shqiperia pj3

9
SHQIPËRIA PJ III(POPULLSIA)

Upload: egli-tafa

Post on 07-Aug-2015

36 views

Category:

Career


7 download

TRANSCRIPT

Page 2: Shqiperia pj3

Popullsia e Shqipërisë Shqipëria ka 2,821,977 banorë.46% e shqiptarëve jetojnë nëpër fshatra.

Mbas kohës së diktaturës ndodhi një ndryshim demografik. Me qindra shqiptarë kanë emigruar (të ligjshëm ose të paligjshëm) në Itali, Greqi, BE edhe në vendet e Amerikës Veriore. Në 2004 shteti shqiptar shpalli një milion emigrantë në më pak se 15 vjet. Pavarësisht se njerëzit kanë emigruar, rritja e popullsisë në qytete si Tirana dhe Durrësi nuk u ndalua. Tirana, në vitin 1990 kishte 250,000 banorë edhe 20 vjet me vonë ka më shumë se 600,000 banorë, kjo është një rritje prej 140%. Në atë kohë njerëzit kanë lënë vendin dhe kanë shkuar nëpër vende të huaja ose njerëzit kanë lënë fshatin dhe kanë shkuar nëpër qytete. Kështu shumë fshatra në jug janë sot të lëna pas dore. Shqipëria ka disa pakica etnike-gjuhësore. Midis tyre janë pakica greke (etnia më e madhe), vllahët (10,000), sllavët (3,000 serbë, boshnjakë, goranë dhe maqedonas, romë 9,000). Rreth 25,000 grekë kanë banimet në zonat rurale në jug të Shqipërisë dhe kryesisht në zonat e pakicave gjuhësore në kufi me Greqinë të qarkut të Sarandës, të Gjirokastrës (Dropull, Pogon), të Delvinës, të Himarës, si dhe në qendrat e mëdha si Durrësi, Tirana.

Page 4: Shqiperia pj3

Qytete të veçanta të ShqipërisëQytete arkeologjike

Albanopoli(Tirana e Vjetër )

Apolonia

Butrinti

Bylisi

Durrësi

Lezha

Qytete të mbrojtura nga UNESCO

Berati

Butrinti

Gjirokastra

Page 5: Shqiperia pj3

Popullsia etnike Shqiptarët Shqiptarët janë grupi etnik më i madh në Shqipëri, me 82.58  %.Shqiptarët

ndahen në dy grupe medha gjuhësore: Gegët edhe Toskët, që përveç disa ndryshimeve në gjuhë dallojnë edhe në kulturë dhe në besimin fetar. Toskët shtrihen në Jug të vendit dhe ndahen në Myslimanë (Suni dhe Bektashi) dhe në të Krishterë Ortodoksë, kurse Gegët shtrihen në Veri dhe ndahen në Myslimanë (shumica dërrmuese Suni dhe pakica Bektashi) dhe në të Krishterë Katolikë. Gjithsesi dallimet midis dy grupimeve me rritjen e urbanizimit kanë ardhur duke u zhdukur.

Grekët Sipas të dhënave zyrëtare pakica kombëtare më e madhe që jeton në territorin

e Republikës së Shqipërisë është pakica greke. Popullsia e saj, sipas të dhënave nga Regjistrimi i Përgjithshëm i Popullsisë dhe i Banesave i vitit 2011 është 24 242 banorë. Pjesa dërrmuese e saj jeton në jug të vendit, në 40 fshatra të rrethit Gjirokastër, 35 fshatra të Sarandës, 16 fshatra të Delvinës dhe 3 fshatra të Përmetit. Pakica kombëtare greke është pakica e parë e njohur nga shteti shqiptar dhe mund të thuhet se çështja e pakicave kombëtare në Shqipëri ka qenë identifikuar për një kohë të gjatë me pakicën kombetare greke

Page 6: Shqiperia pj3

Vllehët Vendbanimet e bashkësive vllah/arumun në Shqipëri datojnë qysh herët në

histori. Ata kanë qenë për një kohë të gjatë të integruar në të gjitha pikëpamjet e jetës së vendit me popullatën e përgjithshme, duke dhënë ndihmën e tyre dhe duke promovuar vlerat e shoqërisë shqiptare. Vllehët/arumunët zyrtarisht në Shqipëri janë të njohur si pakicë gjuhësore. Poullsia me origjinë vllahe/arumune kryesisht është vendosur në Shqipërinë Jugore dhe në Shqipërinë e Mesme. Vllahët kanë ruajtur zakonet dhe traditat e tyre. Në fillim të vitit 1999 ata kanë themeluar shoqatën kulturore, e cila organizon aktivitete artistike me pjesëmarrjen e grupeve folklorike. Bashkësia ka botuar në gjuhën arumune libra për historinë dhe literaturë tjetër.

Malazezët Ky minoritet fare i vogël jeton në veri të Shkodrës.Serbët kanë marrë gjendjen

e minoritetit vitin e kaluar. Komiteti Shtetëror për Minoritetet është organizuar në mars të vitit 2005 dhe është vënë në vartësi të Qeverisë Shqiptare. Ky komitet ka në përbërjen e tij edhe një përfaqësues të komunitetit malazez.Serbët votojnë për Partinë e të Drejtave të Njeriut, anëtarët e së cilës janë kryesisht qytetarë të minoritetit grek. Kjo parti ka tre përfaqësues në Parlamentin e Shqipërisë dhe një minister në qeveri. Milan Brojovic (serb) është zëvendës-kryetar i Partisë, dhe drejtor i Menaxhimit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.Malazezet janë të bashkuar në Shoqatën "Moraca-Rozafa", qendra e së cilës është në Shkodër.

Page 7: Shqiperia pj3

Maqedonasit Jetojnë në nëntë fshatra rreth liqenit të Prespës në Korçë, si dhe në disa

fshatra të tjera në rrethin e Dibrës. Numri i tyre në Shqipëri është 5512.[5]

 Minoriteti maqedonas ndodhet i përqëndruar në zonën e Prespës që shtrihet në verilindje të qytetit të Korçës, 30 km larg tij. Kjo zonë është e vendosur në skajin juglindor të territorit shqiptar në kufi me IRJ Maqedoninë dhe Greqinë. Sipërfaqja e zones së Prespës është 213.9 km2. Popullsia aktualisht përbëhet nga 418 banorë. Vija përgjatë liqenit të Prespës me kufirin shqiptar është 35 km. Gjatë kësaj vije shtrihen të 9 fshatrat minoritare të zonës së Prespës që janë: Liqenasi (Pustec), Lajthiza, Zaroshka, Cerja, Shulini, Gollombopi, Gorica e Vogël, Bezmishti dhe Gorica e Madhe. Nga pikëpamja administrative, të 9 fshatrat minoritare përbëjnë një komunë me emrin Komuna e Liqenasit sipas emrit të fshatit Liqenas që është më i madhi. Ky fshat e ka patur emrin Pustec, por më vonë emri i tij dhe emrat e fshatrave të tjerë janë shqipëruar. Në takim me banorët vendas, u kërkua që fshatrat të quhen me emrat e tyre në origjinsl: Pustec, Gollomboq, Bezmosht, etj. Drejtuesit e qeverisjes vendore u shprehën të gatshëm për ta pranuar këtë kërkesë.

Romët Zyrtarisht Shqipëria ka rreth 8301 romë por burime të tjera thonë që jetonjë

përafërsisht 120,000 romë në Shqipëri. Romët janë të përhapur në pjesën më të madhe të qendrave të banuara në Ultësirëm Perëndimore të Shqipërisë. Mungesa e shifrave te sakta per regjistrimin e romeve ne Shqipëri ndodh sepse romët nuk kanë aftësitë e duhura për të regjistruar fëmijët e porsalindur.

Page 8: Shqiperia pj3

FejaShqipëria është e njohur për tolerancë fetare.

56,70 % e banorëve në Shqipëri janë myslimanë, 10,03 % katolikë dhe 6.75 % ortodoksë.

Katedralja e Shën Palit në Tiranë

Page 9: Shqiperia pj3

VAZHDON…