Rishqyrtimi do të përfshijë administrimin dhe vlerësimin e provimit dhe nuk mund të kundërshtojë përmbajtjen e përgjigjeve.

Kundërshtimi i rezultateve nga kandidati

Shtatë vjet e më tepër (7+) kandidatët e datës 13 qershor: Kontaktoni KPGjP-në për rishqyrtim

Më pak se shtatë vjet (-7) kandidatët e 2qershorit/9 korrikut: Kontaktoni IGjK-në për rishqyrtim

XIV. MASAT E VEÇANTA TË NDËRMARRA PËR TË ARRITUR STANDARDET NDËRKOMBËTARE Me qëllim të arritjes së standardeve ndërkombëtare për organizimin e provimeve të tilla, veçanërisht për provimet për kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë, Instituti Gjyqësor i Kosovës dhe Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial kanë ndërmarrë këto masa:

Janë hartuar disa grupe provimesh, me qëllim të ketë përzgjedhje më të zgjeruar të pyetjeve dhe më pak mundësi që vet hartuesi, komisioni apo stafi i IGjK-së të njohin përmbajtjen e pjesëve që do të përdoreshin në ditët e provimit.

Të gjitha pjesët e provimit me zgjidhje të shumëfishta janë përgatitur në dy versione (versioni A dhe versioni B),

Provimi për kandidatët me 7 apo më shumë vite përvojë pune është ndarë në dy pjesë (pyetje me zgjidhje të shumëfishtë ligjore dhe rast praktik) për të vlerësuar kandidatët në metodologji të ndryshme;

Provimi për kandidatët me më pak se 7 vite përvojë pune është ndarë në gjashtë pjesë (testi i aftësive analitike ose testi logjik, analizë e tekstit, ese me shkrim, test me pyetje të shumëfishta ligjore nga të gjitha sferat e së drejtës, një rast studimi nga e drejta civile dhe një rast studimi nga e drejta penale), me qëllim të vlerësimit të më të gjithanshëm të kandidatëve,

Pas hartimit, të gjitha pjesët e provimit janë vendosur në KPGjP dhe janë ruajtur nga stafi ndërkombëtarë nën masa forta sigurie,

Anëtaret e Komisionit nuk kanë pasur dijeni se cilat grupe të provimeve do të përdoren nga kandidatët,

Fotokopjimi i testeve është bërë nga një zyrtar i IGjK-së në prani të zyrtarit kryesor për siguri të KPGjP-së,

Përkthimi i testeve është bërë menjëherë pas hartimit në tryezën për hartim të provimit dhe në zyrën e KPGjP-së, në kompjuterë të veçantë të cilët nuk kanë qenë të lidhur në rrjet.

Page 17: Republika e Kosovës - igjk.rks-gov.net · PDF fileRepublika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/Kosovo Judicial

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

16

Përkthyesve nuk iu është lejuar të përdorin telefonin apo të kenë USB, ose pajisje tjetër që mund të regjistrojë apo transferojë materialet e provimit,

Vet kandidatët kanë i zgjedhur me short pjesët e provimit nga të dy grupet e provimit (në të tri ditët e provimit),

Pasi që kandidatët kanë përfunduar provimin të gjitha testet janë vendosur në një zarf të madh (A3) e cila ka marrë një numër të cilin nuk e kanë e ditur as kandidatët e as anëtarët e komisionit,

Zarfet e vegjël të mbyllur brenda të cilave në një copë letër të vulosur ka qenë i shënuar numri i regjistrimit të kandidatit, kanë marrë numrin e njëjtë sikur zarfi i madh me teste, në momentin kur kandidatët e kanë dorëzuar testin tek administratori i provimit,

Testet janë vlerësuar nga anëtarët e komisionit të IGjK-së në mënyrë të paanshme, dhe konfidenciale pa njohur identitetin e kandidatëve;

Procesi i provimit është mbikëqyrë nga monitorues ndërkombëtarë, Provimi me gojë përveç se është monitoruar nga ndërkombëtarët është siguruar dhe

mbikëqyrur nga Kompania e Sigurimit “Balkan International”, Të gjitha materialet e nevojshme për realizimin e provimit janë siguruar nga IGjK-ja

dhe kandidatët nuk janë lejuar të sjellin asgjë me vete gjatë provimeve. XV. FALËNDERIM PËR MBËSHTETJE IGJK dhe KPGJP shprehin falënderimin e tyre dhe përkrahjen për organizatat e mëposhtme të cilët ndihmuan gjatë procesit të provimit:

QKSPEZh për ofrimin e personelit dhe objektit në shfrytëzim gjatë provimit, OSBE për ofrimin e ndihmës përmes Këshilltarit Special dhe stafit për monitorim të LSMS USAID-NCSC për ofrimin e stafit në monitorim të provimit dhe UNDP për mbështetje financiare dhe me personel gjatë tërë procesit të provimit.

XVI. KOMENTET E MONITORUESVE NDËRKOMBËTARË Monitoruesit ndërkombëtarë kanë vërejtur se provimet janë hartuar, organizuar dhe administruar në pajtueshmëri me standardet e pranuara ndërkombëtarisht. XVII. PËRFUNDIM Përkundër shumë sfidave IGjK dhe KPGjP me sukses hartuan, administruan dhe vlerësuan Provimin Përgatitor/Hyrës për të gjithë kandidatët me paanësi dhe transparencë përgjatë tërë procesit. Rezultati është një grup i kandidatëve të përshtatshëm për të vazhduar në detyrën e vazhdueshme për emërim të kandidatëve të kualifikuar në pozitat si gjyqtarë dhe prokurorë të cilët do të mbrojnë të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Raport i përgatitur nga IGjK Verzioni i përkthyer në gjuhën angleze nga KPGjP-ja