revista shkencore hikmet nr.6

Upload: senadbey

Post on 06-Jul-2018

436 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.6

    1/125

    HIKMET

    Revistë Shkencore

    Prishtinë, 2014

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.6

    2/125

    Revista shkencore ‘Hikmet’ është një publikim i specializuar iInstitutit për shkencat humane ‘Ibni Sina’. Revista ka si synim kryesortë informojë lexuesit shqiptarë dhe publikun e gjerë me shkencat humanenë botën islame, duke përfshirë këtu studimet në fushat e islamologjisë,orientalistikës dhe studimeve krahasimtare. Për më tepër, revista synontë stimulojë studiuesit shqiptarë e të huaj, që sjellin risi në lëmitë e lar-tëpërmendura, me qëllim avancimin dhe ngritjen e nivelit shkencor dhekulturor në vend. Prandaj, studiuesit, kërkuesit, lektorët universitarë dhestudentët e diplomuar në kërkime të avancuara inkurajohen të dorëzojnë punimin e tyre origjinal (të pa publikuar më parë në ndonjë revistë apo ueb – site tjetër). Artikujt duhet të shoqërohen me abstrakte, fjalët çelësa dhe

    mund të jenë në gjuhën shqipe, arabe, perse, turke ose angleze. Revista‘Hikmet’ ton të drejtën e autorit të artikujve që publikon, duke i njohurautorit të drejtën e botimit të tyre në organe të tjera, me kushtin që revista‘Hikmet’ të referohet si publikuesi i parë i tyre.

    Të drejtat për të gjithë artikujt dhe shkrimet i ruajnë autorët. Re-daksia e kësaj reviste nuk mban përgjegjësi për opinionet dhe qëndrimet eshprehura dhe faktet e cituara nga autorët.

    Revista ‘Hikmet’ pranon të gjithë shkrimet, përkthimet, intervistatdhe recensimet që janë në përputhje me botëkuptimin teorik dhe akademiktë revistës. Punimet para se të botohen vlerësohen nga redaksia dhe ajoështë e lirë në zgjedhjen e tyre për botim. Të gjithë punimet duhet të jenëshkencore dhe të japin citatet dhe referencat e nevojshme. Më shumë tëdhëna për kriteret e paraqitjes dhe të dërgimit të artikujve për botim mundtë shihni në faqen zyrtare të Institutit për shkencat humane ‘Ibni Sina’:www.ibnisina-ks.com.

    Revista ‘Hikmet’ del katër herë në vit, dimër, pranverë, verë dhevjeshtë.

    Dorëshkrimet dhe fotot nuk kthehen.

    Punimet dërgoni në E-mailet:

    [email protected], [email protected]

    Boton: Instituti për shkencat humane ‘Ibni Sina’

    Kryeredaktor: Abdullah Rexhepi

    Redaksia:

    Prof. Dr Muhamed M. Arnauti, Prof. Dr Abdullah Hamiti,Prof.Asc. Dr. Isa Memishi, Prof. Dr. Metin Izeti, Doc. Dr. FehimGashi, MA. Fahredin Shehu, MA. Hasan Azari, MA. Jahja Hondozi,Dr. Abdullah Rexhepi

    Redaktor gjuhësor: Ajna AlitiSekretar i redaksisë: Senad Gushlla

    Këshilli shkencor ndërkombëtar:

    - Dr. William Chittick, Universiteti Shtetëror i Nju Jorkut, SHBA

    - Dr. Shahram Pazouki, Instituti iranian i lozosë, Iran

    - Dr. Turgay Şafak, Universiteti Medenijet, Turqi

    - Dr. Husejnali Ghobadi, Universiteti Tarbiat Modares, Iran

    - Dr. Hanan Tahoun, Universiteti i Kajros, Egjipt

    - Dr. Sedad Dizdaroviç, Universiteti i Zenicës, BH

    - Dr. Ahad Golizade, Instituti kërkimor ndërkombëtar “Rumi”,Shqipëri

    - Dr. Seid Haliloviç, Qendra për shkenca fetare “Kom”, Serbi

    - Dr. Salih Okumuş, Universiteti i Prishtinës, Kosovë

    - Dr. Elvir Musiç, Universiteti Mevlana, Turqi

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.6

    3/125

    Pasqyra e Lëndës / Contents

    Hasan Kaleshi

    Letërsia shqiptare e Alamiados

    Albanian Aljamiado Literature .................................................................9

    Mehdi Polisi

    Sami Frashëri në fushën e gjuhësisë

    Sami Frashëri eld of linguistics ............................................................43

    Fahredin Shehu

    Miriai në tekstet Sabiane

    Miriai in Sabian texts ..............................................................................77

    Suat Zeyrek

    Kryengritjet shqiptare përballë Perandorisë Osmane dhe rezultatet e tyre

    Albanian revolts in front of the Ottoman Empire and their results ...................91

    Reza Akbarian & Amélie Neuve-Eglise

    Hermeneutika dhe kërkimi unik i qenies

    Hermeneutics and the Unique Quest of Being ......................................119

    Nexhat Ibrahimi

     Ndikimi i trashëgimisë greke te myslimanët

    Impact of Greek Heritage on Muslims .............................................149

    Ahmed Ebu Zejd

    Biblioteka e Kajrevanit thesar i kulturës dhe civilizimit islam

    Library of Kairouan treasure of Islamic culture and civilization .....159

    Bibliograa e Profesor Muhamed Mufaku - Arnautit (Përgatiti: Isa Memi-shi)

    Bibliograa of professor Muhamed Mufaku - Arnaut ......................169

    Kritikë & recensione

    Critice & Reviews ............................................................................195

    In Memoriam: Ndahet nga jeta prof. dr. Mehdi Polisi ......................239

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.6

    4/125

    Të nderuar lexues,

    Ky është numri i gjashtë i revistës shkencore ‘Hikmet’. Që në l-lim ju bëjmë me dije se pas botimit të pesë numrave të revistës, drejtuesit eInstituti ‘Ibni Sina’ morën vendim për disa ndryshime në redaksi dhe ndry-shuan kopertinën e revistës, ashtu siç po e shihni edhe vet, nga ky numërrevista ‘Hikmet’ do të botohet me bashkëpunoëtorë të rinj në redaksi dheme kopertinë të re. Bashkëpunëtorët e rinjë të cilët pranuan të jenë pjesë estat të redaksisë, duke pasur parasysh gradat shkencore dhe kontributet etyre në fusha të ndryshme shkencore – kulturore, do të ndihmojnë ngritjene cilësisë së revistës.

    Tanimë në mesin e bashkëpunëtorëve kemi prof. dr. MuhamedM. Arnautin, tashmë i njohur në qarqet shkencore dhe kulturore të botësshqiptare dhe jo vetëm, që ka dhënë një kontributë të çmueshëm për tëzbardhur trashëgiminë islame shqiptare dhe për prezantimin e shqiptarëvedhe kulturës shqiptare në botën arabe. Për kontributet shkencor të profesorArnautit mund të lexoni bibliogranë e tij në faqet e këtij numri të revistës. Një tjetër bashkëpunëtor, bashkëpunimi i të cilit nuk ka munguar deri mëtani, është dhe prof. dr. Abdullah Hamiti, pedagog i gjuhës dhe letërsisëturke dhe i letërsisë shqipe të Alamiados. Prof. Abdullah Hamiti në opin-ionin shqiptar dihet edhe si njohës i misticizimit (tesavut) dhe përkthyesi shumë veprave nga turqishtja, osmanishtja dhe arabishtja. Prof. asoc. Dr.Isa Memishi, pedagog i gjuhës arabe në Universitetin e Prishtinës, ështënjë tjetër anëtar i ri i stat të redaksisë së revistës ‘Hikmet’. Prof. Isa Mem-ishi, autor dhe përkthyes i disa veprave shkencore – kulturore në fushëne orientalistikës. Por, mbi të gjitha, profesor Memishi është autor i fjalo-rit më voluminoz dhe më përmbajtjesor Arabisht – Shqip. Deri më taninë revistën tonë, ai ka botuar disa punime shkencore dhe vështrime dhe

    gjithnjë më këshillat dhe sygjerimet e tij ka qëndruar përkrahë nesh. Bash-këpunëtori tjetër i ri është prof. dr. Metin Izeti, pedagog i artit, lozosëdhe artit islam në Universitetin Shtetëror të Tetovës, i cili deri më sot ka botuar një seri veprash në fushën e misticizmit dhe lozosë islame. prof.Metin Izeti njihet edhe si njohës i shkëlqyeshëm i traditës dhe kulturësmistike shqiptare. Këtu nuk mund të mos përmendim kontributin e pal-odhshëm dhe të denjë të anëtarëve tjerë të revistës si Fahredin Shehu, JahjaHondozi, Hasan Azari, Fehim Gashi, Ajna Aliti dhe Senad Gushlla, të cilët

    me shkrimet dhe punimet e tyre shkencore pasuruan përmbajtjen dhedizajnin e revistës.

     Në fund, nuk duhet lënë pa përmendur edhe kontributin e madhdhe të vazhdueshëm të profesorit, tashmë të ndjerë Mehdi Polisit, i cili prej numrit të parë të revistës dhe në ditët më të vështira të saj tregoi bashkëpunim serioz dhe asnjëherë nuk hezitoi të këshillojë dhe të ud-hëzojë redaksinë e ‘Hikmet’. Andaj dhe në emër të Institutit për shken-cat humane ‘Ibni Sina’ dhe të revistës ‘Hikmet’ iu shprehë ngushëllimefamlijes, kolegëve, miqëve dhe studentëve të prof. dr. Mehdi Polisit. Elusim Zotin e Gjithëmshirshëm që ta shpërblejë me gradat më të lartatë xhenetit!

    Të dashur lexues,

    Revista shkencore ‘Hikmet’ është e hapur me të gjithë. Prandaj,dhe Ju mund të jeni një bashkëpunëtor në këtë revistë duke shkruarartikuj, probleme të ndryshme, kritika dhe mendime - por gjithnjë dukee respektuar kriteret teorike dhe teknike të revistës - në mënyrë që kjorevistë të bëhet sa më cilësore për lexuesit.

    A. Rexhepi

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.6

    5/125

    KDU 821.18:28

    Letërsia shqiptare e Alamiados

    Hasan Kaleshi

    Përktheu: Abdullah Hamiti

     Njëra nga çështjet e rëndësishme në studimin e historisë së popujve tëBallkanit është çështja e islamizimit të disa pjesëve të popullatës autoktone.Kjo, posaçërisht është e rëndësishme për historinë e shqiptarëve, duke qenëse më shumë se dy të tretat e popullatës shqiptare e ka pranuar islamin, qënuk ka ngjarë me asnjërin nga popujt tjerë të Ballkanit. Krahas kësaj, ështëshumë me rëndësi për të studiuar edhe institucionet e ndryshme fetare ekulturore nga periudha turke, veçanërisht historinë e vakut, medreseve,teqeve, mektebeve, bibliotekave dhe të institucioneve tjera kulturore efetare-sociale, sepse këto hulumtime do të duhej të jepnin përgjigje përshumë pyetje: në radhë të parë, për atë çfarë kanë qenë rrethanat kulturoro-arsimore, e pastaj dhe ta ndriçojnë një simbiozë shqiptaro-turke shumëintensive. Mirëpo, të gjitha këto studime janë në fazën llestare. Edhe vetë problemi i islamizimit, i cili parqet çelësin për zgjithjen e shumë çështjeve

    të tjera, veçsa është prekur, dhe kjo në radhë të parë duke u falënderuarautorëve të huaj. Por, të gjithë ato punime, kryesisht janë parcial, dhenumerikisht aq pak saqë nuk japin mundësi që t’i hyhet analizës sëtërësishme të këtij problemi. Nëse i përjashtojmë të dhënat të cilat i ofron

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.6

    6/125

    Letërsia shqiptare e AlamiadosHasan Kaleshi10 11

    T. Arnold1, punimet e E. Rossit2 dhe G. Stadtmüllerit3, dhe studimin e P.Bartl4, në të cilin në mënyrë të qartë (shkurtazi) janë përmbledhur rezultatete deritanishme, vështirë se diçka tjetër mund të theksohet. 5 Veçmas janëlënë pas dore shekulli i XVII dhe XVIII-të, kur, siç pohohet, procesi iislamizimit ka qenë më intenzivi. Ka shumë pak burime të botuara. Ivetmi përjashtim është periudha e gjysmës së parë të shekullit XVII përtë cilën janë botuar dy vëllime dokumente nga Arkivi Propaganda Fide nëRomë, të cilët përfshijnë raportet e misionarëve katolikë, vizitorëve dheinspektorve të Papës, e të cilat i ka përgatitur historiani i njohur shqiptarInjac Zamputi6. Nuk ka dyshim, çelësin për zgjidhjen e këtij problemi duhetkërkuar në defteret turke të kadastrës dhe të regjistrimit, për periudhëne hershme, e për periudhën e mëvonshme, në arkivat perëndimore, në

    radhë të parë në ato në Venedik dhe Romë. Botimi i regjistrimit më tëvjetër shqiptar 7 ka hedhur dritë shumë, në raportet feudale në Shqipëri, nëshkallën e pjesëmarrjes së pushtetit turk dhe në rezistencën e fshatarësisëshqiptare ndaj rendit të ri, dhe ka afruar shumë të dhëna të vlefshme përfazën e parë të islamizimit. Ky defter tregon se procesi i islamizimit teshqiptarët ka lluar qysh në kohën e pushtimeve turke, domethënë, nëllim të shekullit të XV-të. Kështu shohim se në vitin 1441 Permeti i ështëdhënë si has sanxhakbegut të Arvanidt (Shqipërisë) Jakub-begut, djalit tëfeudalit shqiptar Teodor Muzakës. Në atë kohë djemtë e pushtetarëve tëdalluar shqiptarë kanë lluar të kalojnë në islam, që shihet qartë nga emrat

    1  Hasan Kaleši, Albanska alamiado knjizevnost, Prilozi za Orijentalnu Filologiju, XVI –XVII / 1966 /-67, Sarajevo, 1970, . 49 – 76. Ser omas Arnold, Istorija širenja islama, Glasnik IVZ, Sarajevo, god.1, 2, 3.Origjinalinanglisht të kësaj vepre: Te Preaching o Islam, London 1913, atkeqësisht nuk e kasha nëduar.2 E. Rossi, Saggiosul dominio turco e l’introduzione dell’ Islam in Albania, rivista d’Alba-nia, 3 (1942), . 200-213.3 G. Stadtmüllerr, Die Islamisierung bei den Albanern. Jahrbücher ür Geschichte Osteu-ropas, NF. 3 (1955), . 404-429.4 P. Bartl, Die albanischen Muslime zur Zeit der nationale Unabhangigkeitsbewegung(1878-1912), Otto Harrassowitz, Weisbaden, 1968.5 Të dhëna të ndryshme mund të gjenden të shpërndarëa në punimet tjera, por në to nuktrajtohet direct problemi për të cilin është fjala prandaj edhe nuk do t’i përmendim.6 I. Zamputi, Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë veriore dhe të mesme në shekullinXVII. . I (1610-1624), iranë, 1963; . II (1634-1650), iranë 1965. (Shih vështrimintim në Gjurmime albanologjike 2/ 1968).7 H. Inalcik, Hivrî 853 tarihi Sûret-I Deer-I Sancak-I Arvanid, Ankara 1954.

    e tyre: Ali, i biri i Karlit, Isa, i biri i Pavle Kurtikut, Husejn i biri i Kurtikut,Hamza, i biri i Karlit, Kasim-pasha Muzaku, Mehmed, i biri i Muzakut.Dihet se osmanlinjtë në islamizimin dhe vendosjen e sistemit të tyre feudalnë Shqipëri me të madhe janë shvrbyer me sistemin gulam dhe içoglan.Djemtë e feudalëve shqiptarë, qoftë si pengje, qoftë si robër, janë dërguarnë Stamboll dhe janë edukuar në oborrin e sulltanit. Të edukuar në frymënislame, ata janë futur në klasën e spahive; disa janë dërguar në Shqipëri qënëpërmjet të tyre të vendoset pushteti turk, e disa janë emëruar në postetë larta në shtetin osman. Kështu klasa feudale osmane ka ndikuar nëklasën feudale shqiptare. Shembulli më i mirë për këtë është Skenderbeu,i cili si ish içoglan është kthyer në territorin e atit, që pastaj ta udhëheqiteatë.8 Sipas të dhënave që na i ofron Inalxhik në një punim tjetër të tij, në

    shekullin e XVI numri i muslimanëve ka qenë shumë i vogël në raportme të krishterët. Kështu në tërë nahijen e Vlorës kanë qenë 1206 familjemuslimanë ndaj 14.304 të krishtere, kurse në nahijen e Gjirokastrës 53shtëpi muslimne ndaj 12.257 të krishtere9. Nëse mund t’i besohet Arnoldit,në vitin 1600 në Shqipëri kanë qenë dhjetë here më shumë të krishterë semuslimanë.

     Nga të dhënat që për Shqipërinë i jep Evlija Çelebi, nëSeyâhatnâme-n e tij10 për vitet e shtatëdhjeta të shekullit të XVII-të, edhe pse nuk mund të mësohet për gjendjen numerike të muslimanëve, mund të përfundohet se numri i tyre është rritur dukshëm. Sipas Seyâhatnâmes, në

    8  Rolin e içoglanëve dhe gulam-ëve në islamizim dhe në utjen e sistemit eudal nëShqipëri në mënyrë të detajuar e ka trajtuar Nedim Filipovic në kumtesën e tij: Albanskailustracija iz ranije istorije timarskog sistema na Balkanu, të mbajtur në simpoziumin përSkenderbeun në Prishtinë. I gjithë materiali nga ky simpozium shpejt do të dal nga shtypi(kumtesat nga ky simpozium janë botuar në dy vëllime …).9 H. Inalcik, Od Steana Dušana do Osmanskog carstva, Prilozi za orijentalnu filologijuIII-IV, 1952-53, . 29, vërejtja. 108.10  Gjithçka që ka të bëjë me udhëtimin e Evlija Çlebiut nëpër Shqipëri gjendet në librinVi dhe VIII të udhëpërshkrimit të tij Seyâhatnâme i ndjeri Franz Babinger në punimin etij Evliya schelebi reisewege in Albanien (Mitteliun – gen des Sem. F. orient. SprachenXXXII), e e ka përolur rrugën e Evlijas nëpër Shqipëri. Egziston edhe përkthimi i SalihVuçitërnës Shqipëria para dy shekujsh, por ai është krejtësisht jokritik, i punuar pa kurrarmetode shkencore. Për pjesët të cilat kanë të bëjnë me Kosovën dhe Metohinë, Shih: HasanKaleshi, Kosova e Metohija n’udhëpërshkrimin e Evlija Çelebisë, Përparimi 7-8, Prishtinë1955. Gjithsesi se do të nevoitej një përkthim kritik, çarë është ai I Hazim Šabanovicit nëserbokroatishte.

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.6

    7/125

    Letërsia shqiptare e AlamiadosHasan Kaleshi12 13

    Elbasan kanë qenë 18 mëhalla muslimanë e 10 të krishterë, 46 xhamija dhe20 mesxhide, pastaj disa medrese, mektebe të ndryshme dhe 11 teqe. NëGjirokastër në këtë periudhë kanë qenë 8 xhami, nga tri medrese e teqe,ndërsa vetëm tri kisha të vogla. Kavaja dhe Peqini, kanë qenë si duket,tërësisht të islamizuara. Nëse mundet edhe të supozohet se disa të dhëna janë më tepër rezultat i fantazisë së Evlija Çelbisë, nuk mundet tërësisht tëmohohet se në shekullin e XVIII-të dominojnë banorët muslimanë. Tekstii Çelebisë ofron gjithashtu përshtypjen se numri i madh i shqiptarëve e ka pranuar islamin vetëm formalisht dhe se shumica e madhe i ka mbajturtraditat e saja të vjetra. Për banorët e Gjirokastrës ai thotë se i vajtojnëtë vdekurit e tyre sikur të ishin të krishterë, se e pranojnë Shëngjergjin,Sh(ën)mitrin dhe festat e tjera të krishtere e në Zharovë, thotë se, i luajnë

    disa lojëra sikur ‘pabesimtarët”.11

    Krahas me këtë proces të ngadalshëm por të vazhdueshëm tëislamizimit ka rrjedhur një proces tjetër, shumë i shpejtë dhe gati sulmues – depërtimi i shpejtë i shqiptarëve në hierarkinë turke ushtarake dheadministrative. Tanimë kemi përmendur se qysh në vitin 1441 si sanxhakbegi Shqipërisë (Arnavut-ili) përmendet Jakub-beg, i biri i Teodor Muzakës,kurse vëllai i tij Kasim pasha në vitin 1452 si beg i sanxhakut sdhqiptar. Nga viti 1460, pra 30 vjet para zaptimit denitiv të Shqipërisë, kur si beglerbeg të Rumelisë e gjejmë Gedik Ahmed –pashanë, më vonë vezir imadh, dhe njërin nga zaptuesit më të lavdishëm dhe nga komandantat më tëguximshëm të Fatihut, me prejardhje nga Vlora12, e krejt deri te AvlonyaliFerid paşa (nga Vlora) i cili ka qenë vezir i madh në vitin 1905,13 hasimnumër të madh të vezirave të mëdhenj, zëvendësve të tyre, beglerbegëve,

    11 Këtë e ka vërejtur edhe Dositej Obradoviqi me rastin e qëndrimit të tij në Shqipëri. Në veprën e tij Sovjeti zdravog razuma ai thotë se ka shqipëtarë të cilët e kanë pranuar islaminnë kohën e Muratit të II-të, para 300 viteve, të cilët s a here vie ndonjë pri këte e shpiejnëtek varrezat e parardhësve të tyre dhe kërkojnë t’I tymos me tamjan.12 Krahaso Süleyman Külçe, Osmanli arihinde arnavutluk, Izmir 1944, .63. Për prejard-hjen e tij në burime ka luhatje të konsiderueshme. Diku përmendet se është me prejardhjegreke porn ë shumicën se është me prejardhje shqiptare. Edhe në artikullin Gedik Ahmedpaşa në Islam Ansklopeds gjenden të dyja varantat.13 Për Ferid pashën shih Ibnülemin Mahmut Kemal Inal: Osmanli Devrinde son Sadra-zamlar, C. XI – XII. Për at të keq, të gjitha këto personalitete me prejardhje shqiptare endeaskush nuk i ka regjistruar lere më t’i ketë përpunuar. Në Bosnje kësaj çështje I kushtohetshumë më tepër kujdes. Mjaon të kujtojmë veprën e Savet-beg Bašagicit: ZnamenitiHrvati, Bošnjaci I Hercegovci u urskoj Carevini, Zagreb 1931.

    sanxhakbejve, të komandantëve të ndryshëm dhe udhëheqësve të tjerë me prejardhje shqiptare.

    Depërtim të njejtë të shqiptarëve kemi edhe në letërsinë turke. Nëseajo e para mund të shpjegohet në mënyra të ndryshme, depërtimi i hershëmi tyre në letërsinë osmane, ku është dashur zotëruar shumë mirë jo vetëmgjuhën turke, por edhe gjuhën arabe dhe perse dhe letërsitë, format poetike,metrikën dhe disiplinat fetare, pothuaj se është i pashpjegueshëm. Gjatëstudimit të këtij problemi duhet marrë parasysh faktin se qysh në kohëne Fatihut, Stambolli ka qenë qytet kosmopolit, se turqit kanë aplikuarmetodat e përsosura të asimilimit, se paralaleisht me përhapjen e islamit,në qytete janë hapur shkolla të ndryshme, në radhë të parë medresetë, senë mes të shekullit XV në Shkup ka qenë medreseja e njohur e Isa Begut, elavdishme në tërë Rumelinë, në të cilën kanë ligjeruar shkenctarët e njohurtë atëhershëm. Kështu në fund të shek. XV dhe në llim të shek. XVI kaqenë i njohur poeti Prizrenasi Sûzî, Gazavetname (Libri i zaptimeve) e tëcilit ka mbetur shembull në këtë lloj të letërsisë.14 Bashkëkohësi i Suzit,Pristinasi Mesihi (1470-1513), padyshim është njëri nga poetët turqë mëorigjinal në përgjithësi. Gib me të drejtë thekson se ai ka sjellë frymë të renë poezinë turke, për çka duhet me i falënderu prejardhjes së tij shqiptare.15.Ai ka krijuar gjininë e re poetike të ashtuquajturin Şehrengiz, e cila pas tijdo të përhapet shumë. Kënga e tij Râiye-i bahariye, më e njohur si Bahariye,shumë herët është përkthyer në latinisht, e pastaj edhe në gjuhën angleze,gjermane, italishte dhe në serbokrotishte. Ajo është vjersha e vetme turke ecila ka hyrë në antologjinë e lirikës botërore. Pak kohë pas tij, në kohën e periudhës së lavdishme të Sulejman Madhështorit, jeton dhe krijon Jahja- bej Dugagjini, i cili në vjershat e tij krenohet se rrjedh nga “snikëria eDukagjinit”16. Ai në poezinë turke do të mbetet poet klasik. Sot nuk mundtë paramendohet asnjë antologji e poezisë turke të divanit pa poezitë e tij. Në epet e tij ai rregullisht ka theksuar se veprat e tij janë origjinale, se ainuk i imiton poetët persian, sikundër kanë vetpruar të tjerët.

    14 Gazavetnamen e Suzit e ka botuar Agaâh Sirri Levend: Gazavât-nameler ve MihalogluAli Bey’in Gazavât-namesi, Ankara 1956. Aty është dhënë e gjithë literature për Suzin.Xhamija, çeshma dhe varri i Suzit ende egzistojnë në Prizren.15 E. J. W. Gibb, A History o Ottoman Poetry, II. London 1902, . 16 e në vazhdim. Mëgjerësisht për Mesihin shih Islam Ansiklopedisi s. v. Mesihi16 Gibb (vep. E cit. III, . 116-133) e quan ”Jahja beg o Dukagin”.

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.6

    8/125

    Letërsia shqiptare e AlamiadosHasan Kaleshi14 15

    Kah mesi i shek. XVII, kur tashmë qartë ndjehen shenjat e dekadencëssë Perandorisë Osmane, shfaqet teoriticienti i madh, “Monteskije turk”,Koçi-bej, me prejardhje nga Korça. Në traktatin e tij (Risâle), SulltanMuratit të IV ia analizon shkaqet e përparimit dhe të dekadencës sëPerandorisë Osmane. Ky traktat kritik i tij ka mbetur deri sot njëri nga burimet më të mirë për studimin e rregullimit shtetëror dhe të mendimitsocial turk të atëhershëm. Ai nuk ndalet vetëm në kritikë por dhe propozonedhe reformat të cilat duhet zbatuar që gjendja në Perandori të përmirësohej.Shumë reforma të cilat i ka ndërmarrë Murati IV janë në lidhje të ngushtëme ndikimin e këttij traktati tek ai. Vepra qysh kah mesi i shek. XVIIIështë përkthyer në frengjisht17dhe ende është objekt i interesimit tëshkencatrëve18. Rektori i parëi universitetit të sapothemeluar të Stambollit,

    autori i veprave të para nga fusha e psikologjisë, shkencave natyrore dheastronomisë shekncore, studenti i Parisit Hoxha Tahsini (1812 – 1880),ështëi nga Leskoviku në Shqiprinë jugore. Bashkë me Shemsudin SamiFrashërin, Koto Hoxhën dhe Vaso Pashën, ai ka themeluar “Shoqërinëe Stambollit për përhapjen e librit shqip” dhe ka hartuar dy aabete përshqipen – një me bazë të arabishtes, e i dyti krejtësisht i veçantë. Gjithashtuka luftuar edhe për themelimin e shkollave shqipe në Shqipëri. Nxënësii tij shpirtëror është Shemsudin Sami Frashëri, romansier, dramaturg,leksikograf, enciklopedist, popullarizues i shkencës – pa dyshim intelektualimë i madh i Turqisë në shekullin XIX, Fjalorët, enciklopedia e tij historiko-gjeograke Kâmûs al-a’lâm edhe sot janë doracak të domosdoshëm përçdo turkolog. Drama Besa, motivi i së cilës është marrë nga jeta shqiptare,është përkthyer në shqipe, bullgarishte, italishte, anglishte, ndërsa vepratjetër e tij e shkruar në gjuhën shqipe e cila konsiderohet program i lëvizjesçlirimtare shqiptare Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe çka do të bëhet, është përkthyer në gjuhën greke, gjermane, italiane dhe frënge. Me të drejtë

    17 Canon du Sultan Suleiman II, represente a sultan Mourad IV pour instruction. raduitdu turc en rancais par M. (Petis de Crois), paris 1725.18 Krahas artikullit Koçi bey në Islam Ansiklopedisi, ku është dhënë edhe bibliografia pë te,shih gjithashtu edhe shqyrtimin interesant të osmanistes s ovjetike A. S. veritina: Socialides in urkish didactic politico-economic treatises o dhe XVI-XVII Centuries, Moskva,“Orijental literature publiching House” 1960 (XXV International Congress o Orientalistspapers presented by the URSS delegation), si edhe punimin e saj për traktatin tjetër të Koçbejit: Vtoroj tractate Koç-beja, Uçenia zapiski Instituta vostokovedenia, tom VI. Moskva– Leningrad 1953.

    mund të thuhet se Sh. Sami është shkrimtari më i përkthyer turk 19. Plejadae shqiptarëve të mëdhenj në letërsinë turke mbaron me Mehmed Akinnga Peja, autorin e himnit kombëtar turk Istiklal Marši (vdekur 1915), për përmbledhjen e tij të poezive Sefahat sot shkruhet më shumë se sa kur është paraqitur 20, dhe me lozon më të madh turk bashkëkohor Riza Tevkun, iqujaturi “Feylesof Riza”, me prejardhje nga Dibra (vdekur 1949). Këta janëvetëm disa më të theksuarit të cilët letërsisë turke i kanë dhënë kontribut tëmadh dhe shumë origjinal.

    Pos këtyre të cilët kryesisht kanë jetuar në Stamboll, ka edhe shumëtë tjerë më të vegjël, një pjesë të njohur e një pjesë të panjohur, veprat etë cilëve ose janë zhdukur ose ende janë nëpër bibliotekat e ndryshme,ose gjenden në duar të personave privat. Hulumtimet tona për historinëkulturore të Prizrenit tregojnë se nga ky qytet ka pasur trembëdhjetë letrarturqë. Vetëm nga njëri prej tyre, Haxhi Omer Lut Paçarizi (vdekur 1935), janë ruajtur rreth 20 vepra në prozë dhe vargje në gjuhën arabe dhe turke21. Nuk ka dyshim se numri i madh i letrarëve ka jetuar edhe në qytetet mëtë vegjël të Rumelisë, ku krahas islamizimit, është paraqitur edhe procesishumë i fuqishëm i turqizimit të banorëve të qytetit. Evlija Çelebi thotë seGjirokastra ka mjaft poetë, midis të cilëve e përmend Bukâi-un, Nâleshî-un, Sukûni-n dhe Firâgi-un, të cilët janë shumë të aftë, e Naleshi nukka çift, ndëra Elbasani “është djepi i shumë poetëve, shkenctarëve dhekompetentëve të tjerë”. Prizreni, Manastiri, Berati dhe Shkodra gjithashtukanë vlejtur si djep i poetëve. Mirëpo, krejt deri sot, ky kontribut kaq imadh i shqiptarëve letërsisë turke nuk është përpunuar sa duhet, për dallimnga boshnjakët, kontributi i të cilëve shumë më tepër është studiuar 22.

    19  Më gjerësisht në: Hasan Kaleshi, Sami Frashëri në letërsinë dhe filologjinë turke, Gjur-mime albanologjike, 1, 1968, . 33 – 116.20  Shih p.sh.: A. Cerrahoglu, Bir islâm reormatörü Mehmet Aki, Istanbul 1964; . K.imurtash, Mehmed Aki ve Cemiyetimiz, Istanbul Yagmur Yayinevi 1962, etj. Por njëringa punimet më të mire është studimi I Sulejman Nazifit.21  Shih Hasan Kaleshi, Prizren si qendër kulturore gjatë kohës së periudhës turke, Gjur-mime albanologjike,1, 1962, . 91-115.22 Nga shumë punimet për letrarët e veçantë, duhet në rent ë pare me e përmend punimete Savet beg Bashagiçit, Bošnjaci I Hercegovci u islamskoj knjizevnosti, Sarajevo 1912,dhe të Mehmed Handziçit, Rad Bosansko-hercegovaçkih muslimana na knjizevnom pol-

     ju,Glasnik IVZ, god. I . Ky punim i Handziçi paraprakisht është botuar në Kairo në gjuhënarabe..

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.6

    9/125

    Letërsia shqiptare e AlamiadosHasan Kaleshi16 17

    Gajtë shekullit XVIII është mjaft i shpejt zhvillimi ekonomik iqyteteve shqiptare të cilët gjithashtu bëhen vatra të rëndësishme kulturore. Në medresetë e shumta studiohen disiplinat fetare dhe disa lëndë botërore,e gjithashtu edhe arabishtja si gjuhë e religjionit, turqishtja si gjuhë eadministratës dhe persishtja, si gjuhë e letërsisë. Kështu formohet rrethi injerëzve të ditur të cilin e përbëjnë paria fetare, nëpunësit turq administrativdhe ushtarak, feudalët dhe zanatlinjtë e ndryshëm. Ata lexojnë veprat nëgjuhën arabe, perse e turke. Është e natyrshme që në qarqet e tilla të shfaqenedhe njerëzit, të shkolluar qoftë në vetë ato qytete qoftë në Stamboll, tëcilët llojnë t’i shkruajnë veprat e tyre në gjuhët orientale – ato letrare nëturqishte, e ato teologjike-juridike në arabishte. Dhe krahas kësaj, numrii atyre të cilët aq e kanë njohur arabishten, persishten dhe turqishten, që

    të mundeshin t’i lexojnë veprat letrare, ka qenë i vogël për të përbërë publikun e lexuesve për të cilën lakmon çdo letrar. Dhe veprat të cilat kamundur me i lexuar numri krejtësisht i kuzuar i njerëzve kanë qenë tëgjykuara në izloim. Nga ana tjetër, numri i atyre të cilët kanë përfunduarshkollat e ulëta, veçmas ato fetare, dhe e kanë ditur shkrimin arab, por joedhe gjuhët orientale, ka qenë dukshëm i madh. Këtu do të duhej kërkuararsyen kryesore që disa shkrimtarë, të cilët paraprakisht kanë shkruar nëgjuhën turke, llojnë të shkruajnë edhe në gjuhën shqipe – në gjuhën eshumicës së madhe të popullatës, midis të cilëve kanë mundur të gjejnëedhe numër të konsiderueshëm të lexuesve të tyre. Kështu te shqiptarët paraqitet letërsia në gjuhën shqipe, por e shkruar me shkrim arab, nëshkencë e njohur si letërsia alamiado23.

    Për letërsinë shqipe të shkruar e cila është zhvilluar deri tek shfaqjae letërsisë alamiado lirisht mund të thuhet se bart karakter të pastër fetar, siajo në veri, bartës të së cilës janë rregullisht priftët dhe peshkopët katolik,e shkruar me shkrim latin dhe italian, po ashtu edhe ajo në jug, e cila

    23 Ky lloj i letërsisë për herë të pare paraqitet në Spanjë kur Maurët kanë pushuar të flasinnë gjuhën arabe dhe kanë filluar të hartojnë tractate dhe poezi në gjuhën spanjole, porme shkrim arab. Fjala “alamia” nga e cila krijuar shprehja “letërsia alamiado” është ormaspanjole e falës arabe “al-a’gamiyya” që don të thotë “e huaj, jo arabe”. Domethënia kapërjetuar shumë ndryshimë, por sot domethënë letërsia e krijuar në mesjetën e vonshmetë shkruar në gjuhën romane-spanjolle, por jo me shkrim latin por me atë arab. (Më gjerë-sisht: Levi – Provençal, Aljamia, në: Encyclopedia o Islam, New Edition, Vol. I, 1960, .404). Në kohën e re me këtë termin shenohen të gjitha përmendoret e shkruara e që janëshkruar në gjuhë të ndryshme por me shkrim arab. Kështu mund të flitet për letërsinëalamiado shqiptare, serbokroate, polake, greke, bullgare.

    zhvillohet nën ndikim të kishës greke, e shkruar me alfabet grek. Qëllimithemelor i kësaj letërsie fetare është që të krishterët të tojnë ndonjënjohuri fetare. Mirëpo, me shfaqjen e letërsisë shqipe me shkrim arabkemi të bëjmë jo vetëm me letërsi laike por edhe me atë artistike. E lindurnën patronatin e letërsisë turke, e kjo nën patronatin e letërsisë klasike perse, në radhë të parë të poezisë, ajo ka sjellë ato zhanre dhe ka kultivuarato tema dhe motive të cilat janë kultivuar në këto dy letërsi, e të cilatkanë qenë numerikisht më të shumta se sa në letërsinë e pastër fetare tëderiatëhershme. Me këtë, letërsia shqipe është nxjerrë nga qarqet e ngushtafetare. Nëse kemi parasysh se zhanri themelor i letërsisë perse dhe turkeka qenë poezia, është e natyrshme që edhe këtu poezia është gjinia më e përfaqësuar. Veprat në prozë janë të rralla, e ka edhe të përziera me prozë

    dhe vargje.Përmendorja më e vjetër deri sot e gjetur e kësaj letërsie është

    vjersha kushtuar kafesë nga viti 1724. Autori i saj është Muçizade. Autori,si adhurues i madh i kafesë, i këndon përparësive të saj ndaj pijeve të tjeradhe i drejtohet Zotit të mos e lërë pa kafe. Vjersha të ngjajshme ka mjaftëedhe në poezinë turke. Vjersha ka 17 strofa me nga katër vargje me rimënAAAB, ku vargu i katërt është refren i tërë vjershës. Jo vetëm rima poredhe vetë forma, me vargun e katërt i cili është refren, tregon se kemi të bëjmë me ndikimin direkt të poezisë turke dhe se nuk mund të itet për atëse këtu kemi të bëjmë me metrikën e poezisë popullore shqipe24. Për të parëkëtë më qartë, t’i sjellim dy strofë të Muçizadesë, të huazuara nga artikullii O. Myderrizit25, dhe dy strofa të një vjershe turke, çfarë mund të gjendennë numër të madh në çdo antiologji të poezisë turke.

    24 Kur shkruhet për këto vjersha, rregullisht theksohet se janë shërbyer me ormat poetiketë poezisë popullore shqipe. Mirëpo, ç analyze, pra edhe ajo sipëraqësore, tregon se tashpër tash është shumë e rrezikshme të japësh gjykime të tilla. Një studim më serioz i meI-rikës të këtyre poetëve, respektivisht përcaktimi deri në cilën shkallë i aka dale të zbatohetmetrika kuantitative arabo-turke, a egziston are ajo dhe sa është I madh ndikimi I poezisëpopullore, do të jetë e mundur vetëm atëhere kur të botohen tekstet alamiado. Ajo pjesëqë është botuar në transkriptim shqip në Historia e letërsisë shqipe dhe Buletini nuk lejo-

     jnë analyze më të thellë, sepse duhet t’I kemi edhe pjesët e caktuar të këtyre veprave meshkrim arab.25  O. Myderrizi, Letërsia shqipe me alabetin arab, Buletini I shk. Shoq. 2, 1955, s. 151.

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.6

    10/125

    Letërsia shqiptare e AlamiadosHasan Kaleshi18 19

    Për hyzmet të fatimesë Gönlüme gir, dog güneşim,

    Për shenjërit që janë vatë Kalbim yak aşk ateşim

    Mos më le për iftar thatë Kimsesizin, yoktur eşim

      Imzot mos më lerë pa kahve! Yandı hayat, sondu emel

      Për hyzmet të Fatimesë Gözleri sümbül çiçeği

      Për të mirët e Merjemesë bence o sevda meleği

      Mos më larë me lëng t’armesë Mutlu değil dost yüreğ

      Imzot mos më lerë pa kahve! Yandı hayat, sondu emel26

      Forma poetike krejtësisht të njëjta gjejmë edhe te Nezim Berati,Hasan Zyko Kamberi dhe Sheh Maliqi nga Rahoveci, për të cilët do tëitet më vonë.

      Mirëpo, përfaqësuesi i parë i rëndësishëm i letërsisë shqipe tëshkruar me shkrim arab është Nezim Berati, apo Nezim Frakulla, siç equan O. Myderrizi sipas vendlindjes së tij, fshatit Frakullë te Berati27. SipasHistoria e letërsisë shqipe(f.195)28, është lindur diku mes 1680 dhe 1685,ndërsa sipas të dhënave nga revista Kultura Islame29, midis vitit 1660 –dhe 1670. Ka studiuar në medresenë në Berat, i cili, në atë kohë, ka qenëqendër e rëndësishme administrative dhe kulturore-ekonomike. Pikërishtato vite kur është lindur Nezimi, Beratin e ka vizituar Evlija Çelebiu (1670)dhe ka shenuar se në te ka pasur pesë medrese, disa banjo publike, shumëteqe dhe xhami të bukura. Ai me respect et për shumë poetë dhe dijetarë

    të cilët janë tubuar në kafenetë buzë lumit dhe kanë debatuar për letërsinëdhe dijet e ndryshme. Në një ambient të atillë Nezimi ka mubnur të tojë

    26 Këto dy stroa janë marrë nga libërthi që e kishim para duarve dhe e ka hartuar AhmedAymutlu, Aruz, Ilaveli besinci baski, Osman Yalçin matbaasi, Istanbul, 1962, s. 110.27 O. Myderrizi, nezim Frakulla, Buletini shk. shoq. 4, 1954.28 Në këtë punim jemi shërbyer me botimin Historia e letërsisë shqipe I – II, Enti I boti-meve shkollore I Republikës Socialiste të Serbisë. Reparti – prishtinë, Prishtinë 1968, I cilinë të vërtetë është ribotim I botimit të Institutit të Historisë dhe Gjuhës në iranë.29 Viti III, nr. 5 – 6 -7, iranë 1942.

    arsimim të gjerë letrar nga ai të cilin ka mundur t’ia ofrojë medreseja.Duke mos u mjaftuar me dijen të cilën e ka arritur në Berat, ai shkon nëStamboll, ku qëndron gjatë. Ndonëse nuk kemi të dhëna të sigurta, ngavjershat e tij mund të përfundohet se ka udhëtuar nëpër vende të ndryshmetë botës islame dhe ka parë mjerim dhe varfëri të madhe (Fund e kryeshetita botën, zemra m’u bë tërë gjak). Në Stamboll ka lluar të shkruajvjersha në gjuhën turke dhe ka hartuar divanin i cili është i ruajtur. Ngakëto vargje mund të përfundohet se në Stamboll ka lexuar, shkruar vjershadhe është kënaqur. Janë të gjitha gjasat se ka shkruar edhe në gjuhën arabedhe perse. Rreth vitit 1731 kthehet në Berat, ku llon të shkruaj vjersha nëgjuhën shqipe, por në frymë, stil dhe formë të poezisë orientale, në radhëtë pare, asaj perse, e cila u ka shërbyer si model edhe poetëve turqë. Në

    Berat në atë kohë ka pasur mjaft poetë dhe është e natyrshme që ka lindurrivaliteti midis tyre. Në disa poezi të tij Nezimi polemizon me rivalët e tij,madje u përmend edhe mungesën e diturisë dhe të talentit. Në një vjershëthotë:

    Shiri një hidajeti Hak 

    Së sitë ngrënëtë kajmak 

    e në tjetrën:

    Le mamanë që s’e dëgjon,

    ç’kanë thënë dot s’e kupton,

     po edhe rri më kuvendon

    ç’është të bërëtë shair!

      Me këto poezi të tij, Nezimi me të drejtë mund të konsiderohetnismëtar i poezisë satirike shqipe. Mirëpo, ky lloj i poezisë, e cila deriatëhere ka qenë krejtësisht e panjohur në letërsinë shqipe, gjithashtu ështëreektim direkt i poezisë turke. Në histroinë e letërsisë turke është i njohuredhe fakti se disa poetë kanë shkruar kundërshtime kundër kundërshtarëvetë tyre dhe ia kanë parashtruar parisë së ndryshme, madje edhe sulltanëve.(Në letërsinë arabe qysh në kohën paraislame ka qenë në mode poshtërimii sit kundërshtar dhe i poetit të tij, ndërsa në periudhën Emevite disa poetë shumë të njohur, sikur al-Ahtal, Xharir dhe Frazdak, kanë shkruar

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.6

    11/125

    Letërsia shqiptare e AlamiadosHasan Kaleshi20 21

    kundërshtime të njohura (ar. naqâid) njëri kundër tjetrit).

      Në këtë debatë poetik, të cilin e ka lluar Nezimi ishte përzier edhemuftiu i Beratit, rivali dhe kundërshtari i tij. Beteja ka marrë përmasa tëatilla sa që shejh ul-islam e ka revokuar muftiun. Por, as Nezimi aty nukka mundur të qëndrojë më gjatë, kështu që rreth vitit 1747 ka shkuar nëStamboll të kërkojë punë. Atje ka qëndruar një kohë të caktuar dhe kavazhduar të shkruaj shqip e turqisht. Nga poezia e tij mësojmë se në atë periudhë për një kohë ka qëndruar në Hotin, në Besarabi, në shërbim osenë internim. Dy kaside të tij janë hartuar në Hotin, kurse në të tretën et për kthimin nëpërmjet Ballkanit në Shkup dhe Eelbasan. Kur është kthyernë Elbasan, ka ardhur në konikt me sanxhakbegun e Vlorës, Beratitdhe Ohrit, Ismail pashanë, prandaj është detyruar që përsëri të ikë. Kur përsëri është kthyer në Beratin e tij, është burgosur dhe pas një kohe ështëinternuar në Stamboll, ku ka vdekur në vitin 1760.

      Nga Nezimi ka mbetur një divan jokomplet në gjuhën shqipedhe shumë vjersha të shpërndara. Nga pjesët e divanit të tij, të cilin nëtranskriptim të shqipes bashkëkohore e ka botuar Muderrizi, si edhe ngaato të botuara më herët, mund të përfundohet se më të përfaqësuarat janëgazelet, vjersha lirike, pastaj kasidet – vjersha të gjata, dhe në fund, poeziadidaktike. Motivet janë të ndryshme: panegjirat, vjershat epikuriane dheanakreone, përshkrime të bukurisë dhe të natyrës, dhembje, meditime,kritika, motive fetaro-mistike etj. – tematikë mjaft e gjerë e poezisë turko- perse. Bilbili, trëndali, manushaqeja, aq shumë të eksploatura në poezinëturko-perse, i shërbejnë edhe Nezimit si gura stilistike më të shpeshta.Rimat më të shpeshta janë ABAB AAAB, pra kombinimet e njohuranga poezia turke. Dhe krahas asaj se është detyruar të lëviz në suaza tëmotiveve, të mjeteve shprehëse e të formave poetike të klisheizuara tashmëtë njohura, ai posedon shkallë të lartë të origjinalitetit, para së gjithash meate që hap rrugën krijimtarisë në gjuhën shqipe. Njëjtë si bashkëvendësii tij Jahja beji Dukagjini, i cili është mburrur me at se nuk ushqehet meushqimin e poetëve persian, që nuk thotë asgjë që është thënë para tij,njashtu edhe Nezimi ka mendim shumë të lartë për veten dhe për poezinëe tij: Shairët e kësaj ane prej meje muarë yrnek. Apo: “Në shairët shokënuk kam”. Dhe në vazhdim:

    Shiri im u bë xhevahir 

    Gëzoi gjithë dynjanë30.

     Në vjershat e tij ka proverba, fjalë të urta, mësime, këshilla, theksimtë vlerës së dijes, e diku edhe përshkrime shumë realiste të rrethanavedhe kushteve të jetës së atëhershme të cilat evokojnë përshkrimet e EvlijaÇelebiut. Në vjershën e tij të gjatë Teferixhi në Bilçe në mënyrë plastikeështë përshkruar jeta e qarqeve të atëhershme feudale – tepsitë me pitee baklava, qingjave të pjekur, sahaneve të shumtë me gjellëra, të gjithallojeve të pijeve etj. Në një varg të tërë të strofave gjejmë përshkrimet e pranverës.

    Divanin e Nezimit i pari e ka zbuluar Hahni dhe i ka regjistruargjashtë vjersha31. Sipas mendimit të tij “Nezim begu ka qenë poeti më ifamshëm modern i muslimanëve Gegë” (sic!), të cilët gjithnjë i recitojnë përmendësh poezitë e tij”. Këto vjersha i kanë pëlqyer aq shumë Camaraditsa që i ka përkthyer në italishte. “Po të mos ishin ashtu të shëmtuara mefjalët e huaja, arabe, perse e turke, Nezimi ka mundur që në njëfar mënyretë bëhej Anakreont i Shqipërisë” – thotë Camarada32.

     Në shkrimet e deritanishme për Nezimin rregullisht theksohet se eka braktisur sistemin e metrikës kvantitative arabe dhe e ka marrë vargun e poezisë popullore33. Ne jemi shumë skeptik përsa i takon këtij konstatimi,madje më tepër jemi të gatshëm të besojmë se Nezimi i është përmbajturmetrikës kuantitative. Studimi ynë që i kemi bërë Mevludeve tregon sekjo metrikë në to është zbatuar në mënyrë konsekuente34. Një nga shkaqet për besim të këtillë është edhe numri i madh i turqizmave të cilat Nezimii përdor e të cilët i kanë shërbyer për hartimin e metreve të ndryshëm.Mirëpo, përgjigja rreth kësaj pyetjeje do të mund të jepet vetëm pasi të botohen faksimilet e poezisë së tij, e jo vetëm transkripcioni, siç është

    vepruar deri tani.

    30 Shembujt janë marrë nga Historia e letërsisë shqipe.31 J. G. V. Hahn, Albanesische Studien, II, pesth, 1854.32 Camarda, Appendice al saggio di grammatologia comparata sulla lingua Albanese, Prat-to 1866.33 Myderrizi, op. cit. . 150; Historia e letërsisë shqipe, . 203.34 H. Kaleši, Mevludi kod arbanasa, Zbornik radova Fil. Fakulteta u Beogradu, knj. IV – 1,Beograd 1959, s. 349 – 358.

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.6

    12/125

    Letërsia shqiptare e AlamiadosHasan Kaleshi22 23

    Studimi i detajuar i poezisë së Nezimit, si asaj në turqishte po ashtuedhe i asaj në shqipe, do të tregonte se ai është poet i talentuar shumë, seshqiptarët e kanë pasur poezinë e tyre artistike së paku një shekull më herëtse saqë rregullisht pohohet dhe se ajo poezi është në nivel të lakmueshëmartistik. Në krijimtarinë e Nezimit për herë të parë në letërsinë shqipendeshen format poetike, struktura e ksuar e vargut, teknika e caktuar erimimit. Kësaj duhet shtuar edhe faktin se Divani i Nezimit bënë pjesënë përmendoret më të vjetra të gjuhës shqipe, respektivisht të dialektittoskë35. Njëkohësisht do të duhej shikuar edhe divanin e tij turqisht dheduhej botuar disa fragmente.

    Bashkëkohaniku i Nezimit është Sulejman Naibi (vdekur 1760),me prejardhje gjithashtu nga Berati. Të dhëna biograke për te pothuajse nuk ka. Mbiemri Naibi gjithsesi që është pseudonym poetik (mahlas).Prej tij ka mbetur një divan i tërë me vjersha në gjuhën shqipe, por ështëhumbur në luftën e fundit. Janë ruajtur vetëm disa vjersha të shpërndara në përmbledhjet e ndryshme në dorëshkrim, ndërsa vjersha e tij Mahmudeja estolisurë, e cila të kujton sonetet e Petrarkes të kushtuara Laurës, ka kaluarnë popull dhe këndohet si këngë popullore. Fragmentet e botuara deri tashtë asaj pjese të paktë të poezisë së tij e cila është e ruajtur dëshmojnë se Naibi është poet i talentuar shumë, se ka gjuhë më të pastërt se Nezimi. Dotë ishte dëm i madh nëse divani i tij nuk gjendet – poezia shqipe do të ishtee privuar nga njëri nga përfaqësuesit e saj më origjinal.

     Në gjysmën e dytë të shekullit XVIII, me Hasan Zyko Kamberin, pa dyshim me njërin nga poetë më të mëdhenj dhe më të frytshëm të këtijllojit të letërsisë, shfaqet vjersha e gjatë, motivi i të cilës është ndonjëngjarje nga historia e islamit, në radhë të parë vjersha për lindjen eMuhamedit dhe për tragjedinë në vendin Kerbela36, kur ka vdekur nipi iMuhamedit, Hyseni – ngjarjes e cila do të bëhet tema kryesore e letërsisëShiite. Këto dy motive do të dominojnë në letërsinë alamiado shqiptarederi në shuarjen e saj.

    Hasan Zyko Kamberi është autori i mevludit të parë në gjuhënshqipe (vjershë panegjirike për nder të lindjes së Muhamedit) por duke

    35 Për nezimin dhe poezinë e t ij shih po ashtu: Abdullah erhati, Zani I naltë, iranë 1938– 1939, ku pjesërisht është botuar divani I tij; E. Rossi, Notizia su un manascritto del can-zoniere di Nezim (sec. XVII – CVIII), Rivista degli Studi orientali, Roma 1946.36 Më gjerësisht në: Islam Ansiklopedisi, v. V, Kerbela.

     pasur parasyshë faktin se nuk është i botuar, nuk e dimë a është original apo përkthim i mevludit të njohur turk nga Sulejman Çelebiu. Krahas mevludit, prej tij janë ruajtur pesëdhjetë vjersha lirike dhe dhjetë të gjata me tematikëshumë të ndryshme. Në vjershën Sefer-i Hümayun (Lufta mbretërore) e përshkruan betejën turko-austriake të vitit 1789 në Smederevë, në të cilënka marrë pjesë edhe vetë. Aty gjejmë përplot vrojtime realiste për luftën,dobësitë njerëzore, rrënimet, vuajtjet e ushtarëve të thjeshtë, anarkinë nëushtri etj. Për njohjen e rrethanave shoqëroro-politike është e rëndësishmevjersha Trahana, ndërsa në vjershën Gjerdeku (Nata e parë martesore) e përshkruan, nga njëra anë, fatkeqësinë e vajzës të cilën askush nuk e pyet për mendimin për martesën e saj, e nga ana tjetër, vuajtjen e dhëndërrit icili vite të tëra duhet t’i kalojë në kurbet, për të kursyer pak para për dasmë

    dhe për pajën e gruas. Kulminacionin e poezisë së tij realiste e arrin mevjershën Paraja, në të cilën kemi ndoshta satirën më të rreptë në letërsinëshqiptare. Periudha në të cilën ka jetuar dhe ka krijuar Hasan Zyko Kamberiështë periudha e dekadencës së madhe politike dhe ekonomike të Turqisë, periudhë e anarkisë feudale, kur feudalët përpiqen të nxjerrin gjithçkanga masat fshatare, kur për shkak të pasigurisë secili përpiqet që sa mëshpejtë të pasurohet, kur gjithçka blihet me para, e madje edhe funksionetmë të mëdhaja fetare e shtetërore. Kjo i ka shërbyer si pretekst poetit qët’i sulmojë të gjithë njerëzit, pashallarët e vezirët, hoxhallarët e kadijtë siedhe masën e thjeshtë të cilët të gjithë bashkarisht kanë qëllimin e njejtë:Edhe pashallarët e beglerët, edhe masa e thjeshtë, të gjithë e japin kokën për para, për para e humbin xhenetin, paraja ta sjell famën, paraja të fut nëxhenet37.

    Hasan Zyko Kamberi ka qenë i popullarizuar shumë. Shumë vjershatë tij janë bërë këngë popullore. Poetët e rilindjes shqiptare gjithashtu ekanë njohur poezinë e tij, e Naim Frashëri në parathënien e vjershës së pare të Iliadës thotë se “poetëve të Shqipërisë në ballë u qëndron HasanZyko Kamberi”. Fatkeqësisht, vjershat e tij ende nuk janë botuar prandajmundësitë për studimin e tyre janë shumë të kuzuara.

    Me Muhamed Çamin (Muhamed Kyçyku, vdekur 1844) letërsiashqiptare alamiado është pasuruar me gjininë e re letrare: poemënromantike, të ngjajshme me poemat e Xhamiut, Nizamiut, Fuzulit, Ali

    37 Më shembuj të po ezisë së tij ka dhënë: O. Myderrizi, Hasan Zyko Kamberi, Buletini shk.shoq. 1, 1955 dhe Historia e letërsisë shqipe, . 207 – 214.

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.6

    13/125

    Letërsia shqiptare e AlamiadosHasan Kaleshi24 25

    Shir Nevait dhe të Jahja beg Dukagjinit. Në ato poema i këndohet osenjë çifti të dashurisë (Jusu e Zylejhaja, Husrev dhe Shirin, Lejla dheMexhnun), ose ndonjë ngjarjeje nga historia. Çami është përkthyesi i parënga arabishtja. Duke marrë parasyshë faktin se i ka kaluar njëmbëdhjetëvjet në studime në al-Azhar në Kairo, ai e ka njohur mirë letërsinë arabe, prandaj e ka përkthyer në gjuhën shqipe të lavdishmen Qasidatu l-Burda(Kasida e gunës) nga al-Busiri, njërën nga vjershat më të njohura paganenë lavdërim të Muhamedit. Mirëpo janë shumë më të rëndësishme poemate tij Revza e njohur me emrin Erveheja, Jusu e Zylehaja, Gurbetlijtë,Zaptimi i Misolongjit dhe Bekriu.

    Çami shumë gjatë ka qenë i njohur vetëm me poemën moralo-didaktike, respektivisht novelën në vargje, Revza, në të cilën e përpunonmotivin për gruan besnike dhe të pastërt e cila kalon nëpër shumë peripetidhe sprovime që më në fund të bëhej mbretëreshë dhe t’ia lëshoj fronin burrit të saj, me të ciliin, në fund të poemës, është takauar,përsëri. Vetëautori thotë se motivin e ka marrë nga një vepër turke me titullin Revza(Kopështi), sipas të cilit edhe ai e ka emërtuar veprën e vet. Për cilin tekstoriginal bëhet fjalë, çka i ka shërbyer Çamit si model, nuk kemi mundur tavërtetojmë. Një përshkrim jo bash më i mirë i kësaj vepre i ka rënë në duarJani Vretos, patriotit të njohur shqiptar, i cili në vitin 1888 e ka botuar mealfabetin e Sami Frashërit në Bukuresht, me titullin Erveheja, sipas emrittë personazhes kryesore të novëls dhe “e ka pastruar” nga turqizmat. Por,duke qenë se numri i turqizmave ka qenë i madh, ky “pastrim” ka vënë dorëedhe në vetë fakturën e vargut, madje edhe në domethëniet. Vetë Vretojathotë se botimi i tij në fjalë ndërron po ndë punët tërazi s’ndrron aspak.Pas botimit të tij kjo vepër është bërë shumë e njohur, dhe titulli origjinalRevza është harruar. Një botim kritik i Ervehesë pa dyshim se do të ofronteshumë mundësi për studime të ndryshme dhe do të kontribuonte që tëlehtësohet gjetja e modelit të saj turk. Shkrimtari bashkëkohor shqiptarnga Kosova, Ahmet Çirezi e ka përpunuar në dramë e cila ka arritur suksestë shkëlqyeshëm.

    Poema tjetër, shumë më e madhe, e M. Çamit është Jusu dheZulihaja, e përbërë nga 2.430 vargje. Në te është kënduar legjenda enjohur nga Dhjata e vjetër për Jusun e bukur, të cilës i është kushtuar njësure e tërë e Kur’anit38. Ky “tregim më i bukur” (ahsan al-kisas, siç është

    38 Kur’an, XII.

    quajtur në Kur’an) ka qenë objekt i shumë poemave në letërsinë perse,arabe e turke, e me Çamin kalon edhe në letërsinë shqipe. Në tre letërsitë e përmendura kësaj legjende i pari i ka kënduar Firdusi, e pas tij Xhami, i cilie ka tejkaluar Firdusin. Përpunimi poetiki këtij tregimi tek turqit shfaqetqysh në shekullin XIII në Krime, ndërsa e ka shkruar njëfar Ali në formëne rubairës39. Pas tij paraqiten një varg veprash për këtë materie në dialektetë ndryshme turke, shumica në formën e mesnevisë. Të përmendim vetëmDastân-i Yûsuf ‘alejhi s-selâm nga Shejjâd Hamza40, pastaj poema shumëe njohur e Hamdiut (Hamdullah Çelebi)41, si edhe ai më i lavdishmi, nëletërsinë turke më origjinali dhe poetërisht më i përsosuri, nga Jahja begDukagjini (Dugaginzade Yahya-bey). Këtë poet në disa burime turkee gjejmë gabimisht si Tashliceli Yahya-beg, mbase për shkak të gabimit

    të cilën e ka bërë ndonjë shkrues i tezkires, dhe e cila tash po përsëritetvazhdimisht. Shkenctari i njohur dhe hulumtuesi i palodhshëm turk AgâhSirri Levend në punimin e përmendur thekson se ka konstatuar se kanëekzistuar 50 vepra turke për Jusun e Zulejhanë, prej të cilave 30 janënë formën mesnevi. Mu për shkak të këtij numri të madh të poemave nëletërsinë turke është vështrië me e vërtetu cili i ka shërbyer Çamit si model,ndonëse supozojmë se ajo ka mundur të jetë vepra e Jahja begut. Mirëpo,nuk duhet përjashtuar mundësinë se kemi të bëjmë me vepër krejtësishtorigjinale sepse Muhamed Çami (Kyçyku), sikundër do të shohim, kashkaruar edhe disa poema origjinale. Por, ndonëse kjo poemë nuk është botuar, vështirë e kemi ta pranojmë pohimin se “teknika e vargut e cilaështë përdorur te Jusu dhe Zylejha, si edhe në veprat tjera të tij, është ajotë cilën e gjejmë edhe te Nezimi, e ajo është teknika e poezisë popullore42.

    Veprat tejra poetike të rëndësishme të M. Çamit janë Bekriu, në tëcilën i mallkon ata të cilët pijnë venë dhe raki, dhe kënga nga 600 vargje për

    39 Më gjerësisht në: Ismail Hikmet Ertaylan, ürk dilinde yazilan ilk Yusu ve Zeliha, Edebi-yat Fakültesi DED, III, 1, 2, Istanbul 1948, s. 211 – 230; Grünebaum, Jusu und Zuleicha, ZDMG 43.40 Sheyyâd Hamza, Jusu ve Zeliha, Nakleden, Dehri Dilçin, . D. K. Yayini, Istanbul,1947.41 Më gjerësisht në: Cahit Kovcar, Hamdullah Hamdi’nin Jusu ü Züleyha’si, ürk Dili Ara-stirmalari Yilligi – Belleten 1968, . 157 – 172, dhe veçmas: Agâh Sirri Levend, Hamdi’nin

     Jusu u Züleyhas’si, në numrin e njëtë të kësaj reviste.42 Historia e letërsisë shqipe, . 223. Vështirësia buron edhe nga aktivargjet e poezisë pop-ullore shqipe janë kryesisht të tipit trokaik. Për atë arsye studimi I metrikës së këtyreshkrimtarëve është një nga çështjet themelore.

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.6

    14/125

    Letërsia shqiptare e AlamiadosHasan Kaleshi26 27

     pushtimin e Misolongi-t 1822. Misolonginin fethi, në të cilën i këndohettores së Ibrahim pashës (Hediva Ibrahimit), të birit të Ali pashës sëEgjiptit mbi grekët gjatë kohës së kryengritjes greke.

    Gati njëkohësisht kur Muhamed Çami e ka shkruar veprën e tijJusu e Zylejha, në teqenë e njohur bektashiane në fshatin Frashër, i cilido t’i jap tre personalitete më të mëdha të rilindjes kombëtare – AbdylFrasherin, udhëheqësin e Lidhjes Shqiptare, Naimin, poetin më të madhdhe Shemsudin Samiun, iluministin më të madh shqiptar dhe ideologune çlirimit kombëtar dhe njëherit leksikogran dhe enciklopedistin më tëmadh turk – ka lindur një vepër tjetër epike: Hadikaja (Kopështi) ngaDalip Frasheri, prej 65.000 vargjesh, e cila i kushtohet tragjedisë së

    njohur te Qerbelaja në Irak. Heronjtë kryesorë të epit janë Hysejni, nipi iMuhamedit dhe martirët tjerë në Qerbela. Vepra është shkruar, sa i përket përmbajtjes, sipas modelit të Hadikat as-su’adâ nga poeti i madh turko-azerbajxhanas Fuzuli, i cili kishte për model veprën Ravzat aş-şuhadâ të poetit persian Vaiz Kaşi, veprën e të cilit bektashijtë dhe dervishët tjerëe kanë konsideruar të shenjtë43. Mirëpo, për dallim nga vepra e Fuzulit,e cila është në prozë dhe vargje, vepra e Frashërit është vetëm në vargje,dhe dukshëm është më e madhe se vepra e Fuzulit. Ajo nuk ka vlerë tëmadhe artistike, por, mbase është epi i parë në letërsinë shqipe. Atë përmodel do ta marr edhe Shahini, vëllai i vogël i Dalipit, në Muhtarnamene tij, gjithashtu të kushtur martirëve të Qerbelasë, si edhe Naim Frashërinë epin e tij të madh Qerbelaja, të shkruar me shkrimin latin, respektivishtme alfabetin e vëllait të tij Sh. Samiut44. Këto dy veprat e fundit të cilat dotë mund të quheshin edhe epe fetare do të jenë shumë të popullarizuara nëteqetë e bektashijve.

    Mirëpo, në teqetë e bektashijve është zhvilluar edhe poezialirike, kryesisht e karakterit mistik. Përfaqësues tipik i kësaj poezie, të

    zhvilluar shumë edhe në letërsinë turke45, është Zenel Bastari, poeti nga

    43 Shih Dr. Neclâ Pekolcay, Islâmî ürk Edebiyati, 3 kitap, Islâm Medeniyeti Yayinlari, Is-tanbul 1968, . 29; Philologiae turcicae Fundamenta II, 435.44 Saështv e pastudiuar kjo letërsi madje edhe e nënçmuar, dëshmon edhe shembulli I epittë Naimit Qerbelaja. Kjo vepër vetëm një here është b otuar, e deri sot nu i është kushtuarasnjë studim, edhe pse Naimi është poeti për të cilin ështv shkruar më së shumti. Ndonësekjo është vepra më e madhe e tij, në Historinë e letërsisë shqipe të përmendur, ku Naimiti janë kushtuar plot 40 aqe, kyep vetëm kalimthi është përmendur.45 ë përmendim se numër I madh I poetëve bektashij me prejardhje shqiptare kanë

    gjysma e parë e shek. XIX, nga i cili kanë mbetur njëqind e dhjetë strofatë poezisë mistike, të dashurisë, humoristike dhe sociale46. Kjo poezi meilahi të ndryshme në gjuhën shqipe, çfarë ka shumë, përbënë literaturën bektashiane, studimi i së cilës nuk është as në fazën llestare.

    Letërsinë alamiado mjaft të zhvilluar e gjejmë edhe në Shkodër.Gjatë kohës së Mahmut pashë Bushatliut kanë vepruar Mulla HusejnDobraça dhe Mulla Salih Pata. Ky i fundit i ka kënduar tores së Mahmut pashës mbi turqit. Ilahi kanë kënduar Shejh Ahmed Elbasani, ShejhSylejman Temani nga Berati, Haxhi Ahmed beg Tirana e të tjerë. Madjeedhe sot në teqe në Kosovë ekzistojnë përmbledhje të tëra me ilahi nëgjuhën shqipe, të cilat këndohen vetëm në shqipe. Autorët e tyre janë tënjohur, dhe ate kryesisht nga këto anë.

    E kemi parë se letërsia shqiptare alamiado paraqitet për herë të parënë gjysmën e pare të shek. XVIII, dhe ate në qytetet e Shqipërisë së jugut, para së gjithash në Berat. Mirëpo, në qytetet e Kosvës, Malit të Zi dhe tëMaqedonisë, ku gjithashtu ka jetuar numër i madh i shqiptarëve, kjo letërsi paraqitet plot njëqind vjet më vonë. Shkakun për këtë, para së gjithash,duhet kërkuar në fakqin se në këto qytete, të cilët gjithashtu kanë qenëqendra të rëndësishme kulturore dhe administrative-ekonomike, madjeedhe më të rëndësishëm se Berati, popullata ka qenë e përzier, ndërsa nëqytete ka dominuar gjuha turke. Vetë shqiptarët, duke u vendosur në qytet, janë përpjekur që sa më parë të barazohen me popullatën qeverisësetëqytetit, prandaj edhe ata kanë shkruar në gjuhën turke. Kështu poetët,ata të cilët kanë shkruar në turqishte, qoftë të jenë shqiptarë apo jo, kanë pasur publikun e tyre të lexuesve. Mirëpo, atje ku ka dominuar elementishqiptar, për shembull në Gjakovë dhe në Ulqin, më herët paraqitet letërsiaalamiado.

    Vepra më e vjetër e kësaj letërsie në këto vise është Vehbije (dhuratë,

    dhurata e Zotit), e ka shkruar Tahir Efendi Boshnjaku nga Gjakova, Veprae këtij studenti të teologjisë të diplomuar në Stamboll dhe myderrisit tëmëvonshëm në Gjakovë, është e shkruar në prozë dhe në vargje, sikundërqë është traditë në letërsitë orientale. Sepse, është e njohur se qysh poetët

    shkruar në turqishte. – Shih Sadeddin Nüzhet Ergin, Bektaşi Edebiyatı Antolojisi, BektaşiŞairleri ve neesleri, I – III. İstanbul. Istanbul Maari Kütüphanesi s. a.46 Shih Zenel Bastari, vjershëtar I gjysmës së pare të shek. XIX, Buletin I shkenc. Shoq. 1,1961.

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.6

    15/125

    Letërsia shqiptare e AlamiadosHasan Kaleshi28 29

    arabë duke shkruar vepra në prozë, madje edhe aso historike, gjithnjë kanëfutur në to vargje, duke dashur të dëshmojnë shkathtësinë e tyre edhe si poetë, duke qenë se poezia ka qenë në vlerësimin më të lartë. Këtë ngaata e kanë marrë turqit dhe kronikat turke janë shembull i mirë për këtë.Poeti jonë e jep metrin e vargut i cili është Fâ’ilâtun Fâ’ilâtun Fâ’ilâtun përsecilin gjysëm varg. Ky pra është, metri remel në të cilin gjysëmvargu i parë dhe i dytë rimojnë. Ky lloj i vargjeve dhe i formës poetike, të quajturmesnevî, është shfrytëzuar shumë në poezinë turke. Në këtë formë ështëshkruar edhe mevludi i Sulejman Çelebiut, i cili ka pasur shumë imituesdhe shumë përkthyes.

    Ashtu sikundër është e zakonshme në letërsitë orientale, kjo vepërllon me invokacion në vargje (gjithsejt tetë bejte – dyvargëshe), e tek pastaj pason teksti i vërtetë, dhe atë së pari në vargje e pastaj në prozë.Kjo është vepër fetare-didaktike me shumë hadithe (thënie të Muhamedit),mësime, sentence të moralit, thënie dhe fjalë të urta shqiptare, si edhefjalë të urta turke të përkthyera në shqipe. Duket se vepra i është dedikuarsi masave shqiptare ashtu edhe hoxhallarëve, në të shumtën e rasteve të paarsimuar, që me te të shërbehen me rastin e predikimeve. Aty itet përkalueshmërinë e jetës, për ferrin, parajsën, për kryerjen e ritualeve dheobligimeve fetare, për obligimet e burrit ndaj familjes së tij, për vlerën edijes, për modestinë, përgojimin, koprracinë, etj. Nganjëherë proza shërbensi komentar i vargjeve. E tërë vepra krahas gjashtëmbëdhjetë vargjeve tëinvokacionit, përmban edhe treqind e katër vargje dhe dymbëdhjetë vargjetë cilat autori i quan Bajramija, të cilët kanë të bëjnë me festën e bajramit.Edhe pse në shikim të parë duket se kjo vepër nuk ka lidhje me rrethanatnë të cilat autori ka jetuar, sepse mësimet e tij kanë patur vlerë për të gjithëmuslimanët në të gjitha vendet, duke e lexuar me kujdes mund të vërehetse në te shqyrtohen një sëre elementesh nga marrëdhëniet e atëhershmeshoqërore. Padituria e masës e ka detyruar autorin të shpreh fjalë të rreptakundër injorancës dhe injorantëve. Xhahil insan osht n’terr, osht hem qorrhem si hajvan, ja beter, apo: Xhahili osht dushmani i yt, oni qi xhahili oqillu baba yt. Autori gjithashtu ka vërejtur të keqen e vrasjes mes veti përshkak të gjakmarrjes dhe për ate thekson se çdokush që vret do të jetë ivrarë, sipas fjalës së urtë arabeMan katala kutila. Ai thotë: “Nirin qetershpat se pret, por ajo qi me to vet popret”. Në llogari të hoxhallarëve të paditur gjithashtu drejton shumë fjalë të rrepta: Hoxha i gjorë, kur nuk kadije, mendon se i mjafton edhe të lexojë germë për germë … (ky varg ishte

    dhënë vetëm serbokroatisht, prandaj është përkthim i ynë A. H.). Proza nukështë e thjeshtë por e rimuar, e që gjithashtu është ndikim i letërsisë arabe-turke: “Çikën mire mir me e vesh ka shiqar djalin mir me e vesh ka zarar”.

     Në vitin 1907 Ismail Haxhi Tahir Gjakova, ndoshta djali i Tahirit,e ka transkriptuar këtë vepër në shkrimin shqip dhe e ka botuar në So.Por, transkripsioni është i dobët, prandaj studiuesve u mbetet të mbështetenvetëm në origjinal në dorëshkrim. Në bazë të origjinalit dr. Idriz Ajeti kashkruar punimin mbi të folmen e Gjakovës47.

    Vlera latrare- estetike e kësaj vepre nuk është e madhe. Edhe vetëfaktura e vargut, në të cilën nuk kushtohet kujdes në aksent por në gjatësitë rrokjeve, që nuk është e zakonshme as në letërsinë shqipe popullore

    e as në atë artistike, e bënë vargun të ngathët dhe articial. Përpjekja qëgjysëmvargu i parë dhe i dytë të rimojnë, që paraqet zakonin e mesnevisë,sipas të cilit të gjithë gjysëmvargjet kanë numër të caktuar të rrokjeve tëshkurta dhe të gjata,, së paku në të shkruarit, e ka detyruar autorin të fuslokucione, pasthirma të ndryshme, të përsëris disa fjalë etj. Dhe megjithatë,vepra është e rëndësishme për dy arsye:

    E para, ajo është dokument i rëndësishëm gjuhësor, sepse është eshkruar me dialekt të Kosovës, respektivisht me të folmen e Gjakovës, nëtë cilën nuk ka të ruajtura vepra të shkruar më të vjetra.

    E dyta, në te është i dukshëm ndikimi i madh i letërsive orientale(invokacioni, përzierja e prozës dhe vargut, karakteri fetaro-didaktik,metrika kuantitative, përmendja e emrit të autorit dhe data e krijimit tëveprës), që mundëson studim më të thellë të këtij ndikimi në këtë lloj tëletërsisë shqipe.

    Mirëpo, në letërsinë e pasur fetare të popujve të ndryshëm islamik,mevludet zënë vendin e parë si për nga numri dhe llojllojshmëria e veprësashtu edhe për nga popullariteti i tyre48. Për dhjetë shekuj, që kur ka lluar

    leximi/këndimi i mevludit, është krijuar numër i madh i këtyre veprave nëarabishte, persishte dhe turqishte, si edhe në shumë gjuhë të tjera 49. Por,

    47 I. Ajeti, Pamje historike e ligjërimit shqip të Gjakovës në fillim të shekullit XIX, Rilindja,Prishtinë, 1960.48 Këtu e përdorim ormën mevlud , I cili është I zakonshëm edhe te shqiptarët edhe te mus-limanët në Bosnje, ndonëse orma e drejtë është mawlîd   dhe shënon lindjen, apo këngënpër lindjen e Muhamedit (mawlîd an-nabî).49  Për mevludet egziston literature shumë e pasur. Megjithate, veçanërisht duhet theksuar

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.6

    16/125

    Letërsia shqiptare e AlamiadosHasan Kaleshi30 31

    asnjëri nga mevludet, domethënë asnjëra nga poezitë në të cilat i këndohetlindjes dhe jetës së Muhamedit, nuk e ka arritur lavdinë dhe përhapjen emevludit të Sulejman Çelebiut, i cili gati pesë shekuj këndohet në Turqidhe tek turqët në vendet e tjera, dhe i cili ështëi përkthyer në shumë gjuhë,e në disa është i adaptuar 50.

    Shkenca e ka vërtetuar se këndimi i mevludit ndër arabët ka lluarnë shek. X në Egjipt, në periudhën e Fatimitëve, në të njëjtën kohë kurështë shfaqur reaksioni shumë i rreptë kundër ceremonive të festimit tëlindjes së Muhamedit. Por, kjo traditë shumë shpejt është përhapur dheshpejt ka kaluar në Afrikën veriore, dhe në botën tjetër islame. Janë tëgjitha gjasat se këndimi i melvludit midis turqëve është rrënjosur në shek.XV (Mevludi i Sulejman Çelebiut është përfunduar në vitin 1409). Mirëpo,është vështirë të vërtetohet kur ka lluar këndimi i mevludit te shqiptarët.Por, dihet se në gjysmën e dytë të shek. XVIII këndimi i mevludit tashmëishte rrënjosur; atëhere paraqitet edhe mevludi i parë në gjuhën shqipe –mevludi iHasan Zyko Kamberit. Megjithate, nuk është e përjashtuar seedhe më pare te shqiptarët janë kënduar mevludet por në gjuhën turke.Te shqiptarët e Maqedonisë mund të dëgjohet se këtë mevlud e quajnëmevludâ (mevlud ayi).

    Është e qartë se mevludet në llim janë kënduar vetëm me 12 rebi’ –al –awwal e cila merret si data e lindjes së Muhamedit. Me kalimin e

    artikullin e H. Fuch në Enzyklopaedie des Islam s. v. Mawlîd, si edhe artikullin Mevlîd nëIslam Ansiklopedisi nga autori I njëjtë, me plotësime Necla Pekolcay, pastaj punimi I pro-esorit të ndjerë Ahmed Atesh, Sülejman Çelebi Vesiletün – necat Mevlîd, . D. K., Ankara,1954. Për mevludet në serbokroatishte shih dr. Fehim Bajraktarevic,O našim mevludima Imevludu uopšte, Prilozi za knjizevnost, jezik, istoriju I olklore, knj. XVII, 1937, kurse përmevludet te shqiptarët: dr. Hasan Kaleshi, mevludi kod Arbanasa, Zbornik FilozoskogFakulteta u Beogradu, knj. IV – 2, Beograd 1959. Natyrisht se për mevludet në gjuhënshqipe, pas punimit të dr. Kaleshit deri tash është shkruar shumë.50 Për mevludin e Sulejman Çelebiut krahas punimit shumë të mire të A. Ateshit, shihgjithashtu: Imgart Engelke, Sulejman scheleb’s Lobgedichte au die Geburt des Propheten,  Halle 1926; F. Lyman Mac Vallum, Te Mevlidi sheriff by Sulejman Chelebi, Te Wisdom othe esat series, London 1943; Necla Pekolcay, Sükleyman Çelebi mevlidi metni ve menşe’Imeselesi, Edebiyat Fakültesi, ür Dili ve Edebiyati dergisi, Istanbul 1954. Gjithashtu edheHammer në Dichikuinst der osmanischen Dichikuinst (I, Pestih 1838), I ka përkthyer disaragmente, kurse Gibb në History o Ottoman oetry  (I. . 231 – 248 në anglishte. Krahasdisa përkthim,eve në shqipe, egziston edhe një “boshnjakisht” (serbokroatisht), një greq-isht dhe një çerkezisht.

    kohës është bërë zakon që të këndohet me rastet e ndryshme: katërdhjetëditë pas vdekjes së dikujt, gjatë kohës së gazmendeve të lindjes, synetisë,martesës, për shpirt të të vdekurve, dhe kjo kryesisht në muajin e ramazanit.Tradita në qytetet e Kosovës dhe të Maqedonisë që të organizohen tubimete grave në të cilët grat e këndojnë mevludin ka depërtuar nga Turqia dheështë e dates së re. Ceremonia, gjithashtu, është shumë e llojllojshme51.

    Mevludi i parë në gjuhën shqipe të cilin e ka shkruar Hasan ZykoKamberi në gjysmën e dytë të shek. XVIII me shkrim arab nuk është botuar. Në gjysmën e pare të shek. XIX Ismail Floqi nga Korça e ka përkthyermevludin në gjuhën shqipe, por meqenëse nuk është i botuar, e as nuk mundtë merret nga Shqipëria, për te nuk mundei të themi asgjë52. Gjithashtu nukdijmë se a është përhapur ky mevlud dhe a është kënduar në tubimet fetare.

    Mirëpo, dy mevludet në shqipe më komplet dhe më të popullarizuar janë shkruar në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Mevludin e pare e kahartuar Haz Ali Ulqinaku (nga Ulqini) dhe ai bart titullin arabo –persianTercüme-i mevlûd ‘ala lisân-i ‘arnavud (Përkthimi i mevludit në gjuhënshqipe) dhe është shtypur në Stamboll në vitin 187853. Ky mevlud ka qenëshumë i popullarizuar ndër shqiptarët në bregdetin e Malit të Zi dhe nëShqipërinë veriore, por nuk është përhapur midis shqiptarëe të kosovës.Përsëri është botuar me shkrimin bashkëkohor të shqipes në vitin 1933 nëTiranë, me parathënien e H. S. Ulqinakut, por pa komentime, shpjegimedhe interpretime të turqizmave54.

    Mevludi i Haz Ali Riza Ulqinakut ka hyrjen në turqishte prej nëntë bejteve, respektivisht 18 vargjesh. (Në Ulqin na kanë thënë se parathëniae mevludit nuk e ka pasur hyrjen, por në Stamboll i kanë preferuar autoritse do të ishte mirë sikur të shkruante edhe hyrjen. Ulqinaku e ka pranuar

    51 Për ceremoninë me rastin e mevludit shih: J. nemeth, Die Zeremonie des Mevlud in Vidin,Acta orient. Hung. Volum 1. Fasc. 1. Shumë të dhëna lidhur me maniestimin e mevluditnë urqi mund të gjenden në: Sait Ugur, Içel Folkloru, Ankara, 1948; Mehmet Halit Beyri,Istanbul Folkloru, Istanbul 1947. Për ceremoninë e mevludit tek shqiptarët shih punimintone të cituar.52 ë dhënat janë sjellur sipas Historia e letërsisë shqipe, . 194.53 Këtë përkthim, si edhe atë të ahir Popovës, e përmend edhe Bursali mehmed ahir nëOsmanli müellifleri, I, . 222. Është interesant se A. Atesh i cili flet edhe për përkthimine mevludit të Sulejman Çelebiut në gjuhë të ndryshme, nuk e ka vërejtur këtë shenim tëMehmet ahirit e as nuk I ka përmendur përkthimet shqipe.54 Cituar sipas: Kultura islame, v. II. iranë, shtatuer – tetuer 1940, . 26 – 27.

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.6

    17/125

    Letërsia shqiptare e AlamiadosHasan Kaleshi32 33

    sygjerimin dhe aty për aty i ka diktuar vargjet në gjuhën turke). Pason përkthimi shqip i vjershës turke religjioze Hoda rabbim (Zot, Zotëriu im),e cila i ka 72 bejte, respektivisht njëqind e katërdhjetë e katër vargje nëtë cilën përshkruhen veçoritë e Zotit dhe shpjegohen epitetet e tij, pastajlutja (du’â) Zotit të pranoj këndimin e vjershës (18 bejte, repektivisht 36vargje) dhe pastaj vjen përkthimi i mevludit, i cili ka dyqind e njëzet e pesë bejte, respektivisht pesëqind e nëntëdhjetë vargje, me çka ai hyn nëradhën e mevludeve të gjata, duke pasur parasyshë se më të gjatit kanërreth pesëqind e më të shkurtit rreth njëqind e pesëdhjetë bejte. Ndonëselutja, në të cilën lexuesi i mevludit, bashkë me dëgjuesit, kërkon që Zoti ta pranojë mevludin, zakonisht është në prozë, këtu edhe ajo është në vargje.Pastaj pason hyrja në Magmû’atu ‘l-ahvâl (përmbledhja e gjendjeve), ku

    itet për vdekjen, gjendjen në varr, për shenjat e ditës së gjykimit, ditëne gjykimit, parajsën, ferrin, e pas kësaj prapë për detyrimet fetare, që paraqet një lloj të ilmihalit. Kjo pjesa e fundit është mjaft e gjatë, dhe nëekzemplarin tonë, të cilit i mungojnë disa faqe, ka treqind e peëdhjetë bejte(714 vargje). Në tërësi, kjo vepër ka mbi dy mijë vargje.

    Krahasimet me veprën në origjinal të Sulejman Çelebiut tregojnëse përkthimi është mjaft i suksesshëm. Metri është i ashtuquajturi remel(tremetërsh sinë origjinal), e forma mesnevi, respektivisht rima është: AA,BB, CC. etj..

    Origj. Allah adin zikridelüm evvela

    Vacib oldur cümle işte her kula

    Shqip Bismillahi emnin e zotit ta thojm

      Borxh e kemi ngjitha pun kur ti llojm etj.

    Teknikë e njëjtë është përdorur edhe në pjesën Magmû’atu l-ahvâl,ndërsa në përkthim të poems Hoda rabbim rima është: AB BB CB DBetj., me faktin se në fund të gjysëvargut të dytë rregullisht përsëritet fjalaAllah.

    Për vetë autorin dihet vetëm se ka qenë mufti në Ulqin, se me rastine marrjes së Ulqinit nga ana e malazezëve ka ikur në Shkodër dhe më vonë

    është bërë mufti në Durrës, ku edhe ka vdekur (këtu është një lëshim ngasenuk ka qenë mufti në Durrës por në Lezhë - A.H.). Ai posaçërisht ështëinteresant për shkak të dy fjalorëve turqisht –shqip dhe shqip-turqisht, tëcilët janë shkruar në vargje. Këta janë punuar sipas modelit të fjalorëve tëngjajshëm turqisht – arabisht dhe turqisht – persisht, të cilët janë të shumtënë leksikogranë turke. Fjalorët e këtillë janë shkruar në metrin e caktuar,me rimën e caktuar, sipas zakoneve të poetikës dominante të atëhershme,që në përputhje me metodat skolastike të atëhershme, fjalët të mësoheshinmë lehtë. Ndër ato fjalorë është i njohur fjalori persisht – turqisht i IbrahimShahidit (1470 – 1550), i cili ka shërbyer si model për fjalorin e njohurturqisht – boshnjakisht të quajtur Potur Šahidija nga gjysma e parë e shek.XVII, të cilin e ka botuar Alija Nametak 55. Më të njohurit, gjithsesi, janë dy

    fjalorët të cilët i ka hartuar Sunbul-zade Vehbi (vdekur 1809), prej të cilëvenjëri është Tuhfe, turqisht – persisht, e tjetri, Nuhbe, turqisht – persisht.

     Ndër shqiptarët janë të njohur tre fjalorë të këtillë. I pari ështëfjalori turqisht – shqip i një autori anonim nga Shkodra, i shkruar në vitin1835. Vetë autori ka theksuar se fjalori është shkruar në metrin remel, do tëthotë në tetrametrin katalektik, skema e të cilit është:

     p. sh. Fâ’ilâtun Fâ’ilâtun Fâ’ilatun Fâ’ilun

      Ky bu kim kush furçeye brush kozlere prush shityaya.

    Ky fjalorë ka gjithsej rreth 1.000 fjalë56 andaj edhe nuk ka vlerëmë të madhe leksikore. Dy fjalorët tjerë të këtij lloji i ka shkruar siç kemi përmendur. Haz Ali Riza Ulqinaku. Sipas disa të dhëave, njëri ka pasurrreth 5.000, e tjetri rreth 18.000 fjalë. Një kohë të gjatë është konsideruarse këta fjalorë janë zhdukur, por megjithate, janë gjetur dhe tani ruhen nëInstitutin e gjuhësisë dhe historisë në Tiranë. Ata pjesërisht kanë tërhequr

    55 A. Nametak, Rukopisni tursko – hrvatski rijeçnici. Shenja e veçantë nga Gradje za povijestknjizevnosti Hrvatske (Material për historinë e letërsisë së Kroacisë), knj. 29, Z agreb, 1968.Mirëpo, nuk mundem e të mos shprehi habinë për shkak të titullit të sipërm, duke marrëparasyshë atë se autori I falorit gjuhën e vet e ka quajtur boshnjake (bosanca), e jo kroateapo serbe. Fjalori është dashur të quhet turqisht – boshnjakisht.56 E. Rossi, Un ineditio lexico rimato turco Albanese cum posto a Scutari nell 1835. Rivistadegli studi orientale, vol. XXVI.

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.6

    18/125

    Letërsia shqiptare e AlamiadosHasan Kaleshi34 35

    vëmendjen e studiuesve57, derisa mevludi i të njëjtit autor gati tërësishtështë i injoruar apo përmendet vetëm kalimthi. Mirëpo, edhe ai ështëshumë i rëndësishëm si për studime krahasimtare të dialekteve të gjuhësshqipe ashtu edhe për studimin e të folmes së Ulqinit, sepse është e qartëse autori ka njohur vetëm atë. Fjalorët dhe ky mevlud me dy mijë vargjete tij ofrojnë material tëmjaftueshëm për t’u studiuar e folmja e Ulqinit prej para njëqind vjetësh58. Pos kësaj ky mevlud hyn në veprat e mëdha tëliteraturës alamiado shqiptare.

      Një përkthim tjetër, përkatësisht përpunim i mevludit të SulejmanÇelebiut, është mevludi shumë i popullarizuar i Tahir Popovës (MehmedTahir) nga Vuçitërna. Për te dihet vetëm ajo se ka studiuar teologjinë nëStamboll, që nga viti 1900 – 1934 ka shërbyer si mësimdhënës në ruzhdije(gjimnazi i ulët) mësues i mësimbesimit në Novi Pazar dhe në Berane, qënë vitin 1934 është shpërngulur në Shqipëri dhe se ka vdekur në pleqëri tëthellë në vitin 1949.

      Mevludi i Tahir Popovës bart titullin arab të rimuar: Manzûmatu‘l-mavlûd fî afdali ‘l-mavgûd bi lisâni ‘l-arnavûd (Mevludi në vargje përqneinen më të çmueshme, në gjuhën shqipe). Është botuar në Stamboll, porviti i botimit nuk është shenuar. Janë të gjitha gjasat se është botuar vitevetë tetëdhjeta të shekullit të kaluar (shek. XIX – A. H.), dhe me shkrim arab, pa kurrfar modikime për sistemin fonetik të shqipes. Ndonëse i punuarsipas modelit të mevludit tashmë të përmendur të Sulejman Çelebiut autorii këtij mevludi nuk i është përmbajtur rreptë origjinalit. Veprën e tij e llonme këngën për rëndësinë e mevludit Qasîdatu ‘l-mevlûd, e cila ka dhjetëvargje, pas së cilës pasojnë dhjetë vargje të kushtuara sulltan Hamidit; nëta ka pjesë të cilat nuk janë në original, ndërsa disa pjesë të origjinalit në

    57 Na është e ditur se O. Myderrisi ka shkruar për këta falorv në Buletini, por në Prisht-inë dhe në Beograd mund të gjenden vetëm disa numra ashtu që me artikujt e përmn-edur nuk kam mund të shvrbehem.58 Rreth veprës së Hafiz Ali Ulqinakut duhet të b ëjmë disa plotësime: Hafiz Ali Ulqinakunuk i ka shkruar dy falorë në vargje por, ka shkruar një falor në vargje (shih: Abdul-lah Hamiti: Realizimi poetik i alorit në vargje të Hafiz Ali Ulqinakut , në Filologji, Nr. 6,Prishtinë, 1998, . 129 – 137) dhe dy falorë me renditje alabetike,i pari turqisht-shqipe i dyti shqip-turqisht (shih: Abdullah Hamiti, Rreth alorëve të Hafiz Ali Ulqinakut , nëMalësia, No. 4, Podgoricë 2009, . 63-82.; gjithashtu mbi gjuhën e falorëve dhe të olmene Ulqinit shih punimin tone të disertacionit Veçoritë gjuhësore të alorit turqisht-shqip eshqip – turqisht të Hafiz Ali Ulqinaku, mbrojtur në vitin 1998, në Fakultetin e Filologjisënë Prishtinë.

     përkthim janë hjekur. Mevludi gjithsej përmban katërqind e gjashtëdhjetëvargje (260 bejte – distihe).

      Edhe në këtë mevlud, krahas numrit të madh të turqizmave, veçaskëtyre të natyrës fetare, përkthyesi i është përmbajtur metrikës kuantitativearabe, siç është rasti edhe me mevludin e Haz Ali Ulqinakut. Për ta tuarmetrin e barabartë, përkthyesi shpesh ka përdorur inverzionin e tërë fjalisë:

    I xhibrilit vendi o çun ai mekam

     Në vend Çun ai mekam o vendi xhbrilit

      Duke pasur parasyshë faktin se mevludet janë kënduar në tubime,

    në xhamija apo nëpër shtëpi, e që përmbajtësisht kanë qenë interesant përvetë faktin se në jetëshkrimin e Muhamedit janë futur shumë legjenda,ato janë bërë shumë të popullarizuar; disa pjesë të mevludit i kanë ditur përmendësh edhe njerëzit analfabet. Prandaj, krahas këtyre dy mevludeve,të botuar me alfabet arab, ka edhe të tjerë të botuar me shkrimin e sotëmlatin. Njërin prej tyre i cili i ka përjetuar katër botime e ka shkruar HazAbdullah Sëmlaku59, tjetrin e ka hartuar Haz Ali Korça, përkthyes idisa veprave nga gjuha arabe, perse e turke, botimi i parëi të cilit ka dalëqysh në vitin 1900. Edhe pse është shkruar me gjuhën bashkëkohore dheështë shtypur me shkrimin latin, megjithate autori i këtij mevludi edhe mëtutje i është përmbajtur metrit dhe rimës së njëjtë si edhe të mëhershmit,respektivisht i është përmbajtur origjinalit turqisht60. Fitohet përshtypja seka qenë i rrënjosur botëkuptimi se mevludi duhet të jetë në metrin remeldhe në formën mesnevi.

      Poetët e hershëm të letërsisë alamiado kanë shkruar me shkrim arab, për shkak se shkrim tjetër nuk kanë ditur, bash sikur edhe lexuesit e tyre.Mirëpo, në gjysmën e dytë të shek. XIX problem i shkrimit është shtruar si

     problem i kulturës kombëtare dhe i rilindjes kombëtare. Në përpjekjet që tëkrijohet shkrimi kombëtar dominojnë tri tendenca themelore: të pranohetshkrimi latin, arab apo grek, ndonëse ka pasur edhe mjaft përpjekjeindividuale me shkrime tjera të ndryshme, si edhe përpjekje për të krijuar

    59 Hafiz Abdullah Smlaku, Mevludi paq ose mevludi ja vedud, Disponojmë me botimin ekatërt të shtypur në Korçë në vitin 1944.60 Kemi shrytëzuar botimin e katërt  Mevludi dhe cilësit e shenjta të pejgamberit, iranë1944, Shtypshkronja e shtetit.

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.6

    19/125

    Letërsia shqiptare e AlamiadosHasan Kaleshi36 37

    shkrim të posaçëm61. Me qëllim që t’i përhapin shkrimet e tyre, krijuesite tyre kanë hartuar abetare. Hartuesit e abetareve shqipe me shkrim arabshpejt janëbërë të vetëdijshëm për ate se shkrimi arab, me sistemin vokaliktë pazhvilluar, nuk është i përshtatshëm për gjuhën shqipe dhe për atë arsye janë përpjekur ta modikojnë, në rend të parëv duke u shtuar germavearabe shenja diakritike për t’i përshtatur me sistemin tingullor të shqipes.Abetarja e parë e shkruar me shkrim arab është e Daut Boriçit. Ajo është botuar në Stamboll në vitin 1861, dhe përsëri është botuar në vitin 1869.Përndryshe Boriçi ka qenë iluminist dhe atdhetar i madh; ai i ka shkruaredhe disa ushtrimore me shkrim arab, e ka qenë edhe kryetar i degës sëShkodrës të Lidhjes së Prizrenit62. Ato vite Hoxha Tahsini, rektori i parë iUniversitetit të Stambollit, ka hartuar alfabetin shqip, por ai alfabet, apo ajo

    abetare, nuk është gjetur 63. Sa ka pasur luhatje të mëdha të intelektualëveshqiptar rreth shkrimit më së miri tregon rasti i Sh. Sami Frasherit. Ai nënjë vepër tërësisht të harruar por shumë të rëndësishme në gjuhën arabeHimmetu l-himâm nashr al-islâm (Stamboll 1875) ka shkruar edhe këtë:

      “Në të gjitha vendet islame jetojnë popujt e vegjël islamik, siç janëkurdët, afganistanasit, çerkezët, shqiptarët, boshnjakët dhe të tjerë të cilëtnuk shkruajnë në gjuhën e tyre ... Gjuha arabe është gjuhë e përgjithshme për të gjitha vendet islame … dhe të gjithë shkenctarët e studiojnë të drejtëne sheriatit në shkolla në këtë gjuhë … Nuk ka dyshim se do të ishte punëideale sikur gjuha arabe të ishte gjuhë amtare e të gjithë muslimanëve, por

    61 Në këto shkrimet e posaçme, origjinale mund të numërohet shkrimi I eodor Haxhi Fil-ipit prej 53 shkronjave, i Naum Veqilharxhit prej 32 shkronjave, si edhe shkrimi I Hoxhëahsinit të cilin ai i aka propozuar Shoqërisë së Stambollit, por nuk është pranuar.62 Për jetën e tij më gjerësisht shih: Nexhim Bushati, ë dhëna rreth bigrafisë së DautBoriçit , Buletin I shk. shoq. 2, 1962 . 268 e në vazhdim, ndërsa për veprat e tij: J. Kastra-ti, Daut Boriçi, Buletini për shkëmbimin e experiences, Shkodër, Nr. 9, 1954.63 Për këtë mund të gjenden të dhëna edhe në numrin e pare të gazetës Besa nga nëntori1908 e cila ka dalur në Stamboll dhe është botuar me alabetin e Sh. Samiut ku thuhet:“Nga gazeta Liria e cila del në Selanik shohim se disa atdhetarë kanë filluar ta prishinslabetin shqip dhe se disa dëshirojnë përdorimin e alabetit grek, disa atij Italian e disaatij sllav. Për çdo gjuhë shkrimi/alabeti paraqet themelin; rrënimi I shkrimit është sikurrrënimi i themelit. Ka tashmë tridhjet vjetë që me këtë shkrim/alphabet (të stambollit, pratë Samiut – H. K.) shkruhet dhe lexohet në tërë Shqipërinë. Para një kohe dy gazeta kanëpropozuar që t’I marrim shkronjat turke. Por, edhe pse janë munduar shumë disa dijetarësi Hoxha Hasni e tjerë; në und e kanë kuptuar dhe janë bindur se në gjuhën shqipe kurrënuk mundet të shkruhet me shenja arabe. Në të vërtetë, me shenja arabe nuk mund tëshkruhet as në gjuhën turke, e lere më në shqipe, e cila ka 12 tinguj më tepër.

    meqë ka popuj islamik të cilët asin me gjuhë të tjera, për këta popuj do tëishte më e dobishme sikur secili të shkruante në gjuhën e vet. Duke qenëse gjuha arabe është e detyrueshme për të gjithë shkenctarët të cilët tërëkohën ia kushtojnë studimit të saj, masat e gjera të këtyre popujve mbetennë injorancë, e injoranca është në kundërshtim me islamin … Unë mendojse sikur të investohej mund dhe përpjekje që në të gjitha gjuhët e piopujveislamik të shkruhet me shkrim arab, në rast se do të shkruheshin librat fetaredhe doracakët edukative në secilën prej atyre gjuhëve, kjo do të paraqisteshërbim të madh për islamin” (nënvizoi H. K.)64. Në këtë pasues të Samiuti gjejmë dy kërkesa të rëndësishme:

    a) Sh. Sami kërkon që në vend se në arabishte çdo popull të mësojëtë lexojë dhe të shkruajë në gjuhën e vet, ndërsa arabishtja do të mbetejgjuhë e shkencës për të gjithë muslimanët.

     b) Ai këtu kërkon që të gjithë popujt islamik ta pranojnë shkriminarab, e vetëm pesë vjet më vonë e krijon alfabetin shqip në bazë të shkrimitlatin, me disa germa shtesë nga alfabeti grek të cilat nuk i ka alfabeti latin,dhe kërkon futjen e alfabetit latin edhe për gjuhën turke, e që i ka sjellurshumë telashe.

    Tashmë kemi thënë se çshtja e alfabetit aq shumë është ashpërsuar pas revolucionit të turqëve të rinjë, se është bërë njëra nga çshtjet kyçenë raportet midis turqëve të rinjë dhe shqiptarëve. Për këtë, madje ështëzhvilluar edhe diskutim në parlamentin turk, derisa shejhu l-islâm e kadhënë fetfanë se përdorimi i shkrimit latin është në kundërshtim meislamin65. Njëri nga luftëtarët më të mëdhenj për futjen e alfabetit arabka qenë Rexhep Xhudi –Voka nga Tetova, muftiu i vilajetit të Manastirit.Ai ka qenë agitator për bashkëpunim me turqit e rinjë dhe autor i vepraveshqip të shkruara me alfabet arab. Duke e parë se arabishtja nuk i përgjigjetas sistemit tingullor të turqishtes e lere më atij të shqipes 66, ai e ka marrë

    64 S. Sami, Himmetu l-himâm, . 28.65 Për betejën pë alabetin shih: L. Skendi Te History o dhe Albanian Alphabet: A caseo Complex Cultural and Political Develonment. Südost – Forschungen München. XIX(1960), . 263 – 284. Mja material për këtë problem mund të gjendet në shtypin turk,

     veçmas në gazetën anin. Shumë çështje lidhur me alabetin ujanë shqyrtyar në në tubimshkencor në Instituin Albanologjik në Prishtinë, në tetor të viti të kaluar. Materialet do tëbotohen në Gjurmime Albologjike 1, 1969.66 Edhe vetë inteligjenca turke ka qenë e ndarë përsa i takon shkrimit shqip. Letrari i njohurturk, publicist dhe redaktori kryesor i gazetës anin, Hüseyin Cahit,