studimi im

30

Upload: valentina-llapri

Post on 02-Apr-2016

245 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

 

TRANSCRIPT

Page 1: Studimi im
Page 2: Studimi im

Valentina Llapri

STUDIMI IM.

Studimi im, rreth botës njerëzore,

është dhe ka për me ngel,

gjithmonë vetëm nji!.

Ka njerëz,

me qëllime e plane djallëzore,

ka njerëz ,

Page 3: Studimi im

që duan të vdesin në pastërti.

Kam hulumtuar

mes grimcave të pafundme jo të dukshme,

se ç’kërkojnë që vërrdallisen,

rreth reales në vazhdimsi!,

ato ndihen dhe nuk shihen,

ato janë herë ajër,

Page 4: Studimi im

dhe herë njeri!.

Kam kërkuar që ta njoh,

thellësinë e pastërtisë,

dhe zbulova që ajo s’gabon,

erë trendafili mban gjithnji.

Kam zbuluar më në fund!,

se ç’forcë ka lutja shpirtërore,

se zemër e pastër,

dhe malet i shkund,

Page 5: Studimi im

s’mjaftohet ,

veç me pastërtinë sipërfaqsore,

ajo asnjiherë,

s’pajtohet me planet djallëzore.

Kam arritur të kuptojë,

nga gjithe kjo jetë që po jetojë,

se dashuria

Page 6: Studimi im

është ndjenja dhe kuptimi i jetës,

sinqeriteti brenda saj,

është aroma e së vërtetës.

Dhe kam akoma për të jetuar,

dhe jetës si trembem , jo kurrsesi,

le të ketë dhe dhimbje dhe trishtime,

Page 7: Studimi im

zemra ime , i përballon gjithsesi,

Se kam një forcë aty në shpirt,

se kam një udhë që është gjithë dritë,

dhe le të dridhet dhe luani,

dhe le të plasi edhe tufani,

se kam fuqinë e Perëndisë,

aty në shpirt , që më bën dritë,

Page 8: Studimi im

ajo e di qëllimin tim,

ndaj me përkrahë,

me gjithë dëshirë!.

Unë jam e lumtur,

kur më në fund,

grimca miresish i shoh kudo,

Vërtetë!

për besë e mira i shkund,

vërtetë ajo do mbretërojë.

Page 9: Studimi im

Lidhja e fortë me Perëndinë,

që kam çdo çast e çdo moment,

me jep vërtetë gjithë k’të frymzim,

ajo më mbush me gaz dhe jetë.

Pa të unë kurrë nuk do buzqeshja,

do isha dru njeri pa ndjenja,

e them shumë haptas,

Page 10: Studimi im

s’kam pse ta fsheh,

Perëndia ohhh …ajo na njeh.

Se ajo na krijoi,

si shpirt dhe si frymë,

na nisi në Tokë,

me nga një mision,

që të kuptojmë,

që të mësojmë,

Në udhën e dritës ,

Page 11: Studimi im

mirsira të shenojmë.

Dhe djalli i frikshëm,

tulatet i gjori!

Po si vallë su ngop!,

me gjithë k’to ligsi!,

për besë këtë botë,

për momentin e mori!,

dhe plotë “cativerie”,

shënoi në gji të tij.

Njerëzit e vërtetë ,

Page 12: Studimi im

jetojnë jetën e vërtetë,

atë dinjitozen,

atë ar dhe argjend,

se shpirtin kanë veç ar e dritë,

po ar ama të kulluar,

që mbush gjithë lartësitë,

se janë përherë të ëmbël,

me vepra a me këngët.

Page 13: Studimi im

Studimi im për jetën k’tu në tokë,

ka erë të pastër,

mirsinë ka veç shok,

se drejtësia është dashuri,

se dashuria, është jetgjatësi.

Çdo popull , çdo komb,

Të mirën të ketë shok,

politikanë e deputet,

ta njohin k’të të vërtetë,

Page 14: Studimi im

të shpërndajnë çdo gjë,

me zë apo pa zë,

vërtetë më besoni,

në shpirt

trokitjen më të mirë do dëgjoni.

Shpërndani mirësi

dhe jeta merr kuptim të ri,

çdo popull e çdo komb,

k’të gjë mirë të kuptojnë,

Page 15: Studimi im

ka ikur kohë e luftës,

tjeter kohë ëndërrojmë.

Mjaftë me “ cativerie”,

e mira fortë do t’jehojë.

E di, shpesh e kam ditur,

që udha më e mirë,

është dhe e mundimshme,

dhe jo nga të gjithë

e arrirë.

Përpiqu o njeri,

Page 16: Studimi im

kudo që mund të jesh,

të kesh veç dashuri,

përpiqu që ta shpreshë.

Të duash nënë e babë,

se ikin e s’vijne prapë,

të duash motër , vlla

ti duash pa hesap.

Të shprehësh fjalën e mirë,

se është ilaç e shërim,

ajo e zbut dhe tigrin,

Page 17: Studimi im

ajo përmirson më t’mirin.

Një jetë me dinjitet

është jeta e vërtetë,

e them me gojën plotë,

për besë, e për at Zot.

Fuqi e Perëndisë,

na ngrohë shpirtin e njomë,

fanar i gjithësisë,

më e ëmbla jehonë.

Si dritë edhe si valë,

Page 18: Studimi im

përhapet me shpejtsi,

në shpirtrat anembanë,

në k’ët shekull te ri.

Do t’bashkohen këngët,

kudo anembanë,

do të mbushen zemrat,

me dashuri t’pa-anë,

Do t’shpërrthejë e mira,

çdo komb do buzëqeshë,

do t’lulzojë e dlira,

Page 19: Studimi im

e pastërta do t’mbesë.

Se nga dallaveret,

e nga poshtërsia,

vijnë erërat e liga,

zë fill dinakëria.

Unë e dua shpresën,

ate kam në gji,

toka që më lindi,

është pikë edhe flori.

Ju lutem shume o njerëz,

Page 20: Studimi im

qendroni largë urrejtjes,

pastroni zemrat tuaja,

e ndizni dritën e shpresës.

Si them k’to për tu dukur!,

aspak me siguri,

i them sot këto fjalë,

me zemër plotë dashuri.

Se s’mund të sillem ndryshe,

se s’mundem kurrsesi,

Page 21: Studimi im

e tillë kam për të vdekur,

në timen pastërti.

Unë e dua jetën,

të pastër , dhe të mençur,

une i dua njerëzit,

dhe s’dua që t’jenë të trembur.

Ju dua pastërtisht,

ju male dhe lumenjë,

jua them sinqerisht,

Page 22: Studimi im

në shpirt ju kam përherë.

Natyra plotë me mbush,

me më t’ëmblën ndjesi,

më bën herë si një zog,

dhe herë si një fëmijë.

E dua thellë natyrën,

ashtu dhe krejtë hapsirën,

e dua drejtësinë,

e dua njerinë e mirë.

Jeta e secilit,

Page 23: Studimi im

qenka një studim,

shpesh-herë,

kam pyetur veten!,

po ç’ndodhka vallë kështu!.

Jetojmë në kohë “të qeta”,

të turrbullta gjithsesi,

ju them që e vërteta,

po vjen me maturi.

Ajo është fjalë e mirë

ajo nuk mban inate,

Page 24: Studimi im

ajo është dlirësi,

ajo nuk është idhnake.

Në kini sy ta shihni,

Ja, aty pranë e kini,

shikoni e mësoni,

në pastërti jetoni.

Dhe shpirti lumturohet,

kur ndjen veç drejtësi,

kur gjërat përmirsohen,

në sensin më të mirë.

Page 25: Studimi im

O popuj më dëgjoni!,

largë etjes për lavdi,

përpiquni të jetoni,

në tuajën ndershmëri.

Qëndroni në dheun tuaj,

bekime paçi cdo herë,

Izraelitë, Gjermanë e Amerikanë,

Të duheni ,si asnji tjetër herë.

Page 26: Studimi im

Çdo komb edhe çdo shtet,

të rrije në dhe të vet,

të duheni pakufijë,

me t’ëmblën dashuri.

E shoh që s’kane mbarim,

k’to fjalët e shpirtit tim,

e ndërsa rri e shkruajë,

drithërima , shpirtin e përshkuajnë,

Page 27: Studimi im

Se thellë, shumë thellë i ndjejë,

të gjitha ato që them,

dhe zemra jep vetveten,

ajo jo kurrë s’gënjen.

Studimi im, rreth botës njerëzore!

është dhe ka për me ngel gjithmonë vetëm nji!.

Të duhemi në mënyrën më të plotë, e jo sipërfaqsore,

Page 28: Studimi im

ta jetojmë jeten, veç me pastërti.

Valentina Llapri.

Page 29: Studimi im
Page 30: Studimi im