syllabmn

4
HYRJE NË MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE Për studentët e nivelit Bachelor Shkenca Politike dhe Administratë Publike Prof. Asoc. Dr. Ibrahim Gashi [email protected] Përmbajtja e kursit: Kursi Hyrje në marrëdhënie ndërkombëtare është i dedikuar për studentët e Departamentit Shkenca Politike dhe Administrim Publik. Në hyrje të kursit do të hedhet një vështrim mbi objektin e studimit të marrëdhënieve ndërkombëtare si pjesë disiplinare e shkencave politike, duke vazhduar me historinë dhe njohjen me aktorët pjesëmarrës. Me tutje, ne mënyrë te veçantë, seancë për seancë, do te shqyrtohen temat si politika e jashtme, diplomacia, lufta dhe paqja, konfliktet ndërkombëtare, përdorimi i forcës, njohja me organizatat ndërkombëtare për te përfunduar me një shikim ne perspektive te marrëdhënieve ndërkombëtare ne shekullin e XXI-të. Objektivat e kursit: Të pajis studentët me njohuritë bazike për teorinë dhe praktikat në marrëdhënie ndërkombëtare. Mbi bazën e njohurive të fituara teorike studentët do të zhvillojnë dhe përparojnë shkathtësitë e tyre në analizën e fakteve historike dhe nxjerrjen e konkluzioneve nga ato fakte Studentët do të fitojnë apo do të avancojnë më tepër sensin e kritikës në vlerësimin e argumenteve të bazuar mbi ngjarje dhe zhvillime ne fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare Studentët do të kultivojnë në shkrimin e eseve apo në diskutimet e tyre në klasë një stil të pastër dhe bindës të të shprehurit oral dhe të shkruar, tipare këto të një personi me një edukim liberal akademik. Metodologjia e ligjerimit Ligjërata Analiza dhe diskutime në klasë Prezantime të projekteve dhe angazhimeve individuale Detyrat dhe mënyra e vlerësimit

Upload: bujar-mehmeti

Post on 14-Apr-2015

25 views

Category:

Documents


6 download

DESCRIPTION

SyllabMN

TRANSCRIPT

Page 1: SyllabMN

HYRJE NË MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTAREPër studentët e nivelit Bachelor Shkenca Politike dhe Administratë Publike

Prof. Asoc. Dr. Ibrahim Gashi

[email protected]

Përmbajtja e kursit: Kursi Hyrje në marrëdhënie ndërkombëtare është i dedikuar për studentët e Departamentit Shkenca Politike dhe Administrim Publik. Në hyrje të kursit do të hedhet një vështrim mbi objektin e studimit të marrëdhënieve ndërkombëtare si pjesë disiplinare e shkencave politike, duke vazhduar me historinë dhe njohjen me aktorët pjesëmarrës. Me tutje, ne mënyrë te veçantë, seancë për seancë, do te shqyrtohen temat si politika e jashtme, diplomacia, lufta dhe paqja, konfliktet ndërkombëtare, përdorimi i forcës, njohja me organizatat ndërkombëtare për te përfunduar me një shikim ne perspektive te marrëdhënieve ndërkombëtare ne shekullin e XXI-të.

Objektivat e kursit:

Të pajis studentët me njohuritë bazike për teorinë dhe praktikat në marrëdhënie ndërkombëtare.

Mbi bazën e njohurive të fituara teorike studentët do të zhvillojnë dhe përparojnë shkathtësitë e tyre në analizën e fakteve historike dhe nxjerrjen e konkluzioneve nga ato fakte

Studentët do të fitojnë apo do të avancojnë më tepër sensin e kritikës në vlerësimin e argumenteve të bazuar mbi ngjarje dhe zhvillime ne fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare

Studentët do të kultivojnë në shkrimin e eseve apo në diskutimet e tyre në klasë një stil të pastër dhe bindës të të shprehurit oral dhe të shkruar, tipare këto të një personi me një edukim liberal akademik.

Metodologjia e ligjerimit

Ligjërata Analiza dhe diskutime në klasë Prezantime të projekteve dhe angazhimeve individuale

Detyrat dhe mënyra e vlerësimit

1. Participimi përkatësisht prezantimi dhe diskutimi në klasë 25% e notës finale2. Testi mes semestral 25%3. Testi final 50%

Page 2: SyllabMN

Literatura e rekomanduar:

Goldstein, S. J., (et al.),: Marrëdhëniet ndërkombëtare, Tirane, 2003. Karen A. Mingst, Bazat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, AIIS, Tiranë, 2008; Gruda, Z.: E drejta ndërkombëtare publike, Prishtine, 2003. Halili, Z.: Politika dhe qeverisja e Shteteve te Bashkuara te Amerikës, Prishtine, 2006. Reka, B.: Hyrje ne marrëdhëniet ndërkombëtare, 2002, Prishtine (skripte). Deutsch (Dojc), K.W.: Analiza e marrëdhënieve ndërkombëtare, Tirane, 1994. Berisha, I.: Intervenimi humanitar. Rasti i Kosovës, Prishtine, 2002. Kissinger, H.: Diplomacia, Tirane, 1999. Brzezinski, Z.: Zgjedhja. Dominimi Global apo udhëheqje globale, Prishtine, 2006. G.R.Berridge, Diplomacy: Theory and Practice, London, 2005 Patrick Finney (ed), International History, New York 2005 G.R. Berridge, (ed), Diplomatic Theory from Machiavelli to Kissinger, New York 2001 Sir Harold Nicholson, Diplomacia, Prishtinë 2005.

Dinamika e kursit:

Java I Njohje me mësimdhënësin dhe syllabusin

Java IIStudimi i marrëdhënieve ndërkombëtare

- Marrëdhëniet ndërkombëtare si objekt studimi Teoria, metoda ,Aktoret

Java IIISovraniteti - Shtruarja e Problemit: Çka është shteti, çka është sovraniteti?

- Shteti në marrëdhëniet ndërkombëtare: dje, sot dhe nesër

Java IV Subjektet e marrëdhënieve ndërkombëtare- Subjektet kryesore të marrëdhënieve ndërkombëtare- Shteti si subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare- Organizatat ndërkombëtare si subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare - Organizata e Kombeve të Bashkuara, (OKB)- Organizatat ndërkombëtare të karakterit rajonal - Njeriu si subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare

Java VPolitika e jashtme dhe diplomacia - Hartimi i politikes se jashtme; - Vendimmarrja; -

Çka është diplomacia? - cilat janë format e diplomacisë? - Diplomacia dje dhe sot;

Java VI Konflikti ndërkombëtar - Koncepti politik i luftës - Lufta në shekullin XX - Lufta në fillim të shekullit XXI - Konfliktet e interesave; - Konfliktet e ideve; - Mënyrat e ndikimit;

Java VII Forca ushtarake

Page 3: SyllabMN

- Përdorimi i forcës; - Organizimi i forcave ushtarake; - Kontrolli mbi forcat ushtarake; - Forcat ushtarake tradicionale; - Armët bërthamore, kimike dhe biologjike;

Java VIII Organizatat ndërkombëtare - Rendi botëror; - Organizatat ndërkombëtare te karakterit universal dhe rajonal

Java IXE drejta ndërkombëtare - Burimet e se Drejtës ndërkombëtare; - Zbatimi i se Drejtës ndërkombëtare; - Gjykatat ndërkombëtare;

Java X Ligji dhe sovraniteti - Ligjet e diplomacisë; - Krimet e luftës; - Doktrina e luftës se drejte; - Intervenimi humanitar; - Te drejtat e njeriut;

Java XI AktorëtPolitika e jashtme e SHBA-ve - Ndërtimi i politikes se jashtme; - Faktorët vendoses; Raporti President-Kongres; - Politika e jashtme neper histori;

Java XII Politikat e sigurisë- sigurimi ndërkombëtar- përpjekjet për marrëveshje

Java XIII Ekonomia politike ndërkombëtare -Hyrje: Sistemet ndërkombëtare politike dhe ekonomike

-Rrita e ekonomisë botërore-Ekonomia botërore dhe ngitja e rënia e sistemit të Breton- Woodsit-Konflikti dhe kooperimi në ekonominë globale-Nga ekonomia ndërkombëtare në ekonomi globale?

Java XIVMarrëdhëniet ndërkombëtare ne shekullin e XXI- Politikat e reja të marrëdhënieve ndërkombëtare: Ambientalizmi- Të Drejtat e Njeriut- Çështjet kufitare- politikat ndërkombëtare dhe “përplasja e civilizimeve”