shkollat psikologjike

122
Shkollat Psikologjike

Upload: king

Post on 06-Jan-2016

404 views

Category:

Documents


16 download

DESCRIPTION

Shkollat Psikologjike. Definimi dhe llojet e shkollave. Shkollat Psikologjike janë rryma të vecanta të koceptualizimit të jetës psikike që kanë sistem të organizuar të fakteve, ligjeve, dhe teorive psikike. - PowerPoint PPT Presentation

TRANSCRIPT

Page 1: Shkollat Psikologjike

Shkollat Psikologjike

Page 2: Shkollat Psikologjike

Definimi dhe llojet e shkollave

• Shkollat Psikologjike janë rryma të vecanta të koceptualizimit të jetës psikike që kanë sistem të organizuar të fakteve, ligjeve, dhe teorive psikike.

• Në grupin e këtyre shkollave bëjnë pjesë: shkolla strukturaliste, geshtaltiste,bihevioriste, humaniste, konjitive, asociasioniste,psikanalitike, dhe e refleskologjise.

Page 3: Shkollat Psikologjike

Shkolla asociasioniste

• Koncepcion filozofik mbi jetën psikike • Rrënjët i ka në pikëpamjet filozofike të Aristotelit,

Hobsit dhe Spinozës• David Hartli pohoi se “elementet psikike ndërlidhen

njëra me tjetrën ashtu si tërhiqen trupat qiellor njëri me tjetrin”.

• Kjo shkolle pati nje pikëpamje mekanistike mbi jetën psikike dhe sipas pohimeve të kësaj shkolle nuk mund te shpjegohen dukuritë psikike.

Page 4: Shkollat Psikologjike

Konceptimi i psikologjisë

• Psikologjie e re : shkenca e mendjes • Ripërkufizimi i psikologjisë: studim i sjelljes • Revolucioni konjtiv

Page 5: Shkollat Psikologjike

Psikologjie e re : shkenca e mendjes

Page 6: Shkollat Psikologjike

Shkolla strukturaliste

• Vihlem Vunti- psikolog gjerman dhe Eduard Ticener- psikolog anglez-amerikan

• Sipas shkollës strukturaliste psikologjia ka tri detyra kryesore:

- zbërthimi i strukturës së vetëdijes në elemente me të thjeshta

- gjurmimin e lidhjeve midis këtyre elmenteve- përcaktimi i ligjeve të këtyre lidhjeve.

Page 7: Shkollat Psikologjike

• Sipas Vuntit vëmendja komandohet nga qëllimet dhe motivet – Kjo është ajo që e dallon vëmendjen e njerëzve

nga ajo e organizmave

• Vëmendja komandon: – Perceptimet, – Mendimet– Kujtimet

Page 8: Shkollat Psikologjike

Shkolla strukturaliste (cont.)

• Vunti dalloi tri elemente perberese te vetedijes si: ndijimet, perfytyrimet dhe ndjenjat

• Sipas Vuntit, në bazë të këtyre tri elementeve mund edhe te shpjegohen te gjitha format e jetes psikike bazuar në lidhjet asociative që ato formojnë njëra me tjetrën.

• Sipas këtije parimi: perceptimin është një lidhje ndijimesh, kurse mendimi është lidhje përfytyrimesh.

• Introspekcioni – metoda kryesore • Kritikat: : qasja elementaristike që i bëntë jetes psikike

si dhe perdorimi i metodës se introspeksionit.

Page 9: Shkollat Psikologjike

Shkolla funksionaliste

• Uilliam Xhejms • Kjo shkolle ka për bazë Darvinizmin • Sipas kësaj shkolle psikologjia duhet të ketë për

qëllim përshtatjen e individit ndaj kushteve dhe rrethanave të ambientit të jashtem, si dhe ndryshimin e ketyre kushteve dhe rrethanave nevojave te vete individit.

• Fokusin kryesor Xhejms ishte ndërlidhja sesi individët i përdorin aftësitë e tyre perceptuale për të iu përshtatur apo funksionuar në mjedisin e tyre

Page 10: Shkollat Psikologjike

Shkolla psikanalitike • U themelua nga Sigmund Frojdi ka rëndësi të madhe

ne studimin e motiveve të sjelljeve të individit, zhvillimin psikodinamik dhe psikoseksual te individit.

• Psikanaliza ka tri funskione kryesore:- psikanaliza është metodë gjurmuese- metodë psikoterapuetike - ka sistem te poscëm teorik për zhvillimin dhe

forminin e personalitetit

Page 11: Shkollat Psikologjike

Shkolla psikanalitike (cont.)

• Motivet e pavetëdijshme - Motivi seksual - Libido

• Idi, ego dhe superego • Mekanizmat mbrojtës• Fëmijëria e herëshme

Page 12: Shkollat Psikologjike

Ripërkufizimi i psikologjisë: studim i sjelljes

Page 13: Shkollat Psikologjike

Shkolla bihevioriste

• U themelua në vitin 1913 në Amerike nga Xhon Votsoni dhe bëri një revolucion në mënyrën e konceptimit të jetës psikike.

• Sipas shkollës bihevioriste psikologjia duhet të jetë një shkencë objektive si shkencat natyrore dhe lënda e studimit të saj të jetë vetëm sjella, repsketivisht ajo që mund të shihet, matet dhe si e tille edhe te parashikohet.

• Ne psikologji kjo njihet si raport midis stimulit S dhe reagimit R

Page 14: Shkollat Psikologjike

Shkolla bihevioriste (cont.)

• Kjo shkolle ka disa karakteristika:- përqëndrimi i psikologjisë në studimin e perifersisë së organizmit të individit - përpjekja për të zbuluar njësinë më të

vogël të reagimit - shpjegimi i të gjitha ndryshimeve individuale në bazë të faktorëve të jashtëm

Page 15: Shkollat Psikologjike

Shkolla bihevioriste (cont.)

• Eskperimenti i Ivan Pavlovit – Kushtëzimi klasik

• Eksperiment me Albertin e Vogël – Konsiderohet si një ndër eksperimentet më të

turpshme në psikologji • Revizioni i biheviorizmit: B.F. Skineri – Kushtëzimi operant

Page 16: Shkollat Psikologjike

• Kjo shkollë është krituar shumë për shkak mohimit të një entiteti të brendshëm të individit dhe trajtimit të qenies njerzore si një makine.

• Cdo aspket i sjelljes së individit i mveshej të nxënit dhe përvojës

• Studimi i ndikimit të evolucionit apo ndikimeve të gjenetikës dhe trashëgimisë konsiderohej si tabu temë

Page 17: Shkollat Psikologjike

Revolucioni konjtiv

Page 18: Shkollat Psikologjike

Shkolla geshtaltiste

• U themelua ne fillim te shek XX nga Maks Verthaimer, Volfgana Keler, Kurt Kofka

• Sipas kësaj shkolle tërësia është një kualitet i vecantë që nuk mund të ndahet në pjesë të përbërse.

• Kocepti kryesor i kesaj shkolle eshte geshtalti- tërësia, e cila mbetet e pandryshueshme pavarësisht nga ndryshimi i elementeve te saj

• Orientimi i kësaj shkolle është holitsik

Page 19: Shkollat Psikologjike

Shkolla humaniste

• Themelues është Abraham Maslou • Shkolla humaniste konsideron se njeriut duhet t’i

qasem si qenie njerëzore specifike dhe individuale, dhe psikologjia ka për detyrë të studjojë natyrën e vërtet të njeriut dhe vlerat e brendshme te tij, e sidomos fuqitë potenciale të tij për zhvillim të individit.

• Termat kryesore të kësaj shkolle janë motivet e rendit të lartë, e sidomos motivi i vetaktualizimit.

Page 20: Shkollat Psikologjike

Lindja e Psikologjisë Konjitive

• Përderisa biheviorizmi fillon të humbet në fund të viteve të 60-ta

• Psikologjia fillon të futet në një lloje revolucioni konjitiv

• Si rezultate i kësaj interesimi i psikologjisë u zgjerua edhe në koncepte të tilla si: mendimet, ndjenjta dhe vetëdija

• Ata konsiderojnë se proceset psikike mund të analizohen edhe studiohen në mënyrë shkencore

Page 21: Shkollat Psikologjike

Drejtime te reja • Psikologjia evolucioniste – Që fokusohet në origjinën e modeleve të sjelljeve

dhe proceseve mendore dhe – Vlerën që kanë apo kanë patur këto funksione për

t’u përshtatur në ambientin në të cilin jetojmë • Psikologët evolucionist studijojnë cështje të tilla si:

perceptimi, altruzimi, prindërimi, lumturia, tërheqja seksuale, zgjedhja e partnerit.

• Psikologët evolucionistë mundohen të shpjegojnë proceset bazë që udhëheqin të menduarit dhe sjelljen në kultura të ndryshme, habitate të ndryshme.

Page 22: Shkollat Psikologjike

Psikologjia pozitiviste

• Ka rrënjet e saj në psikologjinë humaniste • Psikologjia duhet t’i kushtojë vëmendje “jetës së

mir딕 Studimit të ndjenjave dhe mirëqenies • Zhvillimit të tipareve si integriteti, intimniteti,

altruizm, maturia • Këta psikologë synojnë në shpejgojnë se

psikologjia përmes inkurajmit “qenit mirë” ndihmon edhe në trajtimin e crregullimeve të ndryshme

Page 23: Shkollat Psikologjike

Diversiteti njerëzor

Cka nënkupotojmë më këtë?

Page 24: Shkollat Psikologjike

• Në fillimet e veta, dmth në fillim të shek XX psikologjia konsiderohej si “mashkull i racës së bardhë me theks të vecantë si amerikanë”

• “Edhe miu ishte i bardhë” (Guthrie, 1976)• Kuptimi i diversitetit njerëzor është më se i

domosdoshëm

Page 25: Shkollat Psikologjike

Psikologjia dhe lënda e studimit të saj

Page 26: Shkollat Psikologjike

Lënda e studimit

• Psikologjia studion jetën psikike në të cilën bëjnë pjesë përjetimet, veprimet dhe sjelljet e individit

• Në një kuptim më të gjërë mund të thuhet se psikologjia studion:

- anën objektive - anën subjektive të individit

Page 27: Shkollat Psikologjike

Lënda e studimit (cont.)

• Bazën konceptuale të përëkufizimit të psikologjisë e përbëjnë:

te kuptuarit e sjelleve te njeriut qe konisderohet si funksion i veprimtarise nervore dhe rrethit te tij dhe

te kuptuarite e dukurive te mbrendshme dhe te pervojes se njeriut te lidhura me format e ndryshme te shfaqjes objektive te tyre nepermes sjelljeve dhe veprimeve te tij.

Page 28: Shkollat Psikologjike

Proceset psikike

• Procese kognitive apo njohëse që na mundësojnë të njohim realitetin objektiv: të mësuaritë, perceptimet, ndijimet, kujtesa, mendimi

• Procese emocionale me anë të cilave shprehim gjendjen tonë emocionale ndaj objekteve të realitetit objektiv: frika, gëzimi, hidhërimi, patriotizmi

• Proceset konative qe e shtyjnë dhe e udhëheqin gjithë veprimtarinë e individit: motivet dhe motovacioni

Page 29: Shkollat Psikologjike

Vështrim i historisë së psikologjisë

• Interesimin e parë për jetën psikike e hasim në - aktet rituale dhe religjioze dhe - letërsinë e vjetër gojore.

• Mendimete e para i hasim në filozofinë greke nga Demokriti, Aristoteli dhe Platoni.

• Psikologjia asokohe definoje si “Shkenca mbi shpirtin”

Page 30: Shkollat Psikologjike

Vështrim i historisë së psikologjisë (cont.)

• Atomizmi i Demokritit: pikëpamja materialiste mbi shpirtin

• Sipas Platonit shpirti ishte i përhershëm • Aristoteli propozoi tri lloje shpirtash: shpirti

vegjetativ, vital dhe racional.• Në mesjetë ngecje • Në periudhën e renesansës vërehet nje kthesë pozitive

kur psikologjia zhvillohet në kuadër të filozofise • Në vitin 1879 pas themelimit te Laboratorit të parë

Psikologjik nga Vihlem Vunt psikologjia pavarësohet si shkence

Page 31: Shkollat Psikologjike

Fushat e Psikologjisë

• Sipas Shoqatës Amerikane të Psikologëve psikologjia ka më se 54 degë/seksione të studimit

• www.apa.org • Psikologjia e Përgjithshme, Zhvillomore,

Fiziologjike, Sociale, Psikometria, Psikolopatologjia, Higjiena Mentale.

• Disiplinat aplikative apo praktike të Psikologjisë janë: Psikologjia Pedagogjike, Industriale, Psikologjia e shendetesise, Forenzike, Ushtarake.

Page 32: Shkollat Psikologjike

Psikologjia e zhvillimit

• Psikologjia e zhvillimit: aspekte e rritjes dhe ndryshimit të njeriut në aspketin fizik, mendore, emocional dhe shoqëror- që nga periudha e paralindjes e deri moshën e shtyer. – Psikologjia e fëmijërisë– Psikologjia e adoleshencës – Psikologjia e ciklit jetësore

Page 33: Shkollat Psikologjike

Psikologjia fiziologjike

• Studion bazën fiziologjike të jetës psikike – Sjelljet, mendimet, dhe emocionet

• Neuropsikologët interesohen për sistemin nervor dhe trurin

• Bio- psikologjia studiojnë biokiminë dhe mënyrën se si ndikojnë në hormonet, medikamentet psiko-aktive

• Gjenetika e sjelljes e cila studion ndikimin e trashëgimisë në sjelljet tona

Page 34: Shkollat Psikologjike

Psikologjia eksperimentale

• Studion proceset bazë psikike – Kujtesën, të mësuarit, perceptimin, harresën, të

menduarit, motivimin

Page 35: Shkollat Psikologjike

Psikologjia e personalitetit

• Studion dallime dhe ngjashmëritë midis individëve sa i përkët tipareve. – Ndërgjegjjen– Stabilitetin emocional – Vlerësimin për veten tonë – Shoqërueshmërinë

• Psikolgët e personalitetin mundohen të gjejnë personat optimist dhe pesimist, të tërhequr apo të rezervuar

Page 36: Shkollat Psikologjike

Psikologjia Klinike dhe Këshillimit

• Psikologjia klinike merret me studimin e diagnozës, shkaqeve edhe trajtimit të crregullimeve psikike

• Psikologjia e këshillimit merret me trajtimin e problemeve të përditshme dhe përshtatjes në momente të ndryshme jetësore

Page 37: Shkollat Psikologjike

Psikologjia Sociale

• Studion ndikimin e faktorëve social në sjelljen, emocionet dhe mendimet e njeriut – Tërheqjet ndërpersonale – Komunikimin bindës– Qëndrimet – Bindjen ndaj autoritetit – Normat e grupve – Ndikimi i turmave

Page 38: Shkollat Psikologjike

Psikologjia organizative dhe industriale

• Ka të bëjë me aplikimin e psikologjisë në vendin e punës

• Psikologët organizativ merren me punë praktike si: – Përzgjedhja dhe trajnimi i personelit – Përmirësimi i kushteve për të rritur

produktivitetin – Dallimet midis organizatave

Page 39: Shkollat Psikologjike

Cfarë kanë të ngjajshme në veprimtarinë e tyre këta psikologë

Page 40: Shkollat Psikologjike

Person- Situatë

• Të gjitha fushat janë të interesuar të kuptojnë se der në cfarë mase ndikohet sjellja e njeriut nga proceset e brendshme– Mendimet– Emocionet – Qëndrimet – Vlerat – Personaliteti – Gjenet

• Der në cfarë mase sjelllja është produkt i rethanave

Page 41: Shkollat Psikologjike

Natyrë- Edukatë

• Personi që ne bëhemi kur rritem a është produkt i prirjeve të lindura/ të trashëguara apo përvojave dhe edukatës

• Si ndikojnë këta faktorë • Gjenetikë e sjelljes, intelegjencën, zhvillimin,

personalitetin dhe problemet psikologjike

Page 42: Shkollat Psikologjike

Stabilitet- Ndryshim

• Karakteristikat që fitojmë në fëmijëri a mbesin të njejta apo ndryshojnë përgjatë ciklit jetësore

Page 43: Shkollat Psikologjike

Diversitetit - Universalitet

• Secili prej nesh është si të gjithë të tjerët • Secili prej nesh ngjan në disa aspekte me

disa të tjerë• Secili prej nesh është ndryshe prej tjetrit– Diversiteti është objekt kryesor i punës së

psikologëve

Page 44: Shkollat Psikologjike

Mendje- Trup

• Cështjë mendje trup janë shumë të rëndëishme në diskutimet rreth:– bazës psikologjike të sjelljeve, shqisave,

perceptimit, motivimit, ndwrgjegjjes

Page 45: Shkollat Psikologjike

Procedurat gjurmuese së të mbledhjes të dhënave

Psikologji e Përgjithshme I

Page 46: Shkollat Psikologjike

Defnicioni

• Procedura gjurmuese është menyrë e përcaktuar e veprimit që zbatohet për gjurmime të caktuara në shumë disiplina të shkencave shoqërore.

• Në psikologji procedurat gjurmuese janë mënyra të definuara veprimesh qe zabtohen për gjurmime të dukurive, proceseve, vetive, tipareve psikike, si dhe përcaktimin e përmasave sasiore dhe cilësore të dukruive psikike.

Page 47: Shkollat Psikologjike

Llojet e procedurave gjurmuese

Anketa Intervista Testet Procedurat sociometrike Procedurat projektive

Page 48: Shkollat Psikologjike

Qëllimi dhe aplikimi i procedurave gjurmuese

• Qëndrimet, bindjet, gjykimet vlerësuese, vlerat sociale, mentalitetin.

• Përmes procedurave gjurmuese përcaktohet:- karakteri - shtrirja dhe - vecoritë e përgjithshme e nje dukrie në një grup të caktuar social

Page 49: Shkollat Psikologjike

Anketa• Procedurë gjurmuese e përfitimit dhe e përpunimit

të dhënave për një ceshtje të ckatuar që shtrihet në një grup të caktuar social.

• Fletëpyetësi apo Pyetësori • Pyetjet duhet të jenë:

- të kenë formulim dhe përmbajtje që i përket cështjes që hulumtohet - të drejtëpërdrejta- jo sugjestive - të qarta, të shkurtëra dhe njëkuptimëshe

Page 50: Shkollat Psikologjike

Procesi i anketimit

• Pëprilimi kualitativ i fletëpyetsitë• Zgjedhja e mostrës

- zgjedhja e rastësishme - zgjedhja e shtresuar

• Aplikimi i fletëpyetësitë • Përpunimi statistikor i të dhënave

Page 51: Shkollat Psikologjike

Kufizimet

• Këkron kulturë të gjerë të hulumtuesve• Shkallë të lartë të komunikimit• Durim të lartë të anketuesve • Në secilën fazë mund të bëhen gabime

Page 52: Shkollat Psikologjike

Intervista

• Intervista është një procedurë gjurmuesë që realizohet në form të një bashkëbisedimi por më qëllim të caktuar.

• Të intervistuarit• Intervistuesi• Procesi i intervistës

Page 53: Shkollat Psikologjike

Llojet e intervistës

• Intervista josistematike (Intervistë e lirë)• Intervista sistematike (Intervistë gjysëm-

strukturuar)• Intervista standarde (Intervistë e strukturuar)• Sipas qëllimit intervista ndahet në:

- intervistë për mbledhjen e të dhënave- intervistë për njohje të tipareve të personalitetit - intervista psikoterapuetike

Page 54: Shkollat Psikologjike

Kufizimet

• Ndikimi i intervistuesit në intervistuesin shumë i lehtë

• Kërkon shumë kohë në mbledhjen e të dhënave

• Dominon ana subjektive • Të dhënat mund të konisderohen të

pasigurta

Page 55: Shkollat Psikologjike

Testet

• Testi konsiderohet si procedurë gjurmues për përcaktimin e ndryshimeve indviduale

• Sipas një përkufizimi më bashkëkohor: Testi konsiderohet si një sistem detyrasj e problemesh me anë të cilave shkaktohet veprimtari e caktuar mentale, psikomotorike dhe shqisore te një individ i cili duhet t’i kryej ato detyra.

• Testi ka vlerë diagnostike dhe prognostike

Page 56: Shkollat Psikologjike

Testet (cont.)

• Vecoritë metrike të testit - validiteti - reliabiliteti - objektiviteti - sensibiliteti (ndjeshmëria)

• Sipas kriterit ndahen në: - teste të dijenisë - personalitetit - intelegjenceës

Page 57: Shkollat Psikologjike

Testet (cont.)

Sipas kriterit të lëndës përpiluese ndahen në: - Teste fjalësore dhe- Teste jo fjalësore

Sipas mënyrës së realizimit ndahen në: - Teste grupore- Teste indviduale

Page 58: Shkollat Psikologjike

Teknika Sociometrike

• Përdoret për matjen e marrëdhënieve ndërpersonale dhe sociale ndërmjer anëtarëve të familjes.

• Me anë të kësaj teknike hulumtohet struktura ndërpersonale midis anëtarëve të grupeve të vogla dhe dinamika ndërmjet tyre.

• I pari që e aplikoi këtë metodë ishte Jakob Moreno

Page 59: Shkollat Psikologjike

Teknikat projektive

• Mbështeten në shfaqjen e përmbajtjeve të mbrendshme të individit gjatë interpretimit të situatave, të ngacmuesve të paformësuar ose të pastrukturuar që individi i formëson sipas dëshirave, kritereve, pikëpamjeve dhe synimeve personale te tij.

• Këto teknika kanë përbajtje perceptive të pacaktuar dhe përmbajtje konceptuale të paqartë, dhe subjekti duhet t’a qartësoj sipas dëshirave, konflikteve të shtypyra të tij.

Page 60: Shkollat Psikologjike

Teknikat projektive (cont.)

• Teknika e Roshrahut • Testi i Aperceptimit Tematik (TAT) • Procedura e plotësimit të fjalive të

papërfunduara • Psikodrama • Lodrat • Vizatimet

Page 61: Shkollat Psikologjike

Ndijimet

Psikologji e Përgjithshme

Page 62: Shkollat Psikologjike

Përkufizimi i ndijimeve

• “Pasqyrim direkt në vetëdijen tonë i cilësive të vecanta të sendeve dhe të objekteve që veprojnë në shqisat tona” (Juniku, 2005)

• Ndijimi paraqitet kur:- organi shqisor pranon energjinë nga një ngacmues i jashtëm - receptori e shëndron këtë energji në impuls nervor dhe e dërgon në qendrën përkatëse në tru

Page 63: Shkollat Psikologjike

Përkufizimi i ndijimeve (cont.)

• Analizatori i ndijimeve:organi shqisor, nervi dhe qendra në tru

• Ndijimet kalsifikohen përmes receptorëve:- receptorë të jashtëm (ndijimet e lëkurës, shijes, erës, të parit, të dëgjuarit)- receptorë të brendshëm (ndijimet kinestetike, drejtpeshimit, dhe ato organike)

Page 64: Shkollat Psikologjike

Vecoritë e ndijimeve

• Kualiteti që paraqet përmbajtjen apo brendinë e ndijimeve• Fuqia me të cilin vepron ngacmuesi paraqet intensitetin e

ndijimeve • Lidhshmëri e ndijimeve për një organ shqisor paraqet

modalitetin e ndijimeve • Pragu absolut I ndijimeve paraqet intensitetin më të i ulët I

ngacmuesit që shkakton ndijim • Pragu diferencial i ndijimeve paraqet madhësinë më të vogël

ndërmjet dy ngacmuesve e cila është në gjendje të shkaktojë ndryshim midis tyre

• Ndijimet ndahen: ndijimet e lëkurës, shijes, nuhaturit, auditive dhe të parit

Page 65: Shkollat Psikologjike

Ligji Veber – Fechner

• Veber: • Raporti midis intensitetit të ngacmuesit dhe shtimit të atij

intensiteti për të dalluar ndryshimin e ndijimit është raport konstant

δr/ I =K

δr paraqet intensitetin e shtuar, I paraqet intensitetin kurse K – paraqet Konstaten e Veberit dhe ndyshon prej llojeve te ndijimeve

Page 66: Shkollat Psikologjike

Ligji Veber – Fechner (cont.)

• Fechner: Ndijimi rritet në bazë të rritjes më të madhe të intensitetit të

një ngacmuesi. Madje, për derisa për ndryshim të rritjes së ndijimit përdoret progresion aritmetik, intensiteti i ndijimit rritet në progresion gjeometrik.

In= k logNg

In-intensitetin e ndijimit, k-konstatje

Ng –intensiteti I ngacmuesit

Page 67: Shkollat Psikologjike

Ndijimet e lëkurës

• Ekzistojën katër lloje ndijimesh të lëkurës: të prekurit, të ftoftit, të nxehtësisë dhe të dhembjes.

• Ngacmuesit mund të jenë në gjendje: të ngurtë, të lëngët dhe flurore.

• Receptorët e ndijimeve të prekurit janë të vendosura në: trupthat e Majsnerit, Krausit dhe Pacinit. Janë të vendosura në majat e gishtërinjëve, lëkurën e buzëve, në pjesën e poshtme të hundës.

• Kurse receptorët e ndijimeve të nxehtit janë trupthat e Rufinit dhe janë të vendosura në pjesën e përparme

• Receptoret e ndijimeve të ftohtit janë trupthat e Majsnerit janë të vendosura në pjesën e prapme .

Page 68: Shkollat Psikologjike

Ndijimet e shijes dhe të nuhaturit

• Receptorë të shijuarit quhen “sumbulla” në të cilat janë të vendosura qelizat gustative.Janë të shpërndara në pjesë të ndryshme të gjuhës si:- pjesa e prapme – e hidhura - maja e gjuhës – e ëmbla- pjesët anësore – e tharta

• Ngacmues janë vetitë kimike të lëndëve që treten në ujë apo pështymë

• Receptorët e të nuhaturit paraqesin qelizat olfaktorike të vendosura në pjesën e përparme të qiellzës.

• Ngacmues janë materiet në gjendje të gaztë si: era e luleve, parfumet, era e fruteve.

Page 69: Shkollat Psikologjike

Ndijimet auditive ose dëgjimore

• Kërmilli apo koklea dhe organi i Kortit i vendosur në të luajnë një rolë të rëndësishëm në këto ndijime.

• Ngacmues për ndijimet auditive janë: dridhjet e valëve të ajrit.

• Ndijimet auditive mund të jenë: - tingujt dhe- zhurmat.

Page 70: Shkollat Psikologjike

Ndijimet auditive ose dëgjimore

- Tingujt paraqesin dridhje ritmike dhe të rregullta të ajrit që skaktohen nga lëkundjet e objekteve tingëlluese.

- Zhurmat janë lëvizje të parregullat të ajrit.

Tingujt kanë këto karakteristika:- lartësinë, - fortësinë dhe - timbrin apo ngjyrën.

Page 71: Shkollat Psikologjike

• Lartësia paraqet numrin e toneve në sekondë. • Sa më i madh të jetë numri i dridhjeve aq më i lartë është tingulli.• Veshi i njeriut dëgjon tingujt prej18-20 Mhz (20-22 mijë dridhje në

sekondë)• Fortësia varet nga amplituda e valëve kurse timbri varet nga forma e

amplitudës.

• Veshi përbëhet prej tre pjesëve:- veshi i jashtëm –llapa e veshit dhe gypi I të dëgjuaritë - veshi i mesëm- timpani dhe kockat e veshit - veshi i brendëshëm- tri kanalë gjysëmrrethore dhe Organi i Kortit.

• Të tri këto pjesë e veshit të brendshem janë të mbuluar me endolimfë

Page 72: Shkollat Psikologjike
Page 73: Shkollat Psikologjike
Page 74: Shkollat Psikologjike

Cfarë rruge ndjek tingulli nga veshi deri në tru?

• Valët e tingullit godasin mbi daullen e veshit duke e bërë atë të vibrojë

• Ky vibrim stimulon kockat e veshin që vibrojnë njëra pas tjetrës

• Ky vibracion zmadhohet kur arrinë në veshin e mesëm e më pas në veshin e brendshëm pas tij

• Në veshin e mbrendshëm lëviz membranën baziliare dhe stimulon receptorët e vendosur në organin e Kortit

• Stimulimi i qelizave në formë e fijes së flokut prodhon sinjale qe dergohen në tru përmes nervit dëgjimor

Page 75: Shkollat Psikologjike

Ndijimet e të parit

• Ndijimet ndahen në: ndijime kromatike dhe akromatike. • Ngjyrat kromatike jane: e kuqja, e verdha dhe e kaltra. • Ngjyrat kromatike përfitohen nga thyerja e dritës së diellit nëpër

prizëm. • Tiparet kryesore të ngjyrave janë:

-kualiteti ose toni i ngjyrës varet nga gjatësia e valëve elektromagnetike

-ciltërsia apo ndritëshmëria është ngjajshmëria me ngjyrën e bardhë dhe varet nga intenisteti I valëve elekromagnetike . Ngjyra më e ndritshme është e verdha.

Page 76: Shkollat Psikologjike

- Ndritëshmëria dallon edhe për dallim prej kohes kur shikohet ngjyra. Në dritë ngjyra më e ndritshme është e kuqja kurse në errësirë e kaltra

- Ngopëshmëria e ngjyrës kuptojmë pastërtinë e ngjyrës ose nivelin e përzirjes së një ngjyrë kromatike më një ngjyrë tjetër oe me ngjyrën e bardhë dhe të përhimtë

• Ngjyrat akromatike janë: e bardha, e zeza dhe nuancat e përhimtës . Karkteristikë kryesore është ndritshmëria.

• Organi shqisor është retina ku ndodhen dy lloje qelizash:- konuset- per dallimin e ngjyrave kromatike dhe janë të vendosura në njollën e verdhë - kleckat - janë të vendosura në periferinë e retinës.

Page 77: Shkollat Psikologjike

Syri • Korneo

– Mbron syrin dhe drejton dritën drejt lentës

• Lenta– Fokusohet në objekt dhe

ndryshon formën• Irisi• - kontrollon sasinë e dritës që

hyn në sy • Bebeza e syrit

– Zgjerohet apo ngushtohet per të hyrë drita

Page 78: Shkollat Psikologjike

Si krijohet impusli nervor ?• Drita futet në sy përmes kornesë dhe kalon nëpër mes së

bebzës së hapur në iris • Përmes lenteve kalon në retinë • Impuslet nervore gjenerohen në retinë përmes qelizave

receptore të quajtura shufra dhe kone • Shufrat dhe konet lidhen me qelizat bipolare të cilët nga

ana e tyre lidhen me qelizat ganglione. • Aksonet e ganglioneve konvergjojnë duke krijuar nervin

optik

Page 79: Shkollat Psikologjike

Teoria trikomatike • Young (1802) & von

Helmholtz (1852) propozuan se syri mund të dallojë 3 ngjyrëra primare :– Të kuqen, verdhe &

të kaltërtën • Të gjitha ngjyrnat tjera

janë rezultat i kombinimit të këtyre të trejave

Page 80: Shkollat Psikologjike

Teoria e proceseve oponente

• Receptorët e syrit janë të specializuar për të reguar ndaj njërit element të tre cifteve bazë të ngjyrës: - E kuqe – e gjelbërt- e verdhë – e kaltërët - e bardhë – e zezë

Page 81: Shkollat Psikologjike

Metodat e hulumtimit në psikologji

Page 82: Shkollat Psikologjike

Definicionet

• Metoda gjurmuese definohen si: “Sisteme veprimesh të vërtetuara shkenctarisht që aplikohen për organizimin e gjurmimit të një cështje të caktuar me qëllim të përfitimit të rezultateve të vërteta për cështjen që hulumtohet”.

• Ekzistojnë ndarje të shumta të metodave gjurmese dhe varësisht nga parimet që ato përdorin metodat ndahen në metoda introspektive (introspeksioni) dhe metoda ekstroceptive (metoda e vëzhgimit).

Page 83: Shkollat Psikologjike

Procesi i hulumtimit

Procesi i hulumtimit te dukurive psikike duhet te kaloje neper disa faza si:1. Përcaktimi dhe formulimi i saktë i cështjes gjurmuese; 2. Konceptimi i planit të gjurmimit ku percaktohen: 3. Procedurat e mbledhjes së të dhënave; 4. Përcaktimi i mënyres së përpunimit të dhënave; 5. Planifikimi i kushteve të aplikimit te metodave dhe procedurave gjurmuese; 6. Përpunimi i të dhënave; 7. Përkufizimi i rezultatve dhe komunikimi i tyre

Page 84: Shkollat Psikologjike

Metoda e introspekcionit (vetëvëzhgimit)

• Introspekcioni është metodë karakteristike e gjurmimeve psikologjike, me anë të cilës individi e vëzhgon përvojën e vet inidividuale për ngacumesit reale, perjetimet, gjendjen e proceset dhe te gjitha keto i shpreh gjuhësisht.

• Vetëvëzhgimi kah tri forma si: - i thjeshte, - i kontrolluar dhe

- eksperimental.

Page 85: Shkollat Psikologjike

Metoda e vëzhgimit

• Vëzhgimi i rastësishëm • Vëzhgimi sistematik

Page 86: Shkollat Psikologjike

Vëzhgimi i rastësishëm

• ka të bëj me vëzhgimin e atyre sjelljeve që shfaqen rastësisht dhe hulumtuesi vendos t’i vëzhgojë atehere kur i paraqitet rasti i volitshëm.

• është forma më e thjeshtë e vëzhgimit dhe• Gjen zbatim në psikologjinë sociale,

feminore, personalitetit etj.

Page 87: Shkollat Psikologjike

Vëzhgimi sistematik

• Ka status më të lartë shekncor dhe realizohet vetem kur plotësohen këto kushte: - përcaktohet objekti dhe qëllimi i vezhgimit, - hulumtuesi njihet me literaturën perkatese, - përpilon planin e vëzhgimit, - zgjedh detajet që duhet vezhguar,- përckaton kushtet se kur duhet të ndodh vezhgimi - shpjegohen faktorët përcjellës.

Page 88: Shkollat Psikologjike

Eksperimenti

• Ekperimenti është tërësi procedurash gjurmuese që organizohet me qëllim të konstatimit të lidhjeve shkak-pasoje ndermjet një ose dy faktorëve, dhe ndikimit që mund të kenë këta faktorë në shfaqjen e një dukurie psikike.

• Eksperimenti organizohet: - me qëllim të caktuar hulumtues,- përsëritet sipas nevojës se hulumtuesit dhe- realizohet në bazë të kushteve të kontrolluara me përpikmëri.

Page 89: Shkollat Psikologjike

Eksperimenti (cont.)

• Eksperimenti i ka dy vecori kryesore shkaku dhe pasoja.

• Shaku ndryshe quhet edhe variabël e pavaruar ose ndryshore e pavarur dhe eshte e pandryshueshme

• Pasoja është variabël e varuar dhe ndryshon nën ndikimin e kushteve të caktuara eksperimentale.

• Në psikologji ekspermenti mund të jetë: natyror dhe laboratorik.

Page 90: Shkollat Psikologjike

Kujtesa

Page 91: Shkollat Psikologjike

Shikoni përreth klasës?

Cka po shihni?

Page 92: Shkollat Psikologjike

Në të njejtën kohë ne kapim:

• Tingujt• Erërat• Format • Ngjyrat • Përbërjet Të gjitha këto infomacione kanë të bëjnë me

rregjistrat shqisor

Page 93: Shkollat Psikologjike

Rregjistrat shqisor

• Paraqesin të gjithë rregistrin shqisorë që paraqet disa dhoma pritjeje ky informacioni hyn edhe qëndron vetëm për pak kohë – Rregjistratë pamor– Rregjistratë dëgjimor

Page 94: Shkollat Psikologjike

Rregistrat pamorë dhe dëgjimor

• Rregistratë shqisorë kanë kapacitet pa kufi por – Informacioni zhduket shumë shpejt

• Fotografoni dhomën • Përpiquni të mban në mend sa më shumë

detaje nga dhoma

Page 95: Shkollat Psikologjike

• Eksperimenti i Sperling (1960) – Shfaqte në pak sekonda grupe germash të

grupuara në tri rradhë – Kur germat nuk shaqeshin më aty ai përdorte

disa tingujë për t’ua bërë me dije pjesëmarrësve se cilën rradhe të germave do të duhej ta përkujtonin

– Tinglli i lartë nënkuptonte kujtimin e rradhës së lartë, i ulët rradhën e ulët edhe tingulli i mesëm rradhën e mesme.

Page 96: Shkollat Psikologjike

• Nëse tingulli lëshohej menjëherë pas shfaqjes se germave ata mund të kujton 3-4 germa për secilën rradhë.

• Por nëse kalonte qofte edhe një sekond ata mund të kujtonin 1-2 germa për secilën rradhë

• Në jetën e përditshme kjo dukuri quhet maskim (informacioni i vjetër zëvendësohet me të riun)

• Informacioni dëgjimor zgjatë më shumë – Jehona

Page 97: Shkollat Psikologjike

Definicioni për kujtesën

• Kujtesa është proces që ka të bëjë me ruajtjen e asaj që është mësuar, me rinjohje dhe riprodhim të asaj që është fituar në bazë të përvojës së individit dhe në bazë të mësaurit aktiv të tij (P.Nushi, 1995).

• Lui Terston e konsideron kujtesën edhe si aftësi të posacme të individit.

Page 98: Shkollat Psikologjike

Proceset e kujtesës • Retencioni- ka të bëjë me të mbajturit në mend të

përmbajteve të ndryshme mësimore. - Engrame apo neurograme

• Rinjohja apo rekognicioni – ka të bëjë me bëjë me vetëdijen e individit se lënda që po e lexon apo mëson nuk po e lexon për herë të parë.

• Riprodhimi – është forma më objektive e kujtesës për lëndën e mësuar

Page 99: Shkollat Psikologjike

Si merren informacionet ?

Ku vendosen?

Si ruhen?

Si riprodhohen?

Si harrohen?

Page 100: Shkollat Psikologjike

Fazat e kujetesës

• Kujtesa sensorike

• Kujtesa afatshkurtët

• Kujtesa afatgjatë

Page 101: Shkollat Psikologjike

Kujtesa sensorike • Informatat merren përmes shqisave: të parit, të

dëgjuarit.• Në formë të figurave mentale • Figura mentale zgjatë disa sekonda• Informacioni nuk ka domethënie të veqante• Informatat marrin domethënie pasi që individi

fillon të ju kushtojë vëmendje • Informatat të cilave nuk iu kushtojmë vëmendje

zhduken nga “depo shqisore”• Kjo fazë e kujtesës ka volum shumë të madh por

kohëzgjatje të shkurtë

Page 102: Shkollat Psikologjike

C X ëM N K T Y

R P J H B Z SG B M P V Q F J D

E G Q ë J P B H K A

Page 103: Shkollat Psikologjike

T J Y F A V M C F K I B

TV FBI JFK YMCA

10661941812

1066 1945 1812

Page 104: Shkollat Psikologjike

Kujtesa afatshkurtër

• Faza e dytë e kujtesës • Dëprtojnë vetëm disa nga figurat mentale të

kujtesës shqisore • Krijohen kushtet për t’I dhënë domethënie

informatës • Bartjen e tyre në depo e kujtesës afatgjatë• është më e gjatë se kutjesa sensorike mirëpo

vëllimi apo kapaciteti i saj është i vogël.• Në kujtesën afatshkurtër mund të qëndrojnë në të

njejtën kohë 5-7 elemente

Page 105: Shkollat Psikologjike

Kodimi në KASH• Fonologjikisht (ashtu sic tingëllon)– Gjërat që tingëllojnë njësoj kanë tendencë të

ngatërrohen – Zog, zot, sot kot – Diell, bar, lopë ditë

• Në formën pamore (ashtu sic e shohim) – Një pjesë e materialit mbahet mend ashtu sic

duhet edhe sipas asaj cfarë kuptimi ka – Hartat, grafikët, pikutrat

Page 106: Shkollat Psikologjike

• Kodimi i dyfishtë – Fonologjikisht – Pamjet

Page 107: Shkollat Psikologjike

Mirëmbajtja në KASH

• Provat e mirëmbajtjes – Përsëritja mekanike

Page 108: Shkollat Psikologjike

Kujtesa afatgjatë

• është faza më e rëndësishme e kujtesës • Informatat barten përmes përsëritjeve • Gjurmët që krijohen me anë të përsëritjeve janë

gjurmë të stabilizuara • Zgjasin shume, madje edhe tërë jetën• Informacionet e vendosura në këtë kujtesë nuk

harrohen • Harresa I atribuohet mungesës së strategjisë së

individit për t’a riprodhuar lëndën

Page 109: Shkollat Psikologjike

Hyrje Depo e kujtesësSensorike

Kujtesa afatshkurëe Dalje

Depo e kujtesës Afatgjatë

Page 110: Shkollat Psikologjike

Fig. 9.2 Remembering is thought to involve at least three steps. Incoming information is first held for a second or tëo by sensory memory. Information selected by attention is then transferred to temporary storage in short-term memory. If neë information is not rapidly encoded, or rehearsed, it is forgotten. If it is transferred to long-term memory, it becomes relatively permanent, although retrieving it may be a problem. The preceding is a useful model of memory; it may not be literally true of ëhat happens in the brain (Eysenck & Keane, 1995).

Table of Contents Exit

Page 111: Shkollat Psikologjike

Kodimi në KAGJ

• Kodimi sipas kuptimit • Efekti i pozicionit serial – Efekti i përparëm – përsëritja e sendeve të para

rrit gjasat që ato të dërgohen në kujtesën afatëgjatë

– Efekti i fundëm – informatat ende ndodhën në kujteësën afatshkurtër

Page 112: Shkollat Psikologjike

Mirëmbajtja e KAGJ

• Përsëritja mekanike – Ushtrimin e një aftësie në mënyrë mekanike

• Përsëritja e përpunuar – Lidhja e një informacioni të ri në kujtesën

afatëshkurtër me materialin e ngjashëm të ruajtur në kujtesën afatëgjatë

– Materialet e kuptimshme lidhen me materialet e reja

– Teknika mnemonike

Page 113: Shkollat Psikologjike

• Skemat – Një kornizë apo strukturë e krijuar nga përvoja – Pritjet janë një lloj i skemave – Skema e një orë mësimore, skema e një

restoranti etj – Stereotipet

Page 114: Shkollat Psikologjike

Llojet e kujtesës • Kujtesa e qëllimshme dhe e paqëllimshme • Kujtesa figurative

• Kujtesa semantike – të dhënat, faktet, rregullat, parimet, nocionet. Ka të bëjë me kujtesën afatgjatë. Ndryshe quhet edhe kujtesa verbalo-logjike.

• Kujtesa episodike – fillimi dhe mbarimi kohor të ngjarjeve, dukurive të caktuara të cilat përjetohen personalisht

• Kujtesa procedurale – kujtimet afatgjatë që kanë të bëjnë me shprehitë, zakonet, detyrat shqisore dhe motore

Page 115: Shkollat Psikologjike

• Kujtesa figurative, semantike dhe epsidoike quhet edhe kujtesë intelektuale

• Kujtesa emocionale janë reagime emocionale të mësuara ndaj ngacmuesve të ndryshëm

• Kujtesa implicite dhe eksplicite

Page 116: Shkollat Psikologjike

• Kujtesa ekspilicte – Kujtimet për të cilat ne

jemi të vetëdijshëm – Kujtesën episodike – Kujtesën semantike – Kujtimet për

informacionin që e zotërojmë, kuptojmë edhe e shprehim me fjalë

• Kujtesa implicite – Kujtimet procedurale – Kujtimet emocionale – Për të cilat ne nuk jemi

të vetëdijshëm – Nuk mund t’i shprehim

me fjalë edhe – Nuk jemi të

vetëdijshëm që i zotërojmë

Page 117: Shkollat Psikologjike

• Kujtesa motorike- është bazë e të mësuarit të lëvizjeve, shkathësive dhe shprehive të njeriut.

.

Page 118: Shkollat Psikologjike

Dallimet e njerëzve sipas kujtesës së tyre

• Njerëzite dallohen sipas shkallës së zhvillimit të kujtesës, sipas mënyrës së marrjes dhe mbajtjes mend të informacioneve, sipas mënyrës së riprodhimit të tyre.

• Prandaj dallojmë disa tipe në këtë aspekt:

- tipin dëgjmor- tipin pamor

- tipin motorik

Page 119: Shkollat Psikologjike

Metodat e gjumrmimit të kujtesës

• Metoda e kursimit – Ebingausi • Metoda e rinjohjes • Metoda e rikonstruktimit • Metoda e ripordhimit

Page 120: Shkollat Psikologjike

Crregullimet e kujtesës

• Humbja e kujtesës ose amnezia

• Aftësia e kufizuar e mbajtjes mend dhe ripordhimit të përjetimeve dhe përmbajtjeve – hipoamnezia

• Përzirja përmbajtësore, kohore dhe sipërfaqësore e kujtimeve – paramnezia

• Paaftësia e harresës së përjetimeve dhe përmbajtjeve të mësuara – hiperamnezia

Page 121: Shkollat Psikologjike

Amnezia • është formë e rëndë e crregullimit të kujtesës • Mund të shfaqet në formë të plotë apo të pjesëshme

• Amnezia e plotë

• Amnezia e pjesëshme:- amnezia anterograde dhe- amnezia retrograde

Page 122: Shkollat Psikologjike

Paraamnezia

• Paraamnezia ndodh kur individi i përzien kujtimet e tij për njërez, për ngjarje.

• Format e paramenzisë janë:

- dezha vy (tashmë e parë)- zhame vy (kurrë e parë)

• Hiperamnezia