rrjedhojat sociale-ekonomike te luftes i boterore · pdf filepërballë mungesave...

13
RRJEDHOJAT SOCIAL-EKONOMIKE TE LUFTES I BOTERORE 1 Rrjedhojat social-ekonomike qe solli Lufta I Boterore Qellimi: Nepermjet kesaj ore, nxenesit te arrijne te kuptojne veshtiresite social- ekonomike te shkaktuara nga Lufta I Boterore dhe nepermjet njohjes se ketyre veshtiresive te ndergjegjesohen per faktin se nuk ka lufte te mire. Rezultati: Ne fund te ores se mesimit nxenesi te jete I afte qe; - Dallo demet sociale nga ato ekonomike te shkaktuara nga Lufta I Boterore. - Gjyko ngjarjet dhe pasojat e tyre ne grupet shoqerore - Ndergjegjesohu se lufta nuk ben dallime ne ato cfare ajo shkaterron. Pyetja kyce: A mendohen pasojat para se te filloje nje lufte? Udhezues per mesuesin: Hapi I: Ne fillim te ores behet prezantimi i temes dhe njohja me rezultatet qe duhet te arrijne nxenesit gjate zhvillimit te temes (5-10 min) ose mund te realizohet nje stuhi mendimesh duke dhene dy terma: EKONOMI SHOQERI Dhe me ane te pyetjeve ndihmese u kerkohet nxenesve te pergjigjen rreth demeve qe sjell nje lufte ne ekonomine dhe ne jeten shoqerore te nje vendi. Hapi II: Me pas mesuesi jep nje informacion te shkurter rreth demeve te shkaktuara nga Lufta I Boterore. Ndan klasen ne kater grupe (25-30 min) Grupi 1: Do te shqyrtoje burimin 1 & 2 Grupi 2: Do te shqyrtoje burimin 3 & 4 Grupi 3: Do te shqyrtoje burimin 5 & 6 Grupi 4: Do te shqyrtoje burimin 8 & 9 Hapi III: Diskutim final (10-15 min)

Upload: halien

Post on 13-Feb-2018

233 views

Category:

Documents


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: Rrjedhojat sociale-ekonomike te Luftes I Boterore · PDF filePërballë mungesave akute të qymyrit qe perdorej per ngrohje, autoritetet në Gjermani vendosën

RRJEDHOJAT SOCIAL-EKONOMIKE TE LUFTES I BOTERORE

1

Rrjedhojat social-ekonomike qe solli Lufta I Boterore

Qellimi: Nepermjet kesaj ore, nxenesit te arrijne te kuptojne veshtiresite social- ekonomike te shkaktuara nga Lufta I Boterore dhe nepermjet njohjes se ketyre veshtiresive te ndergjegjesohen per faktin se nuk ka lufte te mire.

Rezultati: Ne fund te ores se mesimit nxenesi te jete I afte qe;

- Dallo demet sociale nga ato ekonomike te shkaktuara nga Lufta I Boterore. - Gjyko ngjarjet dhe pasojat e tyre ne grupet shoqerore - Ndergjegjesohu se lufta nuk ben dallime ne ato cfare ajo shkaterron.

Pyetja kyce: A mendohen pasojat para se te filloje nje lufte?

Udhezues per mesuesin:

Hapi I: Ne fillim te ores behet prezantimi i temes dhe njohja me rezultatet qe duhet te arrijne nxenesit gjate zhvillimit te temes (5-10 min) ose mund te realizohet nje stuhi mendimesh duke dhene dy terma:

EKONOMI SHOQERI

Dhe me ane te pyetjeve ndihmese u kerkohet nxenesve te pergjigjen rreth demeve qe sjell nje lufte ne ekonomine dhe ne jeten shoqerore te nje vendi.

Hapi II: Me pas mesuesi jep nje informacion te shkurter rreth demeve te shkaktuara nga Lufta I Boterore.

Ndan klasen ne kater grupe (25-30 min)

Grupi 1: Do te shqyrtoje burimin 1 & 2 Grupi 2: Do te shqyrtoje burimin 3 & 4 Grupi 3: Do te shqyrtoje burimin 5 & 6 Grupi 4: Do te shqyrtoje burimin 8 & 9

Hapi III: Diskutim final (10-15 min)

Page 2: Rrjedhojat sociale-ekonomike te Luftes I Boterore · PDF filePërballë mungesave akute të qymyrit qe perdorej per ngrohje, autoritetet në Gjermani vendosën

RRJEDHOJAT SOCIAL-EKONOMIKE TE LUFTES I BOTERORE

2

Fig. 1. Kthimi i te plagosurve nga fronti i luftes (http://www.oucs.ox.ac.uk/ww1lit/gwa/item/2621?bt=europeanaapi)

Hyrje:

• Pasojat sociale

Konflikti i pare i madh boteror i shekullit XX “Lufta e Madhe” qe mobilizoi 70 milion ushtare nga te gjitha kontinentet, i shkaktoi botes afro 10 milion ushtare te vrare , 21 milion te plagosur dhe rreth 10 milion te tjere larg fronteve te luftes vdiqen nga uria dhe semundjet epidemike. Lufta solli edhe renien e numrit te lindjeve. Meqenese te vraret qene me teper burra dhe djem te rinj kjo solli cekuilibrim ne strukturen e popullsise, si per gjinine ashtu edhe per moshen. Lufta solli tronditje ne gjendjen shpirterore te njerezve, sidomos te atyre qe luftuan ne frontet e saj dhe atyre te cilet humben familjaret. Tek shume njerez u rrit mosbesimi e dyshimi ne sistemin qeverises qe u perfshi ne luften shkaterrimtare.

• Pasojat ekonomike

Rrjedhojat ishin teper te renda edhe per burimet natyrore dhe kapitale. Ne tokat ku u zhvilluan luftimet u shkaterrua ekonomia bujqesore, industria dhe infrastruktura. Gjate luftes u shpenzuan me shume se 350 miliarde dollare. Kudo u rrit inflacioni. Tokat me te mira si ne France, Belgjike, Rusi, Poloni te demtuara nga luftimet mbeten djerre. Lufta prishi marredheniet tregtare mes vendeve e kontinenteve, mbi bazen e te cilave qene zhvilluar dikur dege te tera te ekonomise. Shtetet evropiane pjesemarrese ne lufte per shkak te shpenzimeve joporduktive gjate luftes, u zhyten ne borxhe pas saj. U rrit ne permasa te papara inflacioni. Mungesa e prodhimit te te mirave materiale coi ne zhvleresimin e monedhave ne te gjitha vendet.

Page 3: Rrjedhojat sociale-ekonomike te Luftes I Boterore · PDF filePërballë mungesave akute të qymyrit qe perdorej per ngrohje, autoritetet në Gjermani vendosën

RRJEDHOJAT SOCIAL-EKONOMIKE TE LUFTES I BOTERORE

3

Burimi 1

Tabela 1. Inflacioni i markes gjermane

Fig. 2. Harte e vendeve ne te cilat u perhap Lufta I Boterore (http://robinsonlibrary.com/history/history/worldwar1/nations.htm)

Tab. 2. Viktima dhe te vdekur ne Luften I Boterore

Vendi Nr. i forcave te mobilizuara Te vraret Te Plagosurit Te burgosur e te

humbur Rusi 12 000 000 1 700 000 4 950 000 2 500 000

Perandoria Britanike 8 904 467 908 371 2 090 212 191 652

Franca 8 410 000 1 357 800 4 266 000 537 000 SHBA 4 355 000 116 516 204 002 4 500 Itali 5 615 000 650 000 947 000 600 000

Gjermani 11 000 000 1 773 700 4 216 058 1 152 558 Austro-Hungari 7 800 000 1 200 000 3 620 000 7 020 000

Turqi 2 850 000 325 000 400 000 975 000 (http://www.pbs.org/greatwar/resources/casdeath_pop.html)

Janar 1922

1$ amerikan – 192 marka gjermane

Nentor 1923

1$ amerikan - 4. 200.000 marka gjermane

Antanta Blloku Qendror

Neutrale

Page 4: Rrjedhojat sociale-ekonomike te Luftes I Boterore · PDF filePërballë mungesave akute të qymyrit qe perdorej per ngrohje, autoritetet në Gjermani vendosën

RRJEDHOJAT SOCIAL-EKONOMIKE TE LUFTES I BOTERORE

4

Tab.3. Shpenzimet e luftes : Ndikimi i Luftes I Boterore ne Gjermani Vendi Kostoja e luftes ne miliard $

Gjermani 39 Perandoria Britanike 38

Franca 26 SHBA 22

Austro-Hungari 21 Rusi 18 Itali 10

Belgjike,Rumani, Portugali,Jugosllavi 5

Turqi+Bullgari 3 Japoni+Greqi 1

Shpenzimet Totale 186 000 000 000 $ (http://www.schoolshistory.org.uk/ASLevel_History/week3_impactofwar.htm)

Veprimtari:

1. Bazuar ne Tab.2 identifikoni vendin me perqindjen me te madhe te te demtuarve ne lufte kundrejt numrit te forcave te mobilizuara ne kete lufte.

2. Bazuar ne te dhenat e Tab.3: Imagjinoje veten ne krye te nje prej shteteve te tabeles 3; per cfare do te doje t’i shpenzoje shumat e perdorura per luften?

Burimi 2

Angli Frike, mjerim, hidherim: keto jane emocionet thelbesore te luftes. Per shume burra, gra dhe femije qe jetuan pergjate periudhes se viteve 1914 dhe 1918, valet e vrullshme te energjive patriotike ishin vecse trillime te momentit qe kaluan shume shpejt dhe pa u ndiere perballe humbjes se te dashurve te tyre. Shume femije u ngriten nga gjumi dhe kuptuan qe baballaret e tyre ishin larguar per beteja te largeta gjate kohes qe ata kishin qene ne gjume. 300 000 femije, nuk i pane me kurre baballaret e tyre. 160 000 gra morren telegrame te ankthshme qe i njoftonin ato se burrat e tyre ishin vrare. Shume gra te tjera kuptuan se cdo te thote te vuash! (Artikull marre prej “The guardian” 11 Nentor 2008, me titull “First World War – Another battle front” shkruar nga Joanna Bourke, Profesore e Historise ne Birkbeck College, London, dhe autore e “An Intimate History of Killing (Granta) and Rape: A History from the 1860s to the Present (Virago)”) (http://www.theguardian.com/world/2008/nov/11/first-world-war-changing-british-society)

Page 5: Rrjedhojat sociale-ekonomike te Luftes I Boterore · PDF filePërballë mungesave akute të qymyrit qe perdorej per ngrohje, autoritetet në Gjermani vendosën

RRJEDHOJAT SOCIAL-EKONOMIKE TE LUFTES I BOTERORE

5

Fig.3. Kartoline e kohes: “Thuaj naten e mire, babi, jo mirupafshim!”

(http://www.europeana1914-

1918.eu/en/collection/search?count=12&q=good+night+%25+good+bye%25&qf%5Bindex%5D%5B%5D=a&utf8=%

E2%9C%93)

Veprimtari:

1. Komento personazhet ne kete foto.

2. Cila ishte dilema me te cilen u perballen baballaret ne momentin kur vendosen te largoheshin prej familjes per t’i sherbyer luftes?

3. Jepni mendimet tuaja ne lidhje me ndikimin qe pati mungesa e figures se babait ne familje jo vetem ne aspektin e marredhenieve femije-baba por edhe ne ate te marredhenieve nene-femije.

Burimi 3

Angli

Me shume se 41 000 burrave ju desh t’u priteshin krahet/kembet gjate luftes; 272 000 vuajten demtime ne krahe/kembe qe nuk paten nevoje per t’u prere; 60 500 paten demtime ne koke ose sy dhe 89 000 vazhduan te kishin demtimet serioze ne trup qe kishin marre gjate luftes. Per shume burra e gra, lufta kishte lene pas shume pasoja si fizike ashtu edhe shpirterore, demtime te dukshme por edhe te brendshme. Te gjithe e kishin te veshtire te flisnin per cka kishte ndodhur.

(http://www.theguardian.com/world/2008/nov/11/first-world-war-changing-british-society)

Page 6: Rrjedhojat sociale-ekonomike te Luftes I Boterore · PDF filePërballë mungesave akute të qymyrit qe perdorej per ngrohje, autoritetet në Gjermani vendosën

RRJEDHOJAT SOCIAL-EKONOMIKE TE LUFTES I BOTERORE

6

Fig. 4. Per ta lufta ka mbaruar. Nje foto e bere ne nje spital ne Mancester, Angli. (http://www.worldwar1postcards.com/real-photographic-ww1-postcards.php)

Veprimtari:

1. Imagjinoni keta burra ne momentin e nisjes per lufte. A mendoni se e prisnin nje te ardhme te tille diten kur u nisen ne lufte?

2. Si mendoni se ndihen ata tashme? 3. Pershkruani jeten e tyre pas-lufte duke u perqendruar ne gjendjen emocionale dhe psikologjike,

rolin ne shoqeri, menyren se si do te pershtaten me jeten e re etj.

Burimi 4

Jeta ne Gjermani gjate Luftes I Boterore. Si u pershtat shoqeria gjermane?

Me hyrjen ne lufte Gjermania humbi fuqine punetore te meshkujve per te cilen kishte nevoje. Perballe ketij problem punedhenesit u detyruan te hapnin pozicione pune per pjesen e mbetur te popullsise, grate dhe femijet. Kjo pati te mirat e e saj ne drejtim te permiresimit te ekonomise Gjermane por njekohesisht pati edhe disavantazhet e veta. Grate filluan te trajtoheshin si inferiore jo vetem kundrejt burrave me te cilet punonin por edhe perkundrejt atyre te cilet u larguan per te luftuar. Shume punedhenes ua bene te qarte ketyre grave qe sapo lufta te mbaronte, vendet e tyre te punes nuk do te ishin me te sigurta sepse do t’u jepeshin burrave qe ishin larguar perkohesisht per te luftuar. Shume gra nuk paguheshin as sa gjysma e pages se merrnin burrat per te njejten pune. Atyre u kerkohej te punonin me orare te zgjatura duke bere qe ato te mos kishin kohe te mjaftueshme per te shpenzuar me femijet e tyre ne shtepi. (http://www.centenarynews.com/article?id=717)

Page 7: Rrjedhojat sociale-ekonomike te Luftes I Boterore · PDF filePërballë mungesave akute të qymyrit qe perdorej per ngrohje, autoritetet në Gjermani vendosën

RRJEDHOJAT SOCIAL-EKONOMIKE TE LUFTES I BOTERORE

7

Fig. 5. Foto e vitit 1916: Nje grua duke punuar ne furrat e nje fabrike te madhe (http://ww.bl.uk/world-war-one/articles/changing-lives-gender-expectations)

Fig. 6. Djem gjate luftes se pare boterore ne Angli, gati per te punuar token gje qe nuk e kishin bere kurre me pare. Kjo ishte pjese e perpjekjeve nacionale per te rritur prodhimin ushqimor qe reflekton

rendesine e situates ushqimore gjate luftes. (http://histclo.com/essay/war/ww1/home/cou/eng/w1he-food.html)

Veprimtari:

1. Po te rinjte? Si mendoni se ishte jeta e tyre gjate luftes? C’pasoja la lufta ne arsimimin e tyre? 2. Vendos ne formen e nje tabele avantazhet dhe disavantazhet e punes se te rinjve dhe grave

gjate L.I.B. 3. Si ndryshoi roli i gruas ne shoqeri gjate viteve te luftes? Krahaso rolin e gruas ne shoqeri gjate

viteve te luftes me ate ne ditet e sotme.

Page 8: Rrjedhojat sociale-ekonomike te Luftes I Boterore · PDF filePërballë mungesave akute të qymyrit qe perdorej per ngrohje, autoritetet në Gjermani vendosën

RRJEDHOJAT SOCIAL-EKONOMIKE TE LUFTES I BOTERORE

8

Burimi 5

Mungesa e ushqimeve

Ushqimi qe u ofrohej civileve ishte shume i shtrenjte dhe ne te njejten kohe te ardhurat qe ata merrnin nuk ishin te mjaftueshme per te perballuar nje diete te shendetshme ushqimore. Perqindja e vdekshmerise se femijeve se bashku me moshat e mesme dhe te moshuarit u rrit se tepermi. Shume njerez vdiqen nga kequshqyerja dhe semundje te lidhura me sistemin imunitar. Brenda vitit 1916 sapuni, djathi, gjalpi dhe vezet nuk ofroheshin me, nderkohe qe qymyriguri, kepucet dhe tekstilet pak nga pak po zhdukeshin. Qeveria vendosi cmime maksimale per produkte te caktuara si sheqeri dhe patatet. Per te luftuar renien ne sasine e produkteve ushqimore, qeveria themeloi dite te detyruara “pa mish” dhe “pa yndyrna” (dmth ne keto dite njerezit nuk lejoheshin te hanin mish dhe yndyrna).( http://www.centenarynews.com/article?id=717)

Fig. 7. Femijet ne Berlin, Gjermani, duke u ushqyer nga pjestaret e Ushtrise se Shpetimit. Vendet e Antantes, edhe pas luftes zgjodhen te vazhdojne bllokaden detare derisa qeveria Gjermane ratifikoi

Traktatin e Versajes ne Qershor te vitit 1919. Per fat te keq, kjo pengoi furnizimin e ushqimeve te nevojshme per Gjermanine, Austrine dhe vendet e Europes Lindore. Si rezultat shume femije vdiqen

nga uria dhe ata qe ishin deshmitare te kesaj situate nuk ja falen kurre kete vendeve te Antantes. (http://www.historyplace.com/worldhistory/firstworldwar/ger-salv-army-feed.htm)

Veprimtari:

1. Listo pasojat e mungeses se ushimeve ne tregje gjate luftes.

2. Sugjero menyra te tjera se si mund te ishte zgjidhur ndryshe problemi i mungeses se ushqimeve.

Page 9: Rrjedhojat sociale-ekonomike te Luftes I Boterore · PDF filePërballë mungesave akute të qymyrit qe perdorej per ngrohje, autoritetet në Gjermani vendosën

RRJEDHOJAT SOCIAL-EKONOMIKE TE LUFTES I BOTERORE

9

Kurozitet

Ndryshimi i pare i ores ne bote

Përballë mungesave akute të qymyrit qe perdorej per ngrohje, autoritetet në Gjermani vendosën më 30 prill 1916 ndryshimin e orës duke i dhënë një orë shtesë dritës së diellit. Vendet e tjera e kopjuan shpejt këtë praktikë. Tri javë më vonë ora u ndryshua në Britani. Më 1918, Kongresi i SHBA-së e bëri zyrtare ndryshimin e orës për të kursyer energji. Pas mbarimit të luftës, kjo ide u braktis, por u rikthye sërish më vonë.

Artikull marre prej “BBC News” 13 Prill 2014, me titull “10 inventions that owe their success to World War One” shkruar nga Stephen Evans (http://www.bbc.com/news/magazine-26935867).

Burimi 6

Letra qe nuk u lexua kurre

Kete leter nena e ushtarit anglez Arthur Osborne ia ka derguar ndersa ai gjendej ne frontin e luftes por qe ai nuk e lexoi kurre per shkak te humbjes se jetes . Arthur Osborne, lindur ne Liverpul, Angli, ne vitin 1890 dhe vdekur ne Pickardy, France ne 11 Shtator 1918.

Fig. 8. Letra qe nuk u lexua kurre. Nena i shkruan te birit: “Te lutem me thuaj nese je mire dhe perpiqu te me kthesh pergjigjje sa me shpejt te jete e mundur. Adresen e kemi ndryshuar dhe jemi

shume mire ketu tani vetem se e ndiejme thellesisht mungesen tende!”

(http://www.europeana1914-1918.eu/en/contributions/4314#prettyPhoto)

Page 10: Rrjedhojat sociale-ekonomike te Luftes I Boterore · PDF filePërballë mungesave akute të qymyrit qe perdorej per ngrohje, autoritetet në Gjermani vendosën

RRJEDHOJAT SOCIAL-EKONOMIKE TE LUFTES I BOTERORE

10

Burimi 7

Kartolina per te dashuren time Alice

Joseph Coughlin ishte xhaxhai i nenes sime, dhe ishte ne Dublin Fusiliers Royal. Ai ka punuar si karrocier kur u kthye nga sherbimi ne Frontin Perendimor, dhe jetoi per shume vite pas luftes. Keto kartolina jane derguar per te dashuren e tij qe me vone u be gruaja e tij, Ally. Joie i ka sugjeruar qe ajo te bleje nje album per kartolina dhe i dergonte asaj shume kartolina gjate kohes qe ai sherbente ne lufte.

(Jane gjithesej rreth 74 kartolina)

Shih me shume ne: http://www.europeana1914-1918.eu/en/contributions/3428

Fig.9. Behu zemertrim i dashur

Veprimtari:

1. Komento mbi figurat e mesiperme: - Mendon se kartolina e pare eshte derguar ne fillim apo fund te luftes? - Cila ishte situata e familjeve te ushtareve te mobilizuar ne lufte?

Burimi 8

John Dyson: Batalioni 11, Lancashire Fusiliers eshte vrare ne 7 shtator 1917, Bellewaarde Ridge Passchendaele. Nderkohe qe ai ishte ne front gruaja pati nje jete te veshtire pasi ishte e detyruar te rriste e vetme dy vajzat e vogla, njera prej te cilave do te humbase jeten per shkak te kushteve te veshtira. Ne nje kartoline te cilen ai i dergon gruas se vet i shkruan per shqetesimin e tij ne lidhje me veshtiresite ne te cilat jetonte familja e tij , mungesen e parave si dhe levizjet e tij ne front (Data: 1917/09/07)

Fig.10. Banditet duke dhunuar grate dhe masakruar femijet

Page 11: Rrjedhojat sociale-ekonomike te Luftes I Boterore · PDF filePërballë mungesave akute të qymyrit qe perdorej per ngrohje, autoritetet në Gjermani vendosën

RRJEDHOJAT SOCIAL-EKONOMIKE TE LUFTES I BOTERORE

11

Fig.11. Leter nga fronti: “Per ate qe une dua, edhe pse nuk mund ta shoh fytyren tende, vazhdoj te mendoj per ty!”

(http://www.europeana1914-1918.eu/en/europeana/record/15601/0AD0D0093A5E13D5643433C5623F3504286B1A44#prettyPhoto)

A BEN DALLIME LUFTA?

Fig. 1. Demtime te tokave e pyjeve

(http://www.ww1.australianwarheroes.com/)

Page 12: Rrjedhojat sociale-ekonomike te Luftes I Boterore · PDF filePërballë mungesave akute të qymyrit qe perdorej per ngrohje, autoritetet në Gjermani vendosën

RRJEDHOJAT SOCIAL-EKONOMIKE TE LUFTES I BOTERORE

12

Miss Edith Cavell ka qene nje infermiere britanike e cila eshte arrestuar nga gjermanet ne Belgjike ndersa kujdesej per te lenduarit ne front dhe me pas eshte denuar me vdekje prej tyre. Pavaresisht presionit nderkombetar per meshire ajo u qellua nga nje skuader pushkatimi gjermane. Ekzekutimi I saj eshte denuar nga e gjithe bota.

Fig. 2. Remember! (Mos harro!) (http://www.europeana1914-

1918.eu/en/europeana/record/15601/E09533B94A3136D4CA5306E7006DD56F20A4E9FA#prettyPhoto)

Fig. 3. Per here te pare ne nje lufte, civilet ishin ne shenjester. Femije duke u futur ne nje vendstrehim UK.

(http://cookit.e2bn.org/historycookbook/22-111-Life-in-edwardians-and-ww1.html)

Page 13: Rrjedhojat sociale-ekonomike te Luftes I Boterore · PDF filePërballë mungesave akute të qymyrit qe perdorej per ngrohje, autoritetet në Gjermani vendosën

RRJEDHOJAT SOCIAL-EKONOMIKE TE LUFTES I BOTERORE

13

Diskutim 1. Vere veten ne pozicionin e nje ushtari ne L.I.B.

a. Pjese e cilit bllok do te doje te ishe duke luftuar? b. Perse do te zgjidhje kete bllok? c. Shkruaj nje leter per familjen tende? d. Bej nje pershkrim te shkurter te gjendjes tende dhe familjareve te t’u , diten e kthimit

nga lufta! 2. Identifiko demet sociale te shkaktuara nga Lufta I Boterore? 3. Identifiko deme ekonomike te shkaktuara nga Lufta I Boterore? 4. Listo grupe shoqerore te demtuara nga lufta?

PUNOI : ENTELA BENDO