është për shkak se nuk gazetë periodike viti. 01 nr. 01 ... · gjenetike pyjore, të...

16
BUJQËSIA: “E LUMJA UNË ÇKA DËGJOJ, E MJERA ÇKA SHOH!” gazetë periodike Viti. 01 Nr. 01 » vijon, FQ. 2 KALENDARI I MBROJTJES SË BIMËVE Këtu do të sjellim disa prej bimëve kryesore që kultivojmë, dëmtuesit e sëmundjet e tyre dhe preparatet me të cilat mund të bëjmë tra- jtimet gjatë këtij muaji. Shënim mbi Agjensinë e Pyjeve Sistemi ujitës, ky “jetim” që ka nevojë ... Bujqësia: E lumja unë ç’ka dëgjoj, ... Shërbimi Pyjor pas reformës “Kush don mjaltë, duhet të durojë... Kullimi bëhet në verë, ujitja ... Statistikat e shtrembëruara të bujqësisë Filloi pastrimi i kanaleve kulluese Të parandalojmë zjarret apo zjarrvëniet Drini Korrik 2016 Botim i Drejtorisë së Bujqësisë, Pyjeve dhe Zhvillimit Rural, Bashkia Lezhë Varfëria në botë nuk është për shkak se nuk mundemi të ushqejmë të varfërit, por për shkak se nuk mundemi të ngopim të pasurit! EDITORIAL » vijon, FQ. 5 Të nderuar lexues! Duke filluar nga ky muaj do të përpiqemi që të botojmë periodikisht një gazetë-buletin, që të ketë si platformë bashkëbisedimin tonë me të gjithë fermerët apo edhe më gjerë, me të gjithë njerëzit që dëshirojnë të njihen me problemet që ka bujqësia, pyjet dhe zhvillimi i zonave rurale të Bashkisë së Lezhës, të cilat përbëjnë pjesën dërmuese, të territorit po e po, por edhe të arealit ku jeton shumica e popullsisë të bashkisë tonë. Gazeta do të angazhohet që të jetë e pranishme me një periodicitet të rregullt dhe do t’u kushtohet tërësisht problemeve e halleve që ka bujqësia jonë në fazën e tanishme. Në këto pak faqe botuese, ne nuk do të merremi rëndom, si dhjetra gazeta të përditshme a periodike, me politikë apo me tema të tjera, jo vetëm të bezdisshme, por edhe të pabereqetshme për opinionin. Nuk do të merremi me jetën mondane e luksoze, me vipa e pasarela modash, si dhjetra revista të kushtueshme me ngjyra e me lustra, që dalin në vendin tonë. Synimi ynë do të jetë vetëm fshati dhe popullësia që jeton atje. Do të jetë bujqësia me të gjithë komponentët e saj, problemet e mbartura tash sa vite dhe rrugët se si do të ishte më mirë që të ecnim dhe punët e përbashkëta që kanë të bëjnë fermerët në bashkëpunim me drejtorinë e bujqësisë së bashkisë. Bujqësia nuk ka ngjyrë të kuqe, as blu dhe as ndonjë bojë tjetër politike. Ajo është vetëm e gjelbër. Nëse nuk ka këtë ngjyrë, ajo nuk është më bujqësi dhe nuk prodhon asgjë. E gjelbëra është klorofila, është rezultati i fotosintezës (jeta e bimës së gjallë), e cila prej diellit dhe tokës na jep rendimentet e bimëve bujqësore. Dielli ngroh dhe gjendet kudo, e ndër të gjithë, kemi edhe ne pjesën tonë. Pse del “Drini”? » vijon, FQ. 3 » vijon, FQ. 8 SHUMË NUSE, MBETET BULJERA PA UJË Drejtoria e Bujqësisë Qarkut është baza kryesore e ekzistencës Ministrisë së Bu- jqësisë, ku implementohet e jetësohet poli- tika e shtetit për bujqësinë rajon. » vijon, FQ. 7 HITHRA, MBRETËRESHA E BIMËVE MJEKËSORE Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëre- sha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Në brendësi... 3 4 5 6 10 12 13 14 14 Redaksia: Gjovalin Gjeloshi -Drejtor; Ermir Gjokhilaj - Redaktor përgjegjës. Tel: 0693648154 Lind pyetja: sa e mbështetur është bujqësia për një zhvillim të qëndrueshëm?

Upload: others

Post on 23-Oct-2019

10 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

BUJQËSIA: “E LUMJA UNË ÇKA DËGJOJ, E MJERA ÇKA SHOH!”

gaze

të pe

riodik

e Vi

ti. 01

Nr. 0

1

» vijon, FQ. 2

KALENDARI I MBROJTJES SË BIMËVE Këtu do të sjellim disa prej bimëve kryesore që kultivojmë, dëmtuesit e sëmundjet e tyre dhe preparatet me të cilat mund të bëjmë tra-jtimet gjatë këtij muaji.

Shënim mbi Agjensinë e Pyjeve

Sistemi ujitës, ky “jetim” që ka nevojë ...

Bujqësia: E lumja unë ç’ka dëgjoj, ...

Shërbimi Pyjor pas reformës

“Kush don mjaltë, duhet të durojë...

Kullimi bëhet në verë, ujitja ...

Statistikat e shtrembëruara të bujqësisë

Filloi pastrimi i kanaleve kulluese

Të parandalojmë zjarret apo zjarrvëniet

DriniKorrik 2016

Botim i Drejtorisë së Bujqësisë, Pyjeve dhe Zhvillimit Rural, Bashkia Lezhë

Varfëria në botë nuk është për shkak se nuk

mundemi të ushqejmë të varfërit, por për shkak se nuk mundemi të ngopim

të pasurit!

EDITORIAL » vijon, FQ. 5

Të nderuar lexues! Duke filluar nga ky muaj do të përpiqemi që të botojmë periodikisht një gazetë-buletin, që të ketë si platformë bashkëbisedimin tonë me të gjithë fermerët apo edhe më gjerë, me të gjithë njerëzit që dëshirojnë të njihen me problemet që ka bujqësia, pyjet dhe zhvillimi i zonave rurale të Bashkisë së Lezhës, të cilat përbëjnë pjesën dërmuese, të territorit po e po, por edhe të arealit ku jeton shumica e popullsisë të bashkisë tonë.Gazeta do të angazhohet që të jetë e pranishme me një periodicitet të rregullt dhe do t’u kushtohet tërësisht problemeve e halleve që ka bujqësia jonë në fazën e tanishme. Në këto pak faqe botuese, ne nuk do të merremi rëndom, si dhjetra gazeta të përditshme a periodike, me politikë apo me tema të tjera, jo vetëm të bezdisshme, por edhe të pabereqetshme për opinionin. Nuk do të merremi me jetën mondane e luksoze, me vipa e pasarela modash, si dhjetra revista të kushtueshme me ngjyra e me lustra, që dalin në vendin tonë. Synimi ynë do të jetë vetëm fshati dhe popullësia që jeton atje. Do të jetë bujqësia me të gjithë komponentët e saj, problemet e mbartura tash sa vite dhe rrugët se si do të ishte më mirë që të ecnim dhe punët e përbashkëta që kanë të bëjnë fermerët në bashkëpunim me drejtorinë e bujqësisë së bashkisë. Bujqësia nuk ka ngjyrë të kuqe, as blu dhe as ndonjë bojë tjetër politike. Ajo është vetëm e gjelbër. Nëse nuk ka këtë ngjyrë, ajo nuk është më bujqësi dhe nuk prodhon asgjë. E gjelbëra është klorofila, është rezultati i fotosintezës (jeta e bimës së gjallë), e cila prej diellit dhe tokës na jep rendimentet e bimëve bujqësore. Dielli ngroh dhe gjendet kudo, e ndër të gjithë, kemi edhe ne pjesën tonë.

Pse del “Drini”?

» vijon, FQ. 3

» vijon, FQ. 8

SHUMË NUSE, MBETET BULJERA PA UJËDrejtoria e Bujqësisë së Qarkut është baza kryesore e ekzistencës së Ministrisë së Bu-jqësisë, ku implementohet e jetësohet poli-tika e shtetit për bujqësinë në rajon.

» vijon, FQ. 7

HITHRA, MBRETËRESHA E BIMËVE MJEKËSORE Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëre-sha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve.

Në brendësi...3456

1012131414

Redaksia: Gjovalin Gjeloshi -Drejtor; Ermir Gjokhilaj - Redaktor përgjegjës. Tel: 0693648154

Lind pyetja: sa e mbështetur është bujqësia për një zhvillim të qëndrueshëm?

2 DRINI Korrik, 2016

Me botimin periodik që realizon Drejto-ria e Bujqësisë, Pyjeve e Zhvillimit Rural, ne si sektor i mbrojtjes së bimëve kemi mundësinë të komunikojmë me fer-merët për një shërbim shumë të rëndë-sishëm të bimëve bujqësore, siç është ai i mbrojtjes së bimëve. Më poshtë do të sjellim disa prej bimëve kryesore që kultivojmë, dëmtuesit e sëmundjet e tyre dhe preparatet me të cilat mund të bëjmë trajtimet gjatë këtij muaji. Hardhia, gjatë kësaj periudhe, si rezul-tat i reshjeve të shiut vazhdojnë infek-sione nga vrugu, por ndryshimi i shpejtë i klimës sjell infeksione edhe nga hiri. Po kështu rreth periudhës 15-20 korrik priten të dalin larvat e breznisë së tretë të Tenjës së hardhisë. Prandaj trajtimet me pesticide duhet të kombinohen për luftimin e këtyre sëmundjeve e dëm-tuesëve: -Preparate për luftimin e vrugut: Galben M, Curzate, Ridomil, Aliete etj.-Preparate për luftimin e tenjës: Sumial-pha, Gufos, Nurelle etj.-Preparate për luftimin e hirit : Damark, Brik,Topas etj. Në perime e patate: Bazuar nga vrojtimet dhe analizat fushore, problematika krye-sore do të jetë, tenja e domates, krahë-bardha si dhe afidet. Përveç trajtimeve, duhet të kihen në konsideratë metodat agronomike si: përdorimi i materialit të pastër mbjellës, eleminimi i barërave të këqija etj. Metoda kimike është shumë komplekse. Në bazë të njohurive të de-ritanishme, tenja e domates paraqet rezistencë të theksuar ndaj pjesës më të madhe të insekticideve. Me qëllim që të realizohet kontroll efikas, është e nevo-jshme të theksohet që momentalisht nuk ka produkte të regjistruara për kon-trollin e këtij dëmtuesi, por është vërej-tur se disa insekticide paraqesin njëfarë efektiviteti si: Indoxinob, Azadinochtina, ndërsa për afidet mundë të përdorim Nurelle, Karate, Cypermex etj. Në patllixhan: Problem mund të jetë buburreci i patates, pleshti i duhanit si dhe afidet e merimanga e zakonshme. Preparatet që luftojnë këto dëmtues janë: actara, deciz, sumialpha, mo-spilan etj. Në specin e fushës, problem

(si edhe në sera) do të jetë vrugu i kër-cellit të specit. Preparatet që mundë të përdorim : Previcur,Gur-kali,Bavistina. Në lakër problem do të jetë pleshti dhe krahëbardha. Preparatet që mundë të përdorim janë: Avaunt,Konfidor, Mo-spilan.Për pjeprin e mbjellë në fushë, të vazh-dohen trajtimet kundër vrugut dhe hirit. Pjepri i mbjellë në sera të mbahet nën kontroll, nga infeksionet e mizës min-uese. Preparatet që mundë të përdorim për luftimin e vrugut janë: Curzate, Ridomil,Galbem M etj. Kundër hirit për-dorim Topas dhe Brik, ndërsa kundër mizës minuese: Mospilan, Confidor, Sumialpha. Për pataten në zonën ver-ilindore vazhdon zhvillimi larvor i bu-burrecit të patates dhe në raste nevoje, të kryhet trajtimi kimik. Ne rast se moti do të shoqërohet me shira, lind nevoja e trajtimit me fungicide kundër vrugut. Preparatet që mund të përdorim në këtë

rast janë: Deciz, Actara, Sumialpha, Mo-spilan, Curzate. Në pemët frutore dhe agrume: Tek pjeshka, në kultivarët me pjekje të mesme e të vonë, do të filloi zhvillimi i breznisë së tretë të tenjës së lindjes në të njëjtën kohë pritet infeksion edhe nga këpusha. Insektet e rritura të brumbullit të pjeshkës mund të shiko-hen në kuroren e pjeshkës. Preparatet që mundë të përdorim janë Mospilan, Sumi-alpha, Gufos. Në mollë, në këtë periudhë, kryhen tra-jtime për luftimin e krimbit të mollës, sepse vazhdon shfaqja e larvave si dhe të realizohen trajtime kundër breshkëzës së Kalifornisë. Në pemtoret që janë kon-statuar prekje nga kroma në gjethe dhe

në kokërr, me rifillimin e vegjetacionit të mbahet nën kujdes dhe të realizohen trajtime kimike, sapo të shfaqen shenjat e sëmundjes. Preparatet që përdorim kundër krimbit dhe breshkëzës kalifor-niane mund të jenë: Gufos me vaji min-eral, Sumialpha, Confidor, Actara. Ndërsa për luftimin e kromës: Captan, Polyram, preparate me bazë bakri.Në agrume, në gjysmën e parë të muajit korrik priten te shfaqen larvat e tenjës minuese. Shqetësuese konsiderohet nëse 10% e gjetheve janë me larva. Preparatet që mund të përdorim janë: avaunt, confi-dor, mospilan, sumialpha etj. Për ullirin, vëmendja kryesore të përqën-drohet në luftimin e breshkëzës. Mo-menti më i përshtatshëm është kur 50% e vezëve kanë celur. (Përsa i përket mizës së ullirit gjatë muajit korrik, nuk për-bën problem shqetësues). Preparatet që mund të perdorim janë: Gufos, të përzi-het me vaji mineral, ose vaji mineral me

actelik. Ndër bimët e arave, do të trajto-jmë kujdesin fitosanitar për panxharin foragjer, tek i cili presim të kemi prekje nga pleshti i panxharit, por trajtimet të kryhen vetëm në infeksione shumë të rënda, sepse dëmi që shkakton në këtë fazë nuk është i madh. Nga ana tjetër, priten infeksione nga afidet e miza e panxharit. Preparatet që mund të per-dorim për këta dëmtues janë: Mospilan, Avaunt, Actara. Ndërsa për misrin, gjatë muajit korrik do të kemi infeksione nga krimbat. Për këtë në ngastrat me infek-sione mbi 5%, të aplikohen trajtime me insekticide. Preparatet që mund të për-dorim në këtë rast janë ndër të tjera Py-rimex dhe Rogor.

HALLKË E RËNDËSISHME E AGROTEKNIKËSKalendari i mbrojtjes së bimëve për muajin korrik 2016

PAULIN KOKAJSpecialist i mbrojtjes së bimëve në Sektorin e Bujqësisë

Korrik. 2016 DRINI 3

Organizimi, drejtimi dhe planifikmi i aktiviteteve që lidhen me qeverisjen, shtimin e pyjeve dhe rritjen e prodhim-tarisë së tyre.Organizimi dhe drejtimi i veprimtarive për një menaxhim të qëndrueshëm të kullotave dhe livadheve në nivel bash-kiak.Përgatitja e materialeve të nevojshme për ndryshimin e destinacionit apo dhënien në përdorim ose qera të pyjeve e kullotave dhe të tokës pyjore.Organizimi, drejtimi dhe mbikëqyr-ja për kryerjen e studimeve dhe përgjithësimeve për probleme të ruajtjes së biodiversitetit, të burimeve gjenetike pyjore, të rezervateve farore, pyllëzimeve, përmirësimeve pyjore, të grumbullimit të farërave pyjore, fidan-ishtet, për pyjet e degraduar si dhe për kontrollin e erozionit.Kryerja e studimit të njësive ekonomike pyjore të cilat do te vihen në dispozi-cion të vjeljes së materialit drusor sipas të dhënave të “ mundësisë vje-tore të shfrytëzimit dhe rritjes vijuese e mesatare vjetore” si dhe percakton kriteret dhe skemat e detyrueshme

teknologjike të prodhimit.Ndjekja me përparësi çdo vit e fush-atës së muajit të pyjeve dhe të luftës kundër erozionit duke bashkëpunuar dhe me organet e pushtetit qëndror si dhe institucionet e tjera.Përcaktimi i sëmundjeve e dëm-tuesve të florës dhe të faunës dhe në bashkëpunim me specialistë të fush-ave të tjera të bujqësisë dhe veteri-narisë, marrja e masave për luftimin dhe parandalimin e tyre.Vlerësimi i potencialeve turistike në fondin pyjor dhe kullosor, vlerësimi i zhvillimit të aktivitetit turistik e çlodhës në pyje e kullota dhe nxitja e zhvillimit të ekoturizmit në kooperim me komunitetin dhe OJF-të.Ofrimi i shërbimit këshillimor dhe dhënia e asistencës teknike për pronarët dhe përdoruesit e pyjeve e kullotave, organizim-komunikimi dhe informimi për pjesëmarrjen pub-like në sektorin e pyjeve dhe kullo-tave dhe marrja pjesë në sensibiliz-imin dhe edukimin e përgjithshëm mjedisor të publikut.

SHËNIM MBI AKTIVITETIN E AGJENSISË SË PYJEVEKRESHNIK ALCANI

Agjensia e Pyjeve, Kullotave e Mjedisit

EDITORIAL

Dielli ngroh dhe gjendet kudo, e ndër të gjithë, kemi edhe ne pjesën tonë. Por Dielli, qindra mijëra km larg, nuk varet prej nesh, ne varemi prej tij. Tokën e kemi ne për detyrë që të kujdesemi. Secili prej nesh zë një vend në globin tonë. Toka bujqësore është ajo që varet më shumë nga veprimtaria jonë, nga përkushtimi e investimet tona. Ishte dikur në kohën e monizmit një parullë shumë domethënëse: “Bujqësia çështje e të gjithëve”. E megjithë politizimin ekstrem të kësaj thënie, vërtet me bujqësinë merreshin më shumë se 70 përqind e popullsisë dhe ishte present kujdesi maksimal i qeverisë. Sot ka ndryshuar dukshëm situata, jo për mirë. Toka është braktisur, bujqësia po lëngon. Njerëzit që merren me të po pakësohen përditë. Të ardhurat që vijnë prej tokës janë ulur në mënyrë të ndjeshme…“Drini” vetëm nuk ka fuqi për të përmbysur situatën e pakëndshme që ekziston në bujqësinë e rrethit të Lezhës. Por ka një qëllim: ta bëjë sa më prezente këtë situatë, të njohë opinionin publik me problemet me të cilat përballet bujqësia sot dhe të kritikojë me sa të mundet përgjegjësit e kësaj gjendjeje.“Drini” do të jetë pranë fermerëve me problemet që ata kanë dhe t’i njohë me zgjidhjet që mund të bëhen. Të bëjë transparencë të përdorimit të fondeve publike që do të vihen në dizpozicion të bujqësisë (sidomos investimeve në fushën e kullimit e të ujitjes) si nga pushteti qëndror ashtu edhe ai vendor.“Drini” do të shkojë pranë fermerëve si një specialist i mirë duke dhënë këshillat përkatëse në çdo fushë të bujqësisë: struktura e përshtatshme e mbjelljeve sipas zonave, shërbimi i mbrojtjes së bimëve, kalendarin e shërbimeve bujqëore për të gjitha llojet e kulturave që mbillen në Lezhë, shërbimi pyjor, shërbimi veterinar etj. Këshilla për procese të veçanta që kërkojnë specializim të ngushtë, si për bletërritësit, mbarështimi i shpendëve, perimet në ambjente të mbrojtura etj.Por “Drini” do të dalë edhe për të kritikuar vetë fermerët për pakujdesinë që ata tregojnë në trajtimin e tokës së tyre. Për t’u thënë se duhet ndalur një herë e përgjithmonë prishja e mëtejshme e kanaleve ujitëse, ngushtimi apo zaptimi i rrugëve të parcelave, mbyllja e kanaleve kulluese apo tombinove ku kullojnë ujërat. T’i kthehemi zbatimit të ligjit në marrëdhënie me tokën dhe me strukturat e tjera që veprojnë mbi të si tokë bujqësore. Secili të punojë tokën që e ka në pronësi vetjake, por jo rrugën e parcelës, kanalin ujitës apo çdo vepër tjetër që është në pronësi publike……Do të përpiqemi që “Drini-n” ta bëjmë një gazetë të pëlqyeshme për lexuesin dhe të kërkuar nga ana e fermerit.

Pse del “Drini”?^^ vijon nga fq. 1

Pyll me geshtenja ne Kashnjet. Foto Kreshnik Alcani

4 DRINI Korrik, 2016

Si çdo qënie e gjallë edhe bima është e lidhur përjetësisht me ujin, nga mbjellja deri në fund të ciklit të saj jetësor. Në vartësi të kush-teve klimaterike, në një periudhë të caktuar të vitit, që të japë frutin e saj dhe të marrim rendimentin e duhur, bima ka nevojë për ujitje. Në shkrimin tim unë do të mun-dohem të prek shkarazi një çështje që është shumë shqetësuese për bujqësinë e rrethit të Lezhës, siç është sistemi ujitës. Fatmirësisht i kam jetuar të dy ko-hët; para dhe pas viteve 90-të të shek. të kaluar. Kësisoj unë nuk mund të rri pa përmendur apo të anashkaloj atë punë kolosale të bërë në kohën e sistemit monist, në ndërtimin e kanaleve ujitëse, sistemeve të shpërndarjes të ujit, rezervuarëve etj, rezultat i të cilës, pothuajse e gjithë sipërfaqja e tokës bu-jqësore ishte nën ujë. Më shumë vuajtje, djersë e sakrifica u arrit që të ndërtohen kanale, ujëmbledhsa dhe stacione va-ditëse (me ngritje mekanike) në varësi të kushteve dhe favoreve që na afronte harta gjeografike e rrethit.Konkretisht për këtë kohë që po flasim (përpara vitit 1990) trashëguam 63.5 km kanale kryesore vaditëse. Nga këto, kë-neta e Kakarriqit, 21km; kanali kryesor Kotërr-Raboshtë, 15 km; Kotërr-Gjadër-Kakarriq,12 km, dhe kanali Mat-Lezhë 15.5 km. U ndërtuan 5 ujëmbledhësa me një kapacitet vaditës 1130ha. Duhet thënë se këta ujëmbledhës (rezervuarë) janë në gjendje të mirë, por me prob-leme të ndryshme hidrike që duhet të zgjidhen në të ardhmen. Kapaciteti i tyre ujitës sipas vendndodhjes është (të paktën ishte): ujëmbledhësi i Kallmetit 700 ha, Fishtë 150 ha, Troshan 90 ha, Pa-talej 30 ha dhe Kashnjeti 160 ha. Ishin të ndërtuara 31 stacione vaditje gjithësejt që kryenin ngritjen mekanike të ujit me energji elektrike. Po kështu kishte qindra

km kanale të dyta dhe të treta ujitëse, të cilat përbënin rrjetin ujitës.Me ndryshimet demokratike pas viteve 90-të, persekutimi dhe shkatërrimi i shkaktuar nga dora e njeriut bëri që pje-sa më e madhe e stacioneve të vaditjes të dilnin jashtë përdorimit. Të njëjtin fat pësoi dhe sistemi i vaditjes që mbu-lontë kënetën e Kakarriqit, i cili ishte një model ndoshta për mbarë bujqësinë në Europën Juglindore. Një sipërfaqe toke prej rreth 2400 ha, që kishte marrë pagëzimin “hambari i veriut”, që nga ajo kohë dhe sot është në mëshire të fatit. Edhe kapaciteti i të gjithë ujëmbled-hësve, sipas të dhënave që serviren sot, pothuajse është përgjysmuar nga vep-rimi i erozionit në rrugët nga ushqehen ato. Rrjeti i kanaleve ujitëse të dyta e të treta, prej vitesh ka humbur konfigura-cionin në pjesën më të madhe të gjatë-sisë së tij.Gjate viteve të fundit janë bërë për-pjekje për vënien në funksion të disa kanaleve vaditës, por kaq sa është bërë deri më tash, është shumë pak për atë që kërkohet dhe ka nevojë. Me ndarjen

e re territoriale dhe kalimin e kompe-tencave drejt pushtetit lokal, gjithmonë në koordinim me pushtetin qendror (Ministrinë e Bujqësisë), është marrë më me seriozitet puna për rehabilitimin e sistemit të vaditjes në Lezhë. Konkre-tisht këtë vit, Bashkia e Lezhës ka bërë tenderimin e tre veprave ujitëse, të cilat gjeografikisht përfshijnë një territor të konsiderueshëm. Në magjistralin kryesor Mat-Lezhe po ndërhyhet në rrjetin e brëndshëm, kryesisht kanalet sekondare. Nga ky ob-jekt do të përfitojnë pjesërisht, ujë për ujitjen e tokave fermerët e fshatrave Pllanë, Gajush,Tale dhe Shënkoll. Pro-jekti i dyte është rehabilitimi i pjesshëm i rrjetit të kanaleve të dyta që marrin ujë nga kanali kryesor Kotërr-Raboshtë. Prej këtu përfitojnë ujë për vaditjen e tokave fshatrat Kodhel, Blinisht, Baqël dhe Piraj. Projekti i tretë është përqëndruar në rr-jetin e brendshëm të kanaleve që mar-rin ujë nga dy rezervuarët Kallmet dhe Fishtë. Firma fituese ka filluar nga puna në të tre objektet.

SISTEMI UJITËS, KY “JETIM” QË KA NEVOJË PËR “PRINDËR”ZEF MICIInspektor në Agjensinë e Kullimit e Ujitjes pranë Drejtorisë së Bujqësisë

Ujitja, siç duhej të ishte

Korrik. 2016 DRINI 5

DËGJOJ, E MJERA UNË Ç’KA SHOH!BUJQËSIA: E LUMJA UNË Ç’KA

Bujqësia përbën bazën ekonomike për pop-ullsinë rurale dhe shërben si burim punësimi për afro 50 përqind të forcave të afta për punë në shkallë vendi. Popullsia rurale në vendin tonë është shumë më tepër e varur nga bujqësia se sa në shumicën e vendeve të Europës. Në fshat edhe sot në Shqipëri jeton më shumë se 47 përqind e popullsisë dhe kjo përqindje shtohet akoma më tepër për rrethin (bashkinë) e Lezhës, mbi 60 përq-ind. Deri në vitin 1996, kur PPB (GDP) matej me një metodologji tjetër, bujqësia jepte 50 përqind të GDP. Ndërsa me metodën që ma-tet që prej vitit 1996, ky kontribut ishte 36 përqind. Ky kontribut shënoi rënie të thek-suar në vitet 2006-2008 me 16.5 përqind. Lëvizjet demografike, emigracioni etj, bënë që roli i bujqësisë të ishte më pak i spikatur. Edhe sot bujqësia megjithatë përbën rreth 18 përqind të kontributit të GDP, por nga ana tjetër statistikat thonë se bujqësia ky sektor bazë i ekonomisë shqiptare, merr më pak se 2 përqind të buxhetit të shtetit.Lind pyetja: sa e mbështetur është bujqë-sia për një zhvillim të qëndrueshëm? Cilat probleme nuk presin për zgjidhje? Çdo qe-veri, duke e marrë apo kur e merr pushtetin,

premton me të madhe se “do të rriten fon-det publike për bujqësinë”. Dikush tha se “siç bëmë rrugët, do të bëjmë edhe kanalet va-ditëse”. Tjetri premtoi se “do ta nxjerrim bu-jqësinë nga mbijetesa”, por fermeri vazhdon të tiganiset akoma me dhjamin e tretur tash sa vite. Të tjerë e quajnë bujqësinë “lokomo-tiva e ekonomisë”, por e vlerësojnë si vagonin e fundit të mallrave në trenin e udhëtarëve.Kemi filluar të dëgjojmë në raste të radha shifra nga më të llojllojshmet që janë finan-cuar në bujqësi. Është e vërtet se që prej vitit 2007, qeveria e kohës filloi të zbatojë politi-ka mbështetëse për bujqësinë. Mbështetjet e para financiare i muarën edhe në Lezhë sektorë të tillë si vreshtaria, pemtaria dhe ullishtaria. Në vitet në vazhdim 2008-2012, u futën në skemat e mbështetjes ujitja me pika, kultivimi i perimeve autoktone, serat me ngrohje e plasmas, bimët medicinale të kultivuara, blektoria e trashë dhe e imët etj. Në Lezhë, dhjetra fermerë përfituan prej kë-tyre financimeve. Në vijim, 2013 e këndej, u quajt e gabuar kjo strategji mbështetjeje dhe

financimet kryesore u drejtuan jo te prodhi-mi, jo te fermeri kryesisht, por te grumbul-luesit, përpunuesit. Se si do të grumbullohet apo përpunohet pa prodhuar, vetëm një Zot në qiell e din.Çdo specialist i bujqësisë e din se, niveli i bujqësisë i një vendi, fuqia e financimeve në bujqësi dhe kujdesi që tregon një komb për bujqësinë e vendit të tij, duket te prodhimi i bimëve të arave dhe jo te ambjentet e mbyl-lura, perimtaria, pemtoret apo ullishtat. Kemi “bimë të kopështit”, tek të cilat në një formë apo tjetër janë dhënë disa grante (ashtu si i përmendëm më sipër), por kemi edhe “bimë të arave” që përbëjnë pjesën më të madhe të sipërfaqes së tokës si në Lezhë ashtu edhe në mbarë Shqipërinë. Nëse rrethi ynë ka rreth 18 mijë ha tokë bujqësore, nuk ka më tepër se 3 mijë ha (megjithëse akoma nuk ka shifra të sakta tash sa vite në sektorin e bujqësisë) tokë që mbillen me bimë të kopështit: pemë, perime, ullishte etj. Atëhere si do të flasim ne për financime në bu-jqësi kur 15 mijë ha tokë nga më e mira e Shqipërisë, lëngon, vuan nga uji i tepërt në dimër, thahet në verë për një pikë ujë, gjendet nën veprimin e agjentëve ero-ziv në mënyrë të pamëshirshme, mbetet djerr?! Nëse dëgjoni pro-pagandën abuzive se, “bujqësia po rrit eksportet e po rriten të ar-dhurat”, ato janë prodhimet e disa qindrave ha sera që janë të mbjel-lura në të gjithë Shqipërinë dhe pularitë, pulat e të cilave ushqe-hen me bazë ushqimore që vjen nga importi. Nuk e përfaqësojnë bujqësinë e Shqipërisë rreth 1200 ha sera në të gjithë vendin dhe as një duzinë pularishë, por ne duhet të kthe-jmë sytë nga qindra-mijërat e hektarëve që janë të destinuara për kultivim të bimëve të arave dhe nuk marrin asnjë shërbim.Çfarë shërbimesh? Së pari Lezha e Shq-ipëria duhet të kullohet. Nuk po themi “ri-bonifikohet” dhe as duhet të abuzojmë me këtë term. Nuk duhen shifra të mëdha dhe as janë të frikshme për buxhetin e shtetit. Nëse do të kemi për bujqësinë 150 milion euro siç thonë qeveritarët, vetëm disa mil-iona euro financime na duhen që ato pikë së pari të “kanalizohen në kanale” kulluese. Një bujqësie që i kalbet mishi i tokave, është e destinuar të vdesë. Një bujqësie që i dalin brinjët e tokave në zonat kodrinore prej ero-zionit, i bie që kjo bujqësi të zhvillohet në det.Lezha jonë është pjesë e Ultësirës Perën-dimore të Shqipërisë. Por jo vetëm kaq: në fushat e Lezhës, në Balldre, Gocaj, Bregu i Matës, Mërqi dhe Ishull Shëngjin funk-sionojnë 5 hidrovore, çka do të thotë se një sipërfaqe e konsiderueshme e tokave tona

janë nën nivelin e detit. Ky fakt e bën me emergjente ndërhyrjen në kullimin e kësaj sipërfaqeje. Nga ana tjetër, fusha e madhe e Zadrimës, pavarësisht se nuk është nën kuotën zero, vuan së tepërmi nga lagështira e tepërt tradicionalisht. Pa përmendur kolek-torët (kanalet e para kulluese), për të cilat do të përgjigjet akoma shteti për funksionimin e tyre, kemi disa qindra km kanale të dyta dhe të treta kulluese që do të administrohen nga bashkia, çdo metër e të cilave ka nevojë për ndërhyrje.Sa ka dhënë shteti dhe çfarë fuqie ka bash-kia për të ndërhyrë në sektorin më të rëndësishëm, në atë të kullimit të tokave bujqësore? Shteti i ka transferuar bashkisë (drejtorisë përkatëse) dy eskavatorë të pri-shur, që kanë gëlltitur gjysmën e fondit të shpenzimeve operative për t’u ndrequr dhe 10 milion lek (të reja) fond për të blerë kar-burant. Po t’i futemi llogarisë, i bie që me

atë karburant mund të punojë vetëm një eskavtor 280-300 ditë pune. Me këtë ritëm, i bie që kanalet e dyta dhe të treta kulluese në rrethin e Lezhës të pastrohen për 10-15 vite. Ndërsa bashkia, me buxhetin e vet të katandisur “kokoshi një thelë”, prej borxheve të trashëguara, shpenzimeve operative, “vri-mave” të shumta që kërkohet të mbyllen etj, e ka konsideruar “shans” që ministria e bu-jqësisë ka transferuar një fond për pastrimin e kanaleve kulluese dhe nuk ka shtuar një qindarkë mbi atë shumë.Bujqësia jonë, duke dëgjuar për miliona që do t’i jepen e gjë nuk merr, është katandisur si ajo nusja që pasi u martua dhe shkoi në gjini, e pyeti familja e saj:- Hë, si po kalon, si e kanë jetesën te ajo shpi?Nusja (vajza e tyre) që dëgjonte çdo natë biseda te shtëpia e burrit, se do të punojmë shumë e do të kemi kaq e aq të ardhura dhe në anën tjetër shikonte vetëm varfëri e dem-beli, iu përgjigj prindërve:-Me ç’ka dëgjoj, e lumja unë; me ç’ka shoh, e shkreta unë.

Në fshat edhe sot në Shqipëri jeton më shumë se 47 përqind e popullsisë dhe kjo përqindje shtohet akoma më tepër për

rrethin (bashkinë) e Lezhës, mbi 60 përqind.

GJOVALIN GJELOSHI

6 DRINI Korrik, 2016

Gjatë dy viteve të fundit niveli i parë i Qeverisjes Vendore është përfshirë nga shumë ndryshime në kuadër të procesit të decentralizimit të kompetencave nga pushteti qëndror tek pushteti ven-dor. Një ndër këto koompetenca është edhe Administrim-Menaxhimi i Pyjeve e Kullotave lokale dhe mjedisit, tashmë në pronësi të Bashkisë. Si rezultat i or-ganizimit të ri administrativo-territorial kemi të bëjmë me një realitet të ri ter-ritorial të Bashkisë Lezhë dhe për pa-sojë na kanë dalë përpara përgjegjësi dhe shërbime ndaj qytetarëve. Proçesi i kalimit të pyjeve dhe kullotave në pro-nësi të pushtetit vendor ka filluar që në vitin 2008 dhe në atë kohë 60% e fon-

dit pyjor kombëtar u kalua në pronësi të ish-komunave. Kuadri ligjor, VKM-të dhe udhëzimet përkatëse të Ministrisë së Mjedisit kanë orientuar që 100% e fon-dit pyjor të jetë në pronësi të pushtetit vendor dhe administrim-menaxhimi i pyjeve dhe kullotave të bëhet direkt nga Bashkitë e vendit, duke transferuar stafet e ish Drejtorive Rajonale të Shër-bimit Pyjor në varësi të tyre. Aktualisht Bashkia Lezhë ka marrë të gjitha ma-sat për administrim-menaxhimin dhe mbrojtjen e pyjeve e kullotave nën ju-ridiksionin e saj në përputhje me strat-egjinë, politikat lokale dhe objektivat e qeverisë si dhe nxitjen e përdorimit të shumëfishtë dhe me efektivitet të buri-meve pyjore dhe kullosore. Pranë bash-

kisë është ngritur Agjensia e Shërbimit Pyjor për administrim-menaxhmin dhe mbrojtjen e pyjeve e kullotave, e cila ka në përbërje një staf të mjaftueshëm inx-hinierë pyjesh, gjithashtu pranë Njësive Administrative janë emëruar stafet për-katëse për monitorimin dhe mbrojtjen e pyjeve e kullotave. Bashkia Lezhë ka një fond pyjor dhe kullosor të konsid-erueshëm i cili zë rreth 45% te territorit administrativ të përbëre nga pyje të lartë trungishte 5293 ha, cungishte + shkurre + të tjera 15328 ha, kullota 2302 ha dhe zonë e mbrojtur 5273.21 ha. Kjo e fundit ka autoritet pergjegjës Agjen-sinë Rajonale të Zonave të Mbrojtura në varësi të Ministrisë së Mjedisit. Një nevoje shumë emergjente për bash-kinë është pasqyrimi i gjendjes aktuale të pyjeve dhe kullotave nëpërmjet in-

ventarizimit dhe hartimit të planit të mbarështrimit për të gjithë fondin pyjor bashkiak. Ne do mbajmë në vëmëndje që pyjet dhe kullotat të qe-verisen mbi parimet silvikul-turale dhe të mbarështrimit të qëndrueshëm për t’iu rik-thyer atyre funksionet krye-sore si: funksionin mbrojtës, funksionin çlodhës dhe funk-sionin prodhues.Gjithashtu multifunksional-iteti i pyjeve përbën një vlerë të shtuar për shumëllojsh-mërinë biologjike, magazini-

min e karbonit, frymëzimin shpirtëror, ekulibrin biologjik, peisazhin dhe turiz-min. Shërbimi pyjor bashkiak do jetë në kontakt të vazhdueshëm me Shoqatat e Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave, komunitetin dhe Fermerët Privat për t’i mbështetur e këshilluar ata, që përveç zbatimit të ligjit, të rritet interesi i tyre për ta mbrojtur pyllin nga prerjet e paligjshme dhe zjarret, sepse pyjet, veç funksionit për ndërtinim e një mjedisi të qëndrueshëm, kontribuojnë fuqishëm në rritjen ekonomike lokale nëpërmjet furnizimit me lënde punimi, dru zjarri, fruta pylli, bimë mjekësore dhe ushqim për mbarështrimin e bagëtive të imta.Ndër objektivat kryesore të bashkisë mbetet regjistrimi i pyjeve dhe kullo-

tave në ZVRPP Lezhë, në mënyrë që t’u hapet rruga transaksioneve të mund-shme për dhënien në përdorim ose me qera të sipërfaqeve pyjore dhe kul-losore, gjë cila mundëson rritjen e të ardhurave në buxhetin e bashkisë. Situ-ata reale e trashëguar nga kalimi i fon-dit pyjor kombëtar në pronësi të bash-kive është shumë kritike. Problematikat kryesore të mbartura ndër vite që lidhen kryesisht me prerjet e paligjshme dhe djegien e sipërfaqeve pyjore kanë çuar në pakësimin e fondit pyjor, fondit kul-losor dhe te faunës së egër.Një sfidë kryesore e bashkisë është furnizimi i popullatës me dru zjarri gjë që për momentin është e parregulluar me akt normativ nga ana e Këshillit të Mi-nistrave. Sapo të dalë VKM-ja përkatëse për furnizimin me dru zjarri të populla-tës, do të hartohen projektet për vjeljen e materialit drusor për t’u zbatuar më pas sipas procedurave të prokurimit publik ose nëpërmjet një ndërmarrjeje të mirëstrukturuar (të krijuar sipas ligjit për ndërmarrjet) për kryerjen e punime-ve në pyje me qëllim që të minimizojme burokracinë dhe të rrisim punësimin për komunitetin. Stafi inxhinierik menaxherial i Agjen-sisë së Shërbimit Pyjor që funksionon brenda Drejtorisë së Bujqësisë, Pyjeve e Zhvillimit Rural të bashkisë Lezhë, është në lartësinë e duhur për të ofruar shër-bime e konsulencë këshillimore për bi-znesin, fermerët privatë dhe përdoruesit e pyjeve e kullotave që në zbatim të kuadrit ligjor dhe institucional të përdo-rin këto burime natyrore për nevojat e tyre jetike dhe komerciale. Pranë bash-kisë Lezhë do të ofrohen të gjitha shër-bimet që kanë të bëjnë më pyjet dhe gjithë çfarë përshin ky sektor i rëndë-sishëm.

SHËRBIMI PYJOR PAS REFORMËS TERRITORIALO-ADMINISTRATIVE!

Puna jonë do të udhëhiqet nga një pis-kamë e madhe e vetë pyllit:

Për të mirat e dynjasëQë unë ty t’dhuroj pa masë,

S’dua plaçka as thesare.Tri dëshira t’vogla fare

Dhe do marr lirisht firomëMBROMË, MBROMË, vetëm

MBROMË!

ARTAN PALUSHIInxhinier në Agjensinë e Pyjeve dhe Kullotave

Pisha te Rana e Hedhun, Foto K. Alcani

Korrik. 2016 DRINI 7

Do ta nisim me hithrën, e cilësuar si “mbretëresha e bimëve mjeksore”. Hithra është një ndër bimët më të njohura në ven-din tonë. Bima mund të gjendet kudo në zonat me lagështirë dhe vende grumbul-limi, nëpër gardhet e shtëpive, qoshet e ferrave. Për bujqit kjo bimë vlerësohet si një nga barërat e këqija, që i mundon në punën e tyre. Madje në gjuhën popullore edhe e përçmuar: “Shtohet si fara e hithave”, thotë populli, për të perifrazuar shtimin e një fare të keqe. Mbledhja e saj kërkon vëmendje, pasi gjethet e dhëmbëzuara paralajmëro-jnë për thumbimin, acarimin dhe dhim-bjet për këdo që e prek pa marrë masat e nevojshme. Gjithmonë pranë hithres rritet mullaga(moloha) dhe nëse fërkoni me gjethet e mullagës vendin e irrituar do të lehtësoheni menjëherë nga dhimbjet.Ndërsa në mjekësinë popullore hithra çmo-het si më e rëndësishmja, që ndihmon në kurimin dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme. Hithra përmban sasira të konsid-erueshme të vitaminës A dhe C, vitaminë K, amin si histamina, serotoninë dhe minerale siç është hekuri shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Pra, për shkak të vler-ave të shumta që ajo përmban dhe efektet e saj janë të menjëhershme. Hithra në anti-kitet gëzonte njohje të madhe nga mjekët e kohës. Për arsye mjekësore përdoren gjethet, lulet dhe rrënjët e saj. Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa

sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastri-min e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumo-het sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek.Githashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Kjo bimë ndihmon e dhe në problemet që mund të shfaqen në mëlçi dhe për prodhimin e lëngut në tëmth. Për këtë qëllim mjekët rekomandojnë të pihet një gotë në ditë nga çaji i përgatitur i hithrës. Është mirë që ai të pihet herët në mëngjes për të dhënë dhe efektin e duhur. Një ndi-hmesë të madhe jep hithra edhe për një funksionim sa më të mirë të veshkave dhe sëmundjeve të tjera reumatike dhe artritin. Një tjetër mënyrë për të shëruar dhimbjet e reumatizmës është edhe vendosja e bimës

së freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa te dallohet një si pullë gjaku. Një efekt të men-jëhershëm jep kjo bimë edhe në rastet e diarresë. Që ky problem të kalojë shpejt dhe lehtë, duhet të pihet çaj hithre. Marrja e tij duhet të konsiderohet si një masë e rëndësishme për qetësimin e gjendjes. Te nënat me fëmijë të vegjël, përdorimii hithrës ndihmon

në prodhimin e qumështit aq i rëndësishëm për shëndetin e fëmijës. Në kozmetikë ndi-hmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit. Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokut. Më i nevojshëm është te fëmijët, eshtrat dhe nyjat e të cilëve zhvillohen ende. Çaji është efikas tek dhimbjet e forta e të pak-ëndshme të kokës, dhe migrena, sepse re-lakson muskujt. Për të njëjtën arsye përdo-ret edhe tek ngërçet e forta menstruale dhe çrregullimet tretëse. Kalciumi është minera-li më i rëndësishëm i cili gjendet në çajin e hithrave, ndërsa ndihmon te shëndeti i esh-trave dhe dhëmbëve.Duhet patur kujdes sepse efektet anësore të hithrës janë ende të panjohura. Por është thelbësisht e dëmshme të përdoret te per-sonat, që kanë akumulime ujore si pasojë e aktivitetit të kufizuar të zemrës dhe vesh-kave, pasi është një çaj që nxit largimin e ujërave nga trupi.

Përgatitja e çajit të hithrës: Për të përgati-tur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë.

Duke filluar nga ky numër i parë, ne do të shkruajmë për bimët e ndryshme që kanë vlera të çmuara mjekësore. Është e vërtet se, sot ka shumë informacion për këto bimë: dhjetra gazeta të përditëshme në ditë të caktuara e me rubrika të posaçme na japin të dhëna për vlerat kurative të tyre, disa gazeta javore apo dyjavore, u kushtohen plotësisht bimëve mjekësore dhe leverdisë së tyre ekonmomike e shëndetësore, revista, buletine etj. Në gjithë këtë bollëk informacioni, ne me këtë rubrikë do të dilnim të tepërt, nëse nuk do të kishim dy ar-sye në dorë: e para është se preten-

dojmë që këtë gazetë ta dërgojmë te fermeri në fushë a qendër fshati (të gjitha gazetat shiten në bulevard) dhe së dyti; ne nuk do të shkruajmë për bimë mjekësore të panjohura, apo që duhet t’ blesh në farmaci në qytet, por do të ju njohim me ato bimë që rriten në oborrin e shtëpisë apo kopështin tonë dhe ne i tra-jtojmë si barëra të pavlerë, do të shkruajmë për vlerat mjekësore të perimeve a pemëve të ndryshme, si për frutat ashtu edhe pjesë vegjeta-tive si gjethe, kërcell, rrënjë, lëvore frutash etj. Do të përpiqemi që in-formacioni të mos rëndohet me ter-ma shkencore të pakuptueshme.

HITHRA, MBRETËRESHA E BIMËVE MJEKËSOREThesar që e shkelim çdo ditë me këmbë

8 DRINI Korrik, 2016

Drejtoritë rajonale të Bujqësisë, siç janë të organizuara sot në 12 qarqet e Shq-ipërisë, janë struktura ligjore, në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, ose zgjatime të saj në territorin e një qarku të cak-tuar. Në këto vite tranzicion kanë pësuar ndryshime, në përpjekje për t’i bërë gjithnjë më funksionale, por ato kanë qenë ndryshime t’kurrëse në burime njerëzore, në infrastrukturë dhe logjis-tikë. Shpesh kur diskutojmë për problemet që ka bujqësia sot, shumë specialistë nxjerrin në plan të parë fragmentariz-imin e tokës bujqësore. Nuk është objekt i këtij shkrimi që të hahem me analistë e specialistë të ndryshëm të kësaj fushe, por desha të sjellë në vëmendjen e in-stitucioneve poltikiëbërëse, por edhe të publikut, se një fragmentarizim i tillë është sot edhe në institucionet që kanë lidhje me bujqësinë (Kur themi bujësinë, mendoj se është e kuptueshme se kemi parasysh gjithë veprimtaritë e ndryshme që janë ndërtuar e funksionojnë si re-zultat i shfrytëzimit të tokës bujqësore). Me bujqësinë si objekt i veprimtarisë shtetërore, merren këto organizma apo ente: Drejtoritë rajonale të bujqësisë së qarqeve; AKU-të (Autoriteti kombëtar i ushqimit); Bordet rajonale të Kullimit;

DAT (Drejtoritë e administrimit të toka-ve, pranë këshillave të qarqeve); Agjen-sitë e Baseneve; Agjensitë e peshkimit; Agjensitë e pagesave, pjesë e AZH-BR; QTTB-të (qëndrat e transferimit të teknologjive bujqësore); Inspektoriatet e tokës, baseneve dhe peshkimit; En-tet shtetërore të farave e fidaneve; Të materialit biologjik shtazor; Instituti i ushqimit dhe veterinarisë. Funksiono-

jnë edhe inspektoriatet e pyjeve e mje-disit në vartësi të ministrisë së mjedisit e pyjeve.Njëra nga këto hallka është Drejtoria e Bujqësisë së Qarkut, baza kryesore e ekzistencës së Ministrisë së Bujqësisë, ku implementohet e jetësohet politika e shtetit për bujqësinë në rajon. Këto drejtori kanë dy sektorë profesionalo-administrativ ose shtylla ku mbështeten: sektori këshillimor (i quajtur ndryshe, ekstensioni) dhe shërbimi veterinar zyr-tar. Shërbimi këshillimor publik, ka his-torikun e tij të lindjes dhe zhvillimit. Themelur me mbështetjen dhe asis-tencën europiane në vitet 2000, u shtri në të gjithë vendin. Ka shënuar arritje dhe ka nxjerrë probleme për zgjidhje.Detyra kryesore, si kudo tjetër në ven-det e zhvilluara, është edukimi i fer-merëve me të rejat e shkencës dhe teknologjisë, orientimi, konsultimi, kos-tot, standartet, tregjet, çmimet, siguria ushqimore, mjedisi etj. Ky edukim është formal dhe jo formal, harmonizuar, planizuar dhe monitoruar në terren dhe që ka grupe të synuara: fermerët, prod-huesit privat kamercial dhe për treg, prodhuesit e një bujqësie mbijetese, asocacionet dhe kooperativat, agroin-dustrinë, akuakulturën, bletarinë, krim-bin e mëndafshit, butaket, amfibet, kërpudhat, etj.Per realizimin e objektivave të shërbimit

këshillimor publik në raport me numrin e madh të fermerëve, për arsye të frag-mentarizimit të fermave dhe reduktimit të numrit të ekstencionistëve u krijuan Qëndrat e Informacionit Bujqësor (QIB) të cilat janë të shpërndara në zonat më të rëndësishme të prodhimit bujqësor. Në çdo QIB punon një specialist bu-jqësie (ekstencionist). Ata kanë detyrë të furnizojnë fermerët me të gjithë infor-macionin e nevojshëm në bazë të kërke-save dhe nevojave të tyre si: teknika dhe teknologjia për prodhimin bimor dhe blegtoral; mbrojtjen e bimëve dhe të tjera; shërbime këshillimi duke rekoman-duar ekspertë të fushës në ferma, inpute cilësore, farëra, fidanë, raca, plehra kim-ike, pesticide, ushqim për kafshë, makin-eri dhe paisje bujqësore etj; legjislacioni në fushën e bujqësisë; subvencionet në bujqësi, masat mbështetëse, aplikimet; Tregjet dhe çmimet e produkteve bu-jqësore dhe blegtorale; kooperimin e fermave; menazhimin e fermave; mbro-jtjen e mjedisit në fushën e bujqësisë; mundësitë e përpunimit të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale; potencialet prodhuese për treg dhe eksport; siste-min e kreditimit në sektorin bujqësor.Shtylla e dytë, shërbimi veterinar, është shumë i t’kurrrur në burime njerëzore dhe në logjistikë, pasi kërkon më shumë operativitet e inspektim. Kemi pak informacion rreth farave, fida-nave, materialit biologjik të kafshëve, plehrave, herbicideve, pesticideve, ila-çeve veterinare. Duhet përkufizuar me terma të identifikueshëm emërtimi “Fer-më”. Sepse quajmë fermer edhe njeriun që ka 100 m2 tokë arë apo 10 pula fushe. Duhet i njëjti kujdes dhe duhet e njëjta mbështetje, si për fermën dhe fermerin konkurues dhe që del në treg, për t’u identifikuar si konkurues, ashtu

SHUMË NUSE, MBETET BULJERA PA UJË

Detyra kryesore e Drejtorive Rajonale të Bujqësisë është edukimi i fermerëve me të rejat e shkencës dhe

teknologjisë, orientimi, konsultimi, kostot, standartet, tregjet, çmimet, siguria ushqimore, mjedisi etj.

NDOC LLESHIdrejtor i drejtorisë rajonale të bujqësisë në Lezhë

» vijon, FQ. 9

Korrik. 2016 DRINI 9

edhe për bujqësinë e blegtorinë e mbijetesës. Kjo e dyta zë mbi 80 % të prodhimit bujqësor e blegtoral.Probleme madhore janë ato që kanë të bëjnë me titujt e pronësisë, me shfrytëzimin e tokës, me vazhdimin e tendencës fragmentarizuese të saj, të kullimit, të vaditjes, të ndotjes së tokës dhe ujit për vaditje, madje edhe të nëntokës në nivelin e ujërave freatike. Jo pak problem është identifikimi dhe rregjistrimi i fermave ( prodhuesëve dhe kultivuesëve)Bazuar në sa u tha më sipër, mendo-

jmë se pjesë e reformimeve janë ato ndërhyrje që kanë të bëjnë me ndryshi-met e strukturës së institucioneve dhe enteve që merren me bujqësinë. Ato, pa nënkuptime politizuese, janë frag-mentarizuar qëllimshëm, për të qenë jofunksionale. Kanë prodhuar boshl-lëqe, por edhe mbivendosje. Në skenën e shërbimeve të bujqësisë ka dalë edhe “nusja” më e re, Drejtoria e Bujqësisë, Pyjeve e Zhvillimit Rural, që për men-dimin tim edhe pse më e reja, është e para në shtëpinë e saj. Por që ajo nuk duhet të jetë e ngarkuar me veprimtari

jashtë objektit dhe të plotësohet me shërbime të tjera që i përkasin sferës së bujqësisë, ushqimit, veterinarisë, për-punimit të produkteve bujqësore e ble-ktorale, peshkimit, pyjeve dhe gjithsh-ka tjetër që është objekt i shërbimeve në zonën rurale, por edhe në tregjet e qyteteve. Duke respektuar parimin e ndarjes dhe komplementaritetit të të dy push-teteve kryesore në vend, drejtoritë ra-jonale dhe drejtoritë vendore të bujqë-sisë duhet të përfshijnë në një kupolë administrative-profesionale të gjitha shërbimet dhe agjensitë e shumta (të gjitha nuset e sipërpërmendura) agro dhe akua (me qëllim që buljera e bu-jqësisë të mos na mbetet pa ujë), që zhvillimi bujqësor të jetë i integruar, harmonik, gjithësektorial dhe efektiv.Së pari, duhet ta dimë ne të sektorit të bujqësisë, por edhe gjithë publiku (mbi të gjithë, vendimmarrja), se bu-jqësia është ekonomi, të ardhura, ush-qim, punë e punësim, mjedis, oksigjen, turizëm, industri, dmth jetë. Ta bëjmë çështje të të gjithëve.

Me këtë numër po fillojmë botimin e një periodiku të ri në rrethin e Lezhës. Do ta quajmë “Drini”. Jo vetëm se lumi i Drinit është ujëmbledhësi më i madh në vendin tonë, por se historia e tij është e lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me qytetin e vjetër të Lezhës dhe me fsha-trat me emër të këtij rrethi.Kjo gazetë periodike do të jetë botim i Drejtorisë së Bujqësisë, Pyjeve e Zh-villimit Rural të Bashkisë (rrethit) së Lezhës. Ndokush mund të gjente edhe ndonjë emër më domethënës. Por për ne, Drini është bashkëudhëtar në shekuj i banorëve të vjetër të Lezhës. Emra vendesh në Lezhë, bujqësia, llojet e tokave, historia etj, është e lidhur me emrin e këtij lumi. Drini është dëshmitar i ngjarjeve historike, vuajtjeve, hidhëri-meve, por edhe gëzimeve të banorëve. Është shkak dhe pasojë e prodhimeve të larta bujqësore dhe e dështimeve në këtë fushë. Qindra ha tokë janë “prod-him” i ujërave e aluvioneve të Drinit në të dy anët e shtrirjes së tij. Drini na ka krijuar në shekuj dy nga lagunat më me zë në të gjithë Shqipërinë: Kunen e

Vainin. Në saj të këtij lumi, Lezha quhej në lashtësi “syri i djathtë i Durrësit”, sepse kishte edhe portin e saj lumor, që ishte pothuaj si një zgjatim i portit të Shëngjinit. Në saj të Drinit, që e lidhte qytetin me detin, Lezha quhej e quhet edhe sot qytet bregdetar.Emrin e gazetës “Drini” nuk jemi ne të parët që po e përdorim. Me emrin “Drini”, botohej në vitet 1940-1944, një revistë e përkohshme e Agjencisë Tur-istike "Drini", prej 6-36 faqesh; revistë e ilustruar fillimisht në gjuhën shqipe, pjesërisht italisht që botohej në Tiranë. Fillimisht dilte si e përdyjavshme, më pas e përmuajshme. Nga numri 4 (l943) botohet si "Organ i Turizmit Kombëtar Shqiptar". “DRINI” quhej edhe një gazetë informa-tive periodike, politike e lokale, që bo-tonte Dega e PD të rrethit të Kukësit, e cila qarkulloi në disa numra në periud-hën 1991-1992. Ndërsa në vitin 1995, njw tjetwr gazetw me emrin “DRINI” botohej si gazetë in-formative periodike e komunës Balldre në rrethin e Lezhës. Nga dhjetori i këtij viti kur doli numri i parë, u botua me rreth 15 numra në mënyrë periodike deri në vitin 2000.

Në historikun e periodikëve shqiptarë, ekzistojnë edhe dy organe të tjera, që si pjesë të togëfjalëshit të emërtesës së tyre kanë fjalën “Drini”. Ato janë: “DRITA E DRINIT”, gazetë periodike, politike in-formative, organ i Hidrocentralit të Fier-zës. Dilte 2 herë në muaj. Kjo gazetë e filloi botimin në vitin 1973 dhe u mbyll në përfundimin e punimeve të ndërtim-it të H/C në tetor 1980. Ndërsa vite më vonë, një revistë kulturore kombëtare, me seli në qytetin e Kukësit, del në treg me emrin “DY DRINA”. Numri i parë i re-vistës “Dy Drina” ka dalë në vitin 1998. Ishte një revistë tremujore dhe u botua në disa numra. “Dy Drina” ka trajtuar kul-turë, letërsi, histori, gjuhësi, etnografi, etnologji etj. Emrin “Drini” e mbajnë edhe disa portale a revista elektronike në Shqipëri, Kosovë a Maqedoni.Le të shërbejë “Drini jonë” ashtu si “Dri-nat e tjerë” (sipas programeve botuese që kanë patur kur kanë dalë), për të përcjellur problemet tona të bujqësisë, mendimet e specialistëve, ankesat e kultivuesëve apo këshillat për fermerët. Drini do të përpiqet maksimalisht që të bëjë transparencën e punës sonë në të gjithë sektorët përkatës që mbulon dre-jtoria në fjalë.

“Drini” dhe “Drinat” e tjerë…STAFI I GAZETËS “DRINI”

» vijim nga, FQ. 8

10 DRINI Korrik, 2016

Historikisht në Bashkinë (rrethin) e Lezhës janë ruajtur dhe vazhdojnë të zhvillohen traditat në bujqësi e bleg-tori. Sipërfaqja e këtij rajoni me kullota gjithëvjetore, spontane dhe të kulti-vuara, të pasura me nektar dhe polen të bollshëm, favorizojnë, mes të tjerave zhvillimin e bletarisë, shtimin e numrit të familjeve të bletëve e për rrjedho-jë rritjen e prodhimit të mjaltit, dyllit, qumështit të mëmave, polenit etj.Në Lezhë, në këtë 10 vjeçar bletaria është dyfishuar në numër, falë intere-sit të popullatës për të prodhuar dhe konsumuar prodhimet origjinale aq të domosdoshme për shëndetin e njeriut dhe kurseve të zhvilluara nga shoqata e bletarëve Lezhë, si OJF në bashkëpunim me OJF të tjera financuese, si Ëord Vi-sion, UCODEP, Acli-Ipsia etj. (Sqarojmë se shoqata e bletarëve në rrethin Lezhë është krijuar në muajin prill të vitit 1996 dhe që nga viti 2001 ka zhvilluar kurse një vjeçare për bletarët e rinjë. Në fund të kursit bletarët janë pajisur me një komplet pune dhe një familje blete. Në këto kurse gjatë kësaj periudhe kanë kaluar rreth 220 kursantë). Të gjithë e kanë qejf mjaltin e kësisoj edhe amatorët që përpiqen të kenë një apo dy familje bletësh në shtëpitë e tyre, shtohen përditë. Por thotë një fjalë e

urtë e popullit: “Kush don mjaltë duhet të durojë thumbin e bletës”. Me fjalë të tjera bleta nuk rritet e zhvillohet se

ekzistojnë dëshirat për të konsumuar produktin e tyre. Ajo don punë, angza-him, kujdes të përhershëm. Bleta duhet trajtuar ashtu siç e meriton, ndryshe ajo nuk përparon. Pra “thumbi i bletës”, nuk është thjesht pickimi i saj, por puna e vështirë gjithëvjetore që duhet përbal-luar nga bletërritësit, si ata profesionistë, ashtu edhe amatorët të cilët duhët të mësojnë në vazdhimësi.Shembuj të rinjsh që janë bërë profesion-istë, ka me dhjetra: mund të përmendim Petrit Gjokhilaj, i cili ka kryer kursin së bashku me nusen e tij, janë pajisur me dy bletë në vitin 2008 dhe sot kanë parkun e tyre prej 53 familjesh. Këta punojnë si familje: djali i tyre në moshën 15 vjeçare në fund të këtij muaji do të marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar për bletari, që zhvillohet në Slloveni i organizuar nga APIMONDIA (Organizata Ndërkombëtare e Bletarisë). Po kështu ka dhe kursantë të tjerë si Ndre Beqiri, emigrant i kthyer, që ka formuar parkun e tij të bletëve me të cilat mban familjen. Një kursant tjetër, Jak Zefi nga fshati Koterr, që ka përfunduar kursin në vitin 2011, përveçse ka for-muar parkun e tij të bletëve, ka 4 vjet që punon në Ulqin dhe mbarështon parkun prej 100 familje bletësh duke u paguar me pagë. Është për t’u vlerësuar puna

e dy kursantëve të rinjë, Elis Ndoka dhe Sokol Hila, të cilët pasi shkuan në emi-gracion në Itali, kanë formuar atje parqet personale të bletëve, me prodhimet e të cilave nxjerrin fitime të mjaftueshme për të jetuar. Po kështu dhe Luan Kovaçi, ish sekretar i shoqatës së bletarëve të Lezhës, pasi u vendos në Itali si emigrant, ka for-muar parkun e tij dhe ka rezultate të mira në prodhimet e bletarisë.Sot në Lezhë, sipas një sondazhi të or-ganizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit në bashkëpunim me shoqatën e bletarëve të Shqipërisë, për matrikul-limin e familjeve të bletëve, rezulton të ketë rreth 480 bletarë që mbarështojnë mbi 8700 familje bletësh si me poshtë:

1. Me mbi 100 familje bletësh 17 bletarë.2. Me 50-100 familje bletësh 48 bletarë.3. Me 30-50 familje bletësh 18 bletarë.4. Me me pak se 30 familje bletësh 397 bletarë.

Siç shihet nga të dhënat e lartpërmen-dura, bletarë profesionistë me shumë familje bletësh janë 83, ose vetëm rreth17 përqind të bletarëve lezhjanë, gjë që tregon se shumica e bletarëve në rrethin e Lezhës janë prodhues të veg-jël dhe mbajnë familje bletësh thjesht për nevojat e tyre familjare dhe jo për tregëti. Ky numër po vjen gjithnjë e në rritje.Fakti është se, këto vitet e fundit ren-dimenti i prodhimit të mjaltit ka qenë i ulët. Për arsye të kushteve klimaterike, shumë bimë mjaltëse nuk kanë sekre-tuar nektar në kohën e lulëzimit, për arsye dhe të kohës së ftohët e me shi, por bletarët me experiencë, duke mba-jtur familje të forta bletësh dhe duke i shtegëtuar në kullota gështenje, luledi-elli etj. kanë marrë prodhime të mira.Po kështu dhe ky vit deri para një mua-ji, ka qenë jo fort i përshtatshëm për të pasur një prodhimtari të mjaftueshme, por bletarët me eksperiencë e me bletë të forta së shpejti pritet të vjelin mjaltë, meqë koha u ngroh.

“KUSH DON MJALTË, DUHET TË DUROJË THUMBIN E BLETËS”

HILË HILA,kryetar i Shoqatës së Bletarëve Lezhë dhe sekretar i Shoqatës së Bletarëve të Shqipërisë.

Korrik. 2016 DRINI 11

Muaji korrik këtë vit fillon me përfundi-min e vjeljes së parë të mjaltit, por duhet theksuar se bletarët para çdo transporti bletësh duhet të largojnë nga zgjojet ko-rnizat e tepërta me mjaltë.1. Para çdo transporti duhet të sigurojnë vendin për shtegëtim me ujë të pishëm etj.2. Të sigurojnë ajrosjen e mirë të zgjo-jeve dhe mjetin e rregullt të transportit.3. Jo më shumë se dy ditë pas vjeljes bletët duhen shtegëtuar.Ne rast se bletari nuk gjen vend për t’i shtegëtuar për arsye të ndryshme ose nuk dëshiron në se ndërpritet kullota duhen marrë këto masa:a) Detyrimisht duhen ngushtuar dyert për të mos u çfaqur sulmet në park (Nga reduktimi i ushqimit mëmat ulin pjellsh-mërinë, nxjerrin meshkujt nga zgjoi. Përjashtim bëjnë familjet me mëma de-fektoze).b) Për të mbajtur zhvillimin normal të familjeve të bletëve, bletarët duhet të përdorin ushqimin nxitës në raport 1 me 2, njëkohësisht duhet të bëjnë mjekimin parambrojtës për pestën amerikane me 0,5 gr oksitetraciklinë për litër sherbet sheqeri, që u jepet bletëve për tre herë me interval çdo 5-7 ditë nga 100 gram sherbet për rrugë mize.c) Në se bletët nuk i kemi shtegëtuar në kullota dhe nuk u kemi siguruar hijëzim natyral, detyrimisht ju duhet siguruar së bashku me ujin e pishëm. Kur nuk e kemi të rrjellshëm natyral ju sigurojmë me një bidon plastik të çpuar me gjilpërë, i cili vendoset mbi një dërrasë të vijëzuar në mënyrë të tërthort, ku uji të rrjedhë mbi të në mënyrë uniforme duke e lagur dër-rasën deri në fund dhe bletët e marrin dhe e dërgojnë në zgjua për t’a freskuar atë për nevojat e tyre jetësore.

Këshilla për bletërritësit për muajin korrik 2016

Me datën 22.06.2016, në drejtorinë e Bujqësisë në Bashkinë e Lezhës, u bë një takim me përfaqëuses të dy fir-mave serbe që merren me prodhimin e plehrave kimike dhe me tregtarë të inputeve bujqësore me aktivitet në rrethin e Lezhës.Përfaqësuesi teknik i këtyre firmave në Shqipëri, Dr. Pandeli Boçi, u foli të interesuarëve për cilësinë dhe efektiv-itetin e përdorimit të këtyre plehrave,

duke i krahasuar edhe me efektin që jep përdorimi i disa lloje plehrash kim-ike të përdorura deri më sot, me përm-bajtje të lëndëve kryesore ushqyese të bimëve. Në fokusin e këtij prezantimi ishin dy lloje plehrash kimike: granu-lar dhe kristalor, të cilët shërbejnë për plehërimin bazë të tokës dhe forcimin e sistemit rrënjor të bimëve si dhe në plehërimin plotësues. U vu në dukje se në plehrat granulare, prodhimi i kom-panive ELIXIR ZORKA dhe FITOFERT ka përqindje shumë të lartë të NPK (azot, potas, kalium) dhe mikroelementë si, squfur, bor, magnez, zink etj. Çka do të thotë prodhim më i lartë: rritje të num-rit të sythave lulore, fruta me cilësi më të lartë, lartësi bimësh dhe numër të lartë gjethesh të formuara etj. Prodhimet kryesore të kompanisë Elixir Zorka janë: grupi i plehrave minerale granular “Premium” me përmbajtje të ndryshme të lëndëve ushqyese. Duhet theksuar se këto plehra përveç lëndëve kryesore ushqyese NPK, përmbajnë në

sasi të ndryshme edhe mikroelementë si: Ca, S, Zn, Mgo; grupi i plehrave min-eral granular “Standard” që përmbajnë tre elementët NPK dhe një përqindje të konsideruar squfuri 3-11 përqind; super-fosfate me 18 dhe 45 përqind P2O5 dhe plehra minerale granular “Simplex” me NPK në raporte të ndryshme shoqëruar me përqindje të squfurit apo kalciumit.Ndërsa nga Fitofert mund të përmendim si prodhime kryesore: Fitofert Kristal me

përmbajtje NPK në raporte të ndryshme; Fitofert special me përmbajtje të ndry-shme NPK shoqëruar edhe me përqindje të ndryshme të MgO; plehra të lëngshme NPK; grupi i plehrave me mikroelementë me bazë Ca, B, Fe, Mn dhe Zn. Dhe nga më interesantët janë Biostimulantët.Nga ana e tyre, tregtarët e inputeve bu-jqësore në Lezhë, u shprehën me kon-siderata për cilësinë e plehrave kimike që prodhojnë kompanitë e ndryshme serbe dhe u angazhuan se do të merren me provën dhe përhapjen e këtyre pleh-rave në masën e fermerëve tanë. Përveç drejtorit të drejtorisë së Bujqësisë në Bashkinë e Lezhës, Gjovalin Gjeloshi, në takim mori pjesë dhe foli për këto probleme edhe drejtori i drejtorisë rajonale të bujqësisë, Ndoc Lleshi.Ne si sektor këshillimor i bujqësisë, do t’a orientonim fermerin tonë drejt për-dorimit të këtyre plehrave, që të binden vetë jo vetëm për rendimentin, por edhe për cilësinë e prodhimit që përfitojmë nga përdorimi i tyre.

KOMPANI SERBE TË PRODHIMIT TË PLEHRAVE KIMIKE NË LEZHË

NGA AKTIVITETI I DREJTORISË SË BUJQËSISË

12 DRINI Korrik, 2016

Dikur në fshatin tim të lindjes në Kakar-riq, jetonte një njeri që shquhej paksa për dembelizmin e tij, një ves jo shumë i përhapur ndër anët tona për atë kohë. Fshati siç ishte i begatë e i bukur në verë, shpesh herë ishte i sertë e i frikshëm në dimër: lumi i Drinit, me të cilin fusha e Kakarriqit kufizohet nga kreu në fund, dilte shpesh nga shtrati dhe për ditë të tëra uji nuk largohej. Edhe pse fshatarët të mësuar me tekat e Drinit, i kishin ndër-tuar shtëpitë në pjesën më të ngritur të terrenit, uji përmbyste të gjithë fushën. Vende-vende arrinte deri në dy metra thellësi nga ana e Malit të Kakarriqit. Për të përballuar këtë situatë që përsëritej pothuaj nga viti në vit në dimër, banorët në mes tjerash, kujdeseshin për tri gjëra të rëndësishme: e para; shtëpitë ndërto-heshin të larta, jo vetëm kullat, por edhe ato njëkatëshet i kishin themelet gadi dy metra të ngritura nga toka; së dyti, ndërtonin zakonisht në fund të arave të tyre diga dheu që quheshin “tàbe” (edhe sot nëpër fshat duken shenjat e këtyre vendeve të ngritura) e në to vendose-shin kopetë e bagëtive në rast të përm-bytjeve dhe gjithmonë aty depozitohej baza ushqimore dhe së treti; edhe pse vendi përmbytej, banorët nuk izolo-heshin: pothuaj çdo familje kishte sule (varka të ndërtuara prej trupave të drun-jtë). Me to lëviznin e bënin çdo punë deri edhe tregëtinë modeste.Të kthehemi te personazhi ynë: ky dem-beli nuk ndërtonte sule, as ngrinte tàbe.

I izoluar në shtëpinë e tij, mes ujërave që e rrethonin, betohej para familjes: “Ah, veç në mos ardhtë vera, se pa e bâ sulin, nuk rri”…Por vera vinte e për këtë më mirë ishte ndenja në hije se puna në di-ell. Kështu nga një vit në tjetrin, harrohej premtimi e nuk mbahej betimi, sepse ujërat nuk dukeshin gjëkundi…(Edhe sot në fshatin tonë ka mbetur shpre-hja “si suli i Mashit”, për një premtim që bëhet e punë që nuk kryhet). Nga pak, kështu ndodh me ne të gjithë, jo vetëm me punët e bujqësisë. Dem-belia dhe moskorrektesa para objek-tivave që ne marrim përsipër, shfaqet si tek individët, ashtu edhe te organet shtetërore, qëndrore e lokale. Aq më tepër kur vjen fjala për problemet nga të cilat vuan sot bujqësia. Përmbytjet e lagështira e tepruar e tokave në dimër dhe thatësirë e mungesë ujitje në verë. Një zot shtëpie i kujdesshëm në fshat, çizmet për pjestarët e familjes i siguron në verë, këpucët i blenë në dimër. Një drejtues i mirë pushteti vendor a qën-dror, me kullimin e tokave e mbrojtjen nga përmbytjet, merret në verë, ndërsa me përgatitjen e kanaleve ujitëse dhe me vaditjen kujdesohet në dimër. Janë tejet qesharake, por edhe tallëse me popullatën që jeton në zonat rurale, pamjet që shohim në televizione në ko-hën e përmbytjeve: ministra, kryetarë bashkish, drejtora e nëpunësa të tjerë të rangjeve më të ulta që u shkojnë pas, të veshur me çizme e pelerina, që kuj-

tohen se vendi përmbytet e tokat janë të pakulluara, vetëm kur ujërat e kanë bërë punën e tyre. Dhe akoma më e pa-durueshme është kur “shefat” deklarojnë përpara gazetarëve: “Gjendjen e kemi nën kontroll”. (kur “nën kontroll” e ka natyra që nuk dërgon më reshje poshtë në tokë). Me aq fodullëk e bëjnë këtë deklaratë para kamerave, si me qenë ata që i ndaluan reshjet dhe e qetësuan vër-shimin e ujërave. Qeveria a pushteti vendor shpall emergjencën vetëm në ditët e reshjeve të rënduara dhe me të dalë dielli në hori-zont, nuk kujtohet askush deri te përm-bytjet e radhës. Edhe këta si ai bashkëf-shatari i gjyshit tim: veç në mos daltë koha e mirë, se do të bëjmë namin… Titullin që vumë në krye të shkrimit, di-kush që mund ta lexojë shpejt e pa vë-mendjen e duhur, mund ta komentojë ndryshe: çfarë nevoje kanë tokat që të kullohen në verë apo të ujiten në dimër. Ashtu është logjika e një njeriu që nuk e njeh bujqësinë dhe ka të drejtë. Por nëse ne nuk mendojmë e punojmë gjatë të gjithë verës për të kulluar tokat dhe gjatë të gjithë dimrit për të ujitur bimët bujqësore, përsëri gjendjen do t’a kemi problematike, ashtu si tash sa vite.Le të shpresojmë se do të ndryshohet gjendja për mirë. E vërteta është se këtë vit me ato fonde modeste që dispono-jmë për kullimin e tokave bujqësore, po fillojmë të punojmë në verë për kullimin. Po përpiqemi që të realizojmë pastrimin e kanaleve të dyta kryesisht, në vendet më të domosdoshme, në konsultim me njësitë administrative. Nga ana tjetër, nuk po ndodh kështu me ujitjen. (In-formacioni për këtë është objekt i një shkrimi tjetër). Ashtu si e thamë, ndosh-ta për këtë vit ato nuk do të jenë funk-sionale (sipas logjikës së mësipërme, është menduar në verë për ujitjen dhe jo në dimër), por e rëndësishme është se ato kanë filluar të ndërtohen dhe do të mbeten pasuri në shërbim të fermerëve tanë për ato fshatra ku ndodhen.

KULLIMI BËHET NË VERË, UJITJA NË DIMËR(Ah, veç në mos ardhtë vera)

Korrik. 2016 DRINI 13

Pesha e bujqësisë shqiptare në përqind-jen e PPB, përqindja e lartë e popullsisë që merret me këtë sektor apo që jeton në zonat rurale ku ka arealin e vet bu-jqësia, varësia e bilancit të eksport-im-portit (sigurimi e kursimi i valutës) prej bujqësisë në një shkallë të madhe etj, e bëjnë bujqësinë të ketë pozicionin më të rëndësishëm në skemën ekonomike të vendit. Në këtë aspekt, nevoja për një informacion statistikor të saktë e të besueshëm është një domosdoshmëri, si për njohjen e gjendjes, ashtu dhe për analizën e saj dhe përcaktimin e politi-kave prioritare të zhvillimit të bujqësisë. Me shpërbërjen e kooperativave dhe të ndërmarrjeve bujqësore, të dhënat statistikore të të cilave vinin të kanali-zuara në formë të koncentruar, sot numri i madh i fermave të krijuara pas zbatimit të ligjit “Për tokën”, ka krijuar amulli e vështirësi të mëdha në mbled-hjen e përpunimin e të dhënave statis-tikore. Nuk ka si të ndodh ndryshe, kur përpara vitit 1990 kishim të bënim vetëm me mbi 550 kooperativa bujqë-sore dhe mbi 100 ndërmarje shtetërore bujqësore, në vend të mbi 450 mijë fer-mave private që janë sot. Ndryshimi i sistemit ekonomik në bujqësi, nga një ekonomi e centralizuar në mënyrë të skajshme në një ekonomi të privatizuar po skajshmërisht (të copëzuar), i ka nxjerrë të pavlefshme metodologjitë që përdoreshin për grumbullimin e të dhënave statistikore.Po të bisedosh me specialistë të kësaj fushe për mangësitë e theksuara që vërehen sot në grumbullimin e të dhë-nave të sakta statistikore, “humbet në thekër”, duke mos kuptuar asgjë prej atyre që të shpjegojnë. Këtu, mendo-jmë ne, në gjendjen e krijuar kur bujqë-sia po vuan për gjithshka, thjesht edhe për regjistrimin e saktë të aseteve të saj, nuk ka nevojë për “shkencë të madhe”, për metodologji shkencore etj, etj, por vetëm për një punë empirike, për një regjistrim të saktë, jo me kampione apo modele, me përdorim të metodave bashkëkohore, siç të thonë, por së pari një regjistrim të plotë fermë për fermë,

fshat për fshat, në çdo njësi administra-tive dhe në çdo bashki.Organet përgjegjëse të statistikave në Shqipëri, pretendojnë se na japin të dhëna të besueshme që lëvizin në variacionin 3-10 përqind keofiçient besueshmërie?! Lexuesit do t’i duket e pabesueshme po t’i tregojmë se sot në Shqipëri instiucionet tona nuk dinë as shifrën e saktë se sa tokë bujqësore kemi: ne vazhdojmë ti mbushim rapor-tet statistikore me shifrat e vitit 1990. Për 25 vite fatkeqësisht kemi humbur qindra ha tokë arë si në fushë ashtu edhe në kodër e mal: erozioni, ndërti-met marramendëse me e pa leje, tjetër-simi i zërit kadastral në dëm të tokës arë, braktisja etj, kanë bërë që ne sot të kemi një shifër më të ulët se sa ajo e para 25 viteve. Po kur nuk pasqyrohet e saktë e dhëna themelore statistikore e bujqësisë, toka, si do të pretendojmë se kemi saktësi në të dhëna të tjera që kanë lidhje me të: për strukturën e mbjelljeve, numrin e krerëve të bagë-tive të të gjitha kategorive, numrin e rrënjëve të pemëtoreve, prodhimet e rendimentet në bimët e arave, blegtori e pemëtari. Inputet e përdorura, shit-jet, çmimet, kostot, të ardhurat, gjen-dja e mekanikës bujqësore dhe volumi i punimeve që realizon, ngarkesa me agregate bujqësore, norma e konsumit të karburantit sipas tokave e mjeteve. Të dhëna për agropërpunimin, për sasinë e peshkut të zënë. Për bujqësinë ne duhet të kemi të dhëna të sakta për kullimin dhe vaditjen: sa km kanale të para, të dyta e të treta si kulluese ashtu edhe vaditëse, sa sipërfaqe toke ujitet prej secilit rrjet, cilat janë buri-met e ujit, sa sipërfaqe ujitet me rrjedhje të lirë, me ngritje me-kanike apo me pika. Nuk vlejnë më shifrat e 1990-tës. Se kur do t’i arrijmë ato, kjo i mbetet kohës për të gjykuar. Se sa të shtrembëruara janë të dhënat statis-

tikore në bujqësi, do të sjellim vetëm dy shembuj. Sipas të dhënave të bëra publike nga ISTAT, qarku i Lezhës kishte të mbjellura për vitin 2015, 401 ha pa-tate dhe 713 ha fasule. Absurditete: të gjithë fermerët dhe ne që merremi me bujqësinë, e dimë se, si njëra si tjetra kulturë, ka vite që nuk trajtohet si bimë arash, në kuptimin që me to të jenë të mbjellura dynym apo ha të tëra. Shu-mica e fermerëve në rrethin e Lezhës, e mbjellin fasulen (ata që mbjellin një sipërfaqe), si perimet: jo per treg por për nevojat e veta. E njëjta situatë është edhe për pataten. E vërteta është se në tregun tonë të brendshëm shumë radhë gjenë fasule apo patate që është e prodhuar në fushat e rrethit tonë. Po kështu ndodh me shumicën e të dhë-nave që publikohen.Është domosdoshmëri që ne, jashtë metodologjive të famshme shkencore që ndjekë INSTAT, duke na prodhuar statistika të shtrembëruara, të organi-zohemi e të punojmë që t’i kemi këto të dhëna të sakta. Drejtoria e Bujqësisë, Pyjeve e Zhvillimit Rural në Bashkinë e Lezhës, po harton një plan pune të përbashkët me Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë që varet nga Ministria e Bu-jqësisë, që në një të ardhme jo të largët, të kemi të dhëna të sakta statistikore për të gjithë zërat e sipërthënë. Ky pro-ces do të kryhet me kujdes të veçantë e të përditshëm, pa kërkuar shpenzime shtesë dhe pa kërkuar forca pune të tjera, veç specialistëve që disponojnë këto drejtori.

STATISTIKAT E SHTREMBËRUARA TË BUJQËSISË

ERMIR GJOKHILAJ

14 DRINI Korrik, 2016

Në ditët e fundit të muajit qershor, nga tre eskavatorë që ka Drejtoria e Bujqë-sisë, Pyjeve e Zhvillimit Rural në Bashki-në e Lezhës, të tre filluan punë, pas një pune intensive që u bë për t’i riparuar. Dy prej tyre ishin në gjendje të dobët teknike. Pas një inspektimi që u bë pothuaj në të gjitha njësitë administrative, u pik-etuan kanalet e dyta më problematike që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente. Deri më sot, puna ka filluar në njësinë administrative të Blinishtit, Balldrenit dhe të Shëngjinit. Janë disa kanale që nuk ka ndërhyrë askush prej më se dy dekadash vite. Përveç mbushjeve naty-rale prej erozionit të vogël brenda par-celës e veprimit të faktorëve të tjerë në kohë, në mjaft ka-nale të dyta e të tre-ta kulluese, fermerët kanë mbjellur pemë të ndryshme pyjore e frutore (si në Kod-hel ku ne filluam punë). Ato janë bërë pemë aq të mëdha sa do t’ua kishte lakmi çdo pyll në vendin tonë. Ky fakt paraqet një prob-lem shumë serioz në mbarvajtjen e punës për pastrimin e ka-naleve dhe ç’është

më e rëndësishme, në rendimentin e pu-nës së mjeteve me-kanike. Në kanale të tjera fshatarët kanë ndërtuar rrethimet e oborreve (si në Ishull Shëngjin) duke zap-tuar rrugët nga duhet të kalojë eskavatori.Që ne të bëjmë atë që duhet, është e do-mosdoshme të kemi një bashkëpunim dhe mirëkuptim me ata fermerë që kanë bërë veprime të tilla. Fermerët jo vetëm që nuk duhet të pengo-

jnë pastrimin e kanaleve, gjë e cila po na ndodh qysh në ditët e para, por ata duhet të marrin mbi vete përgjegjësi-në e pastrimit të kanaleve kulluese prej pengesave që kanë “mbjellë” vet. Është e papranueshme, është alogjike dhe krejt e pakuptimtë që të mos përkra-hen me sa të kemi të mundur stafin e kullimit: manovratorët dhe teknikët përkatës. Për këtë drejtoria e bujqësisë u lutet administratorëve që të venë në dizpozicion njerzit e përshtatshëm për të ndihmuar që puna të shkojë sa më mirë dhe ne të mos humbasim më as kohë, por ç’është më e rëndësishmja, të mos rrisim kostot e volumeve të pu-nës në mënyrë të pajustifikueshme.

FILLOI PASTRIMI I KANALEVE KULLUESEShfaqen problemet e para

Të nxehtit e stinës së verës sjell me vete jo vetëm mbushjen e plazheve të Shëngjinit e Tales, por edhe më shumë andralla në sektorët që mbu-lon Drejtoria e Bujqësisë, Pyjeve e Zhvillimit Rural. Përveç ujitjes së bimëve bujqësore, një proces, i cili edhe këtë vit do të jetë me mangë-si për shkaqe të prapambetjeve të theksuara të trashëguara, thelbësore mbetet kujdesi në parandalimin e zjarreve në sektorin pyjor. Zjarret në pyje - tashmë një fenomen i njohur jo vetëm në Lezhë apo në të gjithë vendin, por kudo në botë, janë një shqetësim i madh që sjellë humbje kolosale të përvitshme.T’i quajmë zjarre apo zjarrvënie? A kemi ne vërtet temperatura aq të larta në zonë, sa zjarret të shkakto-hen vet? Do të ishte absurde ta men-donim këtë gjë. Nga përvoja e spe-cialistëve të këtij sektori dhe analizat e përvitshme që janë bërë, dilet në konkluzion se zjarret në pyje vihen me dashje nga persona keqbërës në formim, dashakeqas me pyllin dhe të papërgjegjshëm në veprime. Për rrjedhojë ne duhet të jemi të vëmend-shëm në vëzhgimin e këtij fenomeni. Agjensia e Pyjeve ka marrë masa për të vëzhguar dhe sinjalizuar në kohë shkaktimin e zjarrit qysh në shkëndi-jën e parë, si i thonë. Përveç vro-jtuesve, të cilët duhet të jenë syha-pur në 24 orë, janë organizuar edhe grupe vullnetarësh me nga 5-15 veta që do të kenë një shpërblim modest që nga qershori deri në tetor, pavarë-sisht se ka qenë e nevojshme apo jo marrja pjesë në shuarjen e zjarreve. Një grup i veçantë vepron në zonën e Kashnjetit, një tjetër në Balldre-Mali i Rrencit-Kallmet dhe i treti Zejmen-Kolsh. Po kështu edhe Drejtoria e Emergjencave Civile do të ketë në gadishmëri mjetet motorike zjar-rfikëse, aty ku e mundëson terreni.

Të parandalojmë zjarret apo zjarrvëniet?

JURGEN NDOCITopograf në Agjensinë e Kullimit dhe Ujitjes

Gjatë pastrimit të kanaleve

Para fillimit te punës

Korrik. 2016 DRINI 15

Po t’u drejtohesh për ndihmë shumë au-torëve të huaj të kahershëm e të mëvon-shëm, për të mësuar disa gjëra për vendin se ku jetojmë, do të bindemi se, për ne që jetojmë në siujdhesën e Lezhës e rrethinave të saj si në fushë edhe në malësitë e saj, do të thotë se kemi qenë me fat. Për shumë arsye e mbi të gjitha për atë klimë mesd-hetare tepër interesante që krijon meridian 1, për tokën e qiellin, flladin e detit e ajrin e freskët të malit. E pse jo, me kënaqësitë që të jep ajo pikë djerse dhe shpërblimi për çdo pëllëmbë toke të mbjellë, çdo bimë e pemë, çdo berri e shpendi që ti ke vendo-sur të mbash. Ndaj kur më thanë se miku im Dr. Gjovalin Gjeloshi paska marrë për-sipër të iniciojë këtë gazetë,një organ të ri që në objektin e vet do të kishte dhënie njohurish, informim, ndihmë për fermer-

GJERGJ SHYTI

Udhë të mbarë e zemër të bardhë

Sa herë shqiptoj emrin e Drinit më ku-jtohet distiku i famshëm Lasgushian: “Duke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri, Drini plak e i përrallshëm po m’buron prej Shëndaumi.”…Një gazetë lokale me emrin: “Drini”, që botohet bash aty ku lumi i përrallshëm u derdh ne detnë mijëvjeçarë, më vjen si metaforë, si simbolikë e prosper-itetit nacional, ku shuhen mbiemrat: “I zi” dhe “I bardhë”… e në imazhin tonë lumi rrjedh në krejt trojet tona.Lajmi për daljen e një gazete të re në stinën e begatë të zhvillimit të teknologjisë së kominikimit, të

duket sipërmarrje pa kohezion, por përderisa unë mendoj se shtypi i shk-ruar nuk e ka kryer ende misionin e tij madhor, dilemat e mia bien në dilemë. Ende, lajmi më i besueshëm në re-lievin e zhvillimeve aktuale, mbetet gazeta. Në hartën që do mbulojë gazeta “Drini”, lexuesi pret të shohë në kolonat e saj ngjarje e fenomene, histori a zhvillime nga fshati, analiza e probleme që tash sa kohë po shqetë-sojnë bujqësinë tonë të harruar, pyjet e degraduara e tokat që po na i gër-ryen erozioni e i ka mbytë uji i tepërt. Kësisoj e përshëndes ardhjen e kësaj gazete e destinuar të shkruaj veç për zonat rurale, herë si fllad e herë si valë, herë si poezi idilike e viseve me pyje e blerim, si nimfë që del nga porti i lashtë, si lajmëse e fjalës së mirë, e fjalës së mençur, duke pasuruar kështu traditën e shkëlqyer të shtypit të pavarur të Lezhës, që i dha publicistikës shqiptare pionieren e shtypit të lirë postdiktaturë, gazetën “Koha jonë”. Ardhsh e bardhë !

“Drini” i trojeve tonaVIKTOR GJIKOLAJ

Hapja e nje gazete të re sot, kur rrjeti i infor-macionit dhe tregu mediatik është në një ekspansion, duket diçka gati paradoksale. Duket një kurajë e madhe, kur debati i hapur në këtë fushë është, se cila do të jetë e ardhmja e

shtypit të shkruar, pas konkurencës që ka fil-luar t’i bëjë atij media vizive ma se një gjysë shekulli ma parë dhe sidomos dalja dhe për-masat që ka marrë media online dhjetë vjet-shin e fundit. Megjithatë gjithherë ka pasë e ka një palë konsistente në këtë debat, që e ka konsideruar dhe e konsideron të pa zevendë-sueshëm gjallesën e shtypit të shkruar, impre-sionin që të shkakton aroma e letrës dhe bo-jës në përceptimin e informacionit që merret aty, gjatë procesit të leximit. Sikurse është i njëjtë debati që shkon deri tek ekzistenca apo jo në të ardhmen e librit klasik kur si mënyrë e re dhe modë leximi tani është shtuar edhe ibooks-(libri elektronik)... Por i gjithë ky debat, për Gjovalin Gjeloshin ka vetëm një kahje: e shkruara në letër është e pazevëndësueshme sikurse akti i leximit në letër, gjithashtu. Ai e ka bindje të paprekshme këtë, të pacënueshme e të patjetërsueshme, si maxima latine verba volant scripta manent (fjala fluturon e shkruara mbetet). Unë jam i sigurtë për bind-jen e pandryshueshme të Gjovalinit, jo vetëm se ai ma ka pohuar kushedi sa herë këtë tezë në bisedat e shpeshta të miqësisë tonë të ngush-të rreth tridhjetëvjeçare, që në zanafillë ka pasë pikërisht njohjen nëpërmes gazetës. Sikurse jam, njëherësh i bindur se Gjovalini do të bëjë një gazetë të mirë, që padyshim do të qarkojë rreth vehtes lexuesin e saj, lexuesin e Gjovalinit, silueta e të cilit është konturuar tri dekada më parë dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Por jam i sigurt, gjithashtu, se gazeta, që i jepet sot për së pari lexuesit, do të bëjë edhe një shërbesë të rëndësishme publike. I bindur se në platformën e vet gazeta do të trajtojë sistematikisht dinamikën e zh-villimit agrobujqësor të rajonit të Lezhës, rreth së cilës ai ka një njohje shembullore, në dorën e fermerit shqiptar, shpesh dhe ritmikisht ajo do të shërbejë edhe si manual ekspertize për të. Dhe kjo do të ndodhë patjetër sepse është e plotëpërputhëshme me gazetarinë specifike profesionale që ka kultivuar Gjovalin Gjeloshi përgjatë eksperiencës kaq të gjatë e gjith-herë të suksesëshme, krejt e ndryshme prej gazetarëve “të gjithdijshëm”, që janë njëherësh të gatshëm të flasin për gjithçka tokësore dhe jashtëtoksore ... Udhë të mbarë gazetës së re!

ëtdhe sensibilizimin e banorëve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në sektorin e bujqësisë e blegto-risë, me të vërtetë që kjo më ngazël-len e më mbushi me kënaqësi. E mira thonin ata të parët, e mira nuk tepron kurrë! Ndaj them se është një gjetje me vend dhe një ndërmarrje me shumë vlera për punën e njerëzve të këtyre zonave. Nga ana tjetër dalja e një or-gani të ri shtypi përveçse një variacion i dobishëm për jetën publicistike, është si lindja e një fëmije së cilës do t’iuroj jetë të gjatë, kënaqësi e mirësi në rrugën e saj, harmoni e kurajo nismëtarëve e bashkëpunëtorëve të cilët me të bëhen pjesë e denjë e kësaj gazete me shpresën e mirë se ajo qënë numrin e saj të parë do të pritet me kënaqësi prej të gjithëve, qofshin këta specialistë të bujqësisë e blegtorisë, in-telektualët dhe mbarë opinioni publik i rajonit të Bashkisë së Lezhës dhe së bashku me stafin që do të drejtojë dhe redaksinë e nderuar, më lejoni t’ju uroj nga zemra“Udhë të mbarë e zemër të bardhë” ! Qoftë një nisje e mirë dhe drejt një rruge e cila gjith-monë, do të ndikojë në të mirë të përmirësimit të kulturës, jetës eko-nomike e harmoni njerëzore të rajonit të Lezhës e më gjerë.

E SHKRUARA MBETET…

FRANO KULLI

16 DRINI Korrik, 2016

Kompania Amarilto shpk është themeluar në vitin 2005, me administrator Tomë Malshi, MSC në Shkencat Bujqësore. Aktiviteti kryesor i fabrikës është konservim fruta-perimesh dhe ullinj, ku prodhohen rreth 50 artikuj si: marinada, komposto, reçelëra, salca, ullinj, majonezë, ketchup, etj. Është një kompani e çertifikuar me HACCP dhe ISO9001-2008, lider në përpunimin e këtyre produkteve, me vëmendje të vazhdueshme te cilësia e produkteve. Amarilto shpk është e shtrirë në gjthë Shqipërinë si dhe është një nga eksportuesit kryesorë të produkteve bujqësore të përpunuara dhe eksporton në Kosovë, Maqedoni, Ukrainë dhe Itali. Fabrika zotëron një teknologji italiane me një siperfaqe prej 1500 m2, e certifikuar dhe me parametra bashkëkohore. Po ashtu kompania ka një staf të përgatitur dhe të specializuar në fushen e teknologjisë, menaxhimit, etj. Lënda e parë sigurohet nga fermerët e Zones së Bregut të Matit si: domate për salcë, kastraveca, speca të kuq, spec djegës, lakra apo edhe fruta si pjeshka, kumbulla, fiq etj. Këto produkte bio dhe të shëndetshme janë një nga pikat më të forta me të cilën Amarilto shpk po ec përpara në tregjet ndërkombëtare. Amarilto shpk po eksploron për tregje të reja në vende të tjera të Ballkanit dhe të Bashkimit Europian.

AMARILTO sh.p.k.

+355 68 20 72 398, +355 68 21 38 973

[email protected], www.amarilto.al

KY NUMËR I “DRINIT” U MUNDËSUA NGA AMARILTO SH.P.K