republika e shqipËrisË kuvendi...nr. 8269, datë 23.12.1997,“për bankën e shqipërisë” i...

20
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 21.09.2020, ora 13:30 Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi kryetare e Komisionit Rendi i ditës: Seancë dëgjimore me kandidatët, të cilët kanë dorëzuar dokumentacionin për pozicionin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Marrin pjesë: Milva Ekonomi, Arben Elezi, Xhevit Bushaj, Edlira Hyseni, Krenar Ryci, Antoneta Dhima, Vullnet Sinaj, Blerina Gjylameti, Roland Xhelilaj, Anastas Angjeli, Senida Mesi, Ervin Bushati, Artur Roshi, Ylli Shehu, Eljo Hysko dhe Reme Lala. Mungon: Evis Kushi Të ftuar: Violeta Nikleka (Staka) Fatmira Kola Brunilda Isaj

Upload: others

Post on 31-Jan-2021

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • 1

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË

    KUVENDI

    Komisioni për Ekonominë dhe Financat

    PROCESVERBAL

    Tiranë, më 21.09.2020, ora 13:30

    Drejton mbledhjen:

    Milva Ekonomi – kryetare e Komisionit

    Rendi i ditës:

    Seancë dëgjimore me kandidatët, të cilët kanë dorëzuar dokumentacionin për

    pozicionin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

    Marrin pjesë:

    Milva Ekonomi, Arben Elezi, Xhevit Bushaj, Edlira Hyseni, Krenar Ryci, Antoneta

    Dhima, Vullnet Sinaj, Blerina Gjylameti, Roland Xhelilaj, Anastas Angjeli, Senida Mesi,

    Ervin Bushati, Artur Roshi, Ylli Shehu, Eljo Hysko dhe Reme Lala.

    Mungon:

    Evis Kushi

    Të ftuar:

    Violeta Nikleka (Staka)

    Fatmira Kola

    Brunilda Isaj

  • 2

    HAPET MBLEDHJA

    Milva Ekonomi – Mirëdita të gjithëve!

    Fillojmë mbledhjen e radhës së Komisionit për Ekonominë dhe Financat dhe siç jeni

    njoftuar në postën tuaj elektronike mbledhja e sotme ka në rend të ditës seancë dëgjimore me

    kandidatët, të cilët kanë dorëzuar dokumentacionin për pozicionin e anëtarit të Këshillit

    Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

    Deri tani në këtë mbledhje marrin pjesë: Arben Elezi, Anastas Angjeli nuk është

    lidhur akoma me ne, Antoneta Dhima, Blerina Gjylameti akoma nuk është lidhur, Ervin

    Bushati, Roland Xhelili, Xhevit Bushaj, Reme Lala, Senida Mesi dhe zoti Hysko nuk janë

    lidhur akoma, Vullnet Sinaj, Edlira Hyseni, Artur Roshi dhe Suzana Topi.

    Me këtë përfaqësi që kemi jemi gati për të filluar mbledhjen.

    Dua gjithashtu t’ju njoftoj që vakanca e krijuar në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së

    Shqipërisë ka ardhur si rezultat i krijimit të një vakance në këtë këshill nga shkarkimi i zotit

    Malaj. Në datën 27 maj 2020 ne si komision kemi marrë vendimin për të shpallur vakancën

    dhe, duke ndjekur të gjitha rregullat e Rregullores së Kuvendit, por dhe ato që sjell ligji “Për

    Bankën e Shqipërisë”, ligji nr. 8269, datë 23.12.1997, të tria kandidaturat që plotësuan vendin

    vakant janë zonja Violeta Staka, zonja Fatmira Kola dhe zonja Brunilda Isaj.

    Ju vë në dijeni se sipas pikës 3 të nenit 44 të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për

    Bankën e Shqipërisë” i ndryshuar””, kandidatët për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës duhet të

    jenë persona që gëzojnë ndershmëri dhe pastërti morale si dhe të kenë arsimin e lartë

    ekonomik ose juridik, përvojë profesionale në çështje financiare dhe bankare, kualifikime

    profesionale të profilit, përvojë pune mbi pesë vjet në administratën publike ose në

    institucionet financiare dhe bankare,të mos kenë pengesa të parashikuara në nenin 47 të ligjit

    nr. 8269, datë 23.12.1997,“Për Bankën e Shqipërisë” i ndryshuar””. Sipas pikës 3 të nenit 48

    të këtij ligji çdo vend vakant në Këshillin Mbikëqyrës do të plotësohet me emërimin e

    anëtarit të ri të Këshillit Mbikëqyrës, sipas dispozitave të nenit 44 të këtij ligji, i cili e ushtron

    këtë funksion brenda afatit të mbetur të anëtarit që do të zëvendësohet. Tani ne po zgjedhim

    një anëtar të Këshillit Mbikëqyrës, i cili do të jetë zëvendësues i mandatit, do të marrë kohën

    që i ka ngelur nga mandati të krijuar nga shkarkimi i zotit Malaj.

    Nga shqyrtimi i dokumenteve të paraqitura, dhe ju e dini që shqyrtimi i dokumenteve

    bëhet nga Shërbimi i Monitorimit të Kuvendit, ka rezultuar si më poshtë:

    Zonja Violeta Staka i plotëson kriteret sipas pikës tre të nenit 44 të ligjit “Për Bankën

    e Shqipërisë”, pra ka mbaruar universitetin e Tiranës, Fakultetin e Ekonomisë, dega ekonomi,

  • 3

    ka master nga universiteti i Tiranës, dega financë, ka përvojë profesionale financiare,

    kryesisht në administratën publike, ka paraqitur kualifikimet profesionale të profilit, ka

    përvojë punë mbi 5 vjet,e përllogaritur sipas të dhënave të paraqitura në CV-i, ka plotësuar

    formularin e deklarimit të papajtueshmërisë dhe konfliktit të interesit sipas nenit 46 të ligjit

    “Për Bankën e Shqipërisë”, ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr.

    138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë

    funksione publike", sipas të cilit ajo nuk rezulton në kushtet e ndalimit, ka plotësuar

    formularin në zbatim të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentit e ish-

    Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, ku edhe këtu rezulton

    figurë e pastër.

    Zonja Fatmira Kola, që është kandidatura e dytë, vlerësohet sipas renditjes që kemi

    bërë këtu, se plotëson kriteret sipas pikës 3 të nenit 44 të ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, ka

    bachelor në degën “Banka, sigurimet dhe tregjet financiare” të Universitetit La Sapienza në

    Romë, master në ndërmjetësi financiare, financa ndërkombëtare dhe menaxhim te risqeve,

    doktore e shkencave në bankë dhe financë nga Universiteti Tor Vergata në Romë, ka përvojë

    në çështjet financiare dhe bankare, eksperiencë pune në sektorin bankar dhe eksperiencë si

    lektore në universitet. Ka paraqitur kualifikime profesionale të profilit, ka përvojë pune mbi 4

    vjet e përllogaritur sipas të dhënave që ka paraqitur në CV-i, ka plotësuar formularin e

    deklarimit të papajtueshmërisë dhe konfliktit të interesit sipas nenit 46 të ligjit “Për Bankën e

    Shqipërisë”, i ndryshuar””, ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr.

    138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë

    funksione publike", sipas të cilit ajo nuk rezulton në kushtet e ndalimit.

    Zonja Brunilda Isaj, vlerësohet si kandidatura që nuk plotëson kriteret sipas shkronjës

    “a”, të pikës 3 të nenit 44 të ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar””. Kandidatura ka

    përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, fakulteti i Gjuhëve të Huaja, me

    diplomë të fituar “Mësuese e gjuhës angleze për shkollën e mesme”, ka përfunduar studimet

    master në administrim biznesi të përgjithshëm në universitetin New York të Tiranës, dhe në

    institutin universitar Kurt Bosch Sion Zvicër. Vlerësohet se kandidatura plotëson kërkesën

    sipas shkronjave “b”, “c”, “ç” dhe “d” të pikës 3 të nenit 44 të ligjit “Për Bankën e

    Shqipërisë”, ka përvojë profesionale në çështjet financiare dhe bankare dhe eksperiencë pune

    kryesisht në sektorin bankar dhe të konsulencës financiare, ka paraqitur kualifikime

    profesionale të profilit, ka përvojë pune mbi 5 vjet, e përllogaritur sipas të dhënave që ka

    sjellë në CV-i, ka plotësuar formularin e deklarimit të papajtueshmërisë dhe konfliktit të

    interesit sipas nenit 46 të ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar””, ka plotësuar

  • 4

    formularin e vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të

    personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike", sipas të cilit ajo nuk

    rezulton në kushtet e ndalimit.

    Sipas kësaj që lexova të gjitha këto kandidatura janë të përshtatshme pavarësisht faktit

    që zonja Brunilda Isaj nuk ka kualifikimin sipas pikës “a” që kërkon ligji “Për Bankën e

    Shqipërisë”, i ndryshuar””, por ka studime pasuniversitare dhe studime master në fushën

    bankës dhe të konsulencës financiare, kështu që ne mund të zhvillojmë dëgjesa me to sot.

    Unë do t’i ftoja zonjat të bënin një përshkrim të CV-ve të tyre, por pa marrë shumë

    kohë, të biem dakord që përshkrimi i CV-së të bëhet me gjërat që ju mendoni se janë të

    vlefshme për komisionin, në mënyrë që komisioni t’u bëjë pyetjet përkatëse, pasi të gjithë ne

    e kemi marrë dokumentacionin tuaj të ofruar. Përveç se e keni publikuar në faqen e internetit

    të Kuvendit, edhe Shërbimi i Monitorimit na ka bërë një përshkrim të të gjithë profilit tuaj

    sipas CV-së që keni dorëzuar në Kuvend, kështu që komisioni njeh edhe CV-të tuaja edhe

    dokumentet që u keni bashkëngjitur CV-ve tuaja.

    Unë do ta filloja me zonjën Violeta. Do t’ju lutesha ta fillonit me arsyen pse mendoni

    se jeni e konsiderueshme për këtë pozicion në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,

    për të plotësuar vakancën e mbetur dhe kjo pyetje vlen për të tria kandidaturat.

    Violeta Staka – Faleminderit, zonja kryetare!

    Përshëndetje në radhë të parë,

    Përshëndetje të gjithë deputetëve pjesëmarrës dhe të gjitha kolegeve të tjera, që janë

    pjesë e konkurrimit!

    Unë kam lindur në 3 maj të vitit 1969 në qytetin Bajram Currit, kam bërë shkollën 8-

    vjeçare në këtë qytet, pastaj kam filluar shkollën e mesme tregtare Vlorë, dega ekonomi, pra

    që në moshën 14-vjeçare kam filluar të marr edukim si një ekonomiste e ardhshme. Pas

    mbarimit të shkollës me rezultate shumë të mira kam vazhduar Fakultetin e Ekonomisë, dega

    e ekonomisë për industrinë, ose siç e njohim të gjithë ekonomi e planit. Si shkollë e kam

    përfunduar në vitin 1991 me rezultate shumë të mira, pastaj kam vazhduar masterin e nivelit

    të dytë në Fakultetin e Ekonomisë nga viti 2008 deri në vitin 2010. Kjo ka të bëjë me

    eksperiencat e mija të shkollimit. Menjëherë pas përfundimit të shkollës në vitin 1991 unë u

    riktheva në qytetin tim të lindjes ku fillova fillimisht si administratore në Kryqin e Kuq

    Shqiptar për një periudhë të shkurtër kohore, e cila, për mendimin tim, edhe pse ishte e

    shkurtër më vlejti shumë si start parë për fillimin e eksperiencës sime profesionale. Pas 6

    muajsh, që i bie në shtator të vitit 1992 eksperiencë në fushën e sigurimeve shoqërore, duke

    punuar si inspektore e kontributeve të sektorit privat, pasi ishte në fillimet e tij në atë kohë,

  • 5

    aty kam pasur detyrën për realizmin dhe për llogaritjen e detyrimeve, por edhe përfitimeve që

    atyre u jepte ligji i sigurimeve shoqërore, më pas fillova përvojën si përgjegjëse e degës së

    financës po në këtë drejtori dhe në vitin 1995, për shkak edhe të punës sime vendosëm që

    duhet të jetonim në qytetin e Shkodrës. Atje kam filluar eksperiencat e tjera, duke filluar me

    Zyrën e Punës në Malësinë e Madhe, në vitin 1996, eksperiencë që vazhdoi deri në vitin

    2000. Kam kaluar në Shërbimin Social Shtetëror për një periudhë të shkurtër disamujore dhe

    kam filluar në tetor të vitit 2000 në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, ku vazhdoj

    të jem deri sot, pra për një periudhë 20-vjeçare, pavarësisht pozicioneve të ndryshme që kam

    pasur në kohë të ndryshme. E kam filluar si drejtuese e kësaj drejtorie në tetor të vitit 2000

    deri në janar të vitit 2006. E konsideroj një sfidë pozicionin që mora atë vit për faktin se isha

    në moshën 31-vjeçare, një moshë e re, si dhe për faktin e sfidave që vinin nga ndryshimet që

    ndodhën pas vitit ’97, sepse na servirej një dokumentacion i prekur, i ndryshuar, për të mos

    thënë i falsifikuar, dhe angazhimi duhet të ishte maksimal për t’u dhënë përfitimet atyre që u

    takonte dhe për t’ua marrë atyre që nuk u takonte. Pavarësisht kësaj, në vitin 2006 kam filluar

    punë si kryetare e degës së financës, deri në nëntor të vitit 2013, dhe nga viti 2013 e deri më

    sot vazhdoj të jem drejtuese e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore.

    E bëra këtë prezantim për të theksuar faktin që besoj se eksperienca ime 28-vjeçare si

    drejtuese, si administratore, por edhe si specialiste në sektorë të ndryshëm, më jep të drejtën

    të konkurroj në këtë pozicion, për të synuar që të jem pjesë e anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës

    të Bankës së Shqipërisë. Përveç kësaj, kam përshtypjen se të gjitha ato që ju përmendët,

    integriteti, figura e pastër, profesionalizmi, por edhe komunikimi në grup, janë pjesë e qenies

    sime si specialiste dhe e gjithë veprimtarisë sime të këtyre 28 vjetëve, që më japin të drejtën

    ta konsideroj veten pjesë të Bordit Mbikëqyrës.

    Milva Ekonomi – Faleminderit!

    Kalojmë te zonja Fatmira Kola. Do t’u lutesha kolegëve që, pasi të dëgjojnë të tria

    prezantimet, të bëjnë pyetjet përkatëse.

    Zonja Fatmira Kola, do t’ju lutesha të bënit një qasje përse e shikoni veten si

    kandidaturë e përshtatshme për këtë pozicion.

    Fatmira Kola - Përshëndetje të gjithëve!

    Se pari, më lejoni t’ju falënderoj që më dhatë mundësi të isha pjesë e kësaj mbledhjeje

    në cilësinë e kandidates për anëtare të Këshillit Mbikëqyrës!

    Unë jam Fatmira Kola, doktore e shkencave. Jam e profilizuar në bankë dhe në

    financë. Kam mbaruar doktoraturën në universitetin e Romës “Tor Vergata”, me temë

    “Përcaktuesit e kredive me probleme në Shqipëri”, e vlerësuar si temë me rëndësi të lartë

  • 6

    shkencore nga komisioni. Kam përfunduar masterin shkencor për ndërmjetësit financiarë,

    financë ndërkombëtare dhe menaxhim risku, në universitetin “La Sapienza” të Romës, me

    vlerësimin maksimal 110/110. Që nga viti 2011 ushtroj profesionin e pedagoges në

    universitet për lëndët bankare dhe financiare. Gjithashtu, ndër vite kam zhvilluar aktivitete si

    hartuese e kurrikulave, anëtare e grupit të vlerësimit të cilësisë në nivel bazë, anëtare e grupit

    të vlerësimit të brendshëm, anëtare e senatit akademik dhe shefe departamenti. Që prej vitit

    2018 jam hartuese e programeve dhe e kurrikulave, gjithashtu edhe trajnuese në Shkollën

    Shqiptare të Administratës Publike, për partneritetin publik-privat dhe koncesionet, si dhe

    investimet publike.

    Kam marrë pjesë në konferenca të rëndësishme ndërkombëtare me faktorë impakti

    dhe në trajnime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Luksemburg, Francë, Itali, Slloveni dhe

    në vende të rajonit, aktivitete të realizuara nga institucione të rëndësishme, si: Banka

    Qendrore Europiane, Banka Europiane e Investimeve, London School of Economics, Banka

    e Shqipërisë dhe banka të tjera qendrore të rajonit.

    Prej 8 vjetësh jam anëtare e komitetit shkencor “The review committee”, në

    konferencën shkencore ndërkombëtare mbi zhvillimin ekonomik dhe social.

    Jam e angazhuar, gjithashtu, në sektorin bankar në një nga divizionet më të

    rëndësishme, atë të menaxhimit të riskut.

    Bazuar në formimin tim dhe në eksperiencat që kam akumuluar ndër vite, dëshiroj të

    jap kontributin tim në një institucion kaq të rëndësishëm, siç është Banka e Shqipërisë.

    Milva Ekonomi – Ishit shumë koncize në prezantim.

    Faleminderit!

    Ne e kemi parë dokumentin tuaj dhe të gjithë anëtarët e komisionit e kanë përpara atë.

    Zonja Brunilda, fjala është për ju. Ju lutem, tregoni se perse mendoni që jeni një

    kandidaturë e vlefshme!

    Brunilda Isaj – Ju faleminderit, zonja kryetare e Komisionit të Ekonomisë dhe

    Financave!

    Ju falënderoj edhe për mundësinë e prezantimit të vetes dhe të vizionit tim përpara

    jush sot!

    Siç e përmendët edhe ju, për mua ka kërkuar një guxim të shtuar prezantimi i

    dokumentacionit dhe aplikimi për këtë kandidaturë, duke qenë se njëra nga pikat e kërkuara

    nuk plotësohet, megjithatë unë jam mbështetur kryesisht në eksperiencën time relativisht të

    gjatë në fushën e bankës dhe të financave.

  • 7

    Kam punuar në sektorin bankar për rreth 18 vjet, nga të cilët 12 vjet kanë qenë në

    pozicione të larta drejtuese. E kam filluar karrierën time në bankën “Emporiki”, më pas në

    bankës “Raiffeisen” për më shumë se tre vjet, në bankën “Credins” dhe së fundi në bankën

    “Alfa”, ku kam mbuluar pozicionin e anëtares së drejtorisë ekzekutive dhe njëkohësisht si

    drejtore e veprimtarisë bankare në pakicë.

    Të gjitha këto pozicione më kanë dhënë mundësinë të njihem në detaje me mënyrën

    se si funksionon sistemi bankar dhe ai financiar, se si operojnë bankat, me të gjitha

    teknikalitetet dhe, për më tepër, se si lidhet operacioni dhe veprimtaria bankare me publikun,

    duke kërkuar produkte dhe shërbime, të cilat janë në qendër të jetës së individëve dhe

    familjeve, si dhe në mbështetje të bizneseve.

    Ideja është që, pavarësisht formimit (kam përshtypjen se edhe formimi pasuniversitar

    duhet të konsiderohet i vlefshëm si kualifikim), kam pasur edhe një seri të plotë trajnimesh, të

    cilat më kanë ndihmuar në punën time dhe deri tani edukimi nuk ka qenë, po themi, pengesë

    në realizmin e detyrave të mia në funksione të larta.

    Është shumë e rëndësishme që në Këshillin Mbikëqyrës, i cili është organi më i lartë i

    vendimmarrjes dhe politikëbërjes në sistemin financiar dhe bankar, të ketë një konglomerat

    eksperiencash, personalitetesh, aftësish, këto të përshtatura sidomos me zhvillimet aktuale në

    tregjet financiare qoftë lokale, qoftë globale. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që

    Këshilli Mbikëqyrës...(Shkëputje interneti) persona, të cilët kanë prekur situatën e vështirë që

    kanë kaluar bankat herë pas here në kuadrin e krizave globale apo në menaxhimin e krizave

    të tjera, kjo përshtatur edhe me situatën aktuale dhe surreale të pandemisë që po kalojmë.

    Ju faleminderit!

    Milva Ekonomi – Faleminderit shumë, zonja Isaj!

    Të nderuar kolegë, tani është i hapur dialogu që do të bëjmë me kandidaturat, për të

    vlerësuar secilën prej tyre. Ju ftoj të bëni pyetje.

    Unë kam një pyetje për të tria kandidaturat. Meqenëse e kanë ndjekur pak politikën e

    Bankës së Shqipërisë gjatë kohës së pandemisë, çfarë vendimesh ka marrë Banka e

    Shqipërisë dhe si i kanë gjykuar këto vendime lidhur me shkallën e interesit?

    Zoti Roshi ka ngritur dorën për të bërë pyetje.

    Do t’ju lutesha t’i mbanit shënim pyetjet dhe më pas të përgjigjeni!

    Artur Roshi – Kryetare, për të mos e marrë shumë herë fjalën, ndoshta do të na lindë

    ndonjë pyetje duke marrë shkas nga këndvështrimet e ndryshme të kolegëve deputetë të

    komisionit, unë i dëgjova me vëmendje të tria kandidaturat dhe më ra në sy përkushtimi i

    tyre.

  • 8

    Nga ana e eksperiencës tekniko-shkencore mund të vlerësoj zonjën Kola.

    Nga ana tjetër, edhe zonja Isaj ka një eksperiencë të gjatë në sistemin bankar, më pas,

    sipas meje, vjen zonja Staka, e cila ka po ashtu një eksperiencë të gjatë.

    Janë për t’u vlerësuar të tria kandidaturat, pavarësisht se vota ime, po e deklaroj që

    tani, do të jetë për zonjën Kola dhe për zonjën Isaj, duke vlerësuar të dy krahët, pra

    eksperiencën në sistemin bankar dhe eksperiencën shkencore apo doktoraturën, që e

    vlerësoj...

    Milva Ekonomi – Zoti Roshi, a mund t’ju ndihmoj me diçka?

    Në fakt, ky diskutim që po bëni ju është më shumë diskutim i brendshëm i komisionit.

    Në këto momente do t’ju kërkoja t’u bëni atyre disa pyetje, që ju të keni mundësi, ju dhe ne

    të gjithë të tjerët, bashkë me ju, për të vlerësuar kandidaturat. Është ende herët për të gjykuar,

    duhet të krijojmë opinionin tonë, prandaj më ndihmoni me disa pyetje.

    Artur Roshi – Atëherë, unë kam një pyetje për të tria kandidaturat: çfarë mendojnë

    ato se nuk shkon në Bankën e Shqipërisë në lidhje me nxjerrjen sa më shpejt nga kriza,

    kryesisht nga kriza e pandemisë, që e ka përfshirë vendin, por që është edhe një krizë

    globale?

    Milva Ekonomi – Zonja Hyseni, keni fjalën.

    Edlira Hyseni - Përshëndetje!

    Unë e vlerësoj prezantimin e të tria kandidateve, sepse i ndoqa me vëmendje. Unë

    kam një pyetje të thjeshtë, do të doja të dija si janë angazhimet tuaja politike? A keni qenë

    apo jeni pjesë aktive e ndonjë angazhimi politik? A mendoni se kjo mund të ndikojë në

    kushtet që ju keni për të qenë të pavarura në ushtrimin e këtij mandati që ju synoni të keni

    sot?

    Pyetja e dytë lidhet me atë që edhe kryetarja ju pyeti, për rolin e rëndësishëm që ka

    Banka e Shqipërisë edhe në menaxhimin e problematikave që kemi përballë një ekonomie në

    krizë dhe sfidave. Cili është këndvështrimi juaj i situatës së ekonomisë? A keni një ide si të

    jepni një kontribut ose qasje të re, ose ide të re se si Banka e Shqipërisë mund të bëhet një

    faktor mbështetës për përballimin e situatës dhe rënien e ekonomike, për të cilën jemi të

    ndërgjegjshëm?

    Ju uroj suksese!

    Milva Ekonomi - Zonja Topi.

    Suzana Topi – Së pari, ju uroj suksese!

    Unë do të shpreh votën time pro kandidaturës së zonjës Kola për CV-në më të mirë.

  • 9

    Doja të bëja një pyetje për të tria kandidaturat: cila është risia që do të sjellin

    kandidatet në Bankën e Shqipërisë, sidomos në situatën aktuale që është ekonomia?

    Milva Ekonomi- A keni pyetje të tjera?

    Zoti Angjeli?

    Anastas Angjeli – Jo, nuk kam.

    Atëherë, zonja Isai keni fjalën.

    Brunilda Isaj – Përshëndetje!

    Unë kam përgatitur një ekspoze të shkurtër, jo më shumë se një faqe e gjysmë, në

    lidhje me situatën e pandemisë dhe do të doja ta sillja në vëmendjen tuaj për të mos humbur

    ndonjë detaj teknik.

    Në situatën e kësaj pandemie globale, që solli si pasojë krizën ekonomike, në

    pamundësi për të gjykuar zgjerimin e kësaj pasigurie në intensitet vihet re një tkurrje e fortë

    e kërkesës konsumatore dhe si përgjigje një tkurrje e iniciativës për të investuar nga ana e

    bizneseve.

    Indikatorët makroekonomikë kanë lëvizur në krahun e kundërt me pritshmëritë

    normale, duke reflektuar situatën aktuale dhe nuk i dihet se kur do të jetë kthimi në normalitet

    për një periudhë afatshkurtër ose afatmesme.

    Në këtë situatë Banka e Shqipërisë, në përputhje me objektivat e veta, të përcaktuara

    më ligj, ndërmori një sërë masash për të amortizuar goditjen primare nga mbyllja e bizneseve

    dhe distanicimi fizik, siç ishin: shtyrja e pagesave të kësteve të kredisë, stimujt financiarë

    nëpërmjet uljes së normës bazë të kredidhënies për të lehtësuar financimin, ndikimi për uljen

    dhe mënjanimin e përkohshëm të kostove të transfertave të parave, ndryshimet rregullatore në

    drejtim të standardeve dhe treguesve të likuiditetit dhe kapitalit, janë të lidhura me

    ristrukturimet. Të gjitha këto masa janë për t’u përshëndetur dhe vlerësuar, sidomos në

    kushtet e vendimmarrjes nën trysninë e situatës së vështirë shëndetësore dhe bllokimit të

    çdolloj aktiviteti. Megjithatë, të mos harrojmë që këto masa i japin kohe publikut, biznesit

    dhe institucioneve të superojnë goditjen fillestare, por nuk ofrojnë një zgjidhje të plotë të

    problematikave të shkaktuar nga pandemia.

    Vlerësimi i saktë i stokut të kredisë së shtyrë, administrimi i rreziqeve objektive të

    kredisë të lidhura me rimarkimin e këtij stoku janë sfidat me të cilat do të përballet

    shumë shpejt sistemi bankar dhe financiar.

    Bazuar në projeksione të sakta dhe objektive bankat e nivelit të dytë dhe institucionet

    financiare duhet të krijojnë ose të kenë krijuar tashmë skenarët negativë, neutralë dhe

    optimistë të menaxhimit të riskut të kredisë, gjë që nuk do të vërë në pikëpyetje rikthimin në

  • 10

    normalitet të veprimtarisë së tyre, sipas kërkesave rregullatore, që aktualisht janë mjaft të

    lehtësuara nga Banka e Shqipërisë. Kjo situatë paraqet shanse të forta për një përkeqësim të

    paparashikuar të cilësisë së stokut të kredisë, që kishte arritur mjaft parametra pozitivë , duhet

    përmendur kjo, në fund të vitit 2019, në linjë me përpjekjet e vazhdueshme të Bankës së

    Shqipërisë dhe sistemit bankar për të fshirë nga bilancet e bankave kreditë e pakthyera.

    Është sfidë për Bankën e Shqipërisë në drejtim të mbikëqyrjes së institucioneve

    bankare dhe jobankare dhe ruajtjes së stabilitetit financiar të veprojë me largpamësi dhe

    vizion, për të shmangur efektin negativ në ekonomi të një stoku me nivele të larta kredive të

    pakthyera, efektet e të cilit do të zgjasin në kohe dhe mund të kenë pasoja të pariparueshme.

    Një rrugë për të adresuar këtë problem mund do të ishte identifikimi i hershëm i

    problematikave në segmentet e ndikuara, ofrimi i zgjidhjeve individuale të përshtatura me

    situatën e çdo klienti. Zgjidhjet uniforme në nivel stoku nuk do të ishin efektive në këtë rast.

    Gjithashtu, bankat duhet të jenë të përgatitura jo vetëm në drejtim të krijimit të rezervave

    shtesë për situatën që po kalojmë, por edhe në drejtim të gjenerimit të kapitalit shtesë

    krahasimisht me ato kushte që janë sot në rast se situata do të diktojë zgjidhje të tilla.

    Kam, gjithashtu, një koment në lidhje me garancinë sovrane, që ishte një instrument i

    vënë në punë nga qeveria, më saktë ishin dy garanci sovrane. Iniciativa për të ofruar

    financime me mjete likuiditeti, adresuar bizneseve nëpërmjet skemës së këtyre dy garancive

    sovrane, ishte, gjithashtu, një përgjigje e shpejtë nga ana e qeverisë për të zbutur efektet

    negative në ekonomi. Ndërkohë që instrumenti i parë ofroi çeqe për pagat e punonjësv,e

    garancia e dytë sovrane duhej të ishte strukturuar në një mënyrë të tillë, që mbërrinte, së pari,

    te mikrondërmarrjet, te biznesi i vogël, segmente të cilat nuk patën akses në këtë instrument

    financimi në atë nivel që do të kishte vërtetë ndikim.

    Roli i Bankës së Shqipërisë në këtë proces ishte koordinues mes Ministrisë së

    Financave dhe bankave të nivelit të dytë, por në gjykimin tim profesional funksioni i bankës

    qendrore, si këshilltare e qeverisë në iniciativa të tilla duhej të ishte më i dukshëm dhe më i

    ndjeshëm edhe për shkak të formimit të shkëlqyer profesional dhe ekspertizës së stafit të saj

    në këtë çështje.

    Këto ishin komentet dhe sugjerimet e mia në lidhje me situatën e pandemisë dhe për

    ecurinë e planveprimit që ndërmori Banka e Shqipërisë për menaxhimin afatshkurtër. Në

    strategjitë e tyre afatmesme ata kanë detajuar të gjithë veprimtarinë që pritet të ushtrojë në

    menaxhimin afatgjatë të krizës.

    Në lidhje me angazhimet politike, unë nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë angazhim

    politik. Kam qenë një figurë e depolitizuar, edhe për shkak se kam aderuar në sistemin bankar

  • 11

    privat dhe, në njëfarë mënyre, pozicioni ynë duhej të ishte di depolitizuar, sepse ne jemi në

    shërbim të publikut. Nuk kam qenë në asnjë tryezë apo organizim të tillë.

    Në lidhje me risitë në Bankën e Shqipërisë, unë e përmenda pak në prezantimin tim që

    Këshilli Mbikëqyrës vazhdimisht ka nevojë për një frymë të re. Sidomos në situatën aktuale,

    vazhdimisht ka nevojë për persona, që janë përballur me kriza, kanë eksperiencë në

    menaxhimin e krizave dhe kanë jo vetëm eksperiencën, por edhe mundësinë dhe forcën për

    t’i superuar këto kriza, por edhe për të ofruar nga kjo eksperiencë dhe për të dhënë kontribut

    edhe nga sensi praktik, përveçse nga sensi akademik.

    Nuk e di nëse iu përgjigja të gjitha pyetjeve?

    Milva Ekonomi - Unë kam vetëm një shënim, kur ju filluat fjalën, që ka ardhur në

    chatin e platformës nga deputetja Dhima, e cila pyet: doja të dija nga kandidatët nëse ka

    nevojë për ndryshime në ligjin e rregullores së funksionimit të Bankës së Shqipërisë dhe a

    janë marrë vendimet e duhura nga Banka e Shqipërisë në kushtet e pandemisë COVID-19?

    Ju i dhatë përgjigje pyetjeve, por unë ju vura në dijeni, që keni edhe një pyetje shtesë.

    Brunilda Isaj – Unë dua të them se ligji për Bankën e Shqipërisë mund të lejonte

    edhe arsimin pasuniversitar, si kualifikim të pranueshëm për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës.

    Milva Ekonomi – Faleminderit për sugjerimin!

    Ndërkohë, dua të di, a është përfshirë banka juaj në garancitë sovrane për bizneset që

    kanë përfituar nga paketa e parë dhe e dytë?

    Brunilda Isaj – Aktualisht nuk punoj në sistemin bankar, por në sektorin e financës,

    jam sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Mikrofinancës, gjithashtu edhe konsulente e

    pavarur. Shumica e bankave janë përfshirë, sepse jam në korrent lidhur me to, dhe kanë pasur

    vështirësitë e tyre në lidhje me kuadrin e strukturimit të këtyre garancive sovrane, për faktin

    se ishin instrumente, të cilat tentonin të gjenin një zgjidhje për të gjithë segmentin e biznesit

    që është shumë i vështirë, sepse ka specifika e parametra që nuk përkojnë midis

    nënsegmenteve të biznesit, kështu që bankat janë përpjekur që ta adresojnë këtë instrument te

    biznesi. Unë gjykoj që biznesi i vogël dhe mikrondërmarrjet nuk kanë pasur akses, kështu që

    do të ishte diçka e mirë të nisej nga kjo shtresë, e cila mund të sigurojë punësimin për shtresat

    që janë më në nevojë.

    Milva Ekonomi – Ju faleminderit shumë, zonja Isaj!

    Zonja Kola, fjala për ju, sa i takon pyetjeve dhe shënimit që bëri zonja Dhima në chat-

    in e platformës.

    Fatmira Kola – Sa i përket sektorit bankar Banka e Shqipërisë dhe bankat e nivelit të

    dytë kanë mbajtur një peshë të madhe të krizës së shkaktuar nga pandemia. Sigurisht, kjo ka

  • 12

    kostot e veta, por në gjykimin tim kjo do të vërehet më shumë në vijim, sepse pavarësisht

    moratoriumit të pagesave aktualisht nëse nuk do të kemi përmirësim të situatës dhe pandemia

    do të vazhdojë, si dhe nëse nuk do të ketë përmirësim të klimës së biznesit, normalisht këto

    kosto do të shihen më shumë në vijim.

    Përveç impenjimit maksimal në këtë drejtim Banka e Shqipërisë dhe bankat e nivelit

    të dytë duhet t’u përshtaten edhe kërkesave të ndryshimeve nga Autoritetet Ndërkombëtare

    Rregullatore, si sa i përket mjaftueshmërisë së kapitalit, harmonizimit të procedurave

    ndërkombëtare dhe përshtatjes me standardet e reja të raportimit të SNFR-së.

    Aktualisht, sapo kanë dalë edhe udhëzimet kryesore se çfarë duhet të bëjnë bankat në

    fund të 2020-ës dhe për vitin e ardhshëm, gjë, që parashikon shumë ndryshime, duke vërejtur

    edhe procedurat e përllogaritjes së brendshme të kapitalit, si dhe të realizimit të stres-testeve.

    Pra, në këtë aspekt impenjimi i tyre ka qenë maksimal për të minizuar kostot dhe humbjet që

    mund kishin nga kjo situatë të shkaktuar nga pandemia.

    Sa i takon pyetjes se çfarë duhet të bëj unë në këtë drejtim për të dalë nga kriza,

    mendoj se roli i sektorit bankar është shumë i rëndësishëm, por duhet edhe një bashkëpunim

    shumë aktiv ndërmjet të gjithë aktorëve që e luajnë këtë rol aktiv në zhvillimin ekonomik dhe

    rregullimin e tregut, kryesisht sa i përket përmirësimit të klimës së biznesit, si dhe rritjes së të

    ardhurave dhe gjetjes së formave alternative për rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit.

    Çfarë duhet përmirësuar? Në gjykimin tim mendoj se duhet përmirësuar monitorimi i

    parasë në qarkullim, si dhe duhet më shumë vigjilencë për nivelin e euros që qarkullon. Ne e

    dimë shumë mirë që janë ndërmarrë masa nga Banka e Shqipërisë sa i përket minimizimit të

    kreditimit në valutën euro, kjo për faktin, sikurse të gjithë e dimë, që nëse në treg qarkullon

    një nivel dhe një sasi e konsiderueshme e euros e pakontrolluar, atëherë politika monetare

    është më pak eficiente, po ashtu edhe sasia e parasë që qarkullon. Normalisht, sa më pak të

    jetë e kontrolluar kjo aq më i vështirë bëhet monitorimi dhe ecuria e zhvillimit ekonomik dhe

    ruajtja e stabilitetit.

    Sipas gjykimit tim personal mendoj se është shumë e rëndësishme që të bëhet një

    rritje e përgjithshme e nivelit të pagave, duke mbajtur të paluhatshëm nivelin e çmimeve, kjo

    normalisht bëhet për të nxitur konsumin, investimet, por edhe për minimizuar largimin e të

    rinjve jashtë vendit, gjë, e cila duhet bërë në bashkëpunim me institucionet e tjera publike.

    Sa i përket kontributit për superimin e situatës, sikurse jua thashë edhe më parë, gjatë

    studimeve që unë kam bërë në mënyrë të vazhdueshme jo vetëm gjatë dokturaturës, sigurisht

    në raportet e Bankës së Shqipërisë dhe të punës që kjo bankë ka bërë për minimizimin e

    barrierave për fshirjen e kredive që kanë pasur probleme nga bilancet dhe uljen e raportit të

  • 13

    tyre, do t’ju sillja eksperiencën e analizave që kam realizuar. Studimet e doktoraturës i kam

    zhvilluar duke marrë në studim gjithë të dhënat e sistemit bankar, kjo falë edhe

    bashkëpunimit të Bankës së Shqipërisë me bankat e nivelit të dytë, ku me drejtuesit e tyre

    ekzekutivë kam realizuar intervista të vazhdueshme, por pavarësisht se raporti i tyre ulet si

    tregues, ato gjithsesi janë kredi të humbura, të cilat e rëndojnë peshën e ekonomisë.

    Gjithashtu, mendoj se prioritet i duhet dhënë edhe nxitjes së formave alternative të

    financimit apo ideve të reja në këtë fazë, nëpërmjet alokimit të fondeve që mund të bëhen apo

    financimit me kushte të favorshme nga bankat e nivelit të dytë, por sigurisht këto janë

    iniciativa, të cilat mund të bëhen edhe në bashkëpunim me aktorë të tjerë, të cilët luajnë një

    rol shumë të rëndësishëm. Sigurisht, krizat kanë ndikimin e tyre negativ nga kostot që

    shkaktojnë, por nga ana tjetër nxisin edhe krijimin e profesioneve të reja, ndoshta për disa

    kompani, pasi shumica prej tyre e kanë përshtatur punën nga shtëpia, nëse kjo mund të

    konsiderohet si kulturë në të ardhmen, si dhe nxit edhe në uljen e atyre që quhen kosto fikse.

    E rëndësishme është që t’i jepet përparësi harmonizimit të procedurave ndërmjet atyre

    të IFRS-së dhe BOA-s, kjo për faktin pasi bankat duhet t’i përgatisin raportet e tyre financiare

    sipas të dyja standardeve, ato që janë banka grupi normalisht kanë edhe raporte të tjera për

    grupin në të cilën bëjnë pjesë, por kjo nga njëra anë sigurisht rrit edhe kostot.

    Përveç kësaj duhet përmendur edhe fakti që ne jemi duke shkuar drejt Bashkimit

    Europian, pavarësisht se ne aplikojmë kryesisht standardet e Bazel 2-it, por jemi të detyruar

    dhe duhet të implementojmë rregulloren e re të Bazel 3-it (në Europë tani po implementohet

    edhe Bazel 4), por shumë përparësi duhet t’i jepet edhe nxitjes së harmonizimit të

    procedurave.

    Sa i takon pyetjes mbi angazhimin politik, dua t’ju them se nuk kam asnjë angazhim

    politik. Sikurse jua thashë, unë punoj në sektorin bankar, por ashtu sikundër e përmendi edhe

    zonja Isaj, edhe sikur të duam ne kjo gjë nuk na lejohet për shkak të detyrës që kemi. Po

    ashtu, mendoj se duhet t’i jepet përparësi forcimit të monedhës sonë në rajon, pse jo, si dhe

    shtimit të vigjilencës sa i përket miratimit të rregulloreve dhe të mbikëqyrjeve të tregut.

    Milva Ekonomi – Po, zonja Staka.

    Violeta Staka – Faleminderit!

    Do të përpiqem të jap përgjigje sa më konkrete në lidhje me pyetjet konkrete. Pyetja e

    parë kishte të bënte me faktin se cili ka qenë ndikimi i politikave monetare të ndjekura nga

    Banka e Shqipërisë gjatë periudhës së pandemisë. Dua t’ju them se pandemia ishte një gjë e

    jashtëzakonshme jo vetëm për vendin tonë, por për mbarë botën, kështu që përveç rolit të

    Bankës së Shqipërisë ishin edhe politikat qeveritare, të cilat në bashkëpunimin me politikën

  • 14

    monetare që ndoqi Banka e Shqipërisë arritën të amortizonin goditjen e fuqishme që dha

    pandemia.

    Gjithsesi, do t’ju përmend rolin që ka luajtur Banka e Shqipërisë. Banka e Shqipërisë

    e ka rritur stimulin monetar nëpërmjet uljes së normës së interesit dhe rritjes së injektimeve të

    likuiditetit. Ndihma e dytë kishte të bënte me bashkëpunimin me industrinë bankare Banka e

    Shqipërisë ka ndërmarrë ndryshimin e kuadrit rregullator, të cilat kanë lehtësuar shtyrjen e

    përkohshme të pagesave të kësteve dhe rikonstruktimin e kredive me qëllimin për t’u ardhur

    në ndihmë bizneseve që kishin vështirësi. Me aq sa e kam ndjekur, komunikimet kanë qenë të

    vazhdueshme, përveç ndihmës së Bankës së Shqipërisë, dua të theksoj edhe rolin e bankave

    të nivelit të dytë, të cilat gjatë kësaj kohe u përpoqën t’i kryejnë shërbimet e veta duke

    ndihmuar edhe bizneset në kryerjen e veprimtarisë së tyre. Gjithashtu, vihet re se ka pasur

    edhe rritje të kreditimit me heqjen e kufizimeve nga ana e qeverisë.

    Përveç kësaj, u përmend edhe risia që secila prej nesh mund të sjellë. Eksperiencën

    dhe angazhimin tim në Shqipëri në institucione të ndryshme, sidomos në aspektin e

    administrimit dhe drejtimit, mendoj se do të jetë një kontribut i shtuar në varësi të situatave,

    por edhe kushteve konkrete.

    Sa i takon angazhimit politik, unë jam e angazhuar në Partinë Socialiste, por kjo gjë

    asnjëherë nuk ka qenë pengesë në punën time. Në përgjithësi unë i kam pozicionet e ndara.

    Ne si gra gjatë jetës kemi detyra të jashtëzakonshme, përveç punës së shtetit, kemi familjen,

    bashkëshortët, angazhimet e tjera sociale dhe absolutisht secila pjesë e jetës sime ka marrë

    rëndësinë e duhur, pa u ngatërruar me njëra-tjetrën. Duke i dhënë rëndësinë gjithsecilës,

    mendoj që edhe rezultatet te puna që kam bërë te Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore

    në Shkodër, e cila është një nga më të mirat.

    Megjithatë, mund të them se afati i lidhjes së pensioneve në Drejtorinë Rajonale të

    Sigurimeve Shoqërore në Shkodër sot është 10 ditë. Duke marrë parasysh komunikimet me

    institucionet e ndryshme për problematikat që kemi me dokumentacionin e të tjera, është

    arritur një zgjidhje shumë e mirë, është ulur numri i zgjidhjeve të problematikave nëpërmjet

    mundësive ligjore që na ka dhënë qeveria, instituti, por edhe bashkëpunimet me kolegët apo

    puna në grup që kemi bërë.

    Kam përshtypjen se pyetjet i ezaurova të gjitha. Nuk e di nëse kam harruar diçka.

    Milva Ekonomi – Zoti Roshi kërkon të bëjë edhe një pyetje të fundit. Nuk e di nëse

    do t’ia drejtojë dikujt apo e ka për të tria zonjat.

    Enver Roshi – Nëse juve nesër, si anëtare të bordit të Bankës Shqipërisë, do t’ju vihej

    para një vendim, i cili në baraspeshë logjike në raport me tregun e lirë, është në nivel të

  • 15

    njëjtë, ajo që ndikon në të ardhurat e buxhetit të shtetit dhe ajo që ndikon te një biznes privat,

    cilin krah do të mbanit ju, anën e biznesit apo atë të buxhetit?

    Faleminderit!

    Milva Ekonomi – Zonja Fatmira, përgjigjja e parë duhet të jepet prej jush.

    Fatmira Kola – Për të mos kaluar në përsëritje, mendoj se kam eksperiencën e

    mjaftueshme sa i përket analizës së riskut dhe asaj financiare, po ashtu edhe vendimmarrjeve.

    Eksperienca dhe formimi im ndër vite në menaxhimin e riskut më bën gjithmonë të shtroj

    pafundësisht pyetjet: “Pse dhe cili është impakti” para se të marr një vendim. Mbi të gjitha, sa

    i përket vendimit, sigurisht që duhet të analizohet nëse është në përputhje me normat,

    rregulloret e të tjera.

    Nëse do të shikoja biznesin apo të ardhurat e buxhetit, duhet të kemi parasysh që si

    Banka e Shqipërisë, edhe qeveria, me iniciativat e veta, kanë përparësinë që të përmirësojnë

    klimën e biznesit, sepse në qoftë se biznesi është mirë, faturon dhe gjeneron të ardhura edhe

    për buxhetin.

    Nga ana tjetër, duhet të mbajmë parasysh që ky është një moment shumë delikat.

    Pavarësisht se shumë vende të tjera të prekura nga COVID-i kanë pasur nga pikëpamja

    sasiore paketa ndihmëse për biznesin, edhe ne duhet të kemi në konsideratë se atë çfarë ka

    bërë qeveria jonë, sigurisht e ka bërë edhe sipas mundësive që ka pasur sa u përket politikave

    apo iniciativave që ka marrë si për eurobondet e të tjera. Gjithashtu, qeveria ka bërë

    përmirësime të vazhdueshme në minimizimin e kostove për buxhetin dhe për nxitjen e të

    ardhurave.

    Gjendur para kësaj situate, mendoj se vendimmarrjet duhet të jenë objektive dhe në

    përputhje me rregulloret, legjislacionin, sigurisht në mënyrën më të mirë dhe më të drejtë.

    Kjo edhe për faktin se Banka e Shqipërisë, pavarësisht se është institucion me kapital

    shtetëror, është edhe një institucion i pavarur, por si Banka e Shqipërisë, ashtu edhe qeveria

    punojnë intensivisht për të përmirësuar situatën në vend. Kanë marrë shumë iniciativa, kanë

    bërë shumë, por sigurisht që ka ende hapësirë për t’u përmirësuar.

    Për sa i përket vendimmarrjes, do të doja një informacion më tepër, në mënyrë që të

    analizoj konkretisht rastin. Në qoftë se kjo është një vendimmarrje ku unë do të favorizoj një

    biznes ku mund të dëmtohet buxheti i shtetit, nuk do ta bëja, sepse secili prej nesh e di shumë

    mirë që karrigia është e institucionit, por përgjegjësia penale dhe fytyra është jona.

    Kështu që, nuk do të merrja një vendim për të favorizuar padrejtësisht një palë, që do

    të dëmtonte të ardhurat e buxhetit apo që mund të bien në kundërshtim me detyrat dhe

  • 16

    përgjegjësitë e mia, nëse do të jem. Ndaj, do ta analizoja shumë në detaje para se të merrja

    një vendim.

    Faleminderit!

    Milva Ekonomi – Fjala për zonjën Staka.

    Violeta Staka – Mendoj se nuk është e lehtë të marrësh një vendim nëse do të

    favorizosh këtë apo do të favorizosh atë. E para e punës, duhet të marrësh gjithmonë parasysh

    bazën ligjore kur je para një vendimmarrjeje. Mendimi im është që një biznes i suksesshëm

    sjell të ardhura për buxhetin e shtetit, i cili do t’i përdorë këto të ardhura nesër në lehtësimin e

    klimës së këtij biznesi apo për bizneset e tjera.

    Kështu që në këtë kuptim, nuk mendoj se do të jetë një zgjedhje mes biznesit dhe

    shtetit, por duhet të jetë në varësi të fakteve, kushteve konkrete, bazës ligjore dhe të arsyes se

    cila do të jetë marrja e këtij vendimi.

    Faleminderit!

    Milva Ekonomi – Zonja Isai.

    Brunilda Isaj – Dy përgjigjet e para ishin shteruese në shumë dimensione. Unë u

    bashkohem të dyja kandidateve në atë që buxheti i shtetit dhe mirëqenia e biznesit nuk kanë

    pse të përballen dhe të jenë dy alternativa të ndryshme. Shteti punon për të përmirësuar

    klimën e biznesit dhe për ta përkrahur atë, të cilët, me veprimtarinë e tyre, gjenerojnë më

    shumë të ardhura në bazë të politikave fiskale. Kështu që nuk e konsideroj një përballje këtë

    (Shkëputje interneti) e cila në njëfarë mënyre i vendos këto dy komponentë në kahe të

    kundërta.

    Detaje të vendimmarrjes, sidomos kur bën pjesë në këshilla të tillë, të një niveli

    shumë të lartë, jam dakord që bazohen në analiza, në argumentime dhe vendimmarrja për më

    tepër është kolegjiale, jo individuale.

    Faleminderit!

    Milva Ekonomi – Kemi edhe një pyetje të fundit, që vjen nga zoti Bushati dhe më

    pas, kolegë, të tria zonjat do të jenë të lira për të vazhduar punën e tyre.

    Ervin Bushati – Përshëndetje dhe përgëzime të tria kandidateve! Më duken shumë të

    mira dhe të tria janë zonja! Është një lajm shumë i mirë.

    Do të doja një përgjigje të shkurtër sa i përket ofertës së parasë në treg në përgjithësi,

    kur duhet të merrni disa vendime të rëndësishme. Pandemia, në fakt, ridimensionoi

    konceptin e balancave makroekonomike në treg ndërmjet papunësisë, ofertës së parasë, rritjes

    ekonomike, borxhit dhe inflacionit. Si duhet të jetë balanca e re ndërmjet inflacionit dhe

    ofertës apo kostos së parasë në treg, pra interesit që duhet të vendoset?

  • 17

    Ka shumë teori të reja sot, që po e rindryshojnë të gjitha politikat monetare. Sot

    ndërhyrja duhet të jetë e fuqishme. Pra, duke pasur parasysh marrëdhënien ndërmjet

    inflacionit dhe kostos së parasë, apo interesit në treg, ku mendoni ju dhe sa larg duhet të

    shkojnë politikat monetare, në raport edhe me borxhin dhe si duhet të jetë sjellja e re e

    Bankës qendrore për të shpëtuar ekonominë nëpërmjet ndërhyrjeve që do të duhet të bëjë?

    Banka duhet të marrë disa vendime të rëndësishme, nuk do të ketë vetëm një marrëdhënie të

    thjeshtë me bankat e nivelit tregtar.

    Faleminderit!

    Milva Ekonomi – Të fillojmë nga Bruna.

    Brunilda Isaj – Faleminderit!

    Jam shumë dakord me... (Shkëputje interneti), si të thuash, imponon masa të

    jashtëzakonshme, jo masa prudenciale, graduale, të cilat jemi mësuar t’i shikojmë në

    vendimmarrjen e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë.

    Unë gjykoj se politika monetare, e aplikuar deri më sot nga Banka e Shqipërisë, ka

    qenë relativisht efektive. Mekanizmi i tranzmisionit të politikës monetare e ka rritur publikun,

    pavarësisht në kushtet e një tregu që nuk operon me një monedhë të vetme, pavarësisht në

    kushtet e krizës dhe të vështirësive, në të cilat ne jemi vendosur.

    Gjithashtu, edhe në mbështetje të politikës monetare, vlerësoj stabilitetin e regjimit të

    kursit të këmbimit që ka ruajtur Banka e Shqipërisë, duke e ruajtur vlerën e lekut në nivele të

    pranueshme për disbalancat që kemi parë në indikatorët e tjerë makroekonomikë.

    Se si do të jetë e ardhmja, ne kemi parë shembuj botërorë, por nuk kemi parë ende

    shembuj lokalë, kombëtarë. Normalisht, logjika si bankier të thotë se nëse kriza vazhdon, dhe

    tani nuk kemi më modelin “V” apo “U” të kthimit në normalitet, por shikoj që kthimi në

    normalitet do të jetë i vonshëm, kemi edhe pak hapësirë në uljen e normës së interesit të

    financimeve, pra nga 0,5 mund të shkojë 0,25, me kah për nga zeroja, por të mos harrojmë se

    kahu për nga zeroja përfaqëson risqe të shtuara, sidomos në ekonominë tonë, që, siç e

    përmenda, është nën presionin e disa komponentëve, që nuk janë normalë për tregun e

    Bashkimit Europian, për tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo të tjera. Pra, qenësia

    e këtyre faktorëve nuk e lehtëson transmetimin e politikës monetare. Hapi i fundit që mund të

    ndërmerret është lehtësimi sasior, hedhja në likuiditet me tepricë nga Banka e Shqipërisë dhe

    blerja e ...(shkëputje interneti), të cilët furnizojnë me likuiditet në pikën që tregu fillon dhe

    gjallëron kërkesën për blerje dhe, në një farë mënyre, riaktivizon kapacitetin dhe fuqinë

    blerëse të individëve.

  • 18

    Gjithashtu, duhet të kemi parasysh se ne nuk jemi të shkëputur. Ne jemi pjesë e një

    krize globale, jemi pjesë e reagimeve rajonale në nivel europian dhe më gjerë, kështu që,

    masat tona, në një farë mënyre, do të jenë në përputhje dhe në përqasje edhe me masat e mara

    globalisht për të reflektuar menaxhimin e kësaj krize në një shkallë më të gjerë.

    Për sa i përket borxhit, është e pritshme që niveli i borxhit të rritet për shkak të

    dispozimit të mjeteve financiare për të menaxhuar krizën, por e gjithë përgjigjja e kësaj

    pyetjeje është e lidhur vetëm me një fakt, që sot mbetet i pasigurt, me kohëzgjatjen e

    pandemisë. Kohëzgjatja e pandemisë do të përcaktojë masat në vijim dhe do të mundësojë që

    këto masa të jenë efektive dhe të aplikueshme në kohën e duhur. Jam e bindur se Banka e

    Shqipërisë i ka aftësitë dhe kapacitetet për të vendosur kur të jetë koha e duhur.

    Milva Ekonomi – Faleminderit, zonja Isaj!

    Zonja Staka, fjala për ju.

    Violeta Staka – Në pyetjen që parashtroi zoti deputet, se ka teori të ndryshme në këtë

    aspekt, unë po them se rritja e nivelit të parasë në qarkullim, pa u shoqëruar me rritje

    ekonomike, do të çojë në kapërcimin e inflacionit, ndaj, kam përshtypjen se edhe në këtë rast

    duhet të kemi balanca, statistika dhe studime, për të pasur një përgjigje përfundimtare të

    saktë.

    Milva Ekonomi – Faleminderit!

    Zonja Kola.

    Fatmira Kola – Përshëndetje!

    Për sa i përket pyetjes së zotit Bushati për ofertën dhe koston e parasë në treg,

    sigurisht që norma bazë, e cila njihet edhe si kostoja e parasë në treg, përcakton, në një farë

    mënyre, edhe kreditimin sipas valutave në treg.

    Jo pa qëllim kreditimi në valuta të huaja, dhe kryesisht në euro ka qenë në nivele

    shumë të larta, 90% e totalit të valutave të huaja, për faktin se, sikurse e dimë, normat e

    interesit euribor-libor janë negative dhe bankat e nivelit të dytë i konsiderojnë zero.

    Automatikisht, nëse ne do të bëjmë një përllogaritje të kostove, se sa do të paguajmë sot, në

    nivel sasior i bie të paguajmë më pak nëse kredinë e marrim në euro sesa nëse e marr në lekë.

    E thënë kjo nga pikëpamja teknike. Sigurisht, nga pikëpamja logjike e mira është të merret në

    valutën që janë të ardhurat, por për të gjithë individët, është edhe një efekt psikologjik, që të

    gjithë mundohet të kursejnë, pra shikojnë më shumë sa duhet të shpenzojnë sot sesa në të

    ardhmen.

    Për sa u përket normave të interesit, nëse do të merrja në konsideratë ato që ka nxjerrë

    banka, normat europiane kanë rënë në minus 0,55 dhe nuk pritet të rriten.

  • 19

    Për sa i përket kostos së parasë për monedhën vendase, nëse situata vazhdon të jetë në

    këto ritme ose ndoshta edhe më keq, mendoj se mund të gjendemi para situatës që Këshilli

    Mbikëqyrës të marrë edhe iniciativa apo vendimmarrje, sepse kjo transmetohet te norma e

    interesit me të cilën kreditohen individët apo bizneset.

    Sigurisht, Shqipëria është e prekur nga pandemia, por nëse do ta krahasojmë me

    vendet që e kanë të zhvilluar më shumë sektorin e prodhimeve, nuk do të jetë e prekur në ato

    nivele.

    Sigurisht, impakti nga turizmi dhe nga miniera ishte i drejtpërdrejtë, por konsiderojmë

    se ne, si aktivitet, si sektor më të zhvilluar, që zë peshën më të madhe, kemi tregtinë dhe

    ndërtimin, që janë duke ecur me ritme të mira. Nuk ka ndaluar puna aktualisht.

    Për sa i përket sasisë së bazës monetare të injektuar në treg, mendoj se do të ishte me

    vend të bëhej nëpërmjet nxitjes së formave alternative të punësimit apo edhe të atyre që kanë

    humbur vendet e punës. E them “formave të nxitjes alternative të vendeve të punës” duke

    parë studimet dhe analizat që unë kam bërë për këtë periudhë historike 18-vjeçare me të

    dhënat në Bankën e Shqipërisë.

    Nga analizat e mia vura re se peshën më të madhe, kreditimi dhe zhvillimi i

    ekonomisë, e ka të zhvilluar në katër sektorë, të cilët paraqesin edhe probabilitet falimentimi

    më të lartë, pasi kur kërkesa është më e lartë apo financimi në një sektor të caktuar,

    detyrimisht edhe humbjet apo probabiliteti i humbjeve do të jetë më i luhatshëm.

    Në gjykimin tim, nëse situata vazhdon të përkeqësohet, do të jetë e nevojshme të kemi

    një ulje të kostos bazë të parasë dhe, nga ana tjetër, injektimi i parasë, i bazës monetare, do të

    jetë, sikurse e thashë, nëpërmjet nxitjes së formave alternative të investimit me mbështetjen e

    bizneseve dhe individëve në nevojë. Sigurisht, pezullimi u bë aktualisht, por duhet të kemi

    parasysh se kreditë akumulojnë interesa dhe normalisht, është kosto për t’u paguar në të

    ardhmen. Sigurisht, garancia sovrane ishte shumë mbështetëse për ta kaluar këtë periudhë

    afatshkurtër, por varet se sa do të jetë jetëgjatësia e kësaj pandemie.

    Për sa u përket termave sasiorë, është e vështirë të përcaktohet se sa duhet të jenë. Kjo

    normalisht nuk varet vetëm nga ne si vend, sepse ne jemi ekonomi që bashkëvepron edhe me

    ekonomi të tjera, por edhe nga vendet që kemi partnerë ekonomikë.

    Faleminderit!

    Milva Ekonomi – Faleminderit!

    Për ne është e mjaftueshme.

    Ne e kuptojmë se si qaseni ju në të gjitha pyetjet që bëjmë.

    Zonja të nderuara, unë ju falënderoj shumë!

  • 20

    Ne e lexuam me shumë vëmendje të gjithë eksperiencën tuaj profesionale nëpërmjet

    CV-ve dhe dokumenteve që sollët. Natyrisht që ne nuk e bëmë vetëm këtë punë, sepse këtu

    në Kuvend kemi Shërbimin e Monitorimit, i cili u ka mundësuar të gjithë deputetëve paketën

    e profilit tuaj profesional nëpërmjet email-ve zyrtare. Gjithashtu, ju bëmë edhe pyetje për të

    kuptuar qëndrimin tuaj për të plotësuar vakancën, ndaj ju falënderojmë.

    Ne vumë re se secila prej jush ka shumë entuziazëm në punët që bëni dhe e doni

    shumë profesionin tuaj; këtë gjë e kuptuam. Unë shikoj fytyrat e kolegëve të mi që

    buzëqeshin. Detyra jonë mbaron këtu, pasi, sipas Rregullores, ne këtë gjë do ta përcjellim në

    instancat e tjera.

    Kështu, ju falënderoj për prezencën dhe për diskutimin e këndshëm që patëm dhe për

    shkëmbimet e mira që bëmë! Ju uroj suksese dhe do të dëgjohemi së shpejti për gjëra të tjera!

    Faleminderit, zonja Staka, zonja Kola dhe zonja Isaj!

    Kolegë, dua t’ju bëj me dije se ndërkohë që mbledhja kishte marrë jetë dhe kishim

    arritur kuorumin e nevojshëm, pasi ishim lidhur me të gjithë anëtarët e komisionit, këtu

    bashkë me mua është ulur edhe zonja Mesi, e cila është pjesëmarrëse në mbledhje në formë

    fizike, jo në formë virtuale.

    Unë dua ta falënderoj dhe t’ju lexoj nenin 111, pika 2, germa “ç”, të Rregullores së

    Kuvendit, ku thuhet: “Pas dëgjesës publike, të paktën 28 deputetë përzgjedhin

    kandidatin/kandidatët që do të mbështesin për t’ia propozuar Kuvendit, sipas cilësive

    profesionale dhe performancës gjatë prezantimit”.

    d) Kandidaturat, që marrin mbështetjen me firma të jo më pak se 28 deputetëve,

    depozitohen zyrtarisht në protokollin e Kuvendit dhe vazhdojnë procedurat e parashikuara në

    këtë nen.”

    Kështu, unë besoj se detyra jonë për zgjedhjen e këtyre kandidaturave përfundon këtu.

    Ne do të bëjmë raportin e dëgjesës, siç është e zakonshme, të cilin do t’ia përcjellim Kuvendit

    për të vendosur.

    Kjo është mbledhja e parë që ne zhvillojmë sot dhe unë ju falënderoj shumë!

    Falënderoj zotin Roshi, zonjën Hyseni, zotin Bushati, zonjën Topi, zonjën Dhima për

    pyetjet që bënë për zonjat, të cilat u prezantuan për të zëvendësuar vakancën në Këshillin

    Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë!

    Sekretar Përgjegjësja e Sektorit të Redaktorëve

    Anastas Angjeli Euzheni Pengili

    Sekretar i komisionit

    Elvi Prifti

    KUVENDI