ÇËshtja Çame gjatË luftËs sË dytË botËrore · qytetet kryesore të Çamërisë janë;...

238
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË Tel/Fax: +355 4 369987, www.fhf.edu.al Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë _________________________________________________________________ Dizertacion në kërkim të gradës shkencore “DOKTORÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE Kandidati Udhëheqësi Ma. Lorenc Agalliu Prof. Dr. Fatmira Rama Tiranë, 2016

Upload: others

Post on 21-Jul-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I HISTORISË

Tel/Fax: +355 4 369987, www.fhf.edu.al Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë

_________________________________________________________________

Dizertacion në kërkim të gradës shkencore “DOKTOR”

ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

Kandidati Udhëheqësi

Ma. Lorenc Agalliu Prof. Dr. Fatmira Rama

Tiranë, 2016

Page 2: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I HISTORISË

Tel/Fax: +355 4 369987, www.fhf.edu.al Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë

_________________________________________________________________

Dizertacion në kërkim të gradës shkencore “DOKTOR”

ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

Specialiteti: HISTORI

Kandidati Udhëheqësi

Ma. Lorenc AGALLIU Prof. Dr. Fatmira RAMA

Mbrohet më datë ___.___. 2016

1.___________________________________________(Kryetar)

2.___________________________________________(Anëtar-oponent)

3.___________________________________________(Anëtar-oponent)

4.___________________________________________(Anëtar)

5.___________________________________________(Anëtar)

Tiranë, 2016

Page 3: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

PASQYRA E LËNDËS

Parathënie………..……………….………………………...……………………………………..I

Hyrje..…………………………….………………………………………...…………………..VIII

KAPITULLI I

KONFLIKTI ITALO-GREK DHE ÇËSHTJA ÇAME

1.1. “Shqipëria e Madhe” në fokus të politikës fashiste, prill 1939-maj 1940…………………....1

1.2. Propaganda italiane për nxitjen e irredentizmit në Çamëri, Shqipëri e diasporë…………...10

1.3.Çështja çame si pretekst dhe vrasja e Daut Hoxhës………………………………...………..25

1.4. Agresioni italian ndaj Greqisë dhe pasojat për popullsinë çame..............................………..40

1.5. Qëndrimi i shqiptarëve në luftën italo-greke………………………………………………..49

KAPITULLI II

POZITA E ÇAMËRISË GJATË PUSHTIMIT ITALO-GJERMAN

2.1. Pushtimi i Greqisë dhe statusi i krahinës së Çamërisë………………………………...…….59

2.2. Gjendja sociale-ekonomike e minoritetit shqiptar në Çamëri, 1941-1942……………...…..67

2.3. Organizimi i nacionalistëve çamë dhe ngritja e organeve të vetadministrimit shqiptar...…..74

2.4. Nxitja e mosmarrëveshjeve midis komunitetit çam dhe atij grek……………...………....…81

KAPITULLI III

PJESËMARRJA E POPULLSISË ÇAME NË LËVIZJEN ANTIFASHISTE GREKE

3.1. Lëvizja antifashiste e popullsisë çame dhe formacionet e para partizane……………..……91

3.2. Raportet e PKSh dhe FNÇ shqiptar me EAM-in grek dhe nxitja e rezistencës në Çamëri..100

3.3. Qëndrimi i forcave politike greke ndaj rezistencës çame dhe veçoritë e tyre……………..108

3.4. Zgjerimi i lëvizjes së armatosur antifashiste çame, 1943 - 1944………………..…..….….116

3.5. Veprimtaria e nacionalistëve çamë dhe raportet me grupet politik e greke e shqiptare…...121

KAPITULLI IV

GENOCIDI NDAJ POPULLSISË ÇAME 1944-1945

4.1. Situata në Çamëri pas kapitullimit të Italisë dhe vendosjes së pushtimit gjerman….……..133

4.2. Masakrat zerviste ndaj minoritetit çam, qershor-dhjetor 1944………………………...…..140

4.3. Genocidi në mars 1945, shpërngulja dhe bilanci i krimeve ndaj minoritetit çam....………153

4.4. Qëndrimi i gjermanëve, misioneve britanike dhe forcave politike greke ndaj spastrimit etnik

në Çamëri………………………………..……………………...................................................159

Page 4: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

KAPITULLI V

KRIZA HUMANITARE E POPULLSISË ÇAME

5.1. Masat e qeverisë shqiptare për pritjen e refugjatëve dhe ndërkombëtarizimin e çështjes

çame………………….…………………………………………………………………………170

5.2. Organizatat e komunitetit çam dhe veprimtaria e tyre...…….…………………………..…177

5.3. Roli i UNRRA-s në përballimin e krizës humanitare çame…………………...…..……….184

5.4. Jehona e masakrave dhe çështjes çame në shtypin e kohës……..…………………..……..192

Përfundime ……..………………………………………………………………..……………..197

Bibliografia…………………………………………………………………..……..……...…...204

Page 5: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

I

HYRJE

Çamëria e njohur gjerësisht dhe si Thesprotia në greqisht, në lashtësi ka qënë e

banuar prej fisit ilir të Thesprotëve. Emri i Çamërisë përkon me emrin e lumit Thyamis

(Kalamas), që kalon nëpër këtë krahinë. Krahina e Çamërisë, e cila në pjesën më të

madhe sot ndodhet në brendësi të territorit grek, shtrihet në pjesën perëndimore të Epirit.

Ajo është një krahinë përgjithësisht malore, me sipërfaqe totale prej 4000 km katrorë dhe

me një shtrirje të konsiderueshme në bregdet me një gjatësi prej 100 km.1 Nga e gjithë

krahina, sot vetëm 7 fshatra gjenden brenda territorit të shtetit shqiptar, ndërsa pjesa më e

madhe e saj, që nga viti 1913 bën pjesë në shtetin grek. Në pjesën veriore, ajo shtrihet

deri në afërsi të Delvinës, në jug kufizohet me Gjirin e Artës, në perëndim ka dalje në

detin Jon, ndërsa në lindje laget nga pellgu i Janinës.2

Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati,

Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën e sotme shqiptare, atë të huaj e sidomos

greke, termat që identifikojnë krahinën e Çamërisë dhe Epirit, për shkak dhe të shtrirjes

së tyre gjeografike kanë të njëjtin përshkrim. Gjeografë dhe historianë të huaj, të cilët prej

shekujsh kanë shkelur këtë vend, në studimet e tyre e etiketojnë Epirin si një qendër të

rëndësishme të banuar në shumicë nga shqiptarët. Këta autorë, pozicionin gjeografik të

Çamërisë e shohin edhe më të gjerë, duke e shtrirë atë në të gjithë Epirin.3

Në fjalorin enciklopedik shqiptar, me termin Çamëri në konceptin gjeografik të

saj, kuptohet se kjo krahinë shtrihet përgjatë bregdetit Jon, duke u zgjeruar në Lindje deri

në vargun e maleve që e ndajnë prej Pellgut të Janinës. Nga veriu krahina ka si kufi lumin

Pavëll, e në jug Gjirin e Prevezës, ndërsa Konispoli është kufiri i saj verior brenda

territorit të Shqipërisë.4 Në shumë fshatra të Çamërisë, prej shekujsh janë ruajtur emra e

toponime, të cilat shpjegohen fare lehtë me gjuhën shqipe. Këto emërtime kanë si

shpjegues themelor lidhjen e tyre me malet, lumenjtë, fushat etj, karakteristikë kjo e

gjuhës shqipe të përdorur lehtësisht në këtë zonë. Si shpjegues të qartë, kemi emra të

pastër të gjuhës shqipe si; “Mali Glatë”, Guri i Bardhë”, “Burimet”, “Përroi i Thellë”,

“Shegëza” etj.5

Për të plotësuar më tej të dhënat fragmentare na shërben më së miri Rregjistri i

hollësishëm osman i Sanxhakut të Delvinës i vitit 1583, në të cilin pjesa dërrmuese e

popullsisë së Çamërisë mban mbiemra tipik të krishterë shqiptarë si Lek, Gjin, Gjon, Nik,

Ded, etj.6 Autori anglez Thomas Smart Hughes, i ndan shqiptarët në katër fise të mëdha;

gegë, toskë, labë dhe çamë. Sipas këtij studiuesi, çamët banojnë në atë pjesë të Epirit e

quajtur Thesprotia e vjetër, e cila gjendet në jug të lumit Kalamas, e ku qendrat e mëdha

si, Filati, Margariti, Suli, Preveza, të cilat “janë të banuara vetëm nga shqiptarë dhe malet

1 Historia e Popullit Shqiptar, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Vëllimi III, (Tiranë, Toena, 2007),

496. 2 Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë, 1985, 149-150. 3 Arkivi Qëndror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë, (më tej AQSH i RSH) F.200, D.34, fl.50-51. Në këtë

dosje të Fondit të Institutit të Studimeve Shqiptare gjenden materiale studimore të marra nga veprat e

autorëve të famshëm të cilët janë marrë me karakterin etnik të popullsisë së Shqipërisë së Jugut (Epirit). 4 Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë, 1985, 149. 5 Hajredin Isufi, Çamëria, Studime historike-sociologjike shek.XIII-XX, (Tiranë, PEGI, 2006), 8. 6 Ferid Duka, Realiteti Etnik i Dropullit, në Studime Historike, Nr.3-4, (Tiranë, 1991).

Page 6: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

II

e Sulit janë të stolisura sipas traditës shqiptare”.7 Popullsia çame përbën një grup të qartë

etno-kulturor, e vendosur në pjesën më ekstreme të territorit shqipfolës të Shqipërisë. Ky

minoritet, sot përbëhet kryesisht nga dy grupe të dallueshme fetare, në çamë muslimanë

dhe ortodoksë. Si pjesë e popullsisë shqipfolëse, çamët muslimanë asnjëherë nuk u

njohën zyrtarisht si minoritet nga shteti grek, pavarësisht karakteristikave të veçanta të

tyre.

Nga autorë të ndryshëm grekë, ka përpjekje të cilat kanë për qëllim të ndajnë

popullsinë shqiptare çame të krishterë nga pjesa tjetër e popullsisë muslimane, duke

mohuar çdo lloj lidhjeje gjuhësore apo dhe identitetin e përbashkët kombëtar. Sipas tyre,

pjesa e popullsisë muslimane në Çamëri është pasardhëse e popullsisë së krishterë greke

dhe se gjatë pushtimit osman kjo popullsi ka humbur karakterin e gjuhës greke dhe

besimin e tyre ortodoks.8 Autorit grek L. Baltsiotis është i mendimit se çamët ortodoksë e

konsiderojnë veten si grekë nisur dhe nga fakti, pasi gjuha greke dhe feja për ta janë bërë

faktorë përcaktues.9 Në shkrimet e tyre, autorët grekë mundohen të mohojnë ndërgjegjen

kombëtare të shqiptarëve çamë muslimanë, duke i etiketuar ata në shumicën e rasteve si

turq, turko-shqiptarë apo dhe etiketime të tjera mbështetur mbi besimin fetar.

Historiografia greke përpiqet të shkëpusë popullsinë e krishterë nga prejardhja e

tyre shqiptare, duke theksuar faktin se, ata janë grekë në ndjenja dhe besim.10 Historiani

tjetër grek, Kostandinos A. Vakallopullos shprehet se, “ata (çamët) ishin vendas të

muslimanizuar ndoshta në shekullin e XVII, të cilët jo vetëm nuk kishin asnjë lidhje me

shqiptarët dhe nuk kishin ndërgjegje kombëtare shqiptare, por zakonet dhe doket e tyre

ishin të njëjta me ato të krishterëve, e ndërsa shumë prej tyre mbanin emra të krishterë”.11

Shumica e botimeve në historiografinë greke, ka për qëllim të nxjerrë në pah “instiktet

kriminale” të çamëve muslimanë të Çamërisë, si dhe të justifikojë me çdo kusht faktin se,

masakrat e kryera nga forcat nacionaliste greke kundër kësaj popullsie në përfundim të

Luftës së Dytë Botërore, kanë qenë të provokuara në çdo rast nga vetë çamët, që sipas

tyre nuk nguruan të bashkëpunojnë me pushtuesit e huaj.12 Të paktë janë ata historianë

grekë, të cilët vetëm në dekadat e fundit kanë marrë guximin, duke dalë kundra rrymës

zyrtare të historiografisë greke, e që kanë pranuar se shqipfolësit e Çamërisë janë, si të

krishterët, ashtu dhe muslimanët.13

Popullsia shqiptare e Çamërisë pas rënies nën pushtimin grek përbëhej prej rreth

40.000 banorë shqiptarë të fesë muslimane dhe 30.000 banorë të fesë ortodokse, të gjithë

që flisnin gjuhën shqipe.14 Në studimet e tij rreth popullsisë shqiptare në Greqi, Dhimitër

Berati thekson faktin se: “Duke jetuar gjithnjë në mes të një kombi me ndjenja të forta

nacionaliste, pa patur mundësinë të mësojnë dhe të flasin gjuhën shqipe, nga 200 000

7 AQSH, F.200, (Instituti i Studimeve Shqiptare) Pa vit, D.34, fl.49. 8 Dimitris Michalopoulos, The Moslem of Chamuria and exchange of populations between Greece and

Tyrkey, Balkan Studies, vol. 27, (Thesaloniki, 1986), 304. 9 Lambros Baltsiotis, The Muslim Chams of Northwestern Greece, The ground for the expulsion of a “non-

existent” minority community. European Journal of Turkish Studies, (Istanbul, 11/2012), 11. 10 Po aty. 11 Kostandinos A. Vakallopullos, Historia e helenizmit verior, (Selanik, 1992), 17. 12 Hariton Lambros, Çamët dhe Çamëria, pasardhës të renegatëve të vjetër, kuislingë të djeshëm dhe

kriminelë lufte, trima të sotëm dhe banditë komunistë, (Athinë, 1949), 19. 13 Lambros Baltsiotis, “Çamëria, fakte reale dhe imagjinare”. Artikull i shkruar në gazetën “Koha Jonë”,

(Tiranë,7 tetor, 2002). 14 Albert Kotini, Çamëria denoncon, (Tiranë, Fllad, 1999), 7.

Page 7: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

III

shqiptarë në të gjithë Greqinë, afërsisht gjysma e tyre u helenizuan”.15 “Vetëm në

Çamëri,- thotë Dh. Berati,- gjenden afërsisht 90.000 shqiptarë, ku 50.000 prej tyre

(nënkupto shqiptarë çamë muslimanë, shënimi ynë) vazhdojnë t’i rezistojnë sundimit

grek”.16

Shumë autorë, e pranojnë helenizimin gradual të shqiptarëve çamë ortodoksë,

duke theksuar si faktorë të rëndësishëm politkën e shtetit osman para viteve 1900, si dhe

politikën diskriminuese të shtetit grek ndaj shqiptarëve pas kësaj periudhe. Për të

pakësuar numrin e minoritetit çam në Greqi, shteti grek hartoi politika, të cilat

mundësonin uljen e prezencës së popullsisë muslimane çame në këtë rajon.

Autori grek L. Baltsiotis me të drejtë shtron pyetjen se, si është e mundur që

komuniteti çam, nga një komunitet i cili ishte i rregjistruar në të gjitha aktet civile dhe

rregjistrat e shtetit grek, sot është një minoritet në zhdukje dhe inekzistent në Greqi.17

Problemi është mëse i qartë nëse u hedhim një vështrim filtrues të gjitha akteve ligjore

dhe nënligjore që shteti grek ka nxjerrë që nga koha kur krahina e Çamërisë ra nën

sundimin grek, e në vazhdim. Manovrat e shtetit helen për spastrimin etnik të

shqiptarëve, përmbledhin akte ligjore që kanë të bëjnë me reformën agrare, me

konfiskimet dhe shtetëzimet e pasurive të shqiptarëve, me futjen e popullsisë muslimane

çame në procesin e këmbimit e deri në masakrat e përgjakshme dhe shpërnguljen me

dhunë të kësaj popullsie. Fakti se popullsia shqiptare muslimane ishte në kontakte të

ngushta me popullsinë ortodokse dhe se flisnin të njëjtën gjuhë e kishin afërsi

gjeografike, ishte përherë një burim ankthi për shtetin grek. Me rënien e Çamërisë nën

sundimin grek, popullsia shqiptare atje u gjend përballë një diskriminimi të egër nga

nacionalizmi i shfrenuar grek. Si rrjedhojë e politikës shoviniste greke, shqiptarëve u

ndalohej përdorimi i gjuhës shqipe, si dhe çdo pjesëmarrje në funksionet e administratës

shtetërore civile e ushtarake.

Në 14 dhjetor të vitit 1912, përfaqësuesi italian në Athinë Carloti (Karloti), ftonte

qeverinë greke që të ishte më e kujdesshme dhe më e duruar, duke mbrojtur shqiptarët

muslimanë të Çamërisë, të cilët sipas tij ishin tepër miqësorë ndaj qeverisë së Athinës.18

Interesimit të Italisë për minoritetin çam në Greqi, ministri i jashtëm grek, iu përgjigj se,

qeveria e tij nuk bënte përjashtime etnike e fetare, por se masat e marra ishin në kuadër të

luftës kundër bandave shqiptare që vepronin në atë zonë (Çamëri).19 Një ditë më pas,

diplomati italian i dërgonte një tjetër raport mbi Epirin ministrit të tij në Romë, duke e

njoftuar, se bandat greke të ardhura nga Kreta, po kryenin krime të rënda kundër

shqiptarëve në Çamëri.20 Masat e marra nga shteti grek, si dhe vendosja trupave të

rregullta ushtarake në Çamëri, justifikoheshin para opinionin vendas dhe të huaj me

argumentin e prishjes së rendit dhe qetësisë publike prej bandave shqiptare.21

Shqipëria e dalë pas Pavarësisë, nuk ishte një shtet me kufijtë e tij të plotë natyral.

Gjatë luftrave ballkanike, Shqipëria jugore dhe krahina e Çamërisë gjendeshin nën

presionin e vazhdueshëm të ushtrive greke. Shqiptarët e Çamërisë, të bindur për

15 Dhimitër Berati, Mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Lidhjen e Kombeve, (Tiranë, Husi Borshi, 2007), 42. 16 Po aty. 17 Baltsiotis, The Chams Muslim ..,11. 18 Archivio di Stato, Ministero degli Affari Esteri, Romë (ASMAE), Serie Politico, b.676, tel.7710. Njoftim

i Karlotit për San Xhuliano, 14 dhjetor 1912. 19 Po aty. 20 Po aty. b.738. tel.2889/1508. Njoftim i Karlotit për San Xhuliano, datë 15 dhjetor 1912. 21 Documenti Diplomatici Italiani, (më tej DDI), Seria 6, Vol.2, dok.128, f.82.

Page 8: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

IV

bashkimin e tyre kombëtar me Shqipërinë, në dhjetor të vitit 1912 dërguan përfaqësuesit

e tyre në Vlorë për të përshëndetur Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.22 Atdhetarët dhe

patriotët e shquar si, Veli Gërra, Rexhep Demi nga Filati, Azis Tahiri nga Ajdonati, Jakup

Veseli nga Margëlliçi, pasi përshëndetën Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe

krijimin e të parës qeveri të shqiptarëve, kërkuan prej saj marrjen e masave të duhura për

të ndaluar masakrat e ushtrisë greke ndaj familjeve shqiptare.23 Megjithë thirrjet e

dëshpëruara të popullsisë çame, qeveria shqiptare nuk ishte në gjendje t’u vinte në

ndihmë.24 Në këto rrethana, popullsia shqiptare në Çamëri dhe në trevat e tjera të

Shqipërisë së jugut mori pjesë energjikisht në qëndresën kundër depërtimit të ushtrisë

greke në ato vise.25 Në kuadër të luftës kundër copëtimit të Shqipërisë dhe rrezikut nga

depërtimi i trupave greke në Çamëri dhe vise të tjera, popullsia çame u organizua duke

krijuar çeta vullnetare të armatosura dhe këshilla të mbrojtjes, të cilat u vendosën përgjatë

kufirit jugor të Shqipërisë dhe në Janinën e rrethuar nga trupat qeveritare greke.26

Hyrja e bandave të armatosura dhe e ushtrisë së rregullt greke në territorin e

Çamërisë u shoqërua me masakra në dëm të popullsisë muslimane të kësaj krahine. Aktet

mizore të denja për epokën mesjetare të ushtrisë greke, nuk kursyen as nderin e grave dhe

jetën e fëmijve shqiptarë. Sulmi ndaj popullsisë muslimane shqiptare nuk kurseu dhe ata

shqiptarë të krishterë, të cilët nuk dëshironin të hiqnin dorë nga kombësia e tyre

shqiptare. Në zonën e Paramithisë në vitin 1913, në vendin e quajtur Përroi i Selanit, prej

bandave greke u vranë dhe u masakruan 72 burra nga paria e Çamërisë, ndër ta emra të

shquar të lëvizjes patriotike çame si, Mehmet Bej Kasiqani, Resul Çene, Sadhuz Dine,

Malo Kasëmi, Bego Kasëmi etj.27 Të grumbulluar në qendër të fshatit me idenë për të

biseduar me kreun e bandës mbi rikthimin e pasurive të grabitura nga grekët, fisnikët

çamë u prenë në besë dhe u masakruan pranë vendit të quajtur Liver.28 Kjo masakër

shënoi fillimin e procesit të shfarosjes së komunitetit çam në Greqi dhe njëkohësisht

tregoi qëllimin e vërtetë të shtetit helen kundrejt popullsisë shqiptare. Si rezultat i

masakrave të ushtrisë dhe bandave greke, gjatë viteve 1913-14, në kazanë e Paramithisë u

shkatërruan pothuajse tërësisht fshatrat e Gardhiqit më 300 shtëpi, Dhragomia më 200

shtëpi, Petrovica me 75, Minina me 65, ndërsa në kazanë e Filatit u shkatërruan fshatrat e

Ninatit me 120 shtëpi, Markati me 120 dhe Janjari me 150 shtëpi.29

Problemi i Çamërisë dhe i Shqipërisë së Jugut, ku banonte një pakicë fare e vogël

greke, iu imponua me forcë Shqipërisë. Çështja e kufijve midis Shqipërisë dhe Greqisë, u

pa si një rast i volitshëm nga Fuqitë e Mëdha për të rritur ndikimin e vet në rajon. Në

Konferencën e Ambasadorëve në Londër, mbrojtësit e Idesë së Madhe argumentonin se i

22 Historia e Popullit Shqiptar, vëllimi III, 495. 23 Kaliopi Naska, Dokumente për Çamërinë 1912-1939, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, (Tiranë,

Dituria 2009), 3. 24 AQSH, F.145, V.1912, D.III-1/1, fl.345-349. 25 Historia e Popullit Shqiptar, vëll. III, 495. 26 Po aty., 496. 27 Memorandum i Komitetit Antifashist i emigrantëve çamë në Shqipëri, drejtuar KS të OKB, lidhur me

trajtimin e minoritetit çam shqiptar në Greqi dhe masakrat e shtetit grek ndaj tyre. Shtojcë dokumenti

botuar te, J. Margaritis, Bashkëpatriot të padëshiruar, 181 shif dhe AQSH, F.161, V.1941, D.73, fl.70.

Artikull i Gazetës “Tomori”, dt. 30.04.1941 me titull “Shënime mbi Çamërinë, mbi historinë e saj dhe mbi

ambjentin gjeografik”. 28 Blerina Sadiku, Lindja e çështjes çame, (Tiranë, Naimi 2011), 114. 29 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.III, 497.

Page 9: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

V

gjithë Epiri duhej të ishte pjesë përbërëse e Greqisë së Madhe.30 Lidhur me pretendimet e

Greqisë, historianët Ch. dhe B. Jelaviç shprehen se, pavarësisht territoreve të fituara në

kurriz të Shqipërisë, grekët e ndjenin veten të injoruar nga vendimet e Konferencës së

Ambasadorëve, pasi Vorio-Epiri aq shumë i dëshiruar prej tyre mbeti në shtetin

shqiptar.31 Sipas tyre, në këtë konferencë grekët nuk kërkuan territore të pastra etnikisht,

pasi ideja e tyre mbështetej mbi përhapjen dhe ekzistencën e qytetërimit të lashtë grek në

këto territore.32 Nga traktatet e nënshkruara gjatë vitit 1913 dhe në vazhdim Greqia i

zgjeroi kufijtë me rreth 70% pjesën kontinentale të saj, ndërsa popullsia u rrit me afro 2

800 000 banorë.33 Por edhe pas këtyre përfitimeve në kurriz të popujve të tjerë, Greqia

nuk dëshironte t’a konsideronte këtë fakt si një arritje, pasi jashtë saj mbeti një pjesë e

Epirit, krahinë kjo që iu la shtetit shqiptar. Kërkesat e Greqisë drejtuar Konferencës së

Ambasadorëve, u përmblodhën në formën e një memorandumi të veçantë dhe u paraqitën

para Fuqive të Mëdha në 3 janar 1913 nga kryeministri i saj Venizellos. Në ndryshim nga

mbreti i tij Kostandin, i cili ishte për një Greqi të vogël por të nderuar, kryeministri grek

Venizellos aplikoi një politikë tërësisht agresive, e cila do të bënte të mundur zotërimin e

territoreve të reja përpara se të futej në aventura të rrezikshme irredentiste. Me

pretendimin se në brendësi të territorit të shtetit shqiptar ekzistonte një grup i vogël

minoritarësh grekë, në memorandumin e tij Venizellos kishte paraqitur dhe vijën kufitare

midis Greqisë dhe Shqipërisë, kufi ky i cili shkonte në brendësi të territorit të Shqipërisë

deri në lumin Vjosë, e shtrihej në lindje deri në liqenin e Ohrit.34

Konferenca e Ambasadorëve dhe vendimet e saj, ishin një akt tjetër dhune që

ushtrohej ndaj shqiptarëve. Nga ana e saj Qeveria e Vlorës paraqiti pranë Konferencës së

Ambasadorëve në Londër një memorandum, në të cilin kërkohej rivendikimi i kufijve të

Shqipërisë, kufi ky që në jug shkonte deri në Prevezë.35

Në përgjigje të dhunës së ushtruar nga grekët, si dhe për vendimet e padrejta të

Konferencës, në shumë qytete të Shqipërisë u organizuan mitingje dhe protesta. Populli i

Lushnjes, në protestën e organizuar në qershor të vitit 1913, në letrën drejtuar Eduard

Greit (Grey), ngrinte zërin mbi padrejtësitë që po kryheshin nga Fuqitë e Mëdha, për

lënien e Çamërisë jashtë kufijve të shtetit shqiptar. “Të drejtat e Shqipërisë që ekzistojnë

brez pas brezi në këtë vend,- shpreheshin ata, nuk mund të mohohen dhe nuk është e

drejtë që populli i Çamërisë të zhvishet e të veçohet nga vendi ku e lidh gjaku dhe

gjuha”.36 Në fund të letrës së tyre, përfaqësuesit luteshin që, “Çamëria, e cila përbën një

pjesë të mirë të Shqipërisë dhe që sot po vajton nën këmbët dërrmuese të armikut, të lihet

brenda në kufi të Shqipërisë së Jugut”.37

Gabimin e diplomacisë evropiane të bërë kundrejt çështjes shqiptare, e pranonte

edhe ministri i jashtëm britanik Grei, i cili vetëm një ditë pas përfundimit të punimeve të

Konferencës së Londrës do të deklaronte se, “kjo zgjidhje (përcaktimi i kufijve

përfundimtarë të Shqipërisë, jashtë së cilës ndër të tjera u la dhe krahina e Çamërisë), do

30 Miranda Vickers, The Albanians, A modern history, (London, 1995), 79. 31 Charles dhe Barbara Jelavic, Themelimi i shteteve Kombëtare të Ballkanit, (Tiranë, Dituria, 2004), 290. 32 Jelavic, 290. 33 Richard Clogg, Histori e Përmbledhur e Greqisë, (Tiranë, Linus, 2004), 83. 34 Arben Puto, Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e fuqive të mëdha, 1912-1914, (Tiranë, 8 Nëntori,

1978), 185. 35Historia e Popullit Shqiptar, vëll. III, 24. 36 AQSH, F.145, V.1913, D.II-19, fl.67. 37 Po aty.

Page 10: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

VI

të japë shkas për kritika të forta”.38 Duke vazhduar më tej, lidhur me çështjen e

përcaktimit të kufijve të Shqipërisë me Greqinë, Grei shtonte se, “qëllimi kryesor ka qënë

ruajtja e marrëveshjeve midis vetë Fuqive të Mëdha dhe nëqoftëse vendimi mbi

Shqipërinë e ka siguruar këtë, atëherë ai e ka bërë punën e vet”.39 Në këtë mënyrë,

Çamëria dhe tokat e tjera shqiptare u sakrifikuan për të kënaqur orekset e shteteve

shoviniste fqinje dhe për të ruajtur paqen në Evropë. Pa mbushur ende një vit nga

vendimet e Konferencës së Londrës dhe deklaratat e bëra nga ministri i jashtëm britanik

në Dhomën e Komuneve, paqja në Evropë jo vetëm që nuk u vendos, por edhe ajo pak që

kishte mbetur u shkatërrua nga fillimi i Luftës së Parë Botërore.

Rënia e Çamërisë nën regjimin grek u shoqërua më krime dhe masakra ndaj

popullsisë muslimane shqiptare. Lidhur me krimet e grekëve në kurriz të minoritetit

shqiptar në këtë krahinë, konsulli i përgjithshëm britanik në Vlorë, Lamb në tetor të vitit

1913, njoftonte ministrin e tij të jashtëm në Londër se, “grekët kanë përdorur çdo mënyrë

të mundshme, përveç vrasjeve masive të njerëzve, që të terrorizojnë dhe të detyrojnë të

qëndrojnë në heshtje të gjithë atë pjesë të popullsisë, të cilën ata nuk kanë mundur ta

bindin me mënyra të tjera për origjinën e saj të pastër “helene” dhe për simpatinë e saj”.40

Duke denoncuar krimet e grekëve ndaj shqiptarëve, Lamb theksonte se, “veprimi i

grekëve është shumë më tepër cinik dhe i pafalshëm për faktin që ai është duke u zbatuar

në disa krahina, të cilat gjenden përtej kufirit që i është caktuar Greqisë nga Konferenca e

Ambasadorëve dhe qëllimi i saj eksluziv është të fshijë të gjitha shenjat e popullsisë jo

helene, përpara mbërritjes së Komisionit të Kufirit”.41 Protokolli i Firences i nënshkruar

në 17 dhjetor 1913, i dha fund përcaktimit të kufijve të Shqipërisë, jashtë së cilës mbeti

dhe krahina e Çamërisë. Pikërisht këtu, zë fill de jure çështja një shekullore e minoritetit

çam në Greqi.

Me fillimin e Luftës së Parë Botërore shteti i ri shqiptar pushoi së ekzistuari dhe

për pasojë, çështja e bashkimit të Çamërisë me Shqipërinë u la pas dore. Tashmë, detyrë

parësore për shqiptarët ishte ruajtja e integritetit territorial të asaj pjese të Shqipërisë e

njohur ndërkombëtarisht nga Fuqitë e Mëdha dhe Konferenca e Ambasadorëve. Gjatë

kësaj periudhe shteti helen dhe qeveria e saj përgatitën terrenin për asimilimin

përfundimtar të çamëve ortodoksë dhe spastrimin etnik nëpërmjet masakrave, dëbimit

dhe ligjeve agrare të popullsisë muslimane shqiptare. Gjatë periudhës së mësymjes të

ushtrisë dhe bandave të armatosura greke në trojet çame, shumë shtëpi të muslimanëve

shqiptarë u grabitën dhe popullsia çame prej tmerrit u detyrua të lërë vendbanimet e tyre.

Në terrorin me bandat greke u bashkua dhe ushtria, e cila e vendosur në rrethinat e

fshatrave çamë për ruatjen e rendit dhe qetësisë, mori pjesë në masakrat ndaj

shqiptarëve.42 Me preteksin e mbledhjes së ndihmave për t’u ardhur në ndihmë familjeve

të ushtarëve grekë të rënë në luftë, bandat greke kryenin veprime arbitrare duke grabitur

pasuritë e shqiptarëve çamë.43 Paralelisht me këto veprime, qeveria greke ndërmori dhe

hapa të tjerë që kishin për qëllim grabitjen e pasurive dhe të tokave të shqiptarëve

38 Puto, Pavarësia shqiptare dhe diplomacia.,, 260. 39 Po aty. 40 Valentina Duka, Dokumente britanike për Shqipërinë dhe shqiptarët, Vol.I, (Tiranë, Toena, 2012),

dok.nr.182. Njoftim i konsullit të përgjithshëm britanik Harry Lamb për Eduard Grey, Vlorë, 25 tetor 1913.

249. 41 Po aty. 42 Arkivi i Institutit të Historisë, Tiranë, (më tej AIH), A-IV-465. 43 Po aty.

Page 11: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

VII

muslimanë, të cilët kishin braktisur vendbanimet e tyre, si rezultat i zhvillimit të luftërave

ballkanike.

Nën pretekstin e grumbullimit të armëve në Çamëri, qeveria greke u mundua të

eleminonte qëndresën çame, duke internuar shuma burra, të rinj dhe pleqë në ishujt e

largët të Egjeut.44 Si rezultat i masave shtrënguese të ndërmarra nga qeveria greke,

popullsia shqiptare e Çamërisë në pranverë të vitit 1917 kërkoi ndalimin e shtypjes nga

organet qeverisëse greke. E gjendur përballë qëndresës së popullsisë shqiptare, ushtria

greke u tërhoq përkohësisht nga synimet e saj drejt Epirit, e duke u përqëndruar në zonën

e Janinës dhe Çamërisë. Si pasojë e kësaj qëndrese, ushtria greke u shpërnda në grupe të

vogla proskoponësh, të cilët kryenin inkursione në kurriz të popullsisë së pambrojtur

civile.45 Krimet e bandave dhe të ushtrisë greke gjatë Luftës së Parë Botërore nuk prekën

vetëm popullsinë shqiptare në Çamëri. Barbaritë e tyre nuk kursyen as fshatrat dhe

popullsinë shqiptare që ndodheshin brenda kufijve shtetëror të shtetit shqiptar të njohura

nga Konferenca e Londrës. Kriminelë grekë të liruar qëllimisht nga burgjet e Greqisë u

lëshuan të armatosur mbi popullsinë shqiptare të fshatrave të jugut, duke përdorur

mënyrat më çnjerëzore, me qëllim asimilimin e popullsisë vendase shqiptare dhe

zvendësimin e saj me popullsinë greke.

Në kuadër të zhvillimeve të Luftës së Parë Botërore, në verë të vitit 1917 Çamëria

u pushtua nga ushtria italiane. Për të siguruar një administrim sa më të mirë të zonave të

pushtuara, komanda ushtarake italiane emëroi si Komisar të Përgjithshëm, kapitenin

Françesko Frazin dhe e ndau krahinën e Çamërisë në 7 rrethe.46 Komanda ushtarake

italiane për të realizuar qëllimet e veta të pushtimit ndoqi një politikë afrimi me

popullsinë shqiptare të Çamërisë. Duke e parë ushtrinë italiane si një ushtri çlirimtare,

përfaqësues të popullsisë çame, i kërkuan Komisarit të Përgjithshëm italian që të

qëndronte në Çamëri për t’i dhënë fund sundimit shovinist grek.47 Pas afrimit të një pjesë

të popullsisë shqiptare me italianët, për popullsinë shqiptare në disa pjesë të ndryshme të

Çamërisë u bë e mundur lejimi dhe përdorimi i simboleve kombëtare shqiptare, si dhe u

lejua ngritja e një Komisioni këshillmor që do të funksiononte pranë Komisarit të

Përgjithshëm të ushtrisë italiane.48 Në sajë të “tolerancës” së treguar nga italianët, në

qytetin e Filatit, të Paramithisë, në Gumenicë e zona të tjera të Çamërisë u lejua të ngrihej

flamuri shqiptar dhe shumë të burgosur e të interrnuar çamë u kthyen në shtëpitë e tyre.49

Me kërkesën e shqiptarëve, Komisioneri i përgjithshëm italian më 30 gusht të vitit 1917,

vendosi përcaktimin e politikave arsimore në favor të shqiptarëve të Çamërisë.50 Në bazë

të qarkores së nxjerrë nga autoritetet italiane, u lejua çelja e shkollave shqipe në Filat dhe

Gallbaq, e po ashtu u deklarua se do të lejohej respektimi i të drejtave të grupeve të vogla

etnike, përfshi ato fetare.51 Pas hyrjes së Greqisë në luftë përkrah Antantës, ushtria

44 Historia e Popullit Shqiptar, Vëll.III, 498. 45 Jorgos Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar, Çamët dhe Hebrenjtë, (Tiranë, Bota shqiptare, 2009),

117. 46 Fatmira Rama, Çamëria në vitet 1912-1940, Botuar në Epiri i Jugut, Çamëria, (Tiranë, UET Press,

2014), 270. 47 Beqir Meta, Tragjedia çame, (Tiranë, Sejko, 2007), 30-31. 48 Historia e Popullit Shqiptar, Vëll.III, 498. 49 Hajredin Isufi, Musa Demi dhe qëndresa çame 1800-1947, (Tiranë, Dudaj, 2002), 152. 50 Rama, Çamëria në vitet 1912-1940, 270. 51 Isufi, Musa Demi dhe qëndresa çame…,154.

Page 12: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

VIII

italiane e la Çamërinë përsëri në zotërim të ushtrisë greke. Për shqiptarët e Çamërisë

zhgënjimi ishte shumë i madh dhe krahina ra përsëri nën sundimin grek.

Pazaret e bëra në kurriz të trojeve shqiptare nga fuqitë ndërluftuese gjatë Luftës së

Parë Botërore, i detyruan shqiptarët e diasporës të reagonin fuqishëm ndaj diplomacisë

evropiane. Në shtete të ndryshme evropiane e kryesisht në SHBA, u krijuan shoqëri çame

të cilat ngritën fuqishëm zërin për bashkimin kombëtar të trojeve shqiptare. Një nga këto

ishte shoqëria patriotike “Çamëria” me qendër kryesore në Uorçester të SHBA.52 Në një

deklaratë të sajën në mars të vitit 1918, shoqëria shqiptare në Amerikë Vatra vinte në

dukje gabimin e madh të Fuqive të Mëdha dhe vendimeve të tyre për vënien e Shqipërisë

nën protektoratin italian. Me anë të deklaratës, shoqëria shqiptare dënonte ashpër pazaret

që bëheshin midis Italisë dhe Greqisë për shkëmbim territoresh në kurriz të shtetit të ri

shqiptar, duke e konsideruar atë si një emër të ri aneksimi.53

Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, rreziku i coptimit të trojeve shqiptare

u rikthye përsëri. Diplomacitë evropiane për të kënaqur synimet e shteteve shoviniste

ballkanase, vendosën që të sakrifikonin sërish Shqipërinë. Konferenca e Paqes në Paris

dhe diskutimet e shumta mbi rishikimin e kufijve të Evropës, bënë që gjithë elementi

nacionalist shqiptar të vihej në lëvizje. Përballë presioneve të mëdha për coptimin e

trojeve shqiptare, një ndër kërkesat e Qeverisë së Durrësit, drejtuar përfaqësuesve

evropianë në këtë konference, ishte rivendikimi i krahinës së Çamërisë dhe rikthimi i saj

në trungun mëmë. Qeveria shqiptare e kryesuar nga Turhan Pashë Përmeti, kundërshtoi

hapur kërkesat e paraqitura në Konferencën e Paqes në Paris nga qeveria greke për

aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Në memorandumin dërguar kësaj konference në 12

shkurt 1919, kryeministri i qeverisë së përkohshme të Durrësit ndër të tjera shprehej se,

“kjo krahinë që quhet Çamëri, e që shtrihet në thellësi prej 30 deri 40 km, përfshinte para

Luftës Ballkanike një popullsi të përgjithshme prej 63 000 frymësh, nga të cilat 40 000

shqiptarë muslimanë, 14 000 shqiptarë të krishterë dhe 9 000 banorë grekë, ose që flasin

greqisht në familjet e tyre”.54 Pa kaluar ende një muaj, Turhan P. Përmeti i dërgon një

notë shtesë, kryetarit të Konferencës së Paqes, Zhorzh Klemanso. Në këtë notë proteste,

ai kërkonte që krahina e Çamërisë e pushtuar nga grekët, si dhe krahina të tjera shqiptare

që mbaheshin nga serbët dhe malazezët të viheshin për një periudhë një apo dy vjeçare

nën mandatin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.55 Gjithashtu, në kërkesën

e saj qeveria shqiptare kërkonte që gjatë periudhës së administrimit amerikan, të

organizohej një plebishit për t’i dhënë mundësinë popullsisë shqiptare të Çamërisë dhe

viseve të tjera të shprehnin vullnetin e tyre.56

Në një rezolutë që Kristo Dako i dërgonte presidentit amerikan Uillson në mars

1919, e njëkohësisht Zh. Klemansos, krahas ribashkimit të të gjitha krahinave të

shkëputura Shqipërisë, kërkohej dhe kompensimin e dëmeve të luftës shkaktuar nga

fuqitë ndërluftuese në territorin shqiptar.57 Sevasti Qirjazi, nën siglën e Partisë

Kombëtare shqiptare në Amerikë, protestoi ashpër ndaj fabrikimit prej Greqisë të çështjes

së Vorio-Epirit. Në emër të të gjithë shqiptarëve, ajo kërkonte, që Konferenca e Paqes në

52 Rama, Çamëria në vitet 1912-1940, 304. 53 Haris Silajxhiç Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit, (Tiranë, Dituria, 1999), 35. 54 Naska, Dokumente për Çamërinë..,dok. Nr.15, fq.39. Memorandum i delegacionit të Qeverisë së

Durrësit dërguar Konferencës së Paqes, Paris, 12 shkurt 1919. 55 AQSH, F.151, V.1919, D.14, fl.22. 56 Po aty. 57 Po aty., F.30 (Kristo Dako), V.1919, D.7, fl.18.

Page 13: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

IX

Paris të vendoste sa më shpejt për sigurimin territorial të Shqipërisë, madje duke përfshirë

brenda saj dhe krahinat e Kosovës dhe të Çamërisë.58

Delegacioni shqiptar në Konferencën e Paqes, i kryesuar nga Luigj Bumçi, në

korrik të vitit 1919 protestoi ashpër ndaj masave të marra nga qeveria greke mbi nxjerrjen

e dekretit mbretëror, i cili miratonte ligjin nr.924, për ndalimin e shitjes dhe tjetërsimit të

pronave që gjendeshin në territorin e aneksuar nga Greqia pas Luftrave Ballkanike. Në

letrën e tij drejtuar Zh. Klemansos, Bumçi shprehej se, “popullsitë muslimane të krahinës

së Çamërisë, aneksuar nga Greqia pas luftës së mësipërme (fjala është për luftrat

ballkanike), e shikojnë veten në perspektivën e trishtuar të të qënurit të detyruar të

mërgojnë, duke lënë pasuritë e tyre të paluajtshme dhe fushat e tyre që përbëjnë, për

shumicën dërrmuese, pasurinë e vetme”.59

Gjatë punimeve të Konferencës, protesta në emër të mbrojtjes së kufijve të

Shqipërisë dhe rikthimit të krahinave të banuara nga shqiptarët, u zhvilluan në shumë

qytete të Shqipërisë. Kërkesa dhe ankesa të shumta drejtuar Fuqive të Mëdha erdhën nga

të gjitha shoqatat shqiptare jashtë atdheut. Komiteti Kombëtar i shqiptarëve në Zvicër,

duke dashur të tërhiqte vëmendjen e opinionit ndërkombëtar për zgjidhjen e drejtë të

çështjes shqiptare, në shtator të vitit 1919 i kërkoi Senatit të Punëve të Jashtme në

Uashington të ndërhynte sa nuk ishte vonë për ndreqjen e gabimeve të Konferencës së

Londrës.60 Të bindur se Komisioni Senatorial amerikan do të ndërhynte fuqimisht për të

parë kërkesën e shqiptarëve, ata kërkonin dhe mbështetjen dashamirëse të Amerikës për

rikonfirmimin e pavarësisë së Shqipërisë.61

Në të njëjtën kohë me zhvillimet politike në Evropë për zgjidhjen e çështjes

shqiptare, qeveria greke vazhdonte reprezaljet dhe masakrën ndaj popullsisë shqiptare në

Çamëri. Megjithë kaosin politik që kishte përfshirë qeverinë dhe shtetin grek, autoritetet

vendase të administratës greke vazhdonin të ushtronin terror dhe represion ndaj

popullsisë muslimane shqiptare të Çamërisë. Në marrëveshje të fshehtë me qeverinë

qëndrore të Athinës, autoritetet lokale greke kishin organizuar banda dhe komitete

ushtarake për të përgatitur çrrënjosjen e popullsisë shqiptare dhe spastrimin e Çamërisë.

Që nga Parisi, kryeministri grek Venizellos urdhëronte Athinën, që të mbante një

qëndrim të rreptë ndaj popullsisë muslimane shqiptare dhe nga ana tjetër i këshillonte

autoritetet vendase që të bënin kujdes, duke “mos dhënë përshtypjen e një regjimi

shtypës”.62

Vuajtjet e shqiptarëve në krahinën e Çamërisë u shtuan dhe më shumë pas

humbjes së rëndë që Greqia pësoi në luftën me Turqinë në vitin 1922, humbje e cila çoi

në rrënimin e idesë për krijimin e Greqisë së Madhe dhe zgjerimin e saj drejt Azisë.

Traktati i nënshkruar në Lozanë më 30 janar 1923, përveçse i dha fund luftës midis

Greqisë dhe Turqisë, vendosi dhe për këmbimin e grekëve të Anadollit me popullsinë

muslimane që gjendej në territoret greke. Ende pa u firmosur marrëveshja për këmbimin

e popullsive respektive midis Greqisë dhe Turqisë, mijëra familje refugjatësh ortodoksë u

dyndën në territorin grek. Në zbatim të Marrëveshjes së Lozanës, pranë autoriteteve

58 Gazeta Albania, 18 Janar 1919. 59 AQSH, F.151, V.1919, D.14, fl.45. 60 Naska, Dokumente për Çamërinë…,60. 61 Po aty. 62Sadiku, Lindja e çështjes çame, 179. Shtojcë dokumenti sipas Vasilis Kondis, Elenismos tes Boreiou

Epeirou kai elleno-albanikes scheseis, vëll.2, (Athinë, 1995), dok.8, 63.

Page 14: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

X

greke u ngritën disa zyra të posaçme, si Drejtoria për Vertetimin e Kombësisë, Zyra

Autonome e Stabilizimit të Refugjatëve pranë Ministrisë së Jashtme greke.63 Me urdhër

të qeverisë së Athinës, autoritetet lokale greke të Çamërisë, në shtator të vitit 1923

shpallën urdhërin e Ministrisë së Punëve të Jashtme greke, për deklarimin e kombësisë

nga të gjithë banorët muslimanë.64

Qëllimi i vetëm i qeverisë së Athinës për arritjen e kësaj marrëveshje, ishte

realizimi i ëndrrës së vjetër për spastrimin etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre. Në

përpjekje për të nxjerrë sa më shumë përfitime nga ky shkëmbim, qeveria e Athinës

nxirrte urdhëresa për shpërnguljen e shqiptarëve çamë. Qeveria greke vendosi të

ndërmarrë akte ekstreme, duke konfiskuar pronat e shqiptarëve, si dhe duke ushtruar

terror e dhunë ndaj banorëve me origjinë shqiptare, me qëllim që jeta e shqiptarëve në

këto troje të bëhej e pamundur. Sipas ligjit të ri agrar të miratuar në shtator të vitit 1923,

pronat e çifligarëve shqiptarë shpronësoheshin nga shteti grek, pa u vlerësuar më parë nga

ndonjë gjykatë e pavarur dhe vlera e kompesimit bëhej me vlerën e dhrahmisë të

zhvlerësuar dhe sasia e pagesës do të kryhej me 30 këste vjetore.65

Qeveria shqiptare edhe pse nuk ishte pjesë e marrëveshjes greko-turke mbi

shkëmbimin e popullsive e kundërshtoi që në thelb këtë marrëveshje, duke e denoncuar

në Organizatën e Lidhjes së Kombeve. Qeveria shqiptare kërkonte që, popullsia shqiptare

e cila ndodhej në territorin grek, të mos ishte pjesë e marrëveshjes për këmbimin e

popullsisë dhe si e tillë të përjashtohej kategorikisht nga ky shkëmbim. Megjithëse

qeveria greke mundohej të siguronte shtetin shqiptar se, ajo do të përmbushte të gjitha

detyrimet që rridhnin prej marrëveshjeve të firmosura dhe të njohura tashmë nga

organizata e Lidhjes së Kombeve, në mënyrë krejt të hapur, ajo vazhdonte të ushtronte

dhunë dhe terror ndaj popullsisë shqiptare çame. Si rezultat i presionit të palës shqiptare,

përfaqësuesi grek në Konferencën e Lozanës u detyrua të pranonte faktin se, Greqia nuk

ka aspak si qëllim të kryejë këmbimin e muslimanëve me prejardhje shqiptare dhe se

shqiptarët banojnë në një rajon të përcaktuar qartë, që quhet Epir. Madje përfaqësuesi

grek në këtë conference Kaklamanos, pranoi se shqiptarët janë bashkëfetarë me turqit,

por kurrsesi bashkëpatriotë me ta.66

Qeveria shqiptare mbështetur në realitetin historiko-etnik, të cilin u mundua t’ia

bënte të njohur si, palës greke, ashtu dhe Lidhjes së Kombeve, ndërmori hapa konkrete

për mbrojtjen e të drejtave të popullsisë shqiptare. Qeveria shqiptare e ndërkombëtarizoi

çështjen çame, duke mos e lënë vetëm në kuadër të diskutimeve monotone të Asamblesë

së Lidhjes së Kombeve. Ministria e Jashtme shqiptare, çështjen e mizorive të grekëve

kundër shqiptarëve u mundua t’ia bënte me dije parlamentit britanik. Qeveria britanike,

duke mos dashur të prishte marrëdhëniet me Athinën, parapëlqeu që këtë çështje të lërë

në dorë të Lidhjes së Kombeve dhe u mjaftua vetëm me disa sugjerime e këshilla për

ambasadorin e saj në Paris.67 Ankesës së Mehmet Konicës lidhur me gjendjen e këmbimit

të popullsisë shqiptare drejtuar Foreing Office, qeveria britanike u përgjigj se, “tashmë

63 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.III, 502. 64 Rama, Çamëria…,280. 65 Malltezi, Delvina, Mid’hat Frashëri, Ministri Fuqiplotë në Athinë.., 79. Fjala e mbajtur nga Mid’hat

Frashëri në Asamblenë e Përgjithshme të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë. 66 Naska, Dokumente për Çamërinë…,91, dok.45. 67 AQSH, F.151, V.1923, D.203, fl.9-10. Njoftim i Pandeli Evangjelit, ministër i Punëve të Jashtme në

Tiranë, drejtuar Kryeministrit të Qeverisë shqiptare, Tiranë, 15 janar 1923.

Page 15: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

XI

jeni një vend independent dhe se duhet t’i rregulloni vet punët tuaja”.68 Shqetësime dhe

ankesa në dyert e Foreign Office mbi keqtrajtimin e etnive dhe kombësive të vogla nga

ana e Greqisë, kishin ardhur jo vetëm nga shqiptarët. Megjithë ankesat e herë pas

hershme, zyrtarë të lartë të kësaj ministrie u shprehën se, “do të gjenin rastin që,

miqësisht t’i kërkonin Greqisë të respektojë të drejtat e shqiptarëve dhe të popullsive të

tjera jo greke”.69

Për të zbatuar marrëveshjen e përbashkët greko-turke për këmbimin e popullsive,

u krijua Komisioni Mikst, i cili filloi nga puna që në muajin nëntor të vitit 1923. Ky

komision, që në fillim të punës së tij nuk dha asnjë garanci se do të trajtonte me

seriozitetin e duhur çështjen e popullsisë shqiptare. Gjatë kryerjes së funksioneve të tij,

Komisioni nuk mori në konsideratë kërkesat e shumta të shqiptarëve për të vizituar

krahinat e banuara prej tyre, me qëllim përcaktimin e origjinës, gjuhës dhe prejardhjes së

tyre.70 Anëtarët e këtij Komisioni, në përbërje të të cilit nuk kishte asnjë anëtar me

prejardhje shqiptare, nuk denjuan që të merrnin në konsideratë treguesin themelor, atë të

kombësisë së popullsisë shqiptare. Komisioni Mikst i kryesuar nga gjenerali De Lara,

përbëhej nga një anëtar grek, një turk dhe tre anëtarë të tjerë të paanshëm.71 Në mënyrë

krejt artificiale anëtarët e këtij komisioni gjetën lloj lloj mënyrash për të legalizuar

përfshirjen e një numri të madh banorësh me origjinë shqiptare në këmbimin e tyre me

popullsinë greke të Anadollit.

Protestat e shumta të parisë çame dhe qeverisë shqiptare, e detyruan qeverinë

greke të pranonte përjashtimin nga këmbimi të asaj pjesë të popullsisë shqiptare, e cila

me anë të dokumenteve që dispononin, do të arrinte të provonte para anëtarëve të

Komisionit Mikst, origjinën e tyre shqiptare. Kjo pjesë e popullsisë çame, megjithëse e

përjashtuar nga çështja e këmbimit, duhej të “vertetonte” me dokumente bindëse,

origjinën dhe prejardhjen shqiptare para këtij komisioni. Për pajisjen me dokumente,

shqiptarëve çamë iu duhej të udhëtonin deri në Athinë, ku përveç shpenzimeve të shumta,

popullsisë shqiptare i duhej një kohë e gjatë për t’u pajisur me to.72

Pothuajse në të gjitha rastet, shkëmbimi popullsisë shqiptare u shoqërua me dhunë

dhe terror nga bandat greke. Këto veprime, synonin që me anë të vrasjeve dhe dhunës të

largonin nga shtëpitë dhe pronat e tyre shqiptarët, duke i zëvendësuar ata me refugjatë

grekë të ardhur nga Azia. Shkëmbimi popullsisë muslimane me atë ortodokse greke, ishte

tentativa e radhës e qeverisë greke për shkombëtarizimin e krahinës së Çamërisë. Pjesë e

shkëmbimit u bënë dhe shumë klerikë shqiptarë muslimanë dhe bektashianë. Si rezultat i

përfshirjes të klerikëve në shkëmbim, një pjesë e mirë e kulteve fetare mbetën pa

drejtues. Shpesh ndodhte që disa ditë para se Komisioni Mikst të shkonte në zonat e

banuara prej shqiptarëve për të plotësuar të dhënat mbi origjinën e popullsisë, bandat

greke, me preteksin për të gjetur në shtëpitë e shqiptarëve elementë keqbërës ushtronin

dhunë dhe terror, me qëllim trembjen e këtyre banorëve dhe plaçkitjen e tyre. Sikur të

mos mjaftonin refugjatët grekë, të cilët vendoseshin me dhunë në shtëpitë dhe pronat e

shqiptarëve, familjet çame duhet të përballonin dhe shpenzimet ekstra për mbajtjen e

68 Po aty., fl.339. 69 Po aty., fl.81-82. Njoftim i Mehmet Konicës, ministër Fuqiplotë i Legatës shqiptare në Londër, dërguar

Ahmet Zogut, Londër, 23 gusht 1923. 70 Historia e Popullit Shqiptar, Vëll.III, 503. 71 Dhimitër Berati, Qëllimet dhe organizimi i Lidhjes së Kombeve, (Tiranë, Mbrothësia, 1931), 24. 72 Rama, Çamëria…,286.

Page 16: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

XII

xhandarmërisë dhe të trupave ushtarake greke të vendosura në këtë krahinë. Si pasojë e

keqtrajtimeve të bëra nga autoritetet ushtarake, kryesisht nga njësitë e vogla të

shpërndara, shumë fshatra u braktisën, pasi xhandarët dhe ushtarët grekë e kishin kthyer

në zakon që të jetonin në kurriz të familjeve shqiptare. Në shumë raste autoritetet vendase

greke ushtronin presion tek familjet shqiptare duke kërkuar dëmshpërblim me pretekstin

se, gjoja këta ishin të lidhur me shtetin e pavarur shqiptar dhe se kryenin aktivitete të

paligjshme.73 Po ashtu, kushtet në të cilat kryhej zhvendosja e popullsisë shqiptare bëhej

e padurueshme, po të kemi parasysh se ata qëndronin me ditë të tëra, duke pritur në portet

greke anijet, që do ti çonin ata drejt brigjeve të Azisë së Vogël.74

Një rol negativ në çështjen e këmbimit të popullsisë shqiptare me atë turke luajtën

si klerikët ortodoksë grekë dhe ata muslimanë. Të paguar dhe të shantazhuar prej bandave

greke, shumë klrikë mernin përsipër të deklaronin në emër të popullsisë shqiptare se, këta

ishin turq dhe si të tillë duhej të shkëmbeheshin. Myftiu i Paramithisë kishte hartuar një

listë me afro 10.000 çam, të cilët gjoja kishin kërkuar të largoheshin me dëshirën e tyre

drejt Anadollit. Të njëjtën akuzë ndaj drejtuesve të klerit musliman ngrinte dhe patrioti

çam Musa Demi në letrën drejtuar ministrit fuqiplotë shqiptar në Athinë Mithat Frashërit.

Në këtë letër, ndër të tjera M. Demi veçonte problemet që po lindnin në krahinën e

Çamërisë, pas ardhjes së refugjatëve grekë në shtëpitë e shqiptarëve.75 Akuzat drejtuar

klerit fetar musliman u ngritën dhe nga banorët shqiptarë të Margëlliçit, Filatit,

Paramithisë dhe Gumenicës, të cilët akuzonin krerët e tyre fetarë se po nxisnin popullsinë

shqiptare të mos vetdeklaroheshin me kombësi shqiptare. Sipas banorëve, myftinjtë

endeshin nëpër fshatra të Çamërisë, duke i kërcënuar ata me fjalët se, “greku do t’ju djegë

të gjallë dhe do t’ju shfarosë” dhe në këtë mënyrë rruga e vetme për të shpëtuar ishte të

pranonin largimin drejt Anadollit.76

Në shtëpitë e shqiptarëve, me forcën e autoriteteve vendase greke strehoheshin

refugjatë të krishterë grekë të ardhur nga Azia, duke u bënë zotër të pronave dhe shtëpive

të muslimanëve çamë. Pa kryer asnjë lloj veprimi administrativ dhe pa kryer asnjë pagesë

qeraje apo detyrim tjetër, banorë të ardhur filluan menjëherë të punonin tokat dhe të

vilnin prodhimet në pronësi të shqiptarëve. Mid’hat Frashëri, ministër Fuqiplotë i

Shqipërisë në Athinë, në gusht të vitit 1925 protestoi ashpër pranë drejtorit të Seksionit

për Pakicat në Lidhjen e Kombeve, lidhur me praktikat diskriminuese që ndiqte shteti

helen ndaj minoritetit çam në Greqi. Në letrën e tij, M. Frashëri deklaronte se, “nga 190

familje shqiptare në Konicë, për mungesë të letrave, 70 prej tyre u dëbuan për në

Anadoll”.77

Të detyruar prej dhunës dhe terrorit të ushtruar prej bandave greke, shumë

shqiptarë të Çamërisë kalonin kufirin shtetëror të Shqipërisë, duke gjetur përkrahjen e

popullsisë shqiptare. Si për të mos mjaftuar dhuna e ushtruar dhe për të penguar lëvizjen

e lirë të shqiptarëve muslimanë të Çamërisë, qeveria greke nxori një ligj të posaçëm

73 AQSH, F.151, V.1923, D.203, f.210-212. 74 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar…,119. 75 AQSH, F.151, V.1923, D.203, fl.160. 76Naska, Dokumente për Çamërinë…,141, dok.86. Përfaqësues të popullsisë çame i drejtohen Ministrit

Fuqiplotë shqiptar në Athinë Mithat Frashërit. Letra mban datën 31 tetor 1923. 77 Malltezi, Delvina, Mid’hat Frashëri…,273. shif dhe AQSH, F.151, V.1925, D.131/1, fl.106-108.

Page 17: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

XIII

doganor, ku shqiptarët çamë ishin të detyruar të paguanin taksa për gjënë e gjallë dhe

plaçkat e nevojshme që ata merrnin me vete.78

Si kundërpërgjigje e masave drastike të ndërmara nga qeveria helene për dëbimin

e shqiptarëve muslimanë nga Çamëria, në qeverinë shqiptare pati disa segmente të cilat

përkrahën idenë, se e njëjta politikë duhej ndjekur dhe ndaj minoritetit grek në Shqipërinë

e Jugut. Idhtari më i flaktë i kësaj vije ishte diplomati shqiptar në Athinë Mid’hat

Frashëri. Sipas M. Frashërit, shqiptarët e dëbuar nga Çamëria duhej të vendoseshin në

tokat dhe shtëpitë e grekëve që jetonin në Shqipëri.79 Në letrën e tij të datës 15 tetor 1925,

dërguar ministrit të jashtëm shqiptar në Tiranë, M. Frashëri sugjeronte se, duheshin marrë

disa masa të lehta kundër grekofonëve, duke instaluar në shtëpitë e tyre refugjatët çamë

apo dhe duke u ndaluar atyre shitjen e pronave, masa këto të ngjashme me ato që qeveria

greke kishte ndërmarë kundër popullsisë muslimane çame në Greqi.80 Duke parë se

Greqia nuk kishte ndërmend të ndalonte largimin e minoritetit çam nga Çamëria, vetëm

pak ditë më vonë, M. Frashëri do të përsëriste kërkesën e tij drejtuar qeverisë shqiptare

për shkëmbimin e elementit grek të Delvinës me shqiptarët çamë. “Meqënëse Greqia po

refuzon drejtësinë për elementin shqiptar,- deklaronte M. Frashëri,- atëherë të

proponojmë këmbimin e elementit grekofon të Delvinës, me Çamërit e Epirit”.81 Idetë e

tij mbi marrjen e masave reciproke ndaj minoritetit grek në Shqipëri, ministri shqiptar në

Athinë ua bëri me dije dhe zyrtarëve grekë. Në takimin me zyrtarë të lartë grekë, të bërë

në fillim të muajit nëntor 1925, M. Frashëri kërcënoi hapur bashkëbiseduesin e tij grek,

duke i deklaruar se, “gjëja më e mirë që mund të bëjë Shqipëria është të dëbojë ata 20

000 grekofonë që ndodhen në Delvinë, por prapë Greqia do të na ketë hua edhe nja 40.

000 frymë të tjera, pasi deri tani,-theksonte M. Frashëri,- janë përzënë me pahir mbi 60

000 shqiptarë”.82

Pavarësisht deklaratave të përfaqësuesve grekë për përjashtimin e muslimanëve

shqiptarë nga shkëmbimi, qeveria greke çështjen e përcaktimit të prejardhjes së

popullsisë muslimane shqiptare e shihte si një proces të vështirë, duke e lënë atë tërësisht

në dorën e anëtarëve të Komisionit Mikst.83 Përpjekjet e shumta të qeverisë shqiptare dhe

rezistenca e popullsisë çame për të kundërshtuar dëbimin me forcë nga Çamëria, e

detyruan Lidhjen e Kombeve që në 9 mars të vitit 1926, të pranonte raportin përfundimtar

të Komisioni Mandator, i cili rekomandonte që, popullsia shqiptare e Çamërisë

konsiderohej tërësisht shqiptare dhe si e tillë e pashkëmbyeshme.84 Pak ditë më vonë dhe

qeveria greke deklaroi zyrtarisht se, popullsia shqiptare e Çamërisë do të gëzonte të gjitha

të drejtat dhe liritë qytetare, ashtu si dhe pjesa tjetër e shtetasve grekë. Duke respektuar

vendimin e Lidhjes së Kombeve për përjashtimin e popullsisë shqiptare të Çamërisë nga

këmbimi, Ministria e Jashtme e Greqisë i konfirmoi përfaqësuesit shqiptar në Athinë se,

78 AQSH, F.151, V.1923, D.203, fl.190. 79 Malltezi, Delvina, Mid’hat Frashëri..,295-296. Sugjerime të Mid’hat Frashërit për Ministrin e Punëve të

Jashtme të Qeverisë Shqiptare, lidhur me masat që duheshin marrë kundër grekofonëve në Shqipëri. 80 Malltezi, Delvina, 295-296. 81 AQSH, F.151, V.1925, D.131/1, fl.315-318. Njoftim i M. Frashërit për Minsitrin e Punëve të Jashtme të

Shqipërisë, Athinë, 29 tetor 1925. 82 Malltezi, Delvina, Mid’hat Frashëri, Ministër Fuqiplotë.., 324. 83 Rama, Çamëria…,286. Pjesë nga proçesverbali i sesionit të 27 të të Këshillit të Lidhjes së Kombeve,

seanca e 10-të. 84 Historia e Popullit Shqiptar, vëll. III, 504.

Page 18: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

XIV

Nënkomisioni Mikst për Epirin ishte larguar prej andej, duke e konsideruar të mbyllur

çështjen e këmbimit të popullsisë.85

Veprimet arbitrare të qeverisë greke dhe të Komisionit Mikst të mbështetura në

padrejtësinë ndaj popullsisë çame, sollën dëbimin në masë të kësaj popullsie nga Çamëria

dhe nga krahinat rreth saj për në Azinë e Vogël. Vetëm gjatë viteve 1924-25, nga

krahinat e Maqedonisë të banuara prej shqiptarëve muslimanë u larguan mbi 35. 000

banorë shqiptarë muslimanë.86 Nga 3419 shtëpi muslimane në Çamëri dhe 535 të

krishtera, refugjatët grekë të ardhur nga Azia e Vogël u vendosën në 1943 shtëpi të

shqiptarëve çamë dhe asnjë prej tyre nuk u vendos në shtëpitë e familjeve greke apo të

shqiptarëve ortodoksë.87 Sipas raportit të mbajtur nga përfaqësuesi shqiptar në Lidhjen e

Kombeve në dhjetor të vitit 1928, rezulton se midis viteve 1924-1926, nga Maqedonia

ishin shpërngulur me forcë rreth 40 000 shqiptarë dhe mbi 20 000 të tjerë të shpërngulur

ishin muslimanë shqiptarë të Epirit.88

Autoritetet greke të Çamërisë e konfirmojnë vet misionin e tyre për të

shkombëtarizuar krahinën prej shqiptarëve. Nënprefekti i Çamërisë, në vjeshtë të vitit

1936, njoftonte Ministrinë e Jashtme greke se, “Nënprefektura dhe xhandarmëria e Filatit

dhe Igumenicës po punojnë me forcë për të detyruar çamët të emigrojnë dhe për të rritur

numrin e tyre”.89 Ankthi i vazhdueshëm i autoriteteve greke për largimin e popullsisë

çame reduktoi në mënyrë të ndjeshme prezencën fizike të minoritetit çam në Greqi.

Historiografia greke duke mohuar krejtësisht politikën e dëbimit të ndjekur nga qeveria

greke, në shumicën e rasteve është shprehur se, popullsia shqiptare çame ka shprehur

dëshirën e vet për t’u përfshirë në shkëmbim me arsyetimin për një jetë më të mirë në

Turqi.90

Autori grek Dh. Mihalopulos, duke iu rikthyer çështjes së përjashtimit të çamëve

nga këmbimi i popullsisë gjatë viteve 1923-26, gjykon se ky vendim ishte një gabim i

madh, si për qeverinë greke të asaj kohe, ashtu dhe për diplomacinë ndërkombëtare e për

vetë çamët.91 Duke marrë në konsideratë rregjstrimin e popullsisë prej administratës

greke në vitin 1936, rezulton se, në Çamëri në 279 fshatra kishin mbetur gjithsej 28 000

shqiptarë muslimanë, 20 000 grekë dhe 26 000 shqiptarë ortodoksë.92

Me ardhjen në pushtet të diktatorit fashist Joanis Metaksa, në Greqi në vitin 1936,

gjendja ekonomike, sociale dhe politike e popullsinë shqiptare u rëndua më tepër. Edhe

njëherë rifilluan arrestimet dhe dëbimet masive të shqiptarëve. Me anë të bankave të saj,

qeveria greke lehtësoi procedurat për shitjen e pronave të çamëve, duke bërë të mundur

më pas lehtësimin e nxjerrjes së vizave dhe largimit të tyre përfundimtar nga Çamëria.93

Për të kontrolluar më së miri komunitetin çam, qeveria greke në vjeshtën e vitit 1936

krijoi prefekturën e Thesprotisë, e cila përmblidhte katër krahinat; Filatin, Gumenicën,

85 Naska, Dokumente për Çamërinë…, 515. 86 AQSH, F.151, V.1925, D.131, fl.17. 87 Rama, Çamëria.., 292. 88 Po aty., 297. 89 AYE, 1935, A/4/9/3. Njoftim i Nënprefektit të Çamërisë për Ministrinë e Punëve të Jashtme greke, datë

30.09.1935. 90 Basil Kondis, The Greeks of Nothern Epirus and greek-albanian relations, Cituar sipas Meta, Tensioni

greko-shqiptar.., 142-143. 91 Dimitris Mihalopulos, Çamët, (Athinë, Arsenidhis, 1993), 23. 92 Meta, Tragjedia çame, 45. 93 Historia e Popullit Shqiptar, vëll. III, 506.

Page 19: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

XV

Paramithinë dhe Margëlliçin.94 Ky organizim u justifikua nga qeveria greke me

arsyetimin, se ai u bë për arsye ekonomike dhe për unifikimin e administratës shtetërore

greke.95 Sipas këtij organizimi të ri, qendra e njësive administrative do të ishin ato fshatra

me shumicë banorësh të besimit të krishterë, duke eleminuar në këtë mënyrë elementin

shqiptar musliman. Pas këtij organizimi qeveria greke, krijoi reparte të mirëfillta të

ushtrisë dhe xhandarmërisë, të cilat u dislokuan në rajonin e Çamërisë, me qëllim

parandalimin e çdo ndjenje kombëtare të shqiptarëve.

Një tjetër masë shtrënguese e qeverisë greke ndaj minoritetit çam në Greqi ishte

ndalimi i përdorimit të gjuhës shqipe. Vetëm gjatë vitit shkollor 1938-39, qeveria greke

kishte premtuar se do të hapte rreth 13 shkolla shqipe në fshatrat e Çamërisë, si në

Margëlliç, Arpicë, Koskë, Spatar, Versela, Arvenicë, Picar, Kuç, Lugarat, etj.96 Shpesh

herë mësimbërja në gjuhën shqipe ishte lënë në mëshirën e drejtuesve grekë të shkollave,

të cilët e kishin katandisur zhvillimin e gjuhës shqipe për fëmijët çamë vetëm me 2 orë

mësim në javë. Në ato pak shkolla, të cilat ende vazhdonin të konsideroheshin shkolla

shqipe, mësimi jepej nga mësues të besimeve fetare dhe që nuk ishin njohës të mirë të

gjuhës shqipe. Megjithë përpjekjet e qeverisë shqiptare për të vendosur mësues shqiptarë

dhe njohës mjaft të mirë të gjuhës shqipe, qeveria greke pengonte qëllimisht emërimin e

tyre. Krahas kësaj, qeveria greke kishte vendosur një kontroll të rreptë mbi botimin dhe

përdorimin e teksteve shqip. Në shumë raste, faqet e librave me përmbajtje të karakterit

kombëtar, me simbole kombëtare, apo me fotografi të patriotëve shqiptarë griseshin.97

Ministri fuqiplotë i Shqipërisë në Athinë Z. Rauf Fico, u ankua te autoritetet greke të

Çamërisë, të cilët qëllimisht pengonin shpërndarjen e librave shqipe në shkolla. Lidhur

me këtë, ministri i jashtëm grek Mavrudis, në mënyrë të vazhdueshme i kishte tërhequr

vëmendjen ministrit grek të arsimit, duke i kujtuar këtij të fundit se, po bëhej pengesë për

përbushjen e detyrimeve që rridhnin nga marrëveshjet e arritura midis dy vendeve.98

Afrimi i konfliktit të armatosur midis Italisë dhe Greqisë çoi në marrjen e masave

të egra nga qeveria greke ndaj popullsisë shqiptare. Nga frika e një bashkëpunimi të

mundshëm midis shqiptarëve çamë dhe ushtrisë italiane, autoritetet greke arrestuan dhe

më pas internuan të gjithë burrat dhe të rinjtë shqiptarë, kryesisht ata në afërsi të fshatrave

në kufi me Shqipërinë. Para fillimit të konfliktit me Italinë, mijëra burra çamë u arrestuan

dhe u internuan në ishujt e largët të Egjeut. Mosbesimi i autoriteteve greke ndaj

minoritetit çam u shpeh në shumë mënyra. Shumë të rinjë çamë të cilët shërbenin në

radhët e ushtrisë greke, në shumicën e rasteve qëndronin në formacionet e prapavijës, ku

në vend të armëve iu jepeshin vegla punë për të hapur rrugë dhe ndërtuar ura. Si rezultat i

këtyre masave, një pjesë e parisë çame i kthyen sytë nga Italia fashiste për dhënien fund

të vuajtjeve dhe realizimin e bashkimit të Çamërisë me shtetin shqiptar.

94 Naska, Dokumente për Çamërinë.., 681. 95 Manda, Çamët muslimanë..,115. 96 AQSH, F.151, V.1938, D.106, fl.49-54. 97 Naska, Dokumente për Çamërinë.., 695. Njoftim i ministrit të punëve të jashtme të Shqipërisë E.

Libohova për Rauf Ficon, ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Athinë, Tiranë 4 janar 1938. 98 Naska, Dokumente për Çamërinë…,708.

Page 20: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

PARATHËNIE

Punimi me titull “Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore”, ka në fokus të tij

dramën e popullsisë shqiptare çame në Greqi gjatë kësaj periudhe, si dhe qëndresën e

kësaj popullsie ndaj përpjekjeve të qarqeve shoviniste dhe shtetit grek për

shkombëtarizimin e Çamërisë. Mbështetur në analizën e burimeve dokumentare të kohës,

një pjesë e të cilave pasqyrohen për herë të parë në këtë studim, ne jemi munduar të

hedhim dritë mbi zhvillimin e ngjarjeve historike në Çamëri gjatë viteve 1939-1945.

Gjithashtu, për herë ta parë vjen një studim i plotë, i cili përpiqet të trajtojë politikat

diskriminuese e shfaruese të shtetit dhe grupeve nacionaliste greke ndaj minoritetit çam

gjatë Luftës së Dytë Botërore, poltika këto që kulmuan me masakrat dhe spastrimin etnik

të Çamërisë në vitet 1944-45. Në procesin e hulumtimit shkencor jemi mbështetur në

metodologjinë e njohjes dhe vlerësimit të materialeve, përfshirë këtu, literaturën

ekzistuese dhe dokumente historike, duke patur si kriter kryesor, besueshmërinë dhe

vërtetësinë e tyre. Ky punim nuk pretendon të thotë fjalën e fundit përsa u përket

argumenteve të sjella dhe përfundimeve të arritura, por shpresojmë të shërbejë si një

shtysë dhe nxitje për debat të mëtejshëm lidhur me çështjen çame dhe ngjarjet që rrodhën

në Çamëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Përsa i përket çështjes çame, historiografia shqiptare është në pararojë, jo vetëm

për botimet e shumta që kanë dalë në dritë deri tani, por dhe për faktin se ato janë të

argumentuara dhe të mbështetura në dokumente dhe fakte reale. Nga ana tjetër,

historiografia greke jo vetëm që ka treguar mangësi në trajtimin e çështjes çame, por në

shumicën e rasteve, shkrimet e autorëve grekë janë ndikuar fort nga paragjykimet

nacionaliste ndaj minoritetit çam në Greqi dhe çështjes shqiptare në tërësi. Përgjithësisht

ky proces ka rezultuar i suksesshëm, pasi në literaturën e pakët historike greke rreth

kësaj çështje, çamët u zvendësuan me termat “pseudoçamë”, “turko-shqiptarë”, apo “të

vetëquajturit çamë”. Që nga sulmi italian ndaj Greqisë dhe pas përfundimit të Luftës së

Dytë Botërore, për dekada me radhë, propaganda shoviniste greke nuk pushoi së

akuzuari popullsinë shqiptare në Çamëri për bashkëpunim me fashistët italianë dhe

nazistët gjermanë. Këto akuza kishin për qëllim të justifikonin masakrat e kryera nga

grupet nacionaliste greke ndaj popullsisë së pambrojtur civile shqiptare në fund të luftës.

Në përgjithësi, autorët grekë janë gjendur në vështirësi dhe fare të papërgatitur

nga shpërthimi i papritur i çështjes çame në ambjentet e politikës dhe historiografisë

shqiptare pas viteve ’90. Historiografia greke dhe politika zyrtare e Athinës, çështjen

çame e kanë parë me syrin e një pamfleti politik, duke e trajtuar atë si një çështje të

mbyllur tashmë, në rastin më të keq, si një çështje që nuk ka ekzistuar kurrë. Në tërësi,

veprat e autorëve grekë kushtuar historisë së Çamërisë janë të mbuluara nga një

skepticizëm i thellë, pasi ato vuajnë nga mungesa e analizës shkencore dhe e

shtrembërimit të fakteve historike. Megjithë përpjekjet kohët e fundit të disa autorëve

grekë, të cilët mundohen të shkëputen nga fryma nacionaliste që ka karakterizuar veprat

e botuara deri tani, shumica e tyre ende nuk kanë arritur të bien dakord, përsa i përket

disa temave delikate që kanë të bëjnë kryesisht me origjinën e shqiptarëve çamë të

Greqisë, me çështjen e pronave, gjuhës së tyre dhe genocidit të ushtruar nga forcat

nacionaliste greke në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Page 21: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame ka qenë pothuajse një kapitull i mbyllur edhe për historianët

shqiptarë gjatë periudhës së rregjimit komunist në Shqipëri. Për gati 50 vjet,

historiografia shqiptare nuk ka marrë përsipër të trajtojë çështjen çame si një argument

të mirëfilltë historik. Vetëm pas viteve ‘90 është bërë e mundur hapja e një kapitulli të ri,

si dhe riformatimi i çështjes çame në arenën ndërkombëtare. Përpjekjet e historiografisë

shqiptare në këto 20 vitet e fundit, për grumbullimin e të dhënave historike dhe

pasqyrimin real të ngjarjeve të ndodhura në kurriz të minoritetit çam në Greqi, kanë si

mision jo vetëm zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje, por dhe rregullimin e

përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Pavarësisht përpjekjeve të bërë nga të dy palët për një qasje të re, shkencore, të

çliruar nga stereotipet dhe ngërçet e së kaluarës, ende sot ka debate lidhur me shumë

çështje që kanë karakterizuar rrugëtimin historik të minoritetit çam, që nga viti 1912 e

deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Punimet duhet të karakterizohen nga një

qasje tërësore dhe për një mirëkuptim më të plotë të zhvillimeve që shënjuan vendimet

dhe zgjedhjet që bënë njerëzit, të cilët ose ishin protagonistë, ose thjesht i përjetuan ato

ngjarje. Nisur nga ky këndvështrim, shpresoj që edhe ky punim t’ia ketë arritur qëllimit të

tij, duke shërbyer si një pikënisje e një dialogu të mbështetur në prova e dokumente, rreth

një teme të rëndësishme historike, e cila për dekada me radhë është injoruar pothuajse

tërësisht.

Persekutimi dhe genocidi grek i ushtruar ndaj popullsisë çame pas shpalljes së

Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912 dhe në vazhdim përgjatë gjithë shekullit të XX-të,

është mjaftueshëm i dokumentuar, por jo dhe aq i zbardhur për lexuesit tanë. Edhe pse

deri sot kanë dalë disa botime dhe shkrime historike, të cilat hedhin dritë mbi çështjen

çame, përsëri trajtesa e kësaj teme kaq delikate ende nuk është e plotë. Ishte pikërisht kjo

përqasje, si dhe dëshira për t’i trajtuar zhvillimet historike që kanë ndodhur në Çamëri,

të bazuara në fakte të pakontestueshme, sa më afër të vërtetës dhe larg propagandës

nacionaliste, disa nga motivet që më shtynë të ndërmarë këtë punim.

Profili i punës prej shumë vitesh si arkivist pranë Drejtorisë së Përgjithshme të

Arkivave më ka mundësuar një njohje relativisht të gjerë të dokumenteve arkivore që

kanë të bëjnë me çështje të ndryshme të historisë së Shqipërisë dhe konkretisht për temën

e sipërpërmendur. Po ashtu, njohja me një literaturë mjaft të pasur, të botuar këto dy

dekadat e fundit rreth çështjes çame, më kanë lehtësuar zgjerimin e temës dhe trajtimin e

saj me argumente bindëse shkencore.

Punimi është bazuar kryesisht në një material të konsiderueshëm arkivor, të

nxjerrë kryesisht nga arkivat shqiptare dhe shumë pak në ato greke, pasi për mua,

megjithë përpjekjet e bëra, konsultimi me dokumentet nga arkivat greke ka qenë i

vështirë. Për trajtimin me seriozitet dhe nivel shkencor të kësaj çështjeje, jam mbështetur

në dokumentet arkivore të Arkivit Qendror Shtetëror Tiranë, veçanërisht në dokumentet e

periudhës së luftës, të organizatave dhe institucioneve shtetërore që kanë ushtruar

veprimtarinë e tyre para vitit 1944. Duke shqyrtuar këto dokumenta është bërë e mundur

krijimi i një pasqyre sa më të qartë të problemeve të kohës, duke i dhënë një dimension

tjetër këtij punimi. Ndër to mund të veçojmë dokumentat e hulumtuara nga; fondi

nr.14/AP (Arkivi Partisë), fondi nr.17/APL (Qarkori i Gjirokastrës), fondi nr.40 (Ushtria

Nacional Çlirimtare Shqiptare), fondi nr.41 (Fronti Nacional Çlirimtar), fondi nr.151

(Ministria e Punëve të Jashtme), fondi nr.161 (Mëkëmbësia e Përgjithshme), fondi nr.195

(Ministria e Arsimit), fondi nr.200 (Instituti i Studimeve Shqiptare), fondi nr.222 (Shtabi i

Page 22: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare), fondi nr.270 (Ballit Kombëtar),

si dhe fondi nr.564 (Komisioni Interministerial për Furnizimet nga UNRRA-a), etj. Për të

pasur një pasqyrë më të qartë të ngjarjeve dhe personazheve të kohës rreth aktivitetit të

tyre lidhur me çështjen çame, më është dashur të konsultohem edhe me disa fonde

arkivore personale të disa prej figurave të shquara historike shqiptare si, fondi nr.13

(Faik Konica), fondi nr.14 (Fan Noli), fondi nr.30 (Kristo Dako), fondi nr.35 (Mid’hat

Frashëri), fondi nr.14/AP, D.M/23 (Musa Demi). Gjithashtu, një ndihmesë të madhe më

ka dhënë konsultimi me dokumente nga arkivi i Institutit të Historisë Tiranë, pranë

Qendrës së Studimeve Albanologjike, ai i Arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, si

dhe i Arkivit të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë.

Botimi kohët e fundit i një serie të tërë me dokumente, si nga arkivat shqiptare

dhe vendeve të huaja, kanë qenë një vlerë e shtuar e këtij punimi. Për t’u përmendur

janë, vëllimi me dokumente të përgatitur nga Kaliopi Naska, i nxjerrë për botim nga

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave me titull, “Dokumente për Çamërinë 1912-1939”

(Tiranë, 1999), botimi me dokumente i përgatitur nga Kastriot Dervishi me titull

“Masakra në Çamëri”, (Tiranë, 2009), si dhe dokumentet e botuara nga Prof. Luan

Malltezi dhe Sherif Delvina me titull, “Mid’hat Frashëri, Ministri Fuqiplotë në Athinë;

Çështja çame”, (Tiranë, 2013).

Nga dokumentet e botuara nga arkivat e huaja, dëshiroj të përmend vëllimet e

plota me titull, “Dokumente Diplomatike Italiane”, seria 6 deri 9, të përgatitura nga

Istituti Poligrafico Dello Stato, Romë, të cilat kanë zënë vend kryesisht në trajtimin e

kapitullit të parë të këtij punimi, e që i referohet pikërisht diplomacisë italiane dhe

çështjes shqiptare gjatë viteve 1939-1942. Përveç kësaj, dalja në dritën e botimit të një

sërë dokumentesh nga arkivat britanike, kanë qenë një bazë mbështetëse e fortë në

punimin e kësaj teme. Për t’u përmendur është botimi më titull, “The Çam Albanians of

Greece”, (Londër, 2002), përgatitur nga Bejtulla Destani dhe albanologu Robert Elsie.

Një tjetër ndihmesë të konsiderueshme në trajtimin e argumenteve në çështje të

veçanta të këtij punimi ka qënë dhe shtypi i shkruar i kohës, ku të dhënat dhe materialet e

nxjerra prej tij janë pasqyruar më gjerësisht në kapitullin e fundit të punimit. Si burime të

rëndësishme kam konsideruar materialet e nxjerra nga gazeta “Tomori”, organi i Partisë

Fashiste, (Tiranë, 1940, 1941, 1942), gazeta “Bashkimi i Kombit”, organ i qeverisë

shqiptare nën pushtim, (Tiranë, 1944), gazeta “Bashkimi”, organ i Qeverisë

Demokratike Shqiptare, (Tiranë, 1945, 1946, 1947), gazeta “Zëri i Çamërisë”, organ i

Këshillit Antifashist Çam në Shqipëri, (Tiranë, 1945, 1946, 1947).

Studimi nuk mund të merrte trajtën e plotë pa konsultimin e literaturës të botuar

pas viteve ’90, kushtuar marrëdhënieve greko-shqiptare dhe çështjes çame. Si

udhërrëfyes në trajtimin me argumente shkencore dhe të dhëna të pakontestueshme në

punën time ka qenë literatura mjaft e pasur shqiptare, botuar këto vitet e fundit, dedikuar

çështjes çame dhe historisë së Çamërisë. Të tilla botime kanë qenë; Historia e Popullit

Shqiptar, Vëllimi III dhe IV, përgatitur nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, (Tiranë,

2007, 2008), punimi i Prof. Arben Putos, me titull “Lufta italo-greke, diktatorë dhe

kuislingë”, (Tiranë, 2011), punimet e Prof. Beqir Metës, me titull, “Tensioni greko-

shqiptar”, (Tiranë, 2002) dhe “Tragjedia çame”, (Tiranë, 2002), studimet e Hajredin

Isufit, me titull, “Çamëria nëpërmjet kronikave të kohës”, (Tiranë, 2007), “Çamëria,

studime historike-sociologjike shek.XIII-XX”, (Tiranë, 2006) dhe monografia me titull,

“Musa Demi dhe qëndresa çame”, (Tiranë, 2002), botimi i Ibrahim Hoxhës me titull,

Page 23: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

“Viset kombëtare shqiptare në shtetin grek”, (Tiranë, 2000), punimi studiuesit Hamit

Kaba me titull, “UNRRA në Shqipëri 1944-1947”, (Tiranë, 2000), punimi i autorit Filip

Liço me titull, “Probleme të marrëdhënieve greko-shqiptare”, (Tiranë, 2009), e shumë të

tjerë.

Në mënyrë specifike do të doja të veçoja studimet shkencore të Prof. Fatmira

Ramës, e cila trajton në mënyrë të shterueshme çështjen çame, rolin e shtetit shqiptar në

mbrojtje çështjes çame dhe minoritetit shqiptar në Greqi, si dhe metodat e përdorura nga

shteti grek për shkombëtarizimin e krahinës së Çamërisë gjatë viteve 1912-1940. Të tilla

punime shkencore janë; “Çamëria në vitet 1912-1940”, (Tiranë, 2014), studimi shkencor

me titull, “Konica në kulturën shqiptare në vitet 1925-1939”, (Tiranë, 1996), punimi me

titull, “Problemi çam në Lidhjen e Kombeve”, (Tiranë, 2007), si dhe studimi, “Traktati i

Lozanës, shpërnguljet dhe shpronësimet”, (Tiranë, 2005).

Nga literatura e huaj mund të përmendim autorin Bernd J. Fischer, me punimin e

tij “Shqipëria gjatë Luftës 1939-1945”, (Tiranë, 1999), James Petifer me botimin me

titull, “Woodhouse, Zerva dhe Çamët”, (Tiranë, 2010), e në mënyrë të veçantë autoren

Miranda Vickers, me studimet e saj me titull, “The Cham Issue, Were to Now”,

(Prishtinë, 2002), “The Cham Issue,- Albanian National and Property Claims in

Greece”, (Londër, 2002), studime këto që kanë bërë një jehonë të madhe dhe në radhët e

historianëve e studiuesve ndërkombëtarë.

Një rëndësi të veçantë kohët e fundit, çështjes çame dhe marrëdhënieve trepalëshe

midis Greqisë-Italisë dhe Shqipërisë i kanë kushtuar dhe autorë të ndryshëm italianë, të

tillë si; Donato Martuçi me botimin e tij në gjuhën shqipe me titull, “Tokat e çliruara

shqiptare II, Çamëria”, (Tiranë, 2013), si dhe studimin tjetër në gjuhën italiane me titull,

“Le terre albanesi irredente: La Ciameria tra irredentismo Albanese e propaganda

fascista”, (Itali, 2014), autori Luca Micheletta me artikujt shkencorë, “La questione di

Ciamuria e l’attacco italiano alla Greçia del 28 ottobre 1940”, (Itali, 2004) dhe “La

resa dei conti: Il Kosovo, L’Italia e la dissoluzione della Jugoslavia, 1939-1941” (Romë,

2008).

Në larminë e literaturës së shfletuar, nuk mund të lë pa përmendur historiografinë

greke, megjithë qëndrimin e saj kontravers ndaj çështjes çame dhe asaj shqiptare. Gjatë

analizës që iu kamë bërë argumenteve të hedhura nga historiografia greke, bie në sy një

vlerësim i propagandës nacionaliste, e cila nuk ka aspak për qëllim zgjidhjen e çështjeve

që shqetësojnë dy vendet fqinje. Edhe ata autorë, të cilët në punën e tyre janë nisur nga

ideja e uljes të toneve nacionaliste, përsëri kanë rënë në grackën e zhvillimeve politike,

pa marrë në konsideratë të vërtetën historike dhe ngjarjet e ndodhura. Megjithatë, ka dhe

autorë grekë të cilët kanë treguar guxim në trajtimin me seriozitet dhe servirjen e fakteve

në mënyrë reale si, Jorgos Margaritis me studimin e tij me titull, “Bashkëpatriotë të

padëshiruar, Çamët dhe Hebrenjtë” (Tiranë, 2009), Jani Sharras, me punimin, “Historia

e Igumenicës 1500-1950”, (Athinë, 1985), Nikos Zhangos, “Imperializmi anglez dhe

rezistenca kombëtare 1940-1945”, (Athinë, 1978), autorin Lambros Baltsiotis, me

studimin e tij “The Chams Muslims of Northwestern Greece”, (Stamboll, 2011), autorja

Elefteria Manda me studimin e saj të botuar kohët e fundit në shqip me titull, “Çamët

myslimanë të Epirit 1923-2000”, (Tiranë, 2015) dhe punimin “Muslim Chams of Epirus

and Word War II. From irredentism to collaboration”, (Samothraki, 2004). Këta autorë,

pavarësisht këndëvështrimit dhe interpretimit të ngjarjeve dhe fakteve historike, me

Page 24: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

shkrimet e tyre i kanë bërë një shërbim të madh historiografisë greke në përafrimin e së

vërtetës historike.

Në punimin tonë një vend të rëndësishëm kanë zënë kujtimet e kohës dhe ditaret e

mbajtura nga diplomatët e huaj, kryesisht ata italianë, që kanë shërbyer në Greqi e

Shqipëri gjatë viteve 1939-1941. Këto burime historike, për vetë natyrën, kohën dhe

personazhet të cilët i kanë mbajtur, janë përdorur pasi i janë nënshtruar një ekspertize të

mirëfilltë shkencore, për përcaktimin e vlerave dhe të vërtetave që përmbajnë. Kujtime të

tilla janë ato të Francesko Jakomonit, me titull, “Politika e Italisë në Shqipëri”, (Tiranë,

2005), Ditari i Kontit Çiano, (Milano, 2006), ish ministër i jashtëm i Italisë gjatë

pushtimit fashist të Shqipërisë dhe Greqisë, kujtimet e Carlo Umilta me titull

“Jugosllavia dhe Shqipëria. Kujtime të një diplomati”, (Milano, 1947) etj.

Tema është konceptuar nga një parathënie, hyrja dhe pesë kapituj. Ajo përmbyllet

me përfundimet dhe bibliografinë përkatëse. Formatimi i punimit në pesë kapituj e më tej

në sythe, të renditura sipas rrjedhës kohore, u pa e nevojshme nisur nga problematikat e

trajtuara dhe natyra e çështjes. Një ndarje e tillë është bazuar sigurisht, duke respektuar

kriterin kronologjik dhe atë problemor të çështjes.

Hyrja e këtij studimi është konceptuar në formën e një paraqitjeje tërësore të

historisë së Çamërisë, që nga koha e rënies së saj nën shtetin grek në vitin 1913, e deri në

prag të Luftës së Dytë Botërore (1939), periudhë në të cilën merr formë të plotë dhe

trajtesa jonë. Në hyrje trajtohen çështje të tilla si; përcaktimi i kufijve shtetërorë jugor të

shtetit shqiptar, njohja e tij nga Fuqitë e Mëdha, trajtohet çështja shqiptare dhe ajo çame

gjatë konferencës së Londrës, trajtohet çështja çame në fund të Luftës së Parë Botërore

dhe gjatë zhvillimit të punimeve të Konferencës së Paqes në Paris etj. Një vend të veçantë

në hyrje zë çështja e këmbimit të popullsive midis Turqisë dhe Greqisë, mbështetur në

Traktatin e Lozanës (1923), ku pjesë e këtij shkëmbimi u bë dhe minoriteti musliman çam

në Greqi. Po ashtu, në hyrje një vend të rëndësishëm zë politika dhe përpjekjet që bëri

shteti shqiptar dhe qeveritë shqiptare gjatë viteve 1920-1939, për mbrojtjen e të drejtave

dhe lirive themelore të minoritetit çam në Greqi.

Në kapitullin e parë me titull, “Konflikti italo-grek dhe çështja çame”, jemi

munduar të përshkruajmë në mënyrë të qartë rolin që pati propaganda fashiste italiane

në nxitjen e faktorit nacionalist shqiptar për bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë. Në

këtë kapitull, rëndësi e veçantë i është kushtuar fillimit të luftës italo-greke, ku dhe kemi

marrë përsipër të shpjegojmë arsyet e vërteta të kësaj lufte. Nga trajtimi që i kemi bërë

kësaj çështjeje, del qartë se Italia fashiste për të justifikuar sulmin ndaj Greqisë ka

trumbetuar me të madhe, se një nga arsyet madhore të fillimit të kësaj lufte kanë qenë

shkaqe që lidheshin drejtëpërdrejtë me fatin e shqiptarëve në rajonin e Çamërisë. Sipas

propagandës fashiste, ishte pikërisht shtypja politike dhe ekonomike e shtetit grek ndaj

shqiptarëve të Çamërisë, arsyeja që çoi në ndërhyrjen e trupave ushtarake italiane në

territorin grek. Me anë të dokumenteve arkivore diplomatike italiane, si dhe të kujtimeve

të vetë diplomatëve italianë në Greqi e vende të tjera, jemi munduar të provojmë, se

preteksti për sulmin italian ndaj Greqisë nuk ishte Çamëria dhe gjendja e shqiptarëve

atje, por synimet e Italisë fashiste për ekspansion në Ballkan dhe më gjerë. Gjithashtu,

pjesë e këtij kapitulli është dhe qëndrimi i shqiptarëve ndaj agresionit italian kundër

Greqisë, si dhe pasojat që pati kjo luftë për shqiptarët e veçanërisht për minoritetin çam

në Greqi.

Page 25: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Në kapitullin e dytë të titulluar “Pozita e Çamërisë gjatë pushtimit italo-gjerman”

jepet një panoramë e gjendjes së Çamërisë dhe popullsisë shqiptare atje pas realizimit të

pushtimit nga ushtritë italo-gjermane. Popullsia e Çamërisë, nisur nga premtimet e bëra

para luftës, kryesisht nga pushtuesit italianë, kishte shpresuar se me pushtimin e Greqisë

erdhi çasti i duhur që Çamëria t’i bashkohej shtetit shqiptar. Pavarësisht premtimeve të

shumta nga pushtuesit italianë, krahina e Çamërisë mbeti nën administrimin ushtarak të

shteteve pushtuese dhe nën administrimin civil kolaboracionist grek. Gjatë periudhës së

pushtimit italo-gjerman të Greqisë, kushtet ekonomike-politike e sociale të popullsisë

shqiptare të kësaj krahine jo vetëm që nuk u përmirësuan, por ato u rënduan më tepër. Në

kushte të tilla, nacionalistët çamë u munduan të krijonin organet vetadministruese

shqiptare në këtë krahinë, nën një miratim në heshtje të komandës ushtarake italo-

gjermane, si dhe shtuan përpjekjet për përhapjen e arsimit e gjuhës shqipe, si një

domosdoshmëri për kultivimin e ndjenjave patriotike.

Kapitulli i tretë, me temë “Pjesëmarrja e popullsisë çame në lëvizjen antifashiste

greke”, i dedikohet në tërësi veprimtarisë së lëvizjes antifashiste nacionalçlirimtare të

popullsisë çame dhe qëndrimit të këaj popullsie gjatë luftës.Gjithashtu në këtë kapitull

pasqyrohet në mënyrë të veçantë, raportet e minoritetit çam në Greqi me forcat ushtarake

e politike greke, si dhe qëndrimi që mbajtën këto forca ndaj pjesëmarrjes së minoritetit

çam në lëvizjen antifashiste. Vëmendje e veçantë në këtë kapitull i është kushtuar

përpjekjeve të Partisë Komuniste Shqiptare dhe Frontit Nacional Çlirimtar shqiptar për

të tërhequr popullsinë çame në luftë kundër pushtuesve nazi-fashistë, si dhe

bashkëpunimit të saj me EAM-in (Frontin Nacional Çlirimtar) grek. Një tjetër çështje po

kaq e rëndësishme e trajtuar në këtë kapitull është dhe roli që patën nacionalistët çamë

në gjirin e rezistencës çame kundër pushtuesve të huaj, si dhe bashkëpunimi i një pjesë të

tyre me pushtuesit italo-gjerman.

Kapitulli i katërt, me titull “Genocidi ndaj popullsisë çame 1944-1945”, i

kushtohet masakrave të kryera nga forcat nacionaliste greke ndaj popullsisë çame gjatë

gjysmës së dytë të vitit 1944 dhe pranverë-verë 1945. Gjatë trajtimit që u kemi bërë

ngjarjeve që pasuan në Çamëri në fund të Luftës së Dytë Botërore, si dhe veprimeve të

grupeve nacionaliste greke të udhëhequra nga Napoleon Zerva kundër minoritetit çam në

Greqi, kemi arritur në konkluzion se ngjarjet e verës së vitit 1944 dhe ato të marsit të vitit

1945, ishin një politikë e pastër e spastrimit etnik të popullsisë muslimane shqiptare nga

Çamëria . Një vend të rëndësishëm në këtë kapitull zë gjithashtu, qëndrimi i politikës

greke dhe misioneve britanike në Greqi ndaj masakrave dhe shpërnguljes me dhunë të

minoritetit shqiptar çam nga trojet e veta.

Në kapitullin e pestë me titull “Kriza humanitare e popullsisë çame”, trajtohet

kriza humanitare e refugjatëve çamë në Shqipëri, si dhe masat që mori qeveria shqiptare

për t’u ardhur në ndihmë familjeve të shpërngulura. Në kushtet e luftës kundër

pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të armikut, populli shqiptar iu gjend pranë vëllezërve

çamë, duke siguruar për ta ushqim, strehim dhe siguri për jetën e familjeve të

shpërngulura. Po ashtu, në këtë kapitull trajtohet qëndrimi që mbajti qeveria shqiptare

për ndërkombëtarizimin e çështjes çame, si dhe veprimtaria e organizatave çame në

organizimin e popullsisë çame dhe përballimin e krizës humanitare. Një vend të veçantë

në këtë kapitull zë veprimtaria e organizatave të komunitetit çam në Shqipëri, për ndarjen

e ndihmave humanitare, organizimin e popullsisë së shpërngulur çame, bashkëpunimin

dhe bashkërendimin e veprimeve me qeverinë shqiptare dhe misionet e huaja në Shqipëri,

Page 26: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

për ndërkombëtarizimin e çështjes çame dhe kthimin e refugjatëve çamë në Greqi. Po

ashtu, mbi bazën e dokumenteve arkivore, në këtë kapitull është trajtuar dhe çështja e

ndihmave të dhëna nga Misioni i UNRRA-s në Tiranë për popullsisë e shpërngulur çame,

si dhe rëndësia që patën këto ndihma në përballimin e krizës humanitare në radhët e

familjeve çame që gjendeshin në Shqipëri. Duke pasqyruar shifrat reale, si dhe me anë të

një interpretimi bashkëkohorë, jemi mundur që t’i japim vendin që i takon në

historiografinë shqiptare, rolit që pati UNRRA në Tiranë dhe ndihmat e dhëna prej saj

për popullin shqiptar, e në mënyrë të veçantë për komunitetin çam.

Origjinaliteti i këtij punimi qëndron në faktin se për herë të parë paraqitet një

punim shkencor për Çamërinë dhe historinë e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke e

shtjelluar atë në të gjitha apsektet e zhvillimit historik përgjatë një harku të shkurtër

kohor. Një fakt i tillë, bënë që ky punim të japë detaje që në dukje mund të jenë të vogla,

por hedhin dritë mbi ngjarje të mëdha, të cilat ose janë ende të pazbardhura, ose janë

parë nga të tjera këndvështrime. Studimi në fjalë ka synuar që, duke analizuar ngjarjet në

periudhat e ndryshme historike, të paraqesë gjendjen e minoriteti shqiptar në Çamëri

gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Nga faktet e bëra prezentë gjatë trajtimit të

kapitujve të veçantë të këtij punimi, janë bërë prezente politikat diskriminuese të shtetit

grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë gjatë viteve 1939-1945, raportet e minoritetit shqiptar

çam me komunitetin ortodoks grek, evidentimin e masakrave ndaj këtij minoriteti, si dhe

shkaqet e vërteta që çuan në spastrimin etnik të popullsisë muslimane çame në Greqi në

fund të luftës. Me modesti mund të shprehem se një qasje të tillë komplekse, e shtrirë në

harkun kohor 1939-1945, mendoj se do të jetë një kontribut për ndriçimin e së vërtetës

historike të kësaj treve.

Duke përfunduar këtë parathënie të shkurtër, e ndjej si detyrim të falenderoj

gjithë stafin pedagogjik të Departamentit të Historisë së Shqipërisë, në mënyrë të

veçantë, Prof. Dr. Valentina Duka, Prof.asc. Dr. Ilira Caushi, Prof. Dr. Ajet Shahu, për

dashamirësinë e treguar në miratimin e kërkesës sime për mbrojtjen e doktoraturës, si

dhe ndikimin që kanë patur me sugjerimet e tyre gjatë diskutimeve në realizimin e këtij

studimi.

Falenderimin special ia dedikoj Prof. Dr. Fatmira Rama, për drejtimin,

orientimin dhe udhëheqjen profesionale në arritjen e këtij studimi. Me sugjerimet dhe në

sajë të një pune të mirëfilltë shkencore, Prof. Fatmira u bë motivuese dhe mbështetja

kryesore për ndërtimin e strukturës së studimit, sigurimin e informacionit bazë të

nevojshëm e konkret për kapitujt specifik dhe thellimin e mendimit, duke mundësuar

realizimin me sukses të këtij punimi. I jam shumë mirënjohës për ngulmimin e saj për të

nxjerrë maksimumin prej meje dhe për kontributin në drejtim të rritjes së nivelit

argumentues dhe shkencor të këtij punimi.

Falenderoj kolegët e mi arkivistë të Arkivit Shtetëror Vendor Durrës dhe të

Arkivit Qëndror të Shtetit në Tiranë, ndihma e të cilëve në gjetjen, grumbullimin dhe

shërbimin e dokumentacionit të nevojshëm arkivor ka qenë e pakursyer.

Së fundi, shpreh mirënjohjen për familjen time, për fëmijët e mi të dashur Jonën

dhe Orin, veçanërisht për bashkëshorten Rozanën, e cila më ka inkurajuar, më ka falur

kohë dhe më ka ndihmuar në korrektimin e këtij punimi.

Page 27: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

1

KAPITULLI PARË

KONFLIKTI ITALO-GREK DHE ÇËSHTJA ÇAME

1.1. “Shqipëria e Madhe” në fokus të politikës fashiste, prill 1939-maj 1940.

Për Italinë, çështja shqiptare ka qënë një problem i hershëm dhe ai lidhet pikërisht

me interesat italiane në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Në prag të Luftës së Dytë

Botërore, çështja e shqiptarëve që banonin në trojet e lëna jashtë shtetit shqiptar, si dhe

ajo çame në veçanti, morën përmasa të tjera, e kjo falë interesave të diplomacisë italiane

për rajonin. Tashmë në planet e diplomacisë italiane, çështja e shqiptarëve që ndodheshin

në Jugosllavi dhe Greqi u vu në rend të ditës. Faktorët fashistë italianë në Tiranë, me në

krye mëkëmbësin e mbretit Francesko Jakomonin, që në fillim të vitit 1939 adoptuan ide

të reja mbi nacionalizmin shqiptar. Idetë e importuara prej Italisë fashiste mbi

irredentizmin patriotik shqiptar, u përdorën prej italianëve si maja e heshtës së presioneve

ndaj shteteve fqinjë të Shqipërisë. Pikërisht për këtë qëllim, nga Ministria e Punëve të

Jashtme të Italisë u ngrit një zyrë e posaçme, e cila do të merrej me çështjen e

irredentizmit të shqiptarëve.1

Duke shfrytëzuar dëshirën e shqiptarëve për të qenë nën një shtet të vetëm,

Jakomoni njoftonte ministrin e jashtëm italian Çiano se, “pala shqiptare kishte kohë që i

kërkonte ndihmë Italisë fashiste për të realizuar këtë qëllim”.2 Në njoftimin e tij të datës

21 mars 1939, një ditë pas bisedës me mbretin Zog, Jakomoni njoftonte se; “Zogu, duke

parë me admirim atë ç’ka bëri Gjermania me Çekosllovakinë, u shpreh se erdhi koha të

realizojmë dhe ne shqiptarët ëndrrën tonë, të pushtojmë Kosovën”. 3 Madje sipas

Jakomonit, Zogu ishte treguar i gatshëm që me ushtrinë e tij të ndihmonte trupat italiane

në rast të një sulmi kundër Jugosllavisë.4

Nëse në bisedën e tij me Jakomonin, mbreti Zog i kishte përmendur atij çështjen e

popullsisë shqiptare në Jugosllavi, ai për asnjë moment nuk kishte menduar për një

ndërhyrje ushtarake qoftë dhe përkrah një fuqie të madhe Evropiane për të sulmuar

Greqinë. Zogu për asnjë moment nuk kishte menduar seriozisht për të mbështetur Italinë

në një sulm ndaj Greqisë, me qëllim bashkimin e tokave të banuara nga shqiptarët. Lidhur

me këtë qëndrim të Zogut, autori B.J. Fischer argumenton se, Zogu për një mori arsyesh

nuk kishte ndjekur kurrë një politikë irredentiste ndaj vendeve fqinje.5

Nga hulumtimet tona të kryera kryesisht në arkivat shqiptarë, në asnjë

korespodencë zyrtare të kohës dhe në ndonjë dokument arkivor nuk gjendet asnjë

1 Galeazzo Ciano, Ditari 1937-1943; Shqipëria, (Tiranë, Albinform, 1994), 50. Shënimi është bërë në

datën, 17 qershor 1939. 2 DDI, Serie 8 Vol.XI, dok.364. Njoftim i Jakomonit për Ministrin e Jashtëm Çiano rreth bisedës së tij me

mbretin Zog. 3 Po aty. 4 Po aty. 5 Bernd J. Fischer, Shqipëria gjatë Luftës, 1939-1945, (Tiranë, Çabej, 1999), 107.

Page 28: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

2

informacion lidhur me rivendikimet shqiptare për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë

gjatë gjithë mbretërimit të mbretit Zog. Një gjë e tillë pohohet nga vetë përfaqësuesi grek

në Londër Simopulos, i cili në atë periudhë kishte refuzuar Çianon dhe shpjegimet e tij

lidhur gjoja me planin e Ahmet Zogut për të sulmuar Jugosllavinë dhe se Shqipëria në

këtë sipërmarrje do të kërkonte mbështetjen e trupave italiane.6

Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste në 7 prill 1939, mori fund dhe

ekzistenca e shtetit të pavarur shqiptar. Në kuadër të bashkimit të dy kurorave, qeveria

italiane suprimoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe tashmë funksionin e

saj dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë jashtë trojeve do ta kryente

Ministria e Jashtme italiane. Për Italinë fashiste dhe nacionalistët shqiptarë, situata në

rajon ndryshoi që në kohën kur Italia, me “bujari” pranoi kërkesën e Shqipërisë për

bashkimin e kurorave me Perandorinë e lavdishme romake. Pas këtij gjesti, Italia siguroi

të gjithë të drejtat juridike e politike për të marrë në dorë zgjidhjen e çështjes kombëtare

shqiptare. Me bashkimin e dy kurorave, Italia siguroi të drejtën jo vetëm të ruante

integritetin territorial të Shqipërisë, por edhe të siguronte respektimin e të drejtave të

minoritetit shqiptar në Jugosllavi e Greqi. Në këtë mënyrë, Italia mori në dorë fatin e

popullsisë shqiptare të Çamërisë, që ndodhej brenda territorit të shtetit grek.7

Sipas pikëpamjes fashiste, kjo politikë e jashtme e Italisë në favor të shqiptarëve

duhej t’u bëhej e ditur vendeve të tilla si Jugosllavia e Greqia, vende ku gjendeshin pjesë

të konsiderueshme të minoritetit shqiptar. “Pas një viti e gjysmë eksperience të bashkimit

italo-shqiptar,- shkruante në artikullin e saj gazeta fashiste “Tomori”,- shumë figura të

politikës ballkanase ende nuk e kanë marrë seriozisht këtë bashkim dhe se, tashmë mori

fund njëherë e përgjithmonë shtypja e minoritetit shqiptar deri në mënyrë ekstreme”.8 Më

shumë se sa një thirrje drejtuar shteteve fqinjë të Shqipërisë, kjo deklaratë kuptohet qartë

se ishte një thirrje drejtuar Metaksait, me të cilin qeveria e Romës dhe vet Duçe tashmë

kishin një llogari të hapur.

Shumë shpejt që pas pushtimit të Shqipërisë, vetë italianët filluan t’i hedhin

benzinë zjarrit irredentist shqiptar, tashmë të ndezur. Pasi e panë se dështuan në

përpjekjet e tyre për të bërë për vete shqiptarët, duke vënë në zbatim projekte të zhvillimit

ekonomik e social në Shqipëri, italianët menduan se, duke i përkrahur shqiptarët në

rrugën irredentiste, do të kishin mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre. Në këtë mënyrë,

fatet italiane për pushtimin e mëtejshëm të Ballkanit përputheshin me dëshirën e

shqiptarëve për të bashkuar trojet e lëna jashtë shtetit shqiptar nga Konferenca e Londrës.

Fashistët italianë në Romë dhe Tiranë nisën një fushatë propaganduese të

shfrenuar, qëllimi i së cilës ishte mbajtja lartë e shpirtit irredentist të shqiptarëve. Duke

trumbetuar me të madhe idenë për krijimin e një “Shqipërie të Madhe”, gjatë fjalës së

mbajtur në 13 prill 1939, drejtuar shtabit të Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare,

Çiano ndër të tjera kishte përmendur faktin se, “Italia dëshiron zmadhimin e kufijve të

Shqipërisë dhe se Italia fashiste do ta ndihmonte atë për realizimin e kësaj aspirate

kombëtare”.9 Po këtë muaj, në datën 16 prill Pierro Badolio vizitoi Shqipërinë për të

verifikuar nga afër situatën politike e sociale pas pushtimit italian. Në raportin e

6 Bernd J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja e tij për stabilitet në Shqipëri, (Tiranë, Çabej, 2004), 302. 7 Gazeta “Tomori”, Tiranë, datë, 13 gusht 1940. 8 Po aty. 9 Fischer, Shqipëria gjatë Luftës.., 108.

Page 29: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

3

përgatitur për Ministrinë Jashtme italiane, përveçse vuri në dukje rëndësinë strategjike që

kishte patur pushtimi i Shqipërisë për ekspansionin italian në Ballkan dhe Mesdhe, zyrtari

i lartë italian evidentonte qartë problemin e irredentizmit të shqiptarëve që jetonin jashtë

kufijve shtetërorë.10

Rreth kësaj propagande dhe shqetësimit të ngritur në vendet fqinje, ministri i

jashtëm shqiptar Xhemil Dino në një takim që pati nga mesi i muajit prill me

ambasadorin amerikan në Tiranë Grant, i shpjegoi këtij të fundit se, me këto veprime

Italia synonte të kënaqte shqiptarët e shqetësuar për fatin e vëllezërve jashtë kufijve të

Shqipërisë.11 Sipas fashistëve italianë, “Shqipëria e Madhe” duhej të bëhej apogjeu i

irredentizmit të shqiptarëve e njëkohësisht një instrument në dorën e tyre për të krijuar

“rendin e ri”, i cili do të fillonte pikërisht nga Shqipëria. Ky rend i ri mendohej të

ndërtohej mbi principet nacionaliste në Ballkan dhe synonte të përfshinte përveç

shqiptarëve dhe kroatët në Jugosllavi e vllehët në Greqinë veriore.12 Sipas italianëve

“Shqipëria e Madhe” do të përfshinte të gjitha ato territore që kufizoheshin me

Shqipërinë dhe ku popullsia e këtyre territoreve në shumicë ishte me origjinë shqiptare.

Përveçse një dominim italian, “Shqipëria e Madhe” do të shërbente dhe si një barrierë

kundër një ekspansioni të mundshëm gjerman në Ballkan dhe Mesdhe.13

Italia kishte studjuar gjithë mundësitë e bashkimit të trojeve të Kosovës dhe

Çamërisë me shtetit shqiptar. Këto përpjekje diplomatike të Italisë kishin shqetësuar

mjaft shtetet fqinje të Shqipërisë, Greqinë dhe Jugosllavinë, të cilat nxituan t’i kërkonin

garanci Italisë. Për nxitjen e shqiptarëve të Kosovës, Çiano kishte afruar të

bashkëpunonte ish ministrin shqiptar në Beograd Tahir Shtylla, të cilin kërkonte ta

shfrytëzonte për aftësitë dhe njohuritë e tij mbi këtë çështje.14 Çiano bisedoi me Shtyllën

një ditë më parë se ministri i jashtëm italian të takonte diplomatin serb, Markoviç. Gjatë

takimit, të cilin Çiano e kishte kërkuar për t’u informuar rreth gjendjes së shqiptarëve në

Kosovë, Shtylla i kishte treguar ministrit italian se, në Jugosllavi gjendeshin mbi 850.000

shqiptarë të gatshëm për të mbështetur çdo inisiativë të italianëve për të bashkuar

Kosovën me Shqipërinë. Një informacion i tillë e kishte bërë Çianon entuziast për forcën

fizike që përfaqësonin shqiptarët e Kosovës.15 Dhe si për të ndarë të njëjtin opinion me

bashkëbiseduesin e tij shqiptar, Çiano po atë ditë kishte shënuar në ditarin e tij se,

“Shqiptarët janë të terrorizuar nga serbët. Sot nuk duhet krijuar përshtypja se ky problem

ka tërhequr vëmendjen tonë. Përkundrazi, duhen kloroformizuar jugosllavët dhe në

vazhdim duhet adoptuar një politikë e gjallë interesash për Kosovën”.16

Në rrjedhën e këtyre ngjarjeve, gjatë bisedës së Çianos me ministrin e jashtëm

jugosllav Gjincar Markoviç, të zhvilluar në Venecia në 22 dhe 23 prill 1939, ministri i

jashtëm italian e siguronte homologun serb se, Italia nuk kishte kurrfarë interesi për 10 Donato Martuçi, Le terre albanesi irredente; La Çiamuria tra irredentismo Albanese e propaganda

fascista. Universiteti Salentos, Revista Plaver, Vol.3. (2014), 147. 11 Ilir Ikonomi, Faik Konica, Jeta në Uashington, (Tiranë, Onufri, 2011), 216. Raport i ministrit amerikan

në Shqipëri për Sekretarin e Shtetit, Tiranë, 20 prill 1939. 12 Luca Micheleta, Il sostegno alla Grande Albania: il caso del Kosovo, in “L’Occupazione italiano della

Jugoslavia 1941-1943”. (Firenze, Le Lettere, 2009), 260. 13 Martuçi, Le terre albanesi irredente; La Çiamuria tra irredentismo.., 148. 14 Ciano, Ditari.., 50. Shënimi është bërë në datën, 17 qershor 1939. 15 Fischer, Shqipëria gjatë Luftës.., 107. 16 DDI, Serie 8, Vol.XI, dok.593. Shënimi në ditarin e Çianos është bërë në datë 22 prill 1939.

Page 30: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

4

popullsinë shqiptare që ndodhet jashtë trojeve të Shqipërisë.17 Dhe po atë ditë Çiano,

duke iu referuar “Shqipërisë së Madhe”, do të shënonte në ditarin e tij se; “Ja vlen të

mbahet gjallë një problem irredentist në Ballkan, i cili do të polarizojë vëmendjen e

shqiptarëve e të përfaqësojë një thikë pas shpine për Jugosllavinë”.18

Paralelisht me sigurinë që iu jepej Greqisë dhe Jugosllavisë, Musolini ishte i

përpirë nga ideja për të nxitur ndjenjat irredentiste të shqiptarëve në këto vende, si dhe të

kroatëve në Jugosllavi. Lidhur me nxitjen e shqiptarëve të Kosovës për të kërkuar

shkëputjen e tyre dhe bashkimin me Shqipërinë, Çiano do të shënonte në datën 26 maj të

vitit 1939 se, “Mendoj të organizoj më mirë shqiptarët e Kosovës, që mund të

përfaqësojnë një thikë në shpinën e Beogradit”.19

Për të patur një panoramë sa më të qartë të situatës në të cilën gjendeshin

shqiptarët në Kosovë dhe Çamëri, Çiano thirri në Romë në fillim të qershorit 1939,

Jakomonin dhe Zenone Beninin. Përveç zyrtarëve italianë në takimin e datës 2 qershor të

pranishëm ishin dhe dy nacionalistë shqiptarë, Nebil Dino dhe Tahir Shtylla.20 Nebil

Dino ishte thirrur në Romë për të raportuar mbi gjendjen e minoritetit çam në Greqi,

ndërsa Shtylla do të informonte rreth situatës së shqiptarëve në Kosovë.

Këto lëvizje të diplomacisë italiane shkaktuan reagime te shtetet ballkanike dhe

më gjerë. Për të qetësuar situatën, e cila rrezikonte të dilte jashtë kontrollit, më 10 qershor

1939, gjatë një fjalimi të mbajtur në Pallatin “Venecia”, Musolini premtoi se Italia dhe ai

nuk dëshironin të tërhiqnin në luftë popuj të tjerë kufitarë me Italinë, si nga deti ashtu dhe

nga toka. “Zvicra, Jugosllavia, Turqia dhe Greqia,- deklaronte Musolini,- le të kenë

besim në këto fjalët e mia, nëse do t’i vertetojë koha, plotësisht”.21 Të njëjtën garanci

shefi i diplomacisë italiane Çiano, i kishte dhënë homologut të tij britanik, teksa i

deklaronte një ditë pas pushtimit të Shqipërisë se; “Dy vendet fqinjë me Shqipërinë, si

Jugosllavia ashtu dhe Greqia mund të rrinë fare të qeta pasi Italia nuk ka ndërmend as

tani e as në të ardhmen t’i kërcënojë”.22

Përsa u përket marrëdhënieve me Greqinë, gjatë epokës fashiste të Metaksait,

fryma e “mirëkuptimit” dhe e “bashkëpunimit” midis Greqisë dhe Italisë u rrit në nivelet

më të larta. Me servilizëm, Metaksai në emër të popullit grek do t’a çmonte lartë figurën

e Musolinit, duke e cilësuar Duçen si “mbrojtës të paqes në botë”, e ndërsa premtonte se

edhe ai vet, ashtu si Duçja, “do të kontribuonte në përmirësimin e paqes dhe për forcimin

e marrëdhënieve midis dy vendeve”.23 Madje, nëpërmjet ambasadorit italian në Athinë,

Metaksai i kishte kërkuar Musolinit, që në emër të kësaj paqeje, të dy vendet të merrnin

vendimin për çmobilizimin e trupave greke e italiane që ndodheshin në kufirin midis

Greqisë dhe Shqipërisë.24

17 Po aty. 18 Po aty. 19 Ciano, Ditari.., 48. Shënimi është bërë në datën 26 maj 1939. 20 Luca Micheletta, La resa dei conti; Il Kosovo, l’Italia e la dissoluzione della Jugoslavia 1939-1941,

(Romë, Edizioni Nuova Cultura, 2008), 56. 21 Francesko Jakomoni, Politika e Italisë në Shqipëri, (Tiranë, 55, 2005).., 234. 22 DDI, Serie 8, Vol.XI, dok.598. Njoftim i ambasadorit italian në Londër Crola për Çianon, lidhur me

bisedën që kishte patur me ministrin e jashtëm britanik Halifax. Londër 8 prill 1939. 23 DDI, Seria 8, vol. XI, 1935-1939, dok. nr. 521, fq.610. 24 Po aty., Seria 9, vol. II, 1939-1943, dok. nr.534. Raport i Grazzit për Çianon, Athinë, 22 dhjetor 1939.

Page 31: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

5

Më i dukshëm, afrimiteti midis dy shteteve me orientim të qartë fashist, u vu re

kur Greqia pranoi kushtet e Italisë për ndalimin e aktiviteteve politike të Ahmet Zogut, të

larguar nga Shqipëria pas pushtimit italian të 7 prillit të vitit 1939. Këtë fakt e pranon

vetë i dërguari italian me punë në Athinë, Emanuele Grazzi (Graci), i cili i kënaqur nga

reagimi i qeverisë greke ndaj mbretit të shqiptarëve, pranon se, “qëndrimi i Athinës është

jo vetëm korrekt, por edhe miqësor”.25

Por miqësia midis dy vendeve fashiste shumë shpejt do të prishej. Metaksai filloi

të nuhaste synimet ekspansioniste të Italisë kundër interesave greke, dhe për këtë ai

protestoi pranë ambasadorit italian në Athinë Grazzit në maj të vitit 1939, lidhur me

shtimin dhe forcimin e trupave ushtarake italiane në kufirin shqiptaro-grek.26 Shqetësimi

tij mori një përgjigje miqësore nga Italia, e cila u justifikua me arsyetimin se, këto trupa

ishin vendosur në kufirin jugor të Shqipërisë vetëm për arsye operacionale dhe s’kishin të

bënin aspak me kërcënimet ndaj një vendi mik e fashist siç ishte Greqia.27

Pa kurrëfarë takti dhe e shprehur në mënyrë të shfrenuar, shpesh herë propaganda

italiane mbi çështjet kombëtare shqiptare rrezikonte të dilte jashtë kornizave të

parshikuara nga diplomacia e saj. Nën vijën politike fashiste, mareshalli italian Badolio

gjatë një takimi në Shqipëri në gjysmën e dytë të muajit qershor 1939, kishte folur para

njerëzve dhe u kishte premtuar për zgjerimin e kufijve të Shqipërisë.28 Po atë muaj, gjatë

një fjalimi të mbajtur në qytetin e Korçës, Ministri Arsimit në qeverinë italiane Xhuzepe

Botai, duke bërë një paralelizëm midis Shqipërisë me Piemontin, theksonte se, “nën

mbrojtjen e Italisë fashiste, Shqipëria brenda një harku kohor prej dy apo tre vjetëve

duhet të zgjerojë kufijtë e saj etnik”.29

Pavarësisht shqetësimit të vendeve ballkanike në drejtim të politikës dhe

synimeve të Italisë fashiste në rajon, zyrtarët e lartë fashistë në Romë vazhdonin të

nxisnin shqiptarët në rrugën e çështjes kombëtare. Duke iu referuar problemit të

shqiptarëve jashtë trojeve të shtetit shqiptar, në qershor të vitit 1939, Çiano do të

shënonte në ditarin e tij se; “Duçja e konsideron çështjen e irredentizmit si kandil në fund

të korridorit, i cili në të ardhmen duhet të shkëlqejë për të mbajtur lart shpirtin kombëtar

të shqiptarëve”.30 Po atë ditë, duke vazhduar më tej lidhur me ekspozimin e synimeve

fashiste në Shqipëri dhe rajon, ministri i jashtëm italian shënonte se, “Duçja dhe unë kemi

ngritur problemin e irredentizmit të Kosovës dhe Çamërisë”.31

Ashtu siç deklaronte ministri i jashtëm italian, planet për nxitjen e shqiptarëve

drejt rrugës së irredentizmit po ecnin përpara. Që në muajin korrik të vitit 1939, Çiano i

kërkoi Ernest Koliqit, ministër i Arsimit në qeverinë shqiptare që të përgatiste një

program të mirëfilltë, me qëllim orientimin e irridentizmit dhe futjen e tij në rrugën e

duhur. Për realizimin e këtij projekti, Çiano urdhëroi ngritjen e një zyre të posaçme nën

25 Emanuele Grazzi, Il Principio della fine, L’impresa di Grecia, (Romë, 1945), 45. 26 DDI, Seria 8, Vol.XI, dok.652, fq.756. Telegram i ministrit italian në Athinë Emanuele Grazzi për

Çianon, datë 6 maj 1939. 27 Po aty., dok.669, fq.778, Telegram i Ministrit të Jashtëm italian Çiano për Emanuele Grazzi, datë 8 maj

1939. 28 PRO/FO, 371/23715 R5416/1335/90, Njoftim i A. Ryan për Foreign Ofiçe, Durrës, 24 qershor 1939. 29 Fischer, Shqipëria gjatë luftës.., 108. 30 Ciano, Ditari.., 50. Shënimi është bërë në datën 3 qershor 1939. 31 Po aty.

Page 32: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

6

varësinë e drejtëpërdrejtë të ministrit Koliqi. E cila do të merrej në veçanti me çështjet e

shqiptarëve jashtë trojeve.32 Sipas planit të hartuar nga Çiano, pikat kryesore në të cilat

do të mbështetej strategjia e përpunimit të propagandës irredentiste kishin të bënin me

zhvillimin e saj në tri faza. Në fazën e parë vëmendje e veçantë do t’i kushtohej përhapjes

së propagandës nacionaliste në vendet ku gjendeshin minoritete shqiptare, kryesisht në

Greqi, Jugosllavi, Rumani, Bullgari, Turqi, Egjypt, SHBA, etj.

Faza e dytë kishte të bënte me grumbullimin, botimin dhe shpërndarjen e librave

dhe materialeve me përmbajtje etnike kryesisht te shqiptarët e fesë muslimane që

ndodheshin në Kosovë dhe Çamëri. Faza e tretë, sipas orientimeve të Çianos, kishte të

bënte me krijimin e çetave të armatosura me shqiptarë, të cilët në rast trazirash do të

mbëteteshin dhe nga milicia italiane. Për realizimin me sukses të këtij projekti Çiano

këmbëngulte në një propagandë intensive, ku theksi do të vihej mbi kulturën dhe fenë,

propagandë në të cilën të theksohej rritja e mirëqënies së popullit shqiptar nën

mbretërimin italian, si dhe krijimin i një organizate të fshehtë ushtarake, e cila do të ishte

e gatshme në momentin kur do të shpërthente kriza jugosllave.33

Gjithashtu projekti synonte ngritjen dhe organizimin e qendrave propagandistike

në ato shtete evropiane, ku emigracioni shqiptar ishte i fuqishëm, e nga ku nëpërmjet tyre

do të mund të depërtohej në Kosovë dhe Çamëri. Sipas këtij projekti, synohej që

nëpërmjet qendrave propagandistike që do të ngriheshin në këto shtete, të mund të

depërtonte me anë të propagandës irredentiste në Kosovë dhe Çamëri. Sipas hartuesve të

këtij projekti, për zhvillimin e propagandës kërkohej një mbështetje e madhe financiare, e

cila kapte shifrën rreth 1 milion franga shqiptare në vit, para këto që do të

suvensionoheshin nga buxheti i qeverisë italiane për zyrën e posaçme në Tiranë.34

Sipas llogaritjeve të bëra nga zyrtarët fashistë, rreth 500 000 franga shqiptare nga

shuma e caktuar, duhet të konvertoheshin në valutë për t’u përdorur më pas nën

përgjegjësinë direkte të Ernest Koliqit, duke u shpërndarë ndër propagandistë shqiptarë

dhe italianë në Greqi dhe Jugosllavi.35

Jakomoni e kishte bindur Çianon se, dëshira më e madhe e shqiptarëve ishte që,

një ditë ata të shihnin të bashkuar pikërisht Kosovën me Shqipërinë dhe se sipas tij, për

momentin Çamëria qëndronte në plan të dytë.36 Edhe për qeverinë kuislinge shqiptare,

çështja e Çamërisë dhe e shqiptarëve në Greqi kishte më pak përparësi se ajo e

shqiptarëve në Kosovë. Në këtë mënyrë, energjitë diplomatike duheshin harxhuar për

zgjidhjen afatgjate të kësaj çështjeje. Si rrjedhojë e kësaj politike, Jakomoni u kishte

sugjeruar eprorëve të tij në Romë se, kërkesat e shqiptarëve ishin veçanërisht ato që

kishin për objekt çështjen e Kosovës dhe jo Çamërinë.37

Por për Italinë problemi i shqiptarëve të Kosovës mbetej gjithnjë një problem

paksa i vështirë, për shkak të marrëdhënieve të saj më Jugosllavinë si dhe të interesave të

drejtëpërdrejta gjermane në këtë rajon. Kështu që për Italinë fashiste, e vetmja mundësi

fitimprurëse në aspektin politik ishte çështja e shqiptarëve të Çamërisë që gjendeshin në

32 Micheletta, La resa dei conti: Il Kosovo, L’ Italia e la dissoluzione…,34. 33 Fischer ,Shqipëria gjatë luftës.., 108. 34 Micheletta, La resa dei conti: Il Kosovo…,34-35. 35 Po aty. 36 Jakomoni, Politika e Italisë…, 233. 37 Po aty.

Page 33: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

7

shtetin grek. Në këtë mënyrë të gjitha energjitë dhe burimet e diplomacisë së jashtme

italiane u investuan në zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve çamë në Greqi. Edhe Çiano

këmbëngulte se, marrëdhëniet tepër miqësore që kishte për momentin Italia me

Jugosllavinë, nuk lejonin realizimin e një projekti të tillë dhe në këtë mënyrë “shqiptarët

duhej që hë për hë, t’i kufizonin kërkesat e tyre në drejtim të Çamërisë”.38

Propaganda u bë mjeti kryesor për shpërndarjen e ideve irredentiste të shqiptarëve

për bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë. Nëpërmjet propagandës në formë të fshehtë

apo të hapur, Italia i referohej së vërtetës historike të hidhur të shqiptarëve, të cilët prej

gabimeve të diplomacisë evropiane kishin humbur gati gjysmën e territorit. Jakomoni e

trajtonte çështjen e Çamërisë, si një ndreqje gabimesh nga ana e Italisë në favor të

shqiptarëve, gabime këto të bëra që nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër. 39

Fashistët italianë i bënin analogji të gjatë mëkateve të grekëve ndaj shqiptarëve, duke

filluar që nga Kongresi i Berlinit, Konferenca e Ambasadorëve në Londër, Traktati i

Lozanës.

Duke analizuar përpjekjet e shqiptarëve për bashkimin me Shqipërinë, Çiano

shprehet se, “Përpjekjet greke për të shkombëtarizuar këtë popullsi (çame) janë ndeshur

gjithnjë me vullnetin e saj për t’u bashkuar me mëmëdheun”. 40 Me anë të kësaj

propagande, italianët synonin të zgjonin tek shqiptarët ndjenjën kombëtare për të vepruar

tani që po u jepej rasti me ndihmën e një fuqie të madhe siç ishte Italia. Duke realizuar

këtë aspiratë kombëtare të shqiptarëve, fashistët italianë kishin si qëllim të nxisnin

shqiptarët që të bënin sakrifica të mëdha në emër të irredentizmit, duke iu bashkuar

ushtrisë pushtuese italiane.

Drejtuesit italianë të partisë fashiste në Tiranë i përshkallëzuan që në mundësinë e

parë problemet që lidheshin me çështjen e minoriteteve shqiptare në Jugosllavi dhe

Greqi. Ambicioze në arritjen e synimeve të reja strategjike, problemin e çështjes çame,

Italia e inkuadroi thellë në diplomacinë e saj. Gradualisht një problem që deri tani kishte

qënë vetëm çështje ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, në saj të “kontributit” të

diplomacisë italiane po merrte përmasa ndërkombëtare. Gjatë bisedave të shpeshta me

personalitete të ndryshëm të politikës shqiptare, Çiano u kishte bërë premtime të mëdha

atyre, duke i bindur se, Italia do të realizonte dëshirën e shqiptarëve për bashkimin e

Kosovës dhe Çamërisë me Shqipërinë.

Qëllimi i Çianos ishte angazhimi i drejtëpërdrejtë i shqiptarëve në çështjen

irredentiste, e po ashtu të krijonte idenë në arenën ndërkombëtare se, çështja e bashkimit

të Shqipërisë me trojet jashtë atdheut ishte një kërkesë e natyrshme e vetë shqiptarëve

drejtuar Italisë. Për një periudhë kohe, manovrat e diplomacisë italiane rezultuan të

suksesshme dhe ato arritën të siguronin një farë mbështetje te shqiptarët, e kryesisht te

eksponentë të lartë fashistë në Tiranë. Në fjalën e mirëseardhjes së ministrit të jashtëm

italian në gusht 1939, Prefekti i Tiranës u shpreh se, “dëshira e tij dhe e gjithë shqiptarëve

ishte krijimi i një Shqipërie më të madhe përmes ndihmës së perandorisë fashiste”.41

Në 11 gusht 1939, pa humbur kohë Musolini urdhëroi që të informohej rregullisht

mbi situatën në Çamëri dhe gjendjen e popullsisë shqiptare atje. Në lidhje me këtë Çiano

38 Po aty. 39 Puto, Lufta italo-greke…,42. 40 DDI, Seria 9, Vol. V. dok.nr.429, fq.411. 41 Fischer, Shqipëria gjatë Luftës, 108-109.

Page 34: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

8

shënonte në ditarin e tij se, “Musolini flet përsëri për çështjen greke e kërkon të dijë

hollësi mbi Çamërinë. Ka përgatitur një farë Stefani (Armando Stefani, student, shënimi

ynë) për të nxitur problemin”.42 Studenti i ri, me nxitjen e agjentëve italianë botoi në

muajin tetor 1939, një artikull mjaft të ashpër në gazetën Fashizmi. Në këtë artikull

dënohej ashpër politika e ndjekur deri tani e Greqisë dhe Jugosllavisë ndaj shqiptarëve.

Nëpërmjet këtij shkrimi, autori ngrinte lartë rolin e Italisë fashiste në mbështetjen e

kërkesave irredentiste të shqiptarëve të cilët kërkonin bashkimin e krahinave të Kosovës

dhe Çamërisë.43

Shtete fqinjë të Shqipërisë u ndien të kërcënuara nga lajmet në gazetë dhe

protestuan ashpër te drejtori i përgjithshëm italian i propagandës dhe turizmit, i cili mohoi

të kishte përgjegjësi, duke premtuar në të njëjtën kohë se, autori i këtij artikulli tani e tutje

do të ishte në mbikqyrje të plotë.44 Pothuajse të gjitha vizitat e ministrit të jashtëm italian

Çiano në Shqipëri pas pushtimit, shoqëroheshin me manifestime “spontane” të popullsisë

shqiptare të organizuara prej propagandistëve italianë. Pjesëmarrësit në mitingje, mes tyre

dhe agjentë italianë të fashizmit, mbanin në duar parrulla dhe harta të cilat tregonin

“Shqipërinë e Madhe”, të projektuar nga italianët, si dhe thërrisnin të entuziazmuar

“Rroftë Kosova” e “Rroftë Çamëria”.45

Në pranverën e vitit 1940, propaganda italiane për mbështetjen e çështjes së

shqiptarëve çamë në Greqi u bë dhe më e dendur. Sipas autorit B. Fischer, këto referenca

të herëpashershme ndaj shqiptarëve jashtë kufinjve, u intesifikuan sidomos kur Musolini

nisi të piqte mendimin rreth ndërmarrjes së veprimeve të mëtejshme ushtarake në

Ballkan.46 Megjithatë politika italiane që nga mesi i marsit 1940, e deri në ditën e sulmit

kundër Greqisë ishte e dyzuar midis kërkesave të nacionalistëve shqiptarë për aneksimi e

Çamërisë dhe ndjekjen e një kursi të moderuar poltitik për të trajtuar kërkesat e pakicës

shqiptare në Greqi në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe me shtetin grek. Në një

promemorje të Jakomonit dërguar Çianos, në 16 mars 1940, Mëkëmbësi i mbretit në

Tiranë i tërhiqte vëmendjen eprorit të tij se, Italia duhet të tregonte më tepër përkujdesje

ndaj pakicës muslimane shqiptare në Epir.47

Përpjekjet e Çianos për nxitjen e irredentizmit shqiptar, krahas synimeve

strategjike në rajon, kishin për qëllim justifikimin e pushtimit të Shqipërisë, si dhe

shmangien e një reagimi të mundshëm të brendshëm nga ana e shqiptarëve kundër

trupave italiane. Në mesin e muajit maj, Çiano kreu një tjetër vizitë në Shqipëri, qëllimi i

së cilës ishte tërësisht propagandistike dhe në shërbim të çështjes së irredentizmit të

shqiptarëve. Vizita e tij e përgatitur ditë më parë u përqëndrua në shpalosjen e

banderolave dhe fotove të shumta që tregonin kërkesat e shqiptarëve drejtuar Italisë

fashiste për bashkimin e trojeve shqiptare.

42 Ciano, Ditari.., 61-62. Shënimi është bërë në datën, 11 gusht 1939. 43 PRO/FO, 371/23715 R6625/1335/90, Durrës, Gamble, 20 gusht 1939, Cituar sipas Fischer, Shqipëria

gjatë luftës, 109. 44 Fischer, Shqipëria gjatë luftës.., 109. 45 Ciano, Ditari.., 60. 46 Fischer, Shqipëria gjatë luftës..,109. 47 ASMAE. Nënsekretariati i Shtetit për Çështjen Shqiptare (SSAA) b, 80b.80. Promemorie e Jakomonit për

Çianon, 16 mars 1940.

Page 35: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

9

Vetë Çiano nuk kishte asnjë kundërshtim rreth politikës për përkrahjen e

kërkesave të nacionalistëve shqiptarë për bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë. Madje ai

ishte një nga nxitësit kryesorë të irredentizmit shqiptar. Po këtë muaj, Çiano do të

shënonte në ditarin e tij se, “shqiptarët janë hedhur në rrugën e ndërhyrjes; duan Kosovën

dhe Çamërinë. Për ne është e lehtë të rritim popullaritetin tonë, duke u bërë eksponentë të

nacionalizmit shqiptar”.48

Pavarësisht propagandës së madhe të fashistëve italianë për bashkimin e të gjithë

shqiptarëve nën një shtet të vetëm, gjatë kësaj periudhe nuk u hartua ndonjë projekt

konkret, si nga qeveria kuislinge shqiptare ashtu dhe nga fashistët italianë lidhur me

kufijtë e “Shqipërisë së Madhe”. Të gjitha këto përpjekje deri para fillimit të konfliktit të

armatosur italo-grek mbetën në kuadër të propagandës dhe që kishin si synim tërheqjen e

shqiptarëve në luftë kundër shteteve fqinjë, Greqisë dhe Jugosllavisë. Vetëm pas

pushtimit të Greqisë nga forcat ushtarake të Boshtit, Italia fashiste në kuadër të

premtimeve që iu kishte bërë shqiptarëve si dhe për të zgjeruar territoret e pushtuara prej

saj, hartoi plane konkrete për zgjerimin e kufijve të Shqipërisë, kufij të cilët përfshinin të

gjithë ato territore të lëna jashtë shtetit shqiptar nga vendimet e marra në Konferencën e

Ambasadorëve në Londër dhe Paris.

48 Ciano, Ditari.., 60.

Page 36: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

10

1.2. Propaganda italiane për nxitjen e irredentizmit në Çamëri, Shqipëri, e

diasporë.

Në vitet 1939-1940, Akademia e Romës dhe institucionet shqiptare u përqëndruan

në grumbullimin dhe publikimin e të dhënave historike, të cilat hidhnin dritë mbi ngjarjet

rreth shqiptarëve në Çamëri dhe Kosovë.49 Për të argumentuar qëndrimin fashist, autorë

të ndryshëm italianë të vënë në shërbim të synimeve ekspansioniste në Ballkan, filluan

mbledhjet e fakteve historike për Çamërinë dhe shqiptarët e lënë jashtë trojeve nga

Konferenca e Ambasadorëve. Faktet të cilat përfshinin periudhat historike që nga

lashtësia, përpiqeshin të argumentonin se, Çamëria dhe Epiri kishin qënë krahina të

banuara prej shekujsh nga shqiptarët. Studiues italianë të epokës fashiste përgatitën një

material të gjerë historik, ku në fokus të tyre ishin çështjet e shqiptarëve jashtë trojeve, në

Kosovë dhe Çamëri. 50 Materialet e shumta historike që u mblodhën do të bëheshin

menjëherë publike pas rënies së Greqisë dhe Jugosllavisë dhe me arritjen e triumfit italo-

gjerman në gjithë Evropën. Vëllimi i parë i botimit, i cili i kushtohej çështjes së Kosovës

u botua në vitin 1942, ndërsa ai për Çamërinë nuk u arrit të botohej asnjëherë për shkak të

disfatës që në ditët e para të sulmit italian ndaj Greqisë.51

Pas konsolidimit të pushtimit italian në Shqipëri, fushata antigreke u bë dhe më e

fuqishme. Gjatë pranverës së vitit 1940, propaganda italiane për mbrojtjen e të drejtave të

shqiptarëve çamë në Greqi filloi të intesifikohej së tepërmi. Mëkëmbësi italian në Tiranë

Jakomoni, në mars 1940 njoftonte ministrin e tij të jashtëm se, shqiptarët e fesë ortodokse

në Greqi ishin asimiluar dhe se elementi musliman ishte dobësuar aq shumë sa që në

qendrat e Janinës dhe Prevezës, çdo gjurmë e shqiptarëve po zhdukej.52 Në promemorjen

e tij, Jakomoni këshillonte, që për zgjidhjen e kësaj situate në favor të pakicës shqiptare

në Greqi, politika italiane duhet të ndërmerte një sërë nismash me qëllim rritjen e

propagandës dhe të presionit ndaj qeverisë greke për eleminimin e pasojave në kurriz të

muslimanëve shqiptarë në Epir.

Sipas Jakomonit, me efikasitet do të ishte ngritja e një konsullate në Janinë, e cila

duhej të drejtohej nga një konsull italian dhe një shqiptar. Përfaqësuesi shqiptar në këtë

konsullatë do të bënte të mundur mbajtjen e kontakteve në mënyrë të veçantë me

muftinjtë çamë, si një mjet i mundshëm ndërmjetësimi për propagandë të efektshme në

masën e çamëve irredentë.53 Krahas kësaj, Jakomoni sugjeronte se, qeveria italiane duhej

të shtonte negociatat e saj me Greqinë për t’u dhënë mundësinë shqiptarëve të

arsimoheshin në shkollat shqipe. Jakomoni e përfundonte këtë raportim, duke theksuar

domosdoshmërinë e kësaj politike, pasi sipas tij,- “vetëm në këtë mënyrë, ne mund të

mbajmë ndonjë shenjë jete tonën qoftë dhe modeste në masën e çamëve, nëse nuk

49 AQSH, F.200,(Instituti i Studimeve Shqiptare) V.1940, D.34, fl.50-51. 50 Revista “Thyamis”, Botim i Institutit të Studimeve për Çamërinë, Nr.5. (Tiranë, tetor, 2013). 51 Po aty. 52 ASMAE, Nënsekretariati i Shtetit për Çështjen Shqiptare (SSAA) b, 80. Promemorie Jakomonit për

Çianon, 16 mars 1940. 53 Luca Micheletta, La questione di Ciamuria e l’attacco italiano alla Grecia del 28 ottobre 1940. Në

‘Clio”, viti XL, nr.3, korrik-shtator, (2004), 476-477.

Page 37: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

11

dëshirojmë të braktisim çdo mundësi për të ardhmen e veprimeve irredentiste”.54 Pra,

sipas Jakomonit, programi irredentist në Çamëri duhej të mbështetej në këto dy pika

kryesore; hapja e një konsullate në Janinë dhe mbështetja e qeverisë italiane ndaj

kërkesave të shqiptarëve në Çamëri për çeljen e shkollave shqipe ku do të mësohej gjuha

shqipe.

Në kuadër të programit për nxitjen e irredentizmit në Çamëri në radhët e

shqiptarëve atje, qeveria fashiste në Romë nisi menjëherë nga puna për krijimin e një

konsullate në Janinë, e cila do të merrej me zgjidhjen e çështjeve të pakicës shqiptare në

krahinën e Çamërisë. Për arritjen e negociatave me Greqinë lidhur me çështjen e

shkollave shqipe për shqiptarët në Çamëri, qeveria italiane ia besoi këtë detyrë të

ngarkuarit me punë në Athinë, Emanuele Grazzit. Ambasadori italian, i cili pasi kishte

analizuar çështjen e shkollave shqipe në Çamëri dhe fshtarat e saj, e konsideronte të

mjaftueshme ekzistencën e shkollave shqiptare në 6 fshatra të Çamërisë.55 Sipas Grazzit,

intensifikimi i veprës fashiste nuk do të mungonte të ngjallte shqetësime të mëdha dhe se

për të realizuar qëllimet e tyre, italianët duhej të ecnin shkallë - shkallë dhe me shumë

kujdes, pasi qeveria greke ishte tepër e ndjeshme ndaj pakicës shqiptare në Çamëri.56

Nga fundi i majit të vitit 1940, porositë e Çianos për intesifikimin e propagandës

irredentiste në radhët e shqiptarëve në Çamëri u shtuan. Të nxitur nga agjentët italianë,

një grup çamësh hartuan një peticion drejtuar komandantit të trupave ushtarake italiane

në Sarandë, nga i cili kërkonin që të ndërhynte për mbrojtjen e jetëve, pronave dhe të

drejtave të mohuara nga autoritetet vendore greke.57 Një tjetër peticion iu dërgua Çianos,

me kërkesën për aneksimin nga ana e Shqipërisë të krahinës së banuar prej shqiptarëve.

Porosi e veçantë për ngritjen shpirtërore të shqiptarëve dhe nxitjen e tyre kundër

autoriteteve greke iu dha konsujve italianë në Janinë dhe Korfuz, të cilët ndër të tjera u

porositën të qëndronin në gadishmëri deri në mbërritjen e çastit të duhur.58

Paralelisht me përhapjen e propagandës fashiste, bazuar mbi çështjen kombëtare

shqiptare për bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë, italianët u përpoqën që të nxisnin

disa elementë nacionalistë çamë, me qëllim që të siguronin mbështetjen e shqiptarëve në

Çamëri. Në qershor të vitit 1940, fashistët italianë udhëzuan Azis Çamin dhe Masar

Dinon që të rregjistronin vullnetarë çamë të cilët “dëshironin” të merrnin pjesë në

ushtrinë italiane.59 Kjo nismë e italianëve dhe e një pjese të çamëve nacionalistë për

afrimin e shqiptarëve të Çamërisë nuk rezultoi fare pa sukses. Të gjendur nën trysninë e

përhershme të administratës dhe xhandarmërisë greke, si dhe të nxitur nga propaganda

fashiste që bëhej në emër të bashkimit të Çamërisë me Shqipërinë, një pjesë e çamëve

nacionalistë iu bashkuan kësaj inisiative.

54 Micheletta, La questione di Ciamuri.., 476-477. 55 ASMAE, Nënsekretariati i Shtetit për Çështjen Shqiptare (SSAA) b, 13, Raport i Grazzit drejtuar

Ministrisë së Punëve të Jashtme, 19 qershor 1940. 56 Po aty. 57 AYE, 1940, A/4/9, 11, nr..pr. 12930, Nënministria e Sigurisë Publike për Ministrinë e Jashtme. Cituar

sipas Eleftheria Manda, Çamët muslimanë të Epirit 1923-2000, Botimi shqip, (Tiranë, Toena, 2015), 122-

123. 58 AYE, 1940, A/4/9, 11, nr..pr. 27319, Administrata e Përgjithshme e Epirit për Ministrinë e Jashtme,

Janinë 10.9.1940. Cituar sipas E. Manda, Çamët muslimanë të Epirit., 122-123. 59 AQSH, F.152, V.1940, D.99, fl.1-4.

Page 38: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

12

Nisur nga zhvillimet në Shqipëri edhe në Çamëri, kontaktet e shumë

nacionalistëve çamë me idetë fashiste kishin filluar të shtoheshin. Duke përfituar nga

gjendja diskriminuese që ndiqte politika greke ndaj popullsisë shqiptare çame në Greqi,

italianët i llogarisnin çamët si një element mbështetës në veprimet e tyre ushtarake. Për

këtë qëllim italianët kishin hartuar dhe listat me shqiptarët çamë, banues në të dyja anët e

kufirit, tek të cilët ata mendonin se do të gjenin përkrahjen e tyre. Në këtë listë shumë

emërore, sipas italianëve, bënin pjesë kryesisht anëtarë të familjeve të mëdha çame, të

cilat ishin goditur rëndë nga reformat ekonomike dhe ligji agrar në Greqi, familje me

tradita të vjetra të krahinës, si dhe kryetarë të 20 qendrave kryesore të Çamërisë.60

Krahas veprimtarisë diversive në radhët e shqiptarëve të Çamërisë, qeveria

italiane në Romë ndërmori një inisiativë për të mbledhur të dhëna historike dhe

argumente në dobi të çështjes came, si dhe materiale të tjera të cilat do të përligjnin

interesin italian në rajon. Pikërisht për këtë qëllim, në fund të qershorit, nënsekretari

italian i shtetit Zenone Benini, i kërkonte legatës italiane në Athinë që të përgatiste një

studim të mirëfilltë me të dhëna historike, etnike, gjeografike dhe etnografike rreth

minoritetit shqiptar në Greqi. 61 Relacioni përfundimtar i ngarkua Oreste Grazzianit

(Gracianit), i cili ishte sekretar i dytë i legatës italiane në Athinë. Studimi u titullua

“Minoriteti shqiptar në Greqi”, pikërisht ashtu siç ishte kërkuar nga Ministria e Jashtme

italiane. Pavarësisht qëllimit për të cilin ishte hartuar ky studim, të dhënat e tij ishin të

pakontestueshme dhe pasqyronin qartë politikën e ndjekur deri tani nga qeveria greke

kundrejt minoritetit çam në Greqi.

Në studim thuhej se, “deri në rënien e Çamërisë nën sundimin grek popullsia

shqiptare në Çamëri përbënte shumicën, ndërsa pas vitit 1912 e deri në kohën që ishte

hartuar ky studim numri i shqiptarëve në këtë krahinë kishte rënë në mënyrë drastike”.62

Në raportin përfundimtar të hartuar nga Grazziani thuhej se, “këto 27 vjet të dominimit

grek në Çamëri, për shkak të përfshirjes së popullsisë muslimane në procesin e

shkëmbimit (Traktati i Lozanës), numri i shqiptarëve në Çamëri ishte pakësuar ndjeshëm.

Duke iu referuar politikës shtypëse greke ndaj shkombëtarizimit të Çamërisë, Grazziani

theksonte se, “Çamëria për Greqinë përbënte një rëndësi të veçantë, si nga aspekti

gjeografik e strategjik i saj, ashtu dhe për helenizmin e nacionalizmin grek”.63

Në vazhdim të porosive të dhëna, agjentët italianë dhe informatorët e tyre në

Greqi e Çamëri, filluan mbledhjen e të dhënave për njerëz të artit, politikës, biznesit dhe

këdo që kishte shfaqur sadopak ndjenja italofile apo që kishte lëshuar sinjale

bashkëpunimi me Italinë fashiste. Të dhënat në shërbim të sektorit të luftës përfshinin

informacione për të gjithë sektorët kyç të ekonomisë dhe politikës greke dhe të dhëna që

kishin të bënin kryesisht me krahinën e Çamërisë. Nëpërmjet agjentëve të tyre në Çamëri

dhe në brendësi të kufirit me Shqipërinë, italianët kishin arritur të siguronin informacione

lidhur me strukturat organizative të qeverisjes lokale në Çamëri dhe më gjerë.

Informacionet përmblidhnin të dhëna rreth numrit të shkollave dhe nxënësve që i

frekuentonin ato, të dhëna mbi numrin e bankave që vepronin në këtë krahinë si dhe të

60 AQSH, F.161, V.1940, D.1202, fl.59. 61 ASMAE, SSAA, b.13. Scammacca për Grazzin, 28 qershor 1940, letra 71/17105/1782. 62 Po aty, b.80, Grazzi për Beninin, 6 gusht 1940, letra 7205, bashkëngjitur dhe relacioni përfundimtar i

Oreste Grazzianit. 63 Po aty.

Page 39: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

13

kapitalit që ato zotëronin.64 Informacionet e grumbulluara jepnin detaje mbi numrin e

banorëve muslimanë dhe ortodoksë të qyteteve kryesore të Çamërisë, mbi numrin e

institucioneve fetare dhe drejtuesit e tyre.65

Zhvillimi i vrullshëm i politikës evropiane si dhe aksionet e njëpasnjëshme të

Hitlerit në Evropë e detyruan Musolinin që të linte mënjanë politikën e butë dhe të

ndërpriste negociatat me Greqinë për zgjidhjen e çështjeve që shqetësonin të dy vendet.

Mbi bazën e këtyre zhvillimeve në arenën ndërkombëtare, si dhe të raporteve

përfundimtar që kishin ardhur në adresë të Minsitrisë së Jashtme italiane mbi gjendjen e

shqiptarëve në Çamëri, Çiano në fund të korrikut 1940, udhëzonte vartësit e tij në

Shqipëri se, për shkak të gjendjes aktuale, tashmë nevojitet një zgjidhje më radikale përsa

i përket problemit të shqiptarëve në Çamëri.66

Në kuadër të mbledhjes së informatave, të cilat do të viheshin në shërbim të

Italisë për “zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve në Greqi”, Kryekonsulli shqiptar në

Korfuz njoftonte ministrin e punëve të jashtme të Shqipërisë Xhemil Dinon se, “sipas të

dhënave të grumbulluara, kuptojmë se në Çamëri vazhdon lëvizja patriotike nga ana e

vëllezërve tanë çamër për një bashkim me Atdhenë”.67

Në informacionet e tij drejtuar Çianos, ambasadori italian në Athinë, Emanuele

Grazzi konfirmonte se: “Çështja e Çamërisë nuk ka qënë e trilluar prej Italisë. Ajo

ekziston që prej vitit 1912”. “Disa herë kam patur rastin,- shpjegon Grazzi,- t’i kujtoj

ministrit grek Mavrudis për situatën e shqiptarëve në atë provincë, për vështirësitë e

ngritura për kalimin e kufirit dhe ushtrimin e lirë të të drejtës së pronës, për pengesat në

kontaktet midis shqiptarëve për kalimin e kufirit”.68

Eksportimi i ideve fashiste në Çamëri u bë prej anëtarëve të familjeve të mëdha

dhe të pasura të zonës. Familja Dino ishte një ndër to që përkrahu pa ndonjë hezitim idetë

irredentiste dhe nacionaliste të shqiptarëve të Çamërisë, duke parë njëkohësisht te Italia

shpëtimtaren e madhe të shqiptarëve. Veprimtaria irredentiste e vëllezërve Dino në dobi

të çështjes çame i ka fillimet e veta që në vitet “30.

Në dokumentet diplomatike italiane dhe në korespodencën e gjerë midis

Jakomonit me ministrin e jashtëm italian Çiano, pasqyrohet gjithë veprimtaria e familjes

Dino në kuadër të zgjidhjes së çështjes çame. Nebil dhe Nuri Dino të dy nacionalistë dhe

njëkohësisht dy prej figurave qëndrore të partisë fashiste në Shqipëri, prej kohësh ishin

vënë në shqrbim të italianëve. Nebil Dino, përfaqësues në Këshillin e Epërm të partisë

fashiste, disa herë me radhë kishte kaluar kufirin grek me qëllim vendosjen e kontakteve

me njerëz të bësueshëm dhe rekrutimin e njerëzve, të cilët besonin në zgjidhjen e çështjes

shqiptare me ndihmën e Italisë.69 Nebili njihej si një nga personat më me influencë në të

gjithë krahinën e Çamërisë e madje deri në Athinë. Për aktivizimin maksimal të Nebil

Dinos në çështjen e Çamërisë dhe në rekrutimin e njerëzve të besuar, Jakomoni i kishte

propozuar Çianos që, Dino të merrte një post në ambasadën italiane në Athinë, duke u

64 AQSH, F.161, V.1940, D.1202, fl.57. 65 Po aty. 66 ASMAE, Nënsekretariati i Shtetit për Çështjen Shqiptare (SSAA) b, 13. Kujtesë e Çianos për pakicat

shqiptare në Çamëri, 29 korrik 1940. 67 AQSH, F.149, V.1939, D.I-95, fl.1. 68 DDI, Seria 9, Vol.V, dok.409, f.392. 69 Po aty, dok.nr.509, 493.

Page 40: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

14

vënë nën varësinë direkte të Gracit. Madje, Jakomoni kishte menduar që përveç detyrave

shtetërore, Nebil Dino do të merrej me çështjen e pronave të shqiptarëve në Greqi, si dhe

me ekzekutimin e porosive private të tij dhe Çianos në kuadër të përgatitjes së terrenit për

ndërhyrjen ushtarake në Çamëri.

Propozimi i Jakomonit për t’a bërë Nebil Dinon pjesë të stafit të ambasadës

italiane në Athinë u hodh poshtë nga Çiano me arsyetimin se, kjo çështje nuk duhej

kurrsesi të ngatërronte ambasadën italiane në Greqi dhe se çdo veprimtari duhej të bëhej

në mënyrë sa më të fshehtë.70 Refuzimit të Çianos për aktivitetin e Nebil Dinos pranë

ambasadës italiane në Athinë, duket se i shtohet dhe kundërshtimi kategorik i vet

ambasadorit Grazzi, i cili refuzonte që veprimtaria e N. Dinos të kishte lidhje të

drejtëpërdrejta me të.

Duke e konsideruar N.Dinon si një njeri me cilësi të larta politike, Jakomoni

besonte se ky do të ishte në gjendje të siguronte një përkrahje të madhe si të shqiptarëve

ashtu dhe të disa prej politikanëve grekë me influencë në Athinë. Sipas Jakomonit,

veprimtaria vetjake e Dinos, të cilin ai e quante mik dhe njeri tepër të sinqertë, mund ta

lehtësonte aktivitetin politik italian në zonën e Çamërisë, duke i siguruar shqiptarët çamë

për kthimin në gjirin e atdheut. Gjithashtu Jakomoni shpresonte se, aftësitë “gjeniale” të

Nebil Dinos do të bindnin dhe një pjesë të madhe të opinionit vendas grek që të kërkonte

nga Athina zyrtare mundësinë e marrjes në konsideratë për bisedime midis Italisë dhe

Greqisë dhe zgjidhjen e çështjeve në rrugë miqësore.71

Planet e Jakomonit rreth përdorimit të figurës së N.Dinos ishin më tepër një

inisiativë personale e tij, të cilat synonin marrjen e Çamërisë në mënyrë diplomatike.

Sipas Jakomonit, veprimtaria e Dinos në gjirin e shqiptarëve të Greqisë do të lehtësonte

së tepërmi punën e italianëve, duke i siguruar shqiptarët e Çamërisë për kthimin e e tyre

në gjirin e atdheut. Hierarku i lartë fashist kishte bindjen se N. Dino preferonte më tepër

përdorimin e diplomacisë se sa atë të forcës ushtarake ndaj Greqisë.72

Veprimtaria e Dinos paraqiste një pritshmëri të lartë për italianët, aq sa, ata me

fanatizëm të madh prisnin prej tij jo vetëm sigurimin e përkrahjes nga ana shqiptarëve,

por dhe bindjen e një pjese të klasës politike greke dhe të qytetarëve të saj për t’i kërkuar

Athinës zyrtare krijimin e një mjedisi bashkëpunimi me Italinë. Nebil Dino e kishte bërë

të besonte Jakomonin dhe si rrjedhojë dhe eprorët e tij në Romë se, grekët nuk kishin

marrë asnjë masë për t’i bërë ballë ndonjë sulmi të mundshëm ushtarak nga ana e Italisë.

Duke ditur se Jakomoni pëlqente t’i merrte informacionet pa u verifikuar nëse ishin të

vërteta apo jo, Nebil Dino raportonte nga Athina se: “populli grek i pret zhvillimet e

ardhshme me indiferentizëm dhe se nuk duket i gatshëm të luftojë”.73 Madje Nebil Dino i

kishte treguar Jakomonit se: “grekët kishin filluar të ndiheshin xhelozë për fatin e mirë të

shqiptarëve, të cilët që në 7 prill i ishin bashkuar Perandorisë së Romës”.74

Një tjetër figurë e nacionalizmit shqiptar në Çamëri ishte Nuri Dino. Ashtu si dhe

Nebili, Nuri Dino gëzonte simpatinë e italianëve, të cilët i kishin besuar atij zhvillimin e

propagandës irredentiste dhe përhapjen e ideve fashiste në radhët e popullsisë çame në

70 Jakomoni, Politika e Italisë.., 254-255. 71 Po aty. 255. 72 Po aty. 243. 73 Cervi, Storia della Guerra, di Grecia.., 74. 74 Jakomoni, Politika e Italisë.., 255.

Page 41: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

15

Greqi. Në vazhdimësi të lajmeve të përditshme që vinin nga Çamëria, N. Dino e

informonte Jakomonin se, edhe një pjesë e mirë e popullsisë ortodokse në fshatrat e

Çamërisë e duan “pjesërisht” e shumica “krejtësisht” Shqipërinë dhe se janë gati për një

bashkim të tyre me shtetin shqiptar.75

Fashistët italianë shpresonin që me anë të propagandës irredentiste të mund të

siguronin më së shumti mbështetjen e klerit fetar musliman të Çamërisë. Për t’i paraprirë

një situate të tillë, Jakomoni kishte ngritur një një rrjet të tërë agjentësh, të cilët ishin

udhëzuar të siguronin informacione të nevojshme lidhur me gjendjen e klerit musliman

në Çamëri, mbi gjendjen e tyre ekonomike, arsimore e sociale.76

Nga informacionet periodike që përcilleshin nga informatorët italianë e shqiptarë

nga Çamëria, jepej numri i xhamive, teqeve dhe numri i banorëve muslimanë te të cilët

italianët shpresonin të gjenin mbështetje pas pushtimit të Greqisë. Nga informacionet që

siguroheshin rezultonte se, “në Gumenicë, nga 150 shtëpi, 14 prej tyre ishin ortodokse”.

Myftiu Halit Efendiu, gjykohej nga raportet si një njeri “pa kulturë dhe ndonjë formim të

veçantë”, por që kishte bindje të “thella patriotike” se, “ishte pro bashkimit të Çamërisë

me Shqipërinë” dhe “pro ndërhyrjes italiane në Greqi”.77 Sipas të njëjtit informacion,

“Myftiu Mehmet Kasimi vlerësohej si një njeri me kulturë mesatare, i ndershëm dhe me

ndjenja patriotike, tek i cili mund të gjeje mbështetje”.78

Një pjesë e konsiderueshme e informacioneve që vinin nga Çamëria jepnin një

panoramë të ekzagjeruar mbi mbështetjen dhe simpatinë që popullsia çame kishte për

Italinë fashiste. Jakomoni edhe pse kishte dyshimet e veta rreth shifrave që vinin nga

informatorët, ai përsëri i dërgonte të papërpunuar të dhënat drejt eprorëve të tij në Romë.

Në jo pak informacione të shqyrtuara nga Jakomoni gjenden shënime “poço sicuro”, “pak

të sigurta”, të cilat as ai vet nuk i besonte, por që situata e kërkonte të ishin të mirëqena.

Në një raport dërguar Mëkëmbësisë në Tiranë mbi gjendjen e popullsisë shqiptare të

Çamërisë nën sundimin grek, thuhet se, “Muslimanët e Çamërisë, duke parë këtë lëvizje,

janë ndezur në një gradë të tillë që të përballojnë çdo mundim deri ditën e lirimit”.79

Në zbatim të porosive të dhëna, në Shqipëri nisi intesifikimi i një propagande të

shfrenuar. Me anë të parave që paguheshin prej agjentëve italianë, kudo në Shqipëri

shpërtheu një propagandë e shfrenuar në përkrahje të çështjes kombëtare shqiptare dhe të

aspiratave të shqiptarëve në Kosovë dhe Çamëri për bashkimin me shtetin shqiptar. Në

disa qytete shqiptare, me nxitjen e agjentëve italianë filluan të zhvilloheshin mitingje, ku

folësit propagandistë italianë dhe shqiptarët kuisling, i referoheshin faktit se tashmë me

ndihmën e Italisë, bashkimi i trojeve shqiptare me trungun mëmë ishte i pashmangshëm.

Prefektët dhe kryetarët e bashkive kryesore të qyteteve të Shqipërisë, ku në pjesën

më të madhe të tyre ishin anëtarë të Partisë Fashiste, të entuziazmuar njoftonin se, në

75 AQSH, F.161. V.1940, D.1202, fl.35. Në këtë material informues jepen shifra mbi numrin e banorëve të

qyteteve kryesore të Çamërisë, ndjenjat e tyre kombëtare si dhe të dhëna për elementë të veçantë te të cilët

fashistët italianë mund të mbështeteshin gjatë sulmit kundër Greqisë. 76 Po aty. 77 Po aty. 78 Po aty. 79 Po aty.

Page 42: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

16

qytetet që ata drejtonin, shpesh përballeshin me protestues të cilët grumbulloheshin në

mbrojtje të çështjes çame dhe në ndjekje të propagandës italiane antigreke.80

Një lajmërim i Prefekturës së Elbasanit dërguar Kryeministrisë në Tiranë, në

muajin korrik 1940, njoftonte se; “Në Peqin mëse 500 vetë të impresionuar prej vuajtjeve

të bashkëpatriotëve çamë si dhe nga mizoritë e barbarizmat greke ndaj kësaj popullsie,

janë grumbulluar në qendër të qytetit, duke kërkuar armë për të qënë pjesë e ushtrisë së

lavdishme italiane”.81

Në letrën e parisë së qytetit të Peqinit, drejtuar qeverisë shqiptare dhe Mëkëmbësit

të Perandorit italian në Tiranë, thuhej se; “Tue qenë të impresionuar për vuajtjet e

parreshtuna që po pësojnë dita ditës vëllezërit tanë në Çamëri nga barbarizmat greke,

ndajmë shpirtërisht dhimbjen ma të madhe dhe si rezultat i kësaj gjendjeje të pa

tolerueshme krijuar prej fqinjës tonë të Jugut, çfaqim dëshirën e vullnetin tonë të plotë

tue kërkue nga Qeveria mbretënore, armë për t’u rreshtuar si pararojë së bashku me

ushtrinë e Italisë fashiste në shpëtim të vëllezërve tanë fatkeq dhe në çlirimin e asaj pjese

shqiptare që për hir të Konferencës së Londrës rënkon nën thundrën greke që prej 27

vjetësh”.82

Pothuajse i njëjti tekst ishte shkruar dhe nga protestuesit e Gramshit, të cilët në

peticionin e datës 29 korrik 1940, drejtuar Qeverisë shqiptare shpreheshin se: “Tuj pa

lajmet e shtypit kombëtar dhe atij të huaj mbi sjelljet barbare greke ndaj vëllezërve çamë,

ndajmë shpirtërisht dhimbjen ma të madhe dhe si rezultat i kësaj gjendjeje të pa

tolerueshme krijuar prej fqinjës tonë të Jugut, çfaqim dëshirën e vullnetin tonë të plotë

tue kërkue nga Qeveria mbretënore, armë për t’u rreshtuar si pararojë së bashku me

ushtrinë e Italisë fashiste{ ….}. Tash për ne shqiptarët erdhi çasti i volitshëm për të n’a u

plotësuar aspiratat kombëtare”.83

Drejtoria e Policisë së Korçës njoftonte Ministrinë e Brendshme në Tiranë dhe

Lugotenencën se, ajo ndihej mjaft e “shqetësuar” nga protestat e përditshme të studentëve

dhe punëtorëve, të cilët mbushnin rrugët e qytetit për të protestuar në emër të çështjes

kombëtare dhe të bashkimit të Çamërisë dhe Kosovës me Shqipërinë.84 Në njoftimin e

kësaj drejtorie për Ministrinë e Brendshme në Tiranë thuhej se: “Protestuesit mbanin në

dorë flamuj shqiptarë dhe italianë, e duke marshuar në rrugët e qytetit i bënin thirrje

Perandorit italian dhe Duçes që të mbështesnin me çdo kusht kërkesat irredentiste të

shqiptarëve për bashkimin e krahinave të lëna jashtë trungut mëmë”.85 Madje, kjo drejtori

për të vendosur rendin dhe qetësinë publike kishte marrë “masa ekstreme” deri në

arrestimin e disa personave. Nga ana e saj, qeveria e Tiranës iu përgjigj menjëherë

“shqetësimit” të ngritur nga Drejtoria e Policisë së Korçës dhe e qyteteve të tjera, duke

njoftuar se, “këto protesta do të lejoheshin deri në atë pikë sa ato të mos përbënin ndonjë

shqetësim për prishjen e rendit dhe qetësisë publike”.86

80 Po aty, D.1-172, fl.12. 81 Po aty. 82 Po aty. 83 Po aty. 84 Po aty, F.152. V.1940. D.45, fl.2. 85 Po aty. fl.6. 86 Po aty. fl.6.

Page 43: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

17

Manifestime të ngjashme në emër të çështjes kombëtare dhe mbështetjes së

vëllezërve çamë në Greqi u mbajtën pothuajse në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë,

në Shkodër, Tiranë, Durrës. Në manifestimin e mbajtur përpara Bashkisë së qytetit të

Durrësit, nëpunësit Hysen Myshketa dhe Vasil Ziu, i bënin thirrje qeverisë së Italisë dhe

asaj shqiptare që të mbështesnin rivendikimet shqiptare për bashkimin e trojeve nën një

shtet të vetëm.87

Për të kuptuar sa më qartë rolin që kishin agjentët fashistë italianë në përgatitjen e

këtyre protestave, të cilat bëheshin gjoja në mbrojtje të së drejtës të shqiptarëve çamë në

Greqi, mjafton të krahasojmë tekstet e dokumenteve dhe korespodencën zyrtare të kryer

në atë periudhë midis autoriteteve vendore shqiptare dhe atyre fashiste italiane, ku vihet

re i njëjti tekst dhe e njëjta përmbajtje. Pothuajse në të gjitha shkresat zyrtare drejtuar

autoriteteve italiane në Shqipëri ngrihej lartë ushtria e lavdishme italiane dhe përkrahja që

duhej t’i jepnin shqiptarët Italisë fashiste në luftën kundër Greqisë për çlirimin nga

zgjedha greke të popullsisë muslimane çame.

Pavarësisht roli kyç në përgatitjen e fushatës antigreke, Jakomoni në kujtimet e tij

mohon të ketë pasur dijeni për ngjarjet në kufirin greko-shqiptar dhe për synimet e vërteta

fashiste ndaj Greqisë. Por, nga faktet historike dhe ngjarjet e ndodhura, rezulton se ai

është një nga përgjegjësit kryesorë të krijimit të situatave dhe provokacioneve në kufirin

greko-shqiptar në prag të luftës. Në të vërtetë gjithë këtë farsë për fillimin e konfliktit të

armatosur dhe gjetjen e pretekseve për luftë, as vetë Musolini nuk e besonte, ndërsa

shprehet se; “Asnjë nuk do ta besoj këtë fatalitet, por për një justifikim metafizik, mund

të themi se ishte i nevojshëm për të arritur në një konkluzion”.88 Kjo rezulton mëse e

vërtetë, pasi u pa se menjëherë pas pushtimit të Greqisë nga trupat e Boshtit, Çamëria jo

vetëm që nuk iu bashkua Shqipërisë, por ajo mbeti nën administrimin ushtarak të

pushtimit.

Jashtë planit propagandistik italian s’kishte se si të qëndronte dhe shtypi

profashist shqiptar. Gazeta “Tomori” u bë zëri i “ndërgjegjes” së shqiptarëve, nëpërmjet

së cilës, si italianët dhe elementi profashist shqiptar i bënin thirrje rritjes së ndjenjës dhe

ndërgjegjjes kombëtare të shqiptarëve. Duke iu kujtuar shqiptarëve se, tashmë Shqipëria

nën tutelën e Italisë nuk ishte më e dobët dhe se shtetet fqinjë duhet t’i bënin mirë

llogaritë me të, ky organ i qeverisë fashiste nxiste shqiptarët për të rishikuar të drejtat e

tyre të mohuara nga historia.89 Shpesh herë, gazeta “Tomori” në Tiranë fliste me gjuhën e

ministrit të jashtëm italian dhe të gjithë hierarkisë fashiste në Romë. Gazeta “Tomori” u

bë tribuna e nacionalistëve shqiptarë nga ku kërkoheshin të drejtat e shqiptarëve dhe

shpaloseshin çështje që i takonin Shqipërisë me fqinjin e saj jugor, Greqinë.

Në rreshtat e kësaj gazete të datës 13 gusht 1940, në një artikull të Xhovani

Ansaldo, thuhej se; “Kombi shqiptar gjatë shekullit të XIX, ka qënë më i sakrifikuari në

krahasim me kombet e tjera të Ballkanit, duke e fituar më vonë Pavarësinë. Tokat

shqiptare gjithnjë janë konsideruar si plaçkë për të kënaqur orekset e shteteve të mëdha të

Europës dhe të Jugosllavisë e Greqisë”. 90 Sulmin dhe propagandën në favor të

rivendikimeve të trojeve shqiptare, kjo gazetë i vazhdoi pothuajse deri në prag të fillimit 87Po aty. fl.9. 88 Gazeta “L’Unita”, Romë, datë, 18 tetor 1953. 89 Gazeta “Tomori”, Tiranë, datë, 20 gusht 1940. 90 “Tomori”, datë, 13 gusht 1940.

Page 44: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

18

të sulmit italian ndaj Greqisë. Në faqet e para të kësaj gazete, çdo ditë botoheshin artikuj

dhe thirrje të zyrtarëve të lartë shqiptarë dhe italianë, të cilët në mënyrë solemne u bënin

thirrje shqiptarëve, si jashtë dhe brenda vendit të bashkoheshin me Italinë, në dobi të

çështjes shqiptare.91

I frymëzuar nga lajmet që merrte prej të dërguarit të tij në Greqi, Jakomoni në

datën datën 28 gusht 1940, i nisi ministrit të tij të jashtëm një promemorie të gjatë, në të

cilën ndër të tjera thuhej se; “Kam shqyrtuar me këshilltarin e lartë fashist Nebil Dinon, i

sapokthyer nga Athina, mundësinë që miq të tij me ndikim në Greqi, të marrin në

konsideratë gjatë bisedash të ngushta, të ardhmen e Italisë në pellgun mesdhetar si dhe

marrëdhëniet e ardhshme të Greqisë me Italinë”.92

Jakomoni mendonte se Dinot dhe nacionalistët shqiptarë në tërësi, ishin padyshim

të prirur që ta shihnin me optimizëm mundësinë e lëvizjes së popullsisë muslimane çame

në Greqi, e gjitha kjo në dobi të bashkimit të Çamërisë me Shqipërinë. Sipas tij,

nacionalistët shqiptarë mendonin se, gjetja e një zgjedhje paqësore për problemin e

Çamërisë, do të bënte të mundur një bashkëpunim të ngushtë diplomatik midis Greqisë

dhe Italisë.93 Por për kushtet në të cilat ndodhej Evropa, e cila ziente para fillimit të

konfliktit të madh botëror, shpresa se bashkimi i Çamërisë me Shqipërinë mund të vinte

edhe nëpërmjet përmirësimit të marrëdhënieve diplomatike midis Greqisë dhe Italisë

ishte i gabuar. Po aq i gabuar ishte dhe mendimi se, qëllimi i Italisë për të sulmuar

Greqinë ishte për shkak të vuajtjeve të shqiptarëve çamë nën regjimin e Metaksait.

Studiuesit shqiptarë të cilët më së shumti kanë trajtuar çështjen e irredentizmit shqiptar

gjatë pushtimit italian janë të ndarë përsa i përket rolit që kishte familja Dino në çështjen

shqiptare gjatë këtyre viteve. Disa nga studiuesit tanë, e etiketojnë verpimtarinë e familjes

Dino si një veprimtari patriotike dhe nacionaliste në dobi të çështjes shqiptare.

Studiuesi Lisen Bashkurti është i mendimit se, përpjekjet e familjes Dino gjatë

epokës fashiste kishin si kryefjalë Çamërinë dhe se, sipas pikëpamjes së tyre, epoka e re

fashiste, si dhe marrëdhëniet e mira të Metaksait me Musolinin do të mundësonin një

kalim të butë të krahinës së Çamërisë nën autoritetin e shtetit shqiptar.94 Faktet historike

vertetojnë se, veprimtaria e vëllezërve Dino dhe e nacionalistëve të tjerë çamë gjatë

pushtimit italian ishte një veprimtari e gjerë me tendenca nacionaliste. Dinot, ashtu si dhe

një pjesë e mirë e shqiptarëve kishin besuar se, në të vërtetë synimi i Italisë fashiste ishte

vetëm marrja e Çamërisë dhe bashkimi i saj me Shqipërinë. Ndoshta për këtë qëllim ata

menduan ta përkrahin pa kushte politikën italiane që bëhej në emër të bashkimit të trojeve

shqiptare.

Pavarësisht propagandës fashiste që bëhej nga individë të caktuar çamë në emër të

bashkimit kombëtar, në Çamëri gjatë kësaj periudhe pati dhe shumë elementë të cilët jo

vetëm që nuk e përkrahnin këtë inisiativë të vëllezërve Dino, por që e kundërshtuan hapur

një veprim të tillë. Persona me influencë në Çamëri si, Musa Demi në Filat, Mahmut

Male dhe Hizër Ademi në Grikohor, Isuf Izeti, Bido Taho në Varfanj, Abedin Xhemali në

Gumenicë e shumë të tjerë iu kundërvunë hapur propagandës fashiste që bëhej në radhët

91 Po aty, datë, 23 mars 1940. Në kryeartikullin e saj me titull, Italia perandorake feston përvjetorin e

rilindjes së saj, autori M.Kruja i bënë jehonë shpresës që sjell për shqiptarët bashkimi me Italinë fashiste. 92 Jakomoni, Gjysma ime shqiptare.., 232. 93 Po aty, 235. 94 Lisen Bashkurti, Çamëria në rrugën e zgjidhjes, (Tiranë, Geer, 2012), 404.

Page 45: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

19

e popullsisë çame. 95 Kundërshtitë e popullsisë muslimane çame ndaj veprimeve të

familjes Dino e në veçanti të eksponentit fashist Xhemil Dino i konfirmon dhe diplomati

italian Carlo Umilta, i cili në kujtimet e tij shkruan se; “Disa shqiptarë në Prevezë,

vendlindja e familjes Dino, feudal të vjetër të zonës në kohën e Turqisë, më kanë thënë se

ata, gjithashtu shqiptarë e muslimanë, nuk kishin asnjë mëri vetjake me Xhemil

Dinon{….} të cilin as që e njihnin fare. Po nëse ai do të guxonte të shfaqej në Prevezë,

ku ishte shtëpia e Dinove, apo dhe në rrethina të tjera, po ata shqiptarë nuk do ta prisnin

me qejf.”96

Politika italiane për përhapjen e ideve irredentiste në Epir, synonte që krahas

shqiptarëve të bënte për vete edhe popullsinë ortodokse vllahe që jetonte kryesisht në

zonat e Pindit. Duke siguruar dhe përkrahjen e Rumanisë, Italia fashiste synonte të nxiste

revoltat e kësaj popullsie kundër regjimit të Metaksait. Duke iu referuar fjalëve të Çianos,

gazeta fashiste “Tomori”, shkruante në faqet e saj të datës 29 shtator 1940, se; “Vllehët e

Epirit kanë dëshmuar gjithnjë që vullnetarisht të lidhen me Shqipërinë, e të rrojnë me

vëllezërit e tyre shqiptarë brenda kufirit politik”. 97 Duke pretenduar se vullneti i

popullsisë vllehe për shkëputjen nga Greqia dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar

mbështetej dhe nga qeveria rumune, propaganda fashiste deklaronte se, “vet qeveria e

Rumanisë e sheh me simpati krijimin e shtetit shqiptar, duke përfshirë në të krahinat që

ndodhen midis Janinës, Mecovës, Grebenesë dhe Malit Gramoz, me një popullsi që kap

shifrën e 80 000 banorëve, e të përbërë nga 36 fshatra gjithsej”.98

Funksionarët e lartë fashistë në Tiranë si dhe një pjesë e anëtarëve të qeverisë

kuislinge shqiptare, nën dirigjimin e agjentëve italianë theksonin “nevojën e madhe” që

kishte Shqipëria për përkrahjen e Italisë fashiste në realizimin e çështjes së bashkimit

kombëtar. Në njoftimet e shpeshta drejtuar eprorëve të tij në Romë, Jakomoni theksonte

se: “Anëtarët e qeverisë dhe funksionarë të lartë të partisë fashiste, po japin një ndihmesë

të madhe në këtë drejtim”. 99 Të dhënat e Jakomonit bazoheshin më tepër në

informacionet e paverifikuara të cilat vinin nga disa eksponentë çamë, që më herët kishin

shprehur hapur pikëpamjet e tyre në mbështetje të një aksioni ushtarak italian kundër

Greqisë. Një ndër këta persona ishte dhe këshilltari i Jakomonit, Xhemil Dino, i cili në

informacionet drejtuar Mëkëmbësisë në Tiranë i raportonte se; “Në rast veprimi kundër

Greqisë, ne çamët që banojmë në Shqipëri jemi të gatshëm të marrim urdhra për t’u

bashkuar me vëllezërit tanë të shqetësuar të Çamërisë dhe kërkojmë armë për t’i shërbyer

kauzës së perandorisë sonë”.100

Krahas propagandës për përhapjen e ideve irredentiste në Çamëri e Shqipëri,

diplomacia italiane një rëndësi të veçantë i kushtoi idesë për përhapjen e flakëve

nacionaliste në radhët e emigracionit shqiptar në shtetet evropiane dhe kryesisht në

Amerikë. Duke marrë në konsideratë se, një pjesë e mirë e elitës shqiptare të cilët

gëzonin një përkrahje të madhe ndodheshin jashtë vendit, kryesisht që pas pushtimit

italian, diplomacia italiane shtoi përpjekjet në gjetjen e elementëve të duhur për

95 Hajredin Isufi, Musa Demi dhe qëndresa çame 1800-1947, (Tiranë, Dudaj, 2002), 221. 96 Carlo Umilta, Jugosllavia dhe Shqipëria, Kujtime të një diplomati, (Milano, Garzanti, 1947), 131-132. 97 Gazeta “Tomori”, nr. 198, Tiranë, 29 shtator 1940. 98 Po aty. 99 DDI, Seria 9, vol.5, dok.642, fq.621. Njoftim i Jakomonit për Z. Beninin, Tiranë, 25 shtator 1940. 100 ASMAE, SSAA, b.78, Informacion i Xhemil Dinos dërguar Jakomonit, 2 qershor 1940.

Page 46: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

20

përhapjen e ideve irredentiste në radhët e emigracionit shqiptar. Për një periudhë kohe,

çështja e përhapjes së ideve irredentiste në diasporën shqiptare dhe në veçanti në

komunitetin shqiptar që jetonte në Amerikë u bë detyrë parësore e politikës së jashtme

italiane. Përdorimi dhe përhapja e ideve irredentiste në ambjentet e diasporës shqiptare,

sipas Italisë fashiste do të ndihmonte në mbështetjen e bindjeve fashiste nga shqiptarët.

Në fillim, përpjekjet e diplomacisë italiane për të bërë për vete figura të shquara të

diasporës shqiptare u fokusuan te njerëzit më me influencë dhe kryesisht te ata persona që

kishin qënë kundërshtarë të regjimit të mëparshëm zogist. Për të arritur te këto figura të

shquara të diasporës shqiptare, italianët përdorën metodat e shtrëngimit, bindjes dhe të

pagesës. Për shkak të mbështetjes së madhe që gëzonte Zogu tek shqiptarët e Britanisë së

Madhe, propaganda italiane e pati shumë të vështirë të depërtonte midis tyre. Kështu që i

vetmi objektiv i italianëve mbetej hedhja e ideve irredentiste tek shqiptarët e Amerikës, të

cilët përbënin dhe numrin më të madh të shqiptarëve në diasporë.

Faik Konica ishte një prej figurave kryesore të disasporës shqiptare jo vetëm në

Amerikë, por edhe më gjerë. Konica së bashku me Mehdi Frashërin konsideroheshin nga

italianët si persona me kulturë të thellë e të vendosur, e që njiheshin për shpirtin e tyre

rivendikues në dobi të çështjes shqiptare.101 Lidhur me angazhimin e figurave të shquara

të publike shqiptare në çështjen kundër Greqisë, Jakomoni njoftonte plot entuziazëm

ministrin e jashtëm Çiano se: “Edhe ata personalitete publike që deri tani kanë ndenjur të

veçuar dhe në qetësi janë deklaruar të gatshëm të bashkëpunojnë për një Shqipëri të

Madhe fashiste.102 Madje Jakomoni propozonte eprorëve të tij në Romë që të gjendej një

mënyrë që Faik Konica të vizitonte Romën dhe këtu të kishte mundësi të njihej më nga

afër me projektet e Italisë për çështjen shqiptare dhe veçanërisht për Çamërinë. 103

Jakomoni, e kishte mbështetur që në fillim idenë e afrimit të Konicës, duke e cilësuar atë

si një figurë e shquar të lëvizjes shqiptare dhe me ndikim të madh në koloninë e

shqiptarëve të Amerikës. Për Jakomonin, gadishmëria e Konicës për të përkrahur

regjimin e ri që ishte vendosur në Shqipëri, ishte prova e gjallë e “vullnetit italian” për të

bashkuar nën një shtet të vetëm të gjithë shqiptarët.104

Në cilësinë e ambasadorit shqiptar në SHBA, Konica e kishte kundërshtuar dhe

denoncuar tek autoritetet më të larta amerikane vendosjen e pushtimit italian në Shqipëri.

Si çdo njeri edhe Konica kishte pikat e dobëta, të cilat italianët me anë të agjentëve të tyre

nuk vonuan t’i gjenin. Për shkak të aktivitetit të tij të dendur në dobi të çështjes shqiptare

si dhe të lënies në harresë nga qeveria shqiptare e Ahmet Zogut, Konica kishte

grumbulluar borxhe të mëdha financiare. Duke qënë në dijeni të kësaj gjendjeje të

Konicës, italianët u treguan të gatshëm që në këmbim të mbështetjes së tij, të paguanin

gjithë detyrimet e prapambetura të Legatës shqiptare në SHBA. Për t’i paraprirë faktit se

Konica mund të gjente mbështetje në grupe të tjera kundërshtare të Italisë (italianët

besonin se Zogu mund të pagonte detyrimet e Konicës, shënimi ynë), Jakomoni dhe

nënsekretari i shtetit për Shqipërinë në Romë Zenone Benini, u treguan të gatshëm për t’i

101 DDI, seria 9, vol.5, dok.483, 468, Promemorie e Jakomonit për ministrin e jashtëm Çiano, datë 24 gusht

1940. 102 Po aty. 103 AQSH, F.161, V.1940, D.75, fl.3,4. 104 Jakomoni, Politika e Italisë.., 251.

Page 47: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

21

paguar atij gjithë detyrimet, që kapnin vlerën e rreth 7000 dollarëve amerikan.105 Si

shpërblim për shërbimet e tij, italianët kishin menduar që Konica të hynte në kontakte me

zyrën e Nënsekretarit të Shtetit në Romë për çështjet shqiptare

Prej vitesh, si një prej diplomatëve më të shquar shqiptarë, Faik Konica e kishte

patur në vëmendjen dhe në axhendën e tij politike çështjen çame. Konica kishte lindur në

një zonë kufitare midis Greqisë dhe Shqipërisë, e më shumë se ai kusht tjetër mund t’a

kuptonte dramën e thellë që po kalonte popullsia shqiptare nën regjimin grek. Konflikti

historik i Shqipërisë me fqinjët sllavë dhe grekë dhe ideja se tashmë kishte ardhur koha

për zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptare filloi t’a joshë Konicën. Duke

argumentuar rezultatin pozitiv që mund të arrihej nën tutelën italiane lidhur me çështjen e

shqiptarëve në Greqi, Konica do të shprehej se: “Fakti i thjeshtë është se Italia ka këtu një

argument të mirë dhe të fortë, sepse interesi i saj qëlloi të përputhet më një akt drejtësie

ndaj Shqipërisë, që duhej të ishte bërë me kohë”. 106 Më shumë se sa mbështetja

financiare, ideja e përhapjes dhe përkrahjes së çështjes çame e kishte nxitur dhe Konicën

të mbante një qëndrim aprovues ndaj kësja çështje. Shpresat e Faik Konicës për

bashkimin e trojeve shqiptare nën Italinë fashiste ishin të mëdha, por një veprim i tillë

nuk e bënte atë kurrsesi fashist. Sipas Prof. Fatmira Rama, Konica do ta trajtonte çështjen

kombëtare të shqiptarëve në Kosovë dhe Çamëri si një e të pandarë.107

Ashtu siç kishin shpresuar që në fillim italianët, Konica filloi një fushatë

propagandistike në mbrojtje të çështjes së shqiptarëve çamë në Greqi. Në kuadër të

fushatës antigreke, Konica, i mbështetur financiarisht prej italianëve, përshpejtoi punën

për përmbylljen e një eseje historike, e cila në qendër të saj kishte konfliktin italo-grek.

Që në hyrje të kësaj eseje, Konica argumentonte tezën e tij se, Epiri për shekuj me radhë

ka qënë banuar nga shqiptarët.108 Ligjërimi nacionalist i Faik Konicës i kishte bazat në

zgjidhjen e çështjes shqiptare si dhe në padrejtësitë e bëra nga qeveritë greke ndaj

minoritetit shqiptar çam në Greqi. Sipas Prof. A. Putos, ky ligjerim nën okupacionin

italian ka si përmbajtje të dorës së parë irredentizmin, “kthimin e trojeve të shkëputura

nën shtetin amë”.109

Tezat e tij antigreke lidhur me keqtrajtimet shekullore të shqiptarëve në Greqi dhe

ato në mbrojtje të çështjes shqiptare, Konica ua përcolli dhe disa prej agjencive kryesore

të lajmeve amerikane. 110 Duke dalë nga kuadri i propagandës italiane, Konica

argumentonte për publikun amerikan dhe më gjerë se, faktet e tij historike janë të bazuara

në kronikat e historianëve të njohur dhe jo të ndërtuara rishtazi mbi bazën e propagandës

italiane.111 Madje Konica u përpoq që esenë e tij mbi shqiptarët e Greqisë dhe vuajtjet e

tyre shekullore nën shtetin grek t’ua bënte me dije dhe Senatit amerikan, shtypit dhe disa

prej universiteteve më të njohura në vend.112 Konica e ndoqi me vëmendje të madhe

105 AQSH, F.161, V.1940, D.75, fl.16. 106 Ilir Ikonomi, Faik Konica, Jeta në Uashington, (Tiranë, Onufri, 269. 107 Fatmira Rama, Konica në kulturën shqiptare në vitet 1925-1939, në Studime Albanologjike,

Universitetit Tiranës, (Tiranë, 1996), 10. 108 Ikonomi, Faik Konica…,265. 109 Puto, Lufta italo-greke, 194. 110 AQSH, F.161, V.1940, D.75. fl.18. 111 Ikonomi, Faik Konica.., 265. 112 AQSH, F.161, V.1940, D.75. fl.18.

Page 48: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

22

çështjen çame dhe politikën që ndiqte diplomacia italiane për të përfaqësuar kërkesat e

shqiptarëve për bashkimin kombëtar.

Duke pasur gjithnjë në fokus të shkrimeve dhe të deklaratave të tij çështjen

kombëtare shqiptare, Konica nuk hezitonte për asnjë çast të dëshmonte karakterin

shqiptar të krahinës së Çamërisë.113 Duke iu referuar Çamërisë, Konica argumentonte se,

rezistenca e popullsisë shqiptare në Çamëri, u mbijetoi vrasjeve të organizuara,

mashtrimeve dhe plaçkitjeve. “Emri i saj (Çamërisë),- shprehej Konica, -këto kohët e

fundit është përmendur shpesh në shtypin amerikan. Ajo është Çamëria, të cilën grekët e

kanë shtrembëruar në Tzamuria, pasi kjo vjen prej paaftësisë së alfabetit të tyre për të

riprodhuar tingujt e gjuhës shqipe dhe të disa gjuhëve të tjera”.114 Po sipas tij, deri në

vititn 1913, popullsia e Çamërisë ishte 96 përqind shqiptar, por tashmë për shkak të

dhunës së autoriteteve greke, ky përpjestim është zvogëluar.115

Megjithë thirrjet e Konicës për të përkrahur Italinë në zgjidhjen e padrejtësive të

bëra ndaj shqiptarëve të Çamërisë, jo të gjithë shqiptarët e diasporës përqafuan idetë e

Konicën për t’iu bashkuar çështjes shqiptare të përkrahur nga italianët. Shqiptarët

nacionalistë, kryesisht ata jashtë atdheut kishin të njëjtat qëllime me italianët për

ribashkimin e Çamërisë me Shqipërinë, por ata nuk ishin të një mendje me rrugët që

mund të ndiqeshin për arritjen e saj. Kundërshtitë e para lidhur me mbështetjen që Konica

u jepte ideve për mbështetjen e Italisë ndaj sulmit kundër Greqisë erdhën nga shumë

shqiptarë të diasporës në disa shtete të Evropës. Në një letër drejtuar nacionalistit Dervish

Duma në Londër, i cili ishte kundër kësaj vije politike, Konica i shkruante se: “Më lejoni

t’ju kujtoj se çfarë do që i ka bërë Italia Shqipërisë, ka qënë e një natyre politike, ajo që

Greqia i ka bërë Shqipërisë ka qënë më tepër se diçka politike, një agresion kundër

shtëpive dhe nderit të familjeve”.116

Shqiptarët e Britanisë së Madhe, ishin për një zgjidhje të çështjes shqiptare pa

përkrahjen e italianëve, pasi italianët shiheshin vetëm si pushtues dhe kishin shkelur

sovranitetin e vendit. Shqiptarët në emigracion në Britani prej kohësh kishin qënë të

shqetësuar lidhur me propagandën fashiste të italianëve, të cilët duke i bërë jehonë

problemit çam, kërkonin përkrahjen e shqiptarëve në luftë kundër Greqisë. Ky reagim i

shqiptarëve të diasporës në Britaninë e Madhe vinte dhe si pasojë e ndikimit që kishte

atje mbreti Zog, i cili pas largimit nga Shqipëria si pasojë e pushtimit italian ishte

vendosur në Londër.

Vetë mbreti Zog, i cili me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste kishte zbritur

nga froni mbretëror, në një intervistë të dhënë për gazetarin britanik S.E. Man po në

muajin gusht të vitit 1940, nuk e konsideronte çështjen çame një arsye aq të rëndësishme,

sa ta rendiste Shqipërinë në krah të Italisë në luftë kundër Greqisë. “Tani për tani,-

nënvizonte mbreti Zog në intervistën e tij,- më shumë rëndësi se sa zgjerimi i territorit të

Shqipërisë ka rikthimi dhe ruajtja e pavarësisë së shtetit shqiptar të nëpërkëmbur nga

italianët”. 117 Pra siç shihet, qëndrimet e Mbretit Zog ishin në një vijë me shoqatat

113 Rama, Konica në kulturën shqiptare, 10. 114 Faik Konica, Shqipëria: Kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore, (Tiranë, Shtëpia Botuese 55, 2010),

171. 115 Konica. Shqipëria: Kopshti shkëmbor..,171. 116 Ikonomi, Faik Konica…, 276-277. Korespodencë e F.Konicës me Dervish Dumën dhe Anton Logoreci. 117 Intervistë e Mbretit Zog dhënë gazetarit S.E.Mann në datë 23 gusht 1940. F.O 371/24866.

Page 49: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

23

patriotike të emigrantëve shqiptarë, të cilët ishin në kundërshtim me politikën e ndjekur

deri tani nga Italia fashiste për të përkrahur interesat kombëtare të shqiptarëve si brenda

dhe jashtë vendit. Duke arsyetuar se, kjo politikë e Italisë kishte si qëllim parësor vetëm

sigurimin e përkrahjes së shqiptarëve në luftën kundër Greqisë dhe vendeve të tjera

fqinje, shqiptarët e diasporës së pari kërkonin njohjen e shtetit të pavarur shqiptar në

kufijtë e 1913 dhe më pas rishikimin e çështjes së bashkimit kombëtar.

Shoqëria shqiptare “Çamëria” qendër në SHBA, në gusht të vitit 1940, botoi në

gazetën londineze Times një artikull në formë rezolute, në të cilin kundërshtohej hapur

dhe qartë politika italiane e ndjekur deri tani në Shqipëri dhe synimet e saj ndaj Çamërisë.

Gjithashtu po në faqet e këtij shtypi, Shoqata Shqiptare “Çamëria” shprehte hapur

ndjenjat e saj antiitaliane, duke kundërshtuar përfshirjen e çështjes çame në axhendën e

politikës së jashtme italiane dhe përdorimin e saj si pretekst për luftë. Duke u mbështetur

në parimin e vetvendosjes së kombeve, kjo rezolutë dënonte ashpër propagandën italiane

si të paskrupullt dhe me qëllime të fshehta ndaj Shqipërisë dhe rajonit në tërësi. 118

Shqetësimi i italianëve për trajtimin që grekët u bënin shqiptarëve, shihej prej kësaj

shoqate si një veprim aspak i sinqertë. Sipas Shoqatës “Çamëria”, zgjidhja e drejtë e

problemit shqiptar nuk mund të zgjidhet as me kontrollin e Italisë e as nga grekët, por

vetëm duke zbatuar parimet e vetëvendosjes së kombeve të vegjël.119

Një tjetër figurë e shquar e shqiptarëve të diasporës ishte kreu i Kishës Autoqefale

Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Imzot Fan Noli. Duke shfrytëzuar

miqësinë e Konicës me Nolin, italianët synonin afrimin e Imzot Nolit për përkrahjen e

politikës së tyre irredentiste. Për italianët, sigurimi i përkrahjes së Nolit do të thoshte

shumë, pasi një veprim i tillë do të afronte shumë shqiptarë që gjendeshin në Amerikë.

Për t’ia arritur qëllimit, Jakomoni i kërkonte ambasadës italiane në Uashington, që

përmes Faikut apo dhe me mënyra të tjera (me anë të shpërblimit financiar, shënim i ynë),

të përpiqej të afronte Imzot Fan Nolin. Jakomoni kërkonte prej autoriteteve italiane në

Uashington që, të punonin sa më shumë me F. Konicën me qëllim që ai të bindë të

bashkëpunojë Fan Nolin “për përhapjen drejt mjediseve amerikane dhe shqiptaro-

amerikane të propagandës italiane në fushatën e saj antigreke”.120

Për të depërtuar sa më mirë në rrethin e shqiptarëve të Amerikës, propaganda

italiane synonte që të përhapte idetë e saj me anë të shtypit dhe të shoqërive shqiptare

atje. Për një kohë fare të shkurtër, me anë të rryshfetit, por edhe me kontributin e

Konicës, italianët siguruan drejtimin e shoqërisë “Vatra” si dhe të gazetës Dielli, e cila

publikonte artikuj që ngrinin lartë propagandën italiane lidhur me çështjen e shqiptarëve

jashtë atdheut.121 Me kryeredaktor Peter Tykon, gazeta Dielli, nga shtatori i vitit 1940,

filloi të publikonte shkrimet e Faikut, të cilat në sfond kishin konfliktin italo-grek dhe

çështjen e shqiptarëve në Greqi. Duke argumentuar karakterin shqiptar të Epirit, Konica

do të shprehej se, “Greqia s’ka aspak të drejtë kur thotë se ish vilajeti i Janinës s’ka qenë

118 PRO/FO. 371/24868/R 7875/7875/90, Rezolutë e Shoqërisë “Çamëria” botuar në Gazetën britanike

Times në datë 31 gusht 1940. 119 Po aty. 120 AQSH, F.161, V.1940, D.79, fl.20. Telegram i Jakomonit për Nënsekretarin e shtetit për Shqipërinë në

qeverinë italiane në Romë, Tiranë, datë 9 shtator 1940. 121 AQSH. F.161. V.1941, D.79, fl.6.

Page 50: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

24

shqiptar; edhe atje ku ngjyra kombëtare e vendit është ndërruar, ndërrimi u bë me kleçka

dhe me vrasje”.122

Një tjetër figurë e shquar e nacionalizmit shqiptar ishte dhe Mit’hat Frashëri. Si

një prej figurave të shquara të nacionalizmit shqiptar dhe një njohës mjaft i mirë i

çështjes çame, ai e kundërshtoi në mënyrë krejt të hapur propagandën e gjerë fashiste, e

cila bëhej gjoja në dobi të shqiptarëve në Greqi. Si një njeri me vizion të gjerë dhe realist

ndaj afrimit të tragjedisë për popujt e Evropës, M. Frashëri kundërshtonte politikat

fashiste italiane të cilat synonin përdorimin e shqiptarëve kundër Greqisë. Si gjithë

njerëzit e shquar të letrave shqipe dhe të çështjes kombëtare shqiptare, M. Frashëri e

konsideronte një gabim të madh kolonizimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, pasi një

vend i vogël dhe i varfër si Shqipëria nuk kishte se çfarë t’i ofronte një fuqie si Italia.123

Duke kuptuar qartë synimet e vërteta të Italisë, nacionalistët e vërtetë shqiptarë e kishin

parashikuar më parë se, Shqipëria nuk ishte gjë tjetër veçse një urë kalimi për fuqinë e

Boshtit për në Ballkan dhe më pas në Afrikën e Veriut.

Pra, duket qartë se italianët shpresonin shumë se, këto metoda do të nxisnin

shqiptarët të përkrahnin Italinë në përmbushjen e projekteve të saj në Ballkan. Qëllimi i

vetëm i Italisë dhe i propagandës së saj gjoja në mbështetje të irredentizmit të shqiptarëve

ishte pjesëmarrja e gjerë e shqiptarëve në ushtrinë italiane dhe përdorimi i tyre në

konfliktin kundër Greqisë. Edhe pse italianët u përpoqën me të gjitha mënyrat që ta

realizonin këtë, ata nuk ia arritën qëllimit, për faktin se italianët shiheshin prej

shqiptarëve vetëm si pushtues dhe jo si shpëtimtar të çështjes shqiptare. Megjithë

përpjekjet e vazhdueshme, monologu i diplomacisë italiane rreth çështjeve nacionale të

shqiptarëve jashtë kufijve politik të shtetit shqiptar gjithnjë binte në vesh të shurdhër.

Dështimet e njëpasnjëshme të diplomacisë italiane për të bërë për vete figura të

shquara patriotike shqiptare, kryesisht elementë nacionalistë të diasporës shqiptare,

tregojnë fare qartë se shqiptarët jo vetëm që nuk e kapërdinë lehtë pushtimin e

Shqipërisë, por njëkohësisht ata kundërshtonin në mënyrë të hapur qëllimet e fshehta

italiane për të përdorur shqiptarët kundër shteteve fqinje. Përpjekja e italianëve për

zotërimin e elementit shqiptar dhe përhapjen e ideve irredentiste në radhët e shqiptarëve

të diasporës qe e kotë. Tashmë shqiptarët i kishin kuptuar qëllimet e vërteta të italianëve.

Një fakt të tillë e pohon dhe ministri italian në Athinë Emanuele Graci i cili në një raport

dërguar Ministrisë së Jashtme italiane në Romë theksonte faktin se: “Çamët nuk

dëshironin të luftonin kundër Greqisë”.124 Shqiptarët dhe veçanërisht çamët në Greqi, të

cilët tashmë edhe pse jetonin në kushte jo të barabarta me grekët, ishin për një

bashkëjetesë paqësore dhe fqinjësi të mirë me popullin grek.

122 Ikonomi, Faik Konica…, f.269. Artikull i F. Konicës shkruar në gazetën Dielli, datë 20 shtator 1940. 123 AQSH. F.35 (Mid’hat Frashëri), V.1941, D.37, fl.29. Promemorie e Mid’hat Frashërit dërguar Francesko

Jakomonit me titull “Mbi disa çështje që preokupojnë marrëdhëniet italo-shqiptare”. 124 Sami Repishti, Hyrje në problemin e Çamërisë, (Tiranë, UET, 2014). 60.

Page 51: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

25

1.3. Çështja çame si pretekst dhe vrasja e Daut Hoxhës.

Pothuajse gjatë gjithë intervalit të luftës së brendshme që kumtoi me ardhjen në

pushtet të fashistëve në Itali, vështirë se gjejmë ndonjë fragment konflikti me vendet e

tjera të rajonit. Në ndryshim nga nazistët gjermanë, të cilët kishin një program të qartë si

në politikën e brendshme ashtu dhe në atë të jashtme, fashistët italianë e ndërtuan

programin e tyre mbi zhvillimet spontane të politikës së jashtme dhe interesave të çastit.

Qëndrimi i italianëve në Greqi gjatë vitit 1923, në tentativën për të mbajtur Korfuzin nuk

kishte qënë i gjatë. Pas pushtimit të pasukseshëm të Korfuzit në vitin 1923 dhe deri në

vitin 1939, Italia ishte krejtësisht e dhënë pas pushtimit të Greqisë. Përgjatë këtij intervali

kohor, Italia në të njëjtën kohë mendonte dhe coptimin e Jugosllavisë dhe gjatë gjithë

kësaj kohe ajo u mundua të anashkalonte acarimet e mëdha me Greqinë. Për Musolinin,

tashmë kishte ardhur koha që nderi i Italisë të vihej në vend. Një fakt të tillë e pohon dhe

Çiano në ditarin e tij, në të cilin shënon se: “Duçja mediton një gjest force kundër

Greqisë, sepse që nga viti 1923 ka një llogari të pa shlyer, e grekët gënjejnë veten nëse

mendojnë se ai e ka fshirë nga karta”.125

Sukseset e njëpasnjëshme të aleatit të madh të Boshtit Hitlerit, i cili po

nënshtronte me radhë shtetet e Evropës qëndrore e errësuan tërësisht llogjikën e

Musolinit. Për të qenë i denjë si aleat përkrah Hitlerit, Musolini hodhi vështrimin drejt

vendeve të Ballkanit. Nuhatja e Çianos dhe intuita e tij nuk gabuan teksa kishte kuptuar

qartë se Musolini, ashtu si dhe ai vetë, kishte një etje të madhe për lavdi. Këtë fakt ai e

shfrytëzoi më së miri duke e bindur Duçen se, tashmë kishte ardhur koha që tradita e

pakët italiane në fushën ushtarake si dhe dështimet e njëpasnjëshme në arenën

ndërkombëtare mund të errësoheshin duke pushtuar një vend të vogël si Shqipëria.126

Ministri i Jashtëm italian theksonte se: “Në Shqipëri, e cila aq shpesh në histori n’a ka

përkitur, ne kërkojmë të gjejmë rrugën tonë të natyrshme drejt shtrirjes për në

Ballkan”.127 Madje këtë fakt Çiano ia kishte bërë të ditur si ambasadorit gjerman në

Romë ashtu dhe kryeministrit hungarez të cilët e kishin vizituar atë në zyrën e tij.128

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste ishte hapi i parë i shpërthimit të konfliktit

në Ballkan si dhe trampolina për të vazhduar ekspansionin drejt vendeve të tjera të

gadishullit e për të zotëruar krejt Mesdheun. Në kuadër të ekspansionit në Ballkan,

ministri i propagandës së qeverisë fashiste Dino Alfieri, pohonte qartë synimet italiane,

duke u shprehur se; “Ne synojmë të rindërtojmë Perandorinë Romake dhe për këtë

Shqipëria, përbën një urë të vërtetë për të arritur synimet tona”.129 Për Italinë pushtimi i

Greqisë dhe zotërimi i Mesdheut përveçse kishte një rëndësi të madhe strategjike për fatet

e luftës, do të mënjanonte dhe prezencën britanike në rajon.

Në fillim të vitit 1940, Musolini ende nuk e kishte vendosur se kur do t’a

sulmonte Greqinë. Më 3 janar, Xhuzepe Botai, duke iu referuar vizitës së tij të pak

125 Ciano, Ditari..,61. shënim i datës 10 gusht 1939. 126 Fischer, Shqipëria gjatë Luftës.., 36. 127 Maria Fishel Lavine, Count Ciano: Foreign Affairs and Policy Determination in Fashist Italy, Janar

1939-Korrik 1940, (Dizertacion Doktorature në Universitetin e Vanderbilit 1977), 17. 128 Fischer, Shqipëria gjatë Luftës.., 61. 129 Archivio Centrale di Stato, (ACS), (Romë) Agenzia Stefani, fasc.12.

Page 52: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

26

kohëve më parë në Athinë, theksonte gjatë bisedës me Duçen se, ai ishte kthyer tepër i

kënaqur nga kryeqyteti helen dhe se aty ai kishte gjetur një ambjent miqësor. “Unë,-

shënon Botai në ditarin e tij,- do të jem mjaft cinik në qoftë se u them atyre (grekëve) të

rrinë mjaft të qetë, sepse rruga ime nuk do të kalojë kurrë përmes tokës së tyre”.130 Por

duke mos qenë i sigurtë për vendimet e eprorit të tij fashist, në disa rreshta më poshtë,

Botai do të shënonte në ditar se, “të paktën unë mendoj kështu”.131

Hipokrizia fashiste ndaj vendeve të tjera duket mjaft qartë në rreshtat e shënuara

prej hierarkut fashist Bottai, i cili pak muaj më pas ndryshon kurs në mendimet e tij

politike kundrejt Greqisë dhe popullit grek. Në ditarin e tij në datën 25 maj 1940, Botai

shënonte bisedën që kishte patur me ministrin e jashtëm Çiano rreth kursit të ri të

politikës fashiste italiane në Ballkan dhe Mesdhe. Sipas tij, për Italinë, për momentin

parësore ishte një protektorat mbi Kroacinë, pushtimi me forcë i Dalmacisë, një

protektorat mbi Greqinë, zgjerimi i mbretërisë shqiptare në kufijtë e saj etnikë, -shkurt, i

gjithë Adriatiku.132 Lidhur me synimet italiane për zotërimin e Mesdheut, Bottai shënonte

se, “në Mesdheun jugor: Kretën, Afrikën e Veriut, protektorat mbi Egjiptin, Tunizinë,

Algjerinë, Marokun dhe më në fund Korsika”.133 Ideja për rikthimin e ishujve grek në

autenticitetin roman u bë një fobi në mendjen e italianëve, sa që dhe rënojat antike e

toponimet greke, tashmë konsideroheshin romake.134

Por aksioni kundër Greqisë nuk mund të mendohej kaq lehtë. Pavarësisht faktit se

Greqia gjatë viteve ’40 konsiderohej nga të gjithë si “vendi në krizë”, ky vend prej katër

vite qeverisej nga Metaksa, një diktator ballkanik me tipare fashiste. I frymëzuar nga

faqet e librit të Hitlerit, Metaksa që me ardhjen në pushtet kishte hedhur hapat e para të

vendosjes së një diktature fashiste në Greqi. Duke ndjekur rrugën e Rajhut të Tretë

gjerman, Metaksai synonte të predikonte “Qytetërimin e Tretë Helenik”, me pretendimin

për ngritur nga rrënojat e saj të historisë vlerat pagane të Greqisë së Lashtë dhe ato të

Perandorisë Bizantine.135 Lidhur me tiparet fashiste të Metaksasë, ambasadori italian në

Athinë, Graci do të deklaronte se, nëse ka një burrë në të tërë Greqinë, i cili ka ndjenja të

forta për Italinë, ai është vetëm një, Johanis Metaksa.136

Metaksai kishte instaluar në Greqi një shtet policor, ku liria e shtypit, liritë

politike ishin kufizuar së tepërmi. Shumë vepra letrare, përveç Platonit, arti, muzika,

teatrot ishin censuruar. Në gjendje akoma dhe më të vështirë ishte vendosur popullsia

shqiptare çame në Greqi, e cila prej vitesh kishte humbur të drejtën e pronës, të gjuhës

dhe lirisë. Metaksai kishte një kulturë gjermane, pasi ai kishte kryer studimet ushtarake

në Gjermani, por në politikën e jashtme ai kishte prirje anglofile. Nga ana tjetër, mbreti

Jorgo II, i kishte lënë dorë të lirë Metaksait për të qeverisur Greqinë, ndërsa në politikën e

130 Giuseppe Bottai, Diario 1935-1944, (Itali, Rizoli, 2001).172. 131 Po aty. 132 Po aty. 133 Po aty. 134 Gazeta L’Unita, 18 tetor 1953. Në artikullin e kësaj gazete me titull “Provoktarorët e luftës”, autori

Roberto Bataglia rendit De Vechin (guvernator i ishujve Dodekanez), Jakomonin (Mëkëmbësi i Mbretit në

Shqipëri), Çianon (Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë) dhe Musolinin si katër nxitësit kryesor të

konfliktit me Greqinë. 135 Clogg, Histori e Përmbledhur e Greqisë..,119. 136 Emanuelle Grazzi, Il principio della fine, (Romë, 1945), 27.

Page 53: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

27

jashtme, ai e kishte orientuar vendin drejt Anglisë, pasi në Londër ai kishte kaluar

periudhën e ekzilit.

Italia edhe mund të ishte përpjekur ta bënte për vete Metaksain, i cili po ashtu

kishte prirje të theksuara fashiste, por Musolini nuk kërkonte aleat tjetër për Boshtin, ai

kërkonte kundërshtarë të lehtë dhe jo të denjë për të. Për më shumë, vetë Musolini kishte

një etje për t’u bërë i njohur si predikues i përpjekjeve, i agresionit dhe i pushtetit, më

tepër se për të qëndruar si princ i paqes në botë. Duçja kishte ndjekur me vëmendje

grushtin e shtetit në Greqi dhe ardhjen e Metaksait në krye të qeverisë. Diktatori grek që

në fillim, kishte dhënë shenjat e para të orientimit fashist të politikave të brendshme të tij

në Greqi. Por, kur për Musolinin po bëhej gjithnjë e më e qartë se diktatori grek nuk

kishte ndërmend të ndryshonte kursin e politikës së jashtme greke, duke besuar gjithnjë te

Britania e Madhe, atëherë ai e shënoi Greqinë si interes italian.137 “Shumë prej ishujve

grekë si, Kreta, Korfuzi, Mudros, etj,- raportonte përfaqësuesi diplomatik italian në

Athinë,- janë tashmë në dispozicion të anijeve britanike, duke qenë kështu një siguri më

shumë për ruajtjen e ujrave detarë të Greqisë”.138 Një veprim i tillë i Athinës nuk kishte

se si të mos i bënte përshtypje Italisë, e cila e shihte këtë akt si një pengesë serioze për të

realizuar synimet e saj për zotërimin e Mesdheut dhe kalimin për në kontinentin afrikan.

Disa herë diktatori fashist i kishte bërë thirrje kryeministrit grek që të hiqte dorë nga

mburoja angleze, por veprimet e tij kishin rënë në vesh të shurdhët.139

Ndërkohë që për Çianon çështja greke kishte karakter personal. Nuk është krejt e

rastësishme shprehja e Çianos, drejtuar Grazzit të cilit i thotë se; “T’i thuash Metaksait

se, në rast se nuk më jep kënaqësinë në rastin e Minierës së Lokrias, do t’i marr

Korfuzin”.140 Historiani B.J. Fischer arrin në konkluzionin se, çështja e pushtimit të

Greqisë ishte bërë një çështje personale për Çianon aq sa “planin makbethjan për vrasjen

e Mbretit Zog, ai e kishte menduar dhe për kryeministrin grek”.141

Edhe pse italianët ishin krejtësisht të bindur se me pak presion diplomatik do të

mund t’ua shkëpusnin fare lehtë grekëve Çamërinë, përgatitjet ushtarake në kufirin

shqiptaro-grek që pas pushtimit të Shqipërisë filluan të intesifikoheshin. Lidhur me një

sulm të mundshëm të Italisë ndaj vendit të tij, Metaksai nuk i kishte besuar as

paralajmërimit të ministrit britanik në Athinë, kur diplomati anglez e kishte paralajmëruar

kryeministrin grek për përgatitjet e Italisë për një sulm eventual ndaj Greqisë.

Ambasadori italian në Athinë do të konfirmonte një lajm të tillë teksa i raportonte

Çianos se; “Nga informacionet e sigurta që kam, ministri britanik në Athinë këtë mëngjes

herët u takua me Metaksain, të cilit i ka rekomanduar të përgatitet për një sulm të

mundshëm nga ana e Italisë. Metaksai iu përgjigj se nuk i besonte këto dhe se ai vet as që

kishte ndërmend të përballonte ushtarakisht një sulm të tillë”.142 Në të njëjtën linjë me

kryeministrin e tij ishte dhe ministri i jashtëm i qeverisë greke Mavrudis, i cili u mundua

të sigurojë ambasadorin italian në Athinë Graci, duke i shprehur atij gadishmërinë se

137 Jerezy W. Borejsza, Greece and the Balkan Policy of Fascist Italy, 1936-1940, 55. in Journal of

Hellenic Diaspora. 138 DDI, Serie 8, Vol.XI, dok.596. Njoftim i Grazzit për Çianon, Athinë 24 prill 1939. 139 Ciano, Ditari..,61. 140 “L’Unita”, datë 18 tetor 1953. 141 Fischer, Shqipëria gjatë Luftës.., 111. 142 DDI, Serie 9, Vol.VIII, dok.484, Grazzi për Çianon.

Page 54: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

28

Greqia do të mund të ruante sa më shumë neutralitetin e saj në raport me shtetet e tjera.143

Dhe si për të provuar besnikërinë ndaj shteteve të Boshtit, Greqia mbeti jashtë Paktit

Turko-Britanik, për aq kohë sa vendi nuk rrezikohej nga ndonjë sulm i mundshëm nga

fuqitë e Boshtit.144

Pas një momenti hezitimi dhe bindjeje se, Italia si një vend mik dhe fashist nuk do

t’a sulmonte kurrë Greqinë, Metaksa vendosi të marrë masat e duhura për t’i bërë ballë

një sulmi të mundshëm ushtarak. Shtimi forcave italiane përrreth kufirit greko-shqiptar

çoi në marrjen e masave ushtarake të qeverisë greke ndaj rrezikut që i kanosej. Lidhur me

masat e ndërmara nga Greqia për përforcimin e kufirit verior me Shqipërinë, Prefektura e

Gjirokastrës njoftonte në muajin qershor 1940, se; “Në Prevezë ka zbarkuar një divizion

me ushtarë grekë, në Janinë 4 batalione, një në Gumenicë, një në Kakavijë dhe një në

Filat”. 145 Në një tjetër telegram të datës 10 qershor 1940, kjo prefekturë njoftonte

Ministrinë e Brendshme në Tiranë se; “Qeveria e Athinës ka formuar çeta me qëllim që

në rast lufte, të ndërmarrë inkursione në brendësi të territorit shqiptar”.146

Paralelisht me masat e marra, qeveria greke rriti presionin ndaj popullsisë civile

shqiptare, e cila që në pikënisje të problemit paragjykohej si bashkëpunëtore dhe

tradhëtare. Qeveria greke ndërmori mobilizimin e detyrueshëm ushtarak të burrave çamë,

proçes ky që u ndërthur me masat e marra për largimin nga shtëpitë e tyre të burrave të

aftë për luftë. Masat e marra nga qeveria greke, sollën si rezultat reagime të forta te

popullsia shqiptare, e cila e shprehu pakënaqësinë e saj në formë dezertimi, mosbindje

dhe herë herë me kalimin e saj në radhët e ushtrisë italiane.147

Në Shqipëri, plani për nxitjen e irredentizmit të shqiptarëve po shkonte ashtu siç

ishte parashikuar nga diplomacia italiane në Romë. Në varësi të ecurisë së këtyre

planeve, Musolini dhe vartësit e tij, shumë shpejt do të hartonin dhe strategjinë e sulmit

ushtarak ndaj Greqisë. Për Italinë, Greqia paraqitej si rasti më i mirë i mundshëm për të

zbatuar strategjitë ushtarake në kuadër të zhvillimit të Luftës së Dytë Botërore. Me urdhër

të eprorëve të tij në Romë, Jakomoni kishte marrë të gjitha masat për të krijuar kushtet e

nevojshme për fillimin e një lufte të mundshme kundër Greqisë. Jakomoni, vazhdimisht

duhet të sajonte çështje për të zgjidhur midis Greqisë dhe Italisë. Dhe ajo ekzistonte: ishte

çështja çame dhe gjendja e popullsisë shqiptare në kufijtë e shtetit grek.

Përveç të tjerash, Çiano kishte ngarkuar Jakomonin dhe gjeneral Praskën që të

projektonin me urgjencë një projektplan për kufijtë e rinj midis Shqipërisë dhe Greqisë, e

të hartonin shpejt strategjinë e luftës. Nga padurimi për të vepruar kundër Greqisë Çiano

e kishte vendosur vet kufirin, i cili shkonte deri në malet e Epirit dhe Jakomoni e Praska

vetëm sa e kishin konfirmuar atë.148 Ndërkohë që në korrik të vitit 1940, Shtabit të

Përgjithshëm të Ushtrisë italiane i qe kërkuar të studionte një raport për pushtimin e

Çamërisë. Tashmë nën trysninë italiane, çamët dhe Çamëria u vunë në fokusin e të dy

143 DDI, dok.718. Raport i Grazzit për ministrin e jashtëm Çiano. Athinë 17 maj 1939. 144 Po aty. 145 AQSH, F.161, V.1940, D.691, fl.23. 146 Po aty. fl.11. 147 Maragritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar.., 124-125. 148 DDI, Seria 9, Vol.V, dok.442, datë 17 gusht 1940. Njoftim i Jakomonit për Çianon mbi ecurinë e

propagandës italiane si dhe të punimeve ushtarake në kufirin greko-shqiptar.

Page 55: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

29

shteteve, Greqisë dhe Italisë, duke sjellë argumente dhe kundërargumente si një pretekst

për fillimin e një konflikti të armatosur.

Megjithë fuqizimin e reparteve ushtarake me trupa të reja përreth kufirit

shqiptaro-grek, eksponentë të veçantë të regjimit fashist në Romë, ishin të bindur se

Çamëria do të merrej fare lehtë. Një fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis

Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se:

“Ekziston një përshtypje mjaft e përhapur, se autoritetet greke mendojnë ta lënë

Çamërinë”.149

Kohët e fundit, me hapjen e arkivave kryesisht ata britanikë, rezulton se edhe në

disa qarqe të larta të qeverisë greke, kishte opinione të cilat mbështesnin idenë për

dhënien e Çamërisë Italisë me qëllim shmangien e luftës. Sipas autorit italian Gianluca

Andre (Xhanluka Andre), shefi i ushtrisë greke Aleksandër Papagos, ishte gati t’ua jepte

italianëve Epirin, para tetorit të vitit 1940. 150 Madje sipas dokumenteve britanike të

kohës, të njëjtin qëndrim deri para fillimit të luftës mbajtën si ministri i jashtëm grek

Mavrudis ashtu dhe ai i financave Apostolidis.151

Për t’i bërë sa më të besueshme deklaratat e tij, Jakomoni raportonte nga Tirana

se: “Në disa ambjente të Athinës mendojnë se, në rast të ndonjë sulmi italian do të bëhet

një farë rezistence fillestare sa për t’i treguar botës se Greqia u përpoq t’i rezistonte

agresionit”.152 Jakomoni e dinte fare mirë se, si Çianos dhe Musolinit, iu pëlqente të

besonin se sulmi programuar ndaj Greqisë, do të ishte diçka e lehtë dhe se Greqia ishte e

izoluar nga pikëpamja ndërkombëtare e kryesisht nga Anglia. Në këtë mënyrë ai servirte

vetëm lajme pozitive nga Shqipëria, ashtu siç do të preferonin shefat e tij të dëgjonin.

Të bindur se shqiptarët e Çamërisë do të ishin në anën e Italisë gjatë sulmit

kundër Greqisë, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë italiane kishte planifikuar që sulmi të

kryhej në dy etapa. Si fillim sulmi do të synonte marrjen e Çamërisë dhe ishujve Jonianë,

të cilët shërbenin si bazë për strehimin e anijeve dhe të flotës britanike. Së dyti,

menjëherë pas këtij suksesi, sulmi do të drejtohej drejt marrjes së kryeqyetit grek Athinës

dhe më pas me synim të gjithë Greqië.153 Një projekt të tillë e konfirmon dhe Çiano, i cili

shënon në ditarin e tij se; “Në qoftë se Çamëria dhe Korfuzi do të jepen pa goditje force,

nuk do të kërkojmë më tepër. Nëse përkundrazi, do të bëhet rezistencë, do ta shtyjmë

aksionin deri në fund”.154

Në të vërtetë politika italiane nuk synonte një zgjidhje paqësore të çështjes së

popullsisë shqiptare në krahinën e Çamërisë. Roma kishte lënë të kuptohej se, në të

vërtetë fashistët nuk synonin arritjen e një marrëveshjeje me Greqinë, e cila do të kënaqte

dëshirat e shqiptarëve në Çamëri. Nga qëndrimi dhe veprimet diplomatike e ushtarake të

Italisë del qartë se, Roma e quante të nevojshme që të eleminonte rrezikun e krijimit të

Greqisë si bazë ajrore e detare britanike ashtu dhe rrezikun tjetër që mbarte emrin e

149 Mario Cervi, Storia della Guerra di Grecia, (Milano, 1965), 75. 150 Gianluca Andre, La politica estera fascista durante la seconda Guerra mondiale, në L’Italia fra

tedesschi e alleati, (Edicione Renzo de Felice, Bolonga, 1973), 122-123. 151 Po aty. 123. 152 Cervi, Storia della Guerra.., 75. 153 DDI, Seria 9, Vol.V, dok.728, f.699-705. Takimi në Pallatin Venecia datë 15 tetor 1940 mbi hartimin e

planit për sulmin ndaj Greqisë. Në takim merrnin pjesë Musolini, Çiano, Badolio, Jakomoni, Praska etj. 154 Ditari Contit Çiano.., 62

Page 56: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

30

Hitlerit. Një veprim i tillë nuk kishte të bënte aspak me përfshirjen e Shqipërisë në luftë

kundër Greqisë e aq më tepër me përkrahjen e lëvizjes irredentiste të shqiptarëve të

Çamërisë.

Në kuadër të synimeve në rajon, krahas politikës dhe propagandës së tyre,

italianët zhvilluan dhe infrastrukturën rrugore të Shqipërisë. Të gjitha investimet në

përmirësimin e infrastrukturës në Shqipëri u vu në dobi të çështjes greke dhe synimeve

italiane në luftën kundër Greqisë. Projektet italiane për të sulmuar Greqinë nga territori

shqiptar konsistonin në ndërtimin e porteve për zbarkimin e anijeve ushtarake dhe të

rrugëve që të çonin drejt kufirit jugor të Shqipërisë. Për realizimin e planeve të agresionit

kundër Greqisë, rëndësi të veçantë mori ndërtimi i rrjetit rrugor në Shqipërinë e Jugut,

rrjet ky i cili të çonte drejt Greqisë.

Në shërbim të synimeve pushtuese italiane u filluan nga puna për thellimin dhe

zgjerimin i portit të Durrësit, për të bërë të mundur ankorimin dhe përpunimin e anijeve

të tonazheve më të mëdha, meqëllimi furnizimin e ushtrisë italiane me armatim dhe

pajisje të tjera ndihmëse. Çiano, në kujtimet e tij lidhur me ecurinë e planeve ushtarake

me synim Greqinë, shënonte se; “Punët publike po fillojnë të shkojnë mirë. Gjithë

programi i rrugëve po orientohet drejt kufirit grek. Kjo është urdhëruar nga vet Duçja që

mediton gjithmonë t’i vërsulet mbi kurriz Greqisë me rastin më të pare”.155

Grekët kishin kërkuar garanci nga gjermanët, të cilëve u premtuan me anë të

ministrit të tyre të jashtëm Mavrudis, se Greqia nuk shihte ndonjë shkak për të hyrë në

luftë, përveç rrezikut rus. 156 Kjo politikë e jashtme e Greqisë nuk i pëlqente aspak

Britanisë së Madhe, e cila po shihte t’i largohej nga orbita aleati i vetëm i saj në Ballkan.

Për të ndaluar Greqinë të hidhej në krahët e Bllokut, Britania e Madhe u mundua ta

ndalonte Greqinë të hynte në marrëveshje të drejtëpërdrejtë me Gjermaninë dhe për këtë

ndërhyrje vetë ministri i jashtëm italian Çiano protestoi ashpër.157

Grekët u munduan të shfrytëzonin të gjitha mundësitë që krijoheshin në politikën

e jashtme për të ruajtur raporte të mira me Italinë. Për t’ia arritur qëllimit, politika greke u

mundua të krijonte një bllok shtetesh neutrale, madje ata u munduan të tërheqin dhe

vëmendjen e Ankarasë për ta përdorur atë si një ndërmjetëse të vendosjes së kontakteve

me Italinë fashiste.158 Qeveria greke ishte e gatshme të sakrifikonte marrëdhëniet me

aleaten e vjetër të saj, Britaninë e Madhe, vetëm e vetëm që t’i qëndronte koherent

qëndrimit neutral të saj ndaj Gjermanisë hitleriane dhe Duçes.

Në momentin kur sinjalet për shpërthimin e konfliktit italo-grek ishin më të qarta

se kurrë, në muajin qershor 1940, persona të armatosur vranë patriotin me origjinë çame

Daut Hoxha. Daut Hoxha së bashku me vllahun Taqi Dhimandi që prej 20 vjetësh kishte

qënë në kërkim nga policia dhe qeveria greke, e cila për eleminimin e tyre kishte vënë në

dispozicion një shumë të majme dhrahmish. Daut Hoxha u vra në muajin qershor në

Konispol pranë shtëpisë së tij. Koka e ndarë nga trupi, u shëtit nga vrasësit Ilia Foto dhe

Pilo Koçi në Paramithi dhe nëpër fshatrat e banuara prej shqiptarëve në formë presioni

për t’u treguar atyre se i njëjti fat i priste të gjithë ata që ngrinin krye.159

155 Ciano, Ditari.., 46. Shënimi është bërë në datën 12 maj 1939. 156 DDI, Seria 9, Vol.V, dok.585. Raport i Grazzit për ministrin e jashtëm Çiano. 157 Po aty, dok.307. Njoftim i Çianos për Grazzin, datë 29 nëntor 1939. 158 Po aty, dok.287, Grazzi për Çianon. 159 AQSH, F.152. V.1940. D.45, fl.24.

Page 57: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

31

Daut Hoxha njihej për aktivitetin e tij patriotik në dobi të çështjes çame dhe prej

shumë vitesh, për shkak të rrethanave politike ai e ushtronte këtë aktivitet në brendësi të

territorit të shtetit shqiptar. Në kuadër të përgatitjes së çetave me vullnetarë shqiptarë, të

cilat mendoheshin të hynin në Greqi bashkë me ushtrinë italiane, D. Hoxha sipas

njoftimeve të Drejtorisë së Policisë Tiranë kishte përgatitur një trupë prej 100-150 vetësh,

të cilët ishin të pajisur me armë dhe do t’i bashkoheshin ushtrisë italiane pas nisjes së

konfliktit të armatosur.160

Çështja e vrasjes së Daut Hoxhës mori karakter zyrtar dhe diplomatik për Italinë.

Qeveria italiane, e cila tashmë kishte marrë kopetencat e zgjidhjes dhe mbrojtjes së

çështjes shqiptare, kërkonte prej palës greke kapjen dhe ekstradimin e autorëve. Duke

mos e pranuar fajin e krimit të kryer, Greqia akuzoi shqiptarët për vrasjen e D. Hoxhës,

duke e cilësuar këtë akt si një vrasje për motive hakmarrje.161

Agjencia zyrtare italiane Stefani, e trajtoi me shumë vëmendje këtë rast, duke i

bërë një akuzë zyrtare autoriteteve greke për këtë vrasje.162 Në 14 gusht kjo agjenci

publikoi një deklaratë të mbërritur disa ditë më parë nga Tirana mbi vrasjen e Daut

Hoxhës. Sipas kësaj deklarate, Daut Hoxha ishte një luftëtar i vjetër i irredentizmit

shqiptar në Çamëri dhe se prej vitesh ai luftonte së bashku me bashkëpatriotët e tij për të

bashkuar Çamërinë me trungun mëmë. Artikulli i plotë i agjencisë Stefani ishte ky;

Daut Hoxha, shqiptar irredentist i Shqipërisë, është gjendur i vrarë barbarisht në

territorin shqiptar. Trupi i tij që u gjend pa kokë u morr në Greqi nga vrasësit grekë,

duke e dorëzuar atë tek autoritetet vendase, të cilët kishin vendosur dhe një çmim

për vrasjen e tij. Lajmet tregojnë se qëllimisht koka e Daut Hoxhës u çua në

fshatrat shqiptarë, duke u ekspozuar në publik me të vetmin qëllim që të frikësohej

dhe kërcënohej popullsia irredente çame.

Daut Hoxha ishte një luftëtar i vjetër i irredentizmit shqiptar të Çamërisë. Për

shumë vite ai kishte kryer një aktivitet të dendur patriotik në radhët e

bashkëkombasve të vet, për të arritur bashkimin e Çamërisë me mëmëdheun.

I përndjekur nga autoritetet greke ai kishte gjetur strehim në Shqipëri, ku shpesh i vinin

kërcënime me vdekje. Sot autorët grekë e kanë mbuluar me gjak jetën e tij patriotike,

por sakrifica e tij nuk do të shkojë dëm, pasi krimi i kryer ka prekur shumë thellë

shqiptarët e Çamërisë.

Ky nuk është një rast i izoluar i Greqisë dhe i politikës së saj. Disa muaj më parë

u gjend një shqiptar tjetër i vrarë, në trupin e të cilit u gjend një shënim, ku

shkruhej se vdekja do të prekë të gjithë ata shqiptarë që do të përpiqen të

shkëpusin Çamërinë nga dominimi grek, e ta bashkojnë atë me Shqipërinë.

Kundër kësaj popullsie sot rëndon më shumë se kurrë pesha e despotizmit grek, ku

shumë çamë janë të detyruar të largohen për në Shqipëri, për t’u shpëtuar

persekutimeve të shumta.

Autoritetet greke, sipas dëshmive të shumta të mbledhura nga dëshmitarë okularë,

përhapin lajme se së shpejti italianët do të përzëhen nga Shqipëria. Por çamët

160 Po aty. fl. 18. 161 Manda, Çamët myslimanë të Epirit.., 124. 162 Puto, Lufta italo-greke.., 46.

Page 58: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

32

më shumë se kurrë din t’u kthejnë reston thashethemeve greke. Nëse dashuria për

atdheun e tyre shqiptar mjafton të ngrejë lart besimin në këtë periudhë të errët, ata do të

shohin te Shqipëria atdheun e tyre të arsyes dhe shpresës.163

Më shumë se një artikull gazete, e gjithë kjo deklaratë duket si një thirrje drejtuar

minoritetit shqiptar çam në Greqi për të përkrahur aksionin italian që po përgatitej në

dyert e diplomacisë së saj. E njëjta thirrje me të njëjtat tone u përdor dhe një javë më

vonë në rubrikën kushtuar zhvillimeve në Shqipëri gjatë muajit gusht të vitit 1940, në të

cilën si argument kyesor ishte sërish çështja e shqiptarëve të Çamërisë.164

Sipas diplomacisë italiane, fakti që Greqia dëmshpërbleu vrasësit e Daut Hoxhës

përbënte një akt fajësie nga ana e qeverisë greke dhe kjo çështje duhej diskutuar në

nivelet më të larta.165 Duke shfrytëzuar këtë rast, Italia u mundua të përfitonte sa më

shumë të ishte e mundur, për të vazhduar idenë e saj irredentiste ndaj shqiptarëve dhe për

të lënë të kuptohet se ajo ishte thellësisht e prekur dhe e interesuar për zgjidhjen e kësaj

çështje. Qeveria italiane, vrasjen e Hoxhës e cilësonte si një krim të pastër me motive

politike dhe etnike dhe se për të ky nuk ishte një rast i shkëputur.

Menjëherë pas incidentit në fjalë, ambasadori italian në Athinë Grazzi, me porosi

të Çianos mori një takim me zyrtarë të Ministrisë së Jashtme greke. Gjatë takimit të tij me

Mavrudis, Grazzi i transmetoi ministrit grek shqetësimin e qeverisë italiane lidhur me

incidentin në fjalë si dhe me faktin se Greqia me këtë veprim kishte cënuar rëndë

marrëdhëniet miqësore që kishte patur deri tani me Italinë. Në lidhje me çështjen e

shqiptarëve në Çamëri, Grazzi i theksoi gjatë takimit ministrit grek se, “Çështjen çame

nuk e kemi shpikur ne, por ajo ekziston që prej vitit 1912. Tani të drejtat e popullit

shqiptar i ndjek Italia”.166

Nga ana e tij Mavrudis nuk e kishte prituar aspak mirë tonin e lartë të Agjencisë

italiane Stefani lidhur me vrasjen e irredentistit shqiptar Daut Hoxha. Sipas Mavrudis,

para se kjo çështje të bëhej publike për mbarë opinionin ndërkombëtar, Italia duhet t’a

kishte diskutuar në rrugë diplomatike me qeverinë e tij greke. Gjithashtu gjatë takimit me

ambasadorin italian, Mavrudis e kërcënoi atë se, Greqia ishte e gatshme t’i bënte ballë

çdo agresioni të jashtëm dhe se ajo ishte në gjendje të siguronte integritetin territorial të

saj.167 Në lidhje me vrasjen e Daut Hoxhës, Mavrudis i kishte shprehur qëndrimin e tij

personal dhe atë të qeverisë së tij, se Daut Hoxha ishte një bandit, i cili kërkohej prej

kohësh për krimet e tij dhe jo një luftëtar nacionalist.168

Edhe ministri i jashtëm fashist Çiano, në letrën e gjatë dërguar përfaqësuesit të

qeverisë greke në Romë Politis, i rendit një sërë krimesh të kësaj qeverie kundër

popullsisë muslimane shqiptare në Çamëri. Në letrën e tij të dërguar në muajin gusht

1940, menjëherë pas vrasjes së Daut Hoxhës, Çiano akuzon Greqinë se, prej kohësh ajo

ka diskriminuar shqiptarët dhe këtë e ka bërë në të gjitha fushat e jetës. Çiano jo pa të

163 Artikull i publikuar në Agjencinë Stefani me titull, “Irredentista Albanese della Çiamuria assassinato

da emissari greci”, in Relazioni Intrenacionali, 24 agosto 1940, anno VI, nr.34. 1292-1293. 164 Relazioni Intrenacionali, 31 agosto 1940, anno VI, nr.35 165 Puto, Lufta italo greke.., 49. 166 DDI, Seria 9, Vol.5, dok. nr.409, fq.394. Njofrtim i Grazzit për Çianon, Athinë, 13 gusht 1940. 167 Po aty. 168 Po aty.

Page 59: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

33

drejtë akuzonte qeverinë fashiste greke se, diskriminimi i shqiptarëve në favor tëgrekëve

kishte prekur lirinë themelore, të jetës, të pronës dhe të mësimit të gjuhës shqipe. Sipas

tij, qeveria greke qëllimisht ka sponsorizuar në nivel lokal dhe më gjerë, metoda të egra,

duke larguar shqiptarët nga qendrat kryesore të banimit me qëllim lënien e tyre në

errësirë, varfëri dhe larg qytetërimit. Duke marrë në dorë fatet e shqiptarëve, Çiano i

kujton ambasadorit grek në Romë Politis se, rajonet shqiptare të Greqisë kanë qënë

gjithmonë të pretenduara nga ana e Shqipërisë si një pjesë integrale dhe e nevojshme për

unitetin e saj kombëtar.169

Nota verbale e ministrit të jashtëm italian drejtuar qeverisë greke, mbante

ngjyrime të forta nacionaliste të lidhura këto me çështjen kombëtare të shqiptarëve në

Greqi. Sipas qeverisë italiane, vrasja e irredentistit shqiptar nuk është një episod i

shkëputur, ky akt pason një seri faktesh të dhimbshme, të vëna në dukje shumë herë, por

të pa njohura publikisht, që janë kryer në dëm të popullsisë shqiptare.170 Duke vazhduar

më tej me kartën e irredentizmit shqiptar, në komunikimin e tij për homologun grek,

Çiano theksonte se, “gjendja e tanishme e shqiptarëve në Çamëri, është një shfaqje e

hapur dhe e dhunshme, sa e lashtë aq dhe kronike”.171

Greqia nuk ishte në gjendje t’a përballonte presionin në rritje nga ana e Italisë, e

cila gradualisht po shtonte përpjekjet e saj për t’a vënë Greqinë përpara përgjegjësisë

ndërkombëtare për aktin e kryer. Diplomacia italiane duke përfituar dhe nga situata e

rënduar, kërkonte prej Greqisë largimin e anijeve britanike nga bazat e saj detare. Për

këtë akt, Çiano, i cili ishte mjeshtër i prapaskenave dhe intrigave, stisi disa të dhëna

“sekrete” të cilat ia serviri diplomatit grek në Romë. Sipas të dhënave që kishte siguruar

Çiano nga dokumentet franceze, Greqia kishte vendosur që të gjithë portet e saj do të

viheshin në dispozicion të Britanisë së Madhe. Për këtë veprim Çiano e kërcënonte

ambasadorin grek se, tashmë kishte ardhur koha që Greqia të heqë dorë nga idetë utopike

të saj.172

Pothuajse në të njëjtën valë për përhapjen e ideve irredentiste shqiptare, ishin si

diplomacia italiane dhe propaganda e saj e shfrenuar në radio dhe gazetat e vendit fashist.

Radioja dhe shtypi italian i bënin një jehonë të madhe vrasjes së Daut Hoxhës prej

bandave greke. Duke i dhënë ngjyrime të forta nacionaliste vrasjes së D. Hoxhës, folësi

italian i radios EIAR, shprehej se; “Sakrificat e tij nuk do të shkojnë dëm, vrasja e tij ka

prekur thellë gjithë popullin shqiptar të Çamërisë”.173

Në të vërtetë reprezaljet dhe vrasjet ndaj shqiptarëve nga ana e grekëve ishin të

zakonshme në Çamëri. Një fakt të tillë e pohonte dhe amabasadori italian në shtetin helen

Grazzi, i cili e konsideronte si një vazhdim të vrasjeve të mëparshme që ka bërë Greqia

kundër pjesëmarrjes shumë aktive të çamëve në luftën për çlirimin kombëtar të asaj

krahine.174 Vetëm dy muaj përpara fillimit të konfliktit italo-grek, qeveria fashiste greke

burgosi në ishujt e Egjeut pothuajse të gjithë meshkujt çamë të moshës 16 deri në 70 vjeç.

169 DDI, dok.429, fq.411-413, Gusht 1940. Çiano për ministrin grek në Romë Politis. 170 Jakomoni, La politica estera fascista.., 244-245. 171 Po aty., 244. 172 DDI, Seria 9, Vol.5, dok. nr.87, fq.29. 173 Montaneli, Çervi, L’Italia.., 333. 174 DDI, Serie 9, Vol.V, dok.409, f.392. Njoftimi i ambasadorit italian në Athinë Grazzi për Çianon, datë 13

gusht 1940.

Page 60: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

34

Mbi 350 vetë u masakruan nga thikat dhe bajonetat e andartëve grekë dhe po kaq vdiqën

nga uria dhe torturat çnjerëzore.175

Terrori dhe genocidi grek i ushtruar ndaj popullsisë shqiptare në Greqi, e kishte

bazën në filozofinë fashiste të diktaturës së Metaksait. Në kulmin e fuqisë së tij,

kryeministrit grek Metaksa, do të deklaronte se; “Ne duhet t’ua nënshtrojmë orekset tona,

pasionet tona dhe kultin e tepruar të unit tonë, tërësisë së interesit kombëtar”.176 Në

vazhdën e spastrimit etnik të Çamërisë forcat qeveritare greke kishin parashikuar se, në

rast të një konflikti të mundshmë ushtarak me fuqitë e Boshtit, të largonin të gjitha gratë

dhe fëmijët çamë të mbetur në Çamëri.177

Lidhur me incidentin e vrasjes së D. Hoxhës, me keqtrajtimin e shqiptarëve në

Greqi dhe me rivendikimet shqiptare për bashkimin e trojeve të lëna jashtë kufirit politik

të Shqipërisë, autori italian Xhovani Ansaldo në artikullin e tij të datës 13 gusht 1940, në

faqet e gazetës “Tomori”, shkruante se; “Incidenti në fjalë si ai që ndodhi në Çamëri, janë

rasti për t’u kujtuar të gjithëve se një ndryshim i shpejtë i kufijve në Ballkan vetëm sa do

të rregullonte gabimet e bëra në të shkuarën në dëm të kombit shqiptar”.178 Përveç faktit

se Italia fashiste kërkonte arsye qoftë dhe të vogla për të sulmuar Greqinë, çështja e

minoritetit çam e aq më tepër ajo e vrasjes së bariut shqiptar D. Hoxha, nuk ishin çështje

që preokuponin realisht Italinë. Ambasadori amerikan në Greqi, Mac Veagh, vetëm pak

ditë pas vrasjes së D. Hoxhës në një raport dërguar qeverisë amerikane do të shprehej se;

“Akuzat që lidhen me vrasjen e bariut shqiptar janë të pathemelta. Me shumë gjasa, Italia

nuk e shikon me simpati rishikimin e kufijve të Shqipërisë. Çamëria është vetëm një

pretekst”.179

Si një hierark tipik i regjimit fashist, Jakomoni pati meritën e madhe, duke e

transformuar çështjen e vrasjes së Daut Hoxhës në një çështje ndërkombëtare midis

Greqisë dhe Italisë. Letra ngushëllimi drjetuar Jakomonit për vrasjen e irredenistit çam

erdhën nga vende të ndryshme satelite fashiste. Letra ngushëllimi erdhën nga shqiptarët e

Rumanisë, të cilët ishin “thellësisht” të prekur nga kjo ngjarje.180 Vrasja në fjalë dhe

situata e krijuar prej saj u bë objekt bisede midis ambasadorit grek në Berlin dhe ministrit

të jashtëm gjerman von Ribentrop. Qëndrimi i Gjermanisë në këtë rast megjithë versionin

dhe justifikimet greke, nuk mund të ishte jashtë kornizës së politikës së Boshtit, pasi

Gjermania i njihte të gjithë të drejtat Italisë për zotërimin e Mesdheut.181

Për të transformuar një mik potencial në një armik të mundshëm, u ndërtuan lloj-

lloj akuzash të rreme dhe të pa argumentuara politikisht. Provokimet nga ana e italianëve

për të stimuluar një konflikt të mundshëm ushtarak me Greqinë u shpeshtuan. Pa kaluar

pak javë nga vrasja e D. Hoxhës, në 15 gusht të vitit 1940, gjatë një ceremonie festive në

175 Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë (më tej AMPJ), V.1944, D.42, (B

VII-3). Një kronikë e politikës greke në Çamëri. 176 Clogg, Historia e Përmbledhur e Greqisë, 120. 177 Historia e Popullit Shqiptar, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Vëllimi IV, (Tiranë, Toena, 2008),

151. 178 “Tomori”, 13 gusht, 1940. 179 John Iatrides, Ambassador Mac Veagh Reports, Greçe, 1933-1947, (New Yersey, 1980), 213, cituar

sipas Mentor Nazarkos, Pesha e kohës në zgjidhjen e çështjes së pronësisë në Çamëri në procesin

europianizues të Greqisë dhe Shqipërisë, (Tiranë, UET Press, 2014), 314. 180 AQSH, F.161, V.1940, D.26, fl.1. 181 DDI, Seria 9, Vol.5, dok.439, Njoftim i Grazzit për Çianon, datë, 17 gusht 1940.

Page 61: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

35

portin e Tinos një silur goditi kryqëzorin grek Helli, i cili u fundos në ujrat e detit Jon.182

Aksioni i parashikuar rezultoi plot sukses për italianët. Tashmë lufta po afrohej.

Pretekstet për fillimin e konfliktit të armatosur midis Italisë dhe Greqisë sa vinin e

shtoheshin. Vrasja e Daut Hoxhës dhe incidenti i kryqëzorit Helli, gjetën pasqyrim të

gjatë në shtypin fashist. Propaganda fashiste i lidhte këto dy incidente si, “vepër të

anglezëve”, të cilët donin të nxisnin luftën ndërmjet Italisë dhe Greqisë.183

Ndërkohë që në Tiranë, gazeta “Tomorri” organ i partisë fashiste, me porosi të

Jakomonit vazhdonte fushatën antigreke lidhur me vrasjen e Daut Hoxhës. Kjo gazetë me

porosi dhe të ideatorëve italianë në ministrinë e Propagandës në Romë, botonte reagimet

apo “përshtypjet negative” që kishte krijuar në Itali vrasja e irredentistit shqiptar të

Çamërisë. Në artikullin e kësaj gazete shkruhej se; “Gazetat konfirmojnë (fjala është për

titujt e gazetave të publikuara në Itali dhe në vendet satelitare fashiste të nxitura prej

agjenturës italiane,- shënimi ynë) se vrasja në territorin shqiptar e irredentistit Daut

Hoxha, pavarësisht egërsisë së saj, u prit me maturi prej qeverisë italiane”.184 Më tej në

këtë artikull nënvizohej fakti se, ky nuk ishte rasti i parë dhe i vetëm i keqtrajtimit të

minoritetit shqiptar në Greqi, pasi incidente të tilla me shqiptarët kishin ndodhur që më

1923, kur Italia kishte tentuar të pushtonte ishullin e Korfuzit.185 Në fund të artikullit të

tij, autori duke dashur të nxiste shqiptarët dhe t’i afronte ata sa më afër me qëllimet e

Italisë, kërcënonte se, “kush prek Shqipërinë ka prekur Italinë dhe për këtë duhet t’i bëjnë

mirë llogaritë”.186

Fushata intensive dhe e shfrenuar e gazetës “Tomori”, shqetësoi dhe politikën

italiane në Romë, e cila i dha porosi Tiranës zyrtare që gazeta të pakësonte momentalisht

fushatën e mëparshme dhe që brenda një kohe të pacaktuar të mos flitej më për çështjen e

shqiptarëve në Greqi.187 Çiano duke parë entuziazmin dhe zellin e tepruar që po tregonte

Jakomoni për të qenë në krye të propagandës antigreke, u shqetësua së tepërmi se ndoshta

situata mund t’i dilte jashtë parashikimeve dhe planeve të hartuara në mendjen e tij.

Çiano njoftonte Jakomonin në Gusht të vitit 1940 se: “Shtypi shqiptar po ndjek në

mënyrë të gjallë polemikën kundër Greqisë. Tashmë kjo do të kryhet në mënyrë më

oportune nga shtypi italian”. 188 Jakomoni kishte premtuar se do të ulte tonin

propagandistik të gazetës shqiptare, por njëkohësisht ai duhet të mbante të ndezur

çështjen e Çamërisë, sigurisht duke shmangur krizat me Greqinë, deri në një urdhër të

dytë nga eprorët e tij.189

Vrasja e irredentistit çam D. Hoxha u bë nga grekë ndoshta dhe të nxitur nga

agjentët italianë, të cilët ishin të interesuar për nxitjen e trazirave mes shqiptarëve dhe

grekëve. Italianët duke shfrytëzuar faktin se për vrasjen e D. Hoxhës qeveria greke prej

vitesh kishte vënë në dispozicion një shumë të konsiderueshme të hollash, e shfrytëzuan

këtë rast për t’a përdorur si pretekst për fillimin e sulmit ndaj Greqisë. Një argument të

182 Njoftim i Agjensisë së lajmeve greke “Athena” në datën 16 gusht 1940 mbi mbytjen e kryqëzorit grek. 183 AQSH, F.161, V.1940, D.1201. fl.11. 184 “Tomori”, 13 gusht 1940. 185 Po aty. 186 Po aty. 187 DDI, Seria 9, Vol.5, dok.469, f.454. 188 Po aty. 189 Po aty.

Page 62: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

36

tillë e mbështet dhe autori italian Pierro Crociani, i cili shprehet se, vetëm italianët ishin

të interesuar për vrasjen e tij.190

Në protestën e mbajtur në qytetin e Peruxhias në Itali, në datën 27 gusht 1940,

studentët shqiptarë të Universitetit të këtij qyteti, akuzonin agjentët italianë për kurdisjen

e vrasjes së Daut Hoxhës.191 Përveç kësaj, studentët shqiptarë, duke dënuar politikën e

deritanishme që kishte ndjekur Italia fashiste në Shqipëri për nxitjen e çështjes kombëtare

e në veçanti asaj çame, deklaronin se, shqiptarët nuk kanë pse të masakrohen në një luftë,

e cila nuk u përket aspak atyre.192

Ndërkohë që shtypi ra në heshtje, provokacionet italiane në kufirin greko-shqiptar

sa vinin dhe shtoheshin. Me porosi të Musolinit dhe Çianos, Jakomoni ishte urdhëruar të

nxiste trazira në krahinën e Çamërisë dhe të mbante ende ndezur pishtarin e propagandës

irredentiste. Nga Shqipëria, Jakomoni njoftonte Ministrinë e Jashtme italiane se;

“propaganda për çështjen e shqiptarëve në Greqi po merr përmasa të mëdha”.193 Në

shërbim të kësaj propagande, Jakomoni kishte përgatitur instalimin e një stacioni

radiofonik në qytetin e Gjirokastrës, e cila do të transmentonte programe në dy gjuhë,

shqip dhe greqisht. Në një rreze shpërndarje valësh prej 250 kilometrash, qëllimi i vetëm

i kësaj radioje ishte përhapja e propagandës italiane dhe të ideve irredentiste ndër

shqiptarë dhe mbase dhe përkrahjen e këtij qëllimi prej vetë grekëve, të paktën kështu

shpresonin italianët.194

Sipas Jakomonit, kjo radio nuk duhej të sulmonte drejtëpërdrejtë politikën e

qeverisë greke, por veçse të qortonte Greqinë për nënshtrimin e saj ndaj Britanisë së

Madhe. Bashkërisht me transmetimet në valë radiofonike, Jakomoni kishte menduar që,

po në këtë zonë të Shqipërisë së Jugut, të botohej një gazetë javore edhe kjo në dy

gjuhësh, shqip dhe greqisht, e cila do të përdorej si mjet propagandues tek shqiptarët e

jugut dhe te popullsia grekofone.195 Me porosi të shefit të tij Çiano, Jakomoni informonte

nga Shqipëria se: “shqiptarët po tregohen të papërmbajtur dhe se qeveritarët italianë në

Shqipëri po hasin vështirësi të mëdha në ndalimin e tyre për të mos kaluar kufirin dhe ta

fillojnë vetë konfliktin”. 196 Krahas propagandës, komandantët ushtarakë italianë u

porositën që të organizonin ndonjë sulm të befasishëm ndaj postblloqeve ushtarake

italiane dhe për këtë fajtorë do të konsideroheshin padyshim grekët. Madje ishin porositur

pushkë dhe bomba të prodhimit francez, me qëllim fshehjen e autorëve të vërtetë para

opinionit ndërkombëtar.197

Edhe në qytetin e Gjirokastrës, aty ku ndihej më pranë se kurrë era e një konflikti

të mundshëm midis Italisë dhe Greqisë, e ku propaganda italiane ishte më e fortë,

qytetarë të ndryshëm, kryesisht njerëz të paguar nga agjentët italianë manifestuan vetëm

190 Pierro Crociani, Gli albanesi nelle force armate italiane, (Romë, 2001), 97. 191 AQSH, F.153, V.1940, D.45, fl.67. Njoftim i Kuesturës Korçë, për zyrën e SIM-it në Tiranë lidhur me

protestën e studentëve shqiptarë të Universitetit të Peruxhias në Itali, datë 27 gusht 1940. 192 Po aty. 193 DDI, Seria 9, Vol.5. dok.442. Njoftim i Jakomonit për Çianon, datë, 17 gusht 1940. 194 Po aty. 195 Po aty. 196 Fischer, Shqipëria gjatë Luftës.., 113. 197 “L’Unita”, datë, 18 tetor 1953.

Page 63: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

37

disa orë para se Italia t’i shpallte zyrtarisht luftë Greqisë.198 Të gjitha këto veprime e

detyruan Jakomonin të raportonte në Romë se, “rinia shqiptare, e cila gjithnjë ka qenë e

durueshme, këtë herë është e papërmbajtur dhe po shfaq shenja të hapura miratimi”.199

Nën efektin e entuziazmit që kishte përfshirë pothuajse të gjithë hierarkët italianë, të cilët

ishin përfshirë në çështjen e Greqisë, Jakomoni raportonte se, “jo vetëm rinia shqiptare,

por dhe gjithë patriotët e ushtria shqiptare po digjen nga dëshira e madhe për të çliruar

Epirin e Veriut njëherë e përgjithmonë”.200 Në një tjetër manifestim të mbajtur në qytetin

e Elbasanit mbajtur në datën 29 shtator 1940, protestuesit mbanin në duar flamujë

shqiptar dhe italianë si dhe parrulla, të cilat bënin thirrje për bashkimin e krahinave të

Çamërisë dhe Kosovës me Shqipërinë.201

Musolini priste rastin e volitshëm për t’i treguar Hitlerit, se ishte i denjë si aleat i

Boshtit, se edhe ai mund të arrinte fitore të bujshme dhe për këtë zgjodhi Greqinë si një

objektiv të lehtë. Gjatë takimit që pati më Hitlerin pak ditë para sulmit ndaj Greqisë në 11

tetor 1940, Musolini i kishte shprehur Fyhrerit gjerman vendosmërinë e tij për të sulmuar

Greqinë. “Për Greqinë,- ishte shprehur Musolini,- do të lë mënjanë çdo ngurrim dhe do të

veproj shumë shpejt”.202

Për Italinë ngjarjet në arenën ndërkombëtare po rridhnin shumë shpejtë. Për të

nxitur situatën në Greqi, Musolini gjatë një takimi në Pallatin Venecia në 15 tetor 1940,

porosiste Jakomonin që të përgatiste sa më parë provokacione në kufi midis shqiptarëve

dhe grekëve. Jakomoni i gatshëm për të kryer detyrën e tij me zell të tepruar, i premtonte

Duçes se do të mund të bënte diçka në kufi, ndonjë incident midis çamëve dhe

grekëve”.203 Në këtë takim rezulton që të jenë hartuar gjithë detajet e sulmit italian

kundër Greqisë. I pyetur nga Duçe se si është gjendja shpirtërore e popullsisë greke,

Jakomoni i përgjigjej se; “ajo është thellësisht depresive”.204 Ndërsa për gjendjen në

Shqipëri dhe të shqiptarëve, Jakomoni i përgjigjej Musolinit se; “aksioni pritet gjithë

ankth, vendi është plot entuziazëm dhe njerëzit presin me padurim nisjen e aksionit

tonë”.205 Në të vërtetë Jakomoni merrte shkas nga disa reagime spontane të shqiptarëve

dhe të nxitura nga paratë e italianëve, të cilët shtynin një grusht personash të falenderonin

Italinë lidhur me përkrahjen që kjo po i bënte çështjes së bashkëpatriotëve në Greqi.

Në të vërtetë çështja çame i shërbeu vetëm si pretekst Italisë për t’i shpallur luftë

Greqisë, pasi një luftë të tillë Musolini e kishte planifikuar që më herët. Një fakt të tillë

Musolini do ta pohonte me gojën e vet gjatë një fjalimi në datën 15 tetor 1940, ku pat

deklaruar se: “Ky është një veprim i pjekur tek unë për muaj e muaj të tërë, që para

përfshirjes tonë në luftë, madje para fillimit të saj”.206

Vetëm katër ditë më vonë, gjatë një takimi në Këshillin e Ministrave, Duçja do të

ritheksonte edhe njëherë rëndësinë e madhe që kishte sulmi italian ndaj Greqisë, duke e 198 AQSH, F.153, V.1940, D.45, fl.11. 199 DDI, Seria 9, Vol.5, Dok.Nr.442, f.424-426. Jakomoni për Çianon. 200 Po aty. 201 AQSH, F.152, V.1940, D.45, fl.7. 202 DDI, Seria 9, Vol.5, dok.nr.753, fq.720-722. 203 L’Unita, datë 18 tetor 1953. 204 DDI, Seria 9, vol.5, dok.728, fq.699-705. Procesverbal i mbledhjes së datës 15 tetor 1940 mbi

përcaktimin e modaliteteve të sulmit kundër Greqisë. 205 Po aty. 206 Po aty.

Page 64: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

38

deklaruar këtë aksion si një nevojë për të vënë nën kontrollin italian të paktën 50 milion

subjekte të reja dhe për të siguruar balancën brenda Boshtit.207

Në letrën e hartuar për Hitlerin në datën 19 tetor 1940, lidhur me planin për

pushtimin e Greqisë, Musolini shkruan se: “Greqia për Italinë në detin Mesdhe,

përfaqëson atë çka përfaqësonte dhe Norvegjia në detin e Veriut”. “Greqia, -vazhdon

Musolini, duke justifikuar qëllimet e veta, -është një pikë strategjike e Anglisë në

Mesdhe, ku zyrtarët e lartë dhe ushtarakët britanikë kanë zënë detyra dhe poste të larta në

administratën greke”.208 Përgjigjja e Gjermanisë për synimet e Italisë ishin të qarta. Sipas

Fyhrerit, tani për tani nuk duhej të hapej një front tjetër, i cili do të rrezikonte planet e

Gjermanisë kundër Britanisë së Madhe. Për këtë Ribentropi i kujtonte Musolinit se

çështja ndaj Anglisë tashmë ishtë një çështje për jetë a vdekje dhe se, të gjitha përpjekjet

duhej të drejtoheshin vetëm kundër saj, prandaj nuk duhej të hapej një front i ri luftimi.209

Madje për të ruajtur raportet midis Metaksait dhe Duçes, gjermanët ishin përpjekur që të

siguronin një vazhdimësi dhe bashkëpunim të mëtejshëm politik dhe ekonomik midis

Greqisë dhe Italisë.

E ndërsa lufta po afrohej çdo ditë e më shumë, në 26 tetor agjencia shtetërore

italiane Stefani njoftonte se, një bandë greke kishte sulmuar një postkomandë italo-

shqiptare dhe se nga ky sulm kishte patur viktima dhe të plagosur.210 Po këtë ditë, kjo

agjenci njoftonte për tre bomba të hedhura nga terroristët grekë në zyrën e Mëkëmbësisë

në qytetin e Sarandës.211 Për të nxitur sa më shumë afrimin e konfliktit të armatosur, kjo

agjenci nuk hezitonte të përfshinte në këto sulme dhe si nxitës të tyre Britaninë e Madhe,

e cila sipas kësaj agjencie, me anë të agjentëve të saj po mundohej të fuste në luftë

Greqinë dhe Italinë.212

Si për ironi të fatit, ndërkohë që organizoheshin prapaskena në aspektin ushtarak,

në Teatrin e Athinës një vepër e Puçinit po vihej në skenë. Madje me ftesë të qeverisë

greke në këtë aktivitet ishte ftuar dhe djali i mjeshtrit të madh italian. Pas aktivitetit dhe

mbylljes së shfaqjes, Grazzi organizoi një pritje madhështore në Ambasadën italiane në

Athinë, ku të ftuar nderi padyshim ishin familja mbretërore greke dhe kryeministri

Metaksa. Duke shfrytëzuar këtë ceremoni, ambasadori italian i dorëzoi kryeministrit grek

ultimatumin e përgatitur nga qeveria e tij. Kërkesa e qeverisë italiane drejtuar asaj greke,

konsistonte në faktin se Greqia duhet të dorëzonte me dëshirë dhe paqësisht të gjitha ato

pika strategjike, të cilat rrezikonin të binin në duart e anglezëve. Në ultimatum thuhej se,

qeveria italiane kishte vënë re se qeveria greke në konfliktin aktual ka mbajtur një

qëndrim të përsëritur në kontrast me marrëdhëniet normale në kohë paqe që dy vendet

tona janë munduar të krijojnë deri tani.213

Krahas kësaj, qeveria italiane nuk harronte t’i kujtonte qeverisë greke se aksionet

provokative kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë të shoqëruara nga një politikë

207 Bottai, Diario 1935-1944., 227. 208 Montaneli, Cervi, L’Italia …,341. 209 Po aty., 333. 210 Po aty., 341. 211 Po aty. 212 Aggressione greca contro un posto di vigilance Albanese, Artikull i Agjencisë Stefani, në Relazioni

Internazionali, 2 novembre 1940, anno VI, nr.44, fq.1578. 213 Montaneli, Cervi, L’Italia …,342.

Page 65: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

39

terroriste, kishin për qëllim dhe shkaktimin e trazirave në anën tjetër të kufirit me

Shqipërinë.214 Ultimatumi nuk i linte shumë kohë Metaksait për t’u menduar, pasi ai iu

dorëzua në orën 03 të mëngjesit dhe se kishte afat vetëm 3 orë për përgjigje. Ai duhet të

zgjidhte shpejt, të dorëzohej ose të mbrohej.

214 Po aty.

Page 66: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

40

1.4. Agresioni italian ndaj Greqisë dhe pasojat për popullsinë çame.

Shpesh herë pushtimet e bëra në Europë nga Hitleri, kishin shërbyer si element

nxitës për shpërthimet emocionale të Musolinit. Sjellja e Fyhrerit gjerman në politikën e

jashtme kishte lënë përshtypjen tek Duçja se, rendi i ri që po krijohej prej dorës së

diktatorit gjerman, do të kishte vetëm një qëllim, të shprehte imazhin e tij dhe se Hitleri

do të ishte i vetmi udhëheqës i Europës së Re. Ashtu si në rastin e sulmit ndaj Shqipërisë,

Musolini, edhe për rastin e aksionit kundër Greqisë u nxit nga aleati i tij i Boshtit. Edhe

pse diktatori gjerman e kishte këshilluar disa herë Musolinin se, në Ballkan duhej të ruhej

staut quo-ja dhe se armiku i vetëm për tu mundur për jetë a vdekje ishte Britania, ai vet e

prishi atë duke pushtuar sa hap e mbyll sytë Rumaninë. Si gjithnjë Hitleri po bëhej

katalizator për sulmet e Musolinit. Midis boshtit Romë - Berlin ekzistonte një hendek i

thellë mosbesimi. Sulmi i Hitlerit ndaj Çekosllovakisë solli sulmin e Musolinit ndaj

Shqipërisë, sulmi kundër Francës dhe inkursionet e shpejta gjermane në Rumani sollën

agresionin italian ndaj Greqisë.

Musolini kishte hartuar brenda një muaji 3-4 aksione ushtarake të mundshme

kundër shteteve të vogla me qëllim pushtimin e tyre. Në 11 gusht të vitit 1940, Musolini

kishte paraqitur planin e pushtimit të Jugosllavisë, por meqënëse ky territor njihej si

ndikim gjerman, obsioni i sulmit ndaj Jugosllavisë u la për më vonë. Në datën 30 gusht,

ai kishte parë mundësinë për të organizuar aksione ushtarake kundër Afrikës ekuadoriale,

e si të mos mjaftonin këto, në 17 shtator, urdhëroi shtabin e tij ushtarak të shikonin

mundësinë për pushtimin e ishullit të vogël të Korsikës.215 Kjo gjendje kaotike e liderit

fashist italian shpjegon më së miri dhe dështimin e trupave ushtarake italiane kundër

ushtrisë greke gjatë ofensivës së tetorit të vitit 1940.

Në fillim të tetorit të vitit 1940, disa avionë të Luftwaffe-s dhe ushtarë gjermanë,

me pretendimin për të mbrojtur puset e naftës prej nga furnizohej ushtria e motorrizuar

gjermane, zbarkuan në Bukuresht. Në të vërtetë, që prej datës 8 tetor, reparte të ushtrisë

gjermane kishin filluar të instaloheshin në Rumani. Pikërisht kjo inisiativë e shpejtë e

Hitlerit, pa u konsultuar me aleatët e Boshtit, ashtu siç ishte rënë dakort në Paktin e

Akullt, e inatosi Musolinin, i cili pasi e mori vesh deklaroi në 12 tetor 1940 se, “Hitleri

më vë gjithnjë para faktit të kryer. Këtë radhë kam vendosur ta paguaj me të njëjtën

monedhë. Ka për ta marrë vesh prej gazetave që unë kam pushtuar Greqinë”.216 Pas këtij

incindenti, fushata kundër Greqisë që pas ndërprerjes së saj në muajin gusht, u rikthye

përsëri në qendër të vëmendjes së diplomacisë italiane.

Musolini kishte menduar që sulmin ndaj Greqisë ta fillonte me trupat dhe

divizionet italiane që ndodheshin në Shqipëri. Në këtë periudhë trupat ushtarake italiane

në Shqipëri komandoheshin nga gjenerali Visconti Praska, i cili nuk kishte pak kohë që

kishte zëvendësuar komandantin Carlo Geloso (Karlo Xhelozo). Gjeneral Xhelozo ishte

larguar nga drejtimi i ushtrisë pas konflikteve të shumta me popullsinë shqiptare dhe

215 Po aty., 329. 216 Ciano, Ditari.., 300.

Page 67: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

41

Jakomonin. Si këshilltar ushtarak, gjenerali Praska e kishte bindur Musolinin se do të

mjaftonin vetëm trupat italiane në Shqipëri për të mposhtur Greqinë.217

Të mësuar tashmë me ultimatume të orës së fundit, italianët përgatitën për

Metaksain mesazhin, ku i bënin me dije se ai, duhet të pranonte nënshtrimin përpara

italianëve. Në ultimatumin dërguar Metaksait, Greqia akuzohej se si shtet neutral, nuk po

e kryente si duhet detyrën e vet, ndërsa vet kryeministri grek jo pa baza akuzohej se

kishte kërkuar mbështetjen e Britanisë së Madhe në rast të një sulmi italian dhe sigurisht

që kjo sjellje nuk i pëlqente aspak Musolinit. Por kryeministri grek, vendosi t’u thotë jo

kërkesave italiane dhe dita e njohur tashmë si “Day Oqi” “Jo”, ishte i vetmi obsion që

grekët i ofruan Italisë fashiste.

Pasi mori garancinë e duhur prej gjeneralëve të tij, Musolini dha urdhër për nisjen

e sulmit ndaj Greqisë. Sulmi filloi në datën 28 tetor 1940, në agim të ditës së re. Nën një

shi të rrëmbyeshëm, trupat italiane prej 140.000 vetësh, të ndarë në 8 divizione ushtarake

kaluan kufirin shqiptaro-grek. Aksioni i pa llogaritur mirë, ishte i destinuar që të

dështonte pa nisur. Që në përballjen e parë me trupat greke, forcat ushtarake italiane

hasën vështirësi për shkak të përgatitjes së keqe dhe të motit që nuk i favorizonte aspak.

Këtë e dëshmoi qartë dhe përparimi i trupave italiane, të cilat edhe pas 11 ditëve luftime,

kishin përparuar vetëm 15 km në brendësi të territorit grek dhe kjo më shumë falë

mbashtetjes se marinës detare.218

Informatat e gabuara që i vinin Musolinit nga fronti i luftës i kishin krijuar atij

bindjen se tashmë misioni i ushtarëve të tij kishte përfunduar dhe se për italianët kishte

ardhur momenti që të bënin pak humanizëm duke shpërndarë ndihma në ilaçe dhe

ushqime për popullsinë në të dyja anët e kufirit.219 I mbytur nga euforia dhe nga lajmet që

vinin nga fronti i luftës, se ushtria italiane po avanconte drejt tokës greke, Musolini

mbajti një fjalim para krerëve të lartë fashistë në Romë, ku deklaronte tërë entuziazëm se,

“pasi duruam për një kohë të gjatë, ne ia hoqëm maskën një vendi të garantuar nga

Britania e Madhe, një armiku të mbyllur: Greqisë”.220

Italia nuk kishte dashur të angazhonte më tepër trupa të ushtrisë së saj kundër

Greqisë, pasi gjithnjë hierarkët fashistë kishin menduar se ndihma e shqiptarëve do të

ishte e pakursyer. Duke përdorur shqiptarët në luftë kundër Greqisë, italianët mendonin

se, nuk do të ishte i nevojshëm angazhimi i 10 apo 20 divizioneve ushtarake të ushtrisë së

lavdishme italiane.221 Musolini ishte krejtësisht i bindur për mbështetjen e madhe që do

t’i jepnin trupat shqiptare ushtrisë italiane në aksionin kundër Greqisë. Sipas autorit B. J.

Fischer, shqetësimi kryesor i Musolinit ishte fakti, se në rast fitoreje ndaj ushtrisë greke,

meritat për këtë sukses do t’i merrnin trupat shqiptare.222

Megjithë humbjet e mëdha, që në ditët e para të konfliktit me Greqinë, euforia dhe

gënjeshtrat nga fronti i luftës për sukseset e ushtrisë italiane vazhdonin. Oficerët italianë

njoftonin për “heroizmat” e trupave italiane në front, të cilët edhe në momentet para

vdekjes nuk harronin të thërrisnin “Rroftë Duçja’’ dhe “Rrofta Çamëria” dhe se ata po

217 Montanelli, Cervi, L’Italia.., 338. 218 Fischer, Shqipëria gjatë luftës.., 115. 219 Po aty. 220 Artikulli me titull “T’i heqim maskën Greqisë”, gjendet në Bibliotekën e AQSH Tiranë. 221 Montaneli, Çervi, L’ Italia…, 333. 222 Fischer, Shqipëria gjatë Luftës..,113.

Page 68: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

42

vdisnin për çlirimin e vëllezërve shqiptarë çamë nga barbaritë greke.223 Krahas oficerëve

italianë, entuziazmi kishte përfshirë dhe disa nëpunës shqiptarë, të cilët të nxitur agjentë

fashistë si dhe nga dëshira për parë të bashkuar Çamërinë më trungun shqiptar, shprehnin

“simpatinë e tyre” për këtë inisiativë të Duçes. Nënprefekti i Matit në telegramin e urimit,

dërguar qeverisë shqiptare dhe Jakomonit, shprehej se: “Falenderojmë Duçen për kalimin

e kufirit të padrejtë të vendosur midis Greqisë dhe Shqipërisë si dhe mundësia që u

krijuar për realizimin e aspiratave kombëtare të popullit shqiptar”.224

Deklarata mbështetëse në emër të çështjes çame erdhën dhe nga shqiptarët e

Kosovës. Prefekti i Kosovës Hysni Peja, vetëm një ditë pas nisjes së sulmit ndaj Greqisë,

duke përshëndetur këtë luftë, shprehej në letrën e tij dërguar Jakomonit dhe qeverisë

shqiptare, se me këtë veprim u vu në vend drejtësia mbi vendosjen e kufijve mesjetarë të

Shqipërisë. 225 Duke vazhduar më tej në përshëndetjen e tij, Prefekti i Kosovës

falenderonte trupat italiane që sipas tij, “iu bashkuan ushtrisë shqiptare për t’u ardhur në

ndihmë vëllezërve çamë, të cilët deri tani ishin përndjekur dhe masakruar barbarisht prej

grekëve”.226

Po ato ditë, nënprefektura e Gramshit njoftonte Drejtorinë e Përgjithshme të

Policisë në Tiranë mbi një “kërkesë” të ardhur nga përfaqësues të popullsisë së katundeve

të kësaj qendre, për armatosjen e tyre me qëllim për t’u ardhur në ndihmë ushtrisë italiane

në luftën kundër Greqisë. Në emër të kësaj popullsise, kryepleqtë e katundeve Kodovjat

dhe Shëmërdhej shkruanin se; “Ne të nënshkruemit dhe mbarë popullsia e Gramshit, tue

pa lajmet e shtypi kombëtar dhe ato të huaja mbi sjelljet barbare të grekëve kundrejt

vëllezërve tanë çamër, të prekun thellësisht nga kjo gjendje{…} kërkojmë nga qeverija

jonë të na japë armë e municione për me shkue në kufirin e jugut e me luftue me armikun

barbar për shpëtimin e vëllezërve çamë. Për ne shqiptarët tash erdhi çasti më i volitshëm

për me na u plotësue aspiratat t’ona kombëtare, tue qenë të sigurtë se kemi edhe

përkrahjen vllazërore të armatës ushtarake glorioze (të lavdishme) t’Italisë Fashiste {…}

prandaj parashtrojmë ndjenjat tona për shpëtimin e vëllezërve të naltëpërmendun, si dhe

besimin e patundun kundrejt Perandorisë, Mbretit Perandor dhe Duçes së

Fashizmit…”227 Nga teksti i haruar i letrave, rezulton se emëruesi i përbashkët i tyre ishte

propaganda fashiste, e cila synonte që duke prekur ndjenjat patriotike të shqiptarëve, të

siguronte përkrahjen e tyre në luftë kundër Greqisë.

Krejt ndryshe ishte situata për shqiptarët çamë në frontin grek. Abuzimet e

ushtarëve italianë pas hyrjes së tyre në tokat e Çamërisë bëri që shumë shqiptarë të

zhgënjeheshin që në fillim ndaj Italisë fashiste. Lidhur me sjelljen e trupave italiane në

Çamëri, Nuri Dino njoftonte gjeneralin italian Parini se, ushtarët italianë në Çamëri kanë

hyrë në shtëpitë e shqiptarëve duke bastisur dhe plaçkitur çdo gjë që iu dilte përpara.228

Sipas N. Dinos, trupat e këmbësorisë italiane në 2 nëntor të vitit 1940, pasi kishin hyrë në

Filat dhe Gumenicë, duke përfituar nga largimi i familjeve çame nga shtëpitë e tyre si

223 AQSH, F.153. V.1940. D.45, fl.76. 224 Po aty. F.161, V.1940, D.1208, fl.12. 225 Po aty. fl.1. Letër falenderimi e Prefektit të Kosovës Hysni Peja dërguar Mëkëmbësit të mbretit në

Tiranë Jakomonit, datë 29.10.1940. 226 Po aty., D.1205, fl.1. 227 Po aty., F. 153, V.1940, D.I/172, fl.15. 228 Po aty., D.47, fl.1.

Page 69: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

43

pasojë e luftimeve, bastisën shtëpitë e tyre duke mos kursyer asgjë, si familjet e krishtera

ashtu dhe ato të muslimanëve shqiptarë.229 “Është e pakëndëshme dhe e dhimbshme në të

njëjtën kohë,- shprehej Nuri Dino në letrën e tij dërguar Mëkëmbësisë së Tiranës,- që

popullsia çame të na kërkonte ndihmë për veprimet e kryera nga trupat e rregullta

ushtarake italiane”.230

Përveç bastisjeve të shtëpive dhe pasurive të shumë shqiptarëve, ushtarë të

divizionit italian Siena arrestuan me dhjetra meshkuj çamë, të cilët sipas italianëve, u

treguan indiferentë gjatë hyrjes së tyre në Çamëri. Arrestimi i meshkujve çamë i la

familjet e tyre krejt në varfëri si dhe fëmijët nën mëshirën e bandave të shpërndara

greke.231 Përveç arrestimeve nga ana e ushtrisë italiane, të shumta ishin rastet e debimeve,

arrestimeve dhe vrasjet nga ana e ushtrisë dhe bandave greke. Vetëm në Filat dhe në

zonat përreth mbi 6000 vetë, kryesisht çamë muslimanë u dëbuan dhe u interrnuan në

ishujt e largët të Greqisë.232

Në Romë, Musolini po ndjehej tepër i shqetësuar rreth lajmeve që vinin nga fronti

greko-shqiptar. Grekët përditë e më tepër po forconin rradhët e tyre, duke bërë të

pamundur depërtimin në thellësi të Çamërisë të trupave italiane. Kthimi i trupave italiane

në drejtim të kufirit shqiptar po kryhej me një shpejtësi të madhe. Po kështu dhe ata pak

shqiptarë çamë, të cilët përbënin trupat vullnetare të ushtisë italiane po tërhiqeshin së

bashku me ushtrinë italiane. Duke përfituar nga kjo tërheqje e shpejtë e ushtrisë italiane

ushtria greke rimori disa zona të cilat për pak ditë kishin qenë nën zotërimin italian.

Në javët e para të nëntori trupat greke kishin filluar të avanconin në brendësi të

kufirit me Shqipërinë. Të futura deri në thellësi të kufirit shtetëror shqiptar, bandat greke

kryen masakra, përdhunime dhe grabitje të pasurive të familjeve shqiptare. Veprimet e

ushtarëve grekë ndaj popullsisë civile shqiptare ishin në përputhje të plotë me urdhërat e

marra nga eprorët e tyre në Athinë. Në disa qytete grekët filluan zëvendësimin e

administratës shqiptare.

Kreu i Këshillit Nacional të Rumunëve të Pindit A. Diamondi, në një relacion

dërguar Zyrës së Mëkëmbësisë në Tiranë, në datë 12 nëntor 1940, shpjegon se; “Në rast

të një pushtimi të qytetit të Korçës, grekët kanë menduar të krijojnë një qeveri paralele

me atë të Tiranës, ku pjesë e kabinetit qeveritar të jenë shumë elementë zogistë”.233 Për të

parandaluar një situatë të tillë, Diamondi propozonte riformatimin e qeverisë së Tiranës

duke i dhënë asaj një karakter më të theksuar nacionalist dhe me besim të fortë te Italia

fashiste.234 Më shumë se sa vepër e grekëve, krijimi i një qeverie tjetër shqiptare, ku në të

do të bënin pjesë shumë elementë zogistë, kishte të bënte me planet e britanikëve për

aktivizimin e mbretit Zog në çështjen e Shqipërisë, si dhe planet e Foreign Office për

nxitjen e një kryengritjeje në Shqipërinë e Veriut.

Pas sukseseve në ditët e para të ushtrisë italiane, në 14 nëntor 1940, gjenerali

Aleksandër Papagos, shef i shtatmadhorisë së ushtrisë greke, në krye të një ushtrie më të

vogël se ajo italiane, nisi kundërofensivën ndaj trupave italiane. Trupat greke e detyruan

229 Po aty., fl.2. 230 Po aty.

231 Po aty. 232 Po aty., F. 149, V.1941, D.I-241, fl.2-3. 233 Po aty., D.29, fl.9. 234 Po aty.

Page 70: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

44

ushtrinë italiane të tërhiqej nga pozicionet që kishte zënë brenda territorit grek. Për

pasojë, veprimtaria luftarake e trupave greke u rrit ndjeshëm e po kështu disfata e trupave

italiane po afrohej së tepërmi. Përforcimet e grekëve me trupa të reja si dhe përqëndrimi

më i madh i tyre ishte në zonën e Çamërisë veriore, ku ishin dislokuar mbi 1500 ushtarë

grekë dhe 15 oficerë të ardhur nga Korfuzi.235

Të ndikuar nga synimet e tyre për shuarjen e çdo ndjenje patriotike shqiptare,

politika greke e Athinës urdhëroi administratën civile dhe atë ushtarake në territoret e

pushtuara shqiptare, që të mbante nën kontroll çdo veprimtari patriotike të shqiptarëve.

Kështu me rastin e festimeve për kremtimin e ditës së Pavarësisë së shtetit shqiptar në 28

nëntor 1940, administrata ushtarake greke në Korçë dhe Gjirokastër u urdhërua që të

ndalonte çdo veprimtari për festime nga ana e shqiptarëve.236 Megjithë urdhërat e dhëna,

popullsia e Korçës u tregua tepër indiferente si ndaj ushtrisë greke ashtu dhe ndaj

autoriteteve civile e organeve të ngritura prej tyre.

Dita e 28 Nëntorit 1940, u festua në të gjithë qytetin e zotëruar prej grekëve.

Kudo në çdo vend ku ishin vendosur flamujtë grek u hoqën dhe u zëvendësuan me ata

shqiptarë. Në fjalën e tyre të mbajtur me rastin e festimeve të Ditës së Pavarësisë, folësit

përveçse përmendën faktin e çlirimit të Korçës prej grekëve, nuk harruan të deklaronin

se; “tani më shumë se kurrë është detyra jonë të mblidhemi nën hijen e flamurit shqiptar.

Kushdo që do të guxojë të cënojë pavarësinë tonë do të kundërshtohet nga i gjithë populli

shqiptar”.237

Për popullsinë shqiptare çame, rikthimi i ushtarëve grekë në krahinën e Çamërisë

në mesin e muajit nëntor 1940 ishte i egër. Pas tërheqjes së trupave italiane, ushtarët dhe

xhandarët grekë e trajtuan krahinën e Çamërisë si tokë armike dhe jo si një pjesë e shtetit

të tyre që prej vitit 1913. Mëkëmbësi italian në Tiranë pranonte faktin se me tërheqjen e

trupave italiane, pjesa më e madhe e çamëve muslimanë që kishin shfaqur më parë

ndjenja italofile, pësuan shtypjen greke.238 Gjatë kësaj periudhe, në harkun kohor të disa

ditëve në Filat u vranë 56 shqiptarë çamë, mbi 300 të tjerë në Paramithi dhe Gumenicë

me pretekstin se kishin përkrahur forcat italiane gjatë hyrjes së tyre në Çamëri.239

Për të dënuar shqiptarët çamë për mbështetjen e tyre të dhënë ndaj trupave

italiane, si dhe të frikësuar nga ndonjë rikthim i ushtrisë italiane, një valë e re internimesh

nisi në fshatrat kryesorë të Çamërisë. Vetëm në harkun kohorë të 2-3 ditëve, nga datë 12

deri në 15 nëntor 1940, u interrnuan mbi 1500 djemë dhe burra çamë për në ishullin

Lefkada.240 Sipas dëshmive, rreth 330 u ekzekutuan gjatë rrugës dhe 33 çamë të tjerë

vdiqën në burgje si pasojë e torturave, sëmundjeve dhe kushteve të këqija.241Lidhur me

masakrën e ushtrisë greke në zonën e Paramithisë dhe të Gumenicës, historiani Ibrahim

Hoxha mbështetur mbi dëshmitë e atyre personave të cilët i kanë përjetuar e që kanë

mundur t’u shpëtojnë masakrave greke, jep një shifër mbi 500 shqiptarë çamë të vrarë.242

235 Po aty., F.152, V.1940, D.203, fl.6. 236 Fischer, Shqipëria gjatë luftës.., 120. 237 Meta, Tensioni greko-shqiptar.., 73. 238 Jakomoni, Politika italiane…, 290. 239 Meta, Tragjedia çame.., 59. 240 Gazeta “Çamëria”, Tiranë, datë 16 tetor 1991. 241 Po aty. 242 Ibrahim Hoxha, Viset kombëtare shqiptare nën shtetin grek. (Tiranë, Hoxha Tahsin, 2000), 269.

Page 71: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

45

Përfaqësuesit civilë dhe ata ushtarakë të qeverisë greke, të cilët hynë në Çamëri

pas largimit të trupave ushtarake italiane, me preteksin se kishin bashkëpunuar me

ushtrinë italiane dhe se kishin kryer krime ndaj popullsisë vendase greke, nxorrën para

gjyqeve dhe ekzekutuan një numër të konsiderueshëm banorësh dhe zyrtarësh me origjinë

muslimane. Prej ekzekutimit nuk mundi të shpëtonte as myftiu i Paramithisë, i cili sipas

grekëve u kishte uruar mirëseardhjen trupave italiane dhe trupave shqiptare.243

Me pretekstin e marrjes në pyetje të grave dhe vajzave të reja muslimane për fatin

e burrave të tyre të larguar nga shtëpitë, autoritetet policore e ushtarake greke i dhunonin

ato dhe i mbanin të mbyllura për ditë të tëra. Masakrat greke ndaj popullsisë shqiptare

ishin selektive, duke dënuar për bashkëpunim me trupat italiane vetëm ata shqiptarë të

fesë muslimane dhe jo shqiptarët ortodoksë. Gjatë ditëve të para të hyrjes së trupave

greke në fshatrat çamë në mesin e nëntorit 1940, trupat greke dhe bandat e armatosura

vranë në Viglisa 8 shqiptarë muslimanë.244 Këto veprime të ushtarëve dhe bandave greke

shoqëroheshin nga plaçkitjet e banorëve të krishterë në pronat dhe shtëpitë e braktisura të

shqiptarëve çamë. Në 16 nëntor të vitit 1940, trupat greke pasi grumbulluan në fshatin

Nistë e Salicë burrat dhe të rinjtë shqiptarë vranë mbi 40 banorë, të cilët pasi i lidhën i

masakruan nën breshërinë e armëve.245

Të detyruar prej masakrës së trupave ushtarake greke shumë banorë të Çamërisë u

detyruan të lënë shtëpitë e tyre dhe t’i drejtohen kufirit të shtetit shqiptar. Për shkak të

afërsisë me kufirin shqiptar, shumë banorë nga frika e luftimeve dhe e masakrave nga

bandat greke braktisën tërësisht banesat e tyre. Dyndjet e mëdha të banorëve çamë e

detyruan qeverinë shqiptare të merrte masa për strehimin e këtyre banorëve, duke i

vendosur ata larg rrezikut të ushtrisë greke. Për shpëtimin e jetës së këtyre banorëve, vetë

Prefekti i Gjirokastrës Daut Çarçani, në një letër dërguar Ministrisë së Punëve të

Brendshme shqiptare, propozonte se strehimi i çamëve të ardhur fshehtas nga Greqia

mund të bëhej në zonën e Beratit.246

Paralelisht me ofensivën ndaj trupave italiane në brendësi të territorit shqiptar,

ushtria greke në Çamëri vazhdonte internimet dhe masakrat ndaj popullsisë shqiptare

çame. Me pretekstin se, gjoja kishin përkrahur ushtrinë italiane gjatë hyrjes së saj në

Çamëri, bandat greke dhe ushtria arrestonin, burgosnin, interrnonin dhe masakronin

njerëz të pafajshëm. Si rezultat i replezaljeve të ushtrisë greke qindra banorë çamë,

kryesisht të rinj dhe burra të aftë për luftë u interrnuan në ishujt më të largët të Greqisë.

Vetëm në fillim të muajit dhjetor 1940, në burgun e Filatit mbaheshin të burgosur

afërsisht 100 çamë dhe 6 prej tyre u ekzekutuan në vendin e quajtur Prapal.247 E sikur të

mos mjaftonin rrahjet dhe torturimet nëpër burgjet greke, shumë çamë të aftë për punë,

përdoreshin në punë të rënda në portet dhe rrugët e Çamërisë. Gjtaë këtyre muajve dhuna

dhe plaçkitjet ndaj familjeve çame ishin të zakonshme në Çamëri. Krahas krimeve të kryera ndaj banorëve shqiptarë të Çamërisë, trupat greke në

ndjekje të ushtrisë së coptuar italiane, kaluan kufirin shqiptar duke hyrë thellë në

territorin e Shqipërisë së jugut. Trupat greke filluan të pushtojnë me radhë qytetet

243 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar..,127. 244 Jani Sharra, Istoria tis periohis Igumenicas (1500-1950), (Athinë, 1985), 631. 245 Hoxha, Viset kombëtare …, 268. 246 AQSH, F.152, V.1940, D.208, fl.1. 247 “Zëri i Çamërisë”, nr.5, Tiranë, datë 1.2.1946.

Page 72: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

46

shqiptare si Gjirokastrën, Përmetin, Korçën, duke mos kursyer as jetën e banorëve

muslimanë të këtyre zonave. Në qytetet shqiptare të pushtuara prej grekëve, u vendosën

këshilla të përbashkëta greko-shqiptare, por në të gjitha rastet numrin e anëtarëve të

këtyrë organeve e dominonin grekët.

Në praktikë metodat greke të qeverisjes në zonat shqiptare të pushtuara prej tyre,

ndoqën procedura, të cilat zakonisht ndiqen në raste pushtimi të një territori. Aty ku

grekët shihnin se ligjet shqiptare dhe zbatimi i tyre binte ndesh me interesat e ushtrisë

greke, ndërhynin menjëherë duke vënë në zbatim ligjet e luftës, e në këtë mënyrë

shqiptarët në trojet e pushtuara trajtoheshin në të njëtën mënyrë si dhe italianët. 248

Komandantët e ushtrisë greke, krahas autoritetit ushtarak u përpoqën të ngrinin dhe

organet vendore civile për të lënë të kuptohej se qëllimi i tyre nuk ishte pushtimi por

çlirimi i Shqipërisë së Jugut.

Në fillim të dhjetorit të vitit 1940, trupat greke të komanduara nga gjeneral

Kaçimitro, komandant i Divizionit VIII, pasi ngritën administratën civile në Delvinë,

arrestuan dhe vranë disa shqiptarë muslimanë, një pjesë e tyre ishin banorë çamë të

larguar nga Çamëria.249 Të gjitha këto veprime të grekëve krijuan përshtypjen, si te

shqiptarët ashtu dhe te fuqitë perëndimore, se Greqia synonte marrjen e këtyre territoreve,

duke realizuar kështu ëndrrën e saj për Epirin e Veriut. Një fakt të tillë e mbështet dhe

ambasadori britanik në Athinë, i cili në një njoftim për eprorët e tij në Londër deklaronte

se; “Qeveria greke nuk ka deklaruar kurrë me saktësi se çfarë ka ndërmend të bëjë, por

unë jam krejtësisht i bindur se ata i kanë drejtuar sytë nga Epiri i Veriut”.250

Grekët e mbanin të çliruar prej italianëve Shqipërinë e jugut dhe këtë nuk e bënin

për t’iu bërë favore shqiptarëve, por për ta patur nën Greqinë, me pretendimin se kishin

arritur çlirimin e Epirit të Veriut. Një konfirmim të tillë e bënë Philip Nikolsi, shefi i

Departamentit Jugor në Foreing Offise, i cili nisur nga fjalët e kryeministrit grek

Metaksa, theksonte se; “Është e qartë se ajo që donte të thoshte gjenerali, është se Greqia

lufton për çlirimin e Shqipërisë nga sundimi italian, por në asnjë mënyrë nuk ka

ndërmend ta angazhojë veten për rivendosjen e një Shqipërie të Pavarur”.251

Për të arritur synimet e veta shoviniste në kurriz të mbajtjes së trojeve të

Shqipërisë jugore, Greqia premtonte se ajo ishte e gatshme dhe merrte kurajon që t’i

kërkonte aleates së saj Britanisë së Madhe të largohej nga ishujt grek. Në shkëmbim të

kësaj marrëveshje me Boshtin, Greqia do të mbante tokat shqiptare të fituara me luftë

kundër ushtrisë italiane. Për të realizuar këtë synim, kryeministri grek Metaksa, në

dhjetor të vitit 1940, u mundua të fuste në lojë dhe Gjermaninë, duke dërguar për

bisedime sekrete me gjermanët një nga njerëzit e tij më të besuar, Georgios

Pesmatzoglou.252

Ëndrra e Greqisë për zotërimin e territorreve të Shqipërisë së Jugut ishte e

hershme. Aq shumë i dëshironte Greqia këto territore shqiptare, sa që ishte gati t’i jepte

fund konfliktit me Italinë vetëm në shkëmbim të territoreve shqiptare që tashmë

gjendeshin nën pushtimin e ushtrisë greke. Lidhur me qëllimet e vërteta të grekëve ndaj

248 PRO/FO. 371/29712 R442/149/90, Raport i Palairet datë 21 dhjetor 1940. 249 Hoxha, Viset kombëtare …, 275. 250 PRO/FO. 371/29712 R442/149/90, Raport i Palairet datë 21 dhjetor 1940. 251 Puto, Nëpër analet e diplomacisë angleze.., 51. 252 Meta, Tensioni greko-shqiptar.., 51

Page 73: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

47

Shqipërisë së Jugut, Mid’hat Frashëri do të shprehej se, “Duke parë vendosmërinë e

Duçes për t’i shkuar deri në fund aksionit kundër Greqisë, atëherë grekët preferuan të

vdisnin nga bajonetat dhe armët italiane, se sa të lëshonin tokat shqiptare të fituara,

përfshi këtu dhe krahinën e Çamërisë”.253

Gjendja e rëndë ekonomike e krijuar si rezultat i zhvillimit të luftimeve në Çamëri

dhe në gjithë rajonet e Shqipërisë së Jugut, e detyroi popullsinë shqiptare çame të

emigronte në territoret më në brendësi të vendit. Të detyruar nga ashpërsimi i luftimeve,

të masave ekstreme të qeverisë greke dhe autoriteteve vendore të Çamërisë, shumë

familje çame vendosën të emigronin drejt Shqipërisë dhe më pak drejt Turqisë. Në qytetet

e Vlorës dhe Beratit u vendosën mbi 1500 refugjatë çamë. Po ashtu në Lushnje u

vendosën mbi 700 emigrantë came ndërsa në qytetin e Fierit rreth 1400.254 Shumica e

këtyre familjeve u strehuan në barraka të ngritura enkas për refugjatët çamë të

shpërngulur nga Greqia. Duke parë gjendjen e rënduar ekonomike në të cilat ndodheshin

këto familje të ardhura, qeveria shqiptare vendosi t’i ndihmonte me ushqime,

veshmbathje dhe ilaçe. Gjithashtu qeveria shqiptare mori masa për dhënien e një ndihme

modeste financiare, duke iu dhënë nga një lek për çdo anëtar familjeve të strehuara në

qytetet kryesore të vendit.255

Gjatë fundit të vitit 1940 dhe fillimit të vitit 1941, rreth 550 refugjatë çamë të

ndihmuar dhe nga autortetet italiane, me kërkesën e zyrtarëve shqiptarë u zhvendosën për

në Kozenca të Italisë për t’u strehuar në familjet e komunitetit të emigrantëve shqiptarë.

Në njoftimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Mëkëmbësit italian në Tiranë, drejtuar

Komandës Superiore të Forcave ushtarake italiane lidhur me problemin e refugjatëve

çamë, thuhet se, “përsa i përket refugjatëve shqiptarë nga Çamëria, autoritetet italiane

kanë menduar që të dërgohen në Itali 550 prej tyre, të cilët do të sistemohen në komunat e

banuara prej italo-shqiptarëve të provincës së Kozencës”.256 Në kuadër të sistemimit të

refugjatëve çamë të shpërngulur nga lufta, vetëm në fund të muajit janar të vitit 1941, nga

porti i Durrësit u nisën rreth 320 çamë, kontigjenti i parë ky i refugjatëve shqiptarë për në

drejtim të Italisë.257

Krahas sistemimit të refugjatëve çamë në Itali, qeveria shqiptare mori masat dhe

organizoi të gjitha strukturat e saj për të pritur refugjatët e shpërngulur nga trojet e tyre si

pasojë e gjendjes së rëndë të krijuar prej luftimeve. Shumë shkolla, magazina,

institucione shtetërore dhe ambjente të ndryshme publike u vunë në dispozicion të

familjeve çame të shpërngulura nga Çamëria dhe rrethinat përreth saj. Në kuadër të

këtyre masave, Prefekti i Shkodrës Riza Drini njoftonte Tiranën zyrtare, se në Shkodër

ishin marrë të gjitha masat për sistemimin e familjeve çame të ardhura nga Greqia.258

Pasojat e luftës italo-greke për refugjatët çamë u ndien edhe pas rënies së Greqisë

nën pushtimin italo-gjerman. Për gjendjen e refugjatëve çamë të shpërngulur si pasojë e

luftimeve në luftën italo-greke, Nënprefektura e Bilishtit në mesin e muajit maj të vitit

1941, i përcillte Prefekturës së Korçës njoftimin se; “Parashtrohet se afro 820 persona

253 AQSH, F. 35 (Mid’hat Frashëri), fq.30. 254 AQSH, F.161, V.1940, D.48, fl.19, 32. 255 Po aty., fl.19. 256 Po aty., V.1941, D.7, fl.42-43. 257 Po aty., fl.51 258 Po aty., fl.76.

Page 74: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

48

Çamër q’ishin internuar nga Qeveria Greke n’Ishullin e Mitilenës, mrrijtën prej

Follorine në Kapshticë në këmbë, mbasi deri në Follorinë kishin ardhur me tren. Janë

gati të zbathur dhe të zhveshur, s’kanë as rroba fjetje. Mbrëmë që shkoj ja u shpërndam

për ushqim e fjetje familjeve të Kapshticës. Lutemi na urdhëroni mënyrën e veprimit për

ushqimin dhe transportin e tyre”.259

Lufta ndaj Greqisë solli dhe shkatërrimin përfundimtar të atyre pak të mirave që

pushtimi italian ishte munduar t’i sillte Shqipërisë. Në të gjithë qytetet kryesore shqiptare

e kryesisht në rajonet e Shqipërisë së Jugut, me dekret të mbretit të Italisë u vendos ligji i

luftës. Përveç ekonomisë, lufta italo-greke shkatërroi dhe atë pak ndjenjë irredentiste tek

shqiptarët, të cilën italianët e ngritën me pará dhe propagandë të fuqishme. Ky shkatërrim

i shpejtë i ushtrisë italiane në sytë e shqiptarëve, dalëngadalë bëri që një pjesë e

nacionalistëve shqiptarë t’i kthenin sytë nga politika gjermane mbi Shqipërinë dhe

shqiptarët.

259 Po aty., F. 217, V.1941. D.64, fl.67. Njoftim i Nënprefektit të Bilishtit Tare Shyti dërguar Prefekturës

së Korçës në datë 14 maj 1941.

Page 75: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

49

1.5. Qëndrimi i shqiptarëve në luftën italo-greke.

Megjithë propagandën e madhe të bërë në emër të bashkimit kombëtar të

Çamërisë dhe viseve të tjera me Shqipërinë, mbështetja që siguruan italianët nga

shqiptarët gjatë sulmit kundër Greqisë ishte i papërfillshëm. Pavarësisht thirrjeve dhe

propagandës italiane për të tërhequr popullsinë shqiptare në konfliktin me Greqinë,

shqiptarët qëndruan indiferent, duke mos u bërë pjesë e këtij konflikti të armatosur. Sipas

Prof. B. Meta, propaganda e madhe italiane në Çamëri, e bërë në emër të çlirimit

kombëtar nuk mundi të sigurojë më tepër se një simpati të përkohshme fillestare te

shqiptarët, simpati kjo që pas pushtimit, do të shuhej shumë shpejt. 260 Në sytë e

shqiptarëve, lufta kundër Greqisë dhe arroganca e ushtrisë italiane pas hyrjes në Çamëri,

shkatërroi dhe atë pak reputacion që italianët kishin mundur të blenin deri në këto çaste

me paratë e tyre.

Autorë të ndryshëm shqiptarë janë të mendimit se, pavarësisht përpjekjeve të

mëdha të italianëve, propaganda e tyre për bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë nuk i

siguroi Italisë asnjë repart ushtarak me shqiptarë nga Çamëria, e po ashtu ushtria italiane

nuk pati në radhët e saj një numër të konsiderueshëm çamë. 261 Numri i çamëve

pjesëmarrës në ushtrinë italiane ishte i pakonsiderueshëm e për më tepër që, shumica e

tyre ose ishin në rolin e udhërrëfuesit ose qëndronin në prapavijën e ushtrisë italiane.

Pjesa më e madhe e popullsisë muslimane çame në Çamëri mbajti një qëndrim neutral

ndaj sulmit italian kundër Greqisë. Çamët muslimanë u munduan që gjatë ditëve të para

të sulmit të ushtrisë italiane të ruanin qetësinë dhe raportet e mira me popullsinë e

krishterë të Çamërisë.262

Popullsia muslimane çame gjatë luftës italo-greke nuk ra viktimë e propagandës

fashiste për t’u bashkuar trupave italiane në sulmin ndaj Greqisë. Ajo mbajti

përgjithësisht një qëndrim asnjanës, pavarësisht rrethanave të krijuara nga administrate

civile dhe ushtarake greke para dhe gjatë fillimit të këtij sulmi.

Thyerja dhe disfata që pësoi ushtria italiane që në ditët e para të sulmit, krijoi

bindjen te shqiptarët se, ushtria italiane s’ishte gjë tjetër veçse një ushtri pushtuese dhe e

pamotivuar. Një fakt i tillë ndikoi në rritjen e rezistencës antiitaliane në tërë Shqipërinë.

Si rezultat i rritjes së rezistencës shqiptare, trupave italiane iu duhej t’i kushtonin

vëmendje të madhe dhe rritjes së rezistencës së lëvizjes shqiptare në Shqipëri. Kudo në

qytetet kryesore shqiptare, kuesturat italiane njoftonin Jakomonin dhe hierarkët e lartë

fashistë në Tiranë mbi traktet e hedhura dhe lajmet që shpërndaheshin kudo mbi

braktisjen e frontit të luftës dhe bashkimin e armëve me trupat greke.263 Krahasuar me

260 Meta, Tensioni greko-shqiptar.., 148. 261 Historia e Popullit Shqiptar, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Vëllimi IV, (Tiranë, Toena, 2008),

151. 262 AQSH, F. 151, V. 1944, D.101, fl.8-9. Promemorje e një përfaqësie të çamëve me banim në Tiranë,

dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare, lidhur me gjendjen e shqiptarëve çamë në Çamëri, datë,

23.3.1944. 263 AQSH, F.149, V.1940, D.1/95, fl.1-3. Njoftime të Ministrisë së Punëve të Brendshme dërguar Këshillit

të Ministrave Tiranë mbi trakte të shpërndara në shumë zona, kryesisht në viset jugore të Shqipërisë, ku i

bëhej thirrje popullit shqiptar të bashkonte armët me ushtrinë greke, kundra asaj italiane.

Page 76: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

50

shumat e mëdha dhe premtimet e bëra nga italianët për të fituar besimin dhe përkrahjen e

shqiptarëve, rezultati ishte tepër i vogël, madje i papërfillshëm. Agjentët shqiptarë i

kishin bindur funksionarët italianë se shqiptarët madje dhe grekët përtej kufirit do të ishin

të gatshëm të ndihmonin trupat ushtarake italiane të depërtonin me lehtësi.

Lidhur me mbështetjen që popullsia çame i dha ushtrisë italiane, autori grek Jani

Sharras shprehet se; “Pavarësisht propagandës së fuqishme që italianët kishin bërë para

fillimit të konfliktit të armatosur, me hyrjen e ushtrisë së saj në territotin grek, asnjë

shqiptar çam nuk iu bashkua ushtrisë fashiste të Musolinit”. 264 Në të vërtetë, pas

propagandës së fuqishme të italianëve në favor të rivendikimeve shqiptare dhe të

bashkimit të Çamërisë me Shqipërinë, pati disa elementë nacionalistë të cilët iu bashkuan

ushtrisë italianë. Në emër të bashkimit të Çamërisë me trungun shqiptar, nacionalistët

çamë, zgjidhjen e çështjes kombëtare e shihnin në mbështetjen e madhe të Italisë fashiste.

Pas zhgënjimit të pësuar që në ditët e para nga komanda italiane lidhur me

administrimin e krahinës së Çamërisë, trupat shqiptare filluan të braktisin ushtrinë

italiane. Batalioni me vullnetarë shqiptarë pjesë e ushtrisë italiane, i përbërë kryesisht nga

emigrantë çamë të përzënë me forcë nga Greqia, e braktisën ushtrinë italiane sapo

mësuan qëllimet e vërteta të Italisë fashiste. Çamët për asnjë moment nuk e fshehën

dëshirën dhe vullnetin e tyre për të luftuar në krah të grekëve kundër ushtrisë italiane. Por

grekët nuk dëshironin që shqiptarët të merrnin pjesë në këtë luftë me qëllimin për ta

përdorur këtë si pretekst për spastrimin etnik pas përfundimit të luftës. Mbi 1800 ushtarë

djem të rinj çam pjesë e ushtrisë së rregullt greke, u çarmatosën dhe u lanë të kryenin

detyra të rëndomta xheniere. Ata kryesisht u ngarkuan në thyerjen e gurëve dhe në

rregullimin e rrugëve malore për nga ku do të kalonte ushtria greke. Këto veprime

qeveria greke i ndërmerrte pasi ajo e paragjykonte popullsinë çame, si bashkëpunëtore të

armikut për shkak të dëshirës së saj për bashkimin me trungun e shtetit shqiptar.265

Një pjesë e konsiderueshme e autorëve grekë e pranojnë politikën shoviniste dhe

përjashtuese që përdori shteti grek ndaj popullsisë çame në prag të sulmit italian ndaj

Greqisë. Përjashtimi që iu bë djemve shqiptarë nga ushtria greke,- thotë historiani Jani

Sharra, bëri që mbi 2000 djemë të mos ishin mbështetje për prapavijën e ushtrisë greke.

“Në këtë mënyrë,- thotë ai- nëse këta djemë çamë do të ishin pjesë përbërëse e ushtrisë

greke, atëherë dhe familjet e tyre nuk do të jepnin kurrfarë ndihme për ushtrinë italiane,

përkundrazi ata do të sulmonin bashkë me ta”. 266 Megjithë kërcënimet e ndjenjat

antishqiptare të shfaqura nga qeveria greke dhe segmente të saj, djemtë çamë të rekrutuar

në ushtrinë greke i zbatuan me përpikmëri çdo detyrë të ngarkuar, duke dashur të

kontribuonin në çështjen e lirisë së shtetit grek.

Autori grek Jorgos Margaritis, me shumë të drejtë evidenton faktin se, ishin vetë

grekët ata që kontribuan në qëndrimin e popullsisë çame, duke krijuar klimën e

mosbesimit ndaj shqiptarëve muslimanë çamë dhe duke i shtyrë ata drejt rrugës së

bashkëpunimit me pushtuesit ose indiferencës ndaj ngjarjeve që po ndodhnin.267 Më tej J.

Margaritis argumenton se, rritja e presionit të autoriteteve civile dhe ushtarake greke në

prag të pushtimit italian, për rekrutimin e të rinjve dhe burrave çamë në ushtrinë greke,

264 Sharra, Istoria tis periohis Igumenicas.., 615. 265 Po aty., 615. 266 Po aty., 604. 267 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar..,125.

Page 77: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

51

bëri që shumë prej tyre të dezertonin dhe të kalonin në anën tjetër të kufirit.268 Si pasojë e

këtyre veprimeve arbitrare, një pjesë e djemve dhe burrave çamë ose u bashkuan me

ushtrinë italiane ose qëndruan në kufijtë e shteti shqiptar, duke pritur me shpresë se një

ditë do të riktheheshin në shtëpitë dhe familjet e tyre.

Autori tjetër grek Lambros Baltsiotis, duke pranuar faktin se në prag të pushtimit

italian të Çamërisë mbi popullsinë shqiptare çame është ushtruar presion dhe kërcënime

nga administrata ushtarake greke, argumenton se, këto veprime të qeverisë greke i dhanë

komunitetit çam prova për një perceptim negativ nga ana e autoriteteve greke të krahinës

për minoritetin çam.269 Arrestimet dhe internimet e kryera nga autoritetet lokale greke të

Çamërisë ndaj krerëve çamë, sipas L. Baltsiotis, e lanë popullsinë çame pa udhëheqës,

një faktor ky mjaft i rëndësishëm që sipas autorit, ndikoi në sjelljen e tyre të mëpasme

ndaj grekëve.270

Studiuesja greke, Georgia Kretsi, (Xhorxhia Kretsi), lidhur me mbështetjen që

siguroi Italia fashiste nga shqiptarët në Çamëri thekson faktin se, autoritetet italiane u

mbështetën vetëm prej shqiptarëve çamë të pasur, të cilët më parë kishin qenë viktimë e

politikave ekonomike dhe abuzimeve të ndjekura nga shteti grek.271 Edhe autori H. Isufi

mbështet faktin se, qeveria greke ndërmori disa veprime që zbuluan qartë dyshimet dhe

mosbesimin ndaj minoritetit çam në Greqi. Sipas këtij autori, Athina zyrtare, si në

mobilizimin e parë në vitin 1939, ashtu dhe në të dytin në gusht të vitit 1940, në prag të

konfliktit italo-grek, i përjashtoi çamët muslimanë nga mobilizimi ushtrak. 272

Përjashtimin e të rinjvë dhe burrave çamë nga e drejta për të qenë pjesëmarrës në ushtrinë

greke e pranon dhe autori grek Jani Sharras, i cili thekson faktin se, me përjashtimin që

shteti grek iu bëri çamo-shqiptarëve nga e drejta për t’u mobilizuar në ushtri, tregoi hapur

mungesën e besimit të autoriteteve greke ndaj popullsisë shqiptare çame.273 Në këtë

mënyrë, fryma antishqiptare që ekzistonte në Çamëri, si dhe mohimi i të drejtave dhe

lirive themelore qytetare të popullsisë çame prej shtetit grek, iu dha mundësi italianëve që

të përhapnin me shpejtësi propagandën e tyre fashiste në radhët e një pjese të kësaj

popullsie.

Ndjenja e mosbesimit ndaj shqiptarëve muslimanë ishte e përhapur në të gjitha

nivelet e shoqërisë, politikës dhe të ushtrisë greke. Vetë kapiteni i xhandarmërisë së

Filatit, Stavridhis, duke kërcënuar haptazi shqiptarët muslimanë çamë deklaronte se: “Ju

muslimanët e Çamërisë, prisni që të vijë këtu Italia dhe Shqipëria. Ju lajmëroj se ajo ditë

nuk do të vijë kurrë, por edhe sikur të vijë ne grekërit jemi 7 milionë e gjysmë dhe nuk do

të lemë asnjë çam të gjallë. Ne do t’ju therim të gjithëve”.274 Të tilla kërcënime bëheshin

me qëllim që të trembnin popullsinë çame dhe të detyronin banorët shqiptarë të

largoheshin nga shtëpitë e tyre nën presionin e armëve të xhandarmërisë greke.

268Po aty., 125-126. 269 Lambros Baltsiotis, The Muslim Chams of Northwestern Greece, European Journal of Turkish Studies,

Dhjetor 2011, fq.11. 270Po aty. 271 Georgia Kretsi, The secret Past of the Greek-Albanian Bordelands. Cham muslims Albanians:

Perspectives on a Conflict over Current Rights. Ethnologia Balkanica, (Sofje, Vol.6, 2002). 176. 272 Isufi, Musa Demi,221-222. 273 Sharra, Istoria tis…604-605. 274 AQSH, F.161, V.1940, D.1202, fl.16.

Page 78: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

52

Krahas kësaj dhe politika zyrtare e Athinës me veprimet dhe mosveprimet e saj

ndikoi në rritjen e mosbesimit ndaj shqiptarëve dhe në thellimin e mosmarrëveshjeve.

Këtë e verteton më së miri dhe deklarata e kryeministrit grek Metaksa, i cili gjatë

ofensivës greke kundër trupave italiane në qytetin e Korçës, deklaroi në një radio greke

se; “Greqia po lufton edhe për çlirimin e Shqipërisë”.275 Ajo që të bie në sy në qëndrimin

grek është fakti se, në deklaratën e kryeministrit grek nuk gjejmë asnjë fjalë për

pavarësinë e Shqipërisë edhe pse ky vend ashtu si dhe Greqia ishin të pushtuara nga i

njëjti armik i përbashkët. Greqia dhe kryeministri i saj ishin të interesuar të mbanin të

pushtuar gjithë Shqipërinë e Jugut, të paktën deri në përfundim të luftës. Me këtë veprim

grekët do të pretendonin nga konferenca e paqes, një ndarje të padrejtë dhe mbajtjen nën

zotërimin e tyre të tokave që për ta konsideroheshin të çliruara nga vet grekët. Fjalëve të

Metaksait nuk i besonin as miqtë e tyre britanikë, të cilët do të shpreheshin se, “Metaksa i

shpalli botës se Greqia lufton edhe për çlirimin e Shqipërisë, porse në të vërtetë çdo njeri

e di se asnjë grek nuk i jep as më të voglën rëndësi çështjes sa që të derdhë gjakun e vet

për lirinë e shqiptarëve”.276

Vetëm një ditë para sulmit italian kundër Greqisë, Ministria e Brendshme

shqiptare njoftonte Mëkëmbësin e Përgjithshëm se në krahinat jugore të Shqipërisë,

avionët britanikë kishin hedhur nga ajri broshura, me anë të të cilave i bënin thirrje

popullit shqiptar që të bashkonte armët me ushtrinë greke kundër asaj italiane. Në tekstin

e kësaj thirrjeje thuhej se; “Shqipëria kurdoherë ka qenë krenare e lirisë së sajë dhe

Greqia gjithnjë e ka respektuar dhe sot rreziku është i përbashkët, pasi Musolini dhe

Hitleri duan të bëjnë popujt e Ballkanit shërbëtorë të interesave të tyre”.277

Pas sulmit italian të Greqisë ndryshoi dhe qëndrimi i diplomacisë britanike ndaj

Shqipërisë dhe synimeve greke për aneksimin e tokave të jugut. Britanikët menduan se

kishte ardhur momenti i duhur për të aktivizuar Ahmet Zogun në përgatitjen e rezistencës

shqiptare kundër ushtrisë italaine. Sipas, britanikëve një kryengritje e mundshme

shqiptare do të ishte një thikë pas shpine në prapavijën e ushtrisë italiane. Në këtë mënyrë

ushtria greke do t’a kishte më të lehtë të thyente forcat italiane që ndodheshin brenda

territorit të Greqisë. Ahmet Zogu e pa këtë propozim të britanikëve si një mundësi për të

vënë në vend drejtësinë për largimin e tij nga Shqipëria si dhe për të provuar

kredibilitetin e tij të humbur në sytë e shqiptarëve.

Në një takim që Zogu pati me Andrey Rajan, ish përfaqësuesit britanik në Tiranë

para pushtimit italian, i kujtoi bashkëbiseduesit britanik se, ai ishte në gjendje të thërriste

nën armë mbi 30 000 besnikë të tij dhe t’i pajiste ata me 10 000 pushkë, të cilat deri tani

qëndronin të fshehur në Veriun e Shqipërisë.278 Nuk vonoi shumë dhe Zogu këtë plan

konkret më 8 nëntor 1940 e paraqiti përpara zyrtarëve të Foreign Office. Gjatë

parashtrimit të detajeve lidhur me planin e tij, Zogu propozonte që ai vet të shkonte në

Stamboll dhe të organizonte atje rreth 14 000 shqiptarë, duke krijuar një forcë të

mirëfilltë ushtarake.279

275 Fischer, Shqipëria gjatë luftës.., 119. 276 AIH, PRO/FO. 371 File Nr.24868. Përkujtesë e P. Dikson datë 11 dhjetor 1940. 277 AQSH, F.149, V.1940, D.I/95, fl.3. 278 Fischer, Shqipëria gjatë luftës..,152. 279 Po aty.

Page 79: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

53

Disfata në ditët e para të pushtimit, të ushtrisë italiane, u konsiderua nga Ahmet

Zogu si mundësia më e mirë për të bindur qeverinë e Metaksait se, ishte në dobi të

interesave të përbashkëta të të dy vendeve, që të lidhej një aleancë kundër Italisë fashiste.

Në shërbim të kësaj aleance, Zogu do të ndihmonte edhe me forca ushtarake, duke

premtuar se do të mobilizonte 400 ushtarë, të cilët do të ishin të gatshëm të marshonin

drejt Selanikut, ku së bashku me shqiptarët që ndodheshin në Greqi, të cilët ishin

mobilizuar nga agjentët anglezë do të hidhshin më pas në Shqipëri.280 Sipas planit të

detajuar me këtë forcë ushtarake do të bashkoheshin edhe vullnetarët shqiptarë emigrantë

në Jugosllavi. Sipas këtij projekti, trupat shqiptare të inkuadruara në ushtrinë italiane në

Shqipëri, të dislokuara në kufirin shqiptaro-grek, ishin të gatshëm të sabotonin

operacionet e ushtrisë italiane në rastin e një sulmi ndaj Greqisë dhe ishin gati gjithashtu,

të bashkërendonin veprimet ushtarake me ushtrinë greke.281 Pothuajse në një zë të vetëm,

personalitete shqiptare dhe shoqata të ndryshme të emigrantëve shqiptarë e dënuan

agresionin e Italisë kundër Greqisë. Personalitete dhe përfaqësues kryesorë të shqiptarëve

të diasporës si, Tajar Zavalani me qëndrim në Londër dhe Mirash Ivanaj në Stamboll,

vetëm dy ditë pas sulmit italian ndaj shtetit helen, i drejtohen ambasadave greke në

vendet respektive duke shprehur solidaritetin e tyre me fqinjët grekë dhe duke nënvizuar

se, “të njëjtin fat kishte pësuar dhe Shqipëria e tyre”.282

Edhe banorët shqiptarë të krahinave jugore iu bënë thirrje forcave greke që

bashkërisht të luftonin kundër italianëve. Shqiptarët ishin të gatshëm të formonin 4

batalione, të cilët nën flamurin shqiptar do të luftonin përkrah forcave greke, por kjo

përpjekje e tyre u kundërshtua nga qeveria greke.283 Thirrjes së shqiptarëve për të luftuar

përkrahë grekëve kundër të njëjtit armik, iu bashkuan dhe figura qëndrore të politikës

londineze. Në një mesazh drejtuar popullit shqiptar me rastin e 28 Nëntorit 1940, Lordi

Cecil (Sesil) ndër të tjera do të theksonte se; “Do të ishte mirë që miqtë tanë grekë të

bashkojnë përpjekjet e tyre me shqiptarët për ta goditur agresorin”. 284 Oferta për

bashkëpunim midis shqiptarëve dhe grekëve në luftë kundër italianëve erdhën dhe nga

legata shqiptare në Turqi si dhe nga shqiptarët në diasporë. Legata shqiptare në Turqi i

kërkoi qeverisë helene të lejonte formimin e një regjimenti shqiptar, i cili do të luftonte

bashkë me grekët kundër trupave italiane, por kjo të bëhej nën flamurin shqiptar. Sipas

këtij propozimi, trupat shqiptare nën komandën e oficerëve shqiptarë do të ishin pjesë

përbërëse e ushtrisë greke, duke luftuar kundër të njëtit armik.285

Në vazhdimësi të politikës shoviniste dhe aneksioniste, qeveria greke me

mbështetjen dhe të Londrës hodhi poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me shqiptarët dhe

mbretin Zog. Pasojë e kësaj prapavije në politikën greke ishin dhe refuzimet e

njëpasnjëshme që Metaksa i bënte vullnetit të shqiptarëve dhe të Ahmet Zogut për të

bashkëpunuar në luftë kundër italianëve. Në funksion të propagandës helene, kryeministri

grek nuk pranoi as idenë e Zogut për t’u bërë shqiptarëve thirrje nëpërmjet radio Athinës,

280 AQSH, F. 153, V.1940, D.39, fl.69. 281 Po aty. 282 Puto, Lufta italo-greke, 378-379. Shtojcë e dokumenteve mbi pjesmarrjen e Shqipërisë në luftën italo-

greke. 283 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.IV, 43-45 284 O. Pearson, Albania in oçupation and Ëar, vol. 2, (Neë York, 2005), 76 285 Meta, Tensioni greko-shqiptar, 54.

Page 80: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

54

me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1940 dhe të bashkonin armët me

popullin fqinj grek kundër ushtrisë italiane.286

Nga fundi i shkurtit të vitit 1941, qeveria greke hodhi poshtë një tjetër përpjekje të

Ahmet Zogut për të transmetuar një thirrje nga Radio BBC me qendër në Londër, pasi

sipas Metaksait, shprehja që do të përdorej nga Zogu gjatë kësaj interviste se, ai (Zogu):-

shpresonte që një ditë t’i shihte shqiptarët të lumtur dhe të bashkuar brenda kufijve të

ligjshëm, përbënte një ekuivok për të ardhmen e Shqipërisë dhe në veçanti për

Çamërinë.287

Refuzimi i ofertave dhe të kërkesave të shqiptarëve për bashkëpunim me trupat

greke, bëhej qëllimisht nga qeveria greke. Ky refuzim fshihte në vetvete një prapaskenë

të menduar hollësisht nga politika greke. Qeveria e Athinës me anë të refuzimit që iu

bënte thirrjeve të shqiptarëve për bashkëpunim, donte të krijonte përshtypjen në arenën

ndërkombëtare se asnjë shqiptar, qoftë dhe minoritar, nuk dha ndihmë në largimin e

pushtuesve italianë. Duke menduar se kjo luftë do të ishte e shkurtër dhe se aspiratat e saj

do të ishin afatshkurtra, grekët kishin një tjetër qëllim më shpresëdhënës, atë të politikës

së tyre antishqiptare pas përfundimit të luftës. Duke parë refuzimet e njëpasnjëshme të

politikës greke ndaj ofertave bujare të shqiptarëve për bashkimin e armëve, na duket

mëse i drejtë konstatimi që bën Prof. B. Meta, i cili shprehet se, nëse grekët do të kishin

pranuar bashkëpunimin me shqiptarët kundër ushtrisë italianë, atëherë pushtimi i Italisë

në të dy vendet do të kishte qenë mjaft i shkurtër.288

Megjithë përpjekjet e shumta të ardhura nga shqiptarët, për fat të keq asnjë

marrëveshje nuk u arrit, sepse disfata e ushtrisë italiane dhe kundërsulmi i ushtrisë greke,

e cila u fut në Korçë, Gjirokastër, Himarë, Leskovik, Delvinë, në vend që të shërbente si

faktor për të inkurajuar popullin shqiptar për bashkëpunim dhe luftë kundër armikut të

përbashkët, zgjoi ëndrrat e vjetra shoviniste greke. Në kushte të tilla, kur ushtria greke

ndodhej në brendësi të territorit shqiptar duke mbajtur të pushtuara krahinat e jugut të

synuara prej kohësh, nuk kishte se si të merrej në konsideratë kërkesa e shqiptarëve për

bashkëpunim. Në fazën e euforizë që kishte përfshirë politikën greke për këtë sukses ndaj

trupave italianë, kërkesa e shqiptarëve për të bashkuar armët me ushtrinë greke ishte e

parakohshme. Dëshirën e shovinistëve grekë e mbështeti dhe politika londineze, e cila

mendonte se për sa kohë që Greqi ishte e aftë të mbante të pushtuara territoret e

Shqipërisë së Jugut, përse të mos i zotëronte ato deri në përfundim të luftës.289

Një nga arsyet e mosrealizimit të bashkëpunimit me Athinën ishin edhe

kundërshtimet e forta të qeverisë greke në ekzil në Londër. Qeveria greke dhe mbreti i saj

në Londër ishin kundër angazhimit personal të Ahmet Zogut, në organizimin e një

kryengritjeje antiitaliane në Shqipëri. Shqetësimi më i madh i Athinës zyrtare dhe

qeverisë së saj në mërgim ishte përfshirja e britanikëve për të organizuar një kryengritje

në Shqipëri, e cila më pas do të sillte rritjen e lëvizjes antifashiste në vend. Sipas qeverisë

greke, kjo do të thoshte se pozita e Shqipërisë pas luftës do të ishte e forcuar dhe e

pacënuar nga akuzat greke, të cilat e identifikonin Shqipërinë jo vetëm si bashkëpunëtore

286 Fischer, Shqipëria gjatë Luftës..,153. 287 PRO/FO, 371/29714 R1804/187/90, Raport i Palairet nga Athina më 25 Shkurt 1941. 288 Meta, Tensioni greko-shqiptar, 54. 289 Puto, Nëpër analet e diplomacisë.., 35.

Page 81: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

55

të fashizmit, por edhe si inisiatore të sulmit ndaj Greqisë. Është fakt, se një pjesë e

diplomacisë britanike ndikohej nga politika greke.

Italianët për të justifikuar dështimin e tyre dhe organizimin e dobët të ushtrisë

akuzonin shqiptarët si shkaktarë të kësaj disfate. Periudha e fillimit të luftës italo-greke

korespondonte me punët në bujqësi për shqiptarët. Gjendja e tyre ekonomike dhe e

familjeve të tyre nuk jua lejonte pjesmarrjen në forcat ushtarake italiane. Gjatë kohës së

mobilizimit ushtarak në muajin korrik 1940, shqiptarët kujdeseshin për të korrat e tyre

dhe për punët në bujqësi.290 Pjesëmarrja e dy batalioneve me trupa shqiptarë në radhët e

ushtrisë italiane u bë në kuadër të dekreteve mbretërore italiane për shkrirjen e

xhandarmërisë shqiptare dhe inkuadrimin e saj me ushtrinë italiane. Megjithë pjesmarrjen

e këtyre trupave në radhët e ushtrisë italiane, zyrtarët italianë vinin re mungesën e

vullnetarëve nga radhët e intelektualëve, madje edhe të atyre që deri tani kishin qenë pro

italian.291

Mareshalli i ushtrisë italiane, Badolio, në kujtimet e tij shkruan se; “Forcat

shqiptare që bënin pjesë në divizionet tona tradhëtuan duke kryer sabotime apo në shumë

raste dhe duke kaluar në anën e grekëve”.292 Në përgjithësi dhe gjeneralët italianë në

drejtim të trupave në terren, e pranonin se “tradhëtia” e shqiptarëve dhe kalimi i tyre në

anën greke bëri që disfata e ushtrisë italiane të ishte më e afërt.293 Vetëm pas arritjes së

fitores me ndihmën e gjermanëve, Musolini nuk do të harronte që t’iu bënte qejfin

shqiptarëve duke deklaruar se: “Kontributi dhe disiplina e admirueshme e popullit

shqiptar është për t’u admiruar”.294

Lajmin se xhandarmëria dhe populli shqiptar nuk po i përgjigjej mobilizimit në

radhët e ushtrisë italiane për të shkuar në frontin grek e konfirmonte dhe agjencia

prestigjoze e lajmeve në Londër, Rojter. Në një njoftim të kësaj agjencie që mban datën

31 tetor 1940, thuhet se; “Mobilizimi i Shqipërisë dështoi krejtësisht dhe se xhandarët

shqiptarë që ishin ngarkuar të mblidhnin të thirrurit ikën të gjithë duke u rekrutuar në

çetat greke, që kanë invaduar një pjesë të tokës shqiptare”.295 Po kjo agjenci në lajmet e

saj të datës 22 dhjetor 1940, njoftonte se ushtarët shqiptarë të mobilizuar me forcë kanë

ngritur krye dje në një sektor të prapavijave italiane duke u shkaktuar humbje trupave

italiane.296 Si për të treguar se lufta e nisur nga italianët nuk ishte çështje që u përkiste

shqiptarëve, majori Fuat Dibra së bashku me të gjithë trupat e batalionit shqiptar që ai

drejtonte refuzoi të luftonte përkrah ushtrisë italiane.297

Pothuajse në të gjitha qytetet kryesore shqiptare shpërthyen protestat antiitaliane,

ku të pranishmit u bënin thirrje ushtarëve shqiptarë të lëshonin armët dhe të mos luftonin

kundra popullit grek, madje dhe të bashkonin armët e tyre me ushtrinë greke kundër asaj

italiane.298 Kësaj thirrje iu përgjigj dhe batalioni “Tomori”, ku mbi 500 ushtarë shqiptarë

290 Puto, Lufta italo-greke.., 79. 291 DDI, Serie 9, Vol.VI, dok.152, fq.162. 292 Historia e Popullit Shqiptar, Vëllimi IV, 44. 293 Puto, Lufta italo-greke…, 379. 294 Gazeta “Tomori”, Tiranë, datë 17 prill 1941. 295 AQSH, F.161, V.1940, D.1202, fl.4. Njoftim i Agjencisë Rojter, datë 1 Nëntor 1940. 296 Agjencia Rojter, datë, 22 dhjetor 1940. Cituar sipas Puto, Lufta italo-greke…,379. 297 AQSH, F.153, V.1940, D.54, fl.19. 298 Po aty., D.39, fl.143-144.

Page 82: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

56

dezertuan nga radhët e ushtrisë italiane e iu drejtuan shtëpive dhe familjeve të tyre.299

Dezertimi në masë i batalioni “Tomori”, sipas autoriteteve italiane kishte lënë një

përshtypje të keqe tek ushtria italiane dhe ata shpresonin që ky lajm të mos përhapej te të

gjithë ushtarët, pasi pasojat do të ishin mjaft të rënda.300

Po ashtu dhe vet qeveria greke në mërgim në Londër, gjithë entuziazëm do të

pranonte faktin se trupat shqiptare po dezertonin nga radhët e ushtrisë italiane, duke u

përqëndruar në një kamp në Shqipërinë e Mesme. Batalioni Çamëria i përbërë nga trupa

shqiptare të xhandarmërisë dhe nga vullnetarë çamë që në muajin dhjetor 1940, pothuajse

ishte shpërbërë i tërë. Të vetmet trupa ushtarake shqiptare të cilat besonin ende te fitorja e

ushtrisë italiane dhe te bashkimi kombëtarë i Çamërisë me Shqipërinë ishin trupat e pakta

të udhëhequra nga nacionalistët çamë si, Nuri Dino, Azis Çami etj..301 Njoftimet e shumta

bënin fjalë për dezertim të oficerëve të rekrutuar, të cilët braktisnin pozicionet e tyre

luftarake madje shpesh duke bërë dhe qëndresë ndaj oficerëve italianë.302 Në shumë raste

nga terreni jepeshin lajme për kryerje akti sabotazhi nga shqiptarët, duke prerë tela

telefoni, atentate kundër ushtrisë italiane, dhënie informacioni sekrete ushtrakëve grekë

etj,.303

Megjithë masat shtrënguese të organeve të qeverisë fashiste në Tiranë kundrejt

familjeve të ushtarëve që dezertonin nga radhët e ushtrisë italiane, përsëri lista e

shqiptarëve që refuzonin të merrnin pjesë në frontin grek shtohej nga dita në ditë.304

Përveç dezertimeve në masë, të shpeshta ishin dhe rastet e thyerjes së urdhërave në front

nga ana e ushtarëve shqiptarë, të cilët refuzonin t’u bindeshin eprorëve të lartë të ushtrisë

italiane. Në shumë raste kundërshtitë e ushtarëve shqiptarë për t’iu kundërvënë

komandantëve italianë shkonin deri në konfrontime të armatosura midis tyre. Ushtarët

shqiptarë ishin krejtësisht të pamotivuar për të qënë pjesë e ushtrisë italiane, megjithë

propagandën e madhe që bëhej, si dhe pagesat e larta që ofroheshin prej autoriteteve

italiane për të qëndruar në frontin e luftës.305 Pas tre muajsh luftime, trupat vullnetare

shqiptare dhe ato të rregullta të inkuadruara në ushtrinë italiane nuk ksihin asnjë motiv

për të vazhduar luftën.

Një prej figurave të shquara të lëvizjes nacionaliste shqiptare Mid’hat Frashëri,

pavarësisht dëshirës për ta parë një ditë Çamërinë të bashkuar më Shqipërinë, ishte krejt

në kundërshtim me vijën e ndjekur nga disa elementë të qeverisë shqiptare dhe asaj

italiane. Në një promemorje dërguar Jakomonit në shkurt të vitit 1941, M. Frashëri

shprehej se: “Është detyra jonë patriotike, e të gjithë shqiptarëve si dhe e qeverisë në

detyrë të bëjë të ditur në këtë moment tragjik të historisë tonë, pikpamjen tonë qeverisë së

Romës lidhur me zhvillimin e marrëdhënieve midis dy popujve tanë”. 306 Duke e

konsideruar një gabim trashanik të qeverisë italiane përfshirjen e Shqipërisë në luftën

299 Po aty., D.54, fl.37. 300 Po aty., F.161 , V.1940, D.516, fl.1. 301 Hoxha, Viste kombëtare shqiptare…, 280. 302Puto, Lufta italo-greke.., 262. 303 Fischer, Shqipëria gjatë Luftës.., 118. 304 AQSH, F.152/2, V.1941, D.345, fl.1-41. 305 Po aty., V.1942, D.610, fl.1-4. 306 Po aty., F.35, V.1941, D.37, fl.28. Promemorje e Mid’hat Frashërit dërguar Mëkëmbësit italian në

Shqipëri Francesko Jakomoni, shkurt 1941. Origjinali është në frëngjisht.

Page 83: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

57

kundër Greqisë, M. Frashëri ngrinte zërin dhe u bënte thirrje shqiptarëve të mos luftonin

për një çështje që nuk u përkiste aspak atyre. “Cilatdo qofshin marrëdhëniet midis Italisë

dhe Greqisë, shprehej Mid’hat Frashëri,- qeveria italiane kurrsesi nuk mund të n’a

përdorë ne shqiptarëve në luftën e saj kundër Greqisë”.307

Për shqiptarët edhe pse Italia fashiste dhe kryesisht shtypi i saj kishte

propaganduar me të madhe se një nga qëllimet kryesore të kësaj lufte ishte emancipimi i

Çamërisë dhe bashkimi i saj me atdheun mëmë, pjesëmarrja në luftën kundër Greqisë

ishte në dëmin e tyre. Shqiptarët e konsideronin një gabim të madh luftën ndaj Greqisë,

pasi i tillë kishte qënë dhe për ta pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste.

Sulmi kundër Greqisë ishte një shembull i dështimit të politikës së fashistëve, të

cilët nuk ishin në gjendje të bënin llogaritë me realitetin e ri gjeo-politik në Europë.

Historiani Bernd Fischer jep një statistikë të frikshme, kur përmend faktin se vetëm pak

muaj përpara sulmit ndaj Greqisë, Musolini me një urdhër të tij, çmobilizoi mbi 600.000

ushtarë italianë të mirëstërvitur duke i dërguar ata në shtëpi. Sipas këtij autori, urdhri i

Musolinit erdhi në një kohë fare të papërshtatshmë dhe u mor pa u konsultuar me

komandantët e gjeneralët e ushtrisë italiane.308 Si rezultat pjesa e mbetur e ushtrisë, e cila

u dërgua në frontin italo-grek ishin ushtarë të pastërvitur dhe jo të përgatitur për të

ndërmarrë luftime të këtij niveli.

Jakomoni e justifikonte dështimin e trupave italiane përballë atyre greke, me

faktin se Italia nuk ishte e përgatitur seriozisht për sulmin, pasi sipas tij, Italia vetëm sa

donte ta frikësonte Greqinë për të dorëzuar vullnetarisht krahinën e Çamërisë. Zyrtarët e

lartë fashistë në Romë dhe Tiranë do të pranonin me dhimbje se, humbja e prestigjit

ushtarak italian në Greqi erdhi si pasojë e pamjaftueshmërisë së përgatitjes ushtarake,

përkundrejt entuziazmit dhe euforisë së madhe që i parapriu këtij sulmi.309

Hitleri, që në fillim të nisjes së fushatës italiane kundër Greqisë e kishte parë atë

si fillimin e disfatës së trupave të Boshtit ndaj Aleatëve perëndimorë. Krejtësisht i

zhgënjyer nga veprimi i nxituar i Duçes, Hitleri do të shprehej se, “hyrja e befasishme e

Italisë në luftës kundër Greqisë u dha fitoret e para armiqve tanë”.310

Sipas historianit italian I. Montaneli, një nga shkaqet kryesore të dështimit të

ushtrisë italiane, si në Shqipëri ashtu dhe në Greqi ishte se, gjeneralët e saj më shumë

përpiqeshin që të ruanin postin e tyre zyrtar se sa pozicionet në betejë. Përveç kësaj,

Montaneli, e shikonte disfatën e ushtrisë fashiste në faktin se, ky qytetërim nuk kishte se

çfarë t’i ofronte më njerëzimit. “Më shumë se sa disfata,- thotë ai,- ajo që më ka prekur

më shumë është mënyra se si erdhi kjo disfatë”.311

Kur Italia zyrtarisht zbriti në fushën e betejës në vitin 1940, ajo ishte krejtësisht e

papërgatitur ushtarakisht dhe psikologjikisht e rrënuar. Ajo thjesht ishte e lodhur nga

retorika e përsëritur e luftës që ofronte Musolini dhe gjeneralët e tij. Nevojat e brendshme

të fuqive fashiste diktonin një qëndrim agresiv ndaj botës së jashtme. Për të ekzistuar si

pushtet real dhe për të kryer funksionet e tij, fashistët duhet të bënin përpjekjet e

nevojshme në mënyrë që të dominonin ato shtete me të cilat ata mendonin se kishin një

307 Po aty., fl.23. 308 Fischer, Shqipëria gjatë Luftës.., 121. 309 Jakomoni, Politika e Italisë.., 284. 310 Cervi, Storia della Guerra di Greçia, 12. 311 Montaneli, Cervi, L’Italia ….,311.

Page 84: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

58

strukturë të ngjashme autoritare. Prandaj dhe Greqia u zgjodh si një aleat-armik shumë i

favorshëm për t’u pushtuar.

Arsyeja se pse italianët nuk u përkrahën masivisht në luftën e tyre kundër Greqisë

prej shqiptarëve çamë ishte mjaft e kuptueshme. Minoriteti shqiptar në Greqi, por edhe

shqiptarët në Shqipëri e kishin kuptuar se, Italia s’ishte gjë tjetër veçse një shtet pushtues,

i cili kishte shkelur pavarësinë e Shqipërisë dhe si e tillë ajo kurrë nuk mund të siguronte

zgjerimin e kufijve të shtetit shqiptar. Për shqiptarët dhe pse italianët kishin trumbetuar

me të madhe se ndjenja irredentiste tek shqiptarët ishte e fortë, ajo shërbeu vetëm si

pretekst për të filluar luftën dhe jo për ta vazhduar atë.

Historiani B. Fischer, duke argumentuar rezultatet e dobta dhe mbështetjen e

pakët që italianët siguruan prej shqiptarëve shprehet se, nëse italianët do t’i kishin

përdorur trupat shqiptare në sulmin ndaj Çamërisë dhe jo në zonat ortodokse të Korçës,

milicia shqiptare do të kishte treguar ndoshta më shumë entuziazëm.312 Mbështetja e

popullsisë çame për trupat italiane nuk ishte ajo që Duçja kishte besuar disa ditë para

nisjes së sulmit ndaj Greqisë. Në përfundim të luftës Italia nuk arriti të çonte në tavolinën

e paqes atë çka pretendonte të fitonte me anë të sulmit ushtarak. Pozita e Çamërisë mbeti

po e njëjtë me atë të paraluftës. Premtimet e italianëve për zgjerimin e kufijve të

Shqipërisë dhe përfshirja në shtetin shqiptar të krahinës së Çamërisë mbeti një dëshirë që

nuk u realizua kurrë.

312 Fischer, Shqipëria gjatë luftës…, 118.

Page 85: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

59

KAPITULLI II

POZITA E ÇAMËRISË GJATË PUSHTIMIT ITALO-GJERMAN

2.1. Pushtimi i Greqisë dhe statusi i krahinës së Çamërisë.

Vdekja e papritur e Metaksait në janar të vitit 1941, solli dhe fundin e paqes së

përkohshme në politikën greke. Deri në këto momente suksesi i trupave ushtarake greke

kundër ushtrisë italiane kishte qënë i padiskutueshëm. Aleksandër Koritzis, i cili pasoi

Metaksain në detyrën e Kryeministrit të Greqisë, nuk ngurroi të kërkonte mbështetjen e

britanikëve për vazhdimin e betejës kundër trupave italiane dhe sigurimin e kufijve të

Greqisë. Dëshira e grekëve u mbështet menjëherë nga Britania e cila dërgoi në ndihmë të

Greqisë rreth 100.000 trupa të ushtrisë mbretërore. Kjo kërkesë e grekëve, ashtu siç dhe

pritej, irritoi së tepërmi Hitlerin, i cili për çështje strategjike ushtarake synonte me çdo

kusht të pengonte një penetrim të Britanisë në ishujt grekë. Për të prishur një aleancë të

mundshme të fuqive perëndimore si dhe për t’i shpëtuar nderin aleatit të tij Musolinit,

Hitleri vendosi të pushtojë Greqinë.

Disfata që po pësonte ushtria italiane në Ballkan dhe Afrikë nuk mund të kalohej

lehtë nga Hitleri, i cili mendonte se një gjë e tillë do t’u jepte kurajo fuqive aleate

perëndimore për të sulmuar me radhë këto rajone. Në 6 prill të vitit 1941, Hitleri dha

urdhër për të sulmuar Jugosllavinë dhe Greqinë. Pas një sulmi të rrufeshëm bombardimi

mbi Jugosllavi, ku mbetën të vrarë mbi 17 000 njerëz, Beogradi u dorëzua. Pa bisedime

diplomatike dhe pa ultimatum të orëve të fundit, siç ishte bërë zakon nga Fuqitë e Boshtit

në prag të Luftës së Dytë Botërore, Greqia u sulmua nga trupat gjermane. Tashmë fati për

Greqinë pas rënies së Jugosllavisë ishte vendosur.

Në datën 9 prill, trupat gjermane zotëronin pjesën veriore të Selanikut dhe portin e

këtij qyteti të rëndësishëm. Të ndodhura përpara euforisë ushtarake të trupave gjermane,

ushtria greke refuzonte të zbatonte urdhërat e dhëna nga oficerët grekë dhe britanikë. Në

këtë fazë të zhvillimeve ushtarake në Ballkan dhe në Greqi, epërsia e trupave gjermane

ishte në kulmin e tyre. E kundërta ndodhte me moralin e trupave greke, të cilat kishin

humbur krejtësisht efikasitetin e tyre. Të frikësuar dhe nga revanshi që kishte marrë

Hitleri në Ballkan, komanda greke mendoi më tepër për tërheqjen e ushtrisë dhe

minimizimin e humbjeve se sa për t’i bërë ballë kësaj furie. Një fakt të tillë e konfirmon

dhe veprimi i gjenerali grek Jorgos Tsolakoglu (Çollakogllu), i cili në cilësinë e

Komandantit të Armatës Greke të Maqedonisë Perëndimore la të hapur rrugë kalimin e

ushtrisë gjermane drejt Greqisë qëndrore, duke mos bërë asnjë rezistencë ndaj tyre.313

Duke vepruar në këtë mënyrë, forcat greke lanë të vetëm përballë ushtrisë

gjermane dhe ato trupa të ushtrisë britanike, të cilat u kishin ardhur më parë në ndihmë.

Pas këtij veprimi të komandës së ushtrisë greke u duk qartë se ajo shumë shpejtë do të

binte në pozita kolaboracioniste me ushtrinë gjermane. Pas një sulmi të befasishëm, më

313 Meta, Tensioni greko-shqiptar, 77.

Page 86: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

60

23 prill të vitit 1941, trupat greke tashmë të dërrmuara plotësisht iu dorëzuan komandës

gjermane pa kushte.

Vetëm tri javë, do t’i nevojiteshin Hitlerit për të përfunduar atë që aleati i tij

italian kishte vite që e kishte nisur. Tashmë, gjithë Greqia kontinentale ishte e pushtuar

me përjashtim të Kretës, e cila do të rezistonte deri në fund të muajit maj. Marrëveshja e

kapitullimit dhe e dorëzimit të ushtrisë greke, para asaj gjermane u nënshkrua në qytetin e

Janinës. Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, Komanda e Lartë gjermane në

Athinë, kërkoi dorëzimin pa kushte edhe të asaj pjese të ushtrisë greke, e cila nën

komandën e dhespotit Spiridon, mbante të pushtuar Shqipërinë e Jugut.314

Nisur nga zhvillimi i ngjarjeve në Greqi në prag të pushtimit të saj prej ushtrisë

gjermane, të krijohet përshtypja se, shumica e politikanëve grekë e kishin mirëpritur këtë

hyrje të ushtrisë së Hitlerit në territorin e tyre. Të lodhur tashmë prej rezistencës së gjatë

ndaj ushtrisë italiane, gjeneralët dhe politikanët grek, si Metaksa dhe pasardhësit e tij,

mezi e prisnin një pushtim prej Gjermanisë naziste. Madje që para nisjes së sulmit të

ushtrisë gjermane drejt Athinës, disa politikanë grekë kishin filluar të bindnin eksponentë

të lartë gjermanë se, një ndërhyrje ushtarake gjermane në Greqi do të neutralizonte

situatën në dobi të Boshtit.315

Pothuajse në të gjithë Greqinë, faza e parë e pushtimit të saj nga trupat e Boshtit

kaloi pa ndonjë qëndresë, pasi shumica e liderëve politikë dhe ushtarakë të vendit më

tepër u morën me betejën midis republikës dhe monarkisë.316 Mbretit Jorgos II pas hyrjes

së trupave të Boshtit në Greqi u gjend përpara dy mundësive, ose të qëndronte në vend

dhe në këtë mënyrë ai do të binte nën pozitat kolaboracioniste me gjermanët, ose do të

largohej së bashku me qeverinë e tij, por edhe në këtë rast ai do të konsiderohej nga

populli dhe besnikët e tij si tradhëtar. Pas një hezitimi të shkurtër, mbreti vendosi të

largohej për në Londër së bashku me kryeministrin e qeverisë së tij. Mbreti Jorgos II

gjeti strehim te aleatët britanikë, duke krijuar në Londër dhe qeverinë greke në ekzil të

kryesuar nga kryeministri saj Emanolis Tsouderos.

Pas pushtimit nga ushtritë e Boshtit në prill të vitit 1941, Greqia u nda në tri zona

influence midis komandave ushtarake të Italisë, Bullgarisë dhe Gjermanisë. Italia mori

nën administrimin e saj ushtarak pjesën kontinentale dhe atë ishullore të shtetit helen.

Bullgaria mori në administrim Trakën dhe pjesën e Maqedonisë Lindore, ndërsa

Gjermania përfshinte në administrimin e saj Selanikun, brigjet e Vardarit, Athinën dhe

një pjesë të madhe të Kretës. Kjo ndarje administrative e Greqisë ishte e menduar më së

miri nga komanda e lartë ushtarake e Boshtit që drejtonte operacionin kundër Greqisë,

pasi një ndarje e tillë e influencave ishte e mbështetur në baza etnike, duke siguruar në

këtë mënyrë një qeverisje më të mirë dhe një copëtim të shtetit helen. Bullgarët morën në

administrim sllavët e Greqisë veriore dhe të Maqedonisë duke u siguruar që në

vazhdimësi këto grupe etnike do të krijonin pavarësinë nga shteti grek. Po kështu dhe

Italia mori në zotërim territore të banuara nga vllehët arumunë, me qëllimin e vetëm për

t’i inkurajuar këta për një shkëputje në të ardhmen nga shteti grek.

314 Cervi, Storia della Guerra di Grecia, 252. 315 Mazower, Inside Hitler’s Greece…, 15. 316 Hondoros, Occupation and Resistance.., 123-124.

Page 87: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

61

Për shqiptarët e Greqisë ishte rezervuar një tjetër ide e administrimit territorial të

tyre. Krahina e Çamërisë dhe Epirit e banuar prej shqiptarëve u vu nën administrimin e

përbashkët italo-gjerman, të cilët duke ditur aspiratat kombëtare dhe përpjekjet e

vazhdueshme të shqiptarëve, së bashku përpiqeshin që t’ia aneksonin këtë krahinë shtetit

shqiptar.317 Ndërsa vllehët ishin helenizuar dhe maqedonasit ishin të izoluar nga malet e

larta që i rrethonin, shqiptarët përbënin një forcë të vërtetë lëvizëse brenda shtetit grek. Si

një grup kompakt, popullsia shqiptare e Çamërisë kishte në zotërim pjesët më pjellore të

krahinës.

Situata në Çamëri gjatë muajve të parë të pushtimi, u provokua nga vetë italianët,

të cilët për interesa politike e ushtarake të momentit nuk bënë asnjë përpjekje për

rregullimin e gjendjes dhe administrimin e krahinës. Pas pushtimit të Çamërisë, italianët

vepruan ndryshe nga çfarë kishin propaganduar para luftës. Ata ndoqën një politikë të

dyanshme, e cila mbështetej në interesat e çastit. Italianët herë vinin në drejtim të

pushtetit lokal shqiptarët, herë grekët, e herë ngrinin flamurin shqiptar e herë atë grek.

Natyrisht që kjo rrugë e ndjekur do të provokonte rritjen e tensionit politik, por ajo

njëkohësisht bëri që popullsia shqiptare çame ta

humbiste besimin te Italia dhe ta shikonte ushtrinë italiane si pushtuese.

Disa herë me radhë pretendimet italiane për bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë

u kundërshtuan nga komanda gjermane, duke lënë në fuqi marrëveshjen e 8 prillit të vitit

1941, midis komandës ushtarake greke dhe asaj gjermane për ruajtjen e kufijve ndërmjet

Greqisë dhe Shqipërisë, sipas marrëveshjeve ndërkombëtare tashmë të njohura si,

Konferenca e Londrës, Firences dhe ajo e Parisit. Gjatë takimit midis ministrit të jashtëm

italian Çiano dhe atij gjerman Ribentrop në Vjenë në 22 prill 1941, u ra dakort që

Gjermania të mbështeste pretendimet italiane lidhur me zgjerimin e vijës kufitare të

Shqipërisë, duke e çuar këtë kufi në jug deri në vijën Follorinë - Pind - Artë – Prevezë.318

Hitleri ishte tërësisht dakort rreth propozimeve italiane për të zgjeruar kufirin e

Shqipërisë në jug në drejtim të Greqisë dhe që ishujt Joninanë t’i aneksoheshin Italisë.319

Pavarësisht marrëveshjes paraprake të arritur, ministri i jashtëm italian nuk ndihej aspak

entuziast lidhur me atë çka do të ofronte në realitet Komanda e Lartë gjermane. Në ditarin

e tij, vetëm një javë më vonë, Çiano do të shkruante se, “më duket se e pakta që duhet të

bëhet është t’u kërkohet gjermanëve të na lihet edhe qeveria civile e territoreve që ne

reklamojmë. Nëse jo, druhem se në fund të llogarisë, përfitimi që na rezervohet ne do të

jetë shumë modest”.320 Duket qartë se gjermanët u treguan tepër dorështrënguar ndaj

kërkesave të italianëve për të marrë në dorë, si administrimin ushtarak dhe atë civil të

krahinave të kërkuara prej tyre, e kryesisht të Çamërisë. Një kërkesë e tillë padyshim që

kishte në konsideratë dhe kërkesat e shqiptarëve, të cilët deri tani kishin shpresuar së më

në fund bashkimi i Çamërisë me Shqipërinë do të bëhej realitet.

Në kuadër të bisedimeve italo-gjermane për ndarjen e influencave në Ballkan, si

dhe për vendosjen e kufijve të Shqipërisë, një delegacion shqiptar i përbërë nga

eksponentë të lartë të qeverisë shqiptare vizitoi Romën në fund të muajit maj 1941.

Delegacioni shqiptar kryesohej nga Mustafa Kruja dhe në përbërje të tij ishin, Dhimitër 317 Mazoëer, After the War..., fq.24. 318 AIH, AV. 38, fl.23. 319 DDI, Seria IX, vol.VI, dok.967, Bisedimet e Çianos me Johachim Von Ribentrop, 21 prill 1941. 320 Ciano., Ditari, 88. Shënimi është bërë në datën 28 prill 1941.

Page 88: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

62

Berati, Tahir Shtylla, Xhemil Dino përfaqësues i krahinës së Çamërisë dhe Fejzi Alizoti

si përfaqësues i shqiptarëve të Kosovës.321 Gjatë qëndrimit të tij në Romë delegacioni

shqiptar zhvilloi disa takime intensive me zyrtarë të lartë fashistë të ministrisë së punëve

të jashtme italiane si dhe me zyrtarë të nënsekretariatit për çështjen shqiptare. Gjatë

bisedimeve midis palëve, delegacioni shqiptar i kërkoi qeverisë italiane që të merrte në

konsideratë premtimet e bëra para lufte si dhe kërkesat e shumta të shqiptarëve për

rivendosjen e kufijëve të Shqipërisë, duke hedhur poshtë vendimet e Konferencës së

Londrës dhe asaj të Parisit.322

Pothuajse gjatë gjithë muajit qershor 1941, delegacioni shqiptar punoi në mënyrë

intensive dhe mbajti kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të lartë fashistë të ministrisë së

jashtme italiane, si dhe me Zenone Beninin e Skamakën (Scammaca), të dy zyrtarë të

lartë të nënsekretariatit për çështjen shqiptare në Romë. Qëllimi i këtyre takimeve ishte

qartësimi sa më mirë i rivendikimeve shqiptare dhe përfundimi njëherë e mirë i çështjeve

të minoriteteve shqiptare që gjendeshin në Jugosllavi dhe Greqi. 323 Në përfundim të

konsultimeve, palët hartuan dy projekte lidhur me të ardhmen e shqiptarëve në rajon. Në

projektin e parë parashikohej krijimi i një “Shqipërie të Madhe”, me një popullsi që

shkonte nga 2.5 deri në 3 milionë banorë.324 Ndërsa në projektin e dytë, i cili ishte më pak

ambicioz, italianët nuk kishin përfshirë brenda shtetit shqiptar krahinën e Çamërisë, aq të

premtuar për shqiptarët para fillimit të konfliktit me Greqinë.325

Bisedimet e zhvilluara në Romë, si dhe marrëveshja paraprake italo-gjermane për

përcaktimin e kufijve të Shqipërisë sipas projektit italian, patën jehonë të madhe te shtypi

shqiptar, si dhe te qeveria shqiptare e Tiranës. Gazeta “Tomori” në faqet e saj të datës 11

qershor 1941, në artikullin me titull “Kosova dhe Çamëria i kthehen Shqipërisë” do të

shkruante se, “Shqipëria do të zgjerohet e do të zmadhohet me tokat e Kosovës në veri

dhe të Çamërisë në jug…..Sipas marrëveshjes së arritur me komandën gjermane, e gjithë

Greqia bashkë me Athinën, do të pushtohet nga trupat italiane”.326

Por, konfliktet e shpeshta midis gjermanëve dhe italianëve të cilat kishin nisur që

para aksionit të Duçes kundër Greqisë, përfshinë dhe vendimet e tyre për bashkimin e

Çamërisë me shtetin shqiptar. Italianët kishin vendosur një farë kontrolli mbi Çamërinë,

duke përfshirë nën juridiksionin e tyre Janinën, Prevezën dhe Thesprotinë me afro 300

mijë banorë, me bindjen se këtë territor do t’ia bashkangjisnin Shqipërisë. Komanda

gjermane në Athinë këtë ide të projektuar nga italianët, të arritur mbase dhe me presionin

e ardhur nga nacionalistët shqiptarë e kundërshtoi. Pavarësisht kësaj ndarjeje, përsëri

pjesa më e madhe e Çamërisë mbeti nën kontrollin e Athinës, me përjashtim të një

territori midis Follorinës dhe Bilishtit, e cila mbeti nën autoritetin doganor të

Shqipërisë.327

321 ASMAE, SSAA, b.78, F. Komisioni shqiptar për përcaktimin e kufijve. Njoftim i Skamakës për

Jakomonin datë 24 maj 1941, tel. 71/05275/12448. 322 Po aty. 323 Po aty., Tel.71/06605/1799. Shënime të Skamakës për GAB-AP, datë, 22 qershor 1941. 324 Manda, Çamët muslimanë…,141. 325 Po aty. 326 Gazeta “Tomori”, Nr.147, Tiranë, datë 11 qershor 1941. 327 Bashkurti, Çamëria në rrugën e zgjidhjes, 419.

Page 89: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

63

Nisur nga këto zhvillime politike që po ndodhnin në Shqipëri dhe rajon, ku

presioni i nacionalistëve shqiptarë për bashkimin real të tokave të çliruaara sa vinte e

rritej, diplomacia italiane vendosi që për të kënaqur disi kërkesat e shqiptarëve të

emëronte si ministër shteti për trojet shqiptare në Jugosllavi, Fejzi Alizotin dhe Xhemil

Dinon si Komisioner i Lartë i trojeve shqiptare në Çamëri.328 Sipas dekretit mbretëror,

Xhemil Dino do të kishte të gjithë mbështetjen e qeverisë kuislinge shqiptare të Tiranës

për të ushtruar autoritetin e tij në veprimtarinë e shqiptarizmit dhe do e shtrinte autoritetin

e vet nga kufiri shtetëror i Shqipërisë Jugore e deri në Janinë.329

Edhe pse me këmbënguljen e nacionalistëve shqiptarë dhe aprovimin e italianëve

Xhemil Dino u zgjodh në korrik të vitit 1941, si Komisioner i Lartë për Çamërinë, përsëri

kjo krahinë mbeti nën kontrollin dhe administrimin e komandës ushtarake gjermane në

Athinë. Qeveria kuislinge greke nuk mund të pranonte kurrsesi që Çamëria të

vetqeverisej nga shqiptarët dhe aq më tepër ajo t’i bashkohej Shqipërisë. Emërimi i

Xhemil Dinos në funksionin e Komisionerit të Lartë u kundërshtua menjëherë nga

zyrtarët grekë kuislingë dhe kështu posti i tij mbeti vetëm në cilësinë e një detyre

honorifike dhe pa funksione vendimmarrëse apo zbatuese.330 Emërimi i Xhemil Dinos në

funksionin e Komisarit të Lartë për Çamërinë, nuk u prit mirë as nga popullsia greke e

qytetit të Janinës dhe zonave përreth. Për grekët ishte e papranueshme që ky qytet të

administrohej nga shqiptarët. Duke iu trembur një aneksimi të afërt nga ana e

shqiptarëve, popullsia vendase u rebelua duke bërë që autoritetet ushtarake italianë të

trembeshin dhe të vendosnin përkohësisht ngrirjen e aktivitetit të Xhemil Dinos në këto

zona.331 Një fakt të tillë Xhemil Dino e konfirmon vetë, teksa në një takim me Duçen i

ankohet se, “pavarësisht se jam caktuar në funksione të larta, unë nuk bëj gjë tjetër veçse

shëtis”.332

Të vënë përpara presionit në rritje si nga qeveria kuislinge greke e Athinës, ashtu

dhe nga kundërshtitë e shumta të popullsisë greke, politika italiane dhe komanda

ushtarake e saj në Çamëri gjykuan se do të ishte në interesin e tyre që të ruanin raportet e

mira me popullsinë greke. Ndjekja e një rruge të tillë do të ndikonte ndjeshëm në uljen e

rezistencës greke kundër trupave italiane në Greqi, si dhe do të bënte të mundur afrimin e

klasës politike greke në rugën e bashkëpunimit me ta. Për të argumentuar këtë qëndrim,

Komandanti i Korparmatës së XXVI, Guido Della Bona, i referonte komandës ushtarake

se, grekët e krahinës së Çamërisë dhe veçanërisht qytetet e tilla si, Janina e ato të tjera me

shumicë popullsie greke, preferonin më mirë të qëndronin nën pushtimin italian se të

aneksoheshin e të qeveriseshin nga shqiptarët.333

Për të vertetuar të dhënat e mësipërme si dhe për të justifikuar qëndrimin e tyre,

Ministria e Punëve të Jashtme italiane ngarkoi Carlo Umilta (Karlo Umilta) me detyrën e

328 Martuçi, Tokat e çliruara shqiptare; Çamëria.., 28. 329 Relazioni Internazionali, Sviluppi dell’ Albania, datë 9 gusht 1941, nr.32, viti VII, 1028. 330 Hoxha, Viset shqiptare…, 323. 331 AUSSME, Fondi L 15, b.22. Njoftim i Komandës XXV të Korparmatës drejtuar Komandës Eprore të

Forcave të Armatës në Greqi, datë, 20 korrik 1941. 332 AQSH, F.161, V.1941, D.104, fl.2. 333 AUSSME, Fondi L 15, b.27, Njoftim i Përfaqësisë së Italisë në Greqi për Komandës Eprore të Forcave të

Armatës në Greqi, datë, 3 nëntor 1941.

Page 90: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

64

inspektimit të situatës në krahinën e Çamërisë e cila do t’i bashkëngjitej Shqipërisë.334

Gjatë këtij inspektimi, diplomati italian arriti në konkluzion se, në zonat e Kosturit e disa

fshatra përreth, nuk ekzistonte as “hija e shqiptarit”. Sipas tij, banorët e këtyre zonave

ishin maqedonas dhe dëshira e tyre ishte që të bënin pjesë në shtetin maqedonas, por nëse

kjo nuk ishte e mundur ata do preferonin të qëndronin ende nën administrimin grek.

“Edhe nëse dështonte kjo politikë, -theksonte C. Umilta në raportin e tij,- këta banorë me

kënaqësi do të preferonin një administrim italian, por në asnjë rast nuk do të përshtateshin

me aneksimin nga Shqipëria dhe kundër një aneksimi të tilla ata ishin gati për një

kryengritje të përgjithshme”. 335 Duke vazhduar më tej inspektimin e tij, Umilta, në

rrëfimin për Grebenenë, Mecovën, Janinën kishte arritur në të njëjtin konkluzion.

Duke iu referuar asaj çka ai kishte parë e biseduar në Janinë, Umilta kishte vënë

re se, “qyteti ishte krejtësisht grek, me ndonjë pakicë shumë të dobët muslimanësh

shqiptarë”.336 “Mjafton të shihje njerëzit në rrugë,- theksonte diplomati italian,- për t’u

bindur se asnjëri nuk do t’i përshtatej aneksimit me Shqipërinë….mendimi për t’i

bashkuar këto vise me Shqipërinë ishte absurd dhe gjithë populli do të ngrinte krye”.337

Kurajoja e diplomatit italian shkonte deri atje, sa ai të kritikonte në mënyrë të hapur këtë

“çmenduri” të Romës, për të bashkuar Çamërinë me Shqipërinë. Sipas pikpamjes së tij,

politika e Romës ishte kapur në befasi, kur kishte menduar për bashkimin e Çamërisë me

Shqipërinë dhe se ata nuk e kishin idenë e saktë për rrezikun që u kanosej.338 Të gjitha

këto justifikime vinin për faktin se, tashmë Italia kishte menduar që të mos vazhdonte më

me politikën e saj për bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë. Një politikë e tillë bëhej

enkas për t’i mbyllur gojën kërkesave të qeverisë shqiptare drejtuar asaj italiane, për të

mbajtur premtimet e saj të para luftës për bashkimin e trojeve shqiptare nën një shtet të

vetëm.

Por, për Italinë fashiste tashmë rëndësi e dorës së parë ishte ruajtja e

marrëdhënieve të mira me grekët dhe komandën gjermane të Athinës. Për të zbatuar

politikën e tyre, autoritetet italiane në verën e vitit 1941, emëruan guvernator të Epirit,

Mihalis Tsimbir, i cili në bashkëpunim me gjermanët e rikonfirmoi këtë post edhe në

vjeshtën e vitit 1944.339 Gjithashtu, Prefektët e krahinave si dhe shefat e xhandarmërisë

vendase ishin grekë, të cilët në shumicën e rasteve bashkëpunuan me autoritetet ushtarake

të Boshtit për administrimin e krahinës së Çamërisë si dhe shtypjen e rezistencës

antifashiste.

Pavarësisht ngjarjeve në terren të cilat nuk ishin aspak në favor të shqiptarëve,

politika fashiste në Romë vazhdonte të theksonte me të madhe se, tashmë bashkimi i

tokave shqiptare të lëna jashtë trungut mëmë ishin bashkuar me Shqipërinë. Në 12 korrik

të vitit 1941, revista italiane me titull “Relazioni Internazionali” shkruante në faqet e saj

se; “Si pasojë e ofensivës së Boshtit në Ballkan muajin e kaluar të prillit, armët italiane,

përveç zonave jugore të pushtuara së fundi nga grekët, çliruan edhe krahinat shqiptare të

334 Carlo Umilta, Jugosllavia dhe Shqipëria. Kujtime të një diplomati, (Milano, 1947). 128-129. 335 Po aty. 336 Po aty. 337 Po aty. 338 Po aty., 132. 339 Hermann Frank Meyer, Blutiges Edelweiss. Die I. Gebirgs-Division im Zweiten Weltkrieg. (Berlin,

2008). 463.

Page 91: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

65

mbetura deri tani nën zgjedhën jugosllave dhe greke”.340 Duke iu referuar çështjes së

bashkimit të Çamërisë me Shqipërinë, kjo gazetë shkruante se, “në këtë mënyrë u

bashkuan me atdheun tokat dhe popullsitë e Çamërisë, të Kosovës dhe Maqedonisë

Jugosllave, të cilat ndërkohë kishin treguar në mënyrë të padyshimtë vullnetin e tyre”.341

Për të qenë në kohezion me kërkesat e nacionalistëve shqiptarë, të cilët që më

herët kishin kërkuar bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë, politika fashiste italiane kishte

premtuar se me ndërhyrjen e Fuqive të Boshtit në Ballkan do të bëhej e mundur vendosja

e rendit të ri, ku si rrjedhojë, si Kosova dhe Çamëria do t’i bashkëngjiteshin Mbretërisë së

Shqipërisë.342 Por raporti përfundimtar i hartuar nga C. Umilta, i cili iu dërgua Ministrisë

së Punëve të Jashtme në Romë, i vuri një herë e përgjithmonë kapakun çështjes së

aneksimit të Çamërisë nga shteti shqiptar. Pavarësisht ankesave të njëpasnjëshme të

Xhemil Dinos dhe nacionalistëve të tjerë shqiptarë, qeveria italiane miratoi në mënyrë

unanime përfundimet e arrituara nga inspektori italian. Raporti i diplomatit italian

Umilta, duket se ka patur jo pak ndikim në vendimarrjen e politikës italiane, e cila për

momentin e konsideronte të mbyllur çështjen çame dhe bashkimin e Çamërisë me

Shqipërinë. Përfundimi i gjithë kësaj, ishte ndërprerja e propagandës për të bashkuar

Çamërinë me Shqipërinë, gjë për të cilën u arrit të bindej dhe qeveria shqiptare e Tiranës,

si dhe vet Xhemil Dino, i cili përfundimisht u kthye në Romë.

Megjithë premtimet e mëdha të pushtuesve italianë dhe gjermanë për krijimin e

Shqipërisë së Madhe, çështja e shqiptarëve jashtë trojeve gjatë Luftës së Dytë Botërore

mbeti e pazgjidhur. Për të justifikuar dështimin e politikave të qeverisë së tij, Jakomoni

do të pranonte se, fati i territoreve të pushtuara nga trupat italiane në fund të operacioneve

ushtarake, u rregullua pa ia bashkëngjitur Çamërinë trojeve të Shqipërisë, pasi ajo ngeli

nën administrimin ushtarak të forcave pushtuese në Greqi.343

Lidhur me statusin juridik të shtetasve me origjinë shqiptare të cilët gjendeshin

jashtë terrtioreve të shtetit shqiptar, duhet theksuar se ata mbetën në të njëjtat pozita që

kishin qenë dhe para pushtimit italian. Zyra e Çështjeve Civile pranë Mëkëmbësisë së

Përgjithshme italiane në Tiranë, në një komunikim me Ambasadën italiane në Sofje, në

fund të muajit gusht të vitit 1941, bënte me dije se, pas aneksimit të Kosovës të gjithë

individët me prejardhje nga territoret të cilat u janë bashkëngjitur “Mbretërisë shqiptare”,

në bazë të dekretit mbretëror të 12 gushtit të vitit 1941, u njihej e drejta për t’u pajisur me

pasaportë shqiptare nga të gjitha ambasadat italiane dhe shteti shqiptar.344

Përsa u përkiste shqiptarëve të Çamërisë, ky njoftim bënte me dije se, shqiptarët e

Çamërisë dhe ata të pjesës së Kosovës e cila nuk ishte pjesë e “mbretërisë së re shqiptare”

nuk mund t’u lëshohej pasaportë shqiptare, pasi çamët konsideroheshin shtetas grekë,

ndërsa të dytët konsideroheshin shtetas bullgarë. 345 Për popullsinë me prejardhje

shqiptare që jetonte në Trakën Perëndimore, ishte parashikuar që individët e lindur në

340 Relazioni Internazionali, Sviluppi dell’ Albania, datë 12 korrik 1941, nr.28, viti VII, 880. 341 Po aty. 342 Po aty., Fjalim i Duçes në Dhomën e Fashios dhe të Korporatave në 10 qershor 1941. 343 Jakomoni, Gjysma ime shqiptare.., 214. 344 AQSH, F.161, V.1941, D.724, fl.7. 345 Po aty.

Page 92: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

66

Shqipëri me banim në këtë krahinë që nga gushti i vitit 1927, të rikonsideroheshin shtetas

shqiptar.346

Nga analiza e ngjarje dhe fakteve historike, rezulton se gjatë gjithë periudhës së

dominimit ushtarak italian në Çamëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, çështja çame si dhe

ndikimi i qeverisë shqiptare e Mëkëmbësisë së Tiranës erdhi duke u zvogëluar. Edhe

njëherë tjetër shpresat e popullsisë së Çamërisë për t’u bashkëngjitur trungut mëmë u

venitën.

346 Po aty.

Page 93: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

67

2.2. Gjendja sociale-ekonomike e minoritetit shqiptar në Çamëri, 1941-1942.

Pas shpartallimit të ushtrisë greke në prill të vitit 1941, dhe vënies nën kontrollin

e forcave të Boshtit të Greqisë, popullsia shqiptare në Çamëri kishte të gjitha të drejtat të

festonte, pasi ata shpresonin se tashmë erdhi dita që ëndrra e tyre për t’u bashkuar me

trungun mëmë më së fundi do të bëhej realitet. Sipas autorit grek V. Krapsitis, pas hyrjes

së trupave të Boshtit në krahinën e Çamërisë, sheshet dhe shtëpitë e banorëve shqiptarë u

mbushën me flamuj shqiptarë dhe italianë.347 Bashkë me trupat italiane u rikthyen dhe ata

shqiptarë të larguar për shkak të reprezaljeve të administratës civile e ushtarake greke.

Pas rënies së Greqisë në duart e ushtrive të Boshtit, Faik Konica do të vazhdonte

shkrimet e tij në mbështetje të idesë se, sulmi italian ndaj këtij vendi s’ishte gjë tjetër

veçse vënia e drejtësisë në vend për shqiptarët. Në artikullin e tij me titull “Pas dehjes”, të

botuar në gazetën “Dielli”, të datës 17 maj 1941, Konica do të shprehej me nota të thella

sarkazme ndaj thyerjes së turpshme të ushtrisë greke përpara ushtrive të Boshtit. “Grekët

kanë një zakon të keq,- shprehej Konica,- ata dehen shumë…dehen nga fjalët dhe

ëndrrat”. 348 Duke përshkruar krimet e kryera nga grekët ndaj popullsisë shqiptare

muslimane çame në Greqi, Konica shprehej se, “krimet e kryera nga grekët kundër

bashkëpatriotëve tanë shqiptarë kanë qenë të tmerrshme, veçanërisht në Çamëri, ku

njerëzit vriteshin si kafshët, e në kampet e përqëndrimit ata liheshin të vdisnin nga uria

dhe etja”.349 Duke iu referuar torturave të bëra në burgjet greke ndaj shqiptarëve çamë e

veçanërisht ndaj patriotit Musa Demi, Konica premtonte se, këto ngjarje rrënqethëse do të

përmblidheshin në një shkrim tjetër po në faqet e kësaj gazete.350 Madje Konica bënte me

faj grekët, të cilët me qëndrimin e tyre ndaj shqiptarëve i detyruan këta që të konsideronin

si shpëtimtarë dhe miq italianët.

Sulmi italian kundër Greqisë pati pasoja katastrofike sidomos për popullsinë

muslimane shqiptare çame në Greqi, e cila u ndodh para një situate të rëndë sociale dhe

ekonomike. Në Çamëri, pothuajse të gjithë burrat e moshës 13 deri në 60 vjeç ishin

internuar në ishujt e largët të Egjeut. Vetëm në ishullin e Mitilenës qeveria greke kishte

internuar mbi 820 çamë, të cilët në kushte të vështira dhe në pamundësi për t’u rikthyer

në shtëpitë e tyre, kishin arritur të strehoheshin nga autoritetet lokale të Nënprefekturës së

Bilishtit.351 Në njoftimin e nënprefektit të Bilishtit, Tare Shyti, dërguar Prefekturës së

Korçës në mesin e muajit maj të vitit 1941, lidhur me gjendjen e shqiptarëve çamë të

kthyer nga burgjet greke, thuhej se, “afro 820 çamë që ishin internuar nga qeveria greke

në ishullin e Mitilenës, mbërritën prej Follorine në Kapshticë në këmbë{…} janë gati të

zbathur dhe të zhveshur, s’kanë rroba fjetje. Mbrëmë që shkoi u shpërndamë ushqim e

fjetje familjeve të Kapshticës”.352

Po ato ditë, Komisari i Jashtëzakonshëm Zef Kadare, i dërgonte një njoftim

Kryesisë së Këshillit të Ministrave në Tiranë, lidhur me problemin e strehimit dhe

347 Vasilis Krapsitis, Istoria tu Margaritiu, (Athinë, 1992), 102. 348 AQSH, F.161, V.1941, D.79, fl.3. Artikull i Gazetës Dielli, 17 maj 1941. 349 Po aty. 350 Po aty. 351 Po aty., F. 317, V.1941, D.64, fl.67. 352Po aty. .

Page 94: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

68

shpenzimeve të emigrantëve çamë. Në këtë njoftim thuhej se, “refugjatët erdhën në

Bilisht në sasi të madhe, përmbi 800, dhe duheshin nisë në Filat nji orë e më parë, mbasi

Bilishti nuk mund të kishte as ushqim e as strehim për nji shumicë kaq të madhe”.353

Po atë muaj, Azis Çami, së bashku me disa shqiptarë të tjerë, në emër të

refugjatëve çamë të cilët gjendeshin në Shqipëri, i dërguan një promemorje kryeministrit

të qeverisë shqiptare në Tiranë Shefqet Vërlacit.354 Në këtë promemorje, përfaqësuesit e

refugjatëve çamë njoftonin kryeministrin shqiptar, lidhur me gjendjen e rëndë të

popullsisë çame në Çamëri pas hyrjes së trupave italo-gjermane në këtë krahinë. Në

promemorje thuhej se, “nga informatat e fundit që kemi marrë prej Çamërie, njoftohemi

se grekërit kanë vrarë mbi 500 vetë. Popullsia që ka mbetur në Çamëri përbëhet vetëm

nga gra, fëmijë e disa pleq, të cilët vuajnë nga mungesa e ushqimeve dhe barnave”.355

Duke vazhduar më tej me njoftimin rreth situatës në Çamëri, Azis Çami dhe shqiptarët e

tjerë kërkonin prej qeverisë shqiptare që, të dërgohej në Çamëri një komision i kryesuar

nga oficerë të lartë të ushtrisë mbretërore dhe përfaqësues të popullsisë çame, me qëllim

mbledhjen e të dhënave rreth shqiptarëve çamë të zhdukur dhe të interrnuar në ishujt

grekë. Gjithashtu, në këtë promemorje kërkohej, që një tjetër komision të dërgohej në

zonat që mbaheshin të pushtuara nga ushtarët gjermanë, për mbledhjen e informatave

rreth fatit të çamëve të interrnuar. Hartuesit e kësaj letre, kërkonin nga qeveria shqiptare,

që të bisedohej me komandën gjermane në Çamëri për kthimin në shtëpitë e tyre të

çamëve që gjendeshin në burgjet dhe ishujt grekë, si dhe të liroheshin ushtarët çamë të

cilët gabimisht mbaheshin të internuar nga autoritetet ushtarake italiane në Kolonjë të

Lushnjes.356 Në një tjetër njoftim në të njëjtën periudhë, dërguar kryeministrit të qeverisë

shqiptare të Tiranës theksohej se, “për shkak të mungesës së meshkujve çamë në krahinën

e Çamërisë, autoritetet ushtarake italiane kanë lejuar rikthimin në detyrë të të gjithë

funksionarëve të vjetër grekë, të cilët vazhdojnë të tmerrojnë familjet çame, duke u thënë

se së shpejti në zonë do të vij ‘karofiloqija’ greke.”357

Ndër masat e menjëhershme që ndërmori komanda e Lartë gjermane në Janinë

ishte lirimi i të gjithë të burgosurve dhe të internuarëve shqiptarë çamë prej regjimit të

mëparshëm grek. Tashmë qindra familje çame të detyruar të largoheshin prej mizorive

greke, u rikthyen në trojet e veta. Me ndihmën e komandës gjermane, u bë i mundur

lirimi nga burgjet dhe internimet i qindra e mijëra burrave çamë, që kishin qenë në ishujt

e largët të Greqisë. Kthimi i shqiptarëve në shtëpitë e tyre, edhe pse pritej të kthehej në

një hakmarrje si përgjigje ndaj veprimeve barbare të administratës dhe banorëve me

origjinë greke, i zhgënjeu grekët të cilët besonin se, zemërimi i shqiptarëve do të bindte

mbi ta. Duke analizuar pikërisht këtë sjellje të shqiptarëve çamë, autori M. Dezhgiu

353 Po aty., F. 149, V.1941, D.64, fl.86. 354 Po aty., D. I-241, fl.1. Njoftim i përfaqësuesve të popullsisë çame në Shqipëri dërguar Kryeministrit të

qeverisë shqiptare mbi gjendjen e popullsisë çame në Çamëri pas hyrjes së trupave italiane në këtë krahinë,

datë 1.5.1941. 355 Po aty. 356 Po aty., fl.1-2. 357 Po aty, fl.2.

Page 95: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

69

thekson se, shqiptarëtu ngritën mbi pasionet shoviniste, duke iu ofruar grekëve rrugën e

bashkëpunimit kundër armikut të përbashkët.358

Si pasojë e luftimeve, tregëtia e zonave të Çamërisë me pjesë të tjera të Greqisë

kontinentale u ndërpre. Qeveria greke nëpërmjet Bankës Bujqësore ndërhynte për

vendosjen e çmimeve për produktet bujqësore dhe blektorale të prodhuara nga shqiptarët

muslimanë. Duke diktuar çmimet, kjo bankë, qëllimisht grumbullonte sasira të

konsiderueshme prodhimesh me çmime të ulëta dhe më pas i shiste ato në tregjet greke

me çmime shumë herë më të larta.359 Abuzimet më të mëdha të politikave ekonomike të

ndjekura nga Banka Bujqësore greke kishin të bënin kryesisht me prodhimin e vajit të

ullirit, produkt i cili në masën 90% ndodhej në duart e popullsisë muslimane shqiptare.

Duke marrë në konsideratë faktin se, shqiptarët muslimanë zotëronin në masë të

konsiderueshme prodhimin e vajit të ullirit, paria çame u propozonte autoriteteve italiane

që ky produkt të shkëmbehej me produkte të tjera të domosdoshme si grurë, miell etj. të

cilat ishin të nevojshme për mbajtjen gjallë të familjeve muslimane çame.360 Fushat e

Paramithisë, Pargës, Prevezës të cilat prodhonin sasira të konsiderueshme drithi dhe

prodhime të tjera bujqësore, që eksportoheshin në tregun e brendshëm të Greqisë, tashmë

kishin mbetur djerrë. Musa Demi në kërkesë drejtuar autoriteteve të larta të ushtrisë

italiane, u kërkonte që të siguronin një sasi të konsiderueshme gruri, për mbjelljen e

fushave të gjera të Çamërisë, të cilat për shkak të luftimeve kishin mbetur pa mbjellë.361

Ndër masat e tjera të cilat ndikonin drejtëpërdrejtë në gjendjen ekonomike të

çamëve muslimanë ishte bllokimi nga ana e qeverisë kolaboracioniste greke të shitjes së

pronave të shqiptarëve, si dhe dhënia me qera e kullotave që zotëroheshin prej tyre. Kjo

politikë, kishte për qëllim rrënimin gradual të ekonomisë së familjeve shqiptare çame. Për

shkak të ndjekjes së këtyre politikave diskriminuese nga ana e qeverisë greke, çmimet e

produkteve bujqësore dhe blektorale në krahinën e Çamërisë gjatë viteve të para të luftës

pësuan një rritje drastike. Mjafton të përmendim faktin se, 1 litër qumësht në vitin 1940

kushtonte 6 dhrahmi, ndërsa vetëm një vit më vonë çmimi i këtij produkti u

dhjetëfishua.362

Shumë shqiptarëve muslimanë u sekuestrohej malli në treg prej autoriteteve

greke, ndërsa kishin dalë për t’a shitur atë. Shqiptarit Iljaz Arifi nga Arpica, iu sekuestrua

malli me një vlerë prej 110 dhrahmi, e pas kundërshtive të tij ndaj vendimit të

autoriteteve vendore greke, ai u dërgua në gjyq e më pas u dënua me burg.363 Ndërkohë

që për shqiptarët merreshin masa ekstreme, grekët fare hapur dhe me dijeninë e

autoriteteve italiane kryenin kontrabandë dhe abuzonin me çmimet e mallrave në tregun e

zi.

Mungesa e theksuar e ushqimeve dhe emigrimi në masë i familjeve çame e çoi

këtë popullsi në prag të një katastrofe të vërtetë njerëzore. Duke parë krizën e thellë

ekonomike në të cilët ishte zhytur popullsia çame, paria e Çamërisë i kërkonte

358 Muharrem Dezhgiu, Dinajt dhe nacionalistët çamë para sfidave të Luftës së Dytë Botërore, Materiali

gjendet në versionin online në www.cameriainstitute.org. 359 AQSH, F.149, V.1941, D. I-241, fl.2. 360 Po aty., D.394, fl.1. 361 Po aty., F.161, V.1941, D.691, fl.64. 362 Po aty., D.699, fl.16. 363 Po aty., fl.2.

Page 96: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

70

autoriteteve italiane në Greqi dhe atyre në Shqipëri, që të mundësonin importimin e një

sasie të konsiderueshme drithi për popullsinë në nevojë, me qëllim kalimin e krizës

ekonomike. Për zgjidhjen e këtij problemi, Komanda e Lartë ushtarake italiane e

Çamërisë, njoftonte Mëkëmbësin e Përgjithshëm në Tiranë Jakomonin, mbi nisjen nga

portet italiane të një sasie të konsiderueshme gruri e ushqimesh të tjera të nevojshme dhe

mbërritjen e tyre në portin e Sarandës e më pas shpërndarjen për popullsinë shqiptare

çame.364

Në korrik të vitit 1941, Tirana zyrtare njoftonte Komisionin e Lartë të Çamërisë

për mbërritjen në Portin e Sarandës të 8 000 kuintalëve miell, sasi kjo e cila do t’i

shpërndahej popullsisë civile të kësaj krahine.365 Lidhur me masat e marra nga qeveria

shqiptare dhe autoritetet ushtarake italiane për ndihmat ekonomike në dobi të popullsisë

çame, gazeta “Tomori” në artikullin e saj me titull, “Gjesti bujar i Duçes”, ngrinte lartë

masat e marra dhe “kujdesin” e madh që Duçe dhe qeveria shqiptare kishin treguar për

pritjen e refugjatëve çamë të cilët kishin lënë shtëpitë e tyre, për shkak të luftimeve midis

trupave greko-italiane. Në artikullin e saj, kjo gazetë shkruante se, “Dora atnore e

qeverisë u shtri me dhembshuri e bujari në karvanet të tëra refugjatësh që dita-ditës u

larguan nga vatrat e tyre”.366

Si pasojë e masave ekstreme ekonomike dhe ligjit të reformës agrare të zbatuar

nga qeveritë e ndryshme greke, që pas rënies së Çamërisë në pushtimin grek, gjendja e

popullsisë shqiptare në këtë krahinë ishte tepër e rënduar. Kjo situatë e rëndë reflektohej

më tepër tek familjet shqiptare muslimane, të cilat ishin prekur drejtëpërdrejtë nga

reformat agrare që kishin ndërrmarë qeveritë greke dhe autoritetet vendase të krahinës së

Çamërisë. Kriza e rëndë ekonomike që kishte përfshirë Çamërinë në vitet e para të

konfliktit botëror, e detyroi popullsinë e kësaj krahine të kërkonte prej autoriteteve

italiane, që të bënin të mundur krijimin e Qendrave të Asistencës, të organizuara këto në

formën e Kryqit të Kuq. Një tjetër formë organizimi për t’u ardhur në ndihmë banorëve

shqiptarë të Çamërisë, mendohej të ishin filantropitë, ku njerëzit apo dhe qeveria greke e

autoritetet italiane të kontribuonin në forma të ndryshme për gjetjen e furnizimeve me

ushqim të popullatës.367

Duke mos qenë në gjendje të punonin tokat e tyre dhe të mblidhinin produktet

bujqësore, familjet çame humbën çdo mundësi për të mbajtur gjallë frymën. Në një

relacion të administratës vendore italiane të Çamërisë në vitin 1941, theksohej se, “kjo

popullsi prej 52 000 banorë ka nevojë për një sërë produktesh të nevojshme ushqimore

me qëllim që të kalonte të paktën dy muajt në vazhdim”.368 Sasia e parashikuar për këtë

popullsi përbëhej nga mjell 6240 kg, oriz 1560 kg, sheqer 1040 kg, kafe 52 kg, fasule

3120 kg.369

Gjendja e rëndë ekonomike dhe sociale e familjeve çamë në Greqi i detyroi

shumë prej tyre që të marrin rrugën e emigrimit drejt Shqipërisë. Për zgjidhjen e kësaj

situate, paria e Çamërisë i kërkonte komandës ushtarake italiane të merrte masa për

364 Po aty., V.1940, D.690, fl.10. 365 Po aty., V.1941, D.691, fl.46. 366 Gazeta “Tomori”, nr. 84, Tiranë, 28 mars 1941. 367 AQSH. F. 161, V.1941, D.699, fl.17. 368 Po aty., D.76, fl.18. 369 Po aty.

Page 97: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

71

dërgimin dhe shpërndarjen e një sasie prej 3 tonë miell, sasi kjo e nevojshme për familjet

e 5000 çamëve të liruar nga burgjet greke.370

Ndërkohë, bandat dhe ushtria greke duke përfituar nga amullia e krijuar si rezultat

i mungesës së administratës shtetërore palçkisnin çdo pasuri që ndodhej në duart e

familjeve shqiptare çame. Kjo situatë e rëndë ekonomike e familjeve çame u shfrytëzuar

nga autoritetet vendase greke për përhapjen e propagandës antiitaliane, duke e

konsideruar atë si shkaktaren e vërtetë të rrënimit ekonomik të shqiptarëve të Çamërisë.

Në njoftimin që vinte nga Çamëria për zyrtarët fashistë në Tiranë thuhej se; “Na

komunikojnë se, pronarët grekë të cilët gjenden në provincën e Çamërisë, duke përfituar

nga varfëria që ka përfshirë popullsinë e kësaj zone, po bëjnë propagandë antiitaliane,

duke theksuar se, ju shqiptarëve mirë t’ju bëhet, ju që deshët Italinë, e meritoni të vdisni

urie tani”.371 Gjithashtu në këtë raport të gjendjes në Çamëri, bëhej e ditur kriza e rëndë

ekonomike që kishte përfshirë popullsinë shqiptarë të Çamërisë, e cila furnizohej me

vetëm 60 gram bukë në ditë për person. Sipas përfaqësuesve të popullsisë së Çamërisë,

autoritetet italiane duhej të mbanin premtimet e tyre për dërgesat deri në 1000 kuintal

grurë për furnizimin kësaj popullsie me bukë.372

Lidhur me rritjen dhe forcimin e propagandës antiitaliane, qeveria greke kishte

dhënë rreth 70 milionë dhrahmi, të cilat ishin dhënë gjoja në formën e investimeve dhe

ndihmave për popullsinë e varfër të Prevezës.373 Gjithë kjo shumë i ishte besuar dhespotit

grek Spridhoni, i cili njihej si një antishqiptar i betuar dhe që bashkëpunonte ngushtë me

qarqet shoviniste greke. Qëllimi i dhënies së kësaj ndihme ishte lufta kundër aneksimit të

qytetit të Prevezës dhe bashkimit të saj së bashku me tërë krahinën e Çamërisë me shtetin

shqiptar.

Qendrat kryesore të Çamërisë si Filati, Margëlliçi, Gumenica, Parga, Spatari etj,

kishin një popullsi dërrmuese shqiptare muslimane, e cila deri para fillimit të luftës italo-

greke kishte humbur pothuajse gjithçka nga pasuria e tyre. Shqiptarët çamë, të prekur nga

kjo politike e qeverisë greke, disa herë me radhë u kishin kërkuar autoriteteve italiane të

ndërhynin dhe të merrnin masat e nevojshme për zgjidhjen e çështjeve që shqetësonin

ata.374

Me rastin e vizitës së Nuri Dinos, gjatë vjeshtës së vitit 1941 në Çamëri, për t’u

njohur me gjendjen e popullsisë shqiptare muslimane pas pushtimit italo-gjerman të

Greqisë, paria e Paramithisë, i shkruante Mëkëmbësit të Përgjithshëm në Tiranë se; “Ne

paria e Paramithisë, me rastin e vizitës së doktor Nuri Dinos, i dërguar këtu prej

Shkëlqesisë Suaj, ju informojmë se të gjithë shqiptarët muslimanë po vdesin nga uria për

shkak të konfiskimeve të pasurisë nga ana e autoriteteve greke”. 375 “Sikur të mos

mjaftonin këto masa,- shkruanin ata,- qeveria greke, e shtyrë nga bashkëpatriotët tanë

ortodoks, ka konfiskuar të gjitha pronat që gjenden në duart e shqiptarëve”.376 Duke

370 Po aty., D.1208, fl.41. 371 Po aty., D. 691, fl.36. 372 Po aty. 373 Po aty., D. 699, fl. 12. 374 Po aty., fl.3. Origjinali në italisht. Kërkesa dërguar autoriteteve italiane është e firmosur nga Xhemil

Mustafa, Refik Pronjo, Sali Muhedini, Isuf Musa, Isuf Pronjo, Abedin Dino etj. datë 9 nëntor 1941. 375Po aty., fl.1. 376Po aty.

Page 98: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

72

përfunduar letrën e tyre drejtuar F. Jakomonit, paria çame e Paramithisë i kërkonte

Mëkëmbësit italian që t’u mundësonte atyre kthimin e të gjitha pasurive që tashmë

gjendeshin në duart e grekëve.377

Pothuajse i njëjti tekst gjendet edhe në letrën e dërguar nga paria e Margëlliçit,

drejtuar qeverisë shqiptare në Tiranë dhe Mëkëmbësit të Përgjithshëm italian. Në letrën e

tyre, paria e Margëlliçit, shkruante se, “që kur erdhën ushtarët italianë, popullsia e

provincës sonë po vdes urie, duke na shpërndarë vetëm 5 kg miell për frymë”.378 Duke

vazhduar më tej me kërkesat e tyre drejtuar Jakomonit dhe qeverisë shqiptare, popullsia

muslimane e Margëlliçit, kërcënonte se, “deri tani ne kemi ndjekur rregullat dhe kemi

zbatuar urdhërat tuaja, por tashmë e tutje do të jetë e pamundur të durojmë vuajtjet që na

shkaktojnë nëpunësit grekë, armiqtë tanë të djeshëm dhe të sotëm, të cilët gjatë luftës

kanë vrarë vëllezërit tanë”.379

Paria çame njoftonte autoritetet italiane se, sikur të mos mjaftonte gjithë këto

masa, qeveria greke përpara fillimit të konfliktit të armatosur me Italinë kishte konfiskuar

pasuritë e të gjithë shqiptarëve çamë që ndodheshin jashtë Greqisë, në Shqipëri, Itali dhe

Turqi. Sipas tyre, ligji i konfiskimit të pasurive ishte më i rëndë ndaj atyre shqiptarëve që

njiheshin si italofil dhe si mbështetës të ideve irredentiste kombëtare dhe se përpara

sulmit të trupave italiane, qeveria greke ndërmori dhe një sërë arrestimesh dhe

internimesh të të gjithë meshkujve çamë, duke filluar që nga mosha 11 vjeç e lartë.380 Në

ankesën e tyre çamët muslimanë ankoheshin lidhur me abuzimet e administratës vendore

greke e cila kishte urdhëruar që të mos u shiteshin asgjë banorëve muslimanëve, duke u

thënë atyre se, “ju deshët Italinë, tani shkoni dhe ankohuni te ata”.381

Keqtrajtimet e xhandarmërisë greke ndaj shqiptarëve muslimanë vazhdonin edhe

pas vendosjes së pushtimit italian në Çamëri. Ekzistenca e xhandarmërisë dhe e

autoriteteve vendore greke në Çamëri e kishte kthyer situatën tërësisht në favor të

grekëve ortodoksë. Pavarësisht premtimeve të paraluftës të dhënë nga italianët, popullsia

shqiptare muslimane e ndiente veten tërësisht të pambrojtur nga autoritetet ushtarake

italiane. Shqiptarëve, e sidomos atyre që vinin nga Shqipëria nuk u lejohej të hynin në

ambjentet private në Çamëri.

Qytetarët shqiptarë, me urdhër të autoriteteve vendore greke iu lejohej të

qëndronin vetëm në ambjentet publike, të cilat gjatë gjithë kohës ishin nën survejimin e

xhandarmërisë dhe të spiunëve grekë. Në një njoftim të ardhur nga Çamëria për

Mëkëmbësinë e Tiranës, lidhur me kufizimet e lirive dhe të drejtave të qytetarëve

shqiptarë në Greqi thuhej se; “Shoferëve shqiptarë, të cilët kryejnë intenerarin Shqipëri-

Follorinë nuk u lejohej të ndalonin në asnjë vend tjetër përveçse në destinacionin e tyre

final”.382 Gjithashtu, shqiptarët çamë ankoheshin se, xhandarmëria greke kishte ngritur

një rrjet të tërë spiunësh dhe agjentësh të cilët kishin marrë udhëzime për të denoncuar

çdo shqiptar që shfaqte ndjenja antigreke dhe proitaliane.383

377Po aty. 378 Po aty., fl.21. 379 Po aty. 380 Po aty., fl.3. 381 Po aty. . 382 Po aty., D.1071, fl.1-3. 383 Po aty., D.699, fl.16.

Page 99: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

73

Të gjitha këto veprime kryeheshin në hundën e autoriteteve ushtarake italiane, të

cilët shumë shpejt i kishin harruar premtimet e dhëna para luftës për vendosjen e

drejtësisë midis shqiptarëve dhe grekëve. Politika zyrtare e Romës, tashmë po fillonte të

ndryshonte raportet e saj lidhur me trajtimin e popullsisë së minoritetit shqiptar në

Çamëri dhe kërkesave të tyre për bashkimin e trojeve shqiptare. Minoriteti çam në Greqi

tashmë po e kuptonte se ushtria italiane nuk ishte gjë tjetër veçse një zëvendësuese e

përkohshme e regjimit shtypës shovinist grek, i cili duhej larguar sa më parë nga këto

troje. Në kushte të tilla, popullsia çame dhe përfaqësues të saj shtuan përpjekjet për rritjen

e lëvizjes antifashiste si dhe krijimin e njësive administrative për vendosjen e pushtetit të

shqiptarëve në Çamëri.

Page 100: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

74

2.3. Organizimi i nacionalistëve çamë dhe ngritja e organeve të vetadministrimit

shqiptar.

Si rezultat i presionit në rritje i krijuar nga bandat greke të mbetura nga shpërbërja

e ushtrisë pas kapitullimit të Greqisë në prill 1941, popullsia vendase shqiptare e krahinës

së Çamërisë u detyrua të vetorganizohej për mbrojtjen e jetës, pronës dhe familjeve të

tyre. Situata e krijuar u stimulua dhe nga qëndrimi i dyfishtë i pushtuesve, të cilët për

interesa gjeo-strategjike të zhvillimit të luftës, lejuan ekzistencën e administratës së vjetër

greke nën mbikqyrjen e autoriteteve uashtarake të pushtimit. Me kalimin e kohës,

presioni dhe mbikqyrja e autoriteteve ushtarake të pushtimit ndaj qeverisë kuislinge greke

erdhi duke u shtuar. Lidhur me situatën në Greqi dhe veçanërisht në Çamëri, autori S.

Rrepishti, është i mendimit se, “si rrjedhojë e kësaj politike, grupe të ndryshme

shoqërore, me synimin e ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, filluan të dalin në

skenë”. 384 Në këtë mënyrë në krahinën e Çamërisë, si rezultat i mungesës totale të

strukturave shtetërore greke, shqiptarët filluan të vetorganizohen për krijimin e

strukturave dhe organeve administrative të krahinës.

Për t’i bërë ballë presionit në rritje si dhe për të garantuar rendin dhe qetësinë në

vend, nga ana e popullsisë shqiptare u krijuan reparte të xhandarmërisë më trupa të

rregullt çamë. Të gjendur përballë pafuqisë së forcave ushtarake italiane, të cilët ishin të

zhytur si kudo në korrupsion dhe inkompetencë të plotë, si dhe të gjendur përpara terrorit

në rritje nga administarata ushtarake greke, popullsisë vendase shqiptare në krahinën e

Çamërisë nuk i mbetej gjë tjetër veçse të organizohej në struktura të veçanta për të

mbrojtur jetën, pronën dhe familjet e tyre.

Gjatë fillimit të verës së vitit 1941, propaganda irredentiste e eksponentit të

Partisë Fashiste shqiptare Nuri Dinos në Çamëri filloi të rritej. Si rezultat, u bë e mundur

që në këtë krahinë gjatë kësaj periudhe të hidheshin hapat e para për organizimin e

strukturave të Partisë Fashiste. Me mbështetjen e një grupi nacionalistësh çamë të

udhëhequr nga Nuri dhe Masar Dino, të cilët i kishin varur shpresat te Italia fashiste për

bashkimin kombëtar të Çamërisë me Shqipërinë, në mesin e muajit qershor 1941 në

Çamëri u krijua Partia Fashiste.385 Duke kërkuar nga çamët që të përkrahnin krijimin e

degëve të kësaj partie, vëllezërit Dino kërkonin që në shenjë mirënjohje të Musolinit,

çamët të rreshtoheshin në radhët e Partisë Fashiste Çame.386 Por megjithë propagandën e

madhe të bërë në emër të bashkimit kombëtar, pjesa dërrmuese e banorëve të krahinave të

Çamërisë nuk i përkrahën vëllezërit Dino në nismën e tyre.

Historiani Pëllumb Xhufi, në diskutimet e tij lidhur me çështjen e bashkëpunimit

të nacionalistëve çamë gjatë kësaj periudhe me pushtuesin fashist, pranon faktin se, kishte

pjesë të elitës çame muslimane të cilët me ndërgjegjje e udhëhoqën komunitetin çam në

bashkëpunim të vazhdueshëm me italianët.387 Më tej, Prof. P. Xhufi, argumenton se,

pavarësisht nga pjesëmarrja e popullsisë muslimane çame në partinë fashiste që u

384 Rrepishti, Hyrje në problemin e Çamërisë, 76. 385 Liço, Probleme të marrëdhënieve…, 234. 386 Isufi, Musa Demi dhe qëndresa…, 226. 387 Pëllumb Xhufi, Dialog historik mbi çështjen çame. 9. Debat shkencor i mbajtur nga Instituti për

Studimet për të Drejtat e Njeriut. (Columbia University, New York. USA). www.harimancolumbia.edu.

Page 101: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

75

themelua në rajon, kushtet favorizonin një lidhje të ngushtë të muslimanëve me forcat e

Boshtit dhe se bashkëpunimi nuk është një veçori vetëm e çamëve gjatë Luftës së Dytë

Botërore.388

Përkrahja që shqiptarët muslimanë të Çamërisë i bënë nismës së vëllezërve Dino

për themelimin e Partisë Fashiste në këtë zonë ishte e pakët. Lidhur me dështimin e

nismës së vëllezërve Dino, autori H. Isufi argumenton se, “të gjendur përballë mosbindjes

së popullsisë shqiptare, vëllezërit Dino të mbështetur nga një grup nacionalistësh çamë,

në fund të vitit 1941, formuan Këshillin Administrativ të Pavarur të Çamërisë”. 389

Këshillin Administrativ të Pavarur të Çamërisë, i krijuar prej Nuri dhe Masar Dinos,

kishte në përbërjen e tij 16 vetë. Ky këshill mori përsipër detyrat për administrimin e

krahinës së Çamërisë. Kryesisht, anëtarët e këtij këshilli vinin nga familje të pasura çame,

të cilat më parë ishin goditur rëndë nga reformat agrare të ndërmarra nga shteti grek.

Krijimi i një administrate tërësisht shqiptare nuk kishte se si të mos pritej mirë nga

shqiptarët e Çamërisë, të cilët shpresonin se administrimi i vendit tashmë do t’u përkiste

atyre, duke bërë të mundur kështu shkëputjen një herë e mirë nga administrate e vjetër

greke dhe përafrimin e një bashkimi të mundshëm të Çamërisë me Shqipërinë.

Autori F. Liço, është i mendimit se, pas krijimit të Partisë Fashiste në Çamëri,

nacionalistët çamë morën masa për suprimimin pothuajse plotësisht të administratës

greke.390 Në fakt, që pas hyrjes së trupave ushtarake të Boshtit në Çamëri, në prill 1941, e

tërë administrata greke e mëparshme ishte larguar. Në kushtet e mungesës së nëpunësve

grekë, shqiptarët ishin të detyruar të zëvendësonin administratën e vjetër me elementë

shqiptarë. Vetëm pas vendosjes së qetësisë në krahinë, nën besën e dhënë nga shqiptarët

çamë si dhe nën mbrojtjen e trupave italiane, një pjesë e konsiderueshme e administratës

lokale greke u rikthye në detyrë.

Pas pushtimit të Greqisë nga forcat ushtarake të Boshtit, u duk se një erë e re

ndryshimi do të frynte në fushën e zhvillimit të gjuhës dhe arsimit shqip. Në kushtet e një

zbraztësie totale dhe mungesës së elementeve të shtetit, shqiptarët çamë ishin të detyruar

nga rrethanat për të marrë vetë situatën në dorë. Nacionalistët çamë me mbështetjen dhe

të italianëve suprimuan këshillat e komunave me anëtarë grekë, duke i zëvendësuar këto

organe me këshilla të reja me përbërje të plotë shqiptare.391

Ndër masat e para që ndërmorën këshillat çamë ishte krijimi i kushteve të

nevojshme për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët shqiptarë çamë. Për arritjen e

rezultateve sa më të kënaqshme në fushën e arsimit dhe të administrimit të krahinës së

Çamërisë, nacionalistët çamë vendosën lidhje të ngushta bashkëpunimi me qeverinë e

Tiranës. Në fillim të muajit shtator të vitit 1941, Komiteti Konsultativ Çam dërgoi në

Tiranë Haxhi Sejkon nga Filati, si përfaqësues të popullsisë vendase, i cili i dorëzoi

personalisht një kërkesë ministrit shqiptar të Arsimit Ernest Koliqi. Në kërkesën për

çeljen e shkollave shqipe në Çamëri, thuhej gjithashtu se grekët kishin filluar sërish të

hapnin shkollat e tyre, me pretekstin e përfundimit të vitit shkollor. Ministri shqiptar i

arsimit njoftohej gjithashtu, se në shenjë bojktoi të këtij veprimi nga ana e autoriteteve

greke, popullsia çame kishte vendosur që të mos dërgonin në shkollat greke fëmijët e

388 Xhufi, Dialog historik mbi çështjen çame. 9. 389 Isufi, Musa Demi dhe qëndresa.., 227. 390 Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 236. 391 Po aty., 234.

Page 102: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

76

tyre. Ndër të tjerë, përfaqësuesi i popullsisë çame në kërkesën drejtuar E. Koliqit i

shprehte atij indinjatën dhe për qëndrimin e autoriteteve italiane të krahinës së Çamërisë,

të cilët nuk kishin ndërmarë asnjë masë lidhur me gjobat e vëna nga autoritetet greke të

krahinës familjeve çame për mos dërgimin e fëmijëve të tyre në shkollat greke.392 Në

kushte të tilla, paria e Çamërisë kërkonte prej komandës italiane dhe qeverisë shqiptare të

Tiranës, që të mundësonin çeljen e shkollave dhe kurseve për mësimin e gjuhës shqipe.

Gjithashtu paria çame kërkonte nga qeveria shqiptare e Tiranës mbajtjen e këtyre

shkollave me bazë materiale mësimore dhe didaktike si dhe emërimin në këto shkolla të

mësuesve shqiptarë.393

Për zgjidhjen e këtyre problemeve një grup çamësh arsimdashës, i dërguan një

peticion ministrit shqiptar të Arsimit, ku i theksonin faktin se, “nevojat për çeljen e

kurseve në gjuhën shqipe në Çamëri, diktonin dërgimin në këtë krahinë të mbi 20

mësuesve të tjerë”.394 Të vendosur para presionit të administartës civile dhe ushtarake

greke për të dërguar fëmijët e tyre në shkollat greke, shqiptarët e krahinës së Çamërisë në

promemorjen dërguar Ministrisë shqiptare të Arsimit i kërkonin asaj mbështetjen për

çeljen e kurseve për mësimin e gjuhës shqipe. Në vazhdën e kërkesave të shumta të parisë

çame, drejtuar Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ishte dhe kërkesa e dërguar në 17 shtator

të vitit 1941, nga Myftiu i Filatit Fuat Rakipi, i cili i lutej kësaj ministrie që të ndërhynte

tek italianët, me qëllim dhënien e lejes për çeljen e shkollave në gjuhën shqipe.395

Në vazhdën e përpjekjeve për të siguruar mbështetjen e qeverisë shqiptare të

Tiranës dhe të autoriteteve italiane në Çamëri e Shqipëri, një komision çam i cili në

përbërje të tij kishte emra të tillë si; Hysni Abazi, Neshat Demi, Jahja Hasani etj., i

kërkonte Zyrës së Fashios në Tiranë të jepte leje për çeljen e shkollave shqipe në fshatrat

dhe qytetet e Çamërisë. Komisioni theksonte gjithashtu, se të njëjtën kërkesë ia kishte

drejtuar dhe komandës ushtarake italiane në Filat, e cila iu kishte rekomanduar që këtë

kërkesë, përfaqësuesit çamë t’ia përcillnin Komandës së Përgjithshme të Armatosur

italiane në Tiranë. Paralelisht me këto veprime, përfaqësuesit e popullsisë çame, kërkesën

e tyre ia kishin dërguar edhe ministrit shqiptar të Arsimit, të cilit i kërkonin që të bënte

demarshet e duhura pranë autoriteteve italianë për lejimin e çeljes së shkollave shqipe në

Çamëri.396

Nga ana e saj qeveria shqiptare që në fillim përkrahu çdo inisiativë të patriotëve

çamë për përhapjen e shkollave shqipe në krahinën e Çamërisë dhe më gjerë. Qeveria

shqiptare me anë të pagesave stimuloi shumë të rinjë çamë, të cilit kishin studiuar në

Shqipëri që të shkonin si mësues në Çamëri. Në kushtet e vështira ekonomike të

popullsisë shqiptare, shumë të rinj çamë u vetëofruan për të dhënë mësim falas në

shkollat shqipe që do të hapeshin në krahinën e Çamërisë. Në këtë nismë të tyre

patriotike, shteti shqiptar merrte përsipër që t’i pajiste këta arsimtarë me pasaporta, me

qëllim për t’u krijuar atyre lëvizshmërinë në të dyja anët e kufirit.397 Studentët e parë

392 AQSH, F.195. V.1941. D.112/1, fl.145-150. 393 Po aty., fl.146. 394Po aty. 395Po aty., fl.151. 396 Po aty. 397 Po aty., V. 1942, D.268, fl.56-79.

Page 103: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

77

çamë të cilët u shprehën të gatshëm t’i përgjigjeshin thirrjes së qeverisë shqiptare ishin;

Shefqet Sejko, Qani Sejko, dhe Muharrem Demi nga Filati.398

Në korrik të vitit 1942, në Çamëri u krijua Këshilli Përgjithshëm i Mbrojtjes, një

organizëm ky politiko-ushtarak me qendër në Gumenicë dhe me shtrirje të gjerë

pothuajse në të gjithë fshatrat si Filat, Margëlliç, Paramithi, Pargë, Mazrek, Arpicë,

Varfanj etj. 399 Për Filatin, pjesëtarë të këtij këshilli ishin kryetar, Ramadan Uzeiri,

nënkryetar Qamil Dojaka, anëtar për mbrojtjen ishte Tefik Sulo, për kulturën Haxhi

Sejko, për rendin Xhelal Hajdëri dhe sekretar Fejzo Sejko. Për zonën e Gumenicës,

kryetar ishte Mahmut Banushi, për mbrojtjen Xhomakë Xhemaliu, për drejtësinë Damin

Beqiri dhe për rendin Hamzo Himo. Për Margëlliçin, kryetar u zgjodh Ibrahim Bajrami

dhe nënkryetar për rendin u zgjodh Abdulla Jatroi. Këshilli çam i Pargës përbëhej nga

Abaz Shuaipi kryetar, Omer Buqi nënkryetar, Mehmet Kanali anëtar i rendit dhe sekretar,

Spiro Vëllazëroi. Ndërsa këshilli çam i Paramithisë përbëhej nga Haxhi Shehu kryetar,

nënkryetar për drejtësinë dhe arsimin ishte av. Spiro Xhalluka, anëtar për rendin Feti

Kapoli dhe sekretar Adem Bako e Gani Mulla.400

Këto këshilla, si detyrë parësore kishin përmirësimin e kushteve të jetesës,

ruajtjen e rendit dhe qetësisë, përhapjen e arsimit e të gjuhës shqipe në Çamëri. Nismëtar

për ngritjen e këtij Këshilli ishin anëtarë të familjes Dino, të cilët dalloheshin për

veprimtarinë e tyre nacionaliste në dobi të çështjes çame. Në detyrën e kryetarit të këtij

Këshilli, u zgjodh Masar Dino, ndërsa vëllai i tij Nuri Dino, u zgjodh në cilësinë e

nënkryetarit.401 Si organ me kopetenca të plota, ky organizëm shfuqizoi të gjitha aktet

zyrtare të pushtetit të mëparshëm grek, si dhe suprimoi aktivitetin e strukturave shtetërore

greke.

Autori F. Liço, pohon se, ngritja dhe veprimtaria e këshillave të formuar prej

vëllezërve Dino ishin kryesisht për qëllime personale të tyre.402 Pavarësisht qëllimit të

ngritjes së këtij këshilli prej vëllezërve Dino, në fillim të aktivitetit të tij ky organizëm

tregoi se ishte jashtë influencës së tyre dhe të propagandës italo-gjermane. Një argument

të tillë e mbështet dhe autori H. Isufi, i cili thekson se, këshilli i ngritur, ndoqi një politikë

të bashkëjetesës harmonike midis dy komuniteteve dhe jashtë çdo ndikimi nga Nuri dhe

Masar Dino.403 Në të vërtetë misioni i tyre ishte ruajtja e qetësisë dhe rendit në krahinë,

shuarja e mosmarrëveshjeve midis banorëve dhe përhapja e arsimit shqip në Çamëri. Për

sa kohë që situata në Çamëri ishte e turbullt dhe ndihej mungesa e administratës vendore

greke, këto këshilla luajtën rolin e institucioneve vetqeverisëse shqiptare.

Gradualisht ky këshill filloi shtrirjen e aktivitetit të tij në zonat kryesore të

Çamërisë, duke ngritur në këtë mënyrë rrjetin e pushteti lokal të drejtuar nga çamët. Si

rezultat i shtrirjes së veprimtarisë, u formuan komitete të caktuara në fshatrat muslimane

të prefekturës së Çamërisë.404 Këto komitete gradualisht filluan të shtrijnë aktivitetin e

tyre pothuajse në të gjitha fushat e jetës në krahinë. Me nismën e komiteteve filloi ngritja

398 Po aty., fl.89. 399 Hoxha, Viset shqiptare…, 327. 400 Po aty., 328-331. 401 Po aty. 402 Liço, Probleme të marrëdhënieve..,233. 403 Isufi, Musa Demi dhe qëndresa…, 227-228. 404 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar…,137.

Page 104: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

78

e strukturave shqiptare në Çamëri, duke u krijuar reparti i xhandarmërisë muslimane

çame, doganat, gjykatat dhe autoritetit financiar lokal.405

Si një organ fuqiplotë, Këshilli shfuqizoi tërë zinxhirin e pushtetit të deri

atëhershëm grek në krahinë, të cilat për shqiptarët kishin qenë vetëm organe dhune dhe

terrori. Këshilli me atributin që i jepte ligji, vendosi për mbylljen e shkollave greke dhe

çeljen e shkollave shqipe në Çamëri. Gjithashtu u morën vendime për zëvendësimin e

simboleve greke me ato shqiptare si dhe zëvendësimin e administratës shtetërore dhe të

nënpunësve grekë me ata shqiptarë.406 Veprimtaria e këtij Këshilli mbështetej në ruajtjen

e qetësisë, të rendit, ndalimin e vëllavrasjes midis shqiptarëve të krishterë dhe atyre të

fesë muslimane. Këshilli ngriti dhe organizata e struktura të vetat në çdo qendër apo njësi

administrative të krahinës së Çamërisë të përbëra prej 5 personash. 407 Kjo lëvizje e

shqiptarëve, argumenton historiani grek J. Margaritis, dha për herë të parë të dhëna të një

organizimit shtetëror për muslimanët e Thesprotisë, domethënë të drejta…jashtë të cilave

i mbante me devotshmëri këmbëngulëse shteti grek.408

Në këtë situatë anomalie të krijuar prej gjendjes së luftës dhe të mungesës së

elementeve shtetërore greke, të krishterët krijuan paralelisht organizatat e tyre. Si

kundërpërgjigje e organizimit të detyruar të shqiptarëve, grekët krijuan çeta me xhandarë

të krishterë, të cilët kontrollonin zonat periferike të krahinës. Këto struktura greke të

krijuara si rezultat i mungesës totale të shtetit, më pas u bënë pjesë e bandave të EDES-it,

qëllimi i së cilës ishte padyshim mohimi me çdo kusht i bashkëpunimit me shqiptarët

muslimanë.

Krahas përpjekjeve për çlirimin nga zgjedha e huaj nazi-fashiste si dhe ndaj klikës

vendase greke, popullsia shqiptare e krahinës së Çamërisë nuk i ndali për asnjë moment

përpjekjet për zhvillimin e arsimit dhe të gjuhës shqipe në këtë rajon. Duke e konsideruar

arsimin në gjuhën shqipe, si një akt të rëndësishëm për rritjen e ndërgjegjes kombëtare

dhe duke ecur në gjurmët e rilindasve shqiptarë, patriotët dhe nacionalistët çamë i shtuan

akoma dhe më shumë përpjekjet e tyre për hapjen e shkollave shqipe.

Kërkesa për çeljen e shkollave shqipe në Çamëri dhe Kosovë, në adresë të

qeverisë shqiptare të Tiranës erdhën dhe nga mësues italianë. Në një letër drejtuar

Këshillit të Përhershëm shqiptar, një mësues italian kërkonte që të mundësohej hapja e

një shkollë bujqësore në Kosovë dhe Çamëri, ku të mësonin nxënës shqiptarë.409 Kërkesa

të tilla nga përfaqësues italianë bëheshin dhe në vazhdën e përpjekjeve për përhapjen e

propagandës irredentiste te shqiptarët e Çamërisë, të cilët gradualisht kishin filluar t’i

humbisnin shpresat për një përkrahje të italianëve kundër shtypjes greke.

Krahas kësaj, qeveria shqiptare dhe Ministria e Arsimit merrte përsipër të

mbulonte të gjitha shpenzimet për mbarëvajtjen e procesit mësimor si dhe për rrogat e

mësuesve të shkollave shqipe në Çamëri. Për të stimuluar ekzistencën e shkollave shqipe

në zonën e Çamërisë dhe kryesisht në fshatrat e thella, shpesh herë ministria shqiptare e

arsimit shpërblente me të holla mësuesit e dalluar dhe ata të cilët punonin në kushte të

405 Manda, Çamët mslimanë.., 147-148. 406 Hoxha, Viset kombëtare shqiptare…, 331. 407 AMPJ, V.1945, D.59/10. 408 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar..,137. 409 AQSH, F.195. V. 1942. D.926, fl.1.

Page 105: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

79

vështira duke marrë parasysh trazirat që ekzistonin në atë periudhë në Çamëri.410 Një

përpjekje e tillë, duke patur parasysh kushtet e vështira që kalonte popullsia shqiptare në

Greqi tregon qartë dëshirën e tyre për ruajtjen e identitetit kombëtar si dhe për rritjen e

ndërgjegjes kombëtare shqiptare.

Me qëllim përhapjen e gjuhës shqipe dhe të propagandës kombëtare, qeveria

shqiptare dërgoi në Çamëri mësues dhe patriotë të shquar çamë. Në shkresën e saj,

Ministria e Kulturës dhe Propagandës shqiptare dërguar Ministrisë së Jashtme, teksa i

përcillte shqetësimin lidhur me mungesën e shkollave dhe mësuesve të gjuhës shqipe në

krahinën e Çamërisë, i propozonte listën me 15 emra mësuesish, ndër ta Abdyll Sejko,

Dervish Dojaka, Haxhi Sejko, Tahir Demi, Thanas Karaçolli, Rexhep Seiti, Spiro

Vllazëroi, Sami Demi, Sami Muharremi, Jahja Hasani etj, të cilët do të dërgoheshin në

këtë krahinë për të ndihmuar në çeljen e kurseve dhe shkollave shqipe. 411 Megjithë

fillimin e mbarë të punës për hapjen e shkollave shqipe në Çamëri, gjendja e trazuar dhe

konflikti që kishte shpërthyer midis dy komuniteteve gjatë vitit 1941-42, e la disi në

harresë çështjen e gjuhës dhe arsimit shqip. Edhe në ato shkolla që ende qëndronin të

hapura fëmijët shqiptarë të trembur prej hakmarrjes së bandave greke qëndronin të

mbyllur në shtëpitë e tyre. Në kushtet e terrorit të ushtruara nga shteti dhe bandat greke,

popullsia shqiptare çame e gjeti veten të pambrojtur.

Me shpresën se zëri i tyre do të dëgjohej nga institucionet ndërkombëtare, një

grup çamësh të shpërngulur në qytetin e Sarandës, i dërguan një peticion Sekretarit të

Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, ku bënin me dije lidhur me abuzimet

dhe shtypjen që pësonte minoriteti shqiptar në Greqi.412 Peticioni dërguar Lidhjes së

Kombeve përmblidhte të gjitha abuzimet e bëra nga shteti grek ndaj popullsisë shqiptare

çame, të drejta këto që lidheshin me mohimin e gjuhës shqipe, mohimin e të drejtave

kulturore, sociale dhe ekonomike. Përfaqësuesit e emigrantëve çamë, kërkonin nga

Lidhja e Kombeve, që ky institucion të përdorte të gjitha mjetet e duhura për të ndaluar

shtypjen dhe terrorin që pësonte çdo ditë popullsia çame prej autoriteteve të shtetit grek.

Pavarësisht ankesave të herëpashershme të popullsisë shqiptare, shteti grek dhe

administrata vendore në krahinën e Çamërisë nuk i morën asnjëherë në konsideratë

kërkesat e shqiptarëve. Administrata vendore greke lidhur me kërkesën e minoritetit

shqiptar për çeljen e shkollave shqipe, shprehej në mënyrë cinike se, ata mësojnë gjuhën

e tyre lokale nëpërmjet mësimit fetar që u jepet në shqip dhe kjo është mëse e

mjaftueshme për nevojat e tyre kulturore.413

Në këtë kuadër dhe administrata ushtarake italiane qëndroi indiferente ndaj

këkresave të shqiptarëve çamë. Përveç mbështetjes në ditët e para të pushtimit, Komanda

ushtarake italiane nuk kishte ndërmend të ndërhynte në zgjidhjen e çështjeve që

shtetësonin shqiptarët në Çamëri. Në disa raste vetë Komanda e Lartë ushtarake italiane

në Çamëri ishte bërë pengesë për ecurinë dhe mbarëvajtjen e arsimit në shkollat shqipe,

pasi një pjesë e godinave të shkollave ishin kthyer në garnizone dhe depo armatimesh për

410 Po aty., V.1943, D.88, fl.163. 411 Po aty., F.151, V.1944, D.147, fl.1. 412 Po aty., V.1943, D.36, fl.1. Dokumenti origjinal i shkruar në frëngjisht është nënshkruar në emër të

emigrantëve çamë të shpërngulur nga Qazim Domi, Dalip Sejko, Dule Hysen Musa, Meço Maliqi, Mezan

Dino etj. 413 Baltiotis, The muslim Chams..,10.

Page 106: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

80

ushtrinë italiane. Në mars të vitit 1943, Komanda e Lartë e forcave të armatosura të

ushtrisë italiane në Tiranë refuzonte kërkesën e Ministrisë së Arsimit në Tiranë për të

liruar ndërtesat e shkollave në Çamëri të zëna nga ushtria italiane.414

Si përfundim mund të themi se, mungesa e dëshirës së autoriteteve civile greke

dhe atyre ushtarake italiane në Çamëri bëri që për shumë kohë situata në këtë krahinë të

ishte e pasigurtë. Në një situatë të tillë, detyrë parësore e shqiptarëve çamë ishte

organizimi dhe mobilizimi për mbrojtjen e jetëve, pronave dhe familjeve të tyre, si dhe

largimi i pushtuesve të vjetër dhe të rinj.

414 Iljaz Gogaj, Arsmi shqip në diasporë dhe në Çamëri 1912-1944, (Tiranë, N. Frashëri, 2007), 183.

Page 107: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

81

2.4. Nxitja e mosmarrëveshjeve midis komunitetit çam dhe atij grek.

Pas vendosjes së regjimit italian në krahinën e Çamërisë, situata në këtë zonë të

banuar nga shqiptarët po bëhej gjithnjë dhe më shqetësuese. Edhe pse në fillim

shpresohej ndryshe, gjendja e popullsisë shqiptare sa vinte e rëndohej së tepërmi. Situata

e turbullt e krijuar për shkak të paqartësisë së krijuar midis autoriteteve greke dhe atyre

italiane kishte pasoja të drejtëpërdrejta në jetën sociale dhe ekonomike të popullatës

çame. Autoriteti i ushtrisë dhe i administratës civile italiane, në sytë e banorëve të

Çamërisë kishte filluar të binte që para nisjes të aksionit ushtarak ndaj Greqisë. Në kaosin

e krijuar, administrata ushtarake italiane në Çamëri e kishte të pamundur të ushtronte

autoritetin e saj. Në këtë mënyrë dhuna e autoriteteve civile dhe e xhandarmërisë greke

ndaj popullsisë civile shqiptare erdhi duke u shtuar, kjo pasi një pjesë e mirë e

xhandarmërisë greke vazhdoi të qëndronte në të njëjtat pozita komanduese edhe gjatë

pushtimit italian.415

Duke nisur nga vera e vitit 1941 dhe deri në fund të vitit 1942, situata në Çamëri u

karakterizua nga konflikte të ndezura midis banorëve grekë dhe atyre shqiptarë

muslimanë çamë. Sipas autorit Filip Liço, konflikti midis grekëve dhe shqiptarëve në

Çamëri kishte lindur që me mbarimin e kryengritjes greke për pavarësi në vitin 1821.416

Sipas këtij autori, duke qënë se një pjesë e konsiderueshme e muslimanëve shqiptarë

çamë zotëronin prona të mëdha, një pjesë e banorëve të krishterë qofshin këta me

kombësi greke apo shqiptare ishin kthyer në bujq, të cilët punonin tokat e bejlerëve dhe të

agallarëve shqiptarë muslimanë, kryesisht të fshatrave të Margëlliçit e të Paramithisë.417

Me kalimin e viteve, natyrshëm lindi një xhelozi e theksuar dhe lakmi tek

popullsia ortodokse greke për pasurinë dhe aftësinë udhëheqëse të klasës së bejlerëve

muslimanë shqiptarë, të cilët përveç pronës zotëronin dhe një pjesë të konsiderueshme të

pushtetit administrativ të Portës së Lartë. Përveç pasurisë si një tregues i qartë i rendit

klasor, feja luajti një rol të rëndësishëm në ndarjen e thellë dhe në antagonizmat që

ekzistonin midis dy popullsive, asaj të krishtere ortodokse dhe asaj muslimane.

Pushtimi italian i Greqisë i dha një zhvillim të ri konfliktit të nisur më herët midis

dy komuniteteve. Hyrja në Çamëri të një grupi çamësh së bashku me ushtrinë italiane,

krijoi te grekët një ndjenjë hakmarrje, e cila e ndihmuar dhe nga autoritetet vendase dhe

xhandarmëria greke, gradualisht u shndërrua në një konflikt të armatosur midis

muslimanëve shqiptarë dhe ortodoksve grekë. Disfata që pësoi ushtria italiane që në ditët

e para të pushtimit, e shtoi akoma dhe më shumë ndjenjën e hakmarrjes së grekëve ndaj

komunitetit shqiptar, të cilët u konsideruan fajtor dhe bashkëpunëtor të pushtuesit.

Zhvillimet historike të kësaj periudhe janë pikërisht ato që përcaktuan më pas dhe

fatin e minoritetit shqiptar deri në përfundim të luftës së Dytë Botërore në Çamëri. Lidhur

me ngjarjet që pasuan vendosjen e regjimit italian në Çamëri, historiani grek L. Baltsiotis,

415 AUSSME, L-15, Raccoglia 23, fasc.3. Relacion i Komandës së Lartë të Forcave të Armatosura italiane

në Greqi, dërguar Komandës Supreme, mbi veprimtarinë e zhvilluar në fushën ekonomike dhe politike

gjatë një viti të pushtimit italian në Greqi, 3 gusht 1942. 416 Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 215. 417 Po aty.

Page 108: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

82

argumenton se, “ishte pikërisht ky veprim, shkaktar i eksodit të çamëve gjatë viteve

1944-45”.418 Shumë grekë të larguar nga krahina të trembur nga hakmarrja e popullsisë

shqiptare për krimet e tyre makabre, u rikthyen nën besën e dhënë nga paria çame dhe

nën mbrojtjen e administratës civile e ushtarake. Në zbatim të marrëveshjeve të

nënshkruara deri në këtë periudhë, në Çamëri u rikthyen në postet e tyre dhe ata zyrtarë

grekë, të cilët me vendimet e tyre kishin kryer masakra në dëm të popullsisë civile

shqiptare para ardhjes së trupave ushtarake italiane në krahinë.

Autorja greke G. Kretsi, thekson se deri në momentet e para luftës, marrëdhëniet

midis banorëve grekë dhe atyre shqiptarë të Çamërisë kishin qenë tepër miqësore dhe në

harmoni të plotë. Sipas saj, reminishencat e para të një konflikti social u shfaqën atëherë

kur një pjesë e popullsisë çame filluan të krijonin marrëdhënie me italianët dhe politikën

e tyre fashiste, e cila propagandonte bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë.419 Megjithatë,

autori tjetër grek, J. Margaritis, thekson se, krijimi i një situate të tillë gjatë viteve të para

të pushtimit, nuk mund t’i atribuohet kurrsesi “komploteve” të çamëve ose italianëve.

Sipas tij, kjo situatë ishte pasojë e vazhdimësisë së politikave të turbullta dhe presioneve

të shtetit grek në kurriz të minoritetit çam musliman.420 Konflikti i nisur gjatë kësaj

periudhe midsi dy komuniteteve, atij çam musliman dhe ortodoksve grekë, e kishte

zanafillën e vet te çështja e pazgjidhur e pronave, pasi pronarët e vjetër çamë, në mënyrë

abuzive kishin humbur të drejtën mbi tokën e tyre, e drejtë kjo që iu dha pronarëve të rinj

grekë.

Mungesa e administratës shtetërore, e rendit dhe e qetësisë publike bëri që në

Çamëri të shfaqeshin hakmarrjet e vjetra. Po ashtu, vendimi i italianëve për mbajtur në

postet e larta zyrtare administratën e vjetër greke, shkaktoi një pakënaqësi të madhe te

shqiptarët, kryesisht te ajo pjesë nacionaliste, e cila kishte shpresuar se, me hyrjen e

ushtrisë italiane në Çamëri, kjo krahinë do t’u kthehej shqiptarëve. Ekzistenca dhe

mbajtja në detyrë e xhandarmërisë së mëparshme greke, e cila para hyrjes së trupave

italiane në Greqi kishte kryer krime dhe kishte abuzuar me popullsinë shqiptare

muslimane shkaktoi trazira në Çamëri.421 Ende nuk ishin harruar prej familjeve shqiptare,

arrestimet, interrnimet dhe vrasjet e kryra nga xhandarmëria greke ndaj banorëve

shqiptarë para se ushtria italiane të hynte në Çamëri.

Në një zë të vetëm, të gjithë shqiptarët e Çamërisë u kërkonin autoriteteve italiane

në Greqi dhe në Shqipëri, që të merrnin masa për largimin e autoriteteve greke dhe të

xhandarmërisë greke nga territori i Çamërisë, pasi sipas tyre, të gjithë këta i kishin duart

ende të lara me gjakun e familjarëve të tyre.422 Për popullsinë shqiptare çame, prania e

administratës greke në krahinën e Çamërisë, përveç të tjerash binte në kundërshtim me

organizimin e krahinës së Çamërisë e vendosur kjo nga autoritetet e larta ushtarake të

pushtimit.

Pavarësisht gjithë këtyre, autori grek J. Margaritis është i mendimit se, muajt e

parë të pushtimit italian të Çamërisë ishin relativisht muaj të qetë, veçanërisht nëse i

418 Baltsiotis, The Muslim Chams..,11. 419 Kretsi, The secret Past of the Greek-Albanian Bordelands. Cham muslims Albanians, 175. 420 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar.., 130. 421 AUSSME, L-15, Raccoglia 23, fasc.3. 422 AQSH, F.161, V.1941, D.699, fl.17. Promemorje e Nuri Dinos dhe e popullsisë çame të Paramithisë,

Margëlliçit, Gumenicës dërguar Jakomonit ku e njoftojnë mbi gjendjen e popullsisë shqiptare në Greqi.

Page 109: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

83

krahasojmë me ato që kishin ndodhur në periudhat e mëparshme.423 Kjo shpjegon se,

shqiptarët u treguan mjaft të duruar ndaj politikave shtypëse të qeverisë greke edhe pse në

dukje çamët kishin mbështetjen e italianëve. Shumica e shqiptarëve të Çamërisë ishin për

zgjidhje paqësore të problemit të pronësisë, si dhe të çështjeve të tjera.

Por pati dhe nga ata çamë, të cilët të ndikuar dhe nga prania e ushtarëve italianë,

vendosën t’i zgjidhnin vetë problemet e vjetra me grekërit. Të mbushur me ndjenjën e

urrjtjes për vuajtjet e shkaktuara nga shteti dhe administrata e vjetër greke, disa çamë të

mbështetur dhe nga Komanda ushtarake italiane, vendosën të hakmerreshin ndaj grekëve.

Për të vënë në vend drejtësinë e munguar, në disa raste të shkëputura, karabinieria italiane

shoqëronte bujqërit shqiptarë që të mblidhnin të korrat dhe prodhimet bujqësore në ish

tokat e tyre, të cilat me ndihmën e qeverisë ishin rrëmbyer prej refugjatëve grekë. Nën

mbështetjen e trupave italiane, në disa raste sporadike pronarët shqiptarë u përpoqën të

rimerrnin tokat e tyre të rrëmbyera prej grekëve. Në raste të kundërshtimit nga ana e

pronarëve të rinj grekë, shqiptarët reagonin duke djegur pronat e tyre si dhe duke

shkatërruar prodhimet bujqësore.424

Argumenti se, ishte pikërish dhuna e ushtruar nga agallarët shqiptarë ndaj

pronarëve grekë, faktori nxitës i vrasjeve në Çamëri425, nuk qëndron pasi, pikërisht grekët

kishin rrëmbyer me anë të reformave agrare dhe shpronësimeve të padrejta, pasuritë e

shqiptarëve muslimanë. Historiani. B. Meta, duke argumentuar këtë sjellje të një grushti

çamësh, shpjegon se, “politika represive sistematike e shtetit grek kishte krijuar tension të

mbishtresëzuar, i cili te shumë shqiptarë tani manifestohej në mënyra të ndryshme”.426

Sipas B. Metës, faktori kryesor që ndikonte në veprimin e shqiptarëve çamë, ishte

pikërisht grabitja e pronave të popullsisë shqiptare dhe dhënia e tyre refugjatëve grekë.427

Si pasojë e mbështetjes nga ushtria italiane, një pjesë e nacionalistëve çamë të

udhëhequr nga Nuri Dino shtuan përpjekjet e tyre për vënien në kontroll të administratës

lokale të Çamërisë. Në emër të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, në datat 17-18

qershor 1941, në fshatin Palohor, rreth 300 ushtarë italianë të shoqëruar nga një grup

nacionalistësh çamë, arrestuan dy vëllezër ortodoksë, të cilët pa përdorur dhunë, i

dorëzuan në komandën ushtarake të Filatit.428 Njerëz me peshë dhe ndikim në jetën

sociale dhe politike të Çamërisë, shqiptarë si Musa Demi, Haxhi Sejko punuan me

devotshmëri për të mos lejuar dënimin e këtyre personave, e po ashtu ndërhynë

energjikisht për lirimin e tyre pa pasoja.

Ishin pikërisht këto figura të shquara të lëvizjes patriotike çame si, Musa Demi,

Jasin Sadiku, Haxhi Sejko, e shumë shqiptarë të tjerë, nismëtar për uljen e gjakrave dhe

shuarjen e konfliktit të armatosur midis shqiptarëve dhe grekëve. Përveç këtyre,

pothuajse në çdo fshat të Çamërisë kishte grupe shqiptarësh, të cilët u ngritën kundër

nxitjes së urrejtjes midis dy komuniteteve. Kështu, idetë përparimtare dhe paqedashëse në

Pargë shpërndaheshin nga Mexhit Sami Leskoviku, Omer Buka, Husho Kasavet, në

fshatin Mazaraq këto ide përparimtare përqafoheshin nga çamët Tahir Meta, Mehmet

423 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar.., 130. 424 AUSSME, L-15, Raccoglia 23, fasc.3. 425 Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 239. 426 Meta, Tensioni greko-shqiptar, 150. 427 Po aty. 428 Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 236.

Page 110: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

84

Husi, Rexhep Çami e shumë të tjerë. Madje shqiptarët organizuan dhe grupe rojtarësh të

armatosur të cilët kishin si detyrë kryesore ruajtjen e fshatrave grekë, ruajtjen e të

mbjellave, pronave dhe familjet e të krishterëve nga ndonjë sulm prej muslimanëve të

inatosur.429

Shqiptarët muslimanë të Çamërisë jo vetëm që nuk u hakmorrën ndaj krimeve të

kryera nga banorët grekë para pushtimit italian, por ata kontribuan në vendosjen e paqes

midis dy komuniteteve. Jasin Sadiku, në një takim të parisë së fshatit të Margëlliçit në

qershor të vitit 1941, lidhur me rikthimin e gjendjes së qetësisë në vend, kishte deklaruar

në emër të të gjithë banorëve muslimanë shqiptare se: “Le të japim ne, muslimanët,

shembullin e parë që duam afrim dhe bashkëjetesë me dashuri dhe mirëkuptim me të

krishterët”.430 Duke i konsideruar të krishterët si ata me origjinë shqiptare dhe ata grekë,

miq dhe fqinj të mirë, popullsia muslimane shqiptare për një kohë të gjatë iu përmbajt

premtimeve të dhëna, për të mos sulmuar banorët e fesë ortodokse. Në kuadër të

vendosjes së paqes midis muslimanëve dhe të krishterëve, nga mbledhja e Margëlliçit, u

vendos që vendimet e marra t’u bëheshin me dije dhe kryepleqësive të fshatrave të tjera

dhe ato të ishin të zbatueshme dhe të detyrueshme për të gjithë.431

Historiani grek Niko Zhangu, në cilësinë e bashkëkohësit dhe përjetuesit të

ngjarjeve, pohon se; “Nëse shqiptarët çamë do të kishin qënë kriminelë, të gjithë fshatrat

e banuara prej të krishterëve do të zhdukeshin”432. Një fakt të tillë e mbështet dhe autorja

greke E. Manda, e cila lidhur me mosmarrëveshjet e lindura në Çamëri midis dy etnive,

shkruan se, “mjaft prej anëtarëve të popullsisë shqiptare nuk merrnin pjesë në këto

veprime arbitrare”. 433 Duke argumentuar më tej, historiania greke pranon faktin se,

shumica e shqiptarëve çamë ishin elementë të moderuar dhe përparimtarë, të cilët nuk

ishin aspak dakord me veprimet e disa nga bashkëpatriotët e tyre.434 Pra, vetëm një pjesë

e çamëve shqiptarë, kryesisht ajo pjesë që ishte prekur më shumë nga reforma agrare e

shtetit grek, u bënë palë me pushtuesin italian për rimarjen e pasurive të rrëmbyera më

parë nga grekët.

Autori F. Liço fajëson muslimanët çamë të Greqisë, si nxitës të konfliktit të

armatosur midis dy etnive. Për të argumentuar këtë ai jep dhe fakte historike e data duke

mos respektuar ndoshta qëllimisht kriterin kronologjik të ngjarjeve. Autori F. Liço, duke

shpjeguar ngjarjet që ndodhën në Çamëri në vjeshtën e vitit 1941, thekson se në datë 29

shtator 1941, bandat shqiptare nën udhëheqjen e Servet Adem Plakut vranë 3 banorë të

fshatit Paloklis të Filatit dhe, “si kundërveprim,-thotë autori,- greku Vasil Ballumi më

datë 6 shtator 1941 vrau në shenjë hakmarrje një djalosh 16 vjeçar çam musliman. Në

këtë mënyrë,- thotë Liço,- filluan vrasjet reciproke që nuk u ndalën kurrë.435

429 Nikos Zhango, Imperializmi anglez dhe rezistenca kombëtare 1940-1945, (Athinë, 1978), Vëllimi.I,

146-148. 430 Isufi, Jasin Sadiku.., 190. 431 Po aty. . 432 Zhango, Imperializmi anglez dhe rezistenca…,146. 433 Manda, Çamët myslimanë.., 155. Të njëjtën ide autorja e shtjellon dhe në artikullin e saj me titull, The

Chams of Albania and the Greek State 1923-1945, botuar në Revistën Journal of Muslim Minority Affairs,

Londwr, 2009. 434 Po aty. 435 Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 238.

Page 111: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

85

Nga të dhënat e disponueshme, të cilat vertetojnë më së miri ngjarjet e ndodhura

në Çamëri gjatë pushtimit italian, arrijmë në konkluzionin se, përgjegjës për nxitjen e

konfliktit në Çamëri nuk ishin shqiptarët dhe përkrahësit e Nuri Dinos, por vetë qeveria

dhe administrata vendore greke, e cila për dekada me radhë kishte ndërmarë masa

ekstreme ndaj popullsisë muslimane shqiptare. Lidhur me argumentin e mësipër, të

njëjtin mendim ka dhe historiani grek Lambros Baltsiotis, i cili shprehet se, “toleranca

fetare që ekzistonte midis dy komuniteteve atij ortodoks dhe musliman nuk u kapërdi

lehtë nga shteti grek, i cili e përdori këtë situatë për të rritur hatërmbetjet midis dy

komuniteteve për të arritur qëllimet e veta”. 436 Sipas këtij autori, qëllimi i vetëm i

qeverisë greke ishte pakësimi i pranisë së çamëve në krahinën e Çamërisë.437

Në jo pak raste autori F. Liço është kontradiktor në analizën që iu bën fakteve

historike lidhur me shkaktarët e vërtetë të trazirave të vitëve 1940-42, midis komunitetit

grek ortodoks dhe atij çam muslimanë. Autori teksa bën më faj shqiptarët çamë si nxitës

të konfliktit, që sipas tij,- me ndihmën e karabinierisë italiane kishin korrur arat e mbjella

nga grekët, në disa rreshta më poshtë shprehet se, “megjithatë popullsia çame nuk i

miratonte këto mjete dhune duke kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin midis dy

komuniteteve”.438 Ndërsa autori J. Margaritis, në lidhje me zhvillimin e ngjarjeve gjatë

viteve të para të pushtimit italian të Çamërisë, si dhe me konfliktin midis muslimanëve

çamë dhe grekëve ortodoks, thekson se, në këtë kohë në Çamëri vepruan dhe mekanizmat

irredentiste dhe fashiste të importuara nga Tirana, por të cilat sipas tij, mbetën vetëm në

stadin e planeve dhe të qëllimeve.439

Pas një periudhe të shkurtër qetësie në dukje midis dy komuniteteve, atij çam dhe

grek të krishterë, në fillim të vitit vitin 1942, tensioni midis banorëve muslimanë dhe

atyre ortodoksë u rishfaq sërish. Shkak për prishjen e qetësisë provizore, u bë vrasja nga

ana e grekëve në 12 janar 1942, të dy shqiptarëve çamë me influencë si, Tefik Qemali

dhe Jahja Kasemi. Vrasja e këtyre veprimtarëve të shquar të levizjes çame nga ana e

xhandarmërisë greke, bëri që ngjarjet të percipitonin me shpejtësi. Tashmë konflikti u bë

më i hapur dhe më gjakësor midis dy popullsive. Si kundërpërgjigje, çamët muslimanë në

11 shkurt të atij viti në Gumenicë, vranë Prefektin e Gumenicës, Jorgos Vasiliakos, i cili

konsiderohej si një nga përgjegjësit kryesorë të vuajtjeve të shqiptarëve.440 Tensionin e

lartë të krijuar midis dy komuniteteve në Çamëri e konfirmon dhe një raport i Komandës

së Xhandarmërisë greke të Thësprotisë dërguar Komandës së Lartë të Xhandarmërisë së

Epirit në 27 shkurt, në të cilin thuhej se; “Situata në Thesproti që nga data 14 janar, kur

një xhandar kreu vrasjen e dy muslimanëve të njohur, është jashtëzakonisht e acaruar”.441

Ndërhyrja e popullsisë muslimane shqiptare të fshatit Karbunar, bëri të mundur

shpëtimin nga djegia dhe shkatërrimi prej zemërimit të një grupi çamësh të indinjuar nga

436 Baltsiotis, The Muslim Chams.., 1. 437 Po aty. 438 Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 240. 439 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar.., 130. 440 AUSSME, L.15, Raccoglia 23. Fasc.3. 441 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar.., 148. Shtojcë dokumenti. Raport i Komandantit të

Xhandarmërisë së Thesprotisë Joanis Kristinidhis, dërguar Komandës së Lartë të Xhandarmërisë së Epirit

në Janinë, lidhur me situatën e krijuar në Çamëri pas vrasjes së dy çamëve muslimanë dhe të prefektit të

Gumenicës Vasiliakos. Gumenicë, më 27 Shkurt 1942.

Page 112: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

86

vrasja e bashkëpatriotëve të tyre.442 Takimi i organizaur nga paria çame në xhaminë e

fshatit Karbunar pati si qëllim uljen e gjakrave dhe dhënien e besës së muslimanëve

kundrej fqinjëve të tyre ortodoksë. Për vendosjen e rendit në Çamëri, Komanda e

Xhandarmërisë greke së Thesprotisë, i kërkonte Komandës së Lartë të Epirit shtimin e

numrit të xhandarëve, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të bëhej i mundur imponimi i

forcës së ligjit në këtë prefekturë. Komandanti i xhandarmërisë greke Joanis Kristinidhis,

propozonte që krahas përforcimit me xhandarë, oficerë dhe vullnetarë, të punohej për

pajtimin e dy elementëve, atij të krishterë ortodoksë dhe komunitetit musliman çam.443

Për të qetësuar situatën e krijuar në Çamëri, qeveria kuislinge greke mendoi të shtonte

numrin e xhandarëve dhe oficerëve grekë, veprim ky që kërkonte dhe aprovimin e

autoriteteve ushtarake italiane të Çamërisë për shtimin e 10 oficerëve dhe 60 xhandarëve.

Pas aprovimit të kërkesës së qeverisë greke nga ana e autoriteteve ushtarake italiane për

shtimin e numrit të oficerëve dhe xhandarëve grekë, në Çamëri u shtuan dhe 90 xhandarë

të dhe 10 oficerë të rinj, si dhe u urdhërua inkuadrimi i 100 xhandarëve të tjerë grekë, me

shërbim jot ë detyrueshëm ushtarak në këtë komandë.444

Në njoftimin dërguar Komandës së Lartë të Epirit në Janinë, Kristinidhis bënte

me dije se; “Meqënëse shumica e fshatarëve muslimanë dhe në veçanti ata të

papajtueshmit, besojnë se akti kriminal i xhandarit Ilia Niku, autor i vrasjes së dy

bashkëbesimtarëve të tyre, erdhi si udhëzim i prefektit dhe i shefave të tjerë të tij {…}

kemi parasysh që për të njëjtat arsye do të shfaqen të njëjtat veprimtari vrasëse edhe për

funksionarë të tjerë të administratës si dhe të oficerëve të xhandarmërisë”. 445 Për të

qetësuar situatën e krijuar pas vrasjes së dy shqiptarëve dhe të Prefektit të Gumenicës, si

dhe për të shmangur vrasjen e ndonjë funksionari të lartë grek, autoritetet vendase,

kërkonin zëvendësimin e xhandarëve të cilët konsideroheshin përgjegjës nga ana e

shqiptarëve për vrasjen e ndodhur. Si kusht për rivendosjen e qetësisë dhe rendit publik

në Çamëri, autoritetet vendore greke kërkonin largimin e mënjëhershëm të nënprefektit të

krahinës, i cili konsiderohej si person i paaftë për të kryer detyrën e tij.446

Mungesa e xhandarëve për një periudhë kohe në krahinën e Çamërisë si dhe

situata e rëndë e krijuar për shkak të konfliktit midis dy komuniteteve, solli dobësimin

dhe boshatisjen e buxhetit të administratës vendore. Kjo situatë e krijuar si rezultat i

dhunës dhe reprezaljeve të administratës greke ndaj popullsisë muslimane shqiptare,

ndikoi dhe në dobësimin e rrënimin e administratës publike dhe ndërprerjen e

funksioneve jetike të saj. Administrata greke nuk ishte në gjendje të mblidhte të ardhurat

dhe taksat për shkak dhe të trazirave në rajon. Nga kaosi i krijuar, situata ekonomike e

banorëve shqiptarë ishte rënduar së tepërmi, pasi në kushtet e një izolimi të thellë prej

konfliktit, shqiptarët çamë nuk përfitonin asnjë ndihmë ekonomike prej shtetit dhe

administratës vendore greke. Nga ana tjetër, shtimi i masave dhe i presionit tatimor mbi

prodhimet bujqësore, në vend që të qetësonte situatën e rëndoi më tepër atë. Vendimet e

qeverisë greke mbi tatimet për të ardhurat nga prodhimet bujqësore, gjatë pranverës së

442 Zhango, Imperializmi anglez…, 255. 443 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar.., 150. 444 Po aty., 154-155. 445 Po aty., 151. 446 Po aty., 150-151.

Page 113: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

87

vitit 1942, i acaroi më tepër marrëdhëniet midis autoriteteve vendore greke dhe popullsisë

agrare.447

Administrata vendase greke, për dekada me radhë abuzonte me pronat e

shqiptarëve duke i tjetërsuar ato pa ndonjë shpërblim në favor të grekëve të krishterë të

ardhur qëllimisht në Çamëri për të spastruar etnikisht këtë zonë nga shqiptarët. Ankesat e

banorëve shqiptarë drejtuar administratës italiane lidhur me çështjen e pronave të tyre dhe

të abuzimit nga ana e grekëve me to, si dhe me kompesimin e vlerës së pronave të

konfiskuara nga ana e qeverisë greke, kjo e fundit si gjithnjë premtonte se, do t’i

rregullonte ato në bazë të ligjeve të shtetit grek. Në një raport të dërguar në verën e vitit

1942 Komandës Supreme, Karlo Xhelozo (Carlo Geloso) shpjegonte se:

“Mosmarrëveshjet ndërmjet muslimanëve dhe të krishterëve, të cilat këto kohët e fundit

janë bërë më të shpeshta, lidhen kryesisht me problemet e shkaktuara prej legjislacionit

grek në dëm të pronarëve muslimanë shqiptarë”.448

Çështjen e pronave të shqiptarëve të rrëmbyera prej grekëve e pranonte dhe

administrata greke e Epirit, duke e cilësuar këtë si një burim të pashtershëm të konfliktit

midis shqiptarëve muslimanë dhe grekërve. Edhe qeveria greke e pranonte se, konfiskimi

i pronave të shqiptarëve çamë ishte bërë në emër të rehabilitimit të të krishterëve grekë, të

cilët nuk kishin tokë.449 Si e vetmja rrugëzgjidhje për të shuar konfliktin që kishte lindur

midis grekëve dhe pronarëve shqiptarë, tashmë të mbetur pa tokë, administrata greke

propozonte marrjen e masave të nevojshme për rregullimin në kohën e duhur si dhe

zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronave të tjetërsuara të muslimanëve shqiptarë të

Çamërisë.450

Duke parë se situata në Çamëri midis dy komuniteteve ishte acaruar tej mase, në

fillim të muajit korrik 1942, për të ulur tensionin e krijuar midis grekëve dhe shqiptarëve

muslimanë, Jasin Sadiku dhe një pjesë e parisë çame vendosën të organizojnë kuvendin e

Margëlliçit.451 Qëllimi kryesor i këtij kuvendi ishte gjetja e rrugëve të paqtimit midis dy

komuniteteve. Për të qenë sa më rezultativ në zgjidhjen e çështjeve që shqetësonin

banorët e dy komuniteteve, në këtë takim u vendos që të merrnin pjesë anëtarë të

komunitetit ortodoks dhe atij muslimanë të Çamërisë.

Pavarësisht acarimit të situatës, qarqet greke as që kishin ndërmend të nxisnin

paqe midis banorëve dhe aq më tepër të uleshin në bisedime për zgjidhjen reciproke të

çështjeve që shqetësonin bashkësitë fetare. Duket qartë se kjo situatë e krijuar

artificialisht nga autoritetet greke iu vinte për shtat interesave të ngushta të tyre, duke

krijuar një situatë krejtësisht të paqartë në dëm të shqiptarëve, të cilët ishin të pambrojtur

nga administrata civile dhe ushtarake vendore. Të vendosur për t’u bërë ballë presioneve

të xhandarmërisë greke, shqiptarët e Çamërisë vendosën që në zonat e banuara prej tyre

447 Jorgos Margaritis, Nga humbja në revoltë. Greqia, pranverë 1941-vjeshtë 1942, (Athinë, Politis 1993),

164. 448 AUSSME, L-15, Raccoglia 23, fasc.3. Relacion i Komandës së Lartë të Forcave të Armatosura italiane

në Greqi, dërguar Komandës Supreme, mbi veprimtarinë e zhvilluar në fushën ekonomike dhe politike

gjatë një viti të pushtimit italian në Greqi, 3 gusht 1942. 449 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar..,159. 450 Po aty.,160. Shtojcë dokumenti. Raport i inspektorit të ekonomisë Evangjelos Palaska për Komandën e

Përgjithshme të Epirit, qershor 1942. 451 Isufi, Jasin Sadiku..,175.

Page 114: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

88

të mos shkelte më asnjë këmbë qeveritari apo xhandari grek. Në kërkesën e tyre drejtuar

konsullit italian në Filat, Pelisonit, muslimanët shqiptarë ndër të tjera kërkonin që,

fajtorët e vrasjes së shqiptarëve tashmë të identifikuar, të arrestoheshin dhe të merrnin

dënimin e duhur, në të kundërt zemërimi i shqiptarëve do të binte ndaj grekëve.452

Krimet dhe vrasjet ndaj shqiptarëve muslimanë prej të krishterëve grekë

konsideroheshin nga grekët si rezistencë kombëtare dhe luftë kundër armiqve të Greqisë.

Shpeshherë aktet e pabesa të grekëve, të cilët në prita dhe natën vrisnin krerët muslimanë

shqiptarë ktheheshin në muza popullore, aq sa këndoheshin në dasma dhe panairet që

organizoheshin nga të krishterët. 453 Abuzimet e xhandarmërisë vendase greke si dhe

vrasjet e bandave greke ndaj krerëve çamë nuk kishin marrë fund. Akti që shkuli nga

themelet paqen e brishtë që ishte vendosur në Çamëri midis grekëve ortodoksë dhe

muslimanëve shqiptarë, ishte vrasja e veprimtarit të shquar të lëvizjes çame Jasin Sadiku

në 6 dhjetor 1942. Vetë Prefekti i Gumenicës, Kondojanis, vrasjen e Jasim Sadikut do ta

cilësonte si një moment të keq për prishjen e qetësisë relative që ishte vendosur deri tani

në krahinën e Çamërisë. Në raportin e tij dërguar Komandës së Përgjithshme në Janinë,

prefektura e Thesprotisë (Çamërisë) njoftonte më datë 14 dhjetor 1942, se: “Fatkeqësisht

u vra në rrethinat e Pargës njëri nga faktorët më të rëndësishëm të muhamedanëve, Jasin

Sadiku, veprim i kryer nga kriminelë të panjohur dhe që minoi të gjithë ndërtesën e

pajtimit që synohej të arrihej midis muhamedanëve dhe të krishterëve”.454

Vrasja e Jasin Sadikut ishte një provokacion i hapur ndaj shqiptarëve të Çamërisë,

të cilët kuptuan se, tashmë grekët në dëshpërim e sipër mund të kryenin krime akoma dhe

më të rënda. Autori J. Margaritis thekson se, “në kohën kur përpjekjet e faktorit vendas

për të arritur një periudhë paqe midis dy komuniteteve ishin intesifikuar, vrasja e Jasin

Sadikut prej Ilia Nikos, plotësoi proçesin e përçmimit të mekanizmave shtetërorë në

Thesproti”.455 Vrasja e Jasin Sadikut shkaktoi një zemërim të fuqishëm në radhët e

muslimanëve shqiptarë. Vala e hakmarrjes ndaj të krishterëve grekë dhe kryesisht ndaj

vllehëve po fillonte dhe të rritej, për shkak se ata njiheshin si ekzekutorët e udhëheqësit

dhe nacionalistiti çam Jasin Sadiku. Hakmarrja e shqiptarëve ndaj të krishterëve grekë

nisi menjëherë që pas kryerjes së ritit për varrosjen e trupit të Jasin Sadikut. Në

gjaknxehtësi e sipër, dhjetra shqiptarë të zemëruar nga vrasja e Jasin Sadikut sulmuan

fshatrat e krishtera. Objekt i këtij sulmi u bënë kryesisht pronat e banorëve grekë, të cilat

më parë kishin qenë në zotërim të shqiptarëve.

Denigrimit i figurave patriotike çame, prej historianëve grekë, duke i konsideruar

ata dhe gjithë popullsinë çame si bashkëpunëtorë të fshistëve italianë dhe nazistëve

gjermanë, bëhet vetëm për të njollosur tërë veprimtarinë patriotike të minoritetit çam në

luftë kundër pushtuesve të huaj. Autori grek V. Krapstitis, patriotin e shquar çam Jasin

Sadikun, herë e paraqet si grabitës të fshatrave të krishtera, herë si komandant çete dhe

herë si bashkëpunëtor të fashistëve italianë.456

452Po aty. 453 Sharra, Istoria tis…, 218-219. 454 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar.., 171. Shtojcë dokumenti. Njoftim i Prefektit të Igumenicës,

K. Kondojanis, dërguar Komandës së Përgjithshme të Epirit në Janinë, datë 14. Dhjetor 1942. 455 Po aty., 137. 456 Basilis Krapsites, Oi muusoulmanoi Tsamides tis Thesprotia, (Athinë, 1986), 66- 67.

Page 115: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

89

Frika nga ndonjë hakmarrje e mundshme e shqiptarëve çamë, e detyroi gjithë

popullsinë e krishterë të fshatit Spatharë, që gjatë dimrit të vitit 1942 të merrnin malet

dhe të strehoheshin familjarisht në kushte të vështira.457 Në shenjë hakmarrje, shqiptarët

çamë vranë kryetarin e Komunës së Spatharit, Vasil Cupi si dhe priftin Spiridon Nuci, i

njohur për nxitjen e dhunës kundër shqiptarëve çamë dhe familjeve të tyre.458 Tashmë

ushtrimi i forcës ishte bërë e vetmja mënyrë për të vendosur rend dhe qetësi. Në kushtet e

një anomalie të thellë dhe të zbrazdësisë së ekzistencës të një pushteti qëndror dhe

vendor, situata në Çamëri u rëndua së tepërmi. Siç thekson dhe autori Ibrahim Hoxha,

gjatë vitit 1942, për shkak të situatës së krijuar në Çamëri prej ekzistencës së dy

pushteteve, atij grek dhe shqiptar, pati shumë përplasje midis dy komuniteteve etnike.459

Për të qetësuar gjakrat e ndezura si dhe me synimin e afrimit të distancave të

krijuara midis dy komuniteteve, u ra dakord të krijoheshin komisione të përbashkëta, ku

në përbërje të tyre do të kishte përfaqësues të minoritetit çam dhe atij grek të krishterë.

komisione të tilla u ngritën në fshatin Kastrizë të Gumenicës, ku në përbërje të tij ishin

njerëz me influencë në jetën sociale të zonës si: Ali Hajro, Refat Rusho, Miço Papai,

Mitro Barba, Mehmet Malko etj. Detyrë kryesore e komisioneve, ndër të tjera do të ishte

diskutimi dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve të krijuara deri tani midis dy komuniteteve

dhe kryesisht zgjidhja e çështjes së pronave dhe i kthimit të gjësë së grabitur nga të

krishterët familjeve muslimane.460 Veprimtaria e këtyre Komisioneve synonte të paktën

që të arrihej një zgjidhje qoftë dhe e përkohshme e me kompromisin e të dyja palëve.

Këto komisione përveç të tjerave do të evidentonin dhe do të nxirrnin para drejtësisë

personat përgjegjës e shkaktarë të trazirave të krijuara deri në momentin e shqyrtimit të

problemit. 461 Krahas kësaj, synohej që vendosja e një administrate të drejtë dhe të

vetëdijshme për detyrat e saj, do të ndihmonte në qetësimin e situatës.

Ideja për krijimin e komisioneve të përbashkëta, sigurisht që kërkonte dhe

aprovimin e administratës ushtarake italiane të Çamërisë. Mirëpo, Komanda e Lartë

ushtarake italiane për intersat e saj e kundërshtoi që në fillim këtë nismë të faktorit

përparimtar vendas. Përpjekjet e shiptarëve përparimtarë dhe e grekëve, të cilët kërkonin

zhvillimin e një jete normale, administrata ushtarake italiane nuk i aprovonte, pasi

interesi i italianëve ishte vazhdimi i gjendjes së nderë dhe shtimi i konflikteve midis

komunitetit ortodoks grek dhe atij shqiptar musliman në Çamëri.

Autori grek J. Margaritis, duke mos fshehur vullnetin e mirë dhe dëshirën e një

pjese të përfaqësuesve të administratës greke për gjetjen e rrugëve të paqtimit midis dy

komuniteteve, shpjegon se, “ato thjesht u bënë në kohën e shpërthimit përfundimtar”.462

Autoritetet greke, në fillim ishin të interesuara që për hir të vazhdimësisë të pushtetit grek

dhe të ekzistencës së administratës greke në krahinën e Çamërisë, të mos denjonin të

merrnin masa për qetësimin e situatës. Vetëm në momentin kur tashmë ekzistenca e tyre

po vihej në diskutim, përfaqësues të administratës vendore greke shtuan përpjekjet për

gjetjen e rrugëve të zgjidhjes së problemeve midis dy komuniteteve. Të ndërgjegjshëm

457 Isufi, Jasin Sadiku.., 221. 458 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar.., 171. 459 Hoxha, Viset kombëtare shqiptare…, 332. 460 Po aty. 461 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar.., 169. 462 Po aty., 133.

Page 116: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

90

për krimet e shkaktuara në të kaluarën ndaj minoritetit çam, si dhe frika nga ndonjë

eleminim fizik si pasojë e hakmarrjes së shqiptarëve, e detyroi administratën lokale greke

të Çamërisë të kërkonte rrugët e shpëtimit.

Në shumë raste çamët muslimanë dhanë kontributin e tyre dhe në shpëtimin e

jetëve të banorëve ortodoksë qofshin këta shqiptarë dhe grekë. Gjatë rrethimit nga ana e

gjermanëve të fshatit Palohor, në fillim të vitit 1943, me qëllim arrestimin e disa çamëve

ortodoksë, të cilët më parë kishin refuzuar bashkëpunimin me gjermanët, ishte Dino

Laçku, pinjoll i një familjeje muslimane ai që sakrifikoi dhe lajmëroi banorët të

shpërnguleshin para se të mbërrinin gjermanët.463

Në maj të vitit 1943, disa individë muslimanë çamë në shenjë hakmarrje ndaj

grabitjeve të kryer në pronat dhe shtëpitë e tyre, sulmuan fshatin Kastrizë i cili banohej

nga të krishterë shqiptarë. 464 Të gjendur përballë kësaj situate, krerët e këtij fshati

kërkuan ndihmën e parisë muslimane të fshatrave Grikohor, Varfanj, Salicë, Gravë etj,

ndihmë kjo që nuk vonoi të vinte. Si rezultat i ndërhyrjes së krerëve muslimanë të këtyrë

fshtarave situata në Kastrizë u qetësua dhe u arrit që të ndaleshin veprimet që nxisnin

dhunën midis dy komuniteteve.

Nga analiza e rasteve të përmenduar, arrijmë në përfundimin se shumica e

popullsisë muslimane çame ishte për një bashkëjetesë në paqe dhe në harmoni me

komunitetin ortodoks. Veprime individuale të cilët nxisnin dhunën në Çamëri gjatë kësaj

periudhe ishin të shumta dhe ato vinin nga të dy minoritetet. Përsa i përket veprimeve të

cilat vinin nga radhët e popullsisë muslimane çame, mund të themi se masa e gjerë e

popullsisë shqiptare i dënonte ato. Një vlerësim të tillë e ka theksuar dhe historiani grek

N. Zhango, i cili në veprën e tij është shprehur se, popullsia muslimane në Çamëri nuk

ishte dakord me krimet. Ata kërkonin të zhduknin armiqësitë dhe frymën e përçarjes në

popull.465

463 Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 241. 464 Isufi, Musa Demi.., 232. 465 Zhango, Imperializmi anglez.., 137.

Page 117: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

91

KAPITULLI TRETË

PJESËMARRJA E POPULLSISË ÇAME NË LËVIZJEN ANTIFASHISTE

GREKE

3.1. Lëvizja antifashiste e popullsisë çame dhe formacionet e para partizane.

Për patur një panoramë sa më të qartë të zhvillimit të rezistencës antifashiste në

Greqi gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe për të kuptuar rolin që pati popullsia shqiptare

çame në këtë lëvizje, jemi të detyruar të japim një tablo të përgjithshme të zhvillimeve

politike dhe ushtarake në Greqi gjatë kësaj periudhe. Krahas trajtimit të ngjarjeve lidhur

me zhvillimin e rezistencës greke ndaj ushtrive pushtuese, me rëndësi të veçantë është

analiza e fakteve dhe ngjarjeve, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me mënyrën se si forcat

politike greke e panë pjesëmarrjen e popullsisë shqiptare në luftë ndaj pushtuesve

gjermanë. Roli i misioneve britanike në Greqi si dhe qëndrimi i tyre ndaj forcave politike

greke dhe popullsisë shqiptare në veçanti, është një tjetër diskutim, i cili lidhet ngushtë

me trajektoren që mori vetë lëvizja antifashiste në Greqi.

Me futjen e trupave gjermane në Ballkan, rezistenca antifashiste kundër ushtrive

të Boshtit kishte hyrë në një fazë të re zhvillimi. Ballkani tani ishte bërë një pikë referimi

i ushtrive aleate për të krijuar një front të gjerë antifashist dhe me pjesmarrjen e të gjitha

forcave politike e ushtarake të rajonit. Aktet e para të rezistencës greke kundër ushtrive të

boshtit ishin akte sabotazhi apo kundërshtimi ndaj regjimit të ri kuisling të instaluar në

Greqi. Një hov të rëndësishëm, lëvizja antifashiste e popullit grek, ashtu si dhe e popujve

të tjerë të shtypur të Evropës lindore, mori pas mësymjes së trupave gjermane në

Bashkimin Sovjetik. Ishte pikërisht rezistenca e popullit rus dhe lëvizja komuniste ruse,

ajo që zgjoi qëndresën antigjermane të grupeve komuniste në të gjithë Evropën dhe

Ballkanin. Si pasojë e rezistencës ruse ndaj trupave hitleriane, grupimet e majta në

Evropë u aktivizuan fuqishëm.

Në shtator të vitit 1941, me inisiativën e një grupi oficerësh dhe ushtarakësh

republikanë, në Greqi u krijua Lidhja Demokratike Kombëtare Greke (EDES). Në krye të

kësaj force politike, si udhëheqës politik qëndronte Nikolas Plastiria, ndërsa si komandat

ushtarak, u vendos Napoleon Zerva.466 EDES-i, më shumë se sa një forcë politike e

ushtarake, u formua si një bandë e armatosur (andartë), e cila gjatë periudhës së luftës në

Greqi u përdor nga Zerva për qëllimet e tij personale. Ai e transformoi EDES-in në një

organizatë autoritare për të arritur aspiratat e tij politike.

Në kuadrin e organizimit të grupimeve të majta edhe në Greqi, në shkurt të viti

1942 u themelua Fronti Çlirimtar Kombëtar Grek (EAM), me udhëheqës politik Aris

Velokiotis. Qëllimi kryesor dhe veprimtaria fillestare e EAM-it, ishte organizimi i

rezistencës ndaj trupave hitleriane si dhe zgjedhje të lira dhe forma e qeverisjes pas

466 Mark Mazouer, Inside Hitler’s Greece. The Experience of Occupation 1941-1944, Yale University

Press, (New Haven and London, 1993), 106.

Page 118: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

92

çlirimit të vendit. EAM-i mori drejtimin politik të rezistencës ndaj ushtrive të Boshtit,

ndërsa krahu ushtarak i armatosur i saj ELAS, e njohur si Ushtria Çlirimtare Kombëtare e

popullit grek, mori drejtimin e operacioneve ushtarake. Fillimisht, megjithë thirrjen e

drejtuar nga krerët komunistë të EAM-it për bashkimin e forcave greke pa dallime kundër

pushtuesve, mbështetja për këtë forcë politike ishte e pakët. Vetëm një grup i vogël i

socialistëve grekë dhe disa grupe agrare iu bashkuan thirrjes së EAM-it për bashkimin e

rezistencës greke.467

Megjithë fillimin e vështirë për shtimin e rradhëve të EAM/ELAS-it, gjendja e

rënduar ekonomike dhe kriza e shkaktuar nga lufta, e detyroi popullsinë greke, kryesisht

atë rurale, të mos kishte rrugë tjetër veçse të përqafonte idetë e grupimeve të majta greke.

Kështu, deri në mesin e vitit 1944, EAM-i numëronte mbi 500.000 mbështetës politikë,

ndërsa krahu i saj i armatosur ELAS, numëronte rreth 60.000 luftëtarë. 468 Po t’i

referohemi statistikave, numri i forcave ushtarake të EAM/ELAS-it që nga krijimi i saj e

deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore erdhi duke u rritur në mënyrë drastike

megjithë përpjekjet e oficerëve britanikë për të dobësuar këtë forcë politike. Mjafton të

kujtojmë se, në fillim të vitit 1943, EAM/ELAS-i numëronte në radhët e saj rreth 12.000

trupa, përkundrejt 4000 vetëve të rreshtuar në radhët e EDES-it.469

Si një aleate e vjetër e Greqisë, Britania e Madhe mori në dorë organizimin e

rezistencës antifashiste në Greqi. Misionet e para britanike u hodhën në Greqi në vjeshtë

të vitit 1942. Nga frika se mos rezistenca antifashiste greke do të binte në duart e EAM-it,

britanikët nxituan të dërgonin në Greqi misionet ushtarake me qëllim organizmin e së

djathtës greke. Synimi fillestar i hedhjes së këtyre misioneve, ishte ndërmarrja e

aksioneve të sabotazhit në prapavijën greke, me qëllim ndërprejen e rrugëve të furnizimit

dhe komunikimit të trupave gjermane në Afrikën Veriore. Në krye të misionit britanik u

vendos oficeri Edmund Myers (Edmund Majers) dhe si zëvendës i tij Christopfer

Montague Woodhouse (Kristofer M. Uathaus), i njohur nga grekët si Kris dhe nga

britanikët e tjerë me nofkën Monti. Një nga përbërësit kryesor të misionit britanik në

Greqi, ishte dhe Nicholas Hammond (Nikola Hamond), i njohur dhe ky si një

antikomunist dhe djathtist i vendosur. Pas largimit të Majersit nga skena greke, ishte

Uathaus ai që do të merrte më pas drejtimin e misionit britanik në Greqi, i cili do të njihet

dhe si mbështetësi kryesor i politikës nacionaliste dhe antishqiptare të Zervës.

Që në fillim të veprimtarisë së tyre, oficerët britanik të atashuar pranë

nacionalistëve grekë shfaqën hapur tendencat e tyre filohelene dhe antikomuniste. Krahas

pikpamjeve antikomuniste, krerët e misioneve britanike të atashuar pranë nacionalistëve

grekë, të ndikuar dhe nga pikpamjet ekstremiste antishqiptare të zervistëve, nuk vonuan

të binin nën ndikimin e tyre. Politika që ndoqën misionet aleate në Greqi, duke përkrahur

EDES-in nga njëra anë dhe, duke sabotuar punën e EAM-it nga ana tjetër, shkaktoi dëme

të pallogaritshme në rezultatet e luftës antifashiste në Greqi. Gjithashtu, me ndërhyrjen e

forcave nacionaliste greke, një pjesë e oficerëve britanikë në Greqi sabotuan qëllimisht

përpjekjet për të tërhequr në luftë minoritetin shqiptar çam. Ka nga ata autorë që

mendojnë se, njerëz të shitur te pushtuesit dhe tek britanikët, ndoqën një politikë të

467 Clogg, Histori e Përmbledhur.., 125. 468 Po aty., 128. 469 Hondoros, Occupations and Resistance.., 117.

Page 119: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

93

paramenduar, e cila synonte të komplikonte situatën në zonën ku vepronte EDES-i dhe

minoriteti çam.470

Në kohën kur ishin krijuar dy kampet kryesore politike e ushtarake greke, të cilat

diktuan deri në fund në ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore në Greqi, edhe në rradhët e

shqiptarëve të Çamërisë u shfaqën dy rryma kryesore. Njëra rrymë, e cila përfaqësohej

nga vëllezërit Masar dhe Nuri Dino, i kishte shfaqur më herët pikëpamjet e saj rreth

qëndrimit ndaj forcave të huaja pushtuese. Që në fazën e parë të pushtimit italo-gjerman

të Greqisë, përfaqësuesit kryesorë të këtij formacioni politik, kishin shprehur hapur idenë

se ishin për një bashkëpunim me ushtrinë italiane. Në këto rrethana të ndërlikuara të

situatës politike në Greqi, grupimi nacionalist çam i udhëhequr nga vëllezërit Dino, luajti

një rol të rëndësishëm në trajtimin e çështjes çame.

Propaganda e bërë nga pushtuesit, si dhe nga nacionalistët çamë të udhëhequr nga

Nuri Dino për bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë vetëm nën mbrojtjen e ushtrisë italo-

gjermane, bëri që në nisje puna për inkuadrimin e çamëve në radhët e lëvizjes antifashiste

nacionalçlirimtare të ishte e vështirë. Popullsia çame në Greqi e kishte të qartë, se

pjesëmarrja e saj përkrahë rezistencës antifashiste greke, ishte e lidhur qëllimisht dhe me

trysninë që ushtrohej ndaj kësaj popullsie prej forcave zerviste e nacionaliste të EDES-it.

Në të njëjtën kohë, përshtjellimi i situatave midis dy kampeve politike e ushtarake greke,

diktonte natyrshëm dhe qëndrimin e popullsisë çame gjatë Luftës së Dytë Botërore,

qëndrim ky i pasqyruar me pjesëmarrjen gjerësisht të popullsisë shqiptare përkrah EAM-

it. Duke analizuar sjelljen e popullsisë çame gjatë kësaj faze të zhvillimit historik në

Çamëri, Prof. Fatmira Rama thekson se, minoriteti çam u përpoq të qëndronte si përballë

presioneve të administratës kolaboracioniste greke, ashtu dhe ndaj forcave pushtuese, të

cilat synonin ta mbanin këtë popullsi larg rezistencës antifashiste.471

Rryma tjetër, e cila për nga numri ishte më i lartë, përfqaësohej nga Musa Demi,

Prokop Shqevi etj, shprehu hapur vullnetin e saj për bashkëpunim midis dy komuniteteve

të Çamërisë dhe bashkimin e forcave kundër pushtuesve të huaj. Aktiviteti i patriotëve të

shquar çamë kundër pushtuesit italianë dhe gjermanë, është më i hershëm nga sa është

shkruar në historiografinë greke. Aktivistë çamë si, Musa Demi, Njazi Demi, Abdyl

Demi, Kasem Demi, Hilmi Seiti, Alush Sejko e shumë të tjerë, janë të skeduar për

veprimtarinë e tyre antiitaliane që në ditët e para të pushtimit italian të Greqisë.472

Të përndjekur nga qeveria greke e Metaksait si veprimtarë të çështjes kombëtare

shqiptare, një pjesë e mirë e patriotëve çamë u rreshtuan në radhët e Partisë Komuniste

Shqiptare në Tiranë, që në ditët e para të krijimit të saj. Të dhënat arkivore të nxjerrë nga

dokumentet e administratës fashiste në Shqipëri, vërtetojnë më së miri aktivitetin

antiitalian të këtyre elementëve çamë. Në të njëjtën kohë, këto dokumente hedhin poshtë

tezën greke, që i klasifikon të gjithë çamët shqiptarë të Greqisë si bashkëpunëtorë me

fashizmin. Aktiviteti i tyre kundër pushtuesve italianë dhe gjermanë është një dëshmi e

gjallë e rezistencës së popullit shqiptar, e veçanërisht atij çam në luftën antifashiste

nacionalçlirimtare. Ishin pikërisht këta elementë përparimtarë të lëvizjes antifashiste

470 Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 245. 471 Fatmira Rama, Dukuri arsimore gjatë Luftës së Dytë Botërore, Tiranë, Argeta-LMG, 2005. 472 AQSH, F.153, V.1942, D.294, fl.224.

Page 120: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

94

nacionalçlirimtare çame, që u bënë bërthama për krijimin e çetave të para luftarake, të

cilat luftuan përkrah forcave greke të EAM-it.

Një ndihmesë të madhe në organizimin e elementëve të ndershëm çamë dhe

largimin e atyre shqiptarëve të gënjyer, të cilët ishin rekrutuar në radhët e xhandarmërisë

italiane dha anëtari i Partisë Komuniste Shqiptare me origjinë çame, Ali Demi.473 Ali

Demi, gjatë kohës kur Italia fashiste filloi sulmin ndaj Greqisë ndodhej në Tiranë dhe

merrej me veprimtarinë komuniste antiitaliane në radhët e PKSH. Në mënyrë ilegale ai u

hodh në Çamëri për organizimin e të gjithë elementëve përparimtarë çamë, si dhe për

përhapjen e propagandës komuniste në favor të luftës antifashiste nacionalçlirimtare.

Përveç thirrjeve drejtuar çamëve për bashkim pa dallim feje dhe ideje, Ali Demi i

këshillonte bashkëpatriotët e tij, që të linin mënjanë hasmëritë dhe hakmarrjet e vjetra

ndaj grekëve dhe të bashkoheshin me ta në luftë kundër pushtuesit të përbashkët.474 Kjo

inisiativë patriotike e tij dha rezultate mjaft të kënaqshme, pasi ajo jo vetëm ngjalli

frymën antifashiste te populli shqiptar çam, por njëkohësisht solli solidaritetin midis

çamëve patriotë për një veprim të përbashkët dhe të organizuar. Falë veprimtarisë së tij

dhe të Musa Demit, patriotët çamë filluan të organizojnë njësitet e guerrile dhe çetat e

para të armatosura në Çamëri, të cilat më vonë u radhitën pa hezitim përkrahë EAM-it, në

luftën kundër pushtuesve nazifashistë.

Nismëtarë për organizimin dhe ngritjen e çetave të para luftarake antifashiste në

krahinën e Çamërisë u bënë patriotët çamë si, Musa Demi dhe mësuesi Prokop Shqevi, i

cili prej kohësh qëndronte në shtëpinë e Musa Demit.475 M. Demi, që në fillim të vitit

1942, filloi të punonte për organizimin e lëvizjes antifashiste nacionalçlirimtare në

Çamëri. Ai dhe e gjithë familja e tij u vunë në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare

dhe në shërbim të luftës antifashiste nacionalçlirimtare. Në shtëpinë e Musa Demit

organizoheshin takime të fshehta midis anëtarëve të lëvizjes komuniste shqiptare, pjesë e

së cilës ishin shumë studentë, bijë dhe bija të Çamërisë si; Taho Sejko, Teme Sejko,

Vehip Hyso, Vehip Demi etj, Këta të rinj, ish nxënës dhe student në shkollat shqiptare në

Shqipëri, mbanin kontakte të ngushta më udhëheqës të Partisë Komunistë Shqiptare të

Tiranës. 476 Veprimtaria kryesore e këtij grupimi në fillim të aktivitetit të tij, ishte

vendosja e kontakteve me krerët kryesorë të lëvizjes antifashiste çame, si dhe koordinimi

i veprimeve midis çetës mikste të Filatit me komandën partizane të Konispolit, e cila në

atë kohë drejtohej nga Rexhep Plaku dhe Haki Rushiti.

Në sajë të bashkëpunimit midis shqiptarëve muslimanë dhe komunitetit ortodoks,

në fund të vitit 1942 në Çamëri u formua çeta e parë e armatosur si pjesë e ushtrisë së

ELAS-it. Udhëheqësit kryesorë të kësaj çete ishin, Musa Demi, Prokop Shqevi, Njazi

Demi, Kasem Demi, Mustafa Sulo, Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani,

Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso, Nikolla Kukani, Jani Konti, Vangjel Dhupi e

shumë të tjerë.477 Krijimin e çetës së armatosur të Filatit, studiuesi shqiptar H. Isufi e

vendos diku aty nga fillimi i muajit janar i vitit 1943.478 Ndërsa historiani B. Meta,

473 Po aty, F. 14/AP, D.M/23, fl.20. Kujtime të Musa Demit. 474 Po aty. 475 Isufi, Musa Demi dhe qëndresa.., 237. 476 Po aty. 477 Liço, Probleme të marrëdhënieve…,242. Isufi, Musa Demi dhe qëndresa.., 237. 478 Isufi, Musa Demi..., 237.

Page 121: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

95

krijimin e kësaj çete e përcakton në dimrin e vitit 1942-1943.479 Në fillim të aktivitetit të

saj kjo çetë ngriti grupet e para politike-ushtarake, si në Çamëri, ashtu dhe në zonën e

Konispolit, brenda kufirit shqiptar. Si rezultat i kësaj pune, u bë e mundur rrëzimi i

organeve të vjetra drejtuese të kryepleqësive dhe në vend të tyre u formuan këshillat

antifashistë nacionalçlirimtar.480

Vetë situata e krijuar në gjithë Europën dhe më gjerë, nxirrte në plan të parë

fashitjen e problemeve që kishin patur grupe të ndryshme dhe bashkimin e forcave të

përbashkëta kundër pushtuesve nazi-fashistë. EAM-i, që herët kishte përkrahur idenë e

bashkëpunimit me të gjithë minoritetet që ndodheshin në Greqi. Në dhjetor të vitit 1942,

EAM-i organizoi Konferencën Panhelene, në të cilën vendosi që, minoritet dhe pakicat

kombëtare, të cilat ekzistonin në shtetin grek mund të ishin pjesë përbërëse e forcave

politike dhe ushtarake të saj.481 Në deklaratën përfundimtare të kësaj konference thuhej

se; “Në aleancën mbarë popullore të EAM-it kanë vend të gjithë forcat e popullit grek

dhe të minoriteteve kombëtare pavarësisht nga partitë, klasat shoqërore, pikëpamjet

politike dhe ato fetare”.482 Kjo thirrje u prit mirë si nga popullsia çame, ashtu dhe nga

PKSH, e cila shpresonte në rritjen e përkrahjes së minoritetit shqiptar çam dhe rreshtimin

e tij në radhët e ushtrisë nacionalçlirimtare greke e shqiptare.

Në fillim të vitit 1943, njësiti luftarak i Filatit i përbërë nga luftëtarë çamë, u

bashkua me njësitin grek në fshatin Koqinishtë. Të dyja këto çeta krijuan në këtë mënyrë

një formacion ushtarak të përbashkët, që për nga veprimtaria dhe numri ishte i dyti në

gjithë krahinën e Epirit.483 Kjo çetë me shtimin e rradhëve të saj, iu bashkua më pas

Regjimentit të XV të forcave të ELLAS-sit, deri në përfundim të Luftës së Dytë

Botërore.484

Gupi i parë i luftëtarëve shqiptarë çamë i krijuar në Çamëri në janar të vitit 1943,

përbëhej nga një grup njerëzish prej 25-30 personash. Në të merrnin pjesë shqiptarë të

fshatrave përreth, si nga Filati, Finiqi, Galbaqi etj. Shumë shpejtë ata vendosën lidhjet me

përfaqësuesit e rezistencës antifashiste greke. Në kuadër të zgjerimit të luftës antifashiste

të FNÇl shqiptar dhe ELAS-it, një tjetër çetë e përzier, e përbërë nga çamë muslimanë

dhe pjestarë të pakicave greke në Shqipëri, u krijua në fillim të shkurtit 1943 në

Konispol, e cila më vonë do të bëhej bërthama e batalionit “Çamëria”.485 Numri fillestar i

anëtarëve të kësaj çete ishte rreth 40-50 persona, por shumë shpejt ky numër u rrit në mbi

250 luftëtarë. Komandanti i parë i kësaj çete ishte Haki Rushiti, i cili më pas do të kalonte

në anën e çetave të Ballit Kombëtar Çam të udhëhequr nga Nuri Dino.

Në kuadër të bashkëpunimit të Frontit Nacional çlirimtar shqiptar me EAM-in

grek, në fund të muajit shkurt dhe fillim të muajit mars të vitit 1943, një komision i

përbashkët i përbërë nga Rexhep Plaku, Taho Sejko, Vehip Demi, i cili ishte dhe si i

dërguar i EAM-it grek për Çamërinë, u dërguan në fshatrat e çame për mobilizimin e

479 Meta, Tensioni greko-shqiptar.., 152. 480 Hoxha, Viset kombëtare shqiptare.., 338. 481 Zhango, Imperializmi anglez…,143-144. 482 Po aty. 483 Meta, Tragjedia çame.., 64. 484 Mazouer, Inside Hitler’s Greece..,15. 485 Manda, Çamët myslimanë…, 157.

Page 122: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

96

forcave të reja partizane çame dhe ngritjen e Këshillave Antifashistë

Nacionalçrilimtarë.486

Në datën 7 mars ky, komision i shoqëruar dhe nga 2 partizanë shqiptarë dhe një

grek, si përfaqësues i EAM-it, pasi përshkoi fshatrat Shalës, Vërvë, Dishat, së bashku me

një pjesë të çetës çame prej 20 personash, shkuan në fshatin Koskë, në Çamërinë tej

kufirit. Në këtë fshat, ata u pritën nga një përfaqësi e çetës partizane greke që vepronte në

atë zonë. Në takimin e zhvilluar midis përfaqësuesve të të dy çetave dhe popullsisë

vendase, u ra dakord, që të mbështeteshin aksionet kundër italianëve dhe

bashkëpunëtorëve të tyre, qofshin këta grekë apo shqiptarë.487

Një ditë më pas, ky komision shkoi në fshatin Spatar, ku ishin mbledhur dhe

përfaqësues të çetave partizane çame të katundeve të Filatit. Në këtë takim, pas një pritje

të ngrohtë që iu bë përfaqësuesve greko-shqiptarë nga popullsia vendase, u bisedua rreth

mundësisë së bashkimit greko-shqiptar. Në përfundim të takimit u arrit marrëveshja, që

krerët çamë të Filatit të mundësonin kalimin e çetave partizane greke nëpër zonat e

kontrolluara nga çetat partizane çame të Filatit.488 E njëjta pritje, komisionit të përbashkët

iu bë dhe në fshatin Pleshavicë, ku edhe këtu në takimin e zhvilluar me krerët e çetave

vendase u ra dakord që të lejohej veprimtaria ushtarake e çetave partizane mikste të

përbërë nga çamë muslimanë dhe grekë ortodoksë. Në sajë të këtij aktiviteti të ngjeshur

propogandistik, deri në datën 12 mars çeta e përzier kishte 120 luftëtarë të armatosur, ku

60 prej të cilëve, me urdhër të FNCl shqiptar dhe EAM-it grek, mbetën efektiv i

armatosur i çetës dhe 60 të tjerë u shpërndanë nëpër fshatrat Shalës, Dishat, Vërvë, Ninat,

Janjar, etj. për të qenë pjesë e njësiteve guerrile të këtyre fshatrave.489

Në shumë fshatra të Çamërisë, në bashkëpunim me forcat partizane shqiptare dhe

greke u krijuan Këshilla Nacional çlirimtar, të cilët morën funksione administrative në

ato zona ku vepronin. Në mars të vitit 1943, në fshatin Koskë u krijua Këshilli

Nacionalçlirimtar Çam. Ky këshill u krijua falë punës së përbashkët të krerëve lokalë

çamë si, Taho Sejko dhe Vehip Demi etj, në bashkëpunim me krerët e EAM-it dhe të

FNÇSH.490 Edhe në fshatrat e Filatit u vendos pushteti i këshillave nacional çlirimtar, të

cilët morën masa kundër spiunëve të fashizmit dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Në ato zona

ku ishin ngritur këto këshilla, filloi të mbizotëronte qetësia dhe puna për nxitjen e

banorëve për përkrahjen e rezistencës antifashiste ishte inkurajuese.

Gjithashtu, këshillat nacionalçlirimtar çamë, në bashkëpunim dhe me kuadrot

partizanë të EAM-it grek, filluan një propagandë intensive kundër EDES-it dhe

bashkëpunëtorëve të nazistëve.491 Propaganda synonte t’i bënte të ditur popullsisë çame,

që rruga e vetme për të siguruar lirinë nga pushtuesi i huaj, ishte bashkimi i forcave me

çetat partizane të EAM-it grek dhe ato të Frontit Nacional Çlrimtar shqiptar. Gjithashtu

kjo propagandë kishte për qëllim largimin e asaj pjesë të popullsisë së gënjyer çame, e

cila për arsye të ndryshme ishte rreshtuar përkrah çetave të Ballit Kombëtar Çam të

udhëhequra nga Nuri dhe Masar Dino.

486 AQSH, F.17/APL, V.1943, D.7, fl.14. 487 Po aty., fl.26. 488 Po aty. 489 Po aty. 490 Po aty., fl.14. 491 Liço, Probleme të marrëdhënieve…, 242.

Page 123: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

97

Me inisiativë të Këshillit Nacionalçlirimtar shqiptar, në krahinën e Çamërisë dhe

në zonat kufitare gjatë pranverës së vitit 1943, u dërgua zv. komandanti Lefter Talo, i cili

mori përsipër organizimin e çetave të para luftarake, në përbërje të të cilave kishte

shqiptarë çamë muslimanë dhe pjestarë të pakicave greke në Shqipëri.492

Pas ngritjes së çetës së Filatit, në këtë zonë u formua dhe një tjetër çetë, e përbërë

nga çamë muslimanë dhe grekë, por fatkeqësisht veprimtaria e kësaj çete zgjati shumë

pak. Kjo çetë u shpërnda për shkak të tradhëtisë së Theodhori Vitos, i cili së bashku me

luftëtarët grekë u largua dhe u bë pjesë e ushtrisë edeiste të Napoleon Zervës.493 Ndërsa

luftëtarët çamë të larguar nga shpërbërja e kësaj çete, u bashkuan me çetën e Filatit dhe

më pas u bënë pjesë e batalionit “Çamëria”.

Karakteristikë e veçantë e formimit të çetave të para partizane çame, ishte se në to

merrnin pjesë njerëz pa dallim feje, kombësie apo ideje. Shumë shqiptarë të krishterë iu

bashkuan formacioneve të para ushtarake çame, duke dhënë kontributin e tyre përkrahë

vëllezërve muslimanë në luftë kundër pushtuesve gjermanë. Tjetër karakteristikë e çetave

të armatosura çame, ishte bashkëpunimi në zonat kufitare me Frontin Nacionalçrimtar

shqiptar, i cili e kishte çuar luftën kundër pushtuesve në një fazë tepër të zhvilluar. Me

nxitjen e FNC shqiptar në fshatrat e Çamërisë veriore organizoheshin takime të gjera me

popullsinë vendase, në të cilat kërkohej hedhja e popullsisë çame në krah të ushtrisë

antifashiste greke të EAM-it. Mbledhje të tilla u bënë gjatë muajve mars dhe prill të vitit

1943 në fshatrat Lops dhe Spatar. Në këto takime, krahas përfaqësuesve të Këshillit të

Përgjithshëm Nacionalçlirimtar shqiptar ishin dhe përfaqësues të EAM-it dhe të ELAS-it

grek.494 Emëruesi i përbashkët i këtyre takimeve ishte bashkëpunimi ushtarak midis dy

komuniteteve, inisiativë kjo e dy forcave politike majtiste greko-shqiptare.

Si një zonë tepër e rëndësishme, si për italianët, ashtu dhe për nacionalistët grekë

të udhëhequr nga N. Zerva, Çamëria u bë një nga vatrat kryesore të lëvizjes nacional-

çlirimtare. Në kuadër të organizimit të luftës antifashiste dhe të mobilizimit të popullsisë

shqiptare të Çamërisë, Konferenca Panepirote e Partisë Komuniste greke, që zhvilloi

punimet e saj në maj të vitit 1943 në fshatin Zagori, ndër të tjera miratoi dërgimin e një

ekipi për riorganizimin e qarkorit të Çamërisë dhe për ngritjen në luftë të minoritetit

shqiptar musliman çam.495 Ekipi grek i caktuar për këtë mision, kryesohej nga Kostas

Barkas, anëtar i sekretariatit të Epirit dhe anëtarë të tjerë të komisionit ishin Filip Liço, si

i dërguar për çështejt politike me minoritetin çam dhe Taqi Petko nga fshati Dholan, si i

dërguar i EAM-it për çështjet ushtarake. Këtij ekipi iu bashkuan përfaqësues çamë të

dërguar të Frontit Nacionalçlirimtar shqiptar si, Teme Sejko, Tahir Demi, dhe personi

tretë, nga të dhënat e nxjerrë në mënyrë indirekte nga dokumentet arkivore të kohës, ka të

ngjarë të ketë qenë Lefter Talo, i njohur me pseudonimin “Muzhiku”.496

Në ditët e para të muajit qershor, ekipi i përbashkët greko-çam u nis në krahinën e

Filatit për riorganizmin e këshillave dhe mibilizimin e popullsisë në radhët e çetave

partizane mikste. Ndërsa në ditët në vazhdim, përfaqësuesit e të dy fronteve, shkuan në

zonën e Paramithisë, ku organizuan një mbledhje të madhe me përfaqësuesit e këshillave

492 Hoxha, Viset kombëtare shqiptare…, 338. 493 Po aty. 494 Po aty. 495 Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 244. 496 AQSH, F.17/APL, V.1943, D.7, fl.12.

Page 124: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

98

antifashistë të EAM-it, për zonën e Llaka Sulit. Pas përfundimit me sukses të fushatës për

riorganizimin e këshillave antifashistë dhe mobilizimin e popullsisë në radhët e

rezistencës antifashiste, grupi i përbashkët shkoi në vendin e quajtur Shkallë të

Paramithisë për t’u takuar me krerët nacionalistë çamë. Por sabotimi që i bëri kreu i

grupit të punës Kostas Barkas vijës së ndjekur deri tani nga PKG dhe PKSH për tërheqjen

e minioriteteve në gjirin e rezistencës antifashiste nacionalçlirimtare, bëri që kjo

përpjekje të dështonte.497

Për të shmangur keqkuptimet, apo dhe për të nxitur popullsitë greko-shqiptare që

t’i bashkoheshin luftës antifashiste, çeta “Çame” e cila vepronte në këto zona, në muajin

qershor të vitit 1943 i drejtohej me një thirrje të hapur kësaj popullsie në të dy anët e

kufirit. Në thirrjen drejtuar popullsisë çame dhe asaj greke të Konispolit, lidhur me luftën

që i duhej bërë propagandës përçarëse të pushtuesve italianë thuhej; “Mos dëgjoni fjalët

që përhapin italianët fashistë dhe agjentët e tyre, të cilët ju thonë se ne jemi të shitur. Kjo

është propaganda e fashistëve të cilët kanë për qëllim të na përçajnë dhe të na nxisin në

një luftë vëllavrasëse”.498 Në thirrjen e saj, çeta partizane “Çame”, ndërsa i bënte jehonë

luftës heroike të partizanëve shqiptarë, ftonte popullsinë minoritare çame në të dyja anët e

kufirit që të përkrahnin pa hezitim lëvizjen antifashiste të popullit shqiptar, si dhe

bashkimin dhe vëllazërimin me popujt fqinjë dhe me të gjithë popujt e botës, të cilët

luftonin për të siguruar lirinë.499

Pavarësisht pengesave, përpjekjet e PKSH dhe e EAM-it, për nxitjen e pakicës

greke dhe çamëve shqiptarë për përkrahjen e lëvizjes antifashiste nuk munguan. Me

bashkimin e çetave të krijuara deri tani, si dhe me mbështetjen e Frontin Nacionalçrimtar

shqiptar, në qershor të vitit 1943 u krijua batalioni “Çamëria”, pjesë e të cilit ishin

partizanë çamë dhe pjestarë të pakicave greke në Shqipëri. Batalioni “Çamëria” u formua

pas bashkimit të tre çetave partizane, përkatësisht të çetës “At Stath Melani”, çetës

“Alush Taka” dhe të çetës “Hoxha Tasim”. Në përbërje të tyre ishin patriotët e shquar si;

Tefik Dine, komandant i çetës “At Stath Melani”, Diamondi komisar i kësaj çete dhe

përfaqësues i minoritetit vllah në Greqi dhe Shqipëri, Rexhep Huso, Loli Cerro, Sami

Alushi, Izet Malo, komandant i çetës “Hoxha Tasim”, Sami Murat me detyrën komisar,

Muharrem Demi zëvendës komisar, Petro Zhupa, ekonom dhe përfaqësues i popullsisë

minoritare greke.500

Veprimtaria e batalionit “Çamëria” dhe e çetave të tjera, ku në përbërje të tyre

shumica ishin shqiptarë, kryhej pranë kufirit me Shqipërinë, si dhe në zonat e afërta

brenda kufirit të Çamërisë greke. Një nga arsyet kryesore të kësaj veprimtarie në kufijtë e

shtetit shqiptar ishte se, bashkëpunimi i çetave shqiptare çame me FNçl shqiptar ishte më

efikas në këto rajone. Po ashtu, një arsye themelore e ushtrimit të aktivitetit luftarak të

çetave shqiptare në kufirin me Shqipërinë dhe jo në brendësi të territorit të shtetit grek,

ishte propaganda e theksuar nacionaliste antishqiptare e ushtruar prej Zervës dhe forcave

të tij, të cilat nuk lejonin verpimtarinë e çetave shqiptare në territorin grek. Megjithë

pengesat që haste në pjesën e Çamërisë matanë kufirit, batalioni “Çamëria” në shumë

497 Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 245. 498 AQSH, F.126/APL, V.1943, D.1, fl.1. Thirrje e çetës partizane “Çame” drejtuar popullit minoritar të

Konispolit. 499 Po aty. 500 Po aty, F.17/AP, V.1943, D.7, fl.1.

Page 125: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

99

raste shkonte dhe në fshatrat ku pjesa më e madhe e popullsisë ishte greke. Partizani

Vehip Hyso, pjesë e këtij formacioni ushtarak kujton se, “kur batalioni ynë vizitoi fshatin

Çamanda, ai u prit nga banorët e krishterë të këtij fshati, të cilët u hapën dyert partizanëve

çamë, duke mbajtur më pas dhe një manifestim në shenjë solidaritetit në qendër të

fshatit.501

Pikërisht për të shuar çdo keqkuptim që kishte lindur nga propaganda fashiste dhe

nga ajo nacionaliste greke, e cila ishte kundër çdo mundësie për bashkim të forcave

progresiste shqiptare dhe greke, çetat partizane çame e ndienin të nevojshme shpjegimin

e situatës para opinionit grek dhe shqiptar të krahinës së Çamërisë. E njëjta situatë

mbizotëronte dhe në ato fshatra me popullsi greke të Shqipërisë, ku reaksioni zervist

kishte arritur të depërtonte mjaft thellë. Edhe në radhët e formacioneve ushtarake të

ELAS-it dhe të krerëve komunistë grekë të EAM-it, që prej vitit 1943, kishte filluar të

dominonte fryma nacionaliste dhe antishqiptare.502

501 Kujtime të Vehip Hysos, cituar sipas Isufi, Musa Demi..,240. 502 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.IV, 154.

Page 126: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

100

3.2. Raportet e PKSH dhe FNÇ Shqiptar me EAM-in grek dhe nxitja e rezistencës

në Çamëri.

Çamëria shihej nga EAM dhe FNC si një territor ku duhej të zgjerohej aktiviteti i

lëvizjes antifashiste nacionalçlirimtare. Ky mendim përforcohej më shumë, si nga

përkrahja e popullsisë çame për të luftuar kundër pushtuesit, por edhe nga burimet

ekonomike që kjo krahinë mundësonte për mbajtjen e çetave partizane me furnizime dhe

veshmbathje. Si EAM dhe LANçl iu bënin thirrje popullsive në të dy anët e kufirit me

anë të propagandës në terren dhe të deklaratave të përbashkëta, të cilat përpiloheshin në

gjuhën greke dhe shqipe, që të përkrahnin pa hezitim rezistencën antifashiste kundër

ushtrive të Boshtit.503 Popullsisë minoritare çame në Greqi dhe popullsisë grekfolëse në

Shqipëri, u kërkohej mbi të gjitha që të linin mënjanë hasmëritë e vjetra dhe të

rreshtoheshin pa dallim në rradhët e ushtrive nacionalçlirimtare. Si rezultat i thirrjeve

drejtuar minoriteteve, në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare pati një përkrahje të

konsiderueshme nga të dy minoritetet. Si pasojë e vendosjes së bashkëpunimit midis

grupimeve ushtarake të majta greke dhe shqiptare, u realizua disi dhe heqja e pengesave

të mosbesimit që kishte ekzistuar deri tani midis dy popujve fqinjë.

Në frymën e bashkëpunimit ndërmjet dy popujve fqinjë, si dhe të krijimit të

formacioneve luftarake, midis të majtës greke dhe asaj shqiptare u bënë përpjekje për të

vendosur pika të përbashkëta orientimi. Në këtë kuadër, midis Frontit Nacionalçlirimtar

të Greqisë dhe Frontit Nacionalçlirmtar Shqiptar, gjatë mesit të vitit 1943 u shtuan

përpjekjet për të rritur bashkëpunimin midis tyre. Për nxitjen e rezistencës antifashiste në

të dy anët e kufirit greko-shqiptar, ndërmjet përfaqësuesve të EAM-it dhe atyre të

Komitetit Qarkor të Gjirokastrës, në 10 gusht të vitit 1943, në Konispol u zhvillua një

takim i përbashkët.504

Autorja greke E. Manda e cila flet për këtë marrëveshje, shprehet se për palën

greke përfaqësues ishte Miltos Kirjanis (me pseudonimin Aleksis Janaris), për Qarkorin e

Gjirokastrës përfaqësues ishte Qemal Karagjozi (me pseudonimin Çelnika), e ndërsa

përfaqësues i Frontit Nacional Çlirimtar shqiptar ishte Rexhep Plaku, në shtëpinë e të cilit

u zhvilluan bisedimet.505 Nga hulumtimet e bëra nga ana jonë në dokumentet arkivore

shqiptare, rezulton se si përfaqësues i FNÇl shqipar ka qenë i pranishëm një person me

emrin ose pseudonimin Haki, (Haki Rushiti, Haki Shehu, ose pseudonimi i Rexhep

Plakut).506 Krahas përfaqësuesve të EAM-it grek dhe FNÇ shqiptar, të pranishëm në këtë

takim ishin dhe përfaqësues të minoritetit çam në Greqi.

Një nga temat kryesore në këtë takim ishte lënia pas krahëve e mërive të vjetra që

kishin shoqëruar prej vitesh dy popujt fqinjë, si dhe zgjidhja e problemeve e çështjeve që

shqetësonin minoritetet e të dy vendeve. Në qendër të bisedimeve midis palëve, ishte

lufta pa kompromis kundër pushtuesve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të armikut.

Gjithashtu, një rëndësi e veçantë iu kushtua çështjes së nxitjes minoritetit çam në Greqi

dhe pakicave greke në Shqipëri nën frymën internacionaliste, si dhe lënien pas të 503 AQSH, F.14/APL, V.1943, D.7, fl.6. 504 Po aty., F.222/APL, V.1943, D.4, fl.1/1. 505 Manda, Çamët muslimanë…,158-159. 506 AQSH, F.222/APL, V.1943, D.4, fl.1/2.

Page 127: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

101

keqkuptimeve apo ndasive etnike e fetare që pengonin zhvillimin e luftës dhe të

marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Midis pikave kryesore të marrëveshjes ishte formimi

nga ana e popullsisë çame në Greqi dhe e asaj greke në Shqipëri i një organizate

antifashiste, e cila do të drejtohej prej një komiteti të përbërë nga përfaqësues të EAM-it

dhe FNÇ shqiptar, si dhe nga një përfaqësues të popullsive respektive. Marrëveshja

parashikonte gjithashtu se, anëtar i komitetit drejtues të organizatave antifashiste mund të

ishte dhe një përfaqësues i misioneve ushtarake britanike, por kjo do të lihej në dorë të

minoriteteve, nëse ata e dëshironin një gjë të tillë. Në përfundim të takimit të dyja palët

dolën me një vendim të përbashkët, ku i bënin thirrje popullsisë çame dhe asaj greke që të

përkrahnin pa hezitim lëvizjen antifashiste nacionalçlirimtare kundra pushtuesve

gjermanë dhe veglave të tyre bashkëpunëtorë me ta.507

Vëmëndje e veçantë gjatë bisedimeve iu kushtua çështjes së amnistisë për të

gjithë ata persona që deri në këtë periudhë kishin qenë të lëkundur apo dhe që kishin

ndihmuar armikun, por që nuk kishin luftuar me armë në dorë kundër rezistencës

antifashiste greke e shqiptare. Gjatë bisedimeve u theksua, se rëndësia e kësaj

marrëveshje “do t’u mbyllte gojën shovinistëve në të dyja anët për tradhëti kombëtare”,

gjë e cila rëndonte më tepër EAM-in grek, pasi propaganda e Zervës kundër

bashkëpunimit me shqiptarët kishte hedhur rrenjë, si në Greqi, ashtu dhe në pakicat greke

në Shqipëri. Në përfundim të bisedimeve, midis përfaqësuesve grekë dhe shqiptarë u arrit

dhe një marrëveshje e cila u pasqyrua në një deklaratë të përbashkët të përbërë nga 10

pika, e që u firmos nga palët pjesëmarrëse.

Objekt i kësaj marrëveshjeje të përbashkët ndërmjet të majtës greke dhe asaj shqiptare

ishin këto pika:

1. “Me paragjykimet shekullore, me gabimet e bëra nga të dy anët, me krimet e disa

keqbërësve dhe me propagandën shoviniste të disa njerëzve që dinë të

manovrojnë, propagandë kjo që nxitet dhe nga ana e fashizmit dhe e agjentëve të

tij, u krijua për minoritetin grek dhe shqiptar një gjëndje e tillë që mban mjaft

forca në neutralitet dhe të kundërta njëra me tjetrën, pra të vdekura për luftën

antifashiste që bëjnë popujt, grekërit dhe shqiptarët. Popujt e minoriteteve, pa

dashur i kanë shërbyer armikut kundër interesave të tyre. Të gjitha shenjat e

ditëve të fundit na tregojnë se katastrofa nuk vonon të vijë, në qoftë se

përgjegjësit do të mbyllin sytë dhe nuk do të ndërrmarin inisiativë, ata të cilët janë

afër ngjarjeve.

2. Formimi i një organizatë antifashiste në çdo minoritet është tani një nevojë

urgjente. Një dëshirë e tillë është treguar qartë nga ana e minoritetit grek dhe

duket e gjallë midis elementëve të shëndoshë të Çamërisë. Formimi reciprok i

organizatave antifashiste u mbyll gojën shovinistëve në të dyja anët për tradhëti

kombëtare.

3. Kjo zgjedhje brenda vijave të luftës së sotme për liri dhe vetvendosjen e popujve

do të ndihmojë bashkimin në luftë, duke vllazëruar të dy popujt fqinjë. Kjo është e

vetmja rrugë e përshtatshme për një punë të drejtëpërdrejtë dhe frytëdhënëse.

507 Po aty., fl.1/1.

Page 128: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

102

4. Organizatat antifashiste do të drejtohen nga një këshill që do të përbëhet nga

përfaqësues grek, shqiptar dhe nga një përfaqësues të çdo minoriteti. Pranë këtyre

këshillave do të jetë një përfaqësues i misionit anglez, i cili do të marrë pjesë nëse

do të kërkohet nga vetë minoriteti.

5. E njëjta punë do të bëhet dhe për organizimin ushtarak.

6. U jepet amnisti e përgjithshme të gjithë atyre që deri më sot kanë punuar keq, si

në çështjet politike po dhe në jetën private si rezultat i korrupsionit të fashizmit

dhe shovinizmit të pavend.

7. Të dy organizatat greko-shqiptare të bashkëpunojnë për garantimin e të tashmes

dhe të ardhmes, për jetën, nderin dhe pasurinë e popujve minoritarë.

8. Ky vendim do t’u njoftohet popujve të dy minoriteteve si dhe organizatave më të

larta.

9. Statusi i organizatave antifashiste të minoriteteve do të përfshijë pika lidhjeje me

pjesmarrjen aktive të popujve minoritarë në luftën antifashiste, duke ndaluar çdo

lloj propagande, përveç asaj të luftës.

10. Shtypi i të dy organizatave do të ndihmojë në sqarimin e popujve të të dy

minoriteteve duke i ngritur politikisht.”508

Për të arritur rezultate të frytshme në punën e tyre, si EAM-i dhe FNÇ ranë dakord që

në vazhdim të organizonin takime të përbashkëta në të dy anët e kufirit, me qëllim nxitjen

dhe hedhjen e popullsisë çame dhe asaj greke në Shqipëri në radhët e ushtrive partizane.

Qëllimi i përbashkët i grupeve komuniste greke dhe shqiptare, ishte afrimi i pjestarëve të

pakicës greke në Shqipëri dhe popullsisë çame në Greqi me rezistencën antifashiste, si

dhe një goditje e hapur drejtuar gjithë bashkëpunëtorëve të fashizmit në të dy vendet.

Rezultatet e këtij takimi ishin të suksesshme, pasi ato u pasuan nga një përkrahje e

konsiderueshme e minoritetit shqiptar në Greqi ndaj EAM-it grek. Në këtë mënyrë

minoriteti çam e kuptoi rëndësinë e pjesëmarrjes në rezistencën antifashiste, duke dënuar

njëkohësisht propagandën e nacionalistëve grekë, që bëhej në emër të tradhëtisë së

synimeve shoviniste e cila dënonte bashkëpunimin e komunistëve greke me ata shqiptarë.

Autorja greke E. Manda, duke dënuar dhe justifikuar njëkohësisht këtë

marrëveshje nga ana e EAM-it grek, thekson se, kjo marrëveshje me shumë mundësi

ishte një inisiativë personale e të dërguarit të EAM-it, i cili kishte tejkaluar kompetencat e

dhëna.509 Pjesëmarrja e përfaqësuesve çamë në takimin midis të majtës greke dhe asaj

shqiptare, është një tregues i qartë i përkrahjes që popullsia çame në Greqi i dha

rezistencës antifashiste greke. Kjo ishte një njohje de fakto e sakrificës së popullsisë

shqiptare në Greqi dhe luftës kundër pushtuesve nazi-fashistë.

Me forcimin e rolit të udhëheqjes komuniste, si në Shqipëri ashtu dhe në Greqi, që

nga muaji tetor i vitit 1943, për të harmonizuar këtë inisiativë ishin ndërmarrë hapa

konkrete me qëllim finalizimin e këtij bashkëpunimi. Nga ana e Partisë Komuniste

Shqiptare u mor vendimi, që një grup pune i Partisë Komuniste Greke të lejohej të hynte

në territorin shqiptar dhe të punonte me minoritetin grek në Shqipëri, me qëllim nxitjen

508 Po aty., fl.1/1. 509 Manda, Çamët myslimanë…, 160.

Page 129: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

103

dhe hedhjen e tij në luftë kundër gjermanëve.510 Në bazë të strukturës së organizimit,

grupe pune të partive komuniste greke dhe shqiptare u hodhën në të dyja anët e kufirit

duke punuar me popullsitë përkatëse për nxitjen dhe përkrahejn prej tyre të rezistencës

antifashiste. Në kuadër të bashkëpunimit, si EAM-i dhe PKSH, ranë dakord që në të dy

anët e kufirit të krijonin këshillat nacionalë çlirimtarë, të cilat do të drejtonin punën pranë

popullsisë çame dhe greke, për nxitjen në pjesëmarrjen e tyre përkrahë rezistencës

antifashiste.

Lidhur me përpjekjet e bëra nga FNÇ shqiptar për organizimin e minoritetit çam

në Greqi, na informon një raport informativ i Taho Sejkos, dërguar KQ të PKSH Qarkorit

Gjirokastër në mesin e muajit tetor të vitit 1943, në të cilin thuhej se; “…Dje jam kthyer

nga Çamëria tej kufirit {...}.Paraqiten vështirësi për të punuar atje. Komanda gjermane e

Filatit kërkon të rekrutojë masat çame për luftë kundër E.A.M-it e neve. Në katundin

Koskë gjendja paraqitet e mirë, atje në bashkëpunim me Vehip Demin formova një

Këshill N.Çl. provizor. Iu drejtova Ballit të Filatit dhe i vura në dukje katastrofën drejt së

cilës po ecën populli çam i drejtuar prej tyre{…} Shpresoj të kem së afërmi një përpjekje

me disa nga eksponentët e asaj krahine {… }Koska duhet të jetë baza për punën në

Çamëri”.511

Në kuadër të bashkëpunimit me EAM-in grek si dhe për tërheqjen e popullsisë

çame në rezistencën antifashiste, PKSH dhe FNÇ u treguan të kujdesshëm që të mos

dërgonin në Çamëri njerëz të cilët mund të dëmtonin vijën politike të këtyre forcave. Në

lidhje me këto direktiva, Taho Sejko kërkonte në raportin e tij, “që në në Çamëri të

hidhen sa më shpejtë shokë të zotë për punë organizative”.512

Në këtë kuadër, udhëheqës komunistë shqiptarë kaluan kufirin grek për të punuar

në radhët e popullsisë shqiptare çame për nxitjen dhe shtimin e radhëve të ushtrisë

nacionalçlirimtare greke dhe anasjelltas. Lëvizja Antifashiste Nacionalçlirimtare

Shqiptare, dërgoi në Greqi në pranverë të vitit 1944, Xhelal Kason për të organizuar

minoritetin çam në luftë dhe bashkimin e këtij minoriteti me forcat partizane greke të

EAM-it. Qëllimi kryesor i vizitës së tij, ishte t’u rekomandonte krerëve çamë të linin pas

krahëve hasmëritë e ndryshme, si me shqiptarët e fesë ortodokse ashtu dhe me popullsinë

greke dhe të bashkoheshin me luftën antifashiste.513 Sipas autorit F. Liço, veprimtaria e

Xhelal Kasos për të tërhequr minoritetin çam në luftë kundër pushtuesve rezultoi pa

sukses për shkak të veprimtarisë së nacionalistëve çamë të udhëhequr nga Nuri Dino.514

I njëjti raport i përmendur më sipër, lidhur me veprimtarinë e Nuri Dinos dhe

bashkëpunimit të tij me pushtuesit gjermanë, për organizimin e Ballit Kombëtar Çam dhe

krijimin e çetave prej tij na informon se, “...Sikundër dihet, Balli Kombëtar u shkatërrua,

mirëpo këto ditët e fundit ka filluar një lëvizje për riorganizimin e tij me ndihmën e

Komandës gjermane në Konispol dhe sidomos me reaksionarët çamër (pjesëtarë të Ballit

Kombëtar Çam, shënimi ynë) tej kufirit. Kalova në të gjitha katundet muhamedane të

krahinës për të luftuar mundësinë e rimëkëmbjes së Ballit {...} Veprimtaria e re e hapët e

armikut për të hedhur çamërit në luftë kundër nesh dhe E.A.M-it, në bashkëpunim me

510 Po aty., F.14/APL. V.1943, D.13, fl.34. 511 Po aty., D.7, fl.14-15. 512 Po aty. . 513 Zhango, Imperializmi anglez…, 156. 514 Liço, Probleme të marrëdhënieve…, 250-251.

Page 130: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

104

EDES-in e Ballin Kombëtar, natyrisht do të ndihmohet shumë nga tradhëtari Nuri Dino e

këlyshët e tij….të hidhen sa më shpejtë në Çamëri, shokë të zotë për punë organizative.

Ka kërkuar një takim me mua tradhëtari Rexhep Dino. Ende nuk jam takuar me të.

Pandehet se kërkon të shpëtojë kokën duke u hedhur në luftën t’onë”.515

Megjithë vështirësitë që hasën në fillimin e punës, PKSH dhe FNÇ shqiptar nuk u

tërhoqën nga ideja për të dërguar përfaqësuesit e tyre pranë minoriteti çam dhe nxitjen e

tyre në luftë kundër pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Për PKSH, Çamëria e

jashtme, siç e konsideronin komunistët shqiptarë atë pjesë të Çamërisë që kishte ngelur

nën administrimin grek, në të ardhmen mund të ishte një thikë pas shpine për Lëvizjen

Nacionalçlirimtare shqiptare. Sipas një urdhëri dite të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë

Nacionalçlirimtare shqiptare, dërguar Shtabit të zonës operative Vlorë-Gjirokastër në 12

mars 1944, thuhej se, “Çamëria është me rëndësi të posaçme për luftën tonë. Çamëria e

jashtme mund të bëhet një thikë në kurrizin tonë. Ajo mund të bëhet një urë

bashkëpunimi në mes të dy popujve”.516

Në të njëjtin urdhër, Komanda e Përgjithshme e UNÇ shqiptare, dërguar Shtabit të

zonës operative Vlorë-Gjirokastër, lidhur me propagandën dhe masat që duhet të

merreshin për punën politike në Çamëri thuhej se; “Ju në bashkëpunim me Regjimentin e

15-të grek (regjiment që në përbërje të tij kishte trupa shqiptare çame dhe greke, shënim i

L.A), mund të futeni ushtarakisht për propagandë dhe agjitacion”.517 Në këtë urdhër,

Shtabi i Përgjithshëm i UNÇ shqiptare porosiste që, popullsia shqiptare, veçanërisht ajo

në Çamëri, duhej të ngrihej në luftë dhe të organizonte çetat çame kundër gjermanëve,

duke u vënë në të njëjtën kohë nën komandën e Ushtrisë Nacionalçlirimtare greke të

EAM-it.518

Gjithashtu në këtë urdhër, Shtabi Përgjithshëm i UNÇ shqiptare për të bërë të

mundur afrimin e minoritetit çam me Ushtrinë Nacionalçlirimtare Greke, si dhe për të

thyer çdo paragjykim që ekzistonte ndërmjet dy popujve fqinjë, theksonte që, “t’u

shpjegohet popullatave në Çamëri se, lirinë ato do ta fitojnë vetëm duke luftuar kundër

gjermanëve, në bashkëpunim të plotë me Ushtrinë Nacionalçlirimtare greke dhe me

ndihmën që do t’ju japë Lufta Nacionalçlirimtare Shqiptare.519 Krahas kësaj, PKSH u

mundua që çështjen çame, ta shihte në kuadër të zhvillimeve politike me forcat aleate të

majta në Greqi, si dhe në kuadër të zhvillimeve politike pas luftës. PKSH, duke iu

përmbajtur Kartës së Atlantikut mbi zgjidhjen e çështjeve kombëtare dhe të vetvendosjes

së popujve, pretendonte se qeveria demokratike greke që do të formohej pas luftës, do të

ishte në gjendje të zgjidhte çështjen e popullsisë shqiptare çame brenda kornizave

ndërkombëtare dhe frymës internacionaliste që i bashkonte këto dy forca.

PKSH u kujdes që të dërgonte në Çamëri për të punuar në radhët e minoritetit

çam njerëz me influencë dhe të përgatitur. Udhëheqja e PKSH e pa të udhës se duhej

punuar së bashku me forcat e EAM-it grek, që kjo popullsi të bëhej një faktor lidhës

midis dy forcave nacionalçlirimtare dhe dy popujve fqinjë. Duke parë rëndësinë e madhe

515 AQSH, F.17/APL. V.1943. D.7, fl.14-15. 516 Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm dhe të Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë Nacional Çlirimtare

Shqiptare, Vëll.I, Instituti i Studimeve M-L, (Tiranë, 1976), 260-261, dok.nr.111, datë 12 mars 1944. 517 Po aty. 518 Po aty. 519 Po aty.

Page 131: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

105

që kishte lufta e popullit çam në luftë kundër pushtuesve gjermanë, si dhe duke peshuar

mirë rëndësinë që kishte çështja e minoriteteve gjatë bashkëpunimit me forcat e EAM-it

grek, PKSH dhe FNÇL shqiptar u kujdesën që pranë popullsisë çame të dërgonin njerëz

të përgatitur dhe që e njihnin mirë situatën në Çamëri. Lidhur me çështjet politike,

udhëheqja komuniste shqiptare udhëzonte të dërguarit e saj pranë minoritetit çam në

Greqi që të mos merreshin me çështje politike, por vetëm me organizimin e luftës.

Në udhëzimin e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH dërguar në mars 1944, Shtabit

të Zonës Vlorë-Gjirokastër thuhej; “Të ndihmoni nga ana tjetër Çamërinë e jashtme me

shokë që të punojnë në terren, por të ruheni e të mos dërgoni atje njeri që të mos dijë

vijën politike dhe na ngatërron çështjen e minoritetit që është shumë e koklavitur”.520

Lidhur me kujdesin që duhet të tregohej nga kuadrot komunistë gjatë punës së tyre me

minoritetin shqiptar në Greqi, Komiteti Qarkor i PKSH për Gjirokastrën njoftonte KQ të

PKSH se, “Elementët që shkuan (në Çamëri) s’ janë të ngritur politikisht, 6 të hequr nga

ushtria dhe 2 nga terreni, prandaj të ndihmohen prej partisë sonë për të mos rënë në

pozita shoviniste dhe autonomiste”.521

Edhe pse ishin të pakta në numër, rastet e bashkëpunimit të Ushtrisë

Nacionalçlirimtare Shqiptare me atë greke nuk munguan. Format e bashkëpunimit midis

EAM grek dhe LANÇ shqiptare ishin të ndryshme. Shpesh të dyja organizatat ushtarake

shkëmbenin informacione lidhur me veprimtarinë e organizatave të tjera armike, të cilat

vepronin në rajonet respektive. Po ashtu shkëmbimi i informatave bëhej dhe për marrjen

e masave paraprake për t’i paraprirë sulmit të ushtrisë gjermane në rajonet që

kontrollonin këto dy forca.522

Në një urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare,

të datës 2 prill 1944, lidhur me sulmet e përbashkëta ndaj ushtrisë gjermane dhe

bashkëpunëtorëve me pushtuesit, theksohej që të shihej mundësia e bashkëpunimit me

forcat çlirimtare greke të EAM-it, për të prishur rrugëkalimin Grapsh-Kakavijë-

Arinistë.523

Thirrjes për pjesëmarrjen në Kongresin Panhelen të mbajtur në muajin maj të vitit

1944, Partia Komuniste Shqiptare iu përgjigj pozitivisht, duke e konsideruar këtë si një

provë të gjallë të soliaritetit dhe të bashkëjetesës midis dy popjve fqinjë. Për të treguar

solidaritet dhe mbështetjen e saj për luftën kundër pushtuesve gjermanë, PKSH dërgoi në

konferencë si përfaqësues të saj Koçi Xoxen. Qëllimi kryesor i PKSH dhe i EAM-it grek,

ishte forcimi i mëtejshëm i lidhjes dhe bashkëpunimit midis dy organizatave, si dhe

bashkëpunimi i minoriteteve të të dy shteteve fqinjë.

Duke shpresuar në bashkëjetesën midis popujve të Ballkanit, udhëheqja

komuniste shqiptare shpresonte në krijimin e një klime vëllazërore, si dhe të një

konfederate ballkanike pas lufte, ku të gjithë popujt fqinjë do të krijonin kushte të njëjta

për jetesë dhe harmoni. Në korrik të vitit 1944, Tahir Demi do të njoftonte qarkorin e

Gjirokastrës mbi punën organizative në Çamëri, si dhe përpjekjet e tij për nxitjen e

rezistencës antifashiste çame në këtë krahinë.

520 Po aty., 261-262, datë 12 mars 1944. 521 Po aty., F.14/APL, V.1944, D.115, fl.11. Raport informativ i Peço Kogjinit për KQ të PKSH. 522 Po aty., V.1943, D.7, fl.6. 523 Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm dhe të Komandës së Përgjithshme…, 276-277, dok.nr.118, datë 2

prill 1944.

Page 132: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

106

Në njoftimin e tij lidhur me bashkëpunimin me komunistët grekë për organizimin

e çetave të armatosura çame thuhej se; “Në bazë të kërkesës së Regjimentit të 15 grek,

Grupit të IV të U.P.V (Ushtria e Pavarur Vullnetare greke) dhe me pëlqimin Shtabit të

Zonës së Parë, unë bashkë me shokët e tjerë të Grupit IV, u caktuam për të shkuar në

Greqi dhe të bënim pjesë në Regjimentin e 15, për të formuar kështu batalione

Minoritare në Krahinën e Çamërisë. Mbasi muarmë direktivat e duhura të punës t’onë

atje, u përcollëm po prej grupit për të shkuar edhe një herë pranë zonës së Parë për të

biseduar atje mbi punën t’onë në Çamëri. Mbetmë dakord që ne të shkonim atje për të

bërë një punë më tepër politike se sa ushtarake, të lëviznim brenda në Çamëri dhe me

elementat që kishim të formonim atje Batalionin “Ali Demi”{…}. Gjendja në Çamëri

ishte po thua ndryshuar krejtësisht në favor të Lëvizjes s’onë, sidomos me masakrimin e

Zervistëve në zonën e Paramithisë”.524

Pavarësisht thirrjes drejtuar popullit çam, për të përkrahur pa kufizim luftën

nacionalçlirimtare kundër pushtuesve të huaj si e vetmja rrugëzgjidhje për të siguruar

lirinë, PKSH ishte e bindur në vetvete, se e ardhmja e popullit shqiptar në Çamëri dhe

Kosovë do të varej nga konjukturat politike, që do të krijoheshin pas luftës. PKSH

pretendonte se, çështja e pazgjidhur kombëtare e Kosovës dhe Çamërisë do të zgjidhej në

bazë të Kartës së Atlantikut, në bazë të parimit të vetvendosjes së popujve dhe kurrsesi

nuk mund të diskutohej tani në fazën e zhvillimit të luftës kundër Boshtit dhe

bashkëpunëtorëve të tij.525

Lidhur me qëndrimin e PKSH dhe të Enver Hoxhës për çështjen kombëtare

shqiptare, autorja M. Vikers ka një tjetër opinion rreth përpjekjeve të E. Hoxhës dhe

udhëheqjes komuniste shqiptare për bashkimin e krahinave të Çamërisë dhe Kosovës me

Shqipërinë. Sipas Vikers, E. Hoxha dhe pjesa tjetër e udhëheqjes komuniste shqiptare,

besonte se çamët ashtu, si dhe kosovarët ishin bashkëpunëtorë me gjermanët.526 Për

autoren, kjo pikëpamje do t’i jepte Enver Hoxhës një mundësi reale për të hequr dorë nga

kërkesat e tij për bashkimin e Çamërisë dhe Kosovës me Shqipërinë. Autorja është e

mendimit se, i shtyrë nga ndikimi komunist jugosllav dhe ai grek, Hoxha e kishte më të

lehtë të zgjidhte rrugën e diskriminimit si bashkëpunëtorë të popullsisë shqiptare çame

dhe asaj kosovare, se sa të prishte miqësinë që kishte lindur midis partive komuniste

shqiptare, greke dhe jugosllave.527

Në të vërtetë, analiza që i bën Vikers qëndrimit të E. Hoxhës dhe komunistëve të

tjerë shqiptarë kundrejt minoritetit çam në Greqi dhe popullsisë kosovare në Jugosllavi

nuk qëndron. PKSH dhe udhëheqësit e saj, zgjidhjen e çështjes së minoriteteve me vendet

fqinje e shihte në kuadrin e Kartës së Atlantikut dhe të frymës internacionaliste. Për

komunistët shqiptarë çdo ndryshim i kufijve në kushtet e Luftës së Dytë Botërore ishte e

pa pranueshme dhe se çdo çështje që ekzistonte midis Shqipërisë dhe fqinjëve të saj do të

zgjidheshin në frymën e mirëkuptimit pas përfundimit të luftës. PKSH, e kishte bërë të

524 AQSH, F.17/APL. V.1944. D.35/1, fl.1-4. 525 Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e Popullit Shqiptar, 1939-1944, (Tiranë, 8 Nëntori,

1988), 335. 526 Miranda Vickers, The Cham Issue; Albanian National and Property Claims in Greece, (London, 2002),

7. 527 Po aty.

Page 133: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

107

ditur qëndrimin e saj gjatë luftës për zgjidhjen e çështjes çame, duke theksuar se kjo

zgjidhje do të vinte nëpërmjet luftës së kësaj popullsie kundër pushtuesve nazi-fashistë.

Page 134: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

108

3.3. Qëndrimi i forcave politike greke ndaj rezistencës çame dhe veçoritë e tyre.

Si italianët edhe pushtuesit gjermanë, u munduan që me anë të propagandës së

tyre të hidhnin popullsinë shqiptare çame kundër forcave të EAM-it dhe Lëvizjes

Antifashiste Nacionalçlirimtare shqiptare. Por, pavarësisht thirrjeve të tilla, apo dhe

masave shtrënguese që përdorën gjermanët dhe bashkëpunëtorët e tyre, përsëri popullsia

çame nuk hezitoi të përkrahte rezistencën antifashiste, duke u rreshtuar në radhët e Frontit

Nacionalçlirimtar Grek.

Kundër bashkëpunimit të forcave të majta shqiptare dhe greke, e për më tepër

kundër luftës antifashiste të popullit shqiptar, ishte edhe qeveria greke në ekzil në

Londër. Me mbështetjen dhe të zyrtarëve britanikë, kreu i qeverisë monarkiste greke në

Londër u përpoq me të gjitha mjetet që të pengonte bashkimin e forcave ushtarake

komuniste greke dhe shqiptare. Duke i akuzuar shqiptarët dhe çetat e tyre si terroriste e

shoviniste, qeveria greke dhe mbreti i saj, denoncuan pranë Foreing Offise, si vrasës të

minoritetit grek partizanët shqiptarë.528

Në letrën e ministrit të jashtëm të qeverisë greke, drejtuar qeverisë britanike në

maj të vitit 1943, shqiptarët akuzoheshin për krime të kryera ndaj popullsisë greke të

Epirit të Veriut.529 Të njëjtat akuza për diskriminim dhe vrasje nga partizanët shqiptarë,

vinin dhe nga oficerët britanikë të atashuar pranë shtabit të Zervës. Për të hetuar mbi

akuzat e bërë nga qeveria greke në Londër, oficerët britanikë në terren në Shqipëri dhe

Greqi, ndërmorën në mënyrë të pavarur disa hetime. Nga hetimet e kryera në zonat që

banoheshin prej pakicave greke në Shqipëri, oficerët britanikë arritën në përfundimin, se

nuk kishte patur asnjë rast për keqtrajtimin e kësaj popullsie.530

Në vazhdën e politikës së tyre shoviniste, pothuajse i njëti tekst dhe të njëjtat

fakte, iu bënë të njohura dhe Departamentit Amerikan të Shtetit prej ambasadës greke në

Uashington. Në tekstin e akuzave të stisura nga grekët, thuhej se, “të ashtuquajturit

patriotë shqiptarë po ndërmarrin inkursione ndaj popullsisë minoritare greke në Epirin e

Veriut, duke detyruar këtë popullsi të ndryshoi ndjenjat e saj kombëtare”.531 Por edhe në

këtë rast, tentativat e qeverisë greke në mërgim për të mohuar përpjekjet e shqiptarëve

dhe kontributin e tyre në Luftën e Dytë Botërore dështuan. Si qeveria londineze dhe ajo

amerikane nuk i morën të mirëqena faktet e stisura për qëllime shoviniste prej Greqisë.

Situata e krijuar në Çamëri vuri në alarm Komitetin Qendror të PKG, i cili

organizoi një takim të zgjeruar në qershor të vitit 1943, në fshatin Vivar të Murganës. Në

këtë mbledhje merte pjesë dhe një delegacion i PKSH, i kryesuar nga Shemsi Totozani, i

cili në emër dhe të forcës politike e ushtarake që përfaqësonte, shprehu hapur

kundërshtitë lidhur me mendimet që mbizotëruan diskutimet në mbledhje, rreth një

bashkëpunimi të ngushtë midis EAM-it, Zervës dhe britanikëve.532 Në rrethana të tilla të

zhvillimit të ngjarjeve, Sh. Totozani, shprehu pikëpamjet e tij dhe të PKSH, se qëndrimet

528 PRO-FO, File 37147. 529 Po aty. 530 Po aty. Raporti mban datën 18. VII.1943. Cituar sipas Puto, Nëpër analet…, 103. 531 Basil Kondis, Eleftheria Manda, The greek minority in Albania- A documentary record (1921-1993),

(Athinë, 1994), 112. 532 Hondoros, Occupations and Resistance.., 30-31.

Page 135: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

109

e shfaqura nga krerët komunistë të EAM-it, nuk pajtoheshin me qëndrimet që mbante

PKSH për organizimin e luftës antifashiste.533

Gjatë vjeshtës së vitit 1943, radhët e Zervës dhe BK shqiptar çam u shtuan së

tepërmi për shkak dhe të ofensivës gjermane, si dhe të përkrahjes që oficerët britanikë iu

dhanë forcave ushtarake të EDES-it. Gjithashtu dhe puna e dobët e propaganda shoviniste

e bërë nga komunistët grekë në fshatrat e Shqipërisë së jugut, bëri që pakënaqësia e

komunistëve shqiptarë ndaj atyre grekë të shtohej. Një njoftim i Qarkorit të Gjirokastrës

shkruante se; “Në minoritete kishin ardhur dy shokë nga Greqia, të cilët kanë bërë disa

konferenca, kanë formuar këshilla antifashiste në fshatra, u munduan të krijojnë çeta, por

asgjë efektive”.534

Propaganda zerviste nga njëra anë dhe puna e dobët e bërë nga krerët komunistë

grekë në radhët e popullsisë greke në Shqipëri, kishte bërë që në gjirin e kësaj popullsie

të shfaqeshin pakënaqësi ndaj çetave partizane shqiptare. Fjalët e përhapura, veçanërisht

nga forcat zerviste greke, kishin karakter fetar dhe kombëtar, duke bërë që ndasitë midis

shqiptarëve dhe grekëve të ishin të mëdha. Në thirrjet e përhapura nga propaganda

zerviste shprehej urrejtja ndaj popullsisë shqiptare çame në Greqi dhe theksohej fakti se,

çdo grek duhej t’a derdhte gjakun e tij në Greqi dhe duke luftuar shqiptarët e

komunistët.535

Oficerët grekë të EAM-it propagandonin se, “minoriteti grek duhet t’i kishte sytë

në çdo moment nga Greqia dhe se e ardhmja e tyre nuk mund të shihej ndryshe, vetëm në

suazën e shtetit grek”.536 Përfaqësuesit e EAM-it të dërguar për të punuar në fshatrat e

Shqipërisë së jugut në takimet me banorët e pakicave greke, me qëllim rekrutimin e tyre

në rradhët e Ushtrisë Nacional-çlirimtare shqiptare deklaronin se; “Ne duhet të punojmë

që të jemi nën një Greqi, qoftë kjo e majtë apo e djallit, vetëm të jemi nën Greqi”.537

Gjithashtu, PK Greke për të ruajtur pakicat greke në Shqipëri nga masakrat dhe

reprezaljet e gjermanëve, këshillonte FNÇ shqiptar që të mos ndërmerrte inkursione ndaj

trupave gjermane në afërsi të fshatrave të banuar me grekë.538

Drejtuesit komunistë grekë të EAM-it, për t’ia arritur qëllimit që të shkëpusnin

popullsinë greke nga FNÇ shqiptar, kërkonin zyra të posaçme për minoritetin, si dhe

krijimin e formacioneve luftarake të veçanta për partizanët minoritarë. Këtë arsyetim

komunistët grekë e mbështesnin në faktin se, minoriteti grek kishte aq forca të

mjaftueshme sa të krijonte në mënyrë të pavarur brigata dhe batalione, pa qenë në varësi

të ushtrisë nacional çlirimtare shqiptare.539 Veprime të tilla nxiteshin vetëm me qëllimin e

përhapjes së propagandës shoviniste për shkëputjen e minoritetit, si dhe të Epirit të Veriut

e bashkimit me Greqinë. PKSH nuk mund të ishte dakord me qëndrimin e komunistëve

grekë, pasi për komunistët shqiptarë krijimi i formacioneve ushtarake nga ana e pakicave

greke në Shqipëri, do të nxiste shkëputjen e tyre nga influenca e Frontit Nacional

çlirimtar shqiptar. Për lëvizjen komuniste shqiptare një veprim i tillë jo vetëm që do të

533 Po aty. 534 AQSH, F.14/AP, V.1943, D.13, fl.34. 535 Po aty., F.17/AP L. V.1944. D.17, fl.27. 536 Po aty., D.115, fl.10. 537 Po aty. 538 Po aty., F.14/APL, V.1943, D.13. fl.28. 539 Po aty.

Page 136: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

110

dëmtonte rëndë rezistencën antifashiste, por do të ishte në kundërshtim të hapur me

marrëveshjet e arritura deri tani midis dy partive komuniste, greke dhe shqiptare.

Kjo politikë nuk mbeti pa u vënë re nga udhëheqja komuniste shqiptare, e cila

ishte mosbesuese ndaj veprimtarisë së komunistëve grekë në radhët e kësaj popullsie në

territorin shqiptar. Për pasivitetin e treguar nga komunistët grekë, si dhe për të larguar

elementët të cilët përhapnin propagandën shoviniste në radhët e pakicave greke në

Shqipëri, udhëheqja komuniste shqiptare në pranverë të vitit 1944 mori vendimin që

komunistët grekë të ndërprisnin aktivitetin e tyre në Shqipërinë e jugut dhe të largoheshin

nga vendi.

Në urdhërin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionaçlirimtare Shqiptare,

dërguar Shtabit të zonës operative Vlorë-Gjirokastër në datën 2 prill 1944 lajmërohej, “që

të gjithë oficerët grekë që ishin në batalionin minoritar të largoheshin nga territori

shqiptar”.540 Sipas këtij urdhëri, oficerëve grekë të EAM-it iu bëhej me dije se, “ata e

kishin plotësuar misionin e tyre, në përkrahjen që kishin dhënë për mobilizimin e

popullsisë minoritare në luftën kundër okupatorit, e se tashmë kishte ardhur koha të

largoheshin në mënyrë shoqërore”.541 Udhëheqja e PK shqiptare e shihte “kryesisht të

përmbushur” misionin e ushtarakëve të EAM-it për hedhjen e popullsisë greke në radhët

e UNÇSH dhe tashmë sipas drejtuesve komunistë, kishte ardhur koha për largimin e tyre.

Për PKSH, një qëndrim më i gjatë i komunistëve grekë në radhët e popullsisë greke në

Shqipëri mund të ishte i dëmshëm, pasi sipas krerëve komunistë shqiptarë, “batalionet e

minoritetit tashmë kishin hyrë në luftë dhe kishin arritur maturinë e nevojshme

ushtarake”.542

Manovrat propagandistike për distancimin e të krishterëve nga partizanët

muslimanë shqiptarë, bënë që një pjesë e mirë e drejtuesve çamë të izoloheshin dhe të

kufizoheshin në veprimtarinë e tyre ushtarake. Në këtë mënyrë kontributi i tyre

minimizohej krahasuar me kuadrot ushtarakë të krishterë të radhitur në radhët e çetave

partizane të EAM-it grek. Puna sabotuese e elementëve grekë në radhët e ushtrisë së

ELAS-it, ndaj partizanëve çamë, kishte një prapavijë të thellë politike dhe nacionaliste.

Një raport i komandantit të Shtabit të Zonës së Gjirokastrës Islam Radovicës,

drejtuar Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare shqiptare në prill të vitit

1944, theksonte se; “Shokët grekë e kanë pohuar me gojën e tyre se, puna e bërë nga

EAM-i me minoritetin shqiptar në Greqi ka qënë shumë e pakët në krahasim me punën që

ka bërë Fronti NÇ me minoritetin grek në Shqipëri”.543

Ndërsa një raport informativ i Vehip Demit dërguar Enver Hoxhës mbi punën e

bërë në Çamëri për organizimin politik e ushtarak të minoritetit çam theksonte se; “Për

çështjen minoritare çame të tej kufirit, më datën 22/VIII/944, u bë një përpjekje (takim)

midis Komandantit dhe Komisarit të Regjimentit XV, Komandantit dhe Komisarit të

Brigadës së VIII dhe meje {…} Gjendja politike e minoritetit shqiptar në Greqi, për të

cilën të sipërmit na thanë se organizata e EAM-it s’ka patur mundësi që të futej dhe të

punonte në minoritet, për shkak se Nuri Dinua me klikën e tij kishte mundur që t’i

tërhiqte çamërit me anën e kryetarëve të krahinave të ndryshme tue i futurë në luftë

540 Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm dhe të Komandës…,281, dok.nr.120, datë 2 prill 1944. 541 Po aty. 542 AQSH, F.17/APL, V.1944, D.24, fl.5. 543 Po aty., F.41 STR, V.1944, D.79, fl.8.

Page 137: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

111

kundra popullatave greke dhe nga ana tjetër, tue qenë se Regjimenti nuk ka patur forca të

mjaftueshme që të hynte me ushtri në ato krahina{…}”.544 Shpesh herë udhëheqësit

komunistë grekë punën e tyre të dobët politike dhe ushtarake për organizimin e

minoritetit shqiptar çam në Greqi mundoheshin t’ia faturonin ekzistencës së Ballit

Kombëtar Çam dhe çetave të Nuri Dinos.

Në shumë raste çetat partizane çame të inkuadruara në forcat e ELAS-it,

shmangeshin qëllimisht nga luftimet dhe aksionet direkte ndaj trupave gjermane e

zerviste. Në njoftimin e dërguar nga Tahir Demi për Komitetin e Partisë të Qarkorit të

Gjirokastrës në korrik të vitit 1944, theksohej se, çetat çame qëndronin për ditë të tëra pa

u futur në aksion dhe nuk lejoheshin që të depërtonin në drejtim të fshatrave të

Çamërisë.545

Urdhërat e dhëna nga Shtabi i Përgjithshëm i EAM-it, për komandantët shqiptarë

çamë të çetave partizane shpesh herë ishin kontradiktore dhe të qëllimshme. Në bazë të

këtyre urdhërave, forcat çame qëndronin me ditë të tëra në pritje të aksioneve luftarake

kundër zervës dhe aksionet nuk realizoheshin asnjëherë për shkak të direktivave të dhëna

gabim. Çetat partizane çame ndaloheshin qëllimisht të kryenin aksione kundër trupave

gjermane dhe zerviste në territorin e Çamërisë dhe kryesisht në ato zona ku banorët e

fshatrave ishin shqiptarë me qëllim që të mos binin në kontakt me ta.

Po ashtu, krerëve çamë të çetave partizane u ndalohej propaganda dhe aktiviteti i

tyre në fshatrat shqiptare. Propozimet e komandantëve shqiptarë çamë dërguar krerëve të

Regjimentit të XV grek të EAM-it, për të rënë në kontakte me çamë të tjerë në krahinën e

Çamërisë, në shumicën e rasteve merrnin përgjigje negative. Edhe në ato vende ku ishin

krijuar këshilla nacionalçlirimtarë, numri i shqiptarëve ishte i papërfillshëm dhe në

shumicën e rasteve shqiptarët çamë liheshin qëllimisht jashtë organeve drejtuese.546 Të

gjitha këto veprime, ishin padyshim vijë e qartë e propagandës nacionaliste që bëhej në

radhët e EAM-it, për të penguar aktivitetin e çetave çame dhe të popullsisë çame në

rezistencën antifashiste greke.

Mosmarrëveshjet e thella midis komandantëve grekë dhe shqiptarë të çetave

mikse, shpesh rrezikonin të acaroheshin deri në konflikte fizike. Për partizanët çamë,

bërja e politikës apo trajtimi i bisedave me karakter nacionalist ishte e ndaluar. 547

Partizanëve shqiptarë të çetave të përbashkëta luftarake u thuhej prej udhëheqësve grekë

të EAM/ELAS-it se; “Ju jeni ushtarë të ELAS-it dhe nuk ju përket aspak politika, mjafton

që ju të dini të hapni dhe të mbyllni pushkët”.548

Rastet e shpeshta të konflikteve të hapura midis krerëve të çetave partizane mikse

në Çamëri shqetësuan dhe udhëheqësit më të lartë të dy forcave politike të majta; greke të

EAM-it dhe asaj të PKSH. Për të sheshuar problemet që kishin lindur në gjirin e ushtrisë,

përfaqësues të qarkorit të Gjirokastrës dhe të PKSH të kësaj zone, pas presionit të EAM-

it, morën vendimin që komandantët çamë Tahir Demi dhe Muharrem Demit të largohen

nga drejtimi i batalionit Mikst, i përbërë nga grekë dhe çamë, për të vazhduar aktivitetin e

544 Po aty., fl.42. 545 Po aty., F.17/APL, V.1944, D.35/1, fl.1. 546 Historia e Popullit Shqiptar, Vëll. IV, 154. 547 AQSH, F.17/AP, V.1944, D.35/1, fl.2. 548 Po aty.

Page 138: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

112

tyre luftarak në zonat brenda kufirit shtetëror të Shqipërisë.549 Duke dënuar politikën

refraktare në gjirin e së majtës greke, Tahir Demi shpjegonte se, “duke parë se fjalët tona

nuk kishin asnjë vlerë dhe se puna jonë për Çamërinë ishte zero, atëherë kërkova që të

shkoja pranë regjimentit për të dhënë kontributin tim”.550

Largimi i drejtuesve çamë nga kompanitë partizane mikse të EAM-it gjatë verës

së vitit 1944, pati pasoja të rënda për këto çeta, pasi një pjesë e mirë e partizanëve të

pakicës greke dhe çamë, të indinjuar nga vendimet e krerëve grekë u tërhoqën

përkohësisht në shtëpitë e tyre.551 Ky veprim çoi në krijimin e situatave në favor të

bandave zerviste dhe gjermanëve, të cilët mobilizuan me anë të forcës një pjesë të mirë të

popullsisë minoritare. PKG e kufizoi së tepërmi mundësinë e bashkëpunimit të popullsisë

çame dhe futjen e saj në radhët e ELLAS-it. Autori Filip Liço, njëkohësisht dhe

pjesëmarrës në luftë në radhët e forcave partizane, tregon se, “kuadrot e PKG nuk i dhanë

rëndësinë e duhur problemit çam, problem ky që ishte po aq i vështirë, sa dhe problemi

që EAM-i kishte me nacionalistët e Zervës”.552

Në të njëjtën kohë, me anë të makinacioneve, komunistët grekë nuk lejuan

komunistët shqiptarë të ushtronin lirisht aktivitetin e tyre propagandistik në rradhët e

popullsisë shqiptare në territorin grek. Pengesat e bëra nga forcat majtiste dhe djathtiste

greke, duke kundërshtuar veprimtarinë e grupeve shqiptare brenda gjirit të popullsisë

çame, ishin tashmë të njohura dhe kurrsesi nuk ishin vepër e grupimit çam të udhëhequr

nga Nuri Dino.553 Ndërkohë që edhe veprimtaria e grupit të Nuri Dinos dhe përkrahësve

të tij që në fillim të vitit 1944 ishte gjithnjë e në rënie për shkak të demaskimit që i ishte

bërë aktivitetit të tij nga forcat antifashiste çame.

Propaganda antishqiptare filloi të përhapej dhe në fshatrat dhe qytetet shqiptare ky

banonin pakica kombëtare greke. Në zonat kufitare dhe në qytetet kryesore të Shqipërisë

së Jugut, si në Gjirokastër, Përmet, Sarandë dhe fshatrat përreth, elementë të ndryshëm

grekofilë përhapnin fjalë që kishin si qëllim shkëputjen e komunitetit fetar ortodoks nga

ai musliman. Kjo propagandë antishqiptare e vinte theksin në përkatësinë fetare, duke

përhapur idenë se, të gjithë ortodoksit ishin grekë, e si të tillë, ata duhej të kërkonin

mbështetje vetëm te forcat greke.554

Elementët reaksionarë në radhët e pakicës greke në Shqipëri si, Jani Pullo dhe

Jorgji Zoto, propagandonin se, “anglezët dhe zervistët do të hynin në radhët e minoritetit

dhe do t’i jepnin fund lëvizjes antifashiste nacionalçlirimtare shqiptare”.555 Në të njëjtën

kohë elementë të tjerë nga rradhët e pakicës greke në Shqipëri viheshin tërësisht në

shërbim të politikës shoviniste zerviste, madje duke mbështetur me ndihma në ushqime

dhe veshmbathje forcat zerviste.556 Mjeku Jorgji Zoto, u vu tërësisht në shërbim të Zervës

dhe forcave ushtarake të tij, duke u bërë një pengesë në përpjekjet për bashkëpunim midis

me FNÇ shqiptar dhe pakicave greke në Shqipëri. Sipas udhëzimeve të marra nga shtabi i

549 Po aty., fl.4. 550 Po aty., fl.3/1. 551 Po aty., fl.1 552 Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 245. 553 Po aty., 251. 554 AQSH, F.14/AP L. V.1944. D.115, fl.6. 555 Po aty., F.17/AP, V.1944, D.31, fl.31. 556 Po aty.

Page 139: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

113

EDES-it, Zoto u përpoq që të pengonte bashkëpunimin e pakicës greke me çetat partizane

shqiptare dhe të merrej me formimin e bandave zerviste në zonat e banuara prej tyre.557

Duke përdorur stërlinat dhe armatimet e dhëna nga anglezët, Jorgji Zoto u përpoq të

tërhiqte rreth vetes njerëz nga minoriteti grek dhe t’i rreshtonte në radhët e EDES-it. Një

veprim i tillë u denoncua nga EAM-i dhe FNCL shqiptar te misioni britanik që ndodhej i

atashuar pranë Shtabit të Zonës së Gjirokastrës.558

Krahas propagandës antishqiptare zerviste në radhët e popullsisë grekfolëse në

Shqipëri edhe oficerët anglezë u munduan të minonin punën e bërë deri tani nga

udhëheqja komuniste shqiptare dhe greke për të bashkuar këtë popullsi me luftën

antifashiste nacionalçlirimtare. Për të penguar radhitjen e kësaj popullsie në radhët e

ushtrisë nacionalçlirimtare shqiptare, oficerët britanikë propagandonin në fshatrat e jugut

dhe në Sarandë, mbi mundësitë që kishte vendosja e regjimit të Zogut pas përfundimit të

luftës.559

Me propagandën e tyre, britanikët synonin shkëputjen e pakicave greke nga radhët

e FNÇ shqiptar si dhe përgatitjen e terrenit për të parë mundësinë e rikthimit të mbretit

Zog në Shqipërinë e pasluftës. Oficerët britanikë propagandonin se, “ashtu si në Greqi ku

opinion publik po kthehet në favor të mbretit, edhe në Shqipëri duket se po shtohen

ndjenjat në favor të rikthimit të mbretit Zog. Nuk ka ndonjë dëm nëse i marrim në

konsideratë këto ndjenja”.560 Britanikët edhe pse ishin krejtësisht të bindur se shumica e

shqiptarëve nuk do ta dëshironin një rikthim të mbretit Zog, përsëri ata vazhdonin

propagandën e tyre në dëm të forcimit të lëvizjes antifashiste nacionalçlirimtare

shqiptare.

Paratë e britanikëve dhe propaganda zerviste, e cila dënonte bashkëpunimin e

grekëve me çamët shqiptarë, tronditi thellë dhe vetë krerët drejtues të EAM-it.

Nacionalistët grekë dhe Zerva, ndërmorën një fushatë të shfrenuar propagandistike

kundër bashkëpunimit të EAM-it dhe çetave çame. Forcat zerviste dhe oficerët britanikë

përhapnin lajme të rreme pranë minoritetit, duke theksuar të ardhmen komuniste të

Shqipërisë dhe se, atentatet e krimet ndaj individëve të veçantë kryheshin nga forcat

partizane dhe jo nga ato zerviste.561

Propaganda shoviniste greke e Zervës, për të larguar pakicat greke në Shqipëri

nga çetat partizane shqiptare, misioni i të cilave ishte lufta ndaj pushtuesit dhe

bashkëpunëtorëve të tij, theksonte se, anglezët nuk do të përkrahnin kurrë muslimanët

shqiptarë se, “Zerva ishte pritur mjaft mirë në Janinë dhe se po kështu duhej të pritej dhe

këtu…. se, ne duhet të ngremë këtu vetëm flamurin tonë grek”.562 Kjo propagandë e vinte

theksin në antagonizmat fetarë që ekzistonin midis të krishterëve dhe muslimanëve. Si

rezultat i propagandës anti çame, e anti shqiptare të bërë nga Zerva dhe oficerët britanikë,

hemoragjia në radhët e çetave partizane të EAM-it vazhdoi për një kohë të gjatë dhe ajo u

shtri në të gjithë Greqinë. Nacionalistët grekë e konsideronin organizatën e EAM-it si

tradhëtare, e cila sipas tyre, kishte shitur interesat e Greqisë dhe kishte vendosur të

557 Po aty., V.1943, D.7, fl. 6. Shif dhe N. Zhangos, Imperializmi anglez…,32. 558 Po aty. 559 Po aty., V.1944. D.37, fl.21. 560 Puto, Nëpër analet e diplomacisë…,120. 561 AQSH, F.17/AP L. V.1944. D.17, fl.27. 562 Po aty.

Page 140: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

114

bashkëpunonte më çamët shqiptarë, të cilët konsideroheshin bashkëpunëtorë të

pushtuesve italianë.563

Puna e komunistëve të EAM-it në territorin shqiptar bëhej e veçuar dhe pa

bashkëpunimin me përfaqësuesit e PKSH. Kur përfaqësues të PK greke hynin në Shqipëri

për të punuar me pakicat greke, gjatë bisedimeve shpesh herë komunistët shqiptarë nuk

ishin të pranishëm. Një fakt të tillë e mbështet dhe një raport i Komitetit Qëndror të

Partisë Komuniste Shqiptare i qarkorit të Gjirokastrës, dërguar KQ PKSh në Tiranë, ku

theksohej se, “ata (komunistët grekë) mbi të gjitha na kanë dëmtuar punën tonë politike,

pse punën me minoritetin e kanë parë të ndarë dhe autonome, duke mos patur lidhje të

rregullta me ne”.564 Akuzat e komunistëve shqiptarë për homologët grekë gjatë periudhës

së fundvitit 1943 dhe fillimit të vitit 1944, u bënë më të shpeshta për shkak dhe të

përkrahjes që popullsia minoritare greke në Shqipëri po i jepte lëvizjes së MAVI-it.565

Në jo pak raste, Partia Komuniste Shqiptare u ankua për format e punës të

komunistëve grekë, metoda këto që binin ndesh me marrëveshjet e arritura midis dy

forcave politike të majta. Për të mos lejuar që puna e komunistëve grekë me minoritetin

të ishte një punë e veçuar dhe me prapaskena shoviniste, PKSH i bëri të ditur PKG që

komunistët e ardhur në Shqipëri për çështjen e minoritetit duhej të aderonin në PKSH dhe

aktivitetin e tyre politik e ushtarak t’a zhvillonin së bashku me përfaqësues shqiptarë.566 E

njëjta rrugë u mendua të ndiqej dhe në Çamëri, për nxitjen e komunitetit shqiptar çam dhe

bashkimin e tyre me forcat e EAM/ELAS-it. Komanda e Qarkut të Gjirokastrës, në jo pak

raste kundërshtoi në mënyrë të hapur kërkesat arbitrare dhe të njëanshme të komunistëve

grekë për arrestimin dhe dënimin e çamëve, të cilët konsideroheshin kriminelë lufte dhe

që ndodheshin në territorin e shtetit shqiptar.

Puna e dobët dhe përçarëse e disa prej kuadrove komunistë në gjirin e udhëheqjes

së PKG, sabotoi në mënyrë të qëllimshme vijën e bashkëpunimit të popullsisë çame me

EAM-ELAS-in. Shumë udhëheqës komunistë grekë të ndikuar nga fryma nacionaliste,

ishin kundër përfshirjes së shqiptarëve muslimanë në batalionet e armatosura të ushtrisë

nacionalçlirimtare greke. Brenda gjirit të udhëheqjes së PKG dhe të EAM-it kishte nga

ata drejtues, siç ishte Kostas Inois (Barkas), i cili kishte shprehur mendimin se,

“partizanët e ELAS-it duhet të paguheshin ashtu siç kishin bërë anglezët me ushtrinë

zerviste".567 Një veprim i tillë çoi në sabotimin e vijës politike, ideologjike dhe ushtarake

të Partisë Komuniste greke dhe dëmtimin e rezistencës antifashiste.568

Në të njëjtën kohë, propaganda komuniste greke e fshehu qëllimin e saj të vërtetë

duke mos ushtruar aktivitet në territorin shqiptar në dobi të çështjes së përbashkët.

Komunistët grekë duke e shfrytëzuar këtë hapësirë që i la pala shqiptare, në vend që të

nxisnin pakicat greke të bashkoheshin me ushtrinë nacionalçlirimtare shqiptare kundër

pushtuesve, ushtruan një veprimtari shoviniste në kurriz të territorit shqiptar.

563 Mazouer, Inside Hitler’s.., 141. 564 AQSH, F.14/AP L, V.1943, D.13, fl.34. Raport i dërguar Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste

Shqiptare në Tiranë, mbi aktivitetin politik dhe ushtarak të KQ PKSH për qarkorin e Gjirokastrës. 565 Manda, Çamët myslimanë…, 162. 566 AQSH, F.14/AP, V.1943, D.13, fl.34/1 567 Liço, Probleme të marrëdhënieve…, 245. 568 Po aty.

Page 141: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

115

Puna e dobët e komunistëve grekë në radhët e popullsisë grekfolëse në Shqipëri u

pasqyrua në shtimin e radhëve të forcave zerviste dhe nacionaliste greke e shqiptare.

Gradualisht në fshatrat ku banonin pakica greke në Shqipëri, filloi të hedhë rrënjë

propaganda shoviniste zerviste, e cila pengonte popullsinë të përkrahte EAM dhe LANÇ

shqiptare. Në lidhje me këtë, një raport të Ihsan Budos dërguar Qarkorit të Gjirokastrës

mbi gjendjen në rrethin e Sarandës në vjeshtën e vitit 1944, thuhej se, “të frikësuar nga

terrori i gjermanëve dhe i bandave zerviste, fshatrat me popullsi ortodokse në Shqipërinë

e Jugut nuk ofronin strehim dhe kishin ndërprerë çdo ndihmë për forcat partizane të

EAM-it dhe të FNÇ”.569 Në raport thuhej se, “edhe pas disa konferencave dhe me punën

propagandistike të bërë nga PKSH dhe EAM në fshatrat minoritare Pal, Aliko, Vrion,

Çukë, Metoq e Vermera përsëri kishte vështirësi në mbledhjen e ndihmave dhe të

kuotacioneve për çetat partizane”.570

Falë propagandës shoviniste, popullsia greke në Shqipëri aktivitetin e saj në dobi

të luftës antifashiste nacionalçlirimtare kërkonte ta kryente e shkëputur nga ndikimi i

partisë komuniste shqiptare. Në shumë raste puna e komunistëve shqiptarë në radhët e

kësaj popullsie ishte tepër e vështirë, pasi propaganda shoviniste e Zervës dhe ajo e PKG

kishin hedhur thellë rrënjë. Propagandën antishqiptare të Zervës në Greqi, si dhe luftën e

tyre kundër çdo bashkëpunimi midis forcave të majta ushtarake greke dhe shqiptare e

konfirmon më së miri një tjetër raport i Ihsan Budos, i datës 2 nëntor 1944 dërguar

Shtabit të Zonës Operative në të cilin thuhet se; “Në Korfuz është krijuar një Komision

ku marrin pjesë zervistë, inglezë dhe amerikanë”571. Sipas këtij raporti, “ky Komision ka

ndaluar rreptësisht që njerëz të EAM-it të shkojnë në tokën shqiptare, duke ju vënë në

dukje se me shqiptarët ju jeni armiq”.572

Prapaskenat e përgatitura nga grekët, qofshin këta të majtë apo të djathtë, për

pengimin e veprimtarisë partizane shqiptare në territorin grek, fshihnin në vetvete një

tjetër qëllim. Me veprimet e tyre ata donin të eliminonin çdo provë bashkëpunimi me

shqiptarët, duke treguar pas lufte, se shqiptarët jo vetëm që nuk dhanë kontributin e tyre

në luftë kundër fashizmit, por se ata ishin dhe bashkëpunëtorë të tij.

569 AQSH, F.17/AP L. V.1944. D.37, fl.21. Raport i Ihsan Budos dërguar Qarkorit të Gjirokastrës mbi

gjendjen në rrethin e Sarandës. 570 Po aty. 571 Po aty., fl.22. Raporti mban datën 2 nëntor 1944. 572 Po aty.

Page 142: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

116

3.4. Zgjerimi i lëvizjes së armatosur antifashiste çame, 1943-1944.

Gjatë muajit gusht 1943, ku veprimtaria e ushtrisë italiane pothuajse ishte shuar

fare, veprimtaria e çetave partizane shqiptare në Çamëri dhe në Shqipërinë e jugut ishte

rritur ndjeshëm. Por, pas kapitullimit të Italisë fashiste, vendin e trupave italiane në

Çamëri e zunë ato gjermane, të cilat deri tani e kishin njohur këtë krahinë si dominim të

aleatëve të tyre fashistë. Më 5 gusht, një pjesë e divizionit 104 të këmbësorisë gjermane

me qendër në Janinë, division ky i cili ishte në përbërje të truparmatës së 22, u ndesh me

batalionin “Çamëria”. Beteja midis batalionit partizan shqiptar “Çamëria” dhe trupave

gjermane u zhvillua në Qafën e Kandalit, ndërmjet fshatrave Konispol dhe Skalomë.573

Në fillim të vjeshtës së vitit 1943, sulmet gjermane për të marrë në kontroll

Konispolin dhe Çamërinë u bënë më të shpeshta. Kjo zonë përbënte një nga pengesat

kryesore për aktivitetin luftarak të komandës së Korpusit 22 malor gjerman, i cili synonte

të pushtonte këtë territor dhe të kontrollonte gjithë bregdetin e detit Jon, që nga Preveza e

deri në gjirin e Vlorës.574 Pikërisht, për shkak të kësaj situate, Prefektura e Gjirokastrës,

në qershor të vitit 1943 njoftonte Ministrinë e Punëve të Brendshme në Tiranë, se situata

në këto zona paraqitej shumë delikate.575

Në muajin shtator, trupat gjermane të ndihmuara dhe nga forcat nacionaliste greke

të N. Zervës të komanduara nga gjenerali Vitos, hynë në Konispol dhe kryen masakra

kundër popullsisë shqiptare dhe asaj greke që kishte mbajtur një qëndrim mbështetës ndaj

FNÇl shqiptar. Gjatë këtyre masakrave, u vranë dhjetra banorë dhe u dogjën mbi 50

shtëpi.576 Për t’u bërë ballë sulmeve të forcave gjermano-zerviste, në ndihmë të batalionit

“Çamëria” erdhën dhe forca vullnetare partizane, të përbërë nga çamë dhe minoritarë

grekë. Forcat partizane shqiptare për ditë të tëra mbajtën të bllokuar ushtrinë gjermane në

segmentin rrugor Konispol-Sajadhë, Vërvë-Koskë. Beteja e Konispolit zgjati 55 ditë dhe

në përfundim të saj, forcat gjermane u shpartalluan keq nga goditja e trupave partizane të

këtij batalioni.

Në 9 shtator të vitit 1943, ndërsa çeta partizane shqiptare e udhëhequr nga

luftëtari çam Haki Rushiti po merrej me çarmatimin e ushtarëve italianë që tashmë kishin

dezertuar në Delvinë e Sarandë, çeta tjetër partizane “Hoxha Tahsin”, së bashku me disa

njësi të tjera të fshatit Konispol, mbetën ende në vijat e luftimit kundër trupave gjermane. 577 Në shenjë hakmarrje të disfatës së pësuar në betejat me çetat çame, gjatë operacionit të

dimrit të vitit 1943, bandat zerviste së bashku me trupat gjermane, shkatërruan dhe

dogjën krahinat e Zagorisë dhe Pogonit.578

Në kuadër të krijimit të çetave luftarake partizane, si EAM-i dhe FNÇ shqiptar,

afruan në gjirin e tyre pjesëtarë të popullsive greke dhe shqiptare në të dyja anët e kufirit

greko-shqiptar. Për llogari të Ushtrisë Nacionalçlirimtare shqiptare minoriteti grek formoi

çetat e tij ushtarake, të cilat qëndruan deri në fund të luftës në krah të forcave partizane

573 Dokumente të Komandës së Përgjithshme dhe të Shtabit të Ushtrisë Vullnetare Shqiptare, Vëll. I, 261. 574 A.I.H, Dokumente gjermane, T.113/482, Nr.17/43. 575 AQSH, F.149, V.1943, D.1/481, fl.9. 576 Enver Hoxha, Dy popuj miq, (Tiranë, 8 Nëntori, 1985), 37. 577 Hoxha, Viset kombëtare.., 341. 578 Hoxha, Dy popuj miq..,37.

Page 143: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

117

shqiptare. Në muajin nëntor të vitit 1943 me pjesëmarrjen e minoritetit grek në Shqipëri,

u formua batalioni i parë “Thanas Ziko”, i cili ishte pjesë e ushtrisë nacionale çlirimtare

shqiptare dhe vepronte nën komandën e saj. Ndërsa batalioni “Çamëria”, i cili më vonë

mori emrin e dëshmorit “Thoma Lulo”, u përfshi në Brigadën e XIX Sulmuese të

Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare, duke u bërë njëkohësisht simbol i vëllazërimit të

popullit shqiptar me minoritetin grek.579

Në kuadër të riorganizimit të formacioneve partizane shqiptare, Shtabi i

Përgjithshëm i Ushtrisë Popullore Vullnetare Nacionalçlirimtare shqiptare, udhëzonte

Shtabin e zonës operative Vlorë-Gjirokastër në muajin prill të vitit 1944, mbi masat që

duhet të merreshin për organizimin e brigadës së VIII sulmuese. Në këtë udhëzim thuhej

se; “Jemi të mendimit për brigadën e VIII që të formohet prej këtyre reparteve. Një pjesë

e mirë të merret nga batalioni “Çamëria”, një pjesë të merret nga Vlora {…} dhe dy

kompani të merren nga batalioni minoritar “Thanas Ziko”.580

Çetat partizane mikse të përbëra nga grekë dhe shqiptarë, kryen disa operacione të

rëndësishme ushtarake kundër forcave të përbashkëta gjermane e zerviste në zonat e

Mallumit, Pleshavicë në Revani etj. Gjatë këtyre betejave nga rradhët e partizanëve çamë

ranë dëshmorë heroikisht në fushën e betejës, Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni,

Musa Vejseli etj.581 Në kuadër të rritjes dhe forcimit të radhëve të ushtrisë antifashiste, në

fshatin Kastanjë të Greqisë në maj të vitit 1944, u krijua batalioni i minoritetit çam, i cili

mori emrin e heroit të luftës antifashiste nacionalçlirimtare “Ali Demi”.582 Pjesë e këtij

batalioni u bënë shumë të rinj çamë të ardhur nga familjet me traditë të Çamërisë si ajo e

Fadil Brahos nga Paramithia, e Mete Duros nga Njihori si dhe nga Galbaqi, Lopësi,

Spatari, Karbunari, Kurtesi, Vola etj,.583 E veçanta e këtij mobilizimi të madh të fshatrave

çame ishte se deri në këtë periudhë shumica e tyre kishin mbajtur një qëndrim asnjëanës,

duke mos dashur të angazhoheshin në luftë as përkrah Nuri Dinos e as në krahë të forcave

partizane të EAM-it grek. Si rezultat i këtij mobilizimi, batalioni “Ali Demi” për pak

kohë u forcua me mbi 500 luftëtarë të rinj, ku pjesa më e madhe ishin pikërisht nga

fshatrat e Çamërisë.584

Në korrik të vitit 1944, përpjekjet e krerëve shqiptarë çamë të Çamërisë për

bashkëpunim me EAM/ELAS-in grek, u finalizuan me nënshkrimin në Finiq të Filatit të

një marrëveshjeje të përbashkët, e cila në thelb të saj kishte angazhimin e forcave çame

në krahë të ushtrisë nacionalçlirimtare greke.585 Sipas kësaj marrëveshje, përfaqësuesit e

çamëve muslimanë ranë dakord që të lejonin ushtrinë e ELAS-it të merrte në kontrollin e

saj ushtarak Filatin dhe zonat e tij përreth. Gjithashtu, përfaqësuesit e popullsisë

muslimane çame pranuan që të furnizonin me ushqime e veshmbathje ushtrinë partizane

greke, sipas nevojave të rastit. Po ashtu, palët u zotuan që të siguronin një amnisti të

579 Historiku i Brigadës XIX Sulmuese, (Tiranë, 2000), 4. 580 Dokumente të Shtabit të Shtabit të Përgjithshëm e të Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë, I, (Tiranë, 8

Nnëtori, 1976), 279. 581 Meta, Tensioni greko-shqiptar.., 153. 582 AMPJ, V. 1946, D.137, fl. 29-31. 583 Krapsites, Oi mousolmanoi..,175. 584 AMPJ, V. 1945, D.59/2. 585 Njoftim i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, 907/ ╓/B, EOEA, Drejtoria Informative për Misionin

Aleat, datë 20.8.1944. Cituar sipas Manda, Çamët myslimanë…, 189.

Page 144: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

118

përgjithshme, për ata persona që kishin bashkëpunuar me armikun, por që nuk kishin

kryer krime ndaj njerëzve të ELAS-i.586

Publikimi i marrëveshjes nga ana e EAM-it, shkaktoi një pakënaqësi të madhe në

radhët e popullsisë ortodokse greke, e cila e nxitur dhe nga propaganda antishqiptare e

Zervës, e kundërshtoi hapur atë. Kjo ngjarje bëri që shumë kuadro komunistë grekë të

EAM-it të udhëtonin në fshatrat me popullsi greke të Çamërisë, për të bindur popullsinë

mbi rëndësinë e madhe që kishte arritja e kësaj marrëveshjeje me çamët shqiptarë.587 Në

kushtet në të cilat ndodhej vendi, arritja e një bashkëpunimi të tillë ishte mjaft e

domosdoshme, pasi jo vetëm që bëhej bashkimi i të gjitha forcave të gatshme për luftë

kundër pushtuesve të huaj nazi-fashistë, por hidhej një hap mjaft i rëndësishëm për

pajtimin dhe bashkëjetesën midis dy komuniteteve që jetonin në Çamëri.

Masakrat e Zervës ndaj minoritetit shqiptar në Greqi në qershor të vitit 1944, çuan

në shtimin e radhëve të çetave partizane greke e shqiptare me luftëtarë çamë. Si rezultat i

spastrimit etnik të kryer nga zervistët, rreth 500 çamë gjatë muajve shtator, tetor dhe

nëntor të vitit 1944, iu bashkuan njësive luftarake të ELAS-it grek, për të luftuar kundër

gjermanëve. Autori F. Liço mbështet të dhënat e mësipërme, duke shtuar se, si pasojë e

masakrave të EDES-it ndaj popullsisë çame, në dhjetëditëshin e fundit të muajit nëntor

1944, disa qindra çamë u bashkuan me ELAS-in në Pogon të Epirit dhe, kryesisht, me

batalionin miks greko-çam në regjimentin e XV.588

Edhe autorja greke E. Manda, thekson se, “pas ngjarjeve të shtatorit dhe pas

largimit të popullsisë çame nga Filati, vihet re një pjesëmarrje më masive e çamëve

muslimanë në radhët e ELAS-it”. 589 Sipas saj, 300 deri në 500 luftëtarë çamë u

inkuadruan në radhët e formacioneve të ELAS-it, ku shumica e tyre u bënë pjesë e

batalionit mikst të regjimentit të XV-të të divizionit të 8, nën drejtimin e Jani Sarafit dhe

që vepronte në zonat kufitare greko-shqiptare.590

Shtimin e rradhëve të FNÇ shqiptar me partizanë çamë, pas masakrave të para të

kryera nga Zerva ndaj popullsisë shqiptare, e mbështet dhe një raport informativ i

nënkolonelit Islam Radovicka dërguar Enver Hoxhës në datën 17 nëntor të vitit 1944, ku

thuhej se, “nga masakrimet e bëra kundra popullatave çame në Paramithi dhe nga

përkrahja që gjetën tek ne familjet e shpërngulura nga zonat përtej kufirit, nga dy tre

konferenca të mbajtura prej nesh dhe prej përfaqësuesve grekë të Regjimentit të XV, në

të cilat u vu në dukje tradhëtia e N. Dinos dhe e H. Rushitit, u arrit që çamërit vet ta

kuptojnë {...} e të mobilizohen në radhët e UNÇL”.591

Megjithë përpjekjet e minoritetit çam në Greqi për të përkrahur Ushtrinë

Nacionalçlirimtare Greke, ka autorë që e quajnë të gabuar vijën e ndjekur nga elementët

antifashistë çamë. Autori F.Liço e konsideron të gabuar taktikën e ndjekur nga pjesa

antifashiste çame, e cila vendosi të radhitej përkrah forcave të EAM/ELAS-it grek. Sipas

tij, elementët antifashistë çamë, kryesisht studentë, në vend që të punonin për të

organizuar popullsinë çame kundër forcave të Nuri Dinos, si dhe kundër pushtuesve

586 Manda, Çamët myslimanë…, 189. 587 Po aty., 190. 588 Liço, Probleme të marrëdhënieve..,275. 589 Manda, Çamët muslimanë.., 200. 590 Po aty., 200-201. 591 AQSH, F.41, V. 1944, D.79, fl.42.

Page 145: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

119

nazifashistë, preferuan rrugën e lehtë të inkuadrimit në forcat partizane të ELAS-it dhe në

batalionin “Çamëria”.592 Mos vallë radhitja e popullsisë çame përkrah forcave të ELLAS-

it, nuk kishte për qëllim luftën kundër pushtuesve nazi-fashistë dhe klikës së Nuri Dinos?

Për autorin Liço, do të ishte më mirë që popullsia çame të vritej në një luftë civile midis

njëri-tjetrit, se sa të rradhitej përkrahë forcave çlirimtare greke. Nëse mund të quhej rrugë

e lehtë pjesëmarrja e elementit përparimtar çam përkrah forcave çlirimtare greke, a nuk

ishte dhe kjo rrugë një kontribut që dhe popullsia çame për çlirimin e Greqisë nga forcat

nazi-fashiste. Sigurisht që ajo pjesë e konsiderueshme e popullsisë çame, e cila ishte

radhitur përkrahë forcave çlirimtare greke, luftonte si kundër Nuri Dinos dhe kundër

bashkëpunëtorëve të tjerë grekë me fashizmin.

Ndër të tjera, autori F. Liço mundohet të japë disa shkaqe që sipas tij, ndikuan në

mospjesëmarrjen masive të popullsisë çame në lëvizjen antifashiste nacionalçlirimtare.

Sipas këtij autori, arsyeja kryesore ishte krijimi i Partisë Fashiste dhe i degëve të saj në

krahinën e Çamërisë prej përkrahësve të Nuri Dinos, gjë e cila frenoi popullsinë çame t’i

bashkohej rezistencës antifashiste.593 Por, ky autor vetëm pak rreshta më poshtë pranon

se, vëllezërit Nuri dhe Masar Dino, pavarësisht nga numri i kufizuar i përkrahësve të tyre,

arritën të neutralizojnë elementin përparimtar çam.594 Pra, vetë autori pranon se numri i

përkrahësve të vëllezërve Masar dhe Nuri Dino ishte i kufizuar. Liço jep dhe argumente

të tjera që, sipas tij minuan punën e EAM-it për të tërhequr minoritetin musliman çam në

luftë kundër pushtuesve gjermanë dhe Zervës. Autori si një pjesëmarrës në luftën

antifashiste në radhët e ushtrisë së ELAS-it, pranon faktin se, si pasojë e politikës së

gabuar të disa kuadrove të veçantë të EAM-it, si dhe të agjenturës greke e cila vepronte

kundër luftës antifashiste, ai vet u izolua nga puna për të tërhequr minoritetin çam në

luftë kundër pushtuesëve, detyrë të cilën ia kishte ngarkuar Komiteti Panepiriot.595

Në fakt numri i çamëve shqiptarë, pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore, përkrah

rezistencës antifashiste greke, është shumë herë më i lartë nga sa pretendon historiografia

greke dhe misionet britanike në Shqipëri e Greqi. Në këto shifra, asnjëra palë nuk ka

marrë qëllimisht në konsideratë, numrin e shqiptarëve çamë të cilët i përkisnin besimit

ortodoks dhe që kanë luftuar në çetat partizane greke kundër pushtuesve italo-gjermanë.

Misioni britanik në Shqipëri e pranon, ndonëse me tone të ulëta se, çamët shqiptarë kishin

400 deri në 700 luftëtarë të armatosur pranë ELAS-it, por sipas tyre kjo forcë ishte krijuar

më tepër për të luftuar kundër Zervës se sa kundër gjermanëve.596 Po në këtë raport,

oficeri britanik duke mbështetur linjën e bashkëpunimit të çamëve me pushtuesit italo-

gjerman, argumentonte se, gati 2000 vetë “kishin bashkëpunuar me gjithë zemër me

gjermanët”.597 Akuzat e Zervës dhe të britanikëve se, çamët së bashku me ushtrinë e

ELAS-it në dhjetor të viti 1944, kanë sulmuar trupat e Zervës598 edhe nëse është i vërtetë,

592 Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 307. 593 Po aty., 306. 594 Po aty., 307. 595 Po aty., 245. 596 Përmbledhje e Raportit të Palmerit mbi vizitën e tij në Greqinë e veriut, cituar sipas K. Dervishit,

Masakrat…, 99. 597 PRO/FO. 371/48094, Raport i Palmerit mbi vizitën e tij në Greqinë e Verit në datët 13-14 prill 1945. 598 Meta, Tensioni greko-shqiptar, 173.

Page 146: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

120

është një akt për t’u përshëndetur e jo për t’u dënuar, pasi deri në atë kohë Zerva ishte

akuzuar hapur si bashkëpunëtor i pushtuesve gjermanë në Greqi.

Pjesëmarrja e popullsisë çame në gjirin e rezistencës antifashiste greke gjatë

Luftës së Dytë Botërore është e pamohueshme. Kjo pjesëmarrje vërtetohet nga

dokumentet e kohës, ashtu dhe nga numri i lartë i pjesëmarrësve çamë në rezistencën

antifashiste. Sipas të dhënave numri i luftëtarëve çamë në formacionet partizane greke e

shqiptare ishte rreth 1 000 persona, ndërsa numri i dëshmorëve të rënë në luftë kundër

pushtuesit të huaj është 68 partizanë çamë.599

599 Arkivi i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, dosja 6. Cituar sipas Meta, Tensioni greko-shqiptar.., 163.

Page 147: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

121

3.5. Veprimtaria e nacionalistëve çamë dhe raportet me grupet politike greke e

shqiptare.

Në pranverë të vitit 1943, prej vëllezërve Dino dhe disa elementëve të tjerë

nacionalistë çamë, në krahinën e Çamërisë u formua organizata e Ballit Kombëtar Çam.

Veprimtaria politike dhe ushtarake e Ballit Kombëtar Çam u shtri dhe në zonat e

fshatrave të jugut të Shqipërisë dhe në fshatrat ku banoni pakicat greke. Në Konispol,

Balli Kombëtar Çam udhëhiqej nga Hasan Pilavi dhe Neshat Rushiti komandat çete i

zonës.600 Ndër eksponentë të tjerë të çetave të Ballit në zonat e jugut të Shqipërisë dhe në

fshatrat çame në afërsi të kufirit ishin Hasan Lame, Omer Mehmeti nga Shalësi, Shyqyri

Xhaferri, Shefqet Haxhi e Brahim Isuf nga Konispoli etj.601

Nacionalistët shqiptarë i kishin shfaqur më herët pikëpamjet e tyre politike mbi të

ardhmen e Shqipërisë dhe të trojeve të saj të lëna jashtë shtetit shqiptar nga vendimet e

Konferencës së Londrës. Një pjesë e nacionalistëve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e

Çamëri shfaqën hapur synimet e tyre për bashkëpunim me gjermanët me qëllim

bashkimin e të gjitha territoreve shqiptare të lëna jashtë shtetit shqiptar. Ata iu bashkuan

idesë për bashkëpunim me pushtuesit, pasi në këtë mënyrë shpresat e tyre për bashkimin

kombëtar mund të bëheshin realitet. Nacionalistët çamë shpresonin që, ashtu si Kosova

dhe Çamëria, me vullnetin e gjermanëve mund t’i bashkoheshin një ditë Shqipërisë. Me

hyrjen e trupave gjermane në Çamëri pas kapitullimit të Italisë fashiste, kontaktet e

nacionalistëve çamë të kryesuar nga Nuri Dino me komandën gjermane u bënë më të

shpeshta. Nuri Dino, pasi kishte shuar çdo shpresë te italianët për realizimin e bashkimit

kombëtar të Çamërisë me Shqipërinë, u hodh në bashkëpunim të hapur me pushtuesit

gjermanë.602

Krahas përpjekjeve të grupeve të majta greke dhe shqiptare për bashkëpunimin

edhe e djathta shqiptare nuk nguroi të mbesë mbrapa në këtë inisiativë. Në kuadër të këtij

bashkëpunimi, oficeri britanik Majers, i cili në pranverë të vitit 1943 ishte ende në krye të

misionit aleat britanik në Greqi, u përpoq të organizonte një takim midis krerëve

nacionalistë shqiptarë dhe nacionalistëve grekë në Manastirin e Paganionit, pranë fshatit

Selan të Paramithisë.603 Në takimin e mbajtur në muajin maj të vitit 1943, nacionalistët

çamë përfaqësoheshin nga Masar Dino dhe nga Myftiu i Paramithisë. Përfaqësues të tjerë

të Ballit Kombëtar Çam, ishin dhe Ferhat Kaso e Sali Meto. Ndërsa për palën britanike

përfaqësues ishte oficeri Majers, kapiten Zhupa përfaqësues i EDES dhe tre oficerë të

tjerë të shtabit të forcave zerviste.604 Kërkesa e ofruar nga britanikët për nacionalistët

shqiptarë në këmbim të mbrojtjes së jetëve të familjeve çame, ishte bashkimi forcave

nacionaliste shqiptare me ato të EDES-it kundra EAM-ELAS-it. Ngurimi i shfaqur nga

Masar Dino dhe krerët e tjerë të nacionalistëve shqiptarë, për ta vënë Ballin Kombëtar

600 AQSH, F.17/APL, V.1943, D.7, fl.14. Raport informativ i Taho Sejkos, Zv. Komandant i Komandës së

Qarkut për Çamërinë, datë 25 nëntor 1943. 601 Po aty. 602 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.IV, 152. 603 Isufi, Musa Demi dhe qëndresa….,247-248. 604 Po aty., 248.

Page 148: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

122

Çam nën drejtimin e komandës ushtarake të EDES-it, bëri që kjo përpjekje e britanikëve

të dështonte.

Të njëtin fat pati dhe përpjekja tjetër e bërë nga forcat zerviste greke dhe BKÇ, të

kryesuar po nga Masar Dino, në 10 gusht të vitit 1943, për të arritur një marrëveshje

bashkëpunimi dhe bashkimin e forcave kundër EAM-ELAS-it dhe PKSH.605 Edhe në

këtë takim, i cili u zhvillua në qytetin e Pargës, pala greke erdhi me synime të qarta për të

vënë nën kontrollin e vet gjithë forcat e armatosura të Ballit Kombëtar Çam. Në këtë

takim, nacionalistët grekë iu propozuan krerëve nacionalistë çamë, që të kryhej

menjëherë çarmatimi i plotë i popullsisë çame dhe të gjitha forcat e tjera të afta për luftë

të vendoseshin nën komandën e EDES-it. Gjithashtu, pala greke kërkoi që, për

administrimin e Çamërisë të krijohej një administratë e re me një këshill në krye, i cili do

të quhej Ethnikos Agonas. Nisur nga synimet e tyre të qarta shoviniste, përfaqësuesit

zervistë i kërkuan palës shqiptare që, në zonat që kontrolloheshin nga forcat zerviste të

mos shkelte asnjë këmbë shqiptari i armatosur dhe se të gjitha ndihmat ekonomike që do

të mblidheshin nga popullsia vendase, do të shkonin të gjitha në favor të ushtrisë dhe

komandës zerviste.606 Të vendosur përpara një dileme të madhe, nacionalistët çamë i

refuzuan propozimet greke, duke bërë që edhe këtë radhë, përpjekjet për një marrëveshje

midis nacionalistëve grekë dhe atyre çamë të dështonin.

Në vjeshtën e vitit 1943, me ndihmën e gjermanëve, kontaktet e krerëve

nacionalistë grekë me ata shqiptarë erdhën duke u shtuar. Shumë personalitete të

rëndësishme të nacionalistëve në qeverinë kuislinge shqiptare si Koço Kota,

Kryeministër, Thoma Orolloga, ministër i Drejtësisë, Selim Mborja etj, vendosën

kontaktet e para me përfaqësues nacionalistë grekë në qeverinë kislinge greke si, Thanas

Hrisohoun me detyrë sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë për Greqinë Veriore dhe me

Levandi Dingën.607 Objekt i këtyre bisedimeve ishte bashkëpunimi i forcave nacionaliste

greke dhe shqiptare si dhe mundësia për krijimin e një shteti dualist greko-shqiptar në

përfundim të luftës. Nga ana e nacionalistëve shqiptarë, u bënë përpjekje për të vendosur

kontakte dhe me nacionalistët jugosllavë të udhëhequr nga Mihajlloviçi, përpjekje këto që

rezultuan pa sukses.

Nuri Dino dhe nacionalistët e tjerë shqiptarë që e mbështesnin atë, nuk kishin

besim as tek politika e Britanisë së Madhe dhe as te oficerët e saj të pranishëm pranë

forcave djathtiste greke, të cilët më herët i kishin shfaqur ndjenjat e tyre antishqiptare.

Një argumentim të tillë e mbështet dhe historiani Beqir Meta, i cili thekson se;

“nacionalistët shqiptarë çamë nuk i përkrahën përpjekjet e oficerit britanik të ndërlidhjes

për një marrëveshje bashkëpunimi të nacionalistëve çamë me grupin nacionalist të

Zervës, duke parë tek ky i fundit një armik të vendosur të shqiptarëve”.608 Nga ana tjetër

edhe nacionalistët grekë nuk e dëshironin seriozisht një bashkëpunim të popullsisë

shqiptare muslimane me trupat e tyre, pasi një gjë e tillë pengonte arritjen e synimeve

shoviniste të tyre për spastrimin etnik të Çamërisë.

Në Shqipëri, Balli Kombëtar shqiptar pas largimit të italianëve mendoi të dalë nga

pozitat e tij pritëse. Në një udhëzim të shpërndarë nga KQ i BK shqiptar në verë të vitit 605 AMPJ, V. 1944, D.38. 606 Isufi, Musa Demi dhe qëndresa…, 249. 607 Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 258. 608 Meta, Tensioni greko-shqiptar.., 156.

Page 149: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

123

1943, thuhej se... “të gjithë shqiptarët duhet të rrëmbejnë armët dhe t’i bashkohen luftës

për atdhe dhe për kufijtë etnikë”.609 Gjermanët për t’a bërë më të lehtë qëndrimin e tyre

në Shqipëri, krijuan një Asamble Kombëtare shqiptare, veprimtaria e së cilës do të

ushtrohej vetëm brenda territorit të shteti shqiptar pa përfshirë Çamërinë. Qeveria

shqiptare e dalë nga Asambleja Kombëtare e 14 gushtit të vitit 1943, u njoh me

pompozitet të madh dhe nga vetë Hitleri, i cili e “përgëzoi” këtë vepër të shqiptarëve.610

Prishja e Marrëveshjes së Mukjes nga udhëheqja komuniste shqiptare në gusht të

vitit 1943, kishte hedhur poshtë një mundësi të mirë për nacionalistët shqiptarë për të

shpalosur qëllimin e tyre lidhur me të ardhmen e kombit shqiptar. Për nacionalistët

shqiptarë mundësia e një bashkëpunimi politik me Frontin Nacionalçlirimtar shqiptar

ishte shuar që në shtator të vitit 1943, kur FNÇ rrëzoi të gjitha pikat e Marrëveshjes së

Mukjes. Marrëveshja e cila pavarësisht se vinte në dukje çështjen e bashkimit kombëtar

të shqiptarëve, nuk theksonte në mënyrë specifike bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë.

Çështja kombëtare dhe ajo e Shqipërisë etnike, e cila u diskutua në Konferencën e

Mukjes, trajtonte çështjen e shqiptarëve të Kosovës dhe bashkimit të saj me Shqipërinë.

Ndikimi i komunistëve jugosllavë në PKSH, bëri që edhe kjo çështje të mos trajtohej me

seriozitetin e duhur.

Pavarësisht kushteve të reja politike që ishin krijuar brenda vendit si pasojë e

prishjes së marrëveshjeves me komunistët, forcat e djathta shqiptare nuk i rreshtën

përpjekjet e tyre për bashkimin e trojeve shqiptare me Shqipërinë. Në vazhdën e

përpjekjeve të nacionalistëve shqiptarë për bashkimin e trojeve shqiptare të lëna jashtë

kufirit shtetëror, majori Abaz Kupi në një thirrje të tijën në nëntor të vitit 1943, theksonte

faktin se; “Çdo shqiptar dëshiron marrëdhëniet më të mira me popujt fqinj....dhe se është

detyrë e çdo shqiptari që Kosovën dhe Çamërinë jo vetëm t’i pretendojë, por të luftojnë e

të shkrihen deri në pikën e fundit të gjakut përderisa këto të bashkohen me Nanën

Shqipëri”.611

Gjermanët, duke shfrytëzuar mbështetjen e nacionalistëve shqiptarë çamë, u

përpoqën që të hidhnin minoritetin shqiptar në Greqi kundër forcave të EAM-it grek dhe

të FN çlirimtar shqiptar. Përpjekjet e gjermanëve për të siguruar përkrahjen e popullsisë

shqiptare çame kundër rezistencës antifashiste, shpesh herë u shoqëruan me masa terrori

ndaj pjesës së pabindur të minoritetit çam. Në të shumtën e rasteve, propaganda

nacionaliste në emër të bashkimit të Çamërisë me Shqipërinë shoqëronte mobilizimin e

minoritetit çam në radhët e ushtrisë gjermane dhe forcave nacionaliste të udhëhequra nga

vëllezërit Dino e Haki Rushiti.

Rekrutimi i luftëtarëve të çetave të Ballit në zonën e Çamërisë dhe të fshatrave në

jug të Shqipërisë bëhej nëpërmjet mbështetjes dhe kërcënimeve të gjermanëve e

zervistëve, të cilët kërcënonin fshatra të tërë me djegie, interrnime të familjeve dhe

vrasje. Si rezultat i masave të egra të ndërmara nga komanda gjermane, Zerva dhe Balli

Kombëtar Çam, shumë prej burrave çamë detyroheshin të largoheshin nga shtëpitë e tyrë

për ditë të tëra duke qenë të detyruar të qëndronin të fshehur në male.612

609 AQSH, F.153, V.1943, D.343, f.45 610 Po aty., F.151, V.1943, D.33, fl.1. 611 Kotini, Çamëria denoncon, 202. 612 Isufi, Musa Demi.., 243.

Page 150: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

124

Lidhur me masat shtrënguese të komandës gjermane dhe çetave të Nuri Dinos

ndaj banorëve të fshatrave çamë, për mobilizimin me forcë në radhët e trupave gjermano-

balliste, në raportin informativ të Taho Sejkos, dërguar Shtabit të Zonës së Parë

Operative Vlorë-Gjirokastër, të datës 25 nëntor 1943, thuhet se; “Qëndrimi i disa krerëve

konispolarë dhe shalsiotë në këtë milici naziste, vjen si rezultat se janë të trembur nga

kërcënimi i disa agjentëve të komandantit të batalionit Haki Shehu, kërcënim ky i

vertetuar dhe nga komandantë në prezencë, nga luftëtarë të tjerë dhe nga populli”.613

Një pjesë e mirë e burrave çamë, duke mos pranuar të luftonin në krah të

gjermanëve u hodhën në radhët e ushtrisë partizane shqiptare. Në kundër përgjigje të

këtyre veprimeve, me ndihmën e Nuri Dinos, komanda gjermane ndërmori një valë

arrestimesh ndaj krerëve kryesorë të fshatrave të Çamërisë, të cilët kishin refuzuar

mobilizimin “vullnetarë” nga Ballit Kombëtar çam. Si pasojë e mos bindjes, u arrestuan

Isuf Izeti nga Varfanji, Sako Braho nga Spatari, Qazim Rexhepi dhe Galip Xhaferi.614

Bastisjet e shtëpive dhe reprezaljet e ushtrisë gjermane i konfirmon dhe raporti informativ

i Taho Sejkos i datës 25 nëntor 1943, në të cilin thuhet se, “shumë persona, krejt të

pafajshëm, janë shpërngulur nga krahina që para shkatërrimit të Ballit dhe largimit

provizor të trupave gjermane nga Konispoli nën parrullën, jemi larguar se na ka dënuar

Hakiu me vdekje”.615

Në kuadër të përpjekejeve për të krijuar ura bashkëpunimi midis nacionalistëve

grekë dhe atyrë shqiptarë, prej të dërguarit gjerman në Ballkan Hermann Neubacher

(Herman Noibaher), në fund të vitit 1943 u hodh ideja për zgjidhjen e problemit midis

grekëve dhe shqiptarëve, për sa i përket çështjes së popullsisë dhe të kufijve greko-

shqiptar. Noibaher mendonte se një zgjidhje përfundimtare e këtij problemi do të ishte

shkëmbimi i popullsisë greke që jetonte në jug të Shqipërisë me atë shqiptare të

Greqisë.616 Ajo që të bie në sy është fakti se, në këto përpjekje për bashkëpunim midis

përfaqësuesve të qeverisë kolaboracioniste greke dhe asaj shqiptare mungonte

përfaqësimi i nacionalistëve çamë.

Paralelisht me veprimet e nacionalistëve shqiptarë në Shqipëri, nacionalistët çamë

i shtuan përpjekjet e tyre për krijimin e administratës lokale në Çamëri të udhëhequr nga

shqiptarët. Për këtë qëllim, në fund të vitit 1943, Masar dhe Rexhep Dino, organizuan në

Paramithi një takim me krerët muslimanë shqiptarë të Çamërisë.617 Gjatë këtij takimi u

nënvizua fakti se, për muslimanët shqiptarë tashmë kishte ardhur koha që pushteti lokal të

kalonte në duart e tyre. Gjithashtu në takim u ra dakord që të mos njihej administrata e

mëparshme greke dhe nga ana e shqiptarëve të formohej një këshill administrativ për

Çamërinë, qëndra e të cilit do të ishte Paramithia.618

Nuri Dino, krahas bashkëpunimit që kishte vendosur me pushtuesit gjermanë në

Çamëri, mbante kontakte të ngushta me krerët kryesorë të Ballit Kombëtar shqiptar dhe

me krerët e Regjencës shqiptare në Tiranë. Si një nga eksponentët kryesorë të BKÇ, ai

kishte vendosur lidhje të ngushta me Mehdi Frashërin dhe me kryetarin e qeverisë

613 AQSH, F.17/APL, V.1943, D.7, fl.14. 614 Isufi, Musa Demi.., 244. 615 AQSH, F.17/APL, V.1943, D.7, fl.14. 616 Fischer, Shqipëria gjatë luftës.., 226. 617 Zhango, Imperializmi anglez.., 163-164. 618 Po aty.

Page 151: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

125

kuislinge Rexhep Mitrovicën. 619 Lidhjet e ngushta të Ballit Kombëtar Çam me

eksponentë të qeverisë kuislinge në Tiranë i konfirmon dhe raporti i Taho Sejkos, i

nëntorit të vitit 1943, në të cilin thuhet se; “Balli në Konispol u formua nga tradhëtari

Nuri Dino e një farë Hasan Pilavi, tashti që të dy me qëndrim në Tiranë”.620

Krahas lidhjeve me BK shqiptar dhe me qeverinë kuislinge në Tiranë, krerët e BK

Çam, me ndihmën e gjermanëve u përpoqën të vendosnin sërish kontakte me

nacionalistët grekë. Në kuadër të bisedimeve për bashkëpunimin midis forcave

nacionaliste greke dhe atyre shqiptare, në datën 26 dhjetor 1943, kreu i nacionalistëve

çamë Nuri Dino dhe vëllai i tij Masar Dino, u takuan me N. Zervën dhe nacionalistë të

tjerë grekë në shtëpinë e Qenan bej Mesaresë, shtëpi kjo e cila për shumë kohë kishte

qënë bazë e lëvizjes nacionaliste çame. Megjithëse nga ky takim palët nuk dolën me

ndonjë marrëveshje konkrete, kontaktet e nacionalistëve grekë dhe shqiptarë vazhduan

më vonë gjatë dimrit dhe pranverës së vitit 1944.621

Për ta patur më të lehtë luftën kundër forcave të majta greke dhe shqiptare,

komanda gjermane u mundua të siguronte një bashkëpunim midis EDES- it dhe forcave

nacionaliste shqiptare. Për këtë qëllim, në muajin shkurt të vitit 1944, Nuri Dino dhe

nacionalistë të tjerë shqiptarë morën udhëzime nga gjermanët që të tregoheshin më të

butë në qëndrimin e tyre ndaj Zervës.622 Në fund të këtij muaji, Nuri Dino u takua me

kolonel Th. Sarandis, një nga krerët lokalë të forcave edesiste. Sipas, Sarandis, qëllimi

kryesor i Nuri Dinos ishte të përpiqej të siguronte mosdënimin dhe shpëtimin e jetëve dhe

të pasurive të bashkëatdhetarëve të tij pas çlirimit, duke kërkuar nga N. Zerva, që të

disiplinonte andartët e tij, e t’i bindte ata të tregoheshin shpirtgjerë e të mos derdhej

gjak.623 Përfaqësuesi i Zervas nuk dha asnjë garanci për jetët e shqiptarëve çamë, veprim

ky i cili tregon se msakrat që ndodhën më pas ndaj popullsisë çame në Greqi, ishin të

parapërgatitura. Në kujtimet e tij, Sarandis shkruan se, përgjigjja ime për Nuri Dinon

ishte, se shpëtimi jetëve të minoritetit çam varej nga ata vetë..se Zerva e ka të vështirë të

bindë ushtarët e tij, pasi ata nuk janë ushtarë por mercenarë.624

Gjatë muajve të parë të vitit 1944, Haki Rushiti i cili kishte lënë Frontin

Nacionalçlirimtar shqiptar për të kaluar në radhët e BKÇ, kishte arritur që, nën siglën e

FNÇ të grumbullonte rreth 600 luftëtarë çamë. 625 Një pjesë e partizanëve çamë të

udhëhequr nga Haki Rushiti, të shkëputur nga batalioni “Çamëria”, kaluan në përkrahje të

nacionalistëve shqiptarë të udhëhequr nga Nuri Dino. Por menjëherë, pasi u kuptua se H.

Rushiti këtë mobilizim e kishte bërë për llogari të Ballit Kombëtar Çam, pothuajse të

gjithë këta luftëtarë refuzuan të luftonin kundër vëllezërve shqiptarë dhe atyre grekë. Si

rezultat, luftëtarët çamë braktisën në masë çetat e Ballit, të cilat u katandisën në rreth 40

vetë. Kështu në betejën e Konsipolit dhe Zminecit, të zhvilluar në datat 14-15 shkurt

1944, që në ditën e parë dhe të dytë, kur e panë se përballë për të luftuar kishin çetat

619 AMPJ. D.59/10, V.1945. 620 AQSH, F.17/APL, V.1943, D.7, fl.14. 621 Liço, Probleme të marrëdhënieve…, 258-259. 622 AQSH, F.151, V. 1944, D.38, fl.3. 623 Sarandis, To Vorioipiritiko zitima.., 18. Cituar sipas Liço, Probleme të marrëdhënieve…, 259. 624 Po aty. 625AQSH, F.41, V.1944, D.79, fl.3.

Page 152: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

126

partizane, ata refuzuan të luftonin, duke u hedhur të gjithë në anën e FNÇ shqiptar.626

Historiani I. Hoxha, për kalimin e komandantit Haki Rushiti kundër Lëvizjes

Nacionalçlirimtare, bën me faj pikërisht udhëheqësit komunistë të Qarkut Gjirokastër, të

cilët sipas tij, me kokëfortësi gjykuan tërësisht gabim vijën e ndjekur deri tani nga çeta e

tij.627

Dështimi i njëpasnjëshëm i përpjekjeve për të gjetur aleatë strategjikë, si dhe

goditja e fortë që morën forcat e ballit në betejën e 18-22 shkurtit 1944 nga forcat

partizane, e detyroi Nuri Dinon të kërkonte paqe me komunistët shqiptarë. Në shkurt të

vitit 1944, kreu i nacionalistëve çamë i shkruante një letër Shefqet Peçit, ku e njoftonte

mbi mundësinë e bashkëpunimit të forcave greke të EAM/ELAS-it dhe EDES-it dhe

rrezikun që paraqiste për Shqipërinë ky bashkim. Për të qenë sa më objektiv në

pasqyrimin real të fakteve historike, letrën e Nuri Dinos drejtuar Shefqet Peçit më poshtë

po e japim të plotë:

“Nga informatat të sigurta rezulton se në Greqi, Partia Komuniste u bashkua më Partinë

Nacionaliste dhe me gjithë këtë në Sotirë, Pepel, Leshnicë, grekërit po sulmojnë çetat

t’ona. Si shqiptar kam detyrë t’ju njoftoj se populli grek simbas zakonit të tij milenar

(shekullor, të vjetër, shënimi ynë,) edhe sot po vazhdon të gënjejë që të shkatërrojë

Shqipërinë qoftë edhe nën maskën komuniste, siç po veprojnë sot me juve. Thotë një fjalë

turke “Siz shehit biz gazi” d.m.th. “Juve dëshmorë neve heronjë, thonë grekërit”. Mjaft

gjak shqiptari vaditi tokën tonë, mjaft larg u dëgjua afshi i popullit t’onë për liri, edhe kjo

mjafton për të nesërmen, por duhet të na gjejë të bashkuar më shumë se kurrë, se fqinjët

t’onë do të na hanë. Janë kamaleontë (kameleonë), ndrishojnë jo vetëm karakter, por edhe

fytyrë. Unë i njoh pak më mirë.

Për hir të gjakut që na bashkon edhe të zakonit që nuk mund të na ndajë, po ju drejtohem

tue ju kerkuar të më njoftoni si mejtoni juve këtë çështje edhe unë jam në një mejtim, i

njëj bashkimi bazat e të cilit mund juve të na i njoftoni me konditë që të mos preken

principet t’ona edhe karakteri kombëtar. Me letër prorësin të më jepni përgjigje konkrete

mbi çka ju parashtrova ma sipër. Çdo marrëveshje që mund të fillojë do të zhvillohet

eksluzivisht midis meje edhe juve me zotnime reciproke, sepse këto gjëra mund të

vendosen vetëm ndërmjet burrash të vendosur për çdo sakrificë. Siç do të kini njoftim

Haki Rushiti hoqi dorë nga vëllavrasja kur kuptoi mejtimet e errëta të grekërve. Di që

edhe juve keni çfaqur një mejtim të tillë në Zhulat kundra vëllavrasjes. Prandaj kam

shpresë se neve të dy do të bëhemi shkaktar të një rruge të mbarë…”628

Letra e Nuri Dinos drejtuar komunistëve shqiptarë mbeti pa përgjigje dhe nuk u

mor asnjëherë në konsideratë nga ana e udhëheqjes komuniste të Lëvizjes Antifashiste

Nacionalçlirimtare. Vija politike e kësaj force tashmë ishte e përcaktuar qartë. Ajo nuk

parashikonte asnjë lloj bashkëpunimi me forcat e tjera, e aq më tepër me nacionalistët e

Nuri Dinos, të cilët ishin shpallur tradhëtarë dhe bashkëpunëtorë me pushtuesit italo-

gjermanë. Për PKSH pozitat e vështira në të cilën ndodheshin nacionalistët, nuk mund t’u

diktonin atyre bashkëpunim. Sipas udhëheqjes komuniste, ky veprim i nacionalistëve

ishte i detyruar për shkak të disfatës që çetat nacionaliste të Nuri Dinos kishin pësuar së

626 Po aty. 627 Hoxha, Viset shqiptare…, 349. 628 AQSH, F.14/AP, V.1944, D.79, fl.6.

Page 153: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

127

fundi përballë ushtrisë partizane. Thirrja për bashkëpunim e Nuri Dinos, drejtuar Lëvizjes

Antifashiste Nacionaçlirimtare shqiptare nuk u morr në konsideratë, pasi nga LANÇ-i kjo

kërkesë vlerësohej si një thirrje e diktuar nga kushtet e kapitullimit, në të cilën ndodhej

tashmë Balli Kombëtar Çam dhe Nuri Dino.

Më shumë se sa një vendim politik i forcave nacionaliste shqiptare, thirrja e N.

Dinos drejtuar PKSH të Qarkorit të Gjirokastrës, dukej se ishte një inisiativë personale tij

për të shpëtuar atë ç’ka kishte mbetur nga kredibiliteti politik dhe ushtarak i

nacionalistëve shqiptarë çamë pas betejës së shkurtit të vitit 1944. Në betejën e zhvilluar

në datat 18 deri në 22 shkurt midis forcave partizane dhe atyre nacionaliste, të

udhëhequra nga Haki Rushiti, për marjen e korridorit midis Çamërisë dhe Konispolit,

forcat e Ballit Kombëtar Çam dolën të dërrmuara. Në letër del qartë dhe karakteri

personal që Nuri Dino i kishte dhënë çështjes së arritjes së një marrëveshjeje me

komunistët shqiptarë. Pra duket qartë se, për arritjen e kësaj marrëveshjeje Dino nuk

kishte marrë aprovimin e Komitetit drejtues të BK dhe nacionalistëve të tjerë, ashtu siç

dhe ai ishte i bindur se, kompetencat e Sh. Peçit nuk mund të tejkalonin një vendimarrje

të tillë, e cila i takonte vetëm Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare

Shqiptare dhe udhëheqësve të lartë komunistë.

Pretendimet e Nuri Dinos të shprehura në letrën drejtuar Shefqet Peçit se, forcat e

tij janë goditur nga ato greke, hidhen poshtë nga një njoftim i bërë nga Qazim Isufi,

komisari politik i Komandës së Gjirokastrës, drejtuar Shtabit të Përgjithshëm të UNÇL.

Në këtë njoftim, i cili mban datën 8 mars 1944, thuhej se, “për goditjen që pretendon

(Nuri Dino), se u është bërë nga çetat greke nuk është e vërtetë, pasi luftimet në Pepel-

Sotirë e Leshnicë janë zhvilluar ndërmjet forcave partizane minoritare të përziera me

forcat partizane shqiptare, kundër nazi-ballistëve në datat 18 deri në 22”.629

Gjithashtu, në sqarimin që i bënte letrës së Nuri Dinos, komanda partizane e

qarkut të Gjirokastrës shpjegonte se, letra e Nuri Dinos ishte shkruar në datën 21 shkurt

dhe se ajo ishte nisur në datën 2 mars, me shpresën se situata e luftimeve do të kthehej në

favor të forcave të Ballit Kombëtar.630 Sipas kësaj komande, Nuri Dino priste që situata të

ndryshonte në favor të forcave të Ballit, pas ardhjes në ndihmë të komandantit Haki

Rushitit, së bashku me një numër të konsiderueshëm çamë të rekrutuar nën siglën e

FNÇl.631 E vërteta është se, forcat çame sapo morrën vesh që ishin rekrutuar për llogari të

Ballit Kombëtar Çam, nuk pranuan të luftonin kundër partizanëve shqiptarë, duke

dezertuar në masë e duke u hedhur në radhët e batalionit mikst, të përbërë nga minoritarë

dhe partizanë shqiptarë.632

Edhe pas refuzimit të ftesës për bashkëpunim me Partinë Komuniste Shqiptare,

forcat nacionaliste çame të udhëhequra nga Nuri Dino nuk mbetën duarkryq. Ata u vunë

menjëherë në lëvizje për të vendosur kontakte bashkëpunimi me Shtabin Aleat të

Mesdheut. Një përpjekje të tillë e konfirmon dhe Noibaher, i dërguari special i Hitlerit, i

cili thekson se, ky grup nacionalist shqiptar ishte i gatshëm të bashkëpunonte me cilindo,

629 Po aty., fl.5. Njoftim i Komandës së Qarkut të Gjirokastrës për Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë

Nacionalçlirimtare mbi kopjen e letrës së Nuri Dinos dërguar Shefqet Peçit. 630 Po aty. 631 Po aty. 632 Po aty.

Page 154: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

128

mjafton që të arrinte bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë.633 Por edhe përpjekjet e

nacionalistëve çamë për të arritur një marrëveshje bashkëpunimi me Shtabin Aleat të

Mesdheut rezultuan të pasuksesshme, pasi britanikët u treguan mjaftë skeptikë për

vendosjen e urave të bashkëpunimit me grupet nacionaliste shqiptare, e veçanërisht me

nacionalistët çamë.634 Ky refuzim i bashkëpunimit nga misioni britanik, lidhet ngushtë

dhe me këmbënguljen e forcave nacionaliste greke të udhëhequra nga N. Zerva, i cili

njihej për pikëpamjet antishqiptare, si dhe kundër çdo bashkëpunimi të mundshëm me

forcat politike shqiptare, qofshin këto dhe të djathta.

Duke e konsideruar rrezikun komunist, si të keqen më të madhe me të cilin mund

të përballeshin, si Shqipëria dhe Greqia pas luftës, nacionalistët shqiptarë dhe edeistët

grekë u përpoqën sërish të vendosnin ura bashkëpunimi midis tyre. Në emër të rrezikut që

i kanosej Ballkanit prej përhapjes së komunizmit, nacionalistët shqiptarë dhe ata grekë

ndërmorën dhe aksione politike. Forcat nacionaliste shqiptare edhe pse po pësonin

dështime njëri pas tjetrit, përsëri nuk mendonin të hiqnin dorë nga qëllimet e tyre për të

shpëtuar atë pak reputacion që iu kishte mbetur.

Duke parë zhvillimin e ngjarjeve në Shqipëri dhe kudo në Evropë, nacionalistët

shqiptarë kërkonin të mos mbeteshin jashtë sferës së ndikimit të tyre në zhvillimin e

rezistencës antifashiste kundër ushtrive të Boshtit. Krahas zhvillimit dhe rritjes së

veprimtarive ushtarake në Shqipëri, krerët e Ballit Kombëtar shqiptar dhe të Partisë së

Legalitetit kërkuan të gjenin rrugë të mundshme bashkëpunimit me rezistencën greke dhe

kryesisht me grupimet e djathta helene.

Bahri Omari, në cilësinë e ministrit të jashtëm të qeverisë shqiptare, autorizonte

në prill të vitit 1944, Ministrin Fuqiplotë shqiptar në Athinë, Xhavit Leskovikun, që të

hynte në bisedime me personalitete të ndryshme greke dhe parti politike të të gjitha

tendencave me qëllim, sipas tij,- “diskutimin dhe shuarjen e të gjitha mosmarrëveshjeve

që ekzistonin midis Shqipërisë dhe Greqisë”.635 Në të njëtën kohë, ministri shqiptar në

Athinë kishte të gjithë autoritetin e dhënë nga qeveria kolaboracioniste shqiptare që të

propozonte dhe të nënshkruante marrëveshje me çdo forcë politike greke, me synim

ndjekjen e një politike të përbashkët rajonale midis dy vendeve si dhe sigurimin e

raporteve miqësore midis popujve.636

Përpjekjet e përbashkëta të grupeve nacionaliste greke dhe shqiptare u finalizuan

me takimin e radhës i cili u mbajt në datat 1 dhe 2 maj të vitit 1944, në fshatin Voskop të

Korçës.637 Pala shqiptare në këtë takim përfaqësohej nga një nivel i lartë, ku i pranishëm

ishte vetë kreu i BK shqiptar Mid’hat Frashëri, Ali Këlcyra, Ali Nivica, Tare Malishova,

Qazim Prodani, Thoma Orgolloga, Fuad Asllani etj. Më shumë se sa bashkimi i forcave

në luftë kundër trupave gjermane në Ballkan, qëllimi i këtij takimi i kërkuar me ngulm

ndoshta nga pala shqiptare, ishte gjetja e rrugëve të shpëtimit pas fitores së mundshme të

F.N.Ç shqiptar. Sarandis, major i ushtrisë së N. Zervës e mbështet një argument të tillë

teksa riprodhon diskutimin e Fuad Asllanit në këtë takim i cili është shprehur se;

“Mendoj se e vetmja rrugë që na mbetet dhe e vetmja rrugëdalje është Greqia, ku duhet të

633 A.I.H. Dokumente gjermane, J.47, T.314, Bob.1458. 634 Historia e Popullit Shqiptar, vëll. IV, 53. 635 AQSH, F.151, V.1944, D.81, fl.3. 636 Po aty. 637 Liço, Probleme të marrëdhënieve…, 259.

Page 155: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

129

shkojmë sa më shpejtë. Po të mundemi, të bëhemi një me grekët. Kështu, nesër Greqia do

të shpërblehet nga anglo-amerikanët, e me këtë rast shpëtojmë edhe ne”.638 Por, sigurisht

që nacionalistët grekë nuk kishin ardhur në këtë takim, me qëllimin e mirë për të shpëtuar

nacionalistët shqiptarë nga rreziku komunist që u kanosej.

Zervistët grekë kishin ardhur në këtë takim me synime të qarta dhe të

paramenduara. Ata kërkonin të përfitonin sa më shumë nga hutimi dhe kaosi që kishte

përfshirë partitë e djathta shqiptare. Vetë Sarandis e pohon një gjë të tillë ndërsa deklaron

se; “Ne nuk shkuam atje për të shpëtuar bejlerët shqiptarë. Ne interesoheshim të forcohej

sa më shumë atdheu ynë dhe të bashkohej me çfarëdo mënyre me Shqipërinë, mbasi

populli i saj është më i afërt me ne në të gjithë Ballkanin”.639 Nga analiza e fakteve dhe e

argumenteve të nxjerra nga goja e Sarandis, kuptohet qartë se, qëllimi i zervistëve grekë

ishte arritja e synimeve nacionaliste greke për marrjen e krahinës së Shqipërisë së Jugut

dhe bashkimi i saj pas luftës me Greqinë. Po për të njëjtin qëllim, në garë për të arritur

një marrëveshje bashkëpunimi midis forcave nacionaliste shqiptare dhe atyre greke,

kishin hyrë dhe oficerët britanikë në Greqi. Oficerët britanikë të vendosur pranë shtabit të

EDES-it kishin marrë të gjitha masat e duhura për të siguruar një takim të mundshëm

midis krerëve nacionalistë çamë dhe atyre grekë.

Për të patur mbështejen greke dhe të qeverisë së saj që do të dilte pas luftës,

nacionalistët shqiptarë, i paraqitën palës greke një marrëveshje konkrete, e cila iu dërgua

Dhimitër Fallos në Selanik.640 Në njoftimin e organizatës shqiptare të BK, i cili mban

datën 11 maj 1944, thuhej se; “Zoti Dhimtër Fallo është i ngarkuar nga Komiteti Qëndror

i Organizatës Nacionaliste “Balli Kombëtar” të lidhë dhe të nënshkruajë me Partitë

Nacionaliste Greke, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të një Komisioni të caktuar për

këtë qëllim”.641 Për të arritur në përfundim të marrëveshjes si dhe për të ndjekur zbatimin

e saj, u ngrit dhe një komision i përbërë nga përfaqësues të të gjitha forcave nacionaliste

shqiptare. Pjesë e këtij Komisioni ishin, Xhavit Leskoviku, si përfaqësues i qeverisë

kuislinge në Tiranë, Selman Riza përfaqësues i shqiptarëve të Kosovës dhe Koço Kota

përfaqësues i Partisë së Legalitetit. Sipas dokumentit që gjendet në arkivat shqiptare,

pikat kryesore të marrëveshjes së propozuar do të ishin:

1. “Duke marrë në konsideratë se objekt i marrëveshjes është forma federative e të

dy shteteve, atij shqiptar dhe grek, të dyja palët zotohen se janë të gatshme për

zbatimin e kësaj platforme.

2. Baza e lidhjes do të jetë pavarësia dhe sovraniteti i të dy palëve.

3. Kufijtë shqiptaro-grek do të deklarohen dhe njihen të mirëqënë kufijtë e vitit

1939, kohë në të cilën Shqipëria humbi sovranitetin e saj nga Italia fashiste.

4. Të dy palët premtonjnë se do të bëjnë aleancë mossulmimi, si dhe do të krijojnë

lidhje të forta miqësie dhe ushtarake.

5. Palët premtojnë se do bëjnë traktate ekonomike në interes të të dyja palëve.

638 Sarandis, To Vorioipiritiko Zitima.., 20. Cituar sipas Liço, Probleme të marrëdhënieve…,259. 639 Po aty. 640 AQSH. F.270 AP, V.1944. D.8, fl.3. Dokumenti që autorizonte Dhimitër Fallon si përfaqësues më

kopetenca të plota për të lidhur marrëveshjen midis BK shqiptar dhe Partive Nacionaliste Greke është i

nënshkruar nga Kryetari i BK Mid’hat Frashëri. 641 Po aty.

Page 156: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

130

6. Palët do të përpiqen që kjo lidhje të bëhet sa më parë një lidhje greko-turko-

shqiptare.

7. Në rast lufte, komanda e përgjithshme ushtarake do të vihet në dorë të Greqisë.

8. Si rezultat i kësaj marrëveshje të dyja palët do të paraqiten para Konferencës së

Paqes si dy palë me interes të përbashkët, duke përkrahur interesat e njëra-tjetrës.

Greqia nga ana e saj do të zotohet se do të mbështesë rivendikimet e palës

shqiptare për çështjen e Kosovës dhe pjesën e Dibrës, që kështu në kohët e

ardhshme të mund t’i bëhet ballë rrezikut sllav.

9. Në qoftë se zihet me gojë çështja e minoriteteve, kjo mund të jetë më fortë një

mjet afrimi se sa një mjet largimi midis të dyja palëve. Ta kini ndërmend se

minoritetet duhet t’i kqyrim me sy të mirë të dyja palët dhe të kenë të drejtat e

tyre”.642

Nga gjuha e përdorur dhe stili i natyrshëm i marrëveshjeve ndërkombëtare,

kuptojmë qartë se kjo marrëveshje e propozuar nga forcat nacionaliste të djathta shqiptare

është bërë në nxitim e sipër. Në asnjë pikë të marrëveshjes së projektuar nga nacionalistët

shqiptarë nuk flitet për çështjen çame. Ndërsa kërkonte mbashtetjen e nacionalistëve

grekë për rivendikimet shqiptare për Kosovën e Dibrën, për BK dhe udhëheqësit

nacionalistë shqiptarë, është e pafalshme që të mos përmendin në asnjë pikë të

marrëveshjes zgjidhjen e problemit çam. Balli Kombëtar mjaftohej me deklaratat se,

çështja e minoriteteve midis dy vendeve fqinje duhet të shërbente si një urë lidhëse643,

por pa përmëndur se si do të zgjidhej çështja e shqiptarëve në Greqi, të mbetur jashtë

shtetit shqiptar.

Autori M. Dëzhgiu, mbron idenë se, kjo marrëveshje ishte fryt i qëndrimit

konstant dhe të palëkundur të forcave nacionaliste shqiptare ndaj çështjes kombëtare.644

Por, më shumë se sa çështjet e tjera, nacionalistët shqiptarë duket se i shqetësonte së

tepërmi rreziku komunist dhe gjetja e rrugëve për shpëtim në rast të fitores së

komunistëve. Po të analizojmë pikat e marrëveshjes të ofruar nga nacionalistët shqiptarë,

të marra në tërësi ato janë një nënshtrim i qartë i palës shqiptare ndaj asaj greke.

Konkretisht pika e shtatë e kësaj marrëveshje, e cila bën fjalë për vënien e komandës së

përgjithshme ushtarake shqiptare nën atë greke, tregon qartë padurimin e nacionalistëve

shqiptarë për të shpëtuar nga rreziku komunist, pa kuptuar se mund të binin nën një

kundërshtar edhe më të rrezikshëm, ai shovinist grek.

Gjithashtu, nëse do të ishte një përpjekje serioze e nacionalistëve shqiptarë në

mbrojtje të çështjes shqiptare dhe të bashkimit kombëtar të Kosovës dhe Çamërisë me

shtetin shqiptar, nuk mund të pranohej prej tyre, që kufiri midis Greqisë dhe Shqipërisë

do të ishte ai i vendosur para pushtimit italian të vitit 1939. Nacionalistët shqiptarë, nga

nxitimi i tepërt për t’i shpëtuar rrezikut komunist që u kanosej, nuk i peshuan fare

pikëpamjet shoviniste dhe qëndrimet e deritanishme të forcave nacionaliste greke ndaj

popullsisë shqiptare në Greqi. Ashtu sikundër nacionalistët shqiptarë nuk kishin

parashikuar se, një aleancë e mundshme turko-greko-shqiptare do të ishte krejtësisht e

642 Po aty., fl.2. 643Po aty. 644 Muharrem Dezhgiu, Mit’hat Frashëri, personalitet i denjë i nacionalizmit shqiptar, Studime historike,

(Tiranë, 1995), nr.1-4.

Page 157: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

131

parealizueshme, për vetë natyrën e përbërjes së saj. Grekët nuk mund të dënonin veten e

tyre duke u vënë në mes të një koalicioni shtetesh me përbërje fetare në shumicë

muslimane, e për më tepër që historikisht kishin patur përplasje rreth kufijve shtetërorë.

Inisiativa e nacionalistëve shqiptarë për të krijuar një urë lidhëse midis tyre dhe forcave

nacionalistë greke mund të shihet më shumë si një përpjekje e dëshpëruar, për të dalë nga

pozitat i izolimit në të cilën kishin qëndruar deri tani gjatë rezistencës antifashiste në

Shqipëri. Në të njëjtën kohë, mundësia e nacionalistëve shqiptarë për të lidhur

marrëveshje bashkëpunimi me nacionalistët grekë, shihej si e vetmja shpresë për të qënë

sa më afër me misionet britanike në Greqi. Kjo inisiativë e tyre, vinte pas braktisjes që

britanikët po i bënin Ballit Kombëtar dhe Legalitetit në Shqipëri, për shkak të pozitave

kolaboracioniste me pushtuesin gjermanë, që kishin mbajtur këto forca politike deri tani

në rezistencën shqiptare.

Vetëm pak kohë më parë misioni i gjeneralit britanik Dejvisit në Shqipëri, e kishte

denoncuar BK dhe Legalitetin si bashkëpunëtorë të pushtuesve gjermanë, pasi sipas tij, të

dyja këto forca deri tani kishin ndjekur një politikë të izoluar.645 Edhe muajt në vazhdim

të vitit 1944, do të tregonin se, raportet që vinin nga Shqipëria përforconin bindjen e

britanikëve se, Balli Kombëtar tashmë ishte kthyer një forcë e thjeshtë milicie në shërbim

të pushtuesve, duke humbur efikasitetin e saj.

Në Shqipëri ngjarjet e diktuara nga zhvillimet në kampin e Frontit

Nacionalçlirimtar po ecnin shumë shpejt dhe ato ishin në disfavor të Ballit Kombëtar dhe

Legalitetit. Revanshi që kishte marrë FNçl shqiptar i kishte vënë nacionalistët me

shpatulla pas muri. Në kushte të tilla dhe marrëveshja e propozuar për palën greke nga

nacionalistët shqiptarë mbeti krejtësisht formale dhe nuk mundi të finalizohej me sukses.

Përpjekjet e nacionalistëve shqiptarë për bashkëpunim me ata grekë, u mbyllën pas

arrestimit dhe ekzekutimit të Dhimitër Fallos nga ana e lëvizjes komuniste shqiptare, të

cilit iu kapën dhe dokumentet përkatëse.646

Balli Kombëtar po kuptonte se pasiviteti i tij relativ i treguar deri tani, mund të

ishte i mbushur në një gjëndje të tillë me disavantazhe të shumta për të. Ky disavantazh

thellohej më tepër po të kemi parasysh faktin se, Lëvizja Nacional çlirimtare shqiptare

kishte dalë pothuajse e paprekur nga përplasjet me ushtrinë italiane dhe atë gjermane. Jo

vetëm kaq, por LNÇSH tashmë po bëhej përditë e më tepër një forcë dominuese dhe

reputacioni i saj vazhdonte të rritej.

Shpesh nga historianët grekë vihet shenja e barazisë, si bashkëpunëtorë të

pushtuesve midis popullsisë shqiptare në Greqi dhe familjes Dino, e cila për shkak të

bindjeve të saj nacionaliste, nevoja e lypte që të bashkëpunonte më italianët e më pas me

gjermanët. Nga dokumentet e hulumtuara deri tani nga ana jonë, rezulton se në tërësinë e

saj, gjithë veprimtaria e vëllezërve Dino, kryesisht e Masar dhe Nuri Dinos ka qënë

vetëm në fushën e administrimit të organeve qeveritare, të ruajtjes së rendit dhe qetësisë

publike në Çamëri. Autori F. Liço në analizën që i bën veprimtarisë së Nuri Dinos

pranon, se edhe pse rreth N.Dinos ishin grumbulluar 300 deri 600 çamë, “kjo nuk do të

thotë që të vendosësh shenjën e barazimit të kësaj pjese me gjithë popullsinë çame”.647

645 Puto, Nëpër analet e diplomacisë…, 110. 646 Fischer, Shqipëria gjatë Luftës…,187. 647 Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 288.

Page 158: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

132

Para së gjithash forcat e rreshtuara përkrah Nuri Dinos, asnjëherë nuk u bënë

pjesë e ushtrisë gjermane në Greqi dhe Shqipëri, duke ruajtur në këtë mënyrë neutralitetin

e tyre. Në një dokument të Komandës së Lartë gjermane të Athinës, lidhur me krijimin e

një reparti të ri të milicisë në zonën e Konispolit, në mesin e muajit maj 1944, thuhet se;

“Doktor Dino ka urdhëruar që, asnjë shqiptar nuk do t’i bashkohet regjimentit 724

gjerman pa lejen e tij”.648 Një veprim i tillë, sipas Nuri Dinos do të ishte një shërbim që i

jepej gati propagandës komuniste.649 Në të vërtetë, N. Dino mendonte se krijimi i një

trupe milicie të veçantë shqiptare do të bënte të mundur marrjen në dorë të situates në

krahinën e Çamërisë pas largimit të gjermanëve.

Bashkëpunimi i një pjese të nacionalistëve çamë me pushtuesit, u bë në kushtet e

një izolimi të thellë administrativ dhe brenda një zone të kufizuar prej grekëve,

gjermanëve dhe italianëve, të cilët nuk i lejuan asnjëherë shqiptarët të vepronin jashtë

juridiksionit të dhënë prej tyre. Nga ana tjetër bashkëpunimi i forcave nacionaliste greke

me pushtuesit italianë dhe më pas gjermanë, u bë në nivel qendror qeverisës,

administrativ dhe ushtarak. Ky bashkëpunim i forcave ekstremiste nacionaliste greke u

shtri në të gjithë territorin e Greqisë kontinentale dhe asaj ishullore.

Lidhur me këtë çështje, autori grek J. Margaritis argumenton se, përballë

kërcënimit të fuqishëm të EDES-it, për çamët shqiptarë, të moderuar ose jo, nuk

ekzistonin aspak hapësira për manovra të ndryshme. Në këtë mënyrë thekson Margaritis,

inkuadrimi i çamëve në trupat e sigurisë gjermane, ishte konjukturë e kohës, pothuajse

ishte e vetmja rrugë.650

Përveç kësaj, bashkëpunimi i një grushti shqiptarësh çamë me pushtuesit

nazifashistë ishte i lidhur drejtëpërdrejtë me zgjidhjen e çështjes kombëtare dhe me

finalizimin e ëndrrës për realizimin e bashkimit të Çamërisë me Shqipërinë. Ky

bashkëpunim, nuk kishte të bënte aspak me motivet që shtynë disa segmente të

nacionalizmit grek të rreshtoheshin në radhët e qeverisë kuislinge, si dhe të hidheshin në

krahë të Zervës, i cili njihet si një bashkëpunëtor i pushtuesve gjermanë.

648 Kotini, Çamëria denoncon, 180. 649 Po aty. 650 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar…,139.

Page 159: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

133

KAPITULLI KATËRT

GENOCIDI NDAJ POPULLSISË ÇAME 1944-1945

4.1. Situata në Çamëri pas kapitullimit të Italisë dhe vendosjes së pushtimit

gjerman.

Lufta civile në Greqi midis EAM-it dhe EDES-it është një pjesë e dhimbshme e

historisë së politikës së dështuar të Britanisë së Madhe në Greqi. Ajo ishte një kompleks i

gjatë, që kaloi në disa faza zhvillimi që nga nisja e saj e deri në fund. Si EDES-i dhe

EAM/ELAS-si, po luftonin për të siguruar sa më shumë kredibilitet në situatën pas luftës,

me qëllim marrjen e drejtimit politik të shtetit grek. Armët e dhuruara nga britanikët për

ushtritë çlirimtare greke, nuk po përdoreshin për të luftuar gjermanët, por kundra njëra-

tjetrës.

Me të drejtë, lufta civile në Greqi është konsideruar si konflikti më i përgjakur në

Evropë që nga viti 1945 e deri në nisjen e konflikteve etnike në Jugosllavi në fillim të

viteve “90.651 Si EAM-i dhe EDES-i, duke ditur se fundi i luftës ishte i afërt, përpiqeshin

të shtrinin influencën e tyre në çdo rajon të Greqisë. Krahas kësaj, forcat ushtarake greke

të EAM/ELAS-it dhe ato ekstremiste të djathta të EDES-it, mundoheshin të siguronin

mbështetjen dhe përkrahjen politike e ushtarake të britanikëve dhe të Aleatëve të tyre

perëndimorë, mbështetje kjo që do t’u siguronte të ardhmen në arenën politike të

pasluftës. Mbështetja e oficerëve britanikë për EDES-in përveç armatimeve dhe

ndihmave ushqimore përfshinte dhe orientime politike e deri në eliminimin fizik të

krerëve të EAM-it.652

Statusi i veçantë, që EAM-ELAS-i kishte fituar gjatë këtyre viteve të rezistencës

antifashiste, i kishte detyruar britanikët që ta konsideronin këtë realitet të ri në Greqi, si

një përgjigje negative ndaj përpjekjeve të tyre për rikthimin në Greqi të mbretit Jorgo II.

Gjatë luftës civile midis forcave të EAM/ELAS-it dhe EDES-it, Misioni Britanik në

Greqi u mundua që të mbante anën e EDES-it, duke bërë të mundur që të ndërpriteshin

furnizimet ushtarake për forcat ushtarake të EAM-it. Megjithë përpjekjet e britanikëve

për të dobësuar forcën e veprimeve ushtarake të EAM-it kundër EDES-it, EAM-i nuk i

braktisi synimet e veta politike për të ardhmen. Edhe pse pa përkrahjen e britanikëve,

lufta kundër EDES-it vazhdoi akoma dhe më. Kjo situatë e rënduar për shkak të luftës

civile që kishte shpërthyer në Greqi midis forcave të majta dhe të djathta, dukej se u vinte

përshtat gjermanëve.

Krisja e grupeve të rezistencës dhe dobësimi i veprimtarisë së saj, iu mundësoi

gjermanëve të rekrutonin njerëz të frikësuar prej rrezikut komunist dhe të krijonin grupe

të armatosura të sigurisë, të cilët u vunë nën drejtimin e qeverisë kuislinge greke.653 Në

651 Mazouer, After the War ..., 10. 652 AQSH, F.17/APL, V.1944, D.37, fl.22. Raport i Ihsan Budos mbi gjendjen politike e ushtarake në

rrethin e Sarandës. 653 Clogg, Histori e Përmbledhur..,132.

Page 160: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

134

këtë amulli, gjermanët arritën të siguronin mbështetjen e mijërave trupave greke, të cilët

u rreshtuan përkrah qeverisë kuislinge greke, duke kryer në këtë mënyrë një akt të hapur

tradhëtie në dëm të kauzës së aleatëve perëndimorë.

Pas largimit të turpshëm të italianëve nga skena e luftës, kryeministri kuisling

grek Ralisi së bashku me autoritetet e larta ushtarake gjermane, gjatë vjeshtës së vitit

1943 dhe dimrit të vitit 1944, forcuan bashkëpunimin e tyre duke krijuar batalionet greke

të sigurimit. Veprimtaria e këtyre trupave gjatë luftës në Greqi, ishte në konflikt të hapur

ndaj kauzës së aleatëve perëndimorë. Këto batalione greke, në shërbim të forcave

gjermane, formuan gjithsej nëntë formacione ushtarake me trupa të parregullta greke me

pjesëmarrjen e mbi 6000 personave. Në Greqinë qendrore, Athinë, Atikë dhe Peloponez,

gjermanët organizuan forcat e rregullta me pjesëmarrjen e 5 724 grekëve dhe 3370 trupa

të tjerë, pjesë e xhandarmërisë greke në shërbim të Batalioneve të Sigurimit.654

Formimi dhe veprimtaria e këtyre formacioneve ushtarake nacionaliste greke, në

shërbim të trupave gjermane në Greqi, vuri në dilemë të madhe dhe politikën britanike

gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në kohën kur batalionet e sigurimit u bënë përsëri aktive,

pas shpërbërjes që kishin pësuar prej forcave partizane greke të EAM/ELAS-it, në fund të

vitit 1943 dhe fillim të vitit 1944, shumë pyetje dhe hamendësime lindën në qarqet e

politikës britanike, lidhur me pozicionin që duhet të mbanin ndaj këtyre trupave. Lideri i

Partisë Komuniste Greke dhe i EAM/ELAS-it, Jorgos Siantos, kërkoi prej kreut të Partisë

Liberale greke Themistokli Sofulis, kryeministrit të qeverisë greke në Londër, Tsuderosit

dhe Foreign Offisit denoncimin zyrtar të batalioneve të sigurimit grek, si bashkëpunëtorë

të gjermanëve.655 Pavarësisht argumenteve dhe fakteve të sjella nga krerët e PKG dhe të

EAM/ELAS-it, mbi aktivitetin kuisling dhe krimet e kryera nga trupat greke të

batalioneve të sigurimit, politika londineze nën ndikimin e kolonel Ëoodhaus, hezitoi të

denonconte zyrtarisht këto trupa.656

Për shkak të veprimtarisë së shtuar të gjermanëve dhe bandave zerviste, që

mundoheshin me të gjitha mjetet të nxisnin popullsinë vendase të hidhej kundër EAM-it

dhe LANÇ shqiptare, gjendja politike në Çamëri nga fundi i vitit 1943, paraqitej e

vështirë. Propaganda gjermane dhe e elementëve zervistë bashkëpunëtorë me ta, duket se

e kishte bërë punën e vet në Çamëri për përçarjen e popullsisë së saj. Në saj të terrorit dhe

punës së dobët propagandistike të bërë nga EAM-i dhe PKSH, për të bindur popullsinë

shqiptare çame të përkrahë lëvizjen partizane, gjendja në krahinë dukej e destabilizuar.

Një situatë të tillë e pohonte një njoftim i Taho Sejkos, dërguar qarkorit të Gjirokastrës në

nëntor të vitit 1943, në të cilin thuhej; “Dje jam kthyer nga Çamëria e përtejme. Paraqiten

vështirësi për të punuar atje. Komanda gjermane në Filat kërkon të rekrutojë masat çame

për luftë kundër nesh dhe EAM-it”.657

Megjithë terrorin e trupave gjermane, të mbështetura dhe nga forcat zerviste

greke, propaganda gjermane nuk gjeti mbështetjen e duhur të popullsisë shqiptare, si asaj

654 National Archives, Washington, DC, (NA), Microcopy T-311, Record of German Army Field

Commands, Doc.650303/3, Roll. 179, Sipas John Louis Hondoros, Journal of Hellenic Diaspora, Vol.XV,

No.1-2, 1988. 655 PRO, FO 371/43706, Jean Hamilton për Reginald Leeper, ambasador i qeverisë greke në mërgim, 7

janar 1944. 656 Po aty., Minister of State Resident in Cairo Lord Moyne to Foreign Offce, 11 march 1944. 657 AQSH, F.17/APL, V.1943, D.7, fl.14/1.

Page 161: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

135

çame dhe të asaj në Shqipërinë e Jugut. Pa sukses rezultoi dhe përpjekja e nacionalistëve

shqiptarë çamë të udhëhequr nga Nuri Dino, për të formuar degë të Këshillit

Administartiv edhe në krahinat e Shqipërisë së Jugut.

Pavarësisht përgjigjes negative të popullsisë çame për t’u radhitur në radhët e

Ballit Kombëtar, veprimtaria e Nuri Dinos dhe e elementëve të tjerë nacionalistë në

Çamëri, ishte kthyer në një shqetësim real për EAM-in grek dhe LNÇ shqiptare. Si EAM-

i dhe LANÇ shqiptare, ia dedikonin pikërisht veprimtarisë së shtuar të çetave zerviste dhe

ato të Ballit Kombëtar, të mbështetura nga gjermanët, punën e dobët në Çamëri dhe në

zonat minoritare greke në Shqipëri. Lidhur me këtë, krerët lokalë të çetave partizane

kërkonin eleminimin fizik të udhëheqësve të Ballit Kombëtar Çam, si të Nuri Dinos,

Masar Dinos e Rexhep Dinos nga Paramithia, të Hasan Pilavit, Ahmet Çapunit nga

Lopësi, Saliko Dalos nga Galbaqi etj.658

Popullsia shqiptare në Çamëri e gjendur përballë përplasjeve të grupeve ushtarake

greke, kishte vendosur të ruante qetësinë dhe asnjëanësinë e saj. Administrata civile greke

dhe ajo ushtarake, pothuajse ishin inegzistente dhe si pasojë situata në Çamëri sa vinte e

përkeqësohej. Një raport i komandës ushtarake gjermane të zonës, dërguar Administratës

ushtarake në Athinë e konfirmonte më së miri situatën në të cilën ndodhej krahina e

Çamërisë në fund të vitit 1943 dhe në fillim të vitit 1944. Në raportin e datës 10 janar të

vitit 1944, mbi situatën në Çamëri thuhej se; “Gjendja në krahinën e Çamërisë është

përkeqësuar akoma më tepër gjatë javëve të fundit. Deri afër fundit të vitit 1943,

shqiptarët mjaftoheshin vetëm me ushtrimin dhe zotërimin në sferën e influencës së tyre,

pa marrë përsipër administrimin e vendit”.659 Nga ky raport jemi në gjendje të kuptojmë

se, pretendimet e popullsisë shqiptare çame ishin krejtësisht të qarta. Ata kërkonin

vetadministrim të krahinës së Çamërisë dhe ushtrimin e të gjitha funksioneve qeverisëse

vetëm prej administratës të përbërë nga shqiptarë.

Vullneti i shqiptarëve shtohej dhe më tepër, duke parë inekzistencën e

administratës shtetërore greke në krahinën e Çamërisë. Raporti, shpjegonte se, shqiptarët

e Çamërisë kishin marrë të gjitha masat, duke përforcuar pozitën e tyre në drejtim të

vetadministimit të krahinës. Marrja e këtyre masave sipas raportit të komandës gjermane,

vinte si rezultat i falimentimit të administratës civile greke në Çamëri, ndërsa vetë

komanda ushtarake gjermane nuk kishte marrë asnjë masë për të parandaluar formimin

dhe vendosjen e organeve të administratës shqiptare në Çamëri. I njëjti njoftim bënte me

dije se, “deri tani Feldkomanda nuk ka ndërhyrë të ndalojë shqiptarët të heqin dorë nga

marrja e masave administrative”.660

Kjo politikë e ndjekur nga gjermanët, bëri që te një pjesë e nacionalistëve çamë të

shtohej besimi dhe shpresa për një bashkim të mundshëm të Çamërisë me Shqipërinë, ose

të paktën për një vetadministrim të krahinës nga ana e shqiptarëve. Gjatë muajve të parë

të vitit 1944, Komanda e Lartë ushtarake gjermane në Janinë, lejoi zvendësimin e

658 Po aty., fl.14/1-15. 659 Kotini, Çamëria denoncon, 173. 660 Po aty.

Page 162: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

136

xhandarmërisë greke me atë shqiptare, si dhe funksionimin me kompetenca të plota të

Këshillit Nacional Shqiptar në territorin e Çamërisë.661

Në janar të këtij viti, Komanda e Lartë gjermane e Grup Armatës E në Greqi

njoftonte Komandën e Lartë të Evropës Juglindore me qendër në Beograd, se tensioni

midis shqiptarëve dhe grekëve në Prefekturën e Thesprotisë karakterizohet nga një

tension i lartë, gjë e cila bënte urgjente nevojën e zgjidhjes së problemit. Për këtë

Administrata e Qarkut të Gumenicës propozonte që liderit të nacionalistëve shqiptarë

Nuri Dinos, t’i jepej drejtimi i prefekturës, kjo për shkak dhe të paaftësisë së prefektit me

origjinë greke. 662 Në këto kushte, autoritetet ushtarake gjermane duke parë aftësitë

drejtuese të shqiptarëve në krijimin e strukturave të veçanta civile dhe ushtarake, lejuan

gradualisht një zëvendësim të administratës greke me atë shqiptare. Në një komunikim të

komandës gjermane në muajin shkurt 1944, lidhur me situatën në prefekturën e

Thesprotisë, theksohej se; “Çështja shqiptare në nënprefekturën e Thesprotisë është

diskutuar me të dërguarin e jashtëzakonshëm të ministrisë së punëve të jashtme, me

ministrin gjerman Noibaher gjatë qëndrimit të tij në Athinë”.663

Rreziku i vendosjes së pushtetit administrativ të shqiptarëve në Çamëri, e detyroi

kryeministrin kuisling grek Ralisin të kërkonte ndërhyrjen e gjermanëve për pushtimin e

saj dhe rivendosjen e administratës greke. Në një njoftim të zyrës së kryeministrit grek të

datës 27 shkurt 1944, lidhur me ripushtimin e Çamërisë thuhej se, “Kryeministri grek

Ralisi, i ka premtuar zyrës së të dërguarit të posaçëm në ministrinë e punëve të jashtme

në Athinë, një ripushtim të shpejtë të prefekturës së Thesprotisë”.664 Nga dokumenti del

qartë se ky aksion i ishte besuar një oficeri grek me përvojë ushtarake dhe që kishte

besimin, si të qeverisë kuislinge greke, ashtu dhe të trupave gjermane në Greqi.

Nisur nga raportet e mira të bashkëpunimit që gëzonin gjermanët dhe Zerva, del

se ky aksion i ishte besuar forcave nacionaliste të Napoleon Zervës, i cili deri nga mesi i

vitit 1944 kishte qenë një shërbëtor i bindur i gjermanëve. Një fakt të tillë e pohon dhe

historiani grek J. Margaritis, i cili argumenton se periudha e qetësisë së përkohshme në

Greqi, e kryesisht në krahinën e Çamërisë gjatë pranverës së vitit 1944, i dedikohej më së

shumti marrëveshjes së bërë nga Zerva me gjermanët për mos sulmim të trupave

ushtarake gjermane në Greqi.665 Sigurisht që kjo bindje buronte nga fakti se, gjermanët

kishin arritur të përdornin trupat e Zervës në luftë kundër ELAS-it, duke ruajtur trupat e

tyre nga një përballje e përgjakshme me rezistencën e vërtetë antibosht në Greqi. Në

përfundim të kësaj analize mund të themi se, pushtimi i Çamërisë nga forcat e Zervës dhe

shpërngulja e popullsisë së saj ishte një plan i paramenduar i qeverisë kuislinge greke dhe

forcave të tjera shoviniste në shërbim të saj.

Lidhur me administrimin e përkohshëm të disa zonave të Çamërisë nga

nacionalistët shqiptarë, në një njoftim për Tiranën zyrtare në muajin maj të vitit 1944,

661 AQSH, F.151, V.1944, D.101, fl.2. Njoftim i Nuri Dinos për Ministrinë e Jashtme Shqiptare në Tiranë,

lidhur me krijimin e Këshillit Nacional shqiptar në krahinat e Filatit, Gumenicës, Margëlliçit, Paramithisë,

Pargës etj. 662 Njoftim i Komandës së Lartë të Grup Armatës E Athinë, për Komandën e Lartë gjermane të Evropës

Juglindore, Cituar sipas Manda, Çamët myslimanë…, 300. 663 Kotini, Çamëria denoncon, 174. 664 Po aty., 175. 665 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar…,140.

Page 163: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

137

Nuri Dino theksonte se; “Qysh prej tre muaj kjo komandë (Komanda e Lartë gjermane e

Janinës, shënim ynë), ka ndaluar autoritetet e xhandarmërisë greke të funksiononjë në

Çamëri, duke lejuar funksionimin e Këshillit Nacional shqiptar të Çamërisë”. 666 Një

veprim i tillë sipas Nuri Dinos, kishte shkaktuar një ndjenjë kënaqësie në radhët e

shqiptarëve, të cilët tani mund të ndiheshin zotër të vendit të tyre.667 Lidhur me veprimin

e gjermanëve, për lejimin e ngritjes dhe funksionimin e organeve vetqeverisëse shqiptare

në Çamëri, N. Dino nuk harronte t’i kujtonte Ministrisë së Jashtme shqiptare në Tiranë,

që të falenderonte komandën gjermane në Janinë “për këtë mirësjellje kundrejt çamëve,

të cilëve ju njihej ai vend, si vend shqiptar”.668

Tolerimi i bërë nga komanda gjermane në Greqi, për lejimin dhe formimin e

administratës lokale shqiptare, nuk u mirëprit as nga qeveria greke në Londër. Aktiviteti

në rritje i Këshillit Nacional Shqiptar në dobi të çështjes shqiptare, kishte krijuar

përshtjellime dhe shqetësime në rradhët e qeverisë kuislinge greke, e cila i kërkoi

Komandës gjermane të ndalonte menjëherë veprimtarinë e mëtejshme të këtij këshilli.

E trembur nga forcimi i shpejtë i radhëve të çetave nacionaliste çame, qeveria kuislinge e

Athinës i kërkoi komandës gjermane të Epirit, që të mos lejonte ushtrimin e aktiviteteve

luftarake të trupave nacionaliste çame brenda territorit grek. Kryeministri kuisling grek

Ralisi, i shqetësuar për veprimtarinë në rritje të nacionalistëve shqiptarë dhe të

organizimit administrativ të tyre, kërkoi prej Noibaherit që këshillat shqiptarë të ngritura

në krahinën e Çamërisë të pushonin aktivitetin e tyre.669 Por si në çdo rast, besnikë të

politikës së tyre “përça e sundo”, gjermanët nuk nxituan t’i kthenin një përgjigje pozitive

qeverisë kuislinge greke, pasi ekzistenca e dy pushteteve në Çamëri ishte në favor të tyre.

Një qëndrim i tillë i gjermanëve ishte i justifikuar me faktin se, kjo status quo i

shërbente ruajtjes së qetësisë dhe rendit publik në Çamëri, si dhe uljes së rezistencës

antigjermane. Koloneli gjerman Fon Botme, saktësonte qëndrimin neutral të komandës

gjermane, duke u shprehur se, “Feldkomanda ka mundësi vetëm t’i lërë ngjarjet që të

ndjekin rrjedhën e tyre, duke mbajtur një qëndrim pritës dhe vrojtues, mbasi çdo

ndërhyrje në kuptimin e njërës apo tjetrës palë, do të kishte si pasojë vetëm dëmtimin e

padëshiruar të çështjes”.670

Por, si Nuri Dino dhe të gjithë shqiptarët e Çamërisë e kuptonin se një situatë e

tillë do të ishte e përkohshme, për aq kohë sa gjermanët do të qëndronin në Greqi.

Nacionalistët çamë, duke parë këtë lëvizje të gjermanëve, u munduan të përfitojnë nga

kjo situatë e krijuar, duke u përpjekur të shtrijnë në të gjithë Çamërinë veprimtarinë e

këtij këshilli. Duke analizuar zhvillimet e fundit, si dhe të tatëpjetën që po merrte ushtria

gjermane, nacionalistët shqiptarë të Çamërisë po kuptonin gjithnjë e më shumë se, tashmë

duhej të angazhoheshin më tepër për të pasur nën zotërimin e tyre krejt administratën

vendore të kësaj krahine. Po ashtu, marrja e masave për vetqeverisje nga ana e

shqiptarëve diktohej nga mosfunksionimi i administratës së mëparshme greke, e cila ishte

inekzistente në këtë krahinë të banuar nga shqiptarët.

666 AQSH, F.151, V.1944, D.101, fl.2. 667 Po aty. 668 Po aty. 669 A.I.H, Dokumente gjermane, Dosja J.47, T.314, bob.1458, dok. nr.59644. 670 Kotini, Çamëria denoncon., 173.

Page 164: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

138

Situatën e rënduar që ekzistonte në Çamëri gjatë pranverës së vitit 1944, e

konfirmon dhe një tjetër raport i dërguar nga qarkori i Gjirokastrës për KQ të PKSH, në

maj të vitit 1944, në të cilin thuhej se, “edhe për minoritetin shqiptar në Greqi (Çamërinë

e përtejme) gjendja s’është e mirë, sepse populli sheh afër forcat gjermane, të Zervës dhe

ato balliste dhe partizanë nuk sheh”. 671 Në këtë kuadër, PKSH e gjykoi si mjaft të

favorshme situatën e krijuar në krahinën e Çamërisë, ku popullsia çame kishte refuzuar të

bënte lojën politike të Nuri Dinos. Për përmirësimin e propagandës në favor të

mbështetjes së LANÇ, u propozua që në fillim të pranverës së vitit 1944, të dërgoheshin

në Çamëri njerëz me influencë si, Njazi Demi, Hilmi Hasani, Gazali Sejko, Bido Sejko,

Xhelal Kasemi, të cilët krahas thirrjes për luftë kundër pushtuesve të huaj, do të

orientonin minoritetin çam në vijën e PKSH.672

Në kërkesën e komandës së Shtabit të Zonës së Parë Operative drejtuar Komandës

së Shtabit të Përgjithshëm të UNÇl theksohej se; “Mbasi në Çamërinë e përtejme deri tani

nuk është bërë aspak puna që duhet dhe kjo ka rrjedhur si rezultat i reaksionit të Zervës

që ka qenë gjithnjë i pranishëm, ashtu edhe prej veprimit të reaksionit të Nuri Dinos,

Haki Rushitit e të tjerë çamë me mentalitet të vjetëruar. Prandaj, personat e mësipërm

janë shumë të nevojshëm që të merren prej atje ku janë, e të dërgohen sa më parë, mbasi

kjo çështje ka një rëndësi të dorës së parë”.673 Nga kjo kuptojmë se PKSH ishte tepër e

kujdesshme në veprimtarinë e saj në Çamëri, duke mos ngatërruar çështjet e luftës me ato

të minoriteteve, pasi një gjë e tillë sipas saj do të dëmtonte së tepërmi lëvizjen antifashiste

nacionalçlirimtare.

Një situatë e tillë e krijuar në krahinën e Çamërisë, duket se iu vinte për shtat

gjermanëve, të cilët kishin vendosur të qëndronin krejtësisht neutral dhe pasivë.

Komandës gjermane as që i interesonte ndryshimi i gjendjes dhe i status-quosë, që ishte

vendosur në raportet midis administratës greke dhe asaj shqiptare në Çamëri. Gjermanët

mendonin se, për sa kohë administrata greke ishte e paaftë të vendoste autoritetin e saj,

përse kjo të mos u lihej në dorë shqiptarëve. Madje gjermanët mendonin se, në kushtet në

të cilat ndodhej situata në vend, shqiptarët ishin më të aftë në rivendosjen e rendit dhe të

qetësisë, gjë të cilën ata më parë e kishin provuar.

Ashtu si italianët edhe gjermanët kërkuan ngritjen e një komisioni, i cili do të

merrte në shqyrtim kërkesat e shqiptarëve dhe grekëve për administrimin e mëtejshëm të

Çamërisë. Për marrjen e një vendimi Noibaher i kërkoi kolonelit Von Kohoutek që gjatë

gjatë dhjetëditëshit të parë të muajit korrik 1944, së bashku me një komision prej 4-5

vetash të vizitonte rajonin e Çamërisë. Qëllimi i kësaj vizite, sipas dokumenteve

gjermane do të ishte mbledhja e të dhënave në teren dhe hartimi më pas i një raporti

përfundimtar në lidhje me kushtet reale dhe mundësinë e kalimit të administrimit të

pushtetit në Çamëri nga nacionalistët shqiptarë. 674 Në njoftimin për të dërguarin e

posaçëm të Hitlerit në Evropën Juglindore Noibaher, lidhur me mundësinë e

administrimit të Çamërisë nga shqiptarët thuhet se; “shqiptarët kanë faktikisht

administratën dhe pushtetin në territorin grek, por grekët nuk mund të imponohen….të dy

671 AQSH, F.14/AP (str), V.1944, D.115, fl.11. 672 Po aty., F.41, V.1944, D.79, fl.14. 673 Po aty. 674 Njoftim i Komandës së Lartë të Grupit Armatës E, për Komandën e Lartë gjermane të Evropës

Juglindore, Cituar sipas Manda, Çamët myslimanë…, 302.

Page 165: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

139

palëve u është premtuar se do të ngrihet një komision gjerman për verifikimin e kushteve

reale, por deri më sot ngritja e këtij komisioni është shtyrë”.675 Një nga arsyet kryesore të

shtyrjes së formimit të këtij komisioni ishte se për gjermanët gjërat në Çamëri deri tani po

funksiononin më së miri nën administrimin e shqiptarëve. Nga ana tjetër gjermanët nuk

mund të binin dakord me kërkesat e nacionalistëve shqiptarë për aneksimin e kësaj

krahinë qeverisë shqiptare të Tiranës, pasi një gjë e tillë do të nxiste revoltën e

bashkëpunëtorëve të tyre grekë.

Në kushtet e pritjes së verifikimit të situatës në krahinën e Çamërisë, komanda

gjermane kishte marrë përsipër që të ushtronte ndikimin e saj lidhur me ruajtjen e qetësisë

dhe të marrëdhënieve midis grekëve dhe shqiptarëve në këtë zonë. Në një njoftim të

komandës vendore gjermane thesksohej fakti se;

“I dërguari i jashtëzakonshëm ka projektuar që për sqarimin e kësaj çështjeje të

dërgohet një komision i posaçëm në Thesproti për të studiuar në vend situatën.

Në këto rrethana Felkomandatura tani për tani duhet të ushtrojë ndikimin e saj

për të arritur që marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe grekëve të mos pësojnë

ndonjë ashpërsim të mëtejshëm të organeve vetiake shqiptare të administratës,

drejtësisë dhe financave, gjë që synon qartazi një shkëputje praktike të këtij

territori nga shteti grek, e të mos krijohen kushte të atilla që të mund të

vështirësojnë zgjidhjen e çështjes në kuadrin e shtetit grek apo të bënin të

pamundur një gjë të tillë”.676

Nga ky dokument i kohës kuptohet qartë dyanshmëria e lojës politike të komandës

gjermane në Greqi, e cila nga njëra anë lejonte vendosjen gradualisht të një

vetadministrimi të krahinës së Çamërisë prej shqiptarëve dhe nga ana tjetër përpiqej që

kjo inisiativë të mos nxiste reagimin e ashpër të grekëve, të cilët deri tani ishin aletatët e

tyre më besnikë.

675 Po aty. 676 Po aty.

Page 166: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

140

4.2. Masakrat zerviste ndaj minoritetit çam, qershor-dhjetor 1944.

Që nga viti 1913, kohë në të cilën krahina e gjerë e Çamërisë ra nën zotërimin

grek, qeveritë e ndryshme greke kishin provuar të gjitha mënyrat për të arritur asimilimin

e popullsisë shqiptare që banonte në këto troje. Lufta e Dytë Botërore kishte krijuar

kushte të reja për forcat shoviniste greke për shpërnguljen përfundimtare të popullsisë

çame nga trojet e veta. Dhuna dhe terrori ishte i vetmi mjet që andartët dhe shovinistët

grekë kishin përgatitur për të asgjesuar në masë popullsinë shqiptare çame. Një mentalitet

i tillë nuk hasej vetëm në planet e nacionalistëve grekë. Në formë pak a shumë të njëjtë ai

haset dhe në studimet akademike të kohëve të fundit, kryesisht në ato të pas luftës së

Dytë Botërore. Si në rastin e shkëmbimit të popullsive midis Greqisë dhe Turqisë dhe në

atë të dëbimit masiv të shqiptarëve në vitet 1944-45, mos kryerja e shpërnguljes

përfundimtare të popullsisë çame, do të konsiderohej një gabim i madh prej këtyre

studiuesve. Një akt i tillë barbar nga nacionalistët grekë, nuk mund të shpjegohej ndryshe,

vetëm me synimin e mbylljes njëherë e përgjithmonë të çështjes për eliminimin e

minoritetit shqiptar në Greqi. Në këtë kontekst, krahas luftës politike kundër EAM-it, për

marrjen e pushtetit, forcat zerviste kishin dhe një mision final, atë të shfarosjes në masë të

shqiptarëve dhe spastrimin etnik të krahinës së Çamërisë prej tyre.

Në pranverë të vitit 1944, forcat zerviste numëronin rreth 2000 vullnetarë, ku

pjesa më e madhe e tyre mbaheshin nën armë me paratë e dhëna nga misionet angleze në

Greqi. Në krah të këtyre forcave u bashkëngjitën për ndihmë dhe forcat e Divizionit të X-

të grek të EDES-it, të komanduara prej Vasil Kamarës. Me pretekstin se, shqiptarët kishin

bashkëpunuar me pushtuesit italianë dhe gjermanë dhe se gjatë periudhës së Luftës së

Dytë Botërore kishin kryer krime ndaj popullsisë civile greke, andartët zervistë përgatitën

terrenin për spastrimin etnik të Çamërisë.677

Në fillim të verës së vitit 1944, forcat e EDES-it të komanduara prej Napoleon

Zervës gjendeshin në rrethinat e Paramithisë dhe të fshatrave të tjerë çamë, duke përbërë

kështu një rrezik serioz për jetën e popullsisë së pambrojtur civile shqiptare. Gjatë

periudhës maj-qershor të vitit 1944, në kohën kur gjermanët ishin të përfshirë në

operacione ushtarake, Zerva dhe trupat e tij e përdorën këtë moment për të kryer

masakrat në Çamëri. Për shkak të operacionit ushtarak me emrin Rosselspring, të

ndërmarë nga Komanda e Lartë ushtarake gjermane gjatë muajve maj-qershor 1944,

numri i ushtarëve gjermanë në zonën e Çamërisë u pakësua së tepërmi. Kjo mungesë e

trupave gjermane në zonën e Epirit u shfrytëzua më së miri nga Napoleon Zerva për

fillimin e masakrave kundër popullsisë muslimane shqiptare të Çamërisë.678

Gjatë kësaj periudhe, Rexhep Dino, duke parë tendencat antishqiptare në rritje të

trupave zerviste, i kërkoi komandantit gjerman Remold, furnizimin me armatime të reja

dhe mos dorëzimin e armëve që kishin në dorë burrat çamë. Krerët e lartë të Komandës

gjermane të Regjimentit 99 të vendosur në Çamëri, e pritën ftohtë këtë propozim të

Rexhep Dinos dhe të një grupi të rezistencës nacionaliste çame. Komandanti gjerman, jo

677 Kokosalakis Nikos and Psimmenos Iordanis, Modern Greece: A profile of Identity and Nationalism,

(Panteion University, Athinë, 2002), 18.

678 Kotini, Çamëria denoncon, 176.

Page 167: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

141

vetëm që nuk pranoi pajisjen e burrave çamë me armë, por ai dha urdhër për çarmatosjen

e të gjihë burrave çamë të armatosur, duke i konsideruar ata grekë.679

Në datën 22 qershor 1944, pas tërheqjes së trupave të fundit gjermane, ushtria

zerviste hyri në qytetin e Pargës pa asnjë pengesë. Sulmet e para të andartëve grekë u

drejtuan ndaj fshatrave shqiptarë, që i kishin rezistuar me armë në dorë pushtetit grek.

Paramithia u bë viktima e parë e sulmeve greke. Natën e 26 qershorit, qyteti i Paramithisë

u rrethua nga të gjitha anët prej ushtarëve zervistë, të cilët bllokuan çdo rrugë kalimi për

banorët e këtij qyteti. Në mëngjesin e datës 26, një grup ushtarësh zervistë zhvilluan një

takim me myftiun e Paramithisë, Sali Hafizin, të cilit i premtuan se në rast të dorëzimit të

armëve, asgjë e keqe nuk do të ndodhte për çamët muslimanë. Myftiu, duke iu besuar

ushtarëve grekë, mblodhi një përfaqësi të burrave çamë, të cilët dhanë fjalën se nuk do të

sulmonin forcat zerviste. Madje sipas historianit H. Isufi, prej popullatës shqiptare çame

u organizuan dhe momente festive për të pritur ushtarët edeistë si çlirimtarë.680 Po atë

ditë, disa ushtarë grekë të shpërndarë nëpër rrugët e Paramithisë bënin thirje për qetësi e

vëllazëri midis grekëve dhe shqiptarëve. Pas takimit me dhespotin grek, zervistët iu

drejtuan me një tjetër thirrje shqiptarëve që të dorëzonin armët, pasi rendin dhe qetësinë

do të mbante ushtria e tyre.681

Pas dorëzimit të armëve nga burrat çamë në datën 27 qershor, prej andartëve

grekë u krijua provizorisht një gjykatë speciale ushtarake, ku në përbërje të saj merrnin

pjesë ekstremistët grekë zervistë si, Aristidh Kranja, komandant i Regjimentit XVI të

EDES-it, Muskunaqis Kostandinis dhe Kristo Stravropullos. Misioni final i

nacionalistëve edeistë ishte dënimi i shpejtë i veprimtarëve të shquar çamë me akuzën e

bashkëpunimit me pushtuesit. Me akuzën se, këta shtetas grekë kishin ngritur armët

kundër atdheut të trye, u arrestuan 35 persona, veprimtarë muslimanë çamë nga paria e

Paramithisë dhe u dënuan me ekzekutim 34 prej tyre.682

Lidhur me ekzekutimin e 34 shqiptarëve muslimanë çamë, autorja greke E.

Manda shpjegon se, ata u ekzekutuan nga një kompani e formuar me andartë vendas, të

cilët me këto veprime, kishin shprehur urrejtjen e tyre ndaj muslimanëve shqiptarë për

bashkëpunimin e tyre me trupat italo-gjermane. “Në këto kushte shprehet autorja, -ishte e

pamundur që të kontrolloheshin devijimet në gjendje krize dhe të një ngarkese

psikologjike ekstreme”.683 Në fakt, siç del dhe nga të dhënat historike dhe dëshmitë e

qindra çamëve që i panë me sytë e tyre këto masakra, vrasja e çamëve muslimanë në

Paramithi u krye prej ushtarëve zervistë të udhëhequr nga Aristidh Kranja. Vet Kranja,

lidhur me ngjarjet në Paramithi dhe krimet kundër popullsië muslimane çame do të

shkruante në kujtimet e tij se, “ajo që ndodhi më pas, nuk përshkruhet”.684

Pasojat e masakrave ndaj popullsisë muslimane në Paramithi në fund të qershorit

të vitit 1944 ishin të rënda. Në datën 28 qershor, nëpër rrugët e qytetit gjendeshin vetëm

679 “Çamëria”, datë 13 shtator 1992. Dëshmi e Rexhep Dinos. 680 Isufi, Çamëria, Studime historike-sociologjike.., 201. 681 “Bashkimi”, Tiranë, 7 Mars 1947. 682 Krapsites, Oi mussulmanoi…,133. 683 Manda, Çamët myslimanë.., 182. 684 Po aty., 178.

Page 168: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

142

viktima, njerëz të shpërfytyruar, gra të përdhunuara, pleq dhe fëmijë të ekzekutuar me

thika dhe bajoneta armësh.685

Ndër viktimat e para të shqiptarëve ishte vetë Myftiu i Paramithisë Sali Hafizi, së

bashku me të dy djemtë e tij, ndërsa gruas së myftiut i prenë kokën me hanxhar.686

Kuadrin e vrasjeve e mbyllte në mënyrën më makabre, keqtrajtimi masiv i grave dhe

rrëmbimi i çdo pasurie të minoritetit çam. Mbi 160 vajza çame u mbyllën në burgjet e

Paramithisë dhe për ditë me radhë u bënë pre e mizorive dhe e përdhunimeve sistematike

nga ushtarët zervistë.687 Ushtarët edeistë të mbushur me urrejtje për shqiptarët muslimanë

nuk i kursyen barbarizmat edhe ndaj fshatit Karbunar, banorët e të cilit kohë më parë

kishin shpëtuar të krishterët grekë të fshatit Rahuli prej vrasjes së sigurtë nga trupat

gjermano-balliste të Nuri Dinos.688

E gjendur mes valës së tërbimit të andartëve zervistë, një pjesë e popullsisë

shqiptare çame mundi t’i shpëtoi shtetërrethimit, për t’u larguar më pas drejtë kufirit

shqiptar. Mbi 5000 familje çamë iu drejtuan të tmerruar kufirit me Shqipërinë për të

shpëtuar ato jetë që kishin mundur të çanin rrethimin e ushtarëve grekë. Në këtë masakër

të pashoqe u vranë mbi 600 gra, fëmijë, burra dhe pleqë të Paramithisë.689 Banorët të

tmerruar nga ngjarjet që kishin përjetuar iu drejtuan me një letër kryeministrit të qeverisë

shqiptare në Tiranë, ku thuhej se, “nuk kanë të mësuar as vuajtjet, as grabitjet dhe as

përdhunimet e kriminelëve të Zervës. Ajo pjesë e popullsisë që akoma nuk ka rënë ndër

thikat e zervistëve, po ikën e tmerruar drejt Shqipërisë duke humbur gjithçka”.690

Autori grek J. Margaritis hedh dyshime të forta lidhur me pretendimin e banorëve

grekë të Paramithisë, të cilët akuzonin muslimanët shqiptarë çamë, se kishin ndihmuar

komandën gjermane në përzgjedhjen e 49 viktimave të ekzekutuar nga forcat gjermane në

të njëtin qytet një vit më parë. Sipas këtij autori, ekzekutimi i banorëve të Paramithisë u

bë në kuadrin e hakmarrjes të gjermanëve për vrasjen e 10 ushtarëve gjermanë dhe se

akuzat që çamët ndihmuan në përzgjedhjen e grekëve që do të ekzekutoheshin, më tepër i

atribuohet trillimeve të vazhdueshme dhe të qëllimshme të mitropolit grek Doroteos.691

Përveç argumenteve që servir historiani grek Margaritis, një fakt të tillë e konfirmojnë

dhe dokumentet ushtarake gjermane të kohës, të cilat theksojnë se; “Krerët shqiptarë,

Masar dhe Nuri Dino janë udhëzuar menjëherë që t’i përmbahen çdo lloj veprimi arbitrar

dhe që në asnjë mënyrë të mos përdorin dhunë kundër popullsisë greke që ndodhet në

Çamëri”.692

Komuniteti Musliman Shqiptar në Tiranë protestoi ashpër për vrasjen e Myftiut të

Paramithisë dhe të krimeve të tjera të kryera nga trupat zerviste ndaj popullsisë me

origjinë muslimane. Në një letër të kreut të këtij komiteti, Hafiz Sherif Langu, dërguar

Kryqit të Kuq Ndërkombëtar me seli në Bernë të Zvicrës, thuhej se, “shumë katunde e

685 “Bashkimi”, Tiranë, 4 Prill 1947. 686 Krapsites, Oi mussulmanoi.., 13. 687 AQSH, F.151, V. 1944, D.101, fl.8. 688 Zhango, Imperializmi anglez…, 255. 689 “Bashkimi”, Tiranë, 30 dhjetor 1945. 690 AQSH, F.151, V.1944, D.179, fl.2. 691 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar…,140. 692 Kotini, Çamëria denoncon, 179. Dokument nr.000466. Urdhër i Komandës ushtarake të Greqisë,

Athinë, datë 10 janar 1944.

Page 169: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

143

xhamija janë grabitur dhe djegur, e popullsia civile e tmerruar nga rreziku i çetave të

armatosura të Zervës, kanë lënë krejt vendin. Mbi 20.000 refugjatë kanë kaluar lumin

Kalamas dhe kanë ardhur përkëndej (në kufirin brenda territorit shqiptar, shënimi ynë)

për të kërkuar mbrojtje, duke vuajtur nga mungesa e ushqimeve dhe e sendeve të tjera të

nevojshme”.693 Duke vazhduar me krimet ndaj shqiptarëve, Hafiz Sherif Langu, bënte me

dije kreun e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar se, “bandat zerviste kanë grirë popullsinë

shqiptare të Paramithisë dhe të krahinave përreth”.694 Përveç të tjerave, në letrën e tij kreu

i Komunitetit Musliman shqiptar falenderonte organizatën e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar

mbi ndihmën e dhënë në këtë situatë të vështirë për popullsinë çame të larguar me dhunë

nga trojet e veta.695

Te autorët grekë ndihet ndjenja e fajit pasi në masakrën ndaj popullsisë së

pafajshme civile çame në Pararmithi, krahas trupave zerviste morën, pjesë dhe qindra

grekë paramithiotë, të cilët të mbushur me ndjenjën e urrejtjes dhe xhelozisë ndaj

shqiptarëve vranë dhe masakruan njerëz të pafajshëm. Masakra e Paramithisë ishte një

ngjarje e rëndë në fund të Luftës së Dytë Botërore për çamët e Greqisë. Autori grek N.

Zhango, teksa përshkruan ngjarjet rrënqethëse të krimeve kundër shqiptarëve shkruan se;

“Duhet të ndihemi të turpëruar për veprimet që nuk i shkojnë popullit tonë krenar dhe të

mburremi për veprime burrërore. Therja e grave dhe fëmijëve nuk përputhet aspak me

zemrën e madhe të popullit epirot që dëshiron të mbetet i pastër dhe trim në historinë e

tij”.696

Autorja greke E. Manda mbron mendimin se, urrejtja e grumbulluar te grekët për

çdo veprim të dhunshëm, që kishin kryer shqiptarët në krah të pushtuesve italianë dhe

gjermanë, tani ra mbi kokat e muslimanëve shqiptarë.697 Më tej autorja pranon faktin se,

që në fillim ishte i njohur rreziku se, ndaj popullsisë muslimane të Thesprotisë

(Çamërisë) do të kryheshin vandalizma dhe si pjesëmarrëse në këto masakra (rasti i

masakrave të Paramithisë) ishte dhe një kompani e pavarur edeiste, e përbërë nga grekë

paramithiotë, të cilët kaq shumë i urrenin shqiptarët.698

Ndërsa historiani grek Jani Sharras, duke trajtuar me hollësi çështjen e masakrës

dhe të dëbimit të popullsisë shqiptare çame nga Greqia, shprehet se, marrja e Paramithisë

nga EDES-i ishte një ngjarje fatale dhe tragjike njëkohësisht për minoritetin shqiptar

çam.699 Sipas këtij autori, likujdimi dhe çrrënjosja e kësaj popullsie nga trojet e të parëve

të tyre, ishte pjesë e politikës antishqiptare greke dhe si i tillë, ky veprim i nacionalistëve

grekë ishte i pashmangshëm.700

Edhe pas masakrës së Paramithisë, forcat zerviste të EDES-it vazhduan përpjekjet

për eleminimin e plotë të rezistencës çame. Në 29 qershor, komandanti edeist Kamara iu

drejtua çamëve me një tjetër thirrje, ku kërkohej dorëzimi pa kushte i armëve, duke i

premtuar sërish popullatës shqiptarë se do t’u garantohej qetësia, jeta, nderi dhe prona e

693 AQSH, F.151, V. 1944, D.100, fl.1-2. 694 Po aty. 695 Po aty. 696 Zhango, Imperializmi anglez dhe rezistenca…, 258. 697 Manda, Çamët muslimanë..,178. 698 Po aty., 180-181. 699 Sharra, Istoria …., 661-662. 700 Po aty., 662

Page 170: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

144

tyre. Ende pa u tharë gjaku i qindra çamëve të derdhur vetëm dy ditë më pare, forcat

edeiste të N. Zervës shpresonin se thirrja e tyre do të merrte përgjigje pozitive.

Për të arritur qëllimin e tyre, në javën e parë të muajit korrik 1944, forcat edeiste

kërkuan ndërhyrjen e oficerëve britanikë, me qëllim organizimin e një takimi me krerët

nacionalistë çamë. Në bisedimet e zhvilluara në fshatin Mininë në datët 3 deri në 6

korrik, forcat edeiste i parashtruan përfaqësuesve nacionalistë çamë disa kërkesa, të cilat

synonin vënien e popullsisë çame nën komandën e forcave zerviste. Kërkesat e

parashtruara nga përfaqësuesit e Zervës kishin të bënin me çarmatimin e plotë të

popullsisë çame, mobilizimin e saj në radhët e EDES-it, si dhe pranimin e pushtetit

administrativ edeist në krahinën e Çamërisë.701 Në kushte të tilla, nacionalistët çamë

refuzuan të bisedojnë dhe të bien dakord me kërkesat e parashtruara nga përfaqësuesit e

Zervës.

Duke parë mundësinë që t’u ikte nga duart, N. Zerva kërkoi ndërmjetësimin e

oficerëve britanikë për të arritur një marrëveshje me përfaqësuesit e popullsisë çame. Me

këmbënguljen e oficerëve britanikë, u organizua një takim tjetër në 11 korrik në

Paramithi, midis nacionalistëve grekë dhe atyre çamë. Në ndryshim nga përpjekjet e para

të dështuara, ky takim u përmbyll me një marrëveshje, ku që të dyja palët premtonin se

nuk do të luftonin kundër njra-tjetrës. Gjithashtu, një tjetër pikë e marrëveshjes ishte fakti

se, palët duhej të ruanin pozicionet e fituara deri në këtë moment dhe se çamët, nuk do të

merrnin pjesë në aksionet e spastrimit që mund të ndërmerreshin nga forcat gjermane.

Një nga pikat kryesore të bisedimeve të zhvilluara midis edeistëve dhe

nacionalistëve të Ballit Kombëtar Çam, të kryesuar nga Masar dhe Nuri Dino, ishte

dhënia e territorit të Çamërisë forcave të Zervës. 702 Një tjetër pikë diskutimi e

marrëveshjes midis forcave të N. Zervës dhe krerëve çamë të udhëhequr nga vëllezërit

Dino, ishte dorëzimi i armëve prej nacionalistëve çamë, pikë kjo e cila për një javë e la

pezull zbatimin e kësaj marrëveshjeje.703

I ndodhur para kërcënimit të vazhdueshëm të forcave edeiste, delegacioni çam

kishte të gjitha të drejtat për të hedhur poshtë kushtin e vënë nga edeistët mbi dorëzimin e

armëve. Çamët ende nuk e kishin harruar erën e gjakut të trupave të familjarëve të tyre të

masakruar nga e njëjta dorë që do nënshkruante marrëveshjen. Refuzimi i kësaj

marrëveshje prej krerëve çamë, iu dha të drejtë grekëve t’a cilësonin këtë veprim si një

shkelje të hapur të marrëveshjes së arritur. Si rezultat, komandanti edeist Kranja u dërgoi

një tjetër thirrje çamëve, por këtë herë në formë ultimatumi, i cili skadonte brenda 24

orëve të ardhshme.704 Përpjekjet e vazhdueshme midis krerëve nacionalistë grekë dhe

atyre shqiptarë çamë gjatë muajit korrik 1944, për të rënë në ujdi nuk patën sukses.

Pas masakrave, një grup nacionalistësh çamë iu drejtuan në mesin e muajit korrik

1944, me një promemorje kryeministrit të qeverisë shqiptare në Tiranë, Rexhep

Mitrovica. Në këtë promemorje bëhej me dije se, pas masakrave të Zervës në Paramithi të

gjithë fshatrat përgjatë vijës bregdetare ishin boshatisur krejt nga shqiptarët. Sipas këtij

burimi, bëhej me dije se katundet, Arpicë, Vole, Gropë, Kuç, Luara, Mazrek, Smokovina,

Grikohor, Varfanjë etj, ishin boshatisur krejtësisht të boshatisur. “Në personin tuaj,-

701 Meta, Tragjedia.., 73. 702 Manda, Çamët myslimanë..,185. 703 Po aty. 704 Po aty., 188.

Page 171: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

145

shpreheshin banorët shqiptarë të Çamërisë, populli shqiptar sheh mishërimin e

patriotizmit dhe sintezës së virtyteve shqiptare. Çamërit te ju shohin burrin e vendimeve

dhe veprimit. Presim që qeveria shqiptare të tregojë mirënjohje ndaj popullsisë çame për

sakrificën e tyre sublime”.705

Gjithashtu, në këtë letër theksohej se, “mbi 5000 familje kanë marrë rrugën drejt

kufirit shqiptar, për t’i shpëtuar masakrave nga bandat zerviste dhe se, në Paramithi mbi

160 vajza vazhdonin të qëndronin të burgosura duke u përdhunuar sistematikisht nga

ushtarët zervistë”. 706 Duke i bërë një retrospektivë ngjarjeve që kishin ndodhur në

Çamëri, që nga koha e rënies së saj nën regjimin grek, banorët çamë shpreheshin në

letrën e tyre se, “popullsia çame u dënua me të padrejtë nga të mëdhenjtë që të vuaj larg

gjirit të shtetit shqiptar. Që prej 30 vjetësh, me sjelljen e saj të urtë e të matur, ajo ka ditur

të tërheqë jetën e saj nën mizerjen më të madhe ekonomike, politike e shoqërore, pa i

dhënë sundonjësit asnjë shkak dhe arsye, aq sa duket popullsia më e bindur”.707 “Kohët e

fundit,- vazhdonte letra, Çamëria e jugut dhe e qendrës u sulmua nga fuqitë shoviniste të

gjeneralit Zerva. Edhe pse Çamëria martire u tregua asnjëanëse dhe spektatore, ata

(popullsia çame) u bënë përsëri preh e barbarizmave greke”.708

Në përfundim të kësaj promemorje, përfaqësuesit e popullsisë çame, kërkonin nga

qeveria shqiptare dhe nga kryetari i saj, që të ngrinte zërin për të mbrojtur të drejtat e

çamëve ndaj barabarizmave greke, si dhe të merrte masa për pritjen e refugjatëve çamë,

sistemimin e tyre dhe furnizimin me ushqime e veshmbathje.709 Paria çame i sugjeronte

qeverisë shqiptare, që për strehimin e familjeve të shpërngulura, shteti shqiptar të vinte në

dispozicion tokat e lira në Lushnje, ku familjet të ngrinin strehën e tyre. Gjithashtu

kërkohej prej qeverisë shqiptare, që të bënte të gjitha përpjekjet e duhura, duke ndërhyrë

pranë organizatës së Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, me qëllim sigurimin e ndihmave të

nevojshme për familjet çame në nevojë.710

Ndërkohë që përpjekjet e oficerëve britanikë për të arritur një marrëveshje midis

edesitëve dhe Ballit Kombëtar Çam vazhdonin, forcat zerviste përgatiteshin për masakrën

e radhës ndaj popullsisë civile shqiptare të Çamërisë. Të vënë në dijeni për planet

shfarosëse që po përgatiteshin nga andartët grekë, forcat nacionalistë çame të udhëhequra

nga Nuri Dino, morën masa për largimin e menjëhershëm të fëmijëve shqiptarë dhe

pleqve mbi 60 vjeç nga fshatrat e Mazaraqit dhe Margëlliçit për në drejtim të Filatit, duke

lënë vetëm ata persona të cilët ishin të aftë për rezistencë.711 Krahas këtyre masave,

popullsia e aftë për luftë e Çamërisë u organizua për tu bërë ballë sulmeve të tjera të

forcave nacionaliste greke. Brenda një harku të shkurtër kohor, rreth 2000 forca

vullnetare çame u mblodhën, duke formuar një front të gjerë, që shtrihej që nga

Margëlliçi e deri në Mininë.

705 AQSH, F.151, V. 1944, D.101, fl.11. Letër e disa nacionalistëve çamë dërguar Rexhep Mitrovicës,

Kryeministër i qeverisë shqiptare, korrik 1944. 706 Po aty., fl.9. 707 Po aty., fl.8. 708 Po aty., fl.9. 709 Po aty., fl.10. 710 Po aty. 711 Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 270.

Page 172: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

146

Midis forcave nacionaliste greke dhe atyre shqiptare çame, u zhvilluan disa

luftime të ashpra, të cilat për momentin ua prenë hovin sulmeve të andartëve grekë ndaj

popullsisë civile çame. Këto luftime u zhvilluan gjatë muajve korrik-gusht dhe në to

morrën pjesë dhe djemtë çamë, të cilët ishin mobilizuar nga nacionalistët çamë dhe

gjermanët.712 Në kuadrin e masave të mara për mbrojtjen e jetëve të familjeve çame, të

cilat i ishin drejtuar kufirit shqiptar, ishte dhe mbajtja në gjysmën e dytë të muajit korrik,

e Kuvendit të dytë çam, në Grikohor.713 Një nga vendimet kryesore të këtij kuvendi ishte,

mbajtja me forcë e frontit, si dhe të pengohej me çdo kusht mësymja e forcave zerviste në

Çamëri për t’i dhënë mundësi familjeve çame të tërhiqeshin pa pasoja drejt kufirit me

Shqipërinë.714

Megjithë masat e marra nga komanda nacionaliste çame, për t’u bërë rezistencë

trupave zerviste, përparimi i tyre drejt fshatrave shqiptare ishte i shpejtë. Operacionet

zerviste kundër popullsisë shqiptare u shoqëruan me vrasje dhe shkatërrimin e të gjithë

fshatrave që ishin në vijën e sulmit Gumenicë-Mininë. Një nga betejat për mbajtjen e

frontit dhe ndalimin e avancimit të trupave zerviste u zhvillua në fund të korrikut, në

vendin e quajtur Qafa e Shurzës.715 Në këtë beteje, rreth 55-60 luftëtarë vullnetarë çamë u

ndeshën me batalionin zervist, të cilët lanë 10 ushtarë të vrarë dhe nga pala shqiptare

dhanë jetën Vehip Hodo e Hasim Memo.716

Në ditët e para të muajit gusht, divizioni i X-të i EDES-it rifilloi operacionet

kundër popullsisë çame të fshatrave të Margaritit, Mazrekut dhe Gumenicës. Megjithë

rezistencën që bënë formacionet e pakta të forcave të armatosura çame, forcat zerviste

arritën të vinin nën kontrollin e tyre të gjithë vijën ndarëse Gumenicë-Mininë. Hyrja e

formacioneve ushtarake zerviste në fshatrat e kësaj zone u shoqërua me djegien e

fshtarave çamë në luginën e Maragritit dhe plaçkitjen e shtëpive të tyre prej banorëve të

krishterë grekë. Komandanti grek i divizionit zervist Kamara, në vend që të qetësonte

ushtarët e tij për të ndalur veprimet vrastare ndaj popullsisë civile çame, u bënte thirrje

banorëve grekë se, më në fund ata kishin mundur të hiqnin qafe elementin muslimanë, që

sipas tij kishte bashkëpunuar me pushtuesit italianë dhe gjermanë.717

Përpjekjet për të sulmuar forcat zerviste, si dhe për të parandaluar masakrat ndaj

popullsisë çame, u bënë dhe nga Fronti Nacionalçlirimtar shqiptar. Rexhep Plaku, një nga

udhëheqësit e çetave partizane që vepronte në ato zona, gjatë muajit arriti një marrëveshje

me çetat partizane greke për të sulmuar forcat zerviste, por mosparaqitja e forcave

partizane greke në vendin e përcaktuar ku do të bëheshin luftime, bëri që kjo tentativë të

dështonte.718

Të dëshpëruar dhe të gjendur pa asnjë rrugëdalje, një grup nacionalistësh çamë të

Janinës, në verën vitit 1944, nëpërmjet ushtarëve gjermanë, iu drejtuan me një thirrje

712 Meta, Tragjedia..,72. 713 Rexhep Dino, Çamëri, kjo dhimbje e madhe. Kujtime, (Munih, 1993), 88, cituar sipas Metës, Tragjedia

çame, 73. 714 Dino, Çamëri kjo dhimbje…,88. 715 Hoxha, Viset shqiptare…,373. 716 Po aty. 717 AYE, 1944, 42/6, pa nr. pr. Divizioni X-të EOEA, Thirrje e Kamarës për popullsinë e Çamërisë, datë,

9.8.1944. Cituar sipas Manda, Çamët myslimanë.., 190. 718 Meta, Tragjedia.., 74.

Page 173: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

147

qeverisë shqiptare nën pushtimin gjerman të Tiranës, të cilën e njoftonin mbi masakrat e

kryera nga bandat zerviste ndaj popullsisë shqiptare çame. Në njoftimin drejtuar kësaj

qeverie, nacionalistët çamë shpreheshin se; “Ngjarjet e fundit në Paramithi e përreth, të

cilat u shoqëruan me vrasjen e 250 burrave, grave e fëmijëve, përdhunimin e grabitjen

nga Zerva, shënojnë një gjendje dëshpërimi në Çamëri. Zerva ka ndërmend të zaptojë

krejt Çamërinë. Popullsia e terrorizuar po kërkon të ikë në Shqipëri dhe po rend drejt

kufirit. Kjo popullsi është në rrrezik të humbë gjithçka dhe se kalimi për në Shqipëri po

vështirësohet nga gjendja në Jug. Paniku po shtrihet edhe ndër popullsinë e Gjirokastrës,

e kudo ka mungesë organizimi, dizinteresimi e kujdes i pakët”.719 Në fund të njoftimit për

gjendjen e krijuar, nënshkruesit e këtij dokumenti; Xhelo Aliçko, Haziz Vrioni, Jaho

Kalasa, Qemal Frashëri e Nazima Jupi, i kërkonin qeverisë shqiptare që të merrte masat e

duhura për dërgimin e një delegati fuqiplotë dhe rregullimin e çështjeve në Çamëri e

Gjirokastër.720

Në gusht të vitit 1944, një përfaqësi e popullsisë së fshatrave të Komunës së

Filatit, si Xhelal Skëndo, Abdullah Kasemi, Muni Rustemi, Ramadan Siriu, Hamit

Muharremi etj, i kërkuan A. Lambert, përfaqësues britanik i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar

për Epirin, që të ndërmerrte hapat e duhura për ndalimin e masakrave dhe të shpërnguljes

së popullsisë shqiptare çame. Në kërkesën e tyre dërguar Lambert, përfaqësia e banorëve

të Filatit, kërkonte që ai të ndërhynte pranë forcave nacionaliste greke për të ndaluar

masakrat dhe vuajtjet e popullsisë shqiptare.721 Banorët shqiptarë i kërkonin atij se, nëse

ndalimi i vrasjeve dhe dhuna e ushtruar nga zervistët nuk do të ndërpritej, të paktën të

bëhej e mundur transportimi i banorëve para se të ishte vonë dhe marrja e tyre nën

mbrojtjen e ndërkombëtarëve.722 Zyrtari anglez menjëherë u vu në lëvizje për të marrë

kontakte me forcat zerviste greke. Në përgjigjen e tij, të datës 17 gusht, Lambert

siguronte letërshkruesit se, popullsia shqiptare nuk duhej të largohej nga shtëpitë e tyre,

pa u marrë më parë përgjigjja nga Zerva.723

Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH), njoftonte në datën 26 gusht 1944, se

ngjarjet tragjike në Çamëri, vrasja e qindra shqiptarëve të pafajshëm dhe të qetë, si dhe

shpërngulja me pahir e mijëra të tjerëve nga toka e të parëve të tyre e tronditën opinionin

publik shqiptar.724 Në deklaratën e ATSH, flitej për vrasjen e Myftiut të Paramithisë, i cili

së bashku me shqiptarët e tjerë u pre në besë nga dhespoti i Paramithisë, duke u

masakruar nga bajoneta dhe thika e andartëve zervistë. Duke vazhduar më tej me

përshkrimin e krimeve të kryera nga grekët, kjo agjenci bënte me dije se, shkaku i këtyre

ngjarjeve duhej kërkuar vetëm në politikën shoviniste greke të Megalidesë dhe se krimet

e kryera nga Zerva ishin veprime të qëllimshme dhe të paramenduara. Në vazhdim të

deklaratës së kësaj agjencie thuhej se; “Lajme të zeza nga Çamëria na detyrojnë të heqim

dorë nga optimizmi….e kemi parë Greqinë kurdoherë si djepin e qytetërimit dhe kemi

719 AQSH, F.151, V.1944, D.179, fl.2. 720 Po aty. 721 AMPJ, V.1944, D.42. Letër e përfaqësuesve të popullsisë çame, drejtuar A. Lambert, përfaqësues i

Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për Epirin. 722 Po aty. 723 Po aty. Shif dhe AYE 1943-1944/2. Përgjigje e A. Lambert, dërguar përfaqësisë së popullsisë çame,

Janinë 17 gusht 1944. 724 “Bashkimi Kombit”, nr.206, datë 1 shtator 1944.

Page 174: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

148

pritur prej saj dritë e dituri. Terrorizmi grek ditët e fundit na ka habitur të gjithë dhe

besojmë se çdo grek i mirë do të përbuzë këto veprime çnjerëzore që përbëjnë një njollë

të zezë në marrëdhëniet midis dy vendeve tona dhe që na kthejnë shumë kohë

mbrapa”.725

Ndërsa, lidhur me masat paraprake që kishte ndërmarë Lambert dhe organizata që

ai drejtonte, për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve çamë, kjo agjenci në datën 27 gusht

njoftonte se, “pjesa më e madhe, apo 20.000 vetë, tani janë grumbulluar si mos më keq në

Filat, ku me vështirësi të mëdha Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka mundur t’u japë një

ndihmë të parë”.726

Për ndalimin e masakrave ndaj çamëve muslimanë, si dhe gjetjen e një zgjedhjeje

për familjet e shpërngulura, zotit Lambert iu dërgua një letër dhe nga Myftiu i Janinës.

Në letrën e tij, ai kërkonte që Lambert të ndërmjetësonte personalisht pranë Zervës, që

çamët e larguar të kishin mundësi të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Nisur nga qëllimet

humanitare, kreu i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar vendosi kontakte me krerët e EDES-it,

ku paraqiti kërkesat e bëra nga shqiptarët, lidhur me rikthimin e tyre në Çamëri. Si

përgjigje Zerva vendosi disa kushte, të cilat Lambert pas takimit ia komunikoi parisë

çame të përmbledhura në tetë pika:

1. Popullsia muslimane çame do të mund të kthehej në vatrat e saj, duke patur

garancinë për sigurimin e jetës, nderit dhe pasurisë.

2. Ata që dispononin armë, duhet t’i dorëzonin ato te autoritetet locale e ushtarake.

3. Jeta e tyre shoqërore si shtetas grekë, që nga ai moment do të rregullohej në bazë

të ligjeve greke dhe urdhërave e kushteve të vendosura nga EDES-i.

4. Ajo pjesë e popullsisë që kishte kryer krime kundër popullsisë greke, nuk duhej të

kthehej, ndërsa pjesa që do të kthehej do të rregjistrohej në bazë të fshatrave nga

ana e një komision i cili do të ngrihej posaçërisht për këtë process. Listat me

emrat e banorëve të rregjistruar do t’u dorëzohej Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në

Janinë. Ky rregjistrim do të ishte i detyrueshëm për të gjithë. Kundër atyre

personave që ishin përgjegjës për vepra penale ndaj qytetarëve grekë apo dhe ndaj

shtetit, do të jepeshin dënime që parashikoheshin nga ligji.

5. Banorët e kthyer në shtëpitë e tyre nuk duhet të bashkëpunonin, apo të përkrahnin

organizata të tjera ushtarake të cilat ishin në luftë me EDES-in.

6. Deri në kthimin e një përgjigje nga paria shqiptare trupat edeiste do të ndërpritnin

çdo lloj aksioni kundër tyre.

7. Çamët muslimanë të cilët nuk dëshiroheshin të ktheheshin mund të shkonin në

çdo vend tjetër, mjafton që të mos u binin në qafë të krishterëve grekë, si dhe të

mos mbanin qëndrim armiqësor ndaj EDES-it..

8. Përgjigja për propozimet e bëra nga EDES, duhej të kthehej brenda datës 24 gusht

1944.727

725 AQSH, F.151, V.1944, D.101, fl.12-13. 726 “Bashkimi i Kombit”, nr.202, Tiranë, datë.27 gusht 1944, fq.1. 727 Manda, Camët myslimanë..,191-192.

Page 175: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

149

Përgjigja e nacionalistëve grekë më tepër dukej si një kurth i ngritur për të

mbyllur një herë e përgjithmonë llogaritë me shfarosjen e shqiptarëve. E gjitha kjo nuk

ishte gjë tjetër veçse një justifikim për masakrat e kryera deri tani ndaj popullsisë çame, si

dhe një mënyrë për të rikthyer ato familje që kishin braktisur shtëpitë e tyre, e për të

mbyllur njëherë e përgjithmonë çashtjen çame nëpërmjet spastrimit etnik.

Një tjetër qëllim i Zervës ishte përfshirja e popullsisë çame në luftën civile greke

dhe përdorimi i saj si forcë ushtarake kundër EAM-it. Të mësuar tashmë me premtime,

kushtet e vëna nga Zerva mbetën në letër. Ato nuk u morën në konsideratë nga paria

çame dhe krerët e saj. Sipas autorëve grekë, të cilët për fat të keq nuk janë të pakët në

numër, Zerva iu ofroi çamëve muslimanë besën dhe garanci për jetët dhe pronat e tyre,

por ata (çamët) të vetëdijshëm për fatin e tyre për bashkëpunimin me gjermanët vendosën

të largoheshin për në Shqipëri.728

Ndërkohë që kryheshin bisedimet ndërmjet palëve, Zerva kishte filluar

operacionin e spastrimit të popullsisë shqiptare në lindje të lumit Kalamas. Si rezultat i

këtyre masave të egra, një pjesë e mirë e popullsisë çame kishte kaluar lumin dhe ishte

grumbulluar në rrethinat e Filatit dhe në afërsi të kufirit greko-shqiptar, zona këto që

kontrolloheshin nga forcat partizane greke të ELAS-it.729 Duke parë mundësinë që t’i kte

nga duart për shfarosjen e popullsisë çame, Zerva i deklaroi Lambertit se ai ishte i

gatshëm që t’u ofronte një tjetër mundësi çamëve për kthimin e tyre, por pa lëvizur nga

kushtet që kishte paraqitur.730

Lambert iu drejtua edhe një herë përfaqësuesve çamë, duke i kritikuar ata për

vendimin që kishin marrë për zhvendosjen e popullsisë së pa mbrojtur civile, me

arsyetimin se tashmë Zerva do ta kishte të lirë rrugën për pushtimin e fashatrave të

braktisur dhe se ai nuk mund të bënte asngjë për ndalimin e bombardimeve nga ana e

aleatëve, gjë e cila mund të rrezikonte jetët e tyre.731 Në përfundim të letrës së tij drejtuar

përfaqësuesve çamë, ai shkruante se, “mbetem gjithnjë në dispozicionin tuaj, duke

përsëritur edhe njëherë atë që u theksova të gjithëve, se ndërmjetësimi im është

krejtësisht jozyrtar. Nuk mund të japë asnjë ndihmë për popullsinë e cila dëshiron të

emigrojë në Shqipëri, veçse në rast se të gjitha palët e interesuara bien dakord”.732

Pas Paramithisë radhën e kishin fshatrat e tjerë të banuara me shqiptarë, të cilët të

gjendur përpara planeve shfarosëse të andartëve zervistë, e kishin të pamundur të

vetëmbroheshin në kushtet e një izolimi të thellë. Nga fundi i gushtit të vitit 1944, forcat

zerviste mësynë sërish në fshatrat shqiptare të Pargës dhe zonave përreth. Në harkun e

disa ditëve, forcat edeiste sulmuan Filatin, Sajadhën dhe Gumenicën. Në datën 28 gusht,

prej këtyre forcave u ekzekutuan 49 burra dhe 8 gra.733 Egërsia e reparteve ushtarake

728 Kentritis Kyriakos, Myths an Realities About Minorities in Greece. The Case of the Moslem Cams of

Epirus, International Center for Minority, Studies and Intercultural Relations, (Sofje, 1995). 729 Manda, Çamët muslimanë…,192. 730 Po aty. 731 AYE, 1944, 42/6, pa nr.prot., Lambert për Komisionin Përfaqësues të Muslimanëve të Çamërisë, Janinë

16.8.1944. Cituar sipas Manda, Çamët muslimanë…,194. 732 Po aty. 733 “Bashkimi”, datë, 30 dhjetor 1945.

Page 176: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

150

zerviste përballë popullsisë çame ishte e madhe dhe të gjithë ata çamë të armatosur që

ziheshin ekzekutoheshin në vend.734

Komandanti i batalionit “Çamëria” Rexhep Plaku, duke denoncuar krimet e brëa

nga nacionalistët grekë gjatë verës së vitit 1944, paralajmëronte krerët komunistë në

Shqipëri, se tragjedia e popullsisë çame nuk kishte përfunduar ende. Në letrën e tij të

datës 13 shtator, dërguar Qeverisë së Përkohshme, ai bënte thirrje për marrjen e masave

urgjente që krime të tilla të mos përsëriteshin më. Ai kërkonte nga udhëheqja komuniste

shqiptare që të informoheshin aleatët anglo-amerikanë dhe ata sovjetikë, se popullsia

shqiptare e Çamërisë nuk ishte bashkëpunëtore e fashizmit, por ajo ishte e radhitur

përkrahë rezistencës antifashiste. 735 Kërkesa e tij konsistonte në faktin që, aleatët

perëndimorë të këmbëngulnin pranë qeverisë greke për ndalimin e masakrave ndaj

popullsisë çame, si dhe të merreshin masat e nevojshme për kthimin e kësaj popullsie në

territoret e shpërnguluara. Njëkohësisht komandanti i batalionit “Çamëria”, kërkonte nga

krerët komunistë të EAM-it, që së bashku të sulmonin forcat zerviste dhe ato gjermane në

Filat. “Ne politikisht humbasim shumë,- shkruante Rexhep Plaku në letrën e tij,- pasi në

të kundërt do të vertetoheshin akuzat e reaksionit, se ne ia kemi shitur Çamërinë

Greqisë”.736

Filati u bë qendra e radhës e masakrave zerviste ndaj kësaj popullsie. Në 14

shtator 1944, forcat edeiste grumbulluan në qendër të Filatit të gjithë burrat, kryesisht

djem të rinj dhe pleq, të cilët pas një gjyqi të improvizuar u ekzekutuan me akuzën e

bashkëpunimit me pushtuesit.737 Urdhëri i ekzekutimit për banorët shqiptarë të Filatit

ishte dhënë një ditë më parë nga komandanti zervist Kamara, i cili i shkruante Aristidh

Kranjës, se, duhej t’i pushkatonin të gjithë pa vonesë, pa pritur urdhëra nga komanda më

të larta, “se pastaj do të jetë shumë vonë”.738

Në bazë të këtyre urdhërave, në intervalin midis dy-tre ditëve në Filat u vranë 47

burra pranë vendit të quajtur Ura e Filatit dhe pa kaluar ende tre ditë u ekzekutuan dhe 51

çamë të tjerë pranë Spitalit të Filatit dhe vendit të quajtur Përroi i Shejlës.739 Për pesë ditë

me radhë në qytet mbizotëronte kaosi, vrasjet, djegiet dhe përdhunimet. Vetëm në qytetin

e Filatit, në harkun e një jave, numëroheshin mbi 259 persona të vrarë dhe të zhdukur pa

lënë asnjë gjurmë.

Lidhur me krimet e Zervës në Filat, autorja greke E. Manda shprehet se,

“popullsia shqiptare e mbetur në Filat, e cila nuk kishte mundur të kalonte në Shqipëri, u

përndoq pa mëshirë, pati me dhjetëra viktima, shumë shtëpi të çamëve u plaçkitën dhe u

dogjën, u shkatërruan dhe xhami”.740

Pas vrasjeve të para në Filat, forcat zerviste deklaruan se në qytet ishte vendosur

qetësia, se të gjithë banorët tashmë mund të qëndronin të pashqetësuar në shtëpitë e tyre

734 Manda, Çamët muslimanë…, 195. 735 P. Kalaja, “Pjesëmarrja aktive e shqiptarëve të Çamërisë…Artikull i botuar në Gazetën “Rilindja”

(Zvicër, 1995). Cituar sipas autorit Repishti, “Epiri jugut, Çamëria”, 85. 736 Kalaja, “Pjesëmarrja aktive e shqiptarëve të Çamërisë.., Cituar sipas autorit Repishti, “Epiri jugut,

Çamëria”, 85. 737 “Bashkimi”, datë, 30 dhjetor 1945. 738 Po aty. 739 Po aty. 740 Manda, Çamët muslimanë…, 195.

Page 177: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

151

dhe mund të lëviznin lirisht nëpër rrugët e qytetit. Kjo ishte një tjetër manovër dinakërie

nga ana e monarkofashistëve grekë, të cilët shpresonin në grumbullimin dhe më pas

masakrimin e popullsisë çame. Gjatë mbrëmjes së 23 shtatorit 1944, duke u gdhirë data

24, vetëm në Filat u vranë 47 vetë, ndërsa në Spatar nga forcat zerviste u masakruan 157

burra, gra e fëmijë të grumbulluar nga fshatrat muslimane përreth. Bilanci i viktimave

deri në fund të muajit shtator 1944, ishte 46 njerëz të therur me thika dhe 45 banorë të

tjerë të masakruar dhe djegur të gjallë në Filat.741 Edhe ajo pjesë e banorëve që për

momentin i shpëtoi ndëshkimit u nxorrën përpara një gjykate të improvizuar dhe u

dënuan me vdekje. Gjatë seancës gjyqësore njerëz të nxitur nga urrejtja e madhe që

kishin për shqiptarët çamë, thërrisnin në sallë se, “këta duan plumb kokës”, “se këta janë

turq e jo grek” e shumë akuza të tjera të paqëna.742

Një raport i Mihalis Tsianis, sekretar i zyrës së PKG për Epirin, dërguar PKG

greke në Athinë në fund të tetorit të vitit 1944, theksonte faktin se për shkak të

veprimtarisë së shtuar të trupave edeiste, në zonën e Çamërisë mbizotëronte një regjim

akoma më i keq. Sipas njoftimit, nga forcat edeiste të udhëhequar nga komandanti Vito

dhe Nanos, vazhdonin goditjet dhe arrestimet ndaj luftëtarëve të ELAS-it dhe familjeve të

tyre.743 Raporti theksonte gjithashtu dhe përgatitjet e forcave nacionaliste greke për një

goditje të radhës në Çamëri kundër popullsisë civile shqiptare. Në këtë raport, thuhej se,

“ashtu siç e shikoni dhe nga kopjet e shtypit të tyre që po ju dërgojmë (fjala është për

shtypin luftarak të organizatës së EDES-it), vazhdojnë kryeartikujt zjarrëvënës,

veçanërisht rreth Çamërisë dhe Vorio Epirit. Kanë botuar lista të tëra me emrat e çamëve

muslimanë, të cilët akuzohen se kanë therur përpara kohësh të krishterët”.744

Spastrimet në fshatrat me popullsi muslimane shqiptare në jug të Kalamas, bënë

që shumica e banorëve të largoheshin prej shtëpive të tyre. Mbasi nuk kishin asnjë

mundësi për të bërë rezistencë ndaj trupave të armatosura zerviste, çamët morën rrugën e

shtegëtimit drejt kufirit me Shqipërinë. Sulmi i trupave zerviste ndaj banorëve të

fshatrave të Filatit dhe Sajadhës u ndërmor për shkak se, kjo zonë njihej për mbështetjen

që i kishte dhënë Frontit Çlirimtar Kombëtar grek dhe se këtu forcat e Ushtrisë Çlirimtare

Popullore Greke gëzonin mbështetje të madhe. Lista e përgatitur nga zervistët me emrat e

çamëve, të cilët kishin qenë pjesë e formacioneve të Regjimentit XV të ushtrisë së ELAS-

it, e vërtetojnë më së miri këtë fakt. Vetëm gjatë kalimit në fshatin Grikohor, zervistët

vranë disa ish luftëtarë çamë të ELAS-it, si Habib Omeri, Islam Ademi, Selman Osmani,

Zeqir Ademi nga Arvenica, Kasem Jakupi nga Kuçi, Aqif Ahmeti e Isak Damo nga

Vrohori.745

Lidhur me gjendjen e mjeruar që po kalonte popullsia çame pas masakrave të

kryera nga forcat nacionaliste greke, si dhe mbështetjen që ata i dhanë lëvizjes

antifashiste nacionalçlirimtare shqiptare gjatë këtyre muajve, na njeh dhe një raport

informativ dërguar KQ të Partisë Komunistë, për Qarkorin e Gjirokastrës në të cilin

741 Memorandum i Komunitetit Antfashist të Emigrantëve Çamë në Shqipëri, drejtuar Këshillit të Sigurimit

të Kombeve të Bashkuara, Komisionit Hetimor për Trajtimin e Minoritetit Çam Shqiptar në Greqi dhe

Masakrat ndaj tyre, Shif Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar…,185. 742 “Zëri i Çamërisë”, Tiranë, datë 8 tetor 1946. 743 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar…,178-179. 744 Po aty., 179-180. 745 “Çamëria”, Nr. 14, datë 2 tetor 1991.

Page 178: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

152

thuhej se, “Me avitjen e fuqive Zerviste në kufi, populli çam i Shqipërisë ka pësuar një

farë tronditje morale. Janë grumbulluar më tepër rreth frontit dhe kanë deklaruar se janë

gati për çdo rast që të paraqitet, të marrin pjesë në luftë në qoftë së do të kërkohet ndihmë

nga forcat ushtarake partizane”.746 Si pasojë e reprezaljeve të shovinistëve grekë, deri në

muajin dhjetor të vitit 1944, vazhdoi largimi i popullsisë shqiptare nga trojet e veta në

drejtim të Shqipërisë. Vetëm në zonën e Konispolit u zhvendosën mbi 20.000 çamë, të

cilët u përballën me mungesën e ushqimeve, të barnave dhe të strehimit.747

746 AQSH. F.17/APL. V.1944. D.79, fl.66. 747 Bashkimi, Nr.240, datë 7 tetor 1945.

Page 179: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

153

4.3. Genocidi në mars 1945, shpërngulja dhe bilanci i krimeve ndaj minoritetit

çam.

Pas masakrave të para të kryera nga forcat nacionaliste greke ndaj minoritetit çam

në Greqi, si dhe me largimin e forcave gjermane, situata në Çamëri u përkeqësua. Ashtu

si dhe në të gjithë Greqinë edhe Çamëria ishte e përfshirë nga ethet e luftës civile që

kishte shpërthyer midis EAM-it dhe EDES-it. Pikërisht, për të frenuar një gjë të tillë, si

dhe për të bashkuar forcat e rezistencës greke kundër ushtrisë gjermane, oficerët e

misionit britanik në Greqi bënë përpjekje për të arritur një marrëveshje midis EAM-it dhe

EDES-it. Pas shumë bisedimesh midis përfaqësuesve të këtyre dy forcave me

ndërmjetësimin e oficerëve britanikë, në fund të muajit gusht 1944, në Kazerta të Italisë u

firmos marrëveshja e armëpushimit midis EAM-it dhe EDES-it të udhëhequr nga

Napoleon Zerva.

Në bazë të kësaj marrëveshje, si EAM-i dhe EDES-i ranë dakort për përcaktimin e

zonave të influencës, duke bërë që kufiri në veri të lumit Kalamas dhe që vazhdonte në

vijën perëndimore të Manastirit të Shën Mërisë – Dhovlas – Gjithë Shenjtorët – Libovë –

Qeramicës – Malunit, t’u përkiste partizanëve muslimanë shqiptarë, të cilët ishin pjesë e

batalionit mikst të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Greke. Ndërsa, zonat e Gumenicës dhe

Janinës e deri në zgjatimin në veri, deri në kufirin me Shqipërinë, njiheshin si zona

influence të EDES-it.748 Forcat e Regjimentit të XV të ELAS-it, të udhëhequra nga

komandanti grek Paraskas, në kundërshtim me urdhërat e dhëna nga krerët ushtarakë të

ELAS-it, vendosën që të merrnin nën kontrollin e tyre një pjesë të mirë të territoreve të

Filatit dhe Sajadhës. Një veprim i tillë nuk u prit aspak mirë nga krerët ushtarakë e

politikë të EAM/ELAS-it, të cilët urdhëruan tërheqjen e menjëhershme të trupave të këtij

regjimenti dhe kalimin e kësaj zone nën influencën e batalionit mikst, të përbërë nga

çamët shqiptarë.749

Forcat edeiste, duke mos respektuar pikat e marrëveshjes u futën në zonat e

banuara nga shqiptarët, të cilat i ishin lënë në kontroll pikërisht batalionit mikst të

Regjimentit të XV të ELAS-it. Një raport informativ i PKG, i degës së Epirit, dërguar

Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste Greke në Athinë, lidhur me futjen e trupave të

Regjimentit të X të EDES-it në Çamëri gjatë muajit nëntor 1944, njoftonte se, “ky

keqkuptim serioz (fjala ishte për shkeljen e territorit të Çamërisë, e cila në bazë të kësaj

marrëveshje i ishte njohur Rregjimentit të 15 të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Greke, i

përbërë nga grekë dhe shqiptarë çamë, shënimi ynë) i dha të drejtën EDES-sit, të shijë në

Filat dhe në Çamëri dhe të mbulojë të gjitha krimet e saj të tmerrshme”.750 Vetë EAM-i

me ushtrinë e saj, për shkak të divergjencave që ekzistonin në gjirin e kësaj lëvizjeje, nuk

ishte në gjendje që t’i bënte ballë presionit në rritje nga ana e Zervës dhe grupimeve të

748 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar.., 174-175. Raport i PKG, Zona e Epirit për Shtabin e

Përgjithshëm të UNÇP greke, datë 14 tetor 1944. 749 Po aty. 750 Po aty., 177. Raport i Partisë Komuniste Greke, Zyra e Epirit, për Partinë Komuniste Greke, mbi pasojat

e moszbatimit të marrëveshjes së Kazertës lidhur me territorin që duhet të kontrollonin partizanët shqiptarë

muslimanë.

Page 180: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

154

tjera ekstremiste nacionaliste, të cilat kishin dhe mbështetjen e misioneve britanike në

Greqi.

Duke përfituar nga situata e krijuar, forcat nacionaliste greke të udhëhequra nga

N. Zerva shprehën hapur inisiativën për të vazhduar aksionin e tyre ushtarak dhe në

krahinat e Shqipërisë së jugut. Një veprim i tillë i ekspozuar me forcë nga Zerva dhe

përkrahësit e tij, për të kaluar kufirin shqiptar u kundërshtua nga politika amerikane. Në

nëntor të vitit 1944, nënsekretari amerikan i shtetit Stetinius, i informuar rreth asaj çka po

ndodhte në Çamëri do të theksonte se; “Ne mendojmë se nuk duhet të lejojmë forcat e

armatosura greke dhe ato shqiptare të kalojnë kufirin dhe se përpjekjet e tyre për të

përzënë ose asgjesuar pakicën që i përket një gjuhe ose një grupi kombëtar të ndryshëm

nuk duhet të tolerohen”. 751 Strategjinë e Zervës për të sulmuar popullsinë çame në

brendësi të territorit shqiptar, e denoncoi hapur pranë aleatëve dhe Shtabi i Përgjithshëm i

UNÇL shqiptare, i cili iu përgjigj në të njëjtën mënyrë kërcënimit edeist.

Të gjendur përballë një përplasje midis EDES-it dhe FNCl shqiptar, si dhe duke

njohur forcën e vërtetë ushtarake të ushtrisë çlirimtare shqiptare, Shtabi Aleat i Lindjes së

Mesme i komunikoi Zervës se, “në rast se tentonte të kalonte qoftë dhe një pëllëmbë

kufirin shqiptar, do të ishte përgjegjës për atë që do të pasonte më pas”.752 Sipas aleatëve,

plani i Zervës në rast të një tentative të mundshme për kalimin e kufirit shqiptar, do të

rezultonte i paarritshëm, për shkak se forcat nacionaliste greke do të viheshin midis dy

zjarreve, ku nga njëra anë ato do të sulmoheshin nga trupat e EAM/ELAS-it dhe nga ana

tjetër do të sulmoheshin nga forcat ushtarake të LANÇ shqiptare.

Pas përpjekjeve të shumta, në dhjetor të vitit 1944, një pjesë e konsiderueshme e

krahinës së Çamërisë u vu nën kontrollin e Frontit Nacional Çlirimtar të EAM-it dhe

ELLAS-it. Si pasojë e kësaj situate të krijuar, forcat edeiste në dhjetëditëshin e parë të

janarit të vitit 1945, u larguan në drejtim të Korfuzit. Pas vënies nën kontrollin e

përkohshëm të këtyre territoreve nga ana e forcave të EAM-it, u duk se ishin krijuar

kushtet për rikthimin e popullsisë së shpërngulur çame në shtëpitë e tyre. Në vazhdën e

përpjekjeve të patriotëve çamë për të denoncuar masakrat që ishin kryer ndaj popullisë

shqiptare, si dhe për të mundësuar rikthimin e familjeve çame të shpërngulura, një

përfaqësi e kësaj popullsie e kryesuar nga patrioti Musa Demi në ditët e para të janarit

1945, mori kontakte me krerët e EAM-it dhe Komitetit Panepiriot në Janinë.753 Kërkesa e

M. Demit drejtuar udhëheqësve eamistë për të krijuar kushtet e duhura për rikthimin e

çamëve në Çamëri, u prit mirë nga komunistët grekë. Pas takimit me udhëheqësit grekë të

EAM-it, Musa Demi i shoqëruar dhe nga Jani Kondi nga fshati Finiq i Filatit, u paraqitën

në Athinë për të takuar kryeminsitrin grek Papandreu, i cili refuzoi në mënyrë të prerë të

takohej me përfaqësinë e shqiptarëve muslimanë çamë.754

Megjithë dështimin për të siguruar një takim me përfaqësues të qeverisë greke,

komisioni i përfaqësuesve të popullsisë çame nuk u tërhoq nga përpjekjet për të

përfunduar misionin që kishin ndërmarrë. Musa Demi dhe përfaqësuesit e tjerë të

minoritetit çam takuan një përfaqësi të misionit aleat në Athinë, të cilëve u bënë të njohur

751 Stetinius, Acting Secretary to A.C.Kirk, në Foreign Relations of the US, 1944 (FRUS) Vëll.III, Albania,

pp.285, cituar sipas Nazarko, Pesha e kohës në zgjidhjen e çështjes së pronësisë në Çamëri…, 323. 752 PRO/FO, 371/43564, NO.177, Philip Broad për Mac Millan, Bari 28 tetor 1944. 753 F. Liço, Probleme të marrëdhënieve…, 276. 754 “Zëri i Çamërisë”, 24 prill 1946.

Page 181: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

155

faktet rrënqethëse dhe situatën e vështirë në të cilën ndodhej popullsia shqiptare në

Çamëri.755 Premtimi i vetëm që morën përfaqësuesit çamë, ishte se problemi që ata

shtronin do të ishte në vëmendjen e aleatëve, por se ata nuk merrnin përsipër zgjidhjen

përfundimtare të çështjes dhe kthimit të familjeve çame në Çamëri.756

Përpjekjet për të mundësuar rikthimin e familjeve çame të shpërngulura në trojet e

tyre u shtuan nga forcat e majta greke dhe shqiptare. Për këtë qëllim si EAM-i grek dhe

FNÇL shqiptar, ranë dakort që popullsia e shpërngulur çame, të mund të rikthehej në

Çamëri gjatë ditëve në vazhdim. Në bazë të marrëveshjes në 6 janar 1945, Komanda e

Lartë e Regjimentit të XV të ELAS-it, iu drejtua me një thirrje Komitetit Antifashist

Çam, si dhe të gjithë emigrantëve çamë të shpërngulur nga Çamëria.757 Në këtë thirrje

theksohej fakti se, kthimi i familjeve çame në shtëpitë e tyre do të ishte i shpejtë, por ky

kthim do të fillonte vetëm në ato momente kur të merrej një vendim i përbashkët midis

qeverisë shqiptare dhe asaj të ELAS-it. Të ndërgjegjshëm për krimet e kryera nga

zervistët në kurriz të popullsisë çame, drejtuesit grekë të EAM-ELAS-it, theksonin se;

“Drama dhe katastrofa që kishte përfshirë kohët e fundit elementin musliman çam e

kishte shkatërruar plotësisht atë”.758

Paralelisht me thirrjen drejtuar minoritetit çam, Komiteti Nacionalçlirimtar i

EAM-it dhe Komiteti Panepiriot Grek, në datën 28 janar 1945, lëshuan dhe një thirrje

drejtuar banorëve të krishterë të Çamërisë, me anë të së cilës bëhej i njohur vendimi i

marrë nga Prefektura e Gjirokastrës për kthimin e refugjatëve çamë në shtëpitë e tyre.759

Në këtë thirrje porositej popullsia vendase, që të mos pengonte riatdhesimin e popullsisë

çame në shtëpitë e tyre, si dhe të merreshin masa për eleminimin e qejfmbetjeve dhe

krijimin e marrëdhënieve miqësore midis dy komuniteteve. Gjithashtu, udhëzohej

administrata provizore lokale e Çamërisë, që të merrte masa për pritjen e komunitetit

çam, që ky kthim duhej të shoqërohej me një propagandë, në të cilën të theksohej miqësia

dhe harmonia midis komuniteteve dhe dy popujve fqinjë.760 Për të kontrolluar zbatimin e

porosive të dhëna, si dhe për të ndjekur nga afër proçesin e riatdhesimit të çamëve,

Komiteti Nacionalçlirimtar i EAM-it dërgoi në terren njerëz të posaçëm. Masat e marra

nga EAM-i dhe Komiteti Panepiriot helen ishin të konsiderueshme dhe puna për

riatdhesimin e popullsisë së shpërngulur çame eci normalisht. Të inkurajuar dhe nga

bisedimet midis EAM-it dhe qeverisë shqiptare, rreth 3 000 deri në 5000 çamë vendosën

të riatdhesohen në Çamëri.

Por, pavarësisht masave të marra nga pala greke dhe garancive të dhëna nga

misioni britanik në Tiranë, një pjesë e mirë e banorëve çamë, të cilët mundën t’u

shpëtojnë masakrave të Zervës dhe që kishin parë me sytë e tyre krimet e bëra, as që

kishin ndërmend të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Koha u dha të drejtë. Shumë shpejt ky

rikthim do të rezultonte fatal për këtë pjesë të popullsisë. Vetëm disa javë më vonë, forcat

755 “Zëri i Çamërisë”, 24 prill 1946. Shif dhe F.Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 276-277, shif. Meta,

Tensioni greko-shqiptar…, 176, shif. Isufi, Musa Demi…, 266. 756 Isufi, Musa Demi…,266. 757 AMPB, D.17-18, V.1945. 758 Po aty. 759 Krapsitis, Oi musulmani…, 179. 760 Po aty.

Page 182: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

156

e Zervës do të rimernin sërish kontrollin e krahinës së Çamërisë dhe për shqiptarët fati

kishte përgatitur një tjetër akt mizor.

Rreziku i formimit të një qeverie komuniste në Greqi alarmoi misionet britanike

në Greqi dhe qeverinë e Londrës. Si rezultat i ndërhyrjes britanike për krijimin e një

qeverie kombëtare greke, në 12 shkurt të vitit 1945, midis EAM-it dhe EDES-it u

nënshkrua marrëveshja e Varkizës. Sipas kësaj marrëveshjeje, forcat e ELAS-it duheshin

të çarmatoseshin menjëherë dhe kontrollin ushtarak të Greqisë e mori në dorë qeveria

kuislinge e Ralisit.761 Marrëveshja e Varkizës përveçse ishte një kapitullim pa kushte i

EAM-ELAS-it, ajo përcaktoi përfundimisht dhe fatin e popullsisë shqiptare çame në

Greqi. EDES-i, si një forcë e cila udhëhiqej nga parime të theksuara nacionaliste dhe

antikomuniste, prej kohësh kishte një vijë konstante antiçame dhe antishqiptare në

përgjithësi. Në mars të vitit 1945, forcat zerviste të mbështetura dhe prej britanikëve

krijuan një trupë ushtarake të veçantë, e cila mori emrin “Rojat Kombëtare”.762 Detyrë

parësore e këtij formacioni ushtarak paramilitar ishte eleminimi i kundërshtarëve të tyre

politik, si dhe shfarosja e dëbimi në masë i popullsisë civile shqiptare nga Çamëria.

Në 5 mars 1945, një trup ushtarake prej 200 ushtarësh zervistë, të veshur dhe

armatosur me armatime britanike, zbarkuan nga Korfuzi në fshatin Sajadhë. Pasi rrethuan

Filatin, Shqeparin dhe Spatarin, forcat edeiste të komanduara nga Kristo Kaca, Ilia Kaca

dhe kol. Zotos rifilluan masakrimet e popullsisë civile çame.763 Në 8 mars, u vra Selam

Izeti nga fshati Spatar, ndërsa në datë 9 mars, u vra Kadri Konduri nga Sollopia. Vetëm

në datat 12 dhe 13 mars, nga trupat e komanduara prej gjeneralit zervist Zotos, në Filat u

vranë 217 çamë, nga këta 120 burra, 60 gra dhe 15 fëmijë.764

Të dhënat e masakrave të kryera nga ushtria zerviste gjatë kësaj periudhe janë

kontradiktore. Autorja greke E. Manda, e minimizon numrin e viktimave çame, duke e

çuar atë në 60-70 vetë.765 Lidhur me numrin e të vrarëve në Filat nga forcat zerviste të

udhëhequra prej kolonelit Zotos, në datën 12 dhe 13 mars, autori M. Mazower jep një

numër prej rreth 60 të vrarë në radhët e popullsisë shqiptare.766 Ndërsa numrin total të të

vrarëve çamë gjatë masakrave të marsit të vitit 1945, ky autor e çon nga 70 deri në 100

burra çamë.767 Sipas tij, pjesa e mbetur e popullsisë së këtyre fshatrave, që u shpëtoi

barbarisë së edeistëve, u largua për në Shqipëri nën shoqërimin e UNRRA-s dhe të

organizatave të tjera ndërkombëtare.768 Lidhur me masakrat e marsit në Filat kundër

popullsisë çame, autorja greke E. Manda thekson se, “si pasojë e operacioneve të

spastrimit të popullsisë çame në Filat, gjatë datave 12 dhe 13 mars u vranë rreth 60-70

çamë, e ndërsa pjesa tjetër u detyrua të largohet në drejtim të kufirit shqiptar”.769

Në datën 14 mars, bandat zerviste të udhëhequra nga Ilia Kaca, vranë Haki

Banon. Po në këtë datë, një grup familjesh çame teksa u detyruan të emigronin drejt

761 AMPB, D.3, V.1945. 762 Mazouer, After the War.., 26. 763 PRO/FO, 371/48094. Raport i Palmerit mbi vizitën e tij në Greqinë veriore, 9-14 prill 1945. 764 AMPB, D.32, V.1945. 765 Manda, Çamët myslimanë…, 203-204. 766 Mazouer, After the Ëar.., 26. 767 Po aty. 768 Po aty. 769 Manda, Çamët myslimanë...,204.

Page 183: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

157

kufirit me Shqipërinë u ekzekutuan gjatë rrugës. Nga dëshmitë e treguara nga të

mbijetuarit, rezulton se nga forcat edeiste u vranë rreth 40 burra.770 Në 16 mars, forcat

edeiste të udhëhequra nga Kosta Tasho dhe Fete Noti nga Smarta, ekzekutuan Hysen

Shabanin së bashku me djalin e tij Jakupin dhe vëllanë Riza Shabanin.771 Pas ekzekutimit

të burrave të familjes Shabani, pjesa tjetër e mbetur mori rrugën për në drejtim të kufirit

me Shqipërinë, duke braktisur gjithçka. Autori grek J. Sharras, e përshkruan në këtë

mënyrë eskodin e madh të refugjatëve çamë drejt kufirit me Shqipërinë; “Mijëra burra,

gra e fëmijë, me dhimbje e keqardhje në fytyrat e tyre, niseshin me ç’mundnin të merrnin

me vete, në rrugën e shpëtimit”.772

Pasojat e masakrave të andartëve grekë ndaj minoritetit çam në Greqi ishin mjaft

të rënda. Shifrat e shpërnguljes së popullsisë muslimane çame nga Çamëria, tashmë janë

pranuar nga të gjithë organizmat ndërkombëtarë. Sipas të dhënave zyrtare, numri i

refugjatëve çamë të shpërngulur me dhunë nga Greqia gjatë viteve 1944-45 është rreth 25

000 vetë. Të masakruar dhe të humbur gjithsej rezultojnë 2 300 persona, të vdekur

rrugëve gjatë largimit për në Shqipëri e zona të tjera numërohen rreth 2 400 vetë. U

dogjën tërësisht dhe u shkatërruan mbi 61 fshatra shqiptare të Çamërisë, ku numri i

shtëpive të djegura e të plaçkitura shkon në 5800. U rrëmbyen mbi 17 000 krerë bagëti

dhe mbi 110 000 të tjera humbën, apo ngordhën. Përsa u përket prodhimeve bujqësore,

rreth 1 730 000 okë drithëra dhe 620 000 okë vaj shkuan dëm, ose u rrëmbyen nga bandat

greke. Në total, humbjet në produkte të prodhimeve bujqësore për vitin 1944-45 për

bujqit çamë ishin 4 000 000 okë drithëra, 3 700 000 okë misër dhe 2 990 000 okë vaj.773

Pas çlirimit të Greqisë nga forcat nazifashiste, qeveria greke në detyrë miratoi një

Kod Penal të Posaçëm, me qëllim ndëshkimin e të gjithë atyre që konsideroheshin

bashkëpunëtorë me italianët, bullgarët dhe gjermanët. Nëpërmjet akteve kushtetuese774

dhe ligjeve,775 u rregulluan hollësitë e nevojshme për të përfshirë nën juridiksionin e

Gjykatave Speciale, krimet që do të gjykoheshin prej tyre dhe dënimet që do të jepeshin

në bazë të fajit të kryer nga individë apo grupe të ndryshme të popullsisë. Nëpërmjet

këtyre akteve e ligjeve, parashikohej se në varësi të shkallës së veprimit që kishte kryer i

pandehuri, gjykata speciale do të shprehej për sekuestrimin e pjesshëm apo të plotë të

pasurisë së personit. Ky ligj special, ndër të tjera ishte përgatitur prej qeverisë greke, me

qëllim që të përfundonte njëherë e mirë punën e nisur për konfiskimin e pasurive të

minoritetit çam në Greqi që pas vitit 1913.

Në bazë të këtyre urdhëresave, më 23 maj të vitit 1945, Gjykata Speciale e

Janinës dënoi me vdekje në mungesë 1930 çamë shqiptarë, të cilët sipas vendimit të kësaj

gjykate, u cilësuan bashkëpunëtorë të pushtuesve. Po nga kjo gjykatë, vetëm katër ditë

më vonë, më 27 maj 1945, u dënuan me vdekje edhe 79 çamë të tjerë me të njëjtën akuzë.

770 Dervishi, Masakrat në Çamëri, 166-167. Dëshmi e Reshat Resulit dhënë Komisionit Hetimor të

Kombeve të Bashkuara në datë, 26.2.1947. 771 Po aty., 124. Rrëfim i Sadrije Hysenit dhënë Komisionit Hetimor të Kombeve të Bashkuara në datë,

26.2.1947. 772 Sharras, Istoria tis…., 667. 773 Gazeta “Bashkimi”, 30 dhjetor 1945. 774 Fletorja Zyrtare e Qeverisë Greke I, nr.12, botuar në datë 21.01.1945 775 Ligji detyrueshëm 533/1945 “Për ndryshimin, plotësimin dhe kodifikimin e Aktit Kushtetues nr.6/1945,

mbi imponimin e sanksioneve, etj. Fletorja Zyrtare e Qeverisë Greke I, nr.224, datë 3.9.1945.

Page 184: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

158

Si detyrim ndaj gjithë të dënuarve çamë me akuzën për bashkëpunim me armikun, u

vendos masa e konfiskimit të pasurisë së tyre, përfshi dhe atë që ndodhej në duart e

bashkëshortëve, fëmijve dhe familjarëve të tjerë që kishin lidhje me ta. Në këtë mënyrë

shteti grek sanksionoi në mënyrë ligjore, ashtu siç kishte vepruar dhe më parë, vjedhjen

dhe konfiskimin e pasurive të minoritetit çam në Greqi.

Zhdukja dhe spastrimi etnik me çdo kusht i shqiptarëve u bë ndër detyrat më të

rëndësishme për andartët grekë. Dëbimi masiv dhe masakrat e kryera prej tyre mbi

shqiptarët çamë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në përfundim të saj, përveçse solli

dëme të pallogaritshme për minoritetin shqiptar, ai la gjurmë në marrëdhëniet midis dy

popujve fqinjë. Nacionalistët grekë u munduan të justifikonin masakrën e kryer ndaj

popullsisë çame me pretekstin se, popullsia çame u largua me dëshirën e vet, pasi sipas

tyre, kjo pjesë e popullsisë e ndjeu se i priste ndëshkimi për shkak të rolit si

bashkëpunëtorë të nazistëve. 776 Për ta, masakra e kryer ndaj popullsisë muslimane

shqiptare kishte ndodhur më parë se ky territor të pushtohej nga trupat ushtarake

qeveritare greke dhe para se në Çamëri të vendosej autoriteti shtetëror grek.777

Masakra e bërë nga shovinistët grekë ndaj popullsisë civile muslimane shqiptare,

nuk ishte diçka e rastësishme. Kjo masakër ishte një vepër e kurdisur mjaft mirë në

kuadër të politikave shoviniste greke të Megaliidesë. Napoleon Zerva e pohonte me gojën

e vet një politikë të tillë të shtetit grek, teksa i shkruante një miku të tij disa vite më vonë

se, “duhet t’u rikujtojmë bashkëatdhetarëve tanë se kush e çliroi Çamërinë nga shqiptarët,

të cilët për pesëqindvjetë shkelnin në qafë helenizmin”.778 Pa kaluar shumë kohë nga

përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, autoritetet greke me kënaqësi të madhe njoftonin

se, në qytetin e Pargës kishin mbetur vetëm 113 çamë, nga këta; 79 gra, 34 fëmijë dhe

pjesa tjetër pleq në moshë të thyer. 779 Si për të konfirmuar bilancin e viktimave të

shkaktuara nga shteti grek dhe nga forcat nacionaliste greke ndaj popullsisë shqiptare

çame në Greqi, autorja greke E. Manda shprehet se, “Në këtë mënyrë u mbyll një cikël i

gjakderdhjes në Epir, cikël që kishte filluar shumë më herët, qysh prej vitit 1940”.780

776 Meta, Tensioni greko-shqiptar…, 193. 777 PRO/FO.371/48094. Memorandum i qeverisë greke dërguar qeverisë britanike më 11 dhjetor 1945. 778 Hasan Minga, Hilmi Saqe, Genocidi grek kundër Çamërisë vazhdon, (Tiranë, Arbëria, 2004), 54. 779 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar…,146. Njoftim i Komandantit të Stacionit të Xhandarmërisë

Mbretërore Greke në Pargë për Prefektin e Prevezës, datë 20.1.1947. 780 Manda, Çamët myslimanë..,198.

Page 185: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

159

4.4. Qëndrimi i gjermanëve, misioneve britanike dhe forcave politike greke ndaj

spastrimit etnik në Çamëri.

Greqia ishte i vetmi vend në Europë nga kampi i fituesve, ku bashkëpunëtorët

fashistë me pushtuesin, kuislingët dhe tradhëtarët, dolën përsëri fitues. Britania e Madhe

si një fuqi e konsiderueshme politike dhe ushtarake evropiane kundër Boshtit, luajti një

rol të rëndësishëm në vendosjen e pozitave ideologjike në gadishullin e Ballkanit. Si

gjithnjë e kujdesshme për të mos iu kundërvënë interesave të Greqisë në rajon, Londra

bëri çdo përpjekje që interesat e aleates së vjetër të saj, të mos cënoheshin për asnjë çast,

pavarësisht rrethanave që krijoheshin. Roli i misioneve britanike në rajonin e Ballkanit

gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte përcaktues, përsa i përket vendosjes së regjimeve të

pas luftës në shtetet ballkanike. Po kaq vendimtare ishin dhe veprimet apo mosveprimet e

qeverisë britanike përsa i përket çështjes shqiptare në rajon.

Akuzat se, Britania e Madhe mbështeste rivendikimet greke ndaj Epirit të Veriut,

u pasqyruan dhe në shtypin e shkruar britanik. Gazeta londineze New Cronicle, në një

artikull të saj të datës 25 shtator 1944, teksa përshëndeste marrjen në kontroll nga forcat

partizane shqiptare të qytetit të Gjirokastrës, hidhte dyshime se a do të ishin të zotë

shqiptarët t’a mbanin gjatë këtë qytet. 781 Në shkrimin e tij, autori F. W. Walbank,

theksonte faktin se, pavarësia e Shqipërisë që nga krijimi i shtetit shqiptar ka qenë e

garantuar prej Fuqive të Mëdha. Gjithashtu, në shkrimin e tij ky autor shtonte se, “kjo

garanci nuk do të kishte asnjë vlerë, nëse po, këto Fuqi marrin vendimin që Shqipërisë t’i

shkëputen territore nga viset jugore të saj”.782 Autori, pasi i bënte jehonë luftës së popullit

shqiptar dhe atij grek përkrahë forcave aleate perëndimore, shtonte se, “për asnjë palë

nuk duhej të kishte rivendikime të njëanëshme në favor të njërit apo tjetrit shtet, pa marrë

më parë në konsideratë plebishitin dhe vullnetin e popullsive”.783

Për Britaninë e Madhe dhe diplomacinë e saj momenti kur Italia pushtoi

Shqipërinë nuk përbënte asgjë të veçantë, pasi ky qëndrim justifikonte interesat italiane

në rajon dhe veçanërisht ato mbi Shqipërinë.784 E ndodhur tashmë përpara faktit se, Italia

kishte cënuar aletaten e saj të vjetër, si dhe kishte prishur planet strategjike britanike,

duke pushtuar ishujt grekë, politika e Londrës shpejtoi të hartonte plane, për të nxitur

rajonin e Ballkanit në luftë kundër Italisë. Pushtimi i ishujve grekë nga ana e Italisë, të

cilët për Britaninë e Madhe përbënin pikat më nevralgjike që do të shërbenin si baza gjatë

konfliktit me Boshtin, risolli në vëmendjen britanike edhe njëherë çështjet aq të nxehta të

politikës ndërkombëtare në Ballkan.

Menjëherë Ministria britanike e Luftës hartoi plane lidhur me aktivizimin e

rezistencës antiitaliane në Greqi dhe në të gjithë ato vende ku ishte instaluar regjimi

fashist. Në planet e hartuara nga kjo ministri për të nxitur revolta dhe veprime të

armatosura në rajon kundër ushtrisë italiane, bënin pjesë dhe shqiptarët. Planet e

diplomacisë britanike ndryshonin sa herë që ndryshonin dhe raportet e forcave politike

dhe ushtarake në rajonine Ballkanit. Politika britanike në Greqi gjatë Luftës së II 781 AQSH, F.151, V.1944, D.72. fl.1. 782 Po aty. 783 Po aty. 784 DDI, Ottava serie, vol.XI, 1935-1939, dok.496, fq.588.

Page 186: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

160

Botërore kishte dy synime. Objektivi i parë ishte afatshkurtër, pasi ai lidhej

drejtëpërdrejtë me krijimin e rezistencës antigjermane, ndërsa objektivi tjetër lidhej me

dominimin britanik në Greqi dhe Mesdhe pas përfundimit të kësaj lufte.

Spastrimi etnik i popullsisë shqiptare çame nga trojet e veta u bë nën syrin e

britanikëve dhe të trupave gjermane. Si gjatë luftës dhe pas saj, të dy palët fajësonin njëra

tjetrën për neglizhencën e treguar apo për aprovimin e kësaj masakre të kryer nga forcat

zerviste greke, ndaj popullsisë civile shqiptare. Dokumentet britanike theksojnë rolin që

patën gjermanët në inkurajimin dhe nxitjen e forcave ushtarake zerviste për të kryer

masakrën ndaj popullisë shqiptare dhe dëbimin e tyre, pasi gjermanët me urdhërat e

dhëna ndikuan drejtëpërdrejtë në çarmatosjen e popullsisë shqiptare çame dhe lënien e

tyre në mëshirë të fatit.785

Lidhur me masakrat e kryera ndaj minoritetit shqiptar në Greqi, kreu i misionit

aleat britanik pranë shtabit të Napoleon Zervës konfirmonte se; “Dëbimi i shqiptarëve u

krye sigurisht përmes një gjakderdhjeje të madhe, siç ishte ajo në Filat, e cila nuk mund

të falet”.786 Studiuesi grek Jani Sharra, duke folur për mbështetjen që Zerva siguronte prej

misionit aleat britanik në Greqi, shkruan se; “Disa familje çame të tmerruara nga krimet e

Zervas, iu drejtuan konsullatës britanike për të gjetur shpëtim, por kjo zyrë në vend që t’i

strehonte dhe t’i shpëtonte prej Zervës, i dorëzoi të gjithë shqiptarët tek forcat e EDES-

it”, të cilët i masakruan në sytë e anglezëve.787

Ndihmën e dhënë nga oficerët britanikë, për të lejuar kalimin e forcave të EDES-it

për “arsye operacionale” në zonën e Filatit dhe në fshatrat përreth, e pohon dhe studiuesi

tjetër grek J. Margaritis, i cili thekson se, “forcat e EDES-it me ndihmën e oficerëve

britanikë që ndodheshin në zonë, si dhe me urdhërin e gjeneralit britanik Skobi, kaluan në

veri të lumit Kalamas”.788 Objektivat gjoja ushtarake dhe operacionale, që mendonin të

kryenin forcat zerviste me ndihmën e oficerëve britanikë, fshihnin dy misione të

posaçme. Këto misione të fshehta kishin të bënin kryesisht me shpartallimin e forcave të

Batalionit të XV të ELAS-it, i cili ishte i përbërë nga të ashtuquajturit “turko-shqiptar”

dhe përsëritjen e masakrave në Filat dhe fshatrat përreth. 789 Euforia e EDES-it për

përbushjen e këtij misioni “kombëtar”, shkonte deri në atë masë sa që ata hodhën dhe ide

të tilla se, “detyrën e nisur mund ta vazhdonin edhe në brendësi të territorit shqiptar”.790

Studiuesit e njohur të çështjes shqiptare dhe asaj ballkanike James Pettifer dhe

Miranda Vickers, fajësojnë veçanërisht britanikët, lidhur me masakrën e kryer gjatë luftës

ndaj popullsisë çame. Sipas tyre, problemi çam është një krijesë dhe përgjegjësi e

drejtëpërdrejtë e britanikëve dhe e ekstremistëve të djathtë grekë gjatë Luftës së Dytë

Botërore.791 Tashmë është e provuar, se britanikët ishin krejtësisht në dijeni të masakrave

që ndodhnin në Çamëri gjatë periudhës pranverë – verë 1944 dhe ato të vitit 1945. Në

lidhje me përgjegjësitë e misionit ushtarak britanik në Greqi lidhur me masakrat e

785 A.I.H, PRO/FO. 371/48094, Raport i Palmerit mbi udhëtimin e tij në Greqinë veriore, 9-14 prill 1945. 786 A.I.H, 787 Sharra, Istoria …., 669. 788 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar.., 142. 789 Po aty. 790 Manda, Çamët myslimanë..,196-197. 791 James Pettifer, Miranda Vickers, Çështja shqiptare, Riformëzimi Ballkanit, (Tiranë, Bota Shqiptare,

2007), 384-385.

Page 187: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

161

nacionalistëve grekë ndaj minoritetit çam, historiani Beqir Meta thekson se, ndonëse

britanikët ishin në dijeni të plotë të asaj ç’ka ndodhte në Çamëri me popullin çam, ata i

kryen tepër vonë hetimet lidhur me këto ngjarje. Sipas tij, edhe në rastin e mbledhjes së

provave për hetimin e çështjes, britanikët kishin si informacion të vetëm burimet greke.792

Edhe historiani me origjinë minoritare greke F. Liço, e pranon rolin e madh që kishin

forcat britanike në genocidin e ushtruar nga trupat zerviste ndaj popullit çam. Sipas tij,

nën besën dhe ndërhyrjen e misionarëve britanikë, çamëve iu garantua paprekshmëria,

nëse ata do të dorëzonin paqësisht armët dhe nuk do të bënin asnjë rezistencë ndaj

trupave nacionaliste.793

Në raport me përgjegjësinë që duhet të mbajnë palët pjesëmarrës të drejtëpërdrejtë

ose jo në këtë masakër, shumica e autorëve në analizën që i bëjnë ngjarjeve të ndodhura

në përfundim të luftës, ngarkojnë me përgjegjësi britanikët. Ishte vetë kreu i misionit

britanik pranë Zervës, Christopfer Woodhouse, ai i cili nxiti ekstremistët zervistë që, me

pretekstin e realizimit të planeve të ushtrive aleate për pushtimin e Ballkanit dhe largimin

e gjermanëve, të kryenin masakrën ndaj popullsisë së pa mbrojtur çame.794

Gjatë masakrave të Zervës ndaj popullsisë shqiptare çame, roli i britanikëve nuk

ishte thjesht ai i sehirxhiut. Misioni britanik i atashuar pranë Zervës pretendonte, se ishte

i pafuqishëm të ndalte vrullin e zervistëve dhe masakrat e tyre ndaj popullsisë civile

shqiptare në Çamëri. Mirëpo shënimet e lëna nga kreu u misionit britanik C. Woodhouse,

tregojnë krejt të kundërtën e asaj çka pretendohet. Lidhur me ngjarjet dhe masakrat ndaj

popullsisë shqiptare çame, Woodhouse në shënimet e tij shkruan se: “Zerva i nxitur nga

Misioni Aleat i drejtuar nga unë, i ndoqi ata (çamët) prej shtëpive të tyre në vitin 1944,

me qëllim lehtësimin e operacioneve ndaj armikut”.795 Woodhouse pranon se, në realitet

Zerva kreu krime ndaj shqiptarëve çamë, por ai asnjëherë nuk ka folur për krimet reale,

për numrin e shqiptarëve të vrarë, apo për dëmet që i janë shkaktuar kësaj popullsie prej

aleatëve të britanikëve në Greqi. Edhe pse pranon faktin se ka patur masakra të forcave

zerviste ndaj popullsisë shqiptare çame, Woodhouse në asnjë moment të reflektimit të tij

pas lufte, nuk jep shpjegime lidhur me qëndrimin indiferent apo dhe mbështetës ndaj

aksioneve të Zervës gjatë masakrave në Çamëri. Si një antikomunist dhe antishqiptar deri

në fund të jetës së tij, ai kurrë nuk shfaqi ndonjë ndjenjë pendimi, edhe pse në vetvete

ishte tërësisht i bindur se ndaj çamëve ishte kryer një genocid i vërtetë. Për kreun e

misionit britanik, “çamët, thjesht morën atë që meritonin”.796

Diplomacia britanike, e cila në saj të mosveprimit kishte toleruar masakrat e

Zervës ndaj popullsisë shqiptare në Greqi, nuk kishte dëshirë për të ndërhyrë pranë

qeverisë greke, për zgjidhjen e problemit çam. Për Londrën zyrtare kjo çështje ishte një

problem i cili mund të zgjidhej në rrugën e bisedimeve midis qeverisë greke dhe asaj

shqiptare. Madje edhe pas kryerjes së krimeve prej trupave zerviste, misionet aleate

britanike në Greqi dhe Shqipëri nguruan të ndërmernin hetime asnjanëse për të nxjerrë

përpara drejtësisë fajtorët përgjegjës. Një fakt të tillë e pohon nënkoloneli Palmer, i cili

në raportin e tij të zgjeruar dërguar shefit të misionit britanik në Tiranë në mesin e muajit

792 Meta, Tensioni greko-shqiptar.., 200. 793 Liço, Probleme të marrëdhënieve…, 263. 794 Pettifer, Vickers, Çështja shqiptare…,385. 795 A.I.H, (PRO-FO).371/48094/18138. Shënim i Cris Woodhouse, datë 16 tetor 1945. 796 Po aty.

Page 188: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

162

prill 1945, lidhur me kryerjen e hetimeve rreth kësaj ngjarjeje, thotë se, “deri në atë kohë

asnjë hetim nuk qe bërë dhe se trupat britanike nuk kishin mbërritur në zonën e Filatit”.797

Misioni britanik në Tiranë jo vetëm që nuk dënoi krimet e kryera nga zervistët kundër

minoritetit çam në Greqi, por krerët e tij u munduan që fajin t’ua hedhin forcave eamiste

greke, me pretendimin se gjatë kohës që u kryen këto masakra Çamëria, kjo krahinë ishte

nën kontrollin e forcave të EAM/ELAS-it.798

Pas masakrave të forcave zerviste, kërkesa të shumta në drejtim të misionit

britanik në Tiranë për hetimin e ngjarjeve dhe masakrave në Çamëri erdhën dhe nga

organizatat çame në Shqipëri dhe nga përfaqësues të kësaj popullsie. Në kërkesat e

përsëritura, kërkohej prej Misionit Aleat Britanik në Tiranë që të ngrihej një komision

hetimor, në përbërje të të cilit të kishte dhe përfaqësues nga popullsia shqiptare çame.799

Ndonëse kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor u mor në konsideratë nga

kreu i misionit britanik në Tiranë Hodgson, ajo për pjesëmarrjen në përbërje të komisionit

të një përfaqësie të shqiptarëve çamë, u hodh poshtë. Kërkesat e njëpasnjëshme të

popullsisë çame, drejtuar kreut të misionit britanik në Tiranë gjeneralit Hodgson, e

detyruan këtë të fundit që së bashku me zëvendësin e tij nënkolonelin Palmer, në

pranverë të vitit 1945 të udhëtonte në qytetin e Sarandës, ku gjendeshin pjesa më e madhe

e familjeve të refugjatëve çamë të shpërngulur. Pas takimit që pati me përfaqësues të

popullsisë çame, nisur nga dëshmitë e emigrantëve çamë, si dhe nga të dhënat paraprake

të ardhura nga hetimet e Palmerit, Hodgsoni pranonte faktin se, mbi këtë popullsi ishte

ushtruar dhunë dhe persekutime nga ana e monarko-fashistëve grekë. Madje, gjenerali

Hodgson nuk harroi as të falenderonte punën e mirë të bërë nga Fronti Nacionalçlirimtar

shqiptar, në kuadër të dhënies së ndihmës për këtë popullsi në nevojë.800 Pas marrjes në

pyetje të shumë çamëve të dëbuar me forcë nga Greqia, Hodgsoni u kthye në Tiranë,

ndërsa ndihmësi i tij Palmer, e vazhdoi misionin përtej kufirit shqiptar, me qëllim

mbledhjen e dëshmive nga të mbijetuarit dhe nga anëtarët e misionit ushtarak britanik në

Greqi.

Objekt kryesor i hetimit nga ana e Palmerit, ishte mbledhja e të dhënave dhe

fakteve nëpërmjet burimeve nga autoritetet britanike në Greqi, rreth masakrës së kryer

nga zervistët në kurriz të popullsisë shqiptare. Me shpresën se, faktet e mbledhura rreth

masakrës dhe tragjedisë së popullit çam, do të ndihmonin britanikët në marrjen e masave

për parandalimin e tyre, si dhe për ndëshkimin e autorëve të vërtetë, kreu i Komitetit

Çam, Musa Demi, porositi përfaqësues të shumtë të popullsisë shqiptare çame që të

vazhdoni mbledhjen e të dhënave dhe dëshmive për t’ia dërguar më pas grupit hetimor

britanik të ngritur për këtë qëllim.801

Gadishmëria e treguar nga kreu i misionit britanik në Tiranë për një hetim të

drejtë të ngjarjeve të ndodhura në Çamëri, nuk e bindi aspak Musa Demin, i cili në

kujtimet e tij shkruante se; “I mësuar nga përvoja e hidhur nga e shkuara jo e

largët….edhe nga ky mision dhe nga z. Palmer nuk prisnim asgjë, përkundrazi mund të

na servirej ndonjë shpifje tjetër e shëmtuar, nga ato që grekët dinë të gatuajnë me

797 AMPJ, V. 1945, D. 11, Raporti i Nënkolonel Palmerit. 798 Po aty., Shif dhe Dervishi, Masakra në Çamëri..,51. 799 AMPJ, V. 1945, D.59/1, fl.6. 800 Dervishi, Masakra në Çamëri, 90. 801 AMPJ, V.1945, D.59/1, fl.6.

Page 189: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

163

mjeshtëri në kuzhinat e tyre dhe në këtë drejtim me të huajt kanë qënë gjithnjë të

sukseshsëm”.802

Duke patur të drejtë në gjykimin e tij ndaj qëndrimit që do të mbanin anëtarët

britanikë të komisionit hetimor të kryesuar nga nënkolonel Palmer, Musa Demi

parashikonte se, grekët do të ishin të aftë të mbulonin si gjithnjë krimet e kryera. Kjo

bindje ishte formuar jo vetëm në mendjen e Musa Demit, por edhe të të gjithë çamëve

shqiptarë të cilët e ndjenin mungesën e dëshirës dhe paaftësinë e Plamerit për të zbuluar

të vertetën e hidhur, një e vërtetë ku ishin të përfshirë dhe oficerët britanikë në Greqi.

Ashtu siç besohej që në fillim, Palmeri iu shmang tërësisht ballafaqimit të fakteve

të nxjerra nga shqiptarët, të cilët i përjetuan dhe i panë me sytë e tyre krimet greke. Në

vend që të mblidhte informata, Palmeri pyeste oficerët zervistë rreth qëndrimit që kishin

mbajtur çamët gjatë pushtimit italo-gjerman të Greqisë.803 Një veprim i tillë, më tepër

ngjante si një përpjekje për të justifikuar masakrat zerviste ndaj popullsisë shqiptare, se sa

zbardhjes të së vërtetës. Madje për t’iu përgjigjur pyetjeve të tij, Palmeri kishte marrë në

cilësinë e dëshmitarit një nga armiqtë kryesor të shqiptarëve dhe një pjesëmarrës të

drejtëpërdrejtë në masakra, majorin zervist Sarandis. Pyetjes së Plamerit lidhur me

qëndrimin e popullsisë shqiptare çame gjatë kohës së luftës, majori zervist iu përgjigj se,

“çamët kishin bashkëpunuar me pushtuesin, se ata kishin bërë shumë krime ndaj të

krishterëve ortodoksë dhe se kjo kishte sjellë një urrejtje të madhe ndaj çamëve, sa që në

luftën e forcave të EDES-it kundër tyre do të bashkoheshin dhe element të ELAS-it”.804

Mashtrimet e Sarandis ndaj pyetjeve të adresuara nga Palmeri vazhdonin

pafundësisht, kur ai u pyet rreth masakrave të ndodhura ndaj popullsisë shqiptare çame

gjatë muajve qershor-shtator të vitit 1944 në Paramithi, si dhe gjatë periudhës së muajit

mars të vitit 1945 në Filat. Sarandis argumentonte në përgjigjet e tij, se prej grekëve

pranohej se ishin kryer krime nga të dyja palët, pra si nga shqiptarët dhe nga grekët.

Gjithashtu, Sarandis e kishte bërë të besonte Palmerin se, gjenerali Zerva dispononte

dokumente të besueshme, të cilat sipas tij, “vertetonin krimet e bëra nga çamët

shqiptarë”, ashtu dhe nga andartët e tij. Për krimet e kryera nga grekët ndaj shqiptarëve

çamë, ai deklaronte se, këto nuk ishin kryer nga forcat zerviste të EDES-it, por nga disa

të krishterë, të cilët kishin vepruar pa dijeninë e Napolon Zervës, e në kundërshti të plotë

me urdhërat e tij.805 Lidhur me numrin e viktimave dhe të vrarëve çamë shqiptarë, majori

grek deklaronte se numri i tyre nuk i kalonte të 60 vetëve, duke mohuar tërësisht ngjarjet

makabre të ndodhura gjatë verës së vitit 1944 dhe marsit të vitit 1945.806

Megjithë qëllimin final që kishte vizita e Plamerit në Greqinë e Veriut, misioni i

tij nuk arriti përfundimisht të sillte argumente të plota për të ndëshkuar fajtorët e vërtetë

të masakrave ndaj minoritetit çam në Greqi. Duke u munduar në një farë mënyre të

justifikonte krimet e bëra nga zervistët ndaj popullsisë shqiptare, Palmeri argumentonte

se dëshira e shqiptarëve të Greqisë për të parë një ditë Çamërinë t’i bashkohej Shqipërisë,

i shtyu ata të bashkëpunonin me italianët.807

802 Isufi, Musa Demi…, 274. 803 AMPJ, V.1945, D.59/1, fl.6. 804 AMPB, V.1945, D.18, fl.24. 805 Po aty., V.1945, D.11, fl.12. 806 Po aty. 807 Dervishi, Masakra në Çamëri, 98.

Page 190: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

164

Lidhur me argumentin se, 400 deri në 700 luftëtarë çamë, ishin rreshtuar me armë

në dorë në krah të forcave çlirimtare të EAM-it, Palmeri e justifikonte këtë me dëshirën e

shqiptarëve për të luftuar më tepër kundër forcave të EDES-it se sa kundër gjermanëve.808

Për të justifikuar krimet e bandave zerviste ndaj popullsisë civile shqiptare në

Greqi, Palmeri deklaronte në raportin e tij se, “këta njerëzit lokalë të EDES-it, kanë

vuajtur shumë nga minoriteti, si nga bashkëpunëtorët e gjermanëve dhe nga ata që qenë

në bandat e ELAS-it”.809 Ndërsa britanikët gjenin forma të ndryshme për të justifikuar

krimet e grekëve kundër shqiptarëve çamë, misioni amerikan në Shqipëri e drejtonte

gishtin e akuzës kundër Zervës dhe gjithë klasës politike greke. Për amerikanët, ngjarjet e

ndodhura ndaj minoritetit shqiptar në Greqi, e veçanërisht gjatë viteve 1944-45, ishin

veprime të qëllimshme të grekëve, të cilët duke gjetur pretekst te aktiviteti

kolaboracionist i disa çamëve, gjetën rastin e volitshëm të çlironin Greqinë nga një

problem që i kishte krijuar asaj kokëçarje të mëdha gjatë gjithë kësaj periudhe.810

Po në muajin prill të vitit 1945, një tjetër raport i misionit ushtarak britanik në

Greqi për çështjen çame iu dërgua ministrisë së jashtme britanike. Ky raport nuk ishte gjë

tjetër veçse një përmbledhje e informacioneve të marra në rrugë dytësore nga oficerët

britanikë në terren, pas bisedave të tyre me Palmerin gjatë vizitës së tij në Greqi gjatë

javës së dytë të muajit prill. Në raport fillimisht pranohej, se ndaj çamëve shqiptarë ishin

kryer krime, por sado të qortueshme të ishin ato, ishin të kuptueshme, për sa kohë që i

kishin shërbyer kauzës së aleatëve në luftë ndaj pushtuesve.811 Mbështetur mbi të dhënat

e siguruara nga Libri i Bardhë grek, ky raport i përfytyronte çamët si një popullsi

gjaknxehtë dhe që vazhdimisht prodhonin dhunë, duke i krahasuar ata me fiset malore të

rajoneve ballkanike.812

Duke u munduar të justifikonte masakrat e kryera nga nacionalistët grek kundër

popullsisë çame, zyrtari britanik në Athinë citonte se, çamët u gjykuan nga karriera e

njohur kriminale e disa individëve dhe se kjo popullsi ka qenë e përfshirë në sjelljen e

shkatërrimit në zonën ku ata banonin. Për të justifikuar krimet e aleatëve të tyre grekë,

raporti theksonte se, “të paktën dy herë minoriteti shqiptar çam ka qenë i përfshirë në

shkatërrimet e zonës, ku ata jetojnë”.813 Në vazhdimësi raporti vijonte duke theksuar se,

“pozicioni gjeografik, shtrirja e bregdetit shqiptar përballë ishullit të Korfuzit, kishte qenë

një nxitje e përhershme për nacionalistët e zjarrtë grekë dhe se gjatë lëvizjes së

rezistencës, çamët i kishin shqetësuar sërish grekët, duke vepruar me bandat e tyre midis

bregdetit dhe forcave të gjeneral Zervës. Ata ia prenë lidhjet Zervës ose të paktën

penguan lidhjet e tij me kolegët e vet në Korfuz. Çamët përfaqësonin për Aksin një

element nacionalist antigrek. Nuk duhet harruar se Zerva, kur u godit dhjetorin e kaluar

nga ELAS-i, u ankua se ai ishte goditur, gjithashtu edhe nga shqiptarët. Këta më shumë

808 Po aty., 92. Raport i Ministrisë së Punëve të Brendshme të RPSH, mbi vizitën e anëtarëve të misionit

britanik gjatë vitit 1945. 809 Po aty., 93. 810 NADS, 875.4016/9-2485, Raport i Herry T. Fultz për Departamentin Amerikan të Shtetit, Tiranë

28.9.1945. Cituar sipas Manda, Çamët muslimanë…, 215. 811 PRO/FO.371/48094. Raport i R.A. Leeper dërguar Antony Eden, Athinë 23 prill 1945. Cituar sipas

Destani, Elsie, The Cham Albanians…, 359-360. 812 Po aty. 813 Po aty.

Page 191: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

165

mundësi ka që të ishin çamët, sesa ndonjë forcë nga Shqipëria”.814 Raporti përfundonte

me justifikimin e veprimeve të andartëve grekë ndaj popullsisë çame, duke theksuar se,

“në këto kushte aktivitetet antiçame në Epir, si pjesë e Greqisë ishin të kuptueshme”.815

Nga ana e saj qeveria e Athinës diti t’u bëj bisht përgjegjësive dhe kritikave të

drejtuara në adresë të saj, lidhur me masakrat e kryera ndaj shqiptarëve muslimanë.

Politika greke dhe shtypi i saj i cilësonte si gënjeshtra, ato ç’ka deklaronin organizatat

çame dhe qeveria shqiptare rreth masakrave të kryera nga Zerva ndaj tyre. Autori grek

Athanas Konduras, në një artikull të shkruar në gazetën greke “Ipiritikon” më 17 maj

1945, mundohej të hidhte poshtë të gjitha akuzat e bëra nga çamët shqiptarë rreth

masakrave të kryera ndaj tyre, duke deklaruar ndër të tjera në artikullin e tij se, “të gjithë

ata që u ekzekutuan shkuan përpara gjyqit ushtarak si tradhëtarë”.816

Në tërësi, si politika greke, ashtu dhe forcat nacionaliste, u munduan t’a

justifikojnë emigrimin në masë të popullsisë çame, si një reagim të kësaj popullsie ndaj

ndjenjës së fajit, si bashkëpunëtorë të pushtuesve. Sipas diplomacisë greke, çamët me

familjet e tyre u larguan së bashku me gjermanët, meqëllim për t’i shpëtuar ndëshkimit të

merituar që i priste.817 Në kuadër të përgënjeshtrimeve, qeveria greke ngriti njëherësh

disa komisione për mbledhjen e fakteve në Çamëri lidhur me krimet e kryera nga

popullsia çame kundër asaj greke të krishterë. E vendosur para presionit të opinionit

ndërkombëtar dhe aleatëve perëndimorë, qeveria greke ndërmori disa hetime, të cilat në

të vërtetë, më tepër kishin si qëllim mbulimin dhe zhdukjen e provave, se sa nxjerrjen në

dritë të së vërtetës dhe të fajtorëve.

Edhe pas mbylljes së hetimeve të kryera nga vet kriminelët, asnjë përgjegjës nuk

u ndëshkua për krimet e kryera. Kryetar i Komisionit të hetimeve nga qeveria greke, i cili

i përfundoi hetimet e tij në muajin korrik, u caktua po një ish zervist, pjesëtar i batalionit

të 164-t të Gardës Kombëtare greke, Vasilis Papajanis.818 Në raportin e tij përfundimtar, i

cili iu bë me dije dhe aleatëve perëndimorë, Papajanis mohoi në mënyrë kategorike

përgjegjësinë e trupave zerviste në masakrat të kryera ndaj shqiptarëve çamë, duke i

paraqitur vrasjet e kryera prej tyre si element të hakmarrjes dhe jo si krime masive. Duke

vazhduar me mbulimin e fajeve dhe të fajtorëve, Papajanis në raportin e tij theksonte se,

vrasjet e kryera nga forcat zerviste ishin si pasojë e përplasjeve të armatosura të

zhvilluara midis EDES-it dhe EAM/ELAS-it, në përbërje të të cilit kishte dhe

shqiptarë.819

Duke mohuar tërësisht përgjegjësinë e qeverisë greke dhe të forcave nacionaliste

në masakrat e marsit të vitit 1945, Papajanis theksonte se, “ata 60-70 çamë të vdekur në

sulmet e marsit, qeveria i konsideron si humbje që kishin pësuar çamët, të cilët ishin

inkuadruar në radhët e ELAS-it”.820 Faktet e dhëna nga oficeri zervist Papajanis, se

shqiptarët e masakruar ishin pjesë e formacioneve ushtarake të EAM/ELAS-it,

814 Po aty. 815Po aty. 816 Gazeta “Ipiritiko”, datë 15 maj 1945. Cituar sipas Dervishi, Masakrat në Çamëri..,55. 817 PRO/FO.371/48094. Cituar sipas Meta, Tensioni shqiptaro-grek, 194. 818 Manda, Çamët muslimanë…, 214. 819 PRO/FO.371/48094. Raport i Vasilis Papajanis më datë 14 korrik 1945, i ngarkuar me kryerjen e

hetimeve për masakrën e marsit të vitit 1945 të kryer ndaj popullsisë shqiptare çame. 820 Manda, Çamët muslimanë…, 214-215.

Page 192: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

166

kundërshtohen në mënyrë kategorike, pasi viktimat në të shumtën e rasteve ishin gra,

fëmijë dhe pleq të pa fajshëm dhe të pa mbrojtur, të cilët fatëkeqësisht u gjendën përballë

egërsisë gjakpirëse të forcave ekstremiste greke. Po ashtu, edhe nëse këto viktima kanë

qënë pjesë e formacioneve ushtarake të EAM/ELAS-it, tregon qartë se shqiptarët

muslimanë çam ishin renditur në krah të forcave progresiste greke dhe se ishin për

bashkëpunim të të gjitha forcave pa dallime etnike, gjuhësore apo fetare. Në përfundim të

raportit, duke iu kundërvënë qeverisë shqiptare për akuzat e ngritura, oficeri grek

theksonte se, propaganda shqiptare synonte ta shfrytëzonte çështjen çame për qëllimet e

veta politike dhe se ndaj minoritetit çam në Greqi kishin ndodhur veçse disa veprime

hakmarrëse personale të banorëve të krishterë vendas.821

Faktet e mbledhura dhe të pretenduara nga qeveria greke iu dërguan me urgjencë

qeverive aleate perëndimore, ku synimi kryesor ishte “përmbysja e tablosë” së paraqitur

prej qeverisë shqiptare. Pavarësisht objektivave të vëna nga qeveria greke, në raportet

informuese qëllimisht ishin lënë në harresë të plotë ngjarjet e marsit të vitit 1945. Në

lidhje me këtë, qeveria britanike me një ton të qartë imponues, kërkonte prej qeverisë

greke të jepte shpjegim, se pse 3000 deri në 5000 shqiptarë çamë, të cilët ishin kthyer në

Çamëri, u detyruan të largohen përsëri.822

Po në korrik të atij viti, Ministria greke e Arsimit ngriti një komision të posaçëm,

i cili kishte si detyrë mbledhjen e fakteve, identifikimin dhe rregjistrimin e shkatërrimeve

të bëra pas vitit 1940.823 Edhe në këtë rast, më së shumti, anëtarë të komisionit ishin ish-

ushtarakë të gardës greke, të cilët i kishin ende duart e lara me gjakun e shqiptarëve çamë

të pafajshëm. Nuk kishte asnjë dyshim, që komisioni i ngritur për këtë çështje, në

përfundim të hetimeve të mos nxirrte fajtor për të gjitha krimet shqiptarët çamë. Sipas

raportit përfundimtar të paraqitur përpara qeverisë greke nga ky komision, çamët

konsideroheshin fajtorë për të gjitha shkatërrimet, djegiet dhe krimet e kryera në Çamëri

gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore.824 Një tjetër komision “kompetent”, në muajin

qershor të atij viti u ngrit dhe nga Administrata e Përgjithshme e Epirit, i cili edhe ky do

të mblidhte fakte dhe të dhëna rreth “aktivitetit shkatërrues” të minoritetit çam gjatë kësaj

periudhe.825

Për t’i shpëtuar përgjegjësive që kishte lidhur me masakrat e kryera ndaj

minoritetit shqiptar në Greqi, qeveria e Athinës vazhdoi politikën e saj të qejfmbetjes me

aleatët perëndimorë. E indinjuar thellësisht nga veprimi i “pamatur”, siç i cilësonte ajo, i

përfaqësuesve të qeverisë britanike dhe asaj amerikane, të cilët morën pjesë në Kongresin

e Emigrantëve Çamë, mbajtur në Vlorë në 23 shtator të vitit 1945, qeveria greke me anë

të ambasadorit të saj në Britaninë e Madhe, protestoi ashpër lidhur me këtë veprim të

aleatëve të saj të luftës.826 Për të bindur aleatët strategjikë, Britaninë e Madhe dhe SHBA,

si dhe për të mohuar akuzat që drejtoheshin ndaj saj, qeveria helene iu paraqiti qeverive

821 Po aty., 215. 822 PRO/FO, 371/48351, R. 10028/322/19. Njoftim i ambasadës greke në Londër për D. F. Hoëard, Londër

më 6.6.1945. 823 Manda, Çamët muslimanë…,215. 824 Po aty., 216. 825 Po aty. 826 PRO/FO.371/48094. Notë proteste e ambasadorit grek në Londër, J.Romanos, dërguar Laskey,

përfaqësues i qeverisë britanike, 12 dhjetor 1945.

Page 193: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

167

perëndimore të shteteve përkatëse një memorandum, në të cilin justifikohej politika e

ndjekur deri tani ndaj minoritetit shqiptar çam në Greqi. Në memorandumin drejtuar

qeverive të Londrës dhe Uashingtonit thuhej se, “Pas të dhënave të shumta dhe të

detajuara që qeveria greke pati mirësinë t’ua servirte aleatëve të mëdhenj, lidhur me

çështjen çame, nuk mund të pritej që përfaqësuesit britanike dhe amerikanë në Shqipëri

do të mund të zhvillonin takime me njerëz, shumica e të cilëve janë bërë përgjegjës nga

drejtësia për krime kundër ligjit dhe për aktivitetet e tyre kundër aleatëve.827 Madje,

qeveria greke reagoi dhe ndaj akuzave e dëshmive të mbledhura në terren nga anëtarë të

misionit britanik në Shqipëri, duke i cilësuar ato si, “përpjekje për të poshtëruar Greqinë

dhe veprime që nxisnin prishjen e paqes në Ballkan”.828

Krahas çështjes së masakrave dhe gjetjes së fajtorëve të tyre, gjatë vitit 1945, pas

presionit të vazhdueshëm të qeverisë shqiptare dhe kërkesave të ardhura nga organizatat

çame në Shqipëri, në axhendën e politikës britanike zuri vend dhe çështja e rikthimit të

popullsisë çame në territoret dhe shtëpitë e braktisura. Sa i përket kësaj çështje, gjatë

kësaj periudhe nga politika e jashtme britanike u hodhën dy variante. Pikëpamja e parë

kishte të bënte me rikthimin e të gjithë refugjatëve çamë të shpërngulur me dhunë nga

Çamëria, por problemi që frenonte ecurinë e këtij procesi kishte të bënte me garancinë e

jetës së këtyre familjeve.

Ngjarjet e marsit të këtij viti kishin treguar se, qeveria dhe forcat nacionaliste

greke, jo vetëm që nuk kishin marrë asnjë masë për sistemimin e refugjatëve çamë, por

ato ishin përgjegjës direkt për krimet dhe shpërnguljen e kësaj popullsie nga Çamëria.

Konstatimi i përgjithshëm, i cili ishte konfirmuar nga të gjithë faktorët, kishte të bënte me

kushtet në të cilat do të bëhej ky rikthim.829 Një hamendësim i britanikëve lidhur me

kohën se kur mund të kryhej, ishte se diçka e tillë nuk mund të realizohej pa kaluar 4-6

muaj, me pretendimin e vetëm se rendi dhe qetësia në Greqi ende nuk ishin vendosur.830

Frika se mungesa e rendit e qetësisë dhe ndjenjat e shfrenuara nacionaliste greke,

të cilat më parë ishin shfaqur ndaj popullsisë muslimane çame, e detyruan ministrinë e

jashtme britanike që ta braktiste këtë projekt. Për të bindur eprorët e tij në Londër, kreu i

misionit britanik në Greqi, Woodhouse, ndërmori në korrik të vitit 1945 një udhëtim në

zonat e Çamërisë. Qëllimi i këtij udhëtimi ishte t’i provonte Ministrisë së Jashtme

britanike, se ideja për rikthimin e emigrantëve çamë në Greqi ishte e gabuar, pasi sipas

tij, si popullata vendase dhe opinioni në përgjithësi, ishte kundër një rikthimi të

mundshëm të çamëve.831

Ideja për një rikthim të mundshëm të refugjatëve çamë e vuri në panik qeverinë

greke, i cila nxitoi të informonte aleatët e saj perëndimorë, se ajo nuk kishte asgjë kundër

kësaj ideje, por me kushtin që qeveria greke dhe autoritetet vendore të krahinës së

Çamërisë të kishin të gjitha të drejtat ligjore për të ushtruar ndjekje penale për të gjithë

ata shqiptarë çamë, të cilët ishin shpallur fajtorë për bashkëpunimin me okupatorin dhe

827 PRO/FO.371/48094. Memorandum i qeverisë greke, dërguar qeverisë së Londrës, datë 11 dhjetor 1945. 828 Puto, Lufta italo-greke.., 311. 829 PRO/FO. 371/48094. R. A. Leeper për Foreign Office, Athinë 23 prill 1945. 830 Po aty. 831 Po aty., 371/48352, C. H. Woodhouse për R. A. Leeper, 24. 7.1945.

Page 194: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

168

për krimet e kryera ndaj popullsisë së krishterë vendase.832 Loja e dyfishtë e qeverisë

greke, i vuri në dyshim britanikët, të cilët jo pa të drejtë mendonin, se në rast të një

rikthimi të mundshëm të refugjatëve çamë në Çamëri, autoritetet greke do të kishin

mundësinë të keqpërdornin këtë të drejtë dhe të përndiqnin edhe një herë çamët, duke e

mbyllur një herë e mirë çështjen çame. 833 E vënë përpara dilemave të tilla, qeveria

britanike vendosi që përkohësisht ta linte mënjanë këtë projekt, duke u fokusuar te ideja

për një shkëmbim të mundshëm të popullsisë muslimane çame me atë ortodokse greke që

jetonte në disa fshatra të Shqipërisë së Jugut.

Lidhur me përpjekjet e britanikëve për të aritur një shkëmbim të mundshëm të

popullsive midis Greqisë dhe Shqipërisë na shërben më së miri kjo korespodencë e kreut

të misionit britanik në Tiranë Hodgson me Misionin e OSS dhe Military Liasons (ML) në

të cilën shprehimisht thuhet se; “Një sigurim nga qeveria greke që çamët do të pranohen

përsëri dhe do të merren masa për të siguruar jetën e tyre dhe mirëqënien, do të ndihmojë

shumë për të përmirësuar marrëdhëniet shqiptaro-greke. Sa më shumë të rregullohet kjo

aq më pak raste aksidentesh do të ketë. Një zgjidhje alternative e problemit mund të

paraqitet të jetë efektiv i një ndërrimi popullsish”.834 Por edhe në zbatimin e realizimit të

këtij projekti, britanikët mendonin se do të hasnin vështirësi në gjetjen e gadishmërisë së

pakicës greke në Shqipëri për të pranuar shkëmbimin e saj me popullsinë e shpërngulur

çame.

Në korespodencën e zhvilluar midis misionit britanik në Tiranë dhe Zyrës së

Shërbimeve Strategjike në Londër lidhur me këtë problem thuhej se, “Tani nuk ka

minoritet shqiptar në Greqi. Një numër grekësh nga Shqipëria mund të shkojnë në Greqi

të zënë katundet e boshatisura nga shqiptarët, duke gjetur në Shqipëri pasuri dhe shtëpi

për çamët. Në kundërshtim me vështirësitë për të gjetur grekët e vërtetë në pjesën veriore

të kufirit, ndoshta mund të gjenden mjaft për të balancuar minoritetin shqiptar”.835

Ideja për një këmbim të mundshëm të popullsive respektive, u kundërshtua që në

fillim nga Greqia, e cila e shihte këtë variant si një venitje e kërkesave të saj për

rivendikimet territoriale ndaj Shqipërisë. Tashmë për qeverinë greke çështja çame ishte e

mbyllur dhe ajo nuk do ta dëshironte një zgjidhje të saj në kurriz të pretendimeve

territoriale ndaj Shqipërisë së Jugut. Fakti është se deri në vjeshtën e vitit 1945, çështja e

rikthimit të refugjatëve çamë në Greqi mbeti në fokus të marrëdhënieve midis Greqisë

dhe Shqipërisë. Kësaj politike i referoheshin jo vetëm diplomacitë e të dy vendeve, por

edhe shoqatat e organizatat e komunitetit çam që gjendeshin në Shqipëri dhe jashtë

vendit. Në mbrojtje të idesë për rikthimin e çamëve të shpërngulur me forcë nga Greqia

më aktive ishin shoqatat çame të cilat gjendeshin në Amerikë. Aktiviteti i tyre pro

çështjes çame synonte të bindte politikën amerikane që të ushtronte presion mbi Greqinë

për të pranuar si fillim rikthimin e çamëve të shpërngulur në trojet e tyre, e më pas

gradualisht, çamët të rifitonin të gjitha të drejtat e mohuara nga shteti grek, të drejta këto

832 NADS, 868.00/6-845, Ambasada greke për Departamentin Amerikan të Shtetit, Uashington 8.6.1945.

Cituar sipas Manda, Çamët muslimanë…, 210. 833 Po aty., 210-211. 834 AMPJ, V.1945. D.11, fl.23. 835 Po aty.

Page 195: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

169

që lidheshin me çështjen e pronave, të lirive dhe vetëadministraimit local të Çamërisë.836

Kërkesa të ngjashme të cilat në fokus të tyre kishin çështjen çame si dhe rikthimin e

refugjatëve në shtëpitë e tyre, iu drejtuan dhe kreut të misionit amerikan në Tiranë

Jackobs.837

Në tërësi, të gjithë aktorët pjesëmarrës në luftë nuk reaguan ndaj masakrave greke

dhe krizës së popullsisë civile çame në Greqi. Përsa i përket qëndrimit të EAM-it lidhur

me masakrat ndaj popullsisë çame, mund të themi se edhe pse kjo forcë ishte kundër

ndëshkimit në masë të shqiptarëve muslimanë çamë, ajo nuk doli asnjëherë hapur me

qëndrimet e saj kundër ndëshkimeve të tyre. Pavarësisht masave paraprake të ndërmara

gjatë dimrit të vitit 1945, për rikthimin e familjeve të shpërngulura çame në Greqi, kjo

forcë politike për asnjë çast nuk e kundërshtoi me forcën e armëve ushtrinë e EDES-it për

të parandaluar një gjakderdhje të tillë.

Edhe pse pasojat e kësaj krize ishin të rënda për popullsinë shqiptare, shkaktarët e

vërtetë të krizës asnjëherë nuk morën ndëshkimin e merituar, madje ata u shpërblyen me

poste nga qeveria greke.

836 NADS, 875.01/6-2645, H. Checko për presidentin H. Truman, datë 25-6-1945. Cituar sipas Manda,

Çamët myslimanë.., 212. 837 Manda, Çamët myslimanë.., 212.

Page 196: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

170

KAPITULLI V

KRIZA HUMANITARE E POPULLSISË ÇAME

5.1. Masat e qeverisë shqiptare për pritjen e refugjatëve dhe ndërkombëtarizimin

e çështjes çame.

Për shkak të masakrave të kryera nga forcat nacionaliste greke gjatë vitit 1944-

1945, mbi 23 000 refugjatë çamë kaluan kufirin shqiptar dhe u vendosën në qytetet

kryesore të Shqipërisë. Këto familje çame, u shpërndanë dhe u vendosën në 16 qendra

kryesore grumbullimi në të gjithë vendin, ku peshën kryesore e zinin qytetet si, Berati,

Durrësi, Vlora, Fieri, Lushnja, Kavaja etj,.838 Sipas të dhënave zyrtare, refugjatët çamë

ishin shpërndarë pothuajse në të gjitha krahinat e vendit. Në Shkodër, sasia e frymëve

ishte 220 refugjatë çamë, në Krujë 990, në Tiranë 1000, në Shijak 915, në Durrës 1425,

në Kavajë 1725, në Peqin 830, në zonat e Dumresë 820, në Elbasan 735, në Lushnje

1880, në Berat 1440, në Fier 2180, në Vlorë 4990, në Delvinë 1120, në Sarandë 1050 dhe

në Konispol 1770. Pra në total, numri zyrtar i refugjatëve çamë të rregjistruar në

dokumentet zyrtare të administratës shqiptare gjatë vitit 1945 shkonte në 23 070

persona.839

Edhe pas ardhjes në Shqipëri, gjendja e refugjatëve çamë vazhdonte të ishte e

mjerueshme, mbasi Shqipëria e sapodalë nga lufta gjendej përballë një krize të thellë

ekonomike dhe vendi kanosej çdo ditë nga uria. Gjendja shëndetësore e refugjatëve çamë

të shpërngulur nga trojet e tyre ishte e mjerueshme. Rruga e gjatë dhe rraskapitëse përmes

malesh dhe lumenj të rrëmbyeshëm, në drejtim të kufirit të Shqipërisë, bëri që një pjesë e

të sëmurëve dhe të plagosurve të vdisnin rrugëve. Kushtet e vështira të motit, si dhe uria

që kishte pllakosur në radhët e popullsisë emigratore çame bënë që qindra vetë, kryesisht

fëmijë, pleq dhe të plagosur, të vdisnin rrugës përgjatë kufirit shqiptar.

Një pjesë e refugjatëve çamë, me gjithë kushtet e vështira të motit, për shkak dhe

të paragjykimeve fetare apo dhe të qëndrimit të popullsisë ortodokse në fshatrat e jugut të

Shqipërisë, nuk pranonin të strehoheshin në familjet e krishtera. 840 Në njoftimin e

Qarkorit të Gjirokastrës për Komitetin Qëndror PKSH, thuhej se, “gjendja në Çamërinë

përkëtej kufirit (fjala është për zonat e Konsipolit dhe fshatrat brenda kufirit shqiptar ku

ishin vendosur refugjatët çamë, shënimi ynë) është mjaft e rëndë, sidomos ajo

ekonomike”. 841 Sipas këtij njoftimi, ata refugjatë çamë që nuk kishin pranuar të

strehoheshin nëpër familjet e krishtera, mbetën jashtë në kushte të këqia të motit dhe në

vende të papërshtatshme. Për pasojë, që në ditët e para të qëndrimit të tyre në Shqipëri,

15 prej tyre vdiqën.842

838 AQSH, F.564, V.1945, D.37, fl.31. 839 Po aty. 840 Po aty., F.17/AP, V.1944, D.31, fl.15/1,16. 841 Po aty. 842 Po aty.

Page 197: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

171

Gjatë gjithë periudhës së eksodit çam deri në fund të vitit 1944 nga Greqia në

Shqipëri, sipas të dhënave të organizatave çame që vepronin në Shqipëri numri i të

vdekurve për shkak të urisë, sëmundjeve, kushteve të këqija të motit dhe strehimit,

shkonte në mbi 2000 persona.843 Ndërsa që nga koha e nisjes së masakrave në verë të vitit

1944 dhe deri në fund të vitit 1945, numri i të vdekurve nga radhët e refugjatëve çamë

shkonte afërsisht në 2755 persona.844

Lidhur me problemin e refugjatëve çamë, udhëheqja komuniste shqiptare në 19

mars 1945, thirri në Tiranë një takim të gjithë përfaqësive aleate perëndimore. Qëllimi i

këtij takimi ishte informimi mbi gjendjen e mjerueshme të komunitetit të shpërngulur

çam, si dhe njohja e tyre me krimet e kryera nga forcat nacionaliste greke ndaj këtij

komuniteti.845 Qeveria shqiptare kërkoi gjithashtu, që konkluzionet e takimit, si dhe faktet

e bëra prezente mbi masakrat e kryera nga forcat zerviste greke ndaj minoritetit çam, t’u

bëheshin të ditura qeverive aleate, duke kërkuar njëkohësisht dhe ndërhyrjen e tyre për

riatdhesimin e refugjatëve.

Kushtet në të cilat u strehuan familjet çame ishin shumë të rënda. Këto kushte

diktoheshin dhe nga kriza e thellë ekonomike në të cilën po kalonte vendi pas përfundimit

të luftës. Nënprefektura e Kavajës njoftonte Ministrinë e Ekonomisë në mars të vitit

1945, se deri në këtë kohë në Kavajë ishin instaluar 44 familje të shpërngulura çame, të

cilat përbënin gjithsej rreth 200 frymë.846 Sipas këtij njoftimi rezulton se, pjesa më e

madhe e tyre gjendeshin në një gjendje mjaft të mjerueshme dhe se këto familje

dispononin vetëm pak bagëti, të cilat kishin arritur të gjalla pas një udhëtimi të gjatë.847

Lidhur me sistemimin e këtyre familjeve, kjo nënprefekturë sugjeronte Ministrinë e

Ekonomisë në Tiranë, që popullsia çame të vendosej së bashku, duke formuar katunde të

veçanta, “në mënyrë që mos ngjallin pakënaqësi tek bujqit vendas, ashtu si në rastin e

instalimit të kosovarëve”.848

Gjendja e mjerueshme popullsisë së shpërngulur çame pasqyrohet dhe në raportet

e misioneve aleate në Shqipëri dhe kryesisht nga ai britanik, i cili tashmë kishte filluar të

ndjente ftohjen në marrëdhëniet me qeverinë komuniste shqiptare. Në një raport të muajit

prill të vitit 1945, misioni britanik në Tiranë njoftonte se, “Administrata shqiptare është

plotësisht e vetëdijshme për mjerimin e kësaj popullsie (çame) dhe se ajo nuk ka dëshirën

për t’iu dhënë ndihmën e përshtatshme”.849

Një raport i Këshillit Antifashist Çam në maj të vitit 1945, dërguar Ministrisë së

Asistencës Sociale mbi gjendjen e refugjatëve çamë, bënte me dije se, gjendja e familjeve

çame ishte shumë e keqe dhe se pothuajse 95% e tyre vuante nga urija dhe skamja.850

Raporti gjithashtu njoftonte se, edhe ato bagëti që çamët kishin mundur të sillnin me vete,

kishin ngordhur gjatë dimrit, ndërsa një pjesë e krerëve ishin shituar për të siguruar disa 843 AMPJ, V.1944, D.38, Raport i Komisionit të Komunitetit Çam. 844 Po aty, V.1946, D.133, fl.110-112. 845 PRO/FO, 37148094, Telegram i Zyrës së Ministrit Rezident për Mesdheun Qendror në Kazerta, dërguar

Foreign Office, 26 mars 1945. 846 AQSH, F.494, V.1945, D.431, fl.6. 847 Po aty. 848 Po aty. 849 PRO/FO.371/48094. Relacion i Misionit Ushtarak britanik në Tiranë, 13 prill 1945. 850 AMPJ, V.1945, D.65/2, fl.17-20.

Page 198: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

172

ditë ushqime për familjet e tyre. Në raport vihet në dukje se, për shkak të kushteve të

këqija, çamët u detyruan të shesin të gjitha sendet me vlerë që kishin sjellë me vete.

Raporti njoftonte gjithashtu, se shpërngulja e popullsisë çame nga Shqipëria e jugut në

drejtim të zonave qendrore të vendit ishte bërë në mënyrë të paorganizuar dhe kaotike.851

Raporti ndonëse me rezerva, shprehte mirënjohjen e komunitetit çam ndaj

ndihmës që qeveria shqiptare kishte dhënë në masat e mara për t’u ardhur në ndihmë

familjeve të shpërngulura çame, por kjo ndihmë sipas raportit, nuk kishte mundur të

siguronte të gjithë nevojat që kishin familjet çame që gjendeshin në Shqipëri. Duke

shprehur besimin se, Ministria e Asistencës Sociale do të udhëzonte në mënyrë të duhur

seksionet e asistencës lokale në Prefekturat dhe Nënprefektuart ku gjendeshin çamë të

grumbulluar, përfaqësuesit e kësaj popullsie kërkonin gjithashtu, që këto urdhra dhe

udhëzime të gjenin zbatim njëlloj kudo dhe të mos kishte dallime. Madje KAÇ, i bënte

me dije kësaj ministrie, se ai ishte i gatshëm që të hartonte një listë të familjeve çame të

cilat ishin në gjendje të mirë ekonomike dhe që në mensat e ngritura për këtë popullsi, të

rregjistroheshin vetëm ata persona që ishin në gjendje të rëndë ekonomike.852

Pasojat e Luftës së Dytë Botërore për Shqipërinë ishin shumë të rënda. Vendi

ishte zhytur në një krizë të thellë ekonomike e sociale dhe qeveria shqiptare e dalë pas

lufte nuk ishte në gjendje t’i bënte ballë kësaj situate. Ardhja e emigrantëve çamë e gjeti

të papërgatitur qeverinë shqiptare, detyrë e së cilës ishte sistemimi i tyre në zona të

sigurta, larg kërcënimeve të forcave edeiste, si dhe sigurimi i strehimit e ushqimit për

familjet çame. Të traumatizuar nga krimet që kishin parë, në përgjithësi refugjatët çamë

preferonin të largoheshin nga rajonet e jugut për në qendër dhe në veri të Shqipërisë, pasi

këto rajone ishin më pak të prekura nga lufta.

Lëvizjet e paorganizuara dhe të vazhdueshme nga një krahinë në tjetrën, kishin

bërë që edhe burrat e aftë për punë të mos punonin dhe kështu në masën më të

konsiderueshme të tyre mbizotëronte papunësia. Lëvizja e pakontrolluar e grupeve apo

familjeve çame e vuri në vështirësi qeverinë shqiptare dhe administratën e saj, e cila

duhet të krijonte kushtet e duhura për strehimin e tyre. Por, megjithë kushtet e rënda

ekonomike në të cilat ndodhej shteti shqiptar, qeveria shqiptare mori disa masa paraprake

për t’i ardhur në ndihmë popullsisë në nevojë.

Lidhur me marrjen e këtyre masave Ministria e Asistencës Sociale, në tetor të

vitit 1945 i dërgonte Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Prefekturës së Beratit

një qarkore në të cilën e udhëzonte se; “Të gjithë ata persona që përfitojnë nga mensa e

që janë të aftë për punë, duhet të aktivizohen sipas qarkores sonë nr.89/9, datë 22 maj

1945, dërguar të gjithë seksioneve sociale. Në rast të kundërt, të përjashtohen nga mensa

të gjithë familjet e tyre. Transferimi i çamëve në Durrës nuk mund të bëhet. Për

sistemimin e tyre si dhe të internuarëve do t’ju dërgohen çadra sapo të na mbërrijnë nga

jashtë.853

Në vazhdën e marrjes së masave për familjet e varfra shqiptare dhe ato të

refugjatëve çamë, Ministria e Financave, po në muajin tetor të vitit 1945 nxorri një

qarkore në të cilën udhëzonte të gjithë Komitetet Ekzekutive të Prefekturave lidhur me

851 Po aty. 852 Po aty. 853 AQSH, F.584, V.1945, D.160, fl.104.

Page 199: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

173

sigurimin e banesave për strehimin e familjeve çame të pastreha. Në udhëzim thuhej se;

“Sikundër dihet, gati në të gjitha Prefekturat e Shqipërisë ndodhen të emigruar një numër

i konsiderueshëm çamë, si dhe familje vendase të dëmtuara gjatë luftës”.854 Shkresa

udhëzonte që për të bërë të mundur sigurimin e strehimit në prag të dimrit që po afronte,

të familjeve të dëmtuara nga lufta, si dhe të familjeve çame të shpërngulura me forcë nga

Greqia, të gjithë Prefekturat e vendit të merrnin masat e duhura për sistemimin e tyre në

barrakat vakante, ato shtetërore dhe të sekuestruara, me qëllim evitimin e dëmeve që

mund të shkaktohen.855 Gjithashtu, sipas qarkores së lëshuar nga kjo ministri, ato familje

çame të cilat kishin mundësi financiare do të paguanin qera për banesat, ndërsa pjesa

tjetër e cila nuk përballonte dot këto shpenzime, duhej të pajisej me një autorizim nga ana

e Seksionit të Asistencës Sociale, të cilat në fund të çdo muaji duhet të mbulonin vetë

këto shpenzime.856

Menjëherë pas mbërritjes së ndihmave të para dhe çadrave të ardhura nga ndihmat

humanitare ndërkombëtare nëpërmjet misionit të UNRRA-s në Tiranë, Ministria e

Asistencës Sociale dhe degët e saj në Prefekturat e vendit filluan të luajnë një rol të

rëndësishëm përsa i përket akomodimit dhe furnizimit me ushqime familjeve çame.857

Megjithatë organizatat e komunitetit çam të cilat vepronin në Shqipëri nuk ishin

plotësisht të kënaqur me mënyrën e organizimit dhe gadishmërinë që kishin treguar disa

Prefektura dhe Nënprefektura të vendit, të cilat nuk i ishin përgjigjur si duhet thirrjes së

ministrisë për pritjen dhe strehimin e refugjatëve çamë.858

Lidhur me masat e marra për sistemimin dhe furnizimin e refugjatëve çamë,

Seksioni i Asistencës Sociale në Prefekturën e Durrësit, njoftonte në muajin dhjetor 1945,

se numri i refugjatëve çamë në Durrës dhe rrethinat e tij kishte shkuar në 1700 frymë.859

Gjithashtu, shqetësim i madh, jo vetëm për këtë Prefekturë por edhe për ato ku

gjendeshin refugjatë çamë ishte lëvizja e pakontrolluar e tyre dhe pa i rakorduar këto

lëvizje me organet e pushtetit lokal.

Të gjendur para këtij shqetësimi, Këshillat Nacional Çlirimtar të Rajoneve

raportonin se, “dita-ditës nuk pushojnë së paraqituri emigrantë të rinj çamë të ardhur nga

Jugu, sidomos nga Fieri, të cilët kërkojnë të strehohen në zonat ranishte”.860 Të njëjtin

shetësim përsa i përket lëvizjes së pakontrolluar të emigrantëve çamë, disa ditë më parë

kishte ngritur dhe Komiteti Ekzekutiv i Prefekturës Vlorë, i cili njoftonte Ministrinë e

Asistencës Sociale në Tiranë se, shumë familje emigrantësh çamë kanë lënë qytetet e

Lushnjës dhe Kavajës dhe janë drejtuar në drejtim të Vlorës me inisiativën e tyre.861

Për të ndaluar një migrim të brendshëm të kësaj popullsie, kjo ministri udhëzonte

Komitetet Ekzekutive të Prefekturave Durrës dhe Berat që të mos lejojnë shpërngulje të

854 Arkivi Shtetëror Vendor Durrës, (ASHV Durrës), F. 1, (Komiteti Ekz.Prefekturës Durrës), V.1945,

D.83, fl.3. 855 Po aty. 856 Po aty. 857 Dervishi, Masakra në Çamëri, 73. 858 AMPJ, V.1945, D.65/2, fl.17-20. Letër e Këshillit Antifashist Çam dërguar Ministrisë së Asistencës

Lokale. 859 ASHV Durrës, F. 1, V.1945, D.83, fl.10. 860 Po aty. 861 Po aty., fl.11.

Page 200: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

174

tilla, pasi një gjë e tillë sipas saj, jo vetëm që është në dëm të vetë familjeve çame, por

gjithshtu sjellin çrregullime në gjendjen ekonomike të vendit dhe rregjistrimin e tyre.862

Krahas zgjidhjes së problemit ekonomik e social të emigrantëve çamë, përpara

qeverisë shqiptare shtrohej një tjetër problem po aq i rëndësishëm, siç ishte ai i

riatdhesimit apo i të drejtave politike të minoritetit çam. Përpara qeverisë shqiptare

shtohej dhe detyra për ndërkombëtarizimin e çështjes çame dhe rikthimin e kësaj

popullsie në viset e Çamërisë nga ishte shpërngulur me dhunë. Rrjedhja e ngjarjeve në të

cilën ishin futur forcat politike e ushtarake në Greqi nuk favorizonin aspak një rikthim të

mundshëm të popullsisë shqiptare çame në Çamëri. Qeveria shqiptare shpresonte se gjatë

luftës civile në Greqi, midis EAM-it komunist dhe forcave nacionaliste të EDES-it, do të

ishte pikërisht EAM-i ai që do të triumfonte. Por, aleatja e luftës së PKSH në Greqi,

EAM-i, tashmë ishte një forcë e papërfillshme, e në këtë mënyrë mundësitë për bisedime

me forcat politike greke për një rikthim të mundshëm të popullsisë së shpërngulur çame

ishin të pakta.

Qeveria e Athinës e krijuar pas luftës me bekimin dhe të britanikëve, pothuajse e

kishte mbyllur çështjen çame. Nga ana tjetër dhe qeveria komuniste shqiptare, që gjithnjë

e më tepër po shkonte drejt një vetëizolimi në arenën ndërkombëtare, e kishte pothuajse

të pamundur ngritjen dhe mbrojtjen e çështjes çame në organizmat ndërkombëtarë. Për

këtë ajo u mundua të shfrytëzonte praninë e misioneve ushtarake të huaja që ndodheshin

në Shqipëri. Për shkak dhe të fillimit të izolimit në arenën ndërkombëtare, duhet theksuar

se vëmendja e qeverisë shqiptare ndaj problemit çam nuk ishte maksimal. Përveçse

ndonjë reagimit të dobët në shtyp dhe kryesisht në shtypin që botohej nga organizatat e

komunitetit çam të vendosur në Shqipëri, reagimi zyrtar i qeverisë shqiptare ndaj

problemit çam ishte i dobët.

Në këtë mënyrë qeveria komuniste shqiptare mendonte se do të vihej në vend

drejtësia për krimet të kryera ndaj popullsisë çame. Gjithashtu mendohej se, vlerësimi për

kontributin e dhënë nga shqiptarët e Çamërisë në Luftën e Dytë Botërore përkrahë

rezistencës antifashiste greke, do të ishte në të njëjtat nivele me respektimin e të drejtave

që qeveria shqiptare i njohu pakicës greke në Shqipëri. Këto veprime të treguara nga

qeveria komuniste, shkaktuan pakënaqësi në radhët e komunitetit çam, i cili nuk e shihte

me sy të mirë përfshirjen e çështjes së tij në luftën civile midis forcave politike greke.

Pikërisht për këto arsye, përplasjet e qeverisë komuniste shqiptare me krerët e Komitetit

Antifashist Çam u dukën që në fillim të vitit 1945.

Personi që vuri para akuzës qeverinë shqiptare për moskopetencë në zgjidhjen e

çështjes çame dhe për lënien e emigrantëve çamë në mëshirë të fatit, ishte Musa Demi.

Akuzat e Musa Demit në adresë të qeverisë shqiptare për vdekjen e dhjetra emigrantëve

çamë në Delvinë si pasojë e mungesës së ushqimeve, e detyruan Ministrinë e Brendshme

shqiptare të ndërmerrte masa, duke izoluar gradualisht veprimtarinë e tij.863

Përpjekjet e qeverisë shqiptare për ta futur çështjen çame në rrugën e burrokracisë

diplomatike e shqetësoi së tepërmi Komitetin Antifashist Çam në Shqipëri. Përfaqësues të

këtij komuniteti u detyruan të protestojnë, duke i dërguar një letër Kryeministrit të

Shqipërisë Enver Hoxhës, njëkohësisht dhe ministër i jashtëm, lidhur me paraqitjen e

862 Po aty. 863 AQSH, F.14/ AP STR, V.1945, D.22, fl.5/1.

Page 201: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

175

çështjes çame në arenën ndërkomëbtare.864 Në letër i bëhej apel qeverisë shqiptare që të

mos e vononte ankesën e Komitetit çam drejtuar Kombeve të Bashkuara, kërkesë kjo e

cila prej mëse 10 ditësh qëndronte ende në tryezën e punës të ministrit të punëve të

jashtme të Shqipërisë.865

Mendimet rreth gadishmërisë së treguar nga qeveria shqiptare gjatë krizës së

refugjatëve çamë në Shqipëri janë të ndryshme. Organi i shtypit zyrtar i qeverisë

shqiptare në lidhje me masat e marra nga qeveria shqiptare për pritjen e refugjatëve çamë,

në vjeshtën e vitit 1945 do të shkruante se, “Sot çamët janë vendosur në 15 qendra të

Shqipërisë. Qysh në fillim qeveria shqiptare i dha kësaj mase fatkeqe të gjithë ndihmën

dhe përkrahjen për t’u instaluar sa më shpejt dhe të përmirësonin gjendjen e tyre të keqe.

Në qoftë se ata u kanë rezistuar vuajtjeve dhe mbahen gjallë, kjo i dedikohet kujdesjes së

shumëanshme të Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë”.866

Në kundërshtim me oficerët britanikë, të cilët nuk ndanin të njëjtin opinion me

qeveritarët komunistë lidhur me masat e mara për t’iu ardhur në ndihmë refugjatëve të

shpërngulur çamë, misioni amerikan në Tiranë njoftonte Departamentin e Shtetit se,

qeveria shqiptare u dha çamëve ushqime në fazën e parë të mbërritjes së tyre në Shqipëri

dhe më vonë familjet çame morën ndihma nga UNRRA. Në raportin e Hary Fultsit

dërguar në 8 tetor të vitit 1945, bëhet me dije se qeveria shqiptare i kishte lëvruar

Ministrisë së Asistencës Sociale një fond prej 240 000 franga shqiptare në muaj për t’ua

shpërndarë familjeve çame të vendosura në jug të Shqipërisë dhe afro 680 000 franga të

tjera iu ishin dhënë Prefekturave kryesore ku ishin vendosur refugjatët çamën për blerjen

e drithrave të nevojshëm.867

Rol negativ në ndërkombëtarizimin e çështjes çame nga ana e qeverisë shqiptare,

luajti ftohja e marrëdhënieve të qeverisë komuniste shqiptare me vendet perëndimore dhe

kryesisht me Fuqitë e Mëdha Aleate të Luftës së Dytë Botërore. Siç thekson dhe

historiani B. Meta, udhëheqja komuniste ia besoi dhe ia nënshtroi zgjidhjen e problemit

çam, një problem ky me rëndësi madhore kombëtare, politikave të saj internacionaliste, të

cilat sipas autorit, kishin për qëllim vetëm ruajtjen e pushtetit të PKSH, nëpërmjet

zbatimit të direktivave të marra nga Moska dhe Beogradi. 868 Krahas kësaj, qeveria

komuniste e Enver Hoxhës problemin çam e shihte si një çështje, që duhej zgjidhur në

bazë të parimeve të Kartës së Atlantikut dhe vendimeve të Fuqive të Mëdha të marra në

Potsdam dhe Jaltë.

Në kuadër të masave për ndërkombëtarizimin e çështjes çame, në dhjetor të vitit

1945, Ministria e Shtypit, Propagandës dhe Kulturës Popullore udhëzonte Komitetin

Antifashist Çam për mbledhjen e të dhënave dhe fakteve rreth masakrave të kryera nga

forcat nacionaliste greke kundër popullsisë civile çame, të dhëna këto që do të

përmblidheshin në një broshurë, e cila do të botohej në gjuhën frënge.869 Gjithshtu në

shkresën e saj, kjo ministri orientonte KAÇ që organizimi i punës të fokusohej kryesisht

864 AMPJ, V. 1946, D.134, fl.47-49. 865 Po aty. 866 Gazeta “Bashkimi”, nr.240, datë, 7 tetor 1945. 867 Raport i Harry Fults për Sekretarin e Shtetit, datë 8 tetor 1945. Cituar sipas Meta, Tensioni greko-

shqiptar…, 184. 868 Meta, Tensioni greko-shqiptar..,183. 869 AMPJ, V.1945, D.59/7, fl.1-2.

Page 202: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

176

në; karakterin etnik të Epirit; shkeljen e të drejtave më themelore të popullsisë shqiptare

të Çamërisë, e cila përfundoi me shpërnguljen e tmerrshme të popullsisë çame.

Qëllimi i mbledhjes së këtyre materialeve sipas shkresës, kishte të bënte me

ndriçimin e opinionit të jashtëm ndërkombëtar për çështjen çame, si dhe për t’iu

kundërvënë propagandës në rritje të qeverisë greke dhe pretendimeve të saj për çështjen e

Epirit të Veriut. Materiali që do të përgatitej do t’i përcillej më pas Ministrisë së Punëve

të Jashtme shqiptare, e cila do ta paraqiste atë në Konferencën e ministrave të jashtëm që

po zhvillohej në Moskë. Ndër të tjera, materiali synonte gjithashtu që të evidentonte para

opinionit ndërkombëtar se, përballë trajtimit të panjerëzishëm dhe të padrejtë kundrejt

minoritetit shqiptar në Greqi qëndronte trajtimi shumë i mirë që i ishte bërë pakicave

greke në Shqipëri, jo vetëm në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, por gjatë gjithë

historisë së marrëdhënieve greko-shqiptare.870

Për sa i përket trajtimit që i është bërë pakicës greke, është i vërtetë fakti se

qeveria komuniste shqiptare nuk e mori asnjëherë në konsideratë idenë për shpërnguljen e

tyre me dhunë. Madje qeveria shqiptare e gjendur para një presioni të tillë për sistemimin

e banorëve të shpërngulur çamë, nuk e mori asnjëherë seriozisht idenë e hedhur nga

britanikët për shkëmbimin e popullsisë çame me banorë të pakicave greke që jetonin në

disa fshatra në jug të Shqipërisë. Pretendimet e historiografisë greke të cilat e lidhnin

FNÇ shqiptar dhe qeverinë shqiptare me dhunën ndaj popullsisë greke që jetonte në jug të

Shqipërisë nuk kanë asnjë bazë të vërtetë.871

Lidhur me përshtjellimet që u krijuan gjatë kësaj periudhe rreth idesë së

shkëmbimit të dy minoriteteve, apo të shpërnguljes me dhunë të pakicës greke që jetonte

në jug të Shqipërisë, mjafton të përmendim një vërejtje të bërë nga historiani grek J.

Margaritis, i cili shpreh mendimin se; “Fronti Nacionalçlirimtar Shqiptar nuk pranoi të

kryente reprezalje në kurriz të minoritetit grek, që jetonte në vendin fqinj (Shqipëri). “Në

kundërshtim më praktikat e vazhdueshme ballkanike”, -thotë autori, - gjaku nuk u

shpërblye me gjak dhe dëbimi nuk u shpërblye me dëbim.872 Në mbyllje të studimit të tij,

autori grek Margaritis thotë se; “Në mënyrë hiperbolike njerëz të shumtë deklarojnë se

vetëm vendi ynë, (Greqia) mësoi qytetërim, por në këtë rast, mësimi është i

jashtëzakonshëm dhe sigurisht nuk vjen nga pala greke.873

870 Po aty. 871 Manda, Çamët myslimanë.., 217. 872 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar.., 147. 873 Po aty.

Page 203: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

177

5.2. Organizatat e komunitetit çam dhe veprimtaria e tyre.

Për koordinimin e punëve, si dhe për të menaxhuar sa më mirë situatën e krijuar

pas dyndjes të refugjatëve çamë në Shqipëri, një kryesi e popullsisë çame me në krye

Musa Demin, në shtator të vitit 1944, u mblodhën në fshatin Shalës të Sarandës, duke

formuar Komitetin Antifashist Çam. Detyrat emergjente dhe parësore që shtroheshin para

këtij komiteti, ishin orientimi i popullsisë çame për të mbështetur Luftën Antifashiste

Nacionalçlirimtare874, si dhe tërheqja e vëmendjes së opinionit ndërkombëtar ndaj kësaj

tragjedie. I krijuar si një organizatë politike, ky komitet pati dhe organet e tij drejtuese,

puna e të cilave ishte organizimi dhe formimi i këshillave antifashistë çamë në qendrat

kryesore ku dhe ishin grumbulluar refugjatët çamë të shpërngulur.875 Në krye të këtij

komiteti u zgjodh Musa Demi, sekretar Taho Sejko dhe zëvendësekretar Kasem Demi.

Në mbledhjen e parë të këtij komiteti u miratua dhe përbërja e Këshillit Antifashist

Nacionalçlirimtar, me kryetar Vehip Demin, sekretar të përgjithshëm Dervish Dojaka,

Rexhep Çami anëtar etj.876

Për të qenë sa më afër halleve të familjeve çame të shpërngulura, komiteti vendosi

ngritjen e këshillave antifashist çam në ato qendra kryesore ku numri i familjeve çame

ishte më i madh. Kështu, në Shijak në krye të këshillit antifashist u vu patrioti Xhevdet

Memko, në Elbasan, u vendos Hamit Sejko, në Kavajë Mustafa Veliu, në Berat Gani

Demi, në Delvinë Petrit Demi, në Konispol Izet Osmani etj.877

Komiteti Antifashist Çam i përbërë nga figura të shquara patriotike çame si, Musa

Demi, Gani Demi, Mano Habibi, Izet Bejazi, Shaban Demi, Adem Shuaipi, Xhafo Bilali,

Xhafer Karameta, Omer Jakup, Isuf Izeti etj., duke parë mosreagimin e aleatëve

perëndimorë dhe përfaqësuesëve të Fuqive të Mëdha në Greqi e Shqipëri, rreth ngjarjeve

që po zhvilloheshin në kurriz të popullsisë muslimane çame, i dërgoi një letër proteste

qeverive të Anglisë, SHBA, Rusisë, Komitetit Panepiriot të EAM-it, Komitetit

Antifashist të EAM-it për Filatin dhe Çamërinë, si dhe qeverisë shqiptare në Tiranë.

Notëprotesta e parë e këytij komiteti drejtuar Fuqive të Mëdha u bë në 10 tetor 1944, në

të cilën kërkohej largimi i forcave edeiste nga territori i Çamërisë dhe sigurimi i jetës e

pronës për familjet çame.878

Gjithashtu, ky komitet kërkonte prej organizmave ndërkombëtarë që, bazuar në

Kartën e Atlantikut, popullsisë çame t’i sigurohej njohja e së drejtës për pjesëmarrjen në

luftën antifashiste nacionalçlirimtare greke. Përfaqësuesit e popullsisë çame bënin me

dije se, nga bandat zerviste greke u masakruan mbi 300 gra e fëmijë, të rejat u çnderuan,

e 2 500-3 000 shtëpi u dogjën e u shkatërruan. “Në emër të popullit shqiptar çam, që u gri

nga bandat zerviste- thuhej në notë protestë-, dhe që sot ndodhen në tokat shqiptare, ku

po vuajnë nga uria dhe sëmundjet, protestojmë për egërsinë e pashembullt të hordhive të

874 Isufi, Musa Demi…, 281. 875 AMPJ, V. 1945, D.59/1. 876 Isufi, Musa Demi.., 282. 877 AMPJ, V. 1945, D.59/1. 878 PRO/FO. 371/48094. Protestë e Këshillit Antifashist të Çamërisë, drejtuar Fuqive të Mëdha, 17 tetor

1944.

Page 204: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

178

EDES-it, që kanë bërë krime kundër popullsisë së pafajshme të Çamërisë". 879

Përfaqësuesit e popullsisë çame, shpreheshin se, “shqiptarët e Çamërisë nuk kanë asnjë

faj për krimet e kryera ndaj popullsisë greke nga përkrahësit e Nuri Dinos, se populli

shqiptar po vuan pasi ai nuk iu bind udhërave të EDES-it për të luftuar kundër popullit

grek. Për këtë populli shqiptar çam e sheh veten të pandarë nga populli grek, për të cilin

ka dhënë gjakun në çlirimin e Greqisë”.880 Në këtë letër, përveçse bëheshin me dije të

gjitha qeveritë e lartëpërmendura për krimet e kryera nga forcat edeiste ndaj popullsisë

shqiptare çame, iu kërkohej këtyre organizmave të ndërhynin për marrjen e masave dhe

zgjidhjen e menjëhershme të çështjeve:

a) “Kthimi i shpejtë i popullsisë çame në shtëpitë e tyre si dhe sigurimin e jetës dhe

qëndrimin të pashqetësuar në Krahinën e Çamërisë.

b) Dërgimin e një përfaqësuesi qeveritar në Çamëri për të hetuar mbi krimet e kryera

nga Zerva.

c) Dërgimin në një kohë sa më të shpejtë të ushqimeve, barnave dhe sendeve të

nevojshme për të përballuar kushtet e vështira.

d) Largimin sa më parë nga Çamëria të trupave ushtarake të EDES-it.

e) Barazi absolute të drejtash në bazë të Kartës së Antlantikut dhe pjesëmarrjes së

popullit çam në luftë përkrahe popullit grek kundër tiranisë.

f) Të lirohen sa më parë të 300 gratë dhe fëmijët çamë të cilët mbahen të burgosur

nga forcat zerviste në Paramithi dhe Filat”.881

Protesta u përsërit sërish në 30 tetor të këtij viti. Në notëprotestën e radhës, paraqitej me

përmasa reale gjithë tabloja e ngjarjeve tragjike të popullsisë çame nga forcat nacionaliste

greke gjatë periudhës qershor-shtator 1944. Në këtë protestë kërkohej edhe njëherë

kthimi i popullsisë së shpërngulur çame në trojet e veta, si dhe sigurimi i jetës dhe pronës

në Greqi. Një nga kërkesat më të goditura në këtë rezolutë drejtuar qeverive perëndimore

ishte, ajo mbi ngritjen e një komisioni hetimor për gjetjen e fajtorëve të vërtetë të

masakrave dhe vënien e tyre përpara drejtësisë.882

I gjendur përballë një situate aspak të favorshme, minoriteti çam u përpoq të

vetorganizohej për të gjetur rrugëdalje nga kriza. Në muajin shkurt të vitit 1945, Komitet

Antifashist Çam organizoi në qytetin e Sarandës mbledhjen e tij të dytë. Në këtë

mbledhje një nga vendimet më të rëndësishme ishte grumbullimi i të ardhurave nga

personat çamë, të cilët ishin në gjendje të mirë ekonomike e financiare dhe shpërndarjen

e këtyre ndihmave për familjet çame në nevojë. Por siç dëshmon një nga anëtarët e këtij

Komiteti Vehip Demi, kjo nismë nuk pati sukses për shkak të divergjencave që ekzistonin

midis krerëve çamë.883 Në datën 9 maj 1945, përfaqësuesit e popullsisë çame, nëpërmjet

misioneve aleate në Tiranë, i dërguan një ankesë edhe Konferencës së San Franciskos.

Duke iu referuar edhe njehërë Kartës së Antlantikut dhe luftës antifashiste

nacionalçlirimtare të bërë nga popullsia çame përkrah forcave partizane greke, kërkohej

879 AQSH, F.151, V.1944, D.101, fl.15. Protestë e Komitetit Antifashist Çam dërguar përfaqësuesëve të

Fuqive të Mëdha, qeverive të Anglisë, SHBA, Rusisë, Komitetit Panepiriot të EAM-it, Komitetit

Antifashist të EAM-it për Filatin dhe Çamërinë si dhe Qeverisë shqiptare në Tiranë datë 10 tetor 1944. 880 Po aty. 881 Po aty. 882 AMPJ, V.1944, D.42. 883 AQSH, F.14/AP STR, V.1945, D.22, fl.2. Rapor i Vehip Demit.

Page 205: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

179

rikthimi i refugjatëve çamë në Çamëri si dhe sigurimi i jetës së tyre nga forcat ushtarake

aleate dhe shteti grek.884 Përsa i përket gjetjes dhe ndëshkimit të fajtorëve të luftës dhe

shkaktarëve kryesorë të masakrës, memorandum i Këshillit Antifashist Çam, kërkonte që

ata të gjykoheshin nga një gjykatë dypalëshe greko-shqiptare.885

Brenda gjirit të komunitetit çam filloi një luftë e heshtur dhe herë herë e

deklaruar, midis mbështetësve të qeverisë komuniste dhe atyre që kishin rezerva ndaj

mënyrës së sjelljes së qeverisë shqiptare ndaj problemit çam. Gjithashtu, sipas disa

rrymave brenda komunitetit çam, politika e deritanishme e ndjekur prej qeverisë

shqiptare ndaj problemit çam, si dhe masat e ndërmarra nga ajo për t’u ardhur në ndihmë

familjeve të emigrantëve, përçau dhe vet organizatat çame që funksiononin në Shqipëri.

Përplasjet midis anëtarëve të Komitetit Çam u vunë re sidomos gjatë zhvillimit të

punimeve të Kongresit Antifashist Çam në Vlorë në shtator të vitit 1945, ku u dukën

qartë divergjencat dhe përplasjet, lidhur me mënyrën dhe zgjedhjen e kryetarit të këtij

Komiteti.886

Sipas vendimit të marrë nga kryesia e këtij kongresi, organi që do të mbetej në

fuqi do të ishte Komitetit Çam, i cili do të kishte vetëm atribute politike. Në krye të këtij

komiteti u vunë disa prej krerëve dhe aktivistëve më të shquar të lëvizjes patriotike çame

si, Dervish Dojaka, Vehip Demi, Kasem Demi, Sami Alushi etj. Vehip Demi u zgjodh

kryetar i Komitetit Çam, me një shumicë të madhe votsh, i cili në cilësinë e kryetarit i

propozoi pleniumit që doli nga kongresi, përbërjen e kryesisë së Komitetit Antifashist

Çam. Kjo kryesi përbëhej nga Vehip Demi kryetar, Dervish Dojaka sekretar, nënkryetar

Aqif Ademi dhe anëtarë Braho Kasemi, Hizër Ahmeti, Hajredin Merxhani dhe Rexhep

Luri.887

Megjithë përpjekjet e disa prej elementëve përparimtarë çamë për të mos rënë nën

ndikimin komunist, zhvillimi i punimeve të Kongresit Antifashist Çam në Vlorë u

karakterizua tërësisht nga dominimi i vijës së PKSH dhe i elementëve të saj. Në ditën e

dytë të zhvillimeve të punimeve të kongresit, delegatët komunistë të ardhur posaçërisht

nga Tirana ushtruan ndikimin e tyre për të eleminuar nga drejtimi ata elementë çamë, të

cilët ishin kundër vënies së organizatave çame nën drejtimin e PKSH. Më 24 shtator, në

seancën e radhës të zhvillimit të punimeve, i cili si rend dite do të kishte zgjedhjen e

pleniumit, me ndërhyrjen dhe ndikimin e delegatëve të PKSH ndryshoi tërësisht mënyra e

zgjedhjes së anëtarëve të pleniumit dhe krerëve çam të organeve drejtuese. Pas

përfundimit të punimeve të Kongresit, ishte pikërisht vija e PKSH ajo që triumfoi dhe

elementë çamë me bindje komuniste morën kontrollin e këtij komiteti. PKSH, e

shfrytëzoi Kongresin Çam për të përhapur propagandën komuniste te çamët, me qëllim

mbështetjen e tyre ndaj PKG dhe EAM-it, e cila tashmë ishte përfshirë në luftën për

pushtet ndaj forcave djathtiste greke.

Përpjekjet e krerëve të minoritetit çam, për të mos rënë nën ndikimin komunist të

PKSH ishin të mëdha. Te një pjesë e mirë e minoritetit çam, ishte krijuar bindja se çamët

duhet të formonin një organizatë qendrore pa komunistë. Një pjesë e drejtuesve çamë, të

884 AMPJ, V.1945, D.42. Memorandum i Këshillit Antifashist Çam, dërguar Misioneve Aleate në Tiranë,

datë 2 maj 1945. 885Po aty. 886 AQSH, F.14 /AP STR, V.1945, D.22, fl.7/1. 887 AMPJ, V.1945, D.59/12, fl.168.

Page 206: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

180

cilët nuk ishin për përfshirjen në radhët e PKSH, shpreheshin se, “po të udhëhiqemi nga

ata (komunistët) do të hyjmë në burg ose do të na dorëzojnë te Zerva”.888 Bindja e

krerëve çamë forcohej nga dita në ditë, pas arrestimeve që kryheshin ndaj elementëve

çamë me akuza të ndryshme nga qeveria shqiptare.

Duke parë akuzat e pabaza që ngriheshin ndaj elementëve çamë, si Komiteti dhe

Këshilli Antifashist Çam, i kërkuan qeverisë shqiptare, që të ndaleshin arrestimet e

çamëve dhe për akuzat e ngritura të formohej një komision hetimor pranë Këshillit dhe

Komitetit Çam. Të dyja këto organizma propozonin, që pjesë e komisionit hetimor të

ishin figura të shquara të lëvizjes antifashiste çame, të cilët dispononin të dhëna të

konsiderueshme rreth aktivitetit të disa prej figurave të popullsisë çame gjatë pushtimit

italo-gjerman.889

Në përfundim të punimeve, kongresi i refugjatëve çamë doli me një rezolutë të

përbashkët e cila u drejtohej Fuqive të Mëdha, qeverisë shqiptare, asaj greke si dhe

misioneve aleate që gjendeshin në Tiranë. Rezoluta e vinte theksin në krimet e kryera nga

forcat nacionaliste greke të udhëhequra nga Napoleon Zerva kundër popullsisë civile

shqiptare në Çamëri. “Në kohën kur minoriteti shqiptar në Greqi po luftonte ashpërsisht

kundër pushtuesve gjermanë,- shpreheshin përfaqësuesit e popullsisë çame,- forcat

reaksionare dhe shoviniste të Zervës, të komanduara nga vetë gjenerali gjakpirës, hynë

pabesisht nëpër qytetet dhe fshatrat e Çamërisë, duke përsëritur barbarizmat e 1912-ës,

mbas Luftës së Parë Ballkanike, ku u masakruan, u burgosën dhe u torturuan me mijëra

qytetarë dhe fshatarë çamë”.890 Kongresi Çam, referuar të drejtave të minoriteteve sipas

Kartës së Atlantikut, kërkonte nga Konferenca e Ministrave të Jashtëm, që minoritetit

shqiptar në Greqi t’i siguroheshin të gjitha të drejtat e barabarta, ashtu si dhe gjithë

popullit grek.891 Pavarësisht situatës në të cilën u zhvilluan punime e këtij kongresi,

historian B. Meta thekson se, fryma e këtij kongresi, ishte paqësore dhe aty nuk u shpreh

asnjë ndjenjë armiqësie ndaj popullit grek dhe minoritetit grek në Shqipëri.892

Në këtë kongres, krahas delegatëve çamë të ardhur nga të gjitha qytetet e

Shqipërisë ku gjendeshin të strehuara familjet çame, merrnin pjesë dhe krerë të lartë të

qeverisë shqiptare, si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme. Në punimet e

kongresit merrnin pjesë dhe anëtarë të misioneve aleate në Shqipëri, të cilët u njohën nga

pjesëmarrësit me fakte reale dhe masakrën e kreyer nga forcat nacionaliste greke kundër

popullsisë civile çame.

Një nga veprimtaritë kryesore të komitetit, ishte ngritja e grupeve të punës dhe e

komisioneve për të evidentuar dhe mbledhur dëshmitë tragjike të popullsisë çame. Krerët

e organizatave çame, në vjeshtën e vitit 1945, vendosën ngritjen e komisioneve në

qendrat kryesore ku gjendeshin refugjatë. Në Durrës, ky komision përbëhej nga Murat

Poni, Skënder Refat, Asllan Refat, Abaz Kondo dhe Idriz Memko. Në Shijak anëtarë të

komisionit të grumbullimit të të dhënave ishin; Qemal Xhepa nga Lopsi, Arif Sali nga

Nista dhe Ahmet Jakupi nga Arvenica. Në qytetin e Kavajës, komisioni përbëhej nga

888 AQSH, F.14 /AP STR, V.1945, D.22, fl.2. 889 AMPJ, V.1945, D.59/10. 890 Po aty., V.1945, D.42. Memorandum i Kongresit të Minoritetit Shqiptar të Greqisë, dërguar

Konferencës së Ministrave të Jashtëm. 891Po aty. 892 Meta, Tragjedia çame, 98.

Page 207: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

181

çamët; Mustafa Ejup nga Koska, Nustret Karahasani nga Minina, Alush Ziguri nga

Varfanji, Malo Haxhi nga Kardhiqi dhe Mehmet Sulo nga fshati Kallaq. Ndërsa në Krujë,

anëtarë ishin Avdi Baliko nga Margëlliçi, Zenel Bido nga Grikohori dhe Mehmet Musa

nga Varfanji.893 Dëshmitë e mbledhura nga anëtarët e këtyre komisioneve, mbi krimet e

kryera nga nacionalistët grekë, janë sot një dëshmi e gjallë e asaj çka popullsia çame

përjetoi gjatë masakrave të viteve 1944-1945. Përveç të tjerave, një nga detyrat parësore e

këtij komiteti do të ishte sensibilizimi i problemit çam në arenën ndërkombëtare.894

Paria çame dhe patriotë të shquar të lëvizjes kombëtare çame protestuan në të

gjitha organizmat dhe qeveritë ndërkombëtare për krimet e kryera nga forcat zerviste ndaj

tyre si dhe për masat e marra nga qeveria greke e kryeministrit Papandreu. Protesta dhe

memorandume iu dërguan Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, qeverisë së

Shteteve të Bashkuara, qeverisë së Britanisë Madhe, Misioneve Aleate në Greqi dhe

Shqipëri, qeverisë shqiptare dhe asaj greke etj. Emëruesi i përbashkët i të gjitha letrave

dërguar organizmave dhe qeverive të ndryshme ishte rrëfimi i masakrave të kryera ndaj

shqiptarëve çamë prej monarkofashistëve grekë, si dhe marrja e masave për kthimin e

çamëve pranë shtëpive të tyre e sigurimi i jetës. Në memorandumin dërguar Asamblesë

së Kombeve të Bashkuara prej Komitetit Antifashist Çam, pasi bëheshin të ditura fakte

rrënqethëse rreth masakrave të kryera ndër vite nga qeveritë e ndryshme greke, kërkohej

riatdhesimi i gjithë çamëve të dëbuar, si një e drejtë e natyrshme e mohuar në mënyrë

arbritare.895

Në të njëjtën linjë me këtë memorandum ishte dhe rezoluta e dërguar më 16 tetor

1945, Sekretarit amerikan të Shtetit, Z.Cordell Hull, prej Shoqatës “Çamëria” me qendër

në SHBA.896 Në këtë rezolutë pasi revokoheshin të drejtat kombëtare të shqiptarëve, të

cilat ishin mohuar që nga formimi i shtetit shqiptar, i bëhej jehonë parimeve demokratike,

që SHBA kishte shfaqur në mbrojtje të kombeve të vegjël. Në fund të letrës të

shqiptarëve të Amerikës, kërkohej që një kopje e kësaj resolute t’iu dërgohej gjithë

shteteve të interesuara, të cilat ishin për mbrojtjen e Kartës së Atlantikut dhe të parimeve

të vetvendosjes.897

Me shpresën se zëri i tyre do të dëgjohej nga qeveria britanike, Komitetit

Antifashist Çam në 22 nëntor 1945, me rastin e vizitës në Athinë të zëvendësministrit të

punëve të jashtme të Britanisë Madhe Z. Mac. Neil, i drejtohej atij me fjalët: “Ne u jemi

drejtuar shpesh herë përmes misioneve ushtarake në Shqipëri, Aleatëve të Mëdhenj me

protesta e telegrame, duke kërkuar shqyrtimin e çështjes sonë. Por fatkeqësisht s’na është

dhënë ndonjë përgjigje dhe nuk është parë ndonjë interesim për marrjen në konsideratë të

kërkesave tona”. 898 Komiteti Çam i shpjegonte diplomatit britanik se, për shkak të

barbarizmave në Çamëri nga ana e mercenarëve të Zervas dhe klikës së tij, mbi 20 000

çamë kanë marrë rrugën e arratisë në drejtim të Shqipërisë dhe mëse 1500 vetë u vranë e

u masakruan në krahinat e ndryshme të Çamërisë, gjithë pasuria jonë u grabit dhe fshatrat

893 Dervishi, Maskra në Çamëri, 120-121. 894 AQSH, F.14/AP STR, V.1945, D.22, fl.4/1. Rapor i Vehip Demit. 895 “Zëri i Çamërisë”, nr.7, 8 tetor 1946. 896 “Liria” , nr.155, datë 3 nëntor 1944, vol. IV, Boston Mass. 897 Po aty. 898 “Zëri i Çamërisë”, nr.4 datë 28 nëntor 1945.

Page 208: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

182

e qytetet e banuara me shqiptarë u dogjën e u prishën”.899 “Përballë kësaj gjendje të

mjerueshme,- bënte me dije Komiteti Antifashist Çam,- autoritetet zyrtare greke, jo

vetëm që nuk kanë marrë masat e nevojshme, por ato heshtin dhe as që interesohen për

përmirësimin e gjendjes”. 900 “Ne,- theksonin në letrën e tyre përfaqësuesit çamë-,

dëshirojmë të riatdhesohemi dhe kjo është një e drejtë e natyrshme që na është mohuar

arbitrarisht, një e drejtë kjo e të gjithë qytetarëve të lirë e njohur nga Aleatët e Mëdhenj

në Konferencën e Teherani, Jaltës dhe Potsdamit”.901 Duke shpresuar se letra e tyre do të

bënte efektin e duhur te diplomati britanik, përfaqësuesit çamë shpreheshin se, “është

koha që të ndërhyhet pranë autoriteteve greke që të marrë fund ky turp dhe se çështja

çame duhet të merret në shqyrtim nga aleatët e mëdhenj, për të përfunduar sa më shpejtë

çështjen çame”.902

Në emër të Komitetit Çam, në 20 dhjetor të vitit 1945, iu dërgua një letër

Konferencës së Ministrave të Punëve të Jashtme të Fuqive Aleate në Moskë. Që në krye

të kësaj promemorjeje, vendeve pjesëmarrëse në këtë konferencë u bëhej e njohur dhuna

e ushtruar nga qeveritë greke ndaj popullsisë shqiptare në Çamëri, që nga koha e

Konferencës së Londrës dhe në vazhdim deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.903

Duke theksuar platformën shfarosëse të politikës greke ndaj popullsisë muslimane çame,

në letër u tërhiqej vëmendja vendeve pjesëmarrëse në këtë konferencë, që të tregonin

interesin e duhur për zgjidhjen e çështjes çame.904 Pikërisht kjo përpjekje e Komitetit

Çam për të pasqyruar masakrat e kryera nga monarko-fashistët grekë, tërhoqi vëmendjen

e Ministrisë e Punëve të Jashtme shqiptare, e cila i rekomandoi këtij Komiteti, që çdo

lutje apo kërkesë e Komitetit çam duhet të kalonte nëpërmjet kanaleve diplomatike të

kësaj ministrie.905

Organizatat dhe popullsia shqiptare çame e Greqisë, gjithmonë kanë këmbëngulur

për zbardhjen e së vertetës. Madje, çamët si gjatë luftës edhe pas saj, janë distancuar dhe i

kanë dënuar veprimet e N. Dinos dhe bashkëpunëtorëve të tij në shërbim të pushtuesve

nazi-fashistë. Përveç kësaj, menjëherë pas përfundimit të luftës, një pjesë e parisë çame

akuzuan drejtëpërdrejtë misionin britanik se ishte pikërisht ky mision, i cili strehonte në

Itali shumë prej bashkëpunëtorëve të gjermanëve, me pretekstin se gjoja i mbronte nga

rreziku komunist.906

Pikërisht për këtë mbështetje që britanikët u jepnin bashkëpunëtorëve të

fashizmit, qofshin këta dhe shqiptarë, minoriteti çam dhe qeveria shqiptare i sugjeronin

kreut të Misionit Britanik në Tiranë Hodgson, se kriminelët dhe bashkëpunëtorët me

pushtuesin mund të kapeshin fare lehtë dhe të dënoheshin para gjyqit të popullit grek.907

Por tashmë për britanikët rreziku fashist kishte kaluar dhe lufta ideologjike ishte

899Po aty. 900 Kotini, Çamëria denoncon, 46. 901 Po aty. 902 Po aty. 903 AMPJ, V.1945, D.52/12. 904 Po aty. 905 Po aty. 906 Dervishi, Maskra në Çamëri, 91. 907 Po aty..

Page 209: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

183

zhvendosur kundër komunizmit, luftë kjo e cila kishte nevojë dhe për ish bashkëpunëtorët

e nazifashizmit të çdo ngjyre apo kombësie.

Page 210: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

184

5.3. Roli i UNRRA-s në përballimin e krizës humanitare çame.

Pas mbërritjes në Shqipëri gjendja e refugjatëve çamë ishte tepër e mjerueshme.

Fundi i luftës e kishte gjetur vendin dhe popullsinë në një mjerim të thellë. Më 11 janar të

vitit 1945, Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, i shtyrë nga kushtet e rënda ekonomike që

po kalonte vendi, mori vendimin që t’i kërkonte misionit të UNRRA-s (United Nations

Relief and Rehabilitation Administration), ndihma për popullsinë shqiptare. Përfshirja e

Shqipërisë në programin e ndihmave të organizatës së UNRRA-s, do të ishte një tregues

i pjesëmarrjes së popullit shqiptar në koalicionin e madh botëror antifashist, e

njëkohësisht do të bënte të mundur daljen nga kriza e rëndë ekonomike që kishte

shkaktuar lufta e dytë Botërore. Në fund të shkurtit, kryeministri shqiptar Enver Hoxha i

drejtoi zyrtarisht një kërkesë për ndihma UNRRA-s. Në këtë letër krahas të tjerash,

Hoxha shkruante se; “Vendi ynë i rrënuar nga lufta, i djegur dhe i plaçkitur {…} kërkon

ndihmën e Aleatëve të Mëdhenj, për t’u rimëkëmbur ekonomikisht. Për këtë arsye i

drejtohemi UNRRA-s {…} të na ndihmojë me të gjitha mjetet që disponon dhe që i

takojnë popullit tonë si aleat i Kombeve të Bashkuara”.908 Kërkesa e qeverisë shqiptare u

mor menjëherë në konsideratë nga Drejtoria e Përgjithshme e UNRRA-s, duke vendosur

njëkohësisht që në fund të muajit mars një përfaqësi e kësaj organizate të vizitonte

Tiranën.909

Vala e dytë e dëbimit të popullsisë çame nga Greqia në mars të vitit 1945, i

përkeqësoi akoma dhe më shumë kushtet ekonomike dhe gjendjen e kësaj popullsie.

Tashmë përpara qeverisë shqiptare shtohej detyra e përkujdesjes ndaj refugjatëve çamë,

strehimi i tyre si dhe furnizimi me ushqime e medikamente mjeksore. Misionet ushtarake

aleate që gjendeshin në Shqipëri u kujdesën për sjelljen e ndihmave në ushqime, ilaçe e

veshmbathje për popullsinë civile. Programi i ndihmës ekonomike dhe financiare, i ofruar

nga Fuqitë Aleate Perëndimore, i njohur gjerësisht si Administrata e Kombeve të

Bashkuara për Ndihmë dhe Rimëkëmbje, iu gjend pranë familjeve shqiptare çame. Por,

gjatë muajve të pranverës së vitit 1945, kur dhe situata e familjeve çame sa vinte e

rëndohej, UNRRA nuk kishte hartuar ndonjë plan të veçantë emergjence për t’i ardhur në

ndihmë atyre. Duke parë gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhej popullsia çame e

dëbuar nga Greqia, Misionet aleate dhe ai i UNRRA-s në Tiranë morën masa për të

përshpejtuar proçesin e ardhjes së ndihmave në Shqipëri. Një përpjekje e tillë u bë dhe si

rezultat i të dhënave që kishte misioni britanik lidhur me projektet që qarkullonin, se

Tirana zyrtare dhe qeveria e saj komuniste do të ndërmerrte të njëjtën masë ndëshkimore

ndaj popullsisë minoritare greke në Jug të Shqipërisë.

Në rrethanat kur burimet alternative të jashtme për të furnizuar popullsinë

shqiptare me ushqime të nevojshme ishin të pakta, faktori kohë ishte shumë i

rëndësishëm. Ardhja sa më parë e ndihmave të UNRRA-s, për popullsinë çame ishte

shumë e rëndësishme si për qeverinë shqiptare, ashtu dhe për misionin ushtarak britanik

në Tiranë.

908 AQSH, F.890, V.1945, D.107, fl.23-24. 909 Gazeta “Bashkimi”, datë, 27 mars 1945.

Page 211: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

185

Dhënia e shpejtë e ndihmave për refugjatët çamë në Shqipëri prej diplomacisë

britanike, ishte një kundërmasë për të frenuar ndonjë veprim të qeverisë shqiptare për

dëbimin e minoritetit grek në jug të vendit.910 Megjithëse vet kryetari i Misionit britanik

Hodgson pranonte se, prej qeverisë shqiptare nuk kishte sinjale për një shpërngulje të

dhunshme në kufijtë e tragjedisë, të minoritetit grek prej Shqipërisë së jugut.911

Frika e Misionit britanik mbështetej në raportin e dërguar në prill të vitit 1945 nga

zëvendës shefi i këtij misioni Alan Palmer, i cili ishte dërguar në Greqinë

veriperëndimore për të parë nga afër situatën e krijuar atje, lidhur me masakrat dhe

dëbimet e shqiptarëve çamë nga trojet e tyre. Në raportin e tij, Palmer sugjeronte se një

zgjidhje alternative dhe efektive mund ishte ndërrimi i popullsisë minoritare greke me atë

shqiptare.912 Sipas Palmerit, një numër i konsiderueshëm i popullsisë minoritare greke në

Shqipëri mund të dërgohej në Greqi për të zënë shtëpitë, tokat dhe pronat e lëna bosh prej

shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve dhe anasjelltas.913

Raporti i Palmerit nuk u prit dhe aq mirë nga shefi i Misionit Britanik në Tiranë

Hodgson, i cili kishte vërejtjet e tij rreth sugjerimeve të bëra nga zëvendësi i tij.

Hodgsoni, mbështetur në të dhënat e Palmerit, kishte si qëllim të paraqiste një raport para

qeverisë shqiptare me synimin e vetëm të kënaqte sadopak Enver Hoxhën dhe qeverinë e

tij, lidhur me kujdesin që britanikët po tregonin për çështjen shqiptare.914

Në komentin e tij të bërë mbi raportin e Palmerit, gjenerali Hodgson shprehej se,

“Derisa t’i jepet pak sadisfaksion Hoxhës në të ardhmen, që masat e nevojshme janë duke

u marrë për kthimin e çamëve, është e mundur që të detyrohet të marrë kundërmasë

kundër minoritetit grek në Shqipëri”. 915 Gjenerali britanik besonte se një sigurim i

mundshëm nga ana e qeverisë greke për kthimin në Greqi dhe sigurimin e jetëve të

familjeve çame, do të ndihmonte shumë në qetësimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë

dhe fqinjit të saj jugor. Sipas tij, sa më shpejt t’i jepej zgjidhje kësaj çështjeje aq më pak

incidente do të kishte midis dy vendeve si dhe do të parandaloheshin masakra të

ngjashme ndaj minoriteteve.916 Në lidhje më këtë ai raportonte se, “një sigurim nga

qeveria greke që çamët do të pranohen prapë dhe do të merren masa për të siguruar jetën

e tyre dhe mirëqënien, do të ndihmojë shumë për të përmirësuar marrëdhëniet shqiptaro-

greke”.917

Shqetësimin e tij lidhur me masat që mund të ndërmerte qeveria shqiptare ndaj

minoritetit grek, ai i shpreh dhe në raportin e tij dërguar Misionit të Zyrës së Shërbimeve

Strategjike (OSS) dhe Military Laison (ML), në maj të vitit 1945.918 Në lidhje me këtë

problem ai shprehet se, “Refugjatët çamë duhet të marin ushqim, ndihmë, veshmbathje,

medikamente dhe strehim sa më shpejtë që të jetë e mundur. Kjo masë do të ndihmojë të

910 Hamit Kaba, UNRRA në Shqipëri 1944-1947, (Tiranë, Shkenca, 2000), 137. 911 AMPB, F. UNRRA, V.1945, D.33, fl.57. 912 Po aty. 913 Po aty.. 914 AMPJ, V.1945, D.11. fl.23. Shënime të Hodgsonit mbi raportin e Palmerit. 915 Po aty.. 916 Po aty. 917 Po aty. 918 Po aty.

Page 212: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

186

ndalojë çdo veprim të Hoxhës kundër minoritetit grek”. 919 Shqetësimi që paraqiste

Hodgsoni, lidhur me mundësinë e dëbimit të minoritetit grek nga Shqipëria e Jugut,

kishte të bënte më tepër me ruajtjen e raporteve midis dy vendeve fqinje, si dhe me

projektet afatgjatë të Britanisë, lidhur me ruajtjen e fuqisë dhe të ndikimit të saj në

politikën ballkanase. Hodgsoni aludonte për një hakmarrje të mundshme të qeverisë

shqiptare ndaj minoritetit grek në Shqipëri.

Megjithë fjalët e përhapura, qeveria shqiptare as që e mori në konsideratë një

mundësi të tillë. Sipas autorit Hamit Kaba, arsyeja se pse qeveria shqiptare e Enver

Hoxhës mbajti këtë qëndrim, ishte për faktin se ajo ishte e pamotivuar dhe e pafuqishme

t’i bënte ballë një përplasjeje të drejtëpërdrejtë me Greqinë dhe të acaronte marrëdhëniet

me shtetin fqinj.920

Por më shumë se sa mundësia dhe frika ndaj një përballjeje me Greqinë, ne

mendojmë se qeverinë shqiptare e shqetësonte më tepër situata e brendshme politike dhe

ekonomike në të cilën ndodhej Shqipëria. Para së gjithash, qeverinë shqiptare e

shqetësonte forcimi i rendit, lufta kundër kundërshtarëve të brendshëm, si dhe rreziku i

rrëzimit të pushtetit komunist. Përveç të tjerash, mjafton të përmendim këtu raportet e

mira që qeveria komuniste kishte me aleaten e saj greke EAM-in dhe premtimet që

qeveria e E.Hoxhës kishte marrë gjatë luftës prej komunistëve grekë, se problemet

kufitare midis dy vendeve fqinjë do të zgjidheshin në bazë të konventave ndërkombëtare

dhe Kartës së Atlantikut.

Në 1 gusht të vitit 1945, pas shumë diskutimesh lidhur me mënyrën e

bashkëpunimit, midis qeverisë shqiptare dhe Misionit të UNRRA-s në Tiranë u arrit

marrëveshja e bashkëpunimit.921

Në kërkesën e qeverisë shqiptare drejtuar misionit të UNRRA-s në Tiranë në 24

gusht të vitit 1945, lidhur me furnizimin në ushqime, medikamente dhe materiale strehimi

për popullsinë e shpërngulur çame thuhej ndër të tjera se, “Sikundër u shpjeguam edhe

gojarisht në mbledhjen që patëm më datë 14.8.1945, në vendin t’onë ndodhen të

emigruar afro 25.000 refugjatë çamër t’ardhur këtu, pse të ndjekur e të masakruar nga

bandat e Zervës në Greqi. Vendi i jonë megjithëse akoma në luftë e megjithëse i djegur

dhe i zhuritur nga nazi-fashistët, ndajti me ta kafshatën e gojës e gjithshka kishte duke i

shpëtuar nga vdekja. Kjo popullsi i përket nji nasioni tjetër, megjithëse shqiptare,

prandaj Ay Mision duhet të kujdesohet veçnërisht për ta duke i furnizuar me ushqime,

veshmbathje, strehim e barna, duke lehtësuar në këtë mënyrë një barrë të rëndë të

pushtetit t’onë”. 922 Bashkëngjitur me kërkesën drejtuar këtij misioni, komisioni

ndërqeveritar shqiptar i caktuar për bisedime me UNRRA-n, i dërgoi dhe një listë me

nevojat përkatëse për t’u shqyrtuar dhe për t’u dërguar në Shqipëri.

I gjendur përballë një situate të rëndë në të cilën po kalonte gjithë populli

shqiptar, Misioni i UNRRA-s në Tiranë, u mundua të siguronte në kohën e duhur të gjitha

kërkesat për ushqime, veshmbathje, medikamente mjekësore të ardhura nga Komiteti

Antifashist Çam dhe nga Qeveria Demokratike Shqiptare. Duke pasur parasysh faktin se,

919 Po aty. 920 Kaba, UNRRA në Shqipëri.., 138. 921 Po aty., 122. 922 AQSH, F.564, V.1945, D.37, fl.1. Letër e N. Strallit, Kryetar i Komisionit Interministerial për

Furnizimet nga UNRRA, drejtuar Misionit të UNRRA-s në Tiranë më 24 gusht 1945.

Page 213: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

187

si rezultat i ardhjes së refugjatëve çame në Shqipëri, UNRRA u gjend e papërgatitur

përballë situatës së krijuar, një pjesë e konsiderueshme e ndihmave të programuara për

Shqipërinë, u përdorën për nevojat e refugjatëve çamë. Në bashkëpunim dhe me

Komisionin Interministerial të qeverisë shqiptare, u ra dakord që një përqindje e caktuar e

ndihmave që do të mbërrinin në Shqipëri do të shkonte për nevoja të këtij komuniteti.923

Në kuadër të programimit të paketës me ndihmat e nevojshme dhe sasinë që duhej

të vinte për popullsinë e shpërngulur çame, ishte dhe kërkesa e Komitetit Antifashist Çam

drejtuar UNRRA-s, në 3 shtator 1945. Në kërkesën e këtij komiteti, i cili përfaqësohej

nga kryetari Musa Demi dhe nënkryetari Kasëm Demi, i kërkohej kreut të misionit të

UNRRA-s në Tiranë Okley Hill, që paketa e ndihmave të destinuara për refugjatët e

shpërngulur çamë, të ishte veç asaj që vinte për Shqipërinë.924 Mirëpo një gjë e tillë nuk u

aprovua nga kreu i UNRRA-s, i cili këmbëngulte se, paketa e ndihmave të destinuara për

komunitetin çam do të përllogaritej në shumën e dhënë për Shqipërinë. Hill e

argumentonte qëndrimin e tij me faktin se, veçimi i ndihmave të ardhur veçmas për

popullsinë e shpërngulur çame, do të ulte ndjeshëm sasinë e ndihmave për Shqipërinë.925

Po ashtu, Hill e mbështeste idenë e tij dhe me argumentin se, veçimi i paketave të

ndihmave të Shqipërisë me ato për refugjatët çamë do të shtonin ndjeshëm koston e

transportit.926

Në kushtet e fillimit të një izolimi në arenën ndërkombëtare, si dhe duke marë në

konsideratë krizën e rëndë ekonomike që kishte përfshirë vendin, qeveria Shqiptare e

mirëpriti programin e paketës së ndihmave të UNRRA-s për popullsinë çame të

shpërngulur nga Greqia. Në kushtet e vështira që ndodhej vendi dhe në veçanti familjet e

shpërngulura çame, qeveria shqiptare e priti me kënaqësi miratimin e kësaj shume për

programin çam, duke ofruar bashkëpunimin e saj në shpërndarjen e tyre, e duke shprehur

njëkohësisht falenderim e mirënjohje për kontributin e UNRRA-s në zgjidhjen e krizës

humanitare të popullit shqiptar. Në një dokument zyrtar të Komisionit Interministerial për

Furnizimet nga UNRRA, dërguar Misionit të saj në Tiranë, në datë 12 shtator 1945,

thuhej se; “Pritëm me kënaqësi vendimin tuaj për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve

çamë, të cilët u shpërngulën nga vatrat e tyre nga shkaku i ndjekjeve dhe masakrave që

bënë kundër kësaj popullsie bandat e Zervës. Na kënaq gjithashtu vlera dhe rëndësia që ju

i jepni kësaj çështjeje”.927 Në vijim të falenderimeve për gadishmërinë e treguar për t’u

ardhur në ndihmë familjeve çame, ky komision i përfaqësuar nga nënkryetari Njazi Demi,

bashkëngjitur i dërgonte Misionit të UNRRA-s në Shqipëri, listën me furnizimet e

nevojshme të hartuar nga Këshilli Antifashist i Emigrantëve Çamë. Gjithashtu, Njazi

Demi i kujtonte edhe njëherë Misionit të UNRRA-s, se tonazhi i sendeve dhe ndihmave

që do të destinohen për emigrantët çamë, nuk duhet të pakësojnë atë të destinuar për

Shqipërinë.928

Në takimin e programuar për përcaktimin e sasisë dhe mënyrën e shpërndarjes së

ndihmave për popullatën çame, të mbajtur në 21 shtator 1945, në sallën e Bibliotekës së

923 Po aty., fl.9. 924 AMPJ, V.1945, D.12, fl.9. 925 Po aty. 926 Po aty. 927 AQSH, F.564, V.1945, D.37, fl.4. 928 Po aty.

Page 214: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

188

Ministrisë së Ekonomisë, përveç anëtarëve Misionit të UNRRA-s në Tiranë, Peter Floud

dhe Znj. Simons dhe të qeverisë shqiptare, ishte dhe Kasem Demi si përfaqësues i

Këshillit Antifashist Çam. Dy nga pikat kryesore të këtij takimi, kishin të bënin pikërisht

me shpejtimin e ardhjes së furnizimeve për popullsinë e shpërngulur çame dhe

rregullimin e mënyrës së shpërndarjes së këtyre ndihmave.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e UNRRA-s, në parim ranë dakort me kërkesat e

palës shqiptare, që pjesa më e madhe e ndihmave të destinuara për Shqipërinë të shkonin

si fillim për të plotësuar nevojat imediate të familjeve çame dhe pjesa e mbetur të shkonte

për të sëmurët në spitale dhe për popullsinë shqiptare të dëmtuar nga lufta dhe

bombardimet.929 Pjesëmarrësit në takim ranë dakort, që nga paketa e ndihmave që do të

mbrrinin së shpejti me vaporë në portin e Durrësit, 50% e tyre të shpërndaheshin për

refugjatët çamë dhe se kjo shpërndarje do të bëhej nga përfaqësuesit çamë. Po ashtu,

UNRRA duke parë gjendjen e rëndë ekonomike në të cilën ndodhej qeveria shqiptare dhe

populli çam, mori përsipër që shpenzimet për transportin dhe shpërndarjen e ndihmave

për komunitetin çam të mos përfshiheshin në sasinë e parave të shpenzuara për këtë

kategori.930

Mirëpo, nevoja për ndihmat emergjente për të përballuar situatën e vështirë,

detyroi një përfaqësi të popullsisë shqiptare çame që t’i drejtoheshin me një letër drejtorit

të përgjithshëm të UNRRA-s në Uashington.931 Letra e nisur nga qyteti i Vlorës më 25

shtator të vitit 1945, i kujtonte shefit ekzekutiv të kësaj organizate, se paketa e ndihmave

për familjet çame ishte tepër imediate dhe duhej të vinte në kohën e duhur. Duke i kujtuar

rëndësinë që kishte kjo paketë me ndihma për popullsinë çame, telegrami drejtuar kreut të

UNRRA-s në Uashington, theksonte faktin se, ndihmat e programuara për popullsinë

çame të mos llogariteshin në vlerën e parashikuar për Shqipërinë.932

Pa kaluar tri ditë, në portin e Durrësit mbëriti anija me ndihmat për minoritetin e

shpërngulur çam. Kjo paketë me ndihma përmbante një sasi të konsiderueshme

ushqimesh, të përbërë nga 250 ton miell, 600 kasa me kuti qumështi, 40 ton bizele, 10 ton

sheqer etj.933 Kjo sasi ndihmash u pasua nga dy ngarkesa të tjetëra me veshmbathje e

medikamente të mbërritura në datën 2 dhe 8 tetor 1945.934 Për të programuar më mirë

sasinë e ndihmave dhe mënyrën e shpërndarjes së tyre, u krijuan grupe të posaçme pune,

ku bënin pjesë përfaqësues të UNRRA-s, të qeverisë shqiptare dhe pjesëtarë të

komunitetit çam.

Kryetari i Misionit të UNRRA-s, duke marrë në konsideratë kërkesat e ardhura

nga Komiteti Çam, hartoi një listë me furnizimet e nevojshme për popullsinë shqiptare.

Kjo paketë me ushqime dhe veshëmbathje që kapte shifrën e 650.000 dollarëve

amerikanë, u shpërnda në mënyrë të racionalizuar nga Komiteti Çam.935 Në zbatim të

kërkesave të ardhura nga qeveria shqiptare dhe Komiteti Antifashist Çam, në datë 15

tetor 1945, në portin e Durrësit mbërritën për refugjatët çamë rreth 865.125 ton miell,

929 Po aty., fl.9. 930 Po aty., fl.9-10. 931 AMPJ, V.1945, D.59/12, fl.198. 932 Po aty. 933 AQSH, F.564, V.1945, D.37, fl.10. 934 AMPJ, V.1945, D.59/1, fl.7. 935 Po aty., V.1945, D.52/12.

Page 215: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

189

34.605 ton bizele, 9.228 ton sheqer, 46.140 ton qumësht e shumë ndihma të tjera të

nevojshme, të cilat u shpërndanë sipas nevojave të familjeve çame të vendosura në 16

qytetet e Shqipërisë.936

Më 9 nëntor 1945, kreu i UNRRA-s në Shqipëri mori në konsideratë kërkesën e

Komitetit Çam lidhur me dërgesën e radhës së paketës me ndihma, sipas listës së hartuar

nga ky Komitet. Në këtë listë, zërin kryesor e zinin artikujt e nevojshëm ushqimorë për

familjet çame, si dhe materiale për strehimin e fëmijëve të mbetur jetimë.937

Në total, paketa e ndihmave të ardhura dhe e atyre të programuara për muajt në

vazhdim për popullsinë e shpërngulur çame kapte shifrën e 1.450.000 dollarëve

amerikanë.938 Kjo paketë ndihmash përbëhej nga veshje, ushqime, çadra për strehim,

medikamente, enë kuzhine e mjete të tjera të domosdoshme, pa përfshirë këtu koston e

transportit të ndihmave. Sipas programit të miratuar nga UNRRA, nevojat mjekësore të

refugjatëve çamë do të mbuloheshin nga program mjekësor për Shqipërinë, ndërsa shuma

prej 43.000 mijë dollarë amerikan e planifikuar për blerjen e mjeteve të transportit e

karburant për refugjatët çamë, do të kalonte për llogari të programit industrial të

Shqipërisë.939

Për t’u bindur për gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhej popullsia e shpërngulur

çame, anëtarë të misioneve aleate dhe të UNRRA-s në Tiranë ndërmorën një udhëtim në

qendrat kryesore ku gjendeshin të vendosur familjet çame. Anëtarët e misioneve aleate të

fuqive të mëdha, si dhe kreu i UNRRA-s në Tiranë Okley Hill, panë me sytë e tyre

gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodheshin familjet çame të shpërngulura me dhunë

nga Greqia. Me sytë e tyre atë panë mjerimin në të cilin jetonin këto familje. Po ashtu,

nga bisedat me banorët çamë, përfaqësuesit e huaj dëgjuan dëshmi rrënqethëse lidhur me

masakrat e kryera nga trupat zerviste ndaj kësaj popullsie.940

Deri në nëntor të vitit 1945, ishin Këshillat Antifashistë Çam organet që bënin

shpërndarjen sipas nevojave të popullsisë të ndihmave të ardhura. Por, duke qënë se sasia

e ndihmave për popullsinë çame sa vinte dhe shtohej, qeveria shqiptare vendosi t’i

suprimonte këto organe dhe proçesin e administrimit e të shpërndarjes së ndihmave do të

kalonte në duart e organeve të pushtetit vendor.941 Kalimi i kopetencave të Komitetit Çam

dhe të Këshillave Çamë në duart e pushtetit vendor, solli reagime nga popullsia

emigratore çame. Pikërisht për këtë arsye, një pjesë e kësaj popullsisë protestoi tek

përfaqësuesit ndërkombëtarë të UNRRA-s në Tiranë, lidhur me abuzimet e qeverisë

shqiptare në shpërndarjen e ndihmave.942

Në dhjetor të vitit 1945, Konferenca e Uashingtonit miratoi kërkesën për rritjen e

fondit të ndihmave për Shqipërinë dhe atë për popullsinë çame. Në sajë të mbështetjes që

i dhanë çështjes së refugjatëve çamë, kreu i Misionit të UNRRA-s në Tiranë Okley Hill

dhe shefi i Misionit amerikan Jacobs, fondi i ndihmave për Shqipërinë u rrit me 14%.943

936 AQSH, F.564, V.1945, D.37, fl.31. 937 AMPJ, V.1945, D.59/12. 938 AQSH, F.564, V.1946, D.43, fl.1. Shif dhe Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar.., 191. 939 Kaba, UNRRA në Shqipëri.., 140. 940 AMPJ, V.1945, D.12, fl.113. 941 Po aty., D.59/14, fl.42. 942 Isufi, Musa Demi.., 292. 943 Po aty., 290.

Page 216: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

190

Projektprogrami i UNRRA-s parashikonte të sillte në Shqipëri rreth 145.121 tonë

furnizime, ku 72.025 tonë duhej të mbërrinin deri në fund të vitit 1945, ndërsa sasia tjetër

prej 73.096 tonë duhej të mbërrinte në Shqipëri gjatë vitit 1946.944 Konferenca gjithashtu

vendosi që, shuma totale prej 1. 782. 000 dollarëve amerikanë ishte e destinuar pikërisht

për nevojat e refugjatëve çamë të vendosur në Shqipëri.945 Madje përfaqësuesit e Misionit

të UNRRA-s për Shqipërinë në këtë konferencë, përforcuan edhe njëherë mendimin e

tyre përpara drejtuesve më të lartë të kësaj organizate në Uashington, se shpenzimet për

programin çam të ndihmave nuk duheshin përfshirë në sasinë e ndihmave të destinuara

për Shqipërinë.

Në 4 dhjetor të vitit 1945, Këshilli Ekonomik pranë qeverisë shqiptare e

konsideroi të pamjaftueshme shumën e vënë në dispozicion të Shqipërisë. Pas shqyrtimit

që i bëri projekt programit të UNRRA-s, për Shqipërinë, ky këshill i paraqiti dhe një

vendim qeverisë shqiptare në të cilin thuhej se, ky program nuk e ndihmonte aspak

Shqipërinë në normalizimin e jetës tregtare dhe ekonomike. 946 Lidhur me

projektprogramin e UNRRA-s, pakënaqësi shprehu dhe Komisioni Interministerial, i cili

vetëm dy ditë më vonë i dërgoi Misionit të UNRRA-s në Tiranë kërkesat e veta, mes të

cilave ishte ajo për veçimin e ndihmave për refugjatët çam nga program shqiptar i

ndihmave pë Shqipërinë.947 Në përpjekje për të përfituar sa më shumë nga paketa e

ndihmave të dhëna nga UNRRA, qeveria shqiptare i përmblodhi edhe njëherë kërkesat e

saj drejtuar misionit të kësaj organizate në Tiranë, duke theksuar faktin se sasia e

ndihmave për Shqipërinë ishte tepër e vogël dhe se ndihmat e programuara për

Shqipërinë nuk duhet të përfshinin ato të destinuara për refugjatët çamë që gjendeshin në

Shqipëri.948

Kërkesat e njëpasnjëshme të qeverisë shqiptare u morën në konsideratë me shumë

dashamirësi nga kreu i UNRRA-s në Tiranë Hill dhe ai i misionit amerikan Jakobs, të

cilët premtuan se sugjerimet e qeverisë shqiptare do t’i bëheshin të ditura menjëherë

Uashingtonit. Lidhur me këtë, Jakobs në 12 dhjetor 1945 i shkroi sekretarit amerikan të

shtetit një letër, duke i theksuar atij kërkesën palës shqiptare për rritjen e sasisë së

ndihmave për Shqipërinë, si dhe rëndësinë që kishte në vetvehte programi i ndihmave për

refugjatët çamë në Shqipëri.949

Ndërsa në lidhje me sasinë e ndihmave që do të vinin për llogari të popullsisë së

shpërngulur çame, kreu i Misionit amerikan në Tiranë Jacobs, sugjeronte që kjo pjesë e

paketës së ndihmave duhej të shkëputej nga pjesa e programuar për Greqinë dhe të mos

merrej nga ajo e destinuar për Shqipërinë. Jacobs e argumentonte idenë e tij me faktin se,

banorët çamë të shpërngulur nga Greqia, edhe pse kishin origjinë shqiptare, ishin shtetas

grekë dhe si të tillë, duhej që pjesa e ndihmave t’u jepej nga sasia e programuar për

Greqinë.

Së dyti, Jacobs argumentonte se, shkaktar i gjendjes së krijuar në Shqipëri, si

rezultat i ardhjes së refugjatëve çamë, ishte pikërisht Greqia, e cila i kishte dëbuar me

944 AQSH, F.564, V.1946. D.55, fl.222. 945 Po aty., fl.230. 946 Po aty., F.890, V.1945, D.75, fl.76. 947 Po aty., F.546, V.1946, D.55, fl.262. 948 Po aty., fl.279. 949 AMPJ, V.1945, D.63/3, fl.4.

Page 217: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

191

dhunë nga shtëpitë dhe trojet e tyre këta banorë.950 Duke e vënë theksin në nevojën

emergjente që kishte kjo popullsi për ndihma në ushqime, ilaçe e veshmbathje, Jacobs

bënte thirrje për përshpejtimin e procedurave dhe arritjen sa më parë në Shqipëri të këtyre

ndihmave, në të kundërt kjo popullsi rrezikonte të vdiste urie.951

Ndihma e dhënë nga organizata ndërkombëtare e UNRRA-s në fund të Luftës së

Dytë Botërore për refugjatët çamë dhe popullin shqiptar, merr një rëndësi të veçantë për

vetë kohën në të cilën erdhën këto ndihma. Gjatë vitit 1945 qeveria shqiptare nuk ishte në

gjendje të siguronte ndihma të tjera nga donatorë të huaj dhe në këtë mënyrë rëndësia dhe

roli që luajtën ndihmat e dhëna nga UNRRA për Shqipërinë marrin një rëndësi të dorës së

parë. Megjithëse historiografia komuniste është munduar të minimizojë rolin që patën

ndihmat e dhëna nga UNRRA dhe misionet aleate në Shqipëri në fund të luftës, shuma e

dhënë si dhe tonazhi i këtyre ndihmave në të holla, ushqime, medikamente, pajisje për

industrinë dhe mjete për strehimin e refugjatëve çamë ka qenë e konsiderueshme. E

vërteta është se në përfundim të misionit të saj në Shqipëri, UNRRA mori një sërë

falenderimesh si nga qeveria shqiptare, ashtu dhe nga populli shqiptar e refugjatët çamë

për ndihmat e dhëna dhe shpëtimin e jetëve nga uria dhe skamja. Pavarësisht dyshimeve

të shfaqura nga qeveria shqiptare për anëtarët e misionit të UNRRA-s në Shqipëri, si dhe

sasisë së ndihmave të shpërndara, ky mision zbatoi me rigorozitet programin e saj, pa

marrë në konsideratë besimin fetar, kombësinë dhe ndjenjat politike të përfituesit.

950 AMPB, F. UNRRA, V.1945, D.32, fl.38. 951 Po aty.

Page 218: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

192

5.4. Jehona e masakrave dhe çështjes çame në shtypin e kohës.

Si pasojë e masakrave të trupave zerviste ndaj popullsisë civile çame, situata në

Çamëri gjatë vjeshtës së vitit 1944 dhe fillimit të vitit 1945, ishte mjaft e rëndë. Masakrat

në Çamëri, si dhe gjendja e mjerueshme në të cilën ndodheshin refugjatët çamë, gjetën

jehonë në mbarë botën perëndimore nëpërmjet kronikave të shtypit të shkruar. Krimet

dhe masakrat e kryera nga forcat zerviste greke kundër popullsisë civile çame, iu bënë të

dituara opinionit ndërkombëtar nëpërmjet dhjetra e qindra përkujtesash, dërguar

organizmave ndërkombëtare dhe qeverive aleate perëndimore nga shqiptarët e Çamërisë

dhe organizata të ndryshme çame.

Krimet e bandave greke ndaj popullsisë shqiptare u rrëfyen nga shumë çamë të

mbijetuar. Masar Sopoti, rrëfente në gazetën “Bashkimi Kombit” në korrik të vitit 1944

se, “një pjesë e popullsisë së Çamërisë që mundi të shpëtojë mori malet, ndërsa pjesa

tjetër që u mundua të futej brenda kufirit të shtetit shqiptar, gjendet në kushte të

mjerueshme, pa strehë, pa shtresë e mbulesë dhe pa bukë”.952 Në faqet e kësaj gazete,

vazhdonin të shkruheshin shkrime mbi ngjarjet në Çamëri të treguara nga njerëz që kishin

qenë dëshmitarë të këtyre ngjarjeve rrënqethëse.

Një rol të veçant në pasqyrimin e masakrave dhe të gjendjes së popullsisë civile

çame ka luajtur dhe diaspora shqiptare. Çështja e Çamërisë, iu paraqit opinionit botëror

prej shoqatave shqiptare të ngritura kryesisht në shtetet perëndimore. Në çastet kur

qeveria shqiptare vuante pasojat e fillimit të një izolimi në arenën ndërkombëtare, ishin

pikërisht shoqatat shqiptare në vende të ndryshme evropiane dhe në SHBA, ato që njohën

publikun e gjerë me pasojat e shpërnguljes së popullsisë shqiptare nga Greqia.953

Shoqata “Çamëria” në SHBA, në vjeshtën e vitit 1944, i dërgoi një rezolutë

Departamentit amerikan të Shtetit, në të cilën kërkohej e drejta për vetvendosjen e

popullit shqiptar, si dhe rivendosja e integritetit territorial të Shqipërisë.954 Rezoluta e

vinte theksin te fakti se, Shqipëria prej dekadash i ishte nënshtruar vullnetit të Fuqive të

Mëdha dhe akteve agressive pa asnjë shkak. Shoqëria “Çamëria” kërkonte që parimet e

Kartës së Atlantikut të gjenin zbatim me konseguencë dhe në zgjidhjen përfundimtare të

çështjes shqiptare. Në këtë rezolutë, krahas ruajtjes së integritetit territorial të Shqipërisë,

kërkohej kthimi pa kushte i popullsisë së shpërngulur çame në Greqi, si dhe e drejta e

Çamërisë dhe Kosovës për të shprehur vullnetin e tyre të lirë për të ardhmen e tyre.955

Anëtarja e misionit të UNRRA-s në Shqipëri Alice Lovely, pasi pa nga afër

gjendjen e mjeruar të refugjatëve çamë në Shqipëri dhe pasi dëgjoi nga të mbijetuarit

rreth masakrave të kryera nga forcat nacionaliste greke, i bëri të njohura ato për publikun

e gjerë amerikan në gazetën “The Hartford Time”. Në faqet e kësaj gazete ajo

përshkruante ngjarjet rrënqethëse, të cilat kishin ndodhur dhe po ndodhnin në kurriz të

popullsisë shqiptare çame në Greqi.956 Autorja shprehej se, “Sot ndodhen në Shqipëri 25

952 “Bashkimi Kombit”, nr.202, datë, 27 korrik 1944. 953 Meta, Tragjedia çame, 91. 954 AMPJ, Viti 1944, D.35. Rezolutë e Shoqërisë “Çamëria” në SHBA, dërguar Sekretarit amerikan të

Shtetit, Z. Cordel Hull, 18 tetor 1944. 955 Po aty. 956 Dervishi, Masakra në Çamëri, 73.

Page 219: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

193

000 çamë. Shumë familje, gra dhe fëmijë janë vendosur në rajone të ndryshme të

Shqipërisë. Gjatë luftës në Greqi, fshatrat e tyre u sulmuan nga grekët dhe ata, për të

shpëtuar kokën u drejtuan për në Shqipëri”. 957 Krahas rrëfimit të masakrave, autorja

përshkruante në faqet e gazetës dhe situatën e mjerueshme, si dhe kushtet e këqija në të

cilat gjendeshin familjet e shpërngulura çame. Sipas saj,këto familje jetonin në mjerim të

plotë, të strehuar në dhuma të vogla mbi 10-12 persona, përfshi këtu të sëmurë dhe pleq.

Ushqimi kryesor i këtyre banorëve ishte supa, e cila u shërbehej vetëm një herë në ditë

dhe kjo në shumë raste në një cilësi mjaft të keqe.958

Në shenjë falenderimi për mbështetjen që kishte dhënë në dobi të çështjes çame,

kryetari i Shoqatës “Çamëria” në SHBA, Hajredin Çeço, i dërgoi një letër zonjushës

Alisse Loveli, për kontributin e saj në botimin e lajmeve që vinin nga Çamëria, të cilat

njihnin opinionin mbarëbotëror me masakrat e grekëve ndaj popullsisë çame.959 Madje,

A. Loveli kishte nisur punën për përgatitjen e një botimi, për shtypin e huaj rreth

ngjarjeve dhe dëshmive që kishte mbledhur nga popullsia e shpërngulur çame në

Shqipëri. Ky material përmblidhte mjaft fotografi, reportazhe dhe një cikël të gjerë

shkrimesh e portrete rreth tragjedisë çame.960

Jehona që pati çështja çame në SHBA, jo vetëm në radhët e shqiptarëve atje, por

edhe të qytetarët amerikanë, i detyroi disa përfaqësues të popullsisë çame që të vazhdonin

mbledhjen e fakteve dhe dëshmive, si dhe denoncimin e tyre përpara opinionit publik

ndërkombëtar. Kopje të shumta të gazetës “Çamëria” e cila botohej në Shqipëri, iu

dërguan Shoqërisë “Çamëria” në SHBA, faqet e së cilës e njihnin opinionin amerikan me

masakrat zerviste ndaj popullsisë çame.961

Për masakrat e Zervës dhe pasojat e saj, shkroi dhe gazeta greke “Agonistis”,

organ shtypi i EAM-it. Në një artikull të kësaj gazete të shkruar në numrin e saj të datës

19 janar 1945, thuhej se, “krimet e kryera në Paramithi dhe Filat u udhëhoqën nga

Napoleon Zerva, Kamara, Kaço, Harallambos etj, dhe se hyrja e trypave të tyre ushtarake

nuk linte asnjë shpresë për fatin e minoritetit shqiptar. Masakrat, dhunimet, plaçkitjet,

djegiet dhe krimet vunë vulën e tyre në çdo kënd të Thesprotisë”. 962 Në vazhdim,

artikulli i kësaj gazete informonte opinionin e gjerë vendas se, kjo politikë ishte pasojë e

politikës së urrejtjes fetare të nxitur që në kohën e Metaksait, e politikës imperialiste të

Italisë fashiste dhe e politikës nacionaliste të EDES-it, të cilat vulosën me gjak, lot e

gjëma fatin e dy popullsive, patën si përfundim çrrënjosjen e çamo-shqiptarëve nga tokat

e të parëve të tyre, nga shtëpitë dhe pasuritë.963 Vetëm disa muaj më vonë pas masakrave

të marsit, kjo gazetë do të përmëndte dhe krimet e kryera në Pargë nga çeta e Vasil

Ballumit, si ato në Paramithi të udhëhequra nga vëllezërit Pandaziu.964

Jehona e masakrave greke ndaj minoritetit musliman çamë gjeti pasqyrim dhe në

shtypin e shkruar turk. Gazetarja turke Belixhe, e cila së bashku me disa gazetarë

957 Isufi, Musa Demi.., 335. 958 Po aty. 959 AMPJ, V.1945, D.94/14, fl.406. 960 Isufi, Musa Demi.., 336. 961 AMPJ, V.1945, D.94/14, fl.406. 962 Sharras, Istoria tis….vep. e përm. fq.668, 672. 963 Actes agressifs du Gouvernement Monarcho-fasciste grec contre l’Albanie. (Tiranë, 1947). 88-89. 964 Po aty., 90.

Page 220: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

194

amerikanë kishte vizituar Çamërinë menjëherë pas masakrave të vitit 1945, shkruante në

gazetën “Tan”, se çfarë ajo kishte parë me sytë e saj në Filat dhe vende të tjera të

vizituara prej saj. Ndër të tjera, në faqet e këtij shtypi, gazetarja turke mohonte akuzat e

ngritura në shtypin grek ndaj popullsisë çame, se gjoja “grupe shqiptarësh kishin sulmuar

popullsinë e krishterë, duke djegur e plaçkitur fshatra dhe se kishin bërë krime ndaj

popullsisë ortodokse”965

Në 12 qershor të vitit 1945, një përfaqësi e minoritetit çam të kryesuar nga Musa

Demi, Vehip Demi dhe Dervish Dojaka, iu drejtuan Ministrisë së Shtypit dhe

Propagandës në qeverinë shqiptare për t’u krijuar atyre mundësinë për botimin e një

gazete e cila do t’i shërbente veçanërisht komunitetit çam.966 Sipas kërkesës së bërë nga

përfaqësia çame, gazeta do të titullohej “Zëri i Çamërisë” dhe nisur nga titulli i saj, kjo

gazetë do të ishte një pasqyrë e çështjes çame, si dhe një organ ku do të dëgjohej zëri i

minoriteti çam.967 Gazeta “Zëri i Çamërisë”, shumë shpejt e rriti numrin e tirazhit të vet

dhe ajo filloi të shpërndahej jo vetëm në qytetet kryesore të Shqipërisë, por edhe në

SHBA e vende të tjera ku gjendeshin shqiptarë.

Duke iu rikthyer edhe njëherë shtypit grek mbi artikujt e tyre rreth ngjarjeve të

fundit në Çamëri, gazeta tjetër greke “Embros”, në datën 15 gusht të vitit 1945 do të

ribotonte një shkrim të gazetës “Zëri i Epirit”, në të cilën jepeshin të dhëna lidhur me

krimet e kryera nga forcat zerviste ndaj minoritetit çam në Paramithi e Filat.968

Në tetor të vitit 1945 gazeta zyrtare e qeverisë shqiptare “Bashkimi” do të

shkruante në faqet e saj një artikull të gjatë dedikuar krimeve zerviste ndaj popullsisë

shqiptare çame, si dhe për gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhej kjo popullsi e emigruar

në Shqipëri. Në artikullin e kësaj gazete shkruhej se, “Mbasi s’kishin mundësi të

rezistonin më përkundra sulmeve të Zervës, çamët filluan rrugën e emigrimit në drejtim të

kufirit shqiptar. Nga fundi i shtatorit 1944, gjithë popullata muslimane e Çamërisë duke

mos mundur të tërheqë kurrgjë nga pasuria, përveç një velenxhë në krahë, kaluan

përkëtej kufirit të Shqipërisë. Mbi 20 000 frymë u vendosën në krahinën e Konispolit, në

Vurg dhe Markat. Uji i keq, klima malarike, mungesa e barnave mjeksore dhe e mjekëve,

mungesa e ushqimit bënë që një shumicë e madhe prej tyre të vdesin përmes mjerimit të

pashëmbullt. Çamët emigruan në një kohë kur në Shqipërinë e jugut, në Konispol,

Delvinë, Sarandë e gjetkë zhvilloheshen luftime të rrepta e të përgjakshme kundra

nazistëve të cilat i bllokonin ata (çamët) në rrethin e ngushtë të Vurgut dhe të Konispolit.

Por me dëbimin e gjermanëve, turma çame drejtohet për në Sarandë e Delvinë dhe më

vonë me çlirimin e Shqipërisë shtrihet emigrimi i tyre gjatë gjithë bregdetit shqiptar për

gjithë stinën e keqe të dimrit. Një shpërngulje në të tilla kondita përhap ndër ta mjaft

sëmundje dhe u shkaktuan mjaft humbje në njerëz….969

Gjatë këtij muaji një tjetër përfaqësues i lartë i politikës britanike vizitoi vendin

tonë dhe kryesisht Shqipërinë e Jugut. Z. Lester Hutchinson, anëtar i parlamentit britanik,

i cili vizitoi Shqipërinë gjatë fundit të muajit nëntor 1945, e pa nga afër gjendjen në të

cilën ndodheshin refugjatët çamë të shpërngulur me dhunë nga Greqia. Gjatë vizitës së tij

965 AMPJ, V.1945, D.94/14, fl.406. 966 Po aty. 967 Isufi, Musa Demi.., 299. 968 “Bashkimi”, Tiranë, datë.25 dhjetor 1946. 969 “Bashkimi”, nr.240, datë, 7 tetor 1945.

Page 221: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

195

në Shqipëri, deputeti britanik mori kontakte me banorët e shpërngulur çamë dhe me

drejtues të organizatave çame. Në takimet që ai pati me drejtues të Komitetit dhe

Këshillit Antifashist Çam, deputeti britanik u njoh me krimet e bëra nga forcat

nacionaliste greke në kurriz të popullsisë civile shqiptare.

Masakrat e nacionalistëve grekë ndaj popullsisë çame tërhoqën vëmendjen jo

vetëm të opinionit të gjerë angleze, por edhe të gazetave më të mëdha të vendit. Nga

fundi i muajit nëntor, gazeta “Daily Telegraph” dërgoi në Shqipëri për të parë më nga

afër gjendjen e mjeruar të refugjatëve çamë, korespodentin e saj të posaçëm, Lordin

Loveth F. Eduard.970 Gjatë vizitës së tij në qendrat kryesore ku ishin vendosur refugjatë

çamë, e në veçanti në zonat më jugore të vendit, korespodenti britanik pa me sytë e tij

mjerimin e kësaj popullsie. Pas kthimit në Britani, ai do të shkruante për gazetën se,

“Aleatët duhet të bëjnë diçka për t’i dhënë fund mjerimit të kësaj popullsie, t’i ndihmojnë

refugjatët të kthehen në vatrat e tyre”.971 Duke hedhur poshtë akuzat greke lidhur me

akuzat, se Shqipëria gjatë luftës qëndroi në anën e fuqive të Boshtit, lordi Eduard

theksonte se, “fakti që Shqipëria u fut me forcë në krah të Boshtit, i ka verbuar ata që nuk

duan të shohin se Shqipëria luftoi për pavarësinë dhe dha kontributin e saj në fitoren e

përbashkët”.972

Në 26 nëntor, përfaqësuesit çam, i paraqitën Hutchinson një tablo të historisë së

përgjakshme të popullsisë çame nën sundimin grek, të paraqitura këto në formën e një

memorandum në gjuhën angleze. Dokumenti me dëshmi të pasqyruara në 2 faqe, u

nënshkrua nga disa anëtarë të Komitetit Antifashist Çam si, Musa Demi, Vehip Demi,

Kasem Demi, Refik Pronjo, Njazi Demi etj.973

Në numrin e gazetës britanike “Neës Crocnichle” të datës 11 dhjetor 1945,

deputeti britanik pasqyronte masakrat e nacionalistëve grekë të kryera ndaj popullsisë

civile shqiptare çame, si dhe gjendjen e mjeruar të familjeve që kishin emigruar në shtetin

shqiptar.974 Në artikullin e tij, Hutchinson, publikonte fakte rreth numrit të viktimave të

shkaktuara në radhët e popullsisë civile çame nga barbaritë greke. Sipas tij, rreth 2509

persona ishin vrarë nga forcat nacionaliste greke dhe mbi 25 000 të tjerë ishin përzënë

me dhunë nga shtëpitë e tyre. Në artikull nënvizohej fakti se, ndaj çështjes çame ishte

mbajtur një qëndrim pasiv nga forcat aleate dhe në veçanti nga qeveria britanike dhe

misionet e saj në Greqi e Shqipëri.975

Duke folur në Dhomën e Komuneve në parlamentin britanik, Hutchinson kishte

shprehur bindjen e tij se, “masakra të tilla vështirë se mund të besohen si të bëra në ditët

tona”.976 Në fjalën e tij, ndër të tjera deputeti laburist kërkoi gjithashtu ngritjen e një

komisioni parlamentar, i cili do të mund t’i bënte presion qeverisë greke për të lejuar

familjet e shpërngulura çame të riktheheshin në shtëpitë e tyre.977

970 Po aty., datë.25 dhjetor 1946. 971 Po aty. 972 Po aty. 973 Isufi, Musa Demi.., 336. 974 Dervishi, Masakra në Çamëri, 73. 975 Actes agressifs du gouvernement.., 96-97. 976 Po aty. 977 Po aty.

Page 222: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

196

Po ashtu, një grup gazetarësh amerikanë, të cilët vizituan Shqipërinë para

zgjedhjeve të dhjetorit të vitit 1945, deklaronin për shtypin e tyre se, çamët, që kudo ata

kishin parë e kishin e pyetur, ishin krejtësisht të terrorizuar. Gjithashtu, ata theksonin se

dëshira e tyre kishte qenë që ata të ktheheshin në vendlindjen e tyre dhe se për këtë

kërkonin ndërhyrjen e qeverive perëndimore.978

Në tërësi, pothuajse i gjithë shtypi i kohës, si vendas dhe ai i huaj, i dënoi ashpër

masakrat e kryera nga forcat nacionaliste greke ndaj minoritetit shqiptar çam në Greqi.

Përveç kësaj, shtypi dhe opinion përparimtar mbarëbotëror dënoi dhe qëndrimin e

qeverisë greke të asaj kohe, në lidhje me reagimin e saj ndaj çështjes çame dhe

riatdhesimit të tyre.

978 Dervishi, Masakra në Çamëri, 73.

Page 223: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

197

PËRFUNDIME

Që nga koha e rënies së Çamërisë nën administrimin grek në vitin 1913, për

minoritetin çam në Greqi filloi një histori e gjatë persekutimesh, vrasjesh dhe

shpërnguljesh. Me qëllim asimilimin e popullsisë shqiptare në Çamëri, shteti grek nuk e

njohu si minoritet popullsinë çame, duke shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij.

Popullsisë çame iu mohua sistematikisht e drejta e pronës, e drejta e mësimit të gjuhës

shqipe, e drejta e pjesëmarrjes në administratën vendore etj,. Një politikë e tillë,

padyshim që do të ngjallte te minoriteti shqiptar një pakënaqësi, e cila u shfaq më vonë

në disa mënyra.

Pas pushtimit italian të Shqipërisë në prill të vitit 1939, çështja e shqiptarëve që

jetonin në Kosovë dhe Çamëri u përdor si një mjet i fuqishëm propagandistik nga Italia

fashiste në shërbim të synimeve të vërteta ekspansioniste në rajon dhe më gjerë.

Eksportimi i ideve fashiste në Çamëri u bë prej anëtarëve të familjeve të mëdha dhe të

pasura të zonës, ku një prej të cilave ishte familja Dino. Në fillim të vitit 1940, aktiviteti

propagandistik italian me referencë kryesore çështjen kosovare dhe atë çame, nuk iu la

rastësisë, por ai u zgjerua mbi bazën e një aktiviteti të mirëorganizuar politik e ushtarak.

Propaganda italiane në favor të irredentizmit shqiptar u ndihmua së tepërmi dhe nga

qëndrimi që mbante qeveria greke ndaj minoritetit shqiptar çam në Greqi. Në shërbim të

kësaj politike, fashistët italianë vunë në dispozicion një makineri të tërë propagandistike.

Propaganda irredentiste në emër të çështjes së shqiptarëve që gjendeshin jashtë kufijve të

shtetit shqiptar u mbështet fuqimisht nga shtypi fashist në Tiranë dhe Romë, nga mjete të

fuqishme financiare, si dhe individë të veçantë nacionalistë shqiptarë, të cilët shpresonin

në një bashkim të mundshëm të këtyre krahinave me Shqipërinë. Të gjithë këto elemente,

bënë që një pjesë e shqiptarëve nacionalistë, si brenda ashtu dhe jashtë vendit, ta

përkrahnin këtë propagandë. Faza e parë e propagandës irredentiste italiane arriti të bënte

për vete një grup nacionalistësh shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe Çamëri, të cilët

shpresonin se me ndihmën e Italisë fashiste do të realizohej bashkimi i këtyre krahinave

me shtetin shqiptar. Propaganda fashiste në emër të nacionalizmit shqiptar dhe zgjerimit

të kufijve etnikë të Shqipërisë kishte tri qëllime kryesore; përdorimin e shqiptarëve në

luftë kundër shteteve fqinjë të Shqipërisë, frenimin e rezistencës antifashiste të popullit

shqiptar, si dhe zgjerimin e territoreve të pushtuara në drejtim të Greqisë dhe

Jugosllavisë.

Diplomatët italianë në Greqi, Shqipëri dhe Romë u munduan që të shfrytëzonin

çdo mundësi, e cila do të çonte në një luftë kundër Greqisë, duke krijuar incidente të

shpeshta në kufirin shqiptaro-grek. Në Shqipëri ata shfrytëzuan vrasjen e irredentistit çam

Daut Hoxha, si një pretekst për fillimin e sulmit ushtarak kundër Greqisë. Daut Hoxha një

irredentist çam, u vra në afërsi të Konispolit në mesin e muajit qershor të vitit 1940, por

vrasja e tij me porosi të Çianos, u kthye gjatë muajit gusht në një incident diplomatik

midis Italisë dhe Greqisë. Qëllimet e vërteta italiane nuk kishin të bënin me çështjen e

shqiptarëve në Çamëri, por ato lidheshin me synimet ekspansioniste fashiste drejt

Ballkanit dhe më gjerë. Në prag të sulmit ushtarak italian kundër Greqisë, qeveria greke

vendosi arrestimin dhe internimin e të gjithë meshkujve çamë, me pretekstin e një

Page 224: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

198

bashkëpunimi të mundshëm të tyre me trupat italiane. Veprime të tilla bënë që minoriteti

shqiptar çam në Greqi të qëndronte indiferent ndaj sulmit italian kundër Greqisë.

Në 28 tetor 1940, Italia sulmoi ushtarakisht Greqinë. Në përgjithësi popullsia

çame mbajti një qëndrim neutral ndaj këtij sulmi, por grupe të caktuara nacionaliste çame

si dhe individë, të cilët më parë ishin joshur nga propaganda italiane për përfitime

personale apo dhe kombëtare, e mbështetën sulmin italian kundër Greqisë. Në ditët e para

të nëntorit të vitit 1940, trupat italiane avancuan në thellësi të territorit grek, por në javën

e dytë të këtij muaji ofensiva e trupave greke bëri që forcat italiane të tërhiqeshin drejt

kufirit shqiptar. Me tërheqjen e trupave ushtarake italiane, nga Çamëria u larguan mijëra

refugjatë çamë të cilët nga frika e hakmarrjes nga trupat greke kaluan në Shqipëri.

Tërheqja e trupave italiane nga Çamëria u shoqërua me masakra dhe krime të rënda nga

ushtria greke në kurriz të minoritetit musliman çam, e cila u konsiderua fajtore për

fillimin e sulmit ushtarak italian kundër Greqisë. Shumë krerë të parisë çame u arrestuan

dhe u interrnuan në ishujt e largët të Egjeut, shtëpi të tëra të braktisura u plaçkitën dhe u

dogjën, ndërsa qindra gra dhe vajza u përdhunuan barbarisht nga andartët grekë. Ofensiva

e trupave greke kundër ushtrisë italiane vazhdoi dhe në brendësi të territorit shqiptar,

duke pasur si qëllim kryesor pushtimin e Shqipërisë së Jugut.

Në javën e parë të prillit 1941, Greqia u sulmua nga forcat gjermane dhe brenda

pak ditësh ajo u pushtua. Në Athinë u vendos qeveria kuislinge greke e cila bashkëpunoi

ngushtë me pushtuesit gjermanë. Të gënjyer nga propaganda fashiste për bashkimin e

Çamërisë me Shqipërinë, një pjesë e popullsisë çame e mirëpriti këtë pushtim. Por

premtimet e Italisë fashiste ndaj minoritetit çam në Greqi për bashkimin e Çamërisë me

Shqipërinë shumë shpejt u harruan, pasi krahina e Çamërisë u la nën administrimin

ushtarak italian dhe atë civil grek. Kërkesat e qeverisë shqiptare të Tiranës dhe të

popullsisë çame për bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë nuk u morrën në konsideratë.

Marrëveshja e arritur midis ministrit të jashtëm italian Çiano dhe atij gjerman Ribentrop,

e arritur në Vjenë në prill të vitit 1941, e la Çamërinë sërish nën administrimi civil grek.

Për të kënaqur kërkesat e shqiptarëve, qeveria italiane pranoi të emëronte Xhemil Dinon,

si Komisioner i Lartë i trojeve shqiptare në Çamëri, i cili do të kishte të gjithë

mbështetjen e qeverisë kuislinge shqiptare të Tiranës për të ushtruar autoritetin e tij në

zonën që përfshinte pjesën nga kufiri shtetëror i Shqipërisë Jugore e deri në Janinë.

Edhe pas vendosjes së regjimit ushtarak italian në Çamëri, për popullsinë

shqiptare atje gjendja nuk ndryshoi. Pushtuesit e rinj italianë lanë në fuqi administratën e

vjetër greke, e cila e rëndoi akoma dhe më tepër shtypjen ndaj minoritetit shqiptar çam në

Çamëri. Paaftësia e administratës greke, si dhe situata e nderë e krijuar gjatë pushtimit të

Greqisë nga trupat italo-gjermane, bëri që në Greqi të shfaqen hapur ndjenjat frenetike

ndaj minoriteteve, si ndaj hebrenjëve, ashtu dhe ndaj shqiptarëve. Vitet 1941-1942 në

Çamëri u dominuan nga trazira të brendshme midis komunitetit çam dhe atij grek, të cilat

në dukje kishin çështjen e pronësisë së tokës së pronarëve shqiptarë të rrëmbyer nga

shteti dhe banorët grekë. Konflikti midis dy komuniteteve, i nxitur nga administrata

kuislinge greke dhe autoritetet ushtarake italiane, u shoqërua me vrasjen e individëve të

veçantë nga të dy palët. Ngjarjet që shoqëruan zhvillimet historike gjatë kësaj periudhe,

shënojnë njëkohësisht shkëputjen finale të bashkëpunimit midis dy komuniteteve. Këto

trazira jo vetëm që thelluan hendekun midis dy komuniteteve, por ato u bënë dhe pengesa

themelore për fillimin e hershëm të rezistencës antifashiste në Çamëri. Megjithë

Page 225: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

199

konfliktet e thella që shoqëruan situatën në Çamëri gjatë kësaj periudhe, elementë

përparimtarë nga të dy komunitetet morën inisiativën për uljen e gjakrave dhe zgjidhjen e

problemeve midis popullsisë së krishterë dhe asaj muslimane. Në saj të bashkëpunimit të

elementëve përparimtarë çamë si, Musa Demi, Jasin Sadiku, Haxhi Sejko etj, u krijuan

komisione të përbashkëta, detyra e të cilëve ishte pajtimi midis dy komuniteteve, zgjidhja

e konflikteve të pronësisë si dhe vendosja e rendit dhe qetësisë në krahinë.

Në kushtet e një amullie të vërtetë dhe të paaftësisë së administratës civile greke,

u forcua grupi nacionalist çam, i cili shpresonte në bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë.

Në këtë kuadër, nacionalistët çamë u organizuan për krijimin e organeve të

vetadministrimit të krahinës, duke marrë në dorë një pjesë të pushtetit administrativ në

zona të caktuara të Çamërisë. Në fund të vitit 1941, nacionalistët çamë të udhëhequr nga

Masar dhe Nuri Dino formuan Këshillin Administrativ të Pavarur të Çamërisë, detyra e të

cilit ishte administrimi i krahinës. Në kuadër të krijimit të strukturave shqiptare, në korrik

të vitit 1942, forcat nacionaliste çame krijuan Këshillin e Përgjithshëm të Mbrojtjes, një

organizëm ky politiko-ushtarak me qendër në Gumenicë. Kryetar i këtij këshilli u zgjodh

Masar Dino, ndërsa nënkryetar Nuri Dino. Këshilli krijoi degët e tij pothuajse në të gjithë

fshatrat çame si, Filati, Margëlliçi, Paramithi, Pargë, Mazrek, Arpicë, Varfanj etj. Detyrat

kryesore të këshillave ishin, përmirësimi i kushteve të jetesës së minoritetit çam, ruajtja e

rendit dhe qetësisë, përhapja e arsimit e të gjuhës shqipe në Çamëri.

Gjatë pushtimit italian, popullsia shqiptare e Çamërisë u mundua të organizonte

rezistencën e armatosur antifashiste. Në kuadër të organizimit politik e ushtarak, që në

pranverë të vitit 1942, u vendosën lidhjet e para me të rinj studentë çamë si, Ali Demi,

Vehip Demi, Hilmi Seiti, Petrit Demi, Kasem Demi, Abdyl Demi, Alush Sejko, etj, të

dërguar nga Tirana për organizimin e rezistencës antifashiste çame në Greqi. Në fund të

vitit 1942, në Çamëri u krijuan çetat e para të armatosura, të cilat shumë shpejt vendosën

kontakte me çetat partizane greke të EAM-it. Nismëtarë për organizimin dhe ngritjen e

këtyre çetave u bënë Musa Demi dhe Prokop Shqevi. Në fillim të vitit 1943, në Filat u

krijua njësiti luftarak, i cili në pranverë u bashkua me çetën greke të zonës, duke formuar

një formacion mikst të përbashkët. Ky formacion luftarak, më vonë u bë pjesë e

Regjimentit të XV-të të ELAS-it. Duhet theksuar gjithashtu se, për shkak të propagandës

antishqiptare, si dhe divergjencave midis drejtuesve çamë dhe grekë, disa çeta mikste u

shpërbënë që në fillim të aktivitetit të tyre. Grupi i parë i armatosur i popullsisë

muslimane çame përbëhej nga, Njazi Demi, Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho

Karasani, Sami Alushi, Vehip Huso, Mustafa Sulo, Kasem Demi, Tahir Demi, si dhe nga

të krishterë si, Jani Kondi, Vangjel Dhupi, Nikolla Kukani etj. grupet e para të armatosura

të çetave të përziera përbëheshin nga 40-50 lutëtarë, por shumë shpejt numri i tyre u rrit

në 250 persona. Veprimtaria luftarake e këtyre çetave kryhej në afërsi të kufirit shqiptaro-

grek, për shkak të bashkëveprimit të tyre me çetat partizane të FN Çlirimtar shqiptar dhe

ato të EAM-it. Në kuadër të zgjerimit të luftës antifashiste në Çamëri, me mbështetjen e

FNÇ shqiptar dhe të EAM-it, në mars të vitit 1943, në fshatin Koskë u krijuar Këshilli

Antifashist Çam. Veprimtaria e KAÇ konsistonte në ruajtjen e qetësisë, propagandë

intensive kundër pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tij, grumbullimin e ndihmave dhe

shpërndarjen e tyre për çetat partizane greke e shqiptare si dhe mobilizimin e popullsisë

në radhët e frontit nacional çlirimtar. Në vazhdën e formimit të formacioneve partizane

Page 226: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

200

çame, në muajin qershor të vitit 1943 u krijua batalioni “Çamëria”, pjesë e të cilit ishin

qindra muslimanë çamë.

Në fund të gushtit të vitit 1943, vendin e trupave ushtarake italiane në Çamëri e

zunë ato gjermane. Duke e konsideruar Çamërinë si një qendër e rëndësishme për

organizimin e luftës antifashiste, si EAM-i grek dhe FN Çlirimtar shqiptar bënë përpjekje

për të nxitur popullsinë çame që të rreshtohej përkrahë formacioneve ushtarake partizane

greke e shqiptare. Në kuadër të bashkëpunimit të EAM-it dhe FNÇ shqiptar, në 10 gusht

të vitit 1943, në Konispol u mbajt një takim i zgjeruar në të cilin merrnin pjesë dhe

përfaqësues të minoritetit çam në Greqi, si dhe përfaqësues të pakicave greke në Shqipëri.

Në fund të takimit palët dolën me një marrëveshje të përbashkët, ku fokusi kryesor ishte

lënia pas krahëve i problemeve etnike dhe nxitja e popullsive respektive në të dy anët e

kufirit për t’u mobilizuar në rradhët e çetave partizane greke e shqiptare. Pas këtij takimi,

bashkëpunimi midis frontit të majtë shqiptar dhe atij grek erdhi duke u zgjeruar. Çetat

partizane çame qenë mjaft aktive në luftën kundër forcave gjermane. Në betejën e

Konispolit në vjeshtën e vitit 1943, e cila zgjati 55 ditë, forcat çame luftuan përkrahë

forcave partizane shqiptare, duke u bërë simbol i rezistencës kundër pushtuesit. Duke e

konsideruar luftën e popullsisë çame si një moment vendimtar për të ardhmen e saj pas

përfundimit të luftës, mbështetur dhe në parimet internacionaliste, PKSH që në pranverë

të vitit 1944 i shtoi përpjekjet për mobilizimin e kësaj popullsie në radhët e formacioneve

partizane. Në mars të këtij viti, përfaqësues të FNÇ shqiptar u dërguan në Çamëri për

mobilizimin e popullsisë çame në radhët e EAM-it. Me aprovimin e PKSH u dërguan

pranë pakicave greke në Shqipëri përfaqësues të PKG për të punuar për nxitjen e kësaj

popullsie dhe rreshtimin e saj në formacionet partizane shqiptare. PKSH iu përgjigj

pozitivisht thirrjes së PKG për pjesëmarrjen në Kongresin Panhelen, i cili zhvilloi

punimet në muajin maj 1944, duke e konsideruar këtë si një provë e bashkëpunimit dhe

fqinjësisë së mirë midis dy popujve fqinjë. Pas masakrave të qarqeve shoviniste greke të

udhëhequra nga Napoleon Zerva ndaj minoritetit çam musliman në qershor të vitit 1944,

numri i luftëtarëve çamë në radhët e çetave partizane u shtua me rreth 500 luftëtarë. Në

total, numri i luftëtarëve çamë në formacionet partizane greke dhe shqiptare deri në fund

të luftës ishte mbi 1000 luftëtarë, nga këta, 68 prej tyre dhanë jetën si dëshmorë.

Për të ruajtur të paprekur strukturat e saj ushtarake, komanda gjermane në Çamëri

lejoi ekzistencën e dy pushteteve, atë grek dhe shqiptar. Duke përfituar nga situata e

krijuar, nacionalistët çamë të udhëhequr nga Nuri, Masar dhe Rexhep Dino, të cilët

aktivitetin e tyre kolaboracionist e mbështetën në kauzën e bashkimit të Çamërisë me

Shqipërinë, shtuan përpjekjet për ngritjen e organeve shqiptare të vetadministrimit në

Çamëri. Për këtë qëllim, në fund të vitit 1943, vëllezërit Dino organizuan në Paramithi

një takim me krerët muslimanë shqiptarë të Çamërisë, ku u ra dakord që të mos njihej

administrata e mëparshme greke dhe të formohej një këshill administrativ shqiptar për

Çamërinë, qendra e të cilit do të ishte Paramithia. Për realizimin e kësaj inisiative

nevojitej dhe mbështetja e qeverisë kuislinge të Tiranës, si dhe aprovimi i heshtur i

komandës gjermane, e cila lejoi ekzistencën e sturukturave paralele vetadministruese

shqiptare. Veprimtaria e këtyre këshillave ishte mjaft e gjerë. Gjatë kësaj periudhe, me

mbështetjen e Ministrisë së Arsimit në Tiranë u bënë përpjekje për çeljen e shkollave

shqipe në Çamëri. Gjithashtu veprimtaria e këshillave u shtri dhe në fushën financiare,

atë të ruajtjes së rendit dhe qetësisë. Për këtë qëllim u krijua një forcë ushtarake me çamë

Page 227: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

201

të armatosur, e cila u vu nën komandën e Nuri Dinos. Në kushtet e një zbraztësie politike

në Greqi, forcat nacionaliste çame në pranverë të vitit 1944 ishin të paorientuara

politikisht. Me afrimin e përfundimit të luftës, nacionalistët çamë u orvatën të krijonin

lidhje dhe mundësi bashkëpunimi me çdo forcë politike, qofshin këto greke, shqiptare

dhe misionet aleate perëndimore. Të gjendur pa aleatë, grupet nacionaliste çame bënë

përpjekje për të vendosur ura bashkëpunimi dhe me FNÇ shqiptar. PKSH, e cila e kishte

shpallur Nuri Dinon dhe forcat e udhëhequra prej tij, si tradhëtarë dhe bashkëpunëtorë me

pushtuesin, refuzoi kategorikisht propozimin e ardhur nga Nuri Dino në shkurt 1944 për

t’u bashkuar në një front të vetëm. Atëherë kur rreziku komunist ishte shumë pranë,

grupet nacionaliste çame gjatë muajit maj 1944, bënë përpjekje për të vendosur kontakte

me forcat politike të djathta greke dhe me misionet ushtarake aleate në Greqi dhe

Shqipëri, përpjekje këto që dështuan tërësisht.

Me largimin e trupave gjermane nga Greqia, forcat nacionaliste greke morën nën

kontrollin e tyre Çamërinë. Në këto kushte, EDES-i hartoi strategji të reja ndaj popullsisë

çame, duke u përpjekur ta përdorte atë në luftën civile kundër EAM-it. Përgjithësisht këto

përpjekje u refuzuan nga faktori çam. Në këto kushte EDES-i, së bashku me komandën

gjermane organizuan çarmatosjen e popullsisë dhe forcave nacionaliste çame, duke

siguruar njëkohësisht dhe aprovimin në heshtje të kreut të misionit ushtarak britanik

Woodhouse. E vendosur përpara një situate të tillë, popullsia çame në Greqi u gjend pa

asnjë aleat dhe e vetmuar përballë mizorive të qarqeve nacionaliste greke. Me pretekstin

se popullsia çame kishte bashkëpunuar me pushtuesit italianë dhe gjermanë, forcat

nacionaliste greke të udhëhequra nga Napoleon Zerva, nga muaji qershor e deri në fund

të vitit 1944, kryen masakra të pashembullta në kurriz të popullsisë civile shqiptare të

Çamërisë. Rezultati i këtyre masakrave për minoritetin musliman çam ishte i rëndë. Deri

në fund të vitit 1944, nga Çamëria u shpërngulën drejt Shqipërisë rreth 20 000 refugjatë

çamë. Gjatë muajit janar 1945, EAM-it dhe FNÇl shqiptar bënë përpjekje për rikthimin e

popullsisë së shpërngulur çame, por rezultati ishte vetëm 3000 deri në 5000 çamë të

riatdhesuar. Pas marrëveshjes së Varkizës në shkurt të vitit 1945 dhe krijimit të qeverisë

së koalicionit në Greqi, forcat nacionaliste greke të mbështetura dhe nga ato qeveritare,

në mars të vitit 1945, masakruan në masë dhe shpërngulën me dhunë mijëra familje çame

drejt Shqipërisë. Bilanci i krimeve të kryera nga forcat nacionaliste greke në fund të L. II.

B. mbi minoritetin shqiptar çam ishte mjaft i rëndë. Mbi 4 700 persona rezultojnë të

masakruar e të humbur gjatë këtyre masakrave. Rreth 25 000 vetë u shpërngulën me

dhunë drejt Shqipërisë. U dogjën gjithsej 61 fshatra dhe 5 800 shtëpi. U grabitën, humën

e ngordhën gjithsej rreth 127 000 kokë bagëti të imta, 1 200 lopë, buaj e qe, 625 kuaj.

Vala e dytë e masakrave dhe spastrimit etnik të Çamërisë mbylli njëherë e përgjithmonë

çështjen çame dhe i dha fund ekzistencës së minoritetit çam në Greqi.

Masakrat e shovinistëve grekë ndaj minoritetit çam u ndihmuan dhe nga qëndrimi

pasiv i misioneve britanike në Greqi dhe Shqipëri, të cilët qëndruan në rolin e sehirxhiut

dhe mbyllën sytë përpara këtyre krimeve. Madje në shumë raste ishin oficerët britanikë

ata që në emër të aksioneve kundër trupave gjermane, inkurajonin forcat zerviste për

spastrimin e Çamërisë nga shqiptarët. Nga ana tjetër, edhe komanda gjermane me

urdhërat e saj për çarmatosjen e të gjithë popullsisë civile, ndikoi jo pak në këto masakra.

Një veprim i tillë bëri që rezistenca e popullsisë dhe grupeve të armatosura çame ndaj

forcave nacionaliste greke të ishte i dobët. Reagimi i misioneve ushtarake britanike ishte i

Page 228: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

202

dobët edhe pas mbërritjes së refugjatëve çamë në Shqipëri. Përpjekjet e tyre për të bindur

qeverinë greke për rikthimin e popullsisë çame në Çamëri ishin të vakta. Madje,

shqetësimi më i madh i britanikëve ishte ruajtja e pakicave greke në Shqipëri nga ndonjë

hakmarrje e mundshme e qeverisë shqiptare, si një masë për të kompesuar krimet e

kryera nga shovinistët grekë ndaj minoritetit çam.

Gjendja e komunitetit çam pas mbërritjes në Shqipëri ishte mjaft e rëndë.

Refugjatët çamë, u shpërndanë dhe u vendosën në 16 qendra kryesore grumbullimi në të

gjithë vendin, ku peshën kryesore e zinin qytetet si, Berati, Durrësi, Vlora, Fieri, Lushnja,

Kavaja. Masat e para të marra nga qeveria dhe populli shqiptar për t’u ardhur në ndihmë

këtyre familjeve ishin mjaft efikase. Populli shqiptar i priti ngrohtësisht familjet e

shpërngulura çame, duke hapur dyert për ta. Kushtet e rënda ekonomike në të cilat

ndodhej vendi, si dhe pasojat që kishte lënë lufta, nuk garantonin përmirësimin e gjendjes

ekonomike e shëndetësore të këtyre familjeve. E gjendur në kushte të tilla, qeveria

shqiptare kërkoi ndihmë nga misionet aleate që ndodheshin në Shqipëri, si dhe të

organizata e UNRRA-s. Gadishmëria e UNRRA-s për t’u ardhur në ndihmë familjeve të

shpërngulura çame bëri që të shmangej një katastrofë e vërtetë humanitare. Ndihmat e

dhëna në strehim, veshmbathje, ushqim e medikamente mjeksore për komunitetin çam

gjatë vitit 1945-1946, kapnin vlerën e 145 000 dollarëve amerikanë.

Një rol të rëndësishëm në përballimin krizës humanitare të refugjatëve çamë patën

dhe organizatat e vetë komunitetit çam në Shqipëri, të cilat u morën me organizimin e

popullsisë, evidentimin e krimeve të kryera nga shovinistët grekë kundër këtij komuniteti,

shpërndarjen e ndihmave, si dhe ndërkombëtarizimin e çështjes çame. Komitetin

Antifashist Çam, i krijuar që në shtator të vitit 1944, kishte si detyrë parësore orientimi i

popullsisë çame për të mbështetur Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, përballimin e

krizës humanitare të refugjatëve çamë, si dhe tërheqjen e vëmendjes së opinionit

ndërkombëtar ndaj kësaj tragjedie. I krijuar si një organizatë politike, ky komitet pati dhe

organet e tij drejtuese, puna e të cilave ishte formimi i këshillave antifashistë çamë në

qendrat kryesore ku gjendeshin të grumbulluar refugjatët çamë. Në krye të këtij komiteti

u zgjodh Musa Demi, sekretar Taho Sejko dhe zëvendësekretar Kasem Demi. Në 25

shtator të vitit 1945, komuniteti çam në Shqipëri organizoi në qytetin e Vlorës, Kongresin

Çam, në të cilin morën pjesë dhe përfaqësues të misioneve ushtarake aleate që gjendeshin

në Shqipëri. Krimet e kryera nga qarqet shoviniste greke ndaj minoritetit çam në Greqi

gjetën një jehonë të madhe në shtypin shqiptar të kohës dhe në qarqet përparimtare

evropiane. Jehona e masakrave ndaj minoritetit shqiptar çam gjeti pasqyrim dhe në

raportet e diplomatëve të huaj të cilët gjendeshin në Greqi e Shqipëri.

Lidhur me problemin e refugjatëve çamë, qeveria shqiptare në 19 mars 1945,

thirri në Tiranë një takim me përfaqësitë aleate perëndimore. Qëllimi i këtij takimi ishte

informimi mbi gjendjen e mjerueshme të komunitetit të shpërngulur çam, njohja e

misioneve të huaja ushtarake që gjendeshin në Shqipëri me krimet e kryera nga forcat

nacionaliste greke ndaj këtij komuniteti, si dhe riatdhesimi i refugjatëve çamë në trojet e

tyre. Në kuadër të masave për ndërkombëtarizimin e çështjes çame, në dhjetor të vitit

1945, qeveria shqiptare udhëzoi KAÇ për mbledhjen e të dhënave dhe fakteve rreth

masakrave të kryera nga forcat nacionaliste greke kundër popullsisë civile çame, të dhëna

këto që do të përmblidheshin në një broshurë. Por, izolimi i qeverisë komuniste shqiptare

në arenën ndërkombëtare bëri që përpjekjet e saj për ndërkombëtarizimin e çështjes të

Page 229: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

203

dështonin. Ftohja e marrëdhënieve diplomatike të qeverisë shqiptare me vendet

perëndimore dhe kryesisht me fuqitë aleate të Luftës së Dytë Botërore, luajti rol negativ

në ndërkombëtërizimin dhe zgjidhjen e çështjes çame. Krahas kësaj, qeveria shqiptare

problemin çam e shihte si një çështje, që duhej zgjidhur në bazë të parimeve të Kartës së

Atlantikut dhe parimeve ndërkombëtare të së drejtës për vetvendosjen e kombeve.

Page 230: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

204

BIBLIOGRAFIA

I. BURIME ARKIVORE

1. Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (AQSH i RSH).

• Fondi 14/AP STR, (Arkivi Partisë).

• Fondi 17/APL, (Qarkori Gjirokastrës).

• Fondi 40/STR, Ushtria Nacional Çlirimtare Shqiptare.

• Fondi 41/STR, Fronti Nacional Çlirimtar Shqiptar.

• Fondi 126/ APL, Çeta Çamëria.

• Fondi 222/APL, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare

Shqiptare.

• Fondi 270/APL, Balli Kombëtar.

• Fondi 13, Faik Konica.

• Fondi 14, Fan Noli.

• Fondi 14/AP, D.M/23, Musa Demi.

• Fondi 30, Kristo Dako.

• Fondi 35, Mid’hat Frashëri.

• Fondi 145, Qeveria e Përkohshme e Vlorës.

• Fondi 149, Këshilli Ministrave.

• Fondi 151, Ministria e Punëve të Jashtme.

• Fondi 152, Ministria e Punëve të Brendshme.

• Fondi 153, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

• Fondi 154, Komanda e Xhandarmërisë.

• Fondi 161, Mëkëmbësia e Përgjithshme.

• Fondi 164, Partia Fashiste Shqiptare.

• Fondi 195, Ministria e Arsimit.

• Fondi 200, Instituti Studimeve Shqiptare.

• Fondi 317, Prefektura e Korçës.

• Fondi 448, Koleksion dokumentesh i Shoqërive Shqiptare në Zvicër.

• Fondi 494, Ministria e Ekonomisë.

• Fondi 564, Komisioni Interministerial për Furnizimet nga UNRRA.

• Fondi 890, Këshilli i Ministrave

2. Arkivi i Institutit të Historisë të Republikës së Shqipërisë, Qendra e Studimeve

Albanologjike, (AIH i RSH), Dokumente italiane, britanike dhe gjermane. Viti

1939, 1940, 1941, 1944.

3. Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës të Shqipërisë. (AMPJ i

RSH), Viti 1944, 1945, 1946.

Page 231: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

205

4. Arkivi Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë,

(AMPB i RSH), Fondi UNRRA-s, viti 1945, 1946.

5. Arkivi Shtetëror Vendor Durrës, (ASHV Durrës), Fondi i Komitetit Ekzekutiv

të Prefekturës Durrës, viti 1945, 1946.

II. DOKUMENTE TË BOTUARA

• Actes agressifs du Gouvernement Monarcho-fasciste grec contre l’Albanie.

Tiranë, 1947.

• Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm dhe të Komandës së Përgjithshme të

Ushtrisë Nacionale Çlirimtare Shqiptare, Vëll.I, Instituti i Studimeve M-L,

Tiranë, 8 nëntori 1976.

• Dokumente për Çamërinë 1912-1939, Përgatitur nga Kaliopi Nasaka, Drejtoria e

Përgjithshme e Arkivave Tiranë, Dituria 1999.

• Documenti Diplomatici Italiani, Serie 6. Vol. 3, 1918-1922, 24 marzo-22 giugno

1919, Istit.Poligrafico Dello Stato, Roma, 2009.

• Documenti Diplomatici Italiani, Serie 8, Vol. 9, (1935-1939) 24 aprile-11

settembre 1938, Istit.Poligrafico Dello Stato, Roma, 2001.

• Documenti Diplomatici Italiani, Serie 8, Vol. 11, (1935-1939) 1 gennaio-22

maggio 1939, Istit.Poligrafico Dello Stato, Roma, 2007.

• Documenti Diplomatici Italiani, Serie 9, Vol.5, (1939-1943), 11 giugno-22

ottobre 1940, Istit.Poligrafico Dello Stato, Roma 1965.

• Documenti Diplomatici Italiani, Serie 9, Vol.6, (1939-1943), 29 ottobre 1940-23

aprile 1941, Istit.Poligrafico Dello Stato, Roma, 1986.

• Documenti Diplomatici Italiani, Serie 9, Vol. 7, (1939-1943), 24 aprile 1941-11

dicembre 1941, Istit.Poligrafico Dello Stato, Roma 1987.

• Documenti Diplomatici Italiani, Serie 9, Vol.8, (1939-1943), 12 dicembre 1941-

20 luglio 1942, Istit.Poligrafico Dello Stato, Roma 1988.

• Lufta e popullit shqiptar për çlirimin kombëtar 1918-1920, Vëllimi I, Tiranë, 8

nëntori 1975.

• The resistance Movement of Nothern Epirotes 1941-1945, Athinë, 1947.

III. SHTYPI

• Bashkimi i Kombit, Tiranë, 1944.

• Bashkimi, Tiranë, 1945, 1946, 1947.

• Dielli, 1941.

• Ipiritikon, Janinë, 1945.

• Liria, Boston, 1944.

• Relazioni Internazionali, 1941, 1942.

• Tomori, Tiranë, 1940, 1941, 1942.

• Zëri i Çamërisë, Tiranë, 1945, 1946, 1947.

Page 232: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

206

IV. LITERATURA

• Andre, Gianluca, La politica estera fascista durante la seconda Guerra mondiale,

në L’Italia fra tedesschi e alleati, edicione Renzo de Felice, Bolonga, 1973.

• Baldaçi, Antonio, Shqipëria e Madhe, Tiranë, Eugen 2006.

• Baltsiotis, Lambros, The Chams of Northëestern Greece, në European Journal of

Turkish Studies, 12/ 2011.

• Baltsiotis, Lambros, Çamëria: Fakte reale dhe imagjinare, Koha Jonë, Nr. 277, 7

tetor, 2002.

• Bashkurti, Lisen, Çamëria në rrugën e zgjidhjes, Tiranë, GEER, 2012.

• Battaglia, Roberto, La verita sull aggressione alla Grecia: I provocatori di

Guerra. Roma, 1953.

• Berati, Dhimitër, Mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Lidhjen e Kombeve, Tiranë,

H. Borshi 2007.

• Bottai, Xhuzepe, Diario 1935-1944, Milano, 1983.

• Borejsza, W. Jerzy, Greece and the Balkan Policy of Fascist Italy 1936-1940, in

Journal of Hellenic Diaspora. Pella Publishing Company, 1-2, 1986.

• Bruce, Clark, Twice a Stranger: The Mass Expulsion that Forget Modern Greece

and Turkey, Harvard University Press, 2009.

• Cervi, Mario, Storia della Guerra di Grecia, Milano, 1965.

• Ciano, Galeazzo, Diario 1937-1943, Milano, Rizzoli 2006.

• Ciano, Galeazzo, Ditari 1937-1943: Shqipëria, Tiranë, Albinform 1994.

• Clogg, Richard, Histori e Përmbledhur e Greqisë, Tiranë, Linus 2004.

• Clogg, Richard, The Struggle for Greece, Chicago, 2002.

• Crociani, Pierro, Shqiptarët në forcat e armatosura italiane 1939-1943, Romë,

2001.

• Delvina, Sherif, E vërteta mbi Epirin, Tiranë, Fllad 1999.

• Demi, M. Petrit, E vërteta në marrëdhëniet greko-shqiptare, Esse e polemika.

Tiranë, Argeta LMG 2002.

• Demi, Musa Petrit, Çamëria, tokë e përgjakur, Tiranë, ASD 2008.

• Dervishi, Kastriot, Masakra në Çamëri, Dëshmi të të mbijetuarëve, Tiranë, Sht.

Botuese 55, 2009.

• Dëzhgiu, Muharrem, Përpjekjet e forcave politike shqiptare për bashkim gjatë

Luftës së Dytë Botërore, Studime Historike Nr.1-2, Tiranë 2000.

• Dëzhgiu, Muharrem, Shqipëria nën pushtimin italian 1939-1943, Tiranë, Eneas

2015.

• Dëzhgiu, Muharrem, Mit’hat Frashëri, personalitet i denjë i nacionalizmit

shqiptar, Studime historike nr.1-4, Tiranë, 1995.

• Dëzhgiu, Muharrem, Meta Beqir, Pozita e Çamërisë dhe e çamëve gjatë Luftës së

Dytë Botërore, Studime historike, nr.1-4, Tiranë, 1998.

• Dragoj, Nuri, Shqiptarët dhe grekët, Tiranë, Vesso 2009.

• Duka, Valentina, Dokumente britanike për Shqipërinë dhe shqiptarët, vol I,

Tiranë, Toena 2012.

Page 233: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

207

• Duka, Valentina, Historia e Shqipërisë 1912-2000, Tiranë, SHBLU 2007.

• Duka, Ferid, Realiteti Etnik i Dropullit, Studime Historike, Nr.3-4, Tiranë, 1991.

• Elsie, Robert, Destani Bejtullah, The Cham Albanians of Greece, Londër, B.

Tauris 2012.

• Ercolani, Antonela, L’Italia in Albania: la conquista italiano nei documenti

albanesi 1939. Romë, Liberta Universita San Pio V, 1999.

• Fazliu, Kadrije, Arsimi shqip në Çamëri, Tiranë, Mirgeeralb 2014.

• Fischer, Bernd J, Shqipëria gjatë Luftës 1939-1945, Tiranë, Çabej 1999.

• Fischer, Bernd J, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet, Tiranë, Çabej 1996.

• Fraser, J. Foster, Shqipëria e poshtme. Tiranë, Zenit 2009.

• Frashëri, Kristo, Historia e Çamërisë, Tiranë, UET 2015.

• Gerolymatos, Andre, Guerrilla Warfare and Espionage in Greece 1940-1947, N.

York, 1992.

• Goga, Iljaz, Arsimi shqip në diasporë dhe në Çamëri 1912-1944, Tiranë, Naim

Frashëri 2007.

• Grazzi, Emanuele, Il Principio della fine, L’impresa di Grecia, Romë, 1945.

• Grup autorësh, Epiri i Jugut Çamëria, Tiranë, UET PRESS 2014.

• Hibbert, Rexhinald, Fitorja e hidhur, Lufta Nacionalçlirimtare e Shqipërisë,

Tiranë, A.Z. Çajupi, 1993.

• Historia e Popullit Shqiptar, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Vëllimi III,

Tiranë, Toena 2007.

• Historia e Popullit Shqiptar, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Vëllimi IV,

Tiranë, Toena 2008.

• Hondoros, Louis John, Occupation and Resistance, The Greek Agony 1941–44.

Neë York: Pella Publishing, 1983.

• Hoti, Izber, Qëndrimi i diplomacisë italiane ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve,

1930-1941. Prishtinë, Akademia e Shkencave 1997.

• Hoxha, D. Ibrahim, Viset kombëtare shqiptare në shtetin grek, Tiranë, H. Tasini

2000.

• Hoxha, D. Ibrahim, Çamëria dhe Janina në vitet 1912-1922, Tiranë, H. Tahsini

1996.

• Hoxha, Enver, Dy popuj miq, Tiranë, 8 Nëntori 1985.

• Ikonomi, Ilir, Faik Konica, Jeta në Uashington, Tiranë, Onufri 2011.

• Isufi, Hajredin, Çamëria nëpërmjet kronikave të kohës 1902-1940, Tiranë, Pegi

2007.

• Isufi, Hajredin, Çamëria, studime historike-sociologjike shek.XIII-XX, Tiranë,

Pegi 2006.

• Isufi, Hajredin, Musa Demi dhe qëndresa çame 1800-1947, Tiranë, Dudaj 2002.

• Isufi, Hajredin, Jasin Sadiku kapedani çam, Tiranë, Naimi 2012.

• Isufi, Hajredin, Aspekte të islamizimit në Çamëri, Studime Historike, nr.3-4,

Tiranë, 2004.

• Jakomoni, Francesco. Gjysma ime shqiptare, Tiranë, ORA 2005.

• Jakomoni, Francesco, Politika e Italisë në Shqipëri, Tiranë, 55, 2005.

Page 234: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

208

• Jelavic, Charles dhe Barbara, Themelimi i shteteve Kombëtare të Ballkanit,

Tiranë, Dituria, 2004.

• Kaba Hamit, UNRRA në Shqipëri 1944-1947, Tiranë, Akademia e Shkencave

2000.

• Kentrotis, Kiriakos, Myths and Realities about minorities in Greece. The case of

the moslem chams of Epirus. Balkan Studies, Sofie 1995.

• Kentrotis, Kiriakos, The Course of Greek-Albanian Relations after the Second

World War and the Question of the Muslim Chams, in: Balkan Studies,

Thesalonika, Vol.34.2, 1993.

• Kokosalakis, Nikos and Psimmenos Iordanis, Modern Greece: A profile of

Identity and Nationalism, Panteion University, Athinë, 2002.

• Kola, Aristidh, Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve, Tiranë, Shtëp. Bot. 55 2002.

• Konica, Faik, Shqipëria kopshti shkëmbor i Europës Juglindore, Tiranë, Shtëpia

Botuese 55, 2010.

• Kotini, Albert, Çamëria denoncon, Tiranë, Fllad 1999.

• Kotini, Albert, Tre gurët e zezë në Prevezë, Tiranë, Fllad 2000.

• Kondis, Basilis, Greqia dhe Shqipëria në shek.XX, Selanik, 1997.

• Kondis, Basilis. Greece and Albania 1908–1914. Thessaloniki: Institute for

Balkan Studies, 1976.

• Krapsitis, Basilis, E vërteta historike për çamët muslimanë, Athinë, 1992.

• Krapsitis, Basilis, Istoria tu Margaritiu, Athinë, 1992.

• Krapsitis, Basilis, Çamët muslimanë të Thesprotisë, Athinë, 1986.

• Kretsi, Georgia, The secret Past of the Greek-Albanian Bordelands. Cham

muslims Albanians: Perspectives on a Conflict over Current Rights. Ethnologia

Balkanica, Mynih Germany, Vol.6, 2002.

• Krisafi, Ksenofon, Marrëdhëniet shqiptaro-greke në sfondin e Traktatit të

Miqësisë dhe hijeve të Ligjit të Luftës, Tiranë, UET 2014.

• Ktistakis, Giorgos, Properties of Albanians and Chams in Greece: Nullification of

the State of War and international protection of human rights. Athinë 2006.

• Ktistakis, Giorgos, The Agricultural Seftlement of Refugees: A surce of

Productive Work and Stability in Greece, 1923-1930. In Agriultural History

Arkansas, USA, 2005.

• Kuçuku, Bashkim, Çështja çame dhe integrimi evropian: Konferencë shkencore,

qershor 2004. Tiranë, Arbëria 2004.

• Kuçuku, Jonuz, Koha e provave të mëdha, Lufta antifashiste dhe ngjarje historike

në trevën e Çamërisë, Tiranë, Dituria 2007.

• Kuçuku, Jonuz, Epiri dhe Thesprotia në shekuj, Tiranë, Dituria 2012.

• Kuçuku, Veledin, Historiku i Batalionit partizan Çamëria, Tiranë, Geer 2004.

• Liço Filip, Probleme të marrëdhënieve greko-shqiptare, Tiranë, Neraida 2009.

• Malltezi, Luan, Delvina, Sherif, Mid’hat Frashëri, Ministri Fuqiplotë në Athinë,

Çështja Çame, Tiranë, Via Egnatia 2013.

• Malakasses, John T. Zervas Ousting, From the Greek Government, Janinë, 1984.

• Manda, Eleftheria, Çamët muslimanë të Epirit 1923-2000, Tiranë, Toena 2015.

Page 235: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

209

• Manda Eleftheria, The Cham of Albania and the Greek State, 1923-1945, in

Journal of Muslim Minority Affairs. Londwr, 2009.

• Manda, Eleftheria, Muslim Chams of Epirus and Word War II. From irredentism

to collaboration. Study Group & elia, Samothraki, July 2004.

• Margaritis, Jorgos, Bashkëpatriotë të padëshiruar, Çamët dhe Hebrenjtë, Tiranë,

Bota shqiptare 2009.

• Martuci, Donato, Tokat e çliruara shqiptare II, Çamëria, Tiranë, ICEBERG 2013.

• Martuci, Donato, Le terre albanesi rredente: La Ciameria tra irredentismo

Albanese e propaganda fascista, Universiteti Salento, Itali, 2014.

• Mazouer, Mark, After the War Was Over, Princeton University Press, 2000.

• Mazouer, Mark, Inside Hitler’s Greece: The Experience of Occupation 1941-

1944. Yale University Press, 2001.

• Mehmet, Ahmeti, Çështja çame në kërkim të një zgjidhjeje, Tiranë, Arbëria 2006.

• Merxhushi, Nexhat, Spastrimi etnik në Çamëri: unë 9 vjeçari që “bashkëpunova”

me nazifashistët. Tiranë, Natyra 2015.

• Meta, Beqir, Tensioni greko-shqiptar, Tiranë, Geer 2002.

• Meta, Beqir, Tragjedia Çame, Tiranë, Sejko 2002.

• Meta, Beqir, Kosova dhe Çamëria në gjysmën e parë të shek.XX. Studime

Historike, nr.3-4, Tiranë 2005.

• Meyer, Frank Herman, Buldtiges Edelweiss. Die 1. Gebirgs-Division im Zweiten

Weltkrieg, Berlin, Christoph Links Verlag, 2008.

• Michalopoulos, Demetres, Çamët, Arsenidhis, Athinë 1993.

• Michalopoulos, Demetres, The Moslems of Chamuria and the Exchange of

Population between Greece and Turkey. in Balkan Studies, Vol.2, 1986.

• Micheletta, Luca, La questione di Ciamuria e l’ attacco italiano alla Grecia del

28 ottobre 1940, in Clio, rivista trimestrale di Studi Storici, vol.40, No.3, 2004.

• Micheletta, Luca, Il sostegno alla Grande Albania: il caso del Kosovo, in

“L’occupazione italiano della Jugoslavia 1941-1943, Firenze, Le Lettere, 2009.

• Micheletta, Luca, L resa dei conti: Il Kosovo, L’Italia e la dissoluzione della

Jugoslavia, 1939-1941, Roma, Edizioni Nuova Cultura 2008.

• Milo, Paskal, Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore, Vëllimi I, Tiranë, Toena

2014.

• Minga, Hasan, Çamëria,- vështrim historik, Tiranë 2006.

• Minga, Hasan, Saqe, Hilmi, Genocidi grek kundër Çamërisë vazhdon, Tiranë,

Arbëria 2004.

• Montanelli, Idro, Cervi, Mario, L’Italia dell Asse (1936-10 giugno 1940), Milano,

Rizoli 1980.

• Naska, Kaliopi, Dokumente për Çamërinë, 1912-1939, Tiranë, Dituria 1999.

• Naska, Kaliopi, Mbrojtja e të drejtave në Lidhjen e Kombeve 1920-1936, Botuar

nga Instituti i Studimeve për Çamërinë, Tiranë, Arbëria 2005.

• Naska, Kaliopi, Çështja çame në Lidhjen e Kombeve në vitet 1920-1936, Arkivi

Shqiptar, Viti 6, Nr.1-2, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Tiranë, 2005.

Page 236: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

210

• Nazarko, Mentor, Pesha e kohës në zgjidhjen e çështjes së pronësisë në Çamëri

në procesin e europianizimit të Greqisë dhe Shqipërisë, Tiranë, UET 2014.

• Nazarko, Mentor, Lufta e fundit, Pronat e shqiptarëve në Greqi. Tiranë, UET

2007.

• Papadakis, B.P, Historia diplomatike e çështjes së Epirit të Veriut 1912-1957,

Athinë, 1957.

• Papastratis, Procopis, British Policy towards Greece during the Second World

War, 1941-1944. Cambridge: University Press, 1984.

• Pearson, Ouen, Albania in okupation and War: from fascism to communism 1940-

1945. London, I. B Tauris 2005.

• Pechoux, Yves Pierre, et Michel, Sivignon, L’eviction des Tchamides d’Epire

Occidentale en 1944, in Revue de la Societe d’ Ethnographie de Paris, 1989, Vol.

85, nr.106.

• Pettifer, James, Woodhouse, Zerva dhe çamët. Tiranë, Onufri 2010.

• Puto, Arben, Lufta italo – greke, diktator dhe kuislingë. Tiranë, Toena 2011.

• Puto, Arben, Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha 1912-1914,

Tiranë, 8 nëntori 1978.

• Puto, Arben, Nëpër analet e diplomacisë angleze, Tiranë, Albin 2001.

• Rama, Fatmira, Çamëria në vitet 1912-1940, Tiranë, UET 2014.

• Rama, Fatmira, Problemi çam në Lidhjen e Kombeve (1923-1926), Studime

historike, Nr.1-2, Tiranë, 2007.

• Rama, Fatmira, Shtypi shqiptar rreth copëtimit të Shqipërisë në Konferencën e

Londrës të vitit 1913, Studime historike, Nr.3-4, Tiranë, 1999.

• Rama, Fatmira, Konica në kulturën shqiptare në vitet 1925-1939, në Studime

Albanologjike, Universitetit Tiranës, Tiranë, 1996.

• Rama, Fatmira, Dukuri arsimore gjatë Luftës së Dytë Botërore, Tiranë, Argeta-

LMG, 2005.

• Rama, Fatmira, Traktati i Lozanës, shpërnguljet dhe shpronësimi 1923-1926,

Instituti i Studimeve për Çamërinë, Tiranë, Arbëria 2005.

• Sadiku, Blerina, Lindja e çështjes çame 1820-1943. Tiranë, Naimi 2011.

• Sami, Rrepishti, Mbi Çamërinë, Shkodër, Feniks 2002.

• Sami, Repishti, Hyrje në problemin e Çamërisë, Tiranë, UET 2014.

• Sharra, Jani, Istoria tis periohis Igumenicas (1500-1950), Athinë, 1985.

• Sheme, Selman, Çamëria,-vendi, popullsia, jeta ekonomike, Tiranë, Progres 2005.

• Sheme, Selman, Vështrim gjeografik (Çamëria), Tiranë, UET 2014.

• Silajxhiç, Haris, Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit, Tiranë, Dituria,

1999.

• Smirnova, Nina, Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX, Tiranë, Ideart 2004.

• Sula, Asllan, Dy netë që ngrinë Romën: mbijetesa e popullit shqiptar gjatë luftës

italo-greke. Tiranë, Eugen 2001.

• Tomori, P. Kosta, Barbaritë greke në Shqipëri 1913-1914, Tiranë, Naimi 2012.

Page 237: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

211

• Triandafilopoulos, Triandafilos, Power politics and nationalist discourse in the

struggle for Northern Epirus; 1919-1921. In Journal of Southern and the Balkans,

vol.2, nr.2, viti 2000.

• Tsuderos, Emmanuele, Greek white book: diplomatic documents relating to

Italy’s aggression against the Greece. London, 1942.

• Umilta, Carlo, Jugosllavia dhe Shqipëria. Kujtime të një diplomati, Milano,

Garzanti 1947.

• Vakallopullos, A. Kostandinos, Historia e helenizmit verior, Selanik, 1992.

• Veremis, Thanos and Gerolymatos, Andre, The Military as a Sociopolitical Force

in Greece, 1940-1949. Pella Publishing Company, 1996.

• Verli, Marenglen, Raportet e shqiptarëve me fqinjët dhe Evropën në periudhën

midis dy luftërave botërore, Gjurmime albanologjike-seria e shkencave historike,

Nr.28-29, Tiranë, 1998-1999.

• Vikers, Miranda, Ç’po bëhet me çështjen çame, Tiranë, Bota shqiptare 2008.

• Vikers, Miranda, The Cham Issue,- Albanian National and Property Claims in

Greece, Qendra e Studimeve Ballkanike, 2002.

• Vikers, Miranda, The Cham Issue, Were to Now? Prishtinë, Era 2002.

• Vikers, Miranda, Shqiptarët një histori moderne, Tiranë, Bota shqiptare 2008.

• Vikers, M dhe J. Pettifer, Çështja shqiptare. Riformëzimi i Ballkanit. Tiranë, Bota

shqiptare 2007.

• Xhufi, Pëllumb, Rreth etnisë së Epirit gjatë mesjetës, në Studime historike, Nr.1-

4, Tiranw, 1998.

• Zhango, Nikos, Imperializmi anglez dhe rezistenca kombëtare, 1940-1945, Vëll. I

dhe II, Athinë, 1978.

Page 238: ÇËSHTJA ÇAME GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE · Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën

SHKURTIME

BKÇ Balli Kombëtar Çam

BKSH Balli Kombëtar Shqiptar

EAM Ethniko Apeleftherotiko Metopo, (Fronti Nacional Çlirimtar Grek)

EDES Ethnikos Dimokratikos Ellinikos Syndesmos,(Fronti Kombëtar

Republikan Grek)

ELAS Ethnikos Laikos Apeleftherotikos Stratos, (Fronti Nacional Çlirimtar

Popullor Grek)

FNÇSH Fronti Nacional Çlirimtar Shqiptar

KAÇ Këshilli Antifashist Çam

KANÇSH Këshilli Antifashist Nacional Çlirimtar Shqiptar

ML Military Liasons

PKG Partia Komuniste Greke

PKSH Partia Komuniste Shqiptare

UNÇSH Ushtria Nacional Çlirimtare Shqiptare

UNRRA United Nations Relief and Rehabilitation Administration, (Administrata e

Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rimëkëmbje)