revista drita islame prill 2012

60
1 Di PRILL 2012 Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë | www.kmsh.al www.dritaislame.al Viti XXI | Nr. 4 (351) | Prill 2012 | Cmimi: 150 Lekë

Upload: drita-islame

Post on 26-Mar-2016

258 views

Category:

Documents


17 download

DESCRIPTION

Revista Drita Islame Prill 2012

TRANSCRIPT

Page 1: Revista Drita Islame Prill 2012

1DiPRILL 2012

Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë | www.kmsh.al

www.dritaislame.al

Viti XXI | Nr. 4 (351) | Prill 2012 | Cmimi: 150 Lekë

Page 2: Revista Drita Islame Prill 2012

2 Di PRILL 2012

Page 3: Revista Drita Islame Prill 2012

3DiPRILL 2012

Page 4: Revista Drita Islame Prill 2012

4 Di PRILL 2012

www.dritaislame.al

DREJTORAgron Hoxha

REDAKTORËHaxhi LikaFerit Lika

DIZAJNI DHE FAQOSJABledar Xama

KONTAKTE:Për abonime 067 29 47 096Për reklama 067 20 33 600

Tel/fax 04 223 04 92E-mail: [email protected]

“Drita Islame”Botim i Komunitetit Mysliman të

Shqipërisë

Viti XXI i botimitNr. 4 (351)Prill 2012

ISSN 2226-7115

Tirazhi 5000

U bëjmë të ditur të gjithë lexuesve se shkrimet që vijnë në redaksi

dhe botohen në revistë,nuk paraqesin domosdoshmërisht

edhe pikëpamjet e revistës.Materialet e sjella në redaksi,

pavarësisht nëse botohen apo jo,nuk i kthehen autorit.

6

44

48

8

10

50

55

57

52

54

14

18

36

39

28

32

30

24

20

Bota jonëDr. Faruk VuralBujaria e Profetit

RetrospektivëVexhhi S. DemiriMuhamedi - Shpëtimtarii qytetërimit të përbotshëm

EditorialRedaksionaleModeli që i duhet njerëzimit

Në fokus- 7 vjet program festiv "ProfetiMuhamed a.s. - Krenaria e Njerëzimit"- Nostalgji Mevludi

PersonalitetHamdi BashaHaxhi Vehbi Dibra

Faqja juajErgys HoxhaSi e njoha Profetin a.s.

Faqja juajMehmet Akif ErsojNjë natë

FamiljaM. Fetullah Gylen- Profeti Muhamed si kyetar familjeje- Profeti Muhamed si prind

ShëndetiIbn Kajjim el-Xheuzi- Njohja me mjeksinë islame

Aktualitet- Të dërguarat speciale të SHBA-së, vizitë në KMSH dhe në Medresenë e Tiranës- "Qytetar Nderi" i Shkodrës për dijetarin e shquar H. Vehbi Gavoçi- Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth, i ftuar në Universitetin Bedër- Rritet numri i popullsisë myslimanenë Evropë

Komente & OpinioneHalit MuharremiProfeti që angazhoi në rrugën e tij çdo zemër besimtari

Dossier & HistoriAli M. BashaRiorganizimi gradual i fesë islame(1912 -1920)

Komente & OpinioneAli ZaimiTë jetosh si profeti Muhamed a.s.

Bota jonëBujar SpahiuMorali dhe universalizmi i Profetit a.s.

Bota jonëTë gjithë janë kandila të dritëssë Profetit Muhamed a.s.

ReportazhFerit LikaKur Mevludi kthehet në traditë

Foto lajm7 vjet program festiv

IntervistaKujtim Alia

ForumGenti KrujaToleranca në traditën Profetike

Page 5: Revista Drita Islame Prill 2012

5DiPRILL 2012

Page 6: Revista Drita Islame Prill 2012

6 Di PRILL 20126666666666666666666666666666666666666666666666666666666666666666666666666666666666666666666666666666666666666666666666666666666666666666666666666 DDDDDDDDiDDiiiDiDDiiiDiDiDDiDiDDDiDiDiDiDiDiDiDiDiDDiDDiDDiDDiDiDiDiDiDiDiDDiDiDDDDDiDiDiDiDDiDDDDDDDDiDDDiDiDDiDDiDiDDDDiDiDiDiDDDDDiDDiDDD PPPRPPPPPPPPPPPPRRRRPRRRRRRPRRPRRRRIRIIIIIPPPPPPPPPPPPRRPRRRRRIIIIIIIPPPPPPPPPRPRRPRPRPRRIRIRRIIIIIIPRPPRPPPPPPPPRRRPRRRRRIIRIIIIIIPRPPPRPRPRPPPPPPPRRRRRRRIIIIIIPPRPPPPPPPPPRPRPRRRRRRRIPRIPRIPRIPPPPPPRPPPPRPRRRRRIIRIRIPPPPPRRRRRRRIPPPPPPRIRPRRRRRPRPRPPPRRRIPRPRRRIIPRIPPPRPRPRRRIRIRIRIIIPRIPRRPRIPPPPPPRIIIIPPRPPPPRIRIRRIRIIRIPRPRPRPPPRIRRRIRRPRPRPRPRPRPRPPRRRRRRRRRIRRIIPRPPPRRRRRRRIIIIPPRPRRRRPRPRRIIIIIIPRPPRPPRRRRRRRIIPPRRRRRRRRRIPPPRRRRIIIILLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLL 202202202222222020000020000222202022202000000000202022022200000200022222220000000000020202222222000000000220222220000000000000222022022200000002202222000020002222202000022220002222000220000020 220200000000022022200000000222222000000000 22222222200000002222222222220000000 2222222220000000 2222220000011121212121212111212121212121112121212121212121212221112111121112121221111222111211111212221112121111111212121111212121121221212121211211212121212121212222122212211222222

Të gjithë bashkohen se ai është njeriu që la më shumë mbresë dhe ndikim në historinë njerëzore. Mbi të gjitha një njeri i madh, një profet i de-një, një prijës sypatrembur, një diplo-

Editorial REDAKSIONALE

MODELInjerëzimit!

mat i zoti, një komunikues i shkëlqyer, një paqebërës i vendosur, një falës i devotshëm, një baba shembullor, një bashkëshort i dashur!

Janë vetëm disa cilësi, që parë me

pasqyrën e shekullit të XXI-të, janë të gjitha cilësitë që i kërkohen një njeriu të suksesshëm sot... sa arrijmë t’i bëj-më ne të gjitha këto (kuptohet përveç profetësisë, që ishte e drejtë që Zoti

që i duhet

Page 7: Revista Drita Islame Prill 2012

7DiPRILL 2012 777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777DDDDDDiDiiiiiDDDDDiiiDDDDiDDDiiDDDDDDiDDDDDDiDDDDDiiiDDDiiiDDDDDDDDDDDDDiiiiiDDDiDDiiDDDDDDiiDDDiDiiiiDDiiiiDDDiiiiiDDDDiiDDDDDiiDDDDDDDDiDDDiDDDDDDDDDDDiiiDDDDDDDiiiDDDiiDDDDDiDDDDDDDiiDDDDDDDDiiDDDDDDiDDDDPPPPPPPPPRIPRIPRPRRPRRRRRRRPRIIIRIIIPPPPPPPPPRRPRPRRRRPRPRRRIPRRIIIPRIPPPPPPPPRPRPRRRRRPRRRIIIIPRIPPPPPPPRRPRPRRRRIIIPRIPPPPPPPPPPPRRPRIPRIIPRIPPPPRPRRRPRIPPPPPPPPRIPPPPPPPPPPRPPPPPPPPRPRRPRRRIPPPPPRPRIPRIPPPPPPPPRPRIPPRRIPRIPPPPPRPPPPRRPPPPRIRIRIPRIPPPPPRRRPRRIPPPPPRRRPRIPPRRRR LLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLL 22022222222222222222220000000020202022222222220000020202022222222000202020202002022222220000202222020202022202222222020222220200202022200200002222220200022022200200222222020202222222202020222020022202202 2022020020202022000011112121112121212112121211112121212121111111111111112221221122222111122222 7DiMARS 2012

ia dha vetëm atij), kjo është çështja. Askush të mos thotë se vlerat që ai la pas janë mbuluar nga mjegulla e kohës dhe pluhuri i harresës. Ende sot njerëzit kanë nevojë për njerëz besnikë, apo “Emin” siç atë e thë-rrisnin rrugëve të Mekës, Medinës, Jeruzalemit e Damaskut...

Njerëzit duan paqen e jo luftën! Dhe ai ishte paqebërësi më i madh... Ai nuk sulmoi, shau, denigroi, përfoli apo... dikë. Ai shtriu dorën për mys-limanë, të krishterë, hebrenj, madje edhe për jobesimtarët! Ky ishte mi-sioni i tij, PAQJA, mision i cili na bie ne myslimanëve, nga një copëz si detyrë që ai na e ka lënë.

Njerëzit duan që të jetojnë me tri-mat... dhe ai ishte i tillë! Nuk ishte hakmarrës e as i rrëmbyer si një lumë në vjeshtë. Ai ishte trim sepse mbi të gjitha dinte të ruante rrëmbimin e inatit dhe hasmërisë! Ishte ai që e mësoi Aliun se armiku luftohet për hir të Zotit dhe jo për hir të robit... dhe Aliu uli shpatën kur armiku përballë e pështyu... “të luftoj për Zotin, - i tha, e jo për veten time...”

Njerëzit duan të kenë të bëjnë me diplomatë të shkëlqyer që me asnjë

komb të mos kenë probleme! Dhe ai ishte një kryediplomat që edhe mbreti i krishterë Nexhashiu e priti me besim. Është ai modeli që i duhet diplomacisë botërore për të sheshuar luftën që ka plasur në Shtëpinë e Ib-rahimit...

Njerëzit duan të kenë përballë ko-munikues të shkëlqyer... dhe ai ishte i tillë! Zëri i tij, syri i tij, dora e tij dhe argumenti i tij, zbutën zemra burrash të ashpër që kishin shkuar për ta vra-rë... Ai është modeli i komunikimit që njerëzimi kërkon!

Njerëzit kanë nevojë për falje, të mos ndëshkohen për ato që bënë me hir a me pahir... dhe ai ishte falës i madh! Ai besonte se kush fal në këtë botë, i Gjithëmëshirshmi do ta falë në botën tjetër për ato që bëri keq mbi dhé. Ai është modeli i zemërbutësi-së dhe sakrificës që edhe vrasësin e

komandantit të parë mysliman, Ham-zait, dashuria e Allahut qoftë mbi të, e fali...

Njerëzit duan të kenë prindër të mirë e të dashur dhe bashkëshortë idealë... ai ishte i tillë e dëshmitarë për këtë janë të afërmit dhe pasue-sit e tij!

Ai është modeli që njerëzimi ka pa-sur nevojë, ai është modeli që vetë ne myslimanët ende nuk e kemi kuptuar, ai është modeli që të tjerët e kanë keqkuptuar, ai është modeli që ende ka popuj në botë që nuk e njohin... Ai është modeli që mund ta nxjerrë këtë botë nga bataku i luftës, xhelozisë, pabesisë dhe dredhive.

Paqja dhe bekimi i Allahut, qofshin mbi Të, familjen dhe gjithë pasuesit e tij që nga dita e parë e profetësisë e deri sot!

Njerëzit duan të kenë përballëkomunikues të shkëlqyer...dhe ai ishte i tillë! Zëri i tij, syri i tij,dora e tij dhe argumenti i tij,zbutën zemra burrash të ashpër...

Page 8: Revista Drita Islame Prill 2012

8 Di PRILL 2012

Në Fokus

vjet program festiv

Për të përkujtuar me respekt e nderim ditëlindjen e Profetit Muha-med (a.s.), Komuniteti Mysliman për të shtatin vit radhazi organizon një pro-gram të pasur artistiko-fetar, “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzi-mit”, si shprehje e rrallë dhe e veçantë e artit islam dhe e ndjenjave të pastra e të larta të popullit besimtar.

SI LINDI IDEJASi u mundësua realizimi i këtij pro-

jekti ambicioz? Kush investoi finan-ciarisht, me punë krijuese, mund e sakrifica? Përgjigja është e thjeshtë: vullneti dhe ndihma e Zotit, pastaj prit-ja dashamirëse dhe bashkëpunimi i të gjithëve së bashku.

Para shtatë vitesh, në një takim ruti-në të drejtuesve të institucionit me in-telektualë e artistë, u hodh ideja për të parë mundësinë e realizimit të një pro-grami festiv në kuadër të ditëlindjes të së fundmit të Profetëve. Në këtë takim u konstatua se ekzistonin premisat, që ky program të bëhej madhështor e me cilësi dhe sigurisht të kishte një shtrirje të gjerë.

Por kalvari i kësaj nisme ishte i gja-të. Duhej të sigurohej pjesëmarrja e këngëtarëve dhe artistëve me emër. Problem ishte se mungonin materia-let, qofshin ato të natyrës muzikore apo letrare, por mbi të gjitha ana fi-nanciare për realizimin e tij.

Ishte mbështetja financiare e fo-ndacionit “Sema”, që nxiti e anga-zhoi nismëtarët e etur për veprim-tari të tilla dobiprurëse për Islamin dhe vetë besimtarët. Kështu, në pak kohë u zhvilluan takime dhe dhe u kontaktua me këngëtarë, artistë, etj.

Me gjithë peripecitë deri në këtë hap, gjendja ishte premtuese, por du-

hej një punë shumë e madhe për t’u finalizuar, për të shkrirë e për të bërë bashkë, një ansambël të madh bre-zash të ndryshëm. Por me përkushtim, kurajë, vullnet e punë këmbëngulëse, e mbi të gjitha me shpresën në ndih-mën e Zotit, filloi puna për realizimin e këtij projekti me përmasa të jashtë-zakonshme.

ORGANIZIMINjë mal me punë qëndronte mbi

supet e organizatorëve, e ku jo pak pengesa e vështirësi duheshin kaluar. Për realizmin e tij u punua në dy sfera kryesore:

Në sferën artistike, u bënë përga-titje, prova të veçanta e të bashkuara, përzgjedhja e ilahive, të cilat u lidhën harmonishëm me pjesët poetike, u caktuan interpretuesit, e kjo punë e kujdesshme me ndjenjë të plotë përkushtimi vazhdoi deri në provën e ditës së fundit. Siç treguan më pas vetë organizatorët, çelësi i suksesit të këtij programi kish qenë uniteti dhe bashkëpunimi i të gjithëve.

Në sferën organizative, në kohën kur ekzistonte një vakum i madh sa i

përket organizimeve me natyrë fetare, kulturore e artistike, ky program ish-te një iniciativë e guximshme. Në të gjitha institucionet me të cilat lidhej veprimtaria, organizatorët i gjetën por-tat e hapura. Ndihma e tyre lehtësoi pa masë realizimin e objektivave për mbarëvajtjen e programit.

SHFAQJA E PARËNË PALLATIN E KONGRESEVENjë skenë e konceptuar thjeshtë,

por kuptimplotë, me drita e ndriçim të ëmbël, ngrohte zemrat e besimtarë-ve pjesëmarrës. Programi përmbante këndim Kurani, pjesë të ndryshme poetike e ilahi, të cilat u interpretuan me mjeshtëri nga këngëtarët Myfare-te Laze, Sidrit Bejleri, etj, dhe artistët e afirmuar si, Reshat Arbana, Ahmet Pasha. Të gjitha interpretimet u pritën me duartrokitje të ngrohta. Suksesi i këtij programi ishte edhe meritë e regjisorit Llesh Nikolla.

Mbyllja e programit solli një tjetër atmosferë të mahnitshme. Sidrit Bej-leri këndon ilahinë përmbyllëse, spek-tatori ngrihet në këmbë dhe shpërthen për minuta të tëra në duartrokitje të

“Profeti Muhamed a.s. - Krenaria e Njerëzimit”

Page 9: Revista Drita Islame Prill 2012

9DiPRILL 2012 9DiPRILL 2012

NOSTALGJIMEVLUDI

MUHAMED VOGLI

gjata e të fuqishme.TRADITA VAZHDON...Vit pas viti, programi përveç surpri-

zave e të rejave të shumta, ka shtuar dhe listën e pjesëmarrjes me emra të rinj artistësh si: Sabahet Vishnja, Mehdi Zena, Mirush Kabashi, Gëzim Rudi, Fatos Sela, Ema Andrea, Ethem Haliti, Alban Kali, Dorina Garuci, si dhe plot talente të reja. Një punë të lavdë-

rueshme e të vlerësuar në këtë drejtim kanë bërë kompozitori i parë i këtyre programeve Kujtim Alia dhe regjisori Agron Hoxha.

Një nga programet kulminante ka qenë ai i realizuar në vitin 2009, me pjesëmarrjen e orkestrës filarmonike të Akademisë së Arteve të drejtuar nga dirigjenti italian Vitto Clemente, korin e bashkuar të Tiranës të drejtuar

nga Suzana Turku dhe nën orkestri-min e kompozitorit Pëllumb Vorpsi.

Jemi në prag të programit të shtatë. E veçanta e kësaj radhe është ardhja e muzikantit dhe këngëtarit të famshëm mysliman Sami Yusuf, i cili pritet të kë-ndojë për kënaqësinë e pjesëmarrës-ve më 7 prill në Pallatin e Kongreseve, hitet e tij më të njohura.

Kur u njoftova për aktivitetin e madh, që do të zhvillohet në përkujtim të ditëlindjes së profetit Muhamed (a.s.), nos-talgjia më riktheu edhe njëherë në ato kohë të vështira për fenë e besimtarët. Vetëm 22 vjet më parë, as që mund të mendohej për një manifestim të tillë publik në përkujtim të Njeriut që i dha një tjetër dimension qenies njerëzore. Në ato kohë, kur ishte krim të përmendje Zotin, të tentoje të përmendje Profetin, dhjetëra familje shqiptare mbylle-shin në vatrat familjare për të festuar ditëlindjen e Profetit. Edhe unë kam pasur shansin të isha pjesë e një prej këtyre familjeve. Dhjetëra burra të fisit mblidheshin në një odë të shtëpisë dhe këndonin Mevludin. Në sytë e një fëmije këta burra merrnin një tjetër dimension. Nuri hyjnor përthyhej në fytyrën dhe zërin e tyre. Ishte ndër të paktët momente kur njeriu ndjehej i lirë në ato kohë të errëta. I lirë për të besuar atë çka ishte e ndaluar si askund tjetër. Ishte kjo festë në përkujtim të profetit Muhamed (a.s.), që rikthen-te në shumë shtëpi shqiptare si edhe në timen, shijen e harruar prej vitesh të xhamisë. Odat e varfra të familjeve shqiptare merrnin trajtën e një xhamie të vogël, ku njeriu afrohet me Krijuesin e tij, megjithëse nën një represion të paparë e të padëgjuar prej kohësh. Është e çuditshme se si sa më shumë rritej dhuna shtetërore kundër besimit, aq më i fortë ishte proteksioni tek ata njerëz, që realisht besonin tek Providenca Hyjnore. Dhuna tentonte të çrrënjoste çdo ndjenjë hyjnore, por përkundrazi, kjo ndjenjë përforcohej, deri në disfatën e plotë të atij sistemi antinjerëzor.

Megjithatë, nuk arrij të kuptoj e shpjegoj paradoksin që ka ndodhur pas viteve 90’. Të gjithë filluam të percepto-nim lirinë. Ishim të lirë të shkonim në xhami. Të besonim në Krijuesin tonë e ta falënderonim që na kishte mbajtur gjallë grimcat e besimit në zemrat tona. Por filloi të ndo-dhë e kundërta. Liria e pashijuar në 50 vjet na dehu duke na larguar nga mendja kohët e vështira. Tashmë që nuk kishim policin me yll në ballë, që ishte vigjilent se mos na shkiste goja e betoheshim në Zot, nuk kujtoheshim vetiu

për këtë betim. Ngaherë mendoj se ishte pikërisht trysnia e policit me yll që na kujtonte se shpëtimi i vetëm ishte tek Zoti. Tashmë i rritur, pres çdo vit atë ditë kur burrat e fisit të mblidhen së bashku, në atë odë të vogël e të këndojnë Mevludin. Por kjo nuk ndodhi, megjithëse prita gjatë...

Kur u njoftova për një koncert të madh në Pallatin e Kongreseve në përkujtim të profetit Muhamed (a.s.), pi-kërisht në atë vend ku vite më parë njerëzit mblidheshin për të duartrokitur për “prijësin legjendar”, që hoqi fenë e mbylli kisha e xhamia, nostalgjia filloi të më rikthente edhe njëherë tek odat e vogla. Por tashmë me bindjen se duartrokitjet në atë sallë ku “adhurohej” Marksi, do të shkojnë për Njeriun që ndryshoi njerëzimin, Profetin Muhamed (a.s.).

Page 10: Revista Drita Islame Prill 2012

10 Di PRILL 2012

Përfaqësuesja speciale e Komuniteteve Myslimane pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, Farah Pandith dhe e dër-guara e posaçme për Mbikëqyrjen dhe Luftën ndaj Antisemi-tizmit, Hannah Rosenthal, të shoqëruara nga zv/ambasa-dorja e SHBA-së në Tiranë, Deborah Johnes, zhvilluan më 9 mars 2012, një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.

Zonjat Rosenthal dhe Pandith, u pritën nga nënkryetarët Bujar Spahiu dhe Gazmend Aga, kancelari Ali Zaimi, Myftiu i Tiranës, Shaban Saliaj si dhe anëtarë të tjerë të Kryesisë së KMSH-së.

Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, nënkryetari Spahiu theksoi se është një nder i veçantë, të presë këto dy zonja me një mision kaq të rëndësishëm, që ka të bëjë me përpjekjet e SHBA-së, për konsolidimin e tolerancës dhe harmonisë midis komuniteteve fetare dhe etnike në botë, si dhe luftën kundër antisemitizmit. Z. Spahiu shprehu falënderimet e institucionit për mbështetjen e gjithanshme të SHBA-ve ndaj shqiptarëve.

Gjatë takimit delegacioni u njoh me historikun e KMSH-së, me strukturat e tij, sistemin arsimor të medreseve, Uni-versitetin Hëna e Plotë – Bedër, si dhe sfidat e institucionit në përmbushje të misionin të tij në shërbim të myslimanëve dhe shoqërisë tonë.

Kancelari Ali Zaimi bëri një pasqyrë përmbledhëse të rrugëtimit të Islamit në Shqipëri, periudhës së e raprezaljes komuniste, si dhe riorganizimit të institucionit, pas viteve ’90.

Vizitoret nga ana e tyre shprehën vlerësim e konsideratë për tolerancën fetare që ekziston në Shqipëri, duke vënë theksin në rolin dhe kontributin e Komunitetit Mysliman në këtë drejtim.

Përfaqësueset e shtetit amerikan vlerësuan si shembull pozitiv mënyrën se si KMSH promovon dhe përçon me-sazhin islam përmes frymës së dashurisë, mirëkuptimit, paqes dhe respektit për çdo grup dhe komunitet në vend dhe më gjerë.

Gjithashtu ato shprehën mirënjohje të thellë për popul-

Të dërguarat speciale të SHBA-së, vizitë në KMSH dhe në Medresenë e Tiranës

AktualitetVENDI

Page 11: Revista Drita Islame Prill 2012

11DiPRILL 2012

Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth, i ftuar në Universitetin "BEDËR"

I ftuar në një panel diskutimi me studentët e Universitetit Hëna e Plotë-BEDËR, ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, ndau me studentët opinione dhe vë-zhgime në lidhje me rolin e medias në nxitjen e reformave demokratike në vend.

Ambasadori Wollfarth u prit fillim-isht nga rektori i Universitetit Hëna e Plotë-BEDËR, Dr. Ferdinand Gjana, i cili e njohu me misionin e univer-sitetit dhe ecurinë e deritanishme. Më pas kreu i Prezencës së OSBE-së iu është drejtuar studentëve dhe stafit të pranishëm me një alim që u fokusua në problematika si: liria e medias, marrëdhënia me politikën, roli që ajo ka në formimin dhe orientimin e opinionit publik si dhe përgjegjës-inë që ka media si pushtet i katërt. Ambasadori Wollfarth vuri në dukje

faktin se pavarësisht që teknologjia moderne ka ecur përpara, mediat janë bërë gjithmonë e më të varura nga burimet financiare në funksionimin e tyre. Duke u ndalur në realitetin shq-iptar, ambasadori Wollfarth theksoi se pronësia e medias dhe marrëdhënia që kanë pronarët me politikën mund të ndikojë në politikën editoriale.

Ndërkohë për sa i përket rolit të me-dias në informimin e publikut por edhe të shoqërisë civile si përfaqësuese e grupeve të ndryshme të publikut, Am-basadori Wollfarth nënvizoi faktin se media duhet të sigurojë një platformë për dialog politik të qytetëruar, të edu-kuar dhe racional midis drejtuesve dhe anëtarëve të partive politike, një platformë që i ndihmon qytetarët të

identifikojnë ato politika që duan t'i mbështesin.

Në fund të panelit ambasadorit Eugen Wollfarth i është akorduar një çmim mirënjohje “Për kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin dhe kon-solidimin e demokracisë në Shqipëri”. Rektori i Universitetit Hëna e Plotë-BEDËR Dr. Ferdinand Gjana i dorëzoi çmimin Ambasadorit Wollfarth, duke e falënderuar për kontributin që ai personalisht por edhe Prezenca e OSBE-së jep për forcimin e demokra-cisë në vendin tonë. Nga ana e tij kreu i OSBE-së shprehu falënderimet për vlerësimin dhe i uroi suksese insti-tucionit arsimor të KMSH-së në për-gatitjen e të rinjve të kualifikuar.

lin shqiptar, i cili, bazuar në traditën e shkëlqyer të tolerancës dhe luftës kundër diskriminimit, e ka kthyer Shqipërinë një ndër vendet simbol, strehimit dhe mbrojtjes së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkohë Myftiu i Tiranës, Hafiz Shaban Saliaj, foli për gjendjen e rinisë shqiptare si dhe për rolin aktiv dhe pozitiv të institucioneve arsimo-re të Komunitetit Mysliman në vend, të cilat sipas tij i pajisin të rinjtë me një edukatë dhe moral të lartë fetar e social, me synimin që nesër ata t’i shërbejnë vendit dhe të ardhmes së kombit shqiptar.

Të dërguarat e veçanta të Departa-mentin Amerikan të Shtetit, zhvilluan një vizitë edhe në Medresenë e Tira-nës. Pasi u pritën nga drejtori i kësaj

shkolle Hiqmet Patozi, mysafirët nga Amerika e largët morën pjesë në pro-gramin edukativo-artistik të përgatitur nga nxënësit e medresesë, që pati si kryealë mesazhet për paqe, harmoni, tolerancë, mëshirë dhe dashuri për njerëzit.

Veç të tjerash, zonjat e nderuara u bënë të ditur nxënësve nismën e De-partamentit të Shtetit për zhvillimin e një fushate “Për të ndaluar urrejtjen”, duke i kërkuar brezit të ri që të punojë për një botë më të fortë e të begatë.

Znj. Pandith u shpreh se Shqipëria përbën një shembull të veçantë për har-moninë dhe mirëkuptimin ndërfetar në botë, ndërsa znj. Rosenthal theksoi se nuk mund të jepte shembull një popull tjetër përveç atij shqiptar në lidhje me mbrojtjen e popullit hebre.

Page 12: Revista Drita Islame Prill 2012

12 Di PRILL 2012

Festë e madhe në Medresenë e Tiranës

Kryeministri vlerëson arritjet e Medresesë së Cërrikut

7 Marsi çdo herë troket dhe zgjon në zemrat tona mirën-johjen, dashurinë dhe respektin më të madh për një figurë aq të ndritur, për mësuesin, si simbol të diturisë, dijes dhe progresit.

Dita e mësuesve këtë vit u përjetua me një tjetër atmos-ferë në Medresenë e Tiranës. Nxënësit e kësaj shkolle e kthyen ditën e parë të javës, 5 marsin në një festë të vërtetë… Këngët dhe recitimet e nxënësve ushtuan si asn-

jëherë më parë. Ata i këndonin mësuesit, kësaj figure mjaft të dashur, me shumë sinqeritet e ngrohtësi, ata ia uronin festën mësuesit, siç vetëm ata, nxënësit, dinë…

Urimet më të ngrohta u drejtuan edhe për dy drejtuesit e talentuar të kësaj shkolle, Prof. Hiqmet Patozin dhe Prof. Kasim Ilhan, të cilët kanë ditur të mbështeten mjaft mirë në arritjet e kësaj shkolle, por kanë ditur dhe dinë t’i çojnë ato më përpara, t’i ngrenë ato më lart.

Bukurinë dhe entuziazmin kësaj dite ia shtoi edhe pjesë-marrja e 30 drejtuesve të shkollave 9- vjeçare të Tiranës, pjesëmarrja e Drejtorit të Arsimit të Qarkut të Tiranës, z. Bilbil Hoxha, të Drejtorit të Arsimit Parauniversitar, z. Fatmir Vejsiu, të cilët me alët e tyre vlerësuan shumë Medresenë e Tiranës për arritjet e saj.

Përmes urimeve shumë të ngrohta dhe shumë të përzemërta për 7 Marsin, nga ky aktivitet iu përcoll një urim i veçantë edhe Fondacionit “SEMA”, i cili mundëson gjithë veprimtarinë e kësaj shkolle. Me të njëjtën atmosferë është festuar edhe në medresetë e tjera në vend.

Esat Binguri

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka vlerësuar arritjet e Medresesë së Cërrikut, të prezantuara në panairin “Dita e Verës 2012”, Elbasan. Gjatë vizitës së tij në këtë panair, kryeministri është ndalur në stendën e medresesë, ku të rinjtë i kanë treguar arritjet e tyre dhe të shkollës.

Kryeministri Berisha vlerësoi maksimalisht sistemin arsi-mor, arritjet dhe përkushtimin e kësaj shkolle, e cila sipas tij e ngre lart nivelin dhe cilësinë e arsimit shqiptar.

Medreseja e Cërrikut “Liria” mori pjesë në panairin e bi-zneseve në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan,

ku prezantoi në stendën e saj materiale të alës së fundit të teknologjisë moderne si dhe punime e zbulime të bëra nga vetë nxënësit e kësaj shkolle.

Prezantimi i këtyre arritjeve të të rinjve medresistë tërhoqi vëmendjen e qytetarëve të Elbasanit, por jo vetëm. Stenda e medresesë është vizituar edhe nga kryepralamentarja Jozefina Topalli, kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini, politikanë e zyrtarë të lartë të vendit si dhe mijëra vizitorë kureshtarë.

Page 13: Revista Drita Islame Prill 2012

13DiPRILL 2012

Një studim i fundit, tregon se përgjatë vitit 2010 – 2011, numri i myslimanëve në Evropë është rritur me 17 %. Studi-mi thekson gjitashtu se, rritja e numrit të myslimanëve ka shënuar përqindjen më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Evropë.

Studimi i kryer nga Konferenca Botërore Belge, tregon gjithashtu se numri i myslimanëve që mbajnë nënshtetësi evropiane është 23 milionë, të shpërndarë në 19 vende të BE-së.

Sipas drejtorit të agjencisë në alë, Gjermania, Holanda, Franca, Britania dhe Spanja kanë numrin më të madh të myslimanëve në kontinentin e vjetër që frekuentojnë xhaminë të premteve.

Sakaq, numri i të krishterëve në këto vende që shkojnë në kishë është ulur ndjeshëm.

Zv/kryetari i agjencisë, Robert Jack, thotë se opinioni i gabuar perëndimor rreth myslimanëve dhe fesë islame, ka filluar të ndryshojë kurs, falë të rinjve myslimanë ev-ropianë, të lindur dhe rritur në kontinent dhe që janë të mirëintegruar në shoqëritë e tyre.

Studimi parashikon një rritje të numrit të myslimanëve në rang botëror, përgjatë 20 viteve të ardhshme me 35 %. Pritet që numri i myslimanëve në Holandë të arrijë në 1.3 milionë, në vitin 2030, duke u rritur me një përqindje prej 7.8 %.

Rritet numri i popullsisë myslimane në Evropë BOTA

Pas 21 viteve, nga momenti i parë i rikthimit në atdhe të dijetarit të shquar islam me famë botërore, H. Vehbi Sulej-man Gavoçi, me propozimin e Myftinisë Shkodër, Këshilli i Bashkisë së këtij qyteti, i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi”, në një ceremoni të organizuar me rastin e promovimit të veprës së tij me titull: “Muhamedi a.s. – Jeta dhe vepra”, më 10 mars 2012.

Në këtë ceremoni me vlera fetare, kombëtare e shken-core, merrnin pjesë studiues dhe figura fetare nga të gjitha trojet shqiptare. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Kryetari i Bashkisë Shkodër, Lorenc Luka, Kryetari i Këshillit të Bashkisë, Bardhyl Lohja, kryetarë të komunave të ndry-shme, shkrimtarë, intelektualë, imamët e xhamive kryesore të Shkodrës, besimtarë etj.

Aktiviteti ka nisur me një dokumentar të titulluar: “Vehbi Sulejman Gavoçi- Dijetari që nderon një komb, një ymet”, ku është prezantuar një pjesë e mirë nga jeta dhe vepra e këtij dijetari të shquar të botës islame.

Më pas, Imam Muhamed Sytari, Myfti i Shkodrës, ka rrë-fyer disa momente nga kujtimet e tij për marrëdhënien e Hoxhës së nderuar me studentët shqiptarë të dijes islame, nëpërmjet letërkëmbimit dhe kujtimeve personale.

Aktiviteti është përshëndetur edhe nga nën/kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, i cili ka përcjellë edhe urimet e Kryetarit të KMSH-së, H. Selim

Muça për këtë ceremoni me vlera për Shkodrën, Shqipërinë dhe besimtarët myslimanë.

Në fund të ceremonisë, Kryetari i Këshillit të Bashkisë Shkodër, Bardhyl Lohja ka bërë dorëzimin e titullit “Qytetar Nderi” i Shkodrës, për dijetarin Vehbi Sulejman Gavoçi. Pjesëmarrësit në këtë veprimtari kanë pasur mundësi të shohin nga afër foto-ekspozitën kushtuar jetës dhe veprës së dijetarit Vehbi S. Gavoçi dhe botimet e tij të shumta në arabisht dhe shqip.

"Qytetar Nderi" i Shkodrës për dijetarin e shquar H. Vehbi Gavoçi

Xhamia e Berlinit, Gjermani

Page 14: Revista Drita Islame Prill 2012

14 Di PRILL 2012

HALIT MUHARREMI

Profeti Muhamed (a.s.), perso-naliteti më i madh dhe figura më e dashur për myslimanët, nuk na shfaqet në trajtën e një mbinjeriu. Përkundrazi, gjithçka tek ai ësh-të sa e lartë aq edhe integralisht humane, një dukuri e tërësishme e cila gjendet e trupëzuar në vetë personalitetin e Profetit (a.s).

Brenda tij shkëlqeu mahnitshëm bukuria e shpirtit, shkalla më e lar-të e fisnikërisë të një karakteri të përsosur, dashuria gjithpërfshirë-se që rrëmbeu ndjenjat, imagjina-tën dhe inteligjencën e myslima-nit, çka përbëjnë një kombinim të realitetit tokësor me idealet më të larta morale dhe shpirtërore.

Sa herë që përmendin emrin e Profetit (a.s.) myslimanët derdhin lumenj bekimesh për të. Invoka-cion ky, që derivon drejtpërsëdrejti si një arketip qiellor, pasi siç cito-het edhe në Kuranin e shenjtë:

“Vërtetë edhe vetë Allahu së bashku me engjëjt e tij e mbuloj-në Profetin me bekimet e tyre.” (33:56)

Profeti (a.s.) manifestoi deri në perfeksion virtytet më të larta të qenies njerëzore derisa çdo vep-

Komente & Opinione

PROFETI QË ANGAZHOINË RRUGËN E TIJÇDO ZEMËR BESIMTARI

Page 15: Revista Drita Islame Prill 2012

15DiPRILL 2012

rim i tij u bë objekt shqyrtimi i kujdesshëm dhe çdo thënie e tij u memorizua në kujtesën e bash-këkohësve.

Për këtë arsye personaliteti dhe vepra e tij qëndrojnë si një ideal i përjetshëm i trupëzuar brenda një qenie njerëzore, një ideal i cili synohet për t’u arritur nga çdo besimtar.

Në lidhje me sa u tha më lart, në Kuran thuhet:

“Vërtetë shembullin më të për-kryer ju e patët tek i dërguari i Alla-hut.” (33:21)

Gjerësia dhe thellësia kuptimore që ka rrethuar jetën e Profetit (a.s.) mbi tokë, siguron për besimtarin një rend pa fund precedentesh të cilët mund të merren si etalone shembullore normash e vlerash që mund mbulojnë praktikisht të gjitha dimensionet e njeriut në këtë jetë. Kjo sepse Profeti (a.s.) ka qenë njëherësh mendimtar soditës, udhëheqës i masave dhe asket, thellësisht i epur drejt bo-tës tjetër, ndërkohë që ishte tepër i suksesshëm mbi tokë.

Ai kishte përjetuar varfërinë dhe vetminë e jetimit, bari në fi-llim dhe më vonë tregtar. Ai pro-voi jetën e të syrgjynosurit e më vonë gëzimet dhe hidhërimet e jetës bashkëshortore. Ai ishte një-kohësisht udhëheqës ushtarak, gjykatës religjioz dhe burrë shteti, themelues dhe drejtues i të parit shtet islam në botë. Ai ishte fara e shëndetshme e një perandorie të ardhshme botërore. Dhe e gjitha kjo veprimtari kaq intesive pa ha-rruar për asnjë çast të vetëm, siç dëshmohet në Kuran, t’i kushtojë Allahut devocion përmes adhu-rimit.

“…Allahu e di që juve vigjëloni ndonjëherë sa dy të tretat e na-tës…” (73:20)

Kështu ai përbën një model të përkryer jo vetëm në përputhje me nocionin religjioz, por edhe në tër-ësinë e vetë ekzistencës së racës njerëzore.

Për myslimanin jeta nuk mund të ndahet në dy pjesë, në atë që i

përket religjionit, dhe tjetrës që i përket sferës laike. Përkundrazi, të dyja këto gjysmë sfera përbëjnë një të tërë që është vetë ekzisten-ca, e cila më pas asimilohet tër-ësisht brenda idealeve profetike.

Sigurisht që nuk është e thënë që çdo mysliman të ketë prirjen për t’u bërë gjykatës ose udhëhe-qës, por nga ana tjetër është e de-tyrueshme që secili besimtar, pa-varësisht nga rrethanat, të jetojë një jetë të virtytshme në përputhje me ligjet e sheriatit islam.

Po kështu manifestimi tek be-simtari i vlerave të larta morale si të qenët i drejtë, bujaria, mëshira, sinqeriteti, dashuria për hir të Zotit etj., përbëjnë tipare themelore të cilat e afrojnë gjithnjë e më shumë besimtarin me idealet profetike.

Gjatë përvojave të imitimit të vlerave shpirtërore të Profetit (a.s.), besimtari do të gjejë patjetër rru-gën e tij të shpëtimit shpirtëror.

Që të mund të bëjmë një vlerë-sim qoftë edhe të përgjithshëm të lidhjeve që ekzistojnë ndërmjet besimtarëve myslimanë dhe pro-fetit Muhamed (a.s.), le t’i drejto-hemi Kuranit të shenjtë dhe his-torisë islame.

Kur e pyetën një herë Aishen, bashkëshorten e Profetit se si do ta përcaktonte karakterin e tij? Ajo u përgjigj: “…a nuk e keni lexuar Kuranin? …në të vërtetë Kurani është vetë karakteri i Profetit.”

Vlerësimi i mësipërm nxjerr në dritë një aspekt tepër të rëndësi-shëm që ekziston ndërmjet mesa-zhit të shenjtë dhe mesazherit të tij, nëpërmjet përmbajtjes trashe-ndente të zbulesës dhe atij që e shpall këtë zbulesë.

Ai i cili u vlerësua i denjtë për t’i transmetuar njerëzimit mesazhin e Allahut, me siguri që duhet të posedojë një shpirt që do të ishte në harmoni të plotë me lartësinë hyjnore të mesazhit.

Por në vlerësimet tona mund të shkojmë edhe më tej e të pohoj-më se Muhamedi (a.s.) nuk ishte i madh ngaqë u bë profet, por u zgjodh si profet pikërisht sepse

Në mbështetje të

dashurisë ndaj Allahut,

myslimanit i pohohet se

do të bëhet i dashuri i Tij

në qoftë se do të ndiqte

udhën e Profetit (a.s.). Kjo

për arsye se Muhamedi

(a.s.) ishte i dashuri i

Allahut, dhe shkuarja pas

tij e bën besimtarin akoma

më të dashur ndaj Krijuesit.

Page 16: Revista Drita Islame Prill 2012

16 Di PRILL 2012

ishte i madh. Në një urtësi profetike thuhet:“Në qoftë se doni Allahun, më

ndiqni mua, Ai pastaj do t’ju dojë juve…”

Në mbështetje të dashurisë ndaj Allahut, myslimanit i pohohet se do të bëhet i dashuri i Tij në qoftë se do të ndiqte udhën e Profetit (a.s.). Kjo për arsye se Muhamedi (a.s.) ishte i dashuri i Allahut, dhe shkuarja pas tij e bën besimtarin akoma më të dashur ndaj Krijue-sit.

Kështu, ai që bekon me lutje Profetin do të shpërblehet me dhjetëfishin e bekimeve nga Alla-hu i madhëruar.

Ajo çfarë mund të themi pas kë-saj që parashtruam deri këtu, ësh-të që të sigurosh afërsi me Alla-hun duhet të krijosh këtë afërsi së pari me Profetin (a.s.).

Në Kuran është shkruar se:“…vërtetë Profeti u qëndron më

pranë besimtarëve nga ç`i qëndroj-në ata vetes së tyre…” (33:6)

Kjo e vërtetë nuk do mundej të shpjegohej plotësisht për shkak të qëndrimit jashtë të konceptit kohë. Sidoqoftë, afërsia ndërmjet Profetit dhe besimtarëve kapërcen çdo kufi kohor, sepse jeta, vepra dhe virtytet e tij janë vulosur the-llë në zemrën e myslimanit, ndaj askush prej nesh nuk e imagjinon Muhamedin (a.s.) si një subjekt që ka jetuar në një epokë tjetër his-torike.

Lidhjet e tij me umetin islam, janë lidhje shpirtërore. Ato për-bëjnë një receptor të përkryer të hapur për t’u ripërtërirë nëpërmjet besimit, praktikimit të virtyteve, devocionit ndaj Allahut të madhë-ruar dhe të dërguarit të Tij.

Profeti konstituoi në të vërtetë trupëzimin e këtij receptiviteti të kulluar të shpirtrave në lidhjet e tyre me Allahun.

Ai (a.s.) ka thënë: “…kush më ka parë mua, ka parë të vërtetën…”

Mësimi më i rëndësishëm që marrim nga kjo urtësi profetike qëndron në pohimin se, ata të ci-lët kanë parë Profetin, brendinë

e mendimeve dhe shpirtin e tij, kanë parë të vërtetën “fitra-hun”, që është njohja më e pastër e Alla-hut, dashurisë së paskajshme dhe nënshtrimit ndaj vullnetit të Tij.

Për vlerësimet dhe respektin e thellë të shprehur nga besimtarët myslimanë për profetin Muhamed (a.s.), njerëz që nuk e njohin mirë besimin islam apo edhe njerëz të besimeve të tjera, do të bënin pyetjen: Si mund të shpjegohet ky devocion i jashtëzakonshëm i transmetuar nga njëra epokë në tjetrën e brez pas brezi, dhe që nga ana e jashtme shprehet në-përmjet lutjesh nga më sublimet, hymneve dhe poemave që e lartë-sojnë Profetin nga njëri cep i botës myslimane në tjetrën?

Nga ana tjetër përpara Allahut njerëzit janë të barabartë dhe askush nuk ka nevojë që për t’u afruar tek Krijuesi të përdorë ndër-mjetës. Dhe mendimi vazhdon të mbetet i mjegullt kur pohojmë se është po aq e vërtetë se Kurani i ngarkon besimtarët myslimanë me detyrimin për të ndjekur Pro-fetin në rrugën e tij. Po kështu e gjithë trashëgimia e tij profetike përbën një burim themelor të ligjit islam që i nënshtrohet autoritetit të vetë Kuranit.

E megjithatë gjithë sa u trajtdua, përbën pjesërisht devocionin tonë ndaj Profetit. Kjo ngaqë është tje-tër gjë t’i nënshtrohesh një rregulli të jashtëm dhe krejt tjetër ta zba-tosh rregullin në kuptimin e për-qasjes së tij brenda kontekstit human.

Ligji nuk mund të bëjë më shumë se sa të urdhërojë bind-je të vullneteve, ndërsa Profeti angazhon çdo zemër besimtari në rrugën e tij. Përgjigjen për të gjitha këto e gjejmë në Kuranin e shenjtë.

Tashmë është fakt i njohur që besimi islam mbështetet rigoro-zisht mbi adhurimin ndaj Allahut te madhëruar, nocion i cili kon-ceptohet si një “Transhendent Absolut” .

Nga ana tjetër Muhamedi (a.s.)

Page 17: Revista Drita Islame Prill 2012

17DiPRILL 2012

nuk ishte tjetër veçse një qenie njerëzore para se të ishte i dërgua-ri i Allahut. Si qenie njerëzore ai nuk mund të konsiderohej në uni-versin shpirtëror të botës islame si një objekt që mund të adhurohej. Këtë na dëshmon një nga versetet e para të Kuranit të shenjtë: “…nuk ka zot tjetër përpos Allahut …”. Kjo na bën të qartë se përveç Allahut nuk mund të ketë adhurim tjetër nga ana jonë.

Islami nuk fokuson transfigu-rimin e Allahut të madhëruar në vetë figurën e Profetit (a.s.). Du-kuritë dhe paradokset që mund të vërëhen nga një vrojtues i jashtëm i painformuar mirë, një studiues i kujdesshëm mund t’i arrijë ve-tëm nëpërmjet zhvendosjes së përqendrimit të tij mediativ nga dimensionet e jashtme të veprimit drejt dimensioneve të brendshme të formatizuara sipas karakterit të vetë Profetit (a.s.).

Madhështia e këtij konceptimi është aq vetëndriçues saqë nuk mund të mos ngjallë respekt tek zemrat e vrojtuesve të paanshëm, të cilët hulumtojnë përmes veprës dhe jetës së Profetit (a.s).

Të kesh besim ndaj Profetit nuk mjafton të besosh vetëm në me-sazhin ndaj sinqeritetit që përci-llet përmes tij, por ai ngërthen në vetvete edhe një orientim moral dhe psikologjik përmes veprës dhe personit të tij, jo për ta kon-sideruar si “shpëtimtar”, sepse Ditën e Gjykimit gjithkush “…do japë llogari për mëkatet e tij, dhe se institucioni i shpërblimit apo i ndëshkimit sipas veprave që nje-riu ka kryer në jetë përbën mjetin më racional për ta mbajtur atë sa më larg së keqes dhe mëkatit. Ne besojmë se Ditën e Gjykimit, ve-tëm Allahu me mëshirën e tij si e vetmja instancë e lartë hyjnore, ka “tagër” për të falur mëkatet.

Por i dërguari i Allahut të ma-dhëruar është ai që u shtjen ndër-mend besimtarëve ekzistencën e madhërishme të Allahut, detyrat dhe kushtet e lutjes ndaj Tij.

“…të dërguam ty, Muhamed, si

dëshmitar përgëzues dhe qor-tues…” është shkruar në Kuranin e shenjtë.

Mjeti kryesor i kthimit pranë Allahut dhe i përfitimit të këna-qësisë të të qënit në krah të tij është beteja shpirtërore që njeriu zhvillon brenda vetes për të luf-tuar të keqen dhe për të triunfuar e mira. Është ky imperativ i të për-kushtuarit nëpërmjet adhurimeve kushtuar Allahut, edhe nderimi më i madh që i bëjmë Profetit (a.s).

Në këtë mënyrë rikthimi shpirt-ëror pranë Krijuesit fillon me ne-vojën e ndërgjejgësimit për të da-shur Profetin (a.s.). Akti i dashurisë ndaj Allahut, ngërthen në vetvete njëkohësisht edhe respektin ndaj Profetit (a.s.). Ky respekt nuk manifeston një besim të verbër, por një siguri absolute. Bash për këtë Profeti (a.s) ka konfirmuar: “Askush nuk e beson Allahun, në qoftë se nuk beson në Mua.”

Allahu i ngarkon të gjithë be-simtarët për të ndjekur rrugën e Profetit (a.s) dhe të dëshmojnë bindje ndaj Tij.

E gjithë trashëgimia profetike është në korelacion të plotë me të vërtetat Kuranore dhe i nën-shtrohet vetëm autoritetit të tij – Kuranit.

Është detyrë e besimtarëve myslimanë, e pjesës elitare në ra-dhë të parë për të hulumtuar mbi të vërtetat e mesazhit qiellor dhe kulturën profetike.

Objekt hulumtimesh për ne ësh-të edhe vetë familja dhe shokët e Profetit (a.s.). Janë ata që kanë shpjeguar Kuranin e shenjtë, janë modeli shkencor i ndërtimit të shkollave juridike islame. Ata kanë qenë mbrojtësit e së vër-tetës, dhe atyre nuk u munguan dijet, e nuk u kursyen për t’ia më-suar ato të tjerëve.

Që të mund të shohim më qartë perspektivat e të ardhmes tonë, duhet të studiojmë mirë dhe të njohim programet që ata ndërtuan dhe zbatuan për formimin e një modeli të shëndoshë islam.

Page 18: Revista Drita Islame Prill 2012

18 Di PRILL 2012

Fjalën e fundit rreth lidhjes midis Zotit, Universit dhe Njeriut, e ka thënë Tablloja e Krenarisë Njerëzore, zëri më i fuqishëm orientues kah e vërteta, lajmëtari i fundit i Gajbit (të fshehtës), profeti Muhamed (a.s.).

Ai është komentuesi i pagabueshmëm i ngjarjeve. Nga njëra anë, Ai është më i afërti me Allahun, nga ana tjetër është i fundmi, por më i sigurti udhëzues i kurbetit të kësaj bote. Allahu (xh.sh.) në Kuran na fton ta ndjekim këtë shembull duke na e vënë kusht të da-shurisë së Vet. Ai thotë: “Në qoftë se e doni Allahun, më ndiqni mua që t’ju dojë Allahu…” (Al-Imran: 2-3)

Vetë Profeti (a.s.) thotë: “Mua më ka edukuar Allahu dhe ma ka përsosur edukatën (moralin).” Ndërsa Alla-hu për të në Kuran thotë: “Ti vërtet je i pajisur me një moral të lartë.” Atëherë, me qëllim që të përfitojmë sa më shumë nga kjo edukatë dhe të përsosim përherë e më tepër virtytin tonë, duhet që ta ndërtojmë jetën

sikurse udhëzuesi ynë, Profeti i mbarë njerëzimit. Duke vepruar edhe në jetën e përditshme si ai, ne kemi mundësi të marrim shpërblim adhurimi edhe për punët e zakonshme.

Le të ndalemi pak në disa aspekte të sjelljes së më-suesit të mendjeve, të dashurit të zemrave, edukuesit të egove dhe mbretit të shpirtrave tanë.

Dita e Profetit (a.s.) fillonte me përmendjen e Allahut e me lutje të cilat zinin vend në gjuhën dhe zemrën e tij gjatë tërë ditës. Kur takohej me dikë, Profeti (a.s.) përshëndeste i pari dhe nuk largohej derisa të largo-hej bashkëbiseduesi.

Në fytyrën e tij të bekuar pasqyrohej përherë një buzëqeshje e ëmbël megjithëse jeta e tij kalonte mes brengash therëse. Kur fliste apo dëgjonte drejtohej me të gjithë qenien kah bashkëbiseduesi dhe nuk kthente vetëm kokën apo sytë. Kur ulej nuk e mbante

TË JETOSHSI PROFETI MUHAMED A.S.

ALI ZAIMI

Page 19: Revista Drita Islame Prill 2012

19DiPRILL 2012

asnjëherë njërën këmbë mbi tjetrën dhe nuk i zgjaste këmbët drejt njerëzve. Qëndronte ose mbi dy gjunjët, ose këmbëkryq. Kur flinte kthehej nga krahu i djathtë, vendoste dorën e djathtë poshtë faqes dhe këmbët nuk i shtrinte plotësisht.

Kur ecte më i larti i profetëve, nuk e ngrinte kokën lart, por e përkulte pak dhe e kërruste paksa trupin saqë dukej sikur ecte drejt një të tatëpjete. Kjo ishte shenjë modestie nga ana e tij. Kur hante nuk nxitonte, preferonte të hante me njerëz të tjerë, jo vetëm, dhe hante nga njëra anë e enës (pjatës). Ujin e pinte me tre ndalesa dhe sikurse ushqimin edhe ujin e pinte ulur. Çdo punë e fillonte me përmendjen e emrit të Allahut (Bismilah) dhe e mbyllte me alën (Elhamdu-lilah).

Mëshira e njerëzimit dhe e gjithë botës ishte shumë i dashur dhe i afërt me shokët dhe bashkësinë e vet. Në Kuran thuhet: "Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndjeshëm dhe i më-shirshëm për besimtarët." (Teube, 128)

Kur dikush kryente një vepër të mirë Profeti (a.s.) e lavdëronte dhe e nxiste, duke e bërë shembull edhe për të tjerët; ndërsa kur dikush bënte një gabim, nuk ia thoshte në fytyrë, por e përgjithësonte çështjen.

Edhe armiqve më të egër të tij gjatë ftesës dhe pasi pranuan Islamin, ai nuk ua kujtoi armiqësitë e më-parshme, por i nderoi sikur të kishin qenë përherë përkrah tij.

Për sa i përkiste të drejtës së njerëzve të tjerë, Pro-feti (a.s.) gjëmonte si luan dhe nuk qetësohej derisa drejtësia të vinte në vend. Megjithëse ai ishte i Dër-guari i Allahut, këshillohej për çështje të ndryshme me shokët e vet, shumë herë edhe me bashkëshortet e tij. Ai ishte aq i thjeshtë sa t’i kërkonte leje gruas së tij që të adhuronte Zotin. Kaq i ndjeshëm ishte ai ndaj së drejtës së secilit. “A më lejon, o Aishe, që këtë natë të qëndroj e të adhuroj Zotin tim?”, do të thoshte ai.

Ai do të këshillohej me shokët për martesën e vajzës së vet, do të dilte në Uhud vetëm se shumi-ca kërkonin të dilnin. Në këtë mënyrë, ai do t’u më-sonte njerëzve respektin, bashkëpunimin, frymën e vëllazërimit, jetën në bashkësi, duke sakrifikuar individualitetin.

Mes pjesëtarëve të familjes, Profeti ishte një krye-tar familjeje shembullor. Mes shokëve, ai ishte një prijës dhe mësues i mrekullueshëm, që dinte shumë mirë të futej në zemra. Ai ishte një udhëzues i pa-shoq, që kurrë nuk i zhgënjente dhe nuk i thyente ata që i shkonin pas. Ai ishte një ligjërues mbret i alës, një gjykatës mjeshtër gjykimi, një kryetar shteti i shkëlqyer dhe një strateg ushtarak që nxirrte fitore nga humbjet. Të gjitha këto përsosmëri arrinin tek ai kulmin, por, pavarësisht nga të gjitha këto, ai gjith-monë sillej si njeri i rrafshët, e quante veten njeri si gjithë të tjerët.

Si të mëdhenjtë, Profeti i dashurisë dinte të trajtonte edhe fëmijët. Ai i përshëndeste ata, bisedonte me ta si të ishin të rritur, duke iu forcuar atyre personalitetin dhe nuk u bërtiste kurrë, ishte përherë i buzëqeshur përballë tyre. Enes bin Maliku qëndron dhjetë vjet në shërbim të tij dhe nuk mban mend që të jetë qortuar prej tij për diçka që e ka bërë keq, apo për një punë që s’e kishte bërë, sepse ai ishte fëmijë.

Në një përshkrim të mbështetur në alët e Aliut (r.a.), i Dërguari i Allahut na paraqitet kështu: “Në bu-jari, i Dërguari i Allahut është më bujari dhe dorëploti i njerëzve. Për nga butësia dhe gjerësia, zemra e tij është më e buta dhe më e gjera zemër e njerëzve. Atij i qenë ngarkuar ngarkesa të rënda që i pati ngritur pa bërë “Of!”, u pati vënë gjoksin punëve të papër-ballueshme e që s’ti rrok mendja dhe pati vepruar gjithmonë njerëzisht ndaj çdo lloj mundimi, torture apo mungese njerëzie. Ai përfaqëson ndër njerëz mënyrën më të qëlluar të të shprehurit.”

Ai është njeriu më i drejtë në alë. Nga goja e tij nuk ka dalë gënjeshtër. Ka menduar drejt, ka folur drejt dhe i ka ftuar të tjerët te e drejta. Ai ishte jash-tëzakonisht i natyrshëm. Po t’i rrinit pranë, kurrsesi nuk do të ndjeheshit i shqetësuar. Ju qetësonte sikur të ishit duke ndenjur me një shokun tuaj. Kishte një natyrë dhe një shpirt të lartë që asnjë njeri nuk mund të ngjitej në nivelin e tij, nuk mund të rrinte si ai, nuk mund të mendonte si ai dhe nuk mund të bëhej si ai. Ai zbriste me thjeshtësi në nivelin e bashkëbiseduesit ose të kuvendit dhe ata që kishte pranë kurrë nuk i shtypte me ndryshimin që kishte me ta dhe nuk u shkaktonte shqetësim.

Vetë sahabët janë argument i profetësisë së tij. Edhe ata, secili si një yll, kanë ndriçuar njerëzimin me dije, edukatë e mirësi. Ata janë nxënësit më besnikë të shkollës së Muhamedit (a.s.). Ata krenoheshin me Profetin dhe ai krenohej me ta. I donte me gjithë shpirt dhe e donin aq shumë sa ishin gati të flijoheshin në çdo moment në mbrojtje të tij.

Është e pamundur të tregohet një njeri i dytë që të jetë dashur si ai, as para tij e as më pas. Kush me alë, kush me qëndrim e kush me zemër, përshpërit të njëjtat ndjenja për mëshirën e gjithë botëve, Mu-hamedin (a.s.).

Ai ishte njeriu i dimensioneve të vecanta. Njeriu i lutjeve dhe adhurimit, portret i mëshirës dhe zemër-gjerësisë, hero i besnikërisë dhe sinqeritetit, strateg i suksesit dhe përparimit, ekuilibrues i trupit dhe shpirtit, udhëzues i rrugës së drejtë për mbarë nje-rëzimin, mësues i pashoq, transformatori më i madh, robi më i denjë i Allahut, shembulli më i bukur i sojit njerëzor, krenaria e njerëzimit dhe e mbarë pemës së krijimit.

Page 20: Revista Drita Islame Prill 2012

20 Di PRILL 2012

Toleranca dhe harmonia ndërfetare në Islam buron nga Kurani dhe Tradita Profetike e Hz. Muhamedit (a.s.). Një prej shembujve më interesant të tolerancës së Profetit Muhamed (a.s.), është statuti i privilegjeve të të krishterëve, dhënë nga Profeti (a.s.) për murgjërit e Manastirit të Shën Katerinës.

Letra e Profetit Muhamed (a.s.) për murgjit e Manastirit të Shën Katerinës

Në vitin 628, Profeti Muhamed (a.s.) garantoi një statut privilegjesh për murgjërit e Manastirit të Shën Katerinës në Malin Sinai. Ai përbëhej nga disa klauzola, të cilat mbulonin të gjitha aspektet e të drejtave të njeriut, përfshirë këtu tema të tilla si: mbrojtja e të krishterëve, liria e adhurimit dhe lëvizjes, liria për të caktuar gjykatësit e tyre, për të patur dhe mbajtur pronat e tyre, përjashtimi nga shërbimi ushtarak, si dhe e drejta e mbrojtjes në kohë lufte.

“Ky është një mesazh nga Muhamed ibn Abdullah, si një pakt për ata që mbajnë Krishterimin, pranë dhe larg, ne jemi me ta.

Me të vërtetë unë, shërbëtorët, ndihmuesit dhe ndjekësit e mi, i mbrojnë ata, sepse të krishterët janë qytetarët e mi; dhe për Allah, unë jam gjithmonë kundër çdo gjëje që i dëshpëron ata.

Asnjë lloj detyrimi nuk duhet të ketë mbi ta.As gjykatësit e tyre nuk do të hiqen nga puna dhe as

murgjërit e tyre nga manastiret e tyre.Asnjë nuk lejohet që të shkatërrojë një shtëpi të besimit

të tyre, ta dëmtojë atë, apo të marrë ndonjë gjë nga ajo për tek shtëpitë e myslimanëve.

Në qoftë se ndonjë merr ndonjë nga këto, ai do të shkelë paktin e Zotit dhe nuk i bindet profetit të Tij. Me të vërtetë, ata janë aleatët e mi dhe kanë statutin tim të sigurt kundër gjithçkaje që ata urrejnë.

Forum GENTI KRUJA*

Asnjë nuk do t'i detyrojë ata që të udhëtojnë apo t’i obligojë për luftë. Myslimanët duhet të luftojnë për ta.

Në qoftë se një femër e krishterë martohet me një mysliman, kjo nuk duhet të ndodhë pa aprovimin e saj. Ajo nuk duhet të ndalohet të vizitojë kishën e saj për t’u lutur. Kishat e tyre duhet të respektohen. Atyre nuk duhet t’u ndalohet riparimi i tyre, as shenjtërimi i pakteve të tyre.

Asnjë njeri nga umeti (bashkësia myslimane) nuk duhet të shkelë këtë pakt ...”

Ky statut i privilegjeve ka qenë nderuar dhe zbatuar me besim të plotë nga gjithë myslimanët në shekuj dhe në të gjithë tokat ku ata sunduan.

Profeti Muhamed (a.s.), si komentator legjitim i Kuranit, i shpjegoi më gjerësisht parimet dhe idealet kuranore, për tolerancën dhe lirinë e besimit dhe me shembullin e vet vuri në jetë dhe i bëri traditë praktike edhe për brezat pasardhës.

Duke i quajtur hebrenjtë dhe të krishterët “Dhimijj” (të mbrojturit) Profeti (a.s.) tha:

“Kush torturon një dhimijj, unë jam armik i tij dhe atë armiqësi do ta shfaq edhe në Ditën e Gjykimit.”

Në një letër që ua dërgon hebrenjve dhe të krishterëve të Nexhranit, Profeti (a.s.) thotë:

“Nexhrani dhe fqinjësia e tij, nga Zoti dhe profeti i Tij Muhamed e kanë të mbrojtur - pasurinë e tyre, kishat e tyre dhe gjithçka që kanë në pronësi”.

Nga Hutbeja (ligjërata) e lamtumirësFjalimi i njohur i lamtumirës i Profetit (a.s.) i ka

përmbledhur mësimet islame për veprimet e qarta e të drejta ndaj njerëzve, më vonë ajo do të bëhet një deklaratë e paprecedentë për të drejtat e njeriut. Gjatë kohës së Haxhit të fundit (Pelegrinazhit islam) dhe pak para se të ndërronte jetë, Profeti (a.s.) tha:

“O njerëz, dëgjoni ç‘do t’ju them, sepse nuk e di se a do

TOLERANCA NË TRADITËN PROFETIKE

Page 21: Revista Drita Islame Prill 2012

21DiPRILL 2012

të takohemi në këtë vend pas këtij viti.Me të vërtetë, gjaku juaj, pasuria dhe nderi juaj janë

të shenjta për ju, derisa të takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë, në këtë muaj dhe në këtë vend. O njerëz, ju keni një Krijues dhe një të parë. Të gjithë jeni pasardhësit e Ademit, e Ademi është prej dheut. Nuk është i pranueshëm kurrfarë dallimi në mes jush. Nuk ka përparësi arabi ndaj joarabit, as joarabi ndaj arabit! I bardhi nuk është më i mirë se i ziu, as i ziu më i mirë se i bardhi. E vetmja gjë e rëndësishme është devotshmëria personale...

Jini të mëshirshëm ndaj njëri-tjetrit. Ju jeni vëllezër e motra në mes vete. Mbështeteni njëri-tjetrin sikurse tullat dhe ashtu mbajeni të fortë ndërtesën e bashkësisë suaj.

Bëhuni të drejtë dhe ruajeni shpirtin tuaj nga padrejtësia e dhuna.

Mos mbillni urrejtje, veç dashuri...”. Janë pikërisht këto alë që themelojnë kushtetutën

islame, e cila ndalon gjakmarrjen, racizmin, padrejtësinë dhe dhunën.

Ndërsa se si është zhvilluar kjo tolerancë praktikisht, mund të përmenden dy shembuj nga jeta e Profetit Muhamed (a.s.).

Rasti i parë: Në zenitin e fuqisë së tij, në kohën kur ushtarët e tij ngadhënjimtarë hynë në Mekë si çlirimtarë, në vendin ku ai dhe pasuesit e tij, njëzet vjet me radhë pësuan tortura dhe u detyruan të braktisin atë vend, Muhamedi (a.s.), ndonëse i fuqishëm si një prijës, me butësinë dhe mirësinë e tij, qëndroi pranë Qabes. Me mijëra shpata të zhveshura ishin duke pritur hakmarrjen mbi kurejshët (idhujtarët) dhe duke i shikuar armiqtë më të këqij të Islamit, Ebu Suanin dhe gruan e tij Hindin, të cilët masakruan trupin e Hamzait, xhaxhait të Profetit, ishin duke shikuar Ikrimen, të birin e Ebu Xhehlit dhe Safvanin

dhe ... pikërisht atëherë Muhamedi (a.s.) i pyeti: “O kurejshë! Ç’mendoni se do t’ju bëjmë juve sot?”

Ata të gjithë e njihnin shëmbëlltyrën dydimensionale të Muhamedit (Isain, Jezusin e mëshirshëm dhe hidhërimin e pezmatuar të Musait). Ata panë mëshirën në sytë e tij dhe iu përgjigjën: “Ti je vëllai ynë i madh”. Atëherë, me një zë plotë falje dhe mirësi të ngrohtë ai u tha: “Shkoni! Të gjithë jeni të lirë!”

Rasti i dytë: Një delegacion i të krishterëve të Nexhranit kishte shkuar në Medine dhe atje kishte zhvilluar diskutime të gjata me Profetin (a.s.) në xhami. Gjatë kohës së takimit të tyre, të krishterët kërkuan pushim për kryerjen e riteve të tyre fetare, por nuk dinin se ku mund t’i kryenin ato. Muhamedi (a.s.) e kuptoi shqetësimin e tyre dhe i ftoi të kryejnë (meshën) shërbesën e tyre fetare në xhami, në njërin nga vendet më të shenjta të Islamit. Ky është një shembull i tolerancës, zemërgjerësisë dhe mirëkuptimit, i ofrimit të vendit të shenjtë për lutje, i cili në të ardhmen do të bëhet normë e sjelljes islame.

Këtë praktikë të Muhamedit (a.s.) do ta ndjekin më vonë edhe kalifët dhe drejtuesit e parë myslimanë pas vdekjes së tij, të cilët në pajtim me dispozitat e Sheriatit dhe porosive profetike, do të japin shembuj të shumtë të tolerancës fetare.

Ebu Bekri, kalifi i parë, pason shembullin e Muhamedit (a.s.) në fushën e tolerancës, marrëdhënieve ndërnjerëzore e humanitetit, madje edhe në kohën e luftës. Ai porositi Usame bin Zejdin, para se të nisej për në Siri, të sillej njerëzishëm me të nënshtruarit, t’i linte të qetë në kënaqësitë e begative të tyre.

“Mos i shkelni zotimet tuaja, mos përdorni hipokrizitë, mos e teproni në të drejtat tuaja. Mos i gjymtoni kufomat, mos i digjni të mbjellat, mos flijoni as dash, as deve, që të ushqeheni ju. Nëse në rrugë takoni priftërinj, murgj ose

Jini të mëshirshëm ndaj njëri-tjetrit. Ju jeni vëllezër e motra në mes vete.Mbështeteni njëri-tjetrin sikurse tullat dhe ashtu

mbajeni të fortë ndërtesën e bashkësisë suaj.Bëhuni të drejtë dhe ruajeni shpirtin tuaj nga padrejtësia e dhuna.

Mos mbillni urrejtje, veç dashuri...”.

Page 22: Revista Drita Islame Prill 2012

22 Di PRILL 2012

fetarë që soditin, i lini të lirë dhe mos i shqetësoni.” Pas Ebu Bekrit në krye të shtetit islam do të vijë kalifi

Umer bin Hatab, i cili konsiderohet ndër udhëheqësit më të denjë në historinë islame dhe simbol i zbatimit të drejtësisë dhe tolerancës.

Në dokumentet që Umeri u kishte dhënë banorëve të qytetit të Jeruzalemit, Elionit dhe qyteteve tjera, u kishte garantuar të drejtën e lirisë personale, paprekshmërinë e pronës, paprekshmërinë e kishave, të tempujve,të manastireve, etj.

Ky prijës i madh edhe para se të vdiste nuk harroi ta këshillojë trashëgimtarin e vet për sjelljen e mirë ndaj jomyslimanëve, që jetonin në shtetin mysliman. Në këtë testament ai kërkoi që me jomyslimanët të veprohet drejtë dhe sipas dispozitave të së drejtës së Sheriatit.

Kjo frymë e tolerancës do të vazhdonte gjatë gjithë historisë së kulturës dhe të qytetërimit islam. Në të gjitha periudhat e zhvillimit do të përsëritej shpirti tolerant i Profetit dhe i kalifëve, si në aspektin teorik, ashtu edhe në atë praktik.

Tetëdhjetë vjet pas vdekjes së Profetit (a.s.), myslimanët kishin ngritur një shtet të fuqishëm, i cili shtrihej që nga kufiri indian, nëpër Azi dhe Afrikë, përgjatë brigjeve jugore të Mesdheut e deri në Oqeanin Atlantik në Andaluzi, shkruan shkrimtari Lion Fojhtvanger, në romanin e tij “Çifuti i Toledos”. Ai theksonte:

“Zotërinjtë e rinj sollën me vete një kulturë të pasur dhe e kthyen atë vend në më të bukurin, në më të rregulluarin dhe në më të popullarizuarin e Evropës.

Myslimanët u treguan të butë ndaj të mundurve. Për të krishterët e tyre ata përkthyen Ungjillin arabisht. Hebrenjve të shumtë... u dhanë barazi qytetare. Nën pushtetin e Islamit, hebrenjtë në Spanjë bënin një jetë të lumtur e të kamur si kurrë ndonjëherë më parë...”

Edhe në jetën familjare kemi shembullin e martesës së Profetit (a.s.) me Safijen, e cila ishte nga një familje hebreje. Profeti i thotë asaj, që askush s’të detyron të

pranosh Islamin, por nëse zgjedh Allahun dhe Profetin e Tij, unë të marr për bashkëshorte. Dhe ajo zgjedh Islamin dhe bëhet gruaja e tij. E kur e tallën disa si bija e hebreut, kur e mori vesh Profeti (a.s.) i tha asaj: “Pse nuk i the atyre, babai im është Musai (Moisiu) dhe xhaxhai Haruni (Aroni)?” Ashtu është edhe rasti i Rejhanes, një nga bashkëshortet e Profetit (a.s.), e cila rridhte nga një familje hebreje, si dhe Maria, një grua egjiptiane, që rridhte nga një familje e krishterë.

Marrëveshja e HudejbijesNë vitin e gjashtë të emigrimit të tij, Profeti Muhamed

(a.s.) i pati dhënë alën t’i dërgonte në Mekë për Umre sahabet e tij, që ndodheshin në një tendosje të plotë metafizike. Profeti mori me vete rreth 1.400 shokë dhe u nis për rrugë.

Kurejshët ishin të vendosur t’i pengonin myslimanët të futeshin në Mekë edhe sikur për këtë t’u duhej të përdornin armët dhe ashtu vepruan. Ushtria e tyre kishte pushtuar kullotën Beladin. Një njësit prej dyqind vetash nën komandën e Halid bin Velidit dhe Ikrime bin Ebu Xhehlit kishte përparuar dhe kishin zaptuar zonën.

Në pamje të parë, aktet e marrëveshjes dukeshin krejt në dëm të myslimanëve, por duke u nisur nga përfundimi, Kur’ani e përshkruante këtë si një fitore.

Suhejli (përfaqësuesi i mekasve) do ta quante sukses të madh të vetin çdo lëshim që do të shkëpuste nga Profeti Muhamed (a.s.), prandaj nuk druhej të ngrinte edhe çështjet më të vogla.

Për shembull, ai qysh në fillim e kundërshtoi alinë me të cilën fillonte marrëveshja: “Bismil-lahi Rrahmani Rrahim” (Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit). Ai nguli këmbë të shkruhej: “Bismike’ll-llahumme” (Me emrin e Zotit tonë). Profeti Muhamed (a.s.)e pranoi.

Kundërshtimi i dytë i Suhejlit ishte për atributin “Resulullah” (i dërguari i Allahut). Ai tha: “Po të kishim pranuar se ti je i dërguari i Allahut, s’do të ishte nevoja për një marrëveshje të tillë!” Profeti (a.s.) i tha Aliut, që po bënte punën e shkruesit, ta fshinte alën “Resulullah” dhe të shkruante “Muhamed bin Abdil-lah” (Muhamedi i biri i Abdullahut). Pas një ngurrimi, Aliu e bëri ndryshimin.

Pothuajse të gjitha aktet e marrëveshjes u bënë shkak për debate të gjata. Suhejli thoshte se, po të mos shkruhej siç donte ai, nuk do të hidhte firmën në marrëveshje, kurse Profeti, duke u nisur nga rezultatet e mëdha që do të sillte ajo marrëveshje, për shumicën e kërkesave të Suhejlit thoshte “Po”!

Kështu Profeti Muhamed (a.s.)arriti që me anë të tolerimit në disa pika dhe kërkesa të mekasve, të mund të hapte rrugën për një paqe të qëndrueshme. Megjithëse për shumicën e myslimanëve, nenet e kësaj marrëveshjeje ishin diskriminuese, Profeti (a.s.) arriti të shikonte përtej horizonteve drejt së ardhmes. Po të vërehet me kujdes, ai toleron në disa pika mjaft të rëndësishme për myslimanët; pranon që atë vit të mos bëhej umreja, gjë që pranohej me vështirësi nga shokët e tij, të cilët për një kohë kaluan tronditje shpirtërore.

Letra e Profetit (a.s.) dërguar Nexhashiut, mbretit të krishterë të Abisinisë

Page 23: Revista Drita Islame Prill 2012

23DiPRILL 2012

Një pikë tjetër mjaft e vështirë për besimtarët, do të ishte se nëse dikush do të kërkonte të largohej nga Meka për në Medinë, nuk do të lejohej, kurse, po qe se dikush do të kërkonte të largohej nga Medina për në Mekë, nuk do të pengohej. Kjo do të thoshte që mekasit myslimanë apo jo, që do iknin në Medine, do t’u ktheheshin prapë kurejshëve.

Me këtë sjellje Profeti i tregoi botës në kohën kur nuk njihej toleranca dhe as mëshira apo lëshime të tjera të shikojnë ngjarjet me syrin e të gjithëve.

Siç shihet, në pamje të parë, të gjitha aktet e marrëveshjes dukeshin në dëm të myslimanëve. Sidomos akti që parashikonte ekstradimin e myslimanëve te kurejshët, i lëndonte shumë shokët e Profetit!

Kurse në fakt me paqen e Hudejbijes, garantohej që, për dhjetë vjet, kurejshët nuk do të përbënin shqetësim për myslimanët. Kjo periudhë dhjetëvjeçare kishte rëndësi jashtëzakonisht të madhe për myslimanët.

Një tjetër përfitim për anën e myslimanëve ishte se ata u njohën me Islamin në paqe. Kështu marrëveshja e Hudejbijes siguroi vajtje-ardhjet e dyanshme mes Mekës dhe Medinës. Gjer në paqen e Hudejbijes nuk kishte komunikim mes dy anëve. Por kur u lidh paqja, filluan vajtje-ardhjet nga të dy anët. Jeta në Medinë i magjepste ata. Prandaj Hudejbija ishte një triumf para triumfit të Mekës!

Si rrjedhojë e kësaj paqeje, të gjitha fiset dhe tributë filluan ta pranonin se Profeti (a.s.) dhe shteti-qytet që përfaqësonte ai, zotëronin mundësitë për të bërë marrëveshje me tërë personat apo entet politiko-ekonomike përreth. Ashtu siç ndodh sot që, kur themelohet një shtet i ri, ka nevojë të njihet zyrtarisht nga shtetet e tjerë, për rrjedhojë, të fitojë legjitimitet të cilin e përdor në vijim, si referencë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ashtu dhe duke lidhur marrëveshjen e Hudejbijes, Profeti siguronte njohjen e myslimanëve dhe të shtetit të tyre. Në qoftë se i njihnin kurejshët, pse të mos i njihnin edhe fiset e tjera? Kështu aktet e njohjes ndoqën njëri-tjetrin!

Ja pra kjo ishte dashuria e Profetit (a.s.) për paqen, mirëkuptimin, harmoninë, bashkëjetesën, respektin, dashurinë, zemërgjerësinë dhe faljen, norma të cilat janë ndaj të gjithë njerëzimit dhe sot duhet të përbëjnë jo vetëm nenet e kushtetutave të botës, por edhe norma të realitetit të përditshëm shoqëror.

Kjo frymë e tolerancës do të vazhdonte

gjatë gjithë historisë së kulturës dhe të

qytetërimit islam. Në të gjitha periudhat e

zhvillimit do të përsëritej shpirti tolerant i

Profetit dhe i kalifëve, si në aspektin teorik,

ashtu edhe në atë praktik.

Page 24: Revista Drita Islame Prill 2012

24 Di PRILL 2012

Intervista

Page 25: Revista Drita Islame Prill 2012

25DiPRILL 2012

Fillimisht, mund të na tregoni ndonjë gjë më shumë për jetën tuaj? Kur ka nisur karriera juaj?

Kam mbaruar Institutin e Arteve nën drejtimin e dirigjen-tit, Artistit të Popullit Rifat Teqja dhe gjithë arsimin para tij ia dedikoj shkollës së muzikës “Preng Jakova” të Shkodrës. Kam bërë stazhin parauniversitar në Pukë ku kisha fatin të isha mësuesi i parë i violinës, por edhe të angazhohesha në jetën artistike duke themeluar një ansambël rinor në qytet.

Pas diplomimit kam filluar punën në qytetin e Shkodrës ku kam organizuar dhe drejtuar koncerte e veprimtari të ndryshme artistike si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipëri-së, me Filarmoninë e Shkodrës, Orkestrën frymore si dhe formacionin e harqeve.

Pse pikërisht muzika?Vij nga një familje intelektualësh, të cilët e donin arsimin

dhe artin. Babai im i donte librat shkencorë dhe letërsinë, kurse nëna muzikën dhe violinën. Pasi panë që në fëmijëri (ose edhe nga dëshira për t’i parë) disa prirje të miat dhe pasi u konsultuan për to, më regjistruan në konkursin e shkollës së muzikës. Të fituarit e konkursit vulosi si duket edhe fatin tim në rrugën e artit, pavarësisht, se më duhet ta pranoj se rruga drejt tij tek unë nuk ishte aq e lehtë, pasi

kisha po aq (bile ndoshta më shumë) pasion për futbollin dhe makinat. Këmbëngulja e nënës dhe mësueses time të violinës më mbajtën në rrjedhën e muzikës.

Emri juaj lidhet vazhdimisht me Festivalin e Këngës për Fëmijë në Shkodër. Tani që ky festival ka hyrë në edicionin e 50-të, cila është ndjesia juaj si organizator?

Me fëmijët kam një lidhje të ngushtë pasi kam marrë përsipër drejtimin e aktiviteteve kulturore e artistike të kë-tij brezi. Në 28 vjet punë kam realizuar shumë premiera, koncerte të karakterit lokal e kombëtar, opereta, 37 Festi-vale të këngës për fëmijë nga të cilët 27 janë kombëtarë e mbarëkombëtarë etj.

Puna me Festivalin është një punë shumë komplekse dhe si e tillë të dhuron shumë ndjesi. Them është kom-plekse, pasi ajo lidhet me një ngjarje që është shumë e rëndësishme në traditën kulturore të një vendi. Bile, Festi-vali i Fëmijëve, më shumë se ngjarje, është institucion që frymëzon dhe edukon në mënyrë shumëplanëshe brezin e fëmijëve. Por, gjithashtu edhe rekuizita e Festivalit mbart një pjesë të potencialit të tij. Prandaj nuk është e çuditshme të them se një festival nëpërmjet fytyrës muzikore shpreh një sërë potencialesh të tjera kulturore, edukative, sociale e deri ekonomike a politike.

Ai është një prej emrave me një kontribut të madh dhe me vlera në këngën shqiptare, sidomos atë për fëmijë. Është ala për dirgjentin dhe kompozitorin shkodran Kujtim Alia. Në këtë intervistë muzikanti energjik vjen me një rrëfim për jetën e tij, duke na zbuluar disa nga sekretet e suksesit të tij artistik. Talenti i tij ka spikatur që në vogëli, duke mos u ndarë asnjëherë nga violina që ia shtoi akoma më shumë atë emocion në rrugën e bukur të artit. Veprimtaria e tij muzikore përfshin disa dekada, ku krijoi dhe dha kontribut jo vetëm në muzikën për fëmijë, por edhe në atë popullore shkodrane. Në gjithë këto vite ai ka drejtuar Festivalin Kombëtar të Këngës për Fëmijë, në Shkodër si dhe koncerte e veprimtari të ndryshme artistike si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë, me Filarmoninë e Shkodrës, Orkestrën frymore si dhe formacionin e harqeve. Pas viteve ‘90, ai angazhohet në një plan tjetër duke u bërë pjesë e organizimeve artistike të ndryshme në planin fetar. Pikërisht në vitet e para të rizgjimit fetar të shqiptarëve, edhe pse në kushte tepër të vështira, z. Alia me bashkëpunëtorët e tij organizojnë një seri koncertesh, të cilat vlerësohen maksimalisht për cilësinë dhe nivelin e tyre artistik, duke bërë që jehona e tyre t’i kalojë kufijtë e Shqipërisë. Në vitin 2007 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i beson drejtimin artistik të programit festiv artistiko-fetar të titulluar “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit”, organizuar në sallën e Pallatit të Kongreseve. Gjatë kësaj interviste, Kujtim Alia tregon për aktivitetin e tij artistik, suksesin në karrierë, mbresat dhe përjetimet nga bashkëpunimi i tij i gjatë me KMSH dhe veçanërisht për katër vitet që ka drejtuar programin kushtuar ditëlindjes së Profetit Muhamed ( a.s.).

KUJTIM ALIA

Page 26: Revista Drita Islame Prill 2012

26 Di PRILL 2012

Duke e vlerësuar Festivalin si të tillë (jo se dua unë, po Institucioni i Festivalit ka lindur para meje dhe do të jetojë më gjatë se unë), unë ndihem krenar që kemi arritur në edi-cionin e 50-të, duke menduar se kemi një traditë dinjitoze krahasuar me vendet përreth.

Cili është ai moment që ju e konsideroni majën e karrierës artistike, momentin më të arrirë?

Kjo pyetje është paksa e vështirë pasi unë nuk jam ma-rrë vetëm me veprimtaritë e fëmijëve. Nëse më pyesni për këto unë them se rezultati më i mirë është që pavarësisht vështirësive në vite të ndryshme, është ruajtur me fanatizëm tradita e Festivalit, kështu që sukses për mua, janë të tërë 28 edicionet e tij, që unë drejtova.

Ndërsa nga aktivitetet e tjera mund të përmend 4 çmi-met e para radhazi në Festivalet Kombëtare të Orkestrave Frymore (2008, 2009, 2010, 2011, dhe Çmimin e parë në “Festivalin e X të bandave muzikore”, në Giulianova të Ita-lisë, akorduar nga Presidenti i Republikës së Italisë).

Do ta përmend si arritje dhe sukses në punën time dhe të bashkëpunëtorëve të mi rikthimin e orkestrës sinfonike të qytetit të Shkodrës dhe koncertet e realizuara me të në dy vitet e fundit.

Pas rihapjes së fesë ju filluat të kontribuoni në një plan tjetër artistik, në programe me natyrë fetare. A mund të na njihni me disa prej tyre? Çfarë sollën ato në kohën kur feja sapo ishte rikthyer në vatrat shqiptare?

Një punë dhe sukses krejt i veçantë ka qenë edhe re-alizimi për herë të parë në realitetin shqiptar i premierës “Lavdërimi është vetëm për Allahun” me një ansambël artistësh të zgjedhur në skenën e teatrit Migjeni në vitin 1994, veprimtari që artistikisht ndoshta kulmoi me një pje-sëmarrje mbarëshqiptare në premierën e Shkupit “Gëzon bota islame”, dy vjet më vonë që u realizua nga një an-sambël me rreth 120 vetë, instrumentistë, këngëtarë dhe koristë të zgjedhur të cilët performuan “LIVE”.

Këto veprimtari u paraprinë nga një punë 4 vjeçare, gjatë së cilës u realizuan shumë programe në objektet e kultit dhe jashtë tyre, gjë që influencoi mendoj unë për afrimin pranë objekteve të kultit e fëmijëve dhe të rinjve, të cilët ishin pjesë e këtyre grupeve artistike që performuan në veprimtaritë që përmenda më lart.

Jehona e tyre i kaloi kufijtë e Shqipërisë, duke u shfaqur në trevat shqiptare dhe transmetuar edhe në televizione të huaja. Si ishte pritja nga bashkëkombësit tanë?

Më ndihmuat me këtë pyetje sepse është e vërtetë që jehona e këtyre veprimtarive të organizuara në vitet 1991-1994 u përhap në të gjitha trojet shqipfolëse. Në vitin 1994 me ftesë të medresesë së Isa Beut në Shkup filloj punën dhe brenda një periudhe prej dy muajsh realizoj premierën “Drita e gjithësisë”, e cila u shfaq në të gjitha qytetet krye-sore të Maqedonisë si dhe nga televizioni shtetëror MTV. Jehona e kësaj premiere vazhdoi gjatë dhe u pasua nga të tjera veprimtari të suksesshme të cilat më bëjnë të ndihem mirë dhe i vlerësuar edhe sot kur udhëtoj nëpër Maqedoni apo kur takohemi me kolegët me të cilët kemi punuar dhe gëzohemi që miqësia ruhet.

Pas shumë vitesh ju riktheheni sërish, por këtë radhë ndryshe, në një sipërmarrje më të vështirë dhe për një pu-blik më të gjerë. Si e gjetët veten në programin festiv të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë kushtuar Profetit Mu-hamed (a.s.) në Pallatin e Kongreseve? Cila ishte arsyeja që pranuat të bashkëpunonit për një eveniment të këtyre përmasave?

Në vitin 2007 pas një ndërprerje të këtyre veprimtarive në Shqipëri ftohem nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë për të drejtuar artistikisht programin festiv që do të realizohej në ditëlindjen e profetit Muhamed (a.s.) në sallën e Pallatit të Kongreseve.

Kjo ftesë më ndryshoi do të thosha, më bëri të ndihem përsëri mirë sepse ndërprerja e këtyre veprimtarive me karakter fetar ishte e dhimbshme jo vetëm për mua, por edhe për dashamirësit e shumtë të artit islam në Shkodër, Shqipëri edhe më gjërë. Pikërisht për këtë e mirëprita fte-sën për të realizuar një veprimtari me përmasa të tilla që them se i ka kaluar jo vetëm kufijtë e Shqipërisë por edhe ato ballkanikë.

Si specialist i fushës, a mendoni se ky program ka ardhur duke u rritur artistikisht nga viti në vit?

Mendoj se për mënyrën se si janë realizuar koncertet në Pallatin e Kongreseve, nga viti në vit kanë sjellë risi, ndër të cilat unë gjej shumë interesante krijimin e ilahive të reja shqiptare të kompozuara nga kompozitorë dhe poetë të njohur. Këtu do më pëlqente të nënvizoja edhe kualitetin dhe cilësinë e të kënduarit të grupeve vokale të medreseve që ka ardhur duke u perfeksionuar dhe duke krijuar tashmë një traditë të mirë.

Kë do veçonit nga këngëtarët, artistët e mëdhenj me të cilët keni bashkëpunuar në këto programe?

Për sa i përket vlerësimit do falënderoja në radhë të parë Komunitetin Mysliman, nxënësit e medreseve, bashkëpu-nëtorët e ngushtë me të cilët kam realizuar si: regjisorin Agron Hoxha, skenografin Adnan Kastrati, kompozitorët dhe aranzhuesit Roland Guli, Jetmir Mehmeti, Shpëtim Sa-raçi etj. Për artistët pjesëmarrës në këto veprimtari do të veçoja për kontributin këngëtarët Sabahete Vishnja, My-farete Laze, Sidrit Bejleri, Dorina Garuci etj. si dhe aktorët Reshat Arbana, Gëzim Rudi.

Një punë dhe sukses krejt i veçantëka qenë edhe realizimi për herë të parë në realitetin shqiptar i premierës “Lavdërimi është vetëm për Allahun” me një ansambël artistësh të zgjedhur në skenën e teatrit Migjeni në vitin 1994, veprimtari që artistikisht ndoshta kulmoi me një pjesëmarrje mbarëshqiptarenë premierën e Shkupit “Gëzon bota islame”,dy vjet më vonë që u realizua nga një ansambël me rreth 120 vetë, instrumentistë, këngëtarë dhe koristë të zgjedhurtë cilët performuan “LIVE”.

Page 27: Revista Drita Islame Prill 2012

27DiPRILL 2012

Duke qenë njohës i mirë i talenteve, a keni pikasur ndonjë element premtues në radhët e medresistëve?

Për t’u përgjigjur në këtë pyetje më duhet të them se veprimtaria artistike me karakter fetar realizuar nga Ko-muniteti Mysliman dhe Fondacioni “SEMA” tashmë po krijon një traditë. Në këtë shtrirje 5 vjeçare më ka takuar të punoj me disa breza medresistësh dhe përveç përkush-timit që këta nxënës e kanë të veçantë, kam arritur të njoh, të evidentoj dhe përgatis disa këngëtarë të talentuar, të cilët kanë shpalosur vlerat e tyre në këto veprimtari, por edhe në pjesëmarrjet e tyre në olimpiada muzikore jashtë Shqipërisë.

Ju jeni i pari që keni shkruar partiturën e Mevludit Sherif. Sa të vështirë e keni pasur kompozimin e tij?

Kështu mendoj por nuk është shumë e rëndësishme nëse jam i pari, apo jo. Rëndësia e shkrimit të këtyre materialeve fetare, Mevlud apo ilahi të traditës qëndron në faktin se tashmë këto materiale njihen dhe interpretohen njëlloj në të gjitha trevat shqipfolëse dhe transmetojnë vlerat e pa-diskutueshme që ne kemi në këtë fushë. Kjo na shërben dhe do të na shërbejë në të ardhmen për të vazhduar me pasurimin e këtyre vlerave.

Jeta juaj përtej profesionit Për këtë nga ngarkesa e punës më mbetet pak kohë të

cilën përpiqem që t’ia kushtoj familjes sime që nuk është e vogël, por edhe shoqërisë pa të cilën s’mund të isha ky që jam. Duke pasur një familje të lumtur më ka ndihmuar që të përkushtohem në veprimtarinë artistike dhe të arrij

rezultate. Së bashku me ta në kohën e lirë realizoj udhëtime të gjata me makinë për të njohur çdo cep të Shqipërisë, që është hobi im.

Planet tuaja për të ardhmen...Paralelisht po punoj për realizimin e disa veprimtarive ku

më kryesoret janë realizimi i edicionit të 17-të të Festivalit të këngëtarëve “Bilbilat e vegjël të Shkodrës këndojnë”, premierës së re të orkestrës frymore për pjesëmarrje në Festivalin kombëtar të këtyre trupave, koncert me Bandën sinfonike të Akademisë së Arteve të Bukura, Tiranë si dhe kurorëzimin me sukses të veprimtarisë më të rëndësishme për këtë vit, Festivalit të 50-të Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë.

KUJTIM ALIA Dirigjent, Drejtor i Qendrës Kulturore të Fëmijëve Shkodër,Pedagog i jashtëm pranë Universitetit të Arteve Tiranë“Mirënjohja e qytetit” të Shkodrës (Akorduar nga këshilli

bashkiak) Mbajtës i titullit “NAIM FRASHËRI I ARGJENDTË” (akor-

duar nga Presidenti i Republikës).

Page 28: Revista Drita Islame Prill 2012

28 Di PRILL 2012

Dossier & Histori ALI M. BASHA

të fesë islame - institucionit të kadilerëve, myftilerëve, detyrave dhe rolit të tyre, ngritjen dhe organizimin e zyrave të sheriatit etj. Këto probleme e të tjera të ngjashme, ai mundi t’i bëjë objekt diskutimesh e vendimmarrjeje në mbledhjen e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës të datës 5 maj 1913.Në vendimin e qeverisë të asaj date, midis tjerash thuhet: “Këshilli i Ministrave vendosi bashkimin e çështjeve civile me ato penale dhe shikimin e tyre në gjyqe të drejtësisë, suprimimin e kadilerëve dhe shikimin e padirave fetare nga ana e myftilerëve, emërimin e një myftiu në çdo nënprefekturë, me rrogë 1200 grosh dhe ndër prefektura me nga 1800 grosh. Myftinjtë do të vihen në dispozicion të Hirësisë së Tij, Vehbi Efendiu, Shejhul’islam i Shqipërisë dhe funksioni i tyre do të dekretohet prej tij”. Kjo dokumentohet edhe nëpërmjet një telegrami të cilin e nënshkruan si Myfti i Përgjithshëm i Shqipërisë, Vehbiu, i cili ua drejton prej

“Feja myslimane kryente edhe funksione të ideologjisë shtetërore. Islamizmi ishte rregulluesi, sovran dhe absolut i shtetit në mënyrë të tillë që Kurani dhe Kodi Civil ishin një gjë e vetme dhe që dogma, duke u identifikuar me nderimin shtetëror, i jepte këtij të fundit karakter të pandryshueshëm dhe ekzekutiv. Ushtrimi i pushtetit konsiderohej si një akt fetar. Xhamia ishte faltore, shkollë dhe gjykatë, kurse Kur’ani - libri i shenjtë, kodi dhe kushtetuta.”1

Pas Shpalljes së Pavarësisë klerikët përparimtarë me veprimtarinë atdhetare që realizonin, e radhitën veten në mes personaliteteve politike e shoqërore dhe të luftëtarëve të Lëvizjes Kombëtare. Shembull kuptimplotë është fakti që Vehbi Dibra, i zgjedhur në krye të Pleqësisë, i ngarkuar nga Kuvendi edhe me detyrën e Myftiut të Përgjithshëm të Shqipërisë, menjëherë filloi një veprimtari intensive për riorganizimin dhe më vonë reformimin e institucioneve

1. Stefanaq Pollo 2003 fq. 24

RIORGANIZIMI GRADUALI FESË ISLAME (1912 - 1920)

Page 29: Revista Drita Islame Prill 2012

29DiPRILL 2012

Durrësit disa nxënësve të Medresesë së Beratit, dhe u shkruan se “Detyra fetare dhe atdhetare e lyp me dalë në luftë për me mbrojtun atdheun.”2 Gazeta “Dielli”, organ i Shoqërisë "Vatra” të Amerikës, në numrin e vet 247, datë 23 shtator 1913, në një korrespondencë nga Vlora, që bënte alë për ndryshimet që ishin bërë në Qeverinë e Vlorës, veç tjerash, njoftonte se “Vehbi Dibra, i cili qe president i Senatit, u bë kryetar i muhamedanëve dhe vendin e tij e zuri z. Ekrem Vlora”. Nga kjo informatë kuptojmë se Vehbi Dibra në këtë mbledhje u lirua nga detyra e kryetarit të Pleqësisë. Postin e Myftiut të Përgjithshëm ai e kishte edhe në kohën kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë, por, siç kuptohet, në këtë mbledhje, pra pas afro një viti, ai lirohet nga detyra e kryetarit të Pleqësisë, për t’iu kushtuar tërësisht profilit të tij fetar. Feja islame, sikurse i gjithë shteti i sapoformuar, kishte nevojë për organizim e riorganizim të asaj që kishte trashëguar nga sundimi turk.Duke shfletuar “Librin e Jetëshkrimeve të Nëpunësave”, për Vehbi Dibrën konstatojmë se në shtyllën ku është shënuar nëpunësia, është shkruar: “Myfti i Përgjithshëm”, ndërsa në shtyllën ku është shënuar data e fillimit të detyrës shënohet: “Qysh se u ba Shqipënia” (u Shpall Pavarësia - A. B.). Edhe në diskutimin apo më mirë në alimin e lamtumirës që

2. Po aty

ka mbajtur në Kongresin e tretë islamik të vitit 1929 ai e konfirmon vetë këtë.3

Këto të dhëna janë të mjaftueshme për të hedhur poshtë disa pohime se gjoja në Shqipëri deri në vitin 1923 nuk paska pasur kryetar të fesë islame apo përpjekjet për të shpëtuar nga Halifati paskan filluar në vitin 1922. E vërteta është se në Shqipëri në fillim të viteve ‘20-të, u bënë përpjekje me rëndësi për riorganizimin e fesë islame mbi baza kombëtare. Këto përpjekje i favorizuan ndryshimet e mëdha politike, por dhe vetë shteti shqiptar ndihmoi mjaft për të “kombëtarizuar besimet” dhe për të ristrukturuar komunitetet e ndryshme fetare, duke përfshirë edhe atë mysliman. Duhet evidentuar se në këtë kohë puna në këtë drejtim ishte më e organizuar duke kaluar në fazën e institucionalizimit të problemeve. Në të vërtetë ajo punë ka filluar qysh me krijimin e shtetit shqiptar të pavarur dhe është zhvilluar gjatë terë asaj periudhe. Pra, duke u bazuar në dokumentet e kohës, konkludojmë se lufta për autonominë dhe shkëputjen e organizmave të fesë islame në vendin tonë nga Halifati është zhvilluar në terrenin praktik që në vitin 1912 dhe, për shumë vjet me radhë, deri sa u poqën kushtet dhe erdhi koha e mbajtjes së Kongresit të parë islamik të vitit 1923 kur shpallet edhe shkëputja de juro nga Halifati.

3. Shih në këtë vëllim fq.208-209

Page 30: Revista Drita Islame Prill 2012

30 Di PRILL 2012

Foto Lajm

Page 31: Revista Drita Islame Prill 2012

31DiPRILL 2012

7 vjet PROGRAM FESTIV

Page 32: Revista Drita Islame Prill 2012

32 Di PRILL 2012

Xhenetlinj kush të donë për me kanë Mustafasë i çon salat dhe shumë selam

Tahir efendi Popova “Mevludi”, fq.19

FERIT LIKAReportazh

KUR MEVLUDIKTHEHET NË TRADITË

Ç’ËSHTË DHE SI FESTOHET MEVLUDI?Ditëlindja e Profetit (a.s.), është një ngjarje e shënuar

që festohet me gëzim e kënaqësi të veçantë nga të gjithë besimtarët islamë. Përkujtimi i këtij përvjetori në vazhdi-mësi ka qenë burim frymëzimi për studime, krijimtari e botime të ndryshme fetare, letrare, historike, shkencore, kulturore e pedagogjike, që kanë shërbyer e shërbejnë për realizimin e misionit të tij.1 "Kjo ceremoni e quajtur mevlud, simbolizon dashurinë dhe përkushtimin e besimtarit islam ndaj Krijuesit dhe krijesës më të dashur te Allahu (xh.sh.) dhe përfundon me dashurinë e tij ndaj asaj që e rrethon njeriun.Si i tillë, mevludi ngërthen në vetvete veprime të ndërthurura duke filluar nga leximi i Kuranit famëlartë, këndimi i salavateve edhe selameve mbi Muhamedin (a.s), përshkrimit të jetës profetike, duke nxjerrë porosi dhe me-sazhe për jetën tonë të përditshme, dëgjimin e ligjëratave dhe porosive hyjnore, që kanë të bëjnë me besimtarin islam e deri te lutja e përbashkët.”2

Vargjet poetike, harmonia e ritmit, uljet dhe ngritjet e intonacionit, figurat letrare, ngërthehen së bashku për t’i dhënë jetë Mevludit, veprës së letërsisë islame kushtuar Njeriut të dimensioneve të veçanta, Profetit Muhamed (a.s.). Një vepër e tillë, ku përshkruhet jeta e Profetit për-

1. Faik Luli, Islam Dizdari - Mevludi në Gjuhën Shqipe fq.162. Po aty

mes vargjeve poetike, këndohet nëpër faltore dhe nëpër shtëpi, në ditën e 12 të muajit Rebiul Evvel, si dhe në ditët e tjera deri në mbarim të muajit apo edhe në raste për-kujtimesh.

Mevludi historikisht është organizuar në formë cere-monie në shtëpi ose faltore, ku këndohen pjesët më të spikatura prej hafizësh ose të tjerëve, por që kanë zë të bukur të kadiencës së stilit oriental. Pas faljes dhe këndimit të mevludit ka qenë zakon qerasja me gjëra të sheqero-sura (kryesisht sherbet) më pas këndoheshin salavate e ilahi.3

MEVLUDI TEK SHQIPTARËTMyslimanët në Shqipëri ashtu sikurse edhe anekënd

botës përkujtojnë ditën e lindjes së udhëzuesit të mbarë njerëzimit. Por mevludi nuk ka lindur në Shqipëri, krem-timi i tij në botën islame i ka fillesat në Egjiptin e largët (909-1171), prej nga ku u përhap në popujt myslimanë në çdo cep të globit.

Kremtimi i mevludit në trevat shqiptare nuk dihet se kur ka filluar ekzaktësisht, por ajo që dihet është se mevludi i parë i shkruar si krijimtari artistiko-letrare te shqiptarët i takon shekullit XVIII, pikërisht periudhës së Rilindjes Kombëtare, i shkruar nga rilindësi i shquar, Hasan Zyko Kamberi. Ndërsa në fundshekullin e XX-të, libri që ka

3. Po aty, fq.8

Page 33: Revista Drita Islame Prill 2012

33DiPRILL 2012

depërtuar më tepër në shtëpinë e myslimanëve është ai me titull “Mevludi Sherif” i Hafiz Ali Riza Ulqinakut. Sot njihen 20 mevlude të shkruar nga autorë të ndryshëm shqiptarë.

Edhe pse i vogël populli ynë ka një kulturë të pasur dhe tradita të shquara në trajtimin e tematikës fetare islame në letërsi. Numri i madh i mevludeve të shpërndarë në treva të ndryshme shqiptare dhe në diasporë, pasqyron një botë të çmueshme të kulturës islame të popullit tonë. Shumësia e këtyre veprave ka bërë që në zona të ndryshme në trojet shqiptare të njiheshin mevlude të ndryshme. Në Shkodër e rrethina këndohet mevludi i Hafiz Ali Riza Ulqinakut, në Kosovë këndohet ai i Tahir Popovës, në Çamëri ai i Hasan Zyko Kamberit dhe në Juglindje të vendit ai i Hafiz Ali Korçës.4 Ky i fundit njihet për gjuhën e tij bashkëkohore me një konceptim të ri në radhët poetike.

Pas rënies së Perandorisë Osmane, kushtëzuar nga rrethanat ideo-politike që dominonin në Ballkan, ku siç dihet Shqipëria ishte e rrethuar dhe e rrezikuar nga të katër anët, me qëllim asimilimin e popullsisë shqiptaro-islame, një rol të rëndësishëm në parandalimin e këtij fenomeni ka luajtur edhe vetorganizimi i myslimanëve përmes formave dhe mjeteve të ndryshme, përfshirë këtu edhe organizimin e ceremonisë së mevludit.

Pas Luftës së Dytë Botërore Shqipëria u “pushtua” nga regjimi monist, i cili gradualisht po ngushtonte frymë-marrjen e myslimanëve.5 Regjimi shkatërrues komunist vazhdoi me rrënimin e një numri të madh të objekteve të kultit, arrestimin dhe ekzekutimin e dijetarëve islamë, censurën ndaj jetës islame, zhduku shumicën dërrmuese të botimeve, etj. Në këtë panoramë të trishtë dhe të dhimb-shme për myslimanët, dijetarët islamë hartuan strategji, duke kërkuar e gjetur rrugëdalje për ruajtjen e Islamit përballë rrezikut që i kanosej. Padyshim që, në rrethana të tilla një nga mënyrat për ruajtjen e Islamit ishte edhe ceremonia e mevludit që organizohej nëpër familje. “Kjo formë e organizimit të myslimanëve, është dëshmi e qartë se udhëheqësit islamë dhe në kohët më të vështira, kur dominonte censura e sistemit monist, ditën që me mençuri dhe sakrifica të mëdha të mbajnë gjallë dhe të organizuar Islamin dhe myslimanët në këto troje, dhe atë pikërisht përmes mevludeve.”6

Në fillesat e tij (mevludit) në Shqipëri, besimtarët tradi-cionalisht informoheshin nga ligjëratat që mbaheshin në xhami, por edhe nga flamujt që vendoseshin nëpër minaret e xhamive. Kështu kur ata shihnin flamujt tek valëviteshin nëpër minare në mos mevludi e kuptonin se kishin të bënin me një ngjarje të rëndësishme. Flamujt gjithashtu nxisnin besimtarët të falënderonin Zotin dhe të përkujtonin lindjen e të dashurit të Tij, Muhamedit (a.s.). Organizimi publik i ce-remonisë së Mevludit në trevat shqiptare filloi në dekadën

4. Për më tepër shih “Mevludet në gjuhën shqipe” Faik Luli, Islam Diz-dari

5. Prof. Jusuf Zineni – Ndikimi i mevludit në fushën e thirrjes islame në trojet tona. Kumtesë e lexuar në sesionin shkencor “Mevludi tek shqip-tarët” 29 prill 2009 Prishtinë. Botuar në librin me të njëjtin emër.

6. Po aty

MEVLUDI NË XHAMINË ETHEM BEU

MEVLUDI NË XHAMINË ETHEM BEU

MEVLUDI NË SHKODËR

MEVLUDI NË SHKODËR

Page 34: Revista Drita Islame Prill 2012

34 Di PRILL 2012

e fundit të shekullit XX, pasi më parë ishte eksluzivitet i xhamive, por edhe në shtëpi besimtarët këndonin mevlud në gjirin e tyre familjar.

Në kohën kur në Shqipëri shumica e popullsisë ishte analfabete dhe në kushtet e mundësive të pakta të botime-ve, letërsia artistike njihej nga një pakicë e intelektualëve, ndërsa me mevludet ndodhi e kundërta; ata nuk u harruan dhe nuk humbën, por u njohën e u mbajtën mend në masë të gjerë, pasi “përmes formës letrare artistike të shprehjes, kishin një melodi të caktuar, gjë që ndikoi fuqishëm në përhapjen dhe ruajtjen e tyre”7 Bazuar në traditën profe-tike, dijetarët tanë të hershëm e kishin kuptuar mirë se përhapja e Islamit dhe qëndrimi në kontakt me besimtarët dhe popullin mund të realizohej më së miri përmes mjeteve legjitime, siç ishte edhe mevludi.

“Kur mjetet e thirrjes islame janë shumë të zgjeruara dhe të elektornizuara, të shpejta dhe efikase, edhe pse aty këtu dëgjohen disa zëra kritik ndaj kësaj ceremonie duke harruar realitetin nëpër të cilin kanë kaluar..., rolin dhe rëndësinë e organizimit të mevludit nëpër familjet tona nuk mund ta zëvendësojë asnjë mjet apo medium tjetër, sepse të gjitha këto janë të vobekta me shpirtin manifestiv që krijon mevludi në familje.”8

Festimi i mevludit vazhdon të jetë kënaqësi e veçantë për myslimanët. Ai ende gjallon, lexohet e këndohet duke mos u lënë në harresën e bibliotekave moderne, siç zako-nisht ndodh me libra e vepra të tjera të klasikëve të më-dhenj botërorë. Përkushtimi në këtë ditë të madhe (ditën e lindjes së Profetit) simbolizon dashurinë, respektin dhe përkujdesjen që shfaqin pasuesit e rrugës së tij. “Edhe ne si pjesëtarë të shoqërisë së madhe islame në botë, gjithnjë këtë ditë e kemi pritur në mënyrën më të mirë, traditë kjo e cila po vazhdon edhe sot”9

7. Faik Luli, Islam Dizdari- Mevludi në gjuhën shqipe, fq.58. Jusuf Zineni9. Dr. Xhahir Humti – Mevludi si mjet i ruajtjes së vleravefetare islame

ndër shqiptarët – Mevludi tek shqiptarët, fq.118

ROLI I MEVLUDIT NË SHOQËRINË TONËMevludi është kënduar dhe këndohet gjithandej, në xha-

mi, medrese, mektebe dhe në shtëpitë e myslimanëve. Në kohën e regjimit komunist besimtarët myslimanë ishin jashtë xhamive, mevludi ishte manifestimi gati i vetëm ku ulemaja10 komunikonin me besimtarët. Edhe në këto kohë të vështira mevludi nuk u shua kurrë. "Ishte manifestimi i mevludit që arrinte t’i tubonte besimtarët në manifestim në një vend jashtë xhamisë, kurse vargjet e tij u mundësonin hoxhallarëve që të mbanin ligjërata. Me një alë, mevludi vazhdonte të gjallëronte, të këndohej dhe të ishte pjesë përbërëse e jetës ndër besimtarët islamë.”11

“Përmes tij synohet nderimi ynë ndaj personalitetit të Muhamedit (a.s.), zgjerimi i horizonteve tona fetare e kul-turore, mësimi i vlerave fetare, letrare, gjuhësore, historike, kulturore, etnografike dhe atdhetare të përmbajtjes, të for-mës e të ceremonialit të tyre, forcimi i frymës së bashkimit, mirëkuptimit, bashkëpunimit e tolerancës midis njerëzve në përgjithësi si krijesa të Zotit”.12

Duket se dashuria, respekti dhe përkushtimi ndaj Zotit, të dërguarit të Tij dhe Islamit, janë motive të mjaftueshme që në mesin e myslimanëve e në trevat tona në veçanti, të formohet një traditë për të bërë parapërgatitjet shpirt-ërore dhe materiale të nevojshme për pritjen madhështo-re të muajit të agjërimit dhe pritjen e muajit Rebiul Evvel (Mevludit).13

“Hartimi dhe manifestimi i mevludit ka luajtur një rol me rëndësi në ruajtjen e identitetit fetar. Ai ka mbajtur gjallë, ka freskuar, ka motivuar dhe ka ushqyer shpirtin e myslimanëve me biografinë e ndritur të Pejgamberit (a.s.), dhe për mësimet e tij.”14

Në atë kohë Kurani nuk ishte përkthyer në gjuhën shqi-

10. Dijetarët islamë11. Mr. Sadik Mehmeti - Rëndësia e mevludit në ruajtjen e vlerave fe-

tare ndër shqiptarët12. Po aty13. Prof. Jusuf Zineni14. Mr. Sadik Mehmeti

Page 35: Revista Drita Islame Prill 2012

35DiPRILL 2012

pe, prandaj edhe në shumë raste mevludet veç jetës së Profetit kishin edhe mjaft njohuri të domosdoshme fetare për besimtarët dhe më tipiku ndër to është "Mevludi" i Hafiz Ali Ulqinakut.

“Kjo traditë e mevludeve nëpër familjet tona islame, ku ftoheshin familjarët, miqtë, fqinjët dhe dashamirët, për-veç se shënonte gëzimin për lindjen e dritës së njerëzisë, mundësonte edhe mësimin e Islamit. Por ajo që është e pa kontestuar në këtë çështje, është gëzimi dhe hareja që përjetonin fëmijët e asaj familje, si dhe zgjerimi i rre-thit ku njerëzit njiheshin dhe përforconin miqësinë e tyre mes veti.”15

Në trevat shqiptare mevludi ka luajtur një rol të rëndësi-shëm, qoftë në përhapjen e fesë islame, qoftë në ruajtjen e vlerave njerëzore në përgjithësi. Të paktën kështu e shohin studiuesit e Islamit. Veç të tjerash, mevludi ka edhe dimen-sionin e tij edukativ, arsimor e kulturor të gjithanshëm. Ai është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore letrare të shkruar “ai është pasuri gjuhësore dhe burim me interes për studime filologjike”16

Në librin “Mevludi në gjuhën shqipe”, dy profesorët e shquar shkodranë, Faik Luli dhe Islam Dizdari, bëjnë thirrje se ka ardhur koha që duke njohur vlerat e përgjithshme të mevludeve, ato të vendosen në programet e leximit letrar të letërsisë shqipe si dhe në antologjinë myslimane si pjesë e rëndësishme e kulturës sonë kombëtare.

Në rrugëtimin e tij të gjatë mes peripecish, pengesash e kritikash, mevludi trokiti në shtëpinë e çdo shqiptari, duke u kthyer në një traditë të bukur që trashëgohet brez pas brezi. Qoftë si vepër letrare, qoftë si ceremoni festive ai i mbijetoi dhe iu përshtat çdo sistemi, duke gjalluar ndër shqiptarët, lajtmotivi i të cilit është zgjimi e përforcimi i shpirtit islam, i besimit të përtej qiejve.

15. Po aty16. Dr.Sc. Nexhat Krasniqi – Dimensioni kulturor i Mevludit

“Nur’ e hazretitMuhammed,“Nur’ e hazretitMuhammed,a e dinë bota vallë...?a e dinë bota vallë...?

ndëdynjat disa mijë vjetndëdynjat disa mijë vjetqë eci ballë më ballë..”.që eci ballë më ballë..”.

HasanZykoKamberi “Mevludi”HasanZykoKamberi “Mevludi”

“Erdh në dynja m’at sahat që u besue, “Erdh në dynja m’at sahat që u besue, Gjithçka qe i jeratisun u shëndue.Gjithçka qe i jeratisun u shëndue.

Shpirt e pa shpirt, gur e dru thirrën me za, Shpirt e pa shpirt, gur e dru thirrën me za, Gjith i thojshin mirë se erdhe Mustafa”Gjith i thojshin mirë se erdhe Mustafa”

HafizAli Ulqinaku, “Mevludi Sherif”HafizAli Ulqinaku, “Mevludi Sherif”

“Kur kujtonte meqqen Muhamed Muhtari“Kur kujtonte meqqen Muhamed MuhtariÇurk i vinin lotët e syve nga zjarriÇurk i vinin lotët e syve nga zjarri

Nuk hante nuk pinte e kujdesur nuk flinteNuk hante nuk pinte e kujdesur nuk flinteVatanin e bukur nga goja s’e linte”Vatanin e bukur nga goja s’e linte”

HafizAli Korça “Mevludi”HafizAli Korça “Mevludi”

Citime

Page 36: Revista Drita Islame Prill 2012

36 Di PRILL 201236363636363636363636363663666366663636363636636363636663666366666366633636666663636663636666636336366666 DDDiDDiDiDiDiDiDDiDDDiDiDDDiDiDiDiDiiDDDiDiDiiDiiDiiDDDiD PRIPPRPRPRPRPRPRIPRIPRPRIPRIPRIRPRPRIIPRIIIIPRIPRPPPRIPPRPRIRIIPRPRPRIPRIPRRPRIIPRIIIIIP IIIPPR LLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLL 2020 20202220222020 2020220 2020200202022 202220 202020 202202020202020200002020202002 121212121111212212121212112111111

Besimi se ekziston një fuqi e lartë e cila kontrollon universin e me këtë edhe ne, njeriut i jep një intuitë që ta shikojë

këtë botë nga një prizëm krejtësisht tjetër. Shkatërrimi apo vdekja e çdo gjëje në na-

tyrë, e bashkë me të edhe ringjallja e asaj që shkatërrohet, i jep njeriut një mësim se edhe ai është pjesë e natyrës dhe si i tillë do të pë-sojë ndryshimin fizik. Kuptimi dhe mendimi i thellë i kësaj e ndryshon njeriun, e bën atë më të dobishëm në atë që është e përhershme. Me kalimtaren e fiton të amshueshmen. E jeta e Muhamedit (a.s.) është shembulli më i mirë për realizimin e saj.

Ai zotëri jo vetëm që është nderuar, res-pektuar dhe është ndjekur rruga e tij

profetike nga myslimanët në përgjithësi, por, siç dihet rea-lisht, ai nderohet dhe vlerësohet edhe nga ithtarë të besime-ve të ndryshme, të cilët i japin merita për të gjitha çështjet dhe respektohet me nderim nga dijetarë dhe shkencëtarë të mëdhenj, nga politikanë dhe filozofë të shquar, nga akade-mikë dhe letrarë të njohur të botës. Njëri ndër themeluesit ideologjik të Revolucionit Francez, filozofi Lafajet më 1789 para se të shpalleshin të famshmet “Të drejtat e njeriut”, i kishte studiuar të gjitha sistemet juridike dhe, duke parë lartësinë e drejtësisë islame, kishte thënë:

“O Muhamed! Atë që ti ke prurë dhe aplikuar në botë, nuk e ka bërë askush tjetër. Ti e ke sjellë drejtësinë në një vend të paarritshëm!...”

Edukata morale dhe etike si dhe influenca shpirtëro-re e Muhamedit (a.s.), ishte aq e thellë dhe e fuqishme, saqë njerëzit të cilët ishin gjysmë të egër, injorantë e larg civilizimit, arritën të jenë të butë, të mëshirshëm dhe të krijojnë një shoqëri të mrekullueshme e që sot historia e njerëzimit e shikon me lakmi dhe nuk njeh një gjeneratë të tillë diku tjetër.

Ai është një njeri i dërguar për ta rishikuar konfiguracio-nin e tokës dhe për t’i hapur njerëzimit horizonte të reja duke u pajisur, për këtë qëllim, me një shpirt dhe kapacitete

të posaçme, kështu që vlerësimi i tij i kapërcen kriteret tona. Duke u nisur nga kjo, kushdo që të përpiqet

për të treguar për të, nuk do të mundet ashtu siç duhet. Ajo që kalon nga zemra në gjuhë është

vetëm si një pikë në gjithësinë e pafund, sepse zemrat dhe gjuhët janë të paafta

për ta përshkruar Muhamedin. Ajo çfarë neve na takon të bëjmë, është zelli për ta akorduar veten tonë në vijën dhe frekuencën e tij.

Jeta e Profetit Muhamed është e jashtëzakonshme, vlerat më të larta të etikës e moralit janë të mbledhu-ra tek ai. Rrethi i tij i edukimit për-fshinte të gjitha shtresat e njerëzi-

Bota jonë BUJAR SPAHIU

MORALI DHE UNIVERSALIZMI

I PROFETIT A.S.

Page 37: Revista Drita Islame Prill 2012

37DiPRILL 2012

mit. Të gjithë popujt, gjuhët, ngjyrat, shtresat shoqërore dhe kulturore tuboheshin rreth tij. Nuk ka asnjë shënim në të cilin thuhet se dikush e ka pasur të ndaluar të gjendej në rrethin e tij. Rrethi i tij nuk i përkiste vetëm një populli, por i përngjiste një gostie ku njeriu vlerësohej vetëm si njeri pa kurrfarë dallimi tjetër.

Kush dëshiron ta përsosë moralin e tij, le të marrë she-mbull prej natyrës dhe sjelljeve të shkëlqyera të Muhamedit (a.s.), i cili që prej 14 shekujsh e pasuroi njerëzimin me cilë-sitë më të larta të moralit. Ky njeri ofron rregulla të moralit të cilat shumë i mungojnë njeriut bashkëkohor, i cili, duke ndjekur dhe duke imituar lloje të ndryshme të etikës, është zhveshur nga normat humane. “Mos vritni gra, fëmijë dhe pleq.. Mos dëmtoni pemët dhe të mbjellat..” ishin alët e tij kur bënte luftë mbrojtjeje ndaj armiqve. Në një thënie të tij ai thotë: “Butësia dhe mirësjellja e cila nuk duket shumë e rëndësishme në këtë botë, nesër në Ditën e Gjykimit do të ketë rëndësi shumë të madhe”.

Siç shihet dërgimi i Muhamedit (a.s.) është mëshirë nga Zoti i madhëruar që njerëzit t’i zgjidhin problemet e tyre në mënyrë të drejtë dhe humane, sepse Ai që na krijoi më së miri i di nevojat e krijesave, prandaj përmes Kuranit dhe traditës profetike ofron udhëzime afatgjatë dhe të për-sosura.

Pejgamberi (a.s.) me moralin e tij të lartë që ia kishte dhuruar Allahu, i vlerësonte të gjithë njerëzit pa marrë pa-rasysh se cilës feje i përkisnin. Nëse ne jemi umeti dhe ndjekësit e tij, nuk kemi se si të mendojmë ndryshe nga ai. Nga thëniet e Profetit (a.s.), kuptojmë se njeriun ngase është njeri duhet ta duam dhe ta respektojmë, sepse kjo tregon respektin ndaj Krijuesit. Përndryshe nuk do të ishte dashuri dhe respekt i sinqertë.

Një besimtar, duke filluar nga të afërmit dhe më gjerë, duhet të përhapë dritën e dashurisë, miqësisë dhe të dia-logut. Çdo mysliman përballë krijesave të tjera, duhet ta mbushë zemrën e tij me ndjenjën e mëshirës për hir të Krijuesit. Nëse do e përmbledhim shkurtimisht, qëllimi krye-sor i besimtarit nuk është të heshtë ata që nuk besojnë si ai, por t’u fitojë zemrat atyre.

Allahu e dërgoi Musain tek Faraoni dhe i tha: “Thuaji alë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet”. Nga ky ajet kuptohet që megjithëse Faraoni e kishte luftuar Musain dhe popullin e tij, ai duhet t’i fliste me një gjuhë të ëmbël

Kush dëshiron ta përsosë moralin

e tij, le të marrë shembull

prej natyrës dhe sjelljeve

të shkëlqyera të Muhamedit (a.s.), i cili

që prej 14 shekujsh

e pasuroi njerëzimin me cilësitë

më të larta të moralit.

dhe me alë të buta dhe prekëse. Sepse qëllimi nuk është të hakmerresh, por t’i ftosh njerëzit drejt së vërtetës dhe shpëtimit. Në këtë ajet, pikë kryesore është: “Kaulun Le-jinun” pra, ala e butë. Atëherë personit që është përballë teje cilido qoftë ai, nëse dëshiron t’i shpjegosh diçka, është kusht që t’i flasësh butë dhe të tregohesh tolerant ndaj tij. Përsëri Allahu në Kuran thotë: “Të keqen ktheje me të mirë, sepse atëherë ai me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt”.

Misioni i Profetit (a.s.) ishte të kumtonte fenë Islame dhe ai gjatë gjithë jetës së tij pa marrë parasysh asgjë ua kumtoi të gjithëve fenë e vërtetë. Siç shkruhet në librat që tregojnë jetën e të dërguarit të Allahut, se ai, njeriu i paqes, edhe Ebu Xhehlit, armikut më të madh të Islamit, ia kishte shpjeguar dhe kumtuar Islamin më shumë se njëqind herë pa u mërzi-tur fare. “Një radhë Pejgamberi (a.s.) doli përpara nesh dhe na e shpjegoi edhe një herë fenë Islame duke na thënë: “Thoni nuk ka Zot tjetër përveç Allahut që të shpëtoni”. Aty gjendej edhe Ebu Xhehli ku kësaj thirrjeje iu përgjigj duke e tallur dhe përqeshur: “O Muhamed! Nëse të gjitha këto i bën që kur të dalim përpara Allahut, të dëshmojmë se ti e kumtove fenë, atëherë edhe një herë mua mos me fto më, sepse unë do të dëshmoj se Resulullahu e kreu me sukses misionin e tij duke e shpjeguar dhe sqaruar mirë fenë Islame”.

Ebu Xhehli përherë e ofendonte dhe tallej me të, mirëpo Profeti (a.s.) sa herë që e takonte i tregonte për Islamin dhe asnjëherë nuk ia kthente me të keq. Tani që Pejgamberi i mëshirës duke qenë kaq i ndjeshëm në çështjen e respektit ndaj njerëzve, si ka mundësi që në ditët e sotme ka prej tyre që – duke u bazuar në fe, vazhdojnë me forcë dhe me dhunë? Ndoshta këta nuk e kanë kuptuar të dërguarin e kësaj feje, Hz. Muhamedin (a.s.)!

Në Islam, bazë kryesore është falja dhe toleranca, sepse Resulullahu (a.s.) thotë: “Bëhu tolerant që të tolerohesh”. Përfundimisht mund të themi se as në Islam, as tek Pej-gamberi (a.s.) nuk ekziston urrejtja dhe mëria. Dashuria, toleranca dhe durimi janë armë që mundin çdo armik dhe çelësa që hapin çdo derë. Nuk ka dyshim se tek ata që gjenden këto cilësi, nëse sot jo, nesër patjetër që do t’i hapin të gjitha dyert e kësaj bote.

Page 38: Revista Drita Islame Prill 2012

38 Di PRILL 2012

Page 39: Revista Drita Islame Prill 2012

39DiPRILL 2012

TË GJITHË JANË KANDILA TË DRITËSTË GJITHË JANË KANDILA TË DRITËSSË PROFETIT MUHAMED A.S.SË PROFETIT MUHAMED A.S.

Revista “Drita Islame” me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamed a.s. ka vendosur që këtë numër t’ia kushtojë kësaj ngjarjeje të rëndësishme. Në këtë kuadër, po boton veç të tjerash, edhe pjesë nga artikujt e zotërinjve të ndjerë: H. Vehbi Dibra, një nga themeluesit e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe kryetari i parë i këtij komuniteti, Hafiz Ismet Dibra, ish drejtor i përgjithshëm i Medresesë së Tiranës, Hafiz Ali Korça, teolog i shquar, Myderriz Sheh Qazim Hoxha dhe Haki Sharofi, ish drejtor i Medresesë së Tiranës, të cilët, 79 vjet më parë, në qershor-korrik 1933, së bashku me kolegë të tjerë, përgatitën një numër të posaçëm të “Zani i Naltë”, po me rastin e Mevludit. Të gjithë zotërinjtë e sipërmendur (me përjashtim të H. Vehbi Dibrës që ka vdekur para vendosjes së diktaturës komuniste) kanë qenë burgosur e përndjekur politikisht nga ky regjim. Le të shërbejë botimi i këtyre shkrimeve edhe për t’i kujtuar këta patriotë të shquar.

Hidhi një sy historisë islame dhe do të konstatosh vetë se Profeti Mu-hamed (a.s.) me qëndrimin, durimin, vullnetin dhe gjykimin e mprehtë, me gjuhën e ëmbël, me kurajën e pashembullt, që janë karakteristika të veçanta vetëm për këtë personalitet të jashtëzakonshëm, i mbështetur në Perëndinë e vetme që besonte, mundi të bëjë një revolucion të madh në kombin e tij që e gjeti fanatik, të demoralizuar, grindavec, injorant, barbar, gjakpirës, idhujtar e padisiplinuar. Dhe me këtë brumë, trajtoi, brenda një kohe të shkurtër një popull të ri, të bashkuar dhe të vëllazëruar, fetar të vërtetë, të qytetëruar e të pajisur me moral të lartë, të virtytshëm, të arsyeshëm e të disiplinuar.

Shkurt, çdo fenomen i natyrës, çdo ngjarje e gjithësisë, lulet, pemët, kë-naqësitë, dëfrimet e shijet shpirtërore, lutjet, çuditë e natyrës, mrekullitë e shpirtit, zbulimet e shkencës, pozitat e larta, kategorizimi moral i njerëzve me grada të ndryshme, besnikë, të afërt e dashurues të Zotit, të gjitha janë fryt i pemës muhamedane, janë kandilë të dritës së tij me të cilën qëndroj-në në këmbë; të gjithë pinë ujë në lumin “Keuther”. Me këtë del në shesh sekreti i ajetit të madhnueshëm: “Nuk të kam dërguar për tjetër, veçse mëshirë për gjithësinë”.

Të gjithë janë kandilatë dritës së Profetit Muhamed a.s.

Haxhi Vehbi Dibra

Sot është përvjetori i orës fatbardhë që përuroi fillimin e periudhës më të shkëlqyeshme të historisë së “Rilindjes njerëzore. Po, sot është përvjetori i asaj ore në të cilën si-përfaqes së tokës, që është dëshmitare ngjarjesh e faktesh të panumërta të miliona viteve, iu bë dhurata më e madhe dhe më e plotë e mirësive të pafundme të Perëndisë së amshuar. Në këtë ditë Tokës, pra, iu bë nderi më i madh, duke u lëmuar prej gjurmës së atij që në të dy jetët është i nderuar e që njerëzia e ka pritur me padurim qysh në “Ezel”. Ky mëngjes u bë i lumnueshëm, sepse në të lindi “trupi i bekuar” i Profetit Muhamed (a.s.), i cili, duke për-mbledhur në vetvete, në mënyrë të plotë: thjeshtësinë e kulluar të “babës Adem”, madhështinë hyjnore të Nuhut, vullnetin e papërkulur e plot sakrifica të Ibrahimit, dorëzimin e devotshëm të Ismailit, forcën morale të Jakubit, bukurinë tërheqëse të Jusufit, durimin heroik të Ejubit, grushtin e

Musait, dashurinë udhëheqëse të Isait, u bë prijësi më i madh i njerëzimit.

Në këtë ditë erdhi në botë ai të cilit i madhi Zot i tha: “Sot e përsosa fenë tuaj për ju, dhe i plotësova mirësitë e mia mbi ju...”

Sot festojmë përvjetorin e asaj dite të madhe në të cilën ka lindur kryetari i gjithë profetëve, Hazreti Muhamedi (a.s.), që i mësoi njerëzisë shtyllën e fortë të virtytit shoqëror e të paqes. Ai ka thënë: “Më i ndershmi gjyq është paqja” dhe “Në qoftë se kërkojnë paqe, pajtohu”.

Po të kërkohet burimi i vërtetë i “drejtësisë”, barazisë, lirisë e vëllazërisë”, që janë katër shtylla të lumturisë njerë-zore, ky burim do të gjendet në “ditën” e parë që ka filluar kjo festë madhështore e që kremtohet pa përjashtim në botën islame, sepse në këtë ditë ka lindur ai që është “më-shirë për gjithësinë”...

Sot ka lindur kryetari i të gjithë profetëveHafiz Ismet Dibra

Page 40: Revista Drita Islame Prill 2012

40 Di PRILL 201240 Di PRILL 2012

Në mënyrë shumë të shkurtër duam të theksojmë se popujt e botës së asaj kohe kishin nevojë për një grusht që të trondiste fronet e mbretërve e të përmbyste themelet e sundimit tiranik të tyre, t’iu thyente hundët që i mbanin nga qielli, duke i marrë kombet e varfra nëpër këmbë dhe duke i përdorur si bagëti.

Kjo kohë kish nevojë për një zë që t’i sillte në vete të hutuarit, t’i zgjonte prej gjumit të madhështisë aristokra-tët kryelartë, duke iu treguar se demokratët e gjorë, që po shtypeshin nga këmbët e tyre të pamëshirshme, nuk ishin kafshë.

Kjo kohë kish nevojë për një udhërrëfyes, që njeriun ta tërhiqte në rrugën që ka pëlqyer Zoti, për t’i këputur heku-rat e robërisë, që kishin nëpër këmbë e zverqe dhe për të arritur shkallën më të lartë njerëzore, duke gjetur mënyrën që sjell lumturi në të dy jetët...

Hazreti Muhamedi (a.s.) u rrit pa nënë e pa babë. Për të

nuk u kujdes njeri për ta edukuar, u rrit midis një populli injorant, pranë një fisi që i falej statujave, të cilat, ka pasur raste që i krijonte prej ëmbëlsire dhe, pasi u faleshin, kur i merrte uria, shtroheshin e i hanin ato perëndi që patën krijuar vetë prej hallvash! Ata, pra, u faleshin ëndrrave e u shërbenin idhujve. Në këtë gjendje, pra, ishte mjedisi ku ai lindi. Por ai çdo ditë rritej nga trupi dhe forcohej nga trutë, nga edukata lartësohej dhe në popullin e Mekës që në dja-lëri mori titullin “i besueshmi”. Kur mbushi të dyzetat ishte i perfeksionuar, kurse kombi i vet mbetej prapa; ndërsa ky lartësohej kombi shkonte poshtë; ky dëshmonte Zotin, ata këputeshin para statujave që vetë i kishin krijuar; ky në besim të saktë e të vërtetë, ata të mbytur nëpër moçalet e ëndrrave; ky shtyhej pas mirësive, ata pas të këqijave; ky fluturonte në qiell të dritës, të përparimit e të lartësimit, kurse kombet mbyteshin në pellgjet e errësirës...

Koha kish nevojë për udhërrëfyestë udhës së Zotit

Sot ka lindur krijesa më e zgjedhur

HAFIZ ALI KORÇA

Perëndia i Plotfuqishëm, kur deshi të krijojë gjithësinë, botën e dukshme e të padukshme, më parë krijoi nga drita e vet hyjnore, dritën e Hazreti Muhamedit. Pra si profetët, shenjtorët dhe engjëjt, që janë shtyllat më të larta të sov-ranitetit hyjnor, ashtu dhe çdo gjë tjetër ia detyrojmë mirë-qenien e vet shpirtit të lartë të Hazreti Muhamedit (a.s.) dhe faqet e historisë që përmbajnë shenjat e para të lartësimit që ky ka treguar në çdo degë, janë argumente lëndore e inspirata hyjnore.

Fjalët profetike janë dëshmi e vërtetë se qëllimi i zbritjes së librave hyjnorë ka qenë, si të thuash, një parathënie

për zbritjen e Kuranit, ndërsa dërgimi i vargut të profetë-ve të tjerë, ka qenë si pararojë për njoftimin e ardhjes së zotnisë dhe më të zgjedhurit të profetëve. Pra, të vërtetat që përbëjnë këto alë profetike, na bëjnë të kuptojmë se Hazreti Muhamedi (a.s.), që është brumi i mirësisë për të gjithë profetët, edhe në botën e pasosur, këta profetë do të përfitojnë nga shkalla e plotësimit të më të zgjedhurit të të gjithë krijesave, që është Hazreti Muhamedi (a.s.) e në këtë mënyrë nuk ka asnjë dyshim se ai është bërthama e rruzullimit e pema e të gjitha qenieve...

MYDERRIZ SHEH QAZIM HOXHA

Page 41: Revista Drita Islame Prill 2012

41DiPRILL 2012 41DiPRILL 2012

Njeriu duhet të njohë PerëndinëHAKI SHAROFI

...Hazreti Muhamedi (a.s.) u lind në Mekë më 20 prill 571 pas Krishtit, natën e hënë me 12 Rebiul-Evvel. U rrit jetim e pa shkollë. Kur u bë 40 vjeç i erdhi nga ana e Zotit misioni “Profet i kohëve moderne”. Pas Hazreti Muhamedit (a.s.) nuk vjen profet tjetër. Misioni i tij vazhdoi 23 vjet. Brenda kësaj kohe bashkoi dhe qytetëroi kombin e vet, hodhi themelet e shtetit islam, që brenda një she-kulli i përhapi rrezet e shkëlqyeshme të dritës së Islamit në hapësirën midis Atlantikut e maleve të larta të Himalajës, midis Oqeanit Indian dhe portave të perandorisë bizantine.

Hazreti Muhamedi (a.s.) soli nga Zoti Kuranin e madhnueshëm, që është vepër filozofike-letrare e pashembullt.

Po të studiohet me kujdes Kurani i shenjtë, kup-tohet se Hazreti Muhamedi (a.s.) nuk shpiku një fe të re, por nxori në shesh fenë e harruar të Hazreti Ibrahimit (a.s.). Ai ka thënë se “Feja është një e vetme”, ajo që adhuron një Zot të vetëm. Atë fe e kanë predikuar të gjithë profetët, por popujt e tjetërsuan, duke e deformuar fenë e Zotit. Hazreti Muhamedi (a.s.) me Kuranin e lartë, ua hoqi bisht-at e prapashtesat, i thjeshtoi e i reformoi, duke i përcjellë në origjinë me emrin “Islam”.

Kur Zoti i krijoi njerëzit në jetën e palëndë, u tha: “A nuk jam unë Zoti juaj?” “Si urdhëron”, iu përgjigjën të gjithë. “Atëherë, pra, dilni në jetën lëndore dhe provojeni me vepra se jeni të sinqer-të!” Prandaj njeriu vjen e shkon në këtë jetë. Por ai duhet të përmbushë misionin e vet duke njohur Perëndinë dhe çdo vepër ta bëjë për Perëndinë, kurse çdo punë duhet t’ia kushtojë Perëndisë, se vetëm kështu zbatohet “traktati i amshuar”.

Mrekullia më e madhe është se vetë Hazreti Muhamedi (a.s.) bëhet model ideal për të gjitha veprimet e njerëzisë. Ai në teori e në praktikë na shfaqet “politikan” e “administrator” i përsosur, “gjeneral” i mbaruar, “sociolog”, “ekonomist”, “tregtar” pa asnjë të metë, “filozof” dhe “edukator” me doktrinë të plotë e të pagabueshme. Doktrina e tij është e vetmja që mund t’i zbërthejë problemet e mëdha e shumë të komplikuara që shqetësojnë njerëzinë.

Jeta e mrekullueshme e profetit të madh të Is-lamit ende nuk është analizuar sa duhet. Kushdo që studion biografinë e tij habitet e nuk arrin të kuptojë se si i ka realizuar gjithë këto vepra brenda një kohe të shkurtër...

Mrekullia më e madhe është se vetëHazreti Muhamedi (a.s.) bëhet model idealpër të gjitha veprimet e njerëzisë.Ai në teori e në praktikë na shfaqet “politikan”e “administrator” i përsosur, “gjeneral” i mbaruar, “sociolog”, “ekonomist”, “tregtar” pa asnjë të metë, “filozof” dhe “edukator” me doktrinë të plotëe të pagabueshme. Doktrina e tij është e vetmjaqë mund t’i zbërthejë problemet e mëdhae shumë të komplikuara qëshqetësojnë njerëzinë.

Page 42: Revista Drita Islame Prill 2012

42 Di PRILL 2012

Ne jemi sot në muajin e Rebiul-Evvelit, në muajin që neve kremtojmë një prej ditëve me rëndësi të popullit musliman. Në të përkujtojmë ditëlindjen e Pejgamberit Muhamed (a.s), ditën që erdhi në këtë botë ai që e dërgoi Zoti mëshirë për të gjithë gjithësinë.

Ç’mund të thotë njeriu që të përkujtojë Pejgamberin Muhamed, që është zotëria i njerëzisë në të tërë kohët e shekujt? Si mund të cilësohet një oqean i tillë nga një pikë? Ose si mundet xixëllonja të përfaqësojë dritën e diellit? Është e pamundur që për një njeri sado orator e i shkolluar që të jetë, në një kohë të shkurtër sikur mbahen alimet në këtë rast, të përshkruajë e të flasë për Pejgamberin Muha-med (a.s.) të cilin e ka lavdëruar vetë Zoti duke thënë: “Me të vërtetë ti (o Muhamed) ke moralin më të lartë”. Puna që bën një person në raste të tilla është sikur të dojë të zbrazë një oqean me një lugë.

Megjithatë nuk mund të lihet ky rast pa këputur disa lule nga kjo lulishte, jeta e Muhamedit (a.s.), ku secila lule është më e bukur se tjetra; ne këtu do të paraqesim fluturimthi si një shirit fotografik disa aspekte të jetës së tij. Zoti na ndihmoftë.

Lindja e Muhamedit (a.s.) qe sihariq për ringjalljen e së vërtetës, që nuk njihej ngaqë tërë botën e kish mbuluar errësira dhe paralajmëruese e ardhjes së mbarësisë e mi-rësisë të cilën kishte kohë që bota e priste, që me të të zbardhte një ditë e re me vlera të larta e ideale të shkël-qyeshme, të zhdukte e të mposhte shtypjen që luante nën të njerëzimi.

E dërgoi Zoti Muhamedin në një kohë kur njerëzia kishin humbur rrugën e drejtë, mendjet dhe shpirtrat e shumicës ishin ndryshkur, ishin bërë si statuja e i luteshin statujave, ishin gurë e u faleshin gurëve e qe mbushur dheu me super-

sticione e besime të kota. Përfitonte i forti nga injoranca e padija e i shtypte popujt dhe i mposhte shpirtrat e mendjet e tyre duke i bërë skllevër nga pakica; u formuan shtresa që përbuznin njëra-tjetrën.

Por Zoti me mëshirën e Tij, i cili kujdesej për njerëzinë më tepër se nëna për fëmijën e vet, zgjodhi Muhamedin (a.s.) më të mirin e njerëzisë për t’u kumtuar mesazhin e fundit, Kuranin, që t’i shpëtonte nga humnera në të cilën ishin zhytur. Muhamedi qe për njerëzimin si një shi që bie pas një kohe të gjatë thatësire dhe e ngjall dhe i jep jetë Tokës. Mësimet që kumtoi Muhamedi (a.s.) me anën e Ku-ranit, qenë një dritë për t’u treguar udhën e drejtë atyre që e kishin humbur nga errësira e madhe që i kish kapluar. Iu ktheu popujve njerëzillëkun e nderin, se që kur filluan të adhurojnë një Zot, krijuesin e tyre, në vend të gurëve e drunjve, që ia bënin shokë Atij, iu pastruan shpirtrat, iu ndriçuan e iu çliruan mendjet nga prangat e poshtërimit, nga të fortët e i këputën e i thyen prangat e skllavërisë dhe u bën të lirë, e filloi të nderohej njeriu jo pse ishte i fortë, ose vinte nga një familje e mirë, ishte i pasur ose kishte këtë apo atë ngjyrë, por ishte me të vërtetë njeri ai që i bënte më mirë njerëzimit, ai që kish sjellje të mira, që ai sakrifikonte për hir të fesë e të atdheut, ai që mbronte të drejta, ai që ish i mësuar dhe i mësonte të tjerët.

Në kohën që erdhi Muhamedi (a.s.), bota mund të ndahej në dy kampe, njëri që ishte krejt materialist dhe që nuk mendonte se si e fitonte pasurinë të cilën pastaj e përdorte vetëm për të kënaqur epshet e tij dhe tjetri, që ishte ndarë krejt nga bota, ishte mbyllur në muret e manastireve dhe që s’donte të dinte çfarë ndodhte jashtë këtyre mureve. Por mësimet që solli Muhamedi (a.s.) i kombinuan të dyja. Këto mësime lidhën materien me shpirtin me një nyjë që nuk mund të zgjidhen, e bëri secilën të domosdoshme për tjetrën, duke i porositur njerëzit që të punonin për këtë botë, por të mos harronin të përgatiteshin edhe për botën tjetër, prandaj Kurani urdhëron e thotë: “Ju jeni populli më i mirë i nxjerrë nga njerëzit, urdhëroni të mirën e ndaloni të keqen...” (Kurani, 3:110)

Miliona njerëz nga pasuesit e fesë që predikoi Muhamedi (a.s.) në këto ditë hapin fletët e historisë që të studiojnë jetën e tij, jetën e njeriut më të madh të botës.

Qysh në foshnjëri ishte i zhveshur nga veset e liga, ishte i pastër nga çdo e keqe që të njolloj, qysh në rini u titullua nga populli i tij “Emin”-besniku, i drejti. Ai u zgjodh si arbitër për të zgjidhur një problem që mund të shkaktonte gjak-derdhje. Ra në kundërshtim populli i tij kur po meremetonin Qaben se kush ta nrinte e vendoste në vendin e vet Gurin e Zi, secili nga paria donte ta bënte atë, pranuan vendimin e Muhamedit (a.s.) kur e vuri në një rrobë prej çdo të pari të kapte në një anë rroben dhe mandej e vuri po vetë në vendin e duhur. Kështu që me veprën e tij kënaqi të gjithë kryetarët e fiseve. Kjo ngjarje sikur e një paralajmërim se ai do të kumtonte mesazhin e fundit hyjnor dhe do të pa-stronte Qaben nga idhujt, duke e kthyer atë në një tempull ku lutej vetëm një Zot, të njëjtin Zot për të cilin e kishte ndërtuar atë Ibrahimi (a.s.) me të birin Ismailin.

IMAM VEHBI ISMAILI

Lindja eProfetit...

MMMMMMiiiiillllliiioooonnnnaaaa nnnnnjjjjjjeeeeerrrrrëëëëëzzzz nnnngggggggaaaa ppppaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaasssuuuuueeeeesssssiitttteeee fffffeeeeessssëëëëëë qqqqqqëëë ppprrreeedddddiiiiikkkkkooooiii MMMMMuuuhhhhhhaaaammmmmeeeedddiii (((aaaa.sss.))) nnnnnëëëë kkkkëëëëtttooooo ddddiiiiittttttëëëëë hhhhhaaaappppiiinnn ffflleeetttëëëëëttttt eeeee hhhiiiisssssttttooorrriiissëëë qqqqëëëëë tttëëëë sssstttttuuuudddddddiiiiioooooojjjjjnnnnëëëëë jjjeeeeeeeeettttëëënnnnnnnnnnn eee tttiijjjj,,,jjjeeeeetttëëëënnn eeee nnnnnjjjjjeeeerrrriiiuuuutttt mmmmmmmëëëëëë tttëëëëë mmmmmaaaaaaaaaadddhhhhhhtttëë bbbbooootttëëësss..

Page 43: Revista Drita Islame Prill 2012

43DiPRILL 2012

Kur Muhamedi u afrua në dyzet vje-tët e jetës së tij shkonte në një shpellë ku lutej e meditonte, duke u larguar nga idhujt të cilëve i falej populli i tij, dhe i lutej Zotit natë-ditë që ta udhëhiqte në rrugë të mbarë në fenë e Ibrahimit. Në moshën dyzetvjeçare, në shpellën hira ku meditonte, zbriti Xhibrili, i cili i komuni-koi se Zoti e kishte zgjedhur Pejgamber dhe fillo it’i kumtoj pjesët e para të Kura-nit, librin e shenjtë tonin, i cili kritikonte adhurimin e idhujve dhe i ftonte njerëzit që t’i luteshin vetëm një Zoti, Krijuesit të gjithësisë. Ftoi njerëzinë në këto më-sime të reja pa patur të tjerë përkrahës veç Zotit; u përpoq, vuajti dhe u mundua, luftoi me vullnet të hekurt pa u mërzitur nga mundimet e pengesat që i nxirrnin idhujtarët derisa në fund fitoi.

Muhamedi në jetën e tij ishte shembull i shkëlqyeshëm idealisti në alë e në vepra, në shtëpi dhe me popullin, në paqe e në luftë. Ishte sikur e cilëson Imam Aliu: “Më dorëhapuri i njerëzisë, më zemërmiri, më i drejti në alë, dhe më i besuari; kushdo që e shihte ndiente respekt për të, kush merrej me të e dashuronte.

Muhamedi (a.s.) ishte shumë i dashur, kujdesej tepër për shokët e tij, kur mungonte ndonjë prej tyre pyste për të. Gruaja e tij, Aisheja, na tregon për të: “Kur ishte në shtëpi, ishte njeriu më i butë e më i ëmbël.”

Pejgamberi (a.s.) ishte shumë i përvuajtur e urrente ma-dhështinë e mburrjen nuk i vinte shumë rëndësi gjërave të kësaj bote. Megjithatë e mbante veten shumë pastër, krihej e i mbante mirë flokët dhe lyhej me erëra të mira. Salltanete nuk donte. Shumë mbretër, princër, e të parë i dërgonin dhurata të çmuara, por ai nuk i mbante për vete, i shiste dhe të holat i përdorte për të ndihmuar të vobektit ose për t’i shërbyer fesë islame. kurrë nuk e mbushte plot stomakun , asnhëherë nuk kërkoi nga familja e tij t’i për-gatitej një ushqim i posaçëm, hante çfarë t’i vihej përpara dhe pinte çfarë i jepej nga pijet e lejueshme.

Ai ishte më bujar se retë që derdhnin shi, ndihmonte nevojtarin dhe përkrahte të vobektin, ushqente të uriturin e vishte të zhveshurin. Kurrë nuk i tha njeriu që i kërkonte ndihmë “Jo”, e nuk iu shmang asnjëherë nevojave të të tjerëve e kur s’kishte çfarë t’u jepte i përcillte me alë ë mira e priste derisa t’i jepte Zoti diçka që t’i ndihmonte. Kaq bujar qe me njerëzit e vobektë saqë njëherë e bija e tij, Fatimja shkoi e iu ankua për punët e shumta që kishte në shtëpi dhe i kërkoi t’i gjente një shërbëtore. Ai i tha: “Unën nuk mund të të jap ty shërbëtore e t’i lë banorët e Sufas të mbajnë barkun me dorë nga uria”. Sofa ishte vendi ngjitur me xhaminë ku banonin shokët e varfër të Pejgamberit (a.s.) kalonin kohën me studime; Muhamedi (a.s.) kujdesej për mbajtjen e tyre.

Muhamedi (a.s.) ishte tepër trim e guximtar, luftonte

burrërisht për mbrojtjen e lirisë, fesë e të atdheut; shihej përherë në mes të betejave. Imam Aliu tregon: “Kur ndizej lufta vërenim se Pejgamberi gjendej më afër armikut se askush tjetër.”

Kur dilte fitues ndër beteja nuk i rritej mendja e nuk mbu-rrej, dhe kur ndonjëherë ndodhte e kundërta nuk e priste shpresën dhe nuk dëshpërohej, por studionte shkaqet e dështimit dhe mundohej të ndreqte gabimet. Dhe në të dy rastet falënderonte Zotin e i lutej për ndihmë.

Triumfoi e çliroi Mekën nga idhujtarët që e kishin mu-nduar atë si dhe shokët e tij që e kishin brë të vuante aq shumë duke e detyruar të linte dhe vendlindjen e tij prej persekutimeve të mëdha që i bënin, por ku i kishte në dorë e kishte fuqi t’i dënonte, i fali dhe i ndjeu duke u thënë: “Shkoni se jeni të lirë!”

Kërkuan shokët e tij nga Muhamedi (a.s.) që t’i mallkonte idhujtarët pas betejës së Uhudit, në të cilën ishte i plagosur nofulla e i kullonte gjaku rrëke, por ai u përgjigj se nuk e kishte dërguar Zoti për të mallkuar, por për të mëshiruar dhe u lut: “O Zot, fale popullin tim se ata nuk dinë.”

Sot në muajin e ditëlindjes së Pejgamberit Muhamed (a.s.) po mjaftohem me kaq sa të paraqes shkurtimisht jetën e ij të shkëlqyer, që ta marrim se shembull në mbrojtje të fesë e të atdheut, në përkrahje të së vërtetës e të së drejtës, në ftesën për të bërë të mira dhe për largimin nga të ligat. Zoti me madhërinë e vet urdhëron e thotë në Kuran: “Ju me të vërtetë keni shembull të shkëlqyer në të dërguarin e Zotit...” (Kurani, 33:21)

Zoti na bëftë prej atyre që e studiojnë me kujdes jetën e Pejgamberit (a.s.) e përpiqen ta marrin shembull në jetën e tyre.

Page 44: Revista Drita Islame Prill 2012

44 Di PRILL 2012

“Kerem” do të thotë bujari, bamirësi dhe gostitje. Në arabisht “kerem” është një virtyt i pëlqyer. Madje kur ana-lizojmë poezitë e periudhës para Islamit, mund të shohim se arabët e asaj periudhe janë lavdëruar në këto pika: Ne premë kaq dele, kaq lopë dhe kaq deve / dhe ia servirëm mysafirëve. Gostitja me bujari e mysafirit ishte shkak për t’u lavdëruar dhe në këtë pikë fiset bënin gara me njëri-tjetrin. Sigurisht që ata e bënin çdo gjë në emër të egoizmit të tyre. Në një kohë kur mes tyre vlerësohej bujaria dhe bamirësia, u shfaq një njeri, më bujari mes bujarëve. Të gjithë shtangën kur panë bujarinë e tij. Ky njeri bujar, gjithçka e bënte për hir të Zotit dhe nëse i dhuronte dikujt botën, nuk fliste as dhe një alë për të. Madje dhe poezitë e poetëve që tre-gonin për bujarinë e Tij, nuk i pranonte në asnjë mënyrë dhe alët e tyre ia dedikonte Zotit, “Ekremul Ekremin” Më Bujari i Bujarëve.

Ai ishte një pasqyrë e ndritshme në të cilën pasqyrohej dhe dëshmonte veten emri i Zotit “Kerim”. Ashtu si në çdo fushë tjetër, edhe në këtë fushë, Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të!) ishte përfaqësuesi më i lartë i Zotit të Madhë-ruar. Dhe nuk mund kishte njeri më bujar se ai mbi tokë. Nëse bujaria merret si një normë morale që të afron me Zotin, si të mos ishte bujar i Dërguari i Zotit? Dhe pikërisht ai shprehet me këto alë: “Bujari është afër njerëzve, afër xhenetit dhe larg xhehenemit. Ndërsa koprraci është larg njerëzve, larg xhenetit dhe afër xhehenemit.”1

Në jetën e tij personale ai kishte zgjedhur varfërinë. Kjo nuk do të thotë se ai dëshironte që të gjithë të ishin të varfër. Por në të njëjtën kohë nuk i pëlqente njerëzit e fry-rë dhe përherë me mendjen tek stomaku. Me mësimet e tij, myslimanët u bënë populli më i pasur në botë për një kohë të shkurtër. Nuk gjenin njerëz mes tyre të cilëve t’u jepnin sadakanë dhe zekatin, aq të larta ishin të ardhurat personale të një personi! Por mes tyre kishte dhe aq njerëz modestë, saqë në shtëpi mbanin ushqimet ditore dhe nuk

1. Tirmidhiu, 4/342

pranonin diçka tjetër që mund t’u jepej. Ky është një altrui-zëm dhe çështje e lartësimit shpirtëror. Është dashuria për të dhuruar jetë. Nuk është i mundur kuptimi i këtyre gjërave nga njerëz të cilët s’janë mbushur me këto ndjenja.

Në një hadith të transmetuar nga Ibn Abasi, ai tregon për bujarinë e Profetit: “I Dërguari i Zotit ishte njeriu më bujar ndër njerëz. Kur vinte muaji Ramazan dhe takohej me Xhebrailin, bëhej edhe më bujar. Xhebraili vinte çdo natë dhe përsëriste Kuranin bashkë me të. I Dërguari i Zotit ishte dhe me bujar se era që fryn.”2

Profeti ynë, me urdhrin e Zotit, mbante një të pestën e të gjithë pasurive. Autorizimin për të përdorur pasurinë sipas dëshirës ia kishte dhënë drejtpërdrejt Zoti i Madhëruar. Megjithatë, Omeri (r.a.) do të hynte një ditë në dhomën e tij të lumturisë dhe do të qante me dënesë. Kur Profeti e kishte pyetur se çfarë kishte, Omeri i madh ishte përgjigjur kështu:

“O i Dërguari i Zotit! Mbretërit e botës po notojnë në mes të pasurisë. Ndërsa ti nuk ke as dhe një shtrojë për t’u ulur... shtratin e ke prej rrogozi dhe në fytyrë ke shenjat e tij...”

I Dërguari i Zotit i përgjigjet kështu: “A nuk dëshiron, o Omer, që Ahireti të jetë i yni dhe kjo bota e tyre?”3 Kur Pro-feti fliste kështu, nuk fliste me alët e një të varfri i cili nuk ka mundësi të jetojë ndryshe, apo me alë që pasqyrojnë dëshpërim, vuajtje të një njeriu. Siç e theksuam më sipër, po të dëshironte, mund të ishte njeriu më i pasur.

Butësia dhe çelësat e ndjenjave të tjera hyjnore të Profetit (paqja qoftë mbi të!) kanë hapur shumë zemra të mbyllura. Pavarësisht nevojave të tij, ai jepte gjithçka që i kërkohej. Sehl bin Sad transmeton: Një ditë, një grua i solli Profetit një triko të punuar vetë.

O i Dërguari i Zotit! Këtë triko e kam punuar me duart e mia dhe desha t’jua dhuroj, - iu drejtua gruaja. Profeti kishte nevojë për një triko. Dhe e ka veshur trikon në vend të këmishës. Njëri mes të pranishmëve i thotë: O i Dërguari

2. Buhari, 2/672, 3/1177; Muslimi 4/1803; Nesai, 4/1253. Buhari, 4/1866; Bezar, 1/303

BUJARIA E PROFETIT

DR. FARUK VURAL

Page 45: Revista Drita Islame Prill 2012

45DiPRILL 2012

i Zotit! A po ma dhuron mua atë triko? Po, sigurisht, - i për-gjigjet Profeti. Vazhdoi edhe pak bisedën. Pastaj u kthye në dhomën e Tij. Palosi trikon. Më vonë ia dërgoi atij që ia kishte kërkuar. Ata që ndodheshin aty thanë: Sa me fat je! Profetit i duhej ajo triko. Pastaj ia kërkove ti. Ti e di që ai nuk kthen mbrapsht dëshirën e dikujt. Dhe ai person u përgjigj kështu: Ju betohem për Zotin, që unë nuk e mora për ta veshur. E mora ta kem qefin për vete. Sehli thotë që ajo triko u bë vërtet qefini i tij.4

Në një rast tjetër, kishte ardhur një nomad dhe kishte kërkuar diçka nga ai. Dhe Profeti ia kishte dhënë çfarë kishte dashur. Personi në alë kishte kërkuar përsëri diçka dhe ai ia kishte dhënë përsëri. Në kërkesën e tretë, Profeti, duke mos pasur ç’t’i jepte, i kishte premtuar për më vonë. Pra, do t’ia jepte sapo të kishte diçka në dorë. Kjo gjë e kishte mërzitur pa masë Omerin dhe ishte mërzitur për

4. Buhari, 1/429, 2/737; Ibn Maxhe, 2/1177; Ahmed b. Hanbel, 5/333

shqetësimin e Profetit në mënyrë të tillë. U ngrit mbi gjunjë dhe tha: “Kërkuan, ti ia dhe. Përsëri kërkuan, përsëri ia dhe. Përsëri kërkuan, ia premtove. Mos e lodh veten kaq shumë, o i Dërguari i Zotit!”

Por këto alë nuk i kishin pëlqyer fare Profetit. Abdullah b. Hudhafetu Sehmi, pasi kishte parë ngrysjen e vetullave të tij, u ngrit në këmbë dhe tha: “Dhuro, o i Dërguari i Zotit, mos mendo asnjëherë së Zoti do të lërë të varfër dhe të ndërpresë mirësitë e Tij."

I vetmi i botëve qëndroi pak i heshtur dhe pastaj foli: “Ja, unë për këtë jam urdhëruar.”5

Brenda rrethit të së lejuarës ai i përgjigjej menjëherë dëshirës së një personi dhe i jepte çfarë të donte. Mbreti i Profetëve ishte i vetëm në bujari dhe më të nuk kishte të ngjashëm.

5. Bezzar, 1/396

Gostitja me bujari e mysafirit ishte shkak për t’u lavdëruar dhe në këtë pikë fiset bënin garame njeri-tjetrin. Sigurisht që ata e bënin çdo gjë në emër të egoizmit të tyre. Në një kohë kur mes tyre vlerësohej bujaria dhe bamirësia, u shfaq një njeri, më bujari mes bujarëve. Të gjithë shtangënkur panë bujarinë e tij. Ky njeri bujar, gjithçka e bënte për hir të Zotit dhe nëse i dhuronte dikujt botën, nuk fliste as dhe një fjalë për të.

Page 46: Revista Drita Islame Prill 2012

46 Di PRILL 2012

Me emrat e Profetit kuptojmë ato emra që janë përdo-rur për të. Ebu Bekr ibn Arabi thotë: “Zoti i Madhëruar ka 1000 emra. Dhe Profeti i nderuar ka 1000 emra” Emri më i përdorur i Profetit është Muhamed. Ka pasur dijetarë që kanë gjetur deri në 500 emra të Profetit. Xhubejr b. Mut’im transmeton një hadith rreth kësaj teme: Profeti ka thënë: “Unë kam emrat e mi: Jam Muhamedi, Ahmedi, el Mahi (shkatërruesi) me të cilin Zoti do të shkatërrojë mosbesimin. Unë jam Hashir (mbledhës, njerëzit do tubohen pas meje). Jam Akib (i fundit), nuk do ketë profet tjetër pas meje”1 Në hadith Profeti thotë se ka emrat e tij, por përmend vetëm pesë syresh.

Në një hadith tjetër transmetohet: “Unë jam Muhamedi, Ahmedi, Nebijur Rahme, jam Nebijut Tevbe, jam Muka, Hashir, jam Nebijul Melahim.”2

Muhamed ia ka ngjitur gjyshi i tij, Abdulmutalib. Kur e kanë pyetur përse i ka vënë atë emër, është përgjigjur: “Ki-sha dëshirë që banorët e qiellit dhe ata të tokës ta nderojnë, falënderojnë dhe respektojnë.”

Emri Muhamed përmendet katër herë në Kuran3, ndërsa emri Ahmed përmendet vetëm një herë në suren Saf, kur tregohet historia e Isait (a.s.).

Muhamed rrjedh nga ala hamd-lëvdim. Emri Muhamed tregon shkallën sipërore. Pra do të thotë i lavdëruar shumë. Ashtu siç përdoret në kuptimin e të lavdëruarit shumë, mund të përdoret dhe në kuptimin e mbledhësit të cilësive të dëshiruara e të pëlqyera.

Ahmed vjen në kuptimin e atij që falënderon më shumë mes falënderuesve. Arsyeja e mbajtjes së këtij emri shpje-gohet kështu: Zoti i madhëruar do t’i dhurojë Profetit tonë nga Makami Mahmud falënderime, lëvdata të tilla, saqë askujt më parë nuk i është bërë një dhuratë e tillë mirësie. Resulullahu me këto falënderime që i përkasin atij, do ta lëvdojë dhe falënderojë Zotin.

Autori i veprës monumentale “Shifa-i sherif”, Kadi Ijad, shprehet kështu: Para se profeti të quhej Muhamed, quhej Ahmed. Sepse në librat tjerë hyjnorë (Teurat, Ungjill) njihet me emrin Ahmed. Ndërsa në Kuran ai paraqitet me emrin Muhamed. Ajo që dua të theksoj është se ai e ka lavdëruar Zotin e tij para se ta bënin këtë të tjerët. Ai do ta falënderojë

1. Muvata, 2/1004; Tirmidhiu, 5/135; Ahmed b.hanbel, 4/80, 842. Muslimi, 4/1828; Ibn Hiban, Sahih, 14/2203. Ali-Imran, 3/144, Ahzab, 33/40, Muhamed, 47/2, Fet’h, 48/29

Zotin e tij dhe në Ahiret. Zoti do të pranojë shefatin e tij dhe ai do ta falënderojë përsëri për këtë. Ai u lartësua me dhurata si surja e falënderimit (Fatiha). Atij iu urdhërua të falënderonte pas veprave të ndryshme. U quajt Ummeti Hammadun dhe tek ai janë mbledhur të gjitha kuptimet e alës falënderim.4

El Mahi do të thotë shkatërrues, zhdukës, rrënues. Përdo-ret në kuptimin e atij që do të zhdukë mosbesimin (kufrin) dhe në zhdukjen e gjërave të këqija të atyre që i binden.

El Hashir do të thotë mbledhës, tubues në një vend të vetëm. Në ditën e Kiametit, fillimisht do të ringjallet Profeti, pastaj njerëzit. Si Profeti i umetit më të madh, do të ketë një vend të mbrojtur në Ahiret dhe do të tërheqë njerëzit pranë tij si një dorë ndihmese.

El Akib do të thotë i fundit. Do të thotë se nuk do ketë profetë të tjerë pas tij. Për të provuar profetësinë e tij, si i fundit, ka argumente të qarta, si në Kuran, ashtu dhe në hadithe.

Megjithëse Profeti ka pasur edhe emra të tjerë, Ibn Ha-xheri e shpjegon kështu kufizimin vetëm me pesë emra: “Unë kam pesë emra të veçantë, të cilët nuk i ka pasur as-kush nga të mëdhenjtë apo të shquarit e fiseve të vjetra.”

Përveç tyre mund të japim dhe këto emra: Rauf, Rahim, Mubeshshir, Nedhir, Mubejjin, Dai ila’llah, Siraxhul Munir, Mudhekkir, Rahmet, Nimet, Hadi, Shehid, Emin, Muzzemil, Muddeththir, Muhtar, Mustafa, Shefi Mushea, Sadik, Mas-duk, Jasin, Fatih, Hatim, Tâhâ, e të tjerë.

Muhamed Damegani në librin “Sheukul Arusue Jnsun Nufus” na transmeton nga Kabu’l Ahbari: Emrat e Profetit tonë janë Abdul Kerim tek banorët e xhenetit, Abdul Mexhid tek banorët e Arshit, Abdul Hamid tek melekët e tjerë, Abdul Vahhab tek profetët, Abdul Kahhar tek djajtë, Abdurrahim tek xhindet, Abdul Halik tek malet, Abdul Kadir në tokën, Abdul Muhejmin te detet, Abdul Kuddus te peshqit, Abdul Gijath te insektet, Abdul Baki te kafshët e egra, Abdus Se-lam te kafshët mishngrënëse, Abdul Mumin te gjallesat me katër këmbë, Abdul Gaar te zogjtë, MuzMuz në Teurat, TabTab në Ungjill, Akib në suhufe, Faruk në Zebur, Tâhâ dhe Jasin për Zotin, Muhamed për besimtarët. Identifikohet si Ebul Kasim për arsye se do të bëjë ndarjen e xhenetit në pjesë për banorët e xhenetit.”5

4. Kadi Ijad, Shifa, 368155. Mevahibul-Ledunijje, 1/116

Emrat e Profetit

Page 47: Revista Drita Islame Prill 2012

47DiPRILL 2012

Page 48: Revista Drita Islame Prill 2012

48 Di PRILL 201248 Di PRILL 2012

VEXHHI S. DEMIRI

Muhamedi - shpëtimtari i qytetërimit të përbotshëmMuhamedi (a.s.) është më i madhi mirëbërës i njerëzi-

mit, për arsye se ai nuk është vetëm bamirësi i një kombi, ose i një shoqërie, por i gjithë kombeve dhe komuniteteve të botës. Ai është i vetmi njeri, të cilit bota pa marrë para-sysh kufijtë e saj gjeografikë, besimet dhe ndryshimin e ngjyrës i detyron borxhin më të madh të mirënjohjes. Kjo është arsyeja për të cilën Kur’ani e epiteton atë “Rahme-tun lil-alemin” si mëshirë për gjithë kombet e botës. Çdo njeri, i cili përkushtohet në shërbimin e njerëzisë dhe sakrifikon çka ka për të mirën dhe progresin e njeriut, ai ka të drejtë të zërë një vend nderimi dhe dashurie pranë zemrave njerëzore, por ajo nuk është kërkesa e vetme e Muhamedit (a.s.) kundrejt njerëzisë. Ai bëri për popullin e tij atë që asnjë s’ka bërë kurrë për kombin ose atdheun e vet; ai solli Arabinë në transformimin më të madh; po të kemi parasysh fazat e ndryshme të jetës së saj: Ai e pastroi popullin e tij prej gjithë doktrinave të gabueshme dhe veprimeve të këqija; ai i ndryshoi ata brenda një-zet vjetëve prej një populli supersticioz, të shkatërruar dhe gjithmonë në luftë me njëri-tjetrin, në një popull të bashkuar dhe të lumtur, të cilët u bënë themeluesit e pe-randorive të mëdha dhe ndezësit e kandilit të dritës e të shkencës. Por simpatia e tij kaloi përtej kufijve të Arabisë. Ai dha të njëjtën bamirësi morale e materiale edhe mbi

kombet e tjerë; ai themeloi një vëllazëri njerëzore shumë të gjerë, brenda së cilës arabi dhe joarabi, i bardhi dhe i ziu, patën të drejta të njëjta. Secila prej këtyre veprave të mëdha duhet t’i njohë të drejtën atij për të kërkuar vendin më të lartë midis bamirësve të njerëzve. Por vepra më të mëdha se këto ai ka kryer në besim, vepra të përbashkë-ta në mendim e në veprim, të cilat e paraqesin atë si të vetmin njeri që i ka bërë shërbimin më të madh mbarë botës. Prej veprave të mëdha që kreu Profeti i Islamit ne po rendisim vetëm dy: Së pari, ai e shpëtoi qytetërimin prej një shkatërrimi, i cili kishte për të sjellë vdekjen e tij; dhe së dyti, ai hodhi themelet e një bashkimi dhe paqeje globale.

Në sytë e Muhamedit (a.s.) bota ishte e zhytur thellë në injorancë. Po të studiojmë historinë, do të shohim se kandili i qytetërimit, që qe ndezur në çdo krahinë prej reformatorëve të mëdhenj, pothuaj ishte fikur. Kurani Fa-mëlartë e përmbledh shkurtimisht këtë gjendjen e botës së atëhershme ku thotë: “Imoraliteti (korrupsioni) u shfaq në tokë e në det, për shkak të atyre veprave që njerëzit punuan me duart e tyre.” (30:41)

Historia e tregon qartazi të vërtetën e këtyre alëve. Judaizmi, Hinduizmi, Budizmi, patën pushuar për shumë kohë pa pasur ndonjë efekt të shëndoshë mbi jetën e pjesëtarëve të tyre dhe kishin rënë aq poshtë sa ato i

Retrospektivë

MUHAMEDIShpëtimtarii qytetërimittë përbotshëm

Page 49: Revista Drita Islame Prill 2012

49DiPRILL 2012

atribuonin veprime të papëlqyeshme dijetarëve të më-dhenj, profetëve dhe reformatorëve të tyre. Prej njërit skaj një tjetrin, bota gjendej nën mbulesën e errësirës. Ishte drita e ndezur prej Muhamedit (a.s.), kandili i dijes dhe i qytetërimit, që shënoi agimin e një periudhe të re, jo vetëm mbi Arabinë, por edhe mbi vende të tjera të botës. Po përmendim këtu alët e një shkrimtari kristian të kohërave të reja:

“Në të pestin dhe në gjashtin shekull, bota qëndronte në bazën e shkatërrimit. Kultura e mallëngjyeshme e vjetër, që e bëri të mundur qytetërimin, mbasi ajo i pati dhënë njeriut një ndjenjë të bashkimit dhe të respektit kundrejt guvernatorëve të tij, ishte ligështuar dhe asgjë nuk ishte e mjaftueshme të zinte vendin e saj.”

Kjo tregon se qytetërimi i mrekullueshëm, për kon-struktimin e të cilit patën kaluar katër shekuj, ishte mbi bazën e shkatërrimit dhe ajo gjini njerëzore duke u kthyer në konditat e barbarizmit.

Qytetërimi i përngjan një dogme, degët e së cilës kanë mbërritur sipër botës…por ajo qëndron duke u dredhur…dhe për më tepër është kalbur gjer në zemër… A kishte ndonjë kulturë tërheqëse që të mund ta mblidhte edhe një herë atë gjini njerëzore në një bashkim dhe të shpë-tonte qytetërimin?

Ai i përgjigjet duke iu referuar konditave të barazisë së plotë, të përhapur në Arabi dhe në veprat e mëdha që

kreu Profeti Muhamed (a.s.).“Ishte midis këtyre popujve një njeri që kishte lindur

për të bashkuar botën romane të lindjes me atë të jugut.” (marrë nga libri: “Emotion as the Babis of civilization” prej Denison-it.

Muhamedi pra, është shpëtimtari i qytetërimit të për-botshëm, por ai arriti edhe një triumf më të madh se ky. Ai hodhi themelet e paqes së përbotshme e të bashkimit, të cilët bënë të mundur vazhdimësinë e atij qytetërimi. Është një e vërtetë e pakontestueshme se pa bashkim edhe qytetërimi nuk mund të jetojë për as një ditë dhe sa më i gjerë të jetë bashkimi aq më tepër plotësohet qëllimi i qytetërimit. Muhamedi (a.s.) ishte i pari njeri në këtë botë që jo vetëm e kuptoi idenë e bashkimit të racave njerëzore, por edhe e zhvilloi me dimensionin e saj të plotë. Qysh me alët e para të Kuranit është ci-tuar themeli i njësimit të mbarë kombeve, për shkak se në të Zoti nuk është përmendur si Zot i Izraelitëve ose Zot i Arabëve, por si Rabbul-Alemin, që domethënë Zot i të gjithë kombeve e mbarë botëve, i Cili njëkohësisht është dhe edukuesi i tyre, duke i transformuar ata prej një gjendjeje në tjetrën, deri sa t’ia mbërrijnë qëllimeve të plotësimit. Kështu pra, ideja e nënkuptueshme prej alës Rabbul-Alemin është, që as një shtet i veçantë nuk ka favorizim prej Zotit që të ketë një monopolizim në bamirësitë e Tij lëndore ose shpirtërore. Ai është në marrëdhënie të njëjta me të gjithë kombet, me të gjithë njerëzinë; gjithashtu plotësimi hyjnor nuk i takon vetëm një shteti, por të gjithë kombet përfshihen në këtë pikë prej sistemit hyjnor. Bashkimi i racave njerëzore është siguruar me alët e qarta të Kuranit: “…gjithë njerëzit janë të një shoqërie të vetme” (2:213)

Në këtë mënyrë është themeluar vëllazërimi i racave njerëzore, dhe ky mendim i madh është zbatuar pikërisht, në mënyrë që, sikur se është e vërtetë se dhuratat e Zotit (xh.sh.) janë të përbashkëta në mes të gjitha racave nje-rëzore, po ashtu edhe dhuratat morale dhe spirituale:

“Nuk ka ndonjë popull të cilit mos t’i ketë shkuar ndonjë lajmëtar.” (35:24)

“Çdo komb ka pasur një profet.” (10:47)“Disa nga profetët T’i kemi treguar ty dhe disa prej tyre

nuk t’i kemi treguar.” (4:164)Besimi në profetët e feve të tjera është një prej parimeve

themelore të fesë së Muhamedit (a.s.): “dhe ata, të cilët besojnë në çka të është zbritur ty dhe në atë që u është zbritur profetëve para teje” (2:4). Që Zoti (xh.sh.) është Perëndia i të të gjitha kombeve kjo nuk është një dogmë dosido; por një parim i gjallë që lëviz zemrën e shpirtin e çdo njeriu në ndjenja të dashurisë dhe simpatisë për gjithë racat e njeriut. Të gjitha kombet konsiderohen si pjesëtarët e një familjeje, dhe si vëllezër ata janë mësuar të duan dhe të respektojnë njëri-tjetrin. Profeti Muhamed (a.s.) është pra, themeluesi i paqes së përbotshme, e cila varet në bashkimin e racave njerëzore.

“Zani i Naltë” Nr. 12, Gusht 1932

Page 50: Revista Drita Islame Prill 2012

50 Di PRILL 2012

Vehbi Dibra (Agolli) ka lindur në një familje të kamur, në Dibër të Madhe, në vitin 1867 dhe la rahmet në Tiranë më 1937.

Gjithë vepra e Vehbi Efendiut mbe-tet si një mal në fushën e diturisë dhe kulturës sonë teologjike. Të pa-harruara e frymëzuese mbeten gjith-monë para nesh vetitë e tij të larta e njerëzore: thjeshtësia, ndershmëria, fisnikëria shpirtërore, dashuria për të renë e për të rinjtë, të cilëve u jepte zemër që po të kishin një shkëndijë, të ndiznin zjarr. Kemi besim se brezat e ardhshëm, në vazhdimësi të mësi-meve të fesë do të studiojnë gjithnjë e më thellë veprën e shquar të Vehbi Dibrës me mirënjohje dhe nderim të thellë.

Ishte mesatar për nga gjatësia e trupit, pak si i thatë me një palë sy të zinj ku shkëlqenin mendja dhe zgjuarsia e tij, ai me një bisedë që bënte, të bënte për vete, kishte be-sim dhe alët i kishte të pakta, por kurdoherë me vend.

Vehbi Dibra akoma në moshën e fëmijërisë shquhej për një zgjuarsi

dhe mendjemprehtësi të rrallë. Ai da-llohej midis moshatarëve për zellin e tij të madh për të mësuar. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe ato të larta jashtë vendit (në Stamboll) për teologji.

Ai jetoi në një kohë kur akoma ishte e freskët Lidhja e Prizrenit. Ai u frymëzua nga libri “Dhe shkronja” e Sami Frashërit. Qyteti i tij, Dibra e Sipërme, aty nga viti 1900 përfshin-te 3 fshatra dhe nuk ishte më pak e dëgjuar se qytetet e tjerë si: Shkupi, Prishtina, Tirana, Korça e Preveza, me një popullsi prej 136.100 banorë.

Mbas vitit 1880, monarkitë fqinje, si Serbia, Mali i Zi dhe Greqia kërcë-nonin ekzistencën e shqiptarëve si komb, për të copëtuar trojet e tij të banuara nga shqiptarët. Pikërisht, Vehbi Dibra, duke qenë i ngarkuar me detyrën e Myftiut të Dibrës, i fliste popullit se nderi i atdheut nuk mbro-het vetëm me lutje por edhe me për-pjekje dhe sakrifica.

Vehbi Dibra ishte për bashkimin e kombit shqiptar dhe ishte luftëtar i zjarrtë për hapjen e shkollës shqipe me alfabetin e Manastirit, edhe kjo do të arrihet vetëm me kryengritjen e përgjithshme të armatosur popu-llore. Dhe pikërisht për këtë ai thirri Kongresin e Dibrës (Korrik 1909). Në këtë Kongres morën pjesë 36 delega-të nga të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët si: nga Kosova, Ismail Pa-shaj, Riza Beu, Rexhep Hoxha Myftiu i Dibrës (vëllai i Vehbi Agollit), nga Elbasani ishin delegatë Aqif Pashë Elbasani, Dervish Beu, Myderriz Ali Efendiu etj. Fillimisht, Kongresi zgjo-dhi për kryetar të tij, Vehbi Dibrën dhe sekretar, Halit Gjirokastritin dhe Islam Selanikun. Vehbi Dibra mbajti një alim të zjarrtë teologjik e filozo-fik, falë kulturës së gjerë që kishte dhe si orator i mirëfilltë. Në historinë e Shqipërisë, Vëllimi i II, Tiranë 1984, fillon devijimi, qoftë edhe pa dash-je, që e konsideron këtë Kongres si xhonturk, gjë që nuk është e vërtetë dhe s’i përgjigjet realitetit! Këtë e ba-zojmë në diskutimet e delegatëve, si dhe në kujtimet e tyre të lëna me

shkrim si, Hafiz Ali Korçës, të Kenan Manastirliut etj., që e hedhin posh-të këtë vlerësim që i bën Historia e Shqipërisë. Po t’i referohemi të vërte-tës historike, tonin këtij Kongresi ia dhanë shqiptarët, siç pasqyrohet nga vendimet që mori: Hapja e shkollave fillore dhe të mesme në gjuhën shqi-pe, ndarja e shkollës nga kisha dhe xhamia, zhvillimi i ceremonive fetare në gjuhën shqipe, njohja e zakoneve nga pushteti në gjuhën shqipe dhe vendosja e rregullit dhe sistemit në ushtri.

Të gjashtë seancat e Kongresit u kthyen në luftë të ashpër dhe kjo u duk në alimet e Vehbi Dibrës dhe në alimet e një pjesë nga delegatët si i: Abdyl Ypit, Rexhat Voka, Haxhi Ali Elbasani etj. Pa mbushur akoma dy vjet nga mbyllja e punimeve të Kongresit.

Midis delegatëve për shpalljen e Pavarësisë (28 Nëntor 1912) u nisën në Vlorë, Vehbi Dibra bashkë me Hafiz Sherif Langun. I takon Vehbi Efendiut të nxjerrë fetvanë për zhga-bën e zezë dy krenare në mes fushës së kuqe të flamurit. Në kujdesin e Vlorës 28.XI.1912, ndër vendimet e rëndësishme, ishte edhe ai i krijimit të Senatit (Pleqësisë) prej 18 anëta-rësh, Kryetar i së cilës u zgjodh Vehbi Dibra, kurse Ismail Qemali u zgjodh kryetar i qeverisë së përkohshme.

Fetvaja për zhgabën dykrenare qëndronte - tha Vehbi Dibra - në petkat që ka veshur myslimani nëse ndodhet një figurë e vogël e gjësë së gjallë, organet e së cilës prej së largu nuk duken a ka ndonjë pëlqim? Për-gjigja: “Nuk është e lehtë”. Vehbi Dib-ra për çdo veprim mbështeti Ismail Qemalin. Kur u nis në krye të delega-cionit, Ismail Qemali, la në krye të Qe-verisë së Përkohshme Vehbi Agollin (Dibrën), i cili nga data 30 mars 1913, për dy muaj rresht kryesoi qeverinë në mbledhjet e saj, madje përballoi lakmitë serbe e malazeze dhe organi-zoi kryengritje shqiptare në mbrojtje të trojeve, që udhëhiqeshin nga Baj-ram Curri, Elez Isufi, Hasan Prishtina etj. dhe se mbajtja e tërësisë tokësore

Personalitet HAMDI BASHA

HAXHI VEHBI DIBRA

klerik dhe patrioti devotshëm

Page 51: Revista Drita Islame Prill 2012

51DiPRILL 2012

mund të bëhet vetëm me armë dhe se kryengritësit patën mbështetjen e qeverisë së përkohshme dhe ve-çanërisht të Vehbi Dibrës. Këtu le të ndalemi dhe të përmendim alët e naçallnikut N. Cirkoveç: “Kryengritja pa ndonjë (alë e pakuptueshme) ka mundur ta përgatisë vetë Vehbi Efendiu, nën urdhrin e të cilit janë të gatshëm të ngrihen të gjithë të uriturit! Ai është dhe Shejhul Islami i Shqipërisë. Kryengritja u përhap nga muaji Shtator 1913, por mjerisht kish mungesa në municione dhe armë. (Fjali e pakuptueshme).” Në një letër që vjen nga fronti thuhet: “…Në rast se dërgoni fuqi dhe armë, suksesi është i sigurt.” Edhe këtu nxjerr krye tradhtia e Esatit, ai në vend që të ndihmonte kryengritësit, përkundrazi i pengonte. Serbët ushtronin terror të paparë. Në lumin Drin nuk shikoje gjë, përveç trupa të pajetë fëmijësh, grash e pleqsh si dhe hi.

Edith Durham këtë terror e përcak-ton në këtë mënyrë: “Fuqitë e Më-dha po kryejnë një veprim kriminal duke e shtyrë ardhjen e komisionit të caktimit të kufijve.” Nga ana e tij, Vehbi Dibra e çmonte mjaft rendin, mungesa e të cilit - thoshte ai - sjell anarkinë dhe situata të papëlqyera me të cilat Shqipëria është ndeshur mjaft herë (dhe kjo ishte arsyeja që mjaft atdhetarë idealistë preferonin më shumë një shtet ateist si ai i A. Zogut, i cili pati një administratë të rregullt, e cila diti të përfitojë nga Pe-rëndimi). Vlen të theksohet se pas vitit 1925, Vehbi Dibra i përkushtohet tërësisht punëve të Komunitetit Mys-liman dhe u shkëput nga veprimtaria e drejtpërdrejtë politike, sido që deri në frymën e fundit ai pati për moto Fe - Atdhe, këtë binom.

Interesante është përgjigjja që ma-rrin shumë analistë grekë apo serbë kur pyesin ballkanasit se çfarë jeni? Përgjigja e tyre është: “jemi të krish-terë”, ndërsa kur pyesin shqiptarët, myslimanë apo të krishterë përgjigja është: “jemi Shqiptarë”; përgjigje kjo, që është mjaft kuptimplotë.

Justin Godarti, studiues francez ka thënë: “Shqiptarët e të gjitha besimeve kanë qenë unanimë dhe

kanë luftuar krah për krah. Në Shqi-përi, patriotizmi është shqiptar. Kur ai është besimtar, ndez zjarrin dhe i nënshtrohet nacionalitetit dhe në të njëjtën kohë është gati të ndezë zjarr të ri që t’u shërbejë interesave të Shqiptarëve.”

Shqipëria ka nxjerrë burra që i kanë bërë nder vendit të tyre si: Mehmed Basha Dukagjini, që ka qenë poet li-rik, Arkitekt Sinani, që ndërtoi xhami-në e madhe të Stambollit dhe që mbi-emërohej “Mikelanxhelo i Lindjes”, profesorin e shquar Hasan Tahsini Filatin, rektorin e parë të Universitetit të Stambollit, inspektorin e vilajetit shkodranin Daut Boriçi, si dhe shken-cëtarin enciklopedist dhe ideologun Sami Frashëri, pa numëruar një ple-jadë të tërë të Rilindjes Kombëtare të Pavarësisë si: Haxhi Zeka, Hoxhë Voka, Hoxhë Moglica, Haxhi Vehbi Dibra, Hoxhë Kadriu, Sheh Suleç, Hafiz Ali Korça, Hafiz Malje Tanushi, Hafiz Dauti, Hafiz Lila, Hafiz Veledin Banku, Hoxhë Kurt Balla, Hafiz Sherif Langu etj…

Figura patriotësh kanë pasur edhe fetë e tjera si: Preng Doçi, Patër Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, martiri shkodran At Stefan Gjeçovi, i vrarë nga malaze-zët, politikani dhe poeti i shquar Fan S. Noli, i cili u dorëzua si prift vetëm e vetëm për të shpëtuar Shqipërinë, Papa Kristo Negovani, i vrarë nga gre-kët, dëshmori i kombit etj…

Më 1 Mars 1918 ndodhi një akt i pa-zakontë, disa të krishterë nga Shkod-ra hodhën parulla ofenduese ndaj myslimanëve si: “Poshtë xhamija”, “Poshtë Mevludi”, por akoma më e keqja ishte therja e derrit në derën e xhamisë. Kjo u prit me indinjatë të thellë nga myslimanët, por kryemyf-tiu Vehbi Efendiu bëri takime e bëri bisedime me klerikë të ndryshëm (të krishterë) dhe në mënyrë demonstra-tive tha se këto veprime nuk i sjellin ndonjë dëm bashkimit të popullit dhe se 4 apo 5 horra nuk përfaqësojnë komunitetin e krishterë dhe nga ana tjetër iu drejtoi një notë proteste au-toriteteve Austro-Hungareze, pastaj bëri përpjekje të shumta për të qetë-suar gjendjen.

Vehbi Dibra qysh në Marsin e vitit

1920 i drejtohej zyrave të myftinive me një qarkore, tash e tutje të mos përdoren vulat turqisht, as në gjuhën turke në aktet zyrtare, por të mbaroni sa më parë një vulë me shqiponjë, duke futur kështu në institucionet fetare simbolin e flamurit tonë kom-bëtar.

Në kongresin e parë të Komunitetit Mysliman që u mbajt në Tiranë më 12 Mars 1923, u morën vendime të rë-ndësishme. Ky kongres zgjodhi Veh-bi Dibrën si Kryetar të Komunitetit Mysliman Shqiptar, gjithashtu shpalli autoqefalinë e institucioneve të fesë islame në Shqipëri. Me këtë rast u bënë vizita në Komunitetin Mysliman nga ai Orthodoks, kështu në emër të Këshillit të Naltë At Vasil Marko, er-dhën Peshkopi Jetothos, nga prefekti në emër të qeverisë etj…

Vehbi Dibra në ditët e shenjta të myslimanëve mbante vazë në xha-minë e vjetër si në ditët e Ramazanit apo të Mevludit, të cilët i shërbenin jo vetëm besimtarëve, por dhe vetë kle-rikëve me thëniet nga Kurani Kerim, i cili me gjithë se ishte përkthyer në 140 gjuhë të botës, në gjuhën shqipe akoma nuk ishte përkthyer, megjithë-se specialistët në atë periudhë ishin me shumicë. Shumë artikuj të Vehbi Dibrës janë botuar në revistën “Zani i Naltë”, janë aktualë dhe edhe për kohën e sotme. Ato kanë përfshirë ç’urdhëron Kurani Kerim. Kurani gja-të shekujve nuk ka ndryshuar qoftë edhe një germë të vetme dhe është aktual edhe për kohën e sotme me njohuritë shkencore që jep. “Kërko-je diturinë edhe në Kinë”, injorancën nuk mund ta justifikojmë as me pleqërinë tonë, as me mungesën e shkollave në atdheun tonë, se jemi urdhëruar të shkojmë edhe në vendet më të largëta për studime, qofshin këto vende edhe jo myslimane.

Me këtë rast i drejtohemi Hazreti Muhamedit (a.s) që urdhëron e thotë: “Për tri gjëra vazhdon të shpërblehet i vdekuri: kur ka lënë pasuri për mirë-bërje, ka lënë libra që përfitojnë nga leximi i tyre njerëzia dhe ka lënë fë-mijë që luten për të.”

Page 52: Revista Drita Islame Prill 2012

52 Di PRILL 2012

M. FETULLAH GYLEN

52 Di SHKURT 2012

Nuk ka asnjë dyshim se kjo shtëpi ka qenë shtëpia dhe foleja familjare më e lumtur, më me fat dhe më e begatë se të gjitha shtëpitë dhe foletë familjare që janë ngritur mbi tokë e që do të ngrihen në të ardhmen! Në shtëpinë e tij në çdo kohë ndihej lumturia. Kjo shtëpi ishte ndoshta një ndër më të varfrat në botë nga mundësitë materiale, sepse kalonin muaj dhe aty s’gatuhej as dhe një supë.

Të gjithë fëmijët e Profetit vdiqën para tij, përveç të bijës Fatime, e cila jetoi edhe pak kohë pas tij. Edhe ajo bënte një jetë të vështirë. Pra, as asaj Profeti nuk i pati përgati-tur një jetë me mirëqenie. Megjithëkëtë, e gjithë familja, ashtu dhe kjo vajzë, fryti i zemrës së tij, e donin atë dhe e mbanin më të çmuar se çdokush, se çdo gjë! Në zemrat e tyre, i Dërguari i Allahut kishte një vend të zgjedhur mbi çdo përfytyrim.

Asnjë fëmijë nuk e ka dashur të atin sa Hz. Fatimeja! Dhe asnjë baba nuk i ka dashur fëmijët sa ç’i ka dashur i Dërguari i Allahut, i cili, ndërkaq, ka qenë i ekuilibruar edhe në këtë drejtim.

Ai qe një edukator i tillë që pati hyrë aq thellë në zemrat e tyre, saqë nuk mendonin asgjë tjetër veç tij. Kjo do të thotë se ai kishte një tërheqje të tillë që e magjepste mjedisin që e rrethonte.

Shtëpia e bekuar e Profetit ishte si një shkollë ku prak-tikoheshin situatat specifike përkatëse të femrës. Pozita e veçantë e profetit në atë shtëpi si dhe specifikat përkatëse të femrës mësoheshin atje dhe pastaj i përcilleshin umetit, bashkësisë. Nëntëdhjetë për qind të konkluzioneve dhe urdhrave mbi jetën familjare na janë përcjellë nga ana e bashkëshorteve të nderuara të të Dërguarit të Allahut. Për rrjedhojë, prania e grave në shtëpinë e tij me gjendje dhe nivele të ndryshme, ka qenë një domosdoshmëri. Vetëm për të mos u asgjësuar konkluzionet fetare, i Dërguari i Allahut i ka vënë gjoksin martesës me shumë gra pas moshës 53 vjeç dhe, në një kuptim, me këtë ka bërë sakrificë.

Gratë e Profetit, jo vetëm qenë bërë shkas që fiset dhe tributë e tyre të lidheshin me të me lidhje krushqie e gjaku, por qenë bërë edhe ndërmjetëset më të mëdha të ruaj-tjes së mijëra haditheve. Mund ta them me siguri të plotë se bota femërore u detyrohet në shumë gjëra grave të të Dërguarit të Allahut. Aq shumë shërbime i kanë bërë ato fesë, saqë sikur të gjitha gratë t’i rreshtonin kokat si gurë kalldrëmi nën këmbët e tyre, përsëri nuk do t’ua paguanin dot hakun atyre.

Profeti sillej me gratë me drejtësi dhe dinjitet. Pavarësisht nga rëndësia dhe serioziteti i shpirtit profetik që kishte, Profeti afrohej dhe sillej në mënyrë delikate me gratë. Gratë e tij nuk mund të mendonin kurrë një botë pa të. Kështu pati bërë vend Profeti në zemrat e tyre. Sikur ai ta kishte ndarë ndonjërën prej tyre, pa dyshim ajo do ta vinte kokën në pragun e tij dhe do të priste gjer në kiamet! Sepse Profeti

i dy botëve kishte ngritur fron në zemrat e tyre në një më-nyrë që nuk mund të shkulej e largohej që aty, kishte hyrë mes tyre dhe ishte bërë plotësisht një me to. Ai e kishte ndarë me to jetën e tij të bekuar, të butë e të natyrshme në atë mënyrë që ato e kishin krejt të pamundur të nda-heshin prej tij.

VLERA QË U JEPTE BASHKËSHORTEVE

Vlera që i pati dhënë i Dërguari i Allahut gruas ishte e një niveli të paparë gjer atëherë dhe e tillë vazhdon të mbetet edhe sot. Sikur të ngrihej një natë e të pyeste për shëndetin dhe mirëqenien e ndonjërës nga gratë, ai, do të shkonte edhe te të tjerat për t’i pyetur e respektuar po njëlloj. Nuk vërehej që, në sjelljen ndaj tyre, ai të parapëlqente ndonjë-rën ndaj të tjerave.

KËSHILLIMI ME BASHKËSHORTET

I Dërguari i Allahut ulej e bisedonte me gratë, madje disa çështje i diskutonte me to si shok. Profeti nuk kishte aspak nevojë për idetë dhe mendimet e tyre sepse ai mbështetej nga zbulesa hyjnore. Mirëpo Profeti donte t’i mësonte disa gjëra umetit, bashkësisë së tij. Sa për gratë, ato do të vihe-shin në një vend shumë të lartë, në kundërshtim me vendin që u ishte dhënë gjer atë ditë dhe, si çdo praktikë tjetër, edhe këtë i Dërguari i Allahut e fillonte nga shtëpia e vet!

Ashtu siç paraqitej në qëndrime e sjellje bujar dhe nde-rues ndaj grave të veta, ashtu dhe me alët e tij të ndrit-shme, Profeti nxiste dhe mbështeste të tjerët të silleshin bujarë e respektues ndaj grave.

Shkurt, cilësia e Profetit si kryetar familjeje e kapërcente nivelin e të mrekullueshmes me sa e pranojmë ne zako-nisht. Fakti që ai ishte i dashuri i zemrave, mësuesi i me-ndjeve dhe edukatori i shpirtrave të grave të tij, fakti që, pavarësisht nga të gjitha këto, ai nuk bënte asnjë lëshim në detyrën e tij dhe nuk nënvleftësonte asgjë nga punët që kishin të bënin me shtetin dhe popullin, janë argument dhe provë e hapur e profetësisë së tij. Po qe se për profetësinë e tij s’do të kishte asnjë argument tjetër, vija që ndiqte ai si kryetar familjeje do të ishte e mjaftueshme si argument dhe provë e profetësisë së tij!

Familja

SI KRYETARFAMILJEJE

PROFETI M

Page 53: Revista Drita Islame Prill 2012

53DiPRILL 2012 53DiMARS 2012

Siç ishte një kryetar familjeje i jashtëzakonshëm, Profeti ishte, në të njëjtën kohë, një baba i përsosur e me ndjenja atërore të thella si dhe, natyrisht, një gjysh i pashoq po me atë thellësi ndjenjash atërore. Edhe në këtë fushë ai ishte i pashembullt.

Ai i trajtonte fëmijët dhe nipërit me dhembshuri të jashtëzakonshme dhe, duke i trajtuar kështu, nuk mungon-te t’ua kthente shikimet ndaj jetës së pasosur dhe gjërave të larta e sublime. Duke i ushqyer në prehër, u buzëqeshte në sy, i përkëdhelte e i çmonte dhe, në këtë mes, kurrë nuk i pëlqente që ata t’i nënvleftësonin çështjet e larta. Brenda kësaj mendësie, ai ishte ndaj tyre jashtëzakonisht i hapur, por edhe mjaft serioz dhe i rëndë në ruajtjen e marrëdhënies së tij me Allahun. Nga njëra anë, duke u sjellë lirshëm me ta, u tregonte se si të jetonin si njerëz, nga ana tjetër, nuk u jepte shteg të silleshin të çlirët aq sa ta zhvlerësonin veten. Jo vetëm nuk u jepte shteg, por përpiqej me ndjeshmëri e kujdes të lartë për ta penguar degjenerimin e tyre dhe i përgatiste ata vazhdimisht për botët e larta shpirtërore. Edhe me këtë mënyrë trajtimi e veprimi, i Dërguari i Al-lahut përfaqësonte rrugën e mesme, larg qëndrimeve të skajshme, përfaqësonte rrugën e drejtë. 1

Dhembshuria ndaj fëmijëve dhe nipërve“Nuk kam parë njeri më të dhembshur ndaj pjesëtarëve të

familjes se Hz. Muhamedi!”2 Me të vërtetë, aq i dhembshur ishte Profeti, aq sinqerisht sillej dhe aq hapur vepronte, saqë është e pamundur të tregohet një kryetar familjeje dhe baba i dytë si ai!

Ndërkaq, po qe se ky pohim do të ishte vetëm i yni, rëndë-sia e tij ndoshta do të mbetej e kufizuar. Mirëpo janë me miliona njerëz të thelluar në dhembshuri sa të druhen të ngacmojnë edhe një milingonë, të cilët e pohojnë dhe e

1. Në origjinal: siratimustakim.2. Thotë Enes b. Maliku i cili pati nderin e lartë t’i shërbejë të Dërgua-

rit të Allahut dhe ta kryejë këtë punë me besnikëri të lartë për dhjetë vjet me radhë pa ndërprerje. – Transmeton Muslimi, Fedail, 63; Musned, 3/112.

SI PRIND

MUHAMEDshpallin se nuk ka pasur njeri tjetër si i Dërguari i Allahut që të ndjente dhembshuri si ai për tërë qenien!

Të gjithë fëmijët meshkuj i kishin vdekur herët.3 Më në fund, i kishte lindur një djalë prej të shoqes Marie, por edhe ai nuk i kishte jetuar. Mes dhjetëra punëve të rëndësishme, Profeti shkonte shpesh te djali që ndodhej te taja, mënde-sha, e merrte në krahë, në prehër, e përkëdhelte, e puthte dhe pastaj kthehej në shtëpi.4 Edhe kur djali pati vdekur, e pati marrë në krahë duke shprehur me sytë plot lot hid-hërimin e tij. Dhe atyre që e shihnin me mahnitje, u pati thënë: “Zemra dëshpërohet, sytë qajnë, por, në dashtë Al-lahu, nuk do të themi gjë tjetër veç asaj që thotë Allahu e që i pëlqen Allahut!”5

Le ta përsërisim edhe një herë se Profeti ishte më i mëshirshmi e më i dhembshuri i njerëzve! Ai i merrte nipërit Hasan dhe Hysejn në krahë a në shpinë dhe shëtiste an-dej-këtej. A mund ta merrte fëmijën në shpinë një njeri i shkallës së tij e të dilte me të në rrugë a mes njerëzve? Ai e merrte dhe dilte! Dhe, duke vepruar kështu, përcaktonte të ardhmen e tyre dhe nderin që kishin për të fituar ata!

Në këtë interesim të veçantë të Profetit për ta, pa dyshim që kishte pjesë familja profetike që do ta përfaqësonin, si dhe të gjithë njerëzit e shquar.

Si në çdo çështje tjetër, edhe në edukimin e fëmijëve, i Dërguari i Allahut pati ndjekur gjithmonë rrugën e mesme. Ai i donte me shpirt fëmijët dhe nipërit, ua shfaqte dhe i bënte ta ndjejnë këtë dashuri. Por ai kurrë nuk lejonte që ndjenja e tij e dashurisë të përdorej për keq, megjithëse nuk ndodhi kurrë që dikush nga bijtë apo nipërit e tij të prireshin apo niseshin për të bërë një gjë të tillë. Por kur ata bënin ndonjë gabim pa e ditur ose pa dashje, Profeti e vishte dashurinë e tij me seriozitet dhe, me një ashpërsi të matur, i pengonte ata të bënin veprime të dyshimta. Përgatitja e tyre qysh në atë moshë për të qenë të ndjeshëm ndaj haramit, gjërave jolegjitime, pra, të pabekuara e të ndaluara, është një nga shembujt e bukur të ekuilibrit në edukim!

Sa herë që Profeti hynte në Medine kaluar, mund të shihje disa fëmijë të hipur bashkë me të e të kapur pas tij.6 Kjo do të thotë se Profeti nuk tregonte dashuri dhe dhembshuri vetëm ndaj fëmijëve dhe nipërve të vet, por edhe ndaj fëmi-jëve të shtëpive fqinje që banonin edhe më larg. Ai i merrte pranë ata me shumë dhembshuri dhe sinqeritet duke ua fituar zemrat me dashurinë që u tregonte.

Dashuria e tij nuk u përkiste vetëm djemve e nipërve, por edhe vajzave dhe mbesave. Ashtu siç i donte Hasanin dhe Hysejnin, ai e donte edhe të mbesën Umame. Dhe e donte aq shumë, saqë e patën parë edhe në rrugë me të mbesën në krahë ose në sup. Pati ndodhur edhe që ta mer-rte në shpinë Umamen kur falte namaz. Kur do të binte në sexhde, e ulte mbesën në tokë dhe, kur ngrihej, e merrte përsëri në shpinë.7

3. Ibni Kethir, el-Bidaje, 5/328.4. Mexhmau’z-Zevaid, 9/161; Muslim, Fedail, 62.5. Buhari, Xhenaiz, 44; Muslim, Fedail, 62, 63; Xhenaiz, 12; Ibni Maxhe,

Xhenaiz, 53; Musned, 3/194; Ebu Davud, Xhenaiz, 24.6. Hajatu’s-Sahabe, 3/182.7. Buhari, Edeb, 18; IbniSa’d, Tabakat, 8/39.

Page 54: Revista Drita Islame Prill 2012

54 Di PRILL 2012

Njohja me mjeksinë islame

Shëndeti

MJEKËSIA TRADICIONALEMjekësia tradicionale islame ekziston në shkallë të ndry-

shme të sofistikimit. Skolastikët islamë e kanë përkufizuar mjekësinë (tibb) si “art që merret me mbrojtjen e shëndetit të mirë, kundërvënien ndaj sëmundjes dhe kthimin e shë-ndetit të personit të sëmurë.”

Format origjinale të mjekësisë tradicionale janë theme-luar mbi bazë të përmbledhjeve të teksteve, të zakoneve, mënyrave dhe hulumtimeve. Mjekësia tradicionale është shërbyer me teorinë e katër sekrecioneve të trupit, gjegjë-sisht me vrerin e zi, gjakun, vrerin e verdhë dhe këlbazën. Këto sekrecione të trupit apo fluide gjaku korrespondoj-në me katër elementet: toka, zjarri, uji dhe ajri. Emocionet dhe temperamenti janë përcaktuar me ekuilibrin ndërmjet sekrecioneve të trupit, që, për shkak të raporteve të tyre, kanë rezultuar në veti, siç janë: melankolia, gjallëria, apatia (indiferenca) dhe shqetësimi apo agresiviteti. Në teorinë fiziologjike të sekrecioneve të trupit melankolia është shkak i vrerit të zi të tepërt.

Këto katër sekrecione të trupit janë të përziera gjith-ashtu me atributet primare të thatësisë, nxehtësisë, ftohtësisë dhe lagështisë. Ekuilibri dhe raporti ndër-mjet këtyre sekrecioneve të trupit përcakton raportin e shëndetit dhe sëmundjes. Në mjekësinë unane, që është degë e mjekësisë tradicionale islame, terapia për shembull përdor ilaç të kundërt: sëmundja “e nxehtë” është shëruar me ilaç të thatë etj. Në këtë shkollë mjekësore janë pranuar veprat e Galenit dhe të Ibn Sinës deri në hollësi, por praktikantët (hakim) i kanë modifikuar disa nga ato, ndërsa novacione vazhdojnë të bëhen në fushën e farmakologjisë. Në Indi, praktikantët unane ia kanë shtuar ofertave të veta terapeutike komeopatine për shkak se ajo e vë theksin veçanërisht mbi pjesët e bimëve.

Por, mjekësia moderne supozon se ilaçi shkak-ton pasoja të njëjta në trupin e njeriut, apo për-afërsisht të njëjta, ndërsa mjekësia tradicionale islame shëron secilin pacient në përputhje me përzierjen autentike të sekrecioneve të veta të trupit, por që nuk mund të gjenden në masë plo-tësisht të njëjtë te dy persona.

Në fund, mjekësia tradicionale islame është kon-centruar po ashtu edhe në anatomi dhe psikologji. Në mesin e shkrimeve, të cilat datojnë që nga shekulli IX, hasim në veprën El-Muhtesarfi’ilm-i tashrih (Doracak i shkurtër i anatomisë), të cilin e ka shkruar Abdul-Mexhid et-Bejdavi, dhe teksti i njohur pesëmbëdhjetë-shekullor

Tashrikel-Mensuri (Anatomia e Mensurit) autor i të cilit është Mensur Muhammed ibni FakihIljas.

Pjesa kryesore e anatomisë së Galenit ka ardhur nëpër-mjet veprës së Ibnel-Nafisit dhe zbulimit nga ai të qarku-llimit të vogël të gjakut.

MJEKËSIA E PEJGAMBERITMjekësia e Pejgamberit, e njohur gjithashtu si Tibbu Ne-

bevi është themeluar mbi bazë të Shpalljes kuranore dhe udhëzimeve të të Dërguarit (a.s.). Shpjegimi i haditheve nga skolastikët e ligjeve, e ka përvetësuar stilin e suksesshëm dhe të përpunuar. Në realitet disa ligjvënës, filozofë, juristë, teologë dhe historianë islamë, ndër të tjera, kanë nxjerrë penat e veta dhe i kanë shpjeguar gjerësisht udhëzimet e Pejgamberit(a.s.), dhe kanë qenë mjaft të suksesshëm në integrimin e mjekësisë islame me materia medica, të cilën e kanë gjetur në sistemet mjekësore të mëparshme.

Mjekësia e të Dërguarit Muhamed a.s.

IBN KAJJIM EL-XHEVZI

Page 55: Revista Drita Islame Prill 2012

55DiPRILL 2012

ERGYS HOXHAFaqja juaj

Nuk kisha bërë pakt me kujtesën por gjërat që të lënë mbresa apo përshtypje të forta sido që të jetë mbesin aty përjetësisht. Ndoshta kam qenë pesë vjeç kur teksa dëgjoja bisedat e gjyshit me miqtë arrija të shquaja rëndësinë e tyre edhe pse nuk arrija t’i kuptoja tërësisht. Ndër shprehjet e spikatura që ai e përmendte shpesh dhe që mua më bënte ta me-ndohesha për ta kuptuar ishte kjo: “I dashuri ynë ka thënë kështu…!” Ndoshta e kisha dëgjuar me qindra herë, por për çudi nuk guxoja të pyesja askënd për domethënien e saj. Kaluan kohë dhe në mendjen e familjarëve të mi kisha filluar të dukesha si djali që

i pëlqen të llafoset me gjyshin. Kështu ngaqë kisha shfaqur interes të veçantë ndaj historive të tij, ai nuk nguronte të më ofronte kohën e tij madje me shumë dëshirë. Në fund të fundit, kjo ishte ajo që e kënaqte më shumë se çdo gjë tjetër atë. Duhet të kem qenë jo më shumë se tetë vjeç kur fillova ta pyesja atë për gjërat që si kuptoja.

Kështu kur e pyeta për atë që e kisha dëgjuar me mijëra herë nga goja e tij dhe që aq shumë e kisha vrarë mendjen për ta gjetur se çdo të thoshte, ai buzë-qeshi dhe më tha: I dashuri ynë është Profeti i fundit i Zotit, Muhamedi (a.s.), dhe si i papërtueshëm që ishte

Si e njoha Profetin a.s.

Page 56: Revista Drita Islame Prill 2012

56 Di PRILL 2012

filloi të më shpjegonte me nge gjithçka dinte rreth te qenët profet, por edhe mbi personalitetin e profetit të fundit. Nuk mbaj mend se sa zgjati kjo bisedë me gjyshin, ndoshta tre orë, ndoshta më shumë, por arrij të kujtoj si sot madje dhe me detaje çdo gjë që ai më tha. Të tëra me të dëgjuar i kishte, por dashuria e madhe që ndiente për të dhe padyshim besimi i thellë e i palëkundur bënin që alët t’i rridhnin aq natyrshëm saqë të dukej sikur kishte studiuar vite të tëra. Qeshte dhe ndonjëherë sytë i mbusheshin me lot teksa më tregonte për cilësitë dhe ndodhitë e tij. Dukej qartë dashuria që ndiente për Profetin saqë shpesh teksa gjendesha i përhumbur në bisedë, më krijohej përshtypja sikur Profeti i nderuar kishte qenë një njeri shumë i afërt i gjyshit tim. Ishte pikërisht kjo ndjenjë që më pëlqente aq shumë tek ai. Do të falënderoj pafund Zotin që më bëri të mundur ta njoh Profetin e Tij të madh nëpërmjet gjyshit tim. Ky ishte takimi im i parë me Profetin (a.s.), por kush ishte në të vërtetë Muhamedi (a.s.)?

1432 vite më parë në Gadishullin Arabik, në shkre-tëtirën e paanë, në vendin e nxehtë e të thatë, në një kohë kur injoranca kishte mbërthyer çdo zemër, verbuar çdo sy, mposhtur çdo mendje e triumfuar mbi çdo shpirt, duke e çuar padrejtësinë deri tek krimi më çnjerëzor, varrosja për së gjalli e vajzave të porsali-ndura nga prindërit e tyre, atë kohë Zoti i Lartësuar kishe dërguar lajmëtarin e fundit për njerëzinë. Dritën që do të pushtonte çdo zemër të dëlirë, çdo mendje të shëndoshë e çdo shpirt të kulluar. Jeta e tij s’është veçse urtësi e padiskutueshme. Profeti ynë (a.s.) do ta niste jetën si jetim sepse babai i tij do të ndërronte jetë disa muaj para se ai të lindte. Fëmijëria e tij edhe pse rridhte nga një familje e pasur e me emër do të ishte e mundimshme dhe e përvuajtur. Kështu, kur ishte gjashtë vjeç ai do të shikonte me sytë e tij teksa e ëma dorëzonte shpirtin për t’u kthyer tek Allahu përgjithmonë. Tashmë jetim nga të dy prindërit nën mbrojtje e merr gjyshi i tij. Por edhe mbrojtja e gjyshit nuk zgjati shumë pasi ai do ndahej nga jeta për t’u bashkuar me Krijuesin. Radhën e kishte i ungji për t’iu bërë strehë profetit të Zotit, por jo për shumë kohë, sepse Allahu i Madhëruar e mori dhe atë nga kjo botë për t’u bërë kështu vetë garant i Profetit (a.s.). Drita që do të sfidonte çdo skutë të errët që para se të shpallej nga vetë Zoti (xh.sh.) kishte filluar të ndriçonte. Në mesin e arabëve kishte filluar të njihej si “Emin” dhe “Siddik, i “Besueshmi” dhe “Besniku”. Ai është “Emini” që s’dinte as shkrim e as këndim, por që Fuqiploti e kishte orientuar dhe përgëzuar me një moral magjepsës për gjithkënd, ishte Krijuesi i Patëmetë, Ai i Cili kishte skalitur në shpirtin e tij cilësi që do të vazhdojnë të mahnitin botën deri në Kiamet. I drejtë në padrejtësi, i butë në nervozizëm, i durueshëm në fatkeqësi, i qetë në gjaknxehtësi, i mëshirshëm dhe i dhembshur me këdo e shumë e

Nëse një ditëProfeti

Nëse një ditë Profeti a.s. do ju vizitonte

Nëse një ditë Profeti (a.s.) do ju vizitonte

Nëse një ditë do trokiste në portën tuaj

Si do të vepronit dhe silleshit, druaj...

E di se një mysafiri kaq të nderuar,

Dhomën më të mirë do t’i ofronit

Dhe sofrën me gjellët më të mira do ia shtronit

Dhe do mundoheni ta bindni;

Se nga vizita e tij shumë të lumtur jeni,

Dhe se është një nder i madh t’i shërbeni.

Por thoni:

Tek pragu do ta prisni, kur duke ardhur ta shikoni

Apo në raft me nxitim revistat me Kuran do t’i ndërroni

Po filmat Hollivudianë a do t’i ndiqni më në televizion

Apo do vraponi ta shuani nga frika se mos ju qorton

Kush e di?

Ndoshta do të uronit të mos kish dalë

nga goja, e pahijshmja e fundit fjalë.

Po kasetat e muzikës që preferoni a do t’i fshihni

Dhe në vend të tyre, librat e pluhurosur të haditheve të

nxirrni

Të futet brenda menjëherë a do ta lejoni

Apo nga sikleti majtas djathtas do vraponi

Nëse disa ditë së bashku do të jetonit

Jetën tuaj të përditshme a do ta vazhdonit

Pas buke a do ta bëni duanë

Apo do nguroni siç bëni gjithmonë

Po namazet a do t’i falni të pestë

A do ngriheni nga shtrati i ngrohtë herët në mëngjes

Po këngët që këndoni ndër dhëmbë dhe librat që lexoni,

Ushqimin e shpirtit tuaj t’i dijë a do të doni?

Ose le të themi:

Në çdo vend ku të shkoni a do ta shëtisnit Profetin (a.s.)

Apo për pak ditë do ta ndryshoni adetin.

A do ia prezantonit shokët tuaj më të mirë

Apo t’i takonte s’do kishit fare dëshirë.

Tani më thuaj me zemër në dorë

A do dëshiroje të rrinte përgjithmonë

Apo do të marrësh frymë thellë

Sapo ai të dalë nga ajo derë

Ndoshta do të ishte interesante

Ta mendosh njëherë për veten tënde

Ç’do bëja?

Nëse një ditë Profeti (a.s.) do më vizitonte...

Nëse një ditë Profeti (a.s.) do ju vizitonte...

Nëse një ditë do të trokiste në portën tuaj

Si do të vepronit dhe silleshit; druaj.

Page 57: Revista Drita Islame Prill 2012

57DiPRILL 2012

Tash katërmbëdhjetë shekuj, në shkretëtirë, një natë,më katërmbëdhjetë të hënës u lind ai bonjak.

Por skamje si ajo s’të kishin zënë sytë,dhe pse prej mijëra vitesh ishin duke pritë.

E nga mund ta dallonin? Ta shikonin, si?Atëherë shkretëtira qe vendi më i zi.

Se bota e qytetëruar, dihet, atë mot,qe zhytur në kllapi dhe më beter se sot.

Kish kaluar dhe hienat njerëzimi shtazarak:te vëllau më i dobët vëllezërit pinin gjak.

Gjithë lëmsh’ i Dheut të zi në anarki qe grirë, Përçarja dhe shkatërrimi Lindjen kish përpirë.

Kështu u rrit jetimi gjer kapi të dyzetat,gjer dhuna soste të mbramet ditë të vetat.

Gjer botën e shpëtoi fatlumi me një frymë,dhe mbretërit i rrëzoi nga froni në greminë.

E shtypur, dobësia u ngrit sefte në këmbë,dhe dhuna mizore u përpëlit në gjëmë.

Për botët – mëshirë! – qe ligj’ i Tij i ri!Qe streha e atyre që lypnin drejtësi.

Për gjithçka sot në botë, Ai ka meritë.Ia ka borxh njerëzimi dhe çdo individ.

Borxhli atij Fatlumi i është ky njerëzim. O Zot! Me këtë ndjenjë na ngjall në amshim!

NJË NATË

Mehmet Akif Ersoj

shumë cilësi të papërsëritshme për një “tokësor” do ta shoqëronin atë deri në momentin kur do t’i dorë-zonte shpirtin Zotit të gjithësisë.

Mrekullia e Zotit në tokë që rrezatonte fuqishëm ndër injorantë e të mençur, ndër të verbër e ndër ata që shihnin qartë, ndër memecë e ndër ata që flisnin bukur, ndër shurdhë e ndër ata që dëgjonin, të gjithë pa përjashtim e kuptonin dhe arrinin ta shquanin madhështinë e Profetit, të gjithë e dinin se ai s’mund të ishte tjetër veçse i dërguar i Zotit, por egot janë krijuar për të mos pranuar të vërteta, kështu zemrat e tyre mbusheshin me kundërshti derisa të vinte çasti i caktuar nga Zoti për të rrokur të vërtetën.

Mrekulli të pafundme e shoqëruan përgjatë gji-thë jetës, madje nuk e teproj aspak po të them se çdo sekondë i jetuar pranë tij ishte mrekulli, ashtu siç është edhe sot. Ata që e kishin zemrën të kyçur do të thurnin gënjeshtra… Kaq të verbër ishin saqë vetëm shpifnin e trillonin pa fund ndaj tij. Në fund të fundit vetëm kaq mund të bënin sepse përgjigjet e Profetit (a.s.) ishin urtësi më vete e ata hutoheshin kur e dëgjonin të fliste. Të tillë njerëz mban toka edhe sot, mendjelehtë dhe mediokër, që janë bërë robër të pasioneve kafshërore duke humbur aftësinë për të gjykuar drejtë. Atyre u drejtohem dhe u flas hapur e qartë:

A nuk e shihni se si personaliteti i tij madhështor i gdhendur nga vetë Krijuesi Famëlartë sfidon çdo njeri tjetër, poet apo filozof, mendimtar apo dijetar, askush nuk mund t’i afrohet sepse ai shndrit fort, aq sa të arrijë t’i zhdukë ata qoftë edhe të gjithë një-herësh. A nuk e shihni se si ai sfidon të shkuarën dhe të ardhmen?! A nuk e shihni se Fuqiplotit nuk i duhet teknologjia për të përcaktuar popullaritetin e dikujt, por Ai e vulosi atë në zemrat e besimtarëve?! A nuk e shihni se si emrin e tij e “klikojnë” të paktën pesë herë në ditë mbi 1.5 miliard njerëz anë e kënd tokës?! A nuk e shihni se predikimet e tij të paarrit-shme nuk bien kurrsesi ndesh me logjikën racionale e objektive?! A nuk e patë ç’revolucion të paqshëm bëri ai?! Nëse të gjitha këto nuk arrin t’i shquash me keqardhje po të them se sytë i ke nga Zoti, por me ta nuk po shikon, mendjen e ke nga Zoti po fare nuk po mendon, veshët i ke nga Zoti po me ta nuk po dëgjon… dije se gjithçka nga Fuqiploti Allah i ke, por asnjëra nuk po të shërben…! Ti as si gjyshi im s’je, madje je shumë më keq. Ai s’kishte studiuar e as nuk kishte lexuar, kohë të vështira kishin qenë atëherë, s’kish mundur të studionte e të lexonte, as televizio-net e interneti nuk e kishin informuar, sepse s’kish pasur atëherë e sikur të mos mjaftonin këto feja kish qenë e ndaluar rreptësisht nga sistemi, por gjithsesi ai e kish njohur Profetin (a.s.), sikur të kishte jetuar në të njëjtën kohë me të, ndryshe nga ju që gëzoheni lirive të shumta që ju kanë verbuar e zhveshur nga çdo ndjenjë njerëzore.

Page 58: Revista Drita Islame Prill 2012

58 Di PRILL 2012

Ky predikim është një përmbledhje e disa predikimeve të cilat janë mbajtur në kohë të ndryshme në Mina, Muzdelife dhe Arafat gjatë haxhit të Profetit në vitin 10 Hixhri (631). Profe-ti u foli më shumë se 100.000 besimtarëve; falë kushteve të kohës dhe numrit të madh të njerëzve që e prisnin, atij i duhej ta përhap-te predikimin e tij në vende të ndryshme dhe lajmëtarët (korrierët) ia përsërisnin alët e tij turmës. Është quajtur Hutbeja e Lamtumirës, sepse gjatë predikimit të Profetit, u nënkup-tua se ai shpejt do të ndërronte jetë dhe se nuk do të mundte ta kryente haxhin edhe një herë tjetër në të ardhmen; ditët që pasuan e vërtetuan këtë parashikim.

Burime të ndryshme autentike hadithi si Bu-hariu dhe Muslimi, si dhe përkthimet e Muha-med Hamidullahut dhe Nuh Ha Mim Keller, janë përdorur si referenca në përpilimin e ver-sionit në vijim të Hutbes. Meqenëse porositë e kësaj hutbeje janë raportuar nga individë të ndryshëm të cilët ishin duke kryer haxhin, ne kemi disa variante në dorë, të gjitha me ndry-shime shumë të vogla nga njëri-tjetri. Në këtë përmbledhje ne jemi përpjekur t’i paraqesim lexuesve variantin më të saktë i cili është në përputhje me burimet e hadithit.

Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbë-rësit

Të gjitha falenderimet tona janë për Allahun. Ne e falënderojmë Atë, kërkojmë ndihmë prej Tij, kërkojmë faljen e Tij dhe pendohemi tek Ai. Ne kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga e keqja jonë dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e udhëzon Allahu, askush nuk mund ta çojë në rrugë të gabuar dhe këdo që Ai e humb, askush nuk mund ta udhëzojë. Unë dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut të Vetëm e të Pa-shoq, dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij. Unë ju kërkoj juve o robër të Allahut, të jeni të devotshëm ndaj Allahut, unë ju urdhëroj t’i bindeni Atij dhe unë po filloj

me atë çfarë është më e mira.

O njerëz,

dëgjomëni mirë! Sepse unë nuk e di nëse do të jem midis jush përsëri pas një viti apo jo. Prandaj dëgjomëni çfarë po ju them me shumë kujdes dhe përcilljani këto alë atyre të cilët nuk patën mundësi të jenë të pranishëm sot këtu, sepse ata që mungojnë mund të kuptojnë më mirë dhe mund t’i mbajnë mend më mirë alët e mia.

O njerëz,

ashtu siç janë të shenjta kjo ditë, ky muaj dhe ky qytet, po ashtu edhe jeta juaj, prona dhe nderi janë të shenjta dhe të paprekshme për njëri-tjetrin. Ato janë të sigurta ndaj çdo sulmi.

Mbajeni mend!

Nesër ju do të takoheni me Zotin tuaj dhe do të përgjigjeni për veprat tuaja. Pradaj kini kujdes: mos devijoni nga rruga e drejtë duke vrarë njëri-tjetrin pasi unë të kem ikur.

Rikthejuni gjërat që u janë besuar pronarëve të tyre të vërtetë. Allahu jua ka ndaluar fajden, prandaj që sot e tutje duhet të hiqni dorë nga çdo lloj forme kamate. Kapitali juaj ju takon vetëm juve. Ju as nuk duhet të bëni e as do të pësoni në kurriz ndonjë padrejtësi. Allahu ka gjykuar se nuk duhet të ekzistojnë më interesat, ndaj interesi i parë nga i cili unë heq dorë, është ai ndaj Abbas ibn Abdul Mutalibit.

Çdo e drejtë për hakmarrje që ka lindur nga vrasjet në periudhën para-islame, është tani e tutje e shfuqizuar dhe e para e drejtë e tillë nga e cila unë heq dorë, është e drejta për hakmarrje për vrasjen e Rabiah.

Vërtet, dallimet trashëgimore të cilat pretendo-hej të respektoheshin në Epokën e Injorancës, janë lënë mënjanë përgjithmonë, me përjashtim

HUTBEJA E LA

Page 59: Revista Drita Islame Prill 2012

59DiPRILL 2012

të kujdestarisë për Qaben (nga Beni Abd el-Dar) dhe dhënies së ujit haxhinjve (nga el-Abbas)

Një vrasje e kryer duhet të shpaguhet në të njëjtën masë. Një vdekje aksidentale nga një plagosje, që do të thotë një vdekje që vjen si pasojë e (një mjeti i cili zakonisht nuk përdoret apo nuk konsiderohet si armë vdekjeprurëse siç është) një shkopi apo një guri; dëmshpërblimi për një akt të tillë, është njëqind deve. Kushdo që kërkon më tepër, është njëri prej injorantë-ve.

Ruhuni nga djalli...Djalli e ka humbur gjithë influencën dhe auto-

ritetin e tij në këtë vend. Por ai kënaqet edhe kur i bindeni për gjëra të cilat juve ju duken të parëndësishme. Kujdes nga djalli për të mirën e fesë tuaj.

O njerëz,

Është e vërtetë se ju keni disa të drejta në lidhje me gratë tuaja, por gjithashtu edhe ato kanë të drejta ndaj jush. Në qoftë se ato i res-pektojnë të drejtat tuaja, atëherë ata kanë të drejtë të ushqehen dhe të vishen siç duhet nga ju. Trajtojini gratë tuaja mirë dhe jini të butë me to, sepse ato janë partneret tuaja dhe ndihmëset tuaja të besuara. Dhe është e drejtë e juaja që t’i ndaloni ato të shoqërohen me këdo që nuk ju pëlqen juve, ashtu siç duhet që ato të mos kryejnë kurrë imoralitet.

Unë po ju lë pas Kuranin, librin e Allahut dhe Sunetin tim. Nëse ju kapeni fort pas tyre, nuk do të humbisni kurrë.

O njerëz,

shtyrja e pacënueshmërisë së një muaji të shenjtë është një tepri që vjen nga mosbesimi; në këtë rrugë janë ata, mosbesimi i të cilëve i ka çuar në rrugë të gabuar. Ata e bëjnë të ligj-shme këtë gjë një vit dhe të paligjshme në një tjetër; kjo për të plotësuar numrin (e muajve) që

Allahu i ka caktuar si të pacënueshëm. Koha në të vërtetë ka bërë një kthim të plotë ashtu siç ishte në ditën kur Allahu krijoi qiejt dhe tokën. Tek Allahu, muajt janë dymbëdhjetë në numër. Katër prej tyre janë të shenjtë, më pas vijnë tre të tjerë dhe një është i vetëm, ai midis muajit Xhemadi dhe Shaban.

O besimtarë,

dëgjojini alët e mia me kujdes dhe mbajini mend mirë ato. Besimtarët janë vëllezër e motra. Asgjë që i përket një besimtari, nuk do të jetë e lejuar për një shok të tij besimtar përveçse nëse ajo i jepet atij me dëshirë. O sahabet e mi! Mos i bëni padrejtësi vetes sepse edhe vetja juaj ka të drejta ndaj jush gjithashtu.

Zoti i juaj është një dhe babai juaj është një: të gjithë ju rridhni nga Ademi dhe Ademi ishte nga dheu. Një arab nuk është superior ndaj një joarabi dhe vlera qëndron vetëm në lutje dhe në punë të mira.

O njerëz,

Allahu ia ka ndarë çdo trashëgimtari të ligj-shëm pjesën e tij të pasurisë dhe asnjë tra-shëgimtar i ligjshëm nuk mund të pranojë një trashëgimi të veçantë, dhe asnjë trashëgimi e veçantë (e lënë ndokujt tjetër), nuk mund të ka-lojë vlerën e një të tretës së trashëgimisë.

Prejardhja e një fëmije i takon krevatit bashkë-shortor, dhe të lindurit jashtë martese duhet të privohen nga bijësia (të qenurit bir). Kushdo që deklaron se është bir i tjetërkujt përveç babait të tij, apo kur një rob deklaron se i përket të tjerëve e jo zotërisë së tij, mbi ta do të bjerë mallkimi i Allahut, i engjëjve dhe i të gjithë besimtarëve; as alët e tyre e as pendimi nuk do t’u merren parasysh.

“Ji dëshmitari im o Allah, që unë ua përçova mesazhin Tënd njerëzve Tuaj.”

AMTUMIRËS

Page 60: Revista Drita Islame Prill 2012

60 Di PRILL 2012