transformimi - pointe web · kuptimi i ri i redaksisë ... konceptim i ri i rolit të marketingut...

154
e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Publik Shqiptar PLATFORMË TRANSFORMIMI i RTSH në Radiotelevizion Publik Thoma Gëllçi

Upload: others

Post on 30-Jan-2020

4 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

e paraqitur në aplikimin për detyrëne Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Publik Shqiptar

Platformë

Transformimii rtSH në radiotelevizion Publik

Thoma Gëllçi

Page 2: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç
Page 3: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Përmbajtja

Parathënie .....................................................................................................................5Të përgatitemi për një të nesërme që nuk ngjan aspak me të sotmen .................7Integriteti dhe korrupsioni si armiku kryesor i integritetit ...................................10Standardet editoriale dhe disa ide rreth përcaktimit te tyre ..................................12Parashikimi i së ardhmes së transmetimeve radiotelevizive .................................24Histori, gjykime paragjykime dhe probleme ...........................................................38Interesi i publikut dhe interesi publik .......................................................................54Një mundësi e re .........................................................................................................58Kuptimi i ri i redaksisë ...............................................................................................58Krijimtaria do të përcaktojë strukturën organizative .............................................80Lajmet ...........................................................................................................................83Dhoma e lajmeve e integruar .....................................................................................84RTSH dhe nevoja që qytetarët të kuptojnë se duhet të vetëqeverisin ..................84Nga gazetaria protokollare tek gazetaria publikut  .................................................86Axhendat e politikës/institucioneve/ofj-ve përballë axhendës së publikut. ........87Shoqëria dhe gazetari i RTSH ....................................................................................87Orientimi i strukturës organizative të sektorit të lajmeve ......................................88Programet .....................................................................................................................90Orkestra Simfonike e RTSH-së .................................................................................101Arkivi i Radio Televizionit Publik Shqiptar .............................................................105Detyra kryesore krijimi i një skuadre që mendon dhe punon si e tillë ................112Akademia e Radiotelevizionit Publik .......................................................................120Menaxhimi i performancës ........................................................................................123Imazhi ...........................................................................................................................125Transmetimet ...............................................................................................................127Dixhitalizimi i rrjeteve analogë tokësorë të transmetuesit publik ........................129Konceptim i ri i rolit të marketingut.........................................................................134Reklamat dhe publikimi i mesazheve të tjera të paguara dhe sponsorizimet dhe dhurimet ...............................................................................................................145Kushtet e punës dhe menaxhimi i aseteve ...............................................................150Inventarizimi dhe menaxhimi i aseteve të RTSH ...................................................152Mbyllje ..........................................................................................................................154

3Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 4: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç
Page 5: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Është e qartë se liria e shtypit dhe e shprehjes, e vendosur në Shqipëri pas rrëzimit të diktaturës komuniste, por edhe revolucioni mediatik, ka sjellë një tablo krejt të ndryshme nga koha kur RTSH ishte mjeti i vetëm i komuni-kimit. Sot vëmendjen e publikut e kërkojnë një mori operatorësh radiotele-vizivë privatë dhe komercialë, lokalë dhe kombëtarë. Ata janë zhvilluar në teknologji të avancuara, kanë lirshmëri vendimmarrje, sisteme të pavarura pagesash etj. Në vend janë zhvilluar platformat dixhitale tokësore, satelitore, kabllore dhe IPTV. I gjithë ky mjedis konkurrues dhe i ashpër ka qëllimin e vetëm tërheqjen e interesit të publikut. Natyra e këtij tregu të pazakon-shëm ka devizën “Fituesi i merr të gjitha”. Në këtë mjedis RTSH nuk ka asnjë pozitë të privilegjuar, qoftë edhe në misionin e tij: Mbrojtja dhe shpre-hja e interesave të publikut nuk është monopol i tij. Të gjithë transmetuesit janë të detyruar, jo vetëm nga Ligji i Mediave Audiovizive në Republikën e Shqipërisë por edhe nga ligji i fitimit, që të mbrojnë interesa publike, anë të veçanta të këtyre interesave në favor të përfitimit të tregut mediatik. Kjo pasi audienca është e lidhur drejtpërsëdrejti me reklamën dhe influencën në sferën politiko shoqërore.

Parathënie

Nuk ka ndonjë fushë tjetër të veprimtarisë politiko-shoqërore në Shqipëri ku të gjitha krahët e politikës, si dhe shumica dërrmuese e opinionit publik, të mos bien dakord në të njëjtën gjë: në atë që Radiotelevizioni Publik nuk është ai që duhet të ishte. Edhe pse palët e shikojnë këtë nga pozicione të ndryshme, të gjithë bashkohen në këtë pikë. Është një fakt i dhimbshëm që Radiotelevizioni Publik ka pikët më të ulëta në sondazhet e zhvilluara tek audienca. TVSH ka ngritur duart përpjetë, është dorëzuar. Nuk e ka as qëllim që të jetë konkurrues në tregun mediatik duke mos arritur në radhë të parë të kryejë misionin e vet primar: atë të shprehjes së interesave të publikut.

5Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 6: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Në këtë këndvështrim, Radiotelevizioni Publik Shqiptar ndodhet përpara sfidash të mëdha, detyrash të vështira dhe zgjidhjesh po aq të vështira. Gjatë përgatitjes së kësaj platforme unë kam biseduar me shumë njerëz specialistë të kësaj fushe apo të fushave të tjera, kam lexuar mendimet dhe analizat e shprehura në gazeta dhe kam ndjekur debatet e ndryshme. Kam lexuar me vëmendje idetë e shprehura nga të gjithë faktorët e interesuar dhe kam krijuar një tablo të qartë të problemeve dhe rrugëzgjidhjeve.

Unë tashmë kam një bindje të plotë se detyra e shndërrimit të RTSH në një radiotelevizion publik kërkon një reformë tërësore dhe operacione të gux-imshme pothuajse në të gjitha aspektet e jetës dhe të punës në atë institucion. Kërkon ide të reja programore dhe administrative, shndrimë të më dha teknologjike, ndryshime konceptesh në matjen e punës dhe shpërblime, kërkon pasion, guxim shpirt novator dhe sakrifica.

Gjëja më e rëndësishme është që pas kësaj unë e ndjej veten më të qartë se kurrë më parë për problemet që ndeshemi dhe akoma më të qartë për rrugët që duhen ndjekur për t’i zgjidhur ato. Unë kam besim të plotë dhe jam op-timist që vizioni im për drejtimin e Radiotelevizionit së bashku me vizionin tuaj si anëtarë të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit do të sjellë ndryshimin e madh pozitiv në këtë institucion të rëndësishëm. Unë jam i bindur se shumë shpejt njerëzit do të na duan, publiku do të na ndjekë, shikuesit do të na shto-hen dhe fitimet do të rriten.

Në të njëjtën kohë radiotelevizioni publik është në përballje me sfidën e dixhitalizimit. Pas vonesave të shumta lidhja e kontratës me kompaninë fituese të tenderit është një hap me rënësi dhe një arritje.

Ndryshimi i mënyrës së transmetimit do të sjellë një rol të ri më të rëndë-sishëm të RTSH në tregun mediatik.

Transmetimet dixhitale do të bëjnë të mundur zhvillimin e një sistemi serioz, të pavarur dhe sistematik të matjes së audiencës. Kjo është domos-doshmëri për të patur një vizion të vërtetë dhe të pa deformuar mbi audi-encën, mbi matjen e shikueshmërisë së programeve dhe mundësinë e matjeve të sakta të performancës.

Reforma e RTSH-së mund të zhvillohej edhe krejt e pavarur nga proce-si i kalimit në transmetimeve numerike. Të dyja janë të domosdoshme dhe emergjente. Por, nga njëra anë, vonesat me afatet e kalimit në transmetime dixhitale na detyrojnë t’i bëjmë të dyja njëherësh dhe në paralel

Dixhitalizimi është një oportunitet teknologjik dhe tematik. Është oportu-nitet për të transmetuar më shumë kanale, shumë programe, në cilësi të lartë transmetimi të zërit dhe figurës si dhe për të rritur larminë e programeve dhe cilësinë e tyre.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik6

Page 7: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Transmetimet mediatike kanë ndryshuar. Asnjë sekondë e ditës nuk ka-lon pa transmetimin e një lajmi në rrugë të reja të panjohura më parë por shumë të përhapura dhe masive këto kohë. Rrugët e transmetimit të lajmit tashmë kalojnë që nga aksesi i lëndës audio vizuale nëpërmjet internetit, rrjeteve mobile të komunikimit dhe deri tek një mori kanalesh radiotele-vizive analogë dhe platformash dixhitale.

Edhe në vetë radio televizionin shqiptar, po behet kalimi nga dy stacione kryesore në disa programe konkurruese dhe shpejt do te shohim dhjetëra të tillë në një platformë të RTSH-së për transmetimet dixhitale puna për të cilën filloi realisht me gjithë vonesat e shkaktuara nga Paaftësia e bërjes

të përgatitemi për një të nesërme që nuk ngjan aspak me të sotmen

Jemi përpara dy reformave që

vonesat i kanë sjellë para nesh

në një kohë.

Transforimimi rrënjësor

programor dhe strukturor.

Kalimi në transmetime

numerike dhe ngritja

e një pakete transmetimi në

dy rrjete.

7Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 8: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

së reformave të domosdoshme kanë bërë që RTSH të kalojë një tran-zicion të tejzgjatur në rrugën e shndërrimit nga një radiotelevizion shtetëror dhe partiak në një radiotelevizion publik. Ai ende është në fillimet e kësaj rruge. Si pasojë, vitet e fundit dhe sidomos muajt e fun-dit, kemi parë një nivel të ngritur te debatit rreth së ardhmes së trans-metuesit radioteleviziv publik në Shqipëri, RTSH. Nuk kanë munguar edhe zëra autoritativë për ta mbyllur fare si institucion, duke e quajtur thjesht një gropë korruptive ku shpërdorohen paratë e shqiptarëve.

Por, megjithëqë këto thirrje, për fat të mirë nuk kanë gjetur përkrahje të gjerë duhet pranuar se ngrehina hijerëndë e radio-televizionit publik, me studiot, ndërtesat, stacionet lokale, për-forcuesit, njerëzit, shpenzimet, përdorimet dhe shpërdorimet, ka ardhur duke u rrënuar gjithnjë e me tepër. Ai (RTSH) përherë dhe më pak ka qenë zëri i publikut dhe përherë e më shumë megafon i pushtetarëve.

Por kjo është vetëm njëra nga të këqijat. Ka shumë kohë që Ra-diotelevizioni shqiptar është në rënie të lirë. Programe pa interes dhe shpërdorim i pafalshëm i parave dhe kohës së publikut. Programe pa shije dhe përmbajtje të tipit “Paçe dhe gazeta”; studio të zbehta, spikerë të veshur keq; njerëz të zbërthyer dhe të djersitur nga e pira e rakisë direkt në një program televiziv.

Në vendin tonë nuk ka sondazhe të mirëfillta për të matur shi-kueshmërinë por nuk është vështirë të dallosh ndarjen e thellë dhe humnerën me të cilën ndahet transmetuesi publik nga publiku. Deba-ti publik ka shprehur qartë sëmundjet e së sotmes, duke diskutuar me shqetësim të ardhmen afatgjatë dhe të paqartë të transmetimit publik në kontekstin e ndryshimit me shpejtësi të kulturës dhe demokracisë sonë.

Debati publik e ka shprehur qartë se rruga e vetme e mbijetesës së këtij institucioni është transformimi. Prandaj edhe mesazhi kryesor i kësaj platforme është transformimi: Transformimi i gjithanshëm dhe i menjëhershëm me synimin për të zhvilluar një marrëdhënie të re me audiencën, me publikun, marrëdhënie e cila është sanksio-nuar qartë në ligjin mbi veprimtarinë e Radiotelevizionit Publik.

Kjo marrëdhënie e re, në këndvështrimin tim është jetike, sepse si pritshmëritë ashtu edhe teknologjitë kanë ndryshuar rrënjësisht.

Transformimi i RTSH në radiotelevizion publik nuk është tashmë një kërkesë thjesht për rritjen e tij cilësore. Është një këmbanë alarmi për vetë ekzistencën e tij. Është një nevojë urgjente jo për terapi, por për operacion kirurgjikal tërësor për ta shpëtuar atë nga koma që shpije në vdekje.

Është e udhës të theksoj se ky operacion i gjithanshëm, në mënyrë figurative, duhet bërë pa narkozë. Kjo do të thotë se do të na duhet të operojmë në një mjedis të gjallë, në një makinë në lëvizje, gjatë pro-cesit krijues, prodhues dhe transmetues.

Një reformë sipërfaqësore nuk është asgjë. Make Up-i nuk e

Debati publik e ka shprehur qartë se rruga e vetme e mbijetesës së këtij institucioni është transformimi

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik8

Page 9: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

shmang vdekjen. Një reformë e keqe do të thotë që të të ndjekë gjithmonë pas sëmundja. Po e ilustroj me shembullin e një reforme sipërfaqësore të bërë lehtë. Foto që shikoni më poshtë është 5000 lekëshi shqiptar, që ne të gjithë i themi 50 mijë lekësh.

Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç dhe prapë flasim për “lekë të reja” dhe “lekë të vjetra”. Kjo është pasoja e një reforme të lehtë duke hequr një zero. Ky është shembulli i një reforme monetare sipërfaqësore dhe pasojat e saj të pariparueshme.

Pesë mijë apo pesëdhjetë mijë?

9Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 10: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Kur flasim për këtë temë gjithmonë na shkon mendja tek tenderët, blerjet, shitjet dhe paratë e përfituara padrejtësisht. Korrupsioni në media ka një natyrë tjetër veç karakteristikave të korrupsionit klasik. Është shitje dhe blerje e dinjitetit, e personalitetit dhe e profesionalizmit në këmbim të fa-voreve politike, favoreve në para, por edhe favoreve për të tretë. Luftën ndaj këtij lloj korrupsioni unë e kuptoj si përmirësim të mundësive për t’u dhënë punonjësve integritet. Duhet ta kuptojmë se kur flasim për integritet në radhë të parë duhet të flasim për sistem. Nuk mund të kërkojmë tek individi që të shkallmojë i vetëm sistemin por, duhet që gjatë transformimit të këtij institucioni, të ndërtojmë një sistem që nuk do ta lejojë njeriun dhe idetë të korruptohen.

Që të jemi në gjendje ta kuptojmë ndikimin e dëmshëm të formave të tashme të marrëdhënies midis politikës/politikanëve dhe medias, duhet të merremi me çështjen e korrupsionit. Mediat të cilat nuk i shërbejnë intere-save të publikut janë – të korruptuara. Kur themi këtë, nuk kemi në mend-je ndonjë praktikë specifike gazetareske, por sistemet mediatike brenda të cilave veprojnë mediat. Por, sigurisht brenda kësaj praktike është edhe ra-diotelevizioni publik shqiptar.

Media e korruptuar flet për vdekjen e demokracisë. Ajo është një in-stitucion thellësisht jodemokratik që e shndërron shtetin në një kompani private.

Demokracia nuk është as emër dhe as mbiemër. Është një veprim, që shënon kontrollin e atyre që janë në pushtet në një çast të caktuar. Është kontroll që organet administrative shtetërore të funksionojnë për të mirën e të gjithëve. Korrupsioni është kriza që ka përfshirë industrinë e medias dhe gazetarinë, është mbi të gjitha krizë e modeleve ekzistuese të funksionimit të medias. Është njëkohësisht edhe tipar dhe krizë e radiotelevizionit pub-lik shqiptar. Tradhtimi i interesave të publikut për interesat e pushtetarëve është tipari me i rëndësishëm i krizës korruptive në RTSH.

Integriteti dhe korrupsioni si armiku kryesor i integritetit

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik10

Page 11: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Integriteti dhe korrupsioni si armiku kryesor i integritetit

Unë jam i bindur se ka lidhje të drejtpërdrejtë midis rënies së industrisë së gazetave dhe mediave dhe ngritjes së formave të reja të korrupsionit. Pse jam i bindur për këtë? Gazetat dhe mediat nuk na kanë dhënë vetëm mbu-limin e lajmeve. Ato i kanë dhënë publikut një mjet të fuqishëm kontrolli mbi shtetin dhe ky mjet tani është në rrezik.

Nëse e marrim seriozisht nocionin e gazetave dhe mediave si pushtet i katërt, apo një degë e katërt e qeverisjes, fundi i epokës së gazetave dhe mediave të korruptuara nënkupton një ndryshim në vetë sistemin tonë politik. Gazetat dhe mediat kanë ndihmuar për të kontrolluar prirje të kor-ruptuara si në qeverisje ashtu dhe në biznes. Nëse duam të shmangim një epokë të re korrupsioni, atëherë duhet ta sigurojmë atë pushtet në mënyra të tjera. “Teknologjitë tona të reja nuk i nxjerrin në pension përgjegjësitë e vjetra që kemi”.

Lufta kundër korrupsionit në media, përfshin jo vetëm ekspozimin e marrëdhënieve jo transparente të pronësisë dhe metodave të financimit. Në rastin e Radio Televizionit Publik, roli i gazetarisë është kthyer nga një praktikë e kontrollit publik mbi funksionimin e institucioneve qeveritare, në perde propagandistike të pushtetit për t’u fshehur nga publiku.

Nuk do të jem i tërthortë në mendimet e mia prandaj duhet të theksoj fort se, lufta ndaj këtij lloji të korrupsionit moral dhe politik është në të njëjtën kohë një luftë për demokracinë. Në rastin e Radiotelevizionit pub-lik kjo është edhe detyrë ligjore. Është detyrim ligjor ndaj taksapaguesve. Prandaj në këtë platformë unë kam qëllim jo vetëm të identifikoj praktikat negative në funksionimin e këtij institucioni por edhe të propozoj forma të reja të funksionimit të tij.

Në këtë paketë masash lufta për integritetin e këtij institucioni do të jetë e tillë që të përcaktojë një dialog midis medias (gazetarëve) dhe publikut. Kjo do ta ndihmonte RTSH të flakte tej zgjedhën e varësisë nga qendrat okulte të pushtetit dhe të bëhej e varur nga publiku. Për ta arritur një synim të tillë, është e nevojshme të sfidohen modelet ekzistuese të menaxhimit ekonomiko-editorial të këtij institucioni.

Teknologjitë tona të reja

nuk i nxjerrin në pension

përgjegjësitë e vjetra që kemi.

11Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 12: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Televizioni Publik Shqiptar ende nuk ka të përcaktuara standartet editori-ale që do të rregullonin veprimtarinë krijuese në të, duke respektuar mis-ionin e vet si transmetues publik në shërbim të publikut. Parimet që do të mishërohen në këto politika duhet të jenë të qëndrueshme dhe të mbeten të vlefshme me gjithë ndryshimet e pritshme të teknologjisë. Për të bërë një televizion dhe radio vërtet të pavarur nuk mjafton të shprehesh për integ-ritet personal dhe profesional por duhet të sanksionohen me shkrim parimet që duhet të respektohen njëlloj sikurse respektohet kushtetuta e një vendi.

Standardet editoriale dhe disa ide rreth përcaktimit te tyre

Në zbatim të ligjit paraqes përpara Këshillit Drejtues një dokument të plotë se çfarë është e nevojshme të bëhet për të realizuar programet radiotele-vizive në bazë të kërkesave të ligjit dhe në interes të publikut. Kjo detyrë bëhet edhe më imperative kur njëri prej rrjeteve të RTSH do të përdoret për të mbështetur stacionet lokale, të cilat do të jenë pjesë e paketës së transme-timeve nën logon e RTSH.

Unë do të paraqes në këtë platformë disa parime të përgjithshme të cilat tregojnë idenë time se si duhet strukturuar politika editoriale e Radio Televizionit Publik Shqiptar. Unë kam biseduar me shumë njerëz, juristë dhe personalitete të medias dhe jam konsultuar me përvoja të ndryshme botërore dhe paraqes përpara jush, si Këshill Drejtues, një skicë ide të pari-meve të përgjithshme editoriale të cilat, unë i kam përshtatur dhe në një lloj mënyre do të përbëjnë “kushtetutën editoriale” të RTSH-së. Këto parime bazë, nëse ju do të miratoni platformën time, do të përpunohen në një formë më profesionale nga juristë dhe do të plotësohen nga një diskutim më i gjerë për të dalë me një dokument të plotë.

I. Parimet udhëzueseRadio Televizioni Publik me rrjetet e saj të transmetimeve në dixhital tokë-sor, satelit, platformat IPTV dhe Web, vepron në interes të publikut duke

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik12

Page 13: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

shërbyer nevojave të tij për zbavitje, edukim dhe informim. Katër parimet themelore që formojnë përmbajtjen e RTSH janë: integriteti editorial, cilë-sia, llojshmëria dhe autonomia e stacioneve lokale.

A. Integriteti editorial

Reputacioni i Radio Televizionit Publik për cilësinë, mbështetet në besimin e publikut për integritetin editorial të përmbajtjes së programeve dhe nga procesi me të cilin ato janë prodhuar dhe shpërndarë. Për të ruajtur këtë besim, RTSH dhe stacionet e saj lokale janë përgjegjëse për mbrojtjen e pro-ceseve krijuese dhe editoriale nga presioni politik ose ndikimi i papërshtat-shëm nga reklamuesit ose burime të tjera.  RTSH gjithashtu duhet të bëjë çdo përpjekje për të siguruar që përmbajtja që ajo shpërndan plotëson ato standarde editoriale të strukturuara për të siguruar integritetin.

B. Cilësia

Në përzgjedhjen e programeve dhe përmbajtjeve të tjera për transme-time në rrjetin e vet, RTSH kërkon cilësinë më të lartë që dispono-het. Vendimet e përzgjedhjes do të jepen nga gjykime profesionale në lidhje me të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me cilësinë e përmbajtjes, duke përfshirë, por jo vetëm, përsosmërinë, fantazinë, saktësinë, bi-lancin, drejtësinë, volinë, risinë, guximin, tërësinë, besueshmërinë, dhe virtuozitetin krijues. 

C. Diversiteti

Për të rritur aftësinë e çdo programi që nevojitet për transmetimet e saj, RTSH do të ofrojë një zgjedhje të gjerë të përmbajtjes dhe cilësisë. Diversi-teti i përmbajtjes në median publike në një shoqëri demokratike realizohet duke rritur aksesin e publikut në gamën e plotë të ideve, informacionit, çështjeve dhe perspektivave të nevojshme për të bërë gjykime në lidhje me problemet e kohës sonë.  Diversiteti gjithashtu është një detyrë e veçantë që ka televizioni publik për të shërbyer në audienca të ndryshme.  Real-izimi i diversitetit gjithashtu kërkon përpjekje të vazhdueshme për të sigu-ruar që përmbajtja e RTSH të reflektojë plotësisht pluralizmin e shoqërisë sonë, duke përfshirë, për shembull, përfaqësimin e duhur të grave dhe mi-noriteteve si dhe personave me aftësi të kufizuara.  Diversiteti i programeve televizive publike sigurohet kur materiali mediatik i shpërndarë nga RTSH nuk është i dominuar nga një këndvështrim i vetëm.

D. Autonomia e stacioneve lokale

RTSH beson se potenciali më i madh i transmetimeve publike realizohet kur ato u shërbejnë nevojave unike të komunitetit lokal, dhe kur ka varia-cione të gjera në nevojat dhe shijet lokale.  Askush nuk është i kualifikuar më mirë për të përcaktuar dhe për t’iu përgjigjur këtyre nevojave se sa tele-vizioni publik i dedikuar për këtë komunitet.

Reputacioni i Radio Televizionit

Publik për cilësinë,

mbështetet në besimin e publikut për

integritetin editorial të

përmbajtjes së programeve dhe

nga procesi me të cilin ato janë

prodhuar dhe shpërndarë.

13Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 14: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Roli i RTSH-së është që të ndihmojë çdo stacion në ushtrimin e përg-jegjësive të tij të pavarura duke u dhënë stacioneve të saj anëtare gamën më të gjerë të mundshme të përmbajtjes, në përputhje me standardet editori-ale të transmetuesit publik. Stacionet lokale në varësi të RTSH dhe të tjera që do të futen në rrjetin e transmetimeve të RTSH duhet t’u përshtaten praktikave dhe standarteve editoriale të përcaktuara por të pa ndikuara nga arsye të jashtme. Duke u bërë pjesë e programit të RTSH e kthen RTSH në pjesëmarrës të plotësimit të nevojave të stacioneve partnere në përzgjedh-jen e programit.

II. Rolet dhe përgjegjësitë

Krijuesit, RTSH, stacionet lokale televizive publike, dhe rrjeti dixhital numerik i transmetimit publik luajnë role thelbësore dhe të dallueshme në zhvillimin e përmbajtjes dhe të shpërndarjes së procesit të trans-metimit publik.  RTSH shpërndan programe televizive në stacionet anëtare dhe palëve të tjera (p.sh.,  kabllorë dhe operatorët satelitore si dhe platformat IPTV dhe dixhitale tokësore) për shpërndarjen në pub-lik. Përveç kësaj, RTSH publikon përmbajtjen në publik nëpërmjet plat-formave në internet si p.sh., në faqen e saj, www.RTSH.al (Faqja zyrtare Online). Rolet dhe përgjegjësitë e prodhuesve, RTSH, stacioneve lokale televizive publike, rrjetit të transmetimeve dixhitale publike mund të ndryshojnë në çdo kontekst.  

Prodhuesit

Përmbajtja e RTSH është prodhuar nga grupe të ndryshme. Këtu përfshi-het vetë RTSH, krijuesit e pavarur (duke filluar nga prodhuesit e filmave, prodhuesve të huaj dhe organizatat transmetuese, individë apo organizata që nuk janë normalisht në biznesin e prodhimit të medias etj. Programet e RTSH ndahen në tre grupe: a) Janë prodhime të saj ose të stacioneve lokale; b) janë prodhime të studiove të jashtme dhe RTSH i blen; c) Janë bashkëprodhime midis RTSH dhe studiove të jashtme.

Përgjegjësia primare për përmbajtjen, domosdoshmërisht i takon kri-juesit, sepse është ai që krijon përmbajtjen dhe ka një pozicion unik për të kontrolluar të gjithë elementet e tij. Do të ishte jo praktike dhe jo e drejtë për RTSH të ndërhynte në vendimet e krijuesit në çdo hap të procesit të prodhimit. Respektimi i këtij procesi kërkon që krijuesve t’u jepet liria e nevojshme për krijimtarinë. 

Kështu, në përzgjedhjen përmbajtjes për shpërndarje, RTSH duhet të mbështetet në ndershmërinë e krijuesit, tek integriteti, talenti, aftësia dhe besimi.

Krijuesit e përmbajtjes për RTSH kanë detyrim për të informuar vetëm në lidhje me zbatimin standardeve dhe në të gjitha elementët e prodhimit dhe krijimit të produktit mediatik të destinuar për rrjetin e RTSH.

Në përzgjedhjen përmbajtjes për shpërndarje, RTSH duhet të mbështetet në ndershmërinë e krijuesit, tek integriteti, talenti, aftësia dhe besimi.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik14

Page 15: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

RTSH

RTSH ka detyrë të përfshihet në mënyrë aktive në inkurajimin dhe nxitjen e formave të ndryshme në krijimin e përmbajtjes.  Në ras-tet kur RTSH nuk prodhon programin vetë apo është krijuar nga njerëz të cilët nuk janë të punësuar nga ky institucion, RTSH nuk ka autoritet të drejtpërdrejtë.  Ndërsa krijuesit mbajnë përgjegjësi për vendimet e përmbajtjes dhe krijimit, RTSH mban përgjegjësinë për të vendosur nëse do të pranojë apo jo shpërndarjen e krijimtarisë, si dhe të vendosë kur të planifikojë atë për transmetim në rrjetin kombëtar. Në këtë rol, RTSH është arbitri nëse përmbajtja plotëson standardet e vendosura prej saj dhe nëse është krijimtaria është e përshtatshme për shpërndarje, si pjesë e shërbimeve kombëtare të RTSH-së.  RTSH kryen këtë funksion edhe në emër të stacioneve anëtare.  Pranimi i programit nga RTSH është e dukshme nga ven-dosja e logos tij në përfundim të një programi, ndërsa pranimi i përmbajtjes online nga RTSH është nga vendosja e përmbajtjes tek www.RTSH.al.

Para pranimit dhe shpërndarjes së krijimtarisë, RTSH vlerëson atë për të përcaktuar nëse ajo plotëson standardet e vendosura prej saj. Për këtë qëllim, RTSH dhe prodhuesi kanë një detyrim të përbashkët për të mbajtur lidhje efektive gjatë procesit të prodhimit. Qëllimi i këtij procesi ndërlidhës është që të sigurojë mundësinë për zgjidhjen në kohë të problemeve. 

Autoriteti përfundimtar për vendimin për shpërndarjen e materialit mediatik të prodhuar, qëndron vetëm tek RTSH. 

Stacionet televizive publike lokale

Stacionet lokale në varësi të RTSH janë të detyruara që transmetimet e programeve të tyre të jenë në përputhje me standartet editoriale të RTSH. RTSH duhet ta ndihmojë stacionin lokal në përmbushjen e këtyre detyrimeve. Përgjegjësia përfundimtare për cilësinë dhe integritetin e shër-bimeve transmetuese qëndron tek secili stacion individual. Kështu, edhe pse RTSH i ka pjesë të strukturave të tij stacionet lokale, janë vetëm ato që vendosin se çfarë dhe kur do ta transmetojnë.

Përveç programit të tyre dhe programit të dhënë nga RTSH, stacionet lokale mund të marrin programe edhe nga krijues të tretë gjithmonë sipas rregullave ekonomike, editoriale dhe buxhetore të miratuara nga RTSH.

Asnjë stacion lokal nuk mund ta heqë logon e RTSH nga programet e prodhuara prej saj pa miratimin e vetë RTSH.

Edhe pse RTSH përpiqet për të ofruar shërbime të balancuara të pro-gramit, stacionet anëtare lokale mund të mos zgjedhin përmbajtjen e pro-gramit të ofruar nga RTSH në tërësinë e saj, dhe çdo stacion merr ven-dime të ndryshme për mënyrën se si është më mirë për të transmetuar programet e RTSH. Prandaj, secili stacion është përfundimisht përgjegjës për të siguruar ekuilibrin e duhur të subjekteve dhe këndvështrimeve në të gjithë orarin e saj të transmetimit. Ato janë të detyruara të veprojnë në

15Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 16: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret e shtetit shqiptar.

RTSH shpërndan programet e saj online drejtpërdrejt në publik, në çdo kohë dhe në një bazë të gjerë në të gjithë botën, nëpërmjet Web faqes së saj, www.RTSH.al. Stacionet vartëse lokale të RTSH e krijojnë vetë përm-bajtjen e programeve të tyre në internet, duke e vënë atë në dispozicion të publikut përmes faqeve e tyre, duke operuar kështu në mënyrë të pavarur në Web.

III. Standardet editoriale

Saktësia në standardet editoriale është veçanërisht e vështirë për shkak se është e pamundur të artikulohet çdo kriter që mund të hyjë në vlerësimin e cilësisë dhe integritetit të krijimtarisë së veçantë. Për më tepër, një kriter që konsiderohet i detyrueshëm për raportim të drejtë të lajmeve, mund të mos jetë gjithmonë i përshtatshëm për një dokumentar ose program dramatik.

Vlerësimi i përmbajtjes është një art dhe jo një shkencë ekzakte. Ajo kërkon gjykime profesionale në lidhje me vlerën e përmbajtjes në lidhje me një gamë të gjerë të informative, estetike, teknike dhe konsiderata të tjera. 

Detyra e RTSH-së, pra, është që të peshojnë meritat e përmbajtjes që është  paraqitur për të dhe sigurojë se, të shikuara në tërësinë e tyre, krijimtaria që ajo zgjedh, merr vlerësimin më të mirë nga të gjitha dre-jtimet.  Standardet editoriale të RTSH  mishërojnë qëllimet e integritetit dhe cilësisë për të cilat aspiron ky institucion. RTSH pranon se gjykimet në lidhje me mënyrën se si zbatohen këto standarde mund të ndryshojnë në varësi të formave apo subjekteve. Gjithashtu është e natyrshme që jo të gjitha krijimtaritë mund të kenë sukses në mënyrë të barabartë në kënaqjen e të gjitha këtyre standardeve.

 Standardet editoriale të RTSH mishërojnë qëllimet e integritetit dhe cilësisë për të cilat aspiron ky institucion.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik16

Page 17: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

RTSH pranon se produkti i krijimit informativ nuk mund të merret as si e vërtetë absolute, as në objektivitetin absolut.  Informacioni është nga natyra fragmentar;  ndershmëria e një  programi,  Web site, ose krijimeve të tjera nuk mund të matet me një formulë të saktë, shkencërisht të verifi-kueshme. Prandaj, cilësia e përmbajtjes  duhet të varet, në fund të fundit, në profesionalizmin e krijuesit, pavarësisë, ndershmërisë, integritetit, gjykimit të shëndoshë, sensit të përbashkët, pikëpamjeve të hapura, dhe qëllimit për të informuar dhe jo qëllimit të propagandës.

Duke vendosur logon e saj në një program ose në një faqe interneti, RTSH bëhet vetë përgjegjës për cilësinë dhe integritetin e krijimtarisë. In-tegriteti editorial përfshin jo vetëm shqetësimet e adresuara në këto stan-darde,  por edhe shqetësime në lidhje me ndikimin e pavend të finan-cuesve. Nëse RTSH arrin në përfundimin se përmbajtja nuk i përmbush standardet e përgjithshme të cilësisë apo ndonjë standard të aplikueshëm gazetaresk ose praktikën e prodhimit të RTSH-së, RTSH mund të refuzojë përmbajtjen dhe të mos e transmetojë atë.

A. Paanësia

Paanësi do të thotë të marrësh disa detyrime ndaj publikut. Krijuesit e ma-terialeve mediatike nuk duhet të thjeshtëzojnë situatat komplekse ose të ka-muflojnë faktet e dukshme. RTSH mund të vendosë të mos marrë në kon-siderate një program ose materiale të ndryshme kur vihet re se përmbajtja e tyre përmban fakte që trajtohen padrejtësisht në mënyrë të njëanshme, apo në mënyrë manipuluese, përfshirë pasaktësinë, gjëra të pa dokumentuara që ngrenë pyetje nga mënyra se si paraqiten, si trajtohen, si lidhen me njëra tjetrën apo edhe se si ndahen nga njëra tjetra në kohë, vend, apo si ide.

Për të parandaluar konfuzionin në publik, krijuesit duhet t’ju përmba-hen parimeve të transparencës dhe sinqeritetit duke i emërtuar gjerat siç janë, në progres dhe bazuar në zhvillimet që ndodhin në realitet kështu që publiku thjesht të mundë të kuptojë atë që sheh. Për shembull, nëse një material i caktuar përfshin komente, apo opinione të ndryshme, ato duhet të identifikohen në mënyrë të qartë dhe po kështu duhet të identifikohen burimet e sponsorizimeve. Transparencë gjithashtu do të thotë që krijuesit mediatikë të maksimizojnë atributet e informacionit dhe të minimizojnë burimet anonime në rastet kur nuk ka alternativë dhe informacioni është thelbësor. Materialet që përmbajnë tematika të rriturish apo materiale të tjera sensitive duhet ta parathonë këtë qysh në fillim.

Duhet që krijuesit mediatike të trajtojnë njerëzit që shfaqen në një ma-terial, ose që përdoren si referencë për një material, apo që përmbajnë au-diencë e një materiali, me drejtësi dhe respekt. RTSH do të ndalojë çdo material që, bazuar në gjykimin e këtij institucioni, i trajton njerëzit apo opinionet e tyre qëllimisht në mënyrë të diferencuar. Të jesh i paanshëm në prodhimin e materialit mediatik do të thotë që të prodhosh një material ku individët e përfshirë në të, të portretizohen bazuar në mendimet dhe veprat e tyre, që tregojnë thelbin e tyre. RTSH u jep personave apo insti-tucioneve të atakuara të drejtën per t’u kundërpërgjigjur. Të jesh i paan-shëm, gjithashtu, do të thotë që të konsiderosh të gjithë informacionin e mundshëm si edhe të gjitha perspektivat e ndryshme.

17Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 18: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

B. Saktësia

Sinqeriteti dhe integriteti i materialit mediatik varet shumë nga saktësia e tij. Duhet bërë çdo përpjekje që një material i caktuar të paraqitet saktë-sisht dhe në kontekst. Programet, faqet e RTSH në internet, apo materiale të tjera që përmbajnë editoriale, e analiza, komentet dhe këndvështrimet e ndryshme duhet të vlerësohen sipas së njëjtave standarde që karakterizo-jnë raportet e lajmeve. Vendosmëria per të qenë i saktë përfshin: së pari, obligimin për të korrigjuar një informacion të caktuar bazuar në informa-cione të reja, të panjohura më parë që qartazi i tregojnë gjerat ndryshe dhe, së dyti, obligimin per t’ju përgjigjur pyetjeve apo komenteve të audiencës.

RTSH mund të kryejë verifikim të pavarur për saktësinë e materialeve të paraqitura nga prodhues të tjerë. Prodhuesit mediatikë duhet të veri-fikojnë informacionin me kujdes të tejskajshëm veçanërisht në rastet sen-sitive që mund të shoqërohen me akuza për shpifje dhe të përgatiten për ta korrigjuar materialin kur kështu duhet. RTSH do të ndalojë materialet që, në gjykimin e këtij institucioni, nuk plotësojnë standardin e saktësisë.

C. Pavarësia

Pavarësia e materialeve mediatike është pika e tretë e rëndësishme e stand-arteve editoriale të RTSH. Ndërsa kërkohet që të gjitha lajmet dhe materi-ali mediatik t’i përmbahen standardit të pavarësisë, RTSH është gjithashtu i ndërgjegjshëm që disa materiale mund të mos i përmbahen këtij kriteri.

Standardi i pavarësisë, megjithatë, shtrihet përtej idesë që lajmi apo informacioni duhet të jenë neutralë. Më së shumti ky standard i refero-het procesit gjatë të cilit një material mediatik është prodhuar. Gjykimi do të përfshinte një analizë të caktuar dhe sipas rastit do të dilnin edhe konkluzionet e caktuara. Krijuesit radiotelevizivë mund të përfshihen në prodhimin e një materiali mediatik edhe pa pasur ndonjë qëllim apo ndonjë këndvështrim të caktuar. Ata këtë mund ta zhvillojnë gjatë punës. Që një informacion i caktuar të konsiderohet i pavarur apo i paanshëm, ai duhet të demonstrojë një nivel të caktuar transparence. Në përgjithësi, shpirti i transparencës do të thotë që audienca është në gjendje të kuptojë së si krijuesi e ka gjetur materialin dhe së si i vendos së bashku faktet.

Kështu, audienca duhet të arrijë të kuptojë së nga vjen informacioni por dhe gjithashtu pse u zgjodh ky burim i caktuar informacioni dhe çfarë mendësish të caktuara vijnë nga këto burime. Për shembull, nëse krijuesit hasin vështirësi gjatë editorialeve kontradiktore, ata mund të zgjedhin të informojnë shikuesin në vendimet që kanë marrë. Kështu publiku do të kuptojë logjikën e ndjekur në këtë rast. Krijuesit e materialit radioteleviziv gjithashtu duhet t’i shpjegojnë shikuesit apo dëgjuesit se pse pyetje të cak-tuara mund të mbeten pa përgjigje, duke përfshirë, për shembull, faktin se burimet konfidenciale dëshirojnë të mbeten anonime, për arsye sigurie etj. Shpirti i transparencës do të thotë gjithashtu që audienca është në gjendje të shohë dhe kuptojë evidencën e përdorur për të arritur në konkluzione të caktuara, edhe sikur audienca të mos jete dakord me këto konkluzione.

Vendosmëria per të qenë i saktë përfshin: obligimin për të korrigjuar një informacion të caktuar bazuar në informacione të reja, të panjohura më parë që qartazi i tregojnë gjerat ndryshe; obligimin per t’ju përgjigjur pyetjeve apo komenteve të audiencës.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik18

Page 19: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Opinioni dhe komenti janë cilësisht të ndryshme nga lajmet dhe anali-zat. Kur një program, segment, apo material tjetër do të shprehet në formën e opinionit apo komentit, duhet të emërtohet qartësisht kështu. Çdo in-formacion, përmbajtja e të cilit paraqit vetëm këndvështrime të njëllojta pa opinione apo komente të kundërta, duhet të konsiderohet thjesht opin-ion dhe duhet të identifikojë kush është përgjegjës për këndvështrimin e prezantuar.

Asnjë material i përhapur nga RTSH nuk lejohet të përmbajë manip-ulim të ndërgjegjshëm të fakteve të zgjedhura me qëllime propagandimi.

D. Balanca

RTSH duhet të prezantojë në kohë materiale që përfaqësojnë subjekte dhe këndvështrime të ndryshme. RTSH sidoqoftë mund të vendosë të konsid-erojë një material jo vetëm nën cilësinë e standardit të balancës, por edhe në cilësinë së çfarë evidence e shoqëron një material të caktuar.

Kur shihet e përshtatshme, RTSH mund të kufizojë pranimin e një ma-teriali të caktuar duke u bazuar në faktin që një prodhues i caktuar merr përsipër që në baze të parimit të balancës të fshijë sekuenca të caktuara nga materiali, ose të shtojë këndvështrime të tjera që e lejojnë publikun të arrijë në konkluzione të ndryshme nga ato që sugjeron materiali.

Materiali i shtuar mund të variojë nga disa fjalë në segmente kom-plete apo episode të tëra të reja apo qoftë edhe programe komplet të reja. Kur e sheh të përshtatshme, RTSH mund të ndërmarrë prodhimin e një produkti shtese nga një prodhues i njëjtë ose nga një prodhues i ndryshëm me atë që prodhoi materialin origjinal. Per materialet online, lidhjet me burime me kredibilitet dhe cilësi të larte mund të përdoren si një mundësi per të provuar informacion suplementar ose këndvësh-trime të ndryshme.

E. Bashkëveprimi me Publikun

Krijuesit që duan bashkëpunim me RTSH duhet t’i përgjigjen publikut dhe të bashkëveprojnë me të. Kjo mund të përfshijë një portal për komente nga publiku. Gjithashtu mund të lejojë krijimin e materialeve për Web që ia mundësojnë audiencës të mësojë akoma më shumë, të kërkojë më tepër informacion që ka lidhje me kontekstin, të ketë akses në dokumentet që janë përmendur shkarazi, apo të marrin përgjigje për pyetjet që programi nuk ka qenë në gjendje tua japë, apo qoftë edhe të ketë mundësi të gje-jë informacion të ngushtë e në mënyrë individuale. Përgjegjshmëria është qëllimi që përfshin përgjigjen e pyetjeve që ka audienca si dhe përgjigjen ndaj ndonjë kritike të mundshme të publikut ndaj programeve apo përm-bajtjes se tyre. Kur komentet e publikut janë publikuar nga RTSH ato duhet të etiketohen si të tilla. Sipas standardeve e publikimit - fyerjet apo sulmet personale- duhet të ndalohen në mënyrë të qartë.

19Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 20: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

F. Kurajoja dhe argumenti

RTSH kërkon që materialet mediatike të ofrojnë një përmbajtje të tillë që provon një pasqyrim kurajoz dhe të përgjegjshëm të problemeve dhe që raportojnë dhe komentojnë me sinqeritet dhe vërtetësi të gjitha ndarjet, mosmarrëveshjet dhe tensionet qofshin ato sociale, ekonomike apo poli-tike. Të mbytësh shprehjen e ideve të pazakonshme është në fakt një rrugë e sigurtë drejt regresit intelektual dhe izolimit social; kundërshtimi i sotëm mund të jetë risia e së nesërmes. E vetmja mënyrë për të vlerësuar dhe gjykuar një informacion dhe këndvështrimet në një shoqëri të lirë dhe të hapur është të kuptosh rolin e audiencës. Për këtë arsye RTSH kërkon të sigurojë që në përgjithësi materialet mediatike të afruara të përmbajnë një spektër të gjerë opinionesh dhe këndvështrimesh, përfshirë edhe ato të cilat ekzistojnë matanë konsensusit shoqëror aktual, gjithmonë të paraqitura në mënyrë të përgjegjshme dhe vetëm në bazë të standardeve të vendosura tek Standardet dhe Rregullat e RTSH.

G. Përmbajtja mbi teknikën

Ndryshimet e shpejta të teknologjisë së transmetimeve mediatike sjellin edhe rrezikun që teknikat e prodhimit të mbysin përmbajtjen, të fshe-hin informacionin e duhur duke e bërë teknikisht të pa aksesueshëm ose duke tërhequr vëmendjen e audiencës nga problemet që janë thelbësore. Në mënyrë absolute njerëzit dhe idetë nuk duhen bërë viktima të akro-bacive teknologjike. RTSH nuk do të pranojë materiale mediatike të cilat, sipas gjykimi të këtij institucioni, e manipulojnë shikuesin ose përmbajtjen nëpërmjet teknologjive që mbysin përmbajtjen apo idetë në një material thjesht në favor të teknologjisë.

H. Eksperimenti dhe origjinaliteti

RTSH kërkon material mediatik që të jetë origjinal dhe krijues në format, në teknikë dhe në përmbajtje. Financimi i sigurtë nga tarifat për aparatin marrës televiziv i jep RTSH lirinë të eksperimentojë në mënyra të tilla që, nuk janë gjithmonë të tolerueshme në institucionet që janë të ndërvarura nga reklama. Ky është një potencial i madh për origjinalitet, megjithatë mund të realizohet plotësisht vetëm nëse RTSH ka kurajën që herë pas here edhe të rriskojë në fushën e risive.

I. Investigimi i subjekteve të rëndësishme

Ndryshe nga subjektet e të njëjtit lloj që ndërvaren kryesisht nga të ardhu-rat e reklamës, RTSH është e çliruar nga këta vargoj të cilët kërkojnë me çdo kusht zgjerimin e audiencës për qëllime përfitimi që s’kanë lidhje me informimin publik. Në këtë kuptim, RTSH kërkon programe mediatike që do t’i mundësojnë atij të investigojë çështje të rëndësishme edhe sikur dis-kutimi i tyre për momentin mund të mos ketë audiencë të gjerë.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik20

Page 21: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

J. Sjellja jo profesionale

RTSH ka standarde të larta profesionale. Është objektiv i këtij institucioni që këto standarde të jenë edhe standardet e çdo prodhuesi mediatik që është i lidhur me të. RTSH mund të ndalojë çdo lloj programi nëse ka arsye të be-sojë se një prodhues mediatik i caktuar ka thyer normat bazë të një sjelljeje profesionale.

Shembuj të sjelljes jo profesionale konsiderohen gjëra të tilla si: përdorimi i materialeve të të tjerëve pa njohur autorin, fabrikimi i informacionit ose mbledhja e informacionit nëpërmjet ryshfetit ose kanosjes, mungesa e humanizmit ndaj tragjedive apo zisë njerëzore, ose konflikte interesi të shfaqura nëpërmjet pranimit të ryshfeteve, dhuratave, favoreve, kompen-simeve nga ata që mund të jenë të interesuar të influencojnë prodhimin e materialit mediatik.

K. Praktika mediatike të papranueshme

Është krejt e pamundur të parashikosh çdo situatë që një prodhues i lajmit mediatik mund të përballet. Megjithatë është e rëndësishme që të vendosen kritere të paktën për disa fusha ku këto lloj problemesh janë më të shpeshta dhe më të njohura. Në terma të përgjithshme, ato mund të përmblidhen në dy kategori të mëdha:

• Kurrë mos shpik apo mos shto elemente që nuk ekzistojnë;

• Asnjëherë mos bëj gjera që mund ta dezinformojnë apo manipulojnë publikun.

1. Fabrikimi

Ndalohet që krijuesit mediatikë të fabrikojnë përmbajtjen e ngjarjeve apo të sugjerojnë që të tjerët të fabrikojnë ngjarje për hir të lajmit.

2. Rikrijimi dhe stimulimi

Në rastet kur rikrijimi apo stimulimi i ngjarjeve është i domosdoshëm dhe i pëlqyeshëm, këto procese duhet të identifikohen si të tilla për publikun, thjesht për të parandaluar faktin që audienca mund t’i marrë ato si auten-tike.

3. Redaktimi qëllimshëm

Seleksionimi i materialit mediatik është i domosdoshëm. Reduktimi dhe organizmi i materialit është pjesë e procesit. Është detyrë e procesit të reda-ktimit të mbledhë dhe organizojë informacionin në një mënyrë të tillë që të portretizojë realitetin sa më mirë të jetë e mundur.

Prodhuesit duhet të sigurohen që materiali i redaktuar të mbetet i vërtetë, jo vetëm në substancë, por edhe në tonin e tij. Asnjëherë redaktimi nuk duhet

21Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 22: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

të cenojë përmbajtjen dhe nuk duhet të humbë sensin social të një ndodhie. Kur ndodhin ndryshime apo ndërhyrje që nuk varen nga prodhuesi medi-atik, ato jo vetëm duhet të pasqyrohen por edhe të identifikohen me kujdes prej tij për të mos lejuar çorientimin e audiencës.

4. Sajimi

Kredibiliteti i një programi bie në çdo rast kur audienca e ndjen se burimi i lajmit apo informacioni është i sajuar. Mashtrimi i audiencës përfshin shembuj si: rastet kur intervista të ndryshme në kohë paraqiten si një in-tervistë e vetme, duke denigruar faktorin kohë dhe ndryshimet që mund të kenë ndodhur. Të mashtrosh audiencën gjithashtu do të thotë të gënjesh personin që intervistohet për qëllimin e intervistës. Është e detyrueshme që sjellja e krijuesit mediatik të karakterizohet nga sinqeriteti, vërtetësia dhe kortezia.

5. Publiciteti i çështjeve kriminale

Sistemi ynë ligjor shpall që të akuzuarit për krime janë të pafajshëm derisa t’u provohet fajësia. Në raportimin e krimeve dhe procedurave legale që kanë lidhje me to, krijuesit mediatikë duhet ta kuptojnë të drejtën që kanë të akuzuarit per t’u mbrojtur, si dhe efektet që mund të ketë gjuha e për-dorur prej tyre tek shikuesit. Deklaratat e bëra nga të dyja palët, si organi i akuzës ashtu edhe mbrojtja, duhet të gjejnë të njëjtin publicitet. Po ashtu, evidenca e servirur në të dyja rastet duhet të përdoret me shumë kujdes.

6. Manipulimi i medias

Manipulimi mund të shkaktohet nga media apo nga ata që kërkojnë të përdorin median si mjet manipulimi për qëllime të caktuara. Radio dhe televizioni mbeten një instrument jashtëzakonisht i fuqishëm; qoftë edhe prezenca e kamerave mund të influencojë apo ndryshojë zhvillimin e ng-jarjeve.

Është detyrë e krijuesve mediatike që t’i minimizojnë apo, nëse mundet, t’i eliminojnë këto lloj ndërhyrjesh. Midis turmave, demonstrative, protestave, gjatë incidenteve terroriste apo situatave të ngjashme, grupi xhirues duhet të jetë sa më i thjeshtë dhe neutral dhe nëse është e mundur të reduktojë pa-jisjet ose të tërhiqet komplet nëse prezenca e grupit xhirues irriton njerëzit apo influencon ngjarjet.

7. Manipulimi i audiencës

Përdorimi i efekteve të muzikës dhe zërit, dritës apo skenave, apo efekteve të tjera artificiale të kësaj kategorie mund të ndikojnë subkoshiencën e au-diencës. Duke e kuptuar më së miri efektin artificial të këtyre elementeve, krijuesit e emisioneve nuk duhet të përdorin teknika të tilla që mund të manipulojnë atë që në fakt ndodh në realitet.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik22

Page 23: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

RTSH mund të ndalojë shpërndarjen e çdo materiali që sipas gjykimit të këtij institucioni thyen rregullat e prodhimit të përshkruara më sipër ose nuk zbaton standardet dhe rregullat e parashtruara këtu.

L. Materiale fyese për shijet e publikut

Trajtimi i përgjegjshëm i problemeve kyçe ndonjëherë mund të kërkojë edhe përfshirjen e materialeve kontradiktore dhe sensitive, por të gjitha këto duhet të paraqiten në mënyrë të kulturuar dhe profesionale, me një ton të kthjellët dhe pozitiv. Detaje të errëta apo sensacionale apo materi-ale që janë ofenduese për shijet publike siç është dhuna ekstreme, epitete raciale, gjuhë fyese, skena seksi nuk duhet të përfshihen në informacionin mediatik përveçse n.q.s. është tepër e rëndësishme për të kuptuar atë që transmetohet.

Përgjithësisht pyetjet e shijes janë abstrakte, por kur problemet specifike bëhen evidente ato duhet të zgjidhen nën dritën e standardeve bashkëko-hore të shijes, të ligjit, të vlerës së lajmit dhe në përgjithësi të një materiali. Nëse RTSH konkludon se përjashtimi i materialeve të tilla do të fshihte një realitet të caktuar apo do të cenonte cilësinë e vlerës artistike të materialit, institucioni i RTSH mund të pranojë materialin duke kërkuar që shikuesi të njoftohet qysh më parë në lidhje me përmbajtjen.

RTSH megjithatë ruan të drejtën ta ndalojë transmetimin e një materi-ali i cili ne gjykimin e këtij institucioni përmban material fyese për shijen publike të cilat jo vetëm që nuk shtojnë gjë nga ana artistike por kompro-metojnë cilësinë apo integritetin e materialit apo të institucionit.

23Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 24: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Platformë e Paraqitur në aPlikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Parashikimi i së ardhmes së transmetimeve radiotelevizive

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik24

Page 25: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Nëse historia e televizionit do të dilte në faqet e para të gazetave të për-ditshme do të gjenim tituj të tillë si: “Shikuesit kanë kontrollin”. Por ngjarja e vërtetë përtej titullit mund te flasë se si zhvillimi i programeve, platfor-mat, pajisjet, eksperiencat dhe zgjedhjet po i pozicionojnë shikuesit në një pozitë fuqie, që i bën ata të mundur të diktojnë të ardhmen e televizionit. Por kjo do të ishte vetëm një pjesë e historisë. Nëse do të merreshim vetëm me termat e gazetave, kjo strukturë historie do na bënte të humbnim fillin. Përmbajtja e vërtetë është se çfarë do të thotë ky lloj kontrolli i shikuesve për të ardhmen e televizionit, për përgatitjen e emisioneve, për gjetjen e parave për aktivitetin, si dhe për marrëdhëniet midis shikuesve dhe shumë aktorëve që përbëjnë një produkt radioteleviziv.

Kemi evidentuar gjashtë drejtime kryesore për të ardhmen e televizion-it. Gjithashtu kemi evidentuar edhe mënyrën se si mund të ndikojnë këto në strukturimin e punës së radiotelevizionit publik shqiptar. Kjo tendencë zhvillimi ka dalë si rezultat i analizave të shumë përvojave të ngjashme dhe të zhvillimeve të transmetimeve audiovizuale sot në botë.

Gjithashtu i konsiderojmë tendencë edhe përvojat e mëparshme të kompanive të ngjashme, të cilat zotërojnë sot tregun mediatik shqiptar dhe që janë stacionet private dhe platformat dixhitale të transmetimeve radio-televizive.

Secila nga këto prirje zhvillimi do të kërkonte më tepër studim dhe analiza, do të kërkonte thellim në faktet dhe ngjarjet, në teknologjitë dhe mundësitë dhe mbi të gjitha do të kërkonte pjesëmarrjen e shumë njerëzve dhe në radhë të parë analizën dhe vendimin e Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Në disa raste këto tendenca do të përputhen me kërkesat e sotme të shi-kuesve, do të ketë të tjera që ende nuk kanë filluar të shfaqen qartë për të paramenduar impaktin që do të kenë ato në punën tonë.

Asnjë njeri nuk është në gjendje të parashikojë me saktësi të ardhmen dhe aq më tepër në fushën e transmetimeve mediatike, fushë në të cilën zhvillimet teknologjike janë një forcë vendimtare.

25Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 26: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Në figurën e mësipërme do të shikoni datat se kur teknologji të ndryshme kanë hyrë në përdorim në fushën e transmetimeve mediatike. Në këtë ta-belë duket se sa ka jetuar njëra apo tjetra teknologji dhe që tregon se do të kemi një stabilitet të vogël në një të ardhme jo shumë të largët.

Transmetuesit mediatikë duket qartë se marrin përsipër risk në për-dorimin e teknologjive të reja, dhe duhet të bëjmë pyetjen: “A është e vër-tetë se teknologjia është e paparashikueshme?”

Në histori ka shembuj të shumtë që tregojnë gabime të mëdha të mend-jeve të shquara. P.sh., shkencëtari lord Kelvin në vitin 1895 tha se “fluturimi i objekteve më të rënda se ajri është i pamundur” dhe po ky në vitin 1897 tha se “radioja nuk ka të ardhme”. Në vitin 1943 kryetari i bordit të IBM tha se “në botë ka treg për jo më shumë se pesë kompjutera dhe jo më vonë se në vitin 1977. Ken Olsen, themelues dhe president i Korporatës së Prodhimeve Dixhitale tha se: “Nuk ka asnjë arsye për ndonjë njeri që të ketë kompjuter në shtëpi”.

Një problem është që shumë persona mund të nënvlerësojnë rëndësinë e teknologjisë. P.sh. në vitin 1876 në një memo të Western Union u tha se “kjo pajisje (telefoni) ka aq shumë të meta sa nuk mund të mendohet seriozisht me të për komunikimin”. Në të njëjtën gjatësi vale njëri prej vëllezërve War-ner, në vitin 1927, tha: “Kush në botë dëshiron të dëgjojë aktorët të flasin”.

Por mungesa e parashikimit të saktë në zhvillimin e teknologjisë së transmetimeve dhe komunikimeve, nuk do të thotë që duhet të stepemi dhe të mbetemi në vend. Njerëzit e guximshëm dhe me ide çanë dhe tregun

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik26

Page 27: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

mediatik shqiptar duke futur teknologji të përparuara për kohën, edhe pse ndonjëherë dështuan në projektet e tyre. Le të kujtojmë futjen e transme-timeve të programeve televizive të Top Channel në celular, duke përdorur rrjetin e transmetimeve mobile dhe duke prodhuar një telefon të veçantë për këtë qëllim. Transmetimet radiotelevizive për platformat mobile u zh-villuan në teknologji të ndryshme më të lira dhe ai eksperiment dështoi. Askush nuk mund të thotë që transformimi teknologjik në atë kompani nuk i ka dhënë asaj një avantazh të dukshëm mbi të tjerët për një kohë të gjatë.

Radio Tirana apo gjithë radiotelevizioni publik shqiptar duket sikur ka mendimin se teknologjia e përparuar dhe radio transmetimet nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin.

Por, ndërkohë, ne nuk jemi aq të lehtë sa të besojmë se teknologjia e re do të zëvendësojë në mënyrë automatike teknologjinë e vjetër. Për shem-bull, transmetimet e radios nuk mund të zëvendësohen nga ato të tele-vizionit. Po kështu edhe kinemaja nuk është zëvendësuar nga televizioni. Në të kundërt edhe radio edhe kinemaja po zhvillohen më të forta nisur edhe nga konkurrenca e fortë e televizionit.

Parashikimi është një biznes me risk. Por kjo nuk mund të na bëhet pengesë për të bërë llogaritë tona, aq më tepër që ne jemi shumë prapa në ndjekjen e ndryshimeve teknologjike dhe që nuk na kërkohet që të ecim në shtigje të pashkelura.

E kam përsëritur disa herë në këto faqe të shkruara që Radiotelevizioni Publik Shqiptar është përpara sfidave të zhvillimit të shpejtë teknologjik të së ardhmes. Ato janë aq të shpeshta, dinamike dhe agresive saqë e vënë ketë institucion në detyrën e transformimit të përhershëm të saj.

Më poshtë do të përmend shkaras gjashtë tendencat që grupi i ekipit të transformimit teknologjik do të ketë parasysh dhe do të përqendrohet vitet e ardhshme për të qenë gjithmonë në një hap me ndryshimin.

27Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 28: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik28

Page 29: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Kjo do të ketë implikime në pothuajse gjithë zinxhirin e transmetimit ra-dioteleviziv duke filluar që nga prodhimi i përmbajtjes, ashtu edhe në për-gatitjen e shpërndarjes dhe shitjes.

Nëqoftëse jemi mësuar që ekrani i aparatit televiziv është ekrani kryesor dhe ekranet e telefonave, tabletave, laptopëve dhe kompjuterëve etj., janë ekrane dytësore, tash e tutje duhet të mësohemi dhe të jetojmë me botën ku çdonjëri prej ekraneve të sipërpërmendur, të vegjël dhe të mëdhenj, janë të gjithë ekrane primarë.

Veç kësaj, shikuesit do të kenë kontroll që kalon përtej programacionit të zakonshëm por që do të jetë produkt i ndërveprimit social. Imagjinoni sikur televizioni do të tregonte një buton ku të thoshte “Zgjidhni aventurën tuaj” bazuar në aktivitetin e mëparshëm, në aktivitetin në facebook apo në Twetter, apo në historinë dhe preferencat e mëparshme si shikues.

1. Transmetimet televizive do të jenë në shumë platforma

Kur dolën transmetimet e para televizive, programet e tyre ishin thjesht programe radioje të përshtatura për televizion. Do të kalonte kohë që krijuesit e programeve televizive të kuptonin avantazhet e mëdha që ofronte teknologjia e re e vizualizimit të programit. Duhet të vinte mesi i viteve 1950, kur në botë filloi të vihej re ky avantazh dhe të tregoheshin ngjarje dhe situata me anën e pamjes. Ndërsa sot programimi shumë platformash ka riformatuar programin televiziv për një ekran më të vogël, duke përdorur video e cila është kompatibël edhe për një ekran të madh. Transmetimet e sotme për multi platforma parashikojnë që një program televiziv të shihet njëkohësisht në TV, kompjuter, tablet, celular etj. Dhe jo vetëm kaq: Një ambienti shumë platformash i përgjigjet edhe një ambient shumë programesh. Kjo do të thotë që programet e paketës televizive të Televizionit Publik Shqiptar, të lira apo me pagesë do të jenë të përfshira në një aplikacion të vetëm që do të luhet në të gjitha platformat.

29Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 30: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Talenti krijues do të hyjë direkt në ndërveprim me shikuesin. Shumë nga yjet e kinemasë, gazetarisë së shkruar dhe televizive etj. me rrjetin e tyre të miqve në rrjetet sociale, hyjnë direkt në lidhje me ta dhe ndërtojnë ngjarjet sipas interesave të shikuesve. Për televizionin ngjarja është gjithç-ka, por ngjarja e personalizuar nuk ka konkurencë.

Shënim nga tendenca 1

Nëqoftëse jemi mësuar që ekrani i aparatit televiziv është ekrani kryesor dhe ekranet e telefonave, tabletave, laptopëve dhe kompjuterëve etj., janë ekrane dytësore, tash e tutje duhet të mësohemi dhe të jetojmë me botën ku çdonjëri prej ekraneve të sipërpërmendur, të vegjël dhe të mëdhenj, janë të gjithë ekrane primarë.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik30

Page 31: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Një telefon i mençur mund të funksionojë shumë mirë si “truri” i botës së ekranit, që shkrep përmbajtjen e bazuar në vend ndodhjen e shikuesit edhe drejtimin që ai ose ajo sheh. Kur shikuesi të shkojë në shtëpi mund të fillojë lajmet e ditës në dhomë ndërkohë që ai ose ajo bën punë të tjera. Ndërkohë vetë telefoni mund të shërbejë shumë mirë për kamera në të cilën mund të bëhen video më cilësi HD. Në botën e sotme janë prodhuar filma të plotë vetëm nga një telefon Iphone.

2. Ekrani i kudogjendur do të kërkojë dhe një përmbajtje të kudondodhur

Ndërkohë që kostoja e ekraneve vazhdon të bjerë dhe ato vazhdojnë të shfaqen kudo: në shtëpi, në makinë dhe në hapësirat publike, do të ketë një kërkesë për përmbajtje që e ndjek shikuesin kudo që ai ose ajo shkon.

Shënim për tendencën 2

Përgatitësit e përmbajtjes gjatë përgatitjes së materialit radioteleviziv do të duhet të kenë parasysh përgatitjen e tij jo vetëm për një lloj ekrani në platforma të shumta por edhe për shumëllojshmëri ekranesh për të përcaktuar se si do të optimizohet përmbajtja apo se si do të vendosen reklamat. Sa më tepër lloje ekranesh në transmetim aq më tepër janë edhe mundësitë e gërshetimit të gjetjeve që t’i përshtaten edhe jetesës së sotme shumëdimensionale dhe interaktive.

31Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 32: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Pajisjet që përdoren më së shumti në ditët tona për të ndjekur programet televizive online

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik32

Page 33: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Eksperienca e këtij eventi bën që njerëzit të ndihen pjesë e diçkaje më të madhe sesa dhoma e vogël e shtëpisë së tyre.

Pjesë e magjisë së krijimit të një përmbajtjeje televizive të suksesshme do të thotë të ndërtosh një event social ndaj një programi që shikuesit të mos duan të ndihen të veçuar ndaj, por në të kundërt të ndihen pjesëmar-rës aktivë të ngjarjes që ata po ndjekin në TV. Në këtë rast nuk kemi thjesht kënaqësinë e të parit TV por edhe kënaqësinë e pjesëmarrjes në të.

Televizioni Publik mund të fitojë shumë të mira nga kjo tendencë.

3. Dinamika shoqërore dhe interaktiviteti do të sjellë më tepër kolektivitet në ndjekjen e programeve

Duke marrë parasysh një studim të bërë gjatë transmetimit televiziv të ndeshjeve të kampionatit të fundit botëror të futbollit, 75 përqind e shikuesve e shohin nëpër grupe dy ose më shumë personash. Ndërsa 26 përqind e shohin me grupe me gjashtë ose më shumë persona. Ndërkohë që edhe pse disa nga shikuesit nuk kanë interes fare tek futbolli ata duan të jenë pjesë e eksperiencës sociale të shikimit të këtij eventi.

Shënim për tendencën 3

Ndërkohë që shikuesit apo dëgjuesit do të vazhdojnë të kërkojnë kohën dhe hapësirën e tyre për të parë, Radiotelevizioni Publik duhet të kërkojë të krijojë hapësira eventesh që ta shtyjnë lidhjen nëpërmjet programacionit dhe marketingut, me qëllim që të krijohet vlerë për reklamuesit. Transmetimi televiziv do të ndikojë njëkohësisht edhe tek shikuesit por edhe tek vetë pjesëmarrësit e ngjarjes, në rastin tonë të një ndeshjeje.

33Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 34: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Shitësit e elektronikës u ofrojnë blerësve një gamë shumë të gjerë dhe të sofistikuar të aparateve televizivë. Edhe në Shqipëri tashmë ekranet 3 D, smart TV, teknologjia 4K është një gjë e zakonshme. Por ndërkohë nuk ka ndryshuar telekomanda dhe guida e kanaleve për gjatë gjithë kohës. Ajo ka mbetur e njëjtë.

4. Inovacioni në zbulimin e programit dhe kontrollit televiziv do të sjellë teknika të reja të shkurtimit të proceseve

Sipas studimeve të kryera, 65 përqind e njerëzve janë të nervozuar ndon-jëherë apo gjithmonë, kur duan që të gjejnë diçka që e kërkojnë për ta parë.

Duke përdorur tableta dhe pajisje dixhitale, kërkimi i programeve dhe gjetja e tyre do të bëhet më intuitive dhe e përshtatur ndaj preferencave dhe shijeve individuale.

Teknologjia për pajisje të zgjuara që mësojnë dhe adaptojnë rutinën e përditshme të njerëzve ekzistojnë në vende të tjera nëpër shtëpitë tona. P.sh. kolltuku i makinës dhe timoni i saj që adaptohet nga çelësi që përdor. Gradimi i termostatit të temperaturës është shembulli më i thjeshtë. Në fushën e transmetimeve, platformat si Netflix dhe Hulu “mësojnë” prefer-encat e shikuesve në bazë të historisë së mëparshme dhe të rekomandojnë materiale me të njëjtën tematikë.

Nuk është i panjohur edhe në Shqipëri televizioni i personalizuar. Sido-mos me sistemin IPTV.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik34

Page 35: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Në figurën e marrë nga Netflix tregohet një personalizim i faqes së Netflix bazuar në vlerësimet e mëparshme që ka bërë përdoruesi Angela.

Shënim për tendencën 4

Shpërndarësit e përmbajtjes radiotelevizive do të fillojnë të merren me optimizimin e përcaktimit të përmbajtjes së preferuar njëlloj si tek motorët e kërkimit në internet, që të jetë e mundur të zbulohet nga audienca më e madhe e mundshme ë kohën e duhur. Kjo do të kërkojë që të kalojmë përtej metodave tradicionale të studimit të audiencës dhe të përqendrohemi në parametra të shumëllojshme deri edhe sentimentet apo mënyrën se si një person i caktuar shikon televizor dhe ku.

35Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 36: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Me rritjen e shërbimit Video On Demand (VOD) transmetuesit e sotëm televiziv nxjerrin shumë e më shumë lëndë nga “kasafortat” e studiove. Masa e përmbajtjes që do të konsumohet nga maratona e serive, ku shikue-si sheh disa orë seri njëra pas tjetrës do të vazhdojë të rritet. Disa thonë se maratona e serive ndodh sot nga aftësia e teknologjike që të shohësh katër sezonet e një seriali në të njëjtën kohë dhe ndërkohë kjo gjë po bëhet e zakonshme.

Shërbimi Video On Demand mund të jetë një vlerë e shtuar e radiotele-vizionit Publik, për shkak të materialeve të pasura arkivore që ai ka.

Shënim për tendencën 5

RTSH ka nevojë që, nëse hyn në këtë biznes, ta masë dhe ta shfrytëzojë maratonën e serive më me kujdes sesa historia e sotme botërore. Duke përdorur analizë të dhënash RTSH mund të sjell eksperiencën e duhur për reklamuesit dhe të bëjë para duke shitur përmbajtjen. Për shumë nga materialet e saj arkivore mund të përdoret dhe shitja e materialeve të personalizuara për publikun.

5. “maratona e serive“ do të sjellë më tepër inovacion në matje dhe personalizim

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik36

Page 37: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Nëse solla rastin e Netflix, për Shqipërinë shembulli i platformës private Digitalb është i dukshëm. Ajo tashmë, përveç shpërndarjes së programeve tek shikuesi prodhon programet e saj siç janë serialet komike, filmat e shkurtër apo spektaklet.

Nëse pyet autorët ata do të thonë se ata kanë liri më të madhe në punën e tyre në Digitalb sesa në televizionet tradicionale.

Në këtë botë me zgjedhje të pa limituara ku çdokush mund të mbledhë, krijojë dhe shpërndajë përmbajtje interesante vizive, fituesit do të jenë ata që do të dinë të përdorin analizën e të dhënave se çfarë kërkon audien-ca dhe të zhvillojnë një eksperiencë që ndihet e personalizuar. Dhe ndër-kohë shfrytëzon edhe nevojën kolektive që ne të gjithë ndajmë që të jemi të zbavitur dhe të informuar.

Mbreti i transmetimeve radiotelevizive është përmbajtja. Por edhe monarkitë më të qëndrueshme kanë nevojë dhe përdorin mjete të reja për të udhëhequr në një botë komplekse dhe të globalizuar.

6.Teknologjitë e reja të transmetimit dhe shikimit do të sjellin nevojën e transformimit të studios tradicionale

Është një betejë e përditshme midis transmetuesve tradicionalë dhe kompanive të reja teknologjike për kontroll ndaj transmetimeve nëpër ekrane. Kjo gjë po sjell shpikje të reja në modelin e bërjes së punëve. Eksperimentet e Netflix si “House of cards” janë një shembull i një marrëdhënieje të ndryshuar midis studiove krijuese dhe atyre shpërndarëse. Tashmë studiot shpërndarëse kanë hyrë në lojën e krijimit.

Shënim për tendencën 6

Modelet e marrëdhënieve të reja do të mundësojnë që një numër të madh lojtarësh brenda industrisë së mediave do të marrin më tepër risqe krijuese. Impakti korrespondues tek platformat e transmetimit, për të gjurmuar dhe kalkuluar të drejtat, përfitimet dhe pjesëmarrjen do të ketë më shumë efekt. Por ndërkohë do të sjellë më tepër partnerë të interesuar dhe më tepër përfitime të dyanshme.

37Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 38: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Histori e shkurtër

Në Shqipërinë e sotme demokratike Radiotelevizioni Publik dhe roli i tij ka qenë subjekt i një debati të vazhdueshëm, i cili ka qenë zakonisht i mbuluar me maskë, pa u shfaqur si një luftë “kundër televizionit publik“, apo “për mbrojtjen e interesave private”. Nuk ka qenë e vështirë për të dalluar në këtë debat interesa të kundërta që, të gjitha e kanë frymëzimin në gjendjen ak-tuale të vështirë të Radiotelevizionit Publik Shqiptar. Me këtë dua të them se debati i deritanishëm ka qenë larg problematikës së debatit të vërtetë.

Debati i vërtetë, për mendimin tim duhet të ishte se çfarë është ose çfarë duhet të jetë përmbajtja e shërbimit publik radioteleviziv?

Në kohën e paraqitjes së kësaj platforme shërbimi i radiotelevizionit publik në Shqipëri është në një pikë kritike. Është një kohë relativisht e gjatë, rreth afro dy vjet, me procedura parlamentare dhe jashtë parlamentare të zvarritura, vonesa dhe mungesa që kanë çuar në një boshllëk të pajustifikueshëm në drejtimin e Radiotelevizionit Publik. Po bën më tepër se dy vjet që Këshilli Drejtues është jo funksional si dhe më tepër se tre vjet në një kohë kur edhe drejtori i përgjithshëm i Radiotelevizionit ka dhënë dorëheqjen. Punonjësit e këtij institucioni kanë punuar në një gjendje pezull, midis shumë thashethemeve dhe pasigurie për të nesërmen. Por këta dy vitet e fundit është treguar më qartë se kush e ka fajin për gjendjen e tanishme të radiotelevizionit publik që sigurisht është politika dhe drejtimi politik i njerëzve të zgjedhur politikisht. Nuk është e tepërt të them se që nga themelimi i Radio Tiranës, në vitin 1936, i televizionit shqiptar në vitin 1967 si dhe të radiove lokale, ky institucion është parë gjithmonë si një organizëm në shërbim të pushtetit të radhës.

Megjithatë nuk është në fokus të këtij dokumenti të merrem me këtë fakt por me debatin rreth Radiotelevizionit Publik, debat që ndihmon në përgatitjen e platformës dhe strategjisë se si ky institucion t’i largohet pushtetit dhe t’i kthehet publikut. Në këtë debat të polarizuar nga interesa dhe ideologji politike dhe ekonomike janë hedhur shumë ide dhe mendime për çështje të veçanta por edhe për këndvështrime të përgjithshme, mendime që unë i kam marrë në konsideratë në përgatitjen e kësaj platforme.

Në këtë diskutim operatorët privatë janë shumë të qartë: shërbimi publik, përmbajtja e tij audio-vizuale është pa interes për audiencën. Por në këtë debat duket se avokatët e shërbimit privat humbasin ndjenjën e

Debati i vërtetë, për mendimin tim duhet të ishte se çfarë është ose çfarë duhet të jetë përmbajtja e shërbimit publik radioteleviziv?

Histori, gjykime paragjykime dhe probleme

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik38

Page 39: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Histori, gjykime paragjykime dhe probleme

analizave realiste dhe nisen thjesht nga interesat e ngushta të biznesit dhe të fitimit të tyre duke hequr nga rruga një konkurrent të rëndësishëm.

Nisur nga nevoja e domosdoshme e forcimit të transmetimeve audio vizuale publike, në fillim do të përqendrohem në një historik të shkurtër më shumë për të rikujtuar se nga vijmë që ta kemi të qartë se ku do të shkojmë.

tri fazat në të cilat ka ecur transmetuesi publik në Shqipëri

Shërbimi radioteleviziv në Shqipëri ka patur tre tipare kryesore: propagan-da, shërbim publik dhe kultura popullore (deri në 1990), shërbimi publik i demokracisë partizane (1990-1998) zhvillimi i mediave private dhe dobë-simi i rolit të televizionit publik (nga 2000-deri më sot).

Natyrisht, ky nuk është një studim i plotë historik, por thjesht një përpjekje për të vendosur ngjarjet në kontekstin e tyre kohor për të përcaktuar misionin e shërbimit publik radioteleviziv.

Ndoshta do të duket e gjatë dhe e tepërt për një platformë kjo histori e shkurtër e parashtruar më lart, por unë kam mendimin se pa e ditur mirë se nga vijmë nuk mund të jemi të qartë në rrugën se ku duhet të shkojmë.

Në historinë e radiotelevizionit shqiptar ne kemi shumë se çfarë të mësojmë si dhe kemi shumë për të bërë.

39Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 40: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Është një gjë e pranuar nga të gjithë që Radio Televizioni Publik përbën një pasuri të madhe kombëtare. Por ndryshe nga sa e shohin disa, unë dua të theksoj se pasuria më e madhe e Radiotelevizionit shqiptar (RTSH) nuk janë godinat, antenat, mjetet dhe teknologjia në dispozicion, por është përvoja emri dhe historia e tij. “Radio Televizioni Shqiptar është padyshim një nga qelizat e rëndësishme të memories kombëtare që ka krijuar përgjatë pasqyrimit në shirit, në celuloid dhe së fundmi edhe në format dixhital, në 54 vite të ekzistencës të tij, të ngjarjeve që kanë bërë histori në jetën shqiptare në tërësi.”

Duke qenë se ai ishte i vetmi institucion transmetimi me zë dhe figurë deri në vitin 1995, të gjitha ngjarjet që zhvilloheshin në vend, mund të transmetoheshin vetëm nga televizioni shtetëror i kohës, TVSH, sot Radio Televizioni Publik. Në këtë këndvështrim ai përbën, pa as më të voglin dyshim, një vlerë dhe trashëgimi kombëtare të pazëvendësueshme dhe të patjetërsueshme, pavarësisht ngjyrimeve politike që ka patur apo mund të ketë në të ardhmen. Edhe sot RTSH-ja, është i vetmi transmetues radioteleviziv publik në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Për politizimin e skajshëm të RTSH-së të gjithë biem dakord. Faktet janë kokëfortë dhe kjo gjë vërtetohet si nëpërmjet një vëzhgimi të lirë që i bën edicioneve të lajmeve dhe programeve të tij, ashtu edhe nëpërmjet një studimi më të thellë.

Por si edhe në çdo fushë, që të fitohet pavarësia edhe RTSH-ja si çdo institucion ka nevojë për reforma të thella, që të mos vazhdojë të jetë një fole militantizmi dhe ku profesionistët të kërcënohen me pushim vendi pune nëse nuk zbatojnë arbitraritetin dhe autoritetin e shefit, i cili është i detyruar të zbatojë urdhrin e shefit të tij në pushtet, mundësinë që të ushtrojnë ndikim mbi pavarësinë editoriale të institucionit.

Disa gjykime dhe paragjykime

Në diskutimet rreth Radiotelevizionit Publik, rolit të tij dhe gjendjes së tij aktuale janë bërë shumë diskutime, vlerësime dhe analiza disa herë nisur nga pozitat e dashurisë dhe disa herë nisur nga pozitat e urrejtjes. Në përg-jithësi mendimi që mbizotëron është se RTSH nuk përmbush standardet e kërkuara të një media moderne por ekziston edhe një mendim pakice që gjendjen e RTSH nuk e sheh me optikë kritike por e mbron gjendjen e deritanishme.

Ligji dhe statuti nuk mundën ta ndalojnë dorën e politikës në pavarësinë editoriale

Anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së kanë qenë të emëruar politikë. Mënyra e emërimit të Këshillit ka qenë vetëm pjesërisht e hapur dhe plu-raliste; anëtarët nuk kanë përfaqësuar plotësisht në mënyrë të përbashkët interesat e shoqërisë në përgjithësi; dhe është e dukshme që shumë prej

Pasuria më e madhe e Radiotelevizionit shqiptar (RTSH) nuk janë godinat, antenat, mjetet dhe teknologjia në dispozicion, por është përvoja emri dhe historia e tij.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik40

Page 41: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

anëtarëve kanë qenë të ndikuar nga udhëzime politike. Sistemi është ndër-tuar në mënyrë të tillë që çdo parti e përfaqësuar në Kuvend të ketë për-faqësuesin e saj në Këshill, duke e bërë Këshillin një shtojcë të Kuvendit, dhe duke e kthyer RTSH-në potencialisht jo në një transmetues publik, por në një transmetues “parlamentar” ku në të shumë pak përfaqësohen intere-sat e shoqërisë në përgjithësi”.

Investimi zero në shumë vite

Raporti i KLSH-së vëren se për vitin 2013 financimi nga buxheti i shtetit është në vlerë më të ulët se financimi i tre vite paraardhëse. Për zërin in-vestime nga buxheti i shtetit nuk është akorduar fond. Mos akordimi i fi-nancimeve nga buxheti për investime ka sjellë si pasojë që shërbimi i radios dhe televizionit për shqiptarët jashtë kufijve dhe për publikun e huaj, pro-jektet e rëndësishme teknike për futjen e teknologjive të reja për prodhim dhe transmetim, projektet e rëndësishme filmike, nuk janë kryer duke e vënë në vështirësi veprimtarinë transmetuese të RTSH.

Politika gjithnjë e pakënaqur me Televizionin Publik

Nuk ka patur ndonjë rast të ndryshimit të pushteteve në Shqipëri në këto 20 vite që politika e krahut në pushtet të mos e ketë shfrytëzuar në mënyrë të turpshme ekranin publik dhe politika e krahut opozitar të mos e ketë vënë në dukje këtë gjë. Në ndryshimin e krahëve politike kanë ndryshuar edhe qëndrimet ndaj tij. Se sa keq e ka përdorur veten televizioni publik mjafton të thuhet se ai është quajtur “lavash truri të qytetarëve në stilin sovjetik”.

Nuk dua t’u jap të drejtë apo t’i kundërshtoj këto opinione, por fakti që opozitat e çdo kohe nuk kanë qenë të kënaqura, bile kanë kaluar deri në greva urie dhe demonstrata ndaj emisioneve të radiotelevizionit publik, flet më mirë për këtë gjë.

Identifikimi i problemeve

Programacioni i hallakatur

Nga një ndjekje e vëmendshme e programeve radiotelevizive, gjëja që të bën përshtypje që me të parën është shprehja: Kur dhe Pse? Sado logjikë të përdorësh nuk e kupton dot se përse një program i caktuar radioteleviziv po jepet në atë kohë dhe në atë gjatësi. Programacioni është teknikë e or-ganizimit të emisioneve, filmave, lajmeve, bisedave dhe reklamave. Orga-nizimi është ditor, javor, mujor dhe vjetor apo dhe më gjatë. Programacioni i radiotelevizionit shqiptar është thjesht një rastësi, me programe që nuk i japin dot përgjigje pyetjes pse jepet pikërisht tani ky program dhe pse jepet pikërisht ky program? Nëse në kanalin e parë të RTSH mund të vëmë re një

41Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 42: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

lloj rregullsie që më tepër është pasojë e reminishencës dhe jo e studim-it, në kanalet e tjera, si RTSH Sport, Muzikë dhe Art, gjithçka është vënë thjesht për të mbushur orën me transmetim

Mungesa e profesionalizmit

Në Radio Televizionin Publik shqiptar ka profesionistë të mirë, por ka mungesë profesionalizmi në ndërtimin e programeve. Edhe mendimi si-kur më përpara se të vinin vitet ‘90 gazetaria ishte më profesionale se tani nuk është plotësisht i vërtetë. Për të qenë më realistë duhet të themi se para viteve ‘90 nuk ekzistonte gazetaria profesioniste dhe gazetarët në shumicën e rasteve ishin punonjës së propagandës. Kuptimi i gabuar i profesional-izmit vazhdon edhe sot e kësaj dite. Atëherë, ndryshe nga tani, ka pasur një lloj pasioni për profesionin e gazetarit, por që nuk është mbështetur me formimin. Në Universitetin e Tiranës nuk kishte shkollë të gazetarisë. Por vetëm pasioni nuk mjafton. Gazetarët e asaj kohe, përfshirë dhe mua, kanë pasur formim autodidakt. Asnjëri prej nesh nuk ka bërë shkollë gazetarie. Nga ana tjetër duhet të pranojmë se modeli ynë i gazetarisë nuk ka qenë i mbështetur në modelet më të mira të gazetarisë evropiane. Edhe sot ne quajmë gazetarë të mirë ata që priren drejt sensacionit dhe jo drejt kuptimit apo përmbajtjes. Po ta vëmë re, ne vazhdojmë të ndjekim akoma atë model edhe në spektakle që transmetojnë televizionet, programe sipërfaqësore ku nuk ka asnjë përpjekje për të zbuluar thellësinë. Ky ka qenë modeli ynë dhe ne këtë reflektojmë. Me gazetarinë shqiptare pas ’97-ës ka ndodhur edhe katastrofa; bashkë me formimin profesional humbi edhe dëshira për të  bërë profesionin e gazetarit. Po duhet të jemi të ndërgjegjshëm që situata mediatike reflekton kaosin social në të cilën ndodhet Shqipëria. Së dyti, në profesionalizmin e gazetarisë shqiptare ndikon edhe linja editoriale. Në rastin e Radiotelevizionit Publik Shqiptar gazetarët kanë harruar se pro-nari i institucionit është publiku që u paguan rrogat dhe jo kryeministri i radhës. Besnikërinë dhe shërbimin ndaj partisë që qeveris, nuk mund ta quajmë profesionalizëm por militantizëm.

Mungesa e përmbajtjes

Në ekranin e TVSH-së dhe në emisionet e Radio Tiranës mungon jeta e përditshme e atyre njerëzve që prodhojnë. Mungon jeta e asaj pjese të sho-qërisë që na bën të mundur ne të tjerëve të jetojmë. E kam fjalën për atë bukëpjekësin që ngrihet që pa gdhirë për të na siguruar ushqimin tonë të përditshëm, për ata fshatarë që punojnë tokën dhe na sigurojnë që në dyqane të mos mungojë asgjë, për tregtarët, e shumë e shumë të tjerë. Kjo është pjesa e padukshme e Shqipërisë, që punojnë përditë për ne. Këta janë Shqipëria. Sot në Radio Televizionin Publik Shqiptar lajmet hapen me Kryeministrin e radhës, vazhdojnë me Kryetarin e Kuvendit, pastaj me Kryetarin e opozitës, me ministra të ministrive të ndryshme dhe në fund mbyllen me kronikën e zezë. Radioja dhe Televizioni në 24 orë fokusohet vetëm te politika, politikanët dhe ambasadorët. Madje dhe për këtë kate-gori njerëzish për të cilat unë fola më sipër Radiotelevizioni publik kujto-

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik42

Page 43: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

het vetëm atëherë kur politikanët shkojnë dhe u premtojnë ulje taksash. Unë mendoj se duhet të ndryshojë këndvështrimi ynë. Të mos i shohim ata përmes syrit të politikës, po t’i shohim vetë ne njerëzit e medias për t’ia treguar publikut. Po të jemi pak të vëmendshëm do të kuptojmë se ka edhe një Shqipëri tjetër që nuk lidhet as me qeveritarët dhe deklaratat e tyre, as me takimet e deputetëve dhe as me pritjet në ambasadat e huaja.

Tepër larg problemeve të rinisë

Radio Televizioni Publik qëndron larg problemeve të rinisë dhe kryesisht larg atyre që mund t’i quajmë brezi i 14-18 vjeçarëve. Po kështu jashtë inte-resave të Radio Televizionit është edhe brezi i 33-vjeçarëve. Gjithë interesi mediatik është përqendruar në një rreth të ngushtë njohjesh dhe interesash, që në fakt i përket një shtrese shumë të vogël të popullsisë. Adoleshentët, studentët, të rinjtë që rikthehen nga studimet jashtë kanë interesa të tjera.

Sipas një sondazhi të Institutit të medias:

Nuk mendoj se ka nevojë të kemi statistika. Mendoj se edhe ju, si anëtarë të Këshillit Drejtues, pajtoheni me mua se për interesat e rinisë flitet shumë pak. Ne nuk e dimë sesa hapësira publike ka në dispozicion të tyre, që nga terrenet sportive, kinematë, teatrot etj. Ne nuk dimë sesi jetohet në Qytetin Studenti, çfarë ndodh në shkollat tona. Kamerat shkojnë në shkollat vetëm kur ka inagurime ku sigurisht janë dhe politikanët, por nga ana tjetër nuk dimë çfarë problematike kanë këto shkolla, nuk kemi informacion sesi zh-villohet ora e mësimit, çfarë bëjnë këta të rinj pas mësimit etj. etj. Këtij brezi i përkasin dhe ata të rinj që kanë mbaruar universitetin dhe preok-upimin më të madh kanë të gjejnë një vend pune. Por çfarë mundësish u ofron tregu i punës këtyre të rinjve? Çfarë profesionesh kërkon më shumë ky treg pune: juristë, mjekë, hidraulikë, elektricistë apo këpucarë? Këto janë çështje që iu duhet dhënë hapësirë për t’u trajtuar në një televizion që i shërben publikut. Nëse radio dhe televizioni publik hap një hapësirë për të trajtuar problemet që shqetësojnë këtë brez, unë kam besim që dhe ata do të kenë interesin e tyre për ta ndjekur atë. Në këtë drejtim mendoj se duhet

43Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 44: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

të ndryshojë qasja e radios dhe televizionit publik ndaj publikut.

Një sondazh i bërë nga Instituti i Medias me këto pyetje:

Po të shohim rezultatet e anketimit në aspektin e asaj që të rinjtë shohin më shumë në televizion, shohim se si ndër programet e preferuara mbizotëro-jnë filmat, serialet, telenovelat, sporti, programet humoristike. Ajo që poth-uajse të gjithë e etiketuan si programi më pak i preferuar ishte politika ose debatet politike, diçka që gjendet rëndom në televizionet shqiptare.

Nga përgjigjet e të anketuarve vërehet një lloj rritje e detyruar në moshë në lidhje me televizionin. Vetëm pak prej tyre përmendën disa programe të huaja, kryesisht serialë, për adoleshentë si ndër të preferuarit. Shumica mbetej te programe të njohura zbavitëse si “Portokalli” dhe sidomos te serialet apo telenovelat e shumta që transmetohen në mediat tona, si dhe sporti, në rastin e djemve më shumë. Pra, sigurisht që zbavitja mbetet arsyeja kryesore e frekuentimit të televizionit, por rrallë në programe që i drejtohen kësaj grup moshe, ndoshta dhe për vetë varfërinë e këtyre programeve në televizion.

Ndërkohë, është testuar edhe preferenca për programet e televizionit publik, i cili, për hir të së vërtetës, ka rubrika të caktuara për këtë grup moshë, të ruajtura gjatë viteve dhe të zhvilluara më tej. Sa i njohin të rinjtë e intervistuar këto programe dhe a i pëlqejnë ato? Më shumë se gjysma e të anketuarve thanë se nuk i njihnin fare këto programe, pasi nuk e shihnin kurrë televizionin publik, ndërkohë që gati 1/5 thanë se i shihnin rrallë dhe nuk mund të shprehnin ndonjë mendim të caktuar. Një numër i papërfillshëm tha se i ndiqte gjithmonë. Pra, edhe pse ky televizion është ndër të paktët që ruan një hapësirë për këtë grup moshë, të anketuarit u shprehën se nuk i ndiqnin këto programe dhe nuk i pëlqenin ato. Edhe pse kemi një pjesë të konsiderueshme të kësaj grup moshe që kalon një pjesë të mirë të ditës para televizionit, kemi edhe një shumicë që e ka të vështirë të thotë çfarë i pëlqen në televizion dhe është tejet e pa interesuar për të ndryshuar apo kërkuar diçka më shumë nga kjo media. Deri në një shkallë, kjo dukuri mund të shpjegohet edhe me mungesën e përgjithshme të interesit të adoleshentëve. Pra, po të kemi parasysh apatinë përgjithshme

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik44

Page 45: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

dhe vështirësinë në komunikim që hasen rëndom në këtë grup moshë, nuk është e çuditshme mungesa e pritshmërive apo mendimeve të formuara qartë për median. Në fakt, po të lexojmë përgjigjet e të anketuarve në këtë drejtim duke marrë parasysh faktorin moshë, shohim se përgjigjet apo mendimet për pritshmërinë ndaj mediave rriten në përpjesëtim të drejtë me moshën e të anketuarve.

Nga ana tjetër, një pjesë e arsyes për këtë reagim të munguar gjendet dhe në faktin e mungesës së konsolidimit të një kulture aktive qytetare në vend, ku të rinjtë e shohin veten si ndjekës pasivë të medias dhe jo si qytetarë aktivë që mund të bëjnë diçka për të ndryshuar situatën ashtu si u përshtatet atyre më mirë. Disa nga të anketuarit u shprehën se edhe pse kishin disa ide se si mund të ndryshonin programet televizive për mirë, nuk do t’i shprehnin ato, pasi e dinin që asnjeri nuk do t’i dëgjonte ato, e aq më pak t’i vinte në jetë. Këto përgjigje dëshmojnë hendekun e madh që ekziston mes mediave tradicionale dhe të rinjve, të cilët ose e ndjekin këtë media në mënyrë pasive, ose kanë një raport të largët dhe mosbesues me të.

Programet për fëmijë

E dini se në Radio Televizionin Publik Shqiptar nuk ka asnjë redaksi që merret me programet për fëmijë? Një nga arsyet e mundshme për largimin gjithnjë e më të madh të të rinjve nga media tradicionale mund të jetë e lidhur edhe me varfërinë e programeve që i adresohet posaçërisht kësaj grup moshe. Shumë pak televizione prodhojnë emisione enkas për fëmijët dhe të rinjtë. Edhe ato emisione që bëhen janë kryesisht në formën e emis-ioneve zbavitëse, me quiz-e, apo thjesht muzikore. Ndërkohë, emisionet në radio pothuajse nuk ekzistojnë.

Televizioni ka një rol kryesor, zakonisht të rregulluar me ligj, për të krijuar emisione të përshtatshme për grup moshën e fëmijëve dhe të miturve. Një rol të veçantë në krijimin e programeve ku fëmijët dhe të rinjtë ndihen të përfaqësuar dhe kanë interes i përket televizionit publik. Në legjislacionin shqiptar përcaktohen disa piketa të rëndësishme për përmbajtjen e programeve.

Në fakt, nenet që kanë të bëjnë me përmbajtjen në përgjithësi i ngarkojnë televizioneve detyrën e transmetimit të programeve që respektojnë të drejtat e njeriut në përgjithësi, përfshirë edhe ato të fëmijëve dhe të miturve.

Në shumicën e vendeve, rregullimi ligjor apo normativ është më specifik dhe kërkues ndaj televizionit publik në përmbushjen e interesave të fëmijëve.

Programet për njerëzit me aftësi të kufizuara

“Njerëzit me aftësi të kufizuar nuk duan që të shikohen si objekte keqard-hjeje dhe bamirësie, madje as të shikohen si super heronj. Ata duan të por-tretizohen si anëtarë të një shoqërie të emancipuar që pranon diversitetin”.

Një nga arsyet e mundshme për largimin

gjithnjë e më të madh

të të rinjve nga media

tradicionale mund të jetë e lidhur edhe me varfërinë

e programeve që i adresohet

posaçërisht kësaj grup

moshe.

45Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 46: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Roli i RTSH është i përcaktuar me ligj: është një instrument i fuqishëm për të krijuar një mentalitet dhe kulturë për të respektuar dhe njohur të drejtat e tyre në shoqëri - madje edhe për të ndryshuar qëndrimet dhe paragjykimet ndaj këtij komuniteti. Duke e njohur realitetin në shoqërinë tonë dhe paragjykimet ndaj personave me aftësi të kufizuar, padyshim që mund të themi se mediat kontribuojnë në mënyrë aktive integrimin në shoqëri. Por kjo nuk bëhet në mënyrë të mjaftueshme.

Prandaj, për këtë është i rëndësishëm promovimi i përpjekjeve të personave me aftësi të kufizuara mbi bazën e të drejtave që ata kanë, mbi bazën e dinjitetit që ata meritojnë dhe jo duke u nisur nga stereotipet negative apo mbi bazën e mëshirës për ta. Pra, RTSH duhet të jenë avokati më i mirë i integrimit të tyre në shoqëri, duke pasqyruar pengesat e vështirësitë që personat me aftësi të kufizuar ndeshin në përpjekjet e tyre integruese. Tani problemet shëndetësore, ekonomike, sociale për personat me aftësi të kufizuar janë probleme të përfshira për zgjidhje në politikat qeveritare dhe është detyrë e RTSH të ndikojë në përshpejtimin e këtyre proceseve (pasqyrimi i problematikës së aftësisë së kufizuar nuk duhet të shikohet i shkëputur nga problematikat e tjera shoqërore).

Disa programe influencojnë keq për rininë dhe fëmijët

Televizioni, nuk sjell vetëm ndryshime në zakonet dhe sjelljet tona, por ai njëkohësisht sjell një ndikim rrënjësor mbi shoqëritë. Duke qenë një nga mediat më moderne dhe më të ndjekura, televizioni ka luajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në vendimmarrjen personale të te-leshikuesit. Kjo vendimmarrje mund të jetë në aspektin shoqëror, poli-tik, ekonomik etj. Kështu për shembull, Televizioni Publik Shqiptar, ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm në jetën e shikuesve për 35 vjet me radhë.

Dhuna, pamjet makabre të transmetuara në atë kohë trazirash, ndikuan në shkaktimin e një ndjenje frike dhe paniku tek të gjithë shikuesit. Por nisur nga rëndësia e asaj çka u tha më sipër, koha televizive është bërë një çështje tepër konfliktuale në vend. Kjo sepse televizioni përbën median më të rëndësishme sot për sot dhe është mjeti më i mirë për të manipuluar mendimin e shikuesit, apo për t’i dhënë atij një alternativë tjetër përpara se të marrë një vendim, pavarësisht se ajo alternativë mund të jetë në të mirë apo në dëm te tij.

Të gjithë televizionet në Shqipëri e kanë kuptuar rëndësinë, që kanë në vendimmarrjen e teleshikuesit dhe përpiqen në mjaft mënyra ta manipulojnë atë. Politika ashtu dhe media janë të varura nga njëra-tjetra. Ato i japin këshilla dhe sugjerime njëra-tjetrës. Klasa politike e di mirë forcën e medias, duke e përdorur këtë të fundit në kohë dhe në masën e duhur, atëherë ajo mund të shpresoj në një jetë të suksesshme politike.

Duke e njohur realitetin në shoqërinë tonë dhe paragjykimet ndaj personave me aftësi të kufizuar, padyshim që mund të themi se mediat kontribuojnë në mënyrë aktive integrimin në shoqëri.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik46

Page 47: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Të gjitha televizionet në Shqipëri tashmë e kanë kuptuar rëndësinë që ka në vendimmarrjen e teleshikuesit ekrani dhe për këtë arsye gjatë fushatave elektorale kemi një numër të madh reklamash në to. Kandidatët e partive më të mëdha dhe që janë në gjendje më të mirë ekonomike, paguajnë mil-iona lekë për reklama në televizor dhe përgjithësisht në bllokun publicitar midis programeve më të ndjekura, me qëllim që të ndikojnë tek shikue-si në përzgjedhjen e tij ditën e votimit. Një tjetër fenomen shqetësues në shoqëritë e sotme është dhe kohëzgjatja që fëmijët i kushtojnë televizionit. Fëmijët e kohës bashkëkohore e teprojnë duke parë televizion. Në shumë shoqëri të zhvilluara, koha të cilën e kalojnë fëmijët para ekraneve është më e madhe nga ajo e kaluar në shkollë. Sipas disa statistikave të fundit nga IN-STAT, fëmijët shqiptarë, prej moshës 2-12 vjeç mesatarisht shohin televizor rreth 25 orë në javë. Në këtë moshë fëmijët nuk janë të aftë të përzgjedhin atë që shohin. Në programet televizive, shpesh herë është prezente dhuna, armët, seksi, dukuri të cilat fëmijët i pranojnë në mënyrë jo kritike. Fjala është për dhunën dhe agresivitetin që shfaqet në film dhe TV dhe ndikimin që sjell kjo dukuri në sjelljen dhe agresivitetin e njeriut. Përmes televizionit shpesh promovohen vlera dhe modele të gabuara.

Hapësira e ngushtë dedikuar kulturës

Një tjetër mangësi është dhe hapësira dedikuar kulturës. Është një fushë që na intereson dhe na përfshin të gjithë. Është një fushë që ka nevojë të zgjerohet dhe trajtohet. Shqipëria është ndoshta i vetmi vend ku mungo-jnë botime për kritikën e artit, ku nuk ka gazeta mirëfilli kulturore dhe ku televizionet shqiptare me përjashtime të rralla realizojnë emisione për kul-turën. Ne jemi vend që prodhojmë shumë politikë, konflikte, por prodho-jmë pak kulturë dhe atë pak kulturë nuk e promovojmë. Duke e promovuar ne rrisim shanset që ajo të zgjerohet dhe të zhvillohet. Nuk e kam fjalën thjesht për disa kronika shfaqjesh, siç ndodh rëndom, por për debatin kul-turor, promovimin e talenteve të reja në muzikë, pikturë, aktrim etj., që të jenë ato modele për të rinjtë dhe jo ai 17-vjeçari që vret. Në fund të fun-dit, këto janë modelet e njeriut normal që duhet t’i ofrojmë kësaj shoqërie, modeli i atij që shkon në shkollë, përpiqet të gjejë një punë, të bëjë diçka për veten e për rrjedhojë të kontribuojë edhe për shoqërinë dhe jo modelin e njeriut që prodhon konflikt politik, apo të njeriut që vret. Kjo është ajo që ne synojmë të arrijmë si televizion, si një kontribut për shoqërinë, duke sjellë një frymëmarrje tjetër në informacionin e lajmit.

Përmes televizionit

shpesh promovohen

vlera dhe modele të gabuara.

Ne jemi vend që prodhojmë

shumë politikë, konflikte, por

prodhojmë pak kulturë dhe atë pak kulturë nuk e promovojmë.

Duke e promovuar ne

rrisim shanset që ajo të zgjerohet

dhe të zhvillohet.

47Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 48: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Mënyra e përciptë e informimit

Mjerisht, TVSH është modeli se si nuk duhen bërë lajmet në një televizion (aq më tepër publik). Është modeli që e ka lënë pas edhe bota arabe (tele-vizioni i qilimit të kuq të “lajmeve” të tipit: me kë u takua filani dhe kush e priti filanen”). Pas daljes së Al Xhazirës, dhe televizioni i botës arabe ia ka lënë historisë këto “lajme”.

Si traditë vijmë nga shoqëria e propagandës dhe thashethemeve dhe jo e lajmeve dhe informacionit. Kjo inerci është e pranishme sot e gjithë ditën. Studentët e gazetarisë e kanë shumë të qartë se çfarë kriteresh ka një informacion për t’u quajtur lajm. Lajmi për TVSH-në është se nuk transmeton lajme, ajo pasqyron aktivitete, kryeministrin, qeverinë, opozitën (në përmasa liliputiane), është pasqyrë, ku sheh atë që dëshiron politika, por nuk është filtër që t’i japë publikut“produkte” të kontrolluara! Të kërkosh “produkte cilësore”, sot për sot, më duket po aq realiste sa përpjekja e dikurshme për të rritur banane në Sarandë!...

“Balancimi” i propagandës

Ka një mungesë dëshire për të bërë lajme për publikun. Sepse, edhe kur dëgjoj deputetë të nderuar të Kuvendit, të kërkojnë llogari për mungesë balance, dhe me këtë kuptojnë se, nëse qeveria dhe kryeministri, ta zëmë, kanë dalë 100 orë në TV, - për t’u balancuar do të duhet të ketë 100 orë opozita! D.m.th., “të balancojmë” propagandën.

Një televizion për publikun do të thotë që drejtuesit e tij, redaktorët të përcaktojnë se çfarë informacioni është lajm ose jo vetëm në bazë të ndërgjegjes së tyre profesionale! Një televizion për publikun do të thotë që kamera të jetë drejtuar nga salla dhe jo gjithë kohën nga skena.

Në sistemin diktatorial opinioni është informuar sipas dëshirës së diktatorit. Dhe dihen pasojat e gjithë kësaj. Në demokraci kemi shumë burime të informacionit të cilat e plotësojnë njëra-tjetrën duke e plotësuar të vërtetën për zhvillimet politike dhe zhvillimet ekonomike. Demokracisë i duhet që qytetarët të jenë aktiv në informim, d.m.th., duke dhënë informacione dhe duke marrë informacione të sakta. Pa jetën aktive publike të secilit nuk mund të jetë informacioni në nivelin e duhur. Në këtë fazë të tranzicionit, njeriu ka shumë burime të informacionit. Meqenëse edhe ne si shtetet e tjera të rajonit kemi jetuar shumë gjatë në sistemin diktatorial, kjo logjikë e të menduarit dhe vepruarit ende nuk është eliminuar. Informacionet politike dhe informacione e tjera mund begatohen nga literaturat për informim publik, por edhe në vendet ku bashkohen elitat, në kafene dhe në rrethe të ndryshme të njerëzve të arsimuar. Gjysmë të vërtetat apo dezinformatat po u hyjnë në funksion material apo politik një kategorie të caktuar njerëzish apo krejt një strukture të caktuar politike. Ata të gjitha këto po i dizenjojnë sipas dëshirës së tyre, se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe. Duket sikur ekzistojnë dy të vërteta, e vërteta e TV-ve dhe e vërteta e qytetarëve. Kjo e dyta është shumë më e saktë, sesa e vërteta

Ata të gjitha këto po i dizenjojnë sipas dëshirës së tyre, se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe. Duket sikur ekzistojnë dy të vërteta, e vërteta e TV-ve dhe e vërteta e qytetarëve.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik48

Page 49: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

që e plotëson çdo garniturë e cila gjendet në politikë. Politikanët, majtas dhe djathtas, në pushtet dhe në opozite, në të shumtën e rasteve shërbehen me të“vërtetat” që atyre iu sjellin leverdi materiale, apo diçka tjetër. Ata çdo herë dëshirojnë që përmes të “vërtetës” së tyre të demonstrojnë forcën duke tentuar kështu edhe të fusin frikë dhe panik te pjesa dërrmuese e qytetarëve. Secili ka të drejtë të ketë mendime të ndryshme rreth një çështjeje, por nuk ka të drejtë ta shtrembërojë të vërtetën. Informacionin dhe të vërtetën po e zëvendëson shumë propaganda, dhe kjo nuk na çon askund. Veç shikoni minutazhin e lajmeve dhe emisioneve se sa kohë i kushtohet politikës dhe çfarë propagande bëhet. Duket sikur shqetësimi i vetëm është që propaganda e një krahu të mos e kalojë në minuta propagandën e krahut tjetër dhe kjo quhet ekuilibër informativ, kur në fakt nuk kemi të bëjmë as me informacion.

Mbulimi me sinjal i vendit

Në raportin e Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2013 thuhet se RTSH ka në funksionim 36 transmetues VHF, 29 transmetues UHF dhe një rrjet sekondar prej 210 përsëritësish. Gjatë periudhës raportuese, TVSH nuk ka njoftuar ndryshime apo shtesa në numrin e transmetuesve apo përsëritësve.

Kombinimi i mbulimeve të realizuara nga transmetuesit, që emetojnë sinjal në VHF, transmetuesit e rrjetit primar në UHF dhe përsëritësve, bëjnë që mbulimi i territorit të Republikës me sinjalin e RTSH të arrijë në mbi 87%. Problem kryesor, edhe gjatë këtij viti, vazhdon të mbetet bashkërendimi i punës me organet e pushtetit lokal për mirëmbajtjen e përsëritësve (mungesë godinash, linjash elektrike dhe pagesa kujdestarësh).

Problemi i mbulimit real me sinjal të territorit nga ana e TVSH-së qëndron pak më ndryshe se sa ky raport. Gjatë përgatitjes së kësaj platforme kam bërë studime dhe sondazhe personale në shumë rrethe të vendit dhe me rezultoi se shpërndarja me e madhe e sinjalit të TVSH kryhej me pagesë nëpërmjet rrjeteve lokale kabllore ose me anën e platformave dixhitale si “Tring” dhe “Digitalb”.

Problemi i mungesës së investimeve dhe i mungesës së sinjalit të lirë dixhital, megjithëse nuk lidhet drejtpërsëdrejti me punën e RTSH-së, mbetet megjithatë një nga problemet më të mprehta të RTSH që mendohet të zgjidhet nga procesi i dixhitalizimit.

Por një problem i madh mbetet njëkohësisht edhe shpërndarja e sinjalit të radios i cili në shumë zona është i dobët ose nuk dëgjohet fare.

Paraqitja estetike

Nuk është vështirë të dallohet vjetërsia e veshjeve, ngjyrave, logove prezantuesve në emisionet dhe paraqitjen e Radio Televizionit Publik. Por mbi të gjitha imazhi dëmtohet nga mungesa e përgatitjes në mënyrën e të folurit dhe në përmbajtjen e fjalëve.

49Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 50: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Roli i zbehtë i Orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit

Nuk mjafton të thuash se Orkestra Simfonike Radiotelevizionit është një pasuri e madhe e këtij institucioni dhe e kulturës kombëtare. Është e vërtetë se ajo përbëhet nga artistë të talentuar, por po aq e vërtetë është që roli i saj në veprimtarinë radiotelevizionit është tepër i zbe-hte. Duket sikur shumëkush nuk e ka të qartë se përse është ngritur dhe përse ekziston kjo orkestër. Në Raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për auditimin e performancës nënvizohet: “Mungesa e një kuadri rregullator të brendshëm për funksionimin e orkestrës përbën një prob-lem serioz që i hap rrugën subjektivizmave dhe favorizimeve. Nuk bëhen analiza pas çdo koncerti me pjesëmarrjen e Drejtorit Artistik, dirigjen-tit përkatës, Këshillit Artistik dhe gjithë instrumentistëve për të vlerësuar performancën e punës së të gjithë instrumentistëve dhe për të nxjerrë më-simet për të ardhmen.”

A ka kjo orkestër të njëjtin rol si orkestra simfonike e Teatrit të Operës dhe Baletit, apo roli i saj është i ndryshëm? Sa i shërben orkestra radio-televizionit dhe a mjaftojnë disa koncerte apo një festival që ky institucion të mos quhet thjesht pasuri e madhe kombëtare për shkak të historisë dhe traditës së saj?

Duket sikur është ndryshuar qëllimi i orkestrës që nga koha që ajo është krijuar. Ajo bën më shumë koncerte por regjistron më pak. Që në fillimet e saj Orkestra ka lindur për të regjistruar muzikë.

Një problem i madh është amortizimi i aparaturave që kërkojnë një kosto të lartë për t’u rinovuar.

Në këto kushte koncertet që jep këto kohë nga Orkestra Simfonike e Radio-Televizionit Shqiptar regjistrohen drejtpërdrejtë bashkë me zhurmat e defektet rastësore, në vend të një regjistrimi të pastër në studio nën mbikëqyrjen e redaktorit të muzikës. Këto regjistrime nëse do të bëhen të pastra mund të vlejnë për t’u bërë disqe dhe për të bërë të njohur muzikën shqiptare jashtë kufijve të atdheut.

Mungesa e eficiencës së përdorimit të arkivit të radiotelevizionit

Mbi 7 milion metër film ruajnë gjithë materialet që TVSH-ja ka transmet-uar për gjysmë shekulli. Arkivi sot përballet me dy armiq: kohën dhe te-knologjinë. E para ka dëmtuar filmin, e dyta nuk lejon transmetimin.

Për rreth dyzetë vjet me radhë, TVSH-ja ka qenë i vetmi televizion në Shqipëri dhe kjo nuk është diçka e panjohur. E vetmja dritare, me hir a pa hir, përtej së cilës shqiptarët shihnin çfarë ndodhte përreth dhe jashtë vendit të tyre.

Qysh kur filloi transmetimet, në maj 1960, në TVSH, paralelisht me këtë proces është zhvilluar edhe një tjetër: ai i arkivimit të çdo materiali

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik50

Page 51: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

të transmetuar, në të vetmin televizion që kishte Shqipëria. Çdo edicion informativ, program edukues apo argëtues, telefilm apo film artistik, është ruajtur aty. Sipas të dhënave nga ky institucion aty janë rreth 7 milionë metër film programacioni, që TVSH-ja ka akumuluar gjatë këtyre viteve.

Mes tyre janë të gjitha kronikat e lajmeve, programet për fëmijë, dokumentarët e realizuar nga vetë TVSH-ja, filmat artistikë, varietete komike, filmime të ngjarjeve të ndryshme historike e sociale, regjistrimet e pjesëve që luheshin në teatër (falë kësaj sot mund të shohim pjesë si “Arturo UI”, “Epoka para Gjyqit”, “Cuca e maleve”, “Tokë e përgjakur”), si dhe filma televizivë të prodhuar nga vetë televizioni.

“Ka qenë një periudhë kur TVSH-ja arriti të konkurronte Kinostudion, për sa i përket prodhimit të filmave”.

Por, shumë shpejt edhe kjo nuk ka për të ndodhur më, dhe kushdo që do të ketë nevojë të përdorë këto materiale filmike - që për hir të së vërtetës, një pjesë e mirë e tyre janë të vetmet dokumente historike të filmuara - nuk do të kenë mundësi, për dy arsye të thjeshta: dëmtimi i filmit dhe avancimi i teknologjisë.

“Kushtet në të cilat ruhet ky film, lënë për të dëshiruar. Nëse para ‘90-ës ruhej në parametrat e duhur, në temperaturë -2 gradë, me përqindje lagështie 30-40%, sot nuk ndodh kështu. Një pjesë e filmit madje është vetë shkatërruar, pasi është ngjitur me shiritat. Tani ruhen me kondicioner shtëpie”. Një tjetër problem, është edhe fakti që këto materiale nuk mund të përdoren më për shkak të evoluimit të teknologjisë televizive. Aktualisht, aparaturat me të cilat operon Televizioni Publik nuk janë në gjendje të lexojnë filmin në të cilin janë ruajtur këto materiale.

Gjithashtu probleme të mëdha ka edhe me ruajtjen e materialit të ri dixhital që prodhohet nga radiotelevizioni.

Si konkluzion mund të thuhet se arkivi i radiotelevizionit është një nga plagët më të mëdha dhe më të rënda të këtij institucioni.

Problemin e ristrukturimit të arkivit do ta trajtoj në kapitujt e mëposhtëm të këtij materiali.

Zhdukja e dokumentarit të radiotelevizionit

Në pamjen e parë mbijetesa e dokumentarëve nuk do të duhej të vihej në diskutim. Ata kanë qenë një element kryesor i programimit televiziv, i mbështetur financiarisht dhe me një audiencë të garantuar. Por si ka ndod-hur që ata nuk ekzistojnë më në Radiotelevizionin Publik.Kuptohet që ata janë lënë pas dore siç edhe janë lënë pas dore shumë gjera të tjera. Është e vërtetë se buxhetet për dokumentarë kanë ardhur në rënie derisa janë zhdukur fare nga ekrani i televizionit publik, në një kohë që ata më së miri do t’i shërbenin misionit për të cilin mbahet ky institucion. Ndoshta kjo ka ardhur se për shumë kohë kjo gjini televizive ka qenë një krijimtari mikste e qeverisë dhe e televizionit që më shumë ka shërbyer për propagandë. Por a nuk mund të bëhej ndryshe?

Ka qenë një periudhë

kur TVSH-ja arriti të

konkurronte Kinostudion,

për sa i përket prodhimit të

filmave.

51Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 52: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Prodhimi i serialeve dhe i sitkomeve

Serialet janë nga më të ndjekurit nga shikuesit në historinë e sotme të televizionit. Me anën e serialeve arrihen qëllime të shumëfishta, siç është argëtimi por edhe edukimi dhe informimi i shikuesve. Edhe radiotelevizioni shqiptar ka një histori suksesi me serialet siç është ai “Njerëz dhe fate” por që, për fat të keq kjo përvojë ka ngecur në vend për shkaqe që duhen analizuar më hollësisht.

Karakteri elitar i programeve

Pavarësisht cilësisë së keqe të programeve si edhe mungesave të theksuara artistike, prapëseprapë Radiotelevizioni Publik nuk zbaton një nga detyrat kryesore që ia ngarkon Ligji, ai që ka të bëjë me masivitetin e programeve dhe me kontributin që ai duhet të japë në gjallërimin e jetës kulturore të vendit njëkohësisht me përgatitjen e programeve. Shembulli më tipik është përgatitja e festivaleve të fundit të këngës në Radiotelevizion, festivale në të cilat RTSH ka humbur karakterin e tyre masiv dhe tejet popullor. Kjo rrjedh sepse përzgjedhja e veprimtarisë është “elitare” në duart e një grupi të vogël njerëzish.

Sfidat e Radio Tiranës për shndërrimin në operator publik

Pjesë e rëndësishme e Radiotelevizionit Publik shqiptar është edhe Radio Tirana në tre kanalet e saj si dhe radiot lokale. Në diskutimin e përciptë rreth problemeve të radiotelevizionit pak apo aspak përqendrohen tek radio dhe tek problemet e saj, por kryesisht diskutimi përqendrohet tek televizioni. Kjo vjen jo se radio e ka humbur rëndësinë e saj, por kryesisht vjen sepse radio Tirana ka humbur rolin e saj në gjendjen që është aktualisht. Siç do ta shikoni në këtë platformë në faqet e mëposhtme, Radio dhe Televizioni janë dy mjete mediatike të ndryshme që me gjithë gjërat e shumta të përbashkëta, nuk mund të zëvendësojnë njëra-tjetrën në asnjë lloj forme.

Edhe Radio Tirana ka një histori të njëjtë me atë të Televizionit shqiptar. Si pjesë përbërëse e RTSH –së në fillim të viteve ’90, Radio Tirana kishte dhe ajo të trashëguar statusin e një prej mediave shtetërore. Të tilla ishin dhe vartëset e saj në Korçë, Gjirokastër, Shkodër dhe Kukës. Rruga drejt një rendi të ri politik që kish nisur Shqipëria, krejt i ndryshëm nga ai socialist, kishte nxjerr në plan të parë dhe transformimin e RTSH-së në një media publike. Por, a është arritur kjo gjë plotësisht?

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik52

Page 53: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Mund të pranojmë se Radio Tirana ka një qasje më liberale ndaj informacionit në raport me Televizionin Shqiptar, për shkak se radio nuk është dhe aq në vëmendjen e politikës. Figura ka efekt më të madh te njerëzit, ndaj dhe televizioni mbahet shtrënguar.

Akoma përpara se të nisë një veprimtari zyrtare pyetet nga paneli “A ka ardhur TVSH-ja?!’ Pavëmendja politike e ka shpëtuar radion nga presioni i politikës. Nuk dua të mohoj dhe përpjekjet profesionale të drejtuesve dhe ekipit të gazetarëve për të qenë më të balancuar dhe që të përfaqësojnë të gjitha krahët.

Por siç edhe është vënë re në të gjithë materialin që unë po paraqit, Radio nuk ndahet nga Televizioni por shikohet si një etnitet unik.

53Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 54: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Interesi i publikut dhe interesi publik

Ka një diferencë të madhe midis asaj se çfarë i intereson publikut dhe se çfarë është interesi publik.

Në kuptimin e termit interes publik ne e përqendrojmë vëmendjen tek diçka që ka potencial për të na bërë mirë apo keq, ndërsa në kuptimin e interesit të publikut shprehet thjesht kurioziteti për të parë apo dëgjuar diçka.

Për fushën e radiotelevizionit, interesi publik është diçka që gazetarët e vlerësojnë si të rëndësishme sepse le pasoja në shoqëri, ndërsa interesi i publikut është diçka që publiku ka interes por nuk ka potencial të ndrysho-jë ndonjë gjë në shoqëri përveçse përmbush një kërshëri të çastit.

Unë mendoj se në shumë raste këto dy koncepte shkojnë paralel me njëri-tjetrin, por ne jemi të interesuar të analizojmë situatat kur nuk janë. Thjesht për ta ilustruar dallimin midis interesit publik dhe interesit të publikut po u sjell shembullin e një lajmi kur një monstër kriminale kishte përdhunuar dhe vrarë një fëmijë dhe disa media jepnin me hollësi përshkrimin e tij për skenat e përdhunimit. Atë ditë ato gazeta dhe televizione patën shumë shitje dhe shumë shikues dhe ndoshta morën edhe shumë reklama, por i bënë një shërbim të shëmtuar interesit publik dhe profesionit të gazetarit.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik54

Page 55: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Interesi i publikut dhe interesi publik

Ka shumë raste kur mediat private në Shqipëri thithin audiencë dhe mburren sepse janë të parët që po japin direkt vdekjen e një fëmije të plago-sur në një aksident automobilistik apo nga shpërthimi i ndonjë granate, kur në të kundërtën një TV po privat amerikan kërkoi shumë herë falje sepse transmetoi direkt një vetëvrasje të një njeriu që po ndiqej nga policia.

Ne nuk mund të rivendosim besimin me krijimin e audiencës duke u bërë reklamuesit e krimit. Nuk ka dyshim që cilësia e raportimeve tona do të duhet të ndryshojë rrënjësisht dhe do të ndryshojë rrënjësisht me rregulla profesionale të vendosura më parë.

Unë jam i bindur se shumica e gazetarëve të radiotelevizionit publik dhe jo vetëm ata, në zemrat e tyre, janë të motivuar nga interesi publik. Por thjesht duke e mbajtur atë në zemër, nuk është e mjaftueshme që të përmbushim misionin tonë.

Si gazetarë ne e dimë se nuk është e mjaftueshme që mjekët, inxhin-ierët, policët dhe politikanët të kenë qëllime të mira në zemër. Për ne është e rëndësishme të dimë që ata veprojnë në mënyrë të përgjegjshme, në mënyrë etike, me përgjegjshmëri shoqërore.

Por në krahun tjetër, gazetarët e Radiotelevizionit Publik, as nuk mund të fshihen pas interesit publik duke mbuluar paaftësinë, mef-shtësinë dhe dembelizmin dhe as nuk do të bien pre e interesit kurioz të publikut thjesht duke dëmtuar interesin publik.

Një nga qëllimet kryesore të sistemit të transmetimeve mediatike publike në vendin tonë, është për të promovuar aspiratën e shqiptarëve për demokraci në zhvillim, një sistem në të cilin qytetarët janë të infor-muar për çështjet publike. Për rastin e Radiotelevizionit Publik Shqiptar kjo është përcaktuar që në Deklaratën e Qëllimit:

Unë jam i sigurt se duke

mbrojtur interesin

publik ne do të forcojmë

besimin e publikut dhe do të rrisim audiencën.

“Si një OSHMA i përkushtuar ndaj idealeve më të larta të transmetimit të shërbimit publik kombëtar, RTSH-ja realizon shërbime cilësore radioje dhe televizioni për të informuar, eduku-ar dhe argëtuar publikun, duke i shërbyer kombit, të gjitha grupeve të shoqërisë, përfshirë dhe pakicat kombëtare.

RTSH-ja zotohet për një mbulim të paanshëm të lajmeve të vendit dhe të atyre ndërkom-bëtare.

RTSH-ja realizon programe, të cilat duhet të pasqyrojnë te dëgjuesit dhe shikuesit e të gjitha moshave larminë e jetës shqiptare. RTSH-ja përgatit programe cilësore e me vlera për pasurim-in e botës mendore dhe shpirtërore të njerëzve”.

Por sot nuk është vetëm Radiotelevizioni Publik që ndodhet në këtë mision. Aleatët e tij në këtë mision janë pikërisht konkurrentët e tij, televizionet dhe radiot private.

Janë këto që duke ndjekur interesat e publikut shpesh arrijnë t’i shër-bejnë shumë herë më mirë se Radiotelevizioni Publik, interesit publik.

55Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 56: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Radio-televizionet private në radhë të parë, kanë sjellë dhe mbaj-tur gjallë revolucionin teknologjik të komunikimit mediatik. Ngrit-ja e televizionit dixhital dhe e platformave dixhitale të transmetimit, shtrirja e televizionit satelitor dhe transmetimet televizive nëpërmjet internetit, e kanë mbuluar me turp kuptimin e zakonshëm të termit “Transmetim radioteleviziv”.

Kombinimi i mundshëm i televizionit me internetin është një zh-villim që tani nuk mund të quhet i parakohshëm dhe as në fazat e para. Interneti është zëvendësues i pjesshëm i radiotelevizionit, siç është njëkohësisht edhe një mjet për realizimin e tij. Ai u ka hequr monop-olin e transmetimit trupave të licencuara dhe profesioniste dhe i është drejtuar publikut me një JU të madhe.

YOUTUBE si dhe platformat e tjera të video transmetimit, janë bërë jo vetëm transmetuese të qindra mijëra programeve televizive në gjuhën shqipe në rolin e konkurrencës reale të stacioneve televizive, por aktualisht, edhe shpërndarësit më të madh të sinjalit radioteleviziv në botë.

Ndërsa radio televizionet private kanë qenë në ballë të revolucionit teknologjik dhe profesional, radiotelevizioni publik qëndron në bisht të kësaj lëvizjeje të madhe.

Të tre këto norma marrin pjesë në një përpjekje të përbashkët dhe nëse njëri dështon atëherë nuk është se tjetri bëhet më i rëndësishëm, por dështojnë së bashku.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik56

Page 57: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Sot në vend kemi një shkallë të lartë të transmetimeve mediatike, jo gjithmonë të rregulluara ligjërisht, dhe gjithmonë një debat mbi vendin, rolin dhe misionin e radiotelevizionit publik në të. Pjesë e këtij debati shpesh herë është bërë edhe qeveria ose, më saktë, qeveritë që kanë admin-istruar Shqipërinë në njëzetë vitet e fundit. Më shpesh duke i bërë thirrje RTSH që me një lëvizje të shpejtë t’i kthehet publikut. A thua se nuk kanë qenë këto qeveri dhe këto parti politike që nuk e kanë lënë këtë institucion të zhvillohet i pavarur!?

Ndërhyrjet politike në radiotelevizionin publik kanë qenë shkaku krye-sor i prapambetjes së tij profesionale dhe teknologjike. Nuk ka nevojë të themi shumë argumente për t’i mbushur mendjen njeri-tjetrit se si është keqpërdorur radiotelevizioni publik nga politika dhe nga qeveritë e radhës. Unë nuk do të shkoj larg por thjesht do të sjell në vëmendje faktin se Parla-menti i Shqipërisë nuk ka mundur të zgjedhë për dy vjet rresht një Këshill Drejtues të Radiotelevizionit edhe pse Këshillit Drejtues prej tre vitesh i kishte mbaruar mandati dhe se të gjitha institucionet drejtuese të këtij institucioni veprojnë me një mandat ligjor të përfunduar. Por tashmë kjo punë ka marrë fund Këshilli Drejtues u zgjodh dhe ju tashmë keni në dorë hapin e parë shumë të rëndësishëm që do të garantojë shndërrimin e RTSH në radiotelevizion publik: atë të votimit të platformës më të mirë që garan-ton këtë transformim dhe jo të votimit të emrave të sugjeruar nga grupe interesi apo parti politike, apo shtetarë. Unë, gjithashtu uroj dhe shpresoj që platforma ime t’i përmbushë kërkesat tuaja.

Ligji shqiptar gjatë viteve të shkuara i është përgjigjur këtyre zhvillimeve kohë pas kohe në mënyrë të çrregullt, kryesisht duke u përpjekur të shar-tojë kërkesat ligjore të dizajnuara për mjedisin vjetër në një treg krejtësisht të ri të komunikimit. Kjo deri në ligjin nr. 97/2013, datë 04.03.2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, ligj që për mendimin tim përcakton në mënyrë të qartë rolin e ri publik të Radiotelevizionit Publik dhe kthimin e tij tek publiku.

Ligji nr. 97/2013 “Për mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë” i përmbush më së miri kërkesat për të ndërtuar një institucion të pavarur, të fortë, në shërbim të publikut dhe të interesit publik.

Kthimin e Radiotelevizionit

Publik tek publiku e kuptoj

si një zbatim rigoroz dhe

pikë për pikë të Ligjit aktual

që rregullon veprimtarinë e

Radiotelevizionit Publik ku mbi të gjitha janë

mirë-përcaktuar të drejtat

pronësore dhe liria e kontratës

ekonomike.

57Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 58: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Në këtë platformë unë do të përqendrohem në dy aspekte themelore sociale që bashkëjetojnë me gjendje të caktuara ekonomike dhe teknologjike: shqetësimet ekonomike (si të realizojmë programe të shikueshme që përballojnë tregun, që janë konkurruese dhe sjellin të ardhura) dhe shqetësimet sociale, (si të prodhojmë programe me përmbajtje të lartë shoqërore, kombëtare dhe edukative).

Ne kemi parë vitet e fundit shumë zhvillime që tregojnë se si zhvillimi te-knologjik është ndeshur me barriera të fuqishme dhe përsëri ia ka dalë të shpërndajë informacionin që janë përpjekur ta ndalojnë, duke mos pa-tur fuqi ta bëjnë këtë. Iu desh thjesht një website, që krijuesi i wikileaks të tronditë botën me nxjerrjen e sekreteve të fuqive më të mëdha botërore. Jetojmë në botën e shpërndarjes së lirë të informacionit dhe në këtë botë nuk mund të ecet kundër rrymës. Në vitet e fundit kemi parë grupe anark-

një mundësi e re Kuptimi i ri i redaksisë

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik58

Page 59: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Si mund të shihet nga grafiku për të gjitha mediat, ka një preferencë të dukshme për internetin përsa i përket rëndësisë, gjë që pritej. Ndërkohë, mediat tradicionale janë dukshëm më pak të preferuara, sidomos shtypi dhe radioja. Televizioni duket se ka marrë preferencat mesatare.

Duke marrë në analizë shkaqet e largimit të audiencës nga mediat klasike, do të ishte me vlerë që të shqyrtonim raportet e këtyre mediave me këtë audiencë si dhe llojin dhe natyrën e ofertës së tyre informative ndaj publikut, duke i krahasuar këto me mediumin e ri.

Çfarë lloj raporti krijuan në vite shtypi, radioja dhe televizioni me pub-likun e vet?

istësh që prodhojnë programe falas dhe konkurrojnë korporata të mëdha e miliardere duke ua hequr atyre monopolin mbi software dhe bile duke prodhuar programe me cilësi edhe më të lartë se vetë korporatat.

Histori të tilla zënë vend në të gjitha gazetat dhe rubrikat teknologjike të revistave të ndryshme. Të gjithë flasin për transformimin e shpejtë. Studi-uesi i mediave dhe i komunikimit, Artan Fuga, e thellon më tej argumentin “epokë e internetit”, duke vënë në dukje se kemi të bëjmë “me përmbylljen e një periudhe pesëqindvjeçare të një tipi të teknologjisë së mediave. Po mbaron cikli i teknologjisë së Gutenbergut, pra i shtypshkronjës si dhe ai i radiotelevizionit i bazuar te komunikimi asimetrik me audiencën”. Sipas Fugës “jemi në fazën e tretë të shkrimit të gjenisë njerëzore, kur shkrimi pothuajse nuk ka nevojë të shtypet. Ky është revolucioni informatik, kur me të njëjtin “alfabet” dixhital binar shkruhen të gjitha llojet e informa-cioneve, qofshin imazhe, zë, apo tekst.

Në një sondazh të bërë nga Instituti Shqiptar i Medias jepen të dhëna interesante për rolin në rritje të internetit mbi mediat e tjera.

59Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 60: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Transformimi që propozoj për Radio Televizionin Publik duhet të jetë i gjithanshëm dhe i menjëhershëm. Kur them i gjithanshëm kam parasysh që ky transformim do të përfshijë: Strukturën programore, Strukturën organizative, Burimet njerëzore, Metodat e punës, Teknologjinë dhe asetet.

Në dokumentin që po paraqes tregohen drejtimet kryesore ku mendoj se do të duhet të fokusohemi për një ndryshim rrënjësor për të shndërruar RTSH në Radiotelevizion Publik. Platformën e transformimit e paraqes si-pas skemës së mëposhtme:

transformimi i radio Televizionit Publik

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik60

Page 61: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Në raportin e Komisionit Evropian, publikuar në prill të këtij viti për situ-atën e medias në vendet e Ballkanit dhe Turqisë, një nga problemet kryesore theksohet se është nevoja e reformës strukturore të televizioneve publike.

Në raport, cilësohet se struktura e televizioneve publike është sipas një modeli të vjetër, me shumë staf dhe se ka shumë hapësirë për përmirësimin e eficencës së punës së tyre. Reforma strukturore duhet të synojë të shpen-zohen më shumë para për programet dhe më pak për administratën dhe suportin teknik. 

Ky raport duket se e vlerëson drejt situatën edhe në Radiotelevizionin Publik Shqiptar. Struktura e tij organizative thjesht tregon shtesat dhe plotësimet që kanë ndodhur gjatë zhvillimit historik dhe nuk tregon në asnjë rast ndonjë reformë serioze. Drejtoritë dhe mbi drejtoritë apo nën drejtoritë ekzistuese thjesht janë konstruksione që i janë shtuar RTSH gjatë zhvillimit të vet historik dhe sot struktura ngjan si një ndërtesë me shumë shtesa katesh (në këtë rast me leje).

Radiotelevizioni Publik ka trashëguar një strukturë të pavolitshme pune ku forcat burokratike mbizotërojnë mbi forcat krijuese dhe artistike. Kjo ka ardhur si rezultat jo vetëm i trashëgimisë historike, por sepse asnjëherë në historinë e këtij institucioni nuk është menduar të transformohet struk-tura organizative dhe gjithmonë puna është përqendruar në ndryshimin e njerëzve dhe në riparime të momentit që kanë kërkuar ngjarjet e ditës. Për shkak të zhvillimeve historike në këtë institucion janë trashëguar drejtori mbi drejtori, drejtorë mbi drejtorë, në vend që ky institucion të veprojë si një i tërë unik, i lidhur nga ana organizative pa struktura të tepërta që dub-lojnë njëra-tjetrën, pa organika të fryra burokratike, duke i dhënë prioritet shtimit të strukturave krijuese dhe artistike.

Radiotelevizioni publik ka rreth 900 punonjës që punojnë në disa dre-jtori përbërëse, mënyra me të cilën është organizuar Radiotelevizioni pub-lik: Drejtoria e Përgjithshme; Drejtoria e Radio Tiranës; Drejtoria e Tele-vizionit; Drejtoria e Programit satelitor, Drejtoria e Antenave si edhe katër radio rajonale dhe studio televizive.

Nga një vështrim i shpejtë i organikave, pozicioneve dhe detyrave nuk ke se si të mos vësh re një disproporcion në raportet midis administratës dhe krijuesve. Kemi një raport të pazakontë në favor të forcave jo krijuese. Bije në sy sidomos numri i madh i punonjësve në drejtorinë e përgjithshme siç bie në sy edhe dublimi i roleve të sektorëve të veçante midis drejtorive të ndryshme.

Në Raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për auditimin e performancës nënvizohet se:

“Administrata është e fryrë (+30%, referuar shifrave të prezan-tuara në raportin përfundimtar). Në të konstatohen dublime departamentesh dhe funksionesh. Struktura organizative pëson ndryshime të herëpashershme, të pajustifikuara, shoqëruar me ndryshime emërtesash, ndryshime kategorish dhe ndryshime në librin e pagave. Për rrjedhojë, institucioni vuan nga keq me-naxhimi i burimeve njerëzore.”

Reforma strukturore

duhet të synojë të shpenzohen

më shumë para për programet

dhe më pak për administratën

dhe suportin teknik. 

61Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 62: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Unë do të paraqes përpara Këshillit Drejtues një studim të hollësishëm me organikën dhe rolet e propozuara, ku do të synohet ndryshimi i raporteve krijues-administratë në favor të krijuesve, si edhe një organizim të ri të ra-diotelevizionit shqiptar të mbështetur jo mbi drejtori administrative dhe sektorë, por me redaksi dhe tematikë.

Por megjithëse përcaktimi i strukturës se re të radiotelevizionit publik do të kërkojë një studim të hollësishëm dhe përshkrim të çdo vendi pune, prapëseprapë do të me lejoni që në këtë dokument të shpreh disa ide teorike për filozofinë që do të ndiqet në riorganizimin e këtij institucioni.

Theksoj se reforma organizative e radiotelevizionit publik do të jetë e thellë dhe e gjithanshme. Ajo do të kapë të gjitha hallkat dhe të gjitha pozi-cionet dhe vendet e punës së tij. Gjithë filozofia e kësaj reforme strukturore do të jetë pakësimi i strukturave parazitare dhe jo krijuese dhe shtimi i strukturave krijuese dhe motivimi i tyre.

Organizimi aktual i radiotelevizionit publik, është pothuajse jashtë kohës. Organizimi historik ka ndjekur rrugën e ngritjes se strukturave të reja, duke ndjekur kohen kur ato janë krijuar. U krijua radio dhe drejtoria e radios, u krijua televizioni dhe drejtoria e televizionit. Mbi këto u krijua drejtoria e përgjithshme që kapte dhe stacionet lokale sipas datave të kri-jimit të tyre. U shtuan antenat dhe transmetuesit dhe u krijua drejtoria e antenave dhe transmetuesve dhe kështu me radhë. U shtuan transmetimet në satelit, dhe ja ku u shtua dhe drejtoria e programeve satelitore. E vetmja reformë strukturore e bërë në këto vite është krijimi i drejtorisë se aktu-alitetit (pse e aktualitetit dhe jo e lajmeve!?) me konceptin e përfshirjes së emisioneve informative të radios dhe televizionit në një. Dhe megjithatë edhe kjo u krijua me konceptin e një drejtorie administrative dhe jo me konceptin e një departamenti krijues.

Është koha që koncepti i ndërtimit të këtij institucioni sipas administrat-ave dhe drejtorive të ndryshojë plotësisht duke u orientuar nga koncepti i ndërtimit sipas strukturave programore.

Është koha që koncepti i ndërtimit të këtij institucioni sipas administratave dhe drejtorive të ndryshojë plotësisht duke u orientuar nga koncepti i ndërtimit sipas strukturave programore.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik62

Page 63: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Siç e theksova dhe më lart futja e teknologjisë së transmetimeve broadband dhe e punës në rrjet ka bërë që të ndryshojnë në mënyrë drastike mënyrat e punës së redaksive, por njëkohësisht të ndryshojë po kaq dramatikisht edhe kuptimi i vetë termit redaksi dhe redaktor.

Shikuesit pasivë që të bëhen përdorues aktivë të ambientit të tyre kulturor

Ndërsa deri dje krijuesi ishte edhe

shikues, sot në një masë të madhe, është shikuesi ai që bëhet krijues.

E quaj me vlerë të shtjelloj dy aspekte sociale themelore të gjendjes ekono-miko-teknike të një ekonomie informacioni të kësaj mënyre së re të punës në rrjet që po lind: 1-Anën ekonomike që lidhet me organizimin e prodhimit dhe të konsumit në këtë lloj krijimtarie dhe 2- Anën politike që lidhet me realizimin e pavarësisë, demokracisë dhe drejtësisë sociale në këtë gjendje të re.

Nuk është vështirë të shohim shenja të lindjes së kësaj lloj krijimta-rie dhe jo vetëm por në përgjithësi të kësaj ekonomie dhe implikimeve politike që lidhen me të. Po sjell si shembull një rritje të habitshme të programeve kompjuterike falas. Me plot kuptimin e fjalës mund të themi se në këtë fushë ka një oaz të vërtetë të prodhimit anarkist. Është

63Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 64: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

e çuditshme që ky lloj prodhimi paraqitet shumë cilësor. Ai po mund edhe korporatat më të pasura të botës në lojën e tyre të krijimit të pro-grameve me cilësi të lartë.

Në fushën e medias krijimi i rrjeteve sociale, platformave të trans-metimit audiovizive në internet, krijimi i platformave falas si youtube, google video, etj. etj., kanë bërë që televizionet e mëdha jo vetëm të konkurrohen por vetë ato të përdorin audiencën falas për të përha-pur programet e tyre si dhe për të tërhequr kontributin falas të shumë njerëzve nëpër botë. Ky diversitet i mënyrave të organizimit të prodhimit dhe konsumit hap mundësi të reja të lirisë dhe drejtësisë shoqërore. Kjo është, gjithashtu, një kërkesë e ligjit për ta kthyer radio-televizionin publik në një zë të pa censuruar të publikut, duke prom-ovuar në praktikë vlera të tilla fondamentale si liria dhe drejtësia.

Këto vlera kanë lidhje me tre vektorë të moralit politik, konfiguracioni i të cilave dimensionon shoqërinë liberale, demokracitë evropiane dhe sistemet ku ne pretendojmë të bëhemi pjesë. Përvoja e vendeve të zhvillu-ara na shërben për të gjetur rrugët ku ne duhet të shkelim.

Shoqëritë më të avancuara kanë bërë dy lëvizje paralele që limitojnë vendin e mallrave për treg në favor të zhvillimit të vlerave politike lib-erale.

Lëvizja e parë që po ndodh prej mëse një shekulli, është lëvizja e ekonomisë së informacionit. Një ekonomi që përqendrohet tek infor-macioni (shërbimet financiare, shërbimet e llogarive, programe komp-juterike) dhe prodhimi kulturor, siç janë filmat dhe muzika apo dhe manipulimi i simboleve. Lëvizja e dytë, që është disi më e freskët, është lëvizja drejt një ambienti komunikimesh të ndërtuar në procesorë të lirë me fuqi të lartë, të ndërlidhura si pjesë e një rrjeti, një fenomen që ne e lidhim me lindjen e internetit. Kjo është puna kolektive në rrjet dhe në distancë.

Ky lloj ndryshimi ka lejuar prodhimin e mallrave, produkteve dhe kri-jimtarisë që nuk kanë destinacion tregun. Sot kemi një prodhim i cili luan një rol në rritje në sektorin e informimit dhe të prodhimit kulturor, i cili është tashmë i organizuar në mënyrë radikalisht të decentralizuar po ta krahasojmë me këtë sektor në shekullin e njëzetë.

Përdorimi i këtyre formave për t’u zhvilluar në radiotelevizionin publik shqiptar do të mund të kishte një efekt të jashtëzakonshëm për të parë se si marrëdhëniet shoqërore mund të organizohen dhe të bëhen produktive. Këto do të mund të ndryshojnë kufijtë e lirisë ndërmjet tre vektorëve të moralit politik liberal. Ato bëjnë të mundur lëvrimin e një debati demokratik shumë më tepër se ai që krijohet nëpërmjet mediave të kontrolluara, të përqendruara dhe komerciale. Shumë më tepër se ato media që janë krijuar për të shitur reklamë dhe jo për të zhvilluar këtë debat demokratik.

Metodat e reja do të lejojnë individët të ndërtojnë dritaret e tyre në botë, në të kundërt të botës që shihet nëpërmjet grilave dhe perdeve të krijuara

Ky diversitet i mënyrave të organizimit të prodhimit dhe konsumit hap gjithashtu mundësi të reja të lirisë dhe drejtësisë shoqërore.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik64

Page 65: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

nga redaktorë dhe pushtetarë që në shumicën e rasteve ndërtohen për të penguar pamjen e plotë. Kjo do të lejojë shikuesit pasivë që të bëhen për-dorues aktivë të ambientit të tyre kulturor. Kjo do të lejojë punonjësit, jeta produktive e të cilëve është e përbërë nga respektimi i urdhrave, të bëhen pjesëtarë me të drejta të barabarta në sferën e debatit publik.

Një strategji e tillë mund të zvogëlojë disa nga pabarazitë që loja e tregut ka gjeneruar dhe ka amplifikuar.

Kjo është rruga ku duhet të ecë Radiotelevizioni Publik Shqiptar: të jemi në qendër të një transformimi ekonomik, teknologjik dhe organizativ që na lejon të rinegociojmë termat e lirisë, drejtësisë dhe produktivitetit në një shoqëri të informacionit.

Se si ne do të jetojmë në këtë ambient varet më së shumti nga punët që do të ndërtojmë sot dhe që do të diktojmë mbi rregullat dhe ligjet e dhjetë apo edhe njëzetë viteve të ardhshme. Që të jemi në gjendje t’i kuptojmë vendimet që do marrim, rregulloret dhe strukturat që do ndërtojmë, dhe të jemi në gjendje t’i bëjmë mirë, na duhet të kupto-jmë se ato janë pjesë e një zgjedhjeje politike dhe sociale. Na duhet të kuptojmë se vendimet tona do të jenë pjesë e zgjedhjes për të qenë të lirë, të barabartë dhe produktivë në kushtet e reja teknologjike dhe ekonomike të krijuara.

Pjesëmarrja e gjerë e njerëzve në debatet dhe krijimtarinë tonë do ta kthejnë RTSH nga një transmetues videokasetash, në një insti-tucion të vërtetë mediatik publik. As që duhet t’i shkojë ndërmend një zyre shtypi qeverie apo partie që do të mund të urdhërojë dhe të sjellë videoregjistrime të gatshme pa kaluar më parë në syrin e pavarur dhe profesional të gazetarit dhe në filtrin e standarteve ed-itoriale të RTSH.

Në lidhje me situatën ekonomike, të lejosh fituesit e djeshëm që të diktojnë termat e konkurrencës ekonomike për nesër, do të ishte fatale. Përsa i përket anës sociale, të mos marrësh parasysh mundësitë për të thelluar demokracinë, lirinë dhe barazinë në shoqërinë tonë, ndërsa e mirëmbajmë dhe e pasurojmë produktivitetin, do të ishte e pafalshme.

Vendimet tona do të jenë pjesë

e zgjedhjes për të qenë

të lirë, të barabartë dhe produktivë në kushtet e reja

teknologjike dhe ekonomike

të krijuara.

65Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 66: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Si erdhëm deri këtu?

Kur u shpikën telegrafi dhe shtypi mekanik në volum të madh, gaze-tat ndryshuan nga qarkullimi i vogël në përmasa lokale, në masmedia që kishte për qëllim një lexues në një rreth akoma më të madh dhe të shpërndarë. Për arsye praktike, kur audienca ndryshoi në kuptimin gjeografik por edhe në atë social, debati publik u përshtat si një model i njëanshëm nga qendra në periferi. Informacioni dhe opinioni filluan të përshkohen gjithmonë e më shumë nga prodhime komerciale profesio-nale dhe intensive nga kapitali tek konsumatori, që në këtë mënyrë u bë pasiv dhe i diferencuar: një për të gjithë.

I njëjti model u adoptua dhe u amplifikua në komunikimin nga ra-dio, televizioni dhe më vonë edhe nga teknologjia digjitale, kablli edhe sateliti.

Interneti paraqet një mundësi që e thyen këtë logjikë në mënyrë ra-dikale. Sepse interneti është mediumi i parë modern i komunikimit që e shumëfishon audiencën e tij nëpërmjet shpërndarjes së decentralizuar.

Serverët, routerat e rrjetit nuk janë në përbërje cilësore ndryshe nga kompjuterët e përdoruesve, ndryshe nga stacionet e transmetimeve që janë shume ndryshe nga aparatet marrës. Kështu është e mundur që çdo përdorues interneti është njëkohësisht edhe krijues i webit, lajmit, fotos, videos etj. Kështu që ky ndryshim thelbësor i kondicionit ma-terial të informacionit dhe prodhimit kulturor si dhe shpërndarjes së tyre kanë një efekt jetësor në atë se si ne i perceptojmë dhe i realizojmë vlerat në shoqërinë moderne demokratike si kjo e jona sot. Sot është e mundur që një telefon i mençur është njëkohësisht edhe ekran ku mund të shihet një program televiziv, siç është edhe një kamera që filmon dhe incizon një fenomen, siç është edhe një mjet montazhi dhe përpunimi, është edhe platformë transmetimi në një mjedis të decentralizuar.

E gjithë shoqëria jonë bashkëkohore është në një proces masiv ndry-shimi, të quajtur dixhitalizim. Një pjesë e modeleve të komunikimit dhe të sjelljes ekzistuese po ripërcaktohen, po riintegrohen në një qasje teknologjike me përmbajtje të re, të përshtatur me profilin bashkëkohor të një shoqërie në ndryshim. Teknologjia e informacionit dhe komuni-kimit ka kapërcyer kufijtë gjeografikë dhe territoret, duke i dhënë jetës një dinamikë të re.

Struktura e internetit është radikalisht e ndryshme nga ajo e siste-meve të centralizuara ose pjesërisht të “decentralizuara”.

Interneti, përkundrazi, është një rrjet “i shpërndarë” njëlloj, në të cilin çdo nyje mund të lidhet me cilëndo nyje tjetër e të zgjedhë, sipas rastit, rrugën më të përshtatshme. Kjo strukturë e veçantë ndërtimi e bën atë të ndryshëm, duke nënkuptuar faktin se ai nuk ka një pikë qen-drore. Secila prej nyjave të tij të “pafundme” mund të jetë dhe qendra e tij. Kështu që nuk ekziston kurrfarë “zotërie i quajtur internet”, që të diktojë apo kontrollojë opinionet, sjelljet apo qëndrimet në rrjet.

Në internet mund të gjesh çdo gjë në momentin që dëshiron. Infor-macioni aty përcillet me shpejtësi shumë të madhe, megjithëse jo pak

Teknologjia e informacionit dhe komunikimit ka kapërcyer kufijtë gjeografikë dhe territoret, duke i dhënë jetës një dinamikë të re.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik66

Page 67: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

herë ka kritika për saktësinë e këtyre lajmeve.

Por, edhe mediat më të mëdha në botë po e përshtatin aktivitetin e tyre online. Me redaksi të veçanta për këtë sektor ato kërkojnë të kapin një publik sa më të madh në çdo cep të globit. Për të kuptuar më mirë rëndësinë e informacionit në Web, mjafton të kujtojmë nismat e marra për gazeta vetëm në versionin elektronik nga manjati i medias, Robert Murdok. Një nga mediat më të ndjekura sot në botë dhe më të cituara është gazeta Online Huffington Post.

Edhe zhvillimet mediatike në vendin tonë janë të lidhura me inter-netin. Përdorimi i internetit në Shqipëri ka arritur në shkallën 48.1%. Kjo është statistika më e fundit e publikuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, që konfirmon një përparim të shpejtë të lundrimit në internet për shoqërinë shqiptare. Sipas të dhënave të ITU-së, inter-netin e përdorin rreth 1.44 milionë shqiptarë, nga rreth 2.9 milionë banorë që rezultuan nga regjistrimi i fundit i popullsisë.

Nga ana tjetër, në Shqipëri po rritet gjithnjë e më shumë numri i mediave online apo mënyrave alternative për të shpërndarë lajmet apo përmbajtjeve të prodhuara nga media apo nga vetë për-doruesit e internetit. Rëndësia e mediave online, blogjeve dhe mediave sociale po rritet nga dita në ditë, për shkak të lehtësisë që ato ofrojnë dhe mundësisë për të komunikuar me një publik të gjerë. Megjithatë, në Shqipëri zhvillimi i kësaj kategorie të medias ka qenë i vonuar, kryesisht për shkak të infrastrukturës, por edhe për shkak të mungesës së inter-esit. Kohët e fundit, ka një vëmendje dhe përdorim gjithnjë e më të madh për këtë aspekt të medias.

Përveç faqeve online të mediave tradicionale, ka pasur edhe hyrje të reja në skenën mediatike. Këta aktorë janë zakonisht në formën e ag-jencive të lajmeve apo mbledhësve të lajmeve. Faqet e tyre ofrojnë një sërë informacionesh dhe temash, në mënyrë të ngjashme me gazetat e përditshme dhe mediat me natyrë të përgjithshme, të cilat rrallë kanë ndonjë objektiv të caktuar. Larmia e informacionit përfshin pothuajse gjithçka, nga politika dhe aktualiteti, deri tek rubrika e thashethemeve.

Shqipëria paraqitet tashmë shumë afër niveleve mesatare të për-dorimit të internetit në rajon, ndërkohë që është ende më poshtë se mesatarja prej 61.3% e 27 vendeve të Bashkimit Evropian. Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi numrin e përdoruesve të internetit në Shqipëri, bazuar në të dhënat e Unionit Ndërkombëtar të Teleko-munikacioneve (ITU). Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, rezulton se numri i përdoruesve të internetit për 100 banorë ka ndryshuar si më poshtë:

67Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 68: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Numri i përdoruesve të internetit për 100 banorë

Shqipëria është në mesin e përdoruesve të internetit më të pasionuar në Evropë, pasi kemi arritur vendin e dytë në botë për nga rritja në këtë fushë në periudhën 2006-2010. Shqiptarët kanë një telefoni celulare të lartë, kra-hasuar me normat e përdorimit në Evropë referuar censusit të vitit 2011. Popullsia rezidente në Shqipëri ishte 2 821 977 banorë ndërkohë që numri i abonentëve që dispononin një telefon celular, po sipas të njëjtit burim ishte 4,547,807 mijë. Nëse do të bëjmë një llogaritje të thjeshtë, pothuajse të gjithë shqiptarët kanë pasur në vitin 2011 nga 2 telefona celularë ndërkohë që mbeten dhe (1 725 830 celularë).

Sipas AKEP (2012) rezulton se, numri i familjeve që kanë akses në in-ternet me bandë të gjerë (broadband) në Shqipëri është rreth 161 mijë, apo afërsisht 22% e familjeve. Bazuar në këto të dhëna, numri i lidhjeve me akses broadband (fiks dhe 3G-USB/modem) për 100 banorë është rreth 6.2%, krahasuar me 3.7% që ishte në fund të vitit 2010. Ndërkohë që numri i internet kafeve që marrin akses nga ISP-të, sipas të dhënave të operatorëve është rreth 1100.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik68

Page 69: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Përdorimi i internetit

Aksesi në Internet

Qëllimi i përdotimit të Internetit

Instituti i Medias na jep këta grafikë sipas një sondazhi të saj

69Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 70: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Ndërkaq nuk duhet të harrojmë se një pjesë e konsiderueshme e popullit shqiptar, më tepër se gjysma, jeton jashtë kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu, nuk duhet harruar se shumë prej tyre jetojnë nëvende të zhvilluara evropiane apo në Amerikën e Veriut, ku aksesi në internet është shumë më i zhvilluar.

Shembuj të ndryshimit

Ajo çfarë po realizohet në ekonominë e informacionit të rrjetit përfshin dy fenomene të ndryshme: Së pari, është roli i zgjeruar i mallrave që nuk janë për treg, ndërsa fenomeni i dytë është decentralizimi radikal që shihet në nivelet më të thjeshta të informacionit, që është i dhënë në www (web) nga një varietet i jashtëzakonshëm individësh dhe rrjete të individëve. Elementi më radikal dhe pothuajse i panjohur në këtë kategori është ajo që quhet prodhimi i informacionit të dijes dhe i kulturës. Shembulli më i dukshëm i këtij fenomeni janë programet kompjuterike falas.

Rrjetet dixhitale lejojnë lindjen e marrëdhënieve të reja radikale midis individit dhe ambientit të tyre të informacionit dhe në mënyrë më drama-tike ndryshojnë rolet e reja të individëve në këtë proces prodhimi.

Ekonomia e informacionit të rrjetit, nga mundësitë që hap, ndahet në mënyrë dramatike nga ekonomia e informacionit industrial. Decentral-izimi radikal i prodhimit në bashkëpunim është një fenomen që unë e quaj krijim kolektiv. Ky është një proces gjatë të cilit shumë individë i koordi-nojnë aksionet e tyre pa patur nevojë për menaxherë, redaktorë, borde apo sinjale të tregut dhe i bashkojnë përpjekjet e tyre në mënyrë efektive për të prodhuar informacione të caktuara ose objekte të caktuara kulturore.

Kjo nuk është diçka e re. Shkenca zhvillohet nga kontributi i shumë njerëzve që nuk kanë operuar bazuar në sinjalet e tregut. Ata nuk i zhvillo-jnë veprimtaritë e tyre në bazë të urdhrave, por ata bashkëpunojnë të gjithë së bashku për të krijuar atë që quhet shkencë. Fjalori anglisht i Oksfordit u krijua në këtë mënyrë në shekullin e 19-të si punë e shumë njerëzve në vite. Ajo që është ndryshe në atë që quhet ekonomi e informacionit të rrjetit është se ka një rritje dramatike të rëndësisë dhe të informacionit të përqen-druar që prodhohet në këtë mënyrë. Programet falas janë bërë një shem-bull themelor i prodhimit kolektiv në këto vitet e fundit. Mbi 85 përqind e emaileve që qarkullojnë përdorin programe që janë prodhuar në këtë mënyrë. Vetëm në vitet e fundit Apache Web server është rritur nga hiçi tek një server që kap 60 përqind të tregut. Ose p.sh. projekti “Punëtoret e kli-kimit të Marsit”, një projekt i projektuar nga NASA që u ndoq nga 80 mijë njerëz që bashkëpunuan për të hedhur në hartë krateret e Marsit. Dhe kjo u bë në mënyrë shumë të thjeshtë: njerëzit i shikonin imazhet e sipërfaqes së Marsit online dhe i vendosnin krateret e tij në hartë. Kështu që për gjashtë muaj kur NASA analizoi rezultatet e arritura nga interneti me rezultatet që kishin arritur më parë punonjësit e saj me doktorata, i përshkroi rezultatet si praktikisht të pakrahasueshme në favor të njerëzve vullnetarë.

Apo le të shikojmë shembullin e Wikipedisë që është një enciklopedi online e krijuar nga kontributi i shumë njerëzve. Interneti gjithashtu jep

Dy fenomene 1) zgjerimi i gamës së produkteve që nuk janë për tu shitur.2) decentralizimi radikali i krijimit.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik70

Page 71: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Shqipëria ka më tepër së gjysmën

e popullsisë së saj jashtë kufijve

shtetërorë dhe mundësitë

teknologjike që ofron interneti

duken sikur janë bërë posaçërisht

për të.

shembuj se çfarë po ndodh me prodhimin kolektiv të shpërndarë në rr-jet. Dy shembuj të rëndësishëm janë Open Directory Project (DMOZ.org) si dhe një bashkëpunim i rreth 40 mijë njerëzve që bashkëpunojnë për të krijuar një direktori që është e editueshme bazuar në modelet yahoo. Kjo është një website lajmesh e prodhuar në mënyrë kolektive nga rreth 250 mijë njerëz.

Shqipëria ka më tepër së gjysmën e popullsisë së saj jashtë kufijve shtetërorë dhe mundësitë teknologjike që ofron interneti duken sikur janë bërë posaçërisht për të. Në këtë fushë Radiotelevizioni Publik Shqiptar ka një përvojë pothuajse zero, por edhe mediat dhe televizionet e tjera private nuk mund të thuash se kanë ndonjë avantazh më të madh se sa ne. Por për zhvillimin e kësaj ideje, do të vazhdoj në rreshtat e mëposhtëm.

Rëndësia e këtij ndryshimi

Në këto mënyra prodhimi dhe krijimi individët bashkohen së bashku dhe kontribuojnë nga koha e tyre individuale sipas rastit pak apo shumë për të prodhuar gjera që u interesojnë të gjithëve. Dhe ata e bëjnë këtë për një gamë të gjerë arsyesh. E bëjnë sepse kjo lloj eksperience u jep kënaqësi, e bëjnë sepse në një lloj mënyre kanë përfitime ekonomike pasi në këtë mënyrë ata mund të marrin kontrata të leverdisshme etj. Në këtë pikë ajo që është shumë e rëndësishme është se të gjitha këto përpjekje shënojnë lindjen e një mënyre prodhimi dhe krijimi që nuk ka qenë e pranishme as në ekonominë fizike dhe as në ekonominë e informacionit industrial.

Disa mendime rreth moralit politik

71Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 72: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Le të mendojmë për një moment se ju jeni gati të pranoni, qoftë edhe për-kohësisht, idenë time ekonomike se komponentët e informacionit dhe të kulturës në krijimtarinë Radiotelevizive do të jenë në gjendje që të vazhdo-jnë dhe të përmirësojnë programet, cilësinë e tyre dhe se radiotelevizioni do të gjenerojë më shumë të ardhura. Pyetja është: Si e ndikojnë pavarësinë, demokracinë dhe drejtësinë sociale mundësia e reduktimit të pronësisë së informacionit dhe mundësia e rritjes së prodhimit të informacionit jo me bazë tregun?

Demokracia

Modeli industrial i komunikimit të masmedias që dominonte shekullin e 20-të kishte dy deficite demokratike të mëdha që do të reduktoheshin nga roli më i madh i prodhimeve kolektive. Deficiti i parë kishte lidhje me pjesëmarrjen efektive politike dhe deficiti i dytë ka lidhje me politikat kulturore ose pyetjen se kush vendos kuptimin kulturor të zgjedhjeve dhe konditave sociale. Ambienti dixhital i rrjetit bën të mundur që shumë indi-vidë dhe grupe me të njëjtat bindje bashkohen të shprehin këndvështrimet e tyre, të organizohen, dhe të fitojnë një njohje më të gjerë nga ajo që do të mundeshin të fitonin në kohën kur një njohje e tillë publike kërkonte që së pari të pranoheshe nga redaktorët e masmediave.

Pavarësia

Pavarësia ose liria individuale do të ishte shumë më ndryshe nga çfarë është, në qoftë se do të zgjerohej dhe menaxhohej si duhet krijimi që nuk është i destinuar për të fituar para. Pavarësia ka kuptime të ndryshme për njerëz të ndryshëm dhe disa nga këto janë në kontradik-të me njëra-tjetrën. Pavarësisht nga kjo, në kuptimin e pavarësisë roli i individit në krijimin kolektiv është superior, krahasuar me prodhimin për të shitur. Pavarësisht nga koncepti i ndryshëm që kanë njerëzit për vlerën e pavarësisë njerëzore, krijimi kolektiv që është në fakt prodhimi i decentralizuar jo për treg, mund të ndryshojë në mënyrë themelore marrëdhëniet midis krijuesit dhe audiencës në lidhje me kulturën, ar-gëtimin dhe informacionin.

Ne po asistojmë lindjen e një kategorie të re marrëdhëniesh të prodhimit dhe të këmbimit të informacionit që është kategoria e përdoruesve. Për-doruesit janë individë që herë janë konsumatorë dhe herë janë prodhues dhe në mënyrë themelore janë pjesëmarrës të rëndësishëm për dy arsye:

• sepse ata janë në gjendje të përkufizojnë termat e aktivitetit të tyre prodhues;

• janë në gjendje të përcaktojnë se si dhe çfarë ata do të konsumojnë.

Për nga mënyra se si ata e shpenzojnë kohën e tyre të prodhimit dhe të konsumit si përdorues, ata kanë një pavarësi më të madhe për të përcak-tuar aktivitetin e tyre prodhues dhe për konsumimin e mallit që ata vetë e prodhojnë. Ky kapacitet i jashtëzakonshëm i individëve për të kontrolluar jetën e tyre nga dita në ditë dhe nga java në javë do të rritet për të mbuluar

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik72

Page 73: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Ekrani i televizorit të sotëm nuk është si më parë

aspektet e jetës që më përpara nuk ishin të mundura për t’u vetëqeverisur nga individët që kërkonin të kishin një jetë autonome.

Drejtësia

Ka shumë përfitime në termat e drejtësisë shoqërore kur organizojmë ambien-tin tonë të komunikimit kolektiv. Nëse qëllimi ynë është një krijim për shitje, atëhere këto përfitime rreshtohen në kategoritë që ne i kuptojmë si liberale. Duke ndërtuar këtë lloj kolektiviteti do do të krijojmë produkte të informa-cionit dhe të kulturës me kosto më të ulët. Ky mekanizëm do të sjellë shtimin e konkurrencës dhe do të ulë rolin e qeverisë. Ulja e çmimeve është një me-kanizëm për rritjen e mirëqenies sociale të shtresave në nevojë . Dhe kjo është e rëndësishme në veçanti për kombet që janë në zhvillim. Ky lloj aksesi në një lloj mënyrë do të mundësojë jo vetëm ndryshime në ndarjen e pasurisë, por edhe në mënyrën se si do të merren vendimet.

Jemi në këtë moment të historisë në të cilin termat e lirisë dhe drejtësisë sociale janë më të afërta se kurrë. Kemi një mundësi shumë të madhe për të përmirë-suar mënyrën se si qeverisim veten tonë.

Si anëtarë të një komuniteti të caktuar, apo si individë të pavarur, e kemi mundësinë që të jemi në qendër të sistemit tonë ekonomik. Hapat praktikë që ne duhet të ndërmarrim, për të përmirësuar moralin politik dhe ligjshmërinë e një shoqërie të lirë dhe demokratike, ka gjasa të përmirësojnë prodhimin dhe të shpejtojnë rritjen nëpërmjet inovacionit dhe krijimit.

Por që të mos i lemë këto mundësi të na kalojnë ne duhet të zgjohemi nga gjumi. Nuk duhet të bëjmë hapa në drejtim të gabuar vetëm sepse udhëhiqemi nga interesa politike dhe nga interesa biznesi. Nuk duhet të udhëhiqemi nga argumente që janë të financuara nga të fuqishmit dhe që e tendosin ligjin si-pas qejfit edhe pse ai është i shkruar për një kohë tjetër, apo që ishin të për-

73Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 74: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

shtatshme për një lloj tjetër ekonomie. Kërkesat janë megjithatë shumë të larta dhe ne duhet të përdorim arsyen tonë që u bënë fituesit e një sistemi ekonomik të shekullit të kaluar të mos jenë gjithmonë fitues.

Asnjë nuk e mohon se shikimi dhe krijimi i programit radioteleviziv sot nuk është ai që ka qenë. Ai ndryshon edhe pa dëshirën tonë dhe na imponohet. Në fillimi erdhën zgjedhjet shumëkanalëshe dhe shumë programëshe; pastaj alter-nativat e shkarkimit të videove nëpërmjet Internetit, dhe së fundi, mundësia që secili të bëjë televizionin e tij.

Kamerat në cilësinë më të lartë HD mund t’i blesh në çdo dyqan të shitjeve të elektronikës dhe me çmime nga më të ndryshmet dhe të arsyeshme. Programe montazhi mund të shkarkohen falas nga interneti. Çdo amator që dëshiron të bëjë një televizion, e ka mundësinë ta bëjë. Kjo i ka çuar më optimistët në mendimin se po jetojmë në kohën kur prodhimi dhe përmbajtja e medias nuk është më monopol i korporatave të medias. Pra qartësisht ne jemi në një nevojë që të vlerësojmë me kujdes kufirin midis gazetarisë profesioniste dhe amatore.

Zhvillimet e fundit na japin mundësi të shohim zgjerimin e kornizës për të kuptuar televizionin dhe radion e sotme. Teknikat e reja nuk duhet të na bëjnë të adaptohemi në gabime të reja , por t’i shfrytëzojmë në të mirë të profesionit tonë. Është e qartë se edhe politika dhe propaganda është sofistikuar bashkë më teknologjinë dhe mjetet e propagandës janë rritur për të krijuar perde më moderne. Tashmë qeveria dhe opozita kanë kaluar nga epoka e SMS në epokën e Twitter, Facebook, Youtube etj. Ata përpiqen të na e” bëjnë punën më të lehtë” duke na e sjellë materialin të gatshëm.

Eshtë në dorën tone t’i negociojmë nga pozita të tjera më të barabarta termat e drejtësisë dhe të lirisë sociale.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik74

Page 75: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Promovimi i pjesëmarrjes publike

“RTSH beson fuqishëm në rolin e qytetarëve në transmetimin publik”

Një element kyç i transmetimit publik është pjesëmarrja publike. RTSH do të inkurajojë fort pjesëmarrjen e publikut në të gjitha programet e saj dhe aktivitetet e tjera me një qëllim- të sjellë në qendër jetën e njerëzve dhe përmirësimin dhe demokratizimin e shoqërisë.

Në mungesë të testimit të drejtpërdrejtë të vlerës që kanë programet publike për dëgjuesit/shikuesit e tyre dhe duke presupozuar se ato do të duhet të mbahen në këmbë me paratë e taksapaguesve, vlen të zhvillohet një vrojtim statistikor rreth preferencave të shtetasve shqiptarë për pro-gramet që ata nuk i gjejnë dot në stacionet private dhe që do të dëshironin të transmetoheshin në Radio-Televizionin Publik.

Sepse nuk ka kuptim që paratë e taksapaguesve të përdoren për fi-nancimin e një kopjeje jo konkurruese të radiove dhe televizioneve private, ndërkohë që këto të fundit mund të ndiqen falas pothuaj në çdo cep të vendit.

Vrojtimi statistikor rreth programacionit të radiotelevizionit publik mund të zbulojë se sa interes ka publiku për emisionet rreth historisë kombëtare, gjeopolitikës së vendit e rajonit, kulturës shqiptare, sportit, zhvillimit të arsim-it, për tema të diasporës, të zhvillimit ekonomik, të përvojave të përparimit dhe emancipimit shoqëror, të jetës së përditshme të qytetarit, etj. Gjithashtu, vrojtimi mund të zbulojë se çfarë fraksioni të programacionit duhet të përbëjnë emisionet e lajmeve dhe debatet e karakterit politik.

Ky fakt përbën një argument të rëndësishëm se puna në drejtim të publikut duhet të ristrukturohet plotësisht duke i dhënë vendin dhe rolin që i takon. Në vijim po rendit disa ide që janë të realizueshme në praktikë.

75Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 76: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Audienca vjen e para! – Kjo është deviza dhe thelbi i filozofisë së Radio-Televizionit Publik Shqiptar. Një nga detyrat më të rëndësishme që Radio-televizionit Publik ia jep ligji është detyrimi për të ngritur dhe për të vërë në funksionim Këshillin e Audiencës, i cili punon në emër të shikuesve dhe dëgjuesve të RTSH dhe siguron cilësinë e prodhimit duke marrë parasysh interesin publik dhe nevojat publike. Këshilli do të ketë 15 anëtarë, të zg-jedhur nga KDRTSH-ja, mes anëtarëve të saj, gazetarëve ose punonjësve të tjerë të RTSH-së dhe të paktën dy të tretat prej tyre do të jenë përfaqësues të jashtëm të kategorive të ndryshme shoqërore. Në ushtrim të funksion-eve të veta, këshilli do të organizojë seanca dëgjimore në transmetime të drejtpërdrejta dhe të kërkojë nga RTSH-ja, për këtë qëllim, jo më pak se dy herë në vit vënien në dispozicion të të paktën një ore transmetimi, si në transmetimet e programit televiziv dhe në ato audio.

Këshilli Audiencës do të mbajë një Asamble të Përgjithshme të paktën një herë në vit. Në praktikë Këshilli Drejtues i RTSH, Drejtoria e Përg-jithshme dhe Bordi i Administrimit do të kenë komunikim periodik dhe ndërveprime me anëtarët e këshillit për të dëgjuar komentet e tyre dhe të ndajnë me ta idetë e programit.

1. Këshilli për shikuesit dhe dëgjuesit

2. Qytetarë gazetarë

Qytetarët gazetarë luajnë një rol të rëndësishëm në grumbullimin e la-jmeve dhe raportimit në Radiotelevizionin Publik. Në bashkëpunim me or-ganizata, si vendore dhe ndërkombëtare, RTSH do të organizojë trajnime dhe seminare për qytetarët në rajone të ndryshme të Shqipërisë për tra-jnimin e tyre mbi bazat e gazetarisë. Më pas këta gazetarë qytetarë prodho-jnë historitë e tyre, mbulojnë çdo gjë nga rrugët e tyre të jetës në mjedisin, çështjet kulturore dhe problemet në komunitetet e tyre.

Do të jenë ata që do të shkruajnë skenarin e lajmit, do të filmojnë ngjar-jen dhe do të paraqesin tregime në stile dhe mjetet që ata të kenë mundësi t’i përdorin. RTSH do të ofrojë çdo ditë në një kohë të caktuar ndoshta pas lajmeve të mbrëmjes emisionin e quajtur “Qytetarët gazetarë.”

Nëpërmjet këtij emisioni qytetarë të zakonshëm do të flasin për autoritetet lokale, do të adresojnë ankesat e përgjegjshme mbi çështjet që ishin injoru-ar më parë. Disa nga raportet e tyre me raste kur ia vlejnë, do të zgjidhen dhe do të bëhen çështje kombëtare.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik76

Page 77: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

RTSH do të sigurojë mbështetje financiare për krijuesit e vegjël të pro-grameve radiotelevizive për të ndihmuar të zhvillojnë aftësitë e tyre të prodhimit dhe për të rritur potencialin e tyre. RTSH gjithashtu do të ofrojë kohë për programe të prodhuara nga prodhues të pavarur.

Qëllimi është për të krijuar një partneritet në mes të transmetuesit të parë publik në Shqipëri dhe prodhuesve të pavarur që do të çojë në krijim-tarinë më të madhe dhe risi në programet televizive.

3. Media sociale: Rrjeti miqtë e RTSH Pjesëmarrja e publikut nuk do të jetë e kufizuar vetëm për qytetarë-gaze-tarë dhe prodhues të pavarur. RTSH ka formuar edhe rrjetet sociale, me qëllim për të kërkuar mbështetje nga të gjithë sektorët e shoqërisë dhe për të mbledhur informacion thelbësor për përmirësimin e shërbimeve të saj. Këto rrjete do të shtohen, modernizohen dhe do të vihen mbi baza profe-sionale jo thjesht një faqe facebook-u.

Mediat sociale janë një realitet i ri

Tashmë një “like” mund të bëjë një mrekulli. Pas një “like” gjendet opor-tuniteti për të marrë feedback nga shikuesi apo publiku si edhe për të fituar një konsumator apo një shikues më shumë.

Rekomandimi i një miku është shumë herë më i fuqishëm se sa një reklamim. Thuhet që një shikues i lumtur shpreh eksperiencat e tij të mira në tre veta, ndërsa një shikues jo i lumtur i shpreh eksperiencat e tij neg-ative në dhjetë vetë. Sot, falë mediave sociale, shikuesit e lumtur dhe jo të lumtur mund t’i shprehin mendimet e tyre për shërbimin apo produktin e një kompanie mediatike ose një kompanie prodhuese në mijëra persona vetëm me disa klikime, ose duke shtypur butonin “like” si një aprovim vir-tual rreth një teme.

Falë mediave sociale njerëzit flasin për produktet më shumë se kurrë më parë dhe fjalët mund të shpërndahen shumë më shpejt.

Mediat sociale në të gjithë botën ju kanë dhënë shikuesve dhe dëgjuesve zërin më të fuqishëm që ata kanë pasur ndonjëherë. Njerëzit pëlqejnë të ndajnë ide me të tjerët dhe të ndjehen të lidhur me markat, organizatat, madje dhe qeveritë që gjithsecili pëlqen dhe beson.

77Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 78: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Çfarë mund të bëjnë dhe nuk mund të bëjnë mediat sociale?

Ka shumë mënyra për të dëgjuar çfarë thonë shikuesit tanë të mund-shëm dhe ata ekzistues online, për shembull nëpërmjet: Google alerts, kërkimeve në blogun e Twitter, kërkimeve në Facebook, kërkimeve në You-Tube, TweetBeep etj.

Është e rëndësishme të dimë çfarë të dhënash kërkojmë kur dëgjojmë, por edhe më e rëndësishme është të dimë çfarë do të bëjmë me ato të dhë-na. Të dimë çfarë është me rëndësi për shikuesit na ndihmon në planifi-kimin e ofertave më të mira, promocioneve dhe aktiviteteve të ndryshme për të nxitur më tej marrëdhëniet dhe programet.

Nëse shikuesit dhe dëgjuesit po flasin negativisht për ne është shumë urgjente që ne t’i zgjidhim problemet për të cilat po bisedohet në mënyrën më efektive të mundshme. Nëse njerëzit po kërkojnë diçka të re, duhet të zbulojmë një mënyrë për t’ua ofruar atë. Duke mos dëgjuar, ne lejojmë që reputacioni i institucionit të dëmtohet shumë sepse kur të mësojmë çfarë thonë njerëzit për ne do të jetë tepër vonë për t’u përgjigjur efektivisht dhe për të bërë ndryshimet e duhura.

Facebook, Twitter dhe Linkedin mbajnë një sasi jashtëzakonisht të mad-he të dhënash për mijëra, miliona njerëz. Prej profileve dhe komenteve të përdoruesve, ne mund të reklamojmë dhe të targetojmë grupe në mënyrë më efektive se më parë. Në Facebook p.sh., ne mund të targetojmë njerëzit bazuar në moshën, gjininë, edukimin, gjendjen sociale, interesat, pozi-cionin e punës dhe punëdhënësin e tyre.

Mediat sociale kanë bërë të mundur që ne të targetojmë saktësisht njerëzit të cilët janë publiku ynë i mundshëm dhe ata ekzistues. Njerëzit në thelb dëshirojnë që të përdorin mediat si formë relaksimi, të kënaqen dhe të kontaktojnë me të tjerët - ata nuk dëshirojnë të shqetësohen.

Me çdo mesazh që do të dërgojmë në rrjetet sociale do të duhet të pyes-im veten: A do e shikojë marrësi këtë mesazh si diçka me vlerë, apo do t’ju duket e mërzitshme dhe shpërqëndruese?

Të mos harrojmë, bota sot është shumë transparente dhe kjo ju detyron të jemi sa më të sinqertë dhe të hapur që në fillim të ndërtimit të platformës në mediat sociale.

Ne do t’i pyesim fansat rreth programeve dhe shërbimeve, rreth percep-timeve dhe sjelljeve të tyre, opinioneve, njohurive rreth konkurrentëve dhe për një numër të pafund temash të tjera.

Sa më shumë material me vlerë të ndajmë me fansat, aq më i madh do të jetë besimi dhe reputacioni që do të ndërtojmë në marrëdhënien me ata.

Ky lloj komunikimi përmes rrjeteve sociale, është një tendencë e re e përhapur i cili jo vetëm nuk do të neglizhohet, por do të studiohet me kuj-des për t’u bërë një armë e fortë në punën tonë.

Media sociale na ndihmon në planifikimin e ofertave më të mira, promocioneve dhe aktiviteteve të ndryshme për të nxitur më tej marrëdhëniet dhe programet

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik78

Page 79: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Fillimisht, analistët parashikuan se rritja e përdorimit të internetit do të ulte sasinë e kohës që njerëzit shpenzonin duke ndjekur programet tele-vizive. Por ndodhi e kundërta. Interneti dhe mediat sociale e kanë rritur fuqinë e televizionit

-Është shumë më lehtë të mbledhësh vlerësimin e audiencës për programet. Për shembull, kompanitë e interesuara për reklamë mund të krahasojnë numrin mesatar të ndjekësve në Facebook, YouTube dhe Twitter për të parë nëse një program televiziv është popullor apo jo. Shumë nga sondazhet e audiencës mund të bëhen Online.

-Streaming e programeve ne Youtube ose në platforma të tjera të publikimit të videos do të thotë se njerëzit nuk do ta humbasin pa parë një program televiziv vetëm sepse nuk u ka premtuar koha në momentin e transmetimit.

-Twitter e ka ndryshuar televizionin gjithashtu. Edhe pse nuk është i përhapur aq sa Facebook, por megjithatë i ka 200 milion përdorues. Rrjetet televizive janë duke përfituar nga ky treg i madh duke u angazhuar me ndjekësit e tyre. Në shumë ekrane sot vendosjet shenja thurje # e Twitter ( hashtag) kështu që ndjekësit lehtësisht mund të hyjnë në Twitter dhe të gjejnë dhe të marrin pjesë në diskutimet rreth një emisioni, programi, filmi etj.

-Facebook ofron informata shtesë për ndjekësit. Shumë nga programet televizive kanë faqet e tyre në internet ku ndjekësit mund të lexojnë më tepër hollësi apo kuriozitete rreth programit, mund të mësojnë prapaskenën e programeve po jetën e aktorëve.

-Reklamat në youtube gjejnë një përhapje të madhe. Televizioni ka pasur gjithmonë reklama, por mediat sociale dhe interneti e kanë ndryshuar mënyrën se si ato po përhapen. Kompanitë janë duke u përpjekur gjithmonë për të dalë me reklama që do të kthehet në një video që shpërndahet nga shumë njerëz në YouTube.

Një tjetër tendencë është përgatitja e reklamave që ftojnë shikuesit për t’u lidhur me to në rrjetet sociale. Qëllimi i reklamave nuk është më vetëm

79Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 80: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Krijimtaria do të përcaktojë strukturën organizative

Më poshtë do të jap disa mendime dhe ide se cili është mendimi im për ristrukturimin organizativ të Radiotelevizionit Publik.

Në skicë idenë e mëposhtme paraqitet një strukturë e re e institucionit i cili duhet të orientohet nga krijimi dhe jo nga natyra e programit në radio apo në televizion. Bashkimi i forcave krijuese do të japë shumë më tepër mundësi për cilësi të reja, ndërsa puna administrative e radios dhe tele-vizionit të kalojnë në një rol më dytësor.

E theksoj edhe njëherë që ristrukturimi i radiotelevizionit nuk është një punë e lehtë dhe as punë e një njeriu.

Ristrukturimi organizativ do të kërkojë një studim të plotë të çdo roli dhe çdo mjeti, çdo ambienti dhe çdo mundësie, çdo avantazhi dhe çdo dis-avantazhi.

Puna për ristrukturimin organizativ do të fillojë që minutën e parë të punës sime si drejtor, sepse ajo do të kërkojë vendimmarrjen tuaj si anëtarë të Këshillit Drejtues. Përcaktimi i strukturës së re, siç e kam quajtur edhe në faqe të tjera të këtij dokumenti, do të jetë një operacion i sikletshëm dhe i kujdesshëm, sepse do të kryhet pa narkozë. Pra, do të kryhet në një kohë kur do të jemi në transmetim. Si çdo operacion që shoqërohet me dhimbje, do të jemi të kujdesshëm që dhimbjet të mos shkaktojnë trauma të pariparueshme.

Mendoj se puna për ristrukturimin e organizativ të institucionit duhet të orientohet duke patur parasysh katër elementet kryesore të veprimtarisë krijuese dhe transmetuese, të cilat për mendimin tim, janë: lajmet, pro-gramet, transmetimet dhe shërbimet mbështetëse.

për të reklamuar produktet. Ato shërbejnë për të krijuar një bazë tifozësh besnik në mediat sociale.

Siç mund ta shikoni, mediat sociale dhe interneti kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në televizion. Në përgjithësi, programet televizive duan të angazhohen me tifozët e tyre sa më shumë të jetë e mundur për të fituar një audiencë më besnike dhe kjo është bërë e mundur përmes mediave sociale.

Në dritën e lidhjes midis krijimtarisë dhe publikut, përpunimi i një strate-gjie përdorimi të rrjetit të mediave sociale është e rëndësishme:

• Ofron përmbajtjen për publikun për 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë.

• Përfshin krijimtarinë e programit por duke shtuar edhe kontributin e të tjerëve pjesëmarrës në rrjet.

• Nuk ka probleme me gjatësinë e programit. Mund të përdoren gjatësi të ndryshme të pa kufizuara nga minutazhi apo koha.

• Nuk ka kufij kohorë. Përmbajtja mund të përdoret edhe për krijimtarinë aktuale dhe për atë historike

• Kupton interesin e njerëzve për tematikat e ndryshme.

• Ndihmon të ndalosh një program nëse ai injorohet nga audienca

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik80

Page 81: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Skicë ide për strukturën e Radio Televizionit

81Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 82: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Siç edhe shihet nga skema e mësipërme administrata e Radios dhe Tele-vizionit do të kenë thjesht detyra koordinative dhe mund të jenë pjesë për-bërëse e drejtorisë se përgjithshme së bashku me sektorët e planifikimit, projekteve, menaxhimit të risqeve si dhe sektorit të strategjive profesionale dhe të zhvillimeve teknologjike apo të marrëdhënieve me publikun. Kjo është një temë që kërkon shumë studime dhe diskutime të cilat do të bëhen në terrenin konkret dhe me pjesëmarrjen e shumë aktorëve dhe ekspertëve të kualifikuar, duke studiuar çdo pozicion dhe nevojë, por unë mendoj se do të sjellë rritjen e rolit të forcave krijuese në drejtimin e këtij institucioni.

Për të bërë një strukturë të saktë të një stacioni radioteleviziv të madh si RTSH, nuk lejohen mendjelehtësitë pa studime. Ka dhjetëra dhe dhjetëra pozicione, njërës dhe shumë departamente. Në radio televizione të tilla si i yni ku do të kemi dy rrjete transmetimesh puna e strukturës do të jetë edhe më tepër e komplikuar.

Në kapitujt e mëposhtëm do të gjeni mendime më të zgjeruara për ristrukturimin e RTSH por le të përmend shkarazi katër drejtimet kryesore:

a) Lajmet. Kjo do të përfshijë drejtuesit, spikerët, reporterët, gazetarët, redaktorët etj. Ky sektor do të jetë përgjegjës për të gjitha lajmet në radio televizion, si dhe problematikat kryesorë që lidhen me përgatitjen e emisioneve të lajmeve. Në përpunimin e strategjisë së punës do të bëhet qartë dallimi midis lajmeve dhe emisionit të lajmeve.

b) Programet. Kjo do të përshijë sektorë të gjerë të krijimit në radiotelevizion, duke filluar nga spektaklet, emisionet muzikore, konkurse, filma, dokumentarë dhe serialë . Organizon punën me projekte dhe koordinon prodhimin e brendshëm dhe bashkëprodhimin. Pjesë e programeve është edhe arkivi, orkestra simfonike, si dhe redaksitë e ndryshme.

c) Transmetimet. Kjo do të jetë e përgjegjëse për dy drejtime të mëdha të punës: Së pari, transmetimet e programeve dhe lajmeve të radiotelevizionit shqiptar dhe stacioneve vartëse, së dyti, transmetimet e rrjetit të dytë të radio televizioneve lokale. Gjithashtu do jetë përgjegjës për transmetimet në katër platforma siç janë : Tokësor, Satelitor, Web dhe IPTV.

d) Shërbimet. Kjo do të përfshijë shërbimin e financës dhe burimeve njerëzore. Gjithashtu do të përfshirë sektorin e reklamës, sektorin e mirëmbajtjes teknike dhe të ambienteve. pjesë të sektorit do të jenë Akademia e RTSH, kurset e trajnimit, blerjet dhe shitjet, inventarët dhe problemet ligjore etj.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik82

Page 83: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Me anën e emisionit të lajmeve radio dhe televizioni plotësojnë një nga qëllimet kryesore që ia përcakton ligji: atë të informimit.Por pikërisht këtu qëndron edhe thembra e Akilit e televizionit dhe radios: mbizotërimi i propagandës ndaj informimit të paanshëm.Anësia dhe mungesa e gazetarisë në emisionin e lajmeve ka qenë dhe është sëmundja kryesore e Radiotelevizionit Publik.

Lajmet

Duhet ta pranojmë se, ligji “Mbi Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, por edhe ligje të tjera kushtetuese, pavarësisht se sanksionojnë shtypin dhe median e lirë, paanësinë editoriale, nuk garantojnë zbatimin e tij. Nuk ka mekanizma kontrolli të plotë dhe përsëri i jepet mundësi sub-jektivitetit. Ndaj Radiotelevizionit Publik dhe drejtuesve të tij kërkohet in-tegritet dhe ndershmëri. Këto kërkohen edhe ndaj gazetarëve si edhe ndaj anëtarëve të Këshillit Drejtues.

83Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 84: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Por shprehjet standarde dhe deklarative konform ligjit nuk e realizojnë qëllimin e pavarësisë dhe paanësisë.

Mendoj se praktikën e paanësisë dhe pavarësisë do ta realizojë sistemi i rregullave teknike dhe profesionale që duhet të ngremë në zbatim të ligjit dhe të standardeve editoriale të RTSH, të cilat i kam trajtuar në kapitullin e parë të kësaj platforme. Menjëherë do të hartojmë Kodin Profesional të lajmeve në Radio dhe Televizion, ku do të përcaktojmë rregullat strikte të bërjes së lajmit, të cilat nuk do të mundë t’i shkelë dot askush.

Dhoma e lajmeve e integruar 

 Koncepti bashkëkohor për lajmet dhe informacionin lidhet ngushtësisht me zhvillimet e fundit teknologjike që e kanë bërë më të lehtë dhe njëkohë-sisht më sfiduese punën e gazetarëve dhe redaktorëve.

Sot në median perëndimore aplikohet dhoma e integruar e lajmeve, që do të thotë se dhoma qendrore merr informacionin, e përpunon dhe e bën të gatshëm për t’u transmetuar në disa platforma, në:

Për të tërhequr shikues dhe përdorues ka vetëm një fjalë:

cilësi!

1. Televizion

2. Web site

 Koha kur njerëzit ulen për të parë edicionin qendror të lajmeve në orën 20:00 ka përfunduar. Sot konsumatori e merr lajmin jo kur do transmetuesi publik, por kur të dojë, ku të dojë dhe si ta dojë konsumatori - mund ta shohë lajmin direkt, në televizion, website live apo youtube, por mund ta shohë edhe më vonë në facebook, google + etj.

Sot fjala kyçe është“interaktiviteti”/ndërveprimi. Konsumatori sot e ka mundësinë të reagojë në kohë reale ndaj lajmit të servirur.

Për të tërhequr shikues dhe përdorues ka vetëm një fjalë: cilësi!

Por para se të mbërrijmë tek dhoma e lajmeve e integruar dhe tek gaze-tari universal që përdor vetë kompjuterin, kamerën, telefonin e mençur, redakton vetë materialin e tij – sfida e RTSH-së në fushën e informacionit është shkundja nga realiteti vjetër në të cilin gjendet aktualisht.

RTSH dhe nevoja që qytetarët të kuptojnë se duhet të vetëqeverisin

Me ndikimin e gjerë dhe të drejtpërdrejtë mbi opinionin publik, gazetaria televizive dhe sidomos ana e saj e informacionit, nuk mund të udhëhiqet vetëm nga shtysat ekonomike dhe përfitimet e interesave të palëve ekono-mike. Në një farë mënyre ajo duhet të shihet si detyrë e shenjtë që kryhet me vetëdijen se mjetet e fuqishme të komunikimit u besohen për të mirën e përgjithshme.

3. Radio

4. Media sociale (facebook, Twetter, Youtube, google plus, instagram, etj.…)

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik84

Page 85: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Dho

ma

e la

jmev

e në

gaz

etar

inë

e so

tme

Radi

o Te

levi

zive

85Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 86: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

“Ndërkaq, shfaqja e “produktit” të ri mediatik, reklamës informative+ opinionin e sponsorizuar, ka sjellë shkatërrimin e kufirit tradicional mes reklamës dhe opinionit. Nëse gjykojmë pak më thellë, kjo lloj sjelljeje shfaqet si një teknikë më e sofistikuar e realitetit të pushtetit kundrejt lir-isë së gazetarisë. Sipas opinionistit të Business Week, Mike France, ndry-shimi thelbësor në mënyrën se si media fiton para ka mundësi të ndryshojë mënyrën se si mbulohen lajmet nga ana mediatike. Sa më shumë shtypi të përfshihet në biznesin e shitjes së produkteve, aq më e vështirë do të jetë të kritikohen këto produkte, dhe kompanitë të cilat i prodhojnë ato. Tregtia elektronike do t’i shtyjë gazetarët të bëhen miq me ata që bëjnë reklamë në mënyra të cilat nuk i kanë menduar më parë.”

Nga gazetaria protokollare tek gazetaria publikut

Nëse shikojmë një edicion lajmesh në televizionin publik në rastin e një feste fetare, në rastin konkret dita e Ashures, rradha e lajmeve prej vitesh për të mos thënë dekadash është si më poshtë:

Lajmi i parë për aktivitetin e Presidentit

Lajmi i dytë për aktivitetin e Kryetarit të Kuvendit

Lajmi i tretë për aktivitetin e Kryeministrit

Lajmi i katërt, aktiviteti i ministrit të linjës

Lajmi i pestë, aktiviteti i liderit të opozitës

Lajmi i gjashtë, urimi që bën komuniteti

Lajmi i shtatë, si festohet në rrethe festa...

Lajmi i tetë, festa në botë...

  Në kushtet e një gjykimi profesional editorial, e gjithë dita mund të ishte një kronikë 1–2 minuta ku në qendër të ishte një familje që feston apo urimet që i bëjnë besimtarët njëri–tjetrit.

E njëjta renditje është edhe kur vendin tonë e viziton p.sh. Ministri i Jashtëm i Rumanisë.

Kjo është gazetaria protokollare e cila nuk ka asnjë lidhje me atë që quhet gazetari e publikut.

Gazetari e publikut do të thotë që gjykimi editorial t’i nënshtrohet py-etjes: çfarë i intereson publikut?

Televizioni publik duhet ta kalojë sa më shpejt këtë sfidë duke i dhënë fund praktikës protokollare të lajmeve të tipit: “Filani u takua me filanin apo X tha këtë dhe Y – ju përgjigj me atë.

Largimi nga kjo praktikë që ka qenë shumë e dashur për botën arabe (edhe ajo është larguar nga këto “lajme”) është i thjeshtë për t’u realizuar. Në këtë rast transmetuesi publik do të shërbente si model edhe për opera-torët privatë që ndjekin kryesisht këtë model. Sfida e vërtetë e transmetuesit publik është dhënia e lajmeve objektive, profesionale dhe të balancuara!

Lajmi ka një kriter gjeografik. Aktualisht kjo gjeografi përmblidhet nga

Sa më shumë shtypi të përfshihet në biznesin e shitjes së produkteve, aq më e vështirë do të jetë të kritikohen këto produkte, dhe kompanitë të cilat i prodhojnë ato.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik86

Page 87: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

sheshi Skënderbej deri tek hotel Sheraton. Pra, një gjysmë rrethi me rreze 1. 5 kilometra. Ndërkohë transmetuesi publik duhet të mbulojë shumë më shumë se 28 mijë kilometra katrorë të Shqipërisë.

Gazetaria protokollare, edhe nëse e quajmë gazetari, ka vetinë e një jete bosh, të mos e vrasë mendjen për faktin, por të flasë me fraza shabllon, gjithmonë për të qenë brenda.

Në rastin e festës në fjalë, të gjithë flasin me fraza propagandistike për festën, dashurinë, harmoninë, motin etj. dhe nuk e kanë idenë se çfarë është apo çfarë nuk është një ditë e caktuar.

Axhendat e politikës/institucioneve/ofj-ve përballë axhendës së publikut.

 Nëse “skanon” një edicion çfarëdo lajmesh, të çfarëdolloj periudhe të 5 apo 10 viteve të fundit, do të shohim se gjithçka është prodhuar brenda sal-lave, salla kuvendit, salla kryeministrisë, selitë e partive, hotelet ku bëhen seminare, apo zyra OJF-sh. Edicioni i lajmeve diktohet nga axhenda ditore (shpesh e improvizuar) e politikës dhe institucioneve. Kjo ndodh aq rën-dom saqë pyetja normale është: si është e mundur që në një dhomë lajmesh me 30 gazetarë – të mos ketë asnjë lajm të prodhuar nga gazetarët, por kryesisht është puna e kameramanëve dhe teksti i zëdhënësve të shtypit.

Kjo gjendje duhet të ndryshojë dhe ndryshon brenda 24 orësh! Nuk kërkon investime dhe teknologji të re për t’i thënë ndal marrëzisë ku poli-tikani bëhet reporter ndërsa reporteri është kthyer në “mikrofon shëtitës”.

Në kushtet e një konkurrence të fortë në praninë e 5 stacioneve me la-jme 24 orë dhe dhjetëra operatorëve privatë, lajmet e transmetuesit publik konkurrojnë jo vetëm me përmbajtjen (Çfarë ka ndodhur...?), por me kon-tekst (sfondi i ngjarjes. Përgjigja e pyetjes: Pse?)... 

Shoqëria dhe gazetari i RTSH

Shoqëria pret që gazetarët dhe qytetarët të kuptojnë rolin e tyre, edhe pse rrallë është artikuluar qartë. Kjo mungesë qartësie si për gazetarët dhe për qytetarët e ka dobësuar gazetarinë dhe po dobëson edhe shoqërinë demokratike. Nëse nuk jemi në gjendje ta thithim dhe ta përvetësojmë te-orinë e një shtypi të lirë, gazetarët rrezikojnë të mbeten të pafuqi gjatë gjithë jetës dhe do të përjetojnë zhdukjen e profesionit të tyre. Në këtë pikëpamje, kriza e kulturës dhe e gazetarisë sonë është një krizë ekzistence.

Parimi i parë i gazetarisë është se ajo ka si qëllim t’u japë njerëzve in-formacionet e nevojshme me qëllim që të jenë të lirë dhe të vetëqeverisen.

Për të përmbushur këtë detyrë:

• Detyrimi i parë është kundrejt së vërtetës;

• Pikësëpari duhet të tregohemi të çiltër ndaj qytetarëve;

• Thelbi i saj është rregulli i verifikimit;

• Kush e ushtron atë duhet të ruajë pavarësinë nga subjektet e përfshirë;

87Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 88: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

• Duhet të luajë rolin e vëzhguesit të pavarur ndaj pushtetit.

• Duhet të ngrejë një forum për kritikat e publikut dhe të kryejë ndërm-jetësimin.

• Duhet të synojë të bëjë interesante dhe t’u japë peshë gjërave kuptim-plote.

• Duhet të japë informacionet e plota dhe në përpjesëtimet e duhura.

• Kush e ushtron këtë profesion duhet ta bëjë sipas ndërgjegjes së vet.

Kjo nuk është hera e parë që mënyra e trajtimit të informacionit kalon në një fazë tranzitore. Diçka e tillë ndodh gjithmonë në periudha trans-formimesh sociale, ekonomike dhe teknologjike. Tani kjo po ndodh me hyrjen e internetit dhe të teknologjisë dixhitale. Por këtë radhë konflikti mund të jetë edhe më dramatik. Për herë të parë në historinë tonë, infor-macioni përherë e më shumë po prodhohet nga shoqëri jashtë botës së gazetarisë dhe ky organizim i ri ekonomik ka peshën e vet. Gjendemi për-para mundësisë që informacioni i pavarur dhe i drejtë të zëvendësohet prej afarizmit të kamufluar si informacion. Një diçka e tillë po ndodh çdo ditë dhe nuk është e tepërt të themi me plot gojën atë që e shohim qartë të gjithë dhe gjithë ditën në diell: a po e humbasim shtypin e lirë si informacion të pavarur?

Orientimi i strukturës organizative të

sektorit të lajmeveNë ambientin me shumë kanale dhe me shumë platforma emisionet e la-jmeve në radio dhe në televizion duhet të strukturohen më ndryshe se sa janë parë deri më tani. Në ndërtimin e kanaleve të reja të paketës dixhitale të Radiotelevizionit Publik, një prej kanaleve propozoj që të jetë një kanal i dedikuar lajmesh. Kjo do të bëjë që Radiotelevizioni të jetë i shpejtë dhe operativ në ndjekjen e lajmit të fundit si dhe do të ketë mundësi të vërë në eficencë rrjetin e stacioneve lokale, si edhe të riorganizojë rrjetin e korre-spodentëve në rrethe, apo edhe të korrespodentëve në disa qendra rajonale dhe evropiane siç është p.sh. Beogradi, Prishtina, Shkupi, Athina, Roma dhe Brukseli.

Gjithashtu, në funksion të këtij rrjeti, do të jetë edhe kanali i detyruar me ligj i dedikuar për jashtë territorit që tani njihet me emrin Programi Satelitor. Një pjesë e mirë e popullsisë së Shqipërisë ndodhet jashtë kufijve shtetërorë, gjë që na detyron që sfera e lajmeve të përqendrohet edhe tek ta.

Pjesë e punës të sektorit të lajmeve do të jetë edhe pasqyrimi i veprimtarive parlamentare dhe politike në vend, debati politik, ekonomik dhe social, si edhe përgatitja e emisioneve kryesore apo shkurt të lajmeve në radio dhe televizion sipas ndarjeve kohore përkatëse.

Këto emisione do të konceptohen si emisione tematike, analitike informuese, duke shmangur përsëritjen e informacionit që publiku ka marrë gjithë ditën nëpërmjet një rrjeti të panumërt informacioni në radio, televizion, internet, gazeta që ekziston në Shqipëri.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik88

Page 89: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Sektorin e lajmeve e përbëjnë një grup gazetarësh të cilët duke respektuar standartet editoriale të përcaktuara qartë, administrojnë dhe vendosin se kur dhe ku do të mbulojnë evente të ndryshme që ata mendojnë se kanë interes publik për t’i transmetuar. Pa dyshin që sektori i lajmeve mbetet zemra e radiotelevizionit sepse ka të bëjë pikërisht me integritetin dhe reputacionin e tij. Ngjarjet që ata trajtojnë mund të jenë që nga ngjarjet e mëdha politike dhe deri tek ngjarjet e mëdha sportive, debati politik, jeta sociale, jeta e zakonshme, kronika dhe raportet e ligjit me rendin dhe lirinë.

Në detyrën e mbulimit të lajmeve dhe përgatitjes së emisionit të lajmeve marrin pjesë shumë persona që do të kenë role të ndara, por që në fund të fundit që do të jenë vendimmarrës dhe njerëz me gjykime të mprehta e të shpejta, njohës të mirë të ligjit. Si drejtori i lajmeve, redaktorët dhe kryeredaktorët, reporterët apo dhe spikerët do të duhet të kenë detyra të ndara dhe të mirë përcaktuara.

89Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 90: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Ligji ka disa përcaktime specifike për radiotelevizionin publik shqiptar në drejtim të përgatitjes së programeve. Qëllimi është prodhimi i programeve cilësore artistike, politike, sociale, shkencore etj. me qëllim argëtimin, informimin dhe edukimin e shikuesve.

Sipas ligjit që rregullon veprimtarinë e këtij institucioni qëllimet kryesore të veprimtarisë së RTSH-së janë:

a) t’i përgjigjet interesave, kërkesave dhe shqetësimeve të të gjithë popullatës, të mbajë parasysh nevojën për mirëkuptim dhe paqe në Republikën e Shqipërisë e më gjerë, të sigurojë që programet e veta të pasqyrojnë elementet e ndryshme njerëzore dhe kulturore dhe t’i kushtojë vëmendje të veçantë elementeve dalluese të kulturës dhe gjuhës shqipe;

b) të mbështesë vlerat njerëzore dhe demokratike, të mbrojtura nga Kushtetuta, në veçanti të drejtën e shprehjes dhe informimit;

c) të mbajë parasysh nevojën e informimit të publikut dhe kuptimit nga ana e tij të vlerave dhe traditave të vendeve të tjera, në veçanti ato evropiane;

ç) të sigurojë një gamë të plotë të programeve në gjuhën shqipe, që pasqyrojnë larminë kulturore, argëtojnë, informojnë dhe edukojnë publikun, sigurojnë mbulimin e pasqyrimit të veprimtarive sportive, fetare e kulturore dhe plotësojnë pritshmëritë e publikut në përgjithësi, si dhe të individëve, që i përkasin pakicave shoqërore, duke respektuar në çdo rast dinjitetin njerëzor;

Programet

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik90

Page 91: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

d) të sigurojë programe me lajme dhe çështje aktuale, në vend dhe jashtë, përfshirë mbulimin e veprimtarive parlamentare;

dh) të ndihmojë dhe të lehtësojë shprehjen e kulturës bashkëkohore dhe nxitjen e risive dhe eksperimentimit në fushën e transmetimeve.”

Në zbatim të tyre temat kryesore të programeve radiotelevizive do të jenë:

• Art dhe kulturë

• Rendi dhe ligji

• Natyra dhe ambienti

• Minoritetet dhe pakicat

• Familja dhe shoqëria

• Shëndeti dhe kujdesi për të

• Emigracioni

• Rajoni dhe bota

• Politika dhe qeverisja

• Liritë dhe të drejtat

• Fëmijët dhe të rinjtë

• Sporti

Gjinitë dhe mënyrat e trajtimit të këtyre tematikave, por edhe të tjera që nuk po përmenden këtu, janë të ndryshme dhe të larmishme.

Ato do t’i shërbejnë në mënyrë të dyanshme si prodhimit të një produkti radioteleviziv, ashtu edhe pjesëmarrjes së publikut si aktor dhe spektator në realizimin e spektakleve, festivaleve, koncerteve, bisedave, veprimtarive, konkurseve, filmave, dokumentarëve etj.

Për programet në RTSH do të përgjigjet dega e programeve.

Duke patur parasysh se radiotelevizioni funksionon me prodhime të vetat, bashkëprodhime dhe me studio që nuk janë pjesë e sistemit të RTSH, puna në grup e planifikuar dhe e studiuar merr një rëndësi të dorës së parë. Programet që do vendosen të prodhohen, spektaklet, festivalet, filmat, serialet, dokumentaret, konkurset, lojërat, debatet, bisedat, reportazhet gjithçka, prodhime të brendshme dhe bashkëpronësi, apo produksione të studiove të jashtme do të kalojnë në të njëjtën rutinë rigoroze rregullash diskutimi, vlerësimi dhe miratimi të projekteve. Më poshtë unë po jap një skicë ide të ndërtimit të sektorit të programeve, duke theksuar se gjithmonë propozimi përfundimtar do të dalë nga studimi i hollësishëm me pjesëmarrjen e shumë njerëzve.

91Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 92: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Skicë ide për sektorin e programeve

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik92

Page 93: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Grup moshat që përfshihen në këto dy kategori janë shumë të gjera nga 3 apo 4 vjeç deri në 15 vjeç si dhe prindërit e tyre 28-45 vjeç. Madje është vërtetuar dhe një brez i tretë - gjyshet (60-75 vjeç).

Kjo shtrirje e gjerë shikueshmërie në këto grup mosha, ka gjetur shumë interes në tregjet e biznesit që janë të interesuara për publicitetin që duhet t’u transmetohet kategorive të mësipërme të cilët janë dhe konsumatorët e pjesës më të madhe të produkteve që bizneset tregtojnë.

Kjo “uri” e madhe për transmetime, ku fëmijët janë personazhe, ka sugjeruar këto vitet e fundit që oraret “prime time” të pushtohen dhe nga fëmijët.

Nga kjo kërkesë e viteve të fundit ideatorët më të rëndësishëm të formateve televizive si “ENDEMOL” etj., kanë ideuar formate ku fëmijët interpretojnë repertor për të rritur ose këndojnë me artistët –yje apo marrin pjesë në “GARA” të ndryshme televizive. Këto kombinime po tërheqin audienca të mëdha dhe shumë publicitet. Madje pas vitit 2002, janë hapur shumë kanale të reja vetëm për transmetime televizive për fëmijë, duke e etiketuar tregun televiziv për fëmijë si “trendin” e mileniumit të ri.

Veç misionit themelor edukativ, veçanërisht për fëmijët, dhe qasjes së hapësirave të bollshme për këtë brez, në ditët e sotme një televizion publik, nisur edhe nga analiza e “tregut” botëror televiziv, duhet t’i kushtojë prioritet, transmetimeve televizive për fëmijë. Për këtë arsye sugjeroj një platformë shumë të plotësuar që do të shtrihet në rrjetin e transmetimeve të RTSH.

Strategji e veçantë për programet e fëmijëve

Programet për fëmijë, sot po klasifikohen nga monitoruesit e mediave televizive botërore si transmetimet me “më shumë shikueshmëri” e për rrjedhojë dhe me shumë interes për hapësira publicitare. Kjo për arsyen e vetme pasi këto programe absolutisht përfshijnë 2 kategori shikuesish: fëmijët dhe prindërit.

93Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 94: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Transmetimet për fëmijë duhet të strukturohen në këto grupime ku secilit mund t’i dedikohet një kanal më vete:

1. Programe për fëmijë

- Emisione

- Spektakle

- Konkurse

- Koncerte

- Muzikë

2. Arte

- Arte interaktive

- Artistët

- JU Art (arti i vetë fëmijëve)

3. Kinema:

-Kinoteka (a, b, c……zh)

-Evente kinematografike për fëmijë

-Filmat e rinj

-Filma të animuar

5. Libri

- Autorë

- Libra të rinj

- JU Autor (Si të shkruajnë fëmijët …)

6. Të ndryshme (“extra”)

- Dokumentarë

- Sport

- Histori

- Shkenca

- Arkivi i televizionit për fëmijë

- Planeti im

Propozim ide për programet e fëmijëve

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik94

Page 95: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Mendoj se programet televizive për fëmijë, në rrjetin televiziv të TVSH duhet të jenë shumë të pasur. Këto transmetime mund të jenë pjesë e kana-leve të dedikuara dixhitale të paketës televizive të RTSH, por dhe të trans-metohen në TVSH dhe TVSH 1, Radio Tirana 1 dhe 2, të selektuara dhe sipas kërkesës së Programacionit të RTSH.

-Programet për fëmijë (Emisione, Spektakle, Konkurse, Koncerte) në përqindjen më të madhe duhet të jenë produksione dhe bashkë produksione të TVSH, ndërsa rubrika MUZIKE- blerje, pasi ajo do i referohet produksioneve të reja muzikore ndërkombëtare për kategorinë JUNIOR.

filmi dokumentar dhe artistik televiziv

Rikrijimi i sektorit të prodhimit të filmit dokumentar dhe atij artistik është një detyrim që e përcakton ligji mbi të cilin organizohet dhe funksionon RTSH. Vetë krijimi i kësaj drejtorie apo redaksie do t’i shërbejë më mirë funksionit që është përcaktuar për këtë televizion. Si filmat dokumentarë dhe ata artistikë kanë për qëllim t’i drejtohen një publiku sa më të gjerë, të sjellin tek ai vlera artistike dhe edukative, të cilat janë kërkesë e kohës dhe nuk përcaktohen nga shijet dhe preferencat e përkohshme të individëve të caktuar.

Veç vlerave edukative, impaktit të gjerë në një publik të shumëllojshëm, filmat do të rrisin edhe shikueshmërinë dhe interesimin për vetë televizionin në fjalë, sepse do t’i drejtohen një publiku sa më të gjerë.

Duke patur një sektor të tillë prodhimi vlerash artistike, do të jenë më të fokusuara dhe mirë menaxhuara ato probleme që vërtet shqetësojnë publikun e gjerë në një periudhë të caktuar, duke revokuar të kaluarën, duke trajtuar aktualitetin me problematikat e tij dhe duke hedhur një vështrim dhe në atë që e shqetëson këtë publik për të ardhmen e tij. Të gjitha këto do të përçoheshin më mirë duke patur një nivel të kënaqshëm artistik dhe duke mbartur vlera didaktike edukative.

Krijimi dhe struktura e redaksisë së filmit dokumentar dhe atij artistik

Duke patur parasysh organizimin dhe strukturimin e sotëm të sektorit të prodhimit të filmit dokumentar (me metrazh të shkurtër dhe të mesëm si dhe të cikleve televizive) dhe të serialeve artistikë televizivë, është e nevojshme që të bëhet një riorganizim dhe ristrukturim i parë nga një këndvështrim i ri.

95Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 96: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Praktika e deritanishme ka funksionuar pa një planifikim të mirëfilltë dhe pa një fond të mirë përcaktuar për të vënë në funksionim efiçent këtë sektor kaq të rëndësishëm për çdo media audiovizive.

Të vetmit që programohen dhe financohen kanë qenë të ashtuquajturit cikle, si p.sh. katër filma që u prodhuan për jubileun e 100-vjetorit të Pavarësisë. Që në vetvete nuk mund të quhen të tillë sepse nuk kishin një linjë lidhëse qoftë në koherencë ashtu edhe në hapësirë.

Një praktikë që duhet të përcaktohet sa më mirë dhe që ka për të qenë rezultative është ndarja përfundimtare e sektorit të prodhimit të kronikave me filmat e mirëfilltë dokumentarë. Dallimi i tyre nuk është vetëm në kohëzgjatjen standarde prej 26 dhe 52 minutash, por në vetë organizimin dhe parapërgatitjen e tyre. Ndaj pavarësisht nga kooperimi në mjete dhe njerëz, do të duhet të bëhet një ndarje që në redaksinë e përgatitjes të këtyre gjinive, që kurrsesi nuk mund të quhen të njëjta.

Një nga arsyet që këta dokumentarë dhe cikle kanë qenë në nivele nën mesataren nuk është vetëm subjektiv, mos gjetja e njerëzve të përshtatshëm, por edhe mënyra e shpërblimit të tyre, duke minimizuar apo shmangur plotësisht shpërblimin me honorare e punëve që kanë vlera artistike. Të mos themi që kjo praktikë ka bërë që gjeografia e shtrirjes së telereportazheve dhe filmave dokumentarë të ngelej vetëm në zonat urbane dhe mundësisht sa më pranë Tiranës.

Prodhimi i telereportazheve dhe i dokumentarëve duhet të ketë një bashkëpunim më efikas me sektorin e marketingut, për ta bërë dokumentarin dhe telereportazhin nga gjini që kanë vetëm kërkesa për fonde, të kthehen në fitimprurëse, duke prodhuar dhe bashkëpunuar me biznesin privat dhe duke krijuar simbioza efiçente me të. Në këtë drejtim është e mira të përfitohet nga praktika e televizioneve private. Megjithëse ky problem duket sikur i përket vetëm sektorit të marketingut, ai do t’i japë një frymëmarrje të re dhe do të sjellë oksigjen në sektorin e prodhimit të filmave.

Praktika e bashkëpunimit me sektorin e teknikës dhe të transportit mund të vazhdojë në të njëjtën mënyrë por duke rritur mobilitetin dhe varësinë e ndërthurur, për të qenë gjithnjë në gatishmëri, sidomos kur bëhet fjalë për prodhimin e telereportazheve që janë një produkt i cili kërkon aktualitet dhe nuk mund të bazohet në zvarritjet e prodhimit të zakonshëm të filmave.

Mobiliteti, bashkëpunimi janë gjithnjë mjete për të kursyer kohë dhe koha është gjithnjë fonde, minimizim shpenzimesh dhe abuzimesh. Për këtë është e nevojshme të rishikohen afatet e prodhimit, të cilët janë të vjetruar dhe nuk përputhen me mjetet e stome teknike të cilat mundësojnë lehtësimin e prodhimit dhe shkurtimin e afateve.

Përsa i përket serialeve televizivë, që janë fytyra dhe serioziteti i çdo televizioni, është e nevojshme që të krijohen struktura të reja për përzgjedhjen e tyre cilësore, duke filluar që nga faza fillestare e idesë, pastaj tek skenari letrar dhe ai regjisorial.

Përsa i përket serialeve televizivë, që janë fytyra dhe serioziteti i çdo televizioni, është e nevojshme që të krijohen struktura të reja për përzgjedhjen e tyre cilësore, duke filluar që nga faza fillestare e idesë, pastaj tek skenari letrar dhe ai regjisorial.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik96

Page 97: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Arkivi dixhital dhe prodhimi i filmave dhe dokumentarëve

Ripërdorimi i materialeve ekzistuese të arkivit për të krijuar prodhime të reja është një nga nevojat më të zakonshme të prodhuesve të programeve dhe filmave. Materialet e arkivit janë një element kryesor i dokumentarëve televizivë publikë.

Ruajtja sipas kushteve të duhura mbështet prodhimin me kosto efektive, duke siguruar që materialet të jenë në dispozicion dhe të arritshme kur është e nevojshme. Krijuesit e programit duhet të respektojnë rregullat e përdorimit të materialeve arkivore veçanërisht të drejtat e autorit.

Detyrat që lindin për reformimin e këtij sektori:

1. Ristrukturimi i sektorit të filmit dokumentar me metrazh të shkurtër e të mesëm.

2. Ndarja e sektorëve krijuese të tjerë nga ai i filmit dokumentar dhe artistik.

3. Planifikimi i saktë dhe me një fond të paracaktuar të filmave dokumentarë me metrazh të shkurtër dhe të mesëm që në fillimin e vitit financiar.

4. Prodhimi i cikleve të dokumentarëve do të bazohet jo në dëshirat e njerëzve, por në evenimente historike, ose tematikë problemore që i krijon ata vërtet si një kolanë të mirëfilltë.

5. Reformim i mënyrës së shpërblimit për grupet me anë të honorareve dhe dietave.

6. Rritja e mobilitetit të grupeve të xhirimit.

7. Bashkëpunim efikas me sektorin e marketingut dhe atë të financës duke përfituar sa më shumë nga eksperienca e televizioneve private, gjë që do ta kthente TVSH-në në një institucion relativisht produktiv.

8. Krijimin e strukturës së re më profesionale për përzgjedhjen e filmave serialë televizivë.

Sektori i filmit do të jetë një nga sektorët më të rëndësishëm të programeve televizive. Puna do të përqendrohet sidomos në prodhimin e serialeve me tematikë nga jeta e sotme dhe problemet e mprehta shoqërore, politike dhe ekonomike. Tema dhe subjekte të pafund ofrohen që mund të kthehen në seri të ndjekura, interesante dhe me përmbajtje të lartë shoqërore. Do të synohet kryesisht në krijimin e serive me kosto të ulët, jashtë skenave masive dhe të gjera, duke përdorur skenografi të kursyer dhe teknologji bashkëkohore.

Gjithashtu një fushë e jashtëzakonshme mundësish është edhe krijimi dhe prodhimi i dokumentarëve për nevojat e programit mësimor ku, fushë në të cilën mund të bashkohen forcat për financime me organet shtetërore që merren me arsimin dhe shkencën, duke patur synim përgatitjen e leksioneve të plota televizive dhe materiale ilustruese për procesin mësimor, me synimin e krijimit të një televizioni me cirkuit të mbyllur për nevojat e arsimit dhe me një program që shitet bashkë me librat.

97Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 98: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Programet për minoritetet dhe nga minoritetet -një vlerë e shtuar e rTsH

Ekzistenca e minoriteteve në Shqipëri është një realitet sa historik aq edhe aktual, i shfaqur në kujdesin e kultivuar në mentalitetin e shoqërisë shqiptare, me elemente diversiteti si pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. Ky realitet ka reflektuar një bashkëjetesë harmonike dhe tolerante, pa prezencën e konflikteve etnike, racore, apo fetare.

Aktualisht sot, në shumë tekste, apo edhe akte ndërkombëtare që trajto-jnë këtë fushë, nuk jepet ndonjë përkufizim i përgjithshëm i nocionit të minoritetit, ku mund të përfshiheshin të gjitha grupet e ndryshme mi-noritare. Megjithatë mungesa e këtij përkufizimi nuk ka penguar shtetet e ndryshme, sikurse edhe Shqipërinë të njohin kategori të caktuara mi-noritetesh, bazuar në tregues të natyrës objektive dhe subjektive të ko-muniteteve të caktuara në vend.

Kjo ekzistencë që, përtej çështjes juridike është një çështje fakti, është konkretizuar sot me njohjen nga shteti të dy lloje minoritetesh, minoriteteve etnike kombëtare ku përfshihet minoriteti grek, minoriteti maqedonas dhe minoriteti serbo-malazez, si dhe minoriteteve etno gjuhësore, ku përfshihen minoriteti Vllah dhe minoriteti Rom. Pavarësisht kësaj realiteti i shoqërisë sonë njeh “de facto” edhe disa komunitete të tjera, të ndryshme nga popullsia etnike shqiptare, siç janë komuniteti Boshnjak, komuniteti Egjiptian, apo edhe komuniteti Goren.

Njohja e minoriteteve nxjerr nevojën edhe të mbrojtjes së tyre, përmes afirmimit të një sërë të drejtash që u njihen posaçërisht atyre. Në këtë kuptim, trajtimi i minoriteteve referuar angazhimeve të shtetit shqiptar, pas viteve 90’ ka marrë dimensione të reja, me afirmimin e të drejtave të minoriteteve në Kushtetutë dhe në një sërë aktesh ndërkombëtare të fushës, të nënshkruara, apo ratifikuara nga vendi ynë, ku padyshim vend kryesor zë ratifikimi pa asnjë rezervë i Konventës Kuadër të Këshillit të Evropës “Për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare”.

Por pavarësisht parashikimeve ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare që janë në fuqi, të gjithë jemi të vetëdijshëm, që ka shumë për të bërë,

Një prej drejtimeve të punës së radiotelevizionit publik do të jetë pikërisht programi i posaçëm për minoritetet etnike dhe kulturore të Shqipërisë të cilat do të përbëjnë një pasuri të madhe për pasurimin e programit të RTSH me larmishmëri.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik98

Page 99: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

për të garantuar në praktikë, respektimin e të drejtave, integrimin dhe përfshirjen sociale, të pakicave që jetojnë në vendin tonë. Zbatimi i parimeve të qeverisjes së mirë, luan një rol jetik në përfshirjen e minoriteteve në shoqërinë tonë, por edhe në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre. Një prej drejtimeve të punës së radiotelevizionit publik do të jetë pikërisht programi i posaçëm për minoritetet etnike dhe kulturore të Shqipërisë të cilat do të përbëjnë një pasuri të madhe për pasurimin e programit të RTSH me larmishmëri.

Puna me minoritet do të përqendrohet në dy drejtime kryesore:

a) Trajtimi i problemeve social ekonomike, kulturore dhe politike të komuniteteve në programe të veçanta dhe të vazhdueshme të të gjitha kanaleve të transmetimeve në radio dhe televizion. Ndjekja në vazhdueshmëri e jetës së minoriteteve kombëtare dhe kulturore në programet informative.

b) Krijimtaria e vetë minoriteteve në gjuhët e tyre kombëtare, lajmet, këngët vallet, traditat dhe historinë.

Një studim i hollësishëm do të bëhet që programacioni i radios dhe tele-vizionit të mos bjerë në kuadrin e "getozimit" territorial të punës sonë në drejtim të komuniteteve. Bashkë me diversitetin kulturoro-etnik do të dalë në pah integrimi i kulturës së minoriteteve në mjedisin shqiptar.

RTSH do ketë strategji programesh për moshën e tretë

Ndikimi i imazhit që krijon media dhe sidomos televizioni është shumë më i fortë sesa imazhit që përcillet nga familja apo institucionet, ndaj edhe raporti i medias me çdo kategori sociale e problem social mund të sjellë ndikim shumë me të madh sesa vetë veprimet zyrtare të institucioneve të caktuara.

Rast tipik për radiotelevizionin dhe mundësi e pafund pune për të është raporti i saj me shtresat sociale më të rrezikuara, ku për shkak të problematikës së tranzicionit dhe sistemit tonë social, mosha e tretë zë një vend numerik të rëndësishëm. Në dallim nga brezat e rinj mosha e tretë nuk shihet nga media si objekt formimi, përkundrazi. Të rinjtë krijojnë identitete përmes presionit dhe modelit që ofron media, mosha e tretë e ka tashmë identitetin e krijuar dhe vetë media në përshtatje me këtë identitet, synon të përshtatet, sipas shijeve dhe kërkesave të kësaj moshe. RTSH e ka në detyrat e saj ligjore realizimin e programeve për kë shtresë por edhe trajtimin e problemeve të kësaj shtrese në emisionet me synim audienca të tjera.

99Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 100: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Masat për këtë qëllim përfshijnë:

a) Ndërmarrjen e nismave dhe mbarëvajtjen e fushatave efektive për ndërgjegjësimin e publikut me synim:

i) të ushqejnë të kuptuarit e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara;

ii) të përmirësojnë perceptimin pozitiv dhe një ndërgjegjësim më të madh shoqëror ndaj personave me aftësi të kufizuara;

iii) të promovojnë njohjen e aftësive, meritave, mundësive të personave me aftësi të kufizuara dhe kontributeve të tyre në ambientin (vendin) e punës dhe tregun e punës;

b) Të ushqejnë një mentalitet respekti për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në të gjitha nivelet e sistemit të edukimit, përfshirë të gjithë fëmijët që nga mosha e hershme.

Disa veprimtari konkretePersonat që nuk dëgjojnë

TVSH mund të shoqërojë emisionet informative kryesore me gjuhën e shenjave.

Personat e verbër

Personat e verbër janë mjaft të kufizuar nga marrja e informacionit në tele-vizion dhe në jetën e përditshme. RTSH mund të japë për ta një ndihmesë të jashtëzakonshme. Mund të shoqërohen me fjalë mjaft informacione të cilat janë thjeshtë vizuale, si p.sh.: koha, kursi i këmbimit, etj. Ndodh shpesh herë që edhe emisionet e tjera në momente të rëndësishme shoqërohen thjeshtë me pamje dhe për një apo disa fjalë personat e verbër mbeten jashtë televizionit.

Personat me probleme mendore dhe shërbimet ndaj tyre

Janë kategoria më e nëpërkëmbur. RTSH mund dhe duhet të fokusohet fuqishëm në çështjet e dinjitetit njerëzor për këtë grup, të drejtën e vendim-marrjes për ta nga ata apo mbështetësit e tyre dhe detyrimin e shoqërisë për trajtimin si qenie njerëzore.

d. Kategoritë e tjera si paraplegjikët dhe me dëmtime të tjera fizike.

Këta përbëjnë grupin më të madh të personave me dëmtime fizike përfshirë paratetraplegjikët, si kategoria më e rënduar dhe të dëmtuar të tjerë fizik, si dhe invalidët e punës. RTSH në kuadër të politikave të sensibilizimit për transportin mund t’i referohet rregullisht pasojave të aksidenteve duke i promovuar ato si pasoja të pakujdesisë.

Detyrimet kryesore të RTSH si një media publike, për Personat me Aftësi të Kufizuar

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik100

Page 101: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Orkestra simfonike e RTSH-së e filloi rrugëtimin e saj 50-vjeçar me koncertin e parë të dhënë në 25 gusht të vitit 1962, në Tiranë. Krijimi i kësaj tipologjie orkestrash është një traditë e re edhe në Evropë, e cila i përket 10-vjeçarëve të parë të shek. XX-të, traditë që lidhet me krijimin e institucioneve publike të radiove në Evropë e më gjerë, si p.sh: orkestra simfonike e Radio Berlinit është themeluar në tetor të vitit 1923, ajo e BBC-së dhe orkestra Cajkovski e Radio-Moskës në vitin 1930, e Rumanisë në vitin 1932 dhe ajo Radio-Francës në vitin 1937 etj. Parë në këtë prizëm, është një gjë shumë pozitive që institucioni ynë publik qendror i RTSH, administron në strukturën e vet një orkestër simfonike, sa kombëtare nga historia e krijimit, e po aq e ngjashme me simotrat e saj evropiane. Orkestrat e radiove ose radio televizioneve kudo në Evropë dhe më gjerë kanë funksionuar pothuajse me të njëjtat parametra: të kombinojnë me efikasitet të lartë raportin midis veprimtarisë koncertale, regjistrimeve dhe veprimtarive të edukimit përmes muzikës. Ato janë kudo nën kupolën e radio televizioneve, por janë indipendente, me drejtues e menaxherë muzikantë. Pavarësia e saj, brenda RTSH, do të zhvillonte shpirtin krijues, ashtu si p.sh., orkestrat e BBC-së dhe do të sillte të ardhura suplementare.

orkestra Simfonikee rTsH-së

101Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 102: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Orkestra Simfonike si orkestër filarmonie dhe strukturë e mëvetshme në përbërje të RTSH-së:

Duhet ripërcaktuar misioni dhe qëllimi i saj në kushtet e reja të vendit, ku, Shqipëria realisht do të jetë vend kandidat i Komunitetit Evropian. Po kësh-tu, kjo orkestër brenda RTSH-së, duhet të plotësojë standardet që kërkon institucionalizimi si institucion anëtar i EBU-së i RTSH-së. Për rolin e pazëvendësueshëm që ka, do të duhet të ripërmasohet në mision dhe në strukturë, fillimisht duke i njohur asaj një status më të lartë ligjor, i cili duhet të fillojë me emërtimin e saj si: Orkestra Kombëtare e Radio-Tele-vizionit dhe kjo gjë është plotësisht e mundur.

Për këtë, së pari nevojitet hartimi i një baze të re ligjore, e cila mund dhe duhet ta konsiderojë këtë orkestër si një institucion artistik të mëvetshme ,brenda Drejtorisë së Përgjithshme të RTSH-së, ashtu siç janë Radio-Tira-na dhe Televizioni Shqiptar. Krahas saj, nevojitet që nga ana e RTSH-së, të ndërmerret nisma ligjore për amendimin e ligjit nr.10352, dt. 18.11.2010 “Për artin dhe kulturën”, më konkretisht në Kreun e II, “Institucionet e artit dhe kulturës”, neni 5, “Ndarja e institucioneve të artit dhe kulturës”, pika 3, ku të shtohet dhe të njihet ligjërisht edhe “Orkestra Simfonike Kombëtare e RTSH-së” si institucion kombëtar i artit dhe kulturës.

Përcaktimi i hierarkisë muzikore në orkestrën simfonike dhe pasqyrimi i saj në tabelën e pagave: Për këtë kërkohet një listim i vlerave dhe cilësisë artistike të secilit prej pozicioneve në orkestër dhe i atyre të menaxhim-it artistik dhe teknik të saj. Kërkohet paraprakisht aprovimi i një “Moduli kriteresh artistike” për këtë qëllim. Pjesë e këtij ristrukturimi duhet të jetë gjithashtu edhe struktura e menaxhimit të saj, e cila duhet të njohë funk-sione të reja.

Krijimi i formacioneve të tjera muzikore në përbërje të OSRTSH-së: Për pas-jen e një jete të gjallë gjithëvjetore artistike nevojitet njohja dhe funksionimi me akt nënligjor i ansambleve dhe formacioneve të tjera muzikore në përbërje të saj si: orkestra e harqeve, kuartetet dhe kuintetet e harqeve, piano kuintet, kuintet fryme, kuintet tunxhi etj, etj. Këto formacione krahas angazhimit në orkestrën simfonike si pjesë integrale e saj do të mbështeten për çdo koncert dhe aktivitet të popullarizimit të muzikës që do të zhvillojnë.

Kalendari artistik vjetor i orkestrës dhe formacioneve në përbërje të saj. Duhet të rikonceptohet kalendari gjithë vjetor i veprimtarive artistike të orkestrës duke e orientuar atë në dy drejtime: si kalendar veprimtarish koncertale dhe kalendar të edukimit përmes artit i shtrirë në Tiranë, në qytetet kryesore të vendit dhe jashtë tij. I jepet autonomi orkestrës për të kontaktuar me institucione të tjera qendrore dhe vendore për përpilimin e këtij kalendari. Orkestra mund të bashkëfinancohet në veprimtaritë dhe projektet e saj sipas përvojës evropiane edhe nga institucione të tjera pub-like si MAS, MK etj. Sjell në vëmendjen Tuaj faktin se orkestra simfonike e Radio-Berlinit mbështetet në veprimtarinë e saj nga Radio Gjermane me 40% të buxhetit, nga shteti gjerman me 35 %, nga Bashkia e Berlinit me 20 % dhe nga Radio Berlin-Branderburg me 5% të tij. Aktivitete pa biletë si deri më sot do të ketë vetëm me përjashtime të parashikuara me akte nënligjore.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik102

Page 103: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Orkestra dhe trajnimet muzikore të fëmijëve dhe amatorëve: Ky pro-gram do të jetë pjesë e ciklit të edukimit përmes artit i pasqyruar në “Kal-endarin vjetor të veprimtarive artistike të orkestrës”. Këto do të përfshijnë organizimin e koncerteve dhe workshopeve për familjet dhe nxënësit e shkollave si dhe organizimin e masterklasave për muziktarët e rinj, në dre-jtimet e instrumenteve, kompozitorëve dhe dirigjentëve.

Orkestra dhe festivali i RTSH-së: Nevojitet një rikonceptim i strukturimit të festivalit të RTSH-së me në qendër këngën shqiptare. Do të konsiderohet ideja e themelimit të “Para festivaleve të RTSH-së” në nivel vendor, ndoshta në 3 zona qendrore: Jug, Shqipëri e Mesme dhe Veri për të konkluduar me festivalin e madh në dhjetor, i ri konceptuar! Në festival duhet të qëndrojnë natyrshëm këngët e traditës dhe bashkëkohorja.

Publikimet muzikore të orkestrës së RTSH-së: Nevojitet krijimi i një kolane muzikore me prodhimet e orkestrës. Dihet se Orkestrat e Radios furnizojnë arkivin e radios me muzikë të re, të regjistruar gjithmonë e më tepër në kushte teknike bashkëkohore. Veç kësaj, mikrofonat e mbajnë nën një kontroll të rreptë balancën, intonacionin, fuzionin, timbrikën, me një fjalë, kontrollojnë disiplinën artistike. Strukturat organizative të Orkestrës së Radiove prodhojnë CD, të cilat janë pasaporta e tyre. Të tilla i kanë orkestrat e Lindjes: të Moskës, Varshavës, Sofjes, Bukureshtit, Lubjanës, Budapestit e kështu me radhë, pa përmendur këtu orkestrat e RAI-t, BBC-së, Radio-Televizion Française, Deutche Rundfunk etj. Krahas tyre do të organizohen koncertet live-online në valët e radios, televizionit dhe inter-netit të orkestrës simfonike.

Fondi i krijimtarisë së re muzikore të RTSH-së: Do të krijojmë një fond për porositë e veprave të reja instrumentale, simfonike dhe vokale të muz-ikës shqiptare dedikuar krijimtarisë kombëtare. Kërkohet pasurimi me krijimtari dhe regjistrime të reja muzikore. Kryefjala e misionit të saj në kushtet e globalizimit, duhet të jetë edukimi dhe kënaqësia përmes muz-ikës, posaçërisht një qëndrim proteksionist-mbrojtës i kulturës sonë muz-ikore përmes prezantimit të krijimeve dhe kompozimeve muzikore instru-mentale dhe simfonike të kompozitorëve bashkëkohorë shqiptarë dhe atyre të traditës, tek dëgjuesit dhe shikuesit e Radio-Televizionit Publik Shqiptar dhe më gjerë, përmes koncerteve dhe produksioneve të saj multimediale.

Investimi në studiot e regjistrimit të muzikës: audio dhe video dhe prodhimet muzikore audio-vizive të orkestrës: Historikisht, studioja e regjistrimit e pajisur nga viti në vit me mikrofona dhe aparatura të reja arriti që deri në vitin 1991 të regjistronte me një kalendar rigoroz kryesisht vepra kombëtare por dhe ndonjë të huaj. Muzika simfonike shqiptare që transmetohet edhe sot në radio mban datat e viteve 1970, kryesisht të viteve 1980 dhe fare pak të viteve 1990. Ky proces regjistrimi i veprave kombëtare, vokale dhe instrumentale, ka 16 vjet që ka përfunduar. Ajo që bën Orkestra sot janë koncertet televizive me regjistrimet nga salla të cilat për arsyet më të ndryshmet, objektive dhe subjektive, nuk janë të parametrave të sotëm për transmetim. Nuk mund të konceptohet orkestër radioje pa regjistrim-in. Ky proces është pasaporta e orkestrës. Mikrofonat janë gardianët e cilë-sisë së orkestrës.

103Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 104: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Orkestra do të bëhej e vlefshme edhe për qytetet e tjera duke propaganduar artin kombëtar e klasik, vokal e instrumental. Qytetet kryesore të vendit do ta vlerësonin padyshim kontributin e saj. Kalendari vjetor (që nuk ka ekzis-tuar kurrë) do të disiplinonte punën, do të rriste rendimentin, do të rriste prestigjin e institucionit e të vendit, do t’i shfaqte Evropës ajkën e muzikës dhe elitës shqiptare.

Salla koncertore e Orkestrës Simfonike: Do të mendojmë për një sallë koncertesh krejtësisht të sajën brenda ambienteve ose territorit që adminis-tron RTSH. Aktualisht në Tiranë nuk ka një sallë me parametra bashkëko-horë për muzikën klasike. Do t’u drejtohemi institucioneve ndërkombëtare për të mbështetur ndërtimin apo rikonstruksionin e një salle koncertore të OSRTSH.

Përcaktimi i saktë i rregulloreve të punës së orkestrësStatuti dhe rregullorja e Orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit do të hartohen të plota në përputhje me kushtet e reja të krijuara në institucion ku reforma do ta përfshijë tërësisht. Aty do të përcaktohen qartë detyrat dhe misioni i orkestrës dhe roli i saj në zhvillimin e kulturës së vendit, duke i shërbyer programacionit të radiotelevizionit. Do të përcaktohet qa-rtë vendi dhe natyra e aktiviteteve që zhvillon kjo orkestër, strukturat dhe organikat.

Një vend të rëndësishëm në rregulloret dhe statuset e reja që do të hartohen do të zërë përcaktimi i qartë i matjes së performancës artistike të anëtarëve të kësaj orkestre si dhe format e audicionit për rekrutimet e reja.

Në to do të caktohen detyra konkrete për promovimin e artistëve të rinj. RTSH do të stimulojë krijimin e hapësirave të veçanta për promovimin e artistëve të rinj dhe bashkëpunimin me të gjithë ata të rinj që realizojnë kërkesat artistike në nivelin e kërkuar. Pranimi i tyre si në rastet e kontraktimit në marrëdhënie punësimi si në vepra të veçanta apo përfshirja në projektet e institucionit bëhet mbi rezultatin e arritur në audicionet që organizohen, nga konkurrimet për lidhjen e kontratave sipas nevojave të institucionit.

Si përfundim mua nuk më duket i drejtë se për orkestrën simfonike të RTSH harxhohen thjesht paratë që jep buxheti i shtetit. Vetë RTSH ka detyrë të japë një pjesë të mirë të financimeve shtesë për të rritur motivimin, modernizimin teknik dhe përmirësimin e kushteve

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik104

Page 105: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi performancën, një pikë e rëndësishme është edhe gjendja e arkivit të radiotelevizionit. “Në arkivin e RTSH (thesar i RTSH dhe burim përmbajtjeje për kanalet dixhitale) janë shkaktuar dëme të mëdha nëpër vite, si nga përdorimi i tij pa kriter nga dy përdoruesit e tij kryesorë (TVSH dhe Radio Tirana), ashtu edhe nga keqmbajtja thuajse abuzive e fondit. Asnjë nga parametrat fizikë të kërkuar nuk ekziston dhe nuk plotësohet. Ndërhyrjet në materialin master kanë shkaktuar dëme të pariparueshme dhe deformime të shiritave magnetikë. Grupit të auditit nuk iu dorëzua zyrtarisht asnjë plan tekniko-financiar i dokumentuar për shpëtimin dhe dixhitalizimin e arkivës 50-vjeçare të RTSH. Situata e arkivës është tejet e rënduar dhe kritike.”

arkivi i radio Televizionit Publik shqiptar

Problemi i arkivës së radiotelevizionit është një problem madhor, prandaj në këtë platformë i kam kushtuar një kapitull dhe një vend të rëndësishëm.

Themi shpesh se teknologjia dixhitale ka revolucionarizuar mediat. Për shkak të teknologjive dixhitale, media krijohet, transmetohet, shpërndahet shumë më shpejtë, më lirë, dhe më gjerë se kurrë më parë. Sot, programet gjithnjë e më pak janë në kaseta fizike ose filma, por janë të krijuar, edituar dhe ruhen vetëm si dokumente elektronikë.

Mjetet e reja i krijojnë mundësi audiencës për një akses të menjëhershëm në përmbajtjen dixhitale. Ky afrim është një vlerë në rritje në media, sepse tashmë ne jemi në gjendje ta ripërdorim atë shumë herë më tepër se deri më tani.

105Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 106: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Gjithashtu është tashmë e qartë se praktikat e njohura për ruajtjen e materialeve të radiotelevizionit publik në videokaseta fizike dhe filma, nuk mund të përdoret më. Kjo, edhe për arsyen e thjeshtë se nuk do të prodhojmë më të tilla.

Pra, përpara Radiotelevizionit Publik shtrohet detyra imperative e arkivës dixhitale në dy krahë: E para, për ruajtjen e prodhimtarisë së re e cila është thjesht në formatin dixhital dhe e dyta, dixhitalizimin arkivës aktuale për ta ruajtur dhe për ta bërë atë të përdorshme.

Është e qartë se kjo detyrë urgjente përmban në vetvete sfida të mëdha, të reja dhe shumë pyetje.

1. Çfarë duhet për ta realizuar këtë gjë?

2. Cilat janë burimet e nevojshme që duhen për të siguruar jetëgjatësinë e saj?

3. Sa do të kushtojë kthimi i arkivës ekzistuese në dixhitale dhe si do të gjenden burimet e financimit?

4. Sa do të kushtojë ruajtja e këtyre dosjeve elektronike në të ardhmen dhe cila do të jetë garancia e tyre?

Nga të gjitha këto pyetje, ajo që ka të bëjë me gjetjen e financimeve është e para dhe pjesa më kritike e krijimit të arkivës dixhitale të Radiotelevizionit

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik106

Page 107: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Publik.

Por ajo që duhet, duhet! Edhe pse detyra e krijimit të arkivës duket e frikshme, ajo është plotësisht e realizueshme me një planifikim të mirë dhe ide novatore. Për këtë do të shtjelloj disa ide të ruajtjes së qëndrueshme të krijimtarisë dixhitale radiotelevizive me qëllimin për të treguar se krijimi i kësaj arkive, jo vetëm është i domosdoshëm, por mund të jetë edhe shumë i dobishëm për radiotelevizionin publik. Kjo, në radhë të parë sepse materialet e ruajtura kanë vlerë në rritje. Përfitimet e ruajtjes, në fund të fundit, do të jenë më të mëdha se kostot fillestare dhe ato të vazhdueshme të krijimit dhe mirëmbajtjes së tij.

Një arkiv ku do të jenë të ruajtura të gjitha programet radiotelevizive në formë dixhitale, do të bëjë të mundur që:

• Të rritet përdorimi i materialeve arkivore, sepse ajo do të jetë lehtësisht e aksesueshme, fleksibël dhe në dispozicion të menjëhershëm.

• Ka një kosto shumë më të ulët për të përmbushur kërkesën për to.

• Gjeneron të ardhura për mbajtësit e së drejtës së autorit si rezultat i rritjes së përdorimit.

• Ruan kulturën dhe trashëgiminë për brezat e ardhshëm.

• Gjeneron të ardhura nga shitja e prodhimit radioteleviziv që disponohet në arkivë.

Në këtë material do të përqendrohem në mënyrë të përmbledhur tek kërkesat për ruajtjen afatgjatë të prodhimtarisë radiotelevizive në mënyrë dixhitale, për disa aspekte të shpenzimeve dhe burimet e të ardhurave. Do të mundohem të argumentoj se shpenzimet e përdorura mund të jenë të vetëfinancueshme.

Nuk do të fokusohem në mënyrë specifike në teknologjinë apo skenarët e infrastrukturës që do të jenë të nevojshëm për të mbështetur ruajtjen afatgjatë të materialeve. Ato i përkasin konsultimeve teknike me specialistët e fushës.

Në këtë platformë e refuzoj nocionin e përhapur se krijimi i arkivit dixhital është i kufizuar thjesht në shpenzimet e magazinimit dhe të ardhurat operative. Realisht mbështes konceptin e krijimit të një arkivi dixhital të besuar, që përfshin jo vetëm burimet e nevojshme për të mbajtur dhe ruajtur materialet, por edhe sistemet, aktivitetet dhe stafet e nevojshme për të mbështetur këtë arkiv.

Krijimi i arkivës dixhitale në këtë mënyrë është i nevojshëm për shkak se:

• Ruajtja qëndrueshme kërkon jo vetëm infrastrukturën teknologjike, por edhe praktikat e menaxhimit që mbështesin përdorim afatgjatë.

• Ruajtja qëndrueshme kërkon mbështetje financiare të vazhdueshme, të besueshme, dhe të mjaftueshme. Këto kosto mund të jenë të përballueshme, sidomos nëse ato janë parë si një investim afatgjatë.

Realisht mbështes

konceptin e krijimit të një arkivi dixhital të besuar, që

përfshin jo vetëm burimet

e nevojshme për të mbajtur

dhe ruajtur materialet, por edhe sistemet,

aktivitetet dhe stafet e

nevojshme për të mbështetur

këtë arkiv.

107Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 108: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Krijimi i arkivës dixhitale moderne paraqet sfidë sepse:

• Kostot më të mëdha që lidhen me ruajtjen janë të lidhura me stafin dhe personelin, jo teknologjinë apo objektet.

• Ka një shumëllojshmëri të modeleve të suksesshme operative që tashmë ekzistojnë në transmetimin publik që mund të përdoren për të strukturuar operacionet e krijimit të arkivës dixhitale aq sa është e vështirë të zgjedhësh.

• Nevojat e ruajtjes nuk duhet të shihen si konkurrencë me nevojat e prodhimit të programit. Ruajtja dixhitale nuk është një dëshirë “shtesë” në shpenzimet e prodhimit. Arkivi dixhital duhet të përfshihet në buxhetet e prodhimit si një kërkesë e domosdoshme për përdorimin e vazhdueshëm të materialeve.

Në epokën dixhitale praktika “kuturu” nuk do të mjaftojë për të mbajtur materiale të programit në mënyrë praktike. Në vend të kësaj, propozoj një strategji afatgjatë që duhet të shprehë, një arkiv të strukturuar në mënyrë që të dy kostot dhe përfitimet e ruajtjes do të ndahen në të gjithë sistemin publik të transmetimit. Kjo do të mbështetet me teknologji të sigurta, me databazë të strukturuar profesionalisht dhe menaxhuar siç duhet. Strate-gjia për krijimin e këtij arkivi dixhital do të përfshijë një gamë të gjerë të përfitimeve të prekshme dhe të paprekshme për transmetimin publik. Ne duhet të vazhdojmë të nxitim një angazhim të madh për të mbështetur ruajtjen dixhitale në të gjithë sistemin. Ne duhet të bëjmë realitet faktin se krijimi i arkivit dixhital, me kalimin e kohës, i shërben jo vetëm sistemit të transmetimit publik, por prej tij përfiton edhe publikun shqiptar si një i tërë.

Cilat janë ndryshimet nga forma tradicionale e arkivave?

Dihet se arkivat e deritanishme mbaheshin dhe ruheshin në videokaseta apo kaseta. Ato vendosen në rafte dhe janë të inventarizuara fizikisht dhe shpenzimet për ruajtjen dhe magazinimin janë lehtësisht të llogaritura. Në kohën e materialeve dixhitale, kërkesat për ruajtjen e programeve radiotelevizive janë shumë të ndryshme nga ruajtja fizike.

Nuk është e mjaftueshme thjesht të përgatisësh një dokument virtual dhe ta vendosësh po në një raft virtual.

Do të na duhet që të përgatitim një projekt të gjerë dhe të shumanshëm që do të përfshijë:

• Identifikimin e çështjeve teknologjike, procedurale dhe organizative me të cilat televizioni publik do të përballet në planifikimin dhe ndërtimin e një arkivi virtual për të mbrojtur trashëgiminë e tij të pasur;

• Do analizohen aspektet kryesore ekonomike të ruajtjes të qëndrueshme dixhitale për radiotelevizionin publik;

Nuk është e mjaftueshme thjesht të përgatitësh një dokument virtual dhe ta vendosësh po në një raft virtual.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik108

Page 109: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

• Ofrimi shembuj të modeleve të biznesit që mund të përdoren për të

mbështetur ruajtjen dixhital.

Një skemë teknike e punës do të jetë si më poshtë:

Ruajtja e qëndrueshme e Televizionit Publik Dixhital:

Është një mendim i pa kontestuar deri më tani se pasuritë e ruajtura do të jenë një përfitim i madh për sistemin e Radiotelevizionit Publik, dhe se çdo investim në drejtim të ruajtjes së programimit do të garantojë vlerën e shtuar dhe qasje afatgjatë për këto materiale.

Ato përfshijnë karakteristikat e:

• E menjëhershme: Të qenit në gjendje për të hyrë në përmbajtje në një mënyrë relativisht të shpejtë.

• Personalizimi: Të qenit në gjendje për të hyrë në përmbajtje në një formë që përmbush në mënyrë specifike nevojat e përcaktuara.

• Interpretimi: Të qenit e disponueshme menjëherë dhe mbështetje në përdorimin e përmbajtjes.

• Origjinalitetin: Vlera e të qenit autentike.

• Aksesimin: Të pasurit e një depoje përgjegjëse për ruajtjen e përmbajtjes në mënyrë që ajo të jetë gjithmonë e arritshme kur përdoruesi e dëshiron atë.

• Gjetshmëria: vlera e të qenit në gjendje për të gjetur lehtësisht një përmbajtje për të cilën përdoruesi është në kërkim.

Një sfidë kryesore në diskutimin e qëndrueshmërisë dhe qasjes në të ardh-men është mbështetja jo vetëm në numra, por për të ofruar një arsyetim

109Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 110: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

bindës për të bërë investime. Për të filluar, është e rëndësishme të identi-fikojmë saktësisht se kush ka mundësi të përfitojë nga një nismë për ruajt-jen e tërë sistemit në një depo virtuale.

Në këtë kohë është e mundur që shumë përdorues të kenë qasje të menjëhershme online për koleksione të mëdha të videove dixhitale. Si pasojë, kur të marrim parasysh se cilët janë “aktorët” kryesorë në përdorimin e arkivës dixhitale, grupi i menjëhershëm që na vjen në mendje ka emrin e thjeshtë “publiku”.

Në fakt, ka një numër shumë të madh te grupeve dhe palëve të interesuara të cilët do të përfitojnë nga ruajtja arkivore e televizionit publik, dhe të cilët do të kenë një interes afatgjatë në rritjen e vlerës së kësaj përmbajtjeje.

Shërbimet që shtojnë vlerë

Radiotelevizioni publik nuk e ka menduar ndonjëherë që ta kthejë në një hapësirë fitimi dhe biznesi arkivin e tij të pasur dhe unik në Shqipëri.

Dixhitalizimi i tij është parë gjithmonë si kosto dhe harxhim sepse konceptimi është bërë thjesht për të siguruar një ruajtje më të gjatë

dhe të sigurt dhe jo një ruajtje nëpërmjet një përdorimi të gjatë dhe të sigurt. Të dy këto elemente janë të lidhur me njëri-tjetrin dhe e garan-

tojnë njëri-tjetrin. Që ruajtja të jetë e gjatë dhe e sigurt duhet që të ekzis-tojnë fondet e nevojshme dhe këto mund të sigurohen nëpërmjet futjes në përdorim të kësaj pasurie dhe jo duke pritur nga perëndia.

Televizioni publik duket se e ka të nevojshme të fillojë të pranojë se me anë të arkivimit dhe ruajtjen e përmbajtjes së tij mund të sigurojë vlerë mone-tare për një kohë të gjatë dhe të sigurt. Kjo rritet veçanërisht në kontekstin e internetit me urinë e tij i pafund për përmbajtjen arkivore. Vlerat mate-riale dhe jo materiale nuk janë gjithmonë një vlerë financiare menjëherë e dukshme. Një rast i shkëlqyer i tillë është një video e zbuluar kohët e fundit. Në një proteste të vitit 1990, në mbështetje të një profesori në universitetin e Harwardit, është shfaqur një student i ri i degës së ligjeve i quajtur Barak Obama, si zëdhënës kryesor në ketë demonstrim. Video lokale të tilla si kjo do të kishte pasur thjesht disa vlera informues kur u krijua, por vite më vonë ajo arriti që të ketë vlera të mëdha historike, dhe monetare, sidomos në dritën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2008. Kjo vlerë, për më tepër, mund të zbulohet vetëm me aftësinë për të gjetur dhe identifikuar përm-bajtjen, e cila është rezultat i organizimit të mirë arkivor dhe katalogimit të bërë në të kaluarën.

Vlera, sot nuk është e lidhur vetëm tek përmbajtja, por bazohet edhe në mënyrën se si i vihet në dispozicion përdoruesit. Pjesë e rëndësishme e ndërtimit të një depoje arkivore dixhitale të qëndrueshme për televizionin publik digjital do të jetë mendimi për të krijuar vlera financiare te reja, jo thjesht vlera informuese. Kjo përfshin edhe kursimet e mundshme e kostos, kursime që vijnë nga aftësia për ripërdorimin pamjet ekzistuese, filmimet e vjetra, bisedat e kaluara etj., për të krijuar programe të reja. Kjo vjen me aftësinë për të arritur audienca të reja përmes platformave të reja

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik110

Page 111: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

të shpërndarjes dixhitale dhe aftësinë për t’iu përgjigjur nevojave të tregut për këto lloj shërbimesh.

Një arkiv i sigurt është i tillë vetëm kur ai krijon të ardhura që tejkalojnë shpenzimet për mbajtjen e tij. Kjo arrihet nëse arkivi ofron shërbime që në pamje të parë duket sikur nuk kanë lidhje me punën e drejtpërdrejtë arkivore. Profesionalizmi në ndërtimin e arkivit, në modelet e katalogëve dhe përshkrimet shpjeguese, lehtësia në aksesin e përdorimit do të bëjë që të mund të sigurojë që përdoruesit janë në gjendje për të zbuluar formën që plotëson nevojat e tyre në kohë. Ato mund ta bëjnë këtë duke përdorur teknologjitë e mirë mbështetura dhe të sigurta.

Me poshtë po jap një tabelë me disa nga modelet që mund të përdoren për të siguruar të ardhura, jo thjesht vetëm për krijimin e arkivit dixhital të radiotelevizionit publik, por edhe për të siguruar jetëgjatësinë e këtij arkivi:

Unë jo pa qëllim do të propozoj përfshirjen e Arkivit jo në shërbimet mbështetëse por pjesë integrale e sektorit të programeve. Arkivi që unë mendoj do të jetë gjithmonë një organizëm i gjallë, do jetë në çdo sekondë në shërbim të realizimit të programeve, do të financohet prej tyre dhe do të krijojë mundësinë e vetëfinancimit në rastet e mirëmbajtjes, ruajtjes his-torike etj.

Duke e bërë pjesë të punës sonë të përditshme do t’ia arrijmë që ta nxjerrim arkivin e RTSH nga arkiva e rafteve të pluhurosura dhe e humbjes së vlerave!

111Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 112: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Përqendrimi tek vlerat për të ndërtuar një skuadër

Detyra kryesore krijimi i një skuadre që mendon dhe punon si e tillë

Diskutimi mbi radiotelevizionin publik më shumë është përqendruar tek numrat dhe pak ose aspak mbi vlerat. Nuk them se duhet t’i harrojmë numrat. Numrat janë rezultati, pasoja, ndërsa vlerat janë shkaku. Synimi ynë është që të kemi shikues të kënaqur. Realizimi i këtij synimi sjell si pasojë edhe rezultatin e kënaqshëm numerik. Duhet të merremi me shkakun për të ndryshuar pasojën.

Diskutimi mbi radiotelevizionin publik shpesh është ngritur nga pozitat e mos dashurisë. Duket sikur kemi të bëjmë me një të sëmurë të pashërue-shëm, ku punojnë mbi njëmijë njerëz thjesht me qëllimin për të marrë një rrogë dhe duket sikur këtu nuk gjendet ndonjë vlerë që ia vlen të përmen-det. Kjo ka të bëjë pastaj me mungesën e shpirtit të kolektivit dhe krenarin ëe të qenit pjesë e skuadrës.

Vlerat e Radiotelevizionit publik janë pjesë e identitetit dhe kulturës së institucionit tonë, janë shtylla kurrizore e saj. Vlerat bazë ne duhet t’i thellojmë, t’i zhvillojmë dhe t’i trashëgojmë. Vlerat bazë shumëfishojnë fuqinë e veprave, krijimtarisë dhe rezultateve tona. Ato çlirojnë energjinë, motivojnë njerëzit, sjellin fitime dhe nxisin rritjen e vazhdueshme.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik112

Page 113: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Vlerat bazë të radiotelevizionit publik do të jenë:

A. IntegritetiDo të jetë vlera e vlerave, do të jetë virtyti më i rëndësishëm dhe kushti më i domosdoshëm për të gjithë ata që janë apo që do të dëshirojnë të jenë pjesë e skuadrës sonë.

Integriteti profesional dhe moral kërkon në radhë të parë:

1. Njohuri

2. Aftësi

3. Karakter

B. RespektiInteresi i publikut dhe respekti ndaj vetes dhe institucionit do të rrënjosen thellë tek çdo punonjës. Do të rrënjoset thellë mendimi se respekti është një rrugë me dy kalime. Nëse kërkojmë të na dojë dhe respektojë publiku, duhet që ta duam dhe ta respektojmë ne atë. Ndërsa respekti për veten do të udhëheqë moralin tonë, respekti ndaj publikut do të udhëheqë mënyrat tona të sjelljes dhe të punës.

Tek çdo punonjës i radiotelevizionit publik, në çdo detyrë dhe pozicion do të rrënjoset pasioni, dashuria për punën, gatishmëria dhe disiplina. Çdo gjë e suksesshme në këtë botë, është një përmendore për punën me përkushtim. Të suksesshmit nuk lindin, ata bëhen të tillë në sajë të punës me përkushtim.

Do të përpiqem që në këtë institucion të ketë sa më shumë njerëz të suksesshëm, të jenë të gjithë të suksesshëm. Do të përpiqem që punonjësit të argëtohen me punën e tyre, të vijnë me dëshirë në këtë ambient. Ata do të gëzohen çdo ditë me produktin e tyre të bërë me pasion dhe përkushtim. Të gjithë së bashku duke filluar nga drejtori i përgjithshëm do t’i gëzohen suksesit në çdo ditë të punës së tyre.

Monitorimi tek vlerat për të ndërtuar një skuadër

113Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 114: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

C. Shpirti i fitoresPuna ime si drejtues në formësimin e një skuadre të suksesshme do të foku-sohet në edukimin e shpirtit të fitores, tek energjia, optimizmi dhe qën-drimi pozitiv. Kjo do të sjellë që ekipi të bëjë përpjekje për rritjen e pro-fesionalizmit në çdo moment. Do të kultivoj ndjenjën e ambicies që nuk pranon dështim, që nuk dorëzohen, që mbajnë ritëm të lartë në punë.

D. PërsosmëriaNuk mund të ketë një ekip funksional pa një qëllim të qartë. Të gjithë pjesëtarët e ekipit duhet ta kenë të qartë përgjigjen e pyetjeve: Pse jemi këtu? Pse pikërisht ne? Pse tani? Çfarë ndryshimi duhet të sjellim? Do të vendoset një lidhje e qa-rtë midis detyrave dhe misionit të ekipit. Ekipi do të funksionojë mirë nëse të gjithë do ta kuptojnë qëllimin dhe objektivin tonë.

Në çdo vend pune flitet për punën në skuadër dhe për forcimin e skuadrave të tyre. Të jesh pjesë e një skuadre do të thotë të ndjehesh pjesë e një diçkaje më të madhe se vetja. Është detyra e drejtuesit që duke përcaktuar objektivat për individët brenda skuadrës, duhet të krijojë kolektivin, familjen ku qëllimi i individit është edhe qëllimi i ekipit.

Nuk mund të sjell ndryshim i vetëm. Do të ishte jo vetëm mendjemadhësi, por edhe një pretendim i paarritshëm. Nëse do të thosha se do të bëj këtë, apo do të bëj atë, me siguri ky do të ishte fillimi i dështimit. Unë mendoj NE. Unë mendoj SKUADËR. Puna ime do të jetë që ta bëj skuadrën të ndihet si e tillë dhe të funksionojë si e tillë.

E. BesimiNëse në Radiotelevizionin Publik shqiptar të gjithë do të kenë besim, atëherë çdo gjë është e mundshme për t’u arritur. Puna ime do të përqen-drohet në besimin te suksesi i punës së përbashkët dhe të gjithë të ndjejnë kënaqësinë e suksesit. Besimi do të jetë guri i themelit për një kulturë pune që nxit komunikimin e sinqertë, motivimin, fuqizimin dhe përfshirjen e punonjësve, arritjen e objektivave. Besimi është jetik.

Kur flasim për besimin do të thotë së çdo punonjës i radiotelevizionit publik do të ketë besim tek skuadra e tij, tek drejtuesi i skuadrës, por edhe tek institucioni në përgjithësi. Nga ana tjetër do të arrihet që edhe institucioni dhe drejtuesit do të kenë besim tek punonjësit. Besimi është reciprok.

Do të punoj me të gjitha forcat që çdo anëtar i skuadrës të jetë lider për rolin e tij në skuadër. Nuk duhet thjesht pozicion drejtues për të qenë lider. Liderin në punën e gjithsecilit e përcaktojnë:

F. KarakteriAftësia për të marrë një vendim me vlerë pasi emocioni për të marrë këtë vendim ka kaluar. Puna në skuadrën e Radiotelevizionit Publik Shqiptar do të përmblidhet në pak fjalë: “Ne besojmë tek njëri-tjetri. Pavarësisht

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik114

Page 115: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

ndryshimeve tona, ne kemi një qëllim të përbashkët dhe ne qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit”.

Karakteri i një punonjësi të Radiotelevizionit Publik Shqiptar do të jetë një kombinim i integritetit me profesionalizmin. Profesionalizmi dhe shpirti krijues për një gazetar, spiker dhe operator sjell suksesin në punë, kurse karakteri sjell qëndrueshmërinë e këtij suksesi.

G. KompetencaKrijimi i mjedisit që i lejon anëtarët e skuadrës të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Unë besoj tek njerëzit që punojnë aktualisht në radiotelevizionin publik. Dhe do të bëj të mundur që të gjithë të fokusohen në çështje të rëndësishme të punës dhe jo thjesht të qëndrojnë aty për të marrë një rrogë, apo të jetojnë me frikën e një shkurtimi nga puna. Njerëzit e talentuar të ekipit të radiotelevizionit shqiptar janë bërthama kryesore e suksesit, por krijimi i skuadrës së suksesshme kërkon përveç talentit të njerëzve edhe kompetencën e tyre. Prandaj puna ime do të fokusohet në forcimin e kom-petencës që vjen nga puna e gërshetuar me talentin.

Krijimi i kushteve që të gjithë anëtarët e skuadrës të jenë në gjendje të thonë atë që mendojnë, të kërkojnë ndihmë, të ndajnë ide të reja dhe të mos kenë frikë nga gabimet.

115Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 116: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Menaxhimi i ndryshimit

Suksesi i punës nuk varet vetëm dhe thjesht në aftësinë tonë për të ndryshuar, por në aftësinë tonë dhe të ekipit tonë të për të ndryshuar më shpejt se të tjerët.

Ndryshimi i vazhdueshëm është mënyrë jetese në punët e kompanive të sotme. Ndryshimi i vazhdueshëm do të jetë mënyrë jetese në radiotelevizionin publik. Do të përpiqem dhe do të sjell propozime në mënyrë që çdo anëtar i ekipit tonë ta ndjejë veten përfaqësues të ndryshimit. Ekipi i radiotelevizionit publik jo vetëm që do t’u përgjigjet ndryshimeve të shumëllojshme në këtë profesion, por do të jenë iniciatorë të ndryshimit duke qenë si një shkollë mediatike në të gjithë hapësirën mbarëkombëtare të këtij profesioni. Do të jetë përgjegjësia ime që të parashikoj dhe të udhëheq ndryshimin dhe të punoj ngushtë me çdo anëtar të ekipit drejtues të Radiotelevizionit Publik dhe të Këshillit Drejtues të tij.

Shpërblimi dhe vlerësimi

Kam bindjen se vlerësimi është kyç në promovimin e punës së mirë. Unë besoj në të dy llojet e vlerësimeve dhe të shpërblimeve, qoftë ato materi-ale, qoftë ato morale. Shpërblimet dhe vlerësimet e lidhura me punën dhe përkushtimin, me arritjen dhe sakrificën, me devotshmërinë dhe profe-sionalizmin do të jenë në qendër të propozimeve të mia drejtuar Këshillit Drejtues dhe Bordit të Administrimit. Qëllimi i vetëm do të jetë nxitja dhe rritja e rendimentit, përkushtimit dhe cilësisë së punës në këtë institucion.

Përmirësimi i vazhdueshëm

Henry Ford ka thënë: “Nëse kujdesesh për përmirësimin e vazhdueshëm, atëherë suksesi kujdeset për ty”. Një skuadër efektive u jep pjesëtarëve mundësinë e përmirësimit individual dhe të vazhdueshëm. Kjo do të ndodhë në radiotelevizionin publik.

Është një gjë interesante që të gjitha kritikat ndaj radiotelevizionit publik kanë qenë ose elitiste ose të dala mode. Në një pikëpamje përcaktimi i detyrimeve për interesin publik i është lënë spontanitetit, duke ndjekur në mënyrë të pavullnetshme rrugën që ndjekin të gjitha mediat në tërësi pa ndonjë specifikë të veçantë për televizionin publik.

Kjo në tërësi e gjen justifikimin e vet jo në mungesën e profesionalizmit, por në lirinë individuale të krijimit dhe në natyrën individuale të shijuesve të tregut mediatik në përgjithësi.

Tek kultura e punës dhe e krijimit merr jetë identiteti i RTSH-së

Kultura e RTSH përbëhet nga vlerat, bindjet, besimet, normat dhe zakonet, mënyra e vendimmarrjes, klima që karakterizon institucionin tonë.

Kultura është ajri që thithim brenda kolektivit, fryma që përcjellim në çdo moment të punës sonë me publikun, shikuesit dhe dëgjuesit,

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik116

Page 117: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

bashkëpunëtorët dhe partnerët. Është shpirti unik, shkëndija që i jep jetë çdo projekti dhe ideje, motori lëvizës i biznesit. Brenda kulturës së RTSH gjendet pjesa më e mirë e çdo punonjësi, nga themeluesit e deri tek punonjësit më të rinj. Ka të bëjë me ndjenjat kolektive të punonjësve në lidhje me sesi ndihen ata brenda kolektivit.

Kultura e RTSH gjendet në gjërat e shkruara dhe të pashkruara, në historitë që ju tregojmë punonjësve të rinj ndërsa i përgjigjemi pyetjes: si bëhen gjërat në këtë institucion?

Në thelb të kulturës së RTSH gjendet AND-ja e radiotelevizionit publik, vlerat e themeluesve, memorja e biznesit, historiku. Prej saj merr jetë identiteti i RTSH.

Kultura transmetohet përmes qëndrimit dhe sjelljes kolektive të punonjësve, si dhe përmes proceseve të komunikimit. Ajo krijohet si kontribut i çdo punonjësi të RTSH, por edhe udhëheq sjelljen e çdo punonjësi.

Kultura ndihmon në ndërtimin e sistemit të duhur imunitar të RTSH, ofron kontekstin brenda së cilit punonjësit ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe me grupet e interesit si publiku. Është filtër në përzgjedhjen e punonjësve të rinj, por edhe një avantazh për të tërhequr më të mirët. Na ndihmon në krijimin e harmonisë mes vlerave të RTSH, vlerave që shfaqin punonjësit dhe vlerave që perceptojnë publiku, shikuesit dhe dëgjuesit për programet tona, për RTSH në përgjithësi.

117Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 118: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Kultura mund të ndihmojë ose të pengojë çdo strategji, por kultura jonë mbështetet në ligjet e suksesit dhe është një avantazh i fortë konkurrues.

Respektimi dhe zbatimi i kulturës së RTSH nuk është subjekt i zgjedhjes personale të punonjësve, është detyrë e gjithsecilit ta kuptojë, ta respektojë dhe ta refiektojë atë çdo ditë.

Çdo njeri është rojtar i kulturës, është përgjegjësia dhe e drejta e tij të mos lejojë askënd tjetër që ta shkeli atë.

Për kulturën duhet të flasim në mënyrë të vazhdueshme me kolegët, në grupe të vogla apo në skuadrat tona. Duhet të jemi në të njëjtën kohë shembull i të jetuarit dhe të përkrahurit të kulturës së RTSH, sepse një nga pyetjet që shtrohet është: çfarë na lejon kultura jonë të arrijmë dhe çfarë kërkohet strategjikisht të arrijmë?

Kultura e RTSH nuk sakrifikohet për rezultate afatshkurtra. Vetëm duke e respektuar dhe reflektuar atë, do të jetojmë me misionin tonë në radiotelevizionin publik dhe do të përmbushim objektivin tonë vizionar.

Kultura e RTSH kërkon idealizëm. Pa idealizëm asgjë e madhe nuk është arritur dhe nuk do të arrihet ndonjëherë.

Kultura ka një paradoks: sa më shumë vlerësohet dhe reflektohet në punën tonë, aq më shumë rritet vlera e saj, aq më e pakopjueshme dhe unike bëhet ajo.

Gjithmonë në kërkim të ideve të mira

Ne as jemi më të mençurit dhe as më të zotët. Ne na duhen idetë e të tjerëve. Biznesi ynë i krijimit të një produkti mediatik kërkon fantazi dhe eksperi-mentim. Kjo nuk është një punë si një problem matematike që ka vetëm një zgjidhje. Puna jonë e krijimit ka qindra zgjidhje dhe në të lëvrojnë qindra ide. Idetë të cilat implementohet dhe kthehen në inovacion e bëjnë më të bukur punën dhe sjellin suksesin e ekipeve.

Implementimi i ideve sjell shpikjen. Shpikja, gjetja mediatike artistike nuk është një aplikacion apo një ngjarje, nuk është një mjet. Është një ambient i tërë, është kulturë. Është mentalitet.

Ne na duhen idetë e kujtdo. Arritjet e industrisë radiotelevizive në Shqipëri në sektorin privat nuk mund t’i lemë pa i studiuar dhe pa mësuar prej tyre.

Do të propozoj dhe aplikoj takime informale për shkëmbimin e ideve në të gjithë sektorët e punës së RTSH. Do orientoj që të vëmë theksin tek plotësimi i njëri-tjetrit dhe jo tek konkurrenca boshe me njëri-tjetrin.

Kultura e RTSH kërkon idealizëm. Pa idealizëm asgjë e madhe nuk është arritur dhe nuk do të arrihet ndonjëherë.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik118

Page 119: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

I shikoj ndryshimet si mundësi

Nga të gjitha anë që diskutojmë fjala më e përdorur, edhe në këtë platformë, është ndryshimi. Kjo është e natyrshme. RTSH ka mbetur prapa ndryshim-it, jeta ka ecur përpara dhe atij i duhet të përshpejtojë hapat. por edhe jeta nuk qëndron në vend. Ajo ecën edhe më shpejt. Ky është një lajm i mirë për çdo individ dhe çdo institucion që ka premtuar se do të jetë i gatshëm për çdo ndryshim.

Ndryshimin në RTSH duhet ta shikojmë jo vetëm si një sfidë , por edhe si një mundësi sepse sa më e fortë të jetë konkurrenca, sa më shpejt të ndryshojë teknologjia aq më shumë do të rriten edhe mundësitë për ndryshim.

Baza e suksesit në punën tonë në RTSH do të jetë se ndryshimin nuk do ta shikojmë si një kërcënim. Ndryshimi do të jetë mundësia e artë që do të krijojë shkëndija që do të nxitin ide të reja novatore, për emisione të bukura dhe të shikueshme, për më tepër motiv dhe më tepër kënaqësi në punë.

Mundësia vjen shpesh në formën e sfidës, vështirësisë dhe dilemës.

Vendosim objektiva të forta

Nuk ka arritje të mëdha nëse nuk ka objektiva sfidues. Vendosja e objek-tivave përbën mjetin kryesor për arritjen e suksesit. Objektivat na mbajnë të fokusuar dhe të motivuar, na ndihmojnë të ndërtojmë plane strategjike hap pas hapi për arritjen e suksesit. Një kompani e suksesshme nuk vendos objektiva të thjeshta, lehtësisht të arritshme, pasi i ngelet të festojë vetëm mediokritetin. Njerëzit me vetëbesim e dinë se është cilësia e përpjekjeve të tyre drejt arritjes të “së pamundurës” njësia matëse më vendim- tare.

Ne jemi një institucion i cili aspiron të arrijë majat. Si arrihen objektivat e forta, sfidues? Duke punuar më shumë dhe me zgjuarsi, duke u përmirësuar vazhdimisht, duke luftuar jo thjesht për rrogën në fund të muajit, por për ëndrrat që kemi për veten dhe për fëmijët tanë. Duke kërkuar dhe zbuluar dimensione të tjera të vetes sonë, duke kapërcyer veten tonë, duke kuptuar se potenciali ynë është i pafund, ndaj dhe sfidat që mund të përballojmë janë të pafundme. Është zgjedhja jonë sesa nga potenciali ynë zbulojmë dhe aktivizojmë. Nuk duhet të reshtim së përpjekuri pak më shumë, çdo ditë, me synim ekselencën.

Nuk ka kohë të mjaftueshme për të bërë gjithçka, por gjithmonë ka mjaft kohe për të bërë gjërat më të rëndësishme. Dhe për fat të mirë në RTSH jemi përpara vetëm detyrash të rëndësishme.

119Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 120: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Ekziston një mendësi sikur njerëzit profesionistë dhe të diplomuar nuk kanë arsye se përse të trajnohen. Ata që shprehen në këtë mënyrë në rastin më të mirë nuk e kuptojnë rëndësinë e trajnimit. Trajnimi i personelit do të jetë një aspekt i rëndësishëm i punës në radiotelevizionin publik. Trajnimi i vazhdueshëm do të jetë pjesë e punës. Kjo sepse me anë të trajnimit punonjësi siguron furnizimin me ide të reja dhe ballafaqon praktikat më të mira.

akademia e radiotelevizionit Publik

Trajnimet rifreskojnë njohuritë, të mësojnë gjera të reja, të forcojnë bindjet dhe të rrisin kreativitetin. Trajnimet vendosin standarde.

Për këtë qëllim pranë Radiotelevizionit Publik do të ngrihet Qendra e Trajnimit që në këtë platformë po e quaj Akademia e RTSH-së.

Të gjithë njerëzit kanë nevojë të mësojnë çdo ditë, në të kundërt mbeten prapa. George Eliot thotë se: “Kurrë nuk është vonë për t’u bërë ai që mund të ishe”. Nëse secili prej nesh përditë bëhet pak më i mirë sesa ishte një ditë më parë, natyrshëm edhe produkti ynë çdo ditë e më tepër përmirësohet.

Zhvillimi personal arrihet së pari duke kuptuar vetveten, së dyti duke ndryshuar mënyrën e të menduarit dhe së fundmi duke ndryshuar rrjedhimisht edhe sjelljen. Plani personal i zhvillimit do të jetë një dokument i shkruar të cilin çdo punonjës do ta krijojë dhe do ta përdorë si pikë referimi për veten.

Pritshmëria për të gjithë punonjësit e Radiotelevizionit Publik është që ata të rriten profesionalisht, duke ruajtur avantazhin konkurrues përmes rritjes së nivelit të dijeve dhe vënies së tyre në zbatim.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik120

Page 121: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Për të arritur një zhvillim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të punonjësve Radiotelevizioni Shqiptar do të hartojë një strategji të ndërtuar me etapa konkrete dhe lidhje të ndërsjella që nisma të ketë interes dhe të mos dështojë.

Hapi i parë do të jetë identifikimi i pozicioneve. (Cilat janë aftësitë dhe eksperiencat e nevojshme që kërkon pozicioni?)

Hapi i dytë do të jetë identifikimi i punonjësve që do të jenë pjesë e planit të vazhdimësisë dhe si do të matet potenciali i tyre. (Rezultatet aktuale dhe mundësitë për zhvillim të mëtejshëm.)

Hapi i tretë është lidhja e planit të vazhdimësisë me sistemet e tjera të buri-meve njerëzore, të cilat përfshijnë trajnimin, zhvillimin si dhe shpërblimet.

Së fundmi, punonjësit e radiotelevizionit shqiptar do të njihen në lidhje më lëvizjet e ardhshme brenda institucionit, drejtimet e mundshme të zh-villimit të karrierës së tyre, si dhe do t’u përcaktohen objektivat e zhvillimit.

Por le t’i rikthehemi dhe njëherë idesë së ngritjes së Akademisë së Radio-televizionit Publik, ose Institutit të medias publike në Radiotelevizionin Publik.

Nuk ka rëndësi emri se si do të quhet por funksionet që do të kryejë. Siç edhe theksova Instituti Akademik i studimeve të medias publike do të jetë një institucion i ri që propozohet të ngrihet nën ombrellën e Radio Televizionit Publik Shqiptar (RTSH).

Ai do të jetë përgjegjës për kryerjen e studimeve dhe vlerësimeve kërkimore, si dhe avancimin e njohurive të mediave publike. Instituti gjithashtu do të organizojë seminare dhe aktivitete të cilat do t’i ofrojnë stafit, shoqërisë civile dhe publikut të kuptuarit më gjithëpërfshirës të mediave publike. Synimi dhe qëllimi do të jetë që ky institut të jetë një qendër e madhe e medias në Shqipëri për të promovuar lirinë e shprehjes dhe shoqërinë e kultivimit dhe të integritetit.

Krijimi i këtij instituti me shumë qëllime do të kërkojë riorganizimin administrativ dhe formal të arkivit, ngritjen e një qendre arsimore që do të shërbejë si Akademia e Radiotelevizionit Publik për trajnime dhe punë kërkimore, muzeum, një sallë ekspozite dhe dhoma për seminare të ndryshme.

Ai gjithashtu do të shërbejë si një vend për të ekspozuar disiplina, konceptet dhe performancën e Radiotelevizionit shqiptar në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

Ky institut mendohet që të japë një kontribut të madh në zhvillimin e arsimit në Shqipëri. Më e rëndësishmja, Instituti i Radiotelevizionit Publik do të jetë organizmi që në mënyrë aktive do të inkurajojë lirinë e shprehjes duke ofruar një sferë publike për shoqërinë civile, artistët vendas dhe apo grupeve të pavarura dhe të margjinalizuara.

121Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 122: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Instituti Akademik i RTSH mendohet të jetë i ndarë në

tri departamente kryesore

1 Departamenti i kërkimeve dhe zhvillimit, do të jetë përgjegjës për kry-erjen e studimeve dhe anketave në median publike, si dhe për nismat e medias për zhvillimin social. Një nga përpjekjet e saj do të jetë formimi i një rrjeti akademik të organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve arsimore. Për më tepër, departamenti do të jetë përgjegjës për vlerësimin dhe monitorimin e cilësisë së programit për të përforcuar identitetin e in-stitucionit tonë si media më e madhe në vend.

2 Departamenti i përhapjes së medias publike që do të ketë synim të japë njohuri të mediave publike, por edhe për të rrënjosur, përmes aktiviteteve të ndryshme, programet dhe filozofinë e punës së Radiotelevizionit Publik. Synimi kryesor do të jetë që të nxisë marrëdhënie të forta me organizata të shoqërisë civile dhe institucioneve arsimore, gjithmonë në shërbim të ndërtimit të një programacioni sa më të pasur dhe masiv që do të shërbejë jo vetëm për krijimin e programeve me vlerë, por edhe për nxitjen e jetës kulturore, artistike, sportive dhe arsimore të vendit. Ky departament do të jetë përgjegjës edhe për sjelljen dhe përhapjen e përvojës mediatike të vendit por edhe të huaj.

3 Qendra e informacionit, Biblioteka dhe Muzeu që do të jetë ndërtuar nga arkivat e lajmeve, do të mbledhë materiale të mediave publike, dhe do të sigurojë qasje në informata përmes kanaleve të ndryshme, duke përf-shirë edhe bibliotekën, muzeun dhe ekspozitat.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik122

Page 123: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Një nga drejtimet kryesore të punës si drejtues me punonjësit do të jetë ndërtimi i një mekanizmi efikas që do të jetë në gjendje të njohë, evidentojë dhe menaxhojë sjelljen dhe rezultatet e të gjithë punonjësve të radiotele-vizionit. Ky do të jetë një sistem transparent, i njohur nga të gjithë dhe i pranuar nga të gjithë. Është e kuptueshme se, performanca e pritshme e punonjësit duhet t’i bëhet e ditur atij vetë në mënyrë që ai të përmirësojë mangësitë. Sistemi i vlerësimit të performancës do të jetë i tillë që të ve-projë në vazhdimësi dhe jo si një provim që jepet një herë në vit. Nota për punonjësit do të jetë aq e shpeshtë sa ai nuk do të ketë nevojë për fundin e vitit për ta ditur se si ka qenë vlerësimi i tij përfundimtar.

Me këtë do të arrihet një trajtim i ndershëm dhe në kohën e duhur për performancën e dobët.

Performanca e kënaqshme do të trajtohet me respekt dhe ndershmëri, si dhe në kohën e duhur. Reagimi i drejtuesve të të gjitha shkallëve për performancë të ulët apo të lartë do t’u përcjellë punonjësve mesazhin e duhur rreth nevojës së vlerësimit, si dhe rëndësinë që institucioni i radiotelevizionit i kushton arritjes së objektivave të saj, shërbimit ndaj opinionit publik për informimin, argëtimin dhe edukimin e tij.

“Ka një ligj të pandryshueshëm në biznes: fjalët mbeten fjalë, shpjegimet shpjegime dhe premtimet premtime, por vetëm performanca është realitet. Sa më shumë kohë kalon aq më pak vëmendje i kushtoj asaj çfarë njerëzit thonë. Vetëm shoh se çfarë ata bëjnë.”

Meritokracia është kriter dhe do të jetë standard thelbësor në Radio Televizionin Publik si dhe kriter për punësimin dhe vlerësimin e performancës. Të gjitha vendimet e punësimit dhe promovimit do të bazohen në aftësi dhe arritje, pa dallim racor, gjinor, përkatësie fetare apo grupi social.

Pa meritokraci talentet nuk performojnë. Nuk mjafton të gjejmë lojtarët më të mirë. Është po aq e rëndësishme t’i bëjmë ata të luajnë në grup. Kjo është edhe pjesa më e vështirë. Nëse dëshirojmë të kemi njerëzit më të mirë në skuadrën tonë, duhet të përballemi me diferencimin. Diferencimi në bazë të meritave ndihmon njerëzit dhe biznesin të rriten.

Për këtë arsye ne do ta bëjmë pjesë të kulturës sonë të biznesit në Radio

Menaxhimi i performancës

123Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 124: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Televizionin Publik konceptin e diferencimit në shpërblim, me bazë matjen e performancës. Si mund të luash një lojë kur nuk di se si matet rezultati? Si mund të marrësh kënaqësi nga kjo lojë, si mund të kuptosh nëse je fituesi? Në Radio Televizionin Publik punonjësit vlerësohen në bazë të kritereve të njëjta ku në themel është realizimi i objektivave dhe reflektimi i vlerave. Secili do të shpërblehet sipas vlerësimit që merr, në bazë të meritave.

Propozimi im për Këshillin Drejtues në ndryshimet që do të bëhen në mënyrat e shpërblimeve do të jetë një formë e diferencimit të qartë: 20% e punonjësve, më të mirët, do të përfitojnë bonus, trajnime, dashamirësi dhe vlerësime. 70% e punonjësve, mesatarët, do të menaxhohen ndryshe. Ky është një grup i domosdoshëm për çdo kompani. Ne nuk mund të bëjmë dot asgjë pa këtë pjesë, pa energjinë, aftësinë dhe përkushtimin e tyre. Këta punonjës do të mbahen padyshim shumë të motivuar. Së fundmi, 10% i fundit, punonjësit me performancën më të ulët mund të largohen. Sigurisht kjo do të kërkonte hartimin e kontratave rigoroze të punës, elementë të qartë të matjes së performancës si edhe mirëkuptimin dhe vendimet e sindikatave duke respektuar Kodin e Punës. Nuk është e lehtë të pushosh njerëzit nga puna. Në të vërtetë është një fjalë që e urrej, por pa diferencim do të biem pre e mediokritetit.

Kur mediokriteti infekton organizatën është shumë e vështirë ta kurosh atë. Në qoftë se mediokriteti lejohet, pranohet, shpërblehet, nuk ndëshkohet, atëherë ai infekton edhe njerëzit më të mirë.

Kur mediokriteti bëhet model pune për punonjësit më të mirë dhe depërton në organizatë, është aq e vështirë ta largosh atë, sa është si të gjesh gjilpërën në kashtë. Por duke matur performancën, sipas kriteresh të paracaktuara mirë dhe një procesi të saktë vlerësimi, gjithsecili e kupton vetë vendin e tij. Diferencimi qartëson biznesin dhe e bën atë të funksionojë më mirë në çdo hallkë.

Kur mediokriteti infekton organizatën është shumë e vështirë ta kurosh atë. Në qoftë se mediokriteti lejohet, pranohet, shpërblehet, nuk ndëshkohet, atëherë ai infekton edhe njerëzit më të mirë

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik124

Page 125: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

ImazhiImazhi në një ekran është thelbësor, pasi ndryshe nga mediat e tjera, televizioni bazohet pikërisht tek imazhi. Kjo e bën shumë të rëndësishme figurën e personave që dalin në ekran. Si rrjedhojë, paraqitja e tyre, përfshirë flokët, grimin dhe veshjen është e rëndësishme që të trajtohet me kujdes nga profesionistët. Kjo me qëllim që personat që dalin në ekran të jenë të pranueshëm për audiencën dhe, mbi të gjitha, duke qenë model për të tjerët të përçojnë emocione pozitive. Pjesë e këtyre emocioneve është padyshim pamja.

Personat që dalin në ekran dhe që përfaqësojnë imazhin e atij televizioni duhet të kenë një paraqitje që përputhet jo vetëm me qëllimin e medias që përfaqësojnë, por edhe me llojin e aktivitetit që zhvillojnë. Kjo do të thotë se pavarësisht “fytyrës” së përbashkët që duhet të kenë të gjitha fytyrat publike të një televizioni, ato duhet të kenë edhe veçoritë e tyre, në varësi të rubrikave apo emisioneve, si dhe personalitetit të vetë personit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për televizionin publik shqiptar, duke patur parasysh pushtetin e kësaj medie tek audienca.

Rrjedhimisht personat që përfaqësojnë TVSH-në në këto aktivitete duhet të kenë një paraqitje të kuruar dhe të pagabueshme. Kjo vjen kur paraqitja nuk i lihet në dorë spontanitetit dhe përzgjidhet nga vetë gazetari apo moderatori në bazë të shijeve personale, por të jetë i konsultuar nga profesionistë të fushës së estetikës dhe bukurisë.

Pse është e rëndësishme?

Një paraqitje estetikisht e bukur ndikon në rritjen e audiencës. Personat që dalin në ekran janë modele që të tjerët i ndjekin.

125Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 126: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Për rëndësinë e paraqitjes mund të shkruanim shumë por do përqendrohem në dy pika kryesore:

1. Spikeri dhe moderatori i kuruar me kujdes në paraqitje nuk shpërqendron vëmendjen nga qëllimi kryesor i shikuesit.

2. Vetë njerëzit e ekranit duhet të mos e kenë këtë si shqetësim personal, por të fokusohen në punën e tyre kryesore.

Trajtimi me kujdes i imazhit nga profesionistë është domosdoshmëri në kushtet e rritjes së konkurrencës në tregun mediatik. Televizionet private konkurrojnë në këtë fushë duke shtuar investimet dhe jo vetëm në teknologji por edhe në imazh. Tashmë në ekran po shohim gjithnjë e më shumë figura të kuruara në detaje që nga flokët, grimi, krehja, thonjtë veshja.

Nga ana tjetër, me zhvillimin e teknologjisë, aksesin në informacion, audienca është bërë me e hollë, më e edukuar dhe më kërkuese në shijet e saj. Kjo do të thotë që shikuesit përzgjedhin ekranin ku ndjekin emisionin e lajmeve apo emisionet e tjera, bazuar edhe në figurat mediatike dhe imazhin e tyre.

Nuk ka shumë dyshime që forcimi i sektorit të imazhit ka një rëndësi të dorës së parë.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik126

Page 127: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

transmetimet

Procesi i dixhitalizimit do të kërkojë veç të tjerave dhe ristrukturimin tërësor të sektorit të antenave dhe përsëritësve. Ristrukturimi do të marrë për bazë transmetimet në shumë platforma për të cilin kemi folur më lart.Ideja ime, e cila padyshim kërkon studim të hollësishëm përpara se të vijë tek ju për miratim, është sipas grafikës së mëposhtme. Sektori i transmetimeve radiotelevizive do të konceptohet afërsisht kështu:

Për shkak të vonesave në diskutimin e grupeve të interesit për Strategjinë Kombëtare të Dixhitalizimit dhe arbitraritetit të “faktit të kryer”, të oper-atorëve privatë të tregut mediatik shqiptar, Televizioni Shqiptar u ndje i sfiduar të fillojë transmetimin edhe në kanale të dedikuara, si hapi i parë drejt konturimit të platformës së ardhshme RTSH.

Kështu, ndërkohë që TVSH ofrohet edhe në format HD nën logon RTSH HD, që me transmetimin e Olimpiadës së Londrës 2012 e në vazhdim, vijon të ofrohet RTSH SPORT - një kanal dedikuar sporteve, që kombinon materialet arkivore me produktet dhe ngjarjet e reja sportive të tregut kombëtar dhe global; që prej 1 Tetor 2012 e në vazhdim, vijon të ofrohet RTSH MUZIKË – me krijimtari muzikore, spektakle dhe dokumentarë muzikorë, prodhuar nga TVSH dhe të tretë, muzikë popullore dhe qytetare, recitale artistësh shqiptarë dhe të huaj, festivalet Eurosong dhe Sanremo,

127Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 128: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

festivale fëmijësh dhe videoklipe artistësh shqiptarë dhe të huaj; që prej datës 1 Nëntor 2012 e në vazhdim, vijon të ofrohet RTSH ART - me filma dokumentarë dhe artistikë shqiptarë dhe të huaj, filma serialë dhe telenovela, muzikë klasike, balet, opera dhe evenimente teatrore vendase dhe të huaja. Këtyre programeve iu shtua me kohë dhe RTK (Radiotelevizioni i Kosovës. Kështu aktualisht paketa dixhitale RTSH ofrohet në gjithësej 5 kanale – 4 në formatin SD (standard definition) dhe një në formatin HD (high definition).

Më në fund, siç kemi dëgjuar në media, është lidhur kontrata midis Radiotelevizionit Shqiptar dhe një kompanie të huaj për ndërtimin e rrjetit të transmetimeve dixhitale të këtij institucioni.

Sektori i transmetimeve do të ketë këto degë kryesore:

1. Rrjetet e transmetimit dixhital tokësor;

2. Transmetimet në platformën IPTV;

3. Transmetimet në Web;

4. Transmetimet në satelit.

Sipas kësaj ndarjeje do të ndërtohet edhe struktura organizative përkatëse. Por unë do t’i kushtoj rëndësi të madhe krijimit të ambientit se prodhimit të videos së gatshme në transmetimet në shumë platforma, siç edhe folëm në kapitujt e mëparshëm.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik128

Page 129: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

DigitalizimiNdërkohë që procesi i dixhitalizimit do të prekë pjesën më të madhe të popullsisë shqiptare përmes pasojave të tij të paevitueshme, veçanërisht atyre teknike, ekonomike dhe sociale, roli i shtetit në këtë proces është i pazëvendësueshëm. 

Pikërisht, për të përballuar këtë sfidë, konsiderohet i nevojshëm identifi-kimi dhe zbatimi i hapave dhe masave konkrete që duhet të ndërmerren në këtë drejtim. Përvoja e vendeve të tjera, që tashmë e kanë nisur këtë proces, ka treguar më së miri që një kalim i suksesshëm në këtë sistem, kërkon formulimin e një strategjie apo dokumenti gjithëpërfshirës, me qëllim që të adresohen në mënyrë të duhur sfidat e së tashmes dhe të së ardhmes.

Dixhitalizimi i rrjeteve analogë tokësorë të transmetuesit publik

Një numër dokumentesh të Këshillit të Evropës i ngarkojnë Televizionit Publik barrën kryesore në procesin e kalimit të plotë në transmetimet nu-merike. 

Misioni i transmetuesit publik është t’u ofrojë përdoruesve në të gjithë territorin e vendit, pavarësisht nga vendosja gjeografike, programe informative, didaktike e argëtuese të transmetuara hapur (pa pagesë). Në këtë mënyrë sigurohet që shtresat e gjera të popullsisë të marrin një minimum të caktuar shërbimesh mediatike. Me qëllim që televizioni publik ta ruajë misionin e tij të pazëvendësueshëm edhe në epokën numerike, është e nevojshme të programohet me prioritet transferimi i programeve të tij në platforma numerike.

Financimi i ndërtimit të rrjetit numerik ku do të mbështeten programet e operatorit publik, në kushtet aktuale, përbën një sfidë të vështirë.

129Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 130: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Përcaktimi i drejtë dhe realist i skemës së financimit dhe kohës së kthimit të kapitalit, përbëjnë elementë bazë për sigurimin e qëndrueshmërisë së Radio televizionit Publik.

Kombinimi i ndërtimit të rrjetit të operatorit publik me ndërtimin e rrjeteve të operatorëve vendorë mund të jetë një rrugë që shkurton kostot e përgjithshme të kalimit në numerik dhe ndoshta mund edhe të ulë kërkesat e vetë operatorit publik për kapacitete transmetuese.

Kam lexuar shumë dokumente që kanë të bëjnë me strategjinë e tranzicionit të transmetimeve nga analog në dixhital dhe e di që pavarësisht rolit të madh të radiotelevizionit publik në këtë proces, ai ka qenë i mënjanuar dhe kreun e tryezës dhe marrëveshjet i ka bërë qeveria, ajo e kaluara dhe kjo e tanishme.

Së bashku me ju, Këshillin Drejtues do të studioj me kujdes të gjitha dokumentet që lidhen me këtë proces dhe nuk do të jemi indiferentë dhe as nuk do të lejojmë që transmetuesi publik të ngarkohet me barra të rënda financiare. Për këtë do të paraqes propozime konkrete për gjetje të zgjidhjeve të shpejta dhe të lira, veçanërisht për çështje që kanë mbetur ende pa u zgjidhur.

Detyrat e RTSH-së në procesin e kalimit në transmetimet numerike tokësore

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) ka rol kyç në procesin e kalimit në transmetimet numerike dhe konsiderohet si mbështetësi kryesore i pro-grameve të operatorëve ekzistues analogë vendorë.

Duke patur në konsideratë këtë rol të RTSH-së dhe bazuar në kërkesat e përcaktuara në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, përpara Radiotelevizionit publik shtrihen këto detyra themelore:

a. Përcaktimin e kritereve dhe numrit të programeve me karakter publik që do të transmetohen hapur (pa pagesë). Përmbushja e kësaj detyre kërkon përcaktimin e kritereve për klasifikimin e programeve si program me karakter publik, përgatitjen e listës me programet e propozuara si programe publike, organizimin e konsultimit publik, vendimmarrjen mbi numrin dhe emërtimin e kanaleve publike si dhe shpenzimet e nevojshme për mbështetjen e këtyre programeve.

b. Përcaktimin e kritereve dhe numrit të programeve me akses të kushtëzuar (me pagesë). Përmbushja e kësaj detyre kërkon përcaktimin e kritereve dhe tematikës për programet me akses të kushtëzuar, përgatitjen e biznes planit për rentabilitetin e programeve me akses të kushtëzuar, vendimmarrjen mbi numrin dhe biznes planin e shërbimeve me akses të kushtëzuar.

c. Koordinimi me operatorët privatë lokalë për mbështetjen e tyre në MUX 1. E drejta e operatorëve vendorë analogë për t’u mbështetur në rrjetin e operatorit publik, garantohet edhe nga neni 139 i ligjit (cituar më lart). Përmbushja e kësaj detyre kërkon hartimin e kontratës tip midis

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik130

Page 131: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

RTSH-së dhe operatorëve privatë lokalë, koordinimin me operatorët privatë për përcaktimin e detajeve teknike të sjelljes së sinjaleve të tyre në qendrat e allotmenteve, ndjekjen e problemeve teknike gjatë periudhës simulcast, caktimin e ambienteve të RTSH-së në qendrat e allotmenteve, nënshkrimin e marrëveshjes me operatorët lokalë për sjelljen e sinjaleve të tyre në MUX.

Detyra për zgjidhje urgjenteKontrolli i Lartë i Shtetit ka lënë disa detyra që duhet të zbatohen brenda

këtij viti, pra është e udhës që edhe strategjinë ta drejtoj në plotësimin në radhë të parë të këtyre detyrave duke u fokusuar që, bashkë me to, të plotësoj kërkesat e mëposhtme:

- Ngritja e Grupit për Menaxhimin Strategjik (GMS);

- Hartimi i planit të veprimit dhe investimit për teknologjinë e informacionit;

- Hartimi i Planit të trajnimit të Burimeve Njerëzore;

- Planifikimi i kanaleve dhe programet e hapura (pa pagesë) të paketës dhe studimin e tregut për rritjen e audiencës;

- Hartimi i projektit të studiove dhe kthimin e prodhimit nga SD në HD;

- Planifikimi i buxhetit të veçantë dhe format më efektive të publicitetit të projektit;

- Në mbështetje të ligjit, RTSH duhet të fillojë koordinimin me operatorët privat lokalë për mbështetjen e tyre në MUX-in e dytë.

Aspekte mbi teknologjinë Rritja e kërkesës për informacion ka sjellë zhvillime të rëndësishme, të cilat pasqyrohen në një rritje të konsiderueshme në kapacitetin e transmetimit në platformën tokësore. Këto zhvillime kanë të bëjnë me përmirësime në standardet e përdorura për kodim (kompresim) informacioni dhe në siste-met e transmetimit.

• MPEG-4 është një standard kompresimi i videos dhe audios i përmirësuar. Kjo pritet të rezultojë deri në dyfishin e efikasitet të standardit të kompresimit MPEG-2 që aktualisht është përdorur për shumicën e transmetimeve dixhitale tokësore në Evropë. Kjo do të thotë se një Multiplex (MUX) DTT mund të mbështesë deri dy herë më shumë programe duke përdorur MPEG-4 sesa duke përdorur kodimin MPEG-2, duke siguruar të njëjtin kualitet figure dhe zëri.

•DVB-T2 është një standard i ri transmetimi specifikimet e të cilit janë botuar për herë të parë nga Projekti DVB në qershor 2008 dhe është standardizuar nga Instituti i Standardeve Evropiane të Telekomunikacionit (ETSI) që nga shtatori 2009.

Në krahasim me standardin aktual të televizionit digjital tokësor, DVB-T, standardi i gjeneratës së dytë, DVB-T2, siguron një rritje minimale në kapacitet të paktën 30% në kushte ekuivalente e marrjes duke përdorur an-

131Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 132: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

tena të marrjes ekzistuese. Disa testime paraprake, megjithatë, sugjerojnë së rritja e kapacitetit të fituar në praktikë mund të jetë deri 50%. Kjo mund të bëjë të mundur hedhjen në treg të shërbimeve të reja të transmetimit që mundësojnë përdorimin intensiv të kapacitetit të frekuencave, duke pasur parasysh spektrin e kufizuar në dispozicion në VHF dhe UHF. Standardi DVB-T2 mundëson gjithashtu ofrimin e shërbimeve të gjeneratës tjetër si 3D TV, të cilët mund të përfitojnë nga rritja e kapacitetit në dispozicion me këtë standard.

Nga vlerësimet e bëra rezulton së përdorimi i këtyre dy teknologjive, nëse kombinohen, rrit kapacitetin e një Multipleksi (MUX) deri në 160% për marrjen fikse, edhe pse disa ekspertë konsiderojnë vlerën 100%, që të jetë një vlerësim më realist. Presupozohet gjithashtu së përfitimi në kapacitet në rastin e marrjes mobile do të jetë i ngjashëm me atë të marrjes fikse.

Digjitalizimi i rrjeteve të operatorëve privatë vendorë

Operatorët vendorë ekzistues, me pak përjashtime, nuk i disponojnë mjetet financiare dhe aftësitë teknike të nevojshme për të ndërtuar dhe mirëm-bajtur rrjetet e transmetimeve numerike tokësore. Ata sipas ligjit, do të mbështeten nga platforma dixhitale e RTSH. Kjo do ta bëjë paketën e trans-metimeve dixhitale të RTSH të larmishme dhe interesante.

Nga ana tjetër, kalimi në transmetimet numerike duhet realizuar pa prishur strukturën ekzistuese të tregut mediatik që aktualisht funksionon si treg i programeve të transmetuara hapur (pa pagesë) dhe që financohet nga reklamat. Ruajtja e strukturës së tregut do të thotë që programet ekzistuese analoge që do të mbështeten në platforma numerike do të vazhdojnë të transmetohen hapur (pa pagesë) dhe do të vazhdojnë të financohen nga tregu i reklamave.

Operatorët privatë lokalë, duke qenë më pranë komuniteteve lokalë, përfaqësojnë vlera të pluralizmit të mendimeve, programeve, minoriteteve, etj., vlera që duhen ruajtur e promovuar. Krijimi i mundësive për mbështetjen e programeve të tyre në platforma numerike pa sforcime të fuqishme ekonomike, i shërben edhe ruajtjes së strukturës ekzistuese të tregut, ku përdoruesit janë mësuar të marrin disa programe hapur (pa pagesë). Kombinimi i ndërtimit të rrjetit të operatorit publik, me ndërtimin e rrjeteve të operatorëve vendorë, mund të jetë një rrugë që do të shkurtojë kostot e përgjithshme të kalimit në numerik.

Kjo do të sigurojë mbështetjen e të gjithë operatorëve ekzistues lokalë në platformën numerike të RTSH dhe kjo na ngarkon me detyra të mëdha për përgatitjen e marrëveshjeve tip dhe standarteve të transmetimit.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik132

Page 133: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Sektori i shërbimeve do të jetë sektori i katërt në skemën ide që do të vihet në diskutim dhe studim dhe që do të sillet për miratim në Këshillin Drejtues të Radiotelevizionit.

Ai mendohet të përbëhet nga katër departamente, afërsisht sipas skemës së mëposhtme:

Shërbimet

Departamenti i Financës do të jetë përgjegjës për të siguruar menaxhim financiar të shëndoshë të fondeve dhe të buxhetit të RTSH-së, duke mini-mizuar gabimet njerëzore gjatë zbatimit të aktiviteteve dhe rritur cilësinë e punës gjatë implementimit të projekteve të ndryshme.

Sektori i financës mendohet të ketë këto degë kryesore:

• Sektori i menaxhimit financiar

• Sektori i menaxhimit të prokurimeve

• Sektori i menaxhimit të kontratave

Për burimet njerëzore, pjesë e së cilës mendohet të jetë edhe Akademia e Radiotelevizionit Publik si dhe trajnimet e ndryshme është folur me hollësi në kapitujt paraardhës dhe nuk do të zgjatem më tej. Por do ndalem në veçanti në një këndvështrim tërësisht të ri të sektorit të marketingut.

133Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 134: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Jeta është dinamike. Koha dhe mundësitë tona janë të limituara, nevojat dhe dëshirat tona janë të pafundme. Marketingu luan një rol kyç për të na ndihmuar që të bëjmë zgjidhjet e duhura.

Në fillim të viteve 90 kur u dukën në treg të parat gazeta dhe media private, njerëzit i ndiqnin me kënaqësi sepse ishin të etur dhe kishin nevojë të dëgjonin dhe shikonin një mendim ndryshe jashtë standardit të asaj që ishin mësuar të shikonin dhe të ndiqnin për shumë vite me radhë. Në ato vite përtypej gjithçka. Nuk kishte ardhur ende koha për të patur nevojë për ndihmë për të bërë një zgjedhje. Nuk kishte ardhur ende koha për të bërë marketing. Marketingu lind kur shtohen mundësitë dhe alternativat për të zgjedhur, kur oferta është më e madhe se kërkesa. Si vendosim ne për të bërë një zgjedhje, për të ndjekur këtë apo atë emision, film, festival apo debat kur kemi shumë mundësi zgjedhjesh?

Pavarësisht eksperiencës dhe njohurive tona, nëse nuk kuptojmë dhe aplikojmë marketingun, përgatitja jonë nuk është e plotë, ne nuk kemi armët e mjaftueshme për betejat e kohëve moderne. Marketingu lidhet me të gjithë ndryshimet që ndodhin brenda nesh dhe jashtë nesh. Marketingu ka vlerë për çdo individ, për çdo organizatë biznesi, politike, qeveritare, OJF dhe të tjerë. Të gjitha organizatat jetojnë në një botë dinamike dhe mbijetesa e tyre varet nga pëlqimi, mbështetja dhe konfirmimi i grupeve të tjera që veprojnë në shoqëri. Askush nuk mund ta nënvlerësojë rëndësinë e marketingut dhe rolin e tij në jetën dhe punën tonë në këtë shoqëri të hapur dhe plot dinamikë.

Konceptim i ri i rolit të marketingut

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik134

Page 135: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Fjalët kyçe në marketing janë: cilësi, shërbim, vlerë.

Nuk gabojmë po të themi se marketingu pothuajse ka munguar plotësisht në institucionin që quhet Radiotelevizioni Publik Shqiptar.

Kuptimet e gabuara për marketingun

a. Marketingu është shpenzim. Mendimi i parë që dëgjon kur flet për nev-ojën e marketingut është se kjo thjesht do të rrisë shpenzimet e institucionit. Kjo vjen ngaqë nuk kuptohet rëndësia e marketingut dhe rëndësinë e foku-simit tek ai që paguan shpenzimet tona, që është shikuesi taksapagues. Në punën e re të marketingut në Radiotelevizion, marketingu do të shihet si investim. Dhe që kthimi i këtij investimi të jetë i kënaqshëm, afatgjatë edhe në ndjekjen, numrin e shikuesve dhe në reputacionin e emisionit apo insti-tucionit, nevojitet kontributi i çdo hallke të punës.

b. Marketingu është shitje. Këndvështrimi se marketingu është shit-je, thjesht shfaqja në ekran e produktit të krijuar, transmetimi i tij është ngatërresa më e zakonshme dhe mendimi që unë ndesha më shumë gjatë konsultimeve të mia për përgatitjen e kësaj platforme. Marketingu nuk mund të jetë i barabartë me shfaqjen sepse ai fillon shumë kohë përpara se emisioni, filmi apo festivali të jetë gati.

c. Marketingu është punë e departamentit përkatës. Themeluesi i firmës Helwett Packard, David Packard ka thënë: “Marketingu është aq shumë i rëndësishëm sa nuk mund të lihet kurrsesi vetëm në dorën e departa-mentit të marketingut”. Pra, mendimi për marketingun tek ne do të ndry-shojë rrënjësisht.

Marketingun nuk do ta kuptojmë si thjesht departamentin që krijon rekla-ma, zgjedh mediat, printon materiale publicitare dhe u përgjigjet pyetjeve të shikuesve dhe dëgjuesve. Ne do ta kuptojmë dhe realizojmë marketin-gun si një koncept shumë më të gjerë se kaq, i cili sistematikisht kupton se çfarë duhet prodhuar dhe transmetuar, se si krijimtarinë tonë ta sjellë në vëmendjen e shikuesit por edhe blerësit, si ta bëjë të lehtë gjetjen e krijim-tarisë dhe produktit tonë në morinë e produkteve dhe krijimtarisë së të tjerëve, si ta mbajë gjallë dëshirën e shikuesit për të qëndruar më tepër në programet tona. Marketingu fillon nga drejtuesit e lartë dhe vazhdon me çdo punonjës të institucionit.

Radiotelevizioni shqiptar ekziston për publikun, për shikuesit. Nëse dikush në këtë institucion nuk e kupton rëndësinë e publikut dhe të shikuesit, hall-ka e funksionimit prishet.

Tre aspektet kryesore ku do të përqendrohet puna jonë marketuese do të jenë:

1. Puna për krijimin e markave, emrit dhe urave që lidhin shikuesit me brandin (emrin).

2. Ndërtimin e urave që lidhin krijuesit me shikuesit.

3. Ndërtimi i urave që lidh punonjësin, krijuesin, me institucionin.

135Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 136: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Krijimi i markave dhe rëndësia e tyre

Marka përcaktohet si një emër, si një shenjë, një simbol, tipar që ndih-mon për të bërë dallimin midis krijimeve dhe produkteve të ndryshme. Një markë është një krijim që mbart një kuptim, një tipar, që të sjell diçka në mendje. Një markë e madhe bën edhe më shumë: ajo i jep jetë dhe gjallëri një produkti dhe krijimi.

Gjatë shkrimit të kësaj platforme vura veten në provë për të gjetur marka në krijimtarinë e sotme radiotelevizive në radiotelevizionin publik shqiptar. Mund të them se pak ose aspak emra më erdhën në mend. E njëjta gjë ndodhi edhe gjatë një mikrosondazhi që unë realizova me miq dhe njerëz të ndryshëm. Njihen marka si “Opinion”, “Fiks fare”, “Zonë e lirë”, “Zonë e ndaluar”, “Bypass show”, “Portokalli” etj., por me përjashtim të markës “Hapësirë e gjelbër” dhe “Trupi dhe shëndeti”, asgjë tjetër nuk erdhi si markë nga Radiotelevizioni Publik Shqiptar. Nuk them se ky minisondazh i imi është shkencor, por mua më nxori përpara një përfundim të dhimbshëm, në atë që radiotelevizioni publik shqiptar nuk zotëron marka konkurruese në tregun mediatik të vendit dhe për më tepër ka zbehur dhe humbur terrenin e fituar nga eksluziviteti siç është ajo e festivalit të këngës në radiotelevizion ku vit më vit ka ardhur duke u zbehur dhe humbur emrin e vet.

Rëndësia e markës dhe e vlerës së markës tek krijimet është e padiskutueshme. Është një funksion i njëllojtë me veprimtarinë prodhuese. Tani nuk ka më dyshime në vlerën e markave të forta prandaj në këtë platformë dua t’i kushtoj vendin e duhur dhe hapësirën e nevojshme konceptit tim të marketingut.

Një markë e madhe dallohet nga preferenca dhe besnikëria që kanë shikuesit për të. Një markë u kursen kohën njerëzve, kohë e cila vlerësohet në para. “Një markë është një strehë besimi, rëndësia e të cilës rritet sa më tepër shumëfishohen zgjedhjet me të cilat përballemi. Njerëzit duan ta lehtësojnë jetën e tyre” – shkruan një specialist marketingu.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik136

Page 137: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Marketingu është arti i ndërtimit të markave. Nëse nuk je markë je thjesht një produkt, një filmim, një tingull, një pasazh.

Fazat në të cilat do të kalojë çdo produkt i ri do të jenë: Gjenerimi i idesë, analizimi i idesë, zhvillimi dhe testimi i konceptit të emisionit, zhvillimi i strategjisë marketing, analiza e planit të biznesit, zhvillimi i emisionit, tes-timi i publikut dhe propagandimi i produktit. Në çdo fazë do të diskutohet dhe do të vendoset nëse do të kalohet më tej apo jo.

Është e rëndësishme të kuptojmë se markat ndërtohen nga bashkimi i shumë faktorëve.

Në Radiotelevizionin Publik Shqiptar do të kuptohet se krijimi i markave të emisioneve dhe prodhimeve artistike, spektakleve, debateve, etj. do të jenë si rezultat i bashkimit të shumë faktorëve: kreativitetit, pozicionimit të duhur dhe të qëndrueshëm, segmentit të duhur të shikuesve dhe dëgjuesve, mbështetjes në jetën sociale etj.

Një markë produkti radioteleviziv duhet të jetë e tillë që të gdhendë thjesht me një logo, një fjalë në mendjen e njerëzve dhe që askush të mos ketë nevojë për të parë programin për të ditur orën se kur transmetohet.

Në bisedimet dhe konsultimet që kam bërë mbi marketingun kam kuptuar se shpesh marketingu ngatërrohet me reklamën. Reklama është diçka e nevojshme por thjesht dhe vetëm reklama nuk mjafton. Sfida reale e marketingut është krijimi i markave radiotelevizive.

Tiparet kryesore që do të kenë markat në RTSH

Do t’u japë shikuesve dhe dëgjuesve atë që dëshirojnë

Do të krijohet një sistem për mbledhjen e informacionit nga shikuesit dhe dëgjuesit që pastaj ky të përdoret për vendimmarrje. Kjo jo vetëm për kri-jimtarinë e prodhuar ndërkaq, por edhe për nevojat për krijime dhe pro-dukte të reja.

Do të jetë gjithmonë koherent

Marka do të jetë koherente pavarësisht ndryshimeve të ambientit përreth. Nëse kërkesat e shikuesve dhe dëgjuesve ndryshojnë me kalimin e kohës ato duhet të pasqyrohen në ndryshimin e vazhdueshëm të imazhit dhe përmbajtjes së produktit radioteleviziv.

Do të pozicionohet siç duhet

Markat e emisioneve që janë pozicionuar mirë zënë një vend të veçantë në mendjen e shikuesve dhe të publikut. Ato do të jenë të ndryshme nga markat e konkurrencës në mënyrë të besueshme dhe të identifikueshme. Nuk mund të ndodhë që në Radiotelevizionin publik shqiptar të imitohen

137Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 138: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

dhe kopjohen formate të emisioneve të njohura të radio televizioneve të tjera. Identiteti do të përcaktohet duke zbuluar qartë avantazhet tona ndaj konkurrencës, duke përcaktuar piketat ligjore që na dallojnë ne si shërbim publik nga konkurrenca private.

Do të jetë i qëndrueshëm

Marka e fortë e RTSH do të jetë një balancë e kujdesshme midis vazhdimë-sisë dhe ndryshimit duke qenë të sigurte që të përcjellim imazhe jo kontra-diktore me njëra tjetrën dhe duke i përshtatur programet tona për të qenë me një hap me kohën. P.sh. çdo ndryshim që do të bëjmë në përmirësimin dhe modifikimin e emisionit “Trupi dhe shëndeti” do të ruajë me rigoro-zitet termat e vazhdimësisë.

Do të ketë mbështetje të duhur, të qëndrueshme dhe afatgjatë

Një mbështetje e vazhdueshme për markat e krijuara të veprimtarisë ra-diotelevizive kërkon që shikuesit dhe dëgjuesit të kenë një shkallë të lartë të ndërgjegjësimit dhe lidhje të fortë dhe unike të emisionit dhe produktit tonë me kujtesën e tyre.

Nevojat e audiencësE thamë dhe më parë se puna e sektorit të marketingut do të përqendrohet në nevojat e audiencës për t’i plotësuar ato. Si në çdo biznes tjetër edhe në këtë fushë nevojat dhe dëshirat zbulohen duke i dëgjuar ose intervistuar shikuesit dhe dëgjuesit dhe pastaj diskutohet dhe përgatitet një zgjidhje e përshtatshme për secilën nevojë.

A është informacioni i duhur për nevojat e shikuesve dhe dëgjuesve në radiotelevizionin publik? Jo, ai nuk ekziston por thjesht ka një perceptim më tepër për nevojën e politikës së ditës, sepse asnjë punë e programuar për thithjen e mendimit të audiencës dhe për nevojat e saj nuk është bërë deri më tani. Por kjo është njëra anë e problemit. Ana tjetër është krijimi i nevojave të reja.

Radiotelevizioni publik ka një mision të cilën e trajtuam me hollësi në dallimin e nevojës së publikut dhe nevojës publike, prandaj krijimi i nevojave të reja është një punë që kërkon analizë të suksesshme dhe të vazhdueshme. Emisionet tona dhe programet tona do të dalin jashtë kuadrit të nevojës dhe kuriozitetit të ditës dhe do të përqendrohen në realizimin e misionit publik. Me një fjalë më të përmbledhur puna jonë jo thjesht duhet të përqendrohet tek tregu por në radhë të parë të përqendrohet tek novacioni. Punonjësit e marketingut të Radiotelevizionit publik do të përqendrojmë vëmendjen e tyre në nevojën e ardhshme dhe jo thjesht tek nevojat aktuale të politikës së ditës.

Që të jemi pararojë i kërkesave të punës është e nevojshme të parashikojmë edhe se në çfarë drejtimi po lëvizin shijet e shikuesve dhe dëgjuesve dhe

Punonjësit e marketingut të Radiotelevizionit publik do të përqendrojmë vëmendjen e tyre në nevojën e ardhshme dhe jo thjesht tek nevojat aktuale të politikës së ditës.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik138

Page 139: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

cilat janë drejtimet e zhvillimit të organizatave të tjera mediatike. E vërteta është se e ardhmja është tashmë këtu. Detyra është të gjejmë dhe studiojmë dëshirat e ardhshme të publikut. RTSH përballet me një numër të pafund të ardhmesh dhe duhet të vendosim se cilën nga ato duam të realizojmë. “Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është ta krijojmë atë”- thotë një njeri i mençur.

Objektivat dhe rritjaQëllimi i punës sonë do të jetë që investimet e sotme, të kenë vlerë më shumë nesër. Nëse kjo ndodh, RTSH ka siguruar një vlerë të shtuar. Por RTSH, si një transmetues mediatik publik ka edhe qëllime të tjera që duhen menduar me kujdes:

Rritja e Institucionit

Radio Televizioni ka nevojë që të rritet. Ai ka bërë plane për këtë dhe po investon sidomos me procesin e dixhitalizimit por kjo duhet të jetë një rritje fitimprurëse. Shumë kompani mediatike e teprojnë në blerje apo në shtrirjen e tyre gjeografike, vetëm për t’u rritur në treg, por me një kosto të jashtëzakonshme. Pra, më saktë ato e blejnë rritjen në vend që ta fitojnë atë. Investimi prej afro 23 milion eurosh është një investim që duhet kthyer me normë fitimi.

Rritja e pjesës së publikut

Shumë kompani mediatike duan që të kenë sa më shumë shikues dhe dëgjues që të munden. Por më shumë pjesë tregu shpesh nënkupton përf-shirjen e më shumë shikues dhe dëgjuesve të dyshimtë. Unë mendoj se Ra-dio Televizioni do të veprojë në mënyrë të zgjuar nëse ne do të fokusohemi në edukimin e shikuesve dhe dëgjuesve besnikë, duke i njohur ata më mirë dhe duke gjetur më shumë të mira dhe shërbime që mund t’ju nevojiten atyre.

Ndërtimi i reputacionit

Radio Televizioni Publik e ka tashmë imazhin e prishur. Ne duhet të luftojnë për një reputacion të mirë. Qëllimi kryesor për reputacionin e institucionit tonë duhet të jetë në katër drejtime: të jetë (1) Kanali më i kërkuar i zgjedhur nga shikuesit dhe dëgjuesit, (2) Vendi më i zgjedhur për punësimin e gazetarëve, (3) partneri i respektuar i autorëve dhe (4) Institucioni më i respektuar i reklamuesve.

Reputacioni do të kontribuojë në qëllimin kryesor në atë të ndjekjes nga sa më shumë njerëz të programeve tona, realizimin e qëllimeve ligjore edukative, informuese dhe argëtuese me cilësi të lartë si dhe fitimin e një kthimi më të madh sesa kostoja e kapitalit.

Pasi institucioni ynë të qartësojë qëllimet e tij është e domosdoshme që ne të përcaktojmë objektiva specifike ne nivel institucioni, në nivel stacioni dhe në nivel departamentesh.

139Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 140: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Shpejtësia e rritjes do të jetë e dobishme vetëm nëse ne do të kemi vrapuar në drejtimin e duhur.

Menaxhimi mund të kërkojë mundësi rritje duke përdorur mënyrat e mëposhtme:

• Duke u fokusuar tek shikuesi dhe dëgjuesi ekzistues. Duke i inkurajuar ata që të telekomanda e tyre të qëndrojë më shumë kohë tek kanalet e rrjetit RTVSH që do të thotë që programet tona tradicionale duhet të vazhdojnë të kënaqin shijet e tyre.

• Duke nxjerrë programe të reja shtesë për shikuesit dhe dëgjuesit ekzistues. Kjo kërkon një punë të kualifikuar për të identifikuar programe të tjera shtesë që shikuesve dhe dëgjuesve mund t’ju nevojiten.

• Duke transmetuar më shumë programe për shikuesit dhe dëgjuesit e rinj. Duke prezantuar programet në zona të reja gjeografike ose në segmente të reja të publikut.

Për t’u rritur kërkohet zhvillimi i mentalitetit të rritjes tek i gjithë personeli i Radio Televizionit Publik. Ne duhet të studiojmë dhe të fokusohemi për nevoja ende të pa plotësuara.

Plani i marketingutRadio Televizioni ka një vizion, vizioni kërkon një strategji, strategjia kërkon një plan dhe plani kërkon veprim. Një plan marketingu përbëhet nga gjashtë hapa: 1. analizën e situatës, 2. objektivat, 3. strategjitë, 4. takti-kat, 5. buxhetet dhe 6. kontrollet.

Gjashtë hapat e planit të marketingut

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik140

Page 141: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

l. Analiza e situatës. Ekipi drejtues do të shqyrtojë faktorët makro (ekono-mik, politiko-ligjor, social-kulturorë, teknologjikë dhe faktorët e tjerë, konkurrentët, etj., në mjedisin e tyre. Ne do të bëjmë një analizë të plotë për pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe kërcënimet. Por në fakt duhet lexuar mbrapsht: kërcënimet, mundësitë, pikat e dobëta dhe pikat e forta sepse radha e analizës duhet të fillojë nga faktorët e jashtëm dhe pastaj ata të brendshëm.

2. Objektivat. Bazuar në identifikimin e mundësive të saj më të mira nga analiza e situatës, ne do t’i radhitim ato, do të përcaktojmë objektivat dhe afatet kohore për arritjen e tyre. Radio Televizioni gjithashtu do të përcak-tojë objektivat duke konsideruar grupet e interesit, reputacionin e Radio Televizionit Publik, teknologjinë dhe çështje të tjera me interes. (Objektivat janë sqaruar edhe më lart në këtë material).

3. Strategjia. Çdo qëllim mund të arrihet në mënyra të ndryshme. Dhe ne do të përcaktojmë strategjinë tonë. Strategjia përcakton dhe zgjedh mënyrën më efektive për arritjen e objektivave. Radio Televizioni Publik do të ketë strategji kur (1) të kemi përcaktuar qartësisht shtresat e synuara (2) të kemi zhvilluar një propozim konkrete vlerash të dallueshme dhe fituese për projekte të ndryshme dhe (3) të kemi organizuar një rrjet të përshtat-shëm transmetimi.

4. Taktikat. Strategjia e Radiotelevizionit Publik për arritjen e qëllimeve do të jetë e shkruar me hollësi, do të përcaktohen të gjitha veprimet që do të ndërmerren sipas një kalendari kohor nga personat përgjegjës për të realizuar planin. Taktikat do të përfshijnë elementët për të cilat është folur përgjatë këtij materiali si promocione, reklama, marrëdhëniet me publi-kun, eventet etj.

5. Buxheti. Veprimet e planifikuara të Radio Televizionit Publik dhe akti-vitetet do të përfshijnë me llogari të sakta dhe transparente kostot që lloga-riten në buxhetin e nevojshëm për të arritur objektivat.

6. Kontrollet. Radio Televizioni duhet të caktojë afatet e shqyrtimit dhe masat që do të tregojnë nëse është duke bërë progres drejt qëllimit. Kur performanca nuk do të jetë e mirë, ne do të rishikojmë objektivat, strateg-jitë, apo veprimet për të rregulluar situatën.

Tendencat në mendimin dhe praktikën e marketingutNga marketingu prodho dhe transmeto do të kalojmë në marketingun kupto dhe reago. Radio Televizioni do të performojë më mirë nëse ne e shikojmë marketingun si sfidë për të kuptuar më mirë nevojat e shikuesve dhe dëgjuesve sesa thjesht si shtyrje më e mirë për produktin.

Nga fokusimi në tërheqjen e shikuesve dhe dëgjuesve në përqendrimin për mbajtjen e tyre. Radio Televizioni do të fokusohet më shumë për të shërbyer dhe kënaqur shikuesit dhe dëgjuesit ekzistues para se t’i futemi garës për të gjetur shikues dhe dëgjues të rinj. Radio Televizioni do të duhet të kalojë nga marketingu operacional në marketingun e marrëdhënieve.

141Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 142: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Bashkë me ndjekjen e rritjes së pjesës së publikut që ndjek emisionet e Radiotelevizionit Publik do të fokusohemi edhe në ndjekjen e shikuesve dhe dëgjuesve për të rritur kohën që ata harxhojnë duke ndjekur programet tona. Nga monologu tek dialogu me shikuesit dhe dëgjuesit. Ne do të mundim të krijojmë marrëdhënie të forta me klientët duke dëgjuar dhe biseduar me ta, duke dëgjuar zërin e tyre dhe jo vetëm duke dërguar mesazhe të njëanshme.

Nga zotërimi i aseteve në zotërimin e markave. Shumë kompani mediatike kanë filluar të preferojnë zotërimin e markave sesa zotërimin e aseteve.

Radio Televizioni Publik duhet të mendojë me kujdes në lidhje me secilën nga këto tendenca të marketingut.

Faktorët e suksesit për shërbimet e reja radiotelevizive

Industria e transmetimeve mediatike po ndryshon me shpejtësi. Ka ekzis-tuar një pamje e përgjithshme brenda kufijve tradicionalë ndërmjet radio televizioneve dhe publikut. Kjo sot ka ndryshuar dhe për radiotelevizionin publik ende nuk ka hyrë në fushën e ndërtimit të programeve me pagesë. ndryshimet i dedikohen rregullimeve gjithnjë në ndryshim, teknologjisë së re, konkurrentëve të rinj dhe shikuesve me shije gjithnjë e më të sofisti-kuara. Me qëllim për të mbijetuar radiotelevizioni duhet të zhvillojë shër-bime të reja të suksesshme.

Cilësia është përcaktuesi kryesor për suksesin apo dështimin e produktit mediatik.

a) Një koncept unik të produktit;

b) Një segment tregu të përcaktuar mirë;

c) Një sistem i specializuar i lehtë për të shumëfishuar shpërndarjen;

d) Një ofertë bazë me një imazh te qartë të shërbimeve, të lehtë për t’u mbajtur mend.

Shërbimet e reja të RTSH do të jenë unike dhe novatore për të patur një avantazh më të madh në tregun mediatik të sotëm, treg në të cilin ne si RTSH ende nuk jemi futur.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik142

Page 143: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Sfida e shtimit të të ardhurave dhe e financimit

Pika më e rëndësishme në diskutimin tonë mbi shtimin e të ardhurave në Radiotelevizionin Publik të Shqipërisë është se për të realizuar misionin e vet publik, sistemi i tregut mund të dështojë. Për këtë fakt jam mjaft i vetëdijshëm. Duket sikur këtu kemi një kontradiktë të pazgjidhshme ku e ardhura nga reklama është e lidhur ngushtësisht me numrin e shikuesve dhe ku reklamuesit mund të bëjnë presion për përmbajtjen e programit. Mendoj se ne duhet të jemi të kujdesshëm në dallimin midis asaj që njerëzit duan në kapacitetin e tyre si shikues (ose “konsumatorëve të transmetimit“) dhe atë që ata duan në kapacitetin e tyre si qytetarë.

RTSH-ja i siguron fondet financiare për funksionimin dhe ushtrimin e de-tyrave të veta nga:

1. Tarifa e shërbimit për përdorimin e aparatit marrës televiziv

Tarifa e shërbimit për përdorimin e aparatit marrës televiziv është e ardhu-ra kryesore e Radiotelevizionit Publik. Meqenëse Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Shqipëri është përcaktuar edhe si agjent tatimor për mbledhjen e taksës së përdorimit të aparatit marrës televiziv krijohet përshtypja sikur RTSH nuk ka se çfarë të bëjë në këtë fushë. Është fakt se në sajë të masave të marra nga qeveria e Shqipërisë sidomos vitin e fundit, bashkë me energjinë elektrike është paguar në një masë të madhe edhe taksa e aparatit.

143Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 144: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Sipas raportit ekonomiko- financiar për vitin 2014 kjo e ardhur është realizuar 120 përqind, krahasuar me planifikimin. Shifra 120 përqind bën përshtypje për të kuptuar mënyrën e planifikimit.

Te ardhura nga taksa aparatit 1,140,000 1,368,550 120%

D.m.th. RTSH ka planifikuar të mos mbledhë gjithë taksën e planifikuar, ose nuk e di se sa duhet të mblidhet realisht nga taksa e aparatit, e cila nëse mblidhet e gjitha duhet të reflektojë shumën 100 përqind dhe jo të rapor-tohen realizime të tilla.

Strategjia që propozoj ka të bëjë:

Së pari, në evidentimin e plotë të taksës që duhet të mblidhet në Shqipëri për përdorimin e aparateve televizive;

Së dyti, do evidentohen në bashkëpunim me strukturat e Agjentit Tatimor të gjitha zonat dhe personat apo institucionet që për një arsye apo një tjetër nuk përfshihen në skemën e faturimit të energjisë elektrike.

Së treti, do bëhen studime për gjetjen e mënyrave alternative të mbledhjes së taksës që mund të kenë kosto më të ulët se kjo aktuale.

Së katërti, rrjetet dixhitale do të na lejojnë që të kemi një kontroll të plotë mbi gjithë marrësit televizivë dixhitalë dhe ka mundësi reale për aktivizimin e programit vetëm në rastet e pagesës së taksës.

2. Kontratat me palë të treta për transmetime të ndryshme

Ligji na detyron që njëri prej dy rrjeteve dixhitale do të përdoret në funk-sion të radio televizioneve private lokalë, të cilët do ta marrin këtë shër-bim nga Radio Televizioni Publik kundrejt pagesës përkatëse. Kjo është një mundësi e mirë për shtimin e të ardhurave.

Nëse nuk ka filluar, do të fillojë menjëherë puna bashkërenduese me operatoret privatë për të llogaritur kostot dhe llojin e kontratave që do të lidhen. Përgatitja e kontratës tip dhe miratimi i saj në Këshillin Drejtues është një detyrë e dorës së parë.

3. Shërbime të tjera programesh

Mundësitë e Radiotelevizionit publik shqiptar janë të tilla që studiot e prodhimit dhe të montazhit të kthehen në studio krijuese edhe në shër-bime për të tretët. Studimi i kësaj mundësie do të bënte të mundur jo vetëm nxjerrjen e fitimeve shtesë, por edhe vënien në eficencë të plotë të gjithë kapacitetit teknik, njerëzor dhe krijues.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik144

Page 145: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

4. Tregtimi i prodhimeve muzikore, video e audio kaseta, libra, gazeta dhe revista

Bashkë me krijimin e arkivit dixhital do të fillojë puna për krijimin e studiove të prodhimit të produkteve për shitje. Paketat me programe artistike, muzikë, filma, dokumentarë dhe serialë. Kjo do te realizohet kryesisht me hapjen e një linje virtuale të prodhimit dhe shitjes së produkteve radiotelevizive, duke lidhur marrëveshje me tregtuesit e mëdhenj të kësaj natyre në botë siç janë Amazon.com apo të tjera të kësaj natyre siç është p.sh. Itune.

5. Veprimtaritë nga shfaqjet publike

Në pamje të parë duket sikur nga veprimtaritë dhe aktivitetet publike RTSH vetëm mund të harxhojë kur në fakt RTSH, në këtë rast shton partnerët për të përgatitur programet e veta, duke ndarë kostot e përgatitjes dhe duke përfituar të drejta mbi programin.

Veprimtari të tilla mund të zhvillohen me pushtetin vendor për fushën e festivaleve lokale dhe rajonale, të artit, muzikës teatrit etj., me ministrinë e Kulturës, me ministrinë e Arsimit mund të iniciohen konkurse tematike etj.

6. Shitja e programeve të RTSH-së

Ligji mbi Mediat Audiovizive e lejon Radiotelevizionin Publik që të krijojë edhe paketa me pagesë si dhe shërbime të tipit “Paguaj për të parë”.

Ky do të jetë një nga drejtimet kryesore të orientimit të punës për shtimin e financimit.

Unë mendoj se sistemi Video On Demand do të duhet të ketë pjesë me pagesë, shërbimi Kinemaja në shtëpi, gjithashtu duhet të ketë shërbime me pagesë.

Një fushë e paeksploruar pune do të jetë përgatitja e paketës së transmetimeve televizive në platformën IPTV kryesisht të dedikuar për shikuesit që jetojnë jashtë hartës së transmetimeve dixhitale tokësore. Kur të propozoj ndërtimin e kësaj pakete, do të propozoj edhe se cilat programe do të jenë falas dhe cilat do të jenë me pagesë. Në vija të përgjithshme mund të them se radiotelevizioni publik në paketën e tij IPTV mund të japë falas programin dedikuar shqiptarëve jashtë atdheut dhe programin e parë, kurse të gjitha programet e tjera të paketës duhet të transmetohen me pagesë.

7. Reklamat dhe publikimi i mesazheve të tjera të paguara dhe sponsorizimet dhe dhurimet

Problemi i reklamës ne RTSH është një problem serioz. Sepse kjo ka të bëjë me kontradiktën midis nevojës për të bërë para dhe nevojës për të kryer misionin publik.

Një fushë e paeksploruar

pune do të jetë përgatitja

e paketës së transmetimeve

televizive në platformën

IPTV kryesisht të dedikuar

për shikuesit që jetojnë

jashtë hartës së transmetimeve

dixhitale tokësore.

145Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 146: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Prandaj strategjia e ndërtimit të punës së reklamës dhe sponsorizimeve do të jetë pjesë e një studimi serioz, të hollësishëm dhe në funksion të programit.

Tre dështimet e tregutSipas modelit ekonomik, një treg televiziv që funksionon mirë do të quhej ai që shitej më shumë dhe konsumohej më mirë. Në këtë pikëpamje, puna e televizioneve është për të kënaqur preferencat e konsumatorit. Në sistemin kapitalist, njerëzit do të kënaqin “preferencat” e tyre nëpërmjet kriterit të gatishmërisë private për të paguar. Nëse në diskutimin tonë për radiotelevizionin publik i biem shkurt në këtë pikë, sepse themi që ai është pa pagesë, këtu gabojmë sepse ligji që rregullon veprimtarinë e këtij insti-tucioni na lejon që të kryejmë shërbime me pagesë, të ndërtojmë paketa me pagesë, si dhe te bëjmë dhe transmetojmë reklama.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik146

Page 147: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Në të ardhmen publiku ynë do të duhet të zgjedhë nga një sërë opsionesh nga produkte të ndryshme radiotelevizive, transmetuesit radiotelevizivë, do të kujdesen për shijet e tyre. Kjo do të ishte një gjë ideale nëse nuk do të kishim rrezikun e shkeljes së asaj vije të hollë që e ndan një institucion publik nga një institucion komercial. Në këtë rast ideal skema është e thjeshtë: shikuesit kërkojnë, transmetuesi shet dhe shikuesit blejnë. Sistemi vetëfinancohet duke siguruar të ardhura nga shitja.

Por në një vështrim më të hollësishëm na dalin para tre probleme serioze. Secili prej tyre na sugjeron se rregullat e pastra dhe ideale të tregut nuk u përshtaten dhe aq mirë tregjeve të lira të programit. Nëse do të thoshim se qëllimi i fundit final i transmetimit të një programi televiziv është që të shitet duke u përputhur me interesat e shikuesve, atëherë mund të themi se këto janë dështimet e tregut:

Shikuesit si mallNë vështrimin e parë çdo gjë duket e thjeshtë. Aktualisht televizioni nuk është një produkt i zakonshëm, sepse ne por dhe të tjerët nuk e shesin pro-gramin e tyre ne shkëmbim të parasë cash. Edhe platformat dixhitale me pagesë, siç janë Digitalb dhe Tring, marrin para vetëm për shërbimin e transmetimit të programit dhe jo për vetë programet, të cilat përfshihen në paketën e shikimit falas. Sistemi “paguaj për të parë” duket si një sistem komod, por ky sistem është një praktikë e rrallë në ambientin shqiptar dhe mungon fare në shërbimin e radiotelevizionit publik. Diferenca mid-is sistemit të sotëm të transmetimeve televizive dhe sistemit “paguaj për të parë” është shumë i dallueshëm dhe i rëndësishëm. Çelësi i problemit këtu është se shikuesit nuk paguajnë një çmim në treg për televizionin. Një studiues amerikan thotë se është më e drejtë të themi se shikuesit janë një mall, apo një produkt, që transmetuesit i shesin tek ata që paguajnë për ta: për reklamuesit.

Skemat piramidale informativeNjë problem i dytë është se ajo nuk është e qartë nëse transmetuesit e pro-grameve televizive, përdorin ndonjë mënyrë sistematike dhe shkencore, për të kuptuar shijet publike. Në shikimin e parë duket si nonsens që ta bësh këtë pyetje. Sipas logjikës së thjeshtë transmetuesit dhe krijuesit e programeve radiotelevizive janë të parët që duhet të jenë të angazhuar në përpjekje për të kuptuar se çfarë kërkohet për të maksimizuar numrin e shikuesve. Sepse tërheqja e shikuesve dhe dëgjuesve është puna e tyre. Por realiteti ynë tregon se gjykimi ynë i mësipërm është i gabuar. i drejtë është vetëm dyshimi ynë. Ka shumë raste kur njerëzit racionalë marrin vendime jo në bazë të një inspektimi të plotë të situatës, jo mbi bazën e një analize të thellë dhe të gjerë të nevojave dhe shijeve, por në bazë të asaj se çfarë bëjnë njerëzit e tjerë.

Në këtë grackë ka rënë edhe Radiotelevizioni Publik.

Kështu njerëz racionalë marrin vendime duke u nisur nga sinjale të

147Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 148: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

ofruara nga të tjerët dhe sidomos nga fjalët dhe veprat e të tjerëve. Ky veprim krijon atë që ne shqiptarët e kemi quajtur me fjalët piramidë. Por në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një skemë piramidale financiare, por me një skemë piramidale të informacionit.

Veprimtaria e piramidave informative, po ashtu si edhe veprimtaria e piramidave financiare, krijojnë rezultate që janë për të ardhur keq. Skema piramidale financiare, përveçse shkatërron nëpërmjet mashtrimit financat e njerëzve, shkatërron dhe dëshirën e tyre për punë të ndershme dhe ushqen dëshirën e fitimit pa punë, parazitizmit dhe të gjitha veset dhe krimet që rrjedhin prej këtij morali. Të njëjtën gjë ushtron edhe skema piramidale e informacionit. Ajo jo vetëm shkatërron besimin e shikuesve tek programi, por kultivon një shikues apatik dhe një gazetari akoma edhe më apatike.

Shembulli më i qartë i skemës piramidale informative janë emisionet e mëngjesit të pothuajse gjithë televizioneve shqiptare dhe sidomos emisioni ku lexohen titujt e faqeve të para të gazetave në vend. Mjafton të lëvizësh telekomandën në këtë kufi kohorë dhe do të gjesh të vetmen gjë që lexohet pa pushin në të gjitha ekranet, me ndonjë përpjekje të vogël për të tërhequr ndonjë gjë të re.

Duke imituar njëri-tjetrin dhe pa asnjë studim shkencor mbi nevojat e audiencës, krijohen njëkohësisht dy gabime: në formën e programeve që nuk është ajo që shikuesit duan, dhe largimin nga realiteti dhe profesionalizmi sipas motivit “i verbëri udhëheq të verbrin”.

Shembujt që solla tregojnë se rrjetet transmetuese ofrojnë një lloj të caktuar të programimit thjesht duke imituar atë se çfarë rrjetet e tjera janë duke bërë. Kjo sjellje imituese nuk është në interesin e shikuesve. Në të kundërtën, ajo krijon një lloj të uniformitetit në tregun e transmetimeve.

Biznesi i vogël baza e reklamësInterneti mund të ketë rrëmbyer vëmendjen e audiencës në kohët e sotme por televizioni vazhdon të jetë mbretëresha e mediave.

Sipas studimeve të fundit në rang global, mesatarja e njerëzve shpenzojnë më tepër se katër orë në ditë duke ndjekur një program televiziv.

Këta numra flasin qartë se nëse një prodhues dëshiron të promovo-jë prodhimet apo shërbimet e tij reklama televizive mbetet elementi dhe forma kryesore për të arritur tek konsumatorët. Për bizneset e vogla, megjithatë, barrierat e përdorimit të reklamës televizive mund të jenë të pakapërcyeshme sot, airtime mund të jetë shumë e shtrenjtë për ta dhe reklama e mire televizive është e vështirë për t’u krijuar. Ajo kërkon ekip profesional dhe kosto të madhe për t’u krijuar.

Sipas llojit të klientit dhe mundësive të tij, reklama në RTSH do të ofrojë:

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik148

Page 149: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Sponsorizimet dhe programet shoqëroreSistemi i reklamave paraqet shumë deformime serioze, të paktën në qoftë se ne flasim për një treg ideal të transmetimit radioteleviziv publik në të cilin shikuesit të marrin atë që duan. Nga kjo pikëpamje, roli i reklamuesit krijon edhe dështimet e tregut. Sigurisht që transmetuesit kërkojnë që të plotësojnë dëshirat dhe shijet e shikuesve dhe përpiqen që me programet e tyre të afrojnë sa më tepër shikues. Por reklamuesit kanë çështjet dhe axhendat e tyre dhe interesat e reklamuesit mund të shtyjë transmetuesin shumë larg qëllimit primar të një emisioni radioteleviziv.

Ky është një dallim thelbësor nga tregu i zakonshëm. Reklamuesit janë të tillë që edhe kur treguesit e shikimit të programeve janë të barabarta, ata vendosin të paguajnë më shumë që të tërheqin vëmendjen e shikuesve në produktet e tyre me qëllimin e vetëm që ti shesin ata. Kjo sjell në mënyrë të pashmangshme edhe deformimin e qëllimit primar të një emisioni televiziv.

Prandaj duhet të mendojmë strategji për t’i dhënë rëndësi më të madhe sponsorizimeve, mbështetjes për tematika të veçanta me interes publik, nga donatorë të ndryshëm, duke evidentuar interesat publike të përbashkëta.

Shembulli dhe eksperienca në këtë fushë e radios publike amerikane (NPR) është për t’u studiuar.

Për këtë do të orientoj realizimin e një studimi të plotë për të evidentuar programet dhe projektet mbështetëse, strategjive për t’i dhënë më tepër prioritet fushës së sponsorizimeve duke shfrytëzuar edhe lehtësitë fiskale që ofron legjislacioni shqiptar në fushën e sponsorizimeve.

reklamat në televizion

149Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 150: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Kushtet e punës dhe menaxhimi i aseteve

Kushte të kulturuara dhe komode pune

Puna e gazetarit dhe kameramanit të RTSH, punonjësit të skenës dhe reg-jisorit, teknikut të zërit dhe të ndriçimit, montazhit dhe të arkivit është e tillë që secili do të harxhojë më tepër kohë në zyrë dhe në vendin e punës se sa në shtëpi. Nuk është vështirë të kuptojmë se është ekstremisht e rëndë-sishme që kushtet e punës të jenë të mira, zyrat të jenë me ngrohje dhe kondicionim, të pastra dhe të dizenjuara me shije.

Një ambient i mirë dhe i kulturuar pune nuk ndikon vetëm në shpirtin, humorin dhe entuziazmin e kolektivit, nuk ndikon vetëm në rezultatet e punës, por ndikon edhe në vetë shëndetin e punonjësve.

Nuk është vështirë të kuptohet se si është gjendja e ambienteve të punës së RTSH mjaft të shohësh ndërtesën nga jashtë. Kabllo të varura nëpër mure, tuba, lagështirë.

Rishikimi dhe evidentimi i gjendjes së godinave, zyrave, kushteve të punës, ambienteve të përbashkëta për çlodhje dhe argëtim do të jetë në qendër të vëmendjes së ekipit të ri drejtues që ditët e para të punës.

Përveç qëllimit të punës vetë, një faktor që ndikon në mënyrë të konsiderueshme si punonjës të ndjehen në lidhje me punën është mjedisi. Me mjedis pune, do të thotë çdo gjë që është pjesë e përfshirjes së punonjësve me punën e vetë, të tilla si marrëdhëniet me bashkëpunëtorëve dhe mbikëqyrësve, kulturës organizative, hapësirë për zhvillimin personal, etj.

Një mjedis pozitiv pune i bën punonjësit të ndjehen mirë të motivuar për të punuar, dhe kjo siguron inkurajimin për t’i mbështetur ato gjatë gjithë ditës.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik150

Page 151: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Janë disa fjalë që nuk i dëgjon edhe aq shpesh: E dua punën time ! Nuk e dëgjon shpesh se shumë të rralla janë kompanitë ku mund të gjesh 100 përqind të punonjësve të kënaqur. gjithmonë do të krijohen probleme dhe , le të jemi të sinqertë, shumica e njerëzve mezi e presin fundin e javës.

Megjithatë kënaqësia e krijimit të bën që ta duash punën. Ta shikosh atë si një mjet jetese por edhe si një mjet të plotësimit intelektual dhe profesional. Këtu bëjnë pjesë edhe kushtet e punës.

Kushtet ndikojnë në dy elementë themelorë: Cilësia e punës dhe shëndeti i njerëzve

Në opinionin tim një ambient pune i rregulluar mirë dhe me shije tregon kulturën e institucionit, tregon mënyrën se si bëhen punët aty. Çelësi i suksesit qëndron tek krijimi i ambienteve që reflekton komoditet dhe motivon njerëzit për punë. Një hapësirë pune me autonomi dhe fleksibilitet, është një hapësirë pune që transformon mënyrën e të bërit të gjerave. Edhe kushtet e zyrave ndikojnë në nivelin e rekrutimit të njerëzve. Do të jetë një nga detyrat e para studimi i hapësirave të punës duke menduar dizajnimin e tyre në favor të komoditetit dhe shëndetit. Nuk mund të ngrihet një ekip pune i kulturuar kur banjat bijen erë dhe janë të parregulluara dhe nuk reflektojnë intimitet dhe pastërti.

Dizajni i kushteve të punës do të bëhet lidhur me specifikat e punës dhe jo në teori.

Rikonstruktorët e rregullimit të ambienteve do të instruktohen me idenë e zyrave të hapura të cilat kanë shumë më tepër avantazhe se sa zyrat e mbyllura. Po nënvizoj argumente:

-Zyrat e mbyllura e shtojnë në mënyrë të dukshme komunikimin elektronik në ndryshim nga zyrat e hapura të cilat kanë komunikimin njerëzor në qendër.

-Zyrat e hapura kur ato janë ndërtuar ne mënyrë të drejtë nxisin bashkëpunimin .

Nuk është e tepërt të themi se do të kryhen studime për ndërtimin e ambienteve të këndshme për kafe, ushqim por edhe çlodhje. Do të hiqen telat merimanga që varen në çdo dritare dhe do shikohet mundësia e krijimit të sistemeve me ngrohje dhe ftohje qendrore.

Këto do të jenë detyra kryesorë të sektorit të shërbimeve dhe kushtet e punës së gazetarëve dhe redaktorëve, kameramanëve dhe regjisorëve do të kenë prioritet të dorës së parë.

151Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 152: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

Inventarizimi dhe menaxhimi i aseteve të RTSH

RTSH ka në përdorim dhe në pronësi një numër të madh godinash, an-tenash, instalimesh, pajisjesh, tokash, përsëritësish. Është e nevojshme që gjithë këto asete të evidentohen, të kontrollohet regjistrimi në zyrën e reg-jistrimit të pasurive. Këto asete duhet të vihen në eficencë. Duhet të mirëm-bahen, të riparohen që të jenë në gjendje të japin vlera të shtuara. Gjithash-tu RTSH ndodhet përpara investimesh të reja, shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me dixhitalizimin e transmetimeve dhe krijimin e rrjeteve të saj numerike tokësore. investimet e reja dhe gjendja e pritshme do të duhet të evidentohet në mënyrë të tillë që të mbështeten mbi një sistem të dokumentimit fizik dhe real të terrenit, duke përdorur hartat dixhitale dhe skicat dixhitale. Investimet e reja dhe gjendja e pritshme do të duhet të ev-identohet në mënyrë të tillë që të mbështeten mbi një sistem të dokumen-timit fizik dhe real të terrenit, duke përdorur hartat dixhitale dhe skicat dixhitale. Çdo investim i ri duhet të vendoset në një arkiv, çdo skicë duhet të jetë e inventarizuar; çdo copë metali duhet të ketë një barkod.

Edhe inventari i brendshëm i godinave të RTSH do të duhet të dixhitalizohet. Gjithçka, jo vetëm kamerat, projektorët, llambat, mikrofonat, karriget dhe tavolinat, por edhe çdo linjë elektrike dhe hidraulike, pesetë dhe shkarkim prizë dhe çelës, e dukshme apo e fshehur në mur, tavan apo dysheme duhet të vendoset në një hartë dixhitale që do të dihet në çdo kohë se kur është vendosur, ku ndodhet me saktësi, cili është plani i mirëmbajtjes etj. etj.

RTSH do të duhet që të dijë të gjitha zonat e mbulimit të transmetuesve dhe të ketë të evidentuar edhe marrësit kudo që ata të ndodhen.

Në përgjithësi sot në botë në të gjitha rastet kur objektet për të cilat mbahen të dhëna kanë referencë gjeografike, sistemet e informacionit po kalojnë të gjitha në formën e GIS (Geographical Information System). Arsyeja e këtyre zhvillimeve qëndron në faktin që kompjuterët dhe interneti janë bërë shumë të fuqishëm dhe të përdorshëm në masë, dhe si rrjedhim mundësojnë krijimin e sistemeve GIS. Sot në të gjithë botën është bërë shumë i përdorshëm edhe për qëllimin e nevojave personale të

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik152

Page 153: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

njerëzve. Dihet që sot orientimi me terrenin, transporti i automjeteve, po behet me navigatorë që funksionojnë në pajisjet celulare të qytetarëve. Këto lloj teknologjish informacioni nuk janë gjë tjetër por ajo që sot po shprehet me fjalën e shkurtuar “GIS”.

Si rrjedhim i argumenteve të mësipërm është evidente se zgjidhja më e mirë për regjistrimin dhe menaxhimin e aseteve të Radiotelevizionit Publik do të jenë zgjidhjet që bazohen në sistemet GIS.

Në këtë mënyrë do të bëhet e mundur që antenat, përsëritësit, godinat, linjat e transmetimit, sistemet teknologjike, territori, etj. të vendosen në një databazë të vetme, të mbështetura nga fotografimi dixhital, hartat e tjera topografike, harta e pasurive etj.

Për të realizuar një projekt të tillë RTSH do të kryejë një studim të hollësishëm për të parë modelet e inventarizimit të aseteve, kostot, rrisqet, përfitimet dhe humbjet. Inventarizimi i plotë i pronave të RTSH, i çdo cope metali, rubineti apo druri, trualli apo godine dhe vënia e tyre nën kontroll dhe eficencë të plotë do të kryhet që muajt e parë të punës në RTSH.

153Platformë e paraqitur në aplikimin për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të radio televizionit Publik Shqiptar

Page 154: Transformimi - Pointe Web · Kuptimi i ri i redaksisë ... Konceptim i ri i rolit të marketingut ... Unë nuk e mbaj mend lekun që shkruhej 1 dhe lexohej 1. Jam pesëdhjetë vjeç

mbylljeU mundova që të paraqisja këtu, me aq sa munda, vizionin tim për trans-formimin e Radiotelevizionit Publik Shqiptar. Në fjalët që lexuat më sipër shprehet bindja ime, por janë edhe mendimet e dhjetëra njerëzve dhe arti-kujve , librave dhe studimeve që kam lexuar, bisedave me kolegë, punonjës të medias apo drejtues të kompanive private të prodhimit apo tregtimit që kanë qenë të suksesshëm në menaxhim.

Po e citoj edhe njëherë profesor Artan Fugën kur thotë:

“Televizioni publik nuk është thjesht një media informimi, sikurse e konsiderojnë, por është edhe me potenciale të jashtëzakonshme transformimi ekonomik, demokratizimi politik, emancipimi kulturor, vlera që i ka harruar, ose më mirë nuk ka arritur t’i ketë asnjëherë. Është instrument progresi.”

Televizioni publik ka për detyrë që të kujdeset për një hapësirë publike dinamike dhe demokratike. Ndaj detyra e tij nuk është thjesht të kapi qytetarin masiv më të numurt, por mbi të gjitha, edhe t’u japë zë në shoqëri minorancave të heshtura, segmenteve elektorale që janë injoruar nga televizionet komerciale. Televizioni publik nuk shihet si një makinë e nxehtë që bën parà, por si një instrument që e informon publikun, por edhe e sjell publikun në skenën e fjalës së lirë.”

Shpresoj se Ju anëtarë të nderuar të Këshillit Drejtues do ta vlerësoni këtë dokument si platformën e duhur për transformimin e RTSH në radiotelevizion publik.

Mendimet e shprehura në faqet e mëparshme janë sintezë e përvojave të suksesshme në raste të ngjashme dhe nuk janë rrugë të pashkelura. Shumë gjëra i kam studiuar, përpunuar dhe përshtatur në idenë e krijimit të mekanizmave teorikë dhe praktikë për transformimin e këtij institucioni të madh, ashtu si e kërkojnë sot të gjithë dhe nuk pretendoj autorësinë e gjithçkaje. Por ama, një gjë këtu në këto rreshta është vetëm e imja: pasioni, optimizmi, ndershmëria dhe besimin në sukses. Diku kam lexuar se në jetë ka dy zgjedhje: ose kemi një ëndërr, ose bëhemi pjesë e një ëndrre. U kërkoj ju ta lejoni entuziazmin tim të vazhdojë në realizimin e ëndrrës së krijimit të një institucioni të fuqishëm, modern, të ndershëm dhe profesionist.

Në këtë aspekt e shikoj detyrën e drejtorit të përgjithshëm të radiotelevizionit si punën e jetës sime, e shikoj si një sfidë, si një pasion.

Besoj në aftësinë e këtij institucioni për të ndryshuar, besoj në aftësitë krijuese të punonjësve të tij.

Besoj tek misioni i radiotelevizionit publik shqiptar dhe e konsideroj këtë institucion një vend të mrekullueshëm për të punuar dhe jam i aftë që t’i bëj edhe bashkëpunëtorët e mi të ndjejnë të njëjtën gjë.

Thoma Gëllçi Transformimi i rTsH në Radiotelevizion Publik154