revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2009 ... · për këta voglush...

20
Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2009 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti III , Nr. 5 Alpet Shqiptare- Mali Shar- Kosovë

Upload: others

Post on 07-Sep-2019

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2009 ... · Për këta voglush redaktori i Jehonës kishte përgatitur nje befasi ku me këtë rast ai në studiot e Jehonës

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2009

DITURIAE boton QKSH”Migjeni” Borås-SuediViti III , Nr. 5

Alpet Shqiptare- Mali Shar- Kosovë

Page 2: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2009 ... · Për këta voglush redaktori i Jehonës kishte përgatitur nje befasi ku me këtë rast ai në studiot e Jehonës

2

Sokol Demaku: NXËNËS SHQIPTAR NGA QYTETI BORÅS NË VIZITE NË SR-REDAKSINË SHQIPE ”JEHONAMe iniciativë të Radios lokale Radio dituria në gjuhën shqipe nga qyteti I Boråsit dhe në bashkëpunim më Fjärdingskolan po nga ky qytet, në të cilën shkollë vijojnë mësimet numri më i madh i nxënësve shqiptar, të cilët jetojnë ne qytetin Borås të Suedisë, keto ditë u organizua një vizitë në metropolen suedeze e ku më këtë rast një grup prej dhjetra fëmijësh shqiptar së beshku me tre pedagog nga kjo shkollë i benë një vizitë Radio Suedisë respektivisht redaksisë së programit në Gjuhën shipe ”Jehona”.Këtë vizitë të vogëlushve shqiptar në metropolen suedeze e ka mundësua Keshilli Komunal i Kulturës i qytetit Borås të Suedisë me mbeshtetjen materiale dhe morale në bashkepunim me radion lokale në shqip nga ky qytet Radio dituria.

Këtë grup nxënësish në lokalet e Radio Suedisë respektivisht në redaksinë në shqipe së pari i priti Tahir Sadigh nga Sr International, i cili nxënësit boråsar i njohtoj me punën që bëhet në Radio Suedi në programin ndërkombëtar. Ai tha se SR International emiton program për cdo ditë në 12 gjuhë, kjo është një punë e madhe për ne tha Sadeg. Pastaj nxënësit u pritën nga redaktori i redaksisë së programit në shqip ”Je-hona” Shuquri Sejdijaj.Shuquri Sejdijaj u shprehu mirëseardhje vogëlushve shqiptar nga Boråsi të cilët kishin marrë atë rrugë që të jenë një ditë se bashku me ata të cilët për cdo të hënë dhe të martë nga ora 14,30 janë me ta së bashku në valët e radios me fjalën dhe këngën shqipe në Suedi.Shuquriu u shpreh se është kënaqësi që sot në studion e redakësie shqipe ”Jehona” këtu në Stockholm kemi vogëlushët shqiptar nga Boråsi të cilët kanë shprehur dëshirën që të jenë me ne dhe të shofin se si ne punojmë dhe sajojmë programin të cilët ata e degjojnë cdo të henë dhe të martë në valët e SR Interna-tional në gjuhën shqipe.Sejdijaj këta nxënës i njohtoj me përberjën e redasisë shqipe, punën që bejnë gazetarët

dhe stafi tjetër i kësaj redaksie.Edhe nxënësit ishin kureshatr për tu njohur me të gjitha msheftësit e punës së nje gazetari si tekniku në dsajimin dhe re-alizimin e nje programi të radios.Ishte hera e pare që keta fëmijë ishin në radion shtetrore ketu në Stockholm, ishte kënaqesi e verte per ta.Nxënësit shqiptar benë vizite edhe në redaksitë e gjuhëve tjera këtu ne SR Interna-tional si dhe në biblioteken elek-tronike te Sr, pastaj deskun informativ të SR ku u pritën me ngrohtësi nga punon jës të ketyre reparteve. Ky disk informativë është një nder më modern në europë sipas fjaleve të punonjësve te SR Internationel së bashku me bib-lioteken elektronike të kësaj shtëpie.

Page 3: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2009 ... · Për këta voglush redaktori i Jehonës kishte përgatitur nje befasi ku me këtë rast ai në studiot e Jehonës

3

Për këta voglush redaktori i Jehonës kishte përgatitur nje befasi ku me këtë rast ai në studiot e Jehonës interv-istojë dhe zhvillojë bisede me nxënësit e Boråsit. Ata biseduan për punën e tyre ne shkollë, recituan vjersha por ishte ineteresant edhe biseda spontane që xhvilluan ata me redaktorin e Jeho-nës Shuquri Sejdijaj, për vendlindjen Kosovën, punën dhe jetën në Suedi.Ora 12 ishte rezervuar për drekë në restorantin madheshtor të SR, ku ne mesin e shume fytyrave të njohura nga TV suedez të cilët udheheqin programe të njohura dhe mjaft të shiquara. Këta voglush drekuan ne mesin e tyre. Kjo ishte nje kenaqësi e vërtetë per ta e cila don gelet ne mendjen dhe kujetesen e tyre nje kohe të gjatë.Me pastaj vo-glueshte boråsar vizituan muzen e SR dhe STV në të cilin jane te vendosura paisje elektronike të SR deh SVT nga koha e themelimit të tyre.Këto pasije ishin interesante për voglushit shqiptar. Ishte kamera e parë televizive që ishte përdorur në SVT si dhe mikrofoni i parë që ishte përdorur në emitimin e

lajmeve ne SR, pastaj TV të tipave të vjetra . Ishte nje kënqesi për voglushit shqiptar të ishin në Shtëpin e Radi-os në Stockholm me mikëpritësine tyre redaktorin e “Jehonës” Shuquri Sejdijaj.Këtu ata u njohtuan me diskun e emisionit të parë informativë në gjuhën shqipe në Radio Suedia program International I emituar në janar të vitit 1994 nga ana e bashkekomabsve tanë Milaim Zeka, Albana Birinxhikaj dhe Shuquri Sejdijaj. Ky shirit magne-tofoni me programin e pare infomativ sot ruhet në lokalet e redaksisë shqipe “Jehona” dhe është një simbol me shumë rëndësi për brezat e ardhshëm të cilët do të rriten dhe jetojnë në shtetin Suedez.Ishte kënqesi për voglushit kosovar vizita e parë në metropolen suedeze Stockholm.

Page 4: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2009 ... · Për këta voglush redaktori i Jehonës kishte përgatitur nje befasi ku me këtë rast ai në studiot e Jehonës

4

HYSEN KËQIKUHysen Këqiku u lind më 05.07.1944 në Velegllavë (Velia Glaua) të Dardanës (ish-Kamenicë). Shkollën fillore e filloi në Vendlindje dhe e vazhdoi në Vaksincë dhe Llojan të Kumanovës, nga se më 1956, pikërisht me 28 Nëntor, familja e tij shpërngulet prej Velegllave dhe vendoset në Vaksincë, ku jetoi deri më 1973. Gjimnazin e kreu në Preshevë, kurse shkollën e Lartë Pedagogjike, grupi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Shkup. Më pastaj pa u shkëputur nga marrëdhënia e punës, si mësimdhënës i gjuhës shqipe, i vazhdoi studimet në Universitetin e Prishtinës në degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe.

Me shkrime ka filluar të merret si nxënës i shkollës fillore në Velegllavë, Vaksincë dhe Llojan, kurse si gjim nazist në vitin 1965, e botoi vjershën e parë në “Zani i rinisë” me titull “Vendlindjes”. Gjatë kohës sa ishte në marrëdhënie pune në Shkollën fillore “Rilindja” në Llojan, formoi grupin letrar “Migjeni” dhe bashkë me anëtarët e këtij grupi nxorri fletushkën mujore “Dielli” e më vonë “Gëzimi”. Poashtu gjatë këtyre pesë vjetëve, sa punoi në Llojan, nëpër fshatrat e Kumanovës mblodhi doke, zakone dhe këngë dasme dhe me to, hartoi një libër “Doke e zakone të dasmës të përcjellura me këngë, në shtojcën e së cilës janë të botuara 250 këngë dasme me interes folklorik. (ruhet në IA – Prishtinë) Në vitin 1968, me aktivitetin letrar që zhvilloi me grupin letrar, pati sukses që për herë të parë në historinë e themelimit të Radio Kumanovës të emitohet një program 15 minutësh për fëmijë në gjuhën shqipe. Poashtu edhe gazeta javore “Nash vesnik” e Kumanovës pas kërkesve të parreshtura dhe dërgimit të punimeve të grupit letrar të shkollës fillore “Rilindja” në Llojan, u arrijt i njejti qëllim që në tetor të vitit 1968, ta botojë gjysmën e faqes së fundit me vjersha të këtij grupi letrar në gjuhën shqipe. Vjershat dhe tregimet e tij për fëmijë dhe të rritur janë botuar në revistat e kohës që dilnin në gjuhën shqipe si në “Flaka evëllazërimit”,, “Jehona”, “Gëzimi”, “Venera”, “Sogjetima”, “Shkëndija”,”Nositi”, “Fatosi”,“Pionieri”,”Gepi”,”Bashkimi” (Gjilan), “Agmia” (Gjilan”)dhe “Rilindja për fëmiijë”, “Ylberi” etj. Në vitin 1973, bashkë me familjen shpërngulet nga Vaksinca dhe vendoset në Gjilan, ku filloi punën, në të njëjtin profesion, mësues i gjuhës shqipe në shkollën fillore “Musa Zajmi”. Edhe këtu formoi grupin letrar “Migjeni” e më vonë “Ali Huruglica”, me të cilët vazhdoi nxjerrjen e një reviste vjetore të shkollës me titull “Mimoza”. Prej vitit 1983 - 1987, nxorri revistën komunale për fëmijë “Venera” dhe ishte redaktor i saj. Anëtar dhe sekretar i Klubit letrar “Dardania” ishte që nga viti 1975 - 1988, kur organet policore serbe e përjashtojnë nga Klubi si të papërshtatshëm ideopolitikisht. Në vitin 1990 bashkë me një grup humanaitarësh, në Gjilan themeloi SHHBK “Nëna Tereze” dhe zgjid het kryetar i saj, të cilën e udhëhoqi deri në vitin 1997. Po ashtu, sa ishte kryetar i Shoqatës Humanitare, Bam irëse të Kosovës, në kuadër të saj, në Gjilan themeloi degën e parapligjitëve të Kosovës. Në kuadrin e Shoqatës, derisa ishte kryetar i saj, nxorri dy libra me shtojca letrare:”Bamirësia”dhe “Flakërima”. Është themelues i Sindikatës së Pavarur të shkollës fillore “Musa Zajmi” në Gjilan si dhe anëtar i grupit inicues për themelimin e Sindikatës së Pavarur për Arsim , Shkencë dhe Kulturë në Gjilan më 1990, ku pas themelimit u zgjodh kryetar i Komisionit për Informim. Në vitin 1992, bashkë me Mehmetali Rexhepin dhe Shefik Shkodrën themeloi Klubin letrar “Rexhep El mazi”, kurse me Nazmi Musën dhe Shaban Shabanin - Shoqatën e Pavarur Kulturore, e cila për disa vjet rresht ndikoi në kultivimin dhe ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare në Gjilan. Që nga viti 1968, ka qenë i ndjekur dhe nën përcjelljen e përhershme të organeve policore serbe dhe të sherbëtorëve të tyre. Disa herë është arrestuar nga policia, ndaj të cilit është ushtruar dhunë psikike dhe fizike. Si krijues letrar është i prezentuar në disa pulikime të autorëve të ndryshëm: Autorë të ndryshëm:”Libri që po shkruhet”, Gjilan 1979, Autorë të ndryshëm:”Bëmirësia”, Gjilan 1991, Autorë të ndryshëm:”Flakërimë”, Gjilan 1992, Autorë të ndryshëm:”Agurrona”, Gjilan 1993, Odhise Grillo:”Leksikon, Shkrimtarët shqiptarë për fëmijë 1872-1995”, Tiranë 1997, Revista letrare për fëmijë “Pionieri”, numri jubilar i 50- vjetorit të daljes,

Page 5: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2009 ... · Për këta voglush redaktori i Jehonës kishte përgatitur nje befasi ku me këtë rast ai në studiot e Jehonës

5

nr.1, Prishtinë 1998, Demir Behluli:”Portrete shkrimtarësh”, Prishtinë 2002, Hasan Hasani:” Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-2001”, Prishtinë 2003. Hysen Këqiku është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, editor i Shtëpisë botuese”Kurora” dhe jeton në Gjilan. Veprat të botuara:1. “Nëpërkëmbësi”, poezi për të rritur, “Shkëndija”, Prishtinë 1994, 2. “Ti dil nga loja”, poezi për fëmijë, “Pionieri”, Prishtinë 1995, 3 . “Kufij që preken”, dramë për të rritur, “Rilindja”, Prishtinë 1997, 4. “Dritë mbi Lotinë”, poezi për të rritur, “Vatra”, Prishtinë 1999,5. “Ujëvarë e patharë”, poemë për fëmijë, “Rilindja”, Prishtinë 2000, 6. “Qëndresë me besa-besë”, poemë për fëmijë”, “Ura” Gjilan, 2000,7. “Velia Glaua, ëndërr e ripërtërirë” I”, monografi, “Ura” Gjilan 2001,8. “Velia Glaua ëndërr e ripërtërirë I – gjenealogji 1720-1996”, “Ura”, Gjilan 2001,9. “Kujtim malli për shkollën time I”, poezi të fëmijëve, “Kurora”, Gjilan 2004,10. ”Psherëtimë për tokën”, panoramë letrare I, “Kurora”, Gjilan 2004, 11. “Melodi e pritjes”, poezi për të rritur, “Kurora”, Gjilan 2005, 12. “Kujtim malli për shkollën time II”, poezi të fëmijëve, “Kurora”, Gjilan 2007. 13. Nazif Përlepnica, hero në mes të heronjëve”, “kurora” 2008, Gjilan 14. “Një atdhe me dashuri”, “Kurora”, Gjilan 2008 15.”Demri Behluli”- monografi, “Kurora”, Gjilan 2008 17.”Vegim i përflakur” kurorë sonetesh, “Kurora”, Gjilan 2008

E nderuara redaksi e revistës shqip në Suedi “DITURIA”, 29 mars 2009E theksova në këtë formë për ta shprehë në një formë përkrahjen time të fuqishme për punën që bëni aq larg Kosovës. Këtu tek neve, tash në Kosovën Republikë, nuk është punë e vështirë ta nxjerrësh një revistë apo gazetë në gjuhën e bukur shqipe. Atje ku JU veproni nuk është punë e lehtë po gjaku i shqiptarit që u rrjedh nëpër damarë ua lahetëson veprimtarinë tuaj sa do e vështirë të jetë.Ju me revistën “Dituria” e ruani atë gjak që të rrjedh i kulluar dhe i pastër nëpër damarët e çdo shqipfolësi nëpër vendet ku JUVE e shpërndani “Diturinë” Me këtëshënim dhe tri vjersha për fëmijë ju përshëndes juve dhe gjithë diasporën...Unë nuk ua di mundësitë, po do të dëshiroja shumë ta kem “Diturinë” në duart e mia, ta lexoj e ta ruaj në arkivin tim krijues.Puna e juaj është e shenjtë.-Hysen KëqikuZOTI ju ndihmoftë!...

E nderuara redaksi e revistës “DITURIA”, 7 prill 2009Sot postjeri m’i solli revistat që mi keni postuar në adresën time.Ishte një surprizë e madhe dhe një gëzim i papërshkrueshëm,Në mua u lajmëruan dy ndjenja: një emocion dhe dhembshuri se keni harxhuar mjete për postë.Unë e marrë me mend se paraja e kurbetit është bukë me nëntë kore dhe një gëzim që t’i kam në bibliotekën time revistat që i nxjerrni me një përkushtim, orientim dhe qëllim sublim.Për mua, se jam marrë me punë të tilla, nxjerrja e një reviste në kurbet, për diasporën, për fëmijët, të rinjtë dhe lexuesit në përgjithësi është një veprimtari e shenjtë, një veprimtri që vetëm njerëzit që mendojnë për shumë shekuj kryejnë punë të tilla.Unë i kam kërkuar në internet dhe i kam gjetë të gjithë numrat e “Dituisë”, në pëprgjithësi i kam lexuar, po tjetër është kur ta kesh në dorë, ta prekësh jo vetëm ta lexosh . Tash i kam dhe do t’i kem sigurisht.

Ju falenderoj përzemërsishtdhe ju përshëndes të gjithëve-Hysen Këqiku

Page 6: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2009 ... · Për këta voglush redaktori i Jehonës kishte përgatitur nje befasi ku me këtë rast ai në studiot e Jehonës

6

Sokol DEMAKU Kosova, sprovë e ndërgjegjes mjekësoreNë qytetin Uddevala të Suedisë në organizim të shoqatës Kulturore Shqiptare ”Vehbi Ibrahimi” u bë promovimi i librit ”Den mystiska sjukdomen” ( Sëmundja mistike )të autorit Göran WasseniusLibri bën fjalë për një ngjarje të vitit 1990 në Kosovë, atëherë kur kryesisht adoloshent, ishin goditur nga pa-sojat e helmimeve.Kjo është një histori evertetë. Bëhet fjalë për atë që ndodhi në Kosovë në vitin 1990, kur të paktën 7500 shqiptarë (sidomos fëmijët dhe të rinjtë) i kishte kapluar simptoma e helmimit. Po ky libër përpiqet të shtjellojë dhe spjegojë ate që ndodhi këtu me këta të rinje?

Göran Wassenius ka një interes në “sëmundje misterioze” që goditi rininë kosovare. Ai vetë ka vizituar Kosovën disa herë. Në verë të vitit 2008, ai udhëtoi për në Gjenevë për të marrë përsipër dokumentet e nevojshme nga ana e OKB për këtë gjë.

Ai ka intervistuar mjekë, më-sues, dëshmitarë dhe njerëz të prekur nga sëmundja. Ka marrë pjesë në takime ku kanë qenë të pranishëm njerëz të cilët janë prekur nga kjo tragjedi.Ka qenë prezent kur një shq-iptar i Kosovës drejtor shkolle përshkroi atë që ndodhi në ditët kur ai kryente punën e drej-torit të shkollës kur sëmundja / helmim kishte goditur ri-nine shqiptare. Shumë fëmijë kishinë nevoje per ndihme, por ata nuk e dinin se pse. Të gjithë kishin vështirësi frymë dhe ndërgjegje të humbur. Sytë e tyre ishin të shtrembëruar në shiqime ishte një tragjedi rinore. Pra helmimi kishte të

bente thot Goran megas nervor e kjo u vertetue nga nje mjek freng i cili kishte berë analiza laboratorike nga 150 monstra te marra nga femije te prekur nga helmet.Pushtetaret e kohës që ishin serb thonin se kjo ishte ne histeri e shqiptareve.Disa thonë se kjo ishte një histeri dhe se “sëmundja” kishte vetëm një bazë psikologjike. Shfaqje të tjera dhe fakte flasin se ajo ishte helmim. Kjo u zbulua në labortatoret spitalore duke përfshirë anal-izatë në mostrat e urinës, plus faktin se një grup i pacientëve kishte jonormal prat të ulët vlerat cholinesterase. Për të gjitha këto që kanë ndodhë me fëmijët shqiptar tregon një dëshmitar, të cilin Goran e ka intervistua gjatë kohës se helmimeve ne Kosovë e ky është një nxënës shkolle: “Nëntë nga shokët e klasës sime jane te helmuar. Papritmas u erdhi shkumë nga goja, dhe lotët u shkoninë rreke nga sytë, por askush nuk e dinte se pse. Të gjithë kishin probleme të frymëmarrjes, dhe ishin më ndërgjegje të humbur, të gjithë qendronin të shtrirë në dysheme si të pa shpirt. Unë thotë Goran kamë pasurë kontakt edhe me një mjeke te shquar shqiptare Flora Brovinën, të cilën e respektoj shumë dhe se ka bere nje punë të madhe në këtë kohë.Serbët pretendonin se viktimat ishin “aktor të mirë” se ata simulonin me këtë dhe se sipas tyre kjo ishte ishte një histeri. Ata dhanë një shpjegim shtesë: Shqiptarët i kishin helmuar “fëmijët e tyre” në mënyrë që të fitojë sim-patinë botë.

Page 7: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2009 ... · Për këta voglush redaktori i Jehonës kishte përgatitur nje befasi ku me këtë rast ai në studiot e Jehonës

7

Në librin tim “Sëmundjes mistike”, Unë jam përpjekur të marrë një pozicion për sqarimin e ketij fenomeni dhe se besojë se ja kam arritur.Goran Wassenius i cili ka punuar si mësues në një shkollë të mesme në Spångberg në Filipstad dhe është një shkrimtar në revista të ndryshme ka përshkruar vështirësit në gjetjen dhe mbledhjen e fakteve dhe provave për ketë trgjedi të rinisë kosovare.

Mostrat e gjakut dërguar për analizë që janë bërë në qendra të ndryshme laboratorike janë hequr dmth janë fshehur nga ana e zyrtarëve shtetror. Hetimet u mbyllën nga ana a pushtetit si të ishin kryer ende pa u kryerë. E vështirë ishte kjo kohë thotë Goran në Ballkan, njerëzit për-jetuan akte të dhunës, njerëzit nga ish-Jugosllavia janë të frikësuar nga faktet dhe atyre u përbishtnojnë. Kjo ka ndodhur në Evropë në vitet 1990. Libri i Göran Wassenius merret me një ngjarje të veqantë që duhet të hetohet më shumë se çka është bërë. Göran ka mbledhur gjëra reale dhe i prezenton në librin e tij, përmban me shumë refer-enca, foto dhe fakte të kohës. Ky libër ngjall reagime të forta në mesin e azilkërkuesve dhe emigrantëve në Suedi dhe interesi për këtë libër është i

madh. Unë mendoj se libri është një dokument i rëndësishëm dhe unë rekomandoj atë që të gjithë ata që janë duke kërkuar përgjigje për të keqen që goditën Evropën kohët e fundit ta lexojnë këtë libër. Ky libër jepë një pergjegje të saktë në pyetjen: ”Kosova, sprovë e ndërgjegjes mjekësore”Pas helmimeve të ndodhura në Kosovë, Beogradi zyrtar filloi një propagandë të egër ndaj shqiptarëve të Kos-ovës, posaçërisht ndaj personelit mjekësor shqiptar që kujdesej për të helmuarit. Minimizohej tragjedia e rinisë kosovare, të gjithë të helmuarit, afër 7500 nxënës dhe foshnje u quajtën “Aktorë të Kanit” I gjithë ky vrer dhe histeria antishqiptare që vinte nga Beogradi, në masë të madhe irritoi shqiptarët që ndodheshin jashtë Kosovës. Ata ishin të informuar shumë mirë nga burime të sigurta se në Kosovë që të helmuarit ishin viktima të sigurimit sekret serb. Ky libër vie tash, pas kalimit të afër 20 viteve nga koha kur ngjarja me hemlimet kishte tronditur rajonin. Përgjithësisht jam i kënaqur me librin megjithë problemet që pata në sajimin e tij e që ishin prezente ne punën time. Dëshira dhe ëndërra ime është që ky libër të përkthehet edhe në shqip, thot autori i librit Göran Wassenius. Prezent në këtë promovim ishte edhe shkrimtari dhe publicisti i njohur shqiptar nga Gislavedi i Sue-dise Hamit Gurugri i cil ka bërë edhe përkthimin e librit të Göran Wassenius ”Helmimi misterioz” eqë së shpejti pritet që libri në shqip të jetë ne duartë e lexuesve.Në promovim të librit kishte edhe suedez miqë të shqiptareve të cilët shprehen mendimin e tyre rreth kësaj tragjedie të rinisë shqiptare në vitet 90.

Page 8: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2009 ... · Për këta voglush redaktori i Jehonës kishte përgatitur nje befasi ku me këtë rast ai në studiot e Jehonës

8

Përgatitur nga Arqile V. Gjata (Athinë)

Minella Tanellari (Piktor)Pas një pune përgatitore dhe organizuese në shumë plane, organizatorja dhe drejtuesja e Studios – Galeri ‘’Shtegtarët’’ Zonja Julija Janku qëmtoj me shumë përkushtim dhe shije artistike, për të ekspozuar veprën artis-tike të piktorit të njohur Përmetar z. Minella Tasellari .Nga 11, deri më datën 18 Mars 2009 Galeria (ekspozita) e arteve pamore në Qendrën Kulturore Shqiptare ‘’ Porta’’, në lagjen Kukaki të Athinës, për tetë ditë priti me qindra e qindra vizitor, një numër që i kalon dhe ato të galerive me emër në Athinë . Në hapjen e ekspozitës merrnin pjesë emigrantë nga trevat e Përmetit, miq dhe shok të piktorit, krijues të fushave të ndryshëm të artit pamor Grek si dhe poet e shkrimtarë që jetojnë në Athinë . Merrte pjesë dhe sekretarja e Ambasadës së Shqipërisë në Athinë për kulturën Zonja Floriana Paskali.Gjithë ambientet e Qendrës Kulturore ‘’Porta’’ dhe rrugica jashtë sallës u mbushën tej mase me vizitoret e ta vizitonin ekspozitën e piktorit Tasellari . Ekspozita e Minella Tasollarit ishte shumë prestigjioze . Ai u shfaq atë natë marsi me një gjallëri të pazakontë . Ekspozita vetiake e z. Minella ishte e para që çelej në Athinë pas 20 vjetesh ne emigrim dhe si e tillë, ai u paraqit me dinjitet e me vlera shumë të larta artis-tike . Plotë 28 punime, të gjitha janë të realizuara në formatin dhe nën konceptimin e artit realist-impresionues e shtrirë në disa gjini, si peizazhi, portrete etj.Z. Minella Tanellari u rrit në truallin patriotik e filozofik të trevës së Përmetit, që ka nxjerre Artiste të mëdhenj të artit dhe kulturës . Që në moshë fëmijërore u vu re prirja e tij për artet pamore . U formua si piktor si rezultat i një shkollimi e të një pune sistematike të pasionuar pas artit të pikturës . Prej vitit 1964, Ai ka marrë pjesë çdo vit në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare . Deri në vitin 1990 ka marrë tre çmime të dyta në rang republike dhe një çmim të dyte ne shkalle nderkombetare në Gracia të Austrisë .Puna e tij krijuese është pasqyruar (ekspozuar) në dy ekspozita personale në Tiranë në vitet 1984 dhe më 1987 ( me punime nga trevat e Përmetit, Beratit dhe Gjirokastrës) .22 (njëzetë e dy) krijimet e tija në Fushën e pikturës bëjnë pjesë në fondin e Galerisë, ndërkaq shumë piktura të tij gjenden ne koleksionet e huaja, ku Minella ka çelur me autor të tjerë si në Francë, Greqi, Gjermani dhe SH.B.A.Shtypi i kohës dhe kritika e kanë vlerësuar atë si një nga peizazhistët më të mirë të kombit dhe ku eshte nderuar dy herë me Urdhrin e Larte “Naim Frashëri” Ekspozitën e çeli organizatorja Julia Janku dhe më pas ja dha fjalën Kryetarit të shoqatës kulturore ‘’Përmeti’’ z. Vasil Logo i cili i njohu të pranishmit me jetën e piktorit M. Tanellari . Midis të tjerave ai tha:- Siç po shohim, ngjyrat e tablove të Minellës janë të kursyera, të qarta, të freskëta e me shpirt mjeshtërori . Ai futet nëpër rrugicat e këndet më intime ku jetojnë njerëzit e thjeshtë, duke zbuluar e ndjekur bukurinë e trevave Përmetare, Gjirokastrite, Beratase e deri në Korfuz, Kretë e Zakintho . Figurat e njerëzve janë të skicuara me pak penelat, por të çuditin nga gjallëria e vërtetësia që kanë . Dëshira e tij është të pikturoj natyrën shqiptare, si një artist Shqiptar, jo vetëm nëpër qytete, por dhe në fshat, atje ku gurgullojnë krojet . Dhe ja, siç e shikoni, këtu në këtë ekspozitë ai ka sjellë në kujtesën e tij burimin ku ka pirë për herë të parë në jetën e tij . Në pikturat e tij ne shikojmë dimrin, acarin e ftohtë të një vendi të ashper, por aq te ngrohte ne mendjet dhe ne shpirtrat tona. Nuk ka në to pikë trishtimi, ato janë të qeshura e plotë optimizëm; Ky është qëndrimi i artistit para Atdheut të vet . Ngarkesat emocionale që ndjen vizitori kur shikon tablotë e tija, vijnë nga fakti se ato pasqyrojnë jo vetëm atë që shikon syri i piktorit, por tregojnë me shumë vërtetësi atmos-ferën ku jeton një populli i thjeshtë e fisnik, siç është populli Shqiptar. Përfundimisht, piktura e Minellës mbetet e ngrohte, shumëngjyrëshe, figurative e realizuar me mjeshtëri artistike prej tij . Qendra kulturore Shqiptare ‘’Porta’’ vazhdon të ketë aktivitete të ndryshme në dobi të Komunitetit Shqiptar.

Page 9: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2009 ... · Për këta voglush redaktori i Jehonës kishte përgatitur nje befasi ku me këtë rast ai në studiot e Jehonës

9

Arsim Halili

SHPENDI SHPËTIM I MALEVE DHE SINONIM I LIRISË

Me mendimin e nënë Ramizes, sikur u pajtuan të gjithë dhe tërë ajo rrëmujë bisedash paraprake u mbyll qetë-sisht! Shpendi filloi të bëjë përgatitjet, për të udhëtuar! Qëllimi i tij ishte të shkonte në Gjermani. Filloi të bjerë në kontakt me njerëz, të cilët organizonin udhëtime ilegale. Gjatë bisedës me ta u morën vesh që mjetet financiare, ti bëjë gati për një javë. Kështu Shpendi pas disa ditësh, e mori njërën lopë dhe dërgoi në treg për ta shitur. E shiti lopën dhe parat e fituara prej saj i dorëzoi. Ata ranë dakord, që nisja të bëhet brenda dy - tri ditëve. Erdhi Shpendi në shtëpi. Ja kumtoi lajmin, u tha se brenda dy tri ditëve do të nisem. Familja vërtet ndjente keqardhje, për këtë largim. Mirëpo rrethanat ishin të tilla. Pas pak u dëgjua cingërima telefonit! Teuta e ngriti receptorin.-Alo... a është Shpendi aty? -Po. - i tha Teuta, Në atë moment Teuta ia kaloi telefonin Shpendit.- Dëgjo, Shpend, ne do të nisemi sonte në ora nëntë. Bëhu gati dhe vij të marr në shtëpi. E lëshoi, telefonin Shpendi. Tregoi për gjithë atë që bëri bisedë në telefon. Kështu Shpendi, përgatitet që në ora nëntë në mbrëmje të nisen për në Gjermani. Deri më tani ishin të pasigurt t’i tregonin vajzave apo jo! Ishin të vetëdijshëm se do të përjetojnë rëndë këtë ndarje. Ora nëntë e mbrëmjes po ofrohej të gjithë qanin, por më së shumti Blenda dhe Merita. -Babi pse po shkon? Pse po na le vetëm? Kur do të kthesh babi? -e pyetje të tilla... -Do të kthehem shpejt bijat e mija, por më duhet të shkoj se ashtu jam i detyruar. Do ta kuptoni kur të vij koha! –u mundua t’i qetësojë të bijat me dhembshuri.Erdhi ora nëntë, pas pak kohe erdhi edhe vetura me të cilën do të udhëtonte. Shpendi mori valigjen dhe ndahen në mbrëmje, nën dritën e hënës me lot në sy. Askush nuk përmbahej dot, shoferi priste në veturë.-Shpend a nisemi? – e pyeti ngasësi i veturës.-Po, nisemi. Nuk kemi më se çka presime. Shoferi e ndezi veturën dhe në atë errësirë duke u përshëndetur me duar dhe me lot në sy, humbi vetura. Kaloi një kohë e gjatë, kështu së paku iu dukej anëtarëve të familjes pa u lajmëruar bë një kohë, pa u lajmëruar as në telefon dhe për këtë ishin të shqetësuar edhe familja e tij. -Ku mbeti djali? Çka e gjeti atë?... Kështu i bënin pyetje njëri tjetrit. Blenda dhe Merita ende qanin për babin, sa herë zihej në gojë emri i tij. Teuta mundohej t’i qetësojë vajzat e saj. Kaluan dy javë, kur papritmas një cingërimë telefonit bie pa ndërpre. Teuta e ngriti receptorin dhe ende pa e vënë në vesh thirri:-Alo, kush jeni? -Shpendi, jam... - A je mirë, Shpend? -Mirë jam! Ju si jeni? A jeni të gjithë mirë? -Mirë të gjithë jemi! Shpend mos u bë merak, për ne! -Dëgjo Teutë, unë kam arritur në Gjermani. Tani jam strehuar në qendrën e azilkërkuesve dhe së shpejti do të adaptohem me këtë vend. Nuk keni çka bëheni merak për mua. Jam mirë, do të dëgjohemi edhe ditëve tjera. Pas përshëndetjes, Teuta e lëshoi telefonin. Ishte shumë e emocionuar. Të lente përshtypje se një dritë e magjishme ia kishte mbuluar fytyrën. E mbështjellur me një entuziazëm dhe gëzim, i tregoi familjes se çka bise-doi me Shpendin në. -Më porositi –tha Teuta e mbushur frymë, që të mos bëhemi merak për asgjë. Të gjithë u gëzuan për këtë lajm të mirë, që erdhi nga Shpendi.

Page 10: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2009 ... · Për këta voglush redaktori i Jehonës kishte përgatitur nje befasi ku me këtë rast ai në studiot e Jehonës

10

Shpendi shumë shpejt iu adoptua rrethit ku e filloi një jetë krejt tjetër, në një ambient me kushte e rrethana tjera. Herë pas herë punonte, sa për t’i dërguar para, familjes së tij në shtëpi. U bënë katër vjet që Shpendi ishte larguar nga shtëpia. Tani ishte viti njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e tetë, situata në Kosovë gjithë një e më tepër po rëndohej. Këto zhvillime edhe Shpendi i përcillte nga Gjermania.

Çdo lajm, përcillte me vëmendje. Në bisedë me shokë u thoshte: “Gjërat duhet të lëvizin. Dikush duhet t’i thotë stop kësaj që po bënë armiku në Kosovë”. Për çdo lajm, por edhe në biseda telefonike Shpendi, informohej se gjendja në Kosovë është acaruar shumë. Ai në bisedë me shokë konkludonte: “Në Kosovë, vërtet po ndodhin gjëra të tmerrshme, por megjithatë po fryn një fllad lirie”. Bisedohej edhe për hapat e mëtutjeshëm se çka do të bëjnë këta atdhetar! Një natë u ndalën në një klub,Shpendi me disa shokë, biseduan deri vonë. Të gjithë, me vëmendje e dëgjonin Shpendin. Ai tregonte pse është i arsyeshëm mobilizimi. -Kosovën duhet ta mbrojmë, vëllezër. Po na kanoset zhdukja e identitetit kombëtar, prandaj sa nuk është bërë vonë të japim besën dhe urgjentisht të kthehemi atje prej nga kemi ardhur. Kjo nuk ishte vetëm një retorikë e Shpendit. Ai shpejt me shokë e bëri realitet atë. Kishte dhënë besën. Fillimisht u kthyen në Shqipëri. Zbritën në aeroportin e Tiranës, mandej u sistemuan në një hotel. Të nesërmen, kontaktuan me njerëz që ishin në krye të udhëheqjes për çlirimin e vendit. Pas dy ditëve, erdhën në Kukës, në bazat stërvitore për ushtrime ushtarake.Shpendi, pas katër vjetëve në mërgim po kthehej në Kosovë si çlirimtar. Për t’i falur Kosovës atë që e meriton nga çdo atdhetar. Një natë të vonë, në një konspiracion të thellë, dikush trokiti në dritare? U ngrit baca Ukë. E pyettë shoqen: - A thua kush është, moj grua në këtë kohë kaq të vonë! Ju. Mos janë ata qenët?!... Kanë ardhur prapë pas Shpendit. Doli baca Ukë, bashkë me të edhe shoqja. Ç’të shohin Shpendi, ishte me dy shokë me uniforma ushtarake. I bubërroi sytë baca Ukë që t’i shoh se kush ishte dhe i pa me sy e zemër. Nuk mundi t’i frenojë emocionet:-O lum ne dhe Kosova për ju o trima! Ejani brenda, se qenkeni lodhur!... Hyn brenda. Pasi u çmallën, bacës Ukë nuk i shpëtuan pa i thënë oto që i ndjente. -Dëgjo bir, nëse vdes mos më qani. E di se çfarë djali po lë mbrapa meje. -Bir hallall gjirin që të kam dhënë.- i doli si një klithje krenare nënës.Ndërkohë u zgjuan të gjithë nga gjumi edhe Teuta, edhe vajzat. E përqafuan me mall të pashuar. Kishte kaluar kohë e gjatë që nuk ishin parë, ishin bërë katër vite. Atë natë qëndruan deri vonë, por edhe u detyruan të largohen më herët. Kishin obligime me “besa-besë, besën t kemi dhënë se për Ko-sovës jetën kemi për ta dhënë”. Në një betejë u vra kushëriri i Shpendit, Shpëtimi, kurse Shpendi u plagos në këmbë. Plaga duhej shëruar në spital. Luftimet nuk ndaleshin ato vinin duke marrë përmasa tragjike.Paramilitarët kishin nuhatë se Shpendi i bacës Ukë udhëhiqte luftimet. I trokitën në derë me tërë egërsinë që i karakterizonte. Katrahurë e paparë: -Ku e ke djalin?!... -Është në Gjermani. -ju drejtua baca Ukë që katër vite. Këtë e dini edhe ju. -Kjo është gënjeshtër... plak i fëlliqur. Ne dimë se ai është duke luftuar, kundër shtetit tonë. Ai vjen në shtëpi vazhdimisht dhe sjell edhe shumë shokë të tjerë. Dëgjo plak: ose do t’i sillni këtu të gjithë, ose do ju vrasim pa mëshirë.- iu kërcënuan njeri pas tjetrit. - Dëgjon plak, apo jo?! – iu vërsulën si të çartur.- Unë ju thash se nuk është këtu!

Page 11: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2009 ... · Për këta voglush redaktori i Jehonës kishte përgatitur nje befasi ku me këtë rast ai në studiot e Jehonës

11

-T’i po na tregon se nuk është këtu?! dhe e goditën me kondak pushke prapa qafe duke e lënë të shtrirë e të alivanosur. -Edhe juve do t’ua bëjmë kështu po nuk treguat. –iu ngërmuan grave. Ato vetëm qanin. Pasi u kthjell pak baca Ukë, njëri nga policët i tha: -Nëse deri nesër nuk dorëzohet Shpendi, ne do të ju kallim të gjithëve të gjallë!...

Të nesërmen, përsëri erdhën. -A ka ardhur profesori? -Jo, nuk ka ardhur. - i tha baca Ukë. -Ku është UÇK- ja? -Në male -U përgjigj plaku i vendosur.-Mirë, atëherë ne do të marrim me vete dhe kur të lajmërohet djali juaj ne do t’u lirojmë. -Merreni menjëherë! - urdhëroi njëri nga policët.

E hipën bacën Ukë në makinë dhe u nisën drejt rrugës kryesore të fshatit. Gratë dhe vajzat i lanë duke qarë për fatin e plakut. Fillimisht, bacën Ukë e dërguan në një burg të improvizuar. Aty, kishte të burgosur me qindra. Posa e futën brenda i thanë:- Këtu do të kalbesh plak i fëlliqur! Nuk do të shohësh diell me sy kurrë! Përjetimet në atë burg ishin të tmerrshme. Malet e Berishës, ishin mbushur me njerëz të cilët kishin lëshuar vatrat e tyre. Aty, ishte edhe familja e Shpendit. Kishte dal me një tendë prej najloni. Shpendi kishte dëgjuar gjithçka që i kishte ndodhur familjes së tij! Në rrugë të tërthorta kishte arritur t’i shohë gruan, nënën dhe vajzat e tij. Nënën, gruan dhe vajzat e tij, i nisi për në Shqipëri. U strehuan në një familje kuksiane. Shpendi u kthye përsëri në Kosovë.Ai, duhej që ta mbroj pragun e shtëpisë. Luftimet, sa vinin e intensifikoheshin. Betejat e këtyre e ditëve ishin të përgjakshme. Humbjet ishin të mëdha. Megjithatë trimat e UÇK- ës ishin të pa luhatur nëpër istikame të tyre. Fatkeqësisht, një snajperistë serbë e qëllon për vdekje, komandant Shpëtimin. Siç njihej profesor Shpendi me nofkën ”Shpëtimi”. Ai u shtri për tokë. Shokët u ofruan dhe i dëgjuan të rrahurat e fundit të zemrës. Të gjithë ishin në vaj. Komandanti i mblodhi forcat e fundit për t’i urdhëruar: -Jo kështu më leni të shkoj i qetë në përjetësi. Ju duhet të vazhdoni luftën edhe pa mua. Profesor Shpendi i mb-ylli sytë. Askush nga shokët nuk përmbahej. Gjithsesi duhet të vazhdonin amanetin e komandant “Shpëtimit”. Kështu veproi Shpendi një shqipe e maleve. Ai fluturonte, aty ku kërkonte nevoja, për lirinë e atdheut. Një shokë i idealit ia solli lajmin e hidhur, nënë Ramizes për vrasjen e djalit të saj të vetëm. Kur i treguan, ajo mbajti kokën lart: “Falë Zotit që kam pas djalë për t’ia dhënë lirisë e Kosovës”.

Shokët e Shpendit mbetën të mahnitur nga qëndrimi burrëror i nënë Ramizes. Teuta, bashkëshortja e Shpendit sa do që u mundua të mos i bien lot, përpara vjehrrës me gjithë atë i shpëtuan. Lufta, mori fund, por mori edhe shumë viktima të cilat ja falen gjakun kësaj toke të etur për liri. Si shumë familje që kthyen nga Shqipëria edhe familja Shpendit u kthye në vatrën e saj të bërë shkrumb e hi nga forcat paramilitare. Ato edhe pas luftës vazh-duan të kërkojnë fatin e humbur, pra kryefamiljarin e shtëpisë bacën Ukë. Edhe sot e kërkojnë, por asnjë fjalë e asnjë gjurmë. Ai figuron si shumë të zhdukur në listë. Me shpresë se një ditë në mos i gjallë, bile eshtrat e tij t’i kthejnë. Blenda dhe Merita sot krenohen për gjyshin dhe babin e tyre hero. I vetmi gëzim pas luftës ishte se në këtë familje lindi një djalë. Ky ishte djali i Shpendit një burrë i ardhshëm i cili do të shkojë rrugës së ba-bait e të gjyshit. Ia vunë emrin e babait. Shpendi i maleve, shpendi i lirisë. F U N D

Page 12: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2009 ... · Për këta voglush redaktori i Jehonës kishte përgatitur nje befasi ku me këtë rast ai në studiot e Jehonës

12

Sokol DEMAKU

Kënga shqip

(ma thotë një mikeshë në mergim)

Kam dëgjuar muzikën tuaj nga dhoma ime,

Dhe unë kështu ndjejë kënaqësi ne shpirtin tim.

Muzikë shqipe,

Që shpirtin ta ngrohë.

Unë vetëm kërkoj nga ju që të dini, Se unë jamë adhuruese e juaja.

Kurrë nuk kisha menduar

Se kjo do jetë miqësia jonë.

Unë e kuptova dhe e ndjejë në shpirt,

E shoh se jemi miq të vertetë.

Kjo më bënë të sigurtë në jetë,

Më jepë forcë dhe ideal.

E dëgjojë kur i këndon Shotës,

Ndjenja ma pershkon shpirtin.

Sa kënaqësi ka jeta, me këngën shqip!

Nebih BUNJAKU

PAVARËSIA Gjatë të pritëm rreze dielli me shumë shekuj e dekada kurorë lulesh midis prilli të sfiduan në barrikada akulli shesheve të Dardanisë i 17 Shkurtit me borë acar tretej në zemra të shqiptarisë lavë vullkani magmë e zjarr për Ty seç na dogji malli nuk të lejonin të vije dot kurrë s’të lëmë për së gjalli për Ty derdhëm gjak e lot me gjithë shpirt na buzëqeshe Nusja jonë në Kuvend ballëlartë rrugëve e në sheshe në zemrat tona zure vend në ballë të valles Nusja e jetës dasmë të tillë s’ka parë bota që nga shekujt e Mesjetës në Dardani si luhet shota Puntorie Ziba

E përshëndes Shqipërinë

E përshëndes Shqipërinë, detin e bukur kaltërosh, se është i qetë e nuk gjëmon hijeshinë na përkujton. E përshëndes Shqipërinë prehrin e saj me shumë poet që cicërojnë si zogj në degë. O Shqipëri, o shqiptarë kam mall e zjarr nga ana e Drinit t’i ngjani pak Konstandinit të na doni e të na ftoni sofrën me fiq të na shtroni.

Hysen Këqiku

MËSUESI ËSHTË ABETARE

Mësuesi është abetare Se bisedon me shkronja

Ai është edhe matematikë Se na mëson sa bëjnë dy dhe tri

Vajzat janë të bukura Se flasin me dallëndyshe

Djemt nuk janë lepuj Se nuk kanë bishta

Mami është luledielli Se na e ngrohë shpirtin

Babi nganjëherë na sjell gishtin Kur të gjithë punojnë Kurkush nuk ja nxjerr bishtin.

Bahtir Latifi

Jeta

Jeta ështe e bukurë Jeta ështe e shtrenjtë Jeta ështe lumturi Jeta ështe rrugë Jeta është sakrific ë Jeta është dashuri Jeta është det Jeta është ëndërrë Jeta ështe realitet Jeta ështe vuajtje Jeta ështe test Jeta ështe lojë Jeta është film Jeta ështe …!

Page 13: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2009 ... · Për këta voglush redaktori i Jehonës kishte përgatitur nje befasi ku me këtë rast ai në studiot e Jehonës

13

SI U NJOHEN NË TRAGJEDI SE ISHIN VËLLEZËR?

Dikur ishim vëllezër të një babë dhe një nëne.E neve nuk na krijuan kushte të njihemi dhe te rritemi me njeri-tjetrin. Babai ishte më shumë fajtor se agja. Ishte me i lazdruar dhe s`kishte qene i lidhur me shtëpin apo familjen. Te gjitha mundimet e shtëpisë i kishte bartur agja me kurrizin e tij, ndersa babai nuk e kishte dashur punen. Ky ka qenë shkaku qe ata të ndahen per tu njohur ne nje moment aq te keq sa te turpërohemi të gjithë.Babai im, pas nje zënke me vëllain e tij, kishte marrë botën në sy dhe ishte betuar ne pragun e shtëpisë se më nuk do të kthehej te jetoj aty. Gjyshi ishte merzitur aq shumë sa kishte pësuar infarkt sa pas një jave kishte vdekur. Gjyshja nga zem-rimi i kishte thenë atij se mund te bënte cdo gje,madje edhe te dilte nga shtëpia për të mos u kthyer kur. Babai kishte braktisurë shtëpin dhe kishte perfunduar ne Europë duke bërë be se kur më nuk do te kthehej ne qytetin e tij F.Në punë në kurbet kishte pësuar aksident. Atje ishte pensionuar me nje pension shumë të mirë. Kishte marrë edhe demsh-përblim dhe ishte kthyer ne Kosovë. Por jo më në vendlindje por ne nje qytet tjeter. Keshtu pa i dhenë askujt rast te dinte se ishte kthyer ne Kosovë ishte martuar me nënën time dhe kishin filluar jetën bashkeshortore.Thenë shkurt ishte mbushur mend per të krijuar familje.Ne rrethana te tilla fëmija i parë isha unë e pas meje edhe dy djem. Babai investonte shume për ne dhe dëshironte të na shkollonte. Asnjëherë nuk na spjegonte asgje per familjen dhe prejardhjen e tij. Kur ne e pyesnim i nevrikosur kundersh-tonte dhe pastaj perdorte tableta per qetësim. Kjo u be tabu temë për ne qe nuk dinim se kush ishin te paret tanë dhe nga vinin,ku mund ti gjenim dhe si mund ti njihnim.Pas perfundimit te shkollës së mesme u regjistrova ne fakultet. Ne fakultet e njoha një vajzë me emrin Nora. Ishte e bukur. Kur u thosha shokëve dhe shoqeve se nuk me duket askush me e bukur se ajo ata reagonin aq ashpër sa i gjenin tek ajo njëmijë te meta. Por unë nuk pajtohesha me ta dhe vazhdoja simpatine time ndaj saj. Ajo me kishte hyrë në zemër.Vinte e rregulluar, pedante dhe ishte nxënëse e zellshme. Dalngadal filluam ta njihnim njeri-tjetrin. Më tregoj se ishte nga qyteti F. Ne kalonim ditët së bashku ne intimitetin tonë. Une e dashuroja ate. Ditët kalonin e ne u morrem vesh te fejoheshim dhe te njiheshim me familjet tona.Babai i saj kur kishte degjuar se dhendri i ardhshem i tij vjen nga qytet F i kishte thene bijes se nuk ishte ne traditen e tyre te lidhnin miqesi me ata te asaj ane,per faktin se ndryshonin zakonet. SI U TAKUAN VELLEZRIT?Ishte ditë e dielë mora baban dhe vendosa te mësyj shtëpinë e Norës.Ishte koha që të njihemi familjarisht. Dhe ja shkuam. Na pritën si më së miri. Unë vesht cingare. Kur babai priste per tu njohur me familjen e të dashures sime.Unë u tregova ne shtepi se duhej te silleshin mirë dhe ta prisnin mirë si miku mikun. Duhej te ofroheshin qendrimet e dy familjeve per tu pergaditur nje miqesi e re.Kur hyme brenda na priten si më se miri. Dhe filloj biseda. Pyetje pa nda, po zakon ishte.“O mik a ban me ditë pak më shumë për ty, nga e ke rrenjen dhe prej nga ke ardhur ketu? pyeti baba i vajzës.Jam vendas.Une sa e di ” ti nuk je bash nga ky qytet tha babai i vajzes.Ne fillim ne u shtangem se ku i dinte ai këto gjëra dhe se kjo tregonte se ai kishte informacione per prejardhjen tonë. Po para disa vitesh kemi ardhur nga qyteti F. Babai i vajzës vazhdimisht thoshte me ze “Zoti hajr e befte” dhe fshante thelle. Ne krijuam bindjen se kjo miqesi nuk do te arrihej pasi atij nuk i pelqente kjo miqesi. JEMI VELLEZER, NGRIHU E MERREM NGRYKÊ O BURR!Pas drekës, në momentin kur erdhen kafet ,mysafiri e rihapi temen: “Ku e lam muhabetin, me thuaj, atje ku keni jetuar, ke keni pasur fqinje të parë dhe si e ka pas emrin nena e juaj?shtoi plaku. Baban sikur e ngulfatke dicka në fyt megjithate i nxori disa fjale nga goja. Ai i tregoj per emrin e nënës dhe të fqinjëve te parë, por ne vazhdim tha se ishte larguar nga aty para dyzet viteve. Me në fund babait te vajzes i rrodhen lotet e tha: “Cohu e merrme ne gryk bre burre, se jemi vllezer te nënës dhe të babait. Te gjithë u shtangem dhe nuk dinin se cka po ndodhë !U njohen se ishin vëllezër. U prish cdo synim yni në dashuri.Nga ai moment ne krijuam lidhjen e ngushtë familjare dhe pas dy vitesh u bemë bashk që të gjithë duke u kthyer në vendlindjen e babait në qytetin F dhe te jetojme si një familje.

Page 14: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2009 ... · Për këta voglush redaktori i Jehonës kishte përgatitur nje befasi ku me këtë rast ai në studiot e Jehonës

14

Nehat Jahiu Profesioni i mësuesit Profesioni i mësuesit është mjaftë i mirë, por edhe shumë i vështirë. Kjo thënie aq kuptimplote dhe aq e thellë mund të kuptohet seriozisht vetëm nga ana e atyre arsimtarëve apo edukatorëve, që këtë profesion e konsiderojnë si të tillë: të mirë, të vështirë dhe shumë me përgjegjësi. Që të edukosh të tjerët duhet vetë të jesh i edukuar, që të ndikosh drejtë te brezi i ri, duhet të jesh shembull i mirë.

Mësuesi me punën dhe shembullin e sjelljes së tij ndikon drejtëpërsëdrejti në trajtimin e personalitetit të brezit të ri, prandaj ai duhet të jetë i sinqertë, i drejtë, i ngritur dhe i arsimuar në shkallë të duhur, të ketë pikëpamje të drejta e të qarta, kulturë të gjërë shkencore, të luftojë primitivizmin dhe të kontribojë në ngritjen arsimore e kulturore. Mësuesi si edukator i gjeneratës së re, të cilit i është besuar kjo detyrë shumë e rëndësishme, duhet të jetë shembull për nga cilësitë e karakterit, ndër të cilat në radhë të parë duhet të numërojmë modestinë, si vyrtyt shumë i lartë i njeriut. Ky profesion, profesioni i mësuesit, edukatorit është i rëndësishëm, sepse mësuesi i mëson dhe edukon lulet më të bukura - të vegjëlit dhe të rinjtë, brezin e ardhshëm.Mësuesi duhet të arsimojë dhe edukojë brezin e ri, ta pajisë me tërë atë që do t’i kontribojë zhvillimit të mëte-jmë të shoqërisë. Nisur nga kjo, duhet thënë se para mësuesit - mësimdhënësit, edukatorit dhe profesorit shtro-hen detyra të rëndësishme. Mësuesi, jo vetëm që është transmetues i shkencës dhe kulturës, i traditës dhe histo-risë njerëzore, por edhe i vlerave materiale e morale. Puna e mësuesit nuk është punë e rëndomtë e një punëtori apo e një nëpunësi, punë e një zejtari, por është punë që kërkon para së gjithash, ideal. Sepse, ai ka në duart e veta forcën subjektive të zhvillimit të mëtejmë të shoqërisë, ka në duar dhe duhet të edukojë gjeneratën e re, e cila duhet ta zëvendsojë të vjetrën. Në duart e më-suesit nuk do të jenë vetëm punëtorët dhe ekspertët e ardhshëm të veprimtarive të ndryshme, por do të jenë edhe shkencëtarët edhe letrarët, edhe piktorët dhe skulptorët e shumë e shumë talentë të tjerë të profesioneve të ndry-shme. Prandaj, është detyrë e mësuesit, që këta talentë t’i zbulojë dhe t’u japë mundësi për zhvillim të plotë. Mësuesi duhet të punojë jo vetëm për aftësim intelektual të nxënësve, por edhe për aftësimin e përgjithshëm, për zgjërimin e kulturës në të gjitha fushat, t’i aftësojë për të kuptuar dhe për ta adhuruar artin, sepse atë mund ta kuptojnë vetëm njerëzit e ngritur në këtë pikëpamje. Funksioni i mësuesit gjatë jetës nuk do të jetë vetëm dhënia e mësimit, por edhe edukimi i drejtë i brezave të rinj. Do të mbështeten në synimet dhe idealet e zhvillimit sho-qëror, duke mbjellë kështu farën e ardhmërisë më të mirë dhe më të lumtur.Dihet mirëfilli se, të gjithë mësuesit e mirë, njëkohësisht kanë qenë njërëz me ideale dhe e kanë dashur arsimin dhe punën edukative, kanë dhënë gjithë mundin për arsimin dhe edikimin e drejtë të gjeneratave të reja. Më-suësit e vyeshëm edhe nëse nuk kanë lënë vepra të shkruara, kryevepra e tyre është puna edukative me brezat e rinj, me masat e gjëra popullore. Mësuesi gjithmonë ka qenë edhe mbetet njeriu më i afërtë i masave popullore. Edukimi i atij brezi të ri do të bëjë punën e mësuesit të përjetshme. Sado e vogël dhe e thjeshtë të duket kjo punë e mësuesit, ajo shkruhet në analet e shkollës, edhe pse mësuesi atë nuk e shkruan me laps, por me punë dhe me mund. Pikërisht për këtë arsye, mund të them se puna e mësuesit gjatë jetës do të mbështetet në ideal dhe në pasion për përparim kombëtar

Page 15: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2009 ... · Për këta voglush redaktori i Jehonës kishte përgatitur nje befasi ku me këtë rast ai në studiot e Jehonës

15

“DHURATA MË E BUKUR E LULES SIME MË TË DASHUR”Dielli e mimozat kurrë nuk kishin ndricuar më bukur se atë ditë......Meditim -Esse nga Raimonda MoisiuSa i kam dashur mimozat! Tërë jetën time i kam dashur marrëzisht këto lule që i quajnë budallaqe. Budallaqe, sic është dashuria – budallaqe. Dashuria ngjan shumë – shumë me mimozat. Mimoza, hmmm, ja, lulja ime më e dashur, sapo del pak diell, veshë fustanin e verdhë të vajzërisë dhe del në bulevardin e pemëve, të cilat ngur-rojnë të nxjerin gjethe dhe lule.Edhe dashuria nuk do të dijë as për ofiqe, as për para, as për rracë, as për shtresë shoqërore, por vetëm për ca rrahje zemre; sikurse mimoza ca rreze diellore.A nuk u ngjajmë pra ne mimozave, kur biem në dashuri?A nuk është aq e brishtë dashuria, sikurse brishtësia e mimozave?O, sa herë jam dehur prej këtyre budallackave të bukura!Furgoni i Korcës më zbriti atë ditë para kinema “Partizanit “dikur.Nuk e kisha ndjerë rrugën aspak.Në Pogradec, u ndala për pak. Nuk largohesha dot nga liqeni i kthejllët si syri i trishtuar i një djali të rënë në dashuri me mimozat.Pranë meje ishte një mimozë. Kish celur e tëra , sikur ishte mbuluar me florinj. M’u dhimbsen shumë. Mua, sa herë që shkoj në atdhe, kam një dhimbje të patreguar për të gjithë. Një herë kam hequr byzylykun tim të florinjtë dhe ia kam vënë në dorë një vajzë jetime me flokë të verdhë si prej lulelimozash.Ndjeva…dhe ktheva kokën. Një miku im po i afrohej ato caste vetmisë sime ; më thërriti me emër. Më bënë përshtypje shumë sytë e tij ndërsa nxori si një madem të shtrenjtë dicka nga canta. Ishte një roman që fliste për një vrasje. Oh, mua më dhurojnë një roman që flet për vrasje dhe, për më tepër,në ditën e dashurisë?U ndava me autorin pogradecar Bardhyl Berberi; e dija se, kushedi se kur do të shiheshim sërish. Por, nga mënyra se si buzëqeshte ai me vete, ndërsa më shkruante dicka si kujtim, e kuptova mirë se po më dhuronte një cikëz nga zëmra e tij dhe nga ajo mimozë që ishte pranë . Nga ajo mimozë që rrinte mbi mua, si një tufë e bukur që dashuria i dhuronte liqenit të Pogradecit. Atij që, sikurse edhe kjo mimozë mbi mua, kushedi se sa psherëti-ma dashurie do të kenë dëgjuar dhe ruajtur fshehur. Tërë rrugës lexova romanin, që po më tërhiqte shumë - “Vrasje në Shën Valentin”.Lexoja romanin e fundit të mikut tim, dhe më dukej se, qark mikrobuzit që rendëte me furi, nuk ishin gryka malesh dhe peme gjysëm të cveshura, por liqen, ujra dhe mimoza…Dhe…arritëm në Tiranë. Ngado – mimoza.Tirana kish hapur krahët e mimozave për të më pritur mua, dash-noren e përjetëshme të atyre, të harlisur si ato .Sa herë shoh mimozat më sjell nostalgjinë e dashurisë së parë.Në një pemë të madhe e të madhërishme, mbushur plot me mimoza,nën rrezet e verdha dhe aromën e tyre, kam provuar puthjen e parë. Një tufë mimoza kisha për jastëk, kur provova misterin e dashurisë; kur shijova castet e të qënit princeshë.Qëndra e Tiranës gumëzhinte nga njerëzit e shumtë që lëviznin, borijet e makinave, motorët uturitës të autobuzëve, frenat e tyre, edhe hingëllimën e ndonjë kali, që tërhiqte karrocën, packa se ishte qëndër qyteti.Nuk kisha më shumë se një javë që kisha ardhur në atdhe, dhe po endesha në bulevardet e kryeqytetit tim, për të shijuar gjithcka që shikoja e më rrethonte, atë të dashurën, të shtrenjtën, -Aromën e Mëmëdheut.Mundohesha të hetoja gjithshka, se cfarë kish ndryshuar në një vit.-Një tufë mimoza, teta, a dëshironi,-dëgjova një zë të butë fëminor nga pas kurrizit. Ktheva kokën e para meje qëndronte një djalë, jo më shumë se 12 vjec. Kishte dy tufa të bukura me mimoza në duar. Donte t’i shiste. Zilja e celularit më shkëputi një moment…-Sa e ke një tufë mimoza, shpirti i tetës?E pyes kot dhe i jap kartmonedhën më të madhe shqiptare që kam me vete.- Po nuk kam kusur, moj teta.- Nuk ka gjë, moj zemër.Po më shihte me sy të habitur që u gëzuan shumë menjëherë.- Mbaje kusurin dhe bli cokollata dhe një libër a dy. E puth në faqe djalin nga atdheu im dhe ai i fshin faqet që ia kam bërë me të kuq me mëngën e dorës.- Po pse nuk ke shkuar në shkollë sot?- Po , po teta, po sot e bëmë pushim, festuam “Neëborn Kosova,”-një vjetorin e Pavarësisë.- Uuu, sa mirë…Sa miiirëëëë….Dale, ti më dhurove mimoza dhe unë do të të dhuroj një libër për Kosovën.Kujtohem se në cantë kam edhe dy tre kopje nga vëllimi i mikut tim shqiptaro-amerikan,poeti Mëhill Velaj

Page 16: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2009 ... · Për këta voglush redaktori i Jehonës kishte përgatitur nje befasi ku me këtë rast ai në studiot e Jehonës

16

- “Lule që rritemi në gurë” - dhe e nxjerr. Kujtoj Mëhillin zemërbardhë këta caste si dhe “zilinë” e tij të trish-tuar, kur i thashë se do të shkoj në atdhe, në Tiranë. E kam mik të vjetër Mëhillin dhe e di se do të kishte lënë gjysmën e jetës , sikur të provonte këto caste kaq të bukura në atdhe, sikurse unë … – me këto mimoza të bu-kura në duar, nën këtë qiell të pastër si sy, nën këtë diell të ngrohtë dhe më këtë bukurosh të vogël nga atdheu si dhe…oh…Heroin tonë Komëbtar në krye të sheshit që mban emrin e tij…- Po unë nuk ta dhurova tufën e mimozave, moj teta, por ta shita…. E di…nesër…Nesër do të mbledh mimoza prapë…ateherë është dhuratë…Sa e mirë që qënke, moj teta! Mirë, mirë…Nesër teta nuk është këtu…ja të të lexoj një poezi nga ky libri për Kosovën. Dhe nis e i lexoj në syprinën e pasme të librit të Mëhillit duke përfy-tyruar se sa do të gëzohej ai , kur të merrte vesh se librin e tij ia kisha dhuruar një fëmije që kish festuar në mes të Tiranës ditën Pavarësisë të Kosovës së tij:Oh,jetoj unë i mjeri, mes ujrash Atlantikut,fshehur derdh lot më njelmët se ujrat e Adritatikut.Përjashta lozin, qeshin, më pret gruaja, fëmijë,c’bëhet te shpirti i babit, asnjeri, s’mund ta dijë!Askush nuk mund ta dijë, pse zgjohem natën unë,sirenat e atdheut më thërresin në gjumë!Moj Kosovë, në u kthefsha te ty dhe njëherë,a do më njohë njeri, sikur Ago Ymerin?Ago Ymer Ulqini kish në llërë dhëmbë nga një kalë,unë i mjeri s’kam tjetër, vec këta lotë të valë....Celulari sërish.Bukuroshi i vogël i mimozave vazhdoi te lexonte dhe unë…“Erdha Kozata!”Po vinte, ja, atje, te,kafja e intelektualëve e thërresin,kafe “Europa”, Kozeta Zavalani, Gruaja e Botës për vitin 2007, mikesha ime e vjetër e motra korcare.Më duhej të nxitoja. Ja, pak metro më tej është “Europa”Ja ku po qeshnin një gup poetësh të Tiranës, që të gjithë të njohur dhe aq të këndëshëm në vargjet e tyre. Mua më magjeps gjithcka sa herë që vij në atdhe. Edhe poezitë e këtyre poetëve; edhe vetë ata. Ata që, ja po qeshin me të madhe dhe janë në krah të një mimoze e të një manjole.Janë Xhevahir Spahiu , Faslli Haliti dhe Riza Lahi. - Oh, kush na qënka, Raimonda,-shpërtheu, XhevahiriQë të tre poetët gëzohen për praninë time me mënyrat e tyre. Xhevahir Spahiu me këtë klithëm gjithë hare, Faslli Haliti me sytë e qeshur dhe përpirës, Riza Lahi me buzëqeshjen e mrekullueshme melankolike.Pastaj të qeshura sërish. Kalimtarët vështrojnë nga ne ; nga hareja jonë zëlartë..Ja po vjen dhe Kozeta e veshur bukur, ylli I dikurëshem televizionit shqiptar…- Ju të dyja me siguri që jeni korcare….A nuk kanë dicka nga blirët e Korcës sytë e këtyre korcarkave, more Faslli?Xhevahir Spahiu e di përgjigjen që më parë të pasionantit të përjetëshëm, Faslli Haliti, që na vështron në thellësirat e syve Kozetën e bukur dhe mua.Riza Lahi shikon me dhëmbshuri nga rudhat në fytyrën ekspre-sive të Xhevahirit pa e hedhur fare vështrimin e tij melankolik mbi sytë tanë, nga janë ngulur rrezet e syve plot adhurim, të dy poetëve të tjerë.Më pas hymë në brëndësi të kafe “Europa”, e të tjerë miq e kolegë erdhën, poetja rebele e dashurisë ,e talentuara, gazetarja Fatime Kulli, gazetari,Afrim Himaj, analisti,studiuesi dhe një nga ish-liderët kryesorë të UCK-së, Kolonel Dilaver Goxhaj, botuesi Mehmet Gëzhilli,etj. Ishte ngrohtë dhe bashkuam tavolinat jashtë kafenesë. Të përfshirë në biseda të ndryshme me filxhanët me salep, përpara, tufa e mimozave mbi tavolinë, i dhurova miqve të mij librin e sapo botuar, romanin “Pafajsia e Evës”, dhe librin me poezi “Lule që rritemi në gurë”, të poetit dhe kolegut tim nga Kosova , Mëhill Velaj, të shoqëruar me autografe sipas poro-sisë nga vetë autori. Xhevahiri e shfletoi për një moment vëllimin me poezi të Mëhillit, duke bërë një vlerësim maksimal për kopërtinën e librin në përgjithësi, lexoi këto vargje:OTRANTOS…KANALIT TË VDEKJES Me dritëzën e hënës, me qerpikë të lagur ,me ëndërra parajse e shumë shpresa në gji,vërsulen si shtriganë të detit skafet natën,

Page 17: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2009 ... · Për këta voglush redaktori i Jehonës kishte përgatitur nje befasi ku me këtë rast ai në studiot e Jehonës

17

skafistë…dallgë…det… frikë e lemeri.“Mbahuni fort do arrijmë gjallë, të gjithë,gjer në Brindizi fryj moj erë e mallkuar!”,ulërijnë skafistët …Nuk qajnë dot me zë,nëna me fëmijë, cifte të fejuar.dhe të ankorohesh e qetë në Parajsën italiane…??!!*Eva Brauni-dashnorja e Hitlerit.-Ja se cfarë bën magjia e tridhjetegjashtëshkronjave, magjia e gjuhës shqipe, që nuk të bën të gabosh në për-caktimin e fuqisë së ndjenjave poetike, mbi bazën e shkëlqimit të vecantë të shpërthimit të tyre.Një poet duhet ta ketë të vetin këtë shpërthim të jashtëzakonshëm,-sepse poeti që në vargjet që sapo lexova ,dashuron jetën, njerëzit atdheun, bën të vetat vuajtjet e të tjerëve , i derdh në poezi, në vargëzime e gurgullon poetikisht shpirti njerëzor e ndjenja kombëtare e pasuruar me krenari, për historinë, heronjtë , atdheun,Kosovën.Gëzuar një vjeto-rin e Pavarësisë!- e mbylli patriarku i poezisë, Xhevahir Spahiu komentin rreth librit të Mëhillit.Heshtje.Të gjithë dëgjonim poetin.- Po vjen Driteroi,Driteroi me Sadijen- u dëgjua zëri i ëmbël ,i butë i Kozetës .Drejt nesh po vinte ai i madhi, ai Patriarku i letrave shqipe, Patriarku Devolli! Në krah të mjeshtrit Sadija, e dashura e tij,besnike dhe fisnike tërë jetën. Thinjat që e kishin zbardhur “malin’ krejt, krekoseshin hijshëm në shtatin e dy bashkëshortëve.U cuam në këmbë.Me zërin e tij baritoni karakteristik, fytyrën e qeshur, cigaren në mes gishtave, i mbajtur nga krahu,nga Sadija e tij, iu afrua tavolinës.Si zuri vëndin e nderit apo të “dollibashit”, në tavolinë ngrihem dhe e përqafoj fort Driteroin tonë të madh.Iu hodha sytë lulemimozave.Ndrisnin më shumë atë moment.Iu marr erë përsëri.Sa fat më sollët!-iu thashë, e i putha.Sa fat më solle o bohemi i vogël i Tiranës sime me këtë tufë mimozash!Ma bëre ditën më të bukur të jetës!Biseda u ndez më e zjarrtë.Fotot të shumta bëmë së bashku të gjithë sa ishim në tavolinë.Janë kujtime të përjetëshme e të paharruara.Më pas me Kozeta Zavalanin,”motrën time korcare”-shkuam te shtëpia e Patriar-kut devolli.Një shtëpi e bukur, ku mbizotëronte antikiteti, lulet shumëngjyrëshe, pikturat e bukura ,plot kolor të larmishëm e ndjenjë,kombinim i përkryer i modernes në lashtësi me modernen e kohës së sotme.Libra pafund.Frymëzim pafund! Një pritje shumë e ngrohtë, miqësore, një bisedë si prindi me bijtë rreth shumë temave të ndryshme. Me gotat e rakisë së rrushit përpara, që Driteroi ynë e pëlqen shumë, trokisnim ato “Gëzuar”,e bisedonim shtruar. Aq shpirtërore u bë biseda sa Sadija u ndje si një mike e hershme me ne sikur njiheshim prej vitesh-vitesh e na tregoi disa intimitete të jetës së saj, me Driteroin.Ato ishin një mesazh i bukur për ne,si nëna,bashkëshorte intelektuale.Pyetjes time se:- A ka pasur raste të jesh ngritur natën, kur nuk ke gjumë, e frymëzimin e castit ta hedhësh në letër?- Po ,poezia është si tështima.Kur të vjen nuk e mban dot.Duhet të tështish.Poeti duhet të flerë më laps,letër e gomë poshtë jastëkut.- Po një poezi mund ta bësh në disa variante?- e pyeta përsëri.- Po poezia ka delikatesë. Është një konfiguracion i gjërë që mund ta bësh në disa versione.Biseda vazhdoi, rreth arësimit në Shqipëri e Amerikë, rreth arësimimit të nipërve e mbesave dhe Driteroi yne i madh na tregonte me një dashuri të madhe për nipin e mbesën e tij, ashtu sic dinë dhëmbshur të tregojnë gjyshërit. I dhurova Mjeshtërit romanin tim të parë “Pafajsia e Evës”, dhe vëllimin me poezi të poetit, Mëhill Velaj.- Më ke dhuruar një dhuratë shumë të bukur sot në një vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, -do të më tho-shte Driteroi, ndërsa shikonte librin e Mëhillit.Të lutem uroje poetin e Kosovës tonë të dashur ;Urime dhe Suksese!Edhe këtu bëmë fotot me ciftin Agolli, në shtëpinë e tyre.Dolëm nga shtëpija e Patriarkut të letër-sisë shqipe, duke bëlbëzuar këngën e kompozuar nga artisti korcar i serenatave Nonda Kajno,e kënduar nga këngëtarja korcare Ermira Kola në 70 -t vjetorin e ditëlindjes .Ajo ditë ishte nga më të bukurat e jetës sime.Kisha takuar atë që kisha ëndërr dikur.Më pas me miken time,Kozeta festuam një vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, mes bashkëkombasve tanë, dhe me mikeshat e tjera, te sheshi,”Nënë Tereza”.Delli e mimozat kurrë nuk kishin ndricuar aq bukur si atë ditë....

Page 18: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2009 ... · Për këta voglush redaktori i Jehonës kishte përgatitur nje befasi ku me këtë rast ai në studiot e Jehonës

18

Arsim HaliliORË LETRARE NË SHKOLLËN FILLORE “ MULLA IDRIZ GJILANI” NË VELEKINCË TË GJILANITNë vazhdën e organizimeve letrare të klubit letrar “ Feniks”nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, këto ditë fillimi të pranverës, organizoi një orë letrare, në shkollën fillore “ Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë të Gjilanit. Sipas sekretarit të këtij klubi letrar Bilall Maliqi, i cili theksoi e zgjodhëm këtë shkollë jo rastësisht, sepse ajo mban emrin e një patrioti të madh, siç është Mulla Idriz Gjilani, i cili dha shumë për çështjen kombëtar. Por ajo që vërehet, se kjo shkollë ka edhe në mikpritje po ashtu bujare. Siç mësuam fillimisht nga drejtori i kësaj shkolle z, Faredin Rashiti, i cili tha se kjo shkollë ka mbi 800 nxënës ka një paralele të ndarë në fshatin kufitar Muqibabë. Shkolla ka objekt modern ku zhvillohet mësimi në shkollën qendrore në Velekincë.Ora letrare, filloi ashtu siç ishte paraparë në agjendën respektove, mes klubit letrar dhe drejtorisë së kësaj shkolle. Së pari përshëndeti dhe e shpalli të hapur orën letrare, drejtori i shkollës z, Faredin Rashiti, i cili ndër të tjera tha, se ndihem i nderuar që sot po e vizitojnë shkollën tonë vëllezërit tanë nga Lugina e Preshevës, të cilët janë krijues të zhanreve të ndryshme letrare, këta krijues sot para nxënësve tanë do të deklamojnë krijimtarinë e tyre artistike u shpreh z, Faredin Rashiti. Më pas fjalën e mori sekretari klubit letrar z, Bilall Maliqi i cili në fillim theksoi ai falënderoi drej-torin e shkollës arsimtarët e kësaj shkolle si dhe nxënësit të cilët do të kenë rast të dëgjojnë krijimet tona e që do të jetë edhe një inspirim krijues për gjenerata të reja siç jeni ju nxënës të nderuar.Njëherë Bilalli edhe bëri prezantimin e krijuesve të cilët merrnin pjesë në këtë orë letrare dhe theksoi se ora letrare ndahet në tri pjesë, pjesën e parë do të lexojnë krijimet e tyre poetet nga klubi letrare “Feniks”, mandej me krijimet të tyre do të paraqiten edhe nxënësit e kësaj shkolle si dhe pjesa fundit, do t’i kushtohet pyetjeve të nxënësve të interesuar drejtuar poeteve mysafir nga Lu-gina. Së pari poezi nga krijimtaria e tij artistike lexon poeti, Nehat Ramizi, ai i lexon këto poezi ”Kosovës”, “Jam krenar për djalin”, “Për ty flet historia”. Me aforizma nga përmbledhja e fundit të këtij zhanri, paraqitet Halim Hasani . Ndërsa Arsim Halili, deklamon para nxënësve poezitë “ Në udhëtimin e shkronjave” “Legjendë të thonë”, “ Beni në treg”. Bilall Maliqi, para nxënësve deklamon poezinë “Kanarina” nga përmbledhja “Kodra e luleve”. Vend të veçantë në këtë

orë letrare zënë edhe poeteshat e reja të cilat me emocione dhe me një pedanteri, paraqiten para moshatarëve të tyre nxënëset e shkollës fillore “ Muharrem Kadriu”nga Tërnoci, respektivisht anëtarët e Grupit letrar “ Nonda Bulka “ , grup i cili vepron po në kuadër të kësaj shkolle ato ishin, Lorita Ismaili, e cila e ka një përmbledhje të botuar “ Lulja e vetmuar”, e cila deklamon para nxënësve dy poezi”Atdhe” dhe “Malli për atdhe “,ndërsa Edina Fetahu, e cila ka të botuar përmbledhjen e saj me poezi, deklamon dy poezi” Dëshmorët e Tërnocit” si dhe “ Pa-varësia “, Fatma Salihu, nxënëse e klasës katër deklamon poezinë “Prishtina” nga përmbledhja e saj poetike “ Ylberi i Luginës”dhe në fund edhe Almedina Ahmeti, deklamon poezinë” Kë e dua më shumë” Jam vajzë shqiptare” nga

përmbledhja e saj poetike “Hëna mbi fshat” kjo ishte edhe paraqitja e krijuesve nga Lugina. Para mësimdhënësve dhe nxënësve të shkollës së lartpërmendur. Por që edhe nikoqirët e kësaj shkolle, demonstruan aftësitë e tyre kri-juese letrare, duke u paraqitur me recitale jashtëzakonisht të bukura siç ishin:“Adem Jashari”, “Dita e Pavarësisë”, “Mulla Idriz Gjilani” si dhe disa nxënës recituan poezi për të treguar edhe ata aftësitë e tyre krijuese. Dhe fare në fund, respektivisht në pjesën e kësaj ore letrare, nga shumë nxënës u bënë pyetje rreth çështjes së kur filluan të mer-reni me poezi apo edhe me zhanre tjera artistike, mandej çka ju inspiron që të krijoni , si dhe pyetje nga më të ndry-shme në interes të kësaj ore letrare. Pas përmbylljes së kësaj ore letrare, drejtori shprehi edhe njëherë falënderim për pjesëmarrje dhe na ftoj për një koktej rasti. Me kaq edhe përfundojmë udhëtimin tonë artistik në këtë shkollë.

Page 19: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2009 ... · Për këta voglush redaktori i Jehonës kishte përgatitur nje befasi ku me këtë rast ai në studiot e Jehonës

ANEKDOTAT SHQIPTARE

Anekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit tonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballka-nas në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë), arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as prob-lemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanë siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare, por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janë të vendo-sura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti alban-ologjik i Prishtinës, dhe “Tregime shqiptare” shkruar nga Daut Demakut

DIKUJT FTOHTË E DIKUJT NXEHTË Në një odë malësorësh të Rugovës, ku nga skamja e varfëria, ishte edhe odë edhe shtëpi, se nuk kishte konak tjetër, plaka ua shtronte vendin për të fjetur dhëndrit e vajzës së vet e, pak më tutje, nën të njëjtën mbulojë, djalit e resë. Plaku pinte duhan pranë oxhakut dhe i vështronte. Vendin e keni gati! - u tha plaka dhëndrit e vajzës dhe mori jorganin t’i mbulonte. Afrohuni pak nga njëri-tjetri se nata është e ftohtë e do të mërdhini, - u thoshte plaka derisa i mbulonte. Pakë më tutje, plaka u bëri vend djalit e resë. Duke i mbuluar u thoshte: Ç’jeni ngjitur trup për trupi, largohuni pak, largohuni se natën ju vjen nxehtë e djersiteni! Plaku, që i shihte e i dëgjonte, krejtësisht i qetë pranë oxhakut, foli ngadalë: Haj medet, haj medet!... Nën një jorgan dikujt ftohë e dikujt nxehtë! GJYGYMI I ÇAJIT Shkon njëri n’Shtime, n’pazar. E sheh njërin që kish ra në varfëri e e kishte qitur për ta shitur edhe gjygymin e çajit. E kishte pas shitur edhe tokën, e tash e kishte qitur për ta shitur edhe gjygymin. Po e pyet ky tjetri. A po e shet gjygymin a? Po, po e shes - përgjigjet ky. E muarr në duar e po e shikon gjygymin e po i thotë: I mirë tek ashtë, po pak i vogël po doket! Po t’doket i vogël, se valla dymdhetë hektar tokë m’i ka hangër.

19

Page 20: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2009 ... · Për këta voglush redaktori i Jehonës kishte përgatitur nje befasi ku me këtë rast ai në studiot e Jehonës

JEHONAProgramet në gjuhën shqipe në Sveriges Radio datojnë që nga 4 janari i 1994. Emisioni i lajmeve ”Ditari” vazhdoi deri më 13 janar 2006. Që nga 16 janari i 2006 ndrron formati i ”Ditarit” dhe shndërrohet në program të aktualiteteve. Me këtë pason edhe ndrrimi i emrit të programit. Që nga 16 janari 2006 ”Ditari” bëhet ”JEHONA”.Orari i transmetimeveTransmestimet e ”Jehonës” bëhen nëpërmjet kanalit P2 të SR në gjithë vendin.Orari i transmetimeve shqip:E hënë: 14:30-15:00 dhe E martë: 14:30 -15:00“Jehona” me arkiv 30 ditëshDhe në internet www.sr.se/albanskaNëse ju ka ikur ndonjë program i “Jehonës”, ose ndonjë program tjetåer që do të dëshironit ta dëgjoni prap, atëhere ju informojmë se redaksia”Jehona” ruan për 30 ditë me radhë këto programe dhe këto mund ti gjeni në internet kur të doni dhe ju vetëm duhet të hyni në adresën www.sr.se/lyssnaigen.

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër, maj, 2009

Albanska -- ShqipNyheter och program på albanska

Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku; [email protected] redaktues:Rrahmon Jashari, [email protected]; Lena Liden, [email protected];Hakif Jashari; Agron Cela [email protected]; Bahtir Latifi; [email protected],Bashkëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,[email protected]; Julia Janku,Athinë;[email protected]

Adresa e redaksisë,[email protected];Revista dituria,Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr20, 503 07 Borås,Suedi Diturinë mund ta lexoni edhe ne internet: www.immi.se/tidskrifter/dituira

20