statuti i sh.a

16
STATUT I SHOQERISE ANONIME INSTITUTI I SIGURIMEVE SHA. (INSIG SHA.) KAPITULLI I FORMA, EMERTIMI DHE SELIA E SHOQERISE Neni 1 Forma Instituti i Sigurimeve SHA. (INSIG SHA.) eshte nje shoqeri anonime e krijuar ne baze te legjislacionit te Republikes se Shqiperise dhe eshte e organizuar ne perputhje me dispozitat e ketij Statuti, Marreveshjes se Aksionareve e miratuar me ligjin nr. 9177, date 29 janar 2004, e lidhur midis Shtetit Shqiptar, i perfaqesuar nga Ministria e Finances se Republikes se Shqiperise, Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim dhe Korporates Financiare Nderkombetare, me poshte e quajtur “Marreveshja e Aksionareve”, qe i bashkengjitet ketij Statuti si pjese perberese e tij. Cdo dispozite e ketij Statuti do te interpretohet ne perputhje me Marreveshjen e Aksionareve. Cdo nen i ketij Statuti qe vjen ne kundershtim me dispozitat e Marreveshjes se Aksionareve do te konsiderohet i pavlefshem. Neni 2 Emertimi i Shoqerise Emri i shoqerise eshte “INSTITUTI I SIGURIMEVE SHA.”, shkurtimisht “INSIG SHA.”, me poshte ne kete Statut e quajtur “Shoqeria”. Shoqeria ka stemen dhe vulen e saj e cila miratohet nga Keshilli Mbikqyres i Shoqerise.

Upload: klodian-sula

Post on 01-Apr-2015

530 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

STATUTI I NJE SHOQERIE SH.A

TRANSCRIPT

Page 1: statuti i SH.A

STATUT I

SHOQERISE ANONIME

INSTITUTI I SIGURIMEVE SHA.(INSIG SHA.)

KAPITULLI IFORMA, EMERTIMI DHE SELIA E SHOQERISE

Neni 1

Forma

Instituti i Sigurimeve SHA. (INSIG SHA.) eshte nje shoqeri anonime e krijuar ne baze te legjislacionit te Republikes se Shqiperise dhe eshte e organizuar ne perputhje me dispozitat e ketij Statuti, Marreveshjes se Aksionareve e miratuar me ligjin nr. 9177, date 29 janar 2004, e lidhur midis Shtetit Shqiptar, i perfaqesuar nga Ministria e Finances se Republikes se Shqiperise, Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim dhe Korporates Financiare Nderkombetare, me poshte e quajtur “Marreveshja e Aksionareve”, qe i bashkengjitet ketij Statuti si pjese perberese e tij.Cdo dispozite e ketij Statuti do te interpretohet ne perputhje me Marreveshjen e Aksionareve. Cdo nen i ketij Statuti qe vjen ne kundershtim me dispozitat e Marreveshjes se Aksionareve do te konsiderohet i pavlefshem.

Neni 2

Emertimi i Shoqerise

 

Emri i shoqerise eshte “INSTITUTI I SIGURIMEVE SHA.”, shkurtimisht “INSIG SHA.”, me poshte ne kete Statut e quajtur “Shoqeria”. Shoqeria ka stemen dhe vulen e saj e cila miratohet nga Keshilli Mbikqyres i Shoqerise.

Shoqeria do te perdore formen e shkurtuar te emertimit “INSIG SHA.” ne te gjitha aktet dhe dokumentet zyrtare.

Neni 3

Selia, Filialet, Deget, Zyrat e Perfaqesimit dhe Agjensite

Shoqeria e ka seline e saj ne adresen: Rruga e Dibres nr. 91, Tirane, Shqiperi.

Shoqeria mund te kryeje aktivitetin e saj ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise ose jashte saj, nepermjet filialeve, degeve, zyrave te perfaqesimit ose agjensite e saj, te cilat jane

Page 2: statuti i SH.A

krijuar me vendim te Keshillit Mbikqyres te Shoqerise dhe do te veprojne nen mbikqyrjen e Drejtorit te Pergjithshem te Shoqerise.

Neni 4

Objekti

Shoqeria ka per objekt kryerjen e te gjitha veprimtarive te sigurimit dhe risigurimit te parashikuara ne ligjin nr. 8081 date 07.03.1996 “Per Veprimtarine e Sigurimit dhe Risigurimit”. Shoqeria nuk do te angazhohet ne veprimtari tregtare te tjera, pervec atyre qe kane te bejne drejtperdrejt me veprimtarine e sigurimit dhe risigurimit.

Neni 5

Kohezgjatja

Shoqeria do te kryeje aktivitetin e saj pa afat te caktuar.

Neni 6

Kapitali

Kapitali themeltar i Shoqerise eshte 1.700.000.000 Leke (nje miliard e shateqind milion), i ndare ne 1.700 (njemije e shtateqind) aksione me vlere nominale 1.000.000 Leke (nje milion) secili, teresisht i nenshkruar dhe shlyer nga aksionaret. Aksionaret zoterojne aksionet ne raportet e meposhtme: 

1. Republika e Shqiperise, e perfaqesuar nga Ministria e Finances, 1.036 (njemije e tridhjete e gjashte) aksione;

2. Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim (“BERZH”), 332 (treqind e tridhjete e dy) aksione;

3. Koroporata Financiare Nderkombetare (“KFN”), 332 (treqind e tridhjete e dy)aksione.

Aksionaret pergjigjen per detyrimet karshi te treteve deri ne vleren e kontributit te tyre ne kapitalin e Shoqerise.

Neni 7

Forma e Aksioneve

Aksionet e shoqerise jane nominative.

Pronesia e cdo aksionari mbi aksionet perkatese vertetohet me regjistrimin e tyre ne regjistrin e aksioneve te Shoqerise. Shoqeria, me kerkese te aksionarit, duhet te pajise aksionarin me nje vertetim te regjistrimit te aksioneve ne pronesi te tij.

Page 3: statuti i SH.A

Neni 8

Trasferimi i Aksioneve

Aksionet mund te transferohen lirisht me perjashtim te rasteve kur eshte parashikuar ndryshe ne Marreveshjen e Aksionareve bashkengjitur ketij Statuti.

Neni 9

Zmadhimi i Kapitalit

  Kapitali i Shoqerise mund te zmadhohet ne perputhje me dispozitat e parashikuara ne nenet 150 deri 163 te ligjit nr. 7638, date 19.11.1992 “Per Shoqerite Tregtare”.

Zmadhimi i kapitalit mund te behet vetem me vendim te Asamblese se Jashtezakonshme te Aksionareve, ne baze te raportit te Drejtorit te Pergjithshem te Shoqerise te hartuar ne perputhje me dispozitat e ligjit nr. 7638, date 19.11.1992.

Aksionaret kane te drejten e perparesise ne nenshkrimin e aksioneve qe do te emetohen per zmadhimin e kapitalit. Kjo e drejte do te ushtrohet ne perpjestim me numrin e aksioneve te zoteruara nga secili aksionar perpara zmadhimit te kapitalit. Cdo aksionar mund te heqe dore nga ushtrimi i te drejtes se perparesise ne nenshkrimin e aksioneve te reja. Gjithashtu, cdo aksionar mund te ushtroje kete te drejte, duke nenshkruar nje numer me te vogel aksionesh nga sa u takon sipas parimit te perpjestueshmerise.

Neni 10Shlyerja e Aksioneve te Nenshkruara

Te pakten 50% te vleres nominale te aksioneve te nenshkruara per kontributet ne para duhet te shlyhen ne momentin e nenshkrimit.

Pjesa e mbetur e vleres do te shlyhet me keste dhe brenda afatit sipas kerkeses per shlyerje te Drejtorit te Pergjithshem, por ne cdo rast jo me vone se 3 (tre) vjet nga data e nenshkrimit te aksioneve.

Asambleja e Jashtezakonshme e Aksionareve e cila merr vendimin per zmadhimin e kapitalit, mund te vendose detyrimin per shlyerjen e menjehershme te te gjitha aksioneve te nenshkruara qe ne momentin e nenshkrimit ose brenda nje afati me te shkurter nga ai i parashikuar ne paragrafin e dyte te ketij neni.

Kerkesa per shlyerjen e aksioneve te reja te nenshkruara u njoftohet nenshkruesve te pakten 15 dite perpara, me leter rekomande me pergjigje te marresit drejtuar ne adresen e tij.

Vonesa ne shlyerjen e aksioneve te nenshkruara i jep Shoqerise te drejten qe te kerkoje nga nenshkruesi i aksioneve t’i paguaje Shoqerise interes ligjor (kamate vonese) te llogaritur mbi

Page 4: statuti i SH.A

shumen perkatese qe nga data ne te cilen eshte bere e kerkueshme pagesa, pa reklamime te metejshme. Pavaresisht nga sa parashikohet me siper, kjo klauzole nuk do te interpretohet si heqje dore e Shoqerise nga te drejtat e tjera te parashikuara ne ligj kundrejt aksionarit ne vonese.

 

 

Neni 11Zvogelimi i Kapitalit

Zvogelimi i kapitalit te Shoqerise behet me vendim te Asamblese se Jashtezakonshme te Aksionareve ne perputhje me dispozitat e neneve 164 deri 166 te ligjit Nr. 7638, date 19.11.1992 “Per Shoqerite Tregtare”. Zvogelimi i kapitalit do te kete ndikim mbi aksionaret proporcionalisht me numrin e aksioneve qe ata zoterojne.

Kapitali nuk mund te zvogelohet nen vleren minimale te kerkuar nga ligji.

Neni 12Te Drejtat dhe Detyrimet ne Lidhje me Aksionet

Cdo aksion  i jep te drejte pronarit te tij te marre pjese ne shperndarjen e dividenteve vjetore te Shoqerise dhe ne asetet e mbetura ne rast likuidimi te Shoqerise, ne perpjestim me numrin e aksioneve te zoteruara.

Pronesia mbi aksionet jep te drejten e votes dhe te perfaqesimit ne mbledhjet e Asamblese se Aksionareve sipas kushteve te percaktuara ne ligj dhe ne kete Statut.

KAPITULLI IIDREJTIMI I SHOQERISE

DREJTORI I PERGJITHSHEM

Neni 13

Funksionet dhe Kompetencat

Shoqeria do te drejtohet nga nje Drejtor i Pergjithshem, i cili mund te ushtroje te gjitha kompetencat dhe te drejtat, pervec atyre qe ligji ose ne ndonje menyre tjeter i eshte ngarkuar Keshillit Mbikeqyres ose Asamblese se Aksionareve.  

Nje Zevendes-Drejtor i Pergjithshem mund te emerohet per te asistuar Drejtorin e Pergjithshem ose per te zevendesuar kete te fundit ne rast mungese.

Page 5: statuti i SH.A

Keshilli Mbikeqyres mund te kufizoje kompetencat dhe te drejtat e Drejtorit te Pergjithshem dhe zevendesit te tij dhe/ose te vendose qe ata te ushtrojne kompetencat e tyre me vendime te perbashketa dhe te drejte firme te perbashket.

Drejtori i Pergjithshem, nje here ne tre muaj, duhet t’i paraqese Keshillit Mbikqyres te Shoqerise, per kontroll dhe verifikim, raportin mbi administrimin e Shoqerise.

Brenda tre muajve nga mbyllja e vitit financiar te Shoqerise, Drejtori i Pergjithshem duhet t’i paraqese Keshillit Mbikqyres per kontroll dhe verifikim, raportin financiar vjetor dhe bilancin e Shoqerise.

Drejtori i Pergjithshem duhet t’i transmetoje Keshillit Mbikqyres te gjithe korrespondencen me Ekspertet Kontabel te Autorizuar te Shoqerise.

Neni 14Emerimi

Drejtori i Pergjithshem i Shoqerise emerohet dhe shkarkohet nga Keshilli Mbikqyres, ne perputhje me dispozitat e posacme te miratimit nga Aksionaret te parashikuara ne marreveshjen e Aksionareve ne lidhje me miratimin e tyre. Drejtori i Pergjithshem do te qendroje ne detyre per 2 (dy) vite te njepasnjeshme, nese nuk shkarkohet para ketij afati.

Zevendes-Drejtori i Pergjithshem do te emerohet dhe shkarkohet nga Keshilli Mbikeqyres, ne perputhje me dispozitat e posacme te miratimit nga Aksionaret, qe jane te zbatueshme per Drejtorin e Pergjithshem, te parashikuara ne Marreveshjen e Aksionareve. Zevendes-Drejtori i Pergjithshem do te qendroje ne detyre per 2 (dy) vite te njepasnjeshme, nese nuk shkarkohet para ketij afati.

Drejtori i Pergjithshem dhe Zevendes-Drejtori i Pergjithshem mund te riemerohen.

Drejtori i Pergjithshem dhe Zevendes-Drejtori do te vazhdojne te kryejne detyren deri ne momentin e emerimit te zevendesuesve te tyre ose deri ne momentin e doreheqjes apo shkarkimit te tyre.

Keshilli Mbikqyres emeron nje Pergjegjes te Sektorit te Finances i cili do te asistoje Drejtorin e Pergjithshem ne drejtimin dhe administrimin e Shoqerise.

Neni 15Shkarkimi i Drejtorit te Pergjithshem

Drejtori i Pergjithshem dhe Zevendesi i tij mund te shkarkohen para perfundimit te mandatit ne rastet e meposhtme:

1. Nese jane shpallur fajtore me vendim te formes se prere te gjykates per kryerjen e nje vepre penale qe ka lidhje me veprimtarine ekonomiko-financiare.

2. Nese vertetohet se kane shperdoruar fondet e Shoqerise.

Page 6: statuti i SH.A

3. Ne rastet e parashikuara nga neni 98 i ligjit Nr. 7638, date 19.11.1992 “Per Shoqerite Tregtare”.

4. Ne rast se me vendim te gjykates kompetente i eshte kufizuar apo hequr zotesia juridike per te vepruar.

Neni 16Perfaqesimi i Shoqerise

Drejtori i Pergjithshem ka te drejte te perfaqesoje Shoqerine para te treteve. Te gjitha vendimet manaxheriale te Shoqerise duhet te nenshkruhen te pakten nga Drejtori i Pergjithshem. Detyrimi i nenshkrimit te ketyre vendimeve nga Zevendes-Drejtori i Pergjithshem ose nga ndonje anetar i Keshillit Mikqyres te Shoqerise mund te vendoset nga Keshilli Mbikeqyres i Shoqerise i cili  mund te kufizoje kompetencat dhe te drejtat e Drejtorit te Pergjithshem dhe zevendesit te tij dhe/ose te vendose qe ata te ushtrojne kompetencat e tyre me vendime te perbashketa dhe te drejte firme te perbashket, sic parashikohet me siper ne nenin 13.

Neni 17

Veprime te Autorizuara

 

Ne asnje rast, Drejtori i Pergjithshem, vetem apo sebashku me Zevendesin e tij, nuk kane te drejte te angazhojne Shoqerine ne transaksione qe tejkalojne pese perqind te vleres neto te aseteve te Shoqerise per transaksione, blerje dhe/ose shitje te pasurive te paluajtshme te Shoqerise, pa miratimin paraprak me shkrim te Keshillit Mbikqyres.  

 

Neni 18

Shperblimi i Drejtorit te Pergjithshem

Keshilli Mbikqyres do te caktoje masen e shperblimit te Drejtorit te Pergjithshem dhe te Zevendes-Drejtorit te Pergjithshem.

Neni 19Drejtoret

Drejtori i Pergjithshem mund te emeroje nje ose disa Drejtore te cilet do te asistojne Drejtorin e Pergjithshem dhe Zevendesin e tij ne kryerjen e funksioneve te tyre dhe per te kryer detyra profesionale te percaktuara nga Drejtori i Pergjithshem.

 KESHILLI MBIKQYRES

Neni 20

Page 7: statuti i SH.A

Funksioni, Kompetencat dhe Shperblimi

Keshilli Mbikqyres ushtron kontroll ne lidhje me drejtimin dhe administrimin e Shoqerise. Keshilli Mbikqyres verifikon dhe kontrollon raportin e administrimit, raportin financiar vjetor dhe bilancin e paraqitur nga Drejtori i Pergjithshem perpara se ato te aprovohen nga Asambleja e Aksionareve.

Anetaret e Keshillit Mbikqyres do te rimbursohen per shpenzimet e arsyeshme lidhur me kryerjen e detyrave te tyre, duke perfshire ne rastin e anetareve te emeruar nga KNF dhe BERZH, rimbursimin e shpenzimeve te arsyeshme te udhetimit.

Neni 21

Perberja dhe emerimi

Keshilli Mbikqyres perbehet nga 6 (gjashte) anetare (“Anetare”).

Cdo anetar i Keshillit Mbikqyres do te qendroje ne kete detyre per 2 (dy) vjet rrjesht.

Asambleja e Aksionareve do te emeroje Anetaret, Kryetarin dhe Zevendes-Kryetarin e Keshillit Mbikqyres ne perputhje me procedurat dhe dispozitat e parashikuara ne Marreveshjen e Aksionareve bashkengjitur ketij Statuti.

Neni 22

Shkarkimi

Cdo Anetar i Keshillit Mbikqyres mund te shkarkohet me vendim te Asamblese se Aksionareve sipas dispozitave te parashikuara ne Marreveshjen e Aksionareve bashkengjitur ketij Statuti.

Neni 23Mbledhjet e Keshillit Mbikqyres

Keshilli Mbikqyres i zhvillon mbledhjet ne seline e Shoqerise ose ne nje vend tjeter te caktuar nga vete Keshilli Mbikqyres. Gjithashtu mbledhjet e Keshillit mund te zhvillohen nepermjet telefonit ose videokonferences.

Mbledhjet e Keshillit Mbikqyres do te zhvillohen pasi anetaret te jene njoftuar 30 (tridhjete) dite perpara ne daten dhe oren e caktuar rast pas rasti nga Keshilli Mbikqyres. Mbledhjet e Keshillit Mbikqyres do te thirren nga Kryetari i tij duke njoftuar cdo Anetar nepermjet telefonit, postes, postes elektronike ose me telegram, 30 (tridhjete) dite perpara mbledhjes. Njoftimi duhet te permbaje daten, oren, vendin dhe rendin e dites se mbledhjes.

Page 8: statuti i SH.A

Rendi i dites percaktohet nga Kryetari ose, ne mungese te tij, nga ZevendesKryetari i Keshillit Mbikqyres ose nga Drejtori i Pergjithshem apo Anetaret e Keshillit Mbikqyres qe kane kerkuar thirrjen e mbledhjes.

Quorumi i nevojshem ne mbledhje per mundesuar marrjen e vendimeve nga Keshilli Mbikqyres do te jete me shume se gjysma e numrit te te gjithe Anetareve te Keshillit Mbikqyres me kusht qe nder ta te jete i pranishem te pakten njeri prej Anetareve te emeruar nga KNF ose BERZH. Anetaret e Keshillit Mbikqyres mund te marrin pjese personalisht ne mbledhje apo te perfaqesuar me prokure. Ne qofte se quorumi i siperpermendur nuk plotesohet, shumica e Anetareve qe jane te pranishem ose te perfaqesuar mund te vendosin shtyrjen e mbledhjes ne nje date dhe ore tjeter qe duhet t’u njoftohet Antareve qe nuk jane te pranishem.

Keshilli Mbikqyres mund te marre vendime te vlefshme me shumice votash kur arrihet quorumi percaktuar ne paragrafin me siper te ketij neni. Ne rast barazie votash, vota e Kryetarit te Keshillit Mbikqyres do te vendose.

Te gjithe Anetaret te cilet jane te pranishem ne mbledhje, qofte fizikisht ose nepermjet telefonit apo videokonferences, duhet te nenshkruajne procesverbalin e mbledhjes se Keshillit Mbikqyres.

 

KAPITULLI III

ASAMBLEJA E AKSIONAREVE

 

Neni 24

Mbledhjet

 

Mbledhjet e Asamblese se Aksionareve mbahen ne seline e Shoqerise ose ne cdo vend tjeter qe mund te percaktohet rast pas rasti nga Keshilli Mbikqyres ose Drejtori i Pergjithshem.

Asambleja e Aksionareve thirret nga Keshilli Mbikqyres ose nga Drejtori i Pergjithshem dhe ne mungese te tyre, nga personi i autorizuar sipas ligjit nr. 7638, date 19.11.1992.

Njoftimi i mbledhjes se Asamblese u dergohet cdo aksionari me poste rekomande, te pakten 45 (dyzete e pese) dite perpara mbledhjes dhe ne te percaktohet data, ora, vendi dhe rendi i dites se mbledhjes.

Neni 25Mbledhja Vjetore e Asamblese se Aksionareve

Page 9: statuti i SH.A

Mbledhja vjetore e Asamblese se Aksionareve mbahet brenda gjashte mujorit te pare te cdo viti. Ne mbledhjen vjetore te Asamblese se Aksionareve miratohen bilanci dhe pasqyrat financiare te Shoqerise, si dhe mund te diskutohen e te merret vendim per cdo ceshtje tjeter qe mund t’i jete parashtruar ne menyre te rregullt Asamblese.

Neni 26Natyra e Zakonshme dhe e Jashtezakonshme e Mbledhjeve

Mbledhjet e Asamblese se Aksionareve jane te Zakonshme dhe te Jashtezakonshme ne varesi te natyres se ceshtjeve qe diskutohen dhe vendimeve qe do te merren, si dhe quorumit e numrit te nevojshem te votave per marrjen e vendimeve.

Asambleja e Zakonshme mund te marre vendime kur jane te pranishem apo te perfaqesuar aksionare te cilet sebashku zoterojne te pakten 2/3 e te gjithe aksioneve me te drejte vote te kapitalit te Shoqerise. Nese ne mbledhjen e pare nuk arrihet ky quorum, thirret nje mbledhje e dyte Asambleje. Per marrjen e vendimeve ne mbledhjen e dyte nuk kerkohet asnje lloj quorumi. 

Asambleja e Zakonshme merr vendime me shumicen e votave qe zoterojne aksionaret e pranishem apo te perfaqesuar ne mbledhje.

Asambleja e Jashtezakonshme mund te marre vendime vetem nese votojne pozitivisht aksionare qe zoterojne apo perfaqesojne te pakten 3/4 e te gjitha aksioneve me te drejte vote te kapitalit te Shoqerise.

Neni 27Votimi

Cdo aksion i jep zoteruesit te tij te drejten e nje vote.

Votimi kryhet duke ngritur doren, me thirrje emerore ose me shkrim sipas vendimit te Drejtuesit te mbledhjes.

Kryhet votim i vecante per cdo ceshtje te rendit te dites.

Neni 28

Rendi i Dites

Nje ose disa aksionare qe perfaqesojne te pakten 5% te kapitalit themeltar te Shoqerise kane te drejte te kerkojne qe te futen ne rendin e dites nje apo disa projekt-vendime.

Keto projekt-vendime duhet te dergohen ne seline e Shoqerise, te pakten 5 dite perpara mbledhjes, te shoqeruara me nje kerkese te motivuar mbi keto ndryshime si dhe me nje certifikate qe tregon numrin e aksioneve te zoteruara nga ky ose keta aksionare.

Page 10: statuti i SH.A

Neni 29Pjesemarrja ne Mbledhje

Cdo aksionar, pavaresisht nga numri i aksioneve qe zoteron, ka te drejte te marre pjese ne mbledhjet e Asamblese dhe ne vendimet e saj, personalisht apo nepermjet nje perfaqesuesi te autorizuar me prokure. Ne menyre qe te marrin pjese ne mbledhjen e Asamblese aksionaret ose perfaqesuesit e tyre duhet te paraqesin nje dokument identifikimi si dhe cerfitikaten e regjistrimit te aksioneve ne regjistrin e aksioneve te Shoqerise.

Neni 30Lista e prezences, Drejtimi i Mbledhjes dhe Procesverbalet

Pjesemarrja e cdo aksionari ne mbledhjet e Asamblese regjistrohet ne liste prezencen e cila permban identitetin e aksionarit dhe numrin e aksioneve te zoteruara prej tij. Kjo liste prezence duhet te nenshkruhet nga cdo aksionar ose kur eshte rasti, nga perfaqesuesi i tij dhe vertetohet per saktesine e saj nga Drejtuesi dhe Sekretari i Asamblese.

Mbledhja e Asamblese drejtohet nga Drejtuesi qe zgjidhet nga Asambleja. Ne rastet kur thirrja e mbledhjes eshte bere nga Eksperti Kontabel i Autorizuar ose nga mandatmbajtesi i caktuar nga Gjykata apo Likuiduesi, mbledhja drejtohet nga ai person qe e ka thirrur mbledhjen. Drejtuesi i Asamblese asistohet nga Sekretari qe caktohet prej tij. Nuk eshte e detyrueshme qe Sekretari i Asamblese te jete aksionar.

Procesverbali i mbledhjes do te permbaje sa me poshte:

1. Daten, oren dhe vendin e mbledhjes2. Menyren e njoftimit 3. Rendin e dites4. Drejtuesin e mbledhjes dhe Sekretarin5. Quorumin 6. Numrin e votave7. Raportet dhe dokumentet qe jane paraqitur ne mbledhje8. Permbledhje e diskutimeve9. Tekstet e projekt-vendimeve te votuar, ata te miratuar dhe ata te hedhur poshte nga

aksionaret.

Neni 31

Asambleja e Zakonshme

Asambleja e Zakonshme merr cdo vendim, ne baze te nenit 129 te ligjit nr. 7638, date 19.11.1992 “Per Shoqerite Tregtare”, me perjashtim te atyre qe me Marreveshjen e Aksionareve te miratuar me ligjin nr. 9177, date 29.01.2004, jane vendosur ndryshe.

Neni 31Asambleja e Jashtezakonshme

Page 11: statuti i SH.A

Asambleja e Jashtezakonshme merr cdo vendim, ne baze te nenit 128 te ligjit nr. 7638, date 19.11.1992 “Per Shoqerite Tregtare”, me perjashtim te atyre qe me Marreveshjen e Aksionareve te miratuar me ligjin nr. 9177, date 29.01.2004, jane vendosur ndryshe.

Neni 33

Informimi i aksionareve

Ne perputhje me kushtet dhe afatet e vendosura nga ligji, aksionaret kane te drejte te njihen me pasqyrat financiare te Shoqerise dhe dokumenta te tjera qe shqyrtohen nga Asambleja e Aksionareve.

KAPITULLI IV

AUDITORET E PAVARUR

Ekspertet Kontabel te Autorizuar

Neni 34

Emerimi dhe shperblimi

Asambleja e Aksionareve emeron nje Ekspert Kontabel te Autorizuar dhe nje ndihmes te tij te cilet zgjidhen nga lista e Institutit te Eksperteve Kontabel te Autorizuar.

Per kete qellim do te zbatohen dispozitat e ligjit Nr. 7638, date 19.11.1992 “Per Shoqerite Tregtare”

Cdo Ekspert Kontabel i Autorizuar do te qendroje ne detyre per nje vit financiar te Shoqerise.

Ekspertet Kontabel te Autorizuar mund te ri-emerohen.

Shperblimi i Eksperteve Kontabel te Autorizuar caktohet nga Asambleja e Aksionareve.

 

Neni 35Viti financiar

Viti financiar i Shoqerise fillon me 1 janar dhe mbaron me 31 dhjetor te cdo viti.

 

KAPITULLI V

PRISHJA, LIKUIDIMI, MOSMARREVESHJET

Page 12: statuti i SH.A

Neni 36

Prishja dhe Likuidimi

Ne rastin e prishjes ose likuidimit te Shoqerise, Asambleja e Jashtezakonshme e  Aksionereve emeron nje ose me shume Likuidues.

Likuiduesi(t) perfaqeson Shoqerine. Likuiduesi(t) ka kompetenca te plota per te likuiduar asetet e Shoqerise, per te shlyer kreditoret dhe per t’u shperndare aksionareve shumat e mbetura.

Shuma e mbetur pas shlyerjes se kreditoreve per likuidimin e Shoqerise ndahet midis aksionereve ne perpjestim me pjesemarrjen e tyre ne kapital.

 

Neni 37

Zgjidhja e mosmarreveshjeve

Te gjitha mosmarreveshjet midis shoqerise dhe aksionareve ose midis vete aksionareve, lidhur me veprimtarine e Shoqerise do te zgjidhen ne perputhje me dispozitat e Marreveshjes se Aksionareve. 

Per ceshtjet qe nuk jane parashikuar ne kete Statut, do te zbatohen dispozitat e parashikuara ne Marreveshjen e Aksionareve bashkengjitur ketij Statuti.