shqiperia pj4

13
SHQIPËRIA PJ IV(POLITIKA, EKONOMIA DHE TRANSPORTI)

Upload: egli-tafa

Post on 07-Aug-2015

27 views

Category:

Economy & Finance


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: Shqiperia pj4

SHQIPËRIAPJ IV(POLITIKA, EKONOMIA DHE

TRANSPORTI)

Page 2: Shqiperia pj4

Politika Shqipëria është Republikë Parlamentare në të cilën roli dominues i administrimit të

punëve të shtetit i bie kryeministrit. Shqipëria për herë të parë është shpallur Republikë më 12 nëntor 1912. Kuvendi i shpalljes së pavarsisë së Republikës nga Perandoria Osmane është mbajtur në Vlorë dhe në histori ky kuvend është i njohur si Asambleja e Republikës së Shqipërisë.

Kushtetuta e Shqipërisë u adoptua më 28 nëntor 1998 përmes referendumit mbarëpopullor. Kjo kushtetutë përkufizon Shqipërinë si republikë parlamentare, shtet unitar e të pandashëm, si dhe me qeverisje të bazuar "në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike". Sipas kushtetutës, organi ligjvënës përbëhet nga një dhomë - Kuvendi - dhe ka 140 anëtarë, të cilët zgjedhin kreun e shtetit, Presidentin e Republikës, si dhe Këshillin e Ministrave e ngarkuar me pushtetin ekzekutiv.

Presidenti i Shqipërisë apo Institucioni kushtetues i Presidentit të Republikës sipas Kushtetutës së Shqipërisë është kryetari i shtetit. Kryetar i Republikës së Shqipërisë është Presidenti. Në Kushtetutën e Republiks së Shqipërisë është përcaktuar mënyra e zgjedhjes, mandatit, shkarkimit ose të zëvendësimit të Presidentit të Republikës. Kushtet për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë janë të parapara në nenin 86 të Kushtetutës. Sipas këtij neni Presidenti i Republikës është kryetar shteti dhe përfaqëson unitetin e popullit. Si president mund të zgjidhen vetëm personat me moshë mbi 40 vjeçare me shtetësi shqiptar nga lindja dhe që së paku dhjetë vitet e fundit i kanë kaluar në Shqipëri.

Page 4: Shqiperia pj4

Ekonomia Përpara vitit 1991, Partia Komuniste atëherë në pushtet e drejtonte

ekonominë e vendit me anë të një serie planesh pesë-vjeçare. Të gjitha degët prodhuese kontrolloheshin nga shteti, bujqësia ishte kolektivizuar plotësisht dhe industria ishte pronë e shtetit, ndërsa sipërmarrjet private ishin të ndaluara rreptësisht. Përveç kësaj Kushtetuta e Republikës Socialiste të Shqipërisë e ndalonte qeverinë të kërkonte ndihma nga jashtë, të pranonte borxhe apo të lejonte investime të huaja në vend. Dështimi i kësaj ekonomie të kontrolluar e shtyu qeverinë paskomuniste të decentralizojë procesin e vendimmarrjes ekonomike. Ndalimi i tregtisë private është shfuqizuar qysh nga fillimi i viteve 90-të, qeveria ka kohë që pranon borxhe dhe kredi të huaja, dhe përpiqet të krijojë vende të reja pune, me anë të bashkëpunimeve me partnerët nga jashtë. Këto masa kanë për qëllim rritjen e industrisë së lehtë, prodhimet ushqimore dhe bujqësore, si dhe ekonominë në tërësi. Progresi i viteve të fundit është i dukshëm, tregu permban të gjithë artikujt e nevojshëm industrialë dhe bujqësorë, ekonomia në përgjithësi po ecën me hapa të shpejta dhe po zhvillohet gradualisht duke pasur për çdo vit një rritje mesatarisht shumë të lartë vjetore në krahasim me vendet e tjera të Evropës Juglindore.

Page 5: Shqiperia pj4

Qendra e Tiranës ose Sheshi Skënderbej

Page 6: Shqiperia pj4

Zyra qendrore e Bankës së Shqipërisë në Sheshin Skënderbej

Page 7: Shqiperia pj4

Nafta Në jug të Shqipërisë do të kërkohet për gaz dhe naftë dhe për këtë

tashmë është nënshkruar marrëveshja. Kërkimi për lëndët djegëse tejet të rëndësishme në kohën tonë, i është besuar kompanisë amerikane "Sky Petroleum".Investimi i kompanisë Sky Petroleum për kërkimin e naftës dhe të gazit në Bllokun 4 dhe 5 dhe në zonën e Dumresë është rreth 7-8 milionë dollarë, ndërsa parashikimet flasin për një potencial naftë mbajtës deri në 900 milionë barrela. Duke besuar tek konfirmimi i shifrave nga kërkimet, përpunimi i të dhënave sizmike dy dimensionale, si dhe nga shpimet e reja, që sipas marrëveshjes do të bëhen nga kompania amerikane "Sky Petroleum", ish ministri Prifti u shpreh shumë i kënaqur, që kompania ka treguar interes për të kërkuar në këtë zonë të Shqipërisë.Në vitin e parë kompania do të bëjë përpunimin e të dhënave sizmike dydimensionale, të cilat janë sot në arkivat tona, rishikimin dhe përpunimin e tyre. Më pas, në vitet e tjera ka një grafikë të detajuar të investime dhe kërkimeve në këto zona. Ndërsa përfaqësuesi i kompanisë Sky Petroleum, Karim Jabanputra vlerësoi shpejtësinë dhe lehtësinë e procesit për nënshkrimit e marrëveshjes me ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Page 8: Shqiperia pj4

Transporti-AeroportiAeroporti Nënë Tereza në Rinas është aeroporti i vetëm

ndërkombëtar i Shqipërisë për fluturime civile. Ai ndodhet rreth 20 km nga kryeqyteti Tirana. Nga Rinasi ka fluturime direkte me mjaft destinacione të botës. Nga Rinasi fluturojnë disa avionë të shoqërive të fluturimit drejt destinacioneve të Evropës, dhe prej pikave të tranzitit për në disa qytete të tjera joevropiane. Gjate periudhes se sistemit komunist ne Shqiperi ka pasur edhe aeroporte te tjera te cilat ishin te karakterit aeroporte ushtarake. Me i madhi ishte ne qytetin e Kucoves, ku ishte edhe nje nga bazat me kryesore te forcave ajrore te shqiperise dhe nje nga bazat ajrore me te medha ne ballkan. Ne aeroportin e Kucoves kryheshin dhe sherbime servisi per avionet luftarak Mik 17 dhe Mik 19 me nje cilesi dhe profesionalizem te larte. Aeroport tjeter i rendesishem ka qene edhe aeroporti iVlores , ne te cilin u krijua edhe shkolla e pare e aviacionit ne Shqiperi

Page 10: Shqiperia pj4

Portet e ShqipërisëPortet e Shqipërisë kanë funksionuar në bregdetin shqiptar që në

kohët e lashta si në Dyrrah, Ulqin, Tivar, Aulone, ApolonI,Onhezmi, etj. Gjatë shekujve VII-XII Durrësi ishte skela kryesore në perëndim të Perandorisë Bizantine. Gjatë periudhës së principatave arbërore u ngritën skela të vogla kryesisht në grykat e lumenjeve në Shirgj, Shëngjin, Shufada, Rodon,Bashtovë, Pirg dhe Spinaricë zhvillimi i të cilave u frenua gjatë periudhës së pushtimit osman.Gjatë viteve 1928 deri 1934 u ndërtua porti detar i Durrësit dhe disa pontile druri në Sarandë, Vlorë e Shëngjin, të cilat u shkatërruan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nga viti 1945 deri në vitin 1952, u rindertua porti i Durrësit dhe disa kalata betoni në Vlorë, Sarandë e Shëngjin. Gjatë bregdetit Jon janë ndërtuar kalata e pontile në gjirin e Spilesë në Himarë dhe në Sasaj që shërbenin kryesisht për transport agrumesh. Porti kryesor i vendit është ai i Durrësit, ku funksionon edhe kantieri i riparimit të anijeve.

Page 11: Shqiperia pj4

Marina në bregdetin para Durrësit

Page 12: Shqiperia pj4

Hekurudha e ShqipërisëHekurudha Shqiptare ose HSH është sistemi

hekurudhor shqiptar. Terminali kryesor i vendit është në Durrës.Infrastruktura e HSH-së shtrihet drejt lindjes në Pogradec, jugut në Vlorë dhe veriut në Shkodër. Ka edhe një linje në kryeqytetin Tiranë. Shinat u shtrinë në vitet '80 në Mal të Zi nëpërmjet kufirit të Hanit të Hotit, për transport mallrash. Sot ende nuk ka asnjë lidhje hekurudhore ndërkombëtare për pasagjere në Shqipëri. Trenat janë në gjendje fizike jo të mirë. Rrjeti i HSH është i ndërtuar ne te njëjtin sistem si në Evrope, ne gjurme normale dhe ka një gjatësi prej 447 km.

Page 13: Shqiperia pj4

VAZHDON…