udhëzues për hartimin e raportit te vetëvlerësimit (rvv ... · pdf file5.4...

8
1/8 Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) Udhëzues për hartimin e Raportit te Vetëvlerësimit (RVV) për vlerësim te programeve (U2) Për të vlerësuar përmbushjen e kritereve për akreditim/ riakreditim te programeve te studimit, të parashtruara nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, Zyra e AKA ka hartuar ketë Udhëzues (U2) me kërkesat të cilat institucioni aplikues, ne kuadër te Raportit te Vetëvlerësimit dhe dokumentacionit tjetër, duhet te dëshmojnë, ne forme te shkruar, se i plotësojnë. Raporti i Vetëvlerësimit duhet te hartohet strikt kronologjikisht sipas këtij udhëzuesi. Përdorimi i emërtimeve (institucionit, programeve, niveleve, lendeve, moduleve, personave, thirrjeve te tyre etj.) duhet te jetë strikt i njëjtë ne RVV dhe dokumentacionin tjetër te dorëzuar. Një dokument tjetër i cili duhet te dorëzohet është edhe “Faqja e pare” (FP), një formular (varësisht nga forma për aplikim) me kërkesa për informata të detajuara, i cili duhet te shkarkohet nga ueb faqja e Agjencisë (www.akreditimi-ks.org) dhe te plotësohet nga institucioni aplikues. Dokumentacioni për aplikim duhet dorëzuar në dy versionet, e shtypur (kopje e lidhur, e shtypur në të dy anët e fletës) dhe elektronike (CD e mbeshtjellur me mbështjellës plastik, me mbishkrim: emri i institucionit, data e dorëzuar), ne gjuhen shqipe dhe angleze. Dokumentacioni duhet te dorëzohet në zyrën e AKA, te paktën një vit para datës kur duhet te filloj akreditimi (Udhëzimi Administrativ për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës, nr. 2/ 2013, datë 16/01/2013, neni 4). Ekzemplarë të tjerë dorëzohen në numrin e kërkuar pas përmirësimit të aplikacionit bazuar në marrëveshjen me Zyrën.

Upload: vankien

Post on 07-Feb-2018

239 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Udhëzues për hartimin e Raportit te Vetëvlerësimit (RVV ... · PDF file5.4 Ndarja përkatësisht ndërmjetësimi i bursave nga institucioni arsimor; 5.5 Organizimi i studenteve

1/8

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA)

Udhëzues për hartimin e Raportit te Vetëvlerësimit (RVV) për vlerësim te programeve (U2) Për të vlerësuar përmbushjen e kritereve për akreditim/ riakreditim te programeve te studimit, të parashtruara nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, Zyra e AKA ka hartuar ketë Udhëzues (U2) me kërkesat të cilat institucioni aplikues, ne kuadër te Raportit te Vetëvlerësimit dhe dokumentacionit tjetër, duhet te dëshmojnë, ne forme te shkruar, se i plotësojnë. Raporti i Vetëvlerësimit duhet te hartohet strikt kronologjikisht sipas këtij udhëzuesi. Përdorimi i emërtimeve (institucionit, programeve, niveleve, lendeve, moduleve, personave, thirrjeve te tyre etj.) duhet te jetë strikt i njëjtë ne RVV dhe dokumentacionin tjetër te dorëzuar. Një dokument tjetër i cili duhet te dorëzohet është edhe “Faqja e pare” (FP), një formular (varësisht nga forma për aplikim) me kërkesa për informata të detajuara, i cili duhet te shkarkohet nga ueb faqja e Agjencisë (www.akreditimi-ks.org) dhe te plotësohet nga institucioni aplikues. Dokumentacioni për aplikim duhet dorëzuar në dy versionet, e shtypur (kopje e lidhur, e shtypur në të dy anët e fletës) dhe elektronike (CD e mbeshtjellur me mbështjellës plastik, me mbishkrim: emri i institucionit, data e dorëzuar), ne gjuhen shqipe dhe angleze. Dokumentacioni duhet te dorëzohet në zyrën e AKA, te paktën një vit para datës kur duhet te filloj akreditimi (Udhëzimi Administrativ për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës, nr. 2/ 2013, datë 16/01/2013, neni 4). Ekzemplarë të tjerë dorëzohen në numrin e kërkuar pas përmirësimit të aplikacionit bazuar në marrëveshjen me Zyrën.

Page 2: Udhëzues për hartimin e Raportit te Vetëvlerësimit (RVV ... · PDF file5.4 Ndarja përkatësisht ndërmjetësimi i bursave nga institucioni arsimor; 5.5 Organizimi i studenteve

2/8

Emri i institucionit: Data e dorëzimit:

Raporti i Vetëvlerësimit 1 Tabela e përmbajtjes 2 Përshkrim i shkurtër i historikut te institucionit

2.1 Themelimi (viti, vendimi nr., etj.); 2.2 Përshkrimi i vendndodhjes se te gjitha kampuseve (adresa, kontakti, etj.); 2.3 Programet tjera qe ofrohen (emërtimet e sakta te programeve dhe gradat qe

ofrohen) në qendër dhe në të gjitha kampuset; 2.4 Vlerësimet e deritanishme (te paraqiten te gjitha vlerësimet e deritashme ne nivel

institucional dhe të programeve të studimit, në të gjitha kampuset dhe kohëzgjatja e periudhave të akreditimit);

3 Programet e studimit (PS) 3.1 Informata te përgjithshme

3.1.1 Rregulloret dhe procedurat për zhvillimin/ rishikimin dhe aprovimin e kurikulave

te reja (kriteret për cilësi dhe përgjegjësitë); 3.1.2 Rregullorja për vlerësimin e studenteve dhe progresin e tyre gjate studimeve (Te

paraqiten shkurt procedurat për vlerësimin e studenteve, afatet e provimeve, kërkesat për kalueshmëri dhe mënyra e notimit);

3.1.3 Rregulloret dhe procedurat për punimin e temave te diplomës BA, MA dhe PhD (për nivelet e ofruara);

3.1.4 Dokumenti mbi marrëdhëniet (raportet) e planifikuara ligjore ndërmjet institucionit dhe studentëve;

3.2 Programi i studimit në vlerësim:________________(për secilin program ndaras) 3.2.1 Të dhënat themelore për programin e studimit (te plotësohen te gjitha fushat)

Page 3: Udhëzues për hartimin e Raportit te Vetëvlerësimit (RVV ... · PDF file5.4 Ndarja përkatësisht ndërmjetësimi i bursave nga institucioni arsimor; 5.5 Organizimi i studenteve

3/8

Emri i programit të studimit

Niveli i kualifikimit sipas KKK (me shkurtesat BA, MA, PhD, program doktorate, kurs universitar, certifikatë apo diplomë profesionale)

Grada akademike dhe emërtimi i diplomës në formë të plotë dhe të shkurtuar

Fusha e studimit sipas Erasmus Subject Area Codes (ESAC)

Profili i programit akademik (specializimi)

Kohëzgjatja minimale e studimit

Forma e studimit (e rregullt, pa shkëputje nga puna, studim në distancë etj.)

Numri i ECTS kredive (total dhe për vit)

Modulet /Lendet (titujt)

Numri i vendeve të studimit

Udhëheqës i drejtimit/programit të studimit

Personeli i përhershëm shkencor/artistik (Numri sipas kategorive të personelit)

Taksat e studimit

3.2.2 Arsyeshmeria e programit për tregun e punës (te ofrohen fakte për hulumtimet e

tregut te punës); 3.2.3 Krahasueshmëria ndërkombëtare e programit; 3.2.4 Grupi (target) qe i dedikohet programi; 3.2.5 Orientimi i programit të studimit sipas parimeve udhëheqëse të institucionit

(misionit); 3.2.6 Qëllimi dhe profili i programit të studimeve (përshkrimi i shkurte i programit/ 7-10

fjali); 3.2.7 Rezultatet e pritura të mësimit (te numërohen se paku 7-10 kompetenca dhe

kualifikime, njohuri dhe shkathtësi); 3.2.8 Raporti ndërmjet pjesës teorike dhe praktike/eksperimentale te studimit; 3.2.9 Llogaritja e ECTS-ve; 3.2.10 Puna praktike – internshipi (te dëshmohet përmes marrëveshjeve valide me

partneret e biznesit); 3.2.11 Plani i hulumtimeve për programin/ programet ne vlerësim; 3.2.12 Kushtet e regjistrimit dhe pranimit të studentëve; 3.2.13 Pasqyre e programit (te plotësohen te gjitha fushat):

Page 4: Udhëzues për hartimin e Raportit te Vetëvlerësimit (RVV ... · PDF file5.4 Ndarja përkatësisht ndërmjetësimi i bursave nga institucioni arsimor; 5.5 Organizimi i studenteve

4/8

Viti I

Semestri I Orë/Javë

Nr. O/Z Lëndët L U ECTS Mësimdhënësi

1

2

3

4

5

6

Semster II Orë/Javë

Nr. O/Z Lëndët L U ECT Mësimdhënësi

1

2

3

4

5

6

3.2.14 Për çdo modul/ lëndë (maksimum një faqe A4) duhen specifikuar:

Emërtimi; Përmbajtja e shkurtër (maksimumi 5 fjali); Qëllimet dhe rezultatet e pritura (5-7) të mësimit (njohuritë, shkathtësitë dhe

kompetencat); Format e mësimdhënies dhe mësim nxënies; Metodat e vlerësimit dhe kriteret e kalueshmërisë; Mjetet e konkretizimit/ TI; Raporti ndërmjet pjesës teorike dhe praktike te studimit; Literatura bazë që shfrytëzohet në lëndë (një titull bazik dhe dy plotësues jo

me te vjetra se 10 vjet);

3.2.15 Te paraqiten marrëveshje me të paktën dy bartës të tjerë te akredituar që sigurojnë se studentët mund të transferohen në programe të ngjashme tek njëri nga këta bartës te akredituar, në rast të falimentimit apo tërheqjes së akreditimit. AKA-ja duhet të jep pëlqimin për marrëveshjet e arritura (Ligji për Arsimin e Larte, nr. 04L-037, 2011, neni 14, pika 5.8.);

3.2.16 Dosja e programit/ programeve të studimit në vlerësim duhet te përmbaj Syllabuset e secilës lëndë/ modul, të secilit program të studimit në vlerësim (ne gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze, vetëm ne formë elektronike - si aneks jashtë RVV-së;

Page 5: Udhëzues për hartimin e Raportit te Vetëvlerësimit (RVV ... · PDF file5.4 Ndarja përkatësisht ndërmjetësimi i bursave nga institucioni arsimor; 5.5 Organizimi i studenteve

5/8

3.3 Programi i studimit:_________________(programi ne vazhdim) 4 Personeli 4.1 Paraqitja ne formë tabelore e te dhënave për personelin akademik/artistik te

rregullt (FT), si: emri, kualifikimi, thirrja akademike, kohëzgjatja e kontratave (valide) zyrtare, ngarkesa në mësimdhënie, provime, këshillime, veprimtari administrimi, hulumtim, etj.;

4.2 Paraqitja ne forme tabelore e te dhënave për personelin akademik/artistik jo te rregullt (PT), si: emri, kualifikimi, thirrja akademike, kohëzgjatja e kontratave (valide) zyrtare, ngarkesa në mësimdhënie, provime, këshillime, veprimtari administrimi, hulumtim, etj.;

4.3 Paraqitja ne forme tabelore e te dhënave për personelin akademik/artistik vizitor (“visiting professors” VP) si: emri, kualifikimi, thirrja akademike, kohëzgjatja e kontratave/ marrëveshjeve (MoU) (valide) zyrtare me institucionet e tyre për angazhimin e tyre, ngarkesa në mësimdhënie, provime, këshillime, veprimtari administrimi, hulumtim, etj.;

4.4 Paraqitja ne forme tabelore e angazhimit të personelit akademik/artistik te rregullt (FT) sipas drejtimeve të studimit dhe fushave të hulumtimit, etj.;

4.5 Paraqitja ne forme tabelore e angazhimit të personelit akademik/artistik jo te rregullt (PT) sipas drejtimeve të studimit dhe fushave të hulumtimit, etj.;

4.6 Paraqitja ne forme tabelore e te dhënave për personelin akademik/artistik te rregullt (FT), si: emri, kualifikimi, thirrja akademike, kohëzgjatja e kontratave (valide) zyrtare, ngarkesa në mësimdhënie, provime, këshillime, veprimtari administrimi, hulumtim, te paraparë si staf shtesë për programin/ programet/ kampuset (e reja) ne vlerësim, etj.;

4.7 CV-të e personelit akademike (vetëm ne versionin elektronik, për secilën nga një pdf-file (CV emri.mbiemri FT/ PT/ VP), ne një dosje (folder) te përbashkët, me tri nëndosje (1.FT/ 2.PT/ 3.VP) jashtë RVV-së;

4.8 Plani për zhvillimin e stafit akademik për periudhe 3 vjeçare (te dëshmohet me fakte si planifikohet rritja e numrit te stafit akademik te kualifikuar, përkrahja e shkollimit te mëtejmë dhe financimi i stafit te ri akademik, mobiliteti, trajnimet, pjesëmarrja ne konferenca dhe simpoziume shkencore, etj);

4.9 Raporti personel akademik i rregullt (FT)/ personel akademik jo i rregullt (PT) për njësi dhe institucion ne përgjithësi;

4.10 Dosja e stafit (vetëm ne forme te shtypur), për secilin anëtar te stafit akademik te bashkëngjitet kontrata valide, CV-ja, Diplomat, nostrifikimi (vërtetimi për nostrifikim te diplomës nga MASHT për personelin akademik qe ka marre ndonjë kualifikim jashtë shtetit), vendimi mbi thirrjen;

Page 6: Udhëzues për hartimin e Raportit te Vetëvlerësimit (RVV ... · PDF file5.4 Ndarja përkatësisht ndërmjetësimi i bursave nga institucioni arsimor; 5.5 Organizimi i studenteve

6/8

5 Studentët 5.1 Të paraqiten në formë tabelore: 5.2.14 Numri i studentëve aktual/ të paraparë në institucion dhe program veç e veç; 5.2.14 Zhvillimi i numrit të studentëve ne vitet në vijim në institucion dhe program veç e

veç; 5.2.14 Numri i studenteve të diplomuar në tri vitet e fundit në institucion dhe program

veç e veç, raporti gjinor; 5.2 Te paraqiten në formë tabelore: 5.2.14 Kalueshmëria e studenteve në provime për tri vitet e fundit në institucion dhe

program veç e veç; 5.2.14 Numri i studenteve që i braktisin studimet (drop out) për tri vitet e fundit ne

institucion dhe program veç e veç; 5.2.14 Punësueshmëria e të diplomuarve në tri vitet e fundit; 5.3 Raporti personel akademik i rregullt (FT)/student për njësi dhe institucion në

përgjithësi; 5.4 Ndarja përkatësisht ndërmjetësimi i bursave nga institucioni arsimor; 5.5 Organizimi i studenteve brenda institucionit/njësisë (përfaqësimi i studenteve ne

strukturat organizative dhe menaxheriale); 5.6 Shërbimi i studentëve (orët ne zyrë, tutorimet, konsultimet, udhëheqjet, këshillimi

individual etj.); 5.7 Shërbimi për udhëzim në karriere dhe kryerjen e praktikes (internship) për

studentë; 5.8 Oferta tjera arsimimi të institucionit (nëse ekzistojnë); 5.9 Shërbimi për studentët e diplomuar e te punësuar (Alumni); 5.10 Te paraqitet numri i studentëve të regjistruar nivelin e doktoraturës në tri vitet e

fundit dhe numri i doktoraturave te mbrojtura në tri vitet e fundit (vlen gjatë vlerësimit te programeve ne nivelin e doktoratës);

6 Sigurimi i cilësisë 6.1 Përshkrimi i sistemit për sigurimin e brendshëm te cilësisë; 6.2 Rregulloret e institucionit për procedurat e sigurimit të cilësisë se programit; 6.3 Procedurat për rishikimin e programeve te studimit; 6.4 Paraqitja e instrumenteve për vlerësimin e cilësisë se programit/ kursit (pyetësorët,

anketa, grupe fokus etj.); 6.5 Mekanizmat për implementimin e masave për sigurimin e cilësisë;

Page 7: Udhëzues për hartimin e Raportit te Vetëvlerësimit (RVV ... · PDF file5.4 Ndarja përkatësisht ndërmjetësimi i bursave nga institucioni arsimor; 5.5 Organizimi i studenteve

7/8

6.6 Procedurat vijuese për përmirësim (fellow up) dhe shfrytëzimi i rezultateve të vlerësimeve te me parme;

7 Hapësirat dhe aparatura 7.1 Te paraqiten ne forme tabelore/ numerike te dhënat për: hapësirat, sallat e

mësimit, laboratorët, kabinetet, amfiteatrot (numri dhe sipërfaqja ne m2), relevant për institucionin dhe programin/ programet ne vlerësim;

7.2 Te paraqiten ne forme tabelore/ numerike te dhënat për pajisjet si: projektorët, mjetet e konkretizimit, aparatura laboratorike etj. relevant për institucionin dhe programin/ programet ne vlerësim;

7.3 Te paraqitet regjistri fizik dhe elektronik i librave relevant për institucionin dhe programin/ programet ne vlerësim;

7.4 Te paraqiten ne forme tabelore/ numerike te dhënat për: infrastrukturën e TI, interneti, WI FI, numri i PC për staf akademik, studente dhe administrate;

8 Hulumtimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar 8.1 Te paraqitet plani ose strategjia e hulumtimeve në nivel të institucionit dhe të

programit/ programeve në vlerësim si dhe projektet dhe bashkëpunimet aktuale të hulumtimit;

8.2 Te paraqitet lista me publikimet e personelit akademik (te rregullt) dhe studentëve në tri vitet e fundit në revista shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare;

8.3 Te paraqitet ne formë tabelore pjesëmarrja e stafit akademik (të rregullt) në konferenca, simpoziume dhe seminare shkencore në tri vitet e fundit;

8.4 Te paraqitet ne forme tabelore numri i projekteve për bashkëpunim ndërkombëtar në hulumtim dhe mësimdhënie (Tempus, Erasmus, etj);

8.5 Te paraqitet ndërlidhja e hulumtimit me mësimdhënien në nivel të institucionit dhe të programit/ programeve në vlerësim (si transmetohen rezultatet e hulumtimit nëpërmes mësimdhënies te studentet);

9 Financimi 9.1 Plani i buxhetit dhe i financimit (llogaritë e të hyrave dhe të shpenzimeve) ne nivel

te njësisë/institucionit ne përgjithësi për së paku tri vjet, me të dhëna për burimet e financimit (përfshirë kapitalin vetjak );

Page 8: Udhëzues për hartimin e Raportit te Vetëvlerësimit (RVV ... · PDF file5.4 Ndarja përkatësisht ndërmjetësimi i bursave nga institucioni arsimor; 5.5 Organizimi i studenteve

8/8

9.2 Plani i buxhetit dhe i financimit (llogaritë e të hyrave dhe të shpenzimeve) për programin/ programet ne vlerësim për së paku tri vjet, me të dhëna për burimet e financimit (përfshirë kapitalin vetjak);

9.3 Plani i financimit te hulumtimit ne nivel te njësisë/institucionit dhe ne kuadër te programit/ programeve në vlerësim për së paku tri vjet, me të dhëna për burimet e financimit (përfshirë kapitalin vetjak);

10 Plani i përmbushjes së rekomandimeve të ekipit të ekspertëve (EE) nga procedura/t e

fundit e akreditimit 10.1 Te paraqitet gjendja aktuale ne implementimin e rekomandimeve si dhe plani për

implementim të rekomandimeve te EE nga procedura/t e fundit e akreditimit ne nivel institucional (te përgjigjet ne secilin rekomandim te dhënë nga EE veç e veç duke përfshire aktivitetet për përmbushjen e rekomandimeve, personat përgjegjës, koston dhe afatin kohor);

10.2 Te paraqitet gjendja aktuale ne implementimin e rekomandimeve si dhe plani për implementim të rekomandimeve te EE nga procedura/t e fundit e akreditimit për programin/ programet ne vlerësim (te përgjigjet ne secilin rekomandim te dhënë nga EE veç e veç duke përfshirë aktivitetet për përmbushjen e rekomandimeve, personat përgjegjës, koston dhe afatin kohor);

11 Shtojcat 11.1 Te paraqitet një mostër e plotësuar e:

Syllabus-it;

Kontratës së punës;

Pyetësorëve për vlerësim;

Shtojca e diplomës (Diploma Supplement);

Formulari për llogaritjen e ngarkesës se studentit/ ECTS

Një CV e stafit akademik;

Dokumente tjera relevante që sqarojnë të dhënat në RVV;

08.2013